10
Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit. Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive Pytje me përgjigjëje nga lënda e Ndermarrsisë

Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Nga lenda e ndermarrsise

Citation preview

Page 1: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit. Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. Tregtari – si nocion është përfshirë në sistemin juridik kroat me nxjerrjen e Ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe nënkupton emërtimin përmbledhës për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një mardhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje. Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit.. Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin, te cilin thmeluesit e bashkojnë në para, sende ose të drejta

Pytje me përgjigjëje nga lënda e Ndermarrsisë

Page 2: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vetë. Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vetë(komplementarit), ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në shoqëri(komanditori). Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme, dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor. Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e kapitalit, në të cilën anëtarët e shoqërisë(aksionarët) marrin pjesë më kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione.Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet. Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese(me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të caktuar(fizike intelektuale), kurse blerësi detyrohet që për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve tjera të zëvëndësueshme, kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit. Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim, kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. Mjedisin ekonomik të ndërmarrësve ë përbëjnë: blerësit, furnitorët, konkurentët dhe tregu i punës. Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave, stili i jetesës, kultura, zakonet dhe shprehitë, arsimimi, qëndrimet dhe bindjet, nevojat dhe dëshirat në hapsirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit. Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar, sekondar, terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror, përkatësishtë të punëve publike.

Page 3: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Qëllimet primare – nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit, si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre. Qëllimet sekondare – nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin. Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës: i informatikës, i kërkimeve dhe i zhvillimit, i kontabilitetit, i auditimit, i kontrollingut, i organizimit, i menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme. Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me ndikim Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i caktuar ekonomik Marketingu nuk është arti i kërkimit të mënyrës për të plasuar atë që e ke prodhuar, por është arti i krijimit të vlerës unike për blerësin.(Fhilip Kotler) Tregu është një mekanizëm nëpërmjet të cilit, e më qëllim të plotësimit të nevojave reciproke të blerësve dhe shitësve, me ndërveprimin e tyrë caktohen çmimet e mallrave e të shërbimeve dhe sasia e tyre. Tregu shpeshherë konsiderohet si vend ku takohen shitësit e blerësit dhe i shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre me para. Shkembimi është një proces i ndërrimit të pronësisë. Çmimi është instrument i shitjes me të cilin ai harmonizohet me kërkesat e blerësve nëpërmjet politikës së çmimeve(të larta ose të ulëta) që përfshinë lëshimet, shitjen me këste, përkatësisht me kredi. Procesi i marketingut nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së marketingut nga ofertuesi (prodhuesi ose shitësi) deri te blerësi dhe konsumatori. Procesi i marketingut përbëhet nga këto faza:1. Hulumtimi i rrethanave të volitshme në treg,2. Zgjedhja dhe definimi i strategjisë optimale,3. Planifikimi i miksit të marketingut,4. Veprimi operativ dhe5. Mbikëqyrja dhe kontrolli. Mikromjedisin e ndërmarrësit e përbëjnë pjesmarrësit dhe ndikimet e mjedisit të afërt të ndërmarrësit, në të cilat ndërmarrësi mundë të ketë ndikim më të vogël ose më të madh. Në mikromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Furnitorët, ndërmjetësit në marketing, blerësit dhe konsumatorët, opinioni, konkurrenca. Makromjedisin e përbëjnë të gjithë pjesmarrësit dhe faktorët e rëndësishëm për afarizmin e ndërmarrësit, por në të cilët ndërmarrësi nuk mundë të ndikojë, por duhet t’u përshtatet. Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen e tregut në grupe të kosumatorëve ose në pjesë të tregut. Strategjia e marketingut është planifikim i qëllimeve dhe detyrave afatxhata që ndërmarrësi ia ka parashtruar vetes, si dhe i mënyrave dhe mjeteve me anën e të cilave do të realizojë qëllimin e përcaktuar duke e aplikuar konceptin e marketingut.

Page 4: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Format e financimit Dallohen tri forma kryesore të financimit: fillestare, vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit. Financimi fillestar – duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros. Financimi vijues – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtëra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtëra të ndërmarrësit, gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit. Financimi zhvillimor – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja, përkatësisht për zhvillim dhe rritje. Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. Struktura financiare horizontale është një lidhmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. Shoqëria tregtare në pronësi të një personi ku pronari, sipas rregullit është edhe menaxher. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin Shoqëria tregtare në pronësi të më shumë pronarëve është formë e organizimit në të cilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë, bashkërishtë e bartin rrezikun e afarizmit dhe e shpërndajnë fitimin Kreditë bankare afatshkurtëra – janë një formë e shpeshtë e burimeve të huaja të financimit Financimi afatgjatë i ndërmarrësve nga burimet e huaja nënkupton investimet ne blerjen e pasurisë afatgjate, pra investimet në ndërtime, blerjen e paisjes, të stabilimenteve dhe të pasurisë tjetër afatgjate. Lizingu(qiraja) është një formë e shpeshtë, e nganjëherë edhe e vetme e financimit të ndërmarrësve, kur ata nuk posedojnë burime të mjaftueshme vetjake dhe të huaja kredituese. Franshizingu është një formë e rëndësishme e financimit të ndërmarrjeve të vogla, veçmas të atyre fillestare, sepse për themelimin e ndërmarrjes dhe fillimin e punës nuk nevojitet kapital i madh, kurse rreziku është më i vogël në krahasim me forma të tjera të veprimtarisë. Kontabiliteti nga aspekti i afarizmit – nga ky aspekt, përkatësisht sipas kriterit se ai i përfshinë të gjitha ose vetëm disa pjesë të procesit të afarizmit të kontabiliteti i ndërmarrësit kryesisht ndahet në: Kontabiliteti financiar, Kontabiliteti i shpenzimeve, Kontabiliteti nga aspekti i veprimtarisë kontabël – nga aspekti i veprimtarisë kontabël, kontabiliteti i ndërmarrësit përfshinë planifikimin kontabël, mbikëqyrjen kontabël dhe analizën kontabël. Bilanci është një pasqyrë sistemore e kontabilitetit lidhur me gjendjen e pasurisë, borxheve(detyrimeve) të shoqërisë dhe të kryegjësë së pronarit në ditën e caktuar Pasuria është vlera totale e resurseve ose e të drejtave që i disponon ndërmarrësi dhe që i shfrytëzon për realizimin e aktivitetit ekonomik nga i cili pret një fitim të caktuar Detyrimet janë borxhe, ndërkaq përfshijnë kapitalin e huaj që ndërmarrësi e ka marrë nga të tjerët në munggesë të kapitalit të vetë

Page 5: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Kryegjëja është synonim për kapitalin vetjak, përkatësishtë të pronarëve. Përfshin investimet totale të ndërmarrësit në një aktivitet ekonomik. Kontabiliteti i zejtarit -Për dallim nga ndërmarrësit e organizuar si shoqëri e cila është e detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin, ndërmarrësit e organizuar si zejtarë janë të detyruar ta paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Të hyra afariste janë të gjitha të mirat(paraja, sendet, të drejtat materiale, shërbimet etj), që realizohen në periudhën tatimore në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. Të dalat afariste janë të gjitha të mirat e ndërmarrësit të dala gjatë periudhes tatimore në lidhje me fitimin, sigurimin dhe ruajtjen e të hyrave afariste dhe të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e veprimtarisë Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit Kontrollingu përfshin procesin e harmonizimit të planifikimit të kontabilitetit dhe të kontrollit të sistemit llogaritar me planifikimin dhe kontrollin e afarizmit. Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para, përkatësishtë arkëtimin e kërkesave monetare. Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare, shpenzimet monetare dhe saldoja Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogarinë e marrësit Pagesa me para të gatshme nënkupton dorëzimin e drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave, dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së gatshme nga llogaria. Kompensimi(barazimi) është forma më e shpeshtë, më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit person- asignantit, me të cilin ai e autorizon personin tjetër- asignatin, që në favor të tij t’ia kryejë një veprim të personit të tretë asignatorit, kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij. Kambiali është një letër rreptësisht formale me një vlerë për një shumë të caktuar parash, elementet, kalimi dhe realizimi i së cilës janë rregulluar me dispozitat e së drejtës mbi veprimtarinë kambiale. Kambiali i xhiruar – është ai kambial për të cilin emetuesi(trasanti) e thërret debitorin kryesor(trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit kreditorit(reminentit). Kambiali vetjak i xhiruar – është kambiali në të cilin trasanti dhe trasati janë i njëjti person, përkatësishtë vet emetuesi i kambialit është njëkohësishë edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në kambial.

Page 6: Ndermarrsi - pyetje me pergjigjeje

Tatimet – janë dhënie në para dhe të hyrat e bilancit me të cilat mbulohen shpenzimet publike, Doganat – janë tatime që paguhen me rastin e importit, Taksat – janë dhënie në para që paguhen për veprimin e caktuar ose për përdorimin e të mirave publike. Kontributet – janë dhënie më para që paguhen për përdorimin e shërbimeve të caktuara ose për realizimin e të drejtave(kontributi për sigurimin pensional dhe sigurimin shëndetësor). Tatimpaguesi – është personi i cili në bazë të akteve normative(ligjeve dhe dispozitave tjera juridike) është i detyruar të paguajë tatimin. Zotësia tatimore- është një nocion i cili nënkupton mundësinë e tatimpaguesit që ta paguajë tatimin(ndryshe quhet edhe aftësi ose kapacitet tatimor). Baza tatimore – është baza për llogaritjen e tatimit. Baza tatimore shprehet në njësi adekuate matëse dhe shërben si bazë për llogaritjen e tatimit. Norma tatimore – janë pjesë të bazës tatimore të shprehura në përqindje ose promilë që duhet ti ndajmë për të paguar tatimin. Ndërmarrësi – sipas këtij ligji është çdo person juridikë ose fizik, ose personat e bashkuar që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në mënyrë të pavarur dhe të përherëshme për realizimin e të hyrave, të ardhurave, fitimit ose të dobive të tjera ekonomike të vlerësueshme . Tatimet shtetërore përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta. Policia financiare është organizatë administrative në kuadër të Ministrisë së Financave, të cilën e drejton administratori që e emëron Qeveria sipas propozimit të ministrit të financave. Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e strukturës së afarizmit, ndërkaq duhet bërë përpjekje me planin e punës të përfshihen sa më saktësisht. Bilanci i fitimeve dhe i humbjeve- është prodhimi final në planin e punës.