24
Çështja e ekstradimit të Nezar Seitit në Itali ka shkaktuar një debat të gjerë politik. Nga njëra anë, opozita ka hedhur vazhdimisht sulme se ky veprim është bërë qëllimisht për shkak të hetimeve për Saimir Tahirin... “Shkrihet” Gjykata Kushtetuese. Prej disa muajsh organi më i lartë gjyqësor në vend funk- siononte në mënyrë jonormale, por tashmë ven- dimmarrjet në këtë organ do të jenë akoma më të vështira. Kjo për faktin se ditën... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Donald Lu ultimatum politikës dhe drejtësisë: Jepini fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit të arrestohen para pranverës, s’ka më tolerime Debati për Nezar Seitin, Sokol Hazizaj: Çështja po përdoret politikisht, kërkesat për ekstradim konkurrojnë çdo lloj mase “Shkrihet” Kushtetuesja, Besnik Imeraj jep dorëheqjen nga detyra, gjykata mbetet me 6 anëtarë Në kinemanë shqiptare kritiku i artit prof. dr. Josif Papagjoni flet për problematika në kuptimin e temave të trajtuara, në mënyrën e administrimit, organizimit dhe funksionimit. Në intervistën për “SOT”kritiku Papagjoni flet... Tirazhi 7500 kopje E Enjte 1 Shkurt 2018 SOKOL KUSHTA: Gara në FSHF e pabarabartë, një njeri që drejton prej 16 vjetësh s’ka çfarë të japë më Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen më 7 shkurt dhe kjo është një mundësi që futbolli ynë të shohë platformat e kandidatëve dhe vetë delegatët të zgjedhin në bazë të platformave për t’i dhënë orientimin e duhur politikave të futbollit në vend... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Politikanët tanë të vetëbinden, pastaj të kërkojnë mosbindje civile! Nga Bardhyl BEJKO Nga Fatos ÇOÇOLI Zogu “Vlora-Vlora” Nga Hyqmet ZANE Grekët e kthyen Çamërinë në një varrezë të madhe për Vorio-Epirin Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir Metën, presidenti paralajmëron bllokimin e marrëveshjes së detit, sfidon sërish kryeministrin Debatet për detin, Monika Kryemadhi sulmon Turqinë: S’mund të vendosë për fatin e Shqipërisë, turqizmi nuk është alternativë Sali Berisha mbron shitjen e detit: Kushtetuesja gaboi, nuk duhet të vendosë presidenti për arritjen e marrëveshjes Në pranverë rriten pensionet, qeveria zbardh planin, ja si do të hapen mijëra vende pune JOSIF PAPAGJONI: “Qesja e parave” një makth për kineastët, nga mitizimet e dikurshme dhe zbukurimet u kalua te shtrembërimet dhe deformimet Faqe 4 Faqe 8 Faqe 20 Sabit Brokaj: Deklaratat e Kotzias teatrale, zgjerimi me 12 milje i hapësirës detare është i pamundur, ata që shitën detin të mos flasin Faqe 2,3 Faqe 18 Faqe 5 CIA: Ja si më 1955 rusët pushtuan institucionet shqiptare, Moska drejtonte politikat e qeverisë së Enver Hoxhës, roli që kishte Mehmet Shehu KLSH kallëzon penalisht Bashkim Shehun, kryebashkiaku i Kukësit shkaktoi 125 milionë lekë dëm nga abuzimet me tenderat F. 12,13 Faqe 6 Faqe 9 Qeveria ka zbardhur planin për vitin 2018, sa i takon reformave në ekonomi, polici, shëndetësi, arsim, etj. Në Fletoren Zyrtare është publikuar lista e të gjitha ligjeve dhe pro- jektvendimeve që do të diskutohen gjatë vitit 2018, ku parashikohen një sërë reformash të rëndësishme. Qeveria në planin e saj për këtë vit do të bëjë riindeksimin e pensioneve, duke mundësuar një tjetër rritje minimale...

Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Donald Lu ultimatum

  • Upload
    lamdat

  • View
    248

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

Çështja e ekstradimit të Nezar Seitit në Itali ka shkaktuar një debat të gjerë politik. Nga njëra anë, opozita ka hedhur vazhdimisht sulme se ky veprim është bërë qëllimisht për shkak të hetimeve për Saimir Tahirin...

“Shkrihet” Gjykata Kushtetuese. Prej disa muajsh organi më i lartë gjyqësor në vend funk-siononte në mënyrë jonormale, por tashmë ven-dimmarrjet në këtë organ do të jenë akoma më të vështira. Kjo për faktin se ditën...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Donald Lu ultimatum politikës dhe drejtësisë: Jepini fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit të arrestohen para pranverës, s’ka më tolerime

Debati për Nezar Seitin, Sokol Hazizaj: Çështja po përdoret politikisht, kërkesat për ekstradim

konkurrojnë çdo lloj mase

“Shkrihet” Kushtetuesja, Besnik Imeraj jep

dorëheqjen nga detyra, gjykata mbetet me 6 anëtarë

Në kinemanë shqiptare kritiku i artit prof. dr. Josif Papagjoni flet për problematika në kuptimin e temave të trajtuara, në mënyrën e administrimit, organizimit dhe funksionimit. Në intervistën për “SOT” kritiku Papagjoni flet...

Tirazhi 7500 kopje E Enjte 1 Shkurt 2018

SOKOL KUSHTA:Gara në FSHF e pabarabartë,

një njeri që drejton prej 16 vjetësh s’ka çfarë të japë më

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen më 7 shkurt dhe kjo është një mundësi që futbolli ynë të shohë platformat e kandidatëve dhe vetë delegatët të zgjedhin në bazë të platformave për t’i dhënë orientimin e duhur politikave të futbollit në vend...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Politikanët tanë të vetëbinden, pastaj të

kërkojnë mosbindje civile!

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Fatos ÇOÇOLI

Zogu “Vlora-Vlora”Nga Hyqmet ZANE

Grekët e kthyen Çamërinë në një varrezë të madhe për Vorio-Epirin

Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir Metën, presidenti

paralajmëron bllokimin e marrëveshjes së detit, sfidon sërish kryeministrin

Debatet për detin, Monika Kryemadhi sulmon Turqinë: S’mund të vendosë për fatin e Shqipërisë, turqizmi nuk është alternativë

Sali Berisha mbron shitjen e detit: Kushtetuesja gaboi, nuk duhet të vendosë presidenti për arritjen e marrëveshjes

Në pranverë rriten pensionet, qeveria zbardh planin, ja si do të hapen mijëra vende pune

JOSIF PAPAGJONI: “Qesja e parave” një makth për kineastët, nga mitizimet e dikurshme dhe zbukurimet

u kalua te shtrembërimet dhe deformimet

Faqe 4

Faqe 8

Faqe 20

Sabit Brokaj: Deklaratat e Kotzias teatrale, zgjerimi me 12 milje i hapësirës detare është i pamundur, ata që shitën detin të mos flasin

Faqe 2,3

Faqe 18

Faqe 5

CIA: Ja si më 1955 rusët pushtuan institucionet shqiptare, Moska drejtonte politikat e qeverisë së Enver Hoxhës,

roli që kishte Mehmet Shehu

KLSH kallëzon penalisht Bashkim Shehun, kryebashkiaku i Kukësit shkaktoi 125 milionë lekë dëm

nga abuzimet me tenderat

F. 1

2,1

3

Fa

qe

6

Faqe 9

Qeveria ka zbardhur planin për vitin 2018, sa i takon reformave në ekonomi, polici, shëndetësi, arsim, etj. Në Fletoren Zyrtare

është publikuar lista e të gjitha ligjeve dhe pro-jektvendimeve që do të diskutohen gjatë vitit 2018, ku parashikohen një sërë reformash të

rëndësishme. Qeveria në planin e saj për këtë vit do të bëjë riindeksimin e pensioneve, duke mundësuar një tjetër rritje minimale...

Page 2: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

2 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Deri tani nuk mund të

bësh asnjë koment në dëm të qeverisë

shqiptare. Për arsye se ajo ka deklaruar

se i qëndron ven-dimit të Kushtetuese,

e para. Dhe kon-ventave ndërkom-

bëtare, së dyti. Debati i madh në

gjykimin tim ka ard-hur nga ngacmimi që bëri deklarimi grek...

Debatet për detin, Monika Kryemadhi sulmon Turqinë: S'mund të vendosë për fatin e Shqipërisë, turqizmi nuk është alternativë

Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lëshoi ditën e djeshme disa kritika në drejtim të Turqisë. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive mbi debatet për marrëvehsjen e detit me Greqinë, Kryemadhi foli dhe mbi mundësinë e hyrjes së Turqisë në lojë, teksa deklaroi se orientimi i Shqipërisë drejt Turqisë nuk është alternativa e duhur, ndërsa shtoi se vendi ynë duhet të jetë i ku-jdesshëm në këtë drejtim. Më tej, ajo theksoi se Turqia nuk mund të ketë në dorë Shqiëprinë dhe të vendosë për fatet e saj. “Unë them që

turqizimi i Shqipërisë nuk është alternativë. Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë është Turqia, pavarësisht se jemi popull mik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk mund të vendosë Turqia për fatet e Shqipërisë. Unë shikoj që Rama kërkon të bëjë një lojë të mad-he. Do të luaj me Rusinë, Kinën, vendet arabe, do të luaj me SHBA-të, me Gjermaninë dhe ajo që mendoj se është një nga gabimet e mëdha, është se do të luaj rolin e politikanit të madh ndërkombëtar, por në të vërtetë do të jetë një nga njerëzit që ka për ta ngrënë më shumë”, tha

Kryemadhi. Në vijim të fjalës së saj, Kryemadhi u ndal edhe tek debati që është hapur ditët e fundit pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për zgjerimin e Greqisë në det me 12 milje. Kryemadhi e cilësoi këtë si një lojë të kryeministrit Edi Rama e bërë me fqinjët grek. “Dje e dëgjuam dhe na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër. Bushati foli në komision për çështjen çame dhe jo për detin. Mendoj se kjo është përsëri një lojë e radhës së Ramës. Unë mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh

manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me re-formën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike. Mund të jetë një lojë politike që Rama e bën për një moment dhe një protestë e madhe mund të bëjë që Rama pas disa muajsh tu thotë grekëve se më vjen keq po nuk më lejon populli”, tha Monika Kryemadhi.

Sabit Brokaj: Deklaratat e Kotzias teatrale, ja pse zgjerimi me 12 milje i hapësirës detare është i pamundur,

ata që i shitën detin Athinës nuk mund të flasin

Marrëveshja me Greqinë, ish-ministri i Mbrojtjes: Qeveria shqiptare është shumë e matur

Rigels SELIMAN

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sa-bit Brokaj ka hedhur poshtë deklaratat e Athinës për zgjer-imin e hapësirës detare me 12

milje. Në një reagim për gazetën SOT, Brokaj ka shpjeguar rrugët se si pritet të arrihet në një marrëveshje të re mes Shqipëri dhe Greqi, ndërsa i ka cilësuar si teatrale deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Niko Kot-zias. Madje, ish-ministri i Mbrojtjes theksoi se skema në 12 milje nuk është shpikje e Greqisë por e përcak-tuar nga konventa dhe se në rastin konkret është e pamundur të apli-kohet. Sipas tij, aplikimi i 12 miljeve vlen vetëm për në det të hapur dhe se në marrëveshjen e re do respek-tohet baraslargësia. “Deri tani nuk mund të bësh asnjë koment në dëm të qeverisë shqiptare. Për arsye se ajo ka deklaruar se i qëndron vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e para. Dhe konventave ndërkombëtare, së dyti. Debati i madh në gjykimin tim ka ar-dhur nga ngacmimi që bëri deklarimi grek, pothuajse teatral i ministrit të Jashtë grek, Nikos Kotzias që citoi 12 miljet, e ku di unë çfarë deklaroi ai. Pra 12 miljet janë një princip ndërkombëtar, nuk është se bëri Greqia ndonjë zbulim apo mori diç-ka. Veçse ai aplikohet kur bëhet fjalë në det të hapur. Sikurse në kohën e Enver Hoxhës, ai nuk e kishte 12 milje. por e kishte 25 milje. Pra Enver Hoxha e ushtronte sovranitetin kaq gjerë dhe gjithmonë në det të hapur. Por kur bëhet fjalë në hapësira kaq më të ngushta, ka principe të tjera siç është ai i baraslargësisë dhe të tjera si këto”, deklaroi Brokaj.

Greqia synon kanalin e OtrantosDuke e ndalur theksin tek mar-

rëveshja detare, zoti Brokaj theksoi se problemi mes Shqipërisë dhe Gre-qisë nuk ka qenë përcaktim i 6 apo 12 miljeve, por ka qenë përcaktimi i pikave të orientimit nga ku matet dhe bëhet matja, si dhe respektimi i bar-aslargësisë. Megjithatë, ish-ministri i Mbrojtjes zbuloi se përmes një pre-tendimi të tillë, Greqia synon aksesin në kanalin e Otrantos, Ndërkohë që sipas tij këtë monopol e ka vetëm Shqipëria dhe Italia. “Problemi tek ne me Greqinë nuk ka qenë gjashtë apo dymbëdhjetë milje i hapësirës detare,

matur dhe shumë korrekte. “Kështu që fakti i këtyre pohimeve entuziaste të ministrit të Jashtëm grek dhe natyr-isht qëndrimit të matur të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka bërë vetvetiu të ngacmohet opinioni publik aq shumë. Si dhe ka ndikuar përdorimi politik veçanërisht i atyre që pasi ia falën Greqisë detin, tani u

kujtuan të merren me këtë marrëve-shje, të cilën për hir të së vërtetës ende nuk e kemi parë në dritë. Pra këto pohime dhe aludime të ditëve të fun-dit nuk përbëjnë elementë se qeveria shqiptare ka lëshuar nga hapësira detare jonë. Qeveria shqiptare është e matur dhe shumë korrekte”, nënvizoi ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj.

Kryeministri Edi Rama sulmoi dy ditë më parë LSI-në dhe PDIU-në. Përfaqësues të këtyre dy partive akuzuan qeverinë se po tradhton shqiptarët për marrëveshjen me Athinën. Por kreu i ekzekutivit u është përgjigjur me ironi dhe akuza, duke i cilësuar si patriotë me çizme dhe çamë të ngjizur nga kazani politik. Sipas Ramës, këta që sot bëjnë patriotin e akuzojnë për tradhti, lanë poturet për

çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij. “Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë po-turet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhti”, deklaroi Rama.

RAMA: LSI E PDIU JANË PATRIOTË ME ÇIZME

por ka qenë përcaktimi i pikave të orientimit nga ku matet dhe bëhet matja, dhe respektimi i baraslargë-sisë. Athina kërkon depërtim deri në nivelin e hapësirës së kanalit të Otrantos, duke e bërë Greqinë si të thuash pjesëtar të kanalit të Otrantos, kur në të vërtet ky kanal ka vetëm dy, Shqipërinë dhe Italinë”, u shpreh ai.

Akuza opozitësSa i takon debateve të ditëve të

fundit për marrëveshjen me Greqinë, Brokaj deklaroi se janë shkaktuar jovetëm nga deklarata e ministrit të Jashtëm grek, por edhe nga opozita, për të cilën ai drejtoi edhe një këshillë. Zoti Brokaj theksoi se opozita e tan-ishme që gjatë kohë së marrëveshjes detare me Greqinë ishte mazhorancë dhe drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka moral të flasë, pasi sipas tij, i shiti detin Athinës. Për Brokaj, qeveria shqiptare është e

Kodheli: Do kërkojmë shpjegime nga BushatiDeklaratat e Greqisë se Shqipëria

i ka hapur rrugën për t’u shtrirë 12 milje në det kanë sjellë përplasje të forta politike në vend. Ndërkohë që sa i takon këtyre aludimeve, dje ka reaguar edhe ish-ministrja e Mbrojt-jes, Mimi Kodheli. Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të cilin ajo e drejton, Kodheli deklaroi se për gjithçka lidhur me negociatat mes dy vendeve mund të përgjigjet minis-tri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Madje, kryetarja e komisionit të Jashtëm, theksoi se do t’i rikërkojnë Ditmir Bushatit shpjegim për bisedimet. “Për gjithçka mund të përgjigjet ministri Bushati. Negociatat kanë pasur trans-parencën e nevojshme. Ka interes të madh publik lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve. Ne do jemi sërish këtu për të rikërkuar një shpjegim për gjithçka nga ministri lidhur me bised-imet. Bushati është i vetmi që mund të përgjigjet”, deklaroi deputetja e Partisë Socialsite, Mimi Kodheli.

Shehu akuza Bushatit për marrëveshjen: Nuk

na ka informuarIsh-ministri i Jashtëm, Tritan

Shehu komentoi dje bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në dalje të Komisionit të Jashtëm, Shehu hodhi akuza të forta ndaj Bushatit teksa deklaroi se ai nuk ka dhënë asnjë informacion mbi bisedimet dhe se gjithçka deri më tani është mësuar nga mediat greke. Sipas tij, mar-rëdhëniet me Greqinë nga qeveria jonë në këto 4 vite përfunduan në kapitullim. Në këto kushte, deputeti demokrat theksoi se marrëveshja e qeverisë Berisha me Greqinë për detin ishte në përputhje me të dre-jtën ndërkombëtare. “Fatkeqësisht informacionet i kemi të gjitha nga Greqia, sepse Bushati s’ka thënë asgjë konkrete. Marrëdhëniet me Greqinë nga qeveria jonë në këto 4 vite përfunduan në: aventurizmi, mashtrim, kapitullim. U mashtrua opinioni duke krijuar pritshmëri të mëdha. Nuk presim asgjë të re, sepse marrëveshja e qeverisë Berisha ishte në përputhje me të drejtën ndërkom-bëtare”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë pretendimet e min-istrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ky i fundit deklaroi se është arritur da-kordësi me Shqipërinë dhe se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare. Por gjatë një interviste televizive, Bushati zbuloi se me palën greke është rënë dakord vetëm për “vijat e kuqe” ku do të ecin negociatat të për-caktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Madje, Bushatit siguroi se

marrëveshja e re që do finalizohet nga ekspertet, sipas tij do jetë më e mirë se ajo e vitit 2009. “Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha ai.

BUSHATI: MARRËVESHJA MË E FAVORSHME SE E VITIT 2009

Page 3: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Gjykata thekson se e drejta e Presidentit të Republikës për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare është një funksion kushtetues dhe këtë ai e ushtron ose vetë, ose duke i dhënë plotfuqi qeverisë me qëllim përfaqësimin e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Duke iu referuar fakteve të bëra të njo-hura nga përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Ministria e Punëve të Jashtme, rezulton të jetë bërë praktikë e vazhdueshme që edhe në raste të tjera të zhvillimit të bi-sedimeve dhe nënshkrimit të mar-rëveshjeve me palë shtetin shqiptar, delegacioni shqiptar të mos ketë qenë i pajisur me plotfuqi nga ana e Presidentit të Republikës. Pra, është krijuar praktika e mospajisjes së delegacionit shqiptar me plotfuqi, nëse pala tjetër në marrëveshje nuk e kërkon një gjë të tillë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

PËRCAKTIMET E KUSHTETUESES

“Në vendimin që ka marrë Gjykata Kus-htetuese në vitin 2009 kur rrëzoi paktin që firmosi Berisha e Basha, deklaroi se në bazë të ligjit, marrëveshje të tilla ka të drejtë të nënshkruajë vetëm Presi-

denti i Republikës, ose ai mund t’i japë qeverisë plotfuqi për të negociuar. Pra

që të kemi një marrëveshje, qeveria du-het të marrë plotfuqi nga Meta...

Sali Berisha mbron shitjen e detit: Gjykata Kushtetuese gaboi, nuk duhet të vendosë presidenti për arritjen e marrëveshjes

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se në vitin 2009 mund të kishte dhe një koalicion PD-PS. Duke folur në një studio televizive, Berisha theksoi se për shkak të numrit të votave, ishte i detyruar që të shkonte të koalicion për të mos lejuar zgjedhje të parakohshme. Ai tha se nëse nuk do arrinte në ujdi me LSI, do t’i propozonte Ramës koalicion PD-PS. “Nuk bëra unë darkë me ngjala me Edi Ramën. Po qe se nuk do të bëhej në 2009 pakti me LSI, unë do i afrojë koalicion Edi Ramës. Kam deklaruar se nuk shkoj për kapriço në zgjedhje. Shqiptarët dhanë këtë rezultat dhe unë po respektoj këtë rezultat”, tha ai. Nga ana tjetër Berisha ka lënë një

dritare të hapur për bashkëpunim dhe tani PD-LSI. I pyetur në studio se nëse përsëritet e njëjta situatë, ku asnjë parti nuk formon qeveri, a do mund të bashkëpunonin PD-PS, ai tha: “Nuk mund të them që në rrethana të tilla nuk mund të ndodhë”. Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe sa i takon marrëveshjes me Gre-qinë. Ai doli në mbrojtje të paktit të vitit 2009. “Të dashur miq, pasi anuloi me vendim 100% korruptiv të Gjykatës Kushtetuese dhe 100% për llogari të palës së tretë marrëveshjen e detit me Greqinë, të bazuar në traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të

plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as me pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qene territor i tij”, tha ai. Nga ana tjetër, Berisha deklaroi se marrëveshja që ai firmosi ishte shumë korrekte dhe Kushtetuesja gaboi. Sipas tij, nuk ka pse presidenti të përfshihet në këtë mes. “Gjykata Kushtetuese gënjen. Merre dhe lexoje ligjin. Marrëveshja ishte e rregullt. Ka një ligj që kryeministri i jep fuqi delegacioneve të tij, nuk ka nevojë presidenti. Është një palë e tretë në këtë mes dhe jo interesi i shqiptarëve. Ka të tjerë

që nuk ka interes për linjat kufitare”, tha ai. Ndaj tij ka reaguar ministri i Jashtëm Ditmri Bushati, i cili ka rrëzuar akuzat. “Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti ia shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqin-jin”, u shpreh Bushati. Ishte deklarata e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili tha se do zbatohet konventa për 12 milje detare, ajo që ndezi debatin, por qeveria shqiptare ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje por vetëm diskutime.

Kliti TOPALLI

Negociatat e qeverisë me Greqinë pritet të rikthe-jnë përplasjet e forta mes kryeministrit Edi Rama

dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ditët e fundit ka pasur një debat të fortë publik, me pretendimin se qeveria po i fal Greqisë 12 milje det, nxitur kjo nga deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Por që të quhet e ligjshme një marrëve-shje detare mes dy vendeve, duhet që ajo të marrë më parë “bekimin” e Presidentit, Ilir Meta. Në vendimin që ka marrë Gjykata Kushtetuese në vitin 2009 kur rrëzoi paktin që firmosi Berisha e Basha, deklaroi se në bazë të ligjit marrëveshje të tilla ka të drejtë të nënshkruajë vetëm Presi-denti i Republikës, ose ai mund t’i japë qeverisë plotfuqi për të negociuar. Pra që të kemi një marrëveshje, qeveria duhet të marrë plotfuqi nga Meta. Por dje ka pasur një deklaratë e cila komprometon situatën. Vetë Ilir Meta ka folur në rrjetet sociale, duke nënk-uptuar se mund të bllokojë gjithçka. “Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndë-sishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Gre-qinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kus-htetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”, tha ai në rrjetet sociale. Por më i drejtpërdrejtë ishte këshilltari i Presidentit, zoti Ilir Kulla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka lënë të nënkuptohet se presidenti do të bllokojë paktin nëse bëhet vërtet fjalë për 12 milje detare. “Në bazë të ven-dimit të Gjykatës Kushtetuese, asnjë marrëveshje nuk është e ligjshme pa Presidentin e Republikës. Prisni, mos u nxitoni!”, deklaroi ai në rrjetet

Presidencës dhe aty gjithçka do të jetë në dorë të Ilir Metës. Dje është paralajmëru-ar se ai do të shohë me detaje çdo pikë, ndërsa një burim i tha gazetës se pritet që presidenti të kërkojë që përfaqësues të tij të ndjekin nga afër diskutimet e ek-

spertëve. Pra shumë shpejt do të ndodhë një përplasje e re Rama- Meta. Kjo do të jetë sfida e dytë e presidenti ndaj kryeministrit, pasi e para është ajo për kreun e SHISH. Meta ende nuk pranon të dekretojë Helidon Bendon.

“Gjerësia e Detit Territorial mund të shkojë deri në 12 milje detare, nga vija bazë që përcaktohet në përputhje me dispozitat e Konventës (neni 3 i Konventës). Po sipas Kon-ventës, sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet plotësisht edhe në hapësirën ajrore mbi Detin Territorial si dhe në shtratin e detit dhe nëntokën e tij poshtë këtyre ujërave (neni 2/2 i Konventës). Është me rëndësi të theksohet gjithashtu se

edhe në këtë rast, anijeve të shteteve të treta u njihet e drejta e kalimit paqësor në kuptim të Konventës (shih nenet 17-20 të Konventës). Shteti bregdetar mund të miratojë ligje dhe rregulla lidhur me kalimin paqësor të këtyre anijeve në Detin e tij Territorial, por gjithnjë në përputhje me standardet dhe kërkesat e Konventës (shih nenet 21-32 të Konventës)”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

VENDIMI PËR HAPËSIRËN 12 MILJE

sociale. Pra mesazhi i Kullës ka qenë tepër i qartë, që do të thotë se do të kemi një konflikt të ri Rama-Meta.

Roli i PresidentitMbi këtë çështje gazeta ka bërë

dje një sërë kërkimesh. Përfaqësues të Presidencës thanë se momentalisht nuk ka asnjë kërkesë nga qeveria për të kërkuar plotfuqi nga presidenti për çështjen e detit, por ai është vënë në dijeni mbi diskutimet përpara takimit Bushati-Kotzias në Korçë. Ndërsa për-faqësues të Ministrisë së Jashtme i thanë gazetës se arsyeja që nuk është bërë një kërkesë për të përfshirë dhe presidentin, është sepse plotfuqia vlen vetëm kur negociohet në nivel ekspertësh, ndërsa momentalisht diskutimi ka qenë politik. Në momentin që do ngrihet një ekip me ekspertë, atëherë do i bëhet kërkesë

Marrëveshja e detit, depu-tetët pa asnjë informacion

Deklaratat e ministrit të jashtëm grek, Kotzias se Shqipëria ka pran-uar përparimin e shtetit helen me 12 milje në kufirin detar, e ka gjetur të papërgatitur Parlamentin shqiptar. Komisioni me vëmendjen më të lartë për këtë temë, ai i Politikës së Jashtme, pranon se nuk ka infor-macion të saktë e të qartë për këtë çështje. “Unë nuk kam asnjë infor-macion”, shprehet deputeti Ervin Bushati, teksa tenton ti shmanget gazetarëve. Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi thotë se nuk ka informacion dhe po pret. “Ministri Bushati dha informacion të detajuar, ndërkohë që nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar ende”, thotë Evis Kushi. "Është gjynah që marrim informacion nga pala greke dhe jo nga ne është shprehur deputeti i PD", tha Klevis Balliu. Informacion të priv-ilegjuar nuk ka as deputeti Andrea Marto që vjen nga komuniteti grek në Shqipëri. “Nuk kam asnjë infor-macion, kam ato që tha ministri”, tha deputeti Andrea Marto, i cili akuzoi gazetarët se janë agresivë.

PS: Bëni durim për marrëveshjen me Greqinë

Partia Socialiste kërkon durim sa i takon negociatave me Greqinë dhe garanton se marrëveshja e re do të jenë në përputhje me Kushtetutën. “Mos bini pre e këtyre dezinformi-meve mediatike, duhet të ketë durim sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë shumë i qartë. E gjithë proce-dura do të jetë ligjore dhe në interes të Shqipërisë”, thotë Balla. PD është e shqetësuar për transparencën, por nuk shprehet kundër në parim për këtë marrëveshje, e cila u nis nga Lulzim Basha në vitin 2009. “Infor-macione nga ERT dhe nga ERTV, ato janë ballafaquar dhe janë krejtësisht të kundërta dhe kjo vlen të debatohet dhe nuk janë unë që do të jap opin-ionin për të gjithë partinë apo grupin parlamentar”, thotë deputeti i PD, Luçiano Boçi. Në Parlament në këto ditë të nxehta u pa edhe Bujar Muça, ish deputet i PDIU-së i cili u dorëhoq pak muaj më parë nga mandati. “Nuk jam i informuar, kam qenë disa ditë jashtë dhe sapo erdha”, thotë Muça.

Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir Metën, presidenti paralajmëron bllokimin e marrëveshjes së detit, sfidon sërish kryeministrin

Ilir Meta: Do zbatoj kompetencat që më jep Kushtetuta, po monitoroj negociatat

Page 4: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

4 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Kodi i Procedurës Penale, me ndryshimet e fundit, ka ridimensionuar çështjen e ekstradimit për shkak të procedimit penal, që do të thotë, janë tre përgjegjës për ekstradimin. Është Prokuroria e Përgjithshme, Ministria i Drejtësisë dhe vullneti i vetë të arrestuarit. N.q.s këto 3 dimensione, në mungesë të atyre komponentëve çfarë shikon Ministria e Drejtësisë, shkojnë në përputhje me

njëra-tjetrën, pra n.q.s nuk ka ndjekje penale, shkaqe politike, apo shkaqe të tjera që përfshihen në Konventën Evropiane, sa i përket transferimit dhe ekstradimit për procedime penale, qytetari që procedohet në një vend të huaj, ekstradohet në mënyrë të menjëhershme, brenda kritereve kohore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, tha juristi Sokol Hazizaj dje.

Ministri i Drejtësisë italiane Andrea Orlando ka reaguar dje në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitit. Ai falenderoi autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij. “Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organi-

zate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare. Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare”, tha Andrea Orlando.

HAZIZAJ SHPJEGON EKSTRADIMIN E NEZAR SEITIT

MINISTRI I DREJTËSISË ITALIANE REAGON PËR EKSTRADIMIN

gjykate dhe një procedim tjetër të nisur këtu në Shqipëri, vepër tjetër penale, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, kanë patur detyrimin ta verifikojnë dhe ta ndalojnë ekstradimin. Nëse nuk ka patur tjetër vepër penale, por ka ardhur ndalimi i tij për shkak të procedimit të nisur në Itali, atëherë ekstradimi është korrekt. Që do të thotë, n.q.s ndalimi dhe masa e sig-urimit vendosur ndaj atij shtetasi, është bërë për shkak të procedimit të bërë në Itali, jo në Shqipëri, kërkesa për ekstradim konkurron me çdo lloj mase tjetër dhe çdo lloj vendimi

tjetër”, u shpreh Sokol Hazizaj. Në fund juristi u ndal pak edhe tek reforma në drejtësi. Ai deklaroi se n.q.s kërkesa për ekstradim është bërë nga personi në fjalë, atëherë reforma në drejtësi vihet në dyshim. “Ai kërkohet për llogari të Italisë, ata janë të detyruar të marrin masa dhe ta nisin për atje. Kush e ka nisur më parë procedimin. Problemi këtu është që nëse ky zotëria ka shprehur vullnetin për të shkuar atje, do të thotë që ai nuk ka besim në organet e drejtësisë shqiptare dhe kjo e vendos në pikëpyetje të madhe reformën në drejtësi”, tha Sokol Hazizaj.

Mimoza IBRA

Çështja e ekstradimit të Nezar Seitit në Itali ka shkaktuar një debat të gjerë politik. Nga njëra

anë, opozita ka hedhur vazhdimisht sulme se ky veprim është bërë qël-limisht për shkak të hetimeve për Saimir Tahirin, ndërsa Ministria e Drejtësisë është shprehur se në këtë rast janë zbatuar të gjitha pro-cedurat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Për ta sqaruar këtë çështje, gazeta kontaktoi me juristin Sokol Hazizaj, i cili bëri edhe një shpjegim të të gjithë procedurave që duhet të ndiqen në këto raste. Gjatë fjalës së tij, Hazizaj theksoi se ekstradimi i Nezar Seitit po për-doret politikisht, ndërsa sqaroi se në qoftë se kërkesa për ekstradim është bërë nga Italia dhe nëse s’ka vepër tjetër penale në Shqipëri, atëherë ekstradimi i Seitit nuk ka pse të krijojë shumë zhurmë. “Për të dhënë një decision më të saktë, duhen parë 3 elementë, procedimi ndaj shtetasit ka nisur nga Shqipëria apo nga Italia. E dyta, nëse ka nisur nga Italia, është autoriteti italian i cili bën kërkesën për ekstradim dhe autoriteti shqiptar është i detyruar, nëse nuk ka vepër tjetër penale për-pos asaj që ka ardhur nga Italia të, firmosë si “çeço”, nuk ka procedim tjetër në Shqipëri për vepër tjetër penale, jo për të njëjtën vepër, por për vepër tjetër penale, autoritetet shqiptare janë të detyruara të firmo-sin si “çeço”. Mesa kam unë dijeni, ai ka vetëm një procedim të ardhur nga Italia. N.q.s procedimi ka nisur nga Italia, për mua udhë e mbarë atij. Nuk ka ndonjë procedim tjetër që konkurron me atë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk është e ndaluar të vazhdojë procedimin dhe hetimin edhe në mungesë të tij, për veprën penale që ai mund të ketë konsumuar në Shqipëri. Sepse po bëhet rrëmujë e madhe për këtë punë dhe asnjë prej atyre që flasin nuk e dinë këtë punë. Më tepër po trajtohet si çështje politike”, tha Sokol Hazizaj.

Hazizaj: Ekstradimi korrektMë tej, juristi Hazizaj e cilësoi si

korrekt vendimin për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, duke u sqaruar se problem i vetëm do të ishte nëse

për personin në fjalë do të kishte ndjekje penale apo jo. Sipas tij, kërkesa për ekstradim është mbi çdo lloj mase tjetër apo vendimi tjetër. “Çështja është, një nga kufizimet e ligjit procedural, është fakti nëse personi nën kërkesën për ekstradim ka pasur ndjekje penale apo jo. Tjetër përveç kësaj, nëse ka pasur vendim

Juristi: Ja rasti kur ekstradimi konsiderohet korrekt

Debati për Nezar Seitin, Sokol Hazizaj: Çështja po përdoret politikisht, kërkesat për ekstradim konkurrojnë çdo lloj mase

Ekstradimi i Nezar Seitit, KLD nis hetimin për gjyqtarin që dha vendimin: Dyshohet për shkelje profesionale

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur het-imin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi pas vendimit për lejimin e ekstradimit për shteta-sin shqiptar, Nezar Seiti në drejtim të Italisë. Përmes një njoftimi për mediat, KLD deklaroi se duke marrë shkas nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, do të fillohet hetimi disiplinor në mënyrë që të verifikohen të gjitha dyshimet dhe akuzat që janë hedhur gjatë këtyre ditëve të fundit. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton

se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, K.G., për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2017, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti. KLD njofton opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbë-

jnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, ka shkruar KLD në njoftimin e saj. Po ashtu, KLD ka theksuar se si-pas informacioneve mediatike, dyshimet janë për shkelje të profesionit, duke shtuar se rezultatet e hetimit do të jenë publike edhe për audiencën. “Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rën-da profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit sipas nenit 140 pika 2 të Kushtetutës (shkelje haptazi e nenit 491 pika 1 shkronja ‘ç’ dhe 498 pika 2 të K.Pr.Penale), të cilat

nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbë-jnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji. Në përfundim të hetimit disiplinor nga Inspektorati i KLD-së, publiku do të njihet me rezultatet e tij dhe do të ndiqen procedurat ligjore”, ka përfun-duar njoftimin e tij Këshilli i Larë i Drejtësisë. Kujtojmë që Prokuroria e Përgjithshme kërkoi hetim disiplinor të 4 prokurorëve, pasi sipas Arta Markut, ekstradimi ishte me shkelje sepse ka pasur mungesë komunikimi mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Tiranës.

Për të dhënë një decision më të sak-

të, duhen parë 3 elementë, procedi-mi ndaj shtetasit ka nisur nga Shqipëria

apo nga Italia. E dyta, nëse ka nisur

nga Italia, është au-toriteti italian i cili bën kërkesën për ekstradim dhe au-

toriteti shqiptar është i detyruar, nëse nuk

ka vepër tjetër penale përpos asaj që ka

ardhur nga Italia të, firmosë si “çeço”...

PD: Ekstradimi i Nezar Seitit me urdhër të Ramës

Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e djeshme me akuzat ndaj qeverisë në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. Përmes një kon-ference për shtyp, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama sepse, sipas tij, ai ishte dësh-mitari i vetëm që mund të thoshte diçka për çështjen e Saimir Tahirit. “Javën e fundit, me urdhër të Edi Ramës, qeveria kreu një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Nezar Seiti, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habilajve është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ky është një akt më i rëndë edhe sesa vetë trafiku I d rogës nga Saimir Tahiri. I pari tregon lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafi-kun e drogës. I dyti tregon sesi I gjithë shteti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve, më urdhrin e Edi Ramës kanë rrëmbyer dësh-mitarin e vetëm, kur ai rrezikonte zbërthimin e çështjes së “Tahiri”, u shpreh demokrati Alibeaj. Në vijim ai shtoi se PD ka vendosur që të thërrasë në një interpelancë dëgji-more ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn për t’i kërkuar llogari për këtë vendim. “PD ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si përgjegjëse kryesore për ekstradi-min e paligjshëm të Nezar Seitit, financierit të bandës Tahiri-Habilaj. Ne jemi të bindur se kjo interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë do t’i shërbejë zbulimit të mëtejshëm të skemës së Edi Ramës për të mbyllur dosjen e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Pjesë e skemës është vendimi për të rrëmbyer dhe larguar nga Shqipëria financierin e bandës Tahiri-Habilaj, Nezar Seiti, i cili është në dijeni të të gjitha parave që Saimir Tahiri ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Italisë”, tha Enkelejd Alibeaj.

Page 5: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori amer-ikan Donald Lu ka shpërthyer ditën e djeshme në aku-za shumë të for-ta ndaj politikës

dhe institucioneve ligjzbatuese në

Shqipëri. Teksa dje u mbyll janari, mua-

ji në të cilin pritej arrestimi i peshqve

të mëdhenj, am-basadori amerikan ka deklaruar se ka

mbetur shumë i zhgënjyer. Përmes

një statusi...

Spartak Ngjela: Ja pse sulmohet reforma në drejtësi, të gjithë abuzuesve do u sekuestrohet pasuria

Avokat Spartak Ngjela ka shpjeguar dje arsyet se pse sulmohet reforma në drejtësi. I njohur ndryshe si një mbështetës i SHBA dhe BE, avokat Spartak Ngjela ka bërë me dije se reforma po sulmohet se të gjithë abuzuesve do u sekuestrohet pasuria. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Ngjela gjithashtu deklaroi se të gjithë abuzuesit po bashkohen kundër Amerikës për të bllokuar reformën por pavarësisht këtij bashkimi, sipas avokatit, reforma do të veprojë mbi ta pasi do të vendosë drejtësinë shoqërore. “Të gjithë abuzuesit me shtetin shqiptar sot po duan të

bashkohen kundër Amerikës. Po pyetja që ngri-het këtu është kjo: përse iu duhet ky bashkim? Ky bashkim iu duhet që të ndalojnë reformën në drejtësi, e cila po drejtohet me forcën e politikës amerikane. Po, reforma, është apo nuk është në interes të shqiptarëve dhe Shqipërisë? Sigurisht që është në interes të shqiptarëve dhe në interes të Shqipërisë sepse, pas njëqind vjetësh, ajo vendos drejtësinë shoqërorë. Po pse janë kundër drejtësisë së popullit të tyre këta pushtetarë kur në fakt pretendojnë se janë të zgjedhur me votë nga populli? Se janë kundër vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, sepse kjo reformë i

penalizon, mbasi këta janë të korruptuar dhe reforma i shpronëson e i dënon për abuzim me pushtetin. Atëherë lodhen kot, se as të zgjedhur me votën e shqiptarëve nuk janë. Këta në fakt koha i zgjodhi për të qenë uzurpatorët e fundit të lirisë dhe mirëqenies së shqiptarëve”, u shpreh avokati. Më tej avokat Ngjela lëshoi edhe sulme ndaj klasës politike pasi sipas tij po përpiqen të bllokojnë reformën në drejtësi. “Nuk e sheh si struket Saliu kur i kujton ato që i tha Brian Yee në pranverën që shkoi? Prite, Rama, fatin me kurajë! Kjo duhet të jetë filozofia e sjelljes tënde sot, se e ke krijuar vetë fatin tënd dhe nuk

ta ka njeri fajin që kërkove të sundoje shqiptarët patologjikisht me një palë sandale pa bojë, dhe me besim tënd vulgar delirant që t’i mund të drejtosh një kontinent me ëndrrat e një dymbëdh-jetë vjeçari. Është kohë e humbur kot kjo, zoti Rama! "Prendi la vita come ti vjene"! Kështu na ka porositur fiorentini i madh i Toskanës, Dante Aligeri - e pra, pranoje jetën ashtu siç të vjen, por me kurajë. Asnjë bashkim nuk e mund dot poli-tikën amerikanë sot në Tiranë; kur 97 përqind të shqiptarëve janë me të. Periudha njëqind vjeçare e vjedhës së shqiptarëve ka marrë fund - ky tani është vetë imperativi i kohës sonë”, tha ai.

Endri ARIZI

Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërthyer ditën e djeshme në aku-za shumë të forta ndaj

politikës dhe institucioneve ligjz-batuese në Shqipëri. Teksa dje u mbyll janari, muaji në të cilin pritej arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, ambasadori amerikan ka deklaruar se ka mbetur shumë i zhgënjyer. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadori Donald Lu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin kohë politikës dhe organeve ligjzbatuese deri në pranverë që të kryejnë arrestimet e të korruptuarve. Por veç kësaj ambasadori amerikan ka bërë me dije se përveç ndërkom-bëtarëve dhe populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së peshqve të mëdhenj. Ndërkaq, ai është shprehur se pas gjithë atyre investimeve për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duhet të vijnë dhe rezultatet e para. Megjithatë ambas-adori nuk ka nguruar as të tregohet i prerë pasi në postim është shprehur se nuk do të ketë më tolerime nga ndërkombëtarët dhe se koha po kalon. “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendi-meve të rëndësishme këtë pran-verë. Tik-tak”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu dje në rrjetin social ‘Facebook’. Por pavarësisht kësaj deklarate të bërë, gjatë ditës së djeshme, ku ambasadori amerikan shprehu indinjatën e tij për mosar-restimin e peshqve të mëdhenj, ky i fundit ka deklaruar edhe më parë se gjatë këtij muaji duhet të bëhen arrestime VIP. Madje ai pak kohë më parë bëri një deklaratë të fortë se në Shqipëri ndodhen 4 klane krimina-le që kontrollojnë të gjithë vendin. Madje në kuadër të kësaj deklarate SHBA mundësoi edhe sjelljen e dy agjentëve të FBI për të goditur krimin e organizuar. Megjithatë deri më sot nuk ka ndodhur asnjë arrestim VIP

i përket luftës ndaj korrupsionit dhe krimit. Për më tepër ambasadori amer-ikan Donald Lu theksoi se brenda vitit 2018 SHBA pret goditjen e peshqve të mëdhenj pasi asgjë nuk është mbi ligjin. “Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të pe-shqve të mëdhenj dhe rezultatet duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm. Të ndiqen penalisht peshqit e mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi ju keni një shprehje në gju-hën shqipe: “Dielli duket që në mëng-jes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e ko-munizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu pak kohë më parë.

Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi pak kohë më parë se SHBA ka mundësuar ardhjen e dy agjentëve të FBI në Shqipëri për të mundësuar kapjen e peshqve të mëdhenj. “Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar që do të punojë brenda kësaj task force ndërinstitucionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu

kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin e organizuar transkombëtar i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekje. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi dhe një shprehje tjetër: Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosim burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezultate”, deklaroi ambasadori Donald Lu pak kohë më parë.

AGJENTË TË FBI NË SHQIPËRI PËR LUFTËN NDAJ KRIMIT

dhe kjo duket se ka shkaktuar pa-kënaqësi tek ambasadori Donald Lu.

Paralajmërimi i ambasadoritAmbasadori amerikan Donald Lu

ka qenë shumë aktiv kohët e fundit sa i përket nismës së ndërmarrë nga qeveria kundrejt luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Madje pak kohë më parë ambasadori gjatë një konference të mbajtur deklaroi hapur se SHBA dhe BE presin rezultate nga Shqipëria sa

Vota në OKB, ambasadori izraelit: Shqipëria mbetet

vend mikVota e Shqipërisë në OKB, kundër

vendimit të SHBA për të njohur Jeru-zalemin kryeqytet të Izraelit, shkaktoi furtunë reagimesh në Tiranë. Por i dërguari i Izraelit në Shqipëri, amba-sadori Boaz Rodkin dje nga Kukësi konfirmoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke paralajmëruar se kërkesa për njohjen e Jeruzalemit do të përsëritet. “Izraeli vijon negociata me të gjitha vendet mike për këtë çështje dhe Shqipëria është një prej tyre. Por sot duhet të theksojmë miqësinë e mirë mes dy vendeve tona që i ka rrënjët në shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët”, tha ambasadori izraelit Boaz Rodkin. Ndërkohë ambasadorja e Republikës së Sllovenisë e vuri theksin tek mbështetja që vendi i saj i ofron Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE. Dy diplomatët mbollën në Kukës pemën e Integrimit dhe atë të Kujtesës në krah të kryebash-kiakut Bashkim Shehu, i cili theksoi se pavarësisht vendimeve të vështira të qeverive populli shqiptar mbetet pro BE, SHBA dhe Izraelit.

Qeveria kompensim qiraje prokurores Arta Marku Këshilli i Ministrave ka vendosur

dje në mbledhjen e mbajtur kompen-simin e qirasë së banesës për strehimin e Prokurores së Përgjithshme të për-kohshme Arta Marku. Sipas vendimit, shuma e përcaktuar është në masën e 35.000 lekë në muaj, dhe do të zgjas deri në përfundim të periudhës së përkohshme. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e Kryeminis-trit, Këshilli i Ministrave: Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Ti-ranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm. Pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e prokurorisë”, thuhet në vendim.

Donald Lu ultimatum politikës dhe drejtësisë: Jepini fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit të arrestohen para pranverës, nuk ka më tolerime

Ambasadori amerikan: Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate, u zotuat para nesh

Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi pak kohë më parë se SHBA do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit, edhe pse bosët kriminalë mund të kenë lidhje me njerëz të pushtetshëm. “Ky nuk është problem i vetëm një partie. Ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë politikanë, gjykatës, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin”, nënvizoi diplomati Donald Lu pak kohë më parë.

LU: SHBA ANGAZHIM TË MADH KUNDËR KRIMIT

Page 6: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

6 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Në fund të vitit rezulton se kryesisht auditimet e departamenteve kanë qenë të llojit përputhshmërie dhe ligjshmërie 20 auditime, 4 auditime financiare, nga të cilat 3 në shoqëritë publike dhe 1 në projektet me financime të huaja, 4 auditime TI dhe 3 tematikë duke përfshirë dhe zbatimin e rekomandimeve. Masa e dëmit ekonomik, të ardhurat e munguara ose shpenzimet jo

në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit janë në shumën gjithsej 15,305,318 mijë lekë, nga te cilat shuma 4,026,411 mijë lekë i përket dëmit ekonomik dhe 11,278,907 mijë lekë për efektin negativ financiar”, shkruhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ishte raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi disa shkelje në Ag-jencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe për këtë arsye i ka vendosur ultimatum që të përmirësojë gjendjen përmes masave administrative brenda 6-mujorit të parë të 2018. Sipas njoftimit të KLSH, AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e synuar nga menaxhimi dhe administrimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare

në bujqësi. “Menaxhimi i burimeve njerëzore ka shfaqur probleme në strukturimin organik, formimin bazë, rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e performancës etj.; kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencion-imit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR”, thuhej në raportin e KLSH.

RAPORTI VJETOR I KLSH

KLSH I “TËRHEQ” VESHIN AZHBR

Me Vendimin nr. 216, datë 31.12.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar

Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Bashkinë Kukës.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkel-jet dhe abuzimet me

detyrën arrin në 59 milionë lekë. Shpen-zime jo në përputhje

me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet, efek-tivitet dhe eficiencë

në vlerën 65 milionë lekë...

Ja të gjitha shkeljet e Bashkim Shehut

-Janë lidhur kontrata duke për-dorur procedurën e prokurimit “Negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, në kushtet kur nuk administrohet asnjë dokumenta-cion teknik dhe ligjor mbi përdorimin e procedurës, si dhe pa negociuar ofertën e paraqitur, për të cilën është lidhur edhe kontrata shtesë.

-Janë nënshkruar shtesa kon-trate pa disponuar dokumentacionin bazë të kontratës fillestare, pa asnjë preventiv të zërave të punimeve sht-esë, si dhe pa asnjë argument apo rel-acion teknik mbi domosdoshmërinë e kryerjes edhe të zërave për punime shtesë, madje në disa raste për zëra punimesh të cilat nuk ekzistojnë.

-Janë vlerësuar dhe shpallur si fitues OE pa provuar nëse kandidatët ofertues me të cilët janë nënshkruar kontratat shtesë plotësojnë minimal-isht kërkesat e LPP.

-Janë nënshkruar shtesa kon-trate për zëra punimesh të ndryshëm nga preventivi bazë, zëra në preven-tivin shtesë, si dhe volume të cilat nuk përputhen me librezën e masave.

-Janë prokuruar për të investuar në një objekt me gati të njëjtat zëra punimesh, të cilat kanë qenë parashi-kuar që në investimin e parë të kryer nga ish-Komuna Kolsh, kur investimi i parë rezulton brenda periudhës së garancisë 2 vjeçare, duke mos kërkuar nga sipërmarrësi i punimeve korrigjimin e defekteve.

-Janë kryer pagesa për “shër-bimin e mirëmbajtjes dimërore” të 17 akseve rrugore në muajt Korrik dhe Gusht.

-Janë favorizuar sipërmarrësit e kontratave të shërbimit të mirëmbajt-jes së rrugëve, nëpërmjet likuidimit të volumeve të punës dhe shërbimeve të pa kryera në fakt, si dhe të pa monito-ruara e pa kontrolluara mbi cilësinë e punimeve dhe dëmtimeve në rrugë.

-Të gjitha veprimet dhe mosve-primet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Pub-lik”, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik” dhe Ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim", të ndryshuar.

Plas sherri në Bashkinë e Dibrës, socialistët dhe çamët përplasen me njëri-tjetrin, 13 persona shoqërohen në komisariat

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ata të PDIU u përfshinë ditën e djeshme në një sherr me grushte dhe sende të forta në Bashkinë e Dibrës, nga ku mbetën edhe persona të lënduar. Në sherr mori pjesë edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, i cili gjatë një prononcimi me-diatik ia atribuoi fajin nënkryetarit të bashkisë, Olti Cami që vjen nga radhët e PDIU. “Ishin 20-30 persona dhe 4 prej tyre më dhunuan me sende të forta. Disa ishin persona nga jashtë të organizuar nga n/kryetari i bashkisë nga PDIU”, u shpreh ai.

Mes personave të plagosur nga sherri, të dëmtu-ar mbetën edhe drejtori i Burimeve Njerëzore, Drini Mataj, bodigardi i kryebashkiakut, Hektor Daca dhe dy punonjës, njëri prej të cilëve quhet Erjon Doka. Sipas informacioneve, sherri ka nisur pas kundërshtimeve që çamët kanë bërë për drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore, Drini Mataj. Përfaqësuesit e PDIU janë shprehur se Mataj është sjellë nga jugu i vendit në Dibër për të larguar punonjësit e emëruar nga PDIU. Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit ndërhyri

edhe Policia e Rendit duke shoqëruar në komis-ariat për sqarime të ngjarjes kryebashkiakun Muharrem Rama dhe 12 punonjës të tjerë të administratës së baskisë. “Sot, rreth orës 09:10, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër përmes një telefonate u njoftua se në ambientet e Bashkisë po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë shkuan shërbimet e Policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera

e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po mar-rin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përf-shirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Për shkak të hetimit nuk mundet te bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, ishte njoftimi i policisë për këtë ngjarje.

KLSH kallëzon penalisht Bashkim Shehun, kryebashkiaku i Kukësit shkaktoi 125 milionë

lekë dëm nga abuzimet me tenderat

Ja fushat ku janë kryer shkelje në Bashkinë Kukës

Mimoza IBRA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ditën e djeshme kryetarin e Bashkisë së Kukësit,

Bashkim Shehun, për abuzim me detyrën. Gjatë një auditimi që KLSH ka kryer në Bashkinë e Kukësit, ka rezultuar se kryetari i kësaj bashkie i ka shkaktuar 125 milionë lekë shtetit nga abuzimet me tenderat. Sipas njoftimit për shtyp të nisur nga KLSH, gjatë auditimit janë shkaktu-ar një sërë shkeljesh dhe parregull-sish. “Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 774/1, datë 17.07.2017, ka përfun-duar auditimin në Bashkinë Kukës, për periudhën 01.01.2015 deri më 30.06.2017, me objekt: “Vlerësimi i përputhshmërisë mbi shkallën e zba-timit nga subjekti i audituar i ligjeve, rregulloreve dhe politikave të ven-dosura”. KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, kallëzimin penal ndaj z. B.SH. me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Titullar i Autoritetit Kontraktor me akuzën e konsumimit të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 59 milionë lekë. Shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë në vlerën 65 milionë lekë”, ka theksuar KLSH në njoftimin e saj.

Impakt negativ në buxhetPo ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit

ka bërë edhe një renditje të fushave që janë prekur nga impakti negativ në buxhet për shkak të shkeljeve të kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu, duke nënvizuar se institucioni i bashkisë ka marr edhe rekomandimet e nevojshme për të rregulluar abuz-imet. “I janë përcjellë këtij institucioni rekomandimet përkatëse me karakter organizativ, në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 32 milionë lekë; rekomandime për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale prej 59 milionë lekë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive ad-ministrative në lidhje me kryerjen e shpenzimeve me efekt negativ në administrimin dhe menaxhimin me

përkatëse ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve, sidomos përsa i përket përzgjedhjes së procedurave të prokurimit; përllogaritjes së sasisë së punimeve; hartimit të kritereve për pjesëmarrje në procedurat e prokurim-it; vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë konkurrues; si dhe mosre-spektim dhe moszbatim të kushteve të kontratës së nënshkruar midis palëve”, ka deklaruar në njoftim KLSH.

Fushat e audituaraSakaq, në njoftimin për mediat,

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shpjeguar

edhe fushat ku është kryer auditimi, ku përmendet: shërbimi i mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve, rikon-struksion i qendrës sociale-Kukës, mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, mirëmbajtje e rrjetit rrugor ru-ral të Bashkisë Kukës, sistemim i qen-drës së fshatit Orgjost, rikonstruksion i rrugës Myç-Mëmëz-Vend depozitimi i mbetjeve dhe ndërtimi i rrethimit të jashtëm të vend depozitimit - viti 2016, mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës, mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora.

ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike (3-E-të) në vlerën 65.1 milionë lekë. Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe par-regullsish në zbatimin e dispozitave

Page 7: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ky urdhër në vetvete sjell një dëm të madh të pariparueshëm sepse prokurorja në fjalë, si gjithë proku-rorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe personalitetet e drejtësisë, ak-tualisht janë në veting dhe ajo ka komunikimin me organet e vetingut që është në proces kontrolli. Dhe imagjinoni tani, ajo është në proces

kontrolli për gjithë punën e jetës së saj. Një kontrolli dhe çfarë kontrolli biles e tani del një urdhër lirimi nga detyra. Kjo vlen si një dëm i madh i pariparueshëm sepse do të ndikojë në organet e vetingut dhe do të ndikojë jashtëzakonisht shumë”, deklaroi avokati mbrojtës i prokurores Rovena Gashi, Çlirim Gjata pak ditë më parë.

AVOKATI: URDHRI I SHKARKIMIT TË ROVENA GASHIT, NDIKIM NË VETING

Bylykbashi rrëzon Çuçin: Nuk jemi tërhequr nga teknologjia, ndryshimi i sistemit zgjedhor në tryezën e komisionit

Pas deklaratës së Blendi Çuçit, i cili la të kuptohet se Partia Demokratike është tërhequr nga votimi elektronik, dje ka reaguar edhe bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili e mohoi që opozita të jetë tërhequr nga përdorimi i teknologjisë në zgjedh-je. Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Bylykbashi u shpreh se mazhoranca nuk e do teknologjinë pasi ajo i shkatërron mekanizmat me të cilat mbajnë pushtetin. Madje, ai hodhi poshtë edhe pretendimet e PS, teksa sqaroi se opozita nuk ka kërkuar kurrë votim online. “PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje.

Është instrumenti me i rëndësishëm qe do bënte transparencën e blerjes se votës PS gënjen ne ketë formë që kemi hequr dorë nga përdorimi i teknologjisë në zgjedhje sepse kërkon të ruajë statusqoune për të përdorur kriminelet që të blejë zgjedhjet PD nuk do e tolerojë heqjen nga prioriteti i votimit elektronik. Edhe ndërkom-bëtarët po e mbështesin votimin elektronik mbi bazën e një pune serioze të eksperteve ndërkombëtar që të behet përpara zgjedhjeve. Ata thane se votimi elektronik mund të sjellë ndryshime te dukshme. Pretendimi i PS se jemi tërheq nga votimi online s’është i vërtetë

në kemi kërkuar votim elektronik. Votimi elek-tronik s’do jete online por do behet në qendrën e votimit që procesi te ketë siguri”, deklaroi ai. Për Bylykbashin mazhoranca dhe opozita janë në diskutim të vazhdueshëm për reformën, por sipas tij, deri tani është diskutuar vetëm për rrugën që do ndiqet, ndërsa pranoi se pjesë e punës do të jetë dhe diskutimi mbi sistemin. Madje, ai theksoi se PD i mbetet kësaj pike dhe se do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatet e saj dhe LSI. “Sistemi zgjedhor është në tryezën e komisionit, PD i mbetet kësaj pike dhe do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatet e saj

dhe LSI. Por kjo kërkon konsensus edhe me krahun tjetër. Por duhet trajtuar pasi t’i japim zg-jidhje shitblerjes së zgjedhjeve përpara të cilave dështon çdo sistem dhe do diskutohet”, u shpreh ai. Ndërkohë, Bylykbashi u shpreh se javës tjetër do miratohet kalendari dhe se votimi elektronik është prioritet. “Jemi në fazën e fundit të planit te punës dhe kalendarit. Kemi përcaktuar që voti-mi elektronik është prioritet, çdo gjë e thënë nga PS për këtë gjë është gënjeshtër. Javën që vjen të miratojmë kalendarin me pas çdo pengese është për të bllokuar reformën zgjedhore”, nënvizoi deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Rovena Gashi dhe Arta Marku përballen në gjykatë, prokurorja “abuzoi” me verifikimet për

dekriminalizimin, shkelje dhe nga Adriatik Llalla

Gruda: Llalla shkeli ligjin që ia delegoi kompetencat Gashit

Avokati mbrojtës i Rovena Gashit pak ditë më parë, e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e kësaj të fundit nga kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit. “Urdhri i lirimit nga detyra është diçka cinike. Shkelja e parë është bërë se urdhri është dhënë nga dikush që nuk e ka kompetencë. Dhe shkelja e dytë është sepse është liruar nga detyra një dre-jtoreshe drejtorie pa asnjë motivacion. Me kompetencë të

plotë ligjore nuk kam parë ndonjëherë akt administrativ më të paligjshëm dhe më antikompetent. Është shkarkuar një drejtore e Drejtorisë pa asnjë motivacion. Ka rrezik që as në kohën e Enver Hoxhës të keni shkarkim detyre pa motivacion. As një pastrues nuk mund të shkarkojë krye-prokurorja pa motivacion jo më një drejtoreshë Drejtorie. Proçedurialisht do ta ankojmë këtë vendim, brenda pesë ditëve që është dhe afati ligjor”, deklaroi ai.

GJATA: SHKARKIMI I GASHIT I PALIGJSHËM, DO E ANKIMOJMË

bërë shkelje që mund të ndëshkohej më rëndë”, u shpreh avokatja e Arta Markut, Pranvera Gruda.

Reagon GjataPor avokati i Rovena Gashit, Çlirim

Gjata deklaroi se nuk është zbatuar pro-cedura për lirimin nga detyra. Dhe për këtë, ai kërkoi që në seancën e radhës të ishte e pranishme vetë Arta Marku për të sqaruar se përse e largoi Gashin nga

detyra. “Problemi qëndron se cilat janë kompetencat e kësaj kryeprokuroreje. Çështja e procedurës rezulton se nuk është zbatuar. U tha se është njoftuar verbalisht për shkarkimin dhe kjo është e paqartë. Pra për herë të parë u tha sot motivacioni se pse u lirua nga detyra Rovena Gashi, pra për shkak se dërgoi emrat në KQZ për dy deputetë për t’u hequr mandati se preken nga dekrim-

Rigels SELIMAN

Ka nisur dje përballja në gjykatë mes Rovena Gashit dhe Arta Markut. Ka qenë Rovena Gashi, ajo e cila pak ditë më

parë iu drejtua Gjykatës Administrative me një padi kundër kryeprokurores Arta Marku, pasi kjo e fundit e lar-goi nga posti i Drejtoreshës së Mar-rëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në proces mungonte Avokatura e Shtetit, ndërsa Rovena Gashi përfaqësohej nga Çlirim Gjata, kurse Arta Marku nga juristja Pranvera Gruda. Mirëpo, ajo që ra në sy gjatë kësaj seance ka të bëjë me faktin se ka pasur përplasje të forta mes palëve, ndërsa janë bërë publike edhe disa deta-je se përse Gashi u shkarkua nga detyra. Fillimisht, ka qenë avokati i Gashit, Çlirim Gjata, i cili u shpreh se pala e paditur duhet të sjellë prova se përse është liruar nga detyra Gashi. “Duhej që pala e paditur duhet të kishte sjellë pro-va. Cila është kompetenca për të liruar nga detyra Gashin dhe cila procedurë është ndjekur, cili është motivacioni?”, deklaroi ai. Por në kundërpërgjigje, avokatja e kryeprokurores, Pranvera Gruda jo vetëm që ka kërkuar rrëzimin e padisë, pasi sipas saj, është e pabazuar në prova dhe nuk është shkelur ligji, por zbuloi edhe detajet që çuan zonjën Marku drejt këtij vendimi. Sipas zonjës Gruda, kryeprokurorja nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa Gashi është liruar nga detyrë, pasi dërgoi shkresat për 2 depu-tetët Rakipi dhe Rehovica në KQZ pa dijeninë e kryeprokurores. “Arta Marku ja ka thënë në zyrë Gashit se ka shkelur ligjin kur i është drejtuar KQZ pa e vënë në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për të dërguar shkresa në KQZ. Marku e vlerësoi këtë veprim si jo etik”, deklaroi Pranvera Gruda. Në të njëjtën kohë, avokatja e kryeprokurores ka zbardhur edhe një tjetër detaj nga skandalet e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, teksa deklaroi se ky i fundit shkeli ligjin që ia delegoi Gashit kompetencat e Njësisë së Dekriminalizimit. Sipas saj, Gashi ka bërë shkelje që mund të ndësh-kohej edhe më rëndë. “Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kompetencat. Madje, ky motivacion i është komunikuar Rovena Gashit edhe verbalisht. Rovena Gashi ka

“Rovena Gashi i çoi

informacion KQZ për deputet pa marrë

mendim nga zonja Arta Marku. Pasi kjo

është kompetence e Prokurorit te Përg-

jithshëm. Ky është shkaku që është liru-ar nga detyra e dre-

jtores. Ish-kryeproku-rori Adriatik Llalla

shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kom-

petencat...

Ja replikat në gjyq për shkarkimin e GashitÇlirim Gjata: Kishte ndryshuar

Arta Marku strukturën para se të shkarkonte Rovena Gashin?

Pranvera Gruda: Lirimi nga detyra nuk ka lidhje me strukturën. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kompetencat. Kjo është antikushtetuese.

Çlirim Gjata: Po çfarë faji ka Rovena Gashi se i delegoi ai kom-petencat?

Pranvera Gruda: Rovena Gashi i çoi informacion KQZ për deputet pa marrë mendim nga zonja Arta Marku. Pasi kjo është kompetence e Prokurorit te Përgjithshëm. Ky është shkaku që është liruar nga detyra e drejtores. Ish-kryeproku-rori Adriatik Llalla shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kompeten-cat. Madje, ky motivacion i është komunikuar Rovena Gashit edhe verbalisht.

Çlirim Gjata: Pse nuk bëtë struk-turën e pastaj të lëviznit drejtorin.

Pranvera Gruda: Rovena Gashi ka bërë shkelje që mund të ndësh-kohej më rëndë.

Çlirim Gjata: Po kërcënoni me arrest Rovena Gashin. Pse bëni struktura të reja kur nuk ka ndrys-huar asgjë nga struktura që ka pas ish-kryeprokurori Adriatik Llalla?

Pranvera Gruda: Nuk ka patur asnjë vërejtje apo shkelje nga Gashi në dosjen personale. Arta Marku ja ka thënë në zyrë Gashit se ka shkelur ligjin kur i është drejtuar KQZ pa e vënë në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për të dërguar shkresa në KQZ. Marku e vlerësoi këtë veprim si jo etik.

Çlirim Gjata: Rovena Gashi zbatoi ligjin për dekriminal-izimin dhe në vend ta vlerësonit e shkarkuat.

Pranvera Gruda: Rovena Gashi nuk ka të drejtë të firmos në emër të Prokurorit te Përgjithshëm siç dhe beri.

Çlirim Gjata: Kërkoj që të vijë në seancë dhe të na sqarojë vetë Arta Marku.

inalizimi. Ne kemi bërë një kërkesë që duhet të vijë vetë kryeprokurorja që të sqarojë dhe të përballet vetë se çfarë ka bërë. Lirimi nga detyra i Rovena Gashit është i paligjshëm”, nënvizoi avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata.

Marku paditet dhe nga bashkëshorti i Gashit

Por kryeprokurorja Arta Marku është paditur edhe nga bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina, pas shkarkimit edhe të këtij të fundit nga detyra. Në pad-inë e depozituar te Krimet e Rënda, që tanimë do të shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit, Gina kërkoi para pak ditësh pezullimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

Page 8: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

8 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

p o l i t i k eMungesa e KLGJ shkakton probleme në gjyqësor, ish-anëtari i KLD-së:

Gjykatat nuk funksionojnë mirë, qytetarët po humbasin besiminMosngritja e institucionit të Këshillit të Lartë

Gjyqësor ka shkaktuar probleme të shumta në radhët e sistemit gjyqësor. Kjo për faktin se duke parë që në shumicën e gjykatave në vend nuk realizohet formimi i trupave gjyqësore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë çdo muaj delegon si gjyqtarë shëtitës nga njëra gjykatë në tjetrën 60 deri 70 gjyqtarë. Ky fenomen i ri ka lindur pas kompetencave të kufizuara të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nuk mund të emërojë gjyqtarë, sepse pritet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë ky problem sipas gjyqtarëve duhet të zgjidhet menjëherë pasi qytetarët po humbin besimin tek drejtësia. Sipas ish-anëtarit të KLD, Artan Gjermenit, njëherësh gjyqtar, ky problem po lëkund besimin tek qytetarët që kanë çështje të ndryshme në gjykatë pasi po u bllokohet proc-esi si rezultat i mungesës së trupës së gjyqtarëve. Gjatë një prononcimi për një media tjetër gjyqtari Artan Gjermeni duke qenë dhe në kuadrin e një gjyqtari shëtitës u shpreh se situata më alarmante është në Gjykatën e Lushnjes dhe të Kavajës, që

kanë nga tre gjyqtarë, si edhe në Gjykatat e Apelit dhe në Gjykatat Administrative. “Ose Gjykata të Shkallës së Parë që janë në black out. Është urgjente ndërhyrja, sepse pasoja bie tek qytetari. Ai besimi i publikut mund të shndërrohet në urrejtje kjo reformë, se qytetari thotë unë nuk pres vetingun që të vazhdoj një proces. Unë pres të bëhet gjykimi thotë ai”, u shpreh Gjermeni. Sakaq, duke u ndalur tek problemi i gjyqtarëve shëtitës, Gjermeni tha gjithashtu se ky problem po shkakton edhe implikime në funksionimin e

gjykatave. “Unë dje kam qenë si gjyqtar shëtitës në Gjykatën e Krujës për një çështje me pesë të pandehur. Këtë fakt nuk e thashë për t’u ankuar, sepse është në detyrimin tim ku ka nevojë sistemi që të shkoj, por po flas për ata gjyqtarë që janë kthyer në rutinë të punës kështu. Ka gjykata të apeleve që e kanë në statistikat e tyre shëtitje e komandime në mënyrë rutinë. Pra, si rregull funksionimi është diçka e veçantë, kur kthehet rutinë atëherë nuk është funksionim i mirë i gjykatave”, u shpreh gjyqtari Gjermeni.

“Shkrihet” Kushtetuesja, Besnik Imeraj jep dorëheqjen nga detyra,

gjykata mbetet me 6 anëtarë

Mosngritja e institucioneve të reja të drejtësisë po fut në kolaps Kushtetuesen

www.sot.com.al

Endri ARIZI

“Shkrihet” Gjykata Kus-htetuese. Prej disa mua-jsh organi më i lartë gjyqësor në vend funk-

siononte në mënyrë jonormale, por tashmë vendimmarrjet në këtë organ do të jenë akoma më të vështira. Kjo për faktin se ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj duke e futur akoma më shumë në një ngërç këtë institucion. Ka qenë vetë Besnik Imeraj, ai që përmes një letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar dhe arsyet e dorëheqjes së tij. Sipas Imerajt dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore dhe atyre familjare. Në kuadër të këtyre proble-meve të shfaqura nga ana e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, vetë institucioni i Gjykatës Kushtetuese është mbledhur me urdhër të kryetarit të këtij institucioni dhe ka vendosur mbarimin e mandatit të këtij të fundit. Ka qenë vetë Gjykata Kushtetuese e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur mbarimin e mandatit të Besnik Imerajt. “Me datën 31.01.2018, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, z.Besnik Imeraj, paraqiti kërkesën për dorëheqjen nga funksioni i anëtarit të Gjykatës Kus-htetuese, për arsye personale dhe shën-detësore. Gjykata Kushtetuese, pasi u vu në lëvizje me kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr 2, datë 31.01.2018, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Besnik Imeraj, për shkak të dorëheqjes se tij”, njoftoi Gjykata Kushtetuese dje. Ndërkohë është mësuar se dorëheqja e Imerajt, ka ardhur pak ditë para se të thirrej në organet e vetingut. Ai ishte gjithashtu një ndër figurat e para në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vetingut. Im-eraj para se të merrte postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka shqyrtuar dosjen e Lulzim Bashës, për rrugën Durrës-Kukës dhe atë të Ilir Metës, pas video-përgjimit të Dritan Priftit.Kushtetuesja mbetet me 6 anëtarë

Dorëheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj e ka futur organin gjyqësor më të lartë në vend në një kolaps. Kjo për faktin se Gjyka-ta Kushtetuese rrezikon të ndodhet

anëtares Vitore Tusha, e cila për shkak të një interpretimi ligjor po qëndron ende në detyrë në pritje të zëvendësimit të saj. Pra duket se Kushtetuesja në rast moskthimi të anëtares Altina Xhoxhaj dhe largimit nga detyra të Vitore Tushajt, atëherë funksionimi i saj do të bllokohet.

Kushtetuesja në ngërçAnëtarët e rinj të Kushtetueses do

votohen nga Kuvendi, por përpara se

të votohen duhet që të kalojnë vetin-gun. Megjithatë organet e reja nuk janë ngritur akoma pasi janë ende në proces ngritje dhe kjo gjë e shtyn pro-cesin në një kohë të papërcaktuar. Por duke parë problemin e Kushtetueses mosngritja e institucioneve të reja të drejtësisë brenda këtyre dy muajve do të shkaktonte një ngërç në organin më të lartë gjyqësor në vend.

1. Bashkim Dedja, kryetar 2. Dr. Vitore Tusha, anëtare (i ka

mbaruar mandati)3. Altina Xhoxhaj, anëtare (me

leje)4. Fatmir Hoxha, anëtar 5. Gani Dizdari, anëtar6. Fatos Lulo, anëtar

Ja përbërja e Gjykatës Kushtetuese pas largimit të Imerajt

““Shkrihet” Gjykata Kushtetuese. Prej disa

muajsh organi më i lartë gjyqësor në vend funksiononte në mënyrë jonormale por

tashmë vendimmarrjet në këtë organ do të jenë akoma më të vështira. Kjo për faktin se

ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj duke e

futur akoma më shumë në një ngërç...

Prej gati disa muajsh nga Gjykata Kushtetuese janë larguar dy anëtarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, të cilëve u mbaroi mandati. Por pavarësisht largimit të dy anëtarëve, mosplotësimi i dy vendeve vakante ka ardhur si rezultat i ligjit të ri të reformës në drejtësi, pasi që të emërohen dy anëtarë të rinj në Kushtetuese këta si fillim duhet t’i nënshtrohen procesit të vetingut dhe më pas të emërohen. Ose në të kundërt do të bëhej emërimi i anëtarëve pa iu nënshtruar vetingut. Pikërisht largimi i

Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit dhe mos zëvendësimi i tyre bëri që numri i anëtarëve të Kushtetueses nga 9 të bëhej 7. Megjithatë problemet në Kushtetuese vazhduan të shtoheshin pasi pak kohë më pas numri i anëtarëve u reduktua nga 7 në 6 sepse anëtarja Altina Xhoxhaj, prej gati një muaji për shkak të arsyeve shëndetësore, ka marrë leje dhe nuk është më prezente në trupën e Kushtetueses. Kjo bën që të mos krijohet kuorumi për vendime pasi nuk janë siguruar votat e mjaftueshme.

KUSHTETUESJA E BLLOKUAR, NUK KRIJOHET KUORUMI PËR VENDIME

në prag të kuorumit, me 5 anëtarë, ndërsa numri aktual i anëtarëve, pas dorëheqjes së Imerajt, është 6 nga 9 që duhet të jetë numri total i trupës gjykuese. Por ndonëse me 6 anëtarë problemet në Kushtetuese nuk kanë fund pasi trupa nuk mund të marrë dot vendime për çështje të ndryshme sepse për të marrë vendime duhet një shumicë prej 5 votash. Madje këtu mund të kujtojmë dhe rastin e Kodit të Procedurës Penale ku Kushtetuesja nuk mori dot vendim ndonëse votoi 4 pro dhe 3 kundër në favor të Unionit të Prokurorëve, pasi nuk pati votat e mjaftueshme. Megjithatë dhe pse me 6 anëtarë, problemet në Kushtetuese nuk kanë fund pasi anëtarja Altina Xhoxhaj, prej gati një muaji për shkak të problemeve shëndetësore, ka marrë leje dhe nuk është më prezente në trupën e Kushtetueses. Pikërisht me këtë mungesë dhe largimin e Besnik Imerajt, trupa e Gjykatës Kushtetuese shkon nga 6 në 5 anëtarë. Megjithatë problemet në Kushtetuese nuk kanë fund pasi ajo ç’ka e fut akoma më shumë në kolaps këtë institucion është se në trupën e Gjykatës Kushtetuese i ka mbaruar mandati 9-vjeçar edhe

Zëvendëskryeministrja tur inspektimesh për reformat

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi ka zhvillu-ar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka takuar kryetarin e bashkisë Fran Tuci si dhe drejtues të tjerë njësive vendore e drejtorive të ndryshme të kësaj bashkie. Reforma në Shërbi-met Publike dhe ecuria e procesit të deregulimit kanë qenë edhe fokusi i diskutimeve të tyre sfidat që paraqet kjo bashki. Sipas Mesit, së shpejti edhe Bashkia e Fushë – Arrëzit do të ketë një zyrë me një ndalesë (one-stop-shop) të ofrimit të shërbimeve me anë të rrjetit ADISA, ku qytetarët mund të pajisen me leje apo doku-mentacione aty ku ata jetojnë. “Së shpejti duhet të mendojmë dhe të bë-jmë një projekt për hapjen e një zyre apo pike të ofrimit të shërbimeve edhe në Bashkinë e Fushë Arrëzit, ku qytetarët të mos kenë më nevojë të shkojnë për të marrë shërbime qoftë për një hipotekë, qoftë për një vërtetim punësimi, vërtetim pensioni, etj.”, tha ajo. Ndërkaq Mesi ka zhvil-luar dhe një takim në hipotekën e Durrësit pas ankesave të bëra nga qytetarët.

Felaj: Po shikojmë mundësinë për dënime alternative

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar dje se qeveria po shqyrton mundësinë për vendosjen e dënimeve alternative për personat që kryejnë vepra penale për herë të parë dhe të lehta. Felaj shpjegoi se kjo gjë ka funk-sionuar me aplikimin e kësaj mase me 30.000 persona, kjo kontribuon edhe për integrimin pas këtij dënimi alternativë. “Shërbimi i provës do jetë një shërbim i ri, i cili do zbatohet për peronat që do marrin dënime, kjo masë është aplikuar për 30 000 të dënuar, kjo ka funksionuar. Do zbatojmë edhe dënimet alternative për personat që kryejnë dënime alterna-tive si qëndrimi në shtëpi, gjysmë liria kjo do ti ndihmoj këta persona të integrohen përsëri," deklaroi ajo. Felaj tregoi se i kushtohet rëndësi jo vetëm një dënimi alternativ, por do tregohet kujdes edhe për integrimin e tyre në shoqëri, të mos kenë vështirësi për shkak të dënimit. Kjo masë do zbatohet duke dhënë dënime si qëndrimi në shtëpi ose gjysmë liria.

Page 9: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 9

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama inspekton doganat: Sistem i ri online për thjeshtimin e procedurave, eliminojmë abuzimet

Dogana nuk do të jetë më një vendkalim i mundimshëm për sipërmarrësit, por një pikë tërësisht në shërbim të tyre, duke thjeshtuar ndjeshëm procedurat, ofruar informacion dhe duke shkëputur marrëdhënien e drejtpërdre-jtë me doganierin. Kjo falë implementimit të sistemit të ri online për procedurat doganore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishin dje në mjediset e Drejtorisë së Përg-jithshme të Doganave, ku u njoh me mënyrën e funksionimit të sistemit të ri digjital. Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Belinda Ikonomi shp-

jegoi se ngritja e këtij sistemi modern shmang praninë fizike të doganierëve dhe kontaktin e tyre me sipërmarrësit, duke ulur ndjeshëm mundësinë për korrupsion dhe eliminimin e dokumentacionit në letër. “Kjo zyrë do të kryejë të gjithë vlerësimet doganore në sistem. Deri më sot, agjentët komunikonin direkt me punonjësit doganorë dhe dorëzonin të gjithë dokumenta-cionin në letër. Në momentin që ne sigurojmë deklarimin online, do të thotë që automatikisht doganierët do të kenë mundësi të shikojnë çdo gjë në sistem dhe do të bëjnë vlerësimin do-ganor”, tha ajo. Për Kryeministrin Rama, ajo çka

dogana ofron tani është një përmbysje historike e së kaluarës, një transformim rrënjësor, i cili duhet të jetë i pakthyeshëm. “Ajo që duhet bërë me vendosmëri, për ta futur sistemin tërësisht në punë, është e njëjta gjë si me të gjithë sistemet online. Ne kemi sot, për shkak të investimeve dhe të vëmendjes së madhe që i kemi kushtuar, qindra shërbime online, por shfrytëzimi i tyre është ende shumë i ulët, jo vetëm për shkak të mungesës së njohjes dhe të informacionit, por edhe për shkak të alternativës. Që do të thotë se preferohet rruga tradicionale e kjo ka ndodhur edhe me vende që e kanë bërë këtë revolucion

shumë kohë përpara dhe që sot janë vende lider në botë, si Estonia etj. Në rastin konkret duhet dhënë një mesazh shumë i qartë; nuk ka rrugë tjetër. Rruga tradicionale nuk do të lejohet më. Ndërkohë që nuk do të ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis impor-tuesve, eksportuesve dhe doganierëve, sepse doganierët do të jenë në trurin e sistemit, duke funksionuar siç funksionojnë këtu, në të gjithë sistemin dhe duke e ndjekur të gjithë procesin si një sy që vëzhgon dhe jo si një dorë që jep e merr. Pakthyeshmëria e kësaj pune duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë”, tha ai.

Në pranverë rriten pensionet, qeveria zbardh planin, ja si do të hapen mijëra vende pune

Ja vendimet dhe ligjet që do të miratohen gjatë këtij viti

Kliti TOPALLI

Qeveria ka zbardhur planin për vitin 2018, sa i takon reformave në ekonomi, pol-ici, shëndetësi, arsim, etj. Në

Fletoren Zyrtare është publikuar lista e të gjitha ligjeve dhe projektvendimeve që do të diskutohen gjatë vitit 2018, ku parashikohen një sërë reformash të rëndësishme. Qeveria në planin e saj për këtë vit do të bëjë riindek-simin e pensioneve, duke mundësuar një tjetër rritje minimale për të gjithë pensionistët. Në aktet e Ministrisë së Financave parashikohet një vendim i tillë në katër mujorin e dytë të vitit, që i takon periudhës maj-gusht, por që me shumë gjasë do të ndodhë në maj-qershor, pasi në korrik mbyllet Parlamenti. “Synohet mbajtja në nivele optimale, vlerën reale të pensioneve dhe të përfitimeve të tjera sociale, duke rikuperuar dhe riimbursuar efektet e rritjes së indeksit të çmimeve”, thuhet në sqarimin që ka dhënë ministria. Po ashtu është parashikuar që në fund të vitit 2018 do të ketë sërish shpërblim për pensionistët me rastin e festave, por pa një shifër zyrtare. Një tjetër plan është ndryshimi i VKM-në nr. 548/2016, “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Kjo bëhet për reflektimin e ndryshimeve të legjislacionit në kuadër të reformës në drejtësi, duke përfshirë në këtë VKM institucionet e reja të krijuara.

PunësimiNë fokus të qeverisë do të jetë

dhe rritja e punësimit gjatë vitit 2018. Pak ditë më parë kryeministri përmes një vendimi qeverie deklaroi se do të jenë mbi 1 mijë vende të lira pune, ndërsa është përcaktuar dhe skema që do të ndiqet. Së pari do të ndry-shojë rrënjësisht ligji për nxitjen e punësimit. “Projektligji ka në qendër të tij rritjen e mundësive për punë të denjë nëpërmjet politikave efikase të tregut të punës, nxitjen e përfshirjes dhe kohezionit social, si dhe fuqizimin e tregut të punës. Disa aspekte të

tregut të punës dhe ofertës së aftësive kërkojnë ndryshime rrënjësore dhe në të njëjtën kohë sistemi duhet të vazhdojë të hartojë politika të cilat janë domethënëse për situatën aktu-ale”, thuhet në dokument. Po ashtu do të miratohet një projektvendim “Për masën dhe kriteret e përfitimit nga programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë, nga grupet e veçanta”. “Integrimi në tregun e punës të punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta, të cilët do të punësohen, duke u përfshirë në këtë program”, thuhet në planin

Miratohet vendimi, ulen taksat për zyratBashkia e Tiranës ul taksën e

ndërtimit për godinat që do të ngrihen në qendër të kryeqytetit, si dhe tek bulevardi i ri. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të përfitojnë vetëm ata ndërtues të cilët do të investojnë në objekte për administratën, për zyra, banka, apo institucione të tjera. Kryebashkiaku ftoi qytetarët e Tiranës që t’i bashkëngjiten projektit të pyllit orbital, sepse kështu do të ulet ndotja. Këtë ftesë Veliaj ia bëri edhe këshilltareve demokrat. Veliaj lajmëroi se së shpejti do të nisë ndërtimi i 5 shkollave të reja, nga 17 që do të jenë në total. Një tjetër ven-dim i Këshillit Bashkiak të Tiranës është edhe blerja e apartamenteve të Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, dhe kthimi i tyre në shtëpi muze. Në Tiranë, ndërkohë kanë ardhur biçikletat e para nga 4000 mijë në total që do jenë në përdorim të qytetarëve.

Miratohet shpërndarja e 120 banesave për romët

Këshilli Bashkiak shpërndau dje 120 banesa për të gjitha familjet që preken nga zbatimi i projektit për rehabilitimin e Lumit Tirana, si dhe familjet rome që jetojnë në zonën e Shkozës. Banesat janë ndërtuar në mjediset e ish repartit ushtarak dhe të uzinës së autotraktorëve, të cilat i jepen në përdorim pa pagesë 120 familjeve të pastreha në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se këto vendime krijojnë një model funksion-al dhe efikas për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës. “Është në nderin tonë të miratojmë listën përfituese dhe dhënien për përdorim të banesave të ndërtuara për strehimin e familjeve të komu-nitetit rom në Shkozë, nga zbatimit i projektit “New House - New Life”, financuar nga IADSA. Nuk mund të jemi një bashki që kërkon vetëm një fitues e një humbës; ne mund të kemi dy palët fitues ”, tha ai.

Punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e pak ditëve më parë të grupit par-lamentar të Partisë Socialiste, ku sipas burimeve kryeministri Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje. “Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore”, mësohet të ketë thënë kryeministri. Po sipas të njëjtave burimeve, bëhet me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve se duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit, e gjithashtu të kenë një rol më aktiv në zonat e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.

RAMA: PUNËSIMI, PROBLEMI KRYESOR

Qeveria në planin e saj për këtë vit do të bëjë riindeksimin e pensioneve, duke mundësuar një tjetër rritje minimale për të gjithë pensionistët. Në aktet e Ministrisë së Financave parashikohet një vendim i tillë në katër mujorin e dytë të vitit, që i takon periudhës maj-gusht...e qeverisë. Gjithashtu do të mirato-het projektvendimi “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”. “Qëllimi i zbatimit të programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë është formimi profesional i punëkërkuesve të papunë të pakualifikuar dhe më

pas punësimi i tyre. Kualifikimi i punëkërkuesve të papunë në ambi-entet e bizneseve, të cilët do të apliko-jnë për t’u përfshirë në këtë program, me kusht punësimin e tyre”, thuhet aty. Qeveria planifikon nxitje të punësimit dhe për kategoritë e veçanta e po ashtu për gratë dhe vajzat.

Në kuadër të reformimeve të ndërmarra nga mazhoranca qeverisëse, pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe një për administratën publike. Kështu, sipas një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të Kryeminis-trisë, qeveria ka gati një plan për 1073 vende të lira pune përgjatë këtij viti. Po ashtu, në njoftim janë të sqaruara edhe të gjitha kategoritë të cilat preken nga ky plan i qeverisë, si edhe kushtet për të interesuarit. Gjatë

fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kryeministri Edi Rama pati kryefjalë të fjal-imeve të tij reformën në administratën publike. Pasi mori mandatin e dytë qeverisës, menjëherë u vunë re edhe lëvizjet e para, ku shumë militantë, kryesisht të LSI, u larguan nga puna. Pas urdhrit të Ramës, i cili kërkoi që gjithë militantët e LSI-së të largohen nga administrata publike, vala e shkarkimeve ka përfshirë edhe prefekturat.

QEVERIA PLAN PËR 1073 VENDE TË LIRA PUNE

Page 10: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

10 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Problemet në sistemin bankar, BSH paralajmëron ashpërsim të kontrolleve gjatë 2018-2020

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBSH: Aktorë të caktuar të sistemit financiar po përballen me dinamika jo të favorshme

Kriza e bizneseve të vogla, rritet me 38% numri i subjekteve të mbyllura

Ahmetaj: Procedura e vlerësimit doganor do të ofrohet 100 % online

Në muajin e parë të këtij viti 1479 biznese kaluan statusin në pasiv, sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kra-hasuar me janarin e 2017-s, numri i bizneseve që kanë kaluar në sta-tus pasiv është rritur me 38%. Në 2018 janë mbyllur çdo ditë mesa-tarisht 50 biznese, duke përshpe-jtuar ritmet nga rreth 40 biznese që u mbyllën mesatarisht në ditë përgjatë vitit 2017. Tirana është qarku që ka numrin më të lartë të bizneseve që kanë pezulluar ak-tivitetin me 467 biznese të mbyl-

lura gjatë muajit të parë, apo 35 për qind e totalit të bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin. Mesatarisht, çdo ditë të janarit 15 biznese kanë bërë kërkesë për të mos operuar më. Hapja e një dyqani në lagje, me qira, apo në pronësi, ka qenë në vite një formë vetëpunësimi për pjesën më të madhe të shqiptarëve, që në mungesë të alternativave të tjera, i kanë dalë për zot vetes. Sipas të dhënave të INSTAT, të vetëpunësuarit përbëjnë 35% të totalit të të punësuarve, pesha më e lartë në Europë dhe ndër më të lartat në botë.

Procedura e vlerësimit do-ganor do të ushtrohet tërësisht online që nga muaji shkurt. Ministri i Financave Arben Ahmetaj njoftoi dje se, për herë të parë sipërmarrja s’do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës në terren. Vlerësimi do të bëhet në një qendër të dedikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, tërësisht online e transparente, duke lehtësuar në maksimum kohën dhe kostot për bizneset. Sipas ministrit të Financave, vënia në zbatim

e këtij projekti pritet të ulë ndjeshëm korrupsionin dhe abuzimet në këtë segment të shërbimit doganor. Procedura e veprimeve online zëvendëson pak e shumë dokumentacionin që plotësonin agjencitë doganore për sipërmarrësit. Vlerësimi doganor do të mund të bëhet në distancë duke shmangur kështu kontaktet e drejtpërdrejta me biznesin. Vitin e kaluar deklarimi online u pilo-tua në disa biznese, teksa shërbi-mi është planifikuar të ofrohet për të gjithë operatoret ekonomike gjatë muajit të ardhshëm.

Raporti i Këshillit Rajonal: Shqipëria 57% të punësimit e ka në të zezë Vendet e Rajonit të Ballkanit

kanë përqindje relativisht të larta të punësimit informal, por Shqipëria në vetvete ka nivelin më të lartë të informalitetit në tregun e punës. Këshilli i Bash-këpunimit Rajonal vlerësoi se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57 për qind, gati sa dyfishi i fenomenit në Rajon. Pas Shqipërisë me informalitetin më të lartë në tregun e punës renditet Bosnja me rreth 29 për qind, ndërsa me nivelin më të ulët të informalitetit e kanë Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Raporti

vlerëson se punësimi informal është veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës. Këshilli Ra-jonal vlerëson se jo të gjitha anketat e forcave të punës përmbajnë pyetje të përshtatshme për të identifikuar qartë punësimin informal bazuar në përkufizimin e ILO. Punësimi informal në Kosovë është më i nën-vlerësuar krahasuar me ekonomitë e tjera që kur Kosova nuk raporton mbi fuqinë punëtore mbi 64 vjeç, shkalla jozyrtare e punësimit e të cilëve është e lartë.

Banka e Shqipërisë parala-jmëron bankat se gjatë tre viteve të ardhshme do të vihen nën një mbikqyrje

më të rreptë. Shkak për rritje të kontrolleve, siç shprehet BSH është bërë fakti se aktorë të caktu-ar të sistemit financiar po përbal-len me dinamika jo të favorshme, duke rishikuar modelet e tyre të biznesit apo dhe prezencën e tyre në Shqipëri. “Ndryshimet e mundshme strukturore dhe kon-solidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, përmes bashkimeve apo përthithjeve, shtron nevojën për monitorim dhe përzgjedhje të kujdesshme mbikqyrëse”, thotë Banka e Shqipërisë në strategjinë afatmesme 2018-2020. BSH vlerë-son më tej se bankat nevojitet të jenë të parapërgatitura për përsh-tatjen me një kuadër rregullativ me standarde e kërkesa më të rrepta e me detyrime të shtuara raportuese.

Mbikqyrja Gjatë periudhës 2018-2020,

mbikqyrja bankare do të fokusohet në këto drejtimet: Përafrimi i kuad-rit rregullator e metodologjik me legjislacionin e Bashkimit 15 Evro-pian; Implementimi i Standardeve të Komitetit të Bazelit; Konsolidimi i mëtejshëm i procesit të mbikëqyr-jes së bazuar në rrezik; Përmirësi-mi i cilësisë së raportimit finan-ciar të subjekteve të mbikqyrura; Forcimi i bashkëpunimit me au-toritete rregullatore brenda dhe jashtë vendit; Ndjekja me kujdes e zhvillimeve teknologjike dhe novacioneve në sistemin financiar dhe në sistemet e pagesave. Me

“Ndryshimet e mundshme struk-turore dhe konso-lidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, përmes bashki-meve apo përthith-jeve, shtron nevo-jën për monitorim dhe përzgjedhje të kujdesshme mbikqyrëse...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi dy ditë më parë mbledhjen e radhës së Komitetit Operacional me objekt “Miratimin e Planeve Operacionale të vitit 2018”. Planet Operacionale janë mbështetur në Strategjinë afatgjatë 2017-2021, ndërkohë që në qendër të këtyre planeve, për vitin 2018, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur garantimin e asistencës për përm-bushjen vullnetare, zbatimin efikas të legjislacionit tatimor dhe hetimin e rasteve të mashtrimit tatimor, si dhe progresin organizativ të admin-

istratës tatimore dhe rritjen e kapac-iteteve të saj. Në një njoftim për shtyp nga DPT mësohet se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ndërvep-rimit të brendshëm institucional ku drejtoritë do të përfshihen në vep-rime të përbashkëta sipas afateve të mirëpërcaktuara në drejtim evidenti-mit të sektorëve me risk, përfshirjen e tyre në plane sektoriale të përm-bushjes vullnetare, kontrolleve me qëllim korrigjimin e sjelljes deviante të tatimpaguesve. Sipas të njëjtin njoftim, sa i përket mbledhjes së detyrimeve tatimore në planin oper-

acional të këtij viti, është përcaktuar qartë filozofia e prioritizimit të borx-hit tatimor, ndjekjes dhe arkëtimit të tij si dhe forcim i bashkëpunimit me Qendrën e Thirrjeve për informim-in në kohë të tatimpaguesve për të parandaluar krijimin e detyrimeve të reja. Një tjetër çështje e cila do të jetë në fokusin e administratës tati-more mësohet se do të jetë forcimi i kapaciteteve dhe burimeve njerëzore të cilët do të përfshihen në programe trajnimesh të vazhdueshme e do të vlerësohen sipas kritereve të qarta të matjes së performancës.

Tatimet hartojnë planin operacional për 2018, prioritet mbledhja e borxhit

Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në vend. Përmes funksionit të mbikqyrjes bankare, Banka e Shqipërisë synon të sigurojë ru-ajtjen e shëndetit të bankave dhe mbrojtjen e depozituesve, duke kontribuuar kështu në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në një rritje ekonomike të qëndrueshme. Riorientimi i objektivave mbikëqyrës për periudhën afatmesme faktorizon sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet mbikqyrja bankare, eks-periencën e deritanishme nga kriza financiare globale, detyrimin për forcimin e praktikave dhe metod-ologjive mbikëqyrëse, si dhe nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit dhe të koordinimit me autoritete të tjera rregullatore, brenda dhe jashtë vendit.

përafrim të kuadrit rregullator e metodologjik me legjislacionin e Bashkimit Evropian kuptohet përditësimi i kuadrit rregullator i cili do të ndjekë paketën e refor-mave bankare të Bashkimit Ev-ropian për sa u përket kërkesave të kapitalit. Në nivel metodik, do të vijojë përafrimi i metodologjisë së mbikëqyrjes me sistemin e mbikëqyrjes bankare në Evropë dhe me setin unik të rregullave prudenciale të harmonizuara për bankat në Bashkimin Evropian. Paralelisht, mbikëqyrja bankare është angazhuar në një proces

vetëvlerësimi bazuar në metod-ologjinë e publikuar të EBA-s, për ekuivalencën mbikqyrëse për vendet jashtë Bashkimit Evropi-an. Kjo i shërben perceptimit të rrezikut nga bankat evropiane për investimet në Shqipëri. Sa i përket konsolidimit të mëtejshëm të pro-cesit të mbikqyrjes së bazuar në rrezik, BSH konstaton se nevojitet përmirësimi i analizave të rrezikut, thellimi i analizës së modeleve të biznesit të bankave dhe rreziqeve strategjike ndaj të cilave ato ek-spozohen, me perspektivë nga e ardhmja. Banka e Shqipërisë do të

vlerësojë me prioritet përmirësim-et e kuadrit të miradministrimit të rreziqeve kryesore ndaj sistemit bankar. Gjithashtu, synohet vënia në eficiencë e sistemit të parala-jmërimit të hershëm, analizat e ndjeshmërisë dhe të stres-testit, si dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me rrezikun e kredisë, ristruk-turimin dhe reduktimin e mëte-jshëm të kredive me probleme.

Roli i BSH Krahas rolit mbikqyrës dhe

rregullator, Banka e Shqipërisë kontribuon në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe është Autoriteti i

Page 11: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 11

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

C M Y K

Alarmi i Interpol, 50 luftëtarë të ISIS kanë zbarkuar në Itali nga deti

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraInterpol qarkullon listën e tunizianëve të ISIS që do tentojnë Evropën

Andi LAMKO

Interpol ka njoftuar së fundmi se 50 të dyshuar si luftëtarë të ISIS, të gjithë me kombësi tuniziane kanë mbërritur në

Itali nëpërmjet detit. Lajmin e ka dhënë e përditshmja britanike “The Guardian” sipas të cilës organizata ndërkombëtare e policisë ka dër-guar më 29 nëntor në Ministrinë e Brendshme të Italisë listën me emrat e të dyshuarve. Ministria më pas i ka dërguar listën agjencive të antiter-rorizmit në Evropë. Sipas një funk-sionari të antiterrorizmit evropian që ka biseduar me “The Guardian”, militantët e dyshuar të shtetit Islamik kanë mbërritur në Itali mes korrikut dhe tetorit të vitit të kaluar me mjete të vogla ujore që janë braktisur më pas në plazh. Disa prej luftëtarëve, shpjegon më tej media britanike, ishin identifikuar nga autoritetet italiane kur kishin zbarkuar në brigjet siciliane. Katër prej tyre ishin të njohur për agjencitë evropiane të inteligjencës dhe një prej tyre mund të ketë kaluar kufirin italo-francez.

Ish-luftëtarët sulme në EvropëRreth 5,500 tunizianë besohet

se kanë udhëtuar për të luftuar në territoret e ISIS në Siri dhe Irak, si-pas OKB, më shumë se nga çdo vend tjetër. Tanimë pas rënies së “kalifatit” qeveritë kanë shprehur shqetësimin se ish-luftëtarët mund të ndërmarrin sulme në Evropë. “Katër nga të dysh-uarit e listës janë elementë të njohur nga inteligjenca në Evropë. Ndërsa një prej tyre besohet se ndodhet në Gard, në jug të Francës, në rajonin Oçitanie”, thotë Interpol, duke shtuar se sipas informacioneve të marra nga bashkëpunimi ndërkombëtar, të

Brexit: BE refuzon planin e Londrës për tregti financiare

BE, 42.5 mln ndihma Palestinës pas tërheqjes së SHBA

Industria financiare e Britanisë erdhi dje një hap më pranë izolimit nga tregu evro-pian pasi zyrtarët e Brukselit refuzuan propozimin e Londrës për tregti të lirë të shërbimeve financiare pas Brexit. Plani i kërkuar nga financierët britanikë propozonte vazhdim të tregtisë së shërbimeve financiare bazuar në rregullacionet dhe standardet ndërkombëtare. Por Komisio-ni Evropian ka thënë se do të ketë barriera të reja financiare tregtare për bankat pasi Britania po del nga tregu i vetëm. “Ata e

kanë bërë të qartë se kjo është e papranueshme për ta. Ky ishte propozimi më i mirë dhe më i sin-qertë për ne, nuk kemi një plan B,” tha një ekzekutiv britanik finan-cash, i cili ka qenë prezent në disa prej takimeve. Kryenegociatori evropian i Brexit, Michel Barnier përjashtoi publikisht mundësinë e favoreve të veçanta për Qytetin e Londrës në dhjetor, duke thënë se linjat e kuqe të Brexit i bëjnë këto humbje të paevitueshme. “Me daljen nga tregu i përbashkët ata humbin dhe pasaportën e shër-bimeve financiare”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian u zotua sot të shtojë 42.5 milionë euro në paketën e ndihmave për Palestinën dhe territoret e push-tuara pas tërheqjes së ndihmave nga SHBA për shtetin në pritje. Zhvillimi vjen disa javë pasi presidenti Trump reduktoi me 65 milionë dollarë paketën prej 125 milionë të ndihmave për ag-jencinë e OKB në Palestinë, me argumentimin se SHBA nuk po merr respektin e duhur për kon-tributet e saj. Kryediplomatja e BE, Federica Mogherini, njoftoi sot për nismën duke parala-

jmëruar presidentin Trump se SHBA po vë në rrezik procesin e paqes Izrael-Palestinë me ve-primet arbitrare në rajon. “Çdo kuadër i negociatave duhet të jetë multilateral pasi të gjithë partnerët janë të rëndësishëm në proces. Asgjë nuk mund të bëhet pa Shtetet e Bashkuara, dhe as vetëm me Shtetet e Bash-kuara”, tha Mogherini. Paketa evropiane e ndihmave përfshin 15 milionë euro për ruajtjen e karakterit palestinez të Jeru-zalemit, i cili është dëmtuar nga kolonitë izraelite vitet e fundit.

Katalonja, Puigdemont nuk heq dorë nga presidenca

Ish-lideri i larguar i Katal-onjës, Carles Puigdemont tha dje se nuk do të heqë dorë nga udhëheqja e rajonit të pasur spanjoll, edhe pas publikimit të mesazheve private për vartësit. Në mesazhet e tij të teksteve të publikuara nga rrejti Telecinco, ai shkruante një prej për-faqësuesve të tij në Belgjikë se "ka marrë fund" dhe se “Madridi fitoi". Puigdemont pranoi se kishte pasur një moment dobësie por më tej insistoi se nuk do të heqë dorë nga presidenca. Puigdemont

pritej të merrte pjesë në një event në Leuven të martën, por në fakt dërgoi përfaqësuesin e tij Toni Comin, ish-anëtar i ka-binetit, të cilit një kamera nga prapa i filmoi mesazhet e Pu-idgemont që thonin "Po shohim ditët e fundit të Katalonjës republikane”, dhe "Plani i Mon-cloa ka fituar", çka i referohet rezidencës së kryeministrit në Madrid. “Unë jam njerëzor dhe kam dyshimet e mia, por jam gjithashtu president dhe nuk do stepem”, reagoi Puidgemont ndaj publikimeve.

listuarit janë të lidhur me ISIS. Korri-kun e kaluar “Guardian” publikoi një listë të 173 të dyshuarve si luftëtarë të ISIS, që mund të jenë trajnuar për të kryer sulme në Evropë, në formë hakmarrjeje për disfatat e grupit në Lindjen e Mesme. “Interpol dërgon rregullisht alarme dhe përditësime në qendrat kombëtare për terroristët dhe kriminelët, me anë të rrjetit të sigurtë global të komunikimeve”, tha asokohe zëdhënësi i Interpol. Ndërsa një zëdhënës evropian i anti-terroriz-mit tha se tunizianët e listës së fundit besohet të kenë arritur në Siçili mes korrikut dhe tetorit 2017, në barka të vogla ose mjete peshkimi që më pas janë braktisur në plazh.Zbarkime fantazmë në Agrigento

Plazhi i Torre Salsa në Agri-gento është bërë një pikë e njohur

zbarkimi për emigrantët tunizianë që përpiqen të arrijnë Evropën, shumica e të cilëve nisen nga porti i Ben Guerdane, në kufi me Libinë, ku ISIS ka luftuar kundër ushtrisë tuniziane në 2016, në një betejë ku u vranë të paktën 28 njerëz. Autoritetet lokale thonë se më shumë se 3,000 tunizianë kanë zbarkuar fshehtësisht në Agrigento prej verës së shkuar, nga të cilët policia ka ndaluar dhe skeduar vetëm 400. Prokurori lokal Luigi Patronaggio, thotë se hetuesit nuk mund të përjashtojnë se prapa këtyre zbarkimeve fantazmë të ketë dhe xhihadistë të fshehur mes emi-grantëve që vijnë në Itali. Prej tetorit qeveria italiane ka vënë në zbatim strategjinë anti-terroriste me patrulla detare për parandalimin e zbarki-meve fantazmë në brigjet e saj. “Ne

BE refuzon Italinë për zhvendosjen

e agjencisë së ilaçeve Bashkimi Evropian refuzoi dje

kërkesën e përsëritur të Italisë për të qenë vend pritës i agjencisë ev-ropiane të mjekimeve, e cila do të zhvendoset së shpejti nga Londra drejt Amsterdamit. Italia kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës evropiane për vendosjen e agjencisë së rëndësishme të mjekimeve në Am-sterdam, por Brukseli tha se kërkesat janë vetëm lëvizje elektorale. Agjen-cia e mjekimeve EMA, e cila punëson rreth 900 njerëz, është element kyç në industrinë e shëndetësisë së bllokut.

Pas zgjidhjes së emrit, Maqedonia

merr ftesë për në NATOSekretari i Përgjithshëm i NA-

TO-s, Jens Stoltenberg, tha dje për gazetën serbe “Politika” se Maqedonia do të marrë ftesën për anëtarësi nga Aleanca pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Stoltenberg edhe një herë ka theksuar përkushtimin e Aleancës për të mbështetur Maqe-doninë në anëtarësimin në NATO, duke shtuar se ka lëvizje pozitive drejt zgjidhjes së çështjes. Sipas tij, është me rëndësi edhe puna që bën Qeveria e Maqedonisë në procesin e reformave.

Eurostat: Greqia, flotën më të madhetë peshkimit në BE

Sipas të dhënave të publikuara dje nga agjencia e statistikave të BE, Eurostat, gati një e pesta (18,1%) e barkave të peshkimit të bllokut në vitin 2016 ishte regjistruar në Greqi, ndjekur nga Italia (14,7%) dhe Spanja (11,1%). Megjithatë, këto anije greke janë të vogla, me një madhësi mesatare prej 4,7 tonësh, shumë më pak se sa mesa-tarja e BE prej 19 ton. Spanja, Franca, Italia dhe Britania e Madhe kanë flotat më të mëdha të peshkimit, duke pasur 53,8% sipas tonazhit.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ngjante dje se është pjesë e kabinetit kur adresoi kritika ndaj qeverisë dhe duke goditur atë që Ha-radinaj e konsideron pikën më të fortë të qeverisjes, dinamikën në punë. Zv.kryeministri tha se qeverisë i ka rënë dinamika, dhe ka ngecur në problemet e lib-eralizimit të vizave, të cilat më parë kanë qenë shumë pranë Kosovës. “Ka rënë dinamika e Qeverisë dhe kjo ka ndikuar te qytetarët e Kosovës, të cilët kanë menduar se me këtë qeveri do të ndodhin mrekullitë. Hasëm në problemin e parë, liberalizimin e vizave, proces i cili padrejtësisht është kushtëzuar nga BE me kushtin e demarkacionit”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse miratimi nuk ndodh në 10-15 ditët e ardhshme, Kosova nuk do të ketë liberalizim këtë vit.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha dje në konferencën e shtypit me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, se Bashkimi Evropian pret që Beogradi të nënshkruajë një dokument juridikisht obligues për Prishtinën, pas të cilit Serbia do të mund të bëhej anëtare e Unionit. Tajani me këtë rast ka thënë se “Serbia është Evropë” dhe se është korrekte që të gjithë njerëzit në Ballkan të jetojnë në paqe. Vuçiç e ka falënderuar Tajanin për respektimin e Serbisë dhe popullit serb dhe për faktin që e ka njo-hur mirë Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Sikur Bashkimi Evropian të kishte më shumë njerëz të tillë, të cilët e respektojnë popullin serb, jam i bindur se edhe ne do të ishim më të vyeshëm dhe do të kishim rezultate më të mira”, deklaroi Vuçiç.

PACOLLI PARALAJMËRON HARADINAJN: QEVERIA PO HUMB DINAMIKËN VUÇIÇ: SERBIA NË BE, PAS FIRMËS NË DOKUMENTIN PËR KOSOVËN

nuk e dimë se çfarë bënin ata para se të vinin, ne nuk e dimë kush janë dhe kush kanë qenë para se të vinin në Siçili”, tha Salvatore Vella, prokuror në Agrigento, në lidhje me hetimet. “Por e dimë se ata nuk duan të identifikohen, nuk duan t’u merren shenjat e gishtave, prandaj për një terrorist, zbarkimi ilegal në Agrigen-to është mënyra më e sigurtë drejt Evropës”, thotë Vella, duke shtuar se barkat që vijnë nga Tunizia janë ndryshe nga ato të tejmbushurat që përdoren nga trafikantët libianë. “Tunizianët vijnë me barka të mira e të forta, dhe drejtohen nga ekspertë që e njohin mirë detin”, shtoi ai.

Interpol dërgon rreg-ullisht alarme dhe përditësime në qen-drat kombëtare për terroristët dhe krim-inelët. Tunizianët e listës së fundit be-sohet të kenë arritur në Siçili mes korrikut dhe tetorit 2017, në barka të vogla ose mjete peshkimi që më pas janë brak-tisur në plazh...

Page 12: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

12 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si më 1955 rusët pushtuan institucionet shqiptare, Moska drejtonte politikat e qeverisë së Enver Hoxhës, roli që kishte Mehmet Shehu

CIA ka treguar detaje se si Bashkimi Sovjetik në vitin 1955 kapi të gjitha institucionet shqiptare.

Në çdo institucion e ministri kishte këshilltarë të dërguar nga Moska, të cilët drejtonin politikat e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër tregohet dhe roli i Mehmet Shehut, i cili mbështeste Stalinin.

Janar 1955Instruktorët dhe këshilltarët

sovjetikë në Shqipëri janë të atash-uar me 11 ministritë ose me ndër-marrjet industriale. Deri në dy ose tre këshilltarë i caktohen zyrës së një ministri të qeverisë ose të zëvendës-ministrave. Në Ministrinë e Mbrojtjes, çdo drejtori ka konsu-lentët sovjetikë dhe nganjëherë dhe nëndegët e tyre. Si rregull i përg-jithshëm, ata operojnë vetëm me nivelet e larta të drejtimit, por prapa skenave janë bërë komente mbi paaftësinë e këshilltarëve sovjetikë, ndërsa parimisht ata kanë të drejtë për gjithçka që thonë apo bëjnë. Tetë zyrtarë të qeverisë shqiptare, teknicienë dhe zyrtarë të ushtrisë, po dërgohen në Bashkimin Sovjetik për trajnim. Organizmi i lëvizjes bëhet me anë të ambasadës sov-jetike. Konsulentët sovjetikë nuk përzihen me popullsinë shqiptare. Ata frekuentojnë klubet dhe resto-rantet e tyre dhe nuk raportohet të vizitojnë shtëpitë e shqiptarëve, apo të bëhen bashkë me familjet shqiptare. Klubi kryesor sovjetik gjendet në ndërtesën e vjetër të parlamentit, ku ata mbajnë takimet e partisë. Në kombinatin tekstil Sta-lin, sovjetikët kanë mensën e tyre të veçantë ku shërbehet ushqim i veçantë. Emrat e tyre nuk bëhen publikë dhe nuk njihen përveçse nga krerët e partisë që punojnë me ta. Që prej vitit 1948 Shqipëria është kompletuar me politika dhe zbatimi i tyre i atribuohet tërësisht Moskës. Shumë oficerë të vjetër të Sigurimit dhe të ushtrisë kanë bërë kurse trajnimi në Bashkimin Sovjetik. Ish-ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, duket se është duke kompletuar një proces sipas të cilit mbështetësit e fortë të Moskës fitojnë supremaci dhe në qeverinë shqiptare. Shehu kaloi ca kohë në Bashkimin Sovjetik. Ai nuk ka pas-ur kurrë portretin e Titos në shtëpi edhe para 1948-ës, dhe fëmijëve të tij u është mësuar të lavdërojnë Stalinin. Një element i veçantë në festimet e përvitshme të muajit të miqësisë ruso-shqiptare është marrja e premtimeve nga punëtorët për shtimin e normave të punës. Pas hartimit të planit nga komiteti ven-dor i partisë, ata thërrasin takimin ku anëtarët e partisë zotohen publikisht të zgjasin normat e pro-dhimit dhe deklarojnë se vetëm ata që urrejnë regjimin komunist dhe Bashkimin Sovjetik refuzojnë të bashkohen në zotimin për zgjatjen e normave të punës dhe prodhimit. Është e pamundur që punëtorët të mos bashkohen të gjithë në inici-ativën e propozuar pasi kjo do të konsiderohej si e dënueshme nga qeveria dhe Bashkimi Sovjetik. Ata rezistojnë të dënohen dhe ndoshta të arrestohen. Zyrtarët shqiptarë që vizitojnë Bashkimin Sovjetik bëjnë një turne impresionues inspektimi. Pilo Peristeri, kreu sindikatave të punëtorëve, u prit më madhështi në Bashkimin Sovjetik dhe vizitoi zyrat e homologëve të sindikatave, duke fituar eksperiencë të vlefshme gjatë vëzhgimit të metodave ruse, e cila u shoqërua me propagandë

Në çdo ministri kishte këshilltarë nga Rusia, çdo gjë vendosej prej tyre

të ushtrisë gjenden në Përmet deri në Leskovik, një kompani artilerie në Konispol, ndërsa kompania Theollogo në kufirin grek mbulon hapësirën nga Piramida 49 deri te fshati mysliman Janari. Skuadra Sminesi mbulon sektorin nga Pi-ramida 44 në Malin Steniko, deri te piramida 49 te lumi Panagia ose Pavla. Skuadra Seteniko gjatë ditës observon në pikën më të lartë të malit. Batalionet e Brotias ko-

mandohen nga kapiten Alush Sina nga Gjirokastra, kurse Theollogo komandohet nga Mufit Sinani. Çdo batalion ka tre kompani dhe çdo kompani tre skuadra. Çdo skuadër ka një tripod të lartë për të vendo-sur mitralozin kundër-ajror. Përg-jatë kufirit jugor, çdo 100 metra ka një post mitralozi dhe pozicione të tjera ku mund të qëndrojnë dy vetë. Veshjet dhe këpucët e ushtrisë janë të cilësisë së dobët dhe gjatë dimrit ushtarët janë në gjendje të keqe. Ushqimi i tyre është gjithashtu i

pamjaftueshëm dhe në përgjithësi ushtria është e zhgënjyer me reg-jimin prandaj dhe predispozita e saj për të luftuar është e vogël. Gjatë takimeve të partisë ushtarët luten për t’u liruar pasi kanë dy ose te vjet në shërbim, dhe e dinë se familjeve të tyre u mungon gjithçka. Tre urat e rrugës nga Konispoli drejt Delvinës janë prej druri (Bugazi në Konispol, dhe Hdia e Krania në Bistrana). Ato ruhen nga skuadra me gjashtë ush-tarë dhe nuk ka punime mbrojtjeje. Në fshatin Hoxha, pranë urës drejt

Në Ministrinë e Mbrojtjes, çdo drejtori ka konsu-lentët sovjetikë dhe nganjëherë dhe nëndegët e tyre. Si rregull i përgjith-shëm, ata operojnë vetëm me nivelet e larta të drejtimit, por prapa skenave janë bërë komente mbi paaftësinë e këshilltarëve sov-jetikë, ndërsa pa-rimisht ata kanë të drejtë për gjithçka që thonë apo bë-jnë. Tetë zyrtarë të qeverisë shqiptare, teknicienë dhe zyr-tarë të ushtrisë, po dërgohen në Bash-kimin Sovjetik për trajnim. Organizmi i lëvizjes bëhet me anë të amba-sadës sovjetike...

të gjerë në Shqipëri. Ky turne kishte si qëllim që rusët të shisnin te shqiptarët modelin e tyre të sindikatave, pasi iniciativa nuk vinte nga qeveria shqiptare.Mungesa e mallrave të konsumit

Shumë propagandë po bëhet për mbështetjen sovjetike, por njerëzit nuk po shikojnë përfitime. Sistemi i racionit të ushqimit është i paefektshëm dhe njerëzit zgjohen herët në mëngjes për të blerë një copë të vogël mish. Kur familjet ulen në tryezë për darkë, biseda kryesore është kujtimi i ditëve të shkuara kur ushqimi ishte lirë dhe i bollshëm. Një anëtar partie i tha vëllait të tij jo-komunist gjatë darkës se po shkonte te farmacia për një ilaç. Kur u pye se çfarë ilaçi, ai u përgjigj: “Diçka që të më ndalo-jë oreksin”, ndërsa më tej shtoi se sikur instruktorët sovjetikë t’u jep-nin shqiptarëve vetëm një lugë nga ato që hanin, shqiptarët do të kishin mjaftueshëm ushqim. Njerëzit kanë marrë shpërblim të vogël për punën e tyre të madhe. Ata e shikojnë pro-dhimin që del jashtë vendit, duke shkuar drejt vendeve të bllokut sovjetik. Produktet e kombinatit tekstil Stalin shkojnë fillimisht për ushtrinë dhe më pas për eksportin, ndërsa për popullin shkon shumë pak. Me shumë propagandë është promovuar fabrika e re e sheqerit në Maliq, teksa në fjalimet e zyr-tarëve premtohej se sheqeri do të jetë i bollshëm dhe i lirë. Por në fakt për popullin jepet vetëm një pjesë e vogël e prodhimit me racione dhe pjesa më e madhe eksportohet. Mallra që më parë ishin me bollëk si djathi, lëkurat, portokallet, ullinjtë dhe vaji i ullirit tashmë eksporto-hen dhe për popullin vjen vetëm një pjesë shumë e vogël. Prodhimet e ministrave si bakri, kromi dhe nafta, të cilat duhet ë ndihmoni ekonominë kombëtare, edhe tani që minierat po shfrytëzohen me kapacitet të plotë, shkojnë të gjitha për eksport.

Informacione ushtarake Nuk kemi ende raportime për

avionë sovjetikë në aeroportet shqiptare. Në disa pozicione strategjike në brigjet e Vlorës deri në Durrës po punohet në fortifi-kime, jo prej betoni por në dy radhë me fortifikime balte. 5 divizione këmbësorie janë vendosur në Gjiro-kastër, Delvinë, Përmet e Leskovik. Në këtë zonë ka gjithashtu disa regjimente artilerie të pajisur me mortaja, mjete anti-tank. Koman-danti i regjimentit 7 është Pantelis Varenis. Më 21 janar 1949 ai u transferua në divizionin e Brotia me bazë në Tiranë. Batalione të tjera

Page 13: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si më 1955 rusët pushtuan institucionet shqiptare, Moska drejtonte politikat e qeverisë së Enver Hoxhës, roli që kishte Mehmet Shehu

Në çdo ministri kishte këshilltarë nga Rusia, çdo gjë vendosej prej tyre

Delvinës, një ndërtesë dy-katëshe është ndërtuar në mars 1949 që do të përdoret për ushtrinë e Kon-ispolit dhe anën lindore të Vurkos.

25 shkurt 1959Baza Pasha Liman, Vlorë Shqipëri

Survejimet fotografike trego-jnë për një bazë nëndetësesh në ndërtim në skajin jugor ë Vlorës, ku një vit më parë kishte vetëm disa kapanone të vogla. Në anën perëndimore të saj është ngritur një pistë rreth 150 metra e gjatë dhe 8 metra e gjerë dhe në fillim

të pistës gjendet hapësira e ndër-timit, me katër ndërtesa në formë kapanonesh. Zona e mbështetjes së projektit përbëhet nga një central i mundshëm me naftë dhe shtatë ndërtesa magazinimi me masa të ndryshme rreth 700 metra në jug të pistës. Zona ushtarake e strehimit dhe e administratës përbëhet nga 3 kapanone në formë T-je dhe gjashtë ndërtesa më të vogla. Nga fotot dallohet një nëndetëse e madhe e klasit ATREK dhe katër nëndetëse të klasit “Ë” të vendosura përgjatë

pistës. Mjete të tjera të afërta detare përfshijnë një mjet të vogël çisternë, një barkë tërheqëse dhe dy barka pa-trullimi. Një mjet hidraulik gërmues po thellon ambientet ujore. Tre bateri goditëse me radarë, mundësisht artileri e mesme anti-ajrore janë të vendosura në pjesën më të lartë të gadishullit të Karaburunit. Dy prej tyre janë të pajisura me njerëz dhe kanë nga tetë gryka secila. Një bateri është 6-grykëshe dhe ka katër deri në gjashtë postet e zëna me ushtarë.Shërbimet mjekësore në Shqipëri

Korrik 1962Ky raport përfshin informacione

mbi sëmundjet e zakonshme në Shqipëri, spitalet dhe këshilltarët mjekësorë sovjetikë. Raporti jep gjithashtu përshtypje të përgjithshme mbi Shqipërinë gjatë fundit të viteve 1950-të. Standardet e jetesës në Shqipëri janë shumë të ulëta. Paga mesatare ujore është 3-4000 lekë për një punonjës dhe rreth 5000 për një doktor, kur një palë sandale kushtojnë 3000 lekë. Familjet në zonat malore fshatare jetojnë në shtëpi të drunjta, pa dritare, dhe bashkë me bagëtitë. Në shumicën e shtëpive nuk ka ins-tilacione sanitare si kanalizime, apo edhe lavamanë, prandaj standardet e shëndetit publik janë shumë të ulëta. Shërbimet mjekësore janë primitive. Spitalet dhe klinikat janë të pakta dhe u mundojnë pajisjet dhe doktorët. Shqipëria ka rreth 120 doktorë, nga të cilët 60 janë me eksperiencë ose janë diplomuar në Itali dhe një pjesë e vogël në Francë. 10 prej tyre supozohet të jenë specialistë tuberkulozi por në fat vetëm pesë e njohin profesionin. 60 të terët janë diplomuar në shkolla të BRSS, Hungarisë, Rumanisë, Çekosll-ovakisë e Jugosllavisë. Në vitin 1952 shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë.

EpidemitëEpidemia e tifos dhe tuberku-

lozit janë të zakonshme në Shqipëri. Vendi ka rreth 1 milionë banorë, nga të cilët 150 000 jetojnë në Tiranë. Gjithsesi shifrat e censusit mund të konsiderohen të pasakta pasi në zonat malore popullsia nuk është regjistruar apo ekzaminuar. Në të gjithë shtetin ka te spitale tuberku-zolozi (Tiranë, Korçë, Shkodër) të cilat kanë një maksimum prej 1200 shtretërish. Spitali i tuberkulozit në Tiranë mban rreth 300-400 shtretër. Ai është vendosur në një ndërtesë më parë private dhe në një sallë që italianët më parë përdornin për të mbajtur pëllumbat. Disa nga dhomat e spitalit kanë nga 3-4 shtretër por shumica kanë rreth 30. Spitali është pranë një rruge balte dhe nuk ka in-stilacione sanitare si banjo, ujë të rr-jedhshëm, kanalizime. Aty pranohen vetëm rastet më të rënda me rezultate pozitive Koch. Rastet që konsidero-hen të pashpresa vendosen në krahët anësorë të spitalit, ku lihen pa trajtim në kushte të mjerueshme. Furnizimet ruse me streptomicinë, P.A.S dhe nikotinë janë të pamjaftueshme. Pacientët shtrohen në spital për një periudhë shumë më të shkurtër nga sa nevojitet prandaj mbeten një burim infeksionesh, veçanërisht për familjet e tyre. Spitali i Tiranës rapor-tohet se ka performuar një operacion në mushkëri, por metodat e tij janë primitive dhe të dhimbshme, dhe vdekshmëria e operacioneve është e lartë. Normalisht vdekshmëria nga tuberkulozi është e lartë por nuk ka statistika zyrtare. Vetëm një spital ushtarak ishte ndryshe nga të tjerët, i pastër. Drejtori i tij Sinan Imami ka shërbyer në të njëjtin post edhe gjatë pushtimit italian. Deri në vitin 1956 nuk ka pasur aparat tomografie në Shqipëri. Punonjësit e uzinave

dhe të administratës duhet të krye-jnë kontrolle periodike. Ka pasur zhurma se testime mikrografi kanë nisur në disa pjesë të vendit por prej mungesës së pajisjeve, doktorëve dhe personelit mjekësor, rezultatet nuk janë të dukshme.

Asistenca e BRSSPër të zgjidhur problemet e

tyre mjekësore Shqipëria ka ftuar këshilltarë nga BRSS, Rumania, Hungaria e Çekosllovakia. Si rreg-ull shqiptarët pranojnë këshillat e sovjetikëve nga frika, por nuk u vënë veshin këshillave të të tjerëve. Doktorët çekë e hungarezë u larguan të zemëruar para mbarimit të kon-tratave të tyre, vetëm rumunët qën-druan pa insistuar t’u plotësoheshin kërkesat dhe kushtet e punës. Gjatë vitit 1955-1956 ka pasur pesë doktorë rumunë që shërbenin në Shqipëri: një specialist tuberkulozi, një dok-tor i sëmundjeve të brendshme, një bakteriolog dhe dy pediatër. Njëri që pranoi të qëndronte një vit, mori dhe familjen me vete. Gjatë qëndrimit në Shqipëri doktorët rumunë u paguan rrogën e tyre të plotë rumune plus 20.000 lekë dhe 350 lei, të cilat u paguan në rubla ruse. Ata lejoheshin të blinin në dyqane të veçanta ku cilësia e mallrave ishte më e lartë dhe çmimet më poshtë se tregu. Edhe shqiptarët që merrnin valutë nga jashtë mund të blinin në këto dyqane me ulje prej 30 për qind. Fillimisht doktorët rumunë u akomoduan në hotel Dajti, hoteli më i madh e më i mirë në Tiranë. Më vonë atyre iu dhanë apartamente dhe hoteli u rezervua vetëm për sovjetikët. Pro-duktet ushqimore nuk kishin ekzam-inime sanitare në Shqipëri. Mehmet Shehu, kreu i Këshillit të Ministrave dhe dytë në hierarki pas Hoxhës, është përgjegjës për problemet shën-detësore. Ai ka thirrur disa takime konsultimesh me mjekë të huaj për problemet e testimeve, vaksinimit dhe pajisjeve, por asnjë prej tyre nuk shkoi përtej fazës së diskutimit. Nga ana tjetër autoritetet kishin ngritur një spital të veçantë për anëtarët e partisë, që ishte i pajisur mirë dhe drejtohej nga një profesor sovjetik.

Përshtypje të përgjithshmeNë vitet 1955-1956 Shqipëria

kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me Moskën bazuar në nënshtrimin e saj të plotë ndaj saj. Vendi ishte mbushur me ekspertë dhe personel sovjetik dhe regjimi ruante autorite-tin e tij me anë të rritjes së terrorit. Nëse një shqiptar largohej drejt Italisë ose Greqisë dhe nuk kthehej për tre muaj, e gjithë familja e tij arrestohej. Të burgosurit politikë ishin të shumtë. Punët publike kry-heshin prej tyre dhe të dënuarve kriminalë. Shpeshherë të burgo-surit detyroheshin të flinin jashtë. Sovjetikët ishin të përçmuar dhe me gjithë frikën nga shërbimet e sigurisë edhe shqiptarë të njohur kishin shprehur urrejtjen e tyre. Ky përçmim vinte nga fakti se ata po merrnin kontrollin e ven-dit. Shqiptarët kishin gjithashtu pritshmëri të larta nga një bashkim i mundshëm me Italinë, siç ishte pretenduar gjatë pushtimit italian. Asokohe italianët kishin ngritur një numër maternitetesh, disa ndërtesa administrate, kishin shtruar rrugë, duke lehtësuar vuajtjet ekonomike të shqiptarëve. Shqipëria thuajse nuk ka industri. Deri në 1956 ek-zistonte vetëm kombinati tekstil i Tiranës, i ngritur nga sovjetikët. Shqiptarët nuk krihi besim në prodhimin e këtij kombinati dhe preferonin të blinin rroba nga pakot e ardhur nga jashtë.

Survejimet fotografike tregojnë për një bazë nëndetësesh në ndërtim në skajin jugor ë Vlorës, ku një vit më parë kishte vetëm disa kapanone të vogla. Në anën perëndimore të saj është ngritur një pistë rreth 150 metra e gjatë dhe 8 metra e gjerë dhe në fillim të pistës gjendet hapësira e ndërtimit, me katër ndërtesa në formë kapanonesh. Zona e mbështetjes së projektit përbëhet nga një central i mundshëm me naftë dhe shtatë ndërtesa magazinimi me masa të ndryshme...

Page 14: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

14 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Nis gjyqi për 20-vjeçarin që qëlloi drejt Florenc ÇapesGjykata e Elbasanit është blinduar

mesditën e djeshme teksa zhvillohej seanca paraprake në ngarkim të shtetasit Shkëlzen Hasanpapa, i dyshuar si vrasës me pagesë i bandës rivale të Çapjave në Elbasan. Në nisje të seancës, forca të shumta policie janë parë jo vetëm në gjykatë, por edhe në të gjitha akset përreth Gjykatës dhe Proku-rorisë së Elbasanit. Përveç masave të rrepta gjithashtu kontrolle të rrepta janë zhvilluar në të gjithë zonën ku ndodhen institucio-net e drejtësisë në Elbasan para fillimit të seancës. Kujtojmë se mbi 20-vjeçarin janë ngritur vetëm akuzat e “plagosjes së lehtë

me dashje”, “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Në qershor të 2016 në qendër të Elbasanit, Hasanpapa tentoi të vriste Flor-enc Capjan dhe mikun e tij Bledar Muca. Ai derdhi 20 plumba në drejtim të shënjestrave, të cilët shpëtuan, pasi makina me të cilën udhëtonin ishte e blinduar. Në atë ngjarje mbeti e plagosur edhe një oficere policie e cila po shkonte në punë, pasi vendi ku iu bë atentat Florenc Çapajt është vetëm 100 m mbi Komisariatin e Elbasanit. Shkëlzen Hasanpapa, u identifikua si autor i dyshuar i ngjarjes pas krahasimit të ADN, që iu mor prindërve të tij. Ai u arrestua në Holandë

dhe më vonë u ekstradua drejt Shqipërisë. Dosja “Hasanpapa” është tashmë në duart e gjykatësit të hetimeve paraprake, i cili pritet të vlerësojë nëse prokuroria e ka bërë si duhet punën në këtë rast. Dosja hetimore që nisi me shumë vrull nga akuza për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbe-tur në tentativë ndaj Çapjat dhe Muçës është pushuar dhe ndaj të riut Hasanpapaj. Tashmë nga Prokuroria janë ngritur akuza më të lehta ndaj tij si ajo e “Kanosjes me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” si dhe ajo “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të Bledar Muçës dhe efektives së policisë Matilda Kërmezi.

Drogë dhe prostitucion, pranga 25 shqiptarëve në Itali

Policia italiane vuri në pranga 25 shqiptarë, pjesëtarë të një rrjeti të gjerë prostitucioni dhe droge. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni në veri të Ital-isë. Grupi kishte shtrirje të gjerë në qytete si Milano, Firence, Komo, Askoli e Monxa. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur për arsye hetimore. Gjatë operacionit, policia sekues-troi në total një shumë prej 37 mijë eurosh, të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Hetimet për grupin kishin nisur prej kohësh nga prokurorët në Milano. Policia italiane njoftoi se operacioni ishte zhvilluar paralelisht me një tjetër aksion, ku u shkatërrua një bandë marokene narkotrafiku po në Italinë Veriore. Në pranga ranë 21 persona dhe u sekuestrua një kamion me 1 ton hashash i ardhur nga Maroku. Trafikantët komunikonin mes tyre me një gjuhë të koduar duke i vënë lëndës narkotike emra si Capitale, Vueling, Roma, Top etj. Këto emra të koduar janë gjetur të shkruara dhe në pakot me drogë të sekuestruar nga Policia.

Vrau gruan me sopatë, në spital psikiatrik 42-vjeçari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik për dy muaj të Ylber Bajrakurtit, burrit që vrau gruan e tij me sëpatë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 Janar 2018 në Koplik të Malësisë së Madhe. Ylber Bajrakurti qëlloi me sëpatë bashkëshort-en Lumnie Bajrakurti, 42 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend. Para krimit, mes çiftit pati debat të ashpër që më pas përfundoi në mënyrë tragjike. Sipas infor-macioneve, Ylber Bajrakurti akuzonte bashkëshorten për tradhti. Fqinjët tregojnë se të dy burrë e grua kanë pasur probleme mendore. Ata për këtë ngjarje bëjnë fajtorë familjarët të cilët i lejonin të jetonin në ato kushte. Gjithashtu ata shprehen se mes çiftit gjithmonë ka pas zënka dhe gruaja është larguar disa herë nga shtëpia. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre. Në momentin e ngjarjes, në shtëpi kanë qenë tre fëmi-jët, dy vajzat dhe një djalë të moshës 6 deri në 14 vjeç.

Plagosja në Fier, arrestohet dhe e fejuara e autorit

Zbardhet plagosja e ndodhur pasditen e martë në qyte-tin e Fierit, ku u qëllua me armë zjarri 19-vjeçari Renato Gjo-ka. Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin për plagosjen, por edhe të fejuarën e tij. Të arrestuarit janë Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier dhe e fejuara e tij me inicialet L. M., 19 vjeçe, banuese në Fier. Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë Renato Gjokën. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, L. M., u gjetën dhe sekues-truan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri Burime nga policia, se i plagosuri dhe Hajderasi janë kushërinj me njeri tjetrit. Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e 27-vjeçarit, teksa ai dhe kushëriri i tij kanë qenë duke lozur me armën, e cila është shkrepur aksidentalisht. E pranishme ka qenë edhe 19-vjeçarja, e cila gjithashtu rezultonte se mbante armë pa leje. Por nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale, për shkak të pakujdesisë.

Operacioni “Profesori” prangos shpërndarësin e drogës, e ëma tenton të hedhë heroinën nga dritarja

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTregtia e drogës, brenda pak orësh arrestohen 9 persona në kryeqytet

Elvis MYRTA

Tre operacione anti-drogë janë zhvilluar brenda pak orëve nga Policia e Tiranës ditën

e djeshme, nga ku përfunduan në prangat e uniformave blu 9 persona. Në kuadër të këtyre operacioneve u sekuestruan sasi të ndryshme kokaine, heroine dhe kanabisi. Burime policore bëjnë me dije se ditën e djeshme janë shkatërruar tre grupe kriminale, që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa janë vënë në pranga 9 persona si dhe janë sekuestruar rreth 200 gram kokainë, 100 gram kokainë dhe 20 kg hashash. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Profesori” në prangat e uniformave blu ra Gazmend Gazheli, 46 vjeç, i njohur me pseudonimin “Profesori” dhe 27 vjeçari Kristian Karanx-ha si dhe nëna e Gazhelit, 68-vjeçarja me V. Gazheli. Gazheli dhe Karanxha dy-shohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit heroinë dhe koka-inë. Gjatë kontrollit fizik, 46 vjeçarit iu gjet një sasi plu-huri e bardhë e llojit kokainë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gazmend Gazheli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë heroinë. Ndërkohë që teksa po hynte policia për kontroll në këtë banesë, nëna e Gazhelit është kapur me dy qese heroinë, të cilat po ten-tonte ti hidhte jashtë banesës. 46 vjeçari, Gazmend Gazheli është arrestuar edhe në dh-jetor të vitit 2008 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gazmend Gazheli është djali i biznesmenit Petrit Gazhelit, i cili është bërë i njohur në fund të vitit 1998, kur ai është marrë peng. Më 9 dhjetor të atij viti, ai po udhëtonte me makinë nga Tirana në Elbasan kur është ndaluar në mes të rrugës dhe është marrë peng nën kërcënimin e armëve. Familjes së Petrit Gazhelit, një nga biznesmenët më të njohur të konfeksioneve nga Turqia, i kërkonin dy milionë dollarë,

momentin e ndërhyrjes së Policisë, të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Lin-zës. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, automjetin që transportonte lëndën narkotike si dhe 3 telefona celulareOperacioni “Shpërndarësit”

Në operacionin e tretë të koduar “Shpërndarësit”, janë arrestuar Fation Thaçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, Adi Zajmi, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Drejtim

të mjetit në mënyre te par-regullt”, Henrik Cicollari, 30 vjeç, banues në Tirane, Edvin Mneri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Bulevardi “Zogu i Parë”, pasi nga kon-trolli i ushtruar në automjetin e Fation Thaçi është gjetur dhe sekuestruar një sasi Kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti , lënda narkotike dhe 5 aparate celular.

ndërkohë që ai iu dha 400 mijë USD. Ai u lirua pas një operacioni të policisë por asn-jë herë nuk u mësua shuma e vërtetë që u pagua dhe se kush ishin pengmarrësit. Jehona e ngjarjes zgjati shumë por në maj të vitit 2000, Petrit Gazheli u bë sërish personazh i njohur. Ai u arrestua në Greqi pasi në kamionin me konfeksione që vinte nga Turqia u gjetën 11 kilogramë heroinë. Për këtë gjë ai u dënua me 18 vjet burg në Greqi. Pas shumë apelimesh, ai gjeti mundësinë që të kryente pjesën e mbetur të dënimit në vendin tonë. Kjo e ndihmoi edhe në konver-timin e dënimit duke përfituar një ulje të konsiderueshme. Tashmë Gazheli nuk ndodhet më në burg.

Operacioni “Linza”Në operacionin “Linza”,

sekuestrohen 19 kg hashash dhe u arrestuan në flagrancë Romeo Isufaj, 43 vjeç, dhe Er-vis Metani, 23 vjeç, të dy nga Tirana. Policia thotë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitjen e kanabisit në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në

Në kohën që po hynte policia për kontroll në këtë banesë, nëna e Gazhelit është kapur me dy qese heroinë të cilat po tentonte ti hidhte jashtë banesës. 46 vjeçari, Gazmend Gazheli është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2008 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij...

Page 15: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 15

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

““Lazarati”, Elvis Boçi: Isha në shtëpi kur u vra Basha, më dhunuan në polici

Procesi gjyqësor ndaj 11 të akuzuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në qershor 2015 në Lazarat, ka mbërritur në fazën e pyetjes së të pandehurve. Në seancën e së mërkurës gjykata mori dëshminë e Elvis Boçit. Pas Elson Kazmës, ka qenë Elvis Boçi i cili ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar prokurorinë dhe policinë që dëshmia e tij në hetimet paraprake është dhënë nën një dhunë psikologjike dhe fizike të paprecedentë. Ai është shprehur se përpara togave të zeza se nuk kam pasur dijeninë për ngjarjen dhe ditën kur ka mbetur i vrarë Ibrahim Basha ka qenë në shtëpi. “Unë nuk pranoj asgjë, nuk di asgjë dhe nuk jam në dijeni të asgjëje. Ditën kur ndodhi ngjarja kam qenë në shtëpi. Policia ka ard-

hur në shtëpi dhe më kanë goditur dhe ofenduar që në shtëpi. I riu ka sqaruar para togave të zeza është detyrua të firmosë një deklaratë që ai nuk e ka dhënë asnjëherë. Pas dëshmisë së Boçit radhën e ka pasur nëna e tij Shqiponja Boçi, e cila ka shpërthyer në aku-za dhe ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahirit. “Djalin ma mbani kot pas hekurave u bënë tre vite që Elvisi mbahet në burg pa të drejtë. Ditën e arrestimit na kanë ardhur në shtëpi për kontroll pa letra. Pasi na pyetën për emrat dhe dolëm të pastër një nga policëve e pyetën me radiomarrës se çfarë e kemi Ed-mond Boçin që është në burg për trafikim të lëndëve narkotike. Pasi e morën vesh që ishte bashkëshorti im më morën dhe djalin me dhunë. Djali i tha një polici

mos më prek ai e tërhoqi zvarrë e shau dhe e qëlloi. Djali i tha vetëm mos bëj të fortin me mua. Dhe në komisariat e kanë rrahur djalin. Kam foto ku ai është dhunuar. Ata që erdhën në shtëpi nuk ishin policë por një bandë. Ajo ishte banda e Tahirit, i cili tashmë akuzohet nga prokuroria”, është shprehur Shqiponja Boçi përpara gjykatës. Pas dëshmisë së zonjës Boçi, dhe përmendjes së Tahirit në sallë ka pasur debate, ku i dyshuari si organizator i vrasjes së Bashës ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish ministrit. “Ai e bëri të gjithën dhunoi dhe akuzoi një fshat të tërë si kriminelë, kur vetë është krimineli pasi ka çuar tonelata drogë në drejtim të Italisë. Ai kriminel na burgosi”, ka thënë Aliko në sallën e gjyqit me tone të ashpra.

Fier, motoçikleta përplaset me karrocën, vdes 48-vjeçari

Përplasja me një karrocë i ka kushtuar jetën një 48-vjeçari, i cili ishte duke udhëtuar me motoçikletë. Ngjarja tragjikë ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin “Suk 1”, në Fier. Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Fierit, shtetasi me inicialet Y. S., 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. 48-vjeçari është transportuar për në spital nga kalimtarë të rastit. Megjithë përpjekjet e bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë 48-vjeçarin, plagët e marra nga aksidenti kanë qenë të mëdha dhe ai ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Fierit drejtuesin e karrocierit për ta marrë në pyetje në lidhje me aksidentin. Personi që ishte në karrocë ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se ai ka qenë duke udhëtuar anash rrugës, dhe personi që ishte duke udhëtuar me motor ka qenë me shpejtësi dhe është përplasur me karrocën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Goditi me sopatë tregtarin e peshkut, arrestohet autori

Policia e Shkodrës ka ndaluar autorin e plagosjes së një personi, të cilin e goditi me sopat në kokë. Në prangat e uniformave blu ka rënë Paulin Paploka, 44 vjeç, nga fshati Juban, i cili dy ditë më parë kreu aktin e rëndë në fshatin Gur i zi, duke plagosur 54-vjeçarin I. Dyli. Ndalimi i tij u bë pasi mesditën e së martës 44-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sëpate 54-vjeçarin, banues në fshatin Guri Zi. Pasi ka goditur tregtarin ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke iu fshehur policisë. 24 orë pas ngjarjes, gjatë një kontrolli nga ana e uniformave blu në banesën e 54-vjeçarit, policia bëri të mundur arrestimin e tij, pasi ai ishte fshehur në katin e dytë të banesës. Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se Dyli është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezi-kut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Blinte me lekë false, arrestohet 23-vjeçari në ElbasanNjë operacion i policisë i koduar “Supermarketi” është ku-

rorëzuar pas hetimeve disa mujore, duke vënë në pranga një per-son të dyshuar se falsifikonte para. Më konkretisht gjatë pasdites së djeshme, policia e Elbasanit, bëri arrestimin e Enea Sherës, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij, u bë në Elbasan pas hetimeve që zgjasnin prej gjashtë muajsh në ngarkim të tij. Shera akuzohet se në disa pika supermarketi në Elbasan për blerje të ndryshme ka përdorur disa kartëmonedha të falsifikuara. 23-vjeçari prej gati dy javësh blinte produkte të ndryshme në supermarketet e qytetit të Elbasanit me kartmonedha 5-mijë lekëshe. Ai përdorte këtë skemë në disa supermarkete të këtij qyteti. Vetëm në një ditë ai është filmuar nga kamerat e sigurisë, në tre supermarkete duke blerë produkte me monedha false. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Zbardhet identiteti i të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit, Mario Meshini

nxori nga banesa viktimën me një sms

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia dyshon se Mario Meshini ndihmoi 2 atentatorët

Elvis MYRTA

Tre ditë pas aten-tatit mafioz pranë spitalit të fëmijëve, ku mbeti i vrarë

Devi Kasmi, policia arrestoi Mario Meshinin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor i Domart Konjarit, në këtë ekzekutim. Personi i vetëm i ndaluar nga policia e kryeqytetit si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit është Meshini. Ky i fundi ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të tij, Ferdinand Ndoja, i cili thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje me atë. Avokati dhe familjarët e Meshinit, pranojnë se ishte ai që i bëri SMS për t'u, takuar me viktimën por mohojnë që të ketë lidhje me autorët. “Mario Meshini kishte lënë për t’u takuar me Devi Kasmin. Ata kishin folur në telefon, për të pirë kafe pranë pallatit. Mario Meshini ishte duke pritur Devi Kasmin kur sa mbërriti, dy persona me motor janë afruar dhe e kanë vrarë. Mario Meshini u largua më pas nga frika dhe pasi au-torët i drejtuan armët. Devi Kasmi ishte duke folur me Mario Meshinin kur ndo-dhi vrasja”, janë shprehur familjarët dhe avokati i tij. Mario Meshini, i ndaluar dy ditë më parë nga policia e Tiranës, dyshohet se është bashkëpunëtor i Domart Konjarit në vrasjen e Devi Kasmit. Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka ndihmuar autorët që të larg-ohen nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit. Policia e kryeqytetit ka shoqëruar rreth 20 persona, si dësh-mitarë në vendngjarje, por edhe familjarë të viktimës Devi Kasmi. Gjithashtu gru-pi hetimor bën me dije se po punohet shumë për mbledh-jen e sa më shumë provave

celularin e viktimës ka bërë që të identifikohet shtetasi Mario Meshini, i cili u ar-restua pasditen e martë nga policia. Ka qenë pikërisht Mario Meshini, personi që i ka kërkuar Devi Kasmit të dalë nga banesa. Por sapo ky i fundit ka dalë, janë vënë në lëvizje dy autorët e ngjarjes, të cilët janë afruar me një motor. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë drejt Devi Kasmit, i cili nuk ka mundur të nxjerrë armën e tij, duke qenë se lëvizte i ar-matosur. Lidhur me vrasjen e Kasmit, policia dyshon se

autori është Domart Konjari, person i cili është shpallur në kërkim. Konjari është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rën-da për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg. Do-mart Konjari ishte një nga rivalët dhe kundërshtarët kryesorë të Devi Kasmit në fushën e trafikimit të kokainës në Spanjë dhe në Francë. Dyshohet se viktima Devi Kasmi kishte tentuar të vriste më parë në Spanjë Domart Konjarin, duke e lënë të plagosur.

për zbardhjen e ngjarjes, ku u ekzekutua me armë zjarri, Devi Kasmi, 42 vjeç. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit, i cili mendohet të jetë Domart Konjari, person i shpallur në kërkim, e ndiqte prej afro një jave 41-vjeçarin. Në pamjet filmike që policia ka sekuestruar si në banesë dhe në biznesin e Kasmit, gjithmonë shiheshin dy per-sona që e kishin në vëzhgim atë. Pikërisht për shkak se Kasmi, dyshonte se e ndiqnin, lëvizte i armatosur, madje edhe me vete iu gjetën dy pistoleta mbrëmjen e atentatit.

Provat që zbuluanMeshinin

Provat e gjetura në vend-ngjarje dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, kanë bërë të mundur rindër-timin e skemës së ekzeku-timit me 4 plumba të Devi Kasmit tre ditë më parë në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se prova kryesore e kësaj ngjarje është celulari i viktimës, si dhe një pisto-letë e gjetur në vendngjarje poshtë një automjeti, e cila dyshohet se u përket au-torëve. Mesazhi i gjetur në

Personi i vetëm i ndaluar nga policia e kryeqytetit si bash-këpunëtor në vrasjen e Devi Kas-mit është Mario Meshini. Ky i fun-dit i ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të tij, Ferdinand Ndoja, i cili thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje me atë...

Page 16: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

16 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Zogu “Vlora-Vlora”

Grekët e kthyen Çamërinë në një varrezë të madhe për Vorio-Epirin

e rrit ekonominë e një vendi nga 0.5 në 1.5 përqind në vit, në vartësi të rëndësisë së tij. Pa dyshim që aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të rrisë ekonominë tonë, duke siguruar punë dhe mirëqenie për shumë vlonjatë. Turizmi, sektori më premtues dhe në rritje dyshifrore çdo vit tek ne, do të ndihmohet. Nga ana tjetër, tarifat për shërbimet aeroportuale do të jenë më të ulta se sa tarifat e “çmendura” monopol të aeroportit të Rinasit (për shembull, ky aeroport merr për çdo ulje avioni 876 euro taksë ndriçimi, pavarësisht nëse avioni ulet ditën apo natën). “Zogu” nuk duhet lënë të na ikë nga dora dhe qeveria përgatiti shpejt projekt-ligjin për nisjen e bisedimeve me të tre kompanitë turke, për përfundimin e kontratës. Sfida ka të bëjë me sa “grykës” do të jetë projekti, sa do të lejojë qeveria që ai të “hajë” para të Buxhetit tonë të Shtetit, pasi aeroporti të jetë ndërtuar, në rast se të ardhurat vjetore nga shfrytëzimi nuk do të jenë të kënaqshme. Për shembull, kontrolli mjekësor në formën e partner-itetit publik-privat “check-up” është një hienë e vërtetë për nga grykësia. Edhe pse numri i kontrolleve ra ndjeshëm në vitet 2016 dhe 2017, në krahasim me vitin e parë të nisjes 2015, kompania private merr të

Nga Fatos ÇOÇOLI

Në terrin e per-spektivës së zymtë të inves-timeve të huaja

të drejtpërdrejta tek ne, të parashikuara nga Banka Botërore me rënie deri në 22 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit (me rreth 200 milionë euro më pak çdo vit deri më 2019-ën), një dritë e zbehtë, por premtuese, po duket. Investimi turk (ofertë e pakërkuar) për ngritjen e aer-oportit ndërkombëtar të Vlorës. Në tre vjet e gjysëm rreth 97 milionë euro investime mund të vijnë nga tre kompani që po ndër-tojnë aeroportin e ri gjigand të Stambollit. Menjëherë një gazetë gjermane foli për një sipërmarrës të afërt me Presidentin turk Erdogan, sipërmarrësin Mehmet Xhengiz, pas kësaj oferte. Kjo për ne ka pak rëndë-si. E dimë të gjithë se oferta e pakërkuar është fryt i lobingut të Kryeministrit tonë pranë Presidentit turk. E rëndësishme është që këto 97 milionë euro të vijnë në Shqipëri. Është një aksiomë e pranuar sot në botë se një aeroport i ri ndërkombëtar

njëjtën shumë nga Buxheti i Shtetit, sepse i është garantuar nga kontrata. Janë para në nivele dhjetëra miliona euro të shkuara dëm, për shërbim të pakryer, për shkak të një kontratë të përgatitur keq në nivel të mbrojtjes së interesave publike. Nga ana tjetër, duhet bërë kujdes me kohën që do t’i jepet konsorciumit (grupit të kompanive) turk për shfrytëzimin e aeroportit të Vlorës. Kompania gjermane që ndërtoi aeroportin e Rinasit me terminalin e ri që njohim sot, siguroi 16 vite shfrytëzim, që nga viti 2004 i nisjes së punimeve. Si dhe kushte të tjera robëruese që e bëjnë sot aeroportin e Rina-sit më të shtrenjtin në rajon për nga çmimi i biletave dhe një nga 2-3 më të shtrenjtit në Evropë, për nga çmimet e shërbimeve aeroportuale. Mjafton të përmendim se karburanti për avionë që shitet në Rinas është 25 përqind më i shtrenjtë nga ai që shitet në Aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris. Kompanitë turke do të paguajnë paratë e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ndërsa riskun e biznesit nuk do ta kenë ato, por Buxheti ynë i Shtetit. Njelloj si risku në shfrytëzimin e aeroportit të ri të Stambol-lit, që e mban Buxheti i Shtetit turk. Me sa duket, ky ka qenë kusht i padiskutueshëm, që kompanitë turke të bënin ofertën e

pakërkuar. Qeveria shqiptare do t‘i garan-tojë konsoricumit turk një nivel dysheme të ardhurash vjetore. Ky nivel duhet përpjekur të caktohet sa më i ulët, në mënyrë që difer-enca që do të jetë e detyruar qeveria jonë të paguajë, nëse të ardhurat nga shfrytëzimi i aeroportit nuk do të jenë të mëdha, të mos u rëndojë taksapaguesve shqiptarë, si po u rëndon tani shërbimi i “check up”-it për dhjetëra mijëra kontrolle të pakryera, apo biletat skandaloze të fluturimit nga dhe për në Rinas. Pësimi duhet të na bëhet mësim. Specialistët e aviacionit civil në Shqipëri, të cilët nuk janë të paktë, duhet të marrin kurajon të shprehin publikisht vlerësimet e tyre për nivelet e duhura të tarifave që duhet të bisedohen me konsorciumin turk, apo për kushtet e tjera të kontratës së partner-itetit publik-privatit për aeroportin e Vlorës. Presioni pozitiv për përgjegjësinë morale, publike dhe pse jo edhe materiale për ven-dim-marrjen e grupit bisedues të ngarkuar nga qeveria jonë(ku janë edhe dy ministrat, ai i Energjitikës dhe ai i Financave), ia vlen të ndihet fort. Ndryshe zogu “Vlora-Vlo-ra” që po mbajmë në dorë, ky projekt kaq premtues për aeroportin ndërkombëtar në zemrën e Labërisë, rrezikon të na lërë puplat me kalimin e kohës.

Nga Hyqmet ZANE

Në opinionin publik shqiptar dhe atë ballkanik ka një diskutim të madh

që po bëhet për raportet e Greqisë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë. Por më shumë se sa më intereson halli i grekëve me maqe-donasit, më intereson de-bati që po zhvillohet në nivelet zyrtare mes Shqipërisë dhe Greqisë për problemet e varrezave të ushtarëve grekë dhe ca intere-save që kanë pala shqiptare në mbështetje të komunitetit çam, ku duket se ka marrë një rrugë tipike mashtrimi grek.

Politika dhe diplomacia ndoshta flasin me gjuhën e tyre, por ajo që kuptohet açik është fakti se Athina zyrtare kërkon e kërkon dhe gjen mbështetje, kurse Tirana zyrtare tërhiqet zvarrë dhe ca me buzëqeshje e ca me pahir, bën sikur do politikën kombëtare, por në fund të fundit realizon interesat greke pa ose me dashje. Me gjithë shqetësimin që kanë shpre-hur diplomatë dhe politikanë si dhe akade-mikë të ndershëm, ata as që po i pyet njeri dhe as po ua vë veshin njeri. Kjo më kujton atë parimin e dikurshëm të komunistëve që thuhet “ç’don populli, bën Partia, ç’thotë Partia bën populli”, që në fakt asnjëherë nuk u bë çfarë donte populli deri sa jetuam në diktaturë 45 vjet. Sot politika dhe diplomacia shqiptare bën çfarë thotë Greqia. Kuje, kuje, o Zot ku po na çon kjo verbëri?!

Problemi i rëndësishëm që ka dalë faqe botës në këtë marrëdhënie dypalëshe, është problemi i varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke, eshtrat e ushtarëve që erdhën si pushtues në tokën shqiptare. Përse gjithë kjo përulje para grekëve, përse ka shumë të gjunjëzuar para grekëve, për çfarë qëllimesh? Dhe kur punët nuk bisedohen më “hanxhinë” brenda familjes, gjithnjë do të

dalin shterpë dhe zhgënjyese siç edhe po e tregon realiteti.

Që në idenë e këtij shkrimi do të shtroja pyetjen se “Shqipëria është një varrezë greke apo toka e heronjëve me emër shqiptar që ruajtën trojet nga asimilimi”? Nuk dihet se cila llogjikë njerëzore dhe cili njeri me mend në kokë në Shqipëri dhe në Europën demokra-tike, nëse e quajmë, do të pranonte një alibi të tillë greke që kanë fobi për shqiptarët? Ligjet e luftrave kane qenë të atilla që, kur mbaronin betejat, të vrarët merreshin nga ushtritë respektive për në vendet e tyre. Kjo me grekët e ka hilenë brenda dhe tymi do t’i dalë pas një shekulli.

Të mjerët ata që harrojnë se grekët mbeten po ata, njëlloj, të pabesueshëm në histori që nga lashtësia e deri sot dhe vetëm ne shqiptarët nuk mësojmë nga kjo e vërtetë.

Konica i madh shkroi atë të famshmin tregim pamflet “ju rrëfej grekët” që unë do ta rishikoja me fjalët “pyesni çamët, tju rrëfejnë grekët”. Me këtë këndvështrim vijmë tej “gju-ha që vete ku na dhëmb dhëmbi”, se çamët që u vranë nga grekët ishin njerëz të Zotit apo ufo nga ndonjë planet tjetër? Shqiptarët e Çamërisë janë qytetarë të lindur nga nëna apo nga lopa? Janë 3 mijë syresh që u vranë dhe u masakruan në territorin e Çamërisë nën juridiksionin e Greqisë nga bandat e an-dartëve grekë me miratim të shtetarëve grekë të Athinës, ndaj dhe pas Luftës II Botërore Na-poleon Zerva u bë edhe ministër i brendshëm dhe kur vdiq iu bë edhe monument.

Se kështu na dilka që një grek i vrarë në luftë si pushtues paska më shumë vlerë se një çam që ka luftuar të njëjtin armik? Me çfarë karte politike apo diplomatike janë bërë këto lëshime dhe këto ndere shtetërore? Mos ndoshta nëna Shqipëri nuk ekzistoka si e tillë, si nënë shqiptare me bijtë e saj me gjak e trashëgimi shqiptare.

A e dinë këta përfaqësues të shtetit shqiptar se ku janë varret e këtyre bijve të Zotit, ku janë eshtrat e atyre burrave e grave,

pleqve dhe fëmijëve, kush i varrosi, ku u var-rosën, kush mbajti shënime për emrat dhe gjeneralitetet e tyre? Çamëria u bë një varrezë e madhe me dëshmitarë europianë dhe sot një bir fashisti grek me petkun ministër i jashtëm i Greqisë na del e flet siç flasin grekët zyrtarisht se “nuk ekziston çështje çame”.

A jemi të barabartë mes popujve edhe ne shqiptarët apo demokracia europiane është “kur …ë” siç e ka cilësuar Gjergj Fishta? dhe po ai Gjergj Fishta, ka pohuar se “Edhe pavarësia e Greqisë asht një lule e rritun me gjak shqiptar”. Ku janë varret e tyre dhe ku mbeti krenaria e tyre që të na kthehet si intrigë dhe pabesi?

Po për ata rreth 3 mijë të tjerë shtetas grekë me kombësi shqiptare që vdiqën rrugëve të emigrimit si refugjatë lufte dhe vetëm pas 70 vjetësh u ngrit një memorial, por që asnjë pushtetar shqiptar nuk ka shkuar tu vendosë një tufë lule, apo tu bëjë një homazh nderimi, sa e sa të tjerë çamë shtetas grekë me kombësi shqiptare u shuan kënetave dhe burgjeve në Shqipëri nën akuzat e armiqësisë greke me dorën shqiptare që i persekutuan, pushkatuan, depersonalizuan dhe çfarë nuk u thanë e çfarë nuk i shanë.

Asnjë homazh, asnjë falje, asnjë nderim, asnjë përkujtim dhe një neglizhencë totale shtetërore, si një sinkron me dëshirën greke që çamët të moskonsideroheshin. Barazia në demokraci si e drejtë e popujve, thotë se viktimat në luftë trajtohen njëlloj, aq më tepër çamët që nuk u vranë në luftë por në pragun e shtëpisë. Përse ky diskriminim?!

Dikush ka shkruar se “cirku si lloj arti është drejt zhdukjes, shumë pak qarkullon nëpër botë, por çdo vend në një farë mënyre ka cirkun e vet, kurse ne në Shqipëri ne kemi të ashtuquajturin “demokracinë”, një cirk të vërtetë”. Por më shumë se kjo që thotë një njeri i nderuar, në Shqipëri ne kemi politikanët dhe diplomatët tanë që na qeverisnin si kllouna cirku që nuk u dihet dhe nuk u njihet fytyra.

Ka qenë një rrëfim në formën e një pyet-

jeje se çfarë janë të aftë të bëjnë grekët? Dhe si përgjigje kujtohet De Martino sekretar i ministrisë së jashtme të Italisë diku në vitet 1930 ka thënë: "Grekët janë të aftë që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi të punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetvetja e tij se ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Themistokliut".

Si pa të keq, një ministër i jashtëm shqiptar si Ditmir Bushati me mbështetje qeveritare si kryeministri Edi Rama bëhen dorë që të materializohet urrejtja greke ndaj çamëve dhe në vendin e shqiponjave të bëhen cirkuite varresh me pushtues në emër të Vorio-Epirit si një platformë e udhëzimeve të Megalo-Idesë greke që urrejtja të bëhet e ligjshme siç e ka pohuar John Lennon që ka thënë se “Jetojmë në një kohë në të cilën dashuria fshihet, ndërkohë që dhuna dhe ur-rejtja shpërndahen nën dritën e diellit”.

Po le t’i kthehemi titullit dhe qëllimit të këtij shkrimi kur shkrova se “Grekët e kthyen Çamërinë në një varrezë të madhe për Vorio-Epirin” dhe këtë ide ma përkrah edhe gazetari i mirënjohur investigativ Artan Hoxha kur, pas një analize mes varrezave në Tepelenë me eshtrat e ushtarëve italianë që duhet të kthehen në eshtra ushtarësh grekë shtron pyetjen se “Pse varrezat greke përkojnë me atë vijën e Vorio Epirit? Nëse beteja është bërë në malin e Golakut, varrezat të bëhen aty. Pse duhet të bëhen në vend tjetër?”.

Në këtë rast e ripërsëris Balzakun me thënien e tij “Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë”. Këtë e tha qartazi dhe me art shkrimtari i nderuar Adem Istrefi kur shkruan Çamërisë ç’i panë sitë: “O zot, ç’mënx-yrë e ç’barbari qe kjo, / Krejt si në Trojë grekët grekçe na therën! / Iku kush iku,të tjerët zjarri i përvëloi. /Rri,o zot,mos fol, / në bri të kaut s’u fshihka dhembja / dhe as ndër kisha s’u shkru-aka historia, / mizori si kjo kujt tjetër i panë sitë, / atje çam i ndyrë, këtej çam i djegur, / vallë veten të bindnim se hak kishim / mizorinë?! “.

Page 17: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Si guxojnë politikanët tanë për t`iu drejtuar

popullit për ta hedhur në aventura nga të

cilat vetëm humbet dhe asgjë nuk fiton!? Nëse

marrim një segment kohor, vetëm një vit,

evidentohet fare qartë se kjo dëshirë e zjarrtë

është mesazh që buron nga politikanë mendje

ngushtë e dashakeqës. Nga ata që nuk e vrasin mendjen nëse dikush e

pëson. Për njerëzit që humbasin punën, pasur-

inë e jetën. Ftesën për mosbindje nuk ka rëndë-si nëse e bën ai që kanë qenë kryeministër, min-

istra apo deputetë. Janë liderët politikë të emocio-nuar pas çdo proteste si nga ajo në 27 janar, për

t`i nxitur e ngushëlluar protestuesit të përsërisin

të njejtin refren. Basha në fund të protestës tha:

“Mosbindja civile filloi”. Po nuk është vetëm

Basha dhe s`është orig-jinali në këto thirrje. Ber-

isha është babai i një strategjie të tillë. Sa herë

gjendet para turmave, veçanërisht në opozitë i

fton militantët në betejën e kundërvënies...

Politikanët tanë të vetëbinden, pastaj të kërkojnë mosbindje civile!

të tenderave, me drogë, e pronat e përfituara e siguruara nga luksi që të jep pushteti. A ka arsye për thirrje të tilla sot dhe pse kjo është shndërruar në një modë e së keqes?

Si guxojnë politikanët tanë për t`iu dre-jtuar popullit për ta hedhur në aventura nga të cilat vetëm humbet dhe asgjë nuk fiton!? Nëse marrim një segment kohor, vetëm një vit, evidentohet fare qartë se kjo dëshirë e zjarrtë është mesazh që buron nga politikanë mendje ngushtë e dashakeqës. Nga ata që nuk e vrasin mendjen nëse dikush e pëson. Për njerëzit që humbasin punën, pasurinë e jetën. Ftesën për mosbindje nuk ka rëndësi nëse e bën ai që kanë qenë kryeministër, ministra apo deputetë. Janë liderët politikë të emocionuar pas çdo proteste si nga ajo në 27 janar, për t`i nxitur e ngushël-luar protestuesit të përsërisin të njejtin refren. Basha në fund të protestës tha: “Mosbindja civile filloi”. Po nuk është vetëm Basha dhe s`është origjinali në këto thirrje. Berisha është babai i një strategjie të tillë. Sa herë gjendet para tur-mave, veçanërisht në opozitë i fton militantët në betejën e kundërvënies. Me të njejtin pasion dhe dashuri për këtë fjalë që e vlerësojnë si magjike e çudibërëse, deputeti Alibeaj nuk mbetet të ftesa, ai komenton, duke analizuar mosbindjen edhe në rrafshin filozofik e historik. Kuptohet, kërkon t`i vërë një bazë filozofike dhe ideolog-jike thirrjes së tij. Synon ta legjitimojë dhe ta hedhi në tregun e parullave që dëgjohen nga tërë anët. Ai premton për një angazhim cilësor të ndryshëm në parlament deri në mosbindje civile. Me të njejtin pathos ka kërkuar mosbind-je, Paloka, Monika, Vasili.

Mosbindja civile është një strategji e për-dorur në shumë raste gjatë historisë politike në vende të ndryshme. Klasik është Gandi në Indi. Po situata politike në atë vend ishte ndryshe. Dhe Gandi, ishte vetëm Gandi. Me një lëvizje të gishtit ngrinte në këmbë miliona. Se e gjithë pasuria e tij ishte një peshqir hedhur supeve dhe një palë sandale hollake, ku gishtat e këmbëve preknin tokën. Ndaj lëreni të urtin Gandi në shenjtërinë e tij. Dhe mos iu referoni së paku. Nuk e keni këtë privilegj. Cili prej jush i ngjan Gandit? Mos pretendon këtë përngjasim Noka, Nardi, Shehi, Kejda, e kukullat tona parlamen-tare? Mosbindja civile nuk është atribut i atyre në krye të piramidës politike. Ajo është lëvizje e gjerë popullore. Lind në gjirin e popullit. Merr sprint nga ngjarje të mëdha. Nis kur vihet në pikëpyetje ekzistenca e kombit dhe jeta e popullit. Nuk është një sakrificë për të shuar etjen për pushtet të karrigehumbësve. As për t`i ulur të uriturit e opozitës në fronet qeveri-tare. Kjo lëvizje nuk mund të bëhet nga njerëz që kanë portret të dyshimtë. Që janë në sytë e njerëzve ca hajdutë të korruptuar që në këto 27 vjet vetëm sa e kanë grabitur këtë popull. Nuk mund të bëhen gandistë ata që nuk i dëgjon as shtëpia e vet. Liderët tanë nuk kanë bindur ende vetveten. Le më popullin. Asnjeri prej tyre nuk i ka kredencialet ta hedhi një shoqëri të tërë në revolucionin paqësor të mosbindjes. Realisht mosbindje qytetarët tanë duhet ta tregojnë ndaj politikanëve të hurit e litarit që lëvizin e tunden si lavjerrës sa majtas- djathtas. Ata që meritën e vetme kanë sharjet e etiketimet. Të pamëshirsh-mit që nuk kanë të ngopur për të fituar me çdo kusht. Për ta bërë të tyren tërë pasurinë kom-bëtare. Ata që, kur kanë pasur vula e firma nuk iu është dredhur dora për të firmosur urdhëra për të qëlluar ndaj popullit e vrarë njerëzit në bulevard. Ata që bënë batërdinë, duke plasur “bombën atomike” në Gërdec, vetëm pak kilo-metër larg Tiranës. Ata që nuk i vrau ndërgjegjja të nënshkruajnë shitjen e detit. Populli nuk mund të ndjek e dëgjojë ca palo politikanë që në këto 27 vjet i kanë bërë këtij populli atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues. Këta mizorë që bëjnë thirrje të tilla nuk qajnë hallin e popullit. Po të tyre. Për ta populli është shtëpia e pasuria

Nga Bardhyl BEJKO

Sa herë opozita jonë kërkon të impono-het me forcë dhe t ` i k u n d ë r v i h e t

mazhorancës së ligjshme, të provokojë e të ngjalli panik e frikë, zgjedh të kumtojë op-sionin ekstrem të mosbindjes civile. Aq i shpeshtë është ky refren sa është shndërruar në një melodi e bezdisshme për gjithë shqiptarët. Thirrja për t`iu kundërvënë rendit kushtetues, për të bërë rrëmujë e kaos tërë jetën e vendit në prag të ngjarjeve të mëdha, siç është edhe hapja e negociatave të integrimit të vendit tonë në BE, përpjekja për ta bllokuar këtë aspiratë të brezave, ëndrrën shekullore të shqiptarëve, është një shqetësim serioz për shoqërinë tonë, e cila nuk ka gjetur asnjë minutë qetësi gjatë këtij shekulli nga politikanët që ka zgjedhur vetë. Fillimisht me fanfarat e komunizmit, shoqëruar nga një luftë e egër klasash, arrestime e internime si dhe shtypja me forcë e çdo lëvizje progresiste që binte ndesh me politikën zyrtare, po bëhet vijë sjelljeje e politikanëve tanë edhe sot. Mosbindja civile, ky akt që në politikat e një vendi demokratik, është e fundit alternativë që propozohet dhe ndërmer-ret nga forcat politike nuk mund të përdoret si kamxhik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qyte-tarët nuk e meritojnë këtë luftë të paprinciptë. Mekanizëm që duhet të mbetet i fundit në radhë.

Lufta politike mes opozitës dhe mazhorancës nuk ka pse të kërkojë si shteg për të arritur në pushtet mosbindjen civile. Ky është hapi ekstrem që shoqërohet me tronditje të demokracisë dhe deformim total të zhvillimit të shoqërisë, cënim i rendit kushtetues. Sloganin e mosbindjes civile, politikanët tanë të opozitës, të sotme po edhe asaj të djeshme e përdorin si gogol dhe e recitojnë sa herë gjenden ngushtë dhe kërkojnë të imponohen përmes shtrëngimit me politikën e forcës. Sa herë përfundon një protestë, nga e cila nuk arrihen objektivat e vendosura për t`i mbajtur në gadishmëri mili-tantët për protestat e radhës, lëshohet tullum-bacja e mosbindjes civile. Apelohet të ngrihen mbështetësit, të bllokojnë rrugët kombëtare e sheshet, të ndërpriten pagesat energjisë e të mos shlyejnë faturat, të gjejë hapësira krimi për të hedhur në erë me tritol automjete, banesa e jetë njerëzore për t`u hakmarrë duke vrarë. Ftesë t`i hapet rruga korrupsionit, vjedhjeve, shkurt të shkatërrohet gjithçka që është arritur në këto vite. Mesazhi keqdashës i liderëve opozi-tarë bëhet jo pa qëllim, as rastësisht. Zgjidhet momenti më pikant. Pritet të nxehet situata politike me qëllim që thirrja të jetë me peshë dhe përfitimi maksimal. Dhe tani është çasti që sipas matematikës së liderëve opozitarë duhet lëshuar ultimatumi. Jemi një hap larg çeljes së negociatave, deklaroi Rama pas takimeve në Davos të Zvicrës. Ndaj duhet të pengohen me çdo çmim negociatat. Të ndërpritet ecja drejt BE-së. Të goditet ritmi i lëvizjes. Të bëhet e pa-mundur Europa. Të merren peng reformat më të rëndësishme e të domosdoshme, siç është ajo në drejtësi, të ndërpriten totalisht investimet, të thellohet papunësia e të ndalet tërësisht prodhi-mi. Këto mesazhe përcolli me ligësi edhe Basha në Europë, tek kolegët e partive popullore. Vetëm nxiu. Shau e poshtëroi Shqipërinë. Po synimi është t`u mbyllen dyert investitorëve të vendit e atyre të huaj. Të mos bëhet asnjë metër rrugë. Të ndërpritet rehabilitimi i zonave rurale, të nxitet urrejtja e shtresave të shoqërisë me qëllim që opozita të ketë pretekstin që ta luftojë suksesshëm qeverinë. Të korri përfitime maksimale nga moshapja e negociatave dhe fillimi i efekteve të reformës në drejtësi për të ruajtur privilegjet e fituara pa mund, me vjedhje, me korrupsion, me ryshfetin 20 e 30 përqind

personale. Është partia që drejtojnë. Është klani. Janë sallat mondane. Pishinat. Pallatet. Resortet dhe vilat brenda e jashtë vendit. Të pangopurit me pasuritë kombëtare të Shqipërisë. Populli është vetë mençuria. Ai ka sensin e së drejtës dhe revoltës brenda AND-së së tij. Kur populli ynë e ka ndjerë thikën në kockë, kur ka parë vjedhësit e pushtetit të zgjedhjeve, kursimet e shqiptarëve nuk pritën t`i komandonin partitë politike. Ata u vetorganizuan. Nuk pritën që dikush t`i vinte në rresht. Në vitin 1997 nuk iu bindën shtetit të Berishës. Shpërthyen kundër atyre që iu kishin marrë edhe centët e fundit. Po atëherë populli nuk mori urdhër nga askush. U vetëmobilizua. Dhe tregoi se ishte shumicë. Në 1997, jemi dëshmitarë të uraganit popullor që detyroi qeverinë të lëshonte kolltuqet, Shqipëria të shkonte në zgjedhje të parakohshme. T`i hapej rruga demokracisë reale. Po kështu edhe mosdakordësia e asgjësimit të lëndëve kimike. Shqipëria u ngritë si uragan në kundërshtim të trajtimit të tyre në vendin tonë. Dhe kjo në emër të jetës. Në mbrojtje të saj. Po motivet ishin madhore ndaj populli reagoi. Historia është e mbushur me shembuj të shumtë të reagimit me mosbindjes civile. Siç kanë qenë ngjarjet në 1992 në Los Angeles, në 2001 në Paris etj.

Filozofi, Ruso në lidhje me konceptin e mosbindjes civile thotë se: “Popujt bëjnë revolta, revolucioni bëhet vetë”. Është e kuptueshme filozofia e Ruso. Thelbi qëndron në faktin se sado të rropaten ata lart, liderët nuk mund t`i mbushin mendjen popullit për revolucion, qofshin ato edhe të kadifenjta në se nuk pati një shkak objektiv në se nuk ndërgjegjësohet vetë populli për ndërmarrjen e një lëvizjeje të tillë. Po ai që ka bërë hije për 27 vite në krye të pushtetit, Berisha që pas rënies se sistemit komunist e ka për shumë zemër mosbindjen civile. Herë kërcënon, herë lutet e lyp që kjo të ndodhi. Është i sinqertë në atë çka thotë? A e beson ai vetë se ky popull është kaq në armiqësi me qeverinë e tij, zgjedhur vetëm pesë muaj më parë sa ta largoj e të ngjitë në skenë partinë e tij? Apo është një thirrje sa për t`i hedhur pak ushqim militantëve!? Për të qetësuar shpirtrat e trazuar nga propaganda pa kufi se me një protestë do vinin në qeveri?! A mos vallë për t’i hedhur një vello zhurmave që ziejnë brenda PD-së? Mund të bëhen shumë hamendësime e komente, të kërkohen rrënjët e një kërkese të tillë e cila vetëm Shqipërisë nuk i shërben. Kjo është së pari një dëshirë për t’i vënë gurë nën rrota pushtetit të sotëm. Të zbeh besimin e mijëra njerëzve, që i dhanë PS-së, fitoren më të madhe pas vitit 1990 si parti e vetme në pushtet. Të ndalë vetingun. Ti thotë “stop” reformës në drejtësi. Ta minimizojë zemërimin e të zhgën-jyerve dhe të qetësojë dallgët e mbështetësve që nuk morën nga protesta atë që iu premtua. Është në thelb strategji për të ruajtur kohezionin e mbështetësve dhe për t`i mbajtur rreth vetes si një ushtri të gatshme për t`u përdorur si kopaçe kundër mazhorancës. Është adrenalinë që lid-erët opozitarë u injektojnë qëndrestarëve. Për t’u prerë hovin reformave për një Shqipëri më të mirë. Është një përpjekje për t’i bërë shqiptarët indiferentë e për të mos besuar tek fuqia e ndrys-hmit dhe mundësitë për të ecur përpara! T`i ndalë investimet. Të pengojë zhvillimin. Mjafton lufta e ashpër kundër aeroportit të Vlorës i cili ndërtohet me paratë e të tjerëve, por që i heq nga dora kauzën e mungesës së investimeve të kup-tosh thelbin e thirrjes. Janë shumë pyetje që bën njeriu i zakonshëm, intelektuali, administratori, kundërshtari politik, deri tek zyrtari më i lartë, sa herë ndesh në togfjalëshin, “mosbindje civile”. Po të gjitha thirrjet për mosbindje kanë vetëm një qëllim. Ato kërkojnë të qetësojnë shpirtrat e humbësve. Populli nuk ka si të ngrihet kundër vetvetes. Ndaj edhe thirrja për mosbindje civile e revolucion ka për të mbetur një zë në shkretëtirë dhe për opozitën një vetëm një dëshirë.

Page 18: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

18 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Kritiku flet për zhvillimin dhe problemet në kinemanë shqiptare si buxheti, skenari dhe temat e trajtuara

“Qesja e parave” një makth për kineastët, nga mitizimet e dikurshme dhe zbukurimet u kalua te shtrembërimet dhe deformimet

JOSIF PAPAGJONI: JOSIF PAPAGJONI:

Në kinemanë shqiptare kritiku i artit prof. dr. Josif Papagjoni flet për problematika në kup-timin e temave të trajtuara,

në mënyrën e administrimit, organizimit dhe funksionimit. Në intervistën për “SOT” kritiku Papagjoni flet jo vetëm për zhvillimin e kinemasë shqiptare ndër vite, por dhe vështirësitë me të cilat u përballën kineastët shqiptarë. Sipas tij tani ka një tjetër lloj “censure”, ajo e par-ave, e financimit të produktit të shtrenjtë kinematografi. Kritiku tregon se “qesja e parave” është kthyer sot në një makth për kineastët, thuajse në pamundësi të njëmendësimit të projekteve të tyre. Prof. dr. Josif Papagjoni së fundmi ka sjell për lexuesit librin e tij “Imazhi, Historia, Qenësia -Filmi artistik shqiptar”botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

-Keni sjellë botimin tuaj më të fundit për filmin shqiptar. Pse këtë herë filmi në punën tuaj studimore?

Ka një të vërtetë pyetja juaj, diç që vjen, mbase, nga përkushtimi im zotërues për teatrin dhe dramën në rreth 50 vjet, ku rreth 24 libra të mi kanë si fokus dramën dhe teatrin shqiptar. Por dua të them se interesimet e mia, ashtu vetiu dhe pak nga pak, qysh herët e më tutje, gjithnjë e më shumë përfshinë edhe letërsinë, madje edhe artet vizuale, ku lumturohem nga fjala, ligjërimi, strukturat, narracioni, simbolet, ngjyrat, fuqia e imazhit etj. Ndërsa letërsia ishte e ftuar në mendjen time përmes dramës si gjini e saj, dhe prandaj ajo ka qenë përherë tek unë, ka qëndruar natyrshëm si në shtëpinë e vet, çka para disa vitesh botova librin vëllimor “Grishje për/nga letërsia”. Ju pyesni për filmin. Dhe unë po ju them se shkrimi i parë që kam bërë në rininë time studentore kur nisa zejen e kritikës, ishte pikërisht ai mbi filmin “Njësiti Guerril” në vitin 1968, kur unë isha në vitin e dytë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve. Dhe ja, qysh aty u rrënjëzua pasioni im për filmin. Dhe si ata rrathët nga një rrahje guri mbi ujë, dashuritë, pasionet, njohuritë, përkushtimi për filmin shqiptar u rrit vit pas viti. Dua t’ju them se unë vazhdimisht kam shkruar për filmin shqiptar, kam shoqëruar me shkrime kritike pjesën më të madhe të prodhimit kinematografik cilësor shqiptar. Lënda u rrit e u rrit dhe në vitin 1999 unë botova, mbase, librin tim më të vështirë dhe më serioz, “Enciklopedia e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare” nga Shtëpia Botuese Toena, një vëllim i gjerë rreth 900 faqe ku u përfshinë vetëm nga kinemaja mbi 300 zëra, ato mbi figurat e shquara të saj dhe artikuj e nyja të zgjeruara për dukuri, procese, problematika, histori dhe fenomenologji estetike të këtij arti, me pushtet të pakonkurrueshëm mbi audiencën krahasuar me artet e tjerë. Dhe teksa vitet rridhnin, e pashë se një studim gjithëpërfshirës, edhe më i thelluar që të nxirrte në spikamë diç nga talenti, vullneti, puna, pasioni, djersa dhe mundimi i atyre mijëra artistëve me emër të madh si dhe shumicës tjetër të

heshtur, modeste, të pabëzaj e në “hije”, që i shërbente spërndritjeve të artit mbi pelikul, e gjykova se duhej ndërmarrë medoemos: qoftë për kënaqësinë time si studiues, qoftë për të hedhur disa ide pohuese për kinematografinë shqiptare, qoftë dhe për të debatuar, paçka se në udhë të tërthorta, mbi ndoca akuza të pavenda si prej kalamajsh grindavecë të bëra ndaj vlerave artistike, që kjo kine-matografi kishe shënjuar në mbi gjysmë shekulli e më tutje.

-Po sot, si po zhvillohet kinemaja shqiptare për ju?

Teksa e kqyrim si periudha historike zhvillimi, si dhe artet e tjerë, edhe kine-matografia mund të ndahet në atë para vitit 1990 dhe atë pas këtij viti. Nuk ka ndonjë ndryshim parimor a stilistik në vitet rrjedhëse pas 1990 e deri sot, kur liria krijuese është e ligjëruar dhe mundësitë e qasjeve i kanë shpëtuar syrit ciklopik të censurës, sa dhe të autocensurës. Por nëse sot syri i kineastit është i çlirët dhe në optikën e tij ai mund të fut shumëçka nga përjetimet, mendimet, shqetësimet dhe dëshpërimet e tij, nuk e ka po këtë liri në mundësitë e realizimit të një filmi që mund e duhet t’i ofrohen. Pra tani ka një tjetër lloj “censure”, ajo e parave, e financimit të produktit të shtrenjtë kinematografi. “Qesja e parave” është kthyer sot në një makth për kineastët, thuajse në pamundësi të njëmendësimit të projekteve të tyre. Pikërisht mungesa e parave që mund të vinte nga buxheti i shtetit apo burime të tjera financiare, çoi vetiu në kërkimin e udhëve alterna-tive të bashkëprodhimeve me studio të tjera kinematografike në botë. Por kjo, krahas një gulshi ajri mbijetese që dha për kineastët tanë, solli dhe një fenomen parazitar: diktimin, thënë më ëmbël, ori-entimin dhe parapëlqimin e subjekteve, personazheve, mesazheve që filmi duhej të përcillte. Dhe prandaj në disa filma u teprua shumë me kinse natyrën e “krisur” të shqiptarëve, sjelljet dhe gjestet e tyre të paarsyeshme, gjysmë të marra, duke ofruar një antropologji të gjymtë, thuajse primitiviste, veprime prej idiotësh e të ndërkryerish dhe, herë-herë, ngjarje,

episode e gjësende anekdodike. Nga mitizimet e dikurshme dhe zbukurimet u kalua në një skaj tjetër, ndonjëherë më të keq, te shtrembërimet dhe deform-imet, shndërrimin e lëndës (subjekte, personazhe, konflikte, bëma) në diçka pa sens, të shtirur, të sajuar, sëmundje fosh-njarake të kinse gjuhës së re moderniste, mohimit me tërësej të gjithçkaje, zerimit edhe të pjesës njerëzore të sjelljes së njerëzve, qoftë ajo edhe në kushte repre-sioni, cungimi e mbijetese. Por shpejt kjo “sëmundje” kaloi dhe kineastët kërkuan integritetin e tyre artistik dhe intelektual, duke dhënë konflikte e dukuri të mprehta të realitetit postkomunist, ose atij komu-nist, madje edhe më tutje në histori, ku nuk mund të rri pa përmendur filma të tillë si “Vdekja e kalit”, “Kolonel bunker”, “Sloganet”, “Gjoleka, djali i Abazit”, “Shqiptari”, “I dashur armik”, “Amnistia” etj. Tanimë e vërteta, dhembja, dëshpëri-mi dhe zhgënjimi janë më të besueshme, i bishtnojnë klisheve që vijnë nga jashtë apo keqkuptimet estetike.

-Ku qëndrojnë sipas jush problem-atikat në filmat sot?

Unë po e këqyr këtë në dy rrafshe: a) problematika në kuptimin e temave të rrahura, e dukurive që preken dhe që shndërrohen në subjekte, në personazhe dhe lëndë filmike përgjithësisht dhe b) rrethin e problemeve me të cilat ndeshet sot kinematografia shqiptare si pro-dhim, gjer dhe si mënyrë administrimi, organizimi dhe funksionimi. Sa i përket të parës, afërmendsh se në pikëpamjen estetike ajo është një fushë e hapur, vështrimi i kineastit është i lirë të futet kudo, mjaft që të ketë mprehtësinë e vëzhgimit dhe zbulimit. Jo pak telashe e shqetësime kanë pasur kineastët nga periudha e diktaturës, dhe kur liria e krijimit trokiti, ata donin ta derdhnin në ekran atë shqetësim, atë mllef, atë inat, zemërim dhe refuzim ndaj realizmit socialist si dhe të realitetit që jetuan nën ngujim, dhunë e frikë. Dhe u bënë disa filma të mirë, që kishin brenda mëri, denoncim, dramatizëm, gjer dhe shpoti, ironi, satirë, tallje me gjithë pjesën e zymtë të diktaturës, me mekanizmin e saj

shtypës, por dhe me pjesën qesharake të saj. Por nëse kjo gjë, deri diku u bë mirë, unë mendoj se denoncimi i diktaturës komuniste nuk ka arritur të bëhet dot si mendësi, si doktrinë e tretur në përjetim, në sjellje, në bindje; pra të preket fenome-ni më thelbor i diktaturës ndër njerëzit, tjetërsimi i skajtë. Them se filmi, si dhe mjaft nga gjinitë e artit e letërsisë, ende i kanë qëndruar në syprinë këtij fenomeni, atje ku prishet qeliza, ku zhbëhet proto-plazma dhe lind kanceri social e moral. Ne nuk e kemi dhënë dot akoma fuqinë e këtij tjetërsimi të tmerrshëm, që ndodhi jo gjerësisht në shoqërinë tonë të tubuar si kope kolektive me rregulla të forta, jo vetëm në indoktrinimin masiv i kthyer në fenomen shpirtëror vetjak, por më së pari te vetë të menduarit e njeriut brenda lirisë së tij, brenda vetvetes, në dialogun që ai bënte me këtë vetvete, kur utopitë dhe dukuritë sociale përthitheshin nga ndërgjegjia e njeriut dhe shndërro-heshin në bindje, në besim, në mënyrë të kuptuari e të jetuari, në reagim social. Ja, unë e heq pjesën e shqiptarëve që kishin vuajtur burgjet, internimet dhe diferencimin e pamëshirshëm social, klasor e politik. Po, ata e urrenin regjimin, urrenin sloganet ideologjike të servirura si norma jetese dhe të menduari dhe për të mbijetuar, aplikonin, sitë thuash, një lloj tjetër tjetërsimi: heshtjen, përuljen, përshtatjen, bindjen dhe jo rrallë herë, për të fituar simpatinë dhe besimin e të pushtetshmëve, edhe tradhtitë e vogla, spiunimin. Le t’u themi të gjitha këtyre fenomeneve “mbijetesë”, ose “tradhti” në kushtet e giotinës. Dakord. Po shumica, ç’bënte, pse ishte aq fort e tjetërsuar sa, madje, krejt ajo antropologji, ta quajmë “socialiste” e jetës dhe mënyrës së sjelljes dhe reagimit social në periudhën e dik-taturës ishte kthyer në mënyrë të men-duari, në normë veprimi. Pse? Mos vallë i impononin me urdhër, me dekret? Jo, kjo ngjante sepse mekanizmi tjetërsues i diktaturave dhe sistemeve totalitare, si dhe te fetë, revolucionet dhe lëvizjet fondamentaliste është jashtëzakonisht i sofistikuar dhe veprues, pasi lidhet me shndërrimin e “dogmave” në ideale që përqafohen dhe që duken shpëtimtare; pra me vetëmashtrimin, me iluzionet e rrejshme dhe utopitë sociale. Dhe shkalla e këtij tjetërsimi mbërrin gjer në kupolat e larta, tek “çobenët” politikë dhe ideologjikë që i prodhojnë. A e merrni dot me mend që një udhëheqës i lartë partiak ndër ne, sikundër thuhet, teksa e pushkatonin thërriste “Rroftë shoku Enver”, ose “Këtë nuk e di shoku Enver, shoku Stalin, shoku Lenin, zoti Bakir Abu Xhabllaja, imam Hysein Hasani, sekretar filani, etj?” E shikoni se sa paradoksale dhe e përçudshme është kjo gjë?! E pra, një qasje e tillë e përafërt i ka munguar filmit shqiptar dhe nuk e di se kur do të mbërrij, me subjekte drithëruese e të besueshme, për ta parë veten tonë në pas-qyrë, për të kuptuar deformimin që kemi pësuar. Dhe një film realist është ku e ku më tronditës dhe terapeutik se sa hapja e qindra e mijëra dosjeve mbushur përplot

pisllëqe e spiunime ndaj shoqi-shoqit, gruaja ndaj burrit, djali ndaj babait dhe anasjelltas… Bota ka prodhuar filma të tillë që janë vërtet tronditës, që të shkun-din nga themelet dhe të bëjnë të men-dohesh thellë, me qëllim që fenomeni i diktaturave dhe inkontaminimit të lirisë të mos përsëritet kurrë më…

-Skenari i filmit është një nga më të diskutuarit. Për ju çfarë problemesh ka shkrimi i skenarit?

Një mori problemesh, por unë po i shmangem pyetjes, pasi ajo ka natyrë teorike dhe do të më duhet të bëj një lig-jëratë të gjatë për parimet e hartimit të një skenari dhe cilësinë e tij. Përkundrazi, do desha të sillja në vëmendje të kineastëve nevojën e shfrytëzimit të letërsisë shqipe. Janë shkruar shumë romane të bukur, tregime e gjini të tjera, ku mund të merret ngasja e një subjekti filmik interesant, e një konflikti a personazhi që ofron trajtime të bukura ideore e shpirtërore. Pak kineastë i afrohen bashkëpunimit me shkrimtarët. Them se krahas asaj sëmundjes së vjetër për t’i marrë vetë honoraret e skenarit, më tutje edhe famën, lavdinë, meritën, emrin, kam për-shtypjen se kineastët që bëhen njëherit edhe skenaristë të filmave të tyre nuk kanë besim te shkrimtarët, u duket sikur ata s’e njohin gjuhën e filmit, imazhin, karakterin dinamik të tij. Nuk funksiono-jnë shoqatat e kineastëve. Njerëzit duken sitë veçuar, gjithkush për vete. Por unë mendoj se bashkëpunimi prandaj është i tillë, që kineasti falë këshillimeve të vazh-dueshme ofron edhe vizualitetin, edhe dinamikën e veprimit të veprës letrare, e cila kthehet në skenar filmi duke u rimod-eluar estetikisht e duke ndryshuar trajtë, strukturë. Dikur kishte ekipe, skenaristë dhe redaktorë që paguheshin për këtë gjë dhe e bënin punën në grup, sot këto hallka nuk funksionojnë më.

-Jeni shprehur jo pak herë për mungesën e kritikës në art. Vijon ky problem...

Po, vijon dhe kam frikë se do të vijojë ca si gjatë. Përpos produktit të kufizuar kinematografik që kemi si hapësirë shqiptare Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, këtu në Tiranë, në Universitetin e Arteve ne nuk kemi çelur ende një degë për dramaturgë-skenaristë dhe kritikë teatri dhe kinematografie. Dhe mesa duket, jo gjuha lesh të të zërë, por as e luan dot murin e indiferencës dhe pakuptimësisë që e ka përfshirë këtë lami. Kritika është shumë e vështirë, sepse bart në thelb të vet, përpos vlerësimit estetik të një vepre kinematografike, edhe një aspekt mirëfilli etik, moral e, madje, të karak-terit të njeriut. Pasi kërkohet sinqeritet, dëlirësi, një marrëdhënie mirëkuptimi me krijuesit, jo marrëdhënie ofendimesh, përjashtimesh e moskuptimesh. Nuk është e lehtë të jesh sot kritik në një klimë, shpesh sharjesh, shpotish etj, aq më pak kur kritika nuk paguhet dhe mbetet e shpërfillur, rrjedhimisht e pavlerësuar. Prandaj dhe kritika nuk shndërrohet dot në profesion nëse nuk ka shkollë për të dhe nëse nuk paguhet.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 19

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Eksponatet e Isa Boletinit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës së Kosovës Kujtim Gashi pas takimit me ministren Mirela Kumbaro në Tiranë. Në profilin e tij në Facebook ministri Gashi shkruan gjithashtu se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive përkatëse në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, por dhe te e drejta e autorit. “Me ministren znj. Mirela Kumbaro u pajtu-am të sjellim eksponatet e Isa Boletinit në Kosovë. Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive përkatëse në fushën e kulturës, trashëgimisë kultu-rore dhe atë të së drejtës së autorit, duke krijuar edhe hapësira dhe mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit edhe ndërmjet skenës së pavarur kulturore të të dyja vendeve”, shkruan min-istri Gashi në statusin e tij pas takimit në Tiranë me ministren e Kulturës Kumbaro. Duke marrë parasysh që ky vit është shpallur si “Viti i Skënderbeut” ministri Kujtim Gashi shkruan se gjatë këtij takimi u diskutua që të ketë më shumë ak-tivitete për të shënuar këtë vit. “Gjithashtu, u dakorduam që të nën-shkruajmë kalendarin e përbashkët kulturor, si një traditë e mirë dhe shumë domethënëse për kulturën e te dyja vendeve, e cila do të ndodhë brenda muajit shkurt. Marrë para-sysh që viti 2018 është shpallur edhe Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, u pajtuam që të ketë më shumë aktivi-tete për të shënuar këtë përvjetorë me rëndësi për shqiptarët, si dhe organizimin e aktiviteteve për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si vit jubilar festiv”, vijon ministri Gashi në statusin e tij. E duket se ky takim ka shërbyer shumë dhe për eksponatet e Isa Boletinit në Muzeun e Kosovës. “Shfrytëzova këtë rast, dhe kërkova nga ministrja shqiptare “huazimin” e disa eksponateve që i përkisnin heroit kombëtar Isa Boletinit, si: Xhamadani, ora, arma etj, të cilat do të bëheshin pjesë e eksponateve në Muzeun e Kosovës, dhe do të pasuronin edhe më shumë shënimin e 10- vjetorit të Pavarësisë”, vijon ministri Kujtim Gashi. Gjatë vizitës në Tiranë ministri Kujtim Gashi vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të përgjimeve “Shtëpia e gjetheve” si dhe u takua me drejtues të institucioneve të kulturës në Shqipëri.

Regjisorja: Kam dëshirë të ruaj kulturën tonë popullore

filmit përbëhet dhe nga Bledar Gërx-aliu piktor, Artur Bejkollari grafist, Andri Ibrahimaj producent, Simone Farigu skulptor, Mark Luli kompozi-tor, Elva Belliu kostumografe, Afërd-ita Onuzi konsulente historike, fra. Mirashi konsulent religjioz. Pas këtij filmi regjisorja tregon se po mendon për një tjetër projekt ai me titull "Leg-jenda e vlla'maleve". “Ku Tomorri dhe Shpiragu ishin vëllezër dhe dashuro-hen me nimfën Osume, për të cilën u vranë dhe Zoti i zemëruar i ktheu në male vëllezërit dhe Osumen në lumin, që i lau me lot të gjitha gurët e tyre”, shprehet Thomaraj.

Legjendat dhe epoka dixhitale Regjisorja Eliona Thomaraj

tregon se shumë njerëz shkojnë në kishën e Laçit në muajt 13 mars deri më 13 qershor, por të shumtë janë ata që nuk e dinë historinë e asaj. “Në vitin 350 p.k në qytetin e Sebastes (Laç) sundonte Agrikola, i cili qe pagan, atje jetonte edhe At Vlashi, i cili mjekonte e shëronte njerëzit e varfër. Njihet si mrekulli e tij shpëtimi i fëmijës nga hala në fyt, etj. Ai ishte tërhequr dhe jetonte

në shpellën e vetmuar në kodrën përballë kalasë së qytetit të Sebast-ses (ku është shpella edhe sot), por popullariteti i At Vlashit e shqetëson Agrikolën dhe urdhëron vrasjen tij. At Vlashi u mbyt teksa flinte natën në shpellë”, pohon regjisorja. Filmi për të cilin ka nisur puna u shpall fitues në korrik 2017 në QKK dhe Thomaraj tregon se si skenariste ka bashkuar rrëfenjat në vijë kronologjike. “At Vlashi ka jetuar rreth 11 shekuj më parë dhe kisha është ndërtuar prej vëllezërve të urdhrit Françeskan 11 shekuj më vonë. Si regjisore kam këndvështrimin tim se si rrëfehet ngjarja, se si ndodhin mrekullitë, se si u bë ai vend kishe. Them se duke më pëlqyer shumë "përralla" do t’u ofroj shikuesve shqiptar një film përrallor. Qëllimi i sagave të legjen-dave shqiptare është të shpëtojnë nga pluhuri që po sjell epoka dixhitale për rrëfenjat. Ato e kanë magjinë tek të treguarit. Pas kaq kohe të gjatë udhëtimi brez pas brezi ato duhet të navigojnë nëpër tablet për të përm-bushur misionin e tyre, të tregohen” përfundon regjisorja.

Eksponatet e Isa Boletinit, nga Shqipëria në

Muzeun e Kosovës

Eliona Thomaraj mbledh legjendat në filmin "Legjenda e vendit t'shenjtë"

Julia VRAPI

"Legjenda e vendit t'shen-jtë" titullohet projekti i filmit me skenar dhe regji nga Eliona Thoma-

raj. Puna për filmin ka nisur dhe për realizimin e tij janë bërë bashkë artistë të njohur. Regjisorja tregon se është një projekt, që sjell një film që ajo e quan familjar, dhe me dëshirën për të ruajtur dhe kulturën popullore. “Kam dëshirën të ruaj kulturën tonë popullore dhe ta bëj sa më intere-sante atë për të gjithë, që të mund të jetë e dashur dhe familjare. Ideja që të nisja një sagë për legjendat shqiptare në filma të animuar më lindi kur nga tableti i nipit nuk dija se çfarë filmi shqiptar për fëmijë të klikoja për ta ushqyer me kulturën tonë. Kjo më bëri në fillim të nervo-zohesha me realitetin, por më pas të reflektoja se ç'mund të bëja për të ndryshuar gjërat dhe për të mos u ankuar se nuk ka produkt artistik të tillë”, pohon regjisorja. Për këtë pro-jekt ajo sjell në vëmendje se ato që kishte dëgjuar dikur ishin trashëgimi e legjendave tona. “Hyra në kujtesën time emocionale dhe kujtova që ajo ç'ka më pëlqenin më shumë dikur ishin përrallat e gjysheve, por ato të cilat kam dëgjuar nuk ishin vetëm "përralla" fëmijësh, kuptova se unë kisha trashëguar legjendat e popullit tonë nëpërmjet memories kolektive”, pohon më tej regjisorja Thomaraj. Ajo tregon se me këtë projekt konkurroi dhe në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe fitoi financim për filmin. “Si artiste lindi detyra të trashëgoja kulturën tonë dhe konkursi në QKK zhvillohej në muajin mars (që shënjon fillimin e pelegrinazhit në kishën e Shna'Ndoit Laç) kështu që e vendosa ta nis hapin e parë me "Legjenda e vendit t'shenjtë"”, pohon regjisorja për këtë projekt. Puna ka nisur dhe regjisorja tregon se rrëfejat që kalonin brez pas brezi tashmë është rradha jonë ta përcjellim siç duhet. “Nuk janë vetëm filma për fëmijë. Unë do ti cilësoja edhe si filma familjarë, pasi jo vetëm që nuk janë filma naiv, por janë pjesë e kulturës sonë prehistorike, ku rrëfenjat që kalonin brez pas brezi është radha jonë ta përcjellim ashtu siç duhet brezit të ri”, flet për këtë projekt regjisorja. Stafi realizues i

“Turbina”, premiera e parë pritet në muajin maj

Eugent Bushpepa, me “Mall” natën e parë në “Eurovision”

Qendra multifunksionale e artit “Turbina”, në pranverë pritet të hapë dyert për publikun. Në këtë ambient janë dy skena të reja, një alternativë me 200 vende dhe skena klasike e tea-trit prej 400 vendesh. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë me dije në media se në muajin Maj do të mbahet pre-miera e parë e Teatrit Kombëtar, i cili është në proces zhvendos-jeje tek “Turbina”, projekt që ka kushtuar 3.5 milionë euro. Por ndërsa Teatri Kombëtar po vijon shfaqjet e sezonit artistik prej kohësh artistët e kanë kundër-

shtuar jo pak këtë projekt, duke kërkuar që për teatrin duhet të flitet me një projekt konkret. Ata janë shprehur se ka munguar deri tani një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë në vendin ku sot është teatri. Me vendim të Këshillit të Ministrave, disa ambiente në varësi të Ministrisë së Energjetikës i kaluan në varësi Ministrisë së Kulturës, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit më herët shpalli dhe tenderin për har-timin e projektit për rikonstruk-sionin dhe ndryshim destinacioni të ish-laboratorit hidraulik në qendër arti “Skena e re”.

Është hedhur shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festiva-lin “Eurovision”, që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portu-galisë në datat 8, 10 dhe 12 maj. Shqipëria e cila këtë vit prezan-tohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018. Është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival . E drejta për të organizuar festivalin e këngës Eurovizion për 2018 erdhi pasi Salvador Sobral fitoi edicionin në vitin 2017 në Kiev me këngën e tij

Amar Pelos Dois. Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shte-tet Shqipëria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Islan-da, Izraeli, Lituania, Armenia, Austria, Kroacia, Qipro, Finlan-da, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Irlanda dhe Zvicra. Në natën e dytë gjysmëfinale garojnë shtetet Australia, Danimarka, Norveg-jia, Moldavia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Holanda, Hungaria, Gjeorgjia, Malta, Mali i Zi, Letonia, Polonia, Sllovenia, Suedia dhe Ukraina.

Programi “Europe for Citizens”, në një sesion informues

Programi Komunitar “Eu-rope for Citizens”, i menaxhuar më parë nga ish-Ministria e Mirëqenies Sociale, ka kaluar në kompetencën e Ministrisë së Kulturës që nga janari 2018. Në këtë kuadër, duke qenë se janë hapur thirrjet përkatëse për aplikim të këtij programi, Ministria e Kulturës, organizon një sesion informues mbi këto thirrje dhe mënyrat e aplikimit në orën 13.00 -.17.00, më datë 8 shkurt në sallën UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar. “Takimi do të hapet nga min-istrja e Kulturës znj. Mirela

Kumbaro Furxhi dhe Kryetarja e Delegacionit të BE në Tiranë znj. Romana Vllahutin dhe do të pasohet nga demonstrimi teknik i mënyrave të aplikimit në thirrje, prezantuar nga eksperti, z. Arben Papadhopulli”, shkruan në njoftimin zyrtar ministria. Takimi është i strukturuar në dy pjesë: pjesa e parë (13.00-15.00) do t’i dedikohet përfaqësuesve të bashkive në vend, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtohet shoqatave /operatorëve kulturore si dhe enteve publike (institucione në varësi të MK), të cilat mund të aplikojnë në këto thirrje.

Si artiste lindi detyra të trashëgoja kulturën tonë dhe konkursi në QKK zhvillohej në muajin mars (që shënjon fillimin e pelegrinazhit në kishën e Shna'Ndoit Laç) kështu që e vendosa ta nis hapin e parë me "Legjenda e vendit t'shenjtë”...

Page 20: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

20 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-sulmuesi i shquar i Kombëtares thumbon rëndë kreun aktual të Federatës, Armand Duka

SOKOL KUSHTA:

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen më 7 shkurt dhe kjo është një mundësi që futbolli

ynë të shohë platformat e kandidatëve dhe vetë delegatët të zgjedhin në bazë të platformave për t’i dhënë orientimin e duhur politikave të futbollit në vend. Natyrisht, në garë janë tre kandidatë, por dy shihen favoritë, Armando Duka, president në fuqi i federatës prej 16 vjetësh, si dhe de-puteti socialist Bashkim Fino, që garon për manda-tin e parë. Pritet të jetë një garë e fortë, por ajo është fok-usuar deri më tani te figura e kandi-datëve dhe shumë pak te platformat e tyre. Ka akuza e kundërakuza, ku Duka ka zgjedhur të trumbetojë suk-seset e ekipit Kom-bëtar që kulmuan me kualifikimin e Shqipërisë në Francë-2016, kurse Fino ka bërë disa premtime që janë diçka e bukur për futbollin, por në një mjedis me mosbes-im të thellë dhe të lodhur nga premtimet elektorale, duken premtime të fryra dhe nga kundërshtarët shihen si premtime të parealizueshme. Gjithsesi, një personazh nga sporti ka një ndjeshmëri më të mad-he për futbollin dhe për këto zhvillime në garën për kreun e federatës “SOT” i mori mendim njërit prej lojtarëve më të shquar të futbollit tonë, Sokol Kushtës. Është i drejtëpërdrejtë dhe nuk e fsheh që për Dukën u bë një kohë e gjatë në drejtim, pra kërkon ndryshime. Por në fjalën e tij Kushta ngriti dhe disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me fondet e dhëna nga UEFA, si dhe kualifikimin e Shqipërisë në Europian, ku prej kohësh qarkullojnë zëra të dyshimtë që ishte Duka që na çoi në Europian, duke vënë kështu para përgjegjësisë skuadrën kombëtare.

Gara për kreun e federatës po i afrohet fundit dhe, pavarësisht se në garë janë tre kandidatë, duket se rivaliteti në fund do të jetë mes Dukës e Finos. Më shumë se sa platformat sportive, në këtë garë është folur më shumë për figurën e kandidatëve. Cili është leximi juaj i garës dhe çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Unë kam folur para pak javësh për gazetën tuaj dhe atëherë kërkova që Duka të mos kandidonte për president, me idenë se u bë një kohë e gjatë dhe futbolli ka nevojë për ndryshime. Unë e kam ndjekur fushatën e kandidatëve dhe mund të them se të dy janë kandidatura politike. Në këndvështrimin tim, gara është thellësisht e

pabarabartë. Unë nuk e kuptoj, por çfarë ndryshimi do të sjellë në federatë një njeri që vjen pas 16 vjetësh në krye të këtij institucioni? Çfarë do të bëjë më shumë? Askush nuk ka thënë që s’ka bërë, por vjen një moment kur duhet ndryshimi, është i domosdoshëm. Askush nuk po thotë që kishte një plan për zhvillimin e futbollit në zonën e Europës Juglin-dore. Le të themi kishte një plan-mar-shall, një projekt nga i cili kanë përfit-

uar shumë vende të rajonit, përfshi dhe Shqipërinë. Ku shkuan gjithë këto para? UEFA ka dhënë shuma të mëdha për kri-jimin e një mjedisi të përshtatshëm për futboll profesion-ist, por ne sot nuk kemi as ligë profe-sioniste, as klube të shkëputura nga bashkitë e as një kampionat cilësor e profesionist. Pra ku shkuan paratë që do të shërbenin për modernizimin e futbollit tonë? Më pas vjen debati te një pikë e nxehtë, mendoj, që ka të bëjë me kualifi-

kimin në Europian. Ka zëra që na thonë se Duka na kualifikoi në Europian. Dhe unë kërkoj sqarime si ndodhi kjo.

Ku doni të dilni sepse ju po hidhni dyshime?

A ka njeri të më shpjegojë si na kualifikoi në Europian Armando Duka? Në çfarë forme? Se këto zëra qarkullojnë dendur... A mund të më thotë njeri, ky (Duka) e bëri golin, apo skuadra kishte staturën e saj që siguroi kualifikimin në Europian? Pra, nëse na çoi Duka, le të na sqarojë si e bëri këtë, në çfarë forme? Dhe nëse e bëri t’i themi faleminderit! Por unë, dhe si unë sportdashësit në mbarë vendin, kanë të drejtë ta dinë këtë, si ndodhi?

Gara për kreun e federatës është e pamundur t’i rrijë larg politikës. Sa men-doni se kjo do të ndikojë në zgjedhjen finale?

futbollit në Europën Juglindore. Pse nuk përmenden këto fonde, ku janë ato? Së dyti, një element që është përmendur shumë ka të bëjë me uljen e tatimeve për bizneset që sponsorizojnë, apo ata që investojnë në sport. Dakord jam, por pse nuk e ka bërë deri më tani.

Një nga çështjet më të mprehta të debatit dhe që mund të ketë ndikim madhor në zgjedhjet e federatës janë shoqatat sportive rajonale dhe shoqatat e tjera të trajnerëve, arbitrave etj, që janë struktura brenda vetë feder-atës dhe dyshohet (le të themi kështu) se do të votojnë pro Dukës. Nuk e dimë se si do të votojnë, fjala vjen, bashkitë, por për shoqatat nuk ka pikë disku-timi se do të votojnë Dukën. A janë ato 12 vota përcak-tuese në zgjedhjen e presidentit të ri?

Unë e kam dëgjuar historinë e tyre dhe mund të them se 75% nuk kanë lidhje me sportin. Nuk e di çfarë i lidh me fut-bollin. Fatkeqësisht, ka shumë pak njerëz të sportit që janë në strukturat vendimmarrëse të vetë institucioneve sportive. Duhet të ishin të ndara gjërat, për infrastrukturën, për trajningun, për arbitrimin etj, por jo, kanë impakt negativ. Dhe me të vërtetë, kur e sheh në këtë formë, as dëshiron të jesh pjesë e kësaj “bote” e cila nuk është e pastër, militojnë dhe drejtojnë njerëz anonimë.

Ju thatë më lart se gara ishte e pabarabartë. Pse kështu?

Po, është e pabarabartë sepse ky është ende në fuqi, është drejtuesi i federatës dhe ka në dorë fondet, ai ndan fondet. Nuk është jashtë federatës, por nga brenda saj dhe i favorizuar.

Lista e delegatëve është një tjetër temë e mprehtë. Kandidati Finoi thotë se nuk pati barazi, sepse mungoi informimi, madje ai akuzoi sekretarin Shulku për këtë. Por gjithkush e di që lista është në duart e Dukës përderisa është në

FSHF. A është dhe kjo një shenjë pabarazie në garë?

Jam në dijeni dhe të këtij shqetësimi, sigur-

isht. Po si mund të dalë Shulku kundër Dukës? Është e pamundur, nuk ndodh kurrë. Kjo është një tjetër ar-sye për të besuar se nuk ka garë të barabartë.

Kë shihni fitues?

Unë i kam miq të dy, por jam për ndryshim. Unë do të dëshiroja që të kishte një garë të pastër e të drejtë, por po shoh se as këtë herë nuk do të jetë një garë e pastër. Janë pikërisht këto veprime të cilat bëjnë që të rri larg e ta shoh si sportdashës futbollin shqiptar. E vërteta është se s’më kanë dashur, nuk më afrojnë sepse duan servilë, por është punë e tyre. Duka si sulltan, për mirë apo për keq, por është paksa në natyrën e

shqiptarit, që edhe roja e objektit pas katër vjetësh të sheh shtrembër, e jo më presidenti i federatës që ka mil-ionat nëpër duar, një mal me para. Siç thashë, për mua nuk ndryshon as-gjë, por e gjitha çfarë dua është të zhvillohet futbolli e të përpiqemi për të mirën e tij.

F i n o k a propozuar ku-fizimin e mandat-eve, deri në dy të tillë. Është veprim i drejtë?

S i g u r i s h t , është një propozim mjaft interesant dhe duhet mbështe-

tur. 8 vjet janë mjaftueshëm për të bërë atë që ke në projekt dhe për të ndryshuar për mirë futbollin. Është kohë e mjaftueshme. Finos bravo i qoftë nëse e realizon këtë, që të kufizojë presidencën. Ndryshe vjen një kohë e gjatë ku nuk kujtohet askush të tregojë se ku shkuan gjithë ato para të dhëna për futbollin tonë. Ne përmendëm “planin-marshall” për futbollin, një fond i dhënë për zhvillimin e këtij sporti, por sa u gjallërua futbolli ynë nga ky drejtim? UEFA ka dhënë para për të ndërtuar komplekse sportive por ndodh që paratë shpenzohen për fjala vjen Fiat Uno. Ne bëjmë sistem ndriçimi në impiante, në një kohë që nuk kemi këmbë tifozi në stadi-um. Këto gjëra pra, çalojnë. Ju përmendni auditin, por kjo s’është pjesë e imja, është detyrë e organeve kompetente. Unë flas me respekt për Armandon, por unë jam i interesuar më shumë për të ardhmen e futbollit. E megjithatë, ajo që kërkova edhe pak më lart më duhet ta them me të madhe. Flitet se Duka na çoi në Europian. Unë si Sokol dua të më sqarojnë si e bëri këtë? Të pyesim edhe Lorikun, që ishte kapiten skuadre, por edhe trajnerin De Biazi si ndodhi kjo? Unë di që na kuali-fikoi De Biazi me skuadrën, por nga ana tjetër të gjithë po thonë se na çoi Duka. Vallë si e bëri këtë, në çfarë forme? Se unë pashë në Beograd që u fut stadiumi brenda dhe CAS i Lozanës na dha tri pikë, madje me vonesë, se duhej të jepe-shin automatikisht. Janë ca çështje pra që kërkojnë sqarime, ndërsa gara për kreun jam i bindur se është e pabarabartë.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Të dy janë kandidatura që vijnë nga politika. Ne flasim për Finon, por harrojmë se Duka është i ardhur nga politika, e ka afruar Nano. Pasi qëndroi ca kohë me Nanon u lidh më pas ndosh-ta dhe nga presioni me Berishën, por kohët e fundit ka qenë dhe me Ramën. Investimet që u bënë në disa impiante janë dorë e qeverisë, apo jo? Unë dua që të dalë dikush e të më sqarojë se sa para dha FSHF, si i dha, ku i shpenzoi? Deklarohet se ka progres, dakord, ka mbajtur edhe presidentët e klubeve, por a nuk janë këta presidentë të varur nga bashkitë? A ka ndikuar Duka të ndajë klubet nga bashkitë, në mënyrë që të krijohet profesionalizëm në funksionim? Kanë kaluar 16 vjet, shumë kohë e gjatë, çfarë do të bëjë më shumë në krye të fed-eratës? Ai akuzon kundërshtarin se nuk ka lidhje me sportin, po Armando vetë çfarë lidhje kishte me futbollin kur i hyri kësaj pune? Dakord, Fino ka mbështetjen politike, por unë prirem të besoj se kjo është gjë e mirë, sepse nuk bëjmë dot pa politikën. Ai ka mbështetjen e politikës, por mbështetja duhet. Stadiumet i bën shteti, nuk i bën Duka.

Transparenca e fondeve është si të thuash themeli i diskutimit dhe në fakt transparenca duhet të jetë edhe tema kryesore e debatit në asamble. Cili është mendimi juaj?

Unë fola pak më sipër për këtë çështje. UEFA ka dhënë shumë para për futbollin shqiptar. Shumë më tepër ka dhënë për vendet e rajonit, sepse ky ka qenë një projekt i madh për zhvillimin e “ “

“Flitet se Duka na çoi në Europian. Unë si

Sokol dua të më sqa-rojnë si e bëri këtë? Të pyesim edhe Lori-kun, që ishte kapiten

skuadre, por edhe trajnerin De Biazi si ndodhi kjo? Unë di që na kualifikoi De Biazi me skuadrën,

por nga ana tjetër të gjithë po thonë se na

çoi Duka...

“Kanë kaluar 16 vjet, shumë kohë e gjatë, çfarë do të bëjë më shumë në krye të

federatës? Ai akuzon kundërshtarin se nuk ka lidhje me sportin,

po Armando vetë çfarë lidhje kishte

me futbollin kur i hyri kësaj pune? Fino ka mbështetjen politike, por unë besoj se kjo është gjë e mirë...

Gara në FSHF e pabarabartë, një njeri që drejton prej 16 vjetësh s'ka çfarë të japë më

Page 21: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 21

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Lojtarët e talentuar shqiptarë po rriten vazhdimisht në Europë dhe janë një bazë e fortë për kombëtaret e Shqipërisë dhe të Kosovës në vazh-dimësi. Shqiptari Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve. Drejtori sportiv i Lacios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku. Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e Primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati. Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthe-jë te skuadra e Lacios. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.

SULMUESI

LËVIZJA

Komisioni i FSHF-së e justifikoi vendimin me përsëritjen nga ana e “Bobit” të sjelljeve të pahijshme

Disiplina “masakron” Starovën, 8 ndeshje pezullim nga garat

Adriatik BALLA

Që kur u rikthye në krye të Partizanit afro dy muaj më parë, Sulejman Starova po zihet në çdo ndeshje me

arbitrat, të cilët i ka bërë përgjegjës për rezultatet e dobëta të Partizanit dhe beson se skuadra e kuqe po “masakrohet” nga xhaketat e zeza. Por dje i erdhi vetë radha Starovës të “masakrohej”, pikërisht nga Komi-sioni Disiplinor i FSHF-së, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme në Vlorë fundjavën e kaluar, kur ai u përplas fizikisht me gjyqtarin Enea Jorgji. Nga ai takim Starova doli me karton të kuq, por Disiplina dje e penalizoi mjaft rëndë, duke e lënë tetë javë jashtë garave. Kështu, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur ditën e djeshme për të analizuar dhe ndëshkuar sjelljet e patolerushme sportive, të evidentuara në ndeshjet e kësaj jave. Analizimi i sjelljes së Sulejman Starovës në sekondat e fundit të sfidës me Fla-murtarin në Vlorë, pritej me mjaft interes, ndërsa Komisioni i Disiplinës këtë herë, përdori ‘dorën e hekurt’ për trajnerin e Partizanit. Starova u pezullua me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, pasi kjo sjellje e tij është rast i përsëritur, ndërsa klubi i kuq do të vuajë mungesën e teknikut në pankinë për thuajse një fazë të tërë.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:1. Zyrtari i KF “Partizani”, Sule-

jman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe “fair play”, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktu-ar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

4. Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për protesta ndaj vendi-meve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%. Siç shihet dhe nga vendimet e dhëna

prej Disiplinës, Starova do të mungojë në tetë takime të radhës së të kuqve dhe kjo është një mangësi e madhe. Mundet që klubi të nxitojë për të bërë një lëvizje në pankinë, në mënyrë që të afrojë një trajner që të jetë më pranë ekipit, pavarësisht se drejtori Olsi Rama u shpreh pak ditë më parë se Starova do të qëndronte deri në fund të krye të skuadrës së kuqe.

Partizani pëson disfatë në VlorëKupa e Shqipërisë nuk e ndrys-

hoi trendin që ka mbërthyer Vlorën, ku skuadra vetëm rritet dhe dje Flamurtari i shkaktoi Partizanit një tjetër disfatë. Pak ditë pasi e mundi në kampionat, dje Flamurtari fitoi me të kuqtë kryeqytetas edhe në Kupën e Shqipërisë duke bërë një hap përpara drejt kualifikimit. Flamurtari-Par-

Një çmim simbolik, por që thotë vërtet shumë. Igli Tare merr një vlerësim të rëndësishëm, duke u përzgjedhur si Drejtori Sportiv më i mirë në Itali për vitin 2017. Në son-dazhin e kanalit “SportItalia”, siç ko-munikoi vetë transmetuesi televiziv nëpërmjet Tëitter-it, Igli Tare është zgjedhur në mënyrë plebishitare si nga Juria e Sportitaliamercato, ashtu edhe nga tifozët, si Drejtori Sportiv më i Mirë i vitit në Itali. Tejet interesant është fakti se bëhet fjalë

për një votim ku ka qenë vendimtare jo vetëm preferencat e tifozëve të Lacios, por mbështetës nga të gjitha klubet italiane kanë zgjedhur Taren, që ka lënë pas me diferencë të madhe ndjekësit në anketën në fjalë. Sezoni i bukur i Lacios është padyshim edhe fryt i zgjedhjeve të ish sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, me Igli Taren që prej vitesh po zhvillon një punë të shkëlqyer të bardhekaltërit me blerje të goditura, vlerësim lojtarësh që rrisin disafish çmimin e tyre duke

mundësuar krijimin e një skuadre kompetitive e njëkohësisht, krijuar plusvalenca të konsiderueshme për arkat e klubit bardhekaltër. Falë punës së tij dhe fryteve të saj, Tare që e nisi me jo pak skepticizëm punën e drejtorit sportiv, duke pranuar rolin e drejtuesit në klubin ku kishte edhe një vit kontratë si futbollist, tanimë i ka bindur të gjithë mbi vlerat e tij edhe në këtë detyrë, duke rezultuar një goditje e rëndësishme e presiden-tit të Lacios, Lotito.

Igli Tare nuk mbahet, tjetër vlerësim si drejtori sportiv më i mirë në Itali

Lacio merr talentin Progon Maloku nga

Bajerni i Mynihut

Sadiku prezantohet te Levante: Shpresoj të shënoj shumë gola

tizani përsëritet 5 ditë më pas, këtë herë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, por prodhon sërish të njëjtin rezultat. Skuadra e Duros ka triumfuar 1-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, ndonëse më parë duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit. Vlonjatët dominuan takimin, teksa portieri Hoxha bëri disa pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë kundërsulmuan disa herë, por edhe Nurkoviç ishte në lartësinë e detyrës. Ndeshja u vendos pikërisht nga një gabim i Alban Hoxhës, që pasi zotëroi një top, pa t’i rrëshqiste nga duart në momentin që kërkoi të rinisë lojën dhe nga ky moment përfitoi Danilo Alvesh, që shënoi me një goditje nga distanca.

u luajtën ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku ranë në sy fitoret e pastra e të thel-la të Laçit dhe Skënderbeut, që mundën respektiv-isht Luftëtarin e Gjirokastrës dhe Teutën e Durrësit, duke bërë hapa të mirë përpara drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Natyrisht, me vlerë ishte dhe fi-torja e Flamurtarit në Vlorë përballë Partizanit, 1-0, por mjaftueshëm për t’iu bërë vlonjatët të jenë pre-tendentë kryesorë për të shkuar në raundin tjetër, ndërsa kryendeshja e këtij raundi, ajo mes Tiranës dhe Kukësit përfundoi në barazim 1-1, megjithëse Tirana ishte shumë pranë fitores dhe u duk se do të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar. Në fakt,

Tirana “flirtoi” me fitoren në sfidën me Kukësin, por sulmuesi shkodran, Sidrit Guri ruajti nderin e verilindorëve me një gol të shënuar në minutat e fundit të sfidës. Bardheblutë gjetën avantazhin që në pjesën e parë dhe u munduan të përballen si të barabartë me kampionët në fuqi, ndërsa kualifiki-mi do të vendoset vetëm pas 90-minutëshit që do të luhet në ‘Zeqir Ymeri”. Ndërkohë, Skënderbeu ka arritur të hedhë një hap tejet të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në çerekfinalen e parë ndaj Teutës, në Durrës, korçarët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 0-2, falë golave të Xhejms Adeneyi në

minutat e 35-të dhe 76-të. Sfida e kthimit në Korçë do të jetë thjesht një formalitet për korçarët, të cilëve do t’ju duhet vetëm menaxhim i epërsisë së sotme. Edhe Laçi i Gentian Mezanit tregoi se synon sërish Kupën e Shqipërisë, siç ka bërë shpesh në vitet e fundit. Bardhezinjtë mposhtën Luftëtarin me rezultatin e pastër 3-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Nika, Reginaldo dhe Qaqi shënuan për laçjanët, ndërsa Abazaj e Bregu mbetën në hije te Luftëtari. Ndërkohë, duelet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, do të luhen pas dy javësh, ku do të caktohen përfun-dimisht edhe gjysmëfinalistët.

Tirana “flirton” me fitoren ndaj Kukësit, Skënderbeu thuajse i kualifikuar

Një lëvizje e bujshme shqiptare ishte kalimi i Rashicës në Bundesligën e Gjermanisë. Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është zyrta-rizuar te klubi gjerman Verder Bremen. Pas prezantimit të lojtari klubit nga Bundesliga, Rashica ka thënë se ky është hapi i radhës në karrierën e tij dhe shpreson që të ketë sukses me Verderin. “Jam i lumtur që luaj për një klub të njohur të Bundesligës dhe mezi po pres sfidat e reja”, ka thënë Rashica. “Për mua, kalimi te Verderi është hap i madh. Jam i bindur se mund të përmirësojmë situatën si ekip dhe unë personalisht të zhvillohem sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë përfaqësuesi i Kosovës derisa doli në fushën e stadiumit të Werderit.

TALENTI Rashica prezantohet te Verder Bremen, do të jetë lojtari më i paguar

Armando Sadiku do të jetë zyr-tarisht pjesë e një prej kampionateve më të forta në Europë, La Liga, ku luajnë dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Mesi dhe Kristiano Ron-aldo. Sulmuesi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëronte Legia e Varshavësh, është futbollist i Levantes, pjesë e së cilës është një tjetër shqiptar, por që përfaqëson Maqedoninë, Enis Bardhi. Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020. 26-vjeçari shqiptar konsiderohet sulmues i dytë, i shpejtë dhe vrasës në goditjet nga gjysmëdistanca. Sadiku hyri në histori si futbollisti i parë shqiptar që realizoi në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte Euro-2016.

NDESHJET ÇEREKFINALE TË KUPËS SË SHQIPËRISË

Laçi-Luftëtari 3-0

Teuta-Skënderbeu 2-0

Flamurtari-Partizani 1-0

Tirana-Kukësi 1-1

“Zyrtari i KF “Par-tizani”, Sulejman Starova, për sjell-je jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përsërit-je të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti....”

Page 22: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

22 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Gazetari Piers Morgan sulmon Kim Kardashian: Largohu nga mediat

1-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...2-Është ndjenjë e mungesës së ushqimit...3-Dele e prapë që bën zullume...4-Ai jeton në manastir...5-Tani, me dialekt...6-I thonë çajit italianët...7-Ndershmëria, është shkenca e mënyrës së sjelljes së kulturuar...8-Merr anën e dikujt...9-Njeri nga Frashërit, pa fund...10-Tip pistolete...11-Njëlloj si kusht...13-Dëshirë e shfrenuar për të arrirë diku...14-Një shoqëri sigurimesh...16-Ka edhe një gjarpëri me të tillë...17-Njëlloj si delikatesë...18-Enjtje, lëndim i plagës me qelb...20-Ish nx-ënës i shkollës së ulët ushtarake...21-Aktorja e humorit...Kondi...22-Shkurre e egër që bën kokrra të kuqe që hahen...23-Port slloven në Adriatik...24-Pagesë me lekë në dorë...25-Dëshmori i parë...Laçi...26-Guri i mullirit...27-Romani “...i Debervileve” nga Dikensi...29-Tip autoveture ruse...30-Ish futbollisti i Tiranës Ali...31-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...33-Legjendë, gojëdhënë ose...34-Autori amerikan...Gibson...35-Pije alkoolike që përdorin piratët...36-Lindita e këngës lirike në inic...37-Pohojnë rusët...

1-Fillon të ngryset, të errësohet...4-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”....7-I thuhet ndryshe pijes alkoolike uzo...12-Organizatë terroriste në Irlandë me Shi Penin...13-I thuhet nënës në Kavajë...14-Ve-për muzikore për një ose dy vegla...15-Njeri që vepron me djallëzi, fshehtas...17-Ndryshe për frymën...18-Bën lopa...19-Metal me ngjyrë të bardhë që nuk ndryshket...20-Gerri-ish futbollist anglez...21-Terren i thyer...22-Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako...23-Ka të tillë edhe televiziv...24-Më gjeti të papërgatitur...25-Cekiç i madh...26-Moster, yrnek ose...27-Ai i Pojanit, pa fund...28-Ngastër e mbjellë...29-Xhenifer...këngëtare meksikane...30-Qendra...32-Sektor Energjitik...33-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar...34-Një vepër madhore e Gjon Buzukut...36-Drejtues partie...37-Një shenjë e horoskopit...38-I thu-het kumbarës...39-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës...40-Aktori Ymer...41-Ndihmës mjeke në maternitet...

Gazetari Piers Morgan sulmon Kim Kardashi-an duke i thënë se ka ardhur koha që ajo duhet të largohet nga media. Ai ka kritikuar ashpër fotot e fundit të saj nudo. “Koha duhet të mbyllet për të”, ka thënë Piers Morgan në momentin që ka folur për fotografitë e fundit nudo të Kim Kardashian. Ndërsa ai thotë se si nënë e re duhet “të largohet nga mediat” Piers ka filluar grindjet e tij me Kim Kardashian që nga viti 2016, kur ajo bëri një selfie nudo, të cilën ai thoshte se ajo po e mbivlerëson veten. Tani Piers përsëri ka sulmuar, duke u tallur me mbretëreshën e

nudove. Ai ka thënë se ka kaluar koha e zhveshjeve dhe se “koha e Kimit ka kaluar”. Këto komente ai i ka bërë gjatë episodit të së martës “Good Morning Britain”. Kimberly Noel "Kim" Kardashian lindur më 21 tetor 1980, është me origjinë Armene. Më së shumti njihet me jetën e saj personale. Gjërat për Kim Kardashian dhe Kanye West po ecin shumë mirë, madje edhe më mirë nga sa mund ta kemi pritur të gjithë. Rreperi dhe bashkëshortja e tij 36-vjeçare, kanë sërish martesën e lumtur, për të cilën u betuan se do të zgjaste të gjithë jetën.

Në palestër Një zonjë e moshuar pasi

kishte dëgjuar se në palestër bëhen mrekulli, menjëherë dre-jtohet atje. Hyn në këtë ambient dhe drejtohet tek recepsioni për të marrë informacion. Aty ndodhej një djalë i ri tepër muskulor që fillon një shpjegim tepër të hollë-sishëm në lidhje me palestrën ku ishte drejtuar zonja:

-Zonjë, kjo është parajsa e fit-nesit. Këtu mund të bësh biçikletë, step, gag, stretching, pilates, spinning, aquagym, body building, body ëorkout, fitbox, yoga, por kemi edhe sauna dhe banje turke si edhe masazhe kineze.

E moshuara, pasi nuk kishte dëgjuar fjalën për të cilën ishte drejtuar këtu i thotë djalit:

-Më falni, por gjimnastikë bëhet këtu?

Mësuesja e italishtes

Një person ishte në radhë për të paguar në një supermarket. Pa-pritur aty vështron një vajzë e cila nuk po ia ndante sytë. E sheh, i buzëqesh dhe e përshëndet. Ndër-sa burri, tepër i çuditur e pyet:

-Më falni, por po më përshën-detni pikërisht mua? Mbaj mend se ju kam parë diku, por nuk më kujtohet për momentin. Më falni zonjë, por a njihemi gjë?

Gruaja përgjigjet:-Sigurisht që njihemi zotëri,

ju jeni babi i njërit prej fëmijëve të mi.

Më pas burri mbetet edhe më i çuditur edhe për faktin se tashmë është i martuar me tre fëmijë dhe ndodhet një çështje kaq të vështirë. Për një moment sjell ndërmend të vetmen herë që kishte tradhtuar bashkëshorten dhe i thotë zonjës:

-Nuk mund ta besojë, ju jeni ajo vajza e klubit të natës me të cilën qëndrova ditën e fundit të beqarisë sime?

Dhe më pas zotëria sqaron me hollësi çdo detaj të asaj dite, derisa zonja më në fund thekson:

-Jo, zotëri. Në të vërtetë unë jam mësuesja e italishtes së djalit tuaj....

k u l t u r e www.sot.com.al

9 6 4

8 7 5

5 9 7

1 8

7 3 9 1

4 2

2 6 7

6 1 3

5 7 2

4 7 1

3 9 8 4

2 9

1 7

4 6 7 2

4 8

5 6

4 7 1 9

3 5 6

4 2 9

7 9 3

1 5 2

9 3 1

6 7 9 5

3 8 7

4 1 6

8 1 2

6 5 7

Page 23: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

GAZETA SOT E Enjte 1 Shkurt 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Çështjet e zemrës do shko jnë mirë. Nuk do t'i mbani aspak mëri partnerit për ndon-jë kritikë, që do t'ju bëjë sepse do ta kuptoni që ka të drejtë.

23 shattor-22 tetor

Flisni me takt dhe diplo-maci gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, sepse përndryshe do keni debate të shumta. Tregohuni më të kuptueshëm.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini të rregulloni problemet që iu kishin dalë më herët. Falën-deroni ata që do iu ndihmojnë.

Edhe pse marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë, nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Kujdes me shëndetin.

Marrëdhënia juaj me part-nerin do fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Flisni më lir-shëm për gjithçka që iu mun-don dhe do i zgjidhni brengat.

Dashi Demi

Jeta në çift do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar nga dita e sotme do t'ia shprehni më shumë ndjenjat atij që keni në krah.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Nëse kohët e fundit mar-rëdhënia mes jush dhe part-nerit ishte ftohur duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta përmirësuar.

Nëse ende jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do t'i kush-toni vëmendjen dhe përkush-timin e duhur njëri-tjetrit.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Ditë e bukur kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Do qën-droni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do t'i sqaroni të gjitha dilemat që keni pasur.

772 milionë përdorues të internetit në Kinë

Me financat gjatë ditës së sotme do keni disa prob-leme të vogla. të cilat mund t’i zgjidhni nëse tregoheni të kujdesshëm.

Horizontal

Bashkëpunimi do mbizo-tërojë gjatë gjithë kohës sot. Do filloni të thurni edhe pro-jekte të rëndësishme për një të ardhme të ndritur bashkë.

Në planin financiar treg-ohuni më realistë dhe mos shpenzoni shuma të mëdha kur e dini që situata nuk është aq e favorshme.

Sipas të dhënave të Qendrës kineze të Informacionit të prezantuara në edicionin e 41-të të “Raporti statistikor për zhvillimin e internetit në Kinë’, deri në dhjetorin e vitit të kaluar, numri i përdoruesve të internetit në Kinë arrinte në 772 milionë, kurse shkalla e depërtimit të internetit ishte 55.8 për qind, 4.1 pikë përqindjeje më shumë se mesatarja botërore që është 51.7 për qind. Gjithsej 40.74 milionë përdorues të rinj të internetit janë shtuar gjatë vitit të kaluar në Kinë, duke ruajtur një rritje të qëndrueshme, ndërkohë numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm ka shkuar në 753 milionë. Raporti i për-doruesve të internetit që përdorin internetin e lëvizshëm u rrit në 97.5 për qind nga 95.1 për qind në vitin 2016.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Oferta të shumta për vilën që shitej për vetëm 22 mijë euro, por ndoshta më parë do të duhej ta kishin parë në fillim brenda. Nga jashtë, është një vilë e vjetër në zemër të një fshati turistik. Pra, nuk është për t’u habitur që një ag-jenci pasurish u përmbyt me thirrje kur reklamoi këtë pronë të shekullit të 16-të, për vetëm 22,000 euro. Sipas mediave të huaja blerësit e mundshëm mezi pritën tu kthehej përgjigja kur e panë shtëpinë gurore në Belford, Northumberland. Por habia ishte se si ishte ajo nga brenda. Chris Tague, menaxher i shitjeve në agjentin e pasurive kombëtare Residential, tha se ajo nuk vihej re nga jashtë, por sapo të hapje derën e përparme, do të ishte e qartë se aty ka nevojë për shumë punë dhe investime.

Fjalëkryq i shifruar

1-Nxitohet...6-Janë kodra prej rëre në shkretëtirë...7-Emër djali...8-Rama, piktori dhe skulptori i lauruar në inic...9-I porsa dalë nga fab-rika ose i...10-Markë birre gjermane...11-Gjykatës turk...12-Ish futbollisti i Dinamos Cutra, i shquar...16-...Barleti...17-Ish shoqëri karbu-rantesh në vendin tonë..18-Ndryshe i thonë de-likatesë...19-Dhoma...20-Janë të përmendura ato kubaneze...22-Ish akademiku Popa në inic...23-...De Kuelar, ish Kryetari i OKB-së...24-Gëlltit...25-Dësh-mori i parë...Laçi...26-Helmut...ish-Kancelar gjer-man...27-Ngjarje të shkurtëra në RTV...29-Spiro...protagonisti i shpëtimit të anijes luftarake në sub-jektin e filmit “Duel i heshtur”...30-Lloj vaji vegjetal prodhim vendi...31-Qytezë afër Tiranës...32-Shken-ca që studion përbërjen e ndërtimin e lëngjeve si dhe shëndrrimin e tyre, mbrapsh..33-Ak-torja amerikane Irena...i shquar...35-Piktori Sokrat...36-Takije prej cohe që mbajnë myzeqa-rët...37-Organizatë Ndërkombëtare...38-Mikael...ish futbollist gjermna...39-Meksi e politikës në inic...40-Mikrob...41-Kodi i fshehtë i celularit...42-Ai i llampës magjike, i pashquar...43-Figurë tek letrat...

1-Morali, namuzi...2-Piktori i merituar...Madhi...3-Ndryshe i thonë egoja...4-Kompozi-tori Arapi në inic...5-Ajo vë në lëvizje gjen-eratorin...8-Një qytet spanjoll...10-Janë vegla pune të këpucarit...11-Kërcënoj...12-Është brez klimaterik...13- Një opera nga Verdi...14-Organ-izatë terroriste në Irlandë...15-Ish akademiku Popa në inic...16-Josa i futbollit...18-Shtëpija e pulës...20-Ai duhet të bëhet mësim, pa fund...21-Dredhi për të mashtruar...23-Hikje në rrëmujë të trembur dhe të frikësuar...24-Është kripë e kaliumit, përdoret për prodhimin e plehrave kimike, të sapunit etj...25-Dua, për ital-ianët...26-Janë moluskë që përbëjnë shkëmbinj, pa fund...28-Këngëtarja italiane...Pauer, pa fund...29-Njeri i poshtërm imoral...31-Vend i mvarur administrativisht nga një tjetër që e ka mundur në luftë...32-Qytet në Itali ku zh-villohen garat e Formulës Uno...33-E hidhur zeherr..34-Tip automjeti italian...36-Mjet meta-lik për thëngjijt e zjarrit...38-...Spencer...39-Ish futbollisti anglez Bobi...40-Alibali i këngës në inic...41-Aktor Pogaçe në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

Vila me çmim 22 mijë euro zhgënjen blerësit

Page 24: Negociatat me Greqinë përplasin Edi Ramën me Ilir …‡mimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: gazetasot@yahoo.com Donald Lu ultimatum

24 GAZETA SOTE Enjte 1 Shkurt 2018

9,10,11,12,13,14,15,18,19,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Merkato e dimrit u mbyll dhe klubet kanë nisur të bë-jnë llogaritë e

lëvizjeve të tyre. Natyrisht, vëmendja është e madhe në Premier League, pasi edhe rivaliteti për titullin dhe për zonën top-4 që siguron pjesëmarrjen në Champi-ons League është e madhe. Merkato duket se la të kën-aqur tre klube njëherësh, si pasojë e disa lëvizjeve zinx-hirë në trekëndëshin Arse-nal-Dortmund-Çelsi. Kështu, në aksion Londër-Dortmund ndodhën lëvizje të shpejta e të çuditshme, pasi ishin të kushtëzuara nga njëra-tjetra. Natyrisht, përfituan të gjitha skuadrat, pasi morën ele-mentët e dëshiruar, ndërsa Dortmundi fitoi dhe para nga shitja e sulmuesit kryesor Aubamejang. Dhe me paratë e fituar jo vetëm mori një futbollist tjetër nga Çelsi i Londrës, por edhe kurseu para për lëvizje të tjera në merkaton e ardhshme të verës. Ndërkohë, vëmendja ka qenë te Arsenali, sidomos

LËVIZJA/ Mbyllet merkato, Siti pagoi 65 mln euro për Laporte

TENIS Tenisi e ka “mbretin” e tij dhe ai është Roxher Federer, i cili vjen pas një suksesi historik, ku triumfoi në aktivitetin prestigjioz të tenisit, Australia Open. Ndërkohë, Roxher Federerit iu rezervua një pritje madhështore nga fansat e tij në aeroportin e Zyrihut pas suksesit në Australian Open, ku 36-vjeçari fitoi turneun e 20-të slam në karrierë. Tenisti më i madh i të gjitha kohërave ishte i detyruar të përshëndeste tur-mën, teksa mbante në dorë trofeun e

turneut të Melburn. Një moment ide-al për disa nga fansat për të shkrepur një foto me legjendën e tenisit. “Nuk e kisha imagjinuar se do të fitoja 20 trofe grand slam në karrierë. Arrita të mbroj titullin fituar vjet, gjë që nuk e realizoja prej një dekade. Kam punuar shumë por edhe kam patur fat, shumë lodhje dhe emocione. Në fakt më shumë emocione po përjetoj edhe këtu, në vendlindjen time, mes këtyre njerëzve që kanë dalë për të festuar me mua. Kjo më jep më shumë

gëzim e dëshirë për të vijuar të luaj”, u shpreh Federer. Në finalen e Melburn, Federer mposhti 3-2 me sete tenistin kroat Marin Cilic. Ishte një ndeshje dramatike që anonte sa në njërin krah në tjetrin, por eksperienca e zviceranit bëri diferencën, duke fit-uar një trofe prestigjioz si Australia Open. Duhet thënë se ky trofe e mban Federer në majën e klasifikimit botëror, duke lënë pas rivalët e tij më të mëdhenj, spanjollin Rafael Nadal, si dhe serbin Novak Xhokoviç.

SULMUESI SULMUESI NGJARJA

Edin Xheko nuk shkon në Premier, mbetet i Romës

Dëmtohet në stërvitje, Ikardi fut në ankth Interin

Drejtori menaxhues i Romës, Maurio Baldisoni, ka konfirmuar se Edin Xhe-ko nuk do të largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar. 31-vjeçari ishte lidhur ngushtë me një kalim te Çelsi, ndërsa sipas raportimeve, bisedimet mes dy klubeve kanë dështuar. “Nëse Roma do të donte të shiste Xhekon, do të ecnim tutje me marrëveshje”, ka thënë ai. “Por klubi pati një qëndrim të pastër nuk bëmë panik dhe nuk provuam të përshpejtonim negociatat. Ai është lojtar i mrekullueshëm

Premier League është kampionati më i bukur në botë, ndërsa klubet e mëdha angleze nuk lanë jashtë vëmendjes prurjet e reja në këtë afat kalimtar dimëror. Megjithatë, pati dhe klube që dështuan të merrnin lojtarët e dëshiruar në këtë merkato janari. Kështu, Mançester Siti është tërhequr nga gara për Rijad Mahrez-in, pasi ka dështuar të arrijë marrëveshje me Leicesterin. “Goal.com” raporton se Siti ishte i gatshëm të paguajë 74 milionë euro për Mahrezin, por Leicesteri kërkon rreth 108 milionë euro. Përkundër

Sulmuesi Mauri Ikardi nuk e ka përfunduar të plotë seancën e sotme stërvitore te Interi, duke u larguar nga qendra stërvitore. Kapiteni argjentinas i zikaltërve ka ndjerë një shqetësim musku-lar që nuk e lejonte të vijonte stërvitjen normalisht dhe është larguar për në një klinikë, ku do të verifikohet shkalla e dëmtimit. Natyrisht që kjo situatë ka alarmuar zikaltrit, pasi sulmuesi është në rrezik real për sfidën e të shtunës ndaj Krotones, ndonëse çdo gjë mbetet për t’u përcaktuar. Nëse kapiteni nuk ia del dot, atëherë

dhe jemi të lumtur që po qëndron këtu”, tha Xheko. Çelsi tani pritet të zyrtarizojë transferimin e Olivier Zhiru-dit nga Arsenali.

bisedimeve gjatë të martës dhe të mërkurës klubet nuk janë pajtuar për çmimin, gjë që ka bërë që Siti të përfundojë interesimin për Mahrezin.

maja e sulmit mund t’i besohet italo-brazilianit Eder, ndërsa në skuadër është edhe i riu Pinamonti. Gjithsesi, dëmtimi i Ikardit vuri në alarm Interin.

Sulmuesi nga Gaboni firmos me “Topçinjtë” anglezë për 63.75 mln euro, ndërkohë që me afrimin e tij e pa veten të tepërt francezi Zhirud, i cili kaloi në radhët e Çelsit

kur trajneri arsen Venger doli në fotografi me sulmuesin Pierre Emerik Aubamejang. Në fakt, nuk ka më asnjë dyshim, pasi Aubamejang është zyrtarisht futbollist i Arsenalit në Premier League. Borusia e Dortmundit ka pranuar ta shesë sulmuesin nga Gaboni për 63.75 mil-ionë euro, me “Topçinjtë” që kryejnë kështu blerjen me të shtrenjtë në historinë e klubit. 28-vjeçari ka nënsh-kruar një kontratë deri në

vitin 2022, sipas të cilës do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. 28-vjeçari ishte pjesë e një marrëveshjeje me efekt domino, pasi Oliver Giroud la Arsenalin për t’iu bashkuar Çelsit, ndërsa Miçi Batshuayi transferohet te Dortmundi, për të zëvendësuar pikërisht Aubamejang. Pram pas la-jmit të bujshëm se sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Pierre Emenick Aubamejang u transferua te Arsenali, dita e fundit e merkatos dhuroi

Efekti “domino”/ Aubamejang prezantohet te Arsenali, Oliver Zhirud kalon te Çelsi

Siti refuzon transferimin e Mahrez nga Leicesteri

Merkato u mbyll zyrtarisht mbrëmë në mesnatë, ndër-sa klubet e mëdha europiane kanë nisur të bëjnë llogaritë e tyre mbi lëvizjet e bëra në këtë afat kalimtar të transferimeve dimërore. Mançester Siti ka re-alizuar një tjetër super goditje në merkato. Në orët e fundit të trans-ferimeve dimërore, “citizens” ka siguruar shërbimet e mbro-jtësit të Athletic Bilbao Aymeric Laporte, duke paguar klauzolën e këtij të fundit që kap shumën e 65 milionë eurove. France-zi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Mançester Sitit, duke

tejkaluar transferimin e Kevin De Bryne. Entuziast për trans-ferimin e lojtarit është shfaqur edhe tekniku, Pep Guardiola i cili beson shumë tek aftësitë e lojtarit dhe është bindur se per-formanca e mbrojtësit në radhët e “Citizens” do të jetë nga më të mirat. I kënaqur për aventurën e tij të re është shfaqur dhe Laporte i cili deklaroi se ka bërë zgjedhjen e duhur duke kaluar në radhët e klubit anglez dhe premton se do të japë maksi-mumin me skuadrën në arritjen e sukseseve. Laporte do të mbajë veshur fanellën me numër 14, ndërkohë që tek Bilbao lojtari është aktivizuar në 167 takime.

një tjetër lëvizje në aksin Londër-Dortmund. Kështu sulmuesi i Çelsit, Mitchy Batshuayi është transferuar te skuadra verdhezi, pasi për të nuk kishte më hapë-sira te Çelsi, me afrimin e Olivier Zhirud. Vihet re pra se Çelsi, Arsenal dhe Borusia Dortmund bënë një shkëmbim sulmuesish me njëri-tjetrin, pasi Zhirud iu bashkua skuadrës së Kontes, Arsenal mori Aubamejang dhe Batshuayi u transferua në Dortmund. Një lëviz-je me efekt “domino”, por që u shkoi për shtat të tria skuadrave. Natyrisht, Arse-nali e dëshironte Aubamejang dhe kishte gjithë merkaton e dimrit që insistonte për një blerje të madhe, gjë që e realizoi, madje Aubamejang është një ndër futbollistët më të shtrenjtë të merkatos dhe ndoshta më i shtrenjti i kësaj merkatoje dimri. Ardhja e tij te Arsenali mund të rezultojë një goditje e madhe dhe të gjithë shpresojnë që ai të jetë po aq i denjë sa ishte vite më parë Tierri Henri, një nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë klubi i “Topçinjve” të Londrës.

Fitoi Australia Open, Federer pritet si hero në Zvicër