76
1 BE- Shqipëri Nënkomiteti mbi Bujqësinë dhe Peshkimin Bruksel, 14 Shkurt 2013 3. Marrdhëniet tregtare në sektorin e Bujqësisë Treguesit e përgjithshëm bujqësor të eksport - importeve Volumi tregtar i sektorit të bujqësisë dhe ushqimit për 11 mujorin e vitit 2012 ishte afersisht 699 milion Euro me një rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011 dhe bilanci tregtar import/eksport ishte afërsisht në raportin 7:1. Tabela 1: Tregtia e jashtme e Shqipërisë (000 Euro) Përshkrimi 11 mujori 2011 11 mujori 2012 Indeks 11 mujor 2012/2011 EKSPORTI TOTAL 76,226 85,303 111.9 Eksport EU 54,639 57,949 106.1 Eksport CEFTA 13,962 17,825 127.7 Eksport vendet e tjera 7,625 9,529 125.0 IMPORTI TOTAL 596,600 613,249 102.8 Import EU 346,325 324,502 93.7 Import CEFTA 81,304 83,696 102.9 Import vende të tjera 168,970 205,051 121.4 Burimi: Instat Për periudhën 11 mujore të vitit 2012 niveli i eksportit u rrit me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011, ndërsa importet kanë pësuar një rritje prej 2.8%, duke krahasuar të njëjtën periudhë. Ndërkohë që BE vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ku shkojnë rreth 67.9% e të gjitha eksporteve Shqiptare të produkteve bujqësore (në vlerë) dhe nga origjinojnë 52.9% e importeve Shqiptare. Për sa u përket pjesës tjetër të eksporteve 20.9% e tyre shkojnë në vendet e CEFTA-s dhe 11.2% në pjesën tjetër të botës. Në krahun e importeve, 13.6% e tyre origjinojnë nga vendet e CEFTA dhe 33.4% nga pjesa tjetër e botës. Krahasuar me ecurinë e viteve të mëparshme vihet re një frenim i rritjes së nivelit të importeve ndërkohë që rritmi i rritjes së eksporteve vazhdon të mbetet i lartë.

Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

1

BE- Shqipëri Nënkomiteti mbi Bujqësinë dhe Peshkimin

Bruksel, 14 Shkurt 2013

3. Marrdhëniet tregtare në sektorin e Bujqësisë

– Treguesit e përgjithshëm bujqësor të eksport - importeve

Volumi tregtar i sektorit të bujqësisë dhe ushqimit për 11 mujorin e vitit 2012 ishte afersisht

699 milion Euro me një rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011 dhe

bilanci tregtar import/eksport ishte afërsisht në raportin 7:1.

Tabela 1: Tregtia e jashtme e Shqipërisë (000 Euro)

Përshkrimi 11 mujori 2011 11 mujori 2012 Indeks 11 mujor

2012/2011

EKSPORTI TOTAL 76,226 85,303 111.9

Eksport EU 54,639 57,949 106.1

Eksport CEFTA 13,962 17,825 127.7

Eksport vendet e tjera 7,625 9,529 125.0

IMPORTI TOTAL 596,600 613,249 102.8

Import EU 346,325 324,502 93.7

Import CEFTA 81,304 83,696 102.9

Import vende të tjera 168,970 205,051 121.4 Burimi: Instat

Për periudhën 11 mujore të vitit 2012 niveli i eksportit u rrit me 11.9% krahasuar me të

njëjtën periudhë të vitit 2011, ndërsa importet kanë pësuar një rritje prej 2.8%, duke

krahasuar të njëjtën periudhë. Ndërkohë që BE vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i

Shqipërisë, ku shkojnë rreth 67.9% e të gjitha eksporteve Shqiptare të produkteve bujqësore

(në vlerë) dhe nga origjinojnë 52.9% e importeve Shqiptare. Për sa u përket pjesës tjetër të

eksporteve 20.9% e tyre shkojnë në vendet e CEFTA-s dhe 11.2% në pjesën tjetër të botës.

Në krahun e importeve, 13.6% e tyre origjinojnë nga vendet e CEFTA dhe 33.4% nga pjesa

tjetër e botës.

Krahasuar me ecurinë e viteve të mëparshme vihet re një frenim i rritjes së nivelit të

importeve ndërkohë që rritmi i rritjes së eksporteve vazhdon të mbetet i lartë.

Page 2: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

2

Grafiku nr. 1: Eksporti dhe importi për 2010

3.1 Zhvillimet më të fundit në tregtinë dypalëshe të produkteve bujqësore bazë

(shkëmbimi i statistikave – të shprehura në €)

Tregtia dy palëshe (BE-Shqipëri) për produktet bazë ushqimore për periudhën 11 – mujore

2011 – 2012 jepet në tabelat e mëposhtme.

Tabela 2: Tregtia e produkteve bazë EU-Shqipëri (000 euro)2

009-2010

Emërtimi 11 mujori 2011 11 mujori 2012 Indeks 11 mujor

2012/2011

Eksport 24,998 26,168 104.7

Importi 176,031 146,174 83.0

Volumi 201,029 172,342 85.7

Bilanci -151,033 -120,006 79.5

Burimi : INSTAT

Siç shihet nga tabela 2, volumi tregtar i produkteve bazë është ulur me 14.3% dhe kjo ulje ka

ardhur si rezultat i uljes së importeve me 17.0%. Si rezultat i uljes së importeve bilanci tregtar

i produkteve bazë (për periudhën 11 mujore) është përmirësuar me rreth 20.5% në krahasim

me 11 mujorin e 2011.

Grafiku nr. 2: Tregtia e produkteve bazë 1 janar – 30 nëntor 2011-2012

2011 2012

24,998 26,168

176,031

146,174

201,029172,342

-151,033-120,006

Export Import Turnover Balance

Export EU68%

CEFTA21%

Othercountries

11%

Eksportet sipas destinacionit

Export EU53%CEFTA

14%

Other countries 33%

Importet sipas origjinës

Export Import Turnover Balance

24,998

176,031201,029

-151,033

26,168

146,174172,342

-120,006

2011 2012

Page 3: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

3

Eksporti i produkteve bazë me vendet e EU

Tabela Nr. 3: Produktet bazë bujqësore më të eksportuara për periudhën 1 janar – 30 nëntor

2011-2012

Kodi Përshkrimi Pesha Neto (Ton) Vlera (000 Euro)

2011 2012 2011 2012

1211 Bimet medicinale 4,658.0 4,780.0 8,837.0 9,194.0

4101 Lekure e sholle te papërpunuara te

gjedheve apo kuajve 1,160.0 1,398.0 3,446.0 3,878.0

Kodi Përshkrimi Pesha Neto (Ton) Vlera (000 Euro)

2011 2012 2011 2012

2401 Duhan i papërpunuar mbeturina

duhani 914.0 842.0 2,942.0 2,678.0

0407 Vezet e zogjve 1,143.0 2,218.0 731.0 2,386.0

1214 Rrepe suedeze, mangold, rrenjët e

tagjise, bar i thate, jonxhe etj. 861.0 987.0 1,372.0 1,759.0

0802 Nuts 884.0 1,113.0 907.0 1,438.0

0702 Domate 2,338.0 4,339.0 1,484.0 1,388.0

1210 Boçet e Hop, te freskëta apo te thara 674.0 697.0 573.0 563.0

0807 Pjeprat (perfshire shalqinjte) dhe

papaja te fresketa 3,728.7 2,356.0 774.1 531.0

0910 Ginger,shafran,turmeric, trymze, gjethe dafine 156.0 184.0 298.0 328.0

0713 Perime të thata, të qëruara 122.0 174.0 177.0 260.0

0602 Bimë të gjalla 347.0 271.0 192.0 174.0

1209 Farat, frutat dhe sporet, 193.0 73.0 420.0 167.0

0106 Kafshe te gjalla te tjera 56.0 26.0 296.0 143.0

0707 Kastravecat e zakonshem dhe

kastravecat e vegjel 549.0 382.0 368.0 136.0

0705 Marule dhe çikore, e freskët 11.0 226.0 10.0 126.0

Burimi : INSTAT, Procedura statistikore 1

Siç shihet nga tabela 3, edhe për 11 mujorin e vitit 2012 grupi kryesor i produkteve me

peshën më të madhe specifike, në totalin e eksporteve, vazhdon të jetë ai i bimëve medicinale

me 35.1%, grup i cili ka pasur një rritje të lehtë për periudhën 11 mujore 2012 prej afërsisht

4% të eksporteve (në vlerë) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Dy grupet e tjera

më të eksportuara janë ato “lëkurë e shollë të papërpunuara të gjedheve apo kuajve” dhe

grupi “duhan i papërpunuar dhe mbeturina duhani” që përbëjnë përkatësisht 14.8% dhe

10.2% të totalit të vlerës së eksporteve shqiptare në 11 mujorin e vitit 2012. Një rritje të

konsiderueshme ka patur i grupi i produkteve “vezë zogjsh”, ku eksporti është rritur me

226.4% (ose 3.3 herë).

Gjithashtu vlen të theksohet se vazhdon një rritje shumë e ndjeshme e perimeve, me grupin e

domateve që ka pasur një rritje të sasisë së eksporteve me 85.6%, grupi “marule dhe çikore e

freskët” që ka një rritje me rreth 12.6 herë. Rritje të konsiderueshme kanë patur edhe grupet

“kajsi, qershi, pjeshkë” (kodi 0809) dhe produktet e grupit 2009 “leng frutash dhe perimesh”

me respektivisht 36 dhe 58 herë të vlerës së eksportit. Gjithashtu rritje ka patur edhe “nuts”

Page 4: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

4

me mbi 58% te vlerës së eksporteve, duke përbërë 6.7% të totalit të vlerës së eksporteve nga

5.5% në 2011.

Këto grupe duket se po ndjekin një tendencë rritëse që vazhdon prej disa vitesh dhe duket se

këto produkte do të jenë ato të me të cilat Shqipëria do të vazhdojë të jetë (dhe të

përmirësojë) pozicionin e vet konkurrues.

Importi i produkteve bazë me vendet e EU-së

Tabela 4: Produktet bazë më të importuara Produktet bazë bujqësore më të eksportuara për

periudhën 1 janar – 30 nëntor 2011-2012

Kodi Përshkrimi Pesha (Ton) Vlera (000 Euro)

2011 2012 2011 2012

1512 Sanflower, sunflower/cotton-seed oil 7,813 8,353 10,134 10,062

0805 Citrus fruit, fresh or dried 25,129 22,115 10,302 9,409

0901 Coffee 1,339 1,429 7,229 8,206

0207 Meat&edible offal of poltry meat 6,815 7,653 6,967 7,882

1001 Wheat and meslin 116,086 29,733 35,100 7,870

0808 Apples, pears and quinces, fresh 13,005 13,727 7,229 7,841

0103 Live swine 5,656 5,860 7,065 7,401

0102 Live bovine animals 4,147 4,419 6,912 7,288

1006 Rice 6,605 7,975 4,779 5,332

2309 Animal feed preparations, nes 5,031 5,288 4,505 4,486

0406 Cheese and curd 1,374 1,151 4,552 3,910

2204 Wine of fresh grapes 1,748 1,720 3,851 3,871

3302 Odoriferous mixtures as raw materi 219 206 3,364 3,554

0401 Milk and cream, not concentrated 5,013 4,845 3,342 3,285

1517 Margarine 2,497 2,220 3,386 3,236

1602 Prepared or preserved meat, meat o 1,918 1,957 2,774 3,023

0209 Pig and poultry fat 2,095 2,040 2,679 2,604

2009 Fruit & vegetable juices, unfermen 2,875 2,568 2,314 2,335

2005 Prepared or preserved vegetables n 755 668 2,654 2,329

0203 Meat of swine, fresh, chilled or f 2,531 1,422 4,124 2,314

0105 Live poultry 474 424 1,816 2,020

2002 Tomatoes prepared or preserved 2,481 3,035 1,307 1,665

Burimi : INSTAT, Procedura statistikore 1

Sipas tabelës 4, grupi i produkteve më i importuar për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2012 ka

qenë “luledielli, fara lule dielli/pambuku” duke përbërë rreth 6.9% të vlerës së importeve të

produkteve bazë, ndjekur nga grupet “agrume, të freskëta apo të thara” dhe “kafe”, me

respektivisht 6.4% dhe 5.6%, në krahasim me 5.9% dhe 4.1% në të njëjtën periudhë të vitit të

kaluar. Pavarësisht rritjes së peshës që grupi “agrume” ka pësuar gjatë 2012, theksojmë se

vetë importi i agrumeve ka pësuar një rënie si në sasi ashtu edhe në vlerë me respektivisht

12% dhe 8.7%. Importi i kafesë ka pësuar një rritje prej 13.5% në vlerë dhe 6.8% në sasi,

duke reflektuar rritjen e çmimit të këtij grupi. Duke parë të dhënat e tabelës së mësipërme,

vihet re se per periudhën 1 janar – 30 nëntor 2012, për grupin “grurë dhe meslin” vlera e

importit ka pësuar një rënie te konsiderueshme prej 77.6% apo 4.5 herë dhe sasia e importuar

Page 5: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

5

ka rënë me 74.4% apo 3.9 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Kjo rënie e

importit ka bërë që të ulet dhe pesha specifike që zë ky grup në totalin e importit nga 19.9%

në 2012 në 5.4% në 2011, si edhe ka ndikuar në uljen e importit total të produkte bujqësore

bazike me 17.0%.

3.2 Tregtia e produkteve bujqësore të përpunuara (PAP)

Në tabelat e mëposhtme është pasqyruar situata e tregtisë së produkteve bujqësore të

përpunuara për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2011-2012.

Tabela 5: Tregtia e produkteve bujqësore të përpunuara në 000 Euro

Përshkrimi

2011

2012

Indeks

2012/2011

Eksport 787 1,257 159.7

Import 153,348 162.889 106.2

Volumi 154,135 164,146 106.5

Bilanci -152,561 -161,632 105.9

Burimi : INSTAT, Procedura statistikore 1

Niveli i exportit të produkteve bujqësore të përpunuara drejt tregjeve të BE-së vazhdon të

mbetet shumë i ulët krahasuar me vlerën e importeve nga BE, me vlerë eksportesh që

mbulojnë vetëm 0.77% të totalit të vlerës së importeve. Megjithatë gjatë periudhës 11-mujore

të vitit 2012 eksportet në drejtim të BE-së janë rritur me 59.7% në krahasim me të njëjtën

periudhë të vitit 2011. Përsa i përket importit ai ka një rritje me 6.2% për 11 mujorin e 2012

në krahasim me 11 mujorin e 2011. Ky fenomen mund te shpjegohet me faktin që sektori i

agroindutrise ende vazhdon te mbetet një sektor i vogël dhe në zhvillim, i fokusuar në

plotësimin e kërkesës vendase. Volumi tregtar është rritur me rreth 6.5%, ndërsa bilanci

tregtar është rritur me rreth 5.9%.

Grafiku nr. 3: Tregtia e produkteve bazë 1 janar – 30 nëntor 2011-2012

Export Import Turnover Balance

787

153,348 154,135

-152,561

1,257

162,889 164,146

-161,632

2011 2012

Tabela 6: Produktet e përpunuara më të eksportuara 1 janar – 30 nëntor 2011-2012

Kodi Pershkrimi

Pesha neto (ton) Vlera (000 Euro)

2010 2011 2010 2011

2208 Pije alkoolike, likere dhe alkoole te tjera 44 464 96 881

1302 Lengje dhe ekstrakte vegjetale 1 3 124 163

1905 Buke, biskotat, vafera, torta dhe kek 61 43 123 101

2011 2012

787 1,257

153,348 162,889 154,135 164,146

-152,561 -161,632

Export Import Turnover Balance

Page 6: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

6

2201 Ujrat mineral dhe te gazuar 176 187 40 39

1401 Material vegjetal per mbjellje 116 118 17 32

Kodi Pershkrimi

Pesha neto (ton) Vlera (000 Euro)

2010 2011 2010 2011

2203 Birre bere nga malti 7 30 3 20

3301 Esenca vajore; rezinoidet; terpenic 0 0 76 9

2106 Pergatitje ushqimore te tjera 2 0 10 4

2202

Pije jo alkolike (perjashtuar uji, lengjet e

frutave dhe perimeve dhe qumeshti) 6 18 3 4

1212 Kokrrat e akacies se bardhe, leshterike dhe alga te

tjera, panxharsheqeri dhe kallam sheqeri 16 13 8 2

1704

Embelsirat prej sheqerit (perfsh.

Cokollaten e bardhe), pa permbajtje kakao 0 1 2 2

0511 Produkte shtazore 0 0 0 0

0710 Perime të ngrira 7 0 2 0

1521

Dyllet vegjetale (perveç treglicerideve),

dyll blete, dyll dhespermacete te tjera te

insekteve 1 0 1 0

1805 Pluhur kakao pa sheqer 0 0 0 0

1806

Çokollata dhe pergatitje te tjera

ushqimore që permbajne kakao 2 0 40 0

1902 Pasta & couscous 0 0 0 0

2402 Cigare, puro, cigarillos dhe cigarette 5 0 221 0

2403 Pipe, cheëing & snuff tobaccos 0 0 6 0

3823 Produkte kimike dhe mbetjet 29 0 15 0 Burimi : INSTAT, Procedura statistikore 1

Në tabelën 6 jepen të gjitha grupet e produkteve që Shqipëria eksporton drejt BE-së. Siç

shihet janë shumë pak grupe produktesh të cilat Shqipëria arrin të eksportojë në BE dhe vlerat

e këtyre eksporteve janë shumë të vogla. Në 11 mujorin e 2012, grupi i produkteve me

peshën specifike më të lartë ishte grupi “Pije alkoolike, likere dhe alkoole te tjera” me rreth

70.1% të totalit të eksporteve drejt BE-së. Ky grup ka pasur një rritje shumë të madhe gjatë

këtij viti si në peshë ashtu edhe në vlerë, respektivisht 10.5 dhe 9.2 herë. Grupe të tjera më

peshë në eksporte janë ato të lëngjeve dhe ekstrakteve vegjetale me rreth 13% të totalit të

eksporteve, i ndjekur nga grupi “Bukë, biskotat, vafera, torta dhe kek” me rreth 8% të totalit

të eksporteve. Ky grup ka pasur një rënie të sasisë dhe vlerës së eksportuar respektivisht me

29% dhe 17.8%. Vihet re se një rënie të konsiderueshme ka patur zëri Esenca vajore;

rezinoidet; terpenic, i cili zë vetëm 0.7% të totalit të eksporteve për 11-mujorin 2012,

krahasuar me 9.7% të totalit të eksporteve që përbënte për 11-mujorin e 2011.

Tabela 7: Produktet e përpunuara më të importuara 1 janar – 30 nëntor 2011-2012

Kodi Pershkrimi

Pesha neto (ton) Vlera (000 Euro)

2010 2011 2010 2011

2402 Cigare, puro, cigarillos dhe cigarette 2,738 3,190 48,623 55,132

2202

Pije jo alkolike (perjashtuar ujin, lengjet e

frutave dhe perimeve dhe qumeshtin)

24,429 24,845 22,431 22,397

2203

Birra bere nga malti

24,285 22,436 17,864 16,510

1905 Buke, biskotat, vafera, torta dhe kek 5,823 5,753 13,795 14,007

Page 7: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

7

Kodi Pershkrimi

Pesha neto (ton) Vlera (000 Euro)

2010 2011 2010 2011

2106 Pergatitje ushqimore 4,850 5,305 12,726 13,508

1902 Pasta & kuskus 11,708 13,111 7,972 9,242

1806

Cokollata dhe pergatitje te tjera ushqimore

qe permbajne kakao 1,709 1,796 5,954 6,576

2208

Pije alkolike, likere, lengje te tjera frutash,

pergatitje alkolike 794 809 4,650 4,970

1901

Ekstrakte malti; pergatitje ushqimore prej

mielli, niseshte ose ekstrakte malti 1,310 1,485 2,540 3,020

2103

Salcat dhe pergatitjet prej tyre & erza te

miksuara 1,717 1,712 2,592 2,726

0403 Dhalle dhe kos 1,946 1,825 2,369 2,220

2201 Uji mineral & i gazuar 11,610 9,569 2,195 1,845

1904

Ushqimet e pergatitura fituar prej bymimit

apo pjekjes se drithrave

apo te produkteve te tyre 636 694 1,689 1,843

1704

Embelsirat prej sheqerit (perfsh.

Cokollaten e bardhe), pa permbajtje kakao 761 790 1,707 1,828

2105 Akullore 537 627 1,654 1,828

2101

Ekstrakte, essence & koncentrime te

kafese dhe cajit 359 239 1,652 1,506

Burimi : INSTAT, Procedura statistikore 1

Grupi i cigareve vazhdon të përbëjë grupin me peshën më të madh të importeve shqiptare me

rreth 33.8% të totalit të vlerës së këtyre importeve i ndjekur nga grupi i pijeve jo alkolike me

13.7% të totalit të vlerës dhe grupi i birrës me rreth 10.1% të vlerës.

Tabela 8: Tregtia e produkteve bazë & të perpunuara me vendet e EU-së

Nr.

Vendet

Importi (000 Euro) Eksporti (000 Euro)

2011 2012 Ndryshimi

% 2011 2012

Ndryshimi

%

TOTAL 329,379.5 309,063.3 -6.2% 25,785.1 27,425.0 6.4%

1 Austria 17,209.9 15,174.2 -11.8% 428.0 423.0 -1.2%

2 Belgium 2,084.6 2,168.5 4.0% 58.0 43.0 -25.9%

3 Bulgaria 19,438.0 21,517.0 10.7% 1,299.0 1,402.0 7.9%

4 Cyprus 178.4 32.2 -81.9% 27.0 39.0 44.4%

5 Czech Republic 1,560.0 1,040.1 -33.3% 758.0 451.0 -40.5%

6 Germany 25,366.9 23,668.7 -6.7% 7,374.0 7,246.0 -1.7%

7 Denmark 986.3 997.2 1.1% 217.0 142.0 -34.6%

8 Spain 4,348.1 2,474.1 -43.1% 400.0 365.0 -8.8%

9 Finland 17.0 22.8 34.3% - 1.0 100.0%

10 France 33,423.9 9,019.4 -73.0% 1,365.0 1,824.0 33.6%

11 United Kingdom 3,027.9 2,934.0 -3.1% 15.0 129.0 760.0%

12 Greece 73,110.0 74,266.5 1.6% 4,693.0 5,320.0 13.4%

13 Hungary 13,174.2 11,515.8 -12.6% 414.0 155.0 -62.6%

Importi (000 Euro) Eksporti (000 Euro)

Page 8: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

8

Nr. Vendet 2011 2012

Ndryshimi

% 2011 2012

Ndryshimi

%

14 Ireland 3,574.2 3,981.5 11.4% - 1.0 100.0%

15 Italy 83,890.0 86,477.0 3.1% 7,360.0 8,468.0 15.1%

16 Lithuania 306.2 473.1 54.5% 258.0 331.0 28.3%

17 Luxembourg 63.1 79.2 25.5%

18 Latvia - 7.1 100.0% 144.0 351.0 143.8%

19 Malta - 41.4 100.0% - 5.0 100.0%

20 Netherlands 6,949.8 5,922.7 -14.8% - 62.0 100.0%

21 Poland 27,521.7 31,900.7 15.9% 448.0 362.0 -19.2%

22 Portugal 527.8 156.5 -70.3%

23 Romania 10,280.2 12,391.0 20.5% 348.0 104.0 -70.1%

24 Sweden 249.0 240.8 -3.3% 2.6 - -100.0%

25 Slovenia 726.2 610.9 -15.9% 87.5 48.0 -45.1%

25 Slovakia 1,366.2 1,950.8 42.8% 89.0 153.0 71.9%

Burimi: INSTAT procedura statistikore 1

Nga të dhënat e tabelës 8 vërehet se volumi i importit të produkteve bazike dhe të përpunuara

për periudhën 11 mujore të vitit 2012 ka pësuar një rënie me 6.2% në krahasim me të njëjtën

periudhë të vitit 2011, ndërkohë që eksportet për të njëjtën periudhë janë rritur me 6.4%.

Grafiku Nr.4: Eksport-Importi i produkteve bazë dhe të përpunuara për 11 mujorin 2012

Itali, 28.0%

Greqi, 24.0%

Poland10.3%

Gjermani, 7.7%

Bullgari, 7.0%

Austri, 4.9%

Rumani, 4.0%

Hungari, 3.7%

France, 2.9%

Te tjera EU, 7.5%

Importi i proukteve bazike dhe të përpunuara

Italy30.9%

Germany26.4% Greece

19.4%

France, 6.7%

Bulgaria, 5.1%

Other EU11.5%

Eksporti i produkteve bazike dhe të përpunuara

Për vitin 2012, destinacionet kryesore për eksportet shqiptare të produkteve bazë si dhe të

përpunuara kanë qënë Italia me 30.9%; Gjermania me 26.4% të totalit të eksporteve secila, të

ndjekura nga Greqia me 19.4% të totalit të eksporteve. Ndërsa në krahun e importeve nga

Italia origjinojnë 28% e importeve të produkteve bazë dhe atyre të përpunuara, e ndjekur nga

Greqia me 24%.

4. Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

4.1. Informacion mbi zhvillimet e Politikës së Përbashëkt Bujqësore (prezantim

nga DG AGRI).

4.2. Zhvillimet në sektorin bujqësor, industrinë agro-ushimore dhë në zonat

rurale gjatë 2012 në Shqipëri.

Page 9: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

9

Zhvillimet e sektorit bujqësor sot janë të dukshme, të matshme e progresive. Ferma shqiptare

po fiton gjithnjë e me teper natyre komerciale. Ajo po specializohet duke ndryshuar në

strukture e në mënyrën e prodhimit e tregtimit.

Instrumente financiare si ato të subvencionimit, lehtësimit të kreditimit, janë përdorur prej 5

vitesh për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, prodhimin me cilësor blegtoral, shtimin e fondit

të gjethit, të imtave të matrikulluara, në bujqësi organike e agropërpunim.

Kemi një bujqësi sot me rreth 11 mije ha vreshta, 11554 ha rrënjë të mbjella vitet e fundit,

900 ha sera, mbi 1300 ferma me mbi 10 krere lope, kemi 2300 ferma me bagëti imta me nga

100-200-1000 krerë. Të gjitha këto investime kanë bërë që sot industria ushqimore dhe

prodhimi vendas të mbulojnë minimalisht mbi 85 % të nevojës konsumatore.

Sektorin jo vetëm që nuk e ka prekur frenimi i krizës, por ka pasur rritje e cila edhe ketë vit

është përsëri pozitive me jo me pak se 3,4%, duke ruajtur ritmet e rritjes se sektorit në tre

vitet e fundit.

Kalimi nga prodhimi i zakonshëm, në prodhimi me standarde të larta, ose nga produktet e

ofruara tradicionalisht në treg në produkte të konkurueshme në cilësi, është sfida e madhe e

bujqësisë shqiptare sot dhe në të ardhmen.

Rritja e këtij viti, karakterizohet si nga rritje prodhimit dhe rendimentesh në pjesën më të

madhe të aktiviteteve bujqësore (kultura bimore dhe blegtori). Rritje më të ndjeshme,

krahasuar me një vit më parë, kanë patur kulturat drufrutore (me rreth 10.6%) dhe perimet

(me rreth 2.2%), ulliri me rreth 198.9%, mjalti 20.7%, agrumet me 53.4%. Përjashtim këtu

bëjnë drithërat (kryesisht gruri), të cilat kanë pësuar një rënie të lehtë të prodhimit si pasojë e

thatësirës së tejzgjatur të këtij viti.

Rritja prodhimit të perimeve ka ardhur si rezultat i: i) tendencës së specializimit të fermave;

ii) rritjes së sipërfaqeve të serrave si dhe iii) rritjes së rendimenti të kulturave bujqësore për

njësi të sipërfaqes (përdorimi i teknologjive më eficiente dhe përzgjedhja e inputeve, sidomos

e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor).

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral për vitin 2011 sipas produkteve dhe prodhimi i pritshëm për

vitin 2012 paraqiten sipas tabelës në vijim.

Tabela 9: Prodhimi bujqësor dhe blegtoral 000/ton

Emërtimi

Prodhimi

2011

Prodhimi i

pritshëm

2012

Prodhimi

2012/2011

%

Bimët

Bimët e arave

Grurë 292.8 288.0 98.4

Misër 366.4 364.0 99.4

Perime 890.2 910.0 102.2

Patate 230.0 226.0 98.3

Fasule 25.3 25.0 99.0

Duhan 1.9 2.5 133.8

Luledielli 3.0 3.0 98.5

Page 10: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

10

Sojë 0.6 0.8 142.1

Elb 8.7 9.0 103.2

Tagjira 29.9 30.0 100.5

Pemtaria

Pemë frutore 188.1 208.0 110.6

Ullinj 65.4 130.0 198.9

Agrume 15.0 23.0 153.4

Rrush gjithsej 195.2 184.0 94.3

Blegtoria

Qumësht gjithsej 1,101.0 1,112.0 101.0

Vezë (mln kokrra) 857.7 857.7 100.0

Lesh 3.4 3.4 101.3

Mjaltë 2.9 3.5 120.7

Mish peshe e gjalle 147.8 150.0 101.5

Burim: Sektori i Statistikave MBUMK

Tabela 10 : Numri i rrënjëve, sipërfaqja, prodhimi dhe rendimenti në pemtari

Nr Emërtimi 2006 2007 2008 2009 2010 2011

I Pritshmi

2012

I Pemë frutore

Gjithsej (000

rrenje) 7699 9310 9398 9882 10190 11225 11584

Në prodhim (000

rrenje) 5881 6762 6868 7319 7439 8313 8933

Rendimenti

(kg/rrenje) 18,8 17,7 20,8 20.5 22.6 22.6 23.3

Prodhim (000 ton) 110,3 120,0 133,6 150.4 167.8 188.1 208

II Ullinj

Gjithsej (000

rrenje) 4497 4715 5011 5590 6255 7443 7925

Në prodhim (000

rrenje) 3603 3728 4179 4207 4298 4576 4726

Rendimenti

(kg/rrenje) 11,2 7,0 15,8 11.4 16.3 14.3 27.5

Prodhim (000 ton) 40,2 27,6 56,2 48 70.0 65.4 130

III Agrume

Gjithsej (000

rrenje) 528 577 630 707 763 916 1002

Në prodhim (000

rrenje) 341 410 453 486 530 589 629

Rendimenti

(kg/rrenje) 16.5 16 18.6 20.6 25.2 25.5 36.6

Prodhim (000 ton) 5.6 6.7 8.4 10 13.4 15.0 23

IV Pjergulla

Gjithsej (000

rrenje) 5488 5520 5483 5503 5501 5743 5846

Page 11: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

11

Bimet e arave dhe Frutikultura

Prodhimi i drufrutorëve, ka rritje të qëndrueshme nga viti në vit si rezultat i përmirësimit të

teknologjisë dhe i politikave mbështetëse të Qeverisë Shqiptare.

Prodhimi i drithrave, kryesisht prodhimi i mistrit ka pesuar nje renie te lehte si pasoje e

thatesires se tejzgjatur te ketij viti prodhimi, e cila ka kerkesa te medha per uje ne periudhen e

veres.

Kane ndikuar ne prodhimin e grurit edhe:

- prekje nga sëmundjet dhe barërat e këqia.

- Mungesa e mjeteve financiare per mekanizimin dhe perdorimin e inputeve te kerkuara

per rendimente te larta

Në 2012, janë prodhuar 910 mijë ton perime, krahasuar me 890,2 mijë ton në vitin 2011 pra

me një rritje prej 2,2%, ndërsa rendimenti është rritur me rreth 0.5 % kryesisht në ser0061.

Këto tregues vijnë si rezultat i:

- përmirësimit të strukturës së mbjelljeve në fushë të hapur dhe sera;

- rritjes së rendimentit, kryesisht në sera;

- shtimit të siperfaqeve të serave;

- nga politikat mbështetse të qeverisë shqipëtare vitet e fundit

Rritja e prodhimit të frutave, nga viti në vit, është rezultat i rritjes së interesimit të fermerëve,

i mbështetjes financiare të dhënë nga buxheti i shtetit për mbjelljet e reja dhe përmirësimin e

teknologjive. Impakti pozitiv i mbjelljeve të vitit 2006, 2007, 2008 dhe 2009 reflektohen në

prodhimin e vitit 2012, për arsye të hyrjes në prodhim të një pjese të konsiderueshme të

drurëve frutore.

Më konkretisht, rritja e prodhimit nga drufrutorët për vitin 2012 ka ardhur nga:

- përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave kulturale,

- mbështetja financiare nga shteti,

- ndikimi edhe i vitit plot per prodhimin e ullinjeve, dhe

- Hyrja në prodhim e mbjelljeve të reja si:

- 620 mijë rrënjë pemë frutore,

-150 mijë rrënjë ullinj,

- 40 mijë rrënjë agrume,

Në prodhim (000

rrenje) 4708 4757 4713 4916 5100 5208 5456

Rendimenti

(kg/rrenje) 13,0 15,0 13,6 13.5 16.2 16 13.6

V Vreshta

Gjithsej (ha) 8357 9103 9755 9806 9712 10073 10151

Në prodhim ( ha) 6915 7497 8061 8532 8630 9077 9373

Rendimenti (kv/ha) 96,6 97,0 111,0 113 118.6 123.4 117

Rrush gjithsej

(000 ton) 127,8 146,5 153,9 162.8 184.9 195.2 110

Page 12: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

12

- 248 mijë rrënjë pjergulla dhe

- 296 ha vreshtave të mbjella disa vite më parë.

Kjo tendencë pozitive e rritjes së prodhimit ka dhënë rezultatet e veta në import/eksportin e

produkteve për vitin 2012, rezultate të cilat janë paraqitur në pikën 3 dhe 3.1 të këtij

dokumenti.

- Prodhimi blegtoral

Prodhimi bujqësor zë 17.3% të GDP nga i cili prodhimi blegtoral zë rreth 52 % të tij.

Duke ju referuar zhvillimit të blegtorisë në vite shihet se ka një stabilitet në numrin e

krerëve, por ka rritje të prodhimeve të produkteve blegtorale kryesisht në qumësht dhe mish

që zënë një peshë specifike të konsiderueshme në të ardhurat që vijnë nga bujqësia.

Ulja e numrit të krerëve ka ardhur nga lëvizja demografike e popullsisë nga fshati drej qytetit,

gjithashtu fermat blegtorale të cilat kanë operuar si ferma mikse, çdo vit e më shumë po i

drejtohen specializimit të tyre me një drejtim të përcaktuar prodhimi gjë që ka ndikuar në

shtimin e numrit të fermave që mbarështojnë një numër të konsiderueshëm kafshësh race. Në

rritjen e prodhimit një rol të rëndësishëm ka luajtur përmirësimi racor. Kjo është reflektuar në

rritjen e prodhimit të qumështit që për vitin 2012 parashikohet të rritet 2 % ku peshën më të

madhe e zë prodhimi i qumështit që vjen nga gjedhi (rreth 87%). Në rritjen e prodhimit të

qumështit në gjedh ka ndikuar dhe rritja e nivelit të ushqyerit, përmirësimit të ambjenteve të

mbarështimit, rritja e insiminimit artificial.

Prodhimi i mishit zë rreth 46.6% të prodhimeve blegtorale ku peshën më të madhe në këtë

produkt e zë mishi i prodhuar nga gjedhi rreth 47.4%. Për vitin 2012 parashikohet një rritje në

masën 1 % për prodhimin e mishit në tërësi. Rritje më të madhe parashikohet të ketë mishi i

prodhuar nga derrat në masën 11% të prodhimit të përgjithshëm të mishit, fakt që tregon

orientimin e fermave drejt industrializimit si dhe mbarështimit të kafshëve të racës me cilësi

të larta prodhuese.

Rritja e prodhimit të vezëve është rrjedhojë e investimeve nga fermerët në teknologji të

avancuara.

Burimet gjenetike shtazore janë kapitali biologjik primar për zhvillimin e blegtorisë, dhe janë

jetike për sigurimin e ushqimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Lidhur me ruajtjen e burimeve gjenetike shtazore në vendin tonë është hartuar dhe po

zbatohet Plani Kombëtar i Veprimit, i cili është në përputhje me Planin Global të Veprimit

për Burimet Gjenetike të Kafshëve.

Zhvillimi i agroindustrisë

Një nga politikat strategjike të MBUMK-së është dhe nxitja e sektorit të agroindustrisë.

Industria agroushqimore ka një zhvillim gradual dhe të qëndrueshëm në këto vitet e fundit

duke siguruar një rritje mesatare vjetore në vlerë per vitin 2012 ne masen mbi 12%.

Ne periudhen nga viti 2007 deri ne vitin 2001 produktivitteti ne sektorin agro-bujqesor eshte

rritur me 7.5%, nga 4.7 milion Leke ne vleren e prodhimit per punojes ne vitin 2007 ne 5

milion Leke per punojes ne vitin 2011. Punesimi eshte rritur nga 10,300 ne 11,300 vende

pune.

Page 13: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

13

Megjithatë, sektori agroushqimor vazhdon të ketë peshë ende të ulët në prodhimin e

përgjithshëm bujqësor me gjithë ecurinë e rritjes së prodhimit të lëndëve të para bujqësore.

Zhvillimi i këtij sektori është ndër prioritetet e politikave zhvillimore të Ministrisë.

Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se ritmet e ritjes së prodhimit në agroindustri janë më të

larta se ato të bujqësisë, duke marrë si bazë krahasuese vitin 2007.

Tabela 11 nr. Ecuria e sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë mln/Euro

Nr. Emërtimi 2005 2006 2007 2008 2009 2010

2011

I

pritshmi

2012

1 Bujqësia 1,145.2 1,196.8 1,211.8 1,267.7 1,208.9 1,247.0 1,243 1,329

2 Agroindustria 344.6 377.2 388.0 418.2 400.7 403.2 403 453

Total 1,489.7 1,574.1 1,599.8 1,685.8 1,609.6 1,650.2 1646 1782

Burimi: Vjetari statistikor, MBUMK

Nga të dhënat statistikore për vitin 2011, krahasuar me ato të një viti më parë, vërehet që ka

një rritje të prodhimit të përpunuar në një pjesë të konsiderueshme të nënsektorëve të

agropërpunimit.

Kështu kemi rritje të prodhimit: gradual ne vite të Sallamit dhe Proshutës; të Lëngjeve të

Frutave prej 81%; të Vajit të Ullirit prej 55%; të Përpunimit të Qumështit prej 48%; të Gjalpit

prej 30%; të Vajit Vegjetal prej 16%; të Produkteve të Konservuara prej 15%; etj. Por

gjithshtu dhe një rënie të këtij prodhimi në: Pije alkoolike me 30%; Pije Freskuese me 24%;

si dhe Verë me rreth 20%.

Tabela nr 12. Të dhënat e agroindustrisë në vite

Vitet

Emërtimi 2005 2008 2009 2010 2011

I pritshmi

2012

Numri ndërmarrjeve 2060 2117 2081 2156 2273 2360

Numri i të punësuarve 9865 10919 10262 10804 11282 11300

Vlera e prodhimit

(mln/Euro) 344.5 418.1 400.7 403.2 403 452.9

Burimi: Vjetari statistikor, MBUMK

Gjate vitit 2012 kemi pasur rritje te numrit te ndermarrjeve agroperpunuese, sidomos ne

sektoret e konservave, fruta perime, prodhimi i vajit dhe yndyrnave te rafinuara, prodhimi i

biskotave, prodhimi i ujit mineral dhe pijeve freskuese. Ne total eshte rritur numri i

ndermarrjeve eshte rritur me 105%.

Page 14: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

14

Peshën kryesore në sektorin e agropërpunit e zënë kryesisht sektorët e:

ujit mineral dhe atij të gazuar per shkak te rritjes se eksportit te ketij produktidhe

rritjes se prodhimit gjate vitit 2012 mbi 50% me shume krahasuar me vitin 2011;

prodhimi i birrës, per shkak te permiresimit te cilesise dhe rritjes se interesit te

konsumatorit per kete produkt dhe cmimit konkurues krahasuar me ate te importit

gjate vitit 2012 ky produkt mendohet te realizohet rreth 80% me shume se ne vitin

2011;

vaj ulliri per arsye te rritjes se madhe te prodhimit te ullirit gjate vitit 2012 pritet te

realizohet mbi 60% me shume se viti 2011.

Vlera e raportuar në statistikë e prodhimit të industrisë ushqimore rezulton të jetë për vitin

2012 rreth 25.4% e vlerës së prodhimit të përgjithshëm bujqësor, e cila pritet të rritet për vitin

2013.

Vitet e fundit investimet ne sektor jane rritur, nga te cilat vlen te permendim rritjet e

dukeshme ne sektoret e pregatitjes se konservave, qumeshte dhe produkte qumeshti, miellit

dhe drithrave, veres etj

Nga viti në vit ka ardhur duke u rritur pjesa e investimeve që shkon për teknologji kundrejt

asaj pjese që shkon për objektet ndërtimore, gjë e cila tregon se krahas përmirësimit sasior të

investimeve, ka filluar edhe një përmiresim cilësor i tyre.

Po ashtu një rritje vërehet dhe në numrin e ndërmarrjeve si dhe në numrin e të punësuarve në

to me përkatësisht 4% dhe 5%. Numri i ndërmarrjeve të cilat janë krijuar gjatë vitit 2010

përqëndrohet në: sektorin e prodhimit të vajit të rafimuar, të qumështit dhe produkteve të tij,

prodhimit të bukës dhe ëmbëlsirave, si dhe në atë të prodhimit të verës dhe të birrës.

Shenim: Per arsye te mungeses se informacionit te plote per te priteshmin e prodhimit te

agroindustrise per vitin 2012, raportimin e meposhtem po e bejme me te dhenat e 9 mujorit te

vitit 2012 krahasuar me ato te 9 mujorit te vitit 2011.

Tabela nr. 13 Investimet në agropërpunim (MLN EURO)

Investimet sipas sektoreve ne mije euro

Aktiviteti Viti 2011 Viti 2012 %

Mish dhe te brendeshme shpendesh 33.49 1104.09 3296.8%

Produkteve me baze mishi 101.73 6.31 6.2%

Konservimi i peshkut 98.44 5.71 5.8%

Patatina 0.00 4.29

Pergatitje konserva i fruta perimeve 338.33 165.00 48.8%

Prodhimi i vajit dhe yndyrnave te

rafinuara 0.31 13.81 4506.3%

Qumesht dhe produkte qumeshti 1924.18 2900.59 150.7%

Prodhim Akullore 43.05 23.73 55.1%

Fabrikimi i miellit nga drithrat 55.44 1583.21 2855.5%

Fabrikimi i bukes 427.55 388.68 90.9%

Prodhim i biskota 21.38 1.08 5.0%

Page 15: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

15

Prodhim Cokollate dhe embelsira 0.00 0.00

Prodhimi i pijeve alkolike te

distiluara 2.49 4.29 171.8%

Prodhimi i veres nga rrushi 57.71 70.14 121.5%

Prodhimi i birres 25.12 51.86 206.4%

Prodhimi i ujit mineral dhe pije

freskuese 272.35 617.51 226.7%

Brum ushqimor 0.07 0.00 0.0%

Erza e salca 0.00 0.00

Totali 3401.64 6940.29 204.0% Burimi: Vjetari statistikor 2010, MBUMK

Gjate 9 mujorit te viti 2012 verehet rritje e investimeve ne sektorin e mishit dhe te

brendeshmeve te mishit, ne prodhimin e vajit dhe yndyrnave te rafinuara, fabrikimet e miellit

dhe drithërat.

Numri i punonjesve te agro. Industries sipas aktiviteteve per 9-

mujorin 2012

Aktiviteti

Viti

2011

Viti

2012 Diferenca %

Prodhimi i mishit ne thertore 0 18 18 0

Mish dhe te brendeshme shpendesh 508 400 0 0

Produkteve me baze mishi 1,132 1,111 -21 0

Konservimi i peshkut 1,038 891 -147 86

Pergatitje konserva i fruta perimeve 189 173 -16 92

Prodhimi i vajit dhe yndyrnave te

rafinuara 190 173 -17 91

Qumesht dhe produkte qumeshti 1,198 1,303 105 109

Prodhim Akullore 154 154 0 100

Fabrikimi i miellit nga drithrat 568 622 54 110

Fabrikimi i bukes 3,840 4,004 164 104

Prodhim i biskota 378 307 -71 81

Prodhim Cokollate dhe embelsira 104 113 9 109

Prodhim Makarona 61 61 0 100

Ereza dhe Salca - 39 39 0

Prodhimi i pijeve alkolike te distiluara 164 160 -4 98

Prodhimi i veres nga rrushi 337 271 -66 80

Prodhimi i birres 503 522 19 104

Prodhimi i ujit mineral dhe pije

freskuese 867 928 61 107

Te tjera 76 73 -3 96

Totali 11,307 11,323 124 100

Gjate 9 mujorit te vitit 2012, numri i punonjesve ka patur luhatje nga njeri sector tek tjetri

ndersa ne total ka nje qendrueshmeri krahasuar me 9 mujorin 2011.

Page 16: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

16

4.3. Kapacitetet Administrative të Ministrisë: zhvillimet më të fundit përgjatë

vitit 2012

Gjatë vitit 2012 MBUMK iu nënshtrua nje procesi ristrukturimi me synimin përmirësimin

dhe rritjen e kapaciteteve administrative dhe të eficensës në punë si të strukturave te

MBUMK në nivel qëndror ashtu edhe të gjitha institucioent e varësisë. Në ndryshimet

strukturore të bëra është synuar që funksionet e politikëbërjes dhe hartimit të kuadrit ligjor të

ndahen nga funksionet e implementimit të tyre.

Ka vazhduar edhe gjatë vitit 2012 konsolidimi i Autoritetit Menaxhues dhe kontretisht jane

krijuar dy drejtori, Drejtoria e Monitorimit dhe Analizes dhe Drejtoria e Politikave te

Zhvillimit Rural. Nga ana tjetër duke pasur parasysh këtë fakt dhe për të forcuar edhe më

tepër pozitat e Autoriteti Menaxhues u vendos që këtë detyrë të mos e mbaj më Drejtori i

Politikave të Zhvillimit Rural por të kalojë një një nivel më të lartë dhe me Urdhër të

Minsitrit Nr. Xxx datë xxxxxxx u vendos që Autoritet Menaxhues do të jetë Drejtori i

Përgjithshëm i Politikave Bujqësore, i cili ka në varësi edhe dy drejtoritë që përbëjnë

strukturën e Autoriteetit Menaxhes.

Që nga 01.01.2013 numri total i të punësuarve në strukturat e MBUMK-së është 2114

persona. Nga këta 147 janë në aparatin qëndror të MBUMK-së, rreth 542 në Drejtoritë

Rajonale të Bujqësisë, në Agjencinë e Pagesave 102, në Bordet e Kullimit 619, 155 punonjës

në QTTB, 99 punonjës në ISUV, 423 punonjës në AKU, 17 punonjës në Entin Shtetëror të

Farnave e Fidanave dhe Agjencinë e Duhanit dhe 10 punonjës në Agjencinë Kombëtare të

Duhan Cigareve.

Në skemën 1 jepet organigrama aktuale e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit miratuar me Urdhër Kryeministri nr. 32, datë 07.03.2012 “Mbi miratimin e

strukturës së Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”. dhe me

Urdhër Kryeministri nr.63, datë 16.05.2012 ”Për disa shtesa dhe ndryshime të Urdhërit 32,

datë 07.03.2012 mbi miratimin e strukturës së Ministrisë së bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së konsumatorit”.

Gjatë kësaj periudhe punonjësit e MBUMK të gjitha niveleve janë trajnuar në mënyrë të

vazhdueshme nëpërmjet programeve të ofruara nga Instituti i Trajnimit të Administratës

Publike, nga TAIEX gjë që ka mundësuar ardhjen e eksperteve nga vende te BE-se për

trajnime specifike të kërkuara nga drejtoritë e MBUMK-së si dhe trajnime e seminare të

organizuar nga SWGRR, FAO, etj.

Page 17: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

17

Page 18: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

18

4.4. Statistikat rurale

Gjendja aktuale mbi regjistrimin e përgjithshëm bujqësor dhe regjistrin e

fermave

Sondazhet specifike të ndërmara nga Ministria

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka qene deri me tani

prodhuesi dhe perdoruesi kryesor i statistikave bujqesore ne Shqiperi. Nen ligjin Nr. 9180,

date 05.02.2004, “Për statistikat Zyrtare”, ajo ka patur pergjegjesine kryesore per statistikat

bujqesore brenda kuadrit te sherbimit statistikor zyrtar. Me Vendim te Keshillit te Ministrave

kjo pergjegjesi duke filluar nga viti 2013 i kalon INSTAT. Te dhenat e grumbulluara nga

MBUMK kane qene baze per politikberjen ne bujqesi dhe per llogaritjen e treguesve

ekonomike per bujqesine, si pjese e llogarive kombetare.

Ne aktivitetin e tij sherbimi statistikor ne MBUMK, ka bashkepunuar ngushte me Institutin e

Statistikave i cili eshte zyrtarisht dhe udheheqesi metodologjik per gjithe aktivitetet

statistikmbledhese ne Shqiperi

Per aplikimin e metodave te avancuara ne vrojtimet bujqesore, Sherbimi Statistikor ne

MBUMK eshte asistuar nga disa projekte nderkombetare nder te cilat:

• USAID (building the methodologies of agricultural survey)-1993-2001

• Banka Boterore (ndertimi i kapaciteteve) 2002-2004

• Twining Project 2003-2005 “Statistikat e Shqiperise drejt BE-se”- Permiresimi i

treguesve statistikor ne perputhje me standartet e BE-se.

Aktivitetet kryesore statistikmbledhese ne fushen e bujqesise te kryera nga MBUMK:

Vrojtimi bujqesor i 6 mujorit te pare:

Metodologjia: Area Sampling Frame

Grumbullon te dhena mbi mbjelljet e reja te bimeve te arrave dhe pemtarise, prodhimin e

grurit si dhe numrin e krereve te blegtorise dhe prodhimin e qumeshtit

Vrojtimi vjetor bujqesor:

Metodologjia: Area Sampling Frame

Grumbullon te dhena mbi gjithe aktivitetin bujqesor te vitit duke perfshire: Siperfaqet e

mbjella te bimeve te arrave, gjendjen numerike te pemetarise, levizjen e blegtorise, prodhimet

bujqesore dhe blegtorale, burimet dhe perdorimet e prodhimit, prodhimi dhe shitjet e

produkteve te perpunuara ne ferme, mjetet mekanike, te ardhurat, shpenzimet, investimet etj.

Vrojtimi i serrave

Periodiciteti: Vjetor

Metodologjia: List frame

Grumbullon te dhena mbi siperfaqet e mbjella me serra sipas llojit te kulturave dhe llojit te

serrave, prodhimet, shpenzimet, investimet etj.

Page 19: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

19

Vrojtimi i fermave te medha

Periodiciteti: Vjetor

Metodologjia: List Frame

Aplikohet mbi fermat e listuara paraprakisht qe kane mbi 8 lope, mbi 10 Ha toke, mbi 150

krere te bagetive te imeta, dhe mbi 10 dosa.

Grumbullon te dhena mbi siperfaqet e mbjella te bimeve te arrave, gjendjen numerike te

pemetarise, levizjen e blegtorise, prodhimet bujqesore dhe blegtorale, burimet dhe perdorimet

e prodhimit, prodhimi dhe shitjet e produkteve te perpunuara ne ferme, mjetet mekanike, te

ardhurat, shpenzimet, investimet etj.

Vrojtimi i agroindustrise.

Periodiciteti: Tre-Mujor

Metodologjia: List Frame

Siguron te dhena mbi numrin e subjekteve agroperpunuese, numrin e punonjesve, fondin e

pagave, llojin e aktivitetit, prodhimet, shitjet, investimet e kryera dhe burimet e tyre,

shpenzimet etj.

Sistemi i Informacionit te Tregut

MBUMK nepermjet nje sistemi te ngritur me mbeshtetjen fillestare te GTZ-es, prej vitit

2006, grumbullon te dhena frekuente mbi cmimet e shitjes me pakice, shumice, cmimet e

fermes si dhe cmimet e importit per produktet bujqesore, blegtorale dhe inputet per 12 rajonet

e vendit.

Prej vitit 2011, me mbeshtetjen e USAID sistemi eshte konsoliduar vecanerisht ne drejtim te

shperndarjes se informacionit.

Sektori i Administrimit te Informacionit Bujqesor ne MBUMK, perpunon gjithashtu te dhena

me frekuence tremujore mbi tregetine e jashtme me qellim kryesor mbeshtetjen e

politikberjes ne bujqesi. Vijon bashkepunimi me INSTAT dhe Drejtorine e Pergjithshme te

Doganave per perditesimin e procedurave doganore dhe nomenklatures se mallrave.

4.5. Politikat e cilësisë dhe legjislacioni

Mbrojtja e Treguesve Gjeografik

Mbrojtja e Treguesve Gjeografikë tashmë konsiderohet nga MBUMK- ja, si një ndër politikat

kryesore për sa i takon cilësisë dhe vlerës ekonomike për emrin dhe origjinën e produkteve.

Aktualisht në Shqipëri mbrojtja e përcaktuar nga ligji për të dhënat gjeografike është e

ngjashme me mbrojtjen e markave tregtare, dhe në veçanti, markave të çertifikuara. Kjo

përcaktohet nga ligji nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, kreu V “Treguesit

Gjeografikë”.

Është amenduar ky ligj për produktet bujqësore, për “Treguesit gjeografikë” si dhe “Markat e

certifikuara”, si dhe janë përcaktuar me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, mënyra e aplikimit

dhe formularët përkatës.

Page 20: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

20

Janë identifikuar produktet bujqësorë dhe ushqimore të cilat kanë potencial për t’u regjistruar

si produkte me origjinë të mbrojtur, nga të gjitha drejtoritë rajonale të bujqësisë në vend dhe

aktualisht MBUMK është duke punuar për të përgatitur një listë përfundimtare të të gjitha

produkteve të cilat kanë potencialin për t’u regjistruar si produkte me origjinë të mbrojtur.

Me ligjin nr.23/2012, datë 01.03.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë

27.01.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, janë miratuar sanksione

penale për shkeljen e të drejtave mbi treguesit gjeografikë.

Bujqesia organike

Vleresimet ne vend tregojne se Shqiparia ka perjetuar nje rritje te konsiderueshme te

bujqesise organike, duke pasur paraysh se ka pasur vetem 130 ha te dedikuara per bujqesine

organike ne vitin 2004 ndersa ne vitin 2009 siperfaqja e dedikaur bujqesise organike ka

arritur ne 13, 700, nderkohe qe numri i fermave eshte rritur nga 90 ne 126 ne vitin 2009. Kjo

rritje mund te shpejgohet me hyrjen ne fuqi ne vitin 2004 te ligjit per bujqesine organike, por

edhe prej faktit te permiresimit te statistikave lidhur me bujqesine organike. Gjithashtu ne

Strategjine e Bujqesise dhe Ushqimit 2007 – 2013 eshte percaktuar si objektiv qe te arrihet

nje bujqesi organine ne nivelin 5% te pordhimit bujqesor. Per te arritur kete objektiv qe prej

vitit 2008 ka filluar te mbeshteten fermat organike.

Qe prej 2008 e ne vazhdim MBUMK mbeshtet certifikimin e produkteve bujqesore “Bio”

nga bimet e kultivuara, konkretisht per produktet e destinuara per tregun e brendshem ne

masen 50% te kosotove te certifikimit por jo me shume se 20,000 LEK/ferme/vit, si dhe

produktet e destinuara per eksport 50% te kostos se certifikimit por jo me shume se 70, 000

LEK/ferme/vit. Zbatimi i kesaj skeme mbeshtetese sigurohet nga Agjencia e Zhvillimit

Bujqesor dhe Rural ne varesi te MBUMK.

Siperfaqja e certifikuar organike ne kultivim eshte rreth 18293 ha.

Qe prej vitit 2010 ne vjetarin statistikor te MBUMK kane fillaur te publikohen te dhenat mbi

bujqesine organike.

Prodhime të produkteve organike janë : Perime 3751 kv, erëza te ndryshme 250 kv, fruta

843kv, ullinj 1364kv, rrush 4031 kv, vere 85323 litra prodhuar nga 7 qëndra të certifikuara,

raki 8550 litra, vaj ulliri 20324 litra prodhuar nga 5 qëndra te certifikuara.

Një nxitje për zhvillimin e bujqësise organike kanë qënë politikat subvencionuese të shtetit,të

cilat kanë filluar në vitin 2008 dhe sot jepen 700$ për fermë organike të certifikuar.

Gjithashtu shteti ka mbështetur financiarisht botime të broshurave dhe flet palosje për

bujqesinë organike, si dhe trajnime të stafit të ekstensionit në lidhje me bujqësine organike,

organizimin e ditëve të hapura në fushë, demostrime në drejtim të bujqësise organike.

Organizimi i tregut te brëndshëm

Jane katër pika shitje të produkteve biologjike të cilat kanë problem të infrastructurës së

grumbullimit e furnizimit sistematik dhe vazhdimësise.

Eksportet Eksportohen disa lloj produktesh si vaji i ullirit, erëza të freskëta, gështenja. Eksportohen

rreth 20 lloje erëzash të freskëta. Eksporti i tyre bëhet kryesisht në Zvicer.

Page 21: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

21

Standartet e marketingut

Përcaktimi i standardeve në Shqipëri bazohet në Ligjin Nr 9870, datë 04.02.2008 “Për

standadizimet” si dhe aktet nënligjore të tij. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve

(DPS) është Organizmi Kombëtar përgjegjës për zhvillimin dhe publikimin e standardeve

(përveç atyre në fushën e telekomunikacionit). Në fushën e produkteve ushqimore standardet

e cilësisë janë vullnetare, me përjashtim të atyre që prekin aspektet e sigurisë ushqimore të

cilat përcaktohen në akte ligjore specifike. Republika e Shqipërisë është anëtare e Komisionin

të Codex Alimentarius, Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO), Shoqatës Ndërkombëtare të

Prodhimit Blegtoral (ICAR), OECD, CPVO. Në këtë kuadër, MBUMK bashkëpunon me këto

institucione kryesisht në drejtim zhvillimit te standardeve dhe permirësimit të produkteve.

Për të përafruar standardet ekzistuese të marketingut me ato të BE janë hartuar:

- ligji për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit duke u bazuar në Rregulloren

e Këshillit (EC) 29/2012 datë 13 janar 2012 "Mbi standardet e marketingut për vajin e

ullirit" dhe Rregulloren e Këshillit (EC) 1234/2007 datë 22 Tetor 2007 për krijimin e

organizmit të përbashkët të tregjeve bujqësore;

- VKM për karakteristikat e vajit të ullirit duke u bazuar në Rregulloren e Komisionit

(EEC) Nr 2568/91, date 11 Korrik 1991 "Mbi karakteristikat dhe metodat perkatese te

analizave", e amenduar;

- ligji për vreshtat dhe verën duke u bazuar në Rregulloren e Këshillit (EC) 1234/2007 datë

22 Tetor 2007 për krijimin e organizmit të përbashkët të tregjeve bujqësore dhe

Rregulloren e Këshillit (EC) 436/2009 datë 25 maj 2009.

Eshtë parashikuar që gjate vitit të përafrohet legjislacioni per prodhimin, emertimin dhe

tregtimin e vajit te ullirit duke u bazuar në Rregulloren e Keshillit (EC) No 29/2012 date me

Rregulloren e Komisionit (EEC) No 2568/91, date 11 Korrik 1991 "Mbi karakteristikat dhe

metodat perkatese te analizave", e amenduar dhe me Rregullorrn e Keshillit (EC) No

865/2004 eshte tashme pjese e Rregullores se Keshillit (EC) No 1234/2007, date 22 Tetor

2007 "Per krijimin e nje organizimi te perbashket te tregjeve bujqesore,….. CMO

Regulation”. Po ashtu gjate vitit 2011 është parashikuar edhe përafrimi i legjislacionit për

marketingun e mishit dhe produkteve të tij si dhe qumështit dhe produkteve të qumështit.

Sërish përafrimi do të bëhët me Rregulloren e Keshillit (EC) No 1234/2007, date 22 Tetor

2007 "Per krijimin e nje organizimi te perbashket te tregjeve bujqesore,….. CMO

Regulation”.

4.6. Hartimi i politikave dhe zbatimi i saj

Situata e zbatimit të Strategjisë së Bujqësisë dhe Ushqimit 2007-2013, Strategjia

Ndërsektoriale per Zhvillimin Rural 2007-2013.

Të Përgjithshme

Bujqësia, peshkimi dhe pyjet vazhdojnë të mbeten sektorë kryesorë të ekonomisë që

kontribuojnë me rreth 17.3 % të GDP-së - të dhëna paraprake të PBB-së (Burimi INSTAT).

Page 22: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

22

Rreth 70% e fermave gjenden në zonat malore. Këtë vit u bë i mundur dhe përcaktimi i

Zonave më Pak të Favorizura (ZPF) si pjesë e programit të zhvillimit rural.

Objektivat themelore për bujqësinë kanë njohur hapa të rëndësishme gjatë zbatimit të

Programit të Qeverisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Rritja e produktivitetit dhe e

aftësisë konkurruese të bujqësisë, përmirësimi i standardeve si dhe garantimi i sigurisë

ushqimore, specializimi i prodhimit në sektorët e perimeve, vreshtarisë, frutikulturës dhe

blegtorisë, përmirësimi i rrjetit të marketingut dhe plotësimi i standardeve të sigurisë

ushqimore mbeten në themel të angazhimeve për strukturat e bujqësisë shqiptare.

Rritja e shkallës së mbështetjes financiare të bujqësisë dhe agro industrisë (kreditimi, skema

mbështetje specifike, etj) përbëjnë një risi të rëndësishme në politikat tona bujqësore.

Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Strategjia Nder Sektoriale e Zhvillimit

Rural janë hartuar duke pasur parasysh trajektoret e zhvillimit të PBE për bujqësinë.

Realizimi i objektivave te Startegjive bazuar ne monitorimim jepet sipas objektivave te

mëposhtme.

MBUMK është përgjegjëse për zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me: 1) Sigurinë

ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, 2) Menaxhimin e sistemit të kullimit dhe ujitjes, 3)

Menaxhimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, 4) Shërbimin këshillimor dhe informacionin

bujqësor dhe 5) Masat e zhvillimit rural nëpërmjet mbështetjes direkte të prodhimit bujqësor

dhe blegtoral. Programet janë planifikuar në përputhje me objektivat e meposhtem

1. Rritja e aftësisë konkurruese së sektorit bujqësor dhe agro-ushqimor duke u

mbështetur në ristrukturimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shtimit të vlerës së

veprimtarisë së bujqësisë.

2. Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit duke menaxhuar në mënyre të qëndrueshme

burimet natyrore në zonat rurale.

3. Përmirësimi i proçesit të planifikimit të politikave dhe programeve të zhvillimit

rural si dhe menaxhimit të proçesit të mbështetjes.

Objektivi 1

Rritja e aftësisë konkurruese së sektorit bujqësor dhe agro-ushqimor duke u mbështetur në

ristrukturimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shtimit të vlerës së veprimtarisë në bujqësi

1. Sipërfaqja e tokës e mbjelle ne forme blloku me peme frutore, ulli, agrume dhe

vreshta parashikohet te jete ne fund 2012 rreth 78 000 ha ose rreth 11.3 % e tokes

bujqesore gjithsej.

2. Per vitin 2012, numri i fermerëve të cilëve ju është vënë në dispozicion nga shërbimi

këshillimor, informacioni bujqësor, ka arritur në 70.000 fermerë ose 19.8 % të numrit

total të fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese në vend.

Numri i operatoreve të biznesit ushqimor që kanë zbatuar sisteme të sigurisë dhe cilësisë,

HACCP dhe ISO ne vitin 2012 ishte 264 operatore.

Page 23: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

23

Objektivi 2

Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit duke menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet

natyrore në zonat rurale.

“Përqindja e sipërfaqes së tokës bujqësore e digjitalizuar në sistem LIS përkundrejt

sipërfaqjes së tokës bujqësore (dhe e integruar në GIS), ka arritur nga 5.4 % në vitin 2007 në

14 % në vitin 2012”.

Përqindja e sipërfaqes së tokës bujqësore me infrastrukture ujitëse të rehabilituar e

përmiresuar përkundrejt totalit të sipërfaqes së tokës bujqësore potencialisht të ujitshme është

rritur nga 54,1% në vitin 2007 në 67% në vitin 2012.

Përqindja e sipërfaqes tokë bujqësore me infrastrukturen kulluese e mbrojtjes nga përmbytja

të rehabilituar e përmiresuar përkundrejt totalit të sipërfaqjes së tokës bujqësore potencialisht

të kullueshme ka arritur nga 73,21 % në vitin 2007 në 91% në vitin 2012.

Objektivi 3

Përmirësimi i proçesit të planifikimit të politikave dhe programeve të zhvillimit rural, si dhe

menaxhimit të proçesit mbështetës të tij (skemave të ndihmës shtetërore).

1. Përqindja e impianteve të ndërtuara për prodhimin e fidanëve kundrejt totalit të

planifikuar, ka arritur nga 3.5 % në vitin 2007, në 62 % në vitin 2012.

2. Prodhimi i materialit mbjellës bimor për fidanë kundrejt totalit të planifikuar, ka

arritur nga 81 % në vitin 2007, në 115 % në vitin 2012.

Faktoret qe kane ndikuar ne shtimin e prodhimit ta fidanave vendas nder te tjera jane;

1- Vendimi i KM "Per nxitjen e zhvillimit te vreshtarise, pemtarise dhe ullirit"

a) nepermjet skemave mbeshtetese financciare te fidanit,dhe fidanishteve;

b) uljes te tarifave te sherbimeve qe kryhen per materialin mbjelles;

c) kushteve lehtesuese per Licensimin;

d) krijimi i lehtesirave per kryerjen e provave zyrtare ne afat.

2- Vendimi i qeverise per mbjelljen e arroreve, te cilat do subvencionohen me skemat e reja

mbeshtetese financiare.

3- Hartimi i Ligjit te ri nr.10416 date 07.04.2011 "Per materialin mbjelles dhe shumezues

bimor", si faktor ndihmes dhe nxites per prodhimin e fidanave dhe ngritjen e fidanishteve

te reja. Aktet nenligjore ne zbatim te ketij Ligji jane ne fazen e aprovimit.

4- Kerkesa per permiresimin e struktures varietore, nje faktor tjeter ne shtimin e fidanave

Strategjite bazohen në katër akse prioritare që kanë të bëjnë me:

përmirësimin e konkurueshmërisë së bujqësisë, agro përpunimit dhe sektorit të

pyjeve;

ruajtjen e peizazheve kulturorë dhe mbrojtja e mjedisit;

Page 24: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

24

përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale dhe nxitja e diversifikimit ekonomik;

zhvillimi rural me bashkëpunim (LAG).

Sektorët strategjikë për periudhën 2007-2013 janë:

1. Prodhimi i pemëve frutore, ullirit dhe rrushit

2. Prodhimi i perimeve

3. Produktet blegtorale

4. Përpunimi industrial i frutave dhe perimeve

5. Përpunimi industrial i rrushit

6. Përpunimi industrial i qumështit dhe mishit

Për vitin 2012:

o Treguesi rendiment fruta i shprehur në % krahasuar me vitin 2011 është rritur 3.1 %,

o Treguesi rendiment rrush vreshta krahasuar me vitin 2011 është rritur 3.3 %,

o Treguesi rendiment rrush pjergulla qëndron konstant duke ruajtur traditën e kultivimit të

hardhisë dhe i lokalizuar në zonat tradicionale të kultivimit.

o Treguesi rendiment ullinj kg/rrënjë, duke pasur parasysh periodicitetin e frutifikimit të tij

si cilësi biologjike, i llogaritur si mesatare e viteve, është në shifrën 12.76 kg/rrënjë,

tregues ky që eshtë premtues për të arritur objektivat e vitit 2013. Konkretisht gjate vitit

2012, rendimenti i ullinjve/rrenje, krahasuar me vitin 2011 eshte rritur 92.3%

Tabela nr 14. : Rendimentet e Perimeve dhe patateve

Emërtimi 2000 2005 2009 2010

I pritshmi

2012 2011

I Sip. Perime ( mijë ha) 32.8 32.5 30.3 30.8 30.6 31

Rendimenti (kv/ha) 189 211 241 252 266 270

Prodhimi gjithsej (mijë ton) 620 685 730 860 890 905

II Sip. Patate( mijë ha) 11.4 10.1 9.1 9 9.5 9.4

Rendimenti (kv/ha) 140 167 221 231 228 229

Prodhimi gjithsej (mijë ton) 161 169 200 208 230 231,8

Burimi: Vjetari Statistikor

Sic vihet re, rritja e konsiderueshme e rendimentit mesatar te perimeve ka qene nje nga

shkaqet kryesore te rritjes se konsiderueshme te prodhimit te tyre. Eksportet e grupit te

perimeve u rriten me 70% ne sasi dh 40% vlere ne vitin 2012 kundrejt eksporteve te vitit

2011. Orientimi drejt eksportit i perimeve te fresketa per te cilat Shqiperia ka avantazh

krahasues ne rajon e me gjere dhe kapja e tregjeve te reja pervec atyre rajonale kane

promovuar rritjen sasiore e cilesore te grupit te perimeve.

Eksportet e patateve ne 2012 paten nje rritje rreth 2 here ne 2012 krahasuar me vitin 2011.

Tabela 15: Tregues të rendimentit

Treguesit Njësia 2007 2008 2009 2010 2011

I pritshmi

2012

Rendimenti i litër/kokë 2225 2355 2581 2631 2696

Page 25: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

25

qumështit të lopës 2720

Rendimenti i

qumështit të deles litër/kokë 53.5 55.8 56.8 58.7 59.2 59.5

Rendimenti i

qumështit të dhisë litër/kokë 111.8 109.7 105.4 110.3 113.4 113

Burimi:Vjetari statistikor, MBUMK

Treguesit e rendimenteve në sektorin e blegtorisë për qumësht lope, dele, dhie, krahasuar me

vitin 2007, në përgjithësi pësuan rritje në vitin 2012, konkretisht për:

o treguesin qumësht lope rritja është 13,4 %,

o qumësht dele 12%

Rritjet në përgjithësi erdhën si rezultat i përmirësimit racor dhe rritjes së prodhimit foragjer.

Per sa i perket prodhimit bujqesor, duhet theksuar se viti 2012 pati nje thatesire te tejzgjatur

qe ndikoi ne prodhimin. Megjithate, edhe ky vit shenon rritje qe karakterizohet si nga rritje

prodhimit dhe rendimentesh ne pjesen me te madhe te aktiviteteve bujqesore (kultura bimore

dhe blegtori), ashtu dhe nga nje rritje te tendences se specializimit te fermave.

Rritja e siperfaqes nen serre nga viti ne vit si edhe me 60 Ha me shume ne 2012 ne krahasim

me 2011 eshte nje tjeter factor/justifikim i rritjes se prodhimit te perimeve dhe te eksporteve

te tyre gjate vitit 2012.

Bujqësia organike

Situata aktuale ne Shqiperi

Vleresimi i vendit ka treguar se Shqiperia ka perjetuar nje rritje te shpejt, nga vetem 130 ha

ne 2004 te dedikuara per bujqesine organike ne 13, 700 ha ne 2009, nderkohe qe numri i

fermave eshte rritur nga 90 ne 126 ne 2012. Rritja mund te shpjegohet me hyrjen ne fuqi te

ligjit mbi bujqesine organike ne 2004, por gjithashtu edhe me permiresimin e statistikave mbi

bujqesine organike. Gjithashtu vendi ka pergatirur edhe Strategjine e Bujqesise dhe Ushqimit

per periudhen 2007 – 2013, sipas te ciles objektivi eshte qe te arrihet 5% prodhim organic ne

vitin 2013. Per te permbushur kete objektiv, duke fillaur nga viti 2008 e ne vazhdim jane ne

fuqi subvencionet per mbeshtetjen e bujqesise organike.

Nga 2008, MBUMK mbeshtet certifikimin e fermave organike ne masen 50% te kostos se

konvertimit por jo me teper se 70,000 LEK/ferme ne vit;

Programet buxhetore të MBUMK-së (periudha 2007-2013) në përputhje dhe me

objektivat strategjike të përcaktuara në dokumentin strategjik SSBU.

Tabela nr 16: Buxheti sipas programeve (mijë EUR)

Page 26: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

26

Burimi: Sektori i Buxhetit i MBUMK (Kursi i këmbimit është:1 EUR = 123 ALL ndersa per

V. 2010 1Euro= 137.77 ALL, v.2011 kursi i kembimit 1 Euro =140.34 ALL, v.2012 kursi i

kembimit 1Euro=140 ALL dhe v.2013 kursi i kembimit 1Euro=140ALL )

Politikat e SSBU 2007-2013, qëllimet strategjike të përcaktuara në të (afat-shkurtra dhe

afat-mesme).

SSBU: Të rritet mbështetja financiare për fermat, bizneset bujqësore dhe ato agropërpunuese

Tabela nr 17: Buxheti në mbështetje të zbatimit të politikës bujqësore

Në milion euro ( € )

Nr. Emertimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Plan

Buxheti Gjithsej (Milion lekë) 47 47 55 40 40 48

1 Investime 20 14 22 19 13 20

2 Shpenzime 27 33 33 21 27 28

- Identifikim,matrikullim 0.8 1.3 0.5 - 1 -

- Skema mbështetese 7 11 11.5 5.2 7.3 7.5

Burimi: Sektori i Buxhetit i ,MBUMK, 2010 (Kursi i këmbimit 1EUR=135.8ALL v.2011 kursi

i kembimit 1 Euro =140.34 ALL, v.2012 kursi i kembimit 1Euro=140 ALL dhe v.2013 kursi i

kembimit 1Euro=140ALL )

Skemat Kombëtare Mbështetëse të Sektorit klasifikohen në zërin shpenzime, siç shihet dhe

nga grafiku i mëposhtëm subvencioni në bujqësi përbën një zë të rëndësishëm.

Programi

2007 2008 2009

2010

2011

2012 Plan

2013

Planifikimi menaxhimi dhe

adminstrata 1,463 3,582 2,018 1,797 3,001 3,001 1,793

Siguria ushqimore dhe mbrojtja

e konsumatorit 11,072 12,081 12,490 9,860 10,728 10,728 14,196

Manaxhimi i sistemit të kullimit

dhe ujitjes 16,391 18,303 16,977 9,851 13,468 13,468 12,353

Zhvillimi rural, duke mbeshtetur

bujqesine blegtorine,

agroindustrine dhe marketingun

8,771 10,684 14,527 11,986 11,377 11,377 18,376

Shërbimi keshillimor dhe

informacioni bujqësor 2,642 2,411 2,276 1,452 1,587 1,587 1,528

Menaxhimi i qëndrueshëm i

tokës bujqësore 2,862 21 114 59 62 62 150

Total 43,200 47,081 48,402 35,005 40,223 40,223 48,396

Page 27: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

27

Grafiku 2 : Tendenca per subvencionet ne milion Euro 2008-2013

Burimi: Sektori i Buxhetit i MBUMK, 2013

SSBU: Të përmiresohet menaxhimi, ujitja dhe kullimi i tokës bujqësore

Programi buxhetor i MBUMK-së: Menaxhimi i sistemit të kullimit dhe ujitjes

Tabela 18: Treguesit bazë për programin, menaxhimi i sistemit të kullimit dhe ujitjes

Nr Treguesi Njësia

matjes

2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 I

pritshëm

2013

1 Siperfaqe toke

bujqesore me

infrastrukture

ujitese te

rehabilituar dhe te

mirembajtur

000 ha 188 195 200 212 219 227 242 250

2 Siperfaqe toke

bujqesore me

infrastrukture

kulluese te

rehabilituar dhe te

mirembajtur

000 ha 200 205 210 222 227 237 257 250

Burimi: MBUMK, INSTAT

Në kuadër të këtij programi, financimi i brendshëm dhe i huaj, në total për periudhën 2007-

2012 ka qene 12.02 miliarde leke. Këto financime janë kryer kryesisht në skemat ujitëse dhe

kulluese dhe në zonën fushore të ultesirës perëndimore që dominohet nga një bujqësi

intensive. Gjithahstu kane perfunduar (gjate vitit 2011-2012) nderhyrjet e fazes emergjente

dhe post emergjente ne infrastrukturen e mbrojtjes nga permbytja ne zonen e Shkodres dhe

Lezhes duke vazhduar rehabilitimin dhe rikonstruksionin e argjinaturave mbrojtese ne

lumejte Drin, Bune, ne zonen e Shkodres.

Page 28: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

28

Për periudhën 2007-2012 rritja e sipërfaqes me infrastrukture te rehabilituar dhe te

mirembajtur në ujitje është 15 000 ha duke e çuar sipërfaqen me infrastrukturë ujitëse të

rehabilituar dhe te mirembajtur ne 242 000 ha që përbën rreth 67 % të sipërfaqes

potencialisht të ujitshme prej 360 000 ha, ose rreth 96% të objektivit të strategjisë për vitin

2013 që është 250 000 ha.

Programi buxhetor i MBUMK: Shërbimi këshillimor dhe informacioni bujqësor

Per vitin 2012, numri i fermerëve të cilëve ju është vënë në dispozicion nga shërbimi

këshillimor, informacioni bujqësor, ka arritur në 70.000 fermerë ose 19.8 % të numrit total të

fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese në vend.

Është miratuar në Qeveri, draft ligji për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, në përputhje me

disa nga standartet e KE për kooperimin.

Programi buxhetor i MBUMK-së për menaxhimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore

SSBU: Të ndalet dëmtimi dhe të kufizohet tjetërsimi fizik i tokës

“Në funksion të krijimit të sistemit të informacionit mbi tokën (LIS) janë programuar dhe po

implementohen masat që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe plotësimin e një forme të re

“Regjistrit të Tokës Bujqësore”, që reflekton edhe ndryshimet e ndodhura në tipet e pronësisë

mbi tokën. Deri në fund të vitit 2012, të dhënat e këtij regjistri janë plotësuar për 1046 zona

kadastrale rurale nga 2920 zona kadastrale ruarle që numërohen në shkallë vendi.

Dixhitalizimi dhe integrimi në GIS i informacionit mbi tokën, sipas programit të

lartëpërmendur, në vitet 2008-2012, ka përfunduar në 33 komuna/bashki, ku përfshihen rreth

140 000 mijë ha”.

Programi buxhetor i MBUMK-së: Për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e

konsumatorit

Gjatë viti 2012 nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar janë përgatitur dhe miratuar 7 akte

normative të BE-së duke i përshtatur ato në legjislacionin kombëtar dhe janë në proces

miratimi dhe 4 akte normative të tjera nga 11 akte të parashikuar në PKZMSA, të cilat bëjnë

të mundur përshtatjen e standardeve të BE-së në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Gjatë viti 2012 në bashkëpunim me projektin PAZA (IPA-2008 “Fuqizimi i mbrojtjes së

shëndetit të njerëzve kundër sëmundjeve zoonotike” u vaksinuan kundër sëmundjes së

brucelozës mbi 2.600.000 krerë të imta (small ruminants) dhe u matrikulluan mbi 550.000

krerë të imta, masa këto që së bashku me kontrollin e sëmundjeve të tjera problematike për

vendin si TBC, Plasje, etj. kanë siguruar një situatë të mirë dhe të qëndrueshme epizootike

për gjthë territorin e vendit.

Zhvillimet në rishikimin e strategjisë dhe përgatitja e një kuadri të ri strategjik

mbas-2013.

Strategjia Kombëtare Ndër-sektoriale për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Strategjia Kombëtare Ndër-sektoriale për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (SKNBZHR

SKNBZHR) po hartohet në përputhje me kuadrin e strategjisë Europe 2020 për rritje të

Page 29: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

29

qëndrueshme dhe përfshirëse dhe qëllimet e përgjithshme strategjike të Shqipërisë për tu bërë

anëtare e BE.

Ajo është përgatitur në përputhje me qasjen për planifikim strategjik në BE për CAP (ose

PBB - Politikat e Përbashkëta Bujqësore) 2014-2020 ndërkohë që ruan fokusin mbi nevojat

specifike për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.

SKNBZHR përcakton kuadrin strategjik për trajtimin e sfidave me të cilat përballen sektorët

e bujqësisë dhe agro-përpunimit dhe zhvillimi i zonave rurale në një mënyrë të qëndrueshme

duke propozuar instrumente politike të ngjashme me instrumentet e PBB me një fokus

specifik mbi përgatitjen e sektorëve, instrumentet politike dhe marrëveshjet institucionale për

integrimin në BE.

Drafti i strategjisë do të paraqitet për drejtuesit e lartë të MBUMK nga fillimi i Shkurtit 2013

dhe pas këtyre konsultimeve si dhe konsultimeve me grupin ndër-ministror të punës, grupet e

interesit dhe donatorët, një version përfundimtar do të jetë gati deri në fund të muajit Maj

2013.

Zhvillimi i përgjithshëm bujqësor dhe rural

Politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural kanë kontribuar në një masë të madhe në zhvillimin

ekonomik dhe social të komuniteteve bujqësore dhe rurale.

Ka qenë një objektiv kryesor të kontribuohej për një rritje në fushën e tokës bujqësore të

përdorur, rritjen e madhësisë mesatare të fermave dhe në këtë mënyrë të rritej

produktiviteti i sektorit. Këto politika kanë sjellë rezultate të rëndësishme.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të shfrytëzuar është rritur me 24.000 ha (6%) nga viti 2007 në

2011, pjesërisht në sajë të mbështetjes për plantacionet e 15.000 ha të pemëve të reja frutore,

agrumeve, ullinjve dhe arrorëve, si dhe vreshtave. Aktualisht shfrytëzohet 64% e totalit të

tokës bujqësore, por nevojitet të rritet shfrytëzimi i sipërfaqes së tokës bujqësore në vitet e

ardhshme. Madhësia mesatare e fermës është rritur nga 1,14 ha për fermë në vitin 2007, në

1,26 ha për fermë në vitin 2011. Kjo është pozitive, por ende larg nga niveli i nevojshëm që

një familjeje i duhet për të pasur një të ardhur mesatare nga bujqësia, dhe shumë larg nga

mesatarja e BE.

Vlera e prodhimit bujqësor është rritur nga 140,000 milionë Lek në vitin 2007 në 180,000

milionë Lek në vitin 2011. Produktiviteti i forcës punëtore i sektorit bujqësor është rritur me

28% nga 320.000 Lek në vlerë prodhimi në 412.000 Lek në vlerë prodhimi për njësi vjetore

pune (AWU). Numri i Njësive të Madhësisë Ekonomike (ESU) për fermë tani është 2.45 në

vitin 2011 përkundrejt 1.9 në 2007. Mbështetja për modernizimin e më shumë se 50 ha

prodhimi serë ka kontribuar në këtë zhvillim. Megjithatë, performanca ekonomike e sektorit

është ende e dobët për shkak të madhësisë të vogël dhe fragmentimit të fermës, nivelit të ulët

të teknologjisë dhe produktivitetit të ulët total të faktorëve krahasuar me mesataret e BE.

Nevojitet një përpjekje më e mirë për të ngritur më tej konkurueshmërinë e sektorit.

Në të njëjtën periudhë nga viti 2007 në 2011 produktiviteti i sektorit agro-përpunues është

rritur me 7.5% nga 4,7 milionë Lek në vlerë prodhimi për punonjës në vitin 2007, në 5

milionë Lek për punonjës në 2011. Punësimi u rrit nga 10,300 në 11,300 vende pune.

Page 30: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

30

Ka qenë e rëndësishme për zhvillimin e sektorit që njohuritë e reja rreth metodave të

prodhimit, teknologjive të reja, varieteteve dhe racave të reja dhe më të mira deri në një farë

mase kanë qenë të disponueshme për fermerët, megjithëse nevojiten përpjekje të

përmirësuara që sektori të arrijë konkurrentët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Zhvillimi i sektorit po bëhet me vëmendje të shtuar drejt menaxhimit të qëndrueshëm të

burimeve. Kjo përfshin shfrytëzimin e tokës bujqësore të referuar më sipër, e cila gjithashtu

pasqyron objektivat e ruajtjes të mjedisit dhe natyrës.

Zhvillimi rural mbështetet nëpërmjet investimit në diversifikimin e prodhimit në mënyra

të ndryshme. Mbështetja e investimeve për prodhimin e kërmijve dhe mjaltit janë shembuj të

mirë, por nuk ka ende skema të bashkërenduara të mbështetjes për diversifikimin e

veprimtarive që prodhojnë të ardhura. Pavarësisht kësaj, përqindja e fermerëve që kanë të

ardhura nga burime të tjera përveç bujqësisë po rritet këto vite nga 124.000 në vitin 2007 deri

në 148.000 në 2011, e barabartë me 19%.

Zhvillimi institucional, rregulloret dhe zbatimi

Zhvillimi institucional dhe rregulloret në dritën e integrimit në BE ka qenë një prioritet i

rëndësishëm për MBUMK. Mund të përmenden reformat e mëposhtme rregullatore të

zbatuara gjatë periudhës 2007 - 2011: (i) krijimi i institucioneve për zbatimin e IPARD -

Asistencës Para-aderimit për Zhvillimin e Bujqësisë; (ii) miratimi i Ligjit për Bujqësinë dhe

Zhvillimin Rural i cili rregullon programimin e skemave kombëtare të mbështetjes për

sektorin agro-ushqimor, krijon Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për

zbatimin e mbështetjes kombëtare dhe fut monitorimin dhe vlerësimin e skemave kombëtare

të mbështetjes, (iii) miratimi i Ligjit të Ushqimit dhe krijimi i Autoritetit Kombëtar të

Ushqimit, (iv) miratimi i Ligjit mbi Shoqeritë e Bashkepunimit Bujqësor.

Sfidat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale

Pavarësisht nga zhvillimi pozitiv në sektor ndërmjet viteve 2007 dhe 2011, nevojitet të

trajtohen një sërë sfidash në vitet e ardhshme me qëllim që të përmirësohet zhvillimi i

bujqësisë, agro-përpunimit dhe kushtet e jetesës në zonat rurale. Sfidat që duhet të trajtohen

me qëllim që të rritet konkurrueshmëria e bujqësisë shqiptare dhe të përmirësohet cilësia e

jetës në zonat rurale mund të përmblidhet më poshtë:

Rritja e konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe agro-përpunimit në tregjet kombëtare

rajonale dhe globale.

Rritja e madhësisë së fermave nëpërmjet një përpjekje të gjithanshme të konsolidimit

të tokës dhe zhvillimit të tregut të tokës.

Përmirësimi i transferimit të teknologjive dhe sistemit të inovacionit nëpërmjet një

shërbimi të ekstensionit dhe sistemi të transferimit të teknologjisë të përmirësuar,

duke përfshirë mbështetjen e kompetencave dhe kualifikimin e fermerëve me

profesionalizëm, përvojë dhe besim në një ekonomi moderne.

Përmirësimi i organizimit të zinxhirëve të vlerës nga fermeri tek konsumatori.

Rritja e cilësisë së produkteve (standardet e cilësisë, produktet organike, PDO/PGI).

Përmirësimi i sistemeve të infrastrukturës në bujqësi (rrugë, furnizim me ujë, ujitje,

trajtim të ujërave të ndotura).

Vazhdimi i përpjekjes në lidhje me ruajtjen e eko-sistemeve.

Sigurimi i menaxhimit dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore (toka,

uji, pyjet dhe kafshët).

Zbutja e ndryshimeve klimatike.

Përmirësimi i standardeve të jetesës në zonat rurale:

Page 31: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

31

o Nëpërmjet përmirësimeve të shërbimeve bazë (shëndetësore, mjediset social-

kulturore dhe të tjera)

o Nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve të gjenerimit të të ardhurave dhe

mundësive për të siguruar kohezion ekonomik dhe social ndërmjet zonave

rurale dhe urbane.

Zhvillimi institucional, zhvillimi rregullator dhe zbatimi

Vizioni

Vizioni për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri mund të përmblidhet si më

poshtë:

a) Sektor efiçent, novator dhe i qëndrueshëm agro-ushqimor i aftë të përballojë presionin

konkurrues dhe plotësimin e kërkesave të tregut të BE nëpërmjet shfrytëzimit të

qëndrueshëm të burimeve dhe

b) Zona rurale të qëndrueshme që ofrojnë aktivitete ekonomike dhe mundësi punësimi,

përfshirje sociale dhe cilësi jetese për banorët ruralë.

Objektivat e përgjithshme të SKNBZHR janë

Mbështetja e një prodhimi të qëndrueshëm dhe cilësor të ushqimit nëpërmjet zhvillimit të

një sektori konkurrues dhe novator agro-ushqimor i aftë për të përballuar presionin

konkurrues në tregjet e brendshme dhe ato të BE-së dhe duke plotësuar standardet e BE-së

dhe kërkesat e tregut.

Arritja e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe veprimit klimatik

nëpërmjet menaxhimit të pyjeve dhe burimeve ujore, dhe futja e metodave të

prodhimit bujqësor duke mbrojtur mjedisin dhe zbutur ndikimin mbi klimën.

Arritja e një zhvillimi të balancuar territorial të zonave rurale nëpërmjet mbështetjes

së diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, krijimit të vendeve të punës dhe

përfshirjes sociale, dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në zonat rurale.

Objektivat specifike për zhvillimin e një prodhimi të qëndrueshëm ushqimor dhe

një sektor agro-ushqimor konkurrues dhe novator

Përmirësimi i konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe qëndrueshmëria e fermës

Objektivi është zhvillimi i një sektori konkurrues bujqësor nëpërmjet lehtësimit të

ristrukturimit të sektorit bujqësor, duke përmirësuar përdorimin e tokës dhe duke forcuar

orientimit drejt tregut dhe pjesëmarrjen me një fokus të veçantë mbi:

Një perspektivë afat-shkurtër për optimizimin e përdorimit të burimeve bujqësore duke

promovuar dhe përmirësuar bashkëpunimin dhe shoqatat për përdorimin dhe menaxhimin

efikas të tokës dhe burimeve bujqësore.

Një perspektivë afat-mesme e pasjes së një sektori me përgjithësisht ferma familjare të

qëndrueshme ekonomikisht nëpërmjet lehtësimit të ristrukturimit të fermave dhe rritjes së

madhësisë mesatare. Kjo do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të tregut të tokës, kushtet

për shfrytëzimin e tokës nëpërmjet pronësisë së tokës dhe përdorimit të tokës, dhe masave

përmirësuese që mbështesin ri-parcelizimin. Lehtësimi i ripërtëritjes së brezave është një

element i rëndësishëm në këtë aspekt.

Mbështetja e zhvillimit të pjesës ekonomikisht të qëndrueshme të sektorit parësor

nëpërmjet përmirësimeve të metodave të prodhimit, cilësisë së produktit dhe plotësimit të

standardeve të BE-së.

Page 32: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

32

Promovimi i organizimit në zinxhirin e vleres dhe menaxhimi i riskut në bujqësi

Objektivi është të mbështetet zhvillimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit

agro-ushqimor nëpërmjet:

Integrimit të prodhuesve parësorë në zinxhirin e ushqimit nëpërmjet skemave të

cilësisë, promovimit në tregjet lokale, grupet e prodhuesve dhe organizimeve

ndërmjet degëve dhe mbështetja e menaxhimit të riskut në fermë.

Lehtësimit të krijimit të grupeve të prodhuesve për të përmirësuar cilësinë dhe

planifikimit të prodhimit, trajtimit dhe marketimit të sasive më të mëdha dhe

përmirësimit të fuqisë të prodhuesve për negocimin e çmimeve.

Promovimit të novacioneve dhe teknologjive të reja në zinxhirin agro-ushqimor për

prodhimin e produkteve me vlerë të lartë të shtuar dhe mbështetja e futjes së

kërkesave dhe standardeve të tregut të BE-së.

Objektivat specifike për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe veprimit

klimatik

Objektivi është futja graduale e politikave dhe qasjeve të BE-së për menaxhimin e burimeve

natyrore dhe veprimit klimatik me një fokus specifik mbi përdorimin e qëndrueshëm të

burimeve të tokës, pyjeve dhe ujërave dhe menaxhimi i mbetjeve në afat të shkurtër.

Restaurimi, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve që varen nga bujqësia dhe pyjet

Fokus specifik do t'i jepet në afat të shkurtër zhvillimit të bujqësisë organike dhe

veprimtarive bujqësore që ulin presionin mbi mjedisin, erozionin e dheut dhe ndotjen e ujit.

Në afat të mesëm fokusi do të jetë gjithnjë e më shumë mbi integrimin e politikave të BE-së

duke futur masa mbi restaurimin dhe ruajtjen e biodiversitetit, respektimit të kërkesave të

Natura 2000 dhe bujqësisë me vlerë të lartë natyrore, dhe përmirësimit të menaxhimit të ujit

dhe tokës.

Promovimi i efiçencës së burimeve dhe zhvendosja drejt një ekonomie që prodhon pak

karbon dhe është rezistente ndaj ndryshimit të klimës në sektorët

Në afat të shkurtër fokusi do të vihet mbi efiçencën në rritje në përdorimin e ujit nga bujqësia,

dhe përdorimi i energjisë në bujqësi dhe përpunimin e ushqimeve.

Fokus specifik to t'i kushtohet lehtësimit të furnizimit dhe përdorimit të burimeve të

rinovueshme të energjisë, siç janë nën-produktet, mbetjet dhe lëndët e para jo-ushqimore për

qëllimin e ekonomisë lokale.

Në afat të mesëm do t'i vihet fokusi futjes së politikave të BE-së për uljen e shkarkimeve të

oksidit të azotit dhe metanit dhe mbështetjes së kapjes së karbonit në bujqësi dhe pyjëtari.

Objektiv specifik për zhvillim të balancuar territorial të zonave rurale

Promovimi i përfshirjes sociale, uljes së varfërisë dhe zhvillimit ekonomik në zonat rurale

Këtij objektivi do t'i vihet një prioritet veçanërisht i lartë për shkak të pozicionit të dobët të

zonave rurale në ekonominë e përgjithshme, numrit të lartë të njerëzve që jetojnë në zonat

rurale dhe rëndësisë së zhvillimit të aktiviteteve ekonomike alternative për të mbështetur

zhvillimin strukturor të sektorit të bujqësisë.

Page 33: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

33

Fokusi do të jetë mbi lehtësimin e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike dhe krijimit të

vendeve të punës dhe bizneseve të reja të vogla, përmirësimit të shërbimeve vendore,

ripërtëritjes së fshatrave, infrastrukturës rurale, përmirësimit të aksesit në përdorimin e

sistemeve moderne të informacionit dhe komunikimit. Për të përmirësuar këto aktivitete do të

bëhet një përpjekje e veçantë për të mbështetur zhvillimin lokal në zonat rurale duke

promovuar dhe ndërtuar kapacitetet për zhvillimin e qasjeve nga poshtë lart dhe pjesëmarrjen

lokale në planifikimin e zhvillimit në nivel lokal.

Objektivat e ndërthurura horizontale

Përveç objektivave specifike ka dy objektiva horizontale me rëndësi të veçantë për zhvillimin

e bujqësisë, prodhimit të ushqimit dhe zonave rurale me perspektivën për të zhvilluar një

bujqësi konkurruese dhe një ekonomi rurale të gjallë.

Kjo ka të bëjë mbi të gjitha me objektivin për të mbështetur transferimin e dijeve dhe

inovacionin në bujqësi dhe zonat rurale. Së dyti perspektiva e integrimit në BE kërkon që

sektori agro-ushqimor dhe ekonomia rurale të jenë të përgatitura për të plotësuar kërkesat

rregullatore të BE-së.

Mbështetja e transferimit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi, pyjëtari dhe zonat

rurale.

Ky objektiv ndër-sektorial synon në përmirësimin e aftësive të të gjithë aktorëve kryesorë në

zonat rurale për të kontribuar në zhvillimin e një sektori bujqësor të qëndrueshëm dhe

komuniteteve të qëndrueshme rurale nëpërmjet

Mbështetjes së inovacionit dhe transferimit të njohurive në sektorin bujqësor dhe

zonat rurale duke zhvilluar shërbime këshillimore dhe Qendrat e Transferimit të

Teknologjive Bujqësore për të mbështetur fermerët, prodhuesit e akuakulturës,

përdoruesit e pyjeve dhe SME-të në zonat rurale.

Mbështetja e të mësuarit gjithë jetës nëpërmjet trajnimit profesional dhe fitimit të

aftësive.

Forcimi i lidhjeve ndërmjet bujqësisë, akuakulturës, pyjëtarisë, kërkimit dhe

inovacionit duke mbështetur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve.

Mbështetja e zhvillimit të shërbimeve bazë dhe ripërtëritjes së fshatit në zonat rurale.

4.7. Zhvillimi rural dhe legjislacioni

Zbatimi i skemave kombetare mbështetëse

Gjatë vitit 2012, mbështetja financiare është realizuar nëpërmjet implementimit të 20

skemave, nga të cilat 18 i përkasin skemave të përfitimit të drejtpërdrejtë nga Fondi i

Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe 2 skema për nxitjen e kreditimit bankar në

sektorin e agro-përpunimit dhe mekanikës bujqësore. Masat e mbeshtetjes i janë dhënë

prioritet zonave malore, me kritere lehtësuese (p.sh siperfaqe me e vogel, nr i krereve lope,

dele, dhi etj).

Masat e mbështetjes dhe masa e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin

rural, në shkallë vendi, janë:

Page 34: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

34

1. Mbjellje ullishtesh ≥ 0.2ha: 1,788 EUR/ha format intensive të kultivimit, dhe 1.430

EUR/ha, për format tradicionale.

2. Mbjellje arrash, 1,788 EUR/ha per mbjelljet me fidane te shartuar per qarqet Kukes,

Diber, Korce dhe rrethin Librazhd, si dhe 1,287 EUR/ha per mbjelljet me fidane te

pashartuar ne te gjithe vendin. Mbjellje ekstensive lajthish, bajamesh dhe shegësh, 1,287

EUR/ha dhe intensive lajthish, bajamesh dhe shegësh, 1.430 EUR/ha.

3. Mbjellje mollësh, dardhësh, kumbullash, qershish, pjeshkësh dhe ftonjsh, 1.430 EUR/ha.

4. Agrume, kivi dhe luleshtrydhe, 1.430 EUR/ha, për format intensive të kultivimit.

5. Mbjelljen e vreshtave, në masën 1,788 EUR/ha > 0.2 ha.

6. Ujitjen me pika në arroret, lajthite, bajamet e shegen, per te gjitha format intensive te

kultivimit te tyre, pemtoret, agrumishtet, ullishtet per te gjitha format intensive te

kultivimit te tyre, dhe mbjelljet e reja si dhe në vreshtat e reja per rrush tavoline, serrat me

ngrohje diellore dhe teknike, 1,788 EUR/ha.

7. Prodhimin e vajit të ullirit extra i virgjër, 0.71 EUR/litër për sasitë deri në 15 tonë/vit.

8. Prodhimi i produkteve organike bujqësore nga bimët e kultivuara 500.7 EUR/fermë

9. Blerjen/zëvendësimin e plastmasit për serrat me ngrohje diellore dhe teknike (në shkallë

vendi). Në masën 1,430,6 EUR/ha

10. Blerjen e plastmasit për prodhimin e bostanoreve në tunele në masën 1,073 EUR/ha > 0.5

ha.

11. Pagesën me 0.07 EUR/litër qumësht, per numër lopësh jo me pak se 10 (dhjetë) krerë, por

jo më shumë se 80 (tetëdhjetë) krerë.

12. Pagesën me 35.7EUR/krerë, për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10

(dhjetë) krerë njëthundrakë, por jo më shumë se 30 (tridhjetë) krerë.

13. Pagesën me 3.5 EUR/krerë dele ose dhi të matrikulluara për fermerët, të cilët

mbarështojnë jo më pak se 100 (njëqind) krerë.

14. Pagesën me 4.29 EUR/koshere blete për fermerët me jo më pak se 50 (pesëdhjetë)

koshere blete.

15. Pagesen 143 EUR për kokë mëshqere racë e pastër të moshës mbi 15 muaj në zona të

caktuara ku ekziston përqëndrimi më i madh i gjedhit, për fermat ose grup fermash

blegtorale që prodhojnë jo më pak se 3 mëshqera.

16. Mbështetja përmes subvencionit në masën 70% të normës së interesit për 5 vite radhazi

për kreditë deri në 179,856 EURO, që do të merren per kompanite qe ruajtjen dhe

përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale dhe kërpurdhës; Mjete mekanike

Page 35: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

35

bujqësore, agregate dhe tank ftohës për qumështin;peshkimi dhe përpunimi i produkteve

ujore.

17. Grumbullimin e gështenjës dhe shegës, 8.59 EUR/kv. Pagesa të bëhet vetëm kundrejt

sasive të gështenjave dhe të shegëve të shitura me faturë tatimore.

18. Mbarështimin intensiv i kërmillit, 50% e vlerës së rasatit për ha, por jo më shumë se

3,576.5 EUR/ha.

19. Mbjellje të bimëve medicinale të kultivuara si sherebelë, lavanda, timus e rigon, në bllok

e sipas zonave të përcaktuara më parë për kultivim, në masën 50% të kostos totale të

projektit, por jo më shumë se 1430,6 EUR/Ha.

20. Kredi pa interes, per blerjen dhe instalimin e dhomave frigoriferike; linjat e seleksionimit

dhe te përpunimit të pordhimit të arroreve, gështenjës dhe shegës; ndertim/modernizim i

komplekseve blektorale; blerje mekanikë bujqësore; ngritje e serrave për prodhim fidanë

në masën 50-80 % të vlerës së investimit.

Numri i përfituesve dhe financimi për secilën skemë gjatë vitit 2012 ka qënë:

Nr. Skema Mbeshtetese Nr. i perfituesve

Financimi ne Euro

1 Mbjellje ullishte 3,358 2,311,217

2 Mbjellje e arroreve 1,029 850,685

3 Mbjellje pemetore 433 240,702

4 Mbjellje subtropikale 162 156,549

5 Mbjellje vreshta 171 116,717

6 Prodhimi i vajit te

ullirit extra te virgjer 6 33,080

7 Ujitja me pika 207 483,820

8 Ferma BIO 4 2,016

9 Plasmas per serra 13 5,964

10 Plasmas per bostanore

ne tunele 31 35,231

11

Pagese per qumesht

ferma blektorale per

lope 63 271,314

Page 36: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

36

12 Mbareshtrimi i

njethunderakeve 00 0

13 Grumbullimi i

geshtenjes dhe sheges 00 0

14 Matrikullimi i deleve

dhe dive 1,936 1,091,649

15 Mbareshtrimi i

meshqerrave 9 37,437

16 Rritja e bleteve 178 89,058

17 Mbareshtimi i

kermillit 3 7,340

18 Kultivimi i bimeve

medicinale 65 185,356

19 Subvencionimi i

normes se interesit 5511 305,362

20 Kredi pa interes 10 1,079,914

Total 7,729 7,303,411

Skema e kredise pa interes eshte futur per here te pare ne skemat kombetare per financimin

e projekteve ne bujqesi apo agroindustri duke financuar projektet investuese ne formen e

huave pa interes me kohezgjatje 7 vjecare duke kredituar 10 subjekte private si me poshte:

Mbështetja financiare në sektorin e Bujqësisë, numri i aplikantëve dhe numri i masave

janë rritur nga një vit në tjetrin 2007-2013:

InvestimiNr

perfituesveShuma lek Shuma ne Euro

Modernizimi i komplekseve

blektorale

3 45,000,000 323,974

Blerje traktor dhe agregat

bujqesor2 10,000,000 71,994

Blerje/ instalim dhoma

frigoriferike fruta-perime4 60,000,000 431,965

Blerje/instalim linje

seleksionimi geshtenje1 35,000,000 251,980

Total 10 150,000,000 1,079,914

Page 37: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

37

Nr Skemat mbeshtetese 2007 2008 2009 2010 2011 2012

1 Nr i skemave

3 13 17 11 17 20

2 Nr i aplikanteve 3,178 8,614 12,051 10,090 14,783 11,340

3 Nr i perfituesve

2,109 7,603 10,584 8,045 4,078 7,729

4 Mbjelljet e reja total ha

1,169 1,772 2,536 2,523 1,929 2,763

5 Mbjellje ullishtesh ha

337 706 1590 1848 1981 1616

6 Mbjellje arrore ha

0 0 0 0 465 662

7 Mbjellje vreshtash ha

276 247 201 119 52 66

8 Mbjellje pemtore

556 819 744 555 206 174

9 Mbjellje subtropikale

ha 0 0 0 0 0 111

Diversifikimi i skemave në vitin 2012 paraqitet ne grafikun e meposhtem:

Në vitin 2013 ne buxhetin e shtetit eshte parashikuar nje fond prej rreth 7 mln Euro qe do te

shkoje per financimin e 23 skema mbeshtetese.

Sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural,

të jenë:

1. Prodhimi i frutave, arroreve, shegës dhe ullinjve;

2. Prodhimi i perimeve në serra;

Page 38: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

38

3. Prodhimi i qumështit, vajit të ullirit dhe mjaltit;

4. Përmirësimi racor në blegtori;

5. Prodhimi i produkteve organike;

6. Nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë;

7. Nxitja e kooperimit bujqësor;

8. Mbarështimi i kërmillit;

9. Prodhimi dhe grumbulllimi i bimëve medicinale.

Përgatitjet për IPARD:

AZHBR ka krijuar Sistemin e Menaxhimit dhe Kontrollit te Brendshem ne perputhje me

rregullat e IPARD:

1. Struktura organizative eshte krijuar sipas rekomadimeve te Audituesve te DG-AGRI.

2. Paketa e akreditimit eshte pergatitur sipas rregullave te IPARD, me 224 dokumenta

me 1.200 faqe, dhe eshte derguar ne Bruksel per komente.

3. Stafi I nevojshëm është rekrutuar dhe vendosur në pozicionet përkatëse.

4. Janë kryer trajnime për të gjithë stafin e agjencisë në lidhje me ekzekutimin e

funksioneve bazë dhe parimet e funksionimit të sistemit te menaxhimit dhe kontrollit

të brendshëm.

5. Infrastruktura teknologjike (pajisur me hardware dhe software te nevojshem)

Implementimi i projektit IPA 2011, projekti pilot i IPARD:

Komuniteti Europian duke konsideruar gatishmërinë e Strukturës Operative per

implementimin e IPARD, aplikon për hërë të parë një skemë grandi si nje mundesi per

Strukturat Shqipetare ne pergatitjen dhe aksesin e fondeve te B.E.

Mbështetur në Marrëveshjen Operacionale për implementimin e Skemës së Grantit

IPARD-like, midis GIZ, MBUMK dhe AZHBR, do të implementojë funksionet e

mëposhtme:

1. Marrja e aplikimeve

2. Kontrolli i aplikimeve (administrativ dhe ne terren)

3. Perzgjedhja dhe Aprovimi i aplikimeve

4. Kontraktimi

5. Pagesa

Mbi procedurat dhe rregullat e krijuara per IPARD do të implementohet skema e grandeve

IPARD-like.

AZHBR eshte percaktuar nga Autoritet Shqipëtare për të qënë përgjegjëse per menaxhimin e

kontributin kombetar në këtë projekt.

Ndarja e detyrave bëhet sipas funksioneve specifike të cdo njësie organizative.

Page 39: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

39

Ky projekt do ti sigurojë AZHBR-së:

o mundësinë e marrjes së “eksperienës praktike” në procesimin e aplikimeve, kontraktimin,

procesimin e kërkesave për pagesë dhe gjithashtu të testojë sistemin e menaxhimit dhe

kontrollit të brendshëm.

o të kontribuojë në përgatitjen e sektorit agro-ushqimor duke mbështetur përafrimin me

standartet e BE-së.

o përgatitjen e AZHBR, për akreditimin e saj dhe aksesin në fondet për zhvillimin bujqësor dhe

rural - IPARD-in e ardhshëm (2014-2012).

Progres ne fusha te tjera:

Asistencë teknike nëpërmjet një kredie të butë nga Bashkëpunimi Italian, bazuar në

protokollin Shqipëri-Itali 2010-2012 i cili synon:

Mbështetjen e Republikës së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian në

adoptimin e acquis communautaire në fushën e bujqësisë duke përmirësuar

administrimin e kontributeve për ndërmarrjet bujqësore dhe të ardhurat e tyre.

Pajisjen e AZHBR-në (Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural) me një Sistem të

Integruar të Menaxhimit dhe Kontrollit (Integrated Administrative and Control

System – IACS) dhe me të gjithë ata komponentë që shoqërojnë dhe plotësojnë këtë

sistem,

Furnizimi me mallra (Automjete, pajisje, infrastrukturë teknike dhe teknologjike)

Kohezgjatja e projektit 30 muaj - Buxheti 5,000,000 Euro

- € 3,469,830 per krijimin e IACS + asistence teknike

- € 890,000 per furnizim mallrash (automjete & pajisje)

- € 640,000 per kosto operative

Përgatitjet për IPARD: zhvillimet ne vendosjen e agjencisë IPARD,

Autoritetin Menaxhues dhe Agjensia e Pagimit, hartimin dhe zbatimin e

projektit IPA 2011 në pilotimin e IPARD, dhe cdo zhvillim tjetër.

Janë ngritur strukturat e programit IPARD, Autoriteti Menaxhues dhe Agjensia për Zhvillim

Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian për

implementimin e komponentit të V të programit IPA (IPARD).

Dy janë strukturat kyçe për zbatimin e Legjislacionit të Bashkimit Europian:

1. Autoriteti Menaxhues, i cili është përgjegjës për programimin e masave mbështetëse

të zhvillimit rural si dhe drejtimin e proçesit të monitorimit dhe raportimi sipas

rregullave të përcaktuara.

Page 40: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

40

2. Ngritja e Agjensisë për kryerjen e funksionit të pagesave si instrument financiar për

IPARD, i cili do të zbatojë programin kombëtar të mbështetjes së zhvillimit rural dhe

programin IPARD për zhvillimin rural.

Për sa me sipër, ngritja e ketyre strukturave është bazuar në Rregulloret e Keshillit (EC) nr.

1085/2006 për vendosjen e Instrumentit për Asistencën e Para-aderimit (IPA) si dhe me

Rregulloren e Komisionit Nr. 718/2007 datë 12 qershor 2007 “Për Zbatimin e Rregullores së

Këshillit Nr. 1085/2006 datë 17 korrik 2006 për krijimin e Instrumentit të Para-zgjerimit

(IPA), përcaktohen proçedurat e programimit dhe zbatimit të instrumentit IPA. Me anë të

kësaj rregulloreje të gjitha rregullat për zbatimin e IPA janë përmbledhur në një kuadër ligjor

të vetëm.

Struktura institucionale

Per autoritetet dhe strukturat implementuese te IPARD, eshte aprovuar VKM nr 846 datë

21/11/2012 “Për caktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet

autoriteteve dhë strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së Bashkimit

Evropian, në kuadër të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA) për Zhvillimin Rural,

Komponenti V”, e cila legjitimon funksionimin e tyre ne kuader te IPARD.

Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është përgjegjëse për

hartimin Politikave të Zhvillimit Rural Kombëtar dhe atë Evropian (IPARD) ndersa

Agjencia e Pagesave është përgjegjëse për zbatimin e Politikave të Zhvillimit Rural

Kombëtar dhe atë Evropian (IPARD).

Me Urdhërin Nr 207 të 23/06/2009, MBUMK zyrtarizoj Autoritetin Manaxhes. Me

Urdhërin Nr 15 e 21/01/2010, ministri ka emëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorise

se Përgjithshëme te Politikave Bujqësore (DPPB) të veprojë si Kryetar i Autoritetit

Manaxhues (Head), përgjegjës për mbarevajtjen e programit IPARD në menyre efikase,

efektive dhe ligjore brenda fushëveprimit të përgjegjësive, siç përcaktohet në nenin 13 të

draftit te Marrëveshjes Sektoriale.

Aktualisht me ndryshimin e strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit Drejtoria e Pergjithshme e Politikave Bujqesore e cila perbehet nga Drejtoria e

Politikave te ZhR dhe ajo e Monitorimit dhe Analizes ka ne përberje te saj dhe kryen edhe

funksionet si me poshtë :

1. Sektori i Programimit të Zhvillimit Rural, kryen funksionin e hartimit të programeve

kombetare dhe atë IPARD;

2. Sektori i Analizës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave, realizon funksionet e

monitorimit dhe atë të vlerësimit dhe;

3. Sektori i Publikimit dhe Koordinimit, kryen funksionin e koordinimit dhe të

publikimit të programit.

Page 41: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

41

AZHBR është struktura përgjegjëse për administrimin e fondeve te programit per

bujqesine dhe zhvillimin rural, struktura organizative është miratuar me Urdhër Nr.37,

datë 26.03.2012 i Kryeministrit mbi “Miratimin e strukturës dhe të organikës së

AZHBR”, Struktura e AZHBR është krijuar në perputhje me standartet e akreditimit të

B.E duke siguruar ndarjen e funksioneve bazë:

o Funksionet Implementuese: AZHBR-ja ben kontrollin administrativ të projekteve,

autorizon dhe ekzekution pagesat,

o Kontroli në terren (kontrolli para kontraktimit dhe para pageses)

o Kontabilizimi i pagesave (ne perfundim te aktiviteteve operative ne AZHBR,

kryen te gjitha kontabilizimet perkatese ne perputhje me standartet)

Page 42: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

42

Struktura organizative pasqyron qarte ndarjen e stafit midis funksioneve IPARD dhe skemave

kombetare.

Implementimi i Projekti IPARD-like

Projekti i financuar nga IPA 2011 "Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural" (SARD-

IPARD) përmes Marrëveshjes me Delegacionin Evropian është nje projekt mjaft ambicioz

pasi ofron ndihmë për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e BE-së, si dhe synon të rrisë

kapacitetin e zbatimit të fondeve të ardhshme IPARD për Stukturen Operative dhe aktorëve

të tjerë të përfshirë për të forcuar menaxhimin e tyre, ne nje kohe kur stuktura ishte ngritur.

Struktura Operative IPARD respektivisht (Agjencia e pagesave - Agjencia për Zhvillim Rural

dhe Bujqësor / ARDA dhe Autoriteti Menaxhues – nën Drejtorinë e Përgjithshme të

Politikave Bujqesore të MBUMK-së) janë përgjegjës për menaxhimin dhe kontrollin e

programit IPARD në të ardhmen dhe kapaciteti i tyre teknik është zhvilluar dhe po zhvillohet

gradualisht.

Një nga komponentët e projektit IPA 2011 është zbatimi i një skeme investimesh Grant për

zhvillimin e sektorit agro-ushqimor të bazuar në përputhje me rregullat IPARD (IPARD-

like). Skema Grant "IPARD-like" është bashkë-financuar nga BE (75%) dhe Qeveria e

Shqipërisë (25%), dhe zbatohet nga GIZ si Autoriteti Kontraktues për fonde e BE-së dhe

ARDA.

Drejtori i AZHBR

1 + 1

Drejtoria

E Finances

1 + 6

Drejtoria e

Teknologjise

Informative

1 + 4

Drejtoria

e Autorizimit te

Pagesave

1 + 6

Drejtoria e

Sherbimeve

Mbeshtetese

1 + 12

Drejtoria

per Perzgjedhjen

dhe Aprovimin e

Projekteve

1 + 9

Sektori i

Autorizimti te

Pagesave

IPARD

1 + 2

Sektori i

Kontabilizimit

1 + 2

Sektori i

Burimeve

Njerezore

1 + 3

Struktura AZHBR

2012

Sektori i

Autorizimit te

Pagesave per

Skemat

Kombetare

1 + 2

Drejtoria

E Kontrollit

1 + 45

Sektori i

Kontrollit

1+36

Sektori Juridik

1 + 2

Sektori i

Kontrollit IPARD

1 + 4

Sektori i

Ekzekutimit te

Pagesave IPARD

1 + 2

Sektori i

Menaxhimit te

Borxhit

1 + 2

Sektori i

Auditimit te

Brendshem

2

Struktura per tu Akredituar

Struktura te Skemave Nacionale

Sektori i

Analizes se

Riskut dhe

Kordinimit

1 + 2

Sektori i Finances

Mirembajtjes

1 + 4

Drejtoria

E Ekzekutimit te

Pagesave

1 + 9

Sektori i

Raportimit

1+ 2

Sektori i

Ekzekutimit te

Pagesave per

Skemat Kombetare

1 + 2

Page 43: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

43

Projekti pilot IPARD ofron disa mundësi si:

Për të rritur përgatitjen mbi IPARD dhe kapacitetet e zbatimit të aktorëve kryesorë, si ata

te SO IPARD të MBUMK-se, por edhe strukturave këshilluese, organeve teknike,

institucionet e kreditimit, si dhe fermerët,agro-përpunuesit,

Të sigurojë akses në fondet e BE-se për investime si për fermerët dhe agro-përpunuesit e

zinxhirit ushqimor për të përmirësuar bizneset e tyre

Për të krijuar një "shembull të praktikave më të mira" në një vend kandidat potencial per

në BE nga mje projekt i bashkë-financuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare ne nje skemë të

zhvillimit rural të bazuar në procedurat e IPARD.

Për Strukturat tona ky projekt do të shërbejë si një ushtrim i mirë për të gjithë partnerët e

përfshirë në këtë proces pasi shumë shpejt këto struktura të ngritura do të kryejnë të gjitha

funsionet për të cilat sot ato janë mbështetur nga GIZ në këtë projekt.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) gjatë vitit 2012 është fokusuar në

përgatitjet e dokumentacionit të nevojshëm për akreditimin e strukturës në bazë të planit të

veprimit të krijuar dhe dërguar strukturave të DG-AGI në Bruksel.

Me mbështetjen e projektit GIZ, EU-IPA 2008 është përgatitur paketa e dokumentave të

akreditimit sipas kërkesave dhe kritereve të akreditimit për të gjitha funksionet si më poshtë

vijon:

1. Përzgjedhja dhe Aprovimi i projekteve – Manuali i punës, listat e kontrollit,

formularët e aplikimit për masën 101 dhe 103, Formati standart i Planit të Biznesit,

Manuali për vlerësimin dhe plotësimin e Planit të Biznesit, Formati standart i kontratës

midis përfituesit dhe AZHBR dhe dokumenta të tjera mbështetëse.

2. Autorizimi i Pagesave- Manuali i punës, formatet standarte për listat e kontrollit,

formatet standarte për kërkesën për pagesë për masën 101 dhe 103, dokumenta standarte

për komunikimin zyrtar me përfituesit etj.

3. Ekzekutimi i Pagesave- Manuali i punës, formatet standarte për listat e kontrollit,

formatet standarte, rrjedhën e parasë (cash flow), formatet standarte për Urdhërin e

pagesës, vendimin për pagesë, dokumenta standarte për komunikimin zyrtar me

përfituesit etj.

4. Kontabiliteti- Manuali i punës, pasqyrat financiare vjetore, ditari i kontabilizimeve, libri

i madh, formate standarte për rakordime, plani kontabël (sipas shpenzimeve të IPARD),

dokumenta të tjera për procesin e punës.

5. Kontrolli- Manuali i punës, Formatet standart për raportet e kontrollit në terren,

metodologjia për vlerësimin e riskut, listat e kontrollit në terren të projekteve, plani vjetor

i kontrolleve dhe dokumenta standarte për kryerjen e kontrolleve.

6. Shërbimet mbështetëse – Manualet e punës për menaxhimin e burimeve njerëzore, për

cështjet juridike, arkivë dhe protokoll, rregullorja e brendshme dhe përshkrimet e punës

për të gjitha pozicionet e punës, procedura dhe raportimi për parregullsitë, mashtimin dhe

korupsionin etj

7. Teknologjia e Informacionit – është krijuar Soft-i për procesimin e aplikimeve IPARD,

AZHBR është pajisur me hardware (Server, PC, laptope, fotokopje, skanera etj) të

nevojshëm për kryerjen e punes.

Në Shkurt 2012, paketa e dokumentave të përgatitur për IPARD, 224 dokumenta me rreth

1.200 faqe është dërguar për komente strukturave të DG-AGI në Bruksel.

Page 44: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

44

Progresi i punës është vlerësuar nga strukturat e Komisionit Europian ne progres raportin e

dërguar për Kapitullin 11 dhe gjithashtu në takimin teknik të organizuar midis strukturave

operative MA+PA dhe Audituesit e DG-AGRI në Bruksel.

Duke vlerësuar përgatitjen e strukturave Shqipëtare për IPARD dhe duke e qënë se Shqipëria

nuk mund të përfitojë nga IPARD-komponenti 5, pasi nuk ka statusin e vendit kandidat është

krijuar instrumenti për përfitimin nga Komponenti 1, i IPA-s, me projektin IPA 2011,

“Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Në zbatimin e këtij projekti AZHBR eshte percaktuar nga Autoritet Shqipëtare për të qënë

përgjegjëse për kontributin kombetar në këtë projekt:

1. Marrja e aplikimeve

2. Kontrolli i aplikimeve (administrativ + ne terren)

3. Perzgjedhja dhe Aprovimi i aplikimeve

4. Kontraktimi

5. Pagesa

Projekti IPA 2011,“Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”, do te implementohet

nga GIZ, MBUMK dhe AZHBR në përputhje me Marrëveshjen Operacionale të lidhur midis

GIZ, MBUMK dhe AZHBR mbi rregullat e krijuara per IPARD-in.

Jetegjatësia e projektit është 24 muaj, duke fillluar nga 06/2012 —11/2014.

Gjate vitit 2012, u implementua faza fillestare e projektit (korrik-shtator), që konsistonte në

rishikimin e draft paketës së akreditimit per IPARD dhe finalizimin e procedurave duke

përfshirë edhe aktivitetet përgatitore për fushatën informuese të IPARD-like.

Gjatë kësaj periudhe stafi i Strukturës Operative është trajnuar për implementimin e

funksioneve në bazë të rregullave dhe procedurave të IPARD.

Në periudhën Tetor –Nëntor 2012, me konsultime të vazhdueshme midis AZHBR, MBUMK

dhe EUD, DG-AGRI u rishikuan masat IPARD-like, dhe u përcaktuan investimet e

pranueshme dhe rregullat e pranueshmërisë.

Gjithashtu, u përgatitën materialet e nevojshme për promovimin e skemës së granteve

IPARD-like, Udhëzuesi për aplikantët, anekset e udhëzuesit, njoftimet, fletëpalosjet etj.

Shpallja zyrtare e Thirrjes së parë për Dorëzimin e Aplikimeve dhe sesioni informues

përkatës është bërë në takimin e hapur që është organizuar në datë 18 Dhjetor 2012, në Hotel

Tirana International.

Takimet informuese do të organizohen edhe në 10 Qarqe të Shqipërisë sipas kalendarit te

aprovuar nga strukturat implementuese. Këto takime informuese janë të hapura për të gjithë

të interesuarit. Thirrja e parë për aplikime është e hapur deri më datën 18 shkurt 2013.

Kadastra e tokës dhe sistemi i informacionit mbi tokën

Mbi bazën e karakteristikave natyrore, qëllimeve dhe mënyrave të përdorimit, hapësira

tokësore e vendit tone ndahet në këto kategori resursesh:

Page 45: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

45

1-Tokë bujqësore;

2-Toka të zëna me pyje, livadhe e kullota;

3-Tokë urbane (ndërtimi);

4-Te tjera

Secilit nga këto kategori resursesh u përgjigjet kuadri ligjor i veçantë për administrimin dhe

përdorimin e tyre.

Sipas këtij kuadri ligjor, kadastra e tokes ndahet ne:

Kadastra e tokës bujqësore, që drejtohet teknikisht nga Ministrisa ë Bujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe mbahet nga qeverisja vendore;

Kadastra e pyjeve dhe kullotave, që mbulohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe

Administrimit të Ujrave si dhe strukturave varëse të saj;

Kadastra urbane, që mbulohet nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve si

dhe autoriteteve të planifikimit të territorit, qëndror dhe vendor.

Regjistrimi i titujve te pronesise dhe të drejtave të tjera reale mbi pronësitë e paluajtshme, ku

përfshihet edhe regjistrimi i titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, realizohet nga kadastra

e pasurive të paluajtshme.

Institucione të kësaj kadastre janë:

- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP), që varet nga Ministria e

Drejtësisë.

-Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), të krijuara në 35 rrethe të

vendit;

Baza ligjore e funksionimit të kadastrës së pasurive të paluajtshme është ligji nr.33/2012,

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Një nga detyrimet ligjore të rëndësishme të ZQRPP, që lidhet me tokën bujqësore, është

Regjistrimi Fillestar sistematik i këtyre pasurive.

Territori i Republikës së Shqipërisë për efekt regjistrimi është ndarë në 2920 zona kadastrale

rurale (ku përfshihet edhe toka bujqësore). Deri ne fund te vitit 2012, ky regjistrim është

kryer në 2511 zona kadastrale rurale ose 86% e totalit të tyre.

Sipas dokumentit “Strategjia ndërsektoriale për reformën në fushën e të drejtave të pronësisë,

2012-2020”, miratuar me VKM nr. 405, datë 27.6.2012, është përcaktuar që Regjistrimi

Fillestar të përfundojë 100% brenda vitit 2013 si dhe krijohet Regjistri elektronik publik i

pasurive të paluajtshme, detyre qe do te implementohet nga ZQRPP.

-Mbi kadastrën e tokës bujqësore

Toka bujqësore prej 696 mijë ha zë 24% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit të

Republikës së Shqipërisë. Në këtë kategori resursi përfshihen sipërfaqet e mbjella me bimë

arash, pemtore, vreshta dhe ullishte.

Institucione shtetërore të ngarkuara me kadastrën e tokës bujqësore janë Drejtoria e

Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT) pranë Këshillit të Qarkut dhe Zyrat e

Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë komunës dhe/ose bashkisë (ZMMT).

Baza ligjore e funksionimit të këtyre strukturave janë ligjet nr. 8752, datë 26.3.2001 “Per

krijimin dhe funksionimin e strukturave per administrimin edhe mbrojtjen e tokes”, i

ndryshuuar dhe ligji nr.9244, date 17.06.2004 “Per mbrojtjen e tokes bujqesore”

Aktualisht, në 12 qarqe e vendit, puna e drejtorive të administrimit dhe mbrojtjes së tokës

kryhet nga 112 punonjës gjithsej.

Page 46: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

46

Në 373 komuna dhe bashki të vendit jane të organizuara dhe funksionojnë pranë tyre zyrat e

Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës (ZMMT), që kanë detyra të ngjashme me DAMT,

brenda juridiksionit të komunës dhe/ose bashkisë.

DAMT e këshillave të qarqeve kanë varësi teknike nga MBUMK.

Në mënyrë skematike, organizimi aktual i kadastrës së tokës paraqitet si më poshtë:

I-Qeverisja qëndrore: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit, e cila ka në varesi teknike DAMT-të.

II-Qeverisja vendore, e nivelit II: Këshilli i qarkut (rajonit), pranë të cilit funksionon

DAMT-i struktura baze e kadastrës së tokës.

III-Qeverisja e nivelit te pare I: Komuna ose bashkia, pranë së cilës fuksionon ZMMT.

Dokumentacioni bazë kadastral i tokës bujqësore përbehet nga:

-planimetritë (hartat kadastrale), kryesisht të shkalles 1:5000 dhe 1:2500;

-regjistri i tokës;

Në këtë dokumentacion, sipërfaqja e tokës bujqësore është pasqyruar në nivel të parcelës, që

përbën njësinë bazë të kadastrimit të tokës bujqësore, identiteit i te cilave shprehet në disa

tregues:

-Zona kadastrale dhe qendra e banuar në territorin e të cilës ndodhet parcela;

-numri përkates i saj;

-madhësia e sipërfaqes;

-bimësia e mbjellë.

Për cdo parcelë, në 90% të territorit të vendit, ekzistojnë të dhëna për agropjellorinë e tyre.

Baza e këtyre të dhënave është studimi kombëtar i bonitetit të tokave të kryer nga

institucionet shkencore të vendit. Ky dokumentacion eshte trasheguar nga periudha kur toka

bujqesore ka qene 100% ne pronesi shteterore.

-Sistemi i informacionit pёr tokёn

Nga reforma radikale në fushën e transformimit të të drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore

si rezultat i së cilës kaloi në pronësisë private rreth 80% e sipërfaqes së saj, doli si

domosdoshmëri edhe reformimi i kadastrës së tokës në përshtatje me tipet e pronësisë.

Për këtë qëllim, me mbështetje nga buxheti i shtetit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatoreit nisi në vitin 2009 zbatimin e programit: “Menaxhimi i

Qëndrueshëm i tokës Bujqësore”.

Programi është përqëndruar në përmbushjen e dy objektivave kryesore:

Se pari, përgatitja e “Regjistrit të tokës bujqesore” ne zbatim te VKM nr. 532, datë

31.10.2002, “Për mënyrat e ushtrimit të fuksioneve nga seksionet e administrimit dhe

mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose

bashki”.

Regjistri i Tokës Bujqësore, plotesohet sipas nje modeli unik, te miratuar me Urdhërin e

përbashkët të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit

të Brendshëm, nr. 107, datë 17.3.2009.

Në fazën e parë regjistri plotësohet në mënyrë manuale, ndërsa në fazën vijuese edhe në

mënyrë dixhitale.

Regjistri i Tokës përbën një instrument të rëndësishëm për miradministrimin e tokës nga

njësitë e qeverisjes vendore dhe institucine te tjera dhe është përcaktuar nga ligji si “kadastër

e shumëqëllimshme, që përfshinë shumë atribute të parcelave të tokës”, siç janë

pozicionimi në terren dhe hartë, identiteti i parcelave, identiteti i pronarit, cilësitë agronomike

(boniteti) etj.

Page 47: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

47

Keto te dhena shërbejnë si bazë për politikat e përdorimit të tokesj për veprimtari bujqësore,

për llogaritjen të vlerës së tokës për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave,

shpronësimet për interesa publike, taksimin, ndryshimet (kalimet) e kategorive të resurseve,

etj.

Deri në fund të vitit 2012 ky regjistër është plotësuar me të dhënat e kërkuara për 1046 zona

kadastrale rurale nga 2920 zona gjithsej, që figuron i ndarë territori i vendit tonë. Ne vitin

2012, regjistri eshte plotesuar per 263 zona kadastrale rurale.

Se dyti, krijimin e Sistemit te Informacionit mbi Tokës (LIS) dhe integrimin ne GIS

Krijimi i këtij sistemi informacioni (LIS) behet sipas një metodikë e vecantë, miratuar me

Udhëzimin Nr. 7, datë 10.5.2010, të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit.

Ky sistem krijohet mbi bazen e informacionit dhe te dhenave te meposhtme:

-Informacionin ekzistues të pasqyruar në “Regjistrin e tokës bujqësore”;

- te dhena mbi kategorite e resurseve te tokes që disponohen nga DAMT-e qarqeve;

-të dhëna tqë disponohen nga ZVRPP-të per token bujqesore;

-të dhëna te studimeve per token si ato pedologjike, agrokimike, të erozionit etj;

-të dhëna të mbulesës bimore (land cover);

-të dhëna për rrjetin hidrografik, rrugor dhe elementeve të tjerë të infrastrukturës;

-të dhënat mbi ndertimet informale mbi token bujqesore;

- matje të thjeshta, rilevimet topografike, fotografime ajrore dhe imazhe satelitore te kryera

nga agjenci te tjera;

-të dhëna, tregues dhe studime fushore të veçanta, që kryhen në fazën e zbatimit të ketij

program, etj.

Të dhënat dhe informacioni pas analizes dhe përpunimit integrohen në Sistemin e

Informacioni Gjeografik (GIS).

Njësia bazë qe pasqyron ky system informacioni eshtë parcela (ngastra) e tokës me

franksionet e saj të pronësisë. Në vijim, pasqyrohen të dhënat në nivel zone kadastrale

(fshati), komune/bashkie dhe qarku.

Ky sistem siguron nje një përdorim të shpejtë, efektiv te dhenave nga institucionet shteterore

vendore dhe qendrore, subjektet private te interesuar etj.

Keto te dhena sherbejne dhe mund te inkludohen ne Sistemin e Identifikimit te Parcelave te

Tokes (LPIS), si pjese e IACS, per tu perdorur nga Agjencia e Pagesave, i cili ende mungon.

Sipas programit, ne kete sistem (LIS) jane parashikuar te perfshihen rreth 500 mije ha toke

bujqesore, qe perfaqeson fondin e tokes bujqesore ne pronesi private qe kultivohet aktualisht.

Deri ne në fund të vitit 2012 ne kete sistem eshte perfshire një sipërfaqe prej rreth 140 000

ha gjithsej, nga e cila tokë bujqësore rreth 70 000 ha, kryesisht në rrethet e Kavajës, Peqinit

dhe Elbasanit. Per vitin 2012 raportohen rreth 20 mije ha toke, ndersa per vitin 2013, me nje

buxhet te dyfishuar jane parashikuar edhe 40 mijë ha të tjera, kryesisht në qarqet e Elbasanit

dhe të Korcës.

Këshillimi dhe shërbimet e ekstensionit për fermerët dhe biznesin rurale Sherbimi këshillimor publik ofron asistence teknike dhe ekonomike per kategori te ndryshme

te fermereve, me qellim rritjen e prodhimit dhe te ardhurave te tyre. Ne Shqiperi, shërbimet

Page 48: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

48

këshillimore dhe të ekstensionit funksionojnë në kuadër të një sistemi me aktorë të shumtë

(shërbimet publike, OJQ, projekte të financuara nga donatorë etj).

Ky sherbim bashkëpunon dhe koordinon aktivitetin e tij me sigurues te tjere shërbimesh , te

cilet jane pjese e sistemit kombëtar te njohurive dhe informacionit bujqësor. Ekstensioni

publik jepet falas per fermeret. Financimi per kete sherbim eshte teresisht i siguruar nga

MBUMK, si pjese e buxhetit te flokuar per DRB-te.

Risi per vitin 2012

1. Ne fushen e Informacionit bujqesor

Funksinimi i VERCON-Like ne Shqiperi: (Virtual Extension and Research

Communication Network, i mbështetur nga FAO, Projekti, UNJP/ALB/006/UNJ, Faza e I

dhe II.

Instrumenti me i ri i ICT në sistemin e informacionit bujqësor në Shqipëri

Platforma per inovacion, kerkim dhe ekstension eshte nje mjet shume i pershtatshem per

permiresimin e perfshirjes te te gjithe aktoreve ne sherbimin keshillimor.

Kjo platforme, ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen dhe ndërveprimin efektiv ndërmjet të

gjithë aktorëve të AKIS në Shqipëri, nëpërmjet një kuadri efikas dhe të përmirësuar

institucional për AKIS, strategji efektive të komunikimit, duke përfshirë një platformë

virtuale të rrjetit kërkimor dhe ekstensionit si dhe të kapaciteteve të përmirësuara të rrjeteve

të të gjithë aktorëve. Këto masa, kanë për qëllim, të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimit

ndaj fermerëve, popullsisë rurale dhe për të mundësuar orientimin në treg të tyre,

diversfikimin e të ardhurave, mbrojtjen e mjedisit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve

klimatike.

2. Kooperimi bujqesor:

Institucionalizimi i kooperimit në bujqësi, është një kërkesë emergjente e zhvillimit të këtij

sektori dhe përbën një nga kushtet e integrimit ne BE dhe perfitimit nga politikat e

përbashkëta bujqësore. Ligji nr.38, i aprovuar ne date 05.04.2012 per “Shoqerite e

Bashkepunimit Bujqesor”, percakton rregullat, kriteret dhe kushtet per ngritjen dhe

funksionimin e SHBB-ve. Gjate kesaj periudhe u organizua Konference Kombetare, per

promovimin e ligjit si dhe disa workshope rajonale. U botua nje manual shpjegues mbi

organizimin dhe funksionimin e SHBB-ve. Procesi i rregjistrimit te SHBB-ve ka filluar.

Zhvillimet ne 2012

Programi vjetor per, shërbimi këshillimor, perfshin një sërë aktivitetesh, si: demonstrime,

ditë fushe, takime të tjera në grup, vizita, panaire, ditë tregu, takime individuale, etj. Numri i

fermerëve dhe agrobizneseve të cilët moren informacion, nga strukturat e Shërbimit

Këshillimor edhe per vitin 2012, është 70000 fermerë dhe agrobiznese, ose 19.8 % e numrit

total të fermerëve dhe agrobizneseve.

A. Pergatitja , shpërndarja e informacionit, trajnimet, kërkimet ne ferme

Per periudhen raportuese

Page 49: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

49

Janë përgatitur dhe shpërndarë për fermerët 6 broshura me karakter teknik të përgatitura

në bashkëpunim me ekspertë të QTTB-ve dhe UB-së, me një tirazh prej 3000 kopje.

Janë shpërndarë 32.000 fletëpalosje me tematika të ndryshme, që reflektojnë nevojat e

fermerëve dhe agrobiznesit në zonat rurale.

Janë realizuar rreth 170 emisione, kronika, lajme, shfaqje në video, në radio-televizione

lokale dhe kombëtare që pasqyrojnë përvoja, aktivitete dhe japin informacione të

ndryshme teknike dhe informative për fermerët.

Nga strukturat e shërbimit këshillimor, janë përgatitur 17 shkrime në revista, gazeta

qëndrore e lokale për problemet teknike, teknologji, përvoja etj.

Gjatë vitit 2012, mesatarisht janë realizuar: 1800 demonstrime, 180 ditë në fushë, 2700

takime të tjera në grup si dhe takime individuale.

Janë realizuar 150 ditë trajnimi me specialistët e shërbimit këshillimor dhe të interesuar të

tjerë. Për këtë periudhë, specialistët e sektorit publik janë trajnuar mesatarisht 8 ditë në

vit. Këto trajnime janë pasuara me trajnime të shkurtra të fermerëve, (një ditore) numri i

të cilëve shkon në 13 mijë.

Kërkimet në fermë, janë pjesë e rëndësishme e punës së këtij shërbimi, në bashkëpunim

me QTTB-të dhe DRB-të, ku janë përfshirë direkt edhe fermerët. Për vitin 2012 janë

implementuar rreth 25 projekte të tilla.

B. Roli i shërbimit këshillimor ne realizimin e skemës mbështetëse për fermerët.

Shërbimi këshillimor informon komunitetin e fermerëve për këto skema, ndihmoi në

plotësimin e aplikimeve, hartimin e projekteve të zbatimit dhe gjatë proçesit asiston në

vazhdimësi për fermerët që fitojnë grande.

Janë asistuar nga ky shërbim, per vitin 2012 , rreth 8000 fermerë që kanë aplikuar për skemat

mbështetëse.

C. Bashkepunimi me strukturat private:

Shërbimi i ekstensionit publik ka rritur shkallën e bashkëpunimit me ofrues të tjerë të

shërbimit këshillimor siç janë ofruesit publikë (QTTB, Universitetet Bujqësore), ofruesit

privat të shërbimeve, organizatat prodhuese dhe organizatat jo qeveritare. Keshtu Bujqësia

Organike tashmë është bërë pjesë e programit të shërbimit këshillimor, me qëllim, nxitjen dhe

përhapjen e njohurive për bujqësinë organike midis prodhuesve. Per vitin 2012 , MBUMK,

nepermjet këtij Programit, alokoi nje fond prej 2 milion lek per ofrimin e shërbimeve ne

fushen e bujqesise organike ( trajnime, botime, demonstrime, kërkime ne ferme), sherbim ky

qe rezultori mjaft i sukseshem.

D. Bashkepunimi me projekte

Në nivel qëndror dhe rajonal, është bashkëpunuar me projekte apo fondacione të ndryshme të

cilat kanë kontribuar në rritjen e kapaciteteve të strukturave të ekstensionit publik nëpërmjet

trajnimeve, vizitave, përvojave, botimeve të ndryshme etj.

Keshtu, mund të përmendim:

Page 50: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

50

AECID (Agjencia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim) e cila ka

ndihmuar kryesisht në realizimin e trajnimeve përsa i përket organizimit të fermerëve dhe

zhvillimit të kooperativizmit në bujqësi;

Projekti IPA, i cili nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara ka

ndihmuar në rritjen e njohurive dhe aftësive teknike të specialistëve të Shërbimit

Këshillimor në lidhje me skemat mbështetëse;

FAO , nepermjet Projektit te titulluar “Forcimin e lidhjeve funksionale dhe ndertimin e

kapaciteteve midis aktoreve te perfshire ne sistemit kombetar te kerkimit dhe ekstensionit,

per te siguruar shërbime efektive dhe relevante per fermeret e vegjel ne Shqiperi”, ka

ndihmuar ne ngritjen e nje networku per komunikimin, (VERCON-like) , i cili perfshin

kërkimin, arsimin, fermeret, sektorin privat dhe organizatat e shoqerise civile. Impakti me

vlerë, i këtij projekti, ishte për të sensibilizuar një numri të madh specialistesh të

bujqësisë, me teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit

SNV-ProMali Project, mbeshteti MBUMK, ne procesin e forcimit te kooperimit ne bujqesi,

nepermjet disa workshopeve rajonale dhe gjithashtu ne pergatitjen dhe botimin e Manualit

per procedurat e krijimit dhe funksionimit te SHBB-ve.

4.8. Asistenca e BE: pasqyrimi i programeve IPA në zhvillim e sipër dhe atyre të

përfunduara kohët e fundit; hartimin e projekteve IPA 2013 për bujqësinë

dhe zhvillimin rural.

1. Titullin e programit

IPA 2011

Titullin e projektit, shuma totale.

“Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”

Institucioni ose institucionet përfituese:

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes

së Konsumatorit

Kosto e Projektit: 20,750,000 EUR

Fonde te BE-së: 10,000,000 EUR

Bashkëfinancimi i Qeverisë: 2,485,000 EUR

Kontributi i Fermerëve Privatë: 8,265,000 EUR

Agjencia Implementuese: GIZ

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe.

Projekti ka filluar në 1 korrik 2012. Është miratuar me Urdhër Ministri përbërja e

Komitetit Drejtues dhe është zhvilluar mbledhja e parë.

Janë përcaktuar shpenzimet e pranueshme për fondin prej 6 milion Euro grant që do të

jepen për fermerët dhe agro-bizneset me procedura dhe kritere IPARD-like.

Ka avancuar komponenti për fushatën informuese dhe ndërgjegjësuese për thirrjen për

aplikime. Janë kryer trajnime të stafit të Autoritetit Menaxhues, AZHBR dhe shërbimit

këshillimor për fazën e përgatitjes dhe lancimit të thirrjes për aplikime.

Në datën 18 dhjetor 2012 është bërë shpallja zyrtare e thirrjes për aplikime.

Page 51: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

51

GiZ është agjencia implementuese e cila është kompletuar me stafin dhe është instaluar

me zyra në Ministri.

Kërkohet përfshirje dhe angazhim më i madh i stafit të strukturës operative në zbatimin e

projektit. GiZ duhet të përfshijë më shumë këto struktura që tashmë janë trajnuar nga

IPA 2008, në aktivitetet e projektit. Projekti parashikon një shumë prej 700 mijë Euro për

paisje.

2. Titullin e programit

IPA 2009

Titullin e projektit, shuma totale.

Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë në Shqipëri

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Kosto e Projektit: 450,000 EUR

Agjencia Implementuese: FAO

Projekti: “Strategjia Ndërsektoriale për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2014-2020”

ka filluar me një mision të ekspertëve të angazhuar nga FAO për të ndihmuar

Ministrinë në hartimin e strategjisë ndër-sektoriale 2014-2020 si dhe në analiza

sektoriale dhe azhornimin e programit të zhvillimit rural për periudhën 2014-2020.

Statusi aktual i zbatimit.

Projekti ka avancuar sipas afateve dhe produktet janë të dukshme. Ekspertët kanë

marrë disa takime me Ministrin dhe kanë informuar rregullisht per ecurinë dhe

përgjegjësitë e të dyja palëve. Ministria ka ngritur grupet e punës për të punuar për

hartimin e strategjisë. Është mbledhur Grupi Ndërministerial i Punës nën drejtimin e

Ministrit si dhe grupet teknike në nivel ministrie dhe grupet ndërministrore.

Janë realizuar disa workshope që i shërbejnë qëllimit kryesor të projektit:

- prezantimin e punës dhe angazhimin e përfshirjen e gjithsecilit në proces.

- si dhe prezantimi i punës që bëjnë dhe si e mendojnë zhvillimin e sektorit në vitet

2014-2020 vetë ekspertë nga të gjitha drejtoritë teknike, sipas çështjeve që mbulojnë

në kuadër të strategjisë.

Është përgatitur drafti i parë i një dokumenti strategjik që u prezantua në GNP dhe

është dërguar për mendim nga ekspertët drafti i parë i strategjisë.

Ekspertët e projektit janë sistemuar me zyrë në Ministri dhe do ta paisin atë me paisjet

e duhura të punës të cilat më pas do ti mbeten Ministrisë.

3. Titullin e programit

Projekt i financuar nga Kooperacioni Italian.

Titullin e projektit, shuma totale.

“Veriu i Shqipërisë: Projekti i Zhvillimit Rural të Integruar në Komunat

Kelmend dhe Shkrel Malësi e Madhe.

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Page 52: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

52

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivi i Përgjithshëm i Projektit është përmirësimi i kushteve sociale-ekonomike të

popullsisë dhe rehabilitimi i territorit, me qëllim arritjen e një stabiliteti social dhe

ekonomik në dy Komunat Malore Kelmend dhe Shkrel, në Malësi të Madhe.

Statusi aktual i zbatimit.

Komponenti 1: Futja e një modeli të ri gjithëpërfshirjeje dhe planifikimi, nëpërmjet

mbështetjes së nismave komunitare nga Fondi i Zhvillimit Lokal prej 443.000 Euro në

formë granti komunitar.

Në kuadër të këtij komponenti, aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura janë si

vijon:

Kanë përfunduar punime të ndryshme në këtë zonë si:

- vendosjen e rezervuarit të ujit Kisha Bzhetë,

- ndërtimi i urës në lagjen Gropa e Selcës,

- ndërtimi i murit rrethues të Shkollës 9-të vjeçare Bogë,

- ndërtimi i kampit sportiv, Vermosh,

- nëpërmjet bashkëpunimit të Komunës Kelmend dhe banorëve të zonës është bërë

pastrimi i lumit Cem,

Vazhdon asistenca teknike për fermerët për prodhimin e patates dhe prova

eksperimentale e 10 varietete të mbjellura në fshatin Vrith, Komuna Shkrel dhe në

Vermosh, Komuna Kelmend. Për promovimin e turizmit, në Komunën Kelmend janë

zhvilluar kurset e guidave dhe të ndihmës së shpejtë.

Kanë përfunduar kurset e guzhinës, rrobaqepësisë, qëndistarisë, në fshatin Lohe,

Komuna Shkrel dhe kurset e matematikës për nxënësit e klasës së 9-të dhe 12-të.

Është zhvilluar kursi i higjenës në Komunën Kelmend me pjesëmarrjen e 20 grave

dhe vajzave të zonës.

Komponenti 2: Aplikimi i formave të kreditimit në zonat rurale, nëpërmjet

mbështetjes së nismave ekonomike për zhvillim nga Fondi i Zhvillimit Lokal

(FZhHL) prej 450.000 Euro.

Në periudhën Korrik - Shtator 2012 janë financuar 20 kredi për 20 biznese. Shuma e

disbursuar është 6.010.000 Lekë, në fushat: bujqësi, blegtori, tregti druri, transport.

Deri në fund të muajit Shtator janë mbyllur (kanë shlyer kredinë) 29 biznese, pra

numri i kredive aktive është 135. Kthimi i kredisë vazhdon në masën 100%.

Komponenti 3: Administrim, Asistencë e Shoqërim nga VIS me mbështetjen e

Komitetit të Menaxhimit të Fondit (KMF) në bashkëpunim me Partnerët dhe ekspertë

të fushës

Në bashkëpunim me MADA:

Vazhdon aktiviteti për hartimin e Planit të Menaxhimit të Mjedisit, për Komunën

Kelmend, në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Kanë filluar

aktivitetet, prezantimi i problematikave në Këshillin Komunal të Kelmendit dhe

njëkohësisht vazhdon mbledhja e të dhënave mbi gjendjen mjedisore, në këta sektorë

si Mbetjet urbane; Menaxhimi i ujrave të zeza; Burimet ujore; Burimet turistike;

Rreziku hidrogjeologjik; Pyjet dhe kullotat; Energjia dhe Biodiversiteti.

Page 53: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

53

Në bashkëpunim me SNV:

Vazhdon ndërtimin i baxhos në Fshatin Reç, Komuna Shkrel, i cili do të menaxhohet

nga Shoqata “Reçi Prodhimtar” me një kapacitet mesatar të përpunimit të qumështit

20 kv në ditë.

Në bashkëpunim me GIZ:

1. Vazhdon përditësimi i faqes së internetit për promovimin e turizmit malor, në

Komunat Shkrel dhe Kelmend.

2. Vazhdon hedhja e të dhënave në harta përkatëse mbi vend-ndodhjen e atraksioneve

turistike për Komunat Shkrel dhe Kelmend.

- Në lidhje me aktivitetet e edukimit mjedisor dhe profesional, në të dyja komunat

janë zhvilluar kurset e formimit për të rinjtë dhe gratë, të cilët po trajnohen për

mësimin e gjuhëve të huaja;dhe për mbrojtjen ndaj ambientit: janë organizuar ditët

ekologjike për pastrimin e ambientit.

4. Titullin e programit

Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Italiane.

Titullin e projektit, shuma totale.

“Përmirësimi i performancës së Sektorit të Blegtorisë në Shqipëri”

Kosto Totale e projektit: 1,368,497 EUR

Financimi i Bashkimi Evropian: 1,000,000 EUR

Financimi i qeverisë Italiane: 368,497 Euro

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e realizuara:

- Gjatë kësaj periudhe janë organizuar dy trajnime mbi Praktikat e Mira të Prodhimit,

dhe Praktikat e Mira të Higjenës dhe prezantimin e koncepteve dhe metodologjinë e

HACCP në sigurinë ushqimore. Pjesëmarrësit në këto trajnime ishin operatorë dhe

punonjës të thertores, inspektorët veteriner nga komuna të ndryshme dhe anëtar të

shoqatës blegtorale.

- Është caktuar një ekspert ndërkombëtar për Bagëtitë e Imta i cili ka organizuar një

workshop në bashkëpunim me MBUMK-në mbi “Situatën e përmirësimit rracor

gjedhit dhe bagëtive të imta dhe perspektivat në Shqipëri”. Në këtë event morën pjesë

përfaqësues të MBUMK-së, ISUV dhe QTTB-ve Fushë-Krujë dhe Korcë etj.

- U realizua një kontroll i dytë teknik për “Qingjat e Jonit”(në terren), për të vlerësuar

përputhshmërinë e aktorëve të ndryshëm në zinxhirin e vlerës së mishit të qengjit me

kuadrin rregullator (Rregulloret e Praktikave të Mira). Kontrolli nxori në pah zona

me nivel të lartë përputhshmërie si për informacionin e përgjithshëm të fermës,

identifikimin e kafshëve, regjistrin e trajtimeve veterinare.

- Janë organizuar gjithashtu takime të ndryshme me përfaqësuesit e komunave Vergo

dhe Lukovë, dhe me përdoruesit e pikave të furnizimit me ujë në komunat përkatëse

dhe u ra dakord që përdoruesit të mbulonin pjesërisht kostot e projektimit. Procesi i

vlerësimit të tenderit për rehabilitimin e pikave ujitje në Lukove dhe Vergo u

Page 54: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

54

finalizua muajin tetor. Gjithashtu u nënshkrua kontrata mes kompanisë fituese dhe

Shoqatës “Qengjat e Jonit”.

- Konsulenti kombëtar i projekteve të UNDP, së bashku me anëtarët e shoqatës (drejtor

ekzekutiv dhe specialist) janë vazhdimisht duke punuar për përgatitjen e fushatës së

marketingut për qengjat e markës për sezonin e shitjeve të Dhjetorit.

- Janë dorëzuar pajisjet për Thertoren e Sarandës dhe po kryen punimet dhe ndërhyrjet

e fundit.

- Janë kryer gjithashtu aktivitete të ndryshme në lidhje me Zbatimin e Sistemit të

Gjurmueshmërisë dhe Etiketimit në Sarandë. Materialet e trajnimit dhe baza më e

fundit e të dhënave të migrimit janë sinkronizuar në Tiranë dhe Sarandë.

- Shoqata “Qengjat e Jonit” ka organizuar një seri aktivitetesh në kuadër të promovimit

të mishit të markës “Qengjat e Jonit” si dhe ka organizuar një vizitë studimore në

Maqedoni, për anëtarët e shoqatës dhe stafin e MBUMK-s, në bashkëpunim me

Federatën e Fermerëve të Maqedonisë. Qëllimi i udhëtimit studimor ishte marrja e

përvojës konkrete praktike dhe mekanizma të zbatuara në sektorin e blegtorisë dhe të

sigurisë ushqimore në Maqedoni.

5. Titullin e programit

Titullin e projektit, shuma totale.

“Malet drejt tregut (MMP)”

Kosto e projektit: Ështe marrë nga IFAD 9,200,000 USD kredi dhe është akorduar

një grant prej 400, 000 USD. Bashkëfinancimi nga qeveria është 8,300,000.USD

Kohëzgjatja: 14.02.2009 -30.06.2014.

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivi i përgjithshëm i Programit MMP eshte të rrisi të ardhurat e familjeve të

varfra të zonës së Programit dhe reduktimi i varfërisë rurale përmes aksesit në tregje,

njohurive teknike dhe financës.

Objektivat specifike: Programi përfshin tre komponentë:

(i) Zhvillimi i tregjeve rurale;

(ii) Infrastruktura në lidhjen me tregun

(iii) Menaxhimi i programit.

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e ndërmarra gjatë periudhës raportuese:

Gjatë periudhës së raportimit projekti ka përfunduar dy raporte vlerësimi, konkretisht

njëri prej raporteve për mundësinë e krijimit e dy tureve turistike malore për zonat

veriore të vendit dhe vlerësimi tjetër për zinxhirin e vlerës së frutave të pyllit

(boronicë e kuqe) për dy zonat veriore të Kukësit dhe Shkodrës. Gjithashtu është në

vazhdimësi edhe vlerësimi i zinxhirit të vlerës së bimëve medicinale dhe aromatike

për katër rajone të veriore te vendit.

Projekti ka përgatitur, publikuar dhe shpërndarë një guide turistike për Vermoshin

dhe Valbonën dhe është duke përgatitur edhe dy publikime të tjera për zhvillimin e

biznesit.

Page 55: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

55

Për sa I përket treguesve gjeografik është duke u punuar për përgatitjen e inventarit

të treguesve gjeografikë të certifikueshëm për katër rajone dhe janë identifikuar dhe

po punohet për vlerësimin e zinxhirit të vlerës për të paktën 10 produkte që kanë

potencialet për tu regjistruar. Po në këtë kuadër janë në progres përgatitje një

workshop për këmbimin e eksperiencës për treguesit gjeografik, një vizitë studimore

në Francë për institucionet e certifikimit të GI, një trajnim në Shqipëri për

diagnostifikimin e ekosistemeve bujqësore, si dhe një janë realizuar disa veprimtari

promocionale për lidhjet financiare dhe mundësitë e investimit në rajonet malore në

veri të vendit.

Në kuadër të objektivit të këtij projekti për investimet strategjike të subjekteve të

tregut, raportohet se gjatë periudhës së raportimit janë financuar katër grante për

fermerët dhe bizneset rurale (grante që janë fituar që në vitin 2010). Gjithashtu 38

grante të tjera të fituara në vitin 2011 janë përfunduar deri në Dhjetor 2012 (20 në

sektorin e arroreve, 6 në sektorin e turizmit dhe 12 në sektorët e tjerë). Së fundi janë

edhe 8 grante të tjera të fituara gjatë vitit 2011 nga gratë që drejtojnë biznese dhe që

do të financohen brenda Dhjetorit 2012. Ndërkohë që gjatë 2012 janë shpallur fitues

20 grante të reja për fermerët dhe bizneset rurale, 10 grante të reja për gratë që

drejtojnë bizneset dhe 8 kredi për bizneset rurale të garantuara nga skema CSF. Në

kuadër të këtij objektivi janë realizuar edhe një sërë veprimtarish promovuese,

takime rajonale, workshope.

Në kuadër të objektivit të projektit për shërbimet e mjedisit rural është punuar për

rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për mjedisin në 5 komuna me potenciale për

zhvillimin e turizmit. Gjithashtu është trajnuar stafi e qeverisjes vendore prej rreth 50

personash lidhur me cështjet e mbrojtjes së mjedisit. Dhe së fundi janë hartuar pesë

plane veprimi për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të objektivit tjetër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës për

lidhjen me tregjet janë kompletuar 7 skema të kontraktuara në 2010 dhe 2011. Kanë

përfunduar studimet e fizibilitetit për rreth 50 aplikime të reja për infrastrukturë dhe

të paktën 10-15 skema prej tyre janë përzgjedhur për tu financuar më tej. Kanë

përfunduar projektet për 10 skema të reja të identifikuara dhe janë përgatitur

dokumentet e tenderit.

6. Titullin e programit

Titullin e projektit, shuma totale.

“Konkurrueshmëria e bujqësisë shqiptare”

Kosto e projektit: 10,000,000 USD

Donator: USAID

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Projekti synon rritjen e produktivitetit dhe prodhimit të produkteve të zgjedhura, si

dhe rritjen e shitjeve në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit të produkteve

bujqësore të përzgjedhura.

Page 56: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

56

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e ndërmarra gjatë kësaj periudhe:

Në vitin 2011 u nënshkrua marrëveshja me MBUMK për kalimin e Sistemit

Informativ të Tregut (MIS) nga projekti nën përgjegjësinë e MBUMK.

Projekti ka lehtësuar kontaktet ndërmjet fermerëve shqiptarë dhe klientëve potencial

(vendas dhe të huaj) me një total prej 1335 transaksionesh shitjesh me një vlerë totale

prej 11.098.865 $ nga të cilat 2.945.815 $ për shitjet e brendshme dhe 8.153.050 $

shitje për eksport.

Janë përkrahur fermerët shqiptare për pjesëmarrja në panaire gjatë vitit 2012, duke

ndihmuar këta të fundit në krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e atyre ekzistuese

me klientët që importojnë produkte shqiptare.

Projekti ka kryer disa aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve nëpërmjet

seminareve dhe trajnime si dhe të ofrimit të asistencës teknike për fermerët Shqiptar.

Projekti ka angazhuar një ekspert të jashtëm, i cili ka realizuar një analizë dhe ka bërë

një sërë rekomandimesh në lidhje me situatën e kreditimit në bujqësi. Gjithashtu

projekti ka ndihmuar fermerë dhe agrobiznesin për të aplikuar për kredi në

institucionet mikrofinanciare.

Rreth 74% e totalit të fondeve grant të aprovuara në kuadër të këtij projekti ka shkuar

si mbështetjen e fermerëve për rivitalizimin e industrisë së agrumeve, kultivimin e

mollës si dhe për përmirësimin e sistemit të grumbullimit të perimeve etj.

Së fundi, mbas ndërhyrjes së projektit në Ministrinë e Financës dhe Drejtorinë e

Përgjithshme të Doganave me qëllim nxjerrjen e Certifikatave të Origjinës, është

vënë re një lehtësim i eksporteve të prodhimeve bujqësore.

7. Titullin e programit

Titullin e projektit, shuma totale.

“Programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm e Zonave Malore Rurale (SDRMA).”

Kosto e projektit: OFID 3,760,000 USD and IFAD 8,000,000 USD.

Kohëzgjatja: 14.02.2007-30.09.2012

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivi i Përgjithshëm: Objektivi i përgjithshëm është rritja e të ardhurave në

familjet e Zonave Malore, veçanërisht për popullsinë më të varfër.

Objektivat specifike: Implementimi i programit për zhvillimin rajonal për zonat

malore dhe reduktimi i varfërisë nëpërmjet rritjes ekonomike

Page 57: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

57

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e ndërmarra gjatë kësaj periudhe:

Në kuadrin të Programit të Zhvillimit Rajonal është përgatitur dhe po shpërndahet

një fletëpalosje dhe një broshurë për shërbimet që ofron MADA.

U kontraktuan 1 konsulent ndërkombëtar dhe 2 konsulent kombëtar që do të ofrojnë

asistencë teknike dhe do të vlerësojnë procesin e FORA.

Është realizuar një studim vlerësimi për situatën aktuale dhe mundësia për tu

transformuar në Grupet Lokale Bujqësore (LAG).

Është përgatitur një Dokument strategjik dhe manualet përkatëse mbi transformimin

në LAG. U Përfundua dhe është shpërndarë vlerësimi i impaktit dhe rezultateve të

ndërhyrjes së MADA-s.

Janë organizuar trajnime të ndryshme për 21 Liderët e FORA mbi mënyrën e

transformimit të FORA-s në LAG sic kërkohet në përqasjen e EU-LEADER.

Në kuadër të zbatimit në terren dhe testimit u kontraktuan 14 skema infrastrukture

gjatë 2009-2010, të cilat janë brenda periudhës periudhën e garancisë, janë

transferuar pronarëve.

Janë përfunduar punime civile për 5 skema infrastrukturore dhe janë në periudhën e

garancisë. Janë hartuar 4 skema të reja të cilat janë kontraktuar dhe rreth 50% e

punime kanë përfunduar gjatë 2012.

Të gjitha skemat infrastrukturore janë monitoruar dhe mbikëqyrur në mënyrë të

vazhdueshme. 4 Grantet e fituara në vitin 2011(kryesisht në sektorin e arrorëve) janë

përfunduar dhe mbyllur gjate Dhjetorit 2012.

Është përgatitur vlerësimi i Programit të Brucelozës dhe i është dorëzuar MBUMK-

së.

Në kuadër të promovimit të aktiviteteve është transmetuar në Televizion një emision

mbi mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të bizneseve në zonat malore.

Gjithashtu janë përgatitur dhe shpërndare dhe 2 broshura të veçanta mbi mallrat dhe

nënsektorët e mbështetur nga MADA.

8. Titullin e programit

WBIF

Titullin e projektit, shuma totale

“Studim fizibiliteti për përmirsimin e infrastruktures mbrojtëse të basenit të

lumit Mat, Shqipëri”

Kosto e Projektit: 400,000 EUR

Përqasja dhe ndërhyrjet në studimin e fizibilitetit do të jenë në përputhje me

direktivën e BE 2007/60/EC e 23 Tetorit 2007 mbi vlerësimin dhe menaxhimin e

rreziqeve të përmbytjes dhe Strategjisë Sektoriale të Bujqësisë 2007-2013

Institucioni ose institucionet përfituese

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Statusi aktual i zbatimit.

Page 58: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

58

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe:

Ky projekt është financuar nga BE në kuadër të “Infrastructure Projects Facility in the

Western Balkans, part of the Western Balkans Investment Framework” dhe ka filluar

të zbatohet në Qershor të vitit 2011 dhe përfundoi në Prill të vitit 2012.

Dokumenti i studimit të Fizibilitetit ka përfunduar dhe është dorëzuar zyrtarisht në

Drejtorinë e Përgjithshme të Ujitjes Kullimit dhe Mbrojtjes së Tokës në muajin Prill

2012. Ky studim do shërbejë si dokument teknik për hartimin e projekteve të zbatimit

për mbrojtjen nga përmbytjet e lumit Mat.

9. Titullin e programit

Projekt i financuar nga FAO

Titullin e projektit, shuma totale

“Mbështetje për përgatitjen e një programi kombëtar për konsolidimin e tokës”

Kosto e Projektit: 390.000 USD $

Institucioni ose institucionet përfituese.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Qëllimi i projektit është: Përgatitja e një programi kombëtar të konsolidimit të tokës

nëpërmjet elaborimit të një strategjie kombëtare për konsolidimin e rritjen e

kapacitetit në formulimin dhe implementimin e projekteve moderne të konsolidimit

të tokës.

Rezultatet e pritura:

- Propozim për një strategji kombëtare për konsolidimin e tokës e përgatitur dhe

gatshme për aprovim nga Qeveria.

- Aktivitete pilote për konsolidimin e tokës në një zonë të zgjedhur pilote dhe

implementimi.

- Rritja e kapacitetit institucional për implementimin e projekteve për konsolidimin e

tokës

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe:

Ka përfunduar hartimi i draftit të Strategjisë dhe konsulentët e huaj në bashkëpunim

me konsulentët vendas po punojnë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të

Ujitjes Kullimit dhe Mbrojtjes së Tokës për finalizimin e dokumentit Strategjik të

Konsolidimit të Tokës. Ky dokument do ti paraqitet Ministrive të Linjës për

mendimet dhe vërejtjet eventuale. Prezantimi zyrtar do të bëhet në Mars të vitit 2013.

5. Politikat e sigurise ushqimore, veterinaries dhe fitosanitare (14:00)

5.1 Zhvillimet e fundit ne legjislacionin e BE-së në fushën e sigurisë ushqimore,

veterinarisë dhe fitosanitare (prezantim nga Komisioni.

5.2 Zhvillimet e fundit të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Page 59: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

59

Gjendja e industrisë përpunuese të ushqimit në këndvështrimin e përputhjes

me kriteret e higjenës dhe adoptimin e HACCP/GMP

Detyra funksionale e AKU-së, është të kryejë verifikimin fillestar të përshtatshmërisë së

planeve të HACCP për Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU), si dhe vlerësimin e

implementimit të sistemit të vetëkontrollit, në çdo subjekt, nëpërmjet zbatimit të

proçedurave të sistemit të vetëkontrollit, sipas parimeve të sistemit të analizës së riskut

dhe pikave kritike të kontrollit nga këta të fundit.

Gjatë vitit 2012, rreth 264 stabilimente kanë implementuar standardet HACCP ndërsa,

rreth 135 të tjera janë ende në proçes. Edhe pse kjo përbën një shkallë modeste të

implementimit të këtyre standardeve, vihet re një trend rritës, kryesisht për shkak të rritjes

së rëndësisë që i kushton AKU proçesit të inspektimit për zbatimin e HACCP në terren.

Kështu, në kuadrin e rritjes së efektivitetit të implementimit të HACCP-it vetëm gjatë

muajve Nëntor-Dhjetor të vitit 2012, Drejtoria e Përgjithshme e AKU ka kryer ri-

inspektimin e stabilimenteve të cilat janë liçencuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU-se, ku

në fokusin kryesor të këtyre ri-inspektimeve ka qenë monitorimi dhe vlerësimi i planit të

HACCP. Kjo frymë ka rritur në një nivel të kënaqshëm shkallën e zbatueshmërisë së

këtyre standardeve, por ka edhe një sensibilitet më të madh nga ana e inspektorëve për

detyrimin e zbatimit të këtyre standardeve në çdo stabiliment ushqimor. Gjatë kësaj

periudhe në qarqet: Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan janë kryer 16 ri-inspektime,

proçes i cili do të kryhet në të gjitha qarqet. Implementimi i planit të HACCP për vitin

2013 është një nga objektivat kryesore të AKU-së.

Të gjitha stabilimentet e përfshira në prodhim, përpunim, tregtim, magazinim dhe

transportim të produkteve ushqimore, janë subjekt i kontrollit zyrtar. Për këtë arsye është

hartuar plani kombëtar i inspektimit që përmban ndër të tjera zbatimin e kushteve

higjienike të përgjithshme dhe specifike, praktikat e mira të higjienës (PMH), praktikat e

mira të punës (PMP) si dhe Praktikat e Mira të Menaxhimit (GMP). Organizimi i

përgjithshëm dhe menaxhimi i kontrolleve zyrtare në nivel kombëtar, përmban

informacion të përgjithshëm mbi strukturën dhe organizimin e sistemit të kontrollit për

ushqimin dhe ushqimin për kafshë. Zbatimi i këtij plani ka bërë të mundur

ndërgjegjësimin e OBU-ve për plotësimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se ka një përmirësim të konsiderueshëm të nivelit të

zbatueshmërisë së kritereve të liçencimit për herë të parë të OBU-ve. Kjo ka rritur

ndjeshëm cilësinë e shërbimit të ofruar nga operatorët e rinj të biznesit duke nxitur edhe

konkurrencën me operatorët e liçencuar më parë.

Progresi për krijimin e kiapaciteteve të vlerësimit të riskut

Për sa i përket krijimit/rritjes së kapaciteteve për vleresimin e riskut është bërë një punë e

mirë në përmirësimin e hedhjes së të dhënave nga inspektorët në AKU-net. Informacioni që

nxirret nga AKU-net mbi masat administrative, liçensat apo asgjësimin e produkteve (kur

nevojitet) shërben për të krijuar standardet e nevojshme dhe për të përdorur këto statistika për

analiza dhe politika të brendshme për AKU-në.

Page 60: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

60

Aktualisht është duke u punuar në lidhje me një përcaktim më të qartë dhe gjithëpërfshirës të

vlerësimit të riskut të biznesit jo vetëm bazuar tek produkti ushqimor, por edhe tek historiku i

OBU-ve. Lidhur me vlerësimin e produkteve me bazë risku, aktualisht punohet me anë të

planeve vjetore të inspektimit dhe qarqet kanë zgjedhur skenarët sipas riskut duke pasur

parasysh inspektimet e kryera më parë dhe problematikat sipas rajoneve.

Në anën tjetër, ka filluar puna mbi draftimin e proçedurave për krijimin e një strukture të

trajnuar mbi njoftimin e shpejtë për raste emergjente të rrezikut ushqimor (e ngjashme me

RASFF), i cili duhet të mbulojë gjithë qarqet e Shqipërisë (të paktën 1 inspektor për çdo qark

do jetë i trajnuar mbi RASFF dhe njoftimin e shpejtë të rasteve me rrezikshmëri).

Është në fazën përfundimtare puna e hartimit të VKM-se për ngritjen dhe funksionimin e

komitetit dhe paneleve shkencore e cila pritet të miratohet nga Ministri i MBUMK në fund të

muajit Janar 2013. AKU ka ngritur një grup pune në bashkëpunim me Fakultetin e

Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetin e Agronomisë në Universitetitin Bujqësor të Tiranës

si dhe projektin e BE “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore në Shqipëri”, për draftimin e një

skeme të funksionimit të këtyre paneleve në Shqipëri bazuar në përvojat më të mira të

vendeve të rajonit e më gjerë. Gjithashtu, ka përfunduar lista me ekspertët përkatës për secilin

panel për të keshilluar institucionin sipas nevojave teknike.

Pavarësisht se ende nuk është plotësuar kuadri ligjor e rregullativ për funksionimin e

komitetit dhe paneleve shkencore, në Dhjetor të 2012, AKU ka mbledhur një grup ekspertësh

lokalë, të cilët kanë përcaktuar limitin e komponimeve të përgjithshme polare (Përbërës Total

Polare-PTP) për vajin e skuqjes. Paneli ka dalë në konluzione interesante dhe rekomandime

të vlefshme të cilat po merren në konsideratë nga AKU dhe MBUMK.

Progresi në vlerësimin e kushteve miktobiologjike të qumështit të

papërpunuar

Situata në lidhje me vlerësimin e kritereve mikrobiologjike të qumështit të

papërpunuar, vënia në punë e sistemit të sigurisë HACCP

a) Kriteret mikrobiologjike të qumështit të papërpunuar

Evolimi i interesave të konsumatorëve drejt një ushqimi të sigurtë, shtyn në nivel kombëtar

MBUMK-në, të konsiderojë si një prioritet strategjik arritjen e standardeve më të larta të

mundshme të sigurisë ushqimore.

Në zbatim të planin kombëtar të monitorimit të qumështit të papërpunuar për vlerësimin e

kritereve mikrobiologjike dhe të cilësisë së tij, duke pasur si qëllim vlerësimin e situatës

aktuale, gjatë 2012-ës, AKU monitoroi: fermat e prodhimit, qendrat e grumbullimit dhe

stabilimentet e përpunimit.

Monitorimi u krye në dy faza, Maj-Qershor dhe Korrik-Gusht. Mostrat u morën nga

Inspektorët dhe u analizuan nga Sektorët e Shërbimeve Laboratorike të AKU-së (për Tiranën

u kryen në laboratorin e referencës ISUV) në përputhje me standardet ligjore.

Vlerësimi i kritereve mikrobiologjike u krye bazuar normave të mëposhtme:

Përmbajtja e Mikroflorës së Përgjithshme në 30ºC (për ml) < 1.000.000.

Përmbajtja e Qelizave Somatike (për ml) < 500.000

Page 61: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

61

Në total u analizuan 530 mostra (290 gjatë fazës së parë dhe 240 në fazën e dytë) dhe u vërejt

se në kushte të temperaturave të larta, kishte një rritje me 17% të numrit të mostrave jashtë

standardit krahasuar fazës së parë.

Konkluzioni për masat që duhet të merren janë vlerësimi i gjendjes shëndetësore të kafshës,

respektimi i kushteve higjeno-sanitare gjatë proçesit të mbarështimit të kafshës, të mjeljes,

grumbullimit dhe transportit të qumështit.

b) Situata e implementimit të HACCP në stabilimentet e përpunimit të qumështit

Sic shihet, shkalla e automatizimit të stabilimenteve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit

në Shqipëri mbtetet në një nivel relativisht të pazhvilluar (vetëm rreth 27%), ndërkohë që

pjesa më e madhe përpunohet me mjete artizanale. Gjithashtu, niveli i aplikimit të

standardeve HACCP në këtë sektor është në nivel modest dhe i shtrirë pothuaj në

stabilimentet me proçes ciklik të automatizuar.

Totali Plotësisht të

automatizuara

Gjysëm te

automatizuara

Punishte

artizanale

P.M.P,

P.M.H

HACCP

420 11.47 % 15.41 % 73.12 % 25 % 7.47 %

Zhvillimet në legjislacionin e sigurisë ushqimore

Në kuadër të rishikimit Planit Kombëtar në Zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

po punohet për vendosjen e prioriteteve për përafrimin e legjislacionit për periudhën

afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë duke marre ne konsiderate ligjin “Për Ushqimin”.

Mbështetur në Planin Kombëtar në Zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe

në Planin Vjetor të hartimit të legjislacionit për periudhen Janar 2012 – Dhjetor 2012 jane

hartuar 13 akte nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Aktet nënligjore të përafruara gjate kesaj periudhe me legjislacionin Europian jane si me

poshte:

Urdher nr.3 date 04.01.2012 “Per miratimin e rregullores “Mbi rregullat e detajuara në

marrjen e mostrave zyrtare për monitorimin e substancave të caktuara dhe mbetjeve në

produktet me origjinë shtazore”, pergatitur nga perafrimi i direktives 179/1998/EC.

Udhëzim nr. 7 datë 19.3.2012 “Për përdorimin e aditivit ushqimor “E 960 Steviol

Glycoside” në produktet ushqimore”, pergatitur nga perafrimi i rregullores

1131/2011/EC.

Urdhër nr. 168 datë 24.5.2012 “Mbi miratimin e pikave të inspektimit kufitar, ku kryhet

inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit për njerëz dhe kafshë në Republikën e

Shqipërisë”.

Urdher nr.178 date 04.06. 2012 “Mbi miratimin e rregullores mbi listat e kafsheve dhe

produkteve subjekt i kontrolleve ne PIK”, pergatitur nga perafrimi i Vendimit te

Komisionit 2007/275/EC.

Urdher nr.209 date 15.06.2012 “Mbi miratimin e rregullores “Mbi metodat e mostrimit,

analizave për kontrollin zyrtar të niveleve të plumbit,kadmiumit, merkurit, kallajit

inorganik, 3-MCPD dhe Benzo (a) pyrene në ushqime”, pergatitur nga perafrimi i

rregullores 333/2007/EC.

Page 62: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

62

Urdhëri nr.226 date 02.07.2012 “Për përcaktimin e proçedurës së notifikimit pranë

Organizatës Botërore të Tregtisë, të projektakteve të iniciuara nga Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”.

Udhëzim Nr 12, datë 22.10.2012 “Për krijimin e një faqeje elektronike për informacion

mbi bizneset e prodhimit të akuakulturës dhe stabilimentet përpunuese të tyre” , bazuar

ne perafrimin e Vendimin e Komisionit 2008/392/EC.

Urdher nr.322 date 20.11.2012 “Mbi performancen e metodave analitike dhe

interpretimin e rezultatetve te analizave laboratorike”, bazuar ne perafrimin e Vendimin e

Komisionit 2002/657/EC.

Udhezim Nr. 13.date 22.11.2012 “Per percaktimin e kushteve te perdorimit te Alumines

active, per reduktimin e florureve ne ujerat minerale natyrale dhe ujerat e burimit”, bazuar

ne perafrimin e Rregullores 115/2010/EC

Urdher nr.327 date 22.11.2012 “Per mirtatimin e rregullores “Mbi monitorimin e

zonozave dhe agjenteve zoonotike”, bazuar ne perafrimin e Direktives 2003/99/EC.

Udhezim nr.15 date 13.12.2012 “Mbi materialet dhe artikujt ne kontakt me ushqimet”,

bazuar ne perafrimin e Regullores 1935/2004/EC.

Urdher nr.348 date 14.12.2012 “Per miratimin e rregullores lidhur me programet

mbikqyrrese dhe crrenjosese te semundjeve, për marrjen e statusit te zonave dhe fermave

pa sëmundje (te lira)”, bazuar ne Vendimin e Komisionit 2009/177/EC.

Urdher nr. 363 date 03.01.2013 “Per miratimin e rregullores “Mbi procedurat per

vendosjene kufijve te mbetjeve te lendeve aktive farmakologjike ne ushqimet me origjine

shtazore”, bazuar ne perafrimin e Regullores 470/2009/EC.

5.3 Zhvillimet e fundit në veterinary

I. Kapacitetet administrative/institucionale për të mbajtur në kontroll sëmundjet

në kafshë

Shërbimi Veterinar në Republikën e Shqipërisë, tashmë funksionon mbështetur në

Ligjin Nr. 10465, datë 29.09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e

Shqipërisë”. Autoriteti kompetent veterinar është Drejtoria e Shërbimit Veterinar në

MBUMK, e përbërë në total nga 8 persona: drejtori (delegati i Shqipërisë në OIE);

sektori i Shëndetit dhe Mirëqënies së Kafshëve (1 përgjegjës dhe 3 specialistë) dhe

sektori I&R (1 përgjegjës dhe 2 specialistë).

Shërbimi veterinar rajonal është në përbërje të Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, me

varësi administrative nga DRB dhe varësi teknike nga DSHV. Shërbimi veterinar

rajonal numëron gjithsej 157 Veterinerë Zyrtarë në 12 qarqe, me shpërndarje në

varësi të territorit dhe numrit të kafshëve (varion nga 6 në 20 veterinerë zyrtarë për

qark).

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është qendra kombëtare e referencës

laboratorike veterinare (sipas ligjit nr.10465). Departamenti i Shëndetit të Kafshëve

në ISUV, përfshin 6 sektorë: bakteriologjia, virologjia, parazitologjia, mykologjia,

epidemiologjia veterinare dhe kontrolli i barnave veterinare. Në total, ky

departament ka 28 persona, prej të cilëve 23 specialistë dhe 5 teknikë laborante.

Gjithashtu, pjesë e ISUV është edhe sektori i prodhimit të biopreparateve me 11

persona gjithsej, prej të cilëve 3 specialistë dhe 8 teknikë laborante.

ISUV zbaton sistemin e menaxhimit të cilësisë mbështetur në standartin ISO

17025:2005. Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë në ISUV përbëhet nga 5

specialistë dhe 13 referente cilësie (nga një person për secilin sektor të ISUV).

Page 63: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

63

Aktualisht janë akredituar 6 prova nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (trupa

kombëtare e akreditimit) si dhe është miratuar akreditimi i këtyre provave edhe nga një trupë

e huaj akreditimi (Accredia – trupa kombëtare akredituese në Itali).

Programi kombëtar i profilaksisë veterinare përfshin vaksinimin e kafshëve kundër

sëmundjes së plasjes, vaksinimin kundër sëmundjs së brucelozës në ruminantët e vegjël dhe

vaksinimin e derrave kundër Murtajës Klasike në Derra. Programi kombëtar mbulon

gjithashtu gjurmimin me metodën intra/dermal të tuberkulozit të gjedhit, gjurmimin srollogjik

të brucelozës së gjedhit dhe kontrolin e sëmundjes së Tërbimit.

Gjatë vitit 2012 janë vaksinuar kundër sëmundjes së plasjes përafërsisht 64.000 krerë

gjedhë dhe 505.000 krerë të imta; janë vaksinuar kundër murtajës klasike në derra

39.000 krerë. Janë gjurmuar për sëmundjen e tuberkulozit 38.500 krerë gjedhë me

metodën intradermo/cervikale dhe janë gjurmuar me serollogji 13.000 krerë gjedhë.

Në bashkëpunim me projektin PAZA (IPA-2008 “Fuqizimi i mbrojtjes së

konsumatorit ndaj sëmundjeve zoonotike”) u krye vaksinimi i gjithë masivit të dhenve

e dhive, gjithsej 2.657.000 krerë.

U krye identifikimi i të gjithë të imtave të mbetura nga viti 2011 duke realizuar

vendosjen e sistemit të identifikimit të të imtave në gjithë territorin e vendit (për vitin

2012 mbi 850.000 krerë). U vendos sistemi elektronik i gjurmueshmërisë dhe hedhjes

së të dhënave mbi sëmundshmërinë e kafshëve, lëvizjen e tyre dhe kontrollin e

sëmundjeve (sistemi RUDA).

II. Gjendja aktuale në lidhje me identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave

blegtorale

Aktivitetet kryesore gjatë vitit 2012 janë përditësimi i regjistrit të fermave,

identifikimi i bagëtive të imta, prokurimi dhe shpërndarja e matrikujve për

gjedhin, dhe përmirësimi i bazës së të dhënave për lëvizjen e kafshëve.

Të gjitha aktivitetet janë kryer në bashkëpunim dhe me mbështetjen e dy

projekteve, PAZA (financuar nga IPA 2008) dhe projekti i bagëtive të imta

zbatuar nga UNDP (financuar nga Kooperacioni Italian dhe BE).

Regjistrimi i fermave

Aktivitetet kryesore gjatë vitit 2012 janë:

Përditësimi i regjistrit të fermave me të dhënat e marra pas fushatës së vaksinimit

dhe matrikullimit të bagëtive të imta;

Kontrolli dhe korrigjimi i fermave të duplikuara në bazën e të dhënave;

Trajnimi i personelit në nivel qarku dhe rrethi për regjistrin e fermave;

Regjistrimi i koordinatave gjeografike për njësitë blegtorale më të rëndësishme

ndërmjet të cilave ndodh fluksi më i madh i lëvizjes së kafshëve (tregjet, thertoret,

fermat blegtorale me numër të madh krerësh); ky aktivitet do të vazhdojë edhe në

vitin 2013;

Vazhdimi i regjistrimit të fermave gjatë aktiviteteve veterinare në terren. Deri tani

janë regjistruar rreth 295.000 ferma blegtorale (rreth 99% e totalit).

Page 64: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

64

Identifikimi i bagëtive të imtave

Aktivitetet kryesore gjatë vitit 2012 janë:

Matrikullimi 590.000 krerëve bagëti të imta; aktualisht numuri total i kafshëve të

matrikulluara dhe të hedhura në bazën e të dhënave është 1.565.442 kreërë (62% e

totalit);

Është miratuar buxheti për vazhdimin e matrikullimit të remontit gjatë vitit 2013, për

661.000 krere;

Në bazën e të dhënave është shtuar moduli i regjistrimit individual për bagëtitë e

imta që lejon gjurmimin individual të tyre gjatë të gjitha aktiviteteve veterinare në

terren.

Identifikimi i gjedhit

Aktiviteti kryesor gjatë vitit 2012:

Prokurimi i matrikujve për 197.500 krerë gjedh dhe shpërndarja e tyre për fillimin e

aktivitetit në terren; gjatë vitit 2013 është planifikuar të matrikullohet remonti i

gjedhit për 77.000 krerë (15% e remontit të gjedhit në total);

III. Regjistrimi i lëvizjes së kafshëve dhe përditësimi i bazës së të dhënave

Aktivitetet kryesore gjatë vitit 2012 janë:

Regjistrimi i njësive kryesore për lëvizjen e kafshëve dhe përcaktimi i fluksit të

lëvizjes për secilën prej tyre, duke shtuar referencat gjeografike të këtyre njësive;

Hartimi i modulit të therjeve sanitare, shtimi i këtij moduli në bazën e të dhënave,

për të përmirësuar kontrollin e lëvizjes së kafshëve (dalje nga ferma) dhe përditësuar

regjistrin e fermës me inventarin e kafshëve;

Shtimi i një moduli kronologjik për inventarin e kafshëve në fermë dhe lëvizjen e

tyre;

Përmirësimi i kontrollit të inventarit të kafshëve dhe lëvizjes së tyre nëpërmjet

shtimit në bazën e të dhënave të modulit për verifikimin e prezencës së kafshëve në

fermë gjatë gjurmimit të sëmundjeve;

Pregatitja e template për unifikimin e certifikatës veterinare dhe certifikatës së

lëvizjes së kafshëve;

Shtimi në bazën e të dhënave i modulit për lëvizjen individuale të bagëtive të imta

(njësoj si për lëvizjen e gjedhit);

Në bashkëpunim me projektin e zbatuar nga UNDP, pregatitja e modulit për

gjurmimin e lëvizjes së kafshëve nga thertorja tek konsumatori, si dhe modulit të

raportimit mujor të numrit të kafshëve të therura nga secila thertore.

IV. Zhvillimet në legjislacionin veterinar

Në kuadër të PKZMSA, neni 70 në lidhje me përafrimin e legjislacionit dhe të nenit 95

"Bujqësia dhe sektorit agro-industrial" të MSA-së, një numër aktesh nënligjore janë miratuar

gjatë periudhës Janar 2012 - Dhjetor 2012 në zbatim te ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Mbi

Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat çojnë në përmirësimin e

Page 65: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

65

standardeve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe veçanërisht ndaj sëmundjeve zoonotike

me impakt negativ në shëndetin human si dhe të forcimit të kontrollit zyrtar duke rritur

shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të konsumatorit. Këto akte nënligjore janë si

më poshtë:

Aprovuar:

1. Urdhër ministri nr. 91, datë 28/03/2012 “Mbi masat e luftimit të sëmundjes së

influences aviare me patogenitet të lartë në shpendë të shoqërimit” (dec. 2007/25/EC,

22 Dhjetor 2006)

2. Urdhër ministri nr.92, datë 28/03/2012 “Mbi vendosjen dhe administrimin në treg të

somatotropinës bovine” ( Dec.1999/879 EC,17 Dhjetor 1999)

3. Urdhër ministri nr. 241, date 30/07/2012 “Mbi kushtet specifike për kontrollin e

murtajes afrikane të derrave” ( Dir. 2005/624/EC)

4. Urdhër ministri nr. 286, datë 21/09/2012 “Mbi mbrojtjen e kafshëve që mbarështohen

në ferma”. (Dir. Keshillit 98/58/EC)

5. Urdhër ministry nr. 328, datë 22/11/22011 “Mbi përcaktimin e kritereve dhe

kërkesave për certifikimin veterinar të disa llojeve kafshësh dhe mishit të freskët të

tyre, të cilët hynë në territorine R.SH. nga shtete të caktuara dhe territore apo pjesë të

tyre”, ku përfshihet edhe Dir. 2004/68 EC “Mbi kushtet e shëndetit të kafshëve në

importin e thundrakëve”, parashikuar për vitin 2012.

6. Urdhër ministri nr. 353, datë 18/12/2012 “Mbi kërkesat e shëndetit të kafshëve të

zbatuara në lëvizjet jo tregtare të kafshëve të shoqërimit” (Rregullore 998/2003/EC)

7. Urdhër ministri nr. 363, datë 03/01/2013 “Rregullore që vendos procedurat për

vendosjen e limiteve maksimale të mbetjeve për produktet medicinale veterinare në

ushqimet me origjine shtazore” Rreg. (EC) No 470/2009 of 6 May 2009, Rreg.

2006/1055, rreg. 12 Korrik 2006 2006.1231, of 16 August 2006, rreg.2006.1451 CE of

29 September 2006.

Akte nën/ligjore në proces miratimi ( përfunduar përkthimi dhe përshtatja)

Rregullore mbi kërkesat e certifikatave veterinare dhe listën e shteteve prej të cilave

mund të importohen shpendë ose produkte të shpendëve. (Rreg. Komisionit

2008/798/EC)

Rreg. “mbi kërkesat e shëndetit të kafshëve në importin e kafshëve, spermës, ovulave

dhe embrioneve të tyre”. (Dir.1992/65/EC)

Rreg. “mbi listën e vendeve të treta të autorizuara për importin e spermës, ovulave,

embrioneve me origjinë nga derrat”. (Dec.2008/636/EC)

Rregullore “mbi kodin komunitar në lidhje me produktet medicinale veterinare”.

(Dir.2001/82)

Rregullore “mbi manualin diagnostik të Murtajës Afrikane të Derrave”.

(Dec.2003/422 EC)

5.4 Situata e sektorit fitosanitar

Zhvillimet për kontrollin e prodhimit vendas

Në bazë të Urdhërit të Ministrit të MBUMK-së Nr.229 Dt.15.7.2011 “Për fillimin e

veprimtarisë së AKU në fushën e kontrollit të shëndetit të kafshëve dhe të mbrojtjes

Page 66: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

66

së bimëve”, sektori i inspektimeve të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, ka

marrë funksionet e plota për inspektimin në fushën e kontrollit të prodhimit dhe

tregtimit të materalit mbjellës, shumëzues bimor (MMSHB) në zbatim të ligjit Nr.

10416 Datë 07/04/2011 për “Materialin Mbjellës Shumëzues Bimor”. Edhe pse

ekziston kuadri ligjor në fuqi, aktualisht në Shqipëri nuk kemi prodhim të Produkteve

të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) apo të Plehrave të Përdorimit për Bujqësinë. Për këtë

arsye, puna e sektorit në fjalë është fokusuar vetëm në inspektimin e MMSHB.

Pasi u evidentuan subjektet të cilat si aktivitet të tyre kishin prodhimin e materialit

mbjellës shumëzues bimor, u hartua plani i inspektimeve për kontrollin e tyre nga

inspektorët e Drejtorive Rajonale të AKU. Inspektimet e kryera kanë konsistuar në:

Kontrollin e pajisjes së subjekteve me liçencë sipas kategorisë përkatëse,

Kontrollin e dokumentacionit nëse MMSHB është i çertifikuar ose në proçes

çertifikimi, nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve (ESHFF),

Kontrollin e rregjistrimit të varieteteve në Katalogun Kombëtar,

Kontrollin e gjithë zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të MMSHB.

Gjatë vitit 2012 ka pasur më shumë se një 3 fishim të inspektimeve të kryera në këtë fushë ne

rang vendi. Kështu, nga 229 inspektime të realizuara në vitin 2011, deri në fund të vitit 2012

është arritur në nivelin e 826 inspektime për MMSHB në rang vendi. Përveç rritjes së numrit

të inspektimeve, gjatë vitit 2012 ka një përmirësim të dukshëm edhe në cilësinë

inspektimeve. Cilësia e inspektimive është rritur si rezultat i trajnimeve të inspektorëve si dhe

auditimeve të kryera në mënyrë frekuente nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU.

Zhvillimet për kontrollin e importeve

Objekte të inspektimit fitosanitar në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë:

Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera që kanë lidhje me veprimtarinë e këtij

sektori;

Produkte të Mbrojtjes së Bimëve (PMB);

Material mbjellës dhe shumëzues bimor (MMSHB);

Plehrat e përdorimit për bimësinë, etj.

Në inspektimet fitosanitare të kryera në PIK-e gjatë vitit 2012, përparësi i është dhënë:

Inspektimi i PMB-ve (Produkte të Mbrojtjes së Bimëve);

Përsa i përket PMB-ve, kontrolli në PIK-e konsiston në: Kontroll dokumentacioni,

kontroll identiteti dhe kontroll fizik. Ky parim zbatohet për të gjitha ngarkesat që janë

objekt i kontrollit fitosanitar në kufi.

Inspektimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor (MMSHB);

Rëndësi e veçantë i është kushtuar njoftimit paraprak të kryer nga subjektet që operojnë

në këtë fushë si dhe rregjistrimit të MMSHB-ve në Katalagon Kombëtar të varieteteve.

Inspektimin e plehrave për përdorimin në bujqesi;

Gjatë kontrollit të përdorimit të plehrave në bujqësi, i është kushtuar vëmendje e veçantë

etiketave, të cilat na japin informacionin e duhur për tipin dhe përbërjen e plehut.

Page 67: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

67

Në të gjitha rastet, kur inspektori fitosanitar dyshon për saktësinë e dokumentacionit, merr

mostra për analizë, përpilon fletë inspektimin dhe i dërgon mostrat në laboratorë të akredituar

ose në laboratorin e referencës, sipas metodave dhe standarteve të përcaktuara.

Vërehet përmirësim i punës së kryer nga inspektorët fitosanitarë në kontrollet e ngarkesave

në PIK-e, pasi kemi një referim më të qartë tek legjislacioni përkatës. Kështu, rëndësi i është

kushtuar “Njoftimeve Paraprake dhe Mbërritjeve Faktike” të ngarkesave në PIK-e, si dhe

“Raportimeve Ditore” të praktikave të kryera në PIK-e, të cilat ndihmojnë shumë në

realizimin e gjurmueshmërisë së proçesit duke filluar nga dërguesi i ngarkesës, subjekti që e

importon në Shqipëri dhe më tej, deri në destinacionin final.

Numri i inspektimeve fitosanitare në PIK-e për vitin 2012

Pika e Inspektimit Kufitar Nr. inspektimeve

Durres 1045

Kapshtice 1738

Qafe Thane 1159

Hani i Hotit 3184

Kakavija 895

Morina 597

Vlora 380

Bllata 76

Rinas 84

Lezha 0

TOTAL 9158

Zhvillimet në legjislacionin fitosanitar

Mbështetur në Planin Kombëtar në Zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe

në Planin Vjetor të hartimit të legjislacionit për mbrojtjen e shëndetit të bimëve për periudhen

Janar 2012 – Janar 2013 jane hartuar akte ligjore dhe nënligjore si mëposhtë:

1. Vendimi i Keshillit te ministrave Nr 462, datë 2012/07/11 "Për disa ndryshime në

Vendimin e Këshillit të Ministrave nr 1188, datë 2008/08/20," Për miratimin e

rregullave për importimin, tregtimin, transportin, ruajtjen, përdorimin dhe asgjësimin

e produkteve për mbrojtjen e bimëve " .

Kjo VKM, përmirëson dispozitat për rregullat për importin, tregtimin, transportin, ruajtjen,

përdorimin dhe asgjësimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, në linjë me legjislacionin

për inspektimin, licencimin dhe organizimin e shërbimit të mbrojtjes së bimëve.

Gjatë 2012 janë miratuar 2 urdhëra të përbashkët të 3 ministrave përkatësisht: MBUMK ne

bashkëpunim me MPAU and MSH për të përditësuar Shtojcën 2 të VKM nr 1555, datë

12.11.2008” Për përcaktimin e rregullave të regjistrimit dhe vlerësimit të kritereve për

produktet për mbrojtjen e bimëve:

1. Urdhri nr 93, datë 2012/03/23 "Për përditësimin e listës së substanca aktive (Shtojcën

II, të VKM nr. 1555, datë 12.11.2008, i cili miraton 74 substanca aktive të tjera, në

përputhje me vendimet përkatëse të Komisionit Evropian .

Page 68: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

68

2. Urdhër nr 328, datë 2012/11/22 "Për përditësimin e listës së substanca aktive

(Shtojcën II, të VKM nr. 1555, datë 12.11.2008), i cili miraton 2 substanca aktive te

tjera dhe ka zgjeruar afatet e regjistrimit për 40 substanca aktive ekzistuese, në

përputhje me vendimet përkatëse të Komisionit Evropian.

Gjatë 2012 janë të regjistruar dhe riregjistruar për tregtim dhe përdorim në Republikën e

Shqipërisë 67 PMB.

Gjithashtu, është hartuar Projektligji i ri "Për mbrojtjen e bimëve" i cili është në procedurë

miratimi. Ky projektligj bazohet në Direktivën e Keshillit Europian nr. 2000/29/EC e dates 8

Maj 2000 “Mbi masat mbrojtëse kundër hyrjes në Komunitet e organizmave të dëmshëm të

bimëve dhe produkteve bimore dhe kundër përhapjes së tyre brenda Komunitetit” dhe

Rregulloren (EC) Nr 1107/2009 e Parlamentit Europian dhe e Keshillit, e 21 tetor 2009 “Per

hedhjen ne treg te produkteve per mbrojtjen e bimeve” etj.

5.5 Kapacitetet laboratorike në nivel qëndor dhe rajonal.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarise (ISUV) është institut reference për Shqipërinë

në lidhje me sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve. Ky institucion funksionon bazuar

kryesisht ne ligjin “Per Sherbimin Veterinar ne Republiken e Shqiperise” Nr. 10465 date

29.09.2011, ligjin e “Per Ushqimin” Nr. 9863 date 28.01.2008, dekrete te qeverise, norma

kombetare dhe/ose nderkombetare, me te cilat shteti urdheron zbatimin me akte dhe

normativa (direktiva dhe vendime te komunitetit europian).

Per sa i perket sigurise ushqimore ISUV ka te implementuar sistemin e menaxhimit te cilesise

sipas ISO 17025:2005 dhe ka akredituar me sukses deri me tani 6 prova te cilat lidhen

drejtperdrejte me Planin Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve. Provat jane akredituar nga

dy trupa akredituese, Drejtoria e Pergjithshme e Akredititmit dhe trupa akredituese kombetare

italiane Accredia (akredititim ILAC ACCREDIA). Ne kete fushe ISUV pervec se ka

mirembajtur me sukses akreditimet vazhdon punen me intensitet per zgjerimin e numrit te

provave dhe nga laboratoret e tjere.

Aktivitetet kryesore qe kryen ISUV jane:

Plani Kombetar i Mbetjeve

Plani Kombëtar i Monitorimit të Molusqeve

Mbajtja ne kontroll i situatave epidemiologjike

Prodhimin e biopreparateve në kuadër të planit kombëtar të kontroll/çrrënjosjes të

sëmundjeve zoonotike

Ne kuader te Planin Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve dhe zonave te tyre te rritjes nga

laboratoret e ISUV jane monitoruar treguesit e ndryshem si: fitoplanktoni potencialisht

toksik, biotoksinat (ASP, DSP, PSP), ngarkesa mikrobike (E. coli, Salmonella spp.), metalet

e renda dhe pesticidet me qëllim sigurimin e konsumatorit vendas dhe mbeshtetjen e eksportit

ne te ardhmen te molusqeve ne vendet e bashkimit europian. Në këtë kuadër janë realizuar

rreth 1100 analiza. Provat e fitoplanktonit potencialisht toksik, biotoksinave (ASP, DSP,

PSP), ngarkeses mikrobike (E. coli, Salmonella spp.) jane te akredituara nga dy trupa

akredituese, Drejtoria e Pergjithshme e Akredititmit dhe trupa akredituese kombetare italiane

Accredia (akredititim ILAC ACCREDIA). Në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore te

konsumatoreve nga laboratoret mikrobiologjike te ISUV jane kryer rreth 2200 analiza në

lidhje me ngarkesën mikrobike në produkte të ndryshme me origjinë shtazore, kurse per

Page 69: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

69

freskine e produkteve te peshkut si acuge, sardele etj., nga laboratori i Histamines ne ISUV

jane kryer rreth 315 analiza.

Ne kuader te Planit Kombetar te Mbetjeve monitorohen kafshet e gjalla dhe produktet me

origjine shtazore. Per kete qellim analizohen rreth 97 substanca te grupeve A dhe B ku

përfshihen: medikamentet veterinare, pesticidet kloroorganike dhe fosforoorganike, dhe

metalet e renda (kadmium, merkur, plumb). Keto substanca analizohen ne 13 matrica. Për

këtë plan vijne rreth 1600 mostra dhe kryhen afersisht 2500 analiza. Per realizimin e Planit

Kombetar te Mbetjeve punohet kryesisht me metoden ELISA, HPLC, GCMSMS dhe

Absorber Atomik.

Ne kuader te vleresimit te treguesve cilesore te produkteve ushqimore cdo vit ne laboratoret e

analitikes ushqimore te vleresimit te cilesise prane ketij Instituti vleresohen rreth 400 mostra

me nga mesatarisht 5 percaktime secila ne lidhje me perputhshmerine e produkteve

ushqimore me standartet kombetare ushqimore si dhe me ato nderkombetare te harmonizuara

per vendin tone. Po ashtu ne ISUV egzistojne facilitetet, si per shembull HPLC dhe GC te

lidhur me dedektore specifik, per analizimin e produkteve te mbrojtjes se bimeve. ISUV po

ashtu ben edhe rregjistrimin e produkteve te mbrojtjes se bimeve dhe per kete vit jane bere

rreth 100 rregjistrime dhe riregjistrime.

Per sa i perket Shendetit te Kafsheve, ISUV luan rolin e Laboratorit Qendror Veterinar me

rreth 2000 analiza per vitin 2012 ne kuader te monitorimit te semundjeve ne kafshe dhe

shpende. Gjithashtu po gjatë 2012, ISUV ka mbështetur teknikisht fushatën e vaksinimit të të

imëtave për Burçeloze, që përkufizohet si fushata më e madhe e realizuar deri më sot.

Gjithashtu vazhdon monitorimi kombëtar i gjedhit për burcelozën, që përbën një indikator

shumë të rëndësishëm për hapat që do merren në vazhdim. Në këtë kuadër nga ISUV janë

kryer rreth 40000 analiza. Per vitin 2013 do te filloje monitorimi ne shkalle vendi i semundjes

se Murtajes Klasike te Derrave si dhe programi i Survejances se semundjes se Terbimit qe do

ti paraprije fushates se Vaksinimit Oral ne dhelpra si vektore te virusit te Terbimit.

ISUV gjithashtu realizon prodhimin e biopreparateve veterinare në kuadër të planit kombëtar

të kontroll/çrrënjosjes të sëmundjeve zoonotike, te financuar nga MBUMK. Janë prodhuar

855 600 dozë vaksinë plasje, 38 715 dozë tuberkulinë PPD bovinë, 5 000 dozë tuberkulinë

PPD aviare.

Për vitin 2013 ISUV do të fokusohet sërish në kryerjen dhe realizimin e planeve kombëtar të

mësipërme të miratuara nga MBUMK. Me mbështjetjen e Shtetit Shqipëtar dhe donatorëve të

huaj do të mundësohet ngritja e një laboratori të ri, që do të bëjë të mundur analizimin e

mbetjeve të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve në produkte me origjinë bimore. Do të fillojë

ndërtimi i godinës së re për laboratorin qëndror veterinar, si një hap cilësorë në performancën

e diagnozës së sëmundjeve në kafshë.

Në zbatim të ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), VKM-së Nr.

1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e AKU-së”, urdhërit Nr. 262, datë

25.08.2010 “Për fillimin e veprimtarisë së AKU-së në fushën e kontrollit të ushqimit dhe

ushqimit për kafshë” si dhe urdhërit Nr. 54, datë 9.5.2012 “Për miratimin e strukturës dhe të

organikës së AKU-së “, Sektorët e Shërbimeve Laboratorike të AKU-së gjatë 2012-ës

analizuan 17484 mostra për 58936 tregues analitik përkatësisht në:

Laboratorin e Sigurisë Ushqimore,

Laboratorin Veterinar të Shëndetit dhe Mirëqënies së Kafshëve,

Page 70: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

70

Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve.

Është punuar për orientimin e fluksit të mostrave drejt analizave të sigurisë ushqimore dhe

po punohet për një strategji konkrete në përmirësimin e performancës dhe efiçencës së rrjetit

laboratorik. Në bashkëpunim me Projektin “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore në Shqipëri”

IPA 2009, është bërë një vlerësim real mbi situatën, për identifikimin e nevojave,

përmirësimin në trajnime dhe metodika. Në kuadër të Programit IPA 2010 për Shqipërinë,

Project Fiche 09 “Mbështetje për infrastrukturën e sigurisë ushqimore” me agjenci

implementuese të financuar nga Komuniteti Europian për ndërtimin dhe rehabilitimin e

godinave rajonale të AKU-së (zyrat dhe laboratorët), do të bëhet i mundur përmirësimi i

kushteve të punës. Në vijimësi, u përgatit përmbledhja e informacionit laboratorik nga

materiali i Service Contract 2010/249-634 si dhe pikat kritike të kolaudimit sipas ”Manualit

të Biosigurisë në Laboratorë” të OBSH-së. Pajisja e laboratorëve me terrene mikrobiologjike,

reagentë kimikatë dhe mjete konsumi vazhdoi gjatë 2012-ës, si rezultat i fondeve të alokuara

nga Qeveria.

Në bashkëpunim me projektin PAZA dhe ISUV, u krye trajnimi për Anthrax-in. U shpërnda

testi i shpejtë për kërkimin e antibiotikëve β-laktamik në qumësht (Beta-lactam Strip Test) në

4 qarqe (Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër), ku u analizuan 174 mostra qumështi të papërpunuar

nga të cilat vetëm 13,2% rezultuan jashtë normës. Gjithashtu, u organizua Testi i Aftësimit

për identifikimin e antitrupave brucelarë në serum (Rose Bengal Test). 11-të Laboratorët

Rajonalë të përfshirë përgjithësisht paraqitën evidencë të zbatimit korrekt të testit dhe u

sygjerua përfshirja e tyre në Planet Kombëtare të Monitorimit të Brucelozës.

5.6 Asistenca e BE-së: situate e projekteve.

1. Titullin e programit :

IPA 2008

Titullin e projektit, shuma totale

“Përmirësimi i Mbrojtjes së Konsumatorit kundër zoonozave” PAZA

Kosto totale: 7 527 000 Euro.

Institucioni ose institucionet përfituese: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi dhe zbatimi i e masave të duhura për çrrenjosjen e

zoonozave kryesore dhe ulja e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga këto sëmundje.

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe:

- Është bërë rishikimi i përshkrimit të punës për personelin veterinar dhe projekti ka

përgatitur përshkrimin e vendit të punës për Menaxherët e Të Dhënave, stafin e

sektorit I&R, stafin e ISUV dhe Veterinerët Mbikqyrës, si dhe Shefi i Shërbimit

Page 71: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

71

Veterinar kanë hartuar përshkrimet e punës për Shefat Veterinarë në Rrethe dhe stafit

qëndror Veterinar.

- Në Mars të 2012 përfundoi përgatitja e Matricës së përgjegjësisë për çdo funksion të

Shefit të Shërbimit Veterinar.

- Janë organizuar trajnime të ndryshme nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare për 613

veterinerë që u angazhuan në vaksinimin e bagëtive të imta kundër brucelozës.

- Është përmirësuar Sistemi i Laboratorëve Veterinar pasi është bërë standardizimi i

laboratorëve rajonal duke përdorur të njëjtët reagentë.

- Është bërë progres dhe në kalibrimin e pajisjeve laboratorike për peshimet e

dixhitalizuara si dhe për kushtet për sigurinë e cilësisë.

- Janë kryer një serë aktivitetesh për forcimin e kapaciteteve në njësinë

Epidemiologjike.

- PAZA ka mbështetur MBUMK-në gjatë fushatës në regjistrimin kombëtar të 287,458

fermave.

- Konstatohet një progres në zhvillimin e të dhënave “RUDA”

- Është bërë përmirësimi i regjistrimit të lëvizjes së kafshëve.

- Projekti ka furnizuar me kompjuter dhe ka lidhur internetin si dhe ka trajnuar

Menaxherët e të dhënave në 36 rrethet e vendit. Tashmë është ngritur pranë ISUV një

rrjet veterinar kombëtar kompjuterik për Informimin e Sëmundjeve të kafshëve.

- Janë kryer disa monitorime dhe mbikëqyrje gjatë fazës së pas vaksinimit. Janë kryer

monitorime në tufat e bagëtive të imta.

- Projekti ka trajnuar stafin e 11 laboratorëve dhe ka furnizuar me parti të re shtame për

të përmirësuar diagnostifikimin. Projekti ka mbështetur mbikëqyrjen në nivel

kombëtare për sëmundjen e brucelozës dhe tuberkulozit në gjedh.

- U zbatua në mënyrë të suksesshme strategjia e komunikimit për fushatën e vaksinimit

kundër brucelozës si rezultat i bashkëpunimit efektiv mes Projektit dhe MBUMK-së.

2. Titullin e programit

IPA 2009

Titullin e projektit:

“Konsolidimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore në Shqipëri”

Kosto totale e projektit 3.5 Mln Euro

Institucioni ose institucionet përfituese:

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit,

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivat kryesore: Rritja e sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe përmirësimi i

standardeve shëndetësore kundër sëmundjeve të ushqimit.

Qëllimi: Forcimi dhe konsolidimi i strukturave administrative përgjegjëse për

zbatimin e masave të sigurisë ushqimore në përputhje me kërkesat e BE-së.

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe:

Page 72: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

72

Veprimtaria e projektit gjatë kësaj periudhe është përqendruar kryesisht në vlerësimin

e situatës së laboratorëve në vend, ku është kontaktuar një ekspert ndërkombëtar, i cili

ka kryer vizita në laboratorët rajonal për vlerësimin e gjendjes së tyre. Gjithashtu, në

koordinim me Projektin PAZA, është kontaktuar një ekspert lokal i veterinarisë që do

të vlerësojë ISUV-in dhe Laboratorët Rajonal në lidhje me kapacitetet veterinare dhe

diagnostifikuese. Mbi bazën e këtyre vlerësimeve është draftuar edhe Vlerësimi Bazë

i gjendjes së Laboratorëve me të dhënat shtesë për pajisjet laboratorike dhe stafin.

Projekti ka qenë i angazhuar në takime të ndryshme të organizuar në MBUMK për

diskutimin e këtij Vlerësimi Bazë të përgatitur nga projekti.

Gjithashtu një ekspert ndërkombëtar institucional ka punuar dhe përfunduar hartimin

dhe përditësimin e Strategjisë së Sigurisë Ushqimore për MBUMK-në.

Në kuadër të forcimit të bazës së të dhënave të AKU janë kontaktuar një ekspert

ndërkombëtar dhe një lokal që kanë asistuar AKU për zhvillimin e bazës së të

dhënave dhe mënyrën e raportimeve statistikore. Konkretisht puna në këtë drejtim

është përqendruar në përfshirjen në bazën e të dhënave të AKU të regjistrit të

operatorëve të biznesit fitosanitar dhe të listës kontrolluese (check list) të produkteve

të mbrojtjes së bimëve.

Gjithashtu është punuar për një fushatë reklamimi për informimin dhe

ndërgjegjësimin e konsumatorëve mbi çështjet e sigurisë ushqimore, duke u përgatitur

edhe termat përkatës të referencës. Pas shpalljes së tenderit për fazën e parë të kësaj

fushatë (Prodhimi i Video Spoteve) janë bërë vlerësimet e propozimeve teknike dhe

janë dhënë rekomandimet për përcaktimin e fituesit. Dokumentet e këtij tenderi i janë

paraqitur Delegacionit të BE-së për miratimin e buxhetit dhe fituesin e shpallur.

Së fundi, ka filluar përgatitja e Matricës Ligjore dhe e Inventarit të Legjislacionit

Kombëtar dhe të BE-së për gjurmueshmërinë dhe i është dërguar Grupit të Punës për

legjislacionin për komente. Drafti i VKM është përfunduar.

Grupi i Punës për Menaxhimin e Riskut me pjesëmarrës nga AKU dhe Ministria

bashkëpunon me projektin për çështje që lidhen me konsolidimin e këtij elementi .

Në 22 nëntor u mblodh Steering Committee ku u prezantua puna 6 mujore e projektit.

Team Leaderi i projektit ndër të tjera kërkoi mirëkuptimin e Ministrisë për ngritjen e

paneleve shkencore dhe për reflektim në Ligjin për Ushqimin.

3. Titullin e programit

IPA 2010

Titullin e projektit, shuma totale

“Rehabilitimi i zyrave dhe laboratorëve rajonale të AKU”

Vlera fillestare e projektit (në EURO): 8.1 milion €

Vlera e ndryshuar: 5.2 milion €

Fonde EU: 4.5 milion €

Kontributi i Qeverisë Shqiptare: 0.7 mln €

Institucioni ose institucionet përfituese:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit

Page 73: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

73

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivat kryesore: Janë Projektimi dhe përgatitja e dosjes së tenderit, mbikqyrja e

punimeve për ndërtimin dhe rehabilitimin e Zyrave dhe Laboratorëve të Autoritetik

kombëtar të Ushqimit.

Statusi aktual i zbatimit.

Pas përgatitjes së projekteve ndërtimore me fonde nga projekti IPA 2009, delegacioni

Evropian në Tiranë përfundoi tenderin për “Punime për ndërtimin/rehabilitimin e

zyrave rajonale dhe laboratorëve të AKU” (ref. Europe AID/131838/C/ËKS/AL.

Kompania fituese ka nën-kontraktuar firmat ndërtuese në rajone për

ndërtimin/rehabilitimin e zyrave e laboratorëve të AKU. Shuma e tenderuar për

punimet është 4.5 milion Euro me një bashkëfinancim prej rreth 700 mijë Euro që

konsiston në blerje paisje zyrash dhe laboratorësh si dhe TVSH prej 900,000 Euro të

cilat duhen paguar nga Ministria gjatë vitit 2013 pasi është parashikuar që projekti të

pëfundojë gjatë këtij viti.

Ministrisë dhe AKU i është kërkuar garantimi i lejeve të ndërtimit për të gjitha

ndërtimet në 10 qarqet . U sigurua leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës dhe

Elbasanit.

Në takimet për fillimin e projektit është kërkuar ndjekja e problematikës lidhur me

rrjetet e energjisë, ujit, e kanalizimeve. Tirana dhe Durrësi nuk e kanë zgjidhur akoma

problemin e energjisë. I është kërkuar AKU të lidhë marrëveshjen me CEZ për të

lidhur ambientet e reja me rrjetin ekzistues.

Ka pasur pengesa në disa prej qarqeve që mund të kërkojnë ndryshime në projekt.

Kukësi ka probleme fqinjësie dhe nuk ka filluar ndërtimin. Në Fier akoma nuk janë

liruar ambientet.

Gjirokastra ka problem ndryshimin e projektit fillestar.

Nga Delegacioni kërkohet angazhimi i Ministrisë që të merren masa për tenderimin e

paisjeve për zyrat/laboratorët rajonalë në vitin 2013 si detyrimi për TVSH e projektit

4. Titullin e programit

IPA 2010

Titullin e projektit, shuma totale

“Ndërtimi i Laboratorit Qëndror Veterinar në ISUV”

Vlera e projektit (në EURO): 1.4 milion €

Fonde EU: 1.2 milion €

Kontributi i Qeverisë Shqiptare: 0.2 mln €

Institucioni ose institucionet përfituese:

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit

Statusi aktual i zbatimit.

Page 74: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

74

Gjatë muajit dhjetor u krye nga delegacioni tenderi për kompaninë ndërtuese. Pritet që

kontrata të lidhet brenda muajit Mars 2013. Nga Ministria dhe ISUV kërkohet leja e

ndërtimit. Gjithashtu duhen 240 mijë Euro TVSH për punimet.

5. Titullin e programit

Projekt i financuar nga qeveria Italiane dhe implementuar nga Organizata Botërore e

Shëndetësisë.

Titullin e projektit, shuma totale

“Forcimi i Institucioneve të Kontrollit të Ushqimit në Shqipëri”

Kosto e Projektit: € 2,000,614

Institucioni ose institucionet përfituese

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivi i Përgjithshëm i Projektit: Mbështet zhvillimin e sistemit të sigurisë

ushqimore shqiptare në kudër teknik dhe menaxherial që do të sigurojnë sigurinë e

ushqimit në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Statusi aktual i zbatimit.

Rezultatet të arritura dhe ato të pritshme në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

(ISUV) dhe Qendrën e depurim përpunimit ne Sarandë:

- Akreditimi i dhe riakreditimi i 6 testeve laboratorike për Salmonella spp., Escherichia

coli, Paralytic Shellfish Poisoning (PSP), Diarrheic Shellfish Poisoning DSP,

Amnesic Shellfish Poisoning (ASP), dhe Bio-toxins) në përputhje me kërkesat e

Bashkimit Europian (BE) të shprehura në ISO 17025:2005. Akreditimi është kryer

nga “ACCREDIA”, trupa akredituese kombëtare Italiane dhe DPA (Drejtoria e

Përgjithshme e Akreditimit) në Shqipëri.

- Pergatitja e Mbikqyrjes Sanitare te lagunes se Butrintit dokument i kërkuar nga FVO-

ja, është duke u implementuar nga Institutit Zoo- Profilaktik dhe i Shëndetit (IZPS)

Peruxhia . Në vijim do të bëhet dorëzimi i dokumentave finale të Mbikqyrjes Sanitare

nga ISZ Peruxhia.

- Bërja e vlefshme e qendrës së depurimit dhe purifikimit ne Butrint si dhe përgatitja e

dokumentave për këtë qendër nën mbikëqyrjen e IZS të Padovës. Jane përgatitur

dokumentacioni i plotë dhe me hapjen e sezonit të grumbullimit të Midhjeve Shkurt-

Mars 2013 do provohen praktikisht.

- Ngritja dhe stabilizimi i sistemit të komunikimit elektronik ku përfshihet sistemi alert

ndërmjet QGPM Sarandë, AKU, ISUV, MBUMK është aktivitet në vazhdim.

- Ka përfunduar pergatitja e praktikës regjistruese për zonët së rritjes së molusqeve si

dhe praktikat e HACCP ne QGPM Sarandë nën mbështetjen dhe kontrollin e IZS të

Padovës.

- Mbështetja e ISUV në akreditimin e Histiamines nën mbështetjen e IZS Genoves (ne

proces).

- Nga objektivat fillestare të projektit mbeten të parealizuara akreditimi i dy testeve

(metalet e rënda dhe pesticidet), të cilat deri më sot realizohen në Itali.

Page 75: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

75

Ne Mars te vitit 2012 u zëvendësua drejtuesi i projektit. Buxheti ishte 275,042 euro

nga këto: kontrata të lidhura 106,504 euro, kontrata të likujduara 104,109 euro,

mbeten 61,429 euro.

5. Titullin e programit

Projekti i financuar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria italiane.

Titullin e projektit, shuma totale

“Përmirësimi i performancës së sektorit të blegtorisë në Shqipëri.”

Kosto e Projektit: 1,368,497 EUR

Institucioni ose institucionet përfituese

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Qëllimi dhe komponentët/aktivitetet e projektit.

Objektivi: Të kontribuojë në rritjen ekonomike në zonat rurale përmes përmirësimit të

performancës së sektorit të blegtorisë.

Qëllimi: Rritja e të ardhurave të fermerëve në zonat e caktuara përmes përmirësimit të

praktikave të prodhimit, shitjen e cilësisë dhe shitjen e produkteve me origjinë

shtazore të sigurtë.

Statusi aktual i zbatimit.

Aktivitetet e kryera gjatë kësaj periudhe:

Gjatë kësaj periudhe janë organizuar dy trajnime mbi Praktikat e Mira të Prodhimit,

dhe Praktikat e Mira të Higjenës dhe prezantimin e koncepteve dhe metodologjinë e

HACCP në sigurinë ushqimore. Pjesëmarrësit në këto trajnime ishin operatorë dhe

punonjës të thertores, inspektorët veteriner nga komuna të ndryshme dhe anëtar të

shoqatës blegtorale.

Është caktuar një ekspert ndërkombëtar për Bagëtitë e Imta i cili ka organizuar një

workshop në bashkëpunim me MBUMK-në mbi “Situatën e përmirësimit rracor

gjedhit dhe bagëtive të imta dhe perspektivat në Shqipëri”. Në këtë event morën pjesë

përfaqësues të MBUMK-së, ISUV dhe QTTB-ve Fushë-Krujë dhe Korcë etj.

U realizua një kontroll i dytë teknik për “Qengjat e Jonit”(në terren), për të vlerësuar

përputhshmërinë e aktorëve të ndryshëm në zinxhirin e vlerës së mishit të qengjit me

kuadrin rregullator (Rregulloret e Praktikave të Mira). Kontrolli nxorri në pah zona

me nivel të lartë përputhshmërie si për informacionin e përgjithshëm të fermës,

identifikimin e kafshëve, regjistrin e trajtimeve veterinare.

Janë organizuar gjithashtu takime të ndryshme me përfaqësuesit e komunave Vergo

dhe Lukovë, dhe me përdoruesit e pikave të furnizimit me ujë në komunat përkatëse

dhe u ra dakord që përdoruesit të mbulonin pjesërisht kostot e projektimit. Procesi i

vlerësimit të tenderit për rehabilitimin e pikave ujitje në Lukove dhe Vergo u finalizua

muajin tetor. Gjithashtu u nënshkrua kontrata mes kompanisë fituese dhe Shoqatës

“Qingjat e Jonit”.

Page 76: Nënkomiteti i BE - Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin 2013

76

Konsulenti kombëtar i projekteve të UNDP, së bashku me anëtarët e shoqatës (drejtor

ekzekutiv dhe specialist) janë vazhdimisht duke punuar për përgatitjen e fushatës së

marketingut për qengjat e markës për sezonin e shitjeve të Dhjetorit.

Janë dorëzuar pajisjet për Thertoren e Sarandës dhe po kryen punimet dhe ndërhyrjet

e fundit.

Janë kryer gjithashtu aktivitete të ndryshme në lidhje me Zbatimin e Sistemit të

Gjurmueshmërisë dhe Etiketimit në Sarandë. Materialet e trajnimit dhe baza më e

fundit e të dhënave të migrimit janë sinkronizuar në Tiranë dhe Sarandë.

Shoqata “Qengjat e Jonit” ka organizuar një seri aktivitetesh në kuadër të promovimit

të mishit të markës “Qengjat e Jonit” si dhe ka organizuar një vizitë studimore në

Maqedoni, për anëtarët e shoqatës dhe stafin e MBUMK-s, në bashkëpunim me

Federatën e Fermerëve të Maqedonisë. Qëllimi i udhëtimit studimor ishte marrja e

përvojës konkrete praktike dhe mekanizma të zbatuara në sektorin e blegtorisë dhe të

sigurisë ushqimore në Maqedoni.