Upload
robeka-salihu
View
186
Download
3
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Punim diplome
Citation preview
kopje
1 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
UNVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES
PROGRAMI MASTER SHKENCOR
TEMA : “ LIZINGU FINANCIAR NE SHQIPERI ”
Udhëhoqi : Fatbardha KADIU
Punoi : Andi PIHO
DURRËS, 2013
kopje
2 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
ABSTRAKT
Në këtë temë hidhet një vështrim mbi lizingun financiar dhe mënyrën e tij të
funksionimit. Proçedurat që ndiqen për të marrë shërbimin e lizingut dhe
dokumentacioni që nevojitet. Për këtë aspekt bëhen dhe krahasime midis kompanive të
lizingut që e ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri përsa i përket lehtësisë së proçedurave të
dhënies së lizingut.
Tema vazhdon me njohjen e legjislacionit të lizingut dhe trajtimi kontabël i tij
nga pikpamja e qeradhënësit dhe qeramarrësit dhe si përfundim kokluzionet e arritura
gjatë studimit të temës.
ABSTRACT
In this topic we talk about Financial Leasing and its mode of operation. The
procedures to folloë to get the leasing service and documentation required. For this aspect
ëe made comparisons betëeen the leasing companies operating in Albania in terms of
ease of procedures for the granting of the lease.
Theme continues ëith knoëledge of legislation and accounting treatment of leasing
it from the standpoint of the lessor and lessee and conclusion reached in the study of the
topic.
kopje
3 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
PERMBAJTJA
HYRJE........................................................................................................................4
HISTORI ...................................................................................................................5
KREU I. LIZINGU FINANCIAR, LLOJET, RËNDËSIA, KARAKTERISTIKAT
1.1 Lizingu........................................................................................................7
1.2 Karakteristikat e një kontratë Lizingu......................................................11
1.3 Rëndësia e Lizingut...................................................................................11
1.4 Llojet e Lizingut........................................................................................13
1.5 Avantazhet dhe disavantazhet e lizingut...................................................15
1.6 Ndryshimi i Lizingut nga qeratë operative dhe kredia.............................17
1.7 Kushtet e zhvillimit të një kompanie Lizingu...........................................19
1.7.1 Kushtët e brëndshme..................................................................19
1.7.2 Kushtet e jashtme........................................................................20
KREU II. LIZINGU NË SHQIPËRI DHE EVROPË..........................................22
2.1 Kushtet e zhvillimit të Lizingut në Shqipëri..............................................23
2.2 Kompanitë që e ofrojnë..............................................................................26
2.2.1 Tirana Lizing...............................................................................26
2.2.2 Landeslease.................................................................................27
2.2.3 Raiffeisen Leasing Albania.........................................................30
2.2.4 Credins Leasing..........................................................................35
2.2.5 Sogelease ( Societe Generale Group)………………………….35
2.2.6 Albarent………………………………………………………..36
2.3 Strategjia marketing për të qenë konkurues në treg...................................38
2.4 Manaxhimi i riskut .....................................................................................39
2.5 Kontabiliteti i Lizingut................................................................................40
2.5.1Kontabiliteti i qerasë financiare të qeramarrësit.............................40
2.5.2 Kontabilitet i qerasë financiare të qeradhënësit..............................47
2.6 Lizingu në Evropë........................................................................................53
KREU III. PËRFUNDIMET.......................................................................................55
REFERENCAT.............................................................................................................57
kopje
4 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
HYRJE
Në këtë temë tentohet të trajtohet një shërbim i ofruar nga sektori bankar i cili
është lizingu financiar. Arsyeja kryesore që më shtyu të zgjedh këtë temë është fakti që
lizingu financiar konsiderohet një shërbim i ri në sistemin bankar shqipëtar dhe duke u
konsideruar si i tillë trajtimi i tij mund të përbëjë interes. Lizingu financiar, duke patur
parasysh edhe nivelin ekonomik të vendit tonë ofron kushte lehtësuese për bizneset e
vogla dhe të mesme pasi është forma më e re e blerjes edhe kur nuk ke të gjithë
likuiditetin e nevojshëm.
Në këtë temë hidhet një vështrim mbi lizingun financiar dhe mënyrën e tij të
funksionimit. Proçedurat që ndiqen për të marrë shërbimin e lizingut dhe
dokumentacioni që nevojitet. Për këtë aspekt bëhen dhe krahasime midis kompanive të
lizingut që e ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri përsa i përket lehtësisë së proçedurave të
dhënies së lizingut. Ashtu sikurse u përmend edhe më sipër flitet për tregun në të cilin
zhvillohet duke ju referuar tregut në Shqipëri, kompanive të cilat e ofrojnë shërbimin e
lizingut dhe paralelisht tregu i lizingut në Europë, zhvillimi që ka dhe shtrirja e tij në të
ardhmen.
Gjithashtu tema vazhdon me njohjen e legjislacionit të lizingut dhe trajtimi
kontabël i tij nga pikëpamja e qeradhënësit dhe qeramarrësit dhe si përfundim
konkluzionet e arritura gjatë studimit të temës.
kopje
5 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Histori
Lizingu është një mjet që ka gjetur zbatim shumë kohë më parë. Ishin babilonasit
ata që zbatuan një variant të tij me anijet dhe kafshët e tyre. Mbreti i tyre Hamurabi, 50
vjet më vonë, në vitin 1960 para erës së re, kishte implementuar ligjin e parë mbi
lizingun. Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë dhe Romës kryenin transaksione lizingu
mbi pronat e tyre, ndërkohë që Fenikasit e promovonin atë duke u dhënë tregtarëve lokalë
anije me qera.
Lizingu u shfaq për herë të parë në SHBA gjatë viteve 1700 për të financuar
përdorimin e karrocave me kuaj.
Nëfillimet e viteve 1900 shoqëritë filluan të silleshin si qiradhënës të pajisjeve
duke i dhënë ato me lizing ndërkohë që vazhdonin të mbanin mbi vete pronësinë e tyre.
Kjo pasi shpesh qiramarrësit donin të ishin dërgues të ngarkesave të ndryshme pa
mbajturmbi vete përgjegjësitë e pronësisë. Në të njëjtën kohë prodhues të tjerë po
kërkonin për rrugë të reja për të shitur mallrat e tyre. Ata krijuan shitjen me këste e cila
bëri të mundur rritjen e vëllimit të blerë, duke paguar në kohë për këto mallra.
Në mesin e viteve 1920 po i jepej shume rëndësi investimive mbi shitjet me kredi
nga ana e prodhuesve. Dështimi i tyre në njohjen e këtij rreziku shkaktoi Depresionin e
Madh të viteve 1929-1933.
Lizingu u shfaq sërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prodhuesit hynë në kontrata
kosto-plus me qeverinë. Këto kontrata i lejonin prodhuesit të rikuperonin kostot e tyre të
prodhimit plus një përfitim shtesë të garantuar. Në mënyrë që të minimizonin kostot,
shumë nga këto kompani merrnin me lizing pajisje për qëllime të veçanta nga qeveria.
Ato mund ti kthenin mbrapsht këto pajisje në fund të lizingut, duke krijuar kështu një
mbrojtje nga risku i pajisjeve të vjetëruara pasi të kishte mbaruar lufta.
Në vitet 1950 konsumatorët filluan të kërkojnë një gamë të gjerë mallrash. Ata
kërkonin shpejtësi, fleksibilitet dhe leverdisshmëri. Prodhuesit përdorën lizingun për të
ndihmuar përmirësimin e prodhimit të produkteve të rinj si televizorët, pajisjet e
avancuara të komunikimit dhe avionët. Kjo rritje me ritme kaq të shpejta krijoi një shtrat
ideal për krijimin e një industrie formale të lizingut.
kopje
6 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Nëfund të viteve 50-të, fillim i viteve 60-të, lizingu financiar filloi të zhvillohej
edhe në Europë. Kushtet më të përshtatshme si dhe tatimi më i favorshëm që ofronte
lizingu financiar bënë të kthehej në mjetin financiar më tërheqës për shoqëritë në Evropë.
Nëvitet 1970 ky koncept lëvizi edhe drejt vendeve në zhvillim të Azisë, Amerikës
së Jugut dhe Afrikës. Vitet 1980 shënuan një njohje të lizingut financiar në të gjithë
botën.
Lizingu është burimi i jashtëm më i madh i financimit të pajisjeve për koorporatat
amerikane, është më i madh se kreditë bankare, se financimi me obligacione, aksione apo
edhe me pengje tregtare. Por mbi të gjitha është biznesi që ka patur dhe vazhdon të ketë
rritjen më të shpejtë ndonjëherë. Megjithëse lulëzimin më të madh ai e ka njohur në
SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Europën Lindore dhe në atë Qëndrore, lizingu konsiderohet gjerësisht si
alternativa më e favorshme për financimin e investimeve.
kopje
7 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
KREU I : ELEMENTET KRYESOR TE LIZINGU FINANCIAR
1.1 Lizingu... ?
Lizingu është Qira financiare" është marrëdhënia juridike, sipas së cilës
qiradhënësi i blen furnizuesit një send të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit
dhe ia jep atë qiramarrës it për ta përdorur për një afat të caktuar, kundrejt një çmimi të
caktuar në kontratë dhe, me mbarimin e afatit të kontratës, qiramarrësi mund ta blejë
sendin, të vazhdojë ta mbajë me qira për një afat tjetër ose t'ia kthejë atë qiradhënësit. Në
kontratë përcaktohen koha e përdorimit të sendit, përgjegjësia për mbulimin e risqeve,
mirëmbajtja e sendit, shuma dhe periodiciteti i pagesave (zakonisht mujore, tremujore
apo vjetore), opsioni i blerjes së sendit nga lizingmarrësi, etj.
Lizingu ka elementë të mardhënieve të qerasë së zakonshme, të shitblerjes dhe të
huasë. Në varësi të këtyre elementëve dallohet lizingu operacional, që afrohet më shumë
me qeranë e zakonshme dhe lizingu financiar ose qeraja financiare, që afrohet më shumë
me blerjen me këste apo blerjen me kredi.
1.2 Karakteristikat e kontratës së lizingut:
Palët në kontratën e lizingut:
Kontrata e lizingut lidhet me shkrim dhe bëhet me akt noterial, kur kontrata përmban
kushtet për rimarrjen jashtëgjyqësore të sendit, në rastet e zgjidhjes së kontratës para
afatit, për faj të qiramarrësit
Palët pjesmarrëse në kontratën e lizingut janë :
1. Pronari (Qiradhënësi)
2. Përdoruesi ( qiramarrësi )
3. Furnizuesi
Qiradhënësi, që nuk është institucion financiar ose bankë, nuk mund të kryejë veprimtari
tjetër përveçse atë të qirasë financiare, i cili, në çastin e regjistrimit si person juridik në
gjykatë, duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 20 000 000 lekë.
Qiramarrësi është pala, që i kërkon qiradhënës it t'i blejë sendin e përzgjedhur prej tij të
furnizuesi dhe t'ia japë qiramarrësit me qira financiare.
Detyrimet e qiramarrësit mund të merren përsipër nga dorëzanës, me anë të kontratës së
dorëzanisë, të lidhur ndërmjet qiramarrësit dhe dorëzanësit.
kopje
8 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Furnizuesi është pala që ka në pronësi, prodhon ose ndërton sendin, sipas kërkesës së
qiramarrësit dhe më pas ia shet atë qiradhënësit, përkundrejt pagimit të çmimit të shitjes
së sendit nga qiradhënësi.
Mund te jenë:
1) individe
2) partner
3) Shoqëri anonime
4) Institucione financiare
5) Sekseri
6) Financier
Kushtet bazë të kontratës
Kontrata e qirasë duhet të përmbajë, ndër të tjera:
a) përshkrimin e sendit, në mënyrë të tillë, që e bën të mundur dallimin e tij;
b) afatin fillestar dhe të drejtën e qiramarrësit për ta përtërirë atë për një afat tjetër ose
disa afate të tjera, por përtëritja bëhet kur sendi është në gjendje të plotësojë nevojat, për
të cilat është marrë me qira;
c) të drejtën e blerjes së sendit nga qiramarrësi dhe çmimin përkatës ose formulën e
caktimit të çmimit;
ç) numrin dhe shumën e pagesave të qirasë ose formulën e llogaritjes së tyre;
rastet e mospranimit të sendit nga qiramarrësi;
dh) rastet e zgjidhjes së kontratës dhe procedurat e rimarrjes së sendit nga qiradhënësi;
e) detyrimin e palëve për mbulimin e shpenzimeve dhe barrën e administrimit, përfshirë
mbështetjen teknike, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të shërbimeve ndihmëse, që lidhen
me
përdorshmërinë e sendit;
ë) përgjegjësinë ndaj palëve të treta;
f) detyrimin për sigurimin e sendit;
g) detyrimet e Palëve, në rastin e të metave të send.
kopje
9 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Kontrata e qirasë quhet e zgjidhur kur:
a) mbaron afati i caktuar në kontratë;
b) falimenton qiradhënësi, furnizuesi ose qiramarrësi;
c) sendi shkatërrohet ose humbet;
d) palët vendosin me marrëveshje zgjidhjen e saj
1.4 Te mirat materiale ( Sendet)
Sendet që përfshihen në kontratën e lizingut mund të jenë të luajtshme ose të
paluajtshme:
Sendet e luajtshme, me afat konsumimi deri në pesë vjet jepen me lizing (qira
financiare) për një afat të paktën një vit, që llogaritet nga data e pranimit të sendit
nga qiramarrësi, deri në datën e shlyerjes se pagesës së fundit.
Sendet e luajtshme me afat konsumimi mbi pesë vjet, mund të jepen me qira
financiare për një afat të paktën dyvjeçar, që llogaritet nga data e pranimit të sendit
nga qiramarrësi deri në datën e shlyerjes së pagesës së fundit.
Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira financiare për një afat minimal të
paktën tre vjeçar, që llogaritet nga data e pranimit nga qiramarrësi deri në datën e
shlyerjes së pagesës së fundit.
Këto sende ( të mira materiale ) mund të jenë : automjete, makineri, pajisje, toka,
ndërtesë, fabrika,biznesi,avion,anije,etj.
kopje
10 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Afati i lizingut:
Periudha kohore e marrveshjes se lizingut deri në momentin e fundit të perdorimit të
saj:
a) Gjate gjithe aktivitetit ekonomik
b) Më e shkurtër se aktiviteti ekonomik
c) Rinovimi i kontratës.
Afati i përfundimit te lizingëshëe kur perfundon afati kohor i kontratës.
Por ka edhe mënyra të tjera të mundshme :
1. Kontrata mund të rinovohet.
2. Prona i përket qiradhënësit dhe ai ka të drejtë t’ia shes një pale tjetër.
3. Qiradhënësi ia shet pronën qiramarrësit.(nënqiraja financiare)
Pagesa e lizingut
Eshtë shuma e përcaktuar që i paguan qiramarrësi qiradhënësit,e cila mund të jetë:
a) Pagesa për investimin mbi pronën.
b) Pagesa për riparimet mbi pronën.
c) Pagesa për shërbimet e bëra mbi pronën.
1.3 Rëndësia e Lizingut
Lizingu është një burim i rëndësishëm i financimit afatmesëm dhe afatgjatë në
ekonomitë e zhvilluara si dhe në ato në zhvillim, sepse është një zgjidhje efikase
ekonomike e problemit të marrjes në zotërim një aktiv. Konsiderohet mjaft i rëndësishëm
dhe një iniciativë fitimprurëse sidomos për financimin e bizneseve të vogla e të mesme.
Në ekonomitë në zhvillim shpeshherëështë mënyra e vetme e financimit për
njësitë me pamundësi financiare për të paguar menjëherë koston e blerjes së aktivit.
Qiramarrësi mund të rrisë kapacitetin prodhues të tij pa kërkesa kolaterali siç do
të ndodhte me një hua bankare.
Ndërkohë edhe qiradhënësi ka një risk më të ulët në financimin e bizneseve, sepse
mban pronësinë mbi aktivin derisa të shlyhet tërësisht detyrimi. Gjithashtu ai ka
kopje
11 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
mundësinë të mbajë nën kontroll investimin e tij duke monitoruar rregullisht pajisjen
objekt lizingu financiar.
Për palën e tretë të transaksionit, furnizuesit, lizingu ka rëndësi sepse zgjeron
bazën e tyre të tregut duke u dhënë bizneseve një mënyrë për blerjen e pajisjeve pa patur
menjëherë kosto të lartë.
Lizingu rrit investimin e përgjithshëm të kapitalit në ekonomi, duke përbërë një
formë plotësuese financimi si dhe zëvendësuese të huave bankare
Lizingu rrit shitjen e pajisjeve. Ai u ofron furnizuesëve vendas dhe të huaj një
mekanizëm të ri për rritjen e bazës së klientelës dhe për akses në klientelë të re
sidomos në ato me mundësi të pakta financimi.
Në këtë mënyrë lizngu përbën një mekanizëm efektiv për ti dhënë shtysë një
ekonomie duke mobilizuar mundësi të mëdha për rritjen dhe zgjerimin e
sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Në tërësi kjo formë lehtëson zhvillimin ekonomik të vendit me anë të fluksit në
rritje të financimit të sektorit prodhues të ekonomisë, rritjes së prodhimit vendas
dhe përmiresimin e mundësive për financimin e biznesit.
Lizingu krijon konkurencë duke mos mbartur aq risqe sa format e tjera të
financimit, si dhënia hua e kapitalit qarkullues. Ai konkuron drejtpërsëdrejti me
huatë bankare duke krijuar një mënyrë alternative financimi. Në vendet në
zhvillim, lizingu plotëson financimin bankar, lejon bizneset të kenë akses si në
financimin me lizing ashtu edhe në financimin shtesë bankar pa rritur borxhin e
tyre me kolateral.
Lizingu ofron një mjet për të modernizuar prodhimin dhe zhvillimin e bizneseve
të vogla, të cilat kanë nevojë për financim për tu zgjeruar, por shpeshherë nuk
kanë një historik kredie apo kolateral të mjaftueshëm për burime të tjera
financimit.
kopje
12 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
1.4 Llojet e Lizingut
Kryesisht njihen pesë lloje lizingu:
1) Lizingu Financiar (Financial Lease) – Është një mënyrë për të financuar blerjen e
pajisjeve. Në lizingun financiar, periudha e qiramarrjes është fikse dhe përcaktohet
përafërsisht sa jeta ekonomike e parashikuar e pjaisjes. Këstet e qirasë janë të
përcaktuara në mënyrë të tillë, që totali i pagesave gjatë periudhës së qiramarrjes të
mbulojë koston e aktivit bashkë me interesat dhe fitimin e qiradhënësit. Në fund të
periudhës së qiramarrjes, zakonisht qiramarrësi ka të drejtën të blejë pajisjen. Vlera e
mbetur e aktivit në fund të periudhës është shumë e vogël ose e parëndësishme për
qiradhënësin.
2) Lizingu
Ndërkombëtar(International Lease) – Qiraja është ndërkombëtare kur si qiradhënësi
ashtu edhe qiramarrësi ose njëri prej tyre nuk kanë rezidencë apo banim të përhershëm
në Shqipëri. Qiraja financiare në këtë rast rregullohet nga e drejta ndërkombëtare e
qirasë financiare ose, sipas rastit, nga marrëveshjet dy Paleshe, ku Republika e
Shqipërisë është Palë.
3) Lizingu Operativ (Operating Lease)- Qiramarrësi lidh një kontratë për përdorim
afatshkurtër të pajisjes.Qiradhënësi blen një pajisje dhe përfiton nga dhënia me qira e
aktivit në përdorues të ndryshëm. Qiradhënësi mbart riskun që përbën vlera e mbetur e
pajisjes si dhe riskun e vjetërimit të saj.
4) Shitja dhe lease-back- është pak a shumë si lizingu financiar, përveç faktit që
qiramarrësi është pronari fillestar i aktivit. Qiramarrësi i shet pajisjen qiradhënësit dhe
lidh një kontratë për të rimarrë me lease-back aktivin në këmbim të pagesave të
kesteve. Qiramarrësi mund të përdorë fondet e përfituara nga shitja e pajisjes si kapital
qarkullues.
5) Blerje e kushtëzuar (hire-purchase)- e cila është e ngjashme me leasing-un financiar,
është një mënyrë për të financuar blerjen e aktiveve. Normalisht kjo formë përdoret
për blerje të pajisjeve të vogla (psh makina qepëse apo frigoriferë). Në blerjen e
kushtëzuar, transferimi i pronësisë bëhet në mënyrë graduale, pas pagesave të çdo
kësti. Pas pagesës së këstit të fundit, qiramarrësi bëhet pronar i mirëfilltë i pajisjes.
kopje
13 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Format më kryesore janë : lizingu financiar dhe lizingu operativ.Perveç këtyre pesë
formave bazë të lizingut ekzistojnë edhe disa forma të tjera në literaturë si psh. :
Lizingu financiar i
drejtpërdrejtë
Kontrata e qirasë financiare e drejtpërdrejtë, ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit,
nuk ka Palë ndërmjetëse dhe është e njëjtë, në formë e në përmbajtje, me atë të qirasë
financiare.
Një qira e tillë realizohet kur qiradhënësi ble apo prodhon një aktiv me qëllimin e vetëm
për ta përdorur atë në një transaksion lizingu financiar. Në këtë rast nuk kontabilizohen
dy lloje të ardhurash, por vetëm të ardhura nga interesat. Vlera e tregut e aktivit në
momentin e kontratës është e njëjtë me vlerën e tij kontabël, pra me koston e sigurimit të
tij.
Lizingu financiar i
tipit të shitjes
Një kontratë e tillë vlerësohet atëherë kur permbush së pari kushtet e
lizingutfinanciar dhe së dyti kur veprimi është strukturuar në një mënyrë të tillë që përveç
të ardhurave nga interesat e qirasë, kontablizon edhe fitim ose humbje nga veprimi. Që të
ndodhë kjo duhet që vlera e tregut e aktivit, ose në rast se është më e ulët, shuma e
vlerave aktuale të pagesave minimale të kësteve plus vlerën e mbetur të pagarantuar të
aktivit në fund të afatit të kontratës, të jetë e ndryshme nga kosto e aktivit.
Lizingu i influencuar
apo i kontrolluar
Ku qiradhënësi merr hua një pjesë tëçmimit të blerjes së pajisjes që do të japë më
pas me qira, duke përdorur si garanci për huanë e marrë, kontratën e lizingut. Kjo nuk
ndryshon kurrsesi detyrimet e qiramarrësit por mund të komplikojë analizën e
qiradhënësit në mënyrë të konsiderueshme.
kopje
14 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
1.5 Avantazhet dhe Disavantazhet e Lizingut
Si çdo veprim edhe proçesi i Lizingut mbartë në vetvete si avantazhet ashtu dhe
disavantazhet e tij të cilat janë si mëposht :
1.5.1 Avantazhet
Mungesa e kërkesës për kolateral
Për të blerë një pjesë të re të makinerive apo pajisjeve mund të jetë i kushtueshëm dhe
kërkon kapital të konsiderueshëm. Lizingu mundëson bizneseve për të ruajtur rezervat e
çmuara të mjeteve monetare.
100% financim
Në kontratën e lizingut financohet 100% e vlerës së pajisjes dhe pagesa e menjëhershme,
varion mbi 10% të vleres totale . Kjo i krijon mundësi qiramarrësit që të përdorë më
shumë burime si kapital qarkullues.
Pagesa më të ulëta mujore si dhe fleksibilitet në shlyerje
Pagesat e rregullta të vogla të kërkuara nga një marrëveshje qiraje mundësojnë bizneseve
me kapital të kufizuar për të menaxhuar rrjedhën e parave të tyre në mënyrë më efikase
dhe të përshtaten shpejt me ndryshimin e kushteve ekonomike.Si dhe ajo ofron
fleksibilitetin e periudhës së shlyerjes duke u përputhur me jetën e dobishme e pajisjeve.
Permisimi i aseteve
Lizingu gjithashtu lejon bizneseve për të përmirësuar asetetmë të shpeshtaduke siguruar
që ata të kenë pajisje të fundit, pa pasur nevojë të bëjë shpenzime të mëtejshme kapitale..
Siguron burime shtesë kapitali
kopje
15 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Lizing nuk zëvendëson ose zvogëlon mundësinë për të përdorur para në dorë ose hua
bankare për blerje të tjera. Por ai shton një burim kapitali me produkte të cilat
maksimizojnë fleksibilitetin dhe ndihmojnë në përdorimin e teknologjisë bashkëkohore.
Siguria
Ajo jep bizneseve siguri për shkak se marrëveshjet financiare të aseteve nuk mund të
anulohet nga huadhënësit dhe pagesat janë të fiksuara në përgjithësi.
Megjithatë, ato gjithashtu mund të strukturohen për të përfshirë përfitime të tjera të tilla si
mirëmbajtja e pajisjeve ose pagesat mujore variable në varësi të nevojave të një biznesi.
1.5.2 Disavantazhet
Përhapja e lizingut për të kontrolluar territorin.
Kompanitë e lizingut në vendet në zhvillim, zakonisht i limitojnë shërbimet e tyre në
zonat urbane, kontratat midis kompanive në qytet dhe bizneseve të vogla në zonat rurale
janë jo të zakonshme.
Faktorët të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në këtë janë:
i. Kosto e monitorimit të pajisjes.
ii. Qiramarrësit në zonat rurale ndodhen larg furnizuesve.
iii. Kosto e rizotërimit është më e lartë kur pajisja është larg
qiradhënësit.
Kapitali Qarkullues i Detyrueshëm.
Lizingu mund të financojë vetëm blerjen e aktiveve fikse. Lizingu nuk mund të plotësojë
direkt nevojat e qiramarrësit për kapital qarkullues, pavarësisht se këstet e vogla të
lizingut indirekt plotësojnë kapitalin qarkullues. Sidoqoftë qiradhënësit duhet të jenë të
kujdesshëm sepse mungesa e kapitalit qarkullues mund të rrezikojë aftësinë e
qiramarrësve për të gjeneruar flukse hyrëse nga pajisja e marrë me qira dhe të mos jenë
në gjendje të paguajnë këstet.
kopje
16 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Disavantazhi i tatimeve
Avantazhet fiskale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e sektorit të lizingut
në vendet e zhvilluara, ndërkohë që e kundërta ndodh në vendet në zhvillim në të cilat
shume biznese të vogla dhe mikro-biznese nuk përfitojnë nga avantazhet e tatimeve për
arsye se operojnë jashtë ekonomisë formale ose sepse paguajnë tatime të cilat nuk janë të
bazuara në fitimin e vërtetë të tyre.
2.5 Ndryshimi i Lizingut nga qeratë operative dhe kredia
Me qera në përgjithësi kuptohet një kontratë e lidhur midi të paktën dy palëve, ku
njëra palë, qeradhënësi, i jep të drejtën e përdorimit te nje aktivi që ai zotëron një pale
tjetër, qeramarrësit, për një periudhë kohe të caktuar dhe kundrejt pagimit prej këtij të
fundit të një ose disa pagesave.
Në bazë të rreziqeve dhe përfitimeve prej aktivit qeratë klasifikohen në :
Qera financjare, ku pjesën kryesore të rreziqeve dhe përfitimeve e ka qeramarrësi.
Qera operative, ku pjesen kryesore te rreziqeve dhe përfitimeve e ka qeradhënësi, pronari
i aktivit të dhenë me qera.
Dallimet bazë midis qerasë financjare dhe asaj operative janë si më poshtë :
1. Qeraja finaciarë bën të mundur kalimin e të gjitha risqeve dhe përfitimeve, kurse
tek qeraja operative nuk kemi asnjë kalim përfitimi apo risku.
2.Tek qeraja financiare kemi transferim te pronësis në fund të afatit, kurse tek qeraja
operative s’kemi transferim të pronësisë.
3.Tek qeraja financiare natyra e objektit të dhënë me qera është e përshtatshme vetëm
për qeramarrësin,ndërsa tek qeraja operative mund të jenë përdorues të ndryeshëm
kopje
17 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
4. Qeraja financiare te jep mundesi për të blerë objektin me çmimin që pritet të
përdoret. Qeraja operative s’te jep asnjë mundesi për të blere objektin me çmimin që
pritet të përdoret.
5.Qeraja financeare s’mund të anullohet, qeraja operative mund të anullohet
6.Qeraja financiare ka të njëjtin risk me borxhin. Qeraja operative ka risk më të
madh se borxhi, sepse kontrata mund të prishet.
Ndryshimi i lizingut
nga kredia
Lizingu financiar është i ngjashëm me kredinë, por që ka disa ndryshime në strukturë nga
kredia. Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qenë së është një
financim mbi mjetin. Kur kemi të bëjmë me mjete me treg dytësor të qëndrueshëm,
shoqëria e lizingut, brenda normave të lejuara të menaxhimit të rrezikut, tregohet “më
tolerante” sesa në rastin e kredisë. Një financim me lizing është “teorikisht” më i lehtë
për t’u marrë sesa një financim më kredi. Ndërkohë, struktura e lizingut financiar mund të
jetë e ndryshme nga ajo e kredisë. Në këtë financim, vetë parapagimi mbi vlerën e mjetit,
si dhe vendosja e vlerës së mbetur në fund të financimit bëjnë që struktura e financimit të
përshtatet më shumë se kredia, sipas nevojave dhe aftësisë paguese të klientit. Në fund të
periudhës së financimit, klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së drejtës së blerjes së
mjetit, që në ndryshim nga kredia, i lehtëson atij menaxhimin e mjeteve në fund të
periudhës së një projekti të caktuar. Ky lloj financimi do t’i jepte mundësinë klientit që
duke qëndruar brenda strukturës lizing, të rinovonte teknologjinë në mënyrë periodike.
Lizingu operacional, për disa lloje mjetesh, sidomos për automjetet, është edhe me efikas
fiskalisht në krahasim me lizingun financiar apo kredinë, megjithëse më i shtrenjtë se të
dyja. Në këtë lloj lizingu, pagesat mujore janë 100 për qind shpenzim i zbritshëm.
kopje
18 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
1.7 Kushtet e zhvillimit të një kompanie Lizingu
Si të gjithë kompaniëtë e tjera edhe në kompanitë e Lizingut dy janë kushtet në të
cilat zhvillohet : kushtet e brëndshme dhe kushtet e jashtme.
1.7.1 Kushtet e brëndshme
Burimet njerëzore
Një kompani lizingu ka nevojë për aftësi të veçanta nga burimet njerëzore. Agjentët e
lizngut duhet të jenë të aftë të përcaktojnë vlerën e aktivit, përdorueshmërinë e tij, flukset
e arkës që do të përfitohen nga aktivi, kushtet e qiramarrësit, dhe të gjithë industrinë ku
biznesi operon.
Sistemi operacional
Qiradhënësi duhet të ketë kontroll të brendshëm operativ dhe sistem të mbajtjes së
kontabilitetit shumë të mirë. Përkrah monitorimit financiar, qiradhënësi, në çdo kohë
duhet të jetë i informuar edhe për gjendjen dhe vlerën e aktivit.
Përputhje të burimeve financiare
Një kompani që ofron lizing duhet të marrë borxhe për të financuar aktivitetin e saj të
qiradhënies. Një qiradhënës i cili ofron qiranë për periudha 2-3 vjeçare ka nevojë për
burime afatmesme financimi. Këto kompani në përgjithësi nuk janë depozitmbajtëse, por
operojnë në tregun e kapitalit për tek aktivet dhe për të marrë hua.
kopje
19 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
1.7.2 Kushtet e jashtme
Ekzistenca e një tregu paisjesh
Në vendet ku nuk ka treg të mirëfilltë pajisjesh apo ku mungon konkurrenca, qiradhënësit
do të kenë vështirësi në marrëveshjet me furnizuesit për kushtet dhe çmimet. Në qoftë se
kostot e transportit janë të larta, atëherë reduktohet përfitimi i qiradhënësit. Lizingu
gjithashtu ka nevojë për një treg sekondar, sepse qiradhënësi duhet të jetë i sigurtë për të
shitur pajisjen në momentin që e rizotëron. Ekzistenca e skemave të lizingut ndihmon në
zhvillimin e këtij tregu.
Mbështetja Teknike dhe Shërbimi pas shitjes
Një nga sfidat kryesore të qiradhënësit është mirëmbajtja e pajisjes. Analiza teknike është
shume e rëndësishme në zgjedhjen e teknologjisë së duhur dhe pajisjes së përshtatshme.
Shumica e Institucioneve Financare nuk e zotërojnë këtë kapacitet, dhe pikërisht për këtë
është shumë e rëndësishme që qiradhënësit të krijojnë lidhje me institucione të cilat mund
ta ofrojnë këtë shërbim.
Treg të mjaftueshëm për lizing
Treg i mjaftueshëm do të thotë që të ekzistojë një numër i konsiderueshëm njësish në
nevojë për financime afatmesme. Në qoftë se ka një numër të madh biznesesh të vegjël
të cilët kërkojnë pajisje të ndryshme, sigurisht ky nuk është një treg i mirë për lizing.
Gjithashtu qiradhënësi duhet të jetë i sigurtë që aktivet të cilat ai ofron kanë një vlerë të
qëndrueshme në treg.
Risqet për kompanitë
kopje
20 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Aktiviteti i lizingut nuk varet aq shumë nga madhësia e shoqërisë sesa nga mënyra sesi e
koncepton atë. Lizing është një aktivitet i mirëfilltë tregtar, që varet nga cilësia e
produktit që ofron dhe shërbimi. Madje sa më e madhe të jetë kompania e lizingut, aq më
shumë rrezikon të humbasë ndonjë nga cilësitë e saj në shërbim. Thelbi është që brenda
ligjit, por edhe brenda kritereve të menaxhimit të rrezikut, të ofrohet një produkt sa më i
pranueshëm për një masë sa më të madhe njerëzish. Vetëm kjo gjë do të ishte produkti që
do t’i bënte blerësit e makinave p.sh., apo pajisjeve të tjera, që të largoheshin nga blerja
me para në dorë dhe ta zëvendësonin atë me blerjen me financim lizing. Ky financim
synon që ta bëjë sa më të thjeshtë për individët financimin e mjeteve, duke ofruar një
kosto hyrjeje në sistem sa më të ulët, si dhe duke ofruar një strukturë financimi që i lejon
klientët që të kenë një pagesë mujore të financimit sa më të përballueshme. Parapagimi
është një tjetër element i rëndësishëm për shoqëritë e lizingut, për të menaxhuar më mirë
rrezikun e financimit, në rast rimarrje të mjetit të financuar. Kjo pjesëmarrje e klientit në
financim, krijon mundësinë që në rast rimarrjeje të mjetit, ta rishesë atë pa humbje, ose
me një humbje minimale në rastin më të keq. Shqipëria është një treg i vogël për shitjen e
mjeteve si të reja ashtu dhe të përdorura. Për ato që rimerren nga klientët që dështojnë në
pagesa, sidomos për makineri të mëdha, apo linja prodhimi, është e vështirë të gjesh
mandej blerës brenda vendit. Kjo e vendos një shoqëri lizingu përballë një problemi jo të
vogël. Një problem tjetër për lizingun ngelet trajtimi i rasteve të rimarrjes së mjeteve në
rast dështimi në pagesë të klientëve, pasi edhe pse ligji e përcakton qartë rimarrjen
jashtëgjyqësisht të sendit, sistemi i përmbarimit është shumë joeficient.
kopje
21 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
KREU II : LIZINGU NË SHQIPËRI DHE EVROPË
Lizingu apo qeraja financiare është padyshim një nga aktivitetet dhe mardhëniet
juridike që është zhvilluar me ritme të shpejta në shumicën e vendeve të botës, përfshirë
ekonomitë në tranzicion, duke u bërë një nga metodat më të preferuara për financimin e
investimeve bisnesore por edhe të konsumit privat e familjar.
Lizingu është veçanërisht i përhapur në financimin e teknologjive të reja,
makinerive e paisjeve, teknologjisë së informacionit, kompiuterave e programeve
kompiuterike, automjeteve, si edhe të nevojave familjare e individuale për pasuri të
patundëshme, për autovetura, paisje elektro shtëpiake, etj. Makineritë dhe pajisjet zënë
rreth 55% të portofolit të tregut të lizingut dhe pjesën më të madhe të potencialeve, në
financimin e mjeteve të punës.
Kompanitë e lizingut dhe bankat kanë krijuar marrëdhënie partneriteti me shitësit
më të rëndësishëm të mjeteve të rënda të ndërtimit dhe infrastrukturës, të pajisjeve
dentare e mjekësore, të linjave të prodhimit etj. Por, në pjesën më të madhe subjektet
shqiptare kanë tentuar drejt mjeteve të përdorura. Subjektet shitëse kanë shumë pak kohë
që i kanë kthyer sytë nga mjetet e reja.
Aktualisht në vendin tonë vetëm pak kompani dhe banka e ofrojnë një shërbim të tillë.
Vetëm disa auto-sallone, disa kompani imobiliare, pak firma elektro-shtëpiake dhe së
fundi keto banka: Banka Raiffeisen, Tirana Bank dhe Banka Kredins. Gjithashtu operon
dhe nje kompani e quajtur Landeslease SH.A.
Tregu i lizingut ka potenciale zhvillimi dhe hapësira të mëdha në vendin tonë,
ndaj parashikohet që shumë shpejt të jetë po aq i fortë në treg sa edhe konkurrentët
aktualë të mëdhenj.
kopje
22 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
3.1 Kushtet e zhvillimit te Lizingut në Shqipëri
Për herë të parë qeraja financiare në legjislacionin Shqiptar është përmendur në
“Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” dhe më saktësisht në nenin 849 “Qeraja
Financiare (Lizing)”. Në të thuhet se me kontratën e qerasë financiare, njëra palë
detyrohet të verë në dispozicion të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të
luajtshëm apo të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate periodike, të përcaktuar në
lidhje me vlerën e sendit, me kohëzgjatjen e kontratës dhe eventualisht me elementë të
tjerë sipas marrëveshjes së palëve.
Gjithashtu sendi duhet të ishte i fituar ose i ndërtuar nga qiradhënësi sipas
dëshirës së qiramarrësit dhe ky i fundit kishte të drejtë të fitonte pronësinë në mbarim të
afatit të kontratës, kundrejt një shume të paracaktuar. Gjithashtu qiradhënësi duhet të
përgjigjej ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për mosdorëzimin e sendit
ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit.
Ndër të tjera me marrëveshje mund të parashikohej që qiramarrësi përpara se të
kërkojë nga qiradhënësi të drejtat e tij, duhet ti drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit)
për të drejtat e tij ose që i kanë kaluar atij.
Programi leasing u krijua në Tetor 2003 si një bashkëpunim midis Ministrisë së
Ekonomisë së Shqiperisë dhe Koorporatës Ekonomike të Europës Jugore.Ligji “Për
qiranë financiare”. u miratua nga paralamenti shqiptar në Maj 2005.
Ky ligj rregullon marrëdhëniet e qirasë financiare, domethënë atë marrëdhënie e cila lind
nga dhënia me qira financiare e aktiveve të luajtshme e të paluajtëshme dhe ka disa
veçori dalluese nga format e tjera të qirasë të cilat janë;
a- aktivi objekt i kësaj marrëdhënie përzgjidhet nga vetë qiramarrësi në pavarësi të
plotë nga qiradhënësi.
b- Sendi i përzgjedhur nga qiramarrësi, blihet apo sipas rastit ndërtohet me mjetet
financiare të qiradhënësit, me qëllimin e vetëm, për t`ia dhënë me qira financiare,
kopje
23 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
sipas kontratës së lidhur ose që do të lidhin palët e për të cilën furnizuesi ka dijeni
të plotë.
c- Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke patur parasysh edhe
normën e amortizimit të sendit, të një pjese apo të pjesës thelbësore të tij.
d- Me mbarimin e kontratës së qirasë financiare, qiramarrësit i lind e drejta; të blejë
sendin duke paguar një shumë simbolike të paracaktuar nga palët në kontratën e
lidhur apo të caktuar në momentin e ushtrimit të së drejtës së blerjes, të përtërijë
kontratën për një afat tjetër kundrejt një pagese qiraje më të ulët se ajo fillestare,
t’ia kthejë sendin qiradhënësit.
Lizingu shqiptar kishte kushtet e një kontrate financiare,një nga tipet kryesore te
lizingut.
Ligji parashikon edhe palët të cilat mund të jenë pjesë e kësaj marrëdhënieje. Në
marrëdhënien tipike të një qiraje, palët janë gjithmonë dy, qiradhënësi dhe qiramarrësi,
ndërsa në rastin tonë dalin si palë edhe furnizuesi e dorëzanësi, të cilët janë palë që
shfaqen më shumë në kontratat e huasë kreditore.
Ky ligj i ka mohuar të drejtën e të qënit subjekt i kësaj marrëdhenie si qiradhënës
të gjitha institucioneve financiare dhe bankave në qoftë se kjo e drejtë nuk është
përcaktuar shprehimisht në liçencën apo lejen përkatëse. Qiradhënësi duhet
domosdoshmërisht të jetë person juridik me një kapital themeltar jo më të vogël se
20.000.000 lekë dhe nuk mund të kryejë asnjë aktivitet tjetër përveç atij të qirasë
financiare.
Qiramarrës mund të jetë çdo person fizik e juridik, vendas apo i huaj dhe nuk
duhet domosdoshmërisht të jetojë apo të kryejë aktivitet në territorin e Republikës së
Shqipërisë. Detyrimet e qiramarrësit mund të merren përsipër nga dorëzanës.
Si palë në këtë marrëdhënie është edhe furnizuesi i cili ka në pronësi, prodhon apo
ndërton pajisjen sipas kërkesës së qiramarrësit dhe ia shet më pas atë qiradhënësit
kundrejt pagimit të çmimit nga ky i fundit.
kopje
24 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Ligji gjithashtu sanksionon edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë
marrëdhënie. Afatet dhe kushtet e furnizimit të sendit pranohen nga qiramarrësi në masën
që nuk cënohen interesat e tij. Qiramarrësit për efekt të mbrojtjes së të drejtave të tij, i
njihen të njëjtat të drejta si tek qiradhënësit në marrëdhënien që ky i fundit ka me
furnizuesin, njëlloj sikurse të ishte edhe vetë palë në këtë marrëdhënie, megjithëse është
një kontratë furnizimi e cila lidhet ndërmjet furnizuesit dhe qiradhënësit me objekt sendin
e paracaktuar nga qiramarrësi apo me karakteristikat e parashikuara.
Qiramarrësi në kontratën e furnizimit nuk merr asnjë përgjegjësi apo detyrim, nuk
gëzon të drejtën e zgjidhjes së kontratës apo të kërkojë uljen e çmimit të shitjes së sendit
të përcaktuar në kontraten e furnizimit, pa pëlqimin e qiradhënësit. Gjithashtu edhe
furnizuesi nuk mban përgjegjësi të dyfishtë ndaj qiradhënësit dhe qiramarrësit
njëkohësisht për të njëjtën mospërmbushje të kushteve të kontratës së furnizimit apo
detyrimeve e garancive të tjera të marra përsipër.
Qiramarrësi ka gjithashtu të drejtën e gëzimit të plotë të sendit. Është qiradhënësi
ai i cili duhet të përgjigjet për pretendimet e të tretëve mbi sendin, të cilët kundërshtojnë,
cënojnë ose kufizojnë gëzimin e plotë të sendit prej qiramarrësit, ndërkohë që ky i fundit
e ka pranuar sendin pa patur dijeni për këto pretendime. Ligji gjithashtu parashikon edhe
shpalljen si të pavlefshëm të çdo kushti të kontratës i cili kufizon apo shmang
përgjegjësitë e qiradhënësit për defektet ligjore të sendit.
Qiramarrësi mund të zgjidhë kontratën në rastin kur kufizohet ose zvogëlohet
gëzimi i plotë i sendit dhe qiradhënësi nuk ka mundur të çlirojë sendin nga pretendimet
apo cënimet e personave të tretë brenda një afati të arsyeshëm, edhe pse është njoftuar në
kohë nga qiramarrësi. Për dëmet e shkatuara dhe kur nuk ka patur dijeni për ekzistencën e
këtyre pretendimeve në kohën e lidhjes së kontratës, qiramarrësit ka të drejtë të kërkojë
zhdëmtim nga qiradhënësi. Qiramarrësi gjithashtu ka të drejtë të zhdëmtohet edhe në
rastet kur furnizuesi nuk ka përmbushur detyrimet ndaj tij dhe si pasojë e mosplotësimit
të këtyre detyrimeve i është shkaktuar një dëm ekonomik.
kopje
25 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
3.2 Kompanite që e ofrojnë
3.2.1 Tirana Lizing
Tirana Leasing Tirana Leasing është shoqëria e parë në Shqipëri, që
ushtron aktivitetin e qeradhënies financiare. Aktualisht Tirana
Leasing e ushtron aktivitetin e saj të qeradhënies financiare vetëm për
mjetet e transportit. Së shpejti aktiviteti i Tirana Leasing, në qeranë financiare do të
shtrihet, jo vetëm në mjetet e transportit, por edhe në objekte te tjera, siç janë makinerite
dhe paisje të nevojshme, per një biznes apo ndërtesat për të përmbushur nevojat e
konsumatorëve.Tirana Leasing u krijua në nëntor të vitit 2004, si një kërkesë e tregut për
më shumë mundësi kreditimi. Deri në atë kohë bizneset dhe individët mund të merrnin
kredi vetëm nga bankat, që kërkonin garanci për dhënien e kredive, duke e vështirësuar
në këtë mënyrë lindjen e bizneseve të reja.
Ndërkohë që avantazhi i qerasë financiare qëndron pikërisht në këtë fakt, se shoqëria që e
jep qeranë financiare nuk kërkon garanci për të, pasi vetë objekti shërben si garanci.
Tirana Leasing ofron blerjen me leasing (qera te kredituar) te automjeteve. Leasing
ofrohet per nje periudhe te caktuar kohe gjate te ciles shlyhet detyrimi leasing nepermjet
kesteve mujore qe paguhen per pjesen e financuar. Kjo forme leasign ju jep
mundesine klienteve te kene gjithmone nje automjet te ri, pa pasur nevoje per kolateral.
Specifikimet e Leasing-ut jane si me poshte:
Financim deri ne 80% te vleres se makines
Afati i financimit ne Euro eshte 1- 5 vjet
Interes konkurrues ne Euro,
Keste te barabarta qe perfshijne pjese kapitali + interes mujor
Garanci eshte makina qe blihet me siguracion full kasko
Shpenzim administrativ konkurues ne treg
kopje
26 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Siguracion TPL dhe sigurim jete
Lista e dokumentave te kerkuar:
Kerkese me shkrim drejtuar TIRANA LEASING
Pasaporte ose leternjoftim personal
Certifikate familjare
Oferte (preventiv) nga shitesi i makines
Vertetim nga punedhenesi per pagen tuaj dhe per te ardhurat familjare
Ne rast se je i punesuar ne shtet: Vertetim page
Ne rast se je i punesuar ne kompani private: Vertetim page dhe License te
subjektit
Ne rast se je i vetepunesuar si biznes i vogel: License, vendim gjykate, tabela e
llogaritjes se fitimit te thjeshtuar.
Ne rast se je i vetepunesuar si person juridik: License, vendim gjykate, bilanci i
vitit te fundit.
Nese ke te ardhura nga qeraja: kontrata e qerase dhe vertetim i pronesise.
Shembull i kohëzgjatjes së periudhës së lizingut dhe këstet përkatëse sipas vlerës së
marrë me qera paraqitet si më poshtë: (Burimi: TIRANA LEASING)
3.2.2 Landeslease
Eshtë kompani leasing ose sic quhet ndryshe (qera
financiare) e cila operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005. Ajo u krijua si fillim me
inisiativen e disa invesitoreve vendas ndersa ne vitin 2008 kompanise iu bashkangjiten
dhe investitore te huaj te cilet me investimin e tyre i dhane mundesine e rritjes duke
ndihmuar ne menyre te drejtperdrejte biznesin shqiptar.
Landeslease ne ditet e sotme zoteron rreth 30% te tregut vendas te leasing. Ajo financon
cdo vit mbi rreth 350 automjete si dhe nje numer te madh klientesh te ndryshem qe
kerkojne financim pajisjesh.
kopje
27 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Ajo u krijua si pasoje e kerkesave ne rritje te tregut te brendshem duke ofruar me shume
mundesi e lehtesi ne financimin e autoveturave te llojeve e tipeve te ndryshme,
kamioneve, autobuzave e makinerive te renda si dhe linjave te prodhimit, pajisjeve
mjekesore etj.
Nje nga pikat e forta te kompanise eshte fleksibiliteti dhe shpejtesia qe e karakterizon ne
permbushjen e kerkesave te klientit, ketu pa marre parasysh llojin e automjetit apo
pajisjes qe kerkohet te financohet. Gjithashtu nuk ka limit financimi bazuar ne vlera.
Periudha e financimit varion deri ne 5 vjet per automjetet ndersa per mjetet e punes kjo
periudhe arrin deri ne 7 vjet.
Klienteve i kerkohet te kryejne nje pjesmarrje ne formen e parapagimit e cila varion nga
20% deri ne 30% te cmimit te blerjes.
Nje nga sherbimet kryesor te Landeslease eshte mundesimi ndaj te gjithe klienteve te
mundshem te cilet kane nevoje per financim pa pasur nevoje per kolateral ose garanci
shtese duke qene se garanci eshte vete automjeti apo pajisja e financuar.
Te gjithe sherbimet dhe produktet e Landeslease i ofron si kompanive te medha e te vogla
ashtu dhe individeve
1.Lizing automjetesh
Automjete pasagjeresh dhe makina të rënda për përdorim biznesi, të tregtuara nga
shitësit e autorizuar.
Automjete private për përdorim personal, me financim lizing nëpërmjet shitësve
të zgjedhur të automjeteve.
2. Lizing për pajisje
Pajisje mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare, të tregëtuara nga
përfaqësuesit e autorizuar.
Pajisje energjetike dhe elektrike të tregtuara nga përfaqësuesit e autorizuar të
prodhuesve.
kopje
28 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Pajisje telekomunikacioni dhe komunikimi, të tregtuara nga përfaqësuesit e
autorizuar të prodhuesve.
Pajisje industriale (pajisje ndërtimi, industrie tekstile, industrie paketimi) e të tjera
që përputhen me kushtet e lizingut dhe përmirësojnë kapacitetin prodhues të
klientëve etj.
3. Lizing për makina tregtare dhe automjete për biznese
Automjete Transporti
1. Autobuze
2. Autovetura
3. Automjete komerciale te llojeve te ndryshme
4. Trailera
Makineri Levizese
1. Pirune (veteshkarkues)
2. Kamione transportues
3. Vinca te madhesive dhe tonazh te ndryshem
Makineri Ndertimi
1. Ekskavatore
2. Betoniere
kopje
29 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
3. Buldozera
3.2.3 Raiffeisen Lizing
Raiffeisen Leasing Sh.A me seli në Tiranë është pjesë e
Raiffeisen-Leasing International GmbH e shtrirë në 16 vende të
Evropës qëndrore dhe lindore. 75 % e kapitalit të saj zotërohet
nga Raiffeisen Bank Albania dhe 25 % zotërohet nga
Raiffeisen-Leasing International GmbH me qendër në Vienë.
Raiffeisen Leasing Sh.A ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri që në Maj të vitit 2006,
duke ofruar financime për produkte në te cilat përfshihen që nga autoveturat e deri tek
makineritë e rënda dhe linjat e reja teknologjike.
Raiffeisen ofron lizing per automjete,makineri e pajisje si dhe për pasuri të patundshme.
1) Lizing për automjete
Kushtet e pergjithshme
Kushtet e pergjithshme per individet:
Financimi deri ne 80% te çmimit te automjetit
Nuk ka limit ne shumen e financimit te automjeteve
Kohezgjatja e financimit 12-60 muaj
Pergatitja e dokumenteve dhe aprovimi 24-48 ore
Kushtet e pergjitshme per bizneset:
Pjesemarrja 20%-30% varesisht prej asetit
Shume e financimit : Min - 4000 EUR , Max - e pa kufizuar
Kohezgjatja e financimit 12-72 muaj varesisht prej asetit
Dokumentet e nevojshme
Dokumentet e nevojshme per individet:
kopje
30 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes (në emër të Raiffeisen
Leasing)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Një dokument identifikimi: Letërnjoftim ose Pasaportë
Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe
kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nese eshte ne emer te personit tjetër,
atëher duhet edhe leternjoftimi i personit ne emer te te cilit eshte leshuar fatura).
Gjendja e llogarise (6 mujore)
Dokumentet e nevojshme per bizneset:
Oferta e Shitësit/ Pro-fatura (e plotësuar)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Dokument Identifikimi: Pasaportë, letërnjoftim e Republikës se Kosovës te
pronarëve dhe -personave te autorizuar
Patent shoferi (vetem per vetura)
Çertifikata e Regjistrimit të biznesit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë ( jo me
e vjeter se 3 muaj)
Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë
ëëë.arbk.org ( jo me e vjeter se 3 muaj)
Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
Statuti i kompanisë (nëse kompania është e regjistruar si Sh.p.k.)
Pasqyrat financiare ( Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e te ardhurave per vitin
2010,2011 dhe TM1 2012)
Pershkrimi i biznesit (veprimtaria, clientet, aktivitetet, konkurenca etj)
Kontratat e kredive ne bankat tjera ( nese keni)
Kontratat aktuale dhe Referencat
Gjendja e llogarise ne Bankat e tjera qe bashkpunoni (6 mujori i fundit)
Gjendja e Tatimpaguesit, i leshuar nga Administrata Tatiomore te Kosoves
2) Lizing për pajisje e makineri
kopje
31 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Kushtet e pergjithshme
Lizingu financiar ju mundeson financimin e pajisjeve per projektin tuaj nepermjet
lizingut financiar.
Raiffeisen Leasing financon:
Pajsje ndertimi (Ndertim te larte dhe te ulet)
Pajisje medicinale
Pajisje per perpunime te ndryshme si: perpunim te metalit, drurit, plastikes etj.
Pajisje shtypi
Pajisje Teknologjise Informative (IT)
Pajisje per telekomunikim
Linja prodhimi te ndryshme
Si dhe shume pajisje te tjera.
Dokumentet e nevojshme
Dokumentet e nevojshme per individet:
Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes (në emër të Raiffeisen
Leasing)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Një dokument identifikimi: Letërnjoftim ose Pasaportë
Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe
kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nese eshte ne emer te personit tjetër,
atëher duhet edhe leternjoftimi i personit ne emer te te cilit eshte leshuar fatura).
Gjendja e llogarise (6 mujore)
Dokumentet e nevojshme per bizneset:
Oferta e Shitësit/ Pro-fatura (e plotësuar)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
kopje
32 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Dokument Identifikimi: Pasaportë, letërnjoftim e Republikës se Kosovës te
pronarëve dhe -personave te autorizuar
Patent shoferi (vetem per vetura)
Çertifikata e Regjistrimit të biznesit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë ( jo me
e vjeter se 3 muaj)
Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë
ëëë.arbk.org ( jo me e vjeter se 3 muaj)
Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
Statuti i kompanisë (nëse kompania është e regjistruar si Sh.p.k.)
Pasqyrat financiare ( Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e te ardhurave per vitin
2010,2011 dhe TM1 2012)
Pershkrimi i biznesit (veprimtaria, clientet, aktivitetet, konkurenca etj)
Kontratat e kredive ne bankat tjera ( nese keni)
Kontratat aktuale dhe Referencat
Gjendja e llogarise ne Bankat e tjera qe bashkpunoni (6 mujori i fundit)
Gjendja e Tatimpaguesit, i leshuar nga Administrata Tatiomore te Kosoves
3) Lizing për pasuri të patundshme
Kushtet e pergjithshme
Lizing vetem per Banesat e ndertimit te vjeter dhe te reja* (* Ndertimtarë te
autorizuar nga Real Estate Leasing Kosova)
Te ardhurat ( Paga mujore, Qiraja dhe Pensionet nga jashte) minimale 250 Euro
qe mirren permese bankes.
Mosha e klientit min 18 - max 65 vjeçar/e para se te maturojë Lizingu
Produkti i ofrohet personave individualë: kosovarëve, emigrantëve dhe Stafit
ndërkombëtar që punon ne Kosove, si dhe per Pronaret e bizneseve të vogla,
Ndërmarrjeve të mesme dhe Korporatave.
Shuma e lizingut është prej 15,000 euro deri 350,000 euro
Interesi vjetor: persona individualë (PI) në Kosovë -8.7%, PI - emigrantë , staf
ndërkombëtar dhe Pronaret e Bisneseve - 11%
Afati i kthimit: PI- Kosovarë deri ne 240 muaj, PI-emigrantë dhe Stafi
ndërkombëtar deri ne 120 muaj
kopje
33 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Pjesëmarrja: PI-Kosovar min 25%,PI-emigrantë, Stafi ndërkombëtar dhe Bizneset
min 35%.
PI- emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar - 6 muaj keste ne konto margjinale (margin
account)
PI-emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar duhet ta kene nje bashkëhuamarrës (Co-
leaser) qe jeton ne Kosove.
Dokumentet e nevojshme
Dokumentet e nevojshme per individet:
Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes (në emër të Raiffeisen
Leasing)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Një dokument identifikimi: Letërnjoftim ose Pasaportë
Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe
kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nese eshte ne emer te personit tjetër,
atëher duhet edhe leternjoftimi i personit ne emer te te cilit eshte leshuar fatura).
Gjendja e llogarise (6 mujore)
Dokumentet e nevojshme per bizneset:
Oferta e Shitësit/ Pro-fatura (e plotësuar)
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Dokument Identifikimi: Pasaportë, letërnjoftim e Republikës se Kosovës te
pronarëve dhe -personave te autorizuar
Patent shoferi (vetem per vetura)
Çertifikata e Regjistrimit të biznesit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë ( jo me
e vjeter se 3 muaj)
Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë
ëëë.arbk.org ( jo me e vjeter se 3 muaj)
Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
Statuti i kompanisë (nëse kompania është e regjistruar si Sh.p.k.)
kopje
34 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Pasqyrat financiare ( Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e te ardhurave per vitin
2010,2011 dhe TM1 2012)
Pershkrimi i biznesit (veprimtaria, clientet, aktivitetet, konkurenca etj)
Kontratat e kredive ne bankat tjera ( nese keni)
Kontratat aktuale dhe Referencat
Gjendja e llogarise ne Bankat e tjera qe bashkpunoni (6 mujori i fundit)
Gjendja e Tatimpaguesit, i leshuar nga Administrata Tatiomore te Kosoves
3.2.4 Credins Lizing
Credins Leasingaktiviteti i së cilës zyrtarisht ka filluar që në
shtator të vitit 2007, por faktikisht në janar të vitit 2008. Është një shoqëri që ka hyrë në
treg me ambicje të mëdha për të qënë ndër më të mirët në treg duke u fokusuar si në
strukturën e produktit që do të ofrojnë ashtu edhe shërbimin.
Produkti ishte i pranueshën për një masë sa më të madhe njerëzish, duke ofruar
një strukturë financimi që i lejon këta klientë të kenë pagesa mujore të financimit sa më të
përballueshme. Produkti lizing i prezantuar ndryshe nga ai i konkurentëve do të ketë një
parapagim 20% dhe jo më 30%. Rreth 55% të portofolit të lizingut të kësaj kompanie e
zënë makineritë dhe paisjet. Me gjithë vështirësitë Credins Leasing po planifikon të
ofrojë së shpejti produktin e lizingut operarativ në bashkëpunim me koncensionarët e
mjeteve.
Lizingu ofrohet për:
1.financim per autovetura
2.financim per kamione
3.financim pajisje dentare e mjekesore
3.2.5 Societe Generale eshte rritur konsiderueshem qe
prej 1997, fale zhvillimit te filialeve te saj si dhe blerjeve ne bizneset e saj ne
Europe dhe mbare boten. Me blerjen totale te Credit du Nord (duke blere
shumicen e aksioneve ne 1997 dhe pjesen tjeter te aksioneve ne 2009) Grupi
kopje
35 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
zgjeroi aktivitetin e tij ne bankingun Retail ne tregun vendas me nje rrjet
degesh rajonale. Ne vitin 2001, Societe Generale perfshiu teresisht Sogenal.
SOGELEASE mund te mbuloje:
4. Mjetet per transportin publik ose te mallrave
5. Instrumenta makinerish
6. Makineri ndertimi
7. Automjete
8. Pajisje
9. Pajisje printimi, etj.
10.
Perfitime:
Ruajtja e likuiditetit
Pagesat e qerase financiare jane te zbritshme per efekt tatimor, gje qe con ne
optimizimin tatimor te investimit
Skemat e pageses mund te strukturohen ne menyre fleksibel me pagesa lineare
(mujore ose tremujore)
Planifikimi i lehte financiar i kostove dhe fluksit te parase (keste fikse)
Proces me i shpejte
Kursim kohe dhe burimesh njerezore
Zgjidhje individuale / fleksible
kopje
36 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
3.2.6 eshte krijuar në Tetor 2009.Lindi nga kërkesa e
tregut shqiptar për një shërbim cilësor në fushat e automjeteve me qira,
shërbimeve me shofer, qirasë afatgjatë operacionale, shërbimeve të dedikuara për
evente, delegacione e shoqërime si edhe një shporte plotësuese shërbimesh
transporti e turizmi që mungonin në treg.
Qiraja Operacionale e Plotë, e Dedikuar & Qiratë Afatgjata.
Automjeti është pjesë funksionale e pazëvendësueshme e stilit të jetës sonë. Por shpesh,
të poseduarit e një automjeti do të thotë stres, lodhje në rutinën e përgjithshme të
zgjidhjes së situatave që lidhen ngushtë me pronësinë e një automjeti. Ekziston një
këndvështrim i ri për paisjen me një automjet, deri edhe me automjetin e endrrave Tuaja.
Për këtë nuk është më e nevojshme të shpenzoni shuma të konsiderueshme financiare për
blerjen e një autoveture të re, apo detyrime të tjera administrative që lidhen me të, si
sigurimi i mirëmbajtjes dhe shërbimeve, ankthi i mbetjes pa automjet kur ka difekte të
rënda, pagesa e policave të shtrenjta të siguracioneve, sidomos kur posedoni një automjet
të shtrenjtë apo bezdisjen në fund për shitjen e automjetit të cilit në vite i ka rënë
ndjeshëm vlera krahasuar me shpenzimin Tuaj fillestar, pa harruar taksën mbi shitjen apo
posedimin e automjetit.
Një nga shumë ofertat e ALBARENT është Qiraja (Lease-ing) Operacionale e Plotë dhe
Qiratë Afatgjata në paketë të plotë dhe të dedikuar. Kjo qira ofron shumë avantazhe në
krahasim me blerjen e një automjeti me Leasing Financiar të zakonshëm, dhe është
zgjidhja përfundimtare e bezdisjeve në procedurat e gjata në lidhje me posedimin e një
automjeti personal ose të kompanisë suaj.
Nëse mendoni të blini një automjet të ri, ALBARENT është ë gatshme t’ju ofrojë
automjetin e ri, ashtu si e dëshironi ju dhe në sasinë që dëshëroni, nëpërmjet Qirasë
(Lease-ing) Operacionale të Plotë e të Dedikuar apo thjesht Qirasë Afatgjatë, për
periudhat 12, 24, 36 dhe 48 muaj. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ALBARENT ofron
mundësinë që klienti të ndërrojë automjetin me një automjet tjetër të ri ose ta kthejë atë,
ose ta blejë atë plotësisht (vlera e mbetur e papaguar gjatë llogaritjes së LOP).
kopje
37 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Ndryshime kryesore ndërmjet Qirasë (Lease-ing) Operacionale të Plotë e të
Dedikuar dhe Leasing-ut të Zakonshëm Financiar nga Banka:
Ekziston një ndryshim thelbësor mes këtyre dy praktikave. Në rastin e Qirasë (Lease-ing)
Operacionale të Plotë e të Dedikuar klienti nuk ka nevojë të bëjë pagesën e plotë të
depozitës së detyrueshme (20-30 ose 35 %) dhe poashtu klienti nuk është i detyruar të
paguajë tërë vlerën totale të automjetit të marrë me LOP por mjafton të respektojë kushtet
e marrëveshjes mes tij dhe ALBARENT për periudhën e rënë dakort për LOP.
Ndërsa në rastin e Leasing të Zakonshëm Financiar pagesa kryesisht përcaktohet për
periudhën prej më pak se 36 muaj, duke mos i dhënë klientit fleksibilitetin e duhur dhe
duke e detyruar që ai të blejë patjetër, me detyrim deri në përfundim, plotësisht
automjetin e zgjedhur prej tij, duke e kthyer këtë në një barrë të plotë për klientin.
Gjatë Leasing të Zakonshëm Financiar, përveç faktit që klienti detyrohet të paguajë
tërësisht vlerën e automjetit deri në fund të procedurës, është e nevojshme edhe pagesa e
detyrimeve shtesë si taksa e rrugës, taksa e rregjistrimit, kartoni jeshil, siguracioni ndaj
paleve të treta. Ndërsa në rastin e Qirasë Operacionale të Plotë e të Dedikuar dhe Qirasë
Afatgjatë, për klientin është detyrim vetëm pagesa mujore e faturës që përfshin gjithshka,
vetëm për periudhën që klienti posedon me marrëveshje automjetin me LOP.
3.3.Strategjia marketing për të qënë konkurues në treg.
Kompanitë e lizingut që operojnë në Shqipëri për të qënë konkuruese në treg dhe për të
arritur objektivat e vendosura si në anën e klientëve të synuar ashtu edhe në shifrat për
portofolin e kanë bazuar aktivitetin e tyre në strategjitë e mëposhtme marketing:
Duke ndjekur strategjinë Push, kompanitë bëjnë shitje të posaçme të shoqëruara
me një fushatë marketingu që përfshin reklama për lizing, si dhe postera, fletushka etj.
Kjo synon të arrijë segmente klientësh si bizneset tregtare dhe individët si dhe të
informojë dhe edukojë publikun për avantazhet e lizingut. Përveç kësaj marrëdhëniet e
biznesit mund të zgjerohen akoma dhe më shumë nëpërmjet përpjekjeve marketing
kopje
38 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
shumë aktive si nga njohjet personale të drejtorëve, vizita të shpeshta si dhe prezantime të
bërë me drejtorët e kompanive dhe institucioneve të përmendura më sipër.
Duke ndjekur strategjinë Pullkrijohen marrëdhëniet me rrjetin e distributorëve të
makinave. Për këtë arsye kompanitë kanë krijuar marrëdhenie në bazë të kritereve të tilla
si: volumi i shitjes dhe potenciali i rritjes në përputhje me preferencat e klientit për llojet
e makinës, organizimin dhe kapacitetin menaxhues, reputacionin në treg etj.
Kompanitë e lizingut të cilat janë pjesë të grupeve bankare si Tirana Leasing
(anëtare e grupit të bankave të Pireut) dhe Raiffeisen Leasing (pjesë e RBAL) apo edhe
së fundmi Credins Leasing (pjesë e Credins sh.a.) kanë avantazhin e kooperimit me
bankat përkatëse për të siguruar mbështetje për operimin e lizingut nëpërmjet përdorimit
të rrjetit bankar (degëve të shpërndara në të gjithë Shqipërinë) dhe shitjes së më shumë se
një produkti (njëkohësisht shiten produkti bankar dhe produkti i lizingut). Gjithashtu këto
kompani lizingu kanë mundësi të përdorin teknologjinë dhe shkëmbejnë eksperiencën e
grupeve ku bëjnë pjesë.
Tirana Leasing synon të bëhet lider ndër kompanitë e lizingut duke zhvilluar
lizingun e shumicës. Në këtë mënyrë përcaktohet kërkesa e kompanive të mëdha që
operojnë në Shqipëri, kërkesë kjo jo më pak se tre mjete për tu financuar (financim i
njëkohshëm i shumë aktiveve), por pa lënë mënjanë edhe lizingun e pakicës duke
financuar kompani ose individë me nevoja të kufizuara.
Përsa i përket Credins Leasing mënyra e parë dhe më efikase për promovimin e
produkteve është ajo e krijimit të bashkëpunimit me konçensionarët, duke krijuar
marrëdhënie sa më të ngushta, serioze dhe korrekte me ta nëpërmjet njohjes së filozofisë
së punës së secilit prej tyre (strategjia pull). Marrëdhënia e krijuar bazohet mbi besimin,
duke u garantuar atyre që çdo klient trajtohet me respektin maksimal dhe çdo rast i
preferuar prej tyre nuk shpërdorohet.
3.4.Menaxhimi i riskut.
Me gjithë problemet që paraqet tregu shqiptar dhe risqet që ai mbart ne mund të
përmendim disa prej kushteve që duhen aplikuar për të zvogëluar riskun në rast dështimi
të pagesave nga klientët:
1. Garancia e shitësve: Garancia, mundësia e riblerjes, marrëveshjet e
rimarketingut.
2. Parapagimet deri në masën 30% janë të nevojshme për vitin e parë. Këto
pagesa do të mundësojnë mbulim të mjaftueshëm në rast mospagesash, të cilat
mund të mbulojnë kostot që mund të lidhen me mundësinë e blerjes.
kopje
39 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Parapagimi është një element i rëndësishëm për shoqërinë e lizingut për të
menaxhuar më mirë riskun e financimit, në rast rimarrje të aktivit të financuar.
Kjo pjesëmarrje e klientit në financim krijon mundësinë që në rast rimarrjeje
të aktivit, të rishitet pa humbje ose me një humbje minimale. Me rritjen e
mëtejshme të konkurencës parapagimi mund të ulet për klientë të veçantë.
3. Sigurim Full Casco dhe TPL i automjeteve të financuar me lizing. Në
vazhdim të kësaj, sigurimi i jetës se qiramarrësit në favor të qiradhënësit.
4. Në rastet e klientëve të bankave (RBAL ose Tirana Bank, ose Credins bank),
gjithshtu mund të vendosen depozitat (normë sigurie) në favor të kompanisë
së lizingut (RLAL, Tirana Leasing dhe Credins Leasing).
5. Mund të kërkohen gjithashtu edhe norma të tjera sigurie për kreditim më të
lehtë: garantues - individ privat (person i familjes) ose një tjetër kompani (në
rast të biznesit të mesëm), peng ose kolateral mbi aktive të tjera.
6. Zhvillimi i tregut sekondar (bërja e tij sa me likuid) pasi Shqipëria është një
treg i vogël për shitjen e mjeteve, sidomos për makineri të mëdha apo linja
prodhimi është e vështirë të gjesh blerës. Mbase zgjidhje do të ishte nxjerrja
në shitje jashtë vendit (mjetet që rimerren nga klientë që dështojnë në pagesa),
por këtu ka paqartësi në lidhje me TVSH-ne, nëse ajo është e rimbursueshme
apo jo.
Në rastin e furnizuesve të huaj, kujdesi i veçantë përfshin rishikim të të dhënave
primare dhe sekondare, referencat e siguruara nga kompania (dhe bankat në rastet e
kompanive që janë pjesë e grupeve bankare) dhe raportet financiare. Në vazhdimësi, kjo
performancë do ti sigurojë kompanisë së lizingut nje risk më të vogël për falimentimin e
furnizuesit.
3.5 Kontabiliteti i Lizingut
Qeraja financiare në thelb paraqet përdorimin e një aktivi nga përdoruesi sikur të
ishte i tij. Në formën ligjore pronar i aktivit mbetet qeradhënësi.
Sipas IAS 17 – parimi i përparësisë së përmbajtjes mbi formën e shfaqjes – qeraja
financiare nuk trajtohet si qera operative në rast të kundërt pasqyrat financjare nuk do të
ishin realiste dhe të besueshme.
Në rastin e qeras financiare qeradhënësi ose nuk do ta shohë më aktivin ose ai nuk
do t’i kthehet kurrë në formën fillestare. Në fakt, ajo që ai ka në pronësi nuk është thjesht
kopje
40 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
aktivi, por është një rrjedhë e flukseve të arkëtueshme të parave nga qeraja. Aktivi është
më tepër një shumë e arkëtueshme sesa një aktiv afatgjatë.
Në rastin e qeramarrësitai përdor një qera financiare për të financuar “blerjen“ e
një aktivi afatgjatë. Në këtë rast thelbii transaksionit është që ai ka blerë një aktiv
afatgjatë, prandaj ai e paraqit si aktiv të tij megjithëse me ligj qeramarrësi nuk mund të
bëhet kurrë pronari i aktivit.
3.5.1.Kontabiliteti i qerasë financiare të qeramarrësit
a) Njohja
Qeramarrësit duhet të njohin qeratë financiare në bilancet e tyre si aktive dhe si detyrime
në momentin e fillimit të kontratëskur transferohen thelbësisht rreziqet dhe
rikompensimet rastësore të pronës.
b) Vlerësimi
- Me vlerën e këmbimit (fair value) të aktivit të marrë me qera në momentin e fillimit të
qerasë,
-ose duke u vlerësuar me vlerën aktuale të pagesave minimale të qerasë, nëse kjo vlerë
është më e vogël. Vlera aktuale e pagesave minimale të qerasë del duke i shumëzuar këto
pagesa me normën e interesit të nënkuptuar në qeranë financiare.
-Me moment të fillimit të qerasë financiare është ajo e përcaktuar në qera ose e një
marrëveshje tjetër .
-Me pagesa minimale të qerasë, sipas IAS 17 “qeratë”, kuptohen pagesat e
pandryshueshme gjatë afatit të kontratës së qerasë që i janë kërkuar ose mund t’i
kërkohen nga qeradhënësi që të bëjë qeramarrësi, duke përjashtuar qeranë e rastit, koston
e shërbimeve e taksat që duhet të paguhen nga qeramarrësi ose të marra prej tij nga
qeradhënësi, së bashku me:
Për qeramarrësin: çdo shumë të garantuar nga qeramarrësi ose nga palë të treta të
lidhura me të,
Në rastin e qeradhënësit, çdo vlerë të mbetur të garantuar nga qeramarrësi, nga një palë e
tretë e lidhur me qeramarrësin, dhe jo me qeradhënësin
-Kosto e kapitalit ose vlera e këmbimittë aktivit të marrë me qera = shuma që qeramarrësi
mund të parashikojë që të paguante po të kishte siguruar aktivin jo me qera financiare por
me para në dorë
kopje
41 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
-Me normë të interesit të lidhur me qeranë kuptohet norma e skontimit që, e cila kur
aplikohet në fillimin e kontratës së qerasë, bën që vlera agregate aktuale e :
a) Minimumit të pagesave të qerasë dhe e
b) Vlerës së mbetur të pagarantuar
c) Minus cdo pjesë të (a) dhe (b) për të cilën qeradhënësi i detyrohet qeramarrësit
të jetë e barabartë me shumën e:
(i)vlerën e këmbimit të aktivit të transferuar me qera.
(ii)ndonjë kosto fillestare direkte të qeradhënësit
Vlera e këmbimit (fair value ose vlera e drejtë)
Është cmimi me të cilin një aktiv mund të shkëmbehet midis palëve të njohura
dhe që e dëshirojnë këmbimin në kushtet e një veprimi të zakonshëm.
Mund të ndodhë qe gjatë veprimit të shkëmbimit të aktivit të mund të mërret ndonjë
shumë parash si konpensim diference. Ne këtë rast kjo shumë parash e marrë do të zbritet
nga vlera e këmbimit.
Normat e interesit të nënkuptuar është ajo normë që parashikohet në qeranë
financiare. Nëqoftëse ajo nuk do të përcaktohet,atëhere duhet të llogaritet duke iu referuar
normës së interesit që qeramarresi do te paguante në momentin e fillimit të kontratës së
qerasë sikur të merrte hua fonde per të blerë aktivin, duke supozuar që kjo huamarrje do
të ishte për një afat të ngjashëm kohe dhe me nivel sigurie të ngjashme me atë të qerasë
financiare.
Bazuar në vleren kontabël, në pagesat vjetore të qerasë, si edhe në vlerëne mbetur
në fund të qerasë, mund të llogaritet faktori i interesit sipas tabelave si edhe të gjendet
norma e interesit me anën e të cilët aktualizohen pagesat minimale të qerasë për të gjetur
vlerën kontabël.
Rregjistrimet kontabël në momentin fillestar
Aktivet e marra sipas një marreveshje financiare do të paraqiten si aktive në
bilancin e qeramarrësit dhe njëkohesisht edhe si detyrime ndaj qeradhënësit edhe atëherë
kur nuk transferohet pronësia mbi këtë aktiv.
Në këtë rast zbatohet parimi i përparësisësë thelbit të fenomenit në raport me formën
juridike të shfaqjes se tij. Prandaj është e përshtatshme që një qera financiare të njihet neë
kopje
42 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
bilancin e qeramarrësit si në aktivet e tij ashtu edhe në detyrimet, që pasqyrojnë detyrimet
e pagesave të ardhëshme të qerasë. Në fillim të ekzistencë së qerasë financiare, vlera e
aktiveve të marra me qera si dhe vlera e detyrimeve për të paguar qeranë në të ardhmen
janë të njëjta.
Nuk lejohet që detyrimet për aktivet e marra me qera financiare të paraqiten në
bilanç si zbritje nga vlera e aktiveve të marra me qera.
Rregjistrimet që bëhen në momentin e marrjes së qerasë mund te jenë në dy
alternativa :
a) Duke paraqitur vetem dy llogari që prekin llogarin e aktiveve dhe detyrimeve në
kontabilitetin e qeramarrësit.
Llogaria e aktivit xxx
te
Detyrime ndaj qeradhënësit xxx
b) Alternativa tjetër parashikon njohjen e detyrimit ndaj qeradhënësit me vlerën reale ose
aktuale të aktivit plus dhe shpenzimet e llogaritura të interesit për gjithë periudhen e
qerasë. Ketu llogaritet paraprakisht interesi si detyrim.
Llogaria e Aktivit-Makineri xxx
Interesi i llogaritur xxx
te
Llogaria e D.Qeradhënësit xxx
Detyrimet ndaj Qeradhënësit do jenë AGJ kur Aktivi është AGJ dhe e kundërta.
- Pse paraqitet si Aktiv dhe si Detyrim?
1.Sepse qeramarrësi ble të drejtën e marrjes së përfitimeve ekonomike për shumicën e
jetës së tij duke paguar si kudërvleftë kuotat e qerasë.
kopje
43 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
2.Sepse po të mos paraqiteshin atëhere rezervat ekonomike si edhe detyrimet e tij nuk
do të tregoheshin, duke shtrëmbëruar PF.
3.Sjell pamundësi në krahasimin e shoqërive.
Kontabiliteti i shpenzimeve që lidhen me qerat financiare
Dy janë shpenzimet kryesore e shkaktuara nga një qera financiare për
qeramarrësin
a)Shpenzimet e zhvlerësimit.
Njëlloj si aktivet e tjera. Kur kontrata përmban opsionin e blerjes dhe qeramarrësi
do to t’a blejë aktivin, ai zhvlerësohet gjatë jetës së aktivit. Kur nuk ka siguri të
arsyeshme që qeramarrësi do e blejë aktivin atëhere ai zhvlerësohet gjatë afatit të
kontratës së qerasë financiare ose jetës së Aktivit: kush është më e shkurtër.
Shpenzimet direkte fillestare (kostot e negocimit, komisoninet, ligjore) që mund
të kryhen në lidhje direkt me sigurimin e qerasë financiare do të përfshihen në shumën
me të cilën vlerësohet aktivi i marrë me qera financiare vetëm kur qeradhënësi nuk është
prodhues ose ndërmjetës.
b)Shpenzimet financiare
Pagesat e qirasë që bën qeramarrësi përfshijnë 2 elementë:
(a) Shpenzimin e interesit
për fondet e përftuara nga qiradhënësi.Kjo shpërndarje e secilës pagesë është interesi i
pagueshëm i cili përfshihet në shpenzimet e periudhës në pasqyrën e rezultatit të
qeramarrësit.
kopje
44 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Keto pagesa në rastin e qeradhënësit paraqesin interesin e arkëtueshëm që përfshihet si e
ardhur në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të qeradhënësit.
-Shpenzimet e interesit në total llogariten si diferencë
- totalit të pagesave të këstit
- me vlerën aktualizuar të pagesave minimum të qerasë
Pagesa financiare në formë kësti paraqitet si nje shume e vetme.
Problemi qëndron si të ndahet ajo : në pjesën e interesit dhe në pjesën e kapitalit
(principalit).
(b) Pjesa e kostos së kapitalit të aktivit që paguhet. Rregjistrohet në debit të llogarisë
së detyrimit ndaj qeradhënësit per të zvogëluar kështu detyrimin ndaj tij dh e në kredi të
një llogarie likuiditetesh.
Kurse në librat kontabël të qeradhënësit, duhet të kreditohetllogaria e të
drejtavendaj qeramarresit, për të zvogëluar kështu shumën që pret të marrë prej tij duke
debituar një llogari likuiditetesh
Metodat
Dy metodat bazë që mund të përdoren
si metoda të ndarjes së pagesës së këstit të qerasë në pagesë të principalit dhe në pagesë
të interesi janë :
- Metoda e aktualizimit
- Metoda e mbledhjes së shifrave
Kriteri i zgjedhjes së metodës:
që përfshirja e shpenzimeve të interesit nga qeraja në shpenzimet e periudhës të bëhen në
mënyrë të tillë që të sigurojë një normë konstante të kthimit nga detyrimet e deklaruara të
qerasë.
a) Metoda e aktualizimit
Regjistrimet kontabël:
kopje
45 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Alternativa a) me llog e përkohshme të interesit
(a) Llogaria e aktivit xxx
Interes i llogaritur në avancë xxx
te
Detyrime ndaj qiradhënësit: xxx
(Regjistrimi i marrjes së aktivit sipas kontratës së qerasë financiare.)
(b) Detyrime ndaj qiradhënësit: xxx
te
Banka xxx
(Pagesa e bërë e këstit të plotë)
(c) Shpenzime interesi xxx
te
Llogaria e interesit të llogaritur xxx
(Rregullimi në fund të vitit të parë)
Alternativa b)Pa llog. e përkohshme të interesit
(a) Llogaria e aktivit xxx
te
Detyrime ndaj qiradhënësit xxx
(Regjistrimi i marrjes së aktivit sipas kontratës së QF)
Shpenzime interesi xxx
Detyrimi ndaj qeradhënësit xxx
te
Banka xxx
(pagesa e këstit te plotë dhe interesit të periudhës)
kopje
46 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
b)Metoda e mbledhjes së shifrave
E ndan interesin total në një mënyrë të tillë që pjesa më e madhe të rëndojë
shpenzimetnë vitet e para të kontratës së qerasë.
Proçedura që do ndiqet sipas kësaj metode është si më poshtë:
(a) I vendoset një shifër çdo kësti. Shifra 1 duhet t’i vendoset këstit të fundit, shifra 2
këstit të parafundit dhe kështu me rradhë.
(b) Mblidhen shifrat. Psh n.q.s ka 12 këste, atëherë shuma e shifrave do të jetë 78. Për
këtë arsye, metoda e shumës së shifrave shpesh quhet dhe rregulli 78.
(c) Llogaritet shuma e shpenzimit të interesit të përfshirë në secilin këst. Kjo bëhet duke
shumëzuar interesin total të mbledhur gjatë periudhës së qerasë me shifrën që
rezulton nga raporti i mëposhtëm :
Shifra e aplikuar tek kësti / Shuma e shifrave
3.5.2 Kontabilitet i qerasë financiare të qeradhënësit
Kontabiliteti i kundërt me atë të qeramarrësit. Qeradhënësi nuk do të paraqesë në
BK aktivin e dhënë me QF por në vend të tij do të paraqesë të drejtat ndaj qeramarrësit.
Këto të dreja do të vlerësohen me shumën e investimit neto në qera.
-Investimi neto në qera, pra shuma e pagesave që prêt të marrë qeramarrësi është e
barabartë me vlerën aktuale ( të skontuar) te pagesave të qerasë plus dhe vlerën e mbetur
të mundshme ( ose vlerën e mbetur të pa garantuar) në fund të afatit të qerasë. Pra
kopje
47 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
investimi neto është sa vlerë që rezulton nga skontimi I investimit bruto me normën e
interesit të nenkuptuar në qera.
-Investimi bruto në qera është shuma e pagesave minimale të arkëtueshme nga
qeradhënësi si dhe ndonje vlerë e mbetur e pa garantuar, që do ti krijohej qeradhënësit si
vlerë e arketueshme.
-Të ardhurat totale financiare të papërfitura përfshijnë të ardhurat financiare totale të
qeradhënësit përgjatë kohës së kontratës.
Llogariten:
Investimi total i qeradhënësit – Investimin neto në qera
Investimi neto i qeradhënësit përfshin :
investimi (total) bruto
+ kosto fillestare direkte
-të ardhura totale financiare të pa përfituara
a) Metoda e aktualizimit me llogaritjen e interesit në avancë
-Regjistrimi në hyrje do të paraqitej:
Llogari e qeramarrësit (Klient) xxx
te
Të ardhurat e shtyra nga shitjet xxx
Aktivi xxx
-Regjistrimi i arketimit të këstit të qerasë:
Banka xxx
te
Llogaria e qeramarrësit (Klientë) xxx
-Rregjistrimi rregullues në fund të vitit do të ishte:
Të ardhurat e shtyra nga shitjet xxx
te
Të ardhurat e periudhës xxx
b) Metoda e aktualizimit pa llogaritjen e interesit në avance
-Regjistrimi në hyrje do të paraqitej:
kopje
48 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Llogari e qeramarrësit (Klientë) xxx
te
Aktivi xxx
-Regjistrimi i arketimit të këstit të qerasë:
Banka xxx
te
Llogaria e qeramarrësit (Klienta) xxx
Të ardhura nga interesat xxx
Problemi me këto regjistrime janë përcaktimi i vlerave:
a) - Aktivi do të bëhet dalje me koston e qeradhënësit pra me vlerën e këmbimit të aktivit
tek qeradhënësi, kur blihet për t’u dhënë me qera. Kurse kur jepet me qera një aktiv që
fillimisht është blerë për qëllime të aktivitetitdo të bëhet dalje me vlerën kontabël neto
tekqeradhënësi.
b) - Qeramarrësi paraqitet në bilanc me vlerën e investimit neto në qera, pra me shumën e
të drejtave që pritet të realizohen sipas kontratës së qeras financiare.
Te ardhurat nga financimi nga qeraja financiare
Arkëtimet e qerasë që merr qeradhënësi do të konisderohen prej tij si e ardhur
financiare për të rimbursuar dhe shpërblyer qeradhënësin për investimin dhe shërbimet e
tij.
Të ardhurat totale duhet të shpërndahen midis periudhave kontabël të afatit të
qerasë
Mënyra e shpërndarjes së të ardhurave totale duhet të synojë një normë kthimi periodike
konstante në investimin neto të qeradhënësit në çdo periudhë të qerasë financiare.
Vlerat e arkëtuara sipas kushteve të kontratës duhet të ndahen në elementin që
shkon për reduktimin e debitorit, pra në kthimin e principalit, dhe në pjesën tjetër që
përfshihet në rezultat si e ardhur.
Kostot direkte në fillimin e lidhjes së kontratës që përballohen nga qeradhënësi ose:
- do të njihen direkt si shpenzime (qera financiare shitje)
kopje
49 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
- ose do të shpërndahen gjatë afatit të kontratë së qerasë (qera financiare direkte)
Dy janë rezultatet që realizon qeradhënësi kur realizohet një kontratë qerasë finaciare të
shitjes:
a) fitime ose humbje të barabartë me atë fitim ose humbje që do të rezultonte nga shitja
e menjëhershme e aktivit të dhënë me qera me çmimet normale të shitjes, duke zbritur
ndonjë zbritje tregtare që mund të aplikohet
b) të ardhura financiare gjatë afatit të qerasë.
Po si llogariten e çfarë janë këto të ardhura?
-Të ardhurat nga shitja (QF e shitjes) e regjistruar në fillim të afatit të një kontrate qeraje
financiare nga një qeradhënë prodhues ose tregtar janë savlera e tregute aktivit, ose
nëseështë më e vogël, janë sa vlera e aktuale e pagesave minimlae të qerasë që i rriten
qeradhënësit, të skontuara me një normë interesi tregtar.
-Kosto e shitjes e njohur në fillim të afatit të qerasë është kosto ose vlera e mbetur, nëse
kjo është e ndryshme, e aktivit të dhënë me qera, minus vlerën aktuale të vlerës së mbetur
të pagarantuar.
Diferenca midis të ardhurave nga shitja me koston e shitjes, të treguara si më lart, paraqet
fitimin nga shitja, i cili njihet në përputhje me politikën e ndjekur nga shoqëria për
shitjen.
-Të ardhurat financiare janë të ardhurat që realizohen gjatë afatit të qerasë
Më poshte është paraqitur rregjistrimet e një kontratë qeraje financiare e tipit të shitje
Regjistrimet tek qeradhënësi do jenë:
1. Në momentin e lidhjes së QF më 1 janar
Llogari e qeramarrësit xxx
te
Të ardhura nga shitja xxx
Të ardhura të papërfitura nga interesi xxx
kopje
50 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Dhe do të ç’regjistrojë koston e Aktivit
Kosto e Mallrave të Shitura xxx
te
Aktivi xxx
2. Arkëtimi i këstit të parë të qerasë
Banka xxx
te
Llogari e qeramarrësit xxx
3. Dhe regjistrimi i përfshirjes në të ardhurat nga interesi
Të ardhura të papërfituara nga interesi xxx
te
Të ardhura nga interesi xxx
Paraqitja e informacionit për qerat financiare në pasqyrat financiare të
qeradhënsit
Qeradhënësit do ti paraqesin informacionin e mëposhtëm për qeratë financiare :
- Shumat
- Afatet e qerasë
- Normat e interesit
- Monedhat bazë
- Kushtet të tjera të rëndësishme si psh
- Opsionet për rinovimin e marrëveshjes dhe të blerjes së aktivit
kopje
51 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
- Ekzistenca e pagesasve të mundhsme të qerasë
- Kufizimet e vendosura në marrëveshjen e QF
- Vlera te mbetura të pagarantura
Të ardhurat e papëërfitura nga QF të paanullueshme
Rimarrja në zotërim të aktivit të transferuar me qera
Aktivet me qera financimi mund t’i kthehen qeradhënësit para afatit nga
përdoruesi. Kjo ndodh kur qeradhënësi dështon në pagesat e kësteve.
Në këtë rsat përdoret një llogari “Rimarrja në zotërim të aktivit” që kreditohet me
vlerën me të cilin aktivi kthehet mbrapsht plus dhe ndonjë dënim të mundshëm dhe
debitohet për vlerën e mbetur të qeras financiare të pashlyer.
Teprica e llogarisë “Rimarrje në zotërim e Aktivit” do të paraqesë fitimin ose
humbjen nga rrimarrja e aktivit në zotërim.
-Regjistrimi që do të bëhet në ditarin e shoqërisë qeradhënëse për anullimin e të drejtave
ndaj qeradhënësit do të jetë:
Rimarrje aktivi në zotërim xxx
te
Të drejta ndaj qeramarrësit xxx
-Rregjistrimi i arkëtimit të shumës së dënimit të paguar i marrjes në inventar të makinës
dhe i fitimit të realizuar do të paraqitet si vijon:
Banka xxx
Makina xxx
te
Rimarrje aktivi në zotërim xxx
Fitimi nga rimarrja e aktivit në zotërim xxx
Veprimet e shitjes dhe të kthimit mbrapsht të qerasë
kopje
52 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Pronari i një aktivi ja shet nje shoqërie tjetër dhe ja merr vetë përsëri me qera.
- Mund t’ja marrë me qera financiare.
Në këtë rast diferenca midis cmimit të shitjes dhe vlerës kontabël (humbje ose fitim) nuk
do të njihet në rezultat tek shitësi/qeramarrës por do të amortizohet gjatë periudhës së
qerasë financiare.
- Mund t’ja marrë me qera operative.
Në këtë rast cdo diference midis cmimit të shitjes dhe vlerës së këmbimit do të trajtohet:
- kur Cmimi i shitjes < se vlera e këmbimit, do të njihet në rezultatin e periudhës.
- kur Cmimi i shitjes > se vlera e këmbimit atëhere diferenca do të amortizohet
gjatë periudhës që përdoret aktivi.
-Kur vlera e këmbimit < se vlera kontabël e mbartur, atëhere diferenca do të njihet
mejëherë në rezultat.
3.6 LIZINGU NË EVROPË
kopje
53 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Burimi: Shoqëria Lease Europe
Në këtë grafik jepet një informacion i përgjithshëm për kompaninë Lease Europe
e cila numëron 123 kompani anëtare të saj, numri i të punësuarve është 18.000 punonjës.
Nga këto 123 kompani, 78 prej tyre kanë lidhje me bankat, 17 janë të varura nga bankat
dhe 28
janë
kompani të pavarura të cilat e ushtojnë të vetme shërbimin e lizingut.
Kjo kompani parashikon se në të ardhmen tregu i lizingut do të ketë një shtrirje
mjaft të gjërë. Më poshtë jepet një grafik ku tregohet ecuria në përqindje e zotërimit të
tregut të lizingut në vitet e fundit dhe vitet në vazhdim.
kopje
54 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
kopje
55 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
KREU III : PËRFUNDIMET
Gjate trajtimit të kësaj teme dhe gjatë proçesit të kërkimit dhe studimit të
informacioneve është arritur ne disa përfundime :
Lizingu është fitimprurës për të gjitha palët e përfshira në të dhe si i tillë ndikon
në rritjen e mirëqënies së tyre dhe indirekt në zhvillimin e sektorit ekonomik.
Kjo formë financimi i ofron kredituesit garanci vetë të drejtën e pronësisë, fakt që
i siguron kredisë një shkallë të ulët riskut.
Lizingu është një alternativë shumë e mirë financimi dhe kjo sidomos për biznesin
e mesëm dhe të vogël të cilët kanë mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar pa
burime financiare shtesë.
Kushtet më të përshtatshme që ofron Lizingu Financiar krahasuar me huamarrjen
apo blerjen e aktiveve të kapitalit, si dhe tatimi më i favorshëm bëjnë që lizingu të
kthehet në mjetin financiar më tërheqës për shoqëritë e lizingut për biznesin e
tyre.
Lizingu me anë të fluksit në rritje të financimit të sektorit prodhues të ekonomisë,
rritjes së prodhimit vendas dhe përmirësimin e mundësive për financimin e
biznesit, lehtëson zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe nis një rrugë drejt
integrimit europian.
Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për te nxitur
bankat që të përfshijnë produkte të reja ,gjithashtu,kufizon mundësitë e qirase
financiare në Shqipëri.
Shpenzimet e amortizimit për mjetet e dhëna me lizing si dhe shpenzimet
financiare llogariten për çdo periudhë ushtrimore. Normat e amortizimit të
përdorura për amortizimin e mjeteve të marra me qira janë të njëjta me ato që
përdoren për mjetet e tjera të njësisë ekonomike. Pasiguria e qiramarrësit për të
marrë mjetin nën pronësinë e tij në fund të afatit të qirasë, sjell amortizimin e tij
përgjatë afatit të qirasë.
kopje
56 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
Duke qenë se në Europën Lindore dhe atë Qëndore, Lizingu konsiderohet
gjerësisht si alternativa më e favorshme për financimin e investimeve duhet të
prezantohet gradualisht edhe në tregun shqiptar pranë SME-ve të cilat ndodhen në
vështirësi financiare dhe pamundësi investimi në blerje të aktiveve afatgjata.
Legjislacioni pritet të mbush një boshllëk të rëndësishëm financiar rreth bizneseve
te vogla e të mesme shqiptare ,të cilat kanë shpesh nevojë për pajisje të reja ,por
nuk mund të përmbushin kushtet e kredive nga bankat për të kryer blerjen.
Lizingu ështe një koncept relativisht i ri për Shqipërinë dhe do duhen të bëhen
përpjekje të konsiderueshme për të rritur sensibilizimin e tregut.Në te njëjtën
kohë,bankave i mungon ekspertiza lidhur me këto produkte dhe mungesa e
përvojës ndërlikon cështjet e vënies së çmimeve.
Zhvillimi i lizingut do të varet në masë të madhe nga eleminimi i pasigurive që
lidhem me trajtimin tatimor te qirave financiare.Megjithëse kuadri ligjor në lidhje
me tëështë përmisuar,trajtimi financiar mbetet i paqartë,sidomos ne lidhje me
trajtimin e taksës së vlerës së shtuar ( TVSH). Për importet e pajisjeve dhe
pagesën e qirase operative aplikohet një norme 20%.Sidoqoftë mbetet për tu
sqaruar aplikimi i Tvsh për qiranë financiare.
kopje
57 “ Lizingu Financiar ne Shqiperi ” Punoi: Andi PIHO
REFERENCAT
-I. Shuli, R. Perri Analiza e Pasyrave Financiare
-Sotiraq M. Dhamo Kontabiliteti i Avancuar
-Standartet Kombëtare të Kontabilitatit (grup autorësh), Tiranë, Dhjetor 2006
- Ligji “Për qiranë finaciare”
- Udhëzimet e dala në zbatim të këtyre ligjeve.Standarti kombëtar i kontabilitetit nr. 7
(SKK 7)
- Standardi ndërkombëtar i kontabilitetit no. 17 (IAS 17)
-Materiale të marra nga:
Credins Leasing
Landeslease
Tirana Leasing
Raiffeisen Leasing Albania
Societe Generale Group
Albarent.al
-ww. minfin.gov.al
-www.bankofalbania.org
- www.ubs - leasing.it
- www. nationmaster. Com
- www. leaseurope. Org/ELB/ Lease Form. Asp
- www. europa.eu.int