22

*Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në
Page 2: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

28 NËNTORI

28 Nëntori është

një datë në histori

Kur Ismail Qemajli

ngriti flamurin kuq e zi

Te shenjtin flamur

E ngriti në Vlorë

të cilin Marigona

E qëndisi me dorë

Flamuri kuq e zi

Na solli pavarësi

Ndaj shqiptarët e pritën

Me gaz e lumturi

Lindita Rexha

E VËRTETA SH…

DREJTUES: Fadil Curri

KRYEREDAKTOR: Akif Shkreta

REDAKSIA: Selvete Livoreka, Akif Shkreta, Fadil Curri, Kadrie

Lika - Troni, Arif Mulaku

Përpunimi kompjuterik: Nexhmedin Kalisi, Valon Livoreka

Realizimi kompjuterik: Bedri Bushi

Adresa: Shkolla fillore “Ilaz Thaçi”, Han i Elezit

Boton Aktivi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë

Page 3: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Intervistë me komandantin e TMK-së, Rufki Suma

TMK U NDIHMON QYTETARËVE

Kur u themelua TMK-ja?

Menjëherë pas përfundimit të luftës dhe pas transferimit të UÇK-së në

TMK më 20 shtator të vitit 1999, zyrtarisht është formuar TMK-ja në Han të

Elezit.

Pse kazerma e mori emrin “Gafurr Loku”?

Kazerma në Han të Elezit e mori këtë emër për shkak se gjatë luftës UÇK-

ja e Hanit të Elezit kishte këtë emër dhe pastaj u emërtua edhe kazerma

jonë.

Çfarë grada ka në TMK?

Në TMK grada më e lartë është major(komandant), pastaj vijnë të

tjerat(kapiten, toger, kapter, rreshter dhe grada më e ulët është tetar), grada e

ushtarit.

A keni bashkëpunim me KFOR-in?

Po, me KFOR-in kemi bashkëpunim, sepse ushtarët tanë shkojnë në

trajnime të ndryshme me ta.

Page 4: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës?

Ushtarët vijnë në punë në ora 08:00 dhe pastaj pika e parë, të cilën ata e

bëjnë çdo ditë, është ngritja e flamurit kombëtar. Më vonë jepen urdhëresat

ditore, ku caktohet kujdestaria dhe punët

e tjera që bëjnë ushtarët gjatë ditës.

A shkoni në turne të ndryshme?

Ushtarët përveç trajnimeve që bëjnë në kazermë, shkojnë në edhe në

Akademinë e Mbrojtjes në Prishtinë dhe kanë trajnime edhe me KFOR-in

amerikan e polka. Bëjnë mirëmbajtjen e varrezave në Puset e Nikës.

Në ç’mënyrë TMK-ja u ndihmon qytetarëve të vendit?

TMK-ja është në gadishmëri të plotë 24 orë për intervenime të ndryshme,

bie fjala kur është bërë shembja e dheut në Kaçanik vitin e kaluar ne kemi

qenë të parët që shkuam atje dhe menjëherë kemi intervenuar, duke nxjerrë

një njeri që ende kishte qenë i gjallë.

Ç’ suksese kanë arritur ushtarët tanë ?

Ushtarët e Hanit të Elezit për nga sjellja dhe puna janë më të mirët në

nivel të Kosovës. Ndoshta në këtë ka ndikuar edhe mosha, sepse janë

shumë të rinj, por ata edhe në sporte të ndryshme kanë arritur suksese.

Sa kohë ka që jeni ju komandant?

Unë nga formimi i njësiteve të para të UÇK-së më 1998. Isha komandant i

brigadës 164 të UÇK-së. Pas formimit të batalionit të 36 të xhenios më

emëruan përsëri komandant të TMK-së.

Pse festohet 26 Shkurti?

Më 26 Shkurt krisi pushka e parë në Puset e Nikës dhe këtë datë e kemi

emëruar Dita e kazermës sonë, ndaj i vizitojmë Varrezat e Dëshmorëve dhe

në kazermën tone e mbajmë edhe manifestimin.

Po 11 Qershori…?

11 Qershori është Dita e Çlirimit të komunës sonë, ku me këtë datë u

dëbuan forcat serbe nga Hani Elezit, poashtu në këtë datë organizojmë

manifestime të ndryshme.

Çfarë feste është 29 Gushti?

29 Gushti është Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit, sepse në këtë datë të

vitit 1999 është bërë rivarrosja e dëshmorëve në Puset e Nikës, të cilët ishin

në vende të ndryshme të Kosovës.

A keni mbështetje nga donatorë të ndryshëm?

Po, kemi mbështetje nga donatorët, disa prej tyre janë: Hajdin Daci, që na

siguron ushqimin çdoherë, nga fabrika “Salloniti” e të tjerë.

Ç’keni ndërmarrë për nxënësit e shkollës sonë?

Çdo vit në bashkëpunim me shkollën fillore “Ilaz Thaçi” nxënësat më

të suksesshëm dhe fëmijët e dëshmorëve i dërgojmë në institucione të

ndryshme të Kosovës, bie fjala një vit kemi qenë në Prekaz, herën tjetër

Page 5: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

në Akademinë e Mbojtjes në Prishtinë, vitin tjetër në Shpellën e

Gadimes, kurse për vitet tjera shohim në të ardhmen. Gjithashtu lejohen

edhe vizitat e nxënësve këtu në kazermë.

Çfarë mesazhi keni për nxënësit e shkollës sonë?

Mesazhi im për nxënësit e shkollës suaj dhe të gjithë nxënësve të tjerë

është që të mësoni sa më shumë, se vetëm me mësim dhe punë arrijmë atë

që e don vendi ynë.

Intervistuan: Blerina Vila Ardian Ballazhi,

Arlinda Bakiu

Page 6: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

NË KUJTIM TË ARSIMTARIT VELI BUSHI

Shpesh herë më kujtohet dhe parafytyrohet i ndjeri arsimtari im Veli

Bushi.Kemi shumë momente, por do të veçojë një çast kur të gjithë e

pritnim me gëzim orën e Gjuhës shqipe me arsimtarin Veli Bushi, i cili ishte

i këndshëm dhe plot vullnet për punë dhe dituri.

Arsimtarit ia bemë disa pyetje, te cilat i pranonte me plot deshirë. Njëri

ngriti dorën dhe e pyeti:

- Arsimtar, a bën tu bëj një pyetje?-

- Urdhëroni, - lejoi arsimtari.

- Si e keni emërtuar vajzën tuaj?

Arsimtari qeshi “ha-ha-ha”.

- O nxënës, përse nuk pyetni për gramatikën, do të ishte më e vlefshme.

- Arsimtar, ne deshëm pyetje të lirë, ndaj pse mos ta dimë, - ngulën këmbë

nxënësit.

- Po, po ju tregoj se vajzën time e pagëzove me emrin Betime.

Pa pushuar zëri i arsimtarit, një nxënës tjetër sërish pyeti.

- Arsimtar, po djali juaj si quhet?

- Hahahaha, - qeshi arsimtari duke shikuar anësh. - Pse jeni kaq të

interesuar?

- ….?

Arsimtari sërish po pergjigjet

- Po, përafërsisht me vajzën - Betim.

Në klasë ishte atmosferë hareje. të gjithë filluan të qeshnin nga pak.

Pas pak kaploi një heshtje.

-Cili nga ju e kupton më mirë emrin Betim, dua të më përgjigjeni? – pyeti

arsimtari.

Një vajzë qëndroi në këmbë dhe iu drejtua me fjalë.

- Jo, jo arsimtar, ne kërkojmë që ju të na tregoni më mirë.

Arsimtari sërish duke lëvizur nëpër klasë, ngriti dorën lart duke na u

drejtuar me shumë fjalë të paharruara.

-Çdo njeri duhet të ketë qëndrimin e vet.Të dijë përse punon dhe jeton.

Unë besoj shumë në Zot se është një, se gjendja do të ndryshojë. Për të

ndryshuar gjendja duhet të betohemi në punë, në fjalë dhe besë. Prandaj,

duhet të betohemi të gjithë se liria do të vie shumë shpejt. Shprehja e

shpeshtë e emrit „betim‟ më bëri që edhe fëmijët e mi t‟i pagëzoj me emrin

Betim dhe Betime. Nga ju kerkoj që të betoheni në mësime dhe ardhmëria

juaj do të jetë e ndritshme. Ju lutem, nxënës, tani i kthehemi njësisë

mësimore. Nëse arsimtarin e nderuar dikur e kam kuptuar pak, sot e kuptoj

shumë. Besnik Reçi

Page 7: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Mësuesja ime

Mësuesen time,

kurrë s‟do ta harroj,

se shkrim e lexim,

ajo, më mësoi.

Më mësoi, ta dua librin dhe

detyrat ti punoj,

se janë punë të mia

dhe rregull të krijoj.

Si ti dua prindërit,

pleqtë ti respektoj

sepse kjo është edukatë

mësuesja na këshilloi.

Edon Qajani

Atdhetarët e kombit

U ula në dhomë

Fillova të mendoj

vallë kush ishte

babai i gjuhës sonë

Ishte Kristoforidhi

prindërit më treguan

ai që gjuhën shqipe

e kishte lëruar.

Po pas tij

a kishte tjetër?

Po na ishte Naimi

Bilbili i vjetër.

Ishin vëllezrit Frashëri

që nuk zëvendësohen

me asnjë tjetër.

Gëzime Livoreka

Page 8: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

SHTEPIA ËMBËLSIRË

Në një rrugë shumë të gjatë

Ishte një shtëpi me çokolatë

Kulmin e kishte me sheqer

Oxhakun me mermer

Dritaret me krem karamele

Ndërsa dyertë me kurdele

Brenda rrezaton plot dritë

Dhe shkallët bënin muzikë

Kjo ishte shtëpi përrallore

Nga imagjinata fëmijërore Elmedina Qajani

Matematika

Lëndën e matematikës

unë shumë e dua.

Sepse gjëra të reja,

më mëson mua.

Më mëson mbledhjen,

më mëson shumëzimin.

Si ta kryejmë zbritjen,

si ta bëjmë pjesëtimin

Kjo lëndë e mirë.

Nuk është e vështirë.

Me lehtësi e mësoj

lehtë e kuptoj.

Edon Qajani

Page 9: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

DRAMË

Dua të di se në ç'muaj jemi

Lulja: Viola, sot është një ditë e lumtur për mua se në shkollë mora nota të

shkëlqyshme .

Viola: Mirë motër, çdo fëmijë kur mëson, suksesi kurrë nuk i mungon.

Arta: Erdhët nga shkolla ju?

Lulja: Po erdhëm .

Shpresa: Ç' mësuat sot në shkollë?

Viola: Në shkollë mësuam për historinë e popullit tonë .

Lulja: Arta, ku është mami?

Arta: Në kuzhinë duke përgaditur drekën.

Lulja: Mirëdita mami.

Mami: Mirëdita bija ime.

Lulja: Mami, më lejon të të pyes diçka.

Mami: Urdhëro, bija ime.

Lulja: Në shkollë sot mësuam mësime të bukura, të cilat më pëlqyen shumë,

por desha të të pyes mami, në ç'muaj jemi?

Mami: Në muajin e festave, bijë.

Lulja: Ç'do të thotë kjo mami?

Mami: Shko te babi në dhomë, ai do të të tregoj më mirë.

Viola: Baba, më trego pse nëntori quhet muaji i festave?

Babai: Vajza ime, nëntori është muaji i shumë festave.

Linda: Babi, unë e di që Nentori është muaji i flamurit.

Babai: Nëntori është muaj i kuq, është muaj i gjakut dhe i luftës, bijë.

Linda: Babi, pse e quajnë kështu nëntorin?

Babai: Nëntori është i kuq, bijë, se në këtë muaj u ngrit flamuri ynë kombëtar.

Arta: Kush e ngriti flamurin, babi?

Babai:Për herë të parë flamurin e ngriti Skenderbeu në Krujë, pastaj në nëntorin

e dytë e ngriti Ismail Qemali. Ky flamur u la disa herë me gjak, bija ime.

Viola: Pse muaji Nëntor quhet muaji i gjakut dhe i luftës.

Babi: Duhet ta dini se në këtë muaj ndodhën shumë ngjarje me rëndësi. Më

28 Nëntor u ngrit flamuri ynë kombëtar në Vlorë, pikërisht kjo datë eshtë

datëlindja e heroit tonë, Adem Jashari. Kjo

datë eshtë historike, sepse më 28 Nëntor doli në skenë edhe ushtria jonë

çlirimtare UÇK-ja.(të gjithë në fund bërtasin duke theksuar UÇK dhe i

ngrisin grushtat lart)

Gëzime Livoreka

Page 10: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

TREGIM PËR FËMIJË

GJYSHIDIMËR NUK I DO SHQIPTARËT

Fitorja ditën e fundit të këtij viti në shkollë ishte paradite. Në shtëpi babai

e priste që të shkonin te dajët e t‟u ndihmonin që t‟i kryenin punët në shitore,

ku punonin, pastaj me ta ta kremtonin Vitin e Ri të shlodhur. Fitores ia

kënda që me tezet ta rregullonin bredhin. Nëna me Fatonin, vëllain e saj të

vogël, Fatbardhën, motrën e vogël, do të vinin më vonë. Festimi, vëllai i saj i

madh, kishte disa ditë që ishte atje.

Te gjyshja do të rrinin disa ditë, ndaj me vete e mori edhe çantën. Rrugës

për te autobusi kaluan kah shkolla e saj. Edhe një herë ia tregoi babait klasën

ku mësonte. Ai i tha së bijës se ajo është e mirë, mësuesin e kishin të

vyeshëm, por më e mirë do dukej sikur të gjithë nxënësit të mësonin si

Fitorja, e cila gjysmëvjetorin e kishte kaluar me të gjitha notat PESË.

Fitorja shikimin e zgjati kah veranda mbi portën kryesore të shkollës. Ecën

edhe disa minuta. Babai e vërejti të bijën se po bluante diçka me rëndësi në

mendjen e saj miturake.

- Baba, bën të të pyes diçka? – e theu heshtjen Fitorja.

- Urdhëro, bijë e babait, vetëm të mos jetë pyetje e vështirë që të kërkoj

ndihmë edhe nga lokja ose nëna.

- Edhe mësuesin e kemi pyetur, por ai u shtirr se nuk na dëgjoi, - tregoi

ç‟kishte ndodhur në klasë.

- Cilën pyetje ia shtruat mësuesit, bija ime? – pyeti babai kureshtar.

Fjalët e Fitores se mësuesi i paska bishtëruar përgjigjes, e trazoi nga

kënaqësia e udhëtimit me të bijën. Vallë, ç‟pyetje na paska qenë, pyeti veten.

- Pse gjyshidimër nuk i do shqiptarët? – me guxim Fitorja e pyeti babain.

- Nuk është e vërtetë se gjyshidimër nuk i do shqiptarët, - iu përgjigj shkurt

e disi i lehtësuar se me kaq do të përfundojë kërshëria e Fitores. – Mirë, bijë

e babait, si je e bindur se gjyshidimër nuk i do shqiptarët? - donte të mësonte

bindjet e saja për këtë.

Fitorja edhe një herë ktheu kokën mbrapa dhe shikoi kah shkolla.

- Në shkollën tonë mësojmë bashkë shqiptarë e maqedonas. Më shumë

jemi nxënës shqiptarë. E pe si nxënësve maqedonas gjyshidimër ua kishte

sjellë flamurin e tyre me rrezet e diellit, kurse nxënësve shqiptarë nuk na e

ka sjellë flamurin tonë me shqiponjën dykrerëshe.

- Arsyetimi i voglushes e zuri ngusht babain, nga i cili kërkohej përgjigje

bindëse.

Page 11: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

- Edhe mësuesi e ka ditur pse gjyshidimër nuk i dashka shqiptarët, por nuk

ka pasur kohë të ju tregojë, - e arsyetoi babai. – Gjyshidimër nuk i sjell

flamujt për fëmijët në shkollë. Ai vetëm porosit që të gjithë fëmijët në

shkollë duhet të jenë njësoj të gëzuar. Gjyshidimër e ka porositur shtëpiakun

që ta vë edhe flamurin me shqiponjën dykrerëshe, por ai ditën kur i kishte

vënë flamujt, ishte sëmurë papandehur dhe ishte shtrirë në spital. Sigurisht,

kur të shërohet do ta vë edhe flamurin tonë, ndofta Vitin e Ri të ardhshëm.

- Ndofta, baba, - pëshpëriti Fitorja sa për të thënë diçka dhe nxitoi të hypte

në autobus që të shkonte sa më shpejt te dajtë. Pasi t‟u ndihmojnë në shitore,

në mbrëmje ta presin Vitin e Ri, duke kënduar e vallëzuar.

- Përreth bredhit të stolisur do të jetë edhe flamuri me shqiponjën

dykrerëshe, - e gëzoi edhe më tepër babai Fitoren kur zbritën nga autobusi.

Page 12: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

BIOGRAFI

Tefik Çanga

Shkodra, kryekështjellë e mbretit ilir,Agronit dhe mbretëreshës

Teuta, me shekuj të tërë qëndrese të pathyeshme deri në kohët e

sotme, popullit shqiptar i dha shumë bij të peneës dhe të armës për

liri e pavarësi kombëtare. Në Shkodër u lindën Marin Barleti,

hartues i historisë së Skënderbeut, Filip Shiroka, Ndre Medja,

Luigj Gurakuqi, Migjeni, Fishta e plotë të tjerë, të cilët me

shkrimet e tyre frymëzuan dhe kultivuan traditën revulicionare

kombëtare për liri dhe pavarësi. Ndër bijtë e këtij qyteti me traditë

hisorike, kulturore dhe revulicionare, i gjeneratës së Migjenit, i

lindur ne vitin 1911, qshtq edhe Tefik Çanga, së pari intelektual ë

pjekur. Fillo të merret edhe me shkrime. Më shumë i njohur në

histori si luftëtar i paepur për liri kombëtare.

U lind në vitin kur filluan kryengritjet e mëdha shqiptare të

Malësisë së Madhe e të Gjakovës dhe tërë Kosovës për liri e

pavarësi ndaj pushtuesit shekullor otoman te cilat kryengritje ishin

vazhdimësi e Lidhjës Shqiptare te Prizerenit.

Tefik Çanga rrjedh nga një familje e varfër zejtarësh.Babai i tij

Halili, si rrobaqepës i shajakëve, jelekëve,mezi arrinte të siguronte

kafshatën e bukës për familjën shumë anëtarëshe.Skamjën dhe

mjerimin më së shumti e perjetoi vellau i madh i

Tefikut,Abdullahu që punoi bashkë me Migjenin për disa vite

mësues në Pukë.Ajo ishte kohë kur bejlerët dhe perfaqësuesit e

pushteti antipopullor ia rrembenin dhe pasurinë e fundit të shtresës

së ulët qytetare e fshatare, me të cilën pauroheshin në kurriz të

tyre.Si të gjithë ato shkodranë që i përmendë hisoria kombëtare

revulicionare dhe ajo e letërsisë shqipe , Tefiku u përcaktua për

shkollim dhe arsimim, prandaj shkollën fillore e kreu në qytetin e

lindjes dhe në konviktin‟‟Kastrioti‟‟ të Peshkopisë, kurse

shkollimin e mesëm në gjimnazin shtetëror të Shkodrës. Gjatë

Page 13: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

jetës shkollore njihet me pjestarët e lëvizjës antizogiste,

antifashiste ndër të cilët kishte edhe te rinjtë nga Kosova,që

mësonin në qytetin e Shkodrës.

Këtu zë fill veprimtaria revolucionare e Tefikut. Pas pushtimit

fashist te Shqipërisë nga Italia, filloi edhe të Italianizohet shkolla

shqipe. Meqë ai kishte prirje per art dramatik e muzikor, menjëherë

në shjenjë revolte aktivizohet në grupin teatral të gjimnazit.

Shkruan disa skeqe dhe drama të thjeshta me përmbajtja satirike, të

cilat ishin kundër shoqërisë klerike fashiste të kohës.

Familja nga dëshira që kishte për shkollim ndau kafshatën e

gojës për ta dërguar Tefikun në studime të larta në Rumani. Kështu

regjistrohet në Akademinë e Artit Muzikor në Universitetin e

Bukureshtit,.por për fat Tefiku nuk arrin ty kryejë studimet,ngase

Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste.

Safet Bushi

Page 14: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

QEVERIA

E PËRKOHSHME E ISMAIL QEMALIT

Myfit bej Libohova,

Ministër i Punëve të Brendshme

Abdi Bej Toptani

Ministër i Financave

Mehmet Pashë Derralla Ministër i Mbrojtjes

Petro Poga,

Ministër i Drejtësisë

Luigj Gurakuqi

Ministër i Arsimit

Mithat Frashëri

Ministër i Punëve Botore

Lef Nosi

Ministër i PostëTelegrafave

Dom Nikollë Kaqorri

Nënkryetar i qeverisë së Përkohshme

Ismail Qemali

Kryetar i Qeverisë së përkohshme

Page 15: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Rirrëfim përralle

GOMARI ME LËKURË LUANI

Na ishte një herë një gomar që donte të bëhej mbret i të gjitha kafshëve,

por nuk dinte si t‟ia bënte. E gjeti një lëkurë luani, të cilën gjahtarët e kishin

lënë në diell për t‟u regjur.

Gomari e mori lëkurën, e mbuloi me të trupin e vet dhe u nis për në fshatin

e tij. Kur e panë gomarin me lëkurë, pandehën se është luan dhe të gjithë

njerëzit dhe kafshët ikën nga frika.

Gomari atë ditë ishte shumë krenar dhe palli me sa zë që kishte.

Kur e dëgjuan pëllitjen e gomarit me lëkurë luani të gjithë e kuptuan se

nuk ishte luan, por vetë gomari.

Abil THAÇI,

MENDIME TË ARTA

Bota e ka zakon qe t’ua liroj rrugen njerezve, fjalet dhe veprat e

te cileve tregojne se dine nga poi a mbajne - Napoleon Hill

Buzeqeshja asgje nuk kushton, por ka domethenie te madhe.

Dashamiresia dhe miresjellja jane shume me te forta se imponimi dhe

dhuna.

Tregimi me eren e diellin, era nuk mundi t’ja heq pallton plakut

kurse dielli me rrezet e ngrohta ia hoqi…/

E ardhmja u takon atyre qe mesojn ate qe duhet mesuar per te bere ate

qe duhet bere. – Dennis Waitley

Ekzistojne vetem dy lloje te qmendurise: njeri eshte besimi se

mund te besh gjithqka , tjetri eshte besimi se nuk mund te besh asgje…-

Andre Brink

Inatin nuk mund ta fitosh me inat por me dashuri

Investimi ne dituri sjell kamatat me te mira. –Benjamin Franklim

Krahasuar me ate qe do te duhej te jemi, ne jemi gjysme te zgjuar. –

Wiliams James

Page 16: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Intervistë: GAFURR LOKU

DËSHIRA E VETME E ROBIT ËSHTË LIRIA

Vullneti i shprehur i popullit shqiptar në konferencën e Bunjajt në

Janarin e vitit 1944 u shkel dhe u tradhëtua padrejtësisht nga starapi i ish-

Jugosllavisë, Josip Broz Tito.Mbetja e Kosovës dhe e viseve të tjera etnike

shqiptare nën hartën e Jugosllavisë socialiste për popullin shqiptar ishte një

robëri e re, e cila për pesë dekada me rradhë do të shtypë dhe pesrekutojë

çdo shqiptar që merrte guximin të kërkoj lirinë e tij. Burgu u bë shtëpia a

dytë për shqiptarin, duke filluar nga Goli Otoku, Pozharevci, Nishi, Idrizova

... Fat të këtillë pati shumica e rinisë shqiptare, ndër ta edhe Gafur Loku,

personazh i kësaj interviste.

Gafur Loku më parë jetonte në Tetovë, me prejadhjenga fshati Kotlinë

e Kaçanikut.Nga viti 1983 jeton në fshatin Palë dhe Nikë të Hanit të

Elezit.Vetëm pse kërkoi të drejta dhe çlirimin kombëtarë nga UDB-ja sllave

burgoset dy herë me rradhë me tetë vjet e gjysmë.Disa herë iu morë e drejta

për shkollimin në fakultetin ekonomik të Prishtinës nga ana e punëtorëve të

ndjekjes.Është i mmartuar dhe baba i gjashtë fëmijëve, anëtarë i këshillit për

financim të republikës së Kosovës, dega në Han të Elezit.Veprimtarënë e tij

politike e nisi kah fundi i viteve të gjashtëdhjeta.

E VËRTETA: Ç‟mund të na thoni për

rrethanat e viteve të gjashtëdhjeta dhe si

u bë burgosja e parë?

Veprimtaria jonë pati nisur ku

ishim nxënës të shkollës së mesme.Në

atë kohë nuk kishim vetëdije të ati niveli

që të vlerësonim hollësitë e padrejtësive

që bëheshin ndaj popullit shqiptar në

Maqedoni, por në kontektet me njerëz

dhe analizat që bëheshin rreth situatës në

vend, konkludonim se shqiptarët janë në

robëri dhe se duhet të kërkonjnë lirinë e Nga e majta:Rafi Halili,Rushit Nesimi

Në mes: dëshmori Gafurr Loku

tyre.Saktësisht veprimtaria jonë nis më katër maj të vitit 1968, kur me

shokun e shkollës, Rafi Halili, në fabrikën e tekstilit në Tetoëvë ngritëm

flamurin kombëtar shqiptar. Ndikonim që sa më shumë nxënës të dalin në

demostrata.Shumë prej tyre u morën në polici e Rafi Halili u dënua 30 ditë

Page 17: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

burgosje.Veprimtarinë e vazhduam edhe në Prishtinë, ku une u regjistrova

në Fakultetin Ekonomik.Ia dërguam një letër redaksisë së gazetës “Shqipëria

e re” dhe filluam t‟i marim me rradh numrat e saj të botimit.Më pasë

lexonim edhe vepra të ndaluara nga pushteti, të cilat flisnin drejtë për së

drejti për çëshjten e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve.edhe më shumë u

pajisëm me ide kombëtare dhe më vonë filluam dhe shpërndarjen e afisheve,

formë dominante deri në burgosjen e parë.

Të veprojë në atë kohë ishte vështirë, para se gjithash për dy arsye.E

para, nuk kishim mjete për veprimtari dhe e dyta, sistemi ishte i atillë që

shqiptarin e ndiqte kudo dhe vetëm nëse e shprehte mendimin e tij të lirë, me

vite e priste burgu.Deri te burgosja e parë erdhi kur në një rast kishim

angazhuar një shokë nga fshati Zhelinë i Tetovës për të fotokopjuar

afishet.Ky kapet duke e kryer setyrën dhe shkaktoi arrestimin tim në

Prishtinë me 21 shtator të vitit 1971, nga ana e UDB-së Maqedonas.

E VËRTETA: Për

lexuesit e sotëm do të ishte

me kërshëri të dinë se

ç‟përmbajtje kishin afishet?

Në afishet kryesisht

domononte kërkesa për

përdorimin e flamurit

kombëtarë shqiptar, hapja e

shkollave në gjuhën shqipre,

përdorimi i dygjuhësisë .në Pas burgut të parë,në spitalin e Prishtinës

administratë, të mos bëhej diskriminimi ekonomik i shqiptarëve, që të bëhej

baraspesha e pagave e punëtorit fizik dhe e personelit udhëheqës dhe kërkesa

tjera kombëtare.

E VđRTETA: Çka ju ngarkonte aktakuza dhe si u trajtuat nga UDB?

Në paraburgim u morëm unë, Rafi Halili, Rushit Nesimi, Elmaz

Ademi, Ajet Ademi dhe një Ismet, mbiemri i të cilit nuk më kujtohet dhe i

cili më vonë u luria nga aktakuza.Torturat që i kemi përjetuar kanë qenë nga

më të rëndat dhe përdoreshin forma të ndryshme të malverzimeve, shumica e

të cilave përfundonte me humbjen e vetëdijes.Aktakuza na ngarkonte

veprimtari kundërshtore nga pozitat e nacionalizmit shqiptar, një akuze

shabllonike që më vonë do ta përjetonte shumica e rinisë shqiptare në

Kosovë e Maqedoni.

E VËRTETA: Sa kohë që u dënuat dhe si e përjetuat burgun?

Dënimet na u shqiptuan kësisoj:Rafi Haliliu dënua me 7 vjet burgim,

Rushit Nesimi me 5 vjet, Elmaz Ademi me katër vjet e gjysmë, Ajet Ademi

Page 18: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

me 3 vjet dhe, kuptohet edhe unë me 5 vjet burgim. Dënimet i kemi mbajtur

deri në ditët e fundit në burgun e Idrizovës, pagëzuar as edhe një ditë

amnestie. Meqenëse ne të burgosurit politikë kishim kontakt edhe me njerëz

të ndryshëm, shfrytëzonim rastin për të ndkuar në ngritjen e vetëdijes së tyre

kombëtare.Deri diku edhe ia kemi aritur qëllimit.Të përmend rastin me një të

burgosur, me të cilin kur u takuam në fllim nuk kishte kryer as shkollën e

mesme.Nga ndikimi ynë, pasi lirohet nga burgu e kishte kryer shkollimin

dhe atë të lartë dhe ishte bërë mësues.Më vonë përsëri takohemi në burg, në

falenderon për ndikimin pozitiv që kishim bërë te ai.Rast interesant ishte

edhe me një të burgosur tjetër tash i ndjerë, Naip Tanusheci, i cili më burg

hjendej për vrasjen ndaj një kasapi (mishtori) maqedonas.Ky nuk kishte ditur

të shkruaj as edhe një germë të gjuhës shqipe, por nën ndikimin tonë e

mëson alfabetin e gjuhës shqipe, bile nis të shkruajë edhe letërsi.Naipi u bë i

njohur me tregimin e shkruar me titull “Kastraveci i thatë“ që e

stigmatizonte Stafetën e Titos dhe poezi të shumta që ende nuk kanë dritën e

botimit.Gjatë vuajtjes së dënimit kam pasur kontakte edhe me dëshmorin

Rexhep Mala dhe atdhetarin e denjë për çështjen shqiptare, Xhafer Shatrin,

sot ministër për informatat në qeverinë e republikës së Kosovës në

ekzil.Rexhep Malën e karakterizonte qëndresa e fortë, të cilën edhe kur

torturonin, nuk e ndalte këngën e tij të preferuar për lirinë.Papërkulshmëria

ishte prezente edhe te Xhafer Shatri, i cili kur nuk pushonte së

kundërshtuarit regjimin e burgut.Ky kërkonte që leximi të jetë i lirë dhe që

puna në burg të mos jetë detyrim.Shembujt e Rexhepit dhe të Xhaferit na

inkurajonin edhe neve, ndonëse në burg, t‟i ruanim dhe kultivonim edhe më

ide të tona, për të cilat na kishin dënuar dhe kishin flijuar një pjesë të mirë të

rinisë.

E VËRTETA:Si vepronit pas

daljes nga burgu?

Pas daljes nga burgu

veprimtari jonë përqëndrohej në

përhapjen e ideve të drejta

kombëtare në arsyetimin që

Kosova duhet të jetë

Republikë.Mundësit për forma

më konkrete të veprimtarisë

ishin të pamundura, pasi u UDB

ndiqte çdo lëvizje tonën. Gafurr Loku i skalitur në mermer në varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikë

E VËRTETA: Ju burgosën edhe për herë të dytë.Si dhe pse?

Në muajin mars të vitit 1982 forca të mëdha të policisë kishin rrethuar

shtëpinë time në Tetovë.Pasi nuk ndodhesha në shtëpi, ata u këthyen.Së

Page 19: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

shpejti u informova në Kaçanik dhe më 13 mars të vitit 1982 arrestohem.M‟i

morën disa shirita magnetofonike, komente të “Z‟rit të popullit” rreth

ngjarjeve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe arrestohen vllau im, Kadri Loku,

Vebi Beqiri, Vexhi Halili dhe Rushit Nesimi, të cilët pas tre muaj hetimesh

lirohen, kurse mua më dënojnë me tre vjet e gjysëm burgim.Arrestohen edhe

anëtarët e “Kushtrimit të lirisë“ me në krye Rafi Halili, një nga figurat më të

përvuajtshme në tërë Maqedoninë perëndimore, të cilin denojnë me

pesëmbëdhjetë vjet burg të rëndë.

E VËRTETA:Mund të bëhen krahasim të trajtimit ndërmjet dy

burgosjeve?

Maltetrimet kanë qenë edhe më të rënda.Me ne janë bërë

ekserimente.Përdoren metoda të llojllojshme të mundimit psikofizik.Po

përmend një rast: një javë tërë nuk më është lejuar të bëj gjumë, sepse çdo

dy orë bëhej ndërimi i UDB-istëve që më merrnin në pyetje.Me orë të tëra

më detyronin të mbështetesha me gishtërinjë për muri, e kur bija në tokë,

rreshnin torturat e tjera.Gishtërinjtë më dukej se janë bërë si thupra të

gjata.Ushqim nuk mund të hajë, ndeja lodhje të madhe, por edhe këto i

përballuam, i kaluam.

E VËRTETA:Mund të bëni krahasim me vitet kur ishit në burgje dhe

të sotmes nën hijen e ndryshimeve që u bënë viteve të fundit?

Në kohën kur vepronim ilegalisht, një nga synimet tona ishte ngitja e

vetëdjes kombëtare.Që të punohej në këtë drejtim legalisht ishte e

pamundur, ndaj detyroheshim që këtë ta bëjmë me një konspiracion të

thellëErërat demokratike mundësuan çlirimin e fjalës, se fjalën e lirë

socializmi Jugosllave e kishte pas mbyllur në shtatë palë drynjë.Sot kemi një

situatë të re dhe nuk mund të krahasohet me të kaluarën.

E VËRTETA:Për fund, diçka intime.Cilat janë dëshirat tuaja?

I robëruari nuk ka shumë dëshira.Thellë në zemrën e tij frymon vetëm

një dëshirë që i robëruari dëshiron ta shohë, ta gëzojë, ta përjetojë dhe t‟ua lë

trashigim pasardhësve.Ajo dëshirë është Liria.Kjo fjalë nuk ka shumë

shkronja, por rrezet e saja të ngrohin zemrën, të njohim shpirtin ... Ndoshta

ju kujtohet dëshira e fundit Themistokli Gërmenjit para se të pushkatohet

nga toga armike.Ai nuk kërkoi asgjë tjetër, pos që lirisht ta këndojë Këngën

e Lirisë.

E intervistoi: Shaban Çupi

Page 20: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

Mbresa leximi

MËSUESJA E POPULLLIT

. Sterjo Spasse: “Afërdita”(roman)

Sterjo Spasse është romansier dhe tregimtar i shquar. U lind në

Gollomboç të Prespës, ku ndoqi edhe mësimet e para. Pasi kreu shkollën

normale të Elbasanit, punoi mësues. Veprimtarinë letrare e nisi herët, duke

botuar tregime e shkrime të ndryshme në revistat e kohës. Në vitet e 30-ta

botoi romanet: “Pse” dhe “Afërdita”. Më vonë shkruan një varg romanesh,

si: “Buzë liqenit”, “Ata nuk ishin vetëm”, “Afërdita përsëri në fshat”.

Romanin “Afërdita”, Spasse e botoi në prag të çlirimit të Shqipërisë(1944).

Temat

i trajton autori në këtë vepër janë të thjeshta, por shumë interesante. Ndaj,

romani “Afërdita” u prit me kënaqësi nga lexuesit dhe, si e tillë, kjo vepër u

bë më e dashur për të gjitha kategoritë e njerëzve( nxënësit,, akademikët,

punëtorët, etj). Tema e romanit është thjeshtë. Përshkruhet me një anë

vullneti dhe dashuria e mësueses Afërditë për të ndihmuar dhe zgjuar

dëshirën për shkrim e lexim tek fëmijët e fshatit, në anën tjetër paraqiten

vështirësitë ndaj të cilave asnjëherë nuk u dorëzua Afërdita. Qëllimi i autorit

është që përmes kësaj vepre të lartësojë figurën e Afërditës si mësuese

shembullore.

Subjekti i romanit është ky: Afërdita Skënderaj, vajzë korçare, rrjedh prej

një familjeje të varfër. Dashuria ndaj kulturës dhe arsimimitt nuk mungon në

këtë familje, pasi kreu mësimet e para, vijoi mësimet e shkollës normale. Pas

diplomimit ministria e arsimit e dërgoi mësuese në një fshat larg Korçës, ne

Grykas. Që në fillim vërejti vështirësitë me të cilat do të ndeshet, por ndihma

e nënës së saj ishte e madhe. E shoqëron të bijën në rrugë për fshat dhe i

qëndron pranë deri sa adaptohet. Në fshat banorët e Grykasit shprehën

urrejtje ndaj Afërditës, ngase nuk pranin se vajza shqiptare mund ta kryejë

mirë punën mësueses. Banorët e Grykasit, të zhytur në pellgun e paditurisë

dhe të ndikuar nga mësuesi i mëparshëm, kundërshtonin aksionet që

ndërmerrte mësuesja e re, Afërditë, në vijimin e rregullt të fëmijëve të fshatit

në shkollë. E afërt me fshatarët e Grykasit, dalëngadalë fëmijët ghithnjë e

më rregullisht vijonin mësimin.

Papërgjegjësia totale e zotëriut Remka ndaj profesionit të tij kishte bërë që

fëmijët e fshatit të mos kishin as shprehi të punës, as higjenë. Ata vinin të

papastër, thonjtë e paprerë, të pakrehur dhe pasojë e të gjitha këtyre ishte

Page 21: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

infektimi dhe sëmundjet e ndryshme që fitonin fëmijët. Edhe ndaj këtij

problemi Afërdita reagoi. Me të hollat e rrogës së parë bleu mjete të

ndryshme për evitimin e papastërsisë. Problem tjetër ishte lokali, i cili nuk i

plotësonte kushtet e punës. Me të hollat e veta bleu gëlqere dhe krijoi kushte

modeste për punë. Puna e zellshme e Ditës hetohet nga fshatarët dhe

dalëngadalë filluan ta adhuronin. Afërdita u bë e dashur nga nxënësit e saj,

sidomos nga vajzat e fshatit. Duke e njohur mentalitetin e grykasve, me

mençuri të madhe u afrohet vajzave të fshatit dhe organizon kurse të

ndryshme vetëm e vetëm që të përparojnë.

Afërditën e brengos konflikti kahershëm i fshatit Grykas me banorët e

fshatit Pishë. Banorët e këtyre fshatrave kishin derdhur mjaftë gjak rreth një

kodre, të cilëm mu për këtë e quanin “KODËR TË MALLKUAR”. Grykasit

dhe pishasit këtë kodër e konsideronin të vetëm. Afërdita, e vetëdijshme për

autoritetin që kishte fituar, hyn në problemet e koklavitura dhe serioze, por

të rëndësishme. Ndërmjetëson dy fshatrat dhe arrin ti pajtojë. Pastaj i bind

banorët e këtyre fshatrave se në kodër, ku ishte derdhur gjaku më pare, duhet

të ngritet një shkollë e përbashkët. Edhe këtë qëllim Afërdita e realizon.

Shkolla ngritet dhe Afërdita ndjen kënaqësi kur vështron hyrjen dhe daljen e

fëmijëve të dy fshatrave që dikur nuk dinin për mësim, por vetëm për vrasje.

Këtë kodër, pas ngritjes së shkollës, shkrimtari e quan “ KODRA E

DITURISË” .

Romani përfundon me ftuarjen e përgjithshme të dy fshatrave në ceremoninë

e dasmore të Afërditës. Fshatarët me gëzim të madh i përgjigjen kësaj

thirrjeje. Natyrisht nuk munguan peshqeshet e ndryshme të tyre dërguar

mësueses.

Afërdita e cila me aktivitetin e palodhur të saj e kishte hapur rrugën e kaltër

të arsimimit të fshatarëve grykas.

Shkurte Gashi,

Page 22: *Te drejtat e femijeve* - ILAZ THAÇIshfmuilazthaqi.weebly.com/uploads/2/0/0/9/20094223/gazeta_shkollore_.1.pdf · Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës? Ushtarët vijnë në

GALERIA JONË