16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 6 korrik 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 27 (8128) USHTRIA Promovohet libri “Zemra e Patriotit”shkruar nga Max Cleland, senator i SHBA Ceremonia u organizua nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shtëpinë Botuese ”55”. Imami: Nga roli i individit te heroizmi, një leksion që na vjen nga 4 korriku Kontingjenti 11-të përfaqësohet me 107 ushtarakë, “Eagle-5” me 45, kontingjenti I-rë mjekësor më 12 vetë... 186 trupa paqeruajtëse nisen me mision në Afganistan faqet 8-9 Me rasn e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve Ministri i Mbrojtjes Imami paqeruajtësve: Ju keni treguar trimërinë e ushtarit shqiptar për t’i dalë ballë detyrave e për t’i kryer ato me dinjitet, jeni krenaria e Forcave tona të Armatosura, lartësoni dinjitetin e shqiptarëve dhe për këtë ne jemi të gjithë krenarë. Jam i bindur se do të shkoni me kokën lart dhe do ta ktheni me nder Flamurin Shqiptar. Kthehuni shëndoshë e mirë në atdheun tuaj, në familjet tuaja! COMBINED ALB-US “STRIKING EAGLES” Dekorohet me medaljen “Për Shërbime të Shquara” atasheu ushtarak i Turqisë REALIZIMET DHE OBJEKTIVAT FLET KAPITEN ARTAN HAZIZI VLERËSIMI NË QKMBM, NËN KUJDESIN E ZNJ. NAJADA IMAMI DHE ZNJ. TEUTA GJUNKSHI Zhvillohet analiza e punës së FA për 6-mujorin e parë të vitit 2012” “Ja si u asgjësuan 52 mijë ton municione” Mbrëmje e miqësore me gratë e Ushtarakëve, që shërbejnë me mision në Afganistan faqe 12 faqe 6 faqet 13 faqe 5 OMLT-2, 100 ditët e para në mision faqe 8-9 faqe 2-3 Imami: Askush nuk mund të ushtrojë presion mbi FA FJALA KDS IAN J. BRZEZINSKI FA, konsolidim i gjithanshëm në tre vite reforma intensive Promovimi në karrierë proces i drejtë, i barabartë, objektiv dhe transparent “Aleanca SHBA-Shqipëri, shtyllë stabiliteti në një botë gjithnjë e më të pasigurtë” Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë zyrtare në Malin e Zi INTERVISTA Ministri i Mbrojtjes flet për ABC News: Forcat e Armatosura po konsolidohen në të gjitha drejtimet DISKUTIMET MES DY HOMOLOGËVE faqe 4-5 faqe 3 faqe 7 faqe 14 faqe 6 Në datën tetë mars 2012 u bë nisja e ekipit të OMLT-2 nga Aeroporti Ushtarak i Rinasit ku u zhvillua një ceremoni e thjeshtë por mbresëlënëse me pjesëmarrjen e shefit të SHP të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe komandantit të Forcës Tokësore gjeneralbri- gade Viktor Berdo etj. Në datën 12 mars mbërriti i gjithë Ekipi i OMLT-së në vend dislokimin e përhershëm në Kampin “Black- horse” Kabul. Ditët... NGA ARBEN IMAMI NGA XHEMAL GJUNKSHI faqe 10-11

Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 6 korrik 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 27 (8128)

ushtriaPromovohet libri “Zemra e Patriotit”shkruar nga Max

Cleland, senator i shBaCeremonia u organizua nga Ministria e Mbrojtjes,

në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shtëpinë Botuese ”55”. Imami: Nga roli i individit te heroizmi, një leksion që na vjen nga 4 korriku

Kontingjenti 11-të përfaqësohet me 107 ushtarakë, “Eagle-5” me 45, kontingjenti I-rë mjekësor më 12 vetë...

186 trupa paqeruajtëse nisen me mision në Afganistan

faqet 8-9

Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve

Ministri i Mbrojtjes Imami paqeruajtësve: Ju keni treguar trimërinë e ushtarit shqiptar për t’i dalë ballë detyrave e për t’i kryer ato me dinjitet, jeni krenaria e Forcave tona të Armatosura, lartësoni dinjitetin e shqiptarëve dhe për këtë ne jemi të gjithë krenarë. Jam i bindur se do të shkoni me kokën lart dhe do ta ktheni me nder Flamurin Shqiptar. Kthehuni shëndoshë e mirë në atdheun tuaj, në familjet tuaja!

COMBINED ALB-US “STRIKING EAGLES”

Dekorohet me medaljen “Për shërbime të shquara” atasheu ushtarak i turqisë

realizimet dhe objektivat

Flet kapiten artan hazizi

vlerësimi

në Qkmbm, nën kujdesin e znj. najada imami dhe znj. teuta GjunkshiZhvillohet analiza e punës së Fa

për 6-mujorin e parë të vitit 2012”

“Ja si u asgjësuan 52 mijë ton municione”

Mbrëmje e miqësore me gratë e ushtarakëve, që shërbejnë

me mision në afganistanfaqe 12

faqe 6

faqet 13

faqe 5

OMLT-2, 100 ditët e para në mision

faqe 8-9

faqe 2-3

Imami: Askush nuk mund të ushtrojë presion mbi FA

Fjala

kds

ian j. brzezinski

Fa, konsolidim i gjithanshëm në tre vite reforma intensive

Promovimi në karrierë proces i drejtë, i barabartë, objektiv dhe transparent

“aleanca shBa-shqipëri, shtyllë stabiliteti në një botë gjithnjë e më të pasigurtë”

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë zyrtare në Malin e Zi

intervista

Ministri i Mbrojtjes flet për ABC News: Forcat e Armatosura po konsolidohen në të gjitha drejtimet

diskutiMet Mes dy hoMologëve

faqe 4-5

faqe 3

faqe 7

faqe 14

faqe 6

Në datën tetë mars 2012 u bë nisja e ekipit të OMLT-2 nga Aeroporti Ushtarak i Rinasit ku u zhvillua një ceremoni e thjeshtë por mbresëlënëse me pjesëmarrjen e shefit të SHP të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe komandantit të Forcës Tokësore gjeneralbri-gade Viktor Berdo etj. Në datën 12 mars mbërriti i gjithë Ekipi i OMLT-së në vend dislokimin e përhershëm në Kampin “Black-horse” Kabul. Ditët...

nGa arben imami

nGa Xhemal Gjunkshi

faqe 10-11

Page 2: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 20122

Forcë e Armatosur e Aleancës së madhe të Atlantikut të Veriut. Nëse tre vjet më parë ne kishim vetëm forca që në misione jashtë atdheut kryenin ruajtje, ne sot kemi Forca Speciale që kryejnë ruajtje dhe mbrojtje. Kemi një ekip mjekësor, kemi oficerë në shtabet e ndryshme në të gjitha rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend që para 100 vjetësh mund të mos ishte fare në hartën e Evropës, një vend i vogël që me përpjekje dhe me vullnet të madh për liri dhe paqe, mbas 100 vjetësh jo vetëm

186 trupa paqeruajtëse nisen me mision në Afganistan

zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Paraditen e së hënës, në sheshin qendror të Batalionit Special të Forcave Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e nisjes me

mision në Afganistan të trupave paqerua-jtës shqiptare. Këto trupa janë në për-bërje të Kontingjentit të 11-të që shkon me mision në Herat, të Kontingjentit “Eagle-5”, i cili do të kryejë misionin në Kanadahar, Kontingjentit të I-rë të Ekipit Mjekësor me mision në Kabul dhe përfaqësueseve të FASH, që do të dërgo-hen me mision në Shtabe dhe Komanda të ndryshme në operacionet ushtarake të drejtuar nga NATO, ISAF Afganistan dhe KFOR Kosovë. Në ceremoninë e organi-zuar me këtë rast ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu, ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, gjeneralë, komandantë Forcash, drejtorë Drejtorish në MM dhe SHP, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, familjarë dhe të afërm të efektivëve, etj. Për të përshën-detur trupat paqeruajtës, fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, i cili pasi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, ndër të tjera u shpreh:” Është bërë traditë që të organizohen ceremoni të këtyre për-masave dhe me pjesëmarrjen e auto-riteteve më të larta. Ndihemi të vlerësuar që në këtë ceremoni na nderojnë me pjesëmarrjen ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadorë të vendeve mike, miq dhe kolegë, familjarë të misionarëve, ku pra-nia e tyre e ridimensionon këtë ceremoni, si dhe dëshmon mbështetjen dhe inkura-jimin në përmbushje më së miri të mis-ionit”. Gjeneral Berdo në fjalën e tij përshëndetëse shprehu bindjen se edhe kontingjentet “EAGLE-5”, “Herat-11”, Ekipi mjekësor, apo përfaqësuesit tanë në Shtabet e ISAF do të vazhdojnë të krye-jnë me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim misionet e tyre si dhe do të jenë të suksesshëm përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. “Akti heroik i “Dësh-morit të Atdheut”, kapiten Feti Vogli, si dhe tetar Aleksandër Peci, do të shërbe-jnë si burim force e frymëzimi për efek-tivat tona, për të përmbushur me nder këto misione. Me këtë rast dua tu shpreh mirënjohjen Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë, si dhe i siguroj se ashtu si deri më sot, efektivat dhe kontingjentet e Forcës Tokësorë do të përmbushin më së miri dhe me sukses të plotë misionet dhe

detyrat në përgjegjësi të tyre...”. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në fjalën e tij duke i uruar kontingjentit suksese dhe kthim faqebardhë në Atdhe, u shpreh: “ Ky është një rast dhe një çast me të vërtetë i rëndësishëm për të gjithë ne por, do të më lejoni së pari, siç e kemi ne shqiptarët, të falenderojmë miqtë, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, ambasa-dorin italian Massimo Gaiani, të falen-derojmë SHBA-të dhe Republikën e Italisë që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Forcave tona të Armatosura për 20 vjet, që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe që janë ato forca me të cilat ne bashkëpunojmë më ngushtë dhe kemi ndihmën dhe mbështetjen e tyre, sikurse e provon edhe ky mision”. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi ka falenderuar të pranishmit në këtë ceremoni të veçantë ka theksuar: “Ky është moment vërtetë i rëndësishëm për të gjithë ne, por do të më lejoni së pari, siç e kemi zakon ne shqiptarët, të falenderojmë miqtë, ambasadorin ameri-kan Aleksandër Arvizu, ambasadorin italian Massimo Gaiani, të falenderojmë SHBA dhe Republikën e Italisë, që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Forcave tona të Armatosura për 20 vjet, që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe që ne bashkëpunojmë më ngushtë dhe kemi ndihmën dhe mbështetjen e vazh-dueshme, sikurse e provon edhe ky mis-ion”. Duke folur për arritjet e shënuara në FA, ministri Imami theksoi se, “Ne ju themi sot se Forcat tona të Armatosura po shkojnë drejt konsolidimit të plotë si një

që anëtarësohet në aleancën më të fuq-ishme të të gjitha kohërave, por ndihet tashmë një vend dhe një Forcë e Arma-tosur e integruar brenda saj, për të dhënë kontributin e vet për paqen, lirinë dhe sigurinë kudo në botë. Por, ne ndihemi të konsoliduar, jo vetëm në misionet tona, por edhe në fusha të tjera. Për këtë dua t’ju jap qytetarëve shqiptarë, mandej edhe Forcave të Armatosura dhe miqve tanë, lajmin e mirë se javën e kaluar ne mb-yllëm përfundimisht demontimin në poli-gonet e hapura të materialeve të tepërta, çka tregon se programi jonë i demilitariz-

imit të ushtrisë, së heqjes së asaj barre të rëndë që regjimi komunist i kishte lënë FA, po përfundon me sukses të plotë”, deklaroi më pas ministri Imami. Më tej, ministri Imami ka nënvizuar se, Shtabi i Përgjithshëm i FA ka rritur kapacitetet planëzuese, duke mbyllur me sukses edhe Konferencën e Pestë me Komandën e Doktrinës dhe të Transformimit të Aleancës (ACT), që ishte një sukses dhe që sigurisht do të lerë detyra për të ardh-men. Për këtë ai ka falenderuar gjen-eralmajor Gjunkshin dhe Shtabin e Përgjithshëm, të gjitha komandat që janë

Kontingjenti 11-të përfaqësohet me 107 ushtarakë, “Eagle-5” me 45, kontingjenti I-rë mjekësor më 12 vetë.....

Ministri i Mbrojtjes Imami: Ju keni treguar trimërinë e ushtarit shqiptar për t’i dalë ballë detyrave e për t’i kryer ato me dinjitet. Ju jeni krenaria e Forcave tona të Armatosura, ju lartësoni dinjitetin e shqiptarëve dhe për këtë ne jemi të gjithë krenarë. Jam i bindur se do të

shkoni me kokën lart dhe do ta ktheni me nder Flamurin Shqiptar. Kthehuni shëndoshë e mirë në atdheun tuaj, në familjet tuaja!

mina hYsaKontingjenti I-rë ekipit mjekësor

përbëhet nga 12 vetë Oficerë në shtabet dhe Ko-

manda të ndryshme në opera-cionet ushtarake të drejtuar nga

NATO, ISAF Afganistan dhe KFOR Kosovë 22 vetë.

Kontingjenti 11-të

Kontingjenti 11-të që do të dërgohet me mision në Herat, Afganistan përbëhet nga 107

ushtarakë, efektiva të batalionit të 2-të të këmbësorisë, të Forcës

Tokësore. Komandant i Kon-tingjentit të 11-të është Nënkol-

onel Lavdërim OSHAFI. Ky kontingjent është në përbërje të Komandës së Forcave Italiane

në Herat, Afganistan.

Page 3: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 3zyrtare

përfshirë gjatë një viti e gjysëm në një proces të mundimshëm, të lodhshëm, që kërkon kapacitete volitive, por edhe in-telektuale që këtë ushtri ta kthejmë me të vërtetë në një ushtri të NATO. “Dy sfidat tona kryesore janë: çështja e personelit në Forcat e Armatosura, e cila kërkon që, duke filluar nga ministria dhe të gjitha strukturat e tjera, t’i shqyrtojmë, sikurse edhe po shqyrtojmë ligjin, rregullat, rregulloret, vendimet. Do të kryejmë implementimin serioz, të ndershëm, të paanshëm të një politike për personelin, e cila rrit kapacitetet tona, sepse n.q.s ka një gjë me të vërtetë të çmuar, tek e cila ne me të vërtetë mbështetemi, n.q.s ka diçka e cila na ka nderuar dhe për-faqësuar, ky është ushtari, oficeri i Forcave të Armatosura. Ky është the-sari i kësaj ushtrie dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë përpjekjet mak-simale ta ruajmë dhe të rrisim kapac-itetet maksimale të tij. Viti i ardhshëm do të jetë viti që ne do të fokusohemi tek çështjet e personelit dhe ndofta tek një nga çështjet e fundit që ka mbetur për t’u rregulluar në këtë ushtri, që është transporti”, ka theksuar ministri Imami. Në fund të fjalës së tij, duke kujtuar aktin heroik të kapiten Feti Voglit, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami është shprehur: “Dua të kujtoj sot me dhimbje dhe me krenari veprën

heroike të Dëshmorit të Atdheut, të kapitenit Feti Vogli, i cili dha jetën në krye të detyrës duke mbrojtur shokët dhe lirinë e një populli që po vuan nga një intolerancë, nga ekstremizmi ideologjik, nga fanatizmi fetar, nga prapambetja. Kjo është arsyeja që ne shkojmë atje, kjo është arsyeja që ju shkoni atje, për të dhënë një ndihmë dhe një kontribut për paqen si parakusht për zhvillimin e atij vendi. Kapiten Vogli me trimërinë dhe sakrificën e tij është shembull frymëzues i ushtrisë tonë, është modeli më i mirë i qytetarit të një shoqërie demokratike dhe vendi të lire. Me aktin e tij sublim ai përjetësoi emrin e tij, të familjes së tij, përjetësoi kombin shqiptar. Ne jemi krenar për kolegun

tuaj. Lavdi të përjetshme dëshmorit të Atdheut Feti Vogli!”. Të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe am-basadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori Italian, Massimo Ga-iani. Ceremoninë e përcjelljes së Kon-tingjentit të 11-të në Herat, Kon-tingjentit “EAGLE-5” në Kandahar, Kontingjentit të Parë të Ekipit Mjekë-sor në Kabul, Afganistan dhe përfaqë-suesve të FARSH-së, me mision në operacionet ushtarake të drejtuara nga NATO, ISAF Afganistan dhe KFOR Kosovë, e përshëndeti Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani. Në përshën-detjen e tij, ambasadori Amerikan

Kontingjenti “Eagle-5” që do të dërgohet me mision në Kandahar, Afganistan, përbëhet nga 45 efektiva të Batalionit të Forcave Speciale, të Forcës Tokësore. Komandant i kontingjentit “Eagle-5” është nënkolonel Ekland Dauti. Ky kontingjent do të realizojë detyra në zonën operacionale Spin Boldak, Kandahar, Afganistan, në bashkëpunim me batalionin 1-17 Amerikan. Të dy kontingjentet “Eagle-5” dhe

Aleksandër Arvizu, ndër të tjera u shpreh: “Besoj se të gjithë ju keni dëgjuar për jehonën nga Komanda Amerikane dhe të gjithë ata që veprojnë në Afganistan, që Forcat Speciale Shq-iptare janë të mirë përgatitura dhe i përmbushin me sukses misionet e tyre. Ne gjithashtu kemi një ekip të dinamikës së përgjithshme që vazhdon të mbështesë zhvillimin e njësisë dhe ndihmon gjithashtu përgatitjen e këtij misioni, por edhe të të tjerëve. Për të thënë atë që është tejet e vërtetë dhe e kup-tueshme, është që kontingjentet “Shqi-ponja”, po zhvillojnë misione të rrezik-shme, shumë të vështira dhe që po dallohen për këtë. Ju të gjithë duhet të ndiheni krenarë, familjet tuaja gjithash-

tu”. Nga ana e tij ambasadori italian, Massimo Gaiani, duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në këtë ceremo-ni, ku kontingjentet shqiptare nisen në një territor të rrezikshëm në Afganistan theksoi:” Është kjo një dëshmi tjetër e angazhimit të Shqipërisë në luftën e vështirë kundër terrorizmit, luftë kjo që sheh të përfshira vendet e lira dhe demokratike të cilat të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara i përmbahen kartës së OKB-së si pika kryesore e referimit për të rendin dhe sigurinë botërore. Kon-tingjenti që kemi përballë është një dëshmi e qartë e hapave të mëdhenj që kanë kryer FA shqiptare drejt integrimit të tyre në NATO, në përputhje me stan-dardet e parashikuara. Një theks të veçantë dua të vë në kontributin e vyer që kanë dhënë FA shqiptare në këtë territor kaq të vështirë, sikurse është ai i Afgani-stanit”. Në fund të ceremonisë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, u dorëzuan Flamurin Kombëtar, komandantëve të Kontingjentit të 11 në Herat , nënkolonel Lavdërim Oshafi dhe Kontingjentit “EAGLE-5”, nënkolonel Ekland Dauti, të cilët i premtuan ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, se fla-murin do ta kthejnë me nder në Atdhe.

Forcat tona të Armatosura po shkojnë drejt konsolidimit të plotë përsa i përket kolonave bazë zhvillimore. Së pari, rritjes

së kapaciteteve operacionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Nëse tre vjet më parë ne kishim vetëm forca që kryenin mbështetje e ruajtje, sot tipologjia e op-eracioneve që kryejmë në Afganistan është zgjeruar duke plotësuar të gjithë gamën e operacionalitetit të një Force të Armatosura të një vendi të vogël. Forcat tona Speciale janë të angazhuara në operacione luftar-ake në teatrin më të vështirë të luftimit në Afganistan; një ekip mjekësor ofron mbështetje shëndetësore; kemi oficerë të angazhuar në shtabet të ndryshme në të gjitha rajonet e Afganistanit; një ekip OMLT-je në bashkëpunim me SHBA-në ofron trajnimin e Forcave të Sigurisë të Afganistanit; ndërsa një ekip i policisë ush-tarake trajnon homologët afganë. Mendoni një vend që para 100 vjetësh mund të mos ishte fare në hartën e Evropës, një vend i vogël që me përpjekje, por me vullnet të madh për liri dhe paqe mbas 100 vjetësh, jo vetëm që anëtarësohet në Aleancën më të fuqishme të të gjitha kohërave, por ndihet tashmë një vend dhe një Forcë e Armatosur e integruar brenda saj, për të dhënë kontributin e vet për paqen, lirinë dhe sigurinë kudo në botë. Tre vite mbas këtij anëtarësimi, ndihemi të konsoliduar jo vetëm në misionet tona, por edhe në fusha të tjera me rëndësi të posaçme. Javën e kaluar ne mbyllëm përfundimisht demon-timin e municioneve të tepërta në poligone të hapura, çka tregon se programi ynë i demilitarizimit të ushtrisë, të heqjes së asaj barre të rëndë që regjimi komunist i kishte lënë FA-ve, po përfundon me sukses të plotë. Brenda këtij muaji do të shohim edhe një shpërthim të fundit simbolik në mënyrë që kjo ngjarje të shënojë pikën fundore të një procesi të gjatë, jo pa kosto, jo pa dhimbje, jo pa një angazhim dhe sakrificë të të gjithë ushtarakëve tanë. Janë me mil-

iona ton/km municionet që janë demontuar gjatë këtyre viteve në poligonet tona dhe me qindra ushtarakë të angazhuar çdo ditë në këtë proces. Kjo ka qenë kolona e dytë e rëndësishme e politikave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave tona të Armatosura dhe ne po e përmbyllim me sukses. Për të qenë një ushtri e vërtetë e NATO-s, FA nuk mund të bëhen profesionale pa pasur kapacitetet e duhura planëzuese. Në fakt, gjatë gjithë vitit të shkuar e deri tani Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dukshëm ka rritur kapacitetet planëzuese, duke e përmbyllur me sukses Konferencën e Pestë me Komandën e Transformimit të Aleancës (ACT). Ne sot jemi të lumtur për faktin se FA sot kanë kapacitete për të planëzuar njësoj si të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Për këtë falënderoj Shtabin e Përgjithshëm, të gjitha komandat që janë përfshirë gjatë një viti e gjysmë në një proces të mundimshëm, të lodhshëm, që kërkon kapacitete profesionale dhe in-telektuale, që këtë ushtri ta kthejmë me të vërtetë në një ushtri të NATO-s. Ndërkohë, nuk mund të rri pa përmendur punën e bërë për rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, Planifikimin e Mbrojtjes, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Standardizimin,

Arsimimin, Logjistikën etj, çka tregojnë që planëzimi në këtë forcë kryhet në mënyrë të integruar. Është bërë një punë e madhe e cila vijon edhe më tej për realizimin e Objektivave të Forcës, për Strategjinë Ushtarake, për integrimin e kësaj Force në strukturat e NATO-s, dhe të gjitha këto së bashku dalin si një produkt i vetëm. Gjithashtu, duke u nisur nga dita e parë që kemi marrë detyrën, ka ecur me ritme të larta puna për reformat strukturore, administrative dhe institucionale, që nga Plani i Përhapjes i vitit 2009, me ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, vendosjen e stafit të integruar të saj dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Kanë vazh-duar me rishqyrtimin e këtij plani përhapjeje, rishikimin e tij, shtrirjen e tabelave të reja të organizimit, të cilat do të mbyllin përfundi-misht çdo reformë strukturore në Forcat tona të Armatosura, brenda muajit korrik të vitit 2012. Kështu, ne konsolidohemi edhe në këtë fushë. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi sfida të tjera përpara. Dy sfidat tona kryesore janë: Personeli dhe Transporti. Në drejtim të menaxhimit të personelit, përcaktimit të poli-tikave dhe hartimit të dokumenteve themelorë është bërë një punë e madhe përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti. Viti që vjen do të jetë viti i konsolidimit përfundimtar të politikave

për menaxhimin e burimeve njerëzore. Do të kryejmë implementimin serioz, të ndershëm, të paanshëm të kësaj politike, e cila do të rris më tej kapacitetet tona, sepse nëse ka një gjë me të vërtetë të çmuar, tek e cila ne me të vërtetë mbështetemi, nëse ka diçka e cila na ka nderuar dhe përfaqësuar, ky është ushtari, nënoficeri, oficeri i Forcave tona të Arma-tosura. Ky është thesari i kësaj ushtrie dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë përpjekjet maksimale ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë. Sfida jonë e dytë do të jetë rregullimi përfun-dimtar i çështjes së transportit në Forcat tona të Armatosura, pasi pajisja e Forcës Detare me anije të reja moderne dhe i Forcës Ajrore me helikopterë nga më modernët në qarkullim konsiderohet e konsoliduar tashmë. Projekti i modernizimit të mjeteve të transportit të Forcave të Armatosura do të jetë projekti i ardhshëm më madhor, i cili do të ketë ndikim të veçantë në rritjen e operacionalitetit të Forcave Tokësore dhe veçanërisht të trupave që marrin pjesë në misione. Dua të kujtoj me dhimbje dhe me krenari veprën heroike të Dëshmorit të Atd-heut, të kapitenit Feti Vogli, i cili dha jetën në krye të detyrës duke mbrojtur shokët dhe lirinë e një populli që po vuan nga një intolerancë, nga ekstremizmi ideologjik,

nga fanatizmi fetar dhe prapambetja. Kjo është arsyeja që ne shkojmë atje, kjo është arsyeja që ju shkoni atje për të dhënë një ndihmë dhe një kontribut për paqen si par-akusht për zhvillimin e atij vendi. Kapiten Vogli me trimërinë dhe sakrificën e tij është shembull frymëzues i ushtrisë tonë, është modeli më i mirë i qytetarit të një shoqërie demokratike dhe vendi të lirë. Me aktin e tij sublim ai përjetësoi emrin e tij, të familjes së tij, përjetësoi kombin shqiptar. Ne jemi krenar për kolegun tuaj. Lavdi të përjet-shme Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ju ushtarë, nënoficerë dhe oficerë jeni profesionistë, jeni trima dhe të përgatitur më së miri për detyrën që ju kanë ngarkuar populli shq-iptarë, Parlamenti i këtij vendi dhe Forcat tona të Armatosura. Ne besojmë tek ju, aleatët tanë mbështeten tek aftësitë dhe besueshmëria juaj. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë, për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë fazës së stërvitjes dhe trajnimit tuaj. Ju tashmë, njësitë tuaja kanë krijuar një traditë të shkëlqyer të angazhimit të vendit tonë në ruajtjen e paqes, ndaj jam i bindur që ju do të vazhdoni në rrugën e duhur për të për-faqësuar vlerat më të mira të ushtrisë tonë, të vendit tonë dhe të kombit tonë. Ju keni gjithçka që ju nevojitet, megjithëse ne do të vijojmë të punojmë edhe më shumë për t’ju pajisur me çdo gjë të nevojshme, të duhur, por përgatitja, stërvitja në veçanti e “Eagle 5”, ka dhënë rezultate të shkëlqyera, të pro-vuara tashmë në fushën e betejës. Ju keni treguar edhe trimërinë e ushtarit shqiptar për t’i dalë ballë detyrave e për t’i kryer ato me dinjitet. Ju jeni krenaria e Forcave tona të Armatosura, ju lartësoni dinjitetin e shqiptarëve dhe për këtë ne jemi të gjithë krenar. Jam i bindur se do të shkoni me kokën lart dhe do ta ktheni me nder flamu-rin shqiptar. Kthehuni shëndoshë e mirë në atdheun tuaj, pranë prindërve tuaj, pranë fëmijëve dhe bashkëshorteve tuaja!

Fjala e ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami mbajtur në cer-

emoninë e nisjes së kontingjenteve paqeruajtëse në Afganistan

FA, konsolidim i gjithanshëm në tre vite reforma intensive

nGa arben imami

Kontingjenti “Eagle-5”“Herat-11” dërgohen në Afganistan pas një përgatitje profesionale serioze, të trajnuar dhe stërvitur inten-sivisht, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke pasur asistencën e vazhdueshme të partnerëve tanë. Kon-tingjentet shkojnë në mision, gjithashtu të kompletuar, me armatim dhe pajisjet më të mira. Kontingjentet kanë një trashëgimi përvoje të admirueshme, e cila vjen nga mësimet e nxjerra nga misionet e mëparshme.

Page 4: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 20124 intervista

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i ftuar në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në ABC

News, nga gazetarja Sonila Meço ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për qëndrimin e opozitës në këtë proces, për vijimin e punës për realizimin e reformës parlamen-tare, Kodin Zgjedhor dhe heqjen e imunitetit, tre kushte këto që mbeten ende pa u plotësuar në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Më pas z. Imami, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, ka sqaruar edhe disa pyetje që lidhen me pretendimet e disa deputetëve të opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të cilët pretendojnë se janë penguar për të ushtruar një kontroll të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe për mungesën e transparencës tek Ministria e Mbrojtjes për buxhetet që alokuohen në kuadrin e misioneve paqeruajtëse, për çështjen e gradave, problemet e shitjes dhe blerjes së armatimeve etj. Më konkretisht për këto probleme z. Arben Imami ka bërë sqarimet si më poshtë:

Zoti Imami do të fokusohem tani në pozicionin që ju mbani aktualisht në qeverisje, si ministër i Mbrojtjes. Natyrisht ju keni një bilanc tuajin për të cilin në fakt nuk është momenti për të folur, pasi keni edhe një vit përpara për të përmbyllur të gjitha objektivat që i keni vënë vetes?

Ne po konsolidohemi në të gjitha drejtimet.

Tashmë si një vend anëtarë i Aleancës së Atlantikut?

Ne kemi konsoliduar të gjitha misionet. Jo më larg se dje u nisën misionet e radhës drejt Afganistanit, pasi ishin katër kontingjente. Kjo është e rëndësishme, ne po ngremë kapacitetet. Ne po ndërveprojmë me fuqitë e tjera të kësaj Aleance, ne po i konsolidojmë këto kapacitete dhe kontributet tona dhe ky është kontributi më i madh që Shqipëria jep në nivel global. Gjithashtu ne kemi mbyllur procesin e demontimit, asgjësimit të municioneve të tepërta në natyrë. Me këtë rast, këtë muaj do të bëjmë edhe një eveniment simbolik, ndërsa do të vazhdojë vetëm demontimi në linjat industriale. Është një fitore e madhe kjo. Po vazhdojmë dhe po konsolidohemi në procesin e planëzimit dhe kjo u vu re edhe në Konferencën e fundit me Komandën për Transformim Doktrinor të NATO-s. Ishte një sukses sepse tregoi që ne po konsolidojmë pikëpamjet tona, kapacitetet tona, burimet tona për të planëzuar në këtë drejtim dhe kështu vazhdojmë me radhë me reforma të tjera.

Në funksion të qenurit anëtarë i denje Aleancës së Atlantikut të Ver-iut, ky vlerësim vjen sigurisht edhe nga vetë Aleanca. E megjithatë, me gjithë kapacitetet e ndërtuara, ku ju përmendët pak më parë edhe nisjen e

kontingjenteve më të fundit paqerua-jtëse një ditë më parë, deputetë socialist gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, kanë folur për mungesën e transpar-encës tek Ministria e Mbrojtjes, qoftë edhe për buxhetet që alokuohen në kuadrin e këtyre kontingjenteve, për të mos folur për çështjen e gradave, problemet e shitjes dhe blerjes së ar-matimeve etj. A qëndron pretendimi i PS se ju keni bllokuar një kontroll të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në dikasterin tuaj?

Kur ka ndodhur kjo?! Këto janë qe-sharake, janë humor. Gjatë paradites të së hënës (rreth orës 10.00) isha duke dalë nga zyra për të marrë pjesë në ceremoninë që zhvilluam për dekorimin e atasheut ushtarak të Turqisë, i cili ka punuar gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, kolonelin Ugur, teksa më njoftuan që jashtë kishin ardhur deputetë nga Komisioni i Sigurisë që donin të kontrollonin në ministri.

Herën e parë kanë marrë refuzim?Kur ka ndodhur kjo?! Në qoftë se do të

ketë një kontroll, atëherë ai do të bëhet mbi baza ligjore. Ky kontroll duhet të ketë një vendim të miratuar në Parlament.

A ka pasur një kërkesë që në muajin maj, sikurse pretendohet?

Kërkesat janë të tyre, nuk janë të miat. Kjo është një çështje që i përket Parlamentit, nuk është e imja. Në qoftë se dikush do që të vijë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të kontrollojë, kushdo qoftë, madje edhe Kryeministri kur vjen jo vetëm në MM, por në çdo ministri tjetër, bën një urdhër, ku caktohet objekti i kontrollit, grupi i kontrollit etj. Pra është një vendim, është një akt administrativ, që përcakton se kush janë personat, çfarë do të kontrollojnë dhe ky ekip pune vjen dhe paraqitet tek ministri. Kështu vepron, bie fjala, edhe Kontrolli i Shtetit. Ministri autorizon dikë që të bëhet ky kontroll. Nuk kam absolutisht asnjë të dhënë, përveç se një njoftimi që kanë ardhur disa deputetë dhe duan të më takojnë mua. Unë jam i gatshëm t’i takoj në çdo rrethanë, në çdo kohë e në çdo vend.

Pra ju nuk keni asnjë shkresë zyr-

Imami: Askush nuk mund të ushtrojë presion mbi FA

INTERVISTA/ Ministri i Mbrojtjes në ABC News me gazetaren Sonila Meço: FA po konsolidohen në të gjitha drejtimet

me ligjin dhe e gjithë Ministria, duke fil-luar që nga ministri dhe deri tek i fundit, është në dispozicion të Parlamentit. Sot, edhe në qoftë se i futa ata brenda, i futa se kam respekt për deputetët. Më vjen turp kur një deputet i PS, mbledh gjithë median aty dhe rri tek dera sikur çfarë po ndodh. Nuk është e hijshme, nuk është e bukur. Nuk shkon kështu kjo punë.

Z. Rama ju akuzoi nga mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist?

Zoti Rama është shumë i dhënë pas transparencës. Kur i ka vajtur Komi-sioni Hetimor, në kohën që ishte kryetar Bashkie, ju e mbani mend, i hapi dyert, i priti me koktejle dhe me gjithçka!? Zoti Rama është një njeri i cili nuk ka treguar pikën e respektit për Parlamentin Shqiptar. Ajo që ka bërë ai me bori në Parlament, është përdhosje e Parlamentit dhe parlamentarizmit...Ky njeri tani më dërgon këta deputetë...

Pse z. Imami, e keni menduar ndon-jëherë pse ndodh kjo, pse ndërmerret një nisëm e tillë?!

Ka shumë arsye. Duke nisur nga arsyet më të rastësishme apo edhe banale. Por, e rëndësishme është që Ministria e Mbrojtjes është në një performancë jashtëzakonisht të mirë. Ka kryer të gjitha detyrimet kryesore, nuk kanë çfarë thonë absolutisht për Ministrinë. Sigurisht nuk mund të them se gjithçka është perfekte.

Megjithatë, jeni i gatshëm për të bashkëpunuar z. Imami?

Me kë të bashkëpunoj?Flas në emër të një kontrolli par-

lamentar?Jo vetëm të bashkëpunoj, por unë i

nënshtrohem çdo lloj kontrolli. Jam një nga ata që e kam themeluar parlamenta-rizmin në këtë vend. Në qoftë se ka sot Komisione Parlamentare, mjetin kryesor që ka sot opozita e ka shkruar Arben Imami. Pra, jo i nënshtruar, por me respektin më të madh për Parlamentin, pavarësisht se cilët janë parlamentarët. Gjithmonë parlamentarët shkojnë e vijnë. Parlamenti mbetet Parlament. Padyshim me respektin maksimal dhe me gjithçka që duhet. Nuk mund të trajtohet Parlamenti në këtë mënyrë, kjo është e rëndësishme. Dhe nuk e kanë çështjen me mua, nuk mund të vijnë 7 apo më shumë deputetë dhe të thonë që ne duam të kontrollojmë pa pasur një vendim, një akt të lëshuar nga ky institucion. Kjo nuk mund të ndodh kështu...

Besoj e keni bërë një inter-pelancë?

Po, kam bërë një interpelancë të gjatë në Parlament dhe pas të gjithë atyre që thanë, filluan të bënin edhe disa banalitete. Gjithsesi, kontrolli është çështje që i përket Parlamentit. Unë i nënshtrohem Parlamentit, por unë nuk mund të pranoj njerëz që vijnë nga rruga dhe duan të kontrollojnë pa një akt të miratuar. Nuk është kjo demokracia.

Zoti Imami të falënderoj për pr-ezencën në studio.

Faleminderit edhe juve.

tare, apo vendim Parlamenti?Nuk ka asnjë vendim të kësaj natyre. Pretendohet se kanë firmosur në

kuadër të Komisionit të Sigurisë, që është komision i Kuvendit të Shqipërisë?

Edhe një herë. Nuk ka një vendim, po të kishin një vendim, duhet ta kishin sjellë. Hartohet programi dhe normalisht Kuvendi ka sekretarinë e tij. Nuk mundet një deputet të ngrihet në mëngjes dhe të thotë: Unë kam ardhur, jam deputet, dua të bëj pak kontroll, të shoh ca dokumente. Ky është primitivizëm, kjo është qesharake. Kanë një ide tipike që është gjithë pushteti i takon sovjetëve. Kjo fillon që nga Revo-lucioni Francez, aty janë rrënjët e këtyre ideve. Deputeti nuk mund të bëj gjithçka, nuk mund të dhunojë administratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë duhet ta mbledhin mendjen mirë cilido. Nuk është normale që të vijnë rrugëve, të vijnë dyerve të Ministrisë bashkë me mediat pa njoftuar se kë duan të takojnë. Në qoftë se do të takosh Ministrin mund t’i telefonosh më parë, e ke numrin e tij. Në qoftë se do të bësh kontroll, duhet të vijë fillimisht shkresa zyrtare nga Sekretaria e Kuvendit, me vulë, me firmë. Ministria e Mbrojtjes absolutisht do të jetë e hapur për çdo lloj vendimi që do të merret në Parlament.

A është bërë një plan kontaktesh z. Imami për të vijuar me këtë pro-cedurë?

Do të më duhet të sqaroj këtë gjë. Kontrolli në Republikën e Shqipërisë është i natyrave të ndryshme. Ai realizo-het nga aktorë të ndryshëm institucional dhe aktori më i rëndësishëm institucional për buxhetin është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Po themi për realizimin e buxhetit të vitit 2011. Në qoftë se deputeti e ka të paqartë sesi e ka realizuar buxhetin Ministria e Mbrojtjes në vitin 2010, ka raportin e KLSH-së të miratuar në Parla-ment në shtatorin e vitit të kaluar. Në qoftë se do për vitin 2011, do të jetë njësoj. Thonë që duan të dinë për këtë çështje. Edhe unë jam i interesuar që ata të dinë, bie fjala edhe se çfarë është bërë me planin e ri të përhapjes, më mirë të them në këtë reformë

të re strukturore. Jam interesuar, jua kam thënë haptazi në Parlament, jua kam thënë edhe në Komision se unë jam i gatshëm të shkoj atje që t’ua bëj të njohur këtë reformë strukturore, sepse me thënë të drejtën, duhet ta njohin, duhet ta dinë këtë reformë. Por, nuk mund ta dinë kështu, partizançe, kalojmë një herë nga Ministria e Mbrojtjes, po shohim se ç’bëhet.

Pra nga pikëpamja institucionale, nuk janë respektuar hallkat sipas jush?

Po thonë se duam të dimë për çështjen e gjeneralëve dhe të gradave. Nuk ka asnjë shkresë të cilës të mos u kem dhënë përgjigje dhe kam bërë shumë shkresa, shumë sqarime për këto çështje. Është krejt normale që të bëja raport me shkrim. Kontrolli Parlamentar është kontroll politik, nuk është kontroll administrativ, nuk është kontroll gjyqësor, d.m.th. që ndjek politikat dhe realizohet nëpërmjet instrumenteve që janë të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ç’rrugë duhet të kishin ndjekur z. Imami?

Nuk mundet kurrsesi që një deputet të niset e të thotë që unë do të kontrolloj në këtë ose atë zyrë, do të ulem me drejtorin e buxhetit...

Ato pretendojnë se janë bllokuar në këtë proces?

Ministri Imami: Nuk janë bllokuar nga unë. Është çështje e Parlamentit. Në qoftë se Parlamenti do të vendosi që sovjetët kanë të gjithë pushtetin këtu, le të hyjnë ku të duan. Flasim për gjener-alët. Kanë kërkuar dokumentet. Çfarë dokumentesh?! Kam bërë propozimin, kam çuar dekretin e Presidentit. I kanë dokumentet. Çfarë do të vijnë të kontrol-lojnë?

Ka dyshime për abuzime, për konf-likte interesi dhe janë disa media që kanë shkruar, por nuk ka asnjë dyshim të arsyetuar për këtë çështje?

Edhe një herë. Në qoftë se ata kanë dyshime, dhe është e drejta e opozitës të ketë dyshime për çfarëdo çështje, të ngrenë Komision Hetimor. Ngrihet komisioni, marrin vendime në përputhje

Page 5: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 5dekorimi

Dekorohet me medaljen “Për Shërbime të Shquara” atasheu ushtarak i Turqisë

nës së tij u shpreh: “Kam dy vite që punoj këtu, sigurisht që kam bërë detyrën time, por e rëndësishme ka

Pak ditë më parë, në Minis-trinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e dekorimit me medaljen “Për Shërbime

të Shquara” të atasheut ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, kolo-nel Zafer Ugur, i cili përfundon me sukses misionin e tij në vendin tonë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrja e Mbrojtjes, zj. Zana Xhuka, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësambasadorja e Turqisë në Tiranë, znj. Asllë Umar, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë të Zyrës së Koordinimit dhe Bash-këpunimit Ushtarak midis Shqipërisë dhe Turqisë, etj. Ministri i Mbrojtjes Imami, duke iu drejtuar kolonel Zafer Ugur u shpreh: “Është një kënaqësi për mua që ju jap në emër të Ministrisë së Mbrojtjes medaljen “Për Shërbime të shquara”. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera, in-teresimi i vazhdueshëm, mbështetja ushtarake dhe ekonomike, që i kanë dhënë Forcave tona të Armatosura Republika e Turqisë dhe në veçanti Ministria e saj e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, janë të vyera dhe për këtë ne kemi mirënjohjen e thellë”. Turqia,

ka vijuar më tej z. Imami, është një nga vendet e pakta që edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vazhdon të ketë interes për zhvillimin e Forcave tona të Armatosura dhe kjo na bën edhe më shumë mirënjohës ndaj jush. Kontributet e FA të Turqisë për Forcat tona Detare, Ajrore, Policinë Ushtar-ake, për Forcat Komando dhe Forcat Speciale, veçanërisht në arsimim, janë një ndihmë e pakrahasueshme, e cila radhitet e dyta pas SHBA. Duke folur për interesat e përbashkëta që ndajnë dy vendet tona për paqen dhe lirinë në Ballkan ministri Imami tha: “Ne

po flasim për një Ballkan ku duhet të mbizotërojë paqja, siguria dhe liria e popujve, dhe kontributi i Turqisë për stabilitetin dhe paqen në Ballkan është i pazëvendësueshëm. Orientimi pro perëndimor i Turqisë dhe i Shq-ipërisë mund dhe duhet të jetë model për modernitetin e të gjithë vendeve të tjera të rajonit, madje edhe më gjerë”. Më pas, ministri Imami, duke

nënvizuar edhe njëherë kontributin që ka dhënë në këto vitet e fundit si atashe ushtarak i Turqisë në Tiranë kolonel Zafer Ugur, i dorëzoi atij medaljen “Për Shërbime të Shquara” me motivacionin “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij, si atashe ushtarak, në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Turqisë”. Nga ana e tij, atasheu ushtarak i Turqisë, kolonel Ugur, pasi ka falenderuar ministrin Imami për vlerësimin që i bën pu-

Ministri i Mbrojtjes Imami, duke iu drejtuar kolonel Zafer Ugur u shpreh: “Është një kënaqësi për mua që ju jap në emër të Min-istrisë së Mbrojtjes medaljen “Për Shërbime të shquara”. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera, interesimi i vazhdueshëm, mbështetja ushtarake dhe ekonomike, që i kanë dhënë Forcave tona të Armatosura Republika e Turqisë dhe në

veçanti Ministria e saj e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, janë të vyera dhe për këtë ne kemi mirënjohjen e thellë”

Turqia është një nga vendet e pakta që edhe pas anëtarësimit në NATO, vazhdon të ketë interes për zhvillimin e FA

qenë që miqësia ime me personelin këtu ka qenë mjaft me vlerë. Po iki por, ka shumë rëndësi që një pjesë

e zemrës time po mbetet këtu dhe kjo medalje që më është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë është një burim tjetër miqësie”. Më pas ai ka falenderuar Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjith-shëm dhe të gjithë personelin për mbështetjen që i kanë dhënë në kryerjen e detyrës gjatë këtyre dy viteve si atashe ushtarak i Turqisë në Tiranë. Kolonel Zafer Ugur kreu për dy vjet rresht detyrën e atasheut ushtarak të Republikës së Turqisë dhe shefit të Zyrës së Kryesisë së Koordinimit dhe Bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ai u dallua për një bashkëpunim cilësor e të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjith-shëm dhe të gjithë strukturat e FASH, duke rritur e forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona.

nJoFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKMEVE TE PERSONELIT

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4 22 21 03; Fax: ++355 4 23 41 62 Shtabi i Përgjithshëm i FA Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, për vitin akademik 2012-2013, në Institucionet Arsimore Ushtarake të Turqisë, si më poshtë vijon: 1. Shkolla e Lartë e Forcave Tokësore 2. Shkolla e Lartë e Forcave Ajrore 3. Shkolla e Lartë e Forcave Detare 4. Shkolla e Mesme Ushtarake Kuleli 5. Shkolla e Mesme Ushtarake e Detarisë 6. Shkolla e Mesme Ushtarake Ajrore Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku do të njihen me “Udhëzim-in”, mbi kriteret e pranimit, regjistrimit dhe procedurat e testimeve. Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë për kandidatët që do të aplikojnë për arsimimin e nivelit ushtarak universitar dhe 2.000 (dymijë) lekë për kandidatët që aplikojnë për arsimin e nivelit ushtarak parauniversitar. Regjistrimi fillon në datën 18 qershor 2012, ora 09.00 dhe përfundon më 06 korrik 2012, ora 15.00, në KDS. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të mos jetë i martuar.5. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 6. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen .7. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 8. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve sipas udhëzimeve të përcaktuara. 9. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit parauniversitar mbi 8. Kandidatët që janë në vijim e sipër të vitit të fundit të ciklit parauniversitar, të kenë notën mesatare mbi 8 për vitet e plota të përfunduara, si dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. 10. Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë, kimi. 11. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.12. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, atëherë ai s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet ushtarake jashtë vendit si dhe degën e preferuar.2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të notave të tre viteve të përfunduara të shkollës së mesme si dhe vërtetimi i notave të semestrit të parë.4. Fotokopje e noterizuar e certifikatës së TOEFL(nëse ka).5. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë.6. Fotokopje e kartës së identitetit 7. Certifikatë familjare, 1 copë 8. Fotografi për dokument, 2 copë 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë, ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit”. 12. Analiza e SIDA-s.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur studentë ushtarakë, të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve nënshkruajnë kontratën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(Akademia e Mbrojtjes) për vazhdimin e studimeve. Në kontratë parashikohet se studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën gjashtë vjet. Në rast të moszbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.

Page 6: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 20126

Zhvillohet analiza e punës së FA për 6-mujorin e parë të vitit 2012”

SHSHP të FARSH-së Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë zyrtare në Malin e Zi

zyrtare

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Z.Arben Imami, Zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjen-

eral Brigade Sandër Lleshi, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Brigade Viktor Bërdo, Komandanti i Forcës Ajrore Gjen-eral Brigade Dhori Spirollari, Komandanti i Brigadës Rajonale Gjeneral Brigade Abas Lleshi, Komandantë Njësish dhe repartesh në FA, si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Në emër të Shtabit të Përgjith-shëm, raporti u paraqit nga Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Sandër Lleshi. Më pas, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Ma-jor Xhemal Gjunkshi, pasi vlerësoi raportin mbi “Mbi realizimin e objektivave dhe de-tyrave kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të FA, për 6-mujorin e parë të vitit 2012”, si dhe diskutimet që u bënë mbi bazën e këtij raporti, u shpreh se: - ”Duke dashur të mos përsëris arritjet që u përmendën, vlerësoj se gjatë 6-mujorit të parë të vitit në vazhdim, nga Forcat tona të Armatosura dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, është bërë një punë e lavdërueshme për realizimin e objektivave të përcaktuara në misionin kushtetues të FA, në direktivën e Mbrojtjes për vitin 2012, planin e veprimtarive kryesore të FA, planet e bashkëpunimit me strukturat dhe vendet e NATO-s, si dhe urdhrat dhe udhëzimet e Ministrit të

Mbrojtjes”. Gjeneral Gjunkshi, duke vënë theksin në treguesit e kënaqshëm në rritjen e shkallës së gatishmërisë operacionale për realizimin e misionit, në profesionalizmin e treguar nga kontingjentet tona në misionet jashtë vendit si dhe në rritjen e trajnimit të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit, veçoi dhe punën e bërë për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe përballimin me sukses të emergjencave civile. “Suksese janë shënuar gjithashtu në zhvillimin e programeve të modernizimit, të menaxhimit dhe kualifikimit të person-elit, në forcimin e rregullit e të disiplinës,

për heqjen e materialeve të tepërta, etje. Lidhur me këto arritje, unë dëshiroj të falënderoj për punën e bërë gjithë person-elin e FA e të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të gjithë komandantët e drejtuesit, për gatishmërinë, profesionalizmin dhe disi-plinën e treguar për realizimin e detyrave dhe objektivave të caktuara. Dëshiroj të falënderoj me këtë rast qeverinë shqiptare, Ministrin e Mbrojtjes dhe stafin e integruar në Ministrinë e Mbrojtjes, për mbështetjen dhe ndihmën e madhe që kanë treguar gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Gjeneral Gjunkshi. Duke vënë theksin në rëndësinë në disa detyra

shumë të rëndësishme që Forcat e Armato-sura do të realizojnë brenda misionit të tyre, si dhe veprimtarive që do të zhvillohen në kuadrin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar dhe FA, Gjeneral Gjunkshi u ndal në disa nga këto detyra. “Pavarësisht përmendjes në raport, për shkak të rëndësisë që kanë por edhe për shkak të punës që kërkohet për realizimin e tyre, doja të theksoj edhe njëherë disa nga këto detyra, ku do të përqendrohet puna jonë në të ardhmen: Implementimi i përmirësimeve në strukturën e FA dhe plotësimi i TOP-it brenda afateve të përcak-tuara, ndjekja e planit të veprimtarive me

Nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, u zhvillua analiza “Mbi realizimin e objektivave dhe detyrat kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për 6-mujorin e parë të vitit 2012.

Mes dy homologëve u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështje të tjera me interes reciprok. “Vizita zhvillohet në një kohë që Forcat e Armatosura të dy vendeve kanë një histori të pasur të bashkëpunimit reciprok, në fusha të ndryshme si

ato operacionale, në emergjencat civile, në fushën e arsimimit, në bashkëpunimin mjekësor...

Analizohet realizimi i objektivave si dhe përcaktohen detyrat kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Vizita zhvillohet pas një sërë ngjarjesh të rëndësishme si: Samiti i Çikagos, Konfer-enca e Shefave të Mbrojtjes e Ballkanit, takimeve në kuadrin e A5, të SEDM-it..

Me ftesë të homologut të tij malazez, Kundëradmiral Dragan Samardzic, nisi vizitën e tij zyrtare në Malin e Zi Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Në përbërje të delegacionit ka përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore, Forcat Detare etj. Pas një pritje ceremoniale me truproje nderi, delegacionet vazhduan bisedimet në një atmosferë miqësore për çështje të ndryshme me interes reciprok. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Malit të Zi, pasi uroi mirëseardhjen Gjeneralmajor Gjunkshit, shprehu atij vlerësimet më të mira për bashkëpunimin midis dy FA në nivel reciprok, rajonal dhe më gjerë. Ai u shpreh se miqësia me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, është shumë e rëndësishme, dhe për këtë është i interesuar të eksplorojë të gjitha mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e tyre në të gjitha nivelet.

NATO-n, ACO dhe ACT, të detyrimeve që dolën nga konferenca e 5-të e integrimit si dhe ndjekjen e planit të Bashkëpunimit Ushtarak Dypalësh për vitin 2012, për angazhimin e FA në aktivitetet që do të realizohen në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë dhe të FA. Realizimi në kohë i procedurave të komisioneve të karrierës. Në vijim të punës me person-elin, reforma do të përqendrohet në këtë aspekt shumë të rëndësishëm. Zhvillimi i stërvitjeve të planëzuara brenda dhe jashtë vendit. Ndjekja e procesit të demontimit të municioneve në uzinat ushtarake dhe asgjësimin e municioneve në poligonet e miratuar. Do të vazhdojë puna për arritjen e kapaciteteve operacionale, për ratifi-kimin e implementimin e STANAG-ve si dhe për rishikimin e përmirësimin e bazës së nevojshme ligjore” . Në për-fundim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, u shpreh:” Në emrin tuaj e të gjitha Forcave të Armatosura, ti shprehim edhe një herë qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Mbrojtjes, gatishmërinë tonë për realizimin me sukses të detyrave të këtij viti në vazhdim, për përmbushjen me sukses të misionit kushtetues, si brenda dhe jashtë vendit, për ta ngritur më lart emrin e Forcave tona të Armatosura dhe të shtetit shqiptar në këtë 100 vjetor të krijimit të tyre” – tha Gjeneralmajor Gjunkshi.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Gjunkshi, falënderoi për pritjen shumë të përzemërt vlerësoi marrëdhëniet me FA malazeze si mjaft të rëndësishme. Më tej, Gjeneral Gjunkshi diskutoi çështje të bashkëpunim-it dy-palësh, çështje të bashkëpunimit rajonal e në kuadër të Aleancës dhe çështje të tjera me interes reciprok. “Vizita zhvil-lohet në një kohë që Forcat e Armatosura të dy vendeve kanë një histori të pasur të bashkëpunimit reciprok, në fusha të ndry-shme si ato operacionale, në emergjencat civile, në fushën e arsimimit, në bash-këpunimin mjekësor etj. Gjithashtu, kjo vizitë zhvillohet pas një sërë ngjarjesh të rëndësishme si: Samiti i Çikagos, Kon-ferenca e Shefave të Mbrojtjes e Ballkanit, takimeve në kuadrin e A5, të SEDM-it etj”, u shpreh Gjeneral Gjunkshi. Të dy shefat e mbrojtjes patën mundësinë të shkëmbejnë mendime rreth tematikave që edhe më parë kanë qenë objekte të tra-

jtimit në këto forume. Në këtë kontekst, u trajtuan edhe propozimet e ndërsjellta për implentimin e filozofisë së “Smart Defense”, që tashmë është kthyer në një filozofi udhëheqëse për vendet e NATO-s dhe vendet partnere. Në kuadrin rajonal, të dy vendet kanë pjesëmarrje mjaft aktive dhe ndajnë filozofi të njëjtë për paqen dhe sigurinë në rajon. Forcat e Armatosur të dy vendeve janë pjesëtarë dinamikë të nismave rajonale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Sigurisht, që marrëdhëniet dy-palëshe midis Forcave të Armatosura përbëjnë objektin qendrore të kësaj vizite. Krahas dëshirës së përbashkët, të dy shefat e mbrojtjes vazhdimisht kanë shprehur vullnetin për të ngritur dhe zgjeruar më tej nivelin e tyre duke eksploruar fusha të reja. Ndaj në këtë kuadër, vizita e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Gjunkshi në Malin e Zi, përbën padyshim një kontribut në nivelin më të lartë të

kontakteve në kuadrin e marrëdhënieve dy-palëshe në fushën e mbrojtjes. Bash-këpunimi në fushën e mbrojtjes bazohet në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, i cila daton që nga qershori i vitit 2008. Mbi bazën e kësaj marrëveshje,u hartua plani i bashkëpunimit Bilateral për vitin 2009. Ky vit shënon për herë të parë firmosjen e planit të bash-këpunimit dypalësh me Malin e Zi. Plani i bashkëpunimit për vitin 2011 konsistonte

në një numër të konsiderueshëm aktiv-itetesh si stërvitje të përbashkëta, vizita të ndërsjellta etj. Edhe më specifik paraqitet plani i bashkëpunimit për vitin 2012, i cili konsiston në fusha si: shkëmbim vizitash të nivelit të lartë; shkëmbim eksperience në fushën e Rojës Bregdetare; pjesëmarrje e ushtarakëve malazezë në kurset e gjuhës an-gleze në TRADOC; pjesëmarrje e ushtarakëve malazezë në kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në TRADOC; shkëmbim eksperi-ence në fushën e demontimit të armatimit dhe municioneve të tepërta, etj .

Page 7: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 77zyrtare

Forcat tona të Armatosura, në mbyllje të gjashtë mujorit të parë dhe në prag të 100 vjetorit të pavarësisë dhe të

krijimit të tyre, kanë bërë një punë tepër të suksesshme për realizimin e objektivave të përcaktuara në misionin kushtetues, në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2012, planin e veprimtarive kryesore, planet e bashkëpunimit me strukturat dhe vendet e NATO-s si dhe urdhrat dhe udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes. Janë arritur tregues të kënaqshëm në rritjen e shkallës së gatishmërisë operacionale për realizimin e mis-ionit, në profesionalizmin e treguar nga kontingjentet tona në misionet jashtë vendit, në rritjen e nivelit të trajnimit të FA e të stërvitjeve brenda dhe jashtë vendit, ku pjesëmarrësit tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë. Do të veçoj punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për zbatimin e planeve për demontimin e asgjësimin e municioneve të tepërta si dhe për përballimin me sukses dhe në mënyrën më dinjitoze të emergjencave civile siç ishin pasojat e dimrit të sivjetshëm. Janë suksese që kanë rritur perfor-mancën e Forcave të Armatosura si dhe vlerësimin e qeverisë, të organeve të tjera të pushtetit dhe të shoqërisë. Suksese janë shënuar gjithashtu në zhvillimin e programeve të moderniz-imit, të menaxhimit dhe kualifikimit të personelit, në forcimin e rregullit e të disiplinës, për heqjen e materialeve të tepërta, etj. Lidhur me këto arritje, dëshiroj të falënderoj për punën e bërë gjithë personelin e FA, të gjithë komandantët e drejtuesit, për gatish-mërinë, profesionalizmin dhe disipli-nën e treguar për realizimin e detyrave dhe objektivave të caktuara. Aktualisht jemi në momentin e implementimit të përmirësimeve në strukturën e miratuar nga Komandanti i Përgjith-shëm i Forcave të Armatosura dhe në procesin e promovimit në karrierë të personelit ushtarak. Në këtë rast, duke përcjellë edhe porositë e Ministrit të Mbrojtjes, do të kërkoja nga të gjithë ato që kanë përgjegjësinë kryesore të realizimit, profesionalizëm, ndërgjegje dhe përkushtim, me qëllim që imple-mentimi i përmirësimeve në strukturë, të jetë sa më efektiv dhe në funksion të qëllimit të saj. Përmirësimet që janë bërë në strukturën e Forcave të Armatosura kanë pasur ne themel: rritjen e operacionalitetit, menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore dhe financiare në kushtet e reja, ndry-shimet që po pëson edhe struktura e NATO-s, ku ne jemi vend anëtar nën dritën e Konceptit të Ri Strategjik dhe të Konceptit të “Smart Defense”. Përmirësimet në strukturë, vijnë pas një procesi të gjatë analize, vlerësimi, debatesh që çuan deri në variantin që

tashmë është miratuar. Implementimi i saj sigurisht që është po ashtu një mo-ment mjaft i rëndësishëm, ndaj kemi kërkuar që ky proces të jetë sa më transparent me qellim që ai të motivojë pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe jo të ulë angazhimin për detyrat dhe përgjegjësitë që tashmë janë edhe më të ngarkuara. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm kërkoj që implementimi i përmirësimit të strukturës nuk duhet të lerë aspak vend për abuzime, subjek-tivizëm, njëanshmëri nga ana e atyre që kanë përgjegjësinë e propozimeve dhe emërimeve. Komandantë dhe vartës jemi në këto pozicione për të bërë detyrën që na është ngarkuar, në bazë të kërkesave dhe jo për emra të veçantë apo për preference të askujt i çfarëdo lloj niveli eprori. Si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj gjithë personelin oficerë, nënoficerë, ushtarë profe-sionistë dhe punonjës civilë në Forcat e Armatosura se do të tregohemi të ashpër ndaj çdo veprimi që do të

Promovimi në karrierë proces i drejtë, i barabartë, objektiv dhe transparent

ndikojë në një masë të konsiderueshme në përgatitjen dhe motivimin e atij kontingjenti të personelit ushtarak, që do të përballet me sfidat, vështirësitë dhe angazhimet e FA në të ardhmen e tyre si forca të integruara plotësisht në NATO. Periudha që nga përzgjed-hja e kaluar e deri më sot, ka qenë mjaft dinamike, dhe çdo ushtarak, ushtar, nënoficer dhe oficer ka patur mundësinë që të identifikojë vetveten me angazhimet konkrete, si në detyrat e përditshme, ashtu edhe në misione të vështira brenda dhe jashtë vendit. Unë mendoj se ky është një moment shumë i mirë, që do të na ndihmojë në pro-cesin e vlerësimit, për të promovuar më të mirët, duke parë jo vetëm çka ata kanë bërë e arritur deri tani por, më e rëndësishmja sa ata janë të aftë që në të ardhmen të marrin përsipër detyra dhe të provojnë objektivitetin e asaj me çka ju do ti vlerësoni. Deri në këtë moment nga komandat e forcave dhe strukturave mbështetëse, komanda e Qendrës së Personel Rekrutimit dhe strukturat e tjera të personelit në Ministrinë e Mbrojtjes e Shtabin e Përgjithshëm janë përpunuar të dhënat, dokumentacioni i nevojshëm dhe janë përgatitur dosjet për çdo kandidat. Vlerësoj se është kryer një punë volu-minoze dhe me përgjegjësi, e cila do të shërbejë si një bazë e mirë, për va-zhdimësinë e një procesi sa më serioz dhe të përgjegjshëm. Shpreh bindjen se komisionet e karrierës, bazuar në cilësitë e secilit prej kandidatëve, do të kurorëzojnë me sukses këtë detyrë sa të vlerësuar, po aq edhe delikate. Kërkoj nga secili studimin dhe zbatimin me përgjegjësi kërkesave të ligjit “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë”, rregulloreve mbi procedurat e komisioneve të karrierës, si dhe gjithë bazën e nevojshme ligjore dhe adminis-trative të nevojshme. Nga komandantët e forcave, njësive dhe reparteve kërkoj punë me ndërgjegje e përgjegjësi të lartë, për të siguruar një proces sa më të drejtë, të barabartë, objektiv dhe transparent. Koha është plotësisht e mjaftueshme, ndaj duhet të evitohet çdo zvarritje. Në këtë rast unë ju garantoj se do të jem sa mbështetës në punën e komisioneve dhe të komandantëve, por aq edhe i rreptë përballë çdo abuzimi, shkelje apo papërgjegjshmërie. Detyrat janë të mëd-ha. Për realizimin e tyre kërkohet punë, organizim, kontroll, disiplinë, gatishmëri e përkushtim. Përvoja e deritanishme tregon se kur punohet me përkushtim dhe profesionalizëm, realizohet çdo detyrë pavarësisht nga vështirësitë. Kam bindjen time të palëkundur se Forcat e Armatosura kanë të gjitha kapacitetet e duhura intelektuale, profesionale dhe morale për realizimin me sukses të detyrave të këtij viti, në vazhdim, për përmbushjen me sukses të mis-ionit kushtetues, si brenda dhe jashtë vendit, për ta ngritur më lart emrin e Forcave tona të Armatosura 100 vjetorin e krijimit.

cenojë të drejtën dhe dinjitetin e çdo individi dhe do të ule efektivitetin e strukturës duke cenuar motivimin e Forcave tona të Armatosura. Janë të gjitha mundësitë, që struktura të implementohet cilësisht dhe të realizojë objektivat për të cilat është ndërtuar. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes do të ndjekim me shumë kujdes këtë proces, do të inkurajojmë komandat por njëkohësisht do të jemi tepër të hapur për të trajtuar çdo rezerve që gjithkush mendon se duhet të jetë në konsideratë. Është përgjegjësi e jona e çdo komande që të jemi pranë njerëzve ku gjithkush duhet të jetë i vlerësuar si pjesë e familjes së madhe te Forcave të Armatosura. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që askush të mos ketë të drejtën morale që të përbaltë punën dhe historinë tonë të përbashkët me suk-seset dhe vështirësitë e saj. Drejtoria e Personelit në SHP në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit ne MM, janë duke përgatitur udhëzime të qarta, në përputhje me ligjin, për implemen-

timin e përmirësimeve të strukturës. Ndërkohë do të inkurajojmë edhe formate të tjera për qartësimin e for-mave dhe rrugëve që do të ndjekim për implementimin. Realizimin në kohë i procedurave të komisioneve të karrierës është një moment tjetër po aq me interes për pjesëtarët e Forcave të Armatosura, e cila është një detyrë që kërkon impenjim maksimal si të komisioneve të karrierës ashtu edhe të strukturave të personelit. Qëllimi është të promovohen më të mirët, të cilët dallojnë dukshëm nga të tjerët si nga profesionalizmi ashtu edhe përkushtimi për detyrën. Ne kemi një eksperiencë të pasur ashtu siç kemi edhe raste të kritikave objektive dhe subjektive. Duke qenë sa më transparentë, duke zbatuar ligjin dhe rregulloret përkatëse nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të përsërisim gabimet e mëparshme. Mesazhi që përcjellim në këtë rast është se çdo ushtarak ka mundësitë ta shkruajë vetë ecurinë e tij në kar-rierë me punën e tij. Ky proces do të

nga Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshishef i shtabit të përgjithshëm i Fa

Në auditoriumin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të strukturave të Forcave të Armatosura me objekt “ Implementimi i Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve në Forcat e Armatosura dhe procesi i promovimit në gradë”. Në takim morën pjesë dhe Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralbrigade Sandër Lleshi, Komandantët e Forcave dhe Brigadave, komandantët e batalion-eve, rajoneve dhe strukturave të tjera në varësi të drejtpërdrejtë të Forcave , Briga-dave, Institucioneve ushtarake, shefat e departamenteve dhe qendrave, shefat e personelit në të gjitha nivelet si dhe këshill-tarët për nënoficerë të komandantëve të forcave dhe batalioneve. Në fillim të fjalës së tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, duke sjellë në vëmendje vlerësimin e

Ministrit të Mbrojtjes, Z. Arben Imami, u shpreh: “Konstatojmë që Forcat tona të Armatosura, kanë bërë një punë tepër të suksesshme për realizimin e objektivave të përcaktuara në misionin kushtetues të FA, në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2012, planin e veprimtarive kryesore të FA, planet e bashkëpunimit me strukturat”. Më tej Gjeneral Gjunkshi vlerësoi rritjen e

shkallës operacionale për realizimin e misioneve, duke theksuar profesion-alizmin e treguar nga kontingjentet tona në misionet jashtë vendit, në profesionalizmin e lartë në stërvitjet e trajnimet e Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë ven-dit. Gjithashtu, Gjeneral Gjunkshi, duke veçuar punën dhe përkushtimin për zbatimin e planeve

për demontimin e asgjësimin e muni-cioneve të tepërta dhe përballimin me sukses të emergjencave civile, siç ishin pasojat e dimrit të sivjetshëm, vuri thek-sin në rritjen e performancës së Forcave të Armatosura si dhe në vlerësimin që qeveria, organet e tjera të pushtetit dhe të shoqërisë i kanë bërë Forcave tona të Armatosura.

Gjeneralmajor Gjunkshi takim me drejtuesit kryesor të strukturave të Forcave të armatosura

Page 8: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 20128

236- vjetori i Pavarësisë së Amerikës, promovohet libri “Zemra e Patriotit”

promovimi

vjen në shqip “Zemra e patriotit” e max Cleland

Në kuadër të 236-Vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 70-Vjetorit të lindjes së heroit

amerikan Max Cleland, pasditen e së mërkurës në sallën “Balsha” të Hotel Tirana International u zhvillua ceremonia e promovimit të librit “Zemra e Patriotit – si gjeta kurajë t’i mbijetoj Vietnamit, Walter Reed dhe Karl Rover”, me au-tor vetë këtë hero dhe Ben Raines. Kjo ceremoni, u organizua nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shtëpinë Botuese ”55”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryemin-istri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, kryetari i Bash-kisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, ambasa-dori amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, si dhe mjaft personalitete të tjerë të fushës së politikës, diplomacisë, kulturës e ushtrisë. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi botimin e këtij libri në shqip, si një eveniment për të nderuar 236-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve në 70-vjetorin e njërit prej bijve më të shquar të këtij kombi, Max Cleland. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë komb të vetëm që gjatë 236 viteve të ketë bërë më shumë për liritë e të tjerëve, për liritë e botës, sesa kombi amerikan, dhe kjo është e rrezatuar në të katër anët e planetit. Më pas gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha nënvizoi faktin se libri i Max Cleland është libri i kurajës që, në fushëbetejat e Vietna-mit do të shndërrohej në forcën kryesore të këtij heroi. “Ky është libri i një ushtari, i një qytetari, është libri i një senatori, por në të gjitha planet, ky libër është një himn i kurajës njerëzore”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, duke përshëndetur të pranishmit në këtë cer-emoni të veçantë në llojin e saj, sidomos praninë e znj. Linda Din, drejtoresha e kabinetit të ish-senatorit Max Cleland, e cila kishte ardhur posaçërisht nga SHBA për këtë ceremoni, u shpreh: “Dua të shpreh përgëzimet e mia për Shtëpinë Botuese “55” për sjelljen me një shqipe mjaft të mirë të këtij, le të themi, himni të rezistencës njerëzore. Fatmirësisht ky promovim koinçidon me dy momente të rëndësishme, 70-vjetorin e lindjes së këtij heroi të madh amerikan dhe ditën

e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i madh dhe një mik që i është gjendur Shqipërisë dhe kombit shqiptar në të gjitha momentet e tij kritike”. Duke folur më tej për librin dhe vlerat e tij, ministri Imami theksoi se, ajo që duhet nënvizuar është forca njerëzore dhe pathosi i jashtëzakonshëm i rrëfimit të një historie rrëqethëse, me një gjuhë që shkon në perfeksion, ku dallojmë qartë emocionet, ndjesitë, mendimet, imagjinatën e një njeriu që mund të humbiste gjithçka. Kjo është historia e një njeriu që ringrihet nga hiri, tejkalon gjymtimet fizike, dramat e papërshkrueshme emocionale dhe ashtu siç e thotë dhe vetë autori, për ta kthyer atë dhimbje në dobinë e dikujt tjetër”. Me theks të veçantë, zoti Imami ka nënvizuar individin dhe rolin e tij në shoqëri. “Shumë doktrina, e veçanërisht në shoqërinë shq-iptare, për shkak edhe të një historie jo shumë entuziaste për sa i përket raportit me individin, kjo forcë, ky rol, i cili në bindjen time është fondamental, nuk ka marrë vlerësimin e nevojshëm. Arsyeja themelore vjen nga ndikimi i determinizmit historik, që e sheh historinë si një dinamikë zhvillimesh të paracaktuara, duke minimizuar e shpesh herë dhe zhdukur rolin e individit”, ka theksuar ai. Zoti Imami e ka quajtur Max Cleland si “simbolin e individit që ndërlidh forcën, vullnetin, kapacitetin njerëzor dhe intelek-tual për të bërë akte, të cilat shkruhen në historinë e një populli”. Një element tjetër tek i cili u ndal ministri Imami ishte dhe patriotizmi ku nënvizoi faktin se, romanti-cizimi i patriotizmit, në një kontekst të cak-tuar historik, ka një vlerë të pallogaritshme për sa i përket motivimit të një shoqërie, ngritjes së vetëdijes kombëtare etj. Por insistimi në këtë këndvështrim romantik mbi patriotizmin mund të shndërrohet në problem, ashtu siç ka ndodh për hir të së vërtetës. Fakti është se patriotizmi nuk është abstrakt dhe të qenit patriot nuk është romanticizëm. “Të qenit patriot është të jesh i lidhur me familjen tënde, me pronën tënde, me miqtë dhe të afërmit e tu, me vendin tënd”, është shprehur ai. Heroizmi, sipas z. Imami është një element qendror në jetën e një kombi. “Ai është personazhi që mban gjallë frymën kombëtare, krijon lidhjen ndërmjet brezave dhe përjetësohet në histori. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i heronjve, pikërisht për shkak të raportit që ka shoqëria me individin dhe besimi që ata kanë tek kapacitetet e një

individi”, - u shpreh në përfundim të fjalës së tij ministri Imami. Ambasadori amerikan Arvizu ka falenderuar organizatorët e këtij promovimi, duke theksuar se, unë ndihem i nderuar dhe i përulur në të njëjtën kohë. “Ju na keni nderuar ne me gjithë atë shprehje dashurie dhe ngrohtësie për SHBA, dhe ju këtë nuk e keni bërë vetëm në një ditë të veçantë siç është festa e 4 korrikut, por edhe gjatë 365 ditëve të tjera të vitit”, është shprehur ai. Më tej ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar, duke mundësuar përkthimin e kësaj vepre për lexuesin shq-iptar. Po kështu edhe znj. Linda Din, e cila vinte nga SHBA, enkas për këtë aktivitet, ka përshendetur dhe ka falenderuar për botimin e këtij libri në Shqipëri. “Jam shumë e lumtur që festoj bashkë me ju sot në Shqipëri dhe ju falenderoj që zgjodhët këtë datë, si ditë e veçantë për kombin amerikan për të promovuar librin e senatorit Max Cleland, “Zemra e Patriotit”, - ka theksuar, ndër të tjera, ajo. Me këtë rast ajo i dorëzoi drejtuesit të shtëpisë botuese “55”, z. Fahri Balliu, një flamur që Kongresi Amerikan i jep qytetarëve amerikanë dhe jo amerikanë për vlerësimet dhe meritat e larta ndaj kombit amerikan, si dhe një certifikatë të firmosur nga kryetari për Politikën e Jashtme të Senatit Amerikan, John Kerry dhe senatori Max Cleland. “Zemra e Pa-triotit” është një vepër–biografi, e shkruar nga Max Cleland, ish-senator i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Xhorxhia. Ky libër është një rrëfim vetjak i një heroi, në kuptimin tërësor të kësaj fjale, i cili me kurajën, shpirtin e madh, karakterin e paepur, sfidon ferrin fizik dhe psikologjik dhjetëravjeçarë, të fshehur skutave të padukshme të mendjes njerë-zore. Libri është përkthyer në shqip nga Etleva Sakajeva. Max Cleland cilësohet si ikona e qëndresës amerikane në Vietnam dhe në disa letra drejtuar botuesit Fahri Balliu ai është shprehur i nderuar që libri i tij ka ardhur në gjuhën shqipe. Cleland ka qenë prej më shumë se dy dekadash një figure kyç e Partisë Demokratike të SHBA në shtetin e Xhorxhias, një veteran i vjetër i Luftës së Vietnamit, por edhe një personazh i njohur i komisioneve hetimore e mbikëqyrëse në Senatin e SHBA. Libri i tij “Zemra e Patriotit”, është cilësuar si një nga përcaktimet më sintetike të moralit të shoqërisë amerikane në shekullin e XX, si dhe për sfidat që po përvijohen në mi-jëvjeçarin e ri.

Ceremonia u organizua nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shtëpinë Botuese ”55”

E keqja që vjen nga komunizmi mposhtet vetëm me shembuj si ai i senatorit Cleland

Në morinë e madhe të titujve që i rekomandohen shtëpisë tonë botuese, e zg-jodha personalisht e me dëshirë të madhe botimin e kujtimeve të Max Cleland,

ish-senatorit të shquar të SHBA-ve. E zgjodha Clelandin, sepse kujtimet e tij kanë një domethënie të madhe për shoqëritë e lira, e posaçërisht për shoqëritë e reja në liri, si shoqëria shqiptare. Çdo njeri e çdo shoqëri përballet shpesh me Vietnamin e vet, me Vietnamin si sfidë, por para së gjithash me domosdoshmërinë e fitores mbi Vietnamin. Të fitosh mbi Vietnamin ka kuptim të drejtpërdrejtë për ushtarin në luftë, por është një leksion për të gjithë që ndeshen me Vietnamin e së keqes, ndeshen me Vietnamin e diktaturës, me Vietnamin e të keqes komuniste. Ajo luftë dhe ajo e keqe e gjymtoi Max Clelandin, dhe ai dëshmon para publikut për këtë betejë të tijën. Por ato s’janë veç kujtime të një heroi, por janë edhe dëshmi, edhe leksione, se si mund të ndeshesh e se si mund të fitosh ndaj një të keqeje si komunizmi, që s’po resht së vrari, aty ku ka pushtetin e aty ku ka mundësi... Por edhe që s’pushon së gjymtuari shoqëritë tona të lira, aty ku s’ka pushtetin e forcës, por ku ka ende energjinë për të vjedhur, për të shpifur e për të turpëruar. Kujtimet e Clelandit janë leksione moderne, për shkak se perandoria komuniste e së keqes s’është zhdukur, por thjesht ka ndryshuar formë, duke u shfaqur mes nesh herë si lëvizje antishtetërore, herë si lëvizje antiprogres e herë si lëvizje antimoral. Në momente jo shumë të thjeshta për shoqëritë, siç janë tranzicionet - moment që po e kalon edhe shoqëria shqiptare – evidentimi i shembujve moralë është një punë fort e dëshirueshme dhe e lavdërueshme. sipas mendimit tim. E ku më spikatës sesa tek kujtimet e një zemre patriote si ajo e Max Clelandit do të mund ta gjenim shembullin e duhur për t’i dhënë lexuesit shqiptar. Si për ta plotësuar simbolikën e këtij publikimi, promovimin e organizojmë me 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një datë që shenjon domethënien e pavarësisë, jo veç për amerikanët, por për të gjitha shoqëritë që janë ngritur dhe jetojnë mbi parimin e lirisë. Edhe më e fortë është domethënia e 4 korrikut dhe e Max Clelandit për shqiptarët dhe shtetin që ata trashëgojnë tash e 100 vjet. Në shqiptarët trashëguam një shtet të gjymtuar, jo vetëm nga pikëpamja e territorit, por edhe nga pikëpamja e financave, infrastrukturës, etnografisë e re-ligjionit. Prej këtij gjymtimi të pamerituar, shqiptarët po përpiqen të kurohen përmes reformave që e afrojnë me Perëndimin dhe një leksion qëndrese vjen padiskutim edhe nga kujtimet e Max Clelandit. Një bilanc i thjeshtë na kujton se tentativa për ta vijuar gjymtimin gjallojnë edhe sot, përmes përpjekjeve për të bllokuar aspiratat euro-atlantiste të të gjithë shqiptarëve në hapësirat e tyre jetike në Ballkan. Prandaj, e kemi thirrur edhe përvojën e patriotit Max Cleland, si një simbol të qëndresës dhe të fitores, një shembull të cilit ia paraqesim lexuesit shqiptar të shekullit të 21, shtetasve të një vendi anëtar të NATO-s. Në këtë ditë krenarie për botimet 55, s’mund të rri pa falënderuar të gjithë ata që kontribuan në publikimin e kësaj biografie kaq të veçantë për Max Cleland, në radhë të parë përkthyesen Etleva Sakajeva, si dhe të gjithë dashamirët e këtij botimi.

- Fjala e Presidentit të Shtëpisë Botuese “55” në ceremoninë e mbrëm-shme të promovimit të librit “Zemra e Patriotit”

nga Fahri balliu

Page 9: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 9

Nga roli i individit te heroizmi, një leksion që na vjen nga 4 korriku

promovimi

vjen në shqip “Zemra e patriotit” e max Cleland

Dëshiroj së bashku me bash-këpromovuesit e këtij libri sot, tju uroj mirëseardhjen në këtë ceremoni të pro-

movimit të librit “Zemra e Patriotit”, me autor vetë heroin Max Cleland dhe Ben Raines. Posaçërisht dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për praninë e zonjës Linda Din, e cila ka ardhur nga SHBA për këtë ceremoni. Gjithashtu ndjehem i lumtur dhe i kënaqur që shoh të mbledhur miq e kolegë, të cilët i falënderoj që erdhën në promo-vimit të këtij libri që shpreh forcën e madhe të karakterit njerëzor. Dua të shpreh përgëzimet e mia për Shtëpinë Botuese 55 për sjelljen me një shqipe mjaft të mirë të këtij le të themi himni të rezistencës njerëzore. Fatmirësisht ky promovim koinçidon me dy mo-mente të rëndësishme, 70 vjetorin e këtij heroi të madh amerikan, dhe ditën e Pavarësisë së Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, një aleat i madh dhe një mik që i është gjendur Shqipërisë dhe kombit shqiptar në të gjitha momentet e tij kritik. Për këtë dua të uroj ambasadorin Arvizu, për ditëlindjen e këtij vendi të madh, këtij populli të madh që me historinë e tij ndryshoi fytyrën dhe dinamikat e zhvillimit të botës. Duke iu rikthyer librit, nuk do të preferoja të hyj në detaje, për të cilat do të flasë botuesi i librit, por ajo që duhet nënvizuar është forca njerëzore dhe pathosi i jashtëza-konshëm i rrëfimit të një historie rrënqethëse. Me një gjuhë që shkon në perfeksion dallojmë emocionet, ndjes-itë, mendimet e imagjinatën e një njeriu që mund të humbiste gjithçka. Kjo është historia e një njeriu që ringrihet nga hiri, tejkalon gjymtimet fizike, dramat e papërshkrueshme emocio-nale, dhe ashtu siç e thotë dhe vetë, për ta kthyer atë dhimbje në dobinë e dikujt tjetër. Kjo është historia e një ushtari që nga beteja u ngrit në një personalitet të madh politik. Ky libër, kjo histori e jashtëzakonshme, nuk është një histori lufte, përkun-drazi është një himn për paqen dhe dashurinë për të, një proverbializim i sakrificave që duhen për ta ruajtur këtë paqe. Dëshiroj të ndaj me ju një reflektim mbi disa elementë qendror të librit por që janë themeli i asaj që konstituon njeriun, në kuptimin etik të tij. Ajo që mund të veçojmë së pari është forca e individit dhe roli i tij në shoqëri. Shumë doktrina, e veça-

nërisht në shoqërinë shqiptare, për shkak edhe të një historie jo shumë entuziaste për sa i përket raportit me individin, kjo forcë, ky rol, i cili në bindjen time është fondamental, nuk ka marrë vlerësimin e nevojshëm. Arsyeja themelore vjen nga ndikimi i determinizmit historik, që e sheh historinë si një dinamikë zhvillimesh të paracaktuara, duke minimizuar e shpesh herë dhe zhdukur rolin e in-dividit. E vërteta është se historia bëhet me akte, dhe aktet shkruhen nga individ, të cilët gjejnë forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të bërë diferencën. Cleland është simboli i individit që ndërlidh, forcën, vullnetin, kapacitetin njerëzor dhe intelektual për të bërë akte, të cilat shkruhen në historinë e një populli. Besoj se ky duhet të jetë një model frymëzimi.

Kjo na sjell një element të dytë mjaft të rëndësishëm që është patri-otizmi. Padyshim që romanticizimi i patriotizmit, në një kontekst të caktuar historik, ka një vlerë të pallogaritshme për sa i përket motivimit të një shoqërie, ngritjes së vetëdijes kombëtare etj. Por insistimi në këtë këndvështrim romantik mbi patriotizmin mund të shndërrohet në problem, ashtu siç ka ndodh për hir të së vërtetës. Fakti është se patriotizmi nuk është abstrakt, dhe të qenit patriot nuk është romanticizëm. Të qenit pa-triot është të jesh i lidhur me familjen tënde, me pronën tënde, me miqtë dhe të afërmit e tu, me vendin tënd.

Në këtë kuptim, patriotizmi është shërbim ndaj vetvetes po aq sa edhe ndaj shoqërisë. Ky është dhe mesazhi i një patrioti të madh si Max Cleland. Së treti nuk mund të lë pa përmendur heroizmin, si një element qendror në jetën e një kombi. Ai është personazhi që mban gjallë frymën kombëtare, krijon lidhjen ndërmjet brezave, dhe përjetësohet në histori. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i heronjve, pikërisht për shkak të raportit që ka shoqëria me individin dhe besimi që ata kanë tek kapacitetet e një individi. Por çdo shoqëri ka heronjtë e saj. Ne kemi heronjtë tanë. Ushtria jonë ka heronjtë e vet. Pak muaj më parë ra një hero i kësaj ushtrie duke luftuar për paqen dhe lirinë e popullit Afgan. Dëshmori i Atdheut, Kapiteni Feti Vogli është simbol i ushtrisë sonë, është frymëzim për shoqërinë tonë. Siç thotë Cleland, “ushtari asnjëherë nuk e zgjedh Luftën e tij. Lufta na zgjedh ne…”. E rëndësishme është që ne ta bëjmë luftën tonë me dinjitet. Dhe lufta nuk bëhet vetëm me armë, por me kontributin e gjithsecilit në atë që ka zgjedhur të bëj në jetë. Çdo njeri mund të jetë hero i vetvetes, i familjes, i miqve e të afërmve. Mund të jetë hero i vendit. Faleminderit

FJALA E MINISTRIT TE MBROJTJES, Z. ARBEN IMA-MI NE CEREMONINE E PRO-

MOVIMIT TE LIBRIT “ZEMRA PATRIOTIT.

nga arben imami

Page 10: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 201210 “Black Horse”

OMLT-2, 100 ditët e para në mision

Në datën tetë mars 2012 u bë nisja e ekipit të OMLT-2 nga Aeroporti Ushtarak i Rinasit ku u zhvillua një ceremoni e

thjeshtë por mbresëlënëse me pjesëmarrjen e shefit të SHP të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe komandantit të Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo etj. Në datën 12 mars mbërriti i gjithë Ekipi i OMLT-së në vend dislokimin e përhershëm në Kampin “Blackhorse” Kabul. Ditët e para të mbërritjes së ekipit OMLT-2 në zonën e operacionit kanë qenë të mbushura me aktivitet të plotë. Marrja në dorëzim e detyrës nga ekipi OMLT-1, ishte një nga detyrat kryesore gjatë këtyre ditëve. Duhet theksuar ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe përkushtimi i personelit të OMLT-1 në dorëzimin e detyrës si dhe bashkëpunimi midis dy ekipeve. Prezan-timi i ekipit me shtabin dhe komandantin e batalionit, që kemi në patronazh, u zhvil-lua në një frymë të ngrohtë dhe në një ambient miqësor. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e bash-këpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis palëve. Organizimi dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta të konvoit midis dy ekipeve OMLT, ishte një aktivitet tjetër i rëndësishëm ditët e para të dislo-kimit. Vlen të përmendet, se që në ditën e dytë të mbërritjes së ekipit OMLT-2 u organizua një operacion i përbashkët kon-voi për në Bazën Ajrore të Bagramit, për të marrë pjesën tjetër të ekipit, i cili kishte ngelur atje për shkak të situatës shumë të tensionuar. Një bashkëpunim i shkëlqyer ishte ai me kolegët amerikanë të OMLT-1, pas largimit të ekipit shqiptar për në Aero-portin e Kabulit në pritje të kthimit për në atdhe, me ta organizuam disa stërvitje plotësuese, si dhe operacione konvoi të përbashkëta për të inspektuar pikat e kon-trollit, të cilat ishin organizuar nga person-eli i batalionit afgan. Organizimi i cere-monisë së përcjelljes së personelit amerikan të OMLT-1 ishte një moment shumë domethënës, i cili tregoi bashkëpunimin dhe respektin reciprok ndërmjet ekipeve. Në këtë ceremoni, komandanti i OMLT-2 n/kolonel Enver Lako vlerësoi punën e mirë të bërë nga ekipi OMLT-1 dhe i falënderoi ata për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që i dhanë ekipit të OMLT-2. Pas largimit të së gjithë personelit të OMLT-1, filloi aktiviteti me ngarkesë të plotë i ekipit. Në të gjitha seksionet dhe kompanitë, vëmendja u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve me homologët afganë dhe vazhdimin e praktikave të ekipit të pare, krahas përgatitjes individuale

në përshtatje me detyrat që kryejmë si ekip. Seksioni i Personelit (S1) punon në mënyrë të vazhdueshme për të koordinuar veprimet me seksionin e personelit të batalionit af-gan, mbi planifikimin e personelit për ndjekjen e kurseve të ndryshme që plani-zohen nga seksioni i operacioneve. Një punë të mirë në këtë seksion ka bërë toger Redion Qiriazi, shefi i personelit i OM-LT-1, i cili ka ngritur të gjitha praktikat e punës dhe urat e komunikimit me të cilat vazhdon punën me shumë sukses toger Rosi Sali, shefi i personelit të OMLT-2. Ky seksion ka bërë bashkërendimin e punës me kontraktorët civilë për hartimin e një programi për arsimimin e personelit të batalionit që nuk di shkrim dhe lexim. Programi ka filluar në datën 10.05.2012, me një personel prej 25 vetë që janë duke kryer kursin e shkrim-leximit, i cili zhvil-lohet 5 ditë në jave me nga 6 orë në ditë. Është duke punuar për rakordimin e saktë të së dhënave ndërmjet zyrës së personelit dhe Komandantëve të Kompanive, si dhe ndjekja e procedurave që kryen me per-sonelin që është me leje ose pa leje. Duhet theksuar se në Seksionin Zbulimit (S2) ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe profe-sional. Nënoficeri amerikan Brian Holder-ness, në këtë seksion, është një ndër nënoficerët model të Gardës së Nju Xher-sit. Ai ka një përvojë të gjatë në shërbim aktiv si Intel, rreth 25 vjet shërbim aktiv dhe punon me përkushtim për realizimin e të gjitha detyrave. Seksioni i zbulimit nëpërmjet Shefit të këtij Seksioni kapiten Agron Muka, ndjek në vazhdimësi situatën

e sigurisë në Zonën e Operacionit dhe në përgjithësi për Afganistanin. Bën koordin-imin e punës me përkthyesit në funksion të nevojave që ka ekipi i OMLT-2 për të kontaktuar me homologët në batalionin afgan. Mbajnë kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre në batalionin afganë, shkëmbejnë informacione në interes të përbashkët dhe deri tani kanë zhvilluar dy kurse trajnimi me ta, ku mund të përmen-dim, trajnimi për topografinë dhe trajnimi për GPS-in. Në bashkëpunim me Sek-sionin e Operacioneve punon për nxjerrjen e urdhrave operacional për lëvizjet që bënë efektivi i OMLT-2. Seksioni i Operacio-neve (S3) është një nga hallkat më kyçe të ekipit. Drejtimi i këtij Seksioni të rëndë-sishëm për mbarëvajtjen e misionit i është besuar major Dritan Muka dhe rreshter Olsi Dine. Nën vartësinë e këtij seksioni janë të gjithë komandantët e Kompanive bashkë me vartësit e tyre. Ky seksion bën gjithë koordinimin dhe bashkëveprimin me batalionin afgan dhe brenda ekipit të OMLT-2. Përpilojnë dhe nxjerrin urdhrat operacionalë për lëvizjet që bën efektivi i OMLT-2. Kanë zhvilluar takime të rregullta me Komandantin dhe Shefin e S-3 të batalionit afgan për krijimin e mundësive për zhvillimin e kurseve shtesë me efektivin e Batalionit, përveç programit të miratuar stërvitor që zbatohet nga kompanitë. Pesë herë në javë në Batalionin Afgan zhvillohen takime informuese dhe koordinuese për njohjen me gjendjen e Batalionit dhe për përcaktimin e detajeve për zhvillimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve në të ardhmen.

Këto takime kanë filluar të japin frytet duke u konkretizuar në kurse konkrete trajnimi të cilët do të shtohen me kthimin në Bata-lion të efektivave që janë të angazhuar në shërbime roje dhe Pika Kontrolli (CP) në qytetin e Kabulit. Aktualisht është duke punuar për planifikimin e disa kurseve shtesë me një grup oficerësh të rinj të sapo emëruar në batalionin afgan. Ndjekja dhe zbatimi i programeve ditore dhe realizimin e të gjitha detyrave të ekipit. Organizimin e operacioneve të konvoit, duke përcak-tuar personelin, mjetet dhe pajisjet, që do të marrin pjesë në to. Planifikimi, organiz-imi dhe zhvillimi i stërvitjeve të ndryshme me ekipin, është një nga detyrat e sek-sionit të Operacioneve. Gjatë kësaj peri-udhe me të gjithë personelin e OMLT-2 janë organizuar dhe zhvilluar disa trajnime e stërvitje si: Stërvitje për njohjen e Sistemit të Gjurmimit të Trupave (Blue Force Tracker), stërvitje për raportimin e formateve për Evakuim Mjekësor (MEDE-VAC) dhe për Mjetet Shpërthyese të Im-provizuara të Paplasura (UXO). Ky ra-portim u krye nëpërmjet dërgimit të mesa-zheve me Sistemin e Gjurmimit të Trupave (Blue Force Tracker). Stërvitja e zhvilluar në Bazën Ajrore të Bagramit, ku ekipi OMLT-2 u trajnua për drejtimin e mjeteve të blinduara jo vetëm mjeteve që kemi në përdorim por dhe ato të palës amerikane. Trajnimi konsistonte në: Njohuri të përgjithësime për mjetet e blinduara Max-Pro, rregullat e mirëmbajtjes së tyre, mënyrat e rimorkimit të këtyre mjeteve në raste avarish ose dëmtimesh. Drejtimi i këtyre mjeteve në terrene të rrezikshme dhe me kalueshmëri të kufizuar. Praktika e drejtimit të mjeteve në kushtet e pamjes së kufizuar duke përdorur pajisjet e drejtimit me rreze infra të kuqe që janë të instaluara në këto mjete. Praktikë e efek-tivit shqiptar për drejtimin e mjeteve të blinduara MATV që përdoren nga efektivi amerikan i OMLT-2. Në testimin teorik dhe praktik të zhvilluar në fund të këtij kursi i gjithë efektivi i OMLT-A “Striking Eagles-2” mori pikët maksimale të mund-shme gjë që ishte një surprizë e këndshme për instruktorët e këtij kursi. Prezantimi dhe përgatitja e ekipit tonë në këtë kurs u vlerësua maksimalisht nga drejtuesit dhe instruktorët e këtij kursi. Në përfundim të

kursit i gjithë personeli pjesëmarrës u pajis me dëshmi aftësie për drejtimin e këtyre mjeteve. Nga ky seksion janë planëzuar, organizuar dhe zhvilluar me të gjithë per-sonelin dy qitje luftarake. Qitje me arma-timin individual ARX 160 dhe pistoletë Px4 Storm si dhe me armët kolektive nga mjetet, në këtë qitje u bë kolaudimi i mi-tralozave të rëndë 240 B dhe pas kësaj qitje këta mitraloza u vendosën në mjetet tona për përdorim në lëvizjet që kryejmë brenda Zonës së Operacionit, Kabul. Nuk mund të gjesh bashkëpunim më të mirë se sa në Seksionin e Logjistikës (S4) së OMLT-2 midis kapitenit Avery Kolon dhe kapiten Altin Kaca. Fryt i këtij bash-këpunimi të shkëlqyer është pajisja e të gjithë personelit me çantat e ndihmës së parë amerikane, mbulesat e mjeteve Maxx-Pro shumë të nevojshme për mbrojtjen e mitraljerëve nga agjentët atmosferik, MR mod-240 B për automjetet tona etj, të gjitha këto të siguruara nga pala amerikane. Ndjekja e zhvillimi i inventarëve mujore të kontingjentit OMLT-2, furnizimin me materiale të Klasës I. Zhvillimi i takimeve me homologun afgan për të ndjekur dhe ndihmuar në procedurat e punës për furniz-imin e Batalionit me materiale të ndryshme. Zhvillimi i takimeve me mentorët e OM-LT-së Portugeze, e Turke të Divizionit, për problemet logjistike dhe administrative që ka në Batalionin që ne kemi në pa-tronazh. Një nga pikat më delikate por dhe e fortë e ekipit OMLT-2 është Seksioni i Ndërlidhjes (S6). Ky seksion mbulohet tërësisht nga personel shqiptar. Shefi i ndërlidhjes Kapiten Valëzim LIKA bashkë me tetar Ervin Hila janë profesionistë të vërtetë. Të gjitha problemet teknike të shfaqura ata i kanë zgjidhur në kohë, falë njohurive, përgatitjes dhe profesionalizmit të tyre, gjithashtu meritë e punës së tyre është mbajtja në gatishmëri dhe funksion-imi pa probleme i radiove të komunikimit, aseteve të Luftës Kundër Elektronike, tip “Symfony” (Jammer), sistemit C4I Blue Force Tracker (BFT) . Në bashkëpunim me seksionin e operacioneve kanë planë-zuar, organizuar dhe aktualisht janë duke zhvilluar dy kurse me personelin e batal-ionit afgan, Kursi i Njohurive Bazë Kompjuterike me një efektiv prej 14 vetë, Oficerë Shtabi dhe Komandantë Kompa-

COMBINED ALB-US “STRIKING EAGLES”

100 ditët e para në zonën e operacionit, kampi “Black Horse” Kabul

Page 11: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 11 kaBul

nish të Batalionit Afgan dhe Kursi i Tra-jnimit të Trajnuesve të Ndërlidhjes. Duhet theksuar se interesimi dhe predispozicioni i oficerëve afgane për përfitimin e sa më shumë njohurive nga ky kurs është në një nivel shumë të lartë. Në kursin e njohurive bazë kompjuterike merr pjesë edhe koman-danti i Batalionit Afgan, nënkolonel Gul Aqa Gurbuz. Peshën më të madhe në të gjithë aktivitetet që kryhen ekipi e mbajnë komandantët e kompanive me personelin e tyre. Planëzimi, organizimi dhe zhvillimi i drejtpërdrejtë i stërvitjeve me personelin e kompanive respektive në batalionin afgan është një nga detyrat ditore që ndiqen dhe zbatohen prej tyre. Ata kanë marrëdhënie shumë të mira me homologët e tyre, mba-jnë kontakte pothuajse të përditshme me ta, i këshillojnë dhe u japin ide në funksion të aftësimit dhe përmirësimit të personelit afgan. Një punë të mirë në këtë drejtim ka bërë kapiten Florian Rucaj i Kompanisë së Rikonicionit, i cili bashkë me stafin e tij prej pesë vetësh, krahas stërvitjeve që ka zhvilluar me kompaninë e rikonicionit të batalionit afgan, përgatitjes për qitje dhe qitjeve me armët e lehta, ka përkthyer nga anglisht në dari manualin e ML 5.56 mm (M-249 Minimi), ka përgatitur në Bazën Phoenix posterat me të dhënat taktiko-

teknike (në gjuhën Dari) të këtij mitralozi dhe i kanë vendosur në klasat e Kompanisë së Rikonicionit duke zhvilluar një trajnim efikas me efektivin e kompanisë. Me të njëjtat ritme vazhdojnë punën Mentorët e Artilerisë të drejtuar nga kapiten Isuf Bami. Ata kanë kontakte të vazhdueshme me Mentorët e artilerisë së Brigadës dhe të Divizionit dhe koordinojnë punën me ta në funksion të stërvitjes së baterisë së artilerisë të batalionit afgan. Aktualisht ata janë duke zhvilluar një stërvitje 8 javore me person-elin afgan të përbërë nga pjesëmarrës të dy brigadave, pasi Brigada e parë nuk ka mentorët e vet. Kjo stërvitje do të finalizo-het me qitje luftarake. Një moment shumë i rëndësishëm ishte kryerja e rikonicionit në Spitalin Ushtarak të Kabulit. Në këtë spital kryen shërbim efektivi i Kompanisë së Artilerisë të Batalionit që ne kemi në patronazh. Gjatë takimit me kuadrot dhe ushtarët e truprojës që kryente shërbim në këtë objekt u fol për problemet administra-tive dhe logjistike që ky efektiv kishte në kryerjen e shërbimit. Pas rikonicionit ekipi i rikonicionit hëngri drekë me efektivin e truprojës që kryente shërbim ne këtë ob-jekt. Gjithë aktiviteti kaloi në nota shumë miqësore. Nga ushtarakët afganë u vlerësua interesimi që ekipi jonë ka për mbarëvajtjen

e punëve dhe mbështetja e përkushtimi i ynë në lidhje me gjithë aktivitetin e ush-tarakëve të Batalionit të 4-t të Mbështetjes së Luftimit. Mentorët e xhenios me në krye napiten Eljoni Gjoshe, janë duke punuar me përkushtim për realizimin në kohë të detyrave të planëzuara në bashkëpunim me homologët e tyre afganë. Ndër më të rëndësishmet mund të përmendim ndjekjen dhe monitorimin e punës në sallën që do të ndahet në klasa dhe janë duke ndjekur procedurat për kompletimin me tavolina, karrige dhe mjete didaktike mësimore. Ata kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit dhe vendrojat përreth Pol-e-Charkit bazës në të cilën është akomoduar dhe personeli i ekipit të OMLT-2, në të cilat kryhen shërbim personeli i kompanisë së xhenios, aktualisht janë duke ndjekur stërvitje me togën EOD të batalionit afganë , si dhe kanë filluar përgatitjen për organizimin e një kursi për robotët e çminimit. Pjesë e punës së përditshme të komandës së OMLT-2 janë takimet me komandantin e batalionit afgan nënkolonel Gul Aqa Gurbuz. Takimet zhvillohen në një frymë miqësore dhe bash-këpunuese. Në këto takime diskutohet mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e stërvitjes dhe hidhen piketat për planëzimin e detyrave në të ardhmen. Takim i rëndësishëm ishte edhe prezantimi i ekipit gjatë takimit me Komandantin e Brigadës së 2-të, gjeneralbrigade Noor Agha Mohamed. Kjo brigadë ka në vartësi batalionin të cilin ne monitorojmë. Në takim nga ana jonë u prezantua puna që OMLT-2 është duke kryer me Batalionin Afgan, si dhe u vlerësua

bashkëpunimi nga ana e Komandantit, Shtabit dhe Komandantëve të Kompanive të batal-ionit. Nga ana e komandantit të Brigadës u shpreh interesimi i veçantë për punën e OMLT-2 dhe u vlerësua puna e kryer deri në këtë momente. Në fund të takimit gjener-alit ju dhurua një dhuratë simbolike nga ana e komandantit të OMLT-2. Krahas takimeve me homologët afganë komanda e OMLT-së ka zhvilluar takime të ndryshme me ushtarakë të lartë të koalicionit ndër më të rëndësishmet mund të përmendim takimin me Shefin e Shtabit të Komandës Rajonale të Kryeqytetit (RCC), kolonel Serhat Ekinci (FA Turke). Në takim nga ana e Komandantit dhe zv/komandantit të OMLT-2, u paraqit gjendja e deritanishme e efektivit të OMLT-2 dhe puna e kryer deri në këtë moment me Bata-lionin e 4-t të Mbështetjes së Luftimit. Nga ana e kolonelit turk u vlerësua puna e mirë e bërë nga ekipi OMLT-2. Takimi pati vlera jo vetëm për prezantimin e punës tonë, por edhe për krijimin e një vizioni të qartë për vazhdimin e aktivitetit të mëte-jshëm të OMLT-së. Pavarësisht se mijëra kilometra larg nga atdheu ekipi i OMLT “Striking Eagles”, ka ndjerë në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen dhe vëmendjen e qeverisë shqiptare, ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA e komandës së FT-së. E paharruar do të mbetet për personelin e OMLT-2 vizita historike e kryeministrit të RSH, zotit Sali Berisha dhe e Shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në Kabul, Afganistan, në mesin e muajit prill; e zhvilluar në një kohë kur situata e përgjithshme e sigurisë në Kabul ishte e tensionuar, për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme të kryera nga grupet re-bele. Takimi i zhvilluar në ambientet e Komandës qendrore të ISAF-it, në të cilin merrnin pjesë të gjithë ushtarakët shqiptarë me mision në Kabul, ishte shumë i ngrohtë dhe i përzemërt. Në këtë takim mori pjesë edhe majori amerikan Richard Karcher, zv/komandanti i ekipit OM-LT-2. Në fjalën e tij kryeministri vlerë-soi lart kontributin e madh të personelit shqiptar me mision në Afganistan dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi kontributin e ekipeve të trajnimit dhe këshillimit të ushtrisë afgane (OMLT & POMLT). Gjithashtu, kryeministri gjatë fjalës së tij përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, dhe me këtë rast e falënderoi atë për mbështetjen e fuqishme që po i jep Forcave te Armatosura të RSh. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e

tij, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të ekipit OMLT-2, frymën e bashkëpunimit dhe profesionalizmin. Gjithashtu solli përshtypjet e tij nga vizita në SHBA dhe në Gardën e Nju Xhersit si dhe takimin me komandantin e saj gjeneral Henessei. Në përfundim të takimit zv/komandanti i OM-LT-2 major Richard Karcher i dhuroi kryeministrit Berisha një dhuratë simbolike në emër të gjithë ekipit të OMLT-2, duke e falënderuar për mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë që qeveria shqiptare dhe FA kanë dhënë për ekipet OMLT. Kryeministri Sali Berisha dhe SHSHP të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bënë një takim të veçantë dhe një foto të përbashkët me të gjithë per-sonelin amerikan të OMLT-2. Për forcimin e marrëdhënie dhe bashkëpunimit brenda ekipit, tregohet një kujdes i veçantë nga ko-manda e misionit. Një aspekt që tregon këtë, është organizimi i ceremonive për të festuar ditëlindjet e personelit. Tashmë është bërë traditë, që për çdo prestar të ekipit të OM-LT-2, i cili ka ditëlindjen, organizohet një ceremoni modeste, gjatë së cilës mbahet një fjalë rasti dhe jepen dhurata simbolike. Duhen përmendur dy momente interesante gjatë festimit të ditëlindjeve. Për personelin amerikan fjalën e rastit, vlerësimet dhe dhënien e dhuratës e bënë komandanti i OMLT-2, ndërsa për personelin shqiptar e bënë zv/komandanti. Një moment tjetër është momenti i dhënies së dhuratave. Personi që ka ditëlindjen merr disa dhurata njëherësh, e para nga i gjithë ekipi, të dytën nga shefi i seksionit ose komandanti i kompanisë dhe të tretën nga shokët e dhomës. Aspekt tjetër, që tregon forcimin e marrëdhënieve, respektin reciprok dhe bashkëpunimin ishte kërkesa e bërë nga zv/komandanti dhe pjesëtarët e tjerë të grupit(amerikanët) në një mbledhje të radhës së shtabit dhe komandantëve të kompanive në TOC (Qendrën Taktike Operacionale) të OMLT-2. Kërkesa ishte në lidhje me bërjen e një fotografie të përbashkët të gjithë ekipit të OMLT-2, për ta dërguar më pas në Nju Xhersi dhe për të bërë postera. Fotografia e përbashkët u realizua ditën kur ekipi kishte planëzuar qitje në poligon dhe është shumë domethënëse. Aktualisht kjo foto është publikuar dhe vendosur në ambientet e disa Shoqatave dhe shkollave të Nju Xhersit të cilat vazh-dimisht tregojnë mbështetjen e tyre nëpërmjet dërgimit të pakove të ndry-shme ku janë shënuar emrat e pjesëtarëve te ekipit te OMLT-së, jo vetëm amerikanë por dhe shqiptarë.

Kapiten Agron Muka, shefi i zbu-limit i OMLT-A Combined Alb-US

“Striking Eagles 2”, Kabul-Afganistan

COMBINED ALB-US “STRIKING EAGLES”objektivat për të ardhmen

Deri tani është bërë një punë shumë e mirë nga i gjithë per-soneli i OMLT-së. Janë realizuar të gjitha detyrat e planëzuara si dhe ato të ardhura nga RCC, por objektivat dhe detyrat për të ardhmen janë ambiciozë, ndër të cilat mund të përmendim:

Planëzimi, organizimi dhe zhvillimi i stërvitjes kolektive në bazë kompanie dhe batalioni, me qëllim rritjen e aftësive opera-cionale nga 2/3 në 2/1; përfundimin e klasave për kompaninë e xhenios, rikonicionit, artilerisë, dhe shtabit si dhe kompletimin e tyre me tavolina dhe karrige; organizimi i ceremonisë së in-augurimit ku janë ftuar të marrin pjesë komandanti i Divizionit të 111 afgan, komandanti i Brigadës së dytë që ka në vartësi Batalionin e 4 të mbështetjes si dhe komanda e Batalionit që së bashku me ekipin e OMLT –së marrin përsipër këtë organizim; përfundimin e kursit të kompjuterit dhe të ndërlidhjes dhe certi-fikimi i personelit pjesëmarrës në to; organizimi dhe zhvillimi i kursit për Robotët e çminimit me togën EOD; gatishmëria e teknikës së batalionit dhe kryerja e inventarizimeve në gjithë

nivelet; përgatitja e programeve të trajnimit të kompanisë së artilerisë për periudhën shtator-dhjetor 2012, në bashkëpunim me MTT (Military Training Team) australiane; zhvillimi i kurseve për trajnimin e oficerëve të rinj të sapo emëruar në batalion; organizimi i qitjeve me personelin e batalionit afgan me armët e lehta e të rënda etj. Në përfundim, mund të themi se ekipi OMLT-së është shumë i motivuar për realizimin me sukses të këtij misioni dhe të gjitha objektivave. Marrëdhëniet brenda grupit, por edhe me homologët afganë janë në rritje të vazhdueshme. Aktualisht ne jemi në muajin e katërt të misionit, por përkushtimi, mobilizimi, ndjenja e përgjegjësisë për detyrën janë në nivelet më të larta. Ne jemi krenar që përfaqësojmë Forcat e Armatosura të RSH në një mision të këtij niveli. Kemi besim të plotë se premtimin që dhamë para kryeministrit gjatë ceremonisë për dorëzimin e flamurit të misionit komandantit të kontingjentit, nënkolonel Enver Lako, do ta mbajmë duke u kthyer me dinjitet dhe krenarë për atë që lamë pas nesh.

Page 12: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 201212 aktivitete

Mbrëmjen e 6 korrikut në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes,

nën kujdesin bashkëshortes së ministrit të Mbrojtjes, znj. Najada Imami dhe bashkëshortes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, znj. Teuta Gjunkshi, u organizua një takim me bashkëshortet e ushtarakëve që shërbejnë me mision paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit. E konceptuar si një darkë miqësore, familjare dhe sho-qërore, mbrëmja e djeshme ka nisur nën tingujt e muzikës melodioze të harqeve të Orkestrës Frymore të Forcave të Arma-tosura dhe mandej ka vijuar si një darkë e bukur dhe mjaft gëzueshme. Rreth 45 gratë e ushtarakëve të pranishme, disa prej të cilave të shoqëruara edhe nga fëmijët e tyre, kanë përjetuar dhe shijuar një mbrëmje të këndshme, larg stresit të përditshëm, mallit dhe vëmendjes së përqendruar tek bashkëshortët e tyre, të cilët po kryejnë një nga misionet më të vështira paqeruajtëse në Kandahar të Af-ganistanit. Duhet theksuar se, gjatë gjithë periudhës që bashkëshortët e tyre shërbe-jnë në këtë mision, gratë dhe fëmijët e tyre nuk janë ndjerë asnjëherë vetëm, por kanë pasur kurdoherë kujdesin dhe vlerësimin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Shumë prej tyre, ndoshta nuk njiheshin më parë me njëra-tjetrën, por në këtë mbrëmje ato u bënë shumë të afërta pasi ndajnë të njëjtën

Një mbrëmje miqësore me gratë e Ushtarakëve, që shërbejnë me mision në Afganistan

Në QKMBM përkujtohet 63-vjetori i Ansamblit “Kuvendi” i Dardhës së Dibrës

krenari, por edhe të njëjtin shqetësim e mall, që lidhet me bashkëshortët e tyre ushtarakë që shërbejnë si misionarë të paqes dhe lirisë në Afganistanin e largët. “Jam tepër e surprizuar që bashkëshortet e ministrit të Mbrojtjes z. Imami dhe shefit të Shtabit, gjeneralmajor Gjunkshi na ftuan, duke na servirur një ambient

kaq të këndshëm dhe një mbrëmje kaq të bukur. Unë jam dyfish e surprizuar, sepse jam vetë ushtarake dhe bashkëshortin tim e kam në mision. Doja të shprehja një falenderim të veçantë dy bashkëshorteve të krerëve më të lartë të Forcave tona të Armatosura për këtë interesimin që kanë treguar ndaj bashkëshorteve të misionar-

ëve, për të cilët ne jemi krenare dhe ju themi që i kemi bërë ata të jenë krenarë edhe ndaj nesh. Edhe ne, pavarësish se burrat tanë i kemi shumë larg atdheut, kujdesemi për familjen, për fëmijët, për punën dhe karrierën tonë”, tha, ndër të tjera, nënkolonele Flora Dako. Një prej vajzave të misionarëve, duke folur me

Në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën kujdesin bashkëshortes së ministrit të Mbrojtjes, znj. Najada Imami dhe bashkëshortes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, znj. Teuta Gjunkshi, u

organizua një takim me bashkëshortet e ushtarakëve, që shërbejnë me mision paqeruajtës në Kandahar

Të pranishmit vizituan ekspozitën me rreth 50 fotografi të ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës ndër vite, morën pjesë në punimet e sesionit shkencor kushtuar Muharrem Xhedikut, Haziz Ndreu si dhe Xhelal Cerpes. Në ceremoni ishin me interpretimet e tyre artistë të mirënjohur si; Liri Rasha, Shaban Mziu, Qerim Sula, Caje Poleshi, Sherif Dervishi.. Aktiviteti festiv u mbyll më dhënien e disa diplomave atyre që kanë një kontribut të shquar për këtë ansambël ndër vite. Me “Diplomë Mirënjohje” është vlerësuar edhe dhe Gjeneralmajor Gjunk-

shi për mbështetjen e zhvillimit të aktivitetit të 63-vjetorit të krijimit të Ansamblit “Kuvendi” të Dardhës

Rreth 45 gra të ushtarakëve, disa prej të cilave të shoqëruara edhe nga fëmijët e tyre përjetuan dhe shijuan një mbrëmje të këndshme

Aktiviteti u mbajt në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në zbatim të strategjisë së MM për një komunikim sa më aktiv me publikun

mall për babain e saj thotë: - “Babai im është në mision paqeruajtës në Afganistan. Pres me mall që të kthehet sa më parë dhe që të mbarojë misionin me sukses. I uroj jo vetëm atij, por të gjithë misionarëve të tjerë që të vijnë sa më mirë në Shqipëri. Ne na mungojnë dhe është normale që na ka marrë malli, pasi 6 muaj janë shumë për ne fëmijët pa parë baballarët tanë. Ne e dimë që shkalla e vështirësisë ku ata shërbejnë është shumë e lartë, por duam vetëm që të kthehen shëndoshë e mirë pranë nesh”. Ndërsa një vajzë tjetër thotë: “Unë jam shumë krenare që babi im është një nga misionarët e paqes, që për të flasin të gjithë fjalët më të mira. Është më se normale, pres me padurim që të kthehet sa më parë pranë familjes së tij, ku ne e presim me padurim. E përshëndes atje ku është dhe i them se na ka marrë malli të gjithëve, e presim me padurim që të kthe-het”. Surpriza e mbrëmjes ishte telefonata e drejtpërdrejtë e kryer në ato momente me komandantin e misionit paqeruajtës “Eagle 4”, kolonel Behar Mara, i cili i përshëndeti në emër të të gjithë kontingjentit bashkëshortet e paqeruajtësve, duke i thënë që të mos mërziten pasi ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe se dita e kthimit të tyre në atdhe do të jetë shumë e afërt. Më pas, mbrëmja ka vijuar e mbushur me plot urime për njëra-tjetrën dhe bashkëshortët e tyre, me humor e vallëzime dhe shoqëruar gjithashtu nga zëri i ëmbël i këngëtarëve të QKMBM Redon Makashi, Ervin Bushati dhe Mira Bregu.

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarë-sisë, Qendra e Kulturës Medias

dhe Botimeve të Mbrojtjes në zbatim të strategjisë së Ministrisë së Mbrojtjes për një komunikim sa më aktiv me publikun dhe në bashkëpunim me shoqatën artistike kulturore “Vala e Drinit” dhe me komunën Zall-Dardhë, rrethi Dibër, organizuan në sallën e madhe të shfaqjeve të QKMBM, aktivitetin në përkujtim të 63-vjetorit të ansamblit “Kuvendi” Zall-Dardhë. Të pran-ishëm në këtë aktivitet ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kryetari i shoqatës kulturore “Vala e Drinit”, z. Kujtim Çerpja, kryetari i Komunës Zall-Dardhë, z. Njazi Cani, koordinatori i aktivitetit z.Gezim Bara, qytetarë të ardhur nga komuna e Zall-Dardhës, ushtarakë

dhe familjarë të tyre, sidomos me origjinë nga kjo trevë, etj. Fillimisht të pranishmit vizituan ekspozitën me rreth 50 fotografi të ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës, ku shpalosej historia dhe aktiviteti i këtij ansambli ndër vite, e cila ishte hapur në hol-lin kryesor të Qendrës se Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Më pas, të pranishmit morën pjesë në punimet e se-sionit shkencor kushtuar personaliteteve të trevës së Zall-Dardhës dhe Reçit. Kështu u ndoqën me vëmendje kumtesat kushtuar jetës dhe veprës së kompozito-rit të mirënjohur, Muharrem Xhediku, këngëtarit popullor virtuoz dibran Haziz Ndreu, drejtuesit për shumë vite të ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës Xhelal Cerpja. Pas prezantimit të kumtesave kushtuar figurave të shquara

të trevës së Dibrës, për të pranishmit u shfaq një dokumentar kushtuar ansam-blit “Kuvendi” të Zallë - Dardhës, ku u shpalosën vlerat historike dhe kulturore ndër vite të krahinës së Dibrës. Në këtë ceremoni festive nuk munguan edhe interpretimet e këngëve dibrane nga artistë të mirënjohur të këtij ansambli si Liri Rasha, Shaban Mziu, Qerim Sula, Caje Poleshi, Sherif Dervishi, Viktor Paloka etj, të cilët kanë sjellë emocione të mëdha, duke marrë edhe duartrokitje të shumta nga spektatorët e pranishëm që kishin mbushur plote sallën. Në fund të këtij aktiviteti festiv shoqata “Valët e Drinit” dha diploma për disa nga përfaqë-suesit e saj që kanë dhënë një kontribut të shquar për këtë ansambël ndër vite. Me “Diplomë Mirënjohje” është vlerësuar

edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për mbështetjen në zhvillimin e aktivitetit të 63-vjetorit të krijimit të ansamblit “Kuvendi” Zallë-Dardhë në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Diploma i është dorëzuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit. Në fjalën përshëndetëse gjeneralmajor Gjunk-shi ka falënderuar të gjithë organizatorët e këtij aktiviteti të mrekullueshëm. “Është për t’u vlerësuar mënyra e organizimit të këtij aktiviteti, mënyrë e cila në këndvësh-trimin tim është me të vërtetë maksimal.

Zall-Dardha, Dibra ka me të vërtetë njerëz të mrekullueshëm, ashtu siç ka pasur, ka dhe do vazhdojë të ketë talente të mrekul-lueshme, siç është Liri Rasha, Qerim Sula, Caje Poleshi etj”, është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi. Në përfundim të fjalës së tij, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka nënvizuar se mbështetja ime dhe e Shtabit të Përgjithshëm të FA nuk do të mungojë asnjëherë për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të tilla që pro-movojnë dhe evakuojnë vlerat historike dhe kulturore të popullit tonë.

Page 13: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 13

Cili është operacioni që ka kryer Qendra Asgjësimit të Municioneve me Eksploziv?

INTERVISTA/Flet kapiten Artan Hazizi, specialist i sigurisë në QAME

demontimi

“Ja si u asgjësuan 52 mijë ton municione”Qendra e Asgjësimit të Mu-

nicioneve me Eksploziv (Qendra AME) është krijuar në mars të vitit 1999 për

pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura pranë ish grup depove të municioneve të shpërthyera gjatë vitit 1997. Ky proces filloi në vitin 199 dhe përfundoi nga mesi i vitit 2003 dhe që prej asaj kohe deri më datë 28.06.2012, Qendra AME ka qenë e angazhuar në procesin e asgjësimit me detonim dhe djegie të municioneve me parametra të rëna e atyre të dala tepër e jashtë nevojave të TOP-it të FARSH. Deri në fund të vitit 2009, Qendra AME kishte asgjësuar çdo lloj municioni dhe kalibri që kishte përcaktuar SHP I FA. Me miratimin e Planit të Veprimit “Për asgjësimin e municioneve të dala tepër e jashtë nevojave të TOP-it të FARSH”, sasia dhe llojet e municioneve që do të asgjësonte Qendra AME që prej Janarit të vitit 2010 dhe deri në përfundim të procesit ishin të përcaktuar në këtë Plan Veprimi. Fokusi, energjitë dhe vëmendja kryesore e Qendrës AME ka qenë as-gjësimi me detonim dhe djegie I gjithë sasisë së municioneve të përcaktuara te plani I veprimit. Përveç operacioneve të asgjësimit të municioneve me detonim Qendra AME ka kryer dhe një sërë detyrash e operacionesh të tjera siç janë: identifikimi, licencimi, transportimi dhe asgjësimi i municioneve konvencionale të Luftës së I-rë, dhe të II-të Botërore të zbuluara pothuajse në çdo cep të vendit. Mesatarisht Qendra AME kryen rreth 20-25 detyra të ndryshme çdo vit për as-gjësimin e municioneve të zbuluara nga popullsia civile. Që nga viti 2008 e deri më sot në zonën Operacionale Gërdec ka qenë një Ekip AME për identifikimin dhe asgjësimin e municioneve dhe djeg-oreve të zbuluara në këtë rajon.

Cilat kanë qenë forcat pjesëmar-rëse në këtë operacion të vështirë?

Struktura e Qendrës AME është e tillë: Shtabi, 2 Nëngrupe të Asgjësimit të Municioneve me Eksploziv dhe 4 Nën-grupe Asgjësimi Logjistik. Në total kanë qenë rreth 120 Oficerë, nënoficerë, UP dhe civilë të angazhuar drejtpërsëdrejti

në procesin e asgjësimit të municioneve në poligone, ndërsa 28 efektivë të Shtabit kanë planëzuar, ndjekur, drejtuar dhe kontrolluar operacionet AME.

Gjatë kësaj kohe jo gjithmonë është punuar me kapacitete maksimale, pasi siç dihet në Bosnje-Hercegovinë ndod-het edhe Kontingjenti EOD në kuadër të misioneve paqeruajtëse të Bashkimit Europian.

Cilat janë poligonet dhe protago-nistët?

Me miratimin e Ligjeve 10017 dhe 10293 Qendrës AME i kaluan në administrim 12 poligone në të gjithë territorin e RSH dhe përkatësisht: Poligoni “Livadhet e Hamzit”, Pukë Poligoni “Kepi Skënderbeut”, Mat Poligoni “Jubë Sukth”, Durrës Poli-goni “Shën Noi Madh”, Bizë Poligoni “Qafa e Barit”, Librazhd Poligoni “Zgarë”, Librazhd Poligoni “Mali Terpanit”, Berat Poligoni “Përroi Bigasit”, Skrapar Poligoni “Fushë Roshaj-Voskopojë”, Korcë Poligoni “Përroi Trajlarit”, Këlcyrë Poligoni “Zharrë”, Tepelenë. Ndërsa gjatë këtij viti është punuar vetëm në 5 poligone e përkatësisht: Poligoni “Livadhet e Hamzit”, Pukë Poligoni “Shën Noi

Madh”, Bizë Poligoni “Qafa e Barit”, Librazhd Poligoni “Zgarë”, Librazhd Poligoni “Përroi Bigasit”, Skrapar Protagonistët kryesorë të gjithë këtij procesi në 13 vite kanë qenë Koman-dantët e këtij reparti të cilët kanë marrë meritat kryesore, por edhe përgjegjësitë. Komandantët e Qendrës AME që nga krijimi e deri më sot kanë qenë n/kolonel Besim Malaj, n/kolonel Nikoll Ndoi (gjatë drejtimit ka qenë major), major Besim Canga (në vitin 2008 humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit), n/kolonel Shkëlzen Mhil-laj, major Arijan Shkurta, major Luan Shaba (aktualisht), oficerët e Shtabit e përkatësisht oficerët e Seksionit të Operacioneve, të cilët planëzojnë, ndjekin dhe kontrollojnë çdo lloj operacioni janë: shefi Seksionit të Operacioneve Major Metlli Devolli (prej 2 vjetësh ka qenë komandanti Operacionit në Poligonin Livadhet e Hamzit, Pukë), specialisti planëzimit kapiten Altin Hazizaj, komandantët e Operacioneve gjatë këtij viti kanë qenë: kapiten Markeljan Kodra, kapiten Vladimir Pica, kapiten Eduart Kaloshi, kapiten Elio Shena, kapiten Roland Hysa. Disa prej kryeopera-

torëve me më shumë eksperiencë dhe të përkushtuar: Kapter Gjovalin Mar-gegaj, Kapter Shefki Nelhani, kapter Artan Palushi, Kapter Fehmi Karaj, kapter Gëzim Mataj, rreshter Fat-bardh Hykaj, rreshter Marjan Alhysa, rreshter Ylli Hysko, Rreshter Përparim Hasanpaj, tetar Rasim Shehu

Cilat ishin objektivat që keni realizuar për 2012?

Sipas Planit të Veprimit “Për as-gjësimin e municioneve të dala tepër e jashtë nevojave të FARSH” me anë të detonimit deri në fund të vitit 2013 ishte parashikuar që Qendra AME të asgjësonte rreth 26 800 ton municione. E gjithë kjo sasi e parashikuar për t’u asgjësuar me detonim të hapur dhe djegie përfundoi më 28.06.2012, afër-sisht 1 vit e gjysëm përpara afatit. Për realizimin e këtij objektivi Gjithashtu edhe shtimi I poligoneve nga 8 që ishin në fund të vitit 2008 në 11 poligone që kemi në administrim aktualisht.

Çdo të thotë të përballesh çdo ditë me rrezikun?

Rreziku ka qenë prezent gjatë gjithë këtyre viteve. Ai fillonte sapo zbardhte dita me transportimin e efektivit nëpër rrugët më të vështira dhe më të rr-ezikshme në të gjithë vendin. Disa prej rrugëve që të çojnë nëpër poligone janë hapur nga repartet e FARSH. Rreziku vazhdonte me shkarkimin e municioneve ku ndonjëherë arkat e ambalazhit ishin aq të kalbura saqë copëtoheshin sapo i prekje. Më tej vinte ç’ambalazhimi dhe sistemimi i municioneve në gropat e plasjes, ndërsa përgatitja e gypave të ndezjes dhe inicimi kanë qenë sfidë më vete. Të përshkruash përkushtimin e këtyre personelit të Qendrës AME për punën që ata kanë kryer ndër vite nuk do të mjaftonin vetëm 2 faqe gazete por do të duheshin faqe e faqe të panumërta. Këta janë njerëzit që çdo ditë kanë sfiduar vdekjen për të sjellë shpresë, janë njerëzit që kanë mohuar veten që të tjerët të jetojnë më të sigurt. Të për-ballesh çdo ditë me rrezikun dhe vdekjen të lodh psikologjikisht dhe fizikisht. Po të shohësh disa prej oficerëve dhe nënoficerëve të cilët kanë 9, 10 apo 11

vjet që punojnë në këtë strukturë do të shohësh se kanë fituar çdo betejë qoftë ajo fizike apo psikologjike. Duket sikur vitet e shumta dhe puna e rëndë nuk kanë pasur ndonjë ndikim tek ta, përveç ndonjë rrudhe më shumë në fytyrë. Nga ata ke shumë për të mësuar. Puna i ka bërë të mprehtë dhe duket sikur ka zh-villuar jashtëzakonisht disa insktikte dhe mënyra sjelljeje. Ata janë të shumtë dhe nga çdo krahinë e Shqipërisë dhe të gjithë së bashku formojnë një ansambël vlerash e cila me plotë gojën mund të quhet një pasuri e çmuar dhe e veçantë e Forcave të Armatosura. Nëse për gjithë të tjerët fjala “municion” nënkupton shkatërrim, kaos dhe frikë, ndërsa për efektivat AME është thjesht një pjesë e zanatit dhe punës së përditshme. Por për të asgjësuar mu-nicionin nuk ka mjaftuar vetëm dëshira, por është dashur përkushtimi i njerëzve dhe përgatitja e specialistëve. Këto cilësi i gjen pothuajse tek të gjithë ushtarakët e Qendrës AME, një pjesë e të cilës kanë qenë pjesë e kësaj strukture që në krijimin e saj 11 vjet më parë. Të rinjtë e tjerë që janë bërë pjesë e këtij reparti kanë kryer kurse të niveleve të ndryshme EOD brenda dhe jashtë vendit, dhe falë kësaj përgatitjeje dhe eksperience na është kthyer në moto: “Maksimumi i rezultatit me risk minimal”. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, në duart e tyre besoi një pjesë të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Ky nuk ishte thjesht një privilegj, por një detyrë dhe obligim i rëndësishëm që buroi nga misioni ynë. Për të përmbushur me sukses misionin që na u besua, na u desh që gjatë kësaj periudhe sfidat e ndryshme ti kthejmë në mundësi. Puna jonë e bëri vendin tonë dhe gjithë rajonin më të sigurtë. Fëmijët dhe brezat e tjerë që do të vijnë, do të gjejnë një Shqipëri të pastër nga municionet e paplasura dhe nga ato me parametra të rënë. Në tërë këtë operacion të suksesshëm na ka mbështetur MM dhe SHP e kanë mbështetur këtë proces dhe gjithmonë kanë falenderuar efektivin e Qendrës AME për punën e bërë.

Intervistoi Bejdo Malo

Policia Ushtarake po zhvillon stërvitje për trajnimin e person-elit nga një ekip trajnues i lëvizshëm Turk. Ky trajnim zgjat nga data 25 Qershor -13 Korrik .Për zhvillimin e kësaj stërvitje janë angazhuar dy toga. Toga e parë e kompanisë së parë Operacionale po zhvillon stërvitje në Batalionin e Forcave Speciale me temë: “Sigurimi i personaliteteve VIP” me instruktorët Turk: N/kolonel Mikoil Parilday, n/kolonel Ali Ulker, major Koksol Parlan, kapiten Nerhan Uz dhe kryekapter Mustafa Dogan. Ndërsa toga e dytë e Kompanisë së parë Operacionale po zhvillon stërvitje në Batalionin e Këmbësorisë Malore ,Vau Dejës Shkodër me temë “Operacio-net e Kërkim Shpëtimit” me instruktorët Turk: Kryekapter Recai Uyanik dhe kryekapter Murat Basdogan. Temat kryesore ku janë përqendruar trajnimet janë: Shoqërimi “VIP”, delegacionet e larta ushtarake, mbrojtja e afërt e tyre në lëvizje, në vendin e punës dhe në banese. Sigurimi i objekteve të rëndësisë së veçantë në raste ngjarjesh të jashtëzakonshme. Luftimi i afërt trup me trup, kërkim-shpëtimi në terrene malore. Alpinizëm, kërkim-shpëtimi në ujë në raste përmbytjesh. Gjithashtu në ambientet e Policisë ushtarake në bashkëpunim me palën Italiane po zhvillohet trajnimi “Moduli

Policisë Ushtarake për angazhimet jashtë vendit’’ stërvitja po zhvil-lohet me togën e dytë të kompanisë së tretë. Nga një ekip trajnues prej 4 personash: Kolonel Antonio Troja, n/of.Edmondo Ingenito, n/of.Francesko Ingrosso, n/of. Raffaele Spineli. Me datën 28

qershor komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Syrja Gjoka ndoqi stërvitjen e togës që po vazhdon trajnimin në Vaun e Dejës. Atje komandanti i PU u prit nga n/kolonel Ali Mali. Në datën 11,12, dhe 13 korrik 2012 në ambientet e Batalionit Komando do të zhvillohet stërvitje kompaktësuse ku pritet të marrë pjesë dhe ShShP për të për-shëndetur dhe falenderuar personelin tone si dhe përfaqësuesit e Palës Italiane si dhe ato të Turqisë. Të gjitha këto stërvitje janë në kuadër të përmirësimit të misionit dhe detyrave të PU si dhe të misioneve të pritshme për në Afganistan. Nga pala shqiptare kanë dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e stërvitjeve me palën turke si përkthyes edhe koordinator stërvitje kapiten Bledar Bimaj dhe kapiten Hysni Memia gjithashtu edhe specialistet e stërvitjes toger Elton Ku-maraku dhe toger Ergys Llanaj ndërsa me stërvitjen me palën Italiane ka dhënë kontributin e tij si koordinator dhe përkthyes Eno Lolo. Një ndihmesë dhe kontribut të madh kanë dhënë edhe shefi i operacioneve major Avni Brahja, shefi i logjistikes n/kolonel Adriatik Spahiu, shefi i zbulimit kapiten Emir Kume. Gjithashtu ndihmën më të madhe e ka dhënë vetë personeli, i cili po kryen stërvitjet me përgjegjshmërinë dhe korrektësinë më të mirë.

Policia Ushtarake po zhvillon stërvitje për trajnimin e personelit nga një ekip trajnues i lëvizshëm Turk. Stërvitja profesionale hyn ne fazën intensive. Ky trajnim zgjat nga data 25 qershor -13 korrik

Komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Syrja Gjoka ndoqi stërvitjen e togës që po vazhdon trajnimin në Vaun e Dejës

Policia Ushtarake dhe trajnimi i personelit

Page 14: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 201214 op-ed

nJoFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKMEVE TE PERSONELIT

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4 22 21 03; Fax: ++355 4 23 41 62 Shtabi i Përgjithshëm i FA Italiane ka ofruar dy të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, për vitin akademik 2012-2013 si më poshtë vi-jon:1. Akademia Ushtarake e Forcave Detare 1 vend2. Akademia Ushtarake e Forcave Ajrore 1 vend Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku do të njihen me “Udhëzim-in”, mbi kriteret e pranimit dhe të procedurave të testimeve. Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë. Regjistrimi fillon në datën 18 qershor 2012, ora 09.00 dhe përfundon më 06 korrik 2012, ora 15.00, në KDS. Për datat e zhvillimit të testimeve, kandidatët do të njoftohen ditën e regjistrimit në KDS. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të mos jetë i martuar.5. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 6. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen .7. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 8. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve janë sipas udhëzimeve të përcaktuara, të cilat do t`i gjeni pranë KDS. 9. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit parauniversitar mbi 8. Kandidatët që janë në vijim e sipër të vitit të fundit të ciklit parauniversitar, të kenë notën mesatare mbi 8 për vitet e plota të përfunduara, si dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. 10. Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë, kimi. 11. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.12. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, atëherë ai s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet ushtarake jashtë vendit si dhe degën e preferuar.2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të notave të tre viteve të përfunduara të shkollës së mesme si dhe vërtetimi i notave të semestrit të parë.4. Fotokopje e noterizuar e certifikatës së TOEFL(nëse ka).5. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë.6. Fotokopje e kartës së identitetit 7. Certifikatë familjare, 1 copë 8. Fotografi për dokument, 2 copë 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë, ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit”. 12. Analiza e SIDA-s.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur studentë ushtarakë, të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve nënshkruajnë kontratën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(Akademia e Mbrojtjes) për vazhdimin e studimeve. Në kontratë parashikohet se studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën gjashtë vjet. Në rast të moszbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit vizitoni faqen e internetit: www.mod.gov.al në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Sekretarisë Mësimore të Akademisë së Mbrojtjes “Spiro MOISIU”

Aleanca SHBA-Shqipëri, shtyllë stabiliteti në një botë gjithnjë e më të pasigurtë

Uashington - Pikërisht në kohëra pasigurie, partneritetet vihen më tepër në sprovë dhe janë edhe më të rëndësishme. Marrëdhëniet Shqipëri-

Shtetet e Bashkuara mbeten të forta në komunitetin ndëratlantik, në një kohë kur ky komunitet po goditet nga krizat ekonomike, pasojat e mundshme gjeopolitike të të cilave nuk duhet të injorohen kurrsesi. Për këtë arsye, dhe gjithashtu për shkak se po i afrohemi 28 korrikut, 90-vjetorit të njohjes de jure të Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, është e rëndësishme të gjykohet se si të çohen më përpara këto marrëdhënie të forta në të mirë të Ballkanit dhe të komunitetit më të gjerë ndëratlantik.

Dekada e fundit ka përjetuar reforma dhe modernizim të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Kroacia është në drejtimin e duhur për t’iu bash-kuar Bashkimit Evropian dhe Mali i Zi ka gjasa t’i bashkëngjitet shumë shpejt procesit të aderimit. Shqipëria iu bashkua NATO në vitin 2009 dhe ka shumë mundësi që Bosnja dhe Hercegovina t’i bashkohet Planit të Veprimit të Anëtarësimit të NATO në një të ardhme jo shumë të largët.

Por Ballkani Perëndimor, mund të jetë afër një tjetër udhëkryqi. Aspiratat e Maqedonisë për në BE dhe NATO mbeten të bllokuara nga Greqia, për arsye disi të dyshimta. Një tjetër periudhë tensionesh etnike ndodhi gjatë pranverës së këtij viti në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të kohëve të fundit në Serbi gjeneruan shqetësime mbi ori-entimin e saj gjeopolitik. Edhe Greqia vazhdon të lëkundet buzë një gremine ekonomike. Kriza e saj ekonomike mund të prodhojë shumë shpejt ndërlikime gjeopolitike ogurzeza për Ballkanin, Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në rrafshin ndëratlantik, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, në mos po distancohen më tepër, me

siguri nuk po gjenerojnë një imazh të ambicies së përbashkët dhe të angazhimit të ripërtërirë. Dhe vërtet, të dyja, si SHBA si BE, janë të shqetësuara nga problemet e tyre ekonomike dhe prioritetet e tjera në rajonet jashtë zonës së Atlantikut të Veriut. Samitit i NATO në maj në Çikago nuk e përkeqësoi situatën, por as nuk iu përgjigj me efikasitet këtyre shqetësimeve.

Në këto rrethana nuk duhet nënvleftësuar vlera që marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mund t’u japin përpjekjeve që nevojiten për të përforcuar stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlan-tike. Gjashtë nismat e propozuara në vazhdim janë skicuar për t’u shërbyer këtyre qëllimeve: Reforma ushtarake: Gjatë dy dekadave të fundit, Forcat e Armatosura Shqiptare i janë nënshtruar një modernizimi intensiv. Asistenca financiare dhe këshillimi i Shteteve të Bashkuara kanë qenë

kyç dhe ky investim ka dhënë rezultate të rëndë-sishme. Ushtria shqiptare ka qenë gjithnjë ndër ushtritë e para që ka qëndruar në krah të Shteteve të Bashkuara në operacione sfiduese jashtë zonës së rajonit, përfshirë Irakun dhe Afganistanin. Sot, në teatrin afgan të luftimeve, ushtarët shqiptarë operojnë ‘jashtë bazave’ në operacione luftimi, një dëshmi kjo jo vetëm e guximit të tyre, por gjithashtu, edhe e zhvillimit të profesionalizmit dhe aftësive të tyre operacionale.

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë asistencën e tyre ushtarake për Shqipërinë, duke qenë se vendi është një kontribuues i madh aktiv në NATO, si dhe në operacione të tjera ushtarake ndërkombëtare. Një hap pa shpenzime, për të thelluar më tutje marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes, do të ishte ngulitja e një planifikuesi ushtarak amerikan në Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Një përfaqësi e

tillë ushtarake do ndihmonte më tej harmonizimin e proceseve dhe procedurave të planifikimit të përdo-rura nga Pentagoni dhe Ministria e Mbrojtjes. Një përfaqësi ushtarake nuk duhet të shihet thjesht si një mjet drejt reformës së mëtejshme. Kjo nënkup-ton gjithashtu mbajtjen e vazhdueshme të lidhjeve të ngushta ndërmjet dy shtabeve për të garantuar koordinim të lehtë në kohëra krizash.

Themelimi i ‘JIATF-Adriatik’: Një punë e madhe është ndërmarrë për të zhvilluar aftësitë e vendeve të Ballkanit, për të monitoruar dhe kontrol-luar hapësirat e tyre detare dhe ajrore. Do ishte e dobishme integrimi i tyre i mëtejshëm, që në thelb janë përpjekjet kombëtare për një rrjet vërtet rajonal. Në drejtim të këtij qëllimi, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara duhet të nxisin zhvillimin e një qendre rajonale të bashkuar të shërbimeve të inteligjencës, të ngjashme me Task-Forcën ndërinstutucionale amerikane – për Rajonin Jugor (Joint Interagency Task-Force – South (U.S. JIATF-South)). Në këtë qendër të bashkuar, që ndodhet në Shtetin e Floridës, marrin pjesë vendet të Amerikës Qen-drore, Amerikës së Jugut dhe Karaibeve. Qendra mbledh informacione sekrete nëpërmjet një larmie sensorësh dhe shpërndan informacione sekrete për të pikasur, monitoruar dhe ndaluar operacionet e trafiqeve të paligjshme. Qendra ka vërtetuar se është një mjet i jashtëzakonshëm kundër krimit, si dhe gjenerator i bashkëpunimit rajonal dhe i vullnetit të mirë. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtyjnë përpara këtë përvojë dhe të themelojnë një “JIATF-Adriatik”. Kapaciteti i reagimit ndaj krizës rajonale: Disa vite më parë Shqipëria bëri përpjekje që të krijonte kapacitete të reagimit ndaj krizave mes vendeve të Adriatikut. Kjo nismë duhet të ringjal-let në partneritet me SHBA, Bashkimin Evropian, NATO apo me të tre bashkë. Adriatiku do të ishte më i sigurtë nëse do të përfitonte nga kapacitetet e ndërthurura shumëkombëshe për kërkim e shpëtim, për reagim ndaj rreziqeve mjedisore dhe ndoshta në zbatimin e ligjit. Shfrytëzimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri-Turqi: Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë të dyja nga marrëdhëniet e ngushta më Turqinë, një vend që për arsye historike, kulturore dhe ekonomike ka ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Duket më se e natyrshme se një forum, që përfshin këta tre aleatë, mund të shërbejë si një mekanizëm krijues për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, të ekonomisë dhe politikës, si dhe mundë-sive në Shqipëri e në rajonin përreth saj. Siguria e energjisë: Shqipëria ka depozita domethënëse nafte e gazi në rrafshin rajonal dhe pas një periudhe të gjatë rënieje, industria e saj e naftës po përjeton ringjallje. Gjithsesi, rrugët e lidhjeve energjetike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës, si dhe midis shteteve të Ballkanit mbeten të zhvilluara në nivele të ulëta. Për më tepër, projekte të mëdha naftësjellëse dhe gazsjellëse, si ai i Gaz-sjellësit Trans Adriatik (TAP), NABUCCO dhe të tjerë, që po planifikohen apo që janë në zhvillim, të gjitha kumtojnë implikime strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Siguria e energjisë duhet të plotësojë mbrojtjen dhe demokracinë, si një shtyllë kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Këto objektiva kryesorë duhet të përfshijnë nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe garantimin që interesat e sigurisë së Shqipërisë të justifiko-hen në zhvillimin e infrastrukturës energjetike të Ballkanit. Europa e plotësuar: Një prioritet kyç i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri duhet të jetë rigjallërimi i procesit të integrimit të Evropës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, si një aleat i ri në NATO, duhet të punojnë krah për krah për të bërë të mundur që samiti i ardhshëm i NATO të nxjerrë ftesa për vendet aplikante të kualifikuara, përfshirë Malin e Zi dhe Gjeorgjinë. Një Evropë që është përnjëmend e integruar dhe ku mungojnë linjat ndarëse ka për të qenë një Evropë më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e zonja për të punuar me Shtetet e Bashkuara, për t’ju përgjigjur sfidave globale të shekullit të XXI.

Marrë nga website mod.gov.al

nGa ian j. brzezinski

Page 15: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 2012 15gjeopolitika

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ush-tria” do të fillojë të pub-

likohet një rubrikë e re: gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeo-politik, teoritë kryesore të gjeopoli-tikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopoli-tikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeo-politike që japin çelësin e sundimit global.

Sir Julian Stafford Corbett lindi në 12 nëntor 1854, Walcot House, Kennington Road, Lambeth dhe vdiq në 21 shtator 1922, Manor Farm, Stopham, Pulborough, Sussex. Ai ishte një gjeostrateg i njohur i fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, puna e të cilit ndihmoi që t’i jepej formë reformave të Marinës Mbretërore të asja kohe. Një prej librave të tij më të njohur, “Disa parime të strategjisë detare”, mbetet edhe sot e kësaj dite një prej librave klasikë mes studiuesve të luftës detare.

Corbett ishte një historian i njohur i detarisë, puna e të cilit influencoi veprat e historisë detare britanike dhe drejtimin e gjeopolitikës detare britanike. Ai shkroi gjithashtu, edhe libra artistikë dhe ka mundësi që shër-bimi i tij si një korrespodent lufte për “Pall Mall Gazette” gjatë vitit 1896, në ekspeditën Dongola në Sudan, u bë shkaku shtytës që ai të mendonte mbi drejtimin e luftës si një temë shkrimi. Punimi i tij i parë serioz ushtarak ishte “Drake and the Tudor Navy (1898)”, i cili bashkë me punimet e tjera, e pleksi atë në lëvizjen reform-uese edukuese detare dhe u njoh me admiralin John Fisher (1841–1920), i cili do të shërbente si Lordi i Parë i Detit, pozicioni më i lartë i oficerit të forcave detare. Corbett në vitin 1902 u bë një lektor i historisë në “Royal Naval College” (Kolegji Mbretëor i Marinës) në Greenwich dhe publikoi “England in the Mediter-ranean, 1603–1714, (1904)” (Anglia në Mesdhe, 1603-1714), libër i cili ishte një analizë tërësore e strategjisë detare. Corbett botoi edhe libra të tjerë si “England in the Seven Years War, (1907)” (Anglia në luftën shtatë

Corbett: Fuqi detaredo të thotë fuqi kombëtare

vjeçare), “Some Principles of Mari-time Strategy, (1911)” (Disa parime të strategjisë detare), “Maritime Op-erations in the Russo-Japanese War (2 volumes; 1915)” (Operacionet detare në luftën ruso-japoneze), dhe një analizë ne tri volume mbi betejat detare të LIB që titullohet “Naval Op-erations, (1920–1923)” (Operacionet Detare (1920–1923)), në të cilin atij iu desh të linte në heshtje kriktikën e tij për strategjinë dhe taktikat britanike të Betejës së Jutland, të vitit 1916, për shkak të ndjeshmërisë së tyre politike. Corbett ishte një këshilltar i çmuar i Fisher dhe Lordit të Admiraliatit, Winston Churchill (1874–1965), gjatë LIB, duke shkruar memorandume zyrtare bindëse që furnizonin këshilla politikë-bërëse detare të vlefshme. Ai favorizonte përdorimin e fuqisë detare britanike në një mënyrë të kufizuar, duke njohur limitet e ven-dosura mbi përdoruesit e saj, gjatë kohës së luftës. Corbett e shikonte historinë ushtarake si një pjesë e brendshme të historisë kombëtare dhe politikës ndërkombëtare që datonte në të shkuarën qysh prej epokës së Elizabetës dhe në mënyrë të njëjtë me Alfred Thayer Mahan, ai e kon-sideronte fuqinë detare si sinonim të fuqisë kombëtare.

Në fillim të shekullit, Corbett doli në pah si një prej autorëve të parë në zhvillimin e doktrinës detare mod-erne. Duke skicuar nga një pozicion i influencuar prej Baron de Jomini dhe Carl von Clausewitz, ai ishte i dobishëm në përpjekjen për të zbatuar teoritë ekzistuese të luftës tokësore, për ato luftime që zhvilloheshin në det. Një bazë të rëndësishme e të vyer teorike, ai e mori nga vepra “Mbi luftën” e Clausewitz, por duhet theksuar fakti se ai nuk bëri një kopje të kësaj pune. Corbett nuk hezitonte të ngrinte çështje bë diskutim me Clausewitz, Jomini apo edhe me strategë të tjerë si p.sh për parimin

e përqendrimit dhe për betejën ven-dimtare. Fakti që ai bënte dallimin mes këtyre faktorëve duke menduar se ata ishin më efektivë në det se në tokë, ishin një shmangie guximtare prej urtësisë së kohës së tij. Edhe në zhvillimin e teorisë së tij për luftën e limituar, Corbett e përdori serish veprën “Mbi luftën” si pikë nisje, por e mbyll arsyetimin sipas mënyrës së tij – një metodë unike e zhvillimit të luftës në një mjedis detar.

Në librin e tij kryesor, “Some principles of maritime strategy” (Disa parime të strategjisë detare), Julian Corbett, e ndërton punimin e tij mbi tre shtylla kryesore: teoria e luftës, teoria e luftës detare dhe udhëheqja e luftës detare. Ai fillon punën me studimin teorik të luftës, përdorimin dhe kufizimet e saja. Në pjesë e parë, ku trajtohet teoria e luftës ai merr në shqyrtim hap pas hapi, teorinë e luftës; natyrën e luftërave ofensive dhe defensive; natyrën e luftërave të kufizuara apo të pakufizuara; luftërat e kufizuara dhe perandor-itë detare; luftërat e ndërhyrjes - ndërhyrje të kufizuara në luftë të limituar; kushtëzimet e fuqisë në një luftë të kufizuar. Në vijim, pasi bën shtjellimin teorik mbi luftën, ai kry-en qasjen e tij drejt teorisë së luftës detare. Në pjesën e dytë të punimit - teoria e luftës detare,- ai shqyrton teorinë në lidhje me objektin – ko-mandimin e detit; teorinë e qëllimit – ndërtimi i flotave; teorinë e me-todës – përqendrimi dhe shpërndarja e forcës. Pasi ka bërë këtë pasqyrim teorik, ai kalon në pjesën e tretë te praktika. Këtë pjesë të punimit ai e titullon: drejtimi i luftës detare. Në këtë pjesë të fundit, ai trajton ndryshimet e qenësishme në kushtet e luftës në det e në tokë; format tipike të operacioneve detare; me-todat e sigurimit të komandës: duke marrë një vendim, duke krijuar një bllokadë; metodat e përjash-

timit prej komandimit/zotërimit: operacionet mbrojtëse të flotës, kundërsulme të vogla; metodën e ushtrimit të komandës: mbrojtja kundër sulmit, mbrojtja dhe sul-mimi i tregtisë, mbrojtja, sulmi dhe mbështetja e ekspeditave ushtarake. Corbett, ashtu si bashkëkohësi i tij amerikan, kundëradmirali Alfred Thayer Mahan i Marinës së SHBA, e shihte luftën detare si një pjesë të politikave të mëdha të shtetit. Në këtë drejtim, mendimtari ushtarak prusian, Carl von Clausewitz, pasti një ndikim të rëndësishëm në punën e tij. Një tjetër ndikim të madh mbi Corbett, pati edhe prof. John Knox Laughton, që sipas provave është historiani i parë detar dhe prej të cilit, Corbett përshkruhej si i “preferuari”i tij.

Megjithatë, Corbett ndryshonte nga Mahan në theksimin më të vogël të flotës luftarake. Kjo gjë zemëroi shumë oficerë të Marinës Mbretërore, të cilët besonin se një pikëshikim i tillë dëmtonte aspektin heroik të strategjisë së Lord Nelson në Luftërat Napoleonike. Objektivi primar i Corbet ishte që të mbushte boshllëkun në doktrinën detare britanike, duke zyrtarizuar teoritë dhe parimet e luftës detare. Strat-egjitë e luftës detare nga Corbett, u fokusuan në artin e luftës detare

dhe përcaktuan diferencat ndërmjet luftës detare e asaj tokësore. Ai e vendoste fokusin e tij fillestar, mbi zbatimin e një doktrine të tipit manovrues. Parimet e Corbett për kontrollin detar, fokusimi te armiku dhe manovra për avantazh taktik, formojnë themelin e manovrave të sotme të luftës detare. Corbett punonte që nga brendësia e ko-munitetit detar dhe përpiqej që të influenconte themelimin e detarisë. Ai besonte në studimin dhe zhvil-limin e teorisë së luftës për qëllime edukuese, gjë për të cilin ndjente se “do të themelonte një mjet të përbashkët shprehje dhe një plan të përbashkët mendimi, për hir të soli-daritetit mendor ndërmjet një drej-tuesi dhe vartësve të tij.” Nëpërmjet lekturave të tija në Kolegjin e Luftës Detare (Naval War College), Cor-bett po përpiqej që të shpërndante te oficerët idetë e tij për luftën e limituar dhe mbrojtjen strategjike, të cilat ishin shumë më të ndryshme nga normat teorisë dhe strategjisë detare të kohës. Pavarësisht se ishte kështu, Corbett, nëpërmjet botimit të librit të tij “Some Principles of Maritime Strategy” (Disa parime të strategjisë detare), po përpiqej që të zgjeronte audiencën për mësimet e tija strategjike, me qëllim që të përfshinte publikun e përgjithshëm.

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

Page 16: Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve ... · rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend

ushtriaE prEmtE, 6 korrik 201216

Vlerësim maksimal për ekipin e karatesë në testimin e qershorit 2012

Më datë 25 qershor 2012 në ambientet sportive të KDS-ës, Federata Shqiptare e Karatesë, mori në testim ekipin e fëmijëve

të ushtarakëve. Në testim morën pjesë 16 fëmijë për breza të ndryshëm sipas kohës së stërvitjes dhe aftësive individuale të tyre. Ndodheshin të pranishëm ushtarakë prindër të fëmijëve si dhe drejtori i Drejtorisë së Aktiviteteve sportive z. Murat Basha. Komisioni i testimit i përbërë nga presidenti i F.SH.K, z. Parid Dule mjeshtër 5dan, kryetari i komisionit teknik Ramiz Is-mailgeci mjeshtër 5dan, Anëtarët e kryesisë së F.SH.K, Elton Kodrina mjeshtër 3 dan dhe Ramazan Zelia mjeshtër 3 dan( trajneri i ekipit), vlerësoi stërvitjen e zhvilluar me ekipin për ketë vit stërvitor, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin është punuar cilësitë teknike të mësuaranë në 4 komponentët kryesorë të tyre: teknikat me duart, teknikat me këmbët, dy luftim, dhe kata. Në përfundim të testimit rezultatet ishin: 6 spor-tistë me mesatare, notën 10-të, 5 sportistë me mesatare, notën 9-të, 4 sportistë me mesatare, notën 8-të, dhe 2 sportistë me mesatare, notën 7,6-të. Sportistëve Bekim Basha dhe Aldo Pol-lozani (të dy kampionë kombëtarë për fëmijë kategoria 13 vjeç pesha përkatësisht -45kg dhe -40kg).që në 4 komponentët u vlerësuan me notën maksimale, komisjoni I vlerësoj me një brez më lart,(kandidat mjeshtër),1 kyu, brezi kaf. Me notën maksimale u vlerësuan dhe fëmi-jët Ergyn Cullhaj, Jurgen Kola, Daniel Mece e Bruno Muca. Themi se stërvitja gjithë vjetore e programuar me përkushtim dhe dëshirë nga fëmijët këtë vit i dha frytet e veta. Me rezultatet në kampionatet kombëtare të fëmije dhe të rinjve me 3 medalje ari, 3 argjendi dhe 8 bronzi, dhe me vlerësimin në testimin nga F.SH.K-së me një mesatare mbi 9-të na tregon që jemi në rrugë të mbarë. Sigurisht këto rezultate janë rrjedhojë dhe e mbështetjes së pa kursyer të ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, e shefit të Shtabit të Përgjithshëm z.Xhemal Gjunshi, si dhe të Drejtorëve znj.Zerina Kuke dhe Murat Basha që i kemi patur gjithmonë pranë, për nevojat që kemi patur. Pa përkrahjen dhe ndihmën e tyre nuk do të ishte bërë e mundur grumbullimi 5 ditor në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës para testimit të ekipit. Fjalë falenderimi shkojnë dhe për komandantin e regjimentit të

mbështetjes, komandantin e shtëpisë së pushimit në Durrës si dhe tërë personelin e shtëpisë së pushimit në Durrës për dashurinë që treguan për fëmijët gjatë ditëve të grumbullimit. Në përfundim do të doja të sensibilizoja prindërit e fëmijëve të moshave 8-13 vjeç djem e vajza që të sjellin fëmijët e tyre të aktivizohen në sportin

e karatesë, me qëllim; edukimin e tyre,ritjen normale,përmirësimit të aftësive fizike dhe pse jo garimit me moshatarët e tyre për të testuar aftësitë fiziko teknike të arritura. Mundësinë për këtë qëllim ju a ka dhënë M.M. e Sh.P. (aktualisht funksionon Drejtoria e Aktiviteteve Sportive pranë Q.K.M.B.M-së, që e zhvil-

lon aktivitetin e saj sportiv pranë ambienteve sportive të K.D.S-së). Kurset e rinj në sportet e karatesë, volejbollit, basketbollit, mundjes futbollit, boksit, rihapen në shtator. Bëhuni pjesë e këtij projekti me pjesëmarrjen e fëmijëve tuaj në këto ekipe.

RAMAZAN ZELIA