93
Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 1 PROCESVERBAL SEANCËN E DREJTON ZËVENDËSKRYETARJA E KUVENDIT VALENTINA LESKAJ (Seanca filloi në orën 10:45) Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës së datës 17.09.2015. 2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. 1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave Armatosura Republikës Shqipërisë”, të ndryshuar”. 2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar””. 3. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”. 4. Projektligji “Për sektorin e gazit natyror”. 5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për punën detare” 2006”. 6. Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit formës “BOT”(ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI BUOY MOORING)”, shumicë e thjeshtë. 7. Projektligj “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” (për votim). 8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 9. Projektligji “Për identifikimi elektronik(vazhdon shqyrtimin)

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

1

PROCESVERBAL

SEANCËN E DREJTON

ZËVENDËSKRYETARJA E KUVENDIT

VALENTINA LESKAJ

(Seanca filloi në orën 10:45)

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës së

datës 17.09.2015.

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara

në Kuvend.

1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe

autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të

Forcave të Armatosura të Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar”.

2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për

metrologjinë”, të ndryshuar””.

3. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.

10273, datë 29.04.2010 “Për dokumentin

elektronik”.

4. Projektligji “Për sektorin e gazit

natyror”.

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës

së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës

Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për punën

detare” 2006”.

6. Projektligji “Për miratimin e kontratës së

koncesionit të formës “BOT”(ndërtim,

shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit

MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet

Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe

shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI

BUOY MOORING)”, shumicë e thjeshtë.

7. Projektligj “Për shtesa dhe ndryshime në

ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi Rrugor i

Republikës së Shqipërisë” (për votim).

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të

ditës.

9. Projektligji “Për identifikimi elektronik”

(vazhdon shqyrtimin)

Page 2: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

2

Valentina Leskaj – Kolegë deputetë, zini

vendet që të fillojmë seancën, sepse kemi ditë të

gjatë sot.

Atëherë, fillojmë seancën.

Ftohet media të hyjë në sallë.

(Pasi lexon rendin e ditës.)

Vazhdojmë me miratimin e procesverbalit

të seancës plenare të datës 17.09.2015.

A ka ndonjë mendim nga kolegët deputetë?

Nuk ka.

Miratohet.

Çështja e dytë: njoftim për projektligjet e

depozituara në Kuvend.

Në mbështetje të nenit 44, pika 3 e

Rregullores së Kuvendit, ju njoftoj se në

Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar këto

projektligje nga Këshilli i Ministrave:

Projektligji “Për shqyrtimin e ligjit nr.

8291, datë 25.02.1998 “Kodi i Etikës së

Policisë””.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin

nr. 9062, datë 08.05.2003 “Kodi i Familjes””

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin nr. 9695, datë 19.03.2007 “Për

procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të

Birësimit”, i ndryshuar”

Projektligji “Për legjitimitetin e personave

që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione

politike”.

Ju njoftoj se projektligji “Për identifikimin

e elektronik dhe shërbimet e besuara”, i

parashikuar për sot në rend dite, shtyhet në

seancat pasardhëse, sepse vazhdon shqyrtimi në

komisione.

Në vijim, në mbështetje të nenit 46 të

Rregullores, ju njoftoj për deputetët që kanë

regjistruar emrin për diskutim në seancën e

sotme.

Për projektligjin “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 64 / 2014 “Për pushtetet dhe

autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të

Forcave të Armatosura të Republikës së

Shqipërisë” kanë depozituar emrat këta deputetë:

Spartak Braho, Xhemal Qefalia, Arben Çuko,

Keltis Kruja, Flamur Noka, Arben Ristani.

Për projektligjin “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për

procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,

të ndryshuar”, kanë regjistruar emrat deputetët:

Anastas Angjeli, Ervin Koçi, Evis Kushi, Artan

Gaçi, Blerina Gjylameti, Ervin Bushati, Antoneta

Dhima, Erion Braçe, Sherefedin Shehu, Edmond

Spaho, Jorida Tabaku, Igli Cara, Jozefina

Topalli, Sali Berisha, Liljana Elazi, Astrit Veliaj,

Florjon Mima, Ridvan Bode, në emër të grupit.

Për projektligjin “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për

metrologjinë”, të ndryshuar””, kanë depozituar

emrat Pirro Kapurani, Eduard Shalsi dhe Genc

Ruli.

Për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin

nr. 10273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin

elektronik” , nuk ka emra të regjistruar.

Për projektligjin “Për sektorin e gazit

natyror” kanë regjistruar emrat Gjovalin Kadeli,

Namik Kopliku, Besnik Bare dhe Gert Bogdani.

Për projektligjin “Për aderimin e

Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të

Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për

punën detare” 2006” kanë depozituar emrat;

Erieta Alhysa, Taulant Balla, Klodiana Spahiu,

Omer Mamo, Aldo Bumçi, Sali Berisha, Jozefina

Topalli dhe Albana Vokshi.

Për projektligjin “Për miratimin e kontratës

së koncesionit të formës “BOT”(ndërtim,

shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit

MBM, Porto Romano, Durrës, ndërmjet

Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe

shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI

BUOY MOORING)” kanë depozituar emrat:

Ervin Bushati, Gentian Bejko, Gjergji Papa.

Pastaj janë diskutimet për çështjet jashtë

rendit të ditës.

Atëherë, fillojmë me çështjen e parë të

rendit të ditës:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin 64/ 2014, “Për pushtetet dhe autoritetet

e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të

Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

A ka pyetje?

Atëherë, fjalën e ka deputeti Spartak

Braho, në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së.

Më falni, zoti Braho, renditja nga

sekretaria nuk është bërë e saktë, sepse zoti

Qefalia ka kërkuar fjalën dhe pastaj fillojmë në

emër të grupeve.

Zoti Qefalia.

Xhemal Qefalia - Të nderur kolegë,

Ky projektligj, aktualisht, ka pësuar disa

ndryshime, pasi Gjykata Kushtetuese e ka

rikthyer edhe një herë, duke shfuqizuar disa nene

të tij. Pikat e shfuqizuara janë esenciale për

Page 3: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

3

ushtrimin e veprimtarisë drejtuese dhe

komanduese mbi forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë. Ky projektligj synon

përshtatjen e tyre, në përputhje të plotë, me

vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Cilat janë disa nga gjërat më kryesore, të

cilat Gjykata Kushtetuese i ka rikthyer për t’i

riparë edhe një herë, të cilat janë reflektuar në

draftin e sotëm?

Është riformatuar edhe një herë pika 2 e

nenit 9, e cila përcaktonte se Presidenti i

Republikës, në kohë paqeje, ushtronte drejtimin

e Forcave të Armatosura nëpërmjet

Kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në

kohë lufte i drejtonte vetë Forcat e Armatosura,

nëpërmjet Komandantit të Forcave të

Armatosura. Reflektimi që është bërë, pas

shpalljes së këtij vendimi, i njeh tashmë

Presidentit të Republikës të drejtën për t’i

drejtuar Forcat e Armatosura në kohë lufte

drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të

Forcave të Armatosura.

Një ndryshim tjetër, i cili është reflektuar

pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është edhe

nxjerrja në rezervë dhe në lirim e komandantit të

Forcës Tokësore, Ajrore dhe Detare.

Të nderuar kolegë,

Në fakt, nuk po ndalem në anën teknike

për të demonstruar se çfarë ndryshimesh kanë

ndodhur në draftin dhe ligjin e paraqitur, por po

ndalem në disa probleme, të cilat janë vënë re

kohët fundit për të evidentuar punën konkrete që

po bën Ministria e Mbrojtjes.

Forcat e Armatosura të Republikës së

Shqipërisë, të inkuadruara në Aleancën e

Atlantikut të NATO-s, vazhdojnë ëtë përmbushin

detyrimet që kanë në kuadrin e kësaj aleance.

Kjo pasqyrohet jo vetëm në veprimtarinë e

përditshme, por edhe në angazhimet e saj, në

stërvitjet e përbashkëta me vendet aleate, por

edhe misionet e tyre.

Tashmë, rezultatet janë shumë pozitive dhe

kjo ka ardhur në saj të punës së ushtarëve,

oficerëve, gjeneralëve, shefit të Shtabit të

Përgjithshëm të Ushtrisë, po, pa dyshim, edhe

aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministres

Kodheli, e cila ka bërë një reformim tërësor të

kësaj trupe, duke filluar, së pari, me hartimin

kuadrit të nevojshëm ligjor për funksionimin

kësaj force.

Por të mos harrojmë, të nderuar kolegë,

qytetarë dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura

se nga viti 2008 deri në vitin 2013 është punuar

me një kuadër ligjor, të miratuar që në kohën kur

ministër ishte zoti Majko. Pra, është bërë një hop

cilësor për normimin e punës dhe funksionimin e

Forcave të Armatosura.

Efikase ka qenë edhe ndjekja në dinamikë e

aktiviteteve të FA-ve duke e bërë ushtrinë

shqiptare dinjitoze në krah të partnerëve tanë

ndërkombëtarë. Ne duhet të ndihemi krenar të

gjithë, pa dyshim edhe opozita, sepse kemi

arritur t’i ngremë Forcat e Armatosura në këtë

standard. Por është për të ardhur keq që disa

segmente të caktuara nga opozita, fatmirësisht jo

të gjithë mundohen të hedhin baltë dhe akuza të

ndryshme dhe disa herë bajate, siç janë

moskryerja e detyrave funksionale, apo

përfshirja në trafikun e drogës apo, akoma më

keq, politizimi që u është bërë gjoja FA-ve.

Po ç’politizim ka bërë zonja Kodheli, kur

nuk ka nxjerrë asnjë individ FA-ve? Në fakt, ka

pasur brenda FA-ve njerëz, të cilët janë

angazhuar në qeverisjen e kaluar, madje kanë

dalë edhe në tribunat e ministrave apo të

Kryeministrit, duke bërë propagandë politike.

Faktet janë konkrete. Qytetarët dhe pjesëtarët e

Forcave të Armatosura janë njohur kohët e fundit

me një ish-gjeneral, them ish- gjeneral, sepse ai

paraqiti dorëheqjen dje, i cili nga frëngjia e

Presidentit qëllonte anëtarët e Komisionit të

Sigurisë, duke i akuzuar ata në forma të

ndryshme. Nuk është normale që një gjeneral të

fillojë e të godasë politikanë. Natyrisht, është në

të drejtën e tij që t’i heqë spaletat, të shkojë të

votohet në popull dhe të ulet këtu përkrah e

pastaj të marrë nishan kë mendon ai. Kjo është

një gjë shumë e rëndë, e cila e ngarkon

Presidentin e Republikës për të mbajtur një

qëndrim të caktuar. Unë nga kjo foltore gjej

rastin ta përshëndes Presidentin që e detyroi

gjeneralin të japë dorëheqjen dhe të mos i shkojë

mendja më për manovra taktike, që janë bërë për

ta ruajtur përsëri këtë gradë. “Po kush e ka

fajin?” pyet ai? Fajin e kanë anëtarët e

Komisionit për Sigurinë. Jo, zotëri, në

Komisionin e Sigurisë ka ish-ministra, edhe nga

e majta, edhe nga e djathta, ka gjeneralë, ka ish-

prokurorë, ka ish-komandant garde. Ai ka

atakuar zotin Çuko. Çfarë i thotë? Zoti Çuko

është i vetmi ushtarak që në vitin 1997, kur

Page 4: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

4

ushtria u shkërmoq, e mbajti repartin pa e

braktisur, prandaj pozicioni i tij politik ndoshta

herët ose vonë mund të jetë krah opozitës së

sotme.

Le t’i lëmë Forcat e Armatosura të

përmbushin misionin e tyre, duke realizuar të

gjitha objektivat që kemi si vend partner!

Si anëtar i Komisionit për Sigurinë nuk

mund të rri pa thënë diçka edhe për sulmin që

bëhet ndaj Policisë së Shtetit. E theksoj ndaj

Policisë së Shtetit, ndaj Policisë shqiptare të

Shtetit. Nuk habitemi pse e sulmoni ministrin

Tahiri, është në të drejtën tuaj, këtë e keni bërë

edhe kur keni qenë në opozitë, madje edhe e keni

atakuar duke e çuar edhe në gjykatë, duke e çuar

edhe në prokurori. Është në të drejtën tuaj ta bëni

këtë. Habitem pse nuk e bëni përsëri. Përse nuk e

çoni përsëri në prokurori? Ka dy gjëra pse nuk e

çoni në prokurori: ose ju nuk besoni te drejtësia e

te prokuroria, ose faktet nuk qëndrojnë. Ka

shumë mundësi të jetë kjo e dyta.

Për të qenë i sinqertë deri në fund, kur kam

parë emisionet televizive të këtyre dy-tre muajve

të fundit, edhe unë kam kujtuar që vërtet

Shqipëria është e mbushur me kanabis, por kur

kam ndjekur drejtpërdrejt, jo Kryeministrin, as

ministrin, sepse ju opozita nuk e besoni këtë,

ambasadorë, kur kam dëgjuar shifra e fakte nga

Guardia di Financa, jam bindur vërtet që kjo

është një luftë e përhershme. Kjo është një luftë

që ka zvogëluar 8 herë të përmasave të drogës.

Ky është realitet. Nuk mund ta mohoni! Nuk dua

të them që kjo është normale, kjo është një luftë

dhe përpjekje e pandërprerë.

Për këtë, të nderuar kolegë, më lejoni të

mos citoj as Edi Ramën, as Saimir Tahirin, por të

citoj se ç’thotë Departamenti Amerikan i Shtetit

vit pas viti.

Në vitin 2012 Departamenti i Shtetit në

raportin përfundimtar thotë: “Trafikantët e

drogës e përdorin Shqipërinë si një vend transit

dhe grupet e organizuara të grupeve kriminale

shqiptare janë të njohura tashmë që janë të

përfshira në të gjitha tregjet europiane të

heroinës”.

Në vitin 2013, kur deri në muajin shtator

drejtonit ju, Departamenti i Shtetit, jo Saimir

Tahiri, shkruan: “Shqipëria është një vend transit

për heroinën afgane, që futet në Europën

Perëndimore, dhe shërben si një portë kyçe për

shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën”.

Çfarë thotë Departamenti Amerikan i

Shtetit tani, në qeverisjen e kësaj maxhorance, në

vitin 2014? “Sasia e lëndës narkotike e

sekuestruar dhe ai i arrestimeve është rritur në

mënyrë drastike. Kjo mund t’i atribuohet

bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe partnerëve

rajonalë, veçanërisht njësisë italiane të

mbikëqyrjes, me një vullnet të madh nga ana e

politikanëve shqiptarë dhe e zyrtarëve ligjzbatues

për të përballuar trafikantët e drogës. Në këtë

faktor ndikoi edhe një valë e madhe

operacionesh dhe arrestimesh.”

Pra, këtë e thotë shumë mirë Departamenti i

Shtetit, nuk e thotë Kryeministri, nuk e thotë

ministri i Brendshëm.

Të nderuar kolegë,

Çfarë kërkohet sot nga opozita? Kërkohet

që ajo të bëjë minimalen e asaj që bënim ne dje

kur ishim në opozitë. Po ju sjell një shembull të

thjeshtë. Në operacionin e Lazaratit u vra një

punonjës police, që me të drejtë Presidenti e

shpalli hero. Ku ishte opozita? Në këtë takim

mortor ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit

e shoqërisë dhe të forcave politike, vetëm

përfaqësues të opozitës nuk kishte, madje lideri i

opozitës Basha, sapo mëson për një vrasje ose

vdekje, urgjentisht niset e shkon. Ndërsa atë ditë

ishte për të ardhur keq, nuk kishte asnjë

përfaqësues të opozitës.

A ju kujtohet, të nderuar kolegë të opozitës,

kur kishit raste të tilla, opozita shqiptare ishte në

krah? A ju kujtohet Edi Rama që ishte në krah të

Sali Berishës kur ndodhi ngjarja e Gërdecit? A ju

kujtohet sa komisarë e oficerë janë tradhtuar dhe

ne ishim atje të gjithë së bashku si komision.

Ishim atje për të përcjell mesazhin që ndaj

fenomeneve të tilla duhet të jemi bashkë. Ju në

gjithë politikën që bëni nuk arrini dot në

përfundimin se çfarë duhet bërë, por keni mbetur

vetëm te një pikë: të japë dorëheqjen zoti Tahiri.

Ky është shqetësimi juaj më i madh, sepse këtu

realizoni ju aspiratën tuaj. Nuk tregoni asnjë

rrugë për të bashkëpunuar, madje ka deputetë, që

tregojnë se ka aq e kaq hektarë të mbjellë me

drogë. Bëhuni bashkëpunues me Policinë e

Shtetit!

Dua ta mbyll duke e krahasuar Policinë e

Shtetit të vitit 2015 me policinë që trashëguam.

Unë kam diskutuar në këtë foltore, madje e kam

ngritur zërin lart për braktisjen që i keni bërë ju

Policisë së Shtetit. A ju kujtohen policët tuaj që

Page 5: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

5

lëviznin me biçikletë me thasë me patate nga pas,

ndërsa sot jo. E ndiejnë qytetarët, e ndiejmë edhe

ne deputetët, edhe pse nuk na vjen mirë që tani

respektohen rregullat. Sot, vetëm komisariati

dixhital ka bërë të mundur që policia të jetë në

veprim dhjetëra e dhjetëra herë më shpejt.

Ndaj, të nderuar kolegë, miqësisht ju bëj

thirrje që për çështje të sigurisë kombëtare, siç

është edhe ligji i sotëm, për çështje që kanë të

bëjnë me luftën e kriminalitetit, të bëhemi

bashkë, sepse kjo është në interes të Shqipërisë.

Valentina Leskaj – Fjalën e ka zoti Braho

në emër të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Spartak Braho – E nderuar zonja drejtuese

e seancës, nënkryetare e Kuvendit,

Të nderuar kolegë,

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa

në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit

e të komandimit të Forcave të Armatosura të

Republikës së Shqipërisë”, vjen për shqyrtim për

shkak të disa shfuqizimeve që ka bërë Gjykata

Kushtetuese.

Ky ligj është mjaft i rëndësishëm për

fushën dhe funksionimin kushtetues të Forcave

të Armatosura, pasi mirëpërcakton pushtetet dhe

autoritetet përgjegjëse të komandimit dhe të

drejtimit të tyre.

Ky ligj njëkohësisht është miratuar në

qershor të vitit 2014, si pjesë përbërëse e paketës

ligjore “Koha dhe procesi” të reformimit të

Forcave të Armatosura, proces i cili mundësoi

një qasje më të plotë me praktikat më të mira

europiane dhe detyrimet e veprimet e ndërmarra

në kuadër të aleancës së NATO-s.

Qëllimi parësor i ligjit është përcaktimi më

i qartë i autoriteteve të komandimit të Forcave të

Armatosura, i përgjegjësive, i roleve dhe i

funksioneve të institucioneve e organeve të

përfshira në sigurimin e mbrojtjes kombëtare të

Republikës së Shqipërisë, zbatimin e parimit

demokratik të kontrollit dhe drejtimit civil mbi

forcat e armatosura, si dhe përcaktimin e

niveleve strategjike dhe operacionale të

përgjegjësive për drejtimin e tyre në kohë paqeje,

në gjendje të jashtëzakonshme dhe në kohë lufte.

Siç vihet re dhe sanksionohet në ligj, në

hierarkinë e drejtimit dhe të komandimit, merr

pjesë edhe Kuvendi i Shqipërisë, si institucion që

ka rolin qendror në planifikimin, kontrollin,

menaxhimin e përgjithshëm të mbrojtjes

kombëtare, si dhe në përcaktimin e drejtimeve

strategjike të Forcave të Armatosura.

Ndryshimet që paraqiten në këtë projektligj

janë të domosdoshme në veprimtarinë drejtuese e

komanduese mbi Forcat e Armatosura dhe

autoritetet përgjegjëse.

Ky projektligj vjen si rrjedhojë e një analize

të plotë e të qartë edhe mbi efektet që la vendimi

i Gjykatës Kushtetuese dhe hendekut ligjor të

krijuar si pasojë e këtij vendimi, i cili është

detyrues për këdo.

Projektligji synon përshtatje në përputhje

me këto vendime, ndryshimet e të cilave do të

sillnin hapësirë konfonduese në kuptimin e drejtë

dhe në zbatim të kompetencave themelore në

zinxhirin e drejtimit dhe komandimit të Forcave

të Armatosura.

Vlen të theksohet se Komisioni për

Sigurinë Kombëtare, në bashkëpunim të ngushtë

edhe me iniciatorin e këtij projektligji, pra me

Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë shqyrtimit dhe

miratimit në komision, vlerësoi se përfundimet e

Gjykatës Kushtetuese për dispozitat ligjore duhet

të gjejnë zgjidhje ligjore më të mirë të

mundshme, duke evidentuar dhe evituar

paqartësitë dhe konfondimet, si dhe respektimin

maksimalisht të këtyre vendimeve. Për këtë

qëllim gjatë diskutimit të projektligjit në

komision u bënë disa amendamente dhe

përmirësime, të cilat rregullojnë dispozitat

ligjore në strukturën e komandimit dhe të

drejtimit të Forcave të Armatosura.

Për sa i përket nenit 22, pika 3, e të tjerë të

ligjit të shfuqizuar tashmë nga Gjykata

Kushtetuese, dispozita të cilat përcaktojnë

autoritetin përkatës gjatë gjendjes së

jashtëzakonshme dhe fatkeqësive natyre në

drejtimin e Forcave të Armatosura, nuk janë

propozuar ndryshime në ligj, sepse është vetë

Kushtetuta që në nenet 170, 173, 174, 175

përcakton qartë kompetencat dhe rregullat e

ndërveprimit të organeve qendrore publike në

rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes

së fatkeqësive natyrore.

Këto kompetenca kanë të bëjnë kryesisht

me vendosjen dhe zgjatjen e gjendjes së

jashtëzakonshme, vendosjen e gjendjes së

fatkeqësive natyrore, si dhe masat që merren për

liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat mund të

kufizohen gjatë këtyre situatave.

Page 6: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

6

Shfuqizimi i këtyre dispozitave nuk ndikon

në zbatimin e ligjit nr.64, pasi përgjegjësia për

këto raste tashmë shpërndahet sipas zinxhirit të

komandimit të përcaktuar në ligj.

Gjykoj që ky projektligj arrin plotësisht

qëllimin duke qenë në përputhje me ato

vlerësime që ka bërë Gjykata Kushtetuese, si dhe

do të sigurojë zbatimin e duhur të tij.

Së fundi, duke vlerësuar edhe një herë

rëndësinë e këtij projektligji për të pasur një

qasje me praktikat më të mira të vendeve anëtare

të NATO-s, duke ju siguruar se respekton çdo

dispozitë kushtetuese, ju ftoj jo vetëm në emër të

Komisionit të Sigurisë, por edhe në emër të

Grupit Parlamentar të LSI-së për ta miratuar atë.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Faleminderit, zoti

Braho!

Fjalën e ka zoti Keltis Kruja.

Keltis Kruja – E nderuara zonja drejtuese

e seancës,

Të nderuar kolegë,

Sot, pas një viti, i rikthehemi për të

diskutuar përsëri për ligjin “Për pushtetet dhe

autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave

të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Në fakt, këto ndryshime që keni sjell sot

janë detyrim për t’i pasqyruar në ligj pas

vendimit që Gjykata Kushtetuese mori pikërisht

në shqyrtim për të parë kushtetutshmërinë e këtij

ligji me kërkesën e Presidentit të Republikës.

Para një vitit, deputetët e opozitës në

Komisionin e Sigurisë, por edhe në këtë sallë

argumentuan çdo ndryshim që kemi përpara, se

në mënyrë të dhunshme, me forcën e kartonëve

dhe arrogancën e pushtetit po uzurponit

kompetencat e Presidentit të Republikës, të

shprehura shumë qartë në Kushtetutë. Në atë

kohë se ç’na jepnit ca argumente që as ju vetë

nuk i rendisnit dot logjikisht, sepse, në fakt, nuk

ishin argumente. Vetëm një gjë kishte rëndësi:

urdhri i komandantit suprem ishin e ç’ishin

kompetenca mbi Forcat e Armatosura t’i kalojnë

atij dhe kjo duhej bërë me patjetër, paçka se

ekzekutohej Kushtetuta mu në lule të ballit.

Asgjë fare nuk është!

Në fakt, thelbi i atyre që miratuat atëherë,

ka rënë, sepse ishin pikërisht këto nene, ku me

një egërsi dhe me një ngut të paparë i rrëmbyet

Presidentit të Republikës me një ligj, të drejtat

dhe kompetencat, që ia sanksionon Kushtetuta në

germë dhe në frymë.

Kur në një vend anëtar të NATO-s, ku

ministri dhe Kryeministri vrapojnë t’i rrëmbejnë

me lloj-lloj marifetesh, kompetencat Presidentit

të Republikës, si të ishin plaçka kusarësh, për t’u

ndarë sipas qejfit, ky është një turp i madh për

qeverinë dhe sigurisht, njollë e madhe për

Shqipërinë para partnerëve!

Bërja e ligjeve me vetëdije të plotë, qartazi

në shkelje të plotë të Kushtetutës, vetëm e vetëm

për të kënaqur etjen e një njeriu për pushtet pa

kufi, maninë për të kontrolluar çdokënd dhe

babëzinë për të futur duart kudo, është kthyer

tashmë në tipar dallues të kësaj maxhorance.

Është kjo babëzi dhe kjo arrogancë, në raport me

qytetarët dhe me shtetin ligjor, që na ka çuar këtu

ku jemi sot. Sot shqiptarët janë më të varfër se

asnjëherë në këto vite dhe po marrin rrugët e

Europës me gjithë kanë e çfarë nuk kanë, sepse

në vendin e tyre të fusin në burg, kur je i varfër

dhe s’ke mundësi të paguash, ndërkohë që shumë

prej tyre, me keqardhje i dëgjon të thonë se

pranojnë të rrinë në burg aty ku janë, por në

Shqipëri nuk kthehen më.

Nuk duhet të ketë trishtim më të madh për

asnjë nga ne, si politikanë dhe aq më shumë për

Kryeministrin e vendit, kur dëgjon të flasë

kështu, popullin e tij.

I dëgjoi Edi Rama qytetarët e tij? Ai shkoi e

hapi një ekspozitë me ato që i quan piktura, mu

atje, ku shqiptarët prej 2 vjetësh janë dyndur për

të kërkuar azil. Nuk ka fyerje më të madhe për

shqiptarët e për kalvarin e tyre, por edhe

karagjozllëk më të madh për një kryeministër,

s’mund të ketë!

Ekonomia po shkon çdo ditë e më shumë

drejt rrënimit, ndërkohë që Kryeministri krekoset

nëpër gjithfarë forumesh e seminaresh, duke u

eglendisur me muhabete për kokërr të qejfit dhe

më e forta është se këtë e quan reformë, madje

edhe të suksesshme. Në buxhetin e shtetit

mungojnë 200 milionë dollarë. Kontrabanda e

cigares po lulëzon nga miqtë dhe ortakët e

qeverisë, ndërsa rrugëve të Tiranës pleq e fëmijë

që shesin cigare me kuti kartoni në dorë për

bukën e gojës, janë fshehur, sepse kanë dalë

tatimorët për të luftuar evazionin fiskal.

Edi Rama ndërton dhe bën punime private

edhe në zyrë, edhe në sarajet e veta, pa fatura, pa

Page 7: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

7

gjë prej gjëje, por ai që shet misra, duhet të

pajiset me kasë fiskale, sepse po bëjmë shtet.

Habilajt e kushërinjtë e tjerë të qeverisë

mbjellin e korrin qindra e mijëra rrënjë kanabis,

madje ruhen edhe me forca të armatosura, por ata

që kanë dalë të shesin 1 arkë me domate në

rrugë, të gjejnë vrimë e të futen, sepse do të

bëjmë shtet, do të bëjmë reforma.

Edi Rama dhe Ilir Meta janë sot nën akuzë

për grabitjen e qindra milionë eurove në aferat

tashmë të njohura të CEZ-it, por çmimi i

energjisë për shqiptarët rritet dhe sigurisht, kush

nuk ka mundësi ta paguajë, e dini vetë se çfarë i

ndodh. Shyqyr që kemi hequr dënimin me

vdekje!

Ministri i Brendshëm sot është nën akuzë

për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafikun e

lëndëve narkotike. Është provuar se me makinën

e tij kanë lëvizur brenda dhe jashtë kufijve

Habilajt e tij, të cilët janë të njohur dhe të

survejuar nga policia shqiptare, madje edhe nga

policitë partnere, si trafikantë ndërkombëtarë

droge.

Po ministri çfarë thotë?

“E kam shitur makinën”, thotë. Më pas del

që e ka përdorur përsëri ai dhe familjarët e tij dhe

që makina figuron akoma në emër të tij. Pastaj

thotë se e ka shitur, por nuk e ka shitur dot me

letra, se ashtu është një muhabet. A e kuptoni se

në çfarë gjendje kemi arritur, apo jo?

A e kuptoni se në çfarë derexheje e keni

çuar ju Policinë e Shtetit sot?

Ministri i Brendshëm e ka vënë makinën e

tij personale në shërbim të trafikantëve dhe thotë:

“Ku di gjë unë se çfarë bëj unë?”

E kam dëgjuar shpesh nga kjo foltore të

sulmojë opozitën dhe të thotë se opozita po

sulmon policinë dhe nuk po e lë të punojë.

Policinë nuk po e lënë të punojë trafikantët, që

keni emëruar në postet kyçe dhe lidhjet kriminale

të ministrit të Brendshëm. Ne e kemi mbështetur

dhe e mbështesim policinë pa asnjë rezervë, në

çdo aspekt të përmbushjes të misionit të saj, por

ne nuk do të pajtohemi kurrë dhe do të

denoncojmë me forcë çdo rast të inkriminimit të

policisë, duke qenë të bindur se kjo është

mbështetja më e mirë për të. Sot, mbështetja më

e madhe për Policinë e Shtetit, është largimi i

Saimir Tahirit nga pozicioni i ministrit të

Brendshëm. Vetëm kështu punonjësit e policisë

do të punojnë të qetë, pa u merakosur se ata, të

cilët po i luftojnë, madje duke rrezikuar edhe

jetën, hanë e pinë me ministrin dhe bredhin me

makinën e tij.

Sigurisht, nuk pres që Tahiri të tregohet kaq

i përgjegjshëm, sa të japë dorëheqjen, sepse

përgjegjshmëria e tij mbaroi ditën që pranoi të

ndante makinën e tij me Habilajt, por pres që Edi

Rama të flasë këtu, sa më shpejt, për këtë

skandal, sepse në fund të ditës sa më shumë

kalon koha, aq më shumë rritet përgjegjësia dhe

shtohen dyshimet edhe për të. Një kryeministër

normal në marrëdhënie normale me një ministër,

do t’i kërkonte dorëheqjen pas përfshirjes në një

skandal të tillë, përndryshe i bie, të jetë edhe vetë

brenda, ndërkohë që kanabisi ka pushtuar çdo

cep të Shqipërisë dhe çdo ditë po kapen nga

partnerët tanë ngarkesa që nisen nga Shqipëria.

Natyrisht, po pres me kërshëri të madhe,

edhe prononcimin e Kryetarit të Kuvendit për

përfshirjen e ministrit të Brendshëm në këtë

skandal ndërkombëtar të trafikut të drogës, sepse

herë të tjera ka qenë shumë kreativ, në lidhje me

ministrin. Nuk e di si do t’i konsiderojë Meta

bëmat e fundit të Tahirit, por nuk do të çuditesha

aspak, nëse ai do t’i quajë një tjetër dekoratë në

gjoksin (tashmë të shpartalluar), të ministrit të

Brendshëm. Në fund të fundit, duke i ngulur

dekorata të tilla në gjoks Tahirit, Iliri largon

sadopak vëmendjen, nga shpina e tij e kërrusur

së tepërmi nga hallet e së fundi, edhe nga pesha e

milionave të CEZ-it.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka deputeti

Flamur Noka dhe më pas, zonja ministre.

Flamur Noka – Sot, pas kaq e kaq kohësh,

i rikthehemi...

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Me laps në dorë Ilir, se këtë punën e lapsit,

e keni problem ju të maxhorancës.

Pimë ujë Ilir, se uji është i shëndetshëm. Të

paktën të pimë ujë ne, se qytetarët e Tiranës pa

ujë i kemi lënë tani.

Projektligji që po shqyrtojmë sot, vjen pas

kaq kohësh për rishqyrtim në Kuvend, vjen në

një kohë kur ne ju bëmë me dije se është një ligj

absurd, i pabazuar në asnjë parim dhe shkelmon

çdo rregull, është antikushtetues, uzurpues, pra

ishte një projektligj shkatërrues për Forcat e

Armatosura.

Jua thamë nëpër komisione, jua thamë edhe

në disa seanca, por etja për pushtet, etja për të

Page 8: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

8

rrëmbyer gjithçka, për të rrëmbyer çdo pushtet, e

bëri Edi Ramën të mos pyesë për zërin e opozitës

dhe për zërat e ushtarakëve, të cilët nuk ishin

dakord me këtë ligj dhe të na sillte këtë

projektligj për ta votuar këtu.

Sigurisht, me këtë projektligj

shkatërroheshin Forcat e Armatosura,

shkatërrohej karriera e Forcave të Armatosura

dhe drejtimi i tyre, nëse ky ligj do të hynte në

fuqi, ashtu sikundër e kishit kërkuar dhe sikundër

e votuat.

Fatmirësisht, sot jemi në kushte dhe në

rrethana të tjera dhe kjo fatmirësi nuk është fare

prej jush, por falë detyrimit që keni pasur për të

respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i

cili ua hodhi në kosh këtë projektligj, që e

shndërronte ushtrinë në ushtri politike. Ta

shndërrosh ushtrinë e NATO-s në ushtri politike,

këtë mund ta bënte vetëm Edi Rama dhe s’mund

ta bënte askush tjetër. Kështu që mos e zgjasni

sikur sot keni bërë ndonjë transformim të madh

dhe rrënjësor në këtë projektligj, por keni bërë

thjesht, pikë për pikë implementimin e vendimit

të Gjykatës Kushtetuese, për ta sjellë në binarët

normalë këtë projektligj, por kjo nuk është çudi,

sepse prej jush pritet gjithçka, siç keni vazhduar

të shkatërroni dhe të uzurponi çdo pushtet, siç

keni vazhduar të harbuar të shkatërroni çdo

ligjshmëri dhe çdo segment ligjor në çdo cep të

pushtetit tuaj, edhe këtu nuk ndryshoni.

Sigurisht, do të doja që sot të kishim këtu

edhe Kryeministrin, edhe kryetrafikantin, që

është në qendër të skandaleve prej kaq kohësh,

por me sa duket,as njëri, as tjetri nuk kanë

guxuar të vijnë këtu të përballen, sepse sot

çështja e ditës, megjithëse këtë ligj e ka

rregulluar Gjykata Kushtetuese, nuk është ky

ligj. Sot çështja e ditës është trafiku, trafikantët

dhe kryetrafikanti, njeriu i skandaleve, që e ka

emrin Saimir Tahiri, që për ju është ministër,

ndërsa për ne dhe për qytetarët e këtij vendi, nuk

mund të jetë më ministër, sepse e kemi thënë dhe

e themi vazhdimisht: ne nuk mund të pranojmë

të bëjë as fjalime, as retorika, këtu, në këtë

parlament, që është tempulli i fjalës së lirë dhe i

ligjit dhe ligjshmërisë, një njeri që duhet të ishte

përballë ligjit, si trafikant.

Do të thoni ju se po e akuzojmë shumë (siç

e tha edhe parafolësi). Nuk po e akuzojmë,

Xhemal, as atë as ndonjë tjetër. Ne e kemi

paralajmëruar para shumë kohësh këtë që po

ndodh dhe kemi kaq ditë që ju themi të vërtetën

dhe vetëm të vërtetën: në këtë vend hashashi dhe

droga mbisundojnë, që bandat e trafikut të

hashashit dhe të gjitha drogave janë të lidhura

me kryetrafikantin, që duhet të ishte aty, por që

nuk ka guxuar të vijë dhe më pas, me kapon e tij,

që është edhe shefi juaj.

A mund të më thoni, të dashur kolegë, a do

të kishte mundësi në ndonjë vend të botës të

rrinte ministri qoftë edhe 1 minutë në atë karrige,

në momentin kur jo vetëm opozita, por qoftë

edhe 1 medie apo 1 qytetar i atij vendi, të nxirrte

dhe të bënte publik një skandal të përmasave të

tilla, si ky i sotmi?

Minimumi çdo drejtues do të jepte

dorëheqjen dhe do të shkonte para drejtësisë. Pse

nuk guxon? Sepse është i zhytur kokë e këmbë,

sepse është i kapur prej fyti, sepse është njeri i

inkriminuar.

Keni kërkuar fakte? Ja ku i keni. E mbani

mend kur në fillimet e pushtetit tuaj Kryeministri

juaj thoshte: “Unë nuk shkarkoj asnjë ministër,

por do të shkarkoj çdonjërin, që bën skandal”. Po

a ka njeri të zhytur në skandale më shumë se ky?

Është zverdhur tani që erdhi, është bërë si fytyrë

e vrerosur. A ka ndonjë në 25 vjet demokraci në

këtë vend që të jetë i etiketuar, si i tillë dhe të

jetë i përfshirë në çdo skandal? Nuk ka.

A ka njeri, që ka gënjyer, si ky zotëria

këtu? A e dëgjuat se çfarë tha në një emision

televiziv? Ai tha se e kishte shitur makinën, por

duke qenë se i detyrohej Argitës dhe Shkëlzenit

lekë me vendim gjykate, kishte bërë shmangie.

Ai e tha me gojën e vet këtë.

Po ta kishte bërë këtë një qytetar i thjeshtë i

këtij vendi, çfarë do të kishte gjetur? Burg dhe

vetëm burg! Ndërsa zotëria këtu, ky kryetrafikant

i vendit, po kapardiset në atë karrige.

Çfarë bëri tjetër? Tha se e kishte shitur dhe

deklaroi kohën e shitjes. Ja ku janë të dhënat e

sistemit TIMS, se i kemi bërë dhe do t’i bëjmë

publike, për të gjithë qytetarët e vendit. Ai ka

deklaruar shitjen dhe pasi ka deklaruar shitjen,

më 30.8.2014, është regjistruar vetë

kryetrafikanti, me makinën e trafikut në doganën

e Kapshticës.

Doni data të tjera? Keni datën 16 të po këtij

muaji. Doni data të tjera? Këtu janë të gjitha

datat, kur ky kryetrafikant ka kaluar me makinën,

të cilën pretendon se e ka shitur, por në fakt,

është e tij.

Page 9: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

9

Po e marrim të mirëqenë faktin, se e paska

shitur. Si mund t’i shesësh makinën ti more

zotëri, që je një nga drejtuesit kryesorë të një

institucioni, që mbulon agjencinë ligjzbatuese

nga më kryesoret në vend dhe t’ia lësh në

përdorim një njeriu, i cili është i skeduar, si

trafikant? Ky është personi që pretendon se e ka

blerë makinën, por në fakt ai nuk ia ka shitur,

sepse përveç tij ekzistojnë po në sistemin TIMS

të dhënat, që edhe i ati i tij e ka përdorur këtë

makinë (brenda këtij muaji), për të kaluar jashtë

Shqipërisë, pra ajo makinë është përdorur deri

para 1 muaji nga ky dhe nga familjarët e tij, pra

kjo është makina e tij.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ky

zotëri, ky kryetrafikant, u jep makinën e tij

trafikantëve dhe bashkë me të, edhe imunitetin,

sepse ajo është makina e ministrit. Më thoni

mua, a ka mundësi ta ndalojë dhe ta kontrollojë

një polic makinën e ministrit?

Nëse nuk do të ishte Guardia di Finanza

(policia italiane), ai grup trafikantësh me atë

makinë do të ishte edhe sot e kësaj dite, duke

bërë trafik dhe ky kryetrafikant, do të ishte duke

vjelë të ardhurat e këtij trafiku. Po jua them me

të vërtetë se kjo është. A ka shans ta bëjë këtë një

qytetar tjetër? A ka ndodhur në ndonjë vend – jo

në Shqipëri, në një vend të botës – që ministri të

jetë i kapur me çarkun e trafikut, dhe pastaj të

rrijë këtu e të kapardiset? A mund të ndodhë?

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë s kjo

maxhorancë është e gjitha e kapur peng, sikundër

është i kapur peng nga krimi dhe nga kriminelët,

sikundër është i kapur peng nga trafikantët e

drogës ky këtu, kjo fytyrë e vrerosur, e po ashtu

është i kapur edhe ky tjetri këtu, që mungon.

Është i kapur për fyti nga krimi, prandaj

nuk guxon. Prandaj nuk guxon t’i thotë: “Ik!

Shko para drejtësisë!”. Ndaj ju mbani

shëmbëlltyrë të ligjit paligjshmërinë,

shëmbëlltyrë të luftës kundër krimit njeriun e

krimit, ndaj ju mbani shëmbëlltyrë të luftës

kundër drogës trafikantin e drogës, ndaj ju mbani

për ministër këtë njeri juve. Sepse këta janë të

kapur. Ju pranojeni! Ju mbajeni, dhe ta gëzoni,

por ju siguroj që ditët do t’i keni të numëruara.

Dhe i keni të numëruara sepse sot nuk ka

shqiptar që mund ta pranojë më këtë ministër.

Sot nuk ka shqiptar që e njeh këtë për ministër.

Do të vijë shumë shpejt dita – me këtë

arrogancë me të cilën Kryeministri po mbron

trafikun, trafikantët dhe kryetrafikantin në këtë

karrige – do0 të vijë shumë shpejt dita kur s’do

të ketë më shqiptar që ta pranojë as Edi Ramës

për Kryeministër e as t’ju pranojë juve si

maxhorancë. Sepse shqiptarët nuk mund të

votojnë që të qeverisen nga trafiku dhe

trafikantët. Shqiptarët nuk mund të votojnë dhe

nuk mund të pranojnë të qeverisen nga krimi dhe

nga kriminelët. Shqiptarët nuk mund të pranojnë

që bandat e krimit të diktojnë çdo vendimmarrje

dhe çdo lëvizje të ministrit të Brendshëm,

gjithashtu edhe të Kryeministrit. Ndaj po ju

them: ju vazhdoni me arrogancë! Kapardisuni

përpara qytetarëve, por një gjë dijeni: e shikoni

këtë fytyrë të vrerosur? Nuk ka homolog që

mund ta pranojë në takim si të barabartë dhe të

diskutojë më me këtë për luftën kundër trafikut

të drogës dhe kundër krimit.

Jua kemi thënë dhe po jua themi, sepse të

gjithë kancelaritë evropiane, të gjithë partnerët

tanë e kanë dosjen sa është ky në këmbë, mal të

mbushur me dokumente dhe me fakte të

përfshirjes së tij si ushtar i krimit dhe kapo i

trafikut.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Po, zoti Qefalia për

replikë.

Xhemal Qefalia – Në fakt, unë nuk doja të

bëja replikë me zotin Noka, por doja të isha më i

saktë për opinionin publik. Unë nuk citova zotin

Tahiri e as Kryeministrin Rama. Unë citova

Departamentin Amerikan të Shtetit, për vitin

2014, që detyrohem ta citoj edhe një herë:

“Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara

dhe i arrestimeve është rritur në mënyrë drastike

në vitin 2014”

Është rritur në mënyrë drastike.

“Kjo mund t’i atribuohet bashkëpunimit

mes Shqipërisë dhe partnerëve rajonalë,

veçanërisht me njësitë italiane të mbikëqyrjes

dhe një vullneti më të madh nga politikanët

shqiptarë dhe zyrtarët ligjzbatues”.

Këtë citova unë, jo Saimir Tahirin dhe Edi

Ramësn.

Faleminderit!

(Debat në sallë)

Valentina Leskaj – Ju lutem, zoti Noka!

Zoti Noka, ju lutem respektoni Rregulloren e

Kuvendit, gjë që e kërkuat pak më parë për të

tjerët. Sipas Rregullores së Kuvendit nuk ka

replikë për replikë. Besoj se ju e dini mirë këtë.

Page 10: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

10

(Debat në sallë)

Valentina Leskaj – Po. Për procedurë, dy

minuta.

Flamur Noka – Për procedurë.

Tani, zonja drejtuese, u përmend një raport

i paraqitur në 2014-ën, i cili në fakt flet për

2013-ën. Mirë bëri që e përmendi. Por, po ju

them edhe një gjë tjetër. Është po raporti i

partnerëve që thotë se në Shqipëri, sot që po

flasim, bandat e krimit të organizuar janë më të

mirarmatosura se ushtria e Shteteve të Bashkuara

dhe lëvizin lirshëm nëpër qytete.

Pra, është po një raport i tillë që thotë këtë.

thotë se trafiku i drogës sot është problem, dhe

Shqipëria është bërë mbretëria e prodhimit të

hashashit në Europë. Është po prokurori italian, i

cili jo më larg se dje, tha: “Shqipëria është kanal

i trafikut të drogës dhe të armëve.”

Sepse, përveç drogës, tashti na u shtuan

edhe armët. Sepse edhe armët kanë filluar t’i

përcjellin në Itali e në Europë trafikantët e

kryetrafikantit. A janë këto realitete? A janë këto

të vërteta?

A është e vërtetë se sot një shqiptar ndjehet

më i pasigurt se kurrë, dhe se shqiptarët, përveç

arsyeve ekonomike, edhe pasiguria i ka detyruar

të largohen. Shkoni e shikojini formularët që

plotësojnë në Gjermani. Si pikë të dytë, përveç

ekonomisë dhe faktit se janë pa bukë, të gjithë

kanë pasigurinë nga krimi dhe nga bandat e

krimit, të veshura me pushtet dhe të lidhura me

pushtetin.

Ja, ky është realiteti. Në rast se doni të bëni

krahasime me kohën kur ishim ne, po ju them një

gjë: po raporti i Departamentit Amerikan të

Shtetit thotë se Shqipëria, në vitin 2012, nuk

preferohet më si korridor i sigurtë, sepse

trafikantët nuk kanë siguri për trafikun e drogave

dhe po kërkojnë për të gjetur kanale të tjera.

Ky ishte realiteti atëherë. Ky është realiteti

sot. Kjo ndodh sot, sepse ja ku e ke! Fytyra e

vrerosur që rri atje është kryetrafikanti.

Valentina Leskaj – Vetëm për procedurë

nuk ishte kjo. Fjalën e ka ministrja e Mbrojtjes,

zonja Kodheli.

Zonja Ministre, fjala për ju.

Mimi Kodheli – Faleminderit, zonja

Leskaj!

Unë do të flas shumë shkurt, kolegë!

Ky projektligj ose këto ndryshime që vijnë,

të ligjit 64 të vitit 2014 “Për autoritetet e

drejtimit dhe të komandimit të forcave të

armatosura”, në fakt janë në përputhje ekzakte

me përcaktimet që ka dhënë vendimi numër 10 i

Gjykatës Kushtetuese.

Në fakt, pas Kushtetutës, ky është një ligj,

një akt normativ kryesor, mbi të cilin zhvillojnë

veprimtarinë forcat tona të armatosura, pasi

përcakton zinxhirin e autoriteteve të drejtimit

dhe të komandimit të forcave të armatosura dhe

kompetencat e tyre.

Pikat e shfuqizuara nga vendimi numër 10 i

Gjykatës Kushtetuese janë thelbësore për

ushtrimin e veprimtarisë drejtuese dhe

komanduese. Ndërkohë, ndryshimet që sjellim

sot synojnë përshtatjen e plotë me vendimin e

sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, janë bërë edhe dy ndryshime të

vogla në pikën numër 2 të nenit 13, të cilat nuk

kanë të bëjnë me vendimin e gjykatës, por me

implementimin në praktikë të ligjit, dhe do të

shërbejnë për qartësimin e kompetencave të

emërimit, lirimit dhe shkarkimit nga detyra të

personelit civil në strukturat civile të varësisë së

Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të atyre

që gëzojnë statusin e punonjësit civil.

E përsëris, nuk ka pasur asnjë shkelje të

Kushtetutës me ligjin e mëparshëm, as atëherë e

as sot, por plotësimi i vendimeve të gjykatës

Kushtetuese, në ndryshim nga ju që, me shumicë

i keni shkelur ato kur ishit në qeverisje, me

dhjetëra herë, madje disa prej tyre nuk i keni

zbatuar edhe sot, qoftë edhe kur flitet për ish-

pjesëtarë të forcave të armatosura – dhe këtu e

kam fjalën për ish-ushtarakë me status –

megjithatë me pasoja edhe sot. Kjo do të thotë se

ne jemi në respektim të institucioneve

kushtetuese, ndaj dhe kemi ardhur me këto

ndryshime të cilat, e theksoj, zbatohen pikë për

pikë në këtë vendim numër 10 të Gjykatës

Kushtetuese.

Ju ftoj të gjithëve ta votoni.

Ju faleminderit!

Valentina Leskaj – Zoti Berisha për

procedurë.

Sali Berisha – Mendoj se ishte kërkesa më

minimale etike, që zonja të kërkonte ndjesë

publike këtu për ndryshimet antikushtetuese që i

bëri ligjit, vetëm e vetëm që Edvini të bëhej

sulltan, të merrte edhe funksionet kushtetuese të

Komandantit të Përgjithshëm, që i ka Kryetari i

Shtetit.

Page 11: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

11

Ky ligj është hartuar në një kohë kur

ministër i Mbrojtjes ose Kryeministër, ka qenë

zoti Pandeli Majko. Ky ligj është miratuar në atë

kohë. Padyshim...

(Debat në sallë)

Të lutem, mos komuniko me të! Tani

kujtohet e hyn në parlament, dhe...

Mos të na e ndërpresë fjalën.

(Debat në sallë)

Ja! Se si më dukeni sot, si qeveria e Gates.

T’ju them të vërtetën, ë! Si Gate Mamutaj të

gjithë, po gatemamutajt janë burra më të mirë se

ju.

(Debat në sallë)

Vazhdojmë. Pra, ky ligj u miratua nga

maxhoranca socialiste në vitin 2002 ose 2001.

Asnjëri s’e lëvizi. Tetë vite me radhë kreu i

ekzekutivit respektoi rigorozisht kompetencat e

Kryetarit të Shtetit.

Erdhët ju me gjeneralë trafiku dhe i lejuat

vetes ndryshime të tilla të turpshme, ndryshime

të cilat dhunuan Kushtetutën. Ju nuk mund t’i

kaloni kështu! Të paktën një skuzë publike, që u

bë një gabim për të pushtetëruar një njeri,

ambiciet për pushtet të të cilit kanë kufi vetëm

qiellin. Një abuzator që ka krijuar një kabinet si

ky që keni përpara, dhe që nga mëngjesi deri në

darkë, me një furi të papërmbajtur, rend për

pushtet, rend për para.

Një ndjesë publike duhet t’ua bësh

shqiptarëve, zonjë!

Valentina Leskaj – Po, fjalën e ka

Kryeministri.

(Debat në sallë)

Edi Rama – Atëherë, besoj se sot vendimi

më i rëndësishëm lidhet me mbështetjen që ky

Kuvend do t’i japë operacionit rrënjësor kundër

informalitetit. Besoj...

Valentina Leskaj – Ju lutem, zoti Paloka,

mos ndërhyni, sepse diskutimet tuaja

deritanishme nuk kishin asnjë lidhje me rendin.

Edi Rama – Besoj se janë pjekur të gjitha

kushtet që batërdia e njëzet e kusur viteve, e cila

kulmoi me shpartallimin e plotë të çdo forme

shteti në vitet e fundit të qeverisjes së

mëparshme, të marrë fund.

Sot ne jemi të gatshëm ta çojmë me sukses

deri në kryerjen e plotë këtë operacion, që qysh

në hapat e parë na ka dhënë rezultate sa

inkurajuese për të ardhmen, aq edhe dëshpëruese

për të shkuarën.

Po ashtu, jemi të detyruar që të

rishpjegojmë paraprakisht, për të gjithë qytetarët,

atë që nga ana e opozitës është konsideruar si një

gropë e krijuar në të ardhurat e shtetit, sipas tyre,

si pasojë e vjedhjes dhe e korrupsionit.

Faktikisht, së bashku me ekspertët

ndërkombëtarë që asistojnë, por në radhë të parë

me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kemi arritur

në një konkluzion të qëndrueshëm dhe të

përbashkët lidhur me pse-në e mospërputhjes

mes planit tonë të të ardhurave dhe realizimit.

Siç do ta shpjegoj zë për zë, kemi të bëjmë

me një sërë faktorësh që nuk janë të lidhur as me

qeverisjen as me administrimin e të ardhurave.

Së pari, rënia drastike e çmimit të

karburanteve, në veçanti të naftës bruto, por edhe

të karburanteve të rafinuara në tregjet

ndërkombëtare, ka pasur një ndikim shumë të

fortë në disa prej taksave kryesore prej të cilave

gjenerojmë të ardhurat, renta minerare, tatimi

mbi vlerën e shtuar dhe taksat doganore.

Faktori tjetër ka të bëjë me zhvillimet

pozitive në sektorin e energjisë. Një vit më parë

prodhimi vendas ra ndjeshëm si pasojë e situatës

hidrike, fenomen i njohur dhe aspak i parë për

herë të parë vitin e shkuar, dhe kjo u kompensua

me një rritje të fortë të importit të energjisë.

Dihet që TVSH-ja e mbledhur nga energjia

elektrike, kur kjo e fundit importohet është me

një ndikim të menjëhershëm dhe shumë të lartë

për një periudhë të shkurtër kohe në krahasim me

TVSH-në e mbledhur nga energjia e prodhuar në

vend. Këtë vit, krejt ndryshe nga viti i

mëparshëm, përbërja e ofertës së energjisë

elektrike kaloi fort nga importi tek prodhimi

vendas në një afat të shkurtër kohe. Faktikisht,

importi i energjisë elektrike është ulur me 47%

në periudhën janar-shtator.

Ndërkohë që kemi një rritje të

konsiderueshme të prodhimit vendas. Edhe kjo

çoi, patjetër, në një rënie të të ardhurave me

burim Doganat e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë që kompensimi i kësaj rënie nga rritja

e të ardhurave prej TVSH-së nga prodhimi i

brendshëm nuk është i menjëhershëm dhe kërkon

një periudhë kohe më të gjatë.

Së treti, modeli ynë i ri ekonomik, që synon

nxitjen e sipërmarrjeve të reja me kahje nga

prodhimi vendas për të nxitur rritjen e prodhimit

dhe në të njëjtën kohë punësimin ka imponuar

një sërë masash lehtësuese që Qeveria ka marrë,

Page 12: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

12

duke përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

një gamë të gjerë makinerish, pajisjesh dhe

lëndëve të parë bujqësore, si edhe barnash. Ky

fakt ka sjellë një rritje shumë të ndjeshme, të

qëndrueshme dhe të vazhdueshme, e konstatuar

që në vitin 2014, por edhe gjatë këtij viti, të

importit dhe makinerive të pajisjeve të

përjashtuara nga TVSH-ja. Kemi 19.2% rritje të

importit të makinerive, në krahasim me vitin e

shkuar, ku patëm një tjetër rritje të

konsiderueshme, dhe kemi 28% rritje të importit

të lëndëve të para në bujqësi dhe po ashtu edhe të

barnave. Kjo zhvendosje e qëllimshme jep

padyshim një efekt afatshkurtër negativ në të

ardhurat nga TVSH-ja në import. Por që ne kemi

bindjen e konsoliduar së bashku me ekspertizën

ndërkombëtare dhe me misionin e Fondit

Monetar Ndërkombëtar që në një afat të mesëm

kjo mangësi e sotme në të ardhurat do të

rikuperohet.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që ka

ndikuar në disa zëra të caktuar të të ardhurave

ishte rënia e interesave të depozitave me afro

40%, saktësisht 38%, pavarësisht pritshmërive

që ne kishim kur hartuam buxhetin. Kjo ka sjellë

më pak të ardhura nga Tatimi i të Ardhurave

Personale sa ç’ishte planifikuar fillimisht në

buxhet nga ky zë.

Gjithsesi, kjo përbën në pamje të parë kur

shohim të ardhurat, por normat e ulëta të interesit

janë të dobishme në funksion të rritjes dhe

zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu, rënia e konsumit të duhanit nga

njëra anë, rezultat ky i një politike të dëshiruar

dhe të nxitur nga Qeveria, nëpërmjet rritjes së

akcizave të duhanit dhe forcimit të zbatimit të

atyre ligjeve që e shkurajojnë konsumin e

duhanit. Por, nga ana tjetër edhe zëvendësimi i

një pjesë të duhanit të importuar me atë të

prodhuar në vend, ku dihet që praktikisht në

kushtet aktuale mbledhja e taksave nga ky i

fundit është ndjeshëm shumë më e pakët sesa

vetë kapaciteti për të mbledhur taksat nga duhani

i importuar ka qenë një tjetër faktor me rëndësi të

veçantë në këtë impakt.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm kanë qenë

dhe parapagimi i dividentëve në fund të vitit

2014-të, si dhe koha e ndryshimit të derdhjes së

taksave kombëtare që ka një efekt negativ të

përkohshëm me rreth 20 milionë dollarë. E

përkthyer në shifra konkrete ja ku është

faktikisht gropa e zezë e vjedhjes, e korrupsionit,

e mashtrimit.

2.3 miliardë mungojnë për shkak të uljes së

çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet

ndërkombëtare, 1.3 miliardë mungojnë për shkak

të uljes së importit të energjisë elektrike, 1.2

miliardë mungojnë për shkak të uljes së normave

të interesit, 730 milionë mungojnë për shkak të

lehtësive fiskale në importimin e makinerive dhe

lëndëve të para për biznes. 500 milionë

mungojnë për shkak të uljes së importeve

ushqimore. Ndërkohë që kemi një të dhënë

shumë inkurajuese, si rezultat i politikës së

ndjekur, me 44% rritje të eksporteve bujqësore të

prodhimit vendas, një rritje e prodhimit vendas

që ka balancuar uljen në importe me 500 milionë

lekë. 2.2 miliardë lekë mungojnë për shkak të

kompesimit të TVSH-së me sistemin e ri, gjë që

në të shkuarën as që mund të imagjinohej, - ju e

mbani mend, që të gjithë e mbajnë mend shumë

më mirë të gjithë sipërmarrjet - që rimbursimin e

TVSH-së e kishin problemin më madhor në

marrëdhëniet me qeverinë e kaluar.

Faktikisht, sot, bizneseve nuk u mbahet më

ajo që u takon dhe buxhetit nuk i krijohen më

borxhe të fshehura. Ky është një hap themelor jo

vetëm për përmirësimin e klimës dhe të

marrëdhënieve me biznesin, por edhe në rrugën e

shtetbërjes. Një shtet i katandisur në atë pikë ku

ishte katandisur dy vjet më parë, që ju merrte

peng sipërmarrësve paratë, që nuk ju paguante

punët e kryera, që nuk u rimbursonte TVSH-në,

dhe që kreditonte vetveten me borxhe në marra

në mënyrë të dhunshme, nuk është shtet.

2 miliardë lekë të tjera mungojnë për shkak

të ndryshimit procedural në raportimin e taksës

së qarkullimit, karbonit dhe për ambalazhet. Në

thelb kjo nuk është një mungesë reale në të

ardhura, por është një spostim 15 ditë i

regjistrimit dhe raportimit të tyre.

2 miliardë të tjera mungojnë për shkak të

rritjes më të ulët të çmimeve sesa parashikimi.

Ndërkohë që kënga e SHQUP-it thotë se çmimet

kanë arritur në stratosferë, inflacioni faktik sot

është 1.3% nga 2.5 që ishte parashikuar në kohën

e hartimit të buxhetit. Kjo është përsëri një e

mirë në funksion të konsumatorëve.

3.2 miliardë mungojnë për shkak të akcizës

siç thashë, dhe po të shikojmë një zë të vetëm

marrim një indikacion shumë të qartë për një

Page 13: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

13

spostim drejt prodhimit vendas. Kemi 70% rritje

të letrës së cigares.

Të gjitha këto së bashku përbëjnë 15.4

miliardë, 154 milionë euro. Dua ta ritheksoj se

kjo nuk është aritmetika e qeverisë, por ky është

konkluzioni i dakordësuar në bazë të analizave të

bëra qoftë nga grupi ynë i ekspertëve

ndërkombëtarë qoftë nga Fondi Monetar

Ndërkombëtar.

Ndërkohë, në qoftë se do të përdorim të

njëjtën logjikë, dhe do t’i ktheheshim pak viteve

të shkuara, - sepse sot këta flasin sikur deri në

2013 jetonin në një planet tjetër dhe zbritën nga

qielli dhe shikojnë një Shqipëri ku të gjitha

problemet e trashëguara apo plagët e mëdha që i

krijuan vetë i skandalizojnë dhe vënë kujën në

kërkim të një revolucioni demokratik që as

ekziston dhe as ka për të ekzistuar në

imagjinatën e askujt tjetër përveç se të dikujt që

është rritur me teorinë e revolucionit permanent

kur përkundej në djepin e Partisë së dikurshme të

Punës atëherë, në 2009-ën, ju kanë munguar 149

milionë dollarë dhe keni ndërhyrë me akt

normativ. Në 2010-ën ju kanë munguar 273

milionë dollarë dhe keni ndërhyrë me akt

normativ në korrik. Në 2011-ën ju kanë munguar

182 milionë dollarë dhe keni ndërhyrë në korrik

me akt normativ. Në 2012-ën ju kanë munguar

230 milionë dollarë dhe keni ndërhyrë me akt

normativ. Në total, nga 2009-ta në 2013-ën, ju që

tregoni me gisht gropën e madhe që e hapi

qeveria jonë sipas jush, keni pasur një gropë 834

milionë dollarë. Në logjikën tuaj të gjitha këto i

keni në xhepat tuaj. Me logjikën tuaj ju sot jeni

hajduti që bërtet: “Kapni hajdutin”! Me logjikën

tua, ju sot nuk jeni akuzuesit, jeni të

vetakuzuarit.

Por unë nuk do të ndjek fillin e logjikës

suaj. Unë vetëm do të them që ka një ndryshim

themelor mes kësaj shume, arsyet e së cilës unë i

shpjegova në mënyrë të detajuar dhe që lidhen

me çështje që nuk kanë të bëjnë as me

qeverisjen, as me administrimin. Janë 834

milionë dollarë që ju munguan në katër vjet.

Ndërkohë që ne bëmë një plan dhe në plan

na mungonin ato para, si pasojë e konjukturave

ndërkombëtare apo e faktorëve ekstra qeveritarë,

ekstra administrativë. Ju planet tuaja i bënit me

vetëdije të fryra, sepse ju duheshin për të

vazhduar në rrugën e atij rrënimi të financave

dhe të ekonomisë që ua ndaloi populli më 23

qershor të 2013-ës, ku na latë 720 milionë

dollarë borxhe për shiritat e rrugëve, që i latë

rrugëve; për veprat imagjinare që i latë rrugëve;

për sukseset imagjinare që populli shqiptar i

paguan sot e gjithë ditën ku ne jemi në

përfundim të shlyerjes së atij borxhi të madh.

Nga një shtet i zhytur në llumin e borxheve

të marra për të ushqyer armatën elektorale,

ëndrrat e sundimit të përjetshëm, kemi sot një

shtet që këtu brenda vendit nuk i ka borxh asnjë

shqiptari, nuk i ka borxh asnjë sipërmarrjeje. Ky

nuk është ndryshim i vogël.

Ndërkohë, që ta mbyllim me këtë pjesë,

bëjmë një krahasim kokë më kokë. Që njerëzit të

kuptojnë se rënia e të ardhurave në raport me

planin është një gjë, ndërkohë që të ardhurat, si

fakt, në raport me vitin tonë të shkuar dhe me një

vit më parë tuajin, janë rritur në mënyrë të

qëndrueshme. Sot kemi faktikisht 121 milionë

dollarë më shumë se sa në vitin 2014. Kemi 383

milionë dollarë më shumë se në vitin tuaj të ikjes

nga pushteti.

Ndërkohë, për t’ju dhënë tamam hakun që

ju takon, po krahasohemi me vitin tuaj më të

mirë. Viti juaj më i mirë në rritjen e të ardhurave

ka qenë 2012-ta, me rastin e 100- vjetorit të

Pavarësisë. Në raport me 2012-n, ne sot kemi

296 milionë dollarë më shumë, kjo vetëm në

harkun e dy vjetëve, duke pasur parasysh këtu se

çfarë administrate, çfarë bande të korruptuar, të

zhytur në llumin e ryshfeteve, por edhe të një

injorance e brutaliteti të paparë, na

latë trashëgim; duke pasur parasysh se çfarë i

punuat ju biznesit për të krijuar këto të ardhura,

se si u shkonit sipërmarrjeve derë më derë për të

realizuar të ardhurat, se si realizimin e të

ardhurave ju e bënit me borxhe.

Ndërkohë që sot ne i kemi dhënë fund kësaj

praktike; e kemi ndaluar rreptësisht që tatimet

apo doganat të ngrenë telefonin dhe t’u thonë

kompanive: “Hajdeni paguani paraprakisht,

sepse duhet të raportojmë se kam realizuar të

ardhurat”, siç e bënit ju, ku ua merrnit

paraprakisht dhe pastaj i tregonit si arritje.

Megjithatë edhe në kulmin e arritjes suaj, jeni

300 milionë të ardhura mbrapa në dy vjet.

Kështu që këtë kapitull unë e konsideroj të

mbyllur.

Sot parlamenti duhet t’i japë mbështetje

paketës së dakordësuar, edhe me ekspertët

ndërkombëtarë që na asistojnë neve, edhe me

Page 14: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

14

Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të shtyrë me

shpejtësi përpara luftën kundër informalitetit, për

t’i dhënë fund historisë së një vendi, ku njësoj si

në sektorët e tjerë, që ne i kemi trajtuar më parë,

por po marr in primis energjinë elektrike,

shqiptarët janë ndarë nga keqqeverisja: në

budallenj që paguajnë dhe në të përkëdhelur që

nuk paguajnë. Nëse 1%, 2%, 3% nuk paguajnë,

mund të themi që kemi të bëjmë me aktivitet

kriminal, por nëse 30% nuk denjojnë as të

regjistrohen; nëse 50% nuk denjojnë as të marrin

kasën fiskale, atëherë i bie që këtu ne kemi 70%

“budallenj” që regjistrohen dhe 50% “budallenj”

që marrin kasën dhe paguajnë detyrimet.

E pra, kjo qeveri është në krahun e çdo

“budallai” që respekton ligjin, që paguan

detyrimet dhe që fiton atë që i takon. Kjo

qeveri ka qenë, është dhe do të jetë kundër, deri

në frymën e fundit, ndaj çdokujt që i bën të tjerët

për budallenj. Si ç’bëtë me energjinë, vazhdoni

të bëni edhe me informalitetin. Shkoni dhe

asistoni evazorët që nuk paguajnë; dilni nëpër

protesta me ata që thonë: “Ne nuk paguajmë”,

nxitini duke ju thënë përpara se të paguani ju,

këta t’ju japin ato lekët që kanë vjedhur nga

doganat dhe përsëri po atë fund do të keni, si me

energjinë. Shiheni sot një sektor që e latë me 1

miliard borxhe; një kompani që e latë të zhytur

në fundin e humnerës, në prag të falimentit, por

edhe të kolapsit energjetik për këtë vend.

Sot, njerëzit e kanë kuptuar mesazhin, kanë

kontribuuar dhe janë përfshirë masivisht në

skemën e pagesës. Kompania, për herë të parë në

historinë e saj, nuk kërkon para nga buxheti i

shtetit për të kompensuar vjedhjet e autorizuara

nga qeveria qorre, shurdhe, përkundrazi paguan

detyrimet. Kompania ka filluar të paguajë

detyrimet tatimore, ka filluar të investojë nga të

ardhurat e saja, për të fuqizuar rrjetin e

shpërndarjes, që në pjesën e saj më të madhe e

latë, siç e la komandanti i anëtarit të fundit të

Partisë së Punës që ka ngelur në këtë parlament,

të cilin e keni ju.

Lufta kundër informalitetit nuk kthehet

mbrapa dhe ato amnistitë ju mund t’i bëni për

SHQUP-in, mund t’i bëni për t’u hedhur hi syve

atyre që sytë nuk i kanë hapur, që janë pas jush,

por mbajini për vete. Amnistinë ne nuk e njohim.

Ne nuk do të amnistojmë asnjë biznes. Kush i ka

detyrime këtij populli, do t’ia kthejë një më një.

Kush do t’u shmanget detyrimeve, do të marrë

atë që parashikon kjo paketë mbështetjeje, e cila

nuk është paketë mbështetjeje për qeverinë; nuk

është paketë mbështetjeje për të rritur të ardhurat

që qeveria të vijë këtu dhe të krenohet, por është

paketë mbështetjeje për çdo qytetar; për çdo

familje; për çdo subjekt që në këtë vend bën

sipërmarrje në bazë të ligjit, që paguan detyrimet

dhe që nëse ka të drejtë, të kërkojë uljen e tasave,

që t’i krijohet mundësia për të rritur rrogat. Ulje

taksash dhe rritje rrogash si ato që bënit ju, me

kosto kaq të madhe lënë pas, ne nuk bëjmë.

Ndryshe nga ju, ne nuk i tradhtojmë fëmijët e

këtij vendi, ndryshe nga ju, ne nuk blejmë të

ardhme për të siguruar të tashmen, ne nuk

marrim borxh të ardhmen e fëmijëve të këtij

vendi, për të sunduar dhe për të kakarisur në

foltoren e parlamentit apo nëpër ato foltoret,

rrugë-rrugë-rrugë, në çdo metër katror ku ju

hidhnit asfalt. Ne këtë nuk kemi për ta bërë!

Prapë këtu do të jemi, do të vijmë prapë këtu në

vitin 2017 dhe, siç e morët në 2015-n përgjigjen

për të gjithë atë nxitje të kusarisë, të hajdutërisë,

të vjedhjes së energjisë elektrike, do ta merrni

edhe për këtë të informalitetit. Njësoj! Më keq!

Ju siguroj që do ta merrni edhe më keq, sepse

nuk është e mundur, nuk ekziston, që një parti

politike, e cila do të qeverisë dhe që deri dje ka

qeverisur vendin, të bëjë thirrje haptazi: “Mos u

regjistroni, mos merrni kasat, mos paguani

taksat”. Nuk është e mundur që përfaqësuesit e

një partie, që është alternativë qeverisëse, të

dalin nëpër protesta nëpër qytete të ndryshme

dhe të mbështesin gjoja pseudo biznesmenë, të

cilët jo të mbyllin qepenat, por edhe po u

mbyllën mbas qepenave nuk kanë për t’ia dalë

dot ta zmbrapsin këtë operacion. Kush do të

mbajë hapur sipërmarrjen e tij, të vogël apo të

madhe, do t’i paguajë një për një detyrimet.

Kush nuk do paguajë, do të përballet me të gjitha

masat ndëshkuese që parashikon paketa, njësoj si

në çdo vend evropian.

Sa për dijeni, në këto dy vjet, po të shikoni

përsëri shifrat, nuk është ky operacion hapi i parë

që ne bëjmë kundër informalitetit. Ne kemi dy

vjet që luftojmë me informalitetin, por sot janë

pjekur plotësisht kushtet që të hyhet në një fazë

të re. Po të shikoni shifrat, parafytyroni vetëm

kaq: ne kemi çregjistruar 30% të bizneseve që

ishin mos deklarues prej më shumë se 10 vjetësh.

Ju, me paturpësinë lapidare që ju karakterizon,

keni dalë nëpër konferenca shtypi dhe keni

Page 15: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

15

thënë: “Po mbyllen biznese”. Nuk janë mbyllur

biznese, por janë çregjistruar subjekte

mosdeklaruese prej 10 vjetësh, të cilat i mbanit

aty vetëm për të numëruar, kemi kaq e aq

biznese. Dakord!

Sot kemi 34 mijë tatimpagues të rinj, sot që

flasim. Nuk keni parë gjë akoma, absolutisht. Ju

siguroj për këtë. Çfarë do të shikoni kaq vite sa

do të rrini në opozitë, do të habiteni edhe vetë.

Besoj se një ditë të bukur kur të ndaheni

nga ai që rri këtu kot, sepse në fakt duhet të ishte

me ndihmë ekonomike në shtëpi, me asistencë

sociale për pleqëri të tepruar, atëherë do të

pyesni veten: po çfarë kemi bërë ne 8 vjet në

pushtet?!

Si ka mundësi që ndenjët 8 vjet në pushtet

dhe e bëtë shtetin rrumpallën më të madhe që

mund të imagjinojë mendja më e shfrenuar e

dikujt që jeton në mes të Europës?!

Kemi bërë 455 kallëzime për aktivitet të

paligjshëm dhe mashtrim me TVSH-në, për

fshehje të të ardhurave për kontrabandë dhe

mashtrim për abuzime. Dhe 233 punonjës, pa

llogaritur këta, që tani nuk flenë në shtëpinë e

tyre, që i ka kapur operacioni kundër

informalitetit, por 233 punonjës janë dëbuar nga

radhët e administratës tatimore, doganore, sepse

abuzonin me biznesin dhe bënin korrupsion.

Sigurisht që ka ende të tjerë. Sigurisht që kjo

është një betejë, që është vetëm në vazhdim.

Sigurisht që analfabetizmi fiskal, që ju latë pas,

me punonjës tatimorë që nuk kanë haberin se për

çfarë nisen dhe se ku shkojnë, por që dinë vetëm

një gjë: t’u shkojnë te dera bizneseve dhe t’u

marrin pjesën, do kohë që të kurohet. Por,

padyshim ne sot jemi në kushtet kur kura ka

filluar të japë efekte.

Sot, ne kemi marrë një lajm shumë të mirë,

duhet t’ju gëzonte dhe ju normalisht, që

Shqipëria doli nga lista e zezë e vendeve që ishin

nën monitorim për pastrim parash. Kush e futi

Shqipërinë në listën e zezë për pastrim parash?

Ne e futëm, apo ju? Sigurisht që e nxorën nga

lista e zezë politikat tona dhe veprat tona.

Së fundi, vetëm disa shifra, që normalisht

duhet t’ju bënit të skuqeshit, jo nga e qeshura,

sepse ju jeni në një stad aq të avancuar të ndarjes

nga realiteti dhe të nivelit të papërgjegjshmërisë

në gjykim, sa që ju skuqeni kur qeshni, por

normalisht duhet të skuqeshit jo nga e qeshura

dhe duhet të kishit minimalisht mirësinë që të

mos flisnit fare. Parafytyroni që vetëm në

shtator, dhe flasim për shtatorin që s’ka mbaruar

akoma, janë regjistruar 11055 biznese më shumë

sesa në shtatorin e plotë të vitit të mëparshëm.

Sot, krahasuar me shtatorin tuaj, të vitit 2013,

janë regjistruar 11531 biznese më shumë. Pra,

1339% rritje. Përfytyroni vetëm se çfarë situate

keni lënë ju pas. Lëre se çfarë latë pas, por për

çfarë ju është dashur qeveria, për çfarë e keni

dashur ministrinë e financave, për çfarë i keni

pasur gjithë këto struktura? Si është e mundur që

50% të biznesit ta kishit pa kasë ose me kasa që

nuk funksionojnë, pa llogaritur ato çmime që u

vutë në kurriz njerëzve me ato kasa? Tani dalin

dhe thonë janë të shtrenjta kasat. Po kush ua u

vuri çmimet kasave? Kush i caktoi kompanitë?

Kush erdhi këtu në parlament dhe bërtiste ky

është momenti i ndarjes nga informaliteti? Ishit

ju pra.

Në 2014-n, ne kemi pasur një rritje me

120% të kuponëve tatimorë, në raport me 2013.

Ndërkohë që në 2015-n kemi 15 milionë më

shumë kuponë tatimorë se në 2014-n. Sasia e

xhiros, dhe është vetëm fillimi, është rritur me

353 milionë dollarë. E kuptoni ju se çfarë keni

lënë, apo jo? A e kupton, profesor se ata të tjerët

rreth teje vetëm qeshin?

Si përfundim, unë mendoj që të paktën ti

duhet të nisesh për në Gjermani. Je subjekt i

ligjit gjerman. Ti, Llane, edhe për emrin që ke, e

merr padyshim nënshtetësinë gjermane. Se të

bëhesh gjerman nga shqiptar është shumë më e

lehtë se të bëhesh anëtar i PD-së nga anëtar i PS-

së. Nuk diskutohet kjo. Kush e bën atë kapërcim,

s’e frenon më asgjë. Kështu që në këtë pjesë unë

të inkurajoj.

Për sa i përket infomalitetit unë ju siguroj

se ne do ta çojmë deri në fund. Amnistinë

harrojeni!

Ndërkohë shfrytëzoj rastin që t’u them të

gjithë atyre që kanë probleme me mallin, apo me

deklarimet, që të rivlerësojnë vetë, qoftë

gjendjen e magazinave, qoftë deklaratat që kanë

bërë. Ligji ynë parashikon mundësinë e

rivlerësimit për të mos marrë ndëshkimet e

parashikuara në ligj. Të bëjnë vetë rivlerësimin

përpara se t’ua bëjë kontrolli. Në rastin kur

rivlerësimin do e bëjë kontrolli, do të duhet

pastaj të kalojnë në procesin e penalizimeve. Në

rast se e bëjnë vetë përpara dhe i japin shtetit të

gjithë atë që i kanë fshehur gjatë gjithë kësaj

Page 16: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

16

periudhe, nuk kanë asnjë ndëshkim, deri më 31

dhjetor. Por ndërkohë kontrollet do të vazhdojnë

përditë dhe kush do të gjendet i parregullt, do të

përballet me këtë ligj që ne kalojmë sot në

parlament. Kush nuk lëshon kuponin tatimor, do

të paguajë 5 milionë lekë të vjetra. Ndërsa kush

gjendet në kushtet e evazionit nga kompanitë e

mëdha 100 milionë lekë të vjetra. Gjobat sociale,

gjobat edukative, gjobat elektorale i vinit ju dhe

jua patë hairin. Ne jemi në krahun e atyre që nuk

kanë nevojë të paguajnë gjoba, se paguajnë

taksa, nuk kanë nevojë të përballen me ligjin se

respektojnë ligjin, nuk kanë nevojë të presin dhe

vite të tjera se kanë në krah si mbështetje një

qeveri që është qeveria e çdo sipërmarrësi që

paguan detyrimet. Ndërkohë që për ju, sado të

flisni ju, flasin veprat. Sado të këndoni ju këtu,

vajtojnë veprat tuaja. Sado të ulërini ju, decibelët

e veprave tuaja ulërasin me aq shumë herë më

tepër, sa sigurisht keni vetëm një dëgjues,

vetveten. Se njeri tjetër në këtë tokë nuk ju

dëgjon. E sa më shumë të insistoni në këtë të

folur me vete për të mbajtur veten me gajret, aq

më pak shqiptarë do të keni pas. Pas dy vjetësh

fjalët e mia do të përballen prapë me realitetin e

zgjedhjeve.

(I drejtohet një deputeti në sallë) Me ty

besoj që e mbyllëm herën e kaluar! Përsheshin

me lugën e madhe, sepse jeni dy vetë që duhet të

hani me të njëjtin tas, me garuzhdën që të ka

dhënë Shtëpia e Oficerëve. Jepi përsheshit, nuk e

di se sa e ke kuotën sot, sa do flasësh për ta

ngrënë në darkë, apo e ha në mëngjes ti! Nuk e

di kur ta japin, si i kanë oraret, por ju të dyve, ne

të gjithë dhe populli shqiptar jua bën hallall se do

të ushqeheni. Jetoni me atë përshesh, kështu që

nuk të ndihmoj dot. Je shumë i lumtur, kështu që

ha përshesh. Qeshin ata mbrapa, se dhe ata e dinë

atë që di unë, se unë nga ata e di!

Valentina Leskaj – Zoti Dogjani, mos u ço

pa ta dhënë njeri fjalën. Ka rregullore parlamenti.

E ke kërkuar fjalën për replikë? Po.

Asllan Dogjani– Në radhë të parë, do të që

ato që tha Kryeministri të ishin të vërteta për

qytetarët shqiptarë. Por në fakt çdo gjë që u tha

vazhdon si në fushatën elektorale kur i

mashtronte për çdo gjë dhe përsëri e njëjta

situatë.

Në lidhje me taksat ky zotëri i thoshte

biznesit të vogël që taksat për ta janë falas,

ndërsa sot ka përhapur një panik dhe po i dhunon

çdo ditë e më shumë. Nuk është informaliteti

njëlloj si energjia elektrike, por shpejt do t’i

kthehet në bumerang. Për sa i përket emrit tim,

që e kam Asllan, unë jam shumë krenar. Por

Gjermania ju ka kthyer përgjigjen kur ju tha që

nuk ju pranojmë jo se jeni myslimanë, jo, zotëri,

nuk na pranojnë në Europë, sepse shqiptarët po

largohen dita-ditës prej politikës tënde. A nuk

ishit ju që u thoshit shqiptarëve, biznesmenëve,

të mos i blinin kasat fiskale, se po vidheshin? A

nuk ishit ju që thoshit në qoftë se do të vidhen

votat në Shqipëri dhe unë do të jem

Kryeministër, unë nuk do të pranoj të jem qytetar

i Shqipërisë. Largohu në Gjermani! Ti kërko azil,

jo unë! Se qenka larguar nga salla! Ndoshta atë e

pranojnë në Gjermani, se nuk e ka emrin Asllan.

Pra, me të gjitha këto e shumë e shumë

gjëra të tjera ky kryeministër nuk mund t’i

mashtrojë më shqiptarët. Nuk mund t’i mashtrojë

qytetarët shqiptarë, por përkundrazi, ta dish mirë

se ato që thua, se nuk kemi parë akoma gjë, ti

nuk ke parë asgjë akoma nga populli shqiptar.

Dhe po ju them se nuk keni parë gjë akoma.

Qytetarët do t’ju shporrin jo në 2017-n, por më

përpara!

Valentina Leskaj – Nuk ju përmendi,

zotëri. Një minutë se nuk e kam mbaruar. Kisha

një propozim që m’u duk racional, meqenëse për

çështjen që u diskutua, fillon tani diskutimi.

Le ta mbyllim shprehjen në emër të

grupeve për mbrojtjen dhe të kalojmë...

Në qoftë se doni tani të vazhdojmë me këtë

diskutim, dakord, pas Kryeministrit, në bazë të

Rregullores, ka të drejtën kryetari i grupit ose një

përfaqësues. Zoti Bode.

Ridvan Bode – Atëherë, ne...

(Deputeti Braçe ndërhyn nga vendi pa

mikrofon.)

Dëgjuam, për fat të keq, Kryeministrin të

recitojë të njëjtën vjershë...

Valentina Leskaj – Është për çështje tjetër.

Ridvan Bode – Sejmenët e tij recituan këtu

në parlament, por këtë radhë me nota të

theksuara të elegjisë së qeverisë, për dështimin

më të madh të saj dhe, nga ana tjetër, me një

agresivitet, që të gjithë e njohin, të mallkimeve e

sharjeve ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

Ajo që na bëri përshtypje është fakti, dhe

prandaj dola të flas, se Kryeministri nuk qenka

thjesht i mashtruar nga “argumentet” e atyre që

mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar me

Page 17: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

17

ecurinë e buxhetit, por qenka një bindje e vetë

Kryeministrit dhe një vendosmëri e tij për të

mashtruar, për të gënjyer opinionin publik lidhur

me zhvillimet dhe ecurinë e ekonomisë dhe të

financave të shtetit.

Sigurisht vërtetoi, së dyti, edhe atë që ne

kemi thënë dhe kemi deklaruar se “kjo fushatë e

re e represionit dhe e dajakut mbi biznesin dhe

qytetarët nuk e ka bazën dhe nuk frymëzohet nga

interesat për të formalizuar ekonominë, por nga

interesi i tij për të mbushur buxhetin e shtetit”,

pra arkën e shtetit, për të krijuar më shumë para

për veten dhe qeverinë.

Dua ta them që në fillim dhe se nuk është e

vërtetë ajo që akuzoi Kryeministri, në mënyrë

manipulative, për qëndrimin e opozitës lidhur me

atë që diskutohet dhe që është ligji “Për

procedurat tatimore” dhe për formalizimin e

ekonomisë.

Ne si opozitë e kemi shprehur dhe e

shprehim vazhdimisht se formalizimi i tregut

përbën një detyrë të vazhdueshme, një angazhim

permanent të çdo qeverie dhe kjo jo thjesht për të

mbushur arkën e shtetit, por për të krijuar

konkurrencën dhe lirinë e tregut, si një nevojë

për të shëndoshur ekonominë dhe këtu ndahemi.

Ne ndahemi që në fillesë, në atë që shprehu

Kryeministri. Qëllimi i dajakut mbi biznesin sot

dhe mbi qytetarët është shtimi i parave për

sejmenët e Kryeministrit. Qëllimi i angazhimit

tonë dhe mbështetja për formalizimin e

ekonomisë bazohet tek interesi për të precizuar

lirinë e tregut, që është i shprehur drejtpërdrejt te

konkurrenca e tregut.

Kryeministri u rrek të gënjejë opinionin

publik lidhur me shkakun e vërtetë të këtij

represioni që po bën sot mbi biznesin, duke

thënë se “gropa në të ardhurat e buxhetit është

për arsye tërësisht të justifikuara”.

Më lejoni t’i listoj, siç i listoi Kryeministri.

Së pari, ai tha: “Kemi krijuar gropë në të

ardhura në buxhet, sepse çmimi i karburanteve

në tregjet ndërkombëtare ka rënë”. Kjo është një

gënjeshtër e madhe. Nuk është gënjeshtër fakti se

çmimi vërtet ka rënë, por është e vërtetë që

çmimi është në dollarë dhe nëse çmimi në tregjet

ndërkombëtare ka rënë me 15%, vlera e

këmbimit të dollarit është rritur me 20% këtë vit.

Ky fakt duhet të jepte më shumë të ardhura në

buxhetin e shtetit, sipas analizës që duhej të

bënte qeveria, sepse zhdoganimi bëhet në

dollarë, të ardhurat në buxhet janë në lekë dhe

kjo do të thotë që duhet të kishte 20% të ardhura

më shumë në buxhet nga taksat mbi karburantet

vetëm nga fakti që është rritur çmimi, vlera e

kursit të këmbimit.

T’ua deklarosh shqiptarëve këtë si faktor,

nga i cili kanë përfituar, do të thotë të tallesh me

ta, sepse çmimi i karburanteve në tregun tonë

nuk është ulur; është më i larti ndoshta në të

gjithë rajonin dhe i dyti në të gjithë Europën.

Nëse kombe të tjerë, popuj të tjerë kanë

përfituar, këtu jo, sepse, veç kursit të këmbimit,

këtë vit këtu iu shtua edhe 120 lekë taksë tjetër e

re mbi karburantet (e shtuar në dy vjet, 240 lekë

ose në përqindje 8% taksë më e lartë nga sa ka

qenë në vitin 2013). Por e keqja e mashtrimit dhe

e gënjeshtrës nuk mbaron këtu, sepse

karburantet, akcizat nuk kanë të bëjnë me vlerën

e mallit. Akcizat janë mbi sasi, mbi litra, mbi ton

të mallit që zhdoganohet, që detaksohet. Deficiti

dhe gropa më e madhe është bërë në akciza. Por

atëherë ka ndryshuar njësia matëse, kështu që të

justifikohet Kryeministri? Ton për ton e ka, kile

për kile e ka duhanin. Ka shtuar akcizën e

duhanit dhe e ka rritur me tre herë në krahasim

me atë që ka qenë më përpara. Ku i ka të

ardhurat?

Ka vendosur një sërë akcizash të tjera mbi

mallrat që nuk kanë qenë. Ku janë të ardhurat?

Nuk po them se Kryeministri ka planifikuar

keq, sepse edhe mund të planifikojë, se këta janë

të apasionuar pas planit, janë planovikë, kërkojnë

plane të mëdha, a ku di unë, që të mburren, por

po themi krahasuar me vitet e kaluara. A e dini

që edhe në fund të muajit të tetë të këtij viti, të

gushtit, niveli i të ardhurave nga akciza në

buxhet është më i ulëti i pesë vjetve të fundit,

megjithëse janë rritur, janë trefishuar, një pjesë e

akcizave, sidomos ajo e cigareve?

A e dini që në Shqipëri janë detaksuar,

janë zhdoganuar cigare më pak se në vitin 2000?

Pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, atëherë kur

kontrabanda lulëzonte në portin e Durrësit. Pra,

çmimi i karburanteve nuk është scusa, por

gracka ku bie vetë qeveria, sepse akcizat janë në

sasi dhe jo në vlerë.

Së dyti, Kryeministri tha: “Kemi më

pak të ardhura, sepse kemi rritur prodhimin

vendas të energjisë elektrike dhe ulur importet”.

Kjo është prapë një gënjeshtër ekstreme. Rritja e

prodhimit vendas jep më shumë të ardhura në

Page 18: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

18

buxhetin e shtetit. Përse? Jo sepse TVSH-ja nga

shitja e energjisë rritet, por sepse realisht ato që

prodhohen këtu dhe kanë prodhuar shumë,

paguhen edhe taksa shtesë, tatimfitimi dhe disa

taksa të tjera, që vijnë nga aktiviteti ekonomik

dhe nuk mund të jenë kurrë shkak dhe faktor për

të qenë buxheti me më pak të ardhura në veten e

tij.

Nga se varen të ardhurat, nga energjia? Tre

janë elementet që varen të ardhurat nga energjia

elektrike.

E para, sasia e konsumuar. Qeveria

deklaron se është rritur konsumi i energjisë

elektrike.

E dyta, ulja e humbjeve në rrjet, sepse i

gjithë malli që humb sigurisht humbet në rrugë e

sipër dhe nuk paguan TVSH. Qeveria mburret se

i ka ulur humbjet në rrjet në mënyrë

spektakolare.

Elementi i tretë është borxhi i keq ose, si të

themi, përqindja e faturave të paguara nga

qytetarët. Qeveria deklaron se qytetarët me hu,

me polic dhe me burg po paguajnë më shumë

energji. Por kur të gjitha këto kushte dhe kur

çmimi i energjisë elektrike është rritur, në vitin

që po flasim, 74% e njerëzve paguajnë një çmim

23% më të lartë, për të mos thënë që biznesi

paguan një çmim dyzet e ca për qind më të lartë,

atëherë ku janë të ardhurat nga energjia?

Ka dy gjëra: nëse kjo shifër është e vërtetë,

do të thotë që këtu ka një bllof dhe një gënjeshtër

shumë të madhe; do të thotë që puna në sektorin

e energjisë elektrike po shkon keq e më keq,

pavarësisht nga burgosja e nga të tjerat; do të

thotë që vjedhjet në forma të tjera janë rritur në

mënyrë të frikshme dhe kjo meriton për

Kryeministrin analizë dhe jo të vijë të mburret

këtu, të bëjë papagallin e asaj që i kanë shkruar.

Pra, nuk është e vërtetë që rritja e prodhimit

vendas e energjisë elektrike çon në uljen e të

ardhurave; çon në rritjen e të ardhurave dhe, për

kushtet e këtij viti, rritje shumë e ndjeshme e të

ardhurave do të vinte nga sektori i energjisë

elektrike.

Thotë: “Na kanë rënë të ardhurat, sidomos

në import, sepse është rritur prodhimi vendas dhe

kanë rënë importet”. Kjo është një gënjeshtër që

bie nga vetë Kryeministri, me dorën e

Kryeministrit brenda.

Kryeministri raporton, në statistikat e tij të

INSTAT-it për periudhën tetëmujore, se importet

janë rritur me 13%, se eksportet kanë rënë me

7%-8% dhe se deficiti tregtar i vendit, bilanci

tregtar i vendit është rritur me 23%. Çfarë do të

thotë kjo? Po të kishim prodhim vendas të rritur,

pse do të rrisnim me 10%, 12% apo 13%

importet nga jashtë dhe në një kohë kur vetë

tellallët e Kryeministrit deklarojnë që, nuk është

e vërtetë, por po e marrim për të vërtetë edhe

këtë, qarkullimi i mallrave (fuqia blerëse) na

është rritur me 4%?

Atëherë, fuqia blerëse është rritur me 4%

dhe nga importet na paskan ardhur 13% më

shumë, prodhimi vendas na qenka rritur. Ku vete

ky mall atëherë, se eksporte nuk kemi, bilanci

tregtar i vendit është rrënuar? Do të thotë që ky

është një bllof, që kjo është një gënjeshtër e

pavend.

Vëllimi i importeve rritet me 10%-12%, të

ardhurat nga dogana janë 8% më të ulëta nga viti

i kaluar, nga fakti; nuk po merrem me planin, se

do të ndalem edhe tek ajo për t’i dhënë përgjigje.

Pra, nuk është e vërtetë dhe nuk mund të jetë

kurrë e vërtetë që rritja e prodhimit vendas ka

çuar në uljen e të ardhurave, përkundrazi, thelbi i

së keqes pse nuk ka të ardhura në buxhet është

sepse nuk funksionon ekonomia, sepse prodhimi

vendas nuk ekziston, ekonomia nuk reagon.

Kryeministri tha se “janë rritur përjashtimet

nga TVSH-ja, prandaj kemi rënie të të ardhurave

nga TVSH-ja”. Gënjeshtër! Hapni ligjet! Nuk ka

asnjë përjashtim nga janari i këtij viti. Asnjë! Ku

shkuan të ardhurat nga TVSH-ja?

Ai thotë: “Kanë rënë interesat e depozitave

dhe kjo është një gjë e dobishme për

ekonominë”. Kujt ia thotë këtë, vendit që rritjen

e depozitave vjetore e ka me 1%, që remitancat i

ka në rënie, që investimet e huaja direkte i ka në

rënie dhe që kreditë e bankave të zhvillimit i ka

në pakësim të pandërprerë? Nga do të rritet kjo

ekonomi në qoftë se nuk do të ketë edhe kursime

nga qytetarët për t’i përdorur biznesi? Kjo është

një e mirë e madhe, se qytetarët, le që humbin

nga kursimet e tyre, nuk po kursejnë dhe, në fakt,

nuk kanë çfarë të kursejnë, por të përmendësh

tregues negativë për tregues pozitiv, do të thotë

që ia ke një hile shumë të madhe vendit dhe

ekonomisë.

Kryeministri tha se “inflacioni është më i

ulët nga sa parashikuam dhe kjo është një e mirë

e madhe”. Në fakt, në qoftë se ka një indikator

Page 19: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

19

që detekton mjerimin e ekonomisë është ky:

inflacioni, pulsi i ekonomisë.

Pulsi i ekonomisë ka reshtur 1%. Një

ekonomi që nuk e ka pasur kurrë inflacionin nën

3%, ndërkohë që ai thotë kjo është një e mirë. Në

fakt, kjo është një e zezë e madhe, sepse

inflacioni në tërësi është 1,3%. Por inflacioni i

mallrave ushqimorë të shportës, përfshirë këtu

energjinë elektrike, ju ka dalë nja 5%, sipas

INSTAT-it, apo jo?

Tani, për të ardhur tek akuzat ndaj opozitës,

unë nuk kam nevojë që të bëj asnjë mbrojtje dhe

për të thënë...

E para, do t’ju them një gjë: Ne kemi

qeverisur tetë vjet dhe është e vërtetë që në tre

vjet kemi sjellë buxhete në ulje këtu, që i

përmendi dhe na paskan qenë 800 milionë

dollarë në krahasim me planin e fillimit të vitit.

Në vitet kur ekonomia po vazhdonte

ndrydhjen në mënyrë të përvitshme, edhe kjo për

shkak të presionit të krizës globale, na qenkan

800 milionë. Po mirë, ky Kryeministër në dy

vjetët e parë na ka sjellë 400 milionë ulje. A e

dini që këtë vit nuk shpëtoni dot pa 300 milionë

dollarë deficit në të ardhura?

Ulen me 230 milionë të ardhurat nga

tatimet dhe doganat në buxhetin që sollët para

një jave. Vjen muaji i parë pas atij buxheti, 28

milionë dollarë më pak të ardhura përsëri.

Dajaku vazhdon! Aksioni ka filluar që në gusht,

por të ardhurat në buxhet nuk po duken, sepse

bizneset kanë një peshë shumë të limituar në të

ardhurat e buxhetit. 1,5% e të ardhurave janë nga

ai biznes. Sikur t’i dyfishoni, do t’i rrisni me 1%

të ardhurat, kurse biznesi i evazionit të akcizave

vazhdon të thellojë deficitin edhe me 30. Një

faturë e re me planin e ulur të qeverisë, do të jenë

30 milionë dollarë më pak në muajt e parë, pas

miratimit të buxhetit suplementar. Na përmendi

se: “Keni lënë 720 milionë dollarë borxhe”.

Kjo vjershë dhe ky justifikim për mënyrën

agresive dhe tellallin që bën në deklarimin e

gjërave, nuk është e vërtetë. Deloitte and Touche

ju tha se keni 240 milionë dollarë diferencë

borxhe të trashëguara. Nëse Kryeministri me

ministrat e tij zgjidhin kontratën e CEZ-it në atë

formë që e zgjidhën, duke falur 600 milionë,

sigurisht të gjitha paratë që po i japin KESH-it

në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nga

institucionet shtetërore, ato i kanë deklaruar si

borxhe. Nuk kanë paguar asnjë qindarkë nga të

ardhurat që kanë mbledhur vetë edhe pse i kanë

rritur taksat me 50%. Nuk ka asnjë qindarkë të

paguar nga buxheti.720 milionë deklarohen

borxhe. 810 milionë dollarë ka marrë mbështetje

buxhetore nga Banka Botërore dhe nga Fondi

Monetar. Nuk blejmë tha, sundimin e sotëm me

të ardhmen e shqiptarëve. Atë po bën! Në dy vjet

është mbi 2 miliardë dollarë deficiti i bërë nga

kjo qeveri. Aq sa ishin bërë në tetë vjet të

qeverisjes sonë. 2,08 miliardë dollarë të bëra

deficit nga kjo qeveri. A është kjo të qeverisësh

me paret e brezave që do të vijnë në këtë vend

nën petkun, gënjeshtrën, mashtrimin dhe tellallin

se qeveria e mëparshme na la borxh 240 milionë

dollarë? Vitin e kaluar çfarë bënin? Rimbursonin

TVSH-në dhe thoshin se e kemi bërë nga qeveria

e mëparshme dhe e fusnin përsëri në buxhet

TVSH-në, prandaj nuk kanë të ardhura këtë vit,

sepse mashtruan vjet.

U frynë vjet me të ardhurat fiktive dhe

sivjet i kanë më pak, në të njëjtën masë. Kur bën

krahasim me të shkuarën thotë se kemi në dy vjet

300 milionë dollarë më shumë nga ju. Po e

pranoj sikur i keni 300 milionë dollarë, por a e

dini se vetëm taksa, keni 500 milionë dollarë?

Keni shtuar vetëm taksa të reja. Sipas

llogaritjeve që ka sjellë qeveria për buxhetin: 500

milionë dollarë janë taksa të reja. Vetëm nga

rritja e taksave, ku janë 200 milionë dollarë?

Mungojnë! Po rritja e pretenduar ekonomike dhe

inflacioni i kësaj periudhe, ku përkthehet në të

ardhura në buxhet? 300 milionë dollarë, kur

taksat janë rritur me 50% dhe disa lloje taksash

janë dyfishuar dhe trefishuar. Kjo është arritja e

këtyre.

Në të vërtetë ne nuk ndihemi të turpëruar

kur kthejmë kokën mbrapa dhe pyesin se çfarë

bëmë në tetë vjet. Kemi bërë në tetë vjet atë që ti

nuk e ke filluar ende. Ti sot fillove të merresh me

informalitetin, duke përdorur kasën fiskale që e

mallkove dhe duke thënë se janë monopole. Ja

ku janë komplet të lira dhe kush të dojë le të

vazhdojë dhe të investojë. Ato po përdor. Po

përdor ato instrumente të administrimit që lamë

ne. Në tetë vjet ne përgjysmuan të gjitha taksat

që ishin mbi shqiptarët, madje të ulura deri në

2,5 herë. Taksat mbi kompanitë u ulën 2,5 herë,

taksa mbi dividentin 2,3 herë. Taksa mbi punën,

është përgjysmuar, taksa për biznesin e vogël e

përgjysmuar dhe dhjetëra e dhjetëra tarifa të

taksave të tjera. Dyfishuam të ardhurat në

Page 20: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

20

buxhetin e shtetit. Kjo na bën krenarë.

Rendimentin e asaj periudhe nuk e keni arritur

dhe nuk keni për ta arritur kurrë edhe pse

dyfishuat taksat. Taksat i rritët 50%. Kemi arritur

26% të GDP-së si rendiment fiskal. Jeni ende te

24%-shi. Të ardhurat mbi GDP-në me taksa të

rritura i keni ende në nivelet e viteve më të

këqija që ka pasur qeverisja jonë, që është viti

2012, jo më i miri, por më i keqi.

Jemi krenarë, sepse kemi rritur pensionet

dhe dyfishuar pagat. Keni dy vjet që qeverisni

dhe asnjë pension, asnjë pagë nuk keni rritur.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në statistikat dhe

të dhënat që ia dërgoni, ju thotë se Shqipëria dhe

Lukashenko janë të vetmet vende që në vitin

2014 deri në maj të këtij viti kanë rënie absolute

të të ardhurave reale për qytetarët. Shqipëria

është më keq, sepse ka rritje të nivelit të

papunësisë, ndërsa Lukashenko të paktën e

kishte mbajtur në të njëjtin nivel. I dyfishuam të

gjitha pagat dhe pensionet. U bënë anembanë

Shqipërisë me dhjetëra rrugë, ujësjellës, shkolla

dhe të tjera. Çfarë keni bërë? Keni lyer vetëm

fasadat e qyteteve.

Pa e zgjatur më tej, do të thosha se

apologjia e dajakut që bëri sot Kryeministri këtu,

në të vërtetë është elegjia e vetë qeverisë. Është

fundi i saj, dështimi i saj, mallkimi që i ka bërë

vetes kjo qeveri me sjelljen dhe me paaftësinë e

saj për të administruar më mirë ekonominë e

vendit.

Faleminderit!

Valentina Leskaj - Kalojmë në shprehjen e

grupeve parlamentare.

Po, zoti Berisha.

Sali Berisha – Të flasë pa kontroll, të flasë

me një zhargon që ia kanë lakmi do të thosha

unë, edhe më të moshuarat e këtij vendi, dhe t’ia

mbathë! Pse ia mbathë Kryeministri juaj? Me

këto që bën, nuk është yni. E ka zakon, e ka bërë

zakon që çdo herë vjen lëshon një sallatë fjalësh

dhe çan ferrën dhe ikën. Kjo është një fyerje për

parlamentin, për qytetarët që e ndjekin, sepse

doli këtu, foli përçart dhe paraqiti shifra, të cilat

vetëm një analfabet mund t’i lexojë, vetëm një

analfabet në ekonomi mund t’u thotë shqiptarëve

se mosimporti i energjisë na uli të ardhurat. Tani

na tha se janë mbledhur 15 milionë kuponë. Ja

ku e keni se çfarë ka thënë zotëria e tij dy ditë

më parë: 26 milionë kuponë. E uli me dhjetë

milionë. Vetëm një njeri i papërgjegjshëm që

nuk ka “a,b,c”-në e koncepteve del dhe thotë

broçkulla. Pastaj ia mbath, ikën. Në këtë mënyrë

parlamenti dezintegrohet. Ju them një gjë: po eci

në këtë mënyrë, ne do të shikojmë mekanizmin e

dezintegrimit të parlamentit.

Rrini ju, dëgjoni turkoshat! Jua ka thënë

vetë këtë, rini e dëgjoni turkoshat, se e keni mirë,

por ne të tjerët nuk kemi kusur.

Zonjë, po vazhdoi kështu, ne do t’i themi të

gjithë: mirupafshim derisa të mbarojë sallatën e

tij dhe të kthehemi. Kjo është thikë ndaj

punimeve të parlamentit. Ky është minim ndaj

punimeve të parlamentit.

Vjen, flet, ulet aty dhe dëgjon se si i ka

mashtruar qytetarët. U thotë qytetarëve se ka

rënë çmimi i karburantit, por në Shqipëri çmimi i

karburantit është më i lartë se kurrë. Taksa e

qarkullit është rritur nga 70 në 270 lekë. Le t’u

thotë çfarë të dojë, por të dëgjojë edhe palën

tjetër.

Po vazhduat kështu, ju dezintegroni vetë

parlamentin. Jeni përgjegjës për mekanizmin e

dezintegrimit të tij. Ne jemi kundërshtarë, nuk e

duam njëri-tjetrin, por rregullat elementare duhet

t’i zbatojmë në parlament.

Valentina Leskaj - Kryeministri erdhi,

respektoi parlamentin, foli dhe është në krye...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Një minutë, zotëri!

Mos më ndërprisni!

Kryeministri është në krye të detyrës, por

kjo është e drejta juaj.

Kalojmë në shprehjen e grupeve

parlamentare.

Po, zoti Spaho.

Edmond Spaho - Kryeministri nuk vjen në

parlament vetëm për të shprehur qëndrimin e tij

dhe të qeverisë, por Kryeministri e ka të

detyrueshme të dëgjojë opozitën. Është opozita e

këtij vendi dhe duhet të rrijë të dëgjojë mendimin

tonë. Nëse Kryeministri me qëndrimin e tij

dëshiron të fshijë opozitën, atëherë ne do të

detyrohemi të marrim masa të tjera dhe t’i

përgjigjemi sjelljes së tij me sjellje adekuate.

Justifikimi i qëndrimit të Kryeministrit

është i papranueshëm. Ai është i detyruar me

Kushtetutë, me ligj, me Rregulloren e Kuvendit

të na dëgjojë edhe neve, jo të vijë të flasë dhe të

ikë. E ka kthyer në praktikë të përhershme pune:

vjen, flet dhe ikën. Parlamenti është për debat.

Page 21: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

21

Valentina Leskaj – Fjalën e ka zoti Ristani

në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike.

Arben Ristani - Që Kryeministri ynë është

mashtrues, besoj se shqiptarët kanë mundësi ta

shikojnë përditë. E shikojnë sot, do ta shikojnë

përsëri të enjten tjetër.

Që Kryeministri ynë është arrogant për këtë

nuk ka pikë dyshimi, sepse e kanë parë, e panë

sot, do ta shikojnë përsëri. Por që ky fundërrinë e

pashembullt e shoqërisë shqiptare, sipas Ilir

Metës, duhet të ndalet...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është e Ilir Metës.

Valentina Leskaj - Kjo është gjuhë e

papranueshme në parlament.

Arben Ristani - E ka thënë Ilir Meta dhe jo

unë.

Mos u nxini!

Pra, sipas Ilir Metës, kjo fundërrinë e

pashembullt e shoqërisë shqiptare duhet të ndalet

në arrogancën e tij, duhet të ndalet në

çmendurinë e tij! Ky është imperativi i kohës sot.

Për t’u kthyer te ligji që po diskutojmë. Ai

është shembull tipik, i kësaj arrogance të kësaj

maxhorance. Ndiqni rrugën e projektligjit! Erdhi

në komisionet parlamentare. Mori nga opozita

vërejtjet konstruktive për faktin se ligji në disa

pjesë të tij ishte antikushtetues, por ju bëtë

veshin e shurdhët, nga njëra anë ju hyri dhe nga

ana tjetër ju doli pa takuar fare në trurin tuaj, në

kokën bosh, sepse e kishit ndarë mendjen se do

ta bënit ashtu siç donit juve. Erdhëm në seancë

plenare, u diskutua dhe përsëri asgjë nuk mbeti

në mendjen tuaj. Përsëri me arrogancë vendosët

ta miratonit. Presidenti e mori projektligjin, bëri

edhe ai vërejtjet, argumentet e tij, u rikthye në

parlament, përsëri ju e miratuat ashtu siç e kishit

nisur. E gjithë kjo rrugë e këtij projektligji është

shembull tipik i maxhorancës suaj. Ja ku jemi

sot, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si

antikushtetues, për ta ridiskutuar dhe për ta

rivendosur të drejtën aty ku duhet të shkonte. Pse

gjithë kjo arrogancë? Në fakt, arrogancë unë e

them për delikatesë, sepse në këtë parlament

ligjet votohen nga një bandë njerëzish që janë

përzier në vrasje, në kontrabandë, në trafik

prostitucioni, në trafiqe të të gjitha llojeve, në

narkotrafik. Prandaj arrogancë është term delikat

për ju. Ndërkohë projektligjet përpilohen nga një

tufë turkoshakësh, të paaftë dhe arrogantë, të

cilët gërhasin rehatshëm në zhurmën e mizave,

sipas Kryeministrit tuaj. Këta bëjnë gjoja

reformë: një tufë turkoshakësh të paaftë dhe

arrogantë, që gërhasin rehatshëm në zhurmën e

mizave, na sjellin projektligje dhe na bëjnë

reforma. I sjellin për t’u votuar në parlament nga

një bandë vrasësish, trafikantësh,

narkotrafikantësh, trafiqesh prostitucioni e të

gjitha bashkë. Kjo është mënyra se si vijnë gjërat

në këtë Kuvend.

Sipas po këtij Kryeministri, që ndërkohë e

shikon veten si zusha e këtyre qeveritarëve dhe

është për t’u habitur, që nuk e quan veten

profesori ose mësuesi, se nuk e shikon veten as si

mashkull, por si zysha, zysha e këtyre, mendon

që këta janë një ekuipazh që po shkon në drejtim

pa drejtim.

Në fakt, sipas meje, këta qeveritarë e kanë

tamam drejtimin sepse kanë një drejtim, të cilin

nuk e humbasin kurrë nga mendja, madje e kanë

drejtim parësor, drejtim të vetëm, drejtim, për të

cilin punojnë dhe i përkushtohen çdo ditë kur

dalin në zyrë. Këta qeveritarë mendojnë dhe

punojnë çdo ditë vetëm për të mbushur xhepat e

tyre, për të vjedhur popullin dhe për të krijuar

pasuritë e tyre marramendëse.

Raporti i OSBE- së thotë, se janë 200

milionë dollarë që ka vjedhur nga ky popull

Kryeministri, për t’i fshehur jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër për shkak të politikës anti-

popullore të kësaj qeverie, për shkak të taksave

të rritura, represionit ndaj biznesit, dajakut ndaj

të pamundurve, papunësisë, mungesës së rendit

dhe sigurisë shqiptarët po vuajnë ditët e tyre më

të këqija, të cilat kanë sjellë si pasojë vetëvrasje

të shumta dhe emigracion masiv. Emigracioni e

rendit sot Shqipërinë të dytën mbas Sirisë për

numrin e emigrantëve.

Sot Rama dhe Meta, që drejtojnë këtë

maxhorancë, kanë goditur në themelet e veta

organizimin demokratik të Shqipërisë duke

dërrmuar standardet zgjedhore, duke kthyer

Shqipërinë së paku 10 vjet pas. Këta oligarkë

pikërisht për shkak të babëzisë së tyre përdorin

pushtetin për të bërë para dhe paratë për të

ndenjur në pushtet.

Për më tepër trafiku i drogës është

identifikuar si biznesi kryesor i krimit të lidhur

me qeveritarët. Shqiptarët po i vuajnë çdo ditë në

kurriz zullumet pa fund të këtyre turkoshakëve,

të paaftë dhe arrogantë në qeverisje, por të

Page 22: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

22

paepur dhe të vendosur për të mbushur xhepat e

tyre. Sigurisht, fytyra e vërtetë e kësaj bande në

pushtet del në pah tek inkriminimi i gjithë shtetit

dhe te veprimtaria, sidomos e ministrit të Rendit

si një nga përgjegjësit kryesor të trafikut

skandaloz të drogës.

Ky ministër, besoj më tipiku i turkoshakëve

të paaftë dhe arrogantë, i ka shpëtuar sot policët

nga të qenit subjekt barsoletash sepse është vetë

tashmë në qendër të të gjitha qyfyreve që

qarkullojnë. Ndërhyri, besoj se e patë, halldupçe

në emisionin televiziv dhe e nxori veten zbuluar

duke u përpjekur t’i ikë akuzës se makina e tij, e

famshmja AA003GB është makinë, që u jep

imunitet narkotrafikantëve.

Lexova dikur një sekuencë të bukur, që dua

ta ndaj me ju. Në një reklamë thuhej: “Dëshironi

që pakoja juaj të shkojë shpejt dhe sigurt në

destinacion? Po! Zgjidhni jo FeedEx, por AA

003GB.”

Për më tepër ju sjell shqiptarëve pak

buzëqeshje në këto ditë të zeza kur ministri

deklaron se ua ka bërë rrup-sup narkotrafikatëve

nga toka dhe deti, prandaj ata kanë filluar që të

lëvizin nga ajri me avion. I tmerruat fshatarët

duke i ndjekur në çdo cep pallati dhe duke

sekuestruar papaqët, që mbajnë pak majdanoz,

ndërkohë që laboratorët e sofistikuar të drogës

ndërtohen në mes të vendit dhe Shqipëria është e

mbushur dhe gjelbëron në kanabis.

Avionët e drogës kanë filluar të lëvizin në

të gjithë Shqipërinë nga Saranda deri në Tropojë.

Edhe Devoll, lajmërojnë mediat, ka filluar të

mbjellë kanabis në vend të mollëve dhe patateve.

Kalivaçi është plot me drogë të mbjellë dhe

ky Krenari, quhet një mik i ngushtë i ministrit, i

cili edhe me mbështetjen e policisë, vazhdon t’i

mbjellë parcelat e tij me hashash. Më tregonin

për një shef krimesh, të cilit i thanë: “Shko dhe

hiqi nja 100 rrënjë, që të paktën të dukemi se po

bëjmë ndonjë punë”. Vajti i ziu, por hoqi më

shumë, rreth 1000 dhe e hoqën nga puna.

U mburrët dhe rrahët gjoksin se do të

vendosnit vendin nën kontroll për 300 ditë, por

kaluan 400 ditë pas 300 ditëve dhe kontrolli juaj

mbi territorin është pikërisht lulëzimi i drogës në

çdo cep të vendit. Përpiqeni tani që t’u lani trurin

shqiptarëve dhe t’u thoni se po bëni shtet dhe se

ju vjen era shtet.

Çështja është se çfarë shteti po u ofroni

shqiptarëve? Shtet sigurisht që kishte edhe Enver

Hoxha, por nuk e duam atë shtet. Shtet thonë se

bëjnë edhe këta të ISIS-it, se shtet bëjnë edhe ata,

por nuk duam atë lloj shteti. Nuk duam atë lloj

shteti, që t’u kërcejë në qafë të pamundurve. Nuk

duam atë lloj shteti, që i lë pa punë, pa drita, që i

lë pa ujë, që u mbyll bizneset. Nuk duam atë lloj

shteti, që u prish kishat dhe u ndërton bunkerë.

Nuk duam këtë lloj shteti.

Çështja është që të zhvillojmë dhe të

punojmë për demokracinë, pa shtet diktatorial

me dru në dorë. Për mua demokracia është

gjithsesi tendencë dhe nuk ka ku shkon ky

kryeturkoshak me këtë rrugë që ka marrë. Do të

mundet të na dëgjojë edhe ne si opozitë dhe ajo

që mundet të bëjë është që të fillojë të vjedhë ca

më pak dhe të bëjë një punë më shumë, sepse

drejtimi që ka marrë nuk është drejtimi që do ta

bëjë me hajër. Nuk bëhet fjalë të mos vjedhë

fare, por të paktën të vjedhë pak dhe të bëjë

ndonjë punë.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Zoti Çuko, në emër të

Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste!

Arben Çuko – Të nderuar kolegë deputetë,

Në fakt ndjeva tension të fortë te parafolësi

gjatë fjalës së tij dhe arsyen mund ta di ai, por e

dimë edhe ne, që është ligji i pritshëm i

dekriminalizimit. Thashë që ndjeva tension të

fortë, sepse e nisi me fjalët “bandë”, “vrasës”,

“trafikantë”, “kriminelë”. Nuk është se është i

pari, por as i fundit.

Në fakt, ishte e njëjta fjalë me ato që

shkruante në rrjetet sociale edhe një gjeneral i

famshëm i Presidentit të sotëm. E them këtë

fjalë, sepse për këtë po flasim, për ligjin e

pushteteve dhe autoritete të drejtimit të Forcave

të Armatosura. U thanë gjithfarëlloj gjërash dhe

në fakt shumë pak u morën me thelbin e ligjit. Të

gjithë parafolësit e krahut të djathtë shumë pak u

morën me thelbin e ligjit. Çfarë nuk u tha? U tha:

“Ju doni të bëni ushtrinë politike”. Nga zotëria i

nderuar ish-Kryeministri i Republikës, u tha:

“Maxhoranca dhe zonja ministre e nderuar e

Mbrojtjes duhet t’i kërkojë falje Presidentit,

excuse”.

Po pse duhet t’i kërkojë falje Presidentit?

Për marrje kompetencash? Po ua numëroj unë

disa marrje kompetencash: Kush ia mori

kompetencën Presidentit të Republikës,

komandantit të Forcave të Armatosura kur iu hoq

ushtrisë Spitali Ushtarak dhe lanë dhjetëra e

Page 23: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

23

mijërave ushtarë aktivë, por edhe rezervë bashkë

me familjet e tyre rrugëve? A u pyet ai për

kompetencën që kishte? Kush ia hoqi

kompetencën Presidentit të Republikës, kur iu

mor ushtrisë një nga pronat më të mira dhe më

me traditë, që ishte SHQUP-i? Kush ia mori këtë

kompetencë? Ia mori ministria?

Për çfarë do t’i kërkojmë falje ne

Presidentit të Republikës? Se mban atë

gjeneralin? Unë jam i detyruar të mos e lexoj se

çfarë shkruan ky gjenerali i Presidentit të sotëm

në rrjetet sociale dhe në gazetë, por disa shprehje

do t’i them se nuk mund të rri pa e marrë vesh

publiku, që ky thotë: “Komisioni i sigurisë,

gjysma janë spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe

gjysma tjetër janë kriminelë dhe perversë”.

Atëherë në Komisionin e Sigurisë, me sa di

unë, bëjnë pjesë edhe ish-ministri i Brendshëm,

zoti Flamur Noka. I bëj një pyetje të thjeshtë

Flamurit: Ku e fut veten ai? Te spiunët,

kriminelët apo perversët? Unë nuk përgjigjem,

por le të përgjigjet vetë Flamuri.

Presidenti i Republikës duhet të kishte

reaguar në atë sekondë, që kjo deklaratë publike

u bë publike e padëgjuar ndonjëherë nga një

gjeneral me spaleta, gjeneral brigade. Ai duhet të

reagonte. Ai reagoi, jam dakord, por reagoi në

vigjiljen e këtij ligji të autoriteteve, sepse, me sa

mora vesh, e detyroi që të jepte dorëheqjen.

E pra, kjo është përpjekja që po bën

Ministria e Mbrojtjes, për ta çpolitizuar ushtrinë.

Rast më të pastër për politizimin e ushtrisë se ky

këshilltari ushtarak i Presidentit tonë të nderuar

nuk ka pasur kurrë në Shqipëri dhe as dot ketë.

Nuk ka pasur kurrë në vendet e aleancës së

NATO-s dhe as mendohet kjo punë. Ky është

thelbi ligjit.

Ta mbështesim fort ushtrinë, Forcat e

Armatosura sipas terminologjisë së sotme, t’i

mbështesim fort ato në rrugën e modernizimit, në

rrugën e konsolidimit, në rrugën e ripajisjes së

armatimit të tyre, sepse kohërat që po jetojmë

nuk janë të mira, pasoja më e pakët është ajo vala

e madhe e refugjatëve, që vijnë nga Jugu i nxehtë

i Shqipërisë.

Shpresojmë që të mos ketë përsëri pasojë

më të pakët, që të vijnë nga Lindja. Pra, ne kemi

një detyrë si klasë politike, të majtë apo të

djathtë nuk ka asnjë rëndësi, kemi detyrën, që t’u

japim Forcave të Armatosura, që janë të të

gjithëve, mbështetjen e plotë në rrugën e tyre të

modernizimit dhe të rritjes së standardeve që

kërkon aleanca. Nuk i kemi arritur akoma

standardet, jemi në rrugën e duhur për t’i arritur

këto standarde dhe të zëmë vendin tonë si aleat i

barabartë përkrah të gjithë të tjerëve.

Unë nuk dyshoj, që kësaj here ju do të

votoni kundër këtij projektligji të sotëm, ndryshe

nga sa keni bërë. Po ju rikujtoj diçka për ligjet,

për Forcat e Armatosura, tradita e parlamenteve

para këtij ka qenë një traditë shumë e mirë pasi

maxhoranca dhe opozita kanë dhënë konsensusin

e plotë për të gjitha ligjet, që kanë qenë në lidhje

me Forcat e Armatosura. Çuditërisht nuk po

ndodh një diçka e tillë për këtë një vit e gjysmë

të këtij parlamenti dhe unë ju ftoj që të mos

vazhdoni më këtë rrugë, por të votoni këtë

projektligj.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Faleminderit!

Këtu mbyllen diskutimet për këtë

projektligj dhe kalojmë në projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë

19.5.2008 “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kalojmë në diskutime dhe fjalën e ka zoti Sali

Berisha, deputet i Partisë Demokratike!

Sali Berisha – Zonja deputete, zotërinj

deputetë, zonja kryesuese e seancës,

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Duke mbështetur plotësisht dhe fuqimisht

çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, dënoj me

ashpërsinë më të madhe fushatën banditeske të

ndërmarrë ndaj bizneseve, e cila po mbyll çdo

ditë me dhjetëra dhe qindra biznese dhe bazohet

në diferencimin klasor. Kjo nuk është fushatë

formalizimi, por është fushatë diferencimi, që më

rikujton terroret e pushtuesve mbi popullatat

shqiptare jashtë Shqipërisë. Nuk është fushatë

formalizimi, kjo që atij me një qemane i kërkon

të presë faturën, kurse tjetri, që bën dhjetëra

milionë xhiro në ditë, funksionon krejt pa faturë,

sepse rri në krah të pushtetit dhe të

Kryeministrit. Nuk është fushatë, por është një

taksë e jashtëzakonshme në shembullin e etërve

tuaj. Nuk është fushatë, sepse vutë gjobën

elektronike, gjoja rastësisht, por ai është program

dhe nuk është rastësi. Bëtë gjithçka që t’u

merrnit një gjobë ekstra mbi 90% të bizneseve

dhe tani që u kapët si hajduti me presh në duar,

thoni se ishte gabim programi. Këto qëndrime

Page 24: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

24

armiqësore dhe klasiste ndaj biznesit kanë pasoja

katastrofale për ekonominë shqiptare.

Unë jam sot këtu për të denoncuar faktin se

Shqipëria në asnjë qelizë të saj, në asnjë skaj të

saj, në asnjë vend nuk qeveriset dhe nuk

udhëhiqet më nga ligji. Shqipëria sundohet

kryekëput dhe tërësisht nga banditizmi.

E kam thënë edhe këtu para dy seancash se

një aferë e madhe, më e madhja në historinë 23-

vjeçare të Shqipërisë, e korrupsionit të CEZ-it,

ka shpërthyer. Një aferë e tmerrshme me të cilën

kjo maxhorancë gjobiti çdo shqiptar në

marrëveshjen që firmosi me CEZ-in, 1200 euro

për çdo shqiptar. Është një marrëveshje, e cila

shkel çdo parim të mbrojtjes së interesit

kombëtar, një marrëveshje, e cila është

denoncuar nga avokatët më të mëdhenj të

Europës si marrëveshje korruptive, një

marrëveshje, e cila bëri që llogaritë me fatura

prej 800 milionë eurosh t’i falen CEZ-it kundrejt

200 milionë eurosh që i kishin borxh atij

institucionet shqiptare. Pra, nga 1 miliardë, 200

milionë ishin borxh ndaj CEZ-it, 800 milionë

nga faturat e CEZ-it ndaj qeverisë shqiptare,

autoriteteve shqiptare, doganave shqiptare,

sipërmarrjeve shqiptare, tatimeve shqiptare, një

marrëveshje në kulisa në mungesë të plotë

transparence. Firmosët me një klauzolë, e cila

nuk ka ligj në botë që ta ketë dhe ta përmbajë,

me një klauzolë kryekëput antishqiptare, me një

klauzolë kryekëput antikushtetuese, klauzolë, që

nxjerr jashtë, i jep imunitet absolut çdo lloj krimi

të shëmtuar që është kryer me këtë marrëveshje,

të gjithë atyre që e firmosën dhe atyre që e

hartuan. Ne e kemi ngritur këtë çështje me

dhjetëra herë, sërish e ngremë dhe do ta ngremë

me dhjetëra herë. Nuk do të lodhemi kurrë së

mbrojturi interesin kombëtar, interesin individual

të shqiptarëve dhe interesin publik të tyre.

Çfarë ka ndodhur? Dy javë më parë mediet

botuan seancën e arbitrazhit në Vjenë, të

kompanisë së avokatisë, që është gjiganti i botës,

Clifford & Changes. Pse u mor ajo, doni të dini

ju? Ajo u mor, sepse edhe CEZ-i ishte gjiganti i

Europës, ishte 1 nga 5 gjigantët e Europës në

energji. Ne kontraktuam kompaninë më të

fuqishme për t’u përballur në mënyrën më të

sigurt me CEZ-in dhe dëmin e tmerrshëm që i

krijoi ekonomisë shqiptare. Refuzuam në mënyrë

kategorike zgjidhjen me negociata dhe kërkuam

zgjidhjen me arbitrazh. Në të njëjtën kohe,

avokatë të famshëm na garantuan se çështja do të

fitohet. U gris çdo gjë dhe në kulisa duke

shkëmbyer shuma marramendëse u kalua në

marrëveshjen që firmosi parlamenti.

Po në këtë seancë arbitrazhi, çfarë del? Del

se njëra nga kompanitë e kontraktuara nga CEZ-i

për të vjelë borxhet, vilte dhe ndante me CEZ-in

paratë e borxhit. Njëra doli në Vjenë, janë 6 ose

7 të dërguara në prokurori, të gjitha gjatë

periudhës së qeverisjes së mëparshme. Disa prej

tyre janë të vërtetuara për larje parash me shuma

marramendëse, për vjedhje parash.

Clifford & Changes deklaron aty se ka

pasur korrupsion, një pjesë e parave kanë kaluar

për një zyrtar të lartë të ERE-s dhe një pjesë,

natyrisht më e madhe, për një ish-kryeministër

në afera këto-këto. Nuk do të përmend emra, por

emrat dihen.

Çfarë del tjetër? Del se, ish-drejtori i parë i

CEZ-it në Shqipëri, Hajsek, deklaron “ministri i

Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ardhur në

Pragë dhe ka negociuar me mua për Kastriot

Ismailaj”. Të gjitha këto kërkojnë hetim në

mënyrën më serioze. Kërkuam hetim për Ilir

Metën. Nuk themi asgjë, sepse i besojmë hetimit

që duhet të bëhet.

Çfarë ndodhi? Edi Rama e kapi menjëherë,

pasi i kishte nxjerrë vetë të gjitha këto,

absolutisht, pasi ia kishte dhënë vetë Clifford &

Chance-s të gjitha të dhënat, përfshirë dëshmitë,

përfshi edhe investigimin e agjencive të lëvizjes

së transaksioneve, dhe thotë: “Tani jemi 1 me 1.

Unë kam firmosur marrëveshjen, ti je i përzier

me DIA-n. Tani të sulmojmë Berishën, se kështu

e zgjidhim”. Është kështu?

Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Dëgjojeni,

sepse është shumë interesante. Dëshmitarit më të

çmuar i mbrojtur nga drejtësia, vetëm në shtetin

e bandave mund të bëhet kjo dhe kurrë në një

shtet nuk mund t’i shkojë asnjë njeri, as

Presidenti i Republikës, as Kryeministri i vendit,

as Kryetari i parlamentit, as ministri i

Brendshëm; atij mund t’i shkojë vetëm prokurori

i çështjeve në përputhje me procedurën, edhe ai,

jo vetëm. Vendndodhjen e tij nuk mund ta di

kurrë asnjë njeri, as ministri, as Kryeministri, as

Presidenti. Sekretet e drejtësisë nuk janë sekrete

të administratës publike, dëshmitari ka garanci të

plotë për këtë.

Çfarë ndodh? Atij i dërgohet xhelati. Kush

ishte xhelati? Kësaj here nuk ishte Tahiri, që iu

Page 25: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

25

dërgua Bamit, nuk ishte Sajmir Shullazi. Jo,

kësaj here u zgjodh një jurist, i cili i çoi

mesazhin e kokës, kërcënimin me jetë që të

tërhiqet, një njeriu që ka vënë veten, ka vënë

gjithë qenien e tij, të gjithë jetën e tij, të gjithë

familjen e tij, në funksion të interesit publik. I

dërgohet një xhelat në banesën ku është dhe i

thuhet: “Qepe, se përndryshe të likuidojmë”! Ky

nuk është shtet, ky është antishtet, ky është shteti

i bandave.

Të njëjtën gjë i bëtë ju njeriut, për të cilin

njoftuat shqiptarët se ka vrarë me tritol 27 vetë,

dhe ai ju denoncoi. Pse? Sepse është e

përcaktuar, që porositësi i vrasjes duhet të

shpëtojë me çdo kusht.

Të njëjtën gjë i bëtë dëshmitarit të bandës

së Lushnjes, që denoncoi Aldo Baren. Të njëjtën

gjë i bëtë edhe punonjësit të DIA-s, i cili mori

përsipër të zbërthejë krimin e kryer nga kjo

kompani e lidhur me drejtues. Atëherë çfarë

mbetet këtu për shtet?

Më tutje, dhe përsëri këtë aferë kriminale

Edi Rama e përdor tërësisht për luftë të

brendshme në maxhorancë. A doni t’ju them një

të dhënë të fundit? “I miri i gjyshes”, është një

nga këta të quajturit “analistë”, që, njësoj si Edi

ka kultin e gjyshes, u thirr dje për dy orë nga Edi

Rama, i cili kishte vetëm një detyrë: të thoshte që

fajin e ka Berisha dhe Meta. Kaq kishte ai për

detyrë, të përsëriste si papagall, që ata të dy janë

të përfshirë, paçka se unë nuk kisha asgjë mbi

tokë.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Prit, do të dal aty ku do të dal.

Pra, “i miri i gjyshes” ishte kunguar. Jo, e

ka ai, se Edi Rama është bos famoz, sepse në çdo

tavolinë thotë: “gjyshja më ka thënë kështu,

gjyshja më ka thënë ashtu, gjyshja kjo, gjyshja

ajo”, dhe e bën se ka kompleksin e bllokmenit, i

duhet ta bëjë këtë për të thënë se gjyshja i ka

punuar në pallatin mbretëror dhe mendon se

kështu e heq atë xhyben e bllokmenit dhe kalon

në një xhybe ruajale, mbretërore. Guvernante ka

qenë! Ka qenë një grua shumë e mirë! Po ky

vetëm atë përmend. Edhe ky tjetri, i miri i

gjyshes, u bashkuan te gjyshet, që janë antipod të

njëra- tjetrës, për të thënë që Rama s’ka punë

këtu, por e kanë këta.

Çfarë kërkoj unë këtu? Ky shtet ka marrë

fund! Ky shtet që sillet kështu me dëshmitarë të

mbrojtur, s’mund të ketë drejtësi, s’mund të ketë

gjykime, s’mund të ketë hetime. Një shtet që

sillet në këtë mënyrë është i dominuar nga

bandat.

Ndaj, unë kërkoj këtu, duke mbështetur

plotësisht kërkesën e mëparshme për dorëheqjen

dhe kalimin për hetim të zotit Meta, hetim

ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it. Unë mendoj

se duhet të ulemi qetë dhe ta marrim pa pasion.

Çfarë keni ju? Pjesa dërrmuese juaja s’ka

asnjë lidhje me atë çështje. Hetimi i asaj

çështjeje është interesi më jetik i atyre që kanë

votuar për ju. Hetimi nuk vjen te ju. Është një

grup drejtuesish kryesorë të vendit, që do të

hetohen dhe unë e konsideroj jetik hetimin.

Atëherë, bëhuni një herë më në fund të

lidhur me zgjedhësit tuaj; vini një herë në jetën

tuaj interesat e zgjedhësve tuaj dhe jo të Edi

Ramës, jo të pushtetit të tij dhe të hajnave të tij.

Ne kemi eksperiencë me hetimet

ndërkombëtare dhe hetimi ndërkombëtar në atë

rast dha një përgjigje! Jo më të plotën, por e dha

një përgjigje. Nuk mund të thotë askush që nuk e

dha. Atëherë, urdhëroni, të ndërmarrim një hetim

ndërkombëtar! Nuk ka çështje më të tmerrshme

se kjo, nuk ka gjë më të dhimbshme.

Këto ditë po lexoja se KESH-i është 250

milionë dollarë minus, që të gjitha vjedhje të

CEZ-it, që të gjitha fatura të CEZ-it, të gjitha.

Por CEZ-it ia mbylli Edi Rama. Po sa borxh i ka

OST-së? Sa borxh u ka Tatimeve dhe Doganave?

Ua mbylli Edi Rama! Sa u ka të gjithave së

bashku? 1 miliard dollarë, sipas kompanive

ndërkombëtare më serioze, ku 200 milionë i

kemi CEZ-it, me fatura.

Iu falën 800 milionë. Nuk ka fatkeqësi më

të madhe në botë se avokati atyre që nuk

mbrojnë dot veten, por ia mbathin. E kam

konstatuar, ky është robotik, ky është avokati

robotik. Nuk po përdor fjalë tjetër. Robotik!

Ndaj, të miratojmë një ligj. Të thërrasim

hetimin ndërkombëtar që t’i hetojë të gjitha, pa

asnjë kufizim. Unë ju siguroj ju se çdo qytetar

shqiptar do të fitojë në xhepin e tij, personalisht,

1200 euro, më së paku. Ju siguroj se, jo vetëm që

nuk do të rritet çmimi energjisë, por do të ulet

dhe jo nga ky nivel, por nga niveli që u rrit

çmimi energjisë. Ju siguroj se pa hetimin

ndërkombëtar, paqja dhe stabiliteti në këtë vend

nuk do vendosen.

Faleminderit!

Page 26: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

26

Valentina Leksaj – Fjalën e ka Anastas

Angjeli.

Anastas Angjeli – E nderuar zonja

drejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Diskutimi i sotëm është përtej diskutimit të

ndryshimeve në disa nene të projektligjit “Për

procedurat tatimore”, jo se ligji i procedurave ka

trajtën e një kodi fiskal, por se këto ndryshime

janë të lidhura me një fenomen shqetësues të

ekonomisë dhe financave publike, ato të

informalitetit, luftës kundër këtij fenomeni, që e

shoqëron prej më se 25 vjet transformimin

ekonomik të Shqipërisë.

Ky fenomen, tashmë, prej disa muajsh

është në fokus të një operacioni me një sërë

masash, që shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e

një reforme radikale për përballjen me sukses të

fenomenit të informalitetit, operacion, tashmë, i

filluar që nuk ndalet dhe nuk ka kthim mbrapa

dhe këto masa po japin efektin e tyre. Tashmë,

rezultatet po dëshmojnë trendin e tyre pozitive.

Subjektet e reja të regjistruara rishtas janë gati tri

herë më shumë se ato të së njëjtës periudhë të

vitit të kaluar.

Kjo reformë është fiskale, por edhe

rregullatore. Ajo është tërësore, është

organizative, strukturore për organet fiskale,

administrative, procedurale dhe ligjore, ku

ndryshimet në ligjin që diskutojmë janë

thelbësore.

Kam dëgjuar edhe në komision, edhe në

debat publik, edhe sot këtu në Kuvend, gjithçka.

U fol për represion, për dajak, për dru, për

shkatërrim të biznesit të vogël, për terror, për

sulme bandideske. Kemi dëgjuar histori me

spiunë tatimorë, histori me CEZ. Pra çfarë nuk

po dëgjojmë dhe vetëm për thelbin e këtyre

ndryshimeve dhe vullnetin për të luftuar këtë

fenomen, informalitetin, që po gllabëron miliona

e miliona lekë, të cilat mund të ishin shndërruar

në më shumë zhvillim për vendin tonë, në më

pak varfëri, në më shumë paga dhe pensione, më

shumë shërbime, më shumë konsum dhe

mirëqenie, nuk po dëgjojmë.

Në fakt, qëllimi i projektligjit është krejt

ndryshe. Është më i madh, është një prurje, një

qasje ndryshe dhe një sjellje e re që duhet të

bëjmë në marrëdhëniet qeveri-biznes, duke

rivendosur në një pozicion të ri të dyja palët. Një

pozicion që duhet të jetë korrekt, i bazuar në

respektimin e ligjit, në një sjellje dhe

konkurrencë të ndershme të biznesit, duke rritur

forcën e ligjit ndaj kundërvajtësit të ligjit, ndaj

atyre që kryejnë veprimtari kontrabandë dhe

evazion fiskal.

Gjithashtu, kërkohet një kontur i ri fiskal,

një mentalitet i ri, një nivel tjetër i

ndërgjegjësimit fiskal, një sjellje e re e munguar

prej 25 vjetësh transformim, si për inspektorin

tatimor, kaq i domosdoshëm, ashtu edhe për

tatimpaguesin kaq i obligueshëm; si për personin

fizik apo juridik, për biznesin e madh apo të

vogël, individin, qytetarin kushdo qoftë.

Por më parë, të nderuar kolegë, ashtu

sikurse edhe në komision, më lejoni t’ju tregoj

një histori të shkurtër të një inspektori tatimor

dhjetëra vjet më parë në një qytet të Francës.

Detyra që ushtronte si inspektor ishte duke

mbuluar një territor të caktuar, pra, bizneset që

ushtronin veprimtari në këtë territor. 3 vjet pasi

kishte dalë në pension, inspektori pensionist po

ecte në një nga rrugicat e territorit të zonës

tatimore, që kishte mbuluar në kohën kur ishte

në funksion dhe futet në një dyqan të madh, ku

nuk ishte futur kurrë dhe bleu një paketë cigare.

Kur po dilte, pak i habitur, u kthye dhe e pyeti

pronarin e lokalit: Sa kohë ke që po punon në

këtë biznes? Më shumë se 10 vjet, u përgjigj ai.

Ish-inspektori u kthye në shtëpi dhe u vetëvra. A

e dini pse? E vrau ndërgjegjja profesionale dhe

përkushtimi në respektimin e ligjit, sesi për

dhjetëra vjet ky biznes ushtronte veprimtarinë në

territorin e tij dhe i kishte shpëtuar kryerjes së

detyrës për mbledhjen e tatimeve të inspektorit

tatimor.

Natyrisht, nuk dua të bëj paralele dhe nuk

pres e nuk dëshiroj një gjë të tillë. Kjo, sepse 25

vjet këtu te ne, po të kishte pak ndërgjegje dhe

përkushtim, duhet të ishte bërë nami me ngjarje

të tilla. Por një mësim të madh duhet të nxjerrim

që puna për ndërgjegjësimin qytetar dhe

shtetëror për biznesin dhe për këdo, për pagimin

e detyrimeve fiskale ligjore, që ligji e obligon

dhe grumbullimi i tyre, korrekt nga ata që ligji i

ngarkon, është një mision i madh. Është një

detyrë, është një obligim, është një sfidë, që

duhet dhe do ta kapërcejmë.

Ndryshimet në këtë ligj, në përgjithësi, janë

një instrument i rëndësishëm pikërisht për

zbatimin e këtij misioni. Thënë jo vetëm, sepse

duhet harmonizuar me ndryshimet e tjera ligjore,

Page 27: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

27

ligji “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin

për auditimin e brendshëm”, që pritet të

diskutohet në javët në vazhdim; reformat e tjera

sidomos ato rregullatore dhe mbi të gjitha është

ekonomia, zhvillimi i së cilës gjeneron të

ardhura, reforma strukturore dhe prioritizimi

efecient i saj.

Roli i ndryshimeve ligjore të paraqitura në

misionin e pakthyeshëm kundër informalitetit

dëshmohet nga përmbajtja e ndryshimeve që sjell

ky ligj dhe konkretisht: ndryshimet që

përforcojnë kuadrin ligjor në luftën kundër

kontrabandës; forcimi i masave ndaj evazionit

dhe mosdeklarimit të punonjësve; mbështetja

ndaj bizneseve që kanë sjellje korrekte ligjore;

mbrojtja e qytetarëve që denoncojnë fenomenet e

evazionit dhe të kontrabandës; riorganizimi i

administratës tatimore; shmangia e konflikteve të

interesit etj.

Të nderuar deputetë, në aktet ligjore që ne

bëjmë, ashtu sikurse është edhe ky i sotmi, kemi

si synim kryesor mbështetjen ndaj biznesit të

ndershëm. T’i themi “po” konkurrencës së

ndershme dhe jo monopoleve; forcimit të

rregullit dhe disiplinës fiskale dhe jo anarshisë e

evazionit dhe shmangies nga pagimi i tatimit,

respektimit të ligjit, barazisë përpara tij për këdo

dhe jo diskriminimit; luftës kundër korrupsionit

dhe kontrabandës të ekonomisë gri;

informalitetit, krimit ekonomik dhe jo të

kundërtën.

Informaliteti është kanceri i ekonomisë dhe

i financave. Lufta ndaj tij mbetet sfida e kohës.

Prandaj ju ftoj ta votojmë atë.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu – E nderuar zonja

nënkryetare,

Të nderuar kolegë deputetë,

Ndryshimet në ligjin e sotëm “Për

procedurat tatimore” janë një dëshmi tjetër e

dështimit të qeverisë. Kur mori pushtetin, zoti

Rama tha se do të krijonte modelin e tij, por sot

konfirmon që modeli i tij ka dështuar. Modeli

filloi me rritjen e taksave.

Sot jemi në një situatë kur krimi sundon

vendin, kur të ardhurat në buxhet bien, ndonëse

me taksa të rritura dhe investime nuk ka. Pas dy

vjetësh, shpëtimi i modelit vjen nëpërmjet

organizmit të një aksioni me goditje të

përqendruar. Ky aksion, siç e kemi provuar në

votimin e aktit normativ, vjen pas dështimit, do

të thosha, spektakolar në mbledhjen e të

ardhurave të buxhetit, sepse jemi në një situatë

kur vetëm nga taksat e rritura duhet të ishin 500

milionë dollarë më shumë në buxhet.

Që në fillim ne ia bëmë të qartë zotit Rama,

se nuk është momenti për masa represive, por

është momenti për partneritet dhe për mbështetje

të biznesit.

Sot, pas dy vjetësh, zoti Rama jo vetëm që

nuk mori masa për të mbajtur në këmbë shtëpinë

që po shembej, por mori kazmën për ta shembur

atë. I rriti taksat në vitin 2014 dhe në vitin 2015

me premtimin se do të sillte 500 milionë dollarë

më shumë prej tyre. Sot shikojmë se evazionisti

më i madh është vetë qeveria, është administrata,

janë nëpunësit e shtetit dhe jo tatimpaguesit e

thjeshtë.

Para një ore, Kryeministri u mburr me

numrin e kontrolleve dhe të faturave të shtuara,

por nuk tha se sa lekë u shtuan nga këto fatura.

Pra, shtohen kontrollet, shtohen faturat, kurse

arka vazhdon të boshatiset.

Ne jemi dëshmitarë, që vjet në shtator, që

sesioni filloi me ndryshimin e buxhetit, ku

fillimisht iu hoqën 16 miliardë arkës së shtetit,

por edhe në fund të vitit pati një mosrealizim prej

8 miliardë lekësh, pra 24 miliardë lekë më pak

nga ajo që u buxhetua. Ndërsa këtë vit i parapriu,

sepse hoqi që në fillim 23 miliardë lekë nga

buxheti i shtetit.

Qeveria mendoi se me këtë ligj e rrafshoi

gropën që kishte krijuar, por sapo e rrafshoi në

fund të korrikut, filloi të hapë gropën e re gjatë

muajit gusht. Statistikat e qeverisë tregojnë se

tatimet dhe doganat kanë krijuar një gropë prej

1,7 miliardë lekësh më pak sesa buxheti i

shkurtuar. Po ta krahasoj me buxhetin e

mëparshëm, kjo gropë është 3 miliardë lekë

vetëm në muajin gusht. Prandaj, në muajt e

ardhshëm presim që gropa të thellohet edhe më

shumë. Kjo është e shpjegueshme jo vetëm për

modelin e qeverisjes, por edhe për modelin

personal, sepse, të gjithë e kemi parë që modeli i

informalitetit gjatë këtyre 2 vjetëve është Edi

Rama me shokë, pra Rama me njerëzit e tij

përbëjnë modelin e informalitetit.

Kryeministri akuzohet se nuk ka deklaruar

të paktën 200 milionë euro, pra evazionisti më i

madh del të jetë vetë Kryeministri. Ai e filloi

Page 28: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

28

punën duke ristrukturuar godinën e

Kryeministrisë, por ku i ka faturat fiskale? Cilat

janë bizneset që po ia bëjnë punët? A kanë

paguar tatime këto biznese për punët që kryejnë

atje? Pra, para se t’u kërkojë qytetarëve të

thjeshtë, le të tregojë faturat e veta.

Kryeministri ka shitur piktura, por a ka

faturë fiskale? Le të na e tregojë. Nuk kemi parë

gjë. Kryeministri ka vila, por a ka faturë fiskale?

Pra, çfarë u kërkojmë qytetarëve, kur evazionin e

bën personalisht Kryeministri, për këto raste,

sepse e bën kolektivisht qeveria, duke boshatisur

arkën e shtetit, duke mbledhur tatimet atje ku

dëshiron Kryeministri, atje ku duan nëpunësit

dhe jo atje ku krijohen të ardhurat e vërteta?

Ministri i Brendshëm, një herë e shet dhe

një herë e blen makinën e vet. Një herë thotë: “E

kam deklaruar”, një herë thotë: “Nuk e kam

deklaruar”. Çfarë duhet të presim nga qytetarët?

Po dje, a e dëgjuat Kryetarin e Bashkisë së

Tiranës, kur e pyetën për rrugët e biçikletave që

kishte premtuar? Përgjigjja e tij ishte: “I kam

bërë ca, sepse më mbështetën bizneset”. Cilat

janë këto biznese? Kur bëhen punë publike,

vendoset një tabelë ku shkruhet se kush i kryen

punimet dhe çfarë po bëhet. Askush nuk i ka

parë. Cilat janë këto biznese që e dashkan kaq

shumë qeverinë, që paskan kaq shumë para, por

që nuk e dimë, a presin fatura fiskale?

Po ashtu, mbrëmë dëgjuam edhe

deklaratën, të cilën e përmendi ish-Kryeministri,

që nuk mjaftojnë vetëm këto, por kur punët nuk

të ecin, Rama dhe Meta përdorin edhe të fortët,

me qëllim për t’u mbyllur gojën atyre që

denoncojnë.

Strategjia u ndërtua sipas mentalitetit: i

dobëti gjunjëzohet më kollaj. Për këtë arsye, zoti

Rama e drejtoi sulmin banditesk te biznesi i

vogël, sepse efekti është më i madh. Ata

përfaqësojnë 95% të bizneseve, por 90% e tyre

janë biznese tregtare, që një shishe ujë, që e

blejnë diku 50 lekë, e shesin 60 lekë.

Natyrisht, konsumi në Shqipëri ka rënë dhe

po bie dita ditës, po ashtu edhe shitjet. Këto

biznese ishin në prag të falimentimit dhe, në këtë

moment, qeveria organizoi sulmin për t’u dhënë

atyre shkelmin e fundit. Këto biznese paguajnë

25 mijë lekë tatim në vit dhe paguajnë kontribut,

sigurime shoqërore, 80 mijë lekë në vit, pra i

kanë fikse, përse duhet t’u vihet litarin në fyt se

nuk kanë kasën fiskale? Ç’u duhet kasa fiskale

këtyre bizneseve, kur dihet që duhet të paguajnë

25 mijë lekë tatim dhe 80 mijë lekë kontribut,

sigurime shoqërore, për veten e tyre? Mirëpo,

qeveria thotë: “Jo, duhet të keni kasën, sepse ju

nuk duhet të hani as bukë”.

Me mburrje, ministri i Financave deklaroi

në komision, që, suksesi i parë është falimentimi

i 20 % të këtyre bizneseve, pra ata i falimentuan

20% dhe vazhdojnë aksionin e falimentimit,

sepse thanë: “I kemi mbyllur 20 % të këtyre

bizneseve”. Në fakt, janë më shumë, por 20% iu

vunë çelësat, sepse ata rrinin me shpresë, por

këtë shpresë ua preu qeveria.

Po ashtu, nuk kanë kursyer as të tjerët.

Gjobat në këtë ligj rriten nga 10 herë deri në 100

herë. Për një dëm fiskal që shkakton një qytetar

apo një biznes, i jepen 4 dënime. Me këto

dënime, ky ligj bie në kundërshtim me ligjin

ekzistues të procedurave tatimore. Në nenet 114

dhe 616 të këtij kodi ka një standard ku thuhet:

“Dënimi nuk mund të jetë më i madh sesa dëmi”,

pra qoftë për mospagesë në afat, qoftë për

evazion fiskal, gjoba nuk mund të jetë më shumë

se 100% e dëmit fiskal të shkaktuar, ndërsa për

vonesat ka një kamatë vonesë, që është 0,06%,

që po ta llogarisësh shkon 2% në vit dhe

penalitetet nuk aplikohen më shumë se 365 ditë,

si në Kodin tonë, ashtu edhe sipas standardeve

ndërkombëtare.

Megjithatë, qeveria ka si objektiv

falimentimin e biznesit. Natyrisht, që ky

falimentim bëhet në mënyrë selektive, pasi ligji

krijon hapësira për abuzim nga nëpunësit fiskalë,

sepse ka gjoba për mosdeklarim të pagës. Kush e

përcakton se cila është paga e vërtetë? E

përcakton nëpunësi tatimor? Ka gjoba për mall

pa dokument. Mund të kesh një, por mund të

kesh edhe 1 milionë njësi. Këtë e përcakton

nëpunësi tatimor dhe gjoba është njësoi.

Në ligj caktohet një gjobë për tatimin mbi

fitimin me fond paradhënieje 15%, që ndoshta

biznesi mund të jetë edhe në vështirësi, ose

rrezikon edhe të dalë me humbje, sepse është

pagesë paradhënieje, por jo, duhet të paguajë

15%, qoftë edhe për një ditë vonesë mospagese.

(Drejtimin e seancës e merr zoti Idrizi.)

Shpëtim Idrizi – Zoti Shehu ju lutem,

përfundojeni!

Sherefedin Shehu – Do të vazhdoj edhe

pak. Kompensohem me grupin.

Shpëtim Idrizi – Duhet ta përfundoni!

Page 29: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

29

Sherefedin Shehu – Dakord.

(Ndërhyrje nga salla)

Shpëtim Idrizi – Zoti Braçe, ju lutem!

Sherefedin Shehu - Edhe pse nuk ka

mundësi, biznesit i kërkohet të paguajë, t’i

konfiskohet 50% e xhiros ditore, pra të

falimentojë. Për këtë qëllim, në ligj thuhet:

“Taksidari mund të rri te dera e dyqanit apo te

dera e biznesit dhe në fund të ditës të marrë 50%

të të ardhurave”. Si mund të mbahet ky biznes?

Edhe për 5 lekë mall pa dokument, gjoba është

100 milionë, ose 100 herë në raport me gjobën

ekzistuese, 100 herë më shumë, qofshin këto

edhe gabime njerëzore, sepse kemi të bëjmë me

bllokim apo me gjendje malli.

Po kështu, për mosdeklarim ose për

mungesë dokumentesh gjobitesh 3 herë, gjobë 10

milionë, konfiskim dhe rivlerësim të detyrimit

tatimor. Siç e thashë, barra më e rëndë bie mbi

biznesin e vogël, i cili paguan një detyrim prej

25 mijë lekësh, 120 mijë shkon maksimumi për

ata që kanë xhiron 8 milionë lekë, por, në fakt,

ky lloj biznesi duhet të paguajë 500 mijë lekë për

moslëshim kuponi, 500 mijë lekë për mosafishim

të çmimit, 500 mijë lekë për mosafishim të

posterit që klienti të mos paguajë, 500 mijë lekë

për punonjës të pasiguruar, 500 mijë lekë për

pagë të paraportuar dhe për 5 lekë mall pa

dokument, gjobitet 100 milionë lekë.

Ky ligj nuk ka harruar edhe klientët e

qeverisë, sepse, në fakt, bizneseve...

Shpëtim Idrizi – Zoti Shehu, ju lutem

përmblidheni!

Sherefedin Shehu – Pra, desha të theksoj

edhe këtë moment, sepse është i rëndësishëm.

Qeveria thotë se do të bëjë një listë audituesish

nga miqtë e vet dhe gjobat në ligj janë të larta,

por në qoftë se auditoheni te miqtë e qeverisë, ju

nuk do të kontrolloheni nga organi tatimor, pra

krijon një mbrojte për miqtë dhe për shokët e vet.

Së fundi, ky ligj është edhe antikushtetues,

sepse ka gjetur një hapësirë ku do të fusë edhe

regjistrimin e emai-t për telefoninë celulare,

meqenëse ajo u cilësua si antikushtetuese me një

akt të mëparshëm të qeverisë.

Për ta mbyllur, do të thosha, që kur punët

nuk ecin, natyrisht, që nuk është mirë për vendin,

nuk përfiton askush dhe nuk përfiton as qeveria.

Unë besoj se ne kemi një Kryeministër të

lajthitur, sepse ndryshe nuk do të bëheshin këto

akte.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

Urdhëroni, zoti Halimi për procedurë!

Eduard Halimi – Zoti drejtues i seancës,

Në fakt, ky ligj ka kaluar me procedurë të

përshpejtuar, pa kaluar në Konferencën e

Kryetarëve. Është futur në rendin e ditës sot dhe

kur ligjet kalojnë kështu, me procedurë të

përshpejtuar, rreziku më i madh është përfitimi

politik.

Shqetësimi që unë kam, përveç atyre që

ngritën kolegët, është futja në mënyrë tërësisht të

papritur e një kapitulli për krijimin sërish nga

Kryeministri, të bazës së të dhënave, të numrave

të emai-t të celularëve të të gjithë shqiptarëve.

Siç e dini, Kryeministri e bëri vjet një

përpjekje të tillë. Ne e çuam në Gjykatë

Kushtetuese, e cila e pezulloi vendimin e

Kryeministrit për krijimin e bazës së të dhënave

të numrave celularë, pra të bazës së të dhënave të

emai-t, sipas të cilave mund të përgjohen të

gjitha komunikimet elektronike, përfshirë edhe

ëhatsapp, email e çdo lloj komunikimi

elektronik, përveç mesazheve e telefonatave.

Më pas, Kryeministri anuloi vendimin e

qeverisë dhe kjo i lidhi duart Gjykatës

Kushtetuese, në mënyrë që ajo të shprehej për

antikushtetueshmërinë e një veprimi të tillë nga

ana e Kryeministrit. Në mënyrë krejt të papritur,

pa u diskutuar me askënd,vendoset një kapitull,

sipas të cilit sërish qeveria do të krijojë një bazë

të dhënash me të gjithë numrat emai të të gjithë

celularëve. Krijimi i bazës së të dhënave të

numrave emai është deklaruar në kundërshtim të

hapur me Konventën Europiane të të Drejtave të

Njeriut, nga Gjykata e Luksenburgut një vit më

parë, e cila ka thënë se nuk duhet të krijohen

baza të dhënash për numrat emai të celularëve

dhe këto të aksesohen nga kompani private, apo

qoftë edhe nga qeveria, por vetëm për çështje të

terrorizmit dhe kryerjes së veprave penale.

Kjo që vjen këtu, në mënyrë të papritur, për

të përftuar dhe duke krijuar, për të gjithë pjesën e

sanksioneve të tjera, për ta lënë më vete, gjoja si

të fshehur, vjen sërish si antikushtetuese.

Prandaj, kërkesa ime procedurale është që ky

kapitull për çështjen e krijimit të bazës së të

dhënave të IMEI-t nga ana e qeverisë, të

shkëputet nga projektligji; qeveria të tërhiqet, ta

marrë me vetë këtë pjesën e kapitullit për

krijimin e bazës së të dhënave; të bëjë një ligj të

Page 30: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

30

ri, bazuar tërësisht në Konventën Europiane të të

Drejtave të Njeriut, bazuar tërësisht në

Kushtetutë, bazuar tërësisht në vendimin e

Gjykatës Europiane të Luksemburgut; ndryshe

kjo cenon tërësisht të gjithë procesin. Kjo është

një kërkesë procedurale që i drejtohet qeverisë në

këtë fazë, e cila duhet bërë pikërisht në këtë

moment. Ndaj do të kërkoja reagim nga qeveria,

ta tërheqë çështjen e IMEI-t dhe të vazhdojë

diskutimin për çështje të tjera, sepse kjo tregon

edhe një herë maninë e jashtëzakonshme që ka

Edi Rama si autoritarist për të pasur gjithçka nën

kontroll. Kjo është tërësisht e papranueshme në

të gjitha normat kushtetuese shqiptare dhe

normat ndërkombëtare.

Shpëtim Idrizi – Faleminderit zoti

Halimi!

Ne jemi në mes të procedurës së diskutimit

të ligjit “Për ndryshimet në procedurat tatimore”.

Po, pastaj duhet të shprehet edhe pala tjetër.

Fjalën e ka zoti Koçi.

Ju lutem, zoti Halimi, zoti Braçe, po

vazhdojmë procedurën që është në rendin e ditës.

Ervin Koçi – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!

Ky projektligj i propozuar sjell disa

ndryshime në ligjin bazë të procedurave

tatimore, konkretisht ai ndryshon 22 nene.

Shpëtim Idrizi – Zoti Braçe, ju lutem, ta

dëgjojmë kolegun?

Të nderuar kolegë, mos flisni nga vendi!

Ervin Koçi - Ky projektligj i propozuar

sjell disa ndryshime në ligjin bazë të procedurave

tatimore, konkretisht ai ndryshon 22 nene ose

15% të neneve të ligjit. Ka për qëllim një sjellje

të re të aktorëve të tregut, duke i drejtuar ata drejt

formalizimit.

Objektivi i këtij ligji është krijimi i

kushteve për konkurrencë të ndershme,

mbrojtjen e konsumatorit, si dhe krijimin e një

kulture të re tatimore, si për tatimpaguesin, ashtu

edhe për administratën tatimore. Propozimet e

bëra në këtë projektligj synojnë jo vetëm

forcimin e procedurave tatimore, për të mbyllur

hapësirat ligjore për kryerjen e evazionit fiskal

dhe kontrabandës, por edhe rritjen e

vetëdeklarimit dhe ndërgjegjësimit të

tatimpaguesve në pagesën e detyrimeve tatimore.

Ligji mbështet sjelljet e ndershme të

bizneseve të rregullta dhe rrit shtrëngesën ndaj

kundërvajtësve të ligjit, si ndaj atyre që kryejnë

aktivitetin e kontrabandës, ashtu edhe ndaj atyre

që kryejnë evazionin fiskal. Tërësia e

propozimeve ka ardhur si nevojshmëri nga

situata reale që vërehet në zbatimin e ligjeve

fiskale nga një pjesë e biznesit dhe informaliteti i

lartë në ekonomi. Ata janë në mbështetje të

operacionit të luftës kundër informalitetit, të

ndërmarrë nga qeveria dhe institucionet e saj,

luftë që e ka fillesën e saj që në vitin 2013.

Gjatë dy vjetëve të qeverisjes së

maxhorancës së majtë është bërë një punë e mirë

për të formalizuar ekonominë nga situata që u

gjendëm. Një tregues i qartë është numri i

kuponave tatimor, që janë lëshuar nga biznesi, të

cilët janë dyfishuar krahasuar me qeverisjen e

mëparshme, përpara se të fillonte operacioni

kundër informalitetit. Por sot lufta kundër

informalitetit shkon në një shkallë më të lartë se

angazhimi i administratës tatimore, ajo përfshin

jo vetëm ndryshimet ligjore të nevojshme që do

të miratojmë sot, por edhe angazhimin e disa

institucioneve ligjzbatuese, me një vullnet dhe

mbështetje të fortë politike nga maxhoranca e

majtë, si asnjëherë tjetër, që i jep mbështetje të

plotë administratës fiskale për të zbatuar me

korrektësi legjislacionin fiskal.

Ritmet e regjistrimeve gjatë këtij operacioni

kombëtar kanë kapur një tjetër stad kundër

informalitetit. Deri në datën 18 shtator janë

regjistruar 8,3 herë më shumë biznese se shtatori

i vitit 2014. Po ajo që është më e rëndësishme,

me gjithë punën e bërë për të ndërgjegjësuar

subjektet që kanë detyrim ligjor regjistrimin dhe

pajisjen me kasë fiskale, është rezultati në xhiron

fiskale që deklarojnë subjektet. Kështu, për

periudhën 1 korrik - 16 shtator të vitit 2015,

krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014,

është gati trefishuar numri i pajisjeve të reja

fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve.

Është rritur me rreth 26 milionë numri i

kuponëve tatimorë të lëshuar për pajisje fiskale

për këtë periudhë, ndërkohë që xhiroja është

rritur me 300 milionë dollarë gjatë kësaj

periudhe, vetëm nga rritje e formalizimit në

ekonomi. Kontrolli i kombinuar i pothuajse të

gjitha institucioneve të angazhuara në

operacionin antiformalitet të qeverisë, ka sjellë

rezultate jo vetëm në pajisjen me kasa fiskale

dhe detyrimin për të shoqëruar me faturë

tatimore për të gjithë mallin e inventarizuar, por

ka rritur edhe formalizimin e të punësuarve.

Page 31: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

31

Vetëm nga kontrollet janë futur në skemën e

sigurimeve 574 punonjës, të cilët më përpara

punonin në të zezë.

Opozita na akuzon se ne dalim kundër

themelit të sistemit, që është vetëdeklarimi

vullnetar nga subjektet, dhe po mbështetemi te

gjobat. E ka gabim! Ne e mbështesim

vetëdeklarimin vullnetar. Çdo sipërmarrës, nëse

e zbaton me korrektësi legjislacioni fiskal do të

jetë i vlerësuar dhe do të ketë mbështetjen e

merituar të institucioneve shtetërore. Ndërsa

cilindo që shkel ligjet, gjoba është alternativa e

vetme për ta kthyer në shinat e ligjit. Në

filozofinë e kësaj maxhorance të menaxhim

fiskal gjobat nuk janë mjet për të vjelë të

ardhurat për buxhetin e shtetit, por për të dënuar

paligjshmërinë. Arsyeja pse gjobat janë vendosur

të larta dhe përsëritja e shkeljes së gjobave për

moslëshim fature tatimore përbën vepër penale,

janë thjesht për të ndërgjegjësuar atë pjesë të

biznesit të pandershëm që e shkel vazhdimisht

ligjin, për ta zbatuar në mënyrë vullnetare atë

dhe për t’i treguar subjektit se moszbatimi i ligjit

ka kosto financiare më të lartë për ta se sa

zbatimi i ligjit. Në këtë projektligj është barazuar

masa për mosdeklarimin e punonjësve,

pavarësisht nga madhësia e biznesit, pasi

shfrytëzimi i punonjësve, qoftë në biznesin e

madh, qoftë në biznesin e vogël duhet të dënohet

njësoj. Kemi forcuar masat për moslëshimin e

kuponit tatimor dhe faturës tatimore, pasi në

drejtim të rritjes së formalizimit lëshimi i tyre

lidhte direkt me deklarimin e qarkullimit, i cili

shërben si bazë për llogaritjen e detyrimeve

tatimore të një tatimpaguesi. Me ndryshimet

ligjore ne po i japim mundësi çdo tatimpaguesi, i

vogël apo i madh, që të ketë mundësi që deri në

fund të këtij viti të bëjë një vetëdeklarim të

gjendjes së mallrave që ka pa dokument tatimor.

Pra, me anë të një autofature do të paguajë vetëm

principalin e detyrimeve që lind nga ky veprim

dhe interesat e pagesave të vonuara.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo situatë ka

ardhur jo vetëm nga biznesi, por edhe nga

kultura fiskale e krijuar në këtë periudhë 25-

vjeçare. Prandaj u japim mundësi tatimpaguesve

të vetëkorrigjojnë deri në fund të këtij viti,

deklaratën tatimore, pra të sistemojnë inventarin

fizik me atë kontabël.

Opozita ngre pretendimin se këto

ndryshime i japin fuqi të madhe administratës

fiskale dhe mund të kthehet në një pushtet

arbitrar për biznesin. Ky është një shqetësim i

përbashkët, prandaj dhe ne do të ndërhyjmë edhe

në Kodin Penal, që çdo shkelje ligji që do të

bëhet nga punonjësit e administratës tatimore,

dënohet me 7 vjet burg. Pra, përgjegjësia ligjore

do të shtrihet edhe ndaj punonjësve të

administratës që nuk zbatojnë detyrat

funksionale të tyre.

Opozita, si gjithmonë, nuk është bashkuar

këto dy vjet në asnjë nga reformat dhe

operacionet që ka ndërmarrë maxhoranca për

vendosjen e shtetit ligjor, për të luftuar

paligjshmërinë. Qytetarëve u kujtohet se si dolën

kundër forcave të rendit dhe operacionit të

suksesshëm të policisë në Lazarat, kundër

drogës, duke u bërë palë me shkelësit e ligjit.

Qytetarëve u kujtohet se si dolën kundër

vendimeve të qeverisë për të vendosur kontrollin

në territorin nga ndërtimet pa leje. Opozita

mbështeste paligjshmërinë. Qytetarëve u kujtohet

sesi opozita doli kundër reformave dhe

operacioneve në fushën energjisë dhe u bë palë

me hajdutët shumëvjeçar të energjisë elektrike.

Edhe sot opozita nuk po vepron ndryshe

nga sjellja e saj e përhershme për të mbrojtur

paligjshmërinë. Është kundër luftës ndaj

informalitetit, që gjatë trajtimit të saj 8 - vjeçar e

konsolidoi. Sot, bëhet përsëri palë me

paligjshmërinë dhe pandëshkueshmërinë. Sot,

madje ka arritur që t’u kërkojë qytetarëve edhe

mosbindjen civile. Veprojnë kështu, se lidershipi

i opozitës po vazhdon të bëjë politikë pro

pandëshkueshmërisë, pasi asnjë prej tyre nuk

është ndëshkuar për krimet ekonomike, politike

dhe vrastare që kryen në qeverisjen e tyre. Ata

sot janë në politikë për shkak të kësaj

pandëshkueshmërie, kurse maxhoranca është e

vendosur në zbatimin e ligjit, është e vendosur

në angazhimin e saj ligjor për të mbrojtur

konsumatorin e ndershëm dhe për ta bërë shtetin

partnerin e një biznesi të ndershëm.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

E ka fjalën zoti Spaho.

Edmond Spaho – Faleminderit, zoti

drejtues i seancës!

Të nderuar kolegë,

Dëshiroj të shpreh qëndrimin tim në lidhje

me një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka

pasur zhvillime në hetimin e skandalit në CEZ.

Page 32: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

32

Dje, sikurse e dëgjuat edhe nga diskutimi i zotit

Bersiha, po sikurse mund ta keni ndjekur edhe në

një nga emisionet televizive, ka ndodhur një

ngjarje shumë e rëndë, është zbuluar identiteti i

një dëshmitari të mbrojtur. Partia Demokratike,

që në momentet e shpërthimit të këtij skandali

nga firma ndërkombëtare që mbron qeverinë

shqiptare në gjyqin në Vjenë, ka kërkuar hetim

transparent, të plotë, në mënyrë që përgjegjësit e

kësaj humbjeje kaq të madhe të parave të

shqiptarëve të marrin dënimin e merituar. Ata, të

cilët e kanë hapur këtë çështje, kanë aluduar edhe

për emra, përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit.

Në mënyrë që hetimi të bëhet i plotë, transparent

dhe pa ndikime politike, kemi kërkuar, si

opozitë, që Kryetari i Kuvendit të dërëhiqet dhe

të shkojë e të pastrojë emrin e tij në prokurori, pa

paragjykuar rezultatin e hetimit. Nga zhvillimet e

mbrëmshme tregohet edhe një herë që qëndrimi i

Partisë Demokratike ka qenë plotësisht i drejtë

dhe i justifikuar.

Identiteti i dëshmitarëve të mbrojtur vetëm

në Shqipëri zbulohet, dhe nuk është hera e parë

që ndodh kjo. Kjo tregon se në çfarë gjendjeje

skandaloze kanë arritur institucionet shqiptare, të

gjitha institucionet, përfshirë edha ato të hetimit.

Kur del emri i dëshmitarit të mbrojtur, atëherë

çfarë rezultati transparence, drejtësie do të kemi

ne këtu? Dëshiroj të mbështes qëndrimin e zotit

Berisha dhe të Partisë Demokratike për hetim

gjithëpërfshirës, të plotë dhe ndërkombëtar të

kësaj çështjeje. Me këto institucione që kemi ne

nuk ka transparencë, sepse politikanët e qeverisë

dhe të maxhorancës ndërhyjnë në hetim. Kush e

nxori emrin e dëshmitarit të mbrojtur? A mund të

ma thoni? Atëherë, zotëri, nëse jeni i interesuar

që kjo çështje të marrë përgjigje, nëse nuk keni

interesa, lejoni të bëhet hetim ndërkombëtar,

sepse jemi katandisur në pikën sa një qytetar, me

të drejtë në rrjetet sociale perifrazonte një

shprehje: “Në vendin tim, në vendin tënd,

berberët në burg, hajdutët në Kuvend”.

Zoti drejtues i seancës, jo më kot kërkova

që Kryeministri të jetë prezent në këtë seancë,

pasi po diskutojmë një ligj shumë të

rëndësishëm, i cili ka të bëjë me të

ashtuquajturën reformë që është ndërmarrë nga

qeveria, por që, në fakt, është vetëm një aksion, i

cili synon të mbulojë dështimin që qeveria ka

pasur në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e

shtetit.

Dëgjuam për një kohë shumë të gjatë

Kryeministrin të japë argumentet e tij dhe të

akuzojë opozitën, por, të them të drejtën, m’u

duk jashtëzakonisht i shkëputur nga realiteti ose

bënte sikur ishte shkëputur nga realiteti, sepse

interesi ia do. Dëshiroj t’ju kujtoj që dy gjëra

janë të pafundme: universi dhe broçkullat që vjen

e na thotë vazhdimisht Kryeministri në

parlament. Por, prap që të jem i sinqertë, ndërsa

për universin nuk jam sigurt, sepse e kemi me të

dëgjuar, Kryeministrin e kemi me të parë me

figurë dhe dëgjuar me zë. Para se Kryeministri të

shprehet dhe të marrë flamurin e kampionit të

luftës ndaj informalitetit, do të ishte e mira të na

jepte disa shpjegime. Vilën që ka ndërtuar në

Surrel, e ka ndërtuar në mënyrë formale apo

informale? Nëse e ka ndërtuar në mënyrë

formale, të na tregojë burimet nga i ka marrë

paratë, të na tregojë dokumentet me të cilat ka

paguar ose direkt punonjësit që kanë punuar aty,

ose materialet që ka blerë, ose pagesën që i ka

bërë firmës që ka kryer punimet, sikurse të na

tregojë taksat që ka paguar firma që ka punuar

për të kryer këtë ndërtim.

Po kështu, nëse është kampion i luftës ndaj

informalitetit, të na tregojë me çfarë parash e

rikonstruktoi Kryeministrinë, është

rikonstruksion i kryer në mënyrë formale apo

informale? I ka paguar taksat në shtet për atë

investim që ka kryer? Nga i ka marrë paratë? Si

Kryeministri, ashtu edhe kryetari i Bashkisë së

Tiranës duhet të na thonë nëse investimet që po

bëjnë në hyrje të Tiranës janë formale apo

informale. Kush i financon, sa financon?

Paguhen taksat në buxhetin e shtetit? Ne fusim

në burg dy berberë, sepse qethin njerëzit pa

dhënë kuponin tatimor. Po këto a janë

informalitete? Bëni si them e mos bëni si bëj

unë? Burrë më i mirë është ministri i Brendshëm,

që kryen një transaksion dhe nuk paguan

detyrimet tatimore? Madje ka kurajën e del në

televizor e u thotë të gjithë shqiptarëve që kështu

është një punë, prandaj e kam bërë në mënyrë

informale. Ky është serioziteti? Ky është shteti

që duam të ndërtojmë? Këto janë reformat që

paskeni ndërmarrë për të reduktuar

informalitetin? U jeni qepur fukarenjve që kanë

biznese familjare dhe ambulantëve. Po pse ata e

sjellin kontributin thelbësor në buxhetin e

shtetit? Nëse vërtet 30% a më shumë është

informale, atëherë duhet ta gjejmë nga vjen,

Page 33: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

33

sepse biznesi familjar dhe ambulator japin 0,3%

të të ardhurave. Ja e nisëm këtë kryqëzatë dhe i

dyfishuam të ardhurat nga 0,3% do t’i çojmë në

0,6%, kjo do të na shpëtojë? A e kuptoni që janë

mbyllur 7 mijë biznese nga 36 mijë kontrolle

deri tani? Mos thoni që janë biznese të

paregjistruara, janë biznese nuk e përballuan dot

kasën fiskale, janë biznese të cilat nuk e

përballuan dot marrjen e një punonjësi për të

hartuar bilancin. Atëherë qeveria, që të jetë

serioze në luftën kundër informalitetit, duhet ta

kërkojë informalitetin atje ku është gropa më e

madhe.

Jemi tërësisht në mbështetje të qeverisë dhe

të çdo qeverie kur lufton informalitetin, por jo

nën maskën e luftës së informalitetit të mbulohet

gropa prej 200 milionë dollarësh që keni mangët

në buxhet. E shkurtuat buxhetin, prapë muaji

gusht ju ka dalë edhe me 20 milionë dollarë të

tjera mangët. Atëherë, ku janë reformat?

Kryeministri u shpreh që kemi ndërmarrë

reforma në Operatorin e Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike janë rritur arkëtimet, janë

ulur humbjet në rrjet, por nga krahu tjetër tha që

nuk kemi mbledhur TVSH-në e energjisë

elektrike të prodhuar ne vend. Na qenka rritur

prodhimi i vendit, është ulur importi, po pse nuk

është mbledhur TVSH-ja? Atëherë, kemi

suksese, kemi mbledhje të ardhurash, por TVSH-

ja nuk mblidhet. Këto janë kontradiktore. Cila

qëndron?

Nëse vërtet Kryeministri dëshiron të jetë

kampion i luftës ndaj informalitetit, duhet të

përqendrohet te doganat. Ia kanë thënë edhe

kolegët e tij të maxhorancës që 73% të humbjeve

që ka pësuar buxheti i shtetit i ka në dogana. Nuk

i ka as te bizneset familjare, as te ambulantët, as

tek ato kioskat, të cilat po ndiqen me vrap nga

inspektorët tatimorë. Le të shkojë te doganat, ku

ka 73% të mungesës. Nga se vjen kjo? Nga dy

elemente, në radhë të parë, nga mungesa në

akcizë të karburantit dhe nga mungesa në

akcizën e cigareve. Këto janë dy fushat ku valon

kontrabanda. Nëse do t’i vazhdojë hovi për të

qenë kampion i luftës ndaj informalitetit, të mos

merret me bizneset familjare, por të merret me

telekomunikacionin, me industrinë minerare, me

eksportet, me eksportet me lëndë të parë

porositës, me sistemin bankar e kështu me radhë.

Fillimisht të merret me ata klientë që rrinë rrotull

tij, që marrin para shtetërore, bëjnë evazion

fiskal, fusin mallra kontrabandë dhe në finale

shkaktojnë atë humbje prej 200 milionë dollarësh

në buxhetin e shtetit.

Suksese renditi Kryeministri, është rritur

xhiroja, është rritur numri i kasave fiskale, është

rritur numri i kuponëve tatimorë. Kryeministri

nuk është kryeministër për të na paraqitur këto

suksese. Kryeministri duhet të na thotë ku janë

40 milionë dollarët nga karburantet, ku janë 60

milionët nga cigaret, ku janë 20 milionët nga

TVSH-ja e energjisë elektrike që nuk është

mbledhur dhe që iu rrit çmimi 23% gjatë vitit

2015? Këto janë pyetjet që Kryeministri duhet

t’u japë përgjigje para se të marrë flamurin e

kampionit të luftës ndaj informalitetit. Prandaj ai

qytetari, dua ta përsëris edhe një herë, detyrohet

të shkruajë dhe të perifrazojë: “Në vendin tim, në

vendin tënd, berberët në burg, hajdutët në

Kuvend.”

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Fjalën e ka zoti Ministër.

Arben Ahmetaj – Ligji që po diskutojmë,

pa dyshim që është një nga ligjet më të

rëndësishme dhe meriton vëmendjen e duhur.

Meqë thatë atë batutën, edhe unë po ju them:

“Mirë se erdhët në Kuvend!”

Gjithë logjika e ligjit është mbështetëse e

reformës dhe e operacionit kundër informalitetit.

Unë e kuptoj shumë mirë debatin dhe nuk

është aspak i palogjikshëm, sepse është një nga

debatet më themelore dhe më të qenësishme, që

nuk ka të bëjë fare me mandatin katërvjeçar të

një qeverie apo të një parlamenti, apo 8-vjeçar,

apo 12-vjeçar, por ka të bëjë me vendosjen në

shina të një shteti të tërë dhe të kthimit të ligjit,

shpresojmë, një herë e përgjithmonë, në

ekonominë e vendit.

Unë nuk bie dakord me parafolësit e grupit

të djathtë me mënyrën sesi kërkojnë ta ngrenë

debatin. Fokusi tek të vegjlit është të fshihesh

pas gishtit. Tek tatimpaguesit sigurisht që ka një

logjikë ngarkese fiskale, i vogël apo i madh.

Patjetër që ka dhe ne e kemi shprehur

drejtpërsëdrejti në ligj. Ne e kemi ulur tatim-

fitimin për biznesin e vogël, 7,5% paguan, 10%

ka paguar, përveç gjobave që nuk kanë pasur të

numëruar. Ne e kemi ulur ngarkesën fiskale për

njeriun në nevojë dhe për atë shtresë shoqërore, e

cila ka më shumë nevojë për mbështetje nga

shteti nëpërmjet taksës progresive. Vetëm në

llogarinë e parë gjykonim që ishim 15 milionë

Page 34: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

34

dollarë që i ktheheshin atij niveli qytetarësh,

qytetarit në nevojë apo, me respekt, klasës së

mesme, që është edhe klasa më konsumatore, po

i referohemi kështu. Pra, 15 milionë dollarë nuk

janë pak dhe faktet tregojnë që taksa progresive

ka qenë një nga elementet që ka ndihmuar në

formalizimin e kësaj pjese të punëmarrësve për

të kaluar nga informalë në formalë. E kemi

përmendur atë shifër, 106 mijë e 121 bordero të

reja të verifikueshme.

Po i kthehem debatit sërish. Unë e kuptoj

shumë mirë edhe emocionin që ka njëra palë me

palën tjetër.

Pala jonë, grupi ynë ka një emocion të

veçantë të një ndërmarrjeje tepër të vështirë.

Beteja kundër informalitetit është një betejë që

nuk pushon kurrë dhe në aspektin elektoral, nëse

do për një moment afatshkurtër, mund të kishte

edhe efekte elektorale. Ky është një emocion i

veçantë se në 21 ditë ka suksese, patjetër që

është e rëndësishme për t’i numëruar sukseset,

është numri i kuponëve, me miliona është rritur

numri i kuponëve. A e keni provuar ndonjëherë

në mandatin tuaj 8-vjeçar të bëni ndonjë gjë të

tillë? Absolutisht jo. Një herë të vetme nuk u

shqetësuat. Ka qenë ministër Financash ai zotëria

që u çua tani e doli dhe e ka ndryshuar buxhetin

minimalisht katër herë, që e gjithë shuma

shkonte 750 milionë dollarë. Nuk erdhëm këtu e

të thoshim ku janë 750 milionë dollarët, por

erdhëm këtu e thamë çfarë problemesh ka këtu

ekonomia. Cilat janë problemet ekonomike që na

çojnë në moszbatim? Ka probleme të rritjes

ekonomike? Ka probleme të evazionit? Të gjitha

bashkë ishin, të gjitha bashkë mund të jenë, por a

ndërmorët ndonjëherë ndonjë aksion serioz, të

angazhonit gjithë shtetin, të angazhonit

emocionin dhe profesionalizmin tuaj të vërtetë

dhe të thoshit: mjaft më dhe të ndërmerrnit një

operacion apo reformë, mund ta quanit si të doni,

dhe t’i ndërronit faqen ekonomisë shqiptare.

Këtë nuk e ndërmorët. Por e pakta që prisnim

dhe presim është që ta mbështesni këtë

operacion, sepse nuk është thjesht benifit për një

forcë politike, por është benifit për qytetarin që

ka nevojë të jetë i barabartë përpara ligjit.

Barazia është në themel të luftës kundër

informalitetit.

E dyta, kur debatojmë për investimet

publike, me të drejtë mund të thoni janë pak apo

janë shumë. Pak janë, investimet publike janë

gati 800 milionë dollarë, pa pak. A mjaftojnë

këto 800 milionë dollarë në një moment shumë

të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, ndërkohë

që fqinjët tanë janë duke kaluar probleme serioze

ekonomike? Nuk mjaftojnë. Atëherë si rritet kjo

shifër? Nëpërmjet vjeljes së taksave. Hajde t’i

lidhim shqetësimet tona me mbështetjen ndaj

operacionit të informalitetit.

Nuk është e vërtetë ajo që thoni që ne

fokusohemi tek të vegjlit. Absolutisht, ne

fokusohemi tek i gjithë zinxhiri. Sot ka nisur një

aksion jashtëzakonisht profesional i thelluar me

të mëdhenjtë, i bazuar në një platformë

menaxhimi risku.

Do të ndaj me ju një shifër, rreth 59% e

kompanive që paraqiten me risk në bazë të një

platforme shkencore të studiuar mirë me Fondin

Monetar Ndërkombëtar, dalin nga 3000

kompanitë më të mëdha të regjistruara. Fokusi

sot është mbi këto kompani.

Ne vërtet jemi fokusuar me shumë

seriozitet te lufta kundër informalitetit, por në

asnjë moment, qoftë qeveria, qoftë grupi, qoftë

Komisioni për Ekonominë, qoftë kryetari i

Komisionit për Ekonominë, që ka qenë i

angazhuar përditë me qeverinë për këtë, me

gjithë shqetësimet e veta, asnjë çast nuk ka

harruar që patjetër që ne kemi të drejtë të jemi

drastikë në luftën kundër informalitetit, por nuk

duhet të harrojmë përgjegjësinë që qëllimi ynë

nuk është që ta kapim në befasi sipërmarrjen,

nuk është qëllimi që të vendosim gjoba, nuk

është qëllim që t’u rrimë sipër në qafë, dhe këto

ndryshime janë fakt dhe ju duhet të dilni e të

thoni, po, është gjëja e duhur që po bëni, që

lejoni kompanitë nëpërmjet këtij ligji që të

vetëdeklarojnë dhe të vetëvlerësohen në mënyrë

që të mos kenë asnjë penalitet. Po, po, e dimë

shumë mirë. Pse do të fshihemi pas gishtit, që ka

kompani që kanë inventarë të padeklaruar, pa

letrat e duhura fiskale? Çfarë do të bëjmë me

këta? Po të ecnim me logjikën tuaj, i binte që më

1 shtator do të duhet t’u shkonim nëpër

magazina, do të duhej t’i kapnim mallin, t’i

sekuestronim mallin, t’i çonim për ndjekje

penale. E bëmë këtë? Jo, nuk e bëmë këtë. Pse

nuk e bëmë këtë? Sepse jemi shumë herë më të

ndjeshëm me territorin sesa keni qenë ju në ditën

tuaj më të mirë. Kjo këtu ka ardhur si shqetësim

nga grupi parlamentar, nga brenda qeverisë, por

mbi të gjitha nga sipërmarrja.

Page 35: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

35

Çfarë bëjmë sot ne me këto ndryshime

ligji? Ne u japim mundësi sipërmarrjeve të

mëdha dhe të vogla që çfarë kanë, dhe dua ta

ndaj me publikun këtë, inventar të pa deklaruar,

të kenë mundësi ta deklarojnë, të kenë mundësi

të vetëkorrigjojnë deklaratat dhe bilancet e tyre

në mënyrë që nesër, kur t’u vijë radha të

kontrollohen, të mos kenë probleme me ligjin.

Kjo është e para.

E dyta, kjo është edhe luftë kundër

korrupsionit, sepse tani çdo fshehje që një

administrator publik, një punonjës tatimesh

ndihmon të ndodhë në terren, konsiderohet krim

i rëndë. Thënë kjo, sukseset janë suksese dhe

janë, edhe mësime. Nuk i jeni përgjigjur kurrë

pyetjes, se përse nuk e bëtë ju këtë.

Do t’jua themi sa herë të kemi parlament,

ashtu si ju çdo ditë ia fusni kot çdo ditë. Si e latë

Shqipërinë? E latë copë-copë. I kishte rënë çatia.

726 milionë dollarë borxhe. E latë energjinë në

ditë të zezë. Po ta kishim lënë energjinë ashtu siç

ishte, sot ky shtet do të ishte në rrënoja.

Po ta kishim lënë buxhetin, ashtu siç e

latë, më 28 tetor të vitit 2013, nuk do të kishte as

rroga, as pensione, as shërbim publik. Ne nuk

kemi mendjen tuaj që të ecim me të njëjtën

logjikë. Thënë kjo, të marrësh reforma kaq të

vështira, tregon përgjegjshmëri.

A ka probleme për të debatuar? Bujrum, ju

lutem na ndihmoni që ta përmirësojmë punën

tonë në luftën kundër informalitetit! Nëse

shënjestra jonë është 95% e saktë, na ndihmoni

për atë, 5- përqindësh, por jo me slogane

politike! Lufta kundër informalitetit nuk është

politike. Ajo është drejtpërdrejt një luftë për

barazi, luftë kundër varfërisë dhe patjetër, një

luftë për një qytetërim të ri. Unë pres nga

deputetët me shumë eksperiencë dhe shumë

profesionistë, siç ishte parafolësi, të vijë të thotë,

që qeveria po bën një punë shumë të mirë, por 1,

2, 3, 4 5 janë...

Unë nuk pres të vish dhe të thuash që bëjmë

një punë shumë të mirë, se nuk ta nxë goja dhe të

rrasin politikisht jashtë, bosët e tu (edhe ai

jozyrtari). Unë s’e pres këtë, por jo të më thuash

gjëra që nuk qëndrojnë dhe të bësh slogane

politike me biznesin e vogël apo me berberin, se

ato nuk qëndrojnë.

Fokusi i biznesit të madh dhe zinxhiri janë

reflektuar drejtpërdrejt në këto ndryshime ligjore

dhe kur ndërmerr një operacion, i cili është një

mënyrë e re jetese me fiskun, atëherë, patjetër që

ka nevojë për ndryshime ligjore dhe ka patjetër

nevojë të balancosh përpjekjen tënde me benefite

si këto, që mund t’ia ofrosh biznesit dhe

sigurisht, të gjitha do të reflektohen në një

konkurrencë më të ndershme, në të ardhura më të

mëdha në buxhetin e shtetit dhe kanë për t’u

reflektuar patjetër, në ulje taksash, në rritje

pensionesh e pagash, qoftë në administratën

publike, por indirekt e rrjedhimisht, edhe në

kompanitë private.

Sa u takon zhvillimeve ekonomike, nuk po

i referohem asaj që ju e quani “gropë”, sepse na

takon të bëjmë një analizë tejet të thellë për të

marrë përgjegjësitë tona aty ku mund të jenë

gabimet tona, por të shohim me syze shumë të

sakta se çfarë problemesh ka ekonomia dhe si

mbështetet ajo.

Fatmirësisht, pavarësisht asaj grope së cilës

ju i referoheni dhe asaj që unë i referohem:

mungesës për shkak të ndryshimeve të strukturës

ekonomike, do të duhet të jemi patjetër të lumtur,

që ka ndryshuar modeli ekonomik, sepse ka

filluar të kthehet faqja te prodhimi dhe jo thjesht,

tek importi.

Thoni këtu se ka rënë importi. A ka ardhur

ndonjëri nga ju të bëjë strukturën e importit? A

keni ardhur ta shikoni strukturën e importit? Ka

rënë importi i ushqimeve. Pse? Kjo ka ndodhur,

sepse ka filluar një bujqësi dhe një agro-industri

tejet shpresëdhënëse për vitet që vijnë. Pra, është

zëvendësuar importi me prodhim vendas. Ky

është qëllimi: të zëvendësojmë aq sa të mundim

brenda konkurrencës, duke rritur

konkurrueshmërinë e vendit, produktet e

importit, me produkte vendase, në mënyrë që

paraja të mos dalë jashtë, por të futet brenda.

Mos harroni që lufta kundër informalitetit, e

përmirëson imazhin e vendit.

Mos harroni që përtej gjërave që bëjmë

nëse nuk e përmirësojmë imazhin e vendit, nuk

do të jemi në gjendje të tërheqim investimet e

huaja për të cilat kemi nevojë.

Po i referohem shifrës rekord të

investimeve të huaja, prej 268 milionë eurosh në

tremujorin e parë dhe 200 milionë euro në

tremujorin e dytë.

Ja u mburrëm me këto, a janë mjaft? Jo,

nuk janë mjaft as këto, megjithëse, janë shifra

rekord. Nuk janë të mjaftueshme për shkak të

nevojës që ka vendi. Nëse nuk e përmirësojmë

Page 36: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

36

imazhin e vendit, po qe se do të konsiderohet

vendi si xhungël, ashtu siç është konsideruar

vendi, sigurisht që nuk vjen kush. Operacioni

kundër informalitetit është në themel të shtet-

bërjes. Unë nuk besoj se forca juaj politike është

kundër shtet-bërjes. Ka pasur një mënyrë tjetër të

shtet-shthurjes në 8 vjet, por besoj dhe shpresoj

që edhe pësimet elektorale, t’ju kenë bërë të

mësoni që me shtet-bërjen s’mund të luash me

slogane. Duhet të jesh thellësisht i përgjegjshëm

dhe thellësisht serioz.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit, zoti

Ministër!

Urdhëroni zoti Spaho, për replikë!

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Edmond Spaho – Në fakt unë nuk jam si

karriget bosh, ku nuk gjen prej orësh ndonjë

ministër. Unë kam qenë këtu, jo vetëm në këtë

seancë, por në të gjitha seancat.

Ju, zoti Ministër, sapo erdhët, kështu që

nuk ju takon të më thoni “Mirë se erdhe”, por më

takon mua t’ju them: “Mirë se erdhe dhe mirë se

na gjete, zoti Ministër!”

E dyta, as kryetari i parë, as ky i dyti, nuk e

kanë pasur dhe nuk e kanë praktikë të rrahurën.

Të rrahurën e ka praktikë Kryeministri, sikurse

thonë, madje thonë që ka rrahur një ministër.

Uroj të mos keni qenë ju, ai që ka rrahur!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Më falni, zoti Spaho, se më futët në sherr

me zotin Braçe.

Përshëndetjen e kishte për zonjat, që sapo

erdhën.

Arben Ahmetaj – Për seriozitetin e

çështjes, është replikë e pavend, megjithatë nga

sa di unë, brenda SHQUP-it kërcet druri dhe

besoj se aty nuk ju vlen as mandati kur hani dru,

sepse është brenda SHQUP-it dhe nuk quhet, por

kjo nuk ka pikë rëndësie. Ajo që ne bëjmë

brenda vetes sonë, është përgjegjshmëri, por e

kisha fjalën kur thatë: “berberë dhe hajdutë në

Kuvend”. Këtu berberë s’ka, kështu që unë,

gjithsesi, ju urova mirëseardhjen.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Fjalën e ka edhe një herë,

deputetja Evis Kushi. Përgatitet deputetja

Tabaku.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Ju lutem, ta dëgjojmë kolegen!

Evis Kushi – I nderuar drejtues i seancës,

Të nderuar kolegë,

Projektligji që kemi përpara, meriton një

vëmendje të veçantë, sidomos në këtë periudhë,

kur lufta kundër informalitetit është në fokusin

kryesor të përpjekjeve tona në fushën e

rimëkëmbjes së ekonomisë dhe financave të

vendit.

Që niveli i informalitetit në Shqipëri ka

qenë shumë i lartë në gjithë këto vite, e dinim,

madje jo vetëm ne, por edhe opozita, edhe

institucionet ndërkombëtare, edhe vetë bizneset,

dhe i gjithë opinioni publik. Por që situata të

ishte në këto përmasa të frikshme, ne këtë e

pamë që në ditët e para të operacionit, kur shumë

biznese mbyllën qepenat e tyre dhe më pas,

nxituan të regjistrojnë dhe formalizojnë

aktivitetin e tyre. Tani e kuptuam ekzaktësisht, se

çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite. Afërsisht

1/3 e bizneseve që u kontrolluan, ishin pa kasa

fiskale dhe pa punonjës të regjistruar (të

deklaruar), pa përmendur këtu, që 20 % e

bizneseve që u kontrolluan, u gjetën të mbyllura.

Operacioni ishte më se i domosdoshëm, pasi ai

vendos drejtësi, barazi dhe konkurrencë të

ndershme në treg. Për këtë unë ndihem vërtet

mirë, kur dëgjoj që edhe kolegët e opozitës, që

janë pro luftës kundër informalitetit, pavarësisht

objeksioneve të tyre, për mënyrën si po

realizohet kjo luftë apo për masat që po merren

në kuadër të saj, por në thelb ne ndajmë të njëjtin

mendim, që ekonomia shqiptare nuk mund të

përparojë, nëse nuk luftojmë informalitetin,

evazionin, konkurrencën e pandershme dhe

korrupsionin.

Ndërkohë, lajmi i mirë është që biznesi

vetë, po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë,

për domosdoshmërinë e këtij operacioni.

Konkretisht:

- Vetëm gjatë këtij muaji u regjistruan mbi

12 mijë biznese të reja, nga 1,137 të regjistruara

në shtator të vitit 2014, apo akoma më pak, në

shtator të vitit 2013, kur u regjistruan vetëm 861

biznese. Pra, bëni krahasimin: 861 biznese, me

12 mijë.

- Është 3-fishuar numri i pajisjeve të reja

fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve.

- Është shtuar me 33 miliardë lekë sasia e

xhiros së deklaruar nga bizneset.

- Janë deklaruar dhe janë siguruar sipas

ligjit, 574 punonjës, që deri dje ishin të

Page 37: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

37

padeklaruar, të paregjistruar dhe punonin në

informalitet të plotë.

Për t’u kthyer te projektligji. Pa dyshim, e

gjithë kjo reformë duhet të shoqërohet më një

sërë masash ligjore, që në fakt ky projektligj i

përmban. Ai krijon një klimë stimuluese për

konkurrencën e ndershme dhe ndërgjegjësimin e

tatimpaguesve në shlyerjen e detyrimeve

tatimore. Po kështu, projektligji forcon

penalitetet për shkeljet kryesore në fushën

tatimore, që prodhojnë evazion fiskal dhe

mungesë në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

A mjafton ky projektligj për të luftuar

evazionin dhe informalitetin? Pa dyshim jo, pa

dyshim që ky projektligj duhet shoqëruar edhe

me reforma të tjera dhe me përpjekje serioze. Së

shpejti pritet të diskutohet në Kuvend ligji “Për

menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Disa nga kolegët e opozitës kanë ngritur

shqetësimin që ligji, që po diskutojmë, pra,

forcimi i masave ndëshkuese ndaj bizneseve

abuzuese, mund të rrisë mundësinë për

korrupsion nga ana e administratës tatimore, por

në fakt, ne duhet të theksojmë që qeveria po

punon për të forcuar akoma më shumë masat

ndëshkuese ndaj atyre punonjësve tatimore që

abuzojnë, që shkelin ligjin, që lejojnë apo që

bashkëpunojnë për evazion apo informalitet.

Penalizimet janë shumë të rënda për ta, jo thjesht

largim nga detyra apo gjobë, por dënimi shkon

deri në 7 vjet burg, madje edhe me heqjen e të

drejtës për t’u kthyer në punë. Pra, ndëshkimet

do të jenë akoma më të mëdha për ata punonjës

të administratës tatimore që shkelin ligjin dhe që

abuzojnë, dhe unë jam e bindur që cilido prej

tyre do mendohej mirë, përpara se të rrezikonte

lirinë e tij, punën, pagën dhe gjithë karrierën e

tij. Prandaj ne e kemi thënë që në fillim të

operacionit, që ky ligj synon jo vetëm

ndërgjegjësimin e bizneseve, por edhe

ndërgjegjësimin e administratës tatimore, madje,

duhet ta pranojmë që administrata tatimore ka

përgjegjësinë e saj të madhe në gjithë këtë histori

të deritanishme, ka përgjegjësi që disa biznese

ishin të regjistruara e disa të tjera jo, disa i

paguanin detyrimet tatimore e disa të tjera jo,

disa i regjistronin punonjësit e disa të tjerë jo,

pra, disa biznese ishin të nënës e disa të njerkës

dhe në fund të ditës, pasojat rëndonin mbi

buxhetin e shtetit, mbi klimën jo të favorshme

për biznes, mbi klimën jo të favorshme për

investime të huaja, dhe si pasojë kishim një

ekonomi jo konkurruese dhe jo të zhvilluar.

Së dyti, ne flasim për përmirësim të

procedurave tatimore, por, të nderuar kolegë, ne

duhet të jemi shumë të vëmendshëm, shumë

rigorozë në respektimin e ligjit edhe në dogana,

sepse nëse ka kontrabandë dhe evazion të

përmasave të mëdha, ajo fillon që atje. Nëse në

doganë do të hynte një maune me cigare

kontrabandë, atëherë evazioni dhe informaliteti

do të vazhdonte zinxhir në të gjitha hallkat e

tjera, deri te hallka e fundit, që është biznesi i

vogël me pakicë. Prandaj masat ndëshkuese

duhet të jenë shumë të larta, edhe për ata, për të

mos lejuar asnjë shteg, asnjë hapësirë, asnjë

mundësi informaliteti.

Së treti, kjo reformë është në vazhdën e

reformave të tjera për vendosjen dhe respektimin

e shtetit ligjor. Kështu, para disa kohësh, një

operacion shumë i rëndësishëm u vu në jetë,

kundër të gjitha ndërtimeve pa leje në të katër

anët e vendit. Shumë biznese rezultuan që

operonin në paligjshmëri të plotë që në krijimin e

tyre, që në themelet e tyre. Po kështu edhe

operacioni në luftë kundër vjedhjes së energjisë

elektrike ishte një tjetër hap i rëndësishëm. Ky

operacion zbuloi se një numër i konsiderueshëm

biznesesh vidhnin energjinë elektrike, ndërkohë

që familjet, ndonëse nuk kishin mundësi,

rropateshin për të paguar faturat. Pra, ky

operacion solli një transformim rrënjësor të

marrëdhënieve mes konsumatorëve dhe

administratorëve të energjisë elektrike. Solli një

rimëkëmbje të kompanisë së shpërndarjes së

energjisë elektrike. Përfundimisht, ne kemi një

sektor të prodhimit e të shpërndarjes së energjisë

elektrike që prodhon vetë të ardhura, pa e

rënduar buxhetin e shtetit. Më në fund, pas kaq

vitesh.

E pra, për të mos u zgjatur, në thelb të të

gjitha këtyre reformave është vendosja e shtetit

ligjor, është respektimi i ligjit, është respektimi i

institucioneve shtetërore.

Prandaj, të nderuar kolegë, duke e votuar

këtë projektligj, ne japim akoma më shumë një

kontribut për zhvillimin e ekonomisë dhe

financave të vendit në drejtimin e duhur.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Ju faleminderit!

Page 38: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

38

Fjalën e ka deputetja Jorida Tabaku.

Përgatitet zoti Artan Gaçi. Më pas deputeti Igli

Cara.

Jorida Tabaku – Të nderuar kolegë!

Këto ditë kemi dëgjuar pafund propagandën

e re të qeverisë, e cila po e shet aksionin e saj të

fundit si një aksion që paskërka mbi dy vite që

po hartohet, po zhvillohet me plane pune,

strategji, plane veprimi pa fund, ndërkohë u

përpoqa të gjeja në diskutimet mediatike të

kolegëve të kohëve të fundit, për të parë se ku

ishin këto plane. Nuk gjeta asgjë.

Treqind ditët e dyta, thoshte Kryeministri,

lufta ndaj korrupsionit. Nga prilli i këtij viti,

thoshin Kryeministri dhe kolegët, aksioni më i

madh që është bërë ndonjëherë në historinë e

vendit për luftën ndaj abuzimeve me karburantet.

(Debat në sallë)

Zoti Ministër, për respekt të lutem...

Shpëtim Idrizi – Ju lutem!

Jorida Tabaku – Në qoftë se nuk e ruan

dot etikën, vazhdo, siç ha zakonisht drekë në

këtë orë.

(Debat në sallë)

Shpëtim Idrizi – Ju lutem, mos e

ndërprisni!

Jorida Tabaku – Nga prilli i këtij viti ka

nisur aksioni më i madh i dëgjuar ndonjëherë në

historinë e vendit, për karburantet. Asgjë tjetër,

vetëm deklarata. Edhe në faqen zyrtare të Partisë

Socialiste. Asnjë informacion, asnjë plan pune,

asnjë rezultat, asnjë për be.

Nga gushti, kur gropa e tatimeve thellohej

gjithnjë e më shumë, kur të ardhurat nga taksa e

qarkullimit nuk po mblidheshin dot, kur trau i

doganave ishte ngritur dhe maunat e

kontrabandës kalonin përditë, qeveria u kujtua të

bënte shtet, duke filluar me biznesin e vogël. Aq

i planifikuar ishte ky aksion, sa që dy javë me

radhë u shty se nuk kishte kasa, ndërsa javën e

tretë u fut për t’u diskutuar me procedurë të

përshpejtuar këtu në Kuvend.

Ky ligj, që gjoja do të ndihmojë në betejën

me ullinjtë e erës së informalitetit, nuk shtë gjë

tjetër veçse një përpjekje për të mbuluar gjithë

atë disfatë fiskale të shkaktuar nga paaftësia e

papërballueshme e të bërit politika fiskale dhe

ekonomike konkurruese me rajonin.

Prandaj, arsyetimi qeveritar se rishikimi i

ligjit për procedurat tatimore për të ndihmuar po

të njëjtët tatimorë që këto tre vite kanë dështuar

dhe nuk e kanë zbatuar ligjin, është veçse një

reflektim i mënyrës se si këta qeverisin: em

aksione, me propagandë.

E njëjta qeveri, që jo më larg se katër muaj

më parë nisi këtë aksion të famshëm për

hidrokarburet që do të sillte uljen e çmimit të

karburantit në treg, sot pas katër muajsh,

rezultatet janë: ministri i ekonomisë doli tri herë

në televizor, ministri i Financave dy herë,

Kryeministri e përmendi disa herë në Facebook e

në Tëeeter, rezultati pra: çmimi më i lartë në

rajon. Propagandë, sigurisht, nuk shtë çështje

ekonomie.

Sot, morali që mazhoranca po shtron si në

apologjinë ndaj këtij ligji të rishikuar edhe në

betejën kundër informalitetit, të drejtuar ndaj

bizneseve të vogla, lidhet me konkurueshmërinë

e ndershme mes bizneseve. Pra, përdoret një

parim i drejtë që të aplikohet tek njerëzit më të

pafuqishëm, a thua se konkurrenca dhe

konkurrueshmëria e pandershme dhe abuzimi me

ligjin fillon e mbaron tek këto biznese.

Megjithëse e vërteta është se evazionin dhe

abuzimet më të mëdha fiskale në këtë vend nuk

shtrihen te këto biznese, që një herë thoni janë 10

mijë, një herë thoni janë 17 mijë, një herë 16

mijë. Këto biznese çojnë, maksimumi, 5% të të

ardhurave në buxhetin e shtetit. Problemi i

vërtetë, në të ardhurat e këtij vendi nuk është as

tek ato mbjellësit e duhanit në fushat e Shkodrës;

këtë jua thanë vetë agjentët e Croën Agents.

Problemi real janë ato bizneset e mëdha që

sjellin karburantet, duhanin, që duhet të paguajnë

akcizat.

Këtij problemi si do t’i gjendet zgjidhja?! A

ka ndonjëri nga ju guximin për tu marrë me

problemin real të buxhetit? Duket se kjo qeveri,

përgjigjet për gropën prej 2, 8 miliardë lekësh

mendon ta gjejë tek masat e mësipërme, të cilat

do të sjellin në buxhetin e shtetit maksimumim

një rritje prej 0.3% deri në 1% të të ardhurave.

Ndërkohë dështimi vazhdon. Edhe në muajin

gusht, ashtu siç reflektuan të ardhurat e

publikuara nga Ministria e Financave.

Unë nuk e di se ku e gjejnë kolegët kurajën

politike për të ardhur sot dhe për të na akuzuar

që ne jemi kundër këtij operacioni. Kasat fiskale

dhe taksimetrat; opozita kundër në vitin 2010.

Keni bërë protesta me tregtarët e tregut të

medresesë, me tregtarët e tregut të “5 Majit” këtu

Page 39: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

39

në Tiranë, dhe keni qenë kundër vendosjes së

kasave fiskale.

Kam këtu procesverbalet e Komisionit të

Ekonomisë në shtator të 2010-ës, 11 shtator

2010-ës. Zonja Mimi Kodheli, ministri që sot flet

dhe reciton këtu në parlament, ka qenë më aktivi

atëherë kundër vendosjes së kasave fiskale, të

cilat në fakt, atëherë u rimbursuan nga buxheti i

shtetit, ndërkohë që sot po vendosen me dhunë,

duke detyruar bizneset, ato më të voglat...

(Debate në sallë)

Po, është rimbursuar nga buxheti i shtetit,

nga taksat e biznesit të vogël dhe bashkive. E

rimbursuar nga buxheti i shtetit.

(Debate në sallë)

Zoti Braçe, janë edhe deklaratat e tua, ku

thoshe:”Mos paguani energjinë...!”

Shpëtim Idrizi – Ju lutem, mos ndërhyni

nga vendi!

Jorida Tabaku – “Mosbindje civile,

thoshe, mos paguani energjinë elektrike”.

Shpëtim Idrizi – Zoti Braçe, së bashku me

ministren, mos ndërhyni nga vendi!

Jorida Tabaku – Këto deklarata nuk keni

për t’i dëgjuar ndonjëherë nga kjo opozitë. Këto

deklarata, nga kjo anë e parlamentit nuk keni për

t’i dëgjuar ndonjëherë.

Shpëtim Idrizi – Përgjigju pastaj me

replikë! Edhe ty, zoti Ministër, të tërheq

vëmendjen.

Jorida Tabaku – Keni qenë edhe kundër

rimbursimit të kasave për bizneset e vogla,

ndërsa sot vini e bëni moral. Unë nuk e di, por

sigurisht duhet të kesh shumë guim që ta bësh

këtë.

Ky aksion sigurisht që nuk ka për të

prodhuar asnjë të ardhur shtesë në buxhetitn e

shtetit dhe këtë e konfimojnë të dhënat e

përditshme; këtë e konfirmon INSTAT-i.

Sigurisht, në qoftë se do t’i kishit lexuar edhe ju

shifrat që publikohen, do të kuptonit se pikërisht

këto biznese të vogla janë ato që gjenerojnë

punësimin dhe që, për momentin, janë e vetmja

shpresë për shqiptarët.

Për pasojë, edhe ato pak shqiptarë që kanë

mbetur në këtë vend duke mbijetuar me të gjitha

mundësitë, janë të detyruar të mbyllin bizneset e

tyre. janë të dhënat e Ministrisë së Financave që

flasin, se problemi nuk janë bizneset e vogla, por

janë abuzimet në tatime e në dogana. Janë të

dhënat nga KLSH-ja, që tregojnë se administrata

doganore blen biçikleta dhe bën kurse gjuhe,

ndërkohë që ju vazhdoni e u bini po bizneseve të

vogla.

Sigurisht, nuk do të kishim arritur sot në

këtë situatë, në qoftë s enuk do të ishte vendosur

taksa progresive, në qoftë se sistemi nuk do të

ishte kaq kompleks, me mbi shtatë nivele të

ndryshme taksash, që do të krijonte këtë

informalitet që kemi sot. Nuk do të kishim arritur

në këtë nivel, në qoftë se për 98% të shqiptarëve

nuk do të kishim taksa të rritura; në qoftë se nuk

do të kishim një ngarkesë fiskale shtesë mbi 400

milionë dollarë në buxhetin e shtetit, pikërisht

nga këto taksa të rritura. Siç e tregojnë të dhënat

administrative të INSTAT-it, 14 mijë vende pune

shtesë nga viti në vit, vetëm si rezultat i

formalizimit, sepse asnjë vend tjetër real nuk

është hapur, sepse kështuë shtë ekonomia.

Ekonomia do që të punosh për të, të

përkushtohesh dhe jo të sulmosh bizneset.

Nuk mund të shpëtojë ekonomia e vendit

duke u marrë me biznesin e vogël, ashtu siç nuk

mundet të shpëtojë duke rritur taksat, duke

mbuluar paaftësinë tuaj. Pikërisht kjo është frika

që ju përpiqeni ta mbuloni me këto aksione, që

pambarimisht e vazhdimisht rrisin taksa e tarifa.

Si përfundim, të ardhurat në buxhetin e shtetit

vijnë ose nga tarifat e rritura të arsimit të lartë, o

nga shitja e tarifave për sa u përket operatorëve

të telefonisë celulare.

Sigurisht, dështimi që keni me investitorët e

huaj, në këto tre muajt e parë të vitit ka pasur një

rritje, por krahasuar me reduktimin e ndjeshëm

që ka pasur vitin e kaluar – për ju çdo gjë mund

të quhet arritje – nuk keni vendosur akoma ta

reflektoni dhe të merrni disa masa, të cilat mund

të risjellin në ekonomi atë shpresë të munguar,

atë shpresë të cilën keni vendosur që, deri në

momentin e fundit, me këto gjoba që paraqisni

në këtë ligj, t’ua shuani të gjithë shqiptarëve.

Sigurisht, asgjë nga këto nuk e shpëton as anijen

në të cilën keni hipur dhe as nuk do të shpëtojnë

qytetarët nga kjo dallgë dëshpërimi që keni

injektuar. Nuk mund të shpëtojë as të ardhurat në

rënie nga TVSH-ja, që pas rishikimit të buxhetit

i mungojnë rreth 1. 2 miliardë lekë; as të

ardhurat që vijnë në rënie gjithmonë e më shumë,

si rezultat i akcizës; as ato nga taksat kombëtare,

15% më pak se plani, para që duhej të ishin në

arkën e shtetit.

Page 40: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

40

Nuk mund të shpëtojë kjo ekonomi nga

lufta ndaj bizneseve më të vogla, ndaj bizneseve

më vulnerabël, sado që të jenë ato që keni

mbyllur: 7 mijë, 10 mijë apo 17 mijë.

Ndërkohë, recesioni ekonomik i

vazhdueshëm godet pikërisht ato shtresa që janë

më në nevojë, ashtu siç tregohet nga paaftësia

juaj për të vazhduar e për t’i mbështetur këto

qoftë dhe me mbështetje sociale, qoftë edhe me

pagesa sociale, të cilat janë në rënie çdo muaj e

më shumë.

Në qershor të vitit 2013, Kryeministri,

bashkë me ju, u qante hallin biznesmenëve të

vegjël nga një qeveri katile dhe u premtonte

uljen e taksave. Sot është i njëjti njeri, i cili

vetëm se i rritur taksat, vetëm se i ka shpallur

luftë biznesit, vetëm se ka mashtruar, si për uljen

e produkteve të shportës, ashtu edhe për çmimin

e energjisë elektrike, si dhe për çdo tjetër që ka

ndodhur këta dy vite.

Sigurisht, kjo është e vërteta e hidhur e

qeverisë që ka vendosur të bëjë kurban të

korruptuar që ka vendosur të bëjë kurban të

dobëtin, sepse, sigurisht që me hajdutët nuk

merren.

Kjo është qeveri që ka vendosur të hapë

ekspozitë atje ku shqiptarët kanë vendosur të

shkojnë për azil; një qeveri që ka vendosur që

dështimet e veta ekonomike t’i mbulojë me

forcën e kërbaçit; që ka vendosur të mbrojë

hajdutët, të fortët dhe jo ata që kanë më shumë

nevojë, dhe të dështojë në rivendosjen e një

barazie sociale, të cilën aq shumë e kishit

premtuar në vitin 2013.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Zoti Ministër e ka fjalën.

(Debat në sallë)

Ka bërë më pak zhurmë se ti.

Zoti Braçe e ka fjalën, për replikë. Pastaj

zoti ministër.

Erion Braçe – E nderuar zonjë!

Natyrisht që ju keni pak kohë në këtë

parlament, por do t’ju kujtoja – në rast se ju i

gjeni – që nga vitit 1996, kur unë kam hyrë në

këtë parlament e deri më sot, ndonjë deklaratë

timën – pra, që të më citoni mua – që unë të kem

thënë “Mos paguani energjinë elektrike!”, kështu

siç e thoni juve apo siç e bëni ju përditë, atëherë

bujrëm, dilni atje, lexojeni, dhe pa diskutim që

unë do të kërkoj ndjesë publike.

Por ka një problem në këtë mes. Jeni

mësuar që thjesht e vetëm të gugëlloni nga

mëngjesi deri në darkë, e jo të kërkoni në

dokumente zyrtare, gjë që bën diferencën midis

meje dhe jush.

Ju dëgjova që merreni me të pamundurit

dhe jo me hajdutët. Unë e kam në invers; unë

merrem me hajdutët, zakonisht. Në qoftë se ka

një problem, për të cilin unë vazhdimisht kam

një shqetësim timin dhe e them këtu në

parlament, është ky, dhe lidhet me qeverinë: që

nuk po merret ekzakt me hajdutët që për tetë vjet

me radhë rropën çdo biznes në këtë vend. E

rropën biznesin duke e ngarkuar me taksa, dhe e

nxorën biznesin nga tregu, mbi të gjitha duke e

favorizuar për të mos paguar taksa.

E kundërta po ndodh tani, por do të kemi

rast për ta diskutuar më vonë.

E fundit që dua t’ju them: ky ligj apo ky

operacion që mbështetet në këtë ligj,e dhe në

këtë ligj, ka në fokus thjesht e vetëm

paligjshmërinë.

Ju dëgjova me shumë vëmendje, por ju

vetëm për këtë nuk flisni. Vetëm për

paligjshmërinë. Cili është qëndrimi juaj kundrejt

paligjshmërisë? Mbi të gjitha paligjshmërisë

fiskale, që është kthyer në pasuri shumë të

madhe në një grusht njerëzish në këtë vend.

Ky është problemi për të cilin mund të

gugëlloni dhe të gjeni vazhdimisht fjalime të

miat, dhe që nuk u është ndryshuar asnjë presje,

edhe pse në pushtet tani është partia ime.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Replikë mbi replikë nuk

mund të bëni.

E do për procedurë? Në rregull! Për

procedurë ju jepet fjala.

Jorida Tabaku - Data 25 shkurt 2008,

faqja e PS-së:

“Faturat e energjisë elektrike janë një

shkelje që nuk duhet përkrahur. Duhet t’i

ndalojmë. Duhet të bëjmë bojkotin e pagesave.

Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së dhe të

gjithë PS-së, bëj thirrje jo vetëm në Berat, jo

vetëm në Vlorë, jo vetëm në Fier dhe Shkodër,

por edhe në Kukës e Tiranë, të protestojmë dhe

të mos paguajmë faturat aforfe të KESH-it”.

Kjo është deklarata e datës 25 shkurt 2008

e deputetit Erion Braçe.

Në fakt, ka një ndryshim shumë të madh,

sepse ne s’kemi për të bërë atë që keni bërë ju në

Page 41: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

41

vitin 2009. Nuk kemi për të dalë kundër kasave

fiskale, siç keni dalë ju në vitin 2009. Nuk kemi

për të qenë kundër informalitetit, siç keni qenë ju

në vitin 2009-2010.

E kemi nisur ne këtë aksion, kemi nisur

vënien e kasave fiskale. Ju mund të bëni çdo gjë

sot, përveçse të shisni moral se qenkemi ne

kundër këtij aksioni. Ju keni mbështetur protesta,

ju keni kundërshtuar rimbursimin. U përpoqa të

gjeja në faqen e Ministrisë së Financave, ose të

Drejtorisë së Tatimeve, ndonjë lidhur me

abuzimin për kasat, meqë keni folur shumë.

Gjeta vetëm një të drejtoreshës, e cila thoshte:

“Ministria e Financave ka reaguar sot pas

akuzave të një dite më parë ka Konfindustria, që

ky treg është kthyer në monopol dhe hedh poshtë

më përbuzje këto deklarata, duke shtuar se, duke

filluar nga viti 2007, ky treg ka pushuar se

ekzistuari oligopol dhe monopol, ndërkohë që

është një treg që funksionon në kushtet e

konkurrencës së lirë”.

Ja ku është deklarata e drejtoreshë suaj të

Tatimeve.

Për çdo gjë që keni thënë, që nga viti 2008,

2009 apo 2010, unë mendoj se mund ta bëni një

ndjesë.

Shpëtim Idrizi – Zoti Braçe, a jeni i bindur

se është faqe zyrtare?

Erion Braçe – Jam shumë i bindur, sepse

besoj në aftësinë e zonjës për të gugulluar

vazhdimisht lart e poshtë.

Shiko, zonjë, kur e bëra deklaratën, e bëra

me ndjesinë më të mirë që të kisha mundësi të të

kërkoja ndjesë. Siç bëra herën e fundit, për

modelin e flokëve. Nuk më dhatë mundësi ta bëj

këtë. Po të lexosh, më shumë sesa të gurgullosh,

do ët kuptosh se ka pasur një vendim në fuqi nga

ERE...

(Zonja Tabaku flet nga salla.)

E lexove edhe vendimin? Atëherë kërkoju

ndjesë të gjithë qytetarëve...

(Zoti Braçe flet pa mikrofon.)

Shpëtim Idrizi - Zoti Braçe, faleminderit!

Zoti Ministër.

Arben Ahmetaj – Më tepër për sqarim,

sesa për replikë.

Kam besuar se zonja do të ishte një nga

zërat më profesionalë të së djathtës. Është një

zhgënjim personal dhe nuk vlen. Dua t’ju them

se jo vetëm që është një aksion i menduar shumë

mirë, por mbi të gjitha është i shkruar shumë

mirë, me plan-aksion. Nëse do të keni kohë të

lexoni, do të gjeni detaje që mund t’i referoni në

Kuvend. Nëse nuk i gjeni, për arsye tuajat, jo

teknologjike, jemi gati që çdonjëri nga

institucionet e përfshira t’jua vërë në dispozicion.

E dyta. Ne jemi qeveria që ia kemi ulur

taksën biznesit të vogël, nga 10% në 7,5%. Nëse

i referoheni ngarkesës fiskale ët biznesit të vogël,

nuk është 25% më pak nga sa ka qenë në tetët

vjetët e qeverisjes suaj, por ka edhe shumë

elemente të tjera që kanë bërë të mundur që

biznesi i vogël të shtohet në ato numra që i

ndiqni nëpërmjet QKR-së, por edhe

informacionit të Tatimeve.

Element tjetër që dua ta ndaj me ju, është

abuzimi që bëni me shifrat. Janë 106,121 bordero

të reja. Janë të verifikueshme. A e pyesni veten

se pse ka pasur aq pak kasa në vitin 2012 dhe pse

ka kaq shumë në vitin 2015? I keni pasur kasat

490 mijë lekë. Ose 390 euro. I zbritëm në 330

dhe në 279 euro.

Si deputete që e kam konsideruar si pjesa

më profesionale e opozitës, më zhgënjeni kur

sillni deklarata që nuk ekzistojnë, për sa u përket

kasave fiskale. Ne kemi qenë kundër ngarkesës

në çmim: abuzim dhe marzh i lartë fitimi.

Je nga ata deputetë që prisja të dilje e të

jepje mend. Këtë e kam shumë seriozisht. Të vije

e t’i thoshe, qoftë Kryeministrit, qoftë ministrit

të Financave apo të Ekonomisë, qoftë

drejtoreshës së Tatimeve: “Kjo bëhet kështu siç e

bëni. Kjo gjë nuk bëhet kështu”. Dhe të jepnit

një alternativë. Nëse do të ishim gabim, do të

korrigjonim shënjestrën. Unë kam menduar se

nuk je te grupi i sloganeve politike. Është

zgjedhja jote se ku qëndron.

Do të shpresoja se për aksione kaq të

mëdha, që kanë rëndësi strategjike për të

ardhmen e e vendit, të vini me alternativa. Nuk

është se jemi një qeveri që nuk duam të

mësojmë, apo nuk dimë të mësojmë. Por kur ka

çfarë të mësojmë dhe kur ka se çfarë të na

tregoni.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – E ka fjalën zoti Gaçi.

Përgatiten Igli Cara dhe Omer Mamo.

Artan Gaçi – I nderuar kryetar,

Të nderuar deputetë,

OSBE-ja më kish listuar edhe mua me

biznesmenët që merren me politikë. Nuk e

kuptova, e kishte për mirë apo për keq. Nuk e

Page 42: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

42

kuptova se çfarë të keqe ka të kesh punuar dhe

jetuar i ndershëm, të kesh krijuar e prodhuar

vlera për vete, të tjerët dhe vendin.

Me politikën nuk më lidh biznesi, por një

vokacion shumë i hershëm, në vitet ’90, kur në

Akademinë e Arteve organizoja disidencën, kur

shumë nga ata që mbushën PD-në, ishin akoma

ish-komunistë. Kryeministrin e sotëm e kam

njohur pikërisht në atë kohë si pedagogun parë të

lëvizjes studentore në Akademinë e Arteve. U

përndoqa, mora azil politik në Itali dhe jam

kthyer në vitin 1993, me shpresën se me

pluralizmin do të pasonte edhe demokracia.

Naiv, si shumë të tjerë, u zhgënjeva dhe u

tërhoqa në jetën private dhe u mora me biznes,

për vitet që pasuan.

Sot do të flas për biznesin, për

sipërmarrësit, sepse ata janë kontribuues shumë

të rëndësishëm të çdo vendi, dhe aq më tepër të

vendit tonë, ku nuk e kanë pasur aspak të lehtë

veprimtarinë e tyre. Në 15 vjet veprimtari kam

parë e duruar lloj-lloj situatash e padrejtësisht.

Sot flas duke u futur në lëkurën e sipërmarrësve

të këtij vendi. E di shumë mirë se çfarë ndodh

me inspektorët e tatimeve, se si vuan biznesi nga

lloj kontrolli tatimor. E di mirë se çfarë do të

thotë të të gjobisin padrejtësisht, të të bëjnë

presion, të të hyjnë në pjesë të ashtuquajturit “të

fortë” e ata me pushtet e të mos kesh shtetin në

krah. E di shumë mirë se çfarë do të thotë të

punosh pa orar e ditë pushimi, duke qenë krejt

vetëm përballë një lukunie me uniformë

shtetërore që kanë për qëllim vetëm të të marrin

diçka.

Jam i bindur se reforma kundër

informalitetit, nuk do ta quaja aksion, pavarësisht

vështirësive është një nga reformat më të

domosdoshme - po të doni, e quajmë edhe

patriotike – që ka ndërmarrë kjo qeveri. Kjo

reformë i duhet vendit, por më shumë i duhet

biznesit. Duket gjë e vogël ai kuponi tatimor.

Duket sikur po i bihet në qafë sipërmarrësit të

vogël, por i kupon është çelësi i çmontimit të një

sistemi të korruptuar që është kthyer në normë,

në një mënyrë a në një tjetër na marrë peng të

gjithëve. Sot marr fjalën për ta mbështetur këtë

reformë, se besoj se me të gjithë forcën e arsyes

se prerja e kuponit tatimor për çdo artikull është

një e mirë e madhe për ju, sipërmarrës të

ndershëm të këtij vendi, dhe për të gjithë ne

tjerët.

I nderuar sipërmarrës, prite atë kuponin e

vogël tatimor në kasën fiskale, edhe pse ato janë

të përfolura për monopol. Prite kuponin që të

kërkosh ndershmëri dhe shërbim nga shteti, që të

mos paguajnë mijëra euro për të filluar punë në

tatime apo në dogana! Prite kuponin, që të mos

ju sulmojnë se keni votuar një parti dhe të mos ju

ndëshkojnë se keni votuar partinë tjetër! Prit

kuponin dhe mbro bindjet e tua politike! Prite

kuponin dhe fito zërin, që të mos fshihesh nga

kamerat dhe të flasin në emrin tënd katër

opinionistë e katër medieve ku ka ndonjë interes

tenderi! Prite kuponin dhe kërkoju faturën me

vlerën e vërtetë importuesve dhe grosistëve,

sepse aty është “gropa e madhe”. Prite kuponin,

që mos u fshihesh njerëzve që vijnë e të

kontrollojnë në emër të shteti, edhe pse shumica

e tyre janë shumë herë më të pandershëm se ti!

Prit kuponin që të mos u servilosesh

inspektorëve, në shumicë bashkëfshatarë të

drejtorëve apo ministrave të radhës! Prit

kuponin, që të mos të të thonë hajdut, se mund të

tregosh me gisht e më zë të lartë se kush janë

hajdutët e vërtetë! pri kuponin, që mos kesh

ortak taksidarët, se çdo qepen i mbyllur në

Tiranë ka pasur ortak minimalisht një taksidar

dhe drejtorin e tij! prit kuponin, që të pish kafe

rehat dhe të mos vraposh i lemerisur nga

telefonata se të kanë ardhur kontroll Tatimet!

I nderuar sipërmarrës, prit kuponin dhe jepi

zë shtresës më punëtore dhe krijuese të këtij

vendi! Prit kuponin, që të mos ndërrosh rrugë

kur ka protesta, por të solidarizohesh, nëse ato i

beson! Prit kuponin, që të dalësh në protestë, që

të ketë më pak interesaxhinj e të pa punë, por më

tepër qytetarë e kontribuues që ngrenë zërin!

Prite kuponin, që atë 100 lekëshin e vogël nëpër

kafe të mos jua vjedhin me një dorë në tenderin e

radhës! Prit kuponin, që të paguash më shumë

taksa e të të dhembë akoma më shumë e të

bërtasësh kur t’i vjedhin me tenderë drejtorë e

ministra! Prit kuponin, i nderuar sipërmarrës, që

të fitosh zërin, kurajën, dinjitetin dhe të bësh me

turp të gjitha ata që abuzojnë në kurriz të djersës

tënde!

Mendoju me të gjithë forcën e arsyes se kjo

kuponi tatimor është çelësi për të fituar lirinë, për

të ndryshuar një herë e mirë marrëdhënien

sipërmarrës-shtet, në favor të sipërmarrëseve, për

ta bërë zërin e sipërmarrjes zë ët parë, dhe jo zë

të fusnit, siç është në Shqipëri. Kjo reformë nuk

Page 43: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

43

është pa pasoja, por nuk mund të fitosh forcë e

dinjitet pa sakrifica.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Fjalën e ka deputeti Igli

Cara.

Përgatitet Omer Mamo.

Igli Cara – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Në dukje të qenurit në opozitë, nga

pikëpamja publike e një politikani, shpesh është

komode, ai nuk mban përgjegjësi për çka ndodh

edhe për çka bëhet, kostot janë të qeverisë dhe të

mazhorancës dhe ti mund të kritikosh shumë më

lehtë, të bësh pafund retorikë, duke pritur që

pushteti të marrë tatëpjetën nga konsumi e

mërzitja e njerëzve, pse jo, dhe më shpejt, nga

revolta e tyre. Por nuk është kështu. Kemi hyrë

tashmë në vitin e tretë të qeverisjes Rama-Meta,

përpiqem gjithmonë të mos i ndaj, megjithëse

shefi i aksioneve me burg e shkatërrim duket që

është Rama, por edhe “sehiri” i Metës: “Me

qetësi e dashuri”, kundërshtitë nëpër dhëmbë të

LSI-ve, nuk është se njerëzve u shkojnë më për

shtat, se halli i tyre sot ka shkuar aty ku s’mban

më dhe kurrkush nuk po don t’ia dijë më për

hallin dhe fatin aleancës.

Kemi hyr në vitin e tretë të qeverisjes, së

një qeverie që disa gjëra i ka prodhuar; aksione,

tritol, burg, shkatërrim dhe, mbi të gjitha, eksod

të heshtur e masiv të qytetarëve shqiptarë

rrugëve të botës.

Kemi hyrë në vitin e tretë të një qeverisjeje,

që as delli i fasadave dhe as PR-në nuk e nxjerr

më në selamet. Kudo ka rënë optimizmi, kudo ka

nervozizëm, më shumë madje edhe te këta burra

e gratë përballë jush e pas shpinës time. Askush

në këtë vend nuk është i qetë dhe i qartë për

punën, biznesin dhe të ardhmen e familjes se tij.

“Kapiteni”, siç ndoshta ka dëshirë të duket, ka

lëshuar timonin, ndoshta s’ka ditur ta mbajë dot

kurrë i vetëm. Historitë e të fortëve, trafikantëve

që i ngjiti deri në këtë sallë dhe e gjithë qasja e

tij ndaj pushtetit, dhanë edhe nuk mund të jepnin

tjetër veç këtë rezultat dhe këtë Shqipëri të zymtë

që kemi ne sot.

Po le të kthehemi tek argumenti i ditës së

sotme, që lidhet ngushtë me aksionin “terror”

anti–evazion, që është pasojë e mënyrës se si

këta të majtë qeverisën këto dy vjet, por dhe e

shifrave të realizimit të të ardhurave të 8-

mujorit.

Qeveria ka dështuar: Në kushtet e një

paaftësie totale dhe të një mungese

përgjegjshmëri për të analizuar gjendjen, të

gjetjes së përgjegjësve, të ndryshimeve urgjente

në drejtoritë edhe ministritë përgjegjëse,

Kryeministri ka vendosur të nxjerrë dajakun, të

bëjë xhandarin dhe t’u bjerë sa më fort, duke

nxjerrë dufin e dështimit ndaj bizneseve.

Ju do të thoni kolegë Socialistë e LSI-stë që

në këtë vend jo për çdo gjë faji është i juaji,

sepse, për të qenë të ndershëm mes nesh, ka

problematika që janë mbledhur nga këto 25 vjet.

Nga njëra anë, kemi gjithë vështirësitë e

pazotësisë për të ngritur një sistem të ekonomisë

së tregut dhe, nga ana tjetër, mëkatet e

pushteteve, korrupsionit dhe pangopjes së

njerëzve të veshur me pushtet e përgjegjësi. A

duhet formalizuar ekonomia? Përgjigjja

sigurisht, s’do as mend, as kalem, absolutisht,

po.

Qasja ndryshon në mënyrën se si qeveritë e

shohim biznesin, si partner, që patjetër reflekton

dhe mbart edhe mëkatet e një shoqërie në

tranzicion, apo si kundërshtar ose palë, që veç

duhet mjelur e goditur. Në fakt, sot, duke parë

dhe relacionin e Komisionit të Ekonomisë, unë

duhet t’ju falënderoj që propozimin e bërë para 2

javësh në këtë foltore, ku të merren parasysh dhe

t’u jepet lehtësi të gjitha bizneseve, që të kenë

mundësi, të inventarizojnë mallin e tyre, e shoh

të realizuar pikërisht në nenin 16 që ju keni

sjellë, por nuk mundem dot t’ju falënderoj,

sepse, nëse kthehemi mbrapsht dhe kërkojmë të

kuptojmë çfarë kjo qeveri ka bërë për biznesin,

pa pikën e dyshimit konkluzioni është një: të

gjitha masat janë represive, shtrënguese, tipike,

nga ato të shpjeguara në librat bazikë të

ekonomisë, që frenojnë zhvillimin, tkurrin

biznesin, nuk japin investime, punësim e

prosperitet.

Dikush Ramës këtë duhet t’ia kishte thënë,

Meta i pari, duhet ta kishte pasur këtë guxim!

Rritët tatimin mbi fitimin 50%; atë mbi

dividendin po 50%; taksuat dyfish pronën; rritët

çdo transaksion mbi pronën, çmimi i naftës që

nuk ka lidhje me bursën; energjinë e rritët;

taksuat në mënyrë progresive pagat; ndaluat lejet

e ndërtimit e të tjera. Nuk gjej dot, as nuk di nëse

Page 44: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

44

ka një masë, po një masë të vetme, një politikë

pro biznesit në këto dy vjet !

Natyrisht, jam dakord që biznesi duhet

formalizuar dhe regjistrimi në QKR është një

detyrim, përtej të cilit nis dhe ajo që quhet

partneriteti shtet – biznes.

Ekonomia e tregut dhe sistemi politik

demokratik ngrihen dhe funksionojnë mbi disa

parime, ku ka të drejta, detyrime dhe përgjegjësi

reciproke. Nëse ato shkelen, jemi në një sistem, i

cili veç demokratik nuk mund ta ketë emrin. Ka

biznese që prej 23-24 vjetësh punojnë, rriten,

zhvillohen dhe e përshtatin menaxhimin e tyre

me rregullat e ligjet të qeverisë, janë kontributor

të rëndësishëm të buxhetit. A ka gjëra që duhen

qartësuar, rregulluar, qoftë dhe pastruar në

bilancet e tyre? Sigurisht që ka siç ka dhe gabime

që vijnë nga paaftësia, papërgjegjshmëria apo

dhe padija e njerëzve, qoftë dhe për shkak të

ndryshimeve shumë të shpeshta të ligjeve të

fiskut. Por ka dhe do të ketë në këtë botë dhe

njerëz të dobët, mjafton të kujtojmë rastin e

Enron-it, gjigantit që shkoi në falimentim nga një

drejtor i përgjithshëm, shefi i financës dhe shefi i

kompanisë audituese. E kujtova këtë, për ta

kujtuar qeverinë që nuk mund t’i shkojë në një

ditë biznesit nga gjobë, në sekuestrim malli, deri

në ndjekje penale. Nuk mund të ndëshkojë e të

mbyllë biznese, shkurtojë vende pune dhe të

ndërtojë burgje, sepse në atë pikë duket që ka

ardhur aksioni.

Qëllimi i qeverisë është, që të bëjë më të

mirën për vendin dhe demokracinë në të.

Demokracinë, kush e ka kuptuar veç hu e dajak,

duhet ta heqë nga mendja e tij, para se t’u ketë

bërë më dëm se kaq qytetarëve, ekonomisë dhe

vetes. Meqenëse jemi të gjithë qenie humane, e

si të tillë jemi dhe të gabueshëm, po shtroj disa

pyetje, si, për shembull: ne, ju në ketë sallë, a

kemi marrë ne në çdo rast kuponin tatimor apo

kërkuar nga shitësit, ose biznesi?

A ka dhe a ka pasur kontabilistë, llogaritarë

edhe magazinierë të paaftë e të papërgjegjshëm

në biznese?

A ka agjentë të shitjes apo shoferë që

harrojnë të dorëzojnë apo firmosin tek tregtarët

faturat?

A ka prej tyre që nuk dinë të plotësojnë as

faturat me TVSH?

A ka pronarë të bizneseve të vogla tregtare

që nuk kanë ruajtur faturat e blerjes së

kompjuterëve e karrigeve? Pyetje të tilla vijnë

pafund, përgjigje pafund jep dhe secili prej nesh.

Por nuk mund të jetë kurrë ajo përgjigjja e

drejtoreshës së madhe të Tatimeve, e cila kur

arrestoi berberin, e justifikoi se nuk ka faturën e

grosistit të xhelit, sepse prej tij gjen evazionin e

grosistit. Meqenëse kjo zonja apo zonjusha ka

vendosur të bëjë shtet, publiku është kurioz të

dijë për rrogën tri herë më të madhe që ka marrë

te privati, sa tatime dhe sigurime ka paguar?

Nëse nuk i ka paguar a do të veprojë ligji i

Kryeministrit mbi të? Për këtë të fundit, qytetarët

përfshirë dhe unë kanë disa pyetje të tjera. Për

ekspoziten e pikturave të Kryeministrit, a është i

regjistruar Kryeministri në QKR? Cili është

numri i NIPT-it të tij, i biznesit të tij ? A ka kasë

fiskale? Ku i blen mjetet e punës, bojëra, penela

e nuk di çfarë? A merr kupon tatimor ku i blen

dhe i përdor ato? A i deklaron të ardhurat nga

shitja e pikturave, që lajmet thanë 1500 euro për

pikturë? A paguan taksa për këtë aktivitet ? A

bëri deklaratë për eksport në zyrat doganore për

pikturat që çoi në Gjermani, sepse të gjithë e

dinë që duhet të bënte një regjim të përkohshëm?

Nëse po, të na i tregojë, po nëse jo. Çfarë kanë

për të na thënë zonjat drejtoresha të Tatimeve e

doganave? Përgjigjja dihet edhe në këtë rast, do

të na tregojnë Maliqin pas ligjit.

Kolegë deputetë,

Biznesi duhet formalizuar, por biznesit i

duhen dhënë mundësitë për të ndrequr gjërat e

veta. Të gjithë e dimë që edukimi, edukimi me

procedurat fiskale e ligjore, vlen më shumë se

sekuestrimi, gjobat dhjetëra milionëshe, mbyllja

e bizneseve dhe burgosja. Për më tepër, gabon

biznesi, por gabon jo rrallë. Prandaj opozita

voton kundër në komision, sepse nuk beson që

kërbaçi, vetëm në drejtim të biznesit është

zgjidhja e problemit.

Mendojmë që ne duhet t’u krijojmë shanse

bizneseve, ata nuk janë kundërshtarët tanë, ata

janë partnerët tanë, me të mirat edhe të metat e

tyre. Mentaliteti për më mirë e për më shumë

bashkim duhet të jete mes nesh, kjo na bën më të

mirë dhe qytetarë më të përgjegjshëm.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

Fjalën e ka deputeti Omer Mamo. Përgatitet

deputetja Antoneta Dhima.

Omer Mamo - I nderuar kryetar i seancës,

Page 45: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

45

Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,

Të gjithë ne sot jemi në një ditë, ku na

kërkohet me ngulm të realizojmë disa reforma

tepër të rëndësishme për vendin. Reforma në

sistemin e drejtësisë, ligji për dekriminalizimin,

si dhe ndryshimet kushtetuese të nevojshme që

ndihmojnë këto reforma. Vërej me kënaqësi që të

gjitha palët janë dakord se këto reforma duhen, si

maxhoranca, ashtu edhe opozita, përgatisin

draftet e tyre të ligjeve përkatëse dhe kjo është

një shenjë e vullnetit të mirë. Por ajo që më

shqetëson mua është se ky vullnet i mirë që ne

kemi përbaltet nga disa synime shumë

afatshkurtra. Kur them kështu nuk ju flas në

emër të ndërkombëtarëve, por në emër të

zgjedhësve të mi. Deputetë të djathtë thonë se

projektligji “Për dekrinimalizimin” që përgatiti

qeveria kërkon të godasë edhe figura të larta të

Partisë Demokratike me emra konkretë. Ndërsa

deputetët e majtë thonë se disa propozime të

vendosura nga e djathta në draftin e tyre synojnë

të dëmtojnë ato. Ndonjë kolegë i LSI-së bën edhe

pak diversion kur thotë se nga të dyja anët ka

përdorues droge. Mua personalisht dhe

zgjedhësve të mi, që nuk e njohin të vërtetën e

asaj që ndodh mes jush, jashtë kamerave, na

duket absurde që reforma të tilla, jetike për

vendin, të përdhosen me synime afatshkurtra, të

lidhura me emrin e disa personave.

Të nderuar kolegë, ne duhet të biem të

gjithë dakord se vetëm bashkërisht mund të

realizojmë reforma të qëndrueshme dhe me

efekte pozitive.

Ne nuk mund të vazhdojmë t’i nxjerrim

sytë njëri-tjetrit, ndërkohë që në Shqipëri

vazhdojmë të kemi sistemin më të korruptuar në

drejtësi. Besoj se jemi të gjithë dakord që ka

ardhur koha t’i japim fund kësaj situate që po

shkatërron moralisht vendin tonë. Ne kemi

vullnetin e mirë t’i bëjmë këto reforma, por nuk

kemi dëshirën të bashkëpunojmë. Po, është

shumë e thjeshtë të tërhiqemi të dyja palët dhe të

dëgjojmë zërin e ndërkombëtareve, të marrim

ekspertizën e tyre dhe pse jo draftligjet e duhura.

Kjo do të thotë se politikës shqiptare detyrat e

shtëpisë duhet t’ia bëjnë gjithmonë të tjerët, por

nuk është e pranueshme.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Unë mendoj ta bëjmë këtë sa jemi në kohë,

që nesër zgjedhësit tanë të mos mendojnë se ne

qëllimisht e sabotuam realizimin e ligjit për

dekriminalizimin, sepse në këtë mënyrë duam të

mbrojmë kriminelët, kudo që ata ndodhen. Jo ne

nuk mund të marrim përsipër këtë njollë dhe

mendoj se ka ardhur koha që, me besimin në Zot

dhe me vullnetin e mirë për ta ndërtuar këtë

vend, të miratojmë bashkërisht reformat kyçe që

i duhen vendit. Pastaj, le të vazhdojmë të zihemi

e të debatojmë për idetë tona të ndryshme në

lidhje me ekonominë, sistemin arsimor apo dhe

politikën e jashtme po të doni.

Për ta mbyllur, të nderuar kolegë, mendoj

se duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të

vendit dhe nevojën urgjente për t’u zhvilluar, ne

nuk kemi luksin të bëjmë lojëra të tilla politike.

Le të mendojmë për një ditë se si të ndihmojmë

vendin bashkërisht dhe të lëmë mënjanë opsionet

sesi të shkatërrojmë kundërshtarët. Nga kjo

foltore shfrytëzoj rastin t’u uroj të gjithë

besimtarëve mysliman dhe të gjithë popullit

shqiptar gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima.

Përgatitet zonja Jozefina Topalli!

Antoneta Dhima – I nderuar drejtues i

seancës,

Të nderuara deputete dhe deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Prej dy ditësh Komisioni i Ekonomisë dhe

Financave ka marrë në shqyrtim projektligjin

“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore

në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet e kërkuara në këtë ligj janë në

përputhje me nenin 78 dhe 83, pika 1, dhe me

nenin 155 të Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë, shumë e nevojshme për të bërë të

mundur realizimin e reformës kundër

informalitetit si nga pikëpamja e strukturës së

biznesit, ashtu dhe nga pikëpamja e

institucioneve të përfshira. Domosdoshmëria e

ndryshimeve ligjore erdhi si rezultat i gjetjeve që

punonjësit e përkohshëm të angazhuar nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konstatuan

në terren në muajin korrik dhe gusht. Gjithashtu,

këto ndryshime janë një sjellje dhe një qasje e re

për një sensibilizim drejt respektimit të

kërkesave të ligjit për përmirësimin e çështjeve

ligjore, të cilat eliminojnë mangësitë e

konstatuara dhe përcaktimin e instrumenteve që

bëjnë të mundur zbatimin e reformës fiskale ku

Page 46: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

46

të gjitha bizneset trajtohen në mënyrë të

barabartë dhe jo ca të nënës dhe ca të njerkës.

Nga verifikimet në terren u identifikuan

probleme serioze dhe shumë shqetësuese, si

biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre të

paregjistruara në Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit, pa kasa fiskale dhe pa punonjës të

siguruar. Në kuadër të fushatës ndërmarrë nga

qeveria në luftën kundër informalitetit dhe

evazionit fiskal rezulton se vetëm gjatë muajit

shtator 2015 janë regjistruar mbi 12 mijë biznese

të reja, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të

vitit 2014 ishin regjistruar 1337 biznese dhe në

vitin 2013 vetëm 861 biznese. Pra, është e kotë

që ne të bëjmë krahasime, sepse jemi në një

situatë të paparë në këto 25 vjet demokraci.

Nëse do t’u referohemi të dhënave nga data

1 korrik deri më 18 shtator 2015, janë regjistruar

gjithsej 19357 biznese, ndërkohë që për të

njëjtën periudhë në vitin 2014 janë regjistruar

3250 biznese dhe për vitin 2013 janë regjistruar

2304 biznese. Po kështu për periudhën korrik-

shtator 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të

vitit 2014 është gati trefishuar numri i pajisjeve

të reja fiskale që raportojnë në sistemin e

tatimeve. Është rritur me rreth 26 milionë ose

57% numri i kuponëve tatimorë lëshuar pajisjet

fiskale, ndërkohë që është shtuar me rreth 33

miliardë lekë, ose 40,4% sasia e xhiros së

deklaruar gjatë kësaj periudhe nga pajisjet

fiskale.

Nëse do t’i referohem qarkut të Fierit, nga

kontrollet e ushtruara në subjektet e ndryshme,

gjithsej janë kontrolluar 2195 subjekte, subjekte,

të cilat janë konstatuar me shkelje, janë 473. Nga

këto subjekte që janë kontrolluar, janë gjobitur

373 subjekte, subjekte të cilat kanë pasur

punonjës të padeklaruar 20 dhe subjekte të

paregjistruara janë gjithsej 50.

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara

në këtë projektligj rritet forca ndëshkuese tek ato

shkelje tatimore dhe ato kategori biznesesh që

prodhojnë evazion të konsiderueshëm fiskal me

mungesën e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Po kështu këto ndryshime synojnë forcimin e

procedurave tatimore për të mbyllur disa shtigje

ligjore për nëndeklarim, si dhe masa që

propozojmë do të rrisin vetëdeklarimin dhe

ndërgjegjësimin e tatimpaguesve në pagesën e

detyrimeve tatimore. Të gjitha ndryshimet e

propozuara në këtë projektligj janë të

domosdoshme për të vendosur rregulla, për të

ndërtuar një shtet ligjor dhe për të vendosur një

disiplinë fiskale afatgjatë.

Ndryshimet e kërkuara i japin të drejtë

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të

miratojë rregulloren e brendshme të institucionit,

e cila monitoron rastet e shkeljeve disiplinore në

përputhje me legjislacionin në fuqi. Po kështu në

projektligj krahas gjithë masave për forcimin e

raportit biznes-shtet, për të përcaktuar qartë

rregullat e kësaj marrëdhënieje për detyrimet

buxhetore, nëpunësve të administratës tatimore,

qendrore dhe vendore u ndalohet të kenë në

pronësi të tyre apo të afërm të tyre deri në

shkallën e tretë sipas Kodit Civil, zyra të

kontabilitetit, apo konsulencës fiskale. Kjo

situatë përbën konflikt interesi dhe në rast

konstatimi të situatës të konfliktit të interesit

ndaj punonjësve të administratës tatimore merren

masa për largimin nga puna me pa të drejtë

punësimi në administratën tatimore.

Lëshimi i kuponit tatimor është një element

shumë i rëndësishëm për të luftuar informalitetin

dhe evazionin fiskal. Nëpërmjet kuponit tatimor

matet qarkullimi i çdo biznesi të shitjes me

pakicë dhe rrjedhimisht deklarimi dhe pagesa

reale e taksave, ndërsa punësimi në të zezë është

një shprehje e qartë e skllavërimit të punonjësve

duke u mohuar atyre të drejtën e një përfitimi

financiar si në periudhën afatshkurtër ashtu dhe

në periudhën afatgjatë. Moslëshimi i kuponit

është fshehje e pastër e të ardhurave, pavarësisht

nëse është biznes i vogël apo është biznes i

madh.

Përditësimi i të dhënave nga ana e

tatimpaguesit është një element i rëndësishëm në

ndryshimet e kërkuara në këtë projektligj.

Tatimpaguesit duhet të deklarojnë çdo adresë ku

ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe çdo ndryshim që

bën në ushtrimin e aktivitetit. Mosdeklarimi i

këtyre ndryshimeve nuk bëhet pa dashje, me

mosdije, por me qëllim të pastër fshehjen e të

ardhurave nga ushtrimi i aktivitetit në këto

adresa.

Gjithashtu ndryshimet e rëndësishme të

paraqitura në projektligj, në 3 nene të ligjit të

procedurave tatimore, forcon penalitetin për

tregtarët e shumicës dhe i nxisin ata për lëshimin

e faturës apo të kuponit tatimor. Në fakt bizneset

e shitjes me shumicë të mallrave janë kategori

me risk më të lartë lidhur me respektimin e ligjit

Page 47: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

47

të procedurave tatimore dhe moslëshimin e

faturave tatimore nga ana e tyre. Ato krijojnë

efektin zinxhir të inventarit pa faturë tatimore te

biznesi i vogël. Biznesi i vogël nuk merr faturën

e blerjes së mallit, sepse nuk do që të

kontabilizojë shpenzimet dhe rrjedhimisht të mos

bëjë deklarimin real të qarkullimit që të paguajnë

më pak taksa. Po kështu dhe biznesi i madh nuk

lëshon faturën tatimore me të njëjtën logjikë.

Duke u nisur nga këto fakte janë bërë propozime

për ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore.

Forcimi i këtyre penaliteteve do të sjellë

zvogëlimin dhe eliminimin e fenomenit biznes i

madh nuk lëshon faturë tatimore, apo biznesi i

vogël nuk pranon faturë.

Nëpërmjet ndryshimeve të paraqitura në

projektligj do të bëhet i mundur një

rikategorizim i bizneseve në vend, sepse nga

mosmarrja e faturave tatimore dhe mosreflektimi

i xhiros shumë biznese rezultojnë sot biznese të

vogla kur në fakt duhet të jenë biznese me

tatimfitimin. Për sa i përket vjeljes së borxhit

tatimor në projektligj parashikohet dhe një

detyrim i administratës tatimore të konfiskojë jo

më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo

më shumë se detyrimi tatimor për të cilën ka

filluar procedura e mbledhjes me forcë të

detyrimeve tatimore. Ky është një problem që

kërkon zgjidhje, pasi pavarësisht nga politikat e

ndryshme të amnistive apo zbatime të masave

shtrënguese të vjeljes me forcë të borxhit

tatimor, niveli i këtij borxhi është i lartë. Prej më

se dy vjetësh qeveria ka paguar borxhin tatimor,

TVSH-në dhe tatimfitimin që e kishte çdo biznes

në vend.

Përpos masave penalizuese në projektligj

është propozuar një valvul lehtësuese për të

gjitha bizneset të cilat për një arsye apo për një

tjetër kanë bërë deklarim të rremë në

administratën tatimore. Është propozuar që

bizneset me vullnetin e tyre të deklarojnë dhe të

korrigjojnë një deklaratë tatimore të plotësuar

qëllimisht gabim që përbën evazion fiskal

pavarësisht periudhës tatimore së cilës i përket

kjo deklaratë dhe si kusht kanë pagesën e

menjëhershme të detyrimit tatimor sipas

deklaratës.

Pozitiv është fakti se administrata tatimore

në përputhje me këtë nen nuk do të ketë kallëzim

penal për tatimpaguesit. Në këto kushte me

ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore të

gjitha bizneset duhet të shfrytëzojnë

maksimalisht këtë lehtësi që u jepet për të

rregulluar librat e tyre, për të përputhur gjendjen

e inventarit me dokumentet kontabël, të

rregullojnë çdo parregullsi që ata e dinë se e kanë

bërë me vullnetin e tyre. Kjo lehtësi është bërë

që këto ndryshime të mos i kapin në befasi

bizneset dhe që penalizimet të mos rriten

pafundësisht dhe për një vullnet të fortë politik të

qeverisë për të ruajtur raportet e partneritetit me

komunitetin dhe biznesin.

Dhe ky nuk është një lehtësim i vetëm që i

bëhet biznesit në këtë projektligj, pasi

tatimpaguesit, të cilët me fillimin e sistemit të ri

të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të

Tatimeve janë evidentuar si debitorë pranë

administratës tatimore jo për faj të tyre, deri në

datën 31.08.2015, u shfuqizohen të gjitha gjobat

dhe interesat e përllogaritura. Qëllimi i këtyre

ndryshimeve është të rrisë përgjegjshmërinë e

çdo tatimpaguesi për të respektuar kërkesat e

ligjit dhe të ndëshkojë ashpër çdo tatimpagues që

nuk zbaton ligjin duke mos paguar detyrimet

ndaj buxhetit të shtetit. Në asnjë moment nuk

është menduar që të bëhen ndryshime në ligj për

të goditur biznesin, por gjithçka është bërë të

mbrojtur të ndershmin, për të mbrojtur

konkurrencën e ndershme, për të përmirësuar

klimën e të bërit biznes.

Ndryshimet e propozuara në këtë

projektligj janë në vazhdën e reformave të

ndërmarra dhe në sektorë të tjerë të cilët tashmë

kanë dhënë rezultatet e tyre duke dëshmuar për

drejtësinë e përmbajtjes së reformës. Nëpërmjet

këtyre ndryshimeve të propozuara në ligjin e

procedurave tatimore të Republikës së Shqipërisë

do të bëhet i mundur eliminimi i formalitetit,

evazionit fiskal duke mbyllur shtigjet për

tatimpaguesit të cilët i janë shmangur deri tani

pagesës së detyrimeve ndaj shtetit.

Prandaj, të nderuar kolegë deputetë,

Ju ftoj të miratojmë ndryshimet e paraqitura

në projektligjin e procedurave tatimore në

Republikën e Shqipërisë, pasi miratimi mbyll

çdo hapësirë për mashtrim dhe manipulim për

tatimpaguesit dhe e bën luftën ndaj evazionit dhe

informalitetit shumë të efektshme.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi - Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Ndoka për procedurë.

Page 48: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

48

Nard Ndoka – Faleminderit, zoti drejtues i

seancës!

Unë kam një problem procedural për

zbatimin e Rregullores së Kuvendit. Të gjithë

jemi në dijeni që një deputet i qarkut të Lezhës

ka dhënë dorëheqjen dhe për çudi nuk ka një

njoftim zyrtar nga kryetari i Kuvendit mbi

procedurat për zëvendësimin e mandatit të lënë

bosh nga deputeti i këtij qarku. Ju lutem, zoti

drejtues i seancës, ta përcillni këtë shqetësim për

moszbatimin e Rregullores së Kuvendit, të Kodit

Zgjedhor dhe të Kushtetutës, i cili në mënyrë

taksative jep vetëm 1 muaj kohë që pozicioni i

deputetit të zëvendësohet, të mblidhet komisioni

i mandateve dhe t’i dërgojnë një shkresë zyrtare

KQZ-së për zhbllokimin e këtij ngërçi të

pajustifikuar institucional. Nuk është në dëshirën

apo vullnetin e askujt që të bllokojnë zbatimin e

Rregullores së Kuvendit dhe Kodin Zgjedhor.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Fjalën e ka zonja Elmazi.

Liljana Elmazi – Të dashur qytetarë,

Kolegë deputetë,

Shqipëria në vitin 2015 nuk është më e

mirë, më e pasur, apo më e sigurt se dje.

Përkundrazi, ekonomia është në pikiatë, në rënie

të lirë, të varfrit janë shtuar dhe janë bërë edhe

më të varfër, madje mezi mbijetojnë, ndërsa të

pasurit u bënë më të pasur. Republika e

Shqipërisë është kthyer në Republikën e

kanabisit. Qeveria ka varfëruar shqiptarët. Të

ardhurat e tyre sot vlejnë 6% më pak se dje. Nuk

ka rritje rrogash, nuk ka rritje pensionesh dhe

buxhetit të shtetit i mungojnë vetëm në 7 muaj

200 milionë dollarë. Performanca e qeverisë,

qasja politike dhe ajo institucionale e saj, që

përshkon veprimet dhe vendimet, raporti i krijuar

me shqiptarët, që qeveria i sheh si njerëz që

duhen gdhendur dhe vetëm ajo mund ta bëjë

këtë, ka synim të garantojë pushtetin absolut mbi

institucionet dhe aspak pushtetin e ligjit.

Formalizimi njëzëri duhet thënë se është

detyrim dhe unë jam për formalizimin. Edhe pse

në parim aksioni kundër informalitetit është i

drejtë, por i targetuar mbi shitësit e rrugës, mbi

ata që vetëm sa mbijetojnë, ka frikë se do të rrisë

papunësinë, tensionet, dhe do të dëmtojë paqen

sociale. Janë të tjerët evazorët, kontrabandistët e

vërtetë, që financojnë fushata partish, që sjellin

parti në pushtet dhe i mbajnë përsëri këto parti në

pushtet, që duhet të ishin targeti kryesor i këtij

aksioni.

Të thuash se duke përdorur forcën, gjobat

me forcë, duke përdorur kërbaçin, thjesht ju po i

ndërgjegjësoni shqiptarët, më duket si në kohën e

dikurshme kur burgu jo t’i ndërgjegjësonte, por

thjesht u kallte frikën dhe datën shqiptarëve të

shkretë. Pra, frika dhe terrori. Por jam e sigurt

njëkohësisht se ky aksion mbi këtë biznes që

mezi mbijeton nuk do të mbushë dot as atë

gropën e buxhetit të krijuar tashmë në dogana

dhe tatime. Sipërmarrësit e vegjël, shitësit e

tezgave të targetuar nga ky aksion me kërbaç, me

sipërmarrjen e tyre thjesht dhe vetëm sfidojnë

kushtet e vështira ekonomike duke bërë biznes

vetë shpesh të regjistruar dhe në pjesën më të

madhe duke paguar dhe taksat. Kjo është një

përpjekje e njerëzve të dëshpëruar në fakt, por

një përpjekje që siguron punësim, është rrjedhojë

e krizave apo reformave që shkurtojnë vende

pune. Është një zgjidhje për të përballuar situatën

e rëndë ekonomike. Njerëzit gjejnë një lloj

punësimi që përkthehet në një qetësi relative,

marrin një pagë në nivelin e mbijetesës ndaj dhe

qeveria duhet të ofrojë një zgjidhje për

formalizimin e tyre, por jo me forcë, duke

lehtësuar procesin e regjistrimit dhe duke

përmirësuar legjislacionin për licencim, duke

bërë që njerëzit të marrin në të njëjtën kohë edhe

përgjegjësi sociale.

Mendoj se qeveria bën mirë të ofrojë

licenca për biznesin joformal që këto biznese, që

thjesht mbajnë frymën gjallë, të kontribuojnë në

arkën publike, por jo duke paguar taksa, se nuk

kanë me çfarë. Përfitimi i licencimit në këtë rast

do të thotë se nuk do të vendosin taksidarët apo

policia do t’ju me shkop për t’u sekuestruar

mallin apo për t’i futur në burg.

Çdo zgjidhje tjetër, sidomos

formalizimi me forcë, është e destinuar të

dështojë, sepse bazohet në politikat që nuk e

marrin parasysh realitetin dhe i shohin këta, të

vetëpunësuar për mbijetesë, si një lopë që duhet

mjelë për të mbushur gropën e korrupsionit në

buxhet.

Qeveria nuk mund t’i shkatërrojë me

një të rënë të lapsit ata shitës që duan të drejtën e

tyre dhe detyrimin e shtetit: të mbijetojnë ata dhe

familjet e tyre.

Lufta kundër evazionit fiskal është e

nevojshme, por klima e frikës që po krijon ky

Page 49: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

49

aksion është shumë më shqetësuese, sepse do të

ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike të

vendit, në punësim po e po, sepse 90% e

shqiptarëve janë të punësuar pikërisht në

biznesin e vogël.

Çfarë ka rezultuar deri tani nga ky

aksion? Dy berberë të arrestuar, divanë, karrige,

dele të konfiskuara, prindër, të vetmit të

punësuar në familje me shumë anëtarë, që hidhen

dhe vazhdojnë të hidhen vazhdimisht në rrugë,

duke shkuar edhe në vetëflijim, ndërsa qeveria

bën shoë-n e radhës në televizor apo salla

konferencash, se me këtë aksion po i jepet një

goditje e fortë informalitetit, se buxheti i shtetit

do të rritet ndjeshëm. Dhe nga kush? Nga ata

sipërmarrës të vegjël që kontributin e tyre në të

ardhurat e buxhetit e kanë deri në 5%.

Këta janë njerëz, në fakt, që bëjnë atë

që quhet përpjekje që siguron punësimin, gjë që

shteti nuk po ua siguron. Janë ata që, si rrjedhojë

e krizave apo reformave të qeverisë që

shkurtojnë vazhdimisht vende pune, gjejnë një

zgjidhje për të mbijetuar. Por kjo fazë do të

kalojë dhe për tre, pesë a gjashtë muaj në

vazhdim, do të shtohen statistikat zyrtare me

mijëra biznese të regjistruara, por jo të ardhurat.

Ndërsa ushtrisë së të papunëve do t’i shtohen

edhe shitësit e vegjël të rrugës, të tezgave që

vetëpunësoheshin apo mbanin familjet e tyre.

Me bindje mund të thuhet se efekti në

ekonomi dhe në prodhim do të jetë i

papërfillshëm ose edhe negativ. Kjo sepse ne sot

nuk po diskutojmë për çështjen kryesore të

ekonomisë shqiptare: konkurrueshmërinë e

bizneseve shqiptare e për rrjedhojë rritjen

ekonomike.

E thënë më qartë, formalizimi, përveçse

është detyrim, është edhe incentivë, nxitës. Por

kërcënimi me burg dhe gjobat e larta nga shteti,

të ligjëruara edhe në këtë projektligj, janë

detyruese dhe vetëm sa i vënë bizneset në rresht,

por jo incentivë për të rritur prodhimin dhe

punësimin e qytetarëve. Ndaj, më lindin pyetjet:

çfarë masash janë ndërmarrë këta dy vjet për të

ulur koston e prodhimit të biznesit vendas? Çfarë

masash janë ndërmarrë për ta bërë Shqipërinë më

tërheqëse për investimet e huaja në rajon? Çfarë

masash janë ndërmarrë për të luftuar kostot e

fshehura apo korrupsionin në vend? Pa u dhënë

përgjigje këtyre pyetjeve, ne nuk jemi duke

adresuar asgjë që i vjen në ndihmë qytetarit dhe

pastaj shtetit.

Nëse marrja e borxhit në vitin 2013

ishte emergjente, a nuk ka qenë kohë e

mjaftueshme dy vjet më pas qeveria t’ia kishte

marrë sadopak dorën menaxhimit të ekonomisë

dhe të mos e trajtonte përsëri borxhin si

emergjencë?

Gjithashtu, ka rënë konsumi me 1,1%

krahasuar me vitin 2014 dhe kjo, në fakt, është

diagnoza nga e cila po vuan ekonomia jonë sot,

jo informaliteti, po ashtu eksportet kanë vijuar të

bien me rreth 4% gjatë pesë muajve të parë të

vitit 2015.

Çdo qytetar apo ekonomist në vend mund

të ngrejë pyetjen: në çfarë logjike ekonomike

dhënia e kuponit tatimor dhe regjistrimi i

biznesit do të ndikojë në rritjen e të ardhurave të

qytetarëve dhe në rritjen e konsumit, e cila

gjeneron 70% të kërkesës agregate në vend? Si

mund të rritet konsumi kur nga të gjitha vendet e

Europës Lindore, vetëm në Shqipëri dhe në

Bjellorusi, paga reale ka rënë dhe është rritur

papunësia? Si mund të rritet konsumi kur Banka

e Shqipërisë thotë se “rritja e çmimit të energjisë

elektrike është shoqëruar me më pak të ardhura

në dispozicion të qytetarëve e për rrjedhojë edhe

me rënie të konsumit”? Si mund të rritet konsumi

kur qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me

FMN-në për të ngrirë pagat dhe pensionet për tre

vjet? Si mund të rritet konsumi kur bankat kanë

frenuar kredidhënien?

Së fundi, aktin tuaj normativ për rishikimin

e buxhetit do ta përdorni pikërisht për të

financuar shpenzimet e qeverisë. Si mund të

rritet konsumi kur studimet e fundit tregojnë se

edhe për dhjetë vjet të tjera Shqipëria do të

vazhdojë të mbetet shteti më i varfër i Europës?

Jemi të vegjël dhe jo konkurrues, ndaj mos më

thoni, ju lutem, që ai kuponi tatimor dhe

regjistrimi i biznesit është problemi dhe

formalizimi i ekonomisë qenka zgjidhja e tij. Ajo

nuk është asgjë tjetër veçse një detyrë e

përditshme që për dy vjet duhet ta kishin bërë

tatimorët, por edhe për vite të tjera më parë ndaj

abuzuesve dhe burokratëve të administratës

tatimore. Kjo nuk është ekonomi.

Pas formalizimit, sipërmarrësi shqiptar

do të shpenzojë 357 orë në vit për t’i paguar

taksat shtetit, nga 175 orë që e kanë vendet e

OECD-së, po ashtu duhet të kryejë 34 pagesa në

Page 50: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

50

vit nga 11,8 që e kanë vendet e OECD-së. Për

këtë duhet aksioni i shtetit?

Qeverisë, në fakt, i ka ngelur qeverisja në

dorë, sa kohë ajo nuk heq dorë nga politikat e saj

ekonomike, fiskale dhe rregullatore që e kanë

zhytur ekonominë shqiptare, por edhe qytetarët

në një depresion të thellë vetëm në dy vjet

qeverisje.

Për shkak të politikave fiskale dhe

jozhvillimore të qeverisë, shqiptarët sot blejnë

nga 1,1% deri në 6,6% më pak mallra dhe

shërbime sesa blinin një vit më parë. Këtë e thotë

Banka e Shqipërisë; këtë e thotë edhe INSTAT-i.

Ky është niveli, në fakt, që tregon se sa janë

varfëruar shqiptarët drejtpërsëdrejt për shkak të

politikave dhe performancës qeveritare që nuk

kryhen investimet publike, duke i pasur ato për

këtë vit edhe më të ulëta se viti 1997, sesi

eksportet rrudhen çdo tremujor dhe sesi

shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Po ashtu, të

gjithë pensionistët në Shqipëri, rreth 450 mijë të

tillë, nuk do të kenë rritje pensionesh.

Me këtë qeverisje është e sigurt që edhe në

vitet që vijnë shqiptarët, të rinj, të moshuar,

pensionistë, do të jenë të detyruar të shtrëngojnë

përsëri rripin edhe më shumë, si në sektorin

publik, ashtu edhe në atë privat, sepse për vullnet

të qeverisë ata nuk kanë të drejtë të jetojnë, jo më

të jetojnë mirë, por vetëm të mbijetojnë dhe kjo

me pikëpyetje.

Në programin tuaj të “Rilindjes” premtuat

zgjidhje me shkopin magjik të ekonomisë dhe

mirëqenies së shqiptarëve, të 300 mijë vendeve

të punës, shëndetësisë falas, heqjes së taksave të

biznesit. Pra, në fakt, premtuat një vend të

çudirave, por pas dy vjetësh, për situatën e

përkeqësuar në çdo aspekt, kemi përgjigjen e

Kryeministrit: “Nuk kam shkopin magjik”, por

ama kërbaçin e taksidarit e paska.

Në lidhje me projektligjin që po

shqyrtojmë, po i bie shkurt fare, natyrisht do të

shoqërojë një aksion të tillë për formalizimin e

ekonomisë, por me gjoba të tilla që janë në

disproporcion ose janë jo në përputhje me

parimin e proporcionalitetit, çfarë është

shkaktuar në dëm dhe në detyrim, me gjoba të

tilla prej 5 milionë lekësh për biznesin e vogël

deri në 100 milionë lekë për biznese, nuk e di të

vogla apo të mëdha, për kasa fiskale. Thjesht ju

do t’i zini frymën biznesit.

Thonë se këto gjoba nuk do të

funksionojnë, sidomos për ato biznese që nuk

mbajnë dot as familjet e tyre; thjesht ato do t’u

japin më tepër mundësi taksambledhësve për të

pasur më shumë ryshfet.

Ne si deputetë jemi për t’i dhënë frymë

biznesit dhe jo për ta mbytur atë.

Forca, detyrimi, penalizimi dhe burgu nuk

janë zgjidhja. Ato vetëm po i çojnë shqiptarët,

pra një popull të varfër, të terrorizuar, rrugëve të

Europës dhe në raste të veçanta edhe drejt

vetëflijimit, kurse ju vazhdoni t’i bini tam-tamit.

“Nuk e kemi shkopin magjik, por do të

bëjmë shtet”, shtetin burg për qytetarët e vet të

varfër, por jo për kriminelët me mandate apo

oligarkët evazorë dhe kontrabandistë që ju

mbajnë në pushtet.

Ju faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit, zonja

deputete!

Fjalën e ka deputeti Ervin Bushati, për të

kaluar më pas në shprehjen e grupeve.

Ervin Bushati – I nderuar zoti drejtues i

seancës,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Sipërmarrja për formalizimin e ekonomisë

është e vetmja mbështetje e ndershme që ky

parlament, kjo maxhorancë mund t’u japë

qytetarëve, bizneseve dhe qeverisjes më të mirë

për një vend ku ne si shqiptarë, në mes të

Europës, të kemi një jetesë dinjitoze.

Sipërmarrja për formalizimin e ekonomisë

është, në fakt, hapja në dritën e diellit e një

ekonomie që nuk duhet të jetë as në errësirën e

krimit dhe as në hijet që mund të krijojë

shmangia ndaj detyrimeve që mund të kemi ne jo

vetëm ndaj shoqërisë, por edhe atyre që

paguajmë drejt shtetit.

Formalizimi i ekonomisë është në të

mirën e qytetarëve, në mbështetje të biznesit të

ndershëm dhe në mbështetje të një qeverisjeje

më të mirë për të gjithë qytetarët.

Në radhë të parë, një ekonomi në dritën

e diellit, një ekonomi e formalizuar është në të

mirën e qytetarëve dhe të konsumatorëve në treg,

për shkak se ata do të marrin nesër mallra më të

mira, mallra më të sigurta, mallra me standarde,

mallra më cilësore dhe mallra apo shërbime

shqiptare, të cilat nesër mund të jenë

Page 51: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

51

konkurruese edhe në tregjet ndërkombëtare, pse

jo.

Çdo biznes që operon në dritën e diellit,

çdo biznes i ndershëm, çdo biznes i formalizuar

patjetër që ofron mallra dhe shërbime më të

sigurta. Asnjë nga ne, asnjë nga familjarët

shqiptarë nuk do të donte që të konsumonte

mallra, të cilat nuk janë të sigurta për shëndetin e

fëmijëve të tyre. E pra, një biznes i cili nuk është

i ndershëm, një biznes që nuk është i regjistruar,

një biznes që nuk kontrollohet, një biznes që nuk

operon në dritën e diellit, patjetër që nuk ofron

dot shërbime apo mallra të sigurta për jetën e

qytetarëve dhe të fëmijëve të tyre.

Gjithashtu, një biznes që është në dritën

e diellit patjetër që ofron shërbime dhe mallra të

cilat kanë standarde. Nuk mund të vidhet më nga

tregtarët, nuk mund të vidhet më nga ata që

shesin mallra apo shërbime në treg, sepse ato

kontrollohen, janë të standardizuara, kanë një

sasi, e cila është e kontrolluar.

Për shumë arsye, pra të gjitha këto

biznese, të cilat janë të formalizuara dhe janë në

dritën e diellit, janë në të mirën e qytetarëve.

Gjithashtu, këto do të jenë prodhime më cilësore.

Cilësia është patjetër një parametër tjetër që

kontrollohet nga çdo organizëm i shtetit që është

për atë detyrë që qytetarët shqiptarë të marrin

shërbimet dhe mallrat më cilësore të mundshme

për atë që paguajnë.

Në qoftë se këto nuk kontrollohen,

patjetër që nuk do të paguajnë edhe atë që

marrin.

Fitimi apo pjesa e pandershme e fitimit

nga këto firma, të cilat operojnë në errësirë apo

në zonën në hije, patjetër që do të marrin më

shumë sesa u takon, sepse ato nuk janë në

konkurrencë të ndershme me të tjerët.

Një konkurrencë e ndershme dhe një

ekonomi në dritën e diellit patjetër që do të ketë

edhe stabilitete çmimi në treg, sepse të gjitha

pjesët e ekonomisë që do të mbulohen nga

bizneset e ndershme, nga bizneset që janë në

dritën e diellit, patjetër do të bëjnë që të mbyllen

këto biznese të pandershme dhe puna, shërbimet,

apo mallrat patjetër që do të merren nga biznese

të ndershme.

Kjo do të bëjë që ne si konsumatorë, si

qytetarë, të marrim më të mirën nga një ekonomi

në dritën e diellit.

Në radhë të dytë, një ekonomi e

ndershme, një ekonomi e formalizuar është

vetëm mbështetje për më të aftët dhe më të aftët

janë ata që për më shumë se njëzet vjet kanë

mbështetur, si aksionerë kryesorë, shoqërinë, pse

jo edhe politikën shqiptare. Nuk janë më

budallenj ata që paguajnë dhe mbajnë shoqërinë

me shërbime, mbajnë shoqërinë me mallra, por

edhe shtetin me taksat që paguajnë.

Shtet nuk do të thotë vetëm ne që

paguajmë këtu apo edhe qeverisja; do të thotë një

polici më e mirë; do të thotë spitale më të mira;

do të thotë kopshte më të mira për fëmijët tanë;

do të thotë patjetër që pensionet rriten, rrogat për

ata që punojnë në shtet rriten, rrugët të jenë më të

mira, infrastruktura të jetë më e mirë dhe

bizneset konkurruese janë ato që, megjithëse

kanë një kosto të shtuar, kosto për të mbajtur në

këmbë shtetin me ndershmëri, janë prapë

konkurruese në treg.

Të gjitha studimet tregojnë që sot në

zonën në hije, dhe aq më tepër në zonën

kriminale, janë ata që nuk konkurrojnë dot në

dritën e diellit. Pra, më të aftët janë sot në

ekonominë e formalizuar dhe ata që nuk

konkurrojnë dot nuk e mbajnë dot atë 20%-shin

apo 30%-shin më shumë shtesë në kurriz dhe

nuk mund të dalin me ato çmime konkurruese,

me ato mallra konkurruese, me ato shërbime

konkurruese. Ata janë që bëjnë ekonominë

informale.

Më të aftët, më të zotët, njerëzit të cilët

duhen respektuar, që janë heronj të vërtetë të

kësaj ekonomie, që janë heronj të vërtetë të këtij

kapitalizmi dhe të kësaj demokracie, që po

ndërtojmë me kaq mund, janë ata njerëz që

paguajnë taksat; janë ata njerëz, të cilët me gjithë

padrejtësitë që u janë bërë gjithë këto vite nga ata

tregtarë dhe biznese, të cilët në sajë të

mbështetjeve politike apo të korrupsionit nuk

kanë qenë në listën e shtetit, nuk kanë paguar

këto kosto shtesë, nuk kanë mbajtur as shoqërinë

dhe as shtetin; i kanë lënë njerëzit pa pensione

kur dalin në pension. Pra, këta janë heronjtë e

vërtetë, ata që kanë qenë dhe kanë mbajtur në

dritën e diellit mbi kurrizin e tyre shoqërinë edhe

atëherë kur mund të quheshin budallenj se nuk

paguanin ryshfet apo se nuk dilnin në të zezë apo

në zonën në hije, por kanë vazhduar të jenë me

dinjitet qytetarë heronj. Heronj të vërtetë të këtij

vendi janë ata që kanë mbajtur Shqipërinë.

Page 52: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

52

Shqipërinë nuk e mban shteti. Shqipërinë e mban

kapitali dhe bizneset. Koha kur Shqipërinë e

mbante shteti apo një ekonomi e centralizuar

kanë shkuar. Nuk jemi ne ata që drejtojmë, nuk

është as qeveria, në më të mirën ne mund të

menaxhojmë atë që krijon kapitali sot. Nuk duhet

të kemi fare as kompleks dhe as turp të themi:

po, jemi në kapitalizëm, po, jemi në demokraci.

Nuk ka forma më të mira. Format e tjera kanë

dështuar të tëra. Janë këta njerëz që krijojnë

vlera. Këta njerëz, këto biznese sot po

vlerësohen. Më në fund e kuptojmë se nuk kanë

pasur asnjë betejë pa kryer, nuk kanë qenë as

budallenj, as nuk kanë ecur vetëm.

Të gjithë ne e dimë se një ekonomi

informale është e dëmshme, një ekonomi

kriminale në të errët është e dëmshme, por edhe

një ekonomi në hije, gjysmë formale, përsëri

është e dëmshme. E kemi pasur mes nesh dhe e

kemi parë. Është ajo që thuhet, është elefanti në

dhomë që e kemi pasur dhe asnjëherë nuk kemi

pasur kurajën të përballemi, sepse kemi

paradigmën tonë si ballkanas: “Hë, se kështu

shkojnë punët edhe në Ballkan, kështu ka

vazhduar Shqipëria dhe kështu do të vazhdojë”.

Kështu vazhdonte puna me energjinë elektrike

derisa u ndërmor apo sipërmor një luftë titanike

për ta sjellë të gjithë sektorin në formalitet. Nuk

më pëlqen dhe nuk dua ta them si operacion.

Nuk është operacion, por është një sipërmarrje

që do të zgjasë në kohë. Ky është një aktivitet që

duhet të kryhet patjetër. Nuk duhet parë si një

aksion dhe as si një luftë për momentin. Këto

nuk janë termat e ekonomisë, të biznesit. Kjo

është një sipërmarrje, njësoj si biznesi, do të dojë

kohë dhe nuk arrihet vetëm me masa

shtrënguese, por duhen masa pozitive. Këto të

fundit po marrim ne sot. Janë masa që u tregojmë

bizneseve të dalin në dritën e diellit, të jenë

qytetarë të ndershëm, sepse të jesh sot qytetar i

ndershëm, ia vlen ta nisësh me vendime të tilla.

Unë e di që edhe të gjithë kolegët e

opozitës, çdo qytetar sot në Shqipëri, aq më tepër

politikanët, janë për formalizimin e ekonomisë

dhe këtu bashkohemi të gjithë bashkë, për

format, mënyrat, termat, afatet, patjetër që mund

të diskutohen.

E treta, një ekonomi e formalizuar, një

ekonomi në dritën e diellit, sjell një qeverisje më

të mirë. Me paratë që do të mblidhen, do të

përmirësohen shërbimet që marrin qytetarët

shqiptarë. Do të përmirësohen pensionet, rrogat,

rrugët, gjykatat, prokuroria, të gjitha këto. Nëse

ne jemi qytetarë, jemi biznese që paguajmë

taksat dhe jemi në rregull me detyrimin tonë ndaj

shoqërisë, ndaj shtetit, pra në fillim të shoqërisë

dhe pastaj të shtetit, atëherë do të kemi zërin,

pasi duke ditur përgjegjësitë tona, të bërtasim për

të drejtat tona, do të jemi me kokën lart për të

kërkuar dhe nuk do të ketë nevojë të kemi as miq

në administratë dhe as kushërinj në politikë që

mund ta mbyllim qepenin, kur e dimë se mund të

vijë kontrolli, sepse po të paguajnë të gjithë nuk

do të ketë nevojë askush as për administratorë të

korruptuar, as për politikanë të korruptuar, sepse

me djersën dhe me shpatullat e tyre mbajnë jetën

e familjeve të tyre dhe ndihmojnë sot në shoqëri.

Të gjithë e dimë se as ju në opozitë dhe as

ne në maxhorancë nuk mund ta duam një

ekonomi në të zezë, sepse është një ekonomi

kriminale, që shkatërron çdo vlerë, që na nxjerr

të gjithëve nga tregu, na nxjerr ne si qytetarë, si

sipërmarrës, por edhe si politikanë. Nuk e duam

edhe një ekonomi në zonën në hije, sepse është

një ekonomi që nuk është e ndershme ndaj

qytetarëve, nuk mund të jetë e ndershme kur

paguan siguracionet që në pension të dalin tre

njerëz në mënyrë dinjitoze dhe dy të tjerë nuk i

regjistron fare, këtu bën një dallim klasor. Tre

njerëz i nxjerr në pension në mënyrë dinjitoze

dhe dy të tjerë nuk kanë për të marrë fare

pension. Prandaj të dyja këto nuk janë opsione,

as një ekonomi në hije, aq më tepër nuk duhet të

jetë opsion dhe duhet të largohet nga diskutimi

ekonomia në errësirë.

Të gjithë ne këtu, të gjithë ata që na

ndjekin, e kuptojnë se këto nuk janë momente

dhe aq të lehta për një ekonomi, por vendosin

apo bëjnë ndarjet e mëdha se si do të vazhdojë

një shoqëri, se si sillet politika në një shoqëri dhe

sesi e marrin hakën e tyre bizneset, konsumatorët

dhe qytetarët. Ky është momenti kur ne të gjithë

bashkë të diskutojmë për mënyrat apo për

shpejtësinë se si do të formalizojmë, por të gjithë

duhet të jemi në të njëjtën barkë, kur është fjala

për të pasur një ekonomi në diell dhe të

formalizuar.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi - Faleminderit!

Kalojmë në diskutimet në emër të grupeve.

Fjalën e ka zoti Mima, në emër të Grupit

Parlamentar të Partisë Demokratike.

Page 53: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

53

Florjon Mima –Faleminderit!

I nderuar drejtues i seancës,

Para disa ditësh Kryeministri i vendit, i

pyetur në një intervistë rreth procesit për

përgatitjen e një ligji “Për dekriminalizimin” tha

se nuk do të pranonte kategorikisht shpikje

“allashqiptarçe”. Në fakt, te dekriminalizimi

gjithçka mund të jetë “allashqiptarçe”, sepse në

vendet e tjera as nuk konceptohet që parlamentet

e këtyre vendeve të bëjnë ligje për të nxjerrë

jashtë nga parlamenti ose nga administrata

vrasës, trafikantë, kriminelë, evazorë, burgaxhinj

dhe kështu me radhë. Maksimumi ku mund të

arrihet është në një vend fqinj, të themi si te ligji

“Severino”, i cili pamundëson futjen e

personazheve si Totorina dhe kompani në

administratën e republikës italiane apo në

parlamentin italian.

Meqenëse dolëm te ligji “Severino”, dolëm

te një moment që ka të bëjë me nominimin e

ligjeve. Ne nuk e kemi këtë traditë, që

amendamentet të vijnë me emrin e atij që i

propozon. Pyetja më e natyrshme që mund të

bëhet kur lexon ligjin e propozuar “ Për

procedurat tatimore” është: a mund të quhet ky

ligji “Cani”? Unë them, jo. Gjatë seancave

shpjeguese në Komisionin e Ekonomisë, ministri

u tregua tejet i vakët në mbrojtjen e këtij

projektligji, gjë që na la të kuptojmë se nuk është

ai autori i këtyre ndryshimeve të propozuara. Si

mund ta quajmë këtë ligj, në këtë situatë që jemi

dhe nëse do të donim t’i vinim një emër? Unë

them se emri më i mirë që mund t’i vihet këtij

ligji është: Audi AA003GB! Vetëm kështu mund

të nominohet ky ligj, i cili në nenin 21 të tij, në

mënyrë flagrante, në kundërshtim me

Kushtetutën, me ligjet e vendit, me frymën

demokratike të vendit i fton të gjithë kriminelët

dhe evazorët fiskalë, të cilët me vetëdije u janë

shmangur taksave të këtij vendi, u janë shmangur

ligjeve të këtij vendi, të bëjnë nga një deklaratë

korrigjuese, të paguajnë tatimin që mendojnë se

është i drejtë dhe shteti të pushojë ndjekjen

penale. Ky është thelbi i këtij ligji: Audi

AA003G!Të tjerat vijnë më poshtë.

Po flasim për informalitetin. Thuhet që ai

varijon nga 30-40% dhe pa u kujdesur fare

hidhet baltë, bojë e zezë, blozë mbi biznesin e

këtij vendi, i cili e ka ngritur me gjak dhe me

thonj këtë vend. Nuk është politika që e ka

ngritur këtë vend, por është biznesi.

Pyetja më e natyrshme është: sa është 30%-

shi apo 40%-shi, nëse është i vërtetë? Është

shumë apo pak? Le të shikojmë fqinjën tonë

Italinë, zyrtarisht është 35-40%, Italia e Jugut

nga Roma e poshtë është 50%. A keni dëgjuar

ndonjëherë të bëhet në parlamentin italian ky

debat që bëhet këtu? Është e dhimbshme, por

përsëri më vjen të rikthehem tek ajo thënie

lapidare e Çurçillit: “ Shumë vetë e shohin

biznesin si një kafshë për t’i gjuajtur me pushkë,

për ta qëlluar. Shumë të tjerë e shohin si një lopë

për ta mjelë. Pak vetë e shikojnë si një kalë plotë

muskuj që tërheq karrocën e stërmbushur me

halle të ekonomisë”.

Flasim për informalitetin dhe harrojmë se ai

është prezent kudo në botë, si i famshmi sistemi

DIY: “Do it yourself”. Bëje vetë! Gjeji punë

vetes! Hapi punë vetes dhe ik nga ndihma

ekonomike. Kjo është taksa më e madhe që

paguan ky lloj biznesi. Të mos marrë ndihmën

ekonomike një librashitës, një këpucar, dikush që

del dhe shet çentro ose gjëra të qëndisura, triko,

çorape. Ne e i themi dil dhe mbaj një kasë

portative, regjistrohu. Mbaj kontabilitetin.

Dorëzo deklaratë tatimore. Bota thotë: Jo! A e

dini sa është volumi i këtij lloj aktiviteti kudo në

botë? Janë 1.8 miliardë njerëz në këtë botë 7

miliardëshe. Gati 2 miliardë njerëz ushqehen nga

kjo lloj mundësie oportuniteti për t’u

vetëpunësuar. Po volumi që ata tregtojnë, a e dini

se sa është? Është 20 trilionë dollarë në GDP-në

e kësaj bote që është midis 60-65 trilionë

dollarëve. Pra, gati një e treta jepet nga këta

njerëz. Ne i themi: Jo, do të vish dhe do të

regjistrohesh! Do të mbash edhe kontabilitet, do

të shtypësh edhe kasën!

Vizioni i kësaj maxhorance, në rast se do ta

përmblidhja me një perifrazim është ky: “Ik, pa

paguar! Ky projektligj u thotë të gjithë blerësve,

qofshin ata individë, biznese të vogla, të mesme

dhe të mëdha që të mos u japin kundërvleftën në

para të mallit ose të shërbimit që marrin

furnitorit, shitësit dhe të ikin, sepse ky

parlament, në rast se do ta votojë, u paska dhënë

të drejtën të ikin pa paguar.

Vizioni ynë ishte fare i thjeshtë. Hapi punë

vetes!. Mos hajde të marrësh ndihmën

ekonomike dhe dalëngadalë fillo dhe afrohu te

rrjeti i të ligjshmes, të rrjeti i legales.

Pyetja më e natyrshme që mund të lindë

edhe pas fjalimit demagogjik të Kryeministrit

Page 54: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

54

është kjo: 7 mijë herë janë rritur kuponët, 8 mijë

herë janë rritur regjistrimet, 15 mijë herë janë

rritur inspektimet: sa të ardhura shtesë kanë sjellë

këto aktivitete? Mijëra herë më të rritura. Le t’i

shikojmë shifrat. Në tetëmujor të ardhurat shtesë

janë minus 183 milionë dollarë. Në muajin gusht

që është muaji i parë pas rishikimit me ulje të

planit të të hyrave janë 220 milionë dollarë.

Vetëm në muajin gusht të ardhurat shtesë janë

minus 27 milionë dollarë.

Të nderuar kolegë deputetë, këto ditë pritet

të mbërrijë edhe projektligji i propozuar nga

qeveria “Për ndryshime në Kodin Penal”. Për një

stekë cigare të padeklaruar, a e dini sesa do të

ndëshkohet çdo shqiptar i kapur në kufijtë e

Shqipërisë? Në ligji thuhet se deri në dy steka

mund të kalosh pa deklaruar, nëse ke stekën e

tretë, në projektligj thuhet: “Dhjetë vjet burg”.

Pra, një shqiptar që jeton mesatarisht 70-80 vjet,

një të shtatën apo të tetën e jetës së tij duhet ta

kalojë në burg për një stekë cigare. Ne po i

krijojmë këto ligje? Vetëm ne e kemi këtë

problem në botë? Si e trajton bota e civilizuar,

atje ku ne duam të shkojmë? Le të marrim

SHBA-të me legjislacionin më të ashpër në botë

kundër evazionit dhe krimit tatimor: gjobë deri

në 250 mijë dollarë dhe burg deri në pesë vjet,

nëse përfshihesh në krime tatimore. Ne themi:

“Dhjetë vjet burg”.

Projektligji ka të tjera defekte. Nuk do të

doja të ndalesha në analizën e tyre një për një,

por nuk mund të rri pa e përsëritur atë që kam

thënë edhe në një seancë të mëparshme: me

betimin se nëse këto shifra që jap, nuk janë

kështu siç them, unë largohem nga ky parlament.

Pse jua thashë këtë gjë? Ne do ta bëjmë

formalizimin, njësoj siç bëmë reformën në

energjetikë.

Le të shohim shifrat. Në vitin 2013, të

ardhurat e OSHEE-së nga shitjet janë 37,7

miliardë lekë. Në vitin 2014 janë 38.8. Pra, një

rritje natyrore.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju lutem, mos më ndërprisni!

Keni të drejtën e replikës. Unë të betohem

se largohem, nëse nuk janë kështu siç them unë.

Janë mbledhur edhe gati 10 miliardë lekë të

tjera shtesë nga faturat e papaguara për

periudhën 2007-2013. Dhjetë plus. A e dini se sa

janë lënë? Në vitin 2014 janë 14 miliardë lekë

fatura të papaguara. Totali i faturimeve është 52

miliardë dhe vetëm 38,8 është totali i arkëtimeve.

Ky është suksesi? Ky është kryesuksesi?

Pyetja më e natyrshme, që mund të lind

është: Kaq të zinj jemi ne shqiptarët, që nuk

paguajmë taksa për vendin tonë? Le të shikojmë

shifrat. Mua më rezulton, që shqiptarët janë më

të mirë se shumë nga vendet, që na rrethojnë dhe

se ato ku duam të anëtarësohemi.

FMN-ja thotë: TVSH-ja punon mirë nëse

mblidhet 0,4 % për 1% shkallë tatimore. Pra,

Shqipëria duhet të mbledhë maksimumi 8% të

GBP-së në TVSH. Por, sa mbledh sot aktualisht?

Sot mbledh 9,2 %, pra 1,2 % më shumë ose 150

milionë dollarë.

Shqiptarët padrejtësisht i paguajnë shtetit të

tyre 150 milionë dollarë më shumë dhe ky është

fakt. Shikojmë vendet e tjera sa janë: Austria me

shkallë tatimore 20% për TVSH-në mbledh

vetëm 7,7 %; Franca me shkallë tatimore 20%

për TVSH-në mbledh vetëm 6,8 %; Belgjika me

TVSH 21 % e ka 6,1 %; Italia me shkallë

tatimore 22% mbledh 5,2 %, kurse Shqipëria e

ka 9,2 %.

Këto shifra na çojnë te pyetja tjetër logjike:

Çfarë do të bëjë ky projektligj nëse miratohet, se

gjasat janë që do të miratohet? Vetëm

korrupsioni do të rritet me gjobat 100-

milionëshe, 10-milionëshe dhe 5-milionëshe dhe

të jeni të bindur se inspektorë të

pandërgjegjshëm do të bëjnë presion për të marrë

një të dhjetën e gjobës, vetëm për të mos

zbardhur gjobën. Të ardhurat do të bien, siç po e

konfirmojnë shifrat e muajve korrik, gusht,

shtator, që kur ky operacion ka filluar të ardhurat

janë në pikiatë poshtë. Papunësia do të rritet dhe

po ashtu varfëria dhe investimet do të ulen.

Po pse e bën qeveria këtë projektligj? Unë

mendoj se pikë së pari, qeveria kërkon të

shmangë vëmendjen nga humbja në gropë të

zezë të rreth 200 milionë dollarëve vetëm për

periudhën 8-mujore.

Së dyti, qeveria synon të vendosë në qendër

të gjithë sistemit shtetin, grushtin e fortë të

shtetit dhe ta largojë tatimpaguesin. Ne kemi 25

vjet vëllezër dhe jemi përpjekur, që të gjithë

bashkë në qendër të sistemit të jetë tatimpaguesi

dhe i gjithë sistemi të sillet rreth tatimpaguesit,

se është ai, që me vullnet mban librat dhe

regjistrimet, është ai, që me vullnet dorëzon

deklaratat, është ai, që betohet para ligjit, kurse

shteti vigjilon jashtë këtij rrethi.

Page 55: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

55

Ne themi se, sot shteti është në mes, është

epiqendra. Ky ligj do të vrasë shpirtin e

përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga ana e

tatimpaguesit, që është zemra e artë e çdo

sistemi. Njëkohësisht unë besoj se ai shmang

vëmendjen nga ngjarje më të mëdha ku është

përfshirë i gjithë lidershipi i kësaj maxhorance.

Mbrëmë jemi njohur me një tjetër skandal,

që besoj se do të marrë trajtë edhe më të detajuar

në ditët në vijim.

Për ta mbyllur, më falni se u zgjata, po

them një barsoletë të fundit, që po qarkullon

lidhur me këtë projektligj. Një qytetar hyn në

dyqan dhe blen një televizor, a një lavatriçe apo

frigorifer dhe pasi nuk e merr faturën del me

mallin e blerë në kurriz. Te dera e dyqanin e pret

polici dhe i thotë: Meqenëse nuk e paske

kuponin, 30 metra larg dyqanit do gjobitesh me 5

milionë lekë dhe dyqani, që nuk ta dha kuponin

do gjobitet me 100 milionë lekë. I vetmi që fiton

është shteti. Qytetari s’ka shpëtim, por ka

shpëtim vetëm nëse aty afër është ndonjë Audi

me targa AA003GB.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit, zoti Mima!

Fjalën e ka zoti Braçe në emër të Grupit të

Partisë Socialiste!

Erion Braçe – (Mungesë incizimi)

A nuk e kuptoni që shqiptarët nuk ju

dëgjojnë më? Secili prej tyre kërkon që të jetë i

rregullt, i ligjshëm, i ndershëm në atë aktivitet që

ushtron në mënyrë të lirë. Natyrisht ai po

drejtohet drejt organeve, që janë përcaktuar me

ligj për t’u regjistruar, për të marrë pajisjen

fiskale dhe për të transmetuar të dhënat në kohë

reale. Pra, nuk i binden asaj, që thoni ju, por po u

binden ligjit dhe rregullave ligjore, që janë

vendosur dhe që janë në fuqi.

Sot gjatë gjithë ditës kam dëgjuar të

përsëriten fjalë dhe në qoftë se do të bëhej një

diagram është shumë e qartë se më e përsëritura

fjalë është “bandë” , pastaj togfjalëshi “falanga

bandash”, pastaj togfjalëshi tjetër “diferencim

klasor”, pastaj një fjali akoma më e gjatë “fusha

terrori prej pushtuesish” dhe në fund fare është

ajo fjalia e famshme, që të gjithë këta që kanë

jetuar në kohën e diktaturës e shprehin

vazhdimisht “taksë e jashtëzakonshme”.

Natyrisht që ky është zhargoni, që po

përhapet nga kjo foltore, nga kjo sallë e deri te

një studio televizive, ku që nga i zoti te

përdoruesi, asistenti, përjashtuar punëtorët, se ata

deklarojnë pagën minimale, çdo gjë është e

rreme nga pikëpamja fiskale. Të gjithë ata, që

kërkojnë moral këtu duhet të gjejnë moralin te

vetja dhe te këto studio, që po përhapin pikërisht

këtë lloj zhargoni.

E gjitha është një fushatë, që do të krijojë

atë që nuk ekziston, klimën e terrorit, një

gënjeshtër e madhe që ka dy heronj dhe dy

viktima deri tani. Dy heronjtë janë: Sali Berisha

dhe Lulzim Basha dhe rastis që janë këta dy

heronjtë dhe në krahun tjetër dy viktima ishin një

qiradhënës, që ju e bëni berber dhe për fat të keq

një mekanik, të cilin ju e shpallët të vetëvrarë për

shkak të parregullsisë së biznesit të tij kur ishte

qelibar në biznesin e tij.

Pikërisht këtu kthehemi te morali. Keni tri

javë, që përsërisni berberi, berberi, berberi dhe

askush nga ju nuk sqaroi dy gjëra: e para, që nuk

të arreston qeveria, por të arreston gjykata dhe

nuk bëtë gjënë më elementare në botë, të lexonit

vendimin e gjykatës, sepse vendimi i gjykatës

nuk thotë që është arrestuar ndonjë berber, se

berberi është i lirë dhe pale ku po qeth tani. Është

arrestuar qiradhënësi i berberit dhe jo për

kuponin tatimor, por për kundërshtim me dhunë

të inspektorit të tatimeve, pra përfaqësuesit të

shtetit në kryerjen e shërbimit ligjor, që kishte

marrë përsipër.

Në anën tjetër nuk bëtë asgjë më

elementare, të trokisnit para se ta shpallnit të

vetëvrarë një qytetar të ndershëm të këtij vendi,

për shkak se tatimet i kanë thënë se do të

mbyllim biznesin, në një kohë kur ai e kishte

regjistruar biznesin e tij dhe paguante tatime dhe

taksa nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Tri gënjeshtra pak më cilësore se kjo i

mbajta shënim më herët: e para, për një dëm

fiskal, që kryen një qytetar jepen katër dënime; e

dyta, biznesi i vogël nuk paguan 25 mijë lekë në

vit, por paguan 6 herë nga 500 mijë lekë; së treti,

më poeti ndër ju, beu i populizmit në këtë vend,

tha: “Qeveria u vuri kasën fiskale, që ju të mos

hani bukë”. Fjali të tillë, e dalë nga goja e një

njeriu, që ka drejtuar këtë vend natyrisht që nuk

ka dhe nuk lidhet përkund, jo me gjuhën shqipe,

por as me logjikën më elementare të një fëmije.

Megjithatë, dua të them, që i gjithë debati,

përfshirë edhe këto tri gënjeshtra, ka një bazë:

paligjshmërinë.

Page 56: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

56

Këtu po ndalem, te paligjshmëria. Ju nuk

thoni në asnjë moment, në të gjitha ligjërimet

tuaja, se cila është sjellja juaj ndaj kësaj

paligjshmërie. Do ta pranoni, do ta legalizoni, do

ta ndëshkoni, apo jo? Ndërkohë që ne po e themi

qartë: nuk e pranojmë paligjshmërinë fiskale dhe

pa diskutim që ne do ta ndëshkojmë, madje fort.

Masat e ndëshkimit janë të shkruara në ligj dhe

këtu kthehemi tek tri gënjeshtrat, që dëgjova në

këtë sallë.

E para, për një dëm fiskal, që kryen një

qytetar jepen katër dënime. Pse nuk e saktësoni?

Bëhet fjalë për qarkullimin e mallrave pa faturë.

Po në cilin vend të botës qarkullimi i mallrave pa

faturë nuk ndëshkohet me gjobë? Nuk

konfiskohen mallrat, nuk bëhet rivlerësim

tatimor për një subjekt, që për muaj të tërë, për të

mos thënë për vite të tëra me radhë ka mashtruar

organet fiskale dhe ka vjedhur buxhetin e shtetit

në detyrime ligjore të përcaktuara qartësisht në

ligjet e fushës. Ku ndodh kjo? Më tregoni një

vend ku ndodh kjo?

Së dyti, që biznesi i vogël do të paguajë 6

herë nga 500 mijë lekë. Jo, biznesi i vogël nuk

do të paguajë asnjë qindarkë më shumë se 25

mijë lekë e vendosur në ligj. Kaq. Biznesi nga 0

deri në 2 milionë, ta dëgjojnë të gjithë, do të

vazhdojë të paguajë edhe pas këtij, që ju e quani

“operacion”, kurse ne e quajmë “reformë”,

vetëm 25 mijë lekë të reja apo 250 mijë lekë të

vjetra në vit.

Biznesi nga 2 deri në 8 milionë lekë nuk do

të paguajë asnjë qindarkë më shumë sesa 7,5% e

xhiros së tij vjetore, pra sa çka paguar, aq do të

paguajë edhe tani. Kuponi tatimor nuk e detyron

të paguajë asnjë qindarkë më shumë dhe është

gënjeshtër e gjitha ajo që po u thoni qytetarëve se

do të paguajnë më shumë para në qoftë se i bien

kasës fiskale. Fare, zero, vetëm 25 mijë lekë dhe

7,5% do të paguajnë, asnjë qindarkë më tepër.

Kushdo që ju thotë ndonjë shifër tjetër, ju gënjen

nga mëngjesi deri në darkë, ashtu siç këta 500-

mijëlekëshat, janë në momentin kur nuk ke kasë

fiskale. Të kesh kasë fiskale, nuk paguan asgjë,

pra zero lek. Ky 500-mijëlekëshi për herë të dytë

do të paguhet nëse nuk pret kupon tatimor dhe

kështu është në të gjithë botën dhe ti nuk paguan

nëse pret kuponin tatimor, ashtu siç ti, në qoftë

se nuk deklaron punonjësin tënd, por, do të

paguash, dhe do të paguash zero lekë, në qoftë se

ti e deklaron punonjësin tënd në zyrat tatimore,

dhe paguan pikërisht ato që parashikon ligji për

të paguar për punonjësin tënd. Çfarë bën ligji?

Asgjë më shumë sesa kaq sa ju thashë. I gjithë

zhargoni që përdoret këtu apo në studion

televizive, për të cilën ju fola, thjesht dhe vetëm

do të tërheqë vëmendjen nga ajo që ligji vetë

parashikon.

Së pari, dhe mbi të gjitha, duam të ndajmë

një herë e mirë punonjësit e tatimeve nga

konflikti i interesave me kompani, me shoqëri,

ku janë të punësuar miq e shokë, kushërinj të

parë e të dytë, të gjithëpërfshirë në rrethin e

konfliktit të interesave që parashikon ligji “Për

konfliktin e interesave” me zyrat e hartimit të

bilanceve. Çfarë ka këtu që nuk duhet bërë?

Vazhdojmë. Kërkojmë që të ndalojmë

veprimtarinë e biznesit pa adresë të deklaruar në

organet e tatimeve. Çfarë ka këtu që nuk ndodh

në asnjë vend tjetër?

Vazhdojmë. Por kuponi, si e drejtë e

qytetarit, edhe për të paguar, dëgjova me shumë

respekt pak më parë argumentin që u dha këtu,

ashtu si kam dëgjuar me shumë respekt edhe në

Komisionin e Ekonomisë argumentin që jepet

që, në 120 lekë mall që ti paguan, 100 lekë janë

të shitësit, 20 lekë janë të shtetit. Ku e gjen ti të

drejtën, që për 20 lekëshin e shtetit të mos

paguash 100 lekëshin e privatit, thuhet?

Natyrisht, unë e kuptoj sensibilitetin për

çdo interes privat, por si nuk dëgjova një herë në

këtë sallë një ndjeshmëri apo edhe një argument,

që ka të bëjë drejtpërdrejt me interesin publik?

20%-shi nuk është i një shteti që të vret, të vjedh,

e të tjera me radhë. 20%-shi është i buxhetit të

shtetit, i buxhetit të qytetarëve të Republikës së

Shqipërisë dhe përbën drejtpërdrejt interes

publik. Çfarë ka këtu për të mos e lejuar këtë

gjë?

Vazhdojmë edhe më tutje. Ligji kësaj radhe

përcakton qartazi, se ajo që ka qenë deri tani,

edhe në kohën tuaj, edhe në këto 2 vjet, pra

mbledhjen me forcë të detyrimeve pasi janë

konsumuar një mori shkallësh në raport me

biznesin, të zbatohet duke i marrë çdo subjekti,

që për vite e vite të tëra me radhë, ka detyrime të

papaguara përkundrejt organeve tatimore,

përkundrejt buxhetit të shtetit, dhe ky është

interes publik, t’i mbahet 50% e xhiros ditore.

Çfarë ka këtu? Deri tani ka qenë ligj, tani kemi

përcaktuar fare mirë instrumentin, që këto para,

që arrijnë në trendin e 91 miliardë lekëve të reja,

Page 57: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

57

të fillojnë të arkëtohen dhe t’u kthehen

qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, atyre që i

kanë paguar kur kanë blerë mallra dhe shërbime

dhe që këto biznese nuk i kanë derdhur në arkën

e shtetit.

Vazhdojmë më tutje. Mosdeklarimi i

punonjësve. Është thënë dhe e pranuar gjerësisht

që veçanërisht në biznesin e vogël nuk ka ndonjë

vlerë të madhe sasia e taksave që ai paguan.

Pikërisht për këtë arsye ne kemi bërë politikë, e

kemi përshkallëzuar duke thënë që deri në 2

milionë do të paguajnë vetëm 25 mijë lekë të reja

në vit, deri në 8 milionë do të paguajnë 7,5% të

xhiros dhe mbi 8 milionë do të shkojnë te 15%

tatim-fitimi. Pra, pikërisht për të favorizuar

biznesin e vogël kemi bërë këtë përshkallëzim të

tatimeve dhe taksave.

Kur vjen puna për të deklaruar punëtorët,

çfarë duhet të bëjmë? Duhet të lejojmë

skllavërinë? Duhet të lejojmë që një pronar atje

matanë, të bëjë ç’të dojë me një njeri në nevojë,

që ka gjetur mundësi për të punuar aty? Po

interesi i punëtorit nuk është interes privat, për të

cilin këtu flitet nga mëngjesi deri në mbrëmje,

dhe brenda asaj fushe ideologjike, mirë bëni që

flisni? Po për interesin e punëtorit, kush do të

flasë këtu? Pse nuk u dashka që të ndëshkohet

fort informaliteti te radhët e të punësuarve? Pse

nuk u dashka të ndëshkohet, kur mashtrohet

qëllimisht me pagën reale dhe kur në organet e

sigurimeve shoqërore nuk paguhet për punëtorin

ajo masë e sigurimeve shoqërore që rrjedh

realisht nga paga reale e punëtorit?

Në fund, janë dy gjëra që nuk i përmend

kurrkush, ose i përmend edhe qëllimisht gabim.

Së pari, dje kemi bërë një ndërhyrje si Komision

i Ekonomisë dhe kemi vendosur që të zgjidhim

një situatë paligjshmërie për gjendjen e mallrave

pa faturë. Të gjithë ata që kanë mbyllur qepenat

e dyqaneve, të magazinave, apo mjediset e tjera

ku ushtrojnë biznes, të trembur nga fakti që

disponojnë jo vetëm prej muajsh, por edhe prej

vitesh, mallra pa faturë në mjediset e tyre të

biznesit, duhet të kuptojnë që sot po votojmë të

drejtën e tyre për të deklaruar përmes një

autofature të gjitha mallrat që disponojnë me

çmimet reale të tyre, për t’i formalizuar dhe

natyrisht për të fituar para përmes tyre në

aktivitetin e tyre të ligjshëm. Ta bëjnë këtë para

se organet tatimore të zbulojnë këtë lloj

paligjshmërie. Kushdo që humb kohën duke

dëgjuar gjithë zhargonin e klimës së terrorit nga

salla e parlamentit, apo nga studiot televizive, të

shkojë dhe të bëjë vetëdeklarimin e mallrave që

disponon. Natyrisht, edhe të kthejë...

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Lexo raportin, janë të gjitha në raport.

Pra, të shkojë dhe të vetëdeklarojë të gjithë

mallrat, me qëllim që të dalë nga situata e

paligjshmërisë ku ndodhet, pa kosto dhe pa

dëme, të cilat praktikisht janë në përputhje me

ligjin. Ne po bëjmë një zgjidhje, me qëllim që

gjithkush nga ata që sot disponon mallra pa

faturë në biznesin e tij, në magazinën e tij, t’i

ligjërojë dhe natyrisht të përfitojë nga kjo

përcaktojmë sot me ligj.

Së dyti, këtë mundësi nuk po ua krijojmë

kriminelëve. Besoj se ju e dini mjaft mirë, se

kushdo që është marrë me veprimtari kriminale

përfshihet në ligje të tjera, duke u nisur nga Kodi

Penal, të ligji antimafia, te ligji i pastrimit e

parave, e kështu me radhë. Pra, i kemi dhënë

mundësinë kujtdo tjetër që ka bërë një deklaratë

tatimore të qëllimtë, të pavërtetë, që ta korrigjojë

atë pa mbërritur organet fiskale dhe pa e zbuluar

ato pikërisht këtë fakt.

Natyrisht, nuk i shpëtojmë asnjë qindarkë, e

shpëtojmë vetëm nga mundësia për t’u përballur

me atë për të cilin ne akuzohemi shpesh, burgun.

Ky është i vetmi rast, ku në këtë projektligj

përmendët edhe ai, për të cilin ne akuzohemi

gjithnjë e më tepër, burgu.

Për të arritur në fund, do të doja të thosha

se, për vite të tëra me radhë ka ndodhur në këtë

vend, që puna, siç thuhet rëndom në këtë mjedis,

të përqendrohet në dy-tri kompani jo prej

aftësive, as prej meritës, por prej favoreve në

dogana, me licenca ekskluzive, me regjime po të

tilla për mallra të importuara, me çmime

reference po të tilla, natyrisht jashtë radhe apo

edhe jashtë regjimit fiskal. Ka ndodhur në këtë

vend që puna të përqendrohet në dy-tri kompani

jo prej aftësisë, as prej meritës, por prej favoreve

në tatime, me këste abuzive gjithnjë në favor, me

TVSH të pakontrolluar, me TVSH të rimbursuar

jashtë radhe dhe, mbi të gjitha, edhe pa meritë.

Por ka ndodhur në këtë vend, që një shumicë

investitorësh, sipërmarrës vendas apo të huaj,

janë vjedhur nga tregu, apo më keq, janë penguar

të hyjnë në treg, kur gjithë favoret e mësipërme

janë përdorur në dëm të tyre. Pra, është rasti kur

favoret shkojnë drejtpërdrejt në një grusht

Page 58: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

58

kompanish, ashtu siç është rasti ku të gjitha

favoret përdoren në dëm të një grushti tjetër

kompanish, duke deformuar tërësisht

konkurrencën në treg, duke përqendruar pasuri

dhe aktivitet vetëm në një grusht kompanish. Kjo

është një situatë që ne e kemi trashëguar

gjerësisht tani.

Ka ndodhur edhe ai që është më i dukshmi,

që një sipërmarrës, një dyqanxhi të ketë paguar

edhe për dyqanin tjetër, i cili nuk ka paguar kurrë

në jetën e tij. Po, ka territore të këtij vendi, ku

një dyqanxhi, apo një sipërmarrës ka paguar

edhe për pesë të tjerë. Kjo është situata që kemi

ne sot. Këtë situatë duam të zgjedhim për të

vendosur drejtësi dhe barazi edhe në treg, për të

rikthyer konkurrencën midis të barabartëve, jo

midis një të favorizuari dhe pesë të

diskriminuarve, jo që njëri të paguajë për

dyqanin tjetër, njëri të paguajë për pesë dyqane

radhë, një qytet të paguajë për një qytet tjetër, një

qark të paguajë për tri qarqe të tjera, që kanë

zbuluar se mund të ndërtohet biznes edhe me

taksa falas. Ashtu siç, ne duhet të punojmë fort,

që të marrë fund edhe gjendja kur biznesi i

madh, veçanërisht ai që operon me marrëveshje

qeveritare, koncesionare, apo marrëveshje të

tjera, të vazhdojë të paguajë tatim-fitimin më pak

sesa biznesi i vogël.

Mos bëni të habiturin, as ju që keni qenë në

pushtet, as qeveria ime që është këtu! Ka sot

kompani që janë në marrëveshje qeveritare të

trashëguara, të rifreskuara, të cilat paguajnë

tatim-fitimin më pak se biznesi nga zero deri në

2 milionë lekë. Në qoftë se ai biznes paguan sot

tatimin e thjeshtuar mbi të ardhurat nga biznesi

vetëm 25 mijë lekë, këta nuk paguajnë as këtë si

tatim-fitim. Kjo histori, veçanërisht kur bëhet

fjalë për shfrytëzimin e pasurive kombëtare,

naftë, krom, bakër, apo materiale të tjera që janë

pasuri e këtij vendi, duhet të marrë fund. Të

vazhdojë një kompani për vite të tëra me radhë,

për 9 vjet, të deklarojë fitim zero, kur të tjerët me

xhiro deri në 2 milionë lekë vazhdojnë të

paguajnë 25 mijë lekë në vit, kaq, pak është, por

këta nuk e paguajnë fare, kjo është e

papranueshme. Prandaj, edhe kjo situatë duhet të

zgjidhet me qëllim që pabarazia në këtë vend të

mos thellohet pikërisht edhe nën dritën e këtyre

marrëveshjeve qeveritare.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

Këtu i mbyllim diskutimet për projektligjin

“Për procedurat tatimore”, të ndryshuar”.

Kalojmë në projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875 datë

14.02.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar.

Kalojmë direkt në diskutime në emër të

grupeve. Fjalën e ka zoti Kaporani, në emër të

grupit të LSI-së. Më pas e kanë fjalën zoti Ruli

dhe zoti Shalsi.

Piro Kaporani – I nderuar zoti drejtues i

seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Duke dashur që me fjalën time ta risjell

debatin parlamentar brenda pikave të

parashikuara në rendin e ditës, për seancën e

sotme plenare do të ndalem veçmas te

projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për

metrologjinë”, të ndryshuar”. Duke vlerësuar

paraprakisht, që në fillim të fjalës sime, se një

projektligj që sjell ndryshime të kërkuar nga vetë

sektori, por edhe nga Komisioni Europian në

raportet e progresit të vendit tonë. Gjithashtu, ky

projektligj, përveç ndikimit të rëndësishëm që

pritet të sjellë për përmirësimin e praktikave, për

funksionimin e një tregu të sigurt, të lirë dhe

konkurrues, përbën edhe një ndërhyrje të

shumëpritur dhe shumëkërkuar nga vetë sektori.

Nga ana tjetër, me nevojë të vazhdueshme

për të pasur një model dhe sektor të qartë e të

mirëorganisuar, ndryshimet në këtë ligj i

paraprijnë funksionimit të mbikëqyrjes së tregut,

që është një nga prioritetet e qeverisë. Për ta

konkretizuar me pak fjalë, sesi vjen dhe si

përkthehet ndryshimi në terren, mund të themi se

ky projektligj me një ndryshim në brendinë e tij

vjen si nevojë e krijimit të bazës ligjore për

kryerjen e veprimtarive metrologjike dhe

mbikëqyrjes së tregut brenda një Drejtorie të

Përgjithshme, si edhe për adresimin e disa

problematikave të vërejtura, gjë kjo, sigurisht e

evidentuar në relacionin e Këshillit të

Ministrave.

Duke thënë, të nderuar kolegë, kjo edhe për

interes të qytetarëve apo të operatorëve të

interesuar dhe që ndjekin seancën e sotme, se

projektligji ka për qëllim përmirësimin e kuadrit

rregullator, veprimtaritë në metrologjinë

shkencore, industriale dhe ligjore për bazën në

këto ndryshime, përveç mangësive të vërejtura

nga ligji i mëparshëm, apo kërkesave dhe

Page 59: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

59

nevojave të lindura në të shkuarën, vjen edhe

sipas praktikave më të mira europiane.

Shkurtimisht, edhe nga relacioni shoqërues

i këtij projektligji të rëndësishëm, duhet theksuar

krijimi i bazës ligjore për kryerjen e aktiviteteve

të inspektimit sipas dispozitave ligjore në fuqi

dhe në përputhje me ligjin nr. 10433/2011 “Për

inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si edhe

krijimin e një klime të lirë të ekonomisë së

tregut, duke mbërritur në të njëjtin kuadër. Për sa

i përket marrëdhënies me legjislacionin në fuqi,

vendas dhe të huaj, mund të themi me bindje

duke marrë në referencë kolegët tanë të nderuar

dhe raportet e përgatitura prej tyre në komisionet

përgjegjëse dhe për dhënie mendimi, ky

ndryshim vjen i mirëargumentuar dhe i

mirëmbështetur ligjërisht. Për rrjedhojë, ndaj

bindjen time, dhe këtu flas edhe në emër të

Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për

Integrim, se objektivat dhe synimet e këtij

ndryshimi ligjor janë më se të arritshme,

eliminimi i disa barrierave teknike të

panevojshme në tregti, që t’u sjellë përfitime

dyanëshe si administratës, ashtu edhe

operatorëve. Me vullnetin pozitiv për të zbatuar

me përpikmëri ligjin në fjalë, ai është i prekshëm

dhe i arritshëm falë këtij ligji që po kalojmë.

Ky ligj është edhe një hap konkret përpara

për krijimin e bazës ligjore, lidhur me

regjistrimin e të gjithë prodhuesve të produkteve

të parapaketuara, që përbën në vetvete një tjetër

objektiv të përmbushur.

Ky ndryshim mundëson edhe krijimin e

dispozitave përkatëse, që siguron funksionimin e

aktiviteteve metrologjike dhe të mbikëqyrjes së

tregut në një institucion të vetëm, me qëllim

shfrytëzimin sa më të efektshëm të burimeve në

linjë me ligjin “ Për inspektimin”.

Ndaj për të gjitha sa listova si deputet i

Kuvendit të Shqipërisë, por duke folur edhe në

emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, përveçse e

përshëndesim këtë projektligj, mbështesim me

votë miratimin e tij dhe inkurajojmë institucionet

përgjegjëse në zbatimin sa më rigoroz të tij.

Faleminderit!

Shpëtim Idrizi – Faleminderit!

Zoti Ruli e ka fjalën.

Genc Ruli – Të nderuar kolegë, që keni

mbetur në sallë,

Do të desha të citoja atë çfarë tha

përfaqësuesi i grupit të PS-së në mbyllje të

diskutimit të tij në projektligjin “Për procedurat

tatimore”, duke përmendur një sërë zullumesh e

paligjshmërish që bënin individët shqiptarë si

subjekt ekonomik, të cilat janë të vërteta. Mirëpo

në këtë stinë reformash uragan që po ndërmerr

qeveria dhe me besimin që ka, që mjafton të

bëhet ligji dhe pastaj realiteti ndryshon brenda dy

muajsh, harron që këto vese kanë nja 200 vjet

nën lëkurën e njerëzve dhe jo se duan 200 vjet të

ikin, por në mënyrë uragan, siç kërkojnë këta,

duke rritur vetëm penalitetet të ikin për 3 muaj,

nuk ikin dot.

Unë do t’ju them disa vese të qeverisë, jo

më të individit, i cili pretendon se bën këto

reforma në këtë sezon të frytshëm të reformave.

Faktikisht, ligji “Për metrologjinë”, ku përveç

deputetëve, që e kanë trajtuar në komisione ose

që i ka lidhur puna më parë, asnjëri nuk do të

kishte dijeni. Ky projektligj bën fjalë për një

reformë shumë të madhe që është reforma e

inspektimit.

Shumë deputetë dhe shumë qytetarë,

ndoshta ngaqë nuk i ka lidhur puna, metrologjinë

mund ta ngatërrojnë edhe me metereologjinë, që

ka të bëjë me parashikimin e motit. Megjithëse

metrologjia nuk është metereologjia, se çka të

bëjë metrologjia me inspektimin e mbikëqyrjes

së tregut, këtë mund ta di vetëm ministri

propozues.

Metrologjia është një institucion shkencor

dhe teknik, që ka të bëjë me ruajtjen e

standardeve dhe të etalonëve të masës, të peshës,

të presionit etj. Pra është institucion i mirëfilltë

shkencor dhe teknik, i cili te ne ka qenë një

shërbim i dobët, që nga tradita e mëparshme, që

nuk pyeste shumë për standarde, por edhe nga

tradita e re e pakonsoliduar. U desh të përmendej

tri herë në progres-raportet e BE-së, në vitin

2006, që të na jepnin edhe një grant për të bërë

një laborator të metrologjisë. Metrologjia

rastësisht ka një sektor të vogël brenda

metrologjisë ligjore, i cili bën inspektimin e

pajisjeve të matjes, të peshës, të gjatësisë etj., për

të parë nëse i përshtaten etalonit.

Sot inspektorati më i rëndësishëm, që do të

ngrihej, sipas logjikës së reformës së inspektimit,

që është ai i mbikëqyrjes së tregut, na ngrihet me

emrin “shërbimi metrologjik”. Kjo është çfarë

bën shteti kur ka zellin për reforma, por i bën pa

i kuptuar ato.

Page 60: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

60

Reforma e inspektimit ka nisur në 2011-n

për të qenë i sinqertë, dhe këtu nuk ka element as

të mburrjes dhe as të xhelozisë. Historia e

Shqipërisë është e gjatë dhe do të ketë nja 17

breza ministrash apo kryeministrash, që do të

mburren me reformat. Me thënë të drejtën, patëm

asistencë nga BE-ja, sepse nuk e njihnim shumë

mirë atë sektor dhe nuk dinim si duhej bërë.

Dinim vetëm një gjë, që në të gjitha raportet që

bëheshin, Shqipëria dilte vendi ku biznesi

harxhonte jo më pak se 70 ditë në vit me

inspektorët e trupave të ndryshme inspektuese që

dilnin për kontroll.

Inspektimet e sektorëve të ndryshëm, të

ministrive të ndryshme dhe të trupave të

ndryshme ishin tërësisht të pauniformizuara për

sa u përket procedurave të inspektimit, gjobave

të inspektimit, procedurave të apelimit dhe të

vendimit të gjyqtarëve, të inspektorëve etj. Ndaj

u vendos të jetë një reformë tërësore që të

unifikohen procedurat, të përqendrohen trupat

inspektuese, sipas fushave, dhe në parim u ra

dakord që dy do të jenë trupat inspektuese

kryesore për të cilat ka nevojë shteti.

Njëra ka të bëjë me produktet e shëndetit,

pra, kontrolli i produkteve të shëndetit, këtu

përfshihen ushqimet dhe barnat. Tjetra për

produktet jo shëndetësore, do t’i quaja. Ky është

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, që vjen sot

nën emrin “disa amendime në ligjin e

metrologjisë, jo të metereologjisë”. U ra dakord

si përjashtim (prandaj ka një nen përjashtues ligji

i inspektimit), që në disa raste është e drejta e

qeverisë të gjykojë se, kur një sektor është shumë

i veçantë, mund të krijojë edhe një trup

inspektuese jashtë këtyre dy blloqeve të mëdha.

Faktikisht, ne nuk ndoqëm modelin

amerikan Food and Drug Agency që ka edhe

barnat, edhe ushqimet në një trup inspektuese,

por për produktet ushqimore ne lamë Autoritetin

Kombëtar të Ushqimit, i cili mori funksionet

edhe nga shërbimi veterinar, shërbimi i mbrojtjes

së bimëve etj. Ndërsa, barnat u lanë të jenë nën

varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

A ishte dikur Inspektorati Qendror Teknik

në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës? Ai do të ishte boshti kryesor dhe

trupi për të krijuar Inspektoratin e Mbikëqyrjes

së Tregut. Drafti ka qenë i gatshëm. Domethënë,

ekspertët që erdhën nga Banka Botërore bashkë

me specialistët jozyrtarë, joqeveritarë shqiptarë, i

bënë gati të gjitha draftimet. 2/3 e legjislacionit u

miratua përpara 2013-ës. Për këtë, inspektorët

kishin lënë gati edhe VKM-në, që mjaftonte të

miratohej në një mbledhje qeverie dhe reforma

vazhdonte.

Ka dy vjet që është pezulluar dhe kjo VKM

nuk ka ardhur në qeveri apo ndonjë ligj, që duhet

ndryshuar në parlament. Pse? Sepse u nda

ministria. U krijua ministria e zotërisë këtu dhe

ministria e zotërisë këtu, që nuk janë këtu. Që

kur filluam reformën, një nga sugjerimet që na

dha këshilltari ishte: “E dini se cili është rezistent

ndaj kësaj reforme? Vetë trupat e inspektoratit,

drejtorët e inspektoratit dhe trupat e ministrive,

pse jo edhe vetë ministrat”. U vërtetua se si

ministrat mbajnë dy vjet zvarrë një reformë

vetëm pse zihen si ta ndajnë thelën, se ku do të

shkojë ai Inspektorat Qendror Teknik. Meqenëse

Damiani nuk e lëshon Inspektoratin Qendror

Teknik, që duhet të jetë si Ministri e Tregtisë,

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, bën këtë

shpikje dhe shërbimin metrologjik, jo atë

metereologjik, na e kthen në trup inspektuese.

Kjo do të thotë se, as trup inspektuese nuk krijon

ose e krijon me një emër bastard, që nuk ka të

bëjë me të, por edhe shërbimin metrologjik, në

vetvete, ia kalon si funksion të dytë ato që ka

funksione të mirëfillta.

Prandaj këto diskutime ne i kemi pasur

gjatë këtu në komision. Jemi befasuar dhe

çuditur disa herë se çfarë është ky lloj ligji, sepse

nuk i kuptonim arsyet. Pse duhet kapur veshi

mbrapsht? Arsyeja shumë meskine është se nuk

binin dakord dy ministrat për të zbatuar

konceptin e një reforme dhe të një qeverie, që

është në sezonin e reformave të saj. Kjo është ajo

që na çudit! Këta ministra nuk janë në linjë me

Kryeministrin. Nuk e kanë zellin e tij për të bërë

reforma. Kjo është e rëndë. Dhe deputetët

socialistë të komisionit reaguan me të drejtë kur

kërkuan që ligji të vijë në “din e iman”, gjë që e

kërkuam edhe ne, që do të thotë (unë flas në

emër të grupit tim parlamentar, por duhet të jetë

një vendim unanim që morëm si komision), që

ligjit “Për metrologjinë” t’i miratohen

amendimet. Kjo quhet shtesa dhe plotësime në

ligjin “Për metrologjinë”. Ashtu siç e ka sjellë

ministria përkatëse është si të puqësh, ca t’ju

them unë, shërbimin e rojës bregdetare me

shërbimin metrologjik. Ka gjë që i bashkon këto

Page 61: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

61

dy funksione? Ja kështu është edhe ky, siç ka

ardhur tani.

Prandaj, që ligji të vijë siç duhet, që të ketë

logjikën e reformës së inspektimit dhe të

përfundojë, sepse është zvarritur kot dy vjet kjo

reformë, ne themi të pranohen vetëm 3

amendime, që kanë të bëjnë me përmirësimin e

shërbimit të metrologjisë, siç është aktualisht.

Ndërsa 7 amendimet e tjera që na krijojnë, në

këtë emër të metrologjisë, Inspektoratin e

rëndësishëm të Mbikëqyrjes së Tregut të mos

miratohen. Për ato qeveria të miratojë VKM, e

ka kompetencë të saj, sepse ia lë ligji i

inspektorateve, që nesër të jetë funksionale, në të

mirë të tregut, të konsumatorit, të shtetit dhe të

shoqërisë.

Pra, në fjalën time desha të thosha se

zullumet që vijnë nga kultura, nga lashtësia, nuk

ka vetëm ai individi. Keq është kur këto zullume

dhe këto paqartësi i kanë vetë ministrat dhe vetë

qeveria.

Mirupafshim!

(Drejtimin e seancës e merr zonja Leskaj.)

Valentina Leskaj – Faleminderit, zoti

Ruli!

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste, zoti Shalsi, urdhëroni!

Eduard Shalsi – E nderuar drejtuese e

seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Kam ndjekur, herë nga afër dhe herë në

distancë, të gjitha diskutimet e sotme. Dhe siç

ndodh rëndom, po bëhet modë, nëse shikon

axhendën, rendin e ditës dhe nëse dëgjon kolegët

deputetë, 90% e rasteve nuk kanë lidhje fare me

temën e diskutimit.

Në fakt, kjo është edhe një ftesë thirrjeje,

pavarësisht se është në Rregullore: Nëse doni të

bëni debat për dekriminalizimin, bëjeni për

dekriminalizimin; nëse doni të bëni debat për

rojet bregdetare, meqenëse i keni merak dhe

ndiheni aktivë, bëjeni. Pra, bëni një seancë enkas

për çështjet që ju shqetësojnë.

Ajo që të bën përshtypje është se vazhdon

përsëri historia e atyre që kanë drejtuar këtë

vend, prej 8 vjetësh rresht, 2005-2013, taktika

dhe strategjia e tyre për të nxjerrë në pah dhe për

të anatemuar qeverinë për gjërat, që për 8 vjet

ose nuk i kanë bërë ose i kanë bërë mbrapsht.

Dëgjova disa, nuk e di, kanë qenë

zëvendësministra të financave, ministra, njëri

madje më rrëqethi mishin dhe më bëri gati të

përlotesha kur fliste i shqetësuar me demek për

biznesin. Ndërkohë, paradoksi i madh është se

deri më sot nuk keni kundërshtuar 720 milionë

euro borxh biznesit. E mbani mend? Nuk ka

kaluar shumë kohë nga momenti kur deklaronit:

“Nuk i kemi asnjë borxh biznesit të rrugëve! Kjo

ishte për introduction, për hyrje! Do të kthehem

edhe te ligji! Nuk do ta shmang!

Pra, kjo është hipokrizia e thellë midis asaj

që keni bërë dhe asaj që qani sot për biznesin.

Shikoni! Keni bërë 70 e ca ndryshime në ligjin e

tatimeve. E shkatërruat biznesin! Ndërkohë që

sot po bëni sikur ju dhimbset biznesi. Kujt?

Kujt?

Kjo është diferenca e madhe midis nesh dhe

jush! Në këtë ligj ka një diferencë edhe për

metrologjinë dhe do ta tregoj se cila është

diferenca midis jush dhe nesh, midis qeverisë

suaj dhe qeverisë sonë.

Të njëjtën gjë bëtë edhe për aksionin

kundër energjisë. 50% paguanin, 50% nuk

paguanin! Po tani? Ku jeni? Shumë shpejt do ta

kuptoni që janë një sërë masash, të cilat do të

sjellin efekte në ekonominë shqiptare, mbi të

gjitha, po vendosim barazi përpara të gjithëve.

Kthehemi te ligji i metrologjisë.

Propozimi, në fakt, ka dy boshte.

Po e filloj nga i dyti. Janë disa amendime të

domosdoshme në ligj, për shkak të disa

“lapsuseve” të së kaluarës në terminologji dhe në

përcaktime, të cilat ky ligj merr përsipër t’i

korrigjojë.

Po flasim, në fakt, për një inspektorat

shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Raporti i parë

dhe kambanat e para të alarmit janë ndier në

muajin tetor të vitit 2006. Ka pasur një kërkesë

permanente nga viti 2006 e deri tani për ngritjen

e Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut. Kjo,

sepse ka pasur një problem shumë të madh. Janë

miratuar ligjet e sigurisë së produkteve e të

tregtisë së produkteve, ndërkohë që nuk ka pasur

mekanizma monitorimi dhe implementimi të

tyre. Pra, ka pasur një kërkesë për herë të parë në

vitin 2006 dhe në vitin 2013, nuk u shpjeguat

shqiptarëve se pse nuk e bëtë. Bëtë reformën e

inspektorateve, dhe bëtë shumë mirë që e bëtë,

por për çfarë shërbeu? Çfarë ju pengoi, që në 8

vjet në pushtet, të ngrinit Inspektoratin e

Mbikëqyrjes së Tregut? Le ta nisnit edhe si një

zanafillë jo perfekte, por të paktën ta kishit nisur.

Page 62: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

62

E kam kërkuar dhe jua kërkoj, do të thërras edhe

ministrin shumë shpejt, një ëebsite, ku shqiptarët

të njihen me listën e produkteve, të cilat edhe

mund t’i denoncojnë në rast se nuk plotësojnë

kërkesat e tyre. Këtë duhet ta bëjë shumë shpejt

kjo qeveri, ta nisë nga gjërat e thjeshta.

Dalim te pika tjetër. Të them të drejtën, dua

t’i falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit, pa

përjashtim, të të gjitha krahëve, për debatin

cilësor dhe konstruktiv që kemi bërë, që kur ligji

ka ardhur në parlament. Mendoj se kemi marrë

vendimin e duhur.

Metrologjia ka 3 komponentë:

komponentin shkencor, atë ligjor dhe këtu më

duhet të bëj një korrigjim, sepse inspektimi nuk

është pjesë e komponentit ligjor, i tillë është

verifikimi, dhe komponenti i tretë është ai

aplikativ apo i inspektoratit. Pra, në të gjithë këtë

strukturë, ka një nocion që ka të bëjë me

inspektimin, gjithmonë pas dy komponentëve të

parë. As komponenti i parë, ai shkencori dhe as i

dyti, ai ligjori nuk janë komponentë me të cilët

ne mund të krenohemi. Është ngritur një trup,

është bërë një investim, por nuk mund të themi

se Shqipëria ka shkëlqyer në komponentin

shkencor apo në atë ligjor.

Kërkesa e qeverisë është për të bërë pjesë të

Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut edhe

metrologjinë, gjë për të cilën ne nuk biem

dakord. Po, është e mundshme që komponenti i

inspektimit, të jetë pjesë e mbikëqyrjes së tregut,

por insistojmë dhe kemi rënë dakord që

komponenti shkencor dhe ai ligjor të mbeten

veçmas te metrologjia. Pra, debati me

përfaqësuesit e ministrisë ishte konstruktiv e

cilësor, dhe arritëm në konkluzionin, që zgjidhja

më e mirë do të ishte të miratonim pjesën e

amendamenteve që rregullonin defiçencat e

mëparshme të ligjit dhe të propozonim që qasja

për ngritjen e Inspektoratit të Mbikëqyrjes së

Tregut, pjesë e të cilit mund të jetë edhe

inspektimi i metrologjisë, të dalë me një vendim.

Besoj se kemi arritur edhe kuptueshmërinë që

kjo është zgjidhja e duhur, prandaj zotëri,

meqenëse fole, ka një ndryshim të madh cilësor,

midis kësaj qeverisjeje dhe tuajës. Ajo juaja,

edhe kur e kuptonte që propozimi nuk ishte i

saktë, vazhdonte të insistonte për të mos u

tërhequr, ndërsa sot, ne kemi arritur dhe kemi

miratuar të gjithë bashkë. Dhe forca e një qeverie

nuk është të insistojë për gjëra që nuk kanë

kuptim, por të dëgjojë argumentet dhe kur

argumentet kanë kuptim, t’i pranojë, siç ndodh

në rastin konkret. Kjo pra, është një diferencë

dhe një ndryshim shumë i madh midis asaj që ju

keni bërë keq dhe asaj që ne po mundohemi ta

bëjmë mirë.

Gjithsesi, unë gjej rastin t’ju falënderoj

edhe ju, sepse, të paktën, në komision është bërë

traditë, që çështjet e politikës t’i diskutoni me

zell, jashtë temave, nga ky podium, kurse atje

debatin e kemi pasur cilësor, konstruktiv dhe për

mua meritoni, të gjithë bashkë, mirënjohje dhe

përgëzime për kontributet tuaja. Kemi dhënë

prova jo vetëm me këtë ligj, por edhe me ligjin e

gazit, edhe me ligjin e energjisë, edhe me ligje të

tjera, që kur përqendrohemi te logjika, arrijmë të

bëjmë zgjedhjen më të mirë, të duhur.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Faleminderit, zoti

Shalsi!

Mbyllim këtu diskutimet për këtë

projektligj.

Kalojmë te projektligji “Për disa shtesa në

ligjin numër 10273 “Për dokumentin

elektronik””

Fjalën e ka ministrija Harito, për të

prezantuar projektin.

Milena Harito - Faleminderit, zonja

drejtuese e seancës!

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,

Që prej 20 vjetësh qytetarët tanë ndeshin

vështirësi në sportelet publike për të marrë

shërbime, në radhë të parë për të marrë

informacion të saktë, për të marrë përgjigje të

qarta dhe me cilësi, dhe, sigurisht, hasin në

vazhdimësi praktika korruptive dhe jo pak herë

edhe arrogancën e nëpunësve publikë, të cilët

nuk ndihen aspak shërbyes të taksapaguesve, por

shumë më tepër, pronarë të karrigeve të tyre.

Ky projektligj është pjesë e një reforme të

madhe të shërbimeve publike, të cilën e kemi

filluar që prej një viti. Ai synon vendosjen e

rregullave të qarta të lojës në shërbimet për

publikun, mekanizma kontrolli, si dhe

rivendosjen e shtetit në një nga funksionet e veta

kryesore, që është shërbimi ndaj publikut.

Gjatë këtij viti të parë, me mbështetjen e

Komisionit Europian, të UNDP-së, të

Cooperation-it italian dhe me një sërë

partnerësh, kemi arritur disa rezultate. Për

shembull, për herë të parë kemi një inventar të

Page 63: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

63

shërbimeve publike, i cili nuk ekzistonte. Jam e

bindur që pak nga ju këtu e dinë se sa shërbime

ofron shteti shqiptar në sportele. Janë 1400

shërbime të tilla. Gjatë kësaj periudhe kemi

realizuar një kodifikim unik të tyre, i cili

lehtëson shkëmbimin midis institucioneve. Kemi

realizuar formularë standardë, që janë formularët

bashkëkohorë, që, ndoshta, secili nga ju i ka

hasur kur ka qenë në vende të tjera të BE-së, por

rrallë në sportelet tona, si dhe kemi shtuar, në

mënyrë shumë të konsiderueshme, shërbimet

online në portalin unik të shërbimeve online të

shtetit shqiptarë, që quhet IAlbania.

Në këta 2 vjet qeveria jonë ka ndërmarrë

një sërë reformash, që është shumë mirë t’i

kujtojmë këtu, që nga pagesat e energjisë,

mbylljen e universiteteve fantazmë, luftën ndaj

atyre kultivuesve që dukeshin si të paprekshëm

të kanabisit. Kemi ndërmarrë reformën e

shërbimit civil dhe, së fundi, luftën kundër

informalitetit, të cilat mund t’i përmbledhim të

gjitha në të njëjtën mënyrë: vendosja e rregullave

të barabarta për të gjithë, si për qytetarët, ashtu

edhe për bizneset, vlerësimi i përpjekjeve të

atyre qytetarëve dhe bizneseve, të cilët besojnë

se i dilet në këtë vend me punë dhe ndershmëri,

dhe, sigurisht, për ata që nuk sillen kështu,

vendosja e rregullave të forta, në mënyrë që të

jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Në reformën e shërbimeve publike, e cila

sot kam kënaqësinë të them që hyn në fazën e

dytë të implementimit intensiv me Banka

Botërore, nga ku kemi marrë kredinë prej 32

milionë dollarësh për këtë reformë, këtë herë,

këto rregulla të qarta të funksionimit, do të

vendosen edhe për vetë funksionimin e

administratës shtetërore, sepse është e qartë, që

ashtu siç u kërkojmë qytetarëve dhe bizneseve të

respektojnë rregullat, duhet që edhe vetë

administrata të jetë e para që respekton rregulla

të qarta.

Esenca e kësaj reforme është teknologjia,

dixhitalizimi i shërbimeve dhe ofrimi i tyre

online, ndërveprimi i të dhënave shtetërore,

sepse në këtë shtet kemi shumë të dhëna, por

shumë pak kemi dashur t’i vendosim ato në

ndërveprim, në mënyrë që të kontrollojmë se

çfarë ofron dhe çfarë mund të ofrojë administrata

shtetërore.

Realizimi i kësaj është një proces

kompleks, por në dalje do të kemi shërbime më

të lehta për t’u ofruar, më cilësore dhe më të

shpejta, sigurisht, më të sigurta se ato që ofrohen

në sportel.

Qëllimi konkret i këtij projektligji është

krijimi i mundësisë të kopjeve në letër për

dokumentet elektronike.

Ligji i dokumentit elektronik ekziston në

Republikën e Shqipërisë që prej disa vitesh, por

nuk ishte pothuajse fare i përdorur deri përpara 2

vjetësh, por mund të themi me kënaqësi që sot

përdoret në mënyrë intensive nga Qendra

Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve. Vetëm

për këtë vit kemi pasur më tepër se 4000

përdorues të dokumentit elektronik. Do të ishte

shumë mirë që të gjitha institucionet ta zbatonin

këtë ligj, pra të pranonin dokumentin elektronik

në formën e tij elektronike, për arsye të shumta,

ndonjëherë objektive, si mungesa e

kompjuterëve ose internetit, ndonjëherë

subjektive, për të vonuar qytetarët. Kjo gjë nuk

ndodh sistematikisht.

Për këtë arsye, kemi adoptuar një praktikë

shumë të mirë dhe të re që përdoret në vende të

tjera të Europës, që është krijimi i kopjeve-letër

në mënyrë automatike, me kode dydimensionale,

pra me kodet që ju tani i shihni kudo, ato që

quhen ndryse “flashkod”, që mund t’i lexoni nga

të gjithë smartphonët tuaj. Pra, dokumentin

“letër” mund ta printojë çdokush në shtëpinë e

vet, për shembull, një çertifikatë të gjendjes

civile. Ajo printohet me këtë kod unik,

dydimensional dhe mund të paraqitet në çdo

sportel tjetër në këtë formë. Pra, në çdo sportel

tjetër të shtetit, nëpunësi ka akses, në mënyrë të

menjëhershme, nëpërmjet internetit, në

verifikimin e këtij dokumenti nëpërmjet këtij

kodi, pra nuk ka më asnjë nevojë që qytetari të

bëjë një kopje origjinale të dokumentit letër, që

gjoja ekzistonte në formë elektronike, por që nuk

e pranonte institucioni.

Kjo është risia esenciale që sjell ky ligj.

Është në vazhdën e një sërë iniciativave që do të

sjellim këtu për lehtësimin e shërbimeve publike,

pra evitohet hallakatja nga një zyrë në tjetrën, për

të marrë dokumente që tashmë gjenden të gjitha

online. Lehtësirat, sigurisht, janë të kuptueshme

dhe të konsiderueshme.

Siguria që ofron teknologjia e kodit

dydimensional është shumë e lartë. Ju e keni parë

që përdoret në një sërë aktivitetesh edhe nga

sektori privat, pra nuk është diçka e shpikur

Page 64: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

64

rishtas. Integriteti dhe autenciteti i përmbajtjes së

kodit, garantohet nga teknologjia dhe është e

përcaktuar nga standardet ndërkombëtare.

Për të gjitha këto arsye, i ftoj të gjithë

kolegët e nderuar, ta miratojnë këtë projektligj.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Kalojmë në shprehjen

e komisioneve.

Në emër të Komisionit të Veprimtarive

Prodhuese?

(Përfaqësuesi i komisionit shprehet

dakord.)

Faleminderit!

Në emër të Komisionit të Ligjeve?

(Përfaqësuesi i komisionit shprehet

dakord.)

Nuk ka diskutime.

Mbyllim këtu diskutimet për këtë

projektligj dhe kalojmë në projektligjin “Për

sektorin e gazit natyror”.

Po, fjalën e ka zoti Ministër.

Damian Gjiknuri – E nderuara drejtuese e

seancës,

Të nderuar deputetë,

Kam kënaqësinë që të prezantoj një

projektligj shumë të rëndësishëm për fushën e

energjisë, në këtë rast për gazin natyror. Është

një projektligj, i cili është implementim i

drejtpërdrejtë i paketës së tretë të energjisë për sa

i përket gazit. Ky është një ligj që krijon një

stabilitet juridik edhe për investimin shumë të

rëndësishëm të projektit të gazsjellësit Trans

Adriatic Pipeline. Njëkohësisht, hedh bazat për

shtrirjen e tregut të gazit në Shqipëri, duke

përbërë një zhvillim shumë të rëndësishëm për sa

i përket të ardhmes së sektorit energjetik në

Shqipëri.

Pse?! Sepse, nëpërmjet këtij ligji, ne

krijojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme

ligjore për ndërtimin e tregut të gazit natyror në

Shqipëri, duke përcaktuar përfundimisht llojet e

shoqërive, të cilat do të operojnë në këtë treg, siç

janë shoqëritë e transmetimit, ashtu edhe ato të

shpërndarjes. Njëkohësisht, qeveria shqiptare

nuk e ka trajtuar këtë projektligj thjesht si një ide

futuriste, por ka ndërmarrë masat e nevojshme

për t’u përgatitur në kohë, që në momentin që

gazi vjen në Shqipëri, dhe shpresojmë nëpërmjet

projektit TAP të vijë rreth viteve 2019-2020, ne

të kemi gati jo vetëm infrastrukturën ligjore, por

edhe kapacitetet dhe planet e nevojshme për

shtrirjen e sektorit të gazit në jetën ekonomike

shqiptare. Kjo do të ndihmojë si individët, pra

familjarët, ashtu edhe konsumatorët industrialë të

gazit, i cili gjithashtu do të përdoret për

prodhimin e energjisë elektrike. Qeveria ka

siguruar financimet e nevojshme nëpërmjet

granteve. Dua ta theksoj faktin se janë mbi 7

milionë euro grant i siguruar vetëm vitin e fundit

për mbështetjen e këtij sektori.

Kemi zhvilluar marrëveshje të rëndësishme

dhe kemi hyrë në kontakte me shtetin e

Azerbajxhanit për mbështetjen e studimeve të

detajuara, duke nënshkruar dhe një marrëveshje

me ta, për shtrirjen e gazifikimit në të gjithë

territorin e Shqipërisë. Praktikisht, projekti TAP,

që është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë,

por edhe për Europën, nuk po shihet si projekt

thjesht me përfitimet e një transiti apo investime

të përkohshme, por si një burim energjie që të

mund të gazifikojë vendin dhe të kemi një siguri

më të madhe energjetike.

Planet janë të qarta, gazi do të përdoret

edhe për prodhimin e energjisë elektrike, për të

siguruar një sistem ‘backup’ të qëndrueshëm,

krahas mundësive që ka Shqipëria me hidro, për

të pasur siguri të qëndrueshme në energjetikë,

por edhe për të krijuar mundësinë e një tregu

energjetik më të zhvilluar , sepse këto janë të

lidhura. Ne duhet të kemi mundësinë e një

“backup”-i mbështetës me gaz, me një minimum

të përcaktuar, për shembull, nga 100 deri në 300

mega prodhim të energjisë elektrike, e

kombinuar kjo me burimet ujore. Kjo në kuadrin

e një tregu tashmë më të liberalizuar të energjisë

elektrike, i jep mundësi aseteve të rëndësishme

shtetërore, siç është KESH-i, që të kthehen në

një burim të vazhdueshëm të ardhurash për

Shqipërinë.

Ne po punojmë në këtë drejtim. Siç e

thashë, kemi një marrëveshje me qeverinë

zvicerane ku janë orientuar 6 milionë franga që

për zhvillimin e këtyre kapaciteteve. Kemi arritur

edhe një marrëveshje me Trans Adriatic Pipeline

që ata të financojnë 5 milionë euro për lidhjen e

TEC-it të Vlorës. Në një pjesë tjetër të

financimeve dhe jemi duke negociuar në të

ardhmen për tubacionin kryesor me dalje në Fier.

Të gjitha këto zhvillime çojnë, siç e thashë, në

një siguri energjetike më të mirë dhe në një

situatë më të qëndrueshme për sa i përket sektorit

energjetik në Shqipëri.

Page 65: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

65

Meqë m’u dha rasti, dua të them dhe diçka

për sektorin e energjisë elektrike, pasi këtu u

hodhën akuza dhe mashtrime. Sektori energjetik

është në një rimëkëmbje të plotë. Asnjë nuk

mund ta mohojë këtë, pavarësisht se u vjen inat

disave që nuk e bënë dot vetë. Gjithmonë na

kërkojnë llogari se pse e fikëm ne zjarrin pasi e

vunë ata. Nuk kam parë shembull të tillë!

Neroni, pasi i vë zjarrin shtëpisë, i thotë tjetrit:

pse e fike ti, por ta lije të digjej. Vetëm ky

Neroni, Sali Berisha, që e dogji dhe e shkatërroi

këtë sektor energjetik, kërkon llogari pse sektori

po rimëkëmbet, madje, sipas tij, pse ne

shtrëngojmë njerëzit, por njerëzit e kanë kuptuar

shumë mirë pse duhet ta paguajnë faturën e

energjisë elektrike dhe të dhënat flasin vetë.

Zoti Mima hodhi disa mashtrime këtu, më

vjen keq, por unë dua t’i them shifrat. Në vitin

2013, arkëtimi i OSHEE-së ka qenë në vlerën 38

miliardë lekë; në vitin 2014 arkëtimet arritën në

49,1 miliardë. Normalisht, ke minimalisht

detyrimin që të ikësh nga salla, sepse kështu

the. Rri më mirë, dëgjoje edhe këtë! Vetëm në

vitin 2015, për 8 muaj, nga janari në gusht, janë

arkëtuar 44,4 miliardë lekë. Pra, janë më shumë

se ç’keni grumbulluar ju në të gjithë vitin 2013.

Po krahasoj pjesën tuaj të menaxhimit dhe jo

pjesën e CEZ-it, pasi gjithmonë do të gjeni

mënyrën për të manovruar me CEZ-in. Ky është

realiteti i arkëtimeve. Normalisht ke detyrimin që

të ikësh.

Ndërkohë, të flasim për pjesën e humbjeve,

ku ka ndodhur një revolucion. Nga 45-46%, që

ishte mesatarja vjetore në vitin 2013, sipas të

dhënave të konfirmuara nga Enti Rregullator,

nga raportet e Komunitetit të Energjisë, sot

humbja mesatare është nën 31%. Nuk jemi të

kënaqur, nuk diskutohet, dhe nuk kam pse të

them që është gjë e mirë, por 31% nuk ka qenë

ndonjëherë. As në qeverisjen tuaj më të mirë, me

gjithë shifrat fiktive që bëtë edhe për shkak të

procesit të privatizimit, arritët ta çonit në jo më

shumë se 34%. Nga auditi, në fakt, ajo doli 35%.

Ngaqë filluat mashtrimet me njëri-tjetrin, krijuat

ato problemet e para juridike me investitorin çek,

me të cilin pastaj bëtë edhe marrëdhëniet e tjera

që i dini mirë edhe vetë. Më vonë mund t’i themi

edhe këto. Mjafton ky fakt për të kuptuar që

është një revolucion i vërtetë, i cili ka sjellë më

shumë të ardhura për sektorin energjetik, si dhe

uljen e borxhit në sektorin energjetik, jo se është

zhdukur ai, sepse borxhi do të dojë kohë të

eliminohet dhe do të vazhdojë kjo rrugë e nisur.

Por sektori ka shënuar pikën e kthesës. Këtë e

thotë Banka Botërore, e thotë Fondi Monetar

Ndërkombëtar dhe, mbi të gjitha, faturat që po

arkëtohen. Tashmë, jemi përtej planit për të cilin

kemi rënë dakord në programin e rimëkëmbjes së

sektorit energjetik.

Jemi në atë situatë që normalisht do ta

arrinim në vitin 2017 dhe pa bërë investime

serioze, sepse është viti i parë që po fillojnë të

bëhen investime serioze në sektorin energjetik.

Nga dolën këto?! Këto dolën pikërisht nga

kontributi i qytetarëve dhe nga rivendosja e

barazisë përpara ligjit për të gjithë qytetarët në

raport me detyrimet e energjisë. Ju e dini tregtinë

politike që është bërë me energjinë elektrike, ku

për zona të caktuara, të kalkuluara nga qendra,

jepej urdhër që të mos paguanin. I jepje urdhër

kompanisë, qoftë private dhe shtetërore, që të

mos përzihej dhe të mos mblidhte asnjë faturë.

Zona të tëra të Shqipërisë, të favorizuara

politikisht, nuk paguanin energjinë dhe u binin

në qafë atyre njerëzve që paguanin. Kjo situatë

tanimë ka marrë fund dhe me të drejtë thuhet se,

siç u bë me energjinë, duhet të bëhet edhe me

sektorë të tjerë, pasi përfitimet në ekonomi vijnë

gradualisht.

Të ardhurat më të mëdha për shoqërinë e

shpërndarjes, të ardhurat më të mëdha për

sektorin energjetik, e kanë ekspozuar më pak

buxhetin e shtetit. Sot që flasim, e përmendi edhe

Kryeministri më parë, buxheti i shtetit nuk është

ekspozuar ndaj problemeve të sektorit energjetik.

Ndërkohë, ju, për shkak të dështimit të të gjithë

politikave, qoftë privatizimit, masave të marra,

favoret që bëtë me vendimet e ERE-s e të tjera si

këto, e çuat sektorin në një gropë dhe e

ekspozuat buxhetin e shtetit deri në pikën që të

gjitha paratë që kishte duhet të shkonin vetëm

për të mbështetur sektorin energjetik.

Del tani ai Neroni, që i vuri zjarrin, dhe

kërkon llogari se po i kthehen prapë. Ai hedh

shpifje nga më të ndryshmet dhe thotë të bëhet

hetim ndërkombëtar. Jua kam thënë, ikni hetoni

Bashkimin Europian. Marrëveshja u negociua

me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe

me një mbështetje të fortë financiare të

institucioneve ndërkombëtare. Këtu nuk ka asnjë

turp dhe ju duhet t’i lini mashtrimet që thoni.

Harroni se vetë keni thënë që bëtë vendime të

Page 66: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

66

ERE-s që favorizuan CEZ-in, por harroni se ato

vendime ishin shtetërore. E urdhëruat ERE-n dhe

Bujar Nepravishtën! E thërriti në zyrë zotëria dhe

i tha bëj kështu, të nesërmen e shkarkoi. E di

shumë mirë, ka folur ai, flet kudo. E urdhëroi,

bëja çmimin kaq dhe të nesërmen e shkarkoi.

Nga ana tjetër, jo më larg se para disa

ditësh ish-ministri Financave ishte ai që pohoi të

njëjtën gjë. Po, tha, ngaqë kishte filluar konflikti

me CEZ-in, për shkak se kishim bërë gabim në

llogaritjen e nivelit të humbjeve dhe të nivelit të

borxhit të keq, pra për shkak të shtrirjes në kohë

dhe akumulimit për mosveprim të autoriteteve

shqiptare, bëmë një mitigim. Cili qe mitigimi më

i tmerrshëm? Atë që e kam thënë, këta bënë

vetëgjyqësinë financiare, duke i thënë CEZ-it që

ti mos më paguajë mua dhe unë nuk të paguaj ty.

Pra, shteti të mos paguante faturat e energjisë,

çekët nuk duhet të paguanin KESH-in. Kështu u

krijua borxhi. Por kjo është vendimmarrje juaja,

me marrëveshje, janë të gjitha letrat aty.

E fundit, meqë flasim për kompanitë e

borxheve, duhet të dihet se ju keni marrë para

nga buxheti i shtetit. Kompanitë e borxheve, të

lidhura me ju, kanë marrë para nga buxheti.

Paratë nga thesari, shkonin tek ujësjellësi, nga

ujësjellësi ndaheshin me kompaninë. Një pjesë

kthehej në kompani, një pjesë shkonte në xhepat

e këtyre përfituesve. Ky është realiteti!

Mashtroni kur thoni se keni bërë padi, sepse nuk

keni bërë asnjë padi. Nuk bëtë padi për çështjen

që kishit, përkundrazi, fjetët gjumë, jua kam

thënë edhe këtu, nuk bëtë asgjë. Praktikisht,

shkelët ligjin, kur brenda 60 ditëve duhet të

kishit bërë vlerësimin e aseteve. Vlerësimin e

aseteve nuk e bënit dot se nuk kishit as inventar.

Pastaj kur doli që asetet ishin mbi 200 milion

dollarë, ju nuk kishit lekët dhe e latë dritaren

hapur. E latë çështjen hapur dhe thotë qeverisë së

re: ti kolapsohu dhe mos merr asnjë masë, sepse

unë e bëra atë aferë që bëra, ndërkohë kërkoni

llogari nga qeveria.

Qeveria pasardhëse mori vendimin më të

drejtë, bëri vendime të guximshme, qoftë edhe në

kosto. Cilat qenë vendimet?! Morëm situatën nën

kontroll, zgjidhëm problemin, morëm pronësinë

e qartë, siguruam deri tani 220 milion dollarë

investime, fonde, grante dhe kredi të buta për

sektorin energjetik, sektor, i cili ishte në pikën e

vdekjes, nuk mund të rezistonte më as edhe një

vit nëse nuk do të kishte investime. Pikërisht, për

shkak të këtyre vendimeve të guximshme, besimi

është kthyer, sektori është likuid, të gjitha

hidrocentralet private, për të cilët ju ankoheshit

deri dje, janë paguar dhe kanë marrë paratë.

U bë edhe rishikimi i tarifave, duke i sjellë

normalisht ato më afër tregut dhe për t’i

përgatitur këta prodhues privatë që të dalin dhe

të tregtojnë energji elektrike nesër, jo për të

krijuar sisteme monopolistësh shtetërore që

garantohen me llafe apo në letër, sepse në realitet

krijuat një hendek të tërë borxhesh për prodhimin

e energjisë private. Përkundrazi! Vetëm duke

krijuar këtë sektor likuid, duke likuiduar faturat,

duke demonstruar që energjia paguhet dhe shkon

edhe te prodhuesit privatë, rritet interesi për

investime private në Shqipëri.

Prandaj, është rritur interesi, prandaj

vazhdojnë projektet energjetike të gjejnë

lehtësisht financim. Po e thonë të gjithë, nuk dua

të mburrem këtu, nga të gjitha burimet

ndërkombëtare, të gjithë zërat seriozë, qoftë

Komuniteti i Energjisë, qoftë Bashkimi Europian

apo Banka Botërore sektori energjetik ka hyrë në

një rrugë të qëndrueshme dhe është sektor që

mund të investohet.

Është akoma larg nga aty ku duhet, por po

ecim në rrugën që duhet dhe për këtë ju duhet të

kërkoni një falje. Po ka një gjë që ju duhet të

heshtni, sepse prodhuat vetëm megallomani,

vetëm atë neologjizmin berishian për

minisuperfuqi! Unë nuk e di se si rrinë mini dhe

super bashkë, vetëm në mendjen e atij njeriu

mund të ndodhë. Nuk prodhuat asgjë në energji,

përkundrazi, latë një kaos dhe, fatkeqësisht, në

këtë kaos ne djersitim, bëhemi pis për shkakun

tuaj, për shkak të borxheve të jashtëzakonshme,

me ato afera që bëtë me kompanitë private dhe

vini na kërkoni llogari, e thashë, si ai Neroni që i

vuri zjarrin, por Neroni të paktën qeshte me

veprën e tij, kurse ju kërkoni llogari pse e fikni

zjarrin! Vetëm ju mund ta bëni këtë.

Faleminderit!

Ftoj Kuvendin që ta votojë këtë projektligj!

Valentina Leskaj – Ju përmend emri zoti

Mima?

Florion Mima – Pa merak, unë as nuk ju

ofendoj, as nuk ju atakoj. Me ato që thatë

konfirmuat 100% atë që unë thashë.

Edhe një herë ki durim! Të thashë viti

2013, nuk është 38 është 37,7. Viti 2014 është

38,8. Edhe njëherë 38,8; 10,02 janë borxhet e

Page 67: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

67

periudhës së kaluar, që thashë i keni mbledhur

nga viti 2007 në vitin 2013. Dakord. Por të

thashë që në vitin 2014 keni faturuar 52 miliardë,

por keni mbledhur 38,8, pra keni krijuar 14

miliardë borxhe të reja vetëm në vitin 2014. Sa

për mburrjen e 8- mujorit të vitit 2015,

minimalisht duhet të kesh kurajën t’i vendosësh

në të njëjtën bazë të ulësh çminim me 25% dhe

të shohësh nëse të bën krenar kjo apo të bën të

skuqesh.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Po, zoti Ministër.

Damian Gjiknuri – Tani, thashë, për ato

llogaritë e shifrave, më vjen keq, duhet të

kërkoni ndjesë, por unë nuk po them, rri në sallë,

mos ik nga salla, sepse sapo e konfirmove vetë.

Po të marrësh faturën korente të vitit 2013, e ke

32 miliardë, nuk e ke 38 miliardë. Në fund të

fundit, ju kështu i bënit llogaritë edhe në kohën

kur e kishit, ju i falnit borxhet ose thoshit le të

rrinë borxhet aty, se, siç duket, kishit bërë në

plan t’i mblidhnit me ato kompanitë e borxheve.

Dhe e dyta, për aspektin e çmimit, për

sqarim për publikun, e kam thënë: çmimi

mesatar i energjisë është ulur, çmimi për

familjarët është ulur dhe nuk ka asnjë rritje të

çmimit të energjisë elektrike. Ky është realiteti.

Statistikat kanë dalë nga INSAT-i dhe çmimi

mesatar në periudhën tuaj ka qenë 9,7 lekë, aq ka

qenë çmimi mestar 9,7 lekë, kurse sot çmimi

mesatar është 9,5 lekë. Kjo është e vërteta,

prandaj, zoti Mima, më vjen keq se për ato pak

kohë që qëndrove atje, nuk i kuptove dot këto

gjëra, ose nuk kishe mundësi, ose ta lanë keq. Ky

është realiteti. Pranoje!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka zoti

Kopliku, në emër të Komisionit për

Veprimtarinë Prodhuese.

Namik Kopliku – Zonja drejtuese e

seancës,

Të nderuar kolegë,

Në fakt, pothuajse çdo diskutim nga të dyja

palët ka polemika, por unë ndihem në një

pozicion tjetër këtu, për faktin që jam relator i

këtij projektligji, ndaj e ndiej për detyrë të sqaroj

më në detaj kolegët dhe qytetarët që na ndjekin

se çfarë përfaqëson ky ligj për gazin natyror.

Realiteti është që ky ligj është diskutuar në

çdo komision dhe është miratuar me konsensus,

pa asnjë debat politik e akuza politike nga të dyja

krahët e politikës, përveçse ka qenë një dëshirë

dhe kontribut i të dyja palëve për përmirësimin e

ndonjë aspektit teknik të projektligjit.

Fillimisht do të doja të thosha se cili ka

qenë qëllimi dhe synimi i projektligjit, pastaj

disa risi në përmbajtjen e këtij projektligji.

Në kuadrin e politikave për përmirësimin

dhe furnizimin e konsumatorëve të shumtë me

produkte energjetike të garantuara dhe nëpërmjet

zgjerimit të llojeve dhe burimeve të furnizimit të

tyre, është hartuar ky projektligj, i cili përbën në

esencë kuadrin rregullator, ligjor e teknik për

organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit

natyror, në të cilin janë përcaktuar praktikat

ligjore dhe teknike për aktivitetin e furnizimit

dhe shpërndarjes së gazit në treg, raportet me

konsumatorët, si dhe roli rregullator të shtetit me

këtë treg.

Në këtë mënyrë arrihet gjithashtu që të

krijohen edhe kushtet e nevojshme ligjore për të

marrë në konsideratë dhe trajtuar në rrugë

institucionale propozimet e projekteve të

paraqitura për furnizimin e vendit tonë me gaz

natyror, projekte të cilat synojnë gazifikimin e

vendit edhe ndërmjet lidhjes me rrjetet rajonale

të gazsjellësve, si dhe më pas nëpërmjet

ndërtimit e zhvillimit të infrastrukturës së

nevojshme të transmetimit dhe shpërndarjes së

gazit në territorin shqiptar.

Me qëllim realizimin sa më të shpejtë dhe

në mënyrë sa më eficente të objektivave të

qeverisë shqiptare në zhvillimin e sektorit të

gazit, si dhe për plotësimin e detyrimeve që ka

vendi ynë si palë kontraktuese në Traktatin e

Komunitetit të Energjisë për të zbatuar Paketën e

Tretë të Energjisë të Bashkimit Europian,

veçanërisht për zhvillimin e projekteve të mëdha

të infrastrukturës së gazit, sikurse është realizimi

i projektit të gazsjellësit TAP, përfshirë këtu

edhe masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë,

nëpërmjet këtij ligji bëhet i mundur të

konkretizohen këto objektiva dhe angazhime, që

më gjerësisht lidhen me zhvillimin e njërit prej

sektorëve strategjikë dhe më të rëndësishëm të

ekonomisë shqiptare, sikurse është sektori

energjetik.

Duke qenë se gjatë dekadës së fundit

kërkesat për zhvillim, liberalizim e integrim të

mëtejshëm të tregut të gazit në nivel europian

kanë kushtëzuar edhe hartimin dhe miratimin e

një pakete të re ligjore për sektorin e gazit dhe në

tërësi për sektorin energjetik, të emëruar si

Page 68: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

68

Paketa e Tretë e Energjisë së Bashkimit

Europian, edhe për vendin tonë, si palë

kontraktuese e traktatit, u bë domosdoshmëri

rishikimi dhe amendimi i kuadrit ligjor ekzistues

në sektorin e gazit.

Ky projektligj ndër të tjera ka disa

ndryshime nga ligjet ekzistuese, të cilat

konsiderohen esenciale dhe kryesisht kanë të

bëjnë, së pari, me mbikëqyrjen dhe inspektimin

në aktivitetin e gazit natyror.

Së dyti, rregullohet aktiviteti i depozitimit

nëntokësor të gazit dhe për gazin natyror të

lëngëzuar. Rregullohen çështjet e pronësisë në

aktivitetin e gazit natyror, duke caktuar

saktësisht grupin e të drejtave që preken për sa

kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe instalimet

përkatëse, si dhe me caktimin e destinacionit

juridik të infrastrukturës dhe instalimit të gazit

pas përfundimit të të drejtave të pronësisë.

Pikë tjetër, që është esenciale në këtë

projektligj, ka të bëjë me rishikimin dhe

rivlerësimin e disa neneve të ligjit aktual. Kjo

edhe për shkak të marrjes në konsideratë të

specifikave, ndërlidhjeve, përmasave dhe

zhvillimeve që mund të ketë sektori i gazit në

Shqipëri.

Pikë tjetër është ruajtja dhe garantimi i

qëndrueshmërisë juridike, ku janë shtuar

dispozita të veçanta në lidhje me rregullimin

juridik të situatave, të cilat janë krijuar dhe

normuar nga ligji i mëparshëm dhe do të

rregullohen në të ardhmen.

Ndërkohë, për përgatitjen e projektligjit, që

zbaton Paketën e Tretë të Energjisë në

legjislacionin shqiptar për sektorin e gazit, është

shfrytëzuar gjerësisht eksperienca e vendeve të

tjera, kryesisht nga rajoni i Europës Juglindore,

të cilat kanë qenë, janë anëtare apo vëzhguese të

Traktatit për krijimin e Komitetit të Energjisë, si:

Kroacia, Serbia, Turqia, Maqedonia, Greqia, etj.

Një nga aspektet themelore të këtij

projektligji mund të përmendim përcaktimin e

rolit të ministrisë përgjegjëse për energjinë, si

institucioni më i lartë për formulimin e

politikave të zhvillimit të sektorit të gazit

natyror, e cila, si një nga detyrat kryesore në këtë

drejtim ka përcaktimin e politikave dhe planeve

për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në

sektorin e gazit natyror.

Në këtë projektligj është përcaktuar

gjithashtu edhe përgjegjësia që ka ministria në

lidhje me hartimin e strategjisë kombëtare të

energjisë.

Janë trajtuar edhe disa elemente shumë të

rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me

përcaktimin e autoritetit përgjegjës për

monitorimin e sigurisë së furnizimit, që do të jetë

ERE-ja, ndërkohë që ministria do të jetë

autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë

së furnizimit, ku caktohen qartë raportet dhe

përgjegjësitë që ka secili institucion, pa cenuar

kompetencat e njëri-tjetrit.

Në një kre tjetër të projektligjit përfshihen

edhe nenet që trajtojnë rregullat teknike dhe të

sigurisë në sektorin e gazit natyror, si dhe

ndërtimin e përdorimin e tubacioneve të

infrastrukturës së gazit natyror, të cilat në

përmbajtje kanë disa ndryshime të rëndësishme

nga ligji i mëparshëm, pasi marrin në konsideratë

edhe faktin që në aktivitetin e sektorit të gazit

përfshihen jo vetëm sistemet e transmetimit e të

shpërndarjes së gazit natyror, të instalimit të

gazit natyror të lëngshëm, hapësirave të

depozitimit, të linjave direkte, por mund të ketë

edhe impiante, pajisje apo instalime të tjera që

përfshihen në këtë sektor.

Në aspektin e përdorimit të gazit si burim

energjetik, por edhe në aspektin e teknologjisë që

përdoret për transportimin, depozitimin dhe

shpërndarjen e tij, edhe në këtë projektligji, si

çështje me mjaft rëndësi për sektorin e gazit,

trajtohen edhe rregullat teknike e të sigurisë në

sektorin e gazit natyror.

Duke iu referuar edhe eksperiencës së

legjislacionit për sektorin e energjisë elektrike,

është shtuar një nen i veçantë për të drejtat e

pronësisë së personave të licencuar dhe

subjekteve që operojnë në sektorin e gazit

natyror,ndërmjet të cilit kanë gjetur trajtim

probleme shumë të rëndësishme që janë ndeshur

lidhur me të drejtën e pronësisë, përfshirë këtu

edhe raportet me aktivitetet dhe impiantet apo

instalimet që nuk janë pjesë e sektorit të gazit.

Ka shumë çështje që janë sjellë për herë të

parë në këtë projektligj, por mund të themi që ky

projektligj paraqet një stad të ri dhe më të lartë

në aktivitetin ekonomiko-energjetik që lidhet me

zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri, si dhe

duke pasur në konsideratë në tërësi formulimin

dhe përmbajtjen e projektligjit, i hartuar në

frymën e Paketës së Tretë të Energjisë së

Bashkimit Europian, miratimi i këtij projektligji

Page 69: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

69

do të përbëjë një kontribut konkret për një

përmirësim të mëtejshëm dhe performancë më të

mirë të sektorit energjetik, si dhe përmbushjen e

detyrimeve që ka vendi ynë në kuadër të

traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Meqenëse nuk ka emra

të tjerë të regjistruar për diskutim, kalojmë në

shprehjen e grupeve parlamentare.

Fjalën e ka zoti Kadeli, deputet i Lëvizjes

Socialiste për Integrim.

Gjovalin Kadeli – Të nderuar kolegë

deputetë,

E nderuara zonja drejtuese e seancës,

Lidhur me projektligjin për sektorin e gazit

natyror, qëllimi i të cilit është garantimi i

furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me gaz

natyror të klientëve nëpërmjet krijimit të një

tregu konkurrues e të integruar në tregjet rajonale

evropiane, për një shërbim me cilësi të lartë, me

kosto të arsyeshme, si dhe duke respektuar

kërkesat për mbrojtjen e mjedisit, dua të theksoj

se është detyra e çdo deputeti për një vëmendje

dhe kujdes maksimal.

Kolegët e Komisionit të Veprimtarive

Prodhuese, si komision përgjegjës për këtë

projektligj, përveçse janë marrë për një kohë të

gjatë me diskutimet teknike e ligjore, kanë bërë

si pjesë të diskutimeve të tyre edhe përfaqësues

të organizmave ndërkombëtarë dhe

institucioneve të ndryshme apo sipërmarrës të

rëndësishëm, si: TAP, Autoritetin e

Konkurrencës, Enti Rregullator i Energjisë,

Albpetrol sha ose grupe të tjera të interesit. Kjo

përbën një argument të fortë për forcën

gjithëpërfshirëse dhe reflektimin në ligj të të

gjitha zhvillimeve energjetike në vend dhe rajon

dhe nevojave që kushtëzojnë këto zhvillime.

Ky ligj përcakton politikat, rregullat për

organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit

natyror, veprimtarinë e lidhur me të, të përfshira

drejtpërdrejt, dhe detyrimet e subjekteve që

ushtrojnë veprimtari në fushën e gazit.

Konsumatorët e parë dhe të mëdhenj që

mund të përfitojnë nga gazi natyror, çka do të

sillte kosto më të ulët në veprimtarinë e tyre, janë

TEC-i i Vlorës, rafineritë e Ballshit, të Fierit, si

dhe Bankers, nevojat e të cilave përllogariten

deri në 500 milionë metër kub, megjithëse kjo

mbetet e varur nga zhvillime të cilat duhen

monitoruar me kujdes dhe në vazhdimësi.

Risi e projektligjit që votojmë sot është

rregullimi ligjor jo vetëm në aspektin teknik, por

duke mbajtur kryesisht parasysh respektimin e

standardeve, përcaktimin e mekanizmave

rregullues me natyrë ekonomike e sociale, e cila

merr një rëndësi madhore.

Pas miratimit të vendimit nr.02/2011 të

Këshillit Ministror të Komitetit të Energjisë, të 6

tetor 2011, ndërhyrja në ligj në sektorin e gazit

natyror ishte thuajse e detyrueshme.

Për të ardhur në versionin e tanishëm të

këtij projektligji, grupit të punës i duhej të

mbante parasysh një kuadër të gjerë, duke iu

referuar detyrimeve që institucionet shtetërore

kanë për zhvillimin e projekteve të TAP dhe

IAP-it, të tregut të gazit të Albpetrolit dhe

kompanive të tjera që janë duke kryer procesin

kërkimor e prodhues për hidrokarburet.

Në këto kushte, Ministria e Energjisë dhe

Industrisë, duke bashkëpunuar me sekretariatin e

Komitetit të Energjisë në Vjenë konkluduan një

projekt paraprak, i ardhur në prill të vitit 2014.

Prej atij projekti paraprak, duke marrë në

konsideratë shumë prej mospërputhjeve dhe

mospërfshirjeve, vetë ministria përgjegjëse,

ekspertët, komisioni përgjegjës në Kuvend dhe

ata për dhënie mendimi iu nënshtruan një proces

për të bërë sa më mirë dhe sa më të plotë këtë

projektligj.

Në formën e tanishme, të plotë e

përfundimtare, projektligji parashikon

rregullimin e transportimit dhe shpërndarjes në

organizimin e tregut dhe jep mbi të gjitha rolin

që kanë institucionet e shtetit shqiptar, rolin që

do të ketë ERE-ja, si autoriteti përgjegjës që do

të garantojë konkurrencën, mbrojtjen e

konsumatorit, miratimin e tarifave dhe shumë

elemente të tjera që kanë të bëjnë me një treg të

rregulluar.

Gjithashtu, përcaktohet roli i ministrisë

përgjegjëse për Energjinë, si institucioni më i

lartë për formulimin e politikave të zhvillimit në

sektorin e gazit natyror.

Duke mbajtur parasysh të gjitha këto, ndaj

bindjen dhe me kolegët e tjerë të Grupit

Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,

me të cilët kemi vendosur ta mbështesim me votë

këtë zhvillim pozitiv për sektorin e energjetikës,

duke qenë të bindur se ky ligj jo vetëm do të

gjejë zbatim, por do të sjellë lehtësitë dhe

ndryshimet e nevojshme për të gjithë

Page 70: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

70

veprimtarinë e sektorit të gazit natyror, përfshirë

transmetimin, shpërndarjen, tregtimin,

depozitimin, furnizimin, konsumimin, si dhe

ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Në emër të Grupit

Parlamentar të Partisë Demokratike, fjalën e ka

zoti Bogdani.

Gerti Bogdani – E nderuara zonja

drejtuese e seancës,

Të nderuar deputetë,

Para se të vazhdoj me fjalën time për

projektligjin, dua të ndalem pak tek ato që po

thoshte ministri pak më parë, sidomos kur

përmendtte çmimin mesatar të energjisë të ulur.

Është e vërtetë që çmimi mesatar i energjisë

është ulur, dhe këtu kam përshtypjen që luhet me

shifra matematikore, të cilat një analist shumë i

njohur amerikan Paul Krugman, i quan fuzzy

math, matematikë shifrash, që mund të thuash

çfarë të duash dhe mund të tregosh çfarë të

duash.

Çmimi mesatar i energjisë është ulur, por

çmimi për 97% të shqiptarëve është rritur, është

ulur për ata pak për qind shqiptarë që

konsumojnë shumë energji dhe më parë

paguanin më shumë sesa paguajnë sot, pra është

ulur për pushtetarët dhe jo për qytetarët.

Gjithashtu, abuzohet shumë edhe me

çështjen e aksionit të energjisë elektrike dhe këtu

u tha, se në zona të caktuara, me urdhër nga

qendra, u thuhej të mos paguanin energjinë

elektrike. Ministri në fjalë harron që vetë

Kryeministri aktual, në fushatë elektorale,

shkonte fshat më fshat e qytet më qytet dhe u

thoshte të mos i paguanin faturat apo kamatat e

CEZ-it apo KESH-it. Ishte ai që ua bëri këtë

shqiptarëve dhe më pas i rrasi në burg për këtë

gjë.

Ministri në fjalë thotë se janë rritur

investimet dhe është përmirësuar sektori. Është

shtuar arka nga këto lekë të mbledhura. Ku?

Shqiptarët sot po përjetojnë edhe një herë ikjen e

dritave, si para vitit 2005. Sivjet i gjithë

Bregdeti, ndërkohë që turizmi ka qenë prioritar,

ka qenë pa drita, ndërkohë që shqiptarët futen në

burg për mospagimin e tyre.

Ju lutem më dëgjoni se unë ju dëgjova!

Ministri thotë hajdeni të flasim për borxhet!

Jemi dakord të flasim për borxhet. Ne e kemi

kërkuar hetimin ndërkombëtar dhe besoj se ai do

të flasë më thjesht, siç i përmendët ju disa

institucione ndërkombëtare që thonë se ka filluar

një pikë kthese. Përmendët BB-në dhe FMN-në.

Është e vërtetë që ka një pikë kthese, por jo në

përmirësimin e sistemit dhe jo në mbushjen e

borxhit, por ka një pikë kthese në pasurimin tuaj

të shpejtë dhe në mbushjen e xhepave tuaj. Kam

përshtypjen se këtë e thanë ndërkombëtarët, e tha

edhe OSBE-ja para disa kohësh.

Për t’u kthyer te projektligji në fjalë “Për

sektorin e gazit natyror”, unë besoj se ai është

një projektligj shumë i rëndësishëm, sepse

rregullon dhe realizon funksionalitetin e një

fushe shumë të rëndësishme për të ardhmen e

Shqipërisë.

Është shumë i rëndësishëm për një fakt

shumë të thjeshtë: sot ka filluar të implementohet

projekti i TAP-it, falë qeverisë së kaluar në tërësi

dhe falë investimit personal të ish-kryeministrit

Berisha, në veçanti. Është hera e parë që vini në

parlament dhe nuk e thoni togfjalëshin e

famshëm, të cilin jemi mësuar ta dëgjojmë prej 2

vjetësh në parlament: “Për herë të parë’, sepse

nuk po e bëni dot për herë të parë. Ai është një

projekt i gjetur, një projekt stabël, i konsoliduar,

që ka filluar, sepse po të mos kishte filluar, do të

ishte ende sot, me këtë qeveri, një projekt i

rrezikuar, sepse ai projekt kalon përmes Turqisë

dhe Greqisë dhe po të ishte për Dhimitrin apo për

politikën e jashtme të këtij Kryeministri, sot ato

marrëdhënie sot nuk janë stabël, qoftë me fqinjin

grek, qoftë me turkoshakët, që Kryeministri i

kërkon brenda jush.

Te nderuar kolegë deputetë,

Kryeministri sot u mundua të shpjegojë dhe

të justifikojë gropën prej 200 milionë eurosh të

krijuar në buxhetin e shtetit vetëm në këtë vit. Në

fund fare, ai tha një fjali interesante: “Nuk dua të

blej të ardhmen, për të siguruar të tashmen”.

Në realitetin ku po jetojnë sot shqiptarët, do

të kishte qenë më e drejtë po të thoshte se sot po

blinte të tashmen, për të siguruar të ardhmen dhe

këtu e ka fjalën për të ardhmen e vet, për të

ardhmen e ministrave të vet, të ardhmen e

drejtorëve të vet të ardhmen e biznesmenëve dhe

të taksidarëve të vet dhe e gjithë kjo, në kurriz të

qytetarëve të ndershëm shqiptarë, sepse 200

milionë euro që mungojnë vetëm këtë vit nga të

ardhurat e doganave dhe tatimeve, nuk kanë

avulluar, por thjesht kanë hyrë në xhepat e

Page 71: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

71

pushtetarëve dhe taksidarëve dhe ato janë 200

milionë euro të qytetarëve shqiptarë.

Sot, nën sloganin e luftës kundër

informalitetit dhe nën petkun e një Don Kishoti,

ai po mundohet që këtë gropë prej 200 milionë

eurosh që kanë gllabëruar pushtetarët e vet, ta

mbushë me çikërrimat e shqiptarëve të ndershëm

e punëtorë, duke u marrë atyre edhe qindarkën e

fundit nga xhepi. Thashë më sipër: “nën petkun e

një Don Kishoti”, sepse armiqtë e vërtetë të

informalitetit dhe të situatës së rënduar

ekonomike, nuk janë qytetarët shqiptarë,

biznesmenët e vegjël shqiptarë, që mezi

mbijetojnë nga bizneset e vogla familjare dhe

mezi nxjerrin 1 rrogë në fund të muajit, por

armiqtë e vërtetë, të cilët ai duhet t’i luftojë, janë

bizneset e lidhur me pushtetin dhe pushtetarët, që

u bëjnë fresk apo lajka këtyre biznesmenëve. Ata

e krijojnë gropën në tatime dhe në dogana.

Ai thotë se është në rrugën e shtet-bërjes

dhe se nuk do lejojë që shtetin ta vjedhin

shqiptarët, pra nuk do te lejojë bariun të shesë

dele pa kupon, as fermerin të shesë vezë e

domate pa kupon, as këpucarin të rregullojë taka

pa kupon, as berberin pa kupon, as gazetashitësin

pa kupon, as biznesin e vogël familjar të çdo

lagjeje, pa kupon.

Nga ana tjetër lejon një grusht të vogël

njerëzish, të veshur me pushtet, qoftë atë të

parasë, qoftë atë të pushtetit të administratës

publike, që jo kuponin nuk e njohin, por as traun

e doganës nuk e kanë parë ndonjëherë të ulur dhe

lejon që këta të vjedhin çdo ditë e të gdhihen

pasunarë brenda natës. Ky sot tregon se është për

të vendosur shtetin, por jo për ta zbatuar vetë atë.

Shtetin për qytetarin, por jo për pushtetarin.

Besoj se qytetarët kanë arritur ose janë duke

arritur në atë pikë, ku qeveritarëve të mos u

dëgjojnë më se ç’thonë, por t’u shohin se çfarë

bëjnë. Kështu, sot ata nuk kanë më nevojë të

dëgjojnë se çfarë thotë Kryeministri, sepse me

fjalë ai ka vetëm 3000 euro pasuri dhe është ende

i pastrehë, por me fakte dhe me vepra, i ka

ndërtuar sarajet personale në Surrel, edhe këto,

pa kupon.

Nuk kanë më nevojë të dëgjojnë as

ministrat e tij, për shembull ministrin e

Brendshëm, sesi lufton krimin dhe

informalitetin, sepse i shohin me vepra veprimet

apo mosveprimet e tij. Nëse ai bëri shoë me

Lazaratin para një viti, sot e ka kthyer të gjithë

Shqipërinë në një Lazarat të madh. Sepse për më

tepër del dhe vetëdenoncohet personalisht në një

televizion kombëtar dhe pranon që ka bërë

evazion fiskal (edhe në këtë rast, edhe ky, pa

kupon).

Nuk kanë më nevojë të dëgjojnë as

ministrin e Shëndetësisë, sepse fjalët e bukura të

Rilindjes i mori era këto 2 vjet dhe sot veprat

flasin ndryshe:

Jo shëndetësi falas, por mungesë ilaçesh;

Jo shëndetësi falas, por spitale ku njerëzit

nuk kanë as kushtet më minimale;

Jo shëndetësi falas, por qytetarë që dergjen

rrugëve, në pritje të asaj ambulance, që nuk vjen

asnjëherë;

Jo shëndetësi falas, por vjedhje e hapur me

ilaçet, e kulmuar me skandalin e insulinave!

Jo shëndetësi falas, por vjedhje me

skandalin e tenderit 120 milionë euro për

checkup-in;

Jo shëndetësi falas për qytetarin shqiptar,

por sheikë të pasuruar brenda natës për

qeveritarin shqiptar, edhe këto pa kupon.

Qytetarët nuk kanë pse të dëgjojnë më as

ministrin e Financave, sepse veprat e tij sot flasin

vetë. Nëse para dy vjetësh premtonin ulje taksash

dhe lehtësim për 97% të qytetarëve shqiptarë, sot

po ua marrin frymën dhe po rrënojnë

ekonomikisht 97% të tyre.

Sot ai nuk gënjen vetëm veten, por edhe

Kryeministrin e vet! Sepse ato justifikime që

dëgjuam sot nga Kryeministri, për gropën 200

milionë euro të buxhetit të shtetit, janë gënjeshtra

dhe shprehje e paaftësisë së ministrit të

Financave apo “turkoshakut të Financave”, sipas

Kryeministrit në këtë rast, sepse është absurde

t’u thuash njerëzve se gropa në buxhet u krijua se

ra çmimi i naftës në Europë! Ku e mbushin

shqiptarët makinën me naftë apo me benzinë? A

kanë zbritur ndonjëherë këta njerëz me këmbë në

tokë dhe të shkojnë të shohin sesa kushton sot 1

litër naftë apo 1 litër benzinë? Kjo është

minimalisht mosnjohje e realitetit ku jetojnë sot

qytetarët e vet dhe maksimalisht, tallje me

qytetarët shqiptarë që sot e paguajnë naftën më

shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë, dhe për më

tepër, në një kohë kur siç thonë vetë, çmimi i

naftës atje, na qenka ulur!

U mundua të justifikojë gropën prej 200

milionë eurosh në buxhet me të ardhurat më të

pakta nga TVSH-ja e energjisë, megjithëse

Page 72: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

72

çmimin e rriti për 97% të qytetarëve shqiptarë,

siç e thashë pak më parë.

E quan sukses aksionin për energjinë,

pavarësisht se futi në burg mbi 30 mijë shqiptarë

vetëm në dy vjet, për çikërrima, krahasuar me

paratë që kanë borxh për energjinë elektrike

bizneset e biznesmenët, që janë pranë

Kryeministrit apo pranë qeveritarëve të vet.

Të nderuar kolegë e të nderuar qytetarë,

Ky është përsëri shembull i bërjes së shtetit,

por jo për këta që duhet ta zbatojnë. Vetë

ministri e gënjen Kryeministrin, dhe ky më pas

gënjen qytetarët e vet, kur thotë, se pas luftës

ndaj informalitetit, do të ulë taksat dhe do të rrisë

rrogat dhe pensionet. Si mund ta bëjë këtë, kur

ka dy vjet që rrit taksat, rrit borxhin, rrit edhe

gropën në buxhetin e shtetit me 200 milionë euro

vetëm në një vit?! Kjo tezë e hedhur së fundi, se

me luftën kundër informalitetit, do të ulë taksat e

do të rrisë pagat dhe pensionet, nuk është gjë

tjetër veçse një slogan i formular në zyrën e

shtypit apo nga kompanitë e PR-it, vetëm për t’u

hedhur hi syve qytetarëve të këtij vendi, sepse, e

theksoj edhe një herë: çikërrimat që sot ai po u

merr bizneseve të shqiptarëve të ndershëm dhe

familjeve punëtore shqiptare, nuk mund të

mbulojnë dot kurrë as milionat e evazionit të

bizneseve pranë qeverisë, as milionat që zhduken

në xhepat e pushtetarëve të korruptuar, që

vazhdojnë të vjedhin.

Sa për krahasim, meqë u morët shumë edhe

sot me qeverinë e kaluar të PD-së, duke harruar

që keni dy vjet që qeverisni ose që bëni sikur

qeverisni, duke pasur taksa më të ulëta, me borxh

më të vogël se ç’e keni sot ju dhe pa u marrë

frymën qytetarëve të vet, qeveria e kaluar rriste

çdo vit rrogat, edhe pensionet, por ju këtë nuk e

shihni, sepse nuk doni ta shikoni. Ju këtë nuk

doni ta bëni, sepse filozofia e Kryeministrit tuaj

nuk shkon për ulje taksash apo për rritje rrogash

e pensionesh. Filozofia e Kryeministrit tuaj

është, që sa më të varfër e më të ndrydhur të jenë

shqiptarët sot, aq më lehtë i kontrollon. Fundja

sot ai ka mundësinë të vazhdojë traditën e

paraardhësve të vet, të cilët qenë shkencëtarët e

skamjes, dhe që gjetën një Shqipëri të pasur, dhe

e kthyen në vendin më të varfër në Europë!

Të nderuar kolegë e të nderuar qytetarë,

Unë, personalisht, dhe ne, si forcë politike

nuk jemi aspak kundër formalitetit. Përkundrazi,

por nuk jemi aspak për shtypjen dhe varfërimin e

qytetarit të ndershëm shqiptar që punon, sepse

faji për gjendjen e sotme nuk është i qytetarëve,

sepse siç thotë populli: “Peshku qelbet nga koka”

dhe koka është qeveria e një vendi. Shtetin nuk e

vret dhe nuk e dëmton një biznes familjar, që me

zor nxjerr rrogën e vet në fund të muajit dhe që

sot detyrohet të mbyllë qepenin, por e dëmton

dhe e vret ajo arrogantja e famshme e tatimeve,

që tallet e thotë se paska lënë trefish rrogë, vetëm

për “ideal të partisë”.

Shtetin nuk e vrasin dhe nuk e dëmtojnë ata

dy berberët, që ju i futët në burg, por e dëmton

dhe e vret vëllai i ministrit milioner, që e ndalon

policia rastësisht me semafor të kuq dhe i gjejnë

300 mijë euro në makinë. E lirojnë meqë ishte

vëllai i ministrit, po paratë nuk di të them a ia

kthyen apo jo.

Shtetin nuk e vret e as nuk e dëmton ai

fshatari që ngrihet që pa gdhirë për të ardhur në

qytet, ku i konfiskojnë produktet e veta

bujqësore, por e dëmton dhe e vret ministri, që

vë në dispozicion makinën personale për të

transportuar lirshëm produktin bujqësor më

fitimprurës sot, kanabisit.

Shtetin nuk e vret e as nuk e dëmton ai

qytetari në Elbasan, që e futën në burg, sepse po

rregullonte eternitin e strehës së vet (them

“strehës”, se as çati e as shtëpi nuk mund të

quhej), por e dëmton dhe e vret deputeti, që

ndërton saraje buzë detit, duke zaptuar bregdetin

shqiptar.

Po të vazhdojmë kështu, shembujt janë të

pafund. Qytetari kundër pushtetarit. Padrejtësia

ndaj qytetarit, kundrejt vjedhjes së pushtetarit.

Ndaj qytetarët sot nuk kanë si t’u besojnë më

fjalëve, sepse ata fare mirë sot shohin veprimet,

veprat dhe gjëmat, e qeveritarëve të vet.

Ekonomia e dërrmuar, varfëria e ulur

këmbëkryq në familjet shqiptare, shpresa e vrarë

dhe e ndrydhur, shifrat e atyre që marrin rrugën e

kurbetit, të gjitha këto flasin vetë, madje më

shumë sesa flasin, ato ulërasin, por sytë e

Kryeministrit janë të mbyllur dhe veshët e tij

janë të shurdhët. Fatkeqësisht, edhe ata që e

rrethojnë jo vetëm nuk kanë guximin t’i thonë të

hapë sytë e t’i pastrojnë veshët, përkundrazi kanë

zellin vetëm për të vjedhur e për t’u pasuruar, më

shumë e më shpejt, se shoku i vet. Ata,

fatkeqësisht, nuk patën as guximin minimal, kur

shkoi për ekspozitën personale, t’i thoshin të ecte

pak kilometra më tutje dhe të shihte tablonë e

Page 73: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

73

azilkërkuesve shqiptarë, që i detyroi të linin

shtëpitë e tyre e të marrin fëmijët e tyre e të

kërkojnë azil në Mynih.

Valentina Leskaj – Ju lutem zoti Bogdani,

përfundojeni!

Gert Bogdani – Kam vetëm sekondat e

fundit.

Pra, nuk e kanë guximin t’ia thonë këtë dhe

ai, vetë, nuk e ka guximin ta shohë këtë. Një

pseudopiktor, një pseudokryeministër!

Megjithatë, kam bindjen që kjo fatkeqësi

nuk do ta ketë të gjatë, sepse shqiptaret e

ndershëm nuk do të lejojnë që kjo qeveri e ky

grusht pushtetarësh, të blejnë të tashmen e tyre

dhe të shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve, për

të siguruar të ardhmen e pushtetarëve të vet,

sepse jo vetëm sot, po edhe në kohë më të

vështira se sot, qytetarët shqiptarë e kanë treguar

se dinë të marrin vetë në dorë fatet e të ardhmes

së tyre.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka deputeti

Besnik Baraj, në emër të Grupit Parlamentar të

PS-së.

Besnik Baraj - Faleminderit!

Jo më larg se para 2 vjetësh së bashku me

një kolegun tonë, anëtar i Grupit Parlamentar të

PD-së, bëmë një vizitë në Vjenë, të ftuar nga

Sekretariati i Energjisë, në një takim ku bënin

pjesë përfaqësues të vendeve aspirante për në

BE. Shqipëria praktikisht në të gjitha zërat, si

përafrimi i legjislacionit apo eficienca e

energjisë, ishte më keq se cilido vend anëtar i

rajonit. Ne ishim mirë vetëm në zërin e

prodhimit të energjisë relativisht miqësore me

mjedisin, meqë ajo është kryesisht hidro.

Padyshim, kjo nuk është meritë e qeverive të

këtyre 25 vetëve të fundit, por është falë

investimit të bërë nga populli shqiptar para 25

vjetësh.

Sot, pas 2 vjetësh, situata paraqitet komplet

ndryshe, jo vetëm lidhur me përafrimin e

legjislacionit, por ajo që ka më shumë rëndësi,

edhe lidhur me performancën e këtij sektori, ku

hapa pozitive dramatike janë vënë re, që në tetor

të vitit 2013 e deri më sot, kur këtë sektor e

menaxhuan njerëzit e duhur dhe u aplikuan

politikat e duhura.

Këto ditë vjen në Tiranë nga Vjena, kreu i

Komunitetit të Energjisë dhe ne do të njihemi me

vlerësimin vjetor të këtij sektori, që ata kanë bërë

për Shqipërinë.

Sot ne kemi para një ligj shumë të

rëndësishëm për sektorin e energjisë, që ka të

bëjë me gazin. Është fakt që kuadri ligjor në

sektorin e gazit nuk e hedh sot tullën e parë. Në

vitin 2008 u hartua dhe u miratua ligji nr. 9946

“Për sektorin e gazit natyror”, i cili përbën në

esencë kuadrin rregullator ligjor dhe teknik për

organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit

natyror në të cilin janë paracaktuar praktikat

ligjore dhe teknike për aktivitetin e furnizimit

dhe shpërndarjes së gazit në treg, raportet me

konsumatorin, si dhe për rolin rregullator të

shtetit në këtë treg.

Ky ligj përbën një premisë solide për të

krijuar kushtet e nevojshme ligjore, për të marrë

në konsideratë dhe trajtuar në rrugë

institucionale propozimet e projekteve të

paraqitura për furnizimin e vendit tonë me gaz

natyror, projekte të cilat synojnë gazifikimin e

vendit edhe nëpërmjet lidhjes me rrjetet rajonale

të gazsjellësve, si dhe më pas, nëpërmjet

ndërtimit e zhvillimit të infrastrukturës së duhur

të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit në

territorin shqiptar.

Projektligji që kemi në duar krijon

mundësinë për realizimin sa më shpejt e në

mënyrë sa më eficiente të objektivave të qeverisë

shqiptare në zhvillimin e sektorit të gazit, por

edhe të plotësimit të detyrimit që ka vendi ynë si

palë kontraktuese e traktatit të komunitetit të

energjisë, për të implementuar paketën e tretë të

energjisë së Bashkimit Europian, dhe veçanërisht

për zhvillimin projekteve të mëdha të

infrastrukturës së gazit.

Ky projekt-akt do të përbëjë një kontribut

konkret edhe në realizimin e politikave të

qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të sektorit

energjetik në Shqipëri, por po ashtu edhe për

realizimin e projekteve shumë të rëndë me rrjetet

rajonale evropiane të gazit, duke ndikuar direkt

në krijimin e mundësive konkrete për

mbështetjen e ngritjes dhe zhvillimit të sektorit

të gazit në Shqipëri, zhvillimin e mëtejshëm të

kuadrit ligjor në këtë sektor, si dhe atë

institucional e rregullator; po ashtu ngritjen dhe

konsolidimin e strukturave e të institucioneve të

menaxhimit administrativ, pore dhe të

ekspertizës teknike shkencore në këtë fushë. Risi

e këtij projekti është fakti se synohet rregullimi

Page 74: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

74

ligjor jo vetëm në aspektin teknik dhe në

respektimin e standardeve, por ka qëllim edhe

caktimin e mekanizmave rregullues, me natyrë

ekonomike, sociale të tregut të gazit.

Ky projektligj ka qenë fryt i bashkëpunimit

me sekretariatin e komunitetit të energjisë, dhe

mori formë në vitin 2014. Sidoqoftë, në të kanë

kontribuar edhe institucione të tjera në Shqipëri.

Më tej, në formën përfundimtare ndikuan

zhvillimet e projekteve të gazsjellësve TAP dhe

IAP, si dhe zbulimeve të vendburimeve të reja të

naftës dhe gazit. Padyshim ERE pati një

kontribut në formulimin përfundimtar të këtij

ligji. Ka pasur një rritje të bashkëpunimit

ndërmjet subjekteve e organeve shtetërore të

përfshira në këtë ligj, ku vlen të përmendet

bashkëveprimi institucional dhe koordinimi

ligjor me ERE-n, autoritetin e konkurrencës në

Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë etj.

Projekt-akti i propozuar është në përputhje

me të gjithë kuadrin ligjor shqiptar, përfshirë

edhe atë të adoptuar.

Në përfundim, ky projekt-akt jo vetëm ka

reflektuar paketën e tretë të energjisë, të

Bashkimit Europian për sektorin e gazit, po për

më tepër ka përfshirë duke u dhënë zgjidhje

mjaft prej çështjeve të rëndësishme që kanë të

bëjnë me zhvillimin aktual dhe perspektivën e

sektorit të gazit e të infrastrukturës së tij në

Shqipëri.

Përpara se ta mbyll, desha të falënderoj

kolegët e Partisë Demokratike në komision, për

konstruktivitetin e diskutimeve në komision,

sepse pa dyshim sot ky ligj vjen si kontribut i

përbashkët i të dy qeverive të fundit në këtë

sektor, ku qartazi ka një konvergjencë politikash

në fushën e gazit natyror.

Sidoqoftë, desha të shprehja edhe një

opinion timin personal, që s’ka të bëjë me

miratimin e këtij ligji sot. Qeveria e mëparshme

ka miratuar mbi 400 hidrocentrale, përfshirë

edhe mbi lumin Vjosa, që është sensibilizuar jo

vetëm opinioni vendës por edhe ai evropian, si

një parajsë e fundit ende e pashkatërruar nga

njeriu. Ne duam t’i heqim këtë status kësaj zone

ujëmbledhëse. Unë i bëj thirrje këtij parlamenti

apo dhe të gjitha strukturave që mund të kenë

rol, edhe pse qeveria e mëparshme, në gjykimin

tim, ka qenë e gabuar në këto projekte, që të

shihet mundësia e ngritjes së një TEC-i apo dy

TEC-eve me gaz, me kapacitet sa tërë këto

hidrocentrale të vegjël, që komprometojnë këto

zona të cilat janë të vlerësuara në mënyrë ligjore

nga legjislacioni shqiptar, për sa u përket statusit

të tyre.

Unë jam i bindur se vlera e këtyre

hidrocentraleve është shumë e vogël, në

krahasim me dëmet e mëdha që sjellin ato, duke

zhvilluar këto projekte ku komprometohen vlera

shumë të mëdha natyrore në lidhje me

biodiversitetin, në lidhje me atë pasuri të madhe

ujore që kemi ne, por edhe në lidhje me turizmin.

Në këto 23 vjet ne kemi masakruar pyjet,

lumenjtë, tokën, bregdetin, tokën, ndonëse kemi

folur si askush në planet për zhvillim të

qëndrueshëm; edhe pse po të lexosh programet

elektorale të partive, ato janë miqësore me

mjedisin dhe duken si ato fotot e kuruara në

fotoshop, përsëri jemi shumë larg dëshirave të

njerëzve të thjeshtë apo standardeve që

parashikon legjislacioni ynë, e theksoj: ai yni –

dhe ca më shumë ai i Bashkimit Europian.

Pra, në politikat tona, ne shpesh jemi në

konflikt me ligjet që miraton ky parlament. Nëse

realisht duam veten dhe të ardhmen, duam

fëmijët tanë, ne duhet ta konsiderojmë këtë apel

dhe të shikojmë mundësinë – siç e thashë pak më

parë – e ngritjes së një termocentrali me gaz, i

cili në fund të fundit nuk sjell ato dëme që do të

sillnin 400 apo 450 hidrocentrale të vegjël, që

ndërtohen në zona të mbrojtura.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Atëherë këtu mbyllen

diskutimet edhe për këtë projektligj. Kalojmë në

projektligjin “Projektligji “Për aderimin e

Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të

Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për

punën detare” 2006”.

Për komisionin përgjegjës, Komisionin e

Punës dhe të Çështjeve Sociale e të Shëndetësisë,

e fjalën e ka zonja Arjeta Alhysa.

Arjeta Alhysa – E nderuara drejtuese e

seancës!

Të nderuar kolegë!

Sot do të miratojmë projektligjin “Për

aderimin e Republikës së Shqipërisë në

konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare

të Punës (ILO) “Për punën detare” 2006”.

Pikësëpari, dua të falënderoj Këshillin e

Ministrave dhe Ministrinë e Transporteve për

propozimin e këtij projektligji. Në mënyrë të

veçantë do të vlerësoja kolegët e komisionit, për

Page 75: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

75

qëndrimin unik se ky projektligj është jo vetëm i

rëndësishëm e i domosdoshëm, por i vonuar për

nga në konventën MLC të organizatës

ndërkombëtare të punës, ILO, për punën detare,

2006.

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi

i standardeve minimale të punës dhe jetesës për

të gjithë detarët që punojnë në anije,q ë mbajnë

flamurin e shteteve anëtare të kësaj konvente.

Gjithashtu, kjo konventë siguron një hap

thelbësor në sigurimin e një niveli minimal të

shteteve dhe pronarëve të anijeve, të cilët

operojnë në anije të standardeve jo të mira.

Miratimi i projektligjit synon të plotësojë

kuadrin legjislativ në fushën e sigurisë dhe

shëndetit në punë të detarëve edhe në vendin

tonë, si dhe do të ndikojë në përmirësimin e

kushteve të punës për punëmarrësit e përfshirë në

bordin e mjeteve lundruese që mbajnë flamurin

shqiptar.

Objektivi i këtij projektligji është nga njëra

anë vendosja e një niveli minimal të të drejtave

të detarëve, dhe nga ana tjetër sigurimi i

interesave ekonomike përmes konkurrencës së

ndershme për cilësi të pronarëve të anijeve.

Së pari, projektligji unifikon të gjitha

standardet ndërkombëtare minimale, të cilat

sigurojnë denjësisht punën për të gjithë detarët

shqiptarë dhe ata që punojnë në anije me flamur

shqiptar, puna e të cilëve është thelbësore për

tregtinë ndërkombëtare, gjithashtu edhe për

rritjen e turizmit e të aktiviteteve të tjera

argëtuese.

Së dyti, do të ndihmojë në përcaktimin e

një niveli minimal të pronarëve të anijeve

cilësore që operojnë nën flamurin e shteteve

anëtare të konventës MLC, 2006, me qëllim për

të siguruar që kushtet e nevojshme të punës të

aplikohen nga të gjithë nëpërmjet një

konkurrence të ndershme. Duke adresuar

konkretisht sfidat për sigurimin e Kushteve të

nevojshme të punës dhe të jetesës së detarëve,

konventa tregon se si dialogu midis palëve dhe

bashkëpunimit ndërkombëtar. Mund të operojë

në mënyrë konstruktive për pjesën më të madhe

të industrive globale.

Projektligji është në përputhje me

Kushtetutën, e veçanërisht me nenin 49, pika 2,

dhe nenin 59, pika 1/a. Gjithashtu, projektligji

është në përputhje me nenin 59, pika 2 dhe nenin

77 e 99 të MAS, të ratifikuar me ligjin numër

9590, dt. 27. 07. 2006.

Miratimi i këtij projektligji është në

përputhje me angazhimet që rrjedhin nga

kapitulli 14 i planit kombëtar për integrimin

evropian 2014-2020, miratuar me vendim 438,

datë 2. 07. 2014 të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të nenit 10, kjo konventë

rishikon të 35 konventat e mëparshme të ILO-s,

duke i bashkuar ato në këtë konventë dhe në

kodin bashkëlidhur.

Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij

projektligji ngarkohet ministria përgjegjëse për

Transportin Detar dhe institucionet në varësi të

saj.

Projektligji përbëhet nga teksti i konventës,

me 16 nene, si dhe Kodi i Punës Detare. Në të

përcaktohen qartë kërkesat minimale të

punëtorëve në katër rregulloret, për moshën

minimale, që është 16 vjeç, certifikatën

mjekësore, trajnimin dhe rekrutimin në punësim.

Gjithashtu, në të përcaktohen qartë kushtet e

punës, të cilat në kod përshkruhen nga tetë

rregulloret. Gjithashtu, përcaktohen mjedisi i

strehimit çlodhës, ushqimi dhe furnizimi me

ushqime, që përbëhet nga dy rregulloret.

Mbrojtja e shëndetit dhe e kujdesit mjekësor,

mbrojtja e mirëqenies dhe sigurimeve shoqërore,

përmbushja e kërkesave dhe zbatimi i tyre,

domethënë përgjegjësitë që ka shteti shqiptar për

dhënien e punës, për portin dhe për flamurin.

Projektligji nuk shoqërohet me efekte financiare

për buxhetin e shtetit.

Si përfundim, shprehemi se aderimi i

Republikës së Shqipërisë në konventën MLC,

2006 është shumë e rëndësishme, pasi do t’u

garantojë detarëve që punojnë në anijet me

flamurin shqiptar rritjen e standardit të jetesës

dhe punësimin në bordin e anijes. Do të ndikojë

ndjeshëm edhe në rritjen e standardeve teknike e

në performancën e anijeve shqiptare.

Ashtu siç u votua nga të gjithë deputetët e

komisionit ky projektligj, ju ftoj të gjithëve që ta

votojmë edhe sot.

Ju faleminderit!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka deputeti

Aldo Bumçi.

Aldo Bumçi – E nderuara zonja kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë!

Dje, së bashku me disa deputetë të opozitës,

shkuam në një nga rajonet e policisë së Tiranës,

Page 76: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

76

për shkak se një djalë, i cili kishte marrë pjesë në

protestën kundër bunkerit, pardje ishte ndaluar.

Shkuam në rajonin e policisë për të pyetur se

përse ishte ndaluar, kur për më tepër, personi i

ndaluar ishte edhe me krah të thyer. Një person i

tillë nuk mund të ushtrojë dhunë. Nuk kishte

dhunë në atë protestë. Mediet ishin aty.

Në rajonin e policisë, gjatë kohës që

qëndruam aty, për të marrë sqarime nga shefi i

rajonit të policisë, takuam një zonjë të vjetër në

moshë, e cila kishte ardhur për t’u ankuar, sepse

pak ditë më parë i kishin konfiskuar të gjithë

mallin e dyqanit, biznesit të vogël, dhe kishin

ushtruar dhunë ndaj saj. Kishte ardhur të ankohej

në polici për këtë akt, por askush nuk po e

dëgjonte.

Në rajonin e policisë ishin edhe dy zotërinj

të rinj, mesomoshë, të cilët ishin ndaluar për një

ndërtim. Po ndërtonin një shtëpi dhe ishin

ndaluar.

Kjo ishte situata në rajonin e policisë: një

djalë i ri i ndaluar sepse kishte marrë pjesë në

protestën kundër ndërtimit të bunkerit, një zonjë

e vjetër që ankohej për mallin e konfiskuar dhe

dhunën e ushtruar nga inspektorët, dhe dy

persona që ishin ndaluar për një ndërtim.

A ishte një ky një rast atipik? Jo. Gjatë dy

viteve jemi mësuar tashmë me qytetarë që

ndalohen se vendosin tjegullat në shtëpinë e tyre,

për muratorë që ndalohen se rregullojnë një mur,

për ndërtime pa leje, pra që e paskan ndërtuar

Shqipërinë, dhe njerëz që përfundojnë në burg

me procedime penale.

Këto lajme kanë pasuar lajmet e këtyre

ditëve, të qytetarëve që u konfiskohet duhani – jo

duhani i plantacioneve, por i parcelave të vogla –

u konfiskohen delet që shesin – siç doli dikush

para dy ditësh në televizor – u konfiskohen rakia,

turshitë, një biznes fare i vogël, sa për të mbajtur

frymën gjallë; një sulm i dhunshëm, një sulm

brutal kundër njerëzve që punojnë me djersën e

ballit.

Nuk ka njerëz më punëtorë se ata që janë në

biznesin e vogël. Punojnë nga mëngjesi në darkë;

i shikojmë kur kalojnë rrugëve. Dyqanet dhe

shërbimet e tyre janë të hapura nga mëngjesi deri

në darkë. Nuk kanë ditë pushimi as të shtunën e

as të dielën. Mbajnë të gjithë familjen të

punësuar në atë biznes, për bukën e gojës.

Po përse ky sulm brutal, i dhunshëm i

Kryeministrit ndaj një sektori që realisht punon,

që jeton me djersën e ballit? Justifikimi është

evazioni fiskal. Kryeministri thotë se ka një

gropë të madhe në buxhet. Në tetë muaj kemi

183 milionë dollarë gropë në buxhet, që është

krijuar kryesisht nga doganat, nga nafta,

karburantet, mallrat me akcizë. 183 milionë

dollarë gropa, dhe sulmi bëhet ndaj biznesit të

vogël, i cili kontribuon me 4 miliardë lekë të reja

në buxhet, ose 40 milionë dollarë. Kaq është

gjithë kontributi i biznesit të vogël në buxhetin e

shtetit. Të gjitha të ardhurat e doganave dhe

tatimeve në Shqipëri janë 400 miliardë lekë të

reja. Biznesi i vogël kontribuon vetëm 1%, që do

të thotë 4 miliardë. Kjo gropë e madhe në dogana

do të mbushet me 40 milionë. Është e pamundur.

Sa punëson biznesi i vogël? Rreth 120 mijë

qytetarë shqiptarë. Janë rreth 100 mijë biznese të

vogla, me rreth 120 mijë të punësuar, pa

përfshirë biznesin agrar. Shumë punësim, pak të

ardhura. Si shpjegohet ky aksion brutal?

Kryeministri do të nxjerrë “dhjamë nga pleshti”?

Emigrantët tanë gjithë këto vite kanë

punuar në të zezë. Si ka mundësi që ata

vazhdojnë të punojnë në të zezë, në zemër të

Europës? Pse i lejojnë Gjermania, Anglia, Italia?

Mos është një përjashtim për shqiptarët?

Hidrauliku gjerman, që punon me një çmim të

ulët se ai gjerman, punon në të zezë. Askush nuk

ndërmerr një kryqëzatë kundër një shtrese që

është e vetëpunësuar, që krijon të ardhura sa për

të mbajtur veten. Prandaj ekziston ky

informalitet në këtë shtresë, që jep 1% në

buxhetin e shteti, por punëson një numër shumë

të madh të qytetarëve.

Në SHBA janë 12 milionë emigrantë

ilegalë. Me çfarë jetojnë? Duke puna urnë

biznesin e vogël. Por ka edhe me letra që

punojnë në të zezë. Një histori që ekziston në

Europë dhe në SHBA, ekziston kudo. Nuk po

kërkojnë lëmoshë nga shteti, por thonë se janë të

vetëpunësuar. Kjo kryqëzatë është ngritur kundër

120 mijë të vetëpunësuarve.

Pse është pa kuptim ky aksion? Sepse

kontributi në arkën e shtetit është 1%. Cila është

kostoja? Armata e taksidarëve, inspektorëve që

shkojnë dyqan më dyqan. Këta kushtojnë më

tepër se të ardhurat që mund të vilen. Kjo armatë,

me një kartabiankë për presion, a ka mundësi për

korrupsion? Mundësitë janë të jashtëzakonshme?

Nëse rrezikohen për një gjobë 100 milionë, sa

është mundësia që do të marrin lekë?

Page 77: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

77

Kjo është arsyeja që asnjë vend tjetër, me

mirëqenie shumë më të lartë, nuk ka ndërmarrë

aksione të tilla. e dimë nga shqiptarët që punojnë

në të zezë në shumë kryeqytete të Europës. Çfarë

ka prodhuar kjo kryqëzatë kundër punës së

ndershme? Një eksod të frikshëm. Gjatë muajit

gusht, janë 8300 shqiptarë azilkërkues në

Gjermani. Në vitin 2012, numri i azilkërkuesve

ishte 250. Muajin që kaloi ishte 830. Nëse ishim

regjimi që duhej të rrezikohej, duhej të ishin

8000 kërkesa për azil në vitin 2012 dhe 830 këtë

vit. Pse është e kundërta?

Për shkak të këtyre politikave që lindin nga

një qeveri, në radhë të parë, e paaftë. Kjo qeveri

e korruptuar dhe e kriminalizuar, ka një emër:

është e paaftë. Nuk besoj të ketë një

Kryeministër që nuk do që ekonomia të mos

rritet. Një ekonomi që rritet, do të thotë një

qeveri e suksesshme, që qytetarët janë më të qetë

dhe mund të falin edhe arrogancën apo gabime të

tjera. Ka dy vjet që nuk e rrit dot ekonominë,

prandaj do të thotë që është i paaftë.

Mjaftojnë këto të dhëna:

a) Një sulm ndaj biznesit, që po e gjunjëzon

b) Numri i azilkërkuesve, i përafërt me

Sirinë, që është në luftë prej katër vjetësh,

deklarata e ambasadorit amerikan në OSBE, me

datë 17 shtator: “Duhet të shmangim ndikimet

kriminale në qeveri. Kjo është vendimtare që

Shqipëria të ecë përpara” (kur e keni dëgjuar më

parë një deklaratë të tillë, nga partneri ynë më i

rëndësishëm, SHBA-ja?).

c) Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet.

Në faqen 13/1 mendoj se është fjalia më

domethënëse: parimi që qytetarët të votojnë të

lirë. Në raport thuhet: “Të gjitha këto akuza, së

bashku me rastet e vëzhguara gjatë ditës së

zgjedhjeve nga vëzhguesit tanë, ngrenë

shqetësime për mundësinë që votuesit të votojnë

të lirë nga frika dhe shantazhi”. Në cilat

zgjedhje, 2013, 2009, 2005, kur keni qenë ju në

qeveri, kemi pasur një deklaratë të tillë? Këto

janë zgjedhjet e vitit 2015: zgjedhje të njollosura

si asnjëherë.

ç) Një kryeministër që flet si kryetar partie.

Kemi parë një kryeministër që po bëhet gati për

zgjedhje. Ka shkarkuar kryetarë partish, ka

ngritur struktura zgjedhore, grupe pune. Po

merret me partinë – pra është një qeveri e rënë –

dhe po bëhet gati për zgjedhje.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Zonja Albana Vokshi,

në emër të Grupit Parlamentar të PD-së.

Po?

Një minutë, zonja Vokshi.

Ilir Pendavinji – Duke marrë shkas nga

parafolësi, që foli për një sulm brutal ndaj një

personi, te bunkeri apo nuk e di se për cilin rast

bëhet fjalë, do të denoncoj një rast – do të kishte

bërë mirë ta përmendte edhe parafolësi - për

dhunën që bëhet ndaj bluzave të bardha,

konkretisht ndaj doktoreshës Silva Çeliku,

bashkëshortja e profesorit të nderuar Mond

Çeliku, një nga kirurget gjinekologe – onkologe

të vetmet në Shqipëri. Në këtë kuadër, dua t’i

parashtroj këtij parlamenti të marrë masa të forta

ligjore për mbrojtjen e bluzave të bardha. Nuk

mund të vazhdohet kështu. Duhet të kemi

parasysh se në këtë kuadër shumë bluza të

bardha mendojnë edhe për azil.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Zonja Albana Vokshi.

Albana Vokshi – Faleminderit, zonja

kryetare!

Në fakt, ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-

tjetrën, sepse zoti Bumçi shpjegoi se është

arrestuar sot në mes të rrugës njëri nga

protestuesit, i cili ishte në të drejtën e vet

kushtetuese për të protestuar. Ju folët për një

dhunën, të cilën e dënojmë të gjithë, por duhet të

analizojmë edhe shkaqet se pse u ushtrua ajo

dhunë, sepse dhuna në Durrës u shkaktua për

shkak të mungesave që kanë spitalet. Për fat të

keq po ushtrohet dhunë mbi kurrizin e mjekëve.

Të nderuar kolegë, në fakt bërë një çikë si

puna e asaj “Ikën macja, lozin minjtë”: iku

Kryeministri dhe ikën të gjithë ministrat. E dimë

se Kryeministri nuk ka respekt për parlamentin,

por tani të gjithë ministrat, që e imitojnë në çdo

gjë, kanë filluar edhe ata të ikin. Nuk e di të ketë

gjë më të rëndësishme sesa axhenda

parlamentare, ndaj do t’ju kërkoja juve, dhe zotit

Balla, që t’i kërkoni Kryeministrit që, edhe kur të

ikë ai, qeveria të jetë e pranishme për ligjet që po

diskutohen.

Të nderuar kolegë, sot po diskutojmë një

projektligj për aderimin e Shqipërisë në

Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të

Punës (ILO), për punën detare, e cila nuk duhet

konsideruar thjesht si një rutinë e axhendës

parlamentare, por si një mundësi për të reflektuar

mbi aspekte të ndryshme të sigurisë në punë, por

Page 78: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

78

më së shumti për aspekte të ndryshme dhe arsyet

se pse është rritur shkalla e papunësisë.

Ndërkohë që me miratimin e këtij projektligji

garantojmë vetëm në letër sigurinë e

peshkatarëve, qeveria dhe deputetët e mbuluar

me imunitetin kryeministror, i vrasin ata në mes

të rrugës. Madje, edhe brenda institucioneve të

rendit, siç ishte rasti i personave të komunës së

Patokut. Sepse ky është pushtet që vret dhe merr

jetë kur vjen puna të pasuria përmes grabitjes së

pronës së tjetrit.

Mirë do të ishte që këtij projektligji t’i

bashkëngjisnim një projektligj tjetër, ose t’i

shtonim një nën me disa pika, ku të

sanksiononim mbrojtjen me ligj të hapësirës së

peshkatarëve dhe mbajtjes larg të pushtetarëve,

të cilëve u merrni bukën e gojës dhe ushqimin e

fëmijëve. Por ju nuk pranoni të miratoni asnjë

germë që çon drejt dekriminalizimit, siç mund të

ishte rasti në fjalë.

Të nderuar kolegë, vetëm pak javë më parë

komisionerja europiane për çështjet detare, zonja

Damanaki vuri theksin te mundësitë e mëdha që

ka sektori detar për të krijuar vende pune dhe

rritje ekonomike, apo siç e kanë quajtur ato the

blu groëth, apo rritja blu. A po shfrytëzohen këto

mundësi të mëdha që ka Shqipëria, që është një

vend ku ndërtimi i anijeve dhe transporti detar ka

tradita shumë të lashta, që para erës së re, me

flotën ilire të ardianëve, labeatëve, taulantëve,

japodëve, sidomos të liburnëve? Në shekullin e

tretë dhe të dytë para erës së re kjo flotë

numëronte mbi 1 mijë anije. Por përveç kësaj

tradite historike shtojmë këtu dhe një faktor të

rëndësishëm: vendosjen e Shqipërisë në një

pozicion shumë të favorshëm gjeografik në

Juglindje të Ballkanit me rreth 440 kilometra

kufi detar, 5 porte: Durrës, Vlorë, Shëngjin,

Sarandë dhe Porto Romane, si dhe kushtet e

favorshme natyrore. Shqipëria është një vend

shumë i vogël, por që ka potencial të madh me

detet, liqenet, lagunat, me shumëllojshmërinë e

specieve ndër më të rrallat që mund të ekzistojnë

në ujërat e kripura apo të ëmbla. Por të gjitha

këto favore dhe potenciale nuk janë vlerësuar

dhe nuk po vlerësohen ashtu siç duhet për

zhvillimin e sektorit detar. Ai mbetet akoma

shumë i dobët si nga ana teknike, apo dhe nga

niveli i menaxhimit.

Por dua të kthehem 2 vjet prapa në kohë,

atëherë Rama në opozitë, kryetari i opozitës, që

pretendonte se Partia Socialiste ishte e para forcë

politike, e cila kishte një program për zhvillimin

e sektorit detar. Madje akuzonte dhe qeverinë

“Berisha” të asaj kohe se po i vidhte programin

për zhvillimin e këtij sektori. Besoj se të gjithë ju

deputetë të maxhorancës duhet t’ju kujtohet që

Rama asokohe zgjodhi Vaqarin. Pandi nuk e di

pse nga Vaqari ai foli për peshkatarët, e kam

puzzle akoma. Nga Vaqari ai foli për naftën e

peshkatarëve dhe akuzoi që nafta e Sali Berishës

e asaj kohe ishte me çmim shumë të lartë prandaj

dhe peshkatarët shkonin dhe e blinin në vendet e

rajonit me çmim më të ulët. Pra, ua qau hallin

nga Vaqari peshkatarëve duke u premtuar

rilindje dhe respekt!

Më tej, në programin e qeverisë Rama u

premtoi realizimin e projekteve për rilindjen e

kapaciteteve të porteve, rritjen e aftësive

përpunuese të tyre, rritjen e punësimit në

transportin dhe aktivitetet detare, dhe

projektimin e një sistemi modern të transportit

detar.

Por le të ndalemi në disa prej premtimeve

të Ramës, duke filluar nga respekti. Ai u premtoi

atyre respekt. A i ka respektuar Rama në 2 vjet

peshkatarët, të cilët ai i uli për 1 orë në Durrës

dhe gjoja bashkëbisedoi, si dhe u qau hallin

atyre? A i ka takuar qoftë dhe një herë të vetme

për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre të

shumta në këto 2 vjet? Sigurisht që jo. As edhe

një herë, as edhe një minutë. Jam e sigurt që të

gjithë biem dakord për pjesën tjetër të premtimit,

për rilindjen e peshkatarëve dhe të peshkimit,

pasi ky është një sektor i cili po shkon shumë

shpejt drejt falimentimit. Punonjësit e këtij

sektori jo vetëm që nuk kanë rilindur, por,

përkundrazi, kushtet e tyre janë përkeqësuar

ndjeshëm, madje një pjesë e mirë e tyre janë dhe

në kushtet e mbijetesës.

Jetesa e peshkatarëve në Durrës, Vlorë,

Sarandë, Shëngjin dhe Kukës po bëhet çdo ditë

dhe më e vështirë për shkak të kostove shumë të

mëdha që u duhet të përballojnë. Shpenzimet e

tyre shpesh nuk ia vlejnë as atë çka rrjeta e tyre

mund të zërë në det apo në liqen. Kreu i

sindikatës së peshkatarëve thekson se gjendja

është kaq e rëndë sa mund të quhet prag

mbijetese. Kjo mbijetesë, në kushtet e sotme,

thotë ai, është kthyer në një makth të vërtetë. Sot

në peshkim mungojnë të gjithë faktorët kryesorë

Page 79: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

79

për të kryer funksionet normale të një flote

peshkimi.

Çështja e karburantit mbetet problemi

kryesor i peshkatarëve. Pra, ishte ajo që u

premtoi Rama nga Vaqari peshkatarëve. Është e

pamundur të punohet në kushtet kur nafta nuk u

rimbursohet peshkatarëve dhe ata sot janë të

detyruar ta blejnë naftën në Greqi, Itali, Mal të Zi

apo dhe në vendet e tjera fqinje dhe me një çmim

shumë më të ulët se në Shqipëri. Por kjo kurrsesi

nuk mund të jetë zgjidhje, ndaj dhe kreu i

Sindikatës së Peshkimit, zoti Kapiti, tregon për

një paradoks që anijet shqiptare, që kanë

mundësi, shkojnë dhe furnizohen me naftë në

Mal të Zi me rreth 1200 lekë të vjetra litrin.

Ndërsa në vend e kanë të pamundur të

furnizohen. Ata shkojnë dhe blejnë naftën

shqiptare me çmim shumë më të ulët në Mal të

Zi, në vend që ta merrnin po me këtë çmim në

Shqipëri. Ndaj dhe një pjesë e madhe e tyre po

shkon në faliment, jo vetëm në Durrës, por dhe

në rrethe të tjera, saqë ata po nxjerrin dhe

peshkarexhat apo anijet e tyre në shitje.

Por ka dhe probleme të tjera si për

shembull gjendja aktuale e fizike e porteve,

paralizimi i aktivitetit të peshkimit dhe mungesa

e infrastrukturës mbështetëse, duke përfshirë dhe

stabilimentet e peshkimit, si dhe punonjësit që

janë të punësuar në to. Ndotjet urbane, nga

monitorimet e kryera nga autoritetet përkatëse,

sot është 3 herë më shumë se normat e lejuara,

ndërsa në det derdhen vajra, mbetje

hidrokarburesh dhe të ngurta. Kushtet e punës

nuk janë përmirësuar aspak, pavarësisht

premtimit të Ramës. Mungesa e një kantieri ku

anijet të kenë mundësi të riparohen po i shkakton

dëme të mëdha, si dhe mungesa e një tregu të

menjëhershëm për peshkun që mund të zënë në

ditët e tyre me fat. Duke iu referuar vetëm

Durrësit dhe Vlorës, numërohen rreth 260 mjete

peshkimi, por vetëm një pjesë shumë e vogël e

tyre kanë mundësinë të dalin përditë në det. Për

shembull në Vlorë janë rreth 90 peshkarexha, por

vetëm 10-12 prej tyre mund të dalin përditë në

det. Ndërsa në Durrës vetëm 40% e tyre. Pjesa

tjetër nuk kanë asnjë mundësi ekonomike, ose i

kanë mjetet e tyre të dëmtuara apo të mbytura në

ujë.

Të nderuar kolegë,

Sot në fokus të çdo diskutimi duhet të ishte

rritja e punësimit, rritja e mirëqenies së

qytetarëve shqiptarë. Të gjithë ne së bashku, të

majtë dhe të djathtë, duhet të ishim këtu për të

mbrojtur interesat e qytetarëve dhe jo të

pushtetarëve, ndaj sot dua t’ju kujtoj premtimet e

bujshme që bëri Rama vetëm 2 vjet më parë. Ai

premtoi se 95% e shqiptarëve do të kishin taksa

më të ulëta dhe do të kishin një jetë më të mirë

dhe premtoi 300 mijë vende të reja pune. Le të

marrim premtimin e parë, për 95% të

shqiptarëve. Ku janë ato sot? Rrogat nuk janë të

rritura, përkundrazi, rreth 8% e rrogës reale sot

është ulur. Pensionet po ashtu. Ndërkohë kemi

rritje të taksave, të të gjitha taksave, rritje të

çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të

ilaçeve etj.

Pra, 95% e shqiptarëve sot është më e

varfër se kurrë. Po për 300 mijë vendet e reja të

punës çfarë bëhet? Rama atëherë premtoi se nga

kjo 300 mijë vende dhe e detajoi kur tha se 150

mijë vende të reja pune do të jenë në bujqësi dhe

blegtori, 40 mijë vende të tjera pune dhe 12 mijë

vende shoqëruese në industrinë prodhuese, 15

mijë vende të reja pune në sektorin detar, apo në

sektorë që lidhen me të, 4 mijë vende të reja

përmes zhvillimit të industrisë, teknologjisë së

informacionit, 11 mijë nga mbështetja e turizmit

dhe 62 mijë vende pune përmes reformimit të

programit të ndihmës ekonomike.

Nuk do të merrem me pjesën tjetër, por do

të fokusohem te 15 mijë vendet e reja të punës që

ai premtoi në sektorin detar. Sa vende janë shtuar

deri më sot? Asnjë! Dhe kjo përgjigje nuk vjen

nga opozita. Ne pyetëm personin që ishte nga

Ministria e Transportit në komision, se sa ishte

numri i të punësuarve, apo sa ishte rritur apo

kishte zbritur numri i të punësuarve në sektorin

detar.

Për pyetjen e dytë nuk kishte përgjigje, por

na dha një përgjigje që numri total i të

punësuarve ishte 950. Pra, mendoni vetëm 950 të

regjistruar në sektorin detar. Ku shkuan 15 mijë

vende pune që premtoi Rama? Minimalisht deri

tani duhet të kishte shtuar 7 mijë vende pune.

Tani ose nuk ka rritur asnjë vend pune, ose ka

rritur dhe është krejt informale. Pra, te njëra prej

të dyjave Rama përsëri ka dështuar.

Në fakt, nëse ka një gropë të zezë në

historinë e dështuar të kësaj qeverisjeje është

punësimi. Premtuat pa asnjë përgjegjësi 300 mijë

vende pune dhe në fakt jo vetëm nuk keni hapur

vende të reja, por e sigurt është se minimalisht

Page 80: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

80

keni mbyllur mijëra vende pune nga falimentimi

i bizneseve të vogla në këto 2 vjet dhe nga ajo që

ju po e quani “aksion kundër informalitetit”, i

cili po bie si barrë vetëm mbi biznesin e vogël

dhe vetëm mbi qytetarët më të varfër të

shoqërisë. Sepse papunësinë, këtë farë të

mjerimit dhe të skamjes, ju e hodhët si në tokë

dhe në det. Sot papunësia është mikrobi dhe

virusi më i rrezikshëm që qarkullon në ajër këtu

te ne. Dhe nëse do të pyesni për treguesit se ku

janë, të dhënat, pasojat reale që vërtetojnë

hamendësitë, vajmedet të opozitës, siç thotë edhe

Kryeministri Rama, unë do rendisja një pjesë

prej tyre. Kemi një rritje progresive të

azilkërkuesve ku shqiptarët vijojnë të kryesojnë

nga Europa në kampet e Gjermanisë dhe në

vendet e tjera me mbi 70 mijë vetëm në 9 muajt e

fundit. Pra, shqiptarët janë dorëzuar, po ikin nga

varfëria dhe ikin, sepse janë të pashpresë. Eksodi

ekonomik është prova e gjallë se në Shqipëri

është rikthyer pushteti totalitar. E para.

E dyta, numri i vetëvrasjeve të shqiptarëve

të dëshpëruar, të pamundur për të gjetur një vend

pune, më së shumti janë kryefamiljarë, madje

janë kryefamiljare gra.

E treta, Shqipëria numëron armatën më të

frikshme të fëmijëve të rrugës, të pangrënë dhe të

panxënë. Janë rreth 50 mijë dhe që punojnë në

skllavëri për të siguruar të ardhurat për familjet.

E katërta, pavarësisht propagandës apo

retorikës së numrave, në Shqipëri gratë dhe

vajzat janë më të diskriminuarat dhe janë

viktimat më të mëdha të papunësisë. Statistikat e

fundit të INSTAT-it tregojnë për rritje të

papunësisë ndër gra dhe ulje minimale të

papunësisë ndër burra. Por ajo që të vret më

shumë është rritja e papunësisë te vajzat nga 19

vjeçe deri në 35 vjeçe. Janë fshirë me prepotencë

kriminale, me një të rënë të lapsit, qindra mijëra

njerëz nga listat e ndihmës ekonomike.

Kontingjentet më të papuna janë pikërisht

komunitetet e margjinalizuara, romët, egjiptianët,

homoseksualët dhe gratë e divorcuara, sepse kjo

qeveri nuk solli asnjë shpresë për ta, e jo më të

rilindte buzëqeshjen dhe mundësitë për këta

njerëz. Statistikat zyrtare referojnë punësimin në

rënie të lirë. Afro 30% e popullsisë jeton nën

varfëri ekstreme. E keni qejf këtë pjesë ju,

Taulant.

Statistikat flasin për një trefishim të numrit

të familjeve që jetojnë me vetëm 2 mijë lekë të

rinj në muaj të ardhura që shteti jep për pagesën

e ndihmës ekonomike. Shqiptarët kanë reduktuar

konsumin duke e krahasuar me fundvitet `80,

kohë kur raftet e ushqimoreve ishin bosh, ndërsa

sot supermarketet dalin me bilanc humbjeje nga

skadenca e mallit që nuk po blihet. Qendrat

shëndetësore janë kthyer në spitale lufte, ku

mungojnë ilaçet dhe materiale mjekësore, dhe

personeli mjekësor ndahet në partizanë dhe

gjermanë, sipas biografisë së inspektorëve të

partisë në zonë. Shkollat janë kthyer në

vendpunësime të militantëve ku mësuesit e

kualifikuar mbeten në provimin e zarfit që nuk

dorëzojnë në DAR-ët e qeverisë.

E pra, kolegë socialistë dhe ministra jo

prezentë, unë mund të rendis dhe dhjetëra

deduksione të tjera për realitetin e errët të

papunësisë dhe varfërisë në vend, por tashmë kjo

nuk sjell asnjë impakt te ju. Dhe janë faktet e

sipërrenditura që ju vënë në pozitë shumë të

vështirë me referencat ligjore të kësaj konvente,

pasi ju jeni në kushtet e shkeljes flagrante edhe të

disa konventave të tjera ndërkombëtare si ajo e

punës së detyrueshme, e shpërblimit të barabartë

mbi diskriminimin, mbi moshën minimale,

konventa mbi format e rënda të punës së

fëmijëve etj. Po këtu diskutohet dhe debatohet pa

fund për krizën, ndërkohë që akrepat e orës suaj

punojnë me ritëm tjetër. Me ritmin e vrapit për të

grabitur dhe vjedhur sa më shumë e sa më parë.

Ajo çka duhet t’ju tronditë nga themelet është

paraliza totale e ekonomisë, financave dhe

tregut, ndërkohë që Rama lektron për investitorët

e huaj kur shifrat flasin me kokëfortësi për

pikiata të rënda, si për investimet e huaja, ashtu

dhe për të brendshmet.

Të nderuar qytetarë shqiptarë,

Shqipëria është zhytur në serialin e

skandaleve qeveritare dhe familjet shqiptare po

përjetojnë krizën sociale të shekullit.

Kryeministri vetëm disa ditë më parë pranoi se të

preferuarit e listës së deputetëve nuk janë

përfaqësuesit tuaj, por të fortët e votave, ata që e

blejnë dhe e shesin atë, e shesin këtë gjësend që i

plotëson ëndrrën kryeministrore. Na Vjenë

raporti i OSBE-ODIHR-t çimentoi provat e

pakundërshtueshme të opozitës, se zgjedhjet e 21

qershorit u blenë nga paratë e krimit që

lundronin në nëndetësen rilindëse.

Sot, të nderuar shqiptarë, Vendi gjendet në

fazën e tij më të errët, ku krimi dhe dhuna i

Page 81: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

81

drejtohen qeverisë dhe varfëria e mjerimi i ka

gjunjëzuar shqiptarët në pamundësi për të

reaguar, sepse unë i kuptoj fare mirë dhe nuk

pres reagimet publike nga nëpunëset gra dhe

vajza të administratës dhe institucioneve që

shantazhohen nga mëngjesi deri në darkë për

vendin e punës. I kuptoj mirë bizneset dhe

sipërmarrje, që me një sakrificë dhe vetëmohim

mbajnë të punësuarit, kur hanxhari i tatimeve

dhe i doganave është mbi krye dhe kërcënon me

gjobat mbi 10-milionëshe. Ashtu sikurse jam e

bindur se vetëdija publike është e ndezur më

shumë se kurrë që kjo qeveri, që përfaqëson dhe

prodhon vetëm krizë, nuk po sjell as të ardhura,

as punësim, as investim, por mbi të gjitha ka

errësuar dritën e shpresës. Mosbindja civile është

gjykimi më i drejtë për të mbrojtur të drejtën për

jetën.

Dhe në mbyllje të fjalës sime, unë kisha një

këshillë, në fakt, për Kryeministrin, edhe në

mungesë, që, në prag të një feste të madhe,

sikurse është ajo e Bajramit nesër, paratë e

pikturave të mundohet t’i çojë për një sadaka,

sepse kurbanet e tij të mbrapshta po marrin

vetëm mallkime nga shqiptarët që po i rrënon

keq e më keq.

Qeveria dhe maxhoranca është një krim

që do të marrë ndëshkim popullor shumë më

parë se ju e mendoni.

Mandatin më të gjatë e të paprekshëm e

ka sovrani, që ju e thyet në besë dhe po i merrni

frymën në terror. Ky është fundi juaj, sepse ne do

të risjellim rilindjen e vërtetë, atë europiane të

shqiptarëve.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka zonja

Klodiana Spahiu, në emër të Grupit Parlamentar

të Partisë Socialiste.

Klodiana Spahiu – E nderuara zonja

drejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë,

I respektoj të dy kolegët parafolës,

kryetaren e komisionit dhe zotin Bumçi, por më

vjen keq shumë për peshkatarët, sepse nuk u fol

asnjë fjalë për konventën. Realisht është një

konventë aq e rëndësishme dhe në zbatim të saj

kemi një projektligj për të cilin kanë punuar aq

shumë profesionalistë nga Ministria e Transportit

dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Pikërisht për të hedhur poshtë të gjitha

sa u thanë këtu, hyn në fuqi kjo konventë për të

realizuar një cilësi pune dhe një shëndet më të

mirë, një siguri në punë për këta peshkatarë dhe

detarë.

Se ku ishit ju kur vuanin peshkatarët

dhe detarët, unë nuk e di, por që më vjen keq

shumë se ju kërkoni ministrat. Por të vijnë

ministrat dhe të dëgjojnë të lexohen të njëjtat

hartime në çdo seancë, për Zotin, është bërë e

bezdisshme edhe për ne dhe nuk dimë çfarë të

bëjmë; kemi filluar të marrim libra të tjerë me

vete me lexu se kështu nuk shtyhet mo.

Nuk ka ministër që të vijë të dëgjojë të

njëjtin hartim. Ju lutem shumë, hajdeni t’i

kthehemi profesionalizmit!

Ishte një konventë shumë e rëndësishme

kjo e sotmja. Punuam në komision me kryetaren

e komisionit, që sapo foli, dhe u munduam

shumë që të bindnim edhe anëtarët e komisionit

që konventa... dhe e miratuam të gjithë bashkë.

Nuk e kuptoj tani pse kur vijmë për të diskutuar

dhe për të informuar qytetarët shqiptarë se me

çfarë ka të bëjë konventa, këtu flasim për atë që

duam ne, sipas qejfit.

Unë dua të fokusohem te konventa, tek

objektivi, te qëllimi dhe të falënderoj të gjithë ata

njerëz profesionalistë që kanë punuar edhe me

PD-në, edhe me PS-në, dhe që kanë realizuar

Kodin e Punës Detare dhe rregulloren për këta

detarë dhe peshkatarë të nderuar!

Objektivi është, nga njëra anë, vendosja

e një niveli minimal të të drejtave të detarëve

dhe, nga ana tjetër, sigurimi i interesave

ekonomikë, përmes konkurrencës së ndershme,

për cilësi të pronarëve të anijeve.

Për mua si qytetare e Durrësit ky

projektligj është shumë i rëndësishëm, ndoshta

edhe i munguar.

Sektori i detarisë dhe i peshkimit luan

një rol shumë të rëndësishëm në të ardhurat dhe

në mirëqenien e qytetarëve durrsakë.

Realisht ndër vite, edhe për shkak të

profesionit, jam njohur dhe përballur me shumë

probleme të këtyre njerëzve që kryejnë një

profesion shumë të vështirë. Megjithatë,

shpeshherë ato janë përballur me mungesa totale

përgjegjësie nga ana e ofruesve të punës dhe kjo

ka ndodhur për shkak të një kuadri legjislativ të

munguar në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në

punë të detarëve.

Objektivi i këtij projektligji është i

qartë: vendosja e një niveli minimal të të drejtave

Page 82: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

82

të detarëve dhe, nga ana tjetër, sigurimi i

interesave të pronarëve të anijeve.

Gjej rastin të falënderoj stafin e

Ministrisë së Transporteve, që në bashkëpunim

me Ministrinë e Mirëqenies kanë punuar për

hartimin e këtij projektligji prej 16 nenesh, si dhe

të Kodit të Punës Detare, bazuar në Konventën e

Organizatës Ndërkombëtare për Punën Detare,

që është bërë në Gjenevë në vitin 2006. Janë

rishikuar 35 konventat e mëparshme të ILO-s,

duke u bashkuar në këtë konventë, e cila ka

bashkëngjitur edhe Kodin e Punës Detare.

Projektligji është në përputhje me

programin e qeverisë, i cili në kapitullin e

integrimit në Bashkimin Europian përcakton se

zbatimi me korrektësi i Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit, përmbushja e pjesës së

mbetur nga 12 prioritetet e planit të veprimit janë

elemente kryesore për cilësinë dhe shpejtësinë e

procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Miratimi i këtij projektligji është në

përputhje edhe me angazhimet që rrjedhin nga

kapitulli 14 i Planit Kombëtar për Integrimin

Evropian (PKIE) 2014 -2020, miratuar në korrik

të vitit 2014 në Këshillin e Ministrave.

Do të doja të përmendja shkurtimisht

disa nga problematikat kryesore që gjejnë

zgjidhje në zbatimin e këtij Kodi. Kërkesat

minimale të punës së detarëve në anije, ku

përcaktohet saktësisht mosha minimale,

certifikata mjekësore që duhet të kenë detarët,

trajnimi dhe kualifikimi që duhet të kenë detarët,

rekrutimi dhe punësimi, të cilat duhet t’i

nënshtrohen detarët.

Rëndësi e veçantë u është kushtuar edhe

kushteve të punës së detarëve:

Marrëveshjet e punës së detarëve

synojnë të sigurojnë që detarët të kenë një

marrëveshje pune të drejtë; paga synon të

sigurojë që detarët të paguhen për shërbimin e

tyre; orët e punës dhe orët e pushimit synojnë të

sigurojnë që detarët të kenë orë pune dhe orë

pushimi të harmonizuara; e drejta për leje e të

tjera, që përmendet në rregullore, synon të

sigurojë që detarët të kenë leje të mjaftueshme;

riatdhesimi synon të sigurojë që detarët të jenë

në gjendje të kthehen në shtëpi; kompensimi i

detarit për humbjen ose mbytjen e anijes synon

të sigurojë që detarët të kompensohen në rast se

anija do të dëmtohet ose do të mbytet;

sasia/numri i personelit synon të sigurojë që

detarët punojnë në bordin e anijeve me personel

të mjaftueshëm për mbarëvajtjen e sigurt, të

efektshme dhe të garantuar të anijes; zhvillimi i

karrierës dhe aftësive profesionale, si dhe

mundësitë për punësimin e detarëve synojnë të

nxisin zhvillimin e karrierës dhe aftësive

profesionale, si dhe mundësitë e punësimit për

detarët. Këtu dua të ndalem pak më shumë, sepse

disa ditë më parë të rinjtë e Durrësit dhe të

zonave përreth kanë pasur një mundësi më tepër

për të marrë një profesion apo zanat që u

përgjigjet, së pari, standardeve të certifikuara

europiane, por edhe kërkesave të tregut, sepse

Ministria e Mirëqenies në bashkëpunim me

rajonin e Emilia Romagna-s në Itali kanë

vendosur që ta kthejnë shkollën teknologjike

profesionale “Hysen Çela” në Durrës në një

institucion model të arsimit profesional në

fushën e ekonomisë detare. Për këtë qëllim është

nënshkruar edhe marrëveshja e binjakëzimit mes

kësaj shkolle dhe një shkolle profesionale të

bashkuar të peshkimit që gjendet në Itali.

Në këtë rregullore do të theksoja që

përmenden edhe mjediset ku do të jetojnë detarët

dhe peshkatarët gjatë kohës së punës së tyre, por

do të ndalesha kryesisht edhe te mbrojtja e

shëndetit, kujdesi shëndetësor, mbrojtja e

mirëqenies dhe sigurimi shoqëror. Këto janë disa

nga problematikat, të cilat me të vërtetë detarët

dhe peshkatarët janë përballur vazhdimisht dhe

nuk kanë gjetur zgjidhje, kryesisht ato që janë në

të zezë. Këto synojnë të mbrojnë shëndetin e

detarëve dhe të sigurojnë kujdes të shpejtë të

shëndetit në bordin e anijes dhe në tokë. Po

ashtu, përgjegjësitë e pronarëve të anijeve

synojnë t’i sigurojnë detarët që janë të mbrojtur

nga pasojat financiare të sëmundjeve, të

dëmtimeve apo vdekjeve që ndodhin në lidhje

me punësimin e tyre.

Të nderuar kolegë, këto janë disa nga

zgjidhjet që do të vijnë nëpërmjet vënies në

zbatim të kësaj rregulloreje dhe këtij Kodi të

Punës.

Mbrojtja e shëndetit, sigurisë dhe

parandalimi i aksidenteve synon të sigurojë që

mjedisi i punës së detarëve në bordin e anijeve të

jetë pro shëndetit dhe sigurisë profesionale.

Ne e kemi diskutuar shumë gjatë në çdo

seancë në luftën kundër informalitetit dhe ju jeni

shprehur dhe vazhdoni të shpreheni, e dëgjova

Page 83: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

83

edhe kolegun parafolës, që mbështesni

informalitetin në biznesin e vogël.

Unë jam dakord që ju dhimbset biznesi i

vogël, por siç ju dhimbset juve, na dhimbset

edhe neve, pa dyshim, por duhet të kuptoni një

gjë shumë të rëndësishme, që e dini mirë të

gjithë, por bëni sikur nuk e kuptoni: nëse nuk

frenohet ky informalitet dhe te biznesi i vogël,

vallen e bën biznesi i madh. Këtë e dinë të gjithë.

Por këtu vini e mendoni që kjo është mënyra juaj

për të ngritur ata njerëz kundër qeverisë. E

kuptoni që e keni gabim, sepse kjo është e

vërtetuar.

E keni marrë shuplakën e parë, e keni marrë

shuplakën e dytë dhe pastaj vini përsëri këtu dhe

bëni rolin e qaramanit!

Më vjen shumë keq, sepse kjo punë është

kthyer sikur po bëni dialog me vetveten dhe me

të vërtetë kur ne vijmë për të diskutuar një

projektligj ose për ratifikimin e një konvente kaq

të rëndësishme, dalin totalisht jashtë vëmendjes

grupet e interesit.

Në vend që sot këtu nga kolegët parafolës

të flitej që nëpërmjet kësaj konvente do të gjejnë

zgjidhje të gjitha problematikat që unë ju

përmenda, këtu flitet vetëm për peshkatarët dhe

harroni që peshkatarët aty kanë qenë. Porti i

Durrësit aty ka qenë.

Ju lutem shumë, mundohuni të jeni

efiçientë! Unë e bëj thirrjen gjithmonë, por, siç

duket, vazhdon historia e hartimeve dhe kështu

do të vazhdojë ky parlament: gjithë kohën me

hartime.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Këtu përfundojnë

diskutimet edhe për këtë projektligj.

Kalojmë në projektligjin e fundit “Për

miratimin e kontratës së koncesionit të formës

BOT (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një

porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës

ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti

MBM”.

Nuk ka deputetë që të kenë regjistruar

emrin.

Ministri ka ndonjë gjë për të prezantuar?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në rregull.

Atëherë, kalojmë direkt në shprehjen e

grupeve, por përpara se t’ju them këtë, dua t’u

kujtoj drejtuesve të grupeve parlamentare që

maksimumi për gjysmë ore votohet. Kështu që i

thërrisni deputetët të jenë për votim.

Fjalën e ka zoti Gjergji Papa, në emër të

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Përgatitet deputeti Gentian Bejko.

Gjergji Papa – Faleminderit, zonja

nënkryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Për të qenë korrekt edhe me vërejtjet e

maxhorancës, deputetët e opozitës do të flasin

për projektligjet, por do të thonë edhe mendimet

e tyre për situatën aktuale në vend. Edhe unë

fillimisht do të them dy fjalë për projektligjin për

të cilin po diskutohet.

Sot propozohet për miratim kontrata e

koncesionit për një periudhë prej 35 vjetësh

midis Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti

MBM” të formës BOT që do të thotë ndërtim,

operim dhe transferim të së drejtës së pronësisë

dhe operimit në përfundim të marrëveshjes së

koncesionit të një porti të llojit MBM, Multi

Buoy Mooring në Porto Romano, Durrës, i cili

do të pranojë përpunimin e mjeteve lundruese që

transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20

mijë tonë.

Projekti është një investim privat, i cili

parashikon realizimin në një periudhë kohore

prej 18 muajsh, nga data e fillimit të punimeve të

portit të ankorimit MBM, me thellësi zhytjeje

18-20 metra, i cili mundëson pritjen e anijeve me

kapacitet mbi 20 mijë tonë dhe që vlerësohet t’i

çojë importet dhe eksportet e karburanteve në 1

milion tonë në vit, nga të cilat 40% për eksport.

Aktualisht, infrastruktura e kufizuar e

terminaleve ekzistuese limiton mundësinë e

ankorimit të anijeve cisternë me kapacitet më të

madh se 20 000 tonë.

Zhvillimi i këtij projekti në Porto Romano,

ku janë të përqendruara më shumë se 85% e

kapacitetit të magazinimit dhe ruajtjes së

karburanteve, duke u integruar me

infrastrukturën aktuale, do të rezultonte në rritjen

dhe në shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve të

magazinimit, të cilat aktualisht shfrytëzohen

vetëm në 60% të tyre.

Gjithashtu, investimi në këtë zonë do të

rezultonte me kosto të reduktuara dhe do të ishte

efektiv edhe në terma financiarë.

Projekti parashikon realizimin e një sistemi

bovash rreth 2500 metra nga linja bregdetare në

Page 84: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

84

afërsi të Porto Romanos. Në këtë largësi vihet re

një thellësi rreth 20 metra e projektuar për të

pritur anije me gjatësi 250 metra dhe me një

thellësi zhytjeje rreth 15 metra.

Fushat e bovave, të quajtura MBM,

përbëjnë një nga mënyrat e para të përdorimit për

ankorim në det të hapur.

Duke pasur parasysh kapacitetin e

kufizuar të përpunimit të anijeve që transportojnë

hidrokarbure, porti i ri do të bëjë të mundur

shkarkimin e anijeve me kapacitet më të madh se

20 mijë tonë. Kjo do të sjellë uljen e çmimit të

karburanteve në Shqipëri, për shkak të uljes së

çmimit të transportit dhe çmimeve më të mira

nga rafineritë për shkak të volumit më të madh.

Gjithashtu, me anë të këtij projekti

synohet që Shqipëria të kthehet në një vend

furnizimi edhe për rajonin.

Për arsyet që përmenda më lart, Grupi

Parlamentar i Partisë Demokratike shprehet pro

miratimit të kësaj kontrate koncesionare.

Pavarësisht votës pro, ne i tërheqim

vëmendjen autoritetit kontraktues, pra Ministrisë

së Transportit dhe Infrastrukturës, për

monitorimin dhe respektimin rigoroz të kontratës

së koncesionit për një konkurrencë të ndershme,

që do të thotë të pranojë në këtë port për

përpunim vetëm mjete lundruese që

transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20

mijë tonë.

Gjithashtu, autoriteti kontraktues duhet

të ushtrojë një mbikëqyrje të përgjithshme gjatë

realizimit të projektit dhe vënies në punë, me

synim që të verifikojë cilësinë e punimeve, që

ato të jenë në përputhje me programin e

përgjithshëm të realizimit dhe të

dokumentacionit të projektit.

E themi këtë, sepse zona ku do të

ndërtohet ky port, rreth 2500 metra linjë

bregdetare në afërsi të Porto Romanos është një

zonë ku kryqëzohen shumë erëra të forta për të

eliminuar aksidentet e mundshme të derdhjes së

karburanteve në det, gjë që do të jetë me pasoja

katastrofale për mjedisin.

Do ta votojmë pro këtë projektligj,

sepse, ashtu sikundër përmenda më lart, ky

projekt do të ndikojë në uljen e çmimit të

karburanteve në Shqipëri për shkak të uljes së

çmimit të transportit; do të ndikojë në uljen e

çmimit të naftës në Shqipëri që po arrinë shifra

rekord, s i rezultat i taksave të rritura mbi

qarkullimin nga qeveria.

Kryeministri vazhdon me kokëfortësi të

mbaja taksa të rritura mbi qarkullimin, duke

refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës.

Kryeministri sot në fjalën e tij, pohoi uljen

e çmimit të naftës në tregun botëror, por në

Shqipëri çmimi i naftës vazhdon të mbetet

shumë i lartë. Mjafton të përmendim krahasimin

e çmimit midis Shqipërisë dhe vendit fqinj

Maqedonisë ku diferenca në çmim është 600

lekë. Në Maqedoni çmimi i një litër nafte është

600 lekë më i lirë sesa në Shqipëri. Çmimi i lartë

i naftës në Shqipëri, siç e thamë, është më i larti

në rajon, po shkakton edhe më shumë kosto dhe

varfëri te qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të

kundrojë nga larg me qetësi këtë plagë

ekonomike. Shqipëria është i vetmi vend ku

çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej

dy vjetësh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat

dhe pensionet.

Çmimin e lartë të karburantit më shumë se

kushdo e ndiejnë fermerët. Para dy vjetësh, para

zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 Partia

Socialiste, u premtoi fermerëve, se kur të vinte

në pushtet do të zbatonte programin e furnizimit

me naftë pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet

rurale të ngjashme, si edhe do të hiqte taksën e

qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe

peshkimin. Por në fakt, për fermerët nuk ka as

heqje të akcizës së naftës për punimet bujqësore,

as heqje të taksës së qarkullimit për karburantin

që përdoret nga mjetet e mekanikës bujqësore.

Ata vazhdojnë ta blejnë naftën për punimet

bujqësore po aq sa dhe automjetet, ndërkohë që

mjetet e mekanikës bujqësore nuk kanë të bëjnë

fare me taksen e qarkullimit të automjeteve.

Rritja e taksës, për pasojë edhe rritja e

çmimit të karburanteve për bujqësinë, po rrit me

20% koston e punimeve dhe të shërbimeve

bujqësore, si edhe koston e transportit të

mallrave të tyre. Kjo do të thotë 20% më pak të

ardhura për fermerët, ose një çmim 20% më të

lartë në treg për të përballuar taksat ekstra të

qeverisë, duke ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë

në treg të prodhimeve tona bujqësore. Nga këto

tarifa dhe çmime skandaloze të karburantit, po

përfitojnë miqtë dhe klientët e qeverisë, që po

pasurohen çdo ditë e më shumë në kurriz të

qytetarëve.

Page 85: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

85

Evazioni dhe kontrabanda kanë arritur në

shifra rekord, sidomos në një nga artikujt e

akcizës, siç është nafta.

Vetë ministri i Financave e ka pranuar

gjendjen e patolerueshme dhe dështimin e madh

të kësaj qeverie në drejtimin dhe menaxhimin e

këtij sektori kyç, që është dhe burimi kryesor i të

ardhurave për buxhetin e shtetit.

Partia Demokratike ka denoncuar

kontrabandën kolosale të naftës “virgin” në sasi

prej qindra mijëra tonësh, që hyn në Shqipëri me

dokumente të falsifikuara, sikur do të çohet në

rafineritë e naftës, ndërsa në fakt hidhet në

tregun e shitjes me pakicë, duke e përzier me

karburantin, i cili tregtohet për qytetarët që kanë

në zotërim një automjet. Dëmi i kësaj

kontrabande është i shumëfishtë. Miliona euro

dëme për arkën e shtetit, mijëra automjete të

qytetarëve të dëmtuara nga cilësia e keqe e naftës

së përzier, impakt shumë negativ në cilësinë e

ajrit, si edhe në ndotjen e mjedisit.

Ekonomia shqiptare është drejt rrënimit.

Taksat u rritën, akcizat u rritën, për pasojë u

rritën çmimet. U rrit varfëria, mjerimi dhe

papunësia.

Drejtues të maxhorancës tani po e pranojnë

dështimin e politikës së taksave të larta në kohë

krize, e cila ka rrënuar sipërmarrjen e lirë,

ekonominë familjare dhe atë kombëtare.

Kryeministri gënjeu sot këtu në parlament,

kur tha se opozita po u bën thirrje bizneseve:

“Mos u regjistroni, mos paguani tatimet!”. Kjo

nuk është aspak e vërtetë. Partia Demokratike e

ka deklaruar qartazi qëndrimin e saj. Ne jemi për

taksa të ulëta, për luftë pa kompromis kundër

korrupsionit, barazi para ligjit, konkurrencë të

ndershme, ekonomi transparente dhe formale.

Nga 1 shtatori qeveria ka nisur të

ashtuquajturin aksionin kundër evazionit dhe

informalitetit për të mbushur sadopak gropën e

madhe prej 200 milionë dollarësh të evazionit,

korrupsionit dhe të kontrabandës. Ndërsa dy vitet

e para të qeverisjes u mburr me arritjet edhe në

këtë drejtim, pas rënies alarmante të të ardhurave

këtë vit, befas qeveria u kujtua për shkallën e

lartë të informalitetit dhe nisi sulmin frontal.

Çfarë ka bërë qeveria këto dy vjet? Pse e ka

lejuar këtë informalitet dhe evazion fiskal? Ku

shkuan paratë? Kush ka mbajtur përgjegjësi?

Askush!

Zbatimi në praktikë dhe gjuha agresive e

Kryeministrit në këtë aksion, ka bërë që biznesi i

vogël mos ta shohë qeverinë si partner, por si

armik. Mijëra kontrolle të dhunshme dhe

arrogante janë sulur në bizneset e vogla dhe

sipërmarrjet familjare që sigurojnë ushqimin e

përditshëm me një dyqan.

Kjo lloj reforme, e aplikuar në këtë mënyrë,

jo vetëm që nuk do të funksionojë, por do ta

paralizojë dhe atë pak të ashtuquajtur ekonomi

që lëviz me zor. Kjo shihet më së miri te dyqanet

e vogla ushqimore të lagjeve.

Qeveria po godet biznesin e vogël për të

mbuluar evazionin që bëjnë kompanitë e mëdha,

të lidhura me të. Evazioni u krijua nga rreth 6% e

biznesit dhe drurin po e hanë 94% të tjerët.

Asgjë nuk do të arrihet pa goditur evazorët dhe

kontrabandistët e mëdhenj të klientelës

qeveritare, të cilët kanë marrë paratë që duhej të

kishin përfunduar në arkën e shtetit.

Këto para janë kthyer në pasuri për një

grusht njerëzish, miq të qeveritarëve, si edhe janë

përdorur për të blerë vota.

E vetmja gjë normale sot në këtë vend, do

të ishte një reagim i fortë qytetar. Kjo duhet të

jetë e vetmja përgjigje për zullumet e kësaj

qeverie.

Faleminderit!

Valentina Leskaj – Fjalën e ka zoti Bejko

në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste.

Gentian Bejko - E nderuara drejtuese e

seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Në kundërshtim me opinionin e kolegut të

nderuar parafolës të opozitës, unë mendoj se

qeveria dhe shteti shqiptar tashmë janë në

drejtimin e duhur dhe besoj se me përpjekjet tona

maksimale atë drejtim dhe atë qëllim do ta

realizojmë me objektivin e qartë dhe të thjeshtë

për rritjen e mirëqenies, të stabilitetit ekonomik

të shoqërisë shqiptare dhe të çdo familjeje

shqiptare.

Një nga këto përpjekje është edhe kjo

kontratë, aktmarrëveshje që miratojmë sot në

parlament, si një kontratë koncesionare për

rritjen e përpunimit të naftës në Shqipëri dhe

uljen e kostove të përpunimit dhe të transportit.

Kjo aktmarrëveshje ka si pika kryesore: rritjen e

kapaciteteve të përpunimit dhe uljen e kostove të

transportit, pasi synimi i saj është që në portet

Page 86: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

86

shqiptare, sidomos në portin e ri që planifikohet

të ndërtohet në bazë të kësaj aktmarrëveshje të

kenë mundësi të hyjnë anije të tonazhit të lartë,

ashtu siç e cilësoi parafolësi: mbi 20 mijë tonë,

në mënyrë që të ketë edhe një ulje të kostove të

transportit, por edhe një ulje të kostove të

përpunimit të naftës në Shqipëri, për pasojë të

uljes së çmimit të naftës në tregun shqiptar.

Kjo aktmarrëveshje ka avantazhe të tjera,

ka interes publik, sepse do të nxisë edhe një

numër të caktuar fuqie punëtore, pra do të rrisë

punësimin për aq sa mundet, por ajo që vlen për

t’u përmendur është zbatimi apo aplikimi i një

teknologjie të përparuar siç ishte ky i sistemit të

bovave, i cili ndihmon në mbrojtjen e mjedisit,

pra nuk e dëmton përfundimisht atë, por ka një

sistem të tillë që në çdo rast mund të çmontohet

dhe të largohet nga aty për në një destinacion

tjetër, si dhe do të rrisë edhe të ardhurat në

buxhetin e shtetit, nëpërmjet taksave apo

tatimeve mbi fitimin dhe përpunimin e këtij

procesi.

Një nga elementet që kjo aktmarrëveshje

më kujton është edhe një diskutim që është bërë

para një viti dhe disa muajsh në këtë parlament,

në raport me koncesionet që qeveria e

mëparshme jepte në përfitim të kontraktorëve të

tjerë, të palëve të treta, ku vlen për t’u përmendur

që koncesione, të cilat ishin investime të buxhetit

të shtetit apo të agjencive shtetërore, ndërkohë që

jepeshin me koncesion me tarifa totalisht

abstrakte. Këtu mund të përmend një rast shumë

ekstrem: në portin detar të Durrësit është dhënë

një koncesion, ku shteti apo Autoriteti Portual

kanë bërë të gjithë investimin me financimin me

kredi nga Banka Botërore. Autoriteti Portual

merr mbrapsht vetëm 10% të xhiros këtij biznesi,

ndërkohë që përfituesi merr pjesën më të madhe.

Në raport me investimin është një çmenduri

totale, pasi të gjitha kostot dhe barra e financimit

të këtij projekti bien mbi buxhetin e shtetit dhe

mbi taksapaguesit shqiptarë.

Meqenëse sot në qendër të vëmendjes ishin

edhe amendimet e ligjit “Për tatimet” , do të doja

të cilësoja vetëm një moment, i cili vazhdimisht

është përmendur nga opozita, sulmimi i

bizneseve, apo fryma armiqësore ndaj bizneseve.

Nuk mendoj se në këndvështrimin e politikës

apo aq më tepër të shtetbërjes, të gjykohet se një

evazionist apo një kontrabandist mund të quhet

biznes. Kushdo që do të bëjë një biznes në

Shqipëri, në frymën dhe në qasjen e qeverisë

shqiptare është i mirëpritur dhe i mbështetur, por

brenda rregullave dhe ligjeve për një

konkurrencë të barabartë dhe për një ndershmëri

në raport edhe me konsumatorin, por edhe me

shtetin. Ftoj të gjithë deputetët ta votojnë këtë

aktmarrëveshje.

Faleminderit!

Valentina Leskaj - Faleminderit!

Këtu mbyllen diskutimet për projektligjet e

kalendarit të sotëm.

Ju lutem, edhe një herë kryetarëve të

grupeve parlamentare dhe deputetëve të zënë

vendet dhe të përgatiten për procesin e votimit.

Zoti Balla keni nevojë për pushim?

(Zoti Balla flet pa mikrofon.)

Atëherë, pesë minuta pushim!

(Pas pushimit)

Valentina Leskaj – Rifillojmë seancën.

Hapet votimi për prezencën.

Mbyllet votimi për prezencën.

96 deputetë janë prezentë.

Atëherë, vazhdojmë me votimin e

projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet

e drejtimit e të komandimit të Forcave të

Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar” . Ky projektligj kërkon shumicë të

thjeshtë.

Hapet votimi me elektronikë në parim.

73 vota pro plus zonja Leskaj që voton me

karton. 22 kundër. Asnjë abstenim.

Miratohet në parim.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Neni 1 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për riformulim të pikës 2. Pro? Kundër?

Abstenim?

Miratohet.

Neni 2 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për ta hequr si nen.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për riformulim.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 4. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 5. Pro? Kundër? Abstenim?

Page 87: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

87

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë për votimin në

tërësi. Mbyllet votimi.

72 vota pro plus zonja Leskaj që voton me

karton. 22 kundër. Asnjë abstenim.

Atëherë, mbyllet votimi për këtë projektligj

dhe kalojmë në votimin e projektligjit “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë

19.05.2008 “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Hapet votimi me elektronikë në parim.

74 pro plus zonja Leskaj që voton me

karton, 22 kundër, asnjë abstenim.

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për

nen, sipas vërejtjeve të Komisionit për

Ekonominë dhe Financat.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për shtim të pikës 4 pas pikës 3.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 4 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për shtim të pikave 2/1, 2/2 pas pikës 2 të nenit

40 të ligjit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 5 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për shtim të pikave 3 pas pikës 2 të nenit 41 të

ligjit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Përpara se të kalojmë në nenin 6, kemi një

amendament të deputetëve Angjeli, Braçe dhe

Koçi të depozituar 24 orë para seancës.

Propozohet që neni 6 të qëndrojë në ligj me

saktësimin e mëposhtëm. Togfjalëshi: “i lind e

drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose

shërbimit të marrë” të zëvendësohet me

togfjalëshin “i lind e drejta të mos likuidojë

transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të

marrë”. Amendamenti është shpërndarë.

Po, zoti Angjeli !

Anastas Angjeli – Ky është një

amendament, por edhe vetë amendamenti ka një

saktësim të vogël, i cili ndoshta gjatë formulimit

nuk është bërë i saktë dhe ai është në nenin 6 të

projektligjit. Togfjalëshi: “i lind e drejta të

paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të

marrë” zëvendësohet me togfjalëshin: “ i lind e

drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e

mallit ose shërbimit të ofruar”.

Valentina Leskaj – Faleminderit, zoti

Angjeli!

Meqenëse Komisioni i Ekonomisë është

shprehur për heqje të nenit 6 dhe në mbështetje

të rregullores, amendamentet që konsistojnë në

heqje të neneve hidhen së pari në votim, ndaj ne

do ta hedhim fillimisht në votim amendamentin e

Komisionit të Ekonomisë.

Votimi me karton. Pro? Kundër?

Abstenim? Nuk miratohet.

(Diskutime nga salla e parlamentit )

Zoti Balla, për sa kohë që ne kemi

propozimin e zotit Angjeli, zotit Braçe dhe të

zotit Koçi, janë për t’u votuar të dyja.

Propozimi i Komisionit të Ekonomisë ka

qenë, si edhe amendamenti i prezantuar nga zoti

Angjeli, kështu që, njëra do të fitojë. Sipas

rregullores në fillim votohet heqja e nenit, ndaj

propozimi i parë ka qenë që të hiqet neni 6,

kështu që propozohet heqja e nenit 6.

Atëherë, meqenëse amendamenti i

Komisionit të Ekonomisë për heqjen e nenit 6

besoj se është i qartë, nuk u miratua sepse u

votua kundër.

(Diskutime nga salla e parlamentit )

Patjetër, votojmë edhe një herë, se i

numëron sekretaria. Hedhim në votim

amendamentin, që u propozua nga grupi i

deputetëve këtu.

Pro? Kundër? 4 vota kundër. Abstenim?

Miratohet.

Neni 7. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 8. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 9. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 10 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës për shtim paragrafi në fund të pikës 4

të nenit 80 të ligjit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 11. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 12. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 13. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 88: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

88

Neni 14. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 15. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 16 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës për riformulim neni, plus një saktësim

që ka bërë relatori.

Po, zoti Koçi!

Ervin Koçi – Kemi bërë një saktësim të

referencës ligjore dhe kemi bërë ndryshimin në

fjalët: “me anë të një autofature brenda datës

31.12.2015” të zëvendësohet me fjalët “me anë

të një fature të përgatitur nga blerësi sipas nenit

53 të ligjit brenda datës 31.12.2015”.

Thjesht është qartësuar referenca e llojit të

faturës për të cilën do të bëhet deklarimi i mallit

në gjendje.

Valentina Leskaj – Atëherë, votojmë!

Neni 16 me saktësimin e bërë.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 17. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 18. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 19. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 20. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 21, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës për riformulim neni, plus saktësimin e

relatorit.

Po, zoti Koçi!

Ervin Koçi – Në nenin 21, pika 3, fjalët:

“paguajnë tatimet dhe interesat sipas nenit 114 të

ligjit” zëvendësohen me fjalët “paguajnë tatimin

dhe kamatë-vonesat sipas nenit 76 të këtij ligji”.

Njëkohësisht vazhdon një propozim. Pas

fjalisë së parë shtojmë fjalinë me këtë

përmbajtje: “korrigjimi, i cili përfshin tatimin e

papaguar dhe kamatë-vonesat, do të

vetëdeklarohet nga tatimpaguesi në deklaratën e

muajit koherent, brenda datës 31.12.2015, ose do

të kërkohet të bëhet nëpërmjet një rivlerësimi

nga administrata tatimore”.

Valentina Leskaj - Atëherë, votojmë!

Neni 21 me vërejtjet e komisionit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 22 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës për riformulimin e nenit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 23. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë për votimin në

tërësi.

Mbyllet votimi. 75 vota pro plus zonja

Leskaj që voton me karton. 19 kundër. Asnjë

abstenim.

Miratohet edhe ky projektligj.

Kalojmë në projektligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë

14.02.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar”

Hapet votimi në parim me elektronikë.

Mbyllet votimi. 75 vota pro plus zonja

Leskaj që voton me karton. Asnjë kundër. Asnjë

abstenim.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Neni 1 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe

Mjedisin për ta hequr si nen.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe

Mjedisin për ta hequr si nen.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për Veprimtaritë Prodhuese , Tregtinë dhe

Mjedisin për ta hequr si nen.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 4 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe

Mjedisin për ta hequr si nen.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 5 me vërejtjet e komisionit përgjegjës.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 6 me vërejtjet e komisionit përgjegjës.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 7 me vërejtjet e komisionit përgjegjës.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 8. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 9. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 89: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

89

Neni 10. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 11. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 12 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë

dhe Mjedisin.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Shtohet një nen i ri. Neni12/1 sipas

formulimit të bërë nga komisioni përgjegjës.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Shtohet një nen i ri. Neni 12/2 sipas

formulimit të bërë nga komisioni përgjegjës.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 13 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 14 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 15. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë në tërësi.

Mbyllet votimi.

Janë 75 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Vijojmë me projektligjin “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 10.273 “Për

dokumentin elektronik”. Edhe ky ligj kërkon

shumicë të thjeshtë.

Hapet votimi me elektronikë në parim.

Mbyllet votimi.

Janë 75 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

Kalojmë në shqyrtim dhe votim nen për nen

me vërejtjet e komisionit përgjegjës.

Neni 1 me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për formulim neni.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3 me vërejtjet e komisionit përgjegjës,

për ndryshim afatesh. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 4. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë për votimin në

tërësi.

Mbyllet votimi.

Janë 75 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

Projektligji “Për identifikimin elektronik

dhe shërbimet e besuara” është në shqyrtim.

Është rënë dakord të shtyhet.

Kalojmë te projektligji “Për sektorin e gazit

natyror”.

Hapet votimi me elektronikë në parim.

Mbyllet votimi.

74 pro plus zonja Leskaj që voton me

karton. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

Përpara se të kalojmë në shqyrtimin nen për

nen, votojmë për shënimin që ka në fund të

faqes, i cili lidhet me titullin e projektligjit, që

tregon përputhshmërinë me legjislacionin e

Bashkimit Europian.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për

nen.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2, me vërejtjet e Komisionit

përgjegjës për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë

dhe Mjedisin dhe Komisionit të Integrimit për

riformulim të nenit. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3, me vërejtjet e Komisionit

përgjegjës për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë

dhe Mjedisin dhe Komisionit të Integrimit, për

heqje fjale dhe shtim paragrafi. Pro? Kundër?

Abstenim?

Miratohet.

Neni 4, me vërejtjet e Komisionit

përgjegjës për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë

dhe Mjedisit dhe Komisionit të Integrimit, për

pikat 1, 3, 7, 13, 15, 51, 55, 61, 65, 66 dhe

vërejtjet e Komisionit të Integrimit për pikat 32

dhe 47 shkronja “b”, 79, 90, 92 dhe 101 të nenit.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 5. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 6, me vërejtjet e komisionit përgjegjës

për pikën 3. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 90: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

90

Neni 7, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 8. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 9. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 10. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 11, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 12, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 13, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 14. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 15, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 16, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 17, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 18, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 19. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 20, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 21. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 22. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 23, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 24. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 25. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 26. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 27, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 28. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 29 me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 30, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 31, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 32, me vërejtjet e komisionit. Pro?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 33. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 34, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 35, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 36, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 37, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 38. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 39, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 40. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 41, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 42. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 43. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 44. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 45. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 46, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Page 91: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

91

Miratohet.

Neni 47, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 48, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 49. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 50, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 51. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 52. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 53. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 54. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 55. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 56. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 57. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 58, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 59. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 60, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 61. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 62. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 63. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 64, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 65. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 66. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 67. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 68. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 69. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 70. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 71. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 72. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 73. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 74. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 75. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 76. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 77. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 78. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 79, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 80, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 81. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 82. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 83. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 84, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 85, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 86. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 87, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 88. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 89, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 90, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 92: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

92

Neni 91. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 92, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 93. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 94. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 95. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 96. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 97, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 98. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 99. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 100. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 101, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 102. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 103. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 104. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 105. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 106, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 107. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 108. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 109. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 110. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 111, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 112. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 113, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 114, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 115, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 116, me vërejtjet e komisionit

përgjegjës. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 117. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë në tërësi.

Mbyllet votimi.

Janë 73 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë votë kundër. Asnjë abstenim.

Miratohet.

Kalojmë në projektligjin “Për aderimin e

Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të

Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për

punën detare” 2006”. Ky projektligj kërkon

shumicë absolute.

Hapet votimi me elektronikë në parim.

Mbyllet votimi.

Janë 74 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër, asnjë abstenim.

Miratohet.

Kalojmë në shqyrtimin dhe votimin nen për

nen.

Neni 1 me vërejtjet e Komisionit të

Ligjeve. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Kush është pro? Kush është

kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 3. Kush është pro? Kush është

kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë në tërësi.

Mbyllet votimi.

Janë 74 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

Miratohet projektligji.

Kalojmë në projektligjin “Për miratimin e

kontratës së koncesionit të formës BOT

(ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti

të llojit MBM në Porto Romano, Durrës

ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare Porti

MBM (MULTI BYOU MOORING)”.

Page 93: LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ...Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015 2 Valentina Leskaj

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË MËRKURË, 23 SHTATOR 2015

93

Hapet votimi me elektronikë për votimin në

parim. Është votim me shumicë të thjeshtë.

Mbyllet votimi.

Janë 74 vota pro. Asnjë kundër. Asnjë

abstenim.

Miratohet në parim.

Kalojmë në votimin nen për nen me

vërejtjet e Komisionit për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Në preambulën e projektligjit pas fjalës

“vendosi”, poshtë saj shtohet fjala “neni 1”.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Vazhdojmë me votimin nen për nen me

karton për përmbajtjen e neneve.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hapet votimi me elektronikë për votimin në

tërësi.

Votoni, kolegë deputetë! Zoti Kosta, zoti

Bejko, Rista.

Mbyllet votimi.

Janë 75 vota pro plus zonja Leskaj që voton

me karton. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

Sekretari për Procedurat dhe Votimin

Musa Ulqini

Atëherë, projektligji “Për disa shtesa dhe

ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së

Shqipërisë”, shtyhet për mungesë kuorumi.

Për miratimin e draft- kalendarit për

periudhën 28 shtator – 15 tetor dua t’ju njoftoj se

para fillimit të seancës u mblodh Konferenca e

Kryetarëve, ku u diskutua kalendari dhe u

miratua me konsensus. Në mbështetje të nenit

27, kalendari që miratohet me mirëkuptim nuk

ka nevojë të votohet, por është vetëm për njoftim

në seancë.

Atëherë, faleminderit kolegë deputetë!

Këtu mbyllet seanca.

(Seanca u mbyll në orën 19:45.)

Zëvendëskryetare e Kuvendit

Valentina Leskaj