93
1 LUTFI ALIA Siena 2016 DITA E VERËS SHQIPTARE

Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

  • Upload
    alia

  • View
    337

  • Download
    12

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

1

LUTFI ALIA

Siena 2016

DITA E VERËS SHQIPTARE

Page 2: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

2

LUTFI ALIA

DITA E VERËS SHQIPTARE

Botimi I

Siena 2016

Page 3: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

3

Titulli origjinal:

DITA E VERËS SHQIPTARE

Autori:

LUTFI ALIA

Redaktor: Vaso QANO Redaktore letrare: Liljana KRISTULI Konsulent: Sami ALHASA Kopertina: Genci ALIA Realizimi teknik: Christina Kruuse CHRISTENSEN © Autori

Të gjitha të drejtat janë ekskuzivisht të autorit. Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi, përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga autori.

Siena 2016

Page 4: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

4

Këtë libër ia dedikoj mbesës dhe nipit: Emma ALIA

Matteo ALIA

Page 5: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

5

PARATHËNIA

Page 6: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

6

Prof. Assoc. Dr. Vaso QANO

Dita e verës! Këto dy fjalë janë shumë të dashura për breza të tërë

shqiptarësh, duke filluar nga thellësia e shekujve, vazhdojnë të jenë

po aq të dashura edhe sot.

Për vetë pozicionin gjeografik të atdheut tonë, por edhe kur ai

quhej Iliri, Arbëri dhe sot Shqipëri, stinët e vitit janë dallueshëm

dhe të ndara nga njëra-tjetra. Ardhja e pranverës patjetër që pritet

me shumë gëzim nga të gjithë dhe kështu ka ndodhur ndermote.

Pranvera shpreh ripërtëritjen në kuptimin më të gjerë të fjalës

dhe prandaj populli, me të drejtë, e ka veçuar momentin e ndarjes

nga dimri dhe ardhjes së pranverës, duke krijuar një festë vërtet të

bukur për të gjithë.

Populli, me gjenialitetin e tij, ka ngritur shumë monumente she-

kullore, prej guri, prej druri, prej fjale dhe arti, por një monument i

veçantë në llojin e vet është pikërisht Dita e Verës.

Ajo nuk mund të jetë vetëm një datë e rëndësishme në kalendar,

ajo njëkohësisht ka vlerën e një monumenti, po të mendojmë

madhështinë dhe mesazhin e kësaj feste të bukur. Dhe kjo është

arësyeja që veprat e artit të popullit i rezistojnë kohës dhe bëhen

edhe më të vyera e të bukura.

Kur miku im i hershem dhe i shtrenjtë Prof. Dr. Lutfi Alia më

nderoi duke më kërkuar të shkruaj këtë hyrje për studimin e tij të

çmuar, përveç përgjegjësisë dhe vlerësimit, natyrshëm u ngjallën

shumë kujtime të fëminisë dhe të rinisë, kujtime që rrinin fshehur,

por të pafshira në kujtesë dhe që dolën me gjithë bukurinë e tyre.

Ritet e bukura të kësaj dite, para, gjatë dhe pas kësaj feste kanë

mbetur në mendjet tona si ditët ndër më të bukura të jetëve tona të

thjeshta.

Bukuria, korrektësia dhe serioziteti me të cilin ndiqeshin të gjitha

fazat e festës tregojnë për një traditë të lashtë dhe të konsoliduar.

Në Elbasan, Rrapi i Mansit ishte vendi i pelegrinazhit popullor

ku shkonin të gjithë në Ditën e Verës.

Page 7: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

7

Shkuarja herët në mëngjes e fëmijëve në familjet e tjera që “të

bëjnë këmbë” ishte riti i parë i ditës festive.

Gatimet tradicionale dhe ëmbëlsirat karakteristike, lulet e pran-

verës, menekshet dhe karakaftet, lojrat me zarë dhe arra, vizitat dhe

pikniku madhështor, e bëjnë këtë ditë shumë të veçantë dhe të

paharruar për të vegjël dhe të rritur.

Është një gjë e mrekullueshme që tradita shekullore vazhdon dhe

është po aq e mrekullueshme që ajo studiohet dhe hulumtohet edhe

në ditët e sotme.

Punimi që i paraqitet lexuesve i drejtohet një rrethi shumë të

gjerë dhe është vërtet një studim serioz, dinjitoz dhe i trajtuar mbi

baza shkencore të mirëfillta, ashtu si di ta bëjë autori.

Ky punim është në vazhdën e punimeve dhe studimeve të tjera

po aq dinjitoze të Prof. Dr. Lutfi Alia, i cili nuk kufizohet vetëm me

studimet e botimet vetëm në shkencën e mjekësisë, por, duke qenë

studiues erudit, kërkues dhe këmbëngulës, ka dhënë një ndihmesë

të madhe në shumë lami të tjera si të historisë, estetikës, etnografisë

dhe religjionit.

Të gjitha këto punime dhe kontribute lidhen me një gjë të

përbashkët, me dashurinë e flaktë për atdheun dhe kombin tonë të

lashtë, i cili ka dhënë ndihmesën e vet të shquar në shekuj, në

zhvillimin e kulturës së përbashkët evropiane.

I uroj librit të ri rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm, të arrijë në

duart e çdo shqiptari dhe jo vetëm dhe të ndiqet edhe me studime,

punime dhe vepra të tjera, që di t’i bëjë mirë vetëm ai, autori dhe

miku ynë i mirë, Lutfi Alia.

Page 8: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

8

VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK I

FESTËS DITA E VERËS

Page 9: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

9

FESTA POPULLORE: DITA E VERËS

Më 14 mars, në një atmosferë festive, shqiptarët kremtojnë Ditën e

Verës, këtë ditë hiroshe dhe gazmore, që ishte dhe mbetet festa më e

bukur popullore mbarë shqiptare.

Festa hiroshe Dita e Verës e ka origjinën në antikitetin iliro-albanez

dhe asht ruajtur e transmetuar me tërë bukurinë e saj deri në ditët

tona, madje është shpallur dhe festë kombëtare.

Festa e verës në antikitetin pagan kremtohej me 1 mars, pikërisht

me ditën e fillimit të muajit të parë të vitit, sepse sipas kalendarit të

asaj kohe, viti kishte 10 muaj dhe fillonte me pranverën.

Në kohët e lashta, njerëzit gezoheshin se po dilnin nga dimri, që për

tre muaj i kishte mbyllur, përjetonin ndryshimet e natyres, shkrirjen

e borës, kaltërsinë e qiellit, ngrohtësinë e diellit, gjelbërimin dhe

çeljen e luleve, lulëzimin e pemëve, daljen e bagëtise ne kullota, në

veçanti gëzoheshin fëmijët, që luanin në mjediset e hapura, si dhe të

rriturit, që fillonin përgatitjet për mbjelljet e pranverës.

Si kuptohet, në thelb, kjo festë ka fantazinë dhe simbolizmin, që

shprehin daljen nga izolimi dimëror, braktisjen e të ftohtit dhe ky

kapërcim kozmik dhe shoqëror, festohet me gëzime kolektive, me

argëtime, me alegri dhe me humor, që shënojnë dhe kulmin e festës.

Në aspektin historik, festa Dita e Verës shënon mbarimin e dimrit,

rikthimin e pranverës me ripërtëritjen e natyrës.

Pranvera vjen me vrull dhe fuqishëm pas kaosit (dimrit), shpreh

kapërcimin nga kaosi - mundimi - izolimi, në rregullin dhe norma-

litetin natyral dhe social.

Kjo festë shënon "hyrjen në pranverë", ne kuptim me mbijetue, me

ia arrit asaj dite (Dita e Verës), të mirës, mbarësisë, dritës, gëzimit,

rizgjimit dhe ripertritjes të natyrës e të shoqërisë, kundrejt dimrit të

egër, të ftohët, letargjik, izolues.

Ky kapercim kozmik nga dimri në pranverë, për të qenë më afër

Perëndisë së Diellit - jetëdhënësit, festohej me rituale, që shprehnin

profecitë për shëndet, mbarësi e begati gjatë vitit të ri.

Page 10: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

10

Adhurimin për perëndinë "Dielli", iliro-albanezët e përjetësuan me

emërin e ditës së fundit të javes "e diela", njëlloj si anglo-saksonet

(Sunday), por ndryshe nga shume popuj te tjerë evropianë, të cilët e

kanë emërtuar Dita e Zotit (Domenica).

Vitalitetin, bukurinë dhe mirësitë e stines te pranverës, populli ynë i

ka misheruar në shprehjet: "Asht si vera", “Shendrit si pranvera”,

"Tu bëftë jeta verë", "Ajo punë iu ba verë", “Shëndeverë”, ashtu si iu

ka dhënë vajzave emrat Vera dhe Pranvera.

Fillimin e ndryshimeve të natyrës dhe të jetes, iliro-albanezët, dikur

e festonin më 1 mars, ditën e fillimit të pranverës.

Në lashtësi viti kishte 10 muaj me 304 ditë dhe fillonte me marsin

pranveror, çka spjegon pse muaji i 7° quhet shtator, i 8° tetor, i 9°

nentor, i 10° dhjetor, madje ky emërtim sipas rradhës të muajve nuk

u ndryshua dhe pasi romakët i shtuan vitit 2 muajt dimëror, janarin

dhe shkurtin. Muajit janar, emërin ia dhanë romakët, për nder

të Ianuarius, Hyut Romak ruajtësi i portave dhe i urave, në kupti-

min, se muaji janar hapte portat e vitit te ri.

Kalendari romak ishte me 304 ditë, deri kur mbreti i Romës Numa

Pompilio (754 – 673 para Krishtit), i shtoi dhe dy muajt e dimrit -

janarin dhe shkurtin, duke e bërë vitin kalendarik me 12 muaj dhe

me 365 ditë, të barabartë me vitin djellor.

Muajin e fundit të dimërit, iliro-albanezët e quajtën me dy emera

shkurti dhe fruri, si emërtim i muajit më të shkurtër me 28 ditë dhe

per vitin e brishtë me 29 ditë, ndërsa emëri fruri, është me origjinë

nga gjuha latine - februare, emër qe iu dha për nder të hyut

etrusk Februs dhe hyjneshës romake Febris, që e kishin kulmin e

lidhjes dashurore më 14 shkurt, ditë, që disa shekuj më vonë, do të

bëhej festa e Shen Valentinit – festa e të dashuruarve.

Muaji shkurt fillimisht kishte 29 ditë dhe 30 ditë në vitin e brishtë,

por Augusti i a hoqi një ditë, duke e bere me 28 dhe 29 ditë dhe ia

shtoi muajit gusht (August), që u bë jashtë rradhe me 31 ditë, në

mënyrë, që ky muaj i dedikuar Augustit, të mos ishte më i shkurtër

se korriku (Julius), që mori emërin e Julius Çesarae.

Page 11: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

11

Sipas kalendarit të vjetër Julian, i shpallur nga Jul Çesari në vitin 46

para Krishtit, që ka funksionuar deri në shekullin e XVI, dita e verës

festohej më 1 mars, ndërsa pas 15 tetorit të vitit 1582, me aplikimin

e kalendarit Gregorian, fillimisht viti u spostua me 10 ditë në vitin

1600, me 11 ditë në vitin 1700, me 12 ditë në vitin 1800 dhe me 13

ditë në vitin 1900.

Këto shtesa ditësh në çdo një shekull, u diktuan nga numëri i viteve

të brishtë (muajt me 29 ditë), andaj, duke filluar nga viti 1901, si

rezultat i spostimit 13 ditë me kalendarin Gregorian, Dita e Verës

vazhdoi të festohet më 14 mars.

Dita e verës shqiptare përkon me 14 marsin, që është dhe festa e

Hyut Mars, që i ka dhënë emërin muajt të parë të pranverës.

Dita e Verës – Dita e Pranverës – Dita e Luleve - Dita e Ripërtritjes

të natyrës, festohet në alegri popullore, me bukurinë e thjeshtësisë

së saj, organizohet me kulturë, duke respektur ritet e rregullat e

origjinës pagane, kremtohet me madhështi, me këngë e valle, me

argëtime, me lojra dhe gara, që përfshijnë në gëzimin festiv të gjithë

popullin.

Dita e Verës, ishte, mbetet dhe do të jetë perherë festë mbarë-

popullore, mbi të gjitha festat e tjera politike dhe fetare.

Është folur shpesh, duke e cilësuar si festa popullore e Elbasanit,

ndërsa ne fakt nuk është festë lokale, sepse ishte, është dhe do të

mbetet festa mbarë shqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea

dhe Kosova, deri në Kostur e Çamëri; nga Durrësi e Elbasani - deri

në Shkup e Manastir.

Festohet në male dhe në fusha, në fshat e në qytet, kudo në trojet

arbërore, por dhe nga shqiptarët në mërgim, madje prej 5 shekujsh

e festojnë bukur dhe arbëreshët e Italise, të cilët e morën me vete

dhe vazhdojnë ta kremtojnë këtë festë tradicionale edhe në ditët e

sotme.

Ndonëse diku festohet më pak dhe diku më shumë, rëndësi ka se kjo

traditë e lashtë pagane vazhdon të kremtohet dhe Dita e Verës e

rinovuar, është bërë festa më e bukur shqiptare, festa që shënon

Page 12: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

12

fundin e dimrit të acartë, rizgjimin, ripërtëritjen dhe plazmimin e

natyrës, shënon fillimin e pranverës dhe çeljen e luleve, është festa e

dashurisë për njeriun, për natyrën, për jetën.

Populli i Elbasanit, ka merita të pakontestueshme, se e ruajti

besnikërisht këtë festë tradicionale shumë shekullore, e mbajti të

pastër, e festoi me gjithë bukurinë e saj, me të gjitha ritet e lashta, i

dha shpirtin e vet, duke shmangur çdo lloj tentative për t’i bashkë-

ngjitur elemente fetare, ashtu si nuk e lejoi te ngatërrohet politika.

Ndonëse në shumë treva të tjera shqiptare kjo festë u zbeh dhe u

“harrua”, elbasanasit vazhduan ta festojnë rregullisht, sepse e

ndjenin në shpirt, si pjesë integrale e jetës, e ruajtën në kulturën e

tyre, e perjetuan dhe e kremtuan me të gjithë bukurinë e saj dhe

kësisoj Elbasani prej shumë dekadash, ose me saktë prej shumë

shekuj, u ba zemra dhe Tempulli i Dites së Verës.

Page 13: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

13

F. Konica dhe At B Palaj për lashtësinë dhe natyrën

pagane të festës: Dita e Verës Shqipëtare.

Për festën Dita e Verës, kemi dëshmi të herëshme, që hedhin dritë

se festohej në të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët, nga veriu në

jug, ashtu si tregojnë për origjinën e lashtë, me zanafillë në vitet e

largëta të paganizmit ilir dhe e ruajtur deri në ditët tona.

Për origjinën e lashtë te kësaj feste kanë shkruar shumë mentora

shqiptarë e ndërmjet morisë të këtyre shkrimeve, do të veçoj dy më

të bukurat.

Eruditi Faik Konica, 105 vjet më parë, duke i u drejtuar “Miqëve dhe

shokëve të Lidhjes Shqiptare Vatra”, në një letër të shkruar me stilin

e tij elegant, plot art e kulturë, rrëfente si e festonin Ditën e Verës,

shqiptarët e trojeve jugore:

“Është dita në të cilën gjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende krishtë-

rimi, bashkë me romakët e me grekët e vjetër, kremtonin perënditë

e luleve dhe të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzë-

qeshur, e hollë dhe e gjatë si ne pikturat e Botticeli, zemra e njeriut

shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël.

Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’i u faleshin

perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe, që e

quajmë Dita e Verës.

Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët

pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave,

të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të

këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të

mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i

bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend

ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë

një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka

një shije poetike të hollë e të rrallë”.

Një përshkrim tjetër i dedikuar kremtimit të Ditës së Verës nga

malësorët katolikë të veriut, na e ka dhënë At Bernardin Palaj, në

Page 14: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

14

një shkrim të 96 vite te shkuara, e përshkruan me art tërësinë e

riteve, që zhvilloheshin në festën e Ditës së Verës, pa mëdyshje, rite

me origjinë në lashtësinë ilire:

"Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashko-

heshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat,

rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin

mos t’u hajë laknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat

e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet

duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në

mënyrë, që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për

ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër

ditët e para të marsit. Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë

bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e

lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë: ‘Lidhe Zot nata e mojt e

dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj. etj.

Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje,

krimba e kodra që don me lidhë".

I prezantova këto përshkrime plot ndjenja dhe art, pasi në mënyrë

sintetike si Faik Konica dhe At Bernard Palaj, shumë vite të shkuara,

kanë shprehur thelbin e Ditës së Verës, kanë renditur të gjitha ritet,

që zhvillohen në këtë festë dhe në veçanti kanë evokuar origjinën e

lashtë të kësaj feste pagane iliro – albanezo – shqiptare.

Page 15: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

15

Origjina e festës “DITA E VERËS”.

Në antikitet, fillimi i vitit përkonte me ditën e parë të pranverës dhe

kremtohej në tempujt e Artemise.

Krahas mitologjisë, ku përmenden hyjnitë e pranverës, të ringjalljes

dhe të mbrojtjes të natyrës, Homeri në Iliada dhe në Odisea (libri V,

694), tregon për rite dhe sakrifica, që kryheshin në tempujt antike,

ditën e fillimit të pranverës, madje Homeri e quan Artemisen,

hyjnesha dhe padronia verës dhe e kafshëve të egra (Potnia Theron).

Artemise e Efesit. Diana: Versajë – Francë.

Në periudhën helene, Dita e Verës festohej më 11 mars në nderim të

Artemise (Αρτεμις, Aρτέμιδος - e bija e Zeusit me hyjneshën Leto -

Latona) dhe motra binjake e Apollonit.

Artemise adhurohej në veçanti në ishullin Delos, që ishte vendlindja

e saj, andaj ndër sinonimet e shumta të hyjneshës jane emërat Delia

(nga ishulli Delos), ose Cintia (Cynthia), që i referohet emërit të

malit Kynthos, i vendlindjes, ose Amaris, nga santuari Amarynthos,

Page 16: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

16

ne ishullin Eubea, ku celebrohej festa e Amaris (Artemise) etj, etj.

Kulti i Artemise nderohej nga të gjithë popujt antikë të Mesdheut, të

cilet e kremtonin më 11 mars si dita e parë e pranverës.

Festa e pranverës, kremtohej dhe nga ilirët paganë, madje kulti i

Ditës së Verës u ruajt gjatë tërë historisë iliro-albaneze dhe shumë

nga ritet e lashta ruhen ende në ditët tona, duke evokuar origjinën e

herëshme, me zanafillë në shekujt e largët të antikitetit parailir.

Në trojet ilire ishin ngritur disa tempuj të Artemise, ku banorët

shkonin dhe nderonin kultin e hyjneshës të pranverës, ashtu si dhe

hyjneshën vendase Zana–Thana, ndërsa në periudhën romake, ilirët

nderonin hyjneshën Diana.

Qeramikë e kulturës helene: Artemise dhe Apolloni.

Page 17: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

17

Hyjnesha Artemise.

Artemise, ndër hyjnitë më të adhuruara të Olimpit, ishte hyjnesha e

pyjeve, e grigjave, mbrojtëse e kafshëve të egra, gjuetaria me hark,

hyjnesha e hënës së re dhe përçuese e dritës së hënës, e virgjinitetit

të përhershëm, e fertilitetit dhe e lindjes, e rinisë së përjetëshme,

ishte personifikim i shpirtit indipendent femëror, mbrojtëse e ama-

zonave, hyjnesha e ripërtritjes të natyres, e plazmimit të pranverës

dhe mbrojtëse e arave te kultivuara.

Shtatore e Artemise Hyjnesha Artemise

në ishullin Kos – Greqi. (APTεMITIA)

në një stelë (muzeu iApollonisë).

Artemise o Artemide, ishte Zonja e Efes-it, e prezantuar me shumë

gjij, si simboli gjysëmnjerëzor i pjellshmërisë, riprodhimshërisë, i

mirëqenies dhe mbrojtëse e amazonave. Artemise ishte shëmbëll-

tyra e gruas, që në ecurinë e jetës, kishte fuqi dhe kryente shumë

role, dhunti këto, që shprehnin potencialin jetësor e krijues femëror.

Page 18: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

18

Shtatoria e Artemise, ishte e vendosur në krye të altarit qendror në

tempullin e Efes-it, një ndër shtatë mrekullitë e botës.

Sipas historianëve antikë, tempulli madhështor i Artemise në Efes,

u dogj në vitin 356 para Krishtit ,ditën kur lindi Aleksandri i Madh.

Aleksandri e adhuronte Artemise, andaj për të shprehur nderimin

për hyjneshën, e rindërtoj tempullin në vitet e më vonëshme.

Në nderim të hyjneshës të pranverës, banorët bënin peligrinazhe në

tempujt e Artemise, fillimisht hynin vajzat e vogla, që vallëzonin të

kapura për dore në rreth e me kurora lulesh në kokë, më pas hynin

banorët, që linin dhuratat e dedikuara hyjneshës dhe në mbyllje të

ceremonive, sakrifikonin një cjap.

Lulja e pelinit - Artemisa vulgaris.

Në Tempullin e Artemise, festimet për Ditën e Verës, fillonin më 11

mars dhe vazhdonin deri më 15 mars, ditën kur hëna bëhej e plotë.

Për nder të hyjneshës Artemise - mbrojtëse e natyrës, lajmëtare e

pranverës, banorët antikë i dhanë emërin një barishte, që lulëzon në

pranverë. Emëri shkencor i barishtes është Artemisa vulgaris,

ndërsa iliro-albanezet e quajnë lulja e Pelinit.

Këtë bimë, ashtu si në antikitetin ilir dhe në ditët e sotëme, populli

ynë, e përdor për mjekimin e disa sëmundjeve.

Ilirët e adhuronin Artemise dhe e kremtonin festën e pranverës në

tempujt dedikuar kultit të kësaj hyjneshe. Në veçanti, Artemise ishte

hyjnesha e preferuar e Apollonisë, qyteti i themeluar në shekullin e

Page 19: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

19

VII para Krishtit. Pasi u pushtua nga kolonët helenë, ky qytet i

rëndësishëm ilir, mori emërin Apollonia dhe në pjesën qendrore të

qytetit ngritën tempullin e Artemise, ku apolloniatët nderonin si

hyjneshën dhe të vëllain binjak Apollonin.

Edhe në Butrint, kishte një tempull dedikuar hyjneshës Artemise.

Fasada e e rindërtuar e tempullit të Artemise në Apolloni,

i pagëzuar nga Leon Rei “Monumenti i Agonotetëve”.

Ndër zbulimet e shumta arkeologjike në Apolloni, ështe gjetur dhe

një stelë, ku hyjnesha Artemise, prezantohet ulur në stol me ushtën

e gjuetisë në dore dhe krah saj janë kaprolli dhe leopardi.

Në këtë stelë, Artemise paraqitet me modelin e flokëve dhe me

veshjen, me ngjashmëri impresionuese me shtatoren e Artemise të

ishullit Kos – Greqi.

Arkeologët Leon Rei dhe Hasan Ceka, ndërmjet rrënojave të këtij

tempulli të lashtë, kanë zbuluar dhe një bazoreliev të amazonave, që

e shoqëronin Artemise.

Kulti i Hyjneshës Artemise, nderohej dhe nga fiset e tjera ilire, në

veçanti nga Parthinët, të cilët për nder të hyjneshës, kishin ndërtuar

disa tempuj madhështor.

Page 20: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

20

Hyjnesha Diana.

Në periudhën post-helene, hyjnitë u përvehtësuan dhe u përshtatën

nga romakët, kështu hyjnesha Artemise u identifikua me hyjneshën

Diana dhe kudo ku kishte tempuj të Artemise, romakët nuk i shka-

tërruan, por i ruajtën dhe ia përshtatën panteizmit romak, duke i

dhënë emërin Diana, ku bëheshin kremtimet e fillimit të verës.

Emëri Diana është me origjinë latine, i formuar nga fjala Dius -

dritë, me prejardhje nga Dies – që do të thotë drita e ditës, nga e cila

u krijua emëri i formës arkaike Divios, çka sugjeron se emëri i saktë

i hyjneshës, në zanafillë ishte Diviana dhe forma e saj e shkurtuar

Diva, që gjeti përdorim masiv në popull.

Diana ishte hyjnesha e romakëve, por edhe e ilirëve.

Diana ishte hyjnesha e pyjeve dhe e lëndinave, mbrojtëse e kafshëve

të egra, e burimeve dhe e lumenjeve, gjuetaria me hark, mbrojtëse e

grave, hyjnesha e dritës dhe e hënës, e zjarrit, e fertilitetit të natyrës.

Diana nderohej nga gratë romake dhe ilire, si hyjnesha e fekondimit

dhe e lindjes, e mbrojtjes të shëndetit të grave dhe të fëmijëve, si e

përshkruan dhe Ovidio në veprën Fasti, pjesa III, faqe 397.

Në kohën e Republikës Romake, Diana njihej me emërin Lucina,

nga Lucinus - bartëse e dritës, shpërndarëse e dritës mbi tokë.

Shkrimtarë dhe historianë romakë, kanë treguar si e kremtonin në

lashtësi festën për nder të hyjneshës Diana, ku gjejmë ngjashmëri,

me ritet që kryhen dhe në ditët tona, gjatë festë Dita e Verës.

Një nga këto përshkrime po e prezantoj në vazhdim: “Në festë

marrin pjesë dhe skllevërit. Në mëngjes, pronarët dhe skllevërit

zgjohen herët, lahen dhe fillojnë përgatitjet për festimet. Gratë

falen në tempullin e hyjneshës, ku dhe shenjtëronin veshjet e tyre të

reja. Në këtë ditë, gratë i luteshin dhe i kërkonin ndihëm Dianës, në

cilësinë e Luçina, mbrojtësja e lindjeve; gjuetarët i dedikonin

armët, i dhuronin dhëmbët e derrave apo brirët e drerave. Pas

ketyre riteve, populli dilte nga tempulli dhe shkonte në pyllë. Të

gjithë mbanin në duar pishtarë ...”

Page 21: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

21

Në periudhën e gjatë të pushtimit romak të Ilirisë, kulti i Dianës, u

përvehtësua dhe nderohej nga të gjitha fiset ilire, të cilët për këte

hyjneshë, kishin ngritur tempujt e Dea Diana – Hyjnesha Diana.

Ndërmjet ketyre, dy më të famëshmit janë, tempulli i Diana në

Doklea dhe tempulli i Diana në Kandavia – Kunavia.

Në këto tempuj te Dianes, në muajin mars, kryheshin ceremonitë e

nderimit të kultit të kësaj hyjneshe dhe kremtimi i ditës së verës.

Qyteti i Doklea (Mali i Zi), ishte qendra e fisit ilir të dokleateve dhe

qyteti i lindjes i perandorit Romak Diokleciani (Munro J.A.R: The

roman town of Doclea in Montenegro. Archaeologia 1896).

Emëri Diana, i gdhendur në bazamentin e një kolone mermeri në

tempullin e Doklea.

Në Doklea, romakët ndertuan shumë vepra publike dhe kulti, ndër

të cilat dhe tempullin Diana.

Në Enciklopedinë Italiane (viti 1933), bazuar në historinë romake

shkruhet: ”…… Da una stazione militare ossia castello, sorto nel

territorio della tribù illirica dei Doclati o Docleati, si sviluppò

dapprima una comunità di diritto latino attribuita alla colonia di

Scodra (Albania) e affidata a un principe indigeno, poi da parte di

Vespasiano fu fatta municipio regolare. ... Aaveva foro, basilica,

templi, di cui uno dedicato a Diana. Fu distrutta dagli Avaro-

Sloveni all'inizio del sec. VII”.

Page 22: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

22

“... Ishte një stacion ushtarak dhe kështjellë, e ngritur në territorin

e fisit ilir Doklatet ose Dokleatet. U zhvillua fillimisht si komunitet i

të drejtës latine dhe si pjesë e kolonisë së Shkodrës (Albania).

Drejtimi i qytetit iu besua fillimisht një princi vendas, por më pas

Vespasiano e bëri municipio të rregullt. Kishte foro (qendra

politike, fetare dhe tregetare), bazilikën dhe tempuj, nga të cilët

njeri i dedikuar Dianës. Doklea u shkatërrua nga Avaro-Sllovenet

ne shekullin VII i pas K”

Krijimi i kultit dhe rritja e hegjemonisë të hyjneshës Diana ndër

fiset ilire, dëshmohet me tempullin e madhështor kushtuar Dianae

Candaviensis – Diana e Kandavias (Kunavia), që sipas burimeve

historike romake, ky tempull ndodhej në verilindje të Skampës,

pranë një stacioni të rrugës Egnacia, që kalonte në malet Kandave.

Disa studiues sugjerojnë, se ky tempull ishte në Çermenikë, ndersa

të tjerët mendojnë se ishte i ndërtuar thellë në malësi dhe nga atje,

festimet për nder të kësaj hyjneshe u përhapën dhe në trevat e tjera,

sidomos në Skampa - Elbasan.

Njoftimin e parë për ekzistencen e këtij tempulli e dha austriaku Dr.

Camillo Praschniker, i cili gjatë kërkimeve arkeologjike në Doklea,

zbuloi mbishkrimin Add Diana Candaviensis, që do të thotë tem-

pulli “i dedikuar Dianës të Kandavias”. Sipas Praschniker, tempulli

ka qenë ngritur në lartësitë e vendit, çka nënkupton thellë në malet

e larta të trevës së Kandavia. Në tempullin e Diana festohej Dita e

Verës, që fillonte me pelegrinazhet e malësorëve, me lutje dhe sakri-

fikimet, njëlloj si në tempujt e Artemise. Më pas festa vazhdonte me

argëtime, me këngë, valle dhe me lojra popullore.

Ashtu si objektet e tjera të kulteve pagane iliro-albanez dhe tempulli

i Diana i Kandavia, ka lënë gjurmët në toponimet e trevës ku ishte

ngritur, ashtu dhe në kulturën e banorëve, që ruajnë shumë rite të

lashta, që shprehin nderimin për kultin e hyjneshës Diana. Pas

dyndjeve të barbarëve të Teodorikut (shek IV-VII pas Krishtit),

tempulli Diana i Kandavia, u rrënua plotësisht, ashtu si barbarët

avarë shkatërruan keshtjella, qytete e tempuj të tjerë ilire.

Page 23: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

23

Me gjithë shkatërrimet e barbarëve dhe pluhurin e pamëshirshëm të

harresës shumë shekullore, malësorët kane ruajtur plot elemente

toponomastike, legjenda dhe rite pagane, që na sugjerojne të themi

se, tempulli ishte i ngritur në malet e larta të Martaneshit, si është

shprehur Eqerem Bej Vlora, kur përshkruan bukuritë mahnitëse të

maleve dhe pyjeve të kësaj treve.

a. Fragment bazorilievi, i zbukuruar me elemente zoomorfe dhe antropomorfe, i gjetur në bregun e lumit në fshatin Blishtë. b. Enë të ndryshme qeramike të zbuluara në trevën e Martaneshit.

Toponimet Lugu i Deas, Luçana, Kroi i Divave, Koliba, Delicia, Lugu

i Shtyllës, Gurra e Lugut të Deas, Prroi i Shtrigës etj, janë emëra të

lidhur me hyjneshën Diana dhe me tempullin Diana Candaviensis,

që ishte i ngritur mes këtyre maleve.

Gjatë kremtimit të Ditës së Verës - festa e luleve - festa e ripërtritjes

të natyres, praktikohen shume rite të lashta pagane, çka na nxisin të

kërkojmë gjurmët e këtij tempulli në këtë trevë.

Tempujt helene kishin shtatoret e Artemises dhe ato romako-ilire të

Dianës, të zbukuruar me motive floreale dhe zoomorfe, që evokonin

fuqinë e hyjneshave mbrojtëse të natyrës dhe të kafshëve.

Kësisoj ishte zbukuruar tempulli i Diana në Kandavia, si dëshmon

një bazoreliev guri, ku janë gdhendur dy shpendë dhe në brendësi të

b a

Page 24: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

24

kokave të tyre dy miniatura antropomorfe, që ndofta pasqyrojnë

Dianën, mbrojtëse e kafshëve të egra dhe të shpendëve.

Që ky bazoreliev është parakristina, nuk ka asnjë dyshim, pasi këto

lloj veprash nuk viheshin në kisha, as në shtëpi banimi dhe për më

tepër ndaloheshin të vendoseshin në xhami.

Fotografitë e bazorelievit dhe të enëve të qeramikës (llambat, tasat,

vazot, lakrimoret etj), m’i ka dhuruar Musa Kotja, djal i apasionuar

në kërkimet për historinë e lashtë të vendlindjes, i cili i ka gjetur

rastësisht në Grykën e Blishtës, në Kaptinë dhe në lagjen e Kotajve,

çka sugjerojnë se janë objekte të mbetura nga tempulli i Diana

Candaviensis, që dikur ngrihej mes maleve të kësaj treve.

Page 25: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

25

Artemise helene, Diana romake, Zana iliro – albaneze.

Ilirët, në periudhën e herëshme, kishin dhe nderonin perënditë e

veta, hyjnitë ilire, që me pas u përzien me ato helene dhe romake,

ose u zëvendësuan me ato të kulturave te tjera, sidomos me hyjnitë e

panteizmit romak, por edhe romakët morën nga kultura ilire.

Ashtu si helenet nderonin Artemise dhe romakët nderonin Dianën,

sipas shkencëtarit tonë të shquar Prof Eqerem Çabej, iliro-albanezët

nderonin hyjneshën Zana, mbrojtëse e pyjeve, e livadheve, e buri-

meve të ujit dhe e lumenjëve, ishte hyjnesha e gjuetisë, e dritës së

hënës, e kafshëve dhe e shpendëve të egra.

Hyjnesha ilire Zana, ashtu si Artemise dhe Diana, ishte mbrojtëse e

natyrës, e jetës, ishte dhe hyjnesha e pranverës.

Kulti pararomak i Zanës ka mbijetuar dhe është i pranishëm kudo

në trojet shqiptare. Sipas rrëfenjave të shumta dhe të bukura popu-

llore, hyjnesha Zana, shetiste nëpër pyje dhe male, lahej në burimet

e freskëta, pushonte nëpër korije e livadhet e gjelbëruara e plot lule

dhe me fillimin e pranverës, shkonte në faltoren e vet, ku merrte

dhuratat, që i blatonin banorët.

Lexuesi me te drejtë mund të pyesi: Vallë a ka lidhje teonimike

ndërmjet Artemise helene, Diana romake dhe Zana iliro - albaneze?

Natyrisht ka vazhdimësi dhe ngjashmëri, të diktuara nga ndikimet,

huazimet dhe shkëmbimet ndërmjet kulturave helene, romake dhe

iliro-albaneze.

Lidhjet ndërmjet këtyre tre hyjneshave, ndeshen kur analizojmë

përafrimet bindëse mes emrave të hyjneshave pagane dhe legjen-

dave e rrëfenjave mistike, që tregohen rreth tyre.

Artemise helene quhet dhe TRIVIA, pasi adhurohej në tre format:

Hëna në qiell, Artemise në tokë dhe Ekate në ferr, por theksoj se

edhe Diana romake dhe Zana iliro - albaneze, adhurohen në të tria

këto forma e në kete aspekt të tria hyjneshat jo vetëm ngjajne, por

në thelbin e tyre janë të njejta, si vazhdimësi e njera tjetrës, nga

thellesitë e lashtësisë, deri në kohët e reja.

Page 26: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

26

Hyjnesha Zana – Thana iliro albaneze.

Kjo lidhje dhe ngjashmëri, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e

etnografëve, linguistëve, etimiologëve, historianëve, mitologëve,

antropologëve dhe teologëve. Pikërisht kjo afërsi mes emrave Diana

e Zana, e nxiti Eqerem Çabejin, të vihet në kërkim të përputhmërisë

të miteve me shkencën.

Si u tha me sipër, romakët e zevendësuan Artemise me Diana, andaj

të dyja këto hyjnesha ishin të ngjashme mes tyre

Për sa i përket lidhjes te hyjneshës Diana me Zanën iliro-albaneze, i

madhi Eqerem Çabej ka dhënë përgjigjie shkencore bindëse: "Diana

romake u shtri në Iliri, përmbi perëndeshën e vendit – Zana, e cila

i përgjante asaj dhe i dha emërin e vet".

Pra, Diana e Romës, jo vetëm shkrihet me Zanën - hyjneshën ilire

pararomake, por gjatë procesit të romanizimit të ilirëve, ajo merr

emërin e saj dhe nga Zana, bëhet Diana.

Ky unifikim i hyjneshes ilire me hyjneshen romake, u mpiks në

shpirtin ilir, që i nderonin si hyjneshat e natyrës dhe e pranverës.

Në periudhën romake, ilirët huazuan shumë elemente nga kultura

romake, por dhe romakët morën nga ilirët, kësisoj morën hyjnitë

dhe shumë rite panteiste ilire dhe ky shkëmbim i ndërsjelltë fetar-

kulturoro-shpirtëror, vazhdoi në periudhën e krishtërimit, madje

dihet, se romakët morën dhe përvehtësuan shumë shenjëtorë të

kishës ilire, si Shen Asti, Shen Lauri, Shen Flori etj.

Hyjnesha ilire Zana-Thana, u bë Diana romake dhe në vazhdim, kjo

hyjneshë e re, u ngjiz në shpirtin e vendasve dhe kjo frymë u ruajt

integrale, ose u ndryshua shumë pak nga e mëparëshmja Zana ilire,

e cila ruhet në traditën tonë me mitet e Zanës, Orëve Shtojzovalleve.

Ekzistencën e Zanës si hyjneshë ilire, na e deshmojnë rrefenjat tona

të shumta popullore, që tregojnë për Zanën e Malit, çka do të thotë

vendeqëndrimin e kësaj hyjnie në malet e larta, atje mes bjeshkëve e

pyjeve, si shkruan i madhi At Gjergj Fishta për Zanën e Veleçikut,

Zanën e Miliskaut etj.

Page 27: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

27

Zana është qenie mitologjike, ndërsa Oret shoqëruese kane detyra të

caktuara, ashtu si amazonat e Artemisës dhe si nimfat e Dianës.

Sipas studiuesit Tonin Çobani, në rrëfenjat tona popullore, kur flitet

së bashku për Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, ku Zanat dhe

Orët janë mitologjike, ndërsa emëri “Shtojzovallet” (shtoiZot vallet),

vjen si eufemizëm si për Zanat dhe per Orët, o për të dyja së bashku.

Zana përshkruhet shumë e bukur, si te gjitha hyjneshat, prandaj ne

popull thuhet e bukura si Zanë, ndërsa Orët mund të jenë të bukura,

por dhe të shëmtuara dhe këtu del miti i shtrigës, pra kemi

përputhje me Artemise dhe Diana shtriga, që i vrasin burrat, kur ata

tinëzisht i vështrojnë duke u larë në liqen, nën dritën e hënës.

Rembrand - 1654: Diana duke bërë banjo me nimfat.

Mitin e shtrigës e gjej në fshatin tim Vali, në toponimin “Përroji i

Shtrigës”, në legjendat e “bariut me plakën - shtrigën”, ashtu si ras-

tiset si toponim dhe në legjenda të ngjashme në treva të tjera.

Zana hyjneshë, ashtu dhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një

fuqi të misterëshme: aftësinë për të shituar burrat, që guxojnë t’i

Page 28: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

28

shohin shtojzovallet tek lahen lakuriqe, ose duke vallëzuar nën

dritën e hënës, pra i ndëshkojnë burrat, që tinëzisht guxojnë t’i

trazojnë gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit.

Në këtë plan, Zana e jonë ka ngjashmëri me Artemisen helene dhe

me Diana romake, pra edhe Zana është TRIVIA, pasi adhurohet në

tre format: Hëna në qiell, Zana në tokë dhe shtriga në ferr. Në

traditën tonë hyjnesha Zana iliro-albaneze, i shitonte ata burra që e

vështronin, pra si hyjneshat Artemise dhe Diana, që i ndëshkonin

burrat, kur i shikonin ndërsa laheshin së bashku me amazonat dhe

me nimfat.

Në kontekst të fuqisë të Artemises, Dianës dhe Zanës, për të ndësh-

kuar ata që cënonin mëvetësinë, intimitetin dhe privacy-n e jetës së

tyre hyjnore, populli ynë përdor mallkimin “të shitofshin Zanat”,

njëlloj si forma e mallkimit “të vraftë Zoti”.

Sipas rrëfenjave popullore, folja “me shitue” shpreh një ndëshkim të

mistershëm dhe të rëndë, që e zotëronte vetëm Zana hyjnesha, e cila

kur zemërohej me burrat, i shitonte, i linte pa mend në kokë për tërë

jetën, i bënte të paaftë t’i dilnin zot vetes; ose dhe më keq, i ngrinte

në vend, i bënte kallkan, i shndërronte në shkëmb.

Një tjetër ngjashmëri e Zanës iliro-albaneze, me mitin e Artemises

është vallja e Orëve, vallja e Shtojzovalleve, nga e ka etimiologjinë

dhe emeri i tyre identifikues Shtoj-o-zot vallet.

Vallja e Zanës me Orët dhe Shtojzovallet, kërcehet në rreth, të kapur

dorë për dore, pra si amazonat e Artemises që vallëzonin në dritën e

hënës, ashtu si vallëzonin dhe nimfat e Dianës romake.

Shpesh shtrohet pyetja: A kemi ne shqiptarët legjenda të Zanës, të

ngjashme me ato të Artemise dhe Dianës?

Në kulturën popullore të Martaneshit, tregohen 3 legjenda të lashta,

të ngjashme, më saktë, variante të miteve Artemise - Diana -Zana

dhe të amazonave, nimfave, orëve dhe shtojzovalleve. Këto legjenda,

i ka mbledhur Abdulla Keta, i cili, në vitin 1968, gjatë ekspeditave

për mbledhen e folklorit në trevën e Martaneshit, i dëgjoi nga plakat

e Valit dhe i shkruajti me hollësi dhe mjeshtëri, ashtu si ia treguan.

Page 29: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

29

Legjenda e vashës së bukur, që del nga liqeni i Valit dhe qe martohet

me bariun, tregohet nga valatosët, por e njejta legjendë tregohet dhe

në fshatin Lena, e lidhur me Liqenin e Zi, ashtu si tregohet në trevën

e Matit, e lidhur me liqenin e malit të Allamanit.

Liqeni i Zi, mbi fshatin Lena.

Liqeni i Balgjajt në malin e Allamanit.

Në tre fshatrat tregohet e njëjta legjendë, që përmbanë të njëjtën

ngjarje mistike, por me ndonjë veçori dalluese në finale.

Legjenda e vajzës (amazona, nimfa, sirena) e liqenit të Valit:

Page 30: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

30

“Një bari, çdo mëngjes, kur dilte për të çuar bagëtinë në kullotë në

malin e Bardhetës, kur kalonte buzë liqenit të fshatit, shihte një

vajzë shumë të bukur, që dilte nga liqeni dhe krihte flokët, duke e

vështruar veten në pasqyrën e ujit.

Ndërsa krihej, kjo sirenë dhe këndonte bukur, por sapo konstatonte

se po e shihte bariu, çdukej në ujin e liqenit. Për tre ditë me rradhë,

bariu e vështroi dhe dëgjoi këngët e vashës.

Këtë ngjarje, Ai ia tregoi një plake, që banonte pranë Perroit të

Shtrigës dhe i kërkoi asaj këshilla, si të vepronte ta kapte bukuro-

shen, para se të zhytej në ujin e liqenit.

Plaka i tha të qepte një këmishë të gjatë, pa grykë dhe ta linte buzë

liqenit e ta priste kur vasha të dilte nga uji. Sapo vasha ta vishte

këmishën e bardhë, ai ta kapte menjëherë. Kështu veproi. Qepi një

këmishë të bardhë pa grykë dhe e la buzë liqenit.

Si çdo ditë, të nesërmen në mëngjes, pa lindur dielli, sirena doli

nga liqeni duke kënduar e sapo e pa këmishën e veshi. Në atë çast,

bariu doli nga vendi ku ishte fshehur, e kapi dhe çoi në shtëpi.

Vasha ishte shumë e bukur dhe shume puntore, por nuk fliste,

megjithatë bariu u martua dhe lindën një djal shëndeverë. Kështu

kaluan rreth tre vite së bashku, por gruaja nuk fliste.

Kjo situatë e mërziste bariun, i cili shkoi te plaka t’i kërkoi këshilla

si të vepronte, që bashkëshortja e tij e bukur të fliste.

Plaka, pasi e dëgjoi, i tha: Kur të kthehesh në shtëpi, merr një thikë

dhe bëj sikur do ta therish djalin, ajo do të trembet dhe do të flasi.

Bariu veproi si e prositi plaka. U kthye në shtëpi, mori thikën dhe

ia vuri në grykë djalit. Gruaja kur e pa këtë skenë u tmerrua dhe

thirri me zë të lartë: “Çfarë po bën mor burrë? Kështu me humbe

mua dhe djalin tonë. Po të kishe duruar dhe tre javë, do të kishim

gëzuar jetën së bashku?”. Kështu foli gruaja e bukur dhe në çast ajo

së bashku me djalin ranë në tokë të vdekur”.

Një legjendë shumë e lashtë, e transmetuar deri në ditët tona me

mistikën antike, ku ndërthuren legjendat e hyjneshave Artemise,

Diana dhe Zana, që lahen në ujin e liqenit, por gjejmë edhe kultin e

Page 31: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

31

amazonës, nimfës, sirenës, orëve e shtojzovalles, në veçanti gjejmë kultin e Eko-s nimfës të pyjeve, të cilën hynesha Era (gruaja e Zeus) e kishte ndëshkuar të mos fliste, e kishte bërë memece, me të drejtë të shqiptonte vetëm fjalën e fundit. Paralel me këto figura mitologjike, ndeshim dhe mitin e plakës – shtriga. Natyrshëm lind pyetja, por cila shtrigë? Në këtë legjendë kemi elemente të njejta dhe përsëritje të ngjarjeve, si ato me shtrigën e Borëbardhës, njerkën shpirtëkeqe të Hirushes, ndodhi të lidhura me shtrigat e Kastratit, shtrigat e Salemit, pse jo dhe me shtrigat-magjistricat e Makbethit. Në legjendën e Valit shprehet dhe miti i bariut të paaftë dhe egoist.

Gabimi i bariut, që ndoqi këshillat e plakes - shtriga, u ndëshkua

rëndë nga hyjnesha Zana, e cila veproi ndryshe me bariun Gjeto

Mujo i Jutbinës, të cilit Zana i dha të pijë qumësht nga gjiri i saj dhe

e bëri djal të fuqishëm.

Një legjendë e ngjashme, tregohet dhe nga banorët e fshatit Lena.

“Një bari, kur shkonte me bagëtitë në mal, çdo mëngjes shihte një

vashë të bukur, që dilte nga Liqeni i Zi dhe krihte flokët duke u parë

në sipërfaqen e ujit. Një ditë, djali iu afrua fshehurazi, e kapi e çoi

në shtëpi dhe u martuan e lindën një djalë, por nusja e bukur dhe

punëtore vazhdonte të mos fliste.

Kështu bashkjetuan në heshtje, por kjo situatë e mërziste bariun,

andaj shkoi dhe i kërkoi këshilla një plake, si të vepronte, që gruaja

e tij e bukur të fliste.

Plaka, pasi e dëgjoi, i tha: Kur të kthehesh në shtëpi, merr një zorrë

bagëtie, mbushe me gjak e vendosja djalit në grykë. Pastaj merr

një thikë dhe bëj sikur do e therish djalin, kështu kur ajo te shohi

gjakun do të trembet dhe do të flasi.

Bariu veproi ashtu si e këshilloi plaka – magjistrica.

Sapo ia vuri thikën në grykë djalit, nusja e bukur e tmerruar thirri:

“Mos mor burrë, mos e vrit shpirtin tonë. Po të kishe pritur dhe tre

muaj, që të mbusheshin tre vjet, ne do të kishim folur e do ta kishim

gëzuar jetën së bashku. Ti u nxitove nga këshillat e këqia, andaj na

humbe të dyve”.

Page 32: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

32

Sapo shqiptoi këto fjalë, nëna dhe djali u çdukën dhe bariu mbeti i

vetëm si qyqe përgjithmonë”.

Dhe në legjendën, që tregohet në fshatin Lena, dominon mistikia e

lidhur me kultin e hyjneshës Zana, me orët, shtojzovallet, ashtu si

dhe me amazonat, nimfat, sirenën.

Kjo legjendë antike shpreh dhe një mesazh të rëndësishem, madje

malesoret, e mbyllnin tregimin me një keshillë morale: “Mos i ndiq

këshillat e gabuara, sidomos ato që iu bëjnë keq të tjerëve”,

Hyjnesha Zana ishte mbrojtëse e pyjeve, e lendinave, e të mbjellave,

e lumejve, e liqejve e krojeve, e kafshëve te egra, por dhe e kafshëve

shtëpiake. Ky potencial mbinatyror i Zanës, shprehet ne një variant

tjetër të legjendës të bukuroshes të Liqenit të Zi të fshatit Lena të

Martaneshit, cilën po e shtjelloj shkurtimisht.

Në legjendën e tretë, malësorët e fshatit Lenë tregojnë të njëjtën

histori, por duke shtuar dhe praninë e dashit: “Bashkë me perrinë,

nga uji i liqenit të Zi dilte edhe një dash i zi, i cili kulloste me dhentë

e bariut, madje nga ndërzimi me ato, lindën 32 qingja leshzi, që e

shtuan kopenë. Ditën, që bariu ndoqi këshillën e plakës – shtrigë,

bashkë me gruan dhe djalin, u çdukën dhe dashi i zi me 32 qingjat,

që u kthyen brenda në liqe”.

Në këtë legjendë, na shfaqet numëri biblik 32, çka sugjeron, se kjo

rrëfenjë popullore i përket një të shkuare të largët.

Gjithashtu, në të tria këto legjenda, ndeshim numurin tre, (3 ditë,

tre javë, 3 muaj, 3 vite), pikërisht numërin tre simbolik të folklorit të

popullit tonë dhe të popujve të tjerë, por dhe numërin tre të shenjtë

me natyrë fetare.

Numëri tre në kulturën semite shpreh trininë (triadën) babiloneze,

pra tre pjesët e mëdha të botës (qielli, toka, uji); në kulturën hindù

grupon tre hyjnitë (Brahma, Visnu, Siva); për hebrejt numëri tre i

shenjtë shpreh vendimet e Davidit, qe duhej të zgjidhte tre plagët:

thatsira tre vjet, emigrimi tre muaj, murtaja tre ditë; për helenët dhe

latinët, numëri tre rregullonte normat e riteve (tre dolli, shqiptimi

tre herë i fjalëve mistike, sakrifikimi i tre kafshëve në tempull) etj.

Page 33: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

33

Edhe krishtërimi ka trininë e shenjte (Ati, Biri, Shiprti i Shenjtë),

ashtu si në liturgji shpreh treshen Agnus Dei, treshen Sanctus, tre-

shen Mea Culpa etj.

Numëri tre në kulturën popullore iliro – albaneze, ka përdorim te

gjerë dhe është simbol i pranishëm në shumë rituale të festës Dita e

Verës, si psh: tre ditët parapergatitore për këtë festë, trokitet tre

herë në portën e mikut, kapërcehet tre herë zjarri, tre herë përsë-

riten urimet, tre herë përseriten formulat e magjisë, për të larguar të

këqiat, tersëlleqet, sëmundjet etj, ashtu si e ndeshim numërin tre

dhe në këto legjenda të lashta (tre dite, tre jave, tre muaj, tre vite).

Nderimi i kultit të hyjneshës Zana praktikohej në të gjitha trojet e

banuara nga iliro – albanezët. Si këto tre legjenda dhe rrëfenjat e

tjera, vazhdimisht kanë nxitur interesin e shumë studiuesve.

Eruditi Eqerem Çabej, ka analizuar lidhjen e emërit Zana ilire, me

Diana romake dhe spjegon: “Kulti i fortë i Dianës në Shqipëri dhe

në mbarë vendet e tjera te Gadishullit Ballkanik të kohës antike, si

shihet nga dëshmia e mbishkrimeve latine, na shtyjnë të pranojmë,

se hyjnesha Diana është një ‘interpretatio latina’ e hyjnisë epike

vendase pararomake, pra të Zanës ilire.”

Në lidhje me hyjneshën Zana, thuhet se emëri i saj më i lashtë është

Thana, madje rreth këtij argumenti kemi dhe një shpjegim të qartë

A.Meyerit, i cili thotë: “Në emërin ilir Thana, mund të ruhet një

shkallë e vjetër shqipe e emërit Zana”.

Këtë mendim te Meyer-it, Eqerem Çabej e quan variant i pranue-

shëm, madje e analizon, duke dhënë argumenta shkencore.

Ky version sugjerohet dhe nga zbulimet arkeologjike në trevat e

banuara nga ilirët verior, qe banonin në Kroaci dhe Bosnja e sotme,

ku janë gjetur disa mbishkrime me emërin e hyjneshës Thana.

Këto të dhëna arkeologjike natyrisht mbështesin mendimet e Meyer,

çka i nxiti shumë studiues të tjerë, sidomos ilirologët, të afirmojnë

se emëri Thana është forma arkaike e emërit Zana.

Rreth këtij argumenti, ka ndihmur arkeologjia, e cila na dëshmon se

në Bosnje dhe në Kroaci, dikur të banuara nga fise ilire, janë gjetur

Page 34: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

34

altarë votivë (blatues) me figura hyjnishë ilire dhe me mbishkrime

në kolona mermeri, si: Thana patrono - Thana padrone, si dhe

emërat e dy hyjnive ilire Vidaso e Thana (Thanae).

Sipas ilirologut A. Stipçeviç, nga këto mbishkrime dhe nga figurat e

tyre në altare, rezulton se Thana ilire, përkon krejt me profilin e

Dianës romake.

Fragment kolone me emëra të hyjnive ilire VIDASO dhe THANA.

Kulti Thana – Zana, në lashtesi ishte i përhapur ngado në Iliri dhe i

mbijetoi pushtimit romak, si dëshmon mbishkrimi në një gur altari

kushtuar dy hyjnive ilire Vidaso e Thanae, i zbuluar në Topusko të

Kroacisë, çka tregon se dhe pas pushtimit romak, fiset ilire Oseriate

të këtyre trojeve, vazhdonin ta nderonin hyjneshën Thana.

Kulti i hyjneshës Thana ndeshet edhe tej detit, si rezulton në gjetjet

arkeologjike në Scala di Furno (Provinca e Lecce - Itali), ku në një

fragment vazo blatimi e shekullit VI para Krishtit, është identifikuar

një mbishkrim i kushtuar hyjneshës Thana.

Zbulimet arkeologjike ne Leçe, i kanë shtyrë studiuesit të mendojnë,

se fiset ilire Mesape, e nderonin hyjneshën tonë Thana – Zana.

Në kulturën tonë popullore, shpesh herë, Zana na shfaqet në numër

shumës si Zanat, Orët, Shtojzovallet, madje në shumës shfaqet dhe

Page 35: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

35

në disa toponime si: "Logu i Zanave", "Shpella e Zanave", "Pylli i

Zanave", “Oret e Shales”, “Orët e Dukagjinit”, “Orët e Valit”, “Korija

e Zanave” etj.

Në të gjitha këto toponime, emëri Zana, përdoret në kuptimin e

hyjneshës mbrojtëse e trojeve të Dukagjinit, të Shalës, e Veleçikut, e

Miliskaut, e Valit, e shpellave, e pyjeve, e livadheve etj, ashtu si

Artemise ishte mbrojtëse e Efesit, e pyjeve, kafshëve të egra dhe

shtëpiake, e fertilitetit, e shëndetit te grave, e të mbjellave, ashtu si

dhe Diana kishte të njëjtat atribute hyjnore.

Të tria hyjneshat, Artemisa helene, Diana romake dhe Zana iliro-

albaneze, nga pikëpamja e rendit hyjnor, janë të njëjtës shkallë, pasi

cilësohen hënore, pra në rendin tonë përkojnë me Hënën.

Duke vijuar kërkimet mbi paralelet mitologjike, rezulton se dhe në

popujt e tjerë i kane mitet e këtyre hyjneshave dhe të shoqëruesve të

tyre. Kështu rezulton se sardet kanë janas, keltët kanë anwan-at,

sllavet kanë vila-t, italikët kanë janara-t, të ashtuquajturat "ushtarët

e Hanës", të cilat paraqiten me të njëtat atribute si Orët dhe Shtojzo-

vallet shqiptare, si nimfat e Dianës, si amazonat e Artemise.

Në mitologjitë e vendeve të tjera, kur flitet për janas-et dhe janara-t,

tregohet se ato dalin natën dhe rrezatojnë dritë të bardhë.

Të njëjtat elemente shquhen në folklorin tonë, në gojëdhanat, që

rrëfejnë, se aty ku dalin Zanat, orët – shtojzovallet, ndriçohet vendi.

Ashtu si hyjnitë sarde, kelte, sllave, italike dhe Zana iliro–albaneze,

flatërojnë nëpër shpatet e maleve, nëpër pyje, livadhe, korije etj.

Zanat iliro–albaneze, shkruan i madhi Eqerem Çabej: "Sikurse dhe

Hermes, flatërojnë me flatrat e tyre të arta prej majavet të malit

teposhtë për të parë dyndjet e luftës, ose mundjen e dragonjëve, të

kulçedrave, a për t'iu shtruar trimave bukën në bjeshkë".

Ashtu si Hermesi ishte lajmëtari i hyjnive dhe Zana është lajmëtare

e ardhjes të pranverës, ripërtritjes të natyrës dhe e gjallërimit shpir-

tëror të shoqërisë fshatare.

Zana është dhe hyjneshë e të mirës, i mbron ata që kanë nevojë, si

rasti i Gjeto Mujit të Jutbinës në eposin e kreshnikëve, të cilin,

Page 36: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

36

Zana e ushqeu me qumështin e gjirit dhe i plotesoi kerkesen e tij per

t’i dhen forcën e kreshnikut, per te mundur armiqte.

Ngjashmëritë mitologjike me kulturat e popujve të tjerë, shoqëro-

hen dhe me ngjashmëri në toponime.

Ashtu si iliro-albanezët edhe popujt e tjerë kanë toponime të lidhura

me emërat e miteve të veta, kësisoj në Itali kemi: Grotta de Janare,

Domusde Janas, Laguna de China, Monte des Genes; në Spanjë jane

toponimet Las Cueva les Xanes (Zanave), në Francë Fleuve Sianna

(Zanave) etj.

Në periudhën e krishtërimit, orët, janas, anwan-at, vila-t, janara-t

etj, me që kishin fuqi jasht kritereve fetare, i shndërruan në shtriga.

Populli ynë e ka ruajtur mitin e Zanës, madje ajo zë vendin më të

madh të lendës mitologjike në folklorin tonë, ashtu si përbënë

lëndën themelore te “Lahuta e Malëcisë”, kryeveprës të At Gjergj

Fishta, si e ka treguar studiuesi Tonin Çobani në disertacionin

“Ngjizja mitologjike në Lahuta e Malcisë”.

Zanave dhe Orëve, At Fishta i ka dhënë hapsirë të gjërë, sidomos

Zanës të Frymëzimit, që e identifikon si Zana e Veleçikut dhe Zana e

Miliskaut, çka na e prezanton si një alter autor, duke e bërë kështu ë

element funksional të strukturës përmbajtjesore dhe narrative të

veprës.

Duhet thënë se Zanat dhe Orët (dhe figurat e tjera mitologjike), nuk

vijnë në veprën e Fishtës si mite të gatëshme, si mund të mendohet

sot kur etnolografët studiojnë mitologjinë shqiptare dhe kur e

krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë.

Në veprën e Fishtës, mitet nuk janë ndikim i modeleve të njohura

letrare të penave të shquara, si janë shprehur me tendenciozitet disa

autorë, kur krahasojnë poetin e Lahutës së Malëcisë me Homerin,

Virgjilin, Miltonin etj.

Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malëcise shëmbëllejnë me

Vilat e mitologjisë të sllavëve të Ballkanit, për të cilat, ka pasur stu-

diues, që pa u thelluar sa duhet, kanë tentuar të gjejnë ngjasi, që

nuk ekzistojnë e nuk kanë lidhje me mitet iliro - albaneze.

Page 37: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

37

Në kohën kur jetonte At Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta

quajmë fantastik shqiptar.

Ditën, malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në

kullat e tyre, për t’ua lëshuar trojet përreth në mbrojtje të qenieve

mitike, pra Zanës dhe Orëve, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve,

mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shtimin e bereqetit.

Sejcili person, ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të

ligë, ashtu si çdo fis dhe trevë kishte Zanën e vet mbrojtese, që ishte

e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë” e egër me “te shitue”.

Edhe në qytete, sidomos në Shkodër, fantazia mitologjike ishte e

gjallë, ku gojdhanat tregojnë se netëve me hënë të plotë, Zanat, Orët

dhe Shtojzovallet këndonin dhe hidhnin valle zabeleve buzë ujërave

(kulti i Artemise dhe i Dianës), ashtu si gjatë ditës malësorët rrinin

në log duke u argëtuar me këngë e valle.

Në ditët e fillimit të pranverës, pra në festën Dita e Veres, Zanat dhe

Orët, ishin pranë banorëve, për të festuar së bashku ripërtritjen e

natyrës, për t’u gëzuar së bashku, madje kërkojnë ndihmen e tyre.

Këte forcë hyjnore të Zanave, At Fishta e bën realitet, andaj e thërret

Zanën e Veleçikut dhe të Miliskaut të këndojnë së bashku Lahutën e

Malcisë, duke evokuar bëmat dhe shpirtin e ndjeshëm te malësorit.

Po të mos kishte vepruar ashtu, pra po të mos e thërriste Zanën e

Malit për të kënduar së bashku, zor se malësorët do ta pranonin

këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcisë, që u

mësuan përmendsh dhe nga njerëz, që nuk dinin shkrim e këndim.

Një meritë e Fishtës, në trajtimin e Zanave, Orëve, Shtojzovalleve në

Lahutën e Malcisë, është fakti se, ai ishte frat i shkolluar, e njihte

mirë mitologjinë greko-romake dhe biblën, ashtu si njihte mirë dhe

letërsinë e shkruar të mbështetur në mitologji.

Thirrja e Zanave, Orëve dhe Shtojzovalleve në Lahutën e Malcisë

nuk ishte aplikim i modeleve të tjera, qofshin edhe të mjeshtërve

klasikë si Homeri e Virgjili, aq më pak të mendohet se Zanat, Orët e

Shtojzovallet e Fishtës janë muzat dhe nimfat e Olimpit, apo Zana e

Fishtës është muza Kaliopi, e cila në mitologjinë greke, paraqitet me

Page 38: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

38

lahutë në dorë për të simbolizuar epikën.

At Fishta e krijoi figurën mitologjike të Zanës sipas lëndës mitolo-

gjike, që gjallonte në popullin tonë, andaj ajo prezantohet hyjneshë

autoktone shqiptare.

Zana e Fishtës nuk është tërësisht Diana e romakëve e identifikuar

me Artemisen e grekëve, sado që në thelb kanë përbashkësi, sepse

dhe Zana simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër.

Fishta këndon Zanat, Dragonjtë, Orët, Shtozovallet ... si një pasuri e

rrallë e kulturës shqiptare, pasi ai e kishte bërë të vetin parimin e

Niçes që thotë: “Pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të

gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme, sepse horizonti i

artit hapet vetëm përmes mitit, është ai që e bën të jetë një i vetëm,

të jetë unik”.

Nga ana tjetër, At Fishta nuk kërkoi dhe nuk mori mite të njohura si

Sibilat, si i mori At Pieter Bogdani, i cili i shqiptarizoi për t’i bërë sa

më shqiptare, por At Fishta nuk i shartoj mitet tona me të tjerëve,

por i nisur nga një parimi i Niçes që thoshte:”Nuk është e lehtë të

shartosh një mit të huaj me tëndin, pa dëmtuar bimën amë”, Ai e

mbrujti Lahutën e Malcisë me lëndë mitologjike autoktone shqip-

tare, krejtësisht pagane, e shkroi me atë mitologji iliro - albaneze, që

ka ekzistuar paralel me mitologjinë helene, me mitologjine romake

dhe biblike, ashtu si gjuha shqipe ka ekzistuar paralel me gjuhën

greke dhe me gjuhën latine.

Mitologjia shqiptare, sigurisht ka marrë elemente nga mitologjia

greko-romake dhe biblike, por ka ruajtur dhe materien e saj origji-

nale, vendase, ka mbijetuar përgjithësisht e nuk është shuar, ashtu

si malësorët mbijetuan në thellësitë e maleve, të organizuar e të

vetëqeverisur me kodin e vet të drejtës shqiptare, me Kanunin e

Maleve dhe pse pushtuesit e huaj impononin ligjet e veta.

Studiuesi Krist Maloki, që përfaqëson këndvështrimin psikanalist në

kritikën letrare shqiptare, thotë: “Poeti Gjergj Fishta ka hulumtue e

.gërmue nër minierat e shpirtit të kombit Shqiptar... ka zdypë fellë

e ma fellë kah gurrat e fshehta të shpirtësisë natyrore arbërore,

Page 39: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

39

kah shpella e magjishme e Zanave, Orëve dhe e Shtojzovalleve, të

një mistike të përvëlueshme”.

Në këtë kënd vështrimi, si Fishta dhe studiues të tjerë, theksojnë

lidhjen e kultit të hyjneshës Zana me festën Dita e Verës shqiptare.

Brenda realitetit dhe mitit nga e mori zanafillën, festa hiroshe Dita e

Verës - festa e luleve - festa e pranverës, ka arrijt deri në ditët tona

në formën e saj të zanafillës pagane iliro-albaneze, e pastër dhe e

gëzueshme mbarëshqiptare, ndër festat e rralla pagane, masivisht

popullore ndër popujt europianë.

Page 40: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

40

KREMTIMET E FESTËS DITA E VERËS

Page 41: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

41

14 MARSI - dita e verës shqiptare

Festa Dita e Verës, kremtohet më 14 mars.

Kjo feste hiroshe mbarëshqiptare festohet e ndriçuar me të ngrohtin

përkëdhelës të diellit pranveror, me bukuritë e gjelbërimit të njomë,

me plazmimin e natyrës dhe lulëzimin e marsit.

Festa organizohet në mjedise te hapura, që lejojnë pjemarrje masive

dhe kryesisht në vende të shenjta, tradicionalisht të kohëve pagane,

ku dikur kanë ekzistuar tempuj dhe mjedise të shenjta pagane.

Pjesmarrja masive popullore, alegria, këngët dhe vallet, janë pjesë e

piknikut të Ditës së Verës të organizuar në paraditen e 14 marsit,

janë komponente integrale të festës.

Vajzat kendojne e vallëzojnë si amazonat, si nimfat e shtojzovallet

dhe djemtë i ndjekin me valle burrënore e luftarake.

Në festën Dita e Verës, ishin e janë aktive lojrat dhe garat popullore,

si ato, që zhvilloheshin në tempujt e Artemise e të Dianës.

Krahas karakterit mitik, lojrat dhe garat në Ditën e Verës, imitojnë

situata me elemente të luftës si p.sh loja e Kalasë Dibrançe, garat me

kuaj, mundje e lirë etj, të cilat krahas karakterit argëtues, evokojnë

dhe nderimin e hyut Mars, hyu i luftës, që kremtohet këtë ditë.

Dita e Verës, apo ekuinoksi pagan, shënon kalimin nga dimri në

pranverë dhe ky kapërcim kozmik stinësh, festohet me një mori

ritesh pagane të “kodifikuara”; me ceremoni gazmore, që zgjasin

disa ditë; me festime familjare dhe kolektive, që kulmohen ditën e

14 marsit, si në një festival të vërtetë popullor.

Megjithë ndikimet e kulturave të tjera dhe modifikimet e pjesëshme,

që ka pësuar në rrjedhën e viteve, Dita e Verës mbetet ende e pastër,

festa e të gjithëve dhe mbarëshqiptare, dita hiroshe dhe gazmore e

kremtimit të fillimit të pranverës dhe gjallërimit të natyres e të jetës.

Dita e Verës e festuar nga shqiptarët, asht e lidhur me mite të lashta,

me festat e hyjneshave Artemise, Diana dhe Zana, që na e përke-

dhelin ëmbël memorjen dhe fantazinë tone, deri në atë pikë, sa na

hutojnë me bukurinë dhe magjitë e tyre.

Page 42: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

42

Pikërisht diten e ekuinoksit pagan, Artemise, Diana dhe Zana, dilnin

nga thellësitë e errësirës, ndriçonin natyrën, duke lajmëruar ardhjen

e pranverës, ripërtritjen e natyrës dhe rigjallërimin shpirtëror.

Ritet festive, që në antikitet kryheshin në nderim te hyjneshave

Artemise, Diana dhe Zana, pjesërisht janë ruajtur dhe janë elemente

integrale të Ditës së Verës në ditët e sotme. Keto rituale, në tërësi

shprehin rigjenrimin, ripërtritjen, kalimin nga bota e “nënëdhesh

me”, pra nga dimri i ftohët dhe izolues, në rizgjimin e natyres dhe të

jetës kolektive.

Kapërcimi nga muajt e dimrit të ftohtë, që në koshiencën tonë lidhet

me letargjinë e florës dhe të faunës, kremtohet me festën e rizgjimit

e natyrës, me gjallërimin e jetës dhe të spiritualitetit, pra me festën

Dita e Verës.

Ekuinokset dhe solsticet, venë në lëvizje ritmet e natyrës, i bëjnë

muajt të rendin duke e ndarë vitin djellor në stinët, në katër pjesë të

barabarta, që janë pauzat dhe kërcimet e valles së madhe kozmike,

pjesëtar të cilës jemi dhe ne. Stina e pranverës e kulmuar me ekui-

noksin pagan, festohej nga helenet, me pelegrinazhe në tempujt e

hyjneshës Artemise; nga latinët që shkonin në tempujt e Diana.

Dita e verës festohej dhe nga popuj të tjerë, si psh në traditën neo-

druide, ekuinoksi pranverorë quhej Alban Eiler (drita e tokës) dhe i

referohej ditës të barazuar me natën.

Popujt nordikë, në ditën e ekuinoksit organizonin festa për nder të

Ostara, hyjnesha antike e agut (alba), që është edhe hyjnesha e

pranverës dhe e dashurisë, e njëjtë me hyjneshën Freya e vikingëve.

Irlandezët kishin dhe shenjtin e dites se veres, Shen Patrikun, madje

dhe kur emigruan në Amerikë, vazhduan ta festojnë ditën e verës,

duke i bërë nderime shenjtit të kësaj feste.

Të gjitha këto festime të popujve të tjerë, kanë si temë qëndrore

pranverën, ripërtritjen e natyrës, kalimin nga dimëri letargjik, në

rizgjimin e natyrës dhe gjallërimin shpirtëror të banorëve.

Në mënyrë të veçantë dhe me shumë perkushtime, Dita e Verës

shqiptare festohet nga e gjithë fshatarësia malësore dhe fusharake,

Page 43: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

43

sepse është festë e lidhur ngushtësisht me bujqësinë dhe blegtorinë

dhe ky aspekt sugjeron origjinën e lashtë, që përhumbet në shekujt e

antikitetit, si shprehje e festës të hyjneshave Artemise, Diana, Zana,

të cilat nderoheshin si mbrojtëse të pyjeve, të korijeve, të arave dhe

të mbjellave, e kafshëve te egra dhe shtepiake, të shpendëve, andaj

romaket shkruanin: "In deae Dianae ara agricolarum columbae

erant - Në altarin e hyjneshes Diana, janë pëllumbat e bujqëve".

Më sipër përmenda zbulimin e një pllake guri, ku janë gdhendur dy

zogj, që mund të jenë pëllumbat e bujqëve - agricolarum columbae,

që dikur zbukuronin tempullin e Dianës në Kandavia-Kunavia, por

mund të jenë dhe dy shapka, pasi hyjnesha Diana identifikohej dhe

me këtë shpend të egër, madje Quaglia – Shapka, ishte një ndër

emërat sinonim i hyjneshës.

Shtatore e Dianës, mbi kokë Hëna e re (Kulti Selen).

Me festën Dita e Verës, celebrohet fertiliteti (pjelloria) e tokës,

fillimi i mbjelljeve, andaj kremtimet e ardhjes të kësaj stine, e para-

prijnë plugimin e tokës, fillimin e mbjelljeve të pranverës.

Në kulturën pagane të vendeve të pellgut mesdhetar, ekuinoksi

shënon rikthimin e stinës së bukur të pranverës, ripërtritjen dhe

plazmimin e natyrës, çeljen e luleve, rikthimin e dallandysheve, të

Page 44: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

44

lejlekëve dhe zogjëve të tjerë shtegtarë, përkon me përgatitjet dhe

fillimin e mbjelljeve te pranverës.

Simbologjia e hyjneshave Artemise, Diana dhe Zana, është e lidhur

si me divinitetin, ashtu dhe me natyrën, me botën e kafshëve të

egra, andaj ne piktura dhe shtatoret, që zbukuronin tempujt, hyjne-

shat prezantohen të shoqëruara me kafshët, kësisoj Artemisa kishte

pranë drerin dhe leopardin (edhe luanin), Diana shoqërohej nga

dreri i shenjtë, ndërsa në piktura dhe në shtatoret, mbi kokë kishte

hënën e re, pasi hyjnesha Diana adhurohej si hëna e re në qiell.

Kësisoj e imagjinojmë ne sot, por në lashtësi paraqitej dhe në forma

simbolike, si rezulton në një qirimbajtës, që ndodhet në muzeun e

Vatikanit. Në këtë vepër artistike, hyjnesha Diana nuk ka formën

njerëzore, por prezantohet si një pemë dafine, ku janë varur armët e

gjuetisë, harku me shigjetambajtësen, të kompozuara në një korpus,

në formë shtylle konike, ku janë vendosur brirët e drerit e në pjesën

e siperme flakët e zjarrit, pasi sipas mitologjisë, zjarri konsiderohet

origjina e Dianës, prandaj quhet dhe perëndesha e dritës.

Kulti i Dianës adhurohej dhe nderohej nga populli ynë, sidomos nga

banorët e fshatit, pasi si Artemise, Diana dhe Zana jetonin në male,

në livadhe, në pyje, pra nuk ishin hyjnesha qytetit.

Adhurimin e hyjneshës Diana, shqiptarët e shprehin nëpërmjet disa

simboleve, të cilët i ndeshim kudo në familjet fshatare, si në gurët e

latuar të portave të shtëpive, ku shihen të gdhendur motivi i diellit,

o hëna e re (në pozicion horizontal-kulti Selen), ndërsa mbi portën e

shtëpive vendosin brirë kafshësh (të cjapit, të dashit, ose të kaut),

ndërsa gjuetarët, vendosin brirët e kaprollit, ose të dhive të egra.

Brirët e kafshëve i vendosin dhe në mjediset e brendëshme të shtë-

pisë, mbi oxhak, si praktikohej masivisht nga fshatarësia.

Vendosja e brirëve të kafshëve të egra, nuk është ekspozim trofeshë

gjuetie, as formë zbukurimi, por respektimi i një riti të lashtë pagan,

që simbolizon nderim dhe devocion ndaj Artemise - Diana - Zana,

kësisoj u kërkojnë hyjneshave të jenë e pranishme dhe të mbrojnë

jetën e pjestarëve të familjes, të shtëpisë dhe të pronave.

Page 45: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

45

Festa Dita e verës, është me origjinë dhe me përmbajtje pagane,

andaj nuk ka elemente fetare as katolike, as ortodokse, as islame, as

bektashiane, madje kane dështuar përpjekiet, per t’i bashkangjitur

elemente fetare.

Tre motive te diellit të gdhendur në Hëna e re, e gdhendur në portën

portën e oborrit. Fshati Shulbater. e kullës të familjes Ilami në Blishtë

Dita e Verës shqiptare, nuk është vetëm argëtim, as piknik i thjeshtë

në natyrë, por është festë tepër komplekse, është festa që zhvillohet

me ritualet e veta, në një spacium disa ditorë, e shtrirë në pesë faza,

është një festival i vërtetë mbarëpopullor.

Ky aspekt i gjerë dhe kompleks i kësaj feste hyjnore, më nxiti ta

trajtoj në vazhdim, ashtu si i kam përjetuar në vendlindje dhe në

veçanti gjatë viteve, që kam jetuar në Elbasan, në këtë qytet të

bukur, gazmor, me kulturë dhe fatdhënës, që për shumë shekuj,

mbeti zemra dhe tempulli i kësaj feste hiroshe dhe vitale mbarë-

popullore.

Page 46: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

46

FAZAT E FETËS DITA E VERËS

Page 47: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

47

FAZA I: 11 – 12 MARS: PARAPËRGATITJET PËR FESTËN.

Impenjimet parapërgatitore për festën Dita e Verës, janë të shumta

dhe me pjesmarrje të gjithë antarëve të familjes, por në vijën e parë,

janë “specialistet” e festës, gjyshet dhe nënat, të cilat organizojnë

dhe drejtojnë të gjitha aktivitet përgatitore, duke respektuar besni-

kërisht rradhën e proçedurave rregullat dhe ritualet e lashta.

Përgatitjet e festës fillojnë 3 ditë para, pikërisht me 11 mars, diten e

festes te Artemise dhe konsistojnë në grumbullimin e harxheve për

gatimin e gjellëve dhe ëmbëlsirave, lyhet shtëpia me gëlqere, pastro-

hen mjediset e brendëshme dhe oborri i shtëpisë, lahen dhe siste-

mohen veshjet, që do të vishen ditën e festës.

Në lashtësi, përgatiteshin këmisha lini dhe triko leshi, më vonë u

përdorën stofa dhe basma pambuku, të bardha dhe me ngjyra.

Në disa treva jugore të vendit, si Korçë, Kostur, Kolonjë, Përmet,

parapërgatitjet fillojnë në ditët e fundit të shkurtit, sepse Dita e

Verës festohet më 1 mars, sipas kalendarit të vjetër Julian, që ende

zbatohet nga kisha ortodokse, çka ka krijuar variacione në datat e

kremtimit të festave fetare me popullatën e besimit katolik, që

ndjekin kalendarin Gregorian. Keto dallime kanë krijuar diferencë

dy javore në ditët e kremtimit të festës së verës.

Banorët e besimit musliman, ditën e verës e festojnë me 1 mars, por

sipas kalendarit lunar, (kalendari alla-turka), me që dita e parë e

muajit është 14 marsi, kështu rastësia u ka diktuar ta festojnë me

datë 14, ashtu si pjesa më e madhe popullit tonë.

Faza përgatitore fillon më 11 mars, që përkon me ditën e festës të

hyjneshës Artemise, por dhe të hyjneshave Diana dhe Zana - Thana,

një reminishencë lashtë e ritualeve, që na kujtojnë fillimin e pelegri-

nazheve me vizitat në tempull, me blatimin e dhuratave të shumëta

dhe sakrifikimet, në përkushtim të këtyre hyjneshave të pranverës.

Në enciklopedinë italiane “Treccani”, për festimet në tempullin e

Dianës në Doklea shkruhet: “Ilirët, nga të gjitha anët e Ilirisë,

udhëtonin me muaj për të nderuar dhe për të shprehur devocionin

Page 48: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

48

ndaj Hyjneshës Diana, perëndesha e Universit dhe e Riprodhimit”.

Një dëshmi e bukur për festën ilire të ditës së verës, qe kremtohej

në tempullin e hyjneshës Diana ne Dioklea ilire.

Në periudhën romake, Diana ishte: “Montium nemorumque regina

erat Diana – hyjnesha Diana ishte mbretëresha e pyjeve dhe e ma-

leve”, mbrojtëse e natyrës, e ripertritjes, e sythimit dhe e lulëzimit,

mbrojtëse e kafshëve, gjuetaria me hark, hyjnesha e pranverës, e

dritës, prandaj për ta nderuar virgjereshën dhe në përkushtim të saj,

në tempull çoheshin lule, fruta, ushqime, ndizeshin pishtarët dhe

bëheshin sakrifikime.

Si kuptohet, grumbullimi i harxheve në fazën përgatitore të festës,

evokon atë ritual të lashtë të përgatitjes të dhuratave, që ilirët, dikur

i çonin në tempullujt e Diana Kandavia dhe të Diana në Doklea, ku

nderonin hyjneshën me dhurata dhe sakrifikime dhe luteshin para

saj, për jetë më të mirë, të shendetëshme e të begatë, nën mbrojtjen

e hyjneshës Diana.

Këto rite të lashta u ruajtën nga populli ynë, por me një veçori.

Pasi barbarët e Teodrikut (shekulli V pas Krishtit), i shkatërruan

tempujt e Dianës në Doklea dhe të Dianës në Kandavia - Kunavia,

iliro – albanezët, nuk i braktisën traditat dhe ritualet e nderimit të

hyjneshës Diana, por i zëvendësuan me rituale te reja imitatore, si

vendosja e luleve në portën e shtëpisë, mbledhjen e ushqimeve me

një rregull preçiz duke i grumbulluar miellin, mishin e thatë, frutat,

vezët, perimet, me pergatitjen e embelsirave dhe sakrifikimin e një

cjapi, ose të dashit, ose të gjelit.

I gjithë ky arsenal “dhuratash” ishin të paprekëshme, deri në ditën e

festës të Ditës së Verës.

Gjatë ditëve para festës së Verës mblidhen lulet e thanës, që çelin të

parat e shënojnë fillimin e pranverës, por këto lule simbolizojnë dhe

forcën (i fortë si thana). Nuk duhet të çuditemi, se emëri i kësaj

peme, të lidhet me hyjneshën ilire Thana – Zana, ashtu si bimë dhe

pemë të tjera, kanë emëra hyjnishë parahelene, si thamë për bimën

Artemise (në shqip: Pellini).

Page 49: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

49

Kësisoj, ne fazen përgatitore të festës mblidhen, degët me lulet e

pemëve frutore, tufat e vjollcave (manushaqet), karakaftet, degë

kerce-perce, veshtulle, ferra-shtriga, narciza (lule batre), luleshqerra

etj, të cilat thuren në kurora, që vendosen në portën e shtëpisë dhe

në dhomat, duke i shoqëruar me urimin: “Të lulëzoi e begatë dhe e

fortë jeta në shtëpinë tonë”.

Bima Kerce-perce e ka marrë këtë emër, sepse kur hidhet në zjarrin

e natës para festës, digjet duke kërcitur, pra kerce – perce, e me këtë

digjen të keqiat dhe prapsitë, që kërcënojnë pjestarët e familjes;

ndërsa bima Ferra-shtriga, quhet kësisoj, sepse sipas bestytnive të

lashta, gjembat e saj të vegjël e të mprehtë, çpojnë dorën e shtrigës,

kur tenton të hapi derën e shtëpisë, pra e largon shtrigën.

Këto rituale pagane, kryhen nga gjyshet, duke i shoqëruar me urime

dhe formula lutjesh, të cilat i shqiptojnë me zë të lartë, që dita e

verës të sjelli të mira, mirësi, bukuri, begati, shëndet për të gjithë

pjestarët e familjes dhe të fisit.

Thana e lulëzuar. Kurora me degët e Kerce-perce, me ferra-shtriga, lule thane etj.

Gjithashtu, këto rituale shoqërohen dhe me disa formula magjie, me

bestytnitë, që hyjnitë, t’i mbrojnë, t’iu largojnë të keqen, tersëllëkun,

varfërinë, sëmundjet dhe t’i mbrojnë nga syri i keq.

Page 50: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

50

At B. Palaj, në përshkrimin e Ditës së Verës në Malësinë e Shkodrës

dhe të trevave të tjera veriore, tregon si përgatiteshin familjet malë-

sore per festën Dita e Verës e njëkohësisht tregon dhe për disa rite

magjike të veçanta, që kryheshin rreth një shekull më parë dhe

megjithë modifikimet, disa prej tyre, ende praktikohen në ditët e

sotme, si në malësi dhe në qytetet shqiptare, sidomos në Elbasan.

Bisk i bimës Kerce-perce, e vendosur në portën e shtëpisë.

At Bernard Palaj rrëfen: “Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë

shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë, mos me i pamë

këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshe nuk lidhet gja.

Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit.

I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e

thotë këto fjalë: ‘Lidhe Zot nata e muajt e dita e verave! Unë pak e

Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj.

Kështu e përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje,

krimba e kodra që don me i lidhë" etj, etj.

Tre ditë para festimit të Ditës së Verës, burrat i fshihnin veglat e

punës; gratë i fshihnin shoshat, furkat dhe krëhërat e tjerrjes së

leshit, për t’i ruajtur nga syri i keq.

Burrat nuk duhej të preknin fshesat, furkat dhe mjete të tjera pune

shtëpiake, nga ato që i përdornin gratë, pasi sillnin tersëllëk. Përpos

Page 51: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

51

këtyre bestytnive, burrat nuk përdorin armët, nuk shkojnë në gjueti,

që të mos zemërojnë Artemisen, Dianën dhe Zanën dhe kësisoj

shmangin ndëshkimet prej hyjneshave.

Tufë lule veshtulle (Viscum album). Bisk i bimës Ferra – shtriga.

Kush ka pasur fatin të asistoi në kremtimin e Ditës së Verës në

malësinë verilindore dhe në veçanti ata, që kanë jetuar mikëpritjen

elbasanase, i kanë ndjekur me kuriozitet e me kënaqësi këto rituale

festive, por edhe ka qeshur rreth proçedurave të lashta të magjive.

Për të krijuar atmosferën festive, gjyshet dhe nënat përgatisin

veshjet e reja për të gjithë pjestarët e familjes, sidomos këmishat e

bardha dhe disa zbukurime të veçanta, karakteristike për këtë festë.

Zbukurimi tipik dhe më i përdorur gjatë kësaj feste janë veroret, të

përgatitura me penjë leshi me ngjyra, me fije të kuqe dhe të bardhë,

të përdredhura në mënyrë elegante. iu vihen në qafë dhe në kyçet e

duarve vajzave si dhe djemëve te vegjel.

Veroret, e kanë marrë këtë emër, sepse përdoren vetëm në festën e

Ditës së Verës. Ngjyra e kuqe simbolizon festen dhe shendet, ndersa

e barda pastërti shpirtërore.

Për djemtë dhe vajzat e rritura, gjyshet mbledhin degëza të holla

kulpre dhe pasi i shkriftojnë me rrahje të kujdesëshme, me fibrat e

Page 52: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

52

tyre përgatisin unaza dhe dorëza (byzylyke) elegante.

Veroret, unazat e caronkthit dhe “byzylykët” e kulprës, mbaheshin

fshehur dhe i u viheshin fëmijëve në mëngjezin e 14 marsit.

Veroret përdoren dhe nga popuj të tjerë të Ballkanit.

Bullgarët i quajne Martovka, rumunët i quajnë Martorie dhe i ven-

dosin në kyçin e dorës të femijëve më 1 mars, ditën kur fillojnë festi-

met e Ditës së Verës. Bullgarët e Maqedonisë, festën e Ditës së Verës

e quajnë Летник-Letnik" dhe e festojnë më 14 mars.

Veroria e Suadës, me unazat

e caronkthit.

Val: veshje e vajzave për ditën e verës. (Foto Rrok Zojzi – viti 1952).

Shqiptarët e Ohrit, Manastirit, Gostivarit, Tetovës, Kumanovës dhe

Shkupit etj, ditën e Verës e festojnë më 14 mars dhe atë ditë u lidhin

fëmijëve veroret, me penjë me ngjyra të kuqe dhe të bardhë.

Në traditën tonë, për ditët e festës, gatuhen ushqime dhe embëlsira

tipike, sidomos kulaçi i ditës së verës, që ne vitet e hereshme e

ëmbëlsonin me mjaltë, ose me musht. Këto kulaçë, fillimisht përga-

titeshin me miell gruri, ndërsa pas vitit 1620 dhe në vazhdim, kur

Page 53: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

53

turqit sollën dhe përhapen kultivimin e misrit në trojet tonat,

banorët e Elbasanit e gatuan kulaçin me miell misri, kështu prodhu-

an një ëmbëlsirë e veçantë, shumë e shijëshme, e njohur me emërin

e famshëm ballokume Elbasani.

Ballokumet e Elbasanit.

Miku im i fëmijërisë Kadri Çopja dhe bashkeshortja e tij Gjyljana,

më treguan, se për të gatuar ballokumet, për një familje me 5 perso-

na, duhen rreth 7 - 8 kg miell misri, që kalohet në sitë disa herë, për

të marrë 1 kg majë mielli të imët, pasi ballokumja përgatitet me deli-

katesë dhe me mjeshtëri të rrallë. Mielli i sitës së fundit, bashkohet

me gjalp dhensh, me vezë dhe me sheqer, që përzihen e ngjishen me

dorë, deri sa të formohet brumi, që më pas e fraksionojnë në masa

të vogla për kulaçët e vegjël, që piqen në furrë me zjarr drushë.

Pas këtyre proçedurave, ballokumet e ëmbëla me shije të rrallë, të

brishta, me aromë të këndëshme dhe delikate, janë te gatëshme të

shijohen ditën e verës më 14 mars.

Emëri origjinal i kësaj embëlsire është “kulaçi i verës”, ndërsa emëri

ballokume është shumë i vonshëm, rreth fundit të shekullit te XVIII

dhe iu dha nga Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi e shijoi ëmbëlsinë

dhe butësinë e kulaçit të vogël të gatuar me miell misri, me kënaqësi

Page 54: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

54

thirri: “është ba si llokume”, kësisoj, ballokumia u ba emëri “zyrtar”

i kësaj ëmbëlsire tradicionale elbasanase.

Për festën Dita e Verës, elbasanasit gatuajnë dhe një ëmbëlsirë tjetër

të rrallë: Revaninë me miell misri, madje kush e ka provuar, e

preferon këtë ëmbëlsirë, prandaj miku im Kadri Çopja krenohet se

Gjylka gatuan më mirë revaninë, madje më ka premtuar disa herë:

“Do të dërgoj një tepsi me revani, se është mbretëresha e ëmbëlsi-

rave”, por deri tani, nuk ka arrijt në Siena, ndërkohë që revania që

gatuan Gjyliana ka shkuar në Londër, Paris, Roma, Luksemburg,

New York, Athinë, Stamboll etj.

Revania e gatuar me miell misëri.

Tepsia me flija-n e pjekur me saç.

Në trevat e Dibrës, Tetovës, Prizrenit, Opojës, Gostivarit, Tropojës,

Kukësit etj, gatimi tipik për ditën e verës asht flija.

Page 55: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

55

FAZA II - 13 MARSI.

Është vigjilja e festës.

Paradite sistemohen dhe pastrohen mjediset e shtëpisë. Në vazhdim

gratë impenjohen me gatimin e ushqimeve, që do të konsumohen në

drekë dhe në darkën e vigjiljes dhe sidomos me përgatitjen e hiseve

(rracionet e ushqimeve), që do të merren në piknikun e Ditës së

Verës më 14 mars, që kremtohet masivisht në natyrë të hapur, në

vende me bukuri të rrallë.

Të parët tanë, për të zbutur zemërimin dhe për të fituar mbrojtjen e

hyjneshës Artemise, të Dianës dhe të Zanës, sakrifikonin në tempull

tre kafshë (cjap, ose dash).

Rituali i sakrifikimit ruhet me të gjitha kriteret dhe proçedurat dhe

praktikohet rregullisht në festën e Ditës së Verës.

Ashtu si dikur, kur në tempull kryheshin sakrifikime për hyjneshat

edhe në kohët moderne, shumica e familjeve sakrifikojnë një cjap,

ose një dash, ndërsa në vitet kur ra niveli ekonomik, kjo traditë filloi

të kufizohet, kësisoj një ditë para festës therej një qingj, ose kec,

ndërsa familjet e varfëra sakrifikonin shpesh një gjel.

Gjatë diteve te festës së verës, ishte rreptësisht e ndaluar të gatuhej

mishi i kafshëve të egra të vrara në gjueti, çka bëhej për të mos fyer

hyjneshat Artemise, Diana e Zana.

Ditët parafestive, përjetohen me gëzim në familje, sidomos nga

fëmijët, të cilët me padurim presin ditën e 14 marsit, të shkojnë në

piknik bashkë me prindërit, me bashkëmoshatarët dhe kolektivat

pjesmarrës në festë.

Atmosferën parafestive të ditës së Verës e përshkruan me art i

madhi Faik Konica: “Këto pergatitje sjellin një gëzim të kulluar në

shtëpi. Djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer.

Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka shije poetike të hollë e të rrallë”.

Më 13 mars fëmijët dalin nëpër korije dhe livadhe, për të mbledhur

lulet, fillimisht lulet e thanës, degë me lule qershie, kumbullash,

bajamesh etj., mbledhin karakaftet dhe vjollcat (manushaqet), që

Page 56: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

56

janë lulet e para, që çelin me bukuri delikate, duke u rritur me

ngrohtësinë e rrezeve të diellit pranveror.

Viola albanica – vjollca, violeta, viola, manushaqia, menekshia.

Viola Epirota – albanica - vjollca.

Në Elbasan, djemtë ngjiten në Ullishtë e vrapojnë të mbledhin sa

më shume vjollca, për të përgatitur buqeta të vogla me këtë lule, që

të josh me bukurinë e petaleve me ngjyrë të ndezur violet.

Tufat me vjollca, të lidhura me delikatesë me një fije bari, i siste-

mojnë me kujdes, në një shportë të vogël, të thurur me kërcellat e

gjata dhe të buta të një barishte, që çel në këtë kohë.

Page 57: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

57

Tufat me vjollca, djemtë ua dhurojnë prindërve, ndërsa djemtë e

rritur, ua dhurojnë me kënaqësi vajzave, që i adhurojnë.

Vjollcat janë lule të gjinisë viola të familjes Violacea, ku përfshihen

rreth 600 specie. Në trojet shqiptare lulezojnë dy tiper violash, me

emërat shkencore të bukur si pamja e tyre: Viola albanica dhe Viola

epirota – albanica. Të dyja këto specie violash, jane studiuar nga

botanisti A. Baldacci në vitin 1896, i cili i klasifikoi specie tipike dhe

autoktone albaneze.

Lule vjollca quhet dhe Manushaqia - lulja mavi, si dhe Menekshe,

pra i kanë dhënë këtë epitet, për ngjyrën violet të ndezur të petaleve.

Për manushqen – lulen e pranverës, Naim Frasheri i ka shkruar një

poezi të bukur, ashtu si banorët e Elbasanit, Korçës, Kosturit,

Kolonjës, Labërisë, Çamërisë etj, i këndojnë këngë, ku poetët dhe

kompozitorët anonim popullorë, kanë bashkuar gëzimin e verës, me

idilin e dashurisë për vajzën e bukur si manushaqe.

Manushaqe lule,

lule që këputen,

do t’i bëj varse për gushën,

ditën që do bëhesh nuse.

Në Elbasan dhe në trevat malore për rreth, mblidhet një lule tjetër e

bukur dhe e rrallë, e njohur masivisht me emërin Karakaftja.

Djemt rendin në ullishta, ku e kërkojnë me kujdes këtë lule, që rritet

e fshehur nën ullinjtë dhe mundohen të mbledhin sa më shumë, për

të bërë dy buketa, një për në shtëpi dhe tjetrën për të dashurën.

Karakaftja është lule e rrallë dhe janë fatluma ata djemë, që arrijnë

të bëjnë dy buketa. Ashtu si është e rrallë, kjo lule ka dhe emër të

veçantë, Karakafte, apo lulja “Syzeza”.

Gjithmonë më ka tërhequr kjo lule e bukur me butësi të kadiftë, me

petale me ngjyra të murrme misterioze e ndërsa kërkoja në internet,

të dija sa më shumë rreth mitit të kësaj lule pranverore, gjeta dy

materiale informative, së pari një poezi të bukur për Karakaften, e

shkruar nga miku im Fatmir Terziu dhe në vazhdim u njoha me disa

komente shkencore për natyrën e kësaj lule.

Page 58: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

58

Karakaftja bënë pjesë në familjen e bimëve Iridiacea, specie e rrallë

tuberose e gjinisë risomatosae, që në ditët e para të pranverës çel

vetëm një lule me madhësi 5 cm.

Emëri latin është Hermodactylus tuberus, i formuar nga pamja

e frutit me formë bishtaje dhe që botanistët e kanë krahasuar me

gishtat e hyut Hermes (Hermodactylus).

Karakaftia – Hermodactylus tuberus.

Karakaftia njihet me emëra të ndryshëm, kësisoj italianët e quajnë

“Vejusha e bukur” dhe “Gojë ujku”, bullgarët e quajnë “Irisi i zi”, në

Martanesh dhe Çermenikë e quajnë “Syzeza”, madje dhe banorët e

Xibrrakës, si tregon poeti Fatmir Musaj e quajnë lulja “Syzeza”.

Në malësinë e Krujës, Mirëditës, të Pukës dhe të Kukësit njihet me

emërin “Zambaku i zi” etj.

Populli i Elbasanit vazhdon ta quaj me emërin “Karakafte”, ashtu si

e quajtën turqit, si thotë Fatmir Terziu, ky emërtim ngjizi mirë dhe

mbeti kësisoj deri në ditët tona.

Fjala “Kara”, si pjesë përbërëse e fjalës “Kaftja”, është me një siglim

honorik nga titulli, që u jepej ushtarakëve në kohën e Turqisë, atyre

që plotësonin 12 kushtet për t’u bërë lider ushtrie, si Kara Mahmud

Pasha i Shkodrës etj, andaj me të drejtë e quajtën kryelulja, ndërsa

mbiemëri cilësor “kaftja” ishte shtysa e ngjyrës kafè të petaleve të

Page 59: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

59

kadifta, qe iu shtua për kompletuar krakateristikat e pamjes të kësaj

lule misterioze, me bukuri të rrallë, që çel e para dhe paralajmëron

ardhjen e pranverës.

Sipas mitologjisë helene, hyu Hermes ishte lajmëtari i hyjnive, andaj

besohej se Karakaftja - lulja Syzeza, që rritej poshtë ullinjëve dhe në

ballë të diellit, ishte lajmëtarja e pranverës, e njoftuar nga Artemise

për helenet, Diana për romakët dhe Zana – Thana për ilirët.

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Mesdheut, janë kopshtet e

Karakaftes, e cila lulëzon në fund të shkurtit dhe në fillimin e marsit

dhe është lajmëtarja e pranverës.

Pra, çdo emër tjetër, që mund t’i dedikohej kësaj luleje, është larg

elbasançes Karakafte, që e bën atë të veçantë, tipike, me bukurinë e

kryelules dhe tejet natyrale për traditën e Ditës së Verës.

Autorë të shumtë elbasanas dhe jo elbasanas si piktorë, poetë,

shkrimtarë, etnografë, antropologë, gazetarë, autor tektesh kënge

dhe kompozitorë, e kanë karakaften si frymëzim në krijimtarinë tyre

dhe kjo lule, “shihet dhe ndjehet” e pangopur në mjedisin e artit,

ndaj duhet përditë e më shumë të mbahet si nusja e bukur, që ka

kryevendin në atmosferën e festës Dita e Verës.

Ndër krijimet e shumta, po prezantoj pjesë nga poezia “Karakaftja”,

që e frymezoi poetin Fatmir Terziu, t’i thuri këto vargje të bukura,

plot art e ndjenja:

Bukuria jote bojalleshë në petalet e buta.

Drita amshuar ngjiz përmallimin hyjnor tek bruca,

buzët e mia ngjiten mes flatërzëve të tua si fruta.

Mos ik kaq shpejt lule ‘nostradamus’

ta them hapur të nëntën profeci, ç’është e vërteta,

nën ullinj paqen vajzat ende mbledhin,

mbi nurin, që trupi yt lë duke u kallur nga jeta,

edhe pse sakrifica të tilla vërtetë dhembin,

ti paqshëm na mjalton si bleta.

Mos u tret duke kujtuar, se do të ikësh,

stinët vijnë shpejt sall e shtojnë dashurinë,

Page 60: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

60

ti je vetë një risk zbritës,

për vetë jetën, paqen, rininë

dhe për mitin tënd të pavdekshëm ..............

Pranvera vjen e shoqëruar me ndriçim të ngrohtë dhe plot me lule

shumëngjyrëshe, që e zbukurojnë natyrën dhe festën e ditës se

verës. Lulet jane dekori i festës dhe sipas trevave, banorët kanë dhe

lulet e tyre të preferuara.

Në të gjitha trojet shqiptare, lulja e parë e preferuara është viola -

manushaqia, por ka dhe veçori, psh elbasanasit kanë karakaften dhe

luleshqerrat, lulet e pemëve frutore, që i vendosin në portat e shtë-

pive, në dritare dhe në mjediset e brendësme, kësisoj e fusin lulëzi-

min pranveror në shtëpi.

Në Martanesh, djemt dhe vajzat mbledhin manushaqe, karakafte,

bisqet e gjelbërta të Kerce-perces, Ferra-shtriga dhe veshtullën, që i

vendosin në derën e shtëpisë, në dorezat e dritareve dhe në mjediset

e brendëshme, si zbukurim, që shpreh ardhjen e pranverës në shtë-

pitë e malësorëve.

Dita e 13 marsit, është e mbushur me plot impenjime, sidomos për

drekën dhe darkën e vigjiljes, që paraprijnë festimet dhe drekën e

Ditës së Verës. Në këtë ditë gatuhen ushqime të rralla, si qepë me

mish, i fameshmi çomleku, qe eshte gjellë tipike dhe e lashtë.

Page 61: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

61

Sipas mitologjisë greke, qepa personifikon përjetësinë.

Gatimi i ushqimeve me qepë praktikohej në Egjyptin e lashtë, si

deshmojnë zbulimet arkeologjike, ku kanë evidencuar qepë te piktu-

ruara në afresket e varreve te faraoneve.

Në vendin tonë, gjellët me qepë gatuhen kudo, nga veriu në jug të

trojeve shqiptare, ashtu si gatuhen mish jania, tasqebabi, birania

(mish me oriz dhe qepe) etj.

Një rit i veçantë për pasditen e 13 marsit, është zjeria e vezëve, rit që

praktikohet në të gjitha trojet shqiptare.

Në Elbasan, Martanesh, Çermenikë, Polis, Shpat, Prizren, Kukës,

Tropojë, Gjakovë, Çamëri, Labëri, vezët duhet të jenë të bardha dhe

uji i vlimit të vezëve, ruhet për mëngjezin e 14 marsit, pasi të gjithë

pjestarët e familjes, do të lajnë fytyrën me ujin e vezëve, duke e

shoqëruar me urimin: “Të jetë e bardhë jeta e familjes”, “Ardhësh e

bardhë moj pranverë në shtëpitë tona” etj.

Në trevat e Dibrës, Pogradecit, Korçës, Kosturit, Kolonjës, Beratit,

Fierit, Gjirokastrës, Lushnjës etj, vezët e zjera i ngjyrosin, por ky

zakon është i vonë dhe është imitm i vezëve të pashkëve ortodokse.

Rituali i vezëve të zjera është tepër i lashtë, me origjinë pagane dhe

është simboli universal i rilindjes dhe i kozmosit.

Për festën pranverës, të ripërtritjes të natyrës, vezët e zjera kanë

kuptim domethënës dhe evokojnë legjendën e lashtë.

Në antikitet, riti i vezëve të ziera, lidhej me mitin e zogut Feniçe, që

sipas mitologjisë, para se të vdiste, e përgatiste folènë në formë veze,

që pasi ngrohej nga rrezet e diellit, me hirin e kurmit të tij formohe-

shin vezët, nga te cilat lindëte zogu Feniçe, prandaj antikët e quajtën

“zogu i zjarrit”.

Vezët e zjera iu jipeshin fëmijëve në mëngjezin e 14 marsit.

Pasditen e 13 marsit, amvisat e shtëpisë përgatisin hiset e ushqimit

për secilin pjestar familje, duke ia vendosur rracionin në frutjera,

apo në pjatë veçmas, ose e mbidhnin në një pecetë, për ta marr

ditën e nesërme, në piknikun e festës të Ditës së Verës, ku shkonin

bashkërisht me të gjithë banorët.

Page 62: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

62

Më 13 mars, amvisat përgatisin dhe hiset, që do t’iu çohen “dhurata”

familjeve të tjera më 14 mars, për të uruar festën Dita e Verës. Në

traditën elbasanase, për zakonin e dërgimit të hiseve - dhurata në

familjet e tjera thuhet “do bëjmë këmbë”, pra shkohet për urime me

dhuratat (me hisen e gjellëve, të embëlsirave dhe të frutave).

Së pari, vizitat kryhen ndër pjestarët më të afërt të familjes, pra

bëjnë “këmbë” te gjyshat, dajat e xhajat, te hallat dhe tezet, më pas

shkojnë për vizita të motrat e martuara, me preferencë ato që

jetojnë së bashku me vjerrin dhe vjerrën.

Për vizita shkohet dhe te kushërinjt dhe ndër komshijt.

Pra, vizitat e urimeve për Ditën e Verës, shoqërohen me dhurata,

çka evokon një ritual të lashtë, blatimin e dhuratave hyjneshave në

tempulljt e Artemise, të Dianës dhe të Zanës iliro-albaneze.

Darka e 13 marsit, është e mbushur me veprimtari te shumta, me

argëtime familjare dhe kolektive.

Në pasdite, djemt shkojnë në mal, ku mbledhin shkarpa dhe dru,

me të cilat formojnë turra, që do t’i vëjnë zjarrin në darkë.

Zjarri është rituali i zakonshëm, i lidhur me legjendat mistike të

hyjneshave Artemise, Diana e Zana dhe praktikohet në të gjitha

trojet shqiptare.

Zjarret ndizen sapo perëndon dielli dhe kur muzgu fillon të ndiçohet

nga drita e hënës, por edhe nga flakët e zjarreve.

Në trevat veriore dhe verilindore të vendit, djemtë mbledhin degë

dëllenje dhe pasi krijojnë një pirg të madh, në darkë ndezin zjarre

dhe thuhej sa më shumë tym dhe xixa te çlirohen, aq më e begatë

është vera. Zakonisht zjarret ndizen në kodra, nga grupe familjesh,

madje bëhet garë, cila familje do të krijoi zjarrin më të madh.

Riti i zjarrit ndiqet nga grupe banoresh, që vendosen në rreth dhe i

gëzohen kësaj atmosfere magjike, ku flakët e larta grisin errësirën

dhe ndriçojnë fytyrat e banorëve.

Kur flakët fillojnë të pakësohen e të shuhet zjarri, djemtë përgatisin

pishtarë me urat e druve, që ende nuk janë djegur tërësisht. Djemtë

i marrin urat e zjarrit dhe duke i tundur bëjnë të shpërthejnë xixa të

Page 63: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

63

shumta si “fishekzjarre”. Shpesh, sidomos në malësi, pishtari përga-

titet me dru pishe, si i thonë martaneshasit me dhena pishe.

Në Gostivar, Karshiakë, Kerçovë dhe Lushnje, organizohen zjarre

me pirge kashte misri ose gruri dhe bëhen pishtarë me kashtën të

lidhur në majën e një shkopi, ose përdoret një litar, duke i lidhur në

skaj një tufë kashte dhe pasi u vihet flaka, rrotullohen, duke krijuar

tym dhe xixa të shumta.

Denisi i vogël i gëzohet zjarrit në arat e Balajve, në darkën e 13 marsit.

Në Martanesh, sapo ndizet zjarri, djemt gjuajnë gurë me bahe, një

mjet i lashtë, i përdorur për të hedhur gurët sa më larg, një mjet

gjuetie dhe lufte, i njëjtë si fjonda e Davidit të Izraelit.

Djemt rrjeshtohen në të dy brigjet e lumit Mat dhe sejcili grup hedh

gurët me bahe, në drejtim të bregut përballë.

Hedhja e gurëve me bahe praktikohej dhe nga banorët e dy Dibrave.

Riti i hedhjes të gurëve me bahe, kryhet me bestytninë se gurët

vrasin të keqen, largojnë djajt dhe shtrigat, që dalin vetëm natën.

Në darkë, të gjithë mblidhen rreth zjarreve duke kënduar këngë të

Page 64: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

64

traditës vendase dhe duke vallezuar në rreth përqark zjarrit, ashtu si

vallëzonin amazonat e Artemises, si vallja e nimfave të Dianës dhe si

vallja e shtojzovalleve të Zanës iliro - albaneze.

Në darkën para festës Dita e Verës, sipas mitologjisë flakët e zjarrit

simbolizojnë hyjneshen Diana, origjinën e saj nga flakërimi i dritës.

Sipas mitologjisë, Diana ishte krijesa e parë në zanafillë, kur u shfaq

Kaosi, që u nda në dritë dhe terr. Pas saj erdhi i vëllai Luçiferri, të

cilit i ra hisja e dritës, por Diana e nxitur nga xhelozia dhe uria për

dritën, e gëlltiti të vëllanë së bashku me flakët dhe ndjeu në trup fla-

kërimin e pasionit. Ky flakërim ishte agu (agimi) i ditës.

Kur do të çilte agu, Luçiferri i shpëtoi të motrës dhe zbriti nga qielli

në thellësi të tokës, që të fshihej në errësirë, por Diana e ndoqi pas,

me shitime dhe shajni, prej nga lindën Nimfat (për Zanën Orët dhe

Shtojzovallet), krijesa gjysëmperëndi, që ngjasonin me njerëzit, por

që ishin të pavdekëshme dhe shoqëruese të Dianës dhe Zanës.

Rikthimi i Dianës mbi tokë me dritën e zjarrit, simbolizon fillimin e

pranverës, rifillimin, ripërtritjen e jetës,

Diana, nga thellësitë e skëterrës u ngjit mbi tokë ditën e ekuinoksit

pagan, u rikthye triumfues në sipërfaqe, në mbretërinë e saj, duke

marrë me vete dhuntitë e dritës, shkëlqimin, ngrohtësinë, ripërtri-

tjen, plazmimin, fertilitetin e natyrës dhe fertilitetin human.

Rikthimi i Dianës me dritën, në mote të shkuara celebrohej ditën e

ekuinoksit pagan, pra ditën e fillimit të pranverës, që banorët antikë

e festonin duke ndezur zjarre, në mënyrë, që të gjithë pjesmarrësit

të shihnin flakët e zjarrit të Dianës.

Festa e ekuinoksit pagan, kremtohet dhe nga popujt e tjerë.

Ditën e verës, latinët ndiznin zjarre nëpër kodra dhe sipas traditës,

sa më gjatë të rrinin ndezur, aq më prodhimtare do të ishte toka, si

dhe ujisnin livadhet, për të rritur prodhimin e barit.

Në traditën druide, zjarret ndizeshin në muzgun e ditës te ekuinok-

sit pranveror, pra kur dita barazohej me natën.

Në festën tonë, pas argëtimeve me këngë e valle, kryhet një rit tjetër

i lashtë, djemtë e kapërcejnë zjarrin tre herë me rradhë dhe kësisoj

Page 65: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

65

në flakët e zjarrit djegin të keqiat, shtrigat, shpirtin e keq, syrin e

keq, sëmundjet, tersëlleqet.

Në malësi thuhet, se kur zjarret me dëllenja dhe pishtarët çlirojnë

shumë xixa, atëhere pranvera do jetë me shumë reshje, me begati

dhe me të korra të bollëshme, që do ndihmojnë për të përballuar

periudhën e gjatë të izolimit nga dimëri i egër.

Dita e Verës është festa, që shënon mbarimin e dimrit dhe njofton

se do te filloi ripertritja e natyrës (pranvera), e cila vjen vrullshem

pas kaosit (dimrit), pra shpreh kapërcimin nga kaosi - mundimi -

izolimi, në rregullin dhe normalitetin natyral dhe social.

Këto bestytni kanë ushqyer zakonet, që malesorët në ditët e para të

pranverës, të pyesin njeri tjetrin: “Si dole këtë verë?”, “Sa nxorre

këtë vere?”

Me këto pyetje malësorët kërkonin të dinin si i mbijetuan dimërit të

egër dhe izloues, si e përballuan të keqen, sa bagëti i rezistoi dimrit,

si e pritën pranverën. Në këtë plan, Dita e Verës simbolizon rikthi-

min e të mirës, mirësisë, mbarësisë, dritës, gëzimit, begatisë.

Mirësinë, gëzimin vitalitetin, bukurinë dhe begatitë e pranverës,

populli ynë i ka mishëruar në shprehjet: "Asht si vera", “Shendrit si

dielli i pranverës”, "Tu bëftë jeta pranverë", “Shëndeverë”.

Fuqia dhe bukuria e pranverës, në kulturën tonë shprehet duke i

dhënë vajzave emërat Vera dhe Pranvera.

Pasi perfundojnë aktivitetet e shumta ditore, në darkën e 13 marsit

zhvillohen dhe disa rituale të veçanta e shumë interesante, kryhen

ritet e magjisë.

Pergjithësisht, ritet e magjisë zhvillohen uniforme në të gjitha trojet

e banuara nga shqiptarët, si brenda dhe jasht kufijëve shtetërore,

por me tipike mbeten ato në popullatën fshatare, sidomos në malësi.

Në darkë vonë, familja mblidhet rreth zjarrit e pasi hanë darkën me

çomlek, tavë mishi me pestil, tavë kosi, turli, pulë me qullë me arra,

mish jani, fergese elbasani etj, gjyshet kryejnë magjitë e ditës së

verës, që evokojnë lashtësinë iliro-albaneze të këtyre riteve, çka

shihet në simbolikën tipike që shprehin.

Page 66: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

66

Ritet e magjisë, pavarësisht disa janë braktisur, apo janë modifikuar

dhe “modernizuar”, ende vazhdojnë të praktikohen si në fshatra dhe

në qyetete .

Mbi 90 vite të shkuara, At Bernardin Palaj përshkruante bukur, si

kryheshin këto rite në malësitë e veriut, ku tregon ritualin e zjarrit

dhe lutjet, profecitë pagane dhe magjitë, për të larguar shpirtin e

keq, të ligën, sëmundjen, djajt dhe shtrigat, për të shituar të keqiat.

Pas uratave dhe bekimit të ardhjes të ditës së verës, në darkë familja

asistonte zhvillimi e riteve të magjisë.

Pjestarët e familjes ulen rreth kryefamiljarit, i cili qëndronte në

qoshen e tij, pranë zjarrit në oxhak dhe me një fije peri të zi, bënte

nyje, kështu fillonte të lidhte të gjitha të këqiat, pra bënte magji për

t’i neutralizuar, që ato të mos dëmtonin, të mos lëndonin, të mos

shkatërronin, të mos bënin keq. Në çdo nyje te perit të zi, lidhej çdo

e keqe çdo dëmtues në veçanti e kështu magjia i bënte inaktive.

Ky rit, pa asnjë mëdyshje, është me origjinë të largët, në lashtesitë

iliro-albaneze dhe vazhdonte të praktikohej një shekull me parë nga

malesorët e mbi Shkodrës, madje dhe aktualisht në malësitë veriore.

At B. Palaj tregon: "Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e

familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat,

llungjat, rrollcat dhe të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti

nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat dhe bathën, shpendin grabitqar e

keshtu emën për emën lidh dhe krimbat e tokës mos t’u bajnë dam

ndër ara.

Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarit. I

zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e

thotë këto fjalë:”Lidhe Zot, nata e mojt e dita e verave! Unë pak e

Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj. Kështu përsërisin këtë veprim

për secilin shpirt damtues, sëmundje dhe krimba, që don me lidh".

Pra si shihet, magjia kryhej nga kryefamiljari, i cili me nyjet e perit

të zi, i lidhte të gjitha të keqiat dhe të ligat, i largonte nga shtëpia, që

të mos i prekin pjestarët e familjes dhe të mos i dëmtonin pronat.

Riti kryhej me proçedura dhe rregulla strikte, duke i përmendur nga

Page 67: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

67

tre herë me rradhë e duke i shituar tre here me rradhe dhe një e nga

një shtrigat, djajt dhe të këqiat, që mund të rrezikonin shëndetin e

pjestarëve, por me këto magji, kërkohej mbrojtje dhe e objekteve të

sferës materiale, andaj me perin e zi i lidhte të këqiat që mund të

dëmto-nin të mbjellat, si shiun, breshërin, tërmetin, që mund të

shembënin shtëpinë; po ashtu mbronte mjetet e punës, “lidhte” dhe

sëmundjet; ashtu si lidhte lepurin të mos i hante laknat, lidhte

krimbat e tokës të mos i banin dame bimëve në arë etj.

Në Elbasan, Shmil, Shpat, Polis, Labinot, Peqin, Dibër, Martanesh,

Çermenike, Shengjergj etj, pasditen e 13 marsit, fëmijët merrnin një

shat e shkonin nëpër korije dhe në pyll, ku mblidhnin një lloj tuberi

(një zhardhok), të cilin elbasanasit e quajnë “buka e derrit”, ndërsa

martaneshasit e quajnë burkthi.

Tuberet e burkthit (“buka e derrit) dhe të caronkthit.

Pasi i hiqnin gjethet, burkthat i pastronin dhe me pas i ndanin në dy

pjesë. Disa prej tyre i hidhnin në tavan dhe mbi çatinë e banesave,

me profecinë për të larguar xhindet dhe shtrigat nga shtëpia.

Pjesën tjetër të burkthave i prisnin me thikë në dy gjysma dhe pasi

iu hiqnin pjesën e brendëshme, i shndërronin ne kupa, që do t’i

përdornin në mengjezin e 14 marsit, për të pirë ujë, madje pihen tre

kupa uji, njera pas tjetrës.

Page 68: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

68

Shqiponja Haslika dhe Sami Alhasa, më treguan, se me kupat e

burkthit, kryhej një rit tjetër magjie. Kupa u vihej mbi kokë fëmijëve

dhe me një lëvizje të shpejtë të trupit e hidhnin në tokë. Në se kupa

e burkthit bie përmbys, parathotë se gjatë vitit, personi do të ketë

shendet të dobët, por për të rregulluar shëndetin në të ardhmmen, e

përsërsnin këtë veprim tre herë, deri sa kupa të binte për së mbari

dhe kur burkthi bie me pjesën e hapur lart, atëhere do të gëzonin

shëndet të mirë.

Gjatë ditëve para festës, martaneshasit mblidhnin dhe caronkthat,

një bimë me zhardhok me pamje karrote, që rritet nëntokë dhe pasi

e shkulnin dhe e pastronin nga gjethet dhe nga dheu, e rrihnin me

një dru, deri sa ta shkriftonin, duke e bërë fije – fije, te cila i lidhnin

nyje, ose i gërshetonin në qark, me profecinë të lidhnin të ligat e

pjestarëve të familjes. Proçedura e lidhjes të fijeve të caronkthit

shoqërohet me këngë, që këndohet në veçanti për sejcilin fëmijë.

Gjatë fëmijerisë time, i kam përjetuar këto proçedura magjie, fillim-

isht i kryente gjyshja ime Aishja e me pas vajza e dajës Sybe Kurti e

shquar për intiligjencë dhe kujtesë të rralle, e cila i ka ruajtur dhe i

praktikon në ditët e sotme me 40 nipat dhe mbesat e saj, duke i

përsëritur formulat e magjisë me këngë, për sejcilin me rradhë dhe

duke i “lidhur” caronkthat, deri sa fëmijët t’i zinte gjumi.

Këtë formulë magjike, po e prezantoj në vazhdim, ashtu si e këndon

kushërira ime Sybe Kurti:

Në këtë ditë të verës,

Jam tuj lidh dhesin dhe përdhesin Rossellës,

Jam tuj lidh dhesin dhe përdhesin Emmës,

Jam tuj lidh buburrecin

Atë që rri nëpër male,

Atë që rri nëpër livadhe,

Atë që rri nëpër trape,

Atë që rri nëpër gardhe,

Atë që rri nëpër ferrat,

Atë që rri nëpër vijat,

Page 69: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

69

Atë që rri nëpër pyjet,

Atë që rri nëpër shtigjet,

Atë që rri nën urat ...

Do ta mbledh,

Ta gjymtoj, ta baj trung si caronkthi,

Kur të baj me krujt kryet,

I dalshin sytë,

Kur të baj me krujt faqet,

I dalshin zorrët dhe zbërrnaqet ... etj.

Gjyshe Sybia, i vendos Denisit veroren e thurur me penjë me ngjyra të kuqe

e të bardhë dhe me hallkat e caronkthit.

Përpos këtyre, me fibrat e shkriftuara të caronkthave, përgatiten

disa hallka, që i shtohen verores me penjë leshi me ngjyra dhe ua

lidhin në qafë fëmijëve në mëngjezin e 14 marsit.

Sipas bestytnive, veroria - gjerdan dhe hallkat e caronkthit, deri në

verën e vitit të ardhëshëm, garantonin mbrojtjen e fëmijëve nga syri

i keq, nga shtrigat dhe nga xhindet, nga te keqiat tersëlleqet dhe nga

sëmundjet. Gjerdani me penjë me ngjyra t e kuqe e të bardhe dhe

Page 70: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

70

me hallka caronkthi, mbahet deri më 6 maj, ditën e festimit të Shen

Gjergjit, kur të gjithë fëmijët, i hedhin në lumin e fshatit, kësisoj uji i

merr dhe i çon larg të gjitha të këqiat, tersëlliqet dhe sëmundjet.

Page 71: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

71

FAZA III: MËNGJEZI I 14 MARSIT.

Është mëngjesi festiv i Ditës së Verës.

Nga të gjithe njerëzit dhe në çdo shtëpi, Dita e Verës përjetohet me

gëzim shpirtëror, që i pushton natyrshëm dhe në mënyrë spontane,

gjithëçka e lidhur me ardhjen e pranverës, me ngrohtësinë diellore,

me ripërtritjen e natyrës, me shpërthimin e gjelbërimit, me lulëzi-

min, që se bashku inspirojnë begatinë dhe vazhdimësinë e jetës së

shëndetëshme.

Shtëpitë mbushen me ushqime, me gatime të veçanta të bollëshme.

Portat zbukurohen me lule dhe lastarë të lulëzuar, që simbolizojnë

bukuritë pranverore, mirësitë, ripërtritjen e natyrës dhe të jetës

familjare e shoqërore.

Ritualet e mëngjezit të dites së verës janë pothuaj të njejta në të

gjitha trevat shqiptare, diku më shumë, diku me pak, diku të plota,

diku të pjesëshme, por të gjitha me elemente antike iliro - arbërore,

që janë ruajtur e transmetuar brez pas brezi, deri në ditët e sotme.

Për të evokuar lashtësinë e këtyre riteve, por sjell një përshkrim të

historianëve romakë, dedikuar festimit të pranverës për nder të

hyjneshës Diana, ku gjejmë plot ngjashmëri, me ritet që kryhen në

festën e Ditës së Verës Shqiptare.

“Në festë merrnin pjesë dhe skllevërit. Në mëngjes, pronarët dhe

skllevërit zgjohen herët, lahen dhe fillojnë përgatitjet për festimet.

Gratë falen në tempullin e hyjneshës, ku shenjtëronin veshjet e

reja. Këtë ditë, gratë i luteshin dhe i kërkonin ndihmë Dianës në

cilësinë e Luçina, mbrojtësja e lindjeve; gjuetarët i dedikonin

armët, dhëmbët e derrave dhe brirët e drerave.

Pas këtyre ritualeve, nga tempulli, turma e popullit shkonte të fes-

tonte në pyllë dhe të gjithë mbanin në duar pishtarë ...”

Si rezulton nga ky dokument historik, këto rituale janë të njejta me

ato që praktikohen në ditët e sotme, sidomos nga banorët e Elbasa-

nit, ashtu si dhe në treva te tjera të Shqipërisë dhe në troje jasht

kufijëve shtetëror, të banuara nga shqiptarët

Page 72: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

72

Më 14 mars, banorët e Elbasanasit zgjohen herët dhe hapin dyert e

dritaret, që të hyjë drita, mirësia, shëndeti, të dali e keqia, e liga dhe

të hapet bujaria për vizitorët.

Derën e shtëpisë e hap më i moshuari.

Ata që zgjohen me vonesë, ndodhen para një të papriture, pasi të

afërmit dhe komshijt, ua “mbyllin” derën nga jasht me fije peri. Një

ritual i çuditshëm, një formë “ndëshkimi” për “dembelat”, apo të

vonuarit për ditën e festës, madje në traditën elbasanase, eshte

perdorur si shprehje mallkimi: “Të lënsha gjumin e mengjesit”, që

përdoret, për të larguar nga vetia, një person të “mërzitshëm”, andaj

i “uron” më mirë të vazhdoi të flej, se sa të takohen .

Në mengjes herët, gjyshet dhe nënat, mbi jastekun e fëmijeve, vinin

lule thane dhe tufa bari të njomë, të shoqëruara me urime-bekime

për shëndet e mbarësi në jetë.

Gjithashtu, në mëngjes herët, djemt dhe vajzat merrnin shtamat dhe

shkonin në krua, për t’i mbushur me ujë te freskët dhe gjatë kthimit

shkulnin plisa bari të gjelbëruar, që e vinin në pragun e derës.

Më pas, djemtë shkonin të plehëronin dhe të ujisnin portokallat,

ullinjtë dhe pemët e tjera frutore në kopështin e shtëpisë.

Në Martanesh, zgjimi bëhet në 05. 30 të mëngjesit dhe të gjithe

dalin jasht në oborr, për të dëgjuar këngët e zogjëve, që gjallërohen

duke shoqëruar lindjen e diellit, ndërsa djali më çapkën ngarkohej

me detyrën të këpuste tufa me barë të gjelbër, që ua dhuronte të

gjithë pjestarëve të familjes dhe farefisit.

Në Elbasan, sapo zgjohen në mëngjes herët, banorët i lajnë sytë me

lulet e verës, me manushaqet dhe me karakaftet dhe më pas pijnë

ujë, tre herë me kupën e "bukës së derrit".

Martaneshasit e pijnë ujin me kupën e burkthit, tre herë me rradhë,

ndërsa fytyrën e lajnë me ujin e vezëve të zjiera natën e vigjiljes.

Pirja e ujit me "bukën e derrit" dhe e ujit të vezëve me burkthin,

kryhet me profecinë, të vij një vit i shëndetshëm dhe i begatë.

Para ngrënies të mëngjesit, gjyshet, nënat dhe vajzat e rritura, iu

lidhin fëmijëve veroret në qafë dhe në kyçet e duarve, ndërsa të

Page 73: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

73

rriturve iu venë unazat dhe gjerdanat e kulprës, si dhe u lidhin në

qafë veroret me fije peri të kuq e të bardhë dhe me hallka caronkthi.

Këto rite kryhen në intimitet familjar, madje në se aty pranë kalon

dikush dhe thërret, apo uron festën, askush nuk i pergjigjet, por

shqipton formula magjie mbrojtëse: “Të lënsha gjumin e sabahut,

ethet e verës dhe morrat e pleshtat”.

Kjo formulë magjike e lashtë, në ditët e sotme, dëgjohet shpesh nga

banorët e Elbasanit dhe të Martaneshit.

Pasi vishen të gjithë me rrobat e reja (ose më të mirat), organizohet

ceremonia e urimeve dhe e shpërndarjes të dhuratave në kushërinjt,

komshijtë dhe miqtë.

Hiset e ushqimeve, që kishin përgatitur në darkë, vihen në shporta,

ose në shamia-peceta dhe së bashku me një tufë bari i jipen në dorë

djalit më të vogël të shtëpisë, me prindër gjallë, i cili ngarkohet me

detyrën të bëjë “këmbë”, pra të prijë vizitat e urimit të Ditës së Verës

dhe për të dorëzuar hiset - dhurata.

Misioni i vizitave dhe i shpërndarjes të dhuratave, u ngarkohet

vetëm djemëve dhe jo vajzave.

Vizitat fillojnë në shtëpitë e gjyshave, të xhajave, të dajave, të tezeve,

të hallave dhe motrave të martuara e me pas ndër kushërinj e miq.

Kur arrijnë në shtëpitë e të afërmëve e të miqëve, djali pasi e vendos

tufën e barit në pragun e derës, bën urimin: “Gëzuar ditën e verës,

ju sjelltë shëndet e begati” dhe hynë brenda me këmbën e djathtë

dhe ia dorëzon hisen – dhuratë më të moshuarit.

Familja pritëse, e qeras djalin me embëlsira dhe pas përfundimit të

ceremonialit të urimeve, të gjithë pjestaret e familjes e përcjellin

deri tej oborrit dhe i japin pjesën e hises-dhuratë, që kanë përgatitur

një ditë më parë, pra kësisoj shkëmbehen dhuratat.

Krahas ceremonive të nderimit dhe të respektit, festa Dita e Verës,

përmbanë dhe një aspekt spiritual, që frymëzon gëzim dhe lumturi

të gjithë individëve, familjeve dhe shoqërisë.

Spiritualiteti shprehet me rituale të veçanta urimesh, që janë pasqy-

rime të riteve antike pagane dhe ne kompleks shprehin:

Page 74: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

74

- Përfitime personale familjare dhe kolektive, të lidhura me festen e

Ditës së Verës. Te gjithë ndjehen të kënaqur e të gëzuar me ardhjen

e pranverës, me ripërtritjen natyrës dhe të jetës.

- Çdo person, familjet dhe kolektivat, kanë dhe përfitime shpirtërore

që i inspiron festa popullore me urimet, përshëndetjet, profecitë

dhe ritet magjike. Këto rite nga një anë krijojnë sugjestionime per-

sonale për të gëzuar shëndet të fortë dhe begati, por ndikojnë dhe

bashkëndahen me të tjerët, me urimet dhe aktivitetet e 14 marsit,

me piknikun dhe me argëtimet masive si në një festival popullor.

Sa më shumë të kthehemi pas në vitet e shkuara, aq më shpesh dhe

më intensive i ndeshim këto aspekte spirituale pagane.

Kadri Çopja me mbesën, duke përgatitur hiset e ushqimeve, që do të

merren në piknik dhe ato që do të çohen dhurata gjatë vizitave.

Në trevën e Skraparit, mëngjesin e 14 marsit, femijët shkojnë derë

më derë, duke kënduar këngën e Ditës së Verës e pasi shkëmbejnë

urimet, iu dhurojnë vezë, që fëmijet i thyejnë në kokë njeri tjetrit.

Amvisat skraparllije, paraditen e ditës së verës, krahas embëlsirës,

gatuajnë anak (laknur me hithra).

Në disa fshatra të Lushnjës, kryesisht të besimit ortodoks, dita e

verës festohet më 1 mars, ndërsa në fshatrat e tjera me 14 mars dhe

krahas vezëve, zjejnë kallinj misri dhe grurë, që gratë e shtëpisë ua

Page 75: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

75

dhurojnë femijëve, që shkojne per vizita urimi, duke kënduar dhe

duke përplasur dy gurë në mënyrë ritmike.

Pasi urojnë festën e Ditës së Verës, fëmijët kërkojne misra të ziera,

grurë të zier dhe vezë të zjera.

Përdorimi i grurit të zier si dhuratë për ditën e verës nga banorët e

Myzeqesë, është ritual shumë i lashtë, është Koliba (gruri i zier me

perime , zarzavate dhe fruta, kryesisht me arra), që praktikohej nga

ilirët, gjatë blatimeve në tempullin e Artemise në Apolloni dhe në

Butrint, ashtu si dhe në tempullin e Dianës në Kandavia.

Page 76: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

76

FAZA E IV – PIKNIKU MË 14 MARS.

Është pikniku i Ditës së Verës, kulmi i festës, i zhvilluar paraditen e

14 marsit, deri në pasdite vonë në prag të muzgut.

Pikniku nis në orën 10.00 dhe organizohet spontanisht, pa lajmëri-

me, pa tellalla, pa shpallje.

Festa Dita e Verës më 14 marsit, kremtohet në natyrën e ndriçuar

nga bukuria dhe gjelbërimi i njomë, në mjedise me lulëzim masiv,

mbështjellë me të ngrohtin përkedhelës të diellit pranveror.

Pikniku organizohet në vende të shenjta, tradicionalisht të kohëve

pagane, në mjedise të hapura, që lejojnë pjemarrje masive.

Grup burrash, në piknikun e Ditës së Verës te Rrapi i Mansit Elbasan. Krahsa veglave muzikore për t’u argëtuar, kanë marre dhe koshin e mbe-

turinave, për të mos ndotur mjedisin. (Foto: E. Bumçi. Dhuruar nga miku im Dr. Shefqet Deliallisi).

Banorët e Elbasanit, në grupe familjare, në mëngjes e lënë qytetin

dhe shkojnë në piknik në vendet me bukuri të rralla natyrore, si te

Rrapi i Mansit, Kroji i Kalit, Ulliri i Qejfit, Çezma e Lepurit, Çezmja

e Kasinës, Bysheku, Gjinar, Llixhat, Gurra e Labinotit etj.

Vendi më i preferuar i piknikut është lëndina te Rrapi i Mansit. Që

në krye të herës, ky vend idilik, në faqen e një kodre në lindje të

Page 77: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

77

qytetit të Elbasanit, njihej dhe thirrej nga vendasit Ledhja e Madhe,

emër që i referohej një grumbulli rrënojash antike, që dikur ishin

me famë të madhe për ilirët.

Pas pushtimit romak, gjatë ndërtimit të udhës Egnatia, aty te Ledhja

e Madhe romakët ngritën një mansio (stacion-bujtina), që shërbente

si vend çlodhje për legjionarët, udhëtarët dhe karvanet etj.

Nga ky mansio te Ledhja e Madhe dhe nga rrapi që mbiu aty, lindi

toponimi, që përdoret ende dhe sot: Rrapi i Mansit.

Ka të ngjarë, që Mansio i Scampus, pra ajo bujtina romake, të jetë

ngritur pikërisht mbi rrënojat ku dikur, ngrihej tempulli hijerëndë i

Zanës ilire (Ledhja e Madhe!), tempull që në vitin 479 pas Krishtit,

u rrënua nga barbarët e Teodorikut, ashtu si ata shkatërruan kësh-

tjellën e Skampës, si dhe shumë tempuj dhe kështjella të tjera ilire.

Lëndina e Rrapit të Mansit, ky shesh i shenjtë pagan, prej shekujsh,

per elbasanasit është kryevendi për piknikun e Ditës së Verës.

Rrapi i Mansit, në krye të lëndinës.

Ky vend i shenjtë pagan, është i preferuar nga elbasanasit për

piknikun e Ditës së Verës.

Page 78: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

78

Në këtë lëndinë të hijëshme dhe të shenjtë pagane, banorët argëto-

hen me këngë, me vallet e vajzave dhe të djemëve, që kërcejnë plot

dinamizëm. Vallet e djemëve shprehin jo vetëm karakterin burrë-

nor, por përmbajnë dhe elemente luftarake, të lidhura me kulturën

dhe historinë e vendit tonë.

Një vend tjetër i preferuar nga elbasanasit për piknikun e festës të

Ditës së Verës, është lëndina e vogël në anë të kurorës madhështore

të Ullishtës, ku gjelbëron një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat dhe

pranë një burim uji. Ky mjedis romantik, i njohur me emërin “Ulliri

i qejfit”, frekuentohet nga elbasanasit si vend takimi dhe për biseda

miqësore, ashtu si dhe për organizimin e piknikut të Ditës së Verës,

sidomos nga grupe banorësh të lagjeve veriore të qytetit.

Grupi muzikor i Usta Isuf Myzyrit.

Në vitet ’30 – ’50 të shekullit të kaluar, në argëtimet e festës Dita e

Verës në Elbasan, një vend të posaçëm kishte grupi muzikor i Usta

Isuf Myzyrit (Artist i Popullit). Këngët e bukura melodioze, e zbu-

kuronin dhe e gjallëronin atmosferën festive të atyre ditëve, ne

veçanti piknikun e 14 marsit.

Për argëtimin e fëmijëve në ditët e festës, në sheshin poshtë Rrapit

Page 79: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

79

të Mansit, ndërtonin një karuzel (rrotullame), si dokumentohet në

një fotografi të rrallë të vitit 1924, e fotografit amerikan Merl La

Voy (1885 – 1953).

Karuzeli për argëtimin e fëmijëve në festën Dita e Verës në Elbasan.

Fotografi e vitit 1924 nga Merl La Voy, (National Geographic).

Në të gjitha trevat e tjera të Shqipërise, pikniku i festës Dita e Verës,

organizohet në vende të shenjta pagane.

Banoret e Lurës mblidheshin në bjeshkë, në livadhet e lulëzuara

rreth liqejve të bukur të Lurës.

Në Martanesh pikniku organizohej sipas fshatrave, kësisoj banorët

e Lenës në lëndinën e Malit të Kaptinës dhe në livadhet e Ballenjës;

banorët e fshatit Gjon në livadhet e Luçanës, banorët e Peshkut në

Ballenjë e Vogël dhe valatosët ne sheshin e keshtjellës të Qytezës.

Shqiptarët e Shkupit e organizonin piknikun në Kalanë e Shkupit,

tetovaret shkonin në keshtjellën mbi qytet, në Reçica e Vogël, ose

Page 80: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

80

ne maline Shipka Popov.

Lezhjanët, mblidheshin në sheshin e Kështjellës mbi qytet.

Korçarët shkonin në piknik në Dardhë dhe në Voskopojë.

Në Malësinë e Madhe banoret mblidheshin në livadhet e bukura të

Vermoshit, në Theth, në Razëm etj, etj.

Nënat dibrane i përcjellin fëmijët në piknik, me një urim të rrallë,

por kuptimplotë: “Ferci, ferci nona, u bëfsh më i fortë se thona”.

Të gjitha familjet marrin ushqimet e gatuara një natë më parë dhe i

gëzohen festës në bukurinë e natyrës të lulëzuar, duke u argëtuar

me këngë, valle, humor dhe lojra të shumta popullore.

Vallet e vajzave, të kapura per dore në rreth, shprehin një simbolikë

antike, janë si vallet e amazonave të Artemise, të nimfave të Dianës

dhe të shtojzovalleve të Zanës iliro-arbërore.

Dihet se 14 marsi është dhe festa e Hyut Mars – hyu i luftës, kësisoj

lojrat dhe garat, kryhen dhe për nder të tij.

Marsi ishte hyu i romakëve, andaj ata e quanin veten “bij të Marsit”

dhe kultin e tij ia transmetuan dhe ilirëve.

Në periudhën e republikës dhe të perandorisë romake, në disa mo-

nedha (të zbuluara dhe në trojet tona), Hyu Mars prezantohet dhe

me atribute të tjera si: Marti conservatori (ruajtës), Marti patri

(babai), Mars ultor (hakmarrës), Marti pacifero (dhuruesi i paq-

ës), Marti propugnatori (mbrojtës), Mars Victor (fituesi) etj.

Gjithashtu, hyu Mars përfaqëson dhe virtytet e forcës të natyrës

dhe të rinisë, që në ato kohë të lashta formonte legjionet e luftës.

Në kulturën antike italike dhe atë ilire, Marsi ishte dhe Uer sacrum

– Pranvera e shenjtë, andaj në veçanti rinia, gjatë festës Dita e

Verës, shprehnin dhe devocionin për hyun Mars.

Në nderim të Marsit – hyu i luftës, gjatë veprimtarive festive, rinia

imiton dhe situata me elemente lufte, si vallja e shpatave (në trojet

verilindore të vendit), loja Kalaja Dibrançe (tashmë e përhapur në

të gjithë vendin), garat emocionante me kuaj në Dibër e Shishtavec,

sporti i mundjes në Gollobordë, prova e forcës së krahut, e prakti-

kuar në të gjitha trevat nga veriu në jug etj.

Page 81: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

81

Ndër lojrat që zhvilloheshin gjatë piknikut më 14 mars, po rikujtoi

disa më tipiket, që zhvillohen në treva të ndryshme të vendit si:

- “Shkodrëza”, “Mjaltaz”, “Kykyzash” (Shkodër, Lezhe, Kosovë, Hot,

Grudë, Pukë etj).

- “Furka”, “Topqellthi” dhe “Loja e gunave”, në Vlorë.

- “Shpatullore” në Shkodër, Dibër, Durrës, Lezhë, Pukë.

- “Caf-caf” në Fier, Elbasan, Berat, Lushnje dhe në Shkodër;

- “Gurapeshë”, në Postribë, Kosovë, Lumë, Malësi e Madhe, Dibër,

Mat, Martanesh, Çermenikë, Librazhd etj.

- “Ujku dhe delet”, në Krujë, Kurbin, Mat, Mirditë.

- “Hutini ose skifteri”, lojë e njohur me emëra të ndryshme, në

treva të ndryshme, kësisoj në Tiranë njihet si loja e “Hutinit”; në

Vlorë “Gjerdeku”,”Klloçka” ose “Skifteri”; në Lushnjë si “Klloçka,

bufi dhe zogjtë“; në Shkodër “ Klluka”, ndërsa arbëreshët ende

e quajnë me emërin e vjetër “Pulëza”.

- “Pidak” në Peshkopi, Kukës, Shalë të Bajgorës, Rrafshi Dukagjinit,

Drenicë, Prizren etj.

- “Guxhaz”, është lojë kryesisht barinjshë, që zhvillohet në Kosovë,

Malësi e Madhe, Dukagjin, Mirditë dhe Has.

- Pothuajse në të gjitha trevat, nga veriu në jug të vendit tonë, në

këtë ditë feste, zhvillohen dhe lojra të tjera, si cingëla (në trevat

veriore dhe në Kosove quhet kut e klince), dokërr, loja me zare dhe

me arra, kërcimi me litar, loja “luftash” etj, etj.

Gjatë festës Dita e Verës, rinia dhe fëmijët mbledhin luleshqerrat

(latinisht: Bellis perennis – e bukura e përherëshme), e njohur me

emëra të ndryshme: luleshqerra, luledele, lule buke, lule dashurie,

lulebukurishte, lule kacidhe, etj.

Luleshqerra, kjo lule delikate me petalet e bardha, të rradhitura për-

qark thekëve dhe pistileve të verdhë diellorë, sipas mitologjisë janë

simboli i pastërtisë trupore dhe shpirtërore, i pafajësisë, i thjeshtë-

sisë, i modestisë dhe i dashurisë, i dlirësisë, çiltërsisë dhe i vajzës pa

mëkate. Emëri shkencor i luleshqerrës është Bellis perennis, por

shumë popuj europianë e quajnë Margerita, apo Cammomila etj.

Page 82: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

82

Rreth luleshqerrës, që çel dhe lulëzon në ditët e para të pranverës,

ekzistojnë shumë legjenda dhe rrëfenja të lashta me natyrë mistike,

fetare dhe profane.

Sipas mitologjisë romake, nimfa Blide, për t’i shpëtuar Vertumno-s,

hyut të pyjeve dhe stinëve, i cili e kërkonte me insistim të vallzonin

së bashku, ajo u trasformua në lulen e vogël Bellis (lulja e bukurisë).

Anglosaksonët e quajnë “Daisy”, nga kombinimi i dy fjalëve “Day’s

+ eye - Syri i dites”, sepse ajo rri e çelur gjatë tërë ditës dhe i mbyll

petalet natën, andaj bazuar në këtë veçori, saksonët përgatisnin një

infuzion me lulet, që e përdornin për kurimin e sëmundjeve të syve.

Në disa zona të Inghilterrës, e quajnë dhe “thunderflower - lulja e

bubullimave”, pasi kulmin e lulëzimit, kjo lule e arrinë në muajt e

verës me stuhi të shpeshta shiu, andaj besonin se, kjo lule i mbron

njerëzit nga rrufetë.

Rreth mistereve dhe fuqive çudibërëse të luleshqerrave edhe populli

ynë tregon legjenda dhe rrëfenja interesante.

Malësorët e trojeve verore shqiptare, besojnë, se kur luleshqerrat i

shohin në ëndërr në muajt e pranverës dhe verës, paralajmëronin

mbarësi e shëndet të mirë, ndërsa kur i shihnin në ëndërr në muajt

e vjeshtës dhe të dimërit, parathonin shëndet të keq dhe tersëllëk.

Page 83: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

83

Fshatarët tanë të zonave fushore, thonë se pranvera nuk ka hyrë e

mbarë për të filluar mbjelljet, përderisa nën një gjurmë këmbe në

livadhet, nuk kanë lulëzuar 9 deri 12 luleshqerre, pra si shihet, e

shprehin me shumfishin e numerit tre.

Disa fise angleze, besonin se kultivimi i luleshqerrave të egra në

kopështin e shtëpisë, sjellin tersëllëk etj, etj.

Luleshqerra përmendet dhe në historinë e krishtërimit, e lidhur me

udhëtimin e Mbretërve Magjistarë (Baldasari, Melkiorre, Gaspari),

të cilët, duke udhëtuar në drejtimin e kometës, kur arrijtën ne

Betlehem, kërkuan një sinjal orientues për familjen e Shenjtë të

Jezu Krishtit të porsalindur dhe kur arrijtën pranë stallës panë se

aty kishin çelur luleshqerrat dhe e kuptuan se kjo lule me petale të

bardha, e ngjashme me yllin ndriçues, i drejtoi në portën e stallës,

ku ndodhej Jezu Krishti me prindërit.

Lukeshqerra, në këtë atmosferë mistike dhe profane pranverore,

mbetet një ndër lulet e preferuara të festës të Ditës së Verës.

Vajzat i mbledhin luleshqerrat në lëndinat e piknikut dhe përgatisin

buketa të vogla, si dhe thurin kurora e gjerdanë të bukur.

Kurorën më të madhe e mbajnë për vete dhe e vendosin në kokë

gjatë gjithë ditës të 14 marsit, të tjerat ua dhurojnë shoqeve.

Për djemtë, luleshqerra është simboli i dashurisë së fshehtë, pasi me

këtë lule, hetojnë në se vajza që ai adhuron, ka të njejtat ndjenja. Ky

sekret zbulohet me profecinë e heqies një e nga një të petaleve të

bardha, duke pyetur, për çdo petal që shkul: “Më do? “Nuk më do?”

Në se petali që mbetet i fundit, përkon me fjalën “më do”, atëhere

djali gëzohet se ka marrë një konfermë profetike, se vajza e tij e

preferuar e dashuron dhe e kundërta, pikëllohet kur petali i fundit

përkon me fjalët “nuk më do”.

Këto veprime zakonisht kryhen në intimitet, pa e bërë publik emërin

e vajzës, që ka në zemër (dashuria Platonike).

Pas kësaj prove, djali i dhuron vashës se tij një buketë me luleshqe-

rra, por ia dhuron në fshehtësi, të mos e shohin të tjerët, në rast të

kundërt prishet “magjia e dashurisë”.

Page 84: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

84

Luleshqerra, kjo lule e thjeshtë, ka forcën t’iu dhuroi buzëqeshje dhe

gezime të dashuruarve, andaj e quajnë dhe lulja e dashurisë.

Një lule tjetër, që çel në muajin mars në lendinat e trojeve malore,

është lulja e Nercisit, apo si e quajnë në vendlindjen time lule Batra.

Djemt dhe vajzat e mbledhin në buketa dhe i vendosin në portat e

shtepive, por jo në mjediset e brendëshme, pasi ia njihnin efektet

toksike, për çka e konsiderojne lulja që ndëshkon ashpërsisht.

Sipas mitologjisë helene, Narcisi ishte i biri i nimfës Liriope, me

Cefiso - hyun e lumenjëve, ndërsa në një versioni tjetër përsh-

kruhet i biri i hyjneshës Selene me bariun Endimione.

Sipas Ovidit (në veprën Metamorfoza), Narcisi i bukur, i refuzoi të

gjitha vajzat që i shprehnin dashurinë dhe për këtë sjellje, mori

ndeshkimin hyjnor, të dashurohej me bukurinë e fytyrës së vet,

duke u vështruar në pasqyrën e ujit të lumit, ku ra dhe u mbyt nga

vetëkënaqësia dhe egoizmi.

Lulja e Narcisit shpreh një simbologji potente. Ka shumë mite dhe

legjenda, që e bëjnë këtë lule protagoniste dhe metafora e karakteri-

stikave humane, si simbol i dyfishte, i të mirës dhe i të keqes.

Romakët antike dhe iliret e konsideronin lule e fushave të Elise, pra

ishte simbol i botës së pertejshme, andaj e mbillnin nëpër varret.

Për druidet dhe keltët, narcisi ishte simbol i pastertisë, madje kishte

Page 85: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

85

fuqinë të perthithi mendimet negative dhe agresivitetin njerezor,

andaj duke absorbuar të keqen, u shndërrua ne lule helmuese, lulja

që ndëshkon ashpërsisht.

Në ikonografine kristiane, Narcisi simbolizon rilindjen pas vdekjes,

andaj lidhet me Pashkën, ndërsa në disa vepra të piktorëve hollan-

dezë, simbolizon dashurinë në amëshim të Zotit, kundër dashurisë

egoistike të njeriut.

Për kinezët, Narcisi simbolizon fatin e mirë dhe prosperitet për vitin

e ri, pasi lulëzimi i narciseve përkon me vitin e ri hënor të Kinës.

Gallët e quanin “Zambaku i kuarezimës”, pasi lulëzon në këte kohë,

madje me 1 mars, ditën e Shen Davidit, gallet mbanin në veshjet një

lule Narcisi, me profecinë se lulëzimi i hershëm i kësaj lule, para-

thonte vit të mbarë e plot prosperitet.

Malësorët e vendlindjes time, besojnë se, kur në livadh çel vetëm një

lule Narcisi, kjo është shenjë jo e mirë, pra pranverë dhe verë jo e

mbarë, ndërsa kur lulëzëzon me bollshëk, parathotë se pranvera dhe

vera do të jenë të begatëshme.

Gjatë ditëve të festës së verës, djemt mbledhin tufa të shumta dhe i

vendosin në portat e shtëpive, me profecinë, që kjo lule t’i ndaloi të

keqiat të mos hyjnë në mjediset e brendëshme të shtëpisë.

Page 86: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

86

Mistikia, spiritualiteti dhe bestytnitë

në festën Dita e Verës.

Festa hiroshe Dita e Verës, me origjinë në antikitetin e largët helen

e pranishme në kulturën romake dhe ilire, ka arrijtë deri në ditët e

sotme e pastër dhe me tërë bukurinë e saj.

Gjatë këtij shtegëtimi shumëshekullor, ceremonite e festës kanë

pësuar dhe ndyshime, janë ndikuar nga kulturat e kohës, ashtu dhe

nga jeta moderne, por në thelb festa mbetet e njejtë, duke ruajtur

shumë komponente dhe rite pagane, që praktikohen dhe në ditët e

sotme.

Në arsenalin e ritualeve të Ditës së Verës, ende ruhen disa elemente

të lashta mistike dhe spirituale, bestytni, namatisje dhe rite magjie,

të cilat nuk kanë lidhje me ritualet e besimeve fetare.

Dihet se pikniku i Ditës së Verës, organizohet në vende të shenjta

pagane si lëndina, livadhe, sheshe, kodrina etj, pranë te cilave ndo-

dhen shpella, guva, lisa e rrapa të lashtë, burime uji, ujvara, liqej të

vegjël e sidomos rrënoja tempujsh të lashtë.

Miti i ndermit të këtyre vendeve të shenjta pagane, është ruajtur

deri në ditët tona, andaj vazhdojnë të frekuentohen nga persona, që

besojnë se ato kanë “fuqi misterioze”, janë “çudibërëse”, sjellin mir-

esi, mbarësi, shërojnë sëmundjet, krijojnë qetësi shpirtërore, lar-

gojnë të keqen, tersëllekun, syrin e keq etj. Këto rezidua ritesh

pagane, janë pjesa konfidenciale e festës dhe megjithe natyrën e

tyre iracionale, ende ka njerez qe i praktikojnë dhe në ditët e sotme.

Në këto vende njerëzit luten, ndezin qirinj, blatojnë dhurata në

kërkim të mirës, të fatit, të shëndetit të fortë, të begatisë, bëjnë dhe

namatisje për të larguar syrin e keq, sëmundjet etj. Pra aty kryhen

rituale njëlloj, si në tempujt e Artemise, të Dianës dhe të Zanës.

Dikur, këto vende, frekuentoheshin më shumë nga gratë, që kishin

probleme me shëndetin, ose me jetën e tyre bashkëshortore, por

dhe nga vajza të pafejuara e të pamartuara, që luteshin për të gjetur

fatin e jetës dhe nga nëna që kërkojnë ndihmë për fëmijët e sëmurë.

Page 87: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

87

Sipas bestytnive këto vende kanë efekte shëruese, fatësjellese dhe

mbrojnë shëndetin e familjarëve dhe të fëmijëve.

Personat e sugjestionuar nga këto efekte mbinatyrale, shkonin në

burimet e ujit, ku lanin duart dhe fytyrën, meditonin e luteshin nën

hijen e lisave, selvive apo të rrapave të lashtë, ose qëndronin në

vetmi në lëndina të shenjta, ose në rrenojat e tempujve të shenjtë

paganë dhe aty shqiptonin formula lutjesh.

Shpella e eremitit në Koshorishte. Shpella e Zezë. (Komuna Lunik - Librazhd) (Fshati Pëllumbas - Rrethi i Tiranës)

Vendet më të preferuara për ritet mistike dhe spirituale gjatë festës

Dita e Verës, ishin disa shpella karstike, ku paretet e përçudnuara e

shumëngjyrëshe, mungesa e dritës, fërshellimet e holla të rrymave

të ajrit, që qarkullojnë nëpër guvat dhe plasaritjet shkëmbore, si dhe

format e çuditëshme të stalagmiteve dhe stalaktiteve, krijojnë një

atmosferë misterioze, që ushqenë fantazinë dhe supersticionet e

njerëzve që i frekuentojnë këto mjedise.

Në trojet shqiptare, ekzistojnë disa shpella, që populli i konsideron

me efekte mbinatyrore, pra që bëjnë “mrekullira” si Shpella e Zezë

Pellumbas - Tiranë, Shpella e Vendit të Mirë në Martanesh, Shpella

e Eremitit në Koshorishte (Lunik-Librazhd), Shpella e Vertekicës në

Diber, Shpella e Mushtishtit, shpellat “Gryka e Madhe” në Pejë etj.

Page 88: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

88

Supersticionet e kohëve të shkuara, kishin ndikuar që disa njerëz,

gjatë festës Dita e Verës, frekuentonin si shpella ashtu dhe mjedise

të tjera të shenjta pagane, por natyrisht këto besime iracionale, nuk

ndihmuan asnjë prej këtyre njerëzve edhe në ndonjë rast që lutjet

dhe blatimet e tij perkuan me plotesim te kerkesave ishte thjesht nje

fenomen i relacioneve rastesore.

Etnografi Afet Jashari shkruan se, gratë e trevës së Dibrës, në ditën

e verës frekuentonin shpellën e Vertekicës, të tjera shkonin ne

burimin e Ujit te Kuq, me bestytninë se këto vende do t’iu sillnin

pjellëshmëri, shtatzani të mbarë, fatin e mirë dhe shëndetin për

femijët.

Në Elbasan, përpos Rrapit të Mansit, grate dhe vajzat shkonin të

Kroji i Kalit, Çezma e Kasinës etj, ku meditonin dhe luteshin për

familjet e tyre, të gëzonin shëndet, mirësi e begati.

Ne Martanesh frekuetonin shpellën e Vendit të Mirë ne Ballenjë,

një guvë karstike e thellë, e cila ka qenë e banuar që në periudhën e

neolitit (10 000 vjet me parë).

Kjo shpellë ndodhet aty dikur ngrihej tempulli i Diana Candaviense

dhe ishte pjese e santuarit e ndersa tempulin e hskaterruan varet e

Todorikut, shpella mbeti vend i shenjtë.

Në Koshorishtë, gratë shkonin e luteshin në shpellën e malit.

Page 89: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

89

FAZA E PESTË.

Janë ditët në vazhdim, që përcjellin përjetimin dhe jehonën e festës

Dita e Verës shqiptare. Zgjatja e kësaj faze, varjon sipas trevave dhe

mbyllet me disa rituale karakteristike.

Në Elbasan, femijet fillojnë t’i heqin veroret, kur shohin dallandy-

shen e parë, dhe i hedhin në ferra, që dallandyshet t’i marrin, për të

ndërtuar foletë e reja.

Vajzat dhe djemtë e Shkodrës, të Malësisë së Shkodrës, Malësisë të

Gjakovës, të Kosovës, i heqin veroret me 21 mars, ditën e ekuinoksit

pranveror astronomik dhe i vendosin në degët e lulëzuara pemëve të

kopshteve të shtëpive dhe presin të vijnë t’i marrin zogjtë.

Vogëlushja Amaris, i ka hedhur veroret në degët e pemës të lulëzuar

dhe rri në pritje, të vijnë t’i marrin dallandyshet.

Banorët e trevave verilindore të vendit, i heqin veroret më 24 prill,

ditën e festës katolike të Shën Gjergjit. Para fillimit të ceremonive të

kësaj feste, fëmijët mblidhen në grupe e shkojnë t’i hedhin veroret

mbi ferrat dhe në degët e pemëve te kopshteve dhe presin dallandy-

shet, te vijne t’i marrin.

Në Martanesh, veroret dhe gjerdanët e caronkthit, mbahen deri më

6 maj, ditën e festës ortodokse të Shen Gjergjit, kur fëmijet, zbresin

Page 90: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

90

në breg të lumit të fshatit dhe i hedhin në ujin e lumit, që i merr dhe

i çon larg të gjitha të këqiat, syrin e keq, tersëlliqet dhe sëmundjet.

Djemt dhe vajzat Permetit, Skraparit, Beratit, Labërisë, Lushnjes,

Çamërisë dhe të Delvinës, i mbajnë veroret deri me 21 mars, ditën e

ekuinoksit pranveror dhe këtë ditë i heqin dhe i hedhin mbi ferra,

ose mbi trendafilat dhe presin të vijnë t’i marrin dallandyshet, që t’i

përdorin për të ndërtuar folenë.

Vajzat dhe djemtë e Korçës, Pogradecit, Gramshit, Kolonjës dhe

Kosturit, veroret i heqin pas një jave dhe i vendosin mbi shkurret e

rrugës së fshatit dhe në degët e pemëve të oborrit dhe presin zogjtë,

që të vijnë t’i marrin.

Kur zogu e merrte veroren e vajzave të rritura dhe të fejuara, do të

thoshte se ajo do të martohej brenda vitit.

Si kuptohet jehona e festimeve të Ditës së Verës, vazhdon spontane,

edhe një javë, madje ne disa treva dhe mbi një muaj, por në të gjithë

vendin mbyllet me te njejtin rit pagan, heqien dhe flakjen e veroreve

mbi pemet e lulezuara.

Page 91: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

91

Page 92: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

92

TREGUESI I LËNDËS

1. Parathënia: Prof Dr. Vaso QANO ……………………………..… 5 2. Vështrim i shkurtër historik i festës Dita e Verës. …….…. 8 3. Origjina e festës “Dita e Verës”……………………………….…. 15 4. Kremtimet e festës Dita e Verës ....................................... 40

5. Fazat e festës Dita e Verës ................................................ 45

Faza e parë ……………………………………………………………… 47 Faza e dytë ………………………………………………………….…… 55 Faza e tretë ……………………………………………………………... 71 Faza e katërt – pikniku i festës Dita e Verës ………….……. 76 Faza e pestë ................................................................. 89

6. Treguesi i lëndës …………………………………………………..….. 92

Page 93: Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

93