18
KAPITULL 5 LLOGARIA E TË ARDHURAVE NACIONALE DHE BILANCI I PAGESAVE LËNDA : FINANCAT NDËRKOMBETARE PREZENTON STUDENTI : BESNIK VLLAHIU

Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

KAPITULL 5

LLOGARIA E TË ARDHURAVE NACIONALE DHE BILANCI I PAGESAVE

LËNDA : FINANCAT NDËRKOMBETARE

PREZENTON STUDENTI : BESNIK VLLAHIU

Page 2: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Identiteti i të ardhurave nacionale të një ekonomie të hapur

Në një ekonomi të mbyllur çdo mall përfundimtar apo shërbim që nuk blihet nga ekonomitë familjare apo nga qeveria duhet të përdoret nga firmat për të prodhuar fabrika të reja, pajisje dhe inventarë.

Ky informacion të çon në një identitet themelor të ekonomive të mbyllura. Y = për BPNC = për konsum I = për investime G= për blerjet e qeverisë.

Y = C + I + G

Page 3: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Identiteti i të ardhurave nacionale të një ekonomie të hapur

Identiteti i BPN nga ekonomitë e hapura tregon se si të ardhurat nacionale të një vendi të fituara nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të tij janë të ndara në shitjet për banorët vendas dhe shitjet për të banorët e huaj.

Vlera e importeve, dhënë nga IM, duhet të zbritet nga

shpenzimet totale vendore, C + I + G, për të gjetur pjesën e shpenzimeve vendore që kanë gjeneruar të ardhurat e brendshme nacionale.

Eksportet, dhënë me EX, janë shuma e blerjeve nga banorët e huaj e cila shtohet në të ardhurat nacionale të ekonomisë së vendit.

Page 4: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Identiteti i të ardhurave nacionale të një ekonomie të hapur

Andaj, të ardhurat nacionale të një ekonomie të hapur janë shuma e shpenzimeve të brendshme dhe të jashtme në mallra dhe shërbime të prodhuara nga faktorët e brendshëm të prodhimit.

Kështu, identiteti i të ardhurave nacionale për një ekonomi të hapur është:

Y = C + I + G + EX – IM

Page 5: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kursimet dhe llogaria rrjedhëse

në një ekonomi të mbyllur, kursimet nacionale gjithmonë janë të barabarta me investimet.

Le të jetë S për kursimet nacionale. Përkufizimi ynë i S na tregon se S = Y – C – G

Pasi që identiteti BPN i ekonomisë së mbyllur është Y = C + I + G, mund të shkruhet edhe si I + Y – C – G, atëherë S = I

Page 6: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kursimet dhe llogaria rrjedhëse

Duke pasur parasysh se kursimet nacionale, S, janë të barabarta me Y - C - G dhe që CA = EX - IM, ne mund t’a rishkruajmë identitetin BPN si : S = I + CA.

Ekonomia e hapur mund të kursejë përmes rritjes së stoqeve të saja të kapitalit ose përmes blerjes së pasurisë së huaj,

ekonomia e mbyllur mund të kursejë vetëm përmes rritjes së stoqeve të saj të kapitalit.

Page 7: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kursimet private dhe qeveritare

Kursimi privat përkufizohet si pjesë e të ardhurave të disponueshme që kursehen në vend se ato të konsumohen.

Të ardhurat e disponueshme në të ardhurat nacionale, Y, minus taksat neto të mbledhura nga qeveria prej ekonomive familjare dhe firmave, T. Prandaj kursimet private, të dhëna me Sp, mund të paraqiten si Sp = Y – T – C

Page 8: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kursimet private dhe qeveritare

Kursimet qeveritare përkufizohen në mënyrë të ngjashme me kursimet private.

"Të ardhurat" e qeverisë janë të hyrat neto nga taksat, T, ndërsa "konsumi" i saj janë blerjet e qeverisë, G. Nëse Sg qëndron për kursimet e qeverisë, atëherë

Sg = T – G.

Page 9: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kursimet private dhe qeveritare

Të dy llojet e kursimit që kemi përkufizuar, ai privat dhe i qeverisë, i shtohen ose kontribuojnë në kursimin kombëtar. Për të parë se pse ndodh kjo, duhet të përkujtojmë përkufizimin e kursimit kombëtar, S, si Y - C - G. Atëherë

S = Y – C – G = ( Y – T – C ) + ( T – G ) = Sp + Sg

Mund të përdorim përkufizimin e kursimeve private dhe qeveritare për të paraqitur edhe një herë identitetin e të ardhurave nacionale në një formë që është përdorur për të analizuar efektin e vendimit të qeverisë për kursim në një ekonomi të hapur. Sepse S = Sp + Sg = I + C

Sp = I + CA – Sg = I + CA – (T – G) = I + CA + (G – T).

Page 10: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Bilanci i llogarive të pagesave

Bilancin e llogarive të pagesave, perkufizohet si një regjistër i detajuar që përbëhet prej bilancit të llogarisë rrjedhëse dhe prej shumë transaksioneve për ta financuar atë.

Bilanci i llogarive të pagesave të një shteti përcjellë pagesat që ai i bën vendeve të huaja dhe ato pagesa që i pranon prej tyre.

Çdo transaksion që rezulton në një pagesë ndaj të huajve futet në bilancin e llogarive të pagesave si debit dhe i vihet një shenjë negative (-). Çdo transaksion që rezulton në marrje nga të huajt futet si kredit dhe i vihet një shenjë pozitive (+).

Page 11: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Bilanci i llogarive të pagesave

Në bilancin e pagesave regjistrohen tri lloje të transaksioneve të pagesave:

1. Transaksionet që rrjedhin nga eksporti ose importi i mallrave dhe shërbimeve dhe për këtë arsye të hyjnë direkt në llogarinë rrjedhëse.

2. Transaksionet që rrjedhin nga blerja ose shitja e aseteve financiare.

3. Disa aktivitete të tjera që rezultojnë në transferimet e pasurisë mes shteteve regjistrohen në llogarinë kapitale.

Page 12: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Llogaria rrjedhëse

Siç keni mësuar në kapitullin e mëparshëm, bilanci i llogarisë rrjedhëse matë eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve të një vendi.

Bilancet e llogarive të pagesave ndajnë eksportet dhe importet në tri kategori më të vogla.

E para, është tregtia e mallrave, d.m.th. eksportet ose importet e mallrave.

Kategoria e dytë, shërbimet, që përfshinë pagesat për ndihmë ligjore, shpenzimet e turistëve dhe pagesat e transportit.

Kategoria e fundit, të ardhurat, përbëhet kryesisht nga interesi ndërkombëtar dhe pagesat e dividendëve dhe fitimet e pagesave të fituara brenda vendit

Page 13: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Tabela 5.1 Bilanci i llogarive të pagesave të SHBA-së për vitin 2006 (në miliardë dollarë)

Llogaria rrjedhëse Kredit Debit

-------------------------------------------------------------------------------------1. Eksport +2,096.2

Prej të cilave Mallra +1,023.1Shërbime +422.6Pranimi i të ardhurave +650.6

2. Import -2,818.0Prej të cilave

Mallra -1,861.4 Shërbime -342.8

Pagesa e të ardhurave -613.8

3. Transferet rrjedhëse të njëanshme neto -89.6 Bilanci në llogarinë rrjedhëse ( 1+2+3) -811.4

Page 14: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Tabela 5.1 Bilanci i llogarive të pagesave të SHBA-së për vitin 2006 (në miliardë dollarë)

Kredit Debit --------------------------------------------------------------------------

Llogaria kapitale 4. Pagesa transaksjoneve -3.9

Llogaria financiare Asetet 5. e SHBA-së të mbajtura jashtë vendit,

duke përjashtuar derivativat financiare -1,055.2

Prej tyre

Asetet zyrtare rezervë +2.4 Asetet e tjera -

1,057.6

Page 15: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Llogaria financiare

Kredit Debit ----------------------------------------------------------------------

6. Asetet e huaja të mbajtura në SHBA, duke përjashtuar derivativat financiare +1,859.6

Prej të cilave   Asetet zyrtare rezervë +440.3

Asetet e tjera + 1,419.3€

Page 16: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Kredit Debit -----------------------------------------------------------------------7. Derivativat financiare, neto +28.8

Bilanci për llogarinë financiare (5 + 6 + 7) +833.2

Mospërputhjet statistikore -17.9

(shuma e 1 deri në 7 me shenjë negative)

Page 17: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

Transaksionet e rezervave zyrtare

Edhe pse ka shumë lloje të transaksioneve financiare , Ky lloj transaksioni është blerja e shitjes së aseteve rezervë zyrtare nga banka qendrore.

Rezerva zyrtare ndërkombëtare janë asetet e mbajtura nga bankat qendrore si një mbrojtje kundër fatkeqësive nacionale ekonomike.

Page 18: Llogaria e Te Ardhurave Nacionale Dhe Bilanci i Pagesave

FALEMINDERIT PËR VËMENDJE