22
1 LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 “ PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, I NDRYSHUAR 1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I PARIME TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të parandalojë pastrimin e parave dhe të produkteve që burojnë nga veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit. Neni 2 Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Autoritet përgjegjës” është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila i raporton drejtpërdrejt Ministrit të Financave dhe shërben si Njësi e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë. 2. “Bankë guaskë” është një bankë, e cila nuk ka prani fizike, përfshirë mungesën e administrimit e drejtimit, si dhe nuk është e përfshirë në një grup të rregulluar financiar. 3. “Bankë korrespondente” është banka që ofron shërbime bankare për llogari të një banke tjetër (banka iniciuese) ose klientëve të saj, te një bankë e tretë (banka pritëse), në bazë të një marrëveshjeje ose marrëdhënieje kontraktuale të lidhur ndërmjet tyre. 4. “Financim i terrorizmit” ka të njëjtin kuptim si në nenet 230/a deri në 230/ç 2 të Kodit Penal. 5. “Instrumente të negociueshme të mbajtësit” përfshijnë instrumentet monetare në formën e mbajtësit në pronësi të këtij të fundit, të tilla si çeqet e udhëtarit; instrumentet e negociueshme (ku përfshihen, por pa u kufizuar në çeqet, premtimpagesat dhe urdhërpagesat), që janë në formën e mbajtësit, të vlefshme, pa u kufizuar nga personi të cilit i paguhet, të 1 Ndryshimet e bëra me ligjet nr. 10 391, datë 03.03.2011 dhe 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. 2 Zëvendësuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

1

LIGJI

Nr.9917, datë 19.5.2008

“ PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, I NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të parandalojë pastrimin e parave dhe të produkteve që burojnë nga

veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

Neni 2 Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Autoritet përgjegjës” është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të

Parave, e cila i raporton drejtpërdrejt Ministrit të Financave dhe shërben si Njësi e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë.

2. “Bankë guaskë” është një bankë, e cila nuk ka prani fizike, përfshirë mungesën e administrimit e drejtimit, si dhe nuk është e përfshirë në një grup të rregulluar financiar.

3. “Bankë korrespondente” është banka që ofron shërbime bankare për llogari të një banke tjetër (banka iniciuese) ose klientëve të saj, te një bankë e tretë (banka pritëse), në bazë të një marrëveshjeje ose marrëdhënieje kontraktuale të lidhur ndërmjet tyre.

4. “Financim i terrorizmit” ka të njëjtin kuptim si në nenet 230/a deri në 230/ç2 të Kodit Penal.

5. “Instrumente të negociueshme të mbajtësit” përfshijnë instrumentet monetare në formën e mbajtësit në pronësi të këtij të fundit, të tilla si çeqet e udhëtarit; instrumentet e negociueshme (ku përfshihen, por pa u kufizuar në çeqet, premtimpagesat dhe urdhërpagesat), që janë në formën e mbajtësit, të vlefshme, pa u kufizuar nga personi të cilit i paguhet, të

1 Ndryshimet e bëra me ligjet nr. 10 391, datë 03.03.2011 dhe 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

2 Zëvendësuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 2: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

2

paguara një personi fiktiv ose përndryshe në një formë që pronësia kalohet thjesht nëpërmjet dorëzimit nga një person te një tjetër; instrumentet jo të plota (përfshirë, por pa u kufizuar në çeqet, premtimpagesat dhe urdhërpagesat), të nënshkruara, por pa përfshirë emrin e personit të cilit i paguhet.”3

6. “Klient” është çdo person, i cili është ose kërkon të jetë palë e një marrëdhënieje biznesi me një subjekt të referuar në nenin 3 të këtij ligji.

7. “Marrëdhënie biznesi” është çdo marrëdhënie profesionale ose tregtare, e cila lidhet me veprimtaritë e ushtruara nga subjektet e këtij ligji dhe klientët e tyre, që, në çastin e vendosjes së saj, vlerësohet të jetë një marrëdhënie e vazhdueshme.

8. “Para fizike” janë monedhat (kartëmonedhat dhe monedhat metalike, kombëtare dhe të huaja) në qarkullim.

9. “Pastrim i produkteve të veprës penale” ka të njëjtin kuptim si në nenin 287 të Kodit Penal.

10. “Personat e ekspozuar politikisht” janë personat, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin civil. Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi.”.4

11. “Produkt i veprës penale” ka të njëjtin kuptim si në nenin 36 pika 1 shkronja “b” të Kodit Penal.

12. “Pronar përfitues” është personi fizik5, që zotëron ose kontrollon i fundit një klient dhe/ose personi, për llogari të të cilit kryhet një transaksion. Këtu përfshihen edhe ata persona, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

a) zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të6 aksioneve ose të votave të një personi juridik;

b) i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të7 votave të një personi juridik në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë;

c) përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik; ç) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së

administratorëve të personit juridik.

3 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

4 Riformuluar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

5 Hequr shprehja “ose juridik” me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë

19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

6 Fjalët “shumicën e” zëvendësohen me fjalët “të paktën 25 për qind të”, me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

7 Fjalët “shumicën e” zëvendësohen me fjalët “të paktën 25 për qind të”, me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Page 3: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

3

13. “Pronësi” janë të drejta apo interesa pasurorë të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i luajtshëm ose i paluajtshëm, i trupëzuar ose i patrupëzuar, material ose jomaterial, përfshirë dhe ato të evidentuara në formë elektronike apo numerike (dixhitale), duke përfshirë, por pa u kufizuar në instrumente të tilla si kreditë, çeqet e udhëtimit, çeqet bankare, urdhërpagesat, të gjitha llojet e titujve, mandatpagesat dhe letrat e kreditit, si dhe çdo interes, dividend, e ardhur apo vlerë tjetër që buron prej tyre.

14. “Subjekt” është personi fizik ose juridik që vendos marrëdhënie biznesi me klientë, gjatë veprimtarisë së tij normale apo si pjesë e veprimtarisë tregtare ose profesionale të tij.

15. “Shërbim i transfertës së parasë ose vlerës” është kryerja e biznesit për të pranuar para fizike ose mjete apo instrumente të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave (çeqe, dëftesa, certifikata të depozitave, kartat e debitit ose të kreditit, kartat elektronike të pagesave etj.), titujt, si dhe çdo dokument tjetër që vërteton ekzistencën e një detyrimi monetar ose një vlere tjetër të depozituar dhe për t’i paguar përfituesit një shumë korresponduese në para fizike, ose në një formë tjetër, me anë të komunikimit, mesazhit, transferimit ose përmes sistemit të kleringut apo të shlyerjes, të cilit i përket shërbimi i transfertës së parasë ose vlerës.

16. “Transaksion” është një marrëdhënie biznesi apo një shkëmbim që përfshin dy ose më shumë palë.

17. “Transaksione të lidhura me njëri-tjetrin” janë dy ose më shumë transaksione (duke përfshirë transfertat e drejtpërdrejta), ku secila prej tyre është më i vogël se sa shuma e përcaktuar si prag, në bazë të nenit 4 të këtij ligji dhe kur këto transaksione në shumë totale barazojnë ose tejkalojnë shumën e pragut të zbatueshëm.

18. “Transfertë e drejtpërdrejtë elektronike” është çdo transaksion i kryer në emër të një personi të parë mandatues (fizik ose juridik) përmes një institucioni financiar, nëpërmjet mjeteve elektronike apo telegrafike, për vënien në dispozicion të një shume të caktuar parash ose instrumentesh të tjera të tregut të parasë ose pagesave, për një person përfitues në një institucion tjetër financiar. Mandatuesi e përfituesi mund të jenë i njëjti person.

19. “Trust” është një marrëveshje mirëbesimi, ku pronësia mbahet nga i mirëbesuari për llogari të përfituesit.

19/1.“Vigjilenca e duhur” është tërësia e masave që duhet të aplikojnë subjektet, me qëllim identifikimin dhe verifikimin e plotë dhe të saktë të klientëve, pronarit përfitues përfundimtar, strukturës së pronësisë dhe të kontrollit për personat juridikë dhe organizimet ligjore, natyrën dhe qëllimin e transaksionit apo marrëdhënies, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të biznesit dhe të shqyrtimit të vazhdueshëm të transaksioneve, për të siguruar që janë në përputhje me natyrën e biznesit të klientit dhe profilet e rrezikut, duke përfshirë, kur është e nevojshme, burimin e fondeve.”.8

20. “Vigjilencë e zgjeruar ndaj klientit” është një proces më i thellë kontrolli, përtej procedurave “Njihe klientin tënd”, që synon të krijojë sigurinë e mjaftueshme për të verifikuar dhe vlerësuar identitetin e klientit; për të kuptuar dhe testuar profilin e klientit, të biznesit dhe veprimtarisë së llogarive të tij bankare; për të identifikuar informacionet me rëndësi dhe për të vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim terrorizmi, në mbështetje të vendimeve që synojnë mbrojtjen nga rreziqet financiare, rregullatore apo reputacionale, si dhe përshtatjen ndaj kërkesave ligjore.

21. “Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të përdoruara nga institucionet financiare, që kanë të bëjnë me politikat e pranimit e të identifikimit të klientit dhe administrimit të riskut të tyre.

22. “Person”, në kuptim të këtij ligji, konsiderohen individët, personat fizikë tregtarë

8 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 4: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

4

dhe personat juridikë.”.9 23. “Llogari transitore” është llogaria korrespondente që përdoret në mënyrë të

drejtpërdrejtë nga palët e treta për të kryer transaksione biznesi në emër të tyre. 24. “Organizime ligjore” janë trustet apo marrëveshjet e tjera të ngjashme.10

Neni 3 Subjektet që i nënshtrohen këtij ligji

Subjekte të këtij ligji janë: a) subjektet bankare, si dhe çdo subjekt tjetër që licencohet apo mbikëqyret nga Banka

e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në subjektet e parashikuara në shkronjat “b”, “c” e “ç” të këtij neni ;11

b) subjektet financiare jobanka;12 c) zyrat e këmbimeve valutore; ç) shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre; d) shërbimet postare që kryejnë shërbime pagesash; dh) 13 e) bursat dhe çdo subjekt tjetër (agjent, broker, shtëpi brokerimi etj.), që ushtron

veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër që ka lidhje me tregtimin e titujve;

ë) shoqëritë që merren me sigurimin e jetës ose risigurimin, agjentët apo ndërmjetësit e tyre, si dhe fondet e pensionit;

f) Autoriteti Shtetëror Përgjegjës për Administrimin dhe Shitjen e Pronës Publike dhe çdo person tjetër juridik publik që kryen veprime juridike lidhur me tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronës shtetërore, ose që kryen evidentimin, transferimin apo tjetërsimin e pronës shtetërore;

g) lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme; gj) avokatët, noterët dhe përfaqësues të tjerë ligjorë, ekspertët kontabël të autorizuar të

pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur, zyrat e konsulencës financiare dhe14 profesionet e

9 Shtuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

10 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

11 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

12 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

13 Shfuqizuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

14 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 5: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

5

rregulluara, që ofrojnë shërbimet e konsulencës financiare15 kur përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre për veprimtaritë e mëposhtme:

i) kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimin e parave, të letrave me vlerë ose të aseteve të tjera;

ii) administrimin e llogarive bankare; iii) administrimin e pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin

ose administrimin e shoqërive tregtare; iv) krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë dhe/ose organizimeve

ligjore16; v) marrëveshjet ligjore, shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive

aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare; h) agjentët e pasurive të paluajtshme, sipas kuptimit të përcaktuar në legjislacionin

shqiptar për këtë kategori, kur përfshihen në transaksione për klientët e tyre, që lidhen me blerje ose shitje të pasurive të paluajtshme;17

i) 18 j) Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale; k) çdo person fizik ose juridik, përveç atyre të specifikuar më sipër, të cilët merren me: i) administrimin e aseteve të të tretëve/drejtimin e veprimtarive të lidhura me to; i/1) themelimin, regjistrimin, administrimin, funksionimin e organizimeve ligjore apo

personave juridikë, që nuk përfshihen në shkronjën “gj”;19 ii)20 iii) ndërtimet; iv) biznesin e metaleve dhe të gurëve të çmuar; v)21 vi) marrëveshjet dhe garancitë financiare; vii) shitblerjen e veprave të artit apo shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë 1 000

000 (një milion) lekë ose më shumë.; 22

15 Shtuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

16 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

17 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

18 Shfuqizuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

19 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

20 Shfuqizuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

21 Shfuqizuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

22 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 6: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

6

viii) sigurimin dhe administrimin e parasë fizike ose të letrave me vlerë lehtësisht të konvertueshme, në emër të personave të tretë;

ix)23 x) tregtimin e mjeteve motorike; xi) veprimtaritë e spedicionit dhe të transportit; xii) agjencitë e udhëtimit.

KREU II VIGJILENCA E DUHUR

Neni 424

Rastet kur kërkohet vigjilenca e duhur

Subjektet duhet të marrin masat e vigjilencës së duhur ndaj klientit në rastet e mëposhtme: a) para se të vendosin një marrëdhënie biznesi; b) kur klienti, në raste të ndryshme nga ato të përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike, kryen ose kërkon të kryejë: i) një transfertë brenda ose jashtë vendit apo një transaksion në një shumë të barabartë ose më të madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja, për subjektet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “g” të nenit 3 të këtij ligji, si dhe subjektet e tjera që kryejnë shërbime transfertash, këmbimi valutor apo lojëra fati; ii) një transaksion me një shumë të barabartë me jo më pak se 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm; c) kur ka dyshime për vërtetësinë e të dhënave të identifikimit të marra më parë;

ç) në të gjitha rastet, pavarësisht nga limitet e raportimit, të parashikuara në këtë nen, kur ka dyshime për pastrim parash ose financim të terrorizmit.

Neni 4/125

Masat e vigjilencës së duhur 1. Në kuadrin e ushtrimit të vigjilencës së duhur ndaj klientit subjektet duhet: a) të identifikojnë klientin (të përhershëm apo rastësor, person fizik, juridik apo organizime ligjore) dhe të verifikojnë identitetin e tij nëpërmjet dokumenteve, të dhënave apo informacioneve të marra nga burime të besueshme dhe të pavarura; b) për klientët që janë persona juridikë ose organizimet ligjore:

23 Shfuqizuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

24 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

25 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 7: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

7

i) të verifikojnë nëse çdo person që vepron në emër të klientit të tij është i autorizuar dhe të identifikojnë dhe të verifikojnë identitetin e tij; ii) të verifikojnë statusin e tyre ligjor, nëpërmjet dokumenteve të themelimit, të regjistrimit ose fakteve të ngjashme të ekzistencës së tyre, si dhe të sigurojnë informacion për emrin e klientit, emrat e të mirëbesuarve (për organizimet ligjore), formën ligjore, adresën, drejtuesit dhe/ose përfaqësuesit ligjorë (për personat juridikë) dhe dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet juridike; c) të identifikojnë pronarin përfitues dhe të marrin masa të arsyeshme për të verifikuar identitetin e tij, nëpërmjet informacioneve ose të dhënave të siguruara nga burime të besueshme, në bazë të të cilave subjekti sigurohet për identitetin e tij; ç) të përcaktojnë për të gjithë klientët, para vendosjes së marrëdhënieve të biznesit, nëse ata janë duke vepruar në emër të një personi tjetër, dhe të marrin masa të arsyeshme për të siguruar të dhëna të mjaftueshme për identifikimin dhe verifikimin e atij personi; d) të kuptojnë strukturën e pronësisë dhe kontrollit për klientët që janë persona juridikë apo organizimet ligjore; dh) të përcaktojnë se cilët janë individët, të cilët zotërojnë apo kontrollojnë klientin, përfshirë ata persona të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv mbi personin juridik apo organizimin ligjor; e) të mbledhin informacion për qëllimin dhe natyrën e marrëdhënies së biznesit dhe të zhvillojnë profilin e riskut gjatë monitorimit të vazhdueshëm; ë) të kryejnë monitorim të vazhdueshëm të marrëdhënies së biznesit me klientin, përfshirë analizimin e transaksioneve të kryera gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj marrëdhënieje, për t’u siguruar se ato janë në përputhje me njohuritë që subjekti ka për klientin, natyrën e biznesit të tij, profilin e riskut, si dhe burimin e fondeve; f) të sigurohen, nëpërmjet rishikimit të dosjeve të klientëve, që dokumentet, të dhënat dhe informacioni i mbledhur gjatë procesit të vigjilencës së duhur janë përditësuar, janë të vlefshme dhe të përshtatshme, veçanërisht për klientët apo marrëdhëniet e biznesit që kategorizohen me risk të lartë; g) të verifikojnë identitetin e klientit dhe pronarit përfitues përpara ose gjatë vendosjes së marrëdhënies së biznesit ose kryerjes së një transaksioni për klientët rastësorë.Verifikimi i identitetit të klientit dhe pronarit përfitues mund të kryhet pas vendosjes së marrëdhënies së biznesit, me kusht që: i) të realizohet sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur; ii) të mos ndërpritet zhvillimi normal i aktivitetit të biznesit; iii) rreziqet e pastrimit të parave të menaxhohen në mënyrë efektive nga subjekti. gj) të përcaktojnë procedurat e menaxhimit të riskut që do të zbatohen për rastet kur një klient mund të lejohet të përdorë marrëdhënien e biznesit përpara ose gjatë plotësimit të procesit të verifikimit. Këto procedura, ndër të tjera, duhet të përfshijnë masa për kufizimin e numrit, të llojit dhe/ose të shumës së transaksioneve që mund të kryhen, si dhe monitorimin e transaksioneve, në vlera të larta apo komplekse, të kryera jashtë profilit të pritshëm për veçoritë e kësaj marrëdhënieje; h) të plotësojnë detyrimet e sipërpërmendura edhe për klientët ekzistues, duke u bazuar në prova, fakte dhe rrezikun e ekspozimit ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 2. Kur subjektet janë të paafta që të plotësojnë detyrimet për vigjilencën e duhur ndaj klientit, sipas këtij neni dhe neneve 4 e 5 të këtij ligji, duhet: a) të mos hapin llogari, të mos kryejnë transaksione dhe të mos fillojnë marrëdhënie biznesi; b) nëse ka filluar marrëdhënia e biznesit, ta ndërpresin atë; c) t’i dërgojnë raport për aktivitet të dyshimtë “Autoritetit përgjegjës”; ç) të mos hapin apo të mos mbajnë llogari anonime, me emra fiktivë ose të identifikuara vetëm nëpërmjet një numri apo kodi, përfshirë depozitat apo instrumentet e tjera të mbajtësit.

Page 8: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

8

Nëse ka llogari të tilla, klientët e tyre duhet të identifikohen dhe të verifikohen, sipas parashikimeve të këtij neni. Nëse kjo nuk arrihet, llogaria duhet të mbyllet dhe t’i dërgohet raport për aktivitet të dyshimtë “Autoritetit përgjegjës””.

Neni 5 Dokumentacioni i kërkuar për identifikimin e klientit

1. Për identifikimin dhe verifikimin e identitetit të klientit, subjektet duhet të regjistrojnë

e të mbajnë të dhënat si më poshtë: a) për personat fizikë: emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, vendbanimin

e përkohshëm dhe të përhershëm, punësimin, llojin dhe numrin e dokumentit të identifikimit, autoritetin që e ka lëshuar, si dhe të gjitha ndryshimet e bëra në çastin e kryerjes së veprimit financiar;

b) për personat fizikë që zhvillojnë veprimtari fitimprurëse: emrin, mbiemrin, datën e vendimit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, dokumentin që vërteton objektin e veprimtarisë, NIPT-in, adresën dhe të gjitha ndryshimet e bëra në çastin e kryerjes së veprimit financiar;

c) për personat juridikë privatë që zhvillojnë veprimtari fitimprurëse: emrin, datën e vendimit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, dokumentin që vërteton objektin e veprimtarisë, NIPT-in, adresën dhe të gjitha ndryshimet e bëra në çastin e kryerjes së veprimit financiar;

ç) për personat juridikë privatë që nuk zhvillojnë veprimtari fitimprurëse: emrin, numrin dhe datën e vendimit të gjykatës për regjistrimin si person juridik, statutin dhe aktin e themelimit, numrin dhe datën e lejes së ushtrimit të veprimtarisë nga organet tatimore, selinë e përhershme dhe natyrën e veprimtarisë;

d) për përfaqësuesit ligjorë të klientit: emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, vendbanimin e përkohshëm dhe të përhershëm, llojin dhe numrin e dokumentit të identifikimit, autoritetin që e ka lëshuar dhe kopjen e aktit të përfaqësimit.

2. Subjektet pranojnë nga klienti për të marrë të dhëna për të, sipas përcaktimeve të këtij

neni, vetëm dokumente origjinale ose fotokopje të noterizuara. Për qëllime të këtij ligji, subjekti mban në dosjen e klientit kopje të vulosura me vulën e subjektit, të dokumenteve të paraqitura nga klienti në formën e mësipërme, brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.

3. Subjektet, kur e gjykojnë të nevojshme, duhet të kërkojnë paraqitjen nga klienti të

dokumenteve të tjera identifikuese për verifikimin e të dhënave të paraqitura prej këtij të fundit.

Neni 626

Zhvillimet teknologjike dhe palët e treta

1. Subjektet duhet të zbatojnë politika dhe të marrin masat e duhura, sipas rastit, për identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që lidhen me: a) zhvillimet e produkteve të reja, praktikat e biznesit, mënyrat e ofrimit apo kanalet e shpërndarjes; b) përdorimin e teknologjive të reja apo atyre që janë në zhvillim.

26 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 9: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

9

Këto masa duhet të zbatohen përpara futjes në përdorim të produkteve të reja, praktikave të biznesit apo teknologjive të reja, në mënyrë që të administrohen dhe të ulen rreziqet e identifikuara. 2. Subjektet duhet të zbatojnë procedura specifike dhe të marrin masat e duhura e të efektshme për të parandaluar rrezikun që lidhet me transaksionet apo marrëdhëniet e biznesit, të kryera pa praninë fizike të klientit.

3. Masat e vigjilencës së duhur duhet të zbatohen nga vetë subjektet e këtij ligji dhe mbështetja në palë të treta nuk është e lejuar.

KREU III

VIGJILENCA E ZGJERUAR NDAJ KLIENTIT

Neni 7 Vigjilenca e zgjeruar ndaj klientit

1. Vigjilenca e zgjeruar duhet të përfshijë masa shtesë, përveç atyre të parashikuara për

vigjilencën e duhur, për marrëdhëniet e biznesit, klientët apo transaksionet me rrezik të lartë. Për zvogëlimin e rrezikut të pastrimit të parave, krahas kategorive të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, subjektet përcaktojnë kategori të tjera marrëdhëniesh biznesi, klientësh dhe transaksionesh, të vlerësuara me rrezik të lartë dhe ndaj të cilave duhet të zbatohen masat e vigjilencës së zgjeruar. 27

2. Për zbatimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj klientëve, subjektet duhet të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe përfaqësuesve të tyre:

a) para se të vendosin një marrëdhënie biznesi; b) para së të kryejnë transaksione në emër dhe për llogari të tyre. 3. Kur subjektet janë të paafta që të plotësojnë detyrimet për vigjilencën e zgjeruar ndaj

klientit, sipas neneve 7, 8, dhe 9 të këtij ligji, ato duhet të zbatojnë masat e parashikuara në pikën 13 të nenit 4/1 të këtij ligji.28

Neni 8 Kategoritë e klientëve, ndaj të cilëve zbatohet vigjilenca e zgjeruar

1. Për personat e ekspozuar politikisht, subjektet duhet:29

a) të hartojnë dhe të zbatojnë sisteme efektive të menaxhimit të riskut për të përcaktuar nëse një klient ekzistues apo potencial ose pronari përfitues është një person i ekspozuar politikisht;

b) të marrin miratimin e drejtuesve të lartë për vendosjen e marrëdhënieve të biznesit me personat e ekspozuar politikisht;

c) të kërkojnë dhe të marrin miratimin e drejtuesve të lartë për vazhdimin e marrëdhënies së biznesit, në rastet kur marrëdhënia e biznesit me klientin është vendosur dhe subjekti konstaton që klienti apo pronari përfitues është bërë ose bëhet më pas person i

27 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

28 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

29 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 10: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

10

ekspozuar politikisht;

ç) të marrin masa të arsyeshme për të kuptuar burimin e pasurisë dhe të fondeve të klientëve e të pronarëve përfitues, të identifikuar si persona të ekspozuar politikisht.

2. Në rastet kur subjektet kanë një marrëdhënie biznesi me personat e ekspozuar politikisht, ata duhet të mbikëqyrin me vigjilencë të zgjeruar këtë marrëdhënie.30

3. Për klientët, të cilët janë organizata jofitimprurëse, subjektet duhet:

a) të mbledhin informacione të mjaftueshme për to, për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë dhe mënyrën e administrimit dhe drejtimit të tyre;

b) të përcaktojnë nëpërmjet informacionit publik ose me mjete të tjera reputacionin e tyre;

c) të marrin miratimin nga instancat më të larta të administrimit/drejtimit përpara vendosjes së një marrëdhënieje biznesi me ta;

ç) të ofrojnë monitorim të zgjeruar të marrëdhënies së biznesit. 4. Subjektet duhet t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe

transaksioneve me klientët jorezidentë, veçanërisht kur këto transaksione kryhen pa praninë fizike të klientit. 5. Subjektet duhet të verifikojnë dhe t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me të gjitha kategoritë e klientëve, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende që nuk zbatojnë ose që zbatojnë pjesërisht standardet përkatëse ndërkombëtare, për të parandaluar e luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Subjektet duhet të analizojnë arsyet dhe qëllimin e kryerjes së transaksioneve të tilla dhe të mbajnë të dhëna me shkrim për konkluzionet, për një periudhë 5-vjeçare, të cilat duhet t’u vihen në dispozicion autoritetit përgjegjës dhe audituesve, nëse kërkohet.

6. Subjektet duhet t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me klientë, siç janë trustet dhe shoqëritë që kanë aksione të mbajtësit.31

Neni 932

Kategoritë e transaksioneve dhe marrëdhënieve të biznesit, ndaj të cilave

zbatohet vigjilenca e zgjeruar

1. Subjektet duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë të gjitha transaksioneve komplekse, me vlera të larta dhe të pazakonta, të cilat nuk kanë qëllim të dukshëm ekonomik ose ligjor. Subjektet duhet të analizojnë arsyet dhe qëllimin e kryerjes së transaksioneve të tilla dhe të mbajnë të dhëna me shkrim për konkluzionet, për një periudhë 5-vjeçare, të cilat duhet t’u vihen në dispozicion autoritetit përgjegjës dhe audituesve, nëse kërkohet. 2. Për shërbimet bankare korrespondente ndërkufitare, të ofruara nga bankat subjekte të

30 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”

31 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

32 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 11: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

11

këtij ligji, përpara se të vendosin një marrëdhënie biznesi, ato duhet: a) të grumbullojnë informacion të mjaftueshëm rreth institucionit pritës, për të kuptuar plotësisht natyrën e biznesit; b) të përcaktojnë, nëpërmjet informacionit publik, reputacionin e institucionit pritës, cilësinë e mbikëqyrjes së tij, përfshirë faktin nëse ka qenë subjekt hetimi apo masash administrative që lidhen me pastrimin e parave dhe/ose financimin e terrorizmit; c) të vlerësojnë se procedurat e kontrollit të brendshëm të institucionit pritës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit janë të mjaftueshme dhe efektive; ç) të marrin miratimin e instancave më të larta të administrimit/drejtimit dhe të dokumentojnë respektivisht për çdo institucion përgjegjësitë për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit; d) të hartojnë procedura të veçanta për monitorimin e vazhdueshëm të transaksioneve të drejtpërdrejta elektronike. 3. Subjekteve u ndalohet që të vendosin apo të vazhdojnë marrëdhënie bankare korrespondente me banka guaskë. 4. Subjektet duhet të marrin masat e duhura, në mënyrë që të krijojnë bindjen se bankat e huaja korrespondente nuk lejojnë që llogaritë e tyre të përdoren nga bankat guaskë. Subjektet duhet të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit dhe t’i raportojnë autoritetit përgjegjës, kur vlerësojnë se llogaritë e bankës korrespondente përdoren nga bankat guaskë. 5. Për rastet kur marrëdhënia korrespondente përfshin mbajtjen e llogarive transitore, subjektet duhet të sigurohen që banka korrespondente: a) ka ndërmarrë masat e vigjilencës së duhur për klientët që kanë akses të drejtpërdrejtë në këto llogari; b) është në gjendje, nëse i kërkohet, të paraqesë dokumentet e identifikimit të klientit.

Neni 10

Detyrime për shërbimin e transferimit të parave ose të vlerave 1. Subjektet, veprimtaritë e të cilave përfshijnë transferta parash ose vlerash, duhet të

marrin dhe të identifikojnë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e dokumentit të identifikimit ose numrin e llogarisë së dërguesit, përfshirë emrin e institucionit financiar nga ku niset transferta. Informacioni duhet të përfshihet në formularin e mesazhit ose të pagesës që shoqëron transfertën. Në rast se nuk ka një numër llogarie, transferta shoqërohet nga një numër unik reference.33

2. Subjektet e transmetojnë informacionin së bashku me pagesën, përfshirë edhe rastin kur ata veprojnë si ndërmjetës në një zinxhir pagesash.

3. Nëse subjekti i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni merr transferta parash ose vlerash, përfshirë dhe ato të drejtpërdrejta elektronike, që nuk përmbajnë informacionin e plotë për urdhëruesin, ai duhet ta kërkojë informacionin që mungon nga institucioni dërgues34. Nëse nuk arrin ta regjistrojë informacionin që mungon, ai duhet të refuzojë pranimin e transfertës dhe t’ia raportojë atë autoritetit përgjegjës.

4. Subjektet, veprimtaritë e të cilave përfshijnë transferta parash ose vlerash, duhet të mbajnë një listë të agjentëve që operojnë për llogari të tyre dhe ta vënë në dispozicion të autoritetit përgjegjës, autoriteteve mbikëqyrëse dhe audituesve, nëse kërkohet. Për qëllim të këtij ligji, këta agjentë do të konsiderohen si pjesë e subjektit, i cili duhet t’i trajnojë për

33 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

34 Hequr shprehja “ose nga perfituesi” me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917,

datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 12: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

12

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe të sigurohet që ata zbatojnë të njëjtat masa të vigjilencës së duhur ndaj klientit, mbajtjes së të dhënave dhe raportimit.35

Neni 11

Masat parandaluese të ndërmarra nga subjektet 1. Në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, subjektet

kanë detyrimet e mëposhtme: a) të hartojnë dhe të zbatojnë rregulloret dhe udhëzimet e brendshme, të cilat marrin

parasysh rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që mund të lindë nga klientë ose biznese, duke përfshirë por jo duke u kufizuar në:

i) një politikë për pranimin e klientit; ii) një politikë për zbatimin e procedurave për vigjilencën e zgjeruar në rastin e klientëve

dhe transaksioneve të kategorive që paraqesin rrezik të lartë; b) të emërojnë një person përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe

financimin e terrorizmit, në nivele administrimi/drejtimi në zyrën qendrore dhe në çdo zyrë përfaqësimi, filial, degë ose agjenci, tek të cilat të gjithë punonjësit raportojnë çdo fakt që mund të përbëjë dyshim për pastrim parash ose financim terrorizmi dhe të përcaktojnë procedura të përshtatshme menaxhimi e përputhshmërie, brenda subjektit dhe degëve. Personat përgjegjës kanë akses të vazhdueshëm ndaj të gjitha të dhënave, të parashikuara në nenin 16 të këtij ligji, dhe në çdo lloj informacioni që disponohet nga subjekti, i cili është i nevojshëm për përmbushjen e detyrave.;36

c) të krijojnë një sistem të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave;

ç) të zbatojnë procedurat përzgjedhëse për punonjës të rinj, për t’u siguruar për integritetin e tyre;

d) të trajnojnë punonjësit për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit përmes organizimit periodik të programeve të kualifikimit;

dh) të ngarkojnë kontrollin e brendshëm për të kontrolluar përputhshmërinë me detyrimet e këtij ligji dhe të akteve përkatëse nënligjore;

e) të sigurohen se filialet, degët dhe nëndegët, si dhe agjencitë e tyre, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe, në veçanti, në vende dhe territore, të cilat nuk zbatojnë apo zbatojnë pjesërisht standardet ndërkombëtare, veprojnë në përputhje me masat parandaluese të parashikuara në këtë ligj. Në qoftë se masat parandaluese në dy vendet ndryshojnë, atëherë subjektet duhet të sigurohen që kanë përparësi detyrimet më të larta. Nëse ligjet e vendit, ku janë vendosur filialet, degët, nëndegët ose agjencitë, parashikojnë pengesa për zbatimin e detyrimeve, subjekti duhet t’i raportojë për këto pengesa autoritetit përgjegjës dhe, sipas rastit, autoritetit mbikëqyrës;37

ë) të paraqesin informacion, të dhëna dhe dokumente shtesë, autoritetit përgjegjës, në përputhje me kërkesat dhe afatet kohore për rastet e parashikuara në këtë ligj. Autoriteti përgjegjës mund ta zgjasë këtë afat, me kërkesë të subjektit, për një periudhë jo më shumë se 15 ditë.

35 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

36 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

37 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 13: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

13

2. 38 3. Në rast se numri i punonjësve të subjekteve të përcaktuara në këtë ligj është më pak se

3 persona, detyrimet e këtij neni përmbushen nga administratori ose nga një punonjës i autorizuar i subjektit.

KREU IV DETYRIMI PËR RAPORTIM

Neni 1239

Raportimi tek autoriteti përgjegjës

1. Subjektet i paraqesin një raport autoritetit përgjegjës, ku parashtrojnë dyshimet që kanë për rastet kur e dinë apo dyshojnë se po kryhet, është kryer apo tentohet të kryhet pastrimi i produkteve të veprës penale, financimi i terrorizmit apo fondet e përfshira rrjedhin nga veprimtari kriminale. Raportimi bëhet menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë. 2. Kur subjekti, të cilit i kërkohet nga klienti të kryejë një transaksion, ka dyshime se transaksioni mund të përfshijë pastrim të produkteve të veprës penale, financim terrorizmi apo fonde që rrjedhin nga veprimtari kriminale, ai duhet të mos e kryejë transaksionin, t’ia raportojë menjëherë rastin autoritetit përgjegjës dhe të kërkojë udhëzime nëse duhet ta kryejë apo jo transaksionin. Brenda 48 orëve nga marrja dijeni, autoriteti përgjegjës kthen përgjigje, duke parashtruar qëndrimin për lejimin e transaksionit ose nxjerrjen e urdhrit të bllokimit. Kur autoriteti përgjegjës nuk përgjigjet brenda afatit të parashikuar, subjekti mund të vazhdojë me kryerjen e transaksionit.

3. Subjekteve u kërkohet t’i raportojnë autoritetit përgjegjës, sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji, për të gjitha transaksionet në para fizike, në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlerën në monedha të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me njëra-tjetrën brenda 24 orëve.

Neni 13

Mbrojtja e identitetit të subjektit raportues

Për raportimet e aktivitetit të dyshimtë, të cilat autoriteti përgjegjës i merr në

zbatim të këtij ligji, është i detyruar të ruajë identitetin e subjekteve raportuese dhe të punonjësve të tyre që kanë raportuar.40

Neni 14

Përjashtimi nga përgjegjësia ligjore për raportim pranë autoritetit përgjegjës

Subjektet ose autoritetet mbikëqyrëse, drejtuesit, zyrtarët ose punonjësit e tyre, të cilët

38 Shfuqizuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

39 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

40 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 14: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

14

në mirëbesim raportojnë ose japin informacion, në përputhje me dispozitat e këtij ligji pranë autoritetit përgjegjës, janë të përjashtuar nga përgjegjësia penale, civile ose administrative për nxjerrjen e sekretit profesional ose bankar.

Neni 1541

Kërkesat për mosdeklarim

Drejtuesve, zyrtarëve dhe punonjësve, të përkohshëm apo të përhershëm, të

subjekteve, autoriteteve mbikëqyrëse apo institucioneve që u kërkohet të raportojnë pranë autoritetit përgjegjës, sipas këtij ligji, u ndalohet të informojnë klientin ose çdo person tjetër, për dërgimin apo përgatitjen për dërgim të informacionit për autoritetin përgjegjës, për raportimin e aktivitetit të dyshimtë, si dhe për çdo informacion që kërkohet nga ky i fundit apo për hetimet që janë duke u kryer.

Neni 15/142

Neni 16

Detyrimet për ruajtjen e të dhënave 1. Subjektet duhet të ruajnë dokumentacionin për identifikimin, llogaritë, si dhe

korrespondencën me klientin për 5 vjet nga data e mbylljes së llogarisë apo përfundimit të marrëdhënies së biznesit ndërmjet klientit e subjektit. Me kërkesën e autoritetit përgjegjës, dokumentacioni ruhet për më shumë se 5 vjet.43

2. Subjektet duhet të mbajnë regjistra për të dhënat, raportimet dhe dokumentacionin për transaksionet financiare, kombëtare dhe ndërkombëtare, pavarësisht nëse transaksioni është kryer në emër të klientit ose në emër të palëve të treta, së bashku me të gjithë dokumentacionin mbështetës, përfshirë dosjet e llogarive dhe korrespondencën e biznesit, për 5 vjet që nga data e kryerjes së transaksionit financiar. Me kërkesë të autoritetit përgjegjës, informacioni ruhet për më shumë se 5 vjet, edhe nëse llogaria ose marrëdhënia e biznesit ka përfunduar.

3. Subjektet duhet të ruajnë të dhëna për transaksionet, përfshirë edhe ato të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, me të gjitha hollësitë e duhura për të lejuar rindërtimin e ciklit të plotë të transaksioneve, me qëllim sigurimin e informacionit për autoritetin përgjegjës, në bazë të këtij ligji e të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Ky informacion ruhet për 5 vjet nga data e kryerjes së transaksionit të fundit financiar. Me kërkesë të autoritetit përgjegjës, informacioni ruhet për më shumë se 5 vjet, edhe nëse llogaria ose marrëdhënia e biznesit ka përfunduar.

4. Subjektet duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat për klientin dhe transaksionin dhe informacioni i kërkuar për t’u mbajtur, sipas kësaj dispozite, të vihen menjëherë në dispozicion me kërkesën e autoritetit përgjegjës.

41 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

42 Shfuqizuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

43 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Page 15: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

15

Neni 17

Raportimi i organeve doganore 1. Çdo person, shqiptar ose i huaj, i cili hyn/largohet në/nga territori i Republikës së

Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlera e saj në monedha të tjera të huaja, si dhe qëllimin e mbartjes së tyre, për të cilat duhet të paraqesë dokumente justifikuese. Autoritetet doganore duhet të dërgojnë tek autoriteti përgjegjës kopje të formularëve të deklarimeve të mësipërme dhe të dokumenteve justifikuese të paraqitura.

Autoritetet doganore duhet t’i raportojnë menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë autoritetit përgjegjës çdo dyshim, informacion ose të dhënë, që kanë lidhje me pastrim parash ose financim terrorizmi, për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

2. Organet doganore zbatojnë kërkesat e nenit 11 të këtij ligji.

Neni 18 Raportimi i organeve tatimore

1. Organet tatimore identifikojnë subjektet e tyre, sipas procedurave të parashikuara në

nenin 4 të këtij ligji dhe i raportojnë autoritetit përgjegjës menjëherë dhe në çdo rast, jo më vonë se 72 orë pas regjistrimit të veprimit, për çdo dyshim, sinjalizim, njoftim ose të dhënë, që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

2. Organet tatimore zbatojnë kërkesat e nenit 11 të këtij ligji.

Neni 19 Raportimi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme 1. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raporton brenda 72 orëve

regjistrimin e kontratës së tjetërsimit të pronës me një vlerë të barabartë ose më të madhe se 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja.

2. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raporton menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë pranë autoritetit përgjegjës çdo dyshim, informacion ose të dhëna për pastrim parash apo financim terrorizmi për veprimtaritë nën juridiksionin e vet.

3. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme zbaton kërkesat e neneve 5 dhe 11 të këtij ligji.

Neni 20

Organizatat jofitimprurëse Çdo autoritet që regjistron, licencon dhe mbikëqyr veprimtarinë e organizatave

jofitimprurëse duhet të raportojë menjëherë tek autoriteti përgjegjës çdo dyshim, informacion ose të dhëna, lidhur me pastrim parash ose financim terrorizmi.

KREU V

STRUKTURAT PËRGJEGJËSE DHE MBIKËQYRËSE PËR ZBATIMIN E LIGJIT

Neni 21

Organizimi i autoritetit përgjegjës

Page 16: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

16

1. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ushtron funksionet e autoritetit përgjegjës, sipas këtij ligji, si një institucion në varësi të Ministrit të Financave. Kjo drejtori, brenda fushës së veprimtarisë së vet, ka të drejtë të vendosë për mënyrën e ndjekjes dhe të zgjidhjes së çështjeve të trajtuara për pastrimin e mundshëm të parave dhe financimin e veprimtarive të mundshme terroriste.

2. Në zbatim të këtij ligji, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave shërben si njësi e specializuar financiare për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, kjo drejtori funksionon si qendër kombëtare e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen tek agjencitë e zbatimit të ligjit të të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

3. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të kësaj drejtorie rregullohen me ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe me Kodin e Punës për personelin mbështetës.

4. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet për një periudhë 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi.

6. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet dhe shkarkohet sipas procedurave të Këshillit të Ministrave për emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të institucionit në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose ministrit.44

Neni 22

Detyrat dhe funksionet e autoritetit përgjegjës Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, si njësi e inteligjencës

financiare në zbatim të këtij ligji ka këto detyra dhe funksione: a) mbledh, administron, përpunon, analizon dhe shpërndan tek autoritetet kompetente

të dhëna, raporte dhe informacione për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;45

b) ka akses në bazën e të dhënave dhe në çdo informacion të administruar nga institucionet shtetërore, si dhe në çdo lloj regjistri publik brenda kompetencave të këtij ligji;

c) për qëllime të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kërkon çdo lloj informacioni nga subjektet që i nënshtrohen këtij ligji;46

ç) mbikëqyr përputhshmërinë e veprimtarisë së subjekteve me kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përfshirë inspektimet, vetëm ose në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse;47

d) shkëmben informacion me çdo agjenci të huaj homologe, në varësi të detyrimeve të ngjashme të konfidencialitetit. Informacioni i ofruar duhet të përdoret vetëm për qëllime të parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit. Informacioni mund të shpërndahet vetëm me pëlqimin paraprak të palëve;

44 Shtuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

45 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

46 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

47 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 17: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

17

dh) mund të hyjë në marrëveshje me çdo agjenci homologe të huaj, që kryen funksione dhe u nënshtrohet detyrimeve të ngjashme të konfidencialitetit;

e) shkëmben informacion me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit, për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale ose financimit të terrorizmit dhe mund të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi dy ose shumëpalësh me to;48

ë) mban statistika të plota dhe raporton për procedimet penale të regjistruara për veprat penale të pastrimit të produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale dhe financimit të terrorizmit, si dhe për mënyrën e përfundimit të tyre;49

f) mund të nxjerrë një listë të vendeve në përputhje me pikën 5 të nenit 8 të këtij ligji,50 për kufizimin dhe/ose kontrollin e transaksioneve apo marrëdhënieve të biznesit të subjekteve me këto vende;

g) urdhëron, kur ka arsye të bazuara në fakte dhe rrethana konkrete për pastrim parash dhe financim terrorizmi, bllokimin ose ngrirjen e përkohshme të transaksionit ose të veprimit financiar, për një periudhë jo më shumë se 72 orë. Brenda këtij afati, në qoftë se vëren elemente të veprës penale, autoriteti përgjegjës bën kallëzim në prokurori, duke dorëzuar edhe një kopje të urdhrit pezullimin e përkohshëm të transaksionit, ose për ngrirjen e llogarisë, sipas kësaj dispozite, si dhe të gjithë dokumentacionin përkatës;

gj) mban dhe administron të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin tjetër ligjor për 10 vjet nga data e marrjes së informacionit për transaksionin e fundit;

h) paraqet reagimet për raportimet që subjektet i bëjnë këtij autoriteti; i) organizon dhe merr pjesë, së bashku me institucionet publike dhe private, në

veprimtaritë trajnuese, për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, si dhe organizon ose merr pjesë në programe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut;

j) njofton autoritetin përkatës mbikëqyrës, kur vëren se një subjekt nuk i përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj;

k) publikon brenda tremujorit të parë të çdo viti, raportin publik vjetor për vitin pararendës për veprimtarinë e autoritetit përgjegjës. Raporti duhet të përfshijë edhe statistika të hollësishme për origjinën e raporteve të marra dhe rezultatet e rasteve të parashtruara në prokurori.

l)51 urdhëron, kur ka arsye të bazuara për pastrim parash dhe financim terrorizmi, monitorimin, gjatë një periudhe të caktuar të veprimeve bankare që janë duke u kryer përmes një ose më shumë llogarish të përcaktuara; ll)52 rishikon periodikisht efektivitetin dhe frytshmërinë e sistemit vendas për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes statistikave, vlerësimit të 48 Ndryshuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

49 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

50 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

51 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

52 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 18: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

18

rrezikut dhe informacioneve të tjera të disponueshme. Për këtë qëllim, autoriteti përgjegjës kërkon statistika dhe të dhëna nga subjektet, autoritetet mbikëqyrëse dhe autoritetet e tjera kompetente, që janë të ngarkuara për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në të cilat të paktën duhet të përfshihen: i) raportet e aktivitetit të dyshimtë, të ndara sipas raportuesit, analizës dhe shpërndarjes; ii) rezultatet e inspektimeve në vend, kundërvajtjet administrative të vendosura dhe të kategorizuara sipas llojit, sektorit dhe shumës; iii) rastet e hetuara, personat e proceduar dhe të dënuar; iv) pasuritë e bllokuara, të sekuestruara ose të konfiskuara;

v) kërkesat për ndihmë të ndërsjellë juridike dhe për bashkëpunim ndërkombëtar.

Neni 22/153

Përdorimi i të dhënave

Çdo informacion apo e dhënë, e dërguar nga DPPP-ja për organet e zbatimit të ligjit, i nënshtrohet ligjit për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe nuk përbën provë në kuptimin e Kodit të Procedurës Penale.

Neni 23 Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave

1. Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave është përgjegjës për

përcaktimin e drejtimeve të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.

2. Komiteti drejtohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka Ministrin e Financave, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Drejtorin e SHISH-it dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së.

3. Komiteti mblidhet të paktën 1 herë në vit për të shqyrtuar dhe analizuar raportet për veprimtaritë e kryera nga autoriteti përgjegjës, si dhe raportet për dokumentet e përgatitura nga institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drejtori i përgjithshëm i autoritetit përgjegjës i ofron komitetit, sipas kërkesës së tij dhe vepron si këshilltar në mbledhjet e këtij komiteti.

4. Në mbledhjet e komitetit mund të ftohen për të marrë pjesë ministra, deputetë, drejtues ose përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.

5. Komiteti mund të krijojë grupe pune teknike dhe/ose operacionale për të ndihmuar në kryerjen e funksioneve që ka, si dhe për studimin e tipologjive e të teknikave të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

6. Rregullat e funksionimit të komitetit përcaktohen në rregulloren e brendshme, të miratuar nga ky komitet.

53Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 19: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

19

Neni 24 Funksionet e autoriteteve mbikëqyrëse

1. Autoritete mbikëqyrëse janë: a) Banka e Shqipërisë, për subjektet e përcaktuara, shkronjat nga “a”, “b”, “c’’, “ç” dhe “d”

të nenit 3 të këtij ligji; b) Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për subjektet e përcaktuara në shkronjat “e” dhe

“ë” të nenit 3 të këtij ligji;54 c) ministritë përkatëse, për mbikëqyrjen e subjekteve të përcaktuara në shkronjat “f’’ dhe

“g’’ të nenit 3 të këtij ligji; ç) Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët; d) Ministria e Drejtësisë për noterët; dh) autoritetet përkatëse për mbikëqyrjen e subjekteve të përcaktuara në shkronjat “h’’,

“i’’, “j’’dhe “k’’ të nenit 3 të këtij ligji. 2. Autoritetet mbikëqyrëse mbikëqyrin, nëpërmjet inspektimeve, përputhshmërinë e

veprimtarisë së subjekteve me detyrimet e parashikuara në nenet 4, 4/1, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12 e 16 të këtij ligji. Për qëllimin e këtij ligji, pavarësisht nga parashikimet e ligjeve të tjera, autoritetet mbikëqyrëse mund të kërkojnë nga subjektet akses dhe vënien në dispozicion të çdo lloj informacioni dhe dokumenti që lidhet me përputhshmërinë e detyrimeve të subjekteve në zbatim të këtij ligji.

3. Autoritetet mbikëqyrëse i raportojnë menjëherë autoritetit përgjegjës çdo dyshim, informacion ose të dhënë, që lidhet me pastrim parash ose financim terrorizmi, për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

4. Autoritetet mbikëqyrëse kryejnë edhe këto detyra: a) kontrollojnë zbatimin e programeve të luftës kundër pastrimit të parave dhe

financimit të terrorizmit nga subjektet dhe sigurohen se këto programe janë të përshtatshme; a/1) informojnë në kohë dhe bashkëpunojnë me autoritetin përgjegjës, për çështjet e

mospërputhshmërisë, rezultatet e inspektimeve të tyre, masat përmirësuese që do të merren dhe masat administrative, nëse ka pasur.55

b) ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar që një person i papërshtatshëm të zotërojë, të kontrollojë ose të marrë pjesë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në drejtimin, administrimin ose veprimtarinë e një subjekti;

c) bashkëpunojnë dhe të ofrojnë asistencë të specializuar, sipas veprimtarisë së tyre, në fushën e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, në përputhje me kërkesat e autoritetit përgjegjës;

ç) bashkëpunojnë për përgatitjen dhe shpërndarjen e programeve të trajnimit ne fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

d) mbajnë statistika për veprimet e ndërmarra, si dhe për sanksionet e vendosura në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

5. Autoritetet mbikëqyrëse përcaktohen saktësisht në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

54 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

55 Shtuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 20: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

20

Neni 25 Moslejimi i spekulimit me sekretin profesional

ose përfitimet prej tij 1. Subjektet nuk duhet ta përdorin sekretin profesional ose përfitimet prej tij si arsye për

mosrespektimin e detyrimeve, që rrjedhin nga ky ligj, kur kërkohet informacion ose kur, në përputhje me këtë ligj, urdhërohet nxjerrja e një dokumenti, që ka lidhje me informacionin.

2. Avokatët dhe noterët janë të detyruar ta raportojnë informacionin për klientin tek autoriteti përgjegjës, në përputhje me këtë ligj. Avokatët përjashtohen nga detyrimi për raportim, për të dhënat që i kanë mësuar nëpërmjet personit të mbrojtur ose të përfaqësuar prej tyre, në një proces gjyqësor, ose nga dokumentet, që ky i fundit ua ka vënë në dispozicion, në funksion të mbrojtjes së kërkuar.

Neni 26

Revokimi i licencës 1. Autoriteti përgjegjës mund t’i kërkojë autoritetit licencues dhe/ose mbikëqyrës

përkatës të kufizojë, të pezullojë ose të revokojë licencën e një subjekti: a) kur konstaton ose ka fakte për të besuar se subjekti është përfshirë në pastrimin e

parave apo financimin e terrorizmit; b) kur subjekti, në mënyrë të përsëritur, kryen njërën ose disa nga kundërvajtjet

administrative të parashikuara në nenin 27 të këtij ligji.56 2. Autoriteti licencues dhe/ose mbikëqyrës shqyrton kërkesën e autoritetit përgjegjës,

bazuar në dokumentacionin shoqërues të saj, i cili paraqet të dhëna ose dyshime, të bazuara në rrethana dhe fakte konkrete, sipas pikës 1 të këtij neni. Autoriteti licencues dhe/ose mbikëqyrës vendos për pranimin ose refuzimin e saj, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e tij dhe të subjekteve të licencuara dhe mbikëqyrura prej tij.

3. Në rastin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari bankare, në rrethanat e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni, autoriteti përgjegjës mund t'i kërkojë Bankës së Shqipërisë rritjen e shkallës së mbikëqyrjes së subjektit.57

Neni 2758

Kundërvajtjet administrative

1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e kryera nga subjektet klasifikohen si kundërvajtje administrative dhe për to subjektet gjobiten. 2. Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet e parashikuara në nenet 4, 4/1, 5, 6, 11, subjektet gjobiten: a) personat fizikë: nga 100 000 lekë deri në 1 000 000 lekë;

56 Hiqen fjalët “dhe në aktet nënligjore” me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917,

datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

57 Shtuar me ligjin nr. 10 391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

58 Ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

Page 21: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

21

b) personat juridikë: nga 300 000 lekë deri në 3 000 000 lekë. 3. Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet e parashikuara në nenet 7, 8, 9 dhe 10, subjektet gjobiten: a) personat fizikë: nga 200 000 lekë deri në 2 000 000 lekë; b) personat juridikë: nga 400 000 lekë deri në 4 000 000 lekë. 4. Për rastet kur nuk zbatojnë kërkesat dhe afatet e parashikuara në aktet nënligjore, dalë në zbatim të këtij ligji, për raportim të transaksioneve mbi prag apo për raportim të aktivitetit të dyshimtë, të parashikuara në nenet 4/1, 9 dhe 12, subjektet gjobiten: a) personat fizikë: nga 300 000 lekë deri në 3 000 000 lekë; b) personat juridikë: nga 500 000 lekë deri në 5 000 000 lekë. 5. Për rastet kur nuk zbatojnë detyrimet e parashikuara në nenet 15 dhe 16 të këtij ligji, subjektet gjobiten: a) personat fizikë: nga 200 000 lekë deri në 1 500 000 lekë; b) personat juridikë: nga 1 000 000 lekë deri në 4 000 000 lekë. 6. Për rastet kur nuk zbatojnë urdhrin e autoritetit përgjegjës, të nxjerrë, sipas nenit 22 shkronja “g”, subjektet gjobiten: a) personat fizikë: nga 300 000 lekë deri në 2 000 000 lekë; b) personat juridikë: nga 2 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë. 7. Përveç sa parashikohet në pikat 2, 3, 4, 5 e 6 të këtij neni, kur subjekti është një person juridik dhe kundërvajtja administrative është kryer: a) nga një punonjës ose jo administrues i subjektit, personi që ka kryer shkeljen gjobitet nga 20 000 lekë deri në 200 000 lekë; b) nga një administrator ose drejtues i subjektit, personi që ka kryer shkeljen gjobitet nga 50 000 lekë deri në 500 000 lekë. 8. Gjobat përcaktohen dhe vendosen nga autoriteti përgjegjës. 9. Autoriteti përgjegjës informon autoritetet licencuese dhe/ose mbikëqyrëse për sanksionet e vendosura. 10. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat e konstatimit, të shqyrtimit, të propozimit dhe të vendosjes së masave administrative nga autoriteti përgjegjës. Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të gjobave, të vendosura me vendim të autoritetit përgjegjës, bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”. 11. E drejta për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, të parashikuara në këtë nen, nuk mund të ushtrohet kur kanë kaluar 2 vjet nga çasti i kryerjes së kundërvajtjes administrative.

Neni 28 Nxjerrja e akteve normative

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, brenda 6 muajve nga

hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr rregulla të hollësishme për formën, mënyrën dhe procedurën raportuese të të dhënave, në zbatim të këtij ligji, për autoritetet licencuese dhe ato mbikëqyrëse, Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

2. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i paraqet periodikisht dhe jo më pak se dy herë në vit, autoritetit përgjegjës listën e plotë dhe të përditësuar të personave të ekspozuar politikisht, të hartuar sipas parashikimeve të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

3. Ministri i Financave, me propozimin e autoritetit përgjegjës, nxjerr, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, rregulla të hollësishme për:

a) mënyrat dhe procedurat për raportimin nga subjektet raportuese, të parashikuara në

Page 22: LIGJI Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E …aab.al/wp-content/uploads/2017/06/LIGJI-9917-DATE-19-05-2008-PER... · vlerësuar rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim

22

nenin 3 të këtij ligji; b) mënyrat dhe procedurat për raportimin nga organet doganore; c) mënyrat dhe procedurat për raportimin nga organet tatimore; ç) standardet ose kriteret e zbatueshme dhe afatet për raportimin e veprimtarive të

dyshimta, sipas prirjeve dhe tipologjive, në përputhje me standardet ndërkombëtare; d) procedurat e hollësishme të verifikimit për kundërvajtjet administrative të kryera nga

subjektet raportuese.

Neni 29 Dispozita kalimtare

Deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do të zbatohen dispozitat e ligjit nr.8610, datë

17.5.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”, të ndryshuar. Të gjitha aktet nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr.8610, zbatohen për aq sa ato nuk

bien në kundërshtim me këtë ligj, deri në zëvendësimin e tyre me akte të tjera nënligjore, që do të dalin në zbatim të këtij ligji.

Neni 30

Dispozitë shfuqizuese Ligji nr.8610, datë 17.5.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”, i ndryshuar,

shfuqizohet.

Neni 31 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R E

Jozefina TOPALLI (ÇOBA)

Shpallur me dekretin nr.5746, datë 9.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

( Ndryshuar me: - Ligjin nr. 10391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Hyrja në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 31 datë 31.03.2011.

- Ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar. Hyrja në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 80 datë 13.07.2012.)