35
1 L I G J Nr.10 091, datë 5.3.2009 PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË AUDITUESIT LIGJOR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe objekti 1. Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar. 2. Ky ligj parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, të kontabilistit të miratuar, si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit. Neni 2 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Auditim ligjor” është auditimi i pavarur, i detyrueshëm i pasqyrave financiare vjetore individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë dhe që kryhet nga ekspertë kontabël të regjistruar apo shoqëri auditimi. 1.“Auditim ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara, nëse: a) kërkohet nga ky ligj; b) kërkohet nga ligje të tjera; c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionarëve të njësive ekonomike të biznesit ose nga palë të tjera të interesuara, kur për auditimin ligjor zbatohen standarde dhe kërkesa të legjislacionit, të barasvlershme me ato që kërkohen për një auditim ligjor, sipas shkronjës “a” të kësaj pike.”. 2. “Ekspert kontabël i regjistruar i huaj” është personi fizik, i licencuar për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë në një shtet tjetër. 3. “Ekspert kontabël i regjistruar i grupit” është eksperti kontabël i regjistruar, ose shoqëria e auditimit, që kryen auditimin ligjor të disa shoqërive tregtare, pasqyrat financiare të të cilave i nënshtrohen konsolidimit. 3. Auditues i grupit” është një ose disa auditues ligjorë apo një ose disa shoqëri auditimi,

L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

1

L I G J

Nr.10 091, datë 5.3.2009

PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR

DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR

PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË AUDITUESIT LIGJOR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe objekti 1. Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të

ekspertit kontabël të regjistruar, si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar. 2. Ky ligj parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare

vjetore, individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, të kontabilistit të miratuar, si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit.

Neni 2

Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Auditim ligjor” është auditimi i pavarur, i detyrueshëm i pasqyrave financiare vjetore

individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë dhe që kryhet nga ekspertë kontabël të regjistruar apo shoqëri auditimi.

1.“Auditim ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara, nëse:

a) kërkohet nga ky ligj; b) kërkohet nga ligje të tjera; c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionarëve të njësive

ekonomike të biznesit ose nga palë të tjera të interesuara, kur për auditimin ligjor zbatohen standarde dhe kërkesa të legjislacionit, të barasvlershme me ato që kërkohen për një auditim ligjor, sipas shkronjës “a” të kësaj pike.”.

2. “Ekspert kontabël i regjistruar i huaj” është personi fizik, i licencuar për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të personave juridikë në një shtet tjetër.

3. “Ekspert kontabël i regjistruar i grupit” është eksperti kontabël i regjistruar, ose shoqëria e auditimit, që kryen auditimin ligjor të disa shoqërive tregtare, pasqyrat financiare të të cilave i nënshtrohen konsolidimit.

3. Auditues i grupit” është një ose disa auditues ligjorë apo një ose disa shoqëri auditimi,

Page 2: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

2

që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit” është struktura e krijuar, në përputhje me dispozitat e këtij

ligji, që merret me testimin e kandidatëve dhe shpalljen e rezultateve të kandidatëve për ekspert kontabël të regjistruar dhe kontabilist të miratuar.

4. “Komision i provimeve të aftësive profesionale” është struktura që merret me testimet e kandidatëve për auditues ligjorë dhe kontabilistë të miratuar, të cilat organizohen në kuadër të provimit përfundimtar dhe me shpalljen e rezultateve.”.

5. “Autoriteti i Regjistrimit” është struktura e krijuar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, që vendos për regjistrimin apo çregjistrimin nga regjistri publik të ekspertëve kontabël, të individëve të certifikuar nga Autoriteti i Certifikimit, të ekspertëve kontabël të regjistruar të huaj dhe të shoqërive të auditimit vendase dhe të huaja.

5. “Komiteti i regjistrimit” është struktura e organizatës profesionale të audituesve ligjorë, që merret me procedurat e regjistrimit dhe çregjistrimit në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit.”.

6. “Bordi i mbikëqyrjes publike” është organi kolegjial i mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar, i cili ka, gjithashtu, kompetenca edhe për mbikëqyrjen e organizmave profesionalë të kontabilistëve të miratuar.

6. “Bordi i Mbikëqyrjes Publike” është organi kolegjial i mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, i cili ka, gjithashtu, kompetenca edhe për mbikëqyrjen e organizmave profesionalë të kontabilistëve të miratuar.”

7. “Ekspert kontabël i regjistruar” është profesionisti i pavarur, i regjistruar në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili ushtron profesionin për auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara, të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo organizatave të tjera, kur auditimi detyrohet nga ligji ose kërkohet nga ortakët/aksionarët e tyre. Eksperti kontabël kryen edhe shërbimet e kontabilitetit dhe shërbimet e rishikimit e të dhënies së sigurisë për informacionet financiare dhe shërbimet e lidhura, sipas përcaktimeve të bëra për to në manualin e deklaratave ndërkombëtare të auditimit, dhënies së sigurisë dhe etikës të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve, kur ato janë në pajtim me natyrën e profesionit dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në këtë ligj përdorimi i termit “ekspert kontabël” ka kuptim të njëjtë me përdorimin e termit “ekspert kontabël i autorizuar” i përdorur nga ligje të tjera të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe anasjelltas. Në varësi të kontekstit ku ky term përmendet, interpretimi i tij përfshin edhe shoqërinë e auditimit.

7. “Auditues ligjor” është individi i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore, si dhe i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

8. “Kandidat” është personi fizik, i cili është pranuar nga organizmi profesional i ekspertëve kontabël të regjistruar, për të kryer stazhin profesional të përgatitjes teoriko-praktike pranë një eksperti kontabël ose një shoqërie auditimi.

9. “Kontabilist i miratuar” është personi fizik, profesionist i lirë, i regjistruar në regjistrin e njërës prej organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar, që kontraktohet nga personi juridik, për të kryer shërbime të kontabilitetit. Ai mund të kryejë edhe shërbime të tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

10. “Organizata profesionale e ekspertëve kontabël të regjistruar” është organizmi profesional, që grupon ekspertët kontabël të regjistruar dhe shoqëritë e auditimit që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë. “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” është emërtimi i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar, të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me vendimin nr.3573, datë 16.10.1998. Ky emërtim mund të ndryshohet, në përputhje me procedurat statutore të organizatës.

11. “Organizata profesionale të kontabilistëve të miratuar” janë organizimet e profesionistëve kontabilistë, që kanë jo më pak se 50 anëtarë, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, të organizuar përkatësisht në njërën nga organizatat profesionale të kontabilistëve, në të cilat përfshihen edhe shoqëritë e kontabilitetit.

Page 3: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

3

12. “Ortaku kryesor i auditimit” është: a) eksperti kontabël i regjistruar, i cili, në një angazhim auditimi, është ngarkuar nga

shoqëria e auditimit me përgjegjësinë kryesore për kryerjen e auditimit ligjor në emër të shoqërisë së auditimit;

b) në rastin e një auditimi të shoqërive të grupit, eksperti kontabël i regjistruar, i cili është ngarkuar nga shoqëria e auditimit me përgjegjësinë kryesore për kryerjen e auditimit të grupit;

c) eksperti kontabël i regjistruar, që nënshkruan raportin e ekspertit kontabël të regjistruar të pavarur.

13. “Person që nuk e ushtron profesionin” është personi fizik, i cili ka qenë i regjistruar prej Autoritetit të Regjistrimit në regjistrin publik të organizmit profesional, që grupon ekspertët kontabël, por që nuk ka kryer auditime, nuk ka pasur të drejtë vote në një shoqëri auditimi, nuk ka qenë anëtar i organit administrativ ose drejtues i një shoqërie auditimi dhe nuk ka qenë i punësuar apo i angazhuar në forma të tjera në një shoqëri auditimi prej, të paktën, tri vitesh.

13. “Jopraktikues” është çdo individ me njohuri në fushën e auditimit ligjor dhe në fusha të lidhura me të, i cili, gjatë angazhimit në qeverisjen e sistemit të mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe për periudhën e fundit trevjeçare, përpara këtij angazhimi, nuk ka kryer auditime ligjore, nuk ka pasur të drejtë vote në një shoqëri auditimi, nuk ka qenë anëtar i organit administrativ, mbikëqyrës apo drejtues i një shoqërie auditimi dhe nuk ka qenë i punësuar apo i angazhuar në forma të tjera në një shoqëri auditimi.”.

14. “Raporti i ekspertit kontabël të regjistruar” është raporti që përgatitet nga eksperti kontabël ose shoqëria e auditimit, në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit (SNA), të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

15. “Regjistri publik i ekspertëve kontabël të regjistruar” është regjistri i ekspertëve kontabël, ekspertëve kontabël të regjistruar të huaj dhe shoqërive të auditimit, vendase e të huaja, të cilat autorizohen të angazhohen në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe të konsoliduara të entiteteve, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.

16. “Rrjet i ekspertëve kontabël të regjistruar” është një strukturë e madhe bashkëpunimi, ku marrin pjesë ekspertët kontabël të regjistruar dhe shoqëritë e auditimit, e cila ka për qëllim realizimin e ndarjes së fitimit apo kostos, pronësinë, drejtimin ose kontrollin e përbashkët, përdorimin e politikave dhe procedurave të njëjta të kontrollit të cilësisë, strategji biznesi të përbashkët, përdorimin e të njëjtit emër tregtar ose të një pjese të rëndësishme të burimeve profesionale.

17. “Standardet ndërkombëtare të auditimit” janë standardet e miratuara dhe të publikuara nga bordi i standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe të dhënies së sigurisë të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK).

18. “Standardet ndërkombëtare të raportimit financiar” janë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK), standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF) dhe interpretimet përkatëse (interpretimet e komitetit të përhershëm) (IKP) dhe interpretimet e komitetit të raportimit financiar ndërkombëtar (IKRFN), të miratuara nga bordi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (BSNK - IASB).

19. “Shërbimet e kontabilitetit” janë shërbimet e mbajtjes dhe përgatitjes së librave kontabël, fiskalë dhe të pagave, të kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit kontabël, vlerësimet dhe analizat e kostos dhe kontabilitetit të drejtimit, vlerësimit dhe zbatimit të procedurave kontabël të përgatitjes së pasqyrave financiare, analiza financiare dhe këshillime përkatëse, si dhe shërbime të tjera të ngjashme.

20. “Shoqëri audituese” është personi juridik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare apo shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, në përputhje me ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, që regjistrohet sipas dispozitave të këtij ligji dhe ka në objektin e vet ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit ligjor.

20. “Shoqëri auditimi” është një person juridik, pavarësisht formës së organizimit, i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore dhe që plotëson kriteret e parashikuara në këtë ligj.”.

Page 4: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

4

21. “Shoqëri audituese e huaj” është personi juridik, i krijuar në përputhje me ligjin e një shteti tjetër, i cili është regjistruar apo licencuar në atë shtet për kryerjen e auditimit të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara të subjekteve.

22. “Shoqëri e lidhur me shoqërinë audituese” është çdo shoqëri tjetër, që lidhet me shoqërinë audituese nëpërmjet pronësisë, kontrollit, drejtimit të përbashkët.

23. “Njësi ekonomike me interes publik” janë: a) të gjitha njësitë ekonomike të listuara në bursë; b) bankat dhe degët e bankave të huaja, si dhe subjektet e tjera financiare

jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë; c) shoqëritë e sigurimit dhe të risigurimit, shoqëritë administruese të fondeve të

investimeve kolektive, shoqëritë administruese të fondeve të pensionit vullnetar; ç) shoqëritë e tjera shtetërore ose private, të cilat janë të rëndësishme për interesin e

publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

KREU II

MBIKËQYRJA PUBLIKE E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE SHOQËRIVE AUDITUESE

Neni 3

Mbikëqyrja publike 1. Mbikëqyrja e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe shoqërive audituese

realizohet nga bordi i mbikëqyrjes publike, si drejtpërdrejt, duke mbikëqyrur të gjithë ekspertët kontabël të regjistruar dhe shoqëritë audituese, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së veprimtarisë së organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar.

2. Qëllimi i sistemit të mbikëqyrjes publike të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe të shoqërive audituese është të rrisë sigurinë, që auditimet ligjore kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik.

Neni 4 Bordi i mbikëqyrjes publike të ekspertëve kontabël të regjistruar

1. Bordi i mbikëqyrjes publike është organ kolegjial, i përbërë nga shtatë anëtarë, të emëruar nga Ministri i Financave me një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë radhazi.

2. Kryetari dhe 3 anëtarë të tij duhet të jenë persona, që nuk e ushtrojnë profesionin, të cilët kanë njohuri për auditimin ligjor dhe për fushat e lidhura me të.

3. Tre anëtarët e tjerë të bordit mund ta ushtrojnë profesionin në praktikë dhe duhet të kenë përvojë jo më pak se 5 vjet në auditim ligjor të pasqyrave financiare të shoqërive tregtare. Përjashtimisht për mandatin e parë, dy anëtarë, që nuk e ushtrojnë profesionin dhe një anëtar, që e ushtron profesionin, emërohen për një mandat trevjeçar.

4. Anëtarët e bordit përzgjidhen bazuar në kritere të përcaktuara qartë dhe përmes një procedure transparente konkurrimi.

5. Financimi i veprimtarisë së bordit bëhet nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, të pavarura nga ndikimi i ekspertëve kontabël të regjistruar ligjorë apo shoqërive të auditimit.

6. Këshilli i Ministrave miraton: a) kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e bordit; b) institucionet që kanë të drejtën e propozimit të kandidaturave pranë Ministrit të

Financave; c) procedurat e përzgjedhjes dhe të shkarkimit të anëtarëve të bordit;

Page 5: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

5

ç) rrethanat që mund të çojnë në shkarkim të anëtarëve të bordit; d) rregullat e funksionimit të bordit të mbikëqyrjes publike; dh) procedurat e shqyrtimit të kërkesave nga ana e bordit; e) shpërblimin e anëtarëve.

“Neni 4

Bordi i Mbikëqyrjes Publike

1. Për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit të jenë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë, krijohet Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur.

2. Bordi i Mbikëqyrjes Publike përbëhet nga 5 anëtarë jopraktikues, të cilët kanë njohuri për auditimin ligjor dhe fusha të lidhura me të.

3. Anëtarët e Bordit emërohen nga Ministri i Financave, me një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë, si më poshtë:

a) kryetari dhe tre anëtarë propozohen nga Ministri i Financave, njëri prej të cilëve përzgjidhet nga institucionet e arsimit të lartë;

b) një anëtar propozohet nga Komisioni Parlamentar përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

4. Anëtarët e bordit përzgjidhen sipas një procedure transparente dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) të kenë shtetësi shqiptare; b) të kenë integritet moral dhe profesional; c) të mos jenë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë; ç) të zotërojnë, të paktën, diplomë “Master i shkencave” apo të barasvlershëm me to,

sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe 10 vite përvojë, ose një gradë apo titull shkencor dhe 7 vite përvojë pune në çështjet e auditimit ligjor dhe të kontabilitetit;

d) të mos kenë lidhje të afërta, deri në shkallë të dytë, me personat në organet e zgjedhura të organizatës profesionale të audituesve ligjorë.

5. Bordi, në ushtrimin e funksioneve të veta mbikëqyrëse, të sigurimit të cilësisë dhe administrative, asistohet nga një strukturë mbështetëse. Punonjësit e kësaj strukture, që do të angazhohen në kontrollin e sigurimit të cilësisë duhet të plotësojnë, të paktën, kriteret e mëposhtme:

a) të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel në profilet auditim, kontabilitet ose financë, si dhe të kenë jo më pak se 10 vjet përvojë pune në fushën e auditimit ligjor e të raportimit financiar, kombinuar me trajnime specifike për dhënien e sigurisë së cilësisë;

b) të mos ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor dhe të mos jenë të punësuar apo të angazhuar me një auditues ligjor ose shoqëri auditimi;

c) të mos kenë konflikt interesi ndërmjet tyre dhe me audituesin ligjor ose shoqërinë e auditimit. Këta punonjës, përpara nisjes së procesit të sigurimit të cilësisë, plotësojnë një deklaratë me shkrim, ku deklarojnë se nuk janë në konflikt interesi me audituesin ligjor dhe/ose shoqërinë e auditimit, objekt të kontrollit të cilësisë.

6. Si përjashtim i shkronjës “b”, të pikës 5, të këtij neni, bordi mund të asistohet nga ekspertë për të kryer kontrolle cilësie specifike, në rastet kur:

a) numri i punonjësve të strukturës mbështetëse, që mbulojnë çështjet e dhënies së sigurisë për cilësinë është i pamjaftueshëm;

b) kur kjo konsiderohet thelbësore për kryerjen, në mënyrën e duhur, të kontrollit të cilësisë. Ekspertët që angazhohen duhet të plotësojnë kërkesat e pikës 5, të këtij neni, dhe nuk duhet të jenë të përfshirë në qeverisjen ose të punësuar apo të kontraktuar në organizata të tjera profesionale, por mund të jenë anëtarë të këtyre organizatave.

Page 6: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

6

7. Punonjësit që mbulojnë çështjet e sigurimit të cilësisë nuk mund të kryejnë kontroll cilësie për një auditues ligjor ose shoqëri auditimi derisa të kenë kaluar, të paktën, tre vjet që nga momenti që ky person ka pushuar së qeni partner, i punësuar, apo i lidhur me këtë auditues ligjor apo shoqëri auditimi.

8. Organika e strukturës mbështetëse miratohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të strukturës mbështetëse rregullohen në përputhje me Kodin e Punës.

9. Këshilli i Ministrave miraton: a) procedurat e përzgjedhjes dhe rastet e shkarkimit të anëtarëve të bordit; b) rregullat e organizimit dhe funksionimit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike; c) shpërblimin e anëtarëve të bordit; ç) mënyrën e funksionimit dhe nivelin e pagave të strukturës mbështetëse.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

“Neni 4/1

Financimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike

1. Financimi i veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike bëhet: a) nëpërmjet të ardhurave të mbledhura nga:

i) pagesa prej 3 për qind, e caktuar mbi shumën e honorarit të faturuar për çdo auditim të njësive ekonomike me interes publik, të paguara nga shoqëritë audituese/audituesit ligjorë, që kryejnë auditime të njësive ekonomike me interes publik;

ii) fonde të tjera, që vijnë nëpërmjet kontributit të organizatave të tjera profesionale, subjekt i mbikëqyrjes nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike;

iii) shumat që u ngarkohen audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese, subjekt të masave disiplinore, për të mbuluar shpenzimet e procedurave disiplinore, të cilat vendosen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike;

iv) teprica të papërdorura nga proceset e provimit përfundimtar të kandidatëve për kontabilistë të miratuar dhe auditues ligjorë;

v) fonde të tjera, nga burime të ligjshme, të pandikuara nga audituesit ligjorë, përfshirë, por pa u kufizuar në to, grantet e akorduara në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së profesionit;

b) nëpërmjet Buxhetit të Shtetit, sipas përcaktimeve në ligjin vjetor të buxhetit. 2. Të ardhurat e siguruara, sipas pikës 1, të këtij neni, përdoren nga bordi për financimin e

veprimtarisë e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Teprica e të ardhurave, në fund të vitit buxhetor aktual, kalon në reduktim të masës së financimit nga Buxheti i Shtetit për vitin pasardhës.

3. Procedura dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni, hartohen dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

4. Shuma prej 30 për qind e të ardhurave të arkëtuara nga gjobat derdhet në buxhetin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike.”

(Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 5 Të drejtat dhe detyrat e bordit të mbikëqyrjes publike

1. Bordi ka këto të drejta dhe detyra: a) harton rregullat e funksionimit të Autoritetit të Certifikimit dhe të Autoritetit të

Regjistrimit të ekspertëve kontabël dhe shoqërive audituese, të cilat i paraqiten për miratim autoriteteve të parashikuara në këtë ligj;

b) mbikëqyr, monitoron dhe vlerëson zbatimin e procedurave të certifikimit dhe

Page 7: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

7

regjistrimit të ekspertëve kontabël dhe të shoqërive audituese; c) miraton formatin e regjistrit publik të ekspertëve kontabël dhe të shoqërive

audituese, të regjistruara nga Autoriteti i Regjistrimit, si dhe mbikëqyr respektimin e rregullave, në lidhje me numrin e identifikimit të ekspertëve të regjistruar në regjistër;

ç) miraton kodin e etikës të ekspertëve kontabël e të shoqërive audituese, të përgatitur dhe të propozuar nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve të këtij kodi;

d) mbikëqyr kontrollin e cilësisë, që realizohet nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël;

dh) mbikëqyr programet dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional të ekspertëve kontabël;

e) miraton rregulloret e investigimit dhe të procedurave për marrjen e masave disiplinore;

ë) kur e gjykon të nevojshme, kryen investigime shtesë për ekspertët kontabël dhe shoqëritë audituese;

f) shqyrton dhe merr vendim për ankesat e bëra nga kandidatët, në lidhje me regjistrimin e tyre;

g) miraton dhe publikon programet vjetore të punës dhe raportet e veprimtarive të tij; gj) shqyrton dhe merr vendim për rastet e shkeljeve disiplinore, që janë kompetencë

e tij; h) shqyrton dhe merr vendim për aspekte apo çështje të tjera, të parashikuara në këtë

ligj, që janë brenda objektit të veprimtarisë së tij. 2. Bordi miraton statutet e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit dhe

mbikëqyr organizimin dhe funksionimin e tyre.

Neni 6 Raportimi

Bordi raporton te Ministri i Financave një herë në vit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, përmes një raporti me shkrim, në të cilin jepen me hollësi problemet e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, zgjidhjet e dhëna dhe vendimet e marra.

1. Bordi i dërgon Ministrit të Financave, një herë në vit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, një raport me shkrim, në të cilin bëhet një përmbledhje e jepen detaje për problemet e hasura nga audituesit ligjorë, masat e marra dhe zgjidhjet e dhëna.

2. Raporti vjetor publikohet në faqen zyrtare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

KREU III ORGANIZATA PROFESIONALE E EKSPERTËVE KONTABËL

TË REGJISTRUAR DHE E SHOQËRIVE AUDITUESE

Neni 7 Organizimi i ekspertëve kontabël të regjistruar dhe i shoqërive audituese

l. Profesionistët kontabël, që e ushtrojnë veprimtarinë si ekspertë kontabël të regjistruar, grupohen në një organizim të vetëm profesional, që rregullon në mënyrë të drejtpërdrejtë organizimin e veprimtarisë së profesionit të ekspertit kontabël dhe që organizohet si person juridik, në përputhje me këtë ligj dhe statutin e tij. Për të gjitha ato çështje që nuk rregullohen në këtë ligj, zbatohen dispozitat e ligjit nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”.

2. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël të regjistruar grupon të gjithë ekspertët kontabël dhe shoqëritë audituese, vendase e të huaja, të cilat janë regjistruar të tilla, për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara, të shoqërive tregtare në Republikën e Shqipërisë.

3. Përveç rregullave të parashikuara nga ky ligj, statuti i organizatës profesionale të

Page 8: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

8

ekspertëve kontabël të regjistruar përcakton rregulla të hollësishme për organizimin, kriteret e zgjedhjes apo emërimit, funksionimin dhe detyrat e organeve të tij. Statuti miratohet nga Ministri i Financave.

Neni 8 Organizimi i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël

Organet e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël janë: a) asambleja e përgjithshme e anëtarëve; b) këshilli drejtues; c) komiteti i kontrollit të brendshëm; ç) drejtori ekzekutiv.

Neni 9

Asambleja e përgjithshme e anëtarëve 1. Organi më i lartë vendimmarrës është asambleja e përgjithshme e anëtarëve, e cila

mblidhet të paktën një herë në vit dhe, përveç kompetencave të tjera të parashikuara nga statuti, ka edhe këto kompetenca:

a) me votim të fshehtë zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e këshillit drejtues ndër individët, që kanë paraqitur kandidaturën për këto poste;

“a) me votim të fshehtë zgjedh anëtarët e këshillit drejtues, ndër individët që kanë paraqitur kandidaturën për këto poste, të cilët më pas zgjedhin kryetarin, zëvendëskryetarin dhe drejtorin ekzekutiv, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në statutin e organizatës profesionale të audituesve ligjorë.” (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

b) zgjedh anëtarët e komitetit të kontrollit të brendshëm; c) miraton drejtorin ekzekutiv, sipas propozimit të këshillit drejtues. 2. Asambleja e përgjithshme e anëtarëve mblidhet në përputhje me dispozitat e ligjit

nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe me dispozitat e statutit të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar. (Shfuqizuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 10 Këshilli drejtues

1. Këshilli drejtues kryen drejtimin e veprimtarisë, në pajtim me vendimet e asamblesë së përgjithshme të anëtarëve, së cilës edhe i raporton për veprimtarinë e tij.

Këshilli drejtues përbëhet nga 7 anëtarë dhe organizohet si më poshtë: a) kryetari; b) zëvendëskryetari; c) anëtarë përgjegjës për çështje të tjera, të ndara sipas fushës profesionale. 2. Kryetari i këshillit drejtues është organi që përfaqëson organizatën profesionale të

ekspertëve kontabël. Ai ka, gjithashtu, kompetencën për thirrjen e asamblesë së përgjithshme të anëtarëve. Në rast pamundësie apo pengimi, zëvendëskryetari mund ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të anëtarëve. Statuti mund të miratojë rregulla të tjera shtesë, për raste të tjera të thirrjes së asamblesë së përgjithshme.

3. Kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e tjerë të këshillit drejtues zgjidhen për një periudhë trevjeçare dhe me të drejtë rizgjedhjeje deri në dy herë radhazi.

3. Kryetari dhe zëvendëskryetari zgjidhen për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtarët e tjerë të këshillit drejtues zgjidhen për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm pas kalimit të një afati katërvjeçar nga përfundimi i mandatit.”.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016) 4. Kriteret e përzgjedhjes së individëve, që emërohen në këshillin drejtues, të drejtat dhe

detyrimet e këshillit drejtues, veprimtaria, si dhe procedurat e vendimmarrjes së këshillit drejtues rregullohen nga statuti i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

Page 9: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

9

Neni 11

Administrimi i veprimtarisë së organizimit profesional të ekspertëve kontabël 1. Administrimi i përditshëm i veprimtarisë kryhet nëpërmjet organeve administrative, që

drejtohen nga drejtori ekzekutiv. 2. Funksionet në organet e zgjedhura nuk rregullohen në bazë të ndonjë kontrate punësimi.

Asambleja e përgjithshme e anëtarëve mund të miratojë shpërblime fikse për pjesëmarrje të personave të zgjedhur ose të emëruar në organet drejtuese.

3. Anëtarët e Autoritetit të Certifikimit, të Autoritetit të Regjistrimit dhe anëtarët e komisioneve apo komiteteve, të parashikuara nga ky ligj apo nga statuti i organizatës së ekspertëve kontabël, kanë të drejtën e një shpërblimi fiks për ditë të pjesëmarrjes në veprimtarinë e organit përkatës. Masa e këtij shpërblimi miratohet nga bordi, sipas propozimit të këshillit drejtues.

4. Anëtarët e organeve drejtuese të organizatës dhe të autoriteteve apo komisioneve, të përmendura në pikën 3 të këtij neni, gëzojnë të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve të kryera prej tyre për shërbime në interes të organizatës, përkundrejt paraqitjes së dokumenteve justifikuese përkatëse.

Neni 12

Kompetencat e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël 1. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël ka për objekt të veprimtarisë të sigurojë

ushtrimin e profesionit, në përputhje të plotë me interesat e publikut, mbrojtjen e pavarësisë dhe të nderit të anëtarëve të tij.

2. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël të regjistruar ka këto të drejta e detyra: a) harton programet e përgatitjes dhe formimit profesional të hyrjes në profesion të

kandidatëve, organizon dhe monitoron procesin e përgatitjes dhe të formimit profesional të hyrjes në profesion të kandidatëve;

“a) harton kurrikulat për programin e përgatitjes dhe trajnimeve profesionale për kandidatët që kërkojnë të hyjnë në profesion, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare të edukimit të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit Kontabël, dhe organizon e monitoron procesin e trajnimit; (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

b) harton dhe miraton rregullat e stazhit profesional, ku parashikohen hollësi për komisionin e stazhit, hyrjen në stazh, kualifikimin, ndjekjen, raportimin, kontrollin, testimin paraprak, raportimet periodike, si dhe drejtuesit e stazhit profesional;

c) harton programet e kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të tij, organizon kualifikimin në rastet kur e bën vetë atë, si dhe bën monitorimin e tyre në rastet kur ky program organizohet nga palë të treta;

c) harton programet e kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të tij, përcakton rregullat për organizimin dhe monitorimin e kualifikimit të vijueshëm të tyre, ku përfshihen mënyrat dhe format e kryerjes së trajnimit, monitorimi, njohja dhe ekuivalentimi i formave të ndryshme të trajnimit, që realizohen nga palë të treta, si dhe organizon e monitoron kualifikimin e vijueshëm.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

ç) organizon sistemin e kontrollit të cilësisë së punës së ekspertëve kontabël dhe shoqërive audituese, kryen investigimin e nevojshëm të rasteve të shkeljeve të standardeve teknike dhe të etikës profesionale, si dhe udhëheq sistemin e investigimit e të disiplinës për aspekte brenda objektit të vet;

d) merr pjesë në organizatat ndërkombëtare të profesionit dhe udhëheq veprimtarinë për përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhin nga anëtarësia;

dh) mban dhe përditëson regjistrin publik të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe shoqërive audituese;

e) u paraqet organeve dhe institucioneve shtetërore çdo informacion për profesionin, në bazë të të cilit janë organizuar anëtarët e vet, si dhe ka detyrë të paraqitet kur thirret nga këto organe e autoritete për çështje që kanë të bëjnë me këtë profesion;

Page 10: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

10

ë) siguron se anëtarët e tij zbatojnë praktikat më të mira në fushën e standardeve profesionale dhe të etikës;

f) kryen çdo detyrë tjetër, që është brenda objektit të veprimtarisë, të përcaktuar në këtë ligj dhe në statut;

g) përgatit aktet vetërregullatore dhe/ose akte të tjera nënligjore, në zbatim të këtij ligji, të cilat i nënshtrohen miratimit, sipas rastit, nga bordi dhe/ose Ministri i Financave.

3. Statuti parashikon organet e ngarkuara për plotësimin dhe ndjekjen e secilës prej detyrave dhe kompetencave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni.

Neni 13 Burimet dhe përdorimi i të ardhurave

1. Pasuria e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël përbëhet nga: a) gjendja e trashëguar nga veprimtaria e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar; b) të ardhurat nga kuotat, që paguajnë anëtarët e tij, të cilat përcaktohen sipas statutit; c) shumat e arkëtuara për gjobat dhe penalitetet e vendosura ndaj anëtarëve të tij, në rast të

shkeljeve disiplinore; ç) të ardhurat nga veprimtari të tilla, si publikimi i materialeve, kualifikimi i stazhierëve

dhe i vijueshëm, si dhe shërbime që kryen për të tretët; d) të ardhurat nga investimet e aktiveve; dh) donacionet, projektet dhe të ngjashme, të dhëna në kuadër të zhvillimit të profesionit; e) të ardhura të tjera nga burime të ligjshme. 2. Vendimmarrja për përdorimin e fondeve i nënshtrohet dispozitave të statutit të

organizatës.

Neni 14 Procedurat e investigimit dhe të marrjes së masave disiplinore

1. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël vë në funksionim një sistem efikas investigimi dhe monitorimi të disiplinës, si dhe respekton procedurat e kryerjes së investigimit, me qëllim zbulimin, korrigjimin dhe parandalimin e mangësive, që mund të vërehen gjatë kryerjes së shërbimit të auditimit ligjor dhe të shërbimeve profesionale të tjera dhe të lidhura nga ekspertët kontabël të autorizuar.

2. Rregulloret e investigimit dhe të procedurave për marrjen e masave disiplinore miratohen nga bordi, sipas propozimit të këshillit drejtues. Këshilli drejtues, kur kjo i kërkohet, vë në dispozicion stafin e vet dhe asiston bordin, me cilësinë e sekretariatit teknik.

3. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël siguron publikimin e masave të marra dhe/ose sanksioneve të dhëna nga bordi ndaj ekspertëve kontabël ose shoqërive audituese.

KREU IV EKSPERTI KONTABËL DHE SHOQËRIA AUDITUESE

Seksioni I Përgatitja e ekspertëve kontabël

Neni 15

Stazhi profesional dhe hyrja në profesion 1. Përpara se të certifikohet nga Autoriteti i Certifikimit, me qëllim regjistrimin nga

Autoriteti i Regjistrimit, kandidati duhet të kryejë një stazh profesional, në kushtet e punësimit me kohë të plotë ose të pjesshme prej, të paktën, tre vitesh, për auditimin ligjor të pasqyrave financiare, individuale ose të konsoliduara. Të paktën dy të tretat e këtij stazhi duhet të kryhen pranë një eksperti kontabël ose një shoqërie audituese, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

1. Përpara se të testohet në provimin përfundimtar për marrjen e titullit “Auditues ligjor”, me qëllim që të regjistrohet në regjistrin publik të audituesve ligjorë, kandidati duhet të ketë:

a) përmbushur të gjitha kërkesat e parashikuara në këtë ligj për hyrjen në profesion;

Page 11: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

11

b) kaluar me sukses të gjitha testet e parashikuara në programin e përgatitjes profesionale, të hartuara në zbatim të nenit 18 të këtij ligji;

c) kryer gjysmën e praktikës profesionale, e cila zgjat në total 3 vjet, në kushtet e punësimit me kohë të plotë në auditimin e pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara ose pasqyrave financiare të tjera, të ngjashme, pranë një audituesi ligjor ose shoqërie auditimi të njohur në Republikën e Shqipërisë, që dallohet për reputacion të mirë dhe nën udhëheqjen e audituesve ligjorë që kanë garancitë e mjaftueshme për këtë qëllim.

Të paktën, dy të tretat e kësaj praktike profesionale duhet të kryhen pranë një audituesi ligjor ose një shoqërie audituese, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.”.

2. Kandidati duhet të vërtetojë se gjatë stazhit profesional me një ekspert kontabël të regjistruar apo një shoqëri audituese ka kryer jo më pak se 600 orë pune në vit, si i angazhuar në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara.

3. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël, nëpërmjet strukturave të veta, sipas kompetencave të parashikuara në statut, siguron që stazhi të kryhet pranë personave që japin garanci të mjaftueshme për përgatitjen teoriko-praktike të kandidatëve gjatë stazhit profesional.

“3. Organizata profesionale e audituesve ligjorë, sipas kompetencave të parashikuara në statut, siguron që stazhi të kryhet në përputhje me kërkesat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”.

4. Eksperti kontabël i regjistruar apo shoqëria audituese, që ka nënshkruar kontratë me kandidatin, i raporton organizatës profesionale të ekspertëve kontabël çdo gjashtë muaj për ecurinë e kandidatit dhe përfundimin e stazhit profesional.

5. Gjatë kryerjes së stazhit profesional kandidatët duhet të përmbushin detyrimet e stazhit dhe të punës, të thellojnë njohuritë profesionale, të jenë të bindur e të denjë për profesionin dhe t'i nënshtrohen çdo kontrolli nga ana e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël për punën e tyre.

6. Përjashtohen nga detyrimi për stazhin profesional individët që, për pesëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të angazhuar në veprimtari profesionale, të cilat u kanë dhënë mundësi të fitojnë përvojën e mjaftueshme në fushën e financës, të legjislacionit dhe të kontabilitetit e auditimit, nga të cilat të paktën për pesë vitet e fundit rresht kanë qenë të angazhuar, në mënyrë të konsiderueshme, në çështjet e kontabilitetit dhe auditimit, përkatësisht për një periudhë tre dhe dyvjeçare. Përjashtohen vetëm nga detyrimi për të kryer praktikën profesionale, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij neni, individët që, për pesëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të angazhuar në veprimtari profesionale, të cilat u kanë dhënë mundësi të fitojnë përvojën e mjaftueshme në fushën e kontabilitetit, auditimit, financës dhe legjislacionit.”.Këta individë i nënshtrohen të njëjtit proces certifikimi, të cilit i nënshtrohen edhe kandidatët. Propozimi për çdo rast përjashtimi nga detyrimi i kryerjes së stazhit profesional bëhet me vendim të këshillit drejtues të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël dhe miratohet nga bordi i mbikëqyrjes publike. Kopje e vendimit i dërgohet Autoritetit të Certifikimit.

7. Përjashtohen nga detyrimi për kryerjen e stazhit profesional shtetasit shqiptarë, të cilët kanë fituar titullin CPA apo ACCA në një shtet tjetër dhe që janë anëtarë të një organizmi profesional të ekspertëve kontabël të regjistruar në një shtet tjetër.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 16 Kushtet e pranimit të kandidatëve në stazhin profesional

Për t'u pranuar në stazhin profesional, kandidati duhet të plotësojë këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të mos jetë dënuar penalisht ose me dënim plotësues, të natyrës që vë në dyshim

ndershmërinë e tij; c) të jetë jo më shumë se 60 vjeç; (Shfuqizuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016) ç) të ketë fituar një diplomë të shkollës së lartë, niveli i së cilës të jetë i barasvlershëm, të

paktën, me diplomën universitare të nivelit të dytë ose diplomat e barasvlershme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim

Page 12: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

12

biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to. “ç) të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master”,

ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel për çdonjerën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Seksioni II

Certifikimi dhe regjistrimi i ekspertëve kontabël

Neni 17 Autoriteti i Certifikimit

1. Për të realizuar certifikimin e kandidatëve për ekspertë kontabël ngrihet dhe funksionon Autoriteti i Certifikimit, i cili është në varësi të Ministrit të Financave.

2. Autoriteti i Certifikimit përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen për një periudhë trevjeçare. Kryetari i Autoritetit të Certifikimit emërohet nga Ministri i Financave. Anëtarët e Autoritetit të Certifikimit emërohen nga Ministri i Financave, sipas propozimeve të mëposhtme:

a) një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë; b) një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit; c) një përfaqësues i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar; ç) një përfaqësues nga organizatat profesionale të fushës së kontabilitetit. 3. Përfaqësuesit e parashikuar në pikën 2 të këtij neni duhet të jenë individë të diplomuar

dhe të specializuar në fushat e ekonomisë dhe/ose të jurisprudencës, të lidhura me auditimin, kontabilitetin e financën, me përvojë jo më të vogël se pesë vjet, si dhe të kenë punuar në institucionin apo organizatën propozuese.

4. Autoriteti i Certifikimit merret me zbatimin e procedurave të testimit të njohurive të kandidatëve, të cilët kanë përmbushur kërkesat e stazhit profesional ose kanë fituar të drejtën të testohen për njohuritë e tyre teorike dhe praktike, pa pasur nevojë për kryerjen e stazhit profesional.

5. Rregullat e funksionimit të Autoritetit të Certifikimit dhe procedurat e testimit hartohen nga bordi dhe miratohen me udhëzim të Ministrit të Financave.

6. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël, për organizimin e testimit, vë në dispozicion të Autoritetit të Certifikimit stafin e vet, me cilësinë e sekretarisë teknike.

“Neni 17

Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale

1. Për të realizuar testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të

kandidatëve për auditues ligjorë, pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike ngrihet dhe funksionon Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP).

2. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike për një periudhë katërvjeçare, sipas propozimeve të mëposhtme:

a) kryetari nga Ministri i Financave; b) dy anëtarë nga organizata profesionale e audituesve ligjorë; c) një anëtar nga organizmat profesionalë apo Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit; ç) një anëtar nga profesorati i fushës të universiteteve.

3. Përfaqësuesit e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, duhet të kenë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master” ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel, si dhe të jenë specializuar në fushat e ekonomisë dhe/ose të

Page 13: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

13

jurisprudencës, të lidhura me auditimin, kontabilitetin e financën, me përvojë profesionale jo më të vogël se dhjetë vjet, ose 7 vite përvojë pune, në rast se mbajnë një gradë apo titull shkencor.”.

4. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale merret me zbatimin e procedurave të testimit, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të kandidatëve që kanë përmbushur kërkesat e parashikuara në nenin 15 të këtij ligji.

5. Rregullat e funksionimit të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale hartohen dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

6. Rregullat, procedurat e testimit dhe sistemi i vlerësimit për çdo disiplinë të parashikuar në nenin 18, të këtij ligji, propozohen nga organizata e audituesve ligjorë dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

7. Sekretaria teknike për organizimin e provimit përfundimtar kryhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, nën mbikëqyrjen e Bordit të Mbikëqyrjes Publike.”.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 18

Provimi i aftësive profesionale 1. Për të kryer testimin e aftësive profesionale, kandidatët duhet t'i drejtojnë kërkesë me

shkrim Autoritetit të Certifikimit, e cila depozitohet pranë organizatës profesionale të ekspertëve kontabël. Ajo duhet të shoqërohet me dokumentet e nevojshme, që tregojnë përfundimin me sukses të stazhit profesional, ose që kandidati ka fituar të drejtën e përjashtimit nga kryerja e stazhit profesional.

2. Provimi i aftësisë profesionale përmban, të paktën, pesë teste të detyrueshme me shkrim, të cilat mbulojnë këto disiplina:

a) kontabilitet, raportim financiar dhe analizë e pasqyrave financiare; b) e drejtë civile, e drejtë penale, legjislacioni tregtar dhe e drejtë e punës në Republikën e

Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë auditimit ligjor të pasqyrave financiare; c) kodi i etikës për profesionistët kontabël, standardet ndërkombëtare të kontrollit të

cilësisë, standardet ndërkombëtare të auditimit, direktivat e praktikave ndërkombëtare të auditimit, standardet ndërkombëtare të angazhimeve për të rishikuar, standardet ndërkombëtare të angazhimeve të dhënies së sigurisë dhe standardet për çështje specifike, të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe të përkthyera, si dhe rregullat e organizimit të profesionit të ekspertit kontabël, të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet në zbatim të tij;

ç) organizimi, drejtimi, administrimi dhe kontrolli i brendshëm i personave juridikë, përfshirë sistemet e informacionit dhe të informatikës;

d) legjislacioni fiskal në Republikën e Shqipërisë. 3. Çdonjëri nga këto teste vlerësohet me pikë nga 0 deri në 20. Vlerësimi i domosdoshëm

për t’u kualifikuar për çdo test është nga 10 deri në 20 pikë. Çdo vlerësim i tri testeve të para më i ulët se 10 pikë është eliminues, duke ndërprerë vijimin e mëtejshëm të testimit në atë sezon, për ta rifilluar te provimi i radhës, në sezonin e ardhshëm, nëse kushtet dhe programi i provimeve nuk kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme. Në rastet e tjera, kur vlerësimi është më i ulët se 10 pikë, testimi mund të rijepet vetëm sezonin tjetër.

4. Sezoni i provimeve zhvillohet një herë në vit, në datat e miratuara nga Autoriteti i Certifikimit.

5. Kandidatët, që kanë fituar titullin “Kontabilist i miratuar”, pasi kanë kaluar dy provimet e para, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 2 të këtij neni, kalojnë drejtpërdrejt në testin e tretë të provimit të aftësisë profesionale, nëse:

a) kryejnë stazhin profesional, sipas parashikimeve të këtij kreu; b) kushtet dhe programi i dy provimeve të dhëna nuk kanë pësuar ndryshime të

konsiderueshme, për shkak të ndryshimeve thelbësore të legjislacionit, të përfshirë në këto nënndarje.

6. Kostot administrative të organizimit të testimit përballohen nga kandidatët. 7. Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë fituar titullin CPA apo ACCA në një shtet tjetër,

Page 14: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

14

përjashtohen nga detyrimi për kryerjen e provimit të aftësive profesionale për shkronjat “a”, “c” e “ç” të pikës 2 të këtij neni. Përmbajtja e dokumentacionit, që paraqitet për regjistrimin e këtyre shtetasve në regjistrin publik të ekspertëve kontabël të regjistruar, përcaktohet nga bordi.

“Neni 18

Provimi i aftësive profesionale

1. Për të kryer testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, kandidatët duhet t'i drejtojnë kërkesë me shkrim Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale, e cila depozitohet pranë organizatës profesionale të audituesve ligjorë. Ajo duhet të shoqërohet me dokumentet e nevojshme, që tregojnë përmbushjen e kërkesave dhe pranimin në praktikën profesionale, ose që kandidati ka fituar të drejtën e përjashtimit nga kryerja e praktikës profesionale.

2. Të gjitha testet për njohuritë e aftësive profesionale duhet të jenë në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të edukimit të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit Kontabël (IAESB). Sistemi i provimeve të aftësive teorike profesionale duhet të përfshijë, në veçanti, disiplinat:

a) teori dhe parime të kontabilitetit; b) kërkesat ligjore dhe standardet për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore

dhe të konsoliduara; c) standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; ç) analizë financiare; d) kontabilitet kostoje dhe drejtimi; dh) menaxhim risku dhe kontroll i brendshëm; e) auditimi dhe aftësitë/zotësitë profesionale; ë) kërkesat ligjore dhe standardet profesionale për auditimin ligjor dhe audituesit

ligjorë; f) standardet ndërkombëtare të auditimit; g) etika profesionale dhe pavarësia.

3. Sistemi i testimit duhet të mbulojë, në masën që këto i interesojnë auditimit ligjor, edhe disiplinat e mëposhtme:

a) legjislacioni për shoqëritë tregtare dhe qeverisja e shoqërive tregtare; b) legjislacioni dhe procedurat e falimentimit; c) legjislacioni fiskal në Republikën e Shqipërisë; ç) e drejta civile; d) legjislacioni për sigurimet shoqërore dhe e drejta e punës në Republikën e

Shqipërisë; dh) teknologjia e informacionit dhe sistemet kompjuterike; e) ekonomiks; ë) matematikë dhe statistikë; f) parimet bazë të menaxhimit financiar. Programi i përgatitjes profesionale hartohet çdo vit nga organizata

profesionale e audituesve ligjorë. 4. Përpara se të marrin pjesë në testimet e parashikuara në kuadrin e provimit përfundimtar

të aftësive profesionale, kandidatët duhet të provojnë se kanë kaluar me sukses të gjitha provimet e aftësive teorike profesionale, që përfshihen në programin e miratuar nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, të hartuar sipas kërkesave të pikave 2 e 3, të këtij neni. Për të gjitha ato disiplina, që nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë, organizohen provime të veçanta nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, me të cilat ajo ka nënshkruar marrëveshje.

5. Provimi përfundimtar i aftësive profesionale garanton shkallën e nevojshme të njohurive teorike rreth disiplinave që lidhen me auditimin ligjor dhe aftësinë për të vënë në praktikë njohuri të tilla. Ai realizohet nëpërmjet jo më pak se 4 testeve me shkrim dhe përfshin

Page 15: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

15

vlerësimin e aftësive të kandidatëve për auditues ligjorë, për të zbatuar në praktikë e për të bërë gjykime profesionale në një shkallë të avancuar, në fushat e mëposhtme:

a) raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar;

b) zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;

c) zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;

ç) zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit;

d) zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë);

dh) përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës. 6. Testimet, në kuadër të provimit përfundimtar të aftësive profesionale, zhvillohen, të

paktën, një herë në vit, në datat e miratuara nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale.

7. Kandidatët që kanë fituar titullin “Kontabilist i miratuar”, pasi kanë kaluar testet e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, që parashikohen në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 5, të këtij neni, kalojnë drejtpërdrejt në testet e disiplinave të tjera të provimit përfundimtar të aftësive profesionale, të parashikuara në shkronjat “ç”, “d”, dhe “dh”, të pikës

5, të këtij neni, nëse kanë plotësuar kërkesat e parashikuara në nenin 15, pika 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, dhe kushtet dhe programi i provimeve të dhëna nuk kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme, për shkak të ndryshimeve thelbësore të legjislacionit të përfshirë në këto nënndarje.

8. Kostot administrative të organizimit të testimit përballohen nga kandidatët. 9. Shtetasit shqiptarë apo të huaj, të cilët kanë kaluar një provim universitar apo ekuivalent,

ose kanë një diplomë universitare apo kualifikim ekuivalent në një apo më shumë nga disiplinat e përcaktuara në pikat 2 e 3, të këtij neni, mund të përjashtohen nga testimi i aftësive teorike profesionale për disiplinat e mbuluara nga këto provime ose diploma.

10. Përjashtohen nga kryerja e praktikës profesionale dhe detyrohen të kryejnë vetëm testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, në disiplinat e legjislacionit fiskal, të shoqërive tregtare, sigurimeve shoqërore, të drejtën e punës dhe të drejtën civile, në masën që këto i interesojnë auditimit ligjor, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë fituar titullin “Auditues ligjor” apo ekuivalentin e tij dhe janë të regjistruar për të ushtruar veprimtarinë si anëtarë të një organizate profesionale të audituesve ligjorë në një shtet tjetër, kur programi i përgatitjes së tyre vlerësohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë se është në pajtueshmëri, në masën jo më pak se 75 për qind, me programin e përgatitjes së audituesve ligjorë në Shqipëri.

11. Rregullat, procedurat dhe dokumentacioni që paraqitet për përjashtimin nga testet e provimit përfundimtar të aftësive profesionale miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me propozimin e organizatës profesionale të audituesve ligjorë.”.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 19 Autoriteti i Regjistrimit

1. Pranë organizatës profesionale të ekspertëve kontabël ngrihet dhe funksionon Autoriteti i Regjistrimit, i cili është një organ kolegjial, që merret me zbatimin e procedurave të regjistrimit të ekspertëve kontabël, vendas dhe të huaj dhe të shoqërive të auditimit, vendase dhe të huaja.

Page 16: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

16

2. Autoriteti i Regjistrimit përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen për një periudhë trevjeçare. Kryetari i Autoritetit të Regjistrimit emërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Katër anëtarët emërohen nga ministri përgjegjës për ekonominë, sipas propozimeve të mëposhtme:

a) një përfaqësues i Ministrisë së Financave; b) një përfaqësues i ministrisë që mbulon fushën e ekonomisë; c) një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë; ç) një përfaqësues i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar. 3. Anëtarët e Autoritetit të Regjistrimit duhet të jenë profesionistë të fushës së ekonomisë

dhe/ose jurisprudencës dhe të kenë njohuri në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financës. 4. Rregullat e hollësishme të funksionimit të Autoritetit të Regjistrimit, të respektimit të

periodicitetit të mbledhjeve, si dhe procedurat e marrjes së vendimeve dhe miratimit të regjistrimit, hartohen nga bordi dhe miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.

5. Administrimi i procesit të regjistrimit bëhet nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël. Kostot e regjistrimit përballohen nga kandidatët që kërkojnë regjistrim dhe nga të ardhurat e organizatës profesionale.

6. Autoriteti i Regjistrimit mblidhet një herë në dy muaj.

Neni 19 Komiteti i regjistrimit

1. Organizata profesionale e audituesve ligjorë krijon një komitet për zbatimin e

procedurave të regjistrimit në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit, vendas/e dhe të huaj/a.

2. Komiteti i regjistrimit përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga këshilli drejtues i organizatës profesionale të audituesve ligjorë për një periudhë katërvjeçare, sipas propozimeve të mëposhtme:

a) tre anëtarë,nga këshilli drejtues i organizatës profesionale të audituesve ligjorë; b) dy anëtarë, respektivisht nga ministria përgjegjëse për financat dhe ministria

përgjegjëse për ekonominë, me profil në fushën e ekonomisë dhe/ose jurisprudencës, si dhe me njohuri në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financës.

3. Rregullat e hollësishme të funksionimit të komitetit të regjistrimit dhe procedurat e marrjes së vendimeve e të miratimit të regjistrimit hartohen nga organizata profesionale e audituesve ligjorë dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

4. Administrimi i procesit të regjistrimit bëhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë. Kostot e regjistrimit përballohen nga kandidatët që kërkojnë regjistrim, të cilët paguajnë një tarifë për regjistrim dhe çregjistrim, masa e së cilës përcaktohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, bazuar në kostot mesatare të regjistrimit. Tarifa e regjistrimit është e ndryshme për kërkesat për regjistrim si shoqëri auditimi dhe për ato si auditues ligjor.

5. Komiteti i regjistrimit mblidhet një herë në dy muaj, në javën e parë të muajit pasardhës.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 20

Regjistrimi i ekspertëve kontabël 1. Regjistrimi i ekspertëve kontabël është procesi i përfshirjes së tyre në regjistrin publik

të ekspertëve kontabël të regjistruar. 2. Kërkesa e kandidatit për regjistrim i adresohet, me shkrim, Autoritetit të Regjistrimit,

përmes organizatës profesionale të ekspertëve kontabël. Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e nevojshme, që tregojnë për përfundimin me sukses të provimeve të aftësisë profesionale, si dhe të deklaratës së lëshuar në përgjegjësinë personale të individit, për dhënien

Page 17: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

17

fund të papajtueshmërive, që kërkohen për ushtrimin e profesionit në praktikë dhe për garancitë etike e morale.

3. Ekspertët kontabël të regjistruar nga Autoriteti i Regjistrimit përfshihen në regjistrin publik, që mbahet dhe përditësohet nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël. Vetëm pas kësaj përfshirjeje, ata kanë të drejtë të kryejnë veprimtarinë e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të shoqërive tregtare, si edhe të kryejnë shërbime të tjera apo shërbime të lidhura, kur ato nuk bien ndesh me kërkesat e parashikuara në këtë ligj, me standardet profesionale dhe me kodin e etikës.

Neni 21 Regjistrimi i shoqërive audituese

Autoriteti i Regjistrimit e regjistron një shoqëri audituese për kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të shoqërive tregtare, që veprojnë në Republikën e Shqipërisë, në qoftë se shoqëria audituese plotëson kushtet e mëposhtme:

a) është themeluar në përputhje me kërkesat e ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe, kur është e huaj, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit;

b) shumica e të drejtave të votës në kapitalin e shoqërisë zotërohen nga shoqëri audituese, vendase ose të huaja, ose nga ekspertë kontabël;

c) shumica deri në maksimumin 75 për qind e anëtarëve të organit drejtues ose administrativ të shoqërisë audituese janë ekspertë kontabël, vendas ose të huaj, të njohur nga Autoriteti i Regjistrimit dhe të regjistruar në regjistrin publik të ekspertëve kontabël të regjistruar. Kur organi drejtues ose administrativ nuk ka më shumë se dy anëtarë, të paktën njëri prej këtyre anëtarëve duhet të plotësojë kushtet e përmendura në këtë shkronjë;

ç) shoqëria angazhon ekspertë kontabël, vendas ose të huaj, të cilët janë të regjistruar në regjistrin publik të ekspertëve kontabël;

d) shoqëria gëzon reputacion të mirë.

Neni 22 Regjistrimi i ekspertëve kontabël të huaj

1. Për t’u regjistruar në regjistrin publik, eksperti kontabël i huaj fillimisht i drejtohet, me një kërkesë me shkrim, për dhënien e provimit të aftësive profesionale, Autoritetit të Certifikimit, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, që tregon për titullin e marrë në një shtet tjetër.

2. Përmbajtja e dokumentacionit, që paraqitet për regjistrimin e ekspertit kontabël të huaj dhe të shoqërive të huaja audituese në regjistrin publik të ekspertëve kontabël të regjistruar, përcaktohet nga bordi dhe miratohet nga Ministri i Financave.

3. Këshilli drejtues i organizatës profesionale bën vlerësimin e pajtueshmërisë së kushteve të përgatitjes së ekspertit kontabël të huaj me kushtet e përgatitjes së ekspertëve kontabël të regjistruar vendas dhe i dërgon një raport Autoritetit të Regjistrimit.

4. Testi kryhet në gjuhën shqipe ose në atë angleze dhe mbulon njohuritë e mjaftueshme, që i nevojiten ekspertit kontabël të regjistruar ligjor, për ligjet dhe rregullat që zbatohen në Republikën e Shqipërisë në masën që ato kanë lidhje me kontabilitetin e auditimin ligjor.

Neni 23 Pezullimi i veprimtarisë dhe riregjistrimi në regjistrin publik

të ekspertëve kontabël 1. Eksperti kontabël i autorizuar, me një kërkesë për pezullimin e ushtrimit të

veprimtarisë, mund të kërkojë të tërhiqet përkohësisht nga ushtrimi i profesionit. 2. Kërkesa për pezullim i drejtohet me shkrim Autoritetit të Regjistrimit, përmes

organizatës profesionale të ekspertëve kontabël. Ajo duhet të jetë e motivuar dhe të tregojë veprimtarinë e re, që do të ndërmarrë i interesuari, si dhe periudhën për të cilën kërkohet pezullimi apo, kur kjo periudhë nuk mund të identifikohet, datën, në të cilën kërkohet të fillojë pezullimi.

Page 18: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

18

3. Autoriteti i Regjistrimit e shqyrton kërkesën në mbledhjen më të parë dhe, nëse çmon se veprimtaria e tij e re nuk është e natyrës që u sjell dëm interesave etikë e moralë të profesionit, e miraton kërkesën dhe vendos fshirjen e përkohshme të të interesuarit nga regjistri publik i ekspertëve kontabël të regjistruar. Kopje e vendimit i dërgohet regjistrit publik të ekspertëve kontabël.

4. Eksperti kontabël i regjistruar ka të drejtë të nisë veprimtarinë e re përpara marrjes së vendimit nga Autoriteti i Regjistrimit, me kusht që të informojë për këtë, me shkrim, organizatën profesionale të ekspertëve kontabël, të paktën dhjetë ditë më parë, të ketë shlyer derdhjen e kuotave të tij dhe të ketë pushuar veprimtarinë si ekspert kontabël. Në rastet kur eksperti kontabël ka nisur veprimtarinë e re përpara marrjes së vendimit nga Autoriteti i Regjistrimit dhe Autoriteti i Regjistrimit vëren, gjatë shqyrtimit, se veprimtaria e tij e re është e natyrës, që u sjell dëm interesave etikë e moralë të profesionit, vendos çregjistrimin e ekspertit kontabël nga regjistri publik i ekspertëve kontabël.

5. Nga data e njoftimit të vendimit, që shpall fshirjen e përkohshme nga regjistri publik, i interesuari nuk është më anëtar i organizatës profesionale. Ai nuk mund të ushtrojë në emër të tij dhe nën përgjegjësinë e vet profesionin e ekspertit kontabël të regjistruar dhe as ta përdorë këtë titull.

6. Fshirja e përkohshme nga regjistri publik, me kërkesën e ekspertit kontabël, nuk ka efekt mbi procedurat disiplinore, të nisura për shkeljet e kryera prej tij përpara fshirjes.

7. Anëtari i tërhequr përkohësisht nga ushtrimi i profesionit mund të kërkojë riregjistrimin e tij. Riregjistrimi nga Autoriteti i Regjistrimit bëhet nëse eksperti kontabël ka përmbushur të gjitha detyrimet e kualifikimit të vijueshëm profesional edhe gjatë kohës kur ai nuk e ka ushtruar profesionin.

Neni 24 Heqja e së drejtës për të kryer shërbimin e auditimit ligjor

për shoqëritë audituese dhe ekspertët kontabël 1. E drejta për ushtrimin e veprimtarisë si shoqëri audituese hiqet nga bordi, në rastet kur

shkelen kushtet dhe/ose kur ndryshojnë rrethanat e parashikuara në këtë ligj, të cilat konsiderohen të domosdoshme për autorizimin e regjistrimit.

2. Bordi, në vend të heqjes së të drejtës për ushtrimin e veprimtarisë, mund të përcaktojë një kohë të arsyeshme, për të rregulluar gjendjen e pjesëmarrjes në kapital apo të pjesëmarrjes në organet drejtuese. Nëse edhe pas kalimit të afatit të përcaktuar nga bordi, gjendja nuk është rregulluar, bordi vendos heqjen e së drejtës për ushtrimin e profesionit dhe çregjistrimin nga regjistri publik.

3. E drejta për ushtrimin e profesionit të një eksperti kontabël të regjistruar apo të një shoqërie audituese, mund të hiqet, nëse reputacioni është dëmtuar ndjeshëm. Bordi, në vend të heqjes së të drejtës për ushtrimin e profesionit, mund të vendosë pezullimin e ushtrimit të profesionit, duke vënë në dispozicion një periudhë kohe të arsyeshme, e cila është e barabartë me pezullimin, një listë të kërkesave që duhen plotësuar, për të siguruar kthimin e reputacionit të mirë. Nëse edhe pas kalimit të afatit të përcaktuar nga bordi kërkesat nuk janë plotësuar, bordi vendos heqjen e së drejtës për ushtrimin e profesionit dhe çregjistrimin nga regjistri publik.

Neni 25 Kualifikimi i vijueshëm profesional

1. Ekspertët kontabël i nënshtrohen kualifikimit të vijueshëm profesional, i cili është i

detyrueshëm dhe zgjat, të paktën, 40 orë. Periodiciteti i kryerjes së kualifikimit të vijueshëm profesional vendoset nga organizata profesionale.

2. Përveç organizimit nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël, kurset për kualifikimin e vijueshëm profesional mund të organizohen edhe nga:

a) institucione të arsimit të lartë;

Page 19: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

19

b) qendra të tjera të kualifikimit profesional, të cilat kanë mjediset dhe personelin e duhur për garantimin e një kualifikimi cilësor, në përputhje me programet e miratuara për kualifikimin e vazhdueshëm profesional;

c) shoqëri audituese, të cilat kanë kapacitete për të organizuar kualifikimin për të punësuarit e vet.

3. Institucionet e arsimit të lartë, qendrat e kualifikimit profesional dhe punëdhënësit e përmendur në shkronjën “c” të pikës 2 të këtij neni, që dëshirojnë të organizojnë kurset e kualifikimit të vijueshëm profesional, vënë në dijeni bordin e mbikëqyrjes publike për këtë fakt, përpara fillimit të kësaj veprimtarie, në përputhje me vendimin e marrë në organet e veta vendimmarrëse.

4. Në përfundim të çdo kursi, eksperti kontabël pajiset me vërtetimin e plotësimit të detyrimit, si dhe të vlerësimit të marrë. Vërtetimi depozitohet pranë organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

5. Këshilli drejtues i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël miraton mënyrën e monitorimit dhe të vlerësimit të procesit të kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të tij. Si pjesë e procesit të vlerësimit, këshilli drejtues mund të miratojë organizimin e testimit të njohurive të marra gjatë kualifikimeve të vijueshme, i cili duhet të bëhet jo më shpesh se një herë në tre vjet dhe jo më rrallë se një herë në pesë vjet.

6. Në përfundim të një procedure të nisur monitorimi, organizata profesionale e ekspertëve kontabël publikon rezultatet e monitorimit dhe ia dërgon ato bordit të mbikëqyrjes publike. Bordi i shqyrton dhe merr vendim për masat që duhen ndërmarrë për rregullimin e situatës. Bordi, gjithashtu, merr vendim për pezullimin e ushtrimit të profesionit nga ekspertët kontabël, që nuk kanë arritur të marrin provimet e lidhura me kualifikimin e vijueshëm, apo çregjistrimin e ekspertëve kontabël, të cilët kanë depozituar vërtetime të pavërteta për kryerjen e kurseve të kualifikimit të vazhdueshëm. Kopje të vendimeve i dërgohen Autoritetit të Regjistrimit, i cili reflekton ndryshimet në regjistër.

“7. Organizata profesionale e audituesve ligjorë propozon për miratim, pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike, rregullat e kualifikimit të vijueshëm, të shoqëruara me sanksione, të cilat nisin me gjobë dhe përfundojnë me heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në tre vjet, për mosplotësimin e kërkesës së edukimit të vazhdueshëm.

8. Regjistrimi i audituesve ligjorë për të ushtruar profesionin është i përvitshëm. Mospërmbushja e detyrimeve të kualifikimit të vijueshëm është kusht për mosregjistrimin e audituesve ligjorë në listën e publikueshme për të gjithë vitin pasardhës.”.

(Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 26 Çregjistrimi i ekspertëve kontabël nga regjistri publik

1. Eksperti kontabël fshihet përfundimisht nga regjistri publik i ekspertëve kontabël në rastet kur:

a) heq dorë nga e drejta për ushtrimin e profesionit. Heqja dorë bëhet nëpërmjet deklarimit me shkrim, kopje të të cilit i dërgohen organizatës profesionale dhe bordit të mbikëqyrjes publike;

b) konstatohen parregullsi në: i) dokumentet e nevojshme, të lidhura me provimet e aftësisë profesionale; ii) deklarimet, të cilat rezultojnë të pavërteta, në lidhje me dhënien fund të

papajtueshmërive, që kërkohen për ushtrimin e profesionit në praktikë dhe për garancitë etike e morale, të dorëzuara në çastin e bërjes së kërkesës për regjistrimin e parë në regjistrin publik;

iii) dokumentet e në faktet e deklaruara gjatë procedurave të mundshme të pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit;

c) në përfundim të një procedure disiplinore ndaj tij, është marrë masa disiplinore e çregjistrimit nga regjistri publik;

ç) është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit, për shkak të ndryshimit të kushteve të domosdoshme për regjistrim, të lidhura me pjesëmarrjen në kapital;

Page 20: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

20

d) për shkak të shkeljeve dhe masave disiplinore të përsëritura, reputacioni i të regjistruarit është cenuar ndjeshëm;

dh) në përputhje me dispozitat e këtij ligji, bordi ka vendosur çregjistrimin nga regjistri publik;

e) individi i regjistruar në regjistrin e ekspertëve kontabël arrin moshën 65 vjeç, me përjashtim të ekspertëve kontabël me titull shkencor “Doktor i shkencave” apo me titull më të lartë, të cilët çregjistrohen kur arrijnë moshën 68 vjeç;

ë) vdes. 2. Individi, që ka mbajtur më parë titullin profesional të ekspertit kontabël, përfiton

automatikisht, nga e drejta e mbajtjes së titullit profesional të kontabilistit të miratuar. “2. Organizata profesionale e audituesve ligjorë publikon, në një aneks të veçantë të

regjistrit publik të audituesve ligjorë, të gjithë invididët e parashikuar në pikën 1, shkronja “e”, të këtij neni. Këta invidivë mund ta ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor vetëm nëse janë të punësuar ose të angazhuar në një shoqëri auditimi, të regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë, që ka jo më pak se dy ortakë angazhimi dhe nën përgjegjësinë e kësaj të fundit.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

3. Shoqëria audituese fshihet përfundimisht nga regjistri publik i ekspertëve kontabël në rastet kur:

a) përfundon afatin e ushtrimit të veprimtarisë së parashikuar në statutin e vet; b) e drejta për ushtrimin e veprimtarisë si shoqëri auditimi hiqet nga bordi.

Seksioni III Regjistri publik

Neni 27

Organizimi i regjistrit publik 1. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël është struktura përgjegjëse që siguron:

a) mbajtjen dhe përditësimin e regjistrit publik të ekspertëve kontabël dhe shoqërive audituese;

b) identifikimin e ekspertit kontabël dhe të shoqërisë audituese në regjistrin publik, me një numër individual.

2. Informacioni për regjistrimin mbahet në format elektronik dhe vihet në dispozicion të publikut nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël. Për nevojat e veta, organizata profesionale e ekspertëve kontabël mund të mbajë edhe regjistër në formë dokumentare.

3. Formati i regjistrit publik të ekspertëve kontabël të autorizuar miratohet nga bordi dhe ai duhet të parashikojë të paktën dy seksione, të organizuara, përkatësisht, si seksioni i ekspertëve kontabël dhe seksioni i shoqërive të auditimit.

4. Të dhënat e regjistrit i vihen në dispozicion Qendrës Kombëtare të Licencimit, në përputhje me legjislacionin e fushës.

Neni 28

Seksioni i ekspertëve kontabël Seksioni i ekspertëve kontabël në regjistrin publik duhet të përmbajë, të paktën,

informacionin e mëposhtëm, në lidhje me ekspertin kontabël: a) emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit; b) sipas rastit, emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit të shoqërisë audituese, që ka

punësuar ekspertin kontabël të autorizuar, ose me të cilën ai ka lidhje ortakërie apo një formë lidhjeje tjetër;

c) të gjitha regjistrimet e tjera si ekspert kontabël i regjistruar në vende të tjera, duke përfshirë emrin e Autoritetit të Regjistrimit, numrin dhe datat e regjistrimit;

Page 21: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

21

ç) masat disiplinore, të dhëna në adresë të ekspertit kontabël apo vendimet e mëparshme, të marra nga autoritetet përgjegjëse, të cilat kanë pasur pasoja në regjistër;

d) shkarkimet e mëparshme.

Neni 29 Seksioni i shoqërive audituese

Seksioni i shoqërive audituese në regjistrin publik duhet të përmbajë, të paktën, informacionin e mëposhtëm:

a) emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit; b) formën ligjore; c) informacione kontakti, të dhëna për administratorët kryesorë të subjektit apo për

personin kryesor të kontaktit, si dhe adresën e faqes së internetit; ç) adresën e çdo zyre në Shqipëri; d) emrin dhe numrin e regjistrimit të të gjithë ekspertëve kontabël, të punësuar nga kjo

shoqëri auditimi dhe/ose të atyre që kanë lidhje ortakërie ose çdo lidhje tjetër me këtë shoqëri; dh) emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë ortakëve ose aksionarëve të shoqërisë; e) emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë anëtarëve të organeve të drejtimit ose

administrimit; ë) nëse është e mundur, anëtarësinë e rrjetit; f) të gjitha regjistrimet e tjera si shoqëri audituese me autoritetet kompetente në vende të

tjera, përfshirë Autoritetin e Regjistrimit dhe numrin e datat e regjistrimit; g) vendimet e mëparshme, të marra nga autoritetet përgjegjëse, në adresë të shoqërisë

audituese, të ekspertëve kontabël të punësuar prej saj, të cilat kanë pasur pasoja në regjistër; gj) rastet e mëparshme të zgjidhjes së parakohshme të kontratës për auditim ligjor.

Neni 30

Përditësimi i informacionit të regjistrit publik 1. Eksperti kontabël dhe shoqëria audituese njoftojnë organizatën profesionale të

ekspertëve kontabël për ndryshimin e informacionit të detyrueshëm për publikim dhe të regjistruar në regjistrin publik sapo ndryshimi të ketë ndodhur.

2. Regjistri publik përditësohet menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndryshimin e informacioneve të detyrueshme për publikim.

Neni 31 Gjuha e regjistrit publik

Regjistri publik mbahet dhe publikohet në gjuhën shqipe.

Seksioni IV Etika profesionale, pavarësia dhe sekreti profesional

Neni 32

Etika profesionale dhe papajtueshmëritë 1. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël siguron që anëtarët t’i nënshtrohen

zbatimit të rregullave të parashikuara në kodin e etikës, i cili hartohet në pajtim me kodin e etikës së Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe miratohet nga bordi.

2. Eksperti kontabël i regjistruar mund ta ushtrojë profesionin: a) në mënyrë individuale; b) i grupuar në shoqëri audituese; b) si një ortak/aksionar pjesëmarrës në kapitalin e një shoqërie audituese.” (Ndyshuar me

ligjin 47/2016 dt.28.04.2016) c) i punësuar te një tjetër ekspert kontabël i regjistruar. 3. Funksioni i ekspertit kontabël të regjistruar është i papajtueshëm me çdo angazhim, si i

punësuar, me përjashtim të:

Page 22: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

22

a) rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni; b) ushtrimit të veprimtarisë së mësimdhënies me kohë të pjesshme; c) pjesëmarrjes në seminare, konferenca apo veprimtari të ngjashme me to.

Neni 33

Konflikti i interesit 1. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, gjatë kryerjes së auditimit, duhet të jenë të

pavarur nga personi juridik që auditohet dhe nuk duhet të marrin pjesë në vendimmarrjen e këtij entiteti.

2. Nëse pavarësia e ekspertit kontabël ose shoqërisë audituese cenohet nga kërcënime apo presione, që lidhen me konflikte interesi, si interesi personal, familjariteti, frikësimi apo mosbesimi, eksperti kontabël i regjistruar ose shoqëria audituese duhet të marrë masa mbrojtëse, me qëllim që të pakësojë ose të eliminojë efektin e këtyre rrethanave në kryerjen e auditimit.

3. Nëse shkalla e kërcënimeve, në krahasim me masat mbrojtëse, është e tillë, që të rrezikohet pavarësia, eksperti kontabël i regjistruar ose shoqëria audituese duhet të heqë dorë nga auditimi ligjor.

4. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese nuk duhet ta kryejnë auditimin nëse ekziston ndonjë lidhje, e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, financiare, biznesi ose punësimi ndërmjet ekspertit, shoqërisë audituese, apo rrjetit të audituesve dhe personit juridik që auditohet, kur kjo lidhje shkel pavarësinë e ekspertit kontabël ose të shoqërisë audituese.

4/1. Audituesi ligjor dhe shoqëria e auditimit, krahas auditimit ligjor, mund të kryejë edhe shërbimet e kontabilitetit, shërbimet e rishikimit e të dhënies së sigurisë ose shërbime të tjera, sipas përcaktimeve të bëra për to në standardet dhe deklaratat e Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB), kur ato janë në pajtim me natyrën e profesionit dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në të gjitha këto raste duhet të zbatohen dispozitat e këtij ligji për ruajtjen e pavarësisë dhe shmangien e konfliktit të interesit.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

5. Për shoqëritë e listuara në bursë, bankat ose shoqëritë e sigurimeve, eksperti kontabël ose shoqëria audituese mund të ofrojë, përveç auditimit, edhe shërbime të tjera, që nuk janë auditim ligjor, për sa kohë që një palë e tretë objektive, e arsyeshme dhe e mirinformuar nuk arrin në përfundimin se shkelet pavarësia. Ankimimi, në rast shkeljeje, bëhet pranë bordit, i cili, pasi e shqyrton rastin, vendos për pretendimin e ngritur dhe urdhëron veprimet e mëtejshme.

6. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël siguron që ekspertët kontabël ose shoqëritë audituese dokumentojnë në fletët e tyre të punës së auditimit të gjitha kërcënimet/presionet e konsiderueshme, që lidhen me pavarësinë e tyre, si dhe masat e marra për shmangien e tyre.

7.Tarifa e auditimit ligjor nuk duhet të jetë influencuar apo përcaktuar në funksion të kryerjes së shërbimeve të tjera për njësinë ekonomike të audituar dhe nuk mund të jetë bazuar në ndonjë formë tjetër kushtëzimi.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 34 Konfidencialiteti dhe sekreti profesional

1. Informacionet dhe dokumentet që përdoren ose mbi të cilat merret dijeni nga eksperti kontabël apo shoqëria audituese, gjatë kryerjes së auditimit, mbrohen nga konfidencialiteti dhe sekreti profesional.

2. Rregullat e konfidencialitetit dhe të ruajtjes së sekretit profesional, që lidhen me ekspertët kontabël ose shoqëritë audituese, nuk përbëjnë pengesë për zbatimin e dispozitave të këtij ligji, për zbatimin e standardeve dhe as bien ndesh me kërkesat ligjore të ligjeve të tjera, të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë marrjen e këtyre informacioneve edhe kur ato mbrohen si konfidenciale dhe pjesë të sekretit profesional.

3. Në rast zëvendësimi të ekspertit kontabël ose të shoqërisë audituese, pa përfunduar angazhimi i auditimit ligjor, eksperti kontabël i regjistruar apo shoqëria audituese e zëvendësuar

Page 23: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

23

duhet të vënë në dispozion të pasardhësit të gjithë evidencën përkatëse të auditimit të mbledhur, në lidhje me atë entitet.

“Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton rregullat për transferimin e informacionit, në rastet e zëvendësimit të audituesit ligjor ose të shoqërisë audituese, pa përfunduar angazhimi i auditimit ligjor.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

4. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, që ka ndërprerë angazhimet në një auditim të caktuar, ose një ish-ekspert kontabël ose ish-shoqëri audituese, do të vazhdojnë t’u nënshtrohen dispozitave të pikave 1 e 2 të këtij neni, në lidhje me auditimet e kryera.

Neni 35

Pavarësia dhe objektiviteti 1. Pronarët, ortakët ose aksionarët e një shoqërie audituese, si dhe anëtarët e organeve të

drejtimit apo administrimit të kësaj shoqërie ose të një shoqërie të lidhur me të, nuk lejohen të ndërhyjnë në kryerjen e një auditimi në çdo lloj mënyre, që rrezikon pavarësinë dhe objektivitetin e ekspertit kontabël, që kryen auditimin.

2. Në funksion të ushtrimit të detyrës se vet, eksperti kontabël i regjistruar ka të drejtën: a) të marrë dokumente dhe të bëjë verifikime; b) të marrë deklarata nga drejtuesit e shoqërisë për çështjet që i nevojiten; c) të heqë dorë apo të refuzojë kryerjen e një angazhimi.

Neni 36 Rregullat e auditimit

1. Rregullat për programin dhe kohën e punës përcaktohen në mënyrë që të sigurohet respektimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit.

2. Për shërbimin e auditimit ligjor, organizata profesionale e ekspertëve kontabël i paraqet bordit treguesit, në lidhje me afatet kohore të auditimit ligjor.

Seksioni V

Standardet e punës dhe raportimi i auditimit

Neni 37 Standardet e auditimit

1. Ekspertët kontabël dhe shoqëritë audituese i kryejnë auditimet në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit.

2. Standardet ndërkombëtare të auditimit përkthehen dhe publikohen në gjuhën shqipe, në pajtim me politikën e përkthimit të bordit të standardeve ndërkombëtare të auditimit e dhënies së sigurisë (IAASB) të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC).

3. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël siguron përkthimin, përditësimin dhe publikimin në kohën e duhur të standardeve ekzistuese, të standardeve të reja ose atyre të rishikuara.

Neni 38

Sistemet e dhënies së sigurisë për cilësinë 1. Sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë përfshin dy hallka:

a) kontrollin e cilësisë, që organizohet brenda shoqërisë së auditimit; b) kontrollin e cilësisë, që organizohet nga organizata profesionale e ekspertëve

kontabël, përmes një komiteti të pavarur, në përbërje të të cilit ka ekspertë kontabël dhe persona që nuk e ushtrojnë profesionin.

“b) kontrollin e cilësisë që organizohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Bordi i Mbikëqyrjes Publike mund të delegojë kryerjen e kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, tek organizata profesionale e audituesve ligjorë. Organizata profesionale e audituesve ligjorë duhet të përmbushë këto kritere:

i) të demonstrojë që ka kapacitetet e duhura për të kryer këtë detyrë;

Page 24: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

24

ii) të shqyrtojë çështjen e konfliktit të interesit para çdo kontrolli cilësie. Bordi mbikëqyr këtë proces dhe revokon delegimin, kur e vlerëson të nevojshme.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016) 2. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese i nënshtrohet një sistemi kontrolli, që ka për

qëllim dhënien e sigurisë për cilësinë e punës audituese. 3. Personat që ushtrojnë kontrollin e cilësisë duhet të jenë ekspertë kontabël, ndërsa

anëtarët e komitetit të cilësisë mund të jenë edhe persona, që nuk e ushtrojnë profesionin dhe persona të tjerë, që kanë arsimin profesional e përvojën e duhur në auditim e raportim financiar, të kombinuara këto me kualifikimin specifik për kontrollin e cilësisë.

“3. Personat që realizojnë kontrollin e cilësisë brenda shoqërisë së auditimit duhet të jenë auditues ligjorë.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

4. Sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë organizohet në mënyrë që të jetë i pavarur nga ekspertët kontabël të regjistruar apo shoqëritë e auditimit, të cilat kontrollohen. Ky sistem i nënshtrohet mbikëqyrjes publike, sipas shkronjës “d” të nenit 5 të këtij ligji.

“4. Sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë, që kryhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, nëpërmjet delegimit, organizohet në mënyrë që të jetë i pavarur nga audituesit ligjorë apo shoqëritë e auditimit, të cilat kontrollohen.” (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

5. Rregulla të hollësishme për organizimin e kontrollit të cilësisë, për përbërjen dhe mënyrën e përzgjedhjes së komitetit të cilësisë, si dhe dhënien e sigurisë për cilësinë miratohen nga bordi, sipas propozimit të këshillit drejtues të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

“5. Bordi miraton rregulla të hollësishme për organizimin e kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike jo me interes publik.” (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

“6. Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton metodologjinë e kontrollit të cilësisë për strukturën mbështetëse. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

7. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit, që kryejnë auditime ligjore të njësive ekonomike me interes publik, si dhe të njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, janë objekt i kontrollit të cilësisë nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike apo nga organizata profesionale e audituesve ligjorë në rastet kur kryerja e kontrollit të cilësisë i delegohet kësaj të fundit.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 39 Procedura e kontrollit të cilësisë

1. Përzgjedhja e personave për kontrollin e cilësisë bëhet në bazë të një procedure objektive, e cila jep garanci se nuk ka konflikt interesash ndërmjet kontrollorit dhe ekspertit kontabël ose shoqërisë audituese që kontrollohet.

2. Kontrolli i cilësisë realizohet përmes kontrollit të dosjeve të përzgjedhura të auditimit dhe përfshin një vlerësim të përputhshmërisë me standardet e zbatueshme të auditimit dhe kërkesat e etikës e pavarësisë, të cilësisë dhe sasisë së burimeve të shpenzuara, të tarifave të auditimit të ngarkuara dhe një vlerësim të sistemit të brendshëm të kontrollit të cilësisë të shoqërisë audituese.

3. Kontrolli i cilësisë shoqërohet me përgatitjen e një raporti nga kontrolluesi, që përmban konkluzionet kryesore të kontrollit të kryer. Ky raport i paraqitet komitetit të kontrollit të cilësisë. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet kontrolluesit dhe të kontrolluarit, arbitrimi bëhet nga komisioni i kontrollit të cilësisë, pasi eksperti kontabël i kontrolluar ka paraqitur, formalisht, qëndrimet e tij.

4. Kontrolli i cilësisë kryhet, të paktën, një herë në çdo katër vjet. Për ekspertët e rinj kontabël, me jo më shumë se 5 vjet punë në profesion, ky kontroll kryhet, të paktën, një herë në dy vjet. Auditimi i shoqërive, që janë përshkruar në shkronjën “a” të nenit 41 të këtij ligji, është subjekt i kontrollit të cilësisë çdo tre vjet.

Page 25: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

25

“4. Kontrolli i cilësisë kryhet në bazë të një analize risku, të paktën një herë në çdo tre vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë ekonomike me interes publik, dhe një herë në çdo gjashtë vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë e tjera ekonomike. Për audituesit ligjorë, me jo më shumë se pesë vjet përvojë pune në profesion, ky kontroll kryhet, të paktën, një herë në dy vjet, derisa arrihet eksperienca e kërkuar.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

5. Rezultatet e përgjithshme të sistemit të kontrollit të cilësisë publikohen çdo vit nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël.

“5. Organizata profesionale e audituesve ligjorë raporton çdo vit, pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike, për rezultatet e sistemit të kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, në rastet kur ia ka deleguar bordi. Rezultatet e përgjithshme të sistemit të kontrollit të cilësisë publikohen çdo vit nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

6. Rekomandimet e komitetit të kontrollit të cilësisë duhet të ndiqen për t’u zbatuar nga eksperti kontabël ose shoqëria e auditimit brenda një periudhe kohe të arsyeshme.

“6. Rekomandimet e dhëna në përfundim të procesit të kontrollit të cilësisë duhet të ndiqen për t’u zbatuar nga audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 40 Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar

Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, gjatë ushtrimit të auditimit, ka përgjegjësinë dhe detyrimin e zhdëmtimit të pasojave financiare, që vijnë drejtpërdrejt nga gabimi apo faji i tij në punë. Pa iu shmangur kësaj përgjegjësie, eksperti kontabël apo shoqëria audituese, nga njëra anë dhe klienti i tyre, nga ana tjetër, mund të bien dakord për kufizimin e kësaj përgjegjësie, deri në një shumë të paracaktuar, në letrën e tyre të angazhimit.

KREU V AUDITIMI LIGJOR I PASQYRAVE FINANCIARE, EMËRIMI DHE SHKARKIMI I

EKSPERTIT KONTABËL DHE SHOQËRISË AUDITUESE

Neni 41 Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare

Detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, përpara publikimit të tyre, nga ekspertë kontabël ose shoqëri audituese:

a) të gjitha shoqëritë tregtare, pavarësisht nga forma e tyre, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar;

b) të gjitha shoqëritë aksionare, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit;

c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit, kur në mbyllje të periudhës kontabël tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm:

i) totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 40 milionë lekësh;

ii) shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 30 milionë lekësh;

iii) ka, mesatarisht, 30 të punësuar gjatë periudhës kontabël. “c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat zbatojnë për raportimin financiar

standardet kombëtare të kontabilitetit, kur, në mbyllje të periudhës kontabël, për dy vite radhazi, tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm:

Page 26: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

26

i) totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 50 milionë lekësh;

ii) shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 100 milionë lekësh;

iii) ka, mesatarisht, 30 të punësuar gjatë periudhës kontabël.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 42 Emërimi i ekspertëve kontabël ose i shoqërive audituese

1. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese emërohet çdo vit, nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve, për shoqëritë aksionare, ose nga asambleja e ortakëve, për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar.

2. Shoqëritë tregtare, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të nenit 41 të këtij ligji, janë të detyruara të emërojnë për auditimin ligjor, të paktën, dy ekspertë kontabël, kur këta janë persona fizikë.

“2. Shoqëritë tregtare, të parashikuara në shkronjat “a” e “b”, të nenit 41, të këtij ligji, janë të detyruara të emërojnë për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të tyre, të paktën, një shoqëri auditimi, që ka të regjistruar jo më pak se dy auditues ligjorë; ose dy auditues ligjorë, persona fizikë; një auditues ligjor person fizik dhe një shoqëri auditimi, që ka të regjistruar, të paktën, një auditues ligjor; apo dy shoqëri auditimi, që kanë të regjistruar, përkatësisht, vetëm një auditues ligjor.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

3. Procedurat e emërimit të ekspertit kontabël apo shoqërisë audituese përcaktohen, sipas rastit, nga rregullat për qeverisjen e shoqërive tregtare, nga ligjet përkatëse, kur shoqëritë veprojnë në sektorë të rregulluar, ose nga autoritetet e mbikëqyrjes së tyre apo aktet që rregullojnë funksionimin e tyre.

4. Autoritetet mbikëqyrëse të tregjeve të rregulluara me ligj të veçantë mund të parashikojnë kritere apo provime shtesë, që duhet të përmbushin ekspertët kontabël, që auditojnë personat juridikë të mbikëqyrur prej tyre.

5. Eksperti kontabël, që është person fizik dhe eksperti kontabël apo ortaku kryesor në një shoqëri audituese, që është eksperti kontabël përgjegjës për kryerjen e auditimit, në emër të shoqërisë së auditimit, duhet të zëvendësohet për kryerjen e auditimit brenda një periudhe maksimale prej 7 vjetësh nga data e caktimit si ekspert kontabël dhe mund të rimarrë pjesë në auditimin e shoqërisë pas mbarimit të një afati kohor prej, të paktën, dy vjetësh.

6. Dispozitat e parashikuara në këtë nen nuk zbatohen në rast se ligji i fushës, që rregullon persona juridikë të caktuar, ka parashikuar ndryshe.

Neni 43

Auditimi ligjor i pasqyrave financiare të konsoliduara Në rastin e auditimit ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara të një grupi

sipërmarrjesh, eksperti kontabël i regjistruar i grupit: a) mban përgjegjësi të plotë për auditimin e pasqyrave financiare të konsoliduara dhe

raportin e auditimit; b) kryen kontroll të auditimit, të bërë nga ekspertët kontabël të regjistruar të tjerë, si edhe

në një juridiksion tjetër, për qëllimet e auditimit të grupit.

“Neni 43/1 Raporti i auditimit

Kur shoqëria e auditimit kryen auditim ligjor, raporti i auditimit do të nënshkruhet dhe datohet nga, të paktën, njëri prej audituesve ligjorë që kryejnë auditimin ligjor në emër të shoqërisë audituese.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Page 27: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

27

Neni 44 Shkarkimi dhe dorëheqja

1. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese mund të shkarkohet përpara përfundimit të auditimit vetëm kur ka arsye të mjaftueshme. Papajtueshmëria e mendimeve për trajtimet kontabël, raportimin financiar ose procedurat e auditimit nuk përbëjnë arsye të vlefshme për shkarkim.

2. Bordi i mbikëqyrjes publike është autoriteti i shqyrtimit të ankesave për rastet e shkarkimit të ekspertit kontabël të regjistruar apo shoqërisë audituese nga shoqëria tregtare, përpara përfundimit të angazhimit të auditimit ligjor.

3. Shoqëria tregtare, subjekt i auditimit të pasqyrave financiare dhe eksperti kontabël apo shoqëria audituese, subjekt i një kërkese për shkarkim, në mënyrë të pavarur, informojnë organizatën profesionale të ekspertëve kontabël dhe japin shpjegime të mjaftueshme për arsyet. Për çdo rast të paraqitur, organizata profesionale i përgatit një relacion bordit, për shkarkimin gjatë kohës së angazhimit të auditimit ligjor.

4. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, në rast dorëheqjeje nga detyra e auditimit, njofton, me shkrim, organizatën profesionale për motivet e dorëheqjes. Në këtë rast, funksionin dhe përgjegjësinë e ndërmjetësimit apo shqyrtimit të konfliktit për rastin e ka kryetari i këshillit drejtues të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

KREU VI

DISPOZITA TË POSAÇME PËR AUDITIMIN E DETYRUESHËM

TË SHOQËRIVE TË LISTUARA, BANKAVE DHE SHOQËRIVE TË SIGURIMEVE DISPOZITA TË POSAÇME PËR AUDITIMIN LIGJOR

TE NJESIVE EKONOMIKE ME INTERES PUBLIK (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 45

Raporti për transparencën Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, që kryen auditimin ligjor të shoqërive të listuara

në bursë, bankave dhe shoqërive të sigurimeve, “njësive ekonomike me interes publik” brenda tre muajve pas mbylljes së vitit financiar, publikon në faqen zyrtare të internetit një raport për transparencën, ku përfshihen të paktën:

a) përshkrimi i strukturës ligjore dhe i pronësisë; b) përshkrimi i rrjetit, kur shoqëria e auditimit i përket një rrjeti; c) përshkrimi i strukturës drejtuese të shoqërisë së auditimit; ç) përshkrimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm të cilësisë së shoqërisë së auditimit; d) informacioni për kryerjen e kontrollit të fundit të cilësisë; dh) lista e shoqërive të listuara në bursë, të bankave dhe shoqërive të sigurimit“njësive

ekonomike me interes publik”, për të cilat është kryer auditimi ligjor gjatë vitit të fundit nga shoqëria e auditimit;

e) deklaratat e praktikave të pavarësisë së shoqërisë audituese; ë) deklarata për politikën e ndjekur nga shoqëria audituese, për kualifikimin e vijueshëm

profesional të ekspertëve kontabël të regjistruar; f) informacioni financiar, në të cilin tregohet rëndësia e shoqërisë së auditimit, përfshirë

qarkullimin, gjithsej, të ndarë në të ardhurat nga tarifat e auditimit ligjor, nga tarifat për shërbimet e tjera, nga këshillimet tatimore dhe shërbime të tjera joauditimi.

“g) informacion në lidhje me bazat për shpërblimin e ortakëve të angazhimit.” (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 46

Page 28: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

28

Komiteti i auditimit të personave juridikë 1. Shoqëritë e listuara në bursë, bankat dhe shoqëritë e sigurimeve “njësive ekonomike

me interes publik”,kanë një komitet auditimi, të përbërë nga disa ose të gjithë anëtarët joekzekutivë të organit administrativ ose anëtarët e bordit mbikëqyrës të entitetit. Të paktën njëri nga anëtarët e komitetit të auditimit është i pavarur dhe ka njohuri në kontabilitet ose auditim.

2. Komiteti i auditimit, përveç sa parashikohet në dispozita të tjera, kryen këto funksione: a) monitoron proceset e raportimit financiar; b) monitoron efektshmërinë e kontrollit të brendshëm të entitetit, auditimin e brendshëm; c) angazhon dhe mbikëqyr auditimin ligjor; ç) rishikon dhe monitoron pavarësinë e ekspertit kontabël ose të shoqërisë audituese. 3. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese raportojnë çdo vit përpara komitetit të

auditimit për çështjet më të rëndësishme, që dalin nga auditimi ligjor dhe ndihmojnë komitetin në përmbushjen e detyrave të tij.

4. Shkronjat “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni nuk janë të zbatueshme për bankat e licencuara në Republikën e Shqipërisë.

Neni 47

Pavarësia 1. Përveç detyrimeve të tjera, të parashikuara në këtë ligj, eksperti kontabël ose shoqëria

audituese, që kryen auditimin ligjor të pasqyrave financiare të një shoqërie të listuar, banke apo shoqërie sigurimesh: “njësive ekonomike me interes publik”,

a) konfirmon çdo vit pavarësinë e vet nga subjekti i audituar; b) paraqet çdo vit pranë komitetit të auditimit shërbimet e tjera shtesë, që i ka ofruar

subjektit të audituar; c) diskuton me komitetin e auditimit mbi kërcënimet për pavarësinë dhe masat mbrojtëse

të sigurisë, të marra kundrejt tyre. 2. Eksperti kontabël ose ortaku kryesor në auditim, që kryen auditimin ligjor, në emër të

një shoqërie audituese, nuk ka të drejtë të pranojë ose të kryejë funksione të rëndësishme drejtimi në entitetin e audituar, pa kaluar një periudhë kohe prej, të paktën, dy vjetësh nga koha kur ka dhënë dorëheqjen si ekspert kontabël ose drejtues kryesor në auditim.

“2. Audituesi ligjor ose ortaku kryesor, që kryen auditimin ligjor në emër të një shoqërie auditimi, nuk ka të drejtë të pranojë ose të kryejë funksione të rëndësishme drejtimi në njësinë ekonomike të audituar pa kaluar një periudhë kohe prej, të paktën, një viti, ose, në rastin e auditimit të njësive ekonomike me interes publik, të paktën, 2 vitesh, nga koha kur ka dhënë dorëheqjen si auditues ligjor ose ortak kryesor nga angazhimi i auditimit.”. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

KREU VII

KONTABILISTI I MIRATUAR DHE SHOQËRIA E KONTABILITETIT

Neni 48 Kontabilisti i miratuar dhe shoqëria e kontabilitetit

1. Shërbimet e kontabilitetit janë përgjegjësi e drejtimit të shoqërive tregtare dhe të subjekteve të tjera, që detyrohen nga ligji ta marrin këtë shërbim.

2. Përveçse përmes punonjësve të angazhuar me një kontratë punësimi, të hartuar në përputhje me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, shërbimet e kontabilitetit mund të realizohen edhe nga persona fizikë, të kualifikuar si kontabilistë të miratuar, ose nga shoqëritë e kontabilitetit, që angazhojnë kontabilistë të miratuar, të cilët janë certifikuar nga Autoriteti i Certifikimit, sipas dispozitave të parashikuara në këtë ligj. Kontabilistët e miratuar mund të kryejnë edhe shërbime të tjera, që nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Page 29: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

29

3. Shoqëritë e kontabilitetit organizohen si shoqëri tregtare, në përputhje me ligjin e fushës dhe duhet të administrohen nga një ose më shumë persona, të cilët janë pajisur me certifikatën e kontabilistit të miratuar.

4. Përveç dispozitave të parashikuara në këtë kre, anëtarët e organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar u nënshtrohen edhe rregullave të statutit apo rregullave të tjera të brendshme. Rregullat e brendshme të organizatës profesionale të kontabilistëve të miratuar miratohen nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve dhe parashikojnë rregulla për vendosjen dhe zbatimin e masave disiplinore.

Neni 49 Kriteret e përzgjedhjes dhe të regjistrimit të kontabilistit të miratuar

Titulli profesional i kontabilistit të miratuar i jepet personit fizik që dëshmon se plotëson këto kritere:

a) është pajisur me një diplomë të shkollës së lartë, sipas parashikimit të shkronjës “d” të pikës 1 të nenit 16 të këtij ligji;

b) ka, të paktën, tre vjet përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme;

c) ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet;

ç) kalon me sukses provimet e aftësisë profesionale.

Neni 50 Provimi i aftësive profesionale

1. Për të fituar titullin kontabilist i miratuar, kandidatët që plotësojnë kriteret e

parashikuara në nenin 49 të këtij ligji, i nënshtrohen provimit të aftësisë profesionale për vetëm dy testet e para, që u nënshtrohen edhe ekspertët kontabël të autorizuar, të parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 18 të këtij ligji.

“1. Për të fituar titullin “Kontabilist i miratuar”, kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 49, të këtij ligji, i nënshtrohen provimit përfundimtar të aftësive profesionale vetëm për testet, të cilave u nënshtrohen edhe audituesit ligjorë, të parashikuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 5, të nenit 18, të këtij ligji.”.

(Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016) 2. Statuti i organizatës profesionale të kontabilistëve mund të parashikojë edhe provime

të tjera, si kusht për anëtarësimin në organizatën respektive.

Neni 51 E drejta e ushtrimit të profesionit

1. Profesioni i kontabilistit të miratuar nga personat, që kanë kaluar provimin e aftësisë profesionale, ushtrohet vetëm pas anëtarësimit të tyre në një organizatë profesionale të kontabilistëve të miratuar, të njohur nga bordi, e cila angazhohet për ndjekjen e standardeve profesionale, cilësisht të larta dhe për zbatimin e një kodi etike, që është në pajtim me kodin e etikës të IFAC-së.

2. Organizmat profesionalë të kontabilistëve të miratuar mbajnë dhe publikojnë regjistrin e anëtarëve, i cili ndahet në katër seksionet e mëposhtme:

a) anëtarë, persona fizikë aktivë; b) anëtarë, persona fizikë joaktivë; c) kandidatë; ç) shoqëri të kontabilistëve të miratuar. 3.Organizmat hartojnë rregullat e tyre të brendshme dhe statutin, i cili është subjekt i

miratimit nga bordi.

Page 30: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

30

Neni 52 Kualifikimi i vijueshëm profesional

1. Dispozitat e këtij ligji, të parashikuara për kualifikimin e vijueshëm profesional të ekspertëve kontabël, duhet të zbatohen nga organizmat profesionalë edhe për kontabilistët e miratuar, për aq sa i takon fushës, për të cilën ata janë testuar, në çastin e hyrjes në profesion.

2. Organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar hartojnë rregullat e brendshme për kualifikimin e vijueshëm profesional, si dhe rregullat për regjistrimin e çregjistrimin e anëtarëve.

Neni 53

Regjistrimi i kontabilistëve të miratuar 3. Regjistrimi i kontabilistëve të miratuar dhe i shoqërive të kontabilitetit, si dhe mbajtja

e regjistrit e përditësimi i tij bëhen nga vetë organizmat profesionalë të kontabilistëve të miratuar.

4. Regjistri mbahet në format elektronik dhe është i hapur për personat e interesuar.

KREU VIII SHKELJET DHE SANKSIONET

Neni 54

Fusha e zbatimit Ky kre zbatohet vetëm për anëtarët e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

Neni 55 Shkeljet

1. Bordi merr masën disiplinore të heqjes së të drejtës për ushtrimin e profesionit, si dhe

vendimin përkatës për çregjistrimin e ekspertit kontabël nga regjistri publik i ekspertëve kontabël në rastet kur:

a) eksperti kontabël i regjistruar, gjatë funksioneve të tij kryen edhe funksionin e të punësuarit apo të tjera, që janë në papajtueshmëri me profesionin e ekspertit kontabël;

b) eksperti kontabël i regjistruar ka bërë kërkesë për çregjistrim, me motivin e fillimit të një veprimtarie të re dhe e ka nisur veprimtarinë e re përpara marrjes së vendimit nga Autoriteti i Regjistrimit, ndërkohë që Autoriteti i Regjistrimit vëren, gjatë shqyrtimit, se veprimtaria e tij e re është e natyrës që u sjell dëm interesave etikë e moralë të profesionit;

c) shërbimet e auditimit të pasqyrave financiare bazohen, në një masë të madhe, te rezultatet e rishikimeve periodike të pasqyrave financiare të përmbledhura dhe të auditimit të brendshëm, që janë kryer nga vetë eksperti kontabël apo shoqëria audituese;

ç) përfshirja e ekspertëve kontabël të regjistruar në shërbime të dhënies së sigurisë për pasqyrat financiare, që përgatiten për qëllime të klientit, kur këto të fundit janë informale dhe të ndryshme nga pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme.

2. Për rastin kur: a) marrja përsipër e misionit është bërë pa respektuar procedurat e emërimit të tij, të

parashikuara nga dispozitat e këtij ligji, si dhe nga rregullat e statutit, merret masa disiplinore e pezullimit të së drejtës së ushtrimit të profesionit nga 1 deri në 2 vjet;

b) vërtetohet se raporti i auditimit nuk bazohet në dokumentacionin, që përmban dosja e auditimit, merret masa disiplinore e pezullimit të së drejtës së ushtrimit të profesionit për jo më pak se dy vjet, deri në heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit;

c) nga rezultatet e kontrollit të cilësisë rezulton vlerësimi “dobët”, merret masa disiplinore e pezullimit të së drejtës së ushtrimit të profesionit nga 1 deri në 3 vjet;

ç) ka mospërputhje të konsiderueshme ndërmjet deklarimit vjetor të kohës, sipas angazhimeve të kryera dhe kohës në dispozicion të llogaritur, duke mbajtur parasysh bashkëpunëtorët dhe të punësuarit e deklaruar, si edhe kur nuk janë deklaruar bashkëpunëtorët e

Page 31: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

31

të punësuarit, merret masa disiplinore e pezullimit të së drejtës së ushtrimit të profesionit nga 1 deri në 3 vjet.

3. Bordi miraton rregulloren për kategorizimin e shkeljeve të tjera, si dhe të masave disiplinore, që zbatohen për secilën kategori.

Neni 55

Shkeljet dhe masat disiplinore

1. Masat disiplinore për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë:

a) vërejtje me shënim në regjistrin publik; b) gjobë; c) pezullim i përkohshëm, për një kohë jo më shumë se pesë vjet; ç) fshirje e përhershme nga regjistri publik, e cila përmban ndalimin, përgjithmonë,

të ushtrimit të profesionit. 2. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, jepet në rastet

kur shkelja e konstatuar nuk plotëson kriteret për marrjen e masave disiplinore të parashikuara në shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij neni.

3. Dënimi me gjobë në masën nga 50 000 - 100 000 lekë jepet në rastet kur audituesi ligjor ka bërë kërkesë për çregjistrim, me arsyen e fillimit të një veprimtarie të re, dhe e ka nisur veprimtarinë e re, që u sjell dëm interesave etikë e moralë të profesionit, përpara marrjes së vendimit nga komiteti i regjistrimit, sipas afateve të parashikuara në rregulloren e miratuar, sipas nenit 29 të këtij ligji.

4. Dënimi me gjobë në masën 50 000 - 200 000 lekë jepet në rast se, në përfundim të procesit të kontrollit të cilësisë, rezulton që puna audituese nuk është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe me kërkesat e këtij ligji e akteve nënligjore.

5. Dënimi me gjobë në masën 50 000 - 150 000 lekë jepet në rastin e mosdhënies së informacionit apo dokumentacionit të kërkuar nga autoritetet përgjegjëse, në kuadër të procesit të kontrollit të cilësisë.

6. Dënimi me gjobë në masën 100 000 - 500 000 lekë jepet në rast të mosndjekjes së rregullave dhe procedurave të auditimit, që kanë sjellë dhënien e një opinioni të mangët ose të gabuar për pasqyrat financiare subjekt auditimi.

7. Dënimi me gjobë në masën 50 000 - 150 000 lekë jepet në rast se nuk respektohen kërkesat e parashikuara nga neni 34, i këtij ligji, për mbrojtjen e konfidencialitetit.

8. Dënimi me gjobë në masën 50 000 - 100 000 lekë jepet në rastin kur informacionet vjetore statutore, të paraqitura pranë organizatës profesionale të audituesve ligjorë, janë të pasakta.

9. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, jepet në rastet kur:

a) ka përsëritje të shkeljes, më shumë se dy herë, të pikave 4, 5, 7 e 8 të këtij neni; b) audituesi ligjor, gjatë funksioneve të tij, kryen edhe funksionin e të punësuarit apo

funksione të tjera, që janë në papajtueshmëri me profesionin e audituesit ligjor; c) marrja përsipër e misionit të auditimit është bërë pa respektuar procedurat e

emërimit të tij, të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji, si dhe nga rregullat e auditimit apo nga statuti;

ç) vërtetohet se raporti i auditimit nuk bazohet në dokumentacionin që përmban dosja e auditimit;

d) nga rezultatet e kontrollit të cilësisë rezulton vlerësimi “dobët”; dh) ka mospërputhje të konsiderueshme ndërmjet deklarimit vjetor të kohës, sipas

angazhimeve të kryera, dhe kohës në dispozicion të llogaritur, duke mbajtur parasysh bashkëpunëtorët dhe të punësuarit e deklaruar, si dhe mosdeklarimin e bashkëpunëtorëve e të punësuarve.

Page 32: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

32

10. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij neni, jepet në rastet kur:

a) shërbimet e auditimit të pasqyrave financiare bazohen, në një masë të madhe, te rezultatet e rishikimeve periodike të pasqyrave financiare të përmbledhura dhe të auditimit të brendshëm, që janë kryer nga vetë audituesi ligjor apo shoqëria audituese;

b) audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit përfshihen në shërbime të dhënies së sigurisë për pasqyrat financiare, që përgatiten për qëllime të klientit, kur verifikohet se këto të fundit janë informale dhe të ndryshme nga pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme;

c) shkelja e përcaktuar në pikën 6 dhe shkeljet e përcaktuara në pikën 9, të këtij neni, përsëriten më shumë se dy herë.

11. Pezullimi i përkohshëm shoqërohet me ndëshkimin plotësues të moszgjedhjes në organet drejtuese të organizatës profesionale ose në organe të tjera, të parashikuara në këtë ligj. Pezullimi mund të jetë i përgjithshëm ose i kufizuar, në një apo disa kategori shoqërish e shërbimesh.

12. Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton rregulloren për procedurat disiplinore, e cila detajon procedurat për fillimin dhe shqyrtimin e shkeljeve disiplinore, përcaktimin e masës së gjobës dhe rastet e ngarkimit të audituesve ligjorë ose shoqërive të auditimit me detyrimin e mbulimit të shpenzimeve të procedurës disiplinore. (Ndyshuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 56 Masat disiplinore

1. Masat disiplinore për ekspertët kontabël dhe shoqëritë e auditimit janë: a) këshillimi; b) qortimi; c) vërejtja me shënim në regjistrin publik; ç) gjobat; d) pezullimi i përkohshëm, për një kohë jo më shumë se pesë vjet; dh) fshirja e përhershme nga regjistri publik, e cila përmban ndalimin përgjithmonë të

ushtrimit të profesionit. 2. Gjobat e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 1 të këtij neni mund të vendosen në

varësi të shkeljes disiplinore, në një shumë, që shkon deri në dhjetëfishin e kuotës vjetore të anëtarësisë. Shumat e marra nga gjobat përfshihen në të ardhurat e organizatës profesionale të ekspertëve kontabël.

3. Pezullimi i përkohshëm shoqërohet me ndëshkimin plotësues të moszgjedhjes në organet drejtuese të organizatës profesionale ose në organe të tjera, të parashikuara në këtë ligj. Pezullimi mund të jetë i përgjithshëm ose i kufizuar, në një apo disa kategori shoqërish e shërbimesh.

4. Eksperti kontabël ose shoqëria e auditimit, si objekt i një ndjekjeje disiplinore, mund të ngarkohet me detyrimin e mbulimit të shpenzimeve të procedurës përkatëse.

Neni 57

Kompetenca në marrjen e masave disiplinore 1. Kompetenca e marrjes së masave disiplinore i takon bordit të mbikëqyrjes publike. 2. Komisioni i disiplinës, i cili funksionon pranë organizatës profesionale të ekspertëve

kontabël, apo çdo person, i cili vihet në dijeni të rasteve, që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, ka të drejtën t’i drejtohet bordit të mbikëqyrjes publike, duke i vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës që vërteton shkeljen.

Page 33: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

33

“Neni 57/1

E drejta e ankimit

Kundër vendimit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit mund të bëjë ankim në gjykatën administrative kompetente, brenda 45 ditëve nga data e njoftimit të vendimit. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 57/2 Shlyerja e gjobave

Në rastin e masës disiplinore me gjobë, audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit duhet të

shlyejë, brenda 2 muajve, masën e gjobës. Në të kundërt, zbatohet masa disiplinore e pezullimit të përkohshëm, deri në çastin e shlyerjes së saj.”. (Shtuar me ligjin 47/2016 dt.28.04.2016)

Neni 58 Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar

1. Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqëri audituese, pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5 000 000 deri në 10 000 000 lekë.

Vendimi për vendosjen e gjobës merret nga bordi i mbikëqyrjes publike. Vendosja e dënimit administrativ, sipas këtij ligji, nuk ndalon paraqitjen e kallëzimit

penal në prokurori.”.

KREU IX DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 59

Dispozita kalimtare 1. Ekspertët kontabël të autorizuar, që e kanë fituar titullin në përputhje me rregullat e

parashikuara në vendimin nr.150, datë 30.3.2000 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të autorizuar”, të ndryshuar, konsiderohen mbajtës të këtij titulli edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe regjistrohen në regjistrin publik të ekspertëve kontabël.

2. Kontabilistët e miratuar, që e kanë fituar titullin në përputhje me rregullat e organizimit dhe të certifikimit të kontabilistëve, të parashikuara në udhëzimin e Ministrit të Financave, konsiderohen mbajtës të këtij titulli edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe regjistrohen në regjistrin e organizatës profesionale ku bëjnë pjesë.

3. Stazhierët, të cilët e kanë filluar stazhin profesional përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, konsiderohen njësoj edhe në kuptim të këtij ligji dhe vijojnë me përfundimin e stazhit, sipas afateve të parashikuara më parë.

Neni 60 Hartimi i akteve nënligjore

1. Ngarkohet Ministri i Financave që, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të paraqesë për miratim në Këshillin e Ministrave rregullat e organizimit dhe të funksionimit të

Page 34: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

34

bordit të mbikëqyrjes publike, si dhe shpërblimin e anëtarëve të tij dhe, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ketë përfunduar ngritjen e bordit të mbikëqyrjes publike.

2. Ngarkohet Ministri i Financave që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë udhëzimin për rregullat për organizimin dhe funksionim e Autoritetit të Certifikimit dhe, brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ketë përfunduar emërimin e anëtarëve të autoritetit.

3. Ngarkohet Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë udhëzimin për rregullat për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Regjistrimit dhe, brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ketë përfunduar emërimin e anëtarëve të autoritetit.

4. Ngarkohet bordi i mbikëqyrjes publike që, brenda dy muajve nga data e konstituimit të parë të tij, të miratojë të gjitha aktet e parashikuara në këtë ligj, që janë kompetencë e tij.

5. Ngarkohet Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të organizojë funksionimin e tij, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, si dhe të bëjë të gjitha ndryshimet në statut e në rregulloret e brendshme të veprimtarisë së tij, të rregullores së organizimit e funksionimit të bordit të mbikëqyrjes publike dhe autoriteteve të certifikimit e të regjistrimit, si dhe të marrë të gjitha masat, për t’ua kaluar dokumentacionin dhe veprimtaritë përkatëse këtyre organeve.

6. Ngarkohet Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ketë përfunduar procesin e programimit dhe të plotësimit të regjistrit publik të ekspertëve kontabël dhe shoqërive audituese, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

7. Ngarkohen organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të kenë përfunduar procesin e programimit dhe të plotësimit të regjistrit të anëtarëve, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Neni 61

Shfuqizime Vendimi nr.150, datë 30.3.2000 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për

organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të autorizuar”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 62 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 32

Kudo, në përmbajtjen e këtij ligji, bëhen këto ndryshime: 1. Emërtimi “Autoriteti i Certifikimit” zëvendësohet me emërtimin “Komisioni i Provimeve

të Aftësive Profesionale”. 2. Emërtimi “autoritet i regjistrimit” zëvendësohet me emërtimin “komiteti i regjistrimit”. 3. Termi “certifikim” zëvendësohet me termin “testim”. 4. Termat “ekspert kontabël i regjistruar”, “ekspert kontabël” dhe “auditues i jashtëm”

zëvendësohen me termin “auditues ligjor”. Sa herë që në ligjet e posaçme referohet në termat “ekspert kontabël i autorizuar”, “ekspert

kontabël i regjistruar”, “ekspert kontabël” ose “auditues i jashtëm”, referenca vlerësohet si e bërë në termin “auditues ligjor”.

5. Fjala “stazh” zëvendësohet me fjalët “praktikë profesionale”.

Page 35: L I G J - Gosnishtigosnishti.com/wp-content/uploads/2016/05/Ligji-10091-dt...2 që kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”. 4. “Autoriteti i Certifikimit”

35

Neni 33

Dispozita kalimtare

1. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, të zgjedhur në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e bordit të ri.

2. Ministri i Financave miraton anëtarët e rinj të bordit brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

3. Struktura mbeshtetëse e bordit krijohet brenda një muaji, nga konfigurimi i bordit të ri. Deri në krijimin dhe fillimin e funksionimit të strukturës mbështetëse, funksionet e saj kryhen nga organizata profesionale e audituesve ligjorë.

4. Kryetari dhe anëtarët e autoritetit të regjistrimit, të zgjedhur në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e komitetit të regjistrimit.

5. Anëtarët e rinj të komitetit të regjistrimit emërohen brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

6. Kryetari dhe anëtarët e zgjedhur të Autoritetit të Certifikimit, të emëruar në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të Komisionit të Provimit të Aftësive Profesionale.

7. Anëtarët e rinj të Komisionit të Provimit të Aftësive Profesionale emërohen brenda dy muajve nga konstituimi i Bordit të ri të Mbikëqyrjes Publike.

8. Deri në ngritjen e strukturave të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, kontrolli i cilësisë do të vazhdojë të kryhet sipas sistemit ekzistues, përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

9. Stazhierët, të cilët e kanë filluar praktikën profesionale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vijojnë me procedurat e praktikës profesionale, të parashikuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

10. Kufizimet e ripërtëritjes së mandateve të organeve të drejtimit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë llogariten që nga koha kur organi përkatës është ngritur dhe ka funksionuar për herë të parë. Anëtarët e organeve të zgjedhura të organizatës profesionale të audituesve ligjorë përfundojnë mandatin, sipas afateve të parashikuara në këtë ligj.

11. Për të siguruar vazhdimësinë në përbërjen dhe punën e Këshillit Drejtues të Organizatës Profesionale të Audituese Ligjorë, pas përfundimit të mandatit aktual, tre prej anëtarëve të Këshillit Drejtues, të përcaktuar me short, u shtyhet mandati për një periudhë 2-vjeçare.

Neni 34

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të

miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 2, pika 23, dhe 4, pika 9, të ligjit. 2. Ngarkohet Bordi i Mbikëqyrjes Publike që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij

ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4/1, pika 3; 17, pikat 5 e 6; 18, pika 11; 19, pika 3; 25, pika 7; 34, pika 3; 38, pikat 5 e 6; dhe 55, pika 12, të ligjit.

3. Ngarkohet organizata profesionale e audituesve ligjorë që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 12, të ligjit.

Neni 35

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet e parashikuara në

nenin 21, të këtij ligji, zbatohen për herë të parë mbi raportimin financiar të vitit 2016.