16
Kontroll për të gjitha ish-pronat ushtarake që kemi në administrim Në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 mars 2017, çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake N ë periudhën 16 deri 22 tetor, një grup prej 15 efektivësh të batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, morën pjesë në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017”. Ata drejtoheshin nga komandanti i Kompa- nisë së IVrt të Aksioneve Speciale Direkte, major Ernest Marjakaj. Stërvitja në alë, u zhvillua në bazën ushtarake Tirgu... B renda vitit të ardhshëm Forcat e Arma- tosura do të përfundojnë pastrimin e të gjitha zonave të ndotura me municione luftarake dhe mbetje eksplozive në pjesë të ndryshme të territorit, të ashtuquaj- tura hotspote. Shpërthimet e depove të armatimit-municionit në të gjithë vendin, gjatë trazirave në 1997, kontribuan në përkeqësimin e gjendjes dhe... Xhaçka: Shqipëria e pastër brenda vitit 2018 Ministrja Xhaçka USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 43 (82739) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 tetor 2017 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] Hotspote me municione luftarake Baza ushtarake Tirgu-Mures Forcat Speciale në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017” Katër anije minaheqëse të Aleatëve zbarkojnë në Vlorë Qendra e Simulimit një institucion elitë i FARSH faqe 5 faqe 6 FORCA DETARE 5 VJETORI I KRIJIMIT JENS STOLTENBERG: VIRXHINIA-SHBA: COUNTERING VIOLENT EXTREMIST ORGANIZATIONS faqe 8 » Do forcojmë lidhjen midis Evropës dhe Amerikës së Veriut faqe 4 » Mjekja e talentuar e “berretave të zeza” faqe 3 » N ë datat 23-24 tetor 2017, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku mori pjesë në konferencën e organizuar në Virxhinia-SHBA, për luftën kundër orga- nizatave ekstremiste të dhunshme, “Counter- ing Violent Extremist Organizations”, e cila drejtohej nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Joseph F. Dunford, Jr., ku ishin të pranishëm... Gjeneral Kollçaku në konferencën kundër organizatave ekstremiste faqe 3 » faqe 2 » Nëntoger Shehaj nga shkolla ushtarake mjekësore turke “Gulhane Askeri Tip Akademisi” te uniforma e blertë ushtarake Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende faqe 5 »

Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 1

Kontroll për të gjitha ish-pronat ushtarake që kemi në administrimNë zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 mars 2017, çdo repart e komandë

është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake

Në periudhën 16 deri 22 tetor, një grup prej 15 efektivësh të batalionit të

Forcave Speciale të Forcës Tokësore, morën pjesë në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017”. Ata drejtoheshin nga komandanti i Kompa-nisë së IVrt të Aksioneve Speciale Direkte, major Ernest Marjakaj. Stërvitja në fjalë, u zhvillua në bazën ushtarake Tirgu...

Brenda vitit të ardhshëm Forcat e Arma-tosura do të përfundojnë pastrimin e

të gjitha zonave të ndotura me municione luftarake dhe mbetje eksplozive në pjesë të ndryshme të territorit, të ashtuquaj-tura hotspote. Shpërthimet e depove të armatimit-municionit në të gjithë vendin, gjatë trazirave në 1997, kontribuan në përkeqësimin e gjendjes dhe...

Xhaçka: Shqipëria e pastër brenda vitit 2018

Ministrja Xhaçka

ushtriaViti i 70-të i botimit Nr. 43 (82739) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 tetor 2017

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

hotspote me municione luftarake

Baza ushtarake tirgu-MuresForcat Speciale në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017”Katër anije minaheqëse të

Aleatëve zbarkojnë në Vlorë

Qendra e Simulimit një institucion elitë i FARSH

faqe 5

faqe 6

Forca Detare

5 vjetori i krijimit

JEnS StoltEnbErg:

VirXhiNia-shBa: CouNtEriNg ViolENt EXtrEMist orgaNizatioNs

faqe 8»

Do forcojmë lidhjen midis Evropës dhe amerikës së Veriut

faqe 4»

Mjekja e talentuar

e “berretave të zeza”

faqe 3»

Në datat 23-24 tetor 2017, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH,

gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku mori pjesë në konferencën e organizuar në Virxhinia-SHBA, për luftën kundër orga-

nizatave ekstremiste të dhunshme, “Counter-ing Violent Extremist Organizations”, e cila drejtohej nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Joseph F. Dunford, Jr., ku ishin të pranishëm...

Gjeneral Kollçaku në konferencën kundër organizatave ekstremiste

faqe 3»

faqe 2»

Nëntoger Shehaj nga shkolla ushtarake mjekësore turke “Gulhane Askeri Tip Akademisi” te uniforma e blertë ushtarake

Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende

faqe 5»

Page 2: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 20172 zyrTArE

STAFIDeD KolA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADRESA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DoDA

Gazetarë:Mimoza GoliKjA

Albert ZHoli

Gazetarë:Saimir AlijA

Ilir lAme

Komiteti Ushtarak, Auto-riteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, do të takohet në Sesionin e Shefave të

Mbrojtjes (CHODs) nga 15-17 shtatori 2017, në Tiranë, Shqipëri. Takimi do të organizohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral brigade Bardhyl

Gjeneral briGade Vladimir aVdiaj:

Forca Ajrore është e gatshme për misionet e Aleancës

alizimin e Policimit Ajror mbi territorin e Republikës së Shqipërisë.

Takimi i komandantëve të Forcave Ajrore të NATO, “NATO Air Chiefs’ Symposium”, është një aktivitet periodik, i organizuar nga Komanda Ajrore e Aleancës, Ramstein, Gjer-mani, i cili zhvillohet në kuadër të takimeve vjetore të komandantëve të Forcave Ajrore të NATO me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga strukturat e NATO, që ndjekin çështjet e Forcave Ajrore si NCIA (Agjencia e Komunikimit e NATO) dhe CAOC (Qendrat e Operacioneve Ajrore të Kombinuara).

Më datat 16 - 17 tetor 2017 koman-danti i Forcës Ajrore gjeneral

brigade Vladimir Avdiaj, mori pjesë në Konferencën e komandantëve të Forcave Ajrore të NATO, “NATO Air Chiefs’ Symposium (NACS) 2017 - II”, i cili u zhvillua në Bazën Ajrore të Ramstein, Gjermani.

Konferenca u zhvillua nën drejtimin e gjeneral Tod Walters, komandant i Forcave Ajrore të NATO dhe komandant i Forcave Ajrore të SHBA për Europën dhe Afrikën dhe kishte si qëllim diskutimin mbi situatën aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes, njohja me sfidat e së ardhmes së Forcave Ajrore të NATO, si dhe mar-rja e masave për planëzimin në kohë të nevojave për integrim të mëtejshëm.

Gjatë konferencës komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladi-mir Avdiaj i informoi pjesëmarrësit mbi shkëmbimin e pamjes ajrore me Italinë dhe Greqinë, kontratën e lidhur me kompaninë “Lockheed Martin” për blerjen e radarëve të Mbrojtjes Ajrore, si dhe evidentoi pjesëmarrjen për herë

të parë me helikopterë dhe personel të Forcës Ajrore shqiptare në stërvitjet e drejtuara nga SHBA në Gjermani 2017 dhe gatishmëria që ofron kjo forcë në interes të stërvitjeve, apo misioneve të Aleancës.

Gjeneral brigade Avdiaj gjatë ditëve të konferencës pati rastin të takohej me gjeneral Tod Walters komandant i Forcave Ajrore të NATO dhe komandant i Forcave Ajrore të SHBA për Europën dhe Afrikën, komandantin e Forcave Ajrore të Bullgarisë, Holandës, Turqisë etj, ku diskutuan mbi arritjet dhe nevojat e Forcës Ajrore shqiptare, si dhe falën-deroi partnerët italianë dhe grekë për re-

Në datat 23-24 tetor 2017, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku

mori pjesë në konferencën e organizuar në Virxhinia-SHBA, për luftën kundër organizatave ekstremiste të dhun-shme, “Countering Violent Extremist Organizations”, e cila drejtohej nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Për-bashkët, gjenerali Joseph F. Dunford, Jr., ku ishin të pranishëm shefat e shtabeve të rreth 70 vendeve nga e gjithë bota. Kjo konferencë pati në fokus të diskutimeve të saj rreziqet që paraqesin këto organizata si dhe mënyra e përballimit të tyre nga vende të ndryshme.

Gjatë konferencës, liderët e lartë ushtarakë diskutuan mbi kërcënimet aktuale të krijuara nga organizatat ekstremiste të dhunshme, si dhe rëndësinë e partneriteteve, alean-cave dhe komunikimit në rritje për të identifikuar, kundërvënë dhe mposhtur ato kërcënime. Gjatë gjithë konferencës, Dunford theksoi nevojën e vazhdueshme për unitetin e përpjekjeve, si dhe për bashkëpunim dhe bashkëpunim të përmirësuar për

të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.“Kjo konferencë ishte një sukses

në atë që ne ishim në gjendje të mblidhnim më shumë se 70 krerë të mbrojtjes nga e gjithë bota për një diskutim të hapur dhe të sin-qertë mbi një varg temash që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe

kërcënimin ndërregional që paraqet”, tha Dunford. “Pjesëmarrja e tyre ishte një tregues i qartë i angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare për të kundërshtuar ndikimin dhe ndikimin që ekstremizmi i dhunshëm mund të ketë në botë”. Kjo ishte konferenca kundër organizatave të dhunshme të

Virxhinia-SHba: Countering Violent extremist Organizations

Gjeneral Kollçaku në konferencën kundër organizatave ekstremiste

Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende

sponsorizuar nga Shtabi i përbashkët dhe më i madhi deri më sot. I pari u mbajt më 16 tetor 2016 në Bazën e Përbashkët Andrews, MD, dhe priti afërsisht 40 shefat e mbrojtjes.

Gjatë zhvillimit të kësaj konfer-ence, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl

Kollçaku, u takua me kryetarin e shefave të Shtabit të SHBA, shefin e SHP të Kanadasë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, ku ndanë shqetësime dhe ide të përbashkëta në lidhje me fokusin e konferencës dhe situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

17-20 TeToR 2017: VeNeciA-iTAli

Gjeneralmajor Dogjani në “Simpoziumii Xi Rajonal i Fuqive Detare”

Nga data 17-20 tetor 2017 në Venecia të Italisë, u zhvillua “Simpoziumi i XI Rajonal i Fuqive Detare”, ku morën pjesë përfaqësues të Forcave Detare nga shumë vende të botës. Në këtë aktivitet Forca Detare Shqiptare mori pjesë me një delegacion të kryesuar nga komandanti i Forcës Detare gjeneral major Ylber Dogjani. Përveç vendeve të rajonit të Mesdheut në simpozium morën pjesë përfaqësues të më shumë se 60 vendeve të botës.

Gjatë tri ditëve të zhvillimit të simpoziumit u mbajtën prezantime të ndry-shme të cilat kryesisht u përqendruan në temat e Njohjes së situatës detare dhe rritjes dhe ndërtimit të kapaciteteve të Forcave Detare. Folësit dhanë pikëpamjet e vendeve që përfaqësonin mbi temat dhe njëkohësisht perspektivën botërore mbi çështjet detare. Rëndësi e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në rang global, për menaxhimin sa më të mirë të arenës detare dhe rritjen e sigurisë në det.

Gjatë aktivitetit treditor komandanti i Forcës Detare mori pjesë edhe në në Ta-kimin e II të Komandantëve të Forcave Detare të Adrionit. Në fund të këtij takimi u nënshkruan konkluzionet ndër të cilat më kryesoret ishin: angazhimi për rritjen e efektivitetit operacional në rajonin e detit Adriatik dhe Jon, forcimi i sigurisë detare përmes hartimit të procedurave standarde operacionale gjatë operacioneve si dhe shkëmbimi i informacionit përmes qendrave respektive operacionale, fuqizimi i dialogut rajonal dhe nën-rajonal përmes rritjes së pranisë në det me anë të Forcës së Gatshme Detare.

Në Bazën Ajrore të Ramstein-Gjermani, u zhvillua Konferenca e komandantëve të Forcave Ajrore të NATO, “NATO Air Chiefs’ Symposium (NACS) 2017 - II”

Page 3: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 3zyrTArE

Kontroll për të gjitha ish-pronat ushtarake që kemi në administrim

Brenda vitit të ardhshëm Forcat e Armatosura do të përfundojnë pastrimin e të gjitha zonave të ndotura me municione luftar-

ake dhe mbetje eksplozive në pjesë të ndryshme të territorit, të ashtuquajtura hotspote.

Shpërthimet e depove të arma-timit-municionit në të gjithë vendin, gjatë trazirave në 1997, kontribuan në përkeqësimin e gjendjes dhe zgjerimin e hartës së hotspoteve në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë. Sipas vlerësimeve, rajonet e ndotura kanë shkaktuar 151 të vrarë dhe 851 të dëmtuar.

6 vjet më parë, në të gjithë vendin u evidentuan 19 hotspote, për pastrimin e të cilave aktualisht janë angazhuar efektivë të Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve (EOD-Explosive Ordnance Disposal) e Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura.

Hotspoti, ku po zhvillohet faza e dytë e operacionit nga Batalioni i Xhenios (bXh) dhe kompania EOD, për kontrol-lin, pastrimin dhe largimin e municio-neve të paplasura nga ish - tunelet e municionit (grup - depo) Selicë-Burrel, ku 20 vjet më parë, shpërthimi në tunelet e mbushura me armatim shkaktoi 23 vik-tima në radhët e banorëve të këtij fshati, u inspektua nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shoqërohej nga ko-mandanti i Komandës Mbështetëse kolo-nel Gaspër Lala, prefekti z. Ardit Kaja si dhe përfaqësues nga pushteti lokal. Theksojmë se punimet për pastrimin e këtij hotspoti kanë nisur tre muaj më parë. Komandanti i bXh në një brifing të shkurtër informoi ministren e Mbrojtjes mbi operacionin.

Në fjalën e saj ministria Xhaçka u shpreh: “Forcat e Armatosura po bëjnë një punë që paraqet rrezikshmëri dhe unë dua që t’i përgëzoj në veçanti bXh dhe kompaninë EOD të Komandës Mbështetëse për përkushtimin e jashtëza-konshëm në shërbim të qytetarëve. Nga 19 hotspote të identifikuara në vitin 2011, sot janë vetëm katër, ku aktual-isht po punohet edhe me mbështetjen e qeverisë amerikane. Objektivi ynë është që, deri në fund të vitit 2018 edhe këto katër hotspote të pastrohen, në përputhje me të gjitha standartet e sigurisë dhe do të kthehen për përdorim civil. Sot dua të inkurajoj të gjithë qytetarët, të cilët jetojnë pranë zonave të rrezikshme, që të sinjalizojnë Forcat e Armatosura sa herë që mund të shohin një predhë apo municione,që rrezikojnë sigurinë e jetës së tyre. Telefonata në numrin 129 do të ndihmojë xheniot të identifikojnë zonat ku duhet të ndërhyhet, duke evi-tuar ngjarje të rënda”, tha ministrja pas inspektimit të situatës në brendësi të tunelit”, tha ministrja Xhaçka.

Në 3 muaj të operacionit “Selica” janë gjetur mbi 390 mijë copë municione dhe fishekë të kalibrave të ndryshme dhe është kontrolluar sipërfaqja prej 130 m² e njërit prej tuneleve që po pastrohet. Për realizimin e kësaj detyre po bashkëpunohet me Komisariatin e Policisë Burrel, përfaqësues të pushtetit vendor, Spitalin e Traumës, Tiranë si dhe Policinë Ushtarake.

Pas inspektimit nga afër të tuneleve të hotspotit Selicë, Burrel, ministrja Xhaçka mori takim me banorët e fshatit Selicë ku i garantoi ata që brenda vitit të ardhshëm Forcat e Armatosura do të përfundojnë pastrimin jo vetëm të këtij hotspoti famëkeq, por edhe atyre zonave të ndotura me municione luftarake dhe mbetje eksplozive që tashmë janë reduk-tuar ndjeshëm. Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëherësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.

Nga 19 hotspote të identifikuara në vitin 2011, sot janë vetëm 4, po punohet që brenda vitit 2018 “vatra” të tilla rreziku të mos ekzistojnë

Në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 mars 2017, çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht

statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake

ministrja e mbrojtjes olta Xhaçka gjatë inspektimit të operacionit nga Batalioni i Xhenios (bXh) dhe kompania eoD, për kontrollin, pastrimin dhe largimin e mu-nicioneve të paplasura nga ish - tunelet e municionit (grup - depo) Selicë-Burrel

Ministria e Mbrojtjes nis evidentimin e pronave që aktualisht nuk janë venddislokime ushtarake.

Ministrja Olta Xhaçka gjatë vizitës në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me drejtues të Forcës Ajrore Shqiptare bëri me dije se ka nisur puna për kontrollin e ish-pronave, të cilat administrohen nga Forcat e Armatosura.

“Ministria e Mbrojtjes ka nisur një kontroll të imtësishëm nëpër të gjitha ish-pronat të cilat ka nën administrim. Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht sta-tusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 mars 2017, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kon-troll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo. Vëmendja e qeverisë është maksimale dhe çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”, - deklaroi ministrja.

Përmes aktit normativ, të mirat-uar pak javë më parë, qeveria dha mbështetjen e saj për Forcat e Arma-

tosura. Janë katërqind milionë lekë të reja, të cilat, sipas ministres Xhaçka, do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Do të përmirësojmë ndjeshëm çdo njësi e tregues për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi. Si qeveri e qytetarëve, duhet të ngremë në mak-simum vëmendjen dhe kontrollin ndaj çdo fenomeni apo situate. Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e

nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”, - tha ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Baza Ajrore e Farkës mban peshën kryesore të operacioneve të kërkim - shpëtimit dhe të situatave të emergjencës në vendin tonë. Gjatë vizitës në këtë bazë, ministrja Xhaçka ndoqi një ditë pune të ekipeve të pilotëve e teknikëve, duke u njohur me problematikat, por edhe sfidat për të ardhmen, ku objektivi kryesor është kontributi me kapacitete në ndihmë të komunitetit dhe në opera-cionet e NATO.

HOtSpOte me muniCiOne luftarake

Xhaçka: Shqipëria e pastër brenda vitit 2018

Ministrja Xhaçka

Page 4: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 20174 SpECIAlE

major ervin hoDo

Nëntoger Shehaj nga shkolla ushtarake mjekësore turke “Gulhane Askeri Tip Akademisi” te uniforma e blertë ushtarake

Ndërmjet “berretave të zeza” të batalionit të Dytë të Këm-bësorisë së Forcës Tokësore, nuk ka se si mos të të bjerë

në sy një vajzë e re dhe simpatike, e cila mbi uniformën e blertë mban të veshur edhe bluzën e bardhë të mjekut.E diplomuar në shkollën ush-tarake mjekësore “Gulhane Askeri Tip Akademisi”Ankara, Turqi nëntoger Larisa Shehaj, nuk do ta kishte men-duar kurrë rreth 9 vjet më parë, kur ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer e kolegjit turk “Mehmet Akif”, se një ditë do të vishte bluzën e bardhë të mjekut dhe bashkë më të, edhe “kambalen e rëndë” të ushtarakut. E, mesa duket jeta kishte rezervuar surpriza edhe për të.

Udhëtimi i Larisës, drejt profe-sionit që ajo sot ushtron me dashuri dhe kënaqësi të madhe, do të niste fill pas përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, kur maturantja nga Elbasani, e shtyrë edhe nga familjrawt dhe veçanërisht nga mamaja e saj, vendos të aplikojë për të vazhduar studimet e larta në Republikën e Turqisë. Edhe pse e apasionuar pas shifrave dhe grafikëve, me ëndërrën për t’u bërë një ekonomiste e shkëlqyer, jeta e Larisës në fakt mori tjetër drejtim, pasi fitoi të drejtën e studimit për mjekësi, në një nga shkollat më të mira ushtarake mjekësore në Ankara, Turqi.

Nuk është penduar fare. Madje shprehet shumë e lumtur që ka zgjed-hur këtë profesion. Larisa është natyre humanitare dhe këtë fare mirë ajo e manifeston jo vetëm gjatë ushtrimit të profesionit të saj në Garnizonin e Zall-Herrit, apo në Spitalin e Traumës, por edhe gjatë kohës së lirë, ku atë e gjen të angazhuar duke dhënë kontributin e saj, në ndihmë të fëmijëve me sindromën “down”.

Duke iu rikthyer kujtimeve të shkollës ushtarake mjekësore në Turqi, doktoresha e re kujton hapat e saj të parë. Do ndryshonte pothuajse gjithçka në rutinën e saj të përditshme. Në fil-limet e saj, do t’i duhej të përballej me një tjetër kulturë dhe me një tjetër stil jetese. Tashmë asaj do t’i duhej të harronte, këpucët,sandalet, fustanet komode të gjimnazistes, dhe të vishte jo vetëm uniformën hijerëndë, fisnike dhe të bukur të ushtarakut, por edhe bluzën e bardhë të humanizmit të mjekut. Bisedat dhe kafet me shoqërinë deri në orët e vona të natës dikur në Tiranë, do të zëvendësoheshin me orë të tjera pa gjumë natën, por këtë radhë duke qendruar mbi libra, për t’u përgatitur për seminarin e ditës tjetër, që si për çudi vinte shumë shpejt.

Në tregimin e saj për jetën studen-tore në Turqi, n/toger Larisa Shehaj, kujton dhe shprehet tepër falenderuese për stafin e pegadogëve të mrekul-lueshëm turq, që ajo gjeti në shkollën mjekësore ushtarake në Republikën e Turqisë. Pasionin e tyre për këtë pro-fesion kaq të nderuar, ata ditën që me shumë dashuri ta transmetojnë edhe te mjekja e re ushtarake shqiptare. Me shumë nostalgji dhe mirënjohje dok-toresha kujton në veçanti pedagogët gastroenterolog Ahmet Uygun dhe heamtolog Ferit Avci, të cilët kanë lënë mbresa të veçanta tek ajo.

Megjithë vështirësitë, me të cilat doktoresha e re u përball në shkollën mjekësore ushtarake, karakteri i fortë i shqiptarit, shpirti i sakrificës, ven-dosmëria për t’iu shkuar gjërave deri në fund, tipare këto që janë gjithashtu edhe pjesë e karakterit të doktoreshë Larisës, do të bënin që ajo t’ia dilte më së miri, dhe pas rreth 7 vjet studimesh intensive, të diplomohej me rezultatet shumë të mira, duke hyrë kështu në armatën e mjekëve ushtarakë që me krenari, kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përgjatë viteve.

Pas përfundimit të studimeve, ajo do të emërohej mjeke në batal-

portret: dy uniformat që mbartin një pasion

Mjekja e talentuar e “berretave të zeza”

Larisa Shehaj

ionin e dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Ndihet mirë dhe krenare që shërben në këtë repart elitar dhe prioritet jo vetëm i Forcës Tokësore, por edhe i Forcave të Armatosura. Emërimin në këtë repart, e vlerëson edhe si përgjegjësi të shtuar. Për shkak të karakterit dhe ngarkesës së madhe stërvitore që trupat e b2kFT kanë çdo ditë, kujdesi ndaj efektivave të tij, duhet të jetë i veçantë dhe i pandërprerë.

Nisur nga natyra e tij e veçantë, angazhimet e batalionit të Dytë të Këmbësorisë, si brenda dhe jashtë ven-dit janë të shumta dhe të shumëllojshme.

Një nga këto angazhime, ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe pjesëmarrja në stërvitjen ndërkombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ku mjekja e këtij reparti n/toger Larisa Shehaj, ka qenë gjithmonë pjesë e pothuajse të

gjithë kontigjenteve.Pjesëmarrjen në këto stërvitje, ajo

e vlerëson jashtë mase si një mundësi tepër të mirë për t’u rritur profesion-alisht dhe për të avancuar më tej në thellimin e dijeve, në fushën e mjekësisë ushtarake.Deri tani doktoreshë Larisa, nuk ka pasur mundësinë të jetë pjesë e kontigjenteve paqeruajtëse jashtë ven-dit, por është e vendosur që nëse një ditë do t’i kërkohet një gjë e tillë, pa dyshim që ajo nuk do të hezitonte kurrë për t’u bërë pjesë e misionit. Ashtu sikurse të gjithë ne, përveç punës Larisa ka edhe jetën e saj sociale. Pas përfundimit të punës, pasdite apo në fundjavë ajo, del me shoqërinë e saj, ku sigurisht për shkak dhe të profesionit që ajo ka,

shumica e tyre janë ushtarakë, ose punonjës të sektorit të shëndetësisë. Ajo është e apasionuar pas teatrit, sportit dhe leximit. Aplikuese e motos “një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, doktoreshën e gjen herët në mëngjes sapo fillon puna jo vetëm në fushën e sportit duke vrapuar, por edhe në ambientet e palestrës, ku ajo ushtrohet çdo ditë me vullnet dhe pasion. E edukuar që në fëmijëri me dashurinë për librin dhe dijen nga prindërit e saj, n/toger Larisa

Shehaj, çdo ditë e më tepër do të zhytej në botën e leximit, për të mos dalë kurrë prej saj dhe duke e bërë librin mikun dhe shokun e saj më të ngushtë. Janë të shumtë librat që ajo ka lexuar, por ajo me kënaqësi veçon “Tokë e Premtuar” dhe “Kur qau Niçja”. Natyrisht që edhe shkrimtarët janë të shumtë, por mendjen e doktoreshë Larisës duket se e ka pushtuar pena e novelistit gjerman Erich Maria Remarque.Përveç librave artistikë, ajo nuk lëshon asnjëherë nga dora edhe librat e fushës së mjekësisë. Çdo ditë lundron në internet, për t’u përditësuar me të rejat më të fundit nga bota e mjekësisë, duke ndjekur me kureshtje zhvillimet më të fundit të teknologjisë mjekësore. Për mjeken e re, duket se të rralla janë ato fundjava kur ajo nuk shkon në teatër. Duhet të jetë një punë apo një angazhim tepër i forte, për ta mbajtur atë larg magjisë që përcjell loja e aktorëve në skenën e teatrit. Nuk mund të veçojë një zhaner të veçantë. I pëlqejnë të gjitha drama, komedia, tragjedia etj. Ajo mendon se secila prej tyre, të shkakton një emocion të ndryshëm dhe të papërsëritshëm….Ashtu si-kurse çdo mjek i ri, edhe Larisa ka një ëndërr në sirtar. Ajo, ënderron që një ditë të kryejë një specializim për otorinolaringology(ORL), me dëshirën e madhe për t’iu shërbyer sa më mirë efektivëve të Forcave të Armatosura.

Me karakterin e fortë dhe të vendo-sur që doktoreshë Larisa Shehaj zotëron dhe me mbështetjen që vetë ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura, po iu jep çdo ditë ushtarakëve profesionistë dhe të dalluar në punën e tyre, sigurisht që edhe ëndërra e doktoreshë Larisës nuk do ngelet thjesht ëndërr, por do jetë një realitet i bukur dhe i prekshëm jo vetem për të, por për të gjithë ushtarakët, të cilët do të jenë nën kujdesin doktoreshës së talentuar të Forcës Tokësore.

Page 5: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 5zyrTArE

Në zbatim të planit të bash-këpunimit midis Forcave

të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe NATO-s, nga data 19 deri më datën 22 tetor 2017, anije të grupit SNMCMG 2, (Grupi i gatshëm i anijeve minaheqëse te NATO-s), (Standing NATO Mine Counter Measures Group 2, SNMCMG2), zhvil-luan një vizitë portuale në Portin e Vlorës. Ky grup anijesh, që kishte si mision kryesor sigurimin e rrugëve detare të anijve të NATO-s, përbëhej nga dy anija britanike një anija turke dhe një anija italiane.

Anijet aleate u pritën në ujërat tona nga anija “Lissus”, (P-133), dhe pas bregëzimit në molin e portit të Vlorës, ju urua mirëseardhja nga shefi i Shtabit të Forcës Detare kapiten i rangut parë Arsen Mullaj, zëvendëskomandanti i Flotiljes Detare kapiten i rangut të pare Ëngjëll Sinanaj, si dhe kuadro të tjerë.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë, drejtuesit dhe ekuipazhi i anijeve të NATO-s zhvilluan një sere aktivitetesh dhe takimesh jo vetëm me kolegët e Flotiljes Detare Pashaliman, por dhe me drejtuesit e pushtetit qëndror e vendor. Kështu komandantët e anijeve nën drejtimin e Commander P.Harper, Komandanti “HMS Enterprise” zhvilluan vizita dhe takime ne Flotiljen e Pashalimanit, ku u njohën me punën që bëjnë efektivat e Flotiljes në zbatimin e detyrave të përditëshme.

Më datën 20 tetor, komandantët e anijeve mike zhvilluan vizita në Bashkinë e qytetit Vlorë, ku u pritën nga Kryetari i saj, Dritan Leli. Gjatë takimit u nënvizua fryma e bashkëpunimit midis vendit tone dhe NATO-s, rëndësia e vizitës së anijeve të NATO-s në Vlorë e më gjerë,

vlerat historike, kulturore e turistike të zones së Vlorës, etj. Zoti Leli evidentoi vlerat e ushtarakëve shqiptarë dhe të huaj, pasi ai vetë rrjedh nga një familje ushtaraku dhe ka lindur në Sazan. Në vijim, ushtarakët drejtues të SNMCMG2, zhvilluan vizitë në Prefekturën e qytetit, ku u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, zoti Dritan Halili. Commander Harper falenderoi zyrtarët e prefectures për mikpritjen e afruar nga qytetarët vlonjatë për marinarët e grupit që ai drejton, ndërkohë u diskutuan për fushat konkrete të bashkëpunimit midis dy palëve sa here kavizita të tilla. Gjithashtu këto ditë ekuipazhet e anijeve të NATO-s zhvilluan vizita në kalanë e Kaninës dhe objekte të tjera muzeale e historike të Vlorës, shijuan bukuritë e bregdetit vlonjat, motin e ngrohtë të këtyre ditëve dhe guzhinën tradicionale vlonjate. Mëngjesin e datës 22 tetor, para largimit nga ujërat tona, anijet e

Katër anije minaheqëse të aleatëve zbarkojnë në VlorëGrupi i Gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO i përbërë nga dy anije angleze, një italiane dhe një turke, zhvilloi vizitë në portin e Vlorës

FoRcA DeTARe: BASHKëpuNimi NATo 2017

Forcat Speciale në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017”

Në periudhën 16 deri 22 tetor, një grup prej 15 efektivësh të batalionit të Forcave Spe-ciale të Forcës Tokësore,

morën pjesë në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017”. Ata drejtoheshin nga komandanti i Kompanisë së IVrt të Aksioneve Speciale Direkte, major Ernest Marjakaj.

Stërvitja në fjalë, u zhvillua në ba-zën ushtarake Tirgu, Mures, Rumani, në kuadër të bashkëpunmit të Forcave Speciale Ballkanike. Në të morën pjesë mbi 250 trupa nga këto vende: Shqipëria, Greqia, Rumania (vendi organizator), Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina, Turqia dhe Maqedonia.

“Carpathian Eagle 2017”, kishte si qëllim rritjen e aftësive ndërvepruese midis njësive të Forcave të Operacio-neve Speciale (FOS) ballkanike, stan-dartizimin e taktikave, teknikave dhe procedurave (eng.TTP) me qëllim reagimin e përbashkët në rast krizash rajonale në të ardhmen, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, në luftën kundër terrorizmit.

Për zhvillimin sa më të mirë të kësaj stërvitje, në vendin organizator, Rumani, u zhvilluan tre konferenca planizuese, ku u diskutua mbi numrin e pjesmarrësve, paisjet, armatimin dhe municionin, objektivat dhe synimet që duhet të arriheshin, skenarin e deta-juar të stërvitjes, si dhe marrëveshjet përkatëse për kalimin ndër-kufitar dhe akomodimin e personelit.

“Carpathian Eagle 2017”, u organi-zua me grupe të operacionieve speciale (Special Operation Task Unit, SOTU) të cilat u formuan me pjesëtarë FOS, të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, duke u përcaktuar programin e stërvitjes për secilin SOTU dhe detyrën që do të kishin, gjatë zhvillimit të veprimeve taktike. Gjithashtu, u krijua një tjetër grup special (Special Operation Task Group, SOTG) që kryente rolin e shtabit epror dhe që planizoi sipas skenarit të përcaktuar. Efektivët grupit special të bFS, do të ishin pjesë në gjashtë SOTU me nga 2 efektivë për çdo grup. Trupat e batalioni të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, gjatë kësaj stërvitje, treguan edhe një here përgatitje dhe disiplinë të lartë në real-izimin e detyrave të ngarkuara, kjo si rezultat edhe i stërvitjeve apo misioneve të kryera nga Forcat tona Speciale si

Morën pjesë mbi 250 trupa nga Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina, Turqia dhe Maqedonia

brenda dhe jashtë vendit.Temat kryesore që u zhvilluan

në këtë stërvitje ishin:Zbarkim nga helikopteri Tip Chinok-47 me Motorra shkretëtire dhe Motorra të tjerë duke përdorur municion luftarak; hedhje me parashutë nga avionic; rrethim dhe sigurim zone, si dhe eleminimin të pikave të forta të kundërshatrit duke përdorur armët special me fishekë luftarak; zbritje me litar (fast rope) nga Chinok-47 dhe përdorim e 9 linjave të MEDEVAC dhe përdorimi i snajperit me qitje reale.

Në përfundim të kësaj stërvitje, u zhvillua gjithashtu edhe një mesim tregues i ideuar sipas një skenari real luftarak ku morën pjesë dhe shumë personalitete të larta të ushtrisë ru-mune, atashe ushtarakë të akredituar në Rumani si dhe komandantët e njësive pjesëmarrëse në stërvitjen“Carpathian Eagle 2017”.

nga sheFqet kerceLLi

grupit SNMCMG2, zhvilluan stërvitje “Passex”, me ekuipazhin e anijes “Lissus”, me tematikë, veprimet dhe manovrat e anijeve në kushte të ndryshme moti dhe rrezikunë det.

po kush është grupi i anijeve SNmcmG 2?Grupi i anijeve të NATO-s, SNMG2 është një grup i përher-

shëm në përbërje të NATO, pjesë e Forcës Detare të Reagimit të Menjëhershëm. Para 1 Janarit 2005, njihej si Forca Detare e Forcave Mesdhetare (STANAVFORMED ose si SNFM). SNMG2 është një forcë detare shumëkombëshe dhe e integruar-e përbërë nga anije të vendeve të ndryshme aleate, duke u trajnuar dhe duke vepruar së bashku si një ekip i vetëm. SNMG2 është në dispozicion të NATO-s në mënyrë të përhershme për të kryer një mjaft detyra që nga pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta ndaj reagimit ndaj krizave dhe misionet operacionale botërore. Zakon-isht ky Grup vepron në zonën e Mesdheut, por, kur i kërkohet, është në dispozicion të NATO-s kudo që vendosen forca të saj. Theksojmë se, ky grup anijesh me përbërje me të gjerë, vizitën e parë e ka zhvilluar në portin e Durrësit, në mars 2008, një vit para anëtarësimit të vendit tone në NATO. Nga ky vit deri në vitin 2010, anijet e këtij Grupi kanë vizituar portin e Durrësit, ndërsa nga viti 2011 e aktualisht vizitojnë çdo vit Portin e Vlorës.

major eDvin ZgurospeciaList i Bcu-së BFs

Instituti Italian i Hidrografisë trajnon oficerë të Forcës Detare

Takim me ekspertë italianë në fushën e HidrografisëGjatë ditëve, në datat 10 dhe 11 tetor, në Forcën

Detare u zhvillua takimi bilateral i ekspertëve shqiptarë dhe italianë në fushën e Hidrografisë. Ekipi italian u prit në Komandën e Forcës Detare nga komandanti i Forcës gjeneralmajor Ylber Dogjani si dhe ekipi i specialistëve të Shërbimit Hidrografik. Takimi ndërmjet ekspertëve në fushën e hidrografisë, pati në fokus diskutime mbi formimin e personelit të Shërbimit Hidrografik duke qenë se Instituti Ital-ian i Hidrografisë ka ofruar në mënyrë të vazhdueshme kurse për kualifikimin e oficerëve të Forcës Detare, gjë e cila do të vijojë edhe në të ardhmen duke trajnuar

specialistët tanë në anijet e tyre hidrografike. U diskutua gjithashtu dhënia e mbështetjes teknike për personelin tonë për sa i përket rilevimit hidrografik dhe llogaritjes së të dhënave të nivelit të detit në zonën e Adriatikut dhe Jonit. Ekspertët italianë zh-villuan takime dhe do japin mbështetje teknike për

kalibrimin e pajisjeve në anijen hidrografike, përpunimin e të dhënave që kanë të bëjnë më fundin e detit, krijimin e një rrjeti gjeodezik bregdetar të Forcës Detare etj. Ekspertët e të dy palëve konkluduan mbi hartimin e pikave konkrete të bashkëpunimit dhe mënyrën se si mbështetja do të vijojë në të ardhmen.

Baza ushtarake Tirgu-Mures, Rumani

Page 6: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 20176 zyrTArE

Në ambientet e Qendrës së Simulimit (QS) u zhvil-lua ditën e mërkurë, date 25 tetor, ceremonia e 5

vjetorit të krijimit të këtij institucioni, ku të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësshefi i SHPFA, gjeneral bri-gade Dedë Prenga, zv.Komandanti i KDS-së kolonel Eduart Bala, drejtori i kabinetit të SHPFA kolonel Altin Kurti si dhe të ftuar të tjerë dhe efektivë të kësaj qendre.

Nga ana e Shefit të Qendrës së Simulimit kolonel Dilaver Hoxha, u dha një panoramë e plotë mbi evolu-imin e kësaj qendre, që nga formimi deri në gjendjen aktuale të saj, duke nënvizuar faktin se kjo qendër është një ndër institucionet më të reja të FA,e ngritur me mbështetjen dhe asistencën e Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit për Mbrojtjen. Nga ana e kolonel Hoxhës u premtua se me kualitetin profesional të qendrës, infrastrukturën dhe teknikën në dispozicion, gjithnjë duke pasur mbështetjen e vazhdueshme të lider-shipit civil dhe ushtarak të FARSH, Qendra e Simulimit do të vijojë të jetë një institucion elitë në përbërje të FARSH.

Që nga krijimi në vitin 2012, në këtë Qendër janë realizuar stërvitje të niveleve të ndryshme, shumëkombëshe, ndërinstitucionale, të përbashkëta dhe gjitharmëshe për trupat, koman-dantët taktikë, shtabet, dhe drejtuesit e FARSH. Rreth 5000 oficerë dhe nënoficerë janë bërë pjesë e trajnimit në QS përmes 50 stërvitjeve të zhvil-luara, nga të cilat 44 janë kombëtare dhe 6 ndërkombëtare. Në saj të punës me përkushtim dhe me mjaft profesion-alizëm ky institucion po shërben si një instrument shumë i rëndësishëm për arsimimin dhe trajnimin e personelit të FARSH, e më gjerë.

Zëvëndësshefi i Shtabit të Përgjith-

shëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga, përshëndeti të pranishmit në emër të Shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH. Gjeneral Prenga, gjithashtu vlerësoi punën e personelit civil dhe ushtarak që kanë punuar dhe

punojnë në Qendrën e Simulimit, si dhe kontributin e vyer të ekipit amerikan të CUBIC, i cili asistoi me mbështetje teknike që nga krijimi deri në muajin shkurt të këtij viti. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e gjithanshme në moderniz-

imin e infrastrukturës, si dhe arsimimin e trajnimit profesional të personelit të qendrës.

Në emër të Komandantit të KDS përshëndeti zv.komandanti kolonel Eduart Bala, i cili ndër të tjera shprehu mirënjohjen për kualitetin profesional të personelit të QS, shkallën e lartë të ndërveprimit që ky institucion di-sponon si dhe siguroi mbështetjen e vazhdueshme të KDS për përmbushjen dhe vazhdimin e misionit të saj.

5 vjetori i krijimit të Qëndrës së Simulimit

Qendra e Simulimit një institucion elitë i FARSHRreth 5000 oficerë dhe nënoficerë janë bërë pjesë e trajnimit në QS përmes 50 stërvitjeve të zhvilluara, nga të cilat 44 janë kombëtare dhe 6 ndërkombëtare

FoRcA ToKëSoRe përfundon stërvitja fushore “Gorica-17”

Batalioni i Tretë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore (b3kFT) ka mbyl-lur më 19 tetor stërvitjen fushore “Gorica-17”. Në ditën e saj përmbyllëse, stërvitja në fjalë pati, një grup vizitorësh të veçantë, të përbërë nga oficerët e Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH) dhe stafi pedagogjik.

Kursantët, u pritën nga komandanti i b3kFT nënkolonel Gëzim Marku. Nëpërmjet një brifingu të përgatitur me këtë rast, nënkolonel Marku e njohu grupin e KTHOSH me historikun, misionin dhe detyrat kryesore që ky batalion kryen në përbërje të Forcës Tokësore.Në vijim të prezantimit të tij, komandanti i b3k, i njohu gjithashtu kursantët edhe me disa të dhëna, në lidhje me stërvitjen fushore “Gorica 17” që ky batalion realizoi me sukses për rreth 10 ditë.

Stërvitja “Gorica 17”, ishte një nga stërvitjet më kryesore që parashikon kalendari i stërvitjeve të këtij viti, për b3k. Qëllimi i saj ishte planifikimi dhe zhvillimi i një stërvitje fushore, të thjeshtë dhe efektive, e cila të siguronte trajnim taktik si dhe zhvillim cilësor të shtabit dhe nënreparteve të batalionit. “Gorica17”, u inspektua para disa ditësh edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku. Kjo stërvitje, ashtu sikurse edhe stërvitjet e tjera të realizuara nga b3k gjatë vitit 2017, shërbeu për rritjen profesionale të të gjithë efektivit të angazhuar në të.

operacioni NATo në detin egje, “Sea Guardian”

Anija “oriku” shpëton 115 emigrantë sirianë

115 fëmijë, gra e burra, të gjithë emigrantë sirianë kanë mbërritur shën-doshë e mirë në breg, falë profesionalizmit të ekuipazhit të anijes “Oriku”, me mision në detin Egje. Sipas informacioneve të Forcës Detare, emigrantët ishin nisur nga bregdeti turk dhe po udhëtonin drejt ishullit grek, Kios. Ata janë pikasur nga ekuipazhi i “Orikut”, që më pas ka sinjalizuar efektivët turq dhe grekë. Kanë qenë dy operacione kërkim-shpëtimi të njëpasnjëshme të anijes shqiptare, e cila prej gati një viti përfaqëson Shqipërinë në operacionin e NATO në detin Egje, “Sea Guardian”. Në këto 12 muaj, numërohen 700 jetë të shpëtuara, mes të cilëve mbi 300 fëmijë e gra. Anija e Forcës Detare shqiptare është e angazhuar në operacionin e NATO në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO në detin Egje dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i gjashtë i Forcës Detare shqiptare. Ky kontingjent drejtohet nga kapiteni i rangut të 3-të Silvan Boni dhe për herë të parë, pjesë e ek-uipazhit janë edhe dy zonja. Togere Aurela Bala dhe rreshtere Esmeralda Murati, janë dy zonjat e para të Forcave të Armatosura shqiptare, pjesë e një operacioni ndërkombëtar detar.

KAmpioNATi i FuTBolliT

Kampion shpallet

Komanda e Forcës Tokësore Në mjediset e garnizonit “Skën-derbej”, u zhvillua kampionati i futbollit me komandat kryesore në Forcave të Armatosura të RSH. Në këtë kampionat, i cili u ndoq nga afër dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, morën pjesë ekipet përfaqësues të Komandës së Forcës Tokësore, Komandës së Forcës Ajrore, Komandës së Forcës Detare, Komandës së Mbështetjes, Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes, Policisë Ushtarake, Batalionit të Mbështetjes dhe ASNI.Ky aktivitet u drejtua nga përfaqë-sues të Drejtorisë Operacioneve dhe Stërvitjes në SHP, ndërsa gjykimi i ndeshjeve u realizua nga një treshe gjyqtarësh të licensuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke zbatuar me korrektësi të gjitha rregullat e një futbolli korret dhe me shpirt gare. Në bazë të rezultateve teknike në përfundim të aktivitetit, vendin e parë e zuri Komanda e Forcës Tokësore, vendin e dytë Policia Ushtarake dhe vendin e tretë Ko-manda Mbështetëse. Aktiviteti u përmbyll me dhënien e kupës ekipit fitues dhe shpërndarjen e certifikat-ave për sportistët më të mirë.

Page 7: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 7zyrTArE

Prof. Dr.Nicola Pedde, drejtor i Institutit të Studimeve Strategjike në Romë në datat 23 dhe 24 tetor 2017 zhvilloi leksione me studentët e Kursit të IX të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, KLSM -2017 në Akademinë e Forcave të Arma-tosura.

Profesor Nicola Pedde trajtoi me studentët e KLSM-2017 temat: “Siguria njerëzore-Koncepti i Sigurisë Njerëzore dhe Operacionet e Paqes”; “Mjedisi Ndërkombëtar i Sigurisë-ndërvartësia, zhvillimi i pabarabartë dhe efektet e globalizmit”; “Interesat Kombëtare dhe dinamikat e Fuqisë Kombëtare”. Në emër të pjesëmarrësve të KLSM-2017, N/kolonel Arsim Shaq-

iri, student në KLSM-2017 (përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës) i dorëzoi Prof. Dr. Nicola Pedde “Certifikatën e Nderit” për pjesëmarje në lektime në KLSM-2017.

Profesor Nicola Pedde u prit gjithashtu edhe nga Koman-danti/Rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Dr. Ruzhdi Kuçi. Profesor Pedde ka dhënë një ndihmesë të çmuar për Akademinë e Forcave të Armatosura nëpërmjet pjesëmarjes në lektime dhe pjesëmarjes në konferenca të ndry-shme shkencore në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë nga viti 2007, që përkon me hapjen e Kursit të I të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Prof. Dr.Nicola Pedde leksione në Kursit e iX të KlsMDRejToRi i iNSTiTuTiT Të STuDimeVe STRATeGjiKe Në Romë

Atasheu ushtarak kolonel leka, takohet me

ministrin BerishaI pranishëm në

konferencën “FSK dhe partnerët’’, atasheu

ushtarak, kolonel Ahmet leka, paraqiti planet e

bashkëpunimit bilateral për vitin 2018 midis FA e FSK

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti ditën e hënë, më 23 tetor, atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Ahmet Leka. Takimi i ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Rustem Berisha me atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Ahmet Leka u zhvilluan në frymën e bash-këpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet ministrive dhe Forcave të Arma-tosura të vendeve Kosovës dhe Shqipërisë. Pritja e ministrit Berisha për atasheun ushtarak të Shqipërisë u zhvillua në kuadër të pjesëmar-rjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën “FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.

Duke marrë pjesë në Konfer-encën “FSK dhe Partnerët’’, atasheu ushtarak, kolonel Ahmet Leka ka paraqitur para të pran-ishmëve planet e bashkëpunimit bilateral për vitin 2018, midis Forcave të Armatosura të Shq-ipërise dhe Forcës për Siguri të Kosovës.

Më datën 25 tetor 2017, Komandantia e Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral

Brigade Manushaqe Shehu priti në takim pune Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi. Ko-mandanti i Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Brigade Enver Cikaqi zhvilloi leksion me studentët e Kursit të IX të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtes në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Gjatë vizitës Gjeneral Brigade En-ver Cikaqi u prit nga Zv.Komandanti/Zv.Rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi.

Komandanti i Komandës së Dok-trinës dhe të Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës trajtoi me studentët e KLSM-2017 temën “In-stitucionalizimi i një sigurie bash-këpunuese”. Gjatë lektimit Gjeneral Cikaqi u ndal në trajtimin e disa çështjeve si: “Mbi Sigurinë Kolek-tive”, “Institucionalizimi i një sigurie bashkëpunuese”; “Bashkëpunimi Rajonal i Sigurisë në Europën Juglin-dore”, “Objektivat e Forcës së Sig-urisë së Kosovës dhe bashkëpunimi rajonal me partnerët”, “Objektivat në bashkëpunimin ndërkombëtar”, “Memorandumet e mirëkuptimit”, “Objektivat e bashkëpunimit me partnerët rajonal e strategjik”, “Bash-këpunimi bilateral”, “Bashkëpunimi me NATO”, “E ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kalimi në Forcat e Armatosura të Kosovës”.

Gjeneral Cikaqi ju dha përgjigje pyetjeve të bëra nga studentët e KLSM-2017 në lidhje me çështjet e sipërcituara. Zv./Komandanti/Zv.Rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi i dhuroi Gjeneral Brigade Enver Cikaqi “Certifikatën e Nderit për pjesëmarrje në lektime në KLSM-2017”. Komandanti i Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Brigade Enver Cikaqi bëri një takim me studentët e kursantët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura, (Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kursin e Lartë të Oficerit, Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit).

Majore Merita Alimuçaj

komandanti i komandës së doktrinës dhe Stërvitjes së fSk-së

Gjeneral Brigade Enver Cikaqi leksione në Kursit e IX të KLSM

Komiteti Ushtarak, Auto-riteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, do të takohet në Sesionin e Shefave të

Mbrojtjes (CHODs) nga 15-17 shtatori 2017, në Tiranë, Shqipëri. Takimi do të organizohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë zbatimin e mëtejshëm të konceptit të Stabilitetit të Projektimit, situatën e

përzGjidHet nënOfiCeri i Vitit në fOrCën tOkëSOre

Tetar Maltin Hamzallari shpallet “Nënoficeri i vitit”

Në këtë garë morën pjesë 15 nënoficerë të përzgjedhur mëparë nga repartet dhe nënrepartet e Forcës Tokesore

Tokësore është renditur Tetar Maltin Hamzallari (bkomando) në vendin e parë, Tetar Bledian Musai (bFS) në vendin e dytë dhe Tetar Daniel Ismolli (b2k) në ven-din e tretë. Tre nënoficerët e mësipërm, do të përfaqësojnë Forcën Tokësore në konkurimin për përzgjedhjen e nënoficerit të vitit në Forcat e Armatosura, që do të zhvillohet në datat 13-17 Nëntor 2017.

Forca Tokësore krenohet me këtë trupë nënoficerësh, të cilët me përgatitjen e tyre profesionale, fizike dhe intelektuale janë të aftë të konkurojnë jo vetëm ndërm-jet nënoficerëve të vendit tonë, por edhe në garat ndërkombëtare që zhvillohen në rajon dhe më gjërë. Vlen për tu përmen-dur pjesëmarrja gjatë këtij viti në garat ndërkombëtare “Best Soldier Competition 2017” të zhvilluara në Ferizaj, Kosovë në muajin Prill dhe në Knin, Kroaci në muajin Maj. Në këto gara, nënoficerët tanë janë renditur në vende nderi duke marrë vlerësimet dhe përgëzimet e ushtarakëve të vendeve organizatore dhe pjesëmarrëse.

Nënoficeri i Forcës Kapter Emiljan DAMA

Është bërë traditë tashmë, përzgjedhja e nënoficerit më të mirë të vitit në

Forcën Tokësore, një garë e shumëpritur nga nënoficerët e gradave nëntetar, tetar dhe rreshter. Bazuar në urdhrat dhe ud-hëzimet e dala, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në datat 23-25 Tetor 2017, u zhvillua aktiviteti për përzgjed-hjen e nënoficerit të Vitit në FT.

Në këtë garë morën pjesë 15 nënofi-cerë të përzgjedhur më parë nga repartet dhe nënrepartet e FT. Konkurentët u testuan duke zbatuar me përpikmëri ru-brikat e “Rregullores për funksionimin, detyrat dhe të drejtat e bordit të vlerësimit të nënoficerit të vitit në FARSH”. Me kandidatët u zhvillua testim për njohuritë në gjuhë të huaj (Anglisht), testim Intelek-tual/Profesional, testim i kondicionit fizik dhe prezantimi i një teme në Power Point, përpara Bordit të Vlerësimit të nënoficerit të vitit në Forcën Tokësore.

Bordi i vlerësimit të nënoficerit të vitit në FT, përbëhej nga 7 nënoficerë të gradës Kapter, të cilët kryejnë detyrën e nënoficerit të batalionit dhe nënoficerit të

Forcës Tokësore. Vlerësimi i nënoficerëve kandidatë është bërë duke ndjekur një proces standard, bazuar në paanshmëri, objektivitet, besueshmëri dhe transparencë. Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur falë mbështetjes së Komandantit të Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, shtabit të Forcës Tokësore dhe koman-dantëve të reparteve të FT-së.

Pas përfundimit të konkurimit, u hodhën të dhënat e rezultateve të arritura, duke bërë renditjen sipas listë meritës për të gjithë kandidatët. Bazuar në rezultatet e arritura dhe vlerësimet e bëra nga Bordi i Vlerësimit, “Nënoficeri i vitit” në Forcën

Page 8: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 20178 NATo

Kam kënaqësinë të njoftoj se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik 2018 në Bruksel, Bel-

gjikë”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 tetor 2017. “Ne do të forcojmë më tej lidhjen midis Evropës dhe Amerikës së Veriut në të cilën është themeluar Aleanca jonë, ndërsa ne vazhdojmë të përshtasim Aleancën tonë për shekullin e 21-të”. Në përgjigje të kërcënimeve në zhvillim, NATO ka zbatuar përforcimin më të madh të mbrojtjes të saj kolektive në një brez. Grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në lindje të Aleancës tani janë plotësisht operacionale dhe po forcojmë praninë e Aleancës në rajonin e Detit të Zi. NATO po shton përpjekjet kundër sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride. “Ne do të ndërtojmë punën tonë të vlefshme me kombet dhe organizatat partnere për të luftuar terrorizmin dhe për të mbajtur rajonin tonë të qëndrueshëm. Ne po rrisim misionin tonë për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane për të siguruar që vendi i tyre të mos bëhet kurrë një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë. Ne po mbështesim Koali-cionin Global për të mposhtur ISIS dhe po punojmë për të forcuar partnerë si Iraku. Ne po thellojmë më tej marrëdhëniet midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për të mirën e të gjitha kombeve tona.

Belgjika ka mirëpritur bujarisht Shtabin e NATO-s për pesëdhjetë vjet dhe unë përzemërsisht e mirëpres që samiti ynë do të zhvillohet në Shtabin tonë të ri në Bruksel. Pres me padurim një Samit të suksesshëm në korrik 2018”.

Takimet e nivelit të lartë të NATO-s ofrojnë mundësi periodike për krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare për të vlerësuar dhe siguruar drejtim strat-egjik për aktivitetet e Aleancës. Takimet e Samitit shpesh mbahen në momentet kyçe të evolucionit të Aleancës, ato nuk janë takime të rregullta, por janë pika të rëndësishme në procesin e vendimmar-rjes së Aleancës. Për shembull, samitet përdoren për të prezantuarpolitika të reja, për të ftuar anëtarë të rinj në Aleancë, për të ndërmarrë nisma të mëdha dhe për të forcuar partneritetet. Ato janë takime të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin më të lartë të mundshëm, atë të Kry-etarëve të Shteteve dhe Qeverive.Që nga viti 1949, ka pasur 27 takime të NATO-s. I fundit u zhvillua në Varshavë, Poloni më 8-9 korrik 2016. Samitet e NATO-s mbahet gjithmonë në një vend anëtar të NATO-s dhe drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Takimet e Samitit, axhendat, vendimet dhe zbatimi i tyreTakimet e nivelit të lartë të NATO-s

janë takime efektive të Këshillit të At-lantikut të Veriut (NAC), organi kryesor vendimmarrës politik i Aleancës, në nivelin e tij më të lartë, atë të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive.Për shkak të rëndësisë politike të takimeve të samitit, pikat e rendit të ditës zakonisht adresojnë çështje me rëndësi gjithëpërfshirëse politike ose strategjike. Artikujt mund të lidhen me funksionimin e brendshëm të Aleancës, si dhe me marrëdhëniet e NATO-s me partnerët e jashtëm.

Shumë nga takimet e nivelit të lartë të NATO-s mund të konsiderohen si pika kyçe në evoluimin e Aleancës. Për shembull, samiti i parë i Luftës së Ftohtë u mbajt në Londër në vitin 1990 dhe përmendi propozimet për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Një vit më vonë, në Romë, krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s publikuan një Koncept të ri Strategjik që reflektonte mjedisin e ri të sigurisë. Ky dokument është lëshuar si dokument publik për herë të parë. Në të njëjtin samit, NATO krijoi Këshillin

e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut, një forum që zyrtarisht mblodhi së bashku vendet e NATO-s dhe ato partnere nga Evropa, Azia Qendrore dhe Kaukazi.

Samiti i Madridit dhe Parisit i vitit 1997 i ftoi vendet e para të ish-Paktit të Varshavës, Republikën Çeke, Hun-garinë dhe Poloninë, për t’u bashkuar me NATO-n dhe krijoi partneritete midis NATO-s dhe Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa Samiti i Pragës i vitit 2002 pati angazhime të mëdha për përmirësimin e aftësive të NATO-s dhe transformoi strukturën komanduese ushtarake. Këto janë vetëm disa nga vendimet e shumta që janë marrë gjatë dekadave.Në mënyrë tipike, vendimet e marra në një takim të nivelit të lartë nxirren në deklarata dhe komunikata. Këto janë dokumente publike që shpjegojnë vendimet e Aleancës dhe riafirmojnë mbështetjen e aleatëve për as-pektet e politikave të NATO-s. Vendimet pastaj përkthehen në veprim nga aktorët përkatës, sipas fushës së kompetencës dhe përgjegjësisë: komitetet vartëse të NAC dhe struktura e komandës së NATO-s, të cilat mbulojnë të gjithë gamën e funksion-eve dhe aktiviteteve të Organizatës.

Koha dhe vendi i zhvillimit të SamititSamitet mblidhen pas miratimit

nga NAC në nivelin e Përfaqësuesve të Përhershëm (ose Ambasadorëve) ose të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Ata zakonisht thirren në një bazë ad-hoc, siç kërkohet nga situata e ndryshuar politike dhe e sigurisë. Nga themelimi i NATO-s deri në fund të Luftës së Ftohtë, mbi 40 vjet, ka pasur dhjetë takime të nivelit të lartë. Që nga viti 1990, frekue-nca e tyre është rritur ndjeshëm në mënyrë që të adresohen ndryshimet e ndërmarra nga sfidat e reja të sigurisë. Në total, janë zhvilluar 27 takime të nivelit të lartë që nga viti 1949.Takimet e nivelit të lartë të NATO-s mbahen në një nga vendet anëtare, përfshirë Belgjikën, në selinë e NATO-s. Anëtarët vullnetarë presin ta-kimin e nivelit të lartë dhe, pas vlerësimit të të gjitha ofertave, NAC merr vendimin përfundimtar lidhur me vendin e zhvil-limit të samitit.Në vitet e fundit, vendet e zhvillimit të samitit kanë mbajtur disa rëndësi tematike. Për shembull, Samiti i Uashingtonit i vitit 1999 përkujtoi 50

vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të At-lantikut të Veriut në atë qytet. Po kështu Stambolli, i cili organizoi një takim të nivelit të lartë në 2004, lidh Evropën dhe Azinë dhe është vendi ku Aleanca lançoi Iniciativën e Bashkëpunimit të Stambol-lit. Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet midis NATO-s dhe Lindjes së Mesme më të gjerë.

organizimi, mbajtja e këtyre ngjarjeve dhe pjesëmarrjaTakimet e nivelit të lartë të NATO-s

përqendrohen në aktivitetet e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC ose Këshilli).

Ashtu si në të gjitha mbledhjet e NAC, Sekretari i Përgjithshëm i kryeson ato dhe luan një rol të rëndësishëm në koor-dinimin dhe diskutimet për të ndihmuar anëtarët të arrijnë konsensus mbi çështjet në fjalë.Ashtu si me takimet në nivelet e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe të minis-trave, puna e NAC përgatitet nga komitetet vartëse me përgjegjësi për fusha të veçanta të politikës. Komiteti i Deputetëve, i cili përbëhet nga Zëvendësit e Përfaqësuesve të Përhershëm, është përgjegjës për hartimin e deklaratave dhe komunikimeve pas taki-meve të krerëve të shteteve dhe qeverive, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Aspektet e tjera të punës politike mund të trajtohen nga Komiteti Politik dhe Komiteti i Partneritetit të Bashkëpunimit dhe Sigurisë. Varësisht nga tema në diskutim, komiteti përkatës i lartë me përgjegjësi për subjek-tin merr rolin udhëheqës në përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit dhe në ndjekjen e vendimeve të Këshillit.Mbështetja e Këshil-lit sigurohet nga Sekretari i Këshillit, i cili është gjithashtu drejtor i takimit ministror dhe i takimit të nivelit të lartë. Sekretari i Këshillit siguron që mandatet e NAC të ekzekutohen dhe vendimet e tij regjistrohen dhe shpërndahen. Një sekretariat i vogël i Këshillit siguron aspektet proceduriale dhe logjistike të punës së Këshillit, ndërkohë që ndarjet përkatëse të Shtabit Ndërkom-bëtar mbështesin punën e komisioneve që raportojnë në NAC.Takimet e nivelit të lartë të NATO-s zakonisht përfshijnë vetëm vendet anëtare. Sidoqoftë, në disa raste, dhe me kusht që Aleatët të bien dakord, mbledhjet mund të mblidhen në formate të tjera. Ato përfshijnë, për shembull, takime të ministrave të Jashtëm ose të Mbrojtjes, krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve që i përkasin Këshillit të Partneritetit Evro-Atlantik, Këshillit NATO-Rusi, Komi-sionit NATO-Ukrainë ose Komisionit NATO-Gjeorgji. Ata gjithashtu mund të përfshijnë udhëheqës nga vendet që i japin trupave një operacioni të udhëhequr nga NATO, siç ishte rasti për vendet që kontribuan me forcat e ISAF në Samitin e Lisbonës në 2010 ose përfaqësuesit më të lartë të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian ose Banka Botërore.

msc. mimoZa goLikja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall datën për Samitin e Brukselit 2018

Do forcojmë lidhjen midis Evropës dhe Amerikës së Veriut

Jens sTolTenBeRg:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, priti më 24 tetor

2017 Kryetarin e Tri-Presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës, Dra-gan Çoviç, në Shtabin e NATO-s. Stoltenberg falënderoi Bosnjë dhe Herzegovinën për angazhimin e saj ndaj sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë kontributet e saj në Misionin Mbështetës të Përhershëm të NATO-s në Afganistan.Stoltenberg dhe Čović diskutuan aspiratat euroatlantike të Bosnje dhe Herzegovinës dhe reformat e saj të brendshme, duke përfshirë regjistrimin e pronave të mbrojtjes në shtet. Stoltenberg inkurajoi përpjekjet për të regjistruar më shumë prona dhe ai e mirëpriti shqyrtimin e mbrojtjes të vendit rënë dakord vitin e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dha një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Tri-Presidencës së Bosnje dhe Her-zegovinës, Dragan Çoviq. Stoltenberg theksoi parneritetin midis NATO-s dhe Bosnje dhe Herzegovinës, “U takuam herën e fundit në Sarajevë në shkurt dhe mendoj se, fakti që ne po takohemi përsëri është një shembull i partneritetit të ngushtë midis Bosnjë e

Hercegovinës dhe NATO-s. Bosnja dhe Hercegovina është një partner shumë i vlefshëm i Aleancës. Vetëm muajin e kaluar, ekipet e reagimit ndaj katastrofave nga 34 vende të NATO-s dhe vendeve partnere u trajnuan së bashku në Tuzla. Ajo ishte një stërvijte që do të ndihmojë në shpëtimin e jetës dhe një mënyrë prak-tike për të forcuar partneritetin tonë”. Ai tha se partneriteti i NATO-s me Bosnje dhe Herzegovinën gjithashtu ndihmon në sigurinë përtej kufijve të Evropës. “Kam takuar ushtarë boshnjakë që shërbejnë në Misionin Mbështetës të Përhershëm të NATO-s në Afganistan. Kështu që unë i di kontributet e rëndësishme që po bëni në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Forcat tuaja kanë luajtur gjithashtu një rol në misionet e ndryshme paqeruajtëse të

OKB-së. Dhe unë e mirëpres përkushtimin tuaj të qartë për sigurinë ndërkombëtare”. Stoltengerg tha se është bërë progres në regjistrimin e pronave të mbrojtjes në shtet dhe se NATO mbështet reformat e brendshme të Bosnje dhe Herzegovinës dhe aspiratat e saj Euro-Atlantike. “Unë ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja, dhe të regjistroni më shumë prona. Ju keni bërë gjithashtu përparim në rior-ganizimin e forcave dhe strukturave tuaja të armatosura. Shqyrtimi i Mbrojtjes rënë dakord vitin e kaluar ishte një hap i rëndësishëm përpara. Fokusi duhet të jetë në zbatim, për ta bërë këtë rishikim një realitet. Unë mbështes Bosnje dhe Herzegovinë për të dyfishuar përpjekjet e saj në këtë fushë. Kompromisi mund të jetë i vështirë. Pra, është e rëndë-sishme që të gjithë udhëheqësit politikë të punojnë së bashku, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe NATO është këtu për t’ju mbështetur”. NATO dhe Bosnja dhe Hercegovina “kanë një part-neritet të thellë dhe kanë arritur shumë së bashku”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm tha se shpresonte të punonte me kryetarin Čović, për të forcuar më tej bashkëpunimin midis Aleancës dhe Bosnje dhe Herzegovinës.

Stoltenberg:Kompromisi mund të jetë i vështirë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Bosnja dhe Hercegovina është një partner shumë i vlerësuar i NATO-s

Page 9: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 9NATo

Gottemoeller: “Mbrojtja kibernetike është përparësi kryesore për NATO-n dhe aleatët e NATO-s”

konferenca kibernetike për nivelin e Sigurisë së informacionit (niaS) mons-belgjikë

Teknologjia është në zemër të shoqërive tona të avancuara

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, foli për rëndësinë jetike të mbrojtjes kibernetike, kur ajo iu drejtua ekspertëve të

industrisë në Konferencën Kibernetike të Nivelit të Sigurisë së Informacionit (NIAS) në Mons, Belgjikë. “Sulmet kibernetike janë serioze. Ato kanë poten-cialin për të minuar misionet e NATO-s anembanë botës dhe për të penguar aftësinë tonë për të ofruar mbrojtje kolek-tive. Kjo është arsyeja përse mbrojtja kibernetike është një përparësi kryesore për NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm. “Ne duhet të jemi po aq efektivë në domenin kibernetik, sa jemi në botën fizike”, tha ajo. Gottemoeller gjithashtu drejtoi semi-narin mbi “Gratë në Mbrojtjen Kiber-netike”. “Siguria kibernetike është një sport në ekip, por ne po lëmë gjysmën e lojtarëve tanë në stol”, tha Zëvendëssek-retari i Përgjithshëm.

Vetëm rreth 1 në 10 persona që punojnë në mbrojtjen kibernetike janë femra. Në mbarë botën deri në vitin 2022, vlerësohet se 1.8 milion profesionistë të tjerë punojnë në sigurinë kibernetike. “Nëse zgjidhim boshllëkun gjinor, mund të zgjidhim edhe hendekun e fuqisë punëtore. NATO është e angazhuar për barazinë gjinore në mbrojtjen kibernetike, ndërsa ne jemi në të gjitha fushat e sig-urisë. Nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë, është thelbësore për mbrojtjen tonë kolektive”.Simpoziumi vjetor i Cy-ber i NATO-s u mbajt më 19 tetor 2017 në Lotto Mons Expo, në Belgjikë dhe u or-ganizua nga Agjencia e Komunikimit dhe Informacionit e NATO-s. Simpoziumi këtë vit përmbante një Forum për Gratë në Sigurinë Kibernetike, si dhe workshop për inteligjencën artificiale, mësimin e avancuar të makinës dhe teknologjinë kuantike. Ai ofroi mundësi për ekspertët kibernetikë të NATO-s dhe ata kom-bëtarë, si dhe industrinë, për të disku-tuar përparimet e fundit në teknologjitë kibernetike, si dhe kërcënimet dhe sfidat në lidhje me kibernetikën.

Së bashku për të formuar dhe mbrojtur të ardhmenNë fjalën e saj Zëvendës Sekretari

i Përgjithshëm i NATO-s Rose Got-temoeller në Konferencën Kibernetike të NIAS të NATO-s tha se “Në vitet e fundit, ideja e mbrojtjes kibernetike ka dalë nga konferenca të specializuara si kjo dhe ka hyrë në vetëdijen popullore. Nga zbulesat tabloide pas sulmit ndaj fotografive të Sony në vitin 2014 në ransomëare Wannacry që sollën rreth 100.000 organizata në 150 vende, duke përfshirë shumë spitale në Britaninë e Madhe”. Sulmet kibernetike sot janë bërë lajm, “por industria dhe NATO kanë njohuri për këtë problem shumë më parë. Janë 14 vjet që nga sulmet e me titan mbi kontraktuesit e mbrojtjes amerikane në 2003, shumë prej jush këtu ndoshta e kujtojnë atë dhe janë 10

vjet që nga sulmet që penguan qeverinë e Estonisë, si dhe bankat dhe transmetuesit e saj në 2007”. Sulm i dytë kibernetik në Estoni çoi në themelimin e Qendrës së Bashkëpunimi të Mbrojtjes Kibernetike të Ekselencës në Talin, “që tani po shkon nga forca në forcë për të na ndihmuar për të trajnuar, ushtruar dhe kuptuar se çfarë do të thotë mbrojtje kibernetike. Njëherë e një kohë, veprimet agresive ishin aq të dukshme sa linjat e ushtarëve që kalonin kufirin. Tani gjërat janë shumë më të komplikuara”.

E ashtuquajtura luftë hibride kombi-non një gamë të gjerë të taktikave të hapura dhe të fshehta, duke përfshirë sulmet kibernetike, çdo gjë, nga tweetet tek tanket. “Ne kemi përvoja të gjera me mbrojtjen tradicionale kolektive se sa i përket cyber-it, ne ende po mësojmë, ne duhet të jemi nxënës të shpejtë. Teknologjia është në zemër të shoqërive tona të avancuara të rrjetit dhe është në zemër të ushtrive tona”.Në tokë, në det, në ajër, forcat e NATO-s kanë supe-rioritet taktik për shkak të përparësisë teknologjike. “Ne duhet të qëndrojmë përpara kësaj kurbe, ky avantazh i madh tani ka potencialin, nëse nuk jemi të ku-jdesshëm, për të na bërë të prekshëm për të sulmuar”. Sulmet kibernetike janë se-rioze, ato kanë potencialin “për të minuar misionet e NATO-s anembanë botës dhe për të penguar aftësinë tonë për të ofruar defekte kolektive”, tha Zëvendës Sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kjo është arsyeja pse mbrojtja kibernetike është një

përparësi kryesore për aleatët e NATO-s dhe NATO-n, ne duhet të jemi sa më efektivë në fushën kibernetike, siç jemi në botën fizike”.

Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Varshavë, liderët e aleatëve u zotuan të rrisin përpjekjet e tyre në fushën e mbrojtjes kibernetike për të siguruar që të gjithë aleatët janë të pajisur dhe të gatshëm për të përmbushur një sfidë të dukshme të shekullit të 21-të, “që na vjen në ditët tona”. Si pjesë e premtimit të mbrojtjes kibernetike, aleatët u angazhuan për të forcuar dhe përmirësuar mbrojtjen kiber-netike të rrjeteve dhe infrastrukturës së tyre kombëtare si një çështje prioritare.

Mbrojtja kibernetike kombëtare është jetike për mbrojtjen kolektive, “Kjo është arsyeja pse unë e mirëpres që kaq shumë prej jush këtu po punojnë në të gjithë NATO-n me aleatët dhe partnerët e NATO-s, që të përpiqen të bëjnë të gjithë aleancën njëlloj të sigurt. Premtimet ndihmojnë për të përqendruar vëmendjen e nivelit strategjik në mbrojtjen kibernetike”.

Është një mjet për Aleatët që të promovojnë dhe t’i japin përparësi inves-timeve në këtë fushë. Zbatimi kombëtar i premtimit të mbrojtjes kibernetike vazhdon dhe raporti i ardhshëm i pro-gresit është planifikuar përpara Samitit të 2018-ës i cili do të mbahet në korrik të vitit të ardhshëm. “Udhëheqësit aleatë po e njohin hapësirën kibernetike”, si një fushë të operacioneve në krahasim me fusha të tjera të tokës, detit dhe ajrit.

Kjo është për të siguruar që komandantët ushatarakë në terren janë të pajisur siç duhet për operacionet dhe misionet e shekullit të 21-të. Duke pasur internet si fushën e operacioneve do të rrisim aftësinë për të punuar së bashku, për të zhvilluar aftësi të reja dhe të përshtatshme dhe për të shkëmbyer informacion midis të gjithë aleatëve.

“Por ne nuk mund të bëjmë gjithçka për vete. Mbrojtja kibernetike është një sport ekipor. Kjo është arsyeja pse NATO punon ngushtë me vendet partnere, orga-nizata të tjera ndërkombëtare dhe natyrisht me ju, me industrinë. Dhe gjithashtu, duhet të përmend, universitetet të cilat janë një pjesë e rëndësishme e partneritetit tonë në arenën kibernetike. Sektori privat luan një rol qendror në mbrojtjen kibernetike. Ju jeni në fund të fundit që zhvilloni dhe veproni në pjesën më të madhe të rrjeteve në mbarë botën. Ju jeni shpesh linja e parë e përgjigjes ndaj incidentit kibernetik, ju jeni gjithashtu në ballë të inovacionit nga makinat pa shofer dhe automatizimi në vend deri tek inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual, përsëri fusha që mund të sjellin përfitime të mëdha, por gjithashtu mund të sjellin me vete rrezikun e sulmeve kibernetike”, tha Gottemoeller. “Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të mbrojtur në mënyrë efektive hapësirën kibernetike. Kjo është arsyeja pse në vitin 2014 kemi nisur këtë Partneritet Cyber të Industrisë së NATO-s. Qëllimi ynë është të thel-lojmë bashkëpunimin tonë si pjesë e një partneriteti reciprokisht të dobishëm. Ky partneritet tashmë ka filluar të japë fryte. Ndërveprimi ynë i vazhdueshëm me in-dustrinë ndihmon në njoftimin e shpejtë dhe zbutjen e sulmeve kibernetike kundër aleatëve të NATO-s dhe NATO-s”.

Një numër i partnerëve të indus-trisë zhvillohen në seminarin vjetor të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, ku ekspertët kryesorë ndajnë informacion në një mjedis të besueshëm. “Ky shkëm-bim përmirëson ndërgjegjësimin tonë të ndërsjellë për disa nga tendencat dhe kërcënimet e fundit”.Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se duke punuar me industrinë, “ne kemi zhvil-luar një Platformë për Shpërndarjen e Informacionit të Malware”, një mjet për të shkëmbyer informacion teknik në kohë reale dhe “më besoni, ajo tashmë është

e dobishme”. Informacioni më i shpejtë mund të ndahet më mirë, “ne jemi në gjendje të parandalojmë, ndalojmë ose t’i përgjigjemim incidenteve kibernetike. Gjatë incidentit të Wannacry në maj kemi kontaktuar me shpejtësi të dy aleatët dhe partnerët e industrisë, informacionet që kemi shkëmbyer ishin kritike për të marrë fotografinë më të përditësuar të asaj që po ndodhte. Ishte një situatë me zhvillim të shpejtë dhe shumë kompleks dhe ne i vlerësojmë ato prej jush që morën pjesë në atë shkëmbim informacioni gjatë asaj periudhe”.

Muajin e ardhshëm do të zhvillo-hen ushtrimet më të fundit ushtarake të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, të cilat quhen Koalicioni Cyber. Partnerët e in-dustrisë janë thelbësore për këtë stërvitje, gjatë së cilës të pranishmit mësojnë për procedurat dhe nevojat e njëri-tjetrit në mënyrë që të kuptojnë se si të punojmë së bashku gjatë një krize. “Duke parë për-para, shpresojmë të punojmë më shumë në risi për të eksploruar mënyrën se si NATO mund të përfitojë nga teknologjitë më të reja në teknologjitë më të fundit, duke ndihmuar në të njëjtën kohë indus-trinë që të kuptojë më mirë nevojat dhe kërkesat tona”.

Eshtë e rëndësishme të theksohet natyra thelbësisht mbrojtëse e Aleancës së NATO-s. “Misionet dhe mandatet e NATO-s trajtohen gjithmonë në një mënyrë që është mbrojtëse, proporcionale dhe tërësisht në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare. Kjo vlen sa për cyberin sa edhe për çdo fushë tjetër të operacioneve të NATO-s”.NATO ekzis-ton për të mbrojtur pothuajse 1 miliardë qytetarë që jetojnë brenda 29 vendeve që janë anëtare të Aleancës dhe “që ka shumë të ngjarë të përfshijë unë do të thoja shumica e jush në këtë dhomë”. Kur është fjala për mbrojtjen kibernetike, “ne mbështetemi në njohuri, njohuri dhe ide që mbledhje të tilla mund të sjellin si në këtë konferencë”. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ka rreziqe nga varësia jonë nga rrjetet, por ka edhe përfitime të jashtëzakonshme, “Ne të gjithë qëndrojmë të përfitojmë nga një hapësirë kibernetike globale e parashi-kueshme dhe e sigurt dhe duke punuar së bashku mund të punojmë për të formuar dhe mbrojtur atë të ardhme”.

msc. mimoZa goLikja

Admirali i Marinës së SHBA James G. Foggo mori më 20 tetor 2017 drejtimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Admirali

Foggo pason Admiralin e Marinës së SHBA Michelle Howard, gruaja e parë që u promovua në rangun e një admirali me katër yje në Marinën e SHBA. “Angazhimi im ndaj NATO-s dhe Aleancës është i fortë”, tha Admirali Foggo.Admirali James Foggo është diplomuar në vitin 1981 në Akademinë Detare të SHBA. Ai është gjithashtu një Studiues Olmsted dhe Moreau Scholar, që ka fituar Master në Ad-ministrim Publik (MPA) në Universitetin e Harvardit dhe Diplomë Diplomacie të Etudit (DEA) në Studimet e Mbrojtjes dhe Studimeve Strategjike nga Universiteti i Strasburgut, Francë. Ai komandoi nëndetëse sulmuese, USS Oklahoma City (SSN 723) në vitin 1998, e cila u nderua me çmimin “Efektshmëria e betejës” (Subrun) 8 dhe performancën e drejtimit të komandës së flotës ADM Arleigh Burke Fleet Trophy për të qenë anija më e përmirësuar në Flotën Atlantike. Foggo përfundoi turneun e tij të komandës së madhe të SUBRON-6 në vitin 2007. Ai ka shërbyer në një sërë detyrash, më së shumti si Asistent Ekzekutiv i Drejtorit të Propozimit Bërthamor Detar (NAVSEA 08); Shefi i Divizionit, Stafi i Përbashkët (J5) për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin; Asistent Ekzekutiv i Kryetarit të Shefave të

Përbashkët të Shtabit; Zyrtar Ekzekutiv i Komandantit Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SACEUR) dhe Komandantit, Komandës Evropiane (EUCOM); dhe Drejtor, Stafi i Marinës. Në Napoli, Itali, ai shërbeu si komandant, Grupi i nëndetëseve 8; Komandant Nëndetëse, Forcat Detare Aleate Jugore; Zëvendës Komandant, Flota e 6-të e SHBA. Gjatë kësaj periudhe, ai gjithashtu shërbeu si Zyrtar i Operacioneve (J-3) për Dawn-in e Përbashkët, Task Force Dawn (Libi). Përveç kësaj, Foggo ishte një Komandant i Task Forcës i NATO-s në Mbrojtjen e Përbashkët të Task Forcës të Përbashkët (Libi). Gjatë detyrës së tij të fundit evropiane, Foggo komandoi flotën e 6-të amerikane, Forcat Detare dhe Forcat Mbështetëse të NATO-s.Çmimet e Foggo përfshijnë Medaljen e Shërbimit të Dalluar, Medaljen e Shërbimit Superior të Mbrojtjes, Legjionin e Meritës dhe Medaljen e Shërbimit Meritor të NATO-s. Përveç kësaj, ai u nderua me Çmimin Admiral Charles A. Lockwood të vitit 1995 për Përsosmëri Profesionale të nëndetëseve dhe çmimin e Shërbimit të Shquar të Oklahomës. Në vitin 2006, ai u nderua me Chevalier de l’Ordre National du Merite dhe në vitin 2017 ai u dha Legion d’Honneur nga qeveria franceze. Foggo është gjithashtu anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Klubit të Explorer-it në New York.

James g. Foggo në krye të Komandës së Nato-s në NapoliAdmirali i Marinës së SHBA James G. Foggo:“Angazhimi im ndaj NATO-s dhe Aleancës është i fortë”

Page 10: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 201710 KoSoVA

Ministri i FSK-së foli për qëllimin e konferencës, harmoniz-imin e aktiviteteve si dhe koordinimin e përpjekjeve të për-bashkëta në përputhje me konceptet euroatlantike si dhe për kërkesat dhe nevojat për rritjen e nderveprueshmerisë.Min-istri Berisha po ashtu i njoftoi ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera tha: Ne jemi duke punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit tonë.

Ditën e hënë, me 23 tetor 2017, Në ambientet e Min-istrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), filloi

punimet edicioni i 7-të i Konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, ku po marrin pjesë atashetë ushtarakë dhe ata të mbrojtjes, përfaqësues të ambasadave të shteteve me të cilat MFSK-ja ka bashkëpunim bilateral dhe multilateral.Punimet e konferencës i shpalli të hapura, ministri i FSK-së, zotëri Rrustem Berisha i cili tha se Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përkon me fillimin e mandatit të tij si ministër, dhe se qëllimi i tij është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral të FSK-së dhe shteteve partnere si dhe harmonizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kapac-iteteve të FSK-së.

Gjithashtu, ministri i FSK-së foli për qëllimin e konferencës, harmoniz-imin e aktiviteteve si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përputhje me konceptet euroatlantike si dhe për kërkesat dhe nevojat për rritjen e nder-veprueshmerisë.Ministri Berisha po ashtu i njoftoi ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera tha: “Ne jemi duke punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit tonë, respektivisht në ngritjen e kapaciteteve tona për misionin e ri kushtetues.’’

Ndërsa gjenerali i FSK-së Rrahman Rama tha se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK-së. “Ne jemi institucioni më i be-sueshëm në pesë vitet e fundit. Ky është një privilegj, por në të njëjtën kohë dhe përgjegjësi t’i mbajmë standardet tona në nivelin më të lartë. Në konferencën e parë të FSK-së me partnerët, që është mbajtur në muajin prill, qëllimi ishte t’i prezantojmë tek ju nevojat tona për zh-villim të mëtutjeshëm të kapaciteteve të FSK-së dhe po ashtu t’i sinkronizojmë të gjitha aktivitetet me ju, në mënyrë që të kemi një qasje më të mirë në objektivat e përbashkëta, në procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Pasi që kjo është një çështje politike, ne si FSK jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë, për të vendosur kushtet e transformimit kudo që merret vendimi politik”.

Gjithashtu me nga një fjalë rasti, në punimet e konferencës u prezantuan edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo dhe drejtori i Ekipit Këshillues të NATOS për FSK-në(NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffman.

Gjeneral Fungo, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e FSK-së. “Gjatë mandatit tim në KFOR kemi pasur trajnime dhe ushtrime për të rritur kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë. Jemi të befasuar me profesionalizimin e FSK-së në ushtrimin ‘Shpata e Argjendtë’. Po ashtu ushtarët e FSK-së, kanë marrë pjesë në ushtrime me shumë kapacitete, se si duhet të veprojnë në situata emergjente. Po ashtu zhvillimi i kapaciteteve të FSK-së, për sa i përket deminimit është bërë me shumë profesionalizëm. Ne kemi një rrjet komunikimi me të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët janë të shpejtë dhe

efektivë”. Ndërsa, gjeneral Hoffman tha se ekipi i tij është pikë referimi për koordinimin e aktivitetet aktuale dhe atyre të ardhshme të bashkëpunimit praktik ndërmjet NATO-s dhe Kosovës. Ai për-mendi se që nga Konferenca e prillit e këtij viti, janë shënuar një varg aktivitetesh dhe vizitash nga zyrtarë të lartë të NATO-s, dhe pjesëmarrje të pjesëtarëve të FSK-së në aktivitete jashtë Kosovës.

Konferenca ,,FSK dhe Partnerët’’ e 7-ta me radhë u organizua nga Departa-mentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri i Ministrisë për FSK. Kryes-imin kësaj konference e bëri ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij departamenti, nënkolonel Ali Krasniqi, i cili njëherësh temën me titull: ,,Bashkëpunimi bilateral në fushën e Sigurisë’’.

Gjithashtu edhe Ilir Dugolli, drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Kos-ovës, prezantoi Strategjinë Kombëtare për Integrimin në iniciativa regjionale.

Në sesionin e parë të Konferencës, planet e bashkëpunimit bilateral për vi-tin 2018 i paraqiten: Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, Igor Gabriq nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë, atasheu i Mbrojtjes së Gjermanisë pranë Ambasadës së Gjermanisë në Sarajevë, nënkolonel Martin Herrmann, nga Mbretëria e Holandës, atasheu i Mbrojtjes i Mbretërisë së Holandës, nënkolonel Theo Plijner, atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, nënkolonel Rusen Abidinoglu, atasheu i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Richar Parry. Në emër të Zyrës për Bashkëpunim të Ambasadës Amerikane, për bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe FSK-së, prezan-

tuan Arina Beka dhe Zana Tropoja, si dhe nga Republika e Maqedonisë, Avni Saliji.

Në punimet e Konferencës së 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përveç ministrit dhe komandantit ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm, Shkelzen Sylaj, drejtori i Inspektoratit të FSK-së, gjen-eral brigade Bashkim Jashari, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Opera-cione, gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskKomandanti i Komandës së Forcës Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori i Departa-mentit të Operacioneve dhe Trajnimeve, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, ko-mandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i komandantit të brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO), kolonel Avdi Raci, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri si dhe atashetë e FSK-së; në Re-publikën e Shqipërisë, përkatësisht në vendet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg), nënkolonel Enver Dugolli dhe nënkolonel Ahmet Ajeti.

Për herë të parë, në Konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, morën pjesë edhe oficerë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, krahas diplomatëve ushtarakë nga shtetet partnere si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Japonia, Holanda, Gjermania, Italia, Kroacia, Belgjika etj.Në ditën e dytë pjesmarresit kanë zhvilluar vizitë në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

bashkëpunim bilateral midis fSk-së dhe shteteve partnere

Konferenca e 7-të ”FSK dhe Partnerët’’

“Ne si FSK jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë, për të vendosur kushtet e transformimit kudo që merret vendimi politik”

SHeFi i SHTABiT Të FoRcAVe AjRoRe Të SHBA-Ve

Gjenerali David Goldfein dekorohet me ”urdhri i lirisë’’

Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATo-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit

të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Fed-erata Serbi-Mali i zi) gjatë fushatës së NATo-s në vitin 1999.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrah-man Rama në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën ,,Urdhri i Lirisë’’.

Gjeneral Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe hu-mane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ush-trisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në.

Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.

Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi.

GjeNeRAl BRiGADe GëZim HAZRolli Në AFA

ligjërata “mjedisi i sigurisë në rastin e Kosovës”

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ka mbajtur më 18 tetor, një ligjëratë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë me temën: ,, Mjedisi i sigurisë në rastin e Kosovës”, si i ftuar në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve të sigurisë së dy shteteve.

Gjeneral Hazrolli ka ligjëruar para oficerëve në Kursin për Oficerë të Lartë që është duke u realizuar në Akademinë Ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, me c ‘rast pjesëmarrës ishin oficerë nga: Britania e Madhe, Turqia, Italia, Greqia, Maqedonia, Gjeorgjia, Rumania dhe Kosova. Në fokusi të ligjëratës ishin as-pektet e sigurisë në Republikën e Kosovës. Ligjërata e Hazrollit zgjoi interes te pjesëmarrësit.

Page 11: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 11MAqEDoNIA

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksut: Unë jam i bindur se integrimi i Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Evropian është një element kritik dhe se politika e dyerve të hapura në NATO duhet të vazhdojë deri sa çdo vend aspirant nuk ka gjetur rrugën e vet në Aleancë.

së vetme të certifikuar nga NATO në vend, Qendrën Rajonale për Marrëd-hënie me Publikun.Këtë vit, Repub-lika e Maqedonisë kryeson Grupin e

Menaxhimit të Bashkëpunimit të Sig-urisë në Evropën Juglindore. Ky grup përfaqëson një forum joformal dhe fleksibël për forcimin e bashkëpunimit

rajonal përmes projekteve dhe inicia-tivave të shumta. Një pjesë e grupit janë vendet nga Partneriteti për Paqe dhe vende anëtare të NATO-s.

bashkëpunimi për Sigurinë në evropën juglindore

Maqedonia është në rrugën drejt NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Gjeneral lejtnant Metodi Veliçkovski ka zhvilluar një takim të rregullt me atasheun sapoemëruar jo-rezident të mbrojtjes së Hungarisë në Maqedoni, Lejtnant Laszlo Hajas. General Veliçkovski i uroi lejtnant Laszlo Hajas punë të suksesshme në ushtrimin e detyres dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet ARM-së dhe Forcave të Mbrojtjes hungareze.

Gjatë takimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehu mirënjohje për mbështetjen e hungarisë, në përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për perballimin e krizën së migracionit dhe vlersimin për aspiratat për anëtarësim të plotë në NATO.Të dy ushtarakët, diskutua për mundësitë për përdorim të ndërsjellë të kapaciteteve trajnuese, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në pjesën e njësive të helikopterit.

Trajnime per forcat ushtarake të përbashkëta

Gjeneral lejtnant Veliçkovski takohet lejtnant laszlo Hajas

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqe-donisë, Bekim Maksuti i pranishëm në Ministrinë

e Punëve të Jashtme hapi takimin me Grupin e Menaxhimit të Bash-këpunimit të Sigurisë në Evropën Juglindore me përfaqësues të Minis-trisë.Zëvendësministri theksoi se në botën e sotme multipolare, në të cilën kërcënimet e sigurisë janë asimetrike, siguria globale mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit real dhe efektiv.

“Unë jam i bindur se integrimi i Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Evropian është një element kritik dhe se politika e dyerve të hapura në NATO duhet të vazhdojë deri sa çdo vend aspirant nuk ka gjetur rrugën e vet në Aleancë”, tha Maksuti. Ai shtoi se pas 17 Planeve Aksionale për Anëtarësim të suksesshëm, Maqedonia është ende në rrugën drejt NATO-s, por edhe se reformat mbeten në fokusin tonë.Si pjesë e takimit, përfaqësuesit nga Ministria e Mbrojtjes kanë prezan-tuar politikën e mbrojtjes dhe bash-këpunimin ndërkombëtar në Ministri, kontributin e Armatës në misionet paqeruajtëse dhe kapacitetin e qendrës

Më 19 tetor, një delegacion i ekspertëve nga Ministria

e Mbrojtjes priti një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme për Bashkëpunim Ndërkom-bëtar dhe Strategji në Ministrinë e Mbrojtjes franceze i kryesuar nga Olivier Landau, Drejtor për Evropë, Amerikë Veriore dhe Bashkëpunim Shumëpalësh.Në fillim të takimit, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheker-inska përshëndeti përfaqësuesit e delegacionit të ekspertëve nga Franca, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Francës ia jep Republikës së Maqedonisë në fushën e mbrojtjes.

Ajo tha se promovimi i bashkëpunimit është i një rëndësie të madhe për Repub-likën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s, veçanërisht për shkak të rolit dhe rëndësisë së Francës në NATO, BE, OKB, si dhe brenda kuadrit të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Shek-

erinska ua prezantoi ekspertëve nga Franca aktivitetet aktuale të Qever-isë dhe Ministrinsë së Mbrojtjes për ripërtëritjen e procesit të reformës që synon arritjen e qëllimit strat-egjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në NATO.

Takimi ku morri pjesë edhe am-basadori i Republikës së Francës në

Maqedoni, Sh.T. Christian Timonie, rrjedh nga plani për bashkëpunim bilateral me Republikën e Francës dhe kishte për qëllim që ekspertët e mbrojtjes nga Maqedonia dhe Franca të shkëmbejnë mendime mbi çështje strategjike si dhe për të hapur mundësi për thellimin e bashkëpunimit.

baSHkëpunim uSHtarak midiS maQedOniSë dHe franCëS

Maqedonia dhe Franca shkëmbejnë mendime mbi çështje strategjike

ministrja Shekerinska në Ditën e Çlirimit

të BeograditMe ftesë të Ministrit serb të

Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mori pjesë në një paradë ushtarake që shënon Ditën e Çlirimit të Beogradit.Në ceremoninë “Liria 2017″ që u zhvillua në Aeroportin e Batajnicës u prezantuan një pjesë e aftësive op-eracionale të njësive të ushtrisë serbe, si dhe pjesë e pajisjeve të reja.Prania e ministres të Mbrojtjes Shekerinska në kremtimin e Ditës së Çlirimit të Beogradit është një konfirmim i për-caktimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për promovimin e mar-rëdhënieve të mira fqinjësore.

Page 12: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 201712 MAlI I zI

BASHKëpuNim pëR HARTimiN e DoKumeNTeVe STRATeGjiKe

mali i Zi: eksperiencë për maqedoninë për integrimin në NAToNjë delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, i

kryesuar nga Sekretari i Shtetit, Dragan Nikoliq, zhvilloi diten e martë, më 24 tetor një vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi, me qëllim shkëmbimin e përvojave në procesin e hartimit dhe zhvillimin e dokument-eve strategjike në fushën e mbrojtjes, si dhe për të analizuar bashkëpunimin aktual dypalësh dhe parashikimet e aktiviteteve të përbashkëta për periudhën e ardhshme.

Sekretari i Shtetit Sllobodan Filipović shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi për të ndarë me Maqedoninë përvojat në procesin e integrimeve euroatlantike, me mbështetje të fortë në rrugën e saj euroatlan-tike. Ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë, duke theksuar rëndësinë e trajnimit të përbashkët dhe bashkëpunimit në fushën e aviacionit dhe edukimit të kadetëve të Malit të Zi. Filipović falënderoi përkrahje të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në fushën e edukimit të kadetëve të Ushtrisë së Malit të Zi në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo apostolik” në Shkup.

Nikolic vleresoi suksesin historik të Malit të Zi në rrugën euroatlantike dhe theksoi rëndësinë e këtij suksesi, si për Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Evropën Juglindore. Ai shprehu angazhimin e plotë të Maqedonisë për të forcuar bashkëpunimin me Malin e Zi në nivel bilateral dhe rajonal.Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi dhe pjesëmarrja aktive në iniciativat rajonale eshte garantues për një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë dhe shprehën gatishmërinë për angazhim maksimal në këtë fushë dhe në të ardhmen.

Mali i Zi në mënyrë aktive kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale duke u angazhuar në misione dhe operacione ndërkombëtare nën patronazhin e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Gjithashtu, ai tha se Mali i Zi, si një anëtar i ri i NATO-s mbështet fuqimisht aspiratat e fqinjëve, kur është fjala për anëtarësim në BE dhe NATO dhe do të vazhdojë të japë kon-tributin e saj të plotë për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ministri i Mbrojtjes Predrag Boskovic u takua më 17 tetor, me menaxherin për Evropën dhe Azinë

Qendrore në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) Thomas Mayr-Hartington dhe ambasadorin e BE-së në Mal të Zi, z. Aivom Orava.

Ministri Boskovic kujtoi se me anëtarësimin e Mal të Zi e NATO-s është arritur një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme, dhe se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht për integrimin e sistemeve kombëtare në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës. Ai theksoi se Mali i Zi do të mbetet fuqimisht i përkushtuar në objektivin e saj evropiane, dhe se refor-mat zbatohen mbi baza deri më tani të qëndrueshme për suksesin në procesit të negociatave dhe anëtarësim e ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Ministri tha se Mali i Zi në mënyrë aktive kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale duke u angazhuar në misione dhe operacione ndërkombëtare nën patronazhin e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Gjithashtu, ai tha se Mali i Zi, si një anëtar i ri i NATO-s mbështet fuqimisht aspiratat e fqinjëve, kur është fjala për anëtarësim në BE dhe NATO dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj të plotë për paqen dhe stabilitetin rajonal.Përfaqësuesit e Bashkimit Evro-pian përgëzoi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe përshëndeti përparimin në pranimin në BE, duke theksuar se Mali i Zi është një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm i Bashkimit. Majr-Hartington tha se rezultatet e arritura

deri më tani në procesin e reformës kanë treguar se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe një shembull që duhet të pasohet nga vende të tjera në rajon. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi gjendjen aktuale të procesit të negociatave, duke u fokusuar në kapitujt që merren me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Ata ranë dakord se proceset integruese europiane dhe euro-

atlantike janë komplementare dhe se për këtë qëllim është e rëndësishme për të shmangur dyfishimin e pushtetit për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcëni-meve moderne të sigurisë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Europian (SSP) u nën-shkrua 10 vjet më parë në Luksemburg më 15 tetor 2007.

ministria e mbrojtjes:Transparencë për nevoja publikeMë datë 20 tetor, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt takimi i dytë konsul-

tativ me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që merren me hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve për të rinjtë. U diskutuan opinione dhe u shkëmbyen mendime lidhur me projektet publike të propozuara në fushat prioritare, si dhe fondet e nevojshme për financimin e projekteve dhe programeve të OJQ-ve nga buxheti i shtetit në vitin 2018.

Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e Shoqatës së Amator Radio Crne Gore, ose më shumë klubeve të radios“Studenti’’, “Podgorica”,”Cetinje”dhe”Nikshiq”dhe OJQ Balloon Klubi ‘The Future’’, ‘ Qendra Demokratike Bjelopoljski”,”Zinak”,”Rrjeti për Edukimin dhe Zhvillimin e Shërbimeve të Mbështetjes OSI”dhe”Informa”. Nga ana Ministrisë kishte përfaqësues të Drejtorisë për Burime Njerëzore dhe Marrëdhënie me Publikun.Për-faqësuesi i Klubit Balloon “Buducnost”, si përfaqësues i OJQ-ve, sollën përvojat e përbashkëta nga kampi veror 2017.Me takime të tilla me përfaqë-suesit e OJQ-ve, Ministria e Mbrojtjes tregon hapjen dhe transparencën, veçanërisht në segmentin e aktiviteteve për rinisë.

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Mbrojtjes, Z. Ivica

Ivanoviq, priti më 23 tetor një del-egacion të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, udhëhequr nga Dima Golub (Dima Golub) Drejtor i De-partamentit për Çështje Evropiane në Byronë e politikës së mbrojtjes dhe Siguri.

Ky takim ishte në kuadër të konsultimeve të para dypalëshe midis Ministrive të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Izraelit.Ivanoviç theksoi se Mali i Zi kërkon të rrisë bashkëpunimin, si me vendet aleate të NATO-s dhe me vendet partnere. Ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm që Mali i Zi dhe Izraeli kanë si faktorë të paqes dhe stabilitetit në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.

Ivanoviq shprehu besimin se konsultimet e para dypalëshe do të kontribuojnë dukshëm në një kuptim më të mirë të sistemeve të mbrojtjes malazeze dhe izraelite, si dhe forcimin e ardhshëm të bash-

këpunimit mbrojtës midis dy vendeve. Ai i informoi bashkëbiseduesit planet aktuale dhe prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme dhe theksoi angazhimin për proceset e mëtejshme të modernizimit të Ar-matës së Malit të Zi dhe prokurimin e pajisjeve ushtarake.Pala izraelite tha angazhimin në përmirësimin e marrëd-hënieve të përgjithshme me Malin e Zi,

me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojës ekspertëve dhe praktikat më të mira që do të kontribuojnë për përmirësimin e bashkëpunimit dyp-alësh, si dhe forcimin e efikasitetit të sistemit të mbrojtjes kombëtare.Gjatë konsultimeve dypalëshe u shqyrtuan fushat e bashkëpunimit për periudhën e ardhshme dhe u prezantua edhe një plan i përbashkët veprimi për vitin 2018.

kOnSultime me miniStrinë e mbrOjtjeS të izraelit

Mali i Zi-Izrael: Plan i përbashkët veprimi për vitin 2018

ministri boskovic takohet me mayr-Hartington dhe aivom Orava

Majr-Hartington: Mali i Zi është në rrugën e duhur

Deklaron në Podgoriocë, Thomas Mayr-Hartington, menaxher për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS)

Page 13: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 13BUllGArIA

Bullgarët në KFOR rrisin prestigjin e AtdheutGjatë ditën së dytë të vizitës në Kosovë, më 20 tetor, zëvendëskryeminis-

trja për Reformën Gjyqësore dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva vizitoi Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Më këtë rast Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo përshëndeti në kampin ushtarak, Campfilm, zëvendëskryeministren bullgare për Reformën Gjyqësore dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Znj. Ekaterina Zaharieva dhe Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë z. Nedialtcho Dimitrov Dantchev. Gjatë takimit, ata diskutuan për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rolin e rëndësishëm të KFOR-it si një faktor stabiliteti. Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm dhe profesionalizmin e kontigjentit bullgar. Në një takim me kontigjentin ushtarak bullgar në KFOR ministrja përgëzoi përbërjen ushtarake në plotësimin e mirë të detyrave, gjë e cila rrit prestigjin e atdheut.

Përgatitje për stërvitjen “VIKING 18”

Anëtarët e Ekipit Planifikues Qendror për Stërvitjen në Kompjuter (CAX) VIKING 18, i udhëhequr nga Menaxheri i Projektit dhe Drejtori i Ushtrimit MG Anders Brannstrom vizitoi më

19 tetor 2017, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe Qendrën e Për-sosmërisë së Fatkeqësive (CMDR COE). Delegacioni u takua me Kolonel

Vassil Roussinov, drejtoreshën e CMDR COE, kolonele Milen Milkov, etj. I pranishëm në këtë ishte edhe një ekip nga Drejtoria e Operacioneve dhe Trajnimit të ministris bullgare e drejtuar nga COL Dimcho Jechev. Objekti i takimit ishte përfshirja e ardhshme e KMDM-së në planifikimin, ekzekutimin dhe analizën e VIKING 18, e planifikuar për në prill 2018. Stërvitja do të mbahet në “në frymën e Partneritetit për Paqe” në Suedi duke përfshirë autoritetet civile, ushtarake dhe policore që kanë të bëjnë me një krizë shumëdimensionale në një mjedis të paqëndrueshëm.

Drejtori i CMDR COE prezantoi rolin, funksionin dhe iniciativat e Qendrës për t’u bërë një pikë qendrore në fushën e Menaxhimit të Krizave dhe të Reagimit të Katastrofave. Prezantimi u pasua nga një diskutim mbi mënyrat e mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen.

Ministri Krasimir Karakachanov: Aviacioni ka probleme dhe ju e dini shumë mirë se cili është pozicioni ynë. Ne do të ndërmarrim detyrën e njëkohësisht do të rishikojmë dhe modernizojmë avionin ekzistues dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me blerjen e një lloji të ri të avion-ëve luftëtarakë.

“Shqetësimi kryesor i udhëheqjes së Minis-trisë së Mbrojtjes dhe drejtuesve të ushtrisë

bullgare është që të sigurojë një cilësi të mirë jetese për anëtarët e shërbimit ajror ushtarak, paga e kushte të përshtatshme për punën dhe pajisje teknike me cilësi të mjaftueshme, në mënyrë që Forcat e Armatosura të jenë në gjendje për të përmbushur detyrat e tyre të përcaktuara me kushtetutë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakachanov, në takimin me median, të mërkurën, 25 tetor 2017.

Lidhur me aviacionin-forcat ajrore, ministri Krasimir Karakachanov, tha se: “Po, aviacioni ka probleme dhe ju e dini shumë mirë se cili është pozicioni ynë: ne do të ndërmarrim detyrën e njëkohësisht do të rishikojmë dhe modernizojmë avionin ekzistues dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me blerjen e një lloji të ri të avionëve luftëtarakë”, tha ministri i Mbrojtjes.

Lidhur me motorët MiG-29 dhe kontratën e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe “Aviostart” në nëntor 2016, ai tha se: “Ne duam respekt të plotë të detyrimeve sipas kontratës së nënshkruar, sepse shqetësimi ynë krye-sor është jeta e avionëve. Nuk mund të rrezikojmë pranimin e disa motorëve pa përmbushjen e plotë dhe të saktë të të gjitha detyrimeve kontraktuale, që të mos ndodhë një aksident fatal. Asetet më të vlefshme të ushtrisë janë njerëzit e saj “.

Ai vuri në dukje se gjatë gjashtë muajve për të cilat qeveria aktuale është në pushtet, ai ka bërë përpjekje për të zgjidhur problemet në Forcat e

Asetet më të vlefshme të ushtrisë janë njerëzit e saj

Ministri Krasimir Karakachanov:

Armatosura në lidhje me tre shërbime. Projektet e reja për modernizimin e Forcave Ajrore, Marinës dhe Forcave Tokësore, si dhe caktimin e 100 milion levave bullgare për të rritur pagën e anëtarëve të shërbimit, dëshmi e dëshirës për të motivuar personelin me rrogë të mirë dhe pajisje të reja që do t’u mundësojnë forcave ushtarake të përmirësojnë aftësitë e tyre, duke rritur kështu aftësitë e ushtrisë bullgare.Ai vuri në dukje se “ajo që lidershipi i Ministrisë së Mbrojtjes do të vazhdojë, është garantimi i vlefshmërisë ajrore të

avionit, pasi jeta e njeriut është e një vlere të parë dhe më të madhe”.

Në fjalët e tij, Gjeneral brigade Ivan Lalov, komandant i bazës së tretë të Graf Ignatievo, tha se “Për të qenë në gjendje për të trajnuar pilotët, ne kemi nevojë për një numër të mjaftueshëm të mjeteve ajrore, të aftë për të kryer fluturime të rregullta dhe për zbatimin e misioneve të tyre. Pavarësisht orëve të fluturimit që përdorim, ekipet e flutu-rimit trainohen dhe kryejnë fluturime të përbashkëta me kolegët e tyre italianë”, theksoi ai.

Page 14: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 201714 hISTorI

partizan në Brigadën XV Sulmuese

Brigada XV Sulmuese (Br. XV S) u formua prej çetave e batalioneve të Qarkut të Korçës “Hakmarrja”, “Fuat Babani”, “Skënder Çaçi”, “Tomorri”, “Reshit Çollaku”, “Rinia” etj. Gjithsejt 750 partizanë e partizane nga të cilët 53 partizane. Shumica e tyre luftëtarë me përvojë, që ishin sprovuar në sa e sa luftime të mëparshme! Në drejtimin e kësaj njësie u emëruan kuadro të aftë e guximtarë, komandant Teki Kolan-eci (Hero i Popullit), komisar Shahin Ruka, zëvendësvkomisar Vaskë Koleci, përgjegjës i sektorit politik Myftar Tare, përgjegjës i propagandës Misto Treska, përgjegjës i rinisë, Minella Trebicka, intedent i Brigadës Gaqo Kollumbi, si dhe komandantë e komisarë batal-ionesh: Hamdi Babani, Petraq Titani, Meço Starja, Kiço Kasapi, Nexhip Hy-seni, Vangjel Vithkuqi, Kristo Mushi, Sabri Ruçi etj.

Brigada ishte në inagurim, si njësi e re luftarake, vjen lajmi se ballisto-nazistët po bënin reprezalje mbi popul-latën e fshatrave të Oparit e të Mokrës. Brigada, ashtu e rreshtuar për inaugu-rimin niset nga Protopapa për në frontin e luftimit, pa u mbaruar organizimi organik i saj. Kjo njësi partizane, për 26 ditë e netë në luftime të ashpra, realizoi misionin e saj të rëndësishme, për të shpëtuar popullatën e fshatrave. E pas këtij aksioni luftarak, në Qafën e Pan-jës, afër Gurit të Kamjes të Pogradecit, më 25 korrik u bë organizimi i plotë i saj.Br. XV S ju ngarkuan detyra të rëndësishme me përgjegjësi operative që të vazhdonte kundërmësymjen që kishte filluar edhe brigade të tjera sulmuese në qarkun e Korçës. Detyra e afërt dhe e menjëhershme e Br. XV S ishte zënia e rrugës automobilistike Korçë-Pogradec-Qafë Thanë, si dhe të sulmeve të pandërprera në rrugën Strug-Qafë Thanë-Qukës e kthim, detyra të cilat i realizoi plotësisht.

Me çlirimin e qytetit të Pogradecit, brigade kreu veprime luftarake në Shq-ipërinë e Mesme, Librazhd, Elbasan, Qafë Kërrabë e, më pas ndoqi këmba-këmbës forcat armike që kalonin në drejtim të Peqinit. Brigada kreu luftime kryesisht në pritë, kundër nazistëve përgjatë gjithë rrugës Korçë-Pogradec-Elbasan e Qafa Kërrabë, si dhe kundër forcave xhandaro-balliste që godisnin pas shpine atë.

Br. XV S kudo që luftoi e veproi krijoi mundësi për krijimin dhe orga-nizimin e Këshillave NÇ, si baza të pushtetit popullor. Nga brigada ranë në fushën e betejave 54 partizanë e partizane, komandantë e komisarë dhe u plagosën mbi 150 luftëtarë. Janë të pa-harruar në në breza dëshmorët Rahman Beragozhdi, Estref Meka, Kiço Bob-oshtica, Minush Gjoka, Petro Visari, Thomaidha Laçka, Shaniko Starja, antifashisti italian Xhuzepe Kapuani dhe Heronjët e Popullit Teki Koloneci e Llazi Pulluqi.

Veprimet luftarake brigade i kryen në një territor rreth 4.000 km2 dhe ajo kujtohet si brigada që çliroi Pogradecin dhe Elbasanin dhe mori pjesë në çlirim-in e Tiranës, duke dhënë një kontribut

të madh në Betejën e Mushqetasë. Në radhët e kësaj brigade ishte i rreshtuar dhe partizani i thjeshtë, më pas kuadri i forcave të ndjekjes dhe i Forcave të Kufirit, Selim Shuli.

Familja Shuli e gjitha në luftë

Selim Shuli ka lindur më 25 dhje-tor 1925 në fshatin Velçan, të Mokrës në një familje të varfër, por familjet e vjetra, autoktone dhe me tradita patri-otike dhe atdhetare. Selimi mundi të vijojë shkollën fillore, por mes halleve dhe problemeve të shumta ekonomike të familjes.

Pushtim fashist të vendit, babai Arifi dhe fisi i tij e përkrahu pa rezerva Luftën Antifashiste kundër pushtuesit italian e gjerman. Babai i Selimit, mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare me armë në dorë duke u rreshtuar në for-

macionin luftarak në Br. I S. Arifi pasi përfundoi lufta, për shkak të moshës, qëndroi dhe punoi në Velçan, deri në fund të jetës.

Edhe pjesëtarë të familjes Shuli, Estrefi, Ramadani, Tahiri, Rexhepi, Banushi, Demo dhe Mersini u anga-zhuan tërësisht në këtë luftë. Estref dhe Ramadan Shuli që nga fillimi i vitit 1944 u rreshtua në formacione partizane, pas çlirimit punuar në radhët e Ushtrisë Popullore me gradën Nëntoger. Tahir Shuli mori pjesë në luftë me fillimin e vitit 1943 deri në çlirim të vendit, por ndërroi jetë në krye të shërbimit ushtarak. Vëllai, Rexhepi, mori pjesë në lëvizjen pa nga viti 1944 e pas çlir-imit ka punara në radhët e forcave të Ministrisë së Brendshme. Banush Shuli në vitin 1944 doli partizan dhe më pas u rreshtua në Ushtrinë Popullore me gradën Aspirant. Në formacionet par-

tizane u rreshtuan dhe Demo e Mersin Shuli, të dy vëllezër, ku më pas punuan në rreshtat e Policisë Popullore deri në vitin 1952.

Në luftë mori përvojë dhe në çlirim mësoi në shkolla

Selim Shuli u rreshtua në formacio-net partizane në vitit 1943. Fillimisht në çetën “Reshit Çollaku” dhe më 20 qershor 1944, u rreshtua partizan në Brigadën XV Sulmuse, në batalionin e tretë, ku luftoi deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Selimi mori pjesë në luftimet e zhvilluara nga brigada kundër nazistëve gjermanëve në Qafë-Thanë, në Pogradec, më pas në Podgorije, në luftë për çlirimin e qytetit të Elbasanit, në Operacionin Qershorit të vitit 1944. Në këto luftime ai shfaqi cilësitë e mira të një partizani si guximin, morlain e

lartë dhe këmbënguljen për mbajtjen e pozicioneve të kapura.

Në luftë e sipër ai mësoi për orga-nizimin dhe drejtimin e veprimet luftar-ake të njësive partizane dhe të ushtrisë së rregullt. Jetën ushtarake e nisi nga partizan i thjeshtë, për të ngjitur shkallët e karrierës ushtarake pas çlirimit në janar 1946, në Divizionin e Mbrojtjes së Popullit në Gjirokastër. Ai ishte në kompaninë tretë në postën Gusmarit, në Kurvelesh.

Për punë të mirë emërohet në Regji-mentin 8-të të Mbrojtjes së Popullit, me qendër në Tiranë. Në nëntor të vitit 1947, karriera ushtarake e Selim Shulit filloi të ngrihej. Ai punoi për mjaft vite në Gardën e Republikës dhe më tej emërohet në repartin e gardës në Korcë, me detyrë komandant reparti, me gradë ushtarake Kapiten i Parë.

Në vitin 1954 Selimi nisi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficereve. Në vitin 1956, përfundon studimet me re-zultate të mira dhe u emërua komandant kufiri për rrethin e Korçës. Gjatë vitit 1960 emërohet në repartet e kufirit më detyrën komandant në rrethet e Vlorës dhe të Sarandës. Ndërsa në vitin 1963, emërohet komandant në batalionin e kufirit në Dibër dhe më tej në rrethet e Librazhdit dhe të Pogradecit. Gjatë karrierës ushtarake, detyrat e ngarkuara i ka kryer më së miri, me ndërgjegje dhe disiplinë të lartë. Për punë të mirë është shpërblyer disa herë nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe komandat e reparteve.

përkushtim në radhët e kufirit dhe vlerësime

Selimi punoi me përkushtim në radhët e Forcave të Aramtosura dhe doli në pension në vitet 1980, i rrethura me dashurinë e miqëve dhe shokëve të shumët nga ushtria. Ai u aktivizua me organizatën e veteranëve të luftës, kur doli në pension, duke u angazhuar në mjaft veprimtari të ndryshme në mbrojtje të luftës dhe të përpjekjeve të luftëtarëve të lirisë. Në vitin 2016 u nderua nga Organizata Kombëtare e Veteranëve të Luftës me certifikatë, “Nderi i Organizatës” (pas vdekjes).

Selim Shuli është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe nga organet drejtuese si MM dhe Komanda e Kufirit. Ai në jetë është vlerësuar me dekorata e medalje si “Medalja e Trimërisë”, “Medalja e Çlirimit”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Urdhri i Mbrojtjes të Kufirit Shtetëror të Republikës Shqipërisë”, “Urdhri për Shërbime Ushtarake”, “Medalje Pune”, “Medalje e 10-vjetorin e Ushtrisë” dhe Urdhrin “Ylli i Kuq”.

Selimi ishte një familjar i rregullt dhe i edukar, si dhe një veprimtar shembullor. Selim Shulit i dhanë nder dhe krenari, bashkëshortja Nasibe si dhe fëmijët e edukuar dhe të shkolluar Gëzim, Shpëtim, Donika, Loreta dhe Lumturia. Selim Shuli është dhe sot një emër i nderuar i Mokrës, një ushtarak i përkushtuar që kreu me përkushtim detyrën dhe gjithmonë, kudo ku shkoi, në çdo cep të Atdheut punoi pa u lodhur dhe pa pretendime, duke bërë sakrifica për vete dhe për familjen, të cilat i vuri në shërbim të Atdheut.

SelIm ShulI, partizani i Br. XV S

dhe ushtarak i kufirit

prof. asoc. Dr. BernarD Zotaj

Page 15: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 2017 15SpECIAlE

Botimi i një libri është një ndërmarrje dhe nismë e gux-imshme, por në radhë të parë një ngjarje e madhe dhe e

bukur në jetën e një autori. “Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”, ka thënë Charles William Eliot. Ndërsa Cassandra Clare thotë: “Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”.

Një libër që nga koha që fillon derisa e merr në dorë të shtypur kërkon punë, kohë mund të madh por edhe një përgjegjësi e madhe. Shkrimi i këtij libri mbi jetën dhe aktivitetin e të rënëve të aviacionit shqiptar kërkonte përgjegjësi dhe vërtetësi të madhe për të grumbulluar fakte nga dokumente dhe njerëz të shumtë, pasi ata që janë pjesë e këtij libri interesant janë konkret, me jetë interesante dhe të vrullshme.

Siç shkruan në libër për përgjegjës-inë autori Aleksandër Çala thekson se: “Unë ndjehem i detyruar ndaj Dësh-morëve të Aviacionit që, me jetën e tyre shkruan një nga faqet më të ndritura të historisë së aviacionit luftarak shqiptar. Ata djem e burra ishin të dashuruar me profesionin e pazakontë të fluturimit. Njerëzit e rënë në dashuri nuk kanë kohë të merren me vdekjen, apo të mendojnë për të. Në përfytyrimin tim, të gjithë pilotët, që nga më të vjetrit deri tek ata djem të rinj që akoma nuk e kishin vënë briskun të faqe, kishin pamje heronjsh dhe vdekja nuk ka punë me heronjtë. Tipar dallues i heroizmit të tyre është këmbëngulja për të reali-zuar detyrat me çdo kusht, pa marrë parasysh vështirësitë”.

Në libër vëren se nisma për këtë libër është marr për vetë arsyen se autori duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim për një periudhë gati 15-vjeçare punoi në komandën e Forcës Ajrore, ku njohu nga afër, në punë e në jetë, gati të gjithë pilotët që shërbenin në komandë dhe në reparte të tjera. Tek kjo njohje, autorit i kanë lënë gjurmë puna dhe sakrificat e pilotëve dhe teknikëve në realizimin e fluturimeve në kushte ekstreme të motit gjatë operacioneve shumë të vështira për Emergjencat Civile në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në libër del në pah se vetë Aleksan-dri përjetoi me zemër gjatë kësaj kohe ngjarjet ku humbi jetën shoku i tij Jani Tarifa dhe ngjarjen e fundit ku humbën jetën dy pilotët e rinj kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.Siç shkruhet në libër nga Shqipëria jonë e dashur kanë dhënë jetën e tyre 39 pilotë dhe 4 teknikë gjatë gjithë historisë së aviacionit shqiptar. Janë tepër të rralla krahinat që të mos kenë bij të tyre në radhët e Dëshmorëve të Aviacionit Shq-iptar. Me detyrën e Shefit të Degës së bashkëpunimit civilë-ushtarak, bëri atë që autori të njihej nga afër me shumë nga familjet e dëshmorëve të aviacionit. Ja si shprehet ai:

“Në këto radhë unë dua ti falën-deroj nga zemra të gjithë, prindërit, bashkëshortet, djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit e të rënëve të Forcës Ajrore, të cilët ndanë me mua kujtimet dhe mbresat për njerëzit më të dashur të tyre, që me aktin e lartë të rënies në krye të detyrës na përkasin

“METEOR”-kushtuar të rënëve të Forcave Ajrore

BoTiMeaLBert Z. ZhoLi

të gjithëve, janë nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve. Ata janë shumë dhe po të përmendja emrat e tyre do të mbusheshin faqe të tëra të këtij libri.

Të falënderoi kryetarin e Shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, z.Kujtim Serani për ndihmën e madhe që më ka dhënë për të kontaktuar me shumë prej të intervistuarve që me

kujtimet dhe mbresat e tyre janë bërë pjesë e këtij libri. Ndjehem i detyruar dhe dua të falënderoj në mënyrë të veçantë anëtarët e Shoqatës Kulturore-Atdhetare Shqiptaro-Amerikane “Bi-jtë e Shqipes” dhe Unionit të Ish Ushtarakeve pranë kësaj Shoqate në Filadelfia të SHBA, të cilët financuan botimin e librit. U jam mirënjohës të

gjithë pilotëve të Aviacionit Luftarak Shqiptar, për kontributin e dhënë me kujtimet e tyre për shkrimin e këtij libri.Gjithçka që është e mirë në këtë libër ndodhet në të sepse atë e bënë të bukur dhe të sigurt të gjithë këta njerëz të mirë”.

Libri është shkruar me kulturë me një gjuhë të pastër, me emocion dhe mbi të gjitha me ndjenjë. Edhe pse ka shumë detaje, dokumente, ngjarje, histori rrëqethëse autori thotë se: “Libri “Meteor” është një kontribut modest për t`i njohur këta heronj që pa bujë e zhurmë, larg tribunave, pranë posteve luftarake, me djersën, përkushtimin dhe me jetën tyre, në qiell dhe në tokë shkruan një nga faqet më të ndritura të Forcës Ajrore”.

yjeve të qiellit që mbetën në përjetësiNdoshta ky libër me vlera të rënët

në krye të detyrës i kujton dhe i nderon me krenari pasi jetës dhe ngjarjeve të ndarjes nga jeta të këtyre “fajkonjve” qiellorë të mbuluar me lavdi u bëhet je-honë por dhe bëhet thirrje që të kujtohen në përvjetorë e në raste të tjerë. “Duke i mbledhur të rënët në krye të detyrës, në të njëjtin vend (libër), ata ngjajnë si një tufë me trëndafila të lidhur me një fjongo të bukur, sikur të ishte një tufë e vetme me lule.

Libri nuk të lë ta heqësh nga dora, jo për faktin se ka kuriozitete që zg-jojnë interes njohje, por për mënyrën e paraqitjes së materialit historik. Rrjedhshmëria, kultura e të shkruarit, saktësia historike e ndodhive, gjuha e pastër shqipe, dhe stili i mirëfilltë gazetaresk, si dhe horizonti që hap, janë vetëm disa nga vlerat e këtij libri të mrekullueshëm. Kur merr në dorë këtë libër e nis ta lexojë, një lexues i interesuar për të nxënë, “mban frymën”, për të përthithur së bashku me kuriozitetin e natyrshëm edhe begatinë e shkruar bukur të kësaj pune vlera shumë.

Do të thosha se mendja pjellore që është endur nëpër kohë të shkuara për të na dhënë këtë shkrim dinjitar, meriton vëmendje, respekt e mirën-johje. Prandaj, mes emocioneve dhe kënaqësisë që më dhuron leximi i këtij libri, më duhet ti shpreh gjithë respektin dhe mirënjohjen e çiltër penës që gatoi këtë mrekulli. Na fute në borxh, miku ynë, me këtë “perlë” që na dhurove, në këtë përvjetor të lavdishëm të aviacionit tonë dhe për apelin që na drejton, me këtë rast, për të mos harruar historinë, e cila, në aviacion është përjetuar me lavdi, por na ka kushtuar shtrenjtë!”, përfundon një miku i tij pilot për rëndësinë e këtij libri kaq interesant.

Aviator të aviacionit ushtarak rënë në krye të detyrës

ibush ibrahim Vokshi

Qemal Sadedin mërtiri

Fuat Alim Sulaj

Vasil Nikolla Trasha

islam myrteza Xhani

jovan llazi Kaçori

Hektor eftim lako

Sokrat Gori Basha

Niko Selman Hoxha

Stilian Vani Tanku

muharrem murat Hida

Refat Asllan jazo

Kaso Salo petoshati

Shyqëri Aziz Balla

Hazbi Ramadan Serani

islam Sinan mani

Bego isa Hoxha

Dhimitër Spiro Robo

Veiz Halil Kovaçi

Sefedin Hasan Tomçini

Vasil Thoma Noni

Shpëtim Selman Sula

Sabri Shefki Toçi

Armando liman Gjoka

luto Refat Sadikaj

Ndue mëhill logu

Haki Abaz Skuqi

jorgji llazi Fane

Agron Hasaf Galanxhi

Vangjel Vangjel postoli

pandeli jorgo Zhupa

Tafil Njazi Agai

Veledin Delo Resuli

enver osman Haka

Fluturim Qani molla

eduart Qirjako Kostdhima

idriz ibrahim Hoxha

jani prokop Tarifa

Vangjel Kiço Çondi

Demush Hajdar Heba

Qemal Bilal Koni

Floran jahja Delia

Donald Vesel Hoxha

Janë tepër të rralla krahinat që të mos

kenë bij të tyre në rad-hët e Dëshmorëve të Aviacionit Shqiptar.

Me detyrën e Shefit të Degës së bashkëpunimit

civilë-ushtarak, bëri atë që autori të njihej

nga afër me shumë nga familjet e dëshmorëve të

aviacionit.

Page 16: Morën pjesë shefat e shtabeve ushtarake nga rreth 70 vende Në … · 2017. 10. 28. · sigurisë në rajon dhe më gjerë. 17-20 Te oR 2017: VeNeciA-iTAli Gjeneralmajor Dogjani

ushtriaE prEmtE, 27 tEtOr 201716

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Një grup prej 15 efektivësh të batalionit të Forcave Speciale të Forcës tokësore, nga data 16 deri 22 tetor, kanë marrë pjesë në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017” të zhvilluar në bazën ushtarake tirgu-mures, rumani. Në stërvitjen “Carpathian Eagle 2017” morën pjesë mbi 250 trupa nga Shqipëria, Greqia, rumania, Bull-

garia, Serbia, mali i Zi, Bosnje Herze-govina, turqia dhe maqedonia. Stërvitja “Carpathian Eagle 2017”, kishte si qëllim rritjen e aftësive ndërve-pruese midis njësive të Forcave të Op-eracioneve Speciale (FOS) ballkanike, standartizimin e taktikave, teknikave dhe procedurave me qëllim reagimin e përbashkët në rast krizash rajonale në të ardhmen, në kuadër të bashkëpunim-it rajonal, në luftën kundër terrorizmit.për zhvillimin sa më të mirë të kësaj stërvitje, në vendin organizator, ru-mani, u zhvilluan tre konferenca plani-zuese, ku u diskutua mbi numrin e pjesmarrësve, paisjet, armatimin dhe municionin, objektivat dhe synimet që duhet të arriheshin, skenarin e detajuar të stërvitjes, si dhe marrëveshjet për-katëse për kalimin ndër-kufitar dhe ako-modimin e personelit. trupat e batalioni të Forcave Speciale të Forcës tokësore, gjatë kësaj stërvitje, treguan edhe një here përgatitje dhe disiplinë të lartë në realizimin e detyrave të ngarkuara, kjo si rezultat edhe i stërvitjeve apo misioneve të kryera nga Forcat tona Speciale si brenda dhe jashtë vendit. trupat tona në stër-vitjen “Carpathian Eagle 2017”, drejtoheshin nga komandanti i Kompanisë së IVrt të Aksioneve Speciale Direkte, major Ernest marjakaj.

Forcat Speciale në rumani

Përfundon stërvitja “Carpathian eagle 2017”