Upload
hathuy
View
241
Download
3
Embed Size (px)
Citation preview
1
MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E
KOSOVËS
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË
SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E
ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR
(11)
LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME
MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË
MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË,
MBAJTUR NË PEJË PREJ 27-30.07.2015
Prishtinë, korrik 2016
2
SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E
ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR
(11)
LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME
MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË
MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË,
MBAJTUR NË PEJË PREJ 27-30.07.2015
Prishtinë, korrik 2016
3
E përgatiti dhe e redaktoi:
Nuhi Gashi
Fotografitë: Shpresa Kokallari, Nuhi Gashi etj.
Shtypi:
Tirazhi: 500 copë
4
PËRMBAJTJA
I. PARATHËNIE (faqe 5)
II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA
LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE (faqe 9-116)
1. Lilana Verdha, Përshtatja e fëmijëve të emigrantëve në kulturën e
vendbanimit të ri
2. Liri Qoshi, Portofoli i të nxënit, element për menaxhimin e cilësisë së
kurrikules se mesimit shqip ne diaspore.
3. Valdet Rama, Skena dhe lojërat skenike në funksion identitar (teatër,
animacione, kukulla, lojëra etj.)
4. Driton Kajtazi, Shkolla me besim përcjell njohuri fetare e jo besime
(vështrim mbi mësimin fetar në shkolla)
5. Valentina Çela, Problematika të veprimtarive ekstrakurrikulare me
nxënësit emigrantë
6. Musa Kraja, Aspekte të pedagogjisë familjare me fëmijët në mërgim
7. Arbër Salihu, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Shqiptarët..... 3
Tema/njësia: Diaspora shqiptare (faqe 44)
8. Shqipe Gashi, Shembull ore mësimore: Libri (FT):Unë dhe të tjerët 2
Tema/njësia mësimore: Jemi shqiptarë (faqe 9)
9. Feime Llapashtica, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Letërsi
shqiptare 2
Tema/njësia: Sikur gjithë botën të ma falin...(faqe 51)
10. Drita Kadriu, Shembull ore mësimore: Libri (FT): Puna dhe koha e lirë
Tema/njësia: Dasmat (faqe 32)
11. Kristina Gega, Mësimi i gjuhës shqipe përmes fjalëve të urta dhe
proverbave
12. Kadri Dakaj, Mësimi plotësues shqip në landin Baden Vytemberg të
Gjermanisë (modeli konsullar-përvojat)
13. Erida Koleci, Të mësuarit e bazuar në projekte (modele (modele
projektesh në kontekstin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në
diasporë)
14. Ermioni Cekani, Metoda didaktike për mësimdhënie në klasa me
fëmijë bilingualë (dygjuhësh)
III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË
MËSUESVE (faqe 119-147)
1. Anila Kilaj, Roli i prindërve në mësimin e gjuhës amtare në emigracion
2. Miradije Berishaj dhe Osman Ademi, Loja në funksion të nxitjes për
mësim me grupmosha heterogjene
5
3. Rizah Sheqiri, Ngritja e kompetencave të mësimdhënësit në diasporë
4. Hazir Mehmeti, Përvoja të planifikimit me tekstet e reja
IV. PREZANTIME TË TJERA (faqe 151-154)
1. Arjan Melonashi, Mb’udhët (dokumentar me arbëreshët e Italisë)
2. Iliaz Bobaj, Bota është e madhe shumë (...) dhe Legjenda e Butrintit (....)
3. Hazir Mehmeti, Udhëtim S (përmbledhje shkrimesh për seminarin me
mësuesit e SHSH në diasporë)
V. PROGRAMI I SEMINARIT (156-160)
6
P A R A T H Ë N I E
Ky edicion, i emërtuar si PEJA 2015, së pari, shënoi një rritje të
numrit të pjesëmarrjes (mbi 120 mësues e mësuese që punojnë me fëmijët e
të rinjtë shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare
gjithandej nëpër diasporat e mërgatën shqiptare dhe dhjetëra lektorë,
ligjërues e titullarë të ministrive përkatëse etj.). E gjithë kjo flet për profilin e
pranueshëm profesional të këtij seminari dhe gjakimin e vazhdueshëm për
zhvillimin e cilësisë së tij.
Së dyti, seminari do të kujtohet për agjendën e bagatshme kulturore-
shoqërore për seminaristët (Teatri Profesional ‘Istref Begolli, programi
kulturor-artistik i Shkollës ‘Asdreni’, Muzeu Etnografik, mbrëmjet kulturore-
shoqërore /në veçanti ajo me Ansamblin e njohur ‘Rugova’/, vizitat e Burimit
të Drinit të Bardhë, të Mullirit të Haxhi Zekës, të Mullirit të Bërdynajve etj.).
Dhe, së treti, si zakonisht, materialet themelore të tij, të cilat janë
vlerësuar se paraqesin kontribute didaktike për zhvillimin e kompetencave
profesionale të një numri dukshëm më të madh mësuesish/esh (seminarin e
frekuentojnë zakonisht vetëm deri në 120-130 mësues/e) po publikohen edhe
në formë libri, i cili, në përputhje me ‘magjinë’ e tirazhin e tij, do të
komunikojë me rreth 500 marrës a përfitues të drejtpërdrejtë të përmbajtjeve
të tij; mësues/e, prindër etj.
7
II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA
LIGJËRUES/E TË FUSHAVE PËRKATËSE
8
9
Dr. Liliana Verdha (konsulle
nderi e Shqipërisë në Finlandë)
PËRSHTATJA E FËMIJËVE
TË EMIGRANTËVE NË
KULTURËN E
VENDBANIMIT TË RI
KOMBI është bashkësi e qëndrueshme njerëzish formuar historikisht
në bazë të përbashkësisë së gjuhës, kulturës, mentalitetit, territorit dhe
veprimtarisë ekonomike.
KULTURA është fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin arritjet e
gjithanshme në, art, letërsi, shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore, si edhe
traditat, doket e zakonet dhe folklorin.
Që më 1871 Antropologu anglez Sir Edward Burnett Tylor (1832-
1917) shkruante se ”Kultura është ajo tërësi komplekse , që përfshin dijet ,
besimet , artin , vlerat morale , ligjet , zakonet si dhe të gjitha llojet e aftësive
dhe shprehive të përftuara nga njeriu si anëtar i shoqërisë .”(Tylor 1871:1)
10
Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin për arësye nga më të
ndryshmet. Mjaft shqiptarë nga trevat shqiptare në Ballkan kanë emigruar
deri në Vendet Skandinave, përfshirë dhe Finlandën:
KosovaMontenegro
Me zhvendosjen nga një vend në tjetrin njerëzit përballen detyrimisht
dhe menjëherë me fenomenet e përshtatjes dhe të përftimit.
PËRSHTATJA është e ndryshme nga PËRFTIMI
• Përshtatja në kulturën e re = gjetja e vendit/ pozicionit tënd me ato
karakteristika që ke nga vendlindja (aftësi, sjellje, mentalitete, tradita,
kulturë, besime fetare etj.)
• Përftim i kulturës së re = fitimi i elementëve të panjohur më parë -
përbërës të veçorive kulturore të vendbanimit të ri (gjuha, kultura,
mënyra e jetesës, traditat, sjelljet, mentalitetet, besimet fetare etj.)
Përftimi i kulturës së re nuk shkon si në vaj, por përcillet me probleme:
1. Elementë ndihmues:
– përftimi i gjuhës së vendit,
11
– të kuptuarit e mentalitetit të vendasve,
– njohja e traditave dhe zakoneve nëpërmjet kontakteve me
vendasit,
– respektimi i kulturës vendase (pjesëmarrja në veprimtari të
ndryshme tradicionale, fetare etj.)
2. Elementë pengues;
– mosnjohja e gjuhës së re,
– përbuzja e kulturës së re (”jo aq e lashtë sa e jona”),
– fanatizmi absolut pro ideve mediokre me pretendimin ”e
mbrojtjes” së pjesëtarëve të familjes,
– interpretimi dhe zbatimi antishoqëror i Kanunit dhe, në
përgjithësi, i kodeve fetare (”vrasjet e nderit/ turpit” etj.)
Studime dhe vëzhgime të shumta provojnë se:
• kulturat e popujve janë njëlloj të rëndësishme,
• njerëz të ndryshëm i interpretojnë dhe zbatojnë ato në mënyra të
ndryshme,
• mediokriteti dhe injoranca s’janë tipar apo produkt i kulturave të
popujve,
• ato janë produkt i padijes dhe fanatizmit individual si dhe mjet
lufte apo mbrojtjeje i fanatikëve dhe, në përgjithësi, një vegël e
fuqishme për përçarjen dhe sundimin e një grupi të vogël a të
madh njerëzish nga një a më shumë individë ose grupime të
fuqishme politike, financiare, shoqërore apo fetare në bashkësinë
shoqërore.
Në përgjithësi, emigrantët ndeshen me paragjykime në shtetet pritëse.
Në rastin e emigracionit shqiptar vazhdon të vihet re ekzistenca e
paragjykimeve të forta, rrjedhojë e:
- propagandës antishqiptare të shteteve dhe qarqeve të ndryshme
politike,
- mosnjohjes dhe keqinterpretimit të historisë dhe të kulturës shqiptare,
- krimeve dhe shkeljeve të ligjit të shteteve pritëse nga vetë imigrantët,
- keqinterpretimit të anëtarësisë së Shqipërisë (shtetit amë) në
Organizatën Botërore Islamike.
- mungesës së mbështetjes së emigrantëve as edhe en bloc nga shteti
amë.
12
SHTETET PRITËSE ZBATUAN POLITIKA TË NDRYSHME NDAJ TË
HUAJVE
Ndaj shqiptarëve Greqia ka ndjekur plane asimiluese të manifestuara
si:
- pensione dhe lehtësira të tjera për të vet’t’deklaruarit grekë apo
me prejardhje greke,
- ndryshimi i emrave dhe mbiemrave,
- greqizim i toponimeve në certifikatat e lindjes,
- njësim (= paraqitje si e njëllojshme) kulturash dhe traditash.
SHEMBUJ ASIMILIMI, hasur gjatë punës sime si konsulle e përgjithshme
nderi e Shqipërisë në Finlandë:
Në tetor 2014 një djalë 26 vjeç më dërgoi një e-mail në anglisht,
ku shkruante: “Hi I am … , I can't talk Albanian anymore, I live
as an imigrant in Greece from Albania. I came recently to
Finland for studying …”
Në prill 2015 një vajzë 28 vjeçe më telefonoi dhe më foli vetëm
anglisht:
Hi! I’m an Albanian student here in Finland, but I speak only
Greek and English. I’ve been in Greece with my parents since a
little child. I have difficulties speaking Albanian …
Nga ana e tyre vendet skandinave kanë zbatuar plane integruese, ku:
- gjuha amtare është në kurrikula (Finlanda: 2 orë/javë, Suedia: 1
orë/javë),
- mësimi i fesë është në kurrikula (Finlanda: 2 orë/javë),
- janë siguruar të drejta të barabarta reale për të gjitha kombësitë,
- shquhen për mosdetyrim për ndryshim kombësie, emrash, besimi
fetar,
- është siguruar zhvillimi i kulturës së origjinës (projekti KULO në
Espoo, etj.).
13
FINLANDA - Shifra dhe fakte nga fusha e arsimit:
Më 2005 mësimi i gjuhës amtare (jo finlandeze) u zhvillua në 49
gjuhë dhe u ndoq nga 10.907 nxënës. Mësimi i gjuhës amtare u dha nga 400
mësues. Më 2013 mësimi i gjuhës amtare në shkollat 9-vjeçare u zhvillua në
54 gjuhë dhe u ndoq nga 14.000 nxënës (ose 2/3 e gjithë nxënësve me
origjinë të huaj), ndër to 735 ishin nxënës shqiptarë.
Disa statistika mbi mësimdhënien dhe frekuentimin në shkollat e mesme
profesionale
Në 2008 kishte 13.305 nxënës nga familje imigrante:
» rusë 4.769 nxënës
» estonezë 1.908
» arabë 588
» kurdë 559
» somalezë 506
» anglishtfolës 433
» iranianë 423
» shqiptarë 422
» tajlandezë 288
» vietnamezë 272
» etj.
14
Në vitin 2008 përqindja më e lartë e ndërprerjes së studimeve u vu re
ndër nxënësit shqiptarë, duke pësuar madje një rritje prej +7 % në krahasim
me vitin 2005. Për ndërprerje studimesh të dytët vinin somalezët. Ndërkaq
nxënësit e grupeve të tjera etnike treguan një zell më të madh për mbarimin e
studimeve. Ndërprerja në mes e studimeve prej tyre pësoi rënie të ndjeshme,
e cila u shpreh si në vijim:
– ndër anglishtfolësit pati rënie - 9 %,
– te tajlandezët - 5,8 %,
– te iranianët - 5,6 %
– te estonezët - 4,3 %
Sipas një studimi të Universitetit të Jyveskyles (Jyväskylä) në
bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Finlandës u pa se nxënësit më të
suksesshëm ishin ata me:
– vijueshmëri të rregullt nga fillorja tek matura,
– frekuentim të rregullt gjatë vitit shkollor,
– mbështetje më të mirë nga mësuesit,
– afërsi me kulturën finlandeze,
– kushte më të mira social-ekonomike në familje.
SHQIPTARËT NË FINLANDË
Bazuar në statistikat zyrtare, aktualisht në Finlandë jetojnë rreth
7.000 shqiptarë, të cilët përpiqen të përshtaten në kulturën e re dhe ta
përftojnë atë sa më mirë që të jetë e mundur. Edhe pse ardhur pas vitit 1992
kryesisht nga Kosova, shqiptarët, sidomos fëmijët e tyre të rritur apo të
lindur në Finlandë, janë përshtatur mjaft mirë në vendbanimin e ri.
• Falë gjuhës shqipe, të pasur në germa (= fonema) dhe tinguj të një
germe (= allofone), shqiptarët janë ndër komunitetet me shqiptimin më të
arrirë të të folmeve të finlandishtes.
• Falë arsimimit në Finlandë, një pjesë janë punësuar në:
– arsim (mësues të gjuhës amtare, specialistë, kujdestarë
parashkollorë etj.),
– kulturë (biblioteka, qendra kulturore etj),
– Nokia (inxhinierë të ekselencës, ekonomistë etj.),
15
– Finnair (mekanikë, specialistë etj.),
– shëndetësi (mjekë, infermierë, sanitarë, laborantë, kujdestarë etj.),
– ndërtim (kryepunëtorë, teknikë, karpentierë, muratorë etj.),
– transport (shoferë maunesh ndërkombëtare, autobusësh urbanë,
taksishë etj.),
– tregti (konsulentë, shitës apo arkëtarë në supermarkete etj),
– shërbime (restorante, hotele, sallone bukurie dhe parukeri,
parkingje, pastrim etj.),
– biznese të vogla private (tregti, ndërtim, shërbime etj.).
• Falë talenteve të veta japin kontributin e tyre në:
– sporte (trajnerë, gjyqtarë, futbollistë, atletë etj.),
– kulturë (producentë, botues, përkthyes, shkrimtarë,
instrumentistë, piktorë, këngëtarë, valltarë etj.),
– ekonomi (biznese, restorante, nëpunës bankash, shitës etj.),
– politikë (këshilla komunale, organizma këshilluese shumetnike
etj.).
Disa punime e veprimtari të miat modeste në fushën e gjuhës dhe
kulturës:
• Mbledhje botimesh të hershme finlandeze për shqiptarët nëpër
antikuariate etj. (gjetur libra që nga 1889)
• Studime për Historinë dhe Kulturën e Popullit Shqiptar
• Studime për Kulturat Ballkanike
• Studime për Gjakmarrjen në popuj të ndryshëm
• Studime për Kulturën dhe Gjuhën Finlandeze
• Cikël Leksionesh për Gjuhën Shqipe si lektore e ftuar në Universitetin e
Helsinkit (1990)
• Hapja dhe financimi i Zyrës Kulturore dhe Shtëpisë Botuese ”Iliria”
(Helsinki, 1991 e vazhdim)
• 4 Fjalorë 2- dhe 3-gjuhësh shqip-finlandisht-anglisht (Helsinki, 1991,
1993, 1995 dhe 2013)
• ”Plan-Programi mësimor për mësimdhënien e gjuhës shqipe si gjuhë
amtare” (Helsinki, 1996)
• Ideimi, organizimi dhe financimi i Konkurseve Ndërkombëtare ”Music
& Colours” për moshat 6-18 vjeç, si dhe i Forumeve Shkencore bazuar
tek rezultatet e tyre (Helsinki, 1997-2000)
16
• Hapja dhe financimi i Shkollës së Artit ”Töölön Taidekoulu” (gjuhë
shqipe, gjuhë të tjera, pikturë, piano, qëndisje etj., etj.) (Helsinki, 1998 e
vazhdim)
• ”Kronikat Skandinave” – artikuj, komente, esé -kryesisht për luftën e
Kosovës 1999-2002 (Helsinki, 2003)
• Ideimi, organizimi dhe financimi i Konkursit Ndërkombëtar ”Words &
Colours” për moshat 12-18 vjeç, si dhe i Forumit Shkencor bazuar tek
rezultatet e tij (Helsinki, 2004)
• Financimi i Hapjes së Ekspozitës ”Marubi” në Muzeun Krahinor të
qytetit Pori me 17.2.2012 – Ditën e Pavarësisë së Kosovës (Pori, 17.2.-
15.4.2012)
• Organizimi dhe financimi i 2 Koncerteve zyrtare për nder të 100-vjetorit
të Pavarësisë (Helsinki, 2.11. dhe 26.11.2012)
• Organizimi dhe financimi i Pritjeve të përvitshme zyrtare për nder të
Festave Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës (përfaqësues të diasporës
shqiptare në Finlandë, personalitete vendase, Trupi Diplomatik, gazetarë
vendas dhe të huaj etj.)
• Përkthimi, ilustrimi dhe botimi i Eposit finlandez KALEVALA (Helsinki,
në shtyp)
• etj., etj.
17
Liri Qoshi (IZHA, Tiranë)
PORTOFOLI I TË NXËNIT,
ELEMENT PËR MENAXHIMIN E
CILËSISË SË KURRIKULËS SË
MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE
NË DIASPORË
Kurrikula e mësimit plotësues të
gjuhës shqipe në diasporë ka për qëllim që fëmijët dhe të rinjtë me origjinë
shqiptare të mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe identitetin e tyre kombëtar.
Ky program nuk e zëvendëson shkollimin bazë që marrin këta nxënës
në sistemin arsimor të vendeve të tyre, por thjesht propozon dije plotësuese
për shqipen dhe për kulturën e vendit të origjinës.
Duke vështruar përmbajtjen e programit të shprehur në formë
hierarkike përmes, synimit, objektivave të përgjithshëm, niveleve, aftësive
gjuhësore, linjave integruese, objektivave sipas niveleve, objektivave sipas
aftësive gjuhësore dhe linjave, udhëzimeve për zbatimin e programit, planit
mësimor si edhe burimeve të rekomanduara të të nxënit, lind nevoja jo vetëm
për dokumentimin e arritjeve nga nxënësi, por njëkohësisht dhe e vlerësimit
të këtyre arritjeve me qëllim garantimin e cilësisë së zbatimit të këtij
programi.
Nisur nga sa më sipër (por edhe për faktin se në program mungojnë
aspektet e vlerësimit dhe vetëvlerësimi), mendoj që kurrikula e mësimit
plotësues në diasporë duhet të mbështetet me një sërë dokumentesh, të cilat
koleksionojnë arritjet e nxënësve.
Portofoli i të nxënit propozohet si një ndër dokumentet kryesore i cili
jo vetëm koleksionon arritjet, përfshirjen dhe monitorimin/vlerësimin e
vazhdueshëm të nxënësve në veprimtaritë mësimore, por është edhe një
element i rëndësishëm për menaxhimin e cilësisë së kurrikulës
Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në
kriteret e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe mbështet përfshirjen e
vazhdueshme të nxënësve në veprimtaritë mësimore.
Mësimdhënia e bazuar në portofol është një proces që dokumenton:
- Përgjegjësitë e mësuesit duke iu përgjigjur pyetjeve:
18
Çfarë?
Kur?
Ku?
- Filozofinë e mësimdhënies:
Pse?
- Arritjet (përmes evidencave të vlerësimit):
Si?
Për zhvillimin e portofolit nxënësi drejtohet nga mësuesi.
Portofoli i të nxënit konceptohet dhe zhvillohet bazuar në qëllime të
përcaktuara qartë (nga mësuesi). Portofoli duhet të koleksionojë:
- Punë/detyrat apo përpjekjet më të mira të nxënësve bazuar në
kurrikul,
- Projekte/krijime/talentin e nxënësit,
- Vlerësim të prindit,
- Evidencat e vetë-reflektimit të nxënësit për arritjet e tij
Arsyet e përdorimit të portofolit të të nxënit
Në kuadër të kurrikulës se diaporës bazuar në kompetenca, vlerësimi
i performancës dhe monitorimi i vazhdueshëm i arritjeve të nxënësve
referuar jo vetëm rezultateve të të nxënit të lëndës/fushës, por dhe
kompetencave kyçe për gjatë gjithë jetës merr një vlerë të veçantë.
Sa më sipër portofoli:
- mbështet realizimin e qëllimeve mësimore;
- krijon një pasqyrë të ndryshimeve dhe përmirësimeve të nxënësit
për një periudhë kohore;
- krijon mundësi për të zbuluar te nxënësi një sërë aftësish
- përmirëson cilësinë e vlerësimit;
- zgjeron gamën e elementeve që vlerësohen;
- inkurajon nxënësit, mësuesin dhe mbështet reflektimin e
prindërve;
- siguron vazhdimësinë në edukimin nga një vit në tjetrin.
Mësuesi mund t'i përdorë të dhënat e portofolit për qëllime të
ndryshme specifike, duke përfshirë:
- inkurajimin e të mësuarit të vetë-drejtuar,
19
- krijimin e një panorame të qartë të asaj që është mësuar nga
nxënësi,
- nxitjen e të nxënit për të mësuar,
- sigurimin e mendësisë së vetëvlerësimit të nxënësit.
- ballafaqimin e produkteve të nxënësve me njëri-tjetrin dhe nxitjen
e krijimtarisë.
Kur nxënësit arrijnë të vetëvlerësojnë punën dhe të nxënët e tyre,
themi se kemi arritur të realizojmë një mësimdhënie efektive. Duke vështruar
pas në proceset që kemi kryer, duke analizuar me kujdes atë që ka ndodhur,
nxënësit fitojnë kuptime dhe ide të reja rreth vetes së tyre si persona që
menaxhojnë dhe janë të vetëdijshëm për të nxënët.
Duke e krahasuar punën e tyre në raport me të tjerët, ata do të
mësojnë si të përmirësojnë punën e tyre, si të fitojnë njohuri, shprehi dhe
shkathtësi të reja.
Vetëvlerësimi dhe vetëreflektimi nuk kryhen në fund të kapitullit, të
gruptemave . Ato janë procese që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme.
Nxënësit duhen mësuar si t’i fitojnë dhe t’i zhvillojnë “aftësitë reflektuese të
mendjes”. Prandaj, mbajtja e portofolit është mënyra më e mirë për ta bërë
këtë.
Punimet dhe detyrat e koleksionuara në portofol janë mjete të
fuqishme që i ndihmojnë nxënësit të zbulojnë anët e forta, dobësitë,
mangësitë, vështirësitë dhe problemet që hasin gjatë procesit të punës, si dhe
ofrojnë larmi mundësish për t’u përmirësuar. Ato dëshmojnë përparimin e
nxënësve, aftësitë dhe mundësitë si dhe nivelin e arritur.
Mbajtja e portofolit personal dhe koleksionimi i materialeve është një
mundësi e mirë edhe për prindërit për të njohur realisht se cili është fëmija e
tyre, si nxë, sa dhe deri ku është në gjendje të përparojë, të dinë se deri ku
mund t’u kërkojnë fëmijëve të tyre, ku duhet të punojnë e t’i ndihmojnë më
tej.
Ky proces nis që në fillim të vitit shkollor, kur vendosen punimet e
nxënësve, shënimet dhe vlerësimet e mësuesit dhe komentet e prindërve.
Portofoli i nxënësit nuk është thjesht një koleksion ose mbledhje punimesh të
rastësishme, por është një koleksion i qëllimshëm i punës së nxënësve, që
tregon përpjekjet, arritjet dhe përparimin e tyre.
Zhvillimi dhe formimi i tyre nuk shfaqet vetëm në produktet
përfundimtare. Ai është proces në vazhdim, që pasurohet çdo ditë. Analiza
20
dhe vlerësimi i punimeve të futura në portofol shërbejnë si nyje ndërmjet
procesit të mësimdhënies, të nxënit dhe reflektimit të mësuesit dhe nxënësve.
Përsa i takon llojeve të punimeve që mund të përfshihen në portofol
mund të sugjeronim që në të të përfshiheshin:
- Shembuj detyrash, të zhvilluara në shtëpi dhe në klasë. Këto detyra
mund të jenë punë individuale ose në grup.
- Krijime të ndryshme artistike me letër, plastelinë, punëdore, copë etj.
- Punime të lëndëve të ndryshme, të bëra në fletore, fleta, krijime,
vizatime, përshkrime etj. Edhe këto punime mund të jenë pjesë e
punës individuale ose të punës në grup.
- Regjistrime të ndryshme në kaseta dhe fotografi të bëra në mjedise e
procese të ndryshme pune, në kohën e lirë, etj.
- Punë me kompjuter, të cilat demostrojnë aftësitë dhe shkathtësitë e
nxënësit në kompjuter. Mund të jenë shkrime, vizatime, shfrytëzimi i
programeve të ndryshme të kompjuterit etj.
- Pjesëmarrja në veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës, në
të cilat nxënësi ka marrë pjesë, është vlerësuar, ka marrë çmim ose
certifikatë pjesëmarrjeje ose vlerësimi etj.
- Shkrime të natyrave të ndryshme, për tema të dhëna ose të lira, të
zhvilluara në shkollë, në shtëpi, përshtypje, mbresa, kujtime etj.
- Shënime e komente nga prindërit, mësuesja, shokët dhe vetë ai për
veprimtari e kontribute të ndryshme.
- Përmbledhje të librave të lexuar, ku mund të shënohet titulli i librit,
autori, mbresat që i ka lënë leximi i librit, komente në lidhje me pjesë
të ndryshme libri, për veprimet e personazheve, mesazhin etj. Kjo
procedurë mund të ndiqet edhe për librat e tjerë
Lind pyetja: Si mund ta bëjmë procesin e krijimit të portofolit sa
më natyral dhe të këndshëm edhe për nxënësit?
Kushtet që duhen plotësuar janë:
- Dhënia e detyrave të mirëstrukturuara dhe interesante që të inspirojnë
kreativitetin e nxënësve
- Nxitja e nxënësve për të seleksionuar punët më cilësore.
- Krijimi i mundësive nxënësve për të reflektuar për punën e bërë;
- Përzgjedhja dhe përdorimi i atyre metodave që mund të shfrytëzohen
edhe nga nxënësit në kryerjen e detyrave të përditshme;
21
- Krijimi i mundësive për të bërë reflektime dhe vetëvlerësime:
modele, formate e shembuj të vetëvlerësimeve, dhënia e herë pas
hershme e dosjeve për t’u kontrolluar, përmirësuar e pasuruar etj.;
Përfitimet nga mbajtja e dosjeve personale dhe dokumentimi i
përparimit të secilit nxënës dhe i sjelljes së tyre janë të shumta.
Për mësuesin, përmbajtja e portofoleve tregon thellësinë, gjerësinë
dhe shkallën e të kuptuarit të njohurive të nxënësve.
Brenda secilës dosje gjenden pjesë e histori të ndryshme të nxëni.
Mësuesi njeh cilat janë prirjet, interesat, anët e forta, dobësitë, mangësitë dhe
nevojat e nxënësve.
Për nxënësin, japin një panoramë të përgjithshme të punës së tyre.
Punimet e tyre pasqyrojnë përkushtimin e nxënësve, përpjekjet e bëra,
rezultatet e arritura, vështirësitë që i kanë dalë, kontributin në punën në grup
etj. Pra arritjet e tij. Detyrat e kryera u japin mundësi nxënësve të reflektojnë
në punën e bërë dhe të përmirësohen në periudhën në vazhdim. Nxënësit
fitojnë edhe aftësi estetike për rregullimin dhe sistemimin e materialeve.
Ndërgjegjësohen për përparimin e tyre. Njohin më mirë veten e tyre edhe në
aspekte ndoshta të pazbuluara më parë.
Për prindërit, japin një spektër të plotë të formimit, zhvillimit dhe
aftësive të fëmijëve. Prindërit shohin të dokumentuar çfarë dhe si nxënë
fëmijët e tyre, cilat janë boshllëqet, cilat janë anët e forta, cili është mendimi
i mësuesit, vlerësimi i tij dhe vetëvlerësimi i fëmijës. Kjo dëshmon se si
fëmijët e shohin veten e tyre si njerëz që përpiqen, mësojnë, bien, ngrihen,
përmirësohen, qëndrojnë në vend, pra si u ndodh ndryshimi dhe si përballen
me të.
Rishikimi dhe vlerësimi i dosjeve
Pas mbushjes së dosjes me materiale të ndryshme, në periudha të
caktuara kohe nxënësve u kërkohet t’i rishikojnë dosjet dhe të shkruajnë
komente ose përmbledhje të shkurtra për to.
(Çfarë kanë bërë mirë, për çfarë kanë punuar gjatë një afati të caktuar
kohor, ç’plane kanë bërë për të ardhmen etj.).
Për rishikimin dhe kontrollimin e dosjeve duhet vendosur një kohë, e
cila duhet respektuar nga të gjithë nxënësit. Rishikimi mund të bëhet në
mënyrë individuale, në çifte ose në grupe të vogla prej 4-5 nxënësish.
22
Koha mund të variojë nga 1-3 herë për çdo simestër. Për vlerësimin e
punimeve të portofolit duhen përcaktuar kritere, të cilat duhet të njihen nga
të gjithë nxënësit.
Ata vlerësohen:
- Për cilësinë e materialeve dhe të punimeve;
- Për seriozitetin e përgatitjes së portofolit;
- Për gjetjet origjinale;
- Për aftësinë për të rishikuar, shkruar dhe eksperimentuar në mënyra të
ndryshme;
- Për aftësinë për të shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni;
- Për aftësinë për të mbrojtur punën e bërë;
- Për aftësinë për të mësuar gjëra të reja;
- Për aftësinë për të bërë vetëvlerësim, vlerësimin e punës së shokëve etj.
Në procesin e vlerësimit zë një vend të rëndësishëm të mësuarit e
nxënësve si të vetëvlerësojnë punën që kanë bërë. Në varësi të moshës dhe
mundësive të tyre nxënësit mund ta bëjnë vetëvlerësimin në dy mënyra:
1. Shkrimi i një paragrafi të shkurtër vetëvlerësimi për çdo punim, duke
theksuar se cilat janë arsyet që e kanë përzgjedhur, ç’mbresa u ka lënë,
ç’kanë mësuar prej tij etj.
2. Mësuesi u jep një model vlerësimi dhe secili nxënës e plotëson, pasi shton
në dosje një punim të ri.
23
Komunikimi i rezultateve tek prindërit
Në fillim të çdo viti akademik, mësuesi organizon një seancë
informimi me prindërit, në të cilën u shpjegon mënyrën e vlerësimit të
nxënësve, mënyrën se si do të organizohet ky vlerësim, ndihma që mund të
japin prindërit, si dhe objektivat që priten të arrihen nëpërmjet realizimit të
këtij vlerësimi.
Pra, forma më e mirë për të informuar prindërit, dhe për të qenë në
kontakt të vazhdueshëm me ta, është diskutimi në mënyrë të vazhdueshme në
lidhje me atë çfarë kanë arritur apo po ndeshin vështirësi nxënësit.
Gjatë takimeve me prindërit, mësuesit u venë në dispozicion dosjen e
fëmijës së tyre, duke dhënë edhe shpjegime, mbështetur në shënimet që ka
mbajtur në fletoren e tij, ose japin orientime për prindërit për të ndihmuar
fëmijët për të kaluar vështirësitë.
Së fundmi mund të themi që ky proces duhet të udhëhiqet dhe
realizohet nga mësuesi, i cili harton dhe dokumenton veprimtaritë e
realizuara nga ai vetë (portofoli i mësuesit) si dhe udhëheq veprimtaritë dhe
rezultatet e të nxënit (portofoli i nxënësit).
Përmes portofolit përthyhen dhe dokumentohen qasjet e mësimit
bazuar në kompetenca
Të nxënit të vështruar përmes portofolit ndihmon mësuesin të
eksplorojë dhe zhvillojë qasjet për një mësim efektiv.
Në thelbin e tij portofoli me dokumentacionin që e përbën,
argumenton përgjegjësitë e mësuesit në lidhje me mësimdhënien dhe
përgjegjësitë e nxënësit në lidhje me të nxënit si edhe është një element i
rëndësishëm për menaxhimin e cilësisë së kurrikulës.
24
Valdet Rama (aktor, kreator kukullash,
kreator skenografie në Teatrin e kukullave
“Dodona” në Prishtinë)
SKENA DHE LOJËRAT SKENIKE
NË FUNKSION IDENTITAR
(teatër, animacione, kukulla, lojëra etj.)
Në këtë punim do të mundohemi të vëmë në pah në mënyrë praktike
atë që La Bryere e ka thënë në librin e vetë “Les caracteres” që në vitin 1688,
se fëmijët kanë shpirt dhe kujtesë, diçka që të moshuarit nuk e kanë... Kjo
është diçka që fëmijët e shfrytëzojnë në mënyrë tejet të mençur në lojërat e
tyre të vogla... Së këndejmi, mund të konkludojmë se fëmijët janë shumë të
aftë të imitojnë atë që kanë dëgjuar nga të tjerët, gjatë lojërave që ata i bëjnë,
dinë të imitojnë në veprime të tyre edhe zanatliun më të vyer, kuzhinierin më
të famshëm. Pra, fantazia e tyre nuk ka asnjë kufi. Ata janë të aftë për të
shpikur mënyra të reja të lojës, madje ata këtë e bëjnë edhe atëherë kur janë
plotësisht vetëm, duke zotëruar me mjeshtëri të gjitha ato që i rrethojnë dhe
kjo padyshim i bënë të lumtur dhe njëkohësisht zotërues të lumturisë së tyre.
Atyre u mjafton një nxitje elementare për t’u vënë në veprim.
Nga aspekti i trajtesës, kjo ka rëndësi të madhe, pasi inkorporon drejt
për së drejti si pjesëmarrës të drejtpërdrejt fëmijët-pasurinë më të madhe të
shoqërisë kosovare. Përkrah kësaj, fëmijët dhe të rinjtë do të mësojnë se si të
respektojnë dhe njëkohësisht edhe ta pranojnë diversitetin. Pastaj në tërësi
varet nga vet mësimdhënësi se si dhe sa do t’i vë në zbatim teknikat e
mësimdhënies.
Përveç kësaj, mësimdhënësit mund ta përparojnë punën e tyre dhe
njëkohësisht mund t’u ofrojnë nxënësve mundësi për t’i plotësuar nevojat e
veta mësimore.
Me një qasje të tillë arrihet:
punë e mirë ekipore,
kuptimi dhe pranimi i diversitetit,
zhvillimi i vetëbesimit,
zhvillim i respektimit të vetës dhe të tjerëve,
25
zhvillimi i vetëkontrollit,
- zhvillimi i shkathtësive për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore,
- zhvillim i aftësive komunikuese (dëgjimi, respektimi i rendit të fjalës,
respektimi i diversitetit),
- zhvillimi i aftësive të koncentrimit në nivele të larta.
- zhvillimi i aftësive për një nivel më të lartë të vëmendjes,
- zhvillimi ik aftësive socializuese,
- zhvillimi i tolerancës,
- zhvillimi i mirëkuptimit.
Si të përkufizohet tërë problematika që ka të bëjë me fëmijët dhe artin
skenik? Për të dhënë një përgjigje në këtë pyetje fillimisht duhet të kemi
parasysh cilat probleme i përfshin kjo problematikë. Kjo, para së gjithash,
përfshin:
futjen e fëmijës në botën e arteve skenike/ teatrit duke e përfshirë në
një aktivitet të përshtatshëm fëmijëror e duke ndjerë kënaqësi gjatë
veprimeve skenike, dhe
arritjen e një aftësimi që përmes aktiviteteve teatrore fëmijët të futen
në aktivitete tjera jetësore, si letërsi, pikturë, arkitekturë, skulpturë,
muzikë, vallëzim, film etj., duke pasur parasysh se të gjitha këto
ndërveprojnë në veprimtarinë skenike.
Aplikimi i metodës së lojës në mësimnxënien bashkëkohore është
padyshim një mundësi shumë e mirë. Bile, në kohët moderne e pa
kapërcyeshme. Nga ky këndvështrim, teatri i kukullave e sidomos teatri i
hijeve japin mundësi të pakufizuara për aplikimin e ideve. Kjo para së
gjithash për arsye se figurat me të cilat paraqiten veprimet, janë shumë lehtë
të realizueshme. Në këtë pikë duhet të bëjmë dallim në të paktën dy lloje
bazike të kukullave: me hije të zezë dhe vrima të bardha, në njërën anë, dhe
hijet të cilat kalojnë nëpër hapjet mbi të cilat janë aplikuar ngjyrat, në anën
tjetër.
Njëkohësisht veprimet e caktuar mund të ndërmerren duke aplikuar
lojëra skenike, duke inskenuar pjesë të ndryshme nga tradita.
Njohja e mirë, e mbi të gjitha përgatitja kualitative e mësimdhënësit, jep
mundësi për kreativitet, nxitje për hulumtim e mbi të gjitha për
eksperimentim.
26
Nuk duhet krijuar iluzioni se jemi duke shpikur diçka të re. Ajo që mund
të konsiderohet e re, është mënyra se si i qasemi çështjes së caktuar dhe si do
ta shndërrojmë nga karakteri i përgjithshëm në identitet kombëtar.
Për t’u arritur kjo, për të krijuar një personalitet të kompletuar, të
gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, përveç
arritjes së njohurive (qoftë bazike, qoftë të thella), është e domosdoshme që
personaliteti t’i ketë të formuara edhe vlerat kulturore.
Zhvillimin e vlerave të tilla deri në një masë e mundëson plani dhe
programi i mësimit në shkollë, pasi fëmijët e mësojnë gjuhën, letërsinë,
artet muzikore e figurative, traditën kulturore etj. Kur e themi këtë, aludojmë
te rolet më të fuqishme kulturore që kanë këto fusha.
Përgatitja kualitative e mësimdhënësit shtrihet edhe në rrafshin e
trashëgimisë kulturore kombëtare, duke u shquar me një rol përcaktues
identitar. Më pas, ky bagazh transmetohet tek pjesa tjetër, tek nxënësi.
Aspekti gjeografik, mbi te gjitha ai urban, luan nje rol të rëndësishëm në
këtë aktivitet duke marr parasysh se mjedisi urban dallon së pakut për nga
një element nga ai rural. Mungesa e qasjes së lirë në internet e vështirëson
shumë punën e grupit rural, në krahasim me grupin urban. Në kontekstin
shoqëror ka edhe dallime të tjera sidomos në kuptimin e moshës së
adoleshentëve dhe të rinjve. Qasja nuk duhet të dallojë shumë. Fëmijët janë
shumë kreativë, andaj vetëm kërkohet që mësimdhënësi, duke i dhënë
shpjegimet e duhura përmes nxitjes, ta ndihmojë krijimin.
Kur flasim për krijimin, krejt çka na duhet është kartoni me ngjyrë të
zezë, lapsi, skalpeli, gërshërët, patente dy fletëshe, tavolinë pune me një
dërrasë mbrojtëse, ndërsa për paraqitjen e hijeve na nevojitet një ram/kornizë
me listela mbi të cilën shtrihet një pëlhurë e hollë e bardhë dhe nga prapa një
llambë si burim drite. Materiali mund të jetë edhe ndryshe dhe mund të
përdoren edhe materiale të riciklueshme, si kartuq etj.
Materiali, i cili do të përdoret, i duhet lënë si mundësi përzgjedhje
mësimdhënësit, duke u bazuar në realitetet didaktike/kurrikulare. Një
ndërveprim fushash e lëndësh (TIK, edukatë arti figurativ, edukatë arti
muzikor etj.) paraqet një mbështetje të fuqishme. Bashkëpunimi është i
domosdoshëm për faktin se teatri është veprimtari kulturore shumë
komplekse, në të cilën ndërthurën shumë aktivitete e të cilat veprojnë si një
tërësi. Në anën tjetër, aty lidhen shumë lëmi tjera jetësore, si ato kreative
ashtu edhe ato të zanatit.
27
Nuk duhet harruar se kjo mund të ketë një ndikim shumë të madh dhe
kështu mund të paraqitet si një katalizator, i cili inicon krijimin e ideve,
kreativitetit, precizitetit, përkushtimit, rutinës etj.
Idetë: Lexohet teksti i dhënë, bëhet formulimi i skicuar në kokën e fëmijëve
se si do të dukej kjo e përkthyer në imazhe lëvizëse, të cilat përsëri janë
shumë praktike, sepse nxisin metodën asociative të mbamendjes përmes
figurave, gjë që rritë aftësinë, kureshtjen dhe lehtëson memorizimin si dhe
ngritë kapacitetin memorizues, pasi e lehtëson identifikimin e idesë në një
figurë të vetme.
Kreativiteti: Përmes skicimit, vizatimit, prerjes, ngjyrosjes, montimit të
pjesëve nxitet qasja konstruktive e fëmijëve për të krijuar diçka të re duke u
bazuar në vetëm një tregim apo edhe vetëm në një fjalë të vetme. Kjo rritë
edhe pavarësinë e të menduarit, të komunikimit, të të vepruarit të fëmijëve.
Në anën tjetër rrit vlerën nxënëse edhe në lëmitë tjera, sepse fëmija është në
gjendje të krijojë në mënyrë të pavarur.
Preciziteti: Duke qenë se figura e krijuar duhet të ketë përveç anës
ilustrative edhe anën funksionale, fëmijët aftësohen në masë të caktuar të
bëjnë skicim, korrigjim deri në nivelin e vizatimit, ngjyrosje, prerje, montim-
lidhje të pjesëve që ka të bëjë edhe me lëndën e teknologjisë (kur bëhet fjalë
për modelimin, krijimin e maketeve etj.).
Përkushtimi: Krijon tek fëmijët vetëbesimin e duhur për të arritur një
qëllim, me ç’rast puna krijon një masë shprehie që një problemi të qasur t’i
shkohet deri në fund pavarësisht vështirësive që mund të dalin përpara
ekzekutorit, në këtë rast nxënësit.
Rutina: Rutina mundëson që nxënësi të shikojë më qartë, më me elaborim
secilin problem veç e veç, duke përdorur përvojën e krijuar me kohë derisa
kërkohet zgjidhja me e pranueshme.
Kur e kemi cekur fjalën “brumi” është aluduar në bazën elementare të
secilit aktivitet skenik. Kësaj i jep kuptim edhe më të theksuar qasja e
literaturës autoktone. Në këtë kontekst, folklori popullor, trashëgimia
kulturore, sidomos letërsia popullore, por edhe letërsia në përgjithësi bëjnë
që ky kreacion të identifikohet edhe në aspektin identitar, pasi krijon një
identitet artistik me afinitet të shtrirjes edhe në identitet kombëtar.
28
Aplikimi i veprave letrare kombëtare jo vetëm që zhvillon identitetin
kombëtar, por edhe krijon mundësinë e zgjerimit të ndikimit të mëtejmë, pasi
kjo mund të paraqitet edhe në formë mediale. Kjo ndërlidhet me teknologjinë
që bënë ndërlidhjen e më shumë fushave ndërkurrikulare dhe njëkohësisht e
bënë qasjen shumë të lehtë deri te një material i tillë. Plasimi i një
materiali të tillë mund të nxitë kreativitet edhe më të madh të fëmijëve dhe
në këtë mënyrë të familjarizohen edhe më shumë me punën kreative.
Lojërat skenike janë atraktive, pasi një arsimtar mund të shpikë
lëvizje të panumërta, por njëkohësisht ai mund edhe të pranojë sugjerimet e
nxënësve. Kjo e pasuron edhe më shumë përvojën e nxënësve në rast se keni
mundësi të vizitoni një teatër, i cili mund të jetë në afërsinë tua, por edhe
duke aranzhuar eventualisht një vizitë të një trupe teatrore në shkollën tuaj.
Ka trupa lëvizëse të cilat zhvillojnë aktivitet teatrore. Pavarësisht nga kjo, një
rol me rëndësi mund të luajë edhe arsimtari i kulturës fizike, pasi shumë
elemente nga veprimtaria brenda orës së kulturës fizike mund të përdoren
fare mirë edhe për këtë qëllim. Po kështu, zhvillimi i dramës në shkollë/
edukim është metodë e cila është përdorur kaherë kudo nëpër botë. Kjo
metodë mund të aplikohet madje edhe në kopshte. Kjo arrihet, pasi qëllimet e
kësaj metode janë më shumë edukative sesa artistike. Ana artistike e saj del
në plan të dytë për faktin se kjo metodë merret me procesin e punës si qëllim
parësor.
Nxënës të Shkollës ‘Asdreni’ Pejë në programin e hapjes së Seminarit
29
Kur kemi të bëjmë me teatrin në procesin e arsimimit zakonisht
mendohet në shkuarjen në teatër, vend ku fëmijët marrin një pjesë të
kulturës. Kjo ka ndikim të dyfishtë, pasi, e ruajtur në kujtesën afatgjate,
mund të aktivizohet në raste të caktuara duke sjellë në veprim përvojën e
fituar. Kjo sjell përfitime të shumëfishta duke nxitur kureshtjen për të
eksploruar raportet shoqërore, duke vënë në lëvizje imagjinatën, duke i
ngritur aftësisë kreative e njëkohësisht duke e ushtruar mënyrën e të
koncentruarit në aktivitetin të cilin është duke e zhvilluar. Kjo është shumë
produktive sidomos në procesin e të nxënit, pasi nxënësit mësojnë të
hulumtojnë situatat, duke arritur në përfundime të tyre dhe si rezultat duke
sjellë zgjidhjet e caktuar. Po kështu, nxënësit mësojnë për rrjedhojë edhe për
pasojat eventuale që sjell një situatë e caktuar.
Drama, loja skenike pa dyshim se ka një rol të madh në zhvillimin e
aftësive komunikuese. Kjo nënkupton se i zhvillon aftësitë e të dëgjuarit të
palës tjetër, zhvillon aftësitë e të kuptuarit të gjuhës së trupit siç janë mimika,
pantomima, ndërsa, meqenëse ka edhe veprim interaktiv, nxitë zhvillimin e
dialogut me të tjerët si dhe zhvillon aftësitë për të parashtruar qëndrimet e
caktuara, si të respektohen qëndrimet ndryshe me çka ngrihet vetëdija për
tolerancë me çka edhe aftësia e pranimit të diversitetit të mendimit e
qëndrimit. Përmes lojërave skenike nxënësit mësojnë si të ndërtojnë
qëndrimet e veta kritike me çka ata japin kontribut në zhvillimin e
përgjithshëm të të jetuarit në një shoqëri e cila ka prirje të demokratizohet
gjithnjë e më shumë.
Nxënës të Shkollës ‘Asdreni’ Pejë në programin e hapjes së Seminarit (2)
30
Ndërtimi i identitetit të secilit individ varet shumë edhe nga afiniteti i
tij për një lami të caktuar. Por psikologjia nuk njeh tru të “keq” apo të
“dobët”. Kjo varet nga fakti se sa e vë trurin në funksion individi caktuar.
Ashtu sikur ka nevojë njeriu të ushqehet çdo ditë, edhe truri ynë ka nevojë të
ushqehet me informata. Pastaj, kompleksiteti i trurit vë në funksion dy lloje
të mbamendjes:
- mbamendjen afatshkurtër e cila fshihet pas pesëmbëdhjetë minutash,
- mbamendjen afatgjate, e cila mbetet në kujtesën tonë për tërë jetën.
Këtu hyn në lojë shkathtësia e rritjes së fuqisë për të sistemuar sa më
shumë informata në mbamendjen afatgjate. Kjo arrihet nëpërmes stërvitjeve
të vazhdueshme. Në këtë veprimtari një vend të rëndësishëm zë edhe
edukimi shkollor. Kjo do të thotë se nxënësi mëson tema të ndryshme.
Secila nga këto tema jep mundësi të ndryshme për aplikimin e metodave të
ndryshme.
Suksesi i të mësuarit interaktiv përmes lojës skenike më së miri mund të
aplikohet në lëndën e letërsisë. Letërsia paraqet bazën e punës përmes së
cilës do të nxirren përvojat për të cilat flitet në këtë parashtrim. Dhe, kur jemi
te letërsia, jo rastësisht kam zgjedhë njësinë mësimore “Mbollën të tjerët, ha
ti-mbill ti, të hanë të tjerët”. Ky tekst përçon një mesazh shumë të fuqishëm
për vazhdimësinë e veprimit njerëzor, por edhe për mençurinë e njeriut, në
këtë rast të plakut, i cili arrin të përfitojë me punën e tij, ndonëse ai as nuk
llogariste që të merrte frute nga puna që po bënte. Kjo për faktin se plaku,
duke qenë se kishte ngrënë nga frutat të cilat i kishin kultivuar të tjerët, i
shtyrë nga ndjenja humane, po mbillte që të tjerët të mund të hanin. Një
veprim shumë i dobishëm, jo vetëm për faktin se puna e tij do të jepte
mundësi të ushqehej dikush në të ardhmen, por edhe për faktin se druri
simbolizon edhe jetën duke e prodhuar oksigjenin, pa të cilin nuk ka jetë.
Ndërkaq personazhi i dytë shërben për ta vënë në veprim idenë e
përgjithshme, po që në të vërtetë e ngritë në kulminacion veprimin dhe sjell
deri te shthurja. Përfundimi është i jashtëzakonshëm. Ky tregim ka edhe një
version tjetër të cilin kam pasur rast ta lexoj. Kur mbreti e pyet plakun
nëntëdhjetëvjeçar se mos mbanë shpresë të hajë nga pema të cilën po e
mbillte, plaku i përgjigjet siç është cekur në titullin e rrëfimit. Sakaq, i
shtyrë nga mençuria e plakut , mbreti nxjerr një qese me flori dhe ia jep
plakut. Plaku, duke i shikuar florinjtë, i kthen përgjigjen mbretit.” I nderuar
mbret, pema ime qysh tash filloj të japë frytat e vet. “
31
Realizimi skenik është fare i lehtë nëse arrihet bashkëpunimi i
mësimdhënësve të gjuhës, arteve figurative, muzikës etj.
Mësimdhënësi e organizon punën në atë mënyrë që secila njësi
mësimore të mund të realizohet në formë interpretimi dramatik. Të bëjë
ndarjen e roleve, t’u japë sugjerimet se si të interpretohet secila pjesë veç e
veç. T’i ndajë detyrat e realizimit të skenografisë, sigurimit të kostumeve
(opcionale). Duke qenë se shkollat shpeshherë nuk kanë mjetet e duhura, për
këtë qëllim mund të përdoren edhe kartuqët e ambalazheve, prej të cilëve më
të mirat janë të frigoriferëve, makinave për larje, ose të mobilerive të
ndryshme, sepse janë sipërfaqe të mëdha.
Në këtë mënyrë mund të veprohet me disa tregime njëherazi dhe
kështu do të krijohen disa pjesë teatrale, të cilat do të përfaqësohen me lojëra
skenike dhe do të përfaqësonin diversitetin e përmendur më lart. Në këtë
mënyrë fëmijët do të mund të identifikoheshin me një identitet të ri, i cili
krijohet pak nga pak, ditë për ditë, me një mund dhe me një përkushtim
shumë të madh. Dhe në këtë kontekst do të mund të shihet ajo, siç thotë
Antoine De Saint Exupery në romanin e tij”Princi i vogël” “...e rëndësishmja
shihet vetëm me zemër...” e nëse kjo arrihet, atëherë ja kemi arritur qëllimit.
Nxënësit do të mund të identifikoheshin edhe me një identitet të ri.
Në vazhdim do të paraqitet në formë fotografike me shpjegimet e
duhura forma praktike e tregimit, ku janë përdorë materiale formatike dhe
32
materiale të riciklueshme. Forma në të cilën është paraqitur puna njihet edhe
si teatri në kuti. Me këtë rast janë paraqitur edhe mënyrat se si ky material
mund të shfrytëzohet në mënyrë maksimale, duke i përdorë të gjitha pjesët
për të arritur maksimumin e shfrytzueshmërisë.
Ja galeria e fotografive të kukullave, skenave për dy forma si mund të
realizohet një tregim.
Foto 1 Foto 2
Foto 3 Foto 6
Foto 4 Foto 7 (kuti kompjuteri e modifikuar)
33
Foto 5 Foto 8
Mënyra II foto 1 Mënyra II foto 5
Mënyra II foto 2 Shfaqja foto 1
Mënyra II foto 3 Shfaqja foto 2
34
Mënyra II foto 4 Shfaqja foto 3
35
Driton Kajtazi (mësues në Kolegjin Léon-
Michaud dhe
drejtor i ISEAL, Llozanë)
SHKOLLA ME BESIM PËRCJELL
NJOHURI FETARE E JO BESIME
(Vështrim mbi mësimin fetar në shkolla)
Unë besoj se nuk besoj, ndaj edhe besoj
Një nxënës, në kolegjin ku jap mësim, gjatë një orë mësimi të lëndës
« Historia e feve dhe biblike » më pyet :
- Zotëri, a ja vlen të përcjell këtë lëndë kur as unë e as prindërit e mi nuk
besojmë, ne jemi agnostikë ?
- A beson në atë kur thua se nuk beson ?,- i them.
- Po besoj. - më përgjigjet
- Atëherë mund të them se beson ?.- e pyes.
- Po !- më përgjigjet duke qeshur.
TË GJITHË BESOJMË NË DIÇKA, EDHE KUR NUK BESOJMË, BESOJMË SE NUK
BESOJMË NDAJ BESOJMË.
Edhe unë besoj në atë se liria e besimit është e shenjtë për besimtarët fetarë,
por edhe atëherë kur nuk i vëmë vetit detyrime* dhe angazhime të cilat
radhiten në tekste të shenjta, në hyjni, në predikues dhe në profetë.
*Për ilustrim, në vitin 1960 0.5% e popullatës zvicerane deklarohej se nuk e
kanë asnjë përkatësi fetare gjersa në vitin 2000 janë mbi 11% që thonë se
nuk kanë përkatësi fetare (ENBRO, 2008).
KULTURË FETARE PËR KULTIVIM TË KULTURËS SË
PËRGJITHSHME
Cilat janë ritet ushqimore, si shënohen ritet e lindjes, bëhen ritet e varrimit, si
shënohen festat fetare dhe si festohen martesat në fe dhe besime të
ndryshme ?
Si paraqiten aspektet ekologjike dhe të mbrojtjes së ambientit në tekstet
fetare ?
Cilat janë tiparet e arkitekturës islame, të krishterë, jahudike, budiste,
hinduiste etj. ?
Cilat janë veçantitë themelore në mes të kishës katolike, protestante dhe
ortodokse ?
36
Cila është pika e përbashkët e besimeve të krishtera, islame dhe jahudike ?
Cili është vendi i Jesus Krishtit në Dhjatën e Vjetër, në Dhjatën e Re dhe në
Kuran ?
Cilat janë objektet e kulteve dhe vendet e shenjta tek besimet dhe fetë e
ndryshme në botë ?
Ku shtrihen hinduizmi (me hyjninë Brahma, me disiplinën morale e fizike
Yoga) dhe budizmi (me themeluesin Gautama, me disiplinat morale e
shpirtërore Nirvana e Karma si dhe shkartisjet e konfuzionizmit e taoismit me
budizëm në Kinë dhe të shintoizmit me budizëm në Japoni).
Cilat janë librat kryesorë fetarë, simbolet dhe profetët e besimeve në botë ?
Cilat janë fetë dhe besimet kryesore politeiste në botë dhe cilat popullata apo
hapësira gjeografike i përfshijnë këto besime ?
Cilat janë pesë shtyllat e fesë islame dhe cila është domethënia e tyre :
Shahada (me shqiptimin Lâ ilâha illa-llâh) – Zakat (Azz-zakaat) – Saun
(Sawn apo As-siyam) – Salat (As-salaat) - Hagj (Al hajj) dhe pse dhe si
shkohet në Mekë ?
Këto janë disa nga aspektet që mësohen në shkollat publike dhe në kolegjin
ku jap mësim. Sikur nxënësit, por edhe të rriturit, në Kosovë të kishin një
lëndë të tillë të mësimit fetar, do të mund të mësonin jo vetëm këto që u
cekën më lartë por edhe shumë gjëra të tjera sikur:
Kuptimi e fjalës « Diaspora » ?
A janë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo në Luginë të
Preshevës shitë apo sunitë dhe a i përkasin një nga madhhab apo shkollave
kuranike juridike sunite : hanïfist (Perandori Osmane), shafeist (Afrikë
Lindore, Indonezi, Arabi), malekit (Afrikë Veriore dhe Perëndimore, Gjiri
Arabo-Persik, Sudan) apo hanbalist (në të cilët bëjnë pjesë edhe vahabismi
dhe salafizmi në Arabinë Saudike) ?
Cilat personalitete ilire luajtën rol kyç në krishterimin evropian ?
Cili hoxhë, personalitet i madh shqiptar, ishte themelues i Universitetit
Modern të Stambollit ?
Pse bëhet agjërimi dhe si shoqërohet nga shpirtëzimi, durimi dhe modestia.
AGJËRIM PËR MODESTI E JO PËR MEGALOMANI TË TV-
HUMANITARIAN-SHOW
Pikërisht, këto ditë përfundoi muaji i agjërimit. Muaji i Ramazanit ka për
synim që të përcjellë durimin, shpirtëzimin dhe modestinë.
37
Po, agjërimi shoqërohet nga modestia e jo nga megalomania reklamo-
filantrope ashtu siç po bëhet në emisionet e televizioneve tona në këto
humanitarian-show të muajve të fundit, duke i fyer dhe poshtëruar në sedër
personat e duke i ekspozuar para botës. Paramendoni sikur këta fëmijë të
ishin fëmijët tuaj në shkollë përballë shoqeve dhe shokëve? Vepra humane
është në shërbim të dinjitetit e jo e kundërta. Dhe mundësisht pa trumbetim
me megalomani krekosëse, shpesh mëkatlarëse.
Ky është dimension moral, i cili normalisht nuk do të duhej të zinte vend në
mësimin fetar në shkollë, por nëse kjo ndodhë atëherë dhe « edhe nëse
dimensioni moral përmendet, kjo më nuk referohet më në një transhendencë
specifike, por kjo përdoret për ndërtimin e personalitetit solid në pikëpamje
etike, psikologjike dhe demokratike », shkruan Andrea Rota.
NË EVROPË MBI 70 EMËRTIME TË NDRYSHME PËR MËSIMIN FETAR
NË SHKOLLA
Në Evropë aktualisht janë mbi 70 emërtime të ndryshme për të emërtuar këtë
degë shkruan Aandrea Rota në : L’enseignement religieux : diversités et
constances (Mësimi fetar : larmi dhe qëndrueshmëri). Çështja e emërtimit të
mësimit fetar duhet shikohet me shumë kujdes duke i vënë në harmoni
historitë dhe veçantitë fetare vendore me ato botërore.
« Çështja e vendit të mësimdhënies shtrohet në të gjitha vendet perëndimore,
me zgjedhje me gjurmë të shënuara nga histori vendore. Kjo lëndë synon të
mësojë njëkohësisht njohjet themelore për të kuptuar botën tonë, por edhe që
të ftojë nxënësit që të jetojnë së bashku në respekt të besimeve të ndërsjella
të numërta. Emërtimi « historia biblike » nuk përkon më me përmbajtjen
ndërfetare të kësaj lënde. Ndaj duhet pra të ndryshohet. » shkruan Claude
Schwab, pastor, në një koment në gazetën « « 24Heures » (29 gusht 2008).
Debati mbi mësimin fetar në shkolla është aktual në gjithë Evropën.
Ndryshimet e mëdha shoqërore, lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe ideve kanë
bërë që nxënësit, mësimdhënësit dhe përgjegjësit e planprogrameve
pedagogjike të jenë edhe më të ndjeshëm në zhvillimin e tri boshteve kyçe
pedagogjike: raporti i nxënësit me vetveten, me shoqërinë që e rrethon dhe
me rruzullimin tokësor.
« Debati mbi mësimdhënien e feve në shkollë përbën një analizues të shquar
të shoqërisë, të të jetuarit bashkë, të shkollës dhe të vetë feve. Shtetet
evropiane e kanë kuptuar mirë: diskutimi i vendit të feve në programet
38
shkollore është kudo temë aktuale » shkruan Christine Barre në një dosje
speciale mbi këtë temë në Educanet, në prill të vitit 2009.
« Të përcillet një trashëgimi nuk mjafton më. Të kuptuarit se ka disa mënyra
të të menduarit, të jetuarit e fesë tonë kur e kemi një, të kuptohet se ajo që ne
e praktikojmë nuk është e vetmja dhe se ekzistojnë edhe të tjera, që kanë po
aq vlera, janë faktorë të integrimit. Të formuarit në relacion me tjetrin, në
respekt me tjetrin është një sfidë: ka diçka të shenjtë në njeri, ka diç të
shenjtë edhe në raportet e qenieve njerëzore në mes tyre » shkruan Christine
Barre, doktore në teologji, në shkrimin :
L’Europe et l’enseignement : de la religion à l’école (Europa dhe
mësimdhënia : nga feja në shkollë)
Në shkrimin e gazetës së mësimdhënësve të Zvicrës franceze dhe asaj
italiane « L’Educateur », në shkrimin « Mësimi fetar, një debat i shoqërisë »
mund të lexojmë, në një raport të kantonit të Gjenevës me titullin « Kulturë
fetare dhe shkollë laike », të vitit 1999, ku thuhet: « Mësimi i faktit fetar
është bërë praktikë e përhapur në Evropë. Kjo mundëson që të luftohet
kundër analfabetizmit fetar të të rinjve dhe ngasje për të hyrë në lëvizje
sektare. Kjo e ndihmon, në mes tjerash, integrimin e origjinave të
ndryshme ».
TEMË E CILA I USHQEN SHPRITËRAT JO VETËM NË KOSOVË
Tema e mësimdhënies fetare apo e mësimit fetar (apo jo laik) në shkolla ka
lënë gjurmë në Evropë. Mësimdhënia fetare në shkolla i zë aktualisht vend
edhe këtu në Zvicër debateve me ndenja por edhe të shoqëruara nga arsyeja,
veprimi konkret, bashkëpunimi dhe organizimi.
Këtu nuk është diç e re. Që në vitin 1872, Numa Droz, shef i departamentit të
arsimit publik i kantonit Neushatel (Neuchâtel) ua ndaloi mësimdhënësve të
japin kurse fetare në shkollë. Deri në vitin 2003, në kantonin e Neushatelit
mësimdhënia fetare nuk zinte vend në shkolla.
Kantoni i Gjenevës vetëm tani është duke e shqyrtuar miratimin e plan-
programit ENBIRO (Enseignement Biblique Romande – Mësimdhënia
Biblike e Zvicrës Françeze) për mësim fetar në shkollat e veta.
Vlen të theksohet se në këtë frymim mësimi fetar nuk është i detyruar në
shkolla ku prindërit mund të bëjnë kërkesë të motivuar që fëmija i tyre të
mos detyrohet të përcjellë mësimin fetar apo të kulturës fetare në shkolla. Të
vetmet kantone ku prindërit nuk e kanë këtë mundësi janë kantoni i Bernës
dhe ai i Cyrihut ku mësimi është i detyruar.
39
Është viti i katërt me radhë që asnjë prind në të gjitha klasat ku jap mësim
(zviceranë apo pjesëtarë të kombeve, besimeve dhe feve të ndryshme) nuk ka
bërë kërkesë që fëmija i tyre të lirohet nga mësimi i tillë. Në përgjithësi është
simbolik numri i prindërve që kanë kërkuar lirim nga kjo lëndë.
TË BËJMË QË NXËNËSIT TË KËRKOJNË ATË QË MUND TA GJEJNË
ME MUNDËSITË E TYRE
Mësimi i feve në shkollë, përmban sfida të veçanta. Vet përmbajtja e lëndës
bën që nxënësit të mos e kenë kujdesin e duhur nëse ne nuk jemi të
kujdesshëm që vëmendja e tyre të tërhiqet.
Mësimi në klasë përcillet me mjete pedagogjike mbështetëse sikur : filmat e
ndryshëm me këto tema, lojëra (fjalëkryq, etj) dhe vizita të objekteve të
ndryshme fetare.
Materiali pedagogjik kryesor mbështetës që ne e kemi aktualisht është bërë
nga ENBIRO në koleksionin « Në zbulimin e feve »
« Metodologjia këtu është ndërdisiplinore (jo vetëm me shkencat njerëzore,
por edhe në kuadër të edukatës qytetare dhe etikës). Ka gjithashtu edhe
mundësi hapjeje të shumëfishtë edhe në gjeografi, histori, gjuhë, filozofi, arte
pamore, muzikë, shkenca dhe matematikë », shkruan Simon Forster në :
Enbiro : une culture ouverte sur les religions (Enbiro : një kulturë e hapur
ndaj feve).
Para se të flitet për mësimdhënie në shkolla do të duhej të flitej për formimin
e mësimdhënësve dhe përpilimin e materialit pedagogjik.
Sa i përket përpilimit të materialit pedagogjik, kjo do të mund të bëhej me
mandat të dhënë ndonjë organizmi të krijuar ad-hoc, pastaj me rilexim e
këshilla të botës akademike dhe asaj të komuniteteve fetare dhe me
mbështetje konkrete të vendimmarrësve politikë. Në bashkëpunim të
mirëfilltë në mes të autorëve nga trevat shqiptare ballkanike, por edhe më
gjerë (arbëreshë) ka mjaft burime për një program të tillë ku për pjesën
monoteiste të besimeve i kemi të gjithat burimet e të dhënave. Kjo kërkon
punë, e sidomos vullnet të mirë. Vështirë po, por jo e pamundur.
Kjo nuk bëhet pa vështirësi. «Duhet diplomaci për të kuptuar se ku qëndron
një mësimdhënie jo rrëfyestore e feve në shkolla publike, por edhe kreativitet
për të gjetur formulimin i cili i përshtatet të gjithëve. Mjafton nganjëherë
vetëm një fjalë apo presje e vetme» shkruan Simon Forester.
Kuptohet, pas përpilimit të një materiali pedagogjik, vështirësia qëndron në
atë se shumë mësimdhënës druajnë se nuk do të kenë largësitë e duhura, se
40
mund të lihen të depërtohen në bindjet e tyre personale, se mund të të
përplasën në disa nxënës që mund t’u vënë në pyetje aftësitë e tyre për të
folur për fe për të cilat dukshëm këta mësimdhënës nuk janë ithtarë. Të rinjtë
janë të gatshëm që të shtrojnë pyetje të koklavitura, për shembull mbi
situatën në Palestinë. « Të qëndruarit neutral, i tërhequr, me fakte është tejet i
vështirë » shkruan Z. Forster.
SHKOLLA ME BESIM PËRCJELL NJOHURI E JO BESIME
« Shkolla e ka përcaktuar pozitën e saj në Evropë: i përket shkollës të
përcjellë njohuri dhe jo të thotë se në çfarë duhet besuar », mund të lexojmë
në një shkrim të gazetës fetare Protestante « La Bonne Nouvelle » (Lajmi i
Mirë).
Ana laike nuk është parim themelor dhe themelues i Republikës. Ajo e liron
sferën publike nga çdo ndikim të fortë fetar dhe e siguron barazinë para ligjit
për të gjithë qytetaret dhe qytetarët, pa marrë parasysh besimet e tyre. Kjo
barazi e të drejtave është e papajtueshme me çdo mbivlerësim të një feje apo
të ateizmit. Laiciteti nuk është kundërfetar, por ai u lë individëve lirinë e
vetëdijes. Republika është neutrale në planin rrëfyestor dhe ajo e praktikon
parimin e ndarjes juridike në mes të kishës dhe shtetit. « Victor Hugo në një
fjalimin të tij në vitin 1850 thotë : L’Etat chez lui, l’Eglise chez elle ». (Shteti
tek ai – Kisha tek ajo). » mund të lexojmë në shkrimin : Laiciteti : një çështje
tejet aktuale (La laïcité : une question très actuelle) të Z. Forester.
Shumë më herët se Victor Hugo, Jezus Krishti pa dyshim i pari e bëri
dallimin e fushave shpirtërore dhe me ngulm kërkoi që të ndahet kisha nga
41
shteti, duke thënë: « Kthejani Cezarit atë që është e Cezarit dhe Zotit atë që
është e Zotit », (Mattheiu XXII, 21).
TRADITË E KËTYRE TROJEVE, TRASHËGIMI E RREZIKUAR
Kësaj vere (gusht 2009) gjatë një pushimi në Rugovën e bukur (me male që i
kanë dy emra : Mrekulli nga Zoti dhe Natyra dhe Mëkat nga dora e njeriut që
po e shkatërron), një grup i të huajve po bisedonin me një shqiptar i cili po i
shoqëronte dhe u shpjegonte për një kishë të sapo ndërtuar atypari « se kjo
kishë ishte ilire e vjetër me mijëra vite … ». Pa asnjë kompleks, ky i ri, edhe
pse pa njohuri paraprake mbi këtë kishë, fliste për fenë dhe besimet e
vëllezërve të vetë. Me dashuri.
Në Kosovë dhe as në vendet e tjera të banuara me shqiptarë nuk ka pse të
frikësohet askush nga mësimdhënia fetare në shkolla. Përkundrazi, ne kemi
një traditë që do të duhej të vihej edhe më tepër në spikamë mbi
bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë të mirë të traditave ndërfetare.
Kjo është dëshmuar në mesin të besimeve myslimane tek ne (nuk është
ndoshta e rastësishme që selia e Kryegjyshatës së Shenjtë Botërore të
Bektashizmit është në Tiranë) ku nuk është e rastësishme edhe që Nëna
Tereze të jetë e adhuruar nga të gjitha besimet, por edhe që shqiptarët i
mbrojtën me guxim gjatë luftës së dytë botërore pjesëtarët e besimit jahudi
(çifutë).
Mbi të gjitha, ne nuk kemi pasur konflikte fetare.
Rrënjët e kësaj peme madhore të paqes që mban në freski shpirtrat tanë të
besimeve dhe feve të ndryshme mund t’i ilustrojmë edhe me shembullin e
Konstantinit ilir, i cili në momentin e ardhjes në fuqi në krye të Perandorisë
Romake në vitin 306, « e miratoi Zotin e krishterë (nuk e detyronte askënd)
dhe ai i dha po aq rëndësi edhe Zotit Diell : Apolon » shkruan Jérôme Prieur
(autor i shumë veprave fetare) në një intervistë në revistën Migros-Magazinë
më 22 dhjetor 2008. Është Konstantini, sipas të njëjtit autor, që me një
llogaritje të mençur politike, në fillim të shekullit IV, mori vendim që do të
festohet lindja e Krishtit në të njëjtën kohë me solsticën e dimrit, të festuar
më parë më 25 dhjetor nga paganët. Ishte zhdërvjelltësi nga ana e tij. Në
teologjinë e vjetër Jezus Krishti është interpretuar si zot i diellit dhe i
drejtësisë. Paganët dhe të krishterët u bënë bashkë për të festuar diallin në të
njëjtën kohë. Me se të pajtohen dy shpirtëzime armike.
Kosova po rrugëton drejt Evropës. Një integrim i mirëfilltë bëhet kur të kemi
njohuri paraprake për vetveten por edhe strukturën politike, ekonomike dhe
42
kulturore të cilës do t’i bashkëngjitemi. Sa më shumë të kemi kulturë të
zgjeruar, edhe hyrja në Evropë do të jetë më e lehtë.
Ne, duke e shkruar vetë historinë tonë, nuk u lëmë vend keqkuptimeve as
interpretimeve. Po deshëm ta ushqejmë përtacinë nuk duhet të ankohemi
nëse pastaj ndonjë akademi e ndonjë shteti fqinjë e shkruan për ne historinë
tonë, edhe atë fetare.
Pra sikur nxënësit, por edhe të rriturit në Kosovë dhe në diasporë, të kishin
një lëndë të tillë të mësimit fetar, do të mund të mësonin jo vetëm këto që u
cekën më lartë.
43
Valentina Çela
PROBLEMATIKA TË
VEPRIMTARIVE
EKSTRAKURRIKULARE ME
NXËNËSIT EMIGRANTË
Në SHSHMP mësimi zhvillohet një
herë ose dy herë në javë, ku krahas
funksionimit të rregullt të procesit mësimor
organizohen veprimtari ekstrakurrikulare të
ndryshme. Këto veprimtari janë vazhdim i zbatimit të kurrikulës të shkollës
shqipe me program plotësues që thellojnë njohuritë gjuhësore, letrare shqipe,
historike etj. Mundësi të mirë paraqesin dramatizimet e teksteve dhe
minipojektet.
Dramatizimet
Bëhet dramatizimi i pjesëve të njohura, që mund të jenë përralla,
tregime, por edhe pjesë me fakte historike. Fillimisht mësuesi/ja përcakton
pjesën letrare apo historike, që do të dramatizojë me nxënësit. Pjesa lexohet
nga nxënësit, te cilët nënvizojnë fjalët e reja, fjalët që nuk i kuptojnë e më
pas mësuesja bën shpjegimin e fjalorit. Leximi i pjesës bëhet disa herë nga
nxënësit, derisa ata ta kenë përvetësuar. Nga nxënësit kërkohet drejtshqiptimi
i fjalëve. Ndahen rolet në personazhe protagonistë dhe antagonistë
(personazhet dytësore janë të rëndësishëm, janë në ndihmë të personazhit
kryesor për të nxjerrë vlerat e tij) nxënësi duhet ta di këtë. Mësohet
përmendësh dialogu. Bëhen prova për interpretim sa më të mire dhe dinjitoz
nga ana e nxënësve. Mësuesi/ja duhet të kujdeset për vendin, kohën, veshjen
e përshtatshme, didaskalitë etj., sepse të gjitha janë në ndihmë për një
dramatizim sa më të mire. Dramatizimin e shkëput nga teksti, d.m.th. e bën
jetësore përrallën , tregimin, pjesën historike, të cilën mësuesi e ka zgjedhur
bashkë me nxënësit. Arti dramatik bën pjesë në grupin e arteve dinamike, të
cilat janë vepra arti me lëvizje, si drama: “Rosak topolaku” e autorit Odise
Grillo. Arti dramatik luan rol të veçantë në ndërtimin etik te fëmijëve. Me
dramën ata fillojnë të dallojnë artin nga realiteti. Fëmijët që luajnë rolet,
44
krijojnë vetëbesim në vetvete. Fillojnë ta ndiejnë veten si pjesëtarë me peshë
në mesin e rrethit ku luajnë. Arti dramatik e fisnikëron fëmijën. Vetëm në
artin dramatik fëmija është drejtpërsëdrejti i lidhur me artin.
Njohja e nxënësve me zona të veçanta të origjinës ose të vendlindjes
është bërë në shumë drejtime: duke u dërguar letra e mesazhe të afërmve,
sigurisht që shkruhen në gjuhën shqipe. Vetë serioziteti, respekti për njerëzit
që u drejtohen me letra apo mesazhe, e forcon vetëkontrollin apo
vetëvlerësimin e nxënësve për afërsitë, apo jo, për të shkruar një letër apo
mesazh në gjuhën shqipe. Pra, është një vazhdim e thellim i mësimit të
gjuhës amtare të shkruar. Nga ana tjetër, ai prêt një mesazh apo letër në
gjuhën shqipe, si përgjigje. Pra, edhe leximi i mëtejshëm, vazhdimësia,
përveç lidhjes shpirtërore, në një kujtesë të pangarkuar, mbeten në kujtesën
afatgjatë të nxënësve. Po kështu mbeten edhe kujtimi, mbresat dhe ndjesitë.
Kjo veprimtari ekstrakurrikulare përbën një tjetër veprim jo vetëm social, por
edhe në ushtrimin e gjuhës amtare. Përveç saj, forcohen lidhjet e
bashkëpunimit me qytetarë të denjë për të mbajtur marrëdhënie me vendin e
origjinës ose me të afërmit. Një hap më tej në këtë fushë është organizimi i
punës me projekte për të njohur vendin e origjinës.
Miniprojektet
Projektet e vogla me grupe nxënësish kanë një seri interesash, të cilat
e nisin nxënësit të kërkojnë të dhëna t’i shkruajnë, t’i redaktojnë vet ose me
grupin dhe t’i lexojnë në grup në mënyrë paraprake. Kështu mund të
mbledhin në një grup të dhëna për një problem që ka të bëj me një ngjarje, e
cila mund të jetë ngjarje historie, zonale apo kombëtare, ose për një
personalitet të nderuar të zonës apo vendit, ose një zakon. Studimi i tyre
zgjeron horizontin e nxënësve për problemin që mund të kenë si veprimtari
ekstrakurrikulare për një muaj. P.sh. një grup merr përsipër të studiojë sesi
organizoheshin e bëheshin dasmat në të kaluarën e si bëhen sot. Kjo është
tema e projektit. Atëherë nxënësit ndahen në grupe, sipas prejardhjes së tyre
apo të prindërve. Njëri merr temën, p.sh. Dasma e Lushnjes (në fshat) me
disa specifika edhe në qytet, ku mund të jenë një apo dy nxënës; një tjetër
dasmat në Tepelenë, një tjetër në Devoll, një në Shkodër, në Mirditë, në
Gjilan të Kosovës, në një fshat të Tetovës apo Kumanovës etj. Mbase edhe
dy nxënës duke i ndarë sipas zonës. Këtu dalin probleme të njohjes së
45
veshjeve (njohuri etnografike), një tjetër problem si përgatitet nusja, apo
djali, mënyra e organizimit të dasmës; si bëhet ushqimi, koha e zgjatjes së
dasmës, dhuratat që bëhen etj. Këto kërkojnë konsultime, komunikim të
nxënësve me prindërit, me gjyshërit, të afërmit, me tekste e burime në të tëra
drejtimet. Këto duhen shkruar në gjuhën shqipe, pa gabime, sepse pastaj
diskutohen në grupe dhe mbi atë bazë bëhen edhe vlerësimet përkatëse. Në
qoftë se ndonjëri grumbullon 3-4 këngë, është mirë, por më mirë do ishte që
1-2 nxënës të grupit të jenë të aftë për
t’i kënduar. Projekti zgjerohet
shkallë-shkallë, jo vetëm nxënësit që
aktivizohen, por edhe të tjerë si
dëgjues mësojnë diçka nga tradita.
Me raste, në festa p.sh. mund të
bëhen edhe objekt i një pjese të
programit.
Kam lexuar diku që nxënësit
e shkollave shqipe me mësim
plotësues janë kultivuesit e jetës
kulturore të bashkatdhetarëve në
zonat ku
jetojnë. Ata
janë
pjesëmarrës në veprimtaritë dhe programet e organizuara në prag të festave
kombëtare etj. Por këto edhe stimulohen dhe organizohen nga mësuesit
krijues me shkas nga ditëlindjet e nxënësve të veçantë, ose për ngjarje lokale
në vendet e origjinës ose vendet ku ndodhen. Pra nxënësit mësojnë të
kërkojnë, eksplorojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, mësojnë të dëgjojnë
më të mëdhenjtë, të dinë të lexojnë me sy kritik për të marrë atë që është në
funksion të projektit të tyre. Del si përfundim se: Projekti kërkon që nxënësit
të mbledhin informacion mbi zonën e vet, secili nxënës, për lidhjet me të, si
vendlindje, apo si vend i babait, i nënës, i gjyshërve etj. Njihet pozicioni
gjeografik dhe veçoritë historike të zonës.
Së pari, kërkojnë të dhëna edhe në libra, edhe në internet, edhe tek të
afërmit e tyre në viset shqiptare etj. Për të mbledhur të dhëna, të cilat i
mësojnë nxënësit, dhe ata ua servirin grupeve të tyre.
Në foto: Zonja Silvana Gjebrea, mësuese në Bruksel, i hapi punimet e Seminarit në
emër të mësueseve e të mësuesve shqiptarë në diasporë
46
Së dyti, zgjerohet këndvështrimi për njohje të ngjarjes, të zakonit të
zonës, ku ai ekziston apo po pëson ndryshime. Cilat janë këto ndryshime, bie
fjala sot në fejesat martesat, të organizimit të dasmave etj.
Një vend të rëndësishëm zënë dhe lojërat që organizohen, sepse ka përfitime
në disa drejtime:
Së treti, fëmijët janë shqiptarë dhe në lojëra insistohet të flitet vetëm
në gjuhën amtare shqipe. Kështu, loja bëhet shkak i ushtrimit të të folurit të
lirë, pra shkathtësohet gjuha e folur.
Kjo veprimtari zhvillohet nga mësuesi, sepse ai organizon edhe
lojërat duke marrë edhe dëshirën e fëmijëve apo të adoleshentëve. Insistohet
në lojëra me aktivizimin masiv të nxënësve. Kështu ata vijnë me dëshirë në
orën e caktuar për të luajtur volejboll, futboll etj.
Duhet theksuar se vet organizimi e zhvillimi i lojës ka karakter
socializues , i miqëson nxënësit mes tyre. Pra, kjo ka rëndësi, sepse
shkëmbejnë edhe mendime, përvoja, njohje mes bashkëkombësve.
47
Prof. dr. Musa Kraja
DISA ASPEKTE TË EDUKIMIT DHE TË PEDAGOGJISË FAMILJARE ME FËMIJËT SHQIPTARË NË MËRGIM
Dihet që fusha e edukimit është e
gjerë sa vetë shoqëria njerëzore. Janë të
shumtë faktorët që ndikojnë në edukimin e njeriut, veçanërisht në moshat
e njoma. Nuk e kemi fjalën për faktorët e trashëgimisë, që ndikojnë në
sistemin nervor, në temperamentin etj., por në familjen si vatër shumë e
rëndësishme me efektivitet në këtë formim dhe në këtë kuadër në këto
specifika:
- Të rolit të familjes në diasporë, të makro e mikromjediseve në
të cilat rritën dhe formohen fëmijët apo adoleshentët, në përbërjen e
familjes: prindër shqiptarë, apo njeri prej tyre; fëmijë të lindur në vise
shqiptare dhe pjesërisht të shkolluar në emigrim, apo të lindur në
diasporë e me prejardhje shqiptare;
- Ne rolin e Shkollës Shqipe me Program Plotësues, me nxënësit
dhe sidomos me prindërit e tyre, në komunikimin dhe bashkëpunimin
me ato.
Këtej del problemi themelor: Kur fillon puna me fëmijët
shqiptarë në emigracion? Që këtu konstatohet vlerësimi apo shpërdorimi
i kohës , afirmimi i konceptit ”Ka kohë për të mësuar”, ta ”ushqejmë e
veshim, njëherë, por kur të shkojë në shkollë, tash i mëson çfarë i duhet”,
të cilat janë qëndrime pritëse, që prodhojnë kohë të humbur. Ne
mësuesit e kemi të qartë që puna me fëmijët fillon që herët, jo vetëm
nga nëna, se ajo, në mënyrën e vet komunikon me bebin që para
lindjes, por edhe për babain dhe pjesëtarët e rritur të familjes së tij.
Sa më herët të merremi me fëmijët, aq më shumë i zhvillojmë ata.
Është bërë një pyetësor hulumtues për prindërit lidhur me punën e tyre
me fëmijët nga mosha 2 deri në tre e katër vjeç. Më tej është vazhduar
me moshat më të rritura, por po ndalemi ne me të vegjlit: Pyetësori është
realizuar në Tiranë, në Zvicër, në Tetovë.
48
Po shkëpus vetëm disa pjesë të pyetje-përgjigjeve të fëmijëve në
moshën shkollore në Zvicër, në familje shqiptare:
- A keni ndonjë libër në gjuhën shqipe në shtëpi?
- A keni parë babain, nënën duke lexuar ndonjë libër në gjuhën
shqipe në shtëpi?
- A keni parë prindërit, ndonjërin prej tyre, duke lexuar ndonjë
libër, revistë apo gazetë në shtëpi dhe, nëse po, çfarë lexojnë?
Përgjigjen nga 42 familje: vetëm tri prej tyre kanë nga një apo
dy-tre libra në gjuhën shqipe.
- Kam parë duke lexuar fletët e reklamave që shpërndahen nëpër shtëpi.
Dhe përgjigje të tjera të ngjashme.
Duke pare treguesit se sa nxënës shqiptarë në një zonë të
vëzhguar në Zvicër konkurrojnë dhe fitojnë të drejtën për të vazhduar
gjimnazet, janë jo më shume se 2%, por më mirë paraqiten fëmijë që
kanë lindur dhe kanë kryer disa klasë të shkollës fillore ne viset shqiptare.
Kryesisht, ata fitojnë këto të drejta studimi, ndërsa të tjerët shkojnë në
shkolla të larmishme profesionale.
Le të shikojmë diferencën me prindër që dërgojnë fëmijët në kopshte në
Tiranë, me moshat dy, tre dhe 4-5 vjeç, pyetje që u drejtohen direkt
prindërve, pas të cilëve dalin faktet:
Një prind që e ka fëmijën 32 muajsh (pa përzgjedhje të veçantë):
- Si flisni me fëmijën tuaj? Në gjuhen e bebeve, të fëmijëve, në gjuhën e
zakonshme, të të folurit ngadalë e qartë,, apo si me te rriturit?
Përgjigja: - Si me të rriturit.
Pyetje: A i keni treguar fëmijës suaj përalla?
Pergjigje: - Shumë shpesh, si “Borebardha”, “Pinoku” “Kësulkuqja”,
“Hirushja”.
-Sa libra për fëmijë keni në shtëpi? Kam Kësulkuqja,Pinoku,
Sirena e vogël, Qingji i vogël, Princeshat.
Një prind, nëna psikologe, babai sportist, për fëmijën e tyre dy
vjeç përgjigjen se fëmijës i kanë treguar përralla përmes librave:
Kësulëkuqja, Hirushja, Ujku dhe kecat, Tre derkucat..
Këta prindër e dërgojnë fëmijën në çerdhe, prandaj i pyesim përse,
e jo në shtëpi me një të rritur, që e kanë? Përgjigjen, sepse në çerdhe ka
zhvillim gjuhësor dhe social.
49
Ndër 20 fëmijë të një grupi 3-4 vjeçar, në Tiranë, qytet, në të
gjitha familjet kanë libra për fëmijë, me figura me ngjyra, të cilat i
shfrytëzojnë prindërit, secili në mënyrën e vetë. Pesë fëmijë nga të dhënat
e mbledhura përmes fëmijëve, nga të kontaktuarit, e kuptojnë tabelën
me fjalët e paraqitura përmes një fjalori pyetës që i njohin, përjashtuar
tre-katër fjalë, dialektore që nuk i kanë kuptuar, por kanë shënuar
respektivisht nga 20-40 fjalë të tjera përtej fjalorit të ofruar, që i
njohin. Fëmijët që rrinë me gjyshër në shtëpi, kur këto janë intelektuale,
fëmijët, nipa apo mbesa, që kanë pranë mësojnë fjalor të të rriturve, duke
dëgjuar komunikimin e përditshëm të gjyshërve.
Në fshat nuk është kjo gjendje: Ndërsa fëmijët e filloreve në qytet
kanë lexuar nga 7-8 libra jashtë klase, brenda një viti shkollor, të
rekomanduar nga mësuesit apo nga prindërit, ose që u janë dhuruar. Në
fshat janë të rrallë fëmijët që kanë lexuar 2-3 libra të tillë jashtë teksteve
shkollore për një vit shkollor. Interesimi i prindërve në këtë fushë thuajse
është shume i pakët ose mungon.
Në familje në viset shqiptare bëjnë pjesë edhe gjyshërit, roli i të
cilëve është i ndjeshëm, pasi ato i falin dashuri të pakushtëzuar fëmijëve
të fëmijëve të tyre, por kanë edhe përvojën më të madhe në fushën e
ndikimit, mes tjerash, sepse nuk i përsërisin gabimet që ato mund të
kenë bërë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Por, janë fort të
rralla prezencat e gjyshërve në emigracion, për vetë zhvillimin historik
të emigracionit tek ne, sepse përgjithësisht janë familje të reja, përfshirë
edhe ato që kanë bërë dy dekada, nisur nga fakti që të vjetrit nuk i
lëshojnë trojet e tyre. Megjithatë, duhen shfrytëzuar, nxitur e mbajtur
lidhjet shpirtërore me dy palët e gjyshërve për kontaktet me fëmijët
apo nipat e mbesat e emigrantëve, për shumë faktorë ndikues, ku
përparësi merr gjuha, komunikimi me gjuhën e tyre, me teknologjinë e
komunikimit aq modern që është e pranishme tani e në perspektivë, që
do të thotë faktorë që ndikojnë në ruajtjen e identitetit.
Loja është fusha tepër e rëndësishme për të mësuar e formuar
brezin në të gjitha nivelet. Loja në shkollë hyn edhe tek metodat efikase
në mësim, sidomos në mësimin e gjuhëve të huaja, ne rastin tonë në
mësimin e gjuhës amtare, veçanërisht për fëmijët që kanë lindur jashtë
trevave shqiptare nga prindër shqiptarë, apo qoftë edhe në njërin prej
tyre. Loja nuk të lodhë, përkundrazi, ndikon në qetësinë e fëmijëve, në
50
zhvillimin fizik, mendor, në zhvillimin e imagjinatës, në disa raste edhe në
punën në grup, pra ka efekte socializuese etj. Prindërit këtu duhet të
përfshihen, duke u bërë pjesë aktive e lojës së tyre. Prindërit duhet të
gjejnë kohën e duhur për të luajtur me fëmijët e vet.
Në përgjigje të pyetësorëve tanë drejtuar prindërve të fëmijëve
parashkollorë, madje, të moshave 2-3-4-5 vjeç se “Cilat lodra për fëmijë i
keni në shtëpi?” jepen përgjigje të ndryshme:
-Shumëllojshmëri lodrash, pellushe, konstruksione me kuba, lojëra
inteligjente (minikompjuterë etj.);
-Lojëra formuese, kukulla, makina etj.;
-Pothuajse nga të gjitha llojet, kuba, kali,, kompjuter për fëmijë,
enë kuzhine për fëmijë etj.;
-Veshim e zhveshim kukullat, vizatime shtëpish, biçikleta etj.;
Kurse në pyetjen se cilat janë lodrat më të dashura për fëmijën tuaj, ata
përgjigjen :
-Konstruksionet dhe makinat;
-Kukullat, kompjuteri per femije, tavolina e vizatimit;
-Librat, kafshët etj.
Në lojë komunikohet në raportin fëmijë- prindër, fëmijë- pjesëtarë
të rritur të familjes, fëmijë- fëmijë, fëmijë-me gjyshe ose gjysh etj.
Këtu duhet vendosur në heshtje një kusht, që gjuha e
komunikimit të jetë e duhura, d.m.th. gjuha shqipe, që mendimi i
fëmijës të vihet në dukje, që me kusht, në gjuhën amtare, në kuptimin e
lloj-lloj fjalëve, zhargoneve e nuancave të tjera që lidhen mes lojtarëve që
lozin ose jo në grup, një lojë që kërkon seriozitet, humor, por “jo hile”,
nga të cilat mund të lindin konflikte te fëmijët e sidomos adoleshentët në
disa raste, kur nuk janë edukuar me ndjesitë e tolerancës, mund të çojnë
konfliktet në dëme të paparashikuara. Prandaj gjuha, mendimi e veprimi në
disa raste duhet të shfrytëzohen normalisht për vlerat edukative që kanë,
sidomos për një komunikim në gjuhën amtare, çka lidhet edhe me
mentalitetin dhe psikologjinë shqiptare, por të shqiptarëve që janë drejt
integrimit zonal e global, duke ruajtur edhe specifikat e vlerta të tyre.
Këtu edhe mësuesit n shkollat shqipe me program plotësues duhet të lozin
më shumë rolin e tyre, pasi përmes fëmijëve apo adoleshentëve ndikohet
edhe në familje.
51
Roli i nënës është i veçantë, pa e spostuar aspak atë të babait, që
është shumë i rëndësishëm. Për babain në letërsinë dokumentare ka të
dhëna shumë interesante, të vlerta etj., por populli thotë në filozofinë e tij
“Fëmija pa nanë, si nata pa hanë”, “Pëlhurës shikoji anën, vajzës shikoji
nanën”, “Qanë shtëpia për grua (kur ajo mungon)” etj. Nuk njoh ndonjë
vepër kushtuar rolit të veçantë të babait, të shkruar nga penat e mëdha të
njerëzimit, as për xhaxhain, hallën apo tezen etj., por për nënën po. Para
më se katër shekujsh, reformatori i madh botëror Komenski shkroi veprën
“Shkolla amnore”, pra shkolla e nënës, e cila është përkthyer në tërë botën.
Komunikimi, siç e theksuam më sipër, fillon që kur fëmija është
në barkun e nënës, prandaj është mirë qe t’i mësojnë me tingujt muzikorë
dhe nënat të flasin me ëmbëlsi. Por, duhet theksuar se përdorimi i
duhanit, alkoolit- siç shkruante edhe Komenski (tani i duhen shtuar edhe
narkotikët) shkatërrojnë gjithçka të bukur të kësaj faze, me rrjedhoja
tepër të rënda, duke e turbulluar atë komunikim hyjnor që realizon
vetëm nëna.
Le të vazhdojmë me një tjetër reformator të arsimit të nivelit
botëror, siç është Pestaloci, me veprën e tij “Nëna dhe fëmija”, të cilën
e shkroi në formë letrash, me stil të thjeshtë e të thellë njëkohësisht, që
të ishte e kapshme për masën, siç bëri edhe me veprën “Letra nga
Shtanesi”, të cilat ne i përfshimë në veprën tonë “Reformatori i madh i
arsimit J.H.Pestaloci” që botuam në vite më parë (Hans Gehrig, Musa
Kraja, Shefik Osmani) të shoqëruar me një simpozium ndërkombëtar.
Nëna u trajtua mjeshtërisht nga ideologu i madh i Rilindjes sonë, Sami
Frashëri, në veprën “Gratë” për atë rol të jashtëzakonshëm të gruas në
shtëpi si edukatore natyrore e pazëvendësueshme. Prandaj në platformën e tij
për arsimin e shkollën të botuar në veprën shumë të njohur për të
shkuarën, e atëhershme (te sotmen) e të ardhmen “Shqipëria ç’ka qenë,
ç’është e ç’do të bëhetë” kërkon dhe orienton që arsimi i vajzave të jetë
masiv, sepse janë nënat e nesërme.
Në kohën e sotme, kur ende ka shfaqje nënvlerësimi ose mungese
kujdesi për trajtimin e gruas, që veç amësisë përballon detyra si burrat,
edhe këto të fundit, djemtë, etërit e nesërm, duhen përgatitur nga shkolla
dhe familja edhe në këtë fushë. Në Zvicër e në vende të tjera organizohen
edhe kurse të veçanta për nënat e reja, të cilat duhen nxitur e inkurajuar për
t’i aktivizuar me nënat e fëmijëve në shkollat shqipe me program
52
plotësues, qoftë edhe në moshën parashkollore, kur është e mundshme, pa
pritur klasën e parë të fillores, e cila në mënyrë graduale ndikon në
formimin e fëmijës e më pas të adoleshencës me aq shumë probleme e
specifika të njohura. Prandaj, babai duhet të mbajë përgjegjësinë e tij për
t’iu gjendur djemve, e pse jo edhe vajzave, kur nënat e tyre sillen
egërsisht me to, pa gjetur gjuhën e komunikimit, sidomos me vajzat
adoloshente.
Kjo nuk duhet trajtuar si një “faturim” i prindërimit tek nëna, pa e
spostuar aspak rolin dhe përgjegjësinë e babait. Prandaj shkollimi i
vajzave, mundësisht me synime deri në arsimimin e lartë, është një
investim mes tjerash edhe për familjen e nesërme të saj, si nënë e
arsimuar, e kulturuar, që e ka të qartë rolin e vet dhe të babait në familje
ndaj fëmijëve.
Duke krijuar kontakte dhe marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi
të mësuesve që punojnë në shkollat shqipe me program plotësues, me
prindërit, si bashkëpunëtore që kanë të njëjtin objektiv, secili në specifikat
e veta, organizohen më mirë punët me nxënësit në këto institucione, çka
ndikon pozitivisht edhe në mbarëvajtjen e shkollave në vendet pritëse. Ky
bashkëpunim siguron mobilizim më të mirë të fëmijëve apo
adoleshentëve në përvetësimin e lëndës së shkollës shqipe. Këtu del
evidente një punë e diferencuar brenda procesit mësimor në shkollën
shqipe me program plotësues, sepse niveli gjuhësor e për rrjedhojë edhe
historik, gjeografik, etnokulturor është më specifik se ndarja në tre grupe
sipas niveleve, që janë të organizuar me të drejtë fëmijët dhe
adoleshentët shqiptarë në mërgatë. Dobësitë dhe arritjet për t’i motivuar
për suksese n nivelet gjuhësore, letrare, historike etj. nuk janë të njëjtë,
prandaj brenda grupit do të organizohet puna e diferencuar me nxënësit
në përshtatje me nivelin e tyre morfologjik, sintaksor, në drejtshkrim,
drejtshqiptim sipas standardeve, në letërsinë shqipe etj., të cilat përbëjnë
kolonën e fuqishme të kurrikulës së shkollës shqipe me mësim plotësues.
Tek shkruaj këta rreshta më kujtohet një bisedë me një burrë të
moshuar, kur isha mësues fare i ri dhe po bisedoja shtruar me të lidhur
me punën e fëmijëve-nxënës të shkollës. Ne ishim katër mësues, unë isha
si punë kryemësuesi, përgjegjës. Plaku i urtë me tha konfidencialisht: “Ai
mësuesi x i tha një fëmije” ‘ S’të dëgjon koka e s’merr vesht”, “Kemi
faj ne që merremi me ty”. Dhe ai fëmijë pale ka thanë “I keq, e i keq
53
jam” dhe u largua i dëbuar nga mësuesi”. Unë, vazhdoi burri i moshuar,
e ndigjova bisedën dhe i thashë mësuesit: ”Na vënë re kur punojmë në
arë. Ke ardhur kaq herë e i ke rënë shatit me ne (se ishte mësues vendas).
Bimën me të dobët e shohim më me kujdes. Ka zor sa të vijë tek të tjerat
ajo, por po e lë, iku e s’ofron më. Mbetet në vend e thahet. Pa shtjeri ujë
më shumë, shatin më të dendur, plehun më mirë e të shohësh ti si
shkëlqen gjethja, kështu është edhe meci (fëmija). Ai që është më i dobët
do kujdes më shumë, pa nga shëndeti, pa nga koka”.
Pedagogjia familjare, si një nga disiplinat pedagogjike, është
shkencë që ka objektivin e vet dhe metodologjinë gjithashtu. Pedagogjia
popullore nuk është shkencë, sepse nuk ka objektiv shkencor dhe
metodologji të saj, por gjithsesi ne duhet ta njohim dhe, pse jo, edhe të
marrim anët racionale të saj.
Një vajzë, studente e një dege mësuesie, kish një tekst
pedagogjie në duar, ndërkohë që udhëtonte me autobus të linjës. Një grua
e moshuar përballë e shikon dhe e pyet se çfarë ishte ai libër. Vajza i
përgjigjet qetë që është shkencë e edukimit…Po unë, tha plaka, kam tetë
fëmijë të rritur, tre prej te cilëve me shkollë të lartë. Të tjerëve s’u eci. Po i
rrita dhe i edukova e i kam si molla, vazhdoi gruaja, edhe pa këtë libër.
Studentja iu përgjigj: -Po ta kishe të njohur këtë libër dhe disa si ky do t’i
bëje edhe disa të tjerë si ato të tre…
Tani kemi një bibliotekë të re në aspekte të pedagogjisë
familjare, me tituj të ndryshëm nga autorë të huaj e tanët, mes të
cilëve unë kam botuar pak vite më parë një “zog libri”, broshurë me
rreth 80 faqe me titull: ”Sa merresh me fëmijën tënd?”, që është
tërësisht me aspekte të pedagogjisë së zbatuar në këtë fushë. Një kolege
drejtuese e një fakulteti me tha se ia kishte dhuruar burrit si dhuratë
për vitin e ri. Qeshem, sepse libri nuk ishte për mua në ato përmasa që
të bëhej objekt dhuratash, sepse unë e bëra me stil për masën dhe ua
dhurova prindërve të nxënësve, duke e trajtuar si bashkëbisedim, por
kolegia ime e kishte bërë, nga që sintezën e broshurës e kishte vetë
titulli me të cilin ajo do të ngacmonte të shoqin e vet me atë titull
pyetës: Sa merresh me fëmijën tënd?. Por, kam bindje se aspekte të
ndryshme të këtyre problemeve botohen edhe përmes letërsisë artistike –
pedagogjike, apo edhe të letërsisë dokumentare. Në këtë kuadër është i
vlertë, mes tjerash, botimi i revistës “Ura”, revistë për fëmijët e
54
diasporës. Po ndalem kalimthi në një numër të rastësishëm, por të vlertë,
nr.3, 2013. Ky organ , nuk jam në dijeni sa funksionon tani, por, mund
të them me bindje se ai organ përbën një burim me vlera për prindërit
e nxënësve në diasporë, për vetë nxënësit dhe mësuesit e këtyre
shkollave si një material interesant për pasurimin e kurrikulës së këtyre
institucioneve shqipe me program plotësues. Këtu ka informacione për
veprimtari, të cilat janë edhe një përgjithësim konkret i përvojës në këtë
fushë, ka krijimtari nga të vegjëlit e të mëdhenjtë, të rinj e të afirmuar,
informacione të larmishme në funksion të qëllimit për të cilin edhe ne
jemi këtu.. Libri “Të mësojmë së bashku” i autorit Hamdi Arifaj, i cili
recensionohej përmbledhtazi në këtë revistë, paraqet material lidhur me
të mësuarit e gjuhës së sotme shqipe, duke e folur dhe duke e shkruar
natyrshëm, ashtu siç e përdorim në jetën e përditshme dhe në veprimtaritë
shoqërore. Natyrshëm mendja të shkon tek disa parime themelore të
Kongresit të Drejtshkrimit, që gjuha të shkruhet ashtu siç flitet. Mes
tjerash aty ka faqe të veçanta mbi Prizrenin, për Tropojën, për autorë të
mëdhenj të sotëm dhe të traditës, të shkruara bukur, thjesht e qartë, me
një shtrirje shumë të goditur nga aspekte të letërsisë sonë, të arteve, një
këngëtare e madhe, poetë të njohur, nga një etapë në një tjetër, por edhe
krijimtari nxënësish, informacion për udhëtime mbresëlënëse, të cilat
janë plotësisht në linjë me strategjinë e shkollave shqipe me mësim
plotësues, për fëmijë, pjesë aq të këndshme edhe për prindërit e tyre, të
cilët kanë seç lexojnë, madje edhe të vihen në radhë në shtëpi për t’i
lexuar.
Organe shkollash, zonash nga viset shqiptare ose nga mërgimi janë
interesante për të vegjlit e të mëdhenjtë. Shfletoj një revistë “Valet” e
botuar vite më parë si revistë e nxënësve të shkollës fillore ‘Gjergj
Kastrioi-Skenderbeu’ Ostros, Qendra e Krajës, Mali Zi. Shfletoi temat e
botuara “Një ditë vjeshte në fshatin tim”, “Mërgimi”, “Vendi im”, në një
faqe tjetër “Vendlindjes”, “Shqiptarit “, Mërgimi”, “Shkolla”, në faqen
tjetër, gjithnjë me poezi nga nxënësit, “Dita e shkolles”, “Besoj”
“Skenderbeu “, “Mesuesi im i dashur” dhe vazhdojnë me krijime “Gjuha
shqipe”, “Nena” , “Dua” etj. etj., të cilat të kujtojnë Lazgushin e madh,
që theksonte se poezia buron nga thelbi i shpirtit. Ndërsa ne të
pedagogjisë themi se krijojnë edhe emocione dhe emocionet krijojnë
bindje, bindje atdhetarie, qytetarie e mirënjohjeje.
55
Shkencat pedagogjike po zhvillohen e konsolidohen në udhën e
zhvillimit të problematikave të arsimit, shkollës e më gjerë. Tashmë
krahas pedagogjisë së përgjitheshme, historisë së pedagogjisë botërore dhe
kombeëare, kemi pedagogjinë familjare, pedagogjinë parashkollore,
pedagogjinë shkollore e në një e perspektivë edhe atë universitare, teorinë
e edukatës, didaktiken, pedagogjinë speciale, botuam kohët e fundit edhe
Pedagogjinë e Shkollës Shqipe me Program Plotësues prej katër autorësh,
që plotësojnë njëri-tjetrin në trajtimin për herë të parë të kësaj disipline
të re, të cilën mund ta keni njohur ose mund ta njihni në këto ditë të
seminarit. Të tjera studime do ta shoqërojnë këtë specifikë tashmë që
përbën një realitet në rritje për faktin që një pjesë e kombit, madje një
pjese e madhe e tij, është shpërndarë në botën e madhe, botë të cilën
teknologjitë e kanë zvogëluar dhe po e zvogëlojnë. Të gjithë së bashku i
jemi përfshirë edhe kësaj pune, ku ju po i qëndroni në ballë, me
përkushtim dhe pasion, të mbështetur nga dikasteret tona të arsimit dhe
institucionet përkatëse, duke e pasuruar teorinë dhe praktikën e këtyre
shkollave specifike shqipe.
56
Arbër Salihu (MAShT e
Kosovës, Divizioni i
Planprogrameve)
SHEMBULL ORE
MËSIMORE
LIBRI (FT): SHQIPTARËT.....
3, (faqe 44)
TEMA/NJËSIA: DIASPORA
SHQIPTARE
Mësimdhënia bashkëkohore ka për qëllim që tek nxënësit të zhvillojë
njohuritë, shkathtësitë, vlerat, qëndrimet e sjelljet që me një fjalë janë
përmbledhur në kompetenca. Për këtë arsye mendojmë se edhe gjatë trajtimit
të temave mësimore nga historia kombëtare mësimdhënësit duhet t`i
kushtojnë kujdes këtyre aspekteve.
Duke e ditur se mësimi plotësues shqip ndihmon nxënësit/fëmijët
shqiptarë në diasporë të përvetësojnë njohuri për historinë kombëtare, ato, po
ashtu, duhet t`i shërbejnë zhvillimit të kompetencës ndërkulturore. Pra që
njohuritë për historinë e popullit shqiptar të mos jenë qëllim në vetvete, por
që t`u shërbejnë atyre për të zhvilluar të menduarit kritik për të bërë
krahasime, për të ndërlidhur shkaqet me pasojat, duke ndërlidhur ngjarjet
historike në një vend me zhvillimet në vendet tjera, duke krahasuar kulturën
dhe traditat e një populli me një popull tjetër. Vetëm në këtë mënyrë u
ndihmohet nxënësve/fëmijëve tanë që të mësojnë historinë e popullit të vet
dhe njëkohësisht të integrohen në shoqërinë e vendit pritës.
Përmes realizimit të një ore model, për temën mësimore, Diaspora
shqiptare, marrë nga teksti shkollor – Shqiptarët historia dhe trojet, për
nxënësit e diasporës të nivelit të dytë të autorëve Muhamet Ahmeti -Metis,
Lush Culaj, Besa Luzha dhe Xhevat Syla, jam përpjekur të jep një shembull
se si mund të mësohet për diasporën shqiptare e në të njëjtën kohë edhe të
57
kultivohet të menduarit kritik dhe vlerat e shoqërisë demokratike; diskutimi
në mënyrë konstruktiv, bashkëpunimi, përdorimi i argumenteve, të bërit
krahasime, nxjerrja e përfundimeve të përbashkëta, respektimi i diversitetit
kulturor etj.
TEMA: DIASPORA SHQIPTARE
Qëllimi i temës mësimore
Përmes kësaj teme mësimore nxënësit nxiten të mendojnë për
shkaqet e emigrimit të shqiptarëve dhe bashkëpunimin me vendet e popujt e
ndryshëm ku u vendosën, rëndësinë e tolerancës mes njerëzve dhe popujve
për të pasur një bashkëjetesë të denjë, respektin për kulturat e besimet e
ndryshme si vlera të përbashkëta shoqërore. Gjithashtu nxënësit nxitën të
mendojnë për promovimin e harmonisë dhe mirëkuptimit si vlera të një
shoqërie demokratike.
Rezultatet e të nxënit
Nxënësi/ja:
- Identifikon periudhat e ndryshme të emigrimit të shqiptarëve;
- Ndërlidh shkaqet dhe pasojat e emigrimit të shqiptarëve ndër shekuj;
- Përshkruan raportet e emigrantëve shqiptar me vendet/popujt mikpritës;
- Paraqet fakte të lidhjes dhe kujdesit të mërgimtarëve për atdheun e tyre.
PËRGATITJA E MËSIMDHËNËSIT/ES
Metodologjia e mësimdhënies
Realizimi i kësaj teme a njësie mësimore bëhet përmes një
kombinimi të metodave dhe të teknikave të mësimdhënies dhe nxënies me
qëllim që të gjithë nxënësve t’u jepet mundësia të bëhen pjesë e nxënies
aktive.
Hapi i parë
Në pjesën hyrëse
(evokuese) të orës
mund të përdoren
teknika ndjellëse për
nxënie. Janë këto
teknika që nxënësve ua
ndërlidhin njohuritë
paraprake të tyre me temën që trajtohet. Sugjerohen teknika si thyerje e
akullit dhe stuhi mendimesh (brainstorming), ku nxënësit do të nxiten të
Pyetja fillestare:
Çfarë u bie ndërmend kur përmendim shprehjen emigrimi i shqiptarëve?
Përfundimi i saj duhet të jetë:
diaspora shqiptare
58
shpalosin njohuritë e tyre të mëhershme dhe t`i shprehin ato me nga një fjalë
të vetme kur ju përmendet shprehja emigrimi i shqiptarëve.
Hapi i dytë
Në pjesën tjetër të orës do të
zbatohet forma e punës në grupe.
Nxënësit do të ndahen në grupe
dhe do t`u jepen burime/materiale
të ndryshme. Secilit grup do t`i
jepen edhe pyetje konkrete për të
cilat ata do të diskutojnë dhe do
të japin përgjigje. Secili grup
cakton një përfaqësues që do të
prezantojë para klasës përgjigjet
në pyetjet.
Hapi i tretë
Këtu mësimdhënësi/ja paraqet tri pyetja të tjera për të cilat nxitet një
diskutim. Në fund mësimdhënësi/ja paraqet një tabelë me tri kolona ku do të
nxirren përfundimet nga mësimet e orës.
Kjo temë/njësi mësimore mund
të realizohet gjatë një ore
mësimore ose edhe me një
kohëzgjatje më të madhe.
Mjetet mësimore: fotografi,
harta, pjesë nga libra të
ndryshëm, pjesë nga gazeta,
dokumente arkivale etj., fletë
të mëdha shkrimi (flipçarta)
dhe markerë për secilin grup,
zarfe dhe fletëza me pyetjet për
secilin grup. (Materialet, që
prezantojnë emigrantë
shqiptarë nga vende të ndryshme, mund të nxirren edhe nga uebfaqet
ndryshme elektronike).
Pyetjet për grupet:
- Për çka flet ky burim dhe
cilës kohë i takon?
- Pse këta njerëz janë
detyruar të largohen nga
vendi i tyre?
- Si janë ndier personat që
janë detyruar të
emigrojnë ?
- Në cilin vend u vendosën
mërgimtarët dhe si u
pritën nga vendi/populli
pritës?
Pyetjet për tërë klasën:
- Cilat kanë qenë arsyet e
shpërnguljes së shqiptarëve
përgjatë historisë?
- Çka kanë sjellë nga vendi i
tyre dhe çka kanë marrë nga
vendi pritës (ndërveprimi
kulturor)?
- Çfarë lidhjesh kanë mbajtur
dhe mbajnë me atdheun e
tyre të origjinës
mërgimtarët shqiptarë të
paraqitur në këto burime?
59
ZHVILLIMI I TEMËS MËSIMORE
Në fillim të orës mësimdhënësi u bënë pyetjen nxënësve të tipit:
-Çfarë u bie ndërmend kur përmendim emigrimin e shqiptarëve?
Të gjitha përgjigjet e nxënësve mësimdhënësi i shënon në tabelë.
Pastaj i nxit ata të gjejnë një togfjalësh a shprehje të vetme, e cila do t`i
përmblidhte të gjitha mendimet e tyre e që, zakonisht, do të duhej të ishte
diaspora shqiptare.
Më pastaj, nxënësit ndahen në tri ose katër grupe. Secilit grup u jepet nga një
zarf me burime të ndryshme (foto, harta materiale të nxjerra nga librat, pjesë
nga gazetat, ndonjë burim arkivor, ndonjë tekst i ndonjë vjershe ose kënge
etj) për periudha të ndryshme të emigrimit të shqiptarëve.
Krahas materialeve, atyre u jepet edhe një zarf me pyetjet për të cilat duhet të
diskutohet në grup.
(Duhet pasur kujdes që gjuha e formulimit të pyetjeve t’u përshtatet moshës
së nxënësve dhe njëherazi përmes tyre të arrihen përgjigjet që tregojnë jo
vetëm shkaqet dhe pasojat e emigrimit të shqiptarëve, por edhe ndërveprimin
kulturor me popujt e vendeve ku u vendosën).
Në vazhdim secili grup i shkruan përgjigjet e veta në fletët e mëdha
të shkrimit (flipçartat) dhe përmes përfaqësuesit i prezanton shkurtimisht
para gjithë klasës.
Në pjesën tjetër të orës mësimdhënësi/ja parashtron tri pyetje për tërë
klasës dhe e hap diskutimin. Mësimdhënësi/ja nxit nxënësit që në mënyrë të
argumentuar të paraqesin mendimet e tyre.
Në fund të orës mësimdhënësi/ja e paraqet në dërrasë një tabelë me
tri kolona. Kolona e parë është titulluar arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve
60
përgjatë historisë, kolona e dyte ndërveprimet kulturore në mes të kulturës
shqiptare dhe kulturës së vendit pritës dhe kolona e tretë raportet e
emigrantëve shqiptarë me atdheun. Ai/ajo shënon përfundimet e nxjerra nga
diskutimi i nxënësve.
Arsyet e shpërnguljes
së shqiptarëve përgjatë
historisë
Ndërveprimet kulturore
në mes të kulturës
shqiptare dhe të kulturës
së vendit pritës
Raportet e emigrantëve
shqiptarë me atdheun
1. 1. 1.
2. 2. 2.
3. 3. 3.
4. 4. 4.
61
Shqipe Gashi (MAShT e
Kosovës, Divizioni i
Planprogrameve)
ORË MËSIMORE ME QASJE
NDËRVEPRUESE TË
MËSIMDHËNIES DHE
MËSIMNXËNIES
Qasja ndërvepruese e mësimdhënies
promovon të nxënit duke ndërvepruar,
përkatësisht duke i bërë nxënësit pjesë të
proceseve të nxënies e jo vetëm
interpretues të fakteve të marra nga tekstet mësimore. Qasjen e tillë e
realizova në seminarin e 11-të me mësuesit/et e diasporës dhe të mërgatës,
mbajtur në Pejë në verën e vitit 2015. Tema e orës mësimore qe Jemi
shqiptarë dhe është marrë nga teksti shkollor/fletorja tematike Unë dhe të
tjerët për nxënësit e diasporës të nivelit të dytë të autorëve Nexhat Maloku,
Rifat Hamiti dhe Hazir Mehmeti. Tema paraqet një mundësi të mirë që
nxënësit/et të mësojnë për vlerat e bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar e
në të njëjtën kohë edhe të bëhen praktikues të vlerave të shoqërisë
demokratike, si p.sh, diskutues konstruktiv brenda grupit gjatë orës
mësimore, kompetentë për arritje të marrëveshjeve dhe përfundimeve të
përbashkëta.
TEMA: JEMI SHQIPTARË
Qëllimi i temës mësimore
Përmes kësaj teme mësimore nxënësit nxitën të mendojnë për
rëndësinë e tolerancës ndërfetare për të pasur një bashkëjetesë të denjë mes
njerëzve, ku respekti ndaj njëri-tjetrit, edhe pse u takojnë feve të ndryshme,
konsiderohet vlerë shoqërore. Gjithashtu nxënësit nxitën të mendojnë për
promovimin e harmonisë dhe të tolerancës ndërfetare të shqiptareve si një
model i mirë i të jetuarit në një shoqëri me diversitet fetar
Rezultatet e të nxënit
Nxënësi/ja:
62
- Identifikon tri fetë kryesore të popullit shqiptar;
- Përshkruan dallimet dhe të përbashkëtat e këtyre tri feve;
- Shpjegon të mirat e tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar.
PËRGATITJA E MËSIMDHËNËSIT/ES
Metodologjia e mësimdhënies
Realizimi i kësaj teme mësimore bëhet përmes një kombinimi të
metodave dhe teknikave të mësimdhënies dhe nxënies me qëllim që të gjithë
nxënësve t’u jepet mundësia të bëhen pjesë të nxënies aktive. Për motivim të
nxënësve për të nxënë/mësuar në fillim të orës mund të përdorim teknika e
forma të ndryshme. Rekomandoj, në këtë rast, teknikën stuhi mendimesh dhe
më pas, në pjesë të tjera të orës, formën e punës në grupe, teknikën e
Diagramit të Venit dhe në fund angazhimin e nxënësve në grup për të nxjerrë
produktet e duhura deri te slloganët për promovim të bashkëjetesës fetare të
shqiptarëve. Tema realizohet gjatë një ore mësimore 45 minutash ose edhe
me një kohëzgjatje më të madhe.
Mjete mësimore: Fotografi me objekte fetare (fotografitë mund të nxirren
nga uebfaqet elektronike dhe sugjerohet që këto objekte të prezantojnë
objektet fetare që gjenden në trojet shqiptare), tri fletë flipçart dhe tre
markerë, tri fletëza me pyetjet për punën në grupe dhe tema mësimore marrë
nga teksti mësimor Unë dhe të tjerët (faqe 9).
ZHVILLIMI I TEMËS MËSIMORE
Në fillim të orës të gjithë
nxënësve u shpërndahen fletëzat
me fotot e objekteve fetare,
katolike, myslimane dhe
ortodokse. Pra, secilit nxënës i
jepet njëra nga këto foto. Pastaj
prej disa nxënësve kërkohet të
flasin për foton dhe llojin e
besimit. Biseda udhëhiqet nga
mësuesi/ja përmes teknikës
stuhi mendimesh, çka do të thotë
se mësuesi/ja merr përgjigje të
shpejta nga nxënësit, por nuk i
komenton ato. Mësuesi/ja
Pyetjet mundshme mund të jenë:
Çfarë po shihni në foto?
Këto objekte cilës fe takojnë?
Në cilin shtet mund të jenë këto objekte? etj.
Prferohet që nxënësve t’u shtrohen pyetje të shkurtra dhe të pakta dhe gjithsesi të jenë në harmoni me moshën, potencialet, kulturën e nxënësve dhe me përvojat paraprake të tyre.
Pyetjet e mundshme për pjesën
hyrëse:
Si luten besimtarët e fesë...?
Cilat festa i festojnë
besimtarët e fesë...?
Cili është mesazhi i fesë
për paqen?
Gjuha e formulimit të pyetjeve
duhet t’u përshtatet moshës së
nxënësve dhe duhet pasur
kujdes që nga to të arrihen
përgjigje që tregojnë se fetë
promovojnë paqen.
63
Diagrami Venit-pas punës në grupe
Në pjesët ku takohen rrathët mes veti
shkruhen vlerat e përbashkëta të tri feve,
ndërsa në hapësirën ku është e shkruar lloji i
fesë shkruhen karakteristikat dalluese.
përgjigjet e nxënësve i shkruan në tabelë dhe i lë ashtu gjatë tërë orës
mësimore. Kjo pjesë mund të
zgjasë 5-10 minuta.
Pasi këta nxënës ndajnë
mendimin me të tjerët për fotot,
atëherë kërkohet grupimi i
nxënësve në tri grupe sipas
fotove që kanë marrë. Në grupin
1 grupohen nxënësit që kanë
foton me objektin e fesë
myslimane, në grupin 2 grupohen
nxënësit që kanë foton me
objektin e fesë katolike dhe në
grupin 3 grupohen nxënësit që
kanë foton me objektin e fesë
ortodokse. Secilit grup të nxënësve u
shpërndahet nga një fletëz me pyetjet
e përgatitura nga mësuesi/ja me qëllim
që të orientohet biseda mes nxënësve.
Po ashtu nxënësve u
shpërndahen fleta të mëdha (flipçart)
në të cilat i shkruajnë përgjigjet.
Nxënësit në grup punojnë 10-15
minuta dhe njëri nga nxënësit e grupit
prezanton përgjigjet e dala nga
diskutimi. Gjatë kohës sa
nxënësit punojnë në grupe
mësuesi/ja përgatit në
tabelë diagramin e Venit.
Përgjigjet e nxënësve
mësuesi/ja i shkruan
brenda diagramit dhe pas prezantimeve bashkë më nxënës gjen të
përbashkëtat dhe ndryshimet e prezantimeve për të arritur, kësisoj, te
konkluzionet për dallimet dhe të përbashkëtat e feve (paqja, toleranca etj.).
Pyetjet e mundshme grupeve:
- Çfarë po shihni në foto?
- Këto objekte, cilës fe i
takojnë?
- Në cilin shtet mund të jenë
këto objekte?
Preferohet që nxënësve t’u
shtrohen pyetje të shkurtra dhe
të pakta dhe gjithsesi të jenë në
harmoni me moshën,
potencialet, kulturën e nxënësve
dhe me përvojat paraprake të
tyre.
Feja myslimane
Feja katolike Feja ortodokse
64
Në fund, po të njëjtave grupe të nxënësve u kërkohet të hapin tekstin
mësimor Unë dhe të tjerët (faqe 9) dhe brenda 5 minutave të lexojnë temën
mësimore Jemi shqiptarë. Më pas bashkërisht secili grup përgatit nga një
slogan apo një fjali që promovon bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare të
popullit shqiptar dhe e prezantojnë para të gjithë nxënësve të klasës.
shqipe [email protected]
65
Mr. Sc. Feime Llapashtica
LIPSCOMB (MAShT e Kosovës,
Divizioni i Planprogrameve)
PLANIFIKIMI I
MËSIMDHËNIES DHE TË
NXËNIT E GJUHËS SHQIPE
Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e
një modeli të planifikimit, organizimit dhe realizimit të një orë mësimore
për lëndën gjuhë shqipe për nxënësit që jetojnë në diasporë. Arsyeja e
trajtimit të kësaj teme është përkrahja dhe ndihma profesionale e mësuesit të
diasporës për një mësimdhënie dhe të nxënë sa më efektiv të gjuhës shqipe.
Sipas Kurrikulës së shkollës shqipe të mësimit plotësues në
diasporë, qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe është që nxënësit të cilët jetojnë
jashtë atdheut ta ruajnë dhe zhvillojnë identitetin kombëtar. Gjuha shqipe
sipas kësaj kurrikule për tre nivelet e arsimit, për nivelin e I (klasa I-III) për
nivelin e II ( klasa IV-VI) dhe për nivelin e III ( klasa VII-IX) mësohet
nëpërmjet përmbajtjeve të shtrira nëpër shkathtësitë e komunikimi, pra
nëpërmjet të dëgjuarit, të folurit të lexuarit dhe të shkruarit.1 Përvetësimi i
gjuhës, arrihet nëpërmjet përmbajtjes së caktuar gjuhësore (fonetikë,
gramatikë, leksik, drejtshkrim) të shtrira nëpër të gjitha këto shkathtësi.
Përqendrimi në komunikim (shkathtësitë e komunikimit) dhe përqendrimi në
gjuhën e gramatizuar2 si qasje e re e mësimdhënies dhe të nxënit u mundëson
nxënësve më lehtë ta mësojnë gjuhën shqipe. Në kurrikulin për mësimin
plotësues në diasporë për nivelin e dytë në kuadër të përmbajtjes së
shkathtësisë së të lexuarit janë paraqitur rezultatet e pritshme të nxënësit
për tekstet letrare, njëri nga këto rezultatet të pritura në fund të klasës së
gjashtë apo të këtij niveli është që nxënësi të jetë në gjendje të dalloj
1 Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e
Teknologjisë , Prishtinë 2007, f. 17-25. 2 Shih Plani dhe Programi Mësimore 1, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,Prishtinë ,2003,f. 25.
Mësuesi duhet të përqendrohet në gjuhën e gramatizuar e jo si gjerë më tani në gramatikën pa shkathtësi gjuhësore. Elementet e gramatikës duhet të realizohen përmes shkathtësive gjuhësore (të dëgjuarit dhe të folurit, të lexuarit dhe
të shkruarit). Gramatika nuk mësohet si qëllim në vete, por si qëllim për të komunikuar drejtë.
66
poezinë nga proza.3 Për realizimin e përmbajtjeve për shkathtësinë e të
lexuarit dhe arritjen e rezultateve të pritura nga nxënësit sipas kurrikulës,
qelës kryesor është metodologjia që do të përdorë mësuesi gjatë një ore
mësimore. Gjatë realizimit të procesit mësimor, mësuesi duhet të përdorë
metodat, strategjitë, teknikat dhe forma e punës nëpërmjet të cilave
organizohet mësimdhënia dhe të nxënit e efektshëm.
Planifikimi i mësimit
Planifikimi4 i mësimit, si formë e organizuar e aktiviteteve nëpërmjet
të cilave realizohet përmbajtja e kurrikulës, është një nga veçoritë dalluese të
mjeshtërisë së secilit mësues, pasi organizimi i procesit mësimor lidhet me
punën e tij të përditshme në klasë. Gjatë planifikimit të orës së mësimit çdo
mësues është mirë t’i ketë parasysh këto çështje:
- planifikimin dhe përgatitjen e orës së mësimit ;
- hartimin e rezultateve të mësimit në harmoni me qëllimet e
kurrikulës;
- përdorimin e duhur të mjeteve dhe materialeve për realizimin e
orës mësimore;
3 Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e
Teknologjisë , Prishtinë 2007, f. 23.
4 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës ,Prishtinë ,2007 ,f. 7. Planifikimi paraqet një aktivitet të lartë
intelektual –kognitiv me të cilin mësuesi i parasheh qëllimet e mësimdhënies, përcakton objektivat të cilat duhet të realizohen, mjetet të cilat përdoren për realizimin e objektivave, parasheh kohën, lokalin e nevojshëm për realizimin
e objektivave, parasheh strukturën e orës së mësimit, teknikat dhe procedurat të cilat do t’i aplikojë për realizimin
strukturës së orës mësimore ERR (evokim-realizim-reflektim).
67
- organizimin dhe drejtimin e nxënësve në klasë;
- krijimin e një mjedisi të ngrohtë në klasë;
- vetëdijesimin e nxënësve për të qenë të dëgjueshëm në klasë;
- shfrytëzimin e kohës dhe të hapësirës me efikasitet.
Plani ditor i mësimit
Plani5 ditor i mësimit duhet të ngërthejnë në vete jo vetëm
përmbajtjen mësimore që nxënësit duhet të mësojmë, por ai duhet të
përcaktojë edhe aktivitetet të cilat e orientojnë mënyrën e të nxënit ,
strategjitë e të menduarit, mënyrën e hulumtimit dhe të komunikimit që
nxënësit duhet ta përdorin në klasë dhe jashtë saj.
Pjesët kryesore të planifikimit të orës mësimore
Planifikimi i një temë/njësi mësimore nga mësuesi duhet të bazohet
në:
- përcaktimin e qëllimit të orës mësimore;
- përcaktimin e rezultateve të të nxënit;
- zgjedhjen e procedurave të mësimdhënies dhe të nxënit;
- përdorimin dhe përgatitjen e materialeve;
- vlerësimin e arritshmërive të nxënësve.
- vetëvlerësimin.
Qëllimi i orës mësimore
“Mësimdhënia është një proces i organizuar. Si e tillë, ajo është e
orientuar në një qëllim ose disa qëllimeve të caktuara. Qëllimet janë të
shprehura dhe të orientuara drejt atij që nxë, mëson dhe përcaktojnë se çfarë
do të mësojnë nxënësit si rezultat i mësimdhënies. Ato u japin nxitje dhe i
motivojnë nxënësit të përfshihen në mënyrë aktive dhe të vendosur në
procesin e të nxënit”6. Qëllimet janë pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e
planit të orës mësimore. Ato e orientojnë mësimdhënien dhe të nxënit, nëse
ato janë të qarta dhe përshkruajnë sjellje të vëzhgueshme në mënyrë që
mësuesi të kontrolloj dhe vlerësojë se sa nxënësit i arrijnë ato. Te qëllimet e
5 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 7. Planifikimi është proces, ndërsa plani
është gjendje-rezultati i planifikimit. Plani paraqet bazën teorike për punën e ardhshme praktike. Plani mësimor është kusht elementar për mësimdhënie dhe për të nxënit cilësor në të cilën bazohet tërë filozofia e shkollave
cilësore. 6 Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë 2003, f. 43.
68
orës mësimore përqendrimi duhet të jetë te rezultatet e të nxënit, të cilat
përcaktojnë përmbajtjen se çka nxënësit duhet të dinë dhe janë në gjendje të
bëjnë në fund të çdo ore të mësimit.
Rezultatet e nxënit
Rezultatet e të nxënit përcaktojnë se çka nxënësit duhet të dinë dhe
janë në gjendje të bëjnë në fund të orës. Gjatë përcaktimit të tyre mësuesi
duhet të jetë i vetëdijshëm se ato duhet të jenë të matshme (nëpërmjet një
testi, vëzhgimi, detyrave apo një liste kontrolli). Pasi të jenë të përcaktuar
rezultatet e pritura mësuesi përcakton strategji të efektshme të aktiviteteve
në mënyrë që nxënësit të orientohen dhe motivohen për arritjen e secilit
rezultat. Në përcaktimin e rezultateve të pritura mësuesi duhet të reflektojë
në atë se cili është qëllimi i mësimit të njësisë mësimore, në njërën anë, dhe
ai duhet të këtë parasysh nivelin, nevojat dhe interesat e nxënësve, në anën
tjetër. Gjatë të shkruarit të rezultateve të të nxënit mësuesi duhet të ketë
parasysh që ato të jenë të matshme. Një rezultat është i matshëm vetëm
atëherë kur ka këto elemente: veprimin (sjellja e vëzhgueshme-folje), kriterin
dhe kushtin.
Metodat e mësimdhënies
Mësues i suksesshëm është ai i cili është në gjendje t’i realizojë
qëllimet, objektivat dhe rezultatet e përcaktuara në kurrikul. Mësuesi duhet
të përqendrohet në të nxënit interaktiv7 dhe të menduarit kritik
8, ai duhet t’i
ketë parasysh njohuritë paraprake të nxënëseve dhe nevojat e tyre. Meqë
procesi i mësimdhënies dhe të nxënit është i lidhur ngushtë edhe me mjedisin
ku realizohet mësimi ai gjithashtu duhet ta ketë parasysh planifikimin e
metodave që do të jenë të përshtatshme për atë mjedis. Në pjesën
procedurale të mësimdhënies është shumë me interes edhe planifikimi i
aktiviteteve të të nxënit, si: paraqitje e pyetjeve dhe marrja e përgjigjeve si
instrument nxitës për bashkëbisedim me nxënësin për të parë njohuri
paraprake për njësinë që do të zhvillojë, demonstrimi i njohurive nëpërmjet
fotografive si dhe përdorimi i të gjitha mjeteve të tjera që do ta ndihmojnë
7 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 6. Mësimdhënia dhe të nxënit interaktiv do
të thotë mësimdhënie të përhershme dhe të pandërprerë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve dhe të nxënësve me
nxënës (puna në grupe mësimdhënie dhe të nxënit me projekte etj.) 8 Shih Plani ditor (6), Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 6. Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë
të mendosh në mënyrë më të thelluar, më të sofistikuar, të përdorësh arsyen, argumentet, të jesh në gjendje që
mendimin e shprehur ta mbrosh me arsye faktike.
69
arritjen e rezultateve të pritura. Mësuesi gjatë gjithë orës duhet të
bashkëbisedojë me nxënësit në mënyrë që të gjithë ata të jenë aktiv. Mësuesi
duhet ta këtë parasysh respektimin e personalitetit të nxënësit duke ditur se
ata janë të ndryshëm.
Materialet dhe mjetet mësimore
Përdorimi i mjeteve dhe materialeve të duhura për një temë mësimore
është shumë i rëndësishëm sepse i ndihmon nxënësit që t’i arrijnë me
sukses rezultatet e pritura.
Vlerësimi
Vëzhgimi i përparimit dhe arritjeve të nxënësve bëhet nëpërmjet
vlerësimit. Duhet pasur parasysh se të gjitha veprimtaritë e planifikuara nuk
mund të arrihen vetëm nëpërmjet të një ore mësimore. Ato shpërndahen dhe
obligohen që të kryhen edhe pas mësimit; nëpërmjet të detyrave të shtëpisë,
punimeve të ndryshme etj.
Vetëvlerësimi
Nëpërmjet të formës së vetëvlerësimit mësuesi kontrollon cilësinë e
punës së vet në mësimdhënie dhe të nxënit në fund të secilës orë mësimore.
Prandaj për këtë veprimtari ai duhet ta ketë parasysh zgjedhjen e
instrumenteve për vetëvlerësim.
MODEL MËSIMI
Lënda: Gjuhë shqipe
Klasa: VI
Tema: Sikur gjithë botën të ma falin...
Tipi i orës: zhvillim
Gjatë planifikimit të orës mësimore mësuesi gjithmonë duhet t’i ketë
parasysh këto veprimtari: përcaktimin e qëllimeve të mësimit, nevojat e
nxënësve, përzgjedhjen e përmbajtjes dhe organizimin e saj.
Qëllimi
Qëllimi i mësimit nëpërmjet kësaj teme mësimore (Sikur gjithë botën
të ma falin...) është që nxënësit të mësojnë se çka është poezia si gjini
letrare, cilat janë elementet që e dallojnë poezinë nga proza .
70
Rezultatet e pritura
Nxënësi/ja: në fund të orës mësimore duhet të jetë në gjendje të:
- dallon poezinë si gjini letrare;
- shpjegon dallimin në mes të poezisë dhe prozës;
- identifikon krahasimin si figurë letrare në poezinë Sikur gjithë
botën të ma falin...
Fjalët kryesore: ëndërr, botë, Evropë, vendlindje, ujëvarë, kala,
qiparis, plazh, kullë .
Mjetet e konkretizimit: Fletorja tematike Letërsi shqiptare 2.f. 52,
fletë të bardhë, fotografi, laptop, telefon, video.
Ndërlidhja kurrikulare
Tema mësimore Sikur gjithë botën të ma falin... ndërlidhet me
lëndën e historisë, gjeografisë, biologjisë, me lëndën e artit etj.
Struktura e orës mësimore
Gjatë realizimit të kësaj teme mësimore mësuesi mund të përdorë
edhe strukturën ERR9 sipas teknikave të planifikuara dhe kohës që e ka. Më
poshtë, nëpërmjet tabelës, po ua japim një shembull.
Struktura Teknikat Koha
E - pjesa hyrëse Parashikimi me terma
paraprakë10
(fjalë kryesore)
Shkrimi i lirë11
10’
R- pjesa e realizimit Ditari dypjesësh12
25’
R- pjesa e përfundimit Pyetje binare13
Rrjeti i diskutimit14
10’
Pjesa hyrëse
Në pjesën e hyrëse të orës mësimore, mësuesi ngacmon nxënësit me
pyetje të orientuara për të parë njohuritë paraprake të tyre për temën e cila
9Struktura ERR nënkupton pjesët kryesore të realizimit të orës mësimore të planifikuar sipas kohës: pjesa hyrëse –
evokim , pjesa kryesore –realizim dhe pjesa përfundimtare –reflektim. 10
Përdoret te pjesa hyrëse kur mësuesi shkruan në tabelë disa fjalë për të dëgjuar njohuritë paraprake për atë që do
ta mësojnë. 11
Të shkruarit e ideve për temën e mësimit që ju vinë në mendje aty për aty nxënësve për 10’minuta 12
Teknikë nëpërmjet së cilës lexuesi (nxënësi) lidh ngushtë përmbajtjen e tekstit të lexuar më kureshtjen dhe
njohuritë paraprake. 13
Pyetje që nxisin nxënësit për të debatuar dhe për të dhënë argumente gjatë përgjigjeve . 14
Teknikë për të udhëhequr bashkëbisedimin e nxënësve nëpërmjet së cilit ata japin mendimin kritik .
71
do të zhvillohet. Mësuesi i ndanë nxënësit në grupe ( 4-6) në një grup dhe
pastaj i shkruan pesë fjalë të marra nga poezia Sikur gjithë botën të ma
falin...të autorit Odhise K. Grillo, për fjalët e shkruara vendlindje, ujëvarë,
kala, plazh, kullë. Ai i fton nxënësit të bisedojnë në çifte apo grupe për
fjalët e shënuara në tabelë. Pasi nxënësit të kenë biseduar dhe të kenë dhënë
mendime u caktohet koha prej pesë minutash që të bëjnë një shkrim të lirë
ose të shkruajnë një rrëfim personal, i cili në përmbajtje do të këtë për bazë
pesë fjalët kryesore. Në fund mësuesi i cakton disa nxënës që t’i lexojnë
shkrimet ose rrëfimet e tyre.
Pjesa e realizimit
Pjesa e realizimit është pjesa kryesore e orës. Për këtë pjesë nxënësit
udhëzohen që në fletoret e tyre të vizatojnë një tabelë me dy shtylla. Pasi të
lexojnë me ndalesa (disa strofa) ata do të shkruajnë në shtyllat e ndara në
fletore. Në shtyllën e parë shkruajnë pjesë të strofave që u pëlqejnë, ndërsa
në shtyllën e dytë do të japin përgjigjet për pyetjet që i ka përgatitur
mësuesi, si:
- Çfarë ishte e veçantë në poezi ?
- Çfarë ju bëri të mendoni ?
- Çfarë pyetje keni ?
Në këtë fazë mësuesi udhëheq nxënësit në mënyrë që ata të marrin
pjesë aktive, ai bisedon me ta për pjesët që i lexojnë dhe pjesët që dëshirojnë
t’i shkruajnë në tabelë. Pas përfundimit të leximit me ndalesa dhe plotësimit
të kërkesave në dy shtyllat e tabelës nxënësit do ta lexojnë tërë vjershën dhe
do të diskutojnë për përmbajtjen e saj brenda grupeve.
Pjesa përfundimtare
Në këtë pjesë të orës mësuesi shkruan në tabelë një pyetje për
poezinë: Cilat janë vendet më të bukura të vendlindjes së poetit në vjershë?
Për këtë pyetje nxënësit do të diskutojnë në rrjet. Ata do të japin përgjigje të
argumentuar se cilat janë vendet më të bukura dhe pse.
72
Bibliografia :
1. Fullan, Majkëll, Forcat e Ndryshimit , depërtim në thellësitë ,e
reformës arsimore, përkthyer nga Majlinda Nishku, Tiranë , Pegi
2002.
2. Kurrikula e shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë,
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës,
Prishtinë , 2007.
3. Kërkime pedagogjike, përmbledhje punimesh, Instituti Pedagogjik i
Kosovës, Prishtinë, 2014.
4. Musai, Bardhyl, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003.
5. Plani dhe programi mësimor 1, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e
Teknologjisë, Prishtinë, 2003.
6. Plani Ditor (6) ,Qendra për arsimin e Kosovës , Prishtinë , 2007.
7. Planifikimi i mësimit dhe vlerësimit, udhëzues 6, Qendra për arsimin
e Kosovës , Prishtinë, 2004.
8. Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Mësimdhënia dhe të nxënët
ndërveprues – Modele për zhvillimin e të menduarit kritik (Shkencat
shoqërore, për klasat 6-12), Tiranë, 2005.
73
Drita Kadriu (MAShT e
Kosovës)
ORË MËSIMORE NGA
TRASHËGIMIA
KULTURORE
Fusha: Trashëgimia kulturore
Tema: Dasmat (faqe 32 e tekstit Puna dhe koha e lirë 2)
Koha e realizimit: 50 minuta
Mjetet e punës: Material plotësues, flipçart, lapsa, fotografi
Mosha e nxënësve: 10-15 vjeç
Struktura e orës mësimore: ERR (evokim/hyrja në mësim, përmes
evokimit të dijeve të nxënësve/, realizim të kuptimit /pjesa e realizimit të
dijes së re ose përmbajtjes së re/, reflektim /pjesa e vlerësimit të rezultateve
të të nxënit/ )
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësit në fund të orës së mësimit dinë terme të reja për dasmën e që
përdoren në regjione të ndryshme të trojeve etnike shqiptare;
- Nxënësit mësojnë terme të reja duke shkruar dhe lexuar gjatë gjithë orës
mësimore.
Teknikat e punës:
- Për fazën e evokimit përdoret teknika Tabela e koncepteve.
- Për fazën e realizim kuptimit përdoret teknika Diagrami i Venit
- Për fazën e reflektimit përdoret teknika e pesëvargëshit.
Aktivitetet që bëjnë nxënësit:
- shkruajnë,
- diskutojnë,
- lexojnë,
- debatojnë.
74
Evokim: Tabela e koncepteve
Kjo teknikë është e rëndësishme për përpunimin e përmbajtjeve me
tre e më shumë kategori e gjëra të cilat mund të krahasohen. Zakonisht kjo
teknikë aplikohet në fazën e evokimit (në fillim të orës mësimore), në fund të
orës mësimore (reflektim), por edhe për përsëritje etj. Për ta realizuar këtë
faze të orës së mësimit mësuesi përgatitet për pesë hapa:
1. Mësuesi i udhëzon nxënësit si të formohet tabela ose tabela u jepet
gatshme.
2. Në kolona vendosen tiparet që krahasohen; termat e urimeve të dasmës,
aktivitetet në shtëpinë e dhëndrit, aktivitetet në shtëpinë e nuses, paja,
dhuratat dhe muzika.
3. Në rreshta të tabelës radhiten regjionet që krahasohen. (këtu: Anamorava,
Elbasani, Pogradecit etj.).
4. Krahasimet bëhen duke shkruar mendimet brenda katrorëve të
kolonave.
5. Klasa ndahet në tri grupe; grupi i parë dhe i dytë plotësojnë tabelat e
temës së dasmave dikur, ndërsa grupi i tretë plotëson tabelën e dasmave
sot
Ndiç shembullin në tabelën më poshtë!
Grupi i 1-rë i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për formën e
organizimit të dasmave në të kaluarën në regjioneve të ndryshme të trojeve
etnike, si :
GRUPI 1
Regjioni
Termat e
urimit të
dasmës
Termat e
aktivitetet tek
shtëpia e
dhëndrit
Termat e
aktivitetet tek
shtëpia e
nuses
Paja Muzika
Anamorava
Elbasani
Pogradeci
75
Grupi i 2-të i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për veshjet ,
muzikën dhe elemente të tjera të krahasuara të organizimit të dasmave në të
kaluarën, si:
GRUPI 2
Regjioni
Termat e
veglave
muzikore
Termat e
këngëve dhe
valleve
Termat e
veshjes së
grave
Termat e
veshjes
së
burrave
Ushqim
et
tradicion
ale
Anamorava
Elbasani
Pogradeci
Grupi i 3-të i nxënësve plotëson tabelën me terma të krahasuara për formën e
organizimit të dasmave në ditët e sotit , si:
GRUPI 3
Regjioni
Termat
bashkëkohor
të urimeve
Termat e
aktivitetet
në sallat e
dasmës
Termat e
veshjeve
të grave
dhe
burrave
Dhuratat Muzika
Anamorava
Elbasani
Pogradeci
Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit
Nxënësve u shpërndahet materiali i përgatitur në variantin e shkurtër
“Martesat dikur dhe sot “ nga grup autorësh (1. Prof,Dr.Ukë Xhemaj: Instituti
Albanologjik,Shtresime kulturore, edicioni 1 dhe 2, 2005; 2. Pjesë nga ekspozita në
Muzeun Etnologjik, 3. Drita Halimi: Etnologjia flet;
4. Monografi për Podgurin nga Prof. Dr. Ukë Xhemaj).
Nxënësit lexojnë në mënyrë individuale 8-10 minuta. Pasi
përfundojnë të lexuarit, nxënësit udhëzohen për punë tjetër. Për këtë fazë të
76
orës mësuesi përdorë teknikën Diagrami i Venit. Është një teknikë me të
cilën mund të bëhen krahasime, të nxirren të përbashkëtat dhe dallimet e dy
apo më shumë dukurive. Kjo teknikë u takon lëndëve të shkencave natyrore,
por lehtë mund të gjejë përdorim edhe në lëndët shoqërore. Këto janë fazat
që mësuesi përgatit për t’i kaluar në këtë pjesë të orës së mësimit:
- Të tri grupet vizatojnë në flipçart dy rrathë të mëdhenj të ngjitur në mes veti;
- Nxënësit udhëzohen të shkruajnë për termat që i kanë përdorur gjatë fazës së
parë të orës së mësimit; në rrethin e majtë rreth temës dasma dikur, ndërsa
në rrethin në të djathtë termat për temën dasmat sot, kurse në lidhjen në mes
dy rrathëve shkruhen të përbashkëtat e dy temave.
- Preferohet që së pari të shkruhet për ato çka i dallojnë këto dy tema e më pas
plotësohet pjesa ku specifikohen tiparet e përbashkëta.
- Puna bëhet në grup dhe i gjithë grupi formon një diagram të përbashkët.
- Prezantimi mund të bëhet nga udhëheqësit e grupeve;
Pasi që grupet e përfundojnë punën e tyre, nga një përfaqësues i tyre e
prezanton punën e kryer.
Reflektim: Pesëvargëshi
Kjo teknikë mund të përdoret në fazën e orës mësimore të njohur si
reflektim. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale. Ecuria e aplikimit është
kjo:
- Shkruhet emri i temës apo një emër që ka të bëjë me temën;
dasma, martesa, kurorëzimi, dashuria etj.
- Nën emër nxënësit individualisht gjejnë 2 mbiemra që e tregojnë
cilësinë e emrit, 3 folje që tregojnë veprimet e emrit,1 fjali me
katër fjalë dhe rreshti i fundit është një sinonim (shih shembujt
më poshtë):
emri - dasmë
2 mbiemra - e mirë, e madhe
3 folje - kurorëzoj, vallëzoj, këndoj
1 fjali - Dasma është kurorëzim i dashurisë.
sinonimi - - martesë
77
78
Kristina Gega (mësuese, Tiranë)
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE
PËRMES FJALËVE TË URTA
DHE PROVERBAVE
Proverbat janë fraza të shkurtra që
shprehim me pak fjalë fílozofìnë popullore
(urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato
thirren nga populli edhe fjalë të urta.
Proverbat janë të përhapur në të gjithë
botën dhe nuk ka dyshim se midis tyre
hasen edhe ngjashmëri apo janë identike.
Megjithatë, çdo popull ka proverbat e tij, të
ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojes së
tij jetësore, filozofike e historike.
1
79
Në këtë orë mësimore do të trajtohet një prej
temave më interesante të lëndës së gjuhës
shqipe,ajo e fjalëve të urta. Fjalët e urta përthithin
në vetvete mëncurinë e një populli dhe bëhen
udhërrëfyese të rrugëtimit të tij në ardhmëri.Ato
më shumë se cdo krijim tjetër bëhen objekte
studimi si për shkencën e letërsisë duke qënë se
janë ndër krijimet e para folklorike (pjesë e
krijimtarisë elementare) ashtu edhe për shkencën
e gjuhësisë,sepse ato janë reforma gjuhësore që
ndërtohen mbi bazën e normave dhe rregullave
gramatikore.Nuk duhet harruar se puna e parë
kërkimore në historinë e gjuhësisë shqiptare është
ajo e Frang Bardhit që realizoi njëkohësisht fjalorin
e parë të leksikut tonë bashkangjitur me të parat
fjalë të mbledhura në kohën e tij.
2
Do te shpalosim përpara jush shumë fjalë të
urta të sjella nga unë dhe nxënësit paraqitur
këto me forma te ndryshme si; broshura,
libra, deri dhe poshtë skicimeve vizatimore
(ilustrime të fjalëve).
Gjatë orës së mësimit nxënësve do t’u
nxiten shprehitë e të menduarit, fillimisht
nëpërmjet disa pyetjeve të përgjithshme mbi
fjalët e urta. Hapi tjetër do të jetë
komentimi i një sërë prej tyre të shkëputura
nga krijimtaria e njërit prej emrave më të
njohur të kësaj fushe, Naim Frashërit, të
cilat do të bëhen të njohura prej një zëri
interpretativ të një nxënësi. Gjithcka më
pas shkon drejt përforcimit me veprimtari
të shumta që janë pasqyruar më poshtë.
3
80
GJUHË SHQIPE Lënda: GJUHË SHQIPE
Tema: Fjalë të urta
Pse ka rëndësi? Fjalët e urta janë një pasuri e gjuhës së folur dhe asaj të
shkruar shqipe. Nxënësit duhet të mësojnë sa më shumë fjalë të urta dhe t’i
përdorin ato.
Objektivi i programit: Të kuptojnë idetë, mendimet dhe ndjenjat e
shkrimtarit.
Të shprehin mendimin personal rreth veprës së lexuar.
Objektivat specifikë: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë në
gjendje:
1. Të nxjerrin kuptimin për fjalët e urta.
2. Të komentojnë me shkrim, me fjalët e tyre domethënien e fjalëve të urta
me autor N.Frashëri.
3. Të krijojnë për të nxjerrë mesazhin e fjalëve të urta.
4. Të shprehin ndjenja dhe emocione gjatë komentit të krijimit të tyre.
Mjete: teksti i nxënësit, fjalë të urta të grumbulluara nga nxënësit, libër me
fjalë të urta, tabela me vizatime e fjalë të urta.
Fjalë kyçe: fjalë të urta, dituri, mençuri, vlerësim, këshillë, krijimtari
gojore, krijimtari e shkruar
4
STRUKTURA E MËSIMIT
Fazat e strukturës Strategjitë
mësimore
Veprimtaritë e
nxënësve
Organizimi i
klasës
Parashikimi
(përgatitja për të
nxënë)
Përvijim i të
menduarit
Nxitja e
diskutimit
Punë me të
gjithë klasën
Ndërtimi i njohurive
(përpunimi i
përmbajtjes)
Ditari dypjesësh Të nxënët në
bashkëpunim
Punë me
grupe
Përforcimi
(konsolidimi i të
nxënit)
Lojë në role
Pesëvargësh
Shkrim i lirë
Shkrim i drejtuar
Karrigia e autorit
Të nxënët në
bashkëpunim
Përsosje e të
shkruarit
Të dëgjuarit
kritik
Punë në grup
5
81
ZHVILLIMI I MËSIMITParashikimi: Përvijim i të menduarit 10’
Shkruhet tema e mësimit në tabelë dhe nxënësit njihen me objektivat
e orës së mësimit. U paraqiten disa fjalë të urta në tabelë
me fishe ose në vidioprojektor.
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për
shokun e tij, nuk e do më atë.
Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
-Çfarë shrehin ato?
-Si e kuptoni fjalën
mençuri?
-Po fjalën vlerësim?
-Kush i ka shkruar?
-Për çfarë bëjnë fjalë ato?
-Ku i keni dëgjuar?
Më pas do të plotësojnë
skemën:
6
FJALË TË URTA
me autor
pa autor
mençuri vlerësim
Fjali e shkurter e cilashpreh nje mendim te
mençur
Përmbledh një përvojë të madhe jetësore
ç’janë?shprehin
këshillë
formae shkruar
gojore
lloji
flasin për
përmbajtje
atdheun punën diturinë lirinë miqësinë dashurinë
7
82
Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh
Në këtë fazë të mësimit nxënësit do të komentojnë fjalët e urta të
shkruara nga N.Frashëri. I lexojnë në libër dhe punojnë së bashku
për të shkruar komentin e tyre.
H1. Ndahen nxënësit në grupe me nga 4 nxënës dhe secilit grup i
jepet një detyrë. U shpjegoj nxënësve se do të kryejnë një
veprimtari të të nxënit në bashkëpunim ku secili nxënës do të ketë
detyrën e tij brenda grupit.
Nxënësi 1 (interpretuesi) ka për detyrë leximin e fjalës së urtë.
Nxënësi 2 (shpjeguesi) ka për detyrë shpjegimin e fjalëve të reja e
dialektore në fjalën e urtë.
Nxënësi 3 (zbatuesi) ka për detyrë shkrimin e komentit.
Nxënësi 4 (kontrolluesi) ka për detyrë të kontrollojë saktësinë e
shkrimit.
Nxënësi 5 (raportuesi) ka për detyrë të raportojë punën e grupit
8
H2. Si hap i dytë në këtë fazë të mësimit, nxënësit do të plotësojnë ditarin
dypjesësh me komentet e fjalëve të urta në secilin grup.
Fjala e urtë Komenti
Mos u lëvdo, të të lëvdojnë,
Mos qorto, se të qortojnë!
Fjala e urtë Komenti
Tjetrin mos e gënje,
Dhe të drejtën i rrëfe!
9
83
10
Fjala e urtë Komenti
Pa pasur dituri,s’quhet njeriu njeri!
11
84
Fjala e urtë Komenti
Njeriu që vetëm për vete punon,
është si një dru që pemë s’lëshon!
12
Fjala e urtë Komenti
Fol, kur është nevoja,Pa nevojë, mos hap gojë!
13
85
Fjala e urtë Komenti
Punën e sotme, mos e lër për nesër
14
H3. Si hap i tretë brenda kësaj etape të mësimit nxënësit do të komentojnë në
mënyrë rastësore fjalët e urta që do të merren nga treni i fjalëve të urta.
Përforcimi: Lojë në role; pesëvargësh, shkrim i lirë, shkrim i drejtuar,
karrigia e autorit
Sipas grupeve nxënësit do të realizojnë veprimtari të ndryshme, krijimtari për të
nxjerrë mesazhin e fjalëve të urta.
G1. Shkrim i drejtuar
Do të plotësojnë fjalitë e dhëna në tekst me fjalët mungesore për të formuar fjalët e
urta. Lexohen pas plotësimit. Komentohen gojarisht.
15
86
G2. Shkrim i lirë
Në këtë grup nxënësit do të krijojnë një tekst të shkurtër duke marrë si temë
një nga fjalët e urta të punuara.
G3. Pesëvargësh
Do të plotësojë një pesëvargësh për fjalët e urta
Fjalet e urta
Te vjetra të mënçura
Japin,shkruhen,gjenden
Fjalët e urta përthithin mëncurinë e një
populli.
Thënie
16
G4.Lojë në role
Në grupin e aktorëve do të luhen në role fabulat:
“Qeni dhe ujku”; “Korbi dhe dhelpra” 17
87
Tek një lis sipër në majë,
korbi qëndroi të hajë,
një copë djathë që mbante,
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelpër' e mallkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta hajë vetë;
«Mirëdita mik i vjetrë,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrëme pendë të bardhë; në di të këndosh,
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"
Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti,
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti,
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjehet më tjetër herë.
18
“Qeni dhe ujku”;
19
88
G5. Grupi i recituesve
Recitime fjalësh të urta nga
S.Frashëri.
G6. Karrigia e autorit
Njëri nga anëtarët e grupit do të vihet në rolin e autorit dhe pjesëtarët e grupit
do t’i drejtojnë pyetje për sqarimin e ideve mbi fjalët e urta.
Pas përfundimit të punimeve bëhet prezantimi i punëve sipas grupeve.
20
Verësimi i nxënësve
Vlerësimi i nxënësit ka lidhje të drejtpërdrejtë me realizimin e objektivave
dhe realizohet nëpërmjet feedbackut që merr mësuesi nga pyetjet që iu
drejton nxënësve dhe përmbushjen e detyrave të dhëna në klasë. Nxënësit
vlerësohen gjatë gjithë orës dhe në përfundim për mënyrën e bashkëpunimit,
shpjegimin mbi fjalët e urta, komentin e fjalëve të urta dhe krijimit.
Detyrë shtëpie: Shkruaj fjalët e urta të formuara nëushtrimin e tekstit.Komento njerën nga fjalët e
urta.Gjej, shkruaj dhe komento 2 fjalë
të urta për atdheun.
REFLEKSIONE:
Si përfundim:
Fjalët e urta janë kështjella të fuqishme të një kombi. Ato nuk
mund t’i rrëzojë as stuhia, as tërmeti, as koha, Përkundrazi ato
jetojnë me ne brez pas brezi duke na kujtuar atë çka është më e
rëndësishme për të marrë me vete prej së shkuares në mënyrë që
e ardhmja të bëhet më e bukur dhe më e sigurt.
21
89
Kadri Dakaj (konsull në Konsullatën e
Republikës së Kosovës në Shtutgart)
MËSIMI PLOTËSUES SHQIP NË
LANDIN BW TË GJERMANISË
(MODELI KONSULLAR) DHE
PËRVOJAT)
Landi i Baden Vytembergut në Gjermani ka disa karakteristika të
veta në raport me mësimin plotësues për komunitet e ndryshme që jetojnë
këtu. Ky land në legjislacionin e tij përfshin të ashtuquajturin mësimin
konsullar që nënkupton se institucionet e tij në fushën e mësimit plotësues
bashkëpunojnë vetëm me konsullatat e përfaqësuara në këtë land apo në
nivel të ambasadave të shteteve përkatëse në Gjermani. Nisur nga kjo bazë
ligjore, institucionet e këtij landi në fushën e mësimit plotësues, të gjitha
kompetencat dhe bashkëpunimet e tyre i kalojnë përmes konsullatave të
akredituara këtu. Në këtë aspekt landi nuk lëshohet në organizime të
mësimeve plotësuese apo në ndërhyje të formave të tjera, por vetëm në
ndihmesën dhe bashkëpunimin me konsullata të cilat paraqesin kërkesë për
hapjen e shkollave apo klasave të mësimit plotësues. Landi Baden
Vytemberg ndihmon me një fond modest fushën e mësimit plotësues, duke e
dërguar këtë fond ne buxhetin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në
Shtutgart dhe pastaj konsullata është e obliguar ta ndajë atë për mësuesit dhe
të paraqesë raportimin financiar para autoriteteve të këtij landi.
Landi, po ashtu, pas kërkesave të konsullatave për hapjen e shkollave
të reja, ndan klasat dhe ofron infrastrukturën e duhur për mësimin plotësues
që, po ashtu, konsiderohet një ndihmë konkrete nga ana e këtij vendi.
Roli i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart në organizimin
dhe ndihmën e mësimit plotësues
Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, që nga fillimi është
ballafaquar me një sërë sfidash dhe kërkesash të ndryshme jo vetëm nga
qytetarët, mësimdhënësit dhe nxënësit e këtyre shkollave, por edhe nga nga
institucionet gjermane e ato nga Kosova. E gjendur në këtë situatë,
90
konsullata ka qenë një koordinatore dhe një promotor i zhvillimit të mësimit
plotësues në këtë land. Konsullata ka luajtur një rol te rëndësishëm
ndërlidhës ndërmjet institucioneve të Kosovës (Ministria e Punëve të
Jashtme, Ministria e Arsimit..., dhe Ministria e Diasporës, komunat etj.) dhe
mësueseve, nxënësve, prindërve, shoqatave kulturore e arsimore etj. Po ashtu
ka koordinuar kërkesat dhe projektet mes institucioneve nga Kosova dhe
mësuesve dhe prindërve, në njërën anë, dhe institucioneve të ndryshme
gjermane, në anën tjetër.
Deri në vitin 2015 në këtë land kanë qenë aktivë diku rreth 21 mësues
e mësuese të cilët kanë punuar me mbi 600 nxënës/e të cilët ekanë ndjekur
mësimin shqip. Rrethet ku me se shumti ka pasur shkolla të hapura kanë
qenë ajo e Shtutgartit, Frajburgut, Karlsruhes, Gëpingenit etj. Vlen te
theksohet se numri i mësuesve dhe i nxënësve Landin e Baden Vytembergut
është më i larti në krahasim me landet e tjera në Gjermani. Edhe pse ky
numër, i krahasuar me vendet të tjera, rezulton i mirë, përsëri në raport me
numrin e shqiptarëve këtu (deri në 100000) është vërtet i vogël. Së këndejmi,
arrijmë në përfundimin se edhe Konsullata e Republiksës së Kosovës në
Shtutgart, edhe institucionet e tjera të Kosovës në bashkëpunim me ato të
Shqipërisë duhet të bëjnë edhe me shumë që fëmijët tanë të përfshihen në
numër sa më të madh në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
Nëse flasim me shifra e fakte, gjatë viteve 2013 deri 2016, Konsullata
e Republikës së Kosovës ka bërë këto hapa:
- Kemi krijuar një komunikim të fortë me institucionet gjermane, si:
Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Arsimit të
Landit Baden-Wüttemberg dhe kemi marrë mbështetje për organizime të
ndryshme dhe stimulim të mësimit plotësues;
- Kemi zhvilluar aktivitete dhe projekte afatgjate me Entet e Arsimit
(Schulamt-ve) në qytete të ndryshme si në Shtutgart, Hajlbron. Frajburg
dhe kemi zhvilluar njëkohësisht disa takime me prindërit shqiptarë që
jetojnë në këto vende. Institucionet gjermane janë shprehur të gatshme t’i
përkrahin edhe financiarisht këto organizime;
- Kemi krijuar një bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin
“Elternstifftung”, i cili është i specializuar për inkuadrimin dhe ndihmën
e prindërve në mësimin e fëmijëve në përgjithësi. ‘Elternstifftung’ ka
shpreh gatishmëri që të bashkorganizojmë konferenca me prindërit
shqiptarë pothuaj se në të gjitha qytetet e këtij landi, gjithnjë me nevojën
91
dhe qëllimet për t´i njoftuar prindërit shqiptarë për rëndësinë e
pjesëmarrjes aktive të prindërve në sistemin shkollor gjerman dhe, me
fokus të veçantë, në mësimin plotësues shqip;
- Kemi mbajtur takime të shumta me prindër dhe institucione në Shtutgart,
Hajlbron, Epingen etj. ;
- Në dhjetor të vitit 2014, së bashku me Ministrinë e Diasporës dhe
Ministrinë e Arsimit...., kemi zhvilluar një fushatë sensibilizimi për
mësimin plotësues ku kemi pasur disa takime dhe kemi arritur që të
bashkojmë grupe dhe shoqata të ndryshme për të bashkëpunuar dhe
mbështetur mësimin plotësues;
- Përveç përqendrimit kryesor për forcimin e bazës së shkollave
ekzistuese, ne kemi arritur të hapim disa paralele të reja të mësimit
plotësues në Denzlingen, në ëallschut- Tingen, në Hagen, në
Emeindingen me një numër prej 130 nxënësve;
- Konsullata e Republikës se Kosovës në Shtutgart ka qenë e angazhuar
edhe në pranimin, shpërndarjen dhe raportimin e një fondi apo donacioni
nga Ministria e Kulturës e Gjermanisë në këtë land, fond i cili është
qeverisur mjaft mirë nga konsullata dhe ka qenë një përkrahje konkrete e
punës së mësuesve/eve.
Në fund, dëshiroj të them që mësimi plotësues nuk mund të mbahet
dhe të zhvillohet në baza personale e as familjare, por janë institucionet
shtetërore ata faktorë që duhet të jenë shumë aktivë për te pasur sa më shumë
suksese në këtë fushë.
92
Erida KOLECI (IZHA, Tiranë)
TË MËSUARIT E BAZUAR NË
PROJEKTE
(modele projektesh në kontekstin e mësimit
plotësues në gjuhën shqipe në diasporë)
TEMA:Të mësuarit e bazuar në projekte
(në kontekstin e mësimit plotësues në gjuhën
shqipe në diasporë)
Qëllimi: Moduli synon aftësimin e pjesëmarrësve në hartimin e projekteve
mësimore, të cilat mund të shërbejnë si një mundësi më shumë që nxënësit të
mësojnë gjuhën shqipe në diasporë, të integrojnë njohuritë e marra në lëndë
të ndryshme dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e të nxënit.
Objektivat: Gjatë trajtimit të këtij moduli pjesëmarrësit do të njihen me:
- tiparet e të mësuarit që bazohet në projekte;
- anët pozitive dhe sfidat e të mësuarit që bazohet në projekte;
- formatin e një projekti;
- aftësitë që zhvillon tek nxënësit të mësuarit e bazuar në projekte;
- modele të ndryshme projektesh, të cilat mund të zbatohen gjatë
mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë;
- mundësitë që ofron të mësuarit që bazohet në projekte për përfshirjen
e prindërve ose komunitetit në procesin e të nxënit;
- mënyrat e vlerësimit të nxënësve që përfshihen në një projekt.
Pjesëmarrësit në trajnim: mësues, specialistë në arsim, prindër të fëmijëve
emigrantë shqiptarë.
Kohëzgjatja: Ky modul mund të zhvillohet në dy seanca 45-minutëshe.
Materialet e nevojshme për trajnim:
moduli për të gjithë pjesëmarrësit apo për çdo grup pune;
fletë të bardha (format A4), markerë, lapustila, shirita ngjitës, laptop;
mjete të ndryshme didaktike.
Metodat dhe veprimtaritë që do të përdoren:
- stuhi mendimi,
- leksion,
- demonstrim.
93
- punë me grupe,
- diskutim.
Hyrje
Ky modul u vjen në ndihmë mësuesve që punojnë me nxënësit
shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare për ta përfshirë
edhe të mësuarit e bazuar në projekte në mësimin plotësues në gjuhën
shqipe. Moduli mund të shërbejë edhe si mbështetje për vetëzhvillimin
profesional të mësuesve si dhe për të organizuar seanca kualifikuese me
kolegët e tyre.
Struktura e modulit
Ky modul është konceptuar në dy pjesë.
Pjesa e parë është një material teorik, i cili prezanton se çfarë është të
mësuarit me projekte, cilat janë tiparet, elementet, përparësitë dhe sfidat e tij
etj.
Pjesa e dytë e modulit ofron një model projekti që mund të zhvillohet në
kuadër të mësimit shqip në diasporë. Në këtë pjesë ofrohen edhe tema të
ndryshme projektesh, të cilat mund të hartohen nga mësuesit në varësi të
interesave të nxënësve dhe mundësive dhe hapësirave që kanë.
Ky modul mbetet në kuadrin e një materiali mbështetës dhe sugjerues, të
cilin mësimdhënësit mund ta pasurojnë duke u mbështetur në përvojat
vetjake, kohën, individualitetet, stilet e të nxënit të nxënësve, mjediset
konkrete etj.
Prezantimi teorik
Çfarë është të mësuarit që bazohet në projekte?
Të mësuarit e bazuar në projekte është një lloj veprimtarie mësimore,
e cila zhvendoset nga mësimi brenda në klasë dhe që është i përqendruar te
mësuesi, në mësimin me në qendër nxënësin. Kjo veprimtari mund të shtrihet
në disa orë mësimore, krijon mundësi integrimi mes linjave, fushave të
kurrikulës ose lëndëve të ndryshme, si dhe lidh mësimin me problemet dhe
situatat e jetës reale.
Të mësuarit e bazuar në projekte krijon mundësi që të përfshihen në
procesin e të nxënit shumë nxënës, të kërkojnë dhe të mësojnë në mënyrë të
94
pavaruar, të zgjidhin probleme e të mendojnë në mënyrë kritike si dhe të
thellohen e të zhvillojnë interesat ose prirjet e tyre.
Të mësuarit e bazuar në projekte lehtëson procesin e përvetësimit të
njohurive, të shkathtësive dhe të qëndrimeve nga ana e nxënësve, duke bërë
të mundur zbatimin dhe integrimin e njëkohshëm të përmbajtjes së fushave
të ndryshme lëndore, në vend të mësimit tradicional, gjatë të cilit njohuritë
merren të fragmentuara dhe të shkëputura nga jeta reale. Të mësuarit e
bazuar në projekte siguron dije të qëndrueshme, pasi gjatë tij lidhen njohuritë
lëndore me jetën ose botën reale dhe zhvillohen ata aftësi të cilat janë të
domosdoshme për t’iu përshtatur shoqërisë dhe tregut të punës. Shumë nga
aftësitë që ndërtohen dhe zhvillohen gjatë këtij mësimi janë pikërisht ato që
kërkohen sot nga çdo individ në jetë dhe në tregun e punës, si p.sh.: aftësitë
për të punuar në grup, për të marrë vendime të drejta, për të ndërmarrë nisma
dhe për të zgjidhur probleme.
Të mësuarit e bazuar në projekte krijon mundësi të shumta për
ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha e korrekte mes nxënësve si dhe mes
mësuesve dhe nxënësve. Në këtë kontekst, nxënësit ndajnë detyrat,
ndihmojnë, plotësojnë dhe njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa mësuesi
nuk është ai i zakonshmi, por ka pozicionin e lehtësuesit dhe të orientuesit në
procesin e të nxënit.
Kjo lloj veprimtarie mësimore u jep, gjithashtu, mundësi të mëdha
mësuesve për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me njëri-tjetrin dhe me
komunitetin më të gjerë. Projektet e nxënësve, duke nisur që nga puna
përgatitore e deri te produkti përfundimtar, mund të përdoren e të ndahen me
mësues të tjerë dhe me prindërit e nxënësve.
Tiparet e të mësuarit e bazuar në projekte
Të mësuarit e bazuar në projekte:
- ka në qendër një çështje që shtrohet për zgjidhje, e cila lidhet me
një problem të botës reale që, mundësisht, ka të bëjë me një
shumicë fushash/ linjash/lëndësh kurrikulare;
- u jep mundësi nxënësve të bëjnë kërkime, të marrin njohuri të reja
nëpërmjet tij, të zbatojnë informacionin e fituar si dhe të
paraqesin njohuritë e fituara nëpërmjet një larmie rrugësh të
ndryshme;
- nxit bashkëpunimin mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve;
95
- ndryshon nga veprimtaria e zakonshme e kërkimit dhe ndryshimi
ka të bëjë pikërisht me theksin që merr të mësuarit bashkëveprues
ose bashkëpunues15
Gjatë projekteve nxënësit:
- drejtojnë pyetje dhe formulojnë çështjet për hulumtim;
- debatojnë rreth ideve të ndryshme;
- bëjnë parashikime dhe ndërmarrin sfida;
- mësojnë të planifikojnë veprimtari të ndryshme dhe të ndajnë detyrat
me njëri-tjetrin;
- aftësohen për të mbledhur dhe analizuar të dhëna ose informacion;
- nxjerrin përfundime pas kërkimit dhe bëjnë konkluzione;
- ua komunikojnë të tjerëve gjetjet e tyre qartë dhe saktë;
- vetëvlerësojnë punën e kryer.
Elementet e të mësuarit që bazohet në projekte
Të mësuarit e bazuar në projekte përqendrohet në këto elemente:
Përmbajtja kurrikulare (njohuritë, aftësitë, vlerat, qëndrimet dhe
fushat/lëndët që integrohen) është përbërësi kryesor, të cilin qoftë mësuesit,
qoftë nxënësit, duhet ta kenë në plan të parë. Integrimi i suksesshëm i
përmbajtjes kurrikulare kërkon që projektet të bazohen në objektiva dhe
qëllime, të cilat duhet të mbështesin dhe të bëjnë të mundur demonstrimin si
gjatë procesit, ashtu dhe në prodhimin e fundmë të përmbajtjes së asaj që
synohet të mësohet nga nxënësit.
Orientimi ose drejtimi i mësuesit është një element i cili shërben për
të nxitur e për të motivuar nxënësit, për t’i ndihmuar ata që të kërkojnë dhe të
marrin vendime gjatë procesit të realizimit të projektit, duke nisur nga
përzgjedhja fillestare e çështjeve deri te prezantimi i vendimeve të marra.
Lidhja me botën reale është një tjetër element i rëndësishëm, i cili
mund të marrë forma të ndryshme në varësi të qëllimeve të projektit. Të
mësuarit e bazuar në projekte shërben si një mënyrë efektive për të lidhur
njohuritë me botën reale. Lidhjet me botën reale mund të realizohen edhe në
15 Kërkimi rreth një problemi të caktuar, tradicionalisht, është konceptuar dhe
vazhdon të konceptohet si veprimtari e veçuar individuale. Ndryshimi tjetër i
rëndësishëm mes të mësuarit të bazuar në projekte dhe kërkimit qëndron në
theksimin e të drejtës së nxënësve për të zgjedhur platformën e materialit
përfundimtar dhe mënyrën e paraqitjes së asaj që është mësuar.
96
forma të tjera: nëpërmjet komunikimit me mjedisin jashtë klase e shkolle
nëpërmjet internetit ose nëpërmjet bashkëpunimit me anëtarë të tjerë të
komunitetit.
Shtrirja kohore është një tjetër element, i cili u jep mundësi nxënësve
të planifikojnë, të rishikojnë dhe të reflektojnë mbi procesin e tyre të të
nxënit. Nga kjo pikëpamje, afatet kohore dhe qëllimet e projektit mundet të
zgjerohen në forma nga më të ndryshmet. Për një projekt duhet të llogaritet
me kujdes koha dhe materialet e nevojshme në dispozicion të nxënësve, në
funksion të mbështetjes me sukses të procesit të të nxënit.
Vlerësimi
Planifikimi dhe zbatimi me sukses i një projekti mësimor kërkon
edhe një proces vlerësimi. Kjo lidhet me faktin që të nxënit si proces, që të
çon në një rezultat të caktuar, ka si përbërës themelor edhe vlerësimin e
produktit dhe të rrugës së ndjekur. Ky duhet të jetë një proces i
dokumentimit dhe i matjes së asaj që është nxënë (të asaj që është mësuar).
Praktikat e vlerësimit duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme mirë nga
nxënësit. Ato duhet t’i lejojnë nxënësit të marrin pjesë në procesin e
vlerësimit në mënyra krejtësisht të ndryshme nga ato që, si rregull, zbatohen
në metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin.
Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit është një element i
cili u jep nxënësve mundësinë për të përdorur me dobi mjete të ndryshme si
gjatë planifikimit, ashtu edhe gjatë zhvillimit të projekteve ose të prezantimit
të tyre. Në këtë mënyrë teknologjia mund të bëhet mjeti kryesor i projektit të
dhënë.
Etapat e të mësuarit që bazohet në projekte dhe formati që duhet të
përgatitë mësuesi për një projekt
Projekti kalon nëpër këto etapa:
Shfaqja e problemit ose çështjes, e cila ka të bëjë me përkufizimin
dhe me përshkrimin e problemit. Sa më i qartë dhe më tërheqës të jetë në
këtë fazë mësuesi, aq më shumë do të nxiten nxënësit për të punuar. Kjo fazë
mbaron me paraqitjen e temës së projektit që do të ndërmerret.
Përcaktimi i afatit kohor gjatë të cilit do të realizohet projekti: Afati
kohor është në varësi të natyrës dhe të tematikës së projektit.
97
Formulimi i qartë i rezultateve mësimore që do të arrihen nga
nxënësit: Rezultatet mësimore dhe detyrat që do të arrihen në fund të
projektit duhet t'u bëhen të qarta nxënësve që në fillim të projektit.
Përcaktimi i grupeve të punës dhe ndarja e detyrave: Kjo fazë kërkon
vëmendjen dhe kujdesin e mësuesit pasi:
- duhet të përfshijë të gjithë nxënësit në projekt;
- duhet të ndërtojë grupe që kanë nxënës të niveleve të ndryshme të të
nxënit ose nxënës që e zotërojnë në nivele të ndryshme gjuhën
shqipe;
- duhet të përcaktojë mirë dhe qartë detyrat për çdo grup16
;
- duhet të orientojë nxënësit kur dhe si të kërkojnë dhe njëkohësisht t’i
këshillojë vazhdimisht ata (duke i lënë hapësirë dhe rrugëve të reja që
mund të ndjekin nxënësit).
Kërkimi dhe përgatitja e projektit: Grupet e nxënësve zbatojnë
detyrat e përcaktuara nga mësuesi për të realizuar dhe përfunduar detyrën
mësimore. Grumbullohen dhe ruhen të gjitha vrojtimet, intervistat,
materialet, fotot, shënimet e bëra nga nxënësit si p.sh., një cikël fotografish
të bëra nga vetë ata, ku ruhen pamje të cilat sjellin informacion rreth
projektit. Grumbullohen dhe përzgjidhen materialet e siguruara dhe nxirren
përfundimet.
Prezantimi i projektit: Gjatë kësaj faze është shumë e rëndësishme të
gjenden të gjitha mjetet e nevojshme për të paraqitur atë çfarë është arritur
nga nxënësit. Botimi i arritjeve bëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga klasa.
Mësuesi i drejton nxënësit si të bëhet përmbledhja e një projektit.
Ndihmohen nxënësit të ndahen dhe të paraqesin qëllimin, mjetet, grupin e
punës, sfidat dhe kënaqësitë që kanë provuar gjatë procesit të përmbushjes së
projektit si dhe punën e bërë.
Formati i një projekti (duhet plotësuar nga mësuesi)
Ka shumë formate të paraqitjes së projektit, megjithatë ato kanë disa
elemente të përbashkëta, të cilat janë:
- titulli i projektit,
16 Mirë do të ishte që këtë proces ta bënte në bashkëpunim me nxënësit, në mënyrë që edhe
ata të përfshihen në ato detyra që përkojnë me interesat, mundësitë dhe prirje e tyre. P.sh.
një nxënës që vizaton bukur mund të ishte pjesë e një grupi që e ka një detyrë të tillë.
98
- emrat e hartuesve të projektit,
- përshkrim i shkurtër i projektit (hyrje),
- objektivat ose rezultatet e të nxënit,
- njohuritë kryesore lëndore, të cilat merren ose rimerren në sajëtë
projektit,
- numri i orëve mësimore dhe shtrirja e projektit,
- përfshirja e prindërve ose dhe e komunitetit në projekt,
- përcaktimi i veprimtarive kryesore dhe i afateve të tyre,
- përshkrimi i produktit të projektit,
- mënyra e prezantimit të projektit,
- buxheti (nëse nevojitet).
Ndërtimi i kulturës së të mësuarit me projekte në klasë
Natyrisht që çdo veprimtari e të nxënit ka vështirësitë e saj. Edhe
mësimi me projekte në fillim mund të jetë i vështirë dhe frustrues. Mirëpo
gjithçka mposhtet me një përgatitje të kujdesshme dhe planifikim të mirë të
mësuesit. Duke punuar me projekte, mësuesi kupton se roli i tij nuk është ai
që mban gjallë vëmendjen e nxënësve gjatë 45 minutave të një ore mësimi,
por ai që frymëzon nxënësit për të realizuar një projekt, i cili i adresohet
problemeve të jetës reale dhe ai mësues që krijon një mjedis të favorshëm
për të nxënë. Projektet e mira varen edhe nga kultura e klasës, e cila
respekton punën dhe mësimin. Projektet mund të jenë të vështira si për
mësuesit, ashtu edhe për nxënësit. Më poshtë renditen pesë ide të cilat
shërbejnë për të ndërtuar një kulturë të mirë në klasë, e cila favorizon të
mësuarit me projekte:
Pyesni nxënësit tuaj për përvojat e tyre të mëparshme, për aftësitë dhe
interesat. Ashtu si gjatë gjithë procesit të mësimdhënies, edhe gjatë
projekteve nxënësit punojnë më mirë nëse ato janë të përshtatshme për
moshën e tyre dhe nëse përkojnë me interesat e tyre. Në këtë mënyrë,
mësuesi zbulon dhe njeh më mirë nxënësit e tij.
Inkurajoni nxënësit që të ndërtojnë dijet e tyre. Projektet iu japin
mundësinë nxënësve “të mësojnë notin në det”. Mësuesi duhet t’i inkurajojë
që ata të kërkojnë dhe të gjejnë edhe zgjidhje të tjera, përveç atyre që ka
sugjeruar ai. Vetëm kështu, nxënësi mund të fitojë pavarësinë në procesin e
të nxënit.
99
Krijimi, miratimi dhe respektimi i normave dhe i rregullave bazë në
klasë. Çdo grup njerëzish në botë ka norma dhe rregulla. Disa janë të
formalizuara e të shkruara dhe disa të janë të pashkruara. Mësuesi duhet të
vendosë në bashkëpunim me nxënësit një sërë rregullash pune, të cilat duhen
respektuar nga të gjithë.
Ndihmojini nxënësit të mësojnë të dështojnë dhe të mësojnë nga
dështimi. Përgjithësisht nxënësit reagojnë në dy mënyra ndaj dështimit. Një
pjesë e nxënësve janë të tmerruar nga dështimi dhe një pjesë tjetër (më e
rrallë) e konsideron atë diçka të natyrshme. Nxënësit e parë mund të quhen
“fillestarë në dështim”, ndërsa të dytët “ekspertë në dështim”. Të dyja rastet
nuk janë pozitive. Në të vërtetë nxënësit duhet të jenë koshientë për
dështimin, ta njohin atë, të nxjerrin gabimet e të mësojnë prej tyre, të
kuptojnë se shqetësimi i përkohshëm është mundësi për të mësuar në të
ardhmen. Për këtë mësuesi duhet t’u japë mundësi nxënësve të ndërmarrin
projekte të tjera, në mënyrë që të përmirësojnë performancën e tyre.
Besojini nxënësit dhe jepuni atyre arsye që t’ju besojnë. Inteligjencat
dhe prirjet e fëmijëve janë të ndryshme. Të gjithë nxënësit kanë aftësi të
kontribuojnë për diçka në një projekt. Duke pasur parasysh këtë fakt,
mësuesi duhet të besojë te nxënësit e tij. Njëkohësisht, ai duhet t’i dëgjojë,
kuptojë, nxitë dhe motivojë në mënyrë që t’u japë arsye që ata ta besojnë.
Model projekti
Projekt: Revistë në gjuhën shqipe për fëmijë
Përshkrimi i projektit: Projekti synon që nxënësit të ndërtojnë vetë (në
bashkëpunim edhe me mësuesin dhe prindërit) një revistë në gjuhën shqipe.
Ata ndahen në grupe dhe secili grup prezanton gjetjet e tij. Më pas së bashku
punojnë për ta formatuar revistën. Punën e bërë e prezantojnë para shokëve
të klasës dhe prindërve.
Objektivat ose rezultatet mësimore: Gjatë zhvillimit të këtij projekti
nxënësit:
- përvetësojnë fjalë të reja të leksikut të gjuhës shqipe që përdoren në
fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore;
- mësojnë si të punojnë dhe se si të marrin vendime së bashku në grup;
- ndërtojnë një revistë dhe e prezantojnë atë para shokëve të klasës,
mësuesit dhe prindërve;
- njohin dhe vlerësojnë më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët;
100
- forcojnë identitetin e tyre kombëtar.
Përmbajtja kurrikulare: Ky projekt integron njohuri nga gjuha shqipe, arti
dhe historia e Shqipërisë etj.
Diskutim me nxënësit
Mësuesi diskuton me nxënësit rreth pyetjeve të tilla si:
o A ju pëlqejnë revistat për fëmijë? Përmendi disa prej tyre.
o Cilat janë rubrikat që ju pëlqejnë më shumë të lexoni?
o A trajtojnë revistat tema interesante për ju? Ju zbavitin apo nuk iu
tërheqin?
o A ju pëlqejnë fotot dhe ilustrimet në revista? Sa vlerë kanë ato për ju?
Ka raste kur ju shihni vetëm këto të fundit? Pse ndodh kjo?
o A do donit të lexonit një revistë në gjuhën shqipe?
o A mund ta shkruajmë së bashku një të tillë?
o Çfarë nuk duhet të mungonte në atë revistë?
o Çfarë ka mundësi të bëjë secili prej jush për këtë revistë?
Ndarja e grupeve dhe përcaktimi i detyrave për çdo grup
Grupi i parë do të shkruajë lajme të shkurtra për Shqipërinë (pozita
gjeografike, historia, gjuha, trashëgimia kulturore etj.).
Grupi i dytë do të përgatisë dy-tri shkrime për figura të shquara shqiptare.
Mund të specifikohen nga ç’fushë duhet të jenë këto figura (Eliza Dushku,
Rita Ora, Kledi Kadiu etj.).
Grupi i tretë do të shkruajë kuriozitete për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Grupi i katërt do të përgatitë një fjalëkryq me fjalë me temë nga shqiptaria.
Grupi pestë do të formatojë revistën (nëse kanë moshën e përshtatshme për
ta kryer këtë detyrë).
Kërkimi dhe përgatitja e projektit
Nxënësit planifikojnë, kërkojnë dhe mbledhin informacion në
internet, nga prindërit dhe nga të afërm të tjerë. Informacionin e mbledhur e
seleksionojnë, duke lënë vetëm informacionin e rëndësishëm. Gjithashtu,
nxënësit dokumentojnë çdo fazë të projektit si dhe çdo kontribut që japin në
projekt.
Prezantimi i projektit
101
Revista e formatuar prezantohet në klasë. Në prezantim mund të
ftohen edhe prindër të nxënësve ose anëtarë të tjerë të komunitetit.
Prezantimi dhe çdo kontribut i nxënësve duhet vlerësuar nga mësuesi.
102
Ermioni CEKANI, përgjegjëse e
Zyrës Arsimore Kamëz
METODA DIDAKTIKE PËR
MËSIMDHËNIE NË KLASA ME
FËMIJË BILINGUALË
(DYGJUHËSH)
1. HYRJE
Dygjuhësia - kërkesë e domosdoshme e kohës.
Me termin dygjuhësi do të kuptojmë aftësinë që ka një individ (në
rastin tonë fëmijë apo nxënës) për t’u shprehur saktë në dy gjuhë dhe për t’i
njohur ato në mënyrë të rregullt si dhe për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare,
sepse të dyja këto gjuhë i duhen për komunikimin e tij të përditshëm.
Është shumë e rëndësishme që në përdorimin e përditshëm nga fëmija, të
ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të
dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që
fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave.
Origjina e fëmijëve dy gjuhësh kushtëzohet nga rrethanat:
- Kur të dy prindërit janë shqiptarë dhe gjuha e nënës për të dy është gjuha
shqipe, atëherë është më e lehtë edhe për fëmijën të mësojë shqip.
- Kur njëri nga prindërit është shqiptar dhe prindi tjetër është me
nënshtetësi nga vendi ku jeton (grek, italian, anglez, gjerman, etj.),
atëherë kjo gjë aq sa mund ta vështirësojë mësimin e gjuhës shqipe, po aq
mund të lehtësojë mësimin e gjuhës së vendit ku jeton.
- Por kemi edhe rastin tjetër kur njëri nga prindërit është shqiptar, tjetri
është nga një vend tjetër dhe jetojnë në një vend të huaj për të dy. Në
këtë rast është pak më e vështirë, sepse fëmija në shtëpi dëgjon dy gjuhë
të ndryshme dhe në të gjitha ambientet e tjera dëgjon gjuhën e vendit ku
jetojnë. Prindërit, për ta pasur më të lehtë, mund të vendosin të
komunikojnë në gjuhën e vendit ku jetojnë, por në këtë rast “humbësi”
është fëmija. Sepse nuk dëgjon në komunikimin e përditshëm gjuhën
103
shqipe (apo gjuhën tjetër që ka njëri nga prindërit), por vetëm gjuhën e
vendit ku jeton. Nëse këtyre rasteve do t’i shtonim edhe të afërmit, të
cilët flasin gjuhën e njërit prej prindërve në veprimtari apo festa
familjare, atëherë e kuptojmë se sa e vështirë është për këtë fëmijë. Në
këtë rast kemi një fëmijë konfuz dhe ankthioz (konfuz do të bëheshim
edhe në të rriturit). Ideale do të ishte që fëmija t’i mësonte të tria gjuhët.
Përparësitë e dygjuhësisë
Fëmijët që mësojnë të flasin dy gjuhë kanë disa përparësi në krahasim
me bashkëmoshatarët e tyre. Disa prej tyre janë:
- Janë më të shkathët dhe më të shpejtë në të menduar;
- Kanë një fantazi më të zhvilluar se bashkëmoshatarët;
- Arrijnë rezultate shumë më të larta në teste gjuhe;
- Kanë përparësi dhe mundësi më të mëdha për karierë;
- Rriten aftësitë gjuhësore të fëmijëve;
- Forcohet bashkëveprimi dinamik midis dy kulturave dhe dy gjuhëve etj. ;
- Ndikon në përparimin e fëmijës në shkollë;
- Edukohen me ndjenja, sjellje dhe qëndrime më humane;
- Janë më tolerantë ndaj njerëzve me origjinë dhe trashëgimi kulturore të
ndryshme;
- Për rrjedhojë janë edhe më të ditur;
- Zotërojnë më shumë aftësi njohjeje;
- Janë më shumë kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve;
- Janë më pak konfliktualë;
- Janë më shumë patriotë;
- Janë më shumë hulumtues;
- Janë më shumë parimorë dhe qytetarë;
- etj. etj.
Paragjykime (mite) dhe të vërteta për dygjuhësinë
Në lidhje me dy (shumë) gjuhësinë hasen paragjykime të shumta. Por
jo të gjitha janë të vërteta. Më poshtë do të renditim disa mite mbi
dygjuhësinë dhe disa të vërteta.
Paragjykime:17
- Fëmijët dygjuhësh flasin më vonë se fëmijët njëgjuhësh;
17 Barbara Zuer Pearson “Të rrisësh një fëmijë dygjuhësh”, faqe 300
104
- Fëmijët e vegjël i thithin gjuhët e huaja si sfungjer;
- Fëmijët dygjuhësh janë si dy fëmijë një gjuhësh;
- Fëmijët një gjuhësh kur nisin shkollën janë mbrapa dygjuhëshve dhe
asnjëherë nuk i arrijnë ata;
- Nëse fëmijët dygjuhësh dalin më keq në testet standarde, kjo do të thotë
se ata kanë më pak durim se fëmijët njëgjuhësh;
- Duhet të kesh dhunti në gjuhët e huaja që të mësosh dy gjuhë
njëkohësisht;
- Fëmijët dygjuhësh kanë një personalitet të dyzuar;
- Të rrisësh fëmijën me më shumë se një gjuhë e bën atë konfuz;
- Nëse një fëmijë dygjuhësh ka vështirësi në njërën nga gjuhët, atëherë
vetëm duke e lënë njërën nga to mund të rregullohet problemi;
- Prindërit që nuk e flasin mirë një gjuhë u mësojnë edhe fëmijëve të
njëjtat gabime;
- Ka vetëm një mënyrë të duhur për të rritur një fëmijë dygjuhësh.
Të vërtetat:
- Sipas sociologëve gjuhësorë, dygjuhësia tek fëmijët ia bën atyre më të
thjeshtë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt;
- Kërkime të ndryshme kanë treguar se dygjuhësia ka efekte shumë
pozitive edhe në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur
me gjuhën;
- Studimet e fundit tregojnë se të mësuarit e dy gjuhëve nuk shkakton asnjë
çrregullim gjuhësor, pavarësisht shqetësimit të disa prindërve për të
kundërtën.
2. METODA DIDAKTIKE
Për t’iu mësuar sa më mirë gjuhën shqipe nxënësve tanë në diasporë,
përparësi duhet të marrin metodat e mësimdhënies.
Nëpërmjet metodave të të mësuarit të gjuhës shqipe duhet të synohet të
aftësohen nxënësit:
- për zhvillimin e dëgjimit të kujdesshëm,
- për zhvillimin e të folurit saktë dhe me përpikëri,
- për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit të tij,
- për zhvillimin e të shkruarit standard të gjuhës shqipe,
105
Ky mësim duhet të ndërtohet gjithashtu mbi shprehitë dhe përvojën e
ndryshme gjuhësore të nxënësve dhe duhet të ofrojë mundësi për
komunikim, lexim dhe shkrim të shumëllojshëm përmes të cilit nxënësi
ndërton identitetin dhe vetëvlerësimin e tij.
Mësimi në klasat me fëmijë emigrantë ka specifikat e veta, pasi
mësuesi punon me kategori të ndryshme nxënësish dhe në kushte e mjedise
që kërkojnë njohjen e zbatimin e aspekteve të veçanta për realizimin e
kompetencave gjuhësore që lidhen me komunikimin shqip. Dy veçoritë më
thelbësore janë:
1. Fëmijë që e njohin/flasin pak ose nuk e njohin/nuk e flasin fare gjuhën
shqipe;
2. Fëmijë që kanë pak ose aspak kontakte me gjuhën shqipe në mjedise
familjare dhe në komunitetin ku flasin për nevoja të ndryshme apo për të
luajtur.
Shpesh herë ndodh që ne “vetasimilohemi me dëshirë”. Pse ndodh kjo
gjë?
Duke mos qenë një komunitet i madh dhe duke pasur kontakte të
pakta mes tyre, prindërit e këtyrë fëmijëve nuk kanë pasur hapësirat e
mjaftueshme për ta përdorur gjuhën e nënës, të cilën e kanë parë si pengesë
për përparimin në shkollë të fëmijëve të tyre, ndaj nuk ua kanë mësuar atë as
në kushtet e shtëpisë. Prandaj përveç familjes, që s’ka bërë asgjë me këta
nxënës, një punë e madhe i duhet mësuesit.
Mësuesi vijon formimin shkollor të fëmijëve me ndihmën e prindërve
dhe të afërmve duke përdorur strategji e metoda të ndryshme.
Një mësues i mirë, duhet t’iu ofrojë fëmijëve mësim sa më cilësor për
ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës amtare dhe gjuha letrare e njësuar, mësohet
vetëm në shkollat e mësimit plotësues në diasporë dhe jo në shtëpi.
Dhe për të përvetësuar gjuhën e saktë letrare duhet të përzgjidhen metoda
mësimdhënieje që marrin parasysh:
- karakteristikat psikologjike të niveleve moshore,
- nivelin fillestar të formimit gjuhësor e kulturor të nxënësve,
- mënyrat e tyre vetjake të të nxënit,
- kushtet dhe mjediset e të nxënit në shkollë dhe në shtëpi.
- secili fëmijë zhvillohet me hapin dhe mënyrën e vet,
106
- zhvillimi i fëmijës në përgjithësi i ngjet ndërtimit të një ndërtese me
kate, ku çdo kat mbështetet nga ai i mëparshmi,
- fëmijët i zotërojnë aftësitë sipas mundësive të tyre.
Mësuesi duhet të krijojë një atmosferë nxitëse dhe argëtuese për
nxënësit, që këta ta konsiderojnë ndjekjen e shkollës shqipe si një “detyrim”
që u sjell kënaqësi dhe ku fëmijët të mos jenë nën stresin e përmbushjes së
kërkesave, sepse do të vlerësohen me notë. Qëllimi i klasave të mësimit
plotësues është krejt tjetër. Proçesi i mësimit të gjuhës së dytë duhet të
rrejdhë natyrshëm dhe të bëhet pjesë integrale e jetës së fëmijëve. Të
mësuarit në këto klasa duhet të jetë i shpejtë, argëtues dhe i natyrshëm, kur
veprimtaritë mësimore-edukative janë të drejtuara në një mënyrë çlodhëse
dhe argëtuese. Nëse fëmijët do të ndihen të vlerësuar dhe me vetëbesim do të
marrin pjesë me dëshirë në mësimet plotësuese.
Nëpërmjet metodave që zgjedhim për mësmidhënien duhet të kemi
parasysh që nxënësit:
- të aftësohen për shkrim e lexim, duke zbatuar rregullat e
drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe;
- të zhvillojnë kompetencat gjuhësore në nivel të përdorimit
fillestar dhe të ngjiten shkallë-shkallë në zotërimin e kompetencës
gjuhësore të niveleve më të larta;
- të aftësohen të ndërtojnë drejt fjalitë e thjeshta dhe të dallojnë
fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme në gjuhën shqipe.
Metodat për mësimin e gjuhës shqipe
1. Trajtojeni si një lojë - Komunikimin në gjuhën shqipe fillojeni si një
lojë dhe fjalët që do të përdoren duhet të kenë lidhje me ambientin
përreth dhe të jenë konkrete. Loja, përdoret si një metodë tërheqëse
për nxënësin dhe e efektshme për mësimin e gjuhës. P.sh.: Çdo
nxënës, sipas radhës, të thotë një fjalë që fillon me “d”, me “t”, me
“f”, me “v”, me “q”, me “ç”; me “mb”, me “ng”, me “ngj” etj. Një
nxënës thotë njëjësin e emrit, nxënësi i radhës thotë shumësin e atij
emri: plak-pleq. Çdo nxënës, sipas radhës, të thotë një fjalë që ka
grup zanor etj. Nisur nga fakti që fjalori i fëmijëve emigrantë nuk
është i pasur dhe aktiv, mësuesi u jep atyre një listë të bollshme me
fjalë që përmbajnë bashkëtingëlloret e zanoret e shqipes, si dhe
grupet e zanoreve e të bashkëtingëlloreve karakteristike të shqipes.
107
2. Përdorimi i mjeteve audiovizive - jo thjesht për të mbushur kohën e
nxënësve apo minutat e orës së mësimit, po për të ngacmuar trurin e
nxënësve për të menduar, për të folur, për të debatuar, për të shkruar rreth
një teme, duke e riprodhuar ngjarjen, por dhe duke e pasuruar atë me
episode të reja, të ndryshme, dhe, natyrisht, për të vlerësuar temën në
tërësi, si dhe aspekte të veçanta që i japin rast nxënësit të manifestojë
aftësitë e zotësitë e tij/saj për komunikim shqip në formën e folur dhe të
shkruar.
3. Për nxënësit më të vegjël përdorni metoda që aftësojnë komunikimin
fillestar dhe të drejtë në gjuhën letrare shqipe për temat e ndryshme,
përmes bisedës, përshkrimit gojor dhe formave artistike të të
shprehurit (recitime, dialogë dhe këngë në përputhje me moshën dhe me
interesat e tyre).
4. Për nxënësit më të rritur mund të përdorni metoda që zhvillojnë
aftësitë e komunikimit (të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të
lexuarit) në gjuhën standarde shqipe dhe të aftësohen t’i zbatojnë drejt
këto, në situata të ndryshme.
5. Mësuesit duhet të përdorin metoda integruese, ndërvepruese dhe
plotësuese të njëra-tjetrës, duke iu kërkuar nxënësve të përshtatin një
seri rolesh në procesin e të nxënit (atë të ftuesit në bashkëpunim,
dëgjuesit të vëmendshëm, udhëheqësit, mbështetësit, nxitësit, motivuesit,
lehtësuesit, vlerësuesit etj.)
6. Shoqërojeni mësimdhënien me skema dhe grafikë të thjeshtë në
procesin mësimor, të tilla si ato që nxënësit hasin në jetën e përditshme,
për ta bërë më të natyrshëm shqipen, me qëllim lidhjen dhe përforcimin e
shprehive letrare e gjuhësore.
7. Jepuni përparësi ushtrimeve, praktikimit të asaj që nxënësit dinë të bëjnë,
larg mbingarkesave teorike, me qëllim që mësimi të mos jetë riprodhues,
por nxënësi të aftësohet të kërkojë, të gjejë, të zbulojë, të zgjidhë, të
analizojë, madje të aftësohet edhe për sinteza. P.sh. ushtrime për
rendin e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve në fjali. Mësuesi jep disa skema
të rendit të fjalëve në fjali. Nxënësit do të gjykojnë secilën nga skemat,
nëse ajo paraqet rend të zakonshëm apo rend jo të zakonshëm të fjalëve
dhe të grupit të fjalëve në fjali.
108
8. Imitimi - Shumicën e asaj që mësojmë gjatë jetës, e mësojmë nga të
tjerët duke i imituar ata. Sigurisht pa këtë aftësi ne nuk do të kishim
mësuar kurrë të flisnim. Prandaj imitimi është shumë i rëndësishëm në
mësimin e një gjuhë të dytë.
9. Përdorimi i gjesteve vazhdon edhe pse ne vazhdojmë të rritemi, ne
vazhdojmë të tundim kokën apo tregojmë me kokë dhe shprehjet e
fytyrës shërbejnë për të shprehur kuptimin. Kujtoni kur keni shkuar në
fillim në vendin ku ju jetoni tani dhe nuk dinit gjuhën e atij vendi.
Kujtoni gjithashtu gëzimin tuaj kur arrinit që të merreshit vesh me dikë
me anë të gjesteve ose kur gjenit dikë që kuptonte gjuhën tuaj!!!
Mënyrat alternative të të shprehurit nuk mund të zëvendësojnë gjuhën
e folur, e cila gjithmonë ka nevojë të inkurajohet, ato vetëm sa e
mbështesin atë. Kur përdorni gjeste, shoqërojni gjithmonë ato me fjalë.
Të treguarit me kokë, tundja dhe lëvizja e kokës për të thënë “po” apo
“jo”, lojërat me veprime, përdorimi i figurave, të gjitha ndihmojnë. Ne
marrim një sasi informacioni, jo vetëm nga ajo që njerëzit thonë, por
edhe nga shprehja e fytyrës së tyre ndërsa ata flasin. Kapja e këtyre
sinjaleve është e rëndësishme për jetën.
10. Pyetjet me kuptim - Përpiquni të evitoni përdorimin e shumtë të
pyetjeve që kërkojnë përgjigje “po” apo “jo”. Në vend të tyre përpiquni
t’i formuloni pyetjet në mënyrë të tillë që fëmijës t’i duhet të përshkruajë
se çfarë është apo se çfarë kërkon. Lloji i pyetjeve që përdorni t’i
përgjigjet nivelit të zotërimit të gjuhës shqipe nga fëmija. Ju mund të
bëni pyetje të tilla si: Çfarë tregon piktura? ose Çfarë veprimi do të bëjë
heroi ose personazhi i pikturës? Të gjitha këto nivele (faza) vijnë para
asaj të ndërtimit të fjalive drejt nga ana gramatikore
11. Ndërrimi i fjalëve – të kalosh sa në një gjuhë tek tjetra në të njëjtën fjali.
Ashtu si ketri hidhet sa në një pemë tek tjetra.
12. Përzierja e gjuhëve ose marrja hua – të përdorësh një gjuhë kryesore,
por të fusësh në fjali fjalë ose ide nga gjuha tjetër. Ashtu si ketri që
qëndron në një pemë por është duke ngrënë lajthi nga pema tjetër.
13. Regjistroni progresin (ose regresin) - Një rëndësi të veçantë përbën
mbajtja e shënimeve për ecurinë e çdo fëmije për përparimin e tij në
mësimin e gjuhës së dytë. Duke vëzhguar e ndjekur përparimin e tij në
këtë fushë mund të kuptojmë ritmin dhe nivelin e përparimit të fëmijës
për mësimin e gjuhës së huaj. Vëzhgimin mund ta bëjmë në çdo kohë,
109
por më e këshillueshme do të ishte mbajtja e shënimeve gjatë periudhës
“së artë fiziologjike” kur ai kërkon të shprehet me fjalë.
Një listë e tillë mund të ishte:
Nr. Standardi i
mësimit të gjuhës
shqipe
Vlerësimi Shënime
Po Jo Disi/
ç’ka
1. 1 Përdor fjalë shqip
gjatë komunikimit
2. 2 Flet me fjali në
gjuhën shqipe
3. 3 Ndërton fjali të
sakta
4. 4 Reciton vjersha
shqip
5. 5 Këndon këngë
shqip
6. 6 Merr pjesë aktive
në biseda ku flitet
shqip
7. 7 Përdor rimën
8. 8 Etj. etj.
9 Gjithsej
Në fund, kur të bëni bilancin (edhe duke e hedhur në një grafik), nëse
ju dalin më shumë “Po” se sa “Jo”, tregon që fëmija ka bërë progres me
mësimin e gjuhës shqipe. Në të kundërt duhet të shqetësoheni dhe të
përpiqeni të gjeni shkakun e këtij frenimi të mësimit të gjuhës shqipe.
Ndoshta metodat e mësimdhënies që ju keni përdorur nuk kanë qenë
efektive për këtë fëmijë? Ndoshta duhet të forcojmë bashkëpunimin me
prindërit? Mos duhet ta përfshijmë më shumë në veprimtari konkrete për
mësimin e gjuhës shqipe? Etj., etj.
110
Mirë do të ishtë që herë pas here të bëjmë një “shqyrtim” të përdorimit të
gjuhës nga ana jonë, duke e regjistruar orën e mësimit. Dhe më pas të
numërojmë p.sh., sa herë flasim dhe sa nga këto herë janë në përgjigje të
pyetjeve të fëmijës. Çfarë lloj gjuhe përdorim p.sh. duke i dhënë fëmijës një
shembull për të ndjekur, ose në shprehjen e informacionit- përdorimi i gjuhës
për të kontrolluar veprimet e fëmijës, bërja e pyetjeve apo dhënia e
informacionit fëmijës pavarësisht nëse e ka gabim apo jo. Për një moment
duhet të kontrollojmë përbërjen e fjalive, nëse gjatësia mesatare e të folurit
të fëmijës është vetëm një fjalë dhe ajo e mësuesit 4-5 fjalë, ka një
mospërputhje të madhe. Kjo mund të tregojë se modelet gjuhësore të
mësuesit janë ende tepër të vështira.
Sido që të jetë rezultati, nuk duhet rënë as në dëshpërim dhe as nuk
duhet mbetur në vend. Gjuha kërkon një kohë të gjatë për t’u përvetësuar dhe
s’ka fund. Ju duhet të këmbëngulni edhe kur ju duket se ka pak ose aspak
ndryshime. Përvoja tregon se sekreti i të pasurit sukses, apo e thënë ndryshe,
shumica e “dështimeve” vjen nga dorëzimi para vështirësive.
Hapi i parë për të arritur rezultatet që dëshirojmë fillon me përdorimin
dhe përzgjedhjen e formave dhe mjeteve të larmishme për ta bërë
gjuhën shqipe të pëlqyeshme për fëmijët. Nga ana tjetër, së bashku me
këto masa, duhet përshtatur e pasuruar edhe gjuha e atij që kryen rolin e
“burimit”. Kurdoherë ka mjaft gjëra që duhen rregulluar: ndoshta e folura
shpejt, të folurit shumë; ndoshta të bërit shumë pyetje, duke mos pritur
111
përgjigjet. Por edhe përdorimi i një gjuhe të komplikuar ose me dialektizma
bëhet pengesë e përshpejtimit të përvetësimit të gjuhës shqipe.
Për të inkurajuar mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës
duhet të mbani parasysh që të jeni aktivë dhe të gjallë, duke evituar tonin
monoton të zërit, përpiquni të zgjoni interesin e fëmijëve për gjuhën shqipe
duke përdorur të gjitha mënyrat: këndoni, flisni, dëgjoni, qeshni, kërceni,
imitoni, tregoni histori, lexoni tregime, recitoni vjersha, shikoni figura,
komentoni piktura, kujdesuni për lulet e klasës me fëmijën etj. Të gjitha këto
do të nxisin përdorimin e fjalëve dhe të fjalive në gjuhën shqipe, në
përshtatje me kontekstin se kur kryhet veprimi.
Si t’i fitojmë aftësitë për gjuhën e dytë?
Filloni nga mësimi i emrave të objekteve që kanë kuptim për fëmijën.
Zgjidhni fjalë që nuk janë shumë të vështira për t’u shqiptuar dhe mos
harroni ta bëni atë sa më të lehtë që të jetë e mundur. Librat me figura janë
një mënyrë shumë e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë emrat e
objekteve.
Është e rëndësishme që fëmija të mësojë foljet dhe kohën e tyre në
gjuhën shqipe, sepse pa to s’do të jetë kurrë i aftë të flasë me fjali. Mund të
jetë më e vështirë të mësohen foljet se emrat, sepse foljet ju referohen
veprimeve dhe jo objekteve që mund të shihen dhe te preken. Po aq e
rëndësishme ëshë edhe që fëmijët të mësojnë të dallojnë parafjalët dhe t’i
përdorin ato si duhet. Kur fëmija fillon të flasë me fjali të ndërtuara drejt nga
ana gramatikore (me emra, folje, lidhëza, parafjalë, ndajfolje etj.), atëherë
mund të themi që fëmija është i aftë të komunikojë qartë. Nuk duhet harruar
se gjithçka parashtruam më lart, janë disa udhëzime të përgjithshme, në
raport me faktin se fëmijët ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe nuk mund
të jepen receta të gatshme si duhet vepruar për secilin rast. Duhet të kemi
shumë kujdes që të mos e bëjmë fëmijën konfuz.
- SUGJERIME PËR MËSUESIT DHE PRINDËRIT
Roli i mësueses
Roli i mësueses/mësuesit është i pazëvendësueshëm në të mësuarit e
gjuhës së dytë. Duhet ta kuptojmë që është tepër e vështirë t’ju mësojmë
112
fëmijëve gjuhën, sepse arsyeja për këtë është që shpesh metoda jonë kryesore
e mësimdhënies është gjuha ku ne ju tregojmë fëmijëve se çfarë duam që të
bëjnë. Por është e pamundur të përdorim gjuhën për të mësuar gjuhën. Ende,
ne vazhdojmë të japim mësim kryesisht duke folur, saqë është e vështirë të
ndalojmë, dhe kjo mund të bëjë të mësuarit e gjuhës edhe më të vështirë për
fëmijën.
Mos harroni!
Shumë biseda- shpesh ne mësuesit flasim shumë dhe kur të gjithë bisedën e
bëjmë ne, fëmija nuk ka për të qenë i zoti të thotë asnjë fjalë, atëherë nuk ka
se si të mësojë të flasë shqip!
Mos përgjigjja ndaj gjuhës së fëmijës - gjuha është një mënyrë
komunikimi dhe një proces i dyanshëm, prandaj fëmija duhet të mësojë të
fillojë një bisedë sikurse dhe të pergjigjet ndaj pyetjeve, në gjuhën e dytë që
ai po mëson në shkollë.
Përdorimi i gjuhës për qëllime të ndryshme - në situatat e mësimdhënies,
dy përdorimet kryesore të gjuhës janë: dhënia e informacionit dhe kontrolli i
personit tjetër. Kur ndihmojmë një fëmijë të zhvillojë aftësitë e tij gjuhësore
në një gjuhë të dytë, dhënia e informacionit është shumë e rëndësishme.
Thelbi i modelit tonë të gjuhës duhet të matet me aftësinë se sa i/e aftë
bëhet një fëmijë në perceptimin dhe kuptimin e një gjendjeje të caktuar.
Tepër fjalë - Ne përdorim një numër fjalësh kur mund të përdorim vetëm
një.
Fjalitë komplekse - fjalitë e shkurtra janë më të lehta për t’u kuptuar. Në
stadet e hershme të mësimit të gjuhës shqipe, ju mund t’i thjeshtoni ato edhe
më shumë
Përdorimi i përemrave - Ne përdorim përemra kur flasim për objekte,
fëmija mund të çuditet pse e thërrasim një objekt një herë “top” dhe herën
tjetër “ai”.
Përdorimi i formave mohore - fëmija mund të mos e kuptojë çdo të thotë
“nuk”
Tepër pyetje - Shpesh ne i përdorim pyetjet me qëllimin që ta bëjmë fëmijën
të flasë, por kjo mund të jetë dhe një mënyrë e mirë për ta shushatur fëmijën.
Dhe kjo sepse:
113
- shumica e pyetjeve që i bëjmë fëmijës kërkon si përgjigje vetëm një
“po” apo “jo” (Këto lloj pyetjesh vetëm sa inkurajojnë fëmijën të
vazhdojë të flasë me fjalë teke),
- pyetjet i fillon gjithmonë mësuesi,
- ne gjithmonë thuajse e dimë përgjigjen dhe kur fëmija gabon ai merr
një “mjaft më”, kjo nuk ndodh me një pyetje të vërtetë kur ju doni të
dini diçka.
Sugjerime në ndihmë të mësuesit/es:
Mund të ndërtoni disa skena bashkëbisedimesh në gjuhën shqipe dhe t’i
diskutoni ato në klasë.
Përdorni lojën me role. Duke luajtur role, iu flisni fëmijëve me qëllim që
të zgjeroni fjalorin e tyre.
Duke regjistruar një orë mësimi në DVD, mund t’iu tregoni fëmijëve më
pas se sa ata marrin pjesë në bisedë gjatë zhvillimit të mësimit apo duke
dëgjuar se çfarë kanë thënë apo bërë mund të korrigjojnë veten.
Gjithashtu ju mund të shikoni nëse janë përdorur të gjitha mundësitë për
bashkëbisedime, apo janë lënë të humbasin.
Një ushtrim lojë që mund t’i bëjë nxënësit që të provojnë vështirësitë kur
nuk komunikon dot në gjuhën e duhur. Një nxënës/e nuk lejohet të flasë,
por duhet të përpiqet me mënyra të tjera t’i shprehë grupit disa kërkesa të
komplikuara. Në fund nxënësi/ja duhet të tregojë se çfarë ndjeu gjatë këtij
roli.
Shumë e dobishme do të ishte të tregohej përvoja e dikujt kur ka ardhur
në fillim në vendin ku ju jetoni ose nëse kanë qenë në ndonjë vend tjetër
të huaj ose ka qenë me të huaj dhe nuk ka pasur asnjë njohuri për gjuhën e
tyre - si është ndjerë? Është më se normale të ndjehesh pa shpresë në
situata të tilla. Po ashtu ndihen edhe fëmijët që nuk komunikojnë mirë në
gjuhën e dytë (në këtë rast shqip). Ata mund të ndihen në disavantazh dhe
mund të mbyllen në vetvete, gjë që e bën më të vështirë situatën.
Sugjerime për prindërit:
1. Një prind, një gjuhë - Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një
person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një
gjuhë të vetme, kurse fëmija, për të komunikuar me prindin, duhet të përdorë
114
sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet
ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në
mënyrë të paparalajmëruar, nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën
dhe krijuar tek ai, pështjellim, ose përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i
gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Për shembull, nëse prindërit e
përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky
fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me
situatën e qortimit.
2. Flisni vazhdimisht, përshkruani atë që e bëni, atë që po ndodh rreth jush,
komentoni rreth veprimeve të fëmijës dhe emëroni ndjenjat e tyre. Fëmijët
mësojnë të flasin duke dëgjuar biseda dhe duke u bërë pjesë e atyre bisedave,
pra nëse s’ka shumë biseda rreth jush, atëherë ju duhet t’i inicioni ato. Më i
rëndësishëm për të nxitur zhvillimin gjuhësor të një fëmije është të flisni me
të çdo ditë. Për prindërit emigrantë të cilët flasin pak gjuhën e vendit ku
jetojnë, fëmijët e kanë më të lehtë të mësojnë gjuhën shqipe. Gjithashtu, sa
më shumë fëmijë të ketë në shtëpi (ose në të afërmit) që flasin shqip, aq më e
lehtë do të jetë për ta mësuar atë.
Gradualisht, ata fillojnë të kuptojnë fjalët dhe frazat që ata dëgjojnë, duke
përdorur edhe gjeste dhe fjalë. Më pas kalojnë në ndërtimin e fjalive të
shkurtra, megjithëse mund të mos jenë të ndërtuara drejt e saktë.
3. Këndoni! Të kënduarit ndihmon në memorizimin e strukturës gramatikore
të fjalisë dhe fjalorit. Pra, këndoni kur i vishni fëmijët, këndoni kur luani,
këndoni kur i lani etj.
4. Përdorni gramatikën në mënyrë korrekte! P.sh. Në vend të fjalisë: unë
luaj, mund të thoni: mami është duke luajtur, ju jeni duke luajtur, ne po
luajmë me top e kështu me rradhë.
5. Lexojini fëmijës shumë libra në gjuhën shqipe, bëjeni atë çdo ditë.
Filloni sa më shpejt leximin. Që një fëmijë të flasë rrjedhshëm të dyja gjuhët
ai duhet t’i dëgjojë shpesh të dyja dhe të ketë mundësi që të flasë me të dyja
gjuhët. Leximi i tregimeve për fëmijën në të dyja gjuhët, është një mënyrë
efektive dhe zbavitëse për të stimuluar gjuhën.
6. Kur t’ju kërkojnë diçka, pavarësisht së në çfarë gjuhe ju drejtohen ata,
këmëbngulni që t’ju përgjigjeni vetëm kur t’ju pyesin në shqip.
7. Këmbëngulni që filmat e tyre të preferuar për fëmijë, t’i shohin vetëm
shqip. Në you tube mund të gjeni mijëra emisione për fëmijë në krejt gjuhët
e botës.
115
8. Kur flisni në SKYPE me të afërmit tuaj në Shqipëri apo Kosovë,
përfshijini edhe fëmijët në këto biseda.
9. Merrni me vete edhe fëmijët në ngjarjet e komunitetit, të tilla si festa
me karakter kombëtar apo aktivitete të tjera, ku njerëzit që mblidhen flasin
shqip, këndojnë apo kërcejnë shqip. Kjo gjë do të bëjë që fëmijët të kuptojnë
që të dyja gjuhët janë të dobishme për ta.
Kur të dy prindërit flasin dy gjuhë të ndryshme është e rëndësishme që të
krijohet mundësia që fëmija të jetë herë pas here në ambiente ku flitet kjo
gjuhë, në mënyrë që të mos e harronjë atë. Ose mund të vendosen rregulla të
thjeshta të tipit: në darkë flasim gjithmonë shqip, ndërsa në mëngjes rusisht
(nëse mamaja është ruse). Por asnjëherë nuk duhen përzier të dyja gjuhët në
të njëjtën fjali, kur flisni me fëmijët!
Nëse ju do të bisedoni me fëmijët tuaj në gjuhën amtare do të jeni modeli më
i mirë për ta. Sepse ne edukojmë më shumë me atë që bëjmë se sa me atë që
themi. Dhe këtu ka vend fjala: “më thuaj diçka dhe unë do ta harroj atë; më
përfshi në diçka dhe unë do ta mësoj atë”.....
9. Një strategji tjetër shumë e efektshme do të ishte nëse të gjitha shërbimet
për të cilat kanë nevojë fëmijët (si p.sh. mjekët; dentistët; qendra të
tjera kursesh: balet; piano; futboll etj., etj.) t’i përfitojnë nga
profesionistë shqiptarë. Vërtet mund t’ju duhet të udhëtoni pak më gjatë,
por përfitimi që do të kenë fëmijët nga kjo mënyrë do të jetë më i madh. Dhe
do t’ia vlejë mundimi i rrugës.
- REKOMANDIME
Mësimi i një gjuhë të dytë nuk mund të bëhet me receta të gatshme (sado të
ligjërojmë ne këtë seminar), por mund të realizohet pas një punë
këmbëngulëse, me mirëkuptim dhe bashkëpunim të gjithanshëm fëmijë-
prind-mësues.
Disa rekomandime, se si mund t’i ndihmojmë fëmijët që të mësojnë
gjuhën shqipe, do të mund të ishin:
- duke ndërtuar programe të veçanta, të cilat të synojnë të
përmirësojnë aftësitë e tyre në të lexuar dhe në të shkruar,
- tekste të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë,
- tekste për mësuesin për mësimin e gjuhës shqipe,
- duke e nxitur atë të shprehë dëshirat, ndjenjat, mendimet, ëndrrat
dhe frikën,
116
- duke e nxitur që të vizatojë lirisht me ngjyra dhe duke kërkuar që
të shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë,
- duke e nxitur të mësojë përmendsh këngë, vjersha dhe gjëza,
- duke i lexuar përralla dhe histori të gjata,
- duke biseduar me të si të ishte i rritur,
- duke e dëgjuar me vëmendje kur flet,
- duke e lejuar të krijojë dhe të tregojë “përralla”,
- duke ia shprehur vazhdimisht kënaqësinë për përparimet e tij,
- duke mos kërkuar nga ai përsosmëri në shqiptimin e fjalëve,
- duke qenë i vetëdijshëm se në çdo rast fëmija kupton shumë më
tepër se sa është i aftë të shprehet.
117
III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË
MËSUESVE
118
119
Anila Kila (mësuese dhe kryetare e Këshillit
të Mësuesve Shqiptarë në Greqi)
ROLI I PRINDËRVE NË MËSIMIN E
GJUHËS AMTARE NË EMIGRACION
Duke qenë vetë emigrante, prind, mësuese
dhe bilinguale, e kam më të lehtë për ta kuptuar dhe
analizuar rëndësinë e gjuhës amtare, se çfarë është
dhe si funksionon bilingualizmi dhe se sa i lidhur ngushtë është ai me
emigracionin .
Emigrimi, apo zhvendosja e individëve, apo të grupeve të individëve
nga vendi i origjinës në vende të tjera, do të thotë edhe ndryshimi i kushteve
sociale ku ata ftohen të bashkëveprojnë në vazhdim, domethënë i fushës së
kontaktit (domains, sipas Fishman, 1971), siç janë: familja, tregu i punës,
organizimi, feja etj. Ato tani paraqesin një karakter të ri në lidhje me ato të
përpara emigrimit. Gjithashtu komunikimi është një funksion i
vazhdueshmërisë kulturore dhe gjuhësore të vendit të origjinës dhe
përshtatjes me kulturën dhe gjuhën e vendit pritës.
Gjuha e vendit pritës është edhe problemi i parë që duhet zgjidhur,
pasi shërben për t’u
përshtatur dhe mbijetuar
në kushtet e reja. Kjo
sjell si pasojë familje
dygjuhëshe dhe bashkë
me to edhe problemin e
ruajtjes, apo të humbjes
së gjuhës amtare në
brezin e dytë.
Rolin kryesor
këtu e ka vendi pritës,
mënyra dhe rëndësia që i jep ai bilingualizmit (dygjuhësisë). Shteti pritës
kujdeset për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve në sistemin arsimor të
tyre, por ai rrallëherë kujdeset edhe për mësimin e gjuhës amtare. Shumë
marrëdhënie të emigrantit me vendin pritës nuk janë shtet-qytetar, por janë i
huaj-shtet, siç ndodh në Greqi. Gjithashtu edhe nga një studim i bërë për
120
emigrantët e Gjermanisë (Gogovos, 1997) rezultoi se këta emigrantë, edhe
pse kanë 40 vjet atje, jozyrtarisht ata quhen "puntorët e huaj "(Gastarbeiter)
dhe në gjuhën zyrtare "të huaj" (Auslander).
Një rol tjetër në humbjen, apo ruajtjen e gjuhës amtare ka vendi i
origjinës. Në qoftë se dikush vjen nga një vend i një niveli të lartë
ndërkombëtar, gjuha amtare përdoret nga të gjithë zotëruesit, pa hasur asnjë
pengesë apo rrezik, ndërsa, në të kundërtën, kur vendi i origjinës është në
një nivel më të ulët ndërkombëtar nga vendi pritës, gjuha e origjinës përbën
një problem dhe rreziku i humbjes së saj në brezin e dytë është fakt.
Dhe një rol të tretë, po aq të rëndësishëm, e luan familja dhe
prindërit.
Prindërit shpesh nuk e kuptojnë rolin që kanë në ruajtjen e gjuhës.
Ata i japin shumë rëndësi arsimimit të fëmijëve në gjuhën e vendit pritës dhe
përpiqen të integrohen sa më shpejt. Ndonjëherë ata e quajnë mbingarkesë
ndjekjen nga fëmijët e tyre të një kursi në gjuhën amtare. Por ekzistojnë edhe
ato raste ku prindërit e kuptojnë shumë mirë këtë rol dhe ata janë nxitës dhe
protagonistë. Po marr tre shembuj të ndryshëm:
Rasti i parë, një familje emigrante hebreje.
Duke kërkuar materiale të ndryshme rreth bilingualizmit
(dygjuhësisë) dhe duke studiuar Joshua Fishmanin, këtë sociolinguist të
madh, më bëri përshtypje një fragment i jetës së tij si fëmijë: Babai i tij ishte
kujdesur që fëmijët të mësonin paralelisht me gjuhën angleze edhe gjuhën
amtare, jidishten (një dialekt i hebrenjve të Gjermanisë).
Çdo ditë kur ai ndodhej me fëmijët e tij rreth tryezës, i pyeste ata: "What did
you do for yiddish today?". Dhe Fishmani duke qenë vetë një bilingual dhe
duke e njohur mirë gjuhën amtare, arriti të na japë një vepër shumë të
rëndësishme në lidhje me bilingualizmin dhe diglosinë dhe gjithashtu
studime të shumta për gjuhën e vet.
Rasti i dytë është ai i emigrantëve të Greqisë.
Në 20 vitet e fundit me shtimin e numrit të emigrantëve nga shumë
vende të botës dhe kryesisht nga shqiptarët, të cilët zënë edhe vendin e parë
në numër, në Greqi është krijuar një shoqëri multikulturore. Kjo shoqëri
karakterizohet nga individë dhe komunitete, që, përveç gjuhës greke,
përdorin edhe gjuhën amtare, por vetëm ndërmjet tyre dhe jo zyrtarisht. Kjo
sjell si pasojë krijimin e individëve bilingualë, por jo një shoqëri
121
dygjuhëshe, të cilën Fishman e ka cilësuar: "bilingualism without diglosia"
(Fishman, 1975). Kur një shoqëri është dygjuhëshe, si p.sh., Kanadaja,
problemi është i zgjidhur nga vetë shteti, kurse kur kemi vetëm individë
bilingualë, atëherë problemi është nën dëshirën e mirë të shtetit pritës dhe
roli kryesor iu bie prindërve dhe komunitetit që e flet këtë gjuhë.
Siç u përmend edhe më lart, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh
të emigrantëve në Greqi, por me një numër shumë të vogël fëmijësh që
ndjekin kurset e gjuhës amtare të hapura nga përpjekjet e mësuesve shqiptarë
dhe të komuniteti shqiptar ( këtu mungon plotësisht ndihma e shtetit pritës,
por edhe ajo e vendit të origjinës).
Për të gjetur arsyen e kësaj duhet një studim i thellë i të gjithë
faktorëve që ndikojnë në të, por këtu po marrim vetëm rolin e prindërve,
duke studiuar një rast specifik, të qytetit të Artemisës, në lindje të kryeqytetit
grek.
E mora për ta studiuar dhe analizuar, pasi duke jetuar prej 17 vitesh
këtu, kam vënë re një fenomen: Megjithëse këtu nuk ka pasur kurrë një kurs
të gjuhës shqipe dhe një pjesë e madhe e fëmijëve kanë lindur në Greqi,
gjuha amtare, jo vetëm që nuk po humbet, por është e gjallë dhe flitet në të
gjitha mjediset sociale të qyteti, si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit.
Ky është një qytet relativisht i vogël, me një numër të madh familjesh
shqiptare (pothuajse 150 familje ). Struktura e familjes është e tillë: nëna,
122
babai (në më të shumtën e rasteve që të dy me kombësi shqiptare), fëmijët
dhe, ndonjëherë, edhe gjyshërit. Familjet shpesh janë të lidhura me njëra-
tjetrën me lidhje gjaku ose farefisnore. Familjet jetojnë shumë afër me njëra-
tjetrën dhe në kohën e lirë ata mblidhen në grupe duke biseduar ose duke
luajtur lojëra të ndryshme. Punët që ata bëjnë janë kryesisht ndërtimi (për
burrat) dhe kujdesi për të moshuarit, pastruese ose në tavernat e këtij qyteti
(për gratë).
Në bazë të këtyre të dhënave paraprake përgatita një pyetësor me 17
pyetje për prindërit e këtij qyteti, me qëllim që të kuptoja më mirë rolin e
tyre në ruajtjen e gjuhës amtare. Arrita të anketoj vetëm 40 prindër, pasi
koha që kisha në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme për të anketuar një
numër më të madh, gjithashtu edhe për të përpiluar një pyetësor më të pasur.
Pasi u plotësua nga prindërit, unë përpunova të dhënat e pyetësorit
dhe po jua paraqes si më poshtë:
Pyetësor
Emri, mbiemri:
Mosha: nga 20-50
Vendlindja: Nga krahina të ndryshme të Shqipërisë
Vendbanimi: Artemis
Çfarë arsimimi keni?
Α) tetëvjeçar 14
Β) të mesëm 25
C) të lartë 1
Sa vjet keni që jetoni në Greqi? 3-24 vjet
_______________
Ku kanë lindur fëmijët tuaj?
A) në Shqipëri 14
B) në Greqi 26
Cila është gjuha që flisni në shtëpi?
A) shqip 20
B) greqisht 1
C) që te dyja 19
123
Cila është gjuha që flasin fëmijët tuaj me shokët e tyre shqiptarë?
A) shqip 3
B) greqisht 10
C) të dyja 27
Flisni shqip me fëmijët tuaj në mjedise sociale të qytetit tuaj?
A) po 38
B) jo 2
Flisni ju vetë shqip kur ndodheni në Athinë, apo në një mjedis tjetër ku
nuk ka shumë shqiptarë?
A) po 39
B) jo 1
Në qoftë se do t'ju jepej mundësia që fëmijët tuaj të ndiqnin falas një
gjuhë të huaj dhe gjuhën shqipe, cilën gjuhë do të zgjidhnit ju për ta?
Α) gjuhën e huaj 1
Β) gjuhën shqipe 39
Do të donit që të kishte një shkolle shqipe në qytetin tuaj?
Α) po 40
Β) jo
A i ruani ju traditat krahinore dhe festat kombëtare?
Α) po 38
Β) jo 2
Gjyshi e gjyshja e fëmijëve tuaj, jetojnë me ju në shtëpi?
Α) po 8
Β) jo 32
Sipas mendimit tuaj, fëmijët tuaj e njohin gjuhën shqipe:
Α) keq 4
Β) mirë 34
C) shumë mirë 2
124
Dinë ta shkruajnë gjuhën shqipe fëmijët tuaj?
A) po 21
B) jo 19
Si e kanë mësuar shqipen fëmijët tuaj?
A) kanë ndjekur mësime në një shkollë shqipe 3
B) duke folur shqip në shtëpi 10
C) duke vizituar shpesh Shqipërinë 27
E vizitoni shpesh Shqipërinë?
A) po 35
B) jo 5
Sipas jush, a është e nevojshme gjuha shqipe?
A) po 40
B) jo
Do të donit të ktheheshit në Shqipëri përgjithmonë?
A) po 24
B) jo 16
Në qoftë se fëmijët tuaj kanë dy emra, si prezantohen ata?
Kur prezantohen në Greqi përdorin emrin e pagëzimit, apo emrin e
pasaportës shqiptare?
A) të pagëzimit 5
B) të pasaportës 23
Kur prezantohen në Shqipëri përdorin emrin e pagëzimit, apo atë të
pasaportës shqiptare?
A) të pagëzimit 2
B) të pasaportës 32
A ndjeheni ju krenar për origjinën shqiptare?
A) po 40
B) jo
125
A ndjehen krenarë fëmijët tuaj për origjinën shqiptare?
A) po 40
B) jo
Faktorët
Në bazë të këtyre rezultateve arrijmë të kuptojmë qartë faktorët që
ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës në këtë qytet. Të tillë janë:
- numër i madh folësish që jetojnë pranë njëri-tjetrit,
- lidhja e ngushtë me familjen,
- niveli i ulët i arsimimit,
- kontakti i përditshëm me gjuhën,
- dëshira e tyre për t’u kthyer në atdhe,
- krenaria kombëtare,
- vizita të shpeshta në atdhe
Konkluzione
Ata nuk kanë qëllim në vetvete t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën
amtare, pasi pyetjes "Si e kanë mësuar fëmijët tuaj gjuhën
shqipe?" ata i janë përgjigjur se si asnjëri prej tyre nuk ka ndjekur
një kurs, apo shkollë për ta mësuar atë. Mësimi i gjuhës amtare ka
ardhur në mënyrë spontane, si rezultat i faktorëve të mësipërm.
Mungesë e dëshirës për integrim në shoqërinë greke.
Zotërim i keq i gjuhës greke nga prindërit dhe mungesë e
përpjekjeve për ta përmirësuar atë.
Në një bisedë të lirë që pata me ta kuptova se edhe teknologjia,
sidomos përdorimi i Facebook dhe i Skype, kanë ndihmuar, duke
i mbajtur fëmijët e tyre në kontakt me gjuhën e folur dhe atë të
shkruar.
Muzika shqiptare dhe ndjekja e emisioneve televizive shqiptare,
gjithashtu, ka rol të veçantë.
Vizitat e shpeshta në Shqipëri si dhe vizitat e të afërmve në Greqi
i mbajnë në kontakt me gjuhën.
Megjithëse shumica me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm (vetëm dy
me shkollë të lartë) dhe megjithëse nuk ndjekin një taktikë për të
mësuar gjuhën amtare, ata e kuptojnë rëndësinë e saj. Pyetjes: "A
126
është e nevojshme gjuha shqipe" ata i janë përgjigjur 100% "Po".
Gjithashtu edhe fakti që ata dëshirojnë të kthehen përgjithmonë në
Shqipëri i mban të lidhur ngushtë me gjuhën.
Ndjenja kombëtare është shumë e theksuar. 100% e të anketuarve
janë krenarë për origjinën e tyre.
Prindërit flasin shqip me fëmijët e tyre në mjediset sociale.
Një pjesë e madhe e tyre (%) flasin vetëm shqip në shtëpi.
Të gjithë do të dëshironin të kishte një shkollë shqipe në qytetin e
tyre.
Vetëm një nga të anketuarit u përgjigj se flasin vetëm greqisht në
shtëpi. Ai tha se bashkëshortja e tij është me origjinë greke. Vetëm
një prej të anketuarve nuk fliste shqip me fëmijët e tij në mjediset
sociale, por njëkohësisht ai ishte i vetmi me arsim të lartë dhe nga të
paktët, fëmija e të cilit e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe. Ky rast
është një sfidë për mua. Do të doja që në një anketim të dytë të kem
rastin të kem më shumë prindër me arsim të lartë.
Mbyllje
Rasti i tretë dhe i fundit është ai i rolit të prindërve grekë në ruajtjen e
gjuhës amtare në Turqi.
Në Turqi ndodhet një ishull i vogël i quajtur Imvro. Në vitin 1964
aty kishte rreth 6000 banorë me kombësi greke dhe gjithashtu një shkollë
greke. Ky vit ishte edhe viti i fundit ku në bankat e kësaj shkolle do të
uleshin nxënës grekë. Nxënësit ishin të detyruar të ndiqnin mësimet
vetëm në gjuhën turke. E vetmja mënyrë për të mësuar dikush greqisht,
ishte të ndiqte mësimet në shkollën greke të Stambollit.
Po për një fëmijë gjashtëvjeçar ishte shumë e vështirë të shkëputej nga
gjiri i familjes dhe të studionte larg.
Ana Kuçomali kujton me dhimbje momentin kur babai i lëshoi dorën
dhe e la atë në oborrin e shkollës greke në Stamboll. Ajo ishte vetëm gjashtë
vjeçe. "Por kështu vendosi babai ", thotë ajo. Dhe pas 50 vjetësh nga mbyllja
e shkollës, Ana është ajo që bëri të mundur që në fshatin Agji Theodhori të
këtij ishulli (sot vetëm me 300 banorë me origjinë greke) të dëgjohet përsëri
gjuha amtare.
Duke parë këto tri raste kam dalë në konkluzionin se roli i prindërve në
127
mësimin e gjuhës është shumë i rëndësishëm dhe do të thosha është një nga
rolet kryesore. Sa më të vetëdijshëm të jenë prindërit për rolin e tyre, aq më
të mira do të jenë rezultatet dhe do të kemi bilingë të vërtetë, që do të jenë
përfaqësues të denjë të komunitetit të tyre.
‘Çfarë bëtë ju sot për shqipen?’ Kjo është pyetja që duhet të ketë
dendurinë më të lartë në përdorim çdo ditë në familjet shqiptare të
emigracionit, sepse brezi i dytë nuk duhet ta harrojë gjuhën. Kjo është
pyetja që duhet t’i bëjnë prindërit, sidomos vetes.
128
Miradije Berishaj dhe Osman
Ademi (mësues/e në Austri)
LOJA NË FUNKSION TË
NXITJES PËR MËSIM ME
GRUPMOSHA HETEROGJENE
Hyrje
Punimi paraqet një lojë të cilën ne e quajmë „Loja me numra“. Këtë
lojë e praktikojmë me një grup heterogjen prej pesëmbëdhjetë deri njëzet
nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme. Loja zhvillohet në formë të
hapur dhe i inkurajon nxënësit të kenë besim më të plotë në aftësitë e tyre,
Ajo ua zgjon kureshtjen dhe i bënë të gjithë aktiv.
1. Prezantimi i grupit
Në mësimin plotësues (MP) të gjuhës shqipe punohet me grupmosha
të ndryshme. Grupi përbëhet nga klasa e 1-rë deri në të 4-tën. Numri më i
madh i orëve të mësimit janë me nxënës/se të klasave të grupmoshave të
ndryshme, nga mosha 6 vjeçare (parashkollore) deri në moshën 15 vjeçare
(klasa e 9-të). Vetëpërbërja e klasës së mësimit plotësues nuk lë hapësirë për
një mësim unik dhe të përafërt për të gjithë nxënësit. Prandaj aspak nuk është
e lehtë të koordinohet koha e orës mësimore nga mësimdhënësi. Metodat e
mësimit të gjuhës mund të ndryshojnë sipas grupmoshës. Për këtë formë të
mësimdhënies, mësimdhënësi duhet të jetë shumë fleksibël, të jetë i
“armatosur“ me materiale të shumta etj. Përveç librave bazë (fletoret
tematike) duhet të përgatitë edhe fletë pune në përshtatshmëri të
grupmoshave, duke i kombinuar ato. Me gjithë këto përgatitje, ndodhë që
nxënësit prapë të jenë të shpërqendruar, pasi që në të njëjtën kohë janë
shumë faktorë prezent, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt. Pse nxënësit nuk janë
aq të koncentruar në mësim? Dhe për t’i “kthyer” përsëri në klasë,
mësimdhënësi duhet të gjejë ndonjë metodë të përshtatshme, e cila do të
zgjonte kureshtje te nxënësit. Ky është mësimi në formë të lojës duke i
129
angazhuar të gjithë nxënësit në lëvizje dhe në të menduar për aq sa dinë dhe
munden. E rëndësishme në këtë rast është se të gjithë angazhohen dhe kanë
kureshtjen e duhur.
Loja me numra është një lojë e tillë, të cilën e kam realizuar në
procesin mësimor në VS Hafnerplatz 1, në komunën e Krems-it. Në këtë
grup janë 19-të nxënës të klasave të ndryshme, po ashtu edhe nga shkolla të
ndryshme si: VS18
, NMS19
, SHS20
, BRG21
, HAS22
, HAK23
. Në orët
mësimore (dhe them orët) për arsye se për lojën e zhvilluar janë përdorur dy
orë mësimore.
2. Fletëzat me numra-rrethi
Nevojitet të bëhet motivimi, krijimi i disponimit emocional i
nxënësve për organizimin, fillimin, zhvillimin dhe përfundimin me sukses të
lojës metodike. Nxënësit janë të ulur në formë rrethi. Rrethi është një metodë
18
VS-Volksschule- 19
NMS-Neue Mittelschule 20
SHS-Sporthauptschule 21
BRG-Bundes Realgymnasium 22
HAS-Handelsakademieschule 23
HAK-Handelsakademie
130
që i krijon mundësi pjesëmarrësve të shprehin lirshëm idetë, mendimet dhe
ndjenjat e tyre. Ulja e nxënësve në formën e një rrethi u lejon atyre të jenë të
barabartë përballë njëri-tjetrit (fig. 1).
Fig. 1: Grupi nxënësve
Nxënësve më parë ju shpjegohet puna që ata duhet të bëjnë gjatë
lojës. Janë përgatitur 100 fletëza në të cilat janë shkruar numrat nga 1 deri në
100. Tematika e lojës është e njëjtë për të gjitha moshat, rrëfim i lirë sipas
kujtesës, vrojtim dhe përshkrim, zhvillim i botës së brendshme dhe të
imagjinatës. Në mes kanë fletëzat e kthyera në anën e kundërt të shkrimit.
Nxënësit duhet të marrin nga një fletëz dhe shikojnë se cilin numër e kanë
tërhequr. Atëherë atyre ju tregohet se çfarë kuptimi ka numri në fletëzën që
kanë në dorë. Numrat në fletëza përcaktojnë moshë. Nëse nxënësi ka fletëzën
me numrin më të vogël se sa mosha e tij, atëherë ka për detyrë të formojë një
fjali apo tekst të shkurtër dhe ta shprehë së pari me gojë e pastaj, atë që ka
thënë, ta shkruajë në fletore të gjuhës shqipe. Duhet të shkruajë nëse i
kujtohet diçka nga ajo moshë (nëse nuk i kujtohet asgjë, apo ka qenë moshë
shumë e vogël e realisht një moshë e re 1,2,3 vjeç, atëherë nxënësi së pari
flet e pastaj shkruan për atë se si do të dëshironte të ishte në atë moshë.
3. Ushtrime në të shprehurit me gojë – metoda e tregimit (narrative)
Metoda e tregimit bëhet duke treguar detaje të një ngjarjeje, një
prezantim emocional, personazhet e një ngjarje, metoda e përshkrimit, po
ashtu përshkrimi i objekteve te ndryshme etj. Nga dëgjimi i tregimeve të
shkurtra, themi se, duke u nisur nga ajo që nxënësit tanë vijnë nga vende
(shtete) të ndryshme ku flitet shqipja, atëherë kemi të bëjmë me të folmet në
dialekte (variantet fonetike), kryesisht të folmet e vendit se nga vijnë
prindërit e nxënësve (Gjinari, J. dhe Shkurtaj, Gj.). Ne kemi për detyrë në
mësimin plotësues të gjuhës shqipe ta flasim dhe ta ushtrojmë gjuhën letrare
shqipe. Ky ushtrim apo trajnim i gjuhës bëhet duke bërë krahasime të fjalëve
të shprehura në dialekt në atë të gjuhës standarde, për çfarë edhe nuk është e
lehtë për nxënësit. Nganjëherë hasim në probleme dhe fjalën e thënë duhet ta
përkthejmë në gjuhën gjermane që të kuptohet nga të gjithë nxënësit. Në
ushtrimet e të shprehurit me gojë një vend të rëndësishëm zë edhe të
dëgjuarit. Nxënësit mësohen të bëhen më të durueshëm dhe të dëgjojnë
131
mendimet dhe idetë e të tjerëve. Ata duhet të flasin me radhë dhe të mos e
ndërpresin njëri-tjetrin. Mësimdhënësi duhet të thotë gjëra pozitive pas
përgjigjes së nxënësit. Këtë e bën për t'i motivuar ata, të ndihen se janë të
dëgjuar nga të tjerët. Përmes të dëgjuarit ata dëgjojnë teori, fjalë të
shqiptuara drejt, mendime të ndryshme ku sigurojnë një të kuptuar me të
gjerë.
4. Ushtrime në të shprehurit me shkrim
Kjo tematikë mbështetet në nxitjen e zhvillimit dhe të përshkrimit të
botës së mbrendshme dhe të imagjinatës, ndihmon në zgjerimin e ideve dhe
interpretimin e tyre, zhvillimin intensiv psiko-intelektual (gramatikën, e cila
u ndihmon të njohin ligjësitë e normës letrare dhe drejtshkrimore). Nxënësit
Fig. 2: Nxënësit gjatë punës individuale
shkruajnë në fletore atë që treguan me gojë (fig. 2). Pasi ata të lexojnë
punimin e tyre se çfarë kanë shkruar, atëherë marrim nga tregimet e
nxënësve dy-tri fjali që janë më domethënëse në tregim. Këto fjali i
shkruajnë nxënësit në tabelë.
132
Objektivat: përvetësimi i lexim-shkrimit, njohja e normës letrare dhe
drejtshkrimore, njohja e leksikut dhe semantikës se fjalëve, njohja e
sintaksës, ortografisë, veçoritë stilistike etj.
5. Shkrimi i fjalive në tabelë
Shembulli 1:
Kur i kum pas katër vjet e kom qu toqakun.
Kur i kum pas katër vjet kum vuzit biziklën.
Kur i kam pas katër vjet i kam gra bicikllës.
Kur isha katër vjeç kam ngarë biçikletën.
Për mënjanimin e gabimeve të rënda në të shprehurit me shkrim të
nxënësve kërkohet ndërhyrje didaktike – metodike nga mësimdhënësi.
Korrigjimi i fjalëve bëhet nga ana e nxënësve së bashku me mësimdhënësin
(fig. 3). Nga shkrimi i fjalive në tabelë24
shohim se nxënësit kanë përdorur
lirinë e shprehjes dialektore, gjuhën që komunikojnë në familje, ku fjalia
është e shkruar në dialekt dhe e tëra duhet që të zëvendësohet me fjalët e
gjuhës letrare (Shkurtaj, Gj.). Fillojmë nga fjala biçikletë (meqenëse është
mësimi në formë loje, atëherë e fillojmë nga biçikleta), që është një mjet
ngasjeje të cilën nxënësit e duan. Pra, flasim për emërtimet e ndryshme,
variantet fonetike, fjalët e huaja po për të njëjtin objekt, ku këtu preken
sinonimet. Pastaj folja ngas, e cila për nxënësit është tërësisht e panjohur.
Duke përdorur fjalën “vozit” edhe këtu përmendim sinonimet dhe fjalët e
huaja që në gjuhën tonë fatkeqësisht i kemi të shumta. Ndërsa në shembullin
2 dhe 3 shohim fjalët të cilat jo vetëm që janë shkruar fjalët në dialekt, por
kanë futur edhe fjalë të gjuhës së vendit në formimin e fjalisë (Schader, B.).
24
Kur nxënësi shkruan në tabalë e ndien vetën para një përgjegjësie më të madhe, sesa kur
shkruan në fletore.
133
Fig. 3: Të shkruarit e fjalive në tabelë
Shembulli 2 dhe 3
Zdu m´u dok si 50 vjet, du me kanë shumë reich, dhe ta kam ni familje të
madhe.
S´dua të dukem si pesëdhjetë vjeçare, dua të jem shumë e pasur dhe t´a kem
një familje të madhe.
Unë kam me kanë një Schriftstellerin dhe arkitekte në pension.
Unë do të jem një shkrimtare dhe arkitekte në pension.
Pse?
Në përgjigjet e marra nga nxënësit janë dy variante:
varianti i parë, ku ata nuk e njohin këtë fjalë në gjuhën shqipe dhe
që ta formojnë fjalinë përdorin fjalën gjermane, dhe
varianti i dytë, ku e njohin fjalën e përdorur në gjermanisht, por
ka ardhur më shpejtë në “mendjen e tyre” dhe ashtu e kanë
134
shkruar (ky fenomen është i njohur si Kod-switsching, kod-
mixing-shih studimet e Schader,B).
6. Sinonime dhe fjalët e huaja
Fjalët e shkruara në fjali nga të folmet e vendit i nxjerrim dhe i
shkruajmë në pjesën tjetër të tabelës, p.sh. toqak, bizikletë, bicikëll, biçikletë,
si dhe vuzit, gra, qu, ngare etj. (fig.4.). Nga këta shembuj jo vetëm që
mësojmë sa më shumë fjalë të gjuhës shqipe nga të folmet e vendeve
shqiptare, pasurojmë fjalorin me sinonime, por edhe i largojmë fjalët e huaja
nga përdorimi i tyre. Qëllimi ynë është të përdorurit e fjalëve drejt në gjuhën
letrare/standarde.
Fig. 4: Fjalë sinonime (shqip dhe të huaja) të shkruara në tabelë nga vetë nxënësit
7. Faktorët që ndikojnë në suksesin e mbajtjës së një ore me grupmosha
heterogjene
Faktorët që ndikojnë në suksesin e mbajtjes së një ore mësimore me nxënës
të grupmoshave të ndryshme janë (Brada, R.):
faktori pedagogjik ,
faktori intelektual,
faktori didaktik,
faktori social-psikologjik.
135
Faktori pedagogjik: Këtu kemi faktorët primarë, ata që quhen edukativë, të
cilët ndikojnë fuqimisht në aftësimin e nxënësve për mësimnxënie
(mësimdhënësi, prindërit, teknologjia mësimore edukative, institucionet,
masmediat etj).
Faktori intelektual: Ata (nxënësit) mësojnë të shkruajnë drejt, të lexojnë
rrjedhshëm, të jenë në gjendje të tregojnë, ritregojnë tregime.
Faktori didaktik: Nxënësit përdorin jo vetëm mjetet e domosdoshme të punës,
por edhe mjete inkurajuese, p.sh. fletëzat në lojën e folur.
Faktori social-psikologjik: Ka të bëjë me klimën e përshtatshme në klasë duke
pasur parasysh grupmoshat e nxënësve, ndjenjën e përvetësimit,
bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit. Këto sjellje të manifestuara te
nxënësit krijojnë kënaqësi dhe forcojnë afrimin mes tyre, zhvillojnë
kompentencat sociale të tyre që gjatë punës të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Përfundim:
Me ketë lloj loje, ose të ngjashme si kjo, vërehet aktivizimi dhe
koncentrimi maksimal i nxënësve. Loja duhet të përshtatet ashtu që çdo
nxënës të arriturat në mësim vazhdimisht të mund t`i përjetojë dhe t`i zbatojë
në jetën e përditshme (Scholz, I).
Nga loja dhe analiza e lojës së bërë mund të themi se:
aftësitë gjuhësore ngrihen,
nxënësit njëkohësisht ushtrojnë aktivitetin psikomotorik,
nxënësit fitojnë lirinë e komunikimit në gjuhën e familjes,
përvetësojnë kalimin ose përdorimin e fjalëve në gjuhën letrare,
ngrihet niveli individual i të mësuarit,
ngrihet stili individual i të mësuarit
shfaqen interesat personale,
po ashtu shtohet intensifikimi (fuqizimi) i kontakteve sociale në
ambientet e përditshmërisë,
etj.
136
Literatura:
1. Gjinari J., Shkurtaj Gj.: Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009
2. Shkurtaj Gj.: Si të shkruajmë shqip. Botimet TOENA, Tiranë, 2008
3. Schader B.: Sqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe
gjermanishtes në Zvicër. Shtëpia botuese “Kristalina-KH”, Tiranë,
2005
4. Brada, R.: Metodika e gjuhës shqipe. Biblioteka pedagogjike, Pejë,
2000
5. Scholz I.: Das heterogene Klassenzimmer. Vandenhoeck&Ruprecht
GmbH Co. KG Göttingen, 2012
137
Rizah Sheqiri (mësues në Suedi)
NGRITJA E KOMPETENCAVE TË
MËSIMDHËNSIT NË DIASPORË
(Reflektime personale me synimin e vetëm që të
shërbejnë si nxitje dhe frymëzim për tejkalimin e
sfidave dhe vështirësive si dhe për shfrytëzimin e
mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e
vazhdueshëm të kompetencave profesionale të
mësuesit në diasporë)
Pjesa e parë
Profesioni i mësuesit është një profesion që vazhdimisht është në
zhvillim. Gjithçka fillon me dhe nga një mësues i mirë. Dhe të gjithë
nxënësve, në çdo shoqëri, në çdo shkollë, u duhen mësues të aftë e
profesionistë të cilët e zotërojnë misterin e të mësuarit. Ço shoqëri ka shumë
nevojë për mësues të mirë të cilët i zhvillojnë metodat e mësimdhënies dhe të
cilët e përshtatin vazhdimisht mësimdhënien e tyre për të përmbushur sa më
mirë nevojat e secilit nxënës.
Mësues të kualifikuar janë ata që kanë aftësi të mësimdhënies dhe
njohuri të mira rreth asaj se si duhet praktikuar të mësuarit në të vërtetë. Për
të identifikuar se çfarë e karakterizon mësuesin e aftë është mjaft e vështirë
për shkak se shprehja shumë " i aftë " ka një domethënie të gjerë. Mësuesi i
aftë, përveç zotërimit të përdorimit të veglave didaktike, ka njohuri të mira
në lëndën mësimore që e ligjëron dhe, po ashtu, një fleksibilitet të gjerë që
përputhet me nevojat e nxënësve gjatë procesit mësimor dhe gjithmonë në
përputhje me aftësinë e secilit nxënës për të nxënë. Mësuesi i tillë
dokumenton suksesin e nxënësve në mësim dhe në mënyrë kritike shqyrton
me kolegët metodat e tij të mësimdhënies qofshin të suksesshme e efektive
qofshin ato më pak të suksesshme e efektive. E gjithë kjo ndikon në
zhvillimin e profesionit të mësuesit për një mësimdhënie sa më të mirë .
Një mësues profesionist është ai mësues që e di mirë punën e tij, që e
zotëron dhe e praktikon mirë profesionin e tij. Mësuesi i tillë sistematikisht
138
reflekton e pasqyron në baza shkencore praktikat dhe mënyrat e
mësimdhënies së tij. Pra, ky proces i vazhdueshëm dhe veçoritë e tij për
mbikëqyrjen, vlerësimin, përmirësimin e adaptimin e njohurive didaktike
janë shenjat kryesore dalluese të profesionit të mësuesit nga profesionet e
tjera.
Një mësues i mirë është ai që i mëson dhe i ndihmon nxënësit e tij
dhe ua hap rrugët që çojnë drejt të mësuarit më efikas e më të shpejtë. Një
mësues i këtillë gjithmonë përpiqet që nxënësit e tij t'i arrijnë qëllimet e tyre
në procesin e të mësuarit dhe të arrijnë rezultate sa më të mira në nxënien e
diturisë.
"Mësuesit që ua japin nxënësve të tyre mundësinë për t'u bërë më të
mirë se vetë ata, janë mësuesit më të mirë , " – thotë kështu me plotë të
drejtë një nga mësuesit e mi, profesori Tomas Kroksmark.
Prandaj konsideroj që çdo shkollë duhet të ketë mësues të aftë e shumë
profesional, të cilët e zotërojnë mirë misterin e të mësuarit. Sepse misteri i të
mësuarit është ajo çka e dallon profesionin e mësuesit nga të gjitha
profesionet e tjera. D.m.th. kufiri që dallon profesionin e mësimdhënies është
aftësia për të mësuar dikë tjetër, për të mësuar në mënyrë që mësimi të
zhvillohet në dikë tjetër. Për fat të mirë, duket se shumë departamente të
arsimit nëpër shumë komuna si dhe shumë drejtori të shkollave e kanë
kuptuar mirë dhe me kohë këtë të vërtetë dhe ato në bashkëpunim me
universitete dhe shkollat e larta të mësuesisë janë përqendruar në ngritjen e
vazhdueshme profesionale të mësuesve.
Dhe, natyrisht, një mundësi të këtillë e kam shfrytëzuar edhe unë si
mësues i gjuhës amtare dhe bashkë me shumë mësues tjerë vendas kam
ndjekur shumë trajnime profesionale dhe po ashtu kam vijuar studimet
postdiplomike pedagogjike e didaktike të niveleve C dhe D. Edhe unë, sikur
mësuesit e tjerë që kanë ndjekur këto studime, jemi shumë të kënaqur me
rezultatet e punës sonë studimore. Dhe në bazë të kësaj pune shkencore
hulumtuese dhe në bazë të kësaj përvoje profesionale të ndërlidhur
drejtpërdrejt nga klasa konstatoj se vetëm mësuesit e aftë, mësuesit
profesionistë, mësuesit hulumtues shkencorë mund t'i përmbushin kërkesat
dhe nevojat e nxënësve për zhvillimin e aftësive të të nxënit dhe kështu
mund ta zhvillojnë shkollën në baza shkencore. Vetëm ata mund ta vënë
139
shkollën në binarët e vërtetë të zhvillimit. Pra, mësuesit e mirë, profesionistë
e hulumtues shkencor, si një lokomotivë e fuqishme mund ta tërheqin e ta
avancojnë mësim dhe zhvillimin e të mësuarit, gjë e cila në thelb është
qëllimi i përbashkët i të gjithëve; i shkollës, i mësuesve, i nxënësve, i
prindërve dhe i shoqërisë përgjithësi.
Edhe diçka: Në procesin e zhvillimit profesional të mësimdhënies, ne
mësimdhënësit mund të japim dhe të marrim e të përvetësojmë shumë
ndihmë e mësime me vlerë nga njëri-tjetri. Ne mund të jemi edhe faktorë
frymëzimi e inspirimi për njëri-tjetrin, pikërisht duke shqyrtuar e duke
mbikëqyrur me syrin kritik prej hulumtuesit shkencor punën e njëri-tjetrit.
Është shumë e rëndësishme që ne si mësues në këtë mënyrë mund të
ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u zhvilluar edhe më tutje në mënyrë
profesionale. Dhe këtë ne mund ta bëjmë me përkushtim dhe ndershmëri në
punën dhe në jetën tonë të përditshme. Unë mendoj se ne mund të arrijmë
këtë me një bashkëpunim të mirë profesional, kritik dhe të sinqertë ndaj
njëri-tjetrit. Për shembull, të mbështesim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në
zhvillimin tonë duke lavdëruar anët e mira, metodat e mënyrat e mira të
mësimdhënies së njëri-tjetrit. Gjithashtu, ne mund të ndihmojnë njëri-tjetrin
edhe duke kritikuar pa hezitim dështimet, gabimet ose mangësitë që kemi.
Duke zhvilluar vazhdimisht një debat të hapur e profesional rreth dhe në
lidhje me mënyrën tonë të mësimdhënies, me qëllim që ai debat i hapur të
çojë në zhvillimin tonë profesional, në zhvillimin dhe përsosjen e profesionit
tonë të përbashkët të mësuesit. Në qoftë se debati më pas do të bëhet i
argumentuar dhe i bazuar në zbulimet e fundit shkencore e kërkimore, ai do
të çojë patjetër drejt përmirësimit të profesionit të mësimdhënies dhe në këtë
mënyrë, padyshim, do të reflektojë rezultate të mira edhe në zhvillimin e
nxënësve dhe të shkollës në tërësi.
Për shembull, edhe një mësues i gjuhës amtare, kur ndihmon nxënësit
në klasën e rregullt, ku mësimi zhvillohet në gjuhën e vendit, mund të jetë
një vëzhgues i vërtetë, i mirë dhe shumë spontan i mësuesit të klasës së
rregullt. Unë vetë kam pasur shumë herë mundësinë për të qenë si ndihmës i
mësuesit në klasë dhe kështu unë jo vetëm që kam ndihmuar mësuesit e
klasës a të lëndës, por kam vëzhguar mësuesin e lëndës në klasën e rregullt,
pastaj shpesh kemi diskutuar edhe për mësimdhënien dhe për mënyrat e
punës. Gjithsesi kjo mënyrë e punës në klasë më ka ndihmuar shumë edhe në
140
ngritjen time profesionale. Unë përveç që kam mësuar metoda të reja të
mësimdhënies, kam fituar edhe sigurinë brenda meje për të zhvilluar më tej
ato, për t'ia përshtatur lëndës së gjuhës amtare dhe nxënësve të mi. Këto
mënyra dhe metoda të mësimdhënies i preferoj gjatë punën sime, por ua
rekomandoj me kënaqësi edhe kolegëve të mi.
Së fundi, unë mendoj se për ne si mësues, shkollimi, trajnimi dhe
aftësimi profesional duhet të jetë i përhershëm. Si të tillë profesioni ynë dhe
ne mësuesit si profesionist vazhdimisht kemi shumë për të dhënë dhe për të
marrë edhe nga kompetencat dhe nga përvojat profesionale të njëri-tjetrit.
Pjesa e dytë
Bashkëbisedim me mësueset e mësuesit e pranishëm në ligjeratën
time rreth vështirësive dhe mundësive të ngritjes dhe të zhvillimit të
kompetencave profesionale të mësimëdhënësve shqiptarë në diasporë.
Nisma, ide dhe reflektime personale me synimin e vetëm që të shërbejnë si
nxitje dhe frymëzim për tejkalimin e sfidave e vëshirësive dhe për
shfrytëzimin e mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të
kompetencave profesionale të mësimdhënjes për mësimdhënësit në diasporë.
Propozime, ide, mendime, debate e diskutime me shembuj konkret duke u
përqëndruar për t'iu përgjigjur tri pyetjeve vijuese:
- Cilat janë vështirësitë dhe mundësitë për ngritjen e kompetencave
profesionale në vendin e shtetin ku punoni?
- Sa janë shfrytëzuar ato nga ju personalish dhe nga kolegët tuaj nga i
njëjti shtet?
- Jepni ide, propozime a shembuj tjerë konkret si mund të kalohen
sfidat dhe si mund të shfrytëzohen edhe më mirë mundësitë për
ngritjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale në vendin dhe
në shtetin ku jetoni e punoni?
(Edhe qëllimi i këtij bashkëbisedimi është që propozimet, idet, diskutimet
dhe reflektimet nga pervojat e njërit-tjetërit të shërbejnë si nxitje dhe
frymëzim për tejkalimin e vëshirësive eventuale dhe për shfrytëzimin sa më
të mirë të mundësive për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të
kompetencave profesionale të mësimdhënies nga mësimdhënësit në
diasporë).
141
Hazir Mehmeti (mësues në Vjenë)
PËRVOJA TË PLANIFIKIMIT ME
TEKSTET E REJA
Hyrje
Pas miratimit të Kurrikulës së SHSHMP në
diasporë (dokument i MAShT e Kosovës, nëntor
2007) u hap rruga e hartimit të teksteteve dedikuar
mësimit shqip në disasporë.
Një projekt i ri i MAShT të Kosovës, i njohur tashmë si Tekste
mësimore për diasporën, dhe i mbështetur profesionalisht e materialisht nga
Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (Insituti IPE me bashkëkoordinatorin
prof.dr.dr. Basil Schader) solli në
dritë setin prej 19 librave/fletoreve
tematike për të tri ciklet e
organizimit të mësimit. Librat, veç
tjerash, janë hartuar në pëputhje me
standardet përkatëse të shteteve
përkatëse si dhe me dokumentin e
MAShT të Kosovës për standardet
e teksteve shkollore (dokument i
MAShT të Kosovës, 2010).
Tekstet, pas botimit të parë, iu
nënshtruan një prove konkrete në
praktikën mësimore dhe një
diskutimi në qarqet profesionale të
mësuesve përmes seminareve e
formave të tjera të komunikimit prej të cilave, me rastin e botimit të dytë,
pasuan edhe përmirësimet e duhura.
Planifikimi i punës
Plani i punës me tekstet e reja u
trajtua deri tani në tri seminare, ndër
142
të cilët edhe në seminarin e Vjenës në qershor 2012. Planifikimi i punës me
tekstet e reja është kusht me rëndësi për suksesin e mësimdhënies. Teksti, si i
tillë, ofron përmbajtje me standarde të niveleve përkatëse në të gjithë zërat
kryesorë, si: gjuhë, figura, ilustrime, ushtrime, aparaturë didaktike, pyetësorë
etj.
Gjatë planifikimit mësuesit/et duhet t’i marrin parasysh specifikat
kohore e hapësinore, të pajisjeve etj. të shkollës, vendit a shtetit ku zhvillohet
mësimi. Në përvojën e Austrisë plani mësimor /Lehrplan/ i nxjerr në të dy
gjuhët është obligues për secilin. Aty parashtrohen kërkesat dhe qëllimet e
mësimit të gjuhës amtare në përgjithësi, ku natyrshëm gjuha shqipe është
pjesë e tij. Edhe materialet e Ministrisë Federale të Arsimit dhe të Gruas janë
të botuara edhe në gjuhën shqipe në uebfaqen zyrtare
(https://www.bmb.gv.at/) të këtij institucioni, të cilat realisht do të duhej të
ishin të njohura për secili(e)n mësues/e shqiptar/e që punon me nxënësit
shqiptarë në Austri.
Në përvojën austriake, lidhur me planifikimin në këtë fushë, janë
identifikuar tri kërkesa themelore:
- Përforcimi i gjuhës amtare/gjuhës primare si bazë për formimin në
përgjithësi dhe zhvillimin e gjuhëve tjera në veçanti;
- Ndërmjetësimin e njohurive nga vendi i origjinës (kulturë, letërsi,
struktura sociale, ekonomike, politike etj);
143
- Ballafaqimi i suksesshëm me procesin dy-kulturor (kultura e
emigrantit, rrethanat sociale, psikologjike etj.).
Më poshtë po sjell përvojën time të planifikimit me tekstet e ciklit të
parë (klasat 1-3) të këtij seti, të zhvilluar me sukses në shkollat e Vjenës ku
unë punoj me nxënësit shqiptarë.
Klasa 1 Njësia mësimore Muaji java
T e
k s
t e
t
Kultura
shqiptare
Ju njoftoj me /f.6,7/
Biseda familjare /f.8,9/
Vizita në Prishtinë /f.12,13/
Këndojmë e vallëzojmë /f.30,31/
Piknik /f.36,37/
Kthimi në shtëpi /f.40,41/
9
9
11
12
3
5
2
2
1
1
2
2
Letërsi
shqipe
I dashur atdhe /f.5,6,/
Ujku dhe Luani 1
Kori gazmor 1
9
10
12
1
1
1
Libri i
gjuhës
Alfabeti i gjuhës shqipe /f. 5, 6/
Shkronja Ë ë 1
Shkronja r dhe rr 1
Fjala rrokja 1
Rina e Lira në treg 1
4
5
5
6
6
4
1
1
1
1
Puna dhe
koha e lirë 1
Në fermën e Gjergjit / f. 10,11/
3
3
Një botë për
të gjithë
Shtazë të egra dhe shtazë shtëpiake 1
Vëlla Alban (këngë )
3
12
4
2
Unë dhe të
tjerët
Ditëlindja 1 4 1
144
Klasa 2 Njësia mësimore Muaji java
T e
k s
t e
t
K
ult
ura
sh
qip
tare
Tregimi për pushimet në atdhe
Në Bregdet
Mikpritja Shqiptare
Ftesë nga daja Ukë
Komunikojmë
Festojmë së bashku
Kthimi në shtëpi
Letër nga Lisa e Timi
9
9
10
10
11
11
6
6
2
4
2
4
1
3
3
4
Let
ërsi
sh
qip
e
Plotësojmë vargjetStinët 1f.7,8,10
Mbollën të tjerët, hëngre ti...
Lepurushi (vjershë)
Viti i Ri (këngë)
Festa jote-festa ime
Mbreti dhe buburreci
Shkolla ime (vjershë)
Zogu cicëron ...
9
10
11
12
12
2
3
4
3
3
4
2
1
3
1
1
Lib
ri i
gju
hës
Alfabeti i gjuhës shqipe lf. 7, 81
Shkronjat ç, q lf. 9, 101
Shkronjat gj, xh dhe r, rr lf. ll, 121
Shkronjat l, II lf. 14, 15 1
Dyshkronjëshat 1 f. 16, 17)
Gjinia e emrit lf. 38, 391
Fjala- fjalia lf. 24, 251
9
10
10
11
12
l
1
4
3
4
1
1
2
3
P
un
a d
he
ko
ha
e l
irë
1
Profesionet lf. 4,51
Në qytet 1 f. 6, 71
Ne veshim e mbathim l. 8, 91
Në kohën e lirë lf. 14,151
Mësim i veçantë i Zanës lf. 16, 171
Ne luajmë me zar lf. 18, 191
Kësulëkuqja lf. 20, 211
Ne udhëtojmë në vend f.22,231
2
2
2
3
3
3
4
4
l
2
4
l
2
3
1
2
Një
bo
të p
ër t
ë
gji
thë
Klasa e jonë lf. 5, 61
Shoqëria e Albanit lf. 7, 1
Në klasë e shoqëri lf. 8,9, l 01
Ne vijmë nga shqiptare lf.12, 131
Njerëzit me ngjyrë natyrë f.15, 161
Ngjyrat flasin If.19,20,21 ,221
Bukuritë e vendlindjes lf. 24, 251
4
5
5
5
6
6
6
3
1
2
3
1
2
3
U
në
dh
e të
tjer
ët
Kush jam unë lf. 5,6,71
Dita e parë e shkollës If.8,91
Në pushimet verore lf. 1 O, 111
Një ditë në shtëpinë tonë If.20,211
Ditëlindja lf. 34, 351
Vajzat luajnë futboll 1f.38,391
Qetësi 1f.40,41/
Shoqja ime Stela If.42,431
1
9
9
10
11
11
12
12
4
1
2
1
2
3
1
2
145
Klasa 3 Njësia mësimore Muaji java
T e
k s
t e
t
K
ult
ura
shq
ipta
re
Vizita në Prishtinë /f.12,13/
Bukuritë e Kosovës /f.14,15/
Udhëtojmë /f.20,21/
Shëtitje nëpër Tiranë /f.24,25/
Kujtojmë historinë /f.26,27/
Në fshat /f.28,29/
Qyteti i bukur i Shkupit /f.32,33/
Për ditëlindjen e timit /f.34,35/
10
10
10
10
11
11
11
11
1
2
3
4
1
2
3
4
Let
ërsi
sh
qip
e
Shqiponja /f.12,13/
Aroma e detit /f.22,23/
Tre diejt e Dianës /f.24,25/
Çupa që derdhte trënd.. /f. 37,38/
Gomari dhe Ujku /f.40,41/
Guri i Skënderbeut /f.44,45/
Mungesa në mësim /f.48,49/
Dy dhitë /f.52,53/
Zemra e diellit /f.56,57/
9
9
9
9
9
11
11
12
12
1
2
3
4
4
2
3
1
1
Lib
ri i
gju
hës
Diftongjet /f.18,19/
Tingulli-fjala /f.20,21/
Fjalia-teksti /f.27,28/
Emri /f.28-31/
Njëjësi e shumësi /f.32,33/
Emrat e pëgj.dhe em e përv./f.41 - 43
Mbiemri /f.45 - 48/
Folja /f.49 – 52/
12
12
12
12
1
1
1
1
2
2
3
3
2
2
3
3
Pu
na d
he
koh
a e
lir
ë 1
Si e kalojnë kohën e lirë Z.e I. /f.24,25/
Në autobus /f.26,27)
Ëndrrat e fëmijëve /f.28,29,30/
Fatosi në spital /f.32,33/
Xhaxhi murator /f.34,35/
Ndihmojmë prindërit /f.36.37,38/
Në ekipin e futbollit /f.40,41/
Në bibliotekën e qytetit /f.42,43/
Para ekranit televiziv /f.46-49/
Vizitë në kopshtin zool. /f.50,51/
Vizitë te daja /f.52,53/
2
2
2
2
2
2
2
3
3
3
3
1
1
2
2
3
3
4
1
1
2
2
Një
bo
të p
ër t
ë
gji
thë
Ambienti rrethues /f.27,28/
Hapësira të rrethit tonë /f.29,30/
Natyra që na rrethon /f.31-34/
Unë jam pjesë e natyrës / f.35-38/
Si ta ruajmë ambientin /f.39-42/
Bimët kanë emra /f.43,44/
Shpezët dhe ushqimi... /f.45,46/
Perimet dhe pemët /f.47-50/
3
3
3
3
4
4
4
4
3
3
4
4
1
1
2
2
Un
ë d
he
të t
jerë
t
Atdheu im /f.12,13/
Unë dhe të tjerët /f.14,15/
Familja e Albanës /f.16,17/
Familja dhe farefisi /f.18,19/
Banesa e jonë /f.22,23/
Shkolla jonë /f.24,25/
Në klasën e shk.... /f.26,27/
Unë u ndihmoj prindërve /f.30,31/
Mes dy vendeve /f.44,45/
4
4
5
5
5
5
6
6
6
3
3
1
1
2
2
3
4
4
146
Ja një shembull praktik i fazave themelore të një ore mësimore:
Njësia mësimore: Profesionet
Realizimi i orës rrjedh në disa faza të përcaktuara edhe sipas standardeve të
tekstit, si p.sh:
-faza e bisedës
rreth asaj që shohim,
-faza e kuptimit
(përmbajtja),
-faza e
reflektimit,
-faza e punës
aktive të nxënësit,
-faza e
shtjellimit dhe
ritregimit,
-faza e
rrumbullakësimit,
-faza e detyrave
të shtëpisë.
Orë mësimore
Hyrja (3-5
min): Bisedë rreth
detyrave shtëpiake,
rënditje e
materialieve
mësimore, teksteve, pyetje eventuale për sqarime.
Zakonisht renditja metodike ka këtë ecuri:
- bisedë rreth temës së ilustruar me fotografi apo figura përkatëse (5-
7min),
- njohje me atë që figurat paraqesin (10 min.),
- leximi nga nxënësit i fjalive dhe i fjalëve të emrave të profesioneve
dhe krahasimi me gjuhën e shkollës (10 min),
- lidhja e fjalëve përkatëse mes 4 kolonave (8-12 min),
147
- leximi i lidhjeve mes kolonave nga nxënësit duke korrigjuar
gabimet eventuale (5-8 min).
Më tej: - Nxënësit shkruajnë fjalitë në fletore (10-15min) ,
- Korrigjimi i gabimeve gjuhësore bëhet me shpjegime përkatëse.
- Shpërblimi i nxënësit me figura simbolike e motivon atë (nxënësin).
Dy shembuj të korrigjimeve
148
149
IV. PREZANTIME TË TJERA
150
151
Së seminar, si zakonisht dhe në përputhje me konceptin e tij, kishte hapësirë
për krijime të ndryshme autoriale me interes didaktik, ndër të cilat u veçuan:
.
I.
Arjan Melonashi (Itali) dhe Valbona Mara (Greqi) prezantuan
dokumentarin me arbëreshët e Italisë të titulluar ‘Mb’udhët’, i cili, duke hyrë
më thellë e me kompetencë në ambientet arbëreshe e duke pasur në fokus të
bashkëbisedimit At Antonio
Belushin edhe më tej solli
dëshmitë se shpirti i arbërit është i përjetshëm edhe në ato hapësira.Ky
dokumentar dhe të tjerë të ciklit të Arian Melonashit me arbëreshët e Italisë
mund të përdoret nga mësuesit/et si një material shumë i çmuar mësimor në
funksion të edukimit identitar të nxënësve shqiptarë në diasporë.
II.
ILIAZ BOBAJ, Bota është e madhe shumë (...) dhe
Legjenda e Butrintit (....)
BUTRINTI- LASHTËSIA E ETNISË 25
(Promovimi i librave për fëmijë të autorit Iliaz
Bobaj “Legjenda e Butrintit” dhe “Bota është e
madhe shumë”)
Ymer Avdiu: ‘Poeti Iliaz Bobaj 26
, një ndër
poetët më të mirë të letërsisë moderne shqipe, ka
25
Fragment nga recensioni i Ymer Avdiut paraqitur me rastin e promovimit të veprave
152
lëvruar dhe vjel gati të gjitha zhanret letrare, me fokus në ato më të vështirat
dhe më subtilet, siç është poezia, veçmas ajo për fëmijë. Iliaz Bobaj ka
shkruar një numër të madh librash për fëmijë, dy nga të cilët po i
promovojmë sot: “Legjenda e Butrintit” dhe “Bota është e madhe
shumë”, të botuara në Prishtinë nga Ministria e Diasporës.
Në vëllimin poetik “Legjenda e Butrintit”, me një ngjyrim të
theksuar të realizmit magjik dhe me një gjuhë krejt të mëvetësishme,
shpaloset dhe gërshetohet fati i etnisë, i kulturës dhe i historisë në këtë pjesë
të dheut të shqiptarëve, që nga labirintet e errëta të historisë e deri në ditët
tona. Fabula e poemthit pleks shtresime historike, që nga fati tragjik i Trojës,
duke u dhënë shpirt e funksion (gjithnjë estetik) heronjve dhe miteve, në
funksion të arritjes së etnisë dhe kulturës së saj si premisë themelore deri në
modernitet (në ditën e sotme), duke bërë dy botë që shkrihen në të njëjtin
univers: botën reale dhe botën fiktive, që aq natyrshëm këmbejnë pamjet,
heronjtë, bëmat dhe fatet.
Kjo cytje artistike, krejt moderne, i ka mundësuar autorit që t’i
zbërthejë me një artizëm elegant faqet historike të etnisë, që lidhen me dritat
(antike) e teatrove dhe rrënojat e sotme të qytetit të Butrintit, dhe të bëhen
identifikues të fatit dhe të etnopsikologjisë së shqiptarëve. Shenjtëria e
forcës së poezisë, si mbretëreshë e arteve, i mundëson autorit, që e njeh këtë
“zanat” me katër vargje, si prolog, ta thotë atë që historianëve dhe dijetarëve
26
Shkrimtari Iliaz Bobaj, krahas punëve të tjera prej intelektuali, krijuesi e atdhetari, punon
vullnetarisht edhe si mësues i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare me fëmijët shqiptarë në
Greqi dhe është ndër themeluesit e drejtuesit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
153
të fushave të ndryshme të studimit u duhen miliona fjalë: Qëmtoj copa
lashtësie-nëpër shekuj tej-tehu-s’ia mbledh dot gjithë historinë-Edhe pse e
kam këtu.
Ndërkaq, në librin e dytë “Bota është e madhe shumë”, autori Iliaz
Bobaj, i cili e ka përjetuar diktaturën e egër në vendin e vet, tranzicionin,
sidomos fatin e kurbetçiut në një ambient aspak miqësor, po ashtu, duke i
ndenjur besnik konceptit të tij për artin, duke mos ikur për asnjë moment
nga rrafshi estetik, përçon mesazhin më human se në botë ka vend për të
gjithë, për të gjitha qeniet. Dhe ky mesazh, besoj, ndikon në edukimin estetik
të lexuesit, në radhë të parë të fëmijëve që u dedikohet, kryesisht atyre në
mërgim.
Mendoj se të dy këta libra janë një ndihmesë edhe për mësuesit
shqiptarë në mërgatë dhe për punën me nxënësit.’
III.
Mësuesi, publicisti e krijuesi që jeton e
punon në Vjenë, Hazir Mehmeti, jo vetëm si një
frekuentues besnik i të gjitha edicioneve të këtij
seminari, por edhe si një lektor/ligjërues e
kontribuues i bashkëndërtimit të konceptit të tij
(seminarit), na solli
librin e tij të fundit-
përmbledhje
shkrimesh të tij për
këtë seminar, të
publikuara paraprakisht nëpër medie të
ndryshme, të titulluar Udhëtim S.
Libri, duke e parë parë Seminarin
nga një perspektivë personale jo vetëm mjaft
origjinale autoriale, por edhe krahasimtare
me komunikimet e kësollojshme të
shkollave e të kulturave të të tjerëve, i bën
atij një jehonë dhe rrah në opinionin e
154
zhvillimit të tij të vazhdueshëm në të gjitha rrafshet dhe në përputhje me
interesat arsimore e kulturore të nxënësve/eve, të mësuesve e të prindërve
shqiptarë në diasporë, respektivisht të të gjithë subjekteve që e ndërtojnë atë
që tashmë e quajmë SHKOLLË SHQIPE NË DIASPORË .
155
V. PROGRAMI I SEMINARIT
156
SEMINARI I XI-të MBARËKOMBËTAR
“PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË”
PEJË, 27-30 KORRIK 2015
Adresa: Hotel DUKAGJININI PEJË, Tel: +381 (0)38 77 11 77 / Email:
[email protected], Adresa: "Sheshi i Dëshmorëve" – 2, 30000 Pejë, Kosovë
Lidhjet: Nuhi Gashi (MASHT e Kosovës, +381/38/211-570 ose +377/44/830-041
Rozalba Merdani (MAS e Shqipërisë +35542223024
Dita e parë, më 27.07.2015
14
.00-1
7.0
0
Vendosja në hotel, dreka (13,00-14,30) dhe regjistrimi i
pjesmarrësve
13,00-15,00
Hapja e seminarit me program artistik të fëmijëve/nxënësve të
shkollave të Pejës
15,00-15,30
Fjalët/përshëndetjet
zyrtare të hapjes
Një mësuese nga diaspora 15,30-15,35
Fjalët përshëndetëse të Ministrave 15,35-16,00
Fjala përshëndetëse e kryetarit të
komunës së Pejës
Kush është Peja? Njohja me Pejën
përmes një prezantimi multimedial (e
bën kryetari ose një i autorizuar i tij)
16,00-16,30
SEANCË PLENARE Moderatorë/e: Nuhi Gashi (MAShT), Rozalba Merdani (MAS),
Besim Avdimetaj (DKA-Pejë), NN (mësues/e)
17
,10-1
9,0
0
1. Njohja me programin
2. ShShMP në diasporë aktualisht dhe kahet e zhvillimit
të saj:
Organizimi dhe politika, kurrikula dhe mjete mësimore dhe
integrime shqiptare (Teza për dialog: N. Gashi, R. Merdani)
16,30-17,10
Pauzë për kafe 17,10-18,00
Debat e dialog i hapur / Kohëzgjatja e fjalës: 1 herë deri në 3
minuta/
18,00-18,45
Veprimtari kulturore/shoqërore
Shfaqje kulturore: Skena e Pejës për seminaristët
19,00-20,00
Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore 20,00-
Dita e dytë, më 28.07.2015
SEANCË PLENARE
Moderatorë/e: Elfrida Begaj IZHA Nuhi Gashi (MAShT), NN (mësues/e)
09,00-09,30 Arjan Melonashi Mb’udhët (film dokumentare me arbëreshet e
Italisë)
09,30-9,50 Prof. Musa Kraja Aspekte të pedagogjisë famijlare me fëmijët në
mërgim
157
09,50-10,20 Anila Kila (Greqi) Roli i prindërve në mësimin e gjuhës amtare në
emigracion
10,20- 10,40 Valentina Çela
Problematika të veprimtarive ekstrakurrikulare me
nxënësit emigrantë
10,40-11,20 Pauzë për kafe
11,20-11,50 Ermioni Cekani Metoda didaktike për mësimdhënie në klasa me
fëmijë bilingualë
11,50-12,00 Formimi/sistemimi i grupeve
Pauzë për kafe
Punëtori tematike në grupe sipas interesimeve: Mbështetja profesionale e ShShMP në
diasporë /ligjërata, përvoja etj/
Organizimi i një ore mësismore Tezat iniciale/nxitëse dhe moderator/e
12
,00-1
2,5
0
Salla 1 Libri (FT):
Shqiptarët..... 3
Tema/njësia: Diaspora
shqiptare (faqe 44)
Arbër Salihu- (MAShT)
Salla 2 Libri (FT): Letërsi
shqiptare 2
Tema/njësia: Sikur
gjithë botën të ma
falin...(faqe 51)
Feime Llapashtica (MAShT)
Salla 3
Libri (FT):Unë dhe të
tjerët 2
Tema/njësia mësimore:
Jemi shqiptarë (faqe 9)
Shqipe Gashi-Ramadani (MAShT)
13-13,30 Prezantimi i rezultateve të grupeve në seancë plenare
13,00-15,00 Dreka dhe pushimi
VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORE (Komuna e Pejës)
15,00-20,00 Guida turistike/kulturore e Pejës; njohja me qytetin e Pejës, një vizitë (në
këmbë) nëpër njësitë themelore të SHTEGUT KULTUROR TË PEJËS
20,00--- Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore (Ansambli ‘Rugova’)
Dita e tretë, më 29.07.2015
SEANCA PLENARE
Moderatorë/e: Erida Koleci IZHA, Arbër Salihu (MAShT), NN (mësues/e)
09,00-09,20 Liri Qoshi Portofoli i të nxënit, element për
menaxhimin e cilësisë së kurrikules se
mesimit dhqip ne diaspore
09,20-09,40 Driton Kajtazi
(Zvicër, drejtor i ISEAL-it
në Lozanë)
Shkolla me besim përcjell njohuri fetare e jo
besime (vështrim mbi mësimin fetar në
shkolla
09,40-10,00 Iliaz Bobaj Prezantim i botimeve: BOTA ESHTE E
MADHE SHUME (poezi per femije) dhe
158
LEGJENDA E BUTRINTIT
10,00-10,20 Elfrida Begaj Mësimi në klasa të bashkuara
10,20-11,00 Pauzë për kafe
Punëtori tematike dhe grupe sipas interesimeve: Mbështetja
profesionale e ShShMP në diasporë /ligjërata, përvoja etj/
Fushat
11,00-
12,00
1 Valdet Rama (Prishtinë,
Teatri DODONA
Skena dhe lojërat
skenike në funksion
identitar (teatër,
animacione,
kukulla, lojëra etj.)
Teatri
2 Nexhmije Mehmetaj
(mësuese në Zvicër),
Planifikimi i një ore
mësimore
Planifikimi
3 Miradije Berishaj (Austri), Loja në funksion të
nxitjes për mësim
me grupmosha
heterogjene
Loja në funksion
didaktik
12
,00-1
3,0
0
1 Valdet Rama (Prishtinë,
Teatri DODONA
Skena dhe lojërat
skenike në funksion
identitar (teatër,
animacione,
kukulla, lojëra etj.)
Teatri
2 Kristina Gega Mësimi i gjuhës
shqipe përmes
fjalëve të urta dhe
proverbave
Komunikime ,
përvoja
3 Rizah Sheqiri (Suedi)
Ngritja e
kompetencave të
mësimdhënies të
mësuesve/eve në
diasporë - sfidat dhe
mundësitë (përvojë
personale)
Komunikime,
krahasime, përvoja
ndërkulturore
13,00 -
15.00
Dreka dhe pushimi i drekës
VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORË (Komuna e Pejës):
15,00-
19,00
Udhëtim me autobus në Radafc (Burimi i Drinit të Bardhë, Mulliri ‘Berdynaj’)
dhe nëpër Grykën e Rugovës deri në Bogaj; njohja me këto resurse dhe shijimi i
tyre deri në orët e mbrëmjes (po ashtu kafe me ëmbëlsirë (komuna e Pejës).
20, 00- Darka me mbrëmje shoqërore-kulturore
Dita e katërt, më 30.07.2015
SEANCA PLENARE
Moderatorë/e: Anila Kila – Greqi , Shqipe Gashi, Nuhi Gashi (MAShT), Rozalba Merdani
(MAS), NN (mësues/e)
159
9,00-9,20 Kadri Dakaj (konsull i
Republikës së Kosovës
në Shtutgart)
Mësimi plotësues shqip në landin BW të
Gjermanisë (modeli konsullar-përvojat)
9,20-09,40 Ermira Kthupi Probleme të të mësuarit të shqipes trajtuar nga
këndvështrimi i konceptit të interlinguas
09,40-10,00 Dr. Lilana Verdha
(Konsulle e
Përgjithshme Nderi e
Shqipërisë në Finlandë)
Përshtatja e fëmijëve të emigrantëve në
kulturën e vendbanimit të ri
10,00-10,20 Hazir Mehmeti
(mësues në Vjenë)
Përvoja të planifikimit me tekstet e reja
10,30-11,00 Pauzë për kafe
Punëtori tematike dhe grupe sipas interesimeve: Mbështetja
profesionale e ShShMP në
diasporë /ligjërata, përvoja, orë mësimore etj/
Fusha
11
,10-1
2,0
0
Salla 1 Shpresa
Dorda
Rregullat e drejtshkrimit
të gjuhës shqipe
Salla 2 Erida Koleci "Të mësuarit e bazuar në
projekte"
(modele projektesh në
kontekstin e mësimit
plotësues në gjuhën
shqipe në diasporë)
Salla 3 Drita Kadriu Libri (FT): Puna dhe
koha e lirë 2
Tema/njësia: Dasmat
(faqe 32)
Trashëgimia kulturore
/festat
12,00-
13,00 Rigrupimi në seancë plenare: Ndarja e certifikatave
dhe mbyllja formale e punimeve të seminarit
13,00-
14,00 Dreka
14,00 Shpërndarja sipas destinacioneve (Tiranë e
Prishtinë)
160
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
37(=18)(063)
008(=18)
Shkolla për gjuhën dhe kulturën e atdheut dhe
identiteti kombëtar / [E përgatiti dhe redaktoi e Nuhi
Gashi]. – Prishtinë : Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe
Teknologjisë ; Ministria e Arsimit dhe e Sportit e
Shqipërisë, 2016. – libra ; 24 cm.
[Libri] 11. – 160 f. : ilustr.
Parathënie : f. 5
1.Gashi, Nuhi
ISBN 978-9951-16-099-5
161
Aty ku buron Drini i Bardhë
Nga programi artistik i Shkollës ...‘Asdreni’ Pejë