97
Ky Projekt Financohet nga: MANUAL PJESËMARRJA E PUBLIKUT NË VENDIMMARRJEN MJEDISORE Zbatohet nga: Ky manual është përgatitur në kuadrin e projektit “Barazia në vendim-marrje: E drejta e informimit për çeshtjet mjedisore, Bashkia Bulqizë” që zbatohet nga Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë

MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Ky Projekt Financohet nga:

M A N U A LPJESËMARRJA E PUBLIKUT

NË VENDIMMARRJEN MJEDISORE

Zbatohet nga:

Ky manual është përgatitur në kuadrin e projektit “Barazia në vendim-marrje: E drejta e informimit për çeshtjet mjedisore, Bashkia Bulqizë” që zbatohet nga Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë

Page 2: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

2

Ky Manual u botua në kuadër të projektit PACT (Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit) që implementohet nga ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike) dhe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Përmbatja e këtij publikimi është përgjegjësi e SHERM dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrimi i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian dhe projektit PACT.

Page 3: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

3

Treguesi i lëndës

Parathënie ................................................................................................5Hyrje ........................................................................................................7

KREU IKonventa e Aarhus-it ...............................................................................9 Çfarë është informacioni mjedisor.. ........................................................10Barazia në vendimmarrjen mjedisore ......................................................12Çfarë është vendimmarrja mjedisore .......................................................12Hapat për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje .................................14Rëndësia e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje ..........................15

KREU IIQeverisja, vendimmarrja, parimet e KE. ...............................................19Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisjen e mirë në nivel vendor.....21

KREU III Antikorrupsioni.......................................................................................29Llojet dhe format e ndryshme të korrupsionit.........................................31Format kryesore të korrupsionit në Shqipëri...........................................32Pasojat e korrupsionit te qytetarët...........................................................34Pasojat e korrupsionit në shoqëri.............................................................35

KREU IV Kuadri ligjor për pjesëmarrjen në vendimmarrjen mjedisore ................38Konventa për të Drejtën e Publikut për Informacion, Pjesëmarrje në Vendimmarrje dhe të Drejtën për t’iu Drejtuar Gjykatës, për çështjet që Lidhen me Mjedisin ...........................................................................30

Page 4: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

4

Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” ................................41Ligj nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.................... 63

KREU V Rekomandime për angazhimin e OJF-ve në vendimmarrje ...................95Rekomandime për Bashkinë Bulqizë......................................................96Kërkesë për informacion ........................................................................98Formular ankese .....................................................................................99

Page 5: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

5

Parathënie

Me kalimin e viteve çështjet për mbrojtjen e mjedisit po bëhen gjithnjë e më të mprehta për qeveritë e vendeve në të gjithë globin. Manuali trajton barazinë në vendimmarrje, transparencën, antikorrupsionin dhe të drejtën e qytetarit për informim për çështjet mjedisore, si një e drejtë kushtetuese, por edhe në kuadër të rregullimit juridik ndërkombëtar/kombëtar dhe standardeve përkatëse. Problemet mjedisore menaxhohen më mirë me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të interesuar, duke shprehur mendimin dhe shqetësimet e tyre. Në nivel kombëtar çdo individ duhet të ketë akses të përshtatshëm në informacionin lidhur me mjedisin që zotërohet nga autoritetet publike, si dhe mundësinë për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. Bashkitë duhet të inkurajojnë ndërgjegjësimin e publikut, si dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje, duke bërë që informacioni të jetë i disponueshëm gjerësisht.

Manuali është përgatitur për t’u shërbyer së pari aktorëvë të shoqërisë civile (OJF-të), por edhe nëpunësve publikë apo grupet e tjera të interesuara të tilla si: investitorët, zhvilluesit e projekteve, përfaqësuesit e publikut ose të organizatave jo qeveritare (të cilat punojnë për një mjedis më të mirë dhe për një shoqëri më të hapur dhe demokratike), mund të gjejnë gjëra të vlefshme në të.

Ky manual do të mësojë banorët e komunitetit të Bulqizës se si duhet të informohen dhe të kërkojnë llogari për ndërhyrjet në mjedis nga Bashkia Bulqizë, duke i vënë përballë përgjegjesive që ua garanton ligji. Analiza e së drejtës për informim në Shqipëri trajtohet si një e drejtë kushtetuese, sipas të cilit: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. Për të garantuar ushtrimin e së drejtës për t’u informuar institucioni ngarkohet me detyrimin ligjor për të krijuar strukturat përkatëse, ku një staf i kualifikuar ofron informacionin e kërkuar sipas procedurave përkatëse të përcaktuara sipas ligjit. Përcaktimi i afateve për dhënien e informacionit është një garanci për kërkuesin për të marrë informacionin brenda një kohe të arsyeshme, por vlen sidomos që në rast

Page 6: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

6

të mosdhënies së plotë apo të pjesshme të informacionit, kërkuesi të mund të realizojë të drejtën për t’u ankuar sipas parashikimeve ligjore.

Ky manual udhëzon organizatat jofitimprurëse (OJF-të) Bashkinë Bulqizë, komunitetin, grupet e interesit, grupet e ndryshme shoqërore për t’u njohur dhe orientuar për informimin mjedisor, burimet e informacionit mjedisor si dhe organet që e disponojnë këtë informacion, duhet t’ia ofrojnë publikut.

E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë natyrore e çdo njeriu, i cili ka të drejtë që të thithë ajër të pastër, prandaj, në këtë kontekst, informimi i publikut për cilësinë e mjedisit nuk është thjesht një domosdoshmëri jetike, por një e drejtë themelore e tij për t’u njohur me cilësinë e burimit të jetës.

Msc. Danjel BICADrejtor Ekzekutiv

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor (SHERM)

Page 7: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

7

1. Hyrje

E drejta për informim për çështjet e mjedisit është bazike për të arritur një qëllim të përbashkët që është mbrojtja e mjedisit dhe krijimi i kushteve mjedisore të shëndetshme për çdo individ. Ka autorë që mendojnë se gjeneza e saj lidhet me gjysmën e dytë të shekullit të XX-të dhe i përgjigjet nevojës për ndërgjegjësim për të penguar shkatërrimin e ekosistemit tonë të kërcënuar seriozisht nga shkatërrimi potencial i civilizimit modern.

E drejta për mbrojtjen e mjedisit bën pjesë në të ashtëquajturën gjeneratë e tretë e të drejtave të njeriut, të cilat po njohin sot një vëmendje të veçantë në veprimtarinë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, për rolin që ai ka edhe për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera themelore për një qenie njerëzore.

Konventa e Aarhus-it u miratua më 25 qershor 1998 në Aarhus të Danimarkës dhe jep mundësi për të aderuar për vendet anëtare të Komisionit Ekonomik për Evropën, ato me status këshilltari pranë këtij Komisioni dhe organizatat rajonale të integrimit ekonomik, të përbëra nga shtetet anëtare sovrane të KE, tek të cilat shtetet anëtare kanë transferuar kompetencën për çështjet që trajtohen nga Konventa. Konventa e Aarhusit e ka bazën në përvojën e mëparshme të Deklaratës së RIO-s ne vitin 1992 ku thuhet:

Kjo konventë e kthen qytetarin e thjeshtë, nga një bartës detyrimesh në një partner aktiv në vendimmarrje për çështje mjedisore duke i siguruar atij të drejtat e lartpërmendura.

Rregullimi i së drejtës për informim për çështjet e mjedisit është mbështetur dhe garanton pikërisht këto standarde ndërkombëtare të pasqyruara në ligje e akte nënligjore. Duke vlerësuar rëndësinë e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e mjedisit mund të themi se shteti shqiptar ka ndjekur përafrimin me standardet që këto akte ofrojnë. Do ta shohim në vazhdim përqasjen e këtyre akteve ligjore dhe nënligjore në vështrim krahasues me një ndër aktet më të rëndësishme ndërkombëtare, Konventën e Aarhus-it.

Page 8: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

8

KREU IKonventa e Aarhus-it

Shqipëria është një ndër vendet e para që ka shprehur vullnetin e saj për zbatimin e kësaj Konvente. Nga viti 1998, kur Republika e Shqipërisë e nënshkroi Konventën e sidomos pas vitit 2001, kur Kuvendi Shqiptar e ratifikoi atë, veprimtaritë për zbatimin e saj janë zgjeruar si dhe fushat e zhvillimit të tyre.

Si dokument juridik ndërkornbëtar, Konventa përfaqëson një tërësi të

drejtash, detyrimesh, rregullash e procedurash të detyrueshme për zbatim për shtetet që e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë, Kërkesat e Konventës, të drejtat dhe detyrimet që ajo përrnban, janë orientuar në momente kyç të rnarrëdhënieve mjedisore dhe grupohen në tri drejtime themelore të tyre që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës:

1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor;

2) E drejta e publikut për të marrë pjesë në vendimmarrjet publike për çështjet e mjedisit;

3) E drejta e publikut për t’u ankuar në gjykatë për çështjet e mjedisit.

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

4

Qëllimi i Konventes: Me qëllim që të kontriboj në mbrojtjen e të drejtës së cdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirqënien e tij, cdo palë do të garantoj të drejten e publikut, për të patur informacion për mjedisin, për të marëe pjeë në marrjen e vendimeve mjedisore dhe për t'iu drejtuar gjykatës, në lidhje me ceshtje të mjedisit.

Konventa Aarhus-it

Shqipëria është një ndër vëndet e para që ka shprehur vullnetin e saj për zbatimin e kësajKonvente. Nga viti 1998, kur Republika e Shqipërise e nënshkroi Konventen e sidomos pas vitit 2001, kur Kuvendi Shqiptar e ratifikoi ate, veprirntarite per zbatimin e saj janë zgjeruar fushat e

zhvillimit të tyre.

Si dokument juridik ndërkornbetar, Konventa përfaqëson një tërësi të drejtash,detyrimesh, rregullash e procedurash të detyrueshme për zbatim për shtetet që enënshkruajnë dhe e ratifikojnë, Kërkesat e Konventës, të drejtat dhe detyrimet që ajopërrnban, janë orientuar në momente kyc të rnarrëdhënieve mjedisore dhe grupohen në tri drejtime themelore të tyre që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës:

1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2) E drejta e publikut për të marrë pjes në vendimmarrjet publike për ceshtjet e mjedisit; 3) E drejta e publikut për t'u ankuar në gjykatë për ceshtjet e mjedisit.

Page 9: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

9

Çfarë është informacioni mjedisor“Informacioni mjedisor” nënkupton çdo informacion të shkruar, viziv, të dëgjuar, elektronik apo çdo lloj materiali tjetër mbi:

a) Gjendjen e cilësisë së elernenteve të mjedisit, si për shembull, ajrin dhe atmosferën, ujin, tokën, zonat natyrore, pyjet, diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij, përfshirë dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht, si dhe ndërveprimin mes këtyre elementëve;

b) Faktorët me ndikim në cilësinë e mjedisit si ndotja dhe shkarkimet në mjedis, zhurmat dhe rrezatimet;

c) Marrëveshjet mjedisore, politikat, legjislacionin, planet dhe programet që ndikojnë ose mund të ndikojnë elementët e mjedisit brenda qëllimit të paragrafit mësipërrn; p.sh. kostot-përfitirnet dhe analiza të tjera ekonomike e supozime të përdorura në vendimmarrjen mjedisore;

d) Gjendjen e sigurisë dhe shëndetit te njeriut, kushtet e jetesës njerëzore, zonat kulturore dhe strukturat ndërtuese, duke qenë se ndikohen ose mund të ndikohen nga gjendja e elementeve te mjedisit ose përrnes këtyre elementeve.

dh) Informacion të përditësuar mbi ndotjen, duhet te përmirësohet duke përdorur metoda më të lehta prezantimi për përdoruesit si dhe metoda interaktive në dhënien e informacionit dhe komunikimin me publikun.

Si mund të merret dhe kërkohet informacioni mjedisorKontaktim elektronik nëpërmjet adresave të postës elektronike apo telefonit në adresat e listuara më poshtë:

• Komunikim verbal me stafin në ambjentet dhe zyrat;• Kërkesë me shkrim sipas ligjit;• Në faqet elektronike, ku publikohen të dhënat e institucioneve.

Bashkia Bulqizë ka funksione të përbashkëta me institucionet e tjera qendrore dhe është përgjegjëse në mbrojtjen e mjedisit. Gjatë përmbushjes së detyrave të saj për mjedisin bashkia duhet të prodhojë dhe disponojë informacion për:

Page 10: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

10

• Sipërfaqet e gjelbra dhe pyjore në territorin e tyre.• Cilësinë e ajrit dhe burimeve ujore në territorin e tyre.• Sasitë e mbetjeve të ngurta dhe urbane qe gjenerohen në njësinë

përkatëse dhe njësitë administrative.• Administrimi i mbetjeve të ngurta, planet përkatëse dhe vendet e

depozitimit• Administrimin e mbetjeve urbane dhe ndërtimore.• Subjektet privatë që ushtrojnë aktivitetin e tyre me ndikim në

mjedis, aktivitetet përkatëse, vendndodhjet dhe të dhënat e tyre mjedisore të kërkuara nga ligji si: sasitë e mbetjeve, mënyrën e trajtimit të tyre, ujërat e ndotura dhe trajtimin e tyre, shfrytëzimin e burimeve natyrore, etj.

• Kompanitë e pastrimit dhe të tjera që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e mjedisit.

• Zonat e nxehta mjedisore në territorin e njësisë vendore përkatëse.• Investimet në mjedis dhe projektet për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas nenit 5 të Konventës së Aarhus-it, autoritetet publike duhet të sigurojnë:

• Zotërimin dhe rinovimin e informacionit mjedisor që lidhet me funksionet e tyre;

• Krijimin e sistemeve detyruese për të siguruar një rrjedhje të përshtatshme të informacionit mbi mjedisin për tek autoritetet e tjera;

• Informimin e publikut për masat parandaluese apo që mund të zvogëlojnë dëmin në rast të kërcënimit të shëndetit nga veprimtari të ndryshme apo shkaqe natyrore.

Informacioni duhet të bëhet i disponueshëm për publikun në mënyrë transparente dhe progresive nëpërmjet sensioneve të informimit, duke marrë mendimin e tyre për vendimmarrjen, bankës së të dhënave elektronike dhe raporteve periodike që ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe cenimin e së drejtës mjedisore të përbashkët.

Page 11: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

11

Rëndësi paraqet nxitja e subjekteve minerare dhe ato private që mund të ndikojnë me aktivitetin e tyre në mjedis, për të dhënë periodikisht informacion për publikun, për punën e tyre, ndotjen që shkaktojnë, sasinë prodhuese të mbetjeve të ngurta, dhe sa sipërfaqe rehabilitojnë në planet vjetore të tyre, duke kompensuar dëmin e shkaktuar.

Barazia në Vendimmarrje MjedisoreÇfarë është procesi i vendimmarrjes? Janë fazat apo etapat të cilat nisin me:

Hartimin e një dokumenti, zbatimi i të cilit ndikon në mjedis; Konsultime me palët dhe publikun për marrjen e mendimit të tyre; Vendimin përfundimtar të marrë nga autoriteti publik duke marrë në konsideratë opinionin e shprehur nga publiku për vlerësimin e ndikimit në mjedis gjatë procesit konsultues.

Çfarë është vendimmarrja mjedisore?Është procesi gjatë se cilit institucionet publike brenda fushës së tyre të kompetencave përgatisin ose shqyrtojnë, për marrjen e vendimit, dokumente zhvillimorë (strategji, plane, programe, akte ligjore, projekte të veçanta) zbatimi i të cilave ndërvepron me mjedisin fizik dhe ndikon direkt në të duke shkaktuar pasoja mjedisore.

Publiku: është një ose më shumë persona fizikë ose juridike ose publiku i gjerë dhe, në përputhje me legjislacionin kombëtar, shoqatat, organizatat ose grupet e interesit që preken në mënyrë indirekte nga vendimmarrja.

Publiku i interesuar/ i ndikuar: është publiku i ndikuar ose që mund të ndikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga vendimmarrja mjedisore ose që ka interes në vendimmarrjen mjedisore. Për qëllimet e këtij përkufizimi, OJF-të që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat sipas ligjit, do të konsiderohen si publik i interesuar.

Page 12: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

12

Kur nevojitet pjesëmarrja publike në vendimmarrje mjedisore?Llojet e vendimmarrjes mjedisore për të cilat autoritetet publike garantojnë të drejtën për të bërë oponence dhe për të bashkëpunuar me njësitë e mbrojtjes së mjedisit janë:

- Për formulimin e politikave, strategjive, planeve të zhvillimit dhe programeve të mbrojtjes së mjedisit,

- Për përgatitjen e akteve ligjore dhe normative për mjedisin,

- Për përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura ose jo,

- Për përgatitjen dhe zbatimin e planeve të monitorimit të mjedisit,

- Për programet e kontrollit dhe inspektimit mjedisor,

- Për proceset e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) për investime me impakt në mjedis të cilat listohen në Aneksin 1 të Konventës së Aarhusit,

- Për procesin e shqyrtimit të lejeve mjedisore për projekte me ndikim në mjedis,

- Për çështje gjyqësore.

Hapat për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje1) Informimi i publikut,

2) Tërheqja e mendimit dhe komenteve të publikut,

3) Shqyrtimi i mendimit të publikut,

4) Publikimi i vendimit.

1) Informim i publikut lidhur me vendimin apo projekt vendimin që do të merret bëhet në mënyra të ndryshme: lajmërim publik ose individual, mund të përdoren broshura, e-maile individuale, njoftime për shtyp, publikime në website, shpërndarje e informacionit tek OJF-të etj që njoftimi të jetë më i efektshëm,

Page 13: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

13

Por çfarë duhet të përmbajë njoftimi?

v Aktivitetin e propozuar/projektinv Natyrën e draft vendimitv Autoriteti publik përgjegjës për marrjen e vendimitv Procedurën që do të ndjeket përfshirë dhe kur informacioni mund

të parashikohetv Fillimin e procedurës/projektitv Përshkrim i mundësive të publikut për marrjen pjesë në konsultimev Kohën dhe vendin e takimit për realizimin e dëgjesës publikev Një tregues të autoritetit publik nga i cili mund të merret

informacioni i nevojshëm dhe kur është vënë në dispozicion ky informacion

v Një tregues te autoriteteve publike të cilave do ti shkojnë komentet e publikut ashtu si dha koha brenda së cilës mund të shprehen këto opinione

v Përshkrim të informacioneve mjedisore relevante të cilat janë të gatshme dhe te disponueshme aktualisht

v Përcaktimin e faktit nëse projekti është subjekt i një procedure vlerësimi mjedisor kombëtar apo ndërkufitar.

2) Tërheqja e mendimeve të publikut mund të realizohet në forma të ndryshme: Konsultime zyrtare ndërmjet zhvilluesit të projektit dhe publikut, takime dhe apo intervista në terren, pyetësorë, komunikimi elektronik, mund te organizohen grupe pune, takime me publikun me dyer të hapura, takime me njerëz të rëndësishëm etj.

3) Shqyrtimi i mendimit të publikut: komentet e publikut vihen në dispozicion të autoriteteve publike vendimmarrëse të cilat do të vlerësojnë koherencën e mendimeve të publik. Ata marrin vendimin final duke arsyetuar dhe motivuar konsiderimin apo mos konsiderimin e komenteve publike.

4) Publikimi i vendimit: vendimi i marrë nga autoritetet publike duhet të vihet menjëherë në dispozicion të publikut duke përfshirë komentet apo arsyet e mos përfshirjes së komenteve të publikut.

Page 14: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

14

Rëndësia e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjeDemokracia bashkëkohore kërkon që autoritetet publike të konsultohen vazhdimisht me publikun për vendimet që ata synojnë të marrin duke zhvilluar atë që quhet “Demokraci me Pjesëmarrje”. Pjesëmarrja e publikut gjatë procesit të vendimmarrjes mjedisore ka rëndësi të veçantë si një mekanizëm i ligjshëm që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe është një element thelbësor për marrjen e vendimit përfundimtar nga autoritetet. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendim-marrje për çështjet mjedisore reflektohet në të gjithë pjesëmarrësit në proces. Nga aspekti i propozuesit të një projekti kjo e drejtë i jep legjitimitet propozimit të tij dhe njëheri siguron përkrahjen e publikut të gjerë që nga fazat e hershme të vendimmarrjes. Nga aspekti i marrësit të vendimeve, kjo siguron një proces të hapur dhe të përgjegjshëm të sjelljes së vendimit, si dhe siguron zbatimin e atij vendimi me pajtimin e të gjithë aktorëve. Pjesëmarrja e publikut siguron mundësinë e ndikimit në procesin e vendimmarrjes, rrit njohuritë për procesin e vendimmarrjes (kush dhe kur vendos) dhe rrit vetëdijen qytetare për rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes. Kjo për më tepër, që në procesin e vendimmarrjes, edhe pse konsultohen ekspertët, nuk do të thotë që mendimet e tyre gjithmonë të përputhen me interesat e publikut të gjerë. Pjesëmarrja publike nuk është vetëm një veprim i cili kryhet vetëm një herë por është një proces që fillon nga përgatitja e vendimit deri në miratimin dhe zbatimin e tij. Prandaj pjesëmarrja realizohet në dy kohë të ndryshme: para marrjes së vendimit ku komentet dhe opinionet e publikut mund të integrohen në vendimmarrje dhe pas vendimmarrjes ku roli i publikut është më tepër monitorues i zbatimit të vendimit të marrë.

Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore ka një sërë përfitimesh shumëpalëshe që mund të renditen si më poshtë:

Ø Procesi i vendimmarrjes transparent duke forcuar besimin në institucionet përkatëse

Ø Shmangia e konflikteve dhe vonesave për realizimin e investimeve

Ø Informimi dhe edukimi mjedisor i publikut

Page 15: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

15

Ø Vendime cilësore që përfshijnë dhe kontributin e publikut dhe profesionistëve

Ø Ofron zgjidhje të ndryshme,

Ø Ofron informacion më të gjerë, të plotë dhe gjithëpërfshirës për situatën aktuale lokale,

Ø Ofron informacion të përditësuar,

Ø Identifikimi dhe mundësia që palët e prekura të parashtrojnë dhe mbrojnë interesat e tyre të ligjshme

Ø Rritja e vëmendjes ndaj mjedisit duke kërkuar dhe ndikuar në përmirësimin dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit

Ø Forcimi i demokracisë në vend

Ø Fuqizimi i shoqërisë civile dhe OJF-ve për të mbushur misionin e tyre.

Ø Zhvilluesi i projektit zgjeron më tepër dijet dhe i integron ato në projekt: identifikim më i mirë i ndikimeve dhe risqeve të mundshme ashtu si dhe masa alternative për zbutjen e tyre,

Ø Zgjerohet cilësia dhe zbatueshmëria e projektit apo vendimit,

Ø Impakt me i vogël i projektit në mjedis,

Ø Proces demokratik dhe transparent,

Ø Arritja e një konsensusi,

Ø Fitohet besimi i komunitetit,

Ø Komunitet më i kënaqur dhe më i shëndetshëm sepse janë marrë në konsideratë nevojat e tyre,

Ø Publiku gëzon të drejtat e tij sikurse janë parashikuar nga Konventa,

Ø Publik më i ndërgjegjësuar dhe më aktiv në pjesëmarrje për çështje të tjera mjedisore.

Vendimmarrja Mjedisore: është procesi gjatë të cilit, institucionet apo autoritetet publike Brenda fushës së tyre kompetente përgatisin apo

Page 16: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

16

shqyrtojnë për të marrë vendim, dokumente zhvillimore si strategji, plane, programe, akte ligjore, projekte të veçanta, zbatimi i të cilave ndërvepron me mjedisin fizik (ujë, ajër, tokë, biodiversitet) duke ndikuar direkt në to dhe duke shkaktuar pasoja mjedisore që mund të jenë të parikuperueshme.

Por legjislacioni mbi mjedisin ka një rregullim të hollësishëm të këtij koncepti duke përfshirë jo vetëm institucionet e administratës publike që prodhojnë, mbajnë dhe shpërndajnë informacionin mjedisor, por edhe nëpunësit që përmes funksioneve që ushtrojnë ofrojnë shërbime publike të lidhura me çështjet mjedisore apo organizmat këshillues publik në nivel kombëtar, rajonal apo vendor.

Proceset Vendimmarrëse: janë fazat apo etapat që fillojnë me hartimin e një dokumenti, zbatimi it ë cilit ndikon në mjedis, konsultimi me palët e interesuara dhe publikun për marrjen e mendimit të tyre si dhe vendimin përfundimtar të autoritetit publik që merret në konsideratë për ndikimin në mjedis gjatë procesit konsultues në mënyrë që vendimmarrja të jetë transparente e gjithë përfshirëse.

Pjesëmarrja e publikut në procesin e vendimmarrjes është thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Pjesëmarrja në vendimmarrje krijon një urë komunikimi mes autoriteteve publike në një anë dhe qytetarëve në anën tjetër, në çështjet që përfshijnë interesin e përgjithshëm dhe publik. Përmes pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes, qytetarëve iu sigurohet e drejta e pjesëmarrjes, kontrollit dhe monitorimit të aktiviteteve dhe veprimtarive të organeve lokale dhe qendrore në çështjet që ndikojnë në jetën e tyre në kuptimin publik, ekonomik, social, shëndetësor dhe mjedisor. Një ndërveprim i tillë mundëson shkëmbimin e ideve dhe komenteve që janë të rëndësishme për autoritetet publike në procesin e dizajnimit të programeve, dokumenteve dhe planeve të natyrës publike.

Konventa e Aarhus-it ka si objekt të veçantë të saj të garantojë të drejtën e pjesëmarrjes së publikut në procedurat e vendimmarrjes në çështjet mjedisore, me qëllim që të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtës së çdokujt për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të sigurt për shëndetin

Page 17: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

17

dhe mirëqenien e tij. E drejta dhe detyra e çdo individi për të mbrojtur mjedisin nënkupton që secili ka të drejtën të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe të shpreh qartë mendimin e tij, për formulimin dhe zbatimin e politikave mjedisore, në hartimin e ligjeve për mjedisin. Çdokush mund të marrë pjesë në mënyrë individuale ose kolektive. Çdo individ ka të drejtë të bashkëpunoj dhe të formojë organizata, shoqata që përfaqësojnë apo mbrojnë interesa të veçanta mjedisor.

Pjesëmarrja e publikut është vlerësuar si një faktor dhe element i domosdoshëm për adresimin e problemeve mjedisore dhe rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Pjesëmarrja e publikut është shpallur dhe pranuar si një parim për mbrojtjen e mjedisit në Deklaratën e Rio-s për Mjedisin dhe Zhvillimin në Samitin e Tokës mbajtur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1992. Në Deklaratën e Rio-s në parimin 10 citohet se: çështjet dhe problemet e mjedisit mund të zgjidhen më mirë nëpërmjet pjesëmarrjes së publikut.

Page 18: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

18

KREU IIQeverisja, vendimmarrja, parimet e KE

Çfarë është qeverisja: Qeverisja përkufizohet si procesi i vendimmarrjes si dhe procesi nëpërmjet të cilit zbatohen (ose nuk zbatohen) vendimet, ose edhe si një tog vlerash, politikash dhe institucionesh nëpërmjet të cilave një shoqëri kujdeset për proceset e saj sociale, politike dhe ekonomike nëpërmjet ndërveprimit midis qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Janë dy aspekte themelore të qeverisjes (dhe qeverisjes së mirë). Së pari, koncepti i qeverisjes është më i gjerë se qeveria.

Në kontekstin urban, kjo do të thotë se përgjegjësia për menaxhimin e çështjeve të një qytetit nuk është e kufizuar në pushtetin lokal, por përfshin një shumëllojshmëri të gjerë të palëve të interesuara, duke përfshirë: qeverinë qendrore dhe lokale, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile dhe ato të bazuara në komunitet, mediet, shoqatat profesionale dhe anëtarë të tjerë të shoqërisë civile. Së dyti, koncepti i qeverisjes fokusohet në institucionet dhe proceset.

Duke qenë se qeverisja është procesi i marrjes së vendimeve si dhe procesi i zbatimit të vendimeve, analiza e qeverisjes bazohet në analizën e aktorëve formalë dhe jo formalë që ndikojnë në marrjen dhe zbatimin e vendimeve si dhe të strukturave formale dhe informale që janë krijuar për të marrë dhe zbatuar vendimet.

Qeverisja e mirë duhet të ketë në konsideratë që:

Përveç qeverisë dhe ushtrisë, të gjithë aktorët e tjerë klasifikohen si “shoqëria civile”. Në disa vende, përveç shoqërisë civile, edhe krimi i organizuar mund të ndikojë në vendimmarrje, veçanërisht në zonat urbane si dhe në nivelin qendror të qeverisjes. Strukturat formale qeverisëse janë vetëm një prej mënyrave se si mund të merren dhe zbatohen vendimet. Përveç tyre, mund të ekzistojnë edhe struktura informale vendimmarrëse të cilat ndikojnë në marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Struktura të tilla informale janë shpesh rezultat i praktikave korruptive ose çojnë drejt praktikave korruptive.

Page 19: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

19

Qeverisja është e “mirë” kur garanton që prioritetet politike, sociale dhe ekonomike bazohen në një konsensus të gjerë në shoqëri, si dhe dëgjohet zëri të gjithëve gjatë marrjes së vendimeve për shpërndarjen e burimeve që ka shoqëria.

Koncepti i qeverisjes së mire në njësitë e vetëqeverisjes vendore nënkupton cilësinë, efektivitetin dhe efiçencën e administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore si dhe në përmbushjen e shërbimeve publike; cilësinë e politikave publike lokale dhe procedurave vendimmarrëse, gjithëpërfshirjen, transparencën dhe llogaridhënien; si dhe mënyrën e ushtrimin të pushtetit dhe autoritetit në nivel vendor.

Pjesëmarrësit në qeverisjen e mirë

Grafiku i mëposhtëm paraqet pjesëmarrësit që ndërveprojnë në qeverisjen e mire në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

14

Koncepti i qeverisjes së mire në njësitë e vetëqeverisjes vendore nënkupton cilësinë, efektivitetin dhe efiçencën e administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore si dhe në përmbushjen e shërbimeve publike; cilësinë e politikave publike lokale dhe procedurave vendimmarrëse, gjithëpërfshirjen, transparencën dhe llogaridhënien; si dhe mënyrën e ushtrimin të pushtetit dhe autoritetit në nivel vendor. Përgatitja e materialeve të këtij manuali u hartuan nga Shoqata Ekspertet e Rinj

Mjedisor ( SHERM). Përmbatja e këtij publikimi është përgjegjësi e shoqatës zbatuese dhe në asnjë menyre nuk mund te konsiderohet si pasqyrimi i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit në qeverisjen e mirë Grafiku i mëposhtëm paraqet pjesëmarrësit që ndërveprojnë në qeverisjen e mire në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Pjesëmarrësit në jetën publike

Pjesëmarrësit në jetën publike

Page 20: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

20

Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisjen e mirë në nivel vendorKëshilli i Evropës ka hartuar 12 parime për qeverisjen e mirë në nivel vendor, të cilat janë si më poshtë:

Parimi 1. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira, përfaqësimi dhe pjesëmarrja

§ Zgjedhjet vendore zhvillohen të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar, si edhe pa ndonjë mashtrim.

§ Qytetarët janë në qendër të veprimtarive publike dhe ato janë të përfshirë në mënyrë të përcaktuara qartë në jetën publike në nivel vendor.

§ Çdo burrë dhe grua ka të drejtën të shprehet në proceset vendimmarrëse, drejtpërdrejtë ose nëpërmjet organeve ndërmjetëse të ligjshme që përfaqësojnë interesat e tyre.

§ Kjo pjesëmarrje e gjerë është e ndërtuar mbi të drejtën e shprehjes, tubimit dhe organizimit.

§ Çdo zë, duke përfshirë edhe to që janë më pak të privilegjuar dhe më vulnerabël, dëgjohen dhe merren në konsideratë gjatë procesit vendimmarrës, duke përfshirë edhe çdo vendim për shpërndarjen e burimeve.

§ Në çdo rast ka një përpjekje të ndershme për të ndërmjetësuar interesat të ndryshme të përligjur si dhe për të arritur në një konsensus të gjerë mbi çfarë është në interesin më të mirë të komunitetit dhe si mund të përmbushet ky interes.

§ Vendimet merren në përputhje me vullnetin e shumicës, ndërkohë që respektohen të drejtat dhe interesat e ligjshëm të pakicës.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 3: Koncepti i autonomisë vendore

§ Neni 7: Kushtet e ushtrimit të përgjegjësive në nivel vendor

Page 21: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

21

Instrumente ndërkombëtar:

§ Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (nenet 18, 19, 20, 21)

§ Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore (nenet 10, 11, 14, 16), veçanërisht Protokolli nr. 1 (neni 3)

§ Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike (nenet 25, 26, 27)

§ Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial (neni 5c)

§ Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (neni 7, 8)

§ Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (nenet 11, 12, 21, 23, 40)

§ Kodi i Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore, i miratuar nga Këshilli për zgjedhje demokratike të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit

Legjislacioni Kombëtar:

§ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Miratuar me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr.74/2012, datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015);

§ Ligji nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen vendore

§ Ligji nr. 146/2014 Për njoftimin dhe konsultimin publik

§ Ligj nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit

Parimi 2: Kthimi i përgjigjeve

Janë miratuar objektivat, rregullat, strukturat dhe procedurat për të përligjur pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve. Ofrohen shërbime publike dhe kthimi i përgjigjeve për kërkesa dhe ankesa bëhet brenda një afati të arsyeshëm.

Page 22: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

22

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 4: Qëllimi i autonomisë vendore

§ Protokoll shtesë i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore rreth të drejtave për pjesëmarrje në punët e autoritetit lokal

Parimi 3: Efiçenca dhe Efektiviteti

§ Rezultatet përmbushin objektivat e caktuar

§ Burimet në dispozicion përdoren në mënyrën më të mire të mundshme

§ Sistemet e menaxhimit të performancës mundësojnë vlerësimin dhe përmirësimin e efiçencës dhe efektivitetit të shërbimeve.

§ Zhvillohen audite në interval të rregullta kohore për vlerësimin dhe përmirësimin e performancës.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 6: Struktura dhe burime administrative të përshtatshme për punën e autoriteteve lokale.

Parimi 4: Të qenit i hapur dhe transparent

§ Vendimet merren dhe zbatohen në përputhje me ligjet dhe rregullat.

§ Ka akses publik për të gjitha informacionet të cilat nuk janë të klasifikuara për arsye të mirëpërcaktuara në përputhje me ligjin (si rasti i mbrojtjes së privatësisë ose të garantimit të zbatimit të rregullave të prokurimit publik)

§ Publikut iu vihen në dispozicion informacione rreth vendimeve, zbatimit të politikave dhe rezultateve të arritura, në mënyrë të tillë që të lehtësoj ndjekjen dhe të kontribuoj në punën e autoriteteve lokale.

Page 23: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

23

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Protokoll shtesë i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore rreth të drejtave për pjesëmarrje në punët e autoritetit lokal

Parimi 5: Shteti i së drejtës

§ Autoritetet lokale zbatojnë ligjin dhe vendimet gjyqësore.

§ Rregullat dhe normat miratohen në përputhje me procedurat bazuara në ligj dhe zbatohen në mënyrë të paanshme.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 3: Koncepti i autonomisë vendore

§ Neni 4: Qëllimi i autonomisë vendore

§ Neni 11: Mbrojtja ligjore e autonomisë vendore

Parimi 6: Sjellja Etike

§ E mira publike vendoset para interesit individual.

§ Ka masa efektive për parandalimin dhe luftimin e formave te korrupsionit

§ Konfliktet e interesit deklarohen në kohë dhe personat e përfshirë duhet të abstenojnë në vendimmarrje.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 7: Kushtet në të cilat ushtrohen përgjegjësitë në nivel lokal.

Parimi 7: Kompetenca dhe Kapaciteti

§ Aftësitë profesionale të atyre që qeverisin përmirësohen rregullisht dhe fuqizohen në mënyrë që të rrisin rezultatet dhe ndikimin.

Page 24: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

24

§ Zyrtarët janë të nxitur të përmirësojnë vazhdimisht performancën e tyre.

§ Krijohen dhe përdoren metoda praktike dhe procedura me qëllim transformimin e aftësive në kapacitete që të arrihen rezultate më të mira.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 6: Struktura dhe burime administrative të përshtatshme për punën e autoriteteve lokale.

§ Neni 9: Burimet financiare të autoriteteve lokale.

Parimi 8: Të qenit i hapur me risitë dhe ndryshimin

§ Kërkohen zgjidhje të reja dhe efiçente të problemeve dhe përdoren metodat moderne të ofrimit të shërbimit.

§ Ka gatishmëri për përdorim si projekt pilot dhe eksperimental të programeve të reja dhe për të mësuar nga eksperienca e të tjerëve.

§ Është krijuar një klimë favorizuese ndaj ndryshimit me qëllimin për të arritur rezultate më të mira.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 10: E drejta e autoriteteve lokale të asociohen.

Parimi 9: Qëndrueshmëria dhe orientimi afatgjatë

§ Nevojat e brezave të ardhshëm janë marrë në konsideratë në politikat aktuale.

§ Qëndrueshmëria e komunitetit është marrë parasysh vazhdimisht. Vendimmarrja është përpjekur te përfshijë të gjitha kostot dhe të mos transferoj problemet dhe tensionet, qofshin këto mjedisore, strukturore, financiare, ekonomike ose sociale, për brezat e ardhshëm.

Page 25: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

25

§ Ka një perspektive të gjerë dhe afatgjate për të ardhmen e komunitetit lokal e shoqëruar me arsyetimin se çfarë nevojitet për këtë zhvillim.

§ Ka një mirëkuptim për kompleksitetin historik, kulturor dhe social ne te cilën është bazuar kjo perspektivë.

Parimi 10: Mirëmenaxhim Financiar

§ Pagesat nuk e tejkalojnë koston e shërbimit të ofruar dhe nuk e zvogëlojnë kërkesën për shërbime, veçanërisht në rastet e shërbimeve publike me rëndësi të veçantë.

§ Dallohet maturi në menaxhimin financiar, përfshij këtu kontraktimet dhe përdorimin e huave, vlerësimin e resurseve, të ardhurave dhe rezervave si dhe përdorimin te ardhurave te veçanta.

§ Planet buxhetore disa vjeçare përgatiten në konsultim me publikun.

§ Rreziqet janë vlerësuar drejt dhe menaxhuar, përfshire këtu edhe nëpërmjet publikimit nga kontabilistet e miratuar dhe në rastet e një partneritetit publik-privat, duke e ndarë riskun në mënyrë realiste.

§ Autoritetet lokalen marrin pjesë në marrëveshjet e solidaritetit ndërbashkiak, ndarjes së drejt të pengesave dhe benefiteve (sisteme stabilizimi, kooperim ndërbashkiak dhe ndarjen e kostove të riskut).

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 8: Mbikëqyrje administrative e aktiviteteve të autoriteteve lokale.

§ Neni 9: Burimet financiare të autoriteteve lokale.

Page 26: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

26

Parimi 11: Të drejtat e Njeriut, Diversiteti Kulturor dhe Kohezioni social

§ Brenda sferës së influencës së autoritetit lokal, të drejtat e njeriut respektohen, mbrohen dhe zbatohen, luftohen të gjitha format e diskriminimit.

§ Diversiteti kulturor konsiderohet aset dhe ka përpjekje të vazhdueshme për të garantuar që kushdo të shpreh interesim për komunitetin lokal, që identifikohen me të dhe nuk ndihen të përjashtuar.

§ Promovohet kohezioni social dhe integrimi i zonave të disavantazhuara.

§ Ka akses në shërbimet parësore, veçanërisht për pjesën e disavantazhuar të popullatës.

Parimi 12: Përgjegjësia

§ Të gjithë vendimmarrësit, bashkërisht dhe individualisht, mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

§ Vendimet raportohen, sqarohen dhe miratohen.

§ Ka mjete juridike të duhura kundër keqadministrimit dhe kundër veprimeve të autoriteteve lokale të cilat shkelin të drejtat civile.

Nene të rëndësishme të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore

§ Neni 4: Qëllimi i autonomisë vendore

§ Neni 8: Mbikqyrje administrative e aktiviteteve të autoriteteve lokale.

Page 27: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

27

KREU IIIAntikorrupsioni

Korrupsioni është një ndër problemet kryesore me të cilët përballen shumë vende, veçanërisht vendet në zhvillim. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, korrupsioni minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe i bën qeveritë më pak të qëndrueshme;

Banka Botërore e ka përshkruar korrupsionin si një ndër pengesat më kryesore të zhvillimit ekonomik.

Përkufizim: Korrupsioni është abuzimi me pushtetin e besuar për përfitim personal. Korrupsioni është një çështje tejet komplekse që ndikon tek institucionet publike dhe qytetarët, si dhe proceset e ndryshme të shoqërisë, duke çuar në shpërdorim të burimeve të nevojshme për zhvillim. Korrupsioni është simptomë e dështimit të sistemit të gjerë të qeverisjes. Prandaj, lufta kundër korrupsionit duhet të ndërmerret përmes konsolidimit të kapaciteteve të shtetit për të kryer plotësisht funksionet e tij. Që prej mesit të viteve ‘90 janë nënshkruar disa konventa ndërkombëtare, më e vona ndër të cilat konventa e OKB kundër korrupsionit në vitin 2003 (UNCAC), e cila përfshin fusha konkrete për veprim.

Konventa civile Neni 2: Korrupsion” merr kuptimin e të kërkuarit, ofrimit, dhënies ose pranimit drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë të një mitmarrje ose çdo lloj tjetër avantazhi ose përfitimi që deformon kryerjen e çdo detyre ose sjellje të kërkuar nga pranuesi i mitmarrjes, për pasojë dhe të avantazhit e përfitimit të padrejtë.

Parime të rëndësishme që lidhen me luftën kundër korrupsionit

a) Transparenca

Transparenca mund të përkufizohet si një parim i cili bën të mundur që personat e prekur nga vendimet administrative, transaksionet e biznesit apo veprat e bamirësisë të njihen jo vetëm me faktet dhe shifrat por

Page 28: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

28

edhe me mekanizmat dhe proceset. Çdo qytetar duhet të përpiqet që transparenca të mbizotërojë në të gjitha sferat e shoqërisë, si publike ashtu edhe private. E drejta për informim dhe transparenca funksionojnë si një parim që ndihmon personat, interesat e të cilëve preken nga vendimmarrja administrative, që jo vetëm të dinë se çfarë vendimesh merren në lidhje me interesat e tyre por edhe të mund t’i ankimojnë këto vendime. Çdo individ apo organizatë pa dhënë arsyet përkatëse ka të drejtë të informohet për çështjet që lidhen me mjedisin, përbërësit e tij, masat dhe mënyrën e administrimit të mjedisit nga organet përgjegjëse, ligjet, planet e projektet mjedisore, shkarkimet në mjedis dhe çdo aspekt tjetër informues që nuk ndalohet me ligj.

Zyrtarët dhe autoritetet ndihmojnë dhe udhëheqin publikun, ofrojnë transparencën e nevojshme, edhe kur kërkon të informohet për mjedisin, kur kërkon lehtësimin e pjesërnarrjes në marrjen e vendimeve mjedisore dhe kur kërkon t’i drejtohet gjykatës për çështje të mjedisit.

Subjektet juridike që zhvillojnë veprimtari me ndikim në mjedis (që në Bulqizë janë të shumta), i cili është një e mirë natyrorë e përbashkët, kanë detyrimin të publikojnë dhe të vënë në dispozicion të individëve apo të publikut të dhënat përkatëse si shkarkimet në mjedis, të dhënat e vetëmonitorirnit apo dhe masat që zbatojnë për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 10 Konventa OKB kundër korrupsionit - Raportimi publik

Duke pasur parasysh nevojën për të luftuar korrupsionin, secili shtet palë, në pajtim me principet themelore të ligjit të brendshëm, merr ato masa që janë të nevojshme për të rritur transparencën në administratën publike, duke përfshirë, kur është e nevojshme, proceset e organizimit, funksionimit dhe vendimmarrjes.

b) Llogaridhënia

Llogaridhënia e personave apo institucioneve ekziston atëherë kur detyrat e tyre profesionale u “nënshtrohen mbikëqyrjes, drejtimit apo kërkesës së të tjerëve për të dhënë informacion apo për të justifikuar veprimet e tyre.”

Page 29: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

29

Niveli i lartë i llogaridhënies dhe i transparencës i mbyll dyert praktikave korruptive dhe ndihmon në minimizimin e mundësive për korrupsion.

c) Integriteti

Sjellje dhe veprime në përputhje me një tërësi parimesh e standardesh morale apo etike që zbatohen nga individët e institucionet dhe që pengojnë korrupsionin. Në formë ekuacioni, korrupsioni do të ishte i tillë:

Konventa OKB -Neni 5: Secili shtet palë, në përputhje me principet themelore të sistemit ligjor të tij, zhvillon dhe zbaton ose ruan politika të efektshme dhe të koordinuara kundër korrupsionit që nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë dhe reflektojnë principet e shtetit ligjor, administrimin e rregullt të punëve publike, pasurisë publike, integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë.

Llojet dhe format e ndryshme të korrupsionitKorrupsioni i vogël, ai që ndeshet me shpesh në përditshmëri, është korrupsioni burokratik dhe administrativ. Ai ndodh në hallkën e fundit të implementimit të politikave, atje ku publiku takohet me nëpunësit publikë. Korrupsioni i vogël përshkruhet ndryshe si “korrupsioni i mbijetesës”, një lloj korrupsioni i cili bëhet zakonisht nga nëpunës të paguar jo mirë, të cilët varen nga pagesat shtesë për të ushqyer dhe strehuar familjet e tyre. Edhe pse korrupsioni i vogël përfshin shuma të vogla parásh, këto shuma gjithsesi nuk janë të vogla për ata që i paguajnë. Korrupsioni i vogël sfidon pjesëtarët e shoqërisë që kanë të ardhura të ulëta dhe që duhet të paguajnë rregullisht ryshfet në kontaktet e tyre me administratën dhe shërbimet publike të tilla si policia, spitalet, etj. Korrupsioni është një problem që ekziston në të gjitha vendet, për këtë arsye, të gjitha vendet duhet të forcojnë dhe përmirësojnë përpjekjet konkrete të qëndrueshme për ta parandaluar dhe për ta luftuar atë. Disa nga krimet që lidhen me korrupsionin gjenden në të njëjtën kohë në legjislacionin e vendeve të ndryshme. Ndër to dallohen krime të tilla, si:

Page 30: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

30

§ Marrja, zhvatja ose dhënia e mitës.

§ Menaxhimi i keq ose përvetësimi i pronave të shtetit.

§ Përdorimi jo i ligjshëm i informacioneve shtetërore konfidenciale.

§ Tregtia përmes ndikimit dhe përdorimi i saj për përfitime personale.

§ Mashtrimi në zgjedhje dhe ndërhyrja në to.

§ Përhapja e informacioneve të pasakta ose sigurimi i tyre për t’i çorientuar hetuesit.

§ Pasurimi jo i ligjshëm.

§ Pengimi ose ndërhyrja në urdhërat shtetërore.

§ Dënimi i personave, të cilët informojnë për sjellje të pahijshme të zyrtarëve

§ Dëmtimi i shërbimeve publike

Format kryesore të korrupsionit në Shqipëri janë:

Ryshfeti: është akti i ofrimit të parave ose sendeve të tjera me vlerë me synimin për të bindur dikë të bëjë diçka për ju. Ryshfeti është korrupsion i mirëfilltë. Ryshfeti klasifikohet si vepër penale në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Zhvatja: është marrja ose dhënia e paligjshme e pronës ose parave përmes përdorimit të forcës ose kërcënimit. Një shembull tipik i zhvatjes do të ishte rasti kur policët kërkojnë para për të lejuar kalimin në postbllok.

Favorizimi: i referohet prirjes normale të njeriut për të preferuar të njohurit, miqtë dhe familjarët në krahasim me të panjohurit. Kjo nuk është gjithmonë një formë korrupsioni. Megjithatë, kur nëpunësit publikë (dhe ato të sektorit privat) shfaqin favorizim në shpërndarjen e padrejtë të burimeve dhe vendeve të punës, ata janë fajtorë për nepotizëm (të afërm) ose favorizëm (miq e shokë) në varësi të lidhjes me personat e përfshirë.

Përvetësimi: është shpërdorimi i pronave apo fondeve të lëna në mirëbesim të dikujt për shkak të pozicionit të tij/saj formal si agjent

Page 31: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

31

Konflikti i interesit: lind kur një individ i cili ka përgjegjësinë formale për t’i shërbyer publikut merr pjesë në një veprimtari që rrezikon gjykimin profesional, objektivitetin dhe pavarësinë e tij/saj. Shpesh një veprimtari e tillë (p.sh. biznes privat) i shërben pikë së pari interesave personale dhe mund të ndikojë në ushtrimin objektiv të detyrave zyrtare të këtij individi.

Rëndësia e parandalimit të korrupsionitShfaqja e praktikave korruptive në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe veprimtarisë shtetërore, bën që jo vetëm qytetarët por edhe shoqëria civile ta konsiderojnë atë si një fenomen normal. Ai konsiderohet thjesht si një mjet që mundëson zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre, duke mos e perceptuar faktin se janë përfshirë edhe vetë në një akt korruptiv. Korrupsioni perceptohet nga qytetarët si një fenomen jetik, i pranishëm në të gjitha aspektet e veprimtarisë së tyre të përditshme, ku shpeshherë ata vetë bëhen gjenerues dhe nxitës të tij. Nëse ky fenomen shoqërohet edhe nga problemet e burokracisë, paaftësisë profesionale dhe neglizhencës shtetërore, ai përbën shkakun kryesor për humbjen e besimit të qytetarëve ndaj autoritetit shtetëror.

Monitorimi i strukturave shtetërore në nivel lokal duhet të synojë nxitjen e shoqërisë civile për denoncimin, parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, si dhe parandalimin e përfshirjes së vetë viktimave në këto vepra penale. Në këtë mënyrë, do të evitohen dëmet serioze që korrupsioni i pazbuluar dhe i pakontrolluar në sektorin publik mund të shkaktojë si: (i) minimizimi i besimit të publikut tek qeveria; (ii) shpërdorimi i burimeve publike dhe parave; (iii) bërja e padrejtësive duke avantazhuar disa në kurriz të të tjerëve; (iv) jo-efiçencë në veprimtari dhe (iv) dëmtim i reputacionit.

Kushtet të cilat lejojnë zhvillimin e korrupsionit dhe pasojat e tijShkaqet kryesore që lejojnë zhvillimin e korrupsionit mund të përfshijnë sa më poshtë:§ E Drejta për Informim§ Barazia në Vendimmarrje

Page 32: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

32

§ Transparenca e ulët§ Politikat ekonomike të papërshtatshme;§ Mos zbatimi i legjislacionit Kombëtar§ Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e ulët e publikut;§ Dobësia e rolit të shoqërisë civile;§ Mungesa e llogaridhënies së institucioneve publike;§ Vullneti i dobët politik;§ Kultura apo mentaliteti i shoqërisë dhe traditat kombëtare;§ Niveli i lartë i informalitetit;§ Kultura e pandëshkueshmërisë

Pasojat e korrupsionit tek qytetarët:1. Mungesa e llogaridhënies: Nuk ofron transparencën e nevojshme

dhe barazinë në vendimmarrje

2. Mungesa e cilësisë së shërbimeve: Shërbimet cilësore do të kërkonin pagesa shtesë. Kjo vlen për shërbimet e njësive vendore, energjetike, shpërndarjen e fondeve të ndihmës, etj.

3. Mungesa e drejtësisë: korrupsioni në sistemin e drejtësisë çon tek drejtësia e munguar. Viktimat e kundërvajtjeve janë ato që vuajnë.

4. Papunësi ose punësim i parregullt në administratën publike.Shëndet dhe higjienë e keqe për shkak të cilësisë së dobët të shërbimeve etj.

Pasojat e korrupsionit në shoqëri:

o Mungesa e vlerësimit për zyrtarët: shoqëria nuk i vlerëson zyrtarët dhe flet negativisht për ta.

o Mungesa e respektit për vendim-marrësit: Vendim-marrësit/kryetarët e institucioneve të rëndësishme e humbin respektin dhe besueshmërinë nga publiku.

Page 33: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

33

o Mungesa e besimit ndaj qeverive: Njerëzit votojnë për një zyrtar duke u nisur edhe nga besimi që kanë ndaj tij. Por njerëzit do ta humbnin besimin dhe nuk do ta jepnin më votën nëse provohet që zyrtari është i përfshirë në afera korruptive. Mungesë interesi për të marrë poste që kanë pasur ose kanë lidhje me korrupsionin: njerëzit e sinqertë dhe punëdashës zhvillojnë mospëlqim për këto poste, edhe pse do të dëshironin ti mbanin ato, për shkak të besimit të tyre se ky post do ti çonte ata drejt akteve korruptive.

Shqipëria është palë e Konventës së OKB kundër Korrupsionit. Pasurimi i paligjshëm nuk është kriminalizuar ende, megjithatë refuzimi për të deklaruar pasuritë, fshehja e pasurive etj janë përfshirë në parashikimet ligjore. Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventa Anti-korrupsion të Këshillit të Evropës dhe Konventa e OECD mbi Luftën kundër Korrupsionit, por kuadri ligjor i tij duhet të plotësohet në përputhje me rekomandimet e bëra nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO).

Më konkretisht, shteti shqiptar ka ratifikuar një tërësie instrumentesh ndërkombëtare në fushën e korrupsionit, si:

§ Konventa civile “Për korrupsionin”, ratifikuar me Ligjin Nr. 8635, datë 06.07.2000;

§ Konventa penale për korrupsionin, ratifikuar me Ligjin Nr. 8778, datë 26.04.2001;

§ Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, ratifikuar me Ligjin Nr. 9492, datë 13.03.2006.

§ Konventa për pastrimin, zbulimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi;

§ Rezoluta (97) 24 për 20 parimet e luftës kundër korrupsionit;

§ Rekomandimi R (2000) 10 për kodin e sjelljes së nëpunësve publik.

Page 34: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

34

Neni 1 - Qëllimet e Konventës së OKB kundër Korrupsionit:

….c) nxitja e integritetit, përgjegjësisë dhe administrimi i rregullt i çështjeve publike dhe pasurisë publike.

Neni 5 – Masat parandaluese

1. Secili shtet palë, në përputhje me principet themelore të sistemit ligjor të tij, zhvillon dhe zbaton ose ruan politika të efektshme dhe të koordinuara kundër korrupsionit që nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë dhe reflektojnë principet e shtetit ligjor, administrimin e rregullt të punëve publike, pasurisë publike, integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë.

Neni 13 - Pjesëmarrja e shoqërisë

1. Secili shtet palë merr masa të përshtatshme,… për të nxitur pjesëmarrjen aktive të individëve dhe grupeve jashtë sektorit publik, siç është shoqëria civile, organizatat joqeveritare dhe organizatave të bazuara mbi komunitet, në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik në lidhje me ekzistencën, shkaqet dhe rëndësinë dhe kërcënimin që përbën korrupsioni. Kjo pjesëmarrje duhet të forcohet me masa të tilla si:

a) Forcimi i transparencës dhe nxitja e kontributit të publikut në proceset e vendimmarrjes;

b) Garantimi që publiku ka të drejtën efektive për informacion;

c) Ndërmarrja e aktiviteteve për informimin publik që kontribuojnë në mostolerimin e korrupsionit, si dhe programet e edukimit publik, duke përfshirë programet shkollore dhe universitare…

Neni 8

1. Me qëllim që të luftohet korrupsioni, secili shtet palë nxit, ndërmjet të tjerash, integritetin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë e nëpunësve të tij publikë, në përputhje me principet themelore të sistemit të tij ligjor.

Page 35: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

35

2. Secili shtet palë përpiqet, në veçanti, të zbatojë, brenda sistemeve të tij institucionale dhe ligjore, kodet ose standardet e sjelljes për ushtrimin korrekt, të ndershëm dhe të përshtatshëm të funksioneve publike.

4. Secili shtet palë, në përputhje me principet themelore të së drejtës së tij të brendshme, shqyrton caktimin e masave dhe të sistemeve për të ndihmuar raportimin nga nëpunësit publikë të akteve të korrupsionit tek autoritetet e duhura, kur ata marrin dijeni për këto akte gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

5. Secili shtet palë, kur është e përshtatshme dhe në pajtim me principet themelore të ligjit të brendshëm, përpiqet të caktojë masa dhe sisteme që u kërkojnë nëpunësve publikë të bëjnë deklarata tek autoritetet e duhura, ndërmjet të tjerash, në lidhje me aktivitetet e jashtme, punësimin, investimet, pasuritë dhe dhuratat ose privilegjet e mëdha nga të cilat mund të lindë një konflikt interesash për shkak të funksioneve të tyre si nëpunës publikë.

Page 36: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

36

KREU IVKuadri ligjor për pjesëmarrjen

në vendimarrjen mjedisore

Kuadri ligjor ndërkombëtar për demokracinë mjedisore

Kuadri ndërkombëtar ligjor për mbrojtjen e të drejtave mjedisore ka filluar të zhvillohet gradualisht prej fundit të viteve 80të. Ndër marrëveshjet ndërkombëtare më të rëndësishme në Evropë, që kanë ndërthurur çështjet mjedisore me demokracinë dhe të drejtat e njeriut janë:

1. Konventa e Aarhusit (Konventa e UNECE për “Të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”)

2. Konventa e Espoo (Konventa e UNECE për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) në kontekstin ndërkufitar)

3. Protokolli për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM)

Kuadri ligjor kombëtar për demokracinë mjedisore

§ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Miratuar me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr.74/2012, datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015);

§ Ligji nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen vendore§ Ligji nr. 146/2014 Për njoftimin dhe konsultimin publik§ Ligj nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar ‘rëndësinë e madhe që kanë të drejtat të cilat çdo individ, shqiptar ose i huaj, gëzon ndaj ndërhyrjes së shtetit në jetën e tij, dhe i trajton kufizimet mbi tagrat e shtetit si një element thelbësor të demokracive kushtetuese’. Duke i qëndruar besnike kësaj ideje, Kushtetuta parashikon të drejtën për informim si e drejtë dhe liri themelore e njeriut. Pas garantimit të një të drejte të përgjithshme të së drejtës për informim.

Page 37: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

37

Ligji shqiptar ‘Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare’, garanton një të drejtë të përgjithshme të lirisë së informimit për dokumentet zyrtare. Këtë qëndrim mban edhe ligji ‘Për Mbrojtjen e Mjedisit’ i cili parashikon si një parim të rëndësishëm të drejtën për informim dhe pjesëmarrjen e publikut në procedurat e vendimmarrjes mbi çështjet mjedisore, duke iu referuar edhe ligjit ‘Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare. Aktet ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar kanë në thelb qëllimin që informacioni mjedisor të shpërndahet në mënyrë sistematike që publiku të informohet periodikisht mbi çështjet mjedisore, të shkëmbejë opinionin dhe të sigurohet pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje. Por duke tentuar në një rregullim më specifik të së drejtës për informim për çështjet mjedisore shohim se objekti i së drejtës për informim është dhënë në mënyrë të detajuar përmes konceptit “informacion mjedisor”. Konventa e Aarhus -it i kushton vëmendje të veçantë kuptimit të këtij koncepti. Të njëjtin konceptim gjejmë edhe në legjislacionin shqiptar. Ligji ‘Për Mbrojtjen e Mjedisit nr 10431 datë 09.06.2011’, parashikon krijimin e sistemit të informacionit mjedisor dhe përmbajtjen e këtij sistemi (nenet 45 dhe 46). Për më tepër ky ligj jep të njëjtin përkufizim dhe të njëjtët elemente përbërës të këtij informacioni që mund t’i vihen në dispozicion publikut, elemente të cilat janë klasifikuar në katër kategori përmes VKM Nr.16, datë 04.01.2012 ‘Për të Drejtën e Publikut për të Pasur Informacion Mjedisor’, ligji nr . 119/2014 datë 18.09.2014 Për te Drejtën e Informimit.

Legjislacioni shqiptar është përpjekur të përafrojë përcaktimin e tij me atë që ofrojnë si model dokumentet e ndryshme ndërkombëtare. Kështu, ligji që po shqyrtojmë ka një përafrim të konsiderueshëm me Konventën e Këshillit të Europës mbi aksesin në dokumentet zyrtare, pavarësisht se nuk e ka nënshkruar atë. Por, duhet thënë se në përkufizimin e mësipërm mbi “autoritetin publik” ligji në fjalë nuk ka dhënë një përkufizim identik si Konventa, e cila përfshin edhe “institucionet ligjvënëse dhe autoritetet gjyqësore, për aq sa kryejnë funksione administrative sipas legjislacionit të brendshëm” dhe “personat fizik e juridik për aq sa ato performojnë funksione publike ose operojnë me fondet publike, sipas ligjit kombëtar dhe personat fizik e juridik për aq sa ato performojnë funksione publike ose operojnë me fondet publike, sipas ligjit kombëtar”, duke vënë në qendër të konceptimit të tij për autoritetin publik atë çfarë ata bëjnë dhe çfarë ata janë për qëllimin e ligjit për lirinë e informimit.

Page 38: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

38

KONVENTA PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR INFORMACION, PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE DHE TË DREJTËN PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS,

PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME MJEDISIN

Neni 1

Objektivi

Me qëllim që të kontribuojmë në mbrojtjen e të drejtës së çdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, çdo Palë do të garantojë të drejtën e publikut, për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore dhe për t’iu drejtuar gjykatës, në lidhje me çështje të mjedisit, në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllimet e kësaj Konvente,

1. «Palë» nënkupton, me përjashtim të rasteve kur thuhet ndryshe në tekst, një Palë Kontraktuese të kësaj Konvente;

2. “Autoritet publik” nënkupton:

(a) Qeverinë në nivel kombëtar, rajonal, dhe nivel tjetër

(b) Personat fizikë ose juridikë që kryejnë funksione publike administrative, sipas ligjit kombëtar, duke përfshirë dhe detyra, aktivitete ose shërbime të veçanta në lidhje me mjedisin

(c) Çdo person tjetër fizik ose juridik, që ka përgjegjësi ose funksione publike, ose që ofron shërbime publike, në lidhje me mjedisin, nën kontrollin e një organi ose personi, i cili përfshihet në nënparagrafet (a) ose (b):

Page 39: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

39

(d) Institucionet e çdo organizate rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17, e cila është palë në këtë Konventë;

Ky përkufizim nuk përfshin organet ose institucionet, që veprojnë në kapacitet gjykues ose legjislativ.

3. “Informacion Mjedisor” nënkupton çdo informacion me shkrim, vizual, gojor, elektronik ose çdo lloj forme tjetër materiali mbi:

(a) Gjendjen e elementeve të mjedisit, të tilla si, ajri e atmosfera, uji, toka, pejsazhi e shumëllojshmëria biologjike dhe komponentët e tij, duke përfshirë organizmat e modifikuar gjenetike dhe ndërveprimin midis këtyre elementeve.

(b) Faktorë, të tillë si substancat, energjia, zhurmat dhe rrezatimi, dhe aktivitetet ose masat, përfshirë masat administrative, marrëveshjet mjedisore, politikat, legjislacionin, planet dhe programet, të cilat ndikojnë ose mund të ndikojnë elementet e mjedisit, brenda fushës së nënparagrafit (a) më lart, kostot-përfitimet dhe analizat e tjera ekonomike, si edhe supozimet e përdorura në vendim marrjen mjedisore;

(c) Gjendjen e shëndetit të njeriut dhe sigurisë së tij, kushtet e jetës njerëzore, vendet kulturore dhe strukturat e ndërtuara nga njeriu, në shkallën në të cilën ato ndikohen ose mund të ndikohen nga gjendja e elementëve të mjedisit, ose përmes këtyre elementëve, nga faktorët, aktivitetet, ose masat të referuara në nënparagrafin (b), më sipër;

4. “Publiku” nënkupton një ose shumë persona fizikë ose juridikë, në përputhje me legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat dhe grupimet e tyre;

5. “Publiku i interesuar” nënkupton publikun e ndikuar ose që mund të ndikohet, apo që është i interesuar për vendim marrjen mjedisore; për qëllimet e këtij përkufizimi, shoqatat joqeveritare që promovojnë më tej mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e vëna në ligjet kombëtare, do të konsiderohen të interesuara.

Page 40: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

40

Neni 3

Klauzola të përgjithshme

1. Çdo Palë do të marrë masat e nevojshme legjislative, rregullatore dhe masa të tjera, duke përfshirë masat për të arritur një përputhje midis klauzolave që zbatojnë kushtet e të drejtës së informimit, pjesëmarrjes dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës në këtë Konventë, si dhe masat e duhura të zbatimit rigoroz për të krijuar dhe ruajtur një kuadër të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për zbatimin e klauzolave të kësaj Konvente.

2. Çdo Palë do të përpiqet të sigurojë që zyrtarët dhe autoritetet ndihmojnë dhe udhëheqin publikun, kur kërkojnë të informohen për mjedisin, kur kërkojnë lehtësimin e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve mjedisore dhe kur kërkojnë t’i drejtohen gjykatës për çështjet e mjedisit.

3. Çdo Palë do të promovojë edukimin mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor të publikut, veçanërisht për mënyrën e marrjes së informacionit për mjedisin, të marrjes pjesë në vendim marrjen dhe të ushtrimit të së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

4. Çdo Palë do të parashikojë masa për njohjen e duhur dhe mbështetjen e shoqatave, organizatave, ose grupeve që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe do të sigurojë që sistemi i vet ligjor kombëtar, të jetë në përputhje me këtë detyrim.

5. Klauzolat e kësaj Konvente nuk do të ndikojnë të drejtën e një Palë për të ruajtur ose prezantuar masat që parashikojnë të drejta më të zgjeruara për informacion, hapësirë më të gjerë për pjesëmarrjen publike në marrjen e vendimeve mjedisore dhe më tepër të drejta për t’ju drejtuar gjykatës, se sa ato që kërkohen në këtë Konventë.

6. Kjo Konventë nuk do të kërkojë pakësimin/ dobësimin e të drejtave ekzistuese të publikut për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë vendim marrje dhe për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit.

7. Çdo Palë do të promovojë zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në proceset ndërkombëtare të vendim marrjes për mjedisin dhe brenda kuadrit të organizatave ndërkombëtare në çështjet që lidhjen me mjedisin.

8. Çdo Palë do të sigurojë që personat të cilët ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente nuk do të gjykohen, persekutohen,

Page 41: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

41

ose ngacmohen në çfarë do mënyre për përfshirjen e tyre. Kjo klauzolë nuk do të ndikojë autoritetin e gjykatave kombëtare në dhënien e kostove të arsyeshme gjatë procedurave gjyqësore.

9. Brenda sferës së klauzolave përkatëse të kësaj Konvente, publiku do të ketë të drejtën për të pasur informacion, do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në vendim marrje dhe do të ketë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit, pa u diskriminuar, për sa i përket nënshtetësisë, kombësisë, vendbanimit dhe në rastin e një personi juridik, pa u diskriminuar për shkak të vendit të tij të regjistrimit ose të qendrës efektive të aktiviteteve të tij.

Neni 4

E drejta për të Patur Informacion Mjedisor

1. Çdo Palë do të sigurojë që, në përputhje me paragrafët e mëposhtëm të këtij Neni, autoritetet publike, në përgjigje të kërkesës për informacion mjedisor, ta bëjnë informacionin të disponueshëm, brenda kuadrit të ligjit kombëtar, përfshirë kopje të dokumentit aktual që përmban këtë informacion, në rastet kur kërkohet dhe sipas nënparagrafit (b) më poshtë:

(a) Pa qenë nevoja për të deklaruar interesin për këtë informacion

(b) Në formën e kërkuar në qoftë se:

(i) Nuk është e arsyeshme për autoritetet publike që ta bëjnë atë të disponueshëm në një formë tjetër, dhe në këtë rast ato do të japin arsyet përse e kanë bërë të disponueshëm në atë formë; ose

(ii) Informacioni nuk është ndërkohë i disponueshëm për publikun në një formë tjetër;

2. Informacioni mjedisor, referuar në paragrafin 1 më lart, do të bëhet i disponueshëm sa më shpejt që të jetë i mundur, por jo më vonë se një muaj pas paraqitjes së kërkesës, nëse volumi dhe kompleksiteti i informacionit e justifikon zgjatjen e kësaj përiudhe deri në dy muaj mbas kërkesës. Kërkuesi i informacionit do të informohet për çdo shtyrje të afatit kohor dhe për arsyet që justifikojnë këtë shtyrje.

Page 42: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

42

3. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet në qoftë se:

(a) Autoriteti publik, të cilit i adresohet kërkesa, nuk e ka informacionin mjedisor të kërkuar;

(b) Kërkesa është paraqitur në mënyrë tepër të paarsyeshme ose është formuluar në një mënyrë shumë të përgjithshme;

(c) Kërkesa ka të bëjë me një material që është në përfundim ose ka të bëjë me komunikimin e brendshëm të autoriteteve publike, në rast se një përjashtim i tillë parashikohet në ligjin ose në praktikat e përditshme kombëtare, duke marrë parasysh që dhënia e informacionit i shërben interesit publik.

4. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet në qoftë se dhënia e tij mund të ndikojë negativisht:

(a) Konfidencialitetin e procedurave të autoriteteve publike, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet nga ligji kombëtar;

(b) Marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen kombëtare ose sigurimin publik;

(c) Mënyrën e gjykimit, aftësinë e një personi për të patur një gjyq të ndershëm ose aftësinë e një autoriteti publik për të kryer një hetim të një natyre disiplinore ose kriminale;

(d) Konfidencialitetin e informacionit tregtar dhe industrial,në rast se një konfidencialitet i tillë mbrohet me ligj, me qëllim që të mbrohet një interes legjitim ekonomik. Brenda këtij kuadri, do të jepet informacioni për shkarkimet, i cili lidhet me mbrojtjen e mjedisit;

(e) Të drejtat për pronën intelektuale;(f) Konfidencialitetin e të dhënave personale dhe/ose dosjeve që

kanë lidhje me një person fizik, kur ky person nuk ka dhënë pëlqimin e tij për dhënien e informacionit për publikun, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet në ligjin kombëtar;

(g) Interesat e një pale të tretë e cila e ka dhënë informacionin e kërkuar, por pa qenë e aftë ose pa qenë e detyruar nga ana ligjore për ta bërë këtë, dhe ku ajo Palë nuk ka dhënë pëlqimin e saj për dhënien e këtij materiali; ose

Page 43: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

43

(h) Mjedisin, me të cilën lidhet informacioni, siç është folenizimi i specieve të rralla. Arsyet e sipërpërmendura për refuzim do të interpretohen në një mënyrë të kufizuar, duke patur parasysh që dhënia e informacionit t’i shërbejë interesit të publikut dhe duke patur parasysh gjithashtu, nëse informacioni lidhet me shkarkimet në mjedis.

5. Kur autoriteti publik nuk e ka informacionin e kërkuar mjedisor, ai duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur, të infomojë kërkuesin për autoritetin publik, tek i cili ai beson se është e mundur të kërkohet informacioni që dëshiron, ose ta transferojë kërkesën e tij të ky autoritet dhe të informojë për këtë kërkuesin.

6. Çdo Palë do të sigurojë që, nëse informacioni i përjashtuar për dhënie, në paragrafet 3 (c) dhe 4 më sipër, mund të ndahet pa dëmtuar konfidencialitetin e informacionit të përjashtuar për t’u dhënë, autoritetet publike ta bëjnë të disponueshëm informacionin e mbetur mjedisor, i cili kërkohet.

7. Një refuzim i një kërkese do të jepet me shkrim, nëse kërkesa ishte me shkrim ose në se kërkuesi e dëshiron të tillë. Refuzimi do të pohojë arsyet për refuzimin dhe do të jape informacion për procedurat të rishqyrtimit, parashikuar në përputhje me nenin 9. Refuzimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe jo më vonë se brenda një muaji, nëse kompleksiteti i informacionit nuk justifikon një kohëzgjatje deri në dy muaj pas kërkesës. Kërkuesi duhet të informohet për çdo kohëzgjatje dhe për arsyet që e justifikojnë atë.

8. Çdo Palë mund të lejojë autoritetet e saj publike të vendosin pagesat për dhënien e informacionit, por këto pagesa nuk duhet të tejkalojnë një shumë të arsyeshme. Autoritetet publike, të cilat synojnë të vendosin pagesa të tilla për informacionin që servirin, duhet t’u vënë në dispozicion, kërkuesve të informacionit, një listë të këtyre pagesave, të cilat mund të mblidhen, duke treguar rrethanat në të cilat ato mund të mblidhen ose jo (hiqet dorë), si edhe rastet kur dhënia e informacionit kushtëzohet prej pagimit paraprak të një pagese të tillë.

Page 44: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

44

Neni 5

Mbledhja dhe shpërndarja e informacionit mjedisor

1. Çdo palë duhet të sigurojë:

(a) Që autoritetet publike të zotërojnë dhe të rinovojnë informacionin mjedisor, i cili lidhet me funksionet e tyre;

(b) Krijimin e sistemeve detyruese për të siguruar një rrjedhje të përshtatshme të informacionit për mjedisin, për tek autoritetet publike, në lidhje me aktivitete të propozuara dhe atyre ekzistuese, të cilat mund të ndikojnë dukshëm mjedisin;

(c) Në rast të ndonjë kërcënimi të rëndësishëm të shëndetit të njeriut ose mjedisit, shkaktuar nga aktivitetet e njerëzve apo shkaqe natyrore, i gjithë informacioni i cili mund të ndihmojë publikun të marrë masa për të parandaluar ose zbutur dëmin që rrjedh nga ky kërcënim, dhe i cili zotërohet nga një autoritet publik t’u shpërndahet menjëherë dhe pa vonesë anëtarëve të publikut të cilët mund të jenë ndikuar.

2. Çdo Palë do të sigurojë që, brenda kuadrit të legjislacionit dhe praktikave kombëtare, mënyra në të cilën autoritetet publike e bëjnë informacionin mjedisor të disponueshëm për publikun, të jetë transparente dhe e drejta për ta patur atë të ushtrohet efektivisht, midis të tjerave,

(a) Duke i dhënë informacion të mjaftueshëm publikut, për llojin dhe sferën e informacionit mjedisor, të zotëruar nga autoritetet përkatëse publike, kushtet bazë në të cilat një informacion i tillë bëhet i disponueshëm, dhe për procesin me anë të të cilit, ky informacion mund të sigurohet;

(b) Duke krijuar apo ruajtur praktika të tilla si:

(i) Disponimi i listave, regjistrave ose dosje informative për publikun;

(ii) Kërkesa që zyrtaret të mbështesin publikun, ne kërkim të së drejtës për informacion sipas kësaj konvente; dhe

(iii) Identifikimi i pikave të kontaktit;

Page 45: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

45

(c) Duke dhënë pa pagesë informacionin që përmbajnë listat, regjistrat ose dosjet sipas nënparagrafit (b-i) me lart.

3. Çdo Palë duhet të sigurojë që informacioni mjedisor, të bëhet në mënyrë progresive i disponueshëm në database elektronike, në të cilat hyhet lehtësisht nga publiku, nëpërmjet rrjeteve publike të komunikimit. Informacioni në këtë formë duhet të përfshijë:

(a) Raportet mbi gjendjen e mjedisit, referuar në paragrafin 4 më poshtë;

(b) Tekstet e legjislacionit mbi mjedisin ose të lidhura me të;

(c) Kur shihet e përshtatshme, politikat, planet dhe programet për ose të lidhura me mjedisin, dhe marrëveshjet mjedisore dhe

(d) Informacion tjetër, në shkallën që disponimi i një informacioni të tillë në këtë formë, do të lehtësojë aplikimin e ligjit kombëtar, në zbatim të kësaj Konvente, duke parashikuar që, një informacion i tillë është ndërkohë i disponueshëm në formë elektronike.

4. Çdo Palë duhet, që në intervale të rregullta pa kaluar tre ose katër vjet, të publikojë dhe shpërndajë një raport kombëtar mbi gjendjen e mjedisit, duke përfshirë informacionin mbi cilësinë e mjedisit dhe informacione për presionet mbi mjedisin.

5. Çdo Palë duhet të marrë masa, brenda kuadrit të legjislacionit të saj, me synim shpërndarjen, midis të tjerash, të:

(a) Dokumenteve të legjislacionit dhe politikës, si dhe dokumenteve mbi strategjitë, politikat, programet dhe planet e veprimit, të cilat janë të lidhura me mjedisin, dhe raporteve mbi zbatimin e tyre, të përgatitura në nivele të ndryshme të administratës publike;

(b) Traktateve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit; dhe

(c) Dokumenteve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit, kur shihet e përshtatshme.

6. Çdo Palë do të inkurajojë zhvilluesit, aktiviteti i të cilëve ka një ndikim të dukshëm mbi mjedis, të informojnë publikun rregullisht mbi ndikimet mjedisore të aktiviteteve dhe prodhimeve të tyre, atje ku shihet

Page 46: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

46

e përshtatshme dhe brenda kuadrit të skemave vullnetare të etiketimit ose revizionimit mjedisor, apo mjeteve të tjera.

7. Çdo Palë do të:

(a) publikojë fakte dhe analizat e tyre, të cilat i konsideron të vlefshme dhe të rëndësishme në formulimin e propozimeve të politikave mjedisore kryesore;

(b) publikojë, ose t’i bëjë të disponueshme për publikun materiale shpjeguese për marrëdhëniet me publikun, në çështjet që lidhen me veprimtarinë e kësaj Konvente; dhe

(c) ofrojë, në një formë të përshtatshme, informacionin për kryerjen e funksioneve publike ose sigurimin e shërbimeve publike, që lidhen me mjedisin, nga qeveria në të gjitha nivelet.

8. Çdo Palë do të zhvillojë mekanizmat me synimin për të siguruar që produkte të mjaftueshme informative të bëhet i disponueshëm për publikun në mënyrë që t’i aftësojë konsumatorët që të bëjnë zgjedhje të informuara mjedisore.

9. Çdo Palë do të ndërmarrë hapa për të vendosur ne mënyrë progresive, duke patur parasysh proceset ndërkombëtare, aty ku shihet si e përshtatshme, një sistem kombëtar të qëndrueshëm të inventarëve apo regjistrave për ndotjen në një database të strukturuar, kompjuterizuar dhe të disponueshëm për publikun, të hartuar përmes raportimit të standardizuar. Një sistem i tillë mund të përfshijë inputet, çlirimet dhe transferimet e një sërë substancash dhe produktesh të specifikuara, përfshirë ujin, energjinë dhe përdorimin e burimeve, nga një sferë e specifikuar e aktiviteteve tek media mjedisore dhe tek trajtimi ne vend ose jo i vendeve të depozitimit.

10. Asgjë në këtë nen nuk mund të paragjykojë të drejtën e Palëve për të refuzuar dhënien e një informacioni të caktuar mjedisor, në përputhje me nenin 4, paragrafët 3 dhe 4.

Neni 6

Pjesëmarrja e publikut në vendet për aktivitete të veçanta

1. Çdo Palë do të:

Page 47: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

47

(a) zbatojë kaluzolat e këtij neni, në lidhje me vendimet për lejimin e aktiviteteve të propozuara, sipas listës në Aneksin I.

(b) zbatojë klauzolat e këtij neni, në përputhje me ligjin e vet ndërkombëtar, edhe për vendimet mbi aktivitetet e propozuara jo të listuara në Aneksin I, të cilat mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi mjedisin. Për këtë qëllim, Palët do të vendosin nëse një aktivitet i propozuar do t’u nënshtrohet kaluzolave të këtij neni.

(c) mund të vendosë, rast pas rasti, në qoftë se parashikohet nga ligji kombëtar, për të mos zbatuar klauzolat e këtij neni për aktivitetet e propozuara, të cilat u shërbejnë qëllimeve të mbrojtjes kombëtare, në qoftë se kjo Palë mendon se një aplikim i këtij neni do të ketë ndikim negativ mbi këto qëllime.

2. Publiku i interesuar do të informohet, me lajmërim publik ose individualisht, si të shihet e përshtatshme, në procedurën e hershme të marrjes së një vendimi për mjedisin, dhe në një mënyrë të përshtatshme, efektive dhe në kohë, midis të tjerash, për:

(a) Aktivitetin e propozuar dhe aplikimin mbi të cilën do të merret një vendim;

(b) Natyrën e vendimeve të mundshme ose draftin e vendimit;

(c) Autoritetin publik, përgjegjës për marrjen e vendimit

(d) Procedurën e parashikuar, mënyrën dhe kohën kur ky informacion mund të jepet, përfshirë:

(i) Fillimin e procedurave;

(ii) Mundësitë e publikut për të marrë pjesë;

(iii) Kohën dhe vendin e çdo mbledhje publike, të parashikuar;

(iv) Adresimin tek autoriteti publik, prej të cilit mund të merret informacioni përkatës dhe ku ky informacioni depozitohet për shqyrtim nga publiku;

(v) Adresimin tek autoriteti publik ose çdo organ tjetër zyrtar, të cilit mund t’i drejtohen komente ose pyetje, si edhe informimi

Page 48: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

48

për kohën ose afatet kohore të paraqitjes së këtyre pyetjeve apo komenteve; dhe

(vi) Informimin për informacionin e disponueshëm mjedisor, në lidhje me aktivitetin e propozuar.

(e) Faktin që aktiviteti i nënshtrohet një procedure kombëtare apo ndërkufitare të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

3. Procedurat e pjesëmarrjes së publikut do të përfshijnë afate të arsyeshme kohore, për faza të ndryshme, të cilat lejojnë kohë të mjaftueshme për të informuar publikun, gjatë marrjes së vendimeve për mjedisin.

4. Çdo Palë do të parashikojë pjesëmarrjen e hershme të publikut, kur të gjithë alternativat janë të hapura dhe publiku mund të marrë pjesë në mënyre efektive.

5. Çdo Palë, duhet, atje ku është e përshtatshme, të inkurajojë zhvilluesit perspektive për të identifikuar publikun e interesuar, për të hyrë në diskutime dhe për të dhënë informacion, në lidhje me objektivat e aplikimit të tyre, përpara se ata të bëjnë kërkesë për leje.

6. Çdo Palë do t’u kërkojë autoriteteve publike kompetente t’i japin publikut të interesuar leje për shqyrtim, kur ai e kërkon dhe kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar, pa pagesë dhe menjëherë sapo ai të jetë i disponueshëm, të të gjithë informacionit, që lidhet me marrjen e vendimeve, referuar në këtë nen, i cili disponohet në kohën e procedurës së pjesëmarrjes së publikut, pa paragjykuar të drejtën e Palëve për të refuzuar dhënien e informacioneve të caktuara, në përputhje me nenin 4, paragrafi 3 dhe 4. Informacioni përkatës do të përfshijë, pa paragjykuar klauzolat e Nenit 4, të paktën:

(a) Një përshkrim të vendit dhe karakteristikave fizike e teknike të aktivitetit të propozuar, përfshirë vlerësimin e mbetjeve dhe shkarkimeve që parashikohen;

(b) Një përshkrim të efekteve të rëndësishme të një aktiviteti të propozuar në mjedis;

(c) Një përshkrim të masave të parashikuara për të parandaluar dhe/ ose pakësuar efektet, përfshirë shkarkimet;

Page 49: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

49

(d) Një përmbledhje jo-teknike të pikave të mësipërme

(e) Një përmbledhje të alternativave kryesore të studiuara nga zhvilluesi, dhe

(f) Në përputhje me legjislacionin kombëtar, raportet dhe këshillat që i janë dhënë autoritetit publik në kohën kur publiku i interesuar do të informohet, sipas paragrafit 2 më lart.

7. Procedurat për pjesëmarrjen e publikut do të lejojnë publikun të paraqesë, me shkrim ose, si të jetë më e përshtatshme, në një mbledhje publike ose shqyrtim të zhvilluesit, çdo koment, informacion, analizë ose opinion, që konsiderohet i vlefshëm për aktivitetin e propozuar.

8. Çdo Palë do të sigurojë që në vendime do të merret mire parasysh rezultati i pjesëmarrjes së publikut.

9. Çdo Palë do të sigurojë që, kur merret vendimi nga autoriteti publik, publiku do të informohet menjëherë për vendimin, në përputhje me procedurat e përshtatshme. Çdo Palë do ta bëjë të disponueshëm për publikun, tekstin e vendimit bashkë me arsyet dhe konsideratat mbi të cilat është bazuar ky vendim.

10. Çdo Palë do të sigurojë që, kur një autoritet publik rishqyrton ose rinovon të dhënat e kushtet e veprimit për një aktivitet të referuar në paragrafin 1, klauzolat e paragrafeve 2 deri në 9 të këtij neni, zbatohen mutatis mutandis dhe atje ku është e përshtatshme.

11. Çdo Palë do të zbatojë, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe në shkallën më të mundshme e të përshtatshme, klauzolat e këtij neni në vendimet për lejimin ose jo të çlirimit të qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht, në mjedis.

Neni 7

Pjesëmarrja e publikut në planet, programet dhe politikat që kanë lidhje me mjedisin

Çdo palë do të krijojë kushte të përshtatshme praktike dhe/ ose të tjera për pjesëmarrjen e publikut gjatë përgatitjes së planeve dhe programeve, që kanë lidhje me mjedisin, Brenda një kuadri transparent dhe të ndershëm,

Page 50: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

50

duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm. Brenda këtij kuadri, do të zbatohen neni 6 paragrafet 3, 4, dhe 8. Publiku i cili mund të marrë pjesë, do të identifikohet nga autoriteti përkatës publik duke marrë parasysh objektivat e kësaj

Konvente. Çdo Palë do të përpiqet, në shkallën që e sheh të përshtatshme, për të ofruar mundësi për pjesëmarrjen e publikut në përgatitjen e politikave që lidhen me mjedisin.

Neni 8

Pjesëmarrja e publikut gjatë përgatitjes së rregulloreve ekzekutive dhe/ose instrumenteve të përgjithshëm ligjor e normative

Çdo Palë do të përpiqet që të promovojë pjesëmarrjen efektive të publikut në një periudhë të përshtatshme dhe ndërsa alternativat janë akoma të hapura, gjatë përgatitjes prej autoriteteve publike rregulloret ekzekutive dhe rregulla të tjera ligjore të përgjithshme e detyruese, të cilat mund të kenë një efekt të rëndësishëm mbi mjedis. Për këtë qëllim duhet të ndërmerren këto hapa:

(a) Duhet të fiksohen afatet kohore, të mjaftueshme për pjesëmarrje efektive,

(b) Duhet të publikohen ose të bëhen të disponueshme për publikun, projektet e rregullave ligjore,

(c) Duhet t’i jepet publikut, mundësia për të komentuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese këshillimore; Rezultatet e pjesmarrjes publike do të merren parasysh aq sa të jetë e mundur.

Neni 9

E drejta për t’iu drejtuar gjykatës

1. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që çdo person i cili mendon se kërkesa e tij për informacion sipas nenit 4 është nënvleftësuar, refuzuar gabimisht, pjesërisht ose tërësisht, i është përgjigjur në mënyrë të pamjaftueshme ose nuk është trajtuar në përputhje

Page 51: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

51

me klauzolat e këtij neni, ka të drejtë për të patur një procedure shqyrtimi përpara gjykatës ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanshëm, të krijuar me ligj. Në rrethanat kur një Palë parashikon një shqyrtim të tillë nga një gjykatë, ajo do të sigurojë që ky person të ketë gjithashtu të drejtë për një procedurë të shpejtë e efektive, të vendosur me ligj, e cila është pa pagesë ose jo e shtrenjtë për rishqyrtim prej një autoriteti publik ose nga një organ i pavarur dhe i pa anshëm, përveç gjykatës.

Vendimet përfundimtare, sipas paragrafit 1 do të jetë detyruese për autoritetin publik që zotëron informacionin. Arsyet do të jepen me shkrim, të paktën për rastet kur informacioni është refuzuar, në përputhje me këtë paragraf.

2. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që anëtarët e publikut të interesuar që:

(a) kanë interes të mjaftueshëm, ose

(b) u është cënuar një e drejtë, në rast se ligji procedurial i një Palë e kërkon këtë si parakusht, do të kenë të drejtën për një procedure shqyrtimi përpara gjykatës dhe/ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanshëm, të krijuar me ligj, për të mos pranuar legalitetin substantive dhe procedurial të çdo vendimi, akti ose lënie mënjanë, sipas klauzolave të nenit 6 dhe, kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar dhe pa paragjykuar paragrafin 3 më poshtë, të klauzolave të tjera përkatëse të kësaj Konvente. Çfarë përbën interes të mjaftueshëm dhe cënim të një të drejte do të përcaktohet, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe me objektivin për t’i dhënë publikut të interesuar të drejta me të zgjeruara për t’ju drejtuar gjykatës, brenda sferës se kësaj Konvente. Për këtë qellim, interesi i një organizate jo qeveritare që plotëson kërkesat e referuara në nenin 2, paragrafi 5, do të konsiderohet i mjaftueshëm për qëllimin e nënparagrafit (a) me lart. Organizatat e tilla do të konsiderohen si organizata që kanë të drejta, të cilat u cenohen për qëllimet e nënparagrafit b me lart.

Klauzolat e paragrafit 2 nuk do të përjashtojnë mundësinë e një procedure shqyrtimi paraprak përpara një autoriteti administrativ dhe nuk do të ndikojnë kërkesën e shterimit të procedurave të shqyrtimit administrativ,

Page 52: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

52

përpara apelimit të procedurave gjyqësore të shqyrtimit, në rastet kur një kërkesë e tille ekziston në ligjin kombëtar.

3. Përveç kësaj dhe pa paragjykuar procedurat e shqyrtimit, të referuara në paragrafet 1 dhe 2 me lart, çdo Palë do të siguroje që, në rastet kur anëtaret e publikut plotësojnë kriteret, në se ka të tilla në ligjin kombëtar, ata do të kenë të drejtë për t’ju drejtuar procedurave administrative ose gjyqësore për të mos pranuar veprimet apo neglizhimet nga personat private dhe autoritetet publike, të cilat janë në kundërshtim me klauzolat e legjislacionit të vet kombëtar, në lidhje me mjedisin.

4. Për më tepër dhe pa paragjykuar paragrafin 1 më lart, procedurat e referuara në paragrafet 1, 2, dhe 3 do të sigurojnë mjete të përshtatshme dhe efektive, përfshirë lehtësimin e vendimit gjyqësor, të cilat do të jenë të ndershme, të barabarta, në kohë dhe jo tepër të shtrenjta. Vendimet sipas këtij neni, do të jepen ose regjistrohen me shkrim. Vendimet e gjykatave dhe aty ku është e mundur, e organeve të tjera do të bëhen të disponueshme për publikun.

5. Me qëllim që të rritet efektiviteti i klauzolave të këtij neni, çdo Palë do të siguroje që publikut t’i jepet informacion për të drejtën e tij për t’ju drejtuar procedurave të shqyrtimit administrativ e gjyqësor dhe do të marrë në konsideratë krijimin e mekanizmave ndihmës të përshtatshëm, për të hequr ose pakësuar pengesat financiare ose pengesa të tjera në ushtrimin e së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

Neni 10

Mbledhja e palëve

Mbledhja e Parë e Palëve do të realizohet jo me vonëse një vit mbas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente. Mbas kësaj, një mbledhje e zakonshme e Palëve do të mbahet të paktën një herë në çdo 2 vjet, nëse nuk vendoset ndryshe nga Palët, ose në rastin e një kërkese me shkrim të një Palë të caktuar, me kusht që brenda 6 muajve të komunikimit të kërkesës tek të gjitha Palët, nga Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën (KEE). Kjo kërkesë duhet të mbështetet nga të paktën një e treat e Palëve.

Page 53: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

53

2. Në mbledhjet e tyre, Palët do të mbajnë nën shqyrtim të vazhdueshëm zbatimin e kësaj Konvente, mbi bazën e një raportimi rregullisht nga të gjitha Palët dhe me këtë qëllim në mendje, do të:

(a) shqyrtojnë politikat për metodat ligjore dhe metodologjike të të drejtës për informacion, pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës në çështjet e mjedisit, me synimin për t’i përmirësuar ato;

(b) shkëmbejnë informacion, në lidhje me eksperiencën e fituar nga përfundimi dhe zbatimi i marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe, ose praktikave të tjera që lidhen me qëllimet e kësaj Konvente, në të cilat një ose më shumë Palë janë palë;

(c) kërkojnë, aty ku është e përshtatshme, shërbimet e organeve përkatëse të KEE dhe organeve të tjera kompetente ndërkombëtare dhe komiteteve specifike, në të gjitha aspektet që lidhen me arritjen e synimeve të kësaj Konvente; 57

(d) krijojnë organe ndihmëse, në se ato e shohin të nevojshme;

(e) përgatisin, kur është e përshtatshme, protokollet e kësaj Konvente;

(f) marrin në konsiderate dhe miratojnë propozimet për amendamente të kësaj Konvente, në përputhje me klauzolat e nenit 14;

(g) marrin në konsideratë dhe ndërmarrin çdo veprim tjetër, që mund të kërkohet për arritjen e qëllimeve të kësaj Konvente;

(h) marrin në konsideratë dhe miratojnë me konsensus, në mbledhjen e tyre të parë rregullat e procedurës për mbledhjet e tyre dhe mbledhjet e organeve ndihmëse;

(i) shqyrtojnë, në mbledhjen e tyre të parë, përvojën e tyre në zbatimin e klauzolave të nenit 5, paragrafi 9 dhe marrin në konsideratë hapat e nevojshme për të zhvilluar me tej sistemin, e referuar në ate paragraf, duke patur parasysh proceset dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë shtjellimin e një dokumenti të përshtatshëm në lidhje me regjistrat apo inventarët e shkarkimeve ndotëse dhe të transferuara, të cilat mund t’i aneksoheshin kësaj Konvente.

Page 54: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

54

3. Mbledhja e Palëve mund të marrë në konsideratë, nëse e nevojshme, krijimin e procedurave financiare me konsensus.4. Kombet e Bashkuara, agjensitë e tyre të specializuara dhe Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, si edhe çdo shtet ose organizatë rajonale e integrimit ekonomik, me të drejtën e nënshkrimit të kësaj Konvente, sipas nenit 7, por e cila nuk është Palë në të, dhe çdo organizatë ndërqeveritare e kualifikuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, do të kenë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Palëve.5. Çdo organizatë jo qeveritare, e specializuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, e cila ka informuar Sekretarin Ekzekutiv të KEE për dëshirën e saj për t’u përfaqësuar në një mbledhje të Palëve, do të ketë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues, në qoftë se të paktën një e treta e palëve e pranishme në mbledhje nuk ka kundërshtime.

Neni 11E drejta për të votuar

1. Çdo Palë në këtë Konventë do të ketë të drejtën e një vote, me përjashtim të parashikimit të paragrafit 2 më poshtë.

2. Organizatat rajonale të integrimit ekonomik, në çështjet brenda kompetencës së tyre do të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të votuar me një numër votash të barabarta me numrin e vendeve anëtare, të cilat janë Palë në këtë Konvente. Organizata të tilla nuk do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në qoftë se vendet e tyre anëtare ushtrojnë të drejtat e tyre dhe anasjelltas.

Neni 12Sekretariati

Sekretari Ekzekutiv i KEE do të kryejë funksionet e mëposhtme sekretariale:

(a) mbledhjen dhe përgatitjen e mbledhjeve të Palëve;(b) shpërndarjen për Palët të raporteve dhe informacioneve të tjera, të

marra në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente dhe(c) funksione të tjera që mund të përcaktohen nga Palët.

Page 55: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

55

Neni 13

Anekset

Anekset e kësaj Konvente do të përbëjnë një pjesë integrale të saj.

Neni 14

Amendamentet e konventës

1. Çdo Palë mund të propozojë amendamente për këtë Konventë.

2. Teksti i çdo amendamenti të propozuar për këtë Konventë, do t’i paraqitet me shkrim Sekretarit Ekzekutiv të KEE, i cili do t’ia komunikojë atë të gjitha Palëve, të paktën 90 ditë përpara mbledhjes së Palëve, në të cilën ai është propozuar për miratim.

3. Palët do të bëjnë çdo përpjekje për të arritur marrëveshje për çdo amendament të propozuar për këtë konventë, me konsensus. Në se të gjitha përpjekjet për konsensus dështojnë dhe nuk arrihet marrëveshje, amendamenti, si mjet i fundit do të miratohet nga tre të katërtat e shumicës votuese të Palëve, që janë të pranishme dhe që votojnë në mbledhje.

4. Amendamentet për këtë Konventë të miratuara, në përputhje me paragrafin 3 më sipër, do t’u komunikohen Palëve nga Depozituesi, për t’u ratifikuar, aprovuar ose pranuar. Amendamentet për këtë Konventë, të tjera nga ato të një aneksi do të hyjnë në fuqi për Palët që i kanë ratifikuar, aprovuar ose pranuar ato në ditën e nëntëdhjetë, mbas marrjes së njoftimit prej depozituesit për ratifikimin, aprovimin ose pranimin nga të paktën tre të katërtat e këtyre Palëve. Mbas kësaj, ato do të hyjnë në fuqi për çdo Palë tjetër në ditën e nëntëdhjetë, mbasi kjo Palë depoziton dokumentet e vet të ratifikimit, aprovimit ose pranimit të këtyre amendamenteve.

5. Çdo Palë e cila nuk mund të aprovojë një amendament të një aneksi të kësaj Konvente do të njoftojë për këtë Depozituesin me shkrim brenda 12 muajve, nga data e komunikimit të miratimit. Depozituesi do të njoftojë të gjitha Palët për marrjen e një njoftimi të tillë.

6. Me skadimin e 12 muajve që nga data e komunikimit të amendamentit për një aneks të Depozituesi, sic parashikohet në paragrafin 4 më lart, ai do të bëhet efektiv për ato Palë, të cilat nuk kanë paraqitur një njoftim

Page 56: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

56

depozituesit, në përputhje me klauzolat e paragrafit 5 më lart, me kusht që jo më shumë se një e treta e Palëve ta kenë paraqitur këtë njoftim.

7. Për qëllimet e këtij neni, “Palët e pranishme dhe që votojnë” nënkuptojnë Palët e pranishme që votojnë pro ose kundër.

Neni 15

Shqyrtimi i pajtueshmërisë me konventën

Mbledhja e Palëve do të krijojë, me konsensus, praktika fakultative të një natyre jo konfrontuese, jo gjyqësore dhe këshilluese për të shqyrtuar pajtueshmërinë me klauzolat e kësaj Konvente. Këto praktika do të lejojnë përfshirjen e duhur të publikut dhe mund të përfshijë alternativen e shqyrtimit të komunikimeve prej anëtarëve të publikut për çështjet që lidhen me këtë Konventë.

Neni 16

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1. Në rast se ka mosmarrëveshje midis dy ose më shumë Palë për interpretimin ose zbatimin e kësaj Konvente, do të kërkohet një zgjidhje me anë të negociatave ose mjeteve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të pranueshme për Palët në mosmarrëveshje.

2. Gjatë nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, aprovimit ose aderimit në këtë Konventë ose në çdo kohë pas këtyre fazave, një Palë mund t’i deklarojë me shkrim depozituesit që për një mosmarrëveshje të pazgjidhur në përputhje me paragrafin 1, ajo pranon njërën ose të dyja mjetet e mëposhtme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, si të detyrueshme, në lidhje me çdo Palë që pranon të njëjtin detyrim:

(a) Paraqitja e mosmarrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

(b) Arbitrazhi, në përputhje me procedurën e vendosur në

3. Në qoftë se Palët në mosmarrëveshje kanë pranuar të dyja mjetet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, referuar në paragrafin 2 më lart,

Page 57: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

57

mosmarrëveshja mund t’i paraqitet vetëm Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në qoftë se Palët nuk bien dakord ndryshe.

Neni 17

Nënshkrimi

Kjo Konventë do të jetë e hapur për nënshkrim në Aarhus (Danimarkë) më 25 qershor 1998, dhe mbas kësaj date në qendrën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, deri në 21 dhjetor 1998, prej vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik për Evropën, si edhe shtetet që kanë status këshillues me KEE, sipas paragrafeve 8 dhe 11 të Rezolutës 36 (IV) të Këshillit Ekonomik e Social, 28 mars 1947, dhe nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik, të përbërë nga shtetet anëtare sovrane të KEE, tek të cilat shtetet anëtare i kanë transferuar kompetencën për çështjet që trajtohen nga kjo Konventë, përfshirë kompetencën për të hyrë në traktate që lidhen me këto çështje.

Neni 18

Depozituesi

Sekretari i përgjithshëm i të veprojë si Depozituesi i kësaj Konvente.

Neni 19

Ratifikimi, pranimi, aprovimi dhe aderimi

1. Kjo Konventë do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose aprovimit nga shtetet nënshkruese dhe organizatat rajonalë të integrimit ekonomik.

2. Kjo Konventë do të jetë e hapur për aderim, që prej 22 dhjetorit 1998, të shteteve dhe organizatave rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17.

3. Çdo shtet tjetër, që nuk përmendet në paragrafin 2 më lart, i cili është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të aderojë në Konventë, me miratimin e Mbledhjes së Palëve.

Page 58: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

58

4. Çdo organizatë, e referuar në nenin 17, e cila bëhet Palë në këtë Konvente, ndërsa asnjë nga shtetet e veta anëtare nuk është Palë, do të jetë e detyruar të plotësojë të gjitha detyrimet e kësaj Konvente. Në qoftë se një ose më shumë shtete anëtare të një organizate të tillë, është Palë në këtë Konvente, organizata dhe shtetet e veta anëtare do të vendosin për përgjegjësitë e tyre përkatëse, për përmbushjen e detyrimeve, sipas kësaj Konvente. Në të tilla raste, organizatat dhe shtetet anëtare nuk do të kenë të drejtën e ushtrimit të të drejtave, që rrjedhin nga kjo Konventë, paralelisht.

5. Në dokumentet e tyre të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, organizatat rajonale të integrimit ekonomik,referuar në Nenin 17, do të deklarojnë shkallën e kompetencës së tyre, në lidhje me çështjet e trajtuara nga kjo Konventë. Këto organizata do të informojnë gjithashtu edhe Depozituesin për çdo ndryshim të konsiderueshëm, në lidhje me shkallën e ushtrimit të kompetencës së tyre.

Neni 20

Hyrja në fuqi

1. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit.

2. Për qëllimet e paragrafit 1 më lart, çdo dokument i depozituar nga një organizatë rajonale e integrimit ekonomik, nuk do të numërohet si suplementare e atyre dokumenteve, që janë depozituar nga shtetet anëtare të një organizate të tillë.

3. Për çdo shtet ose organizatë, referuar në nenin 17 e cila ratifikon, pranon ose aprovon këtë Konventë apo aderon në të mbas depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, Konventa hyn në fuqi në ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit nga ky shtet apo organizatë të dokumentit të tij të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit.

Page 59: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

59

Neni 21

Tërheqja

Në çdo kohë, mbas tre vjetëve nga data në të cilën Konventa ka hyrë në fuqi nga një Palë e caktuar, ajo Palë mund të tërhiqet nga Konventa, duke i dhënë njoftim me shkrim Depozituesit. Çdo tërheqje e tillë do të bëhet efektive ditën e nëntëdhjetë mbas datës së marrjes së njoftimit nga Depozituesi.

Neni 22

Tekstet autentike

Origjinali i kësaj Konvente, për të cilat tekstet në anglisht, frengjisht dhe rusisht janë autentike në mënyrë të barabartë, do të depozitohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Dëshmitarë të të nënshkruarve, të autorizuar siç duhet, kanë nënshkruar këtë Konventë. Përgatitur në Aarhus (Danimarkë), ditën e njëzetë e pesë të qershorit, të vitit një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë.

Page 60: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

60

LIGJ Nr. 119/2014 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Neni 1

Objekti dhe qëllimi

1. Ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike.

2. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë.

3. Ky ligj ka për qëllim edhe nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autoritet publik”:

a) është çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike, të krijuara me Kushtetutë ose me ligj;

b) janë shoqëritë tregtare ku:

i) shteti zotëron shumicën e aksioneve;

ii) ushtrohen funksione publike, sipas parashikimit të shkronjës “c” të kësaj pike; c) çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Page 61: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

61

2. “Informacion publik” është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik.

3. “Person” është çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, si dhe personat pa shtetësi.

4. “Të dhëna personale” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të ndryshuar.

5. “Programe transparence” është tërësia e informacionit dhe mënyrat e bërjes publike të tij nga autoriteti publik, sipas përcaktimeve të neneve 4 dhe 7 të këtij ligji.

6. “Koordinator për të drejtën e informimit” është nëpunësi civil i përcaktuar në nenin 10 të këtij ligji.

KREU II

Neni 3

E drejta e informimit dhe transparenca

1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji.

Page 62: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

62

Neni 4

Përgatitja dhe miratimi i programeve të transparencës

1. Autoriteti publik, jo më vonë se 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji ose nga krijimi i tij, vë në zbatim një program institucional të transparencës, ku përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë dhe mënyra e bërjes publike të këtij informacioni.

2. Në përgatitjen e projektprogramit të transparencës, autoriteti publik mban parasysh interesin më të mirë të publikut dhe sidomos:

a) garantimin e njohjes maksimale me informacionin publik;b) vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve,

në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion;

c) modelet e miratuara për kategorinë e autoritetit publik nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas nenit 6 të këtij ligji.

Neni 5

Rishikimi i programit të transparencës

1. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

2. Afatet për rishikimin e programit të transparencës mund të ndryshojnë në varësi të natyrës së çdo autoriteti publik, por, në asnjë rast, nuk mund të jenë më të gjata se 5 vjet.

Neni 6

Programet model të transparencës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale miraton dhe shpërndan modele të programeve të transparencës për kategori të ndryshme të autoriteteve publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Page 63: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

63

Neni 7

Kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë

1. Në përputhje me programin e transparencës së miratuar për çdo autoritet publik, këto të fundit përgatitin paraprakisht, në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe vënë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet kategoritë e mëposhtme të informacionit:

a) një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik;

b) tekstet e plota:

i) të konventave që janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;

ii) të ligjeve;

iii) të akteve nënligjore;

iv) të kodeve të sjelljes;

v) të çdo dokumenti politikash;

vi) të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik dhe që prek publikun e gjerë;

c) informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

ç) të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

d) të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

Page 64: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

64

dh) mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

e) të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

ë) informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:

i) listën e kontratave të lidhura;

ii) shumën e kontraktuar;

iii) palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara;

iv) informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

f) informacion për shërbimet që autoriteti publik i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit;

g) çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik;

gj) çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik; h) një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e

Page 65: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

65

dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

i) regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji;

j) një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato;

k) informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh;

l) çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.

2. Autoriteti publik, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.

3. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga autoritetet publike.

Neni 8

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

1. Autoriteti publik krijon, mban dhe bën publik një regjistër të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre. Ky regjistër përditësohet çdo 3 muaj dhe publikohet në faqen e internetit të autoritetit publik, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat e autoritetit publik. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër.

2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos standarde për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit.

Page 66: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

66

Neni 9

Informacioni i dhënë më parë

1. Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.

2. Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.

Neni 10

Kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit

1. Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit.

2. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;

b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;

c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;

ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;

d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;

Page 67: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

67

dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji;

e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

KREU III

NJOHJA ME INFORMACIONIN PUBLIK

Neni 11

1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.

2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.

3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet

informacioni;c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në

identifikimin e informacionit të kërkuar.

5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

Page 68: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

68

Neni 12

Saktësimi dhe trajtimi i kërkesës për informim

1. Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme. Në çdo rast, autoriteti publik ndihmon kërkuesin në saktësimin e kërkesës.

2. Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Arsyeja e vetme që justifikon dërgimin e kërkesës një autoriteti tjetër është mungesa e informacionit të kërkuar.

3. Autoriteti publik, të cilit i është drejtuar kërkesa për informim, njofton kërkuesin se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër, si dhe e informon atë për kontaktet e autoritetit ku është dërguar kërkesa.

Neni 13

Kostoja e shërbimit

1. Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut. Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe, kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas.

2. Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.

3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre.

Page 69: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

69

4. Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

5. Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave me udhëzim të përbashkët përcaktojnë numrin e faqeve, për të cilat informacioni përfitohet falas, sipas pikës 4, të këtij neni, si dhe rastet e përjashtimit nga pagesa e tarifës.

Neni 14

Mënyrat e dhënies së informacionit

1. Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.

2. Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit:

a) një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të veçanta;

b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet.

3. Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

4. Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.

Neni 15

Afati për marrjen e informacionit

1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më

Page 70: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

70

vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.

3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:

a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;

b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;

c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.

5. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji.

Neni 16

Njoftime paraprake për kërkuesin

1. Në qoftë se autoriteti konstaton se trajtimi i një kërkese për informim ka kosto të lartë ose se trajtimi i saj kërkon më shumë kohë se afati i parashikuar në pikën 1, të nenit 14, të këtij ligji, autoriteti publik njofton menjëherë për këtë kërkuesin dhe i propozon mundësinë e ndryshimit të kërkesës së tij.

2. Kur informacioni kërkohet në format elektronik dhe ai gjendet në internet, autoriteti publik i tregon menjëherë kërkuesit adresën e saktë të faqes se ku mund të gjendet informacioni. Kur informacioni nuk kërkohet në format elektronik, autoriteti publik nuk mund t’i përgjigjet kërkesës, duke i treguar kërkuesit adresën e saktë të faqes ku informacioni gjendet në formë elektronike.

Page 71: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

71

3. Pas marrjes së kërkesës për informim, autoriteti publik llogarit shumën që duhet paguar për riprodhimin dhe, sipas rastit, për dërgimin e informacionit dhe njofton menjëherë kërkuesin. Rregullat për mënyrën e kryerjes së pagesës përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave.

KREU IV

KUFIZIMI I SË DREJTËS PËR INFORMIM

Neni 17

1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:

a) të drejtën për një jetë private;

b) sekretin tregtar;

c) të drejtën e autorit;

ç) patentat.

Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.

2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:

a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar;

b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;

Page 72: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

72

c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;

ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;

d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;

dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;

e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike;

ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare.

Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.

Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar.

Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.

3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.

4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.

5. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim,

Page 73: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

73

fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.

6. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim.

7. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji, pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat.

KREU V

SHKELJET DHE SANKSIONET ADMINISTRATIVE

Neni 18

Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet

1. Mosrespektimi i dispozitave të këtij ligji passjell përgjegjësi administrative, sipas rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni.

2. Veprimet dhe mosveprimet, në përputhje me këtë ligj dhe për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, konsiderohen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

a) refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

b) mosvënia në zbatim e programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 4, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

Page 74: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

74

c) mosrishikimi i programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

ç) mosndjekja e procedurave për rishikimin e programit institucional të transparencës, sipas parashikimit të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

d) moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

dh) mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin 9, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

e) mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

ë) mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të parashikuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

f) dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë kërkesën e ka informacionin e kërkuar, në kundërshtim me kërkesën e pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

g) mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër, në kundërshtim me parashikimet e pikës 3, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

gj) mospërcaktimi paraprakisht i një tarife, mospublikimi, ose caktimi i tarifave abuzive për riprodhimin dhe dërgimin e informacionit, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

Page 75: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

75

h) mosrespektimi i kërkesave të pikës 4, të nenit 13, të këtij ligji, për dhënien falas të informacionit, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

i) refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit për mënyrën e dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;

j) mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

k) moskryerja e njoftimeve paraprake, sipas parashikimeve të nenit 16, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;

l) dëmtimi ose shkatërrimi i dokumenteve zyrtare, me qëllim shmangien e së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

ll) moszbardhja e dokumenteve zyrtare, në kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim pengimin e ushtrimit të së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.

3. Procedurat e konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve administrative janë ato të parashikuara në ligjin për kundërvajtjet administrative.

Neni 19

Përgjegjësia administrative

1. Titullari i autoritetit publik mban përgjegjësi ligjore - administrative për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “h”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.

2. Në përputhje me parashikimet përkatëse të legjislacionit në fuqi që rregullon procedurën administrative, titullari i autoritetit publik e delegon kompetencën e tij për ushtrimin e funksioneve të parashikuara në pikën 1, të nenit 4, pikat 1 dhe 2, të nenit 5, pikat 1 dhe 2, të nenit 13, te nëpunësi më i lartë civil i autoritetit publik, sipas klasifikimit të ligjit nr. 152/2013, “Për

Page 76: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

76

nëpunësin civil”. Në këtë rast, nëpunësi më i lartë civil mban përgjegjësi ligjore për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “gj”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.

3. Koordinatori për të drejtën e informimit ka përgjegjësi administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në shkronjat “a”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j” dhe “k”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.

4. Çdo nëpunës i autoritetit publik ka përgjegjësi administrative për shkeljet administrative të parashikuara në shkronjat “l” dhe “ll”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji.

Neni 20

Marrëdhëniet me Kuvendin

1. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale raporton në Kuvend ose në komisionet parlamentare të paktën një herë në vit ose sa herë që kërkohet prej tyre. Gjithashtu, ai mund t’i kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje që i çmon të rëndësishme. Raporti përmban të dhëna dhe shpjegime për zbatimin e së drejtës për informim në Republikën e Shqipërisë, si dhe programet e transparencës.

2. Nuk lejohet njoftimi për çështje konkrete, me përjashtim të çështjeve të kërkuara me vendim të Kuvendit.

3. Gjatë përpilimit të raportit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbledh të dhëna nga autoritetet publike dhe nga organizatat jofitimprurëse që kanë për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke evidentuar komunikimet përkatëse.

Neni 21

Mënyra e shlyerjes së masës së dënimit me gjobë

1. Masa e dënimit, e përcaktuar me gjobë, shlyhet me këste mujore.

2. Këstet mujore caktohen në një masë të tillë që nëpunësit dhe familjes së

Page 77: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

77

tij t’i garantohet jetesa, të paktën në nivelin e pagës minimale, të caktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave.

3. Për shkelje të parashikuara në shkronjat “l” dhe “ll”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mund të propozojë marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.

Neni 22

Ankimi i sanksioneve administrative

Personi ndaj të cilit është vendosur sanksioni administrativ, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit, mund të bëjë ankim në gjykatë, në përputhje me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”.

Neni 23

Arkëtimi i shumave të detyrimeve

1. Vendimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vendosjen e gjobës i komunikohet titullarit të autoritetit publik dhe zyrës së financës.

2. Gjobat ekzekutohen nga zyra e financës së autoritetit publik, për të cilin punon kundërvajtësi, brenda 6 muajve nga data e njoftimit të tyre. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit me kërkesë të komisionerit.

3. Gjobat arkëtohen në Buxhetin e Shtetit.

Page 78: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

78

KREU VI

KOMPETENCAT DHE PROCEDURATPËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE

Neni 24

Procedurat për shqyrtimin e ankesave

1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:

a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;

b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.

5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:

a) mospranimin e ankesës kur:

i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni; ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;

Page 79: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

79

iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;

b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;

c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;

ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.

6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.

7. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cenon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”.

Neni 25

Ankimi në gjykatë

Kërkuesi ose autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionerit në gjykatën administrative kompetente.

Neni 26

Shpërblimi i dëmit

Çdo person, që ka pësuar një dëm, për shkak të shkeljes së dispozitave të këtij ligji, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar, në përputhje me ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”.

Page 80: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

80

LIGJ Nr. 146/2014 PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Neni 1

Objekti

1. Ky ligj rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik.

2. Ky ligj përcakton rregullat procedurale që duhen zbatuar për të garantuar transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse nga organet publike.

3. Ky ligj synon nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1.“Akt administrativ individual” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete.

2. “Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron me zbatimin e tij.

3. “Emergjencë civile” është një situatë e shkaktuar nga faktorë natyrorë, ekologjikë, industrialë, socialë, veprime terroriste, veprime ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin.

Page 81: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

81

4. “Grup interesi” është çdo organizatë jofitimprurëse që përfaqëson interesat e një grupi personash fizikë ose juridikë, si dhe subjekte të tjera të prekura apo të interesuara për projektaktet që i nënshtrohen procesit të konsultimit publik.

5. “Konsultim publik” është tërheqja e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit, nga momenti i publikimit të projektaktit deri në miratimin përfundimtar të tij.

6. “Ministër përgjegjës” është ministri që mbulon fushën e teknologjisë së informacionit.

7. “Njoftim paraprak” është ftesa zyrtare për të marrë pjesë në procesin e dhënies së informacioneve ose opinioneve paraprake, përpara fillimit të hartimit të projektaktit.

8. “Njoftim publik” është ftesa zyrtare për të marrë pjesë në procesin e konsultimit të projektaktit të propozuar dhe nisja e procedurave të konsultimit publik.

9. “Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative, çdo organ i pushtetit vendor, që kryen funksione administrative, çdo organ i Forcave të Armatosura e çdo strukturë tjetër, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

10. “Proces i vendimmarrjes” është proces që përfshin proceset e hartimit e të miratimit nga organet publike të projektakteve.

11. “Projektakt” është projekti i një ligji, projekte të dokumenteve strategjike, kombëtare dhe vendore, të politikave me interes të lartë publik, të hartuara nga organet publike.

12. “Regjistri elektronik” është faqja zyrtare e internetit ku do të publikohen projektaktet, sipas përcaktimeve të nenit 7 të këtij ligji.

13. “Rekomandim” është çdo sugjerim, propozim apo mendim me karakter konsultativ për projektaktet e hartuara, i shprehur verbalist dhe/ose me shkrim nga palët e interesuara.

Page 82: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

82

14. “Takim publik” është çdo takim i hapur me palët e interesuara për diskutimin e projektakteve që i nënshtrohen procesit të njoftimit dhe konsultimit publik, me qëllim sqarimin dhe informimin e opinionit publik në lidhje me këto projektakte, si dhe marrjen e komenteve e të rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e tyre.

15. “Transparencë” është veprimtaria e hapur e një organi publik për të informuar në lidhje me aktet me interes të lartë publik, me proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse, që u siguron palëve të interesuara mundësinë për të marrë pjesë në këto procese.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për rregullat dhe procedurat e njoftimit e të konsultimit publik që zhvillohen nga organet publike në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Neni 4

Kufizime

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen gjatë procesit të vendimmarrjes që lidhet me:

a) çështjet e sigurisë kombëtare, për aq sa ato përbëjnë sekret shtetëror, sipas ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”;

b) marrëdhëniet ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe;

c) aktet administrative individuale dhe aktet administrative me karakter normativ, përveçse kur me ligj të veçantë parashikohet ndryshe;

ç) aktet normative, me fuqinë e ligjit, të miratuara në Këshillin e Ministrave;

d) emergjencën civile;dh) çështjet e tjera përjashtimore të parashikuara me ligj.

Page 83: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

83

Neni 5

Parimet në procesin e njoftimit e të konsultimit publik

Procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik kryhet në bazë të parimeve të mëposhtme:

a) transparenca gjatë procesit të njoftimit e të konsultimit publik me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese;

b) efektshmëria e procesit të vendimmarrjes në organet publike;c) përgjegjësia e organeve publike ndaj palëve të interesuara.

KREU II

DETYRIMI PËR NJOFTIM DHE KONSULTIM PUBLIK

Neni 6

Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik

1. Organet publike janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë:

a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve;

b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji;

c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar.

Page 84: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

84

2. Organi publik, pas publikimit të njoftimit në regjistrin elektronik, mund të organizojë konsultime të drejtpërdrejta dhe takime publike me palët e interesuara. Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar. Për konsultime veçanërisht të rëndësishme, si dhe kurdo që është e mundur, me vendim të organit publik, takimet publike transmetohen në median audiovizive publike për të mundësuar ndjekjen e tyre nga publiku i gjerë.

3. Pavarësisht nga përcaktimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, organet publike nuk përjashtohen nga detyrimi për publikimin dhe konsultimin e projektakteve, sipas ligjeve të veçanta për funksionimin e tyre.

Neni 7Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike

1. Çdo projektakt publikohet në regjistrin elektronik për njoftimin dhe konsultimin publik. Ky regjistër është një faqe zyrtare interneti, e cila shërben si një pikë qendrore konsultimi, dhe nëpërmjet këtij regjistri sigurohet akses dhe ofrohet mundësia e komunikimit të të gjitha palëve të interesuara me organin publik. Kjo formë siguron dhe forcon barazinë për sa i përket aksesit në informacion dhe shërbim, duke pasur në vëmendje dhe nevoja specifike për persona apo grupime të caktuara.

2. Krijimi dhe rregullat e administrimit të regjistrit elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës.

KREU IIIPALËT E PËRFSHIRA NË KONSULTIMIN PUBLIK

Neni 8Palët e interesuara

1. Palët e interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik janë:a) organet publike;

Page 85: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

85

b) shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe grupet e interesit;

c) personat fizikë të huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe personat juridikë të huaj, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

2. Personat e tjerë të huaj mund të marrin pjesë në procesin e konsultimit, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare ose me kërkesë të drejtpërdrejtë të organeve publike, kur e çmojnë të nevojshme.

Neni 9

Të drejtat e palëve të interesuara

Palët e interesuara në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik kanë të drejtë:

a) të kërkojnë informacion për procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë aksesin në projektakt, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

b) t’u propozojnë organeve publike fillimin e procedurës për hartimin dhe miratimin e projektakteve, sipas planit vjetor të procesit të vendimmarrjes, publikuar nga organi publik, në përputhje me parashikimet e shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji;

c) t’u dorëzojnë organeve publike komente dhe rekomandime për projektaktet që janë në proces të njoftimit e të konsultimit publik.

Neni 10

Koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik

Çdo organ publik cakton një person si koordinator të njoftimit dhe konsultimit publik, i cili është përgjegjës për bashkërendimin dhe administrimin e përgjithshëm të punës për garantimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik, të parashikuar nga ky ligj.

Page 86: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

86

KREU IV

RREGULLAT E PROCESIT TË NJOFTIMIT DHE KONSULTIMIT PUBLIK

Neni 11

Mënyrat e njoftimit dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve

1. Njoftimi për projektet që do t’i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

a) me postë elektronike;

b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik iniciues; c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;

ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.

2. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.

Neni 12

Njoftimet paraprake

1. Organi publik, në raste të veçanta, mund të mbledhë informacione dhe/ose opinione paraprake nga grupet e interesit përpara se të nisë procesin e hartimit të aktit përkatës.

2. Në fazat fillestare, organi publik, kur e gjykon të nevojshme, publikon në një nga format e parashikuara në nenin 11 një njoftim paraprak për aktin që do të hartojë për të siguruar informacione nga palët e interesuara.

Page 87: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

87

3. Çdo palë e interesuar mund t’i përgjigjet njoftimit paraprak brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, duke dorëzuar komente dhe rekomandime.

Neni 13

Përmbajtja e njoftimit në lidhje me nismën vendimmarrëse

1. Në njoftimin për fillimin e procesit të konsultimit publik duhet të përcaktohen të paktën:

a) arsyet e nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë;

b) afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre;

c) adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të organit publik për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin;

ç) vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur organi publik vendos për organizimin e tij.

2. Aksesi në dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me projektaktin sigurohet edhe sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit.

Neni 14

Informacioni që nevojitet të sigurohet

1. Palët e interesuara që do të konsultohen, pajisen me informacionin e nevojshëm për t’u krijuar atyre mundësinë të kontribuojnë në mënyrën më efektive të mundshme në procesin e përgatitjes së projektaktit në rrugë elektronike dhe/ose postare.

2. Krahas dokumenteve përkatëse, në varësi të kompleksitetit, volumit dhe karakteristikave të tjera të projektaktit, sigurohen shpjegime për

Page 88: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

88

qëllimin, problemet që do të trajtohen, idetë e përgjithshme, ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme dhe, për aq sa është e mundur, studime apo analiza që janë kryer për hartimin e projektaktit.

Neni 15

Afati për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve

1. Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre:

a) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak;

b) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik.

2. Për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit.

3. Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik.

Neni 16

Zgjatja dhe përsëritja e fazës së konsultimit

Organi publik mund të zgjasë afatin për dërgimin e komenteve ose mund të ripërsëritë fazën e marrjes së komenteve e të rekomandimeve në rastet kur:

a) organi publik nuk është i kënaqur me cilësinë e komenteve të përftuara;

b) në komentet dhe rekomandimet e dhëna janë ngritur çështje të reja të rëndësishme që nuk kanë qenë pjesë e konsultimit fillestar.

Page 89: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

89

Neni 17Njoftimi për takime publike

1. Gjatë periudhës së konsultimit, nisur nga rëndësia e projektaktit dhe interesi i lartë publik, organi publik mund të organizojë takime publike, ku palët e interesuara paraqesin opinionin e tyre dhe të dhëna për projektaktin që do të hartohet.

2. Palëve të interesuara, të ftuara për të marrë pjesë në takimet publike, u jepet koha e nevojshme për përgatitje. Në çdo rast, ato informohen jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit publik, duke u vënë në dispozicion kopje të projektaktit që do të diskutohet.

Neni 18Pjesëmarrja në takimet publike

1. Konsultimi në takime publike është i hapur.

2. Njoftimi për organizimin e takimeve publike bëhet sipas mënyrave të njoftimit, të parashikuara në nenin 11 të këtij ligji.

3. Përfaqësuesi i organit publik, që drejton takimin, në përputhje me rregullat e organit publik, u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të shprehur mendimin e tyre për çështjet që diskutohen.

4. Në çdo takim publik mbahet procesverbal, i cili arkivohet pranë organit publik.

5. Nëse konsiderohet e nevojshme, takimi publik mund të regjistrohet.

6. Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare.

Neni 19Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve

1. Komentet dhe rekomandimet e marra gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik përkatës në një mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Page 90: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

90

2. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit, i cili vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara.

3. Projektaktet shoqërohen me një përmbledhje të rekomandimeve të pranuara, sipas dispozitave të këtij ligji. Nëse rekomandimet e palëve të interesuara nuk janë pranuar, atëherë organi publik paraqet një përmbledhje të arsyeve për mospranimin e tyre në një nga format e njoftimit, të parashikuar në nenin 11 të këtij ligji.

Neni 20Raportet për transparencën në procesin e vendimmarrjes

1. Organet publike janë të detyruara të hartojnë dhe të publikojnë raporte vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes, ku përfshihet informacion për:

a) numrin e akteve të miratuara nga organi publik përkatës gjatë vitit referues;

b) numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të marra nga palët e interesuara;

c) Numrin e rekomandimeve e të komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes;

ç) Numrin e takimeve publike të organizuara.

2. Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes publikohet sipas parashikimeve të nenit 11 të këtij ligji.

KREU VKOMPETENCAT DHE PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E

ANKESAVE

Neni 21

Procedurat për shqyrtimin e ankesave

1. Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën

Page 91: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

91

e tyre për njoftim dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:

a) pranë titullarit të organit publik përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, kur projektakti nuk është miratuar ende;

b) pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.

2. Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershme për korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e palës së interesuar. Në çdo rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të japë komentet dhe rekomandimet për projektaktin.

3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

4. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundimin që ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative

Page 92: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

92

KREU VRekomandime për angazhimin të OJF-ve

në vendimmarrje

Zakonisht qytetarët janë të interesuar të angazhohen në vendimmarrje, por shpesh atyre ju mungon informacioni në lidhje me çështjet që përbëjnë shqetësim dhe shkalla e duhur e ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat qytetare. Përmes OJFve qytetarët identifikojnë interesat e përbashkëta dhe duke marrë shkas nga kjo gjë, ndërmarrin aksione kolektive dhe advokacie në dobi të përmirësimeve. Për rrjedhojë, roli i OJF-ve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë mjedisore.

Me qëllim që OJF-të të ushqejnë aktivizmin duhet të:

Mbahen të mirë informuara: OJF-të kanë nevojë të jenë të informuara në lidhje me vendimet e reja, mundësitë e angazhimit dhe të drejtën e apelit. Vetëm OJF-të e mirë informuara mund të ofrojnë komente të vlefshme në procesin e vendimmarrjes dhe të jenë të afta të reagojnë, nëse parimet e Konventës së Aarhusit dhunohen.

Zhvillojnë në mënyrë të vazhduar kapacitetet për të dhënë opinione dhe për të nxitur ide: Njohuritë tematike janë shumë të rëndësishme për të kuptuar në mënyrë të plotë problemet mjedisore dhe ndikimin e pashmangshëm. OJF-të e pajisura me njohuri janë të gatshme të angazhohen në procese më komplekse, si p.sh VNM, VSM, etj.

Ngrenë kapacitetet për të përfituar nga hapësirat për pjesëmarrje që krijojnë autoritetet: Përveç njohurive tematike, OJF-të duhet të kenë njohuri edhe për mundësitë ligjore të pjesëmarrjes, si dhe për planet konkrete të autoriteteve në lidhje me llojet e ngjarjeve me pjesëmarrje, që planifikohen për procese të caktuara.

Punojnë bashkërisht me gjithë aktorët e shoqërisë civile: Partneritetet me aktorët privatë dhe publikë dhe me aktorët e tjerë të sektorit të OJF-ve janë një mënyrë e efektshme për zgjidhjen e problemeve lokale.

Page 93: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

93

Ndërmarrin veprime për zhvillimin e komunitetit: Duke u mbështetur në situatën e komuniteteve lokale OJF-të duhet të jenë aktive në ndërmarrjen e nismave që synojnë përmirësime. OJF-të duhet të veprojnë, nëse autoritetet dështojnë të reagojnë si p.sh në rastet e ndeshjes me ndotjen ose degradimin mjedisor.

Mbajnë përfaqësuesit e zgjedhur të informuar në lidhje me vendimet që marrin: Zotërimi i informacionit në lidhje me angazhimet e autoriteteve, i bën OJF-të të afta të ndjekin zbatimin e vendimeve

Rekomandime për Zbatimin e Barazisë në Vendimmarrje nga Bashkia Bulqizë.Ø Rritjen e kapaciteteve për konceptin e të së drejtës për informim

që reflektohet në aktet ndërkombëtare si Konventa e Aarhusit, por edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. Vlen të evidentohen roli i veçantë që Konventa e Aarhusit i ka dhënë një sërë aktorësh të përfshirë në konceptin “autoritet publik” dhe përfshirjes në mënyrë të shprehur të shoqërisë civile në kuptimin e konceptit “publik”.

Ø Mbetet domosdoshmëri ndërgjegjësimi i komunitetit në lidhje me mundësitë që ofron legjislacioni për të drejtën për aksesin në dokumentet zyrtare në përgjithësi dhe informacionin mjedisor në veçanti. Fakti që në gjykatë ka një numër të papërfillshëm çështjesh me objekt realizimin e së drejtës për informim e konfirmon si të domosdoshëm këtë rekomandim.

Ø Realizimi i amendimeve në lidhje me ligjin “Për të drejtën për informim për dokumentet zyrtare”, duhet të synojë unifikimin me përcaktimin që i bën konceptit “autoritet publik”, Kodi i Procedurave Administrative, Konventa e Këshillit të Europës ‘Mbi aksesin në dokumentet zyrtare’, Konventa e Aarhus-it, Ligji Nr.119, datë 18.9.2014 ‘Për të drejtën për informim për dokumentet zyrtare’, VKM Nr.16, datë 4.1.2012 ‘Për të drejtën e publikut për të pasur informacion mjedisor’.

Page 94: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

94

Ø Shkurtimi dhe unifikimi i afatit kohor për marrjen e informacionit mbi dokumentet zyrtare dhe informacionit mjedisor dhe unifikimi i detyrimeve që kanë nëpunësit e administratës publike për zbatimin e së drejtës për informim të qytetarëve në legjislacionin shqiptar, do ta bënte më efikas ushtrimin e kësaj të drejte.

Ø Trajnimi i nëpunësve të administratës publike Bashkia Bulqizë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor, komuniteti, në lidhje me aktet ndërkombëtare për mbrojtjen e së drejtës për të marrë informacion mjedisor dhe detyrimet që ai përcakton për to duhet të ketë prioritet. Materialet bazë mbi të cilat mbështeten konkurimet për t’u përfshirë në shërbimin civil duhet të përmbajnë edhe njohjen për Ligjin ‘Për të drejtën për informim për dokumentet zyrtare’ dhe aktet ligjore e nënligjore për të drejtën për informim mbi çështjet mjedisore.

Ø Po aq e rëndësishme konsiderohet nga administratës e Bashkisë Bulqizë njohja me detyrimet për të qenë si një “administratë e hapur”, sipas kërkesave ligjore sipas Ligjit ‘Për të drejtën për informim për dokumentet zyrtare’, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe rritja e transparancës që ndihmon në parandalimin apo uljen e mundësive për abuzim/korrupsion të qeverisë përgjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.

Ø Administrata të zbatoj legjislacionin për të rritur transparencën dhe Barazinë në Vendimmarrje që është pika kyçe e demokracisë të një Shteti.

Page 95: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

95

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

72

KËRKESË PËR INFORMACION

Emër Mbiemër:

Z./Znj. ____________________

Adresa postare:___________

Adresa elektronike:________

Nr. Tel:______________

Data:__/__/2017

Nënshkrimi:

(dërgimi i kërkesës elektronikisht kërkon emër, mbiemër)

Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar

__________________________________________________________________________________________________________________________

Të tjera të dhëna

__________________________________________________________________________________________________________________________

Forma që kërkohet informacioni / dokumentacioni: _____________________________________________________

_____________________________________________________

Vetëm për përdorim zyrtar

Data e marrjes: __/__/2017 Numri rendor i kërkesës: Komente: __________________

___________________________

Informacioni në këtë format do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Adresa dhe kontaktet mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik pyetshtetin.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.

Drejtoni kërkesën tuaj, Koordinatorit për të drejtën e informimit, të institucionit që mban informacionin e kërkuar. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit dhe ne portalin pyetshtetin.al.

Kur ju mendoni se ju kanë mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Page 96: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

96

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

73

FORMULAR ANKESE Drejtuar

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Në bazë të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”

Emri / Mbiemri : Adresa: Qyteti : Telefon: E-mail: Autoriteti Publik : Adresa: Qyteti: Identifikoni saktë Autoritetin Publik/Institucionin ndaj të cilit ankoheni.

Përshkruani çdo veprim të pretenduar si shkelje nga Autoriteti Publik dhe nëse dispononi dokumente bashkëlidhini ato. ______________________________________________________________________________________________________Përshkruani çfarë kërkoni nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me nenin 24 të ligjit nr.119/2014. ______________________________________________________________________________________________________ (Data) _________________________(Firma) _________________________ Ne nuk mund të pranojmë ankesën nëse nuk është nënshkruar.

Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin përMbrojtjen e të Dhënave Personale. Për sqarime më të detajuara kontaktoni KDIMDP osekoordinatorin e të drejtës për informim.

E rëndësishme:Dërgimi i ankesës elektronikisht ose me postë kërkon bashkëlidhur një kopje të kartës së identitetit.

Page 97: MANUAL - WordPress.com...që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës: 1) E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2)E drejta

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

98

Përgatitur nga:

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor është themeluar në vitin 2014 si nevojë urgjente për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e komunitetit, rritjen e kapaciteteve duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm në mjedis. Qëllimi kryesor është Edukimi Mjedisor i komunitetit me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve, bizneseve dhe qeverisë lokale. Donatorët më të fundit që kanë mbështetur SHERM janë fondet e Bashkimit Evropian.

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor (SHERM) Adresa: Lagja “Minatori”, Hotel “Zogu”, Kati II, Bulqizë

Website: https://shermalbania.wordpress.com Mobile: +355 67 25 31 269

Ky botim u mbështet nga projektit PACT (Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit) implementuar nga ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike) i Financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.