16
USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 44 (82645) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 nëntor 2015 Takimi Rubrika Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli priti në takim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar, Napoli, admiral Mark Ferguson, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Në takim u diskutua mbi rreziqet që vinë nga Jugu i Aleancës dhe implikimet... John G. Stoessinger, autori i librit “Përse kombet shkojnë në luftë” shtron pyetjen: cili nga ne nuk ka arritur në përfundimin se i gjithë spektakli i luftës ka qenë mani- festim i një marrëzie të organizuar? Sipas pikëpamjes së John G. Stoessinger... Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti admiralin Mark Ferguson Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit në AFA http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] PËRUROHET QENDRA E TRAJTIMIT TË FËMIJËVE TË USHTARAKËVE TË PREKUR NGA AUTIZMI Pas një pune të kujdeshme disa mujore për ndërtimin dhe ngritjen, ka nisur funksionimin e saj Qendra për Trajtimin e fëmijëve të ush- tarakëve që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të autizmit. Kjo Qendër është ngritur në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Tufinë me iniciativën e drejtpërdrejtë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm min- istrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zv.ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentjana (Mara) Sula, zv.ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtori Ekzekutiv i Raiffeissen Bank, z. Kristian Kanakaris, fëmijë të prekur nga sëmundja e autizmit dhe familjarë të tyre etj. Duke marrë alën me këtë rast, ministrja Kodheli theksoi se jemi mbledhur për të finali- zuar një pune që t’ju them të drejtën është... faqe 5 » faqe 3 » PLANIFIKIMI I MBROJTJES faqe 3 » Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 Përfshirja në jetën politike dhe ushtarake të grave afgane PVZH, Plani i Veprimit të Gatishmërisë, shtyllë e përshtatjes ushtarake faqe10 faqe 12 AFGANISTAN NATO faqe 8-9 » INTERVISTA Ministrja e Mbrojtjes Kodheli takon banorë të Rajcës në Prrenjas faqe 4 » faqe 2 » Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që shtërbyen në ishullin e Sazanit

Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 1ushtria

Viti i 69-të i botimit Nr. 44 (82645) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 nëntor 2015

takimi

rubrika

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli priti në takim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar, Napoli, admiral Mark Ferguson, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Në takim u diskutua mbi rreziqet që vinë nga Jugu i Aleancës dhe implikimet...

John G. Stoessinger, autori i librit “Përse kombet shkojnë në luftë” shtron pyetjen: cili nga ne nuk ka arritur në përfundimin se i gjithë spektakli i luftës ka qenë mani-festim i një marrëzie të organizuar? Sipas pikëpamjes së John G. Stoessinger...

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti admiralin Mark Ferguson

Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit në AFA

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

PërurohEt QENdra E trajtiMit të fëMijëVE të ushtarakëVE të PrEkur Nga autizMiPas një pune të kujdeshme disa mujore për ndërtimin dhe ngritjen, ka nisur funksionimin e saj Qendra për Trajtimin e fëmijëve të ush-tarakëve që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të autizmit. Kjo Qendër është ngritur në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Tufinë me iniciativën e drejtpërdrejtë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm min-istrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zv.ministrja

e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentjana (Mara) Sula, zv.ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtori Ekzekutiv i Raiffeissen Bank, z. Kristian Kanakaris, fëmijë të prekur nga sëmundja e autizmit dhe familjarë të tyre etj. Duke marrë fjalën me këtë rast, ministrja Kodheli theksoi se jemi mbledhur për të finali-zuar një pune që t’ju them të drejtën është...

faqe 5»

faqe 3»

PlaNifikiMi i MBrojtjEsfaqe 3»

Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025

Përfshirja në jetën politike dhe ushtarake të grave afgane

PVZH, Plani i Veprimit të Gatishmërisë, shtyllë e përshtatjes ushtarake

faqe10

faqe 12

afganistan

nato

faqe 8-9»

intervistA

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli takon banorë të rajcës në Prrenjas

faqe 4»

faqe 2»

respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që shtërbyen në ishullin e sazanit

Page 2: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDHa

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert ZHoli

Gazetarë:saimir alijaetleva sMaçi

Në Kuvendin e Shqipërisë

Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit

të FA 2016-2025

fjala e ministres së Mbrojtjes kodheli në kuvendin e shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë në se-ancën e djeshme diskutoi dhe miratoi projektligjin “Për miratimin e planit

afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025”, të përgat-itur nga Ministria e Mbrojtjes. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Ar-matosura 2016-2025 u diskutua para-prakisht dhe u miratua në parim edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin për Ekonomine dhe Financat. Gjatë prezantimit në komi-sione dhe në seancën parlamentare, ministrja Kodheli tha se synimi krye-sor i këtij plani është që të orientojë dhe zhvillojë hartimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse në

Të nderuar kolegë,I nderuar kryetari Meta,Gjendem sot përpara jush për të

paraqitur për mendim dhe aprovim Pla-nin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare 2016-2025. Ky është dokumenti i fundit strategjik që ne kemi sjellë në Parlament në fushën e mbrojtjes. Dhe mes ndryshi-meve thelbësore në paketën ligjore që ne kemi bërë gjatë vitit 2014, nuk i kemi ndalur në asnjë moment përpjekjet për përmirësimin e këtij dokumenti, të cilat në fakt përfaqësojnë punën e sektorit të mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë. Ky plan vjen natyrshëm në hierarkinë e dokumentave strategjikë që janë miratuar më parë prej jush. Parlamenti ka miratuar dukumnente të rëndësishme, siç është Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare, Strategjia Ushtarake, dhe tashmë Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA të Shqipërisë, i një vendi NATO, vjen për herë të parë si një dokument që duhet të miratohet në Parlamentin Shqiptar. Ky plan, kërkoj ndjesë, ky plan do të miratohet nga Parlamenti për herë të parë, sepse jemi pa një plan të tillë që nga viti 2007, po më pare, gjithsesi, ky është një dokument që nuk është miratuar nga Kuvendi. Plani Afatgjatë i Zhvil-limit i Forcave të Armatosura është një dokument i rëndësishëm planifi-kimi, i cili në fakt përkthen objektivat e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake, skenarët e rishikimit strategjik të Mbrojtjes 2013, si dhe konceptin strategjik të NATO-s në kapacitete ushtarake, duke përcaktuar prioritetet në pikë-pamje të burimeve të disponueshme dhe të afateve kohore. Besoj që kemi pasur një diskutim konstruktiv, qoftë në diskutimet që kemi bërë në Komisionin e Sigurisë, qoftë në diskutimet që janë bërë në Komisionin e Ekonomisë dhe

mendoj se paraqitja jonë dinjitoze me çfarë dokumenti përfaqëson dhe sa i rëndësishëm është ka bërë që në fakt edhe nga kolegët të kemi një përgjigje po aq serioze dhe po aq konstruktive, reflektimin e të cilave ne besoj që dhe në punën tonë të vazhdueshme do ta realizojmë.

Të nderuar deputetëPër shkak të rëndësisë që ka dokmu-

neti i Planit Afatgjatë të Zhvillimit për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju ftoj ta miratojmë, ndërsa ne mbetemi të hapur për çdo propozim apo sugjerim tuajin.

Ju faleminderit!

përdorimin e të gjithë komponentëve që përbëjnë fuqinë luftarake të Forcave tona të Armatosura. Ai në përbërje të tij ka një proces analitik të vlerësimit të vazhdueshëm të mjedisit të sigurisë dhe misioneve në të ardhmen. Ky plan për-

cakton rrugën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 përcakton udhën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura

në kuadër të rreziqeve rajonale, por dhe atyre të cilat vinë si rrjedhojë e Aleancës së vendit tonë në NATO. Znj. Kodheli theksoi se ky dokument përcakton përdorimin e burimeve, mekanizmat zhvillimore për rritjen e

sigurisë kombëtare, si dhe logjistikën e buxhetin me të cilin duhet operuar. Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes sqaroi pikat kryesore ku bazohet plani 10-vjeçar i zhvillimit të Forcave tona të Armatosura.

Synimi kryesor i këtij plani është që të orientojë dhe zhvillojë hartimin dhe zbatimin e një strat-egjie gjithëpërfshirëse në përdorimin e të gjithë komponentëve që përbëjnë fuqinë luftarake të Forcave tona të Armatosura.‘

ministrja mimi Kodheli

Page 3: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 3

të kaluar disa orë dhe për tu marë me edukimin dhe përkujdesjen e nevojshme të gjithë atyre fëmijëve të ushtarakëve, të cilët nënat dhe baballarët e tyre i kanë shpesh herë në shërbim, larg familjeve, larg qen-drave ku banojnë, i kanë shpesh herë, madje, shumë larg jashtë kufijve të atdheut”, - tha zonja Kodheli.

Për mua si ministre e Mbrojtjes, vijoi ajo, është realisht një nder i madh që në këto momente ndjehem bashkë me ju pafundësisht krenare për vendimin që morëm bashkarisht ditë më parë. Ne kemi bërë një ndër-rmarrje modeste, kemi rikonstruktuar një ndërtesë të një reparti ushtarak të lënë pas dore dhe e kemi transformuar

Përurohet Qendra e Trajtimit të fëmijëve të ushtarakëve të prekur nga autizmi

Pas një pune të kujdeshme disa mujore për ndërtimin dhe ngritjen, ka nisur funk-sionimin e saj Qendra për

Trajtimin e fëmijëve të ushtarakëve që vuajnë nga çrregullimet e spek-trit të autizmit. Kjo Qendër është ngritur në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Tufinë me iniciativën e drejtpërdrejtë të minis-tres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zv.ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentjana (Mara) Sula, zv.ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtori Ekzekutiv i Raiffeissen Bank, z. Kristian Kanakaris, fëmijë të prekur nga sëmundja e autizmit dhe familjarë të tyre etj.

Duke marrë fjalën me këtë rast, ministrja Kodheli theksoi se jemi mbledhur për të finalizuar një pune që t’ju them të drejtën është frymëzuar nga një ish-ushtarak, i cili nuk është më pjesë e FA, sepse në jetën e tij vendosi t’i kushtonte më shumë kohë, energji dhe përkushtim fëmijës së tij autik. E mbaj mënd shumë mirë ditën kur ai erdhi në zyrën time për të folur për problemin e tij, i cili në fund të ditës nuk ishte vetëm i tij, por i shumë fëmijëve të tjerë si fëmija e tij. ”Ndaj u emocionova aq sa mendova: le të shikojmë se çfarë ndodh me fëmijët e FA, të cilët janë jo vetëm problemet e nënave dhe baballarëve të tyre, por edhe të fëmijëve dhe kuptova që kishte vend dhe mundësi që Ministria e Mbrojtjes të ngrinte një qendër për

në një kopësht për fëmijët autikë të ushtarakëve brenda FA. Shpresoj që këtë projekt ta çojmë deri në fund dhe shpresoj që ky të bëhet një shembull modest edhe për të tjerët. Kjo nuk është vetëm një sfidë për fëmijët, as nuk është një sfidë vetëm për prindërit që qëndrojnë çdo sekondë të jetës së tyre pranë fëmijëve, as vetëm e më-sueseve që edukojnë këta fëmijë. Kjo është dhe duhet të jetë në vazhdimsi edhe sfida jonë e përbashkët dhe ne duhet të jemi gjithmonë pranë këtyre fëmijëve dhe prindërve dhe të mos i lemë ata asnjëherë vetëm. Mjekë, terapistë, të afërm, kolegë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të japim një mbështetje të gjithanshme për

këto fëmijë, të cilët kanë nevojë sa për dashuri, aq edhe përkushtim pse jo dhe për përkushtim profe-sional për përkushtim dhe dashuri më shumë se gjithçka tjetër”- është shprehur ministrja Kodheli.

Më pas, min is t r ja Kodhel i falënderoi bankën Raifaisen për mbështetjen, UNDP për trajnimin e stafit, Entela Vakjari për kon-sulencën e ofruar për projektin, Shkollën e Trupës dhe Batalionin e Mbështetjes për kontributin e tyre, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen e madhe që ka dhënë gjatë gjitha fazave të ndërtimit të kësaj qendre, Një falënderim të veçantë bëri për zv.ministren e

Mirëqenies Sociale për mbështetjen që ka dhënë për procedurat gjatë gjithë fazave të finalizimit, por edhe për mbështetjen e saj person-ale në raport me MM. ”Shpresoj rea l i sht që ky të je të f i l l imi i mbarë i shumë qendrave të tjera për të cilët gjithë fëmijët tanë kanë gjithnjë e më shumë nevojë”, - ka përfunduar minis-trja Kodheli.

Në këtë ceremoni përshëndeti edhe drejtori Ekzekutiv i Raiffeis-sen Bank, z. Kristian Kanakaris dhe zv.ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj.

Në fund të ceremonisë, minis-trja e Mbrojtjes Kodheli dhe auto-ritetet e tjerë pjesëmarrës vizituan nga afër ambientet e brendshme të Qendrës për Trajtimin e Fëmijëve të ushtarakëve të prekur nga çr-regullimet e autizmit.

Qëllimi i Qendrës për Trajtimin e fëmijëve autikë të personelit ushtarak do të jetë përmirësimi i cilësisë së jetës së fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre me anë të zbatimit të standardeve të larta të evidentuara me bazë modeli terapeutik të bazuar në Principet e Aplikuara në Analizën e Sjelljes, si dhe sigurimi i mbështetjes së vlefshme dhe të vazhdueshme për familjet e fëmijëve me autizëm, duke rritur të kuptuarit e tyre rreth kësaj patologjie dhe duke lehtësuar menaxhimin e jetës së tyre të përdit-shme. Shërbimi dhe trajtimi në këtë Qendër do të ofrohet falas për fëmijët e ushtarakëve të Forcave të Armatosura që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të autizmit.

zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli priti në takim komandantin e Komandës së Forcës

së Bashkuar, Napoli, admiral Mark Ferguson, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Në takim u diskutua mbi rreziqet që vinë nga Jugu i Aleancës dhe implikimet e ndodhura në Lindje të saj. Mes dy bashkëbiseduesve u ra dakort që KFOR-i është struktura më e rëndësishme për çështjet e sigurisë në Kosovë me ndikim shumë të madh dhe në rajon. Admirali Ferguson vlerësoi praninë e ushtarakëve shqiptarë si në Komandën e Bashkuar të Napolit, ashtu dhe në KFOR. Gjithashtu, admirali Ferguson vlerësoi donacionin që FA Shqiptare kanë dhënë për forcat Peshmerga në luftën kundër ISIS-it dhe angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit.

Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli e siguroi komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, admiral Ferguson se Shqipëria do të vazhdojë procesin e modernizimit të FA-ve, si dhe do të vijojë të angazhohet në të gjitha detyrimet

që kemi si vënd anëtarë i aleancës NATO. Admirali Ferguson do të qëndrojë Shqipëri në një

vizitë dy ditore. Qëllimi i kësaj vizite është diskutimi i çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe kra-hun jugor të NATO-s, bashkëpunimi ushtarak midis FA të Republikës së Shqipërisë dhe JFC, Napoli, komandë e cila ka dhënë një kontribut të veçantë për procesin e integrimit të plotë të FA Shqiptare në NATO, si dhe aktualisht është përgjegjëse për misionin KFOR.

Po sot, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar, Napoli, admiral Mark Ferguson u prit në një takim të veçantë edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo. Më pas u zhvilluan bisedime bilaterale me të dy stafet. Më pas, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar, Napoli, admiral Mark Ferguson bëri një vizitë në Komandën e Forcës Detare, ku është pritur nga komandanti i kësaj Force, gjeneral brigade Ylber Dogjani.

Ministrja e Mbrojtjes kodheli priti admiralin Mark ferguson

Page 4: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 20154 zyrtare

Për disa ditë rresht trupat xheniere të Forcave të Armato-sura punuan për shkatërrimin e një masivi shkëmbor që

rrezikonte banesat e fshatit dhe rrugën nacionale në Sutaj, Rajcë të bashkisë së Prrenjasit. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në fundjavën që kaloi zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone dhe bisedoi nga afrër me ta. Minis-trja Kodheli, pasi i falënderoi ata për pritjen e ngrohtë që i rezervuan, u shpreh: “Me shumë dashamirësi dhe me shumë kënaqësi kam ardhur këtu në këtë komunitet që jeton në kushte të vështira dhe kjo dhe për shkak e të qenit larg pjesës që rri afër rrugës nacionale, larg pjesës që rri afër qytetit. Shpesh herë harrojmë që duhet të jeni ju në qendër të vëmendjes pastaj ata që janë më afër qendrave të mëdha të banuara, sepse edhe vështirësitë janë më të mëdha edhe hapësirat janë më të vogla”- theksoi Kodheli. Më tej, ajo tha se, puna që bëni është më e lavdërueshme, pasi edhe në këto kushte të vështira, dini të rrisni fëmijë të mirë, dini të punoni me djersën e ballit, dini të jeni të thjeshtë dhe me dinjitet. Ky është një vend që ka njerëz të mrekullueshëm, që ka natyrë dhe histori të mrekullueshme, që ka kostume të mrekullueshme”. Duke u ndalur tek puna që u bë për shkatërrimin e masivit shkëmbor që rrezikonte shtëpitë e fshatarëve dhe kishte bllokuar rrugën për banorët e kësaj zone, znj. Kodheli u shpreh: “Ky përbindësh, ky shkëmb natyror që ju ka bezdisur dhe ju ka shkaktuar shumë probleme në këto 20 vjet, sot nuk është më. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Forcat e Armatosura për punën e mrekullueshme që kanë bërë,

por edhe pushtetin lokal dhe kryetaren e bashkisë Miranda Rira. Një falënderim i veçantë i shkon deputetit të zonës, z. Taulant Balla, për impenjimin që ka pasur me mua për një nga gjërat më të rëndësishme të jetës suaj”. Më pas, znj. Kodheli duke parë interesimin e komunitetit sqaroi se “Shpresoj shumë se pak këtij momenti të gjithë fëmijët që janë këtu, por edhe ata që nuk janë, të mos e kenë më frikën e përbindëshit natyror, por të jenë të qetë, të shkojnë në shkollë të sigurt, pa merak. Por dhe ju nënat dhe baballarët të jeni po aq të qetë dhe ky të jetë ky një fillim i mirë, hap i mbarë për punë akoma më të mira. Zoti ju ruajt familjarisht. Besoj se ditë më të mira ju presin dhe unë mendoj se do të vij prapë t’ju takoj dhe të bisedoj me ju”, - përfundoi Kodheli.

Të pranishmit në këtë takim e falënderuan me zemër min-istren Kodheli për ndihmën që dhanë FA për shembjen e këtij masivi shkëmbor, i cili prej vitesh rrezikonte jetën e fëmijëve. Një grua theksoi se ne ishim gjithmonë në merak. “Gjithmonë i mbanin sytë nga shkëmbi pasi ne gurin e kishim mbi shtëpi, mbi kokë. Ishte si një frikë e përhershme. Këto ditë kemi qëndruar në çadra deri sa të vinte momenti që ky gur të shkërmoqej. Falënderoj ministren Kodheli, kryeplakun, deputetin, kryetaren e Bashkisë për këtë nder që i bëri komunitetit tonë”. Ndërsa një burrë i moshuar theksoi se ky shkëmb pengonte makinat, pengonte lëvizjen dhe komunikimin. Tani mund të vijnë maki-nat pa asnjë problem pasi kemi halle shëndetësore, kemi halle familjare. Ju falënderojmë përzemërsisht”- theksoi ai.

Ministrja e Mbrojtjes kodheli takon banorë të rajcës në Prrenjas

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli zhvilloi një ispektim në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale

(DMR) i dislokuar në Drenovë, Korçë. Ky takim kishte në qendër të vëmendjes raportimin mbi gjendjen e repartit, punën e përditshmëri të efektivit për realizimin e detyrave, bashkëpunimi me komunitetin dhe puna e bërë për përballimin e situatave të ndryshme. Në fillim të takimit komandanti i Batalionit të Mbështetjes Rajonale, major Beqja, falënderoi ministren Kodheli për këtë vizitë që i bën efek-tivit që ai drejton dhe më pas bëri një përmbledhje të punës së batalionit. Ai bëri prezent punën e bërë, mangësitë e vërejtura, bashkëpunimin, si dhe detyrën kryesore të batalionit. Sipas tij, detyrë kryesore e DMR është të sigurojë kapacitetet e nevojshme operacionale për kryerjen e opera-cioneve të emergjencave civile dhe mbështetjen e njësive të FA në zonën e përgjegjësisë; të kryejë operacione humanitare në interes të popullsisë në rast të emergjencave civile në bashkëpunim me pushtetin vendor. Në fund të raportimit, ai theksoi se “De-tyrë parësore në momente të veçanta merr kryerja e operacioneve kërkim-shpëtimi në kohë paqeje, krize, lufte, të temperaturave të ulëta, përmbytjeve dhe raste zjarresh”.

Pas këtij raportimi, ministrja Kodheli përgëzoi efektivin e DMR për punën e mirë dhe rezultatet e arritura, duke vënë theksin se FA, sidomos në këto zona, duhet të bëjnë një fushatë marketingu më të fortë, më agresive, në mënyrë që njerëzit, fëmi-jët, studentët, prindërit, të kuptojnë rëndësinë dhe mundësinë që kanë për të aderuar në Forcat e Armatosura. Për të bërë këtë punë dhe detyrim “duhet të bëhet një punë e përbashkët, ne si ministri me ju dhe të jetë pjesë

Ministrja Kodheli inspektoi Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Korçë

e një matrice të vazhdueshme. Me sektorin e marketingut është bërë një punë e detajuar, ku mund të flasësh në gjimnaze, mund të flasësh në univer-sitete, pasi ka shumë nxënës që janë të interesuar të aderojnë në Forcat e Armatosura, që duan të kenë një vend pune, por për arsye që ata e dinë, tërhiqen pasi nuk i njohin rregullat si të bëhen pjesë e FA”.

Më tej, znj. Kodheli vuri në dukje se “ky është një problem që është në Kukës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, pra ne duhet ta fillojmë ta përmirë-sojmë këtë detyrë, pasi dihen rezulta-tet. Aty ku ne kemi qenë të pranishëm dhe agresivë, fluksi i fëmijëve apo të rinjve që kanë kërkuar të jenë pjesë e FA ka qenë më i madh”, - ka theksuar ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Kodheli: Besoj se ditë më të mira ju presin dhe unë mendoj se do të vij prapë t’iu takoj dhe të bisedoj me ju

Studentët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP), nën drejtimin e

colonel Halil Kuçana dhe pedagogë të këtij kursi bënë një vizitë në Komandën e Mbështetjes. Zv/komandantii KM-së, kolonel Petrit Dajlani, përshëndeti studentët e KKSHP dhe iu uroi atyre mirëseardhjen dhe suksese në këtë fazë kualifi-kimi. Qëllimi i kësaj vizite mësimore është që akademistët e KKSHP të njihen me misionin, detyrën, organizimin strukturor të Komandës Mbështetëse, si dhe në veçanti me organizimin e shtabit duke u fokusuar në detyrat dhe doku-mentacionin që përgatit çdo shef dege (G) sipas fushave të përgjegjësisë. Nga ana e KM-së u

morën të gjitha masat e nevojshme me qëllim që studentët të arrinin përfitimin maksimal të njohurive lidhur me këtë njësi mbështetëse të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura. N/kolonel Agim Lika nga Dega e Planifikim/Standartizimit (G-5/8), mbajti një leksion të posaçëm mbi historikun, misionin, detyrat dhe strukturën e Komandës Mbështetëse. Mbas përfundimit të prezantimit, akademistët u njohën nga afër me ambientet dhe zyrat e kësaj ko-mande. Kjo vizitë mësimore përfundoi me bindjen se, leksionet e marra do shërbejnë për akademistët në të ardhmen dhe, pse jo, një apo disa nga këtë studentë mbas përfundimit të Kursit, do t’i bashkohen kësaj Komande.

Në Komandën Mbështetëse

Page 5: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 5speciale

John G. Stoessinger, autori i librit “Përse kombet shkojnë në luftë” shtron pyetjen: cili nga ne nuk ka arritur në për-

fundimin se i gjithë spektakli i luftës ka qenë manifestim i një marrëzie të organizuar? Sipas pikëpamjes së John G. Stoessinger, vetë lufta drejt majave mjafton për ta mbushur zem-rën e njeriut, Sizifi duhet përfytyruar i lumtur. Ndërsa Niçja theksonte se po të vështrosh shumë thellë në ferr, ferri do të të vështroj ty. Ndaj dhe ai beson thellësisht se lufta është një sëmundje, megjithëse mund të jetë “një sëmundje për vdekje” e njerëz-imit. Asnjë epidemi vrastare nuk është mposhtur ndonjëherë duke iu shman-gur ekspozimit, dhimbjes, rrezikut apo duke mos e pranuar mikrobin. Natyra njerëzore ka ndryshuar. Ashtu si skllavëria dhe kanibalizmi edhe lufta mund të zhduket nga arsenali i tmerreve të njerëzimit. Shekulli XXI nisi me dy ndryshime të thella në natyrën e luftës: e para 11 Shtatori dhe e dyta, kur Presidenti Xhorxh Ë. Bush vendosi të niset në luftë kundër Irakut të Sadam Hyseinit, duke iu drejtuar doktrinës së parandalimit apo të goditjes së parë. Ky vendim erdhi nga bindja e presidentit se “të prisje që armiqtë e Amerikës të godisnin të parët nuk ishte vetëmbrojtje, por vetëvrasje”.

Duke parë faktorët e luftës në histori mund të themi se, e para kryesore që të tërheq vëmendjen është se nuk ka komb që të ketë filluar një luftë të madhe në shekullin XX dhe të ketë dalë fitues. Austro-Hungaria dhe Gjermania që përshpejtuan Luftën e Parë Botërore morën tatëpjetën me një humbje poshtëruese. Ndërsa Gjermania e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore u qorrollis duke u dorëzuar pa kushte. Më tej, sulmi koreanover-ior u spraps me një veprim kolektiv dhe përfundoi në barazim. Por, megjithëse Lufta e Vietnamit përfun-doi me fitoren e komunistëve, do të ishte shumë e thjeshtëzuar të fajësoje vetëm komunistët për fillimin e saj. Arabët që sulmuan shtetin e ri hebre në vitin 1948, humbën territore në fa-vor të izraelitëve gjatë katër luftërave të njëpasnjëshme. Pakistani që kërkoi të ndëshkonte Indinë nëpërmjet luftës parandaluese, gjatë këtij procesi u shpërbë. Iraku që sulmoi Iranin në vitin 1980, i bindur për një fitore të shpejtë i duhet të dilte nga kjo rrugë qorre e kushtueshme pas tetë vjetësh dhe me një gjysëm milioni viktima. Por kur Sadami provokoi shumicën e botës duke sulmuar Kuvajtin në

vitin 1990, ai u dëbua prej forcave të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa Sllobodan Milosheviçi me “trimat e tij” që “spastruan” shumicën e boshn-jakëve, kroatëve dhe myslimanëve në kërkim të Serbisë së Madhe, u detyrua të kthente përsëri shumicën e pushti-meve të tij. “Zgjidhja përftmdimtare” e tij për shqiptarët e Kosovës u bë pluhur e hi nga NATO-ja e zgjuar, që prapësoi barbarizma të ngjashme me ato të periudhës naziste.

Në të gjitha këto shembuj histo-rikë, ata që filluan luftën “hëngrën dajak” dhe pësuan humbje të papara-shikueshme. Nuk ndodhi në asnjë rast që ndonjë shtet, i cili nisi luftën të arrinte qëllimet e tij. Ndryshe nga kjo, në shekullin XIX shumica e luftërave u fituan nga shtete që e nisën atë, sepse lufta ishte ende një kërkim i arsyeshëm, që bëhej për objektiva të kufizuara. Vetëm ata si Napoleoni, që donin trofeun e madh, pësuan humbjen përfundimtare.

Në lidhje me problemin e shpër-thimit të luftës, rastet e studiuara fla-sin për rëndësinë e madhe të person-alitetit të udhëheqësit. Autori i librit shprehet se i bën pak përshtypje roli i forcave abstrakte si nacionalizmi, militarizmi apo sistemet e aleancave, të cilët tradicionalisht ishin të vlerë-suar si shkaqe të luftës. Asnjë nga të 10 rastet e shqyrtuara në këtë libër nuk tregon që faktorët ekonomik luajtën rol kryesor në përshpejtmin e luftës. Por, nga ana tjetër, roli dhe person-aliteti i udhëheqësve kanë qenë shpesh vendimtarë. Në të vërtetë, ekuilibri emocional ose mungesa e ekuilibrit të Kajzerit gjerman doli se ishte vendimtar. Në mënyrë të ngjashme, mediokriteti i madh i personaliteteve kryesore nga të gjitha palët pa ndry-

shim kontribuoi për këtë fatkeqësi.Në libër theksohet se nga studimi

i materialeve historikë zbulon se ndoshta faktori i vetëm, më i rëndë-sishëm në përshpejtimin e shpërthimit të luftës, është perceptimi i gabuar. Në prag të lufitës ka një përputhje të madhe në përfytyrimet e shumicës të udhëheqësve kombëtarë mbi veten. Secili pret i sigurt fitoren pas një fushate të shkurtër dhe triumfuese. I dyshimtë për përfundimin është zëri i armikut dhe ndaj nuk gjen mbështetje. Optimizmi i përsëritur nuk duhet kaluar lehtë nga historiani, si një shembull ironie e marrëzisë njerëzore. Ai tregon në vetvete një moment të fuqishëm emocional dhe në këtë mënyrë bëhet një nga shkaqet e luftës. Çdo gjë që i jep zjarr një optimizmi të tillë, për një fitore të shpejtë dhe vendimtare, e bën luftën

më të mundshme dhe, çdo gjë që e ftoh atë, lehtëson paqen.

Udhëheqësit e të gjitha palëve, në mënyrë tipike, në prag të luftës i gënjente mendja kot. Nuk ka të ngjarë të ketë pasur një luftë që të përmbushë shpresat dhe pritshmëritë e fillimit nga të dyja palët. Opin-ionet e gabuara mbi karakterin e kundërshtarit ndihmojnë gjithashtu në përshpejtimin e konfliktit. Sh-embuj nga historia: në vitin 1914 Kajzeri gjerman pranonte me zjarr se “megjithëse nuk duhet urryer asnjeri, sllavët i urrej”. Ndërsa vet Hitleri nuk e kishte idenë se si ishte Bashkimi Sovjetik. Më tej, virtyti, e drejta dhe drejtësia, mendonte Xhonsoni, ishin plotësisht nga ana e tij. Amerika, fëmija i dritës, duhet të mundte fëmijën e errësirës në një kryqëzatë të shekullit XX. Përbuzja reciproke dhe urrejtja, gjithashtu, e shpejtuan shpërthimin e luftërave midis shteteve arabe dhe Izraelit, midis Indisë dhe Pakistanit. Kurse, perceptimi i shtrembër i Millosheviçit për fitoren e turqve kundër serbëve në Kosovë, në vitin 1389, e shtyu ta nxirrte inatin kundër shqiptarëve të Kosovës gjashtëqind vjet më pas. Ndoshta Bushi, pa mençuri, i devijoi rezervat nga krimineli i vërtetë Bin Laden te Sadam Hyseini.

Kur një udhëheqës në prag të luftës beson se kundërshtari i tij do ta sulmojë, gjasat për luftë janë mjaft të mëdha. Pikërisht në këtë fushë, opinionin e udhëheqësit mbi synimet e kundërshtarit të tij, amerikanët gjetën bazën themelore për të shkuar në luftë kundër Irakut. Perceptimi i gabuar i një udhëheqësi mbi fuqinë e kundërshtarit ndoshta është dhe shkaku themelor i luftës. Gjithsesi, ka shumë rëndësi të sjellim ndërmend se nuk është klasifikimi i vërtetë i fuqisë ai që përshpejton luftën, por është mënyra me të cilën një udhëheqës mendon se klasifikohet fuqia. Një luftë fillon kur kombi grindet rreth forcës së tij të perceptuar. Lufta vetë

atëherë shndërrohet në një konflikt rreth madhësive. Realiteti rivendoset gradualisht, ndërsa lufta vetë shëron luftën, vullneti për të luftuar merr fund, kur kombi formon një perceptim më realist për forcën e tjetrit.

Pavarësisht nga mësimet e nxjerra në Kore, në Luftën e Vietnamit ud-hëheqja amerikane bëri po të njëjtin gabim edhe kundrejt Vietnamit të Veriut. Si në Kore edhe në Vietnam, çmimi i realitetit, në të vërtetë ishte i lartë. Në këtë mënyrë, perceptimi i gabuar e shpejtoi luftën, ndërsa njohja e realitetit, gjithmonë priret për ta shmangur atë.

Kështu, në prag të çdo lufte, të paktën njëri komb e percepton gabim fuqinë e tjetrit. Në këtë kuptim, fil-limi i çdo lufte është një aksident. Vetë lufta pastaj me ngadalë dhe me dhimbje zbulon forcën e vërtetë të çdo kundërshtari. Paqja bëhet kur ka fituar realizmi. Shpërthimi i luftës dhe ardhja e paqes ndahen nga një udhë që të çon nga perceptimi i gabuar te realizmi. Aspekti më tragjik i kësaj të vërtete është se vetë lufta ka mbetur mësuesi më i mirë mbi realitetin dhe në këtë mënvrë ka qenë ilaçi më i mirë për të.

Klisheja është gabim, se historia nuk përsërit vetveten, të paktën jo saktësisht. Por historia na mëson nëpërmjet analogjisë. Autori e për-fundon analizën në këtë libër me përfundimin se, përse speciet njerë-zore mësohen kaq ngadalë dhe me një kosto kaq të tmerrshme? Ndërsa autori thekson se përsëri vazhdoj të vras mendjen. Ajo që di është se, në fund të fundit, përgjigja ndaj luftës duhet kërkuar në aftësinë e njerëzimit për të mësuar nga katastrofat që i ka shkaktuar vetes... Por ndoshta është kapitja dhe dëshpërimi i plotë që të nxjerr largpamës. Dhe ndoshta është njësoj si me njerëzit e thjeshtë, disa prej të cilëve mësojnë dhe rriten nga përvoja tronditëse, ndërsa të tjerët sa më shumë plaken aq më shumë rrjedhin.

Kombe në luftë

nënkolonel nikoll nDoistudent në klo

Rubrika: Flasin studentët e Kursit të Lartë

të Oficerit në AFAStudentët pjesëmarrës në KLO kanë nisur realizimin e

detyrave individuale, sipas temave të lëndës “Teori të

luftës dhe strategjisë”, nën drejtimin e petagogut Prof.

Asoc. Dr. Bernard Zotaj. Me këtë rast, gazeta “Ushtria”

çel rubrikën “Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit

në AFA” nëpërmjet së cilës do të pasqyrojë herë pas here

esse, recensa dhe opinione të përzgjedhura nga studentët

pjesëmarrës në këtë Kurs, të cilat gjykojmë se vlejnë të nji-

hen dhe studiohen edhe nga ushtarakë të tjerë të niveleve

të ndryshme të Forcave tona të Armatosura.

Shpërthimi i luftës dhe ardhja e paqes nda-hen nga një udhë që të çon nga perceptimi i gabuar te realizmi. Aspekti më tragjik i kësaj të vërtete është se vetë lufta ka mbetur mësuesi më i mirë mbi realitetin dhe në këtë mënvrë ka qenë ilaçi më i mirë për të.

Page 6: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 20156 Forca tokesore

spektrin e operacioneve speciale në veprime të përbashkëta ushtarake, si dhe sinkronizimi i veprimeve në të gjithë spektrin e operacioneve speciale ndërmjet RENEA-s dhe US NAVY SEAL për rritjen e ndërvepruesh-mërisë dhe kapaciteteve reale për një reagim të shpejtë ndaj sfidave aktuale, kërcënimeve dhe rreziqeve që paraqiten sot, brënda dhe jashtë vëndit. Gjatë kësaj jave u morën të gjitha masat e nevojshme për pritjen, akomodimin si dhe magazinimin e materialeve dhe paisjeve të stërvitjes së efektivit të US NAVY SEAL dhe repartit RENEA në ambientet e Batalionit të FS.

Pas përfundimit të fazës parapër-gatitore për forcat pjesëmarrëse filloi stërvitja speciale ku fokusi kryesor i saj ishte demonstrimi nga 3 njësitë speciale në stërvitje të aftësive taktike mbi nivelin e ekzekutimit në kryerjen e qitjeve të avancuara gjatë kryerjes së detyrave speciale, veprime taktike me qitje luftarake të koordinuara me dhënien e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit TCCC (Tactical Combat Casualty Care). Nën drejtimin e special-istëve të armatimit të US NAVY SEAL u zhvilluan qitje të avancuara me kushte ushtrimi të ndryshëm në funksion të detyrave speciale.

Gjatë kësaj faze stërvitore u arritën në perfeksionim standardet operacio-nale në qitje të efektivave, si dhe u rritën aftësitë e efektivit në qitje speciale me ngarkesë dhe koordinimi i qitjeve me taktikë speciale (luftim i afërt dhe luftim në qendrat e banuara). Vend të vecantë në programin stërvitor zuri zhvillimi i stërvitjes shëndetësore me specialistët e shëndetësisë, të cilët nën drejtimin specialistëve të Shëndetësisë Amerikane, morën eksperiencat dhe përvojën e tyre pozitive kryesisht për TCCC, (dhënia e ndihmës në fushën e luftimit). E veçantë e zhvillimit të qitjeve të vështira me ngarkesë është se mbështetur në Doktrinat e FS, planizimi i çdo operacioni bëhet duke i dhënë rëndësi vendimtare mbështetjes shëndetësore Faza e dytë e stërvitjes

Gjatë fazës së dytë, e cila zgjati 4 ditë, fokusi kryesor ishte kryerja e stërvitjes mbi planizimin me kohë të shkurtuar, veprimet mbi taktikën spe-ciale, taktikën e njësive të vogla, luftim i afërt, luftim në qendrat e banuara dhe goditje objekti. Gjatë kësaj faze u zhvillua stërvitje mbi teknikat, taktikat dhe procedurat e ndryshme mbi luftën në qëndrat e banuara, të cilat synonin kompaktësimin dhe bashkëpunimin e efektivit të kompanisë së IV të AD të

Batalionit të FS me repartin RENEA në kryerjen dhe zgjidhjen e detyrave të përbashkëta. U kryen disa detyra si: goditje objekti, ku konsistonin në një planizim të përbashkët me kohë të shkurtuar dhe zgjidhje detyre në varësi të situatës së dhënë. Çdo skenar ishte i ndërthurur me situata dhe të papritura, të cilat kërkonin marrjen e vendimeve të shpejta për menaxhimin e situatave të ndryshme operacionale.

Krahas stërvitjeve të karakterit planëzues dhe zbatues të një operacioni, stërvitja vijoi me marrjen e njohurive të avancuara, sipas specialiteteve të Xhenios dhe Snaiper.

Faza u finalizua me zhvillimin e stërvitjes: “ Veprimet taktike të Gru-peve Speciale” në goditje objekti, duke përdorur paisje/armatim me fishekë me bojë të vëna në dispozicion për stër-vitjen nga pala ameri-kane, sipas konceptit të stërvitjes FORCE-ON-FORCE. Zhvil-limi i kësaj stërvitje, duke përduar fishekë imitues real, i dha një dinamikë tjetër zhvil-limit të stërvitjes në kushte sa më reale, duke futur elementin e një force kundër-shtare (imitues reale) gjatë zgjidhjes dhe ekzekutimit të një detyre dhe kryerjes së veprimeve taktiko-opercaionale.

Për katë ditë rresht trupat pjesëmar-rëse në këtë stërvitje e përqëndruan fokusin e veprimeve të tyre në realiz-imin e skenarit “Veprimet e grupeve Speciale për çlirimin e pengjeve” të kapur dhe mbajtur nga elementë ter-roristë, ku do të testoheshin aftësitë op-eracionale të Grupeve Speciale pjesëm-marëse në situata reale me elementë surprizë dhe jashtë terrenit tradicional të fushës së stërvitjes. Është e nevojshme që trajnimet të bëhen në çdo ambient potencial që mund të goditet nga grupe terroriste. Kështu që dhe kjo stërvitje e fundit ku u përzgjodh “TEG”-u, i cili duke qënë një ambient ku ka shumë grumbullime njerëzish është një target i mundëshëm për akte terroriste. Skenari përbante marrjen peng të civilëve në qendrën tregtare “TRG” nga një grup terroristësh. Në lidhje me këtë situatë të improvizuar të ndodhur më parë, Grupet Speciale zhvilluan planizim dhe zgjidhje detyre (Aksion Direkt) në qendrën tregtare “TEG”. Një stervitje

e tillë mundësoj imitimin e nje situate reale të ndonjë sulmi te mundshëm terrorist në një nga infrastrukturat kyçe me përqëndrim civilësh të lartë. Vlen të përmëndet që për këtë skenar u krye planizim i përbashkët ndërmjet 3 gru-peve dhe zgjidhje detyre me veprime reale nga të tre forcat pjesëmarrëse në stërvitje.

Zgjidhja dhe kryerja e detyrave të tilla të vështira speciale ishte detyra më e rëndësishme e stërvitjes, pasi nxori në pah nevojën e bashkëpunimit të forcave speciale të BFS dhe RENEA dhe forcat tona aleate si NAVY SEAL të SHBA-ve për veprime dhe aftësi reaguse të shpejta në përgjigje të situatave ndaj elementëve dhe rreziqeve terroristë që mund të ndodhin brënda vëndit tonë. Kjo stërvitje u ndoq nga strukturat me

të larta të Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Tokësore, si dhe nga drejtuesit më të lartë të Drejtotorisë së Përgjith-shme të Policisë së Shtetit. Në fund u zhvillua ceremoninia e mbylljes së stërvitjes “JCET”, e cila u sho-qërua edhe me një mësim tregues. Ishin të pranishëm personalitete të Ministrise së Mbrojtjes, Ministrisë Brendshme dhe të Zyrës së ODC-së. Mësimi tregues konsistonte në planizimin dhe zbatimin e një detyre direkte në bashkepunim me repartin RENEA dhe grupin USA të FS. Si përfundim mund të nënvizojmë se stërvitja “JCET” shpalosi vlera shumë të rëndësishme për ngritjen e nivelit operacional të efektivit të Kompanise IV të Batalionit të FS për të përmbushur me sukses misionin që ka, si dhe për të qënë i barabartë më aleatët tanë në stërvitje ose detyra luf-tarake që do zhvillohen në të ardhmen. Eksperienca e marrë në këtë stërvitje do të shërbejë si nxitje për përmbushjen më sukses të detyrave themelore të

Batalionit Special.

Mendime dhe opinione për stërvitjen

Në përfundim të kësaj stërvitje, ko-mandanti i Batalionit të FS, nënkolonel Qazim Hoxha, që kshte rolin kryesor në planëzimin, mbështetjen dhe koordin-imin e stërvitjes, si dhe duke ndjekur nga afër çdo element stërvitor, duke filluar nga planëzimi dhe ekzekutimi të një operacioni stërvitor, shprehet tepër vlerësues për standardet operacionale të demonstruara nga grupi i FS, për eksperiencën dhe përvojën e fitur, rritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë midis strukturave pjesëmarrëse, duke e bërë të mundur rritjen e kapaciteteve të gatishmerisë luftarake të forcave spe-ciale të deklaruara të dislokueshme, si zhvillimin dhe rritjen e aftësive të per-sonelit të FS në elementët stërvitor si:- Aftësimi në kryerjen e vëzhgimit dhe zbulim (SR); - Kryerjen e Aksioneve Direkte (DA);- Asistenca ushtarake (MA) etj.

Kapiten Resul Fejzo, drejtues i grupit të FS, në lidhje me stërvitjen shprehet: “Në këtë stërvitje arritëm të zgjidhim me sukses kryerjen e disa detyrave që kërkojnë një nivel të lartë operacional, marrjen në kohë të një vendimi në kryerjen e operacioneve direkte nga njesi të vogla opercaion-ale të FS. Konkretisht, zgjidhja dhe kryerja e një operacioni me skenar të improvizuar në “TEG” ishte pa dyshim një nga detyrat me të vështira të kësaj stërvitje, e cila na nxori nga ajo rutina e përditëshme e stërvitjeve, ky skenar iu afrua me shume ralitetit të sotëm ku kërcënimet dhe rreziqet e grupeve ter-

roriste bëhen sa më evidente. Në këtë stërvitje ne testuam vetveten në drejtim të aftësive reaguese dhe kapaciteteve në përgjigje të situatave të tilla”.

Ndërsa komandanti i Gr. NAVY SEAL, kapiten Carles Crawley jep këtë vlerësim: “Batalioni Special ka një efektiv të mirtrajnuar, që njeh shumë mirëe taktikën e njësive të vogla, e cila u vu re që në fillim të stervitjes ku grupi që unë drejtoj e pati shumë të lehtë përshtatjen me këtë njësi. Ajo që dua të ndalem është që kjo eksperiencë që ka BFS duhet të përcillet tek trupat e tjera të ushtrisë dhe policisë, duhet që reparte të tjera të ushtrisë dhe policisë të trajnohen nga kjo njësi, me qëllim që kjo qelizë të mos vdesi, por të jetë gjithmonë aktive dhe pararojë e FA. Me këto trupa do të bashkëpunoja pa asnjë hezitim në një mision të përbashkët. E vetmja gjë që nuk arrita të provoja ishte stërvitja nateë. Kjo si mangësi e kapaciteteve operacionale që duhen për të ralizuar detyrat natën”.

Në kuadër të planeve të bash-këpunimit me SHBA për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me qëllim mar-

rjen dhe shkëmbimin e eksperincës në kryerjen e stërvitjeve speciale me fokus “Lufta kundër terrorizmit”, në poligonet stërvitore të Batalionit të Forcave Speciale FS nga data 12-30t tetor 2015 u zhvillua stërvitja e koduar “JCET 2015”, e cila nënkuptont “Ushtrime stërvitore të përbashkta të kombinuara”.

Në këtë aktivitet stërvitor morën pjesë:- Batalioni i FS me 15 efektivë të Kompanisë së Katërt të Aksioneve Direkte (AD), të drejtur nga kapiten Resul Fejzo;- Komisiariati i Policisë “RENEA”, me 15 efektivë, të drejtuara nga ins-pektor Pali Dakolli; - Pala amerikane u përfaqësua nga 13 efektivë të USA NAVY SEAL, të drejtuar nga kapiten Charles Crawley.

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive operacionale dhe ndërvepruesh-mërisë së efektivit të Batalionit të FS (Kompanisë së Katërt të Aksioneve Direkte me grupin e FS Amerikane, NAVY SEAL dhe efektivin e “ RENEA”-s për kryerjen e operacioneve të përbashkëta speciale në përballimin e sfidave të ditëve të sotme në luftën k/terrorizmit dhe elementëve kriminal.

Objektivat kryesorë ishin:• Aftësimi i pjesmarrësve në interes

të zgjidhjes së detyrave operacionale, rritja e aftësive planizuese mbi procedu-rat e vendimarrjes, rritja e aftësive për kryerjen e detyrave speciale në spektrin e operacioneve speciale si: infiltrim, zbulim special, sigurimin e perimetrit për mbylljen e rrugëve të afrimit dhe largimit të kundërshtarit;

• Kryerja e aksioneve direkte mbi objektiva të përcaktuara;

• Veprimet në kontakt, kapja ose eleminimi i objektivave të rëndësisë së vaçantë HVT;

• Kryerja dhe zvillimi i operacio-neve për mbledhjen e të dhënave në objekt (SSE), shkëputja e kontaktit, eksfiltrimi dhe rikthimi në bazën e përparuar operative FOB.

• Zhvillimi i aftësive ndërvepruese me njësitë (komponentët) konvencional për zhvillimin e operacioneve të inte-gruara sipas koncepteve COMBINED JOINT;

• Rritja e aftësive operacionale të efektivit të Kompanisë së IV të AD për të planizuar dhe bashkëvepruar me njësi të tjera në përmbushjen e misioneve të caktuara;

• Aftësimi i operatorëve speciale në njohuri të avancuara sipas special-iteteve: operacione, snajper, shendetësi, xhenio, si dhe dhënia e ndihmës së parë në fushën e luftimit.

Faza përgatitore Kjo stërvitje nga vetë specifika

e saj u planizua të realizohej në disa etapa, duke filluar që nga stërvitja parapërgatitore kjo për kompaktësimin e veprimeve të reparteve e deri në stër-vitjen përfundimtare, e cila ndryshe nga herët e tjera u zhvillua në ambiente dhe në situatë reale.

Stërvitja parapërgatitore, e cila zgjati një javë, kishte si qëllim marrjen e masave parapërgatitore për zhvil-limin e stërvitjes “JCET 2015”. Për t’i paraprirë mbarëvajtjes së stërvitjes në ambientet e repartit dhe jashtë saj u zhvillua stërvitje paraprake me efektivin e Kompanisë IV të AD. Kjo stërvitje parapërgatitore u përqëndrua në kërkesat e stërvitjes “JCET 2015”. Fokusi kryesor ishte rifreskimi e njohu-rive në planizim, detyrat themelore të FS të NATO-s, zgjidhje detyrash në

“JCET-2015”, një stërvitje kompaktësuese tashmë e afirmuar

nënkolonel Behar Mara

Kapiten Carles Crawley: Eksperienca që ka BFS duhet të përcillet tek tru-pat e tjera të ushtrisë dhe policisë, duhet që reparte të tjera të ushtrisë dhe policisë të trajnohen nga kjo njësi, me qëllim që kjo qelizë të mos vdesi, por të jetë gjithmonë aktive dhe pararojë e FA. Me këto trupa do të bashkëpunoja pa asnjë hezitim në një mi-sion të përbashkët.

Page 7: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 7Forcat e armatosura

Në zbatim të programit të bashkëpunimit midis Departamentit të Shtetit dhe Republikës së Shqipërisë nga data 26 tetor deri më 6 nëntor 2015 në ambientet e Delta Force në Vlorë u zhvillua kursi trajnues për manovrimin e mjeteve të lundrimit. Kursi u organizua nga sektori për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Në këtë kurs morën pjesë 15 oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare, ndërsa programi u zhvillua nga instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane. Pjesmarrësit u trajnuan në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e pro-grameve të mirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Ata gjithashtu mësuan se si të përgatisin një mjet lundrues për tërheqje, të inspektojnë pajisjet e tërheqjes dhe si të identifikojnë dhe demonstroj-në modele kërkimi të përdo-rura në kushte të ndryshme gjeografike dhe atmosferike. Zbatimi i këtij programi u realizua teorikisht dhe prak-tikisht në Gjirin e Vlorës. Në sajë të eksperiencës dhe medotave efikase të mësim-dhënies, specialistët e Rojes Bregdetare të SHBA-së bënë të mundur përvetësimin e programit dhe rritjen e aftësive profesionale të personelit të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Rojes sonë Bregdetare për zbatimin e detyrave të përditëshme në institucionet respek-tive. Vlen të theksojmë se mbas viteve ’90, ekspertë të Rojes Bregdetare dhe Sektorit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) të SHBA, kanë dhënë asistencë teknike dhe kanë zhvilluar disa seminare me tematika të ndryshme të zbatimit e kontrollit të ligjshmërisë detare. Në këto kurse e seminare janë trajnuar dhjetëra kuadro e specialistë të institucioneve detare shqiptare që tashmë shërbejnë me përkushtim e profesionalizëm në sektorë të ndryshëm të shtetit shqiptar.

Shefqet Kërcelli

Kurs trajnues me oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes

Bregdetare shqiptare

Mesditën e datës 10 nëntor 2015, atasheu i Re-publikës së Francës me rezidencë në Romë,

kolonel Daniel Venture, zhvilloi një vizitë në Ko-mandën e Forcës Detare. Ushtraku i lartë francez u prit nga komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani dhe zv/komandanti i FD, Kapiten i Rangut të Parë Adnand Agastra. Fillimisht gjeneral brigade Dogjani i uroi mirëseardhjen në Komandën e FD kolonel Venturit, ndërsa diplomati ushtarak francez e uroi general brigade Dogjanin

për detyrën e re të komandantit të Forcës Detare. Në vijim të takimit ushtarakët e dy vendeve vlerë-suan marrdhëniet dhe bashkëpunimin e deritanishëm midis Flotës Franceze dhe Forcës sonë Detare, si dhe mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Në fund të takimit, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga shteti dhe ushtria franceze për Forcën tonë Detare.

Shefqet Kërcelli

Në forcën toksore vijon stërvitja “ardenica-15”Nga data 2-19 nëntor 2015 në ambientet e Komandës

së Forcës Toksore po shvillohet stërvitja “Arden-ica-15”. Qëllimi i stërvitjes është që të përmirësohen aftësitë drejtuese të shtabit të reparteve të KFT duke planifikuar dhe zbatuar një Stërvitje për Vendimmarrje në Vend Komandë (CPX/CAX) që të jetë e thjeshtë dhe efektive në nivelin taktik dhe të adresojë në të njëjtën kohë nevojat për trajnimin dhe për rritjen e shkallës së planëzimit dhe kryerjen e operacioneve mësymëse.

Objektivat e stërvitjes janë:1. Planëzimi dhe zhvillimi i

një stërvitje trajnuese me kualitet të lartë për b1k, b3k dhe baterinë e mortajave 120m/m të Batalionit të Mbështetjes së Luftimit në për-puthje me doktrinën dhe standardet e NATO-s, për të përmirësuar gatish-mërinë e reparteve dhe aftësinë drej-tuese në realizimin e operacioneve mësymëse, në komandim-kontroll dhe vendimmarrje.

2. Planëzimi dhe zhvillimi i trajnimit të bazuar në procedura standarde taktike për komandantin dhe shtabin e Batalionit Komando në përputhje me doktrinën kombëtare dhe të NATO-s.

3. Trajtimi dhe vlerësimi i shtabeve për kryerjen e detyrave funksionale për procedurat e vendimmar-rjes (PVU) dhe për përpunimin e dokumenteve të planëzimit luftarak.

4. Zbatimi i Procedurave Standarde Taktike (PSO) për Qendrën Operacionale Taktike (QOT) në nivel batalioni.

5. Trajtimi dhe vlerësimi i nën-reparteve për procedurat e drejtimit të trupave (PDT) dhe komandim-kontrollin, gjatë kryerjes së opera-cioneve mësymëse.

Fokusi i s tërvit jes do të je të përgat i t ja e shtabeve të këtyre reparteve për procesin e vend im-marr jes ush tarake dhe p roces in e d re j t im i t t ë trupave. Forcat, l lojet e op-eracioneve luftuese, aktivitetet logjistike dhe veprime të tjera do të jenë paralel në mënyrën më të mundshme për stërvitjen në kushte reale. Kjo stërvitje do të ndërveprojë kapacitetet e formave më të reja të luftimit dhe mbështetjes të batalioneve (b1k, b3k, Bat.Komando) me Batal ionin e Mbështet jes me Luf t im (bater ia e morta jave 120 mm).

Atasheu i Republikës së Francës vizitoi Komandën e Forcës Detare

Fokusi i stërvitjes do të jetë përgatitja e shtabeve të këtyre reparteve për procesin e vendim-marrjes ushtarake dhe procesin e drejtimit të trupave. Forcat, llojet e operacioneve luftuese, aktivitetet logjistike dhe veprime të tjera do të jenë paralel në mënyrën më të mundshme për stërvitjen në kushte reale.

Page 8: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 20158 intervista

e zakonshme, diçka “më dogji”. Intuita, e nxitur nga mendimi se, në këto emërime ishte dhe koman-danti i Ishullit të Sazanit, “i cili do të emërohej në një detyrë tjetër”, më bëri të kujtoja dhe vlerësoja faktin se, ishulli ekzistonte, i njohur si një fuqi e madhe ushtarake në sistemin e mbrojtjes, por i lakuar

shpesh si “vend i vështirë shërbimi”. Gjithkund më kishte shkuar mendja për emërim në çdo vend të Shqipërisë, por të emërohesha në Ishull, këtë nuk e kisha menduar ndonjëherë. Parandjenja nuk gaboi. M’u komunikua zyrtarisht emërimi “komandant i Ishullit të Sa-zanit”. Çfarë mund të thuhej tjetër në këtë rast? Sigurisht asgjë, përveç se fjalës së zakonëshme të ushtrakut: “si urdhëroni”, “do të përpiqem të justifikoj besimin” etj. Lamë godinën e ish-Komitetit Qëndror dhe do të më duhej të kthehesha fillimisht në Fier, pranë familjes. Avniu qëndroi dhe pimë bashkë një kafe. Pikasi një lloj hutimin që më kishte kapur dhe qetësisht filloi të më tregonte për Ishullin. Së bashku me familjen, ai kishte 5 vite që shërbente

“Sazani, ishulli i Perën-dive” është një libër i ri dhe që ka për au-tor ish-komandantin e

ishullit, kolonel (R) Sulejman Abazi. Një libër befasues, tejet emocional, ku përfshihet e gjithë historia mi-jëravjeçare e Sazanit, ishullit më të madh shqiptar, që nga lashtësia deri në ditët tona. Natyrisht, vëndin kryesor në këtë libër zë pjesa ushtrake e tij, i cili siç dihet është parë si një karakoll i avancuar i mbrojtjes së vëndit nga synimet agresive që kan pasur armiqtë tanë shekullor. Pushtimet e tij kanë qenë nga më të tmerrshmet dhe të pangjashme me njëra-tjetrën. Pozi-cioni i tij gjoegrafik, relievi i rrallë, bukuria magjepëse, pasuria nënujore specifike, por dhe mbitoka tërheqëse, histoirikisht kishin ngjallur lakminë e të gjithë perandorive. Dhe në këtë libër (i pari në llojin e vetë) të Kolonelit do të gjeni tërë këtë histori, tërë këto mistere, por mbi të gjitha do të gjeni të veçantat e tij në vitet 1945-1992, kohë kur ishulli u kthye në një bazë tepër të fuqishme ushtarake, i cili diskutohej gjerësisht nga dy grupimet ushtarake, NATO dhe Traktati i Varshavës. Në këto vite, Sazani u kthye në një ishull i veshur me hekur dhe beton, ku jetonin deri në 3000 ushtarakë me familjet dhe jeta zhvillohej si çdo qytezë shqiptare brenda teritorit të Republikës së Shqi-përisë, por me të veçantat e tyre, si në një ishull larg tokës.

Pikërisht për të treguar disa nga këto “mistere” kemi ftuar autorin e këtij libri, kolonel (R) Sulejman Abazi, i cili ka qenë edhe një bashkëpunë-tor i vjetër i gazetës “Luftëtari”, sot “Ushtria”.

z. kolonel, cilat ishin motivet që të shtyn të bëje këtë libër, ndoshta i vetmi i plotë për ishullin e Sazanit dhe kujt ia kushton?

Me dashuri, mall e respekt të veçantë, këtë libër ua kushtoj ush-tarëve, detarëve, oficerëve dhe nëno-ficerëve, familjeve të tyre, të cilët shërbyen dhe jetuan me dinjitet në një kohë të vështirë në Sazan dhe sot gë-zojnë të drejtën morale të ndihen krenar për vitet e jetës së tyre në shërbim të mbrojtjes së atdheut. Nderim dhe re-spekt të thellë për të gjithë ushtarakët shqiptarë, të cilët me përkushtimin atdhetar dhe profesionalizmin e tyre të lartë, sot janë bërë pjesë e çmuar e fondit të artë të historisë së popullit shqiptar.Sa më shumë do të kalojnë vitet, aq më shumë koha do t’u jap dimensione më të gjera vlerave fon-damentale të historisë së Forcave të Armatosura, duke na kujtuar në çdo kohë gjithçka të mirë që bëmë të gjithë së bashku për nderin dhe dinjitetin e shtetit dhe të kombit tonë. Sa për mo-tivet që më shtynë ato janë shumë, por po ndalem tek një shtysë e kahershme që lidhet me fëmijërinë time. I lindur dhe i rritur deri në moshën e rinisë në qytetin e Vlorës, si një “skelar” i lidhur shpirtërisht me detin dhe sportin e notit e të kanotazhit, pothuajse çdo ditë, kur shkoja në shkollë, apo kur verës nuk ndaheshim nga plazhi ynë, e shikoja me shumë kërshëri Ishullin e Sazanit, që me lindjen e diellit dhe perëndimin e tij, ndonëse nuk më shkonte mendja që një ditë do të bëhesha banor i atij vendi. Perëndimi i diellit për Ishullin, i parë nga bregu i Vlorës, ishte një mrekulli mbreslënëse dhe e papërsëritëshme e natyrës. Pamja e artë e dritës në perën-dim, nuk besoj që mund të përsëritet

në ndonjë vend tjetër të kontinetit. Shpesh hërë mëngjezeve, shikoja se si akostohej në molin e portit në Skelë një anije druri me ngjyrë blu, me emrin “Detari” dhe prej saj shikoja të zbrisnin shumë njerëz. Nga larg, nga “koka” e molit, ata më dukeshin të vegjël, si një rresht milingonash të dala nga foleja. Të gjithë nxitonin për të kaluar pikën e kufirit. Ata ishin banorë të Ishullit të Sazanit. Kjo ishte e vetmja pikë e lidhjes së tyre me “tokën e madhe”, siç mësova të përdorej kjo shprehje kohë më vonë. E shikoja sërish këtë pamje pasditeve, por në lëvizjen e kundërt, kur ishullarët ktheheshin në bazën e tyre. Atëherë kurrë nuk më shkonte mendja që, në një kohë tjetër, do të isha pjesë e tyre dhe do të veproja njësoj si ata.

Kur u emëruat komandant i

këtij ishulli mgagjik, i cili ishte një fortesë ushtarake e kthyer në hekur dhe beton?

Vite më vonë, jeta dhe profesioni i ushtarakut më takoi të shërbeja në qyte-tin e Fierit, deri sa përfundova studimet në Akademinë e Mbrojtjes. Plotë 11 vite shërbimi, të cilat edhe pse në moshë të re, më dhanë përvojën e mjaftueshme për përmbushjen e detyrave që kisha marrë, rast pas rasti në karrierën ush-tarake. Pas një muaji të përfundimit të studimeve në Akademi, më thirrën në forumin e lartë politik të shtetit. Ishim 6 oficerë në zyrën e ish-sekretarit të KQ të PPSH-së. Para se të futeshim në takim, u njohëm midis kolegësh dhe aty u prezantova edhe Avni Dinon, që deri në atë kohë kryente detyrën e komandantit të Ishullit. Nga bisedat

atje. E dëgjoja dhe kuptova që donte të më qetësonte, të më jepte siguri. Vërtet, ishte një detyrë e vështirë, por ja dhe ai “e kishte bërë mirë” dhe “kështu do ta bëja edhe unë”. U ndamë si miq. Ai do të shkonte disa ditë në Dibër. Më la në dispozicion makinën e komandës së Ishullit.

Sa kohë shërbyet në Sazan, sa vjet e drejtuat këtë fortesë ush-tarake e vetmja në llojin e saj në vendin tonë?

Më ra fati që të jetoja në Ishull prej korrikut të vitit 1986 dhe deri në korrik të vitit 1992, me familjen pranë. Ishulli më jepte ndjesinë e fortë, pasi më mbante shumë afër të lidhur me vendlindjen time, qytetin e Vlorës. Isha vetëm 33 vjeç. Ditën që më komunikuan detyrën para efektivit të oficerëve, u shkaktua habi tek disa prej tyre, që ishin mësuar ta shikonin komandantin në moshë “të vjetër”. Ishte bërë traditë, në Ishull komandanti apo komisari duhet të ishin mbi moshën 45 apo 50 vjeçare. Ndoshta përvoja dhe veça-nërisht mosha, për një detyrë kaq të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë, më mungonte, por bindja, energjia dhe përkushtimi ishin diçka tjetër. Më kujtohet biseda e komis-

arit të Ishullit në atë kohë. Disa ditë më vonë, duke qeshur riprodhoi fjalët që kishte shkëmbyer me Sali Shirkën, një oficer nga Korça, që kishte 7 vite që jetonte në Sazan dhe që kryente një funksion të lartë politik në ishull. Më kishte përcaktuar në pamjen e parë me një “çunak, djalë të ri”, duke shprehur habinë dhe pasigurinë për detyrën e komandantit. Atëherë të tjera gjëra më shkonin ndërmend. Gjithsesi, ato ishin perceptimet e para, me kalimin e kohës me Saliun dhe të gjithë shokët e tjerë drejtues të komandës dhe shtabit do të krijonim marrëdhënie të forta besimi dhe respekti.

Si veprove kur shkove në ishull, kujt i dhatë përparësi?

Muajin e parë në detyrë vendosa të mos “përzihesha” në punët e drejtimit. Lëvizja kudo, në çdo repart e nënrepart, vëzhgoja dhe nuk flisja, duke dhënë përshtypjen e një “memeci”. Pas një muaji mora drejtimin e shtabit. Fola pak, detyra të paracaktuara dhe kohën e raportimit. Kisha kuptuar se duhej ndryshuar metodologjia në organizimin dhe drejtimin konkret të punëve. Disa oficerë të shtabit këtë ndërhyrje e morën lehtë. Po atë ditë, pasdite vonë, në zyrë

alBert Z. Zholi

Flet ish-komandanti i ishullit të Sazanit, autori i librit “Sazani, ishulli i Perëndive”, kolonel ® Sulejman Abazi

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që shtërbyen

në ishullin e SazanitU larguam nga Ishulli me krenarinë e “ishullarit” dhe njerëzve fisnikë e

atdhetarë, që plotësuam me nder detyrën ndaj atdheut në një vend të vështirë

Ishulli i Sazanit është një margaritar i rral-lë. Kam pasur rastin të shkoj disa herë në

Sazan edhe pasi u lar-gova, kjo deri në vitin 1994, por më pas nuk

kam shkelur më në atë vend për një arsye të thjeshtë. E lashë në një gjendje të stabili-zuar dhe nga larg po përjetoja një shkatër-rim gradual. Në vitin

1997, në trazirat e mëdha në Vlorë, ishul-li u kthye në objekt i grabitjes dhe dëmeve masive nga bandat e

armatosura.

Page 9: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 9intervista

u komunikuan disa vendime, krejt ndry-she nga më parë. Ditë më vonë, kaluam kompani më kompani dhe në çdo bateri. Ballë për ballë me problemet e disipli-nës dhe të jetesës. Vetëm pas 7 muajsh punë intensive, nën përgjegjësinë e komandave dhe shtabeve arritëm të stabilizonim gjendjen dhe të përcillnim një opinion krejt tjetër në udhëheqjen e lartë të Ushtrisë. Ndoshta ndikuan edhe rrethana të tjera. Historia e dhimbëshme e ishullit në vitet e paraçlirimit, më sillte përherë ndërmend një lidhje shumë të fortë shpirtërore, që kishte të bënte me të kaluarën e familjes time. Kur shikoja se si ishin të ndërtuara rrugët dhe objektet me gurë të skalitur mirë, që në kohën e pushtimit italian, mendja më shkonte tek shfrytëzimi i punës së të burgosurve politikë shqiptar, të strehuar për vuajtje dënimi në ishull. Gjyshja ime, hanko Sadua, më kishte treguar më herët, se në kohën “kur ishulli ishte i pushtuar nga italianët, një dajo, vëlla i nënës time, (Sejdi Murraj, sot dësh-mor i atdheut), në një moment, kur po ngarkonin çimento në portin e Vlorës, arriti të arratisej dhe iu bashkua çetës së Ali Demit në fshatin Kaninë.

Me që ra fjala, mund të na thoni diçka më shumë nga historia e ishullit si bazë ushtarake?

Baza detare e Ishullit ka një histori në kohën e pushtimit fashist italian. Pro-jekti i bazës ishte zbatuar nga inxhinierë italian, i parashikuar të bëhej dyfish më i madh se sa baza ekzistuese. Në atë kohë, zbatuesi i punimeve zvogëloi projektin, duke përvehtësuar fondet, por që përfundoi në ekzekutim nga shteti i tij. Baza materiale e përdorur ishte tërësisht me gurë të skalitur, të marrë nga Ishulli. Shteti shqiptar e zgjeroi dhe e shtriu më thellë bankinën e molit, duke rritur kapacitetin përpunues të tij. Punimet e zgjerimit vazhdonin dhe çdo ditë vërehej si rritej hapësira e siguruar e bazës detare të Ishullit. Mjaft ndërtesa si, komanda, shtëpia e oficerëve, kinemaja, ndërtesa në veri dhe në jug të Ishullit, disa godina në bazën detare, ishin ndërtime të stilit italian, të paisura poshtë themeleve me ujëmbledhësa, për të shfrytëzuar ujërat e reshjeve të shiut. Në bazën detare, ndërtimet ekzistuese u shtuan në kohën e sovjetikëve dhe më pas u plotësuan me ndërtime të tjera.

a mund të tregoni diçka nga operacioni për çlirimin e ishullit nga forcat partizane?

Duhet thënë se pas kapitullimit të Italisë fashiste, Ishulli i Sazanit kaloi nën pushtimin gjerman. Sipas të dhënave,

në çdo kohë ushtria gjermane mbante në ishull një forcë prej 400 ushtarë dhe oficerë. Shqiptarët do ta zotëronin atë përfundimisht vetëm në 22 tetor të vitit 1944, datë kjo e çlirimit të tij. Një skuadër partizane e batalionit të 2-të të Brigadës së 12-të Sulmuese, të ngarkuar me detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ-it, edhe pse pa mjete lundrimi dhe pa të dhëna të zbulimit mbi praninë e gjermanëve në Ishull, morën përsipër këtë detyrë të vështirë. Mjaftuan vetëm 4 automatikë, 2 mitralozë të lehtë, 4 pushkë gjermane, 8 bomba dhe guximi i partizanëve, së bashku me 4 marinarë italianë, të cilët e njihnin lundrimin në det, që Ishulli të çlirohej. Gjermanët, të zënë në befasi, nuk bënë rezistencë dhe u dorëzuan. Çlirimtarët Bajram Mici, Bejko Pulaj, Skëndo Veshi, Niqi Varfi, Avdulla Cenko, Rrapo Sejdo, Viko Xhelo, Ismail Memushi, si dhe katër ushtarë italianë, të cilët në atë kohë shërbenin në radhët e forcave partizane shqiptare, realizuan amanetin e Ismail Qemal Bej Vlorës:

“Sazan e Karaburun,Janë vatanet e mija,Do t’i marr se s’është punë,Kështu thotë dhe perëndia…”Pas 4 orë lundrimi, duke lëvizur

në drejtimin: Uji i Ftohtë - Shënjan - Ishull, partizanët kapën tokën dhe i detyruan oficerët e garnizonit gjerman të dorëzoheshin. U kapën 53 robër dhe mjaftë material luftarak; 30 mitralozë, sasi të mëdha pushkësh italiane dhe

Për banorët civilë të Ishulli (rreth 480 vetë në çdo kohë), jetesa bëhej më e lehtë, për shkak të privilegjeve që gë-zonin nga shteti në trajtimin ushqimor, arsimor, të ndihmës mjekësore, të paisjes me elektroshtëpiake, furnizime të veçanta, me librari, bibliotekë, kinema falas, kopësht dhe çerdhe për fëmijë, shkollën 8 vjeçare, nxënësit e së cilës trajtoheshin 100 për qind me bursa të zgjedhura etj. Gjithashtu, jeta artistike ishte bërë pjesë e trajtimit të gjendjes shpirtërore dhe psikologjike të efektivave dhe banorëve. Shpesh ishin të pranishëm trupa të estra-dave, grupe folklorike, grupe të këngëtarëve, njerëz të njohur të artit dhe kulturës, njerëz të luftës, të cilët e thyenin sado pak monotoninë e jetës në Ishull. Çdo javë shfaqeshin filma falas për banorët dhe trupën ushtar-ake. Jeta artistike kishte emocionet e saj, pasi zbuste sado pak vështirësitë e kohës. Një jetë aktive që asnjëherë nuk u shkëput nga detyra dhe misioni i vështirë. Ajo ofronte privacione, por dhe kënaqësitë e një peshe jetësore, që meritonte të jetohej edhe në kushte të vështira. Peshkimi në kohën e lirë ishte një tjetër mënyrë argëtimi në grupe. Kafe restoranti në qendër të Ishullit, me sallat e ping pongut, librarinë, mblidhte veçanërisht br-ezin e ri të oficerëve dhe banorët. Në Ishull ka pasur raste të dasmave, kur të rinjtë martoheshin. Veterani i Ishullit, Avduli, kasapi nga Përmeti,

i mbetur aty që në kohën kur kryente shërbimin ushtarak, martoi vajzat e tij dhe të gjithë banorët u bënë pa dashje dasmorë.

Për qëllime të gatishmërisë së lartë dhe mungesës së mjeteve të transportit ushtarakët kaluan aty vite të tëra të jetës së bashku me familjet. Ata përballeshin me izolimin dhe me sakrifica të mëdha, ndonjëherë të dhimbëshme. Njerëz të betuar për t’u vënë në shërbim të mbrojtjes së lirisë dhe të jetës, me ideale të larta. Vetëm njerëz të tillë mund të përbal-lonin këto vështirësi. Ushtarakët e Flotës Luftarake Detare, të reparteve të këmbësorisë, mortaistëve, kundëra-jrorëve, artilerisë bregdetare, do të ishin banorë të përhershëm për më se 50 vjet. Ata do të ishin shpirti i gjallë i vetmohimit dhe vitalitetit të jetës në Ishull. Deri në vitet 1992 Ishulli ka qenë i banuar çdo herë nga 2000 deri në 3000 ushtarakë dhe banorë. Në këtë periudhë, Ishulli dhe në tërësi gjiri i Vlorës, konsideroheshin si fronti më i vështirë në rast lufte për Ushtrinë Popullore.

Si i kujton ditët kur u largove nga ishulli ku kaluat një pjesë të jetës tuaj?

Eh,…ishulli i Sazanit, ishulli i Shpresës, i Perëndive, ishulli ynë, ishulli i shqiptarëve, sot ka përpara dilemën e historisë dhe të perspek-tivës; ose t’i kthehet dinjiteti, duke e vlerësuar për atë çfarë mund t’i dhurojë popullit shqiptar, ose të lihet në harrësën e tij historike, për të cilën ndoshta të tjerë breza do ta vlerësojnë. Me një ndjesi të lartë në gjithçka të mirë që ofron historia dhe realiteti në planin moral në këtë pjesë enigmatike të vendit, në përkushtimin dhe përgjegjësinë e ushtarakëve dhe civilëve, për shërbimin tonë të për-bashkët në Ishull, sot pas kaq vitesh, kujtojmë me nostalgji atë kohë të sakrificës njerëzore, kujtojmë të gjithë banorët, vartësit, miqtë dhe shokët, pothuajse të gjithë fëmijët që u lindën dhe u rritën aty, duke rezervuar për ta ndjenjën më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes njerëzore. Të gjithë bashkë, bëmë më të mirën e mundëshme, u larguam nga Ishulli me krenarinë e “ishullarit” dhe njerëzve fisnikë e atdhetarë, që plotësuam me nder detyrën në një vend të vështirë. Rrallëkush sot mund të kuptojë thelbin e krenarisë tonë të përbashkët për kohën që jetuam në atë vend, në këtë “kështjellë” të mbrojtjes shqiptare, për të cilën ne “ishullarët” do ta kujtojmë në çdo kohë me nostalgji dhe respekt.

Si e shikoni të ardhmen e ishullit të perëndive siç e cilësoni ju?

Ishulli i Sazanit është një margaritar i rrallë. Kam pasur rastin të shkoj disa herë në Sazan edhe pasi u largova, kjo deri në vitin 1994, por më pas nuk kam shkelur më në atë vend për një arsye të thjeshtë. E lashë në një gjendje të stabilizuar dhe nga larg po përjetoja një shkatërrim gradual. Në vitin 1997, në trazirat e mëdha në Vlorë, ishulli u kthye në objekt i grabitjes dhe dëmeve masive nga bandat e armatosura. Edhe predhat e topit 122 mm mbërritën në lagjen “Çole” nga Sazani. Një zot e dinte për çfarë i duheshin banditëve ato predha. Për prapësitë që kanë ndodhur në atë zonë, kam shkruar para shumë viteve, duke denoncuar shfarosjen që po i bëhet nëndetit nga pasuritë e mëdha. E njoh atë vend me pëllëmbë. Sot nëse Sazani do të futet në projektet e Qeverisë Shqiptare do të jetë diçka shumë e mirë dhe me përfitime të mëdha. Iku koha e “portës së bregdetit” në mbrojtjen e vendit. Ai duhet të bëhet një vend i hapur për qytetarët dhe me mundësi turistike, të cilat ai ofron.

disa armë të rënda; 2 mortaja, 1 top dhe sasira të konsiderueshme veshjesh e ushqimesh. Në orën 14. 00 të datës 22 tetor 1944, Ishulli mori frymë lirisht, pas 30 vjetësh të pushtimit grek, italian dhe gjerman. Zot shtëpie në këtë pjesë të atdheut u bënë shqiptarët. Ai do të fillonte të merrte frymë lirisht, duke pritur në zemrën e tij banorët e parë, ushtarakët shqiptarë, të cilët vite më vonë bashkë me familjet e tyre, do t’i jepnin pamjen e një qyteze ushtarake. Ishin këta njerëz që do të mbanin për gjysëm shekulli peshën e rëndë të mis-ionit dhe detyrave të mbrojtjes. Ishulli i Sazanit do të bëhej i njohur gjithnjë e më shumë në opinionin shqiptar, si vendi i hekurt, “syri” vëzhgues i kanalit të Otrantos. Në verën e viti 1945, në Ishull u vendosën 2 bateri të artilerisë bregdetare të kalibrit 75 mm, me një efektiv prej 80 vetash. Njëra bateri me 4 gryka zjarri, u vendos në veri, ndërsa tjetra në jug të tij. Më pas, gradualisht Sazani u bë bastion i ushtrisë shqiptare, “vija e parë e frontit” me armikun, një rajon tepër i fortifikuar luftarak dhe me armatime moderne të kohës.

Si jetohej në ishull, sa banorë dhe çfarë jetë kulturore zhvillohej. a ndiheshit të izoluar?

Në Ishull funksiononte një qendër e banuar, me rreth 148 familje, në banesa të rregullta. Në vitet 1972-‘74, në Ishull u ndërtuan pallate të reja tre katëshe, veç ndërtesave ekzistuese, duke e përmirësuar ndjeshëm jetesën.

Page 10: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 201510 aFganistan

komandanti i Komandës së Resolutte Support, gjeneral John Campell. E pranishme ishte zonja e parë e Afgani-stanit, Rula Ghani, ministri i Mbrojtjes, Mohamed Massom Stanekzai, ministri i Brendshëm, Nur ul–Haq Ulimi, ministër për Punët dhe Kujdesin e Gruas, Dilbar Nazari, këshilltari i lartë dhe shefi ekzekutiv për çështjet e grave dhe të rinisë, drejtoresha Habiba Sarabi, këshilltarja e presidentit, znj. Nargis Nahan, komisioneri i pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan Dr. Sima Samar, ambasadori i Kan-adasë në Afganistan, Deborah Lyons, nënkryetari i misionit EUPOL, znj. Pia Sternall, pëfaqësuesi i latë i Sekretarit të Përgjithshëm të UNAM-a në Afgani-stan, Nicholas Hayson, zëvendësminis-tri i Mbrotjes dhe ai i Brendshëm, si dhe drejtor drejtorish në këto insititucione. Përmendja e gjatë e të gjithë pjesëmar-rësëve nuk u bë rastësisht nga ana jonë, për të treguar se synimi për sensibilzim për një proces të tillë ka përfshirë çdo aktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë

Gratë dhe të drejtat e tyre, përfshirja në jetën politike dhe ushtarake në vend janë së fundmi motoja e gjithë

organizatave qeveritare e joqeveritare që veprojnë në Afganistan. Në një hark shumë të shkurtër kohor janë zhvilluar dy konferenca ku padyshim vëmendja, roli dhe pjesëmarrja e Komandës së Resolutte Support kanë qenë në shkallën më të lartë. Tregues i këtij vlerësimi dhe e kësaj vëmendje lidhet me kujdesin e drepërdrejt të treguar nga përfaqësuesit më të lartë të komandës për zhvillimin e këtyre dy veprim-tarive. Konferenca e parë u zhvillua më 10 shtator 2015, kurse konferenca e dytë në mbyllje të muajit tetor, më 31. Po cilat ishin problematikat dhe sfidat që shtruan këto dy zhvillime shumë të rëndësishme për një vend si Afganistani ku më e zakonshmja është të flitet për të vrarë, gra të lincuara me gurë apo të masakruara sipas riteve makabre talebane?10 shtator 2015, Komanda e rs hap dyert për gratë

Konferenca e parë e gruas në muajin shtator i zhvilloi punimet në ambientet e Komandës Resolutte Sup-port. Ishte kënaqësi, por edhe nder për të gjithë pjesëmarrësit që fjalën e hapjes ta mbante shefi i Shtabit të Komandës së RS, gjeneralmajor Leidenberger. Pas një njohje të mirë dhe përvoje në çështjet e përfshirjes dhe integrimit të gruas afgane në institucionet e policisë dhe ushtrisë, në fjalën e tij gjeneralma-jor Leidenberger u shpreh se momenti në të cilën zhvillohej konferenca ishte shumë kyç për të shpalosur punën e bërë, vështirësitë e hasura, progresin dhe sfidat në këtë kauzë. Vëmendje e veçantë ju kushtua Zyrës së Gruas pranë RS, rolit që ajo po luan në një proces kaq delikat, por edhe human njëkohësisht duke përgëzuar punonjësit e kësaj zyre për përballjen e sukseshme me rrezikun. Zyra e Gruas në RS drejtohet nga një grua me karrierë të shkëlqyer ushtarake, kolonel Deanne Gibbon dhe padyshim nën drejtimin e saj dhe me mbështetjen e gjithashme të Komandës së RS, detyrat e mara përsipër i ka parë gjithmonë si sfida të arritshme. Mjafton t’i hedhësh një sy axhendës së konferencës për të kuptuar se qëllimet dhe arritjet e kësaj zyre me mbështetjen e të gjithë aktorëve të tjerë nuk kanë qenë të lehta. Në qendër të diskutimit në konferencë u vu statusi i emërimit në punë i 391 femrave, të cilat janë duke u trajnuar në Turqi prej qershorit të 2015 dhe do të përfundojnë këtë kurs në 1 dhjetor 2015, duke u diplomuar dhe duke qenë kandidate potenciale për institucionet e sigurisë afgane. Por jo vetëm ato. Një tjetër risi, pjesë e diskutimeve ishte rekrutimi i femrave nga Forcat Ajrore, për t’u bërë pilote. Tingëllon e habitshme, ndoshta e pamundur për Afganistanin, që njihet si vendi i burkave, por duket se femrës së vetme pilote që kanë Forcat Ajrore Afgane së shpejti mund t’i shtohen të tjera kandidate, pasi t’i nështrohen tes-timit mbi njohuritë në gjuhën angleze dhe atij fizik. Ky testim është i njëjtë, pavarësisht gjinisë, dhe përbën një tregues mjaft domethënës se barazia gjinore ka dhënë shenjat e saj të para të brishta në këtë vend. Shkollimi i tyre i mëtejshëm do të jetë në SHBA.

Konferenca paraqiti interes edhe për formatin e saj, mënyrën se si ishte ideuar, jo vetëm si një konferencë që zhvillohej brenda një auditori, por me lidhje me përfaqësueset e Zyrës së Gruas në të gjitha njësitë e repartet e vartësisë, përmes sistemit të telekonferencës. E nëse mendoni se kjo zgjedhje ishte bërë për të përf-shirë sa më shumë dëgjues, padyshim kjo është një ide jo e saktë. Qëllimi i

telekonferencës ishte ngjallja e diskuti-meve, dhënia e komenteve duke e bërë kështu të mundur për auditorin që të njihej me përvoja dhe situata nga më të ndryshmet. Nga vetë larmishmëria e pjesëmarrësëve, si p.sh, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kabul, përfaqësues nga komanda e NATO-s, apo edhe organizatave joqeveritare, rrahja e mendimeve mbi vështirësitë e hasura, si dhe sfidat që e presin gruan afgane në rrugën e integrimit, i bënë diskutimet tepër interesante, duke u bërë burim idesh për të ardhmen. Aktualisht në Afganistan funksion-ojnë qendrat e ndryshme të trajnimit të gruas që janë kontribut dhe arritje e komandës së Resolutte Support. Ato gjenden në njësitë dhe repartet e poli-cisë dhe ushtrisë afgane. Nuk mund të anashkalohet fakti që këto qendra nuk kanë thjesht objektiv trajnimin dhe re-krutimin në polici apo ushtri të grave, por më së pari ato kërkojnë që gratë afgane të ndërgjegjësohen për rolin e tyre drejtues. Në zinxhirin e hallkave bashkëpunuese për realizimin e gjithë çfarë thamë më sipër një peshë të madhe kanë mbajtur dy institucione kryesore në vend: Minsitria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme. Shembujt nga puna e këtyre të fundit u sollën nga Akademia Kombëtare e Policisë apo nga Komanda Qendrore e Trajnimit

në Herat. Është tashmë fakt se që prej krijimit të programeve trajnuese gratë afgane kanë pasur një zë aktiv dhe kanë qenë në gjendje për të bërë përparime të dukshme në trajtimin e barabartë të tyre, edhe në një vendi si Afganistani ku barazia gjinore tingëllon ende utopi. Janë të konsiderushme arritjet. Kështu në fund të vitit 2014, policia e Korpusit të grave hapi kursin e parë të instruk-toreve femra. Përfundimi me sukses i ciklit të parë të këtij kursi mund të konsiderohet pa frikë sukses. Pikërsisht ky sukses i këtyre instruktorëve të reja femra do të lejojë që ato do të përdoren në Korpusin e trajnimit për programin e oficerit, ku çështjet e grave do të jenë në objektivat kryesore për të ardhmen e afërt të tyre në Afganistan. Në lidhje me vlerësimin dhe rekrutimin e femrave ka vazhduar angazhimi pothuajse i gjithë liderve kryesorë në vend, që mbështesin fuqimisht rolin e gruas në pozicione drejtuese në institucionet e sigurisë.

Konferenca e dytë e gruas, 31 tetor 2015

Ashtu si e theksuam edhe më lart, pjesëmarrja e figurave shumë të rëndë-sishme në jetën politike dhe ushtarake të Afganistanit ka qenë tepër e ndjeshme dhe aktive në veprimtaritë ku në qendër është roli i gruas. Në konferencën e dytë që u zhvillua në 31 tetor, mori pjesë

Afganistanit. Komandanti i Resolutte Support, gjeneral John Campell hapi këtë konferencë duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, por ai ndali në fjalën e tij tek puna e drejtorisë së Kujdesit dhe Këshillimit Gjinor në komandën e RS. Është pikërisht kjo drejtori prej ku burojnë iniciativat në drejtim të zhvillimit dhe pjesëmarrjes së gruas në sektorin e sigurisë, përmes programeve që hartojnë ekspetët në fushën e grave për paqe e siguri. Kënaqësi e madhe si për gjeneralin Campell, por edhe për ne pjesëmar-rësit ishte të shihnim të radhitur krah nesh në këtë nismë zonjën e parë të Afganistanit. Vetë zonja Ghani ka dhënë kontributin e saj duke qenë pjesë e aktiviteve të ndryshme të zhvilluara në vazhdimësi nga Zyra e Këshillimit dhe Kujdesit për Gruan në komandën e Resolutte Support. Këshillat e saja kanë qenë një vlerë e shtuar për larminë e aktiviteteve të zhvilluara me qendër e gruas. Janë vlerësuar me tepër interes nga Zyra dizenjimet e propozuara nga zonja e parë në lidhje me shtëpitë që po ndërtohen për gratë e policisë dhe familjet e tyre. Si një njohëse e thellë e kulturës afgane, përditshmërisë, zakoneve dhe riteve familjare zonja Ghani gjatë fjalës në konferencë vuri theksin në faktin se është shumë i rëndësishëm vlrerësimi situatës, për të kuptuar nga ka ardhur dhe ku dëshiron të mbërrijë gruaja afgane në kuadër të “gender balance” , barazisë gjinore. Kjo duke pasur parasysh se në Afganistan ka akoma vatra të nxehta si Kunduz, ku nga luftimet e talebanëve dhe terroristëve shpeshherë viktimat janë gratë e fëmijët.

Të ndërgjegjshëm se problemet e grave afgane nuk mund të zgjidhen me një apo dy konferenca të gjithë pjesëmarrësit ndanë mendimin se për gratë afgane ky është vetëm fillimi. Ato duhen inkurajuar sepse gratë që janë bërë pjesë e insititucioneve të sigurisë kudo në botë, në polici apo në ushtri, nuk e kanë gjetur “fushë me lule”. Edhe në vendet më të përparuara ku ky integrim është bërë tërësisht në kushte paqësore, pa fak-torin luftë sfida gjinore ka qenë dhe ngelet thembra e Akilit. Mbajtja e uniformës është dyfish më e vështirë dhe më e rrezikshme kur je grua, por nuk është një mision i pamundur. Si pëfaqësuese e grave ushtarake të Forcave të Armtosura, pjesë e mis-ionit Resolutte Support shpreh bindjen se në këtë përparim të ngadaltë por të pandërprerë të grave afgane edhe vendi ynë ka një rol modest, të cilin duhet ta vlerësojmë si një mundësi për të çuar pëvojën tonë, por edhe për të përfituar nga mundësia e të punuarit pranë stafeve tepër profesionale të Komandës Resolutte Support. Ftoj koleget e mia gra ushtarake t’i shtojnë përvojës së tyre të gjatë në ushtri e të sukseshme pikërisht emocionet dhe sfidat e një misioni, ku në qendër të jenë pikërisht kontributet për gratë që aspirojnë të veshin uniformë dhe ta përfaqësojnë atë denjësisht.

Konferencat për gruan në Afganistan

Përfshirja në jetën politike dhe ushtarake

të grave afgane

etleva sMaçinënkolonel BarDha Pali

strategic advise in CaghQ rs -kabul

Një tjetër risi, pjesë e diskutimeve ishte re-krutimi i femrave nga Forcat Ajrore, për t’u bërë pilote. Tingëllon e habitshme, ndoshta e pamundur për Afganist-anin, që njihet si vendi i burkave, por duket se femrës së vetme pilote që kanë Forcat Ajrore Afgane së shpejti mund t’i shtohen të tjera kan-didate, pasi t’i nështro-hen testimit mbi njohu-ritë në gjuhën angleze dhe atij fizik.

Page 11: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 11analizë

një sulm kibernetikë për të ndikuar në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Nga perspektiva e aftësive, mënyra se si fil-lon një sulm kibernetikë, aktorët më të rrezikshëm në internet krijohen në bazë të gjykimeve mbështetëse me burimet teknike, logjistike, financiare dhe op-eracionale të nevojshme në mënyrë që të organizojnë një sulm kibernetikë të qëndrueshëm; infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për ekzekutimin e maskuar të sulmit dhe mund të ndjekë qëllimet politike, ekonomike dhe ushtarake në nivel shtetëror në dëm të një shteti tjetër, e cila mund të materializohet nëpërmjet sulmeve kiber. Edhe pse këto aspekte janë të njohura, është supozuar që më shpesh (në mungesë të provave bindëse për të provuar vërtetësinë e sulmuesit në mjedisin e internetit), përfshirja e një shteti në një fushatë kundër një shteti tjetër do të ndikojë në interesat kryesore të sigurisë, e cila arrihet përmes opera-cioneve të mbulimit ose duke maskuar në dobi të organizmave virtuale ose duke përdorur korporatat dhe subjektet private të interesuar në zhvillimin e softuerit dhe zgjidhjen e produkteve për sigurinë në mjedisin online. Nga këto perspektiva, sulmet kibernetike mund të çojë shpejt në dëmtime të mëdha të sigurisë.

Megj i tha të, imagj ina tën dhe mundësitë teknike për shfrytëzimin e dobësive të sigurisë ekzistuese të ven-dit, shkeljet në rrjetet e mjedisit kanë bërë shpesh të mundur që sulmi cyber i kombinuar gjerësisht me teknikat e teknologjive të shkallëve më të larta mund të transformohet në një sulm kompleks, në gjendje të ndikojnë në infrastrukturën e rrjetit dhe për interesat e sigurisë të vednit.

Një shembull është sulmi kibernetikë kryer kundër korporatës amerikane Sony Pictures Entertainment, në vitin 2014, nga organizata quajtur “Kujdestarët e Paqes”, duke përdorur një produkt të njohur si “fshirëse” i projektuar për të fshirë të dhënat dhe informatat nga mediat, kombinuar me përdorimin e spam dhe identifikimi i llogarive në Tëitter dhe e-mail të punonjësve të Sony Pictures Entertainment. Sulmi, edhe pse kjo nuk mund konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë në internet që mund të rrezikojë sigurinë kombëtare dhe ushtarake të SHBA-ve, ishte në gjendje për të krijuar dëmet në nivel të reputacionit të shtetit dhe ka ndi-kuar në opinionin publik. Efekti ishte konfirmuar “e butë” dhe një problem civil që ndikojnë në funksionalitetin e një kompanie private në mjedisin e biznesit.

Nga pikëpamja ushtarake është e vështirë të pranohet se një shtet mund të jetë viktimë e një sulmi kibernetikë, të ngjashme me mënyrën e një sulm ushtarak si ndërhyrja tokësore, ajrore dhe detare. Pra, kjo presupozohet të jetë kryesisht për shkak të anonimitetit në rrjet dhe për shkak të vitalitetit të hapësirës kibernetike. Për sa më lartë veprimi i zgjuar për paralajmërimin e hershëm, identifikimin e rrezikut, reagimin, nga institucionet shtetërore kërkohet krijimi i aftësive funksionale për të vepruar në kohë. Kohët e fundit historia e spiunazhit kibernetikë tregoi se sulmet kibernetike tashmë të njohura si “Stuxnet”, “Flaka”, “Gausit”, “Operacioni Talin”, “Tetori Red”, “Epic-Turla” kanë pasur efektin e armëve të shkatërrimit në masë mbi

Për trajtimin e kësaj çështje kam marrë shkas nga subjekti i një aktiviteti të zhvilluar ditë më parë në Qendrën e Doktrinës

dhe Kërkimit me objekt për perspektivën e zhvillimit të forcave të operacioneve speciale, çështje kjo me rëndësi sidomos pas Samitit të Uellsit për ndërtimin e forcave të gatishmërisë së lartë, si pjesë e rëndësishme për përballimin e sulmeve me karakter hibrid. Arsyeja e marrjes së këtij objekti është se, nisur nga cilësia dhe niveli i kërkuar i vep-rimit të Forcave Speciale kërkohet më shumë aftësi për të vepruar në kushtet e një lufte hibride, por edhe në mjedisin e një situate të zhvilluar në kushtet e teknologjive moderne. Tashmë kjo teknologji është bërë pjesë e pajisjeve moderne në FA. Por, veç proceseve pozitive të teknologjisë, ka sjellë me vete mjaft efekte ndikuese negative që kërkojnë jo vetëm njohjen, por edhe angazhimin seriozisht në luftën me sul-met kibernetike. Pra, nisur nga misioni angazhimi është detyrim për arsyen se lidhja është e drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Nisur nga specifika e operacioneve speciale dhe luftës elektronike, ato kanë një emërues të përbashkët se me pak forca/mjete (kur bëhet fjalë për mjetet kibernetike), ato të dyja bëjnë zgjidhje të mëdha ose sjellin efekte të jashtëzakon-shme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zhvillimet e sotme të teknologjisë sjellin ndryshime të vazhdueshme në situatën e brendshme dhe atë globale. Rrjetet elektronike dhe ndërlidhja mund të gjen-erojnë në mënyrë të pakontrollueshme një kërcënim të vërtetë që gjeneron efekte të menjëhershme, si një epidemi e përhapur. Në subjektin e këtij shkrimi nuk marr obligimin të sqaroj çështje teknike dhe teknologjike, por vetëm pasojat që sjellin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Shpërthimi i revolucionit në teknologjinë e informacionit (IT) ka rezultuar në një transformim radikal të shoqërisë njerëzore dhe si pasojë ka sjellë shfaqjen e rreziqeve dhe të kërcënimeve të reja ndaj sigurisë. Zhvil-limi shoqërisë së informacionit, si rezul-tat i revolucionit në teknologji është duke u përballur me një ndërvarësi të fortë në zhvillimin e njerëzimi (ekonomike, politike, kulturore, sociale, ushtarake etj), por mbi të gjitha është e varur mbi ekzistencën dhe operimin e rrjeteve të komunikimit dhe mjedisit të internetit, e cila është në vartësi të kibernetikës. Në këtë kontekst, mjedisi ushtarak nuk mund të mbetet i pandjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve. Kërcënimet ndaj jetës së njeriut dhe për lirinë e tij janë në dinamikë të lartë, ku edhe veprim-taria ushtarake do të zhvillohet në të njëjtën kohë. Lufta kurrë nuk do të jetë e njëjtë, sepse kundërshtarët janë të ndryshëm dhe të panjohur. Kjo “armë” është e padukshme, jo për shkak të një force vdekjeprurëse, por për shkak të faktit se ajo është hibride dhe pak e njohur. Kurdoherë një virus apo një sekuencë mund të transformohet me pak burime, me armë kibernetike për një mjedis të rrjetit. Kjo armë e re ka misionin për të shkaktuar efekte masive në rrjetet dhe sistemet e informatave ushtarake dhe civile.

Në këtë mënyrë, një sulm kibernetikë mund të konsiderohet si një armë e re dhe në të njëjtën kohë një mënyrë e re për të ripërcaktuar luftën nga klasikja tek hibridja. Konflikti i Ukrainës ka në themel pasojat dhe shkaqet si një luftë hibride. Përvoja ushtarake në konfliktet e fundit (vendet anëtare të NATO-s), për të orientuar doktrinat e tyre dhe konceptet e trajnimit ushtarak, bazuar në modelin operacional specifik dhe ske-narët e ofruara nga lufta globale kundër terrorizmit, ka kaluar tërësisht me sfond me modelet operacionale të krijuara nga një konflikt klasik apo një luftë hibride. Termi “luftë hibride” është përcaktuar nga Frank G. Hoffman dhe James N. Mattis, duke filluar nga përcaktimi i një kundërshtari “hibrid”, si “çdo armik që përdor simulant dhe pjesëmarrje adaptive nga një kombinim kompleks të armëve konvencionale, luftë të parregullt, terror-izmi dhe sjellje kriminale në hapësirën e betejës për të arritur objektiva politike” dhe të zbatimit të konceptit përfshirja në kryerjen e veprime ushtarake.

Koncepti i hapësirës kibernetike përfaqëson një nga teoritë më të rëndë-sishme. Për aq kohë sa hapësira kiberne-tike do të bëhet një hapësirë integruese për kryerjen e veprimeve ushtarake, pavarësisht nga natyra e tyre, kjo do të jetë edhe platforma kryesore për kryerjen e tipit të ri të luftës të quajtur “luftë hibridë”. Kërcënimet kibernetike dhe sulmet kibernetike janë elementët që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet hapësirës kibernetike dhe luftës hibride. Kërcënimet kibernetike përkufizohen gjerësisht si rrethanë ose ngjarje, e cila përbën një kërcënim potencial për siguri-në që mund të shihet si shkak i gjendjes së konfliktit në mjedisin kibernetikë, si çdo kërcënim tjetër konvencional për konfliktet ushtarake. Në kushtet e natyrës hibride të kërcënimit kibernetikë, ajo i plotëson të gjitha karakteristikat e për-shkruara në përkufizimin e kërcënimit hibrid, siç është paraqitur nga Dr Russell W. Glenn “çdo armik që në të njëjtën kohë pëson ndryshim ose bën kombinime politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe informacione dhe konvencionale, të parregullta, katastrofike, terroriste dhe shkatërruese. Kjo mund të përfshijë një kombinim të aktorëve shtetëror dhe jo-shtetërorë “.

Duke e parë nga këndvështrimi ushtarak, kërcënimi në internet nuk është e tipit klasik që mund të trajtohen mbi bazën e një modeli operacional dhe sipas një skenari standard, duke përfshirë planifikimin, përgatitjen, vendosjen dhe

veprimi me forca, në mënyrë për të kufi-zuar efektet e këtij kërcënimi. Kërcënimi kiber mund të trajtohet në aspektin e zh-villimit të veprimeve operuese ushtarake dhe veprimet jo-ushtarake asimetrike në mjedisin e rrjetit, të cilat do të kërkojnë disa masa për të siguruar mbrojtjen, sigurinë e infrastrukturës kritike dhe mjedisin informatikë. Nëse për sho-qërinë civile, një veprim që ka qëllim të keq apo një virus i thjeshtë mund të jetë një sfidë e vërtetë e sigurisë, në një mënyrë tjetër, një kërcënim në mjetet elektronike dhe internet shihet si një kërcënim ushtarak hibrid kundër sigurisë së shtetit, i konsideruar dhe që duhet të vlerësohen kushtet: një rrezik i besueshëm, me probabilitet të lartë; kërcënimi mund të ndikojë në infrastrukturën kritike të informacionit dhe sigurinë; efektet e mundshme që mund të krijohen nuk mund të jenë të kufizuara ose të eliminohen me anë të sigurisë kibernetike, të cilat janë lehtësisht të disponueshme për shtetin; konteksti dhe perspektivat për zhvil-limin e kërcënimeve mund të jenë nga një shtet apo aktorë jo-shtetërorë.

Nga leximi i kushteve të mësipërme mendojmë se kemi të bëjmë me shfaqjen e elementit kryesor të luftës kiberne-tike dhe natyrën hibride të kërcënimit kibernetikë, i përfaqësuar nga karak-teristikat e veta në mjedisin e rrjetit: shpejtësia e kërkuar për të vendosur për sigurinë e faktorit të përgjithshëm të kërcënimit, pamundësia e përcaktimit dhe inkuadrimit të kërcënimit kibernetikë në një model klasik, mungesa e rregul-lave klasike të implementimit, paaftësia për të përcaktuar efektet e kërcënimit kibernetikë, ekzistencën e kërcënimit të pakontrolluar dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, paaftësia për t’ju ofruar kërcënimit.

Duke filluar nga përkufizimet klasike mund të themi se midis kërcënimeve kibernetike - sulm kibernetikë - op-eracioneve kibernetike dhe luftës cyber krijohen marrëdhënie të forta, që nga veprimi ose ekuilibrimi i marrëdhënieve midis tyre mund të dalim në përfundime për detyrat reaguese për mbrojtjen. Kur ne jemi duke ndjekur në një sulm kiber-netikë, si një rrezik potencial në fushën ushtarake ose në mjedisin e sigurisë kombëtare, duhet të jemi të vetëdijshëm se, pas këtij sulmi do të jenë gjithmonë individë, grupe terroriste ose grupe të fshehura nën ombrellën e subjekteve në dukje të ligjshme. Në këtë kuptim, jo çdo lloj kërcënimi në internet mund të jetë subjekt ose mund të përbëjë

infrastrukturën e IT, duke u përcaktuar si një klasë e re e armëve të quajtura “armët kibernetike”.

Suksesi i një sulmi kibernetikë është për shkak të një kombinimi faktorësh që e bëjnë të mundur shfrytëzimin e infrastrukturës shtetërore kibernetike. Niveli kërcënim është një dinamikë e lartë, ndërsa kapacitetet shtetërore në aspektin e teknologjisë së informacionit janë në rritje, duke i bërë më krijues dhe më të vetëdijshëm për marrjen e rezultateve maksimale me një mënyrë optimale të raportit “fitim / humbje”. Për të kuptuar këtë fenomen është e rëndësishme për të analizuar fazat më të avancuara të kërcënimeve dhe për të reflektuar mbi mënyrat e ndryshme op-eracionale në përdorimin e teknikave. Aktualisht janë identifikuar dobësitë e sigurisë, gabimet e programimit, në nivel të sistemeve operative, software e komandë - kontrollit ushtarak, të përdorura nga strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së vendit. Disa prej sulmeve më të popullarizuara në internet që mund të shkaktojnë efekte shkatërruese në sigurinë dhe në sigurinë e infrastrukturës në nivelin e një shteti janë sulme shumë të avancuara dhe të vazhdueshme kërcënimi, që lidhen me spiunazh kibernetikë. Megjithatë, stu-dimet e rasteve kanë treguar se sulmet kryesore me qëllimin për të vjedhur të dhënat dhe informacion në mënyrë anonime në formën e spiunazhit cyber, në shënjestër organizatat apo struktu-rat që veprojnë me vlerë të lartë ose ato të informacionit konfidencial për mbrojtjen e vendit, energjia, burimet, industria dhe fusha e financave etj.

Në varësi të teknikave të përdorura në sulme është shumë e vështirë për të identifikuar marrjen e të dhënave në mjedisin elektronik dhe mund të jetë gati të pavërejtshëm, derisa ne kemi një analizë shumë të fortë për anomalitë të sistemit në nivelin e qasjes dhe të maga-zinimit të të dhënave apo kemi metoda të avancuara skanimi në të gjithë mjedi-sin e rrjetit. Ekzekutimi i suksesshëm i një sulmi të tillë të infrastrukturës kritike të informacionit mund të krijojë efekte shkatërruese afatgjata dhe në të njëjtën kohë mund të jetë shpesh shumë më i fortë se sa aftësitë mbrojtëse të arritura nga operacionet specifike. Rreziku i një sulmi të tillë rrjedh nga fakti se ajo mund të bëhet kryesisht nga një orga-nizatë shtetërore ose terroriste, mund të ketë efekte të gjata të qëndrueshme dhe gjithashtu mund të jetë relativisht e vështirë për të realizuar një proces të vërtetë. Në përfundim, realiteti që ne po përballemi nuk duhet të gjenerojnë pyetjen “nëse” një shtet do të jetë ob-jekt i një sulmi kibernetikë, por “kur” do të prodhohet një sulm i tillë, dhe kjo rrjedh nga vetë natyra e mbrojtjes. Në kushtet e procesit të sigurisë dhe mbrojtjes, detyrave të SSK dhe SU, në vazhdën e përgatitjes për situata të tilla, kërkohet një punë specifike nga njerëzit, mjetet dhe mbështetjet e tjera financiare. Tashmë veprimet e sulmeve kibernetike janë prezentë si kudo dhe tek ne, si të tilla ato duhen vlerësuar me seriozitetin e duhur për të parandaluar pasojat që sjellin në sistemin e sigurisë. Përvoja e vendeve aleate le të jetë për ne një përvojë për të mësuar rreth planifikimit dhe veprimit me metodat e zgjuara të kundërvënies dhe luftës kibernetike.

Sulmi kibernetikë-pjesë e rëndësishme e doktrinës

së luftës hibridenën/kol (r) MsC kanan hiMaJQendra e Doktrinës dhe kërkimit

Page 12: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 201512 nato

PVZH, Plani i Veprimit të Gatishmërisë, shtyllë e përshtatjes ushtarakeAlexander Vershbow: “Forca jonë qëndron

në unitetin e qëllimit dhe të veprimit”

Forumi për Sigurinë i Var-shavës, adresoi çështje me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë të specializuar

në siguri. WSF2015 u mbajt në datat 5 dhe 6 nëntor 2015 në Varshavë, Poloni. Ekspertët u mblodhën me qëllim për shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe paraqitjen e zgjidhjeve për sfidat komplekse të sigurisë rajonale me të cilat përballet rajoni i Europës Qendrore dhe Lindore. Forumi dy-ditor u përbë nga seancat plenare të shumta të dedikuara për çështjet e sigurisë, veçanërisht ato që lidhen me të ardhmen e NATO-s; Politika e Sigurisë së Përbashkët dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, si dhe drejtimi polak i modernizimit të ushtrisë, përfshirë marrëdhëniet me Federatën Ruse; Siguria e energjisë; Sfidat e emigracionit dhe fundamen-talizmit në Evropë; Kibernetika dhe kërcënimet e reja në fushën e luftës hibride, siguria në jetën ekonomike, ushtarake dhe dimensionet politike.

Në mjedisin e ri të ndryshuar të sigurisë aleanca është përshtatur dhe zhvillohet për të mbajtur vendet e NATO-s dhe popujt të sigurtë. Ky ishte një nga mesazhet që Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Al-exander Vershbow përcolli në fjalimin e tij kryesor në Forumin për Sigurinë i Varshavës më 6 nëntor 2015. Më poshtë po sjellim për lexuesit fjaën e tij.

“Eshtë një kënaqësi të jem këtu në Varshavë, përpara Samitit tonë të ardhshëm të NATO-s në këtë qytet të madh. Liderët tanë do të vijnë së bashku në një kohë të pasigurisë së madhe dhe të ndryshimit të madh, për të shqyrtuar përparimin që kemi bërë gjatë dy viteve që nga Samiti ynë i Uellsit dhe do të hartojmë një kurs për të ardhmen. Para se të fillojmë diskutimin tonë, do të doja të përcaktoja shkurtimisht atë që kemi bërë deri më tani për sfidat që kemi hasur dhe disa nga gjërat që ne do të duhet të bëjmë për të ruajtur sigurinë tonë në vitet e ardhshme.

Nga dy dekada e gjysmë që nga rënia e komunizmit në Evropën Lin-dore, Polonia e ka transformuar veten në një komb ekonomikisht të begatë dhe të hapur demokratik. Perspektiva e anëtarësimit në NATO, e ndjekur nga anëtarësia aktuale i dha besimin në sigurinë e vet. Ajo është tani një anëtare krenare e bashkësisë ndërkombëtare dhe e BE-së, si dhe një kontribuese e fuqishme për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare. Polonia nuk është duke jetuar në një “zonë gri” ose në një ob-jektiv të konkurrencës në mesin e fuqive të mëdha, tani ajo është një spirancë e stabilitetit dhe demokracisë në zemër të Evropës. Kjo u bë e mundur për shkak se vendet e Evropës Lindore dhe Perëndimore, me mbështetjen aktive nga Shtetet e Bashkuara, u bashkuan pas Luftës së Ftohtë, duke hedhur poshtë armiqësi të Luftës së Ftohtë dhe çdo rivalitetet të lashtë kombëtar. Në vend të kësaj, ata zgjodhën për një të ardhme më të mirë, të bazuar në unite-tin, miqësinë dhe vlerat e përbashkëta brenda një mjedisi të qetë të sigurisë.

Por sot, mjedisi është nën kërcënim. Për herë të parë në historinë e NATO-s, ne jemi nën presion në të dy krahët. Në jug, ne shohim kaos dhe dhunë, dështim dhe shtete të dështuara dhe një fund të mundshëm të sistemit shekul-lor të shteteve arabe. Miliona njerëz kanë qenë të detyruar të largohen për

MiMoZa golikJa

jetën e tyre, duke kërkuar siguri në vende të largëta. Shumë prej tyre kanë ardhur këtu në Evropë, duke nxitur krizën më të madhe të refugjatëve që ky kontinent ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe në lindje, një Rusi të sigurt që sapo është hedhur me muskujt e saj ushtarakë përreth, në një përpjekje për të nisur rrugën e vet dhe të rivendosë hegjemoninë mbi fqinjët e saj, duke minuar themelet e pasluftës dhe të rendit të post Luftës së Ftohtë. Ky është realiteti ynë i ri strategjik. Por këto sfida nuk është se janë duke kaluar pa përgjigje. NATO është rritur. Aleatët janë rritur. Ne jemi duke demonstruar edhe një herë se forca jonë qëndron në unitetin tonë: unitetin e qëllimit dhe unitetin e veprimit.

Vitin e kaluar, në takimin tonë të Uellsit, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për të ndryshuar shkurtimet në buxhetet e mbrojtjes që kanë qenë prirje që prej Luftës së Ftohtë. Aleatët u angazhuan për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të GDP-së brenda një dekade. Ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar deri atje, por shumë vende kanë bërë një kthesë, askush më shumë se sa Polonia, e cila këtë vit është e prirur për t’u bashkuar atyre aleatëve që shpenzojnë 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes. Ky është një akt i lidershipit që jep siguri jo vetëm për të gjithë partnerët tuaj europianë, por edhe për Shtetet e Bashkuara. Kjo tregon se ju jeni seriozë në lidhje me mbrojtjen tuaj, jo vetëm thjesht të mbështetur në përkrahjen e SHBA-ve për sigurinë tuaj. Kjo jep një shembull të fortë, që shpresojmë, se aleatët e tjerë do ta pa-sojnë në prag të Samitit të Varshavës.

Ky unitet politik, ky vullnet politik, është po aq i rëndësishëm sa përshtatja

e sjelljeve tona të mbrojtjes dhe paran-dalimit. Por, gjithashtu ka pasur progres të konsiderueshëm në këtë fushë.

Shtyllë e përshtatjes tonë ushtarake është Plani i Veprimit të Gatishmërisë, PVZH. Nëpërmjet PVZH, ne kemi rritur më shumë se dyfish madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s në mbi 40.000 trupa, dhe gatishmëria jonë shumë e lartë e Forcës majë shtize është e gatshme të vendoset brenda çështje ditësh. Kjo forcë majë shtize është e gatshme për të mbrojtur çdo aleat kundër çdo kërcënimi nga çdo drejtim që të jetë i mundur.

Ne kemi hapur selitë e reja në të gjithë aleatët tanë lindorë, duke përf-shirë edhe një këtu në Poloni, për të ndihmuar koordinimin e trajnimeve dhe stërvitjeve, për të mbështetur planifi-kimin e mbrojtjes kolektive dhe, nëse është e nevojshme, për të ndihmuar vendosjen e shpejtë të përforcimeve të NATO-s.

NATO është më e fortë dhe më e shkathët nga sa ajo ka qenë për një kohë shumë të gjatë, siç edhe u demonstrua nëpërmjet stërvitjes Trident Juncture në Spanjë, Portugali dhe Itali. Kjo stërvitje, ishte stërvitja më e madhe dhe më komplekse e NATO-s për më shumë se një dekadë.

Por e gjithë kjo është vetëm pjesa e parë e përshtatjes së NATO-s. Samiti i Varshavës do të jetë një ngjarje e shënuar. Deri atëherë, ne duhet të kemi arritur të gjitha objektivat që kemi për-caktuar në Uells, për t’i realizuar. Por do të ketë shumë më tepër për të bërë siç ne shikojmë përtej horizontit ndaj nevojave afatgjata të aleancës. Ne kemi nevojë për një strategji që do të pengojë cilindo armik të mundshëm, madje edhe nga të menduarit për të na sulmuar,

kemi nevojë për një strategji të tillë që të na pajisë për të kundërshtuar gjerësinë e plotë të kërcënimeve të mundshme për një afat të gjatë.

Samiti do të jetë një shans për të marrë vendime në marrëdhëniet tona me Rusinë, për të parë se çfarë më shumë mund të bëjmë për të futur parashikueshmëri dhe transparencë më të madhe, edhe në qoftë se Rusia duket më e interesuar, surprizuese, frikësuese si dhe duke krijuar paqëndrueshmëri sa më shumë të jetë e mundur, siç kanë qenë ato në Ukrainë, Gjeorgji, Mol-davi, apo tani në Siri.

Rusia kërkon kthimin e lojës së madhe të ndikimit dhe kontrollit mbi ato vende të cilat janë më të dobëta se sa vetja e saj. Kjo nuk është një lojë që ne kemi dëshirë të luajmë. Deri sa nuk i kemi kthyer mendjen Rusisë nga të angazhuarit në taktika të tilla, taktika që ne besojmë se nuk janë vetëm kundër interesave tona dhe të interesave të fqinjëve të Rusisë, por gjithashtu edhe kundër interesave afatgjata të Rusisë? Kjo është ajo që ne duhet të vendosim në Varshavë.

PVR është një themel i fortë, por duhet të ndërtojmë mbi të në qoftë se ne jemi duke shkuar për të penguar në mënyrë efektive një Rusi revanshiste. Ne duhet t’i kundërvihemi aftësisë (A2AD) “anti-qasje” dhe “zonës së mohimimit” të Rusisë, kështu që ne mund të jemi të sigurtë për të qenë gjithmonë në gjendje për të përforcuar aleatët tanë. Ky ka qenë prej kohësh një shqetësim në rajonin e Detit Baltik, por që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga ana e Rusisë si dhe lëvizja e saj e fundit në Siri, tregon se tani Rusia është edhe një çështje për rajonin e Detit të Zi dhe Mesdheut Lindor.

Për të adresuar këtë kërcënim dhe për të siguruar sprapsjen për një afat të gjatë, ne duhet të shikojmë për një shtesë në para pozicionimin e pajisjeve, të fasilitatorëve, potencialisht stacion-imin përpara të njësive shtesë luftarake mbi bazë rotacioni.

Por taktikat e Rusisë shkojnë përtej konvencionales. Ne kemi nevojë për të rritur elasticitetin tonë kundër sulmeve hibride jo-konvencionale. Ne e pamë këtë në Krime, përsëri dhe në Ukrainën Lindore, me një fushatë të fuqishme propagandistike, famëkeqe “të njerzve të vegjël të gjelbër”, mohimet e pabe-sueshme, gjithashtu dhe praninë më të dukshme ushtarake ruse. Lufta kundër taktikave të tilla kërkon ndarjen më të mirë të zbulimit, mjeteve më efektive për t’iu kundërvënë kiber-sulmeve dhe bashkëpunim shumë më të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, sido-mos me Bashkimin Evropian.

NATO gjithmonë do të bëjë çfarëdo që ajo të mbajë aleatët tanë të sigurt. Por në botën e sotme të ndërlidhur, prob-lemet e jashtme mund të bëhen shpejt probleme të brendëshme. Ne nuk mund të jemi një ishull i stabilitetit në qoftë se jemi të rrethuar nga një det zjarri. Në qoftë se ne duam vendet tona të jenë të sigurta, atëherë duhet të sigurojmë që rajoni ynë të jetë i qëndrueshëm. Kjo do të thotë duke investuar shumë dhe më shumë se sa tani në partnerët tanë.

Parandalimi është vlerë. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke investuar shumë në mbrojtjen tonë kolektive, për të penguar agresionin, dhe kjo, është arsyeja pse jemi duke parë përpara për përshtatjen afatgjatë të NATO-s. Kjo është edhe arsyeja pse ne duhet të bëjmë shumë më tepër me partnerët tanë më gjerë në rajonin tonë. Ne duhet t’i ndihmojmë fqinjët tanë lindorë të cilët janë nën presionin e Rusisë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë, që të qëndrojnë në terrenin dhe kufijtë e tyre dhe të ruajnë sovranitetin e tyre. Ne duhet të ndihmojmë partnerët tanë jugorë për të forcuar kapacitetet e tyre të mbrojtjes, për të luftuar ekstremizmin, për të shkatërruar të keqen që është ISIS, dhe për të qetësuar atmosferën shpër-thyese të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Duke e bërë këtë, por gjithashtu duke e bërë këtë siç duhet, do të kër-kohet vullnet politik dhe burime të konsiderueshme. Kjo do të jetë një nga sfidat më të ngutshme për udhëheqësit e NATO-s në prag të samitit këtu në Varshavë.

Në dy vitet e fundit, bota jonë ka shkuar nga relativisht dashamirëse të relativisht e rrezikshme. Por në të njëjtën periudhë, NATO është për-shtatur për të siguruar që ne jemi ende në gjendje për të mbajtur vendet tona dhe popullin tonë të sigurtë. Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të bëjmë në vitet e ardhshme”.

Samiti i NATO-s do të mbahet më 8-9 korrik 2016 në qytetin e Varshavës, Poloni. Ky Samit vjen në një kohë ven-dimtare për Aleancën, ndërkohë kur pl-lakat tektonike të sigurisë Euro-Atlantike janë zhvendosur si në Lindje dhe Jug. NATO po zbaton tani përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në Varshavë, NATO do të hartojë kursin për përshtatjen e Aleancës ndaj mjedisit të ri të sigurisë, në mënyrë që NATO mbetet e gatshme për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi nga çdo drejtim.

Page 13: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 13in memorium

Nderim për dy ushtarakë që shërbyen një jetë të tërë në FA

Muho BuShAtI lindi në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, në vitin 1947. Studimet e para i kreu në vendin e lindjes së tij, ndërsa akademinë ushtarake e kreu në tiranë në vitin 1969, në specialitetin xhenio. Pas përfundimit të shkollës ushtarake u titullua oficer dhe u emërua në qytetin e Shkodrës. Karriera e Muhos ka qenë shumë e larmishme: komandant kompanie xhenio; shef shtabi batalioni i xhenios; komandant i grupit të montimit të qendrave të zjarrit për Korpusin e Shkodrës; shef xhenio Brigade; shefi i seksionit ekonomik, shef xhenio, shef kazermimi në Divizionin e Shkodrës. Karriera e tij u ndërpre më në qershor të vitit 2001, një karrirë e gjatë 32 vjeçare në Forcat e Armatosura. Puna e tij është një koncentrim i kërkesave të kohës, i një përkushtimi dhe sakrifice të pafund përgjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, duke qëndruar shpesh herë larg familjes për shkak të detyrës. Muho Bushati rrjedh nga një familje me tradita patriotike dhe që ka bërë emër të mirë në gjithë krahinën, ku me këto cilësi të mira u edukua dhe ka qenë modeli i njeriut të mirë. E gjithë shoqëria, kudo që punoi në repartet ushtrake të Shkodrës e kishte për zemër, pasi Muho e deshi punën dhe shoqërinë me gjithë shpirt. Ai, pas fillimit të karrirës së tij u njoh, u dashurua dhe u martua me studenten ushtarake të viteve të para, Sadijen, një vajzë të mirë, edukatore dhe një nënë e dashur për familjen e saj. të dy së bashku u gëzuan dhe lumturuan me dy trashëgimtarët e tyre, dy fëmijë të mrekullueshëm: Mirelën dhe Jetmirin, të cilët falë edukimit prindëror do ta çojnë përpara traditën e babait dhe nënës së tyre. të duket e pabesueshme, sesi ai trup aq i fortë, me mijëra ditë e netë pune

papushim, edhe në kushtet e goditjeve parainfrakt, ngeli modeli i vitalitetit dhe optimizmit për familjarët e tij. Kështu ai duke menduar edhe për dy fëmijët e tij në emigrim, u rikthye në vendin e tij të lindjes Grizha, për të përfunduar jetën e tij përkrah të nderuarës Sadije.Për punën dhe sjelljen e tij shembullore gjatë karrierës ushtarake Muho Bushati është dekoruar me 5 medalje të ndryshme nga Kuvendi i Repblikës së Shqipërisë, Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes.Shokë, miqë dhe ushtarakë aktiv e në rezervë të drejtuar nga shoqata ushtarakëve në rezervë për Degën Shkodrës e përcollën para pak ditësh me dhimbje vëllain, shokun dhe mikun e hershëm Muho Bushati për në banesën e fundit, duke kujtuar dhe folur për jetën, veprimtarinë dhe kontributin që ai ka dhënë për FA, familjen dhe shoqërinë.

VElI ÇElIKu, lindi në Shishtavec, në qarkun e Kukësit në vitin 1942. Mësimet e para i kreu në vendlindje. Ndërsa shkollën e mesme ushtarake dhe akademinë ushtarake e kreu në tiranë. u titullua oficer në vitin 1964, në specialitetin armatim-municion. Pas përfundimit të shkollës ushtarake u emërua në qytetin e Shkodrës. Kukësi. Karriera e major Çelikut ka qenë vazhdimisht në shtab brigade, regjimenti, divizioni dhe korpusi. Filloi punën si teknik në ofiçinë me 1964, ku vijoi më pas me detyrën e shefit të repartit të riparimit në Korpus, shef furnizimi në Brigadë, shef ofiçine në Korpus, shef armatim-muncioni në brigada të ndryshme këmbësorie dhe artilerie. Ai ka shërbyer me shumë përgjegjësi në këto njësi ushtarake të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Ka patur marrëdhënie shumë të mira me kolegët e punës, me familjen dhe shoqërinë, duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me vendlindjen e tij, duke çuar përpara traditat

Më datë 31 tetor 2015 u ndanë nga jeta dy ish-ushtarakët, major ® Muho Bushati dhe major ® Veli Çeliku. Qyteti verior, Shkodra dhe Malësia e Madhe nderoi këta ushtarakë duke u dhënë lamtumirën e fundit.

patriotike që ai deshi aq shumë. Pas një periudhe 37 vjeçare kontribut për Forcat e Armatosura, Veliu del në rezervë në maj të vitit 2001.

Si një ushtrak specialist karriere major Çeliku ka dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe vendosjen e armatimit

dhe municioneve në çdo njësi sipas parametrave dhe kërkesave të herëpasherëshme. Veliu rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike kuksiane dhe bëri emër të mrë në lagje, në pune dhe kudo. Veliu pas fillimit të karrirës së tij u njoh dhe u martua me të ndjerën Shqype, një edukatore dhe amvisë e mirë për familjen e saj dhe lanë pas dy djem të mrekullueshëm: Jetnorin dhe Eltionin. Për punën e tij të pa mohueshme gjatë karrierës ushtarake i janë akorduar 5 medalje të ndryshme nga Kuvendi i Repblikës së Shqipërisë, Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes. ushtarakë aktiv dhe në reserve, shoqëria civile dhe të afërmit e përcollën me dhimbje dhe respekt të lartë për në banesën e fundit shokun dhe mikun e vjetër Veli Çeliku.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Kolonel ® Vuksan Vukaj, kryetari i AKuSh,

Dega Shkodër

Page 14: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 201514 Histori e lanÇ-it

ndryshe nga luftimet e tjera të UNÇSH të zhvilluara më parë me taktikën e luftës partizane. Plani i Komandës së Përgjith-shme të UNÇSH nuk parashikonte asnjë tërheqje të thellë ose lënien e qytetit në rast të ndonjë kundërveprimi të armikut pas mësymjes se forcave të UNÇSH-së. Në sektorin e Tiranës u ngarkuan të vepronin forcat e Divizionit I Sulmues ( Br.I, IV dhe XXIII S). Forca të tjera të Korparmatës I Sulmuese: Br II, XX, XVII S u urdhëruan të bashkërendonin veprimet e tyre me Divizionin e I Sulmues për të goditur e shkatërruar garnizonet dhe kolonat armike në rrugen Strugë- Librazhd-Elbasan-Tiranë. Në detyra të tjera morën urdhër të vepronin Br. X, XI, XII dhe XXIV S. Kështu lufta për çlirimin e Tiranës ka qenë një operacion i kombinuar, e planifikuar drejt dhe qartë. Në fazën përgatitore të gjithë forcat zunë rajonet e tyre dhe u përgatiten për luftën në qytet. Në çdo kom-pani u krijuan togat, riorganizohen armët shoqëruese, u krijuan skuadra zbuluese dhe informative, u organizua rrjeti infor-mativ deri në komandaturën gjermane në qytet, etj. Partizanët çdo natë ndërmerrnin aksione brenda në qytet për të njohur ter-renin dhe për të goditur. Dara e rrethimit të UNÇSH-së ishte shumë e fortë. Hitlerianët u strukën në llogoret e tyre.

Ndërsa nuk kishin armatimin dhe teknikën e armikut, forcat e UNÇSH-së kishin një epërsi tjetër të pallogaritëshme, që u mungonte hitlerianëve: kishin moralin e lartë, besimin e patundur në fitore dhe mbështetjen e gjithanëshme të popullit. Aq e lartë ishte gatishmëria e partizanëve dhe e komandave të tyre, sa me të filluar sulmi me datë 29 tetor, për tri ditë ato çliruan gjysmën e Tiranës. Ky sulm i rrufeshëm i pengoi hitlerianët të vinin në zbatim planin kriminal të hedhjes në erë të objekteve të minuara si spitalin civil, spitalin ushtarak etj.

Fillimi i mbarë u dha zemër e krahë partizanëve. Gëzim dhe mobilizim i madh u ngjall edhe në popullsinë e qytetit. Ndërsa kërciste pushka, banorë të lagjeve të çliruara, të moshuar, të rinjë dhe fëmijë dilnin nëpër qoshe për të përshëndetur e brohoritur. Populli merrte pjesë direkt në çlirimin e tij, ata u sillnin partizanëve ushqim, u tregonin rrugët e rrugicat, u jepnin informacion e mbi të gjitha ngrinin barrikadat e famshme në rrugët e Tiranës, i ngrinin me çdo objekt, deri edhe me mobiljet e shtëpive të tyre. “Kjo ishte lufta e popullit”, do të shkruante komandanti i Shtabit Operativ, Mehmet Shehu, të cilit kjo luftë do t’i jepte gradën e gjeneralit.

Brenda në qytet lufta u zhvillua shumë

Lufta për çlirimin e Tiranës, kurora e lavdisë së LANÇ-itSi sot 71-vjet më parë, forcat

e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare luftonin ende për çlirimin e Tiranës, të cilën në

mëngjezin e 17 nëntorit 1944 e çliruan përfundimisht, pas 19 ditë lufte të përg-jakshme dhe heroike. Lufta për çlirimin e Tiranës është, pa asnjë dyshim, kurora e gjithë Luftës së Madhe që bëri populli shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Tirana ishte kryeqyteti i vendit dhe çlirimi i saj kishte një kuptim të madh politik e patriotik. Kishte më se 5 vjet që populli shqiptar, i pari në Europë, kishte hapur zjarr kundër hordhive të fashizmit me 7 prill 1939 dhe kishte zhvilluar një luftë të fuqishme nacionalçlirimtare kundër forcave pushtuese disa herë më të mëdha në numër, të armatosura me teknikën më moderne të kohës. Në luftë e sipër Ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare kishte ardhur duke u rritur gjithnjë e më shumë dhe kishte zhvilluar një varg luftimesh të përgjakshme e të suksesshme në çdo cep të Shqipërisë, nga Jugu në Veri. Por në vjeshtën e vitit 1944 lufta antifashiste në Europë, në Ballkan dhe në Shqipëri, kishte hyrë në një etapë vendimtare. Gjer-mania naziste po tërhiqej nga Ballkani dhe kjo po bëhej nëpërmjet Ballkanit Perëndi-mor. Në Shqipëri qenë grumbulluar forca të mëdha pushtuese, të cilat mbanin fort rrugët kryesore të tërheqjes dhe qytetet kryesore, përfshi Tiranën që ishte një qendër strategjike.

Çlirimi i Tiranës do të ishte, së pari, një fitore e madhe politike për popullin tonë dhe luftën e tij. Kjo do ta afirmonte më tej atë në Koalicionin e Madh An-tifashist Botëror. Por kjo luftë do të vlerësohej dhe do të kishte peshën e saj vendimtare për sigurimin e rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë. Prandaj çlirimi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë nga forcat e UNÇSH do të bëhej me çdo kusht. Nuk duhej të liheshin gjermanët të tërhiqeshin. Urdhëri i Komandës së Përgjithshme për-caktonte që asnjë gjerman të mos lejohej të dilte i gjallë nga Shqipëria. Ky ishte një qendrim dinjitoz i institucioneve të kohës që udhëhiqnin Luftën Antifashiste Nacionalçlimtare. T’i linje forcat gjer-mane të tërhiqeshin pa luftë “për të mos u dëmtuar” etj. do të thoshte t’i shmangeshe detyrës së kohës, do të thoshte të luftonin të tjerët për shqiptarët. Kishte dhe atëherë zëra të tillë, ashtu siç dëgjohet edhe tani ndonjë zë i çjerrë që pretendon Europën pa antifashizmin. Po Europa e sotme moderne i ka rrënjët në këtë antifashizëm të Luftës së Dytë Botërore.

Për Tiranën, në ato ditë vjeshte të vitit 1944 ëndërronin edhe forca të tjera politike shqiptare, madje edhe kuislingë e bashkëpunëtorë të regjur të nazifash-istëve. Këta, me ndihmën logjistike të pushtuesve, ishin instaluar rreth e qark Tiranës dhe prisnin të zëvëndësonin hit-lerianët në kryeqytet, të merrnin në dorë pushtetin dhe të qeverisnin po vetë pa bërë asgjë në këtë luftë. Pa luftë kundër pushtuesit ata nuk arritën asgjë, përveç turpit dhe arratisjes nga atdheu. Historia e dha verdiktin e saj të drejtë: fituan ata që luftuan kundër pushtuesit. Kjo ishte një fitore e merituar. Tani, në ditët tona dëg-jojmë zëra sikur në Shqipëri nuk paskësh pasur fare koloboracionistë e kuislingë, sikur të gjithë paskëshin luftuar, paçka se disa kanë bashkëpunuar me pushtuesit kundër forcave të UNÇSH-së. Madje edhe kryeministra kuislingë, si Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Eqrem Libohova, Maliq Bushati, Fiqri Dine etj, po nga këta

zëra paraqiten si kryeministra legjitim të Shqipërisë!

Çlirimi i Tiranës ishte një fitore e madhe ushtarake, një sukses i madh ushtarak. Tirana si pikënyje kryesore mbahej e pushtuar nga një garnizon ushtarak i fuqishëm hitlerianësh. Në çdo rast brenda ne qytet ndodheshin nga 1500 ushtarë e oficerë gjermanë, pa llogaritur forcat kuislinge shqiptare rreth 800 syresh. Në qytet hynin e dilnin gjithashtu mijëra ushtarë gjermanë të tjerë që tërhiqeshin nga Greqia dhe Maqedonia. Sasia e përgjithëshme e forcave armike për mba-jtjen e Tiranës dhe sigurimin e rrugëve të lëvizjes për tërheqjen e forcave të veta në zonën Elbasan-Tiranë-Durrës arrinte në rreth 10 mijë vetë.

Këto forca të Divizionit të 297-të të Vermahtit hitlerian kishin zënë hyrjet dhe daljet kryesore të qytetit, ishin vendosur në ndërtesat që zotëronin arteriet më të rëndë-sishme të qarkullimit. Gjithkund kishin ndërtuar fortifikata të rrethuara me tela me gjemba. Në shumë vende kishin ngritur fortina (bunkerë) me betonarme, kurse në sheshin “ Skënderbej” dhe në kryqëz-imin e rrugës “28 Nëntori” me rrugën e Elbasanit dhe me rrugën e Barrikadave, aty ku është sot Monumenti i Partizanit, kishin ngulur në tokë tanke, kullat e të cilëve rrotulloheshin në çdo anë për të kontrolluar e për të goditur me zjarr çdo lëvizje rreth e qark. Armiku mbështetej në dy grupe artilerie të vendosur një në Tiranën e re dhe një në pallatin e sotëm të Brigadave. 20-25 tanke e autoblinda kontrollonin papushim rrugët e sheshet e qytetit. Përpara fortifikatave dhe në hyrje daljet e qytetit, hitlerianët kishin vendosur mina. Madje ata kishin minuar ndërtesat kryesore, kazermat, centralin elektrik dhe objekte të tjera për t’i hedhur në erë sapo të largoheshin.

Çlirimi i Tiranës iu besua forcave të Korparmatës I Sulmuese. Përgatitjet filluan një muaj e gjysëm më parë, me zbulim, planifikim luftarak, grumbullimin e forcave rreth Tiranës, spastrimin e zonës së operacionit dhe mbi të gjitha instruk-timin e stërvitjen e forcave partizane. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte për të qenë një luftë speciale, ku krahas heroizimit individual (që UNÇSH e kishte në një shkallë shumë të lartë) merrnin rëndësi një sërë faktorësh të tjerë si: mënyra e luftimit nëpër rrugët e qytetit, manovrimi i shpejtë i forcave, lufta kundër tankeve, sulmi mbi fortifikatat, përballimi i sulmeve frontale të armikut etj etj. Lufta për çlirimin e Tiranës nga pikëpamja e artit ushtarak do të ishte, siç edhe u zhvillua, një luftë frontale, krejt

e ashpër, sidomos në qendër dhe rreth Pal-latit të Brigadave. Luftohej në çdo rrugë, në çdo shtëpi e në çdo kat. Partizanët nuk përmbaheshin. Hitlerianët u përpoqën të rezistonin me çdo kusht, por nuk gjetën rrugë tjetër veç tërheqjes me humbje të mëdha. Si kundërveprim qëllonin pa pushim, ditë e natë, jo vetëm partizanët, por gjithë qytetin, madje qëlluan edhe maternitetin dhe spitalin civil ku vranë gra lehona, fëmijë e të sëmurë. Disa dhjetëra njerëz të pafajshëm mbetën të vrarë, me qindra të tjerë u plagosën, por morali i popullit dhe i partizanëve nuk u thye. Historiografia, letërsia dhe artet shqiptare kanë bërë, por kanë ende shumë për të bërë për të sjellë për brezat e sotëm dhe të nesërm atë shpirt heroik që shpërtheu në luftën për çlirimin e Tiranës. Figura e partizanit Meke e Dritëro Agollit dhe e Mete Aliut në romanin “Radiostacioni” të Ismail Kadaresë janë shembuj të skalitur të krijimit artistik që presin dhe shumë të tjerë.

Me 9 nëntor 1944, gjeneral Dali Ndreu, komandant i Korpamatës I Sulm-uese, paraqiti edhe para amerikanëve, bri-tanikëve dhe jugosllavëve planin e sulmit vendimtar. Më datë 11 nëntor, ora 16.00, filloi mësymja vendimtare e forcave të UNÇSH-së për çlirimin e qytetit. Tani lufta bëhej për qendrën. Në mëngjezin e 12 nëntorit Tirana, sipas dëshmitarëve, i ngjante një vullkani të vërtetë prej nga shpërthenin flakë e zhurma të llahtarshme, rrapëllima e të cilave dëgjohej deri në Krujë e në Durrës. Kudo luftohej për të kaluar fushat e minuara, telat me gjemba dhe asgjësuar fortifikimet e armikut. Partizanët u futën deri në llogoret e ush-tarëve nazistë dhe u përleshën fytafyt me ta. Partizanë e popull së bashku mbrojtën objektet e qytetit: shpëtuan centralin elektrik, hynë në godinën e Bashkisë, çliruan dhe mbrojtën Radio-Tiranën. Këtë heroizëm janë detyruar ta pranojnë edhe vetë armiqtë. Një ushtar gjerman shkruan në kujtimet e tij: “Të krijohej përshtypja që Tirana përbëhet vetëm nga partizanë...Nga malet zbrisnin partizanë duke hedhur granata për tu ardhur në ndihmë shokëve të tyre që kishin mbushur qytetin. Ditë e natë qëndruam shtrirë në baltë, një dorë te arma dhe me dorën tjetër hanim ose pinim ndonjë cigare. Sa më shumë partizanë vrisnim, aq më shumë shtohej numri i tyre”.

Me 13 nëntor, në kulmin e luftimeve brenda në qytet, një kolonë e madhe hitlerianesh, prej 5000 vetësh, pasi kishte lënë Elbasanin qe ndarë më dyshë dhe po drejtohej: gjysma për në Tiranë dhe

gjysma për në Durrës. Grupi ‘”Steyrer” me më shumë se 2000 forca, i armatosur me 5 tanke, 27 topa dhe shumë mjete të tjera, kishte kapërëyer Qafë Krrabën. Kolona tjetër e Durrësit, pasi të mblidhte garnizonet e Peqinit, të Rrogozhinës, Kavajës, Durrësit dhe Shijakut, nga Vora parashikohej se mund të hidhej në sulm mbi Tiranë për të djegur, plaçkitur, vrarë dhe bashkë me garnizonin gjerman të Tira-nës të tërheqeshin në drejtim të Shkodrës. Një rrezik i madh e i jashtëzakonshëm!

Menjëherë epiqendra e luftimeve spostohet në Qafë-Kërrabë e Mushqeta, ku qëndronin në pritë forcat e Brigadës XVII, IV, VIII dhe I S. Luftimet vazhdojnë mbi 10 orë rresht dhe armiku bllokohet në Mushqeta. Ndërkohë Br.XXIV S, në bashkëveprim me Br X S dhe batalionin “Antonio Gramshi” pritën dhe goditën pjesë të kolonës armike që vinte nga Durrësi. Në Mushqeta, kolona armike e rrethuar, goditet nga të gjitha anët. Në ora 17.00 të datës 15 nëntor gati e tërë kolona ishte asgjësuar: shumica të vrarë, rreth të 150 të plagosur, 150 robër dhe gjithë ma-teriali i kolonës. Kështu lufta për çlirimin e Tiranës u vendos në Mushqeta, e cila sipas fjalëve të reporterit të Divizionit I Sulmues, shkruar në flakët e luftës, “është e rrallë në çdo pikëpamje”.

Në mëngjezin e 17 nëntorit, pas 19 ditë lufte epike, Tirana çlirohet plotë-sisht. Rrugët, rrugicat dhe bulevardi kryesor u mbushën më qytetarë, të cilët përshëndesnin çlirimtarët. Me 28 nëntor, ditën e 32 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohej festa e çlirimit të Tiranës dhe parakalimi i forcave pjesëmarrëse të Korparmatës I Sulmuese. Në tribunë, përkrah qeverise se re do rreshtoheshin edhe perfaqësuesit ushtarakë te aleatëve te mëdhenje, SHBA, Britanise se Madhe dhe të Bashkimit Sovjetik. Një ditë më pas, me 29 nëntor do të çlirohej edhe Shkodra, pra e gjithë Shqipëria, dhe festimet në Tiranë dhe në mbarë vendin tonë do të bëheshin edhe më të mëdha.

Lufta për çlirimin e Tiranës i kush-toi shumë armikut. Sipas dokumenteve gjermane nga data 10-20 nëntor janë vrarë 1600 gjermanë, 300 robër dhe zënë shumë materiale luftarake: 200 automjete, 25 topa, 100 mitralozë etj. Në këtë betejë të madhe ranë dëshmorë 224 partizanë (Shoqata e familjeve të Dësh-morëve te LANÇ të qytetit të Tiranës) dhe u plagosën 327 të tjerë. Në luftën për çlirimin e Tiranës, me kërkesën e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH -së, kontribuoi edhe aviacioni aleat britanik, duke bombarduar objekte ushtarake të armikut në kryeqytet dhe rrethina. Lufta për çlirimin e Tiranës, tmerri që kishin provuar hitlerianët, frika nga një rrethim dhe betejë tjetër si ajo e Tiranës, bëri të tërhiqeshin edhe nga Prizreni, me 17 nëntor, edhe nga Shkodra me 29 nëntor, sapo brigadat e UNÇSH filluan sulmet e tyre. Kaq e madhe kishte qenë Lufta e Tiranës, kaq e fuqishme kishte qenë goditja e forcave të UNÇSH-së, kaq e madhe kishte qenë humbja e hitlerianëve në Tiranë dhe kaq i madh kishte qenë tmerri i tyre këtu. Këto janë fakte dhe realitete historike. Me 17 dhe 29 nën-tor 1944 ishin çliruar edhe dy qytetet historike të Shqipërisë, edhe ato vetëm nga forcat partizane shqiptare.

kolonel ® sali onuZi, historian ushtrak

Page 15: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 2015 15Histori

lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakësuer e rrogtarëve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetvendosë mbi fatin e tyre me të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje”.

Në vazhdimin e operacionit të Dimrit të zhvilluar në mjaft krahina të tjera të Shqipërisë, më 14 shkurt 1944, rreth 4.000 nazistë dhe çetnikë sulmuan në befasi forcat partizane në rrethin e Tropojës. Luftëtarët ishin të vendosur në afërsi të katundit Degë dhe pjesa tjetër në malin e Dobrejt e në katundin Gri. Partizanët e bata-lioneve “Bajram Curri” dhe “Perlat Rexhepi” e filluan dhe e zhvilluan luftën të rrethuar në këtë zonë të pakalueshme nga bora e madhe dhe dimri i egër i vitit 1944. Luftime të ashpra u zhvilluan në qafën e Gashit, në Bujan, në Degë e në Gri. Në këto luftime nga ana e pushtuesit pati mjaft të vrarë e të plagosur, ndërsa nga radhët e partizanëve ranë në fushën e nderit Jah Salihi, Fahri Ramadani dhe Galdo Galderizi, partizan italian, si dhe pati disa të plagosur. Pas këtyre luftimeve të përgjakshme, forcat e batalioneve manovruan brenda zonës së Tropojës, ku një pjesë e luftëtarëve u përqëndruan në zonën e Lumës dhe një pjesë në zonën e Gjakovës.

Luftimet në këtë zonë vazhduan gjatë vitit 1944. Në verën e vitit 1944, forcat partizane të Tropojës bënë disa luftime edhe me forcat reaksionare, të cilat vepronin në këto zona. Më tej forcat e batalioneve “Bajram Curri” dhe “Perlat Rexhepi” kryen edhe një një sulm kundër forcave naziste që mbronin minierën e Kamit, të cilët nazistët e shfrytëzonin për nevojat e tyre të luftës. Ndërsa në ditët e para të shtatorit 1944, batalioni i katërt i Br. V S, së bashku me forcat e batal-ionit “Perlat Rexhepi” organizuan dhe bënë një pritë të madhe gjatë rrugës

Malësia e Tropojës dhe populli i saj, duke ndjekur me besnikëri traditat pa-triotike të të parëve, dhe në mënyrë të veçantë të plakut të maleve patriotit Ba-jram Curri, u ngrit i gjithë në këmbë dhe iu përgjegj kushtrimit për luftë kundër pushtuesve fashistë.

Malësia e Tropojës dhe popul l i i sa j , duke ndjekur me besnikëri traditat patriotike të të

parëve, dhe në mënyrë të veçantë të plakut të maleve patriotit Bajram Curri, u ngrit i gjithë në këmbë dhe iu përgjegj kushtrimit për luftë kundër pushtuesve fashistë. Kështu, me fil-limin e vitit 1942, në mjaft fshatra të zonës kishin nisur veprimtarinë luftarake ilegalët e parë. Ndërsa në muajin prill të vitit 1942 këta ilegalë krijuan njësitin e parë luftarak të zonës. Fillimish ky njësit bëri një punë të kujdesshme me fshatarët e të gjtihë malësisë për ngritjen dhe pjesëmarrjen e tyre për të luftuar kundër pushtuesve fashistë. Një punë të kujdesshme bënë anëtarët luftarak të njësitit me të gjithë malësorët, si dhe me drejtuesit e bajraqeve për luftë të vendosur kundër fashistëve italianë dhe milicisë, për të mos dërguar djem ushtarë në shërbim të tyre. Në këtë drejtim njësiti luftarak arriti suksese në lëvizjen që tashmë ishte zgjeruar në të gjithë malësinë e Tropojës.

Fashistët italianë duke parë se luftëtarët e njësitit po bëheshin pengesë për realizimin e qëllimeve të tyre, nisën nga masat për asgjësimin e tyre. Prej tyre filloi ndjekja dhe organizimi i pritave për luftëtarët e lirisë. Në gusht të vitit 1942 ra në përpjekje luftëtari i njësitit Hysen Paci. Rënia e tij në luftë kundër pushtuesëve bëri që radhët e njësitit të shtohen me mjaft luftëtarë të tjerë nga të gjitha krahinat.

Në tetor të vitit 1942 njësiti shkatërroi teleferikun e minierës së Kamit, ndërsa më 28 nëntor, në kuadrin e 30 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërpreu linjën telegrafike në rajonin Qafë e Luzhës. Lufta në malësinë e Tropojës po rritej gjithnjë e më tepër, krahas zhvillimit të luftës së organizuar në të gjitha krahinat e tjera të Shqipërisë.

Fillimi i vitit 1943, luftëtarët e malësisë së Tropojës, u ngritën gjerë-sisht në luftë kundër pushtuesve fash-istë dhe çetnikëve, duke bashkëpunu-ar edhe me luftëtarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Luftëtarët e njësitit kishin fituar një përvojë luftarake dhe ishin vazhdimisht në lëvizje, duke shkuar fshat më fshat për mobilizimin e fshatarëve dhe për t’i bërë rezistencë e goditur armikun në të gjitha drejtimet e duhura. Në

ditët e para të shkurtit 1943, luftëtarët e Malësisë dhe disa luftëtarë nga Gja-kova zhvilluan një aksion luftarak në afërsi të Rostovicës. Ndërsa më 15 mars 1943, luftëtarët e malësisë të Tropojës, me pjesëmarrjen edhe të mjaft malësorëve, duke bashkëpunuar me luftëtarët kosovarë, u ndeshën me luftim kundër kundër forcave fash-iste italiane në Qafën e Mugllës, në Shumrije. Në këtë luftim fashistët lanë mjaft 30 të vrarë, ndërsa luftëtarët shqipatër zunë edhe shumë materiale dhe teknikë luftarake.

Në mars të vitit në malësinë e Tropojës u formua Çeta e Malësisë. Kjo çetë në muajin maj të vitit 1943 u riorganizua në Sylbicë të Bytyçit dhe mori emrin e luftëtarit të madh të maleve dhe të Dragobisë, Bajram Curri.

Luftëtarët e çetës “Bajram Curri” më 9 shtator 1943, me pjesëmarrjen e mjaft forcave të fshatrave të malësisë së Tropojës dhe të Hasit, zhvilluan një aksion të ashpër kundër forcave fashiste italiane, milicëve, bashkëpu-nëtorëve të tyre që ishin vendosur në qytetin e Gjakovës. Në këtë ak-sion fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre pësuan humbje të ndjeshme. Edhe luftëtarët e çetës dhe nga forcat vullnetare të Malësisë patën të vrarë dhe të plagosur. Pas këtij aksioni që bëri jehonë luftëtarët e çetës “Bajram Curri”, përmes vështirësive kaluan nga Gjakova nëpër fshatrat e zonës dhe mbërritën në Plavë e Guci. Këtu zhvilluan konferenca me popullin për organizimin dhe zhvillimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të vëllazërimit e të bashkëpunimit me popullin e Malit të Zi për luftë kundër fashizmit. Puna sqaruese e çetës me popullin e zonës ndihmoi në ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare në disa fshatra të këtyre krahinave.

Çeta e zgjeroi veprimtarinë e saj në Plavë e Guci, ashtu si dhe në malësinë e Tropojës, duke rritur numrin e luftëtarëve të saj. Kështu

më 8 nëntor 1943 formohet batal-ioni “Bajram Curri”. Ditë më pas batalioni u takua në rrethet e Plavës e Gucisë dhe me forcat e batalionit “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, të cilët kishin ardhur me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlir-imtare Shqiptare për të çliruar Plavën e Gucinë.

Në pragun e dimrit të vitit 1943-1944 nazistët gjermanë dhe çetnikët, të ndikuar nga rritja dhe zhvillimi i numrit të luftërarëve në zonë, po organizoheshin për të sulmuar dhe shpartalluar pjesë-pjesë luftëtarët e të dy batalioneve, që zhvillonin vep-rimtari në malësinë e Tropojës. Nga bashkimi i dy batalioneve u krijua ar-adha (grupi) “Bajram Curri” e “Perlat Rexhepi” me komandant Sadik Bek-teshi. Forcat e batalioneve organizuan dhe kryen mjaft aksione rreth zonës së lirë, zhvilluan konferenca sqaruese me popullin dhe ngritën mjaft këshilla nacionalçlirimtare në fshtara. Kështu, si rezultat i kësaj punës sqaruese, malësorët u mobilizuan dhe nga fundi i nëntorit krijuan batalionin e ri të Malësisë dhe e quajtën “Rinia”. Në Malësinë e Tropojës u krijua një zonë e lirë dhe mjaft e gjerë. Kjo i dha mundësinë përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të mblidhtn prej datës 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944 në Konferencën e tyre Nacionalçlirimtare në Bujan. Kjo Konferencë e rëndësishme përcaktoi detyrat parësore dhe ato të së ardhmes të popullit kosovar. Rezolucioni i Konferencës shprehej se “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit është një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshëron me u bashkue me Shqipninë. Prandaj e ndjejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme, pra, që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë asht’

Kukës-Prizren, në rajonin Kulla e Lumës, tek Hani i Laçit. Në këtë pritë u luftua kundër një autokolone me rreth 100 makina, të shoqëruara edhe me autoblinda. Pothuajse u shkatërua e gjithë kolona, ku u dogjën rreth 40 makina, shumë të tjera u prishën dhe pati edhe nazistë të vrarë. Më tej forcat e batalioneve partizane zhvil-luan luftime edhe kundër forcave mercenare që lëviznin nga Dibra në drejtim të Kukësit. Në këto luftime ranë disa partizanë ku midis tyre edhe luftëtari, Heroi i Popullit Hajdar Dushi.

Nga fundi i muajit shtator 1944 batalioni “Perlat Rexhepi” largohet nga Malësia dhe përqëndrohte në zonën e Shkodrës. Më 16 tetor 1944 batalioni “Bajram Curri” dhe forca të Br. III S morën pjesë në luftime për çlirimin e Tropojës. Ndërsa më 6 nëntor 1944, forcat partizane të Malësisë së bashku me forcat territo-riale, bënë të mundur krijimin e Br. XXV S, e cila menjëherë u inkuadrua në radhët e Div. V Sulmues. Ky Divizion i UNÇSH mori pjesë në luftimet që zhvilluan forcat tona në tokat e Jugosllavisë, për shpartallimin e plotë të nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Brigada u mblodh në Astë-Tropojë, ku bënin pjesë rreth 900 luftëtarë të batalioneve “Bajram Curri”, “Rinia”, të Malësisë së Gjakovës dhe të Hasit. Koman-dant i brigadës u caktua Veli Doçi, zëvendëskomandant Çelo Arrëza, komisar Nuri Arapi, zëvendëskomisar Spiro Pano, përgjegjës rinie Jovan Antoni dhe intedent Maxhun Ni-mani.

Veprimet e para luftarake Br. XXV S i zhvilloi në Plavë e Guci. Më tej, brigada shkoi në ndihmë të Br. VI S e cila po zhvillonte luftime kundër forcave të ushtrisë hitleri-ane e reaksionit në Nikaj-Mërtur, Theth, Shalë e Shoshë. Ndërsa më 3 dhjetor 1944, brigada u përqëndrua në Ferizaj dhe i shkoi në ndihmë Br. II Jugosllave të Kosmetit, e cila ishte e rrethuar në Ferizaj nga forca të shumta armike. Pas disa orë luftimesh, Br. XXV S i shpartalloi armiqtë dhe e shpëtoi Br. II të Kos-metit nga shpartallimi dhe asgjësimi i sigurtë. Bashkë me forcat e tjera të Div V S, Br. XXV S luftoi në Sanx-hak, duke zhvilluar beteja të ashpra kundër forcave nazistëve gjermanë. Luftëtarët e brigadës, pas 12 ditë luftimesh të pandërprera kundër nazistëve gjermanë në rrethinat pranë qytetit Priepolje, e çliroi atë. Pas këtij luftimi të fundit në tokat e Jugosllavisë, brigada u kthye në Kosovë dhe prej andej në Tiranë.

Gjatë luftimeve për çlirimin e Atdheut, si dhe në tokat e Ju-gosllavisë ranë në fushën e nderit 53 partizanë të Br. XXV S. Tashmë kanë kaluar 71 vite nga ajo kohë dhe veteranë e pasardhës të tyre i kujtojnë dhe nderojnë këto data historike, sepse ndjehen krenarë dhe të vlerësuar që u rreshtuan në ballë të rezistencës antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj nazi-fashistë.

Në kuadër të 71- vjetorit të çlirimit

Rruga luftarake e batalionit “Bajram Curri”

Prof. asoc. Dr. BernarD ZotaJ

Page 16: Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2016-2025 takimi · e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të Aleancës në NATO. Sipas ministres Kodheli, Plani Afatgjatë i Zhvillimit

ushtriaE prEmtE, 13 NëNtor 201516

adresa: rruga e Dibrës/ Garnizoni “skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

FA kontribut në pastrimin nga ndotja të plazhit të Durrësit

Më datën 7 nëntor 2015 një anije tregtare shkaktoi ndotje në Gjirin e Durrësit duke derdhur në ujërat tona disa milje larg bregut tone-

lata të vajit të djegur të motorrave, mbetje hidrokarburesh, të cilat në saj të dallgëve pushtuan dhe plazhin e Durrësit. Forcat e armatosura angazhuan njësi, trupa dhe mjete në operacionin e pastrimit të ndotjes së shkaktuar në këtë pjesë shumë publike të hapësirës sonë detare. Forca Detare dhe ajo ajrore përfshinë në këtë operacion anije pastrimi dhe helikopterë për monitorim të zonës së ndotur. Për të eleminuar këtë ndotje të paprecedent mjedisore, natyrisht që Forca Detare do të ishte në krye të këtij operacioni. Në zbatim të urdhërit të komandantit të kësaj Force, gjeneralbrigade ylber Dogjani, mëngjesin e datës 7 nëntor anija antindotje y-31 rodoni, me komandant kapiten lejtënant Ervin Mucka dhe zvendës rreshter agim Tahiri bashkë me anijen e gatshme P-04, me komandant artan Nika, shkuan menjëherë në rajonin e ndotjes. Gjatë zhvillimit të opera-cionit antindotje general brigade Dogjani deklaroi se “janë vënë në dispozicion të kësaj detyre anije patrulluese dhe pastruese. Nga Komanda e Forcës ajrore janë vënë edhe helikopterë për monitorimin e të gjithë vijës bregdetare. Nga monitorimi me helikopter, nga Currilat deri në Golem, rezulton se mund të ketë ndotje të pjesshme si rezultat i ndotjes së djeshme. Sot që flasim, anija çndotëse po punon përballë sektorit iliria, duke thithur mbetjet e hidrokarbureve, për pastrimin e një zone 20 metra gjërësi e gjatësi, por kjo nuk për-bën problem sepse karbohidratet do shpërbëhen. Kemi bërë kufizimin e zonës së ndotur dhe po bëhet pastrimi konkret, mbetjet po i hedhin në fuçi, ndotja është e lehtë, jo e konsiderueshme. De-tyra jonë është monitorimi dhe kryerja e të gjithë procedurave për pastrimin e zones. Po kështu kemi vënë 35 trupa në dispozicion për pastrimin e bregut të detit së bashku me forcat e bashkisë”, theksoi komandanti Dogjani. Ndërsa kapiten lejtënant Ervin Mucka, komandant i anijes y-31, sqaroi se, me të mbërritur në rajonin e ndotjes hod-hëm skimerin për të thithur ndotjen, e cila ishte e papërfillshme, naftë e djegur. Në pjesët ku kjo ndotje ishte më e theksuar i morëm në anije. Ndërkaq, kontrolluam me mjetet tona rajonin nga moli lindor i Portit të Durrësit deri në kepin e lagjit. Në pasditen e datës 7 nëntor, mbas normalizimit të nivelit të ndotjeve, anijet e Forcës Detare u kthyen në Bazën e Kepit të Palit.

shefqet Kërcelli