53
1 Ndertojmë të Ardhme Transparente në Shqipëri RAPORT MONITORIMIT

Ndertojmë të Ardhme Transparente në Shqipëri RAPORT ...irsh.al/wp-content/uploads/2019/07/Raport-UNDEF-min.pdf · nga Bashkia Shkodër për nxitjen e punësimit, mbeshtetjen e

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

Ndertojmë të Ardhme Transparente në Shqipëri

RAPORT MONITORIMIT

2

Ky raport u pergatit me iniciativen e shoqates “Intelektualet e rinj, Shprese”, në kuadër të

projektit “Ndertojme të Ardhme Transparente në Shqipëri” me mbështetjen financiare të “The

United Nations Democracy Fund” UNDEF.

Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi e autorit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht

pikpamjet e donatorit.

3

Përmbajtja

Hyrje ……………………………………………………………………………………………. 4

Metodologjia ……………………………………………………………………………………. 5

Gjetjet e Raportit ……………………………………………………………………………….. 6

Rekomandime …………………………………………………………………………………… 8

I – EDUKIMI

A. Baza ligjore ………………………………………………………………………………... 11

B. Arsimi në Bashkine Shkodër ………………………………………………………………. 17

C. Problematikat e dala nga Forumet Civile …………………………………………………… 18

D. Monitorim: Mungesa e transparencës së buxhetit dhe shpenzimit të tij nga shkollat ……… 20

II - EDUKIMI JOFORMAL, SPORTI DHE MOBILITETI RINOR

A. Baza ligjore …………………………………………………………………………………. 22

B. Aktivitetet për të rinjte në Bashkinë Shkodër ……………………………………………… 22

III - SHERBIMET SOCIALE

A. Baza Ligjore ………………………………………………………………………………… 26

B. Shërbimet sociale në Bashkinë Shkodër ……………………………………………………. 31

C. Problematikat e dala nga Forumet Civile …………………………………………………… 32

D. Monitorimi i Qendrave Komunitare ………………………………………………………... 33

E. Programi i Strehimi Social …………………………………………………………………. 34

F. Monitorim: Shperndarja e Banesave Sociale në Bashkinë Shkodër ………………………… 35

IV - PAPUNËSIA

A. Baza Ligjore ………………………………………………………………………………… 38

B. Struktura e Punësimit në Bashkinë Shkodër ………………………………………………... 38

C. Zyra e Punësimit Shkodër ………………………………………………………………….. 39

D. Programet qe aplikon Bashkia Shkodër për zbutjen e papunësisë dhe nxitjen e punësimit dhe

biznesit rinore ………………………………………………………………………………… 41

V – E DREJTA PËR INFORMIM DHE PJESËMARRJA NË VENDIMARRJE

E DREJTA PËR INFORMIM

A. Baza Ligjore ………………………………………………………………………………… 43

B. Monitorimi i transparencës në Bashkinë Shkodër …………………………………………. 43

PJESËMARRJA NË VENDIMARRJE

A. Baza Ligjore ………………………………………………………………………………….45

B. Monitorimi i Konsultimeve Publike në Bashkinë Shkodër ………………………………….46

Anex Mbi Projektin “Ndërtojme të Ardhme Transparente në Shqipëri ………………………...50

4

Hyrje

Shqipëria ka ndërtuar një imazh publik pozitiv të përgatitjes së politikave kombëtare për të rinjtë,

përfshi edhe pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe vendim-marrje. Duke nisur nga viti 2005 e në

vijim vendi gjithnjë ka miratuar një Strategji Kombëtare për të Rinjtë dhe respektivisht edhe një

Plan Kombëtar Veprimi.

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) është një përpjekje ndër-sektoriale për të

ndërtuar një politikë të re për mbështetjen e të rinjve në Shqipëri. Plani cakton ndër të tjera si

qëllim arritjen e gjashtë (6) objektivave strategjikë:

1. Nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendim-marrëse demokratike;

2. Nxitja e Punësimit të të Rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës;

3. Shëndeti, Sporti dhe Mjedisi;

4. Edukimi i të rinjve;

5. Mbrojtja Sociale;

6. Kultura dhe Vullnetarizmi;

Ndërkohe që ky plan është një ndërhyrje në nivel qendrore, në nivelin e Qeverisjes Lokale

rezulton se Bashkia Shkodër nuk ka një Plan Lokal për Rinine dhe në mungese të këtij plani nuk

mund të evidentojme qartë ndërhyrjet,aktivitetet dhe politikat që ndërmerr Bashkia Shkodër për

rinine në nivel lokal.

Bazuar edhe në objektivat strategjike që janë përcaktuar në Planin Kombetar të Veprimit për

Rininë kemi indetifikuar 5 fusha ku jemi përqëndruar për të kryer monitorimin ndaj Bashkisë

Shkodër. Këto fusha janë:

I – Edukimi

II – Edukimi Jo-formal, sporti dhe mobiliteti rinor

III – Shërbimet Sociale

IV – Papunësia

V- Pjesemarrja në vendimarrje

Qellimi i këtij raportiështë të indetifikojë kompetencat e Bashkisë Shkodër në fushat e

përcaktuara dhe monitorimi i zbatimit në praktike të shërbimeve të ofruara për aspekte të

ndryshme.

5

Metodologjia

Aktivitetet monitoruese për hartimin e këtij raporti janë realizuar gjatë periudhës 15 Prill 2017-

14 Korrik 2019. Në realizimin e tij metodologjia kryesore është ajo krahasuese dhe analitike

duke analizuar legjislacionin në fuqi, që përcakton kompetencat dhe detyrat e Njesive të

Qëverisjes Vendore në fushen e edukimit, shërbimeve sociale, kultures dhe sportit, papunësisë

dhe pjesemarrjes ne vendimarrje. Studimi është i përqendruar në tërritorin e Bashkisë Shkodër.

Hartimi i këtij raporti është bërë i mundur nëpërmjet komunikimeve zyrtare me Bashkinë

Shkodër, kontakteve të drejpërdrejta me drejtues dhe të zgjedhur vendorë, monitorimit të faqes

zyrtare të Bashkisë Shkodër ëëë.bashkiashkoder.gov.al/ .

Për të realizuar këtë studim janë dërguar kërkesa për informim kryesisht Bashkisë Shkodër për të

siguruar informacionin zyrtare për monitorimet e realizuara. Gjithashtu nëpërmjet analizës së

dokumenteve dhe akteve zyrtare të miratuar nga Bashkia Shkodër.

6

Gjetjet e Raportit

1. Shkollat në Bashkinë Shkodër rezultojne të kene probleme të ndryshme me infrastukturen.

2. Kushtet higjeno-sanitare në shume shkolla nuk plotesojnë standartet minimale.

3. Diferencat në kushtet e shkollave mes shkollave ne qytet dhe në zonat rurale janë evidente dhe

rezulton se shkollat ne zonat rurale kanë kushte më të papërshtatshme për zhvillimin e mesimit

se sa shkollat e qytetit.

4. Sigurimi i ngrohjes në shkolla, megjithe investimin e Bashkisë Shkodër rezulton i

pamjaftueshëm dhe prinderit në shumë raste janë ata që financojne për sigurimin e ngrohjes për

femijët e tyre.

5. Lloji kryesor i ngrohjes në shkolla në Bashkinë Shkodër rezulton të jetë ngrohja me gaz, që në

disa raste të raportuara edhe në media kanë rrezikuar shendetin e nxenësve. Problematike shfaqet

edhe mosndezja e kaldajave dhe përdorimi i ngrohjes me gaz edhe në shkollat që është kryer

investimi për vendosjen e ngrohjes qëndrore. Këto problematika janë raportuar nga nxenësit e

shkollave.

6. Mungesa e transparencës së fondeve që shkollat në Bashkinë Shkodër sigurojnë nga prinderit

dhe nxenësit është një problematikë tjeter që rezulton nga ky raport. Shkollat nuk kanë llogari

rrjedhese të pavaruara, nuk disponojnë asnjë mandate-arketimi, fature apo ndonjë mënyre tjeter

raportimi mbi mbledhjen e fondeve nga donacionet e prinderve dhe nxenesve dhe menyres si

shpenzohen këto fonde.

7. Në shume shkolla mungojnë loboratoret e Fizikës, Kimisë, Biologjisë dhe salla e informatikës

duke ulur cilësinë e arsimit, këto mungesa janë më të theksuara në shkollat e mesme në njësitë

administrative.

8. Në disa shkolla mungojnë librat të detyrueshëm sipas kurrikulave mesimore në biblioteken e

shkolles, duke veshtirësuar procesin mesimorë për nxënësit.

9. Krijimi i Qendres Rinore Publike nga Bashkia Shkodër vlerësohet maksimalisht dukë qënë se

u plotësua një nga pikat e Kontratës Sociale të lidhur me Kryetaren e Bashkisë Shkodër në 2015.

Qendra Rinore është një hapsirë e re që i është shtuar të rinjve të qytetit të Shkodres.

10. Ky raport evidenton mungesen të një programi të mirëfilltë praktikash për studentet në

Bashkise Shkodër dhe institucioneve në varësi të saj. Në kushtet që në qytetin e Shkodres ka një

Kampus Universitar burimet njerezore dhe kryesisht të rinjte nuk mungojnë. Por përdorimi

eficient i burimeve njerëzore nga Bashkia Shkodër është shume i pakët. Praktikat për studentet

janë vetem një menyre e angazhimit të të rinjve, por përfshirja e të rinjve mund të behët edhe

nepermjet nxitjes së vullnetarizmit në aktivitete të ndryshme socio-kulturore të zhvilluara nga

Bashkia Shkodër dhe jo vetem.

7

11. Mungesa e Planit Lokal të Veprimit për Rininë të miratuar nga Bashkia Shkodër evidentohet

në këtë raport si një nga pikat e pa realizuara nga Kontrata Sociale 2015. Ky plan vlerësohet

teper i rëndësishem për të rritur vemendjen e Bashkisë Shkodër ndaj të rinjve, duke parashikuar

një program të qartë objektivash dhe aktivitetesh për të rinjte.

12. Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar përmirësimit të infrastrukturës sportive në shkolla

dhe në komunitet, organizimit i kampinateve sportive lokale dhe rajonale etj, si dhe organizimit

të lojërave paraolimpike për personat me aftësi të kufizuara.

13. Mbrojta e mjedisit përmes iniciativave dhe sipërmarrjes rinore duhet të jetë në fokus të

mbeshtetjes që Bashkia Shkodër duhet të japë për të rinjte. Aktivitete të tilla si fushata

ndërgjegjësimi dhe pastrimi, riciklimi i mbetjeve, organizimi panaireve të gjelbërta, mbështetja e

sipërmarrjeve rinore me qëllim riciklimin e mbetjeve apo promovimin e zonave turistike dhe

mbrojtjen e tyre.

14. Mungesa e informacionit nga qytetaret për shërbimet sociale, kryesisht në njësitë

administrative, jo të gjithë kanë mundësi aksesi në internet, do të ishte e nevojshme të

realizoheshin fushata informuese për shërbimet që ofrohen nga Bashkia Shkodër dhe menyres së

marrjes së këtyre shërbimeve.

15. Shpërndarja e jo e drejte e shërbimeve sociale në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër,

përceptimi i qytetareve kryesisht në njësitë administrative është se janë të lënë pas dore.

16. Krijimi i qendrave komunitare vleresohet si një investim tepër i rendësishëm i realizuar nga

bashkia Shkodër në drejtim të rritjes së shërbimeve sociale ndaj përsonave në nevoje dhe

grupeve të margjinalizuara.

17. Evidentohet mungesa e transparencës nga qëndrat komunitare mbi shërbimet, kategoritë që

kanë përfituar shërbime, donatorëve, përbërjes së stafit etj.

18. Banesat sociale që administron Bashkia Shkodër nuk janë shperndarë të përfituesit sipas Akt-

Marrëveshjes “Për Strehimin e Jetimeve në Qytetin e Shkodrës”.

19. Papunësia rezulton problematika kryesore që evidentojnë të rinjte. Mungesa e mbeshtetjes

nga Bashkia Shkodër për nxitjen e punësimit, mbeshtetjen e sipërmarrjeve rinore dhe biznesit të

të rinjve evidentohet nga ky raport.

20. Nga ky raport është evidentuar se thirrjet për konsultime publike paraqesin shkelje të renda

ligjore si shkelja e afatit 20 dite pune mes thirrjes për konsutim dhe datës së zhvillimit të

degjesës publike apo mungesa e Koordinatorit të Konsultimeve Publike.

21. Ky raport evidenton se të rinjtë shprehin pak interes mbi politikat lokale dhe kanë po ashtu

pak informacion mbi mundesinë e pjesëmarrjes në procesin e konsultimeve publike.

8

22. Të rinjte kanë pak interes për të marrë pjese në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Dhe

gjithashtu nuk ndihen të përfaqësuar në Keshillin Bashkiak.

23. Në Bashkinë Shkodër nuk ofrohen programet e tjera të strehimit social, pra, banesave sociale

me qera, me kosto të ulët dhe trajtimi me bonus qeraje, kjo vjen si rrjedhoje e mungeses së

kapaciteteve të administratës në zbatimin e programeve sociale të strehimit, duke qënë një

funksion i ri që i është ngarkuar Bashkive.

Rekomandime

Për Edukimin

➢ Rritjen e investimeve nga Bashkia Shkodër për infrastukturen duke krijuar kushtet

bazë për zhvillimin normal të procesit mesimore.

➢ Sigurimin e ngrohjes nëpërmjet ngrohjes qëndrore ose alternativave të tjera duke

shmangur përdorimin e ngrohjes me gaz që përben rrezikshmëri të lartë për

nxënësit.

➢ Investime për pajisjen e shkollave të mesme me laboratore fizike, kimie, biologjie,

sallë kompjuterash etj. për zhvillimin e procesit mësimor cilësor.

➢ Sigurimin e librave (të përfsirë në kurrikula si të detyruar) për bibliotekat e

shkollavë.

➢ Rrtjen e transparencës mbi buxhetin që shkollat sigurojnë nga donacionet e

prindërve dhe nxënësve. Ushtrimi i një kontrolli të përshtatshëm nga Drejtoria e Arsimit

dhe Bashkia Shkodër mbi përdorimin e këtyre fondeve. Si dhe krijimi i mekanizmave për

raportimin të prindërit dhe nxenësit mbi përdorimin e donocioneve.

Për Edukimin jo-formal, sportin dhe mobilitetin rinore

➢ Miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Rininë në Bashkinë Shkodër. Kjo do të

paraqiste një panorama të qartë të nevojave dhe problematikave që kanë të rinjte dhe do

të krijohej një program i qartë me nderhyrje dhe aktivitete konkrete për zgjidhjen e

problematikave që prekin të rinjtë në Bashkinë Shkodër.

➢ Krijimin dhe publikimin e kalendarit/programit të Qendres Rinore Publike në

menyre që të jetë plotësisht funksionale.

➢ Rritjen e transparencës së Qëndrës Rinore Publike Atelie, duke publikuar, personat

përgjegjës, aktivitetet, kalëndarin e tyre, llojit të financimit, donatoret etj.

9

➢ Zhvillimin e bashkëpunimeve nga Qendra Rinore Publike më Organizatat e

Shoqërisë Civile që kanë në fokus të rinjtë, kjo i shërben shtrirjes së ndikimit të një

numër me i madh i të rinjve që mund të përfitojnë nga aktivitete të ndryshme.

➢ Nxitjen e vullnetarizmit dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete socio-kulturore.

Për shërbimet social

➢ Rritja e transparencës shërbimet që ofrohen në qëndrat komunitare. Publikimi i

orarit të ofrimit të shërbimeve, kalendarit të aktiviteteve, përsonave përgjegjes dhe stafit

që shërben etj.

➢ Vendosja në funksion të plotë të ketyre objekteve (qendrave komunitare) duke krijuar

shërbime për përsonat në nevoje dhe grupet e margjinalizuara. Ky rekomandim vjen si

rrjedhoje e monitorimit që u realizua në qëndrat komunitare në qytetin e Shkodres ku

rezultoj se nga 6 Qendra Komunitare ishin të hapura 4 prej tyre, 2 qëndra komunitare

rezultuan të mbyllura.

➢ Realizimi i procedurave nga Bashkia Shkodër për shperndarjen e banesave sociale

te ish-konvikti i shkollës pyjore sipas Akt-Marrëveshjes “Për Strehimin e Jetimeve në

Qytetin e Shkodrës”.

➢ Nga takimet rezultoi se në shumë çështje ka diferenca mes shërbimit që ofrohet në zonën

urbane me atë në zonën rurale brenda territorit të bashkisë, prandaj autoritetet vendore

duhet të analizojnë këto diferenca dhe në planet e tyre t’i adresojnë për t’i eliminuar

gradualisht e për të respektuar të drejtën e banorëve për të marrë shërbime të njëjta

pavarësisht nga vendbanimi i tyre.

Për papunësinë

➢ Krijimin e një zone me infrastukturë të përshtatshme për hapjen dhe zhvillimin e

bizneseve nga të rinjët.Llojet e mbeshtetjesqë mund të ofrohen janë:

• Ambjentet të ofrohen pa pagesë për nje periudhe nga 1-2 vjeçare.

• Përjashtimin nga taksat vendore të bizneseve që operojnë në këtë zone.

• Të mbështeten bizneset e kësaj zone me konsulence profesionale juridike,

ekonomike si dhe nga fusha te tjera.

➢ Krijimin e një fondi garancie nga Bashkia në mënyrë që të rinjtë të kenë lehtësira

në marrjen e kredive tek Bankat e nivelit te dytë.

• Të vendoset në dispozicion të një Banke të nivelit te dyte, e cila do të përzgjidhet

me konkurs, një fond garancie jo më i vogël se 10 Milion Lekë.

• Të zhvillohen konkurse ku të rinjtë do kenë mundësinë të prezantojnë planin e

tyre të biznesit, pranë një komisioni ekspertësh, në mënyrë që të përfitojnë nga ky

fond.

➢ Sigurimin e një programi praktikash profesionale për studentet në Bashkinë

Shkodër dhe institucionet në varësi.

10

Për të drejtën e informimit dhe pjesëmarrjën në vendimarrje

➢ Praktika e mirë dhe progresi pozitiv i Bashkisë Shkodër në rritjen e transparencës

së veprimtarisë së saj duhet që të pasohet tek njësitë administrative dhe sidomos tek

shoqëritë publike të cilat janë nën varësin e Bashkisë Shkodër.

➢ Niveli i ulët i informimit të komuniteteve mbi aktivitetin e bashkisë është një

problematike e shfaqur në takimet me të rinjte dhe komunitetin. Edhe pjesa që banon në

zonën qendrore të bashkisë në disa prej çështjeve objekt i vlerësimit nuk kishin informim

mbi çfarë bën dhe çfarë ka arritur bashkia. Kjo pjesë u shpreh se përdor faqen e ueb të

Bashkisë Shkodër për tu informuar për aktivitetin e saj, por nga verifikimi i kësaj faqeje

rezulton që një numër i konsiderueshëm rubrikash janë të pa përditësuara. Për këtë arsye

rekomandojmë që bashkia të hartojë e zbatojë një strategji të mirë komunikimi me qëllim

informimin e komuniteteve në të gjithë territorin e saj, si dhe përfshirjen e mendimit të

tyre në çështjet me interes për ta.

➢ Njoftimet për mbledhjet e këshillit bashkiak duhet të bëhen disa ditë më parë dhe

publike. Këshilli bashkiak duhet të ridimensionojë rolin e tij duke u përfshirë në jetën e

komunitetit në takime me te shpeshta me ta, nga një anë për të kuptuar më mirë nevojat,

prioritetet e komunitetit dhe mënyrën se si bashkia i adreson këto nevoja që kanalizohen

në vendimet e këshillit, si dhe nga ana tjetër edhe për të eliminuar indiferentizmin që

banorët shfaqin ndaj aktivitetit të këtij këshilli.

➢ Sigurimi i pjesemarrjes së të rinjve në vendimarrje duhet të jetë një nga objektivat e

Bashkisë Shkodër. Kjo mund të arrihet nga njëra anë duke zhvilluar degjesat publike në

respektim të dizpozitave ligjore dhe nga ana tjeter duke përdorur mekanizma për nxitjen

e pjesëmarrjes së të rinjve në degjesa publike. Konsultimi i akteve që ndikojnë të të rinjte

në Bashkinë Shkodër në ambjentet universitare ose në Shkolla të mesme është një opsion

për informimin e të rinjve, përfshirjen e tyre reale dhe marrjes së propozimeve dhe

sugerimeve nga të rinjtë.

11

I - EDUKIMI

A. Baza ligjore

Njesite e qeverisjes vendore kane keto funksione:

1. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor

parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.1

2. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.2

3. Regjistrimin e nxënësve në shkollat publike të arsimit të detyrueshëm me kohë të plotë;3

4. Mbështetjen sipas kritereve të miratuara në Këshillat e Njësive Vendore:

a) nxënësit e familjeve në nevojë;

b) nxënësit me arritje të shkëlqyera;

c) punonjësit e institucioneve arsimore për zhvillimin e tyre profesional dhe për

zhvillimin e kurrikulës;

d) pajisjen e institucioneve arsimore me mjete mësimore.4

Ligji Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

(Ndryshuar me ligjin nr. 56/2015, datë 28.5.2015)

Ky ligj ka si objekt përcaktimin e parimeve bazë për strukturën, veprimtarinë dhe qeverisjen e

sistemit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim krijimin e kushteve dhe mundësive qënxënësit:

a) të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria

demokratike;

b) të zhvillohen në mënyrë të pavarur e të gjithanshme;

c) të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe

tëpërballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.

Në arsimin parauniversitar nxënësit:

a. kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore;

b. përvetësojnë vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare;

c. zhvillohen në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike;

d. zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;

e. aftësohen për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;

f. aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës;

g. zhvillojnë shpirtin e sipërmarrjes;

1 Pika 11, neni 23 i Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” 2 Pika 12, neni 23 i Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” 3 Pika 3, neni 28 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” 4 Pika 4, neni 28 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

12

h. përdorin teknologjitë e reja.5

Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe

personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual,

bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e

kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar.

Në shkollat publike arsimi i detyrueshëm dhe arsimi i mesëm i lartë janë falas.6

Në sistemin arsimor parauniversitar funksionojnë kopshtet, shkollat dhe institucionet plotësuese,

të cilat janë publike ose private.7

Qendrat kulturore të fëmijëve janë institucione plotësuese, të cilat janë në varësi të njësive të

qeverisjes vendore dhe hapen me vendim të Këshillit të Ministrave.8

Njësitë arsimore vendore u sigurojnë shërbim psiko-social nxënësve dhe punonjësve të

institucioneve arsimore. Shërbimi psiko-social ofron mbështetje nëpërmjet psikologëve ose

punonjësve socialë për trajtimin e problematikave të rasteve të ndryshme, vlerësimin e rasteve të

fëmijëve me nevoja të veçanta psiko-sociale, hartimin e programeve parandaluese, sipas

nevojave të komunitetit shkollor.9

Sistemi Arsimor Parauniversitar administrohet ne nivel qendror dhe lokal nga keto institucione:

1. Ministria e Arsimit e cila ka keto funksione:

a) përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore të sistemit arsimor;

b) zbatimi i i Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar;

c) vlerësimi i cilësisë së shërbimit arsimor mbi bazën e treguesve;

ç) kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë dhe i përdorimit të fondeve në institucionet arsimore;

d) hartimi dhe zbatimi i politikave të zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë dhe

akreditimi i programeve trajnuese;

dh) sigurimi i mbështetjes profesionale nga institucione të specializuara, vendase ose të

huaja,

për kërkime dhe eksperimentime në fushën e arsimit;

d) bashkëpunimi në fushën e arsimit me ministritë e linjës, njësitë e qeverisjes vendore dhe

meorganizma të tjerë qeveritarë ose joqeveritarë, të vendit ose të huaj;

ë) publikimi për çdo vit shkollor i raportit të arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar.

5 Neni 3 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” 6 Neni 5 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” 7 Neni 14 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” 8 Neni 15 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” 9 Neni 20 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

13

Ministri është përgjegjës për realizimin e programit politik qeverisës në fushën e

arsimitparauniversitar. Përveç detyrave të tjera të përcaktuara në këtë ligj, ministri:

a) nxjerr urdhra dhe udhëzime për zbatimin e këtij ligji;

b) propozon buxhetin e arsimit parauniversitar, sipas përcaktimeve në aktet e tjera

ligjore dhe nënligjore në fuqi;

c) miraton dokumentacionin kurrikular, sipas përcaktimeve në këtë ligj;

d) miraton strukturën e vitit shkollor;

e) miraton ngarkesën mësimore, javore e vjetore, të punonjësve arsimorë dhe numrin e

nxënësve për klasë për institucionet arsimore publike;

f) miraton kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e regjistrimit të nxënësve në

institucionet arsimore;

g) miraton rregulloren tip të institucioneve arsimore;

h) miraton kriteret për dhënien e certifikatave e të çmimeve dhe i lëshon ato për nxënësit

dhe punonjësit e sistemit arsimor;

i) nënshkruan me partnerët socialë kontratën kolektive të punës të nivelit të parë.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit

Inspektorati Shtetëror i Arsimit është institucion në varësi të ministrit dhe funksionon në

mbështetje të ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Funksionet kryesore të inspektoratit për arsimin parauniversitar janë:

a) vlerësimi i cilësisë së shërbimit të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore

vendore;

b) kontrollimi i pajtueshmërinë së veprimtarisë të institucioneve arsimore dhe të

njësivearsimore vendore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

c) këshillimi i drejtuesve dhe i punonjësve të institucioneve arsimore e të njësive

arsimorevendore;

d) informimi i ministrit, njësive arsimore vendore dhe institucioneve për gjetjet e

inspektimeve arsimore, si dhe bërja publike e tyre;

e) përhapja e praktikave të suksesshme të institucioneve arsimore dhe të njësive

arsimore vendore.

Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar është organ këshillimor i ministrit për politikat e

zhvillimit të arsimit parauniversitar dhe jep mendime për:

1. hartimin e strategjive, programeve kombëtare dhe akteve ligjore;

2. projektbuxhetin për arsimin parauniversitar;

3. çështje të tjera të politikave arsimore, me kërkesën e ministrit.

Njësitë arsimore vendore

Njësitë arsimore vendore janë drejtoritë arsimore, në nivel qarku, dhe zyrat arsimore, në nivel

rrethi.

14

Njësia arsimore vendore:

a) zbaton Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar;

b) mbështetet institucionet arsimore për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së

shërbimitarsimor;

c) bashkëpunon me njësinë bazë të qeverisjes vendore për planifikimin, realizimin

einvestimeve dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore, si dhe për rastet e braktisjes së

shkollës;

d) siguron për institucionet arsimore publike mjetet mësimore, sipas formulës “për nxënës”.

e) përdor fondin e veçantë të buxhetit vjetor për shpërblimin e punonjësve të

institucionevearsimore publike me arritje të shquara. Kriteret e përdorimit të këtij fondi

përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Njësia bazë e qeverisjes vendore10

Njësia bazë e qeverisjes vendore ka për detyrë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së

shërbimit arsimor për të gjithë nxënësit në institucionet arsimore parauniversitare publike, në

përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kompetencat kryesore të njësisë bazë të qeverisjes vendore janë:

a) ndërtimi dhe rikonstruksioni i godinave të institucioneve arsimore publike, sipas

standardeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, me fonde të Buxhetit të Shtetit ose me

fonde nga transferta e pakushtëzuar ose të ardhurat e veta;

b) garantimi i paprekshmërisë së institucioneve arsimore në juridiksionin e saj, si dhe

imjediseve të tyre;

c) ruajtja dhe mirëmbajtja e institucionit arsimor publik;

d) garantimi i kushteve higjieno-sanitare e atyre të ngrohjes në godinat e institucioneve

arsimore publike.

Njësia bazë e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me njësinë përkatëse arsimore vendore dhe

institucionet arsimore publike, është përgjegjëse për regjistrimin e nxënësve në shkollat publike

të arsimit të detyrueshëm me kohë të plotë.

Njësia bazë e qeverisjes vendore, mbështetur në propozimet e njësive arsimore vendore dhe

këshillat e mësuesve të institucioneve, sipas kritereve të miratuara në këshillat e njësive vendore,

mbështet:

• nxënësit e familjeve në nevojë;

• nxënësit me arritje të shkëlqyera;

• punonjësit e institucioneve arsimore për zhvillimin e tyre profesional dhe për

zhvillimin e kurrikulës;

10 Neni 28 i Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

15

• pajisjen e institucioneve arsimore me mjete mësimore.

Këshilli vendor i arsimit parauniversitar

Këshilli vendor i arsimit parauniversitar është organ këshillimor, në nivel qarku, për politikat e

zhvillimit të arsimit parauniversitar, brenda juridiksionit territorial të qarkut. Këshilli vendor i

arsimit parauniversitar krijohet me vendim të kryetarit të këshillit të qarkut dhe funksionon sipas

rregullores së miratuar prej tij. Këshilli vendor i arsimit parauniversitar kryesohet nga kryetari i

këshillit të qarkut dhepërbëhet nga përfaqësues të qeverisjes vendore dhe personalitete të njohura

për kontribute në jetën publike. Kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit

vendor të arsimit parauniversitar përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Institucioni arsimor

Institucioni arsimor ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor për nxënësit dhe të mundësive që

secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij në përputhje

me këtë ligj. Institucioni arsimor u ofron nxënësve mjediset dhe pajisjet për veprimtari

sportive,kulturore e zbavitëse edhe pas orëve mësimore, si dhe në ditët e pushimit.

Komisioni i etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor

Në institucionin arsimor funksionon komisioni i etikës dhe sjelljes, i përbërë nga mësues, prindër

dhe nxënës. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e nxënësve, të prindërve e të

punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe t’i propozojë

drejtorit të institucionit masat përkatëse.

Bordi i institucionit arsimor

Çdo institucion arsimor ka bordin e tij të përbërë nga prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të

qeverisë vendore dhe të komunitetit. Bordi kontribuon për mbarëvajtjen e institucionit arsimor

dhe i raporton për veprimtarinë e tij këshillit të prindërve të institucionit.

Detyrat kryesore të bordit janë:

a) miraton planin afatmesëm dhe atë vjetor të institucionit;

b) miraton planin e shpenzimeve të institucionit arsimor për fondet, të cilat sigurohen nga

institucioni;

c) miraton kurrikulën e hartuar nga institucioni arsimor;

d) merr pjesë në procedurat e emërimit e të largimit të drejtorit të institucionit arsimor dhe

të mësuesit.

Këshilli i mësuesve të institucionit arsimor, i cili ka në përbërje të gjithë mësuesit dhe kryesohet

nga drejtori, është organ kolegjial këshillimor për drejtimin e veprimtarisë së institucionit.

16

Qeveria e nxënësve është organizëm që mbron dhe promovon të drejtat e nxënësve dhe ndihmon

në mbarëvajtjen e shkollës. Ajo ngrihet dhe funksionon sipas udhëzimit të ministrit. Kryetari i

qeverisë së nxënësve në arsimin e mesëm të lartë zgjidhet nga nxënësit me votë të drejtpërdrejtë

dhe të fshehtë. Qeveria e nxënësve përzgjedh mësuesin ndihmës. Në shkollë funksionojnë edhe

organizime të tjera të nxënësve, të ngritura për interesat e tyre shkencore, kulturore dhe sportive.

Burimet për financimin e arsimit parauniversitar janë:

1. Buxheti i Shtetit;

2. të ardhurat e njësive të qeverisjes vendore;

3. dhurimet e sponsorizimet;

4. të ardhurat e përftuara nga institucionet arsimore;

5. të ardhura të tjera të ligjshme.

Financimi nga Buxheti i Shtetit planifikohet me formulën “për nxënës”, sipas treguesve

tëveçantë të niveleve arsimore dhe kushteve të institucioneve arsimore publike. Në Buxhetin e

Shtetit, për njësitë bazë të qeverisjes vendore, caktohet një fond “përnxënës”, i cili përdoret për

mirëmbajtjen e institucioneve arsimore publike, në përputhje me standardet e mirëmbajtjes për

institucionet arsimore, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Mallra dhe shërbime

të caktuara për institucionet arsimore publike njehsohen me formulën“për nxënës”, sipas

udhëzimit të përbashkët të ministrit dhe Ministrit të Financave.

Institucioni arsimor publik përfiton nga njësia bazë e qeverisjes vendore përkatëse një fond,sipas

formulës “për nxënës”, që e përdor për shpenzime të vogla, për ndërhyrje emergjente, sipas

kritereve dhe procedurave të vendosura nga Këshilli i Ministrave. Nga buxheti i ministrisë

veçohet një fond, fondi i cilësisë, për të cilin konkurrojnëinstitucionet arsimore publike me

projekte për të përmirësuar cilësinë e shërbimit arsimor, sipas kritereve të përcaktuara me

udhëzim të ministrit dhe Ministrit të Financave. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave

miratojnë hapjen dhe mbylljen e llogarisë buxhetore të një institucioni arsimor publik.

Institucionet arsimore publike të miratuara mbajnë llogari buxhetore pranë degës së thesarit në

njësinë përkatëse arsimore vendore. Rregullat e administrimit financiar janë të njëjta me ato të

institucioneve të tjera publike.

Mbledhja dhe përdorimi i fondeve financiare në institucionet arsimore publike

1.Institucionet arsimore publike, në pajtueshmëri me politikat e tyre, përfitojnë fonde financiare

ose mbështetje materiale nga dhurues ose sponsorizues, sipas kritereve dhe procedurave të

përcaktuara nga ministri, në bashkëpunim me Ministrin e Financave. Dhurimet dhe

sponsorizimet shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit arsimor.

2.Institucionet arsimore publike lejohen të sigurojnë të ardhura nga shërbime për të tretët,

nëpërputhje me fushën e veprimtarisë së institucioneve. Fondet e siguruara nga shërbimet për të

tretë përdoren sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

17

B. Arsimi në Bashkine Shkodër

Zyra e Arsimit në Bashki trajton marrëdhëniet ekonomike në të gjithë institucionet e arsimit bazë

(kopështe, shkolla 9 vjecare e të mesme, konvikte) që kanë të bëjnë me shpenzimet për

rikonstruksione të pjesshme, mirëmbajte të zakonshme etj. Organizon furnizimin me ushqime

për kopështet me drekë dhe konviktet dhe furnizimin me lënde djegëse për ngrohje. Kryen

procedurat për miratimin e bursave për nxënësit konviktor dhe studentët që fillojne vitin e

parë të shkollës, mbeshtetur në vendimet e Këshillit të Ministrave. Aplikimet e kërkesave për

burse paraqiten pranë zyrës së Arsimit gjithmonë mbasi të vijë plani i bursave nga Ministria e

Arsimit dhe Sporteve.

Me ndarjen e re territoriale, Bashkia Shkodër duhet të sigurojë mirëmbajtjen e një numri të madh

institucionesh arsimore për 11 njesitë administrative. (90 shkolla, 58 kopshte, 2 konvikte dhe 1

shkolle speciale).11

Drejtoria Ekonomike e Arsimit administron 90 shkolla dhe 2 konvikte. Nga keto 28 shkolla në

qytet dhe 62 në Njesitë Administrative. Numri i nxënësve qe përfitojnë nga ky sherbim është

rreth 17 200 nxënës nga të cilet 7 830 vajza. nga ku 11 227 nxënës në shkollat qytet dhe 5 973

nxënës në Njesitë administrative. Në konvikte përfitojnë nga ky sherbim 120 nxënës,70 në

konviktin e shkollës Industriale dhe 50 nxënës në konviktin e shkollës Artistike nga të cilët 4

janë vajza.12

Për administrimin e funksionimin e shkollave kërkohet mbështetja dhe finanacimi për shërbimet

dhe mirëmbajtjen (Materiale mbështetësë në sherbimin e nxënësve me konvikt, Materiale

mbështetësë kuzhinë, Furnizime me ushqime, Matriale kancelarie, Materiale të ndryshme

mbështetëse, Materiale hidraulike, Materiale për pastrim për ambjentet, Shërbim i ngrohjes me

dru zjarri, Shërbim i ngrohjes dhe gatimit me gaz të lëngshem, Shërbimi i ngohjes dhe

transportit me lëndë djegëse(naftë), Mirembajtjen e paisjeve dhe orendi, Mirembajtje e mjeteve

të transportit, Shërbim i enërgjisë elektrike, Shërbim me ujë të pijshëm, Shërbimi internetit,

Shërbimi postar, Materiale të ndryshme mbështetëse(xham, bojra), Materiale elektrike,

Mirembajten e zakonshme të ndërtesave, Paisje dhe orendi për arsimin, Paisje teknike

operacionale, Paisje elektronike, Sigurimin e ndërtesave, Shërbime për dizinfektim).13

Sipas planit të zhvillimit të territorit të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.27 datë

20.04.2017, Bashkia Shkodër ka një mbulim të mirë me kopshte, shkolla 9-vjecare dhe shkolla të

mesme. Propozohet ndërtimi i kopshteve vetëm një në Shirokë dhe një Dajç duke qenë se aty

mungojnë si dhe përmirësimi i kushteve në kopshtet ekzistuese. Në njësitë administrative Dajc

dhe Mes propozohet ndërtimi i një shkolle të mesme si dhe përmirësimi i kushteve në shkollat e

11 http://ëëë.bashkiashkoder.gov.al/ëeb/p9_arsimi_parauniversitar_dhe_edukimi_1423.pdf 12 Burimi i informacionit, Bashkia Shkoder, per me shume shiko: http://ëëë.bashkiashkoder.gov.al/ëeb/p9_arsimi_parauniversitar_dhe_edukimi_1423.pdf 13 Po aty

18

tjera ekzistuese. Ndërsa përsa i përket rrezes së mbulimit me shkolla të mesme ato nuk shihet e

arsyeshme të ndërtohen të reja, por vetëm të përmirësohen kushtet e atyre ekzistuese.14

Sipas ligjit për planifikimin e territorit në nenin 83 të tij, për strukturat publike për arsim rrezet e

mbulimit janë vendosur duke marr pasasysh numrin e banorëve.

Për kopshtet:

1. Llogaritet një kopësht për çdo 1,500 banorë

2. Rrezja e mbulimit të kopshtit në vijë ajrore është 250-350 metra për zonat urbane dhe

500- 600 metra për zonat rurale.

Për shkollat fillore dhe 9-vjeçare:

1. Llogaritet një shkollë për çdo 6,000 banorë

2. Rrezja e shërbimit të shkollës në vijë ajërore është 500-600 metra në zonat rurale dhe

1,000-1,500 metra në zonat rurale.

Për shkollat e mesme:

1. Llogaritet një shkollë për cdo 9,000 banorë

2. Rrezja e mbulimit të shkollës në vijë ajërore është 1,000-1,500 metra në zonat urbane dhe

2,000-4,500 metra në zonat rurale.

C. Problematikat e dala nga Forumet Civile

1. Infrastruktura në shkolla ka qënë problematika kryesore e adresuar nga të rinjte në Forumet

Civile. Kjo problematike manifestohet kryesisht me mungesen e palestrave, fushave sportive,

laboratoreve, librave për biblioteke pjese të kurrikules, probleme me mirembajtjen e ambjenteve

të jashtme.

Disa nga shkollat që kanë adresuar problematika janë:

Shkolla e mesme Oso Kuka pas investimit të bërë për rinkonstruksionin e godinës ka pasur

ankesa për cilësinë e punimeve të kryera.

Shkolla e Mesme Dajç adreson problem të shumta si: ambjentet nuk janë të lyera, prizat e

energjisë elektrike janë burim rreziku, oborri nuk ka asnjë mirembajtje (perjashto mirembajtjen

vullnetare nga stafi i meuesve dhe nxenësit), disa ambjente të brendshme nuk janë funksionale

dhe janë të ndotura duke përbërë burim infeksionesh të ndryshme, rrugapër te shkolla është e

amortizuar, bëhët fjalë për një segment të shkurtër rruge.

Nga Shkolla Gur i zi u adresuan problematika kryesisht për ambjentet e jashtme, demtim të

fasadës së shkollës dhe mos mirembajtja e oborrit dhe fushës sportive.

14 Pika 3.5.1 e Planit të Zhvillimit të Territorit Shkodër

19

2. Probleme me higjenen në shkolla – Shume Shkolla kanë adresuar si problem shqetësues

higjenen në shkolla, një pjese e shkollave nuk kanë uje, tualetet nuk janë në kushte të mira

etj.

3. Nevoja për përfshirje më të madhe të të rinjve në proceset vendimarrëse – Të rinjtë

shprehen se nuk ndihen të përfaqësuar dhe zëri i tyre nuk degjohet.

4. Mungesa e transparencës së buxhetit dhe shpenzimit të tij nga shkollat.

Foto nga Shkolla Luce Agraja, Dajç

20

D. Monitorim: Mungesa e transparencës së buxhetit dhe shpenzimit të tij nga shkollat.

Ne lidhje me kete pike, kemi derguar kërkesa për informim Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe

16 shkollave të mesme të Bashkisë Shkodër, në të cilën kemi kërkuar informacion mbi cfare bazë

ligjore kerkojne nga nxenësit çdo vit një kuotë fikse (prej 1000 mij leke) nga çdo nxenës. Ketyre

kerkesave zyrtarisht i ka kthyer pergjigje DAR-Shkoder me shkresen nr. 1305/1 Prot, datë

08/06/2018.

Sipas shkreses të DAR-Shkodër informohemi se “…ju bëjmë më dije se nuk ka tarife pagese nga

ana e nxënesve, e cila miratohet apo të jetë e detyrueshme për to për tu paguar në çdo fillim viti

shkollor, po ka vetem të ardhura nga dhurimet e prindërve të nxënesve, bazuar në Udhëzimin nr.

29, datë 25.09.2007 të MASH, “Për Grumbullimin, ruajtjen dhe perdorimin e te ardhurave nga

dhurimet e prinderve te nxenesve ne arsimin parauniversitar” .

Ky udhëzim përcakton procedura dhe veprime të qarta për mbledhjen e të ardhurave nga

prindërit.

Së pari merret një vendim për të kërkuar dhurime nga prindërit e nxënësve, kjo kërkesë

shqyrtohet nga keshilli pedagogjik dhe miratohet nga bordi i shkollës. Keshilli pedagogjik

pregatit listen me emertimin, njësinë, sasinë e materialeve ose shërbimet, si dhe vleren totale për

të cilën kërkohen dhurime. Lista përfundimtare e votuar nga bordi firmoset nga kryetari i bordit

të shkollës dhe drejtori i shkollës. Kjo listë afishohet në një mjedis të sallës së mesuesve për një

muaj dhe ruhet në dokumentacionin e shkollës për 3 vjet.

Së dyti kontributi në lekë i prindërve si dhe donatoreve të ndryshëm duhet të jetë vullnetar. Gjatë

një viti shkollor një familjeje/prindërve nuk i kërkohet më shumë se 1000 (njëmijë) lekë.

Se treti, ky udhëzim parashikon menyrën e arkëtimit dhe për këtë shkolla çel/hap një llogari

rrjedhëse në një bankë në emrin e kryetarit të bordit dhe drejtorit të shkollës. Drejtori ngarkon

një nendrejtor ose mesues që të grumbullojë lekët e dhuruara nga prindërit. Paratë dorëzohen

drejtëpërdrejtë përsonit të ngarkuar ose derdhen në llogarinë rrjedhese të shkollës. Prindi firmos

një dokument në të cilin pohon dorëzimin e lekëve dhe personi në ngarkim firmos këtë dokument

për marrjen në dorëzim. Dokumenti përmban datën e dorëzimit dhe sasinë e dorëzuar. Ky

dokument ruhet në shkollë për 3 vjet.

Së katërti ky udhëzim përcakton përdorimin e parave që u jepen shkollës, për këtë shkolla krijon

Komisionin e blerjeve të shkollës me 2-4 mesues si anëtar të cilët votohen nga Këshilli

pedagogjik dhe një përfaqësues i qeverisë së nxënësve. Ҫdo blerje shoqërohet me fature të cilat

ruhen në dokumentacionin e shkollës gjithashtu për 3 vjet.

Së pesti ky udhëzim përcakton raportimin dhe kontrollin. Drejtori i shkollës raporton me shkresë

të posaçme te DAR/ZA. DAR/ZA informon zyrtarisht njësinë përkatësë të pushtetit vendor për të

gjitha materialet ose shërbimet e kryera në shkollë në sajë të kontributit të prindërve. DAR/ZA

21

ushtron të drejtën e kontrollit mbi mënyren e përdorimit të parave si dhe mbi mirëmbajtjen e

materialeve apo shërbimeve të kryera në shkollë nga dhurimet.

Koment:Shkollat nuk kanë llogari rrjedhëse të hapura sipas këtij udhëzimi. Kjo situatë nga

njera anë ka sjellë mungesen e autonomisë ligjore reale së institucioneve arsimore për

realizimin / arkëtimin e të ardhurave të siguruara nga prindërit, biznesi, si dhe donatorët e

ligjshëm për plotësimin e nevojave të tyre, menaxhimin/mbartjen e fondeve, si dhe

transferimin nga viti pasardhës. Si dhe nga ana tjetër lejon praktikën e grumbullimit të

dhurimeve me mungesë të theksuar transparencë dhe pa asnjë dëshmi si mblidhen këto

dhurime, si ruhen dhe si përdoren ato.

Nga 16 shkolla të mesme të Bashkisë Shkodër të cilave ju dergua kërkesë për informacion në

lidhje bazën ligjore mbi të cilën kerkojne nga nxenësit çdo vit një kuotë fikse (prej 1000 mij

leke) nga çdo nxenës. Asnjë nga shkollat nuk ka dërguar zyrtarisht një informacion gjë që

thëkson edhe njëhërë mungesen e transparencës në lidhje me dhurimet nga prindërit dhe

gjithe proceduren e marrjës së këtyre dhurimeve dhe me tej përdorimit të tyre.

22

II - EDUKIMI JOFORMAL, SPORTI DHE MOBILITETI RINOR

A. Baza ligjore

Neni 25 i Ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendor”, në Funksionet e bashkive në fushën

e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese parashikon se:

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor,

si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

2. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe

administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

3. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim

edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.

4. Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e

institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

B. Aktivitetet për të rinjte në Bashkinë Shkodër

Qendra Rinore Publike Atelie

Në Kontraten Sociale të nenshkruar me datë 23/05/2015 nga znj.Voltana Ademi në atë kohe në

cilësinë e Kandidatës për kryetare të Bashkisë Shkodër është parashikuar si një nga pikat e

kontratës “Ngritja e një qëndre multifunksionale rinore”. Kjo pikë e Kontratës Sociale është

realizuar dhe sot kemi të ngritur Qëndren Rinore Publike Atelie. Ambjentet e qëndres rinore

ofrojne mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Ne vleresojme që pasi qëndra është

ngritur sfida e vertete fillon tani dhe për këtë nevojitet një strategji dhe plan konktret aktivitetesh

në menyre që të vihen plotësisht në funksion ambjentet e krijuara.

Bashkia Shkodër duhet të vazhdoje promovimin e mundësive që ofrohen në Qëndren Rinore

Atelie në menyre që të nxitën të rinjte që të marrin pjese.

Zhvillimi i teknologjisë së informacionit online drejtuar të rinjve

Në Bashkinë Shkodër është krijuar një platform online për të rinjtë. Misioni i platformës është

t’u ofrojë të rinjve të Bashkisë Shkodër dhe më gjerë, qasje të përmirësuar në informacion në

lidhje me mundësitë që ofron tregu për punësim, studime, trajnime dhe kualifikime, etj. me një

vëmendje të veçantë ndaj të rinjve të dizavantazhuar sidomos të rinjve me aftësi ndryshe. Kjo

platformë publikon aktivitete të ndryshme që organizon Qëndra Rinore Atelie.

Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër (ish Shtëpia e pionierit) është institucion veprimtaria e

të cilit fillon në muajin shtator 1947. Që nga fillimi e deri më sot në ambjentet e këtij institucioni

23

mësojnë stërviten e argëtohen çdo vit rreth 1500 fëmijë. Qëllimi kryesor i punës së këtij

institucioni është zbulimi, rritja dhe kultuvimi i prirjeve të fëmijëve në fushën e artit, sportit dhe

shkencës.

Veprimtaria e Qendrës Kulturore të Fëmijëve është e ndarë në seksione:

• në atë të artit me 20 rrethetë instrumentistëve, të vokalit, të baletit, të pikturës të

recituesve, të estradës etj.)

• të sportit me 15 rrethe (futboll, lojra me dorë, atletikë, pinpong, shah, gjimnastikë, boks,

etj.)

• të seksionin tekniko-shkencor me 20- rrethe (gjuhët e huaja -anglisht, italisht, frëngjisht,

gjermanisht; matematikë, fizikë, biologut, etj.) Këto rrethe jashtëshkollore drejtohen nga

specialistët më të mirë të këtyre fushave që ka qyteti ynë.

Krahas punës që bëhet me rrethet jashtëshkollore ky institucion zhvillon çdo vit një sërë

veprimtarish. Prej 52 vitesh organizon Festivalin Mbarëshqipëtar të këngës për fëmijë ku marrin

pjesë krijuesit dhe këngëtarët e vegjël më të mirë të të gjitha trevave Shqipëri, Kosovë,

Maqedoni, Mal i Zi dhe diasporë.

Përveç Festivalit Mbarëkombëtar Qendra Kulturore e Fëmijëve zhvillon çdo vit veprimtari

interesante,të mbeshtetura financiarisht nga Bashkia, ku nga më kryesoret sipas seksioneve mund

të përmendim:

• Bilbilat e vegjel të Shkodrës këndojnë-19 edicione

• Mbrëmje tradicionale e vitit të ri

• Konkursi i fjalës artistike Ekspozita vjetore e pikturës

• Premierë e estradës

• Kampionatet lokale të shahut dhe pinpongut Kampionatet pranverore në basketboll,

volejboll dhe minifutboll, Kampionatet e vrapimit, Gara me bicikleta

• Zbavitemi me gjuhët e huaja, konkurse dhe olimpiada etj.

Një nga objektivat e Qeverisjes lokale duhet të jetë përmirësimi i mundësive për të rinjtë për të

shpenzuar kohë të lire në mënyrë më cilësore në kuadër të së drejtës për të patur jetë cilësore.

Këto do të jenë mundësi të cilat janë të lidhura me programe të cilat duhet të kenë synim specifik

organizimin e kohës së lirë në aktivitete dhe veprimtari të fushave të ndryshme si ato sociale,

kulturore, sportive, edukimi joformal, e të tjera.

Prandaj është i nevojshëm Hartimi i Planit Lokal për Rininë në të cilën të parashikohen

një sërë aktivitetesh të formave të ndryshme.

Masivizimi i Kulturës Sportive tek të rinjtë duhet të jete një pike e rendesishme ku duhet të

drejtohet vemendja e qeverisjes lokale. Së pari, fokusi vendoset tek krijimi i klasave sportive,

përmirësimi i infrastrukturës sportive në shkolla dhe në komunitet, organizimi i kampinateve

24

sportive rajonale etj. Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar dhe organizimit të lojërave

paraolimpike për personat me aftësi të kufizuara. Në Bashkinë Shkodër vemendja ndaj sportit

është e drejtuar në mbeshtetjen që i jepet Klubit të futbollit Vllaznia dhe Sport Klub Vllaznia,

dhe pak vemendje u është dhënë aktiviteteve sportive me natyre ndërgjegjesuese apo aktiviteteve

sportive joprofesioniste për të rinjtë.

Kampionati I lojërave me dorë mes shkollave të mesme të Bashkisë së Shkodrës është një nga

aktivitëtet sportive jo profesioniste të organizuara në vitin 2018 në Bashkinë Shkodër. Drejtoria e

Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, sektori i Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka oraganizuar

kampionatin e lojërave me dorë mes shkollave të Bashkisë Shkodër në Javën e Pavarësisë.

Kampionati u zhvillua në datat 25 dhe 26 nëntor mes 4 shkollave, përkatësisht ’28 Nëntori’, ‘Oso

Kuka’, ‘Jordan Misja’ dhe ‘Shejnaze Juka’.

Koment:Ajo që bie në sy është që shkollat e përfshira në këtë aktivitet janë vetem nga qyteti i

Shkodres dhe rezulton se nuk janë përfshirë shkolla të mesme nga njësitë administrative të

Bashkisë Shkodër. Rekomandohet që aktivitetet e këtij lloji dhe jo vetem të përfshijnë njësitë

administrative të cilët vuajnë më tëpër mungesen e aktivitëtëve kulturore dhe sportive. Lënia

jashtë vëmendjes nga Bashkia Shkodër e Njësive Administrative të cilat janë zona rurale

thekson më tëj hendekun social-kulturor dhe ekonomik mes zonave rurale dhe qytetit të

Shkodres.

Promovimi i lojës së shahut në Shkodër është gjithashtu një aktivitet me karakter sportive që

është organizuar nga Bashkia Shkodër. Loja e shahut ka një traditë pozitive dhe të hershme në

qytetin e Shkodrës. Tradicionalisht pranë klubit Vllaznia ka funksionuar ekipi i shahut për

meshkuj dhe femra, të cilët kanë arritur rezultate sportive shumë të mira në vite, duke u shpallur,

disa prej tyre edhe Kampion Kombëtar. Këtë vit kampionati u organizua në 3 faza. Faza e parë

ishte për fëmijët e shkollave 9-vjecare, ku fituesit e kësaj faze kalonin në fazën tjetër dhe

përballeshin me gjimnazistët. Faza e fundit dhe përfndimtare u zhvillua në Bashkinë Shkodër ku

morën pjesë më të mirët e 2 fazave të para dhe veteranët e këtij sporti. Aktiviteti u përmbyll duke

shpallur kampionin e qytetit.

Koment: Sipas raportimit të realizimit të buxhetit të 2018 nga Bashkia Shkodër nuk ka

informacion cilat janë shkollat e përfshira në këtë aktivitet por emertimi i aktivitetit

“Promovimi i lojës së shahut në Shkodër” rezulton diferencues për pjesen tjeter të Bashkisë

Shkodër që përbëhet edhe nga 10 njesi administrative të gjitha zona rurale. Aktivitetet e këtij

lloji duhet të sigurojnë gjithëpërfshirjen dhe Bashkia Shkodër duhet t’ju japë vemendje të

gjithe territoreve që administron.

Mbrojta e mjedisit përmes iniciativave dhe sipërmarrjes rinore duhet të jetë në fokus të

mbeshtetjes që Bashkia Shkodër duhet të japë për të rinjte. Aktivitete të tilla si fushata

ndërgjegjësimi dhe pastrimi, riciklimi i mbetjeve, organizimi panaireve të gjelbërta, mbështetja e

25

sipërmarrjeve rinore me qëllim riciklimin e mbetjeve apo promovimin e zonave turistike dhe

mbrojtjen e tyre.

Foto nga Forumet Civile

26

III - SHERBIMET SOCIALE

A. Baza Ligjore

Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale

1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë,

personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara,

viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së

përcaktuar me ligj.

2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së

përcaktuar me ligj.

3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.

4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit

social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.15

Ndihma dhe Shërbimet Shoqërore

Bashkia nëpërmjet veprimeve dhe vendimeve bën të mundur ofrimin e:

• Ndihmës shoqërore;

• Shërbimeve shoqërore për individët dhe grupet në nevojë të cilët nuk mund të sigurojnë

plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe

ruajtjen e integritetit e përfshirjen shoqërore, për shkak të aftësive dhe mundësive të

kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore. “Shërbime shoqërore në

komunitet” janë të gjitha llojet e shërbimeve shoqërore, publike dhe jopublike, që kryhen

në nivel vendor në territorin nën juridiksionin e bashkisë ose komunës.16

Ndërhyrjet dhe detyrat e bashkisë realizohen nëpërmjet:

1. Shpërndarjes së ndihmës ekonomike;17

Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar ndihmë ekonomike paraqiten tek administratori

shoqëror në njësinë e vetëqeverisjes vendore. Neni 21 përcakton se “Këshilli bashkiak ka të

drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur

përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga

administratori shoqëror. Këto familje në nevojë do të trajtohen nga fondi i kushtëzuar për bllok-

ndihmën ekonomike deri në 6 për qind dhe/ose me fonde të buxhetit vendor, sipas përcaktimeve

që do të bëhen nga ministri përgjegjës për çështjet sociale.”

2. Pagesës për aftësinë e kufizuar;

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

15 Neni 24 i Ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendor” 16 Pika 15, neni 4, e Ligjit Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” 17 Neni 20, i Ligjit Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

27

1. paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të

Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha.

2. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të

Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

3. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të

Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të,

sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar pagesë për personat me aftësi të kufizuar paraqiten

tek administratori shoqëror në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

3. Shërbime të kujdesit shoqëror

Shërbimet e kujdesit shoqëror janë një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe

lehtësish, të cilat ofrohen nga profesionistë të fushave përkatëse të subjekteve publike ose

jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqenies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e

të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror18. Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror

përfshijnë këto grupe shoqërore:

a) familjet dhe çdo fëmijë, si dhe fëmijën që gëzon mbrojtje ndërkombëtare në

Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për azilin;

b) personat me aftësi të kufizuara;

c) të rriturit, me probleme sociale, viktimat e dhunës, trafikimit, varësisë së provuar ndaj

drogës e alkoolit;

ç) vajzat shtatzëna apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare;

d) të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit

dhe kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror, me qëllim riintegrimin në shoqëri, si

dhe ata që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare me vendim të autoritetit përgjegjës për azilin

dhe refugjatët në Republikën e Shqipërisë;

dh) të moshuarit në nevojë.

Në shërbimet shoqërore publike përfshihen shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat

komunitare, qendrat rezidenciale, qendrat ditore ose në shtëpi.

3.1 Shërbimeve të përkujdesit me personel të specializuar në shtëpi; “Shërbime në familje”

janë shërbime të kujdesit shoqëror që ofrohen në familje për kategoritë në nevojë, që e kanë të

pamundur të marrin shërbime komunitare, ditore dhe rezidenciale.19

Shërbimi në familje është shërbim ndaj individit, person i vetëm, që jepet në shtëpi ose në

familjen kujdestare. Shërbimi në familje u njihet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të

kufizuara, të cilët janë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga

18 PIka 1, neni 3 i Ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në republikën e shqipërisë” 19 PIka 5, neni 3 i Ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në republikën e shqipërisë”

28

familjarët apo kujdestari. Shërbimi në familje është një kombinim shërbimesh të kujdesit ditor

që përfshin:

a. furnizimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të gatshme në shtëpi;

b. furnizim të barnave apo furnizime të tjera;

c. mbajtjen e higjienës personale:

d. përmbushjen e nevojave të tjera të përditshme, sipas vlerësimit, rast pas rasti;

e. mbështetjen psiko-sociale.

3.2 Shërbimeve të përkujdesit në qendra ditore, riintegruese dhe rehabilituese;

Shërbimet e kujdesit shoqëror, të ofruara kryesisht në qendra komunitare, ofrohen si shërbime të

plota ditore ose gjysmëditore. Gjatë kohës së qëndrimit në qendrën komunitare garantohet

siguria fizike, jepen shërbime për higjienën personale, kujdesin shëndetësor, edukimin,

rehabilitimin psiko-social, kalimin e kohës së lirë në komunitet, fuqizimin e individit/familjes, si

dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm, sipas nevojave të identifikuara të përfituesit.

Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe

përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetës së individëve me aftësi të kufizuara, deri në 21 vjeç.

Llojet e shërbimeve, që ofrohen në qendrat e zhvillimit janë si më poshtë:

a) terapi intensive psiko-sociale për aftësimin mendor dhe rehabilitimin social me qëllim

integrimin në komunitet;

b) shërbim psikomotor për aftësimin dhe përmirësimin e parametrave psikologjikë dhe të

motorikës fine e globale;

c) aftësim i parametrave fizikë;

ç) shërbime të specializuara ortofonie për aftësimin e individëve me çrregullime të

spektrit autik apo aftësisë për të komunikuar;

d) terapi riaftësimi për punë;

dh) terapi zhvillimi.

3.3 Strehëzat dhe strehimi i perkohshëm

Shërbimi në strehëza është shërbim i kujdesit shoqëror rezidencial i ofruar në mënyrë të

përkohshme, që përfshin shërbimin e specializuar, strehimin, sigurinë fizike, ushqimin, kujdesin

shëndetësor, rehabilitimin psiko-social, terapinë fizike, aktivitete profesionale, kalimin e kohës

në komunitet, edukimin, në varësi të nevojave të identifikuara dhe të zgjedhura nga përfituesit.

Përfituesit e shërbimit në streha janë:

a) fëmija, i cili gjendet i pambikëqyrur nga prindërit, në rrezik, apo në situatë rruge;

b) fëmija në nevojë të mbrojtjes së veçantë;

c) i rrituri, ose i moshuari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm apo të përkohshëm dhe

nuk është në gjendje të kujdeset për veten;

ç) gratë dhe vajzat shtatzëna ose prindi i vetëm me fëmijë deri në 1 vjeç;

d) fëmijët dhe të rriturit, viktima të dhunës në familje, abuzimit, viktima të trafikimit apo

viktima të mundshme të trafikimit ose në rrezik potencial për jetën;

29

dh) fëmijët dhe të rriturit në rrezik për shkak të situatës shëndetësore, aftësisë së kufizuar,

varësive nga droga ose alkooli apo përjashtimi social.

Strehimi i përkohshëm është një shërbim i ofruar ndaj individëve që ndodhen në rrethana të

vështira dhe emergjente, deri në referimin e tyre te një shërbim tjetër shoqëror. Përfituesit e këtij

shërbimi nuk kalojnë në procesin e zakonshëm të vlerësimit të rastit, por vetëm referohen

nëpërmjet punonjësit social.

3.4 Vendosjes së personave në qendra rezidenciale kur është e pamundur dhënia e ndihmës

në kushtet e shtëpisë;

Shërbime në qendrat rezidenciale konsiderohen shërbimet e strehimit afatgjatë dhe të organizuar

që u ofrohet kategorive në nevojë, për të cilat kujdesi në shtëpi nuk është i mundur. Vendosja e

kategorive në nevojë në qendrat e kujdesit shoqëror bëhet me pëlqimin e individit ose

përfaqësuesit të tij ligjor pas vlerësimit të gjendjes shoqërore, ekonomike dhe mjekësore të

individit.

3.5 Ndjekjes së procedurave për caktimin e familjes kujdestare dhe të kujdestarëve.

Fëmijës së privuar në mënyrë të përkohshme/të përhershme nga mjedisi familjar ose kur nuk

është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në këtë mjedis i sigurohet një përkujdesje

alternative.

Përkujdesja alternative mund të jetë:

a) vendosja në një familje alternative ose në një institucion të përkujdesjes për fëmijë;

b) vendosja në një familje birësuese.

Shërbimet e përkujdesjes alternative për fëmijët pa kujdes prindëror ofrohen në familjen

kujdestare, sipas nevojave specifike të fëmijës, të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Procedura e evidentimit të familjes kujdestare organizohet dhe mbikëqyret nga strukturat e

shërbimeve shoqërore të organeve të njësive të qeverisjes vendore, të cilat ngrenë pranë tyre

komisionet multidisiplinare për vlerësimin e rasteve. Organizimi dhe funksionimi i komisioneve

multidisiplinare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

Kriteret, dokumentacioni dhe procedura që do të ndiqet nga strukturat e shërbimeve shoqërore të

organeve të njësive të qeverisjes vendore, për evidentimin e familjeve kujdestare, si dhe masa e

financimit për shpenzimet e fëmijës të vendosur në familje kujdestare përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

Roli i Bashkisë

Për efekt të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar krijohet një strukturë

përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, e cila, kryen këto detyra:

➢ Harton projektvendimin për familjet/ individët në nevojë, nën juridiksionin e bashkisë,

për trajtim me ndihmë ekonomike dhe përllogarit fondin për mbulimin e tyre.

➢ Paraqet në këshillin bashkiak projektvendimin për propozimin për familjet/individët në

nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike dhe masën e përfitimit për këto

familje/individë në nevojë.

➢ Harton projektvendimin për përfituesit e pagesave të aftësisë së kufizuar;

30

➢ Harton kërkesën për buxhetin dhe projektbuxhetin për vitin pasardhës për ndihmën

ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.

➢ Grumbullon dhe përgatit informacione e statistika, të cilat i dërgon pranë strukturave

rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, mban regjistrin e përfituesve dhe ndjek shpenzimet

për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar.

Administratorët shoqërorë në bashki ose njësi administrative kanë për detyrë:

a) të identifikojnë familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të

kufizuar;

b) të verifikojnë gjendjen shoqërore e ekonomike të familjeve që trajtohen me ndihmë

ekonomike dy herë në vit dhe, për familjet që shpallen përfituese për herë të parë,

verifikimi i parë të kryhet brenda tre muajve;

c) të paraqesin pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki të dhënat

për familjet/individët në nevojë, që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, personat me

aftësi të kufizuar;

ç) të ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë për përfitimin

e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar, si edhe të administrojë këtë

dokumentacion;

d) të hartojnë kërkesën për bllok-ndihmën dhe fondin e pagesës së personave me aftësi të

kufizuar çdo dymujor për njësi të vetëqeverisjes vendore;

e) të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e

përfituesve, të ndjekin shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me

aftësi të kufizuar;

f) të hedhin në regjistrin elektronik kombëtar të dhënat e deklaruara nga aplikuesit për

ndihmë ekonomike;

g) të kontribuojnë në procesin e hartimit të projektvendimit për propozimin që

familja/individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe të listës së

personave me aftësi të kufizuar;

j) të raportojnë pranë bashkisë të dhëna statistikore për numrin dhe fondin për

familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar.20

Bashkia ofron dhe administron shërbimet e kujdesit shoqëror brenda territorit të saj:

a) duke identifikuar nevojat;

b) duke vlerësuar nevojat në bazë të hartës së vulnerabilitetit;

c) duke hartuar planin social vendor;

ç) duke programuar buxhetet vendore;

d) duke planifikuar shportën bazë të shërbimeve shoqërore;

dh) duke kontraktuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror me anë të procedurave të

prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik;

e) duke bashkërenduar me Shërbimin Social Shtetëror shërbimet e nevojshme të kujdesit

shoqëror.

20 Neni 31 i Ligjit Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

31

Për administrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror pranë bashkive ngrihen struktura të posaçme

për shërbimet e kujdesit shoqëror. Pranë çdo njësie administrative, në varësi të bashkisë, ngrihet

njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit. Bashkia cakton nga një punonjës social të njësisë së

qeverisjes vendore për gjashtë deri në dhjetë mijë banorë.

Roli i punonjësit social të njësisë së qeverisjes vendore

Punonjësit socialë në njësinë e qeverisjes vendore janë pjesë e strukturës së posaçme për

shërbimet e kujdesit shoqëror dhe/ose njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit dhe

kanë për detyrë:

1. të verifikojnë gjendjen shoqërore dhe ekonomike të individëve e të familjeve që kanë

nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror nëpërmjet identifikimit të rasteve;

2. të ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë për përfitimin e

shërbimeve të kujdesit shoqëror nëpërmjet këshillimit, ndërmjetësimit dhe referimit në

shërbimet sociale në nivel vendor, rajonal apo kombëtar;

3. të marrin pjesë në procesin e hartimit të planeve të kujdesit për personat që do të trajtohen

apo të cilëve u refuzohen shërbimet e kujdesit shoqëror nëpërmjet vlerësimit, ndjekjes,

monitorimit dhe mbylljes së rastit;

4. të përgatitin dokumentacionin dhe propozimet për miratim nga këshilli bashkiak;

5. të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e

përfituesve, të ndjekin shpenzimet për personat që kanë nevojë për shërbime të kujdesit

shoqëror;

6. të grumbullojnë informacione për rrjetet e shërbimeve publike dhe jopublike që veprojnë

në territorin e bashkisë.

Pushteti qendror ndërvepron me bashkinë nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale në përcaktimin e:

1. Politikave të ndihmës dhe shërbimeve shoqëore;

2. Zbatimin e politikave të sipërpërmendura;

3. Planifikimin e nevojave për ndihmë dhe shërbime shoqërore;

4. Programimin dhe kontrollin e fondeve;

5. Monitorimin e standareve për këto shërbime;

6. Përcaktimin e përfituesve të pagesës dhe ndihmës ekonomike.

B. Shërbimet sociale në Bashkinë Shkodër

Shërbimi Social në Bashki i jep përgjigje nevojave të territorit, të shpërndarjes së burimeve

ekonomike që ka në dispozicion, si edhe vendosjes në rrjet të burimeve sociale dhe institucionale

për të plotësuar nevojat e target grupeve të ndryshme. Ndër shërbimet e shumta që Bashkia ofron

janë edhe Shërbimet Shoqërore që konsistojnë në formë të ndihmës ekonomike për shtresat në

nevojë, të shërbimeve të përkujdesit social, rezidencial dhe komunitar.

Mbështetja për shërbimet sociale fokusohet në zbatimin e politikave sociale të përcaktuara nga

Plani Social i Zonës, që është në proces miratimi në Këshillin Bashkiak dhe që përfaqëson një

32

instrument thelbësor nëpërmjet të cilit Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me të gjitha subjektet

aktive, harton sistemin e integruar të ndërhyrjeve për shërbimet sociale.

Në Bashkinë Shkodër ka nje strukture pergjegjese për shërbimet sociale e cila është Drejtoria e

shërbimeve sociale, strehimit dhe shendetit publik.

Kjo strukture ne Bashkine Shkoder sipas informacionit zyrtare administron edhe shërbimin

komunitare të ofruar nepërmjet qendrave për familjen. Në bashkinë Shkodër funksionojne 11

qendra komunitare nga të cilat, 6 ne qytetin e Shkodres dhe 5 në njësitë administrative.

Sipas informacionit zyrtare me shkrese nr. 19927/1 datë 06/12/2018 këto qendra ofrojnë këto

shërbimë:

• Shërbime parashoqerore si informim, orientim, këshillim;

• Shërbim në familje;

• Mbështetje psikologjike

• Shërbime komunitare si mbrojtja e fëmijëve, fuqizimi ekonomik i familjes, programet për

prindërimin pozitiv, klasa pas shkollore, shërbimet e kujdesit shëndetsor etj.

Të gjitha këto shërbime ofrohen për kategoritë vulnerabël, fëmijët, të rinjtë, përsonat me aftësi

ndryshe, komuniteti Rom dhe Egjiptjan, të moshuarit etj.

C. Problematikat e dala nga Forumet Civile

Forumet civile dhe grupet e punës për shërbimet sociale kanë nxjerre këto problematika:

1. Mungesa e informacionit nga qytetaret për shërbimet sociale, kryesisht në njësitë

administrative, jo të gjithë kanë mundësi aksesi në internet, do të ishte e nevojshme të

realizoheshin fushata informuese për shërbimet që ofrohen nga Bashkia Shkodër dhe

menyres së marrjes së këtyre shërbimeve.

2. Shpërndarja e jo e drejte e shërbimeve sociale në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër,

përceptimi i qytetareve, kryesisht në njësitë administrative është se janë të lënë pas dore.

3. Dhuna në famijle, Forcimi i sistemit të referimit për rastet e dhunës në familje;

4. Heqja e ndihmes ekonomike personave që kanë nevoje.

5. Mungesa e shërbimeve ditore për moshën e trete.

Pas problematikave të evidentuara nga takimet me komunitetin dhe njëkohësisht nga grupet e

punës nisëm monitorimin e shërbimeve sociale në Bashkinë Shkodër. Monitorimi u realizua

nëpërmjet dërgimit të kërkesave për informim, takimeve të drejtëpërdrejta, analizës së

legjislacionit dhe analizës së informacioneve zyrtare në faqën zyrtare të internetit të Bashkisë

Shkodër.

33

D. Monitorimi i Qendrave Komunitare

Monitorimi synonte të indetifikonte Shërbimet e ofruara në Qendrat Komunitare dhe kapacitet

organizative dhe material të këtyre qëndrave.

Me date 22/11/2018, Shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese” IRSH ndërmori një iniciative për

monitorimin e qendrave komunitare “Për Familjen” në qytetin e Shkodrës nëpermjet paraqitjes

drejteperdrejte në ambjentet e qendrave komunitare. Qellimi i ketyre vizitave ishte monitorimi i

shërbimeve që ofrohen në këto qendra nëpermjet një pyetsori të pregatitur nga Shoqata. Nga

vezhgimi ynë në terren u gjendem para situatave dhe reagimeve të ndryshme, të cilat po jua

paraqesim si mëposhte:

1. Në qendren komunitare nr. 1 ne Kiras, funksiononte një kopësht për femijë. Në zyren për

qendren komunitare nuk kishte person të pranishem dhe në dere ishte vendosur

mbishkrimi se kjo qender funksionon në orarin 08:00-10:00 dhe 14:00-16:00.

2. Në qendren multifunksionale “Për Familjen” pranë shkollës Kole Idromeno, ne oren

11:00, nje nga personat e pranishem në qender pasi komunikoj nëpermjet telefonit me

Drejtuesen e kësaj qendre, refuzoj të jepte informacione mbi shërbimet dhe aktivitetet që

realizohen prane qendres, duke deklaruar se kane urdher të prerë për të mos dhënë

informacione. Për me shume, sipas saj duhej ti drejtohemi Drejtorise së Shërbimeve

Sociale, pranë Bashkise Shkodër.

3. Në qendren komunitare “Për Familjen” nr. 3, pranë Koolpingut, pas komunikimit

nëpermjet telefonit me përgjegjësen e qendres, na u komunikua se për të marrë

informacion duhet t’i drejtohemi Drejtorise së Sherbimeve Sociale, pranë Bashkise

Shkodër.

4. Qendra Komunitare nr. 4, pranë shtepisë se të moshuarve u gjend e mbyllur dhe me një

mbishkrim që është e hapur ne oren 08:00-10:00.

5. Ne qendren komunitare nr. 5 ishte e pranishme një nga personat e stafit që ndau disa

informacione të pjesshme por nuk pranoj t’i pergjigjej pyetsorit duke na thene se per këtë

duhet ti drejtohemi përgjegjësit të kësaj qendre, i cili nuk ishte i pranishem.

6. Qendra Komunitare Per Familjen nr. 6 ne oren 11:15 u gjend e mbyllur, dhe nga

komunikimi me një person nga stafi i Kopeshtit aty pranë, u deklarua se nuk është parë

njeri në këtë qender.

Qendrat komunitare jane ngritur si struktura për të ofruar shërbime sociale sa më pranë

qytetareve dhe refuzimi për të dhënë informacion mbi shërbimet apo veprimet konkrete që

realizohen në secilen qender komunitare përbën një shkelje të rendë të transparencës se këtyre

strukturave. Gjeja me minimale qe mund të kërkoje një qytetar është të marrë informacion mbi

shërbimet që ofrohen në një qender komunitare dhe kur ky informacion mungon ose refuzohet të

jepet duhet të këtë një arsyetim ligjor që e mbeshtet këtë.

34

Monitorimi i Qendrave Komunitare të ngritura nga Bashkia Shkodër kishte qëllim që të

vëzhgonte nga afër shërbimet komunitare si dhe të realizohej një pyetsori mbi kapacitetet e

këtyre qendrave dhe shërbimet që ata ofrojnë. Nga vizita pranë këtyre qëndrave dalim në këto

përfundime:

1. Nga 6 Qendra Komunitare ishin të hapura 4 prej tyre, 2 qëndra komunitare rezultuan të

mbyllura.

2. Në qendrat të cilat ishin të hapura nuk kishte bashkëpunim dhe nuk pranuan të japin

përgjigje mbi pyetjet që kishim parashikuar si staf. Theksojme se pyetjet kishin karakter

njohes mbi shërbimet konkrete të ofruara dhe synonte një vlerësim të kapaciteteve

materiale dhe profesionale që kishin këto qëndra.

3. Qendrimi jo bashkëpunues i personave që shërbenin në qëndra nuk ndihmoj vleresimin sa

më të drejtë të shërbimeve që ofron Bashkia Shkodër nëpërmjet këtyre qëndrave. Nuk

arritëm të marrim informacion bazë mbi shërbimet që ofrohen realisht në qendrat

komunitare.

4. Pjesa më e madhe e personave që shërbenin në Qëndrat Komunitare u shprehen se duhet

të pajisemi me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Shkodër për

realizimin e pyetsorit dhe vazhdimin e komunikimit. Ky qëndrim vë në pikëpyetje të

madhe funksionimin real të këtyre qëndrave komunitare me kohe të plotë siç deklaron

Bashkia Shkodër në shkresat zyrtare.

5. Në këto qëndra nuk kishte një aktivitet në proces për sa kohe qëndruam në qendër.

E. Programi i Strehimi Social

Në programet sociale të strehimit përfshihen21:

a) programi i banesave sociale me qira;

b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;

c) programi i banesave me kosto të ulët;

ç) programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;

dh) programi i banesave të specializuara.

Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore përcakton mënyrën e administrimit dhe të

mirëmbajtjes së fondit publik të banesave sociale me qira. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund

të ngarkojnë strukturat përgjegjëse të tyre për të kryer funksionet menaxhuese për administrimin,

në rastin kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një enti menaxhues.22

Statusin e përfituesit nga programet sociale e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç

dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, tëcilët në

momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

21 PIka 1, neni 11 i Ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social” 22 Pika 1, neni 26 i Ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social”

35

1. nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo

banojnënë banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen

me vendim të Këshillit të

Ministrave;

2. kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:

I) i fatkeqësive natyrore;

II) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;

III) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga

procesi i legalizimeve;

IV) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së

prerë;

V) familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i

nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.

Përparësi në trajtimin me këtë program kanë:

1) personat me aftësi të kufizuara;

2) individët me statusin e jetimit;

3) familjet e policëve të rënë në detyrë;

4) të moshuarit;

5) komuniteti rom;

6) komuniteti egjiptian;

7) Komunitetet e zonave rurale;

8) prindërit e vetëm;

9) viktima të trafikimit /viktima të mundshme të trafikimit;

10) viktima të dhunës në familje

F. Monitorim: Shperndarja e Banesave Sociale në Bashkinë Shkodër

Bashkia Shkodër në programin Buxhetor Afatmesem 2019 – 2021 ka parashikuar për vitin 2018:

• Rreth 45 të strehuar në banesat sociale me qera të rikonstruktuar pranë ish Konviktit të

Shkollës Pyjore.

• Shërbime integruese dhe zhvilluese për rreth 45 jetimë dhe pjestarë të familjeve një

prindërore të akomoduara në apartamente sociale funksionale dhe në administrim të

Bashkisë së Shkodrës. 23

• 26 apartamente sociale funksionale dhe në administrim për jetimët dhe grate

kryefamiljare pa përkrahje;

Nga diskutimet në grupet e punës rezultoj si problematike që banesat sociale nuk janë

shperndare, megjithese investimi është realizuar. Sipas informacioneve në rruge jo zyrtare

apartamentet sociale në Ish-konviktin e Shkollës Pyjore janë destinuar për tju shperndare

23 Faqe 673 Programi Buxhetor Afatmesem 2019 - 2021

36

përsonave me statusin e jetimit dhe grave kryefamiljare pa perkrahje sociale, kjo në bazë edhe të

një marrëveshje të nënshkruar.

Pas kerkeses për informim drejtuar Bashkisë Shkodër nepermjet shkreses nr. 18699/1 Prot, datë

13/11/2018 arritem të marrim kopje të Akt-Marreveshje Bashkëpunimi “Për Strehimin e

Jetimeve në Qytetin e Shkodrës. Ku rezulton se Ministria E Zhvilimit Urban dhe Bashkia

Shkodër me datë 07/03/2016 kanë lidhur këtë Akt-marreveshje duke marrë përsipër këto

detyrime:

Ministria siguron fondet e nevojshme në buxhetin e saj të vitit 2016 për kryerjen e

rikonstruksionit të godinës së ish-konviktit të shkollës pyjore Shkodër, për përshtatje në banesa

sociale, për jetimet dhe familjet me një prind në situatë të veshtirë ekonomike-sociale……..

Bashkia Shkodër nga ana tjeter ka një sërë detyrimesh, ndër të tjera:

1. Bashkia vë në dispozicion godinen e ish-konviktit të shkollës pyjore Shkodër, e cila është

në pronësi të saj, për strehimin e jetimeve dhe familjeve me një prind në situatë të

veshtirë ekonomike-sociale në Bashkinë Shkodër.

2. Bashkia nuk mund të ndryshojë destinacionine godinës përveç për qëllime të strehimit

social.

3. Bashkia ka detyrimin që në këtë godinë të strehojë kategorinë e jetimëve të pa trajtuar me

strehim dhe ata që banojnë aktualisht në godina të tjera të papërshtatshme brenda qytetit

të Shkodres dhe familjeve me një prind…..

4. Bashkia menjëhere do të indetifikojë personat e familjet e këtyre grupeve ……

5. Bashkia miraton në Këshillin Bashkiak listën e personave që do të strehohen në këtë

banesë, dy muaj përpara përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e banesës.

Sipas informacioneve Zyrtare nga Bashkia Shkodër, ka përfunduar rikontruksioni i plotë i

banesave sociale me qera të ndërtuar pranë ish konviktit të shkollës pyjore, për strehimin e

kategorisë së jetimëve dhe familjeve një prindërore në situatë të vështire social ekonomike. Është

realizuar vlerësimi i kushteve social ekonomike i jetimëve që jetojnë në konviktet e shkollave.

Jemi në pritje te miratimit te ndryshimit të destinacionit të godinës nga Këshilli i Ministrave dhe

po punohet për realizimin e proçedurave ligjore për përzgjedhjen dhe miratimin e përfituesve

duke marrë parasysh ndryshimet e fundit të ligjit të ri nr. 22/2018 “ Për strehimin Social” që ka

hyrë në fuqi në Nëntor 2018.

Sfida kryesore është që nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, të krijohet një mjedis mbështetës që

do të ndihmojë dhe mbështesë për fuqizimin ekonomik, social dhe autonominë, këto shtresa

vulnerabël që do të strehohen në këto banesa sociale.

Sfidë tjetër është aspekti menaxherial dhe bashkërendues i punës në këto banesa sociale me

qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator si premisë e rëndësishme për fuqizimin e

personave të sistemuar aty, duke synuar një përfshirje sociale më të gjerë.

37

Me vendim të Këshillit Bashkiak nr 36, datë 30.05.2017 është miratuar Rregullorja “Për

përbërjen dhe funksionimin e komisionit të strehimit në Bashkinë Shkodër”.

Pra, siç rezulton nga informacionet zyrtare në Vendimin nr. 26, datë 18/04/2019 të Këshillit të

Bashkisë Shkodër “Për miratimin e Raportit të Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit të vitit

2018 të Bashkisë Shkodër”, Programi i strehimit social për banesat socilale nuk është zbatuar

plotesisht. Banesat Sociale të ndërtuara në Ish-Konviktin e Shkollës Pyjore Shkodër nuk kanë

kaluar të përfituesit e përcaktuar në Akt-Marrëveshje.

Ndërsa për programet e tjera të strehimit social, pra, banesave sociale me qera, me kosto të

ulët dhe trajtimi me bonus qeraje nuk gjejnë zbatim në Bashkinë Shkodër.

Bashkia Shkodër sjell si argument për mos aplikimin e këtyre programeve të strehimit social,

mos plotësimin e ligjit me aktet nënligjore përkatëse që rregullojnë proçedurat dhe modalitetet e

zbatimit të programeve sociale të strehimit. Duke marrë parasysh stafin e ri të angazhuar në

çështjet e strehimit si një funksion i ri brënda drejtorisë vlerësohet si shumë e rëndësishme

ngritja e kapaciteteve dhe krijimi i mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet bashkive

në mënyrë që të përmirësohet performanca e administratës në zbatimin e programeve sociale të

strehimit, duke iu referuar nenit 74/2,3,4 sipas të cilit ministria përgjegjëse për strehimit brënda

6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji harton dhe miraton programet e trajnimeve për ngritjen e

kapaciteteve të administrates vendore.24

24 Vendimin nr. 26, datë 18/04/2019 të Këshillit të Bashkisë Shkodër “Për miratimin e Raportit të Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Shkodër”

38

IV - PAPUNËSIA

A. Baza Ligjore

Ligji Nr. 7995 Date 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, përben kuadrin ligjor

rregullator për nxitjen e punësimit në Shqipëri.

Qellimi i ligjit ne lidhje me punesimin, formimin e kualifikimin profesional, Sherbimin

Kombetar te Punesimit dhe fondin e punesimit eshte ndjekja e politikave aktive te pergjitheshme

per te mbeshtetur punesimin e plote, produktiv dhe te zgjedhur lirisht.

Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punesimit, qe veprojne nen kontrollin e nje autoriteti qendror,

per te permbushur te drejten e gjithe shtetasve residente ne Shqiperi, per punesim fitimprures, per

te marre keshillimin dhe kualifikimin profesional per cdo punesim te tille dhe per te marre

mbeshtetje ne te ardhura. . Politikat shteterore te punesimit perfshijne si masa per nxitjen e

punesimit ashtu dhe sigurimin e mbeshtetjes ne te ardhura.

Duke vleresuar sic duhet zhvillimin ekonomik, punesimin, dhe objektivat e tjere te politikave

shteterore, politikat aktive te shteterore te punesimit synojne te mbeshtesin punesimin e plote,

produktiv dhe te zgjedhur lirisht, nepermjet sigurimit qe:

a. Te kete pune per te gjithe ata qe kerkojne pune

b. Nje pune e tille te jete sa me produktive qe te jete e mundur

c. Te kete liri ne zgjedhjen e punes dhe mundesite me te plota te mundeshme per cdo

person te punesuar qe te kualifikohet dhe te perdore aftesite dhe dhuntite e tij ne

nje pune ku ai eshte pershtatur sic duhet.

Ne sasine e te ardhurave perfshihen sigurimi i te ardhurave per papunesine, si dhe mbeshtetja me

te ardhura e kursanteve dhe e te papunesuarve prej nje kohe te gjate.

Per arritjen e ketyre synimeve, politikat shteterore te punesimit duhet te zbatohen nepermjet

zhvillimit:

a. te programeve dhe projekteve aktive te tregut te punes

b. te formimit profesional

c. te riaftesimit profesional dhe formave te tjera te mbeshtetjes per punesimin e personave

me aftesi te kufizuara dhe

d. te nje sistemi te mbeshtetjes me te ardhura per te papunet.

B. Struktura e Punësimit në Bashkinë Shkodër:

Struktura e punësimit sipas sektorëve i referohet periudhës së nëntë mujorit të vitit 2018:

• 25 % janë të punësuar në sektorin publik.

• 75 % janë të punësuar në sektorin privat.

Për nëntë mujorin e vitit 2018 rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është

27,753 persona, nga të cilat 7044 punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe 20,709

punonjës në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin Shkodër, ndjekur

nga Njësia Administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të

punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh. Megjithatë vlerësimi real i numrit të punësuarve

39

në vend vështirësohet për shkak të mosdeklarimit nga personat që ushtrojnë veprimtari

ekonomike jobujqësore/bujqësore, por që nuk figurojnë të regjistruar. Prandaj mendohet se ky

numër punësimi është edhe më i lartë. Një dukuri e tillë është e lidhur me lëvizjet migruese e cila

ka sjellë një ulje të numrit të popullsisë në zonat rurale krahasuar me periudhën e fillim viteve

’90, duke çuar në krijimin e qendrave urbane me dendësi popullsie deri në 230.18 banorë/km²

(Bashkia Shkodër) dhe zona më pak tërheqëse për banim me dendësi prej 4.4 banorë/ km² (Shalë,

Shosh, Pult). Kjo reflekton edhe përqendrimin ekonomik drejt qytetit Shkodër. Ndërveprim të

dendur me qytetin e Shkodrës rezultojnë të kenë njësitë Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi etj.

Papunësia:

Niveli i lartë i informalitetit, emigracioni, përsonat në moshë pune të cilët nuk figurojnë të

regjistruar, vështirësojnë vlerësimin real të papunësisë në vend. Bazuar në të dhënat paraprake të

marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për nëntë mujorin e vitit 2018 rezulton se numri i të

papunëve 19-64 vjeç është 5794 persona. Nga analiza e strukturës së papunësisë sipas

grupmoshave, shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë punë 19-39 vjeç është 36%, ndërsa

përqindja e të papunëve të regjistruar të grupmoshës mbi 40 vjeç është më e lartë. Kjo ka lidhje

me kërkesat në rritje të tregut të punës për mosha relativisht të reja. Për periudhën e nëntë

mujorit të vitit 2018 rezultojnë të regjistruara si punë kërkuese të papuna 2850 femra ose 49% e

totalit të të papunëve të regjistruara.

Nga kjo situatë, të rinjtë, edhe pse janë pjesa më produktive dhe aktive e popullsisë, vuajnë

pasojat e papunësisë dhe mbi të gjitha mungesën e politikave që mbështesin fuqizimin dhe

hapjen e bizneseve rinore dhe rrjedhimisht rrisin numrin e të rinjve të punësuar.

C. Zyra e Punësimit Shkodër

Zyra e Punësimit Shkodër është nën varësi të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe ofron

shërbime publike për:

➢ punërkuesit dhe

➢ për punëdhënësit.

Shërbimet e punesimit ofrohen në bazë të Ligjit Nr. 7995 date 20.9.1995 “Për nxitjen e

punësimit”, i ndryshuar.

Shërbimet e Punësimit përfshijnë veprimtaritë e mëposhtme:

a) Informim për vendet e lira të punës,

b) Ndërmjetësim për punësim

c) Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.

“Punëkërkues” është çdo person i papunë, i disponushem për punësim, i cili paraqitet

periodikisht në zyrën përkatese të punesimit, përfshire edhe personat, te cilet janë në

marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por qe kërkojnë nje punë të re.

Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë:

40

• Informacion dhe këshillim;

• Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan

Aksioni për Punësim;

• Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës.

• Shërbime ndërmjetësimi etj;

• Sistemi online për punëkërkuesit:

• Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem;

• Jep mundësinë për të kërkuar vende të lira pune;

• Jep mundësinë e plotësimit te një CV në sistem sipas formatit online (model i ngjashëm

me BE-në).

Shërbimet që ofrohen për punëdhëdhësit janë:

• Japim informacion mbi tregun e punës;

• Regjistrojmë dhe publikojmë vendet e lira të punës;

• Ofrojmë kandidatë të mundshëm për rekrutim;

• Japim informacion për programet e ndryshme të tregut të punës, si. psh, për programet e

nxitjes së punësimit, te formimit dhe arsimit professional etj;

• Sistemi online për punëdhëdhësit;

• Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem.

• Të publikojë një vend të lirë pune.

• Të kërkojë për punëkërkues të përshtatshëm si dhe t’i dergojë ftesë një punëkërkuesi.

Shërbimet e Migracionit

Shërbimet e migracionit ofrohen në dy drejtime kryesore:

1 . Në fushën e Imigrimit

Zbatohet Ligji 108/2013 datë 28.03.2013 “Për të Huajt” , i cili rregullon regjimin e hyrjes, të

qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes së të huajve nga Republika e Shqipërisë.

Subjek i këtij Ligji janë të gjithë shtetasit e huaj që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së

Shqipërisë dhe kanë si qëllim transitimin, punësimin, studimin apo ripranimin. Këta të huaj

trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të

ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Në zbatim të Ligjit janë miratuar VKM me Nr .66 deri VKM Nr. 70, VKM Nr.74 deri VKM Nr.

85 date 12/02/2014 “Për proçedurat e pajisjes, refuzimit, ripërtëritjen dhe anullimin së Lejes së

Punës “ sipas tipeve dhe dokumentacionit të përcaktuar në keto Vendime .

Sipas dipozitave ligjore ne fuqi, sherbimet ofrojne mundesine e pajisjes se te huajit me:

a) Vertetimin e Deklarimit për Punësim, për shtetasit e BE-se, dhe zonës shengen, ose të

SHBA,

b) Leje pune te Tipit “ A” per Punemarres, te Tipit “ B” për veprimtari të pavarur

ekonomike , te Tipit “ C” për raste të vecanta, te tipit “D” leje e perhershme pune.

41

2.Në fushën e Emigrimit

Zbatohet Ligji Nr.9668, date 18.12.2:006 “Për emigrimin e shtetasve Shqiptare për motive

punësimi”, i ndryshuar me Ligjin 10 389 , date 03.03.2011, si dhe Strategjia për Riintegrimin e

Shtetasve Shqiptare të Kthyer 2010-2015 dhe Plani i saj i veprimit si pjese e politikave

kombëtare për migracionin.

Qëllimi është sigurimi i një kthimi të qëndrueshëm për emigrantët përmes mbështetjes së

proçesit të riintegrimit pamvarësisht formës së kthimit. Ngritja dhe funksionimi i rrjetit të

sporteleve të Migracionit është pjesë e rëndësishme e mekanizmit të mbështetjes për riintegrim,

në kuadër të së cilës gjen zbatim edhe Urdhëri Nr.84, datë 06.06.2011 “Për formën, përmbajtjen

e “Regjistrit per Emigrantët”.

Zyra e Punësimit Shkodër ka një staf punë prej 15( pesëmbëdhjetë) personash.

Me Adresë: Bulevardi” Zogu I-rë, Nr. 7, Shkodër.

D. Programet qe aplikon Bashkia Shkodër për zbutjen e papunësisë dhe nxitjen e

punësimit dhe biznesit rinor.

Neni 28 i Ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendor, në Funksionet e bashkive në fushën e

zhvillimit ekonomik vendor parashikon se:

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

1. Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik

Vendor.

2. Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.

3. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si

panaire e reklama në vende publike.

4. Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni

për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.

5. Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.

6. Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të

mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të

balancuar gjinor.

Papunësia mes të rinjëve në ditët e sotme është në nivele alarmante, për këtë arsye lind nevoja e

mbështetjes nga qeverisja vendore, duke ndërhyrë me politikat e saj për të zbutur këtë fenomen

mjaft negativ. Nga te gjitha takimet e zhvilluara me te rinjte rezulton se punesimi eshte

shqetesimi kryesore qe ato kane. Ofrimi i mundesive per punesimi per te rinjte jo vetem qe do

permiresonte statusin social-ekonomik te te rinjve por edhe do i jepte me teper mundesi zhvillimi

qytetit tone prandaj Bashkia duhet ti kushtojë një vëmendje më të madhe punësimit të të rinjëve.

42

Krijimi i kushteve lehtësuese për punësimin dhe vetëpunësimin e të rinjëve do ishte një nxitje për

keta të fundit. Te rinjve duhet ti ofrohen me teper kushte qe te zhvillohet kreativiteti i tyre

nepermjet iniciativave sipermarrese, te cilat do i jepnin nje ritem tjeter zhvillimit ekonomik te

qytetit.

Bashkia Shkodër aktualisht nuk ka programe specifike për nxitjen e punësimit të të rinjvë.

Aktivitetet që Bashkia Shkodër ka realizuar kanë qënë kryesisht me natyrë ndërgjegjësuese dhe

promovuese, në formen e panaireve.

Prandaj duke u nisur nga nevoja e te rinjve per me shume mundesi punesimi dhe duke

shfrytesuar hapsirat ligjore qe ekzistojne dhe pasi kemi grumbulluar nevojat, kerkesat dhe

sugjerimet e te rinjve rekomandojme ofrimin e këtyre ndrhyrjeve nga Bashkia Shkodër:

1. Krijimin e një zone me infrastukturë të përshtatshme për hapjen dhe zhvillimin e bizneseve

nga të rinjët.

• Ambjentet të ofrohen pa pagesë për nje periudhe nga 1-2 vjeçare.

• Përjashtimin nga taksat vendore të bizneseve që operojnë në këtë zonë.

• Të mbështeten bizneset e kësaj zone me konsulence profesionale juridike, ekonomike si

dhe nga fusha te tjera.

2. Krijimin e një fondi garancie nga Bashkia në mënyrë që të rinjtë të kenë lehtësira në

marrjen e kredive tek Bankat e nivelit te dytë.

• Të vendoset në dispozicion të një Banke të nivelit te dyte, e cila do të përzgjidhet me

konkurs, një fond garancie jo më i vogël se 10 Milion Lekë.

• Të zhvillohen konkurse ku të rinjtë do kenë mundësinë të prezantojnë planin e tyre të

biznesit, pranë një komisioni ekspertësh, në mënyrë që të përfitojnë nga ky fond.

43

V – E DREJTA PËR INFORMIM DHE PJESËMARRJA NË VENDIMARRJE

E DREJTA PËR INFORMIM

A. Baza Ligjore

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në Kushtetutën e RSH (Kushtetuta) është përfshirë një nen i posaçëm, Neni 23, mbi të drejtën e

informimit: posaçërisht mbi informimin për veprimtarinë e administratës publike. Ky nen lexon:

“1. E drejta e informimit është e garantuar.

2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve

shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektiv”

Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Ka si objekt organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e

Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre, e të organeve

përkatëse. Në këtë ligj përcakohet detyrimi dhe përgjegjesia e njesive të qeverisjes vendore për

transparencë, konsultim dhe pjesëmarrje qytetare gjatë vendimarrjes.

Ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Ligji 119/2014 mbart risi të cilat dukshëm synojnë të sigurojnë zbatimin praktik të së drejtës së

informimit në Shqipëri, si dhe një sistem të llogaridhënies lidhur me të. Më të rëndësishmet ndër

to janë:

- Garantimi i të drejtës për informim pa shpjeguar motivet;

- Përcaktimi i dy kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë dhe me kërkesë;

- Hartimi dhe miratimi i programeve të transparencës, ku përfshihen kategoritë e

informacionit publik pa kërkesë;

- Roli i koordinatorit për të drejtën e informimit dhe parashikimi i kompetencave të tij;

- Afate të reja për shqyrtimin e kërkesave për informim si dhe ankesave që depozitohen

pranë Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale;

- Parashikimet e rasteve të kufizimit të së drejtës për informim;

- Gjoba dhe sanksione administrative për të rritur llogaridhënien e autoriteteve publike .

B. Monitorimi i transparencës në Bashkinë Shkodër

Në muajin Prill 2016, Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” publikoj Raportin e parë mbi

Transparencën në Bashkinë Shkodër i cili fokusohej në zbatimin e ligjit Nr. 119/2014, “Për të

drejtën e informimit” si dhe në zhvillimin e procesit të konsultimit publik në zbatim të ligjit Nr.

146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Ky raport prezanton në mënyrë të detajuar progresin e konstatuar në drejtim të rritjes së nivelit të

transparencës në përgjithësi në Bashkinë Shkodër si dhe përmbushjen e atyre kritereve të

44

detyrueshme të përcaktuara në mënyrë të detajuar në ligjin Nr. 119/2014, “Për të drejtën e

informimit” si dhe te sanksionuara në parimin e transparencës në ligjin Nr. 139/2015, “Për

Vetëqeverisjen Vendore” Gjatë gjithë periudhës Maj 2017 deri në Gusht 2018 shoqata

“Intelektualët e rinj, Shpresë” ka vazhduar monitorimin e nivelit të transparencës në Bashkinë

Shkodër, nëpërmjet vëzhgimit të ëebsite zyrtarë të Bashkisë Shkodër si dhe nëpërmjet kërkesave

për informim. Gjatë publikimit të raportit të parë në Prill të vitit 2016, rezultoi se Bashkia

Shkodër zbatonte jo në mënyrën e duhur rreth 50% të kritereve të përcaktuara në ligjin Nr.

119/2014, “Për të drejtën e informimit”. Gjatë monitorimit të progresit të arritur në lidhje me

transparencën e Bashkisë Shkodër janë konstatuar hapa mjaft pozitivë në drejtim të rritjes së

nivelit të transparencës ku faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër jep informacion brenda standarteve

të ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” duke realizuar hapa konkretë dhe të

prekshëm në zbatim të kritereve të përcaktuara në ligj dhe duke shënuar kështu një progres të

dukshëm dhe të vlerësuar pozitvisht nga grupi i ekspertëve të cilët u angazhuan në hartimin e

këtij progres raporti. Përdorimi i aplikacionit “Transparenca e buxhetit” si një gjetje inovatore ka

shtuar mundësinë e qytetarëve, komunitetit, sektorit privat shoqërisë civile si dhe aktorëve të

tjerë të monitorojnë zbatimin e buxhetit nga ana e Bashkisë Shkodër.

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti synojnë që të inkurajojnë drejtuesit lokal në lidhje me

rezultatet e arritura në drejtim të rritjes së nivelit të transparencës por edhe të përmirësimit të

vazhdueshëm të cilësisë së transparencës duke ofruar informacionin për qytetarët në mënyrë sa

më të thjesht dhe të kuptueshme duke ndikuar në rritjen e pjesmarrjes së qytetarëve në qeverisjen

lokale si dhe në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe përmirësimit të shërbimeve të cilat

ofrohen në nivel lokal.

Përfundime dhe rekomandime

Nga monitorimi i detyrimeve që rrjedhin prej legjislacionit në fuqi në lidhje me të drejtën e

informimit dhe transparencën e institucioneve vendore, rezulton se në Bashkinë Shkodër janë

bërë hapa pozitivë dhe ato reflektohen në vazhdimësi për efekt të respektimit të tyre, çka tregon

për angazhim dhe përgjegjshmëri të këtyre zyrtarëve vendorë. Pavarësisht përmirësimeve në këtë

drejtim, duhet theksuar se ende ka vend për të përmirësuar në respektimin e detyrimeve që u

vendosen autoriteteve vendore për garantimin e së drejtës për informim.

Ky progres raport evidenton progresin e dukshem pozitiv ne drejtim te rritjes se transparences ne

Bashkine Shkoder siç u përmend në mënyre më të detajuar mësipër. Për të patur nje vazhdimesi

ne ruajtjen dhe ngritjen e nivelit te transparences rekomandohet si mëposhtë:

• Praktika e mirë dhe progresi pozitiv i Bashkisë Shkodër në rritjen e transparencës së

veprimtarisë së saj duhet që të pasohet tek njësitë administrative dhe sidomos tek

shoqëritë publike të cilat janë nën varësin e Bashkisë Shkodër.

• Duke qënë se jo të gjithë janë të familjarizuar me përdorimin e faqes zyrtare dhe të

aksesimit të informacionit që ajo përmban, apo edhe dinë ta përdorin; Qytetarët

preferojnë të drejtohen direkt pranë zyrave të institucioneve vendore, pasi hasin vështirësi

dhe pengesa burokratike për hartimin e kërkesave për informacion ose e kanë më të

45

thjeshtë për të marrë informacion te drejtëpërdrejtë prandaj është e rëndësishme shtimi i

sporteleve të informacionit dhe shërbimit në edhe ne njesite administrative të Bashkisë

Shkodër.

• Mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet

ose mosveprimet e autoritetit publik, si dhe për çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së

cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo

mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të

autoritetit public duhet te jene me te qarta per qytetaret dhe grupet e interesit.

• Informimi i vazhdueshëm i qytetarëve mbi dispozitat ligjore që u garantojnë marrjen e

informacionit edhe proçedurat që duhet të ndjekin për realizimin e kësaj të drejte duhet te

realizohet edhe nepermjet takimeve publike ne te gjithe territorin e Bashkise Shkoder.

• Informimi i vazhdueshëm i punonjësve të administrates dhe monitorimi i sjelljes së tyre,

për sa lidhet me ndjekjen e proçedurave dhe respektimin e afateve ligjore për dhënien e

informacionit;

• Nxitja e profesionalizmit për të përmirësuar cilësinë dhe formën e dhënies së

informacionit për qytetarët nepermjet forcimit te kapaciteteve të administratës për të

përmbushur më së miri detyrimet me të cilat i ngarkon ligji për të drejtën e informimit;

• Përditësimi i vazhdueshëm i faqes zyrtare në lidhje me informacionin e dhënë dhe

programin e transparencës nga ana e Bashkise, si pjesë e detyrimit ligjor që ka.

• Forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe projekte apo aktivitete të përbashkëta

duke nxitur mekanizmat monitorues të transparencës;

• Duhet të krijohen forma të ndryshme të pjesmarrjes së qytetareve online nëpërmjet

blog/diskutime online apo zhvillimin e aplikacioneve mobile.

PJESËMARRJA NË VENDIMARRJE

A. Baza Ligjore

Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

Ka si objekt organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e

Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre, e të organeve

përkatëse. Në këtë ligj përcakohet detyrimi dhe përgjegjesia e njesive të qeverisjes vendore për

transparencë, konsultim dhe pjesëmarrje qytetare gjatë vendimarrjes.

Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

Ky ligj rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve,

projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë

publik. Ai përcakton rregullat procedurale që duhen zbatuar për të garantuar transparencën dhe

pjesëmarrjen e publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse nga organet publike. Ky

ligj synon nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike.

46

Transparenca është veprimtaria e hapur e një organi publik për të informuar në lidhje me aktet

me interes të lartë publik, me proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse, që u siguron palëve të

interesuara mundësinë për të marrë pjesë në këto procese.

Ligji ka për objekt rregullimin e marrëdhënieve që krijohen në një proces të konsultimit publik,

transparent, gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë dhe efektiv ndërmjet organeve publike

qendrore dhe vendore dhe palëve të interesuara, në procesin e vendimmarrjes së projekt akteve si

projektligje, dokumente strategjike kombëtare dhe lokale, si dhe politikave me interes të lartë

publik.

B. Monitorimi i Konsultimeve Publike në Bashkinë Shkodër

Pjesëmarrja e publikut në vendimarrje, është një e drejtë e qytetareve në kuadër të qeverisjes, por

po ashtu, përbën edhe një detyrim qytetar per të kontribuar në drejtim të një qeverisjeje të mirë.

Në të dyja rastet janë institucionet publike të çfarëdo lloj niveli, që duhet të mundësojnë dhe të

garantojnë një pjesëmarrje reale, efektive dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve dhe grupeve të

interesit në vendimarrjen lokale.

Për të pasur një proces efektiv konsultimi publik duhet të përmbushen tre komponentët kryesorë

të tij: njoftimi, konsultimi dhe pjesëmarrja.

Në muajin Prill 2016, Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” publikoj raportin e parë mbi

Transparencën në Bashkinë Shkodër duke u fokusuar në zbatimin e ligjit Nr. 119/2014, “Për të

drejtën e informimit” dhe të ligjit Nr. 146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” nga ku

rezultoi se procesi i konsultimit publik nuk zhvillohej në mënyrë korrekte nga ana e Bashkisë

Shkodër në pjesën më të madhe të dispozitave ligjore.

Për monitorimin e progresit të arritur është grumbulluar informacion nëpërmjet kërkesave për

informim, pjesmarrjes së drejtëpërdrejtë në procesin e konsultimeve publike, komunikimeve

informale dhe vëzhgimit të faqes zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër.

Progres raporti analizon zbatimi e legjislacionit për konsultimet publike, progresin e bërë nga

Bashkia Shkodër dhe evidenton problematikat në zbatimin e ligjit.

Dy prej problematikave kryesore të cilat rezultojnë në këtë progres raport janë:

1) mungesa e koordinatorit për njoftimet dhe konsultimet publike

2) mosrespektimi i afateve të njoftimeve për konsultimin publik.

Rubrika e krijuar në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër, për njoftimin e konsultimeve

publike, konsiderohet progres pozitiv në përmirësimin e procesit të njoftimit të konsultimit

publik në Bashkinë Shkodër. Po ashtu një tjetër zhvillim pozitiv krahasuar me raportin e

mëparshëm është mbajtja e procesverbalit të takimeve konsultuese në formën e një dokumenti

zyrtarë.

47

Gjetjet e monitorimit

1. Bashkia Shkodër në ëebsite të saj ka krijuar një rubrikë “Këshillim me publikun“ ku

publikohen njoftimet për konsultime publike, në zbatim të detyrimeve të parashikuar në ligjin

146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Koment: Krijimi i kësaj rubrike shënon progres pozitiv në krahasim me raportin e parë të

monitorimit të realizuar në Prill të vitit 2016.

2. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 828, datë 7.10.2015, “ Për Miratimin e Rregullave të

Krijimit dhe Administrimit të Regjistrit Elektronik për njoftimet dhe Konsultimet Publike, që i

shërben rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjës më të gjërë të publikut në vendimarrje,

nëpërmjet krijimit të një portal online, dedikuar tërësisht, njoftimeve dhe konsultimeve publike

nga autoritetet publike,

Koment: Vendimi i mësipërm i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar duke qënë se ky portal

nuk është i aksesueshëm nga Bashkia Shkodër.

3. Nga monitorimi rezulton se Bashkia Shkodër ka filluar të konsolidoj praktikën e publikimit të

procesverbaleve të degjesave publike.

Koment: Publikimi i procesverbaleve shënon progres pozitiv në krahasim me raportin e parë të

monitorimit të realizuar në Prill të vitit 2016 nga ku rezultonte se procesverbalet e takimeve

konsultuese nuk mbaheshin në mënyrë të rregullt si dhe nuk publikoheshin

4. Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik, parashikohet nga dy ligje dhe një Vendim i

Këshillit të Ministrave, konkretisht, ligji 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, ligji

nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe VKM Nr. 828, datë 7.10.2015, “Për Miratimin e

Rregullave të Krijimit dhe Administrimit të Regjistrit Elektronik për njoftimet dhe Konsultimet

Publike“

Koment: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik sipas ligjit ka një rol të rëndësishëm,

në procesin realizimit të njoftimeve dhe konsultimeve publike dhe me detyra të përcaktuara qartë

por Bashkia Shkodër akoma nuk ka caktuar një person që kryej detyrat e ngarkuara nga ligji.

5. Njoftimet për konsultimet publike sipas nenit 13 të ligjit 146/2014 “Për Njoftimin dhe

Konsultimin Publik” duhet të përmbajnë informacione të rëndësishme të tilla si: arsyet e

nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë, afati, vendi dhe mënyra

me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre, adresa e kontaktit të

koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të organit publik për mbledhjen e

rekomandimeve e të komenteve për projektaktin, vendi dhe data e organizimit të takimit publik

në rastet kur organi publik vendos për organizimin e tij.

Koment: Nga këto 8 kritere të parashikuara vetëm 2 prej tyre zbatohen nga Bashkia Shkodër në

njoftimet për konsultime publike të publikuara në ëebsite të këtij autoriteti publik ku në njoftim

informacioni përmban vetëm datën dhe vendin e takimit.

6. Sipas nenit 15 të ligjit 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” përcaktohet se koha

e arsyeshme e cila duhet ti jepet palëve të interesuara për të dërguar pranë organit publik

48

vendimarrës komentet dhe rekomandimet e tyre duhet të jetë të paktën 20 ditë pune nga data e

njoftimit.

Koment: Nga monitorimi i njoftimeve për konsultimet publike në faqen zyrtare te internetit të

Bashkisë Shkodër rezulton se afati minimal prej 20 ditësh pune kohe ndërmjet publikimit dhe

datës së konsultimit, shkelet në mënyrë të vazhdueshme.

7. Sipas nenit 20 të ligjit 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” përcaktohet se

organet publike janë të detyruara të hartojnë dhe të publikojnë raporte vjetore për transparencën

në procesin e vendimmarrjes.

Koment: Nga monitorimi i realizuar nuk rezulton se janë publikuar raporte për tansparencën në

procesin e vendimmarrjes të realizuara nga Bashkia Shkodër, për vitin 2017 dhe as për vitet

paraardhëse. Këto raporte janë të detyrueshme dhe duhet të përfshijnë këto informacione, numri i

akteve të miratuara nga organi publik, numri i përgjithshëm i rekomandimeve të marra nga palët

e interesuara, numri i rekomandimeve dhe i komenteve të pranuara e të refuzuara gjatë procesit

të vendimmarrjes dhe numri i takimeve publike të organizuara.

Përfundime

• Nga monitorimi i detyrimeve që rrjedhin prej legjislacionit në fuqi në lidhje me njoftimet

dhe konsultimet publike për Bashkinë Shkodër, janë konstatuar shume problematika të

cilat i kemi pasqyruar në këtë raport.

• Nga monitorimi i Prillit të 2016, rezulton se ka pak ndryshime në zbatimin e ligjit për

njoftimet dhe konsultimet publike. Nga 19 kritere të ligjit 146/2014 “Për Njoftimin dhe

Konsultimin Publik”, të analizuara rezulton se vetëm 4 nga këto kritere plotësohën nga

Bashkia Shkodër gjatë zhvillimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse kjo

pasqyrohet në përqindje rezulton së Bashkia Shkodër e zbaton ligjin 146/2014 “Për

Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, në masën 21%. Ndërsa në raport me progresin e

arritur nga monitorimi i mëparshëm, për zbatimin e këtij ligji, rezulton se në Raportin e

Prillit 2016 , Bashkia Shkodër kishte të plotësuar 2 kritere nga 19 që parashikon ligji

146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, pasqyruar në përqindje, domethënë,

10.5%.

• Bashkia Shkodër përdor ëebsite e saj për të publikuar njoftimet për konsultime publike,

ky është një hap pozitiv për të rritur transparencën dhe për të rritur pjesëmarrjen në

procesin vendimarrjes së qytetareve.

• Praktika e publikimit të procesverbaleve të takimeve për konsultimet publike vlerësohet,

gjithashtu, si një hap pozitiv sepse në monitorimin e mëparshëm ishim në një situatë ku

nuk mbaheshin procesverbale në menyre të rregullt nga drejtuesit vendorë. Nga

monitorimi vërehet se ka mangësi në zbatimin korrekt të ligjit, sidomos në zbatimin e

afateve dhe mungesën e koordinatorit përgjegjës për njoftimet dhe konsultimet publike.

49

Rekomandime

Në përfundim të monitorimit rekomandojmë:

➢ Bashkia Shkodër duhet të caktoj menjëherë koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin

publik;

➢ Të respektohet afati ligjor për dhënien e rekomandimeve, prej 20 ditësh punë, nga

moment i publikimit të aktit duke i dhënë kohën e mjaftueshme personave të interesuar të

japin rekomandime apo opinionet e tyre.

➢ Bashkia Shkodër për projektakte të rëndësishme të tilla si projekt-buxheti të vendosi afate

më të gjata, deri në 40 ditë pune siç përcakton edhe ligji;

➢ Të plotësohen kriteret për njoftimin dhe konsultimet publike, duke përfshirë të gjithë

elementet e domosdoshme të përcaktuar nga neni 13\1, i ligjit nr. 146/2014, “Për

njoftimin dhe konsultimin publik”;

➢ Rekomandohet që në ëebsite të Bashkisë Shkodër të bëhen ndryshime duke krijuar një

rubrikë më të organizuar për Konsultimet Publike ku të përfshihet i gjithë informacioni i

kërkuar ligjorë, si model krahasues mund të merret Bashkia Tiranë;

➢ Të zbatohen rregullat dhe kriteret e përcaktuara në VKM-së nr. 828, datë 7.10.2015, “ Për

Miratimin e Rregullave të Krijimit dhe Administrimit të Regjistrit Elektronik për

njoftimet dhe Konsultimet Publike”.

➢ Bashkia Shkodër duhet të kthej në praktike pune hartimin dhe publikimin e raporteve

vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes ku të tregohet numri i akteve të

miratuara nga organi publik, numri i përgjithshëm i rekomandimeve të marra nga palët e

interesuara, numri i rekomandimeve, komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë

procesit të vendimmarrjes si dhe numrin e takimeve publike të organizuara, duke qënë se

në këtë mënyrë mund të vlerësohen rezultatet e konsultimeve publike të zhvilluara;

➢ Stafi i Bashkise Shkoder duhet të trajnohet për një njohje dhe zbatim më të plotë dhe më

të mirë të ligjit nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, në mënyrë që

qytetarët, organizatat jofitimprurëse dhe çdo person i interesuar ti ofrohet mundësia e

pjesëmarrjes në konsultimet publike, në mënyrë që të bëhen faktor në procesin e

vendimarrjes, nëpërmjet rekomandimeve dhe komenteve, por edhe që të informohen në

mënyrë të drejtëpërdrejtë për nismat vendimarrëse të Bashkisë Shkodër;

50

Anex

Mbi Projektin “Ndërtojme të Ardhme Transparente në Shqipëri

FOTO NGA AKTIVITETET

1. Organizimi i 12 Forumeve Civile

51

2. Organizimi i 12 Grupe Pune

52

3. Plani Lokal i Veprimit për Rininë

53

4. Ngritja e Parlamentit Rinore Shkodër