23
Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 1/23 LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË Doracaku Nr. IX “Vlerësimi i tenderit dhe Dhënia e kontratës”

LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 1/23

LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË

Doracaku Nr. IX

“Vlerësimi i tenderit

dhe Dhënia e kontratës”

Page 2: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 2/23

PËRMBAJTJA VLERËSIMI I TENDERIT DHE DHËNIA E KONTRATËS ..................................... 3 1.HyrjeError! Bookmark not defined.................................................................................................................................3 2. Vlerësimi i tenderit – Procedura e hapur ...................................................................... 7 2.1 Përshtatshmëria administrative e tenderëve ............................................................ 7 2.2 Pranueshmëria dhe kualifikimi i tenderuesve ........................................................ 10 2.3 Përshtatshmëria teknike e tenderëve....................................................................... 11 2.4 Vlerësimi i tenderëve të përgjegjshëm në bazë të kritereve për dhënien e kontratës........................................................................................................................... 13 3. Para kualifikimi dhe vlerësimi i tenderit – procedura e kufizuar .............................. 14 4. Kryerja e negociatave – procedurat e negociuara....................................................... 15 4.1 Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë.......................... 15 4.2 Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë............................ 18 5. Vendimet e Jurisë në konkurset e projektimit............................................................. 18 6. Dhënia e kontratës........................................................................................................ 20

Lista e FORMULARËVE STANDARD - të nevojshëm për procesin e “vlerësimit të

tenderëve dhe dhënies së kontratës”...............................................................23

B26: Regjistri i dorëzimit të tenderëve;......................................................................23

E1 FORMULARI STANDARD PËR VLERËSIMIN E TENDERËVE – Procedurat për Kuotimin e Çmimeve;................................................................23 E2 FORMULARI STANDARD PËR VLERËSIMIN E TENDERËVCE- Procedurat e hapura të kufizuara dhe të negociuara...........................................23 E5 Kërkesa e autoriteteve kontraktuese për sqarimin e tenderëve;.........................23 E6: Njoftimi për tenderuesit lidhur me korrigjimin e gabimeve aritmetikore;.........23

E7: Kërkesa për sqarimin e tenderit anormal të ulët;................................................23

E8: Njoftim për tenderuesin e pa suksesshëm;.........................................................23 E9: Njoftim për tenderuesin e suksesshëm;..............................................................23 E10 Njoftimi për tenderuesin/kandidatin e eliminuar;...............................................23

E11 Formulari Standard për vlerësimin e Projekteve;...............................................23

B14: Formulari Standard i Njoftimit për dhënie të Kontratës për furnizim, shërbime, punë - (për publikim në ueb-faqen e KRPP-së).................................................23;

B15: Formulari Standard i Njoftimit për dhënie të Kontratës për furnizim, shërbime, punë - (për publikim në gazetë)......................................................................23;

Page 3: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 3/23

VLERËSIMI I TENDERIT DHE DHËNIA E KONTRATËS

1. Hyrje Pas hapjes së tenderëve të pranuar, brenda 96 orëve do të fillojë procedura e ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve dhe do të përfundojë sa më shpejtë që është e mundshme por jo më larg se 30 ditë kalendarike nga hapja e tenderëve (në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara mirë sidomos te kontratat e një natyre shumë komplekse, ky afat mund të zgjatet edhe për 10 ditë kalendarike). Kjo procedurë duhet të zhvillohet në mënyrë jo-publike, përbrenda autoritetit kontraktues. Parimet kryesore për procedurën e vlerësimit sipas LPP janë:

1. Tenderët me kushtet e tyre administrative duhet të jenë në përputhje

substanciale me kërkesat formale të specifikuara1.

2. Tenderuesit duhet të jenë të pranueshëm dhe të plotësojnë kërkesat

minimale kualifikuese (nëse janë të përcaktuara)2.

3. Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje

substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara3.

4. Tenderët e përgjegjshëm duhet të vlerësohen sipas kritereve të

specifikuara të dhënies së kontratës4.

5. Vetëm ato kërkesa formale, kërkesat minimale kualifikuese, kërkesat e

obligueshme teknike dhe kriteret e specifikuara për dhënien e kontratës

në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë mund të përdoren si

bazë për vlerësim5.

6. Asnjë komunikim, diskutim apo negocijim nuk duhet të bëhet në mes të

autoritetit kontraktues dhe tenderuesve gjatë procedurës së vlerësimit,

përveç në rastet kur përdoren procedurat e negociuara6.

7. Megjithatë, mund të bëhet vetëm një sqarim i tenderëve pa ndonjë

ndryshim të kushteve materiale apo aspekteve të tenderit7.

8. Kontrata duhet të jepet në pajtueshmëri të plotë me vlerësimin e kryer

sipas 7 parimeve të lartpërmendura, të përcaktuara në Nenin 6.6 të

LPP.

1 Paragrafet 6.6 dhe 57.3

Page 4: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 4/23

Në pajtim me Nenin 6.6 të LPP – Një tender është në përputhje substanciale me kërkesat e specifikuara atëherë kur ai me “të gjitha aspektet e tij materiale është në pajtueshmëri” me specifikimet dhe kërkesat e përcaktuara Në Dosjen e tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë.

Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë dhedhedhedhe

Konkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtë

LPP i jep mundësi Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) që të përcaktojë procedurën e detajuar të cilën duhet ta respektojnë autoritetet kontraktuese kur ato bëjnë ekzaminimin, vlerësimin, krahasimin si dhe dhënien e kontratave publike8. KRPP do të sigurojë se procedurat e tilla:

(i) Janë në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare

(ii) Sigurojnë konkurrencë dhe transparencë adekuate (iii) Zbatojnë parimin e mos-diskriminimit, dhe (iv) Në çdo mënyrë përputhen me dispozitat e aplikueshme të LPP. E tërë kjo është përfshirë në Legjislacionin sekondar të quajtur Rregullat e Prokurimit Publik, që është shpallur nga KRPP. Një procedurë e veçantë është përcaktuar nga Neni 59 i LPP për rastet , kur tenderi i dorëzuar duket të jetë jo normalisht i ulët në relacion me objektin e kontratës së parashikuar.

2 Paragrafët 6.6 dhe 54.2

3 Paragrafët 6.6 dhe 57.3

4 Paragrafët 6.6 dhe 54.1

5 Paragrafët 6.6, 57.3, 54.2, 54.3 dhe 54.1

6 Paragrafët 57.5 dhe 57.6

7 Paragrafi 57.1 8 Paragrafi 58.3

Page 5: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 5/23

Në Kapitullin 2 më poshtë është përshkruar procedura e detajuar e vlerësimit. Kjo është përpiluar më një pikëpamje të veçantë për procedurën e hapur. Megjithatë, kur procedura e hapur është kryer më përcaktimin e kërkesave minimale kualifikuese9, tenderuesit duhet të vlerësohen si të kualifikuar apo jo me përdorimin e procedurave zgjedhore të njëjta në procedurën e kufizuar dhe në procedurën e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë. Prandaj, në Kapitullin 3 më poshtë, pjesa e Kapitullit 2 që ka të bëjë me kualifikimet e tenderuesve është shfrytëzuar në përshkrimin e procedurës së detajuar për zgjedhjen e kandidatëve në procedurën e kufizuar. Procedura e detajuar për vlerësimin e tenderëve në procedurën e kufizuar është e njëjtë sikur për procedurën e hapur.

Procedura e detajuar për kryerjen e negociatave në procedurat e negociuara është përshkruar në Kapitullin 4. Procedura që duhet të ndiqet nga juria e cila vendosë për rezultatet e konkursit të projektimit është përshkruar në Kapitullin 5. Përfundimisht, dhënia e kontratave është diskutuar në Kapitullin 6 më poshtë.

LPP nuk siguron caktimin e komisioneve për vlerësimin e tenderëve. Kjo është siguruar me Rregulloren për Prokurimin Publik të miratuar nga KRPP, sipas së cilës autoriteti kontraktues do të caktojë komisione të tilla me funksione këshilluese për Zyrtarin e Prokurimit. Përbërja, statusi dhe roli i komisioneve për vlerësimin e tenderëve megjithatë janë rregulluar në Rregulloren për Prokurimin Publik. Në pajtim me Nenin 20 të kësaj Rregulloreje, autoriteti kontraktues duhet të caktojë komisionin për vlerësimin e tenderëve. Caktimi i komisionit të tillë është i obligueshëm në të gjitha rastet e kontratave përveç kontratave me vlerë minimale. Roli i vetëm i komisionit për vlerësimin e tenderëve është që të sigurojë këshilla për Zyrtarin e Prokurimit. Komisioni është një organ jo-vendim-marrës. Zyrtari i prokurimit është përgjegjës për tërë procedurën e tenderimit dhe zgjedhjen e tenderit më të mirë. Anëtarët e komisionit caktohen nga autoriteti kontraktues në bashkëpunim me Departamentin e Prokurimit.

9 Neni 30.2

Page 6: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 6/23

Anëtarët e komisionit duhet t`i plotësojnë të gjitha kriteret e përshtatshmërisë të përkufizuara në nenet 21.3 dhe 61.2 të Ligjit për Prokurimin Publik. Prandaj, personat që nuk plotësojnë ndonjërin nga kushtet e përcaktuara në nenin 61.2 nuk janë të pranueshëm:

a. janë shpallur fajtorë nga një gjykatë kompetente, se kanë bërë vepër kundërvajtëse a penale që përfshinë praktika korrupsioni, pastrimi parash, ryshfeti, shantazhi ose aktivitete të përshkruara, apo të ngjashme me ato që përshkruhen në nenin 117.1 të këtij ligji, me ligjet a rregulloret e aplikueshme në Kosovë ose ndonjë vend tjetër, apo në traktatet a konventat ndërkombëtare;

b. është shpallur i papërshtatshëm, për shkak të sjelljes siç përshkruhet më lartë, nga ndonjë bankë, institucion ose organizatë që ofron fonde për zhvillim të përgjithshëm, investime publike apo rindërtim;

c. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente, se ka bërë shkelje të rëndë duke marrë pjesë në aktivitetet e ndonjë organizate kriminale, të definuar si asociacion me strukturë, i themeluar qe një kohë dhe që vepron në mënyrë të bashkërenduar, për të mbërritur deri te fitimet financiare përmes aktivitetesh që janë vepra penale apo që bëhen në mënyra tjera të paligjshme ; apo

d. është shpallur fajtor nga ndonjë gjykatë kompetente, se ka bërë veprim mashtrimi apo të barazvlefshëm me një mashtrim;

e. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative apo organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se ka pasur sjellje joprofesionale; apo

f. është shpallur fajtor nga OSHP ose nga ndonjë gjykatë kompetente se ka keq prezantuar rëndë ndonjë autoritet kontraktues në Kosovë ose gjetiu.

Të gjithë anëtarët e komisionit duhet të nënshkruajnë deklaratën me shkrim nën betim duke deklaruar se ai/ajo do t`i kryejë me ndershmëri detyrat e vlerësimit të tenderit në pajtim me këtë ligj. Të gjithë anëtarët e komisionit u nënshtrohen rreptësisht dispozitave të nenit 10 të LPP përkitazi me ruajtjen e informacioneve sekrete afariste. Numri minimal i anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit është tre, por numri mund të jetë më i lartë (treshi nuk është kufiri) .Por, gjithnjë, numri duhet të jetë tek. Anëtarët e komisionit mund të merren nga radhët e personelit të autoritetit kontraktues (si nga departamentet e prokurimit ashtu edhe nga departamentet tjera). Edhe ekspert të jashtëm (të cilët nuk janë punëtorë të autoritetit kontraktues) mund të ftohen. Autoriteti kontraktues emëron një kryesues nga radhët e anëtarëve të komisionit. Detyrat e komisionit vlerësues të tenderit duhet të përkufizohen me një vendim administrativ me të cilin caktohet komisioni. Zakonisht komisioni kryen krejt

Page 7: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 7/23

procedurën e të vlerësuarit të kualifikimeve dhe përshtatshmërisë, si dhe zgjedhjes së tenderit më të mirë. Komisioni paraqet vendimin e tij në formë rekomandimi për Zyrtarin e Prokurimit, i cili merr vendimin përfundimtar. Zyrtari i Prokurimit mund ta pranojë rekomandimin e komisionit apo ta hedhë poshtë atë. Kur rekomandimi i komisionit hedhet poshtë, Zyrtari i Prokurimit duhet të arsyetojë me shkrim. Ai arsyetim duhet të ruhet në shënimet përmbledhëse të aktivitetit të prokurimit. Komisioni, në fund të punës së tij, duhet t`i japë Zyrtarit të Prokurimit një rekomandim bashkë me raportin për punën e bërë dhe një deklarim të arsyeve që mbështesin atë rekomandim. Raporti i komisionit duhet të ruhet në shënimet e aktivitetit të prokurimit.

2. Vlerësimi i tenderit – Procedura e hapur

Në bazë të Regjistrit të tenderëve të dorëzuar, (shih formularin standard B26), procesi i vlerësimit mund të fillojë.

Gjatë procesit të vlerësimit në lidhje me procedurën e hapur, autoriteti kontraktues duhet të ekzaminojë, vlerësojë dhe krahasojë tenderët në bazë të planit të përcaktuar që gjendet më poshtë në katër faza:

(1) Kontrollimi i përshtatshmërisë formale/administrative të tenderëve.

(2) Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë dhe kualifikimit të

tenderuesve. (3) Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë të tenderëve. (4) Vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve të përgjegjshëm në bazë të

kritereve për dhënien e kontratës. Parimet dhe kërkesat e LPP për këto aktivitete janë diskutuar më poshtë.

2.1 Përshtatshmëria administrative e tenderëve Në fazën e parë, autoriteti kontraktues duhet të kontrollojë nëse tenderët përputhen me kushtet administrative me kërkesat formale të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë.

Tenderi konsiderohet se është në pajtim me kushtet

administrative, nëse ai plotëson të gjitha kërkesat formale dhe

saktësimet e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin

Page 8: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 8/23

për kontratë, pa u hequr dhe pa u shtuar ndonjë kufizim atyre.

Kërkesat formale kanë të bëjnë me atë nëse tenderi është i përgatitur si duhet, nëse formulari i tenderit është plotësuar dhe nënshkruar si duhet, nëse evidenca e nevojshme e dokumenteve është siguruar, nëse është ofruar siguria e tenderit në vlerën e kërkuar, nëse vlefshmëria e tenderit është ofruar me numrin e saktësuar të ditëve nga data e hapjes së tenderëve etj. LISTA me numër rendor 1 (L1) e formularit standard E2, është lista standarde kontrolluese për përshtatshmërinë administrative të tenderit. Kjo, në të vërtetë përbënë një listë kontrolluese për autoritetin kontraktues në ekzaminimin e përshtatshmërisë formale/administrative të tenderëve të pranuar.

Çdo devijim substancial nga këto kërkesa formale/administrative mund të dërgojë në refuzimin e tenderit. Autoriteti kontraktues duhet të kujdeset mirë që informacionet në dosjen e tenderit dhe në këtë listë të jenë në linjë me njëra tjetrën. Në këtë fazë nuk bëhet ndonjë vlerësim. Por lehtë mund të shtrohet pyetja – në rast se për shembull, mungon një dokument i vetëm, apo ndonjë element I informacioneve të dhëna në tender nuk është i qartë – nëse një devijim i tillë mund të korrigjohet nga ana e autoritetit kontraktues apo jo. Neni 57 i LPP jep rregullat vijuese për sqarimin dhe korrigjimin e tenderëve:

• Një sqarim me shkrim për çfarëdo aspekti të tenderit mund të kërkohet nga autoriteti kontraktues, por asnjë ndryshim në ndonjërin nga kushtet materiale apo aspektet e tenderit nuk duhet të bëhet në këtë drejtim 10.

• Vetëm gabimet aritmetikore duhet të korrigjohen nga autoriteti kontraktues, dhe tenderuesi në fjalë duhet të njoftohet11 - duke e lejuar tenderuesin që të reagojë Brenda afatit të caktuar kohor.

Gjatë ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve, gabimet në llogaritjen e çmimit do të korrigjohen nga autoriteti kontraktues në këtë mënyrë:

� Në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë, atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë;

� Në rast se ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të mbizotërojë çmimi njësi, dhe rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total e çmimit njësi;

10 Paragrafi 57.1 11 Paragrafi 57.2

Page 9: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 9/23

� Në rast se ka gabim në një shumë total, që korrespondon me mbledhjen e nën totaleve, atëherë do të mbizotërojë nën totali i cili vlerësohet të jetë në rregull pas llogaritjes së çmimit për njësi dhe totali i përgjithshëm duhet të korrigjohet;

Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të detyrueshme për tenderuesin. Në rast se tenderuesi nuk i pranon ato, atëherë tenderi i tij do të refuzohet. Në asnjë rast nuk duhet të korrigjohet çmimi për njësi. Në rast se tenderuesi pretendon se ka gabuar çmimin për njësi, tenderi i tij do të refuzohet.

• Devijimet e tjera nga kërkesat e dosjes së tenderit mund të korrigjohen nga autoriteti kontraktues,12:

o Gabimet dhe lëshimet mund të korrigjohen pa ndryshuar asnjë

kusht material apo aspekt të tenderit, dhe/ose o Devijimet e tilla të vogla, të cilat nuk kanë të bëjnë me kërkesat

esenciale të dosjes së tenderit, mund të kuantifikohen dhe të merren parasysh në vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.

Konceptet kyçe drejt të kuptuarit të këtyre mundësive për sqarimin dhe korrigjimin e tenderëve janë përsëri:

Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë Trajtimi i barabartë dhedhedhedhe

Konkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtëKonkurrenca e lirë dhe e drejtë

Sqarimi dhe korrigjimi i tenderit në përgjithësi mund të behët, aq gjatë deri sa kjo nuk përbën ndonjë trajtim të pa-barabartë (do të thotë favorizim ose diskriminim të një apo më shumë operatorëve ekonomik) dhe nuk e prekë konkurrencën e lirë dhe të drejtë në mesin e tenderuesve. Formularët standard:

(i) Kërkesa e autoriteteve kontraktuese për sqarimin e tenderëve; (ii) Njoftimi për tenderuesit lidhur me korrigjimin e gabimeve;

Janë të publikuara në ueb-faqen e KRPP-së.

12 Paragrafi 57.3

Page 10: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 10/23

Rregullat e sqarimit dhe korrigjimit të tenderëve me iniciativën e autoritetit kontraktues janë të vlefshme për tërë procedurën e

ekzaminimit dhe vlerësimit.

Nëse tenderi nuk është në pajtim me kërkesat formale/administrative të specifikuara në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë, duhet të refuzohet menjëherë dhe tenderuesi nuk mund ta bëjë atë të përgjegjshëm duke e korrigjuar atë më vonë13.

Tenderuesit e eliminuar duhet të njoftohen menjëherë me shkrim nga ana e autoritetit kontraktues14. Për këtë qëllim përdoret formulari standard E11: “Njoftim për tenderuesit e eliminuar”. Tenderuesit e eliminuar mund të kërkojnë me shkrim shpjegime më të saktësuara të arsyeve të eliminimit. 15. Shpjegimet e tilla duhet të jepen në pajtim me dispozitat e Nenit 52.2, b. ose c., të LPP, brenda 15 ditëve kalendarike nga data në të cilën është pranuar një kërkesë e tillë nga autoriteti kontraktues.

2.2 Përshtatshmëria dhe kualifikimi i tenderuesve Në fazën e dytë të procedurës së vlerësimit, autoriteti kontraktues duhet të vlerësojë përshtatshmërinë dhe - nëse nevojitet – kualifikimin e tenderuesve të cilët kanë dorëzuar tenderët administrativisht të përshtatshëm. Kërkesat e përshtatshmërisë dhe kualifikimit së bashku i përbëjnë kriteret e përzgjedhjes. Siç u përmend më herët, të gjithë tenderuesit duhet të plotësojnë kërkesat e përshtatshmërisë dhe të paraqesin dëshmi të dokumentuara të specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Gjatë kontrollimit të tenderëve, sigurohet se dëshmitë e dokumentuara lidhur me kërkesat e përshtatshmërisë janë paraqitur në mënyrë të saktë. Dokumentet duhet të ekzaminohen më thellë, dhe duhet të verifikohet se a janë plotësuar kërkesat e përshtatshmërisë apo jo nga tenderuesi në fjalë. Nëse, në procedurën e hapur kërkesat minimale për kualifikim janë përcaktuar, dëshmitë e dokumentuara për plotësimin e këtyre kërkesave nga ana e

13 Paragrafi 57.3 14 Neni 52 15 Paragrafi 52.2

Page 11: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 11/23

tenderuesve duhet të ekzaminohen dhe vlerësohen më thellë, dhe duhet të verifikohet nëse janë plotësuar kërkesat minimale kualifikuese nga ana e tenderuesit në fjalë.

Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë dhe kualifikimit

është një

test “kalon/dështon”.

Nëse kërkesat janë plotësuar dhe tenderët e dorëzuar nga

tenderuesit e tillë janë akoma në shqyrtim e sipër,

apo nëse kërkesat nuk janë plotësuar dhe tenderët e dorëzuar nga

tenderuesit e tillë duhet të refuzohen menjëherë.

E tërë ajo që u tha në Kapitullin 2.1 më lart lidhur me sqarimin dhe korrigjimin e mundshëm të tenderëve të dorëzuar aplikohet në mënyrë analogjike në këtë fazë. LISTA me numër rendor 2 (L2) e formularit standard E2, është lista standarde për vlerësimin e përshtatshmërisë dhe kualifikimit të tenderuesve. Ekzaminimi dhe vlerësimi I plotësimit të përshtatshmërisë dhe - nëse është e përshtatshme – kërkesave minimale kualifikuese duhet të bëhet për të gjithë tenderuesit të cilët kanë dorëzuar tenderë administrativisht të përshtatshëm. Nëse tenderi nuk plotëson kërkesat e përshtatshmërisë dhe – nëse është e përshtatshme – kërkesat minimale kualifikuese të saktësuara në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit, tenderuesi i tillë duhet të diskualifikohet menjëherë dhe tenderuesi nuk mund ta bëjë atë të pranueshëm duke e korrigjuar atë më vonë apo duke i hequr pjesët që shmangen apo kufizojnë16. Tenderuesit e diskualifikuar duhet menjëherë të njoftohen me shkrim nga autoriteti kontraktues17. Për këtë qëllim duhet të përdoret formulari standard E11: “Njoftim për tenderuesit e eliminuar”.

2.3 Përshtatshmëria teknike e tenderëve Në fazën e tretë tenderët, të cilët kanë kaluar kontrollimin administrativ dhe që janë dorëzuar nga tenderuesit e pranueshëm dhe të kualifikuar, duhet të ekzaminohen nëse ata janë në pajtim me kushtet teknike (në kuptim të gjerë) me

16 Paragrafi 54.2 17Neni 52

Page 12: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 12/23

saktësimet dhe kërkesat e deklaruara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Këto saktësime dhe kërkesa janë ato të cilat duhet t`I plotësojnë të gjithë tenderët në mënyrë që të merren në shqyrtim (kërkesa të obligueshme).

Tenderi konsiderohet se është në pajtim me kushtet teknike, nëse

ai plotëson kërkesat e obligueshme teknike dhe saktësimet e

përcaktuara në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit pa

u hequr dhe pa u shtuar ndonjë kufizim atyre.

E tërë ajo që u tha në Kapitullin 2.1 më lart lidhur me sqarimin dhe korrigjimin e mundshëm të tenderëve të dorëzuar aplikohet në mënyrë analogjike në këtë fazë. Në këtë rast, përdoret LISTA me numër rendor 3 (L3) e formularit standard E2, për vlerësimin e përshtatshmërisë teknike të tenderëve. Tenderi, i cili (i) ka kaluar kontrollimin administrativ, (ii) është dëshmuar nga një tenderues i përshtatshëm dhe i kualifikuar dhe (iii) i cili i plotëson të gjitha kërkesat e obligueshme teknike pa u hequr dhe pa u shtuar ndonjë kufizim atyre, në LPP është emëruar si tender i përgjegjshëm18. Ndaras nga kërkesat e obligueshme teknike, autoriteti kontraktues siç u përmend më herët, mund të ketë19 kërkesa lidhur me funksionet, përformancën, etj, lidhur me të cilat operatorët ekonomik duhet të konkurrojnë (parametrat konkurrues). Funksionet e tilla të dëshirueshme nuk bëjnë pjesë në kërkesat e obligueshme për të cilat tenderët duhet të kontrollohen në këtë fazë. Në vend të kësaj, këto funksione të dëshirueshme mund të konsiderohen si “karakteristika funksionale”, të cilat mund të përdoren në nën-kritere për dhënien e kontratës për tenderin ekonomikisht më të favorshëm.

Nëse tenderi me kushtet teknike nuk përputhet me specifikimin teknik të obligueshëm të përcaktuar në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit, ai duhet të refuzohet menjëherë dhe tenderuesi nuk mund ta bëjë atë të përshtatshëm duke e korrigjuar atë më vonë apo duke i hequr pjesët që shmangen apo kufizojnë.20. Tenderuesit e eliminuar duhet të njoftohen menjëherë me shkrim nga autoriteti kontraktues21. Në këtë rast përdoret formulari standard E11: “Njoftim për tenderuesit e eliminuar”.

18 Paragrafi 57.3 19 Doracaku VIII, “Përgatitja e dosjes së tenderit”, paragrafi 2.3 20 Paragrafi 57.3 21 Neni 52

Page 13: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 13/23

2.4 Vlerësimi i tenderëve të përgjegjshëm në bazë të kritereve për dhënien e kontratës

Në fazën e katërt, tenderët e përgjegjshëm duhet të radhiten në pajtim me plotësimin e kritereve të tyre për dhënien e kontratës. Pasi të kenë kaluar tri kontrollimet dhe testet e njëpasnjëshme, të gjithë tenderët e përgjegjshëm të mbetur janë duke konkurruar në mënyrë të barabartë. Zgjedhja pastaj, e tenderit fitues varet vetëm nga ajo se sa i plotëson secili tenderë kriteret për dhënien e kontratës të saktësuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Në rastin kur kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët, zgjedhja është e thjeshtë. Tenderi fitues është ai i cili ofron çmimin më të ulët, duke marrë në konsiderim çfarëdo zbritje të lexuar në takimin për hapjen e tenderëve22. LPP parasheh rastet, kur një apo më shumë tenderë të përgjegjshëm ofrojnë një çmim jo normalisht të ulët, të shqyrtuar objektivisht sipas tregut përkatës. Në këtë rast autoriteti kontraktues duhet të veprojë ashtu siç përshkruhet në nenin 59 të LPP në mënyrë që të marrë një shpjegim të kënaqshëm për një çmim të tillë. Në këtë rast përdoret formulari standard E7: “Kërkesa për sqarimin e tenderit jo normalisht të ulët”. Autoriteti kontraktues duke marrë në konsiderim shpjegimet e dhëna nga tenderuesi sipas nenit 59.1, duhet të vendosë, se a janë këto shpjegime të mjaftueshme, dhe ky vendim përcakton, se a duhet të pranohet tenderi apo jo. Nëse ai pranohet duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me çdo tender tjetër23. Në veçanti, nëse ai tender fiton, autoriteti kontraktues duhet t’ia jep kontratën tenderuesit fitues me kusht që të depozitojë sigurinë e ekzekutimit sipas nenit 60 të LPP. Nëse autoriteti kontraktues vendos se ka ende mjaftë arsye të fortë për të besuar se tenderuesi ka dorëzuar një tender të pa zbatueshëm, mund ta refuzojë tenderin e tij, nëse paraprakisht merr pëlqimin me shkrim nga APP-ja 24. Tenderët e përgjegjshëm, të kuptuar në këtë mënyrë, duhet të radhiten në pajtim me çmimin e tyre të ofruar (dhe zbritjet e përmendura më lart) dhe të shënohen me radhë ashtu siç tregohet në “Listën e plotë standarde të radhitjes së tenderëve sipas kriterit të dhënies – Çmimi më ulët” të formularit standard E2 për vlerësimin e tenderëve. Në rastin kur kriteri për dhënien e kontratës është tenderi ekonomikisht më I favorshëm, të gjithë tenderët përgjegjës duhet të vlerësohen në pajtim me nën-

22 Paragrafi 58.1 23 Paragrafi 59.3 24 Paragarfi 59.4

Page 14: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 14/23

kriteret e deklaruara nga autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit, duke marrë parasysh peshën e caktuar për secilin nën-kriter. Në bazë të kësaj tenderët e përgjegjshëm duhet të shënohen me radhë ashtu siç tregohet në “Listën e plotë standarde të radhitjes së tenderëve sipas kriterit të dhënies – Tenderi ekonomikisht më i favorshëm” të formularit standard E2 për vlerësimin e tenderëve.

Tenderët jo normalisht të ulët duhet të trajtohen ashtu siç u tha më lart. Në çdo rast, në pajtim me Nenin 58 të LPP, kontrata duhet t`i jepet tenderuesit i cili ka dorëzuar tenderin që është radhitur më së miri ashtu siç shpjegohet më lart. Tenderuesit jo-fitues (të pasuksesshëm) duhet të njoftohen duke përdorur formularin standard E8: “Njoftim për tenderuesin e pa suksesshëm”.

3. Procedura e kufizuar Procesi I vlerësimit lidhur me procedurën e kufizuar bëhet përmes dy fazave: Para-kualifikimi dhe vlerësimi i tenderëve të kualifikuar. Secila prej tyre përbëhet nga më shumë hapa, si vijon:

Faza e parë: PARA-KUALIFIKIMI Hapi parë: Kontrollimi i përshtatshmërisë formale/administrative të kërkesës për pjesëmarrje; dhe Hapi i dytë: Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë dhe kualifikimit të kandidatëve; E tërë ajo që është thënë në Kapitullin 2.1 lidhur me kontrollimin administrativ të tenderëve (këtu: kërkesës për pjesëmarrje) dhe në Kapitullin 2.2 në lidhje me përshtatshmërinë dhe kualifikimin e tenderuesve (këtu kandidatët) duhet të aplikohet në mënyrë analoge. Kandidatët e diskualifikuar duhet të njoftohen menjëherë me shkrim nga ana e autoritetit kontraktues25. Në këtë rast përdoret formulari standard E11 Njoftimi i kandidatëve të eliminuar”. Kandidatët e kualifikuar duhet të ftohen në tender26. Dosja e tenderit duhet t`i bashkëngjitët ftesës. Në anën tjetër, autoriteti kontraktues duhet të vejë në dispozicion materialin e dosjes së tenderit në mënyrë elektronike27.

25 Neni 52 26 Ju lutemi shih Doracakun IV,” Përcaktimi i Procedurës”

Page 15: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 15/23

Pas hapjes së tenderëve të pranuar me kohë pason ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve. Kjo duhet të bëhet sikur në procedurën e hapur të përshkruar më lartë. Atëherë, kur përshtatshmëria dhe kualifikimi i tenderuesve është siguruar, zhvillohet faza e dytë e procedurës së kufizuar, në të cilin rast bëhet vlerësimi i tenderëve në 3 hapa vijues: Faza e dytë: VLERËSIMI I TENDERËVE TË KUALIFIKUAR

Hapi i parë: Kontrollimi i përshtatshmërisë formale/administrative të tenderëve

Hapi i dytë: Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë teknike të tenderëve; dhe

Hapi i tretë: Vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve të përgjegjshëm sipas kritereve për dhënien e kontratës. Parimet dhe kërkesat e LPP për këto aktivitete janë analoge me atë që është thënë më lart në Kapitullin 2.1 lidhur me kontrollimin e kërkesave administrative të tenderëve, lidhur me përshtatshmërinë teknike të tenderëve dhe kapitulli 2.4 lidhur me vlerësimin e tenderëve të përgjegjshëm sipas kritereve për dhënien e kontratës. Pra edhe në këtë rast përdoret formulari standard E2 për vlerësimin e tenderëve.

4. Procedurat e negociuara - Kryerja e negociatave

4.1 Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë28 realizohet në tre hapa. HAPI 1: PARA-KUALIFIKIMI Para-kualifikimi realizohet saktësisht ashtu siç është përshkruar më lart në Kapitullin 3, për procedurën e kufizuar.

27 Paragrafi 48.2 28 Ju lutemi shih Doracakun IV, “Përcaktimi i Procedurës”

Page 16: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 16/23

Kandidatët e diskualifikuar duhet të njoftohen me shkrim menjëherë nga ana e autoritetit kontraktues29. Në këtë rast përdoret formulari standard E11 Njoftimi i kandidatëve të eliminuar”. Kandidatët e kualifikuar duhet të ftohen që të dorëzojnë një propozim i cili do të shërbejë si bazë për negocimin e mëtejshëm të afateve dhe kushteve të kontratës. Këtyre ftesave duhet t`u bashkëngjitet dosja e tenderit e përgatitur me specifikimet e kontratës, të cilat mund të përcaktohen30. Në anën tjetër, autoriteti kontraktues mund të vejë në dispozicion materialin e dosjes së tenderit në mënyrë elektronike31. Pas hapjes së propozimeve të pranuara me kohë pason:

HAPI 2: EKZAMINIMI DHE VLERËSIMI PRELIMINAR I PROPOZIMEVE Hapi 2 këtu është pjesërisht i njëjtë sikur hapi 2 në procedurën e kufizuar, pasi që ai nënkupton (i) kontrollimin e përshtatshmërisë formale/administrative të propozimeve, dhe (ii) ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë teknike të propozimeve. Ekzaminimi dhe vlerësimi i propozimeve në këtë fazë duhet të bëhen në mënyrë preliminare, pasi që propozimet duhet të shërbejnë si bazë për negocim të mëtejshëm të afateve dhe kushteve të kontratës. Autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit ka përcaktuar specifikime teknike të obligueshme, përshtatshmëria teknike e propozimeve duhet të vlerësohet sipas specifikimeve të tilla teknike. Kandidatët, të cilët kanë dorëzuar propozime të përgjegjshme, duhet të ftohen për pjesëmarrje në negocimin e afateve dhe kushteve të kontratës me autoritetin kontraktues.

HAPI 3: NEGOCIIMI DHE VLERËSIMI I REZULTATEVE Negociatat duhet të kryhen me të gjithë pjesëmarrësit njësoj, ashtu që ata të kenë rastin e njëjtë që të plotësojnë dhe/ose të kompletojnë propozimet e tyre origjinale.

Gjatë negociatave, autoritetet kontraktuese duhet të sigurojnë

trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

29 Neni 52 30 Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë mund të përdoret për dhënien e kontratave për shërbime me vlerë të madhe, ku nuk është e mundur të përcaktohen specifikimet e kontratës në mënyrën e cila do të mund të lejonte dhënien e kontratës duke përdorur procedurat e hapura apo të kufizuara, në pajtim me paragrafin 33.2 të LPP. 31 Paragrafi 48.2

Page 17: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 17/23

Në veçanti, autoriteti kontraktues nuk duhet të sigurojë

informacione për pjesëmarrësit më lidhje me afatet dhe kushtet e

kontratës së parashikuar në mënyrë diskriminuese, të cilat mund

të favorizojnë ndonjë pjesëmarrës ndaj të tjerëve.

Ose: Autoriteti kontraktues kryen negociata në faza të njëpasnjëshme ashtu që të zvogëlojë numrin e pjesëmarrësve për secilën fazë, duke aplikuar kriteret (nën-kriteret) për dhënien e kontratës të deklaruara në dosjen e tenderit, në secilën fazë të tillë. Në rastet e tilla autoriteti kontraktues duhet të informojë tenderuesit lidhur me rezultatet e secilës fazë. Ose: Autoriteti kontraktues kryen negociata me të gjithë pjesëmarrësit deri në fund dhe përfundimisht i radhitë tenderët në pajtim me kriteret e deklaruara në dosjen e tenderit. Dosja e tenderit duhet të tregojë një plan për të cilin aplikohet metoda dhe afati kohor i menduar për negociata32. Ky plan duhet të ndiqet sa më saktë që të jetë e mundur.

Lista e plotë standarde për kryerjen e negociatave dhe përfundimin e negociatave në formularin standard E2, duhet të përdoren gjatë kryerjes së negociatave dhe për vlerësimin përfundimtarë të tenderëve. Rezultati i negociatave në çdo fazë duhet të regjistrohet me kujdes në pajtim me dispozitat e Nenit 9.1 të LPP-së.

Rregullat vijuese aplikohen për kryerjen e negociatave, bazuar në “praktikat më të mira ndërkombëtare”:

• Negociatat mund të kenë të bëjnë me aspektet teknike, ekonomike, ligjore dhe aspekte të tjera të kontratës , përfshirë edhe çmimet.

• Negociatat duhet të mbahen ndaras me secilin pjesëmarrës.

32 Me të finalizuar të negociatave, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga pjesëmarrësit që të dorëzojnë tenderin e tyre përfundimtar brenda afatit të caktuar kohor. Këta tenderë pastaj duhet të vlerësohen dhe krahasohen në pajtim me metodën e përdorur në procedurat e tjera të prokurimit.

Page 18: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 18/23

• Të gjithë pjesëmarrësit duhet t`i nënshtrohen kërkesave të njëjta dhe atyre duhet t`u sigurohen informacionet e njëjta. Duhet të sigurohet Trajtim i barabartë mes të gjithë pjesëmarrësve. Barabarësia e trajtimit mes pjesëmarrësve .

• Asnjë informacion i pranuar nga një pjesëmarrës dhe asnjë informacion në lidhje me një pjesëmarrës nuk duhet t`i zbulohet ndonjë pjesëmarrësi tjetër pa pajtimin e pjesëmarrësit i cili ka siguruar një informacion të tillë.

• Afatet e caktuara kohore për pranimin e propozimeve/tenderëve të plotësuar dhe/ose të kompletuar duhet të kenë gjatësinë e mjaftueshme për t`u dhënë pjesëmarrësve një kohë të arsyeshme për përpilimin dhe dorëzimin e propozimeve/tenderëve të tyre.

4.2 Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë

Kryerja e negociatave në procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë si rregull kryesor duhet të kryhet në të njëjtën mënyrë dhe duke respektuar parimet e njëjta siç u tha më lart për procedurën e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë. Megjithatë, pasi që procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë në shumë raste përfshinë vetëm një operator ekonomik, sepse ekziston vetëm një furnizues i veçantë i mundshëm, procedura në rastet e tilla është më e thjeshtë. Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë është përshkruar në Doracakun V, “Procedurat e prokurimit”, Kapitulli I dhe VII.

Përveç kësaj, procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë mund të përdoret në rastet e urgjencës/emergjencës ekstreme, siç është përshkruar në Kapitulli VIII të Doracakut V.

Në rastet e tilla, procedura mund të kryhet me një apo më shumë operatorë ekonomik të zgjedhur nga autoriteti kontraktues. Nëse negociatat në rastet e tilla mbahen me më shumë se një operatorë ekonomik në kuadër të një procedure, aplikohen metodat dhe parimet e përgjithshme të përshkruara më lart për procedurën e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë. Formularët e njëjtë sikur në procedurën e negociuar me publikim paraprak të njoftimit mund të përdorën për këtë.

5. Vendimet e Jurisë në konkurset e projektimit

Në Doracakun IV “Përcaktimi i procedurës” është përshkruar konkursi I projektimit. Kjo duhet të ushtrohet në të njëjtën mënyrë dhe me përdorimin e

Page 19: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 19/23

afateve të njëjta kohore, sikur ato që janë të aplikueshme në procedurën e hapur apo të kufizuar për kontratat me vlerë të madhe33. Procedura e vlerësimit në rastin e konkursit të projektimit duhet të kryhet nga ana e jurisë. Juria duhet të përbëhet nga një numër tek (jo më pak se 3) të personave fizik të caktuar nga Zyrtari i prokurimit i autoritetit kontraktues34. Personat e tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë në lidhje me, apo të anëtarësuar me asnjë pjesëmarrës në konkurs. Autoriteti kontraktues mund të zgjedhë që të ketë një përfaqësues në juri. Nëse nga pjesëmarrësit kërkohet që të posedojnë kualifikim personal të veçantë, së paku 2/3 nga anëtarët duhet po ashtu të kenë kualifikim apo ekuivalent me këtë 35. Juria duhet të vendosë lidhur me konkursin vetëm në bazë të kritereve të përshkruara në Dosjen për Konkursin e Projektimit dhe në Njoftimin për Konkursin e Projektimit36. Identiteti i pjesëmarrësve nuk duhet të zbulohet para jurisë.

Anëtarët e jurisë duhet të pranojnë për vlerësim vetëm zarfet që përmbajnë projektet.

Diskutimet dhe opinionet e jurisë duhet të mbahen konfidenciale nga të gjithë anëtarët e jurisë, përveç kur kërkohet me një urdhër me shkrim nga KRPP, OSHP, një paneli shqyrtues ose nga një gjykatë kompetente37. Juria duhet të bëjë përpjekje të arsyeshme që të arrijë një vendim konsensusi. Nëse, pas përpjekjeve të arsyeshme, shumica e anëtarëve të jurisë kanë vendosur se vendimi me konsensus nuk mund të arrihet, juria duhet të vendosë konkursin sipas votave të shumicës38. KRPP do të përcaktojë rregulla dhe procedura të qarta, jo-diskriminuese për të udhëhequr një votim të tillë. Autoriteti kontraktues do të deklarojë në njoftimin për konkursin e projektimit dhe dosjen e konkursit të projektimit nëse vendimi i jurisë e obligon autoritetin kontraktues.

33 Paragrafi 67.2 34 Paragrafi 74.1 35 Paragrafi 74.1 36 Paragrafi 74.2 37 Paragrafi 74.4 38 Neni 55 i Rregullores për Prokurimin Publik

Page 20: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 20/23

Rezultati i konkursit të projektimit duhet të publikohet në të njëjtën mënyrë sikur Njoftimi për dhënien e kontratave.

6. Dhënia e kontratës Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të përshkruar më lart në Kapitujt 2 - 4, kontrata duhet ti jepet tenderuesit të suksesshëm. Dhënia e kontratës do të thotë, që autoriteti kontraktues merr vendimin, se me cilin operator ekonomik duhet të lidhet kontrata. Vendimi për dhënie bëhet si vendim i brendshëm përbrenda autoritetit kontraktues dhe duhet të mbahet konfidencial, deri në momentin kur publikohet Njoftimi për dhënie të kontratës.

Publikimi i Njoftimit për dhënie të kontratës, do të thotë:

� Përgatitja dhe dorëzimi në KRPP i njoftimit për dhënie të

kontratës.

� Shpërndarja e njoftimit për dhënie të kontratës tek

operatorët ekonomik pjesëmarrës.

� Publikimi në gazeta i njoftimit për dhënien e kontratës (i

obligueshëm vetëm në rast të kontratave me vlerë të madhe

apo të mesme)

Njoftimi për dhënien e kontratës dhe publikimi/shpërndarja e tij janë përshkruar më herët39. Nga momenti kur merret vendimi për dhënie fillon procedura e cila dërgon deri te nënshkrimi i kontratës. Kjo procedurë është përshkruar në Manualin 1 “Udhëzim për leximin e Ligjit për Prokurimin Publik”, hapi 7. Kjo procedurë nënkupton:

� Përgatitjen, shpërndarjen dhe publikimin e njoftimit për dhënien e kontratës (siç u tha më lart)

� “Periudha e pritjes” minimum 3 ditë pune nga publikimi i njoftimit për dhënien e kontratës deri në momentin kur nënshkruhet kontrata – duke lënë mundësinë për ankesat e mundshme40

39 Ju lutemi shihni Doracakun V “Njoftimi për kontratë dhe Njoftimi për dhënien e kontratës” 40 Paragrafi 24.3 a.

Page 21: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 21/23

� Kontrollimin nëse janë dorëzuar ankesat (apo kjo pritet të bëhet)41

� Kontrollimin nëse OSHP ka kërkuar shqyrtim të procedurës së aktivitetit të prokurimit të ushtruar nga autoriteti kontraktues, apo OSHP ka treguar se kontrata nuk duhet të nënshkruhet42

� Kontrollimin nëse përmbajtja e “Deklaratës së nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve”43 është akoma e vlefshme44

� Pranimin e sigurisë së ekzekutimit të kontratës nëse kërkohet45

� Përgatitjen e dokumenteve të kontratës në pajtim me dosjen e tenderit dhe tenderin fitues.

Nënshkrimi i kontratës do të thotë hyrje në kontratë në emër të autoritetit kontraktues. Pala tjetër është operatori ekonomik, për të cilin është vendosur që t`i jepet kontrata, dhe i cili do të kryejë aktivitetet e deklaruara në kontratë. Nënshkrimi mund të bëhet në ceremoni46, por nënshkrimi nga personat kompetent e bën lidhjen e kontratës. Zyrtari i prokurimit është person kompetent për të nënshkruar në emër të autoritetit kontraktues47.

Nëse kontrata nënshkruhet në periudhën në mes 3 dhe 8 ditëve kalendarike pas publikimit të njoftimit për kontratë, aty do të ketë mundësi të parashtrohet ndonjë ankesë48. Kjo do të shqyrtohet për të përfshirë një dispozitë në legjislacionin sekondar, që edhe nëse kontrata është nënshkruar në atë periudhë, ekzekutimi i aktiviteteve të treguara në kontratë do të iniciohen vetëm pas 8 ditëve kalendarike pas publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës.

41 Paragrafi 24.3 c. 42 Paragrafi 24.3 d. 43 Ju lutemi shihni Doracakun III, « Vlerësimi i nevojave dhe përcaktimi i disponueshmërisë së fondeve » 44 paragrafi 24.3 b. 45 Paragrafi 60.1 46 Paragrafi 24.4 47 Paraagrafi 24.1 48 Paragrafi 105.2

Page 22: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 22/23

Organi shqyrtues i Prokurimit ka fuqinë që ta mënjanojë kontratën e dhënë apo në të cilën është hyrë në kundërshtim me LPP49. Me “mënjanim” nënkuptohet shpallja e kontratës si e pavlefshme dhe qe nuk mund të hyjë në fuqi.

Kontrata publike nuk mund të ndryshohet thelbësisht!

Nëse kontrata duhet të ndryshohet thelbësisht – atëherë bëhet fjalë

për një kontratë të re, e cila duhet të jepet në pajtim me rregullat e

prokurimit.

49 Neni 119

Page 23: LIGJI PËR PROKURIM PUBLIK NË KOSOVË · Tenderët me kushtet e tyre teknike duhet të jenë në përputhje substanciale me kërkesat e obligueshme të specifikuara 3. 4. Tenderët

Vlerësimi i tenderit dhe dhënia e kontratës 23/23

Lista e FORMULARËVE STANDARD - të nevojshëm për procesin e “vlerësimit të tenderëve dhe dhënies së kontratës”

B26: Regjistri i dorëzimit të tenderëve;

E1 FORMULARI STANDARD PËR VLERËSIMIN E TENDERËVE – Procedurat për Kuotimin e Çmimeve; E2 FORMULARI STANDARD PËR VLERËSIMIN E TENDERËVCE- Procedurat e hapura të kufizuara dhe të negociuara. E5 Kërkesa e autoriteteve kontraktuese për sqarimin e tenderëve;

E6: Njoftimi për tenderuesit lidhur me korrigjimin e gabimeve aritmetikore;

E7: Kërkesa për sqarimin e tenderit anormal të ulët;

E8: Njoftim për tenderuesin e pa suksesshëm; E9: Njoftim për tenderuesin e suksesshëm;

E10 Njoftimi për tenderuesin/kandidatin e eliminuar;

E11 Formulari Standard për vlerësimin e Projekteve;

B14: Formulari Standard i Njoftimit për dhënie të Kontratës për furnizim, shërbime, punë - (për publikim në ueb-faqen e KRPP-së);

B15: Formulari Standard i Njoftimit për dhënie të Kontratës për furnizim, shërbime, punë - (për publikim në gazetë);

Formularët Standard të lartshënuar mund t’i gjeni në faqen e internetit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik: www.ks-gov.net/krpp