27
Model mësimi Pergatiti:Liliana Guga Lënda : Histori e Popullit Shqiptar Klasa :IV gjimnaz Tema ; Përsëritje :Shteti Shqiptar në vitet e komunizmit ;1944-1990 Objektivat : nxenesit do të jenë në gjëndje: Ta njohin komunizmin nga këndveshtrime të ndryshme për të nxitur mendimin dhe qëndrimin kritik ndaj ngjarjeve historike Të identifikojnë tiparet karakteristike të rregjimit komunist Të përcaktojnë/etiketojnë konceptet bazë të periudhës Të bëjnë përgjithësime dhe përfundime rreth impaktit të reformave komuniste mbi jetën e vendit dhe të njerëzve Të bëjnë lidhje shkak - pasojë në kontekstin:orientimi ekonomik/politika e jashtëme pas viteve ’60 dhe / ashpërsimit të luftës së klasave në vitet ‘70 Ta përceptojnë rregjimin komunist nëpërmjet metodave alternative të historisë si muze, histori orale, burime zyrtare dhe jo zyrtare, pulla, postera intervista, biografi, etj aftësohen në paraqitjen e ngjarjes historike nëpërmjet punimeve individuale ose me grup si, esse, reportazh. Botime, etj. Konceptet bazë që duhet të zotërojë nxënësi: 1

Model Ditari ne lenden e historise

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ky dok.eshte nje model i pergatitjes se ditarit mesimor per lenden:Historia e popullit Shqiptar.

Citation preview

Page 1: Model Ditari ne lenden e historise

Model mësimi

Pergatiti:Liliana Guga

Lënda : Histori e Popullit ShqiptarKlasa :IV gjimnazTema ; Përsëritje :Shteti Shqiptar në vitet e komunizmit ;1944-1990

Objektivat : nxenesit do të jenë në gjëndje:

Ta njohin komunizmin nga këndveshtrime të ndryshme për të nxitur mendimin dhe qëndrimin kritik ndaj ngjarjeve historike

Të identifikojnë tiparet karakteristike të rregjimit komunist Të përcaktojnë/etiketojnë konceptet bazë të periudhës Të bëjnë përgjithësime dhe përfundime rreth impaktit të reformave komuniste mbi jetën e vendit

dhe të njerëzve Të bëjnë lidhje shkak - pasojë në kontekstin:orientimi ekonomik/politika e jashtëme pas viteve ’60

dhe / ashpërsimit të luftës së klasave në vitet ‘70 Ta përceptojnë rregjimin komunist nëpërmjet metodave alternative të historisë si muze, histori

orale, burime zyrtare dhe jo zyrtare, pulla, postera intervista, biografi, etj të aftësohen në paraqitjen e ngjarjes historike nëpërmjet punimeve individuale ose me grup si,

esse, reportazh. Botime, etj.

Konceptet bazë që duhet të zotërojë nxënësi:

Rregjim komunist, diktaturë komuniste;luftë klasash;asamble kushtetuese;shtetëzim;planifikin;industrializim;centralizim;kolektivizim;emancipim;bllokadë;izolim ;politizim;pluralizëm pronësor/politik;fjala e lirë;liria e ndërgjegjes.

1

Page 2: Model Ditari ne lenden e historise

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaria e nxënësve

Evokim:Përgatitja për të nxënët

a) Di –Dua të di Mësova më shumë

b)alfabeti i njëpasnjëshëm

Punë në grupe të mëdha

(3 grupe)

Diskutimi i ideve (puna me gjithë klasën)

Revokim:Realizimi i kuptimi

Mbajtja e strukturuar e shënimeve / ndërtimi i organizuesit grafik/ Grupi i ekspertëve.

Punë me grupe të vogla

(8 grupe)

Reflektim:Konsolidim i të nxënit

Harta e konceptit Punë me grupe të vogla

2

Page 3: Model Ditari ne lenden e historise

Evokimi; Përgatitja për të nxënit ;Di-Dua të di-mësova më shumë;alfabeti i njëpasnjëshëm.

Evokimi do të kalojë në 6 etapa;

Etapa 1.

Klasa është ndarë paraprakisht në 8 grupe meqënëse është orë përsëritje. Grupet kanë marrë detyrat si më poshtë:

Grupi A/B - do të ndërtojnë posterat dhe plotësojnë kërkesat e mësuesit për toGrupi C - do të analizojnë pullatGrupi D/E - do të jenë vëzhgues si ekspertë Grupi F - do të zhvillojë lojën e rolit/ dramatizimin : “gjyqi i fjalës së lirë”Grupi G - do të përgatisë /prezantojë intervistat e kryera me disidentë ose të burgosur të rregjimit.Grupi K - do të do të marrë në muzeum informacion për periudhën komuniste.

Etapa 2.

Prezantohet :a) Grup K, i nxënësve që kanë marrë informacion nga pavioni i diktaturës komuniste në Muzeun kombëtar/lokal lexojnë të dhënat.

3

Page 4: Model Ditari ne lenden e historise

b) Grupi G, përshkruan 1 nga biografitë e ndërtuara nga intervistat personale të zhvilluara nga vetë nxënësit me persona që kanë vuajtur rregjimin komunist ose kanë nostalgji për disa aspekte të tij.

Reportazh nga Intervista me të burgosur politik

Niko Dhrami ka qënë një i burgosur politik gjat diktaturës komuniste në shqipëri. Ai lindi ne 27 /12/1936 në një familje borgjeze dhe pamvarësisht nga origjina klasore babai tij kishte qënë një nga mbështetësit e ideologjisë komuniste dhe partisë komuniste.I jati i Nikos morri pjesë në luftën nacional clirimtare por pas përfundimit të saj ay filloi të shihej si pjestar i klasës borgjeze për të cilën u konsiderua dhe armik i popullit dhe ju nënshtrua dënimit kapital.Për këtë arsye familja e Niko Dhramit filloi ti nënshtrohet luftës së klasave dhe vetë niko ju privua e drejta e shkollimit ndonëse ay vetë punoi për formimin e tij intelektual. Niko ju nënshtrua per 25 vjet burgut të diktaturës për faktin se ay nuk u pajtua asnjëherë me mungesën e lirisë së fjalës dhe të qënurit të tij armik i klasës punëtore. Lufta e klasave në rregjimin komunist e orientoi shoqërinë në ato fatalitete si edhe holokausti..Niko Dhrami i vrarë disa herë nga diktatura, një herë me humbjen e të jatit, humbjen e pronave, humbjen e lirisë, humbjen e të drejtës për të krijuar familje në kushtet e mungeses së lirisë , quan si vrasjen më të rëndë për të, vrasjen e mendimit dhe fjalës se lirëc...

.

4

Page 5: Model Ditari ne lenden e historise

c)Grupi F

Lojë roli :Dramatizimi i një gjyqi të shkurtër komunist ndaj një disidenti të komunizmit.( skenari mund të ndërtohet paraprakisht nga nxënës të talentuar në letërsi me subjekt të marrë nga biografia e këtyre personazheve të dënuar nga diktatura ose nga një gjyq real.)

Tema:: „gjjyqi i fjalës se lirë..“

Hetuesi:.....jeni ngritur kundër projektit të kushtetutës? Pse?I akuzuari :Po sepse më duket me përmbajtje ideoligjike dhe jo me frymë kombëtare. Unë jam për demokracinë e lirë dhe do të doja që edhe statuti të inspirohej nga nga ky parim.

Hetuesi:Po,po ti je pë demokracinë e „lirë „ borgjeze që të përfitosh për vete të jesh elita e kombit dhe të vendosësh fatet e tij bashkë me njerëzit e tjerë si ty.I akuzuari ;Jo unë jam për demokraci për të gjithë dhe të mbështetura në ligje demokratike..Hetuesi;Ke thënë se ky rregjim është absolut?

I akuzuariPo sepse ky rregjim mbron pikpamjet e një partie.Hetuesi

5

Page 6: Model Ditari ne lenden e historise

Pra ju pëlqen demokracia perëndimore?..

I akuzuari..Kjo është cështje opinini dhe unë mendoj që demokracia perëndimore është ajo e vërtetë….

Hetuesi………...I pandehur , në bazë të nenit 64 akuzohesh për”tradhëti të lartë” dhe sipas nenit 73 “për agjitacion e Propogandë” në grup. Ju keni propoganduar kundër partisë dhe pushtetit popullor, keni mohuar arritjet e këtij pushteti duke propoganduar pikpamjet borgjeze. Për këtë qëllim në emër të popullit dënohesh me 10 vjet burg.”

Etapa 3.

Në përfundim të prezantimit të punëve të grupeve K,G, F, klasa ndahet sipas rreshtave në 3 grupe të përkohëshme (pasi fillimisht është ndarë në 8 grupe që do të funksionojnë gjatë gjithë orës);

Etapa 4

Me metodën : Di –Dua të di- Mësova më shumë do ta analizojnë prezantimin e grupit K,G,F në këtë mënyrë:do të ndajnë fletoren në 3 kolona, por çdo grup do të plotësojnë fillimisht vetëm 1 prej tyre sipas kësaj kërkese të mësuesit:

GRUPI 1 (Unë di që rregjimi komunist për liritë dhe të drejtat karakterizohet nga...)GRUPI 2 (Unë dua të di që gjat rregjimit komunist shkalla e lirive dhe të drejtat .....)GRUPI 3 (Unë mësova që gjat rregjimit komunist liritë dhe të drejtat ......................)

6

Page 7: Model Ditari ne lenden e historise

Etapa 5.

Duke prezantuar çdo grup punën plotësojnë të 3 grupet të 3 kolonat e metodës D/D/M si më poshtë;

Rregjimi komunist

D (I) D (UA TË DI) M (ËSOVA që):Sistemi monopartiakNuk ka opozitë.Lufta e klasaveNuk ka sistem avokatiePronë shtetroreVend ateistTeoria marksiste teori sundueseOrientim drejt modelit lindor..............................................................................................................................................................

Për lëvizjet opozitareObjektin e luftës së klasavePër burgjet politike dhe internimetKufijtë e fjalës së lirëInfluencën e kulturës perëndimoreTrajtimi iopozitës etj…..……………………………….……………………………….

Rezistenca antikomuniste ekzistoi dhe u zhvillua në forma të ndryshme.Kundërshtarët e reformave dhe teorisë komuniste ishin objekti i luftës së klasave.Fjala e lirë nuk mund ti bënte oponencë rregjimit komunist.Dënohej çdo ndikim i mënyrës përëndimore të jetësTë dënuarit dënoheshin në “emër të popullit”Mbi të dënuarit politik bëheshin tortura ç’njerëzore që ishte një mohim tjetër i të drejtave humane

7

Page 8: Model Ditari ne lenden e historise

Etapa 6.

Më pas me nxënësit diskutohen njohuritë paraprake duke përdorur metodën : alfabeti i njëpasnjëshëm i tryezës së rrumbullakët . Këtë etapë e zhvilloj frontalisht në dërrasë ku në një flipçart është ndërtuar tabela përkatëse e alfabetit dhe ku ftohen nxënësit të plotësojnë sipas shkronjave përkatëse koncepte dhe terminologji të cilat lidhen me periudhën e komunizmit dukë i shoqëruar me një përkufizim konçiz:

Ky është modeli i alfabetit që do të plotësohet nga nxënësit:

A*Asambleja Kushtetuese 1945*Arsimi 7/8 vjeçar, i politizuar*anbalfabetizmi

B*Bazat ekonomike të socializmit* “bashkimi demokratik”*Byro politike

CCentarlizimi

ÇÇrrënjosja e analfabetizmit

D*Diktatura e proletariatit*diversant

DHDhunimi i lirive themelore

8

Page 9: Model Ditari ne lenden e historise

*Byroja Informative ë*Drejtimi i centralizuar i ekonomisë*disident

E*Elektrifikim*Ekonomi e centralizuar/planifikuar*emancipimi i gruas

Ë FFabrika Fjala e lirë

G*grup armiqësor

GJGjyqi i Hagës

H

I*Incidenti i Korfuzit*internime*Industrializim socialiat

J K*Koperativa*kishat *Kolektivizim*KNER*Kushtetuta 1946/76

L*Lufta e klasave*likujdimi i opozitës*liri e pronës private*lëvizja kundër fesë*laik

LL M*Marksizëm-Leninizmi*mendimi i lirë*mohimi i lirive

NNdihmat nga jashtë

NJNjohja a qeverrisë shqiptare në arenën ndërkombëtare

OOpozitaO.K.B

P*P.P.SH*Pluralizmi pronësor

Planifikimi

Q R*Republika popullore/socialiste*Rezistenca

9

Page 10: Model Ditari ne lenden e historise

kundërkomuniste*Reforma agrare*reforma arsimore 46/60

RR S*Sektori shtetror*Sistemi i ri i furnizim/grumbullimit

SH T*Tatimi i jashtëzakonshëm*traktati i Varshavës*tufëzimi*tufëzat

TH UUSHT

VVatër e edukimit M-L

X XHXhami

Y Z ZH

Disa shkronja të alfabetit nuk janë plotësuar për tja lënë këtë mundësi zgjedhje çdo mësuesi pasi tabela shërben vetëm si model pune për punën e tyre.Nxënësit mund të vendosin më teper koncepte në përgjigje të çdo shkronje.

Revokimi-Realizimi i kuptimit do të bazohet në metodën ; Mbajtja e strukturuar e shënimeve / ndërtimi i organizuesit grafik; Grupi i ekspertëve.

10

Page 11: Model Ditari ne lenden e historise

Nxënësit do të punojnë në 8 grupe sipas ndarjes së bërë orë më parë nga mësuesi.Etapat për realizimin e kuptimit

Etapa 1.

Grupi A :

Ka ndërtuar paraprakisht një poster me burime zyrtare rreth periudhës së diktaturës(foto/karikatura/pllakate/citime nga dokumenta zyrtare/citime nga teksti shkollor) të grumbulluar nga vetë nxënësit dhe me rekomandime dhe orientime të mësuesit rreth kësaj tematike;

Liria e fjalës Liria e besimit Liria e pronës Tiparet e shkollës Niveli i pluralizmit Pozita e gruas Fakte dhe shifra rreth të dënuarve politik

11

Page 12: Model Ditari ne lenden e historise

12

Page 13: Model Ditari ne lenden e historise

Mbi bazën e këtij posteri nxënësit e Grupit A do të nxjerrin shënime të strukturuara mbi bazën e këtyre kërkesave:

1. përcaktoni llojin e burimit që dispononi2. cfarë provokojnë tek ju burimet?3. ndërtoni disa pyetje rreth burimeve4. ndërtoni një tekst historik me përmbajtjen e burimeve5. vendosini tekstit një titull.

6. ndërtoni organizuesin grafik

13

Page 14: Model Ditari ne lenden e historise

ORGANIZUESI GRAFIK

14

Page 15: Model Ditari ne lenden e historise

Reforma agrare e paisi fshatarin me

tokë

Reforma agrare e paisi fshatarin me

tokëZgjedhej e para

pas çlirimit 99.9% votues të P.K.SH

Zgjedhej e para pas çlirimit 99.9% votues të P.K.SH

Lëvizja për emancipimin e

gruasGruaja forcë e

madhe e shoqërisë

Lëvizja për emancipimin e

gruasGruaja forcë e

madhe e shoqërisë

Kushtetuta 46Lejon pronën privateLejon lirinë e besimitNuk e përmënd pluralizmin

Kushtetuta 46Lejon pronën privateLejon lirinë e besimitNuk e përmënd pluralizmin

Shqipëria I vetmi vend ateist në botë

Arsimi i detyrueshëm

Shqipëria I vetmi vend ateist në botë

Arsimi i detyrueshëm

Njerëzit jetonin të lumtur në atdheun socialist

Njerëzit jetonin të lumtur në atdheun socialist

Komunizmi zyrtarKomunizmi zyrtar

15

Page 16: Model Ditari ne lenden e historise

Etapa 2.

Grupi B

Ka ndërtuar një poster me burime jo zyrtare/dëshmi/karikatura/intervista/biografi/ statistika/ të përzgjedhura nga ata vetë si dhe nga ato që u ka dhënë mësuesi me këtë përmbajtje:

Liria e fjalës Liria e besimit Liria e pronës Tiparet e shkollës Niveli i pluralizmit Pozita e gruas Fakte dhe shifra rreth të dënuarve politik

16

Page 17: Model Ditari ne lenden e historise

17

Page 18: Model Ditari ne lenden e historise

Nxënësit e Grupit B nga përmbajtja e posterit, do të mbajnë shënime të strukturuara mbi bazën e këtyre kërkesave:

1.përcaktoni llojin e burimit që dispononi2.cfarë provokojnë tek ju burimet?3.ndërtoni disa pyetje rreth burimeve4.ndërtoni një tekst historik me përmbajtjen e burimeve5.vendosini tekstit një titull.

6.ndërtoni organizuesin grafik mbi përmbajtjen e posterit

ORGANIZUESI GRAFIK

p.s

kuadratët do të plotësohen në varësi të përfundimeve të nxënësve.Etapa 3.

Grupi CMësuesi i ka dhënë këtij grupi një poster me pulla të kohës së komunizmit dhe shtron kërkesën:“Analizoni përmbajtjen e pullave të rregjimit komunist, mbani shënime dhe nxirrni konkluzione”

18

Page 19: Model Ditari ne lenden e historise

19

Page 20: Model Ditari ne lenden e historise

Etapa 4.

Grupi i ekspertëve do të realizohet nga:

Grupi D

Në pozicionin e një ekipi gazetarësh l indorë , mban shënime të strukturuarar nga prezantimi i të gjitha punëve të paraqitura , dhe jep disa ide të shkurtëra për rregjimin komunist.

Grupi ENë pozicionin e një ekipi gazetarësh perëndimorë mban shënime të strukturuara nga prezantimi i të gjitha punëve të paraqitura dhe referon disa ide të shkurtëra për rregjimin komunist.

Revokimi; konsolidimi i të nxënit ; Harta e konceptit.

Mësuesi i ka shpërndarë 8 grupeve nga një hartë të konceptit ku secili grup plotëson në mënyrë të pavarur nga grupet e tjera konceptete e përftuara gjat orës së mësimit.

20

Page 21: Model Ditari ne lenden e historise

HARTA E KONCEPTIT

Pritet të përdoren këto shprehje që mund të vendosen në fund të tabelës që shpërndan mësuesi nxënësve:centralizim;planifikim;shtetzim;kushtetuta 1976; liria e fjales;mendimi i lirë;opozitë liri e ndërgjegjes;analfabetizmi;kundërshtarë të rregjimit; politizimi;koperativa,industrializim,shtetëzim;etj

Rregjimi komunist

Ekonomia karakterizohet:……………………………………………….

…………..………………………………………………………………

Pronësia në1946……………në1976……………………………………………………..

Arsimi:1946………………1967……………………………………

……................................................................................................................................

.........

Nuk ka liri ……………………………………………..

Liria e…………………………………..

Nuk ka liri………………………………………….

Lufta e klasave sipas kushtetutës

76……………………………..

Të dënuar politikë

Burgimet/vrasjet/internimet politike

Mungon Opo………………

……antikomuniste……

……………..

Diktaturë Monopartiak

21

Page 22: Model Ditari ne lenden e historise

Detyrë:

Përgatisni një nga këto detyra:1. esse me tëmë: “ Të jetosh në komunizëm.....”2. Shqipëria midis burgut dhe lirisë

Këtu do të fus esse dhe opinione të shkruara nga nxënësit

Vlerësimi; kryhet mbi këto standarte;

1.cilësia e punimeve të prezantuara2.shkalla dhe niveli i pjesmarrjes në mësim3.cilësia e organizimit të mendimeve4. detyra e shtëpisë

Nga përvoja:Është një orë përsëritje shumë rëzultativë sepse lejon aplikimin e shumë metodave dhe e bën dinamike orën e mesimit.Siguron pjesmarrje aktive të nxënësit si në punë kërkimore, punë krijuese, punën individuale dhe bashkëpunimi në grup.Krijon mundësi që nxënësit të dalin me ide të qarta dhe ta shikojnë historinë në shumë këndvështrime.Lejon nxënësit të gjejne,përdorin dhe komentojnë burimet alternative.Është orë ku mund të caktosh disa objektiva dhe të realizosh në nivele të larta shumë prej tyre.

Modeli i mësimit u mbështet mbi tekstin: Historia 4; botim qershor 2006

22

Page 23: Model Ditari ne lenden e historise

Përgatiti : Liliana Guga. Shkolla e mesme Petro Nini Luarasi. Tiranë.

23