Ndertimi I Inteligjences-lavanchy

  • Upload
    vi-do

  • View
    241

  • Download
    0

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Edukimi Special per Femije, Anne Rodi, Programi i Masterit Vlore

Citation preview

Ndertimi I inteligjences

Ndertimi I inteligjences.

Psikologu zviceran Jean Piaget ka zhvilluar nje teori te zhvillimit te inteligjences.

Duke u nisur nga kerkimet e tij mbi interaksionet e subjektit me objektin , ai ka perpunuar nje teori te njohjes , qe e pershkruan kate si nje process te vazhdueshem te percaktuar nga stade , te cilet ndahen me pas ne nen stade

1-Stadi I zhvillimit sensori-motor , nga lindja deri ne moshen 2 vjec 2-Stadi paraoperacioneve , nga 2 deri 7 vjec

3-Stadi I operacioneve konkrete , nga 7 deri 12 vjec

4-Stadi I operacioneve formale , duke nisur nga 11-12 vjec.

1-Nen stadet e zhvillimit sensori motor (keto te dhena jane treguese, moshat mund te ndryshojne midis subjekteve )

Nen stadet Sjelljet

Stadi I pare reflekset (muaji I pare )

Skemat e lindura te organizimit te sjelljes duke lejuar nje adaptim te pare , diferencohen duke u nisur nga nje aktivitet global , spontan dhe ritmik I bebes,

Thithja

Kapja

refleksi I te kuptuarit vizual.

Keto skema konsolidohen nepermjet ushtrimit dhe jane nje forme e pare e njohjes se realitetit , e asimilimit te botes rekonjitive ( sipas te ciles njihet) , ku tani observohen sjellje adaptive te diferencuara si per shembull thithja e ndryshme qe I behet gjoksit apo nje objekti cfaredo.

STADI I DYTE zakonet e para (muaji 2 dhe 3 )

Aktiviteti refleks vazhdon ne sjelljet qe tregojne se eksperiencat e vecanta te bebes kane qene asimiluar nga skemat iniciale p.sh. te thithe gishtin e madh, te nxjerre gjuhen, te njohe momentin e pirjes nepermjet treguesve sonore,visual ose nuhates.Gjithcka qe ndodh se bashku me aktivitetin e nje skeme mund ti bashkangjitet atij , te asimilohet nepermjet lojes se maredhenieve qarkulluese qe konsiston ne perseritjen e nje rezultati interesant.STADI I TRETE kordinimi pamje kapje (muaji 4-8)

Femija kerkon ti beje qe te zgjatin spektaklet interesante dhe perserit ose zgjat eksperiencat .per shembull, femija qe si zakon tundte objektet e varura mbi djepin e tij kerkon kordonin qe I mban ato.Ai diferencon progresivisht menyrat e finaliteteve. STADI I KATERT kordinimi I skemave sekondare (muaji 10-11)

Ketu nderhyn kordinimi I skemave te njohura ne nje situate te re.per te arritur nje object qe eshte larg tij femija e afron ate me ane te nje instrumenti . Ai I largon veshtiresite.STADI I PESTE Zbulimi I mjeteve te reja (12-17 muajsh)

Ky zbulim behet me ane te prekjes Per shembull femija qe ka filluar te godase mbi nje support zbulon pak nga pak se ky mund te ece ose te rreshqase , qe ai mund te kapet me ndihmen e nje mjeti dhe provon e ndryshon menyrat e te vepruarit mbi kete objekt.

STADI I GJASHTE Shpikja e mjeteve te reja (18-24 muajsh)

Stad gjithashti I prekjes se brendeshme femija qe has nje problem observon nje kohe pushim ne aktivitetin e tij dhe kerkon nje mjet te ri per te arritur qellimin. Ai ben kombinime mendore para se te bej veprimine tij me mjetet e reja .

Bota a-dualiste Bebja nuk ka asnje nocion te vetes se tij si trup I vecante dhe person I vecante ne mjedisin e tij. Ai nuk e ka nocionin e nje universi me objekte konsistente dhe te qendrueshme qe zoterojne nje hapesire.Ai nuk njeh vec nje fluks imazhesh dhe ndijimesh qe ai duhet te mesoje pak nga pak te dalloje (trupi im, /jashte )dhe ti organizoje apo rigrupoje (biberoni im qe njihet nga ana e perparme , nga prapa )nepermjet nje aktiviteti intelektual, nje inteligjence ne akte sensori motore si ;te ndjeke me sy, te preke, te kafshoje .Sferat e ndryshme sensoriale jane te pavarura (pamje , kapje , thithje )Vetem nepermjet asimilimit gradual dhe reciprok qe femija fillon te ktheje syte drej burimit te nje zhurme , te shoqeroje me shikim ate qe mban, Imitim me ane te ngjitjes Kordinimi pamje kapje femija kerkon te marre gjithca qe ndodhet rreth tij ,( ne pergjithesi ta coje ate qe merr ne gojen e tij )Kjo etape eshte percaktuese per zhvillimin e njohjes se botes fizike, te inteligjences, per marrjen e madhesise, Objekt permanent :femija e braktis kerkimin e tij sapo objekti zhduket

Objekt permanent :kur e fshehim objektin femija ngre ekranin per te gjetur objektin. Ai eshte I pazoti te kuptoje cvendosjet, Ai do te ri kerkoje edhe nje vend qe eshte cvendosur tek ekrani tjeter.

Qendrushmeria e formave Objektet mund te jene njohur neper qoshe dhe ne vende te pazakoneshme .

Imitimi Femija riprodhon levizjet e tij edhe kur nuk I shikon ato (gjuhen ,syte, per shembull )

Marredhenie Nje system komunikimi ngrihet midis femijes dhe ambientit qe e rrethon.

Objekt permanent objekti eshte kerkuar ne funksion te cvendosjeve te njepasnjeshme .Me perjashtimte kombinimeve te veshtira ,te tilla si zhdukja e nje ekrani nen nje ekran tjeter. Imitimi sistematik I modeleve te reja , edhe kur jane te padukshme mbi trupin e vete femijes

Marredhenia :gemija fillon te dalloje mire personat dhe te strukturoje boten me termat e nje hapesire qe I kalon ndjesite immediate, objekte te qendrueshme mund te cvendosen aty. Por akoma nuk ka mjetet e mjaftueshme te shfaqeve per te zevendesuar nje mungese te nenes se tij apo te nje personi tjeter te aferm. Kjo eshte nje periudhe delicate per marredheniet objektale ( braktisja, depresioni anakliktik I foshnjave ne ambientet e spitaleve, per shembull)

Objekti permanent Femija mund te zgjidhe problemin e ekraneve te mbivendosura nepermjet nje inference thuajse immediate :objekti I ndodhur nen ekranin e pare ndodhet me siguri akoma aty. Imitimi Imitim I diferencuar ne fillim te imitimit reprezantativ.Vajza e vogel qe imiton nje femije te pasjellshem pas ikjes se tij. Skemat e imitimit jane bere mjaft te pasura e te ndryshme per te lejuar regjistrimin e nje modeli ne mungese te tij. Eksperienca eshte asimiluar ne nje ansambel me kuptim te ngjarjeve tani te skematizuara. Imitimi I diferencuar me ane te ketyre skemave eshte nje forme e pare e shfaqeve .

Perpara operacioneve Femija I jep liri aktiviteteve spontane te asimilimit Loja e ushtrimit, kutioziteti, kenaqesia funksionale jane terma qe pershkruajne zbuliminaktiv te femijes shume te ri. Keto aktivitete jane akoma me evidente gjate ketyre stadeve qe paraprijne gjuha dhe vendosjen sociale(traditat, rolet, shkollen etj ..)Duke u nisur nga disa skema spontane , foshnja perpunon nje koncept te pare praktik dhe vepron mbi boten. Ai e ben kete nepermjet nepermjet lojes se asimilimit e te akomodimit. Nepermjet asimilimit ai inkorporon elementet e reja me strukturat (skemat)egzistuese. Akomodimi I lejon atij te modifikoje skemat ne funksion te rezistences se objekteve e te situatave.skemat diferencohen, akordohen dhe asimilohen reciprokisht nga del nje kompleksitet ne rritje sjelljesh.Ky zhvillim e shpie femijen duke u nisur nga stadi VI, prane nje forme te re inteligjence :te menduarit. Ky I menduar mund te jete me figura , verbal, apo matematik , me ose pa ndergjegjesimin e aktivitetit tend. Te gjitha format e te menduarit kerkojne veprim, koordinim aksionesh te brendeshme .

Duke nisur nga mosha 18 muajsh femija arrin nivelin e shfaqes preoperatore dhe te funksionit simbolik.

Funksioni semiotik ose simbolik

Funksioni semiotik lejon perfytyrimin e dickaje, e sinjifikon ate, me ane te nje treguesi (fjale, figure mentale, gjest, zhgarravine, vizatim, tingull etj..)Ne raport me sensorimotorin evolucioni duket permes:

nje shpejtesie me e madhe

nje lirie hapesire-kohe . Mendimi lirohet nga e tashmja dhe nga vendi.

Nga shfaqe te perbashketa ne te njejten kohe

Zhvillimi i funksionit semiotik paraqet forma te ndryshme dhe gjithnje e me shume komplekse.

Imitim i diferencuar( pare ne stadin e VI)

Loja simbolike qe grupon te gjitha lojerat e shpikura nga femija dhe ku behet fjale per te bere sikur Do me thene ku femija merr nje objekt per nje tjeter ose nje akt apo situate per te tjera.

Vizatimi

Imazhi mental qe eshte nje imitim i brendeshem i aksioneve qe te shpien tek objektet.do me thene nje kopje sensori- motore aktive dhe pra nje fillim te imitimit .

Gjuha qe lejon te evokohet nje objekt , nje veprim apo nje situate nepermjet tingujve qe jane asimiluar.

Keto sjellje jane bere te mundura nepermjet progresit te imitimit qe ,i zbrazur nga konteksti i tij konkret behet ibrendeshem , Atehere ai eshte nje imitim Indryshem qeduke mundur te mbivendoset mbi realitetin imediat behet simbol I pergjithesimit (loja simbolike )dhe keshtu behet nje instrument i te menduarit , para konceptual ne fillim.

Mendimi pre-konceptual (18-45 muajsh)

Ne fillim akivitei i femijes eshte i perqendruar mbi perpunimin e nje bote te re me tregues :figura, fjale, endrra.Ndersa ne stadin sensori- motor bebja asimilonte ne menyre te panderjegjeshme eksperiencen e saj immediate me skemat e saj perceptive, oditive, motore etjasaj i duhet tani te perpunoje nje system te dyfishte te asimilimit e te akomodimit, d.m.th. nje ansambel te skemave qe interpretojne situaten immediate dhe nje tjeter qe e lidh kete situate me nje univers imazhesh dhe kuptimesh qe mungojne ne imediaten (bari eshte ne te njejten kohe nje jastek dhe nje makine ..)Ti dallosh keto dy bote nuk eshte gjithmone evidente per te vegjelit. Per shembull , kur ata enderrojne , keto enderra behen ngjarje reale :kur ata shpikin nje perralle , ajo behet reale si te gjithe personazhet qe ata kane imagjinuar.

Aspekti intelektual I lojes imbolike

Loja simbolike paraqet nje situate ne te njejten kohe qe lejon te ndertohen skema te reja. Per shembull, femija qe hap gojen dhe ne te njejten kohe kerkon si te hape nje kuti. Ai lejon ndertimin mbi mase te simboleve , ne kundershtim me gjuhen Ky eshte nje asimilim pak a shume i kulluar i reales tek uni,i strukturave te femijes, pavaresisht nga te gjitha kundershtite e reales. Ne kete kuptim ai nuk akomodohet plotesisht me realitetin. I vogli nuk mund te drejtoje vertet nje makine apo te munde nje luan. , por ai mund te perpunoje nje pjese te madhe te dijeve te tij , ti strukturoje ato e ti organizoje ato nepermjet lojes.

Loja simbolike shenon nje progres ne adaptimin e realitetit. Ai pergatit lojen e rregullave e te socializimit.

Aspektet afektive te lojes simbolike

Te vegjelit luajne, riluajne , perseritin skena te mrekullueshme , te frikeshme , te forte per ti asimiluar ato, per ti banalizuar, per ti pervetesuar, per tu mesuar me to. Femija mund te vere ne skene frikar e tij dhe te luaje gjate disa diteve per ti larguar ato.:nuk eshte I keq qeni?

Shfaqja e lejon femijen te jetoje emocionet e momentit prezent qe i shtohen shfaqeve te emocioneve te tij te zakoneshme , te ndjenjave te tij.Kjo mund ta vendose femijen perpara kontraiktave. Kerkesat e te rriturit , kur ato perplasen me shfaqet e femijes mund te kontribuojne njekohesisht per ti rritur keto kontradikta.

Loja simbolike lejon qe te evitohet ky lloj konflikti, pa marre parasysh te gjitha kundershtite e realitetit. Ashtu si dhe neper endrra, mendimet kontradiktore mund te takohen (p.sh. nena qe mund te jete ne te njejten kohe objekt i dashurise dhe i urrejtjes behet nje zane e mire ose nje magjistare e keqe. ) Ne kete bote simbolike femija mund te perpunoje pseudo-zgjidhjet (une I preva kokenja ngjita ajo nuk mban me shume mire)Nderkohe ai mund te imagjinoje ngjarje tragjike nje aksident qe mund ti ndodhe dikujt qe femija shkon dhe e mjekon me perkushtim dhe efikasitet..

Gjuha

Aspektet intelektuale.

Nepermjet arbitraritetit te shenjave fjalet e orientojne femijen drejt nje te menduari me abstract se sa ajo qe ndodh me simbolet.Gjuha (te folurit 0 eshte nje sjellje sociale e kodifikuar dhe e bazuar mbi ndertimin e lidhjeve midis fjaleve dhe kategorive te sendeve.

Pra, femija duhet ti rizbuloje keto lidhje . ne kete sens mund te thuhet se te folurit lejon te ndertohen lidhjet me subjektivitete te tjera Femija , ne saj te shfaqes mund te konfrontoje e te kordinoje pikpamjet e tij te ndryshme mbi gjerat.Zhvillimi intelektual vazhdon ne saj te kalimit progresiv te egocentrizmit (koncentrim qe mund te shpjere ne autizem )qe eshte I pakthyeshem sepse eshte I bazuar vetem mbi perceptimin e paster - ne shperqendrim , pra ne reciprocitet dhe ne kthyeshmeri.

Aspektet afektive

Ne nivelin afektiv femija ndergjegjesohet pak nga pak per egzistencen e tij, per ndjenjat e tij. Gjuha I lejon atij te zbuloje egzistencen e subjektiviteteve te tjera , here te ngjashme e here te ndryshme nga te tijat, qe mund ta terheqin ate ose ta trembin. Te tjeret egzistojne, ata kane ndijime , kane ndjenja, (ata p.sh. shprehin dhembje kur i kafshon ose i pickon, jane te lumtur kur i perkedhel, jane te kenaqur perpara ushqimit,inatosen kur i shtyn etj.)

Perpara se te jete mjet komunikimi, ne kuptimin e plote te termit ,gjuha eshte nje mjet evokimi.Femija i drejtohet kryesisht vetes se tij.Ai perserit shpesh ate qe thote per te ri evokuar nje situate, nje realitet ose per te gezuar efektet qe fjala e tij provokon tek te tjeret. Ai I jep fjalet ashtu sic jepte objektet.

Imazhi mendor

Eshte nje produkt i interiorizimit te veprimeve inteligjente Pra nuk eshte nje shfaqe e objekteve por e akomodimeve dhe e aksioneve qe shpien tek to. Eshte nje imitim I brendeshem, nje lloj kopje e permbledhur e objekteve te perceptuar dhe e skemave te aksioneve mbi objektet apo dhe mbi situatat.Eshte nje ndertim qe pak a shume mund te perktheje realitetin(ne pothuajse te gjithe kemi kujtime te situatave qe nuk i kemi jetuar kurre ).

Imazhi mendor evoluon me moshen ne raport me zhvillimin e inteligjences, ne sensin e nje pershtatje shume te mire me realen.

Arsyetimi midis moshes 18 muajsh deri ne 3 vjec e gjysemArsyetimi ne kete nivel eshte afer imazhit dhe menyres se funksionimit te lojes simbolike apo te enderres. Objektet e te menduarit vendosen ne gjysmen e rruges midis te vecantes e te pergjitheshmes. Mendohet qe te menduarit eshte akoma iracional,thuhet gjithashtu se eshte poetik , ne sensin se ajo varet ne radhe te pare nga simboli (ngjashmeri e pa kodifikuar ose e nenkuptuar )Ne fakt, mendimi nuk te lejon te dallosh te vecanten nga e pergjitheshmja .Ai mund ti atribuoje 2 simbole te njejtit objekt (e ambulanca, henat para //dhe pas malit, )ose te kontraktoje dy objekte ne nje (kerpudha ne dy vende te shetitjes.)Qendrushmeria e objektit te fituar me pare duhet te ri- perpunohet ne nivelin e shfaqeve .

Pergjithesisht mendimi ne kete nivel eshte :

Egocentric:duke e thjeshtuar gjithcka sipas kendveshtrimit tend (hena qe me ndjek nga pas ..)

///Animist dhe finalist; cdo gje qe leviz eshte e gjalle , e paisur me qellime (anija e di se ku shkon, lumi do te shkoje drejt detit, hena fle kur ajo eshte e lodhur, muri me qelloi..)

artificialist dhe mistik :deti eshte bere I thelle nga gjigandet, foshnjat lindin nga lulet ose nga lakrat, ka male te medhenj per shetitje te medha dhe male te vegjel per shetitje te vogla..)

Te menduarit intuitiv.(nga 3 e deri ne 6 vjec)Mendimi decentrohet pak nga pak nepermjet kordinimit te pikpamjeve , nderhyrjeve sociale dhe eksperiencave te njepasnjeshme .GJendjete ndryshme te realitetit e bejne femijen qe te krenohet me pak me shfaqet e tij statike dhe me imazhet dhe e bejne ate te kuptoje me mire transformimet qe shpien nga nje gjendje ne tjetren.Ky te menduar

intuitiv pergatit tranzicionin drejt stadit operator.

Klasifikimi

Femija meson pak nga pak te konsideroje te njejtin objekt si pjese te nje klase apo te nje nen-klase(X eshte nje trendafil qe eshte ne te njejten kohe nje lule )Ne se atij i kerkohet te ndertoje nje koleksion objektesh ai i rigrupon ato ne nje figure te perbashket , ne fillim pa kriter zgjedhje, flitet ketu per koleksion figural: per shembull katrore, trekendesha, rrathe,te grupuar ne nje ansambel. Ne fillim te klasifikimit ai perdor nje kriter, por ai nuk eshte i qendrueshem,(p.sh. trekendeshi behet blu, ose I trashe, ose I vogel)Vetem rreth moshes 5-6 vjec kriteret stabilizohen dhe femija mund te filloje te klasifikoje objektet sipas shume kritereve , por me prekje te vazhdueshme.

Para moshes 6 vjec femija akoma nuk mund te krahasoje nen-klasat me klasen (ka me shume trendafila apo lule ?)Ai akoma nuk formulon gjykime relative(p.sh.ne se I paraqiten femijes tri shkopinj , ne menyre te tille qe A te jete me e vogel se B, e cila te jete me e vogel se C, femija nuk mund te pranoje qe B te jete ne te njejten kohe me e vogel se C dhe me e madhe sa A , sepse nje objekt nuk mund te jete i madh dhe i vogel ne te njejten kohe,)

Ne moshen 3-4 vjec , kur atij I propozojne te ndaje ne seri shkopinjte ai formon ciftet (AB.BC.AC,)

Ne moshen 5 vjec , me ane te prekjes , ai nderton seri te plota. Por ne se atij i kerkohet te shtoje nje tjeter shkop ne serine e tij, ai nuk e fut dot.Sepse ai duhet te pranoje qe ai eshte me I vogel se .. e me I madh se Femija nuk gjen system operator ( te vendose me te vegjelit, pastaj me te vegjelit qe mbeten dhe keshtu me radhe )

Funksionet

Femija akoma nuk i kordinon dimensionet apo pikpamjet e tij ne menyre qe te shpjere ne nje gjykim te konservimit(eksperienca e lengjeve te derdhura ne ene me forma te ndryshme )

Nga ana tjeter ai eshte i afte te ndertoje ligje qe implikojne nje funksion te vetem (sa me i vjeter te jesh , aq me i madh je sa me shume ta shtysh aq me larg shkon ).

Progresivisht , shpjegimet egocentrike i lene vend nocioneve me objektive te eksperiencave dhe fillimeve te teorive ( akoma nave ) mbi trupat fizike dhe ndryshimin e gjendjes (konsistenca ,ose nxehtesia p.sh.)Mendimi behet nga koncenrimi ne koncentrim me i levizeshem Ai largohet nga egocentrizmi , ne kuptimin se fillon te shfaqet nje kordinim i pikpamjeve.

Te menduarit percaktohet atehere nga karakteri i tij ireversibilitetit.

U.P.S. --- VLORE. Tetor 2004