16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 407 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 5 Shkurt 2021 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 6 Faqe 5 Faqe 10 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE - Qendra ABA - Shërbime online fermerëve për zhvillimin e bujqësisë Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL STATISTIKA RISI ALBANIA Pse duhet të investohet për zhvillimin e produkteve të reja turistike Faqe 2 Faqe 4 NAFTA PA TAKSA, KASH DHE STUDENTËT, GATI TË ASISTOJNË FERMERËT Ekonomi takim me ambasadorin Bucci - Italia partnere kryesore në mbështetjen e sektorit të bujqësisë Mbi 100 milionë euro në bujqësi 2 vitet e fundit - Krifca: 45 milionë euro grante falas për mod- ernizim të 24 fermave blegtorale Faqe 6 Nafta pa taksë për fermerët - Braçe: E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri, të gjithë gënjyen Faqe 5 Rindërtimi - Firmoset marrëveshja prej 580 mijë USD me FAO-n për rikuperimin e dëmeve të tërmetit në bujqësi Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 NAFTA PËR BUJQËSINË Eksportet shqiptare rritje me 145 % drejt 75 vendeve të botës - Ekonomi, bujqësia kontribuon me gati 20% në PBB Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh, Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë. Tel: +355 4 2 251 910 /911 Email: [email protected] [email protected] www.fedinvest.al Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një studio televizive, u shpreh se, heqja e tri taksave do ta ulë çmimin e naftës për bujqësinë deri në 54%. Kompanitë përkatëse të furnizimit të mundësojnë mjete lëvizëse për furnizimin e fermerëve, që nuk qarkullojnë dot me mjetet e tyre bujqësore NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË FURNIZUESE, KRITERE QË TË LEHTËSOJË PROCEDURËN E SHPËRNDARJES. MBI 50% E MJETEVE BUJQËSORE PA TARGA E LEJE QARKULLIMI, NUK LEVIZIN DOT NË PIKAT E KARBURANTIT

NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 5 Shkurt 2021

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 6 Faqe 5 Faqe 10

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

- Qendra ABA - Shërbime online fermerëve për zhvillimin e bujqësisë

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

stAtistiKA

risi AlbAniA

Pse duhet të investohet për zhvillimin e produkteve të

reja turistike

Faqe 2

Faqe 4

NAFTA PA TAKSA, KASH DHE STUDENTËT, GATI TË ASISTOJNË FERMERËT

Ekonomi takim me ambasadorin Bucci - Italia partnere kryesore në mbështetjen e sektorit të bujqësisë

Mbi 100 milionë euro në bujqësi 2 vitet e fundit - Krifca: 45 milionë euro grante falas për mod-ernizim të 24 fermave blegtorale

Faqe 6

Nafta pa taksë për fermerët - Braçe: E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri,

të gjithë gënjyen

Faqe 5

Rindërtimi - Firmoset marrëveshja prej 580 mijë

USD me FAO-n për rikuperimin e dëmeve të

tërmetit në bujqësi

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

nAftA për bujqësinë

Eksportet shqiptare rritje me 145 % drejt 75 vendeve të botës - Ekonomi, bujqësia kontribuon me gati 20% në PBB

Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh,Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë.Tel: +355 4 2 251 910 /911Email: [email protected]@fedinvest.alwww.fedinvest.al

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një studio televizive, u shpreh se, heqja e tri taksave do ta ulë çmimin e naftës për bujqësinë deri në 54%. Kompanitë përkatëse të furnizimit të

mundësojnë mjete lëvizëse për furnizimin e fermerëve, që nuk qarkullojnë dot me mjetet e tyre bujqësore

NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË FURNIZUESE, KRITERE QË TË LEHTËSOJË PROCEDURËN E SHPËRNDARJES. MBI 50% E MJETEVE BUJQËSORE PA TARGA E LEJE QARKULLIMI, NUK LEVIZIN DOT NË PIKAT E KARBURANTIT

Page 2: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

2 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRANA. BANK: AL09206110040000100301826100; INTESA: AL75208110080000001023231803

Pse duhet të investohet për zhvillimin e produkteve të reja turistike

risi AlbAniA

Ndërkohë që industria e ud-hëtimeve planifikon rimëkëm-bjen pas pandemisë Covid-19, është e rëndësishme që të për-caktojmë se ku duhet të përqen-drohemi dhe të investojmë për të hedhur bazat më të forta për këtë rimëkëmbje dhe rritjen e mëtejshme.

Që nga viti 2018, një grup i përbërë nga disa Turopera-torë Shqiptarë (TO)1 kanë investuar për zhvillimin e paketave turistike novatore që përqendrohen në format e turizmit të qëndrueshëm si dhe në përvojat autentike si një mjedis i përshtatshëm rritjeje në turizmin ndërkom-bëtar. Ata kanë zbuluar se novacioni në këtë fushë sig-uron kthimin e investimit dhe mund të shërbejë si një ofertë ideale që ka të ngjarë të jetë shumë e kërkuar në botën pas pandemisë, ku tregu evropian i turizmit ka të ngjarë të hed-hë sytë më afër “shtëpisë” për përvoja të reja emocionuese dhe autentike.

Çfarë është udhëtimi i eksperiencës?Udhëtimi i eksperiencës

përfshin përvojat autentike, udhëtimet e ngadalta dhe në itinerare të pashkelura për të eksploruar më thellë. Gjatë dekadës së fundit, ky lloj ud-hëtimi është kthyer në një trend të rëndësishëm dhe në rritje në turizmin ndërkombëtar. Në ra-portin e Shoqatës së Tregtisë për Udhëtimet e Aventurës (SHTUA)2 në lidhje me situ-atën ekzistuese të sektorit për vitin 2019 theksohet:

“Ndërkohë që udhëtarët e aventurës vazhdojnë të tërhiqen nga çlirimi emo-cionues i adrenalinës dhe mundësia për t’u “përkëdhe-lur”, ata gjithnjë e më shumë po kërkojnë përvoja të reja dhe angazhuese, takime kulturore me komunitetet dhe veprim-tari të tjera të aventurës apo turizmit të eksperiencës. Këtë vit, kompanitë e udhëtimeve të aventurës thonë se klientët e tyre ndjehen të motivuar krye-sisht nga “përvojat e reja” dhe se duan “të udhëtojnë si ven-das”. Përveç kësaj, kompanitë e udhëtimeve të aventurës po-hojnë se klientët e tyre janë më

të motivuar nga takimet kultu-rore, sesa nga qëllimet që lid-hje me komoditetin e tyre ose nga angazhimi në udhëtime të aventurës si një simbol që për-cakton statusin e tyre” SHTUA 2019.

Shqipëria, me kulturën dhe historinë e saj të fuqishme dhe të gjallë dhe me mundësi të bollshme për udhëtime larg vendeve më të frekuentuara turistike, ka mundësi të mëdha për ta zhvilluar këtë mjedis. Por zhvillimi në këtë fushë kërkon novacion dhe investime.

Atëherë, si mund ta marrin përsipër TO-ët shqiptare këtë rol novator, dhe a ja vlen të in-vestohet në kohë dhe para në këtë fushë?

Provat e paraqitura më poshtë bazohen në përvojën e 8 TO-ve që janë duke punuar me projektin RisiAlbania për të zhvilluar produkte novatore në sektorin e turizmit.

Çfarë kanë mësuar OT-të nga zhvillimi i produkteve të udhëtimit përjetues në Shqipëri?Tetë (8) Tur Operatorë

Shqiptarë kërkuan mbështetje nga RisiAlbania, projekt i mbështetur nga Qeveria Zvic-erane, për të zhvilluar dhe testuar produkte të veçanta (niche) të turizmit të ekspe-riencës. Mbështetja e ofruar përfshinte grante të vogla për ndarjen e kostove (mesatarisht 15,500 € për secilën kompani) për të zhvilluar dhe tregtuar produkte/paketa turistike) të reja me fokus specifik në eks-periencat autentike dhe udhë-timet e ngadalta. Këto produkte përfshijnë udhëtime të reja për përjetimin e përvojës kulturore rurale (të jetosh si shqiptar), udhëtime me biçikletë, shëtitje me kalë dhe marshime që përf-shijnë përvojë kulturore, lan-çimin e udhëtimeve ekologjike dhe udhëtimeve për vrojtimin e shpendëve, si dhe zhvillimin e kampingjeve rurale me çadra,

të gjitha të shoqëruara me ako-modime apo eksperienca të tjera ne zonat rurale të Shqipërisë.

Këto udhëtime dhe për-voja janë promovuar edhe në agjencitë ndërkombëtare të udhëtimit në të gjithë Ev-ropën. Ndërkohë që pandemia Covid-19 e vitit 2020, ka prekur edhe shtrirjen e plotë të këtyre paketave, reagimet nga tregu ndërkombëtar kanë qenë jashtëzakonisht pozi-tive dhe sektori i udhëtimeve ka shprehur interes të madh në lidhje me këto paketa në panaire ndërkombëtare dhe përmes marketimit të drejt-përdrejtë për industrinë e ud-hëtimeve.

Kthimi i investimit: a ia vlen investimi për novacionin? Kthimi i parashikuar i

investimit fillestar brenda 2 viteve nga momenti i prezan-timit të produkteve të reja - Secili prej operatorëve turis-tikë ka investuar mesatarisht rreth 21,400 € për zhvillimin dhe tregtimin e produkteve (73 ditë pune për statin dhe rreth 15,500 € në para). Opera-torët e udhëtimit të përfshirë në projektin pilot u anketuan gjatë verës së vitit 2020, për të paraqitur parashikimet e tyre në lidhje me shitjet dhe kthimin e këtij investimi. Këto parashikime u bazuan në inte-resat dhe rezervimet aktuale nga partnerët ndërkombëtarë në sektorin e udhëtimit. Për vitin e parë pas prezantimit të produkteve të reja, secila kompani parashikoi shitje që arrinin mesatarisht në vlerën prej 35,600 € dhe një rritje të tyre me mbi një të katërtën në vitin e dytë. Me marzhet mbi këto paketa udhëtimi që vari-ojnë nga 20% deri 30%, kom-panitë parashikojnë marrjen mbrapsht të investimit tillestar brenda 2 viteve të para pas hedhjes në treg të produkteve të reja.

Arritja e diversifikimit të klientit - Përveç kësaj, kom-

panitë e perceptojnë nova-cionin edhe si strategjikisht të rëndësishëm për bizneset e tyre. Ai ndihmon për krijimin e partneriteteve të reja dhe të përmirësuara me partnerë ndërkombëtarë në sektorin e udhëtimit të cilët kërkojnë

përvoja të reja dhe interesante për tregun ndërkombëtar të udhëtimeve. Si rezultat i zh-villimit të produkteve të reja, çdo kompani turistike ka kri-juar mesatarisht 3 partneritete të reja me kompani ndërkom-bëtare në sektorin e udhëtimit.

Dëshironi të zbuloni më shumë?Për informacion të mëtejshëm në lidhje me novacionin në turizmin përjetues

kontaktoni [email protected] ose ndonjërin prej tur operatorëve (TO) që kanë qenë pjesë e projektit dhe kanë diversitikuar produktet e tyre.

___________________________________________

1 Me këtë term ne identitikojmë agjencitë turistike shqiptare (hyrëse) të specializuara për të zhvilluar, promovuar, shitur dhe organizuar paketa turistike.

2 Referim i Adventure Travel Trade Association (ATTA)

Nivelet e larta të besimit në suksesin e produkteve - Besimi në suksesin e novacioneve edhe në kontekstin e pandemisë së Covid-19 ka qenë jashtëzakon-isht i lartë. Në një shkallë nga 1 në 5, ku 1 nënkupton nivelin më të ulët të besimit dhe 5 nivelin më të lartë të besimit, katër nga tetë kompanitë novatore thanë se niveli i tyre i besimit ishte 5/5, ndërsa katër të tjerët e përcaktuan nivelin e tyre të besimit në një shkallë paksa më të ulët në 4/5.

Page 3: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

3 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

?????????????????NAFTA PA TAKSA, SHOQATAT E AGROBIZNESIT DHE STUDENTËT, KONTRIBUT NË INFORMIM DHE ASISTENCË PËR FERMERËT

(Vijon në faqen 10)

intervistA

NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË FURNIZUESE, KRITERE QË TË LEHTËSOJË PROCEDURËN E SHPËRNDARJES. MBI 50% E MJETEVE BUJQËSORE

PA TARGA E LEJE QARKULLIMI, NUK LEVIZIN DOT NË PIKAT E KARBURANTIT

KASH përshëndet dhe do të angazhohet për të zbatuar sa më shpejt skemën e furnizimit me naftë me çmim të reduktuar për fermerët, por sugjeron që në kontratën që pritet të nën-shkruhet me kompaninë furni-zuese të vendosen edhe disa kri-tere specifike, për të mundësuar shpërndarjen e naftës falas, si në stacionet ekzistuese të furniz-imit, ashtu edhe me autobote të lëvizshëm, të pajisur me in-frastrukturën e nevojshme, duke ua lehtësuar furnizimin fermer-ëve, që janë larg stacioneve fikse të furnizimit, për arsye të largësisë, por edhe për faktin që mjetet e tyre bujqësore nuk kanë targa, leje qarkullimi dhe doku-mente të tjera, që kërkohen nga Kodi Rrugor.

KASH shprehet i gatshëm të mbështesë informimin e fermer-ëve dhe t’i nxisë Ata për të dis-bursuar fondet grant dhe për të përfituar maksimalisht nga kjo skemë, nëpërmjet shoqat-ave anëtare dhe Këshillave Ra-jonale të KASH, që gjenden në 12 qarqet e vendit. Gjithashtu vlerëson si faktor të rëndësishën edhe angazhimin e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tira-nës dhe Universiteteve të tjera, të cilët mund të shkojnë dhe të asistojnë fermerët në procesin e aplikimit pranë fermave të tyre.

Kreu i KASH Agim Rrapaj, në një emision televiziv, ku e pranishme ishte edhe Ministrja Milva Ekonomi, u shpreh se moti me reshje intensive të shiut, që ka përfshirë vendin tonë javët e fundit, ka krijuar probleme si në bujqësi dhe në blegtori, ndonëse dëmet janë në shifra disa herë më të ulëta nga vitet e kaluara, kjo falë investimeve që janë bërë në infrastrukturën e ujitjes dhe kul-limit. Për të kompensuar dëmet e shkaktuara propozoi edhe hartimin e disa amendamenteve në udhëzimin e zbatimit të skemës së furnizimit me karburant pa taksa dhe Skemës Kombëtare të mbështetjes së fermerëve, zbatuar nga AZHBR. Gjithashtu “Adres-imi i një financimi të shtuar nga buxheti i vitit 2021, për më shumë investime në infrstrukturën e ujitjes e veçanërisht në argjinatu-ra e kanale kulluese, do të ulë më tej dëmet nga përmbytjet në bu-jqësi” - deklaroi ai.

Lidhur me zhvillimet në sek-torin e blegtorisë, Rrapaj tha: “Nuk kemi qenë dhe nuk do të biem dakord me reduktimin nga

20% në 6 %, që iu bë rimbur-simit të TVSH për prodhimet e blera nga fermerët dhe i propo-zojmë institucioneve të linjës ta rishikojnë pa humbur kohë, për ta përmirësuar këtë politikë fiskale jo efiçente”.

Rrapaj apeloi edhe për rritjen e sigurisë ushqimore në tregjet e shitjes dhe pikat e therjes së gjësë së gjallë, që ky proces të mos mbetet tek modeli i dështuar i aksioneve, por të jetë i qëndrueshëm dhe të punohet e përmirësohet hap pas hapi, si një nga kushtet kryesore për hapjen e eksporteve blegtorale në BE.

Intervista:Zoti Rrapaj ju më informuat

paraprakisht për situatën e hidrovorëve, po situata në bu-jqësi dhe në blegtori si është?

Përpara se të vija në këtë emi-sion, mora disa informacione rreth punës së hidrovorëve, ku rezulton se nuk kanë patur ndër-prerje të punës për mangësi në pjesë ndërrimi, gjithashtu nuk ka patur asnjë ndërprerje të en-ergjisë elektrike. Ky është një lajm i mirë pasi është shfrytë-zuar kapaciteti i plotë i tyre për tërheqjen e ujit. Gjithashtu infor-macionet që mora nga këshillat rajonale të agrobiznesit në lidhje me situatën e argjinaturave, pa-varësisht reshjeve intensive deri në 15 janar, nuk ka patur çarje të tyre përveç një dëmtimi të vogël në një argjinaturë në Lezhë, ku ndërhyrja nga pushtetit vendor ishte e menjëhershme dhe re-zultati ishte pozitiv duke paran-daluar një përmbytje masive të tokave bujqësore.

Dëmet në blegtori deri tani nuk janë shqetësuese edhe si rezultat i informimit paraprak të banorëve në zonat e rriskuara nga përmbytjet. Fermerët e vlerësuan situatën aktuale, por ndikoi edhe përvoja dhe frika e pasojave të përmbytjeve që ndodhën në vi-tin 2010. Ata mbas përmbytjeve të vitit 2010, bënë më shumë investime për të parandaluar apo më saktë për të minimizuar pasojat nga përmbytja. Unë bie dakort me vlerësimet që bëri pak më parë ministrja Ekonomi, se situata është duke u përmirësuar, por doja të nënvizoja se pavarë-sisht asaj çka fermerët po përbal-lojnë aktualisht, do të kenë edhe disa kosto shtesë në të ardhmen. Fermerët jo vetëm që do të bëjnë disa punime shtesë për të përmirë-suar tokën pas përmbytjeve, por

do të ketë dhe nga ata që do të bëjnë edhe më shumë shpenz-ime për zëvendësimin e bimëve të dëmtuara, për pastrimin e ka-naleve kullues, njëkohësisht do të ketë edhe ferma të tjera që do të detyrohen të përballojnë një kosto shtesë më të madhe për rimbjelljen e bimëve në të gjithë sipërfaqen.

Për të përballuar pasojat e

përmbytjes i propozoj Ministres Ekonomi, që për kompensimin e dëmeve të ndërhyhet si tek Ud-hëzimi i Programit të Shpërn-darjes së Naftës pa Taksa, edhe tek vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave. Dhe përmes një amendamenti të mund të përf-shihen edhe punimet shtesë që rezultojnë për shkak të përm-bytjeve. Gjithashtu edhe ud-hëzimi për AZHBR-në, për zbatimin e Skemës Kombëtare për mbështetjen e fermerëve, të ketë edhe një kapitull të vaçantë për mbështetje të fermerëve, që do të dëmtohen dhe do të klas-ifikohen për t’u kompensuar si të dëmtuar nga përmbytja. Ata duhet të kenë përparësi për të aplikuar tek skema kombëtare dhe kjo është një mundësi reale për t’i ndihmuar, udhëzim të ci-lin e kemi në proces formulimi tashmë. Sa mundësi do të ketë ministrja Ekonomi, unë nuk e di, sepse për disa nga këto udhëzime mund të kenë kaluar edhe proce-durat e miratimit. Amendimet është e mira që të realizohen, që t’u japim një shpresë fermerëve të dëmtuar nga përmbytja, pasi ata sigurime nuk bëjnë dot dhe një situatë e tillë reshjesh ka ndodhur dhe do të ndodhë përtej parashikimeve të tyre.

Si mund t’ja bëjmë që të re-alizojmë disa investime, që të mos kemi më përmbytje?

Fermerët individualë përveç

pastrimit të kanaleve kulluese dhe forcimit të shoqatave të ujitjes dhe kullimit nuk mun-den, sepse nuk kanë kapacitete për të bërë investime parandal-uese. Institucionet publike veça-nërisht në makro mund të bëjnë disa investime si për: shtimin e kapaciteteve të hidrovorëve, përmirësimin e argjinaturave, ndërtimin e pritave malore,

sigurimin e digave të ujëmbled-hësve, pastrimin e kanaleve të para dhe të dyta kulluese dhe vaditëse, shtimin e flotës së ek-skavatorëve, si dhe marrjen e shumë masave të tjera organiza-tive. Aktualisht është e domos-doshme që t’ju themi fermerëve dhe subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet, që të gjithë jemi pranë jush edhe pas këtyre situ-atave të vështira, jo vetëm me fjalë, por edhe me ndihma konk-rete. Gjithashtu edhe pushteti vendor edhe ai qendror duhet të vazhdojnë të jenë në terren deri sa situata të përmirësohet. Nuk mendoj se do të ndodhemi para ndonjë vështirësie reale të papërballueshme edhe përsa i përket furnizimit të blegtorisë me ushqime, pasi burimet e ushqimit dhe rezervat ekzis-tojnë dhe për çdo rast mund të ndërhyhet për t’i ndihmuar sub-jektet në vështirësi.

Ka një vlerësim për rreziqe dhe dëme të pariparueshme?

Dëmi që do të mbetet dhe besoj do jetë i pariparushëm plotësisht, është errozioni, dëmet e të cilit janë të vështira për t’u riparuar.

Cilat subjekte dëmtohen nga errozioni?

Të gjitha subjektet, po më rëndë do të dëmtohen ato sub-jekte që po përballen me gërry-erje masive dhe rrëshkitje toke,

ata që do të kenë një përmbytje të tokave të mbjella më afatgjatë, si dhe aty ku kanalet e shkar-kimit nuk do të funksionojnë siç duhet dhe koha e ndejtjes së ujit do të jetë më e gjatë. Megjithatë vlerësimi i fundit është ai që do të na tregojë se sa janë dëmet. Parashikimet janë për përsëritje të reshjeve, por për dëmet shpre-sojmë të jenë më të vogla se sa ato të vitit 2010.

Gjithashtu doja t’i sillja në vëmendje të ministres Ekono-mi, se në buxhetin e vitit 2021, vërehet një difekt tek planifikimi për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, janë parashikuar 10% më pak fonde krahasuar me vi-tin 2020. Këtë shqetësim ia kam përcjellë drejtuesve të ministrisë edhe më parë, pasi investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit duhet të jenë në rritje deri në stabilizimin e stituatës për të përballuar me sa më pak pasoja reshje të kësaj natyre. Ministria ka 20% rritje në bux-het për vitin 2021 dhe ka para-shikuar 10% më pak shpenzime për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit. Programi duhet rishi-kuar bazuar edhe në situatën që kemi kaluar e po kalojmë, por edhe në prognozën e situatës së rreshjeve në të ardhmen. Unë besoj se edhe ata ekspertë që e hartuan këtë program duhet ta rishikojnë, pasi është një faktor shumë i rëndësishëm për të për-balluar me sukses në të ardhmen një situatë si kjo. Faktet tregojnë se ishin investimet në rritje për infastrukturën e ujitjes dhe kul-limit që u mundësua të përballo-het pa pasoja të rënda kjo situatë. Gjithashtu në vlerësimin e nevo-jave për investime në infrastruk-turën e ujitjes dhe kullimit kemi akoma mangësi e difekte, ku në një moment tjetër mund t’ia them ministres Ekonomi edhe në detaje se cilat janë zonat që kanë nevojë për disa ndërhyrje emergjente.

Zoti Rrapaj, ç’mund të tho-ni për naftën pa tre taksat për fermerët?

Reduktimi çmimit të kar-burantit është një premtim i bërë nga qeveria dhe një kërkesë e hershme e agrobiznesit, por në situatën pas tërmetit, covid -19, dëmtimeve nga kushtet jo të mira të motit, një masë e tillë është përsëri në kohën e duhur dhe ishte tepër e nevojshme. Parimet e hartimit të skemës së

shpërndarjes vlerësohen pozi-tivisht nga ana Jonë si KASH për arsye se: Naftën e merr drejtpërdrejt fermeri, gjë e cila eleminon problemet negative që lindin gjatë rrugës. Elementi tjetër i rëndësishëm është ulja e konsiderueshme e çmimit, pasi tre taksat e ulin çmimin deri në 54% krahasuar me atë që e kanë blerë deri tani. Elementi i tretë është që skema është dixhitale dhe gjithëpërfshirëse, kështu që sigurohet një transparencë e plotë e të gjithë veprimtarisë. Skema nuk ndikon as në vep-rimtarinë e sektorit privat të shitjes së naftës.

Është shumë i rëndësishëm tani informimi dhe asistenca për fermerët, ku edhe përmes këtij emisioni doja t’i deklaroja ministres Ekonomi, se KASH do të jetë në mbështetje të kësaj mase dhe do të komunikojmë intensivisht me fermerët, me të gjitha kanalet që ne kemi, në mënyrë të tillë që të mundë-sojmë sa më shumë aplikime, me synim një disbursim të plotë të fondeve grant të vëna në dis-pozicion nga qeveria për këtë skemë. Edhe nëse do të ndodhin difekte, Ne të jemi në gjendje t’i evidentojmë në kohën e duhur dhe t’i riparojmë, në mënyrë që të shkojmë hap pas hapi tek re-zultati final, që është lehtësimi veprimtarisë së fermerit. Sa më thjeshtë dhe sa më shpejt të bëhen gjërat aq më shumë fermerë do të përfitojnë nga kjo skemë. Në këtë kuadër i duhet kërkuar edhe kompanisë që do të fitojë garën për furnizimin e fermerëve me naftë me çmim të reduktuar, që të lehtësojë procedurën e shpërndarjes. Do t’i sugjeroja ministres Ekonomi që në kontratën me kompaninë e shpërndarjes së karburantit për fermerët, t’i kërkojë asaj përveç pikave aktuale të furniz-imit, të vërë në dispozicion edhe disa mjete lëvizëse për furnizimin e fermerëve duke qenë prezente minimalisht në çdo njësi administrative, pasi më shumë se 50% e mjeteve bujqësore nuk shkojnë dot tek pika fikse e furnizimit me kar-burant, që kryesisht janë ndër-tuar në rrugët kryesore automo-bilistike, pasi s’kanë targa dhe leje qarkullimi, ndonëse është kryesisht përgjegjësia e fermer-it, por kjo është situata aktuale.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një studio televizive, u shpreh se, heqja e tri taksave do ta ulë çmimin e naftës për bujqësinë deri në 54%. Kompanitë përkatëse të furnizimit të

mundësojnë mjete lëvizëse për furnizimin e fermerëve, që nuk qarkullojnë dot me mjetet e tyre bujqësore

Page 4: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

4 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

informAcione

Mbështetja për bujqësinë - Rritje e konsiderueshme e prodhimit bujqësor në vend, u dyfishua sipërfaqja e tokës së punueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi se falë mbështetjes për sektorin e bujqësisë kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor në vend që reflektohet te raporti import-eksport i prodhimeve bujqësore, ndërkohë që është dyfishuar sipërfaqja e tokës së punueshme.

Në konferencën e për-javshme për shtyp me fokus bujqësinë, Rama tha se ka një

pasqyrë të qartë të një trans-formimi të rëndësishëm që ka marrë sektori, por që natyrisht duke e parë me sytë e të nesërmes është ende një bazë solide, por jo një ngrehinë e përfunduar.

“Besoj se edhe në sektorin e bujqësisë vlen i njëjti parim. Nëse e shohim sektorin me sytë e të ardhmes nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e së shkuarës ndryshimi është si nata me ditën. Sot në sekto-rin e bujqësisë si në çdo sektor ka shumë për të përmirësuar. Është një arsye shumë e fortë për të vazhduar të shkojmë para për të mos u ndalur, për të mos bërë prapa, sepse nuk ka kohë as për ndryshim as për

të ndryshuar rrugë. Kjo është rrugë qartësisht e drejtë”, tha Rama.

Ai theksoi se faktet e shi-frat flasin por nuk ka formulë magjike. E vetmja formulë për t’i bërë gjërat të ndryshojnë vijimësisht dhe për ta bërë të prekshëm për të gjithë është puna këmbëngulëse me besim dhe durim në rrugën e përcak-tuar dhe konfirmuar për rezul-tatet e deritanishme.

Kryeministri u ndal te ra-porti import-eksport. “Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, pra raporti import-eksport ishte 7 me 1 sa i takon prodhimeve bujqësore. Sot është 3 me 1, që do të thotë që gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodho-het në vend. Kjo tregon që kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend, siç kemi në shifrat e eksportit një rritje si asnjëherë më parë”, tha ai.

Po ashtu, Rama tha se toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë si rezultat i investi-meve masive për të çuar ujin në

parcelë dhe mbështetjes masive për të gjithë ata që besojnë te puna dhe meritojnë patjetër mbështetje më të madhe.

“Nëse shohim të gjithë elementët e mbështetjes që qeveria garanton për njerëzit që punojnë tokën mbështetja është e shtrirë nga A-ja te Zh-ja me dhënien e naftës falas për fermerët në sasinë e barabartë, me çka ata deri dje paguanin për taksën e qarkullimit, të mjedisit dhe për akcizën bren-da çmimit të naftës. Faktikisht mbështetja është e strukturuar në të gjithë elementët e vetë, njësoj si në çdo vend të BE-së”, tha ai.

“Patjetër, - vijoi Kryemin-istri, - që sasia e mbështetjes duhet rritur dhe do të vijë duke u rritur, por kjo rritje bazo-het te rritja e mundësive dhe mundësitë rriten me punë.

“E çuam pagën minimale në 300 mijë lekë këtë vit. Kemi zeruar taksat për bizne-sin e vogël, është aktive edhe kjo masë. Kemi rritur pagat në mënyrë të konsiderueshme për mjekët e infermierët dhe këto i kemi bërë se kemi rritur mundësitë. Nuk janë masa të përkohshme. Pagat nuk janë rritur për të qëndruar përkohë-sisht, por për të qëndruar deri kur të rriten përsëri. Janë masa që kanë efekte financiare të shtuara për buxhetin dhe janë të mundura se buxheti mund t’i përballojë. Rritja e vendeve të punës cilësore me paga më të mira dhe rritja e pagave në tërësi është vetëm rezultat i rritjes së mundësisë, jo i dëshi-rave. Dhe mundësitë rriten me punë dhe vetëm me punë, jo me llafe, jo me portale, jo me kanale infektuese”, tha Rama.

Mbi 3200 aplikime për naftë falas - Numri i nipteve shkon në 49 mijë

Mbi 3 200 fermerë kanë aplikuar që prej 15 janarit, për t’u bërë pjesë e skemës mbështetëse të qeverisë që parashikon përjashtimin nga taksat të naftës për fermerët,

ndërsa procesi po i shërben edhe formalizimit pasi ka rritje të fermerëve që po kërkojnë të pajisen me nipt.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi gjatë konferencës së për-javshme “Ekonomia në fokus”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri, Edi Rama de-

klaroi se fermerët kanë paraq-itur interes për t’u bërë pjesë e skemës, pasi numri i nipteve u rrit nga 47 mijë që ishte kur

u prezantua skema, në 49 mijë aktualisht.

“Aplikimet, - vuri në dukje ajo, - po vijojnë normalisht dhe fermerët po mbështeten nga eksportet e bujqësisë në pikat e AEB dhe Agropikat”.

“Aplikimet po vijojnë nor-malisht. Disa ente të minis-trisë po bashkëpunojnë për të ndihmuar fermerin. Po ashtu, kemi ndërmarrë fushata sensi-bilizuese për ndërgjegjësimin e fermerëve për të shkuar drejt aplikimit. Aplikimi është i thjeshtë”, tha ministrja.

Duke konsideruar edhe situatën e reshjeve, pandemisë apo vështirësinë për të sigu-ruar ndonjë dokumentacion, Ekonomi tha se afati është i diskutueshëm.

Skema subvencionuese mbulon të gjithë ata fermerë që janë të regjistruar me NIPT

Eksportet shqiptare rritje me 145 % drejt 75 vendeve të botës - Ekonomi, bujqësia kontribuon me gati 20 % në PBB

Bujqësia është një nga sek-torët më të rëndësishëm të ekonomisë e cila jep një kon-tribut prej 18-20 % në Pro-dhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa angazhon gati 37 % të fuqisë punëtore me punë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në fokus”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, deklaroi se falë politikave të ndjekura nga qeveria për lehtësimin e eksporteve shq-iptare të prodhimeve bujqësore janë rritur me 145 % në 2020-n krahasuar me vitin 2013.

“Sot, - tha Ekonomi, - produktet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Eu-ropian por edhe më larg, si SHBA, Kinë, Hong-Kong”.

“Nuk mund të shkonin prodhimet në tregjet botërore nëse nuk realizonim një sërë lehtësirash përfshirë edhe mbështetjen për ngritjen e pikave të grumbullimit”, de-klaroi Ekonomi.

Ekonomi tha se mbështetje ka patur edhe për sektorin e peshkimit dhe kjo është reflek-tuar nga rritja e jashtëzakon-shme e produkteve të peshkimit me 61.8 % në 2019. “Eksportet e këtij grupi kanë arritur shi-frën rekord prej 100 milionë euro”, tha Ekonomi.

“Kjo rritje, - vuri në dukje ajo, - nuk ka ardhur thjeshtë nga iniciativa e peshkatarëve, por rol të madh kanë luajtur investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi”.

Duke u ndalur në këto poli-tika investimesh që ka kryer qeveria, ministrja Ekonomi tha se investimet kanë qenë gjithpërfshirëse, por edhe të fokusuara.

Në investimet gjithpërf-shirëse, Ekonomi përmendi investimet prej 19.5 miliardë lekësh në sipërfaqen e tokës arë për ta bërë atë të ujitshme.

“Nga 120 mijë ha ka shkuar në 255 mijë ha sipërfaqja e tokës së ujitshme, ndërsa është përmirësuar edhe sipërfaqja e kullimit, e cila ka arritur në 230 mijë ha”, tha ministrja.

Ministrja renditi disa nga lehtësitë fiskale që qeveria ka aplikuar në sektorin bujqësor.

“Heqja e TVSH-së, në fara

e inpute bujqësore, plehra ki-mike e pesticide, apo për maki-neritë bujqësore për 27 zëra doganorë në sektorin e pesh-kimit. Heqja e taksave për ga-zoil për peshkimin, reduktimi i tatimfitimit në 5 % për sho-qëritë e bashkuara bujqësore apo heqja e taksave për naftën për fermerët, janë disa nga in-centivat fiskale”, tha Ekonomi.

Ekonomi, po ashtu, bëri të ditur se në bashkëpunim me

Bashkimin Europian ka nisur vendosja e blue box në anijet e peshkimit. “Aktualisht, - in-formoi ajo, - ka përfunduar vendosja e kutive blue box në të gjitha anijet e peshkimit në portin e Durrësit”.

Sipas ministres Ekonomi, gjatë vitit 2020, që ishte një vit i vështirë për shkak të pande-misë së COVID-19, një rol thel-bësor në rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore ka luaj-tur edhe “korridori i gjelbër”, përmes së cilit u sigurua lëvizja pa ndërprerje e qarkullimit të mallrave bujqësore.

Më tej, Ekonomi vuri në dukje se po punohet fort për dixhitalizimin e qeverisjes.

“Një nga gjërat e rëndë-sishme për të cilat po punohet fort është përmirësimi i shërbi-meve. Sot janë 29 në total shër-bimet online, ndërsa përfitues janë 8100 operatorë“, tha min-istrja Ekonomi.

Lehtësi më e madhe për të gjithë operatorët në vend lidhur me lehtësirat që ofron qeveria.

Skema kombëtare, vuri në dukje ministrja, përbën një tjetër mbështetje për fermerin duke vënë në dispozicion një shumë të madhe parash. Sipas ministres, nga kjo skemë janë përfitues 27 mijë fermerë në të gjithë vendin. Ndërsa nga ske-

ma e IPARD-it përmes fond-eve të angazhuara nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Euro-pian janë kryer 682 investime në asete fizike edhe agropër-punim.

Një tjetër skemë mbështesë, e cila nisi zbatimin këtë vit dhe për të cilën është çelur aplikimi me 15 janar është ajo e naftës pa taksa për fermerët.

Ministrja Ekonomi tha se qeveria ka vënë në dispozi-

cion për fermerët në skemën e naftës falas 9.5 miliardë lekë dhe që përfitues janë të gjithë fermerët me një nipt aktiv dhe që punon jo më pak se 0.4 ha tokë.

“Deri tani, - tha ajo, - kanë aplikuar 3200 fermerë.

Ekonomi foli edhe për sig-urinë e produkteve ushqimore. Sipas saj, po zbatohen një set praktikash nga standardet europiane të kontrollit e ins-pektimit në terren për produk-tet kryesisht shtazore për të siguruar jetesë më të mirë qytetarëve shqiptarë.

“Janë sot 80 produkte që po identifikohen për të marrë certifikatën e e origjinës, një element ky i rëndësishëm për të çuar përpara eksportin”, tha ministrja.

Duke folur për vreshtarinë, Ekonomi theksoi se prodhimet e vreshtarisë janë shtuar me 12 %, ndërsa sipërfaqja e mbjellë me 13 %.

“Po ashtu, - tha ajo, - rritje ka patur edhe sektori i bletar-isë”.

“Janë sot 14 700 ferma që rrisin bletë me rreth 300 mijë zgjoje dhe qeveria ka dhënë një mbështetje të rëndësishme për të mundësuar tregtimin e këtij produkti”, deklaroi min-istrja.

dhe që kanë një sasi toke të punueshme më të madhe se 0.4 hektarë.

Në total, janë 70 mijë fermerë që plotësojnë kush-tet për të përfituar nga skema, për të cilën shteti shqiptar ka vendosur në dispozicion në vitin e parë të zbatimit të saj një vlerë totale prej 9.5 mil-iardë lekë.

Përfituesit do të pajisjen me një kartë me çip dhe do të mar-rin sasinë e tyre falas në pikat e autorizuara të karburantit.

Skema mbështetëse e naftës për bujqësinë mbulon kryerjen e punimeve të mekanizuara për një numër kulturash bujqë-sore, si bimët e arrave, perimet e fushës dhe serrës apo drutë frutorë.

Dokumentet e nevojshme janë statusi aktiv i NIPT-it, dokumenti i pronësisë së tokës

dhe një formular vetëdekla-rimi për kulturat bujqësore të mbjella.

Në bazë të këtij aplikimi përllogaritet sasia e karburan-tit falas, që do të përfitohet nga fermeri, mbi bazën e një koe-ficienti të caktuar për secilën prej kulturave bujqësore.

Më 25 shkurt është afati i fundit i aplikimit për t’u bërë pjesë e skemës, ndërsa përgjigja për aplikimin merret brenda 30 ditësh.

Page 5: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

5 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

subvencione

Nafta pa taksë për fermerët - Braçe: E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri, të gjithë gënjyen

Mbi 100 milionë euro në bujqësi 2 vitet e fundit - Krifca: 45 milionë euro grante falas për modernizim të 24 fermave blegtorale

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, në konferencën e përjavshme të kryeministrit me fokus ekonominë, deklaroi sot: “Kemi injektuar në këto dy vite 100 milionë euro në sektorin e bujqësisë”.

Në fjalën e saj, Krifca tha: “Mbrëmë mbyllëm afatin e thirrjes së tretë të programit IPARD me fokus në inves-timet në fermë, për sektorin e qumështit, vresht, mishit si dhe përpunimin e fruta-perimeve. U mbyll me një shifër të lartë rekord, përtej pritshmërive tona, për rreth 360 subjekte, pavarësisht se kishim limituar masat në këtë thirrje dhe mbi 60 milionë euro kërkesë të re për mbështetje në investime të reja në bujqësi”.

“Kjo shprehje interesi në një dalje të një viti të vështirë pandemik është dëshmia më e qartë e dëshirës së shqiptarëve për të investuar dhe përparuar në bujqësi. Që nga 30 tetori, kur AZHBR u akreditua për të menaxhuar fonde europi-ane në favor të bujqësisë dhe të fermerëve shqiptarë, kemi

krijuar kantierin më të madh të zhvillimit të bujqësisë ku kemi mundësuar të angazhojmë fon-din e vënë në dispozicion pa kthyer pas asnjë cent. Kemi angazhuar 262 kontrata, kemi injektuar mbi 100 milionë euro investime në fermë, përpunim dhe diversifikimin e fermës, nga këto më shumë se 45 mil-ionë euro janë grant falas që kanë ndihmuar zhvillimin e 24 fermave moderne blegto-rale, 30 ha serra të reja mod-erne, 18 projekte mbjelljesh të përkthyera në qindra hek-tarë të rinj, 8 investime për sisteme mjelje, 38 linja për-punimi, selektimi, paketimi, 28 ambiente grumbullimi, 19 investime të mëdha frigorifer-ike dhe kapacitete ruajtëse, 5 thertore të reja moderne, 72 investime në traktorë dhe makineri bujqësore që i janë shtuar flotës, që në fakt ka mekanizuar punën me anë të teknologjive bashkëkohore që rrisin prodhimin, përmirësoj-në cilësinë dhe kursejnë kohë, investime këto në çdo qark dhe në formë kapilare në bashkitë e vendit”, tha ajo.

Po ashtu, Krifca shtoi: “Jemi një vend me popul-latë të re dhe me dëshirën për të frymëzuar angazhimin e të rinjve në sektorin e bujqë-sisë. Kemi ofruar avantazh në pikëzimin e përzgjedhjes së projekteve me 5 % më shumë grant për aplikantët që janë nën moshën 40 vjeç. Ndërkohë që kemi inkurajuar start up-et dhe punësimet. Gjatë 2020-ës nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, kemi financuar 10 milionë euro në mbështetje direkte për fermerët e vegjël për mbi 5500 fermerë, blegtorët që mbarësh-tojnë delet, shtojnë sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale”.

“Ajo çfarë ka bërë AZHBR dhe vijon të bëjë me përkush-tim është puna që i dedikohet një sektori që synon të sjellë në treg prodhime cilësore për konsumatorët dhe shër-bime të dobishme që vijnë për zonat rurale. Fermerët dhe sipërmarrësit kanë kuptuar se pa zhvillim teknologjik dhe modernizim të fermave nuk ka përparim, nuk ka avantazh konkurrues në tregjet europi-

ane dhe globale dhe akses në tregjet e sofistikuara. Mund të them që nga mbi 100 milionë euro injektim në këtë sektor në dy vite e fundit, rreth 19 milio-në euro janë injektimi direkt në modernizimin e teknologjisë”, tha ajo.

Më tej, duke folur për qasjen sektoriale, Krifca tha: “Në sektorin e qumështit kemi mbështetur me 66 investime në asete fizike në 26 bashki, ku 15 prej tyre janë start up dhe po mbështesim ato biznese që e kanë të vështirë të gjejnë akses në financë dhe me 1986 vende pune të reja në të gjithë ciklin nga prodhimi i qumështit, te blegtori në ferma moderne”.

“Kemi mbështetur në sek-torin e mishit 83 investime në asete fizike në 27 bashkia, ku 22 janë start up-e me 2405 vende të reja pune në ngritjen e stallave të reja që respektojnë standardet e BE-së për mirëqe-nien e kafshëve dhe ndikimin në mjedis”.

Në vijim, Krifca tha: “Në sektorin e fruta-perimeve kemi mbështetur me 339 investime ne asete fizike në 145 bashki,

ku 142 janë start up-e me 3118 vende të reja pune. Kemi mbështetur me zëvendësim plastmasi termik 346 ha sipër-faqesh serrash. Kemi injektuar teknologji dhe infrastrukturë bujqësore të cilat rrisin ren-dimentin, mbrojnë bimët dhe përmirësojnë teknikat e pro-dhimit të produkteve”.

Krifca tha: “Kemi shtuar 110 mijë m3 ambiente rua-jtëse, dhe 32 mijë m3 dhoma frigoriferike që ruajnë produk-tin pas vjeljes dhe ka ndikuar në rritjen e eksporteve. Kemi përmirësuar proceset e për-punimit të produktit duke mbështetur përpunimin në këtë sektor. Në sektorin e ullirit kemi mbështetur 37 investime në asete fizike në 17 bashki, 15 prej tyre start up-e me 826 vende pune të reja. Janë mbështetur 1349 ha me rrënjë ulli, fabrika vaji për eksport, përmrësimi i teknologjisë së shtrydhjes me ftohje që e ka çuar produktin shqiptar nga Vlora drejt Nju-Jorkut”.

“Kemi mbështetur 36 inves-time në 18 bashki në sektorin e bimëve medicinale, 10 prej tyre start up-e 555 vende pune të reja. Janë mbështetur 2053 ha shtim sipërfaqesh të mbjella me kultura të ndryshme. Kemi mbështetur mjaltin me 5 inves-time në përpunim në 5 bashki me 47 vende pune të reja të krijuara, ndërkohë nëpërmjet skemës direkt kemi mbështetur 4 484 956 zgjoje bletësh. Kemi mbështetur 66 investime të reja në bujtina në 32 bashki, 50 prej tyre janë start up-e dhe ku janë gjeneruar 593 vende pune, dhe janë krijuar 1263 sh-tretër të rinj. Kemi mbështetur peshkimin me 9 investime në 7 bashki me 722 vende pune të reja”, tha ajo.

Krifca shtoi: “Në vitin 2021, fillojmë në mars, me aplikimin me zero dokumente për apli-kimin e drejtpërdrejtë për bleg-torë për krerë, për certifikim, bimë medicinale dhe inves-time të vogla për rritje kapac-itetesh. Ndërkohë për të sigu-ruar përthithjen e fidanëve dhe ndihmuar aksesin në financë kemi miratuar një procedurë për pagesa paradhënie nga 20-50 % për të gjithë investimet që do kontraktohen me pro-gramin IPARD. Kemi dëgjuar fermerët për problematikat që kanë në aksesin në financë dhe kemi zgjidhur, si vendi i vetëm në rajon, që kemi miratuar këtë procedurë me Komisionin Eu-ropian. Ndërkohë po punojmë me ministrinë dhe komisionin për të akredituar programin IPARD 3 për të filluar në vi-tin 2022, ku kemi kërkuar 160 milionë euro dhe po shtojmë dhe 5 masa të reja për të rritur përfshirjen e komuniteteve ru-rale që e kanë mundësinë tash-më me këto fasha të reja për të aplikuar”.

Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi se në Lushnjë dhe Di-vjakë, janë mbi 12 mijë bujq me nipt aktiv bujqësie që duhet të aplikojnë për naftën pa ak-cizë, pa taksë qarkullimi, pa TVSH, pa taksë karboni.

“Naftë për punën, për tokën, pa akcizë, pa taksë qarkullimi, pa TVSH, pa taksë karboni, 800 e kusur lekë më pak”, tha Braçe.

“E premtuan të gjithë, askush nuk e bëri, të gjithë gënjyen!”, theksoi Braçe.

“Llafe bëjnë të gjithë lart e poshtë, por punët i bëjmë ne”, tha Braçe.

“Në Lushnjë e Divjakë me Eltinorin dhe bujq nga e gjithë

Myzeqeja për aplikimin. Nxi-toni, janë mbi 12 mijë bujq me nipt aktiv bujqësie që duhet

të aplikojnë! Ne jemi zemra e bujqësisë së Shqipërisë”, tha Braçe.

Dëshmitë e fermerëve që sot prodhojnë e fitojnë më shumë - Skemat mbështetëse që i bënë konkurrues në rajon dhe eksportues në destinacione europiane

Falë mbështetjes së vazh-dueshme nga qeveria për njerëz-it që punojnë tokën, që tanimë shtrihet edhe tek nafta pa taksa, fermerët shqiptarë konkurrojnë sot me fermerë të rajonit e më gjerë, teksa eksportojnë pro-dhimet e tyre në destinacionet kryesore europiane.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi vizitoi sot Lushnjen, një nga zonat me potencialin më të madh të prodhimit bujqësor.

“Fermerët e kësaj zone sot prodhojnë e fitojnë më shumë, duke u bërë dëshmi e shq-iptarëve që kanë zgjedhur ta ndërtojnë me punë jetesën dhe suksesin, në këtë vend”, tha Ekonomi.

Ministrja Ekonomi, duke komentuar skemën më të fun-dit mbështetëse të qeverisë për fermerët atë të naftës pa taksa, tha se po të vëresh shifrat në këto ditë të para të çeljes së aplikimit vërehet se fermerët e kanë pritur me entuziazëm këtë skemë.

“Janë 4 100 fermerë që kanë aplikuar në të gjithë territorin e vendit. I pari ishte një fermer nga Malësia e Madhe, i cili pagëzoi edhe sistemin. Aplikimet kanë vazhduar në të gjithë Shqipëri-në. Një nga zyrat që ka shumë aplikime është edhe ajo e drej-torisë rajonale të Shqipërisë së Mesme me qendër në Lushnje. Fermerët po ndihmohen në çdo

hap nga kreu i kësaj drejtorie gjatë aplikimit”, tha ministrja.

Ekonomi vuri në dukje se aplikimi bëhet online dhe sipas saj, fermerët tashmë janë të më-suar me aplikimin online, pasi pandemia e bëri të detyrueshme aplikimin online edhe për ske-mat kombëtare dhe atë të IP-ARD-t.

“Po ashtu,- theksoi ministrja, - vërehet një rritje e numrit të fermerëve të pajisur me NIPT, si kusht për të marrë pjesë në

skemën e naftës pa taksa”.“Në fillim të nisjes së apliki-

meve ishin 47 mijë fermerë të pajisur me NIPT dhe vetëm në 10 ditët e para numri i fermer-ëve të pajisur me NIPT shkoi në 49 mijë, ndërsa ka kërkesa të vazhdueshme”, tha ajo

Në Lushnje, ministrja Ekonomi u ndal në fermën e Elidon Gjatës, i cili ka nisur edhe prodhimin e fidanëve që i duhen atij për të përmirësuar cilësinë e prodhimit brenda fer-mës së tij.

“Jemi në Lushnje afër fer-mës “Produkte natyrale” që drejtohet nga Elidon Gjata, i cili e ka nisur këtë biznes me pasion shumë të madh për të bërë diçka për zonën, ndërsa të bën përsh-typje dëshira e tij për të mësuar si të prodhojë më mirë“, tha Ekonomi.

Gjata thotë se ky është viti i 6 që merret me prodhimin e

perimeve.“Kemi gati 6 muaj që po

ashtu merremi me prodhimin e fidanëve. Bima do kujdes si një fëmijë”, shprehet Gjata.

Për prodhimin e fidanëve të rinj, Gjata ka marrë një pajisje moderne, e cila kryen kryen të gjithë procesin, që nga mbush-ja e tavave për fidanë e deri te stivimi i tavave dhe kalimit te dhoma e mbirjes.

“Ky është një investim për të bërë të mundur prodhimin e një fidani sa më cilësor me standardet e kërkuara, që të kemi më pas edhe një prodhim sa më cilësor në mbjelljet e ar-dhshme”, shprehet Gjata.

Ai tregon se kontratat e fun-dit që ka me eksportuesin janë në Çeki dhe Ukrainë, por edhe shtete të tjera.

Ministrja tha se ky zhvil-lim tregon se është përmirë-suar edhe zinxhiri i vlerës, pasi dikush prodhon, dikush grumbullon dhe të tjerë lidhin kontrata dhe këta duhet të japin produkte sipas karakteristikave që kërkon kontrata e lidhur fil-limisht, duke ndjekur kështu edhe kërkesën që kërkon tregu europian.

“Ata na sugjerojnë kultivarin se çfarë ne duhet të mbjellim dhe shitja është e garantuar, ashtu edhe si pagesa”, shprehet Gjata.

Ministrja Ekonomi shpjegoi edhe skemën e naftës pa taksa.

“Për çdo 100 litra naftë që ka nevojë një kulturë bujqësore, 54 litra një fermer i merr falas. Ndaj dhe ne u bëjmë thirrje fermer-ëve për të aplikuar për skemën e naftës falas. Nafta është për ju që punoni”, tha Ekonomi.

Gjata u shpreh se mbështet-ja që ka dhënë qeveria për bu-jqësinë dhe fermerët është për t’u përshëndetur. “Si në rastin e pajisjes që unë kam blerë tani duke hequr TVSH prej 20% për makineritë e impor-tuara, dhe ajo është një vlerë e konsiderueshme, nuk është pak”, deklaroi fermeri.

Page 6: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

6 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

mbZHr

Fiskalizimi - Tatimet sqarojnë çfarë duhet të bëjnë fermerët dhe prodhuesit bujqësorë

Në vijim të interesimit të vazhdueshëm të fermerëve dhe prodhuesve të tjerë bujqësorë lidhur me procedurat standarte

të faturimit në kuadër të pro-cesit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e gjen me vend të sqarojë të gjithë subjektet e interesuar për sa vijon:

Me anën e ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” nuk ka ndryshuar detyrimi ligjor për të lëshuar faurën që legjitimon një furnizim malli

apo shërbimi por vetëm mo-dalitetet e lëshimit të faturës.

Shprehimisht, gërma a), e pikës 1, të nenit 5, të ligjit

nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” parashikon se, nuk mbartin detyrimin të lëshojnë faturë për furnizimin e mallrave apo shërbimeve, prodhuesit bujqësorë, që janë ose jo subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë;

Lidhur me këto lloj furniz-imesh, pika 2, e nenit 7, të ligjit parashikon se, tatimpa-guesit, subjekte të TVSH-së ose të tatimit mbi fitimin, apo të tatimit të thjeshtuar mbi fit-imin, për biznesin e vogël, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, detyrohen të lëshojnë faturë si pranues të mallrave apo shërbimeve të furnizuara kur: blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë, që janë subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ta-timin mbi vlerën e shtuar.

Edhe pas fillimit të efek-teve të plota të dispozitave të fiskalizimit, në rastin e grumbullimit dhe blerjes së produkteve bujqësore të treg-tuara nga fermerët, fatura do të hartohet dhe fiskalizohet nga grumbulluesi blerës i produkteve bujqësore në har-moni edhe me kuadrin rregul-lues të fushës dhe sqarueset që DPT ka nxjerrë për këtë qëllim.

Revista "Monitor"

Rritja me 28% e eksportit të ushqimeve të përpunuara sinjalizon hapësira për fitime në bujqësi

Rritja vit pas viti me ritme dyshifrore e eksporteve të freskëta të perimeve të fushës po

i kthen ushqimet “Made in Al-bania” ndër grupet më të rëndë-sishme të eksportit, i katërti për nga vlera e lartë me 2020 pas fasonit, materialeve të ndërtimit dhe naftës e mineraleve.

Por viti 2020 dha disa sinjale pozitive në eksportin e frutave dhe perimeve të përpunuara. Megjithëse në vlera modeste ek-sporti i zarzavateve të përpunu-ara arriti 2,9 miliardë lekë me një rritje vjetore 28%.

Shqipëria humb një pjesë të madhe të fitimeve për shkak se shumicën e prodhimeve i shet të freskëta.

Mungesa e zinxhirit të për-

punimit i mban eksportet në vlera të ulëta, teka Shqipëria është importues neto i produkteve i fru-

tave dhe zarzavateve të përpunu-ara nga importi. Në pikat e shitjes me pakicë dominojnë turshitë dhe komposto nga importi.

Gjatë vitit 2020 vlera e im-porteve të perimeve dhe frutave të përpunuara ishte 4,9 miliardë lekë gati 68 % për qind më e lartë se vlera e importit.

Investimet në zinxhirin e përpunimit të perimeve dhe fru-tave janë të pakta, për shkak të kostove të larta dhe kthimeve të vona të investimeve në raport me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Altin Hoxhaj, i cili zotëron një fabrikë të prodhimit të salcës në zonën e Fierit, tha se produk-

ti është shumë cilësor, por jo konkurrues në çmim.

“Prodhoj pure domate natyrale, pa konservante dhe adi-tivë. Kosto për shishe është 75 lekë, ndërkohë në markete, salca shitet me 65 lekë nga konkurren-ca e pandershme dhe produktet nga Kina me shtesa aditivë dhe bojë” – thotë zoti Hoxha, sipas të cilit, edhe kultura e konsumit vendas është drejt më së lirës. Të dhënat e FAO-s, në një vit normal, tregojnë se Maqedonia eksporton rreth 60 milionë euro fruta dhe perime të përpunuara, ndërsa Shqipëria me 2020 ek-sportoi 23 milionë euro.

Megjithatë këtë vit zhvillime pozitive po vihen në re sidomos në përpunimin e frutave për lëngje dhe reçel. Disa kompani eksporti dhe të tjera bujqësore që po nxisin zhvillimin e ciklit të mbyllur janë duke zhvilluar linjat e përpunimit të produkteve si një mënyrë për të minimizuar humbjet nga stoqet e pashitura.

Eksportet e ushqimeve arritën vlerën e 317 milionë eurove gjatë vi-tit 2020 me një rritje vjetore 10.4%.

Revista "Monitor"

“Nafta falas” - Fermerët me koston më të ulët të prodhimit që kanë pasur ndonjëherë

Kryetari i grupit parlamen-tar të partisë Socialiste Taul-ant Balla apeloi sot fermerët të aplikojnë për të bërë pjesë e skemës mbështetëse të qever-isë me naftë falas.

Balla vizitoi një nga fermat e zonave bujqësore të Elbasan-it nga ku u bëri thirrje po ashtu qytetarëve të konsumojnë pro-dhimet shqiptare.

“Të gjithë fermerët në të gjithë territorin e Republikës së Shq-ipërisë kanë kostot më të ulëta të prodhimit që kanë pasur ndon-jëherë. Një vit më parë zeruam taksat për të gjitha inputet bujqë-sore. Ndërsa këtë vit në bujqësi nafta do të jetë pa akcizë”, tha ai.

U bëj apel fermerëve me NIPT, vijoi Balla, të aplikojnë në portalin https://e-albania.al për të përfituar naftën falas.

“Skema e re e subvencionit do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë më shumë fitimet e

fermerëve”, vuri në dukje de-puteti socialist.

“Në zyrat e AREB, - theksoi Balla në Elbasan, - janë spe-

cialistët që ofrojnë asistencën e tyre në aplikimin online që mbyllet më 25 shkurt”

Sipas tij, fermerët tashmë e kanë informacionin e duhur mbi mënyrën e aplikimit dhe doku-mentacionin e nevojshëm.

Ekonomi takim me ambasadorin Bucci - Italia partnere kryesore në mbështetjen e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi zhvilloi sot një takim me ambasadorin italian në Shq-ipëri, Fabrizio Bucci, ku u dis-kutua lidhur me bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë.

Ekonomi e cilësoi Italinë një nga partneret kryesore në pro-cesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që vijon të japë Italia si një ndër partneret krye-sore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Euro-pian. Vlerësova gjithashtu dhe rolin e Italisë mike në lobimin në Konferencën e Donatorëve pranë Bashkimit Europian

si dhe ndihmat financiare që akordoi qeveria italiane për ri-kuperimin e dëmeve të shkak-

tuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në vendin tonë”, theksoi ministrja Ekonomi.

Rindërtimi - Firmoset marrëveshja prej 580 mijë USD me FAO-n për rikuperimin e dëmeve të tërmetit në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi dhe drejtori rajonal i FAO-s, Raimund Jehle, nënshkruan sot, gjatë një ceremonie on-

line, marrëveshjen për projektit “Mbështetje për rimëkëmbjen pas tërmetit në bujqësi, përmes Fondit të Përshpejtimit të Ob-jektivave të Qëndrueshme”, me vlerë 580 mijë USD.

Në ceremoninë e nënshkrimit merrte pjesë dhe drejtori i FAO në Shqipëri, Arben Kipi.

Gjatë fjalës së saj ministrja Ekonomi falenderoi Kombet e Bashkuara (OKB) si dhe zyrën e FAO për kontributin e saj në vlerësimin e shpejtë të nevojave në bujqësi pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu falenderoi mbështetjen e Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar për fon-det e akorduara për këtë projekt.

“Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy insti-tucioneve tona gjatë vitit 2019-2020, FAO ka dhënë kontrib-

utin e saj për hartimin e një projekti specifik në lidhje me mbështetjen e fermerëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një situatë e vështirë me pasoja

socio-ekonomike për fermerët”, tha ministrja Ekonomi.

Ndër të tjera Ekonomi theksoi se MBZHR ka krijuar mekanizma mbështetëse për përfitimet dhe vlerat që sjell puna e fermerëve, me qëllim zhvillimin e zonave rurale dhe forcimin ekonomik të tyre në

mënyrë të qëndrueshme.“Duhet theksuar se mbështet-

ja për rimëkëmbjen nga tërmeti konsiderohet si domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm rural, përmirësim të jetesës së komuniteteve në bujqësi të prekura nga tërmeti. Zbatimi i projektit është fazë e rëndë-sishme, që konsiston në tërësinë e aktiviteteve që duhen marrë për të zbatuar planin, dhe në fund të fundit për të arritur rezultatet e vendosura”, u shpreh ajo.

Drejtori rajonal i FAO, Raimund Jehle ka falenderuar Ministrinë e Bujqësisë për frymën e bashkëpunimit ndër vite. Përfaqësuesi i FAO tha se

do të vijohet të punohet ngush-tësisht me MBZHR për zba-timin e këtij projekti të rëndë-sishëm në ndihmë të fermerëve. Marrëveshja e sotme me vlerë 578 847 USD synon të forcojë kapacitetet e fermerëve për të përballuar fatkeqësi të tjera natyrore.

Page 7: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

7 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

fAo

Forumi Global për Ushqimin dhe Bujqësinë në Berlin - Si mund të ndihmojë inovacioni në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve ushqimore dhe parandalimin e pandemive në të ardhmen

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, QU Dongyu duke iu drejtuar panelit virtual të GFFA

“Zgjidhjet inovative në me-naxhimin e sektorit agro-ush-qimor ndihmuan familje dhe vende të frenojnë ndërprerje në zinxhirin e furnizimit me ush-qim gjatë pandemisë COVID-19 dhe më shumë kërkohet për të ndërtuar më mirë dhe miqë-sorë me mjedisin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe bujqësinë, (FAO) QU Dongyu.

“Risitë në teknologjitë e ap-likuara, në politikëbërje dhe në ndërtimin e modeleve të reja të biznesit, ndihmuannë forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve ushqimore dhe parandalimin e pandemive në të ardhmen”, theksoi përfaqësuesi më i lartë i FAO-s, ndërsa fliste në një panel virtual të nivelit të lartë.

Ngjarja u organizua nga FAO si pjesë e Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë (GFFA), në Berlin, nga data 18 - 22 janar. Përfaqësues të lartë ishin pjesëmarrës në event si, Julia Klöckner, Ministre Fed-erale Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë, Thoko Didiza, Ministri i Bujqësisë, Reformës së Tokës dhe Zhvillimit Rural i Afrikës së Jugut, Jamshid Khodjaev, Ministri i Bujqë-

sisë së Uzbekistanit, Christian Hofer, Drejtori i Zyrës Federale të Bujqësisë të Zvicrës dhe Erik Fyrëald, Kryeshefi Ekzekutiv i Syngenta Group, e cila është një kompani udhëheqëse për pro-dhimin e farërave dhe të korrave.

Gjatë takimit u theksuan sh-embuj të zgjidhjeve inovative që mbështesin prodhimet agro-ushqimore, përfshirë kujdesin ndaj mjedisit, lidhjet e prod-huesve për të ofruar ushqime të freskëta në qendrat urbane, zgjidhjet e tregtisë elektronike të vendosur në të gjithë spektrin agro-ushqimor dhe zgjidhjeve që kanë siguruar funksionimin e praktikave të sigurisë ushqi-more mes kufizimeve në lëvizje të njerëzve, shkaktuar nga COVID-19.

“Bllokimet i bënë njerëzit më të varur nga modeli dixhital i biznesit, - tha Qu, - duke parë si mundësi veprime përgjatë zinx-hirit nga “fusha e fermerit në

pjatën e konsumatorit”. Çështja është të inkurajohet efikasiteti, efektiviteti dhe shkathtësia në veprime dhe përgjigje në të gjithë spektrin”, theksoi ai.

Në vazhdën e pandemisë dhe kufizimeve shoqëruese të lëvizjes së njerëzve dhe mall-rave, FAO udhëhoqi një për-pjekje mbarëbotërore për të zbutur paqëndrueshmërinë e mundshme të çmimit të ush-qimit dhe rrezikun e kufizi-meve tregtare, organizoi dhe mbështeti qasjet inovative institucionale, duke përfshirë një takim ministror trepalësh të vendeve afrikane, në nxitje të integrimit koherent të poli-tikave të bujqësisë, tregtisë dhe financave të anëtarëve të saj. Në këtë kontekst ndërmori ini-ciativën “Hand in Hand” (Dorë për Dore), platformën gjeo-hapësinore dhe laboratorin e të dhënave të mëdha. “Inovacioni nuk është ndonjë ide teorike,

është një realitet,” tha Drejtori i Përgjithshëm.

Duke parë përpara, Programi i Përgjigjes dhe Rimëkëmbjes COVID-19 i FAO-s, identifikon si drejtime e duhura: të dhëna për vendimmarrje, programe të mbrojtjes sociale, rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve të vegjël, fuqizimin e grave ru-rale, lehtësimin e tregtisë dhe transparencën e tregut, si dhe qasjen One Health, promo-vuar së bashku me Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore për Shën-detin e Kafshëve (OIE), integ-rimi i strategjive të sëmundjeve njerëzore dhe shtazore me ato për mbrojtjen e biodiversitetit dhe burimeve natyrore.

FAO po përmirëson gjithashtu mjetet në kohë reale, duke përdorur të dhëna të reja si imazhet satelitore për qël-lime studimore, për të kalib-ruar dhe klasifikuar mundësitë

e të korrave dhe për të monito-ruar rreziqet në prodhimin dhe tregtinë e ushqimit. Kjo e fun-dit dhe Platforma Ndërkom-bëtare për Ushqimin dhe Bu-jqësinë Dixhitale, e mirëpritur në takimin ministror të GFFA vitin e kaluar dhe tani duke u ngritur nga FAO, gjithashtu mund të ndihmojë në sigurimin e mbështetjes thelbësore për anëtarët që zbatojnë qasjen One Health si dhe rritjen e produk-tivitetit në përgjithësi, tha Drej-tori i Përgjitshëm i FAO-s.

GFFA GFFA është Forumi Global

për Ushqimin dhe Bujqësinë (18-22 Janar) një nga ngjarjet më të mëdha të sektorit, orga-nizuar nga Ministria Federale Gjermane për Ushqimin dhe Bujqësinë. Forumi do të për-fundojë me një konferencë ministrore që tërheq shefat e organizatave ndërkombëtare

dhe mbi 80 ministra të bu-jqësisë. Temat kryesore për konferencën e këtij viti janë furnizimi me ushqim i botës në kohë pandemish dhe ndry-shimesh klimatike.

FAO organizoi dy pan-ele ekspertësh dhe ekspertët e tij morën pjesë në të tjera, duke përfshirë dy nga se-ancat hapëse të organizuara nga Komiteti për Sigurinë Botërore të Ushqimit, një platformë me shumë aktorë që zhvillon dhe miraton re-komandimet dhe udhëzimet e politikave për një gamë të gjerë të sigurisë ushqimore dhe temat e të ushqyerit.

Sfidat në lidhje me mung-esën e ujit ishin fokusi i taki-meve, mbi mësimet e nxjerra gjatë urgjencës COVID-19, për ndërtimin e rezistencës midis zinxhirëve të vlerave bujqësore, rritja e qëndruesh-mëria e sistemeve ushqimore të rajonit të qytetit përballë pandemive dhe ndryshimeve klimatike. Rreth 80 përqind e të gjithë ushqimit të prodhuar është destinuar për konsum në hapësira urbane, duke i dhënë një rëndësi menaxhimit të fuqishëm të sektorit agro-ushqimor.

FAO çon investimet tek përpunimi i thjeshtë i frutave dhe agroturizmi, potenciale fitimi për fermerët

Për shkak të traditës, buri-meve natyrore dhe diversitetit, Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar për rritjen e të ardhurave në bujqësi, si për shembull agroturizmi dhe mar-ketimi i disa produkteve tipike shqiptare me standarde dhe analiza laboratorike që njihen ndërkombëtarisht.

Duke parë zhvillimet pozi-tivë të agroturizmit Organizata Botërore e Ushqimit, FAO po avancon këtë vit me dy nisma që synojnë diversifikimin e të ardhurave në bujqësi.

Ekspertët e FAO-s do të mbështesin fermerët të oriento-hen me prodhime dhe produkte

që i shërbejnë turizmit rural dhe zinxhirëve me vlera të shkurtra, duke kryer trajnime të person-alizuara në tre zona pilot.

Vlerësimet paraprake kanë treguar potencial për shtimin e vlerës në ekonomitë rurale përmes investimeve të mëtejshme, të tilla si: tharja e frutave (mollët, kum-bullat dhe qershitë) në Korçë, kri-jimi i një inkubatori agro-biznesi për përpunimin e ullirit, duhanit, qeramikës dhe sapunit në Belsh

dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerës së cilësisë së qumështit në Malësinë e Madhe.

Këto inkubatorë sipas FAO-s mund të bëhen baza për vendim-marrje të përbashkët në kontrol-lin e cilësisë me standardet e sigurisë ushqimore, si dhe mar-ketingun e përbashkët, përfshirë paketimin dhe etiketimin.

Sipas këtij projekti, pronar-ët e vegjël mund të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi standardet

e sigurisë ushqimore të Bash-kimit Evropian, praktikat e mira të higjienës dhe zbatimin e standardeve sipas Kontrollit të Analizës së Rrezikut (HACCP).

Për të çuar më tej synimin për diversifikimin e të ardhurave në bujqësi FAO po bashkëpunon me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) bashkëpunim që do të mbështetet me fonde ndërmjet fermerëve dhe shkollave të ar-simit dhe aftësimit profesional.

Gjatë vitit të kaluar, pan-demia COVID-19 ka zbu-luar rëndësinë e dixhitalizimit. Fermerët e vegjël shpesh për-ballen me pabarazi në aspek-tin e aksesit dhe përdorimit të teknologjive dixhitale.

Për të kapërcyer hendekun dixhital në zonat rurale, fermer-ët duhet të aftësohen me për-dorimin e internetit.

Programet synon të kon-tribuojnë në rritjen e qëndruesh-

mërisë së fermave dhe në rritjen e aftësive konkurruese të sekto-rit të ushqimit në zonat rurale.

Rreth 350 000 fermerë të vegjël dhe fermat familjare janë shtylla kurrizore e bujqësisë në Shqipëri. Përkundër potenci-alit të lartë të sektorit për rritje, zonat rurale karakterizohen nga varfëria dhe papunësia.

Shpesh, mungesa e njohu-rive i pengon pronarët e vegjël të zbatojnë standardet mini-male të sigurisë ushqimore dhe praktikat e mira bujqësore dhe, si rezultat, fermerët janë të përmbajtur nga menaxhimi efektiv i biznesit të tyre.

Revista "Monitor"

Çmimet e ushqimeve rriten ndjeshëm në janarIndeksi i Çmimeve të Ushqimit nga FAO u rrit me 4.3 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë

nga korriku 2014, ndërsa rezervat e drithërave bien ndjeshëm në të gjithë botën.

4 Shkurt 2021, Romë Çmimet globale të ushq-

imit pësuan rritje në janar për të tetin muaj radhazi, kryesuar nga drithërat, vajrat bimorë dhe sheqeri, sipas Organiza-tës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO).

Ideksi i cmimit te ushqimit te FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkom-bëtare të mallrave ushqimore të tregtuara zakonisht dhe i përditësuar sot, shënon me-satarisht 113.3 pikë në janar, duke shënuar një rritje prej 4.3 përqind nga dhjetori 2020, duke arritur nivelin e tij më të lartë nga korriku 2014.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave bën të ditur FAO tregoi një rritje të theksuar këtë muaj prej 7.1 përqind, krye-suar nga çmimet ndërkom-bëtare të misrit, të cilat u rritën me 11.2 përqind dhe shënuan nivelin prej 42.3 përqind, mbi vlerën e janari 2020. Ky nivel vjen si pasojë e shtrëngimeve në furnizimin global nga Kina, dhe më të ulëta se sa pritej nga Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, si dhe një pezullim të për-kohshëm të eksportit të misrit

në Argjentinë. Çmimet e grurit u rritën në 6.8 përqind, nxitur nga kërkesa e lartë globale dhe niveli i ulët i shitjeve nga Fed-erata Ruse, ndërkohë eksporti i grurit pritet të dyfishohet në Mars 2021. Gjithashtu, kërkesa e lartë nga blerësit aziatikë dhe afrikanë ndikuan në rritjen e çmimit të orizit.

Indeksi i Çmimit të Vajit Bimor bën me dije FAO, u rrit me 5.8 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë nga maji 2012. Ndikimet përfshinë pro-dhimin më të ulët se sa pritej në Indonezi dhe Malajzi për shkak të reshjeve të shumta të shiut, dhe mungesës së vazh-dueshme të fuqisë punëtore të emigrantëve, si dhe zgjatjes së grevave në Argjentinë duke ulur mundësinë për eksport të vajit të sojës.

Indeksi i Çmimit të Sheqerit nga FAO ishte 8.1 përqind më i lartë se në dhjetor, pasi kërkesa e lartë globale e im-portit nxiti shqetësimet rreth

uljes së mundësisë, për shkak të përkeqësimit të perspekti-vave të korrjeve në Bashkimin Evropian, Federatën Ruse dhe Tajlandë, si dhe nga thatë-sirat me shumë se normalja në Amerikën Jugore. Faktorët si rritja e çmimeve të naftës bruto dhe forcimi i monedhës Brazil-iane (Real) ndikoi gjithashtu në çmimet ndërkombëtare të sheqerit.

Indeksi i Çmimeve të Qumështit nga FAO u rrit me 1.6 përqind, si pasojë e kërkesës së lartë nga Kina për-para festave të Vitit të Ri kinez, dhe uljes së eksporteve sezon-ale në Zelandën e Re.

Indeksi i Çmimeve të Mishit njofton FAO u rrit me 1.0 përq-ind nga dhjetori, kryesuar nga importet globale të mishit të shpendëve, veçanërisht nga Brazili, si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve, të cilat kanë kufizuar ndjeshëm pro-dhimin dhe eksportet nga disa vende të Evropës.

Parashikohen luhatje në rezervat botërore të drithërave FAO publikoi sot Rapor-

tin mbi Kerkesen dhe Oferten e Dritherave, një përditësim i rregullt mbi prodhimin global, konsumin, tregtinë dhe tenden-cat e tregut.

Bazuar në treguesit e lart-përmendur, FAO ka bërë vlerësime të reja për vitin 2020 në prodhimin e grurit dhe oriz-it. Për vitin 2021 në prodhimin e drithërave, perspektivat e hershme tregojnë një rritje të lehtë për të korrat e drithërave në dimër në hemisferën veri-ore, duke u ndikuar nga rritja e sipërfaqes në Francë, Indi, Federata Ruse dhe SHBA. Prodhimi i misrit në hemis-ferën jugore pritet të bjerë disi në Argjentinë dhe Brazil nga nivelet më të larta, duke mbetur mbi nivelet mesatare. Perspek-tiva e prodhimit në Afrikën e

Jugut dhe vendet fqinje është e favorshme.

Në të njëjtën kohë, para-shikimet e këtij muaji tregojnë për volume më të mëdha të tregtisë botërore dhe një rënie të mprehtë të rezervave globale të drithërave.

Përdorimi i drithërave në botë për 2020 dhe 2021 tani parashikohet në 2761 milionë ton, 52 milionë ton më shumë sesa sezoni i kaluar. Rritje të lartë ka shënuar përdorimi i lartë i drithërave të tjera, (përveç grurit dhe orizit) për ushqim në Kinë. Përdorimi në të gjithë botën i grurit dhe orizit parashikohet të rritet me 0.7 përqind dhe 1.8 përqind, përkatësisht, gjatë vitit në va-zhdim.

Rezervat globale të drithërave parashikohen të bien me 2.2 përqind në 801 milionë ton, niveli i më i ulët në pesë vjet. Kjo do të çonte raportin botëror të rezervave për përdorim të drithërave në

28.3 për qind, një minimum i arritur në shtatë vjet. Shifrat e reja pasqyrojnë një rënie të lehtë të rezervave të misrit në Kinë.

Tregtia e drithërave në botë për 2020 dhe 2021 parashiko-het në nivelin 465.2 milionë ton, duke u zgjeruar me 5.7 përqind nga rekordi i sezonit të kaluar. Vlerësimet e ngritu-ra pasqyrojnë blerjet e mëdha të misrit nga Kina, veçanërisht nga SH.B.A. Tregtia ndërkom-bëtare e orizit parashikohet të zgjerohet edhe më shumë, me 7.9 përqind, duke reflektuar rritje të lartë të eksporteve nga India.

Parashikimet e reja të FAO përfshijnë rishikimin e rezul-tateteve në 2013/14 – duke reflektuar kërkesë – ofertë të furnizimit të misrit për Kinën. Kërkesat e papritura të larta vendase për miser, në javët e fundit, tregojnë për rritje shumë të lartë të kërkesës për ushqim dhe furnizime të ulëta të ofertës vendase sesa para-shikohej më parë, e cila ka të ngjarë të lidhet me rimëkëm-bjen e shpejtë në prodhimin e mishit të derrit pas shpërthimit të Etheve afrikane te derrit.

Page 8: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

8 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

9 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

Page 10: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

10 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

fed invest

(Vijon nga faqja 3) Nafta për bujqësinë - KASH: Kompania të lehtësojë procedurën e shpërndarjes. mbi 50% e mjeteve bujqësore nuk shkojnë dot në

pikat e karburantit, pasi s’kanë targa dhe leje qarkullimi

intervistA

Ndaj duhet që kompania fituese të ketë si kusht në kontratë që të mundësojë furnizimin edhe me mjetet lëvizëse.

Informimi dhe asistenca për aplikim është një element i rëndësishëm, që përveç institu-cioneve publike tashmë të anga-zhuara, në se do të lindë nevoja duhet të angazhohen në këtë proces edhe shoqatat e agrobi-znesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universitetet e tjera që kanë si objekt midis të tjerave edhe zhvillimin rural.

Sa i angazhuar është brezi i ri në sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë?

Brezi i ri me stadin që ka arritur dhe problemet që po ndeshim për t’i zgjidhur dhe për të përballuar konkurrencën globale, patjetër që duhet të anga-zhohet jo vetëm tek bujqësia dhe blegtoria, por në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor duke fil-luar nga “bujqësia”, “blegtoria”, “peshkimi dhe akuakultura”, “agrobiznesi”, “agropërpunimi”, “agropylltaria, bimët medicinale dhe bletaria” “agroturizmi dhe mjedisi”, “tregjet agro - blegto-rale”, “institucionet e financës dhe mikrofinancës”.

Fusha ku duhet të angazho-hen të rinjtë janë: Mekanizimi, Inivacioni dhe dixhitalizimi mbasi është fusha dhe mjeti më efikas për të tërhequr brezin e ri në zhvillimin dhe përmirësimin e aktivitetit në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor që përmen-da më sipër. Nëse aktualisht të rinjve do t’u jepet një mundësi reale, për t’u njohur dhe an-

gazhuar me programimin dhe zbatimin e skemës për furniz-imin e fermerëve me naftë me çmim të reduktuar, do të kishim bërë edhe një investim madhor për të ardhmen e të gjitha sub-jekteve po kaq efiçente sa edhe vetë skema. Këshilli i Agrobi-znesit Shqiptar e ka një ndër objektivat kryesore zgjidhjen e këtij problemi madhor dhe tepër të vështirë, atë të anga-zhimit të të rinjve në sektorin e zhvillimit rural. KASH në këtë kuadër ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi me disa shoqata simotra dhe disa universitete si : Shoqata Biznes Albania, Bashkimi Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Dhoma Kombëtare e Zejtarëve, Shoqata e Prod-huesve Shqiptarë, “Qendra” Fo-rumi Ekonomik Mbarëshqiptar si dhe me Universitetin Bujqë-sor të Tiranës, Universitetin “Luarasi”, Universitetin “Po-lis” në Tiranë dhe Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Krahas punës së përbashkët me institucionet e sipërpërmendura, KASH po punon edhe me dona-torët që kanë objekt punësimin e të rinjve. Nga donatorët do të veçoja bashkëpunimin dhe arrit-jet shumë të mira me Projektin Risi Albania i financuar grant nga Qeveria e Zvicrës, i cili mid-is të tjerave ka si objekt kryesor edhe punësimin e të rinjve.

Sa është numri i subjekteve bujqësore të regjistruara dhe të formalizuara?

Familje që kanë përfituar tokë bujqësore me ligjin 7501 dhe ligjin për ndarjen e tokave të Ndërmarrjeve bujqësore në Shqipëri janë 460 mijë. Rreth 354 mijë subjekte janë regjis-truar fillimisht si fermerë. Sipërfaqja e tokës së ndarë është e copëzuar në 1 milion e tetëqind mijë parcela. Këto subjekte prodhojnë kryesisht ushqime për konsum vetiak, ushqime për blegtorinë dhe iu mbetet edhe një tepricë për treg. Numrin e fermerëve saktësisht është vështirë që ta deklaroj aktualisht sepse përditë kemi ndryshime ku po mbizotëron reduktimi i numrit. Por referuar sondazheve që Ne kemi bërë, na rezulton se është akoma i madh numri fermerëve që kanë tepricë produkti për t’u shitur në treg, të cilët janë potencial real për të rritur numrin e fermerëve të formalizuar, që kanë tepricë produkti për treg. Gjithashtu Ne kemi shumë sipërfaqe toke bujqësore veçanërisht në zonat rurale larg tregjeve dhe shumë të varfëra që çdo vit nuk kultivohet nga pronarët apo përdoruesit e saj. Sipas sondazheve tona me-satarisht mbeten çdo vit rreth 100 mijë ha tokë e pakultivuaar. Nga 354 mijë fermerë të regjis-truar në total, vetëm 50 mijë janë

të formalizuar, pra rreth 15 % e tyre. Në stadin e tanishëm të zhvillimit, mbas ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur veça-nërisht në këto 30 vite, Ne ako-ma s’kemi një koncept të plotë e të qartë se kush duhet konsid-eruar fermer dhe sa e si duhet mbështetur secili grupim.

Sipas konceptit Tim personal, fermer do të quaja atë subjekt i cili prodhon per vetëkonsum, për nevoja të blegtorisë dhe i rezul-ton një tepricë produkti për treg. Nëse subjekti që aktualisht e për-dor tokën apo blegtorinë vetëm për të prodhuar për vetëkonsum apo e lë atë pa e kultivuar, ashtu siç janë aktualisht një pjesë e madhe e përdoruesve të tokës, nuk duhet të konsiderohet më si fermer, por mund të quhet kop-shtar apo mund të gjendet edhe ndonjë tjetër emërtim. Gjithash-tu subjektin fermer të mos va-zhdojmë ta shohim të shkëputur edhe nga hallkat e tjera të rëndë-sishme të zinxhirit ushqimor. KASH aktualisht konsideron si fermer çdo subjekt që operon dhe u shërben disa prej hallkave më të rëndësishme të zinxhirit ushqimor. Gjithashtu po si-pas KASH, hallkat kryesore të zinxhirit ushqimor janë eviden-tuar: “Bujqësia”, “Blegtoria”, “Peshkimi dhe Akuakultura”, “Agrobiznesi”, “Agropërpuni-mi”, “Agroturizmi dhe Mjedi-si”, “Agropylltaria, Bimët aro-

matiko mjeksore dhe Bletaria”, “Tregjet Agro - Blegtorale”, “Financa dhe Mikrofinanca”.

Nëse do e konsiderojmë fermerin edhe si një subjekt me shumë rëndësi të këtyre hallkave, ta vlerësojmë veprim-tarinë dhe kontributin e tij edhe në funksion të këtyre hallkave do të konstatojmë se kemi poten-ciale të mëdha të pashfrytëzuara. Gjithashtu do të evidentojmë më qartë edhe difektet që kemi në politikën fiskale. Unë nuk do të bie asnjëherë dakord me ndryshimin në ulje, që u vendos brenda pak minutave nga parla-menti, pa u konsultuar me grupet e interesit, ulja e rimbursimit të TVSH për prodhimet e fermer-ëve nga 20% ne 6 %. Nëse do i analizojmë me kujdes efektet ekonomike negative jo vetëm për fermerët, por në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor, ky vendim nuk duhej marrë dhe duhet rishikuar pa humbur më shumë kohë. Efektet dhe paso-jat negative janë konkrete e të vërtetuara tashmë. Fermerëve iu reduktua tregu i shitjes dhe iu hoq një stimul me rëndësi për t’u formalizuar. Blegtorët reduktuan numrin e krerëve të bagëtive dhe rrjedhimisht edhe prodhimin e qumështit të freskët për tregun vendas. Qendrat e grumbul-limit po kërkojnë alternativa informale për të mos paguar në buxhet 14 % të TVSH së pam-

buluar për prodhimet që blejnë nga fermerët. Gjithashtu edhe agropërpunuesit, përpunuesit e qumshtit, ato të bimëve me-dicinale, të mjaltit, iu drej-tuan importit për të importuar qumësht të freskët e lendë të para nga rajoni e më gjerë. Im-porti i qumështit të freskët u rrit ndjeshëm si asnjëherë më parë. Edhe hallkat e tjera të zinxhirit ushqimor pësuan të njëjtat efekte negative.

Në vitin 2019, pati edhe protesta dhe derdhje qumështi nga fermerët për ndryshimin e rimbursimit të TVSH apo jo?

Po pati protesta nga sindikatat dhe drejtuesit e sindikatave të fermerëve kanë deklaruar se do i vazhdojnë protestat e tyre deri sa të ri-shikohet vendimi. Gjithash-tu KASH shpreson se edhe kërkesat dhe propozimet e bëra prej tij, veçanërisht për zgjidhjen e problemeve të Kooperimit dhe Koordinimit, Mekanizimit, Inovacionit dhe Dixhitalizimit, Përmisimin e disa ligjeve dhe akteve nënlig-jore, Rritjen e financimeve dhe mbështetjen e mikrofinancës, veçanërisht ato që janë në mbështetje të drejtpërdrejtë të hallkave të zinxhirit ushqimor, si dhe protestat e fermerëve nuk do të bien në vesh të shur-dhër. Kemi shumë besim edhe tek mbështetja e Ministres së re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral Znj. Milva Ekonomi, e cila është një njohëse shumë e mirë e politikave ekonomike dhe një eksperte e spikatur me shumë përvojë, për të bërë analiza e arritur në konkluzione të sakta.

Qendra ABA - Shërbime online fermerëve për zhvillimin e bujqësisë

Çfarë është platforma ABA Online?ABA Online është një platformë dixhitale që ofron informacione dhe shërbime në

sektorin e bujqësisë për të përmbushur nevojat e çdo fermeri shqiptar, me qëllim zhvillimin e tyre të biznesit dhe aftësive financiare.

Çfarë ofron platform ABA Online?Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet në Qendrën ABA janë të dizenjuara me qëllim zhvil-

limin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale të fermerëve, të cilat reflektohen në kohë reale në ABA Online, për të arritur çdo fermer në mbarë vendin.

• Informacione mbi teknologjinë e prodhimit, lëndët e para, plehrat kimike dhe or-ganike, pesticidet, çmimet e tregut, standardet për eksport dhe certifikimet bujqësore, ske-mat e subvencionit etj.;

• Njohuri teknike dhe praktike (bujqësi, blegtori) për çdo fazë të biznesit tuaj bujqësor;• Edukim financiar si dhe promovimin e praktikave më të mira në bujqësi e blegtori;• Krijimin e kontakteve dhe partneriteteve midis fermerëve, tregut dhe partnerëve të

zinxhirit të vlerës, për tregun ushqimor e blegtoral;

• Prezatimin e historive të suksesit të fermerëve dhe fermave bujqësore

Jeni fermer, tregtar i lëndëve të para, përpunues apo eksportues produktesh bujqësore dhe kërkoni informacion profesional për të rritur aktivitetin tuaj?

Bëhuni pjesë e platformës tonë për të zgjeruar biznesin tuaj sot!Përse duhet të regjistroheni në platformën ABA online?Regjistrimi juaj në një minutë në www.abaonline.al ju jep akses të plotë në:I. Krijimin e partneriteteve, bashkëbisedim në grup;II. Ekspertizë bashkëkohore për aktivitetin tuaj bujqësor;III. Tregun dhe Marketimin Online të produkteve tuaja.Regjistrohu tani dhe merrni më shumë shërbime të personalizuara!

Platforma ABA online është krijuar me iniciativën dhe mbështetjen e FED Invest dhe Projektit FIAS "Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri" financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA. Platforma është lançuar në Janar 2020.

Page 11: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

11 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUShЁ KRUJЁ

KësHillA në sHërbim të fermerëve

(Vijon nga numri i kaluar)

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në faqen 12)

Përgatiti: Luan HAJNODrejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Fushë-Krujë

MESAZHE PËR SPECIEN E DERRIT6. Trajtimet e kafshëve të fermës,Kundër zgjebeve:Kaloni një përzierje të Crésyl dhe vajit dhe

kulloni në trupin e kafshës, derisa sëmundja të zhduket.

Diazintoli ose Ivomec, gjithashtu mund të përdoret.

Kundër krimbave: (konsultohuni me Mjekun Veterinar)

Kundër krimbave Mund të përdoret, Ëormazine, Piperazine,

Finiëorm apo edhe Ivomec, konsultohuni me MjekunVeterinar

Kundër sëmundjeve të frymëmarrjes: Përdorni antibiotikë të tillë si Oxytetracy-

cline, Oxycare Pen dhe Strep ose Combi-otique.

Kundër mastitit: Mastiti është një inflamacion i gjirit për

shkak të grumbullimit të qumështit ose dëm-timit nga derrat. Trajtimi bëhet me produkte anti-inflamatore si Kineze Zoro, Tarzan ose injeksione të antibiotikëve. Që nga fillimi i shumimit, çdo kafshë duhet të identifikohet. Mbarështuesi duhet të mba-jë të dhënat e kujdesit, ushqyerjes dhe shumimit. Po kështu, ai duhet të ketë një fletore për të regjistruar të gjitha shpenz-imet dhe faturat e tij. Kjo është shumë e rëndësishme të dini nëse biznesi i tij sjell para apo jo!

7. Fermerë, specialista ju që dëshironi dhe keni vendosur të ndërtoni një fermë blegtorale duhet të keni parasysh aktivitetet e mëposhtmeKur krijoni një fermë, dhe në varësi të vep-

rimtarisë së saj (përzgjedhja, shumëzimi ose prodhimi), rekomandohet të merret në kon-sideratë situata gjeografike dhe mjedisore të zgjerimit të saj dhe veçanërisht distancën me:

• fermat e tjera,• rrugë me shumë transport kafshësh,• thertore,• zona e depozitimit të plehut• qendrat e riciklimit.- Nëse është e mundur, në krahasim

me erërat mbizotëruese, asnjë ndërtesë blegtorale nuk duhet vendosur në rrjedhën e poshtme (nën erërat) nga këto burime të mundshme të ndotjes së jashtme.

- Në mënyrë të ngjashme, ndarjet e bagë-tive të mundëshme për t’u kontaminuar (ma-terniteti, dosat barsa) duhet të vendosen në rrjedhën e sipërme (ndaj erës).

8. Fermerë, specialista të blegtorisë!Kur të kryeni në fermën tuaj instalimin e

disa paisjeve duhet të keni parasysh disa regulla dhe konkretisht.

- Fermeri duhet të ketë veshje të pastra dhe specifike për veten e tij dhe për kontribuesit e jashtëm (pantallona të gjera, këpucë ose çizme ose mbivendosje, veshje një përdorshme) dhe një sistem larjeje për duar (ujë, sapun dhe leckë të pastër ose letër të disponueshme).

- Në rast të futjes së pajisjeve të jashtme të zakonshme për disa ferma (makina me ultrat-inguj, pajisjet e matjes, marrjes së mostrave, etj.), duhet të pastrohet dhe dezinfektohet dhe / ose të mbulohet me një mbulesë mbrojtëse e disponueshme.

- Kërkohet ujë i bollshëm dhe ambjente e tua-letit të jenë të pajisur (sapun + peshqir dore) dhe pasi të realizoni shërbimet e duhura lajini duart. Kjo duhet të përsëritet pas përfundimit të punës në çdo grup të ndryshëm kafshësh, p.sh. kur përfundon punë në mëjmëri dhe kalon në grupin e maternitetit.

9. Fermerë, pronarë fermash blegtorale të species së derrave,kujdes ruani karantinën!Për të lejuar fermerin dhe cilindo që hyn në

fermë të respektohen rreptësisht këto rregulla higjienike.

- Rrekomandohet, të keni para hyrjes një gropë me një gjërësi sa sipërfaqia e hyrjes së fermës dhe me nje thellësi 15-20 cm që të mundësojë një lagie të mjeteve që futen në fermë dhe për puntorët dhe vizitoret bëhet një gropë tjeter me sipërfaqen e portës së hyrje për njërëzit. Si gro-pa e madhe për mjetet dhe e vogla për njërëzit duhet të jenë gjithmone me dizinfektues.

- Në hyrje duhet të vendoset një gabinë e vogët ku do të mund të kryhet dëzhurni nga per-soneli i fermës.

Në fermë duhet të ketë gjithashtu:- dush ose, minimumi, një lavaman me sapun

dhe peshqirë letre,- veshje të pastra dhe specifike njëpërdorim-

she mbulesa, çizme ose këpucë,)- një ngrohës.

10. Fermerë, pronarë fermash blegtorale, kujdes! Duhet tëluftoni dëmtuesit.

Menaxhimi i dëmtuesve- Duhet të merrni masa paraprake në lidhje

me:- ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave

për të parandaluar brejtësit, të gjithë gjitarët e tjerë (përfshirë kafshët shtëpiake)

- Kontrolli i dëmtuesve të përshkruar më poshtë do të zbatohet në fazën e ndërtimit dhe më pas. Këto masa nuk janë plotësisht të për-shtatshme për mbarështimin në natyrë.

Ju duhet të keni një plan kontrolli për luftimin e brejtësvePlani i kontrollit të brejtësve

Brejtësit (minjtë) janë vektorë të mundshëm të sëmundjeve (Trichinellosis, Salmonellosis, Leptospirosis, etj.)

Prandaj është e nevojshme të vendosen masa parandaluese dhe kontrolli.

Fermerë, për të luftuar brejtësit, duhet të përgatisni një plan të kontrol-lit të tyre.

Po ju rekomandojmë një, “Plani i kontrollit të dëmtuesve”

- Shmangni tërheqjen e brejtësve në ndërtesa.

• Brejtësit që mund të hyjnë në hapësira më të vogla se 1 cm (në vrimat e murit, në çarje të caktuara, nën dyer ose në galeritë e gërmuara nën themelet e ndërtesave, (për minjtë kafe), kontrolloni hyrjen totale në ndërtesë, e cila është shpesh e vështirë.

Masat kryesore parandaluese janë: - Pastroni perimetrin e jashtëm të ndërtesës:

hiqni grumbuj druri, skrap, kartoni, kanaçe mbe-turinash dhe mbeturinat e tjera.

- Brejtësit rrallë kalojnë në vendet e pambu-luara, mbajtja e anëve të ndërtesave me bar i favorizon ata, prandaj është e këshillueshme që rreth ndërtesave të zhvillohen një perimetër i zhavorrit të grimcuar.

• Ruani si duhet karkasat dhe mbetjet e ther-torev të derrave.

11. Si mund të eleminohen brejtësit që kanë hyrë në ndërtesa - Merrni pajisjet e nevojshme: karrem speci-

fik të helmuar për minj - Kuti për karrem, shmangni konsumimin e

produkteve nga kafshët e tjera - Minjtë dalin natën dhe për këtë arsye është

e vështirë të shikohen gjatë ditës. Duke qenë pothuajse të verbër, ata ndjekin mure që shër-bejnë si pikë referimi.

- Ata shpesh përdorin gypa, kanalizime dhe tuba për të gjetur ushqimin e tyre

- Një vizitë në ndërtesat në fillim të natës mund të ndihmojë në identifikimin e kalimit të tyre.

- Aty mund të ketë dy lloje minjsh, minjtë e zinj dhe minjtë e Norvegjisë dhe/ose të kanalizi-meve.

- Minjtë e zinj ngjiten lehtë dhe për këtë arsye gjenden në çati, korniza, papafingo, tavane të rreme. Ata janë akoma duke ikur në strehimore të larta. Prandaj, karremët duhet të poziciono-hen atje, duke favorizuar kalimet dhe duke iden-tifikuar gjurmët e tyre, mbetjet që ata lënë (dëmi i bërë nga minjtë, gjurmët e kalimit në pluhur, gjurmët, copëzat, afër ushqimi).

- minjtë e Norvegjisë (ose minjtë e kanalizi-meve)

Minjtë e Norvegjisë (ose minjtë e ka-nalizimeve) jetojnë në gërmadha të gërmuara

në tokë. Kutitë me karemet (helmet për minjtë)

duhet të vendosen të gjitha hyrjet e ka-nalizimeve përgjatë mureve të jashtme, në vendkalimet e identifikuara nga gërvishtjet, gjithashtu afër vendeve të ushqimeve, grum-bujve, tubave të evakuimit të plehut organik ose ujit në hyrje të burroës dhe ndërtesat (derë, vrimat).

- Këta lloj minjsh janë më pak të matur se minjtë e tjerë dhe janë më të lehtë për tu identifikuar sepse lëvizin më shumë gjatë ditës dhe pikat e tyre të lëvizjet mund ti shofim lehtësisht duke pozicionuar kamerat në atë drejtim. Zakonisht foletë i bëjnë sa më afër ushqimit.

Gjithashtu pothuajse të verbër, ata vrapoj-në përgjatë mureve, kabllove, tubave dhe galerive që ata kanë hapur duke gërmuar vazhdimisht.

- Kutiat me helm kundër minjve duhet të vendosen pranë ushqimit, në kalimet e kara-kterizuara nga dëmtimi i shkaktuar (vrimat në polistiren, kabllot elektrike të gllabëruar, kar-tonat dhe qeset e ushqimit të grumbulluar, mbeturinat), përgjatë mureve, tubave, kabllot vertikale.

Bëni një plan vendndodhjeje për karrem (kuti me helm për minjtë)

-Vendosni vendndodhjen e gun-gave (janë shënja që kanë gër-ryer minjtë) në një plan tokësor të ndërtesave

- Një shfarosje e mirë e miut zgjat nga 4 deri në 6 javë për minjtë e zinj dhe ofro 2 muaj për minjtë e kanalizimeve

- Pastaj vazhdoni të vëzhgoni duke lënë disa karremë në vendet më të frekuentuara për të zbuluar ose parandaluar ndonjë ri-infektim.

Mund të ndodhë që nuk do të keni rezultat në luftën kundër minjve. Atëhere Cilat mund të jenë gabimet që ju kemi bërë gjatë trajtimit?

Shkaqet kryesore të dështimit të trajtimit

- Produkti nuk konsumohet: nuk është i përshtatshëm që brejtësi të eleminohet ose mund të mos jetë mjaft i shijshëm.

- Produkti vendoset në sasi të pamjaf-tueshme ose trajtimi është ndalur shumë herët.

- Masat parandaluese (mirëmbajtja rreth fermës) janë të pamjaftueshme.

12. Pronarë të fermave blegtorale, fermerë që mbarështoni kafshë ferme pranë shtëpive tuaja Kujdes!

Temperaturat po rriten, insektet zhvillohen me shpejtësi

Plani i kontrollit të insekteve, parandalimi

- Luftoni kundër formimit të zgjebes në sipërfaqen e pllakave të ndërtesës.

Page 12: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

12 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021

KësHillA në sHërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon nga faqja 11)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUShЁ KRUJЁ

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Fushë-KrujëE-mail:[email protected]

- Në dhomat me parashtesa: Boshatisni, lani dhe dezinfektoni parashtesat midis secilës ndarje të stallës.

Praktikoni metodën e njohur plot - bosh duke disifektuar kur sipërfaqet e stallave të jenë bosh.

Kryeni një trajtim larvëvrasës në gjithë sipërfaqen.

Duhet të tregoni kujdes në manipulimin e plehut dhe mbeturinave në formë kavelete, duke rritur cilësinë e plehut, ruajtjen e vler-ave fertilizuese të tij si dhe pamundësinë e shtimit të insektëve të dëmshëm.

Vazhdimisht duhet- Të grumbulloni dhe të evakuoni sa më

shumë jashtëqitje (gropë, korridore ...).- Aplikoni një protokoll të rregullt pastrimi-

dezinfektimi.

Në përgjithësi:• Sigurohuni që zona përreth gropave të

mbahet e pastër, për të zvogëluar praninë e larvave të insekteve.

- lani rrugicat e ushqimit.

Mjetet e kontrollit në rast të infek-timit nga insektet

• Kontrolli biologjik (mizat grabitqare larvat e të cilëve ushqehen me mizat e shtëpive)

• Kontroll mekanik (kurthe ngjitëse, etj.)• Kontrolli kimik:- Sapo të shfaqen mizat e para, kryeni

një trajtim thellë në të gjitha ndërtesat (tav-ani, muret).

- Përdorni produkte të aprovuar, duke re-spektuar rekomandimet e prodhuesit.

- Rinovoni rregullisht trajtimet.

13. Mesazhe për specien e derritFermerë kujdes periudhen e

Barrësmërisë!Verifikimi i BarrësmërisëBëhet 21 ditë pas çiftëzimit. Ekzistojnë 2

metoda:- Kalimi i mashkullit para dosës;

nëse femra refuzon, ajo është barse

- monitorimin e kthimit të afshit.

Përgatitja para pjelljesBarrësmëria zgjat 114 deri në 115 ditë,

d.m.th 3 muaj, 3 javë dhe 3 ditë.Para pjelljes, duhet të merren hapat e

mëposhtëm:- izoloni dosën barse nga dosat e tjera

nga muaji i 3-të për të shmangur një abort.

- dizifektoni nga parazitët e jashtëm dhe të brendshëm (Wormazine, Piperazine, Finiworm) 2 javë para pjelljes.

- duhet të realizohet ndryshimi i ushq-imit: ndryshimi nga ushqimi i të rriturve në ushqimin e derit, në një ushqim pasur me proteina dhe i cili ndihmon dosën në një prodhim optimal të qumështit

- përgatisni shtratin ku do të pjellë dosa (pak sanë ose kashtë)

14. Ardhja e momentit të pjelljes shpallet nga ënjtja e gjirit dhe vulvës, shfaqja e qumështit dhe axhitimi i femrës.

Kujdes!Gjatë pjelljes, monitoroni femrën pa e

shqetësuar atë. Pjellja zgjat midis 2 dhe 6 orë. Midis çdo lindje (dalje gici), zgjat rreth 15 minuta. Pas pjelles, groposni placentën, pris-ni menjëherë kordonin e kërthizës 3 cm nga barku dhe dezinfektojeni me alkool jod ose metilen blu. Është e nevojshme të sigurohemi që gicat të thithin qumështin e parë (Colos-trum), të pasur me antitrupa që mbrojnë derrat nga sëmundjet.

15. Prerja e dhëmbëve te gicat3 ditë pas lindjes, dhëmbët e gicave duhet

të priten për të mos lejuar që ata të dëmtojnë gjirin e dosjes gjatë pirjes së qumështit ose të dëmtojnë njëri-tjetrin

Pas prerjes, jepni një produkt që përmban hekur (për shembull Ferrodextran: 2 ml për gic).

Nëse nuk keni hekur, siguroni derrat me tokë të kuqe.

16. Kastrimi (tredhja)Kastrimi promovon rritjen dhe eliminon erën

hormonale dhe më pas mishi merr një shije më të mirë. Është më e lehtë për të kastruar një derr të ri (me moshë para 3 javësh), sepse kërkon më pak përpjekje nga operatori dhe plaga rrjedh më pak.

Këputja (shkëputja gicit nga gjiri i dosës)

Ndarja midis dosës dhe gicave të saj quhet (shkëputje). Bëhet 6 javë pas lindjes në ferma 20-30 krerë dhe 21 ditë në fermat e mirëorga-nizuara dhe/ose në fermat me teknologji avan-garde.

Gjatë 2 ditëve paraprake të ndarjes, dosa nuk duhet të hajë. Kjo ngadalëson sekretimin e qumështit dhe përshpejton kthimin e afshit.

17. HigjienaCilido qoftë kujdesi i dhënë ose ushqimi i

dhënë, pa higjenë të mirë; gjithmonë do të ketë

sëmundje.

Rregullat themelore që duhen ndjekur:Për mjedisin- Mbani pastër ambientin e ndërtesës.- dysheme e çimentuar: lajeni atë çdo ditë

dhe dezinfektojeni një herë në javë.- kati i tokës: fshij çdo ditë.

Për materialin- lani ushqyesit dhe ujëpirjet çdo ditë.

Për kafshët- Izoloni kafshët sëmura, të aksidentuara dhe

trajtoini ato deri në rikuperimin e plotë.- Për të mos stresuar kafshët:Shmangni zhurmën, futuni në ndërtesë në

mënyrë diskrete, pa rënë në sy nga kafshët (gjë që bën të mundur vëzhgimin dhe zbulimin e të sëmurëve):

- Shërbejuni së pari kafshëve të shëndet-shme në mënyrë që të mos ju transmetohet sëmundje.

Izoloni të sëmurëtsëmundjetSëmundjet më të zakonshme janë zgjebja,

krimbat, diarreja, sëmundjet e frymëmarrjes dhe mastiti.

18. Trajtimet

Kundër zgjebeve:Kaloni një përzierje të Crésyl dhe vajit dhe

kulloni në trupin e kafshës, derisa sëmundja të zhduket. Diazintoli ose Ivomec, gjithashtu mund të përdoret. Kundër krimbave: (konsultohuni me Mjekun Veterinar)

Kundër krimbaveMund të përdoret, Wormazine, Piperazine,

Finiworm apo edhe Ivomec: (konsultohuni me Mjekun Veterinar)

19. Kundër sëmundjeve të frymë-marrjes:

Përdorni antibiotikë të tillë si Oxytetracycline, Oxycare Pen dhe Strep ose Combiotique.

Kundër mastitit: Mastiti është një inflamacion i gjirit për

shkak të grumbullimit të qumështit ose dëm-timit nga derrat. Trajtimi bëhet me produkte anti-inflamatore si Kineze Zoro, Tarzan ose injeksione të antibiotikëve. Që nga fillimi i shumimit, çdo kafshë duhet të identifikohet. Mbarështuesi duhet të mbajë të dhënat e ku-jdesit, ushqyerjes dhe shumimit. Po kështu, ai duhet të ketë një fletore për të regjistruar të gjitha shpenzimet dhe faturat e tij. Kjo është shumë e rëndësishme të dini nëse biznesi i tij sjell para apo jo!

MESAZHE PËR SPECIEN E DERRIT 20. Kushtet e strehimit të derraveTë nderuar, fermerë, specialistë,

ju që dëshironi të mbarështoni derra, duhet të respektoni fillimisht standartet e ndërtimit.

- Është e nevojshme të respektohen stan-dardet e sipërfaqes në tokë për krerë në këtë mënyrë ju do të kufizoni problemet shënde-tësore më të shpeshta (në rast të mbipeshes (rritje)

Kontaktit midis kafshëve, ngarkesës mik-robike.).

21. Më poshtë do të gjeni normat e strehimit që duhet të përdorni për derrat

- Pas këputjes - gicat me peshë 10 kg duhen 0.15 m2 /

krerë- Nga 20 deri në 30 kg: 0.30 m2 krerë- Nga 30 në 50 kg: 0,40 m2 krerë

Majmëria - Nga 50 në 85 kg: 0,55 m2 krerë- Nga 85 në 110 kg: 0.65 m2 krerë- Mbi 110 kg: 1 m2 krerë

Paradosat në karantinë 1 muaj pas ndërzimit kërkohet 1m2/krerë

Vendqëndrimi i Harcave dhe dosave barse

Paradosa në grup: 1.64 m2/krerë(+ 10% nëse grupi <6 kafshë)(-10% nëse grupi 40 kafshë) -Dosat në grup: 2.25 m2/krerë(+ 10% nëse grupi <6 kafshë-10% nëse grupi ≥ 40 kafshë)Harcii 6 m2 (ose 10 m2 në rast ndërzim

natyror)

22. Standardet e mirëqenies duhet të respektohen:• Lejoni kafshët të kenë akses në një

zonë të përshtatshme të thatë dhe të pastër të gjumit, duke lejuar të gjitha kafshët të sh-trihen në të njëjtën kohë.

• Duhet të mbani ambiente dhe materi-ale që nuk mund të dëmtojnë kafshët (p.sh. mungesa e materialit të mprehta) dhe të cilat mund të pastrohen dhe dezinfektohen lehtësisht.

Ruajtja e rinovimit të mjaftueshëm të ajrit në ndërtesa duke përdorur një sistem sta-tik ose dinamike dhe temperaturat brenda kufijve që nuk dëmtojnë kafshët (psh: as-një kafshë nuk duhet të ndjejë ndryshime të menjëhershme përveç kushteve të jashtëzakonshme të motit. Kur ventilimi i një ndërtese sigurohet nga një sistem ventilimi artificial, ndërtesa duhet gjithashtu të ketë një sistem të efektshëm të ventilimit urgjent (i cili mund të jetë mekanik, siç janë dritaret, ose artificiale) si dhe një sistem operativ alarmi.

• Në ndërtesa, siguroni dritë të mjaf-tueshme (intensiteti të paktën i barabartë me 40 luks) për minimumi 8 orë.

Page 13: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

AGROBIZNESI13 E Premte, 5 Shkurt 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 14)

(Vijon nga faqja 2)

Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2021Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Pamja e qiellit gjatë muajit shkurt 2021Më 11 shkurt - Hëna e Re.

Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën20:05 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të dobëta si galaktikat dhe tufat e yjeve sepse nuk ka dritë hëne për të ndërhyrë.

Më 27 shkurt - Hëna e plotë. Hëna do të jetë e vendo-sur në anën e kundërt të Tokës si Dielli dhe faqja e saj do të ndriçohet plotësisht. Kjo fazë do të ndodhë në orën 09:17 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme vendase amerikane si Hëna e Dëborës sepse dëbora më e rëndë zakonisht binte gjatë kësaj kohe të vitit. Meqenëse gjuetia është e vështirë, kjo hënë është njohur gjithashtu nga disa fise si Hëna e urisë, pasi moti i ashpër e bëri të vështirë gjuetinë.

Parashikimi i motit për muajin shkurt 2021Shkurti në Tiranë ndikohet

nga klima Mesdhetare Breg-detare. Gjatë këtij muaji në Ti-ranë, në shkurt mund të prisni: shi i shpeshtë, herë pas here mjegull, kohë pas kohe stuhi, borë të rrallë dhe prisni mot më të freskët. Diapazoni i tem-peraturave mesatare të ditës do të jenë rreth 11° C dhe 18° C. Zakonisht java e tretë do të jetë më e nxehta në shkurt. Por mos harroni se mund të ndodhin Shi, Stuhi dhe Mjegull. Ngjarje të motit që mund të ndodhin gjatë shkurtit në Tiranë: 17 herë Shi, 2 herë Mjegull, 6 herë Stuhi, më pak se 1 herë Dëborë. Tirana në shkurt do të përjetojë ditë jo aq të nxehta me qiell me re pothu-ajse të mbuluar plotësisht. Në mënyrë tipike temperatura do të

luhatet rreth 14° C dhe do të ndi-het për 12° C dhe era do të jetë erë e lehtë. Temperaturat e larta ditore do të rriten me 2° C, nga 12°C në 13° C, rrallë do të bien nën 7° C ose do të tejkalojnë 18 ° C. Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me rreth 2° C, nga 1° C në 2° C, rrallë do të bien nën -4° C ose tejkalojnë 7° C. Për referencë, më 2 gusht, dita më e nxehtë e vitit, temperaturat në Tiranë, zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 ja-nar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C.

Zhvillimi i reveMuaji shkurt në Tiranë, do

të përjetojë mbulim në thelb të vazhdueshëm të reve, me përq-indjen e kohës që qielli është i vrenjtur ose kryesisht me re duke mbetur rreth 52% gjatë gjithë muajit. Shansi më i lartë i vranë-sirave ose kushteve kryesisht me re është 53% më 23 shkurt.

Dita më e qartë e muajit është 14 shkurt, me kushte të pastra, kryesisht të kthjellëta, ose pjesër-isht të vrenjtura 50% të kohës.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

Drita e DiellitGjatë muajit shkurt në Ti-

ranë, gjatësia e ditës do të rritet me shpejtësi. Nga fillimi deri në fund të muajit, gjatësia e ditës do tërritet me 1 orë, 8 minuta, duke nënkuptuar një rritje me-satare ditore prej 2 minutash, 32 sekonda dhe rritje javore prej 17 minutash, 45 sekonda.

Dita më e shkurtër e muajit do të jetë 1 shkurti, me 10 orë,

5 minuta dritë dite dhe dita më e gjatë do të jetë 28 shkurti, me 11 orë, 14 minuta dritë ditë.

Për referencë, më 21 qer-shor, dita më e gjatë e vitit, Dielli lind në 5:07 të mëngjesit dhe perëndon 15 orë, 10 minu-ta më vonë, në orën 20:17, ndërsa më 21 dhjetor, dita më e shkurtër e vitit, dielli lind në orën 7:03 të mëngjesit dhe perëndon 9 orë, 11 minuta më vonë, në 4:14 pasdite.

ReshjetNjë ditë e lagësht konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Shkurti është në përgjithësi muaj i lagësht dhe me shi. Të gjithë duhet të jenë të përgatitur për shi, mjegull, stuhi dhe dëborë gjithashtu. Në Tiranë, mundësia e një dite të lagësht gjatë janarit do të jetë në thelb konstante, duke mbetur rreth 28% gjatë gjithë kohës.

Për referencë, shansi më i lartë ditor i vitit për një ditë të lagësht është 36% në 4 dhjetor, dhe shansi më i ulët është 10% në 6 korrik.

Gjatë muajit shkurt në Tira-në, shansi i një dite me vetëm shi mbetet një konstante thel-bësore 29% gjatë gjithë kohës, shansi i një dite me borë dhe shi të përzier mbetet në thelb kon-stant 1% gjatë gjithë kohës dhe shansi i një dite bora mbetet një konstante thelbësore 0% gjatë gjithë kohës.

Sasia mesatare e reshjeve 28 -ditore gjatë muajit shkurt në Tiranë, do të jenë në thelb konstante, duke mbetur rreth 70 milimetra përgjatë muajit dhe rrallë do të tejkalojnë 126 milimetra ose bien nën 14 mili-metra.

Gjatë muajit shkurt në Tira-në, parashikohen të bien rreth

156.6mm shi, në 86 orë, ndër-sa në Korçë parashikohen të bien rreth 138.1 mm shi, 96.3 cm dëborë dhe 43.7mm akull, në156 orë. (Tabelat më sipër)

Page 14: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

AGROBIZNESI14 E Premte, 5 Shkurt 2021

(Vijon nga faqja 13)

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 15)

Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2021

Lagështia e AjritNe e bazojmë nivelin e opti-

mumit të lagështisë në pikën e vesës, pasi ajo përcakton nëse djersa do të avullojë nga lëku-ra, duke ftohur kështu trupin. Pikat më të ulëta të vesës ndi-hen më të thata dhe pikat më të larta të vesës ndihen më të lagështa. Ndryshe nga tem-peratura, e cila zakonisht ndry-shon ndjeshëm midis natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë

të ndryshojë më ngadalë, kësh-tu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi ndiqet zakonisht nga një natë me zagushi.

Gjatë muajit shkurt, pika e vesës do të jetë rreth 5 (pak e thatë për disa njerëz).

Mundësia që një ditë e cak-tuar të jetë me zagushi në Ti-ranë, është në thelb konstante gjatë shkurtit, duke mbetur rreth 0% gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 73%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %. Këto janë kushte pozitivisht të pafavor-shme për një shëtitje. Ju mund të ndjeni një plogështi.

Për referencë, më 6 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta në 35% të kohës, ndërsa më

16 dhjetor, dita më pa za-

gushi e vitit, ka kushte të mprehta në0% të kohës.

HumIndex është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili tre-gon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kom-binimin e temperaturës dhe lagështisë.

Humindex relativisht do të variojë nga 6 (pak ose pa siklet) në 9 (pak ose pa shqetësim) gjatë një shkurti tipik .Vlera e HumIn-dex për Tiranën, do të jetë 14, që do të thotë që ju mund të ndjeni pak ose aspak shqetësim.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve mesatare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe faktorë të tjerë, dhe shpe-jtësia dhe drejtimi i erës ndry-shojnë më gjerësisht se mesa-taret e orëve.

Gjatë muajit shkurt, shpe-jtësia e erës ndryshon nga 7 km/orë në 8 km/orë. Kjo do të thotë që duhet të përgatitet për një fllad të këndshëm.

Shpejtësia mesatare e erës për orë në Tiranë, është thel-bësisht konstante gjatë muajit shkurt, duke mbetur brenda 0,1 metra në sekondë prej 3,7 metra në sekondë gjatë gjithë kohës.

Shpejtësia mesatare më e lartë ditore e erës gjatë shkurtit do të jetë3.7 metra në sekondë më 5 shkurt.

Drejtimi i erës në Tiranë gjatë muajit shkurt, do të jetë kryesisht nga lindja, me një përqindje kulmore prej 50% në 3 shkurt.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e përcak-tuar si periudha më e gjatë e va-zhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperaturë bazë, e cila shpre-het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa Sezoni i rritjes (periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Në shkurt, gjatësia e ditës gradualisht vazhdon të rritet me afërsisht 68 minuta.

Muaji shkurt në Tiranë, ka më shumë të ngjarë të jetë jo plotësisht jashtë sezonit të rritjes, me mundësinë që një ditë e caktuar të jetë në sezonin e rritjes duke u rritur nga 1% në 20% gjatë muajit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rriten gradualisht gjatë muajit shkurt, duke u rritur me 21° C, nga 14° C në 35° C gjatë gjithë kohës.

Presioni atmosferik gjatë muajit shkurt, do të jetë i ulët, në kufijtë 1012 hPa, ndër-kohë që presioni më i përshtat-shëm atmosferik për sistemin

kardiovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në shkurt, pre-sioni atmosferik nuk do të jetë shumë i favaorshëm dhe njerëzit nuk do ta ndjejnë veten shumë mirë.

Shikueshmëria, e cila tregon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë mua-jit shkurt do të jetë 8.5 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e dukshme dhe rrezatimin ultra-vjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gjatë mua-jit shkurt, duke u rritur me 1.0 Kwh, nga 2.4 kWh në 3.4 kWh gjatë gjithë kohës.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku kryesor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rrezatimit UV që ar-rin tokën në çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. Indeksi i rrezatimit UV përcaktohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më të lartë të djegieve nga dielli dhe dëm-timit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ul-traviolet (UV), gjatë mua-jit shkurt, do të jetë i ndry-shueshëm sipas ditëve të muajit

dhe do të lëvizë në kufijtë 1-4 në Tiranë (me mesatare ditore 2.39) dhe në kufijtë 1-4 në Korçë (me mesatare ditore 2.03). (Shih pasqyrat më lart)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit shkurt 2021Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomando-hen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopsh-tari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit shkurt 2021, për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën

Page 15: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

AGROBIZNESI15 E Premte, 5 Shkurt 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2021

dhe ky është çelësi me të cilin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë parim-in e thjeshtë se rendi natyror i gjërave është një grumbull i pro-ceseve ritmike të përsëritura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikojnë në qenien njerë-zore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet

të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetësore dhe të përditëshme të qenjeve të gjalla. Sipas traditës mendo-het se kur Hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjerësisht se aktivitetet do të jenë më të frytshme apo të çojnë në re-zultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë

(çereku i parë dhe i dytë i hë-nës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjellor-inë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe hënës së re (çereku i tretë dhe i katërt i hë-nës), është koha më e mirë për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në konsideratë edhe për marrëdhënien që ka Hëna me 12 shënjat sunduese të zo-diakut. Kështu në bazë të kom-binimeve dhe marrëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale,

përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: NAFTA PËR BUJQËSINË - KASH: KOMPANISË ......Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 407 Çmimi 125 lekë E Premte, 5 Shkurt 2021 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit

16 AGROBIZNESI E Premte, 5 Shkurt 2021