24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Kushtetuesja gati t’u hapë rrugë dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bashkim Dedja paralajmëron pranimin e padisë së Unionit të Gjyqtarëve Adriatik Llalla tenton të bëhet protagonist 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me shembullin kroat e rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Sali Berishën Zbardhen diskutimet në grupin e PS, Rama paralajmëron deputetët se nuk do mbrojë asnjë emër të përfshirë në afera, ultimatum të nisin shkarkimet e militantëve CIA: Ja si sovjetikët tentuan më 1954 të largonin Enver Hoxhën nga drejtimi i partisë, Mehmet Shehu i përzgjedhuri i tyre, Shqipëria në mjerim ekonomik Faqe 2,3 Faqe 5 Faqe 12,13 Kryeprokurori dështim total në luftën kundër korrupsionit, ja 20 dosjet VIP që u mbyllën në 5 vite, si shpëtuan nga burgu ish-ministrat e PD Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 BE në alarm nga pastrimi i parave në Shqipëri, grup ekspertësh në Tiranë, nisin trajnimet për arrestime VIP dhe konfiskimin e pasurive Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Edi Rama: Prokuroria të veprojë me fakte dhe jo me artikuj gazetash, nuk ka arrestime me fletë bakalli Paratë jashtë bankave kalojnë rekordin e 2010, afro 2 miliardë lekë në informalitet BLERIM NARAZANI: Orkestrat në rrethe jashtë funksioni, orkestrantët shitës në dyqane e supermarkete Bashkimi Evropian ka nisur të marrë masa sa i takon pastrimit të parave në vendin tonë. Edhe pse reforma në drejtësi nuk po jep efektet e shumëpritura, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të përgatitur të gjithë terrenin e nevojshëm për të goditur korrup- sionin në nivele të larta... Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të për- jashtojë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste deputetin Saimir Tahiri,deri në përfundim të hetimit të nisur ndaj tij.Këtë vendim kreu i qeverisë e bëri publik gjatë mbledhjes së grupit të organizuar mëngjesin e djeshëm, ku ndër të tjera... Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënuar një rekord të ri. Ndërsa vendet e zhvillu- ara po shkojnë drejt “zhdukjes” së parasë cash nga qarkullimi, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta. Paraja që qarkullon jashtë bankave po rritet nga dita në ditë, duke kapur shifra të frikshme. Sipas special- istëve, rritja e parave jashtë bankave... Arti në vend është lënë pa mbështetje, janë të pakta rastet kur mbështeten për projektet artistike. Dhe kur flasim për orkestrat e harqeve të muzikës së dhomës në Shqipëri pothuajse janë lënë në harresë. Një gjendje që lë për të dëshiruar dhe që artistët e njohur kërkojnë që bashkitë të ndajnë fonde për zhvillimin e jetës... & KOMENT ANALIZE Neni agjitacion e propagandë, jo vetëm nuk u shua, po u shumëfishua Nga Bardhyl BEJKO Përpëlitjet e fundit, të “shtetit” paralel në Shqipëri! Nga Besi BEKTESHI F. 16-17 Drejtësia, prefiksi që duam Nga Azem PARLLAKU Tirazhi 7500 kopje E Martë 24 Tetor 2017 Faqe 18 Faqe 8 Faqe 4 Faqe 10 Faqe 7

parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Kushtetuesja gati t’u hapë rrugë dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bashkim Dedja paralajmëron pranimin e padisë së Unionit të Gjyqtarëve

Adriatik Llalla tenton të bëhet protagonist 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me shembullin kroat e rumun, kryeprokurori

në të njëjtën linjë me Sali Berishën

Zbardhen diskutimet në grupin e PS, Rama paralajmëron deputetët se nuk

do mbrojë asnjë emër të përfshirë në afera, ultimatum të nisin shkarkimet e militantëveCIA: Ja si sovjetikët tentuan më 1954 të largonin Enver Hoxhën nga drejtimi i partisë, Mehmet Shehu i përzgjedhuri i tyre, Shqipëria në mjerim ekonomik

Faqe 2,3

Fa

qe

5

Fa

qe

12

,13

Kryeprokurori dështim total në luftën kundër korrupsionit, ja 20 dosjet VIP që u mbyllën në 5 vite, si shpëtuan nga burgu ish-ministrat e PD

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

BE në alarm nga pastrimi i parave në Shqipëri, grup

ekspertësh në Tiranë, nisin trajnimet për arrestime VIP dhe konfiskimin e pasurive

Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Edi Rama: Prokuroria të veprojë me fakte dhe jo

me artikuj gazetash, nuk ka arrestime me fletë bakalli

Paratë jashtë bankave kalojnë rekordin e 2010, afro

2 miliardë lekë në informalitet

BLERIM NARAZANI: Orkestrat në rrethe jashtë

funksioni, orkestrantët shitës në dyqane e supermarkete

Bashkimi Evropian ka nisur të marrë masa sa i takon pastrimit të parave në vendin tonë. Edhe pse reforma në drejtësi nuk po jep efektet e shumëpritura, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të përgatitur të gjithë terrenin e nevojshëm për të goditur korrup-sionin në nivele të larta...

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të për-jashtojë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste deputetin Saimir Tahiri, deri në përfundim të hetimit të nisur ndaj tij. Këtë vendim kreu i qeverisë e bëri publik gjatë mbledhjes së grupit të organizuar mëngjesin e djeshëm, ku ndër të tjera...

Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënuar një rekord të ri. Ndërsa vendet e zhvillu-ara po shkojnë drejt “zhdukjes” së parasë cash nga qarkullimi, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta. Paraja që qarkullon jashtë bankave po rritet nga dita në ditë, duke kapur shifra të frikshme. Sipas special-istëve, rritja e parave jashtë bankave...

Arti në vend është lënë pa mbështetje, janë të pakta rastet kur mbështeten për projektet artistike. Dhe kur flasim për orkestrat e harqeve të muzikës së dhomës në Shqipëri pothuajse janë lënë në harresë. Një gjendje që lë për të dëshiruar dhe që artistët e njohur kërkojnë që bashkitë të ndajnë fonde për zhvillimin e jetës...

&KOMENT ANALIZE

Neni agjitacion e propagandë, jo vetëm nuk u shua, po u shumëfishua

Nga Bardhyl BEJKO

Përpëlitjet e fundit, të “shtetit” paralel në Shqipëri!

Nga Besi BEKTESHI

F. 16-17

Drejtësia, prefiksi që duamNga Azem PARLLAKU

Tirazhi 7500 kopje E Martë 24 Tetor 2017

Faqe 18

Faqe 8

Faqe 4

Faqe 10

Faqe 7

Page 2: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

2 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministria i përgjigjet prokurorisë: Detyra juaj të hetoni dhe jo të bëni politikë, deputetet nuk janë noterët tuaj

Zyra e shtypit e Kryeministrisë u është përg-jigjur dje akuzave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përmes një deklarate të shpërndarë për media, qeveria ka kërkuar nga organi i akuzës që të merret me hetime dhe jo me politikë. “Kryemi-nistri Edi Rama, shpreh keqardhjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda, është shprehur në media menjëherë pas fjalës së tij përpara grupit socialist, lidhur me kërkesën për hetim të deputetit Saimir Tahiri. Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpam-

jen se detyra e organit të prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas kryeministrit, as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet, të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike”, thuhet në deklaratë. Sa i takon deklaratave në mbledhje grupi, Rama ka vijuar t’u qëndrojë. Madje ai ka thënë se prokuroria nuk

duhet t’i shohë deputetët si noterë të saj. “Ai shpreh po ashtu keqardhjen, që organi i akuzës pretendon se ka konstatuar përpjekje për intimidim në fjalën e mbajtur sot prej tij. Në fakt, kreu i qeverisë dhe lideri i shumicës parlamentare, vetëm ka dhënë opinionin e grupit parlamentar, bazuar në raportin e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores dhe, padyshim, në paraqitjen aspak serioze prokurorisë në seancat publike të atij komisioni. Kryeministri i rikujton me këtë rast organit të prokurorisë, se

ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të këtij organi, po kanë detyrimin kushtetues t’i lexojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe, padiskutim, të gjykojnë mbi to. Prandaj ai, përsërit apelin që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon kushtetuta e Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar, dhe gjykimet mbi poli-tikën t’ia lerë publikut”, thuhet më tej në deklaratën e kryeministrisë. Në përfundim është kërkuar që të zbardhet e vërteta e akuzave ndaj Saimir Tahirit.

Adriatik Llalla tenton të bëhet protagonist 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me shembullin kroat e rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën

Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda ka dështuar me luftën kundër korrupsionit

Kliti TOPALLI

Kryeprokurori Adria-tik Llalla, 1 muaj para largimit nga detyra ka hapur një luftë me

mazhorancën dhe qeverinë. He-timet ndaj Saimir Tahirit kanë shkaktuar jo pak përplasje, të cilat dje u acaruan së tepërmi. I pari ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili akuzoi prokurorinë se kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brend-shëm pa asnjë provë. Por kjo solli një reagim shumë të ashpër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila sulmoi shefin e qeverisë, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë. Madje kjo prokurori paralajmëroi se do të ndjekë shembullin kroat në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën. “Në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj. Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe mira-timi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika. Proku-roria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, për-funduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë”, deklaroi organi i akuzës. Sipas prokurorisë, deklaratat dhe akuzat e kryeministrit janë të papranueshme. Madje më tej thuhet se akuza të tilla të politikës kërcënojnë zbatimin e reformës në drejtësi. “Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Bilanci i prokurorisë Deklarata e djeshme e organit

të akuzës ishte e paprecedente, pasi u përfshi në një debat politik, që nuk i shkon për shtat askujt.

Por deklarata e djeshme dhe paralajmërimet nuk janë gjë tjetër veçse tentativa të Adriatik Llallës për tu bërë protagonist 1 muaj para largimit. Në fund të nëntorit ai do të duhet të lërë detyrën dhe po teton të largohet me imazh të mirë te qytetarët dhe ndërkom-bëtarët. Por gjuha me të cilën foli dje prokuroria është e njëjtë me

atë të Sali Berishës. Ish-kryem-inistri është ai që kërcënonte Edi Ramën se do të ketë fatin ish-kryeministrit rumun, Viktor Ponta. Por përplasja e djeshme tregon gjithashtu se Llalla vijon të jetë në të njëjtën linjë me PD dhe Sali Berishën. Hetimet ndaj Tahirit duket se janë të iniciuara nga PD, pasi Basha ishte ai që nxori dosjen. Krimet e Rënda dje folën për luftë të paepur ndaj ko-rrupsionit si në Kroaci e Rumani. Por nëse bëjmë një kontroll të punës së këtij institucioni, del se ai ka dështuar totalisht deri më

tani. Sipas raportit vjetor të 2016, procedime penale kanë nisur për 60 persona, por vetëm 15 kanë shkuar në gjykatë se për të tjerët hetimet janë mbyllur. Edhe këta që kanë shkuar në gjykatë janë zyr-tarë të niveleve shumë të ulëta. Pra teksa po afron vetingu, prokurorët me në krye Llallën janë zgjuar dhe po tentojnë të bëjnë bujë, duke mbuluar dështimet e viteve të fundit. Llalla një vit më parë doli si prokurori më antiamerikan, pasi sulmoi hapur ambasadorin Lu. Por tani po tentohet të mbështetet lufta kundër korrupsionit.

Pak kohë më parë ishte ish-kryeministri Sali Beri-sha ai që kërcënonte Edi Ramën me shembullin rumun. Berisha e akuzoi se ai kishte takuar në burg ish-kryemi-nistrin Viktor Ponta. “Miku i tyre Ponta i ka thënë Ramës sa vijon: 1- Unë në burg po paguaj gafën që bëra me pranimin e krijimit të njësisë speciale Antikorrupsion. 2- Unë bëra gabimin fatal dhe e pranova njësinë spe-ciale antikorrupsion sepse sipas ligjit unë vet zgjodha dhe emërova drejtuesin e saj. 3- Por pas emërimit atij iu

shpëla truri dhe ja ku jam sot! 4- Të siguroj se ketë fat do kesh edhe t’i personalisht, në rast se pranon reformën, njësinë antikorrupsion apo BKH dhe nga biruca do të më kujtosh së as e-maile nuk do shkëmbejmë dot bashkë! Kështu të dashur miq, Rama do vazhdojë t’iu lexojë shqiptarëve të perifrazuar fjalimet e Duçes, që ja përgatit me kujdes çdo ditë sekretari i përgjithshëm i mafies së këshillit të ministrave, dhe amanetin e Viktor Pontes kurrë nuk do ta harrojë”, shprehej ai.

JA SI KËRCËNONTE BERISHA ME SHEMBULLIN RUMUN RAMËN Berisha: Gjiknuri i lidhur me Habilajt

Ish- Kryeministri Sali Ber-isha, me anë të një mesazhi të dërguar nga qytetari dixhital thotë se i përfshirë me Habilajt është edhe Ministri i Infrastruk-turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka postuar me-sazhin, Berisha thotë se Gjiknuri është filmuar duke i dhënë para Habilajt gjatë fushatës për të blerë votat. “Gjiknuri në tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habi-lajt në fushatë për të blerë votat! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! ‘Përshëndetje Doktor! Gjate fushatës elektorale të fun-dit, Habilajt uleshin për dreka dhe darka me Damian Gjiknuri në Vlorë. Madje Habilajt kanë edhe regjistrime duke i ofruar para në dorë D. Gjiknurit. Kanë pasur marrëdhënie të rregullt interesash me Gjiknurin. Ju uroj shëndet. Anonim Ju lutem!’”, ka deklaruar Berisha përmes një postimi në rrjete sociale.

Gjiknuri mohon lidhjet me Habilajt

Ministri Damian Gjiknuri i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzonte për lidhje me Ha-bilajt. Gjiknuri thotë se nuk i njeh Habilajt dhe se shpifësi dixhital po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të qarkut të Vlorës. “A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, shprehet ai. Ish-kryem-inistri Sali Berisha denoncoi se ministri Damian Gjiknuri është fil-muar duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat. Deklarata e Berishës ka marrë spunto nga disa aludime në media se është dhe një deputet nga Vlora që ka lidhje me Habilajt.

I pari ishte kryeminis-tri Edi Rama, ai i cili akuzoi prokurorinë

se kërkon arrestimin e ish-ministrit të

Brendshëm pa asnjë provë. Por kjo solli një reagim shumë

të ashpër të Proku-rorisë së Krimeve të Rënda, e cila sulmoi shefin e qeverisë, siç nuk ka ndodhur kur-

rë më parë. Madje kjo gjykata parala-jmëroi se do të nd-

jekë shembullin kroat në luftën ndaj korrup-

sionit dhe krimit të lidhur me politikën...

Më 3 dhjetor Adriatik Llallës i mbaron zyrtarisht mandati i Proku-rorit të Përgjithshëm dhe ai do të duhet që të lërë detyrën. 5 vite më parë i u emërua në këtë detyrë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Adri-atik Llalla ishte zgjedhur në krye të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit

dhe Deklarimit të Pasurive, por Ber-isha vendosi që të vendoste në krye të organit të akuzës. Emërimi i tij erdhi pas përplasjeve të ish-kryem-inistrit me Ina Ramën, e cila tentoi të zbardhte ngjarjen e 21 janarit, por që e gjithë mazhoranca dhe qeveria e asaj kohe ja hodhi paq.

SI BERISHA EMËROI ADRIATIK LLALLËN

Page 3: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

1 Ministër,

1 Avokat i Përgjithshëm i

Shtetit,

1 Sekretar i Përgjithshëm

Ministrie,

38 Drejtor Drejtorie,

13 Kryetar Bashkie,

2 Kryetar Komunash

KALLËZIMET E BUJSHME NGA KLSH

Kryeprokurori dështim total në luftën kundër korrupsionit, ja 20 dosjet VIP që u mbyllën në

5 vite, si shpëtuan nga burgu ish-ministrat e PD

Ja kush janë 20 dosjet e mëdha të korrupsionit që nuk shkuan në gjykatë

Kliti TOPALLI

Kryeprokurori Adriatik Llalla, 1 muaj para se të dorëzojë detyrën, ka vendosur që të tërheqë

vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve. Ndërkohë që vetingu po afron, kryeprokurori ka nisur një betejë me qeverinë, duke paralajmëruar se do të dërgojë pas hekurave të gjithë të korruptuarit. Një lëvizje kjo që padyshim mbështet nga të gjithë, por që duhej të kishte nisur kohë më parë. Ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë shënjestra e parë e kryeprokurorit, edhe pse deri më tani ka dështuar me provat për arrestimin e tij. Por e gjithë kjo betejë i ngjason më shumë një lufte politike, sesa një lufte antikorrupsion. Dje, Krimet e Rënda deklaruan se do të ndjekin shembullin kroat dhe rumun, por nëse bëjmë një bilanc të punës së prokurorisë gjatë 5 viteve që në krye të saj ishte Adriatik Llalla, kemi një bilanc të zi. Dy dosjet më të mëdha, “21 Janari” dhe “Gërdeci” u mbyllën dhe askush nga autorët e vërtetë nuk shkoi në burg. Provat kanë qenë të forta, por Lulzim Basha dhe Arben Imami nuk u thirrën kurrë në prokurori. Por ka dhe shumë raste të tjera flagrante që janë mbyllur nga kryeprokurori.

Ministrat e Berishës i shpëtojnë burgut

Ajo që bie në sy është se të gjithë ministrat e ish-qeverisë Ber-isha i kanë shpëtuar burgut. Nga një kërkim i të gjitha denoncimeve dhe ngjarjeve më të bujshme, gazeta “SOT” ka arritur të nxjerr se janë rreth 70 dosje korrupsioni dhe krimi që janë në zyrën e Llallës, disa të mbyllura dhe disa të mbuluara nga pluhuri. Një pjesë e madhe e dosjeve janë çuar nga KLSH, të tjerat nga ILDKP, të tjerat nga ministrit, por asnjë nuk ka gjetur rrugën e heti-mit. Pak para se të ngrihet SPAK, Llalla i ka mbyllur të gjitha dosjet. Së pari është rruga Durrës-Kukës, ku Lulzim Basha i shpëtoi gjykimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj kreut të PD është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi se don-te të helmonte protestuesit, por që Adriatik Llalla e mbylli si çështje. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për

abuzime me lejet e ndërtimit si krye-tar bashkie i Tiranës. Pra, janë 4 aku-za ndaj Lulzim Bashës, por asnjëherë nuk pati hetim serioz. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu. Të dy të kallëzuar për skan-dalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Edhe në këtë rast

të gjithë ja hodhën paq. Një tjetër rast është privatizimi i OSSH. Ministria e Energjisë paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Ai u padit 4 herë në prokurori dhe të katërta herët ja hodhi paq, edhe pse pati akuza për abuzime me tendera

dhe me pajisjen e përgjimit. Një tjetër dosje që mbylli Llalla duke shpëtuar Berishën e Bashën është ajo për shitjen e detit. Organi i akuzës doli në përfundimin se nuk kishte vepër penale. Momentalisht prokuroria ka në dorë një dosje voluminoze për aferën me CEZ. Kuvendi ka paditur Sali Berishën dhe djalin e tij, por

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pushuar hetimet edhe ndaj ish-kryetares së KQZ, Lefterie Luzi. Kjo e fundit ishte e përfshirë në skandalin e sabotimit dhe të dështimit të teknologjisë në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, ku u zhdukën 2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Protagonistë të kësaj afere ishin ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi dhe kom-

pania spanjolle INDRA, e cila mori paratë për verifikimin e dokumenteve të identitetit të zgjedhësve në Tiranë dhe për numërimin elektronik të votave në Qarkun Fier. Të dy projektet dështuan në mënyrë të turpshme dhe skandaloze, ndërkohë që kompania spanjolle INDRA mori paratë sikur të kishte zbatuar kontratën e nënshkruar me KQZ. Por dosja u mbyll nga Llalla, edhe pse pati një padi të dytë nga KLSH.

LLALLA SHPËTOI LEFTERIE LUZIN

“Në zyrën e Kryeprokurorit të vendosur në këtë detyrë nga Partia Demokratike, ndodhen me dhjetëra dosje

aferash dhe korrupsioni që nuk janë hapur asnjëherë. Teksa vetë Prokuroria e Përgjithshme nuk mbahet mend

të ketë nisur vetë ndonjë hetim për korrupsion...

mësohet se dhe kjo dosje është drejt mbylljes.

Rasti i Fullanit Adriatik Llalla është ai që i dha

pafajësinë ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Teksa gjykata e shpalli atë të pafajshëm, certifikimi u bë nga vetë kreu i akuzës, pasi nuk bëri asnjë rekurs për vendimin. Më 23 dhjetor 2015 Fullani fitoi pafajësinë dhe në Gjykatën e Apelit, ndërsa aty u rrëzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e tij. Por zyra e shtypit tha se do bëhet rekurs, por që nuk ndodhi kështu, edhe pse e ka detyrim kus-htetues. Madje Llalla në një intervistë televizive justifikoi veten duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për vjedhjen në bakë dhe skandalin me ish-hotel “Dajtin”. Në total janë rreth 70 dosje të bujshme që janë në zyrën e Llallës apo vartësve të tij, ku 15 i ka çuar KLSH, teksa në total janë 51 kallëzime, 47 i ka bërë ILDKP, ndërsa 11 dosje të tjera janë mbyllur nga Llalla. Pra në total janë 73 dosje me zyrtarë të nivelit të lartë që janë groposur nga Llalla.

Kallëzimet e KLSHDisa nga dosjet që ndodhen në

zyrën e Adriatik Llallës, janë dër-guar nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj. Vetëm në dy vitet e fundit, 2014-2015 janë kallëzuar në prokurori, përfshirë dhe Prokurorinë e Përg-jithshme, rreth 300 zyrtarë, mes tyre edhe të nivelit të lartë. Këta të fundit shumica janë amnistuar, pasi Adria-tik Llalla nuk ka marrë mundimin as t’i mbyllë e as të vijojë hetimet, por i mban të ngrira në zyrën e tij. Vitin që ne lamë pas në zyrën e tij kanë shkuar kallëzime shumë të bujshme, si padia për ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, i kallëzuar bashkë me Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, për aferën e CEZ, që sipas KLSH iu shkaktuan shtetit 479 milionë euro dëme. Një tjetër kallëzim është për Sekretarin e Përgjithshëm të Min-istrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, pasi dhe ai është amnistuar. Që në mars të 2015 në Prokurori KLSH ka bërë një padi ndaj tij për vjedhje me tenderin e “Tirana Olimpic” por dhe për bllokimin e doktoraturave. Por të gjithë dosjet janë mbyllur. Pra, edhe pse Llalla po teton që të bëjë bujë para largimit, ai do mbahet mend si kryeprokurori më i dështuar.

20 DOSJET E BUJSHME QË KA MBYLLUR ADRIATIK LLALLA1. Sekretari i Përgjithshëm i MAS,

Plarent Ndreca dhe 3 zyrtarë, kallëzuar më 27.03.2015 për shpër-dorim detyre dhe shkelje të bara-zisë në tendera. Dëmi, 78.745.000 lekë.

2. Drejtoresha e Agjencisë së Turiz-mit, Lulinda Dhame, kallëzuar më 30.04.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi 15.533.000 lekë.

3. 2 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, kallëzuar më 10.06.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi 42.137.000 lekë.

4. Ish-drejtori i QKR, kallëzuar më 10.07.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi, 8.208.000 lekë.

5. Ministri i Energjisë, Damian Gjik-nuri, kallëzuar më 12.10.2015, për afera me marrëveshjen e CEZ. Dëmi 479 milionë euro.

6. Alma Hicka, Avokate e Shtetit, akuzuar për shkelje në paktin me CEZ. Dëmi 479 milionë euro.

7. 12 punonjës të Ministrisë së Mbro-jtjes, kallëzuar më 18.10.2015 për afera me blerjen e automjeteve luftarake. Dëmi: 30.800.000 lekë.

8. Ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, kallëzuar më 30.06.2015 për shpër-dorim detyre. Dëmi 5.035.000 lekë.

9. Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, kallëzuar nga KLSH për abuzime më 08.09.2015. Dëmi: 903.000 lekë.

10. Ish-administratori i OSHEE, Arben Seferi, kallëzuar më 25.09.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi: 5.532.546.000 lekë.

11. Dashamir Xhika, ish-kreu i ARRSH, i kallëzuar nga KLSH për shpërdorim detyre. Dëmi: 4,5

milionë euro.12. Ilir Beqaj, ish-ministër i Shën-

detësisë, ishte nën hetim nga prokuroria për koncesionet në shëndetësi

13. Milva Ekonomi, akuzuar për kon-cesionet në shëndetësi kur ishte zv/ministre

14. Edmond Haxhinasto, ish-ministër Transporti, i akuzuar për privat-izimin e Albpetrol

15. Ridvan Bode, ish-ministër Finan-cash, i kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, i kallëzuar dhe

për afera me rrugën Durrës-Kukës dhe privatizimin e CEZ

16. Florion Mima, kallëzuar për pri-vatizimin e CEZ

17. Genc Ruli, ish-ministër, i kallëzuar për privatizimin e CEZ

18. Lulzim Basha, i kallëzuar për abuzime me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe 21 janarin

19. Arben Imami, akuzuar për abuz-ime kur ishte Ministër i Mbrojtjes

20. Sherefedin Shehu, paditur për abuzime me rrugën Durrës-Kukës, kur ishte zv/ministër.

Page 4: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

4 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Çështja “Tahiri”, Luan Rama: Jemi pro arrestimit, të lejojmë prokurorinë të veprojë lirisht

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ven-dosi dje që të përjashtonte nga grupi socialist Saimir Tahirin, nënkryetari i LSI, Luan Rama ka zbuluar votën për këtë të fundit në seancën plenare të së mërkurës. Gjatë një deklarate për shtyp, Rama theksoi edhe një herë qëndrimin që LSI mban sa i takon çështjes “Tahiri”. “Grupi Parlamentar i LSI rithekson edhe njëherë qën-drimin e vet, parimor, ligjor dhe në përputhje jo thjesht dhe vetëm me moralin tonë politik, por edhe në përputhje me aspiratën e qytetarëve të

cilët presin nga Kuvendi dhe nga të zgjedhurit e popullit në forumin më të lartë të vendimmar-rjes, qasje që respekton ndarjen e pushteteve, qasje që respekton autoritetin kushtetues të institucioneve të drejtësisë. Prandaj ne do të votojmë siç kemi konfirmuar pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë për ti çelur rrugën çdo veprimi procedurial që organi i akuzës e çmon se i shërben hetimit të paanshëm dhe shterues të çështjes ndaj të cilës ka filluar procedimi penal, dhe njëkohësisht edhe zbardhjes së vërtetës në

lidhje me të gjithë veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal”, deklaroi Rama. Më tej, ai shtoi se shqiptarët ditët e fundit po përballen me një grup kriminal që ka lidhje të drejtpërdrejt me qeverinë dhe për këtë, ndërsa nuk la pa akuzuar PS për sulmet politike mbi organet e drejtësisë. Sipas tij, kjo është një përpjekje e socialistëve për të devijuar reformën në drejtësi dhe për të mbajtur akoma në gjirin e qeverisë klanet e krimit të organizuar dhe të mbrojë trafikantët e drogës. Gjithashtu, nënkryetari i LSI tha se

organet e drejtësisë nuk duhet të dorëzohen, por të vazhdojnë me zbatimin e ligjit. “Grupi parlamentar i LSI inkurajon organet e drejtë-sisë, të mos sugjestionohen, të mos frikësohen dhe të mos stepen në vendosmërinë e tyre për të zbatuar ligjin përballë sulmeve politike që do të vazhdojnë të shtohen dhe të rriten më tej, sepse e vetmja rrugë dhe i vetmi mjet që i ka mbetur krimit të organizuar dhe trafikantëve është të mbrohen nën koperturën politike të investimit të qeverisë”, deklaroi Luan Rama.

Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Edi Rama: Prokuroria të veprojë me fakte dhe jo me artikuj

gazetash, nuk ka arrestime me fletë bakalli

Kryeministri thirrje prokurorëve të mbledhin veten dhe t’i japin fund shfaqjes komike

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të përjashtojë nga grupi parlamentar i Partisë

Socialiste deputetin Saimir Tahiri, deri në përfundim të hetimit të nisur ndaj tij. Këtë vendim kreu i qever-isë e bëri publik gjatë mbledhjes së grupit të organizuar mëngjesin e djeshëm, ku ndër të tjera theksoi se tashmë ish-ministri i Brendshëm mund të hetohet si deputet i lirë. “Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë. Saimiri do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një njeri i lirë dhe deputet i lirë për të bërë betejën e tij, ashtu si do ta mendojë ai jashtë forumeve të partisë dhe jashtë grupit parla-mentar të PS”, tha Rama. Po ashtu, në fjalën e mbajtur, kryeministri Rama nuk ngurroi të lëshojë akuza kundrejt Prokurorisë, katër ditë pas kërkesës drejtuar Kuvendit për arrestimin e Tahirit. Sipas liderit të qeverisë, ky institucion, që kur është ngritur nuk ka lëvizur as gishtin më të vogël për prova dhe fakte që shi-hen si të dyshimta. “Kur Shqipëria pret të çelë negociatat, Prokuroria kërkon të arrestojë një deputet pa e marrë në pyetje dhe pa pasur prova të faktuara. Ku u gjet ky zell i një Prokurorie që nuk ka lëvizur gishtin që kur është ngritur? Kështu i luftojnë kriminelët këta? As për prova e fakte që shihen ashiqare si të dyshimta nuk kanë lëvizur, le më për përgjime. Kurrë. Asnjëherë. Hiç. Asnjë gisht nuk lëvizi kjo Prokurori me një bilanc memec. Me 4 fletë bakalli duan të fusin në burg një deputet. Thonë kemi prova, por janë sekret. Po çfarë doli? Asgjë. Ky është një gjyq farsë, një farsë e inskenuar nga inatçorë. Ky i ngjan një gjyqi politik që kërkon të prangosë dikë duke u bazuar te artikujt e gaze-tave”, u shpreh Rama. Gjithashtu, duke e cilësuar gjithë këtë si një shfaqje dramatike dhe komike, Kryeministri shtoi se prokurorët du-het ta mbledhin veten sa më shpejt dhe të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj çështje.

Qëndrimi i PS për “Tahirin”Në fjalën që mbajti para të

pranishmëve, ndër të tjera Edi Rama bëri të qartë edhe qëndrimin

se e majta politike mban aq sa i takon kërkesës së Prokurorisë për të hetuar Saimir Tahirin dhe për ta vendosur në pranga. Ai tha se Par-tia Socialiste e refuzon në mënyrë kategorike arrestimin e ish-min-istrit, ndërsa theksoi se pranojnë çdo hetim tjetër ndaj tij. “Uroj të mos e kem pishmanin e jetës time

gjithçka i kam dhënë dhe kam marrë nga Tahiri që kur hyri në PS. Detyra si avokat me Tahirin ka përfunduar ditën që Tahiri zgjodhi një avokat për t’u mbrojtur. Kjo parti nuk ka për t’u bërë mburoja e askujt përballë drejtësisë, por në emër të drejtësisë nuk do të lëmë të poshtërohen deputetë. Refuzojmë kërkesën për arrest unanimisht, pranojmë dhënien e autorizimit për mos daljen jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur, garancinë pasurore, kontrollin

personal dhe të banesës së Tahirit. Në asnjë rast për asnjë deputet tjetër, nuk do ta kisha kuptuar pranimin e këtyre kërkesave që mbeten ekstrem. Kjo është një çudi e re shqiptare”, deklaroi Rama. Gjithashtu, në fund Kryeministri shtoi se ka bërë avokatin e Saimir Tahirit për katër vjet me radhë me vetëdije të plotë duke mos dyshuar kurrë tek ai, duke theksuar se nuk është bërë aspak pishman për këtë gjë, por shtoi se tashmë deputeti duhet të provojë pafajësinë e tij.

“Përgjigjen e Saimirit përballë meje është ashtu si e dini edhe ju: “Me makinën kam gabuar, por pa asnjë qëllim dhe dashje duke mos më shkuar mendja për pasojat. Asgjë nga ato të tjerat nuk është e vërtetë, zero”. Këto janë fjalët që kam dëgjuar unë. Por mua nuk më mjafton përgjigja e Saimir Tahirit,e kam të pamundur të mjaftohem. Do ishte

zhgënjim shumë i rëndë nëse do të zbuloja që Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kam besuar dhe mbrojtur, por një vemje që turpëron fjalën njeri. Kushdo të mendojë ç’të dojë, ‘Jo lëshoi Saimirin’ apo të tjera, nuk më intereson. Duhet të dalë e vërteta, a është i pafajshëm Tahiri? Boll e kam bërë avokatin e tij”, tha Edi Rama.

RAMA: UROJ QË TAHIRI TË MOS MË ZHGËNJEJË Vasili: Reforma në drejtësi u shërben kriminelëveLSI ka bërë disa reagime të

ashpra në drejtim të Partisë Social-iste pas qëndrimit të kësaj të fundit kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili ka shkru-ara në rrjetet sociale se kjo është një ditë shumë e keqe për vendin sepse Edi Rama është dorëzuar para krimi, duke bërë që reforma në drejtësi të jetë në krah të krim-inelëve. “Kryeministri i dorëzuar totalisht tek krimi. Kryeministri njësh me krimin. Ditë shumë e keqe për vendin. Kryeministri i dorëzuar, peng dhe shërbëtor i trafikantëve dhe kriminelëve, sot e pranoi publikisht përpara gjithë shqiptarëve këtë. Reforma në dre-jtësi e këtij të inkriminuari në krye të qeverisë sot ka rënë. Kryeminis-tri donte reformë në drejtësi që të mbronte trafikantët dhe kriminelët që i mbështeste dhe i përdorte dhe një drejtësi tjetër që godet pa mëshirë njerëzit e zakonshëm, të pambrojturit dhe të varfrit”, shkroi Vasili.

Noka: Shtrëngata të mëdha po afrojnëDeklarata e Edi Ramës mëng-

jesin e djeshëm, ku nuk pranoi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit ngjalli edhe shumë reagime nga kundërshtarët politik. Deputeti demokrat, Flamur Noka ka shkruar në rrjetet sociale se Kryeministri është vendosur nën presion nga Ta-hiri dhe tani nisi mbrojtjen kundrejt tij. Sipas Nokës, shumë shpejt do të afrohen shtrëngata që do të heqin nga qeveria Ramën dhe organizatën e tij kriminale. "Po më dhimbsesh Kryeministër. Të paska shtrënguar shumë keq Saje qorri. Po të shoh sot të rrudhur e të mbledhur sa një grusht. Po të shoh sot se po kërcen pupthi pa pushim teksa flet. Kërcen prifti nga belaja- thotë populli. Druri i shtrembër jo vetëm që u drejtua, por na u bë rrap madhështor, i patrazuar nga shtrëngatat. Por shtrëngatat do të afrojnë shumë shpejt do të shkulin ty dhe organizatën tënde nga qever-ia. Prisni prisni, s’keni parë asgjë akoma", shkroi Flamur Noka.“

Në fjalën që mba-jti para të pran-

ishmëve, ndër të tjera Edi Rama bëri të qartë edhe qën-drimin që e majta politike mban sa i takon kërkesës

së Prokurorisë për të hetuar Saim-

ir Tahirin dhe për ta vendosur në

pranga. Ai tha se Partia Socialiste e

refuzon në mënyrë kategorike arres-

timin e ish-ministrit, ndërsa theksoi se

pranojnë çdo hetim tjetër ndaj tij...

“Në Shqipëri, pas prindërve të tij, vjen një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e tij, jam unë. Por ndryshe nga prindërit, unë nuk jam prindi i tij. Shqiptarët presin zbatimin e vetingut, që e udhëhoqëm ne sepse pyetja a është i pafajshëm Tahiri nuk mund të rrijë pezull. Kjo qeveri e re dhe unë jemi ndryshe, krejt ndryshe nga ata që na janë turrur me dëshpërimin

e drejtësisë së re që po troket. Ne e duam të vërtetën, ne duam drejtësi. Unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën. Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët”, deklaroi Rama.

KREU I QEVERISË: NE DUAM DREJTËSINË

Page 5: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

OKB jep 110 milionë dollarë për Shqipërinë, ja fushat ku do të investohet, monitorim institucioneve

Koordinatori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara rezident në Shqipëri, Brian Williams, teksa ditën e djeshme ishte i ftuar në një studio televizive, bëri me dije se OKB disburësoi një fond prej 110 milionë dollarësh për Shqipërinë, në një program 5 vjeçar. Duke theksuar se për vitin 2017 fondi është 23 mln dollarë, ai shtoi se 6 mbështetësit më të mëdhenj për këtë vit janë Bashkimi Europian, Zvicra, Fondi Mjedisor Glob-al, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia. “Kemi një program 5 vjeçar, e gjitha familja e OKB që është negociuar me qeverinë shqiptarë 2017-2021

dhe kemi 110 mln dollarë apo 20 mln dollarë në vit. Nga kjo sasi 35% është siguruar aktualisht. Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme të larta kështu që nga perspektiva jonë nuk është një nga vendet më në nevojë. Ndaj jemi të prirur që të vendosim partneritet me qeverinë shqiptare dhe me partnerët që janë rezident këtu. Për 2017 buxheti unë është rreth 23 mln dollarë, ndërkohë që 6 mbështetësit më të mëdhenj për këtë vit janë BE, Zvicra, Fondi Mjedisor Global, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia”, deklaroi ai më tej. Ndërkohë, i pyetur sesi monitorohen këto

fonde në vendin tonë, Brian Williams u përgjigj se monitorimi është puna e parë që ata bëjnë, ndërsa deklaroi se pikërisht për këtë ka një qasje të menaxhimit bazuar në rezultate. Sipas tij, falë programeve që disponojnë, kemi një target të specifikuar dhe një tregues që përpiqemi t’i gjur-mojmë se ku shkojnë fondet e OKB-së. Madje, ai shtoi se dy ose tre herë në vit zhvillojmë takime të nivelit të lartë ministror sa i takon mënyrës së si menaxhohet fondi. “Monitorimi është një pjesë e madhe që asaj që ne bëjmë, kemi një qasje të menaxhimit bazuar në rezultate. Kështu që për

secilin program kemi një target të specifikuar dhe një tregues që përpiqemi ti gjurmojmë. Kemi Komitetet Drejtuese të Projekteve që bëjnë bash-kë jo vetëm pjesëtarë të komiteteve por edhe të partnerëve që punojnë dhe sjellin fondet. Bëjmë raportet, pra jemi në monitorim të vazhdueshëm. Gjithashtu 2-3 herë në vit zhvillojmë takime të nivelit të lartë, të nivelit ministror që të shohim dhe të jemi në drejtimin e duhur nëse diçka nuk shkon”, nënvizoi Koordinatori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara rezident në Shqipëri, Brian Williams.

Zbardhen diskutimet në grupin e PS, Rama paralajmëron deputetët se nuk do mbrojë asnjë emër të përfshirë në afera, ultimatum të nisin shkarkimet e militantëve

Rama dush të “ftohtë” deputetëve: Jemi votuar për të bërë shtet

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë ndaj deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen

e djeshme të grupit parlamentar. Gazeta “SOT” ka siguruar detaje nga diskutimi me dyer të mbyl-lura, ku shefi i qeverisë nuk ka kursyer kritikat ndaj të gjithë deputetëve socialist. Rama ka deklaruar se nuk do të mbrojë asnjë person në parti, i cili mund të jetë i përfshirë në afera korrup-tive apo që ka lidhje me grupe të caktuara kriminale. Duke marrë shkas nga rasti “Tahiri”, mësohet se kreu i ekzekutivit ka qenë i prerë teksa ka deklaruar se nuk do të marrë në mbrojtje asnjë ligjvënës socialist që është përf-shirë në skandale, ndërsa ua ka bërë të ditur se para drejtësisë të gjithë do të jenë të barabartë. Nga ana tjetër, një tjetër pikë e rëndë-sishme tek e cila ka vënë theksin kryeministri Rama ka qenë edhe reforma në administratë. Mëso-het se Rama ka qenë i prerë me ligjvënësit e vet duke iu kërkuar që të largojnë nga administrata të gjithë “grabitqarët”, siç i etiketon ai militantët e Lëvizjes Socialsite për Integrim. Ndërsa mësohet se lidhur me këtë ultimatum ai ka kërkuar që të nxitohet duke i shkarkuar të gjithë nga adminis-trata. Ndërkohë, një pjesë tjetër e diskutimit ka qenë edhe porosia lidhur me çështjen e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, teksa kreu i ekzekutivit ka kërkuar mobilizimin nga të gjithë deputetët duke iu kërkuar që ditën e mërkurë të gjithë të votojnë kundër arrestimit dhe pro hetimit e kontrollit të banesës së deputetit në fjalë. Gjithashtu, në mbledhjen e grupit një tjetër pikë ku u ndal diskutimi ishte edhe agjenda parlamentare, teksa kryeministri u ka kërkuar të gjithë deputetëve që të jenë aktiv dhe të mos mungojnë në seancë apo komisionet parlam-entare. Po ashtu, ai u ka kërkuar që të mos bien pre e debateve apo provokimeve shterpë të opozitës. Ndërkohë mësohet se në mbledhje Rama iu ka bërë apel

të gjithë deputetëve se premtimin që iu dhanë shqiptarëve gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, për një shtet të drejtë, punë dhe mirëqenie, si dhe zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, do ta bëjnë me domosdo.

Paralajmërimi i RamësKryeministri Edi Rama gjatë

fushatës së zgjedhjeve parla-mentare të 25 qershorit lëshoi

mesazhe dhe akuza të forta ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim teksa deklaroi se më 26 qershor Meta dhe shushunjat e tij do jenë jashtë administratës shtetërore. “Jo kamikazë të partive që i për-dorin për të hipotekuar pushtetin e tyre dhe për të sjellë në çdo palë zgjedhje si të tretët të vërtetët që thonë që sido të vejë puna janë gjithmonë në pushtet. Në 25 Qershor jepini dërrmën këtij sistemi që ka brenda kancerin dhe metastazat që ka përhapur

në institucionet e shtetit partitë e tepsive. Vijnë këtu dhe ju trego-jnë përralla. Na jepni fuqinë ta kemi timonin vetëm, që ta rrisim ekonominë mbi 5%, që ta çojmë pagën minimale 300 mije lekë, që të rrisim çdo vit pensionet. Na jep-ni timonin që të mos kemi kthesa e pengesa, që të shantazhohemi nga ata që thonë s’të jap votën po nuk më dhe drejtorin pyllit, që të bëjmë 100% legalizimin e shtëpive të gjithë shqiptarëve”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e ka cilësu-ar një forcë të re politike bashkëqeverisjen e PS me qytetarët gjatë këtij mandati të dytë qeverisës. “Do të qeverisim në koalicion bashkë me qytetarët. Do të qeverisim realisht me njerëzit dhe për njerëzit. E thënë ndryshe, kjo është një forcë e re politike. Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që i mundi të gjithë

së bashku ata që u bën bashkë për të na ndërprerë që misionin tonë të reformave për të bërë shtet. Tani është radha jonë të fitojmë betejën për Shqipërinë që duam. Për tia dalë këtij mandati kaq të vështirë, mund tia dalim vetëm që fuqinë tonë numerike mos ta shkëpusim nga njerëzit e zakonshëm. Që t’ia dalim duhet ta lidhim fuqinë numerike dhe fuqinë politike”, deklaroi Rama.

RAMA: KËTË MANDAT DO BASHKËQEVERISIM ME QYTETARËT Braimllari: Rama nuk përfaqëson interesat

e qytetarëve Deputeti i Lëvizjes Socialiste për

Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Braimllari deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet një sekondë e më parë nga pushteti. Sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por in-teresat e narkotrafikantëve. “Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë. Kanabizimi i Shqipërisë është projekt i tij politik. Është tërësisht i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike, tani nuk ka se ç’farë të bëjë më shumë përveçse të shesë bashkëpunëtorët e tij për të mbrojtur veten. Edi Rama të lërë presionet mbi drejtësinë. Drejtësia të bëjë punën e vet. Edi Rama duhet të largohet një sekondë e më parë. Ai nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por interesi i tij janë narkotrafikantët”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Duka: Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë

me parët e krimitKryetari i partisë Agrare Ambien-

taliste, Agron Duka teksa ishte i pran-ishëm gjatë një aktiviteti të Asamblesë Kombëtare të PAA, deklaroi se në sajë të parave të krimit u blenë zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Dukës, qeveria lejoi kul-tivimin e kanabisit. “Është e pamundur të mund të ketë një rezultat real me për-zierjen e njerëzve të fortë, kriminelëve, administratës dhe blerjen e votave që u bë në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare. Një gjë është evidente që nga partnerët tanë u vërtetua që zg-jedhjet janë blerë me paratë e kanabisit dhe se kjo është bërë në bashkëpunim me qeverinë. Se ishte Saimir Tahiri, apo ishte Edi Rama, kjo nuk na intereson, e rëndësishme është që qeveria lejoi kultivimin e kanabisit. Kanabisi derivoi paratë e krimit dhe nga paratë e krimit u blenë zgjedhjet”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka. Gjatë aktivitetit ku ishte i pranishëm Duka u vendos që në zgjedh-jet e ardhshme vendore PPA të garojë nën siglën e saj politike për Anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

“Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë

ndaj deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e djeshme të grupit parlam-entar. Gazeta “SOT” ka siguruar detaje

nga diskutimi me dyer të mbyllura, ku shefi i qeverisë nuk ka kurrësyer kritikat

ndaj të gjithë deputetëve socialist...

KRYEMINISTRI: INSPEKTORIATET

JANË BANDA“Si përfundim, mbetet plagë

e hapur, por që ne do ta kurojmë me shumë agresivitet, plaga e inspektorateve. Kemi një numër të madh inspektoratesh, të cilat kanë karakteristikat e bandave, ku më shumë e ku më pak janë organizata që funksionojnë si banda, pavarësisht se sa dhe si, kjo është një temë tjetër. Kur them si banda, kam parasysh kulturën organizative, kam par-asysh sensin e përgjegjësisë dhe agresivitetin e tyre në raport me publikun. Kjo nuk është një çështje individësh. Ndryshimi i vetëm midis bandave dhe ins-pektorateve në Shqipëri është që bandat janë të përbëra nga ban-ditë, inspektoratet janë të përbëra nga individë, që për shkak se sis-temi i inspektimit është tërësisht i mbrapshtë sillen në mënyrë të mbrapstë. Unë gjithmonë besoj që janë sistemet që i korruptojnë njerëzit nuk janë njerëzit që ko-rruptojnë sistemet. Sistemi ynë i inspektorateve është një sistem i korruptuar dhe korruptiv”, deklaroi kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë.

Page 6: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

6 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD bojkot komisioneve parlamentare dhe protesta për Tahirin, kërkon ndryshime në Kushtetutë për imunitetin e deputetëve, Basha sulmon Ramën

Basha: Edi Rama ka marrë fund si kryeministër

LSI në unison me PD, Kryemadhi takim kokë më kokë me Bashën, unifikojnë qëndrimet për Tahirin

Seanca e nesërme plenare pritet që të jetë një seancë e nxehtë dhe me shumë tension mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo gjë po tregohet edhe nga deklaratat e djeshme ku pas Partisë Demokratike edhe forca tjetër opozitare LSI ka sul-muar qeverinë. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një deklarate për mediat ka sulmuar hapur kryeministrin Rama se ka dhunuar Kushtetutën. Ky reagim i LSI ka ardhur menjëherë pas vendimit të socialistëve për të votuar pro relacionit për mos arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Madje, si rezultat i këtij vendimi të marrë nga kryeministri,

kreu i LSI nuk ka nguruar ta cilësojë qeverinë si një qeveri të lidhur me krimin. “Kryeministri iu dorëzua pa kushte krimit dhe trafikantëve. Kryeministri shqiptar iu hoqi çdo mëdyshje shqiptarëve për lidhjen me krimin dhe trafikantët. Po, ai është një prej tyre, mbështetësi, inspiruesi dhe përdoruesi i tyre. Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë më vetëm kriminelët por edhe kryesuesi i falangës politike që i mbështet dhe sakri-fikohet për ta. Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në një gjykatë politike. Ata dhunuan Kushtetutën

dhe nga garante e kthyen në mbështetëse të krimit. Dhunuan edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Kryemadhi. Sakaq Kryemadhi ashtu si edhe kreu demokrat ka akuzuar Ramën se po ushtron presion ndaj prokurorëve. “Kryeministri edhe para pak minutash i përfshirë nga frika dhe paniku kërkoi t’i mbyllte gojën prokurorisë pasi ai do që të jetë edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës edhe kreu i organizatave kriminale. I bëj thirrje Prokurorisë të mos intimidohet, por t’ju shkojë të vërtetave deri në fund sepse kjo është ajo që presin të gjithë shqiptarët, të cilët nuk duan të

qeverisen nga krimi dhe kriminelë”, tha ajo. Por pavarësisht kësaj deklarate, ajo që bie më shumë në sy është se të dyja forcat opozitare kanë filluar një bashkëpunim mes tyre, pasi po kordinojnë sulmet kundrejt qeverisë. Madje vet Kryemadhi së bashku me kreun e grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, në përfundim të deklaratës për shtyp, i janë drejtuar selisë blu ku kanë pasur një takim me Bashën. Takim ku të dyja forcat do të përpiqen të bashkohen për tu përballur kundrejt maxhorancës në seancën e nesërme parlamentare. Seancë ku do të vendoset për fatin e deputetit Saimir Tahiri.

Kryetari i Partisë Demokra-tike Lulzim Basha si pasojë e çështjes ,Tahiri’, para disa ditësh, ka akuzuar kryeminis-trin Rama se po mbron depute-tin Saimir Tahiri me imunitetin parlamentar dhe nuk po lë drejtësinë dhe prokurorinë të veprojë. “As krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin e nuk janë bërë, pa dijeninë, bekimin, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja se pse, në vend që t’i hapin rrugën drejtësisë, Edi Rama po mbron Tahirin me imunitetin parla-mentar dhe po i bën gjyqin prokurorisë dhe drejtësisë”, ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha para disa ditësh.

KREU DEMOKRAT: RAMA PO MBRON

TAHIRIN

Endri ARIZI

Partia Demokratike ka ven-dosur të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare deri ditën e nesërme. Në

mbledhjen e grupit parlamentar të PD që u mbajt, dje, kreu demokrat Lulzim Basha u ka kërkuar depu-tetëve të tij që të bojkotojnë të gjitha komisionet parlamentare, me për-jashtim atij të shëndetësisë, ku po diskutohet për çështjen e kancerit. Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili pasi vendosi që deputetët të mos merrnin pjesë në Komisionin e Lig-jeve që u mbajt dje, theksoi për medi-at se pavarësisht bojkotimit të komi-sioneve të ditës së sotme, demokratët do marrin pjesë vetëm në Komisionin e Shëndetësisë. “Nesër (sot) ka vetëm një komision, dëgjesë për çështjen e kancerit, ne do të jemi të pranishëm në këtë komision për këtë çështje humanitare”, u shpreh Basha. Ky vendim i kreut demokrat ka ardhur si një formë rebelimi kundrejt çësht-jes “Tahiri”. Madje, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Basha u ka kërkuar të tijve që përveç bojkotimit të komisioneve parlamentare, këta të fundit në seancën e nesërme që do të diskutohet për imunitetin e deputetit Tahiri, të votojnë ‘pro’ arres-timit të ish-ministrit të Brendshëm. Pra, deputetët demokratë duhet të mbështesin me patjetër relacionin e propozuar nga PD, ku kërkohet heqja e imunitetit të deputetit Tahiri dhe arrestimi i menjëhershëm i tij nga ana e prokurorisë dhe jo atë të socialistëve, që kërkojnë thjesht het-imin e deputetit dhe jo arrestimin. Ky vendim ka ardhur dhe si rezultat i të papriturave që mund të ndodhin, pasi po të kujtojmë rastin e përzgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, disa prej deputetëve demokrat votu-an pro përzgjedhjes së këtij të fundit, ndonëse Basha kishte urdhëruar që të votonin kundër. Pavarësisht këtyre vendimeve demokratët kanë në plan të ndërmarrin dhe disa vendime të tjera në lidhje me disa aksione bren-da dhe jashtë parlamentit që pritet të ndërmarrin. Madje një nga këto vendime është dhe paraqitja e një projektligji që ndryshon Kushtetutën. Po ashtu një tjetër skenar janë pro-

testat nëse Tahiri i shpëton drejtësisë. Basha sulmon Ramën

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Rama se, sipas tij, ka shkelur Kushtetutën. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha, gjatë një daljeje për mediat, akuzoi kryemi-nistrin se po mbron deputetin Saimir Tahiri. Ndërkaq Basha duke u ndalur tek çështja ‘Tahiri’ theksoi se par-lamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë kërkesën e organeve të drejtësisë. “Drejtësia shqiptare paraqiti një kërkesë të vetme pas 4 vite hetime të Antimafies italiane, paraqiti një kërkesë të vetme. Edi Rama e rrëzoi këtë kërkesë, gjithçka tjetër është propagandë, gjithçka tjetër është

mashtrim për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Fakti është që Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahi-rin. Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë të bërë konform rregul-lave, as nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë dhe të gjykojë provat, kjo i takon gjykatës. Edi Rama po mbron Tahirin. Sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit, dhe ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë. Hetim që do të zbulojë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në

kupolën qeveritare”, tha Basha. Sakaq Basha u shpreh se drejtësia është e kërcënuar nga politika si dhe deklaroi de Rama ka marrë fund si kryeministër. “Drejtësia është e nëpërkëmbur, është e kërcënuar. Vetingu është i marrë fund me ketë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm pse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese. Maxhoranca, moralisht është e vdekur. Edi Rama “de facto”, ka marrë fund si kryem-inistër”, u shpreh ai.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat para disa ditësh, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ushtruar pre-sion ndaj prokurorëve deh se po mbron deputetin Saimir Tahiri. Ky sulm i kreut demokrat ka ardhur menjëherë pas përfundimit të votimit në Këshillin e Mandateve. Sot ra dhe fasada e drejtësisë dhe re-

formës së drejtësisë së Edi Ramës. “Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri. Sot, të gjithë e panë lakuriq, mashtruesin e pafytyrë që shtirej për drejtësi, kur e vetmja drejtësi që ai mund të pranojë është drejtësia nën këmbët e tij”, ka deklaruar Basha para disa ditësh.

BASHA: QEVERIA “DHUNË” NDAJ PROKURORËVE Donald Lu takon ambasadorin italian

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar, dje, ambasadorin italian Alberto Cutillo. Takimi mes dy amba-sadorëve është bërë në Ambasadën Italiane dhe është bërë me dyer të mbyllura. Ndonëse nuk u bë e ditur se çfarë u diskutua, mendohet se ky takim ka ardhur si rezultat i zhvillimeve poli-tike që kanë përfshirë Shqipërinë, gjatë këtyre ditëve të fundit, me çështjen ‘Tahiri’. Madje mendohet se ambasa-dori amerikan Donald Lu e ka takuar ambasadorin italian Alberto Cutillo në lidhje me përgjimet e bëra nga antimafia italiane mbi grupin kriminal të Habilajve. Përgjime ku rezulton të përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i implikuar në këtë rrjet kriminal. Duket se amba-sadori amerikan Donald Lu edhe pse prej ditësh nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje, po mundohet të konfirmojë qëndrimin e tij, mbi këtë situatë përpara se të dalë në një deklaratë përfundimtare.

Pjerin Ndreu: Opozita po bën gjyqtarin

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka theksuar dje se nuk ka pre-sion ndaj prokurorisë. I ftuar në një studio televizive, Ndreu ka nënvizuar se është opozita ajo që po luan rolin e gjyqtarit dhe se PS është pro proku-rorisë. “Ne nuk kemi penguar hetimet dhe nuk kemi bërë asnjë shantazh të asnjë lloj forme ndaj prokurorisë. Qartësisht jemi pozicionuar në anën e prokurorisë, duke mos mbajtur asnjë suport ndaj Saimir Tahirit. Kërkimi i ar-restimit duhet të mbështetet në dyshim të arsyeshëm të bazuar mbi prova. Ne jemi pozicionuar pro prokurorisë, ajo nuk ka patur kohë të merret me këtë rast dhe nuk ka kryer asnjë verifikim apo ndonjë hetim, pa u konsultuar me palën italiane. Ishte detyra e prokuror-isë për ta bërë këtë, por siç duket ajo nuk kishte mjaftueshëm prova për këtë rast. Ne jemi në harmoni të plotë me kryeministrin, çfarëdo veprimi hetimor në bazë të provave ne nuk jemi pengesë, ndërsa një hetim i pa bazuar mbi prova, vetëm PD e bënë këtë. Është opozita që luan rolin e gjyqtarit”, u shpreh Ndreu.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Basha u ka kërkuar të tijve që përveç bojkotimit të komisioneve parlamentare, këta të fundit në seancën e nesërme që do të diskutohet për imunitetin e deputetit Tahiri, të votojnë ‘pro’ arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm...

Page 7: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Organet e reja të vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall vende vakante për 11 pozicione, ja kushtet dhe afatet për aplikim

Me ngritjen e organeve të reja të vetingut është domosdoshmëri që këto institucione jo vetëm që kanë nevojë për personel por iu du-het edhe një staf i kualifikuar. Pra sa i takon pikërisht burimeve njerëzorë që nevojiten, ditën e djeshme edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vende vakante për 11 pozicione. Kështu, sipas njoftimi të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me “certifikatë sigurie”, të mos kenë pasur hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale. Gjithashtu kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u për-

shtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Po kush janë 11 vendet për të cilat Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nevojë për burime njerëzore? Sipas njoftimit një vend vakant është drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun në Komisionin e Pavarur i Kualifikimit, ndërsa vendi tjetër është ai i drejtorit në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. “1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a-Të zotërojë

diplomë të nivelit “Master i shkencave” për Drejtësi. B-Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxheri-al. 2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shken-cave” në Ekonomi. b-Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menax-herial”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vende vakante edhe sa i takon pozicionit të

specialistit Sekretarie Gjyqësore, specialistit për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve, përkthyesit, koordinator për median dhe mar-rëdhëniet me jashtë, specialist për pritjen me popullin, specialist Financë/Buxhet, specialist i Burimeve Njerëzore, specialist IT apo edhe në pozicionin e specialist Protokoll/Arkivë. “Specialist Sekretarie Gjyqësore, Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve, Përkthyes, Koordinator për median dhe mar-rëdhëniet me jashtë, Specialist për pritjen me popullin, Specialist Financë/Buxhet, Specialist i Burimeve Njerëzore, Specialist IT, Specialist Protokoll/Arkivë”, thuhet në njoftim.

Kushtetuesja gati t'u hapë rrugë dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bashkim Dedja

paralajmëron pranimin e padisë së Unionit të Gjyqtarëve

Krerët e tre gjykatave kryesore në vend: Të nisë sa më shpejt vetingu

Vetingu ka futur në ankth të gjithë sistemin

e drejtësisë në vend. Edhe pse të gjithë

gjyqtarët dhe prokurorët menduan se ky pro-

ces do t’i ndëshkonte por nuk ndodhi aspak

kështu. Për këtë arsye Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua Gjykatës Kus-htetuese që të lejonte

dorëheqjet. Mirëpo dorëheqjet gjyqtarët

dhe prokurorët duhet të kishin 3 muaj përpa-ra se të niste zbatimi i vetingut, e ku rezultoi

se vetëm shtatë vetë iu përgjigjën kësaj thirrje...

Rigels SELIMAN

Vetingu ka futur në ankth të gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Edhe pse të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët

menduan se ky proces do të dësht-onte, nuk ndodhi aspak kështu. Për këtë arsye Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua Gjykatës Kushtetuese që të lejonte dorëheqjet. Mirëpo dorëheq-jet gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kishin nisur 3 muaj përpara se të fillonte zbatimi i vetingut, e ku rezultoi se vetëm shtatë vetë iu përgjigjën kësaj thirrje. Të ndodhur përpara kësaj situ-ate, Unioni iu drejtua Kushtetueses që t’i hapte rrugë dorëheqjes, të cilën ata nuk mund ta bënin që në krye të herës parapara se sa organet e vetingut të nisnin punën. Dhe pikërisht sa i takon kësaj çështje, një sinjal se kjo pikë do të pranohet e ka dhënë edhe vetë krye-tari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kështu, përmes një prononcimi për mediat, Dedja deklaroi se të gjithë ata gjyqtarët dhe prokurorë që ndihen se janë të kërcënuar nga procesi i vetingut, duhet të largohet me dëshirë. Ndërsa i pyetur se a kishte frikë nga vetingu, Dedja u përgjigj se jovetëm që nuk kishte frikë por sipas tij, procesi i vetingut është një detyrim ligjor që duhet të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. “Jo absolutisht jo. Është një detyrim ligjor që duhet të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët duhet që t’i nënshtrohen kësaj prove dhe testi. Kështu që ai që e ndien veten se është i kërcënuar nga vetingu duhet të largohet me dëshirë, mos presin ta largojnë të tjerët”, deklaroi Dedja. Kësisoj deklarata e tij, la të nënkup-tohet se ligji i vetingut i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese e në sajë të së cilit Unioni i Gjyqtarëve kërkon amnisti sa i takon dorëheqjeve, mund të merret parasysh nga Kushtetuesja. Megjithatë se çfarë do të ndodhë më konkretisht, le të presim vendimin.

Vetingu, reagojnë Simoni dhe Zaganjori

Mirëpo sa i takon zbatimi të vetingut, i cili fillimisht do të nisë me krerët e gjykatave kryesore në vend, ka folur edhe kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Kështu, teksa ishte i pranishëm në një

aktivitet, pyetjes së gazetarit se a keni frikë nga vetingu, Simoni iu përgjigj se nuk kishte frikë. “Jo nuk kam frikë nga vetingu. Unë e kam menduar këtë punë që në ditën e parë që kam hyrë në profesionin e gjyqtarit. E kam ditur, e kam menduar dhe i kam paraprirë këtij procesi. Unë punoj me përkush-tim dhe ndërgjegjësim në këtë profe-sion që në ditën e parë që kam ardhur. Unë jam në brezin e parë të shkollës së Magjistraturës, pra kemi filluar në

vitin 1997 shkollën dhe profesionin e gjyqtarit në vitin 2000, kështu që nuk kam asnjë frikë asnjë kompleks nga procesi i vetingut. Përkundrazi e mirëpres dhe dua që të përshpejtohet që gjërat të ndahen sa më shpejt”, nënvizoi Simoni. Ndërkohë nga ana tjetër, i pyetur se a kishte frikë nga vetingu, kryearti i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u përgjigj se jo vetëm që nuk ishte i shqetësuar

por për të mirën e punës dhe vendit procesi i vetingut duhet të fillojë sa më parë. “Nuk jam i shqetësuar, ne po presim që të fillojë vetingu. Pasi në fakt reforma po zgjat, krijimi i institucioneve po zgjasin dhe është krijuar një lloj amullie. Kështu që për të mirën e punës, sigurisht që procesi i vetingut duhet të fillojë sa më parë. Domethënë nuk është mirë që të këtë zvarritje”, nënvizoi Zaganjori.

Rasti “Tahiri”, Manjani: SPAK duhet t’i

çojë provat në Kuvend Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-

jani ironizoi dje në lidhjen me çështjen “Tahiri” për të cilën mazhoranca qever-isëse votoi kundër arrestimit të deputet-it siç kërkoi Prokuroria. Dhe pikërisht për këtë, ai deklaroi se SPAK e cila është parashikuar të ngrihet për të hetuar zyrtarët e lartë do duhet t’i çojë provat jo më në gjykatë por në Kuvend. Sipas tij, dalja e provave jashtë dosjes hetimore dhe jo në një sallë gjyqi, është fundi i çdo hetimi. “ E deshën reformën, por jo për vete. SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikrim e Antikorrupsion-it) është parashikuar të ngrihet për të hetuar trafikantë e zyrtarë publikë. Një pjesë e zyrtarëve publikë janë ende me imunitet ndaj arrestimit dhe kontrollit të banesës. Pra SPAK do t’i duhet të çojë provat jo më në gjykatë por në Kuvend! Dalja e provave jashtë dosjes hetimore dhe jo në një sallë gjyqi, është fundi i çdo hetimi. Rasti “Tahiri” vendosi tashmë precedentin e shkatërrimit të hetimeve pa filluar ende”, shkruan ai.

Statusi i Naftëtarit në “ngërç”, reagon kreu i Sindikatave

Prej pesë muaj nga miratimi, Sta-tusi i Naftëtarit, nga i cili do të përfitojnë rreth 5 mijë punonjës të këtij sektori, ende nuk ka hyrë në fuqi. Këtë lajm e ka bërë të ditur dje, kreu i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të In-dustrisë, Taf Koleci i cili tha se shkak është bërë shtimi i punonjësve të tjerë, që i përkasin sektorit të naftës, dhe që sipas tij nuk ishin parashikuar më herët për të përfituar nga ky status. “Ka disa pengesa që kanë ardhur si rrjedhojë e përfshirjes së disa profesioneve që nuk kanë qenë të përfshira drejtpër-drejtë në prodhimin dhe përpunimin e naftës. Deri tani 2 mijë përfitues janë mbaruar dhe vazhdojnë procedurat edhe për një grup tjetër. Do të përfitojnë 3 mijë persona vitin e parë. Ne kemi kërkuar që Statusin ta përfitojnë të gjithë naftëtarët, pa përjashtim. I kemi kërkuar qeverisë që sa më shpejt ky ligj të përfundojë dhe vitin tjetër të gjithë naftëtarët të jenë të barabartë dhe të përfitojnë statusin sipas ligjit”, tha ai.

Teksa i referohemi padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, bëjmë me dije se dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve kërko-jnë të bëjnë nul një seri kriteresh që lidhen sistemin e ri të karrierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor. Ndërkohë në të njëjtën kohë, padia domino-het nga përpjekja për të shfuqizuar edhe një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin

e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar. Nga ana tjetër, shoqatat kërkojnë gjithash-tu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vetingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Por sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.

DY SHOQATAT E GJYQTARËVE KUNDËR VETINGUT

Ambasada e Shteteve të Bash-kuara në Tiranë ka reaguar pas ankimimit që dy shoqatat e gjyqtarëve i bënë ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratën e saj, Ambasada e SHBA-ve i kërkoi Kus-htetueses që të shqyrtojë ankesën në mënyrë transparente dhe mbështetur në rekomandimet e Venecias. “Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të

shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe me-dian e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre”, deklaroi ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kohë më parë.

SHBA “POROSI” GJYKATËS KUSHTETUESE

Page 8: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

8 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

p o l i t i k e

RASTET E PASTRIMIT TË PARAVE

Përmes transfertave bankare të paravePërmes kompanive të ndërtimitPërmes kompanive të autom-jetevePërmes kompanive të bastevePërmes kompanive të këmbimit valutorPërmes kompanive të sigurimevePërmes shoqërive të Kursim Kreditit

Paratë cash të gjyqtarëve në shtëpi, ligjvënësit qëndrime të ndryshme për kufizimet

Ligji i Vetingut detyron të gjithë gjyqtarët në Shqipëri që të depozitojnë në banka çdo qindarkë mbi 1.5 milionë lekë. Ky detyrim vjen pas vitesh kur gjyqtarët kanë mbajtur në shtëpi vlera të mëdha të parave “cash”, por deputet e Komisionit të Ligjeve kanë mendime të ndrys-hme sa i takon subjekteve që e kanë këtë detyr-im. Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e cila mban postin e nënkryetares së Kuvendit tha se ligji vendos kufizime vetëm për subjektet që deklarojnë për herë të parë, ndërsa subjektet e tjera mund të mbajnë shumat që dëshirojnë

në gjendje cash. Por sipas saj, nëse vihen re mospërputhje mes të ardhurave të një zyrtari dhe pasurive të tij, atëherë institucionet kanë të drejtë të hetojnë. “Ligji nuk ka vënë kufizime për këto subjekte. Është detyrë e institucioneve ligjzbatuese të nisin hetimet nëse konstatojnë se ka mospërputhje. Nëse konstatohen mospër-puthje, atëherë ILDKPI mund të referojë rastin në prokurori dhe ndaj tij të kryhen hetime,” tha Hysi. Mirëpo nga ana e tij, deputeti socialist në Komisionin e Ligjeve, Adnor Shameti theksoi depozitimi i parave në bankë nga zyrtarët e

lartë është i rëndësishëm, pasi kontrolli mbi këto subjekte bëhet më i lehtë, ndërsa shtoi se kufizimet duhet të zbatohen njëjtë për të gjithë sepse ekziston rrezikshmëria e korrupsionit. Ndërsa për nënkryetarin demokrat të Komi-sionit të Ligjeve, Eduard Halimi, kufizimet vetëm për subjektet që deklarojnë për herë të parë nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për rastin e gjyqtarëve. Sipas BIRN, anëtarët e Gjykatës së Apelit zotëronin së bashku rreth 296 milionë lekë cash, anëtarët e Gjykatës së Lartë rreth 55 mil-ionë ndërsa gjyqtarët e Kushtetueses më shumë

se 55 milionë lekë të mbajtura jashtë sistemit bankar deri në fund të vitit 2015. Por edhe pse vlera të mëdha parash janë mbajtur në shtëpi, sërish autoritetet e kontrollit nuk kanë nisur pothuajse asnjë hetim për të zbuluar burimin e parave. Praktikat më të mira ndërkombëtare e klasifikojnë mbajtjen e vlerave të larta të par-ave cash në si një këmbanë alarmi për transak-sione të dyshimta dhe një arsye për të kryer verifikime apo kontrolle të mëtejshme, por në Shqipëri, legjislacioni që adreson mbajtjen e shumave cash është ende i paqartë.

BE në alarm nga pastrimi i parave në Shqipëri, grup ekspertësh në Tiranë, nisin trajnimet

për arrestime VIP dhe konfiskimin e pasurive

KiE trajnime gjyqtarëve dhe prokurorëve për të zbuluar paratë e zyrtarëve

Kliti TOPALLI

Bashkimi Evropian ka nisur të marrë masa sa i takon pastrimit të parave në vendin tonë. Edhe pse

reforma në drejtësi nuk po jep efek-tet e shumëpritura, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të përgatitur të gjithë terrenin e nevojshëm për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Por nëse shohim raportet ndërkombëtare të viteve të fundit, problem shqetësues është pastrimi i parave. Madje sipas tyre, shumë pushtetarë të rëndësishëm kanë nxjerrë jashtë vendit paratë e vëna nga korrupsioni apo nga aktivitete kriminale. Për këtë arsye, Këshilli i Evropës do të dërgojë në Tiranë një grup ekspertësh, të cilët do të zhvillo-jnë seminare dhe trajnime pikërisht për të frenuar pastrimin e parave dhe për të sekuestruar pasuritë e vëna në mënyrë kriminale. “Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë, të Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorëve e gjyqtarëve nga disa rrethe, do diskutojnë efektivitetin e kuadrit ligjor dhe çështjet praktike të zbatimit të tij në një seminar mbi “’Mekanizmat Legjislative dhe qas-jet praktike për rritjen e ndjekjeve penale, dënimeve dhe konfiskimit të të ardhura të krimit”’, thuhet në një njoftim të KiE. Por interesant është fakti se KiE ka hartuar një manual, i cili do të zbatohet nga autoritetet shqiptare për të luftuar pastrimin e parave. Gjyqtarë e prokurorë të shkallave nga më të ndryshmet do të nisin të trajnohen, ndërkohë që kur të ngrihet SPAK apo Byroja Kombëtare Hetimit. “Seminari do të mbulojë çështje si fleksibiliteti i provave për dënimet e pastrimit të parave, masa e ndjekjeve penale për çështje të specifikave të ndryshme, përdorimi i qasjes së zgjeruar të konfiskimeve si një masë kundër aktivitetit të krimit të organizuar, dhe prezantimi i standardeve kombëtar edhe europiane për sekuestrimet pa dënim penal. Dokumenti teknik i analizës së kuadrit ligjor dhe reko-mandimet përforcuese janë zhvilluar nga një ekspert i Këshillit të Evropës. Dokumenti do të prezantojë zbulimet e tij gjatë seminarit. Ky aktivitet do të ndiqet nga trajnimet e gjykatësve

e prokurorëve për shtimin e kapac-iteteve të tyre në ndjekjen penale dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimet”, thuhet më tej në njoftim.

Zyrtarët pastrojnë paraPak ditë më parë ishte kryetarja e

Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, e cila deklaroi se ka pasur rritje të madhe të pastrimit të

Komisioni i Venecias: Korrupsioni në

Shqipëri, alarmantPresidenti i Komisionit të Vene-

cias, Gianni Buquiçhio ka bërë ditën e djeshme një deklaratë të fortë sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri. Gjatë një vizite që bëri në Tiranë, ai deklaroi se korrupsioni në vendin tonë ka arritur në nivele alarmante, teksa theksoi se sektorë të ndryshëm janë prekur nga ky fenomen. Korrupsioni është i shëmtu-ar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Europë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”, tha Buquiçhio. Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta mposhtur këtë fenomen është duke zbatuar reformën në drejtësi sepse në rast të kundërt gjyqtarët nuk do të jenë kurrë të pavarur.

Meta: Shqiptarët e Malit të Zi të

bashkohen për të drejtatPresidenti Ilir Meta ka zhvilluar

dje një takim me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se shqiptarët e Malit të Zi kanë dhënë një kontribut shumë të madh për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë. “Është e rëndësishme të përmirësohen dhe të shtohen pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sido-mos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë–Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë”, theksoi gjithashtu Meta. Ndër të tjera, ish-kreu i LSI u shpreh se unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi. Ndërsa Nazif Cungu, nga ana e tij tha se Mali i Zi ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të përmirësohet ligji zg-jedhor, i cili do të përfaqësonte edhe më mirë shqiptarët në parlament.

Pak kohë më parë DASH publikoi raportin për Shqipërinë mbi pastrimin e parave. Sipas raportit, shumë para kanë shkuar në bregdet për ndërtime pro-nash, ndërsa të tjerat janë kamufluar përmes basteve dhe kazinove. “Pronat e patundshme (veçanërisht në zonat bregdetare), projektet e mëdha të ndërtimit dhe kumari, janë metodat kryesore të pastrimit të parave

të pista. Organet e rendit e pranojnë nevojën e luftës ndaj krimit të organizuar por mbeten ende shumë të paefektshme ndaj saj. Policia shtetërore ka një degë të veçantë për krimin ekonomik për pastrimin e parave dhe policia e prokurorët vazhdojnë të marrin trajnime për fushën. Ka nevojë për bashkëpunim më të mirë mes policisë dhe prokurorisë”, thuhej aty.

RAPORTI I DASH PËR PASTRIMIN E PARAVE

“parave kohët e fundit, sidomos sa i takon radhës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Drejtoria e pastrimit të parave ka bllokuar 60 milion euro transaksione të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti kriminal. Janë të paktën 60 milionë euro pasuri që janë bllokuar nga ky institucion, vetë drejtuesit e institucioni kanë

pohuar kohë më parë se kjo shifër nuk ekzistonte. A ka vend për ta përmirësuar, natyrisht ka vend për të përmirësuar punën tonë. Ju më pyesni për ekspertët e huaj që do vi-jnë, ata vijnë për të dhënë ndihmën e tyre dhe kjo nuk ndikon negativ-isht, sepse kemi pasur dhe më parë raste të tilla ekspertizash”, tha ajo.

Edhe pse reforma në drejtësi nuk po jep efektet e shumëpritura, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të përgatitur të gjithë terrenin e nevojshëm për të godi-tur korrupsionin në nivele të larta. Por nëse shohim raportet ndërkombëtare të viteve të fundit, problem shqetësues është pastrimi i parave...

Page 9: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndryshojnë procedurat e punësimit në shëndetësi, 800 infermierë të rinj në provim, portali bën përzgjedhjen

Ndryshojnë procedurat e punësimit në shëndetësi. Dje, 800 infermierë iu nënshtruan provimit të shtetit për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit. Pra ashtu siç kishte deklaruar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për këta të rinj do të ketë një mënyrë tjetër punësimi pasi do të përzg-jidhen përmes një portali online. Sipas kreut të Urdhrit të Infermierit Sabri Skënderi, kjo mënyrë përzgjedhjeje do t’i shërbejë sa më shumë rritjes së standardit dhe transparencës

së punësimit. Madje përveç kësaj, Skënderi u ndal edhe sa i përket problemeve të shën-detësisë ku theksoi se ka probleme punësimi kryesisht në zonat e thella dhe ato rurale. “Ky portal duhet t’i shërbejë sa më shumë rritjes së standardit, transparencës së punësimeve sipas rajoneve por edhe kombëtar. Problemet në punësimin e infermiereve në situatën që aktuale që jemi, i kemi kryesisht në rajone, në zonat e thella të rajoneve”, u shpreh ai. Sakaq kreu i Urdhrit të Infermierit Sabri Skënderi

theksoi se ky problem mund të evitohet vetëm duke rritur rrogat e infermierëve që punojnë në këto zona rurale. Sepse sipas tij kjo mënyrë do t’i motivonte akoma më shumë dhe nuk do të kërkonin të largoheshin nga vendi. “Shpe-shherë në këto zona kujdesi shëndetësor është i barabartë me kujdesin infermieror. Ashtu si mësuesit apo mjekët, edhe infermierët të stimulohen, të motivohen në pagë për ata që do të sakrifikojnë të ikin nga qendra e qytetit apo nga një qendër urbane të shkojnë në një

zonë rurale për ti shërbyer atje popullsisë sepse edhe kjo është një domosdoshmëri. Kjo do të ndihmojë shumë”, u shpreh kreu i Urdhrit të In-fermierit Sabri Skënderi. Por ajo që vihet re në këto procedura të reja punësimi në shëndetësi është se qeveria po ndjek të njëjtën metodë si në arsim. Metodë që shpesh herë është atakuar si jo efektive nga opozita. Kurse bluzat e bardha e cilësojnë si një metodë më efektive pasi autorite-tet e shëndetësisë pretendojnë se në këtë mënyrë do të eliminohen favorizimet në punësime.

Miratohet ligji për ndihmën juridike, ja kush do të përfitojë avokat falas, PS përplaset me LSI

Gjonaj: Ndihma juridike e garantuar nga shteti, thelbësore për aksesin në drejtësi

Endri ARIZI

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim pro-jektligjin “Për ndihmën juridike në Republikën

e Shqipërisë”. Dje, në mbledhjen e mbajtur në Komisionin e Ligjeve, edhe pse deputetët demokratë kishin bojkotuar komisionin, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për asistencë juridike falas. Prezantimi i këtij projektligji ka si synim që një kategori e caktuar njerëzish të përfito-jnë ndihmë juridike falas. Por kush është kjo kategori që do të përfitojë? Të drejtën për të përfituar asistencë juridike falas do e kenë të gjithë ata persona që përfitojnë ndihmë ekonomike apo janë në statusin e të papunit. Por përveç këtyre kategorive projektligji parashikon të prekë dhe një kategori tjetër njerëzish pavarësisht nëse i plotësojnë kushtet ekonomike. Kjo kategori do të përfshi të gjithë personat e punësuar që përfitojnë pagën e minimumit jetik. Sakaq projekt-ligji parashikon dhe përjashtimin e tarifave gjyqësore për këto kategori personash. Sipas min-istres së Drejtësisë Etilda Gjonaj miratimi i këtij ligji është dhe një nga prioritetet kyçe të kësaj ministrie gjatë 100 ditëve të para. “Ndihma juridike e garantuar nga shteti është thelbësore në garantimin e aksesit në drejtësi, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si edhe forcimin e shtetit ligjor. Ofrimi i ndihmës juridike në mënyrë efikase, të shpejtë dhe me procedura sa më të thjeshtu-ara, ku të përfitojnë një grup sa më i gjerë individësh është edhe një nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati”, u shpreh Gjonaj. Ministrja e cilësoi garantimin e ndihmës juridike në proceset civile dhe administrative si një instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e shtresave në nev-ojë. Propozimi i këtij projektligji, sipas ministres Gjonaj, ka ardhur si nevojë që buron nga legjislacioni i brendshëm, por edhe nga një sërë aktesh ndërkombëtare, që detyrojnë shtetin shqiptar të ofrojë akses në organet e drejtë-sisë, konkretisht në njërin prej elementeve: ndihmën juridike. “ Ky projektligj ka si qëllim ndi-

hmën juridike të mirëorganizuar, miradministruar, të munguar deri më sot, e që ofron shërbime juridike për shtetasit në mënyrë profesionale e cilësore, me qël-lim garantimin e qasjes në dre-jtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha ajo.

PS përplaset me LSIMiratimi në parim i projek-

tligjit “Për ndihmën juridike”, nuk është evituar pa përplasje. Pavarësisht mungesës së de-putetëve demokratë, ka qenë deputeti i LSI Nasip Naço, ai që përveç përplasjeve me minis-tren Gjonaj është përplasur dhe me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Këto përplasje kanë ard-hur për shkak se në komision u paraqitën dy drafte, një i prezan-tuar nga deputeti socialit Alket Hyseni dhe një nga ekspertët ndërkombëtarë. Madje Naço

akuzoi kryetarin e komisionit Ulsi Manja se nuk po i përmba-het një rendi dite të caktuar. “Po na ndryshoni draftet çdo ditë, nuk e dimë se kë do të votojmë. Njëherë një material me vulën e zotit Ruçi pastaj na servirni një material tjetër”, u shpreh Naço. Por pavarësisht paqartësive të deputetit Nasip Naço, kreu i komisionit Ulsi Manja e kaloi në votim projektligjin duke e kaluar për diskutim në mbledh-jen e radhës.

Kryemadhi: Meta lejoi situatën të vinte deri këtu

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar Presiden-tin Meta. E ftuar në një studio televizive, gjatë ditës së djeshme, Kryemadhi deklaroi se presidenti i Republikës, Ilir Meta është fajtor aq sa edhe kryeministri Edi Rama, për faktin që nuk ka reaguar lid-hur me situatën aktuale në vend. Sakaq kreu i LSI u ndal edhe tek reforma në drejtësi ku akuzoi kryeministrin Rama se për faj të këtij të fundit nuk po ecën reforma. “Gabimi më i madh që ka bërë Ilir Meta është se lejoi që kjo situatë të vinte këtu ku është sot. Mendoj se shqiptarët kanë nevojë për din-jitet, personalitet, s’mund të vijnë të huajt e të bëjnë gallatë me ne. Sepse doli që reforma në drejtësi ka qenë për bandat dhe Edi Rama i futi një shqelm. Reforma në drejtësi u shkrua për t’i ikur nga dora kontrolli (i institucioneve të drejtësisë) një grupi njerëzish e për ta kontrolluar një grup tjetër njerëzish, deklaroi kreu i LSI-së”, u shpreh Kryemadhi.

INSTAT: Për 9 muaj,

42 mijë vizitorë të huaj Instituti i Statistikave ka

publikuar lëvizjet e shtetasve shqiptare dhe të huaj në Shqipëri, për muajin shtator. Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2017 është 852.743. Krahasuar me Shtator 2016, ky tregues rezulton me rritje 8,8 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 459.168, kra-hasuar me Shtator 2016, ky numër është rritur me 12,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2017 është 4.224.683, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Në Shtator 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %. Në nëntëmujorin e 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ka ardhur nga Polonia me 65,6 % dhe rënie kanë patur vetëm hyrjet nga Kosova me 22,1 %.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë ditës së djeshme, teksa prezantonte projektligjin “Për ndihmë juridike”, në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk ka një ide sesa ka qenë parashikuar buxheti i këtij ligji më përpara por theksoi se buxheti i këtij ligji do të jetë në kuadër të reformës në drejtësi.

“Nuk u jap dot përgjigje se sa ka qenë në buxheti i parashikuar më përpara. Ata që përfitojnë nga ky ligj janë ata që kanë një pagë minimale. Përcaktimi i buxhetit; është parashikuar një fond në kuadër të reformës në drejtësi”, deklaroi ministrja e Dre-jtësisë Etilda Gjonaj dje në Komisionin e Ligjeve.

Në mbledhjen e mbajtur në Komisionin e Ligjeve dje, ministrja Gjonaj u shpreh se me miratimin e këtij ligji nuk do të jetë më prokuroria më, ajo që do të zgjedh avokatët mbrojtës për qytetarët si dhe do të jetë një shërbim që do të ofrohet falas. “Ky shërbim ofrohet falas. Ofrohet nga paratë e taksapaguesve. Projektligji u jep mundësi disa

kategorive shoqërore. Madje projektligji i përjashton qytetarët nga tarifat gjyqësore. Madje me miratimin e këtij ligji nuk do të jetë më prokuroria apo gjykata ajo që do të përzgjedh avokatët mbrojtës të qytetarëve. Ndihma në kuadër të qytetarëve do të vij në varësi të ndihmës ju-ridike”, u shpreh ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dje.

GJONAJ: BUXHETI, NË KUADËR TË REFORMËS NË DREJTËSI

MINISTRJA: NDIHMA JURIDIKE OFROHET FALAS

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në pa-rim projektligjin “Për ndihmën juridike në Republikën e Shqipërisë”. Dje, në mbledhjen e mbajtur në Komisionin e Lig-jeve, edhe pse depu-tetët demokrat kishin bojkotuar komisionin, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për asist-encë juridike falas. Prezantimi i këtij pro-jektligji ka si synim që një kategori e caktuar njerëzish të përfitojnë ndihmë juridike falas...

Page 10: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

10 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Aksioni anti informalitet, mbyllen 250 biznese, penalizohen 1720 të tjerë

INSTAT: Inflacioni i harmonizuar, çmimet e ushqimeve e mbajnë të lartë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se gjatë operacionit anti informalitet, i cili ka nisur prej disa javësh, janë verifikuar në terren 7720 tatim-pagues, nga të cilët 1720 tatimpa-gues janë penalizuar, ndërsa për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit. Ndërkohë, në skemën e kontributeve mëso-het se kanë hyrë 547 punonjës të padeklaruar. Lidhur me fshirjen e detyrimeve, tatimet njoftojnë se janë fshirë rreth 754 milionë lekë. Mësohet se 971 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapam-

betura, ndërsa 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompensimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH në vlerën e 81,663,834 lekë. Gjatë kësaj kohe, shërbimi i tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 22,042 biznese. Janë zhvilluar 4,558 vizita këshilluese dhe 20 takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit. Ndër-kohë, 10,596 është numri i ta-timpaguesve me të cilët është komunikuar elektronikisht me qëllim nxitjen e vetëdeklarimit dhe vetëkorrigjimit vullnetar.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit lehtë gjatë muajit shtator. Sipas Insti-tutit të Statistikave, ky tregues u rrit në 2.7%, nga 2.5% që kishte qenë për gushtin. Inflacioni i harmonizuar vazhdon të jetë më i lartë në raport me normën e brendshme të inflacionit, që edhe për shtatorin qëndroi në 1.6%, niveli më i ulët i këtij viti. Në pjesën dërrmuese, rritja e indek-sit të harmonizuar ngelet mjaft e përqendruar në grupin e ushqi-meve. Indeksi i këtij grupi u rrit 6.7% me bazë vjetore krahasimi

gjatë muajit shtator. Të tjera grupe që dhanë një kontribut në rritje, sado modest, ishin qiraja dhe shërbimi dhe arsimor. Infla-cioni harmonizuar në Shqipëri ngelet më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europi-an, që për shtatorin ishte 1.8%. Të vetmet vende të Unionit që kanë rritje çmimesh më të lartë se Shqipëria janë tre shtetet Baltike. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve.

Aeroporti i ri në jug, përzgjidhet konsulenti për studimin e fizibilitetit Qeveria duket se e ka mar-

rë seriozisht ndërtimin e aer-oportit të ri në jug të vendit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përzgjedhur firmën konsulente për real-izimin e studimit të fizibilitetit, shërbim për të cilin kjo firmë do të paguhet 25 000 000 lekë. Njoftimi i shpalljes së firmës fi-tuese është bërë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ministria e Energjisë njofton se në këtë garë kanë qenë pjesëmarrëse 5 shoqëri dhe ndër to u përzgjodh si fituese “Seed Consulting”.

“Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informo-jmë “Seed Consulting” shpk me adresë Rr. “Sami Frashëri”, Pallati TID, shkalla nr.1, kati II,Tiranë se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 24 640 00 lekë pa tvsh është identifikuar si ofertë e suksesshme. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe të sigurimit të kontratës, brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi”, njoftoi Ministria e Energjisë.

Paratë jashtë bankave kalojnë rekordin e 2010, afro 2 miliardë lekë në informalitet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraParatë jashtë bankave, Shqipëria ndër nivelet më të larta në Europë

Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënu-ar një rekord të ri. Ndërsa vendet e zhvilluara po

shkojnë drejt “zhdukjes” së parasë cash nga qarkullimi, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta. Para-ja që qarkullon jashtë bankave po rritet nga dita në ditë, duke kapur shifra të frikshme. Sipas specialistëve, rritja e parave jashtë bankave tregon nivelin e ulët të zhvillimit të tregjeve financiare, normave të pafavorshme të inte-resave të depozitave në banka, i informalitetit, por edhe i ekon-omisë kriminale, që duket se po vjen në rritje.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë

Të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë pa-raja jashtë bankave në fund të muajit gusht ishte 255.5 miliardë lekë, ose rreth 1.9 miliardë euro), që është e barabartë me 20.4% të totalit të parasë që qarkullon në vend. Nëse krahasojmë të dhënat e viteve të fundit, vihet re se ky është niveli më i lartë që nga gushti i vitit 2010. Pasi zbriti në shkurt 2013 në 16.5% të totalit të parasë gjithsej, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i parasë jashtë bankave filloi të rritej sërish, duke arritur në 20.2% në qershor 2017. Kjo kohë përkon me zgjedhjet e përgjithshme, ku tradicionalisht ka një rritje të parasë cash në qarkullim. Rritja ka vijuar dhe në muajt në vijim, për të arritur në 20.44% e totalit

“Të dhënat e rapor-tuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë paraja jashtë bankave në fund të muajit gusht ishte 255.5 miliardë lekë, ose rreth 1.9 mil-iardë euro), që është e barabartë me 20.4% të totalit të parasë që qarkullon në vend. Nëse krahasojmë të dhënat e viteve të fun-dit, vihet re se ky është niveli më i lartë që nga gushti i vitit 2010...

Për të vazhduar në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë të familjes duhet të paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen social-ekonomike të famil-jes. Ky është ndryshimi i fundit në vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”. Në vendimin e ri të Këshillit të Ministrave thuhet gjithashtu se administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën lidhur me ndryshimet social-ekonomike të familjes për përfitimin e ndihmës ekonomike. VKM specifikon ndryshimet që janë bërë edhe

për kategoritë që përjashtohen nga përfitimi. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekono-mike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme: Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, që jetojnë në të njëjtën strehë; Nuk tërheq ndihmën ekonomike, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesit e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme si shëndetësore dhe fatkeqësi; Refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje. Refuzimi dokumentohet me procesverbal, sipas shtojcës 4;

Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë mbi të dhënat e kërkuara në këtë vendimi; Nuk deklaron ndryshimet e situatës social-ekonomike në deklaratën e paraqitjes çdo tre muaj të familjes; Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit pro-fesional ose refuzojnë ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjis-lacionit në fuqi për nxitjen e punësimit; Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim.”

Ndryshon skema e ndihmës ekonomike, deklarimi pranë administratorit shoqëror

re. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, në shtator 2017, niveli i parasë jashtë bankave ishte sa 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të bankës qen-drore përkatëse ishte 8.2% në fund të shtatorit 2017. Në Serbi ishte 6.5% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe, që i referohen fundit të muajit gusht.

në fund të muajit gusht.Shkaqet e largimit

të parasë nga bankat Rënia e vazhdueshme e inte-

resave të depozitave në lekë gjatë viteve të fundit, (kujtojmë këtu që për kursimet 1-vjeçare është më pak se 1%), ka bërë që individët të tërheqin kursimet nga bankat. Alternativat e investimeve të tjera janë të pakta, në mungesë të tregjeve të tjera financiare, duke nxitur kështu mbajtjen e parave cash. Në kahun tjetër, rritja e

parasë gjithsej në ekonomi është ngadalësuar dy vitet e fundit, mad-je ka pasur muaj kur ajo ka qenë me ulje, çka ka bërë që raporti i parasë jashtë banke ndaj totalit të vijë duke u zgjeruar. Nga ana tjetër, vetë BSH ka konstatuar në një raport të saj të publikuar pak kohë më parë se është rritur dhe fenomeni i fajdeve. Në pamundësi për të përballuar kostot e larta të kredive në banka, qytetarët mar-rin hua në mënyrë informale, një fenomen ky i cili në jo pak raste ka

stimuluar kriminalitetin. Banka e Shqipërisë në statistikat e saj nuk arrin të masë paranë që gjenero-het nga aktiviteti kriminal, por një pjesë e kësaj paraje, e shtuar së fundmi nga rritja e kultivimit të hashashit, tenton të pastrohet përmes sektorëve si ndërtimi, apo lojërat e fatit, duke hyrë më pas në ekonomi si e ligjshme. Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve banka-

Page 11: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Zgjedhjet lokale në Kosovë, dominojnë LDK e Lista Sprska, zhgënjim për Vetëvendosje

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQytetet e mëdha do të zhvillojnë raundin e dytë më 19 nëntor

Andi LAMKO

Pas përfundimit të numërimit të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë, harta e re

e përafërt e komunave rezulton një goditje ndaj partive në pushtet dhe pritshmërie të Vetëvendosjes, në favor të opozitarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse në shumicën e komunave do të ketë balotazh, ana-listët pohojnë se në Kosovë u ndësh-kuan keqqeverisjet me anë të votave të qytetarëve, dhe se fituesja më e madhe ishte partia serbe e mbështetur nga Be-ogradi, Lista Srpska. Kjo e fundit mun-di rivalitetin e grupeve të vogla serbë etnikë, duke fituar në 8 komuna pa balotazh. Nga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej tyre, kryesisht komunat e mëdha, do të vendosen në balotazhin e 19 nëntorit. Kurse nga 19 komunat tjera, ku fituesit kanë dalë pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fitu-ar në 4 komuna, nga 3 që kishte fituar në zgjedhjet e 2013. Partia Demokra-tike e Kosovës, pa balotazh ka fituar vetëm një komunë duke humbur edhe në zona që njiheshin si bastione të saj. Ndërkaq në balotazh është në 9 komuna. Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK kishte fituar në rrethin e parë në katër komuna. Nga 1 890 952 qytetarë me të drejtë votë në Kosovë, të drejtën e tyre e shfrytëzuan 819 865, ose 43,68 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kryeministrit Haradinaj, në nivel vendi ka arritur të fitojë në 2 komuna, kurse në 5 shkon në balotazh. Më 2013 ajo drejtoi 3 komuna.

Vetëvendosje nuk shkurajohetLëvizja Vetëvendosje deri më

tani nuk ka rritur të fitojë në rrethin

Greqi, grupet e të drejtave: Ndaloni bllokimet e refugjatëve

Siri, Rusia akuzon koalicionin e SHBA për shkatërrimin e Rakas

Mijëra fëmijë gra e burra mbeten të bllokuar në kampet e izoluara të ishujve grekë pa strehim të përshtatshëm, ushqim kujdes shëndetësor dhe kushte sanitare, thanë dje grupet e të drejtave të njeriut, duke i bërë thirrje qeverisë së Greqisë t’i japë fund politikës së izolimit të të ardhurve. Në një letër publike për kryeministrin Alexis Tsip-ras, 19 grupe ndërkombëtare dhe lokale të të drejtave duke përfshirë Oxfam, Human Rights Watch, Forumi Grek i

Refugjatëve e të tjera, dënuan mungesën e solidaritetit mes vendeve të BE për kujdesin ndaj atyre që i largohen luftës dhe persekutimit. "Ne ju nxi-sim t’i jepni fund politikave të izolimit që bllokojnë njerëzit në ishujt grekë sipas marrëve-shjes BE-Turqi, dhe t’i transfer-oni ata në tokën kontinentale greke për të plotësuar kriteret e mbrojtjes, akomodimit dhe shërbimeve të tjera”, thuhej në deklaratën e përbashkët. Mar-rëveshja e refugjatëve Tur-qi-BE vepron prej vitit 2016.

Rusia ka akuzuar sot koa-licionin e drejtuar nga SHBA për bombardime masive pa diskriminim mbi qytetin sirian të Raka, në të njëjtën mënyrë si forcat aleate bombarduan Dres-den në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në deklaratë se para konfliktit në Raka jetonin rreth 200,000 njerëz ndërsa tani nuk mbeten më shumë se 45,000. "Raka në Siri ka pasuar fatin e Dresden në 1945 i cili u zhduk nga faqja e dheut prej bombardimeve ajrore anglo-amerikane", thuhej

në deklaratën e ministrisë. "Në krahasim me këtë, qyteti i Deir Az Zor përgjatë lumit Eufrat, kishte një popullsi prej rreth 500,000 banorësh para luftës. Ky territor u çlirua nga ushtria arabo-siri-ane dhe Rusia në vetëm 10 ditë. SHBA po përpiqet të jus-tifikojë bombardimet barbare si luftë ndaj ISIS", thuhej në deklaratë. Koalicioni i SHBA në gusht ai pranoi vrasjet e 624 civilëve në rajon që prej vitit 2014, por grupet e të dre-jtave thonë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.

Referendumet, Lombardia-Veneto pro rritjes së autonomisë

Dy nga rajonet më të pasura të Italisë veriore mbështetën në fundjavë rritjen e autonomisë nga Roma, sipas liderëve të tyre. Më shumë se 90% e votuesve në Lombardi, qendra e së cilës është Milano, si dhe rajoni Veneto rreth Venecias, mbështetën shtimin e pavarësisë në referendumin simbolik, teksa të dy rajonet mbështeten nga e djathta radikale e vendit Lega Nord. Kritikët thanë se referendu-met kanë si qëllim shtimin e shanseve politike të së djath-

tës ekstreme para zgjedhjeve të vitit që vjen, nisa qeveria e Romës tha se sondazhet ishin të panevojshme edhe pse referendumet lejohen nga kushtetuta e vendit. Presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni, tha se pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40%, he se situata nuk ka lidhje me Katalunjën në Spanjë. "Ne nuk jemi Katalonia. Ne jemi pjesë e kombit italian me më shumë autonomi, ndërsa Katalona kërkon të bëhet vendi i 29-të i Bashkimit Evropian”, tha Maroni në një intervistë.

e parë në asnjë komunë, por në ba-lotazh është në 6 komuna duke përf-shirë kryeqytetin Prishtinën, dhe disa qytetet të mëdha si Gjilani dhe në Prizreni. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndonëse do të jetë në balotazh me Arban Abrashin e LDK, ka thënë se VV-ja në këto zgjedhje ka shënuar rritje, e sidomos në asam-blenë e Kuvendit Komunal. “Nga 16 mijë vota për Kuvendin Komunal në 2013 tani kemi mbi 35 mijë vota për Kuvend dhe mbi 20 anëtarë të asam-blesë”, ka shkruar Ahmeti duke falënderuar votuesit në Prishtinë. E vetmja qendër urbane që nuk kaloi në raundin e balotazhit ishte Peja, ku triumfoi kryetari aktual i bash-kisë, Gazmend Muhaxheri i LDK. Me 50. 31% të votave Muhaxheriu rishpall fitues në Pejë, edhe pse

diferenca me kandidatin e AAK, Fatmir Gashi ishte mjaft e vogël. Me t’u mbyllur vendvotimet të dielën në Pejë, simpatizantë të AAK-së me vetura në sheshin e qytetit nisën festën, por ajo nuk zgjati shumë. Pas fitores Gazmend Muhaxheri tha se LDK po rikthehet fuqishëm “si në kohën e Ibrahim Rugovës”.

Lista Srpska fiton 8 komuna pa balotazh

Subjekti politik i serbëve të Kosovës, Lista Srpska, e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka fit-uar 8 komuna pa balotazh, ndërsa më 19 nëntor lufton edhe për një komunë tjetër në balotazh. Partia kryesore serbe ka fituar pa ba-lotazh Leposaviqin, Novovërdën, Shtërpcen, Zubin Potokun, Zve-canin, Gracanicën, Ranillugun,

Spanjë, Katalonja: Nuk ndjekim

urdhrat e MadriditAutoritetet e Katalonjës thanë

dje se nuk do të zbatojnë urdhrat e qeverisë së Spanjës për heqjen e autonomisë së rajonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rajonale Raul Romeva tha se qeveria qendrore po vepronte kundër vullnetit të katalanasve. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka njoftuar planet e shkarkimit të liderëve rajonalë dhe heqjen e disa lirive të parlamentit rajonal, ndërsa ky i fundit mblidhet nesër për të vendosur mbi reagimin ndaj presionit të Madridit.

Rusi, goditet me thikë prezantuesja e njohur në radio

Policia e Moskës arrestoi dje një sulmues që goditi me thikë në qafë një gazetare të njohur të radios ruse. Sulmuesi hyri me forcë në zyrat e stacionit Ekho Moskvy dhe qëlloi me thikë prezantuesen e lajmeve Tatyana Felgengauer. Ajo u çua me urgjencë në spital he është jashtë rrezikut për jetën Ekho Moskvy ka transmetuar shpesh opinione kritike ndaj Kremlinit. Stac-ionet shtetërore ruse e kanë akuzuar Ekho Moskvy për shpërndarje të prop-agandës pro-perëndimore anti-ruse.

Gjermania aprovon shitjen e tre nëndetëseve

për IzraelinQeveria gjermane tha dje se

është e gatshme të nënshkruajë shitjen e tre nëndetëseve ofensive ra-ketore, të tipit ThyssenKrupp për Iz-raelin. Deri tani Berlini kishte shtyrë marrëveshjen prej shqetësimeve për një hetim korrupsioni në Izrael mbi çështjen e prokurimeve. Gjermania do të pranojë akordin për ndër-timin dhe shitjen, si dhe lehtësime financiare mbi kontratën, ashtu si në marrëveshje të mëparshme, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka vazh-duar dje kritikat ndaj vonesave evropiane për pranimin e Turqisë në BE, duke iu referuar dështimeve të kësaj të fundit ndaj mbrojtjes së muslimanëve. “Evropa vdiq në Bosnje dhe po varroset në Siri”, tha Erdogan duke iu referuar tragjedive të 1992 në Bosnje, atyre në Siri dhe në Mianmar. Gjatë përkujtimit të 14 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit boshnjak, Alija Izetbegovic, Erdogan tha gjithashtu se Turqia nuk ka nevojë për Europën, por Europa pa Turqinë, do te jetë në mjerim dhe izolim. “Tru-pat e fëmijëve të pafajshëm, janë varreza të civilizimit perëndimor. Fatkeqësisht, vlerat e vjetra evropiane janë diskredituar dhe shkatërruar këto 7 vitet e fundit tha Erdogan, duke kritikuar ashpër indiferencën e vendeve europiane ndaj tragjedive në Siri dhe Mianmar.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës thanë dje se po vinin në gatishmëri bombar-duesit B-52, për herë të parë prej epokës së Luftës së Ftohtë, pas përkeqësimit të krizës bërthamore me Korenë e Veriut, dhe thirrjes së disa vendeve për të marrë seriozisht ndërhyrjen ushtarake. “Bota është një vend i rrezikshëm dhe ne kemi njerëz që flasin hapur për përdorimin e armëve bërthamore”, tha shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjeneral David Goldfein. “Tashmë nuk është më një botë bipolare, ku është vetëm ne dhe Bashkimi Sovjetik. Ne kemi lojtarë të tjerë atje që kanë aftësi bërthamore prandaj duhet të sigurohemi”, tha Goldfein, duke shtuar se urdhri për kthimin e bombarduesve B-52 në gatishmëri të lartë ende nuk është finalizuar.

ERDOGAN: EUROPA VDIQ NË BOSNJE DHE U VARROS NË SIRI KRIZA KOREANO-VERIORE, SHBA NË GATISHMËRI BOMBARDUESIT B-52

Parteshin, ndërsa do të konkurojë për komunën e Kllokot. Gazetari vendas Adriatik Kelmendi, e ka quajtur “dush të ftohtë”, faktin që Lista Serbe fitoi pa balotazh në 8 nga 10 komunat me shumicë serbe ku konkuronte. Sipas tij, fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Al-eksandar Vuçiç. “Dhe dushi i ftohtë mbetet për në fund. Presidenti i Ser-bisë, Aleksandar Vuçiç, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë. Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 8 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%. Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!”, ka thënë Kelmendi.

Nga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej tyre, kryesisht komunat e mëdha, do të vendosen në balotazhin e 19 nëntorit. Nga 1 890 952 qytetarë me të drejtë votë në Kosovë, të dre-jtën e tyre e shfry-tëzuan 819 865, ose 43,68 për qind

Page 12: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

12 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si sovjetikët tentuan më 1954 të largonin Enver Hoxhën nga drejtimi i partisë, Mehmet Shehu i përzgjedhuri i tyre, Shqipëria në mjerim ekonomik

Bashkimi Sovjetik kishte pro-jektuar Mehmet Shehun në krye të Partisë Komuniste. CIA në një dokument të

vitit 1954 tregon se si sovjetikët kërkonin largimin e Enver Hoxhës dhe sinjalet u dhanë kur Shehu u ven-dos në krye të qeverisë. Po sipas CIA, gjatë kohës së marrëdhënieve me BRSS, Moska ishte ajo që vendoste mbi politikat e Shqipërisë.

21 maj 1951Gazeta turke “Hurriyet”

Sipas raportimeve në Turqi, në Tiranë janë marrë masa të ashpra sigurie, pas zhurmave se një njësi guerile me rreth 5000 njerëz ka rrethuar kryeqytetin. Gjatë ditës policia e armatosur patrullon rrugët ndërsa gjatë natës ata mbështeten nga njësi të ushtrisë. Raportimet thonë se çdo civil në rrugët e Ti-ranës ndalohet dhe duhet të tregojë letërnjoftimin. Ndërkohë fshatarët në jug të Shqipërisë kanë refuzuar të dorëzojnë prodhimin e tyre te komunistët, të cilët për t’i detyruar ata të dorëzojnë prodhimin, kanë njoftuar se ata që kundërshtojnë do të ekzekutohen menjëherë. Për këtë vendi thuhet se është përgjeg-jës koloneli sovjetik i ndërlidhjes së misionit ushtarak sovjetik dhe ministrisë së brendshme shqiptare. Sipas një tjetër raportimi të pa-konfirmuar, shtimi i rezistencës në Shqipëri dhe pozita e pasigurt e liderit Enver Hoxha, ka çuar në shkarkimin e gjeneralit që drejton misionin sovjetik në Tiranë. Një tjetër gjeneral që do të zëvendësojë atë është dërguar në Tiranë.

Dhjetor 1954Situata ekonomike, politike, ushtarake

Shumica e popullsisë së rritur të vendit janë kudër regjimit komu-nist dhe të pakënaqur me mënyrën e jetesës së tyre. Një nga faktorët që ndikojnë në moralin e ulët të popullsisë është atmosfera e rënë e dyshimit dhe frikës që autorite-tet kanë arritur të mbjellin mes njerëzve, e cila rrethon çdo person dhe çdo grup familjar. Njerëzit mund të flasin lirshëm vetëm me rrethin e tyre të besuar, nga frika se ato që flasin mund të dëgjohen nga informatorët e Sigurimit. E njëjta situatë vërehet gjithashtu në rrethet e klasës punëtore, ku ka pasur demonstrime të hapura pakënaqë-sie. Për shembull në fabrikat e Dur-rësit, atmosfera është e mbushur me tension si rezultat i protestave të hapura kundër “normave të punës”, pagave të ulëta dhe kundër zyrtarëve të caktuar. Një numër i konsiderueshëm të rinjsh refuzojnë propagandën e vazhdueshme ko-muniste që kryhet nga organizatat e partisë. Qeveria ka tentuar të fitojë besimin e fshatarëve por me rezul-tate të dobëta, ashtu si dhe nuk ka arritur të fshehë kontrollin e ashpër që ushtron mbi masat. Për momen-tin çdo person është i lirë të lëvizë në lokalitete të ndryshme të vendit pa leje të posaçme udhëtimi, por nga ana tjetër çdo kryetar shtëpie duhet të mbajë të dhëna për lëvizjet e njerëzve që ka në vëzhgim dhe të raportojë në komisariatin e policisë brenda 12 orëve. Por ky sistem i fshehtë monitorimi i regjimit i ka dhënë kundërshtarëve të tij prova për metodat represive, të cilat kanë në fakt si qëllim mbytjen e lirive të reklamuara. Largimi gradual i Enver Hoxhës po përgatitet nga autoritetet e reja që janë kthyer nga Bashkimi Sovjetik në muajt

SHBA përshkruan situatën ekonomike dhe politike në vend

të largojë pengesën e fundit për skl-lavërimin e Kishës Katolike. Pjesa e mbetur e klerit, e drejtuar tashmë nga një peshkop i vjetër, ka bërë marrëveshje me qeverinë. Sipas saj, kisha katolike ashtu si dhe besimet e tjera, vihen në shërbim të partisë e të shtetit, dhe paguhen prej tyre.

EkonomiaHidrocentrali Lenin në Tiranë

ndodhet në lindje të qytetit dhe merr ujin nga mali i Dajtit. Ai ka një kapacitet prej 15.000 kw dhe

përdor makineri çeke e sovjetike: dy turbina, dy alternatorë e tre apo katër transformatorë. Hidrocen-trali furnizon me energji elektrike Tiranën, Durrësin e Kavajën. Dy termocentralet ekzistuese janë ende në funksion. Njëri ndodhet në veriperëndim të Tiranës me kapac-itet 4000 deri në 5000 kw. Kombi-nati tekstil rreth pesë kilometra larg qendrës së Tiranës nuk është përfunduar ende, por ka nisur një masë prodhimi. Bashkë me të po ndërtohen dhe një numër banesash

për punonjësit dhe familjet e tyre. Drejtori i kombinatit është shqiptar dhe asistohet nga pesë teknikë sov-jetikë. Makineritë janë gjithashtu sovjetike ndërsa prodhimi aktual-isht është i ulët. Lënda e parë vjen nga rrethinat e Tiranës ndërsa pam-buku vjen nga dy punishte të tjera në Fier e në Rrogozhinë. Kombinati do të lidhet me Tiranën me anë të hekurudhës Tiranë-Durrës.

Uzina Enver në TiranëKjo uzinë po zgjerohet vazh-

Largimi gradual i En-ver Hoxhës po për-

gatitet nga autoritetet e reja që janë kthyer nga Bashkimi Sovje-tik në muajt e parë të

vitit, ku kryen kurse për procedurat poli-tike dhe administra-

tive. Këta persona e kanë bindur atë

të ndjekë parimet e “rregullave të grupit” në administratë dhe

në qeveri, dhe e kanë kritikuar për

veprimet autokratike si në çështjet publike dhe në ato adminis-trative. Prandaj En-

ver Hoxha po e gjen veten me shpatulla

për muri dhe e vetm-ja zgjedhje e tij ishte

t‘i bindej. Ai është detyruar të lëshojë pushtetet e tij, dhe

siç ndodh zakonisht në vendet prapa

Perdes së Hekurt...

e parë të vitit, ku kryen kurse për procedurat politike dhe adminis-trative. Këta persona e kanë bindur atë të ndjekë parimet e “rregullave të grupit” në administratë dhe në qeveri, dhe e kanë kritikuar për veprimet autokratike si në çështjet publike dhe në ato administrative. Prandaj Enver Hoxha po e gjen veten me shpatulla për muri dhe e vetmja zgjedhje e tij ishte t‘i bindej. Ai është detyruar të lëshojë pushte-tet e tij, dhe siç ndodh zakonisht në vendet prapa Perdes së Hekurt, tashmë është i detyruar të zhduket njëherë e përgjithmonë nga jeta e vendit, herët ose vonë. Më 24 korrik ai nuk u paraqit në pritjen e dhënë nga ambasada polake në Tiranë, ndërsa në seancën parlamentare të 20 korrikut u votua për toler-ancë në postimin ose jo të fotove të liderëve komunistë. Në nxitjen e ndryshimeve të kohëve të fundit në postet e larta qeveritare dhe me ar-dhjen e Mehmet Shehut si kryetar i Këshillit të Ministrave (i cili konsid-erohet si i preferuari i sovjetikëve) sovjetikët kanë arritur me sukses të integrojnë sistemin shqiptar në atë të vendeve të tjera satelite. Rotacioni qeveritar është pritur me indiferencë nga popullsia. Ata nuk presin asgjë nga komunizmi apo nga regjimi që drejton vendin, prandaj vetëm presin kthesat e ng-jarjeve me frikë dhe apati.

Besimi fetarFeja kryesore në Shqipëri është

islami, veçanërisht ajo bektashie, liderët e së cilës kanë plotësuar dhe zbatuar kërkesat e regjimit. Autoritetet e tjera fetare të komu-nitetit mysliman kanë rënë dakord dhe ato me qeverinë për kryerjen e detyrave fetare. Kleri ortodoks, i cili fillimisht bëri njëfarë rezistence ndaj ndërhyrjeve të qeverisë në aktivitetet e tij, ka hequr dorë nga përpjekja dhe ka rënë dakord me autoritetet komuniste. Kisha kato-like romane ka më shumë prestigj prej liderëve të njohur që zotëron, prandaj dhe ka qenë më shumë objektiv i sulmeve të qeverisë. Një tjetër arsye e persekutimin të kishës katolike është fakti i zbulimit të armëve të fshehura në disa kisha, në disa raste të vendosura aty nga vetë provokatorët komunistë. Epi-sode si këto kanë nxitur një fushatë të ashpër antikatolike, e cila është përpjekur të demonstrojë se kishat dhe kleri janë një kërcënim për reg-jimin komunist dhe se i shërbejnë agjenturave të huaja për nënshtrim-in e Shqipërisë. Aktualisht situata ka ndryshuar. Me internimin e At Gardinit në një kamp përqendrimi në afërsi të Kavajës e Lushnjes, regjimi i Mehmet Shehut ia ka dalë

Page 13: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja si sovjetikët tentuan më 1954 të largonin Enver Hoxhën nga drejtimi i partisë, Mehmet Shehu i përzgjedhuri i tyre, Shqipëria në mjerim ekonomik

SHBA përshkruan situatën ekonomike dhe politike në vend

dimisht duke u pajisur me makin-eri të reja moderne nga Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia e Gjerma-nia Lindore. Uzina ka rreth 300 punonjës, rreth 30 punonjës zyrash dhe drejtohet nga pesë-gjashtë teknikë rusë. Fabrika prodhon pjesë këmbimi për motorë, por cilësia e tyre lë shumë për të dëshiruar prej mungesës së punonjësve të kualifi-kuar. Kohët e fundit uzinës i është shtuar dhe një seksion i drurit ku prodhohet korniza dyersh e dri-taresh, por dhe këtu cilësia mbetet

e dobët. Uzina mekanike e Minis-trisë së Mbrojtjes gjendet në afërsi të uzinës Enver dhe prodhon pjesë këmbimi për forcat e armatosura. Punonjësit e saj janë të gjithë ush-tarakë dhe nuk dihet numri i saktë i tyre. Fabrika prodhon gjithashtu veshje dhe pajisje për ushtrinë.

Fabrika e çimentos në VlorëAjo ndodhet 1.5 km në juglind-

je të qytetit. Ndërtimi i saj nisi në maj 1951 dhe përfundoi në gusht 1954 kur dhe nisi prodhimi me

kapacitet rreth 50 000 ton në vit. Fabrika përbehet nga një furrë e madhe lëvizëse, seksioni i thyerjes së gurëve dhe qymyrit, një termo-central me dy turbina me avull dhe kapacitet 5000 kë. Uzina ka dy vinça të ngritur në shina dhe rripa të shumtë transportues. Kur nisi prodhimi në të ishin punësuar rreth 500 punonjës, nën drejtimin e teknikëve sovjetikë. Qymyri me të cilin operon fabrika vjen nga mini-erat e Memaliajt rreth 50 km larg, e rreth 30 ngarkesa kamionësh në ditë. Për të lehtësuar transportin e qymyrit drejt fabrikës është projek-tuar ndërtimi i një linje të shkurtër hekurudhore.

Minierat e Tepelenës Zyrat dhe shërbimet e minier-

ave janë të vendosura në të majtë të lumit të Vjosës ndërsa vetë galeritë janë në të djathtë të tij. Kohët e fundit galeritë po zgjerohen për shtimin e prodhimit. Rreth njëzet ton qymyr dhe minerale që nxirren prej tyre çdo ditë nuk mjaftojnë për nevojat e brendshme të hek-urudhave, kombinateve tekstile dhe fabrikës së çimentos në Vlorë. Kompleksi drejtohet nga njëzetë teknikë polakë mbikëqyrës dhe një pjesë e mirë e forcës punëtore janë të internuar politikë. Minierat kanë ashensorë me sisteme primi-tive dhe një teleferik të thjeshtë që lidh dy brigjet e lumit. Tregtia në Shqipëri kontrollohet nga dy sho-qëri shtetërore. Njëra kontrollon agjencitë e lokaliteteve të ndrys-hme të mbledhjes e magazinimit të produkteve bujqësore, ndërsa tjetra merret kryesisht me shitjet dhe shpërndarjen e tyre. Mallrat e

shpërndarjes së brendshme dërg-ohen në dy tipe dyqanesh, në ato të shpërndarjes me triska ushqimi, dhe në ato të shitjes së lirë. Me anë të këtij regjimi qeveria parandalon akumulimin shumave të mëdha të parave në duart e popullatës. Qeveria po përpiqet të zbulojë të gjitha kreditimet apo mallrat e zotëruara nga tregtarët çifutë shqiptarë. Qeveria ka arritur një marrëveshje me tregtarët, të cilët kanë pranuar që qeveria të mbledhë borxhet e tyre të jashtme dhe të rekuperojë mallrat jashtë vendit, nga frika e persekutimit. Banka e shtetit shqiptar financon kompanitë shtetërore dhe funksionon si bankë e zakonshme që mbledh interesa nga huat e saj. Institucione të tjera financiare janë Arkat e Kursimit, të cilat pranojnë depozita nga per-sona, dhe mbledh faturat e dritave dhe të ujit.

Shtator 1955Kushtet e jetesës, rezistenca

Në zonat e jugut të Shqipërisë njerëzit janë të dekurajuar dhe të shtypur nga ashpërsia e diktaturës komuniste dhe mizoria e Sigurimit, prandaj vetëm rezistenca pasive është e mundur. Për shembull në disa fshatra, fshatarët kanë rezistu-ar ndaj përfshirjes në kooperativat apo refuzojnë të paguajnë taksat. Fshatarët janë shtresa më e shty-pur nga regjimi pasi u kërkohet të japin të gjithë prodhimin e tyre në këmbim të asgjëje. Ata nuk marrin triskat e ushqimeve dhe autoritetet i detyrojnë të shesin gjithçka që zotërojnë, edhe kafshët e punës nëse nuk mund të paguajnë taksat. Qeveria i detyron ata të paguajnë

taksa mbi prodhimin, fitimin apo të regjistrohen për hua. Më parë regjimi u jepte fshatarëve në nevojë gjashtë ose shtatë kg misër në muaj, por edhe këto tashmë shpërnda-hen vetëm për komunistët. Edhe tregtarët e lirë taksohen rëndë nga shteti dhe konsiderohen si armiq të popullit dhe socializmit. Çdo fshat me më shumë se 50 shtëpi duhet të japë kontribut në punë vullnetare, të cilët paguhen si punëtorë të zakonshëm në projektet qeveritare të ndërtimit. Veshjet dhe këpucët janë jepen me racione. Ato janë të cilësisë së dobët dhe shumë të shtrenjta në tregun e lirë. Në verë frutat dhe perimet gjenden lehtë-sisht në tregun e lirë, ndërsa mishi, vaji i gatimit, vezët dhe gjalpi janë me pakicë.

Nëntor 1961Hapjet Shqipëri-SHBA

Në një artikull të edicionit të 17 nëntorit të gazetës së përjavshme “Liria” të komunitetit shqiptar të emigracionit në Boston, dukej se jepej një sinjal hapjeje e Shqipërisë për vendosjen e lidhjeve me SHBA. Gazeta shkruante se Bashkimi Sov-jetik kishte parandaluar regjimin shqiptar për krijimin e lidhjeve me SHBA gjatë 17 vjetëve të fundit, dhe kjo mund të shërbejë si në pretekst për indiferencën e mëparshme të Ti-ranës apo armiqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara. Artikulli deklaron gjithashtu se lobi i Greqisë është përgjegjës për mungesën e interesit nga Ëashington-i drejt Shqipërisë apo njohjen e regjimit të Hoxhës. Grupi i emigracioni që boton gazetën Liria nuk ka lidhje me regjimin ko-munist në Shqipëri, por drejtuesit e saj besohet se kanë kontakte me përfaqësuesit shqiptarë në Kombet e Bashkuara dhe rrjedhimisht mund të ndikohen për të publikuar linjat e propagandës së Tiranës. Kjo gazetë ka qenë burimi i një tjetër sinjali për afrim me SHBA korriku e shkuar, kur në një artikull shkruhej se Tira-na ishte e interesuar për krijimin e lidhjeve diplomatike, miqësore dhe tregtare me SHBA.

Prill 1963

Marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi SovjetikReagimi i parë publik nga një

anëtar i kampit kinez, ndaj letrës së Moskës më 30 mars, sugjeron se mar-rëdhënie bilaterale mes dy vendeve nuk kanë asnjë mundësi përmirësi-mi. Përgjigja u shfaq në një artikull prej tre faqesh në të përditshmen shqiptare “Zëri i Popullit” më 18 prill, ku Hrushovi kritikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe quhet “gënjesh-tar”, “përçarës” dhe antimarksist-len-inist. Tirana sulmon teorinë sovjetike të “bashkë-ekzistencës” dhe të çar-matosjes, si dhe krizën kubaneze të raketave. Por artikulli përqendrohet në marrëdhëniet Shqipëri-BRSS dhe refuzon nënkuptimet në fjalimet e kohëve të fundit të Hrushov, se një marrëveshje mund të arrihet për pranimin e Kinës ndaj Jugosllavisë si në vend socialist, në këmbim të trajtimit më të mirë të Shqipërisë nga sovjetikët. Megjithëse kinezët kohët e fundit kanë zbatuar mar-rëveshjen me sovjetikët për ndal-imin e polemikave publike, kjo nuk ka gjasa të ndiqet nga Shqipëria. Ka gjithashtu mundësi që Shqipëria të veprojë tërësisht me mendjen e saj, ose prej keqkonceptimeve se interesat e saj mund të rrezikohen nga Pekini, ose nga zemërimi se po trajtohet si një vend satelit i Kinës nga Bashkimi Sovjetik.

Në nxitjen e ndryshimeve të kohëve të fundit në postet e larta qeveritare dhe me ardhjen e Mehmet Shehut si krye-tar i Këshillit të Ministrave (i cili kon-siderohet si i preferuari i sovjetikëve) sovjetikët kanë arritur me sukses të integrojnë sistemin shqiptar në atë të vendeve të tjera satelite. Rotacioni qeveritar është pritur me indiferencë nga popullsia. Ata nuk presin asgjë nga komunizmi apo nga regjimi që drejton vendin, prandaj vetëm presin kthesat e ngjarjeve me frikë dhe apati...

Page 14: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

14 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

Atentati, shfaqen pamjet filmike ku ndodhej Ergys Kolaveri kur u qëllua Gazmir Daci

Në seancën e së hënës në gjykatën e Krimeve të Rënda, u transmetuan pamjet e marra nga një kamera sigurie në një rrugë pranë banesës së kryebashkiakut të Kamzës, ku shfaqet Ergys Kolaveri në një lokal. Sipas Kolaverit dhe avokatit të tij Sajmir Visha, këto pamje janë xhiruar në të njëjtën kohë kur ka ndodhur ngjarja në burgun e Vaqarrit, ku u qëllua me armë snajper brenda ambienteve të burgut, ngjarje për të cilën aku-zohet Kolaveri. Ai akuzohet për plagosjen me snajper në ambientet e burgut të Vaqarrit, të një të paraburgosuri, Luli Dule me origjinë nga Koso-va. Ngjarja ndodhi në 30 qershor 2016 dhe për

ngjarjen u arrestua si i dyshuar, Ergys Kolaveri. 25-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të rënda, pretendon se pamjet në kamerën e sigurisë janë një orë para ngjarjes. Në lidhje me këtë, avokati i Kolaverit pretendon se pajisjes që regjistron pamjet filmike nuk i është ndryshuar ora, dhe për këtë arsye ora në video shënon një orë mbrapa dhe jo një orë më parë siç ndryshon ora verore. Pra, janë këto 60 minuta që nëse vërtetohen që nuk janë ndryshuar i japin pafajësinë Ergys Kolaverit. Në rast të kundërt ai rrezikon dënimin për vrasje për shkak të gjakmarrjes e mbetur në

tentativë. I pandehuri Ergys Kolaveri akuzohet se më 30 korrik të vitit 2016, ka qëlluar me një armë snajper brenda ambienteve të burgut të Vaqarrit. Ai akuzohet se ka pas si qëllim të vrasë Gazmir Dacin, i cili ndodhej i paraburgosur në atë burg. Nga ngjarja e fundit të korrikut mbeti i plagosur gabimisht një tjetër i paraburgosur, pikërisht kosovari Luli Dule. Objektivi i Koaverit, Gazmir Daci akuzohet se ka vrarë vëllanë e Er-gys Kolaverit, si dhe ka plagosur rëndë vëllanë tjetër të tij, dhe për këtë arsye prokuroria beson se i pandehuri Ergys Kolaveri kishte organizuar vrasjen e Gazmir Dacit në shenjë gjakmarrjeje.

k r o n i k e www.sot.com.al

Operacioni, 22-vjeçarit në Vlorë i sekuestrohen 50 mijë euro

Vazhdon sekuestrimi i aseteve të përfituara nga aktivitete kriminale, në sajë të operacionit “Vjeshtë 2017”, Policia vendore Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e një vlere monetare. Një shtetasi nga Vlora ditën e djeshme i janë sekuestruar rreth 50-mijë euro. Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L. M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme”, bën të ditur policia e Vlorës. Materialet i janë referuar prokurorisë, dhe hetimet do të vijojnë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”. Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet për sekuestrimin e pasurive të vëna nga aktivitete kriminale. Burime policore bëjnë me dije se nga fillimi i “Operacionit 2017” deri në momentin qe flasim janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare, automjete si dhe pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale.

Personi i plagosur në Shëngjin u qëllua dhe ditën e zgjedhjeve

Një prej personave që mbeti i plagosur pasditen e së dielës në një atentat në Shëngjin është Florian Dushku. 28-vjeçari rezulton të jetë i njëjti person, militant i LSI që u plagos edhe ditën e zgjedhjeve më 25 qershorin e kaluar, pas një incidenti në qendër të qytetit të Lezhës. Të dielën Florian Dushku u plagos teksa po lëvizte në këmbë në trotuar së bashku me 19-vjeçarin Samet Bercaj. Ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje ndërkohë që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Për identifi-kimin dhe kapjen e autorëve në drejtim të Lezhës u nisën edhe forcat speciale. Nuk dihet nëse plagosja e së dielës ka lidhje me ngjarjen ditën e zgjedhjeve ndërsa policia dyshon se gjatë ngjarjes në Shëngjin ka patur edhe kundërpërgjigje po me zjarr nga ana e të plagosurve. Ngjarja ndodhi rreth orës 18 e 30 të së dielës dhe fatmirësisht në këtë moment në trotuar nuk pati kalimtar të rastit. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa bizneseve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të cilët qëlluan nga automjeti.

Goditen me qytë pistolete dy të rinj, shpallet në kërkim autori

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen ku u plagosën dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit me inicialet G. M., 40 vjeç banues në Elbasan. “Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me persona të tjerë, në Lagjen “Emin Matraxhiu”, 40-vjeçari i lartpërmendur dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ketë plagosur me sende të forta, qytë pistolete, shtetasit me inicialet E. T., 35 vjeç banues në Bërzhitë dhe shtetasin me inicialet M. M., 25 vjeç banues në Kamëz, Ti-ranë”, ka sqaruar policia. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vrau taksistin pas grabitjes, Gjykata e Kavajës dënon me burg për jetë 24-vjeçarin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMbrojtja pretendoi se Musa Saraçi ishte i sëmurë mendor

Elvis MYRTA

Gjykata e Ka-vajës dënon me burgim të përjetshëm

Musa Saraçin, personin që grabiti dhe ekzekutoi me thikë një taksist rreth një vit më parë. Pamjet filmike të marra në një biznes pranë spitalit të Kavajës ishin ato që faktuan krimin e Saraçit. Ai, pasi pren-otoi si taksist Idriz Kariqin e vrau atë, edhe pse viktima Kariqi i dha atij 1900 lekët që kishte në xhep. Pas marrjes së këtyre parave, Saraçi e qëlloi viktimën disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Musa Saraçi u arrestua dy ditë pasi kreu krimin maka-bër, ndërsa deklaroi më pas për hetuesit se automjetin tip Benz ngjyrë e bardhë e kishte shitur për skrap në një servis pranë shkëmbit të Kavajës në shumën e 27 mijë lekëve. Përpara togave të zeza, 24-vjeçari Musa Saraçi ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar pafajësi me pretendimin se Musa Saraçi ishte me probleme mendore. Nga hetimet ka rezultuar me akt ekspertizë jo vetëm se nuk ishte me probleme mendore por këtë krim Saraçi e kishte planifikuar në detaje duke ndjekur për disa ditë lëvizjet e taksistit Idriz Kariqi. Vendi-min për grabitjen e viktimës, autori e mori pasi një natë më parë kishte humbur paratë në një pikë bastesh. Kjo ngjarje u shënua më 14 dhjetor 2016 dhe pas afro 8 muajsh proces hetimi dhe gjykimi tashmë drejtësia vendosi që Musa Saraçi të qëndrojë pas hek-urave përjetë.

NgjarjaMë datë 14 dhjetor të

vitit 2016, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajës, ku 24 vjeçari Musa Saraçi, pasi grabiti dhe i mori automjetin, vrau në mënyrë makabre taksistin 65-vjeçar Idriz Kariqi. Autori i kësaj ngjarjeje 24-vjeçari, Saraçi

timit, dhe marrjes në pyetje i riu ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka pohuar se kishte qëllim vetëm grabitjen e mjetit. Ndërkohë nga he-timet e kryera, Prokuroria e Kavajës zbuloi se mjeti taksi tip Benz i bardhë me por-tobagazh është shitur nga Musa Saraçi, për 270 mijë lekë të vjetra. “24 vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykëderdhjen e Shkum-

binit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nx-jerrë trupin e viktimës nga mjeti, e ka hedhur atë në shkurre për ta fshehur dhe më pas është larguar me taksinë”, ka thënë policia. Familja e autorit ka pohuar më parë se nëse autori ka qenë djali i tyre të dënohet me burgim të përjetshëm. Musa Saraçi dyshohet se ishte përdorues i drogës.

“Përpara togave të zeza 24-vjeçari Musa Saraçi ka pranuar au-torësinë e krimit, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar pafajësi me pretendimin se Musa Saraçi ishte me probleme mendore. Nga hetimet ka rezultuar me akt ek-spertizë jo vetëm se nuk ishte me probleme mendore por këtë krim Saraçi e kishte planifikuar në deta-je duke ndjekur për disa ditë lëviz-jet e taksistit Idriz Kariqi...

kishte shkuar përballë spi-talit të Kavajës, ku qëndronte 65-vjeçari që punonte si taksist dhe kishte kërkuar ta transportonte për në Bashtovë. Atje, ai i ka grabi-tur viktimës të gjitha lekët që ka pasur në xhep. Saraçi e ka vrarë 65-vjeçarin dhe më pas është larguar duke marrë dhe automjetin e tij. Policia e Kavajës ka zbardhur vrasjen e taksistit Idriz Kariqi, pak orë pas gjetjes së trupit të tij të pajetë në fshatin Greth në njësinë Kryevidh. Sipas policisë autori i dyshuar është identifikuar në kohë rekord, pasi është kapur nga kamerat e bizneseve pranë spitalit të Kavajës, aty ku viktima kishte vendqën-drimin me taksinë e tij. Pasi kanë parë kamerat, blutë kanë identifikuar Musa Saraçin, i cili shfaqet brenda në taksi me viktimën. Autori i ngjarjes së 14 dhjetorit të vitit të kaluar pasi ka rënë në prangat e policisë ka pran-uar krimin. Ai ka rrëfyer në polici se pasi kanë arritur në fund të rrugës së shtruar, e ka goditur tetë herë me thikë në pjesën e përparme dhe shpinës, duke e lënë Karriqin të vdekur në vend. Pas arres-

Page 15: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 15

9 gra punonin në parcelën e drejtuar nga ish-polici, procedohen në gjendje të lirëNëntë femra, gra dhe vajza kujdeseshin

dhe punonin për kultivimin, prerjen dhe paketimin e bimës narkotike në fermën e kanabisit që policia zbuloi në “Pyllin e Zenelajve” dy ditë më parë, e cila ndodhej ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit. Sipas burimeve në tunelin që përdorej si maga-zinë, hetuesit kanë gjetur edhe një listë të personave të tjerë që punonin si dhe pag-esat që ata merrnin. Nëntë femrat të cilat punonin si kultivuese të lëndës narkotike po procedohen në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, me akuzën “moskallëzim krimi”. Ato kanë pranuar se këtë veprim e kryenin për shkak të gjendjes së keqe ekonomike,

ku papunësia i çoi ato drejt kësaj pune. Burime nga policia bëjnë me dije se pagesa e grave të punësuara në atë parcelë ishte 2 mijë lek të reja për ditë pune. Ndërkohë që transportimi i grave të punësuara në kultivimin dhe tharjen e bimës së jashtëlig-jshme kryhej në mënyrë të organizuar me një furgon, herët në mëngjes. Ferma që u gjet në një ish-zonë ushtarake fare pranë aeroportit të Rinasit dhe disa kilometra larg kryeqytetit, ka shkaktuar edhe një përplasje mes policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit mbi juridiksionin e këtij territori. Tashmë do të jetë drejtoria e standardeve profesionale dhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe

ankesave që do të përcaktojë nëse ky territor i takon komisariatit numër 5 në Kamëz apo komisariatit të policisë së Krujës pasi edhe kryeministri Rama paralajmëroi shkarkime për këtë rast. Kultivimi i kanabisit organ-izohej nga ish-polici Nexhmi Kallari, së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tij, të cilët u arrestuan. Policia e Tiranës tha se kishte mbajtur nën vëzhgim këtë grup por nuk sqa-roi sa kohë kishte që ushtronte aktivitetin. Në total u sekuestruan 220 bimë kanabisi dhe 146 kg e futur në thasë gati për shitje. Policia e Shtetit bën me dije se do bëj kon-trolle të njëpasnjëshme në të gjitha zonat e Shqipërisë për asgjësimin e hashashit.

k r o n i k e www.sot.com.al

Sherr mes maturantëve në Sarandë, plagos shokun e klasës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një gjimnaz në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy nxënës janë konfliktuar me njeri-tjetrin për motive të dobëta. Sherri mes adoleshentëve është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikës. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Antoni Athanas” në Sarandë, në një klasë të vitit të tretë. Ngjarja është shënuar gjatë orës së dytë të mësimit kur Kastriot Xhanga, plagosi me thikë shokun e klasës Kostan-din Bodinin, pas një sherri të momentit mes tyre. Bodini ka plagë të lehta në krah dhe në barkë, ndërsa është transportuar men-jëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali rajonal i Sarandës bëjnë me dije se maturanti i gjimnazit “Antoni Athanas” ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar Kastriot Xhangën dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të sherrit të cilat përfunduan me një të plagosur.

Forcat Detare Shqiptare shpëtojnë 115 emigrantë në EgjePlot 115 emigrantë sirianë, fëmijë, gra e burra, kanë

mbërritur shëndoshë e mirë në breg, falë profesionalizmit të ekuipazhit të anijes “Oriku”, me mision në detin Egje. Sipas informacioneve të Forcës Detare, emigrantët ishin nisur nga bregdeti turk dhe po udhëtonin drejt ishullit grek, Kios. Ata janë pikasur nga ekuipazhi i “Orikut”, që më pas ka sinjalizuar efektivët turq dhe grekë. Kanë qenë dy operacione kërkim- shpëtimi të njëpasnjëshme të anijes shqiptare, e cila prej gati një viti përfaqëson Shqipërinë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”. Në këto 12 muaj, numërohen 700 jetë të shpëtuara, mes të cilëve mbi 300 fëmijë e gra. Anija e Forcës Detare shqiptare është e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evro-pian. Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO-s në detin Egje.

Aksident në aksin Lezhë - Rraboshtë, vdes 58-vjeçari

Një burrë 58-vjeçar gjeti vdekjen pasi u përplas nga një au-tomjet. Aksident i rëndë rrugor me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë - Rraboshtë, një rrugë urbane dytësore, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një kalimtar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që konstatuan se automjeti me targa A A 403 P U me drejtues shtetasin me inicialet E. L., 23 vjeç, dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasin me inicialet Z. GJ., 58 vjeç. Pas aksidentit i riu e ka transportuar vetë të aksidentuarin për në spitalin e Lezhës, por fatkeqësish ai nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra nga aksidenti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Burime bëjnë me dije se i riu është i traumatizuar dhe në gjendje të rëndë psikologjike nga ngjarja. Gjithashtu edhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, hajdutët marrin kasafortën në shtëpi dhe dy automjete pranë biznesit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVajza e biznesmenit: Kush jep informacione për autorët do të marrë shpërblim

Elvis MYRTA

Grabitet banesa e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit. Burime

nga Policia e Elbasanit bënë me dije se grabitja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në banesën e biznesmenit të njohur Ylli Salla. Ngjarja ndodhi në fshatin Mengel. Mësohet se pranë banesës së biznesmenit ndodhet edhe karburanti i tij. Nga të dhënat e para dyshohet se grabitja ka qenë e mirorganizuar nga personat që e kanë kryer atë, pasi hajdutët kanë arritur të futen në banesë pa u vënë re nga askush dhe kanë arritur të marrin kasafortën brenda në banesë dhe dy makina pranë karburantit në pronësi të Ylli Sallës. Sipas burimeve dhe të dhënave nga famil-jarët, në kasafortë ndodhej një shumë e konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30-5:00 e mëng-jesit, ku hajdutët kanë hyrë brenda shtëpisë së Ylli Sallës, ku kanë marrë kasafortën në dhomë dhe duke dal prej saj kanë marrë çelësat e makinave që ndodheshin në korridor dhe janë larguar. Në kohën e ngjarjes në banesë kanë qenë të pranishëm anëtarët e familjes, por ask-ush nuk ka dëgjuar asgjë. Orë më vonë pasi kanë evi-dentuar ngjarjen, anëtarët e familjes Salla kanë njoftuar policinë, e cila nga ana e saj thekson se po punon për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.

Vajza e biznesmenit: Shpërblim për informatorët

Familja e biznesmenit Ylli Salla, banesa e të cilit u grabit në të gdhirë të ditës së djeshme vë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për të gjithë ata që japin informacion për iden-tifikimin e autorëve. Vajza e biznesmenit, Suzana Salla

Ylli Salla, ku përballë ndod-het edhe fabrika e peshkut. Pronari i fabrikës sipas Pol-icisë ka disponuar edhe një leje për hapjen e një kanali shumë pranë fabrikës së tij, por që është përballur me biznesmenin Ylli Salla i cili i ka kërkuar punëtorëve që po hapnin kanalin që të ndalonin punën.Këtu mesa duket ka nisur edhe sherri mes dy pronarëve. Nga ana e

tyre punëtorët pasi janë për-balaur me biznesmenin i cili i ka ndaluar të bëjnë punime, kanë lajmëruar menaxherët e fabrikës së peshkut. Sakaq mes tyre ka nisur një debat i cili ka përfunduar me dhunë mes palëve. Por i dhunuari në këtë rast ka qenë vetëm biznesmeni Ylli Salla i cili pas kësaj ka kallëzuar rastin në Polici, ndërsa kjo e fundit ka nisurr hetimet.

“ Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30-5:00 e mëngjesit, ku hajdutët kanë hyrë brenda shtëpisë së Ylli Sallës, kanë marrë çelësat e makinave që ndodheshin në korridor, kasa-fortën e janë larguar. Në kohën e ngjarjes në banesë kanë qenë të pranishëm anëtarët e familjes, por askush nuk ka dëgjuar asgjë...

ka vënë në dispozicion dy numra telefoni celular për të dhënë informacione rreth identitetit të autorëve. “Unë Suzana Salla, e bija e biznes-menit Ylli Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të per-sonave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me mak-inat me targa AA393PV dhe HP565J”. Është shprehur vajza e biznesmenit.

Biznesmeni u sulmua barbarisht në fillim të vitit

Biznesmenit të cilit ju vodh shtëpia mëngjesin e ditëa aë djeshme, më datën 17 janar të këtij viti ai u rrah në mënyrë barbare duke pësuar plagë të rënda, ku u dërgua në spitalin e El-basanit në gjëndje të rëndë shëndetësore. mëson se sher-ri ka nisur për hapjen e një kanali shumë pranë pikës së karburantit të biznesmenit

Page 16: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

16 GAZETA SOTE Mërkurë 25 Tetor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Dueli i fundit, drejtësi-politikë

Neni agjitacion e propagandë, jo vetëm nuk u shua, po u shumëfishua

Nga Ilir VATA

Prej dy vitesh që nisi reforma në drejtësi e gjithë situata është sjellë mes palëve poli-

tike se kush është me dre-jtësinë dhe kush janë kundër-shtarët e saj. Dhe politika është trazuar shumë herë, madje ka shkuar deri në protesta për ta çuar vendin në fatalitet, si një mundësi për t’ju shmangur drejtësisë.

Që atëherë ndërkombëtarët, trupi diplomatik, BE-SHBA, Komisioni i Venecias, Komisioni i Re-formës dhe grupi i punës, komisionet parlamentare, vetë parlamenti ka qenë në një dinamizëm të vazh-dueshëm dhe shpeshherë kritik, derisa u arrit një konsensus falë ndërkombëtarëve dhe Reforma në Drejtësi u miratua pas një beteje institucionale prej më shumë se dy vitesh. Por ky është vetëm fillimi sepse tashmë reforma ka mbërritur në ngritjen e institucioneve të saj të qeverisjes së drejtësisë, që është dhe momenti final para se të fillojë Vetingu në sistemin e drejtësisë, e më pas në të gjithë admin-istratën, institucionet shtetërore dhe vetë politikën.

Nga Bardhyl BEJKO

Të gjithë e njohim prak-tikën e prokurorëve politikë e gjykatave formale në sistemin

komunist. Bijat e partisë. Për një fjalë se, “në dyqan nuk ka kafe apo presh” dhe kur lexoje “Mish” brenda dyqanit gjëje “Kasapin” e të tjera aforizma që pëshpëriteshin në popull, neni 55 të fundoste në burg. Të shpinte në gijotinë. Për një fjalë goje. Një thashethem. Një denoncim. Dhe neni i famshëm. Agjitacion e propagandë hynte në verim. Dhe të ndiqte deri në fund të jetës cilësimi. “Armik i partisë dhe i pushtetit popullor”. Dhe prej këtij neni famëkeq e kanë pësuar mijëra shqiptarë që nuk i lidhte asgjë me luftën kundër shtetit dhe partisë. Shumë prej tyre ishin patriotë, njerëz të përkushtuar që e donin realisht socializmin. Se të tilla i kishin bindjet. Ata vetëm sa thonin të vërtetën që e shikonim përditë të gjithë. Komentonin realitetin. Po fjala e tyre. Realiteti që tregonin interpretohej, akuzë kundër shtetit, mirëqenies dhe cënim i epërsisë së socializmit. Këto etiketime ishin luftë e pastër sipas tyre kundër sistemit nga kundërshtarët e regjimit. Dhe ai që bënte komente të tilla nuk ishte as më shumë as më pak. Një antiregjim. Kundërrevolucionar. Armik i betuar i popullit shqiptar. Njeriu që duhej çuar pas hekurave. Le të ishte bir apo bij komunisti. Aq më keq kur vinte nga familje me njolla në biografi. Se sa është numri i atyre që kanë lënë kokën nga një fjalë goje dhe që i ka ndjekur deri në qeli neni famëkeq “55”, këtë nuk mund ta thotë asnjë statistikë. Nuk mund të mësohet as në muze. As në shoqatën e ish të përndjekurve. As në analet e ministrisë së Punëve të Brendshme. Neni 55. Xhipi i zi, 111, i Degës së Punëve të Brendshme, ishte tmerri i çdo shqiptari. Arkivol mbi goma. Ku merrej djali e babai nga skifterët e Sigurimit, drejt e në qeli. Atje ku digjej pa të keq i njomi me të thatin. Dëshmitarë realë, janë ata që e kanë vuajtur në kurriz dhe janë privuar nga liria dhe syrgjynosur në burgjet më skajore të Shqipërisë. Pas 1990-së me ardhjen e e demokracisë, menduam se mori fund agjitacioni dhe propaganda. Morëm frymë lirisht. U relaksuam. Menduam se mbetën në muze, prangat për agjitacion. Se nuk do kishte më burg se kanë thënë për ty. Të kanë përmendur. Akuzuar. Se vazhdon të merresh me poli-tikë. Po u gabuam. Sot, si edhe që moti e njejta histori.

Në ato vite, prokurori stoik bolshevik. Tani proku-ror, partia politike edhe me skeptik. Nga ato vite, në këto vite edhe pse distanca është astronomike, e njejta praktikë. Mbeti në majë të gjuhës etiketimi. Armik dhe armike. Dhe vijon e njejta gjuhë, i njëjti leksik. Të kanë cituar lart. Të ka dalë emri. Je i dyshuar, direkt, indirekt,

tangent... të thonë që ke qenë në të njejtën makinë. Të kanë dhënë euro. Je i përgojuar. I cituar. I anatemuar. I përzier. E gjithfarë hamendjesh që realisht nuk thonë asgjë për të vërtetën, po janë në interes të atyre që duan të mbajnë gjallë famëkeqin, nenin, agjitacion e propagandë, shkurt “55”. Gjykuam se neni famëkeq u arkivua në muze. Po në realitet, jo vetëm që nuk u shua dhe as u harrua, por u qindfishua. Dhe më e keqja, nga ekskluzivitet i prokurorisë është bërë kobure në gojën e gjithë opozitarisë. Politikanët tanë sa herë iu duhet të godasin kundërshtarët politikë t̀ i dërgojnë në qeli si rrugë të vetme kanë zgjedhur shpifjen. akuzën, agjitimin, propagandën, baltosjen. Iu kërcasin prangat para syve pa asnjë provë. E kanë bërë këtë me të gjitha format e mjetet, me tërë zellin e forcën. Kanë deklaruar në kuvend nga foltorja e demokracisë. Kanë akuzuar në podiume. Në mitingje. Me denoncime dixhital. Me të gjitha mundësitë që krijojnë teknologjitë e sotme moderne. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është sot më tipiku që ka vënë në shënjestër pa mëshirë, duke akuzuar me nenin famëkeq “Agjitacion e propagandë”. Sa mbaroi me tërë politikanët e brendshëm, etiketoi gjithë të huajt. Nuk kurseu. BE e ambasador. Shtete e supershtete. Dhe gjahu këtë herë është Saimir Tahiri. Dosja kundër Habilajve, një produkt i hetimit italian, bazuar në përgjime e filmime që implikojnë Habilajt në trafikun e drogës u lexua dhe postua më një frymë nga Basha. Sapo mbaroi leximin bëri aktakuzën. Pretencën. Cak-toi qelinë. Vendosi dënimin. Nuk ndalemi si mbërriti kjo dosje në duart e Bashës. Kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ajo që vlen për të evidentuar është copëzimi i dosjes. Seleksionimi i pasazheve. Përzgjedhja e citimeve. Veçimi i atyre që evidenton, bisedat e trafikantëve sa herë flasin për Tahirin. Kjo i intereson kryeopozitarit. Dhe kjo është arma e tij për propagandë e zhurmë. Dhe deklamon me mburrje se gjeti më në fund ilaçin për ta bërë pluhur e hi mazhorancën e sapo zgjedhur me akuza lëshuar pa asnjë provë e argument. Akuza që lexohen që larg se janë jo juridike, por politike. Qepur e zeza mbi të bardhë. Dhe fill pas Saimirit si kurdoherë sipas nenit “55” bën lidhjen e shkurtër me qeverinë e Ramën. Pasi lë Habilajt që janë në qendër të akuzës në “hallin” e vet, gjithë mllefin e zbraz me ish ministrin e fill pas tij me kryeministrin. Dhe në këto deklarata ka vetëm një gjuhë. Ajo e shpifjes. Pa argument. Një përmbajtje. Gjuha e drunjtë. Shtrem-bërim të së vërtetës. Denigrim. Dhe qëllimi nuk është demaskimi i ish ministrit. As vetëm arrestimi i tij. Po demaskimi i qeverisë. Përmbysja e saj. Etja për fronin, dashuria për timonin. Ndaj gjithë qeveria në burg. Tërë deputetët pas hekurave. Dhe simotra opozitare, Kryemadhi e LSI-së e deklaroi në sintoni me ortakun e frontit opozitar se erdhi koha për zgjedhje të reja. Është çasti, hakun për ta marrë. Mazhoranca vdiq. Shpalli mortin. Vdekje qeverisë. O burra thërret

lësëistja, të largojmë qeverinë e krimit. Të marrim pushtetin. Me çdo kusht. Se opozita nuk ka hallin e krimit. Krimi e ka vetëm për justifikim. Bile shumë herë është aleat me të. E thërret kur i duhet e shan kur s’i duhet. E afron, e largon.

Të habit arsyetimi opozitar edhe në çështjen Tahiri. Gjykimi i opozitës, kërkesat e saj janë gjithnjë “demokratike” të “drejta” “ligjore”. Ndryshe është pozi-ta. Ajo kurrë nuk ka të drejtë. Se është në anën e krim-it. Se është antidemokratike. Se mban të bashkuar mazhorancën, nuk jep Tahirin. Nuk lëshon “armikun”. Pas qëndrimit të arsyetuar të shumicës parlamentare në komisionin e mandateve, pas dhjetra orë grindje, përplasje, hutim të akuzës, stepje të saj, mungesës së provave, leximit të shkrimeve nga gazetat, jo seriozitet i prokurorisë dhe daljes në dritë të nxitimit për arres-time për të mos vepruar sipas nenit “55” siç bën opozita dhe rrëzimit të kërkesës maksimale për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, gjithë kori opozitar vuri kujën. Vdiq parlamentarizmi. Mazhoranca bëri pakt me krimin. Ortakët e krimit u bashkuan. U pengua drejtësia. Urdhëri i Ramës për të mos lëshuar Tahirin. Ky është puç institucional. Çdo gjë e ka bërë Rama. Ai mbron kriminelët. Me sinjale. Me telefon. Me sim-bole. Me mesazhe. Me blerje. Me shitje. E mërkura e madhe. Prova e zjarrit. Qeveria e krimit bëri aleancë me superkrimin. E vazhdon kori opozitar kush të thotë epitetin më pikant për të vënë para gijotinës, jo Saimirin, por gjithë mazhorancën. Mundësisht vetë popullin. Faqe të tëra të dosjes, lexuar në gjithë televizionet. Mbrojtja me çdo kusht i veprimeve të prokurorisë. Paraqitja e kërkesës si një veprim i drejtë dhe që duhet mbështetur. Se prokuroria është sipas tyre e pavarur dhe kërkesën e mbështet në prova e fakte. Se në seancën sekrete me Strazmirin e Alibeajn, janë dhënë fakte e prova të pakundërshtueshme. Se vijon puna për prova të reja me peshë. E fjalë pa fund. Dhe plas tullumbacja. E dashura e Habilit dëshmitare e drejtësisë, ka dëgjuar se Habilajt e kishin kushëri Saimirin. Dhe përralla vazhdon. Po opozita nuk lë rast ti iki nga duart pa e vënë përballë nenit famëkeq çdo iniciativë dhe punë rutinë të qeverisë.

Opozita shqiptare është bërë aq telendare sa po e lë në hije edhe vetë nenin “55”. Sapo u takua kryeministri me Policinë e shtetit, Luli nuk vonoi të komentojë. Takim me krimin. Kthim në vendin e krimit. Sa mijëra herë është kumtuar kjo fjalë këto ditë. Kujt i thotë krim ky zotëri?! Është takim me krimin, ku kërkohet me forcë lufta kundër tij! Është kriminale, që drejtuesi i qeverisë të kontaktojnë me Policinë e Shtetit. Të kërkojë rritje të parametrave për konfiskim të aseteve kriminale. Goditje të krimit në çdo cep të Shqipërisë. Po ku është kriminalja në këtë rast? Ku e shikon opozita. Me se e verifikon? Cili është kriteri për ta ndarë veprimtarinë normale qeveritare nga ajo kriminale? Dhe, a vërtetë është

puthje me krimin ajo që thotë kryetari i PD-së, se u takuan kryeministri me policinë, sikur të ishin bandë e krimit? Sa larg ka shkuar fantazia! Sa poshtë ka rënë opozita. Sa i padrejtë është bërë Lulzimi. Cila është logjika e kësaj deklarate që kërkon të inkriminojë një shtet të tërë? Shpifja dhe propaganda alla Basha. Vijim i propagandës së babait të tij shpirtëror, Berisha. Agjitacion e propagandë e hapur dhe e shfrenuar që kërkon të çorientojë tërë opinionin shoqëror. Të mpijë mendjet e qytetarëve, të rritë bursën politike të opozitës dhe të mashtrojë këdo që të mundet. Dhe agjitacioni e propaganda nuk kanë të sosur. Nuk po numërojmë deklaratat e pafundme të Berishës. As të Monikës. As agjitacionin e Petrit Vasilit. As krimet e liderëve të sotëm opozitarë, që nuk do kishte kandar t’i peshonte dhe numëronte. Po i referohemi vetëm njërës nga fantazitë më të fundit. Asaj të qytetarit dixhital nga Elbasani, ku një helikopter i fotografuar në fluturim, paraqitet si një dëshmi se shteti bash në ditën që policia është në kulmin e aksionit kundër narkotrafikut, ku janë qindra efektivë në luftë për çrrënjosjen e kanabisit dhe konfiskimin e aseteve kriminale gjen kurajon të shpifë. Përsëri e njejta his-tori. Agjitacion e propagandë, referenca, neni “55-së”. Për çdo mjet ajror. Detar. Çdo iniciativë qeveritare. Çdo lëvizje në ekonomi. Me qëllimin e vetëm që ta paraqesë qeverinë para syve të shqiptarëve të lidhur e të pazgjidhur me krimin. Po këtij agjitacioni shqiptarët ia kanë pirë lëngun. Nuk janë në ditën një, pas 1990-ës kur i gënjente Berisha me çekun e bardhë e vërshimin e pasurive lumë. Se populli e mat vetë drejtësinë. E di mirë se cila është e keqja e këtij vendi. Kush lufton me ndershmëri, e cili vepron sipas nenit të Kodit Penal, 55. Cili për të rifituar privilegjet e humbura. Kush ngutet për t̀ i rënë shkurt. Kush kërkon ta bëjë të zezën të bardhë e të bardhën të zezë. Nuk ka deklaratë të sotme nga gjithë liderët opozitarë, të mos bëhet propagandë e pastër dhe e hapur sipas stilit të viteve më parë, me mekanizmin agjitacion dhe propagandë. Referuar nenit famëkeq. Praktikës së shëmtuar për ta paraqitur tërë shoqërinë të inkriminuar. Strategjia e sotme opozitare njëlloj si në vitet e komunizmit, po përdor gjithë arsenalin e shpifjeve, metodat ekstra komuniste, spiunllëqet e sigurimit të djeshëm dhe bën përpjekje titanike për t̀ iu thënë shqiptarëve në imitim të nenit “55” se pushteti i sotëm nuk është popullor. As i merituar. Përkundrazi një pushtet që duhet larguar. Dhe në mbështetje të këtij qëllimi, fronti i opozitës së bashkuar, përpiqet për ta paraqitur sikur këtu në krye është krimi dhe kriminelët që duhen dërguar të gjithë në qelli. E për këtë po përdor me zell të shfrenuar pa asnjë kufi, jo bindjen, logjikën, argumentin, luajalitetin, opozitën serioze, po nenin famëkeq “55”, agjitacion e propagandë, thashetheme e gjithë marrëzitë që i ka aq në brendi opozita jonë e cila nuk ka hallin e krimit, por fronin e qeverimit.

Pikërisht në këtë moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi, palët po përdorin dhe mundësinë e fundit për ta penguar implementimin e reformës dhe si gjithmonë me e ndjeshme në këtë rast është vetë drejtësia dhe një pjesë e majme e politikës. Kohët e fundit edhe Proku-roria e Përgjithshme ka hyrë në rol, duke përdorur organin e akuzës jo si një mjet për të hetuar, por si një mundësi për të trazuar politikën.

Problemi më i madh është se politika dhe drejtësia janë palë në mëkat për padrejtësinë në post- diktaturë për 27 vite radhazi dhe shpe-shherë njerëzit pyesin se cila nga palët është më e korruptuar, dhe natyrshëm përgjigja është brenda, bashkë në mëkat të korrupsionit dhe të paligjshmërisë sepse në Shqipëri, parimi i ndarjes së pushteteve nuk funksionon dhe ende politika ka pushtet në sistemin e drejtësisë, dhe simbioza, drejtësi-politikë është e pandashme deri në për-fundim të reformës në drejtësi.

Beteja vazhdon, një pjesë e drejtësisë dhe e

politikës janë gati të ndërmarrin puç institucional që politika ta përdori si mundësi për trazira me të vet-min qëllim, shfrytëzimin e mundësisë së fundit për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për ta hedhur në erë vetë dre-jtësinë. Por drejtësia tashmë është nevojë qytetare, është shpresa e vetme për të shpëtuar Shqipërinë nga paligjshmëria, korrupsioni dhe krimi i njësuar tashmë më politikën, madje i shtruar më politikën si një nga pushtetet e paligjshme që i është veshur shtetit. E gjithë kjo pamje ka edhe një vëzhgues, që janë mediat dhe websitet e pafundme, por edhe vetë media është e lidhur pazgjidhshmërisht me ligësinë, pasi pjesa me e madhe ka fije edhe në pushtetin ekzekutiv, në drejtësi, në institucione të pavarura, pse jo edhe me krimin. Por si gjithmonë ka një fund, palët janë në betejën e fundit për të vendosur drejtësinë që mbështetet nga shqiptarët, ndërkombëtarët, BE/SHBA si dhe një pjesë e ndershme e politikës, madje dikush ka nxjerrë shpatën dhe ka dalë në betejë për “jetë a vdekje” për të vënë drejtësi.

Për kauzën e drejtësisë ia vlen të luftosh sepse

është e vetmja shpresë e shqiptarëve për drejtësi në këtë mal padrejtësish të bëra nga vetë shteti. Deri me sot, shteti është sjellë me qytetarin si një bastard i dehur në rrugë që u zë pritë qytetarëve, është sjellë si ai shteti që lamë pas, duke prekur të drejtat e qytetarëve në vend që t’i ruante, sepse zyrtarët e shtetit kanë abuzuar me të drejtat qytetare, zyrtarët e drejtësisë janë sjellë si batakçinj duke shitur drejtësi dhe duke dhënë padrejtësi në vend të drejtësisë, avokatët, noterët kanë qenë sekserë të të drejtave qytetare, duke ua nxjerrë në treg të drejtat e tyre nëpërmjet çmimit dhe normalisht çmimi më i madh fitonte edhe kur s’kishe të drejtë.

Tashmë kemi mbërritur në betejën e fundit dhe shqiptarët janë kah drejtësisë dhe luftëtarëve të së drejtës, që ende i kanë mbetur shtetit dhe beteja me çdo kusht do të jetë në kah të së drejtës për ta mundur një herë e mirë padrejtësinë, për t’i garantuar shtetit pavarësinë institucionale dhe çelur një herë e mirë sytë shtetit teveqel, që na trashëgoi tranzicioni pa fund për afro tri dekada.

Page 17: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Mërkurë 25 Tetor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Drejtësia, prefiksi që duam

Përpëlitjet e fundit, të “shtetit” paralel në Shqipëri!

Nga Azem PARLLAKU

Në një vend s i Shqipëria, që në raportet ndërkom-bëtare përshkru-

het si shteti ku dominon droga, korrupsioni dhe ndër-thurja e klaneve me politikën, përforcimi i mendimit se, nuk ka personalitet politik apo shtetëror të pacënueshëm, është sinjali i fillimit të konsolidimit të Demokracisë. Sot jemi në kushtet e zbatimit për herë të parë të Reformës në Drejtësi, për të cilën mburret dhe bërtet aq shumë Edi Rama. Fati i një ish-ministri rilindas është në dorë të drejtësisë, dhe rrjedha e ngjarjeve është ven-dimtare jo vetëm për politikën, por edhe një test për vetë drejtësinë se sa ajo është e aftë për t'i shërbyer shtetit ligjor. Shqiptarët sot duan që, Saimir Tahiri, të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndoshta ai do të jetë bashkëpunues, edhe pse është në dorën e drejtësisë më të keqe të Europës. I duhet të jetë bashkëpunues që, të mos ketë të njejtin fat me Koçi Xoxen, Mehmet Shehun, e Kadri Hazbiun. Tahirit i duhet të bëhet trim, dhe të përfitojë mbasi shofer Rama nuk e ka në dorë krejt drejtësinë. Nuk i duhet bëjë marrëveshje me Ramën, nëse ka fakte për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze. Nuk i duhet t'i besojë tur-mës që, Rama ia çon në mëhallë. Ajo turmë militantësh janë fansat e ERTV-së, që duan të na thonë "Imagjinoni çfarë mund të bëhej,

të vitit 2005, të cilat PS-ja dhe të vetët i lanë në duar të Berishës! Duke ditur qartë në ndërgjeg-jen e tij (zoti Berisha) dhe duke pasur delirin e një Lukashenko të pazot për të qenë pikërisht i tillë, duke pasur ndjesitë e një Putini, por jo aftësitë e tij, duke pasur raportin me shtetin të një neo/otomani si Erdogan, por në asnjë mënyrë jo vetëm aftësitë, por as cilësitë e rëndë-sishme të një dere të madhe si Sulltani i ri në Turqi – doktori me shumë dinakëri ngriti shte-tin paralel! Ishte shteti që shuan pluralizmin e vërtetë dhe demokracinë! Ishte shteti paralel që i jepte mundësi jo vetëm Berishës, por dhe Partisë Demokratike, të ishte gjithmonë në pushtet dhe të rrënonte marrjen e çdo pushteti nga çdo forcë tjetër politike! Sigurisht duke sabotuar çdo reformë dhe duke luftuar që nga dita e parë e një pushteti, për ta destabilizuar ashpërsisht atë me qëllim të keq dhe shpesh herë kriminal! Sigurisht duke ngritur këtë “shtet” paralel, kishte në ndihmë dhe joshjet që ju bënte miqve të tij politikë – përfshi dhe pjesën e dalë si një kockë nga brinjët e PS-së apo LSI-ja e Metës!

Nuk dyshoj aspak që tendenca për të pasur një shtet paralel – ka qenë dhe mund të jetë dhe te PS-ja dhe parti të tjera më të vogla në pushtet, por në fund të fundit, për reformën në drejtësi, tashmë është e qartë se është kjo forcë politike e vetme, që po bën të mundur arritjen e një suksesi që kontrollohet dhe drejtohet nga ndërkombëtarët!

Por po kthehem te “shteti” paralel! Sot në goditjen e fundit përpara se të largohet nga posti zyrtar i tij, Kryeprokurori i Shqipërisë është një nga figurat më groteske, më të përgojuara dhe më në shërbim të “shtetit” paralel të doktorit të PD-së! Kujtesa (veprimi) e fundit e tij, si urdhër nga partia e tij e tashmë zbërdhylur – ishte Saimir Tahiri! Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, sigurisht nuk ka bërë asgjë normalisht si një

prokuror në shërbim të vendit të tij! Ai u vendos dhe i shërbeu “shtetit” paralel të Sali Berishës, deri në fund! Mirëpo, nuk ishte vetëm, por ndërtoi institucionin e shtetit (Prokurorinë) si një “institucion paralel” që në vend të veprojë me instiktin e ligjit dhe shtetit shqiptar, me ndërgjegjen e ligjit – vepron në shërbim të poli-tikës dhe politikanit, që themeloi që nga vitet e fillimit të demokracisë shtetin paralel shqiptar?! Po pra edhe kur ishte në pushtet, kishte shtetin shqiptar, por “shtetin” paralel e kishte kur të dilte në opozitë?! “Shteti” paralel i tij ishte në të gjitha prokuroritë, por po ashtu në model dhe emërim në të gjithë gjykatat! Hajde shkuli jo vetëm për të marrë para dhe ryshfet, sepse kjo është gjë e madhe, por gjithsesi e vogël për shtetin, por ha-jde shkuli si një veprim anti ligj dhe pro individ si pikërisht –“shtet” paralel! Sot, edhe ky segment po përpëlitet dhe jo kaq shumë nga pushteti i sotëm, por nga ndërkombëtarët! U bënë dy shtylla të mëdha – prokuroritë dhe gjykatat, që duhen skanuar si lart dhe ata më poshtë! Një fuqi e tillë ligjore që përmbys rezultate, vendime, rrëzon dhe liron njerëzit dhe sajon kriminelë e nderon bashibozukë – është e rrezikshme! Ky “shtet” paralel, ka njerëz që riciklohen dhe bëhen dhe socialistë të flakët – por kur shtypin rela-cione “një kopje, ose më falni kopjen e parë” ja çojnë Sali Berishës! Shtet paralel, doktori i madh ka sot e kësaj dite në polici! Nga më poshtë e deri lart! Ka punë Fatmir Xhafa – ti çmontojë të tillë persona të riciklueshëm në polici por gjithmonë në përgjim dhe raportim te doktori i PD-së! Këtë gjë sigurisht nuk e bëri dot- Tahiri! Pastaj kanë dhe sabotim dhe lajmërim gangsterësh, për të bërë dhe aksionet si model paralel, ashtu sikundër kanë ndërtuar prej vitesh “shtetin” paralel më të fortë se sa shteti – origjinal apo ai i vërteti?! Shtet paralel në pushtetin vendor! Biles shtet okult, denigrues, me veprimtari pothuaj bolshevike dhe korruptive! Nuk është

e nevojshme ta gjesh, sepse shikohet si vepron Bashka e Shkodrës dhe kuptohet pastaj dhe - shteti paralel! Nuk duan t’ia dinë për ligje dhe as për moral politik, kanë marrëzinë e një maska-rade tragjike anti qytetërim dhe anti urbanizim! Nuk punojnë dhe nuk mendojnë ndonjëherë se njerëzit kanë nevojë për shërbime! “Shteti” pa-ralel është dhe në disa universitete dhe drejtim të tyre! Sidomos në Tiranë me Rektorin e dalë nga marrëzitë provokative të paturpësisë së akuzës dhe pastaj interesave okulte por dhe frikës, për të thënë të vërtetën aty ku duhet! Shteti paralel është në përdorimin e medias portaliste, në përdorimin e deri artit, kur është e mundur! Në një teatër të rëndësishëm të Shqipërisë, në saj të shtetit paralel vendosen vetëm drama që kanë drejtim religjionar dhe “anti – komunist”, ose hahahaha... me biografi të mirë demokratike!

Po ashtu dhe në biznese dhe interesa që akoma prishin pyje, lumenj, male dhe çdo vend ku ka interes tenderimi dhe ndërtimi! Është “shteti” paralel, që nuk ka asnjë interes të mbrojë natyrën, të mbrojë trashëgiminë, të mbrojë njerëzit nga kërcënimi që kapitalizmi pa rregulla i bën jetës së tyre. Po pra po, po aq pothuaj vrastar, sa medemek komunizmi i Enver Hoxhës, me cilësinë e tij të lënies pa bukë në bark dhe heqjes së çdo integriteti moral, por dhe në pronë! Edhe kapitalizmi i Sali Berishës ose zbatuesit të “shtetit” paralel në Shqipëri, të shkatërron integritetin moral në disnivelin absurd në pasuri nga populli poshtë, te “shteti” paralel miliarder dhe të pasurve të pushtetit hajn dhe kriminal! Ngjashmëritë e pushtetit të sotëm, janë që të alarmojnë, por gjithsesi kanë në bazë pushtetin paralel (shtetin paralel të liderit maximus demokrat) që akoma bën dëme të mëdha dhe është në përpëlitjet e tij të fundit!

Sa do të zgjasë? Nuk e marr me mend – por di që dikur do të mbarojë, sepse mekanizmi është nisur dhe nuk mund të ndalet më!

nëse Rama do të ishte sot në vendin e Tahirit". Nuk duhet t'u besojë as deputetëve të Partisë Socialiste të cilët po përpiqen të denigrojnë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij.

Prokuroria po argumenton, se përgjimet në Itali, çështja e makinës së shitur dhe rimarrë hua nga Tahiri dhe fakti që policia ka dështuar të go-dasë në territorin e Shqipërisë grupin kriminal "Habilaj" përgjatë katër viteve, përbëjnë të gjitha të dhëna rrethanore të cilat krijojnë "bindjen e arsyeshme" për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik droge, prova që, ndonëse janë hetuar më parë dhe janë rrëzuar si të pavlefshme, të shqyrtuara nën dritën e zbulimeve të fundit, marrin peshë të re. Jo vetëm Prokuroria dhe mediat, por në tërësi edhe shoqëria e quajnë përgjegjës Tahirin për faktin se grupi i Habilajve veproi i paprekur nga policia shqiptare përgjatë gjithë periudhës që, Tahiri ishte ministri më i "fortë" në qeverinë e parë të Ramës. Ky grup ka transportuar drejt Italisë sasi të mëdha të drogës për një periudhë disavjeçare. Prokurorët thonë se një hetim i nisur në vitin 2016 prej tyre, në lidhje me Habilajt, kishte nisur me referencë nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe jo me referencë nga policia. Si politikan, si ish-ministër të takon të mos aktrosh Saimir, mos i bëj "gjyqin special" Prokurorisë së Shtetit, mos bëj moral dhe mos trego fabula. Një djall i zi me brirë bëhu, Tahir, sepse timonierit rilindas i janë shuar të gjitha reflekset. Piktori ka kohë që ngjyros me të zezë. Saimir, duke të të quajtur e konsideruar si zëvendësministër dje, Rama ia nxiu jetën popullit shqiptar, ndërsa lulëzimi dhe

trafikimi i drogës në mjedisin tonë, tashmë është kërcënim për Europën. Edi Rama, kryeministri shqiptar që, ende shpreson se po e josh opin-ionin me deklaratat nacionaliste, teksa poshtë stabilitetit të rremë fryjnë duhmat e qelbura të krimit, mendon se Ballkani është aq emocionues sa dikur, dhe harron që, Bashkimi Europian dëshiron të ruajë stabilitetin dhe ndikimin në ob-orrin e vet. Për Europën, mijëra hektarët e "arit" jeshil, mijëra qytetarët e implikuar, të arrestuar për mbjellje, trajtim e sidomos përdorues, vik-tima e të vrarë nga "melhelmi" rilindas që, ka prodhuar hemoragjinë demografike me shifra që i korrespondojnë vetëm viteve '90 dhe ‘97-‘98, nuk kishte pse të mos jetë alarmuese.

Të dhënat mbi korrupsionin, drogën, pastrimin e parave në Shqipëri një shkrim i faqes së Këshillit të Europës, i bërë publik këtë javë i bazon tek raporti i Departamentit të Shtetit. Drejtësia në Shqipëri është në test, kur pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk besojnë në paanshmërinë e sistemit të gjyqësorit. E gjitha kjo do të thotë se njerëzit kanë shpresa shumë të ulëta për të ardhmen e tyre. Nëse edhe kësaj here drejtësia nuk do të mundet të thotë fjalën e saj, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse, të ikin diku tjetër. Çmontimi i grupit kriminal të trafikantëve të drogës dhe lidhjes së tyre organike me poli-tikën është në dorën e drejtësisë që u duhet shqiptarëve të zhgënjyer nga udhëheqësit e politikës. Ndëshkimi i bandave e banditëve që kontrollojnë e mbajnë në rrethim Policinë e Shtetit dhe institucionet tjera shtetërore, është beteja që e grish në rol edhe qytetarin shqiptar,

thërret në mision edhe median, e cila vetëm gjatë këtyre ditëve, nuk duhet të manipulojë, kontrollojë e çorodisë opinionin publik, ashtu sikurse inteligjenca e kombit duhet të ngrejë zërin e sensibilizimit. Dinamikat negative në Shqipëri i reflekton mungesa e investimeve, papunësia, dhe korrupsioni, rritja galopante e borxhit të brendshëm e të jashtëm. Zero investimet e brendshme, përjashtuar fasadat e turpshme pa asnjë impakt ekonomik as të ardhurash e as konsumi, të bëra nga oligarkët për të thithur lekun publik me bekimin dhe li-censimin e qeverisë, i kanë varfëruar shqiptarët deri në ekstrem. Mbi politikën rëndon sot një tjetër mision. Asaj i duhet të artikulojë qartë dhe saktë se çfarë dëmi i kanë sjellë drejtimit të Shqipërisë lidhjet e politikanëve me krim-inelët dhe baronët e drogës. Shqiptarët duan që çështja Tahiri të mos ngjajë si plenum i Partisë së Enverit dikur. Kjo çështje nuk duhet të kthehet në gjyq për prokurorët. Kjo çështje inauguron në realitet, zbatimin e Reformës në Drejtësi. Rama duket që po bën gjithçka për ta sabotuar duke rrezikuar që të krijojë që në krye të herës, që në gjenezë, një precedent që mund ta hedhë në erë projektin më të rëndësishëm që pas instalimit të demokracisë në Shqipëri. A do ta luajë drejtësia rolin e saj, apo do të mbyllë sytë? Kjo do të jetë zgjedhja që do të na tregojë nëse kemi një drejtësi për të shpresuar dhe për t'i besuar. Nëse është e rreme, e blerë me milionat e trafikut ndërkombëtar të narko-tikëve dhe kumbarëve mafiozë, këtë herë do të ndodhë që drejtësia si premtimi solemn i Edi Ramës do t'i groposë shqiptarët.

Nga Besi BEKTESHI

Me një zë komedi-anti që të sigurtën e thotë si diçka që nuk i shkon

qenies komedian – lideri i madh i PD-së, Lulzim Basha, thotë se “vetingu ka marrë fund”! Një person i pakurriz, si politik dhe moral pikërisht në politikë – me gëzimin e njeriut të marrë fund përpara se të mbushë moshë pjekurie politike thotë se “vetingu ka marrë fund”! Thotë pra ky – që e luftoi deri në fund jo thjesht vetingun, por reformën në drejtësi! Ky pra, dhe mjeshtri i tij i madh, “lideri maximus” – doktori i partisë! Njerëzit e betuar kundërshtarë të reformës në drejtësi deri në prishje politike dhe morale me popullin e tyre dhe me ndërkombëtarët! Të tillë karikatura poli-tike kujtojnë se historia mund të harrohet kollaj. Mbase kjo shoqëri i harron çfarë ka bërë – por individë të kësaj shoqërie sigurisht që jo! Mbase gërdecarët harrojnë kush jua vrau njerëzit dhe fëmijët, ose ju shkatërroi fshatin, por qytetarët jo. Mbase kjo shoqëri harron kush vrau në 21 janar, por qytetarët jo. Mbase kjo shoqëri harron edhe piramidat edhe ‘97-tën, por qytetarët jo, mbase shoqëria harron ‘98-tën dhe marrjen me forcë të institucioneve, por individët jo. Mbase kjo shoqëri harron vjedhjet masive dhe të llahtarshme të investimit më të madh me lekët e shqiptarëve, por qytetarët jo. Mbase kjo shoqëri harron të gjithë palaçollëqet e klikës së maskarenjve, por qytetarët jo, dhe ata janë sot e do të jenë, që kjo shoqëri të iluminohet për të mos harruar krimet dhe anormalitetet që ka pësuar vetë shoqëria dhe ky vend!

Por një nga devijimet më të mëdha të demokracisë, si dhe prekja më e madhe e lirisë së shqiptarëve, është krijimi me ide dhe orkestrim të Sali Berishës bashkë me një pjese të vogël të një lidershipi në kalim, përfshi dhe njeriun që qesh ose “Guinplaen-in” si kryetar të sotëm të PD-së – të shtetit paralel! Si paralel? Po pra pikërisht “shtet” paralel në Shqipëri! SB-ja e dinte mirëfilli që nuk ka fituar përveç vitit 1992, gjithmonë në saj të porosisë së krimit në Shkodër – asnjë palë zgjedhje si parti në Shqipëri! Asnjë palë zgjedhje përfshi dhe ato

Page 18: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

18 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Dirigjenti i njohur apel bashkive të mbështesin kulturën muzikore

Orkestrat në rrethe jashtë funksioni, orkestrantët shitës në dyqane e supermarkete

BLERIM NARAZANI:

Arti në vend është lënë pa mbështetje, janë të pakta rastet kur mbështeten për projektet artistike. Dhe

kur flasim për orkestrat e harqeve të muzikës së dhomës në Shqipëri pothuajse janë lënë në harresë. Një gjendje që lë për të dëshiruar dhe që artistët e njohur kërkojnë që bashkitë të ndajnë fonde për zhvillimin e jetës së tyre artistike. Dirigjenti i njohur Bler-im Narazani pohon se është shumë shqetësuese gjendja sot në shkollat artistike, me përjashtim të Tiranës pjesa tjetër lë për të dëshiruar, kanë mungesë nxënësish. Për bashkitë dirigjenti shprehet se një fond i ndarë prej tyre do ti ndihmojë shumë ork-estrat e harqeve, që kanë pasur një traditë të vlerësuar në jetën artistike. Sipas tij kryetarët e bashkive mos të mendojnë vetëm shtrime rrugësh, por dhe ndihmesë për artistët. Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj, që këtë vit zhvilloi edicionin e dytë si drejtor i këtij aktiviteti ai i vlerëson shumë formacionet e orkestrave që morën pjesë. Sipas tij jo vetëm që du-het të gjenden mënyra për të ndihmuar orkestrantët në rrethe, por dhe për opera çdo bashki duhet të mendojë projektet, pasi nuk është vetëm Tirana që e do operën.

-Takimi Kombëtar i Orkestrave të

Harqeve këtë vit zhvilloi edicionin e dytë. Për ju çfarë përcolli ky aktivitet?

Për tre net në skenën e teatrit “Skampa” u organizua edicioni i dytë i Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve muzika e dhomës dhe kri-jimtaria e tij. Ky vit pati një përgatitje shumë serioze dhe morën pjesë më shumë orkestra, por dhe ansamble artistësh si duo, trio apo kuintet. Ky festival mendoj se shënoi një rritje nga viti i parë, që u zhvillua për të marrë pjesë në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm, i cili kishte dekada që nuk realizohej një takim i tillë në vend për orkestrat e harqeve. Kur kishte një buxhet x një bashki apo qendra kulturore bëhej dikur një koncert, por në pjesën më të madhe të vitit këto lloj formacionesh ishin inekzistente. Ky kompeticion i pari dhe i dyti po shënon një hap shumë të mirë. Ky takim kombëtar ka vënë në lëvizje dhe bashkitë, që këto formacione të kenë disa muaj jo vetëm pagesa part-time, por dhe fond shtesë për të marrë pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm.

-Pjesëmarrja në këtë takim kom-bëtar, formacionet e orkestrave që u prezantuan?

Pjesëmarrja e qyteteve ishte nga Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Feri dhe Korça. Por për mungesë fondesh Berati dhe Shkodra nuk morën pjesë në këtë takim kombëtar të orkestrave të harqeve, që u zhvillua në Elbasan. Dihet që këto formacione orkestrash kanë pedagogë, kanë studentë dhe nxënës të shkollave artistike dhe janë profesionale. Në repertorin e tyre kanë vepra dinjitoze nga kompozitorët e

huaj, që luhen për publikun. Një nga kriteret e këtij kompeticioni që ne zh-villojmë është dhe krijimtaria muziko-re shqiptare, që e bën më interesante, por vë në lëvizje dhe kompozitorët shqiptarë të rinj por dhe të vjetër që nuk i janë luajtur veprat. Por ajo që është më kryesorja dhe e falenderoj ishte Ministria e Kulturës, që ndihmoi me buxhet për vlerësimin e çmimeve në këtë takim kombëtar. Ndahet çmimi për orkestrën, krijimtarinë muzikore, instrumentisti dhe çmimi për ansamb-lin më të mirë në këtë takim kombëtar.

-Ju i vlerësoni shumë këto for-macione orkestrash në qytete, sipas jush me çfarë vështirësish përballen në aktivitetin muzikor?

Dua të flas hapur edhe pse mund të mërzitet ndonjë. Unë kam drejtuar, menaxhuar dhe vazhdoj deri tani me projekte. Por në këtë aktivitet, që unë

se për një projekt në teatër shpenzo-hen dhe më shumë para, ndërsa për të mbajtur në punë këta orkestrantë bashkitë mund të harxhojnë deri në 16 milionë lekë të vjetra. Një buxhet i tillë, për të mbajtur gjallë jetën artistike nuk është asgjë, mban gjallë kulturën muzikore. Kur kanë ndonjë festë bash-kitë i mbledhin orkestrantët, por ama që të kenë një buxhet të veçantë për aktiv-itetin e tyre nuk kanë. Mos harrojmë që populli e do muzikën klasike, simfonike, instrumentale. Ka pak kryetarë bashkie që i mbështesin orkestrat.

-Në këtë gjendje problematike sipas jush çfarë duhet bërë?

Ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë gjendje. Sa shekuj do të rrijë Shqipëria, që të ketë vetëm një Opera? Vetëm një orkestër të RTSH? Duhet nga institucionet shtetërore të zgjidhin problemet. Më erdhi mirë që këtë vit për këtë takim kombëtar e patën më herët në vëmendje bashkitë, sepse iu thashë kolegëve të mi që bëni gati projektet dhe i dorëzoni që në muajt e fundit të vitit që lamë pas, që të ketë miratim nga këshilli bashkiak për formacionet e orkestrave të harqeve. Vjet përshembull Bashkia e Fierit nuk i dha fonde formacionit dhe mua më erdhi një kuartet nga Fieri nga shkolla e muzikës, që unë i falënderoj. Bën Fieri koncerte me orkestrën, por për jashtë qytetit nuk i ndihmoi me buxhet. Korça përshembull ndihmoi në mënyrën më të shkëlqyer, akordoi buxhet. Nuk bëhet vetëm ceremoniale me bandat muzikore, nuk bëhet vetëm ansambli me valle, por duhet të ndihmo-hen dhe për më shumë aktivitet muzikor. Në mungesë së një orkestre simfonike këto janë formacione shumë elitare dhe duhen vlerësuar. Ne kemi shumë

qytetarë, njerëz artdashës që ndjekin muzikën klasike dhe nuk mund të lihen në këtë gjendje pa buxhete. Ajo që dua të theksoj është që në gjendjen që kanë sot në përgjithësi këto orkestra në qytete të ndryshme duhet një mbështetje më e madhe nga kryetarët e bashkive. T’i mbajnë me pagesa part-time nga 6 deri në 12 muaj, që të funksionojnë si duhet. Pyes pse e kanë lënë këtë lloj muzike? Në bashkitë e ndryshme kryetarët mos të mendojnë vetëm shtrime rrugësh, por dhe të kenë mbështetje për këta instrumentistë të orkestrave të harqeve. Të kenë buxhete, sepse është kulturë, është art, muzikë. Në Bashkimin Euro-pian nëse do të hyjë një shtet nuk hyn vetëm me folk, këngë popullore , banda muzikore , por hyn dhe me muzikë sim-fonike, me opera, hyn me nivele në art. Pse të kemi vetëm një opera?

-Po një opera kemi dhe është në Tiranë, çfarë kërkoni?

Kemi një opera në Tiranë, po pse nuk paskan dot mundësi bashkitë që të ndajnë fonde dhe ta sjellin këtë opera të paktën dy herë në vit në qytetin e tyre? Kanë mundësi, nëse duan munden.

-Muzika shqiptare në këtë takim kombëtar për ju çfarë hapësire ka zënë?

Ne si artistë, orkestrantët dhe dirizhorët nuk mund të bëjmë asgjë nëse nuk kemi mbështetje të kom-pozitorëve shqiptarë. Ne duhet të luajmë dhe krijimtarinë e autorëve shqiptarë, jo vetëm vepra të huaja. Kjo risi i dha tjetër frymë aktivitetit, që ne zhvilluam. Veprat e autorëve shqiptarë patjetër që kanë një hapësirë të rëndësishme. Këtë vit, neve na erdhi dhe kompozitori Aleksandër Peçi sepse orkestra e Durrësit luante vallet e tij.

Intervistoi: Julia VRAPI

zhvilloj më kanë përkrahur të gjithë bashkë me Bashkinë e Elbasanit. Prob-lemi që unë shikoj, shkollat artistike në vend kanë pas shpinës një rrisk të madh, sepse numri i nxënësve po vjen nga viti në vit shumë i paktë. Shkollat artistike në vend janë ushqimi i këtyre formacioneve të orkestrave të harqeve dhe nesër këta nxënës kalojnë në Universitetin e Arteve dhe bëhen edhe pedagogë. Këto janë të parat, që e ni-sin. Por nëse numri i nxënësve nuk del garant për këto atëherë vijojnë prob-lemet. Përshembull në Shkodër nuk ka një nxënës në shkollë të mesme në violinë, dhe nuk më vjen me orkestër se nuk ka se ç’të japi, atëherë kush është faji? Faji është i planifikimeve që bëhen nga rrethi deri në Ministrinë e Arsimit. Pyetja që unë shtroj, a do të ketë nesër shkolla artistike? A do të kemi konservator nesër? Po ra numri i nxënësve në këto shkolla artistike do bjerë dhe në Universitetin e Arteve. Ky është problemi sot, gjërat janë të lidhura. Në vend kemi pak shkolla që kanë elementë, edhe Berati është shumë i dobët. Rreziku i madh sot është largimi i elementëve nga shkol-lat e muzikës, që nga fillorja për të vijuar deri në Universitetin e Arteve. Mungesa e nxënësve në shkolla lidhet dhe me papunësinë, sepse mbarojnë universitetin dhe nuk kanë ku të punësohen në gjendjen që kemi. Për-jashtim bën shkolla artistike “Jordan Misja” në Tiranë, që ka një orkestër të mirë, deri diku dhe Durrësi, Elbasani, Vlora, Korça, por në Shkodër dhe Be-rat ka rënë shumë numri i nxënësve. Kush mbaron këto shkolla muzike nuk ka garanci, ndaj ka rënë dhe numri i nxënësve. Unë kam disa orkestrantë, që kanë mbaruar Akademinë e Arteve dhe punojnë në market apo në dyqane, sepse nuk kanë ku të punësohen. Nor-mal jo të gjithë, që mbarojnë shkollën e lartë mund të hyjnë të punojnë mësues, por duke u krijuar bërthama e orkestrave në qytete kanë mundësi të punësohen. E dini sa fond i duhet një bashkie nëse do të mbajë këto formacione orkestrante që janë deri me 20 veta? Mund të mbahen deri me 16 milionë lekë të vjetra. Mos harrojmë “

Takimi Kombëtar i Orkestrave të HarqeveTakimi Kombëtar i Orkestrave

të Harqeve, muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj zhvilloi edicionin e dytë në skenën e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Ky takim për tre ditë riktheu vëmendjen ndaj formacioneve të orkestrave të harqeve, të cilat gjatë 27 viteve të fundit kanë mbetur jashtë fokusit të institucioneve kulturore artistike qendrore dhe lokale. Objektivi kryesor i aktivitetit kulturor ishte të angazhojë formacionet ekzistuese orkestrale të harqeve nga disa rrethe të vendit, të prezantonte nëpërmjet një formati konkurrues vepra ekzis-tuese dhe krijimtari të re muzikore, me cilësi të përmirësuar interpre-tative, dirizhuese dhe krijuese. Si rezultat, takimi kombëtar në Elba-san shërbeu dhe për promovim të artistëve, rivitalizimit të një zhanri të munguar të skenës shqiptare, dhe në afatgjatë edukimit qytetar dhe profesional të brezave të rinj drejt muzikës profesionale dhe elitare. Ky aktivitet rivitalizoi orkestrat e harqeve të muzikës së dhomës

në Shqipëri, pas një periudhë 27 vjeçare mungese në skenat e qytet-eve dhe festivaleve shqiptare, duke vlerësuar interesin e kompozitorëve, instrumentisteve e dirigjentëve në këtë zhanër profesional të artit muz-ikor. Gjithashtu ky aktivitet rivendos bashkëpunimin midis shkollave artistike të mesme dhe institucion-eve kulturore lokale, risolli në skenë krijimtarinë ekzistuese të autorëve shqiptare duke promovuar vlerat dhe trashëgiminë kulturore të lënë në har-resë të një zhanri profesional siç është muzika e dhomës, si dhe ishte nxitës te krijuesit e rinj për të promovuar artin e tyre në një format konkurrues të veprave klasike. Ky është edicioni i dytë i festivalit me drejtor dirigjentin Blerim Narazani. Për kontributin e tij në art është nderuar me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kon-tributin e shquar si dirigjent, për prezantimin me dinjitet të muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për drejtimin e organizimin e veprimtarive të ndryshme, duke zhvilluar etnokulturën kombëtare”.

Në bashkitë e ndrys-hme kryetarët të mos mendojnë vetëm shtrime rrugësh, por të kenë dhe mbështetje për këta instrumentistë të orkestrave të har-qeve. Të kenë buxhete, sepse është kulturë, është art, muzikë. Në Bashkimin Europian nëse do të hyjë një shtet nuk hyn vetëm me folk, këngë pop-ullore, banda muzikore, por hyn dhe me muzikë simfonike, me opera, hyn me nivele në art...

Page 19: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Ministrja Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Bashkëkohor në Beograd, me ftesë të Ministrit të Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë, Vladan Vukosav-ljeviç. Në takim me homologun serb Vladan Vukosavljeviç dhe atë maqedonas, Robert Alogjozovski, u diskutua për një bashkëpunim intensiv me vendet e rajonit në fushën e artit dhe kulturës. Në fjalën e tij, ministri Vukosavljeviç theksoi se kultura po lidh dhe po lejon njerëzit të kuptohen më mirë. “Dhe ata, artistët, përfaqësojnë “një melodi që dëgjohet mbi zhurmën e jetës së përditshme” pohoi ai. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se është veçanërisht e impresionuar me vendosjen e veprave, që reflekton idenë e bash-kimit të artistëve nga vende të ndryshme të Ballkanit. “Ne jemi vende të vogla dhe nuk kemi luksin që të mbajmë hapësira të mbyl-lura. Mendoj se ky është një sukses i madh për Min-istrinë e Kulturës dhe për të gjithë artistët” tha ministrja Kumbaro. Duke theksu-ar rëndësinë e dialogut përmes arteve ministrja e Kulturës u shpreh se vizioni për të bashkuar punën e artistëve është ide e bukur. “Ky vizion për të bashkuar punën e artistëve nga e gjithë ish-Jugosllavia është një ide shumë e bukur, jo vetëm për artistët, por edhe për shkak të historisë së përbashkët të rajonit tonë”, u shpreh në ministrja Mirela Kumbaro. Duke kujtuar marrëveshjen e bash-këpunimit të nënshkruar me Serbinë në fushën e kulturës, Kumbaro tha se tani është një çështje e vullnetit politik për të ndërtuar ura dhe institucionet artistike të krijojnë bashkëpunime konkrete. Si shembull, ajo solli bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Galerisë Kombëtare në Tiranë dhe MAB të sapohapur në Beograd, si dhe bashkëpunimet mes teatrit të dramës, baletit, orkestrave, etj. Gjatë qëndrimit në Beograd, ministrja Mirela Kumbaro Furxhi zhvilloi një vizitë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Në një bisedë me drejtorin Dejan Saviç u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe programeve kulturore të shkëmbimit dhe projektet mes in-stitucioneve kulturore kombëtare. Gjatë vizitës, të ftuarit vizituan ndërtesën, muzeun dhe teatrin, ku u njohën me një histori shumë të pasur dhe repertorin e Teatrit Kombëtar, si dhe funksionimin e institucioneve të rëndësishme serbe kulturore, (teatër, opera, balet), të cilat së shpejti do të festojnë 150-vjetorin .

Pas tre vjetësh, skulptori i njohur çel për publikun një ekspozitë personale

hershëm i përdorur kryesisht për ob-jektet, por postmodernizmi e ka sjell shumë në kohë për kohët e sotme”, vijon skulptori. Ekspozita personale pas tre vitesh është e kuruar nga Ardian Kapo.

Vepra e Bajos, në artin vendasEkspozita e nëntë personale e

skulptorit Arben Bajo dhe për dr. Ermir Hoxhën, ky kërkim shumëv-jeçar reduktohet në pak personazhe, aq sa dhe tema, duke u fokusuar në vetëm tri syresh. “Në mes të saj qëndron e ulur nudoja e madhe, esencialisht krijimi i fundit dhe më i rëndësishëm i autorit. E mbajtur në dorë gjatë, si një shenjë ku duket se artisti gjen mirë vetveten, vepra përbën sintezën e kërkimit të tij mbi natyrën njerëzore, marrëdhënien e tij me trupin dhe me tjetrin. Pikërisht trupi kthehet në testamentin e tij estetik, me dimensionet imponente përmbi natyralen, linjën sensuale, e psikologjinë e zhveshur nga droja. Si manifest i botëkuptimit të tij mbi moralin, sa dhe mbi botën, trupi i zh-veshur, përhumbur në dimensionin e vet mbi karrige, e përkufizon atë çka artisti në disa dekada kërkon në morfologjinë femërore”, shprehet ai. Sipas tij, e trajtuar pak, në të tilla dimensione, nudoja e madhe e Bajos

hap një kapitull tjetër për artin ven-das. “Ajo njëherazi pozicionohet mbi temën e mediumin në një ballafaqim të ri, si manifest maksimal i forcës së vet krijuese, gjuhës plastike, natyral-izmit dramatik, por dhe cenues të moralit konservator nostrom”, citon Hoxha. Në analizën e tij dr. Ermir Hoxha shton se në sallën ngjitur, figura femërore në dimensione më të vogla shumëfishohet vallëzuese me një copë të stërmadhe. “Huazuar e përzgjedhur nga personazhet e atelierit të tekstilit, figurat zgjaten me shije, sensuale e romantike, ndërsa shkëlqimi metalik, ngase të realizuara në alumin, i vendos ato më afër gjuhës post-industriale të artit bashkëkohor”, vijon Hoxha. Në sallën djathtas në FAB autori propozon një medium tjetër, atë të instalacionit. “Shpërndarë në hapësirë, ai ndërtohet nga kallëpet e skulpturave që flenë në studio. Me dimensione e formë të çrregullt, kallëpet e allçisë, si mitra ku skulp-tura dekantohet, janë pjesë normale e rekuizitës së çdo skulptori, ndërsa artisti i propozon ato si një riprojek-tim i ndryshëm i vetvetes”, shprehet dr. Ermir Hoxha. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më datë 10 nëntor.

Kumbaro në Beograd: Vizioni për të bashkuar

punën e artistëve, ide e bukur

Punimet nudo të skulptorit Arben Bajo, në galerinë e artit FAB

Julia VRAPI

Pas tre vjetësh skulptori i njohur Arben Bajo çel për publikun një ekspozitë per-sonale. Me punime që janë

të realizuara në bronz dhe në alumin skulptori dhe pedagogu i arteve të bukura Arben Bajo vazhdon kërkimin e tij artistik mbi bukurinë femërore. Ekspozita e 9-të e skulp-torit nuk përmban vetëm veprat, por dhe të gjithë procesin e krijimit të tyre deri tek forma përfundimtare. Këto punime i dedikohen tërësisht nudos e ku krahas bukurisë, skulp-tura e Arben Bajos thellohet edhe në psikologji. Në shumëdimensionin e vet, karriera e skulptorit ngrihet në kohë mbi tema të përzgjedhura në formë ciklesh. Dallohen mes tyre portretet, nudot e raftet si memorie figurative, si dhe kafshët në versione të ndryshme. Stacioni tjetër janë instalacionet, ku sipërfaqet eks-perimentale shënohen nga objekte rrethanore në kërkim të ndjesive të reja. Për Bajon, rikthimi periodik tek disa prej tyre, si portretet a nudot, duket se përbën në esencë, nevojën për të thelluar kërkimin e tij mbi dimensionin ekzistencial të figurës njerëzore. Edhe në ekspozitën e nëntë personale që u çel në galerinë e artit FAB theksohet pikërisht raporti mes trupit dhe sensualitetit, ndërsa ripropozimi shton në galerinë e tij imazhe e karaktere, ku gjuha plas-tike shënon natyrshëm sipërfaqet e tyre. Vetë skulptori dhe pedagogu i arteve tregon se një ekspozitë në tre vjet nuk është pak. “Pas tre vitesh rik-thehem me një ekspozitë personale me punime që janë realizuar gjatë këtij harku kohor. Një ekspozitë në tre vjet, sepse është një investim i madh. Janë punime në skulpturë dhe një instalacion që tregon zhvillimin e skulpturave të mia. Një vepër nudo në bronz me përmasa të mëdha dhe për të vijuar me punime të tjera, ku janë pesë skulptura me alumin”, po-hon skulptori. Artisti dhe pedagogu i arteve tregon se materiali i përdorur është një rikthim te antikiteti, që sipas tij i bën këto skulptura shumë ndryshe nga ato të bronzit. “I kam sjellë në një material të pazakontë, që të shikojnë dhe skulpturat në alumin, sepse zakonisht i shikojnë në bronz. Ky është një material shumë i

“Armiku i popullit”, shfaqja më e mirë në festivalin e Kosovës

Revista kulturore “Symbol”, në konferencën europiane

Rrugëtimi gjashtëditor i edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë “Prishtina International Theater Festival” mbajti cere-moninë e ndarjes se shpërbli-meve për fituesit e festivalit brenda hapësirave të teatrit “Faruk Begolli”. Ceremonisë së shpërblimeve i parapriu shfaqja “Armiku i popullit”, e cila është realizim nga produksioni i te-atrit të qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren, nën regjinë e Fatos Berishës, me autorë Henrik Ib-sen, dhe në skenë erdhi përmes aktorëve Shpëtim Selmani,

Xhevdet Doda, Afrim Kasa-polli, etj. Ishte po kjo shfaqje ekipi i së cilës u ngrit përsëri në skenën e teatrit për të marrë pesë nga gjashtë çmimet e këtij festivali. Mirëpo çmimin kryesor që është “Unaza e Faruk Begollit” e mori aktorja kroate Mia Kraj-car. Çmimi i parë për shfaqjen “Armiku i Popullit” erdhi nga juria e studentëve të këtij kolegji, pasuar nga çmimet e tjera si nga juria qendrore, e cila në përbërje me aktorin Enver Petrovci, Tina Smalcelj, publicisti Adriatik Kel-mendi dhuruan çmimin shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, etj.

Revista kulturore “Sym-bol” për Kosovën është prezantuar për herë të parë në konferencën e 28-të ev-ropiane të Revistave Kultu-rore që po zhvillon punimet në qytetin Tartu në Estonisë. Kosova prezantohet për herë të parë në një organizim të këtillë evropian, ndërsa“Sym-bol”, është e revista e vetme shqiptare e cila ishte pjesë e kësaj konference. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se temë e edi-cionit të 28-të të konferencës ishte “Europa midis shpëtimit

dixhital dhe dorëzimit para post-të-vërtetës”, ku për tri ditë me radhë u diskutua për revolucionin, që ka sjell në kulturë, por edhe në fusha të tjera dixhitalizimi i la-jmeve dhe ndikimin që ka lajmi i rremë në shoqërinë evropiane. Gjatë punimeve të konferencës në mesin e mbi 100 pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme të botës përveç diskutimeve të ndrys-hme që u bënë u prezantuan edhe tri revista kulturore në mesin e të cilave edhe revista shqiptare “Symbol”.

“Gjyshja ka ikur me cirkun”, në festivalin teatror “Skampa”Trupa e teatrit të Met-

ropolit në Tiranë çeli pro-gramin e ditës së dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor "Skam-pa 2017", me shfaqjen për fëmijë dhe të rinj, të titul-luar "Gjyshja ka ikur me cirkun". Një tjetër risi kjo e edicionit të XIX të këtij festivali, që tenton të kul-tivojë shijen artistike edhe te spektatorët në moshë më të vogël, përmes një plat-forme atraktive të edukimit nëpërmjet artit. Shfaqja e përzgjedhur nga regjisorja

Armela Demaj, prezantohej për publikun nën interpre-timin e Kastriot Ramollarit, Klesta Sheros dhe Ibrahim Selishtës. Historia e kësaj shfaqje, të shkruar nga Mike Kenny, është një për-zierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fan-tazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut. Kjo vepër trajton tema të tilla si dashuria familjare, përball-ja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave, si dhe zhvillimin e imagjinatës te fëmijët.

Page 20: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

20 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Pas ndeshjes me Teutën, trajneri Ilir Daja u shpreh: “Është shumë e vështirë, jemi të gjithë me ngarkesë të plotë se kemi ndeshje shpesh. Sot nuk mundëm të bënim ndryshime, pasi kishim dëmtime. Ndaj edhe nuk kishim ritmin e duhur në pjesën e parë. Me rikthimin e tyre në procesin stërvitore do ketë më shumë ritëm, pasi kur të dy ekipet në stërvitje luajnë fort, atëherë kemi edhe ritëm. Nuk e di nëse është mbyllur kampionati në dhjetor, Duhet të jemi me këmbë në tokë. Ndoshta një vazhdimësi e rezultateve do bëjë që të kemi lojë të mirë, por edhe të rezervojmë disi energjitë. Kampionati është i gjatë, është Kupa dhe angazhimi në Europë. Pse mos të tentojmë se deri ku mund të arrijmë në Europë”.

Në Kosovë e dënojnë rastin e dhunës në Flamurtari-Vllaznimi dhe ekipi pritës humb në tavolinë 3:0. “Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Fla-murtari-KF Vllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët miq me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës, prandaj Komi-sioni i Garave e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Vllaznimit”, thuhet në njoftim.

TRAJNERI

DEKLARATA

VENDIMI

Korçarët humbën pjesën e parë, në të dytën shënuan 4 gola dhe regjistrojnë suksesin e radhës

Skënderbeu shumë i fortë, përmbys Teutën dhe merr i vetëm kreun

Adriatik BALLA

Java e shtatë e Kategorisë Su-periore u mbyll mbrëmë në Durrës, pikërisht në stadiumin “Niko Dovana”, me ndeshjen

Teuta-Skënderbeu. Ishte një duel i bukur për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fushë, me përmbysje për miqtë korçarë, por edhe trishtim për vendasit, që pësojnë humbjen e radhës dhe vënë në pikëpy4etje pozitat e trajnerit Gugash Magani në krye të ekipit durrsak. Kjo pasi Skënderbeu e fitoi ndeshjen me përmbysje, me shifrat 4-1, duke marrë një trepikësh që i shkëput në krye të renditjes me 19 pikë, tre më shumë se sa Kukësi nd-jekës që ka 16 pikë. Ishte një paraqitje me dy fytyra e skuadrës së Dajës që si për çudi nuk e reflektoi aspak lodhjen e sfidës europiane duke shtuar një marsh më shumë në pjesën e dytë për ta zgjidhur shumë lehtë këtë sfidë që konsiderohej delikate. Teuta thyhet 4-1 dhe regjistron humbjen e tretë rresht, duke rikthyer këmbanat e alarmit pasi zona e ftohtë është vetëm 2 pikë larg dhe dimri mund të zgjasë për ekipin durrsak që e nisi sezonin me dy fitore. Daja fanatik i formacionit të tij titullar e nisi ndeshjen me pothuajse të njëjtin formacion si ndaj Partizanit të Beogra-dit, me ndryshimin e vetëm, Alitin në vend të Radas, ndërsa Magani u prezantua me skemën e zakonshme 4-3-3 dhe qendërsulmuesi Latif Amadu i dha të drejtë trajnerit peqinas me një gol të shpejtë. Skënderbeu u mbështet te eksperienca që ka në situata të tilla, duke e rritur gazin dalëngadalë dhe ishte menjëherë Soëe (10) që stopoi një top por finalizoi pa saktësi. Latif më i rrezikshmi në radhët e durrsakëve replikoi (13) por pa gjetur golin e dytë. Intensitet i lartë për 13 minuta

por Skënderbeu preferoi ta ulte rit-min për të rirganizuar idetë duke kërcënuar edhe dy me Jashanicën (34’) dhe Soue (42’), ndërsa Xhejms u shfaq protagonist për herë të parë në minutën e fundit me një goditje me kokë që nuk gjeti kuadratin. Skënder-beu e rinisi ndeshjen aty ku e la duke gjetur menjëherë golin e barazimit. I pashtershmi Soue krijoi amulli në zonën durrsake dhe topi u përplas në këmbët e Beqajt që dhuroi një asist për Takun i cili realizoi golin e tretë sezonal (49’). Latif tentoi të rikthente në avantazh Teutën me një goditje me kokë (60), ndërsa në kampin korçar u bë sërish protagonist Soue. I palodhur në çdo centimetër të repartit të sulmit, sulmuesi afrikan iu afrua golit në të 65-ën, por vetëm një minutë më pas ishte Xhejms që fitoi një 11-metërsh

që u transformua në gol nga Sabien Lilaj. Goli i tretë ishte vetëm çështje kohe pas shtyllës (71) sepse Soue gjeti rrjetën pas një kërcimi me kokë, duke konfirmuar se është ai njeriu lider i kësaj skuadre. Me llogaritë të bëra, Teuta lëshoi shumë terren dhe Skënderbeu gjeti edhe golin e katërt me Muzakën që këtë herë ishte ai që mori përsipër goditjen e 11-metërshit të dytë të ndeshjes. Nuk pati më his-tori sfida e luajtur në “Niko Dovana” ku Skënderbeu tregoi edhe një herë se Europa League është një luks dhe jo një eveniment që mund ta pengojë në rrugën drejt titullit. Fitorja e 6-të në 7 javë kampionat dhe vendi i parë me 3 pikë diferencë nga Kukësi për skuadrën korçare që shkon e qetë drejt duelit të radhës kudër Luftëta-rit, ndërsa Teuta zyrtarisht është në

Tifogrupi i Partizanit “Ultras Guer-rils”, kanë lëshuar një mesazh të fortë për policinë pas incidenteve që ndodhën në stadiumin “Loro Boriçi” me tifozët e skuadrës së kuqe. Është një mesazh që mbart “kërcënim”, nisur nga fakti se tifozët e Partizanit braktisën shkallët e stadiumit sepse një pjesë e tyre nuk u lejua të futej në impiant. Në mesazh paralajmërohet policia se nuk do t’ia dalin me tifozët. “Jo! Ti halabak i veshur me uniformë neve nuk na nxjerr dot nga stadiu-mi! Nuk munde as në Elbasan kur

lëshove me tërbim gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Ne zgjedhim të dalim vetë... Sepse o të gjithë o asnjë! Dhe do të dalim sa herë prezenca jote e pështirë, injoranca jote e hekurosur pas një uniforme, do kërkojë të na bjerë më qafë. Ne i jemi betuar Partizanit. Ty as të llogarisim. Përndryshe nuk ka sesi shpjegohet kur ti, injoranti me uni-formë, kërkon të fusësh hundët në punët tona pa asnjë shkak. As kur kërkon të nxjerrësh jashtë në mënyrë selektive çunat tanë. As kur për të justifikuar budallallëkun tënd thërret për presion

FNSH-në. As kur ndërgjegjësohesh dhe kur e kupton se e ke qelbur muhabetin, flet me zë të ulët dhe lutës: “mirë, mos dilni ju se ua kthejmë shokët"! Nuk e ke idenë sesa qesharak bëhesh. I pështirë dhe qesharak. Uniformë e shtetit e përçudnuar nga injoranca. Jo, ti dhe të tutë nuk mund të na nxirrni dot nga stadiumi! Kjo është bukuri e grupimit tonë, që pa dallim gjinie a moshe nuk i përkulet në asnjë mënyrë as ju, as arrogancës tuaj, e gjithçka tjetër mbetet shëmtia juaj e neveritshme”, thuhet në njoftimin e “Ultras Guerrils”.

Ultras Guerrils “kërcënojnë” policinë” Jeni halabakë të veshur me uniformë

Rrahën ekipin kundërshtar, Flamurtari i Kosovës humb

ndeshjen në tavolinë

Daja: Me këtë ritëm dalim kampionë të padiskutuar

krizë pas 3 humbjeve rresht.Rastet e golave

8' Gol Teuta! Latif Amadu, pas 6 ndeshjesh “thatë”, vendos të shënojë golin e parë në Superiore dhe e bën kundër kryesuesve! një kros i bukur gjen afrikanin në zonë, i cili kërcen lart, i pashqetësuar, duke shënuar, 1-0. 50' Gol Skënderbeu! Barazon Afrim Taku. Anësorit ofensiv i del me fat një top në qendër të zonës, pas një karamboli të topit mes Souesë dhe një mbrojtësi, dhe 1-1, nuk mund ta falte Taku. 67’ Gol Skënderbeu! Beqaj rreshket në zonë dhe ndal topin me dorë. Për arbitrin penallti dhe nga pika e bardhë Sabien Lilaj nuk gabon. 72' Gol Skënderbeu! Mici kroson në zonë, aty ku me kokë Ali Soue mposht për të tretën herë Moçkën. 77’ Gol Skënderbeu! Beqaj pengon në zonë Micin dhe sërish penallti. Muzaka vihet përballë Moçkës dhe realizon për Skënderbeun.

Fitorja e Partizanit ishte e merituar dhe bindëse në Shkodër. Nuk është loja dhe re-zultati se sa përfundimi me vlerë tri pikë që e justifikon Partizanin në rrugëtimin e tij dhe i jep të drejtë trajnerit Mark Juliano të bëjë strategji afatgjate funksionimi të suksesshëm, për të vënë nën presion dy rivalët e kreut, Skënderbeun dhe Kukësin. Në Shkodër ven-dosi një gol i të kuqve, por mjaftueshëm për tri pikë, ndërsa kapiteni Idriz Batha ka folur për rrjedhojat e klëtij suksesi, duke qenë i bindur se Partizani tani do të sfidojë kryesuesit. Në fakt, sipas analizave të para, loja ndoshta lë

vend për rezerva, por më i rëndësishëm është fakti që Partizani ka nisur serinë e fitoreve dhe nuk po ndalet. Të kuqtë regjistruan suksesin e tretë radhazi në Shkodër përballë Vllaznisë, ndërsa kapiteni Idriz Batha vlerëson besimin e rigjetur në skuadër. “Kemi fituar besimin që na kishte humbur në fillim dhe jemi bërë po ai ekip që t’i merr pikët. Lojtarët e afruar kishin nevojë për kohën e vet, për të kuptuar si funk-siononte kampionati shqiptar. Tashmë ata janë bërë pjesë e metodës së Partizanit”, u shpreh Batha. Për momentin, Partizani ka nevojë për pikët, për të ngushtuar diferencën nga kreu,

por Batha beson se shumë shpejt loja e bukur do të vijë dhe të kuqtë do të kthehen në vendin që e meritojnë. “Partizani, në këto momente, ka nevojë vetëm për pikë. Jo se nuk duam që të luajmë mirë, por vetvetiu është krijuar një ndjenjë presioni. Gjithmonë, kemi qenë një ekip që i merrte tre pikët në ndeshjet e forta. Po kthehemi më të fortë dhe kam besim se Partizani do të shkojë atje ku e meriton”, shtoi Batha. Një prej arsyeve të startit të ngadaltë të sezonit lidhet me problemet në sulm, ku shqetësimi kryesor janë dëmtimet. Na kanë penalizuar edhe dëmtimet, sepse sapo rikthe-

het një lojtar, dëmtohej një tjetër. Sidomos në sulm kemi pasur shumë probleme. Çani po rikuperohet, por është një kohë e gjatë deri sa të kthehet. Po presim Sukajn, sepse ekipit i shërben shumë një si Xhevahiri. Ndërkohë, Adorjan dhe La Kamera janë përshtatur shumë mirë dhe po ecim të gjithë bashkë”, theksoi më tej mesfushori i Partizanit. Në fund, kapiteni Batha ka edhe një mesazh për rivalët direkt për titull. “Me forcën që ekipi ka mund t’i marrë të gjitha ndeshjet pa problem. Skënderbeu dhe Kukësi e dinë shumë mirë se cila është forca e Partizanit”, përfundoi mesfushori i skuadrës së kuqe.

Batha lëshon sfidë për kreun: Skënderbeu e Kukësi e dinë forcën e Partizanit

Skënderbeu fitoi 4-1, por dy penallti të dhëna për korçarët nuk janë pritur mirë nga trajneri i Teutës, Gugash Magani, kritikat e të cilit shkojnë veçanërisht për gjyqtarin e takimit, që u bë vendimtar me 2 penalltitë e akorduara për miqtë. “Ishim përgatitur për fitore, por nuk ia dolëm, sepse nuk besuam se mund të fitonim. Pjesën e parë kemi bërë mirë, por në pjesën e dytë nuk kemi ekzistuar fare. Skënderbeu e meritoi fitoren, por të dy penalltitë nuk ishin të tilla dhe gjyqtari u bë protagonist. Tani që po i rishoh rastet, jam i bindur që asnjë nga ndërhyrjet nuk ka qenë për penallti”, tha trajneri i Teutës. Natyrisht, Magani ndodhet në pozita të vështira pas kësaj disfate.

Magani: Skënderbeu fitoi, e ndihmuan gjyqtarët

NDESHJET E JAVËS SË SHTATË

TË SHTUNËNLuftëtari-Kukësi 0-3Lushnja-Laçi 0-3

TË DIELËNFlamurtari-Kamza 1-0Vllaznia-Partizani 0-1

TË HËNËNTeuta-Skënderbeu 1-4

RENDITJASkënderbeu 19Kukësi 16Flamurtari 12Partizani 11Laçi 10Kamza 9Teuta 7Vllaznia 5Luftëtari 5Lushnja 2

Page 21: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tre gola për kreun e klasifikimit në Grupin A të Kategorisë së Parë. Kastrioti bëri detyrën përballë Kora-bit, duke fituar me rezultatin 3-1 në sfidën që mbylli javën e pestë. Dyca zhbllokoi sfidën në minutën e 3-të dhe në të 29-ën dyfishoi rezultatin, ndërsa krutanët mund të kishin mbyllur çdo diskutim prej pjesës së parë, por Malindi shpërdoroi një 11-metërsh. Korabi provoi të kthehej në lojë, me Hysenin që shkurtoi diferencën, por Mziu në të 76-ën realizoi edhe golin e tretë për Kastriotin. Dibranët humbën dhe penallti në këtë takim. Me fitoren e arritur Kastrioti rimerr kreun e ren-ditjes në Grupin A me 13 pikë, një më tepër se Besa, që cilësohet si rivalja kryesore e tij këtë sezon.

Ish-mesfushori katalanas Gabri Garcia, i njohur thjesht si Gabri, do të marrë drejtimin e skuadrës ku aktivizohen Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli. Gabri ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me klube si Barcelona, me të cilën ka fituar edhe një Champions në vitin 2006, si dhe me Ajaksin. Ai ka qenë pjesë e Sionit në vitin 2011 si futbollist, por duke luajtur vetëm 5 ndeshje me këtë klub. Tashmë është kthyer për të marrë drejtimin e skuadrës, ku shpresohet ta nxjerrë Sionin nga kriza e lojës dhe rezul-tateve për të bërë kthesën e duhur në kampionatin helvetik. Nuk dihet se çfarë raportesh do të krijojë ai me dy lojtarët e Kombëtares tonë.

KATEGORIA 1

KLUBI

FAKTI

Dy lojtarët janë protagonistë tek Bazeli, Cana dëshiron të drejtojë klub të madh europian

Xhaka e Ajeti më të mirët në Zvicër, Cana në “gjurmët” e Igli Tares

Adriatik BALLA

Java që lamë pas ishte mjaft e mirë për lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, sidomos për Berishën e Strakoshën që

fituan me skuadrat e tyre, respektiv-isht Atalantën dhe Lacion, por edhe për Hysajn e Napolit që barazoi me Interin, apo dhe me futbollistë të tjerë. Nga lojtarët e përfaqësueses, vlerësim maksimal morën dhe dy shqiptarët e Bazelit, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, të cilët u përzg-jodhën nga prestigjiozja zvicerane “Blick” në formacionin më të mirë të javë në kampionatin helvetik, nisur jo vetëm nga pesha e fitores që ata kishin në ekipin e Bazelit, pro edhe formën shumë të mirë që po kalojnë. Kështu, Dyshja e Bazelit ishte protagoniste ab-solute në fitoren 2-1 përballë Thun, me skuadrën që vazhdojë ti bëjë presion Young Boysit kryesues. Taulant Xhaka ishte thjesht i shkëlqyer në mesfushë. Pas ndeshjes në Moskë, ku shënoi go-lin e parë të karrierës në Champions dhe ishte më i miri në fushë, kuqeziu bëri që prezenca e tij të ndihej edhe në duelin e së shtunës në kampion-at. Po aq i rëndësishëm ishte edhe Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, nga i cili Kristian Panuçi pret sinjale pozitive për t’iu bashkuar sulmit të Kombëtares shqiptare. 20-vjeçari vrapoi, krijoi hapësira dhe në minutën e 61-të realizoi golin e dytë të ndeshjes për Bazelin, që rezultoi edhe rrjeta e fitores përballë Thunit. Ky ishte goli i dytë i Albian Ajetit prej rikthimit te Bazeli, ndër-sa në javët e para të këtij edicioni në Superligën zvicerane sulmuesi kishte realizuar edhe 3 gola në shtatë ndeshje me fanellën e St. Gallen. Shqetësimi i vetëm është se Albian

Ajetin e ka kërkuar trajneri Kristian Panuçi në Kombëtaren kuqezi, por futbollisti me shumë gjasë mund të zgjedhë të luajë për kombëtaren e Zvicrës. Ndërkohë, ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana ka zhvilluar një tjetër ceremoni “lamtumire”, këtë herë jo në Shqipëri, por në Francë, ku shkelmoi topin në startin e ndeshjes Marsejë-Paris Saint Germain, takim që u luajt në prani të më shumë se 60 mijë spektatorëve. Cana ka lu-ajtur me të dy ekipet, por karrierë më të gjatë e më të suksesshme, ku ka qenë dhe kapiten skuadre, e ka pasur tek Marseja, prandaj në “Velo-drom” ai mori duartrokitjet e ngrohta të publikut francez. Nga ana tjetër, Cana ka folur për objektivat e tij të së ardhmes, duke mos e fshehur dëshirën për të drejtuar një klub, qoftë dhe

si drejtor sportiv dhe për këtë mori shembull Igli Taren. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Lorik Cana, foli për emocionet e lamtumirës së futbollit në një ndeshje të veçantë, siç ishte ajo mes Marsejë dhe PSG, pasi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka luajtur për të dyja skuadrat e mëdha franceze. “Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimisht pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseja kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit”, u shpreh Cana. I tërhequr nga futbolli i luajtur, dëshira e Canës është të ketë një rol drejtuesi te ndonjë skuadër e rëndësishme, pse jo edhe të Marsejë. “Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po

Ndeshja e parë midis Skënder-beut dhe Partizanit të Beogradit u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në barazim pa gola, 0-0, duke bërë që të dy ekipet të merrnin nga një pikë. Në fakt, Skënderbeu synoi ta fitonte atë takim, por kundër-shtari u tregua i fortë në mbrojtje dhe ishte shumë lart në aspektin fizik dhe i qëndrueshëm deri në fund. Pra serbët u mbrojtën mirë dhe korçarët u kënaqën në fund me një pikë. Të enjten më 2 nëntor, midis Skënderbeu e Partizanit serb do të ketë një tjetër

përballje, por këtë herë në stadiumin e Beogradit, në të njëjtin stadium, ku ka luajtur edhe Kombëtarja tre vjet më parë, në duelin e famshëm të 14 tetorit 2014 ku u ndërpre takimi dhe pas shumë seancash gjyqësore Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë vendosi t’i japë Shqipërisë fitoren në tavolinë 3-0. Në prag të duelit të kthimit me Skënderbeun, Partizani i Beogradit ka vënë në lëvizje makiner-inë e tij të klubit, duke nxjerrë madje dhe lojtarët të shesin biletat, si një mënyrë që të ketë sa më shumë prani

të njerëzve në stadium. Kapiteni Sasha Iliç së bashku me disa lojtarë janë bërë pjesë e kësaj nisme, teksa sipas mediave serbe ata do të nënshkruajnë autografe dhe do të bëjnë fotografi me tifozët. Nesër nga ora 13:00 deri në 13:30 do të ndodhë takimi me tifozët, ndërkohë që çmimi i biletave shkon nga 9-17 euro. Gjithashtu do të shiten edhe bileta për ndeshjen ndaj Young Boys, dy ndeshje nga të cilët ekipi serb shpreson të marrë pikët e plota. Gjithsesi, këtë gjë duhet ta tregojë në fushë dhe jo me fushata biletash.

BEOGRAD/ Serbët nxjerrin lojtarët të shesin biletat e ndeshjes me Skënderbeun

Lenjani e Kukeli njihen me trajnerin

e ri në Zvicër

Kastrioti rimerr kreun e grupit A (Veriut)

të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportive i Lacios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese”, theksoi më tej Cana. Por, a do të ndjekë Bojkeni, djali i Lorik Canës, gjurmët e babait? Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesion-ist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, për-fundoi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Ka sinjale që Cana mund të bëhet drejtor sportiv i një klubi në Zvicër, por ai nuk e ka fshehur që mund të bëhet edhe tra-jner i ndonjë skuadre jashtë vendit.

Xhani De Biazi arriti suksese të rëndë-sishme në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke mundësuar edhe kualifikimin për herë të parë të kombëtares tonë në finalet e Kampionatit Europian “Francë-2016”. Në rrugëtimin e ekipit kuqezi De Biazi pati ndihmën e madhe të ndihmësit të tij Paolo Tramexani, i cili u shqua veçanërisht ne gjetjen dhe bindjen e lojtarëve me origjinë shqiptare të vishnin fanellën e skuadrës tonë përfaqësuese. Nga ana tjetër, Tramexani ka mbajtur për ca kohë detyrën e shefit të sektorit të ekipeve kombëtare në Federatën

Shqiptare të Futbollit, duke qenë një figurë e dashur për futbollin tonë përfaqësues. Ekspe-rienca e tij si trajner i parë në Zvicër dështoi, pasi më në fund vjen lajmi i shkarkimit të tij nga Sioni. Por, nga ana tjetër, edhe pse shkarkimi nga Sioni ishte një goditje përsa i takon karrierës, Paolo Tramexani mund të ngushëllohet me një dëmshpërblim të majmë për prishjen e njëanshme të kontratës. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, ish-zëvendës tra-jneri i Shqipërisë do të përfitojë afro 2 mil-ionë franga zvicerane, rreth 1,7 milionë euro nga klubi. Duke qenë se presidenti Kristian

Konstantin e dëshironte me çdo kusht në krye të stolit, ai nuk i kurseu shpenzimet për trajnerin 47-vjeçar. Sipas kontratës 2-vjeçare të firmosur gjatë verës së kaluar, Tramexani do të përfitonte rreth 1 milionë franga në sezon duke përfshirë edhe shpërblimet. Ai gjithashtu zgjodhi dy asistentët Konte e Recenti, si dhe analistin e videove, Jakobo Gornati. Tramexani u shkarkua vetëm pas katër muajve në detyrë. Kjo e detyron klubin që ti paguajë 8 rroga të këtij sezoni dhe 12 rroga të plota për edicionin e ardhshëm. Vendimi për të larguar trajnerin nga detyra pritet ti kushtojë Sionit rreth 2

milionë franga zvicerane, me kostot që do të rriten edhe nga largimi i bashkëpunëtorëve të Tramexanit. Kjo shifër e bën ish-drejtorin e përfaqësueseve të moshave në Shqipëri trajnerin më të kushtueshëm në historinë e Sionit dhe trajnerin e dytë që përfiton dëmsh-përblimin më të lartë në Zvicër, pas Kristian Gros që pas shkarkimit nga Bazeli në vitin 2009 duhej të përfitonte 4 milionë franga zvicerane, por në fund klubi kaloi në lloga-rinë e tij “vetëm” gjysmën e shifrës, sepse në harkun e pak muajve tekniku mori drejtimin e Shtutgart në Bundesligën gjermane.

Tramexani shkarkohet nga Sioni, por boshatis arkën e klubit zviceran

Artur Çobani, një nga drejtuesit më të lartë të Lushnjës, sqaro se dorëheqja e trajnerit Bano është pranuar dhe aktualisht po punohet për gjetjen e trajnerit të ri: “Po, Artan Bano ka paraqitur dorëheqjen me shkrim në bashki dhe ajo është pran-uar nga kryebashkiaku Fatos Tushe. Kam pasur një komunikim me të dhe më ka pohuar këtë vendim. Skuadra do të vazhdojë të stërvitet ndoshta këto dy-tre ditë nga dy ndihmëstra-jnerët. Mendoj se shumë shpejt do të kemi vendosur për trajnerin e ri të Lushnjës, pasi ende nuk kemi pista konkrete. Por nuk është vetëm trajneri përgjegjësi i kësaj situate. Janë edhe lojtarët dhe masa do të ketë. Qëllimi është që ta ndryshojmë situatën te Lushnja”, tha Çobani.

Lushnja në kërkim të trajnerit, konfirmohet dorëheqja e Banos

“I tërhequr nga fut-bolli i luajtur, dëshira e Canës është të ketë një rol drejtuesi te ndonjë skuadër e rëndësishme, pse jo edhe të Marsejë. “Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shem-bulli më i mirë për ne është Igli Tare, si dre-jtor sportive i Lacios...”

Page 22: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

22 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Samantha Jones “Sex And The City” më la pa fëmijë

1- Ish futbollist i Tiranës Arjan ... 2- Stacioni televiziv ... News. 3- Një ngjyrë. 4- Ish sopranoja ... Mula. 5- Poeti kosovar Podrimja. 6- Notë muzikore. 7- Një sisor i madh deti. 8- Lëndë e qullët për veshjen e pjesëve metalike. 9- Ka një të tillë fetar. 10- Piktori Zajmi, në inic. 11- Aktorja amerikane me origjinë greke ... Papas. 13- Këngëtari i “ba-nanes” Dashnor ... 14- Lopatat e lundërtarit. 16- Një shenjë e horosko-pit. 17- Dete që lag brigjet e Francës dhe Italisë. 18- Lumë i gjatë në Gjermani. 20- Kundërshtar, sfidant. 21- Qyl. 22- ... Velo, shkrimtar dhe piktor. 23- Kujdes i tepruar për dikë, kujdestari e rreptë që ndrydh lirinë e mendimit e veprimit. 24- Behari që na bën të qeshim. 25- Njeri i poshtër, imoral, ndërmjetës për punë të pista. 26- Njeri i pasur. 27- I thuhet maces nga anglezët. 34- Lumë në Rusinë Lindore që rrjedh nga malet Altai. 35- Patrioti ... Kuka. 36- Humoristja Kondi në inic. 37- Desika, i humorit italian në inic.

1- Lloj sporti. 4- Politikani Ndoka. 7- Një qytet pothuajse në jug të vendit. 12- Organizatë terroriste irlandeze me Shi Penin. 13- Ka edhe një lloj gjarpëri me të tillë. 14- Ish tenori Kovaçi. 15- Paolo ... ish futbollist italian. 17- Filmi artistik “... për violinë”. 18- Notë në pentagram. 19- Njël-loj si kapriço. 20- Bën pjesë në mjetet e grimit për femrat. 21- Kafshë shtëpiake. 22- Poeti partizan ... Metaj. 23- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçetik. 24- Agjensia e lajmeve egjiptiane. 25- Fitimi, përfiti-mi, leverdia. 26- Fuqi, vixhut. 27- Ndërtesa ku ushtron funksionet e veta një Institucion shtetëror. 28- Ka të tillë zyrtar dhe kriminal. 29- Diku atje tej. 30- Janë 114 kapitujt e Kuranit. 32- Federata sportive. 33- Lloj pije alkoolike e jashtme. 34- Kafshë deti tetëkëmbësh i thuhet edhe likur-ishte. 36- Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët. 37- Korba, i ngatërruar. 38- ... Boletini. 39- Bakërpunues. 40- ... Durhan, etnografe dhe publiciste angleze mike e Shqipërisë. 41- Një mineral me ngjyrë.

Samantha Jones u bë e famshme si “ngrënësja e hijshme e burrave”, në serialin ikonë të viteve ’90, “Sex And The City”, e më pas në dy prodhimet e suksesshme kinematografike. Por, Kim Cattrall duket se nuk e ka aq përzemër rolin me të cilin e iden-tifikojnë të gjithë, atë të tre mikeshave të zemrës në film, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, nuk i ka pasur kurrë shoqe në të vërtetë. E ftuar në programin “Life Stories” të Piers Morgan, aktorja 61-vjeçare rrëfeu se orët e gjata në punë për serialin televiziv e kishin penguar të lindte fëmijë. Cattrall tregon se kishte konsideruar t’i nënshtrohej metodës “in vitro” për të mbetur shtatzënë me burrin e saj të tretë, Mark Levinson, me të cilin u mar-tua në vitin 1998. “Isha në fillim të të 40-ave dhe sapo kisha nisur

xhirimet për ‘Sex And The City’. Mundësitë që të mbetesha shtatzënë me këtë lloj metode ishin reale. Por si mund ta bëja unë këtë, kur punoja 19 orë në ditë? E kuptova se producentët kërkonin përkushtim të madh”, tha Kim Cattrall. Por, ajo që me siguri do të befasojë të gjithë adhuruesit e serialit ikonë është deklarata e Cattrall për koleget, me të cilat ndau setin për gati një dekadë e gjysmë. Kimia që dukej se i bashkonte 4 shoqet e famshme të Nju Jorkut, në fakt nuk ka ekzistuar. Të paktën për 61-vjeçaren, që pohon se nuk ka pasur kurrë shoqëri me to, e se nuk i takon më që prej përfundimit të xhirimeve. “Kemi qenë gjithmonë vetëm kolege. E vetmja gjë që më bashkonte me to ishte “Sex And The City’”, deklaroi Kim Cattrall.

Loja Policia pasi kishte arrestuar disa

persona në një lojë me poker, fillon të pyes lojtarin e parë. Ky lojtar ishte me origjinë italiane dhe përgjigjet:

- Betohem për Madonën që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i dytë ishte kinez dhe përgjigjet:

- Betohem për Konfucin që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i tretë arab, thek-son:

- Betohem për Allahun se nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i katërt ishte një hebre:

- Zoti komisar, a mendoni se mund të luaj poker i vetëm?

Martesa me interes

Djali duke bashkëbiseduar me të atin:

- Baba, nuk dua të martohem me Anën, nuk e dashuroj!.

I ati:- Po, ajo është jo vetëm vajzë e

bukur, por edhe tepër e pasur!.Djali sërish kundërshton:- Po, por unë dashuroj Rakelën.Babai i cili dëshironte që djali i tij

të martohej me Anën, sepse ajo ishte tepër e pasur i thotë:

- Në rregull, le të pranojmë se Rakela mund të të bëjë njeriun më të lumtur në gjithë botën, por ti çfarë përfiton nga kjo gjë?

Hoteli pa klas Një udhëtari i duhet të qëndrojë në

një hotel për arsye pune. Gjen hotelin më ekonomik dhe pyet recepsionistin:

- Sa kushton një dhomë pa shër-bim, në klasin e parë?

Recepsionisti:- 35 dollarë zotëri.Sërish udhëtari:- Po një dhomë në klasin e dytë?Recepsionisti:- 30 dollarë.Udhëtari:- Po, në klasin e katërt?Recepsionisti:- Klasi i katërt është i fundit që

kemi, dhe kushton vetëm 20 dollarë.Udhëtari:- Më vjen keq për shqetësimin

zotëri, por hoteli juaj është tepër i ulët për shijet e mia.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 1

9 6 4 1 3 5

3 1 9 2

1 4 6

2 7 6 8 9

6 4 2

4 7 5 3

8 6 5 2 3 9

2 1

8 9 2 4 6

7 5 6 2

3 6 9 7

6 1

9 4 6

3 5

9 3 4 1

4 3 5 8

5 6 4 3 2

3

5 2 8

3 5 6

9 1

6 2 4 7

2 5

9 6 1

2 9 4

8

Page 23: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

GAZETA SOT E Martë 24 Tetor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Sot duhet të ndihmoni dikë për një çështje që ai ose ajo nuk ia dalin dot mbanë. Nëse tregoheni egoist do të bëni figurë të keqe.

23 shattor-22 tetor

Kërkoni këshilla vetëm tek miqtë dhe të afërmit tuaj. Udhëtoni nëse e keni të nevojshme për të rigjetur motivimin.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Përpiquni të mos i mer-rni gjërat shumë seriozisht. Shikoni perspektivën dhe interesin tuaj. Kushtojini më tepër kohë punëve tuaja.

Bëni një pushim që ju nevojitet për të parë nëse po punoni si duhet për të arritur qëllimet tuaja. Duhet ti përm-baheni planit që keni hartuar .

Sot duhet të mendoni ve-tëm si të argëtoheni. Është koha të bëni një xhiro dhe të hidhni sytë përreth. Diku me siguri fshihet personi i duhur për ju.

Dashi Demi

Mos merrni një vendim të nxituar se mund të jetë shkatërrimi yt. Vlerësoni mirë të gjitha opsionet e mundshme.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kini durim se jeni ju ai ajo që do të fitoni në fund. Pozicio-ni juaj nuk ka për të ndryshuar pavarësisht vështirësive që do të përballoni.

E meritoni të shijoni frytet e punës suaj. Përgatituni të kaloni një ditë të këndshme. Dashuria dhe romantizmi do të karakter-izojnë ditën e sotme.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Keni shumë mundësi për të arritur atë që dëshiro-ni. Mos bini dakord për një çështje nëse mendoni se nuk është mjaftueshëm për ju.

Dërgimi i parave nëpërmjet Facebook Messenger

Pavarësisht se ju nuk doni që t'u tregoni të tjerëve planet dhe idetë tuaja, do të jeni të detyruar t'a bëni një gjë të tillë me dikë.

Horizontal

Interesimi juaj kryesor duhet të jetë shëndeti, dashu-ria, dhe të bësh sa më shumë të jetë e mundur për t'u nd-jerë mirë.

Mos u tregoni mendjelehtë dhe të ndikoheni nga kom-plimentet dhe fjalët e bukura. Shqyrtoni mirë miqtë para se t'u jepni dashurinë tuaj.

PayPal ka njoftuar se ata kanë zgje-ruar bashkëpunimin e tyre me Facebook, duke shtuar shërbimin e tyre për pagesat P2P në aplikacionin e Messenger të gji-gantit social. Për të hyrë në veçorinë - si bisedat një-në-një dhe bisedat e grupit- klikoni lehtë mbi ikonën plus blu, pastaj zgjidhni butonin me ngjyrë të gjelbër Pagesat dhe pastaj zgjidhni PayPal për të dërguar paratë. Funksioni aktualisht është duke u hapur vetëm në SHBA dhe i kufizuar në iOS, me mbështetjen e Android që vjen së shpejti. Ndërkohë, PayPal gjithashtu prezantoi një shërbim për Messenger, duke ju lejuar të merrni mbështetje të pagesave dhe llogarisë dre-jtpërdrejt në aplikacionin e mesazheve.

Përgjigjet e fjalëkryqit

“Thrill-seekers” në Brazil kanë thyer rekordin botëror jozyrtar për numrin e pjesëmarrësve në një kërcim “bungee jump-ing”. 245 njerëz morën pjesë në këtë kërcim duke thyer rekordin e mëparshëm, që ishte 149. Fjala “bungee” në gjuhën angleze përdoret si një shprehje për gomën apo rripin plastik, një pëlhurë e mbuluar me një kabllo gome me grepa në skaje (litar bungy). Bungee Jumping sot njihet si një sport ekstrem tejet i famshëm, ndërsa është shpikur nga një ceremoni rituale e quajtur N’gol dhe që përdoret në xhunglat Vanuatu në bregdetin jugor të ishullit Pente-kost të Zelandës së Re. Është krijuar para disa qindra viteve e disa thonë edhe para mijëra, kur një grua e rrahur kishte ikur nga burri i saj Tamale. Ai e kishte gjetur gruan e tij duke u fshehur në një lis të gjatë.

Fjalëkryq i shifruar

Brazil, 245 njerëz hidhen së bashku nga një urë

1- Lule me erë të mirë me lule si hinkë me ngjyra. 6- Regjizori Musliu. 7- Bukuri, hijeshi, i ka ra një ... i bukur. 8- Partia Socialiste. 9- Hyrja në Irlandë. 10- Johan Sebastian ... kompozitor gjerman. 11- Tele shuma i fortë që nuk jepet, pa fund. 12- Bota bimore dhe shtazore. 16- Ish aktorja ... Cela. 17- Aktori amerikan, ... Moss. 18- Fjalë që tregon burimin e një lajmi. 19- Profil metalik. 20- Nënkupton ndërgjegjen. 22- Gazer-mat italiane. 23- Janë edhe ato të privatizimit. 24- Komuniteti Europian. 25- Një gjihtar i madh deti. 26- Shkrimtari amerikan Tomas ... 27- Kra-hinat, viset, trojet. 29- Ish aktori Prokop ... 30- ... Sharif, ish aktori lauruar egjiptian. 31- Goli në Sansiro. 32- Sheshi para shtëpisë. 33- Bën pjesë në mjetet e grimit tek femrat, i shquar. 35- “... Ulenshpigel” një roman i shkrimtarit gjerman Gerhart Hauptman, është edhe opera. 36- Fije e hollë pambuku. 37- Shkrimtari turk Nesin në inic. 38- Një shtet afrikan në kryeqytet Tripoli. 39- Përemër vetor. 40- Shenjë matematike për këndet. 41- “Mbreti” i Shekspirit. 42- Një frut tropikal. 43- Ndihmës mjeke në maternitet.

1- Një ekip futbolli rus. 2- Lumi ... Darja në Mesopotami të Irakut. 3- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë. 4- Banka Ndërkombëtare. 5- Ndryshe për konditën. 8- Një kryeqytet europiano-perëndi-mor. 10- Humoristi ... Mera. 11- Arkë e madhe ku mbante pajën nusja. 12- Anije e shpejtë me vela e shekullit 18-19. 13- Një ndër shfaqjet e para të balet-it shqiptar. 14- Një për anglezët. 15- Ndoci e këngës në inic. 16- Enë e madhe për ujë ose lëngje të tjera. 18- Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave. 20- Lëng si vaj i zi që del nga kullimi i naftës përdoret si lëndë djegëse. 21- Ngjyrosës flokësh. 23- Land në Gjermani, pa të fundit. 24- Lloj cigareje e jashtme. 25- Notë në pentagram që tregon se një notë muz-ikore duhet të ulet në gjysëm toni. 26- Shkollë e ulët në gjysëm toni. 26- Shkollë e ulët e fesë myslimane. 28- ... Hud tek filmi “Shigjeta e zezë”. 29- Politikani Shaban ... 31- Riris, ashtu siç është. 32- Kryeqyteti i Kanadasë. 33- Lojë matematike. 34- Kështu quhej më parë vendi ynë. 36- Këngëtarja me ngjyrë ... Terner. 38- Fshat turistik buzë liqenit Oher. 39- Kompani e telefonave celulare në Itali. 40- Ndajfolje sasie. 41- Notë në pentagram.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: parave në Shqipëri, grup 1 muaj para largimit, kërcënon Ramën me ...€¦ · rumun, kryeprokurori në të njëjtën linjë me Berishën Ja si Prokuroria e Krimeve të rënda

24 GAZETA SOTE Martë 24 Tetor 2017

2,6,7,8,9,10,11,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë si-pas FIFA. Qeveria

botërore e futbollit, në një mbrëmje gala të organizuar në “London Paladium”, ku dha çmimet për më të mirët e futbollit, si për meshkuj dhe për femra. Portugezi i Realit të Madridit mposhti rivalite-tin për çmimin e “FIFA Best Player” yllin argjentinas të Barcelonës Kristiano Ron-aldo si dhe yllin aktual të Paris Saint Germain, bra-zilianin Nejmar. Ishte një fitore e madhe e Ronaldos, e merituar, pasi ai fitoi UEFA Champions League me Re-alin e Madridit, shënoi dy gola në finalen e madhe, fitoi Superkupën e Spanjës si dhe Superkupën e Europës.

Bufon portieri më i mirëPortieri i Juventusit dhe

kombëtares italiane, Xhix-hi Bufon, fitoi çmimin e portierit më të mirë të FIFA për sezonin 2016-2017, duke merituar trofeun. Çmimin në fjalë Bufon e fitoi kundër rivalëve të tij të Realit të Ma-

TEKNIKU/ Konte s’pranon të japë dorëheqjen, Çelsi

ka gati “zarfin” e shkarkimit

TEKNIKU Fabio Kapelo e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të Milanit në Serie A. “Italia mbetet gjith-monë në zemrën time, por kam pasur fatin të punoj në Spanjë, Angli, Rusi dhe tashmë në Kinë. Besoj se të gjitha këto eksperienca më kanë pasuruar. Në fakt, kjo te Jiangsu Suning është eksperienca ime e fundit. Doja të rik-thehesha edhe njëherë të drejtoja një ekip, kam ende një vit kontratë, më pas do të marr pushimet”, shprehet një nga trajnerët më suksesshëm italianë. I

marrë në intervistë nga “Radio Anch’io Sport”, “Don Fabio”, siç e thërrasin të gjithë, duket se nuk i beson projektit të rikonstruksionit të kuqezinjve, por një-kohësisht shpëton edhe trajnerin aktual të Milanit, Vincenzo Montela, në rrezik serioz shkarkimi. “Në fakt kur kemi të bëjmë me revolucione, siç ndodhi te Mi-lani që bleu shumë futbollistë, duhet që trajnerit t’i jepet kohë. Ndoshta gabimi është diku tjetër, pasi mendoj se skuad-ra duhej forcuar aty ku kishte pikat e dobëta. Në vend që të bliheshin shumë

lojtarë, ndoshta mund të merrje vetëm 3 shumë të rëndësishëm për repartet me probleme, e mund t’ia dilje mbanë më thjesht”, shprehet Kapelo. Ai ka vetëm fjalë të mira për Napolin e Interin, që duket se po i japin tonin kampionatit italian këtë sezon. “Kam parë një fut-boll shumë të bukur, siç nuk ishte parë prej kohësh në Itali, sidomos te sfida e drejtpërdrejtë mes Napolit dhe Interit. Arbitri ndërhyri shumë rrallë, sepse topi qarkullonte me shpejtësi të madhe. Ia vlente ta shihje”, shtoi Kapelo.

ATLETI SULMUESI TRAJNERI

Bolt: Do të luaj futboll me kombëtaren e Xhamajkës

Junajtid kontratë 5-vjeçare për Hoze Murinjon

Usain Bolt thotë se është serioz për nisjen e një kar-riere të futbollit, tash pasi është pensionuar nga atle-tika dhe beson se mund të jetë mjaftueshëm i mirë të luajë edhe për përfaqësuesen e Xhamajkës në futboll. “Bolt, 31-vjeçar, fituesi i tetë medal-jeve të arta olimpike dhe re-kordmen i botës në 100 dhe 200 metra sprint, aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor”, shkruan Reuters. Ai pranon se mund të ketë skepticizëm për karrierën e tij të re, por thotë se gjithmonë ka qenë ëndrra e tij fëmijërore

Sulmuesi Serxhio Aguerro i dha fund një muaji stresues, duke shënuar në fitoren 3:0 ndaj Bërnlit dhe duke i sigu-ruar vetes një vend në libra të rekordeve të Mançester Sitit. Sulmuesi argjentinas dëshmoi po ashtu se talenti brazilian Gabriel Jesus ka ende shumë rrugë për të bërë për ta larguar nga pozita e lojtarit kyç te Siti. Jezus ka qenë në formë shpërthyese këtë stinor, duke shkëlqyer në veçanti gjatë javëve të fundit derisa Aguerro mungoi pasi kishte thyer brin-jën në një aksident me veturë në Amsterdam. Tre gola dhe

Në Premier League an-gleze po vazhdon të dominojë Mançester Siti që mban krye-simin me 25 pikë, ndjekur nga Junajtid me 20 pikë. Duhet thënë se gara është e hapur, sepse ka shumë ndeshje për-para, por disa sinjale të ard-hura nga Franca për trajnerin Hoze Murinjo kanë bërë që Mançester Junajtid të nxitojë për t’i bërë gati një super kon-tratë 5-vjeçare trajnerit por-tugez. Raportohet se interesimi i Paris Saint Germain për Hoze Murinjon e ka shtyrë klubin anglez që t’i ofrojë kontratë të re Murinjos. Mediat angleze

që të luajë futboll profesionist. “Është një synim personal. Nuk shqetësohem se çfarë mendo-jnë vërtet njerëzit për këtë. Nuk do ta gënjej veten”, tha Bolt.

një asistim gjatë asaj kohe, ishte bilanci që ofroi dëshmi se 20-vjeçari brazilian është në gjendje të udhëheqë sulmin për skuadrën e Pep Guardiolës.

raportojnë se “Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë kontratë 5-vjeçare Murinjos me një pagë prej 73 milionë euro në total, që i takon afro 15 mln euro në një sezon.

Portugezi fiton për të dytin vit radhazi çmimin lojtarit më të mirë të sezonit, ndërsa trajneri i tij Zidane fitoi trofeun e teknikut më të mirë. Bufon portieri më i mirë

dridit, Keljor Navas, si dhe ndaj atij të Bajernit të Myni-hut, Manuel Nojer. “Ky është një nder i madh për ta marrë këtë çmim në moshën time! Dua të falënderoj klubin tim, trajnerin tim dhe shokët e ekipit tim, sepse ndihmojnë në këtë sukses. Dua të them faleminderit për të gjithë njerëzit që votuan që unë të përfundoja me një fitore fantastike”, theksoi Bufon.Trajneri më i mirë, Zidane ia merr Kontes e Alegrit

Trajneri i Realit të Ma-

dridit, Zinedin Zidane, është fituesi i çmimit të teknikut më të mirë të vitit dhënë nga FIFA. Zidane ishte përballë dy teknikëve italianë, Anto-nio Konets që kishte fituar titullin në Angli me Çelsin, si dhe Masimiliano Alegri, kampion me Juventusin në serie A dhe finalist në Cham-pions, të cilin Zidane e mun-di në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. “Dua të falënderoj lojtarët e mi që më mundësuan të marrë një çmim të tillë. Ndihem i lum-

Kristiano Ronaldo “FIFA Best Player”, dominon ndaj Mesit dhe Nejmarit

Kapelo përjashton kthimin tek Milani, eksperienca kineze e fundit për të

Aguerro rekord për Sitin, por e ardhmja është Jezus

tur dhe i privilegjuar për këtë arritje”, tha Zidane.

Çmimi “Pushkash” për golin më të bukur,

i shkon ZhirudOliver Zhirud fitoi çmimin

“Pushkash” për golin më të bukur të shënuar gjatë këtij sezoni. Gol të cilin ia shënoi Kristal Palaces. Në garë ishin disa futbollistë, por francezi i Arsenalit triumfoi me votat e publikut, duke fituar këtë çmim të rëndësishëm falë golit të bukur të shënuar në “Emir-ates” përballë Kristal Palace. Ndërkohë, çmimin e tifozerisë speciale e fitoi tifozeria e Sëllti-kut, e shquar për mbështetjen e madhe ndaj skuadrës së tyre, ata fituan duelin për këtë çmimin me tifozët e Borusias së Dortmundit. Trajnerja më e mirë femër për sezonin që lamë pas u shpall Sarina Viegman. Çmimin e lo-jtarit “fair-play” e mori Francis Kone. Sa i takon formacionit më të mirë FIFA, lojtarët janë: Bufon, Bonuçi, Alvesh, Ramos, Marcelo, Kros, Iniesta, Modriç, Nejmar, Mesi, Ronaldo. Pra 5 madrilenë, 3 të Barçës dhe 3 të Juves. Sa i takjon futbollistes më të mirë femër për vitin 2017, ajo është Lieke Martens e për-faqësueses së Holandës.

Premier League vijon të dhurojë emocione dhe spek-takël, por Çelsi, edhe pse u kthye tek fitorja, ka probleme me pankinën. Fitorja e fundit në kampionat 4-2 ndaj Uatfordit nuk ka mjaftuar për të shpëtuar reputacionin e Antonio Kontes në krye të Çelsit. Kritikat nuk po ndalen, madje sipas tabloidit britanik, “Sun”, trajneri italian po pret thjesht shkarkimin. Marrëdhënia e Kontes me dre-jtuesit e Çelsit është thyer” plotë-sisht, por ai është i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen. Pra, ai do të largohet vetëm në rast së shkarkohet. Kjo është e thjeshtë për ta kuptuar. Nëse jep dorëheqjen, nuk do të përfitojë asgjë nga kontrata e majme që

ka nënshkruar me Çelsin, në të kundërt, pra nëse e largojnë me një vendim të njëanshëm, do të paguhet një më një për aq kohë se nuk do të punësohet diku tjetër. Trajneri, që e shpalli kam-pione skuadrën londineze në sezonin e tij të parë në Premier League, jo gjithmonë ka patur një raport të qetë me klubin. Diçka u “thye” për çështjen e Diego Kostës dhe, me sa duket, marrëdhënia nuk mund të jetë si më parë. Në Angli janë të shumtë ata që duan largimin e Kontes me moton: “secili në punën e tij”. Ndoshta është një paralajmërim për kthimin e tij në Serinë A, pse jo edhe te Mi-lani, që po kërkon një pasues te denjë për Montelën.