46
Matura Shtetërore Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit

Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura ShtetëroreNjë Vlerësim i Cilësisë së Sistemit

Page 2: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura ShtetëroreNjë Vlerësim i Cilësisë së Sistemit

Mundësuar nga:Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tirana, Albania Tel: +355 4 22 34 621/ 22 34 223/ 22 35 856. Fax: +355 4 22 35 855. [email protected]

Puna në terren dhe raportimi:Instituti për Kërkime dhe alternativa Zhvillimi (IDra)

Viti i Botimit: 2013

Mbledhja e të dhënave dhe studimi u kryen gjatë periudhës Shkurt-Mars 2012

Kopje të këtij studimi mund të porositen në adresën: IDRA Rr. “Siri Kodra”, Pallati i Abissnet, 11/1P. O. Box 1730, Tiranë - ShqipëriTel: +355 (0)4 227 [email protected]

Page 3: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 3

Përmbajtje

hyrje................................................................................................5

reforma e Maturës Shtetërore..........................................................................6

Gjetjet Kryesore...........................................................................................8

Metodologjia.......................................................................................11

a. Komponenti Sasior.............................................................................11

b. Komponenti Cilësor............................................................................12

rezultatet e Studimit....................................................................................14

a. Matura Shtetërore.............................................................................12

ProVIMet e MaturëS Shtetërore..................................................................15

- Përgatitja për Provimet......................................................................15

- Vështirësia e Provimeve.....................................................................15

- Zhvillimi i Provimeve.........................................................................20

- Vlerësimi i Provimeve........................................................................23

PërZGJeDhJa e DeGëS Së StuDIMIt..................................................................24

- Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e degës së studimit..............................28

b. Vijueshmëria e performancës “Shkollë e Mesme – Maturë – Shkollë e Lartë”.....29

FaKtorët Që NDIKoJNë Në heNDeKuN e PerForMaNCëS......................................36

- hendeku në ngarkesën e punës dhe nivelin e vështirësisë.................................37

- hendek në sistemin e vlerësimit..............................................................39

- Faktorët gjinorë, gjeografikë dhe mënyra e re e jetesës.................................40

- roli i motivimit....................................................................................41

rekomandime.............................................................................................44

Page 4: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore4

Lista e tabelave

Figura 1 Përgatitja në Shkollën e Mesme............................................................15

Figura 2 Përgatitja në Shkollën e Mesme - Pohimet...............................................16

Figura 3 Ndjekja e Kurseve Jashtëshkollore........................................................17

Figura 4 Vështirësia në Provimet e Maturës Shtetërore..........................................18

Figura 5 Vlerësimi për Zhvillimin e Provimeve.....................................................21

Figura 6 Vlerësimi për Zhvillimin e Provimeve - Qytetet.........................................22

Figura 7 Vlerësimi për Korrigjimin e Provimeve....................................................23

Figura 8 Ndihma në Përzgjedhjen e Degës..........................................................25

Figura 9 Niveli i Informimit për Shkollën e Lartë..................................................26

Figura 10 Çështjet e trajtuara në Seminaret Informuese........................................27

Figura 11 Vijueshmëria e Performancës së Studentëve ..........................................31

Figura 12 Vijueshmëria e Performancës së Studentëve - Për Lëndë Specifike...............34

Figura 13 Kënaqësia me Cilësinë e arsimit..........................................................36

Figura 14 Perceptimet Shkolla e Mesme vs. Shkolla e Lartë.....................................37

Figura 15 Ngarkesa dhe Vështirësia e Punës Përkundrejt Dedikimit...........................38

Figura 16 roli i Motivimit...............................................................................42

Figura 17 Motivimi, Fakulteti dhe Mundësitë e Punësimit.......................................43

Page 5: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 5

hyrje

“Matura Shtetërore – Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit” është një studim i realizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Studimi synon të eksplorojë realizimin e objektivave të MASH për sa i përket sistemit të Maturës Shtetërore, nëpërmjet një metodologjie dhe platforme që lejon grumbullimin dhe analizimin e të dhënave të drejtpërdrejta.

Fokusi kryesor i analizës është dimensioni i CILËSISË që reforma e Maturës Shtetërore ka synuar të promovojë. Pavarësisht studimeve të shumta në lidhje me Maturën Shtetërore gjatë këtyre viteve të zbatimit të saj, deri më tani ka munguar një eksplorim më i detajuar i cilësisë së produktit që ky sistem nxjerr. Përgjithësisht, analizat e deritanishme e kanë parë Maturën Shtetërore dhe sistemin Meritë – Preferencë, ose si proces të shkëputur ose më së shumti si proces “i fundmë”, ku Matura (rezultatet e saj) mund të krahasohej vetëm me ecurinë e mëparshme të nxënësve gjatë viteve të shkollimit të mesëm. Në këto studime mungon një komponent i rëndësishëm – ecuria post-Maturë e nxënësve të cilët vazhdojnë studimet e larta.

Studimi ynë, krijon një platformë analitike që mundëson lidhjen midis proceseve para-maturë, maturë, dhe pas-maturë për studentët që vazhdojnë studimet e larta, duke dhënë një vështrim më të plotë të vlerave të sistemit. Gjithashtu studimi synon eksplorimin e faktorëve dhe ndikimin që ata kanë në ecurinë post-maturë të studentëve (ecuria në universitet krahasuar me rezultatet e maturës dhe të shkollës së mesme dhe arsyet e diferencave potenciale).

Objektivat e këtij studimi janë:

• Krijimi i një sistemi me indikatorë të matshëm dhe të krahasueshëm të CILËSISË së maturës shtetërore;

• Vlerësimi i lidhjes midis sistemit para-universitar dhe atij universitar për sa i përket cilësisë së studentëve dhe pritshmërive të palëve në proces (Studentë- Mësues-Pedagogë);

• Eksplorimi i shkallës së përputhshmërisë midis rezultateve të arritura nga nxënësit në arsimin para-universitar dhe vitit të parë të arsimit të lartë (me fokus në lëndët që kanë vazhdueshmëri apo ngjashmëri);

• Eksplorimi i faktorëve që sjellin ndryshimin e performancës së studentëve nga sistemi para-universitar në atë universitar.

Page 6: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore6

• Evidentimi i perceptimeve të palëve të ndryshme të interesuara në lidhje me cilësinë e maturës dhe “trashëgiminë” e saj gjatë studimeve të larta – Studentë, Mësues, Pedagogë.

reforma e Maturës Shtetërore

Sistemi i Maturës Shtetërore u aplikua për herë të parë në pranverën e vitit 2006. E trumbetuar si një nga reformat më të rëndësishme arsimore të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), kjo iniciativë synonte të ndryshonte sistemin e provimeve në mbyllje të shkollës së mesme si dhe mënyrën e aplikimit dhe përzgjedhjes së studentëve në universitetet publike.

Deri në vitin 2005, provimet e maturës shërbenin vetëm si një proces përmbyllës i arsimit para-universitar dhe hyrja në institucionet publike të arsimit të lartë përcaktohej përmes provimeve që realizoheshin nga vetë universitetet apo fakultetet përkatëse. Një nga ndryshimet kryesore që solli reforma e Maturës Shtetërore ishte pikërisht shkrirja e këtyre dy proceseve në një të vetëm. Tashmë maturantëve u kërkohet që të japin 4 provime1 me shkrim, dy prej të cilëve (matematika dhe letërsia) janë me detyrim dhe shërbejnë në përmbylljen e shkollës së mesme dhe marrjen e diplomës dhe dy të tjerët zgjidhen nga vetë nxënësit bazuar në degën e studimit që ata duan të ndjekin në universitet. Aplikimi dhe përzgjedhja e maturantëve për në universitet kryhet bazuar në parimin e “meritë-preferencës”, ku nxënësi plotëson një formular duke renditur 10 degët e tij të preferuara të studimit dhe marrja ose jo e të drejtës për të studiuar në secilën prej këtyre degëve varet nga pikët që studenti akumulon. Këto pikë nxirren si një përllogaritje e mesatares së shkollës së mesme, notave për provimet e maturës, dhe koeficientit të shkollës së mesme ku nxënësi ka kryer studimet.

Një tjetër ndryshim thelbësor që solli reforma e Maturës Shtetërore ishte edhe krijimi i një sistemi të qendërzuar për përpilimin, administrimin dhe vlerësimin e provimeve. Në sistemin e mëparshëm (sistemin e provimeve miks), provimet e maturës zhvilloheshin dhe korrigjoheshin nga vetë stafi akademik i gjimnazit, ndërkohë që krahas tezave me shkrim që përgatiteshin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, tezat me gojë përgatiteshin gjithashtu nga stafi i gjimnazit. Me sistemin e ri i gjithë ky proces është ndryshuar dhe tashmë çdo etapë e provimeve kryhet dhe administrohet në mënyrë të qendërzuar nga organet përkatëse të MASH.

1 SHËNIM: Megjithëse parimet mbi të cilat bazohet reforma e Maturës Shtetërore nuk kanë ndryshuar që nga viti 2006, sistemi ne tërësi ka qenë subjekt i ndryshimeve të vazhdueshme gjatë këtyre viteve. Gjatë kohës së shkrimit të këtij raporti, MASH ndërmori një tjetër reformë mbi sistemin e Maturës. Duke filluar nga viti 2012, maturantët kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një provimi të tretë me zgjedhje, është e rëndësishme të theksohet se koncepti dhe parimet mbi të cilat bazohet përzgjedhja e studentëve në arsimin e lartë vazhdon të mbetet e njëjta.

Page 7: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 7

Në prezantimin e saj, MASH paraqiste arsyet e mëposhtme si shtysat kryesore për aplikimin e reformës së Maturës Shtetërore:

• Niveli i ulët i sigurimit dhe kontrollit të cilësisë në të gjitha llojet e shkollave të mesme;

• Niveli i lartë i korrupsionit për hyrjen dhe pranimin në universitet;

• Besueshmëria, vlefshmëria, dhe objektiviteti i ulët i sistemit të provimeve miks;

• Besueshmëria, vlefshmëria, dhe objektiviteti i ulët i databazës së rezultateve të studentëve në funksion të politikë-bërësve dhe palëve të interesuara;

• Mungesa e lidhjes/vazhdimësisë midis arsimit të mesëm dhe atij të lartë;

• Ngarkesa e lartë për studentët të cilët duhej të kryenin dy grupe provimesh (provimet e maturës dhe provimet për hyrjen në universitet) brenda një periudhe dy mujore;

• Qasja dhe njëjësimi i arsimit shqiptar me sistemet arsimore të BE.2

MASH përmendte të mëposhtmet si parimet kryesore të sistemit të Maturës Shtetërore:

• Drejtësi dhe barazi për të gjithë studentët;

• Provimet e Maturës si pjesë e një procesi arsimor dhe indikatorë të cilësisë së arsimit;

• Sistemi i Maturës Shtetërore si urë lidhëse midis arsimit para-universitar, atij universitar, dhe tregut të punës. 3

2 PETRELA, SH., State Matura Examination [Online] http://www.seeeducoop.net/graz_2003/downloads/Albfinalexamssecedu.pdf [Aksesuar më 30.03.2012]3 Ibid.

Page 8: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore8

Gjetjet Kryesore

• Studentët e anketuar shprehen përgjithësisht pozitivisht për sa i përket përgatitjes për provimet e maturës. Në këtë aspekt shumica e tyre pohojnë se njohuritë e marra gjatë gjimnazit, gjatë konsultave të organizuara nga shkolla, si dhe nga programi orientues i publikuar nga MASH kanë qenë të dobishme për t’u përballur me provimet e Maturës Shtetërore. Gjithsesi, pavarësisht perceptimeve pozitive, shumë prej tyre pranojnë të kenë kryer gjithashtu kurse jashtëshkollore me pagesë për t’i ndihmuar në përgatitjen për provimet. Studentët përmendin një sërë arsyesh për ndjekjen e këtyre kurseve që lidhen me pasiguritë e tyre si pasojë e performancës së ulët për lëndë të caktuara gjatë shkollës së mesme, nivelin e ulët të mësuesve që kryejnë konsultat përgatitore në shkollë, si dhe mangësitë në lëndë të caktuara si pasojë e natyrës së profilizuar të gjimnazit.

• Thuajse dy në tre studentë shprehen se provimet e maturës shtetërore kanë qenë të një shkalle vështirësie neutrale (as të vështira e as të thjeshta). Nga ana tjetër niveli i vështirësisë, por edhe përmbajtja e provimeve të Maturës Shtetërore është një nga shqetësimet kryesore që pedagogët e Universitetit të Tiranës përmendin në lidhje me këtë sistem. Pedagogët shprehen se niveli i studentëve që janë përcjellë në universitet përmes sistemit të Maturës Shtetërore është më i ulët në cilësi se sa niveli i studentëve që përzgjidheshin përmes provimeve që organizoheshin nga vetë fakultetet. Ky fenomen sipas tyre argumentohet përgjithësisht me shkallën e ulët të vështirësisë së provimeve të Maturës Shtetërore, por edhe për shkak të përmbajtjes së provimeve të cilat nuk pasqyrojnë njohuri që studentëve u nevojiten për fakultete të caktuara.

• Sipas të dhënave të mbledhura, zhvillimi i provimeve është hallka më problematike e sistemit të provimeve të Maturës Shtetërore. Dëshmitë e dhëna nga maturantët, por edhe nga mësueset e shkollës së mesme, tregojnë për një proces jo-korrekt dhe kaotik. Në këtë aspekt nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë dhe qytetet e mëdha ndajnë në masë perceptimin se në shkollat e rretheve të tjera niveli i abuzimit dhe shkeljes së rregullave gjatë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore është shumë më i lartë se në shkollat e tyre. Ky perceptim ndahet gjithashtu dhe nga pedagogët e Universitetit të Tiranës të cilët hedhin dyshime mbi vlerësimet e larta që një pjesë e studentëve që vijnë nga rrethet kanë marrë për provimet e maturës. Këto dyshime bazohen në performancën e dobët që të njëjtët studentë tregojnë gjatë vitit të parë të shkollës së lartë, diçka që, sipas pedagogëve, nuk ndodh njësoj me studentët që vijnë nga gjimnazet e Tiranës.

Page 9: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 9

• Për sa i përket procesit të vlerësimit të provimeve të maturës, studentët e intervistuar shprehin një opinion relativisht pozitiv. Gjithsesi, studentët deklarojnë, në më shumë se një rast, pakënaqësi në lidhje me procedurat e ankimimit dhe rishikimit të tezës së provimit. Sipas dëshmive të tyre mundësia për të parë tezën e korrigjuar u paraqitej si një proces shumë i ndërlikuar dhe që kërkon shumë kohë. Akoma më pesimist është perceptimi që ata ndajnë për mundësinë e rishikimit të notës.

• Të dhënat nga kërkimi sasior tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve të anketuar pranojnë se ju është ofruar ndihmë nga stafi pedagogjik i shkollës së mesme gjatë plotësimit të formularit për përzgjedhjen e degëve të studimit. Gjithsesi bazuar në rrëfimet e studentëve duket se në më të shumtën e rasteve kjo ndihmë konsiston vetëm në udhëzimet për plotësimin sipas rregullave të formularit A2. ajo që duket se mungon është një proces i mirëfilltë këshillimi për karrierën që t’i orientojë studentët për të bërë përzgjedhjen e duhur për degën më të përshtatshme të studimit duke u bazuar në një kombinim të faktorëve që lidhen me llojin e formimit që studentët kanë marrë deri në atë moment, performancën e tyre gjatë shkollës së mesme për lëndë të caktuara, dhe prirjen e tyre personale për formimin e mëtejshëm akademik dhe profesional.

• të dhënat tregojnë për një nivel të ulët të përfshirjes së universiteteve publike në informimin e maturantëve për degët dhe programet e studimit. Kështu një pjesë e konsiderueshme e studentëve nuk ka pasur asnjë kontakt paraprak me institucionet e arsimit publik. Në më të shumtën e rasteve, seminaret informuese në shkollat e mesme organizohen nga universitetet private çka ndikon dhe në llojin e çështjeve të trajtuara në këto seminare. Si pasojë studentëve gjatë këtyre seminareve u jepet informacion për të diferencuar një universitet apo fakultet nga një tjetër, por jo informacioni i nevojshëm për të kuptuar dhe diferencuar degët e studimit duke u bazuar në natyrën e formimit apo mundësitë e karrierës që këto degë ofrojnë.

• Faktorët kryesor të përmendur nga studentët që ndikojnë në përzgjedhjen e degës së studimit janë: Pikët e akumuluara; tregu i punës; Prirja personale; Profili i shkollës së mesme; dhe reputacioni i degës. Gjithsesi ajo që konstatohet pas një vëzhgimi më të kujdesshëm është se një pjesë e këtyre faktorëve ndikohen nga natyra e sistemit të Maturës Shtetërore si dhe nga mungesa e përgjithshme e informacionit që karakterizon maturantët në momentin e përzgjedhjes së degës.

• ekziston një hendek domethënës në rezultatet e nxënësve gjatë kalimit të tyre nga shkolla e mesme, në provimet e maturës e më pas në shkollën e lartë. Performanca e tyre, e matur me notat që ata raportojnë në të tria hallkat a arsimit, pavarësisht vendit ku e kanë kryer shkollën e mesme, gjinisë, apo fakultetit në të cilin aktualisht studiojnë rezulton me një rënie prej afërsisht 0.5 notë në maturë dhe pothuajse 1.5-2 nota në vitin e parë të shkollës së lartë (duke marrë si pikë reference mesataren e shkollës së mesme).

Page 10: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore10

• Duke pasur parasysh faktin se mesatarja e shkollës së mesme përbën një faktor të rëndësishëm në pikët e përgjithshme të maturantëve për përzgjedhjen në universitete, studentet femra dhe studentët që e kanë kryer shkollën e mesme në qytete të vogla janë disi më të avantazhuar në garën për të vazhduar studimet e larta në degët që preferojnë pasi mesatarja e tyre në shkollë të mesme është më e lartë se ajo e nxënësve meshkuj dhe nxënësve të tiranës e të qyteteve të tjera të mëdha.

• Bazuar në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, Fakulteti ekonomik edhe ai i Drejtësisë arrijnë të përthithin studentët më të mirë të shkollave të mesme. Nga ana tjetër, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë ata që kanë mesataren më të ulët ndër studentët e të katër fakulteteve në qendër të këtij studimi.

• Bazuar në të dhënat e anketës, vihet re një unifikim në rezultate gjatë provimeve të maturës shtetërore pavarësisht gjinisë apo vendndodhjes së shkollës së mesme. Pra, edhe pse nxënëset femra dhe ato të rretheve të vogla nisen nga një mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme me e lartë krahasimisht me të tjerët, notat e tyre barazohen me ato të të tjerëve në maturë. Në këtë aspekt, duket se Matura Shtetërore ka qenë një iniciativë e suksesshme në përmbushjen e misionit të saj si një etalon objektiv i cili synon “të zbusë” subjektivitetin e vlerësimit në arsimin e mesëm.

• Studentët përmendin si arsye kryesore për rënien e tyre në performancë gjatë vitit të parë të shkollës së lartë ngarkesën shumë herë më të lartë të punës dhe vështirësinë shumë herë më të madhe të lëndëve të universitetit krahasuar me ato të shkollës së mesme. Nga ana tjetër, për pedagogët e universiteteve, metodat arkaike të mësimdhënies gjatë arsimit para-universitar janë për t’u fajësuar për rënien domethënëse të studentëve gjatë vitit të parë të shkollës së lartë. Sipas pedagogëve, në fillesat e universitetit studentët në përgjithësi shfaqin mangësi të theksuara në mendim kritik, argumentim, artikulim, punë të pavarur dhe punë në grupe. Rezultatet e tyre të dobëta krahasimisht me shkollën e mesme reflektojnë faktin që “ata nuk dinë të mësojnë”.

• Nga ana tjetër, faktorë me ndikim në rënien në performancë të studentëve gjatë vitit të parë të shkollës së lartë përfshijnë orët më të limituara të studimit (duke marrë parasysh ngarkesën më të lartë të punës), intensitetin më të dobët të motivimit si edhe përballjen me një mënyrë jetese të re. Kjo e fundit duket se vlen në veçanti për studentët të cilët vijnë nga rrethet.

Page 11: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 11

Metodologjia

Për të arritur objektivat e sipërpërmendura, IDRA ka përdorur komponentë sasiorë dhe cilësorë kërkimi. Skema e prezantuar më poshtë tregon informacionin e nevojitur për krijimin e indikatorëve të studimit të cilët lidhen ngushtësisht me objektivat e studimit.

• Mesatarja e lëndëve gjatë gjithë shkollës së mesme - secila lëndë më vete e lidhur me provimet e maturës - Rezultat

Pre

Rezultat

Matura

a. Komponenti Sasior

Komponenti sasior është bazuar në një anketë përfaqësuese studentësh të viteve të dyta të Universitetit të Tiranës. Arsyeja e parë e përfshirjes së studentëve të viteve të dyta në anketë lidhet me faktin që këta studentë tashmë kanë kaluar një vit studimesh në Universitet dhe kanë një sërë vlerësimesh/notash për të cilat mund të bëhet krahasimi me rezultatet e shkollës së mesme dhe të Maturës. Arsyeja e dytë lidhet me përvojën e afërt që këta studentë kanë me Maturën e vitit 2010 si dhe mundësinë për të bërë krahasime me mënyrën e vlerësimit apo praktikat mësimore në shkollë të mesme dhe ato në shkollë të lartë. Dhe arsyeja e fundit për përfshirjen e studentëve të viteve të dyta në anketën studimore lidhet me faktin se lëndët e vitit të parë në universitet janë më të ngjashme dhe deri diku në vazhdimësi me lëndët e shkollës së mesme, gjë që gjatë analizës krahasuese te rezultateve është e rëndësishme.

Anketa ka synuar grumbullimin e disa të dhënave specifike dhe opinioneve të studentëve sipas parimeve të mëposhtme:

1. Informacion mbi performancën e studentëve në maturën e vitit 2010 (duke siguruar marrjen e informacionit mbi shkollën e mesme nga vijnë, preferencat e degëve të studimit dhe informacionit mbi provimet e dhëna).

Page 12: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore12

2. Informacion mbi performancën e tyre gjatë vitit të parë të universitetit (nota, vlerësime të ndryshme, etj.)

3. Informacion mbi vështirësitë që kanë hasur dhe opinionet e tyre mbi mësimdhënien dhe vlerësimin akademik në universitete dhe diferencat që ekzistojnë me shkollën e mesme dhe vlerësimet e marra gjatë saj.

4. Opinione dhe vlerësime mbi motivimin e tyre në universitet dhe krahasimi me shkollën e mesme - sistemi i nxitësve, përkushtimi, objektivat, etj.

5. Vlerësimin e tyre mbi sistemin e maturës shtetërore në tërësi (pikat e forta dhe pikat e dobëta)

“Universi” nga i cili u përzgjodh kampioni për komponentin sasior të këtij studimi ishin studentët e viteve të dyta të Universitetit të Tiranës në 4 fakultete: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Shkencave te Natyrës.

Për qëllime të këtij projekti u konsiderua si “territor” i hulumtimit tonë universiteti publik, pasi lidhja e sistemit të Maturës Shtetërore është e drejtpërdrejtë me sistemin publik (të paktën me eksperiencën e deritanishme). Universitetet private kanë një problematikë pak më specifike dhe për momentin janë jashtë fokusit kryesor të këtij hulumtimi. Ky është një studim rasti dhe nuk synon të përfaqësojë të gjithë bashkësinë e institucioneve të arsimit të lartë. Gjithsesi, duke u fokusuar në 4 fakultetet e sipërpërmendura, ne mundësojmë përfshirjen e “tipologjive” të ndryshme të maturantëve sipas studimeve që vazhdojnë në nivelin e lartë.

Komponenti sasior i studimit është aplikuar mbi një kampion prej 320 studentësh të shpërndarë në mënyrë të barabartë në këto 4 fakultete. Qëllimi i një nën-kampioni të njëjtë për çdo fakultet të përzgjedhur (N=80) ka lejuar krahasimin e rezultateve të anketës sipas fakulteteve me të njëjtin marzh statistikor gabimi. Por të dhënat e agreguara (për kampionin e përgjithshëm, N=320) peshohen bazuar në peshën specifike të secilit fakultet në “Universin” e studimit ( pra bashkësia e katër fakulteteve).

Databaza e mbledhur përmes anketës sasiore krijon një lidhje midis (1) rezultateve të shkollës së lartë, vlerësimeve dhe opinioneve mbi mësimdhënien dhe faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në performancën e studentëve në nivelin universitar; (2) Rezultateve të shkollës së mesme, vlerësimeve dhe opinioneve mbi mësimdhënien dhe faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në performancën e studentëve në nivelin e shkollës së mesme; dhe (3) Rezultateve të Maturës Shtetërore, vlerësimeve dhe opinioneve mbi Maturën Shtetërore.

Page 13: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 13

b. Komponenti Cilësor

Anketa sasiore shërben në krijimin e një baze të mirë krahasimore, por gjithsesi nuk është në gjendje të eksplorojë më në thellësi – arsyet potenciale të ndryshimeve midis fazave të ndryshme të sistemit (Shkollë e Mesme – Shkollë e Lartë). Për të mundësuar thellimin në eksplorimin e qëndrimeve, opinioneve dhe vlerësimeve të grupeve të interesuara, IDRA organizoi gjithashtu zhvillimin e 6 grupeve të fokusuara diskutimi:

• 2 grupe diskutimi me pedagogë të fakulteteve ku u mbajt anketa, të cilët japin mësim për lëndë të vitit të parë që kanë vazhdimësi me shkollën e mesme.

• 3 grupe diskutimi me studentë:

o 2 grupe me studentë të viteve të dyta që kanë kaluar tashme një vit dhe kanë eksperienca të mjaftueshme në shkollën e lartë.

o 1 grup me studentë të viteve të para, të sapoardhur, për të parë se si pritshmëritë e tyre janë përballur me realitetin në universitet.

• 1 grup diskutimi me mësues të shkollave të mesme të cilët japin mësim për lëndët kryesore të Maturës.

Një kujdes i veçantë ju kushtua gjithashtu përgatitjes së guidave të moderimit për secilin grup në mënyrë që të përfshiheshin të gjitha çështjet me interes në kuadër të këtij studimi. Si pasojë u përgatitën 3 guida të ndryshme moderimi për secilin nga grupet e përmendura më sipër.

Këto guida synuan së pari eksplorimin e opinioneve të grupeve të përfshira në lidhje me Maturën Shtetërore dhe ndikimin që ky sistem ka pasur këto vite në cilësinë e studentëve. Gjithashtu u synua dhe vlerësimi i pritshmërive të studentëve në lidhje me studimet e larta si dhe pritshmërive të pedagogëve në lidhje me “materialin” që del nga shkolla e mesme. Së treti, guidat gjithashtu kishin si objektiv renditjen dhe hulumtimin mbi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në performancën e studentëve në studimet e larta dhe mënyrën si këto faktorë shpjegojnë devijime të ndryshme nga krahasimi i dy niveleve shkollore (e mesme/e lartë) – metodat e mësimdhënies, sistemi i nxitësve, kontrolli, etj. Një tjetër objektiv ishte dhe përftimi e krahasimi i opinioneve nga të 3 grupet në lidhje me Maturën Shtetërore dhe sistemin Meritë-Preferencë në përgjithësi. Dhe së fundmi, u synua gjykimi më në thellësi për sa i përket “cilësisë” së prodhuar nga sistemi si dhe indikatorëve që e masin këtë cilësi.

Page 14: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore14

rezultatet e Studimit

Rezultatet e të dy komponentëve të studimit, komponentit sasior dhe atij cilësor, nxjerrin në pah dhe, në disa raste, konfirmojnë një sërë problematikash që ekzistojnë në lidhjen midis shkollës së mesme dhe asaj të lartë, dhe veçanërisht mangësitë që sistemi i Maturës Shtetërore ka si urë e ndërmjetme midis këtyre dy etapave. Për qëllime analize rezultatet e këtij studimi janë ndarë në dy grupime kryesore: (1) Gjetjet mbi sistemin e Maturës Shtetërore; dhe (2) Çështje që kanë të bëjnë me lidhjen midis Shkollës së Mesme dhe Shkollës së Lartë.

Për të lehtësuar sa më shumë të kuptuarin e të dhënave, rezultatet e studimit paraqiten së pari në një formë grafike, të ndjekura më pas nga shpjegimet e detajuara.

a. Matura Shtetërore

Ky seksion i raportit paraqet një pasqyrë të përgjithshme të perceptimeve të studentëve të intervistuar gjatë anketës, por dhe të studentëve, pedagogëve dhe mësuesve të shkollës së mesme të pyetur gjatë kërkimit cilësor, për sa i përket aspekteve të ndryshme të procesit të maturës shtetërore. Në këtë mënyrë, studimi është ndarë në dy kategori kryesore; çështjet që lidhen me provimet e maturës shtetërore dhe çështjet që lidhen me procesin e përzgjedhjes së degës së studimit dhe aplikimin për në universitet.

Page 15: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 15

ProVIMet e MaturëS Shtetërore

- Përgatitja për Provimet

Sa ju ka ndihmuar përgatitja gjatë shkollës së mesme për t’u përballurme provimet e Maturës Shtetërore?

58% 55% 59% 59%49%

63% 63%55%

43%

71%

37% 38%35% 38%

46%

31% 36%

39%

43%

29%

4% 5% 4% 3% 5%1%

6%

10%

1% 1% 2% 1% 2% 1%5%

Mashkull (N=130)

Femër (N=190)

Tirana (N=153)

Qytetet Qytetete tjera(N=81)

Fakulteti iDrejtesise

(N=80)

Fakultetii Shkencavete Natyres

(N=80)

Fakulteti iShkencave

Sociale(N=80)

Kryesore (N=59)

Fakulteti Ekonomik

(N=80)

Në total Gjinia Vendndodhja Fakulteti

ND/PP

Aspak

Pak

Disi

Shumë

Figura 1 Përgatitja në Shkollën e Mesme

Në përgjithësi studentët e anketuar shprehen pozitiv për sa i përket përgatitjes për provimet e maturës. Në këtë aspekt shumica e tyre pohojnë se njohuritë e marra gjatë shkollës së mesme kanë qenë të vlefshme gjatë kryerjes së provimeve të maturës. Respektivisht 58% dhe 37% e të anketuarve pohojnë se përgatitja gjatë shkollës së mesme i ka ndihmuar “shumë” ose “disi” për t’u përballur me provimet e maturës shtetërore. Këto të dhëna mbeten të pandryshuara dhe nëse shihen në nivel qytetesh, nivel gjinor, apo të ndara sipas fakulteteve ku të anketuarit studiojnë aktualisht, ndryshimet nuk janë statistikisht domethënëse.

E njëjta situatë paraqitet dhe për sa i përket përgatitjes për provimet e maturës duke u bazuar në programin orientues të publikuar nga MASH dhe orientimeve që mësuesit përkatës kanë dhënë gjatë konsultave me maturantët. Studentët e anketuar japin një vlerësim pozitiv (mbi 8) për vërtetësinë e pohimeve që lidhen me përputhshmërinë e përmbajtjes së provimeve të maturës me programin orientues të MASH dhe orientimet e mësuesve të shkollave të mesme (Figura 2).

Page 16: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore16

Figura 2 Përgatitja në Shkollën e Mesme - Pohimet

Të dhënat e mësipërme u konfirmuan gjithashtu dhe gjatë grupeve të fokusuara me studentët e vitit të parë dhe të dytë. Pjesëmarrësit në diskutime u shprehën përgjithësisht pozitiv përkundrejt programeve përgatitore të zhvilluara nga shkolla e mesme. Gjithsesi në disa raste studentët shprehnin pakënaqësi për sa i përket kohëzgjatjes së konsultave parapërgatitore.

- “Të kishte pak më shumë kohë për konsulta, sepse ne deri në mes të Maj-it bëmë mësim normal dhe pastaj kishim vetëm 2 javë konsulta për provimet e maturës” – Ema, gjimnazi Tiranë

- “Unë mendoj se duhet të kishte më shumë orë shtesë veç orëve mësimore, edhe sikur me pagesë të ishin, sepse nuk mjafton nga 1 orë për 1 javë” – Kleant, gjimnazi Ersekë

Gjithsesi, pavarësisht perceptimeve pozitive, ku më shumë se 95% e të anketuarve mendojnë se shkolla e mesme i ka ndihmuar “shumë” ose “disi” për tu përballur me provimet e Maturës Shtetërore, një numër i konsiderueshëm studentësh pranojnë të kenë kryer gjithashtu kurse jashtëshkollore me mësuesit e tyre apo mësues të tjerë për t’i ndihmuar që të përballen me provimet e Maturës Shtetërore (Figura 3).

Page 17: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 17

Figura 3 Ndjekja e Kurseve Jashtëshkollore

Kështu, më shumë se një në dy studentë pranojnë të kenë ndjekur kurse jashtëshkollore për t’u përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore. Këto të dhëna mbeten thuajse të pandryshuara nëse shihen të ndara sipas qyteteve ku të anketuarit kanë kryer shkollën e mesme. Ndërkohë që të para në prizmin gjinor të dhënat janë statistikisht domethënëse, ku numri i studenteve femrave që pranojnë se kanë kryer kurse jashtëshkollore është relativisht më i lartë se sa ai i studentëve meshkujve (62% femra dhe 47% e meshkujve deklarojnë se kanë ndjekur kurse jashtëshkollore).

Të pyetur gjatë grupeve të fokusuara, studentët përmendin një sërë arsyesh për ndjekjen e kurseve jashtëshkollore gjatë përgatitjes për provimet e maturës shtetërore. Në shumë raste, studentët pjesëmarrës në diskutime thanë se e kishin parë ndjekjen e kurseve për lëndë të caktuara si të nevojshme duke qenë të pasigurt për performancën e tyre në këto lëndë. Në të shumtën e rasteve ky mendim bazohej në performancën e ulët që studentët deklaronin se kishin pasur gjatë viteve të gjimnazit për të njëjtat lëndë.

- “Unë nuk kam qenë fare mirë në matematikë. U futa në një kurs matematike me një zyshë tjetër dhe kam dalë goxha mirë” - Daniela, gjimnazi Berat

Në raste të tjera, studentët shpreheshin se kishin vendosur të ndiqnin kurse jashtëshkollore për shkak se mësuesit që zhvillonin konsultat përgatitore në shkollën e tyre nuk ishin në nivelin e duhur.

- “Mendoj që ka të bëjë dhe niveli i zyshës. Tek shkolla ime zysha e matematikës nuk ishte e qartë, ndaj zgjodha një zyshë me nivel shumë më të lartë për kurset që të dilja më mirë” – Pamela, gjimnazi Shijak

A keni ndjekur kurse jashtëshkollore për t'u përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore?

Mashkull (N=130)

Femër (N=190)

Tirana (N=153)

Qytetet Qytetete tjera(N=81)

Fakulteti iDrejtesise

(N=80)

Fakultetii Shkencavete Natyres

(N=80)

Fakulteti iShkencave

Sociale(N=80)

Kryesore (N=59)

Fakulteti Ekonomik

(N=80)

Në total Gjinia Vendndodhja Fakulteti

56%47%

62%51%

61% 58%69%

58%49% 49%

44%53%

38%49%

39% 42%31%

43%51% 51%

Jo

Po

Page 18: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore18

- Në katër vite ne kemi ndërruar 4 zysha matematike, unë vetë nuk kam bërë kurs, por shokët e mi kanë bërë sepse ishin të pasigurt” – Mexhiti, gjimnazi Kukës

Në të tjera raste, studentët thonë se u është dashur të ndjekin kurse për shkak të profilizimit të shkollës dhe mangësive që si pasojë u krijoheshin në profilet e tjera.

- “Unë s’kam bërë matematikë në vitin e katërt se kam qenë tek gjuhët e huaja dhe kjo ma vështirësonte pak punën” – Pandushi, gjimnazi Korçë

- Vështirësia e Provimeve

Në gjykimin tuaj sa të vështira kanë qenë provimet e Maturës Shtetërore?

Mashkull (N=130)

Femër (N=190)

Tirana (N=153)

Qytetet Qytetete tjera(N=81)

Fakulteti iDrejtesise

(N=80)

Fakultetii Shkencavete Natyres

(N=80)

Fakulteti iShkencave

Sociale(N=80)

Kryesore (N=59)

Fakulteti Ekonomik

(N=80)

Në total Gjinia Vendndodhja Fakulteti

32% 31% 33% 30%36%

31%23%

41%33% 33%

62% 62%62% 67% 58%

62%69%

53%60%

65%

6% 8% 5% 4% 7% 7% 9% 6% 8%3%

Të thjeshta

Neutral

Të vështira

Figura 4 Vështirësia në Provimet e Maturës Shtetërore

Shumica e të anketuarve deklarojnë se provimet e maturës nuk kanë qenë as të vështira, as të thjeshta. Thuajse dy në tre studentë (62%) shprehen neutral për sa i përket vështirësisë së provimeve të maturës, ndërkohë që 32% i konsiderojnë si të vështira, dhe vetëm 6% i konsiderojnë si të thjeshta. Të para sipas vendndodhjes së shkollës së mesme, ndarjes gjinore apo ndarjes sipas fakultetit ku të anketuarit po studiojnë aktualisht, këto të dhëna nuk tregojnë ndryshime statistikisht domethënëse.

Këto të dhëna u konfirmuan gjithashtu gjatë komponentit cilësor të studimit, ku në përgjithësi studentët pjesëmarrës në grupet e diskutimit u shprehën se provimet e Maturës Shtetërore ishin brenda pritshmërive të tyre për sa i përket vështirësisë. Ndjesia e përgjithshme e shfaqur nga studentët gjatë këtyre bisedave ishte se nuk kishte ndryshime të mëdha midis tezës së provimit dhe programeve përgatitore që ata kishin ndjekur, të dhëna këto të konfirmuara dhe nga komponenti sasior (shih figurën 2 më sipër).

Page 19: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 19

- “[Provimet e Maturës] Ishin për të gjitha nivelet, mund ta gjente veten edhe nxënësi i dobët edhe një nxënës shumë i mirë” – Gentiana, gjimnazi Tepelenë

- “I prisnim, nuk është se kishte ndonjë ndryshim të madh me ato që ne kishim mësuar në konsultime” – Jona, gjimnazi Tiranë

Nga ana tjetër, parë në kuadrin e një sistemi filtrues që siguron përzgjedhjen e studentëve më cilësor për të vazhduar studimet universitare, ky aspekt i provimeve të Maturës Shtetërore merr një domethënie krejt tjetër.

Gjatë grupeve të diskutimit me pedagogë të Universitetit të Tiranës, këta të fundit shprehën në më shumë se një rast, shqetësimin e tyre për sa i përket nivelit të vështirësisë, por edhe të përmbajtjes së provimeve të Maturës Shtetërore. Disa nga pedagogët deklaruan se sipas eksperiencës së tyre niveli i studentëve që janë përcjellë në universitet përmes sistemit të Maturës Shtetërore është më i ulët në cilësi se sa niveli i studentëve që përzgjidheshin përmes provimeve që organizoheshin nga vetë fakultetet. Ky fenomen sipas tyre argumentohet përgjithësisht në bazë të nivelit të ulët të vështirësisë së provimeve të Maturës Shtetërore, por edhe për shkak të përmbajtjes së provimeve të cilat nuk pasqyrojnë njohuri që studentëve u nevojiten për fakultete të caktuara.

Pedagogët shprehin gjithashtu një tjetër shqetësim për sa i përket rolit të provimeve të Maturës Shtetërore në shpërndarjen e studentëve në fakultete. Ata deklarojnë se sistemi i Maturës Shtetërore lejon që ekzaminimi i njohurive bazë që një student duhet të ketë për të ndjekur studimet në një fakultet të caktuar anashkalohet duke qenë se studenti priret të zgjedhë provimet që kanë koeficientin më të lartë dhe jo detyrimisht provimet që lidhen me degën e tij të studimit.

- “Një student që vjen në fakultetin ekonomik ka mesatarisht njohuri nga ekonomia, mesatarisht nga matematika, por ai di shumë mirë anglisht.... sepse anglishtja është ajo që ka koeficientin më të lartë” – Sidita, pedagoge Universiteti i Tiranës

Këto pohime të pedagogëve u provuan dhe gjatë anketës sasiore, nga ku rezulton se më shumë se 50% e studentëve që ndjekin studimet në fakultetin ekonomik kanë zgjedhur të japin si provim me zgjedhje në maturë Anglishten, ndërkohë që vetëm 15% e tyre kanë zgjedhur provimin e Ekonomisë.

Pedagogët argumentojnë se në mënyrë që këto probleme të mënjanohen është mëse e nevojshme përfshirja e fakulteteve në hartimin e tezave të provimeve të Maturës Shtetërore. Diçka e tillë sipas tyre do të siguronte një përzgjedhje më cilësore të studentëve që vazhdojnë universitetin.

Page 20: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore20

- Zhvillimi i Provimeve

Një nga gjetjet më domethënëse të studimit lidhet me perceptimet e palëve të përfshira për sa i përket procesit të zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore. Sipas të dhënave të mbledhura zhvillimi i provimeve është hallka më problematike e këtij procesi. Dëshmitë e dhëna nga maturantët, por dhe nga mësueset e shkollës së mesme gjatë grupeve të diskutimit, tregojnë për një proces jo-korrekt dhe kaotik. Studentët dëshmojnë për shumë raste abuzimi dhe shkelje të rregullave të vendosura nga ministria gjatë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore.

- “Në klasën time kemi qenë 5 vajza që mësonim në një vend dhe pasi kemi mbaruar vetë tezën kemi lënë ata që nuk mësonin të merrnin të paktën alternativat” – Daniela, gjimnazi Tiranë

- “Mua duke qenë se isha nxënësja më e mirë në Letërsi më morën tezën teksa mendohesha. Isha hutuar dhe nuk e vura re vetëm kur shoh që tezën nuk e kisha. Pas gjysmë ore më ka ardhur teza, e kishin shpërndarë në klasa të tjera” – Merita, gjimnazi Burrel

- “Ka qenë një zyshë Letërsie që bëri “luftë” me policin që të hynte brenda [për të ndihmuar nxënësit]” – Nertil, gjimnazi Pogradec

- “...mua p.sh. më erdhi një nga ato zyshat, supervizoret, në provim dhe me tha ça e ke nxjerrë këtë ushtrimin. M’i mori të gjitha në një fletë... më tregoi dhe një ushtrim tjetër dhe iku. Kishte nga ata që merrnin pyetjet për të tjerë” – Klaudio, gjimnazi Tiranë

- “Në provim ka pasur dhe nga ata që ngriheshin me vrap nga fillimi klasës, u tregonin atyre në fund, dhe ktheheshin prapë në bankë” – Euroni, gjimnazi Laprakë

- “...makinat llogaritëse thanë nuk lejohen, na i lanë tërë kohën. Kur erdhi kontrolli i hoqëm dhe na i dhanë prapë pastaj. Celularët që thanë nuk i lejojmë, na i lanë...” – Aurora, gjimnazi Vlorë

Dëshmi të ngjashme u konstatuan dhe gjatë grupeve të fokusuara me mësuesit e shkollave të mesme, të cilët tregonin se abuzimet gjatë zhvillimit të provimeve ishin lehtësisht të dukshme edhe gjatë korrigjimit të tezave të studentëve.

- “Kemi 5 vjet që korrigjojmë....Kemi gjetur ato që quhen kopje në grup. Identike, kur të them identike, deri tek presja. Pra e lexuar nga mësuesi .... Ka raste kur zgjidhjen e ushtrimeve të grupit A i ka shënuar dhe ai i grupit B....” – Monika, mësuese e shkollës së mesme

Të dhënat e nxjerra nga anketa sasiore konfirmojnë deri diku këto rrëfime të studentëve dhe mësuesve të shkollës së mesme për sa i përket procesit të zhvillimit të Maturës Shtetërore, veçanërisht nëse pohimet e studentëve për zhvillimin shihen krahasimisht me pohimet e tyre për hallkat e tjera të sistemit të provimeve të maturës.

Page 21: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 21

Figura 5 Vlerësimi për Zhvillimin e Provimeve

Ashtu siç shihet dhe në Figurën 5, pohimi se procesi i zhvillimit të provimeve të Maturës ka qenë jo-abuziv dhe larg praktikave korruptive është vlerësuar me më pak pikë për vërtetësinë e tij në krahasim me pohimet që kanë të bëjnë me procesin e përgatitjes dhe vlerësimin e provimeve.

Një gjetje tjetër me interes për sa i përket zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, është se nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës dhe të “Qyteteve Kryesore” (Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Fier, Berat) ndajnë në masë perceptimin se në shkollat e rretheve të tjera niveli i abuzimit dhe shkeljes së rregullave gjatë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore është shumë më i lartë se në shkollat e tyre. Ky nivel mosbesimi i studentëve të Tiranës dhe ‘Qyteteve Kryesore’, dallohet qartë nëse shihen të dhënat për pohimin që ka të bëjë me zhvillimin e rregullt dhe jo-abuziv të provimeve sipas ndarjes lidhur me qytetin ku studentët kanë kryer shkollën e mesme. Ashtu siç shihet dhe në Figurën 6, studentët e Tiranës dhe studentët që shkollën e mesme e kanë kryer në një nga ‘Qytetet Kryesore’ e vlerësojnë me respektivisht 5.53 dhe 5.71 pikë nga 10 të mundshme vërtetësinë e pohimit “Në perceptimin tim, procesi i zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore ka qenë jo-abuziv dhe larg praktikave korruptive”. Këto vlerësime janë më të ulëta se vlerësimi i dhënë për të njëjtin pohim nga studentët e qyteteve të tjera të Shqipërisë (6.28 pikë).

Page 22: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore22

Figura 6 Vlerësimi për Zhvillimin e Provimeve - Qytetet

Një perceptim i ngjashëm për sa i përket nivelit të abuzimit dhe parregullsive në zhvillimin e provimeve të maturës në rrethe, u shfaq dhe gjatë grupit të diskutimit me mësuesit e shkollave të mesme të Tiranës.

- “Në Tiranë provimi bëhet shumë i rregullt... brenda çdo kriteri... 100%. Në rrethe kam shoqet e mija ... ua kanë plotësuar mësuesit [provimin]. Është gjynah sepse nëse ky proces bëhet shumë shumë i rregullt këtu dhe ndërkohë vjen gjithë klasa e X qyteti në mjekësi ... ndërkohë që nxënësi shumë i mirë këtu nuk ka marrë notë për këtë shkollë dhe është i detyruar të shkoj tek privati” - Aurora, mësuese gjimnazi

Nga ana tjetër të njëjtin perceptim duket se ndajnë dhe disa nga pedagogët e Universitetit të Tiranës të cilët hedhin dyshime mbi vlerësimet e larta që një pjesë e studentëve që vijnë nga rrethet kanë marrë për provimet e maturës. Këto dyshime bazohen në performancën e dobët që të njëjtët studentë tregojnë gjatë vitit të parë të shkollës së lartë, diçka që, sipas pedagogëve, nuk ndodh njësoj me studentët që vijnë nga gjimnazet e Tiranës.

- “..çdo vit shikon që një pjesë ë të ardhurve me nota më të mira nga gjimnazi janë nga i njëjti qytet, dhe kjo është e çuditshme... është e pamundur që në një klasë 30 % të jenë nga i njëjti qytet..[ndërkohë që] nuk është njësoj një student që vjen nga rrethet me 10 dhe një student që vjen me 7-8 nga Tirana. Sepse gjatë vitit të parë studentët nga Tirana qëndrojnë në të njëjtin nivel ndërkohë që studentët nga rrethet bien shumë më poshtë” – Reina, pedagoge, Universiteti i Tiranës

Page 23: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 23

- “Në fakultetin tonë 80% e studentëve janë nga rrethet... në rrethe është më lehtë të marrin nota dhe të vijnë në universitet... por kur vijnë shohim që ajo nota 10 atje është baras me një notë 7 këtu” –Anisa, pedagoge, Universiteti i Tiranës

- Vlerësimi i Provimeve

Figura 7 Vlerësimi për Korrigjimin e Provimeve

Për sa i përket procesit të vlerësimit të provimeve të maturës, studentët e intervistuar shprehin një opinion relativisht pozitiv. Siç shihet dhe në figurën e mësipërme (Figura 7), të anketuarit e vlerësojnë me 7.6 pikë nga 10 të mundshme procesin e korrigjimit dhe vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore. Ky vlerësim përputhet dhe me dëshmitë e nxjerra gjatë kërkimit cilësor për të njëjtën temë. Studentët pjesëmarrës në grupet e diskutimit u shprehën përgjithësisht të kënaqur me notat e marra në provimet e maturës, duke argumentuar shpesh herë se në logjikën e tyre vlerësimi kish qenë i drejtë për shkak se përputhej me pritshmëritë për notën që ata kishin pasi kishin mbaruar provimet. Ata gjithashtu çmonin publikimin e zgjidhjeve të tezës si një veprim që shton transparencën në proces.

- “Mendoj që dalja e përgjigjeve në gazetë është një farë transparence sepse të jep një ide të gjërave që ti ke bërë” – Nertili, gjimnazi Pogradec

Gjithsesi, edhe pse pozitiv përkundrejt vlerësimit, studentët shprehnin, në më shumë se një rast, pakënaqësi në lidhje me procedurat e ankimimit dhe rishikimit të tezës së provimit. Sipas dëshmive të vetë studentëve, mundësia për të parë tezën e korrigjuar u paraqitej si një proces shumë i ndërlikuar dhe që kërkonte kohë. Akoma më pesimist ishte perceptimi që ata ndanin për mundësinë e ndryshimit të notës.

Page 24: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore24

- “Mund të bësh kërkesë për rishikim, por duhet të bësh një kërkesë me shkrim te drejtoria e shkollës, më pas ato e çojnë në drejtorinë arsimore, dhe pasi të kalosh gjithë këtë torturë burokratike mund të shikosh provimin...të kërkojnë të bësh dhe një pagesë në bankë. Dhe kjo thjeshtë që ta shikosh se si e ke bërë... po asnjë lloj mundësie për ta ndryshuar apo rishikuar si notë.” – Ina, gjimnazi Tiranë

- “[Mundësia për të rishikuar notën] është thjesht teori. Dhe ata që kanë bërë kërkesë nuk kanë marrë përgjigje” – Gentiana, gjimnazi Tepelenë

PërZGJeDhJa e DeGëS Së StuDIMIt

Përtej zhvillimit të provimeve, sistemi i Maturës Shtetërore është gjithashtu i rëndësishëm në rolin që luan në shpërndarjen e studentëve në universitetet, fakultetet dhe degët përkatëse të studimit sipas sistemit meritë-preferencë. Si pasojë, ishte thelbësor për këtë studim që të hulumtohej mbi procesin e aplikimit në tërësi për të kuptuar më shumë mbi nivelin e informacionit që studentët kanë kur bëjnë përzgjedhjen e degëve të studimit, burimet nga e marrin këtë informacion, faktorët kryesor që ndikojnë në përzgjedhje, si dhe për mënyrat se si ky vendim ndikon në performancën e tyre akademike dhe formimin e mëtejshëm profesional.

Të dhënat nga kërkimi sasior tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve të anketuar (62%) pranojnë se ju është ofruar ndihmë nga stafi pedagogjik i shkollës së mesme gjatë plotësimit të formularit për përzgjedhjen e degëve të studimit (formulari A2). Këto të dhëna janë thuajse të pandryshueshme nëse shihen sipas qytetit ku të anketuarit kanë kryer gjimnazin apo të ndara sipas fakultetit ku ata studiojnë aktualisht. Të dhënat e mësipërme gjithashtu u konfirmuan edhe gjatë grupeve të diskutimit me studentë, ku këta të fundit u shprehen se kanë pasur mbikëqyrjen e mësuesve apo drejtorëve të shkollave në plotësimin e formularit A2.

Page 25: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 25

Figura 8 Ndihma në Përzgjedhjen e Degës

Gjithsesi, kur pyeten lidhur me llojin e ndihmës së ofruar nga stafi akademik i gjimnazit, studentët tregojnë se në më të shumtën e rasteve kjo ndihmë konsiston vetëm në udhëzimet për plotësimin sipas rregullave të formularit A2 dhe në raste të tjera, në dhënien e informacionit për nivelin e pikëve të nevojshme për t’u pranuar në një degë të caktuar studimi.

Ajo që duket se mungon është një proces i mirëfilltë këshillimi për karrierën që t’i orientojë studentët për të bërë përzgjedhjen e duhur për degën më të përshtatshme të studimit duke u bazuar në një kombinim të faktorëve që lidhen me llojin e formimit që studentët kanë marrë deri në atë moment, performancën e tyre gjatë shkollës së mesme për lëndë të caktuara, dhe prirjen e tyre personale për formimin e mëtejshëm akademik dhe profesional.

Sipas dëshmive të dhëna nga pedagogët e Universitetit të Tiranës, studentët e vitit të parë në fakultetet e ndryshme të këtij universiteti tregojnë qartë paditurinë që kanë për sa i përket llojit të studimeve që po kryejnë dhe mundësive për karrierë që u ofrohen pas diplomimit në këto degë. Pedagogët argumentojnë se mungesa e informacionit në momentin e përzgjedhjes së degës së studimit është një faktor kyç që ndikon në motivimin e mëtejshëm për të mësuar dhe performancën e studentëve gjatë shkollës së lartë. Sipas të njëjtave deklarata, shpeshherë studentët ndjekin degë studimi që nuk i kuptojnë apo që nuk i preferojnë.

Page 26: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore26

- “ Ata [studentët] nuk kanë fare informacion kur bëjnë përzgjedhjen e degës. Dhe kur ti e pyet, studenti përgjigjet që ende nuk është i sigurt nëse ka bërë zgjedhjen e duhur... në shkollat e mesme duhet te ketë një zyrë përkatëse që një student të mund të këshillohet pasi ai nuk e ka konceptin se çfarë kjo degë është dhe çfarë ai do të dalë me këtë shkollë.” – Mirela, pedagoge, Universiteti i Tiranës

- “...ka student që nuk e kanë idenë fare se çfarë po vendosin. Renditen studentët për të zgjedhur inxhinieri, por që se kanë idenë fare se ku po shkojnë dhe çfarë do bëjnë” – Enkeleida, pedagoge, Universiteti i Tiranës

Sipas pedagogëve kjo situatë mund të zgjidhet nëse rritet niveli i përfshirjes së fakulteteve publike në procesin e këshillimit të maturantëve gjatë përzgjedhjes së degës së studimit. Bazuar në rrëfimet e tyre, duket se deri më tani universitetet nuk kanë qenë burime domethënëse informacioni për studentët në përzgjedhjen e degëve dhe pikërisht kjo mangësi krijon problematikën e sipërpërmendur.

Në shkollën tuaj të mesme a janë zhvilluar seminare informuese mbi universitetet, degët, fakultetet etj?

Qytetet Qytetete tjera(N=81)

Fakulteti iDrejtesise

(N=80)

Fakultetii Shkencavete Natyres

(N=80)

Fakulteti iShkencave

Sociale(N=80)

Kryesore (N=59)

Fakulteti Ekonomik

(N=80)

Vendndodhja Fakulteti

Tirana(N=153)

Në total

10% 12% 10% 9% 5%13% 8%

16%

18%21% 24%

16%14%

18% 25%16%

31%35% 34%

29%35% 13%

40% 36%

41%32% 32%

45% 46%58%

28% 31%Jo, nuk janë ofruar/kryer seminare informuese

Po, janë kryer nga profesorë të universiteteve private

Po, janë kryer nga stafi pedagogjik i gjimnazit

Po, janë kryer nga profesorë të universiteteve publike

Figura 9 Niveli i Informimit për Shkollën e Lartë

Niveli i ulët i përfshirjes së universiteteve publike në informimin e studentëve për degët dhe programet e studimit konfirmohet dhe në anketën sasiore. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e studentëve nuk ka pasur asnjë kontakt paraprak me institucionet e arsimit publik. Të pyetur nëse në shkollën e tyre të mesme janë kryer/ofruar seminare informuese mbi universitetet, fakultetet apo degët e ndryshme të studimit të ofruara në to, 18% e maturantëve thonë se këto seminare janë kryer nga stafi akademik i shkollës së mesme, ndërsa 41% e tyre thonë se të tillë seminare nuk janë kryer kurrë nga asnjë institucion arsimor. Pjesa e mbetur e të anketuarve pranojnë se kanë qenë pjesëmarrës në seminare të organizuara nga institucione të arsimit të lartë, por se në më të shumtën

Page 27: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 27

e herëve (31%) këto seminare janë kryer nga stafi i universiteteve private dhe vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve (10%) deklarojnë të kenë marrë pjesë në seminare të organizuara nga shkollat e larta publike.

Nëse këto të dhëna shihen të ndara sipas qyteteve ku të anketuarit kanë kryer shkollën e mesme, dallohet se seminaret informuese për arsimin e lartë janë kryer më shumë në Tiranë dhe “Qytetet Kryesore” dhe më pak në “Qytetet e Tjera” të Shqipërisë. Gjithsesi edhe në këtë rast ndarja për sa i përket institucioneve që i kanë kryer këto seminare mbetet thuajse e njëjtë në rang kombëtar, ku përfshirja e universiteteve publike në dhënien e informacionit për maturantët është disa herë më e vogël se përfshirja e universiteteve private.

Të pyetur gjatë grupeve të fokusuara për sa i përket burimeve të informacionit mbi arsimin e lartë në kohën e përzgjedhjes së degës së studimit, studentët gjithashtu shprehen se në më të shumtën e rasteve informacioni i vetëm që u është servirur në formë ‘zyrtare’ ka qenë përmes seminareve informuese të organizuara nga universitetet e ndryshme private dhe se çfarëdolloj informacioni që kanë marrë mbi fakultetet publike e kanë marrë përmes bisedave të rastit me të njohur të tyre që studiojnë apo japin mësim në këto fakultete.

Figura 10 Çështjet e trajtuara në Seminaret Informuese

Zhvillimi i seminareve informuese në më të shumtën e herëve nga universitetet private duket se ka ndikuar dhe në llojin e çështjeve të trajtuara në këto seminare. Si pasojë, 59% e studentëve që kanë marrë pjesë në seminaret informuese shprehen se çështja që ka marrë më shumë rëndësi gjatë seminareve ka qenë përparësia e një universiteti/fakulteti të caktuar në cilësinë e stafit akademik dhe mësimdhënies. Fokusimi në këtë

Page 28: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore28

çështje u jep studentëve informacion për të diferencuar një universitet apo fakultet nga një tjetër, por jo informacionin e nevojshëm për të kuptuar dhe diferencuar degët e studimit duke u bazuar në natyrën e formimit apo mundësitë e karrierës që këto degë ofrojnë. Nga ana tjetër, të njëjtat të dhëna tregojnë se pikërisht çështjet që lidhen me natyrën e formimit të mëtejshëm akademik të studentëve (19%) dhe perspektivën që degë të ndryshme studimi ofrojnë përkundrejt tregut të punës (20%) janë lënë në plan të dytë.

Në këtë mënyrë ajo që kuptohet është se seminaret informuese të organizuara në shkollat e mesme për t’i informuar studentët mbi aspektet e përgjithshme të arsimit të lartë zhvillohen më tepër në formën e fushatave reklamuese për institucione të caktuara dhe jo në formën e leksioneve sqaruese që do t’i ndihmonin maturantët në marrjen e vendimit për përzgjedhjen e formimit të tyre të mëtejshëm akademik e profesional.

- Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e degës së studimit

Të pyetur gjatë grupeve të diskutimit, studentët përmendin arsyet e mëposhtme si faktorët kryesor që kanë ndikuar në përzgjedhjen e degës së studimit në shkollën e lartë:

- Pikët e akumuluara: Faktori kryesor që duket se ndikon në përzgjedhjen e degëve të preferuara të studimit gjatë plotësimit të formularit A2 lidhet ngushtësisht me performancën që studentët kanë pasur gjatë shkollës së mesme dhe në maturë. Studentët shprehen në masë se për ta ishte shumë e rëndësishme të kuptonin paraprakisht nivelin e pikëve të akumuluara, bazuar në përllogaritjen e mesatares së shkollës së mesme dhe rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore, në mënyrë që më pas të orientonin renditjen e degëve të preferuara sipas nivelit të pikëve të kërkuara nga secila degë. Ata e argumentojnë këtë logjikë të menduari si një detyrim që lind nga sistemi dhe që apriori e cakton nivelin e pikëve të akumuluara si faktorin kryesor në përcaktimin e degës së studimit.

- Tregu i Punës: Një numër i lartë i studentëve pjesëmarrës në grupet e diskutimit përmendën gjithashtu tregun e punës si një faktor që i kishte udhëhequr gjatë përzgjedhjes së degës së studimit. Studentët deklaruan se në këtë aspekt, për ta kishte rëndësi që drejtimi i ardhshëm akademik t’i krijonte mundësinë e një punësimi të qëndrueshëm dhe të mirë-paguar pas diplomimit.

- Prirja personale: Një tjetër arsye e shumë përmendur, gjatë grupeve të diskutimit, si faktor me ndikim në përzgjedhjen e degës së studimit është dhe prirja personale e studentëve përkundrejt lëndëve apo profileve të ndryshme akademike.

- Profili i shkollës së mesme: Edhe pse prirja personale renditet si faktori i tretë më i rëndësishëm në përzgjedhjen e degës së studimit, në disa raste kjo preferencë kufizohet për shkak të profilizimit shkencor apo social gjatë arsimit të mesëm. Studentët që

Page 29: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 29

shkollën e mesme e kanë kryer në një gjimnaz të profilizuar deklarojnë se natyra e formimit të tyre të deriatëhershëm ishte një arsye tjetër që i orientonte në përzgjedhjen e degëve të caktuara të studimit.

Kjo çështje u ngrit dhe gjatë grupeve të diskutimit me pedagogë, ku këta të fundit e përmendin profilizimin në shkollë të mesme si një nga faktorët që ndikonin negativisht në shpërndarjen e studentëve në fakultete. Sipas pedagogëve sistemi i profilizimit në vitet e para të shkollës së mesme i detyron nxënësit që të marrin një vendim që u kufizon shumë aspekte të formimit të mëtejshëm akademik në një moshë shumë të hershme.

- “...problemi nis që në momentin kur duhet të profilizohen. A di një student që është në vitin e dytë gjimnaz se çfarë do të bëjë ai me jetën e tij?” – Adea, pedagoge Universiteti i Tiranës

Gjithashtu dhe vetë studentët në disa raste shprehin pendesë për ndjekjen e një sistemi të profilizuar gjatë shkollës së mesme për shkak të kushtëzimeve që u janë krijuar në përzgjedhjen e degës së studimit.

- “[Duke pasur informacionin që kam tani] nëse do të rikthehesha mbrapsht në kohë, do të zgjidhja një profil të përgjithshëm” – Arditi, student në Fakultetin e Shkencave Sociale

- Reputacioni i degës: Një tjetër arsye e përmendur shpesh nga studentët pjesëmarrës në grupet e diskutimit si faktor me rëndësi në përcaktimin e degës së studimit është edhe reputacioni i degës. Gjithsesi kur pyeten për indikatorët që caktojnë reputacionin e mirë apo të keq të një dege krahasimisht me një degë tjetër, studentët përmendin vetëm nivelin e pikëve që kërkohen për t’u pranuar në këtë degë. Duke pasur parasysh se vendosja e nivelit të pikëve për pranim në një degë studimi varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga niveli i kërkesës që ka për atë degë, duket se mendësia që mbizotëron tek studentët gjatë përzgjedhjes ndikohet më shumë nga tendencat e përgjithshme sesa nga argumentet reale. Mungesa e argumenteve të mirë-bazuar tregon edhe njëherë për mungesën e informacionit që studentët kanë përkundrejt natyrës së degëve të studimit dhe mundësive që këto të fundit ofrojnë në zhvillimin profesional dhe akademik, në momentin kur kryejnë zgjedhjen e tyre për studimet universitare.

Page 30: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore30

b. Vijueshmëria e performancës “Shkollë e Mesme – Maturë – Shkollë e Lartë”

Një nga mangësitë më të cituara të sistemit të mëparshëm të Maturës Shtetërore i referohej mungesës së një “lidhje organike” midis studimeve të shkollës së mesme dhe atyre të larta. Lidhja në këtë aspekt nënkupton një sistem koheziv dhe objektiv i cili realizon njëkohësisht çertifikimin e cilësisë së nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm si dhe vlerësimin e tyre për të ndjekur ose jo studimet e larta në një fakultet dhe degë të caktuar. Matura Shtetërore është konceptuar si një mekanizëm lidhës në këtë sistem, objektiviteti i të cilit garantohet nga një institucion në thelb teknik dhe profesional si Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Me gjithë transformimet e vazhdueshme në vitet e fundit me qëllim pasurimin dhe përmirësimin e sistemit ekzistues, parimet themelore të Maturës Shtetërore të pas 2006-ës – vitit në të cilën kjo reformë u zbatua për herë të parë – mbetën të pandryshuara. Një studim i Bankës Botërore i vitit 2008 tregon se reforma u prit pozitivisht nga publiku. 72% e prindërve të intervistuar nëpërmjet Anketës së Matjes së Standardeve të Jetesës u shfaqën të kënaqur me aplikimin e sistemit të ri të Maturës Shtetërore dhe një numër më i madh i tyre krahasimisht me vitin 2005 e perceptojnë si të mirë apo të shkëlqyer sistemin e vlerësimit të nxënësve në Maturën Shtetërore4.

Megjithëse një nga objektivat kryesore të reformës synonte promovimin e lidhjes ndërmjet dy hallkave të njëpasnjëshme të arsimit publik, debati publik i deritanishëm e ka analizuar Maturën Shtetërore ose nga pikëpamja e një procesi të shkëputur ose, më së shumti, si një proces të fundmë ku rezultatet e Maturës mund të krahasoheshin vetëm me rezultatet e nxënësve gjatë viteve të shkollimit të mesëm. Debatit publik të deritanishëm i ka munguar një komponent shumë i rëndësishëm që lidhet me ecurinë post-Maturë të studentëve të cilët vazhdojnë studimet e larta.

Kjo pjesë e studimit synon pikërisht analizimin në thellësi të ecurisë së nxënësve përgjatë sistemit para Maturë – Maturë – post Maturë duke paraqitur kështu një tablo më të plotë të kohezionit dhe vlerave të sistemit. Si indikatorë të performancës së studentëve, në rastin tonë, kanë shërbyer notat e tyre përgjatë shkollës së mesme, maturës si edhe universitetit. Pyetja së cilës jemi përpjekur t’i kthejmë një përgjigje ka të bëjë me atë se sa e njëtrajtshme është performanca e nxënësve përgjatë hallkave të rëndësishme të arsimit publik dhe cilët janë faktorët të cilët ndikojnë në ecurinë post-Maturë të studentëve. Figura 11 përmbledh rezultatet e studimit në lidhje me këtë pyetje:

4 The World Bank – Human Development Department Europe and Central Asia Region. (2001). Albania: Keeping Account of Education Governance. Marrë nga: http://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Education_English.pdf

Page 31: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 31

Figura 11 Vijueshmëria e Performancës së Studentëve

Si fillim, është e rëndësishme të theksohet se rezultatet bazohen në vetë-deklarimet e studentëve të viteve të dyta të Universitetit të Tiranës për sa i përket mesatares së tyre të përgjithshme në shkollë të mesme si dhe vlerësimeve që kanë marrë në të gjitha lëndët gjatë provimeve të maturës dhe gjatë vitit të parë të shkollës së lartë. Duke përdorur këto të dhëna, janë llogaritur mesataret e tyre të përgjithshme gjatë secilës prej hallkave të studjuara.

Duhet theksuar se mesataret relativisht të larta të studentëve gjatë shkollës së mesme janë deri diku të pritshme duke pasur parasysh se fakultetet e përzgjedhura për të qenë në fokus të këtij studimi janë nga më të kërkuarat sot për sot në vend. Të disagreguara në perspektiva të ndryshme, këto rezultate shfaqin nuanca mjaft interesante lidhur me disa çështje të debatuara gjerësisht pas zbatimit të reformës së Maturës Shtetërore.

Së pari, rezultatet e mësipërme vërtetojnë hipotezën e hedhur shpesh në diskutim se ekziston një hendek domethënës në performancën e studentëve përgjatë kalimit të tyre nga arsimi i mesëm në provimet e maturës e sidomos gjatë vitit të parë të studimeve të larta. Performanca e tyre, e matur me notat që ata raportojnë në të trija hallkat a arsimit, pavarësisht vendit ku e kanë kryer shkollën e mesme, gjinisë, apo fakultetit në të cilin aktualisht studiojnë rezulton me një rënie prej afërsisht 0.5 notë në maturë dhe pothuajse 1.5-2 nota në vitin e parë të shkollës së lartë (duke marrë si pikë referimi mesataren e shkollës së mesme).

Page 32: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore32

Nëse fillimisht përqendrohemi në performancën e nxënësve gjatë maturës krahasimisht me shkollën e mesme, rënie në nivele më të larta shfaqin nxënësit të cilët e kanë kryer shkollën e mesme në qytetet e vogla si edhe nxënëset femra përkundrejt meshkujve. Nga ana tjetër, duke u fokusuar në performancën gjatë maturës në perspektivën gjeografike dhe gjinore, vihet re një unifikim në rezultate me notë mesatare rreth 8.4-8.5 në provimet e maturës. Në këtë aspekt, duket se Matura Shtetërore ka qenë një iniciativë e suksesshme në përmbushjen e misionit të saj si një etalon objektiv i cili synon “të zbusë” subjektivitetin e vlerësimit në arsimin e mesëm. Por, duke pasur parasysh faktin se mesatarja e shkollës së mesme vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm në pikët e përgjithshme të maturantëve për përzgjedhjen në universitete, vlen të theksojmë se studentët që vijnë nga qytetet e vogla dhe studentet femra janë disi më të avantazhuar në “garën” për të vazhduar studimet e larta në degët që preferojnë.

Nga ana tjetër, rezultatet japin kontributin e tyre në analizën e perceptimit të trumpetuar gjerësisht në grupet e fokusuara se nxënësit e Tiranës janë të disavantazhuar në garën për përzgjedhje në universitete për shkak të një procesi më pak të kontrolluar e më tepër abuziv të zhvillimit të provimeve në rrethe. Pyetjes nëse provimi i maturës është zhvilluar në të njëjtat standarde në të gjithë Shqipërinë, Ema nga Tirana, aktualisht studente në Fakultetin Ekonomik, do t’i përgjigjej : “Rrethet e tjera kanë marrë më shumë pikë se sa janë marrë në Tiranë, a thua ti se në rrethet e tjera janë mbledhur të gjithë gjenitë e Shqipërisë”. Gjithashtu, ashtu siç u trajtua edhe më sipër, pedagoget dhe mësuesit e shkollave të mesme ndajnë të njëjtin perceptim për sa i përket procesit të zhvillimit të provimeve të Maturës në rrethe. Por, rezultatet e anketës tregojnë një histori ndryshe: duke lënë mënjanë njëtrajtshmërinë e standardeve të zhvillimit të provimeve, për të cilën anketa nuk mund të paraqesë rezultate objektive, të dhënat vërtetojnë se për sa i përket provimeve të Maturës, studentët e Tiranës dhe studentët e rretheve nisen nga e njëjta linjë me mesatare pothuajse të njëjtë në provimet e Maturës.

Ecuria post-Maturë, nga ana tjetër, flet për diferencime të qarta. Megjithë rënien e përgjithshme drastike në performancë, studentët e Tiranës shfaqin një performancë më të lartë e të qëndrueshme krahasuar me studentët e rretheve me mesatare të përgjithshme të vitit të parë prej 7.6 e një “hendek” note prej 1.4 krahasuar me shkollën e mesme. Ndërkohë, performanca e përgjithshme e studentëve të rretheve jo vetëm që është pothuajse 0.5 nota më e ulët se ajo e studentëve të Tiranës, por gjithashtu shfaq edhe mospërputhjen më të madhe krahasuar me shkollën e mesme. Në këtë aspekt dallohen sidomos studentët e qyteteve të vogla të cilët kanë rënien më të madhe në performancë. Për sa i përket perspektivës gjinore, rezultatet e anketës tregojnë se megjithëse hendeku në performancën shkollë e mesme - maturë eliminohet gjatë kësaj të fundit, ai thellohet edhe më shumë në post-maturë. Në tërësi, studentet femra kanë performancë më të lartë e më të qëndrueshme se studentët meshkuj.

Fokusi te performanca e studentëve sipas fakulteteve në të cilat studiojnë dëshmon për diferenca interesante për sa i përket cilësisë së nxënësve të shkollave të mesme që arrijnë t’i aksesojnë ato. Në këtë aspekt, Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë duket se arrijnë të “përthithin” nxënësit më të mirë të shkollave të mesme bazuar në mesataret

Page 33: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 33

e tyre të përgjithshme të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës (respektivisht 9.4 dhe 8.9 për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe 9.2 e 8.7 për studentët e Fakultetit të Drejtësisë). Ndërkohë cilësia e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Shkencave të Natyrës, edhe pse e kënaqshme në nivele absolute, është përsëri më e ulët krahasimisht me dy fakultetet e sipërpërmendura. Rezultatet, edhe pse në përputhje dhe produkt i drejtpërdrejtë i sistemit merit-preferencë që ka në origjinë preferencat e diktuara nga tregu i punës, përsëri janë interesante për t’u analizuar. Megjithëse Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës është qendra kryesore në Shqipëri për “prodhimin” e matematikanëve, fizikantëve dhe biologëve të ardhshëm, vetë pedagogët e këtij fakulteti kanë pohuar se “Shumë janë ata që vijnë për të pasur një shkollë, dhe janë të paktë ata që e kanë zgjedhur degën me dëshirë” (pedagoge e Biologjisë prej 9 vitesh në Fakultetin e Shkencave të Natyrës). Ndërsa një pedagoge e Fizikës në këtë fakultet pohon “….ata që janë mirë në fizikë dhe kimi preferojnë të bëhen inxhinierë ose [të vazhdojnë] në degë të mjekësisë” duke konfirmuar kështu preferencat relativisht të limituara të nxënësve më të mirë të shkollave të mesme për këtë fakultet.

Veç kësaj, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës shfaqin rënien më të thellë në performancë gjatë vitit të parë të studimeve të larta krahasuar me tre fakultetet e tjera. Nëse një student i zakonshëm i këtij fakulteti ishte nxënës i pothuajse nëntës gjatë shkollës së mesme (me një mesatare të përgjithshme të barabartë me 8.9 në shkollë të mesme), në vitin e parë të shkollës së lartë, nota e tij mesatare është pothuajse 3 nota më e ulët, duke e bërë atë student të gjashtës. E njëjta prirje zbritëse në performancë vihet re edhe te studentët e fakulteteve të tjera, me Fakultetin Ekonomik që renditet i dyti pas Shkencave të Natyrës me një rënie në performancën mesatare prej 2.1 notash, Fakulteti i Shkencave Sociale me -1.4 nota dhe Fakulteti i Drejtësisë me -1 notë.

Në këto kushte është e natyrshme të lindë pyetja: A është Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai Ekonomik në tërësi më i vështirë se dy fakultetet e tjera? Apo ka lëndë specifike të cilat mbajnë një peshë më të lartë “të fajit” për këtë rënie performance? Figura 12 paraqet informacion më të plotë për t’i dhënë një përgjigje pyetjeve të mësipërme5.

5 SHËNIM I: Mesatarja e shkollës së mesme në një lëndë specifike i referohet mesatares së nxënësve në atë lëndë në vitin e fundit të shkollës së mesme. Mesatarja e një lënde specifike në Maturë i referohet mesatares së përgjithshme të atyre nxënësve që e kanë zgjedhur/dhënë atë lëndë si provim mature. Mesatarja e një lënde specifike në vitin e parë të shkollës së lartë i referohet mesatares së përgjithshme të atyre nxënësve të cilët e kanë marrë atë lëndë gjatë vitit të parë të shkollës së lartë.SHËNIM II: Për qëllimet e këtij studimi, si kur studenti ka marrë një vlerësim mbetës (4), ashtu edhe në rastet kur ai/ajo nuk është futur në provim megjithëse e ka marrë lëndën, vlerësimi i tij është shënuar si 4. Kjo pasi analiza e trajton vitin e parë të shkollës së lartë si një fotografi në kohë dhe, duke pasur parasysh këtë, performanca e studentit në atë çast në kohë për qëllimet e studimit tonë është e pakënaqshme/mbetëse.SHËNIM III: Një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të Figurës 2 për sa i përket lëndëve specifike duhen parë nga një këndvështrim indikativ. Kjo për arsye se N ose numri i studentëve të cilët kanë deklaruar një notë në lëndë të ndryshme është i ndryshëm. Për shembull, nëse të 80 studentët e anketuar nga Fakulteti Ekonomik kanë deklaruar një notë në matematikë si në vitin e fundit të shkollës së mesme, gjatë maturës (provimi i maturës në matematikë është i detyruar) dhe gjatë vitit të parë të shkollës së lartë, kjo nuk mund të thuhet për të gjitha lëndët e tjera. Për shembull, nëse të 80 studentët e Fakultetit Ekonomik të intervistuar kanë marrë dhe rrjedhimisht raportuar një notë në informatikë për shkollën e mesme, vetëm 15 prej tyre, studentë këta të programit të Informatikës Ekonomike kanë raportuar një notë në informatikë në vitin e parë të shkollës së lartë.

Page 34: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore34

Figura 12 Vijueshmëria e Performancës së Studentëve - Për Lëndë Specifike

Për secilin fakultet është me interes të nënvizohen çështjet e mëposhtme:

Fakulteti Ekonomik: Studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik “pësojnë” një rënie të ndjeshme në performancë pothuajse në të gjitha lëndët të cilat paraqesin vazhdimësi nga shkolla e mesme. Megjithatë, mospërputhjet më drastike në performancë shfaqen padyshim në lëndët e matematikës, ku mesatarja e përgjithshme e studentëve zbret nga 9.35 në shkollë të mesme në 5.2 gjatë vitit të parë të shkollës së lartë. Një analizë e dytë mbi vlerësimet e studentëve në këtë lëndë tregon se pothuajse 41% e vlerësimeve që merren në total në lëndë të matematikës së vitit të parë të Fakultetit Ekonomik janë mbetëse ose 4. Nga ana tjetër, edhe duke mos marrë në konsideratë vlerësimet e nxënësve “mbetës”, mesatarja e përgjithshme në lëndët e matematikës për ata që arrijnë të kalojnë mbetet përsëri mjaft e ulët : 5.9.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Edhe studentët e këtij fakulteti shfaqin një rënie të dukshme në performancë gjatë vitit të parë të shkollës së lartë. Për më tepër, megjithëse për shkak të vetë karakteristikave të këtij fakulteti vazhdimësia e lëndëve me shkollën e mesme është, në dukje, më e qëndrueshme, është pikërisht vlerësimi në këto lëndë ai që shfaq mospërputhjet më të mëdha me vlerësimet e shkollës së mesme. Pra, edhe pse në teori studentët e këtij fakulteti duhet të shfaqnin prirje të qarta për lëndë të një profili shkencor, janë pikërisht lëndë si matematika (me një rënie të përgjithshme vlerësimi nga 8.5 në shkollë të mesme në 5.1 në shkollë të lartë), fizika (me një rënie të përgjithshme vlerësimi nga 8.6 në shkollë të mesme në 5.4 në shkollë të lartë) dhe

Page 35: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 35

kimia (me një rënie të përgjithshme vlerësimi nga 8.7 në shkollë të mesme në 6.4 në shkollë të lartë) ato që janë veçanërisht përgjegjëse për hendekun domethënës ndërmjet performancës në shkollë të mesme dhe asaj në të lartën.

Fakulteti i Drejtësisë: Nga pikëpamja e vijueshmërisë së performancës së studentëve, Fakulteti i Drejtësisë duket më i qëndrueshmi. Megjithatë, edhe notat e studentëve të këtij fakulteti gjatë vitit të parë të shkollës së lartë dëshmojnë për një rënie domethënëse performance veçanërisht në lëndë kryesore me vazhdimësi deri diku të drejtpërdrejtë me lëndë të shkollës së mesme (ekonomi, filozofi, histori) të cilat krahasimisht me shkollën e mesme dëshmojnë për një rënie performance prej 2-2.3 notash). Mesatarja e përgjithshme relativisht e lartë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë vjen si rrjedhojë e performancës së tyre të mirë në gjuhët e huaja si dhe në lëndë të “zanatit të tyre”, edhe pse të reja e jo-familjare për ta si: E Drejta Publike, Romake, Civile e Kushtetuese, Teknike Legjislative, etj.

Fakulteti i Shkencave Sociale: Edhe studentët e këtij fakulteti shfaqin të njëjtën prirje për rënie performance gjatë vitit të parë të studimeve të larta, ashtu sikundër studentët e fakulteteve të tjera. Lëndët të cilat dëshmojnë për rënien më domethënëse të performancës në këtë rast janë historia (me zbritje të notës mesatare të përgjithshme me 2.7 nota), lëndë të lidhura me sociologjinë (me një rënie prej 2.7 notash), lëndë të lidhura me filozofinë (me një rënie prej 2 notash) etj.

Pra, është shqetësues fakti që, në përgjithësi mesatarja e shkollës së mesme dhe ajo e maturës është e lartë për studentët e të katër fakulteteve, ndërkohë që ata dukshëm ndiejnë vështirësi në vitin e parë të shkollës së lartë. Natyrshëm lindin pyetjet: cilët janë faktorët që ndikojnë në performancën e studentëve në studimet e larta? Si mund t’i shpjegojnë ato devijimet në dy hallkat shkollore? A është përgjegjës sistemi shkollor i mesëm në Shqipëri për prodhimin e një produkti të papërgatitur për t’u përballur me kërkesat e universitetit, apo përgjegjësia rëndon mbi arsimin e lartë dhe pengesat e tij artificialisht të larta?

Page 36: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore36

Faktorët që Ndikojnë Në hendekun e Performancës

Analiza në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje pyetjeve të mësipërme duhet të fillojë me vlerësimin e studentëve për cilësinë e arsimit të tyre të mesëm përkundrejt atij të lartë, të dhëna këto që paraqiten në figurën 13.

Figura 13 Kënaqësia me Cilësinë e arsimit

Të pyetur se sa të kënaqur janë me cilësinë e arsimit të tyre të mesëm, e pastaj me atë të lartin, studentët e të katër fakulteteve shfaqen dukshëm në favor të të parit. 75% e tyre deklarojnë së janë “të kënaqur” me cilësinë e arsimit të tyre të mesëm, ndërkohë që vetëm 43% e studentëve paraqiten të kënaqur me arsimin e tyre të lartë. Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë dukshëm më të pakënaqur krahasuar me studentët e fakulteteve të tjera. Nga një analizë e dytë e të dhënave me qëllim eksplorimin e burimit të pakënaqësive të studentëve rezulton se studentët e pakënaqur kanë një performancë ndjeshëm më të ulët se ajo e studentëve më të kënaqur ( nota mesatare e studentëve të pakënaqur me arsimin e lartë është 6.33 përkundrejt 7.61 që është nota mesatare e studentëve të kënaqur me arsimin e lartë) duke dëshmuar kështu për rëndësinë që ka performanca e studentëve në formimin e perceptimeve të tyre në lidhje me shkollën e lartë. Një nga hipotezat që vetvetiu shtrohen për diskutim, duke marrë parasysh këto të dhëna ka të bëjë me faktin se cilësia e arsimit të lartë vendoset në diskutim nga studentët pikërisht për shkak të tronditjes në nivel performance që ata pësojnë në vitin e tyre të parë të studimeve të larta. Kjo e fundit ri-konfirmohet vazhdimisht nga të dhënat sasiore e cilësore të studimit, ashtu sikurse të dhënat e paraqitura në figurën 14.

Page 37: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 37

Figura 14 Perceptimet Shkolla e Mesme vs. Shkolla e Lartë

Studentëve ju kërkua, që të vlerësonin në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thoshte “nuk jam aspak dakord” dhe 10 do të thoshte “jam shumë dakord”, pohime të ndryshme lidhur me disa dimensione të cilësisë së arsimit të mesëm e më pas atij të lartë. Këto dimensione, të formuluara nga Herbert Marsh6 materializohen në një pyetësor standard që përdoret gjerësisht nga universitete të ndryshme për të vlerësuar cilësinë e arsimit që ofrojnë në lidhje me kuptueshmërinë dhe vlefshmërinë e procesit mësimor, entuziazmin e instruktorit gjatë mësimdhënies, organizimin e procesit mësimor, shtysat për të krijuar një proces mësimor ndërveprues si dhe objektivitetin dhe përshtatshmërinë e mënyrës së vlerësimit. Rezultatet e paraqitura në figurën e mësipërme dëshmojnë se midis të gjithë përmasave të mundshme të një arsimi cilësor, qasja ndaj mënyrës së vlerësimit dhe vështirësitë në kuptimin dhe mësimin e lëndëve veçohen nga studentët si ndryshime domethënëse midis arsimit të mesëm dhe atij të lartë.

- Hendeku në ngarkesën e punës dhe nivelin e vështirësisë

Të dhënat sasiore dhe cilësore të studimit konfirmojnë rëndësinë e hendekut që, jo vetëm studentët por edhe pedagogët e mësuesit e shkollave të mesme perceptojnë në ngarkesën e punës midis shkollës së mesme dhe shkollës së lartë. Sipas anketës, të dhënat e së cilës janë paraqitur në figurën e mëposhtme, mbi 90% e studentëve, pavarësisht nga fakulteti ku studiojnë e vlerësojnë ngarkesën e punës dhe vështirësinë e lëndëve në shkollën e lartë si “shumë më të lartë” ose “më të lartë” krahasimisht me shkollën e mesme. Kjo e fundit vlen veçanërisht për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të cilët e vlerësojnë ngarkesën e punës dhe vështirësinë e lëndëve si “shumë më të lartë” në një masë dallueshëm më të lartë krahasimisht me fakultetet e tjera.

6 Marsh, H. W. (1982), SEEQ: A Reliable, Valid, and Useful Instrument for Collecting Students’ Evaluations of University Teaching. British Journal of Educational Psychology, 52: 77–95.

Page 38: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore38

Figura 15 Ngarkesa dhe Vështirësia e Punës Përkundrejt Dedikimit

Ndërsa, gjatë diskutimeve me studentë në grupet e fokusuara, volumi i papërballueshëm i punës përmendet pothuaj në të gjithë grupet7 si faktori kryesor për performancën e tyre të pakënaqshme në fillesat e jetës së tyre studentore. Volumi i lartë i punës, në këndvështrimin e studentëve, ndërthuret me një sërë faktorësh të tjerë që kanë të bëjnë me nivelin më të lartë të vështirësisë së lëndëve (perceptimet lidhur me vështirësinë e lëndëve ruajnë pothuajse të njëjtën prirje me perceptimet për ngarkesën e punës referuar figurës së mësipërme) dhe një “situate çorientimi” nga përballja me një sistem të ri, krejtësisht të ndryshëm nga ai më të cilin ishin familjarizuar. Ema nga Tirana, studente në Fakultetin Ekonomik, do të shprehej: “Universiteti është shumë më i vështirë se shkolla e mesme….dhe ndryshimi i sistemit normalisht….. në gjimnaz mësoje vetëm 3 faqe mësim, ndërsa këtu e ke 30 faqe mësimin”. Kurse Gentiana, një studente e Fakultetit të Drejtësisë pohon: “Për mendimin tim ky sistem është mjaft i ngjeshur, domethënë ne bëjmë të njëjtat lëndë me sistemin e vjetër, ndërkohë që në sistemin e tanishëm 3+2 koha është më e pakët”. Të njëjtin mendim ndan edhe Nertili, student në fakultetin e Shkencave Sociale: “Sistemi 3+2 e ka ngarkuar studentin të lexojë shumë dhe të mos dijë as gjysmën e asaj që ka lexuar”.

7 SHËNIM: Instrumenti i moderimit të grupeve të fokusuara ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që, pasi të përmendin të gjithë faktorët që ndikojnë në rënien e performancës gjatë studimeve të larta, studentët të votonin për tre faktorët kryesorë bazuar në eksperiencën e tyre personale. Ngarkesa e lartë e punës krahasimisht me shkollën e mesme rezultoi të ishte faktori më i votuar në të tre grupet e diskutimit me studentë.

Page 39: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 39

- Hendek në sistemin e vlerësimit

Nga ana tjetër, diskutimet e studentëve gjatë grupeve të fokusuara sugjerojnë se, më shumë se sa volumi i papërballueshëm i punës, vështirësia që studentët ndiejnë gjatë arsimit të lartë lidhet me një sistem mësimdhënie-mësimnxënie e për rrjedhojë vlerësimi të ndryshëm nga ai me të cilin ishin ambientuar gjatë shkollës së mesme. Vetë Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2008-20138 përcakton si sfidë të kësaj hallke të arsimit distancimin nga metodat arkaike të mësimdhënies ku mësuesi përqendrohet më shumë në përmbajtjen e teksteve shkollore se sa në realizimin e objektivave të kurrikulës për zhvillimin tërësor të nxënësve. Për shkak të një sistemi para-universitar me mangësi të theksuara në përgatitjen e nxënësve për të mësuar në mënyrë kritike e selektive, në fillesat e shkollës së lartë studentët shpesh e gjejnë veten të mbingarkuar me informacion të cilin janë të paaftë ta filtrojnë në prioritete dhe tema me rëndësi. Kjo e fundit duket se reflektohet edhe në qasjen e tyre ndaj mënyrës së përgatitjes për provime apo teste, prej të cilave dalin shpesh të zhgënjyer edhe pse mendojnë se i kanë kushtuar kohën dhe energjinë e nevojshme përgatitjes. Merita, studente e vitit të dytë në Fakultetin Juridik do të thoshte: “ ....është pedagogu që formulon pyetje të vështira me alternativa të përafërta kur libri është me 500 faqe”.

Ky problem përforcohet fuqishëm nga pedagogët të cilët nuk hezitojnë aspak të vënë në pah mangësitë, sipas tyre, të thella të studentëve të viteve të para të shkollës së lartë sa i përket mendimit kritik, artikulimit, analizimit të informacionit e argumentimit. Një pedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale në degën e Shkencave Politike do të shprehej: “ Vijnë nga gjimnazi me idenë që duhet të mësohen të gjitha, por nuk e kanë idenë e selektimit, të përzgjedhjes se çfarë është e rëndësishme a jo brenda një literature. Nëse një student di të përzgjedh, atëherë e ka të lehtë ta përvetësoj atë material”. Të njëjtin mendim ndan edhe një pedagoge e po të njëjtit fakultet në lëndën e Psikologjisë: “Ata [studentët e vitit të parë] vijnë tek ne me një imazh gjimnazisti ku nxënësi riprodhon ato që lexon. Ndërkohë përplasen me atë që gjejnë këtu sepse shkolla e lartë nuk është vetëm të lexojë e riprodhojë, por është të logjikojë, të jap mendim, të arsyetojë në lidhje me çfarë dëgjon, është shkëmbim mendimi, eksperience në një farë mënyre. Unë këtë kam vënë re…. që ata vijnë nga gjimnazi me një mënyrë të mësuari ku mësuesi flet dhe ata riprodhojnë ……ndryshe nga ajo me të cilën përballen këtu”.

Nga ana tjetër, vlejnë për tu përmendur disa reforma pozitive të ndërmarra së fundmi në sistemin e kurrikulave të arsimit të mesëm të cilat, synojnë një përgatitje më gjithëpërfshirëse të nxënësve nëpërmjet një sistemi ku përvetësimi i njohurive teorike plotësohet me praktikimin e tyre nëpërmjet projekteve në mënyrë të pavarur ose në grup. Ky sistem, bazuar në diskutimet me mësuesit e shkollave të mesme në lëndë kryesore të maturës paraqet avantazhe domethënëse për zhvillimin intelektual të nxënësve pasi kërkon që procesi i nxënies të realizohet nëpërmjet punës kërkimore të pavarur nga

8 Republika e Shqipërisë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. (2008). Strategjia Kombëtare e Arsimit Para-Universitar 2008-2013. Marrë nga: http://www.dsdc.gov.al/dsdc/pub/strategjia_komb_tare_e_arsimit_parauniversitar_510_1.pdf

Page 40: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore40

mësuesi. Megjithatë, mësuesit e shkollave të mesme pohojnë se ata ndiejnë vështirësi në përshtatjen më këtë sistem të ri ku procesi i nxënies i kalon kufijtë e koncepteve teorike dhe synon të realizohet nëpërmjet angazhimit aktiv të nxënësve, pasi shpesh u mungon eksperienca dhe trajnimi i nevojshëm për ta realizuar këtë. Një mësuese e lëndës së Fizikës, në një nga gjimnazet më me emër të Tiranës do të shprehej në lidhje me mënyrën e re të mësimdhënies: “E vetmja vështirësi që kam unë si specialiste e fushës është që duhet të jem më shumë e përgatitur për të punuar me nxënësit në projekte….[….]….duke qenë unë më e aftë në projekte, edhe nxënësit di çfarë i kërkoj. Ndërsa kur unë nuk jam e aftë, detyrimisht edhe atij [nxënësit] nuk di çfarë t’i kërkoj….”

- Faktorët gjinorë, gjeografikë dhe mënyra e re e jetesës

Nga ana tjetër, figura e mësipërme dëshmon se megjithëse mbi 90% e studentëve pohojnë se ngarkesa e punës dhe vështirësia e lëndëve me të cilat përballen gjatë shkollës së lartë janë në nivele më të larta krahasuar me shkollën e mesme, kjo rritje në volum dhe vështirësi nuk reflektohet në orët e tyre të studimit pas mësimit. Kështu, të dhënat e anketës tregojnë se nëse një nxënës gjatë shkollës së mesme shpenzonte mesatarisht 3.16 orë pas mësimit për t’u përgatitur, koha e shpenzuar për të studjuar në shkollë të lartë është 3.11. Meshkujt shpenzojnë rreth 1.67 orë më pak se femrat duke studiuar në universitet (femrat studiojnë mesatarisht 3.8 orë në ditë, ndërsa meshkujt 2.13 orë në ditë). Për më tepër, ndërkohë që femrat në universitet, mesatarisht studiojnë pak më shumë se në shkollë të mesme (3.67 orë në shkollë të mesme dhe 3.8 orë në shkollë të lartë), meshkujt studiojnë rreth 0.3 orë më pak (2.42 orë në shkollë të mesme dhe 2.13 orë në shkollë të lartë). Këto ndryshime sa i përket dedikimit në studim duket se kanë ndikim domethënës në performancë, pasi femrat si në shkollë të mesme ashtu edhe në universitet rezultojnë më të suksesshme se meshkujt në nivel performance (referoju Figurës 11). Përfundimet e këtij studimi sa i takon rolit të gjinisë në performancën gjatë shkollës përputhen me literaturën ndërkombëtare dhe reflektojnë një prirje globale. Arsyeja paraprake është e thjeshtë për t’u deduktuar. “...[femrat] punojnë më shumë” do të thoshte Pamela, studente në Fakultetin Ekonomik. “Meshkujt janë më shumë dembel” do të thoshte Sadiku, student i Informatikës. Përtej interpretimit evident, literatura sociologjike e viteve të fundit sugjeron se këto përfundime burojnë nga roli i fuqizuar i gruas në shoqëri dhe shtysat në rritje për të qenë të suksesshme9. Ema nga Tirana, studente e Fakultetit Ekonomik do të shprehej: “Edhe në gjimnaz çunat dalin më keq se gocat, sepse mendoj se gocat këtu në Shqipëri janë më ambicioze…. e mendojnë më shumë mungesën e mundësive”.

Nga ana tjetër, megjithëse studentët që e kanë kryer shkollën e mesme në Tiranë kanë një performancë ndjeshëm më të lartë se studentët e rretheve në vitin e parë të universitetit (Ashtu siç paraqitet në figurën e mësipërme, mesatarja e tyre e përgjithshme në shkollë të lartë është 7.6 përkundrejt 7.1 për studentët që vijnë nga qytetet kryesore dhe 7.2

9 Buchman C. (2006). Better Grades and Greater Incentives help explain Why Women Outpace Men in College degrees. Marrë nga: http://researchnews.osu.edu/archive/womcolge.htm

Page 41: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 41

për studentët që vijnë nga qytetet e vogla) ata shpenzojnë më pak kohë duke studiuar. Ky paradoks në pamje të parë, duket se është i lidhur ngushtësisht me perceptimet e pedagogëve për cilësinë më të dobët të nxënësve që vijnë nga rrethet krahasimisht me ata të Tiranës si rrjedhojë e metodave përgjithësisht të vjetra e jo-efektive të arsimit nëpër rrethe. Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale do të shprehej për studentët nga rrethet: “Janë të ndrojtur, janë të mbyllur …. dhe kjo varet dhe nga modeli mësimdhënies që ata kanë pasur me përpara. Figura e mësuesit në zona të ndryshme është autoritare, diku ka edhe abuzime, dhe në kohën time ka pasur”. E njëjta ide konfirmohet edhe nga një pedagoge tjetër e të njëjtit fakultet, e cila pohon: “Kam vënë re që pjesa më e madhe e studentëve nga rrethet janë shumë të mbyllur në vetvete. Ti i ndan të punojnë në grupe për një detyrë të përcaktuar, ku secili interpreton diçka dhe del në një konkluzion të përbashkët, por ata nuk e bëjnë, e kanë shumë të vështirë”.

Ndërkohë, përtej faktorëve që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit të mesëm, në performancën e studentëve duket së kanë një ndikim domethënës edhe faktorë që lidhen me mënyrën e re të jetesës. Kjo e fundit vlen sidomos për studentët e rretheve, të cilëve, përveçse me jetën e re akademike, u duhet të përshtaten edhe me largësinë nga familja, shoqërinë e re si dhe qytetin e ri e të panjohur më parë i cili u ofron shumë herë më tepër mundësi argëtimi krahasuar me vendlindjen e tyre. Gentiana nga Tepelena, studente në Fakultetin e Drejtësisë do ta përshkruante më këto fjalë eksperiencën e saj në fillimet e studimeve të larta: “Në semestrin e parë të vitit të parë unë kam qenë tym, as vetë nuk e di si i kam marrë provimet. Ambienti ishte i ri…. as rrugët nuk i dija… ndikimi i shoqërisë së re… në shkollë nuk e kishe idenë si duhej të ambientoheshe…”. Ndërsa Kleanti nga Erseka do të pohonte : “Unë e kam pasur të vështirë të mësohesha muajin e parë pasi kam ardhur nga një qytet i vogël ….[…]... është dhe fakti i lirisë, se kur jeton vetëm ke më shumë liri dhe me këtë liri i kushton më pak kohë mësimeve”. Roli i mënyrës së re të jetesës në performancën e studentëve nga rrethet konfirmohet edhe në këndvështrimin e pedagogëve: “Për mendimin tim, pjesës më të madhe të studentëve që vijnë nga rrethet u duket sikur fitojnë pavarësi…. sikur nuk i kontrollon njeri” (pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë).

- Roli i motivimit

Studentët e katër fakulteteve të Universitetit të Tiranës u pyetën edhe se sa “ të motivuar ndiheshin për të studjuar në degën/fakultetin ku po studiojnë aktualisht”. Ashtu sikundër pritej, shkalla e motivimit ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në performancën e studentëve. Studentët e motivuar kanë një mesatare dukshëm më të lartë se studentët e pamotivuar ( 7.6 përkundrejt 6.2). Figura 16 paraqet një tablo të faktorëve të mundshëm me ndikim në nivelin e motivimit të studentëve për të vazhduar studimet në universitetin/fakultetin e tyre.

Page 42: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore42

Figura 16 roli i Motivimit

Mundësia për të studjuar në degën e preferuar: Përgjigjet e studentëve në lidhje më shkallën e motivimit të tyre dëshmojnë për një lidhje të qartë ndërmjet kësaj të fundit dhe mundësisë për të studjuar në degën e preferuar. Studentët të cilët studiojnë në një degë të cilën e kanë “zgjedhje” ose “deri diku zgjedhje”10 shfaqen dukshëm më të motivuar krahasuar me studentët të cilët studiojnë në një degë që nuk e kanë zgjedhur: 74% e studentëve të cilët studiojnë në degën e parë që kanë zgjedhur si edhe 67% e studentëve të cilët studiojnë në degën e dytë ose të tretë, janë të motivuar. Nga ana tjetër, vetëm 48% e studentëve të cilët studiojnë në një degë të cilën e kanë renditur më poshtë se e treta në formularin A2, shfaqen të motivuar. Në këtë aspekt studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë shumë më pak të motivuar për të studjuar në degën e tyre krahasuar me studentët e tre fakulteteve të tjera.

Perceptimi mbi mundësinë për t’u punësuar pas diplomimit: Perceptimi i studentëve mbi dobinë e diplomës së tyre për t’u integruar në tregun e punës pas përfundimit të studimeve të larta përbën një tjetër faktor me ndikim në shkallën e motivimit e për pasojë edhe performancën e tyre. Ashtu siç paraqitet në figurën 17, studentët të cilët mendojnë se diploma që do të përftojnë pas diplomimit do t’i ndihmojë për t’u integruar në tregun e punës janë përgjithësisht të motivuar e për pasojë kanë rezultate më të larta gjatë shkollës së lartë. Studentët e Fakultetit Ekonomik duken se kanë më shumë besim në mundësitë që do t’u ofrojë diploma e tyre për të gjetur një punë (69%), ndjekur nga

10 Për qëllime analize, dega ku studenti po studjon aktualisht është përkufizuar si “zgjedhje” nëse është renditur e para në formularin A2. Nëse studenti po studjon në degën të cilën e kishte renditur të dytën ose të tretën në formularin A2, dega është përkufizuar si “deri diku zgjedhje”. Nëse dega ku po studjon student aktualisht është renditur më poshtë se e treta, ajo është përkufizuar si “jo zgjedhje”.

Sa i/e motivuar ndiheni për të studjuar në degën/fakultetinku po studjoni aktualisht?

68%74%

67%

48%

74% 78%

40%

83%

17%15%

18%

24%

19% 16%

23%

11%14% 10% 14%

29%

8% 5%

36%

6%1% 1% 1% 1% 1%

Zgjedhje

(N=168)

Deri diku

zgjedhje

(N=110)

Jo zgjedhje

(N=42)

Fakulteti

Ekonomik

(N=80)

Fakulteti i

Shkencave

Sociale (N=80)

Fakulteti i

Shkencave te

Natyres (N=80)

Fakulteti i

Drejtesise

(N=80)

Në total Renditja e degës aktuale në formularin A2 Fakulteti

ND/PP

I/e pamotivuar

Neutral

I/e motivuar

Page 43: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 43

studentët e Fakultetit të Drejtësisë ( 68%) si edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale (60%). Nga ana tjetër, vetëm 40% e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës mendojnë se diploma që do të marrin pas përfundimit të studimeve të tyre do t’i ndihmojë për t’u integruar në tregun e punës.

Figura 17 Motivimi, fakulteti dhe mundësitë e punësimit

Page 44: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore44

rekomandime

• Procesi mësimor në tërësi si edhe kurrikulat e shkollës se mesme kanë nevojë për distancim nga metodat arkaike të mësimdhënies ku nxënësit luajnë një rol tërësisht pasiv. Në këtë aspekt, përveç masave të ndërmarra nga MASH për të modernizuar kurrikulat dhe metodat e mësimdhënies, është e nevojshmë që stafi pedagogjik i shkollave të mesme anembanë vendit të trajnohet në mënyrë të vazhdueshme për të përvetësur këto metoda.

• Lidhja organike shkollë e mesme – maturë – shkollë e lartë, e trumpetuar si një nga arritjet kryesore të reformës së Maturës Shtetërore, nuk është tërësisht funksionale. Ndërkohë që shkalla e vështirësisë dhe përmbajta e provimeve të Maturës Shtetërore përputhet me programin e shkollës së mesme, lidhja duket se “këputet” në hallkën “mature - shkollë e lartë”. Në këtë aspekt, Matura Shtetërore ka nevojë për një sistem i cili do të përfshinte në mënyrë funksionale fakultetet e universiteteve publike në hartimin e tezave të provimeve të maturës. Në këtë mënyrë Matura Shtetërore do të garantonte një përzgjedhje koherente të studentëve që do të vazhdojnë studimet e larta në fakultete të caktuara.

• Procesi i zhvillimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore në mjediset e testimit mbetet një hallkë mjaft problematike e sistemit. Ky proces duket se është edhe më kaotik e jo i besueshëm në qytetet e vogla dhe zonat rurale ku shkalla e rigorozitetit në zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore është edhe më e ulët. Në këtë aspekt, një zgjidhje e mundshme do të ishte përqëndrimi i zhvillimit të provimeve të Maturës në qendrën apo qytetet kryesore të çdo prefecture, p.sh. Maturantët e prefekturës së Shkodrës do të duhet t’i jepnin këto provime në qytetin e Shkodrës, maturantët e prefekturës së Tiranës në Tiranë, etj. Në këtë mënyrë do të garantohej një shkallë më e lartë kontrolli e për pasojë cilësie në procesin e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore.

Page 45: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Një Vlerësim i Cilësisë së Sistemit 45

• Në shkollat e mesme duket se mungon një proces i mirëfilltë i këshillimit për karrierën që do t’i orientonte studentët për të bërë zgjedhjen e duhur për degën më të përshtatshme të studimit. Gjetjet e studimit dëshmojnë se në momentin e përzgjedhjes së degëve të studimit, Maturantët kanë informacion shumë të limituar sa i përket degëve të studimit si edhe mundësive për karrierë që ato ofrojnë. Shpërndarja e materialeve informuese mbi degët e studimit në universitete, mundësitë për arsimim të mëtejshëm dhe kërkesat e tregut të punës, si edhe përcaktimi i një kalendari të rregullt seminaresh informuese nga stafi pedagogjik i shkollave të mesme dhe pedagogë të universiteteve publike si pjesë integrale e procesit të zhvillimit të Maturës Shtetërore duket e domosdoshme në këtë aspekt.

Page 46: Matura Shtetërore - idrainstitute.org Matura/Matura... · më shumë (pra, sipas dëshirës tre në vend të dy provimeve me zgjedhje). Megjithë shtimit të një Megjithë shtimit

Matura Shtetërore46