16
5. KONKURRENCA TABELA E PERMBAJTJES NDIHMAT SHTETERORE KONTROLLI I BASHKIMEVE TE FIRMAVE MARREVESHJE KUFIZUESE DHE ABUZIMI I POZICIONEVE DOMINUESE MONOPOLET SHTETERORE DHE SIPERMARRJET PUBLIKE PARAQITJE E PERGJITHSHME Politika e konkurrences eshte nje nga elementet esenciale qe perben nje themel per krijimin e tregut te brendshem. Pa “institucionin e nje sistemi qe siguron qe konkurrenca ne tregun e perbashket nuk eshte shtremberuar” (Neni 3 g KE), tregu i brendshem nuk do te ishte i perdorshem. Paraqitja e nje politike konkurrence dhe zbatimi efektiv i saj duhet te konsiderohet qe te jete nje parakusht per hapjen e tregut te brendshem me te gjere ose per hyrjen ne Bashkim. Rritja e lirise se veprimit duke hequr kufijte formale ose joformale ne ceshtjet e tregtise nuk nenkupton vetem crregullimin. Eshte e vertete e kunderta qe eshte e nevojshme qe te ngrihet dhe zbatohet nje numer i ri i rregullave transparente per te rregulluar konkurrencen. Konkurrenca e drejte qe con ne nje vendosje optimale te fondeve nuk tregon nje gjendje ekuilibri te nje tregu te parregulluar. Por ne fakt, tregon rendesine e rregullimit te mire ne fushat e sjelljes se firmes sikurse edhe sjelljes se shtetit. Lidhja midis liberalizimit te tregut dhe konkurrences se riforcuar eshte kaq e rendesishme sa qe kane filluar perpjekjet per te rritur kooperimin midis autoriteteve te konkurrences ne nje nivel nderkombetar. Ne qofte se krijohet nje treg i brendshem, ka edhe nje nevoje te shpejte per te shkuar pertej asaj qe duhet te arrihet ne nje nivel global dhe duhet te paraqiten disa rregulla te detajuara per te shikuar disa aspekte te ndryshme te shtremberimit te konkurrences. Secili vend individualisht duhet te pergatitet per nje zbatim te suksesshem te politikes duke rritur perpjekjet e tij te perafrimit te legjislacionit, 1

Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Politika e konkurrences eshte nje nga elementet esenciale qe perben nje themel per krijimin e tregut te brendshem. Pa “institucionin e nje sistemi qe siguron qe konkurrenca ne tregun e perbashket nuk eshte shtremberuar” (Neni 3 g KE), tregu i brendshem nuk do te ishte i perdorshem.Paraqitja e nje politike konkurrence dhe zbatimi efektiv i saj duhet te konsiderohet qe te jete nje parakusht per hapjen e tregut te brendshem me te gjere ose per hyrjen ne Bashkim.

Citation preview

Page 1: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

5. KONKURRENCA

TABELA E PERMBAJTJES

NDIHMAT SHTETERORE

KONTROLLI I BASHKIMEVE TE FIRMAVE

MARREVESHJE KUFIZUESE DHE ABUZIMI I POZICIONEVE DOMINUESE

MONOPOLET SHTETERORE DHE SIPERMARRJET PUBLIKE

PARAQITJE E PERGJITHSHME

Politika e konkurrences eshte nje nga elementet esenciale qe perben nje themel per krijimin e tregut te brendshem. Pa “institucionin e nje sistemi qe siguron qe konkurrenca ne tregun e perbashket nuk eshte shtremberuar” (Neni 3 g KE), tregu i brendshem nuk do te ishte i perdorshem.

Paraqitja e nje politike konkurrence dhe zbatimi efektiv i saj duhet te konsiderohet qe te jete nje parakusht per hapjen e tregut te brendshem me te gjere ose per hyrjen ne Bashkim.

Rritja e lirise se veprimit duke hequr kufijte formale ose joformale ne ceshtjet e tregtise nuk nenkupton vetem crregullimin. Eshte e vertete e kunderta qe eshte e nevojshme qe te ngrihet dhe zbatohet nje numer i ri i rregullave transparente per te rregulluar konkurrencen. Konkurrenca e drejte qe con ne nje vendosje optimale te fondeve nuk tregon nje gjendje ekuilibri te nje tregu te parregulluar. Por ne fakt, tregon rendesine e rregullimit te mire ne fushat e sjelljes se firmes sikurse edhe sjelljes se shtetit. Lidhja midis liberalizimit te tregut dhe konkurrences se riforcuar eshte kaq e rendesishme sa qe kane filluar perpjekjet per te rritur kooperimin midis autoriteteve te konkurrences ne nje nivel nderkombetar. Ne qofte se krijohet nje treg i brendshem, ka edhe nje nevoje te shpejte per te shkuar pertej asaj qe duhet te arrihet ne nje nivel global dhe duhet te paraqiten disa rregulla te detajuara per te shikuar disa aspekte te ndryshme te shtremberimit te konkurrences.

Secili vend individualisht duhet te pergatitet per nje zbatim te suksesshem te politikes duke rritur perpjekjet e tij te perafrimit te legjislacionit, ngritjen e institucioneve dhe zbatimit dhe ekzekutimit ne nje menyre te shpejtuar te detyrimeve qe jane te permbajtura ne Marreveshjet Evropiane.

Marreveshjet midis sipermarrjeve – Abuzimet e pozicioneve dominuese (Neni 85-86 KE)

Aty ku kufijte shteterore ndaj tregtise bien poshte, mund te kete nje tundim te madh per firmat qe te bashkohen ne ndarje te tregut dhe ne marrevshje te tjera kufizuese per te lene konkurrencen jashte tuteles me ane te menyrave private, ose per te abuzuar me pozicionet e tyre dominuese ne menyre qe te arrihet i njejti qellim. Kjo nuk mund te konsiderohet e pranueshme sepse kjo ndalon ekonomine dhe konsumatoret nga marrja e perfitimeve qe duhet te arrihen me ane te tregtise se lire dhe konkurrenca aktive.

1

Page 2: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Ajo qe do te ndodhte eshte qe kufijte e meparshme ndaj tregtise vazhdojne te ekzistojne. Perfitimi, megjithate, i cili me pare rridhte drejt shtetit nepermjet taksave te importit, eshte marre tani nga partneret private te marreveshjes. Nga pikepamjet shoqerore kjo eshte situata mundesisht me e keqe. Keshtu, aplikimi i rregullave te konkurrences eshte me nje rendesi shume te madhe ne kete kontekst.

Shkrirjet (Rregullorja 4064/89)

Tregu i brendshem i sjell kompanive shume sfida te cilat ato mund ti perballojne duke kryer aleanca strategjike ne formen e shkrirjeve dhe pervetesimeve. Nderkohe qe kjo ne parim eshte nje strategji e pranueshme biznesi, nje kujdes duhet kushtuar qe strukturat e tregut do te qendrojne konkurruese ne te ardhmen, gje qe spjegon rendesine e kontrollit te shkrirjeve. Ketu perseri, mungesa e rregullores mund te coje ne krijimin e mbizoterimit ne ate madhesi qe firma dominuese mund te abuzoje pozicionin e saj duke fituar qera te paqena dhe duke ulur mireqenjen globale.

Ndihma Shteterore (Neni 92-93 KE)

Aty ku kufijte hapen, qeverite mund te tundohen gjithashtu qe te japin ndihma shteterore duke pare qe kjo qendron nje nga menyrat e tyre te mbetura per te mbrojtur industrine e tyre kunder rritjes se konkurrences. Ne rastin kur ndihmat shteterore jane dhene per te inkurajuar objektiva te tilla te pergjithshme si kerkimet dhe zhvillimi, mbrojtja ambientit ose ruajtja e stabilitetit rajonal, ato mund te pranohen. Ky eshte rasti ne pergjithesi ku investimet e firmes kane perjashtime te larta positive. Kjo do te thote qe firma ndermerr nje investim qe sjell nje efekt ekonomik pozitiv per shoqerine i cili nuk mund te merret nga vete firma. Sjellja me racionale per firmen eshte qe pastaj te ndermarri keto investime ne nje shkalle me te vogel sesa eshte niveli optimal per shoqerine. Me ane te nje politike te drejte ndihme, Qeveria mund te riparoje situaten dhe stimuloje firmen te ndermarri nje politike investimi e cila eshte optimale ne menyre globale. Megjithate, forma te tjera ndihme qe kane efektin e ngaterrimit te konkurrences pa shoqerime fitime duhet te denohen. Kjo justifikon kerkesen per nje monitorim te forte te ndihmes shteterore ne tregun e brendshem.

Monopolet – Te drejta te vecanta (Neni 37-90 KE)

Monopolet shteterore te nje karakteri komercial, sipermarrjet publike dhe sipermarrjet me te drejta speciale dhe eskluzive shfaqin nje rrezik te brendshem per konkurrencen e lire dhe te hapur, ne ate madhesi ato rezervojne aktivitete te vecanta per operatore ekonomike individuale. Ne raste te tilla ka nje krijim te qellimshem te qerave ekonomike per disa lojtare te bazuar ne prezumimin qe perfitimi i qerase te perdoret per leshimin e sherbimeve publike ose qe do ti kalohet shtetit si takse. Nderkohe qe kryesisht kjo mund te jete e pranueshme, te kufizosh shperqendrimin e tregut ne ate qe eshte vetem e nevojshme eshte nje pune delicate. Gjithashtu situata te ashtu-quajtura monopole natyrale jane kryesisht te lidhura me madhesine e tregut dhe gjendjen e teknologjise. Ne qofte

se ngrihet nje treg me i gjere eshte e nevojshme per te ripercaktuar te drejtat e shume monopolisteve. Ne menyre qe te perfitohet plotesisht nga avantazhet e tregut te brendshem eshte pra e nevojshme te rregullohen monopolet ne menyre qe te shmanget diskriminimi dhe te ndermerren perpjekje liberalizimi per ti hapur industrite e rregulluara ndaj konkurrences. Te drejta te vecanta dhe eskluzive duhet te mbahen vetem ne madhesine qe ato jane te nevojshme ne interesin e pergjithshem, per shembull per sa i perket sherbimeve publike.

Tranzicioni

2

Page 3: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Eshte e rendesishme qe ekonomite e VEQL-ve te fillojne te funksionojne Brenda nje kuadri te pranueshem rregullator ne menyre qe te ndalojne tregjet qe zhvillohen ne nje menyre te kundert me interesat e veta te vendeve te asociuara duke cuar ne struktura tregu te monopolizuara dhe ineficiente. Nje politike active konkurrence do te ndihmoje ne procesin e tranzicionit duke krijuar struktura te shendetshme ekonomike dhe duke shmangur perfitime anormale. Ka gjithashtu edhe arsye financiare publike per te kontrolluar me imtesi ndihmat shteterore. Do te jete e nevojshme te sigurohet qe te gjithe operatoret ekonomike jane duke punuar nen te njejtat rregulla dhe keshtu nuk jane duke perfituar ndonje avantazh te padrejte mbi konkurruesit qe operojne ne te njejtin treg, dhe te sigurohet krijimi i nje klime besimi te dyanshem te krahasueshme me ate qe ekziston midis Vendeve Anetare te BE.

Zbatimi

Per keto arsye eshte me nje rendesi themelore qe te sigurohet qe procesi i perafrimit qe eshte tashme i stabilizuar nen Marreveshjet Evropiane te vazhdohet ne te gjitha fushat e politikes se konkurrences. Nen kontekstin e Marrevshjeve Evropiane nuk eshte e nevojshme qe te adoptohen te gjitha detajet e asquis-it te Bashkimit ne kete fushe, vendet mund te adaptojne vetem parimet brenda kuadrit te pershtatshem strukturor. Cdo vend mund te vendose qe format e vecanta te ligjeve ose te udhezimeve jane me teper te pershtatshme ne situaten e tyre individuale dhe qe nje strukture e vecante monitorimi dhe zbatimi i sherben qellimit me se miri. Megjithate eshte e rendesishme qe te theksohet qe ushtrimi nuk eshte i kufizuar vetem ne adaptimin e ligjeve dhe rregulloreve ose ndertimit te structures. Duhet te kete nje perpjekje te vazhdueshme per te siguruar zbatimin e politikes dhe per te bere te njohur publikisht dhe te pranuar kete politike nga te gjithe agjentet ekonomike te pershire psh. nga qeverite, kompanite dhe nga forca punetore.

Ligji jo vetem qe duhet te ekzistoje por duhet gjithashtu edhe te aplikohet dhe –mbi te gjitha – te pritet te jete i aplikuar. Agjentet ekonomike duhet te marrin vendimet e tyre nen prezumimin qe politika do te zbatohet. Vetem pas kesaj tregu do te gjeneroje potencialin e plote te perfitimeve te tij.

Tregu me i gjere

Ky arsyetim duhet te vendoset ne tregun me te gjere Evropian qe do krijohet midis Bashkimit Evropian dhe VEQL-ve. Pritet qe tregu me i gjere do te pranohet vetem nga te gjithe lojtaret ne madhesine qe nje fushe loje e barabarte te stabilizohet nga paraqitja e rregullave formale te gares dhe nga zbatimi i tyre efektiv. Deshtimi i kesaj do te sillte nje burim te perhershem te potencialit konfliktual qe con ne riparaqitjen e kufijve dhe te mbrojtjes.

Nderkohe qe te gjitha praktikat e monitorimit dhe te zbatimit te konkurrences jane tashme te parashikuara nen Marrevshjet Evropiane do te jete e nevojshme ne nje treg te brendshem te modifikohen disa procese. Disa detyra qe bien brenda pergjegjesise se vendeve te asociuara do te shqyrtohen nga Komisioni ne nje faze te mevonshme ne perspektiven e hyrjes. Keshtu theksohet rendesia e planifikimit te proceseve dhe strukturave sipas kesaj perspective. Per ato aktivitete qe do te jene nen kompetencen e Komisionit ne nje faze me te vonshme VEQLte mund te deshirojne te krijojne struktura te lehta ad-hoc. Veshtiresia do te jete pajisja e autoriteteve me fuqi te mjaftueshme per te zbatuar politiken. Nje zgjidhje mund te jete per VEQLte te shoqerojne Komisionin ne nje baze vullnetare me formimin e vendimeve ne tranzicion drejt tregut me te gjere dhe hyrjes.

Kuadri i tanishem i ligjeve ne VEQLte eshte duke u shkruar nen nje prezumim te autonomise. Kur disa kompetenca do te rrjedhin drejt Komisionit ne nje faze me te vonshme do te jete e nevojshme te adaptohen ligjet dhe rregulloret ne kete perspective.

Ngritja e tregut te brendshem do ta rrisi edhe me shume nevojen per ti shpjeguar konkurrencen publikut te gjere. Perpjekje te medha duhen bere per te bere te gjithe lojtaret ekonomike te kuptojne plotesisht konceptin e nje lirie ekonomike te rregulluar. Ne varesi edhe te audiences mund te jete e nevojshme per te nenvizuar nje aspekt ose nje tjeter.

3

Page 4: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

I. NDIHMAT SHTETERORE

PERSHKRIMI I LEGJISLACIONIT

1. Elemente themelore

Sistemi komunitar i ndihmes shteterore eshte i bazuar ne Nenet 92, 93 te Traktatit te KE. Komisioni eshte pergjegjes per te aplikuar politiken e ndihmes shteterore te Komunitetit. Sistemi eshte i karakterizuar nga nje numer i elementeve themelore qe jane te nje rendesie te larte per funksionimin dhe ngritjen e tij. Ai perbehet nga elemente substanciale dhe procedurale.

Substanca

Substanca e sistemit te Komunitetit eshte e karakterizuar nga parimi i ndalimit te ndihmave shteterore qe ngaterrojne ose kercenojne te ngaterrojne konkurrencen duke favorizuar disa sipermarrje ose prodhimin e disa mallrave, ne aq larg sa ato ndikojne tregtine midis Vendeve Anetare. Megjithate, Neni 92 i Traktatit te KE rendit nje numer shembujsh ku ndihma eshte e konsideruar te jete e pranueshme sepse ajo promoton disa objektiva te pergjithshme. Nga ana tjeter forma te tjera ndihme qe kane efektin e ngaterrimit te konkurrences pa e shoqeruar me perfitime duhet te ndalohen.

Kushtet dhe dendesite per pranimin e llojeve specifike te ndihmes jane te dhena ne direktivat, kuadrot dhe udhezuesit sikurse edhe akte te tjera te adoptuara nga Komisioni. Keto akte duhet gjithashtu te konsiderohen te perbejne elemente themelore te sistemit Komunitar te kontrollit te ndihmes shteterore.

Procedura

Rregulla ne fuqi qe kane te bejne me procedura jane te domosdoshem ne menyre qe te sigurohet nje zbatim efektiv dhe keshtu funksionimi i sistemit shteteror te ndihmes shteterore. Keto rregulla duhet te kene te bejne si me fuqite e organit te ngarkuar me aplikimin e rregullave sikurse edhe me te drejtat e sipermarrjeve perkatese.

Organi ne fuqi duhet te ngarkohet me fuqi te mjaftueshme per te kryer detyrat e tij ne menyre eficiente. Kjo perben ne vecanti parimin e detyrimit te Vendeve Anetare per te njoftuar skemat ose ceshtjet e tyre te ndihmes qe me perpara per te zbatuar apo jo ato perpara aprovimit te tyre nga Komisioni, dhe per detyrimin e tyre per te rifituar ndihmen qe ata e kishin dhene ne menyre ilegale.

Per sa i perket te drejtave te sipermarrjeve qe kane te bejne direkt me vendimet e Komisionit, eshte esenciale qe ata te kene mundesine e rishikimit gjyqesor.

Per fazen e rradhitjes legjislative, eksperienca e BE mund te konsiderohet vetem si e nje rendesie jo-direkte. Nuk ka asnje detyrim ligjor per Vendet Anetare per te rradhitur legjislacionin e tyre me sistemin Komunitar te kontrollit te ndihmes shteterore, dhe ne fakt do te ishte e tepert per shkak te rolit Komisionar te autoritetit kontrollues sipas Traktatit te KE.

Per VEQLte, situata eshte e ndryshme. Duke patur parasysh detyrimet e tyre sipas Marreveshjeve Evropiane, eshte e domosdoshme qe ato te adaptojne nje sistem te ngjashem me ate te Komunitetit, pra me nje organ kombetar te pajisur me fuqi monitoruese. Kjo gjithashtu do te ndihmonte krijimin e nje sistemi institucional i cili do te bente me te lehte permbushjen e detyrimeve qe rezultojne nga nje anetaresi e mevonshme.

KUSHTET E NEVOJSHME PER TE VENE NE PERDORIM LEGJISLACIONIN

Ajo qe eshte teper e rendesishme ne menyre qe te garantohet ngritja e nje sistemi te ndihmes shteterore eshte krijimi i nje organi monitorues dhe adaptimi i rregullave procedurale qe sigurojne qe ky organ merr te gjithe informacionin e nevojshem nga drejtorite e tjera qeveritare perkatese dhe qe ka ekspertizen e nevojshme ne kete fushe, dhe ngritja e nje shqyrtimi te ndihmave ekzistuese ne interesin e transparences.

4

Page 5: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Kjo do te kerkoje, paralelisht me procesin e perafrimit te legjislacionit, edhe nje asistence intensive teknike per te gjitha VEQLte, duke patur parasysh qe keto kushte duhet akoma te ngrihen ose jane te ngritura vetem pjeserisht. Asistenca teknike duhet te parashikohet per ngritjen e sistemit sikurse edhe per trajnimin e zyrtareve perkates ne menyre qe te krijohet ekspertiza e nevojshme.

MASA THEMELORE

ZGJEDHJA E MASAVE TE FAZES SE PARE

PERSHKRIMI & PERSHTATJA:

Ne menyre qe keto objektiva te arrihen, eshte e rendesishme qe ne fazen e pare te sigurohet adaptimi i elementeve kyce sic eshte e nenvizuar ne piken 1 nga VEQLte. Megjithate disa devijime mund te merren parasysh. Per sa i perket fuqive te parashikuara per autoritetin monitories, ne nje faze fillestare nuk duket e nevojshme qe ai te pajiset me fuqi aq rigoroze sa sa ato te Komisionit. Duket e mjaftueshme per te siguruar qe ky autoritet te marri te gjithe informacionin e nevojshem per te dhene opinione te arsyetuara mbi perputhshmerine e ndihmes perkatese me rregullat substanciale perkatese. Ne te njejten kohe, per sa i perket rregullave substanciale qe duhen adaptuar duhet te mbahet ne mend qe VEQLte jane konsideruar fillimisht si fusha te cilat do te perfshiheshin nen Nenin 92(3)(a) te Traktatit te KE. Adaptimi i ketyre masave do te vendosi bazen per ngritjen e nje sistemi te pranueshem per kontrollin e ndihmes shteterore.

Duke filluar nga permbushja e suksesshme e Fazes se pare, disa rregullime te metejshme duhet te parashikohen, duke u bazuar ne eksperincen e BE.

II. KONTROLLI I SHKRIRJEVE

PERSHKRIMI I LEGJISLACIONIT

Elemente thelbesore

Sistemi Komunitar i kontrollit te shkrirjeve sic eshte i vendosur ne rregulloren Nr. 4064/89 (KE) eshte i karakterizuar nga nje numer i caktuar i elementeve thelbesore te cilet jane te nje rendesie te vecante per ngritjen dhe funksionimin e sistemit. Komisioni eshte pergjegjes per te aplikuar politiken Komunitare te kontrollit te shkrirjeve. Sistemi permban elemente proceduriale dhe substanciale.

Substanca

Vetite kryesore te sistemit te kontrollit te shkrirjeve jane kriteret e pershtatshme per ndalimin ose lejimin e nje perqendrimi dhe nocionit te perqendrimit.

Keshtu nje perqendrim i cili krijon ose forcon nje pozicion dominues do te rezultonte ne nje konkurrence efektive qe do te ndaloheshe shume ne tregun e perbashket ose ne nje pjese substanciale te saj do te deklaroheshe e paafrueshme me tregun e perbashket.

5

Page 6: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Me tej eshte e nevojshme qe te kihet parasysh nje koncept i qarte i nocionit te perqendrimit. Sipas ligjit te Komunitetit, ky koncept eshte i bazuar kryesisht mbi nocionin kualitativ te fitimit te kontrollit. Per me tej ky koncept perfshin gjithashtu krijimin e ndermarrjeve te perbashketa per sa kohe qe ato rezultojne ne nje ndryshim me te zgjatur ne strukturen e ndermarrjeve perkatese dhe nuk cojne ne nje koordinim te sjelljes konkurruese midis sipermarrjeve te cilat mbeten te pavarura.

Procedura

Rregulla te pranueshme qe kane te bejne me procedurat jane te domosdoshme ne menyre qe te sigurohet zbatimi efektiv dhe keshtu edhe funksionimi i politikes se kontrollit te shkrirjes. Keto rregulla duhet te lidhen me fuqite e autoritetit te ngarkuar me aplikimin e rregullave sikurse edhe me te drejtat e sipermarrjeve perkatese.

Organi perkates duhet te jete I pajisur me fuqi te mjaftueshme per te kryer detyrat e tij ne menyre efikase. Ne fushen e kontrollit te shkrirjeve kjo presupozon se pari ekzistencen e kritereve te qarta te cilat ngrejne proceduren e kontrollit, sic eshte pare ne rregulloren e Komunitetit mbi kontrollin e shkrirjeve (per shembull lenja e kompanive perkatese). Efekti i frikshem i fillimit te procedures se kontrollit duhet gjithashtu te parashikohet, sikurse dhe fuqia per te rregulluar shkaterrimin e nje shkrirjeje ilegale.

Me tej, Komisioni disponon fuqi te konsiderueshme qe kane te bejne me investigimin e shkeljeve te presupozuara, qe perfshijne te drejten per te kerkuar informacion dhe te drejten per te ndermarre investigime ne vend, fuqine per te vendosur pagesa gjobe periodike, per te marre masa te perkohshme dhe te vendosur sanksione.

Ne te njejten kohe te drejtat e sipermarrjeve duhet te ruhen. Ne Komunitet, kontrolli i shkrirjeve eshte nen afate te rrepta keshtu qe sipermarrjet mund te kene sigurim ligjor sa me shpejt qe te jete e mundur. Per me tej, ne Komunitet kjo ka te beje me te drejtat e mbrojtjes, qe perbehen nga e drejta per tu degjuar, te drejtat e nje pale te trete, aktet mbi recetat, mbrojtjen e sekreteve te biznesit dhe konfidencialiteti sikurse dhe e drejta per rishikim gjyqesor.

Gjate fazes se perputhjes legjislative, eksperienca e BE mund te konsiderohet vetem e nje rendesie indirekte. Nuk ekziston asnje detyrim ligjor per Vendet Anetare per te perputhur legjislacionin e tyre te konkurrences. Nje detyrim i tille nuk duket se do te ishte I nevojshem per shkak te supremacise dhe efektit direkt te rregullave te Komunitetit., qe ka cuar ne nje bashke-ekzistence paqesore te sistemeve kombetare dhe atyre te Komunitetit. Megjithate shume Vende Anetare i kane perputhur sistemet e tyre me ate te Komunitetit. Kjo konsiderohet te jete teper e dobishme per sa i perket impaktit psikologjik dhe ekonomik per operatoret ekonomike te cilet nuk kane nevoje me te merren me qendrime te ndryshme qe varen nga kuadri kombetar apo ai i Komunitetit.

Per VEQLte, eshte e qarte qe situata eshte ndryshe. Detyrimi i perafrimit u konsiderua si i domosdoshem sepse nuk mund te kishte nje shtrirje te ligjit te Komunitetit edhe per VEQLte sic eshte rasti per Vendet Anetare. Nje perafrim i tille eshte pra i nevojshem inter alia per te siguruar qe operatoret ekonomike te jene te sigurte qe te veprojne ne nje nivel te njejte, dhe ne menyre qe te pergatise ekonomite e VEQLve per anetaresim te ardhshem.

KUSHTET E NEVOJSHME PER TE VENE NE PERDORIM LEGJISLACIONIN

Perafrimi legjislativ ne kete fushe nuk presupozon ne menyre te nevojshme ekzistencen e disa faktoreve ose kushteve. Por, perafrimi legjislativ duhet te ndermerret paralelisht me ngritjen e nje ekonomie tregu dhe me liberalizimin e sistemit ekonomik ne menyre qe te sigurohet funksionimi i tij qe

6

Page 7: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

nga fillimi. Megjithate, ajo qe eshte shume e rendesishme ne menyre qe te garantohet ngritja e nje sistemi real te kontrollit te shkrirjes eshte ngritja e nje organi i cili ka fuqine e nevojshme te nje implementimi eficient te rregullave te kontrollit te shkrirjes, dhe krijimi i nje sistemi gjyqesor qe funksionon mire, te dyja me ekspertize te mjaftueshme ne kete fushe.

Kjo do te kerkoje, paralelisht me procesin e perafrimit legjislativ, nje asistence intensive teknike ne vecanti per ato VEQL ku keto kushte duhet akoma te percaktohen. Megjithate, asistenca teknike duhet te parashikohet per te gjitha VEQLte per trajnimin e zyrtareve, autoriteteve dhe gjykatesve ne menyre qe te krijohet ekspertiza e nevojshme per te lejuar implementimin efektiv te legjislacionit te kontrollit te shkrirjes.

MASA THEMELORE

ZGJEDHJA E MASAVE TE FAZES SE PARE

PERSHKRIMI & PERSHTATJA:

Ne menyre qe keto objektiva te arrihen, eshte e rendesishme qe gjate fazes se pare te sigurohet adaptimi i elementeve themelore nga VEQLte sic eshte nenvizuar ne piken 1. Megjithate nje devijim duhet te konsiderohet. Ne menyre qe te konsiderohet situata e tyre specifike si ekonomi qe po kalojne reforma, mund te jete e nevojshme per te parashikuar qe nje perqendrim mund te lejohet per arsye te interesit publik madje edhe ne qofte se kjo krijon apo forcon nje pozicion dominues. Adaptimi i ketyre masave do te shtrije bazen per nje ngritje te sukseshme te sistemit te mirefillte te kontrollit te shkrirjeve.

Duke filluar nga arritja e suksesshme ne Fazen e pare, rregullime te metejshme duhet te shikohen, duke perfituar nga eksperienca e BEse.

III. MARREVESHJE KUFIZUESE DHE ABUZIM I POZICIONEVE DOMINUESE

PERSHKRIMI I LEGJISLACIONIT

1. Elemente themelore

Sistemi i Komunitetit per konkurrencen per sa i perket marrevshjeve kufizuese (Neni 85 i Traktatit te KE) dhe abuzimit te pozicioneve dominuese (Neni 86 i Traktatit te KE) eshte i karakterizuar nga nje numer i caktuar i elementeve themelore qe kane nje rendesi te vecante per ngritjen dhe funksionimin e sistemit. Komisioni eshte pergjegjes per aplikimin e politikes se Komunitetit mbi konkurrencen. Sistemi perbehet nga elemente substanciale dhe proceduriale.

Substanca

Substanca e sistemit te Komunitetit eshte e karakterizuar nga parimi i ndalimit.

Marreveshjet kufizuese si dhe te tjera forma te aktiviteteve kufizuese dhe te sipermarrjeve, te cilat mund te ndikojne tregtine midis Vendeve Anetare, jane te ndaluara, te pavlefshme dhe zero dhe gjithashtu te pazbatueshme edhe nga gjykatat kombetare (Neni 85 I Traktatit te KE). Vetem kur keto marreveshje kufizuese permbushin disa kushte specifike, te cilat pak a shume sigurojne qe perparesite qe vijne nga marreveshjet kane epersi mbi ndalimin ndaj konkurrences per aq kohe sa konkurrenca nuk eshte eliminuar, atehere nje perjashtim i vetem

7

Page 8: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

mund te jepet nga Komisioni ose, per sa i perket kategorive te marreveshjeve, perjashtime ne grup mund te jepen.

Ne menyre te njejte, abuzimi i nje pozicioni dominues nga nje apo me shume sipermarrje brenda tregut te perbashket ose ne nje pjese te tij eshte i ndaluar (Neni 86 i Traktatit te KE) per aq larg sa mund te ndikoje tregtine midis Vendeve Anetare; perjashtime te ketij rregulli nuk jane te mundura.

Shumica derrmuese e politikes se Komunitetit eshte e demonstruar ne menyre te vecante per perjashtimet ne grup dhe per lajmerimet e vendosura nga Komisioni. Keto akte duhet te konsiderohen gjithashtu si akte qe caktojne elementet themelore te sistemit te Komunitetit mbi konkurrencen.

Procedura

Rregulla funksionale per sa I perket procedurave jane te domosdoshme ne menyre qe te sigurohet nje zbatim efektiv dhe keshtu funksionimi i politikes se konkurrences. Keto rregulla duhet te kene te bejne me fuqite e autoritetit te ngarkuar me aplikimin e rregullave sikurse edhe me te drejtat e sipermarrjeve perkatese.

Organi perkates duhet te pajiset me fuqi te mjaftueshme per te kryer detyrat e tij ne menyre eficiente. Keto do te perfshinin edhe hetimin e shkeljeve te deklaruara, duke perfshire te drjeten per te kerkuar informacion dhe te drejten per te sipermarre hetime ne vendin e ngjarjes, fuqine per te vene gjoba deri ne 10% te fitimeve te sipermarrjeve, fuqine per te vene pagesa gjobe periodike, per te marre masa te perkohshme, per te vene kushte dhe per te stabilizuar urdhera ndalese veprimi.

Ne te njejten kohe te drejtat e sipermarrjeve duhet te ruhen. Ne komunitet kjo lidhet me te drejtat per mbrojtje, qe perbehen nga e drejta per tu degjuar, te drejtat e paleve te treta, akte mbi recetat, mbrojtjen e sekreteve te biznesit dhe konfidencialitetit sikurse edhe me te drejten per rishikim gjyqesor.

Per fazen e perputhjes legjislative, eksperienca e Bese mund te konsiderohet vetem si enje rendesie jo-direkte. Nuk ekziston asnje detyrim ligjor per Vendet Anetare per te perputhur legjislacionin e tyre te konkurrences me njeri tjetrin. Nje detyrim i tille nuk duket se do te ishte i nevojshem per shkak te supremacise dhe efektit direkt te rregullave te Komunitetit mbi konkurrencen, gje qe ka cuar ne nje bashke-ekzistence jo-konfliktuale te sistemeve kombetare dhe te sistemit te Komunitetit. Kjo konsiderohet te jete teper e dobishme per impaktin psikologjik dhe ekonomik per operatoret ekonomike te cilet nuk kane me nevoje te merren me qendrimet e ndryshme te varura nga kuadri kombetar ose ai i Komunitetit.

Per VEQLte, situata eshte dukshem ndryshe. Nje detyrim per perafrimin ishte konsideruar i domosdoshem sepse nuk mund te kishte nje shtrirje te ligjit te Komunitetit per ato sic ishte rasti per Vendet Anetare. Nje perafrim i tille eshte i nevojshem inter alia per te siguruar qe operatoret ekonomike do te veprojne me siguri ne nje nivel te barabarte, dhe ne menyre qe te pregatisin ekonomite e VEQLve per anetaresi te ardhshme.

KUSHTET E NEVOJSHME PER TE VENE NE PERDORIM LEGJISLACIONIN

Perafrimi legjislativ ne kete fushe nuk presupozon ekzistencen e disa faktoreve ose kushteve. Por, perafrimi legjislativ duhet te sipermerret paralelisht me ngritjen e ekonomise se tregut dhe liberalizimin e sistemit ekonomik ne menyre qe te sigurohet funksionimi i tij qe nga fillimi. Ajo qe eshte teper e rendesishme ne menyre qe te garantohet ngritja e nje sistemi konkurrimi funksional eshte krijimi i nje autoriteti, i cili ka fuqine e nevojshme per nje

8

Page 9: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

zbatim efficient te rregullave te konkurrences, dhe krijimin e nje sistemi gjyqesor qe funksionon mire, te dy me ekspertize te mjaftueshme ne kete fushe.

Kjo do te kerkoje, paralelisht me procesin e perafrimit legjislativ, nje asistence teknike intensive ne menyre te vecante per ato VEQL ku keto kushte nuk jane ende vendosur. Megjithate, asistenca teknike duhet te parashikohet per te gjitha VEQLte per trajnimin e zyrtareve te organeve dhe te gjykatesve ne menyre qe te krijohet ekspertiza e nevojitur per te lejuar nje zbatim efektiv te legjislacionit te konkurrences.

MASA THEMELORE

ZGJEDHJA E MASAVE TE FAZES SE PARE

PERSHKRIMI & PERSHTATJA:

Ne menyre qe keto objektiva te arrihen, eshte e rendesishme qe gjate fazes se pare te sigurohet adaptimi i elementeve themelore sic jane te nenvizuara ne piken 1 nga VEQLte, qe perbehen nga integrimi i parimeve kryesore te perjashtimeve ne grup. Ato do te vendosin bazen per nje ngritje te sukseshme te nje sistemi funksional konkurrence. (Neni 85, 86 i Traktatit te Kese)

Duke filluar nga kryerja e suksesshme e fazes se pare, rregullime te metejshme duhet te parashikohen, duke patur parasysh eksperincen e BEse.

VI. MONOPOLET SHTETERORE DHE SIPERMARRJET PUBLIKE

PERSHKRIMI I LEGJISLACIONIT

Elemente themelore

Kerkesat e meposhtme paraqesin elementet themelore te Neneve 37 dhe 90:

A. Nenet 85 dhe 86 te Traktatit te KEse nuk zbatohen vetem per firma te sektorit privat, por edhe per ndermarrjet publike, me perjashtim te rastit kur nje kufizim i konkurrences eshte esencial ne menyre qe te sigurohet kryerja e disa detyrave me interes publik (Neni 90(2)).

B. Neni 37 kerkon qe monopolet kombetare te nje karakteri komercial duhet

qe gradualisht te rregullohen ne nje menyre qe te sigurohet qe, kur periudha tranzitore ka perfunduar, asnje diskriminim nuk ekziston per sa i perket kushteve nen te cilat mallrat jane prodhuar dhe tregtuar midis kombasve te Vendeve Anetare te Bashkimit Evropian. Kjo do te thote qe ne menyre te vecante, nga fundi i periudhes tranzitore, te drejta eskluzive qe kane te bejne me importet, eksportet dhe shperndarjen per shitje duhen te shkaterrohen.

C. Neni 90(1) i ndalon Vendet Anetare nga nxjerrja ose mbajtja ne fuqi, ne rastin

e sipermarrjeve publike dhe sipermarrjeve te cilave i jepen te drejta speciale ose eskluzive, e ndonje mase ne te kundert me rregullat e vendosura nga Traktati i KE.

Kjo do te thote qe, per sa i perket ne vecanti aplikimit te Nenit 90(1) ne lidhje

Nenet 85 dhe 86, Vendet Anetare nuk mund as te inkurajojne dhe as te

vendosin mbi sipermarrjet publike ose ndermarrjet qe i jane dhene te drejta

speciale ose eskluzive, nje sjellje qe perben nje abuzim me ane te nje

pozicioni dominues ose ose nje konkludim te marrevshjeve qe kufizojne

konkurrencen.

9

Page 10: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

Neni 90(1) ne lidhje me Nenin 86 ndalon Vendet Anetare nga paraqitja e ligjeve, rregulloreve ose akteve administrative qe vendosin sipermarrjet publike dhe sipermarrjet te cilave ata i japin te drejta ta vecanta ose eskluzive ne nje situate qe te tilla sipermarrje nuk mund te fitonin veten e tyre me ane te sjelljes se tyre pa shkelur aktet e Nenit 86.

Per shembull, Neni 90(1) ne lidhje me Nenin 86 ndalon Vendet Anetare nga shtrirja e nje monopoli, pa nje justifikim objektiv, per te pershire aktivitete te anshme ose te ndara qe i perkasin tregjeve te vecanta dhe qe mund te ushtrohen nga firma te tjera.

Keto akte gjithashtu ndalojne Vendet Anetare nga dhenja e sipermarrjeve publike ose atyre qe gezojne te fuqi rregulluese te te drejtave te vecanta ose eskluzive mbi konkurruesit e tyre.

Neni 90(1) ne lidhje me Nenin 59 ndalon Vendet Anetare nga dhenja ose mbajtja ne fuqi e te drejtave speciale ose eskluzive qe kufizojne tregtine nder- Komunitare per sherbimet, pervec ku kjo eshte e nevojshme ne menyre qe te sigurohet qe disa kerkesa esenciale jane permbushur.

Neni 90(1) ne lidhje me rregullat rreth levizjes se lire te mallrave, dhe ne menyre te vecante Nenet 30 dhe 34 te Traktatit, ndalojne Vendet Anetare nga dhenja ose mbajtja ne fuqi, pas perfundimit te periudhes tranzitore te siguruar ne Nenin 37, e te drejtave te vecanta ose eskluzive qe kufizojne tregtine nder-Komunitare te mallrave, pervec ku kjo eshte e nevojshme ne menyre qe te sigurohet qe disa kerkesa esenciale jane permbushur.

Per sa i perket telekomunikacioneve, disa nga keto kerkesa te siguruara ne Traktat ishin shpjeguar ne Direktivat e Komisionit 88/301/KE mbi pajisjet terminale, 90/388/KE mbi sherbimet e telekomunikimit dhe 90/44/KE mbi satelitet.

Procesi i arritjes se perputhshmerise me rregullat e lartpermendura nga ana e Vendeve Anetare eshte arritur, pervec disa perjashtimeve.

- Monopolet komerciale (nafte, duhan, alkohol, etj.) jane rregulluar sipas Nenit 37, dhe te drejtat eskluzive qe kane te bejne me importin, eksportin dhe shperndarjen me shumice te te tilla produkteve jane eleminuar. Megjithate, disa probleme mbeten me sektore te tille si energjia dhe gazi.

- Per sa i perket sherbimeve, te drejtat eskluzive jane eleminuar ne fusha si telekomunikacioni (pervec atyre qe perfshijne nderlidhjen me ze, ku aplikohen nje numer i caktuar periudhash tranzitore) dhe sherbimet e dergimit ekspres. Megjithate, monopolet akoma mbeten ne disa sektore si sherbimet postare. Po merren masa per ti hapur edhe keta sektore ndaj konkurrences.

KUSHTET E NEVOJSHME PER TE VENE NE PERDORIM LEGJISLACIONIN

Heqia e diskriminimit mbi bazen e kombesise.

Ndarja e rregullatorit publik dhe funksioneve te ndermarrjes publike: dallimi midis Shtetit dhe sipermarrjeve te kontrolluara nga Shteti (sipermerrjet publike). Nje person juridik i vecante per sipermarrjet publike ose sipermarrjet qe i jane dhene te drejta te vecanta ose eskluzive eshte i nevojshem ne rastin e telekomunikacioneve dhe i deshiruar ne sektore te tjere. Nje dallim duhet bere midis sipermarrjeve publike dhe organeve mbikqyrese dhe rregulluese.

MASA THEMELORE

- ZGJEDHJA E MASAVE TE FAZES SE PARE.

10

Page 11: Libri i Bardhe i BE Per Konkurencen

PERSHKRIMI & PERSHTATJA:

- Per sa i perket sektoreve ne te cilet nuk ka rregullime te vecanta te interesit te pergjithshem per justifikimin e detyres, parimi qe rregullat e konkurrences zbatohen per sjelljen autonome te sipermarrjeve publike duhet te vendoset ne legjislacionin kombetar.

- Identifikimi i detyrave te sherbimit publik qe eshte ngarkuar per disa sipermarrje, kufizimet qe shoqerojne krijimin e nderlidhjeve, dhe kufizimet te cilat ato justifikojne (te drejta te vecanta ose eskluzive, etj)

- Shkaterrimi i te drejtave te vecanta ose eskluzive qe jane duke shkelur Traktatin. Aplikimi i rregullave te konkurrences ne sjelljen autonome te sipermarrjeve.

- Ne ato sektore qe perfshijne nderlidhjet (energji, gaz, telekomunikacion, etj), sipermarrjet e integruara vertikalisht duhet te dallojne, ne manaxhimin dhe llogarite e tyre, midis aktiviteteve te ndryshme te cilat ato kryejne (prodhim, transmetim, etj).

- Neni 37: rregullim gradual i monopoleve kombetare te karakterit komercial ne nje menyre qe te sigurohet qe asnje diskriminim qe ka te beje me kushtet nen te cilat mallrat jane prodhuar dhe tregtuar nuk ekziston midis firmave kombetare te Vendeve Anetare te Bashkimit Evropian.

- ZGJEDHJA E MASAVE TE FAZES SE DYTE

PERSHKRIMI & PERSHTATJA:

- Paraqitja e konkurrences ne sektoret monopoliste brenda kuadrit te siguruar nga Neni 90(1):

- ose nepermjet pranimit te operatoreve te rinj

- ose nepermjet ndarjes se operatoreve ekzistues ne operatore te tjere.

- Neni 37: Kryerja e rregullimit gradual te monopoleve zyrtare te nje karakteri

komercial, ne nje menyre qe te siguroje qe, kur periudha tranzitore ka perfunduar,

asnje diskriminim qe ka te beje me kushtet nen te cilat mallrat jane prokuruar dhe

tregtuar nuk ekziston midis firmave kombetare te Vendeve Anetare te Bashkmit

Evropian. Kjo do te thote ne menyre te vecante qe, nga fundi i periudhes tranzitore, te

drejta eskluzive qe kane te bejne me importet, eksportet dhe shperndarjen me shumice

duhen te shkaterrohen.

- Per sa i perket infrastrukturave, gje qe nuk eshte gjithmone e mundur te kopjohet,

parimi duhet te vendoset qe te gjithe operatoret ne sektor kane nje te drejte per hyrje.

- Ndersa per te drejtat eskluzive qe jane te pranueshme me aktet e dhena ne Traktat,

detyrimet e sherbimit publik te vena mbi operatorin monopol duhet te percaktohen

qarte.

- Paralelisht me kete, nje sistem rregullues duhet te vendoset qe do te siguroje kushtet e

nje konkurrence te drejte midis operatoreve ekzistues dhe atyre te rinj (monitorimi i

kushteve qe qeverisin hyrjen ne nderlidhjet, monitorimi i nder-plotesimit, etj.).

11