4
NEWSLEER Nr.2, Nëntor 2011 Zhvillimi i një sektori privat dinamik, i përqëndruar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të) dhe krijimi i një kulture të sipërmarrjes është në rendin e ditës për Qeverinë Shqiptare. Kjo ndodh kryesisht sepse SME-të janë të njohura si krijuese vendesh pune, të ardhurash dhe se kontribuojnë në zhvillimin ekono- mik, rritjen, novacionin dhe konkurrencën. Krijimi i vendeve të punës dhe i të ardhurave janë veçanërisht të rëndësishme për sa u përket zonave të varfra rurale dhe grupeve shoqërorë në situata të vështira. Në këtë kuptim, krijimi dhe zbatimi i politikave të efektshme në mbështetje të SME-ve është një mjet i rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit, duke luftuar kështu varfërinë dhe duke fuqizuar komunitetet e varfra dhe me probleme. Zhvillimi i SME-ve konsiderohet një ndër objektivat e rëndësishme që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Referuar strukturës së SME-ve aktive për vitin 2010, mikrondërmarrjet përbëjnë 95.7% të numrit total të ndërmarrjeve aktive, ndërmarrjet e vogla 3.5%, ndërmarrjet e mesme 0.7%, dhe ndërmarrjet e mëdha zënë vetëm 0.1%. Programi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri synon të përmirësojë aksesin në Kreditin Bankar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojë rritjen e investimeve produktive. Kjo nismë është produkt i marrëveshjes së përbashkët italo-shqiptare për bashkëpunim e zhvillim, e nënshkruar në vitin 2005, e cila përfshin tre kompo- nentë: 1. 25 milion Euro kredi të buta për linja kredie në favor të SME-ve; 2. 2,5 milion Euro kredi e butë për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështet SME-të shqiptare për të marrë kredi; 3. 1,7 milion Euro grant për asistencën teknike, i cili synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e SME-ve në tregun financiar të vendit. Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri Përmirësimi i vazhdueshem i mjedisit në të cilin punon Sektori Privat në Shqipëri dhe mbështetje në mënyrë aktive për forcimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT NË SHQIPËRI Linjë Kredie 25 Mil. Euro Fond Garancie 2,5 Mil. Euro Asistencë Teknike 1,7 Mil. Euro

NEWSLE˜ER Nr.2, Nëntor 2011 - prodaps.al · kuptim, krijimi dhe zbatimi i politikave të efektshme në mbështetje të SME-ve është një mjet i rëndësishëm në arritjen e Objektivave

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

NEWSLE�ER Nr.2, Nëntor 2011

Zhvillimi i një sektori privat dinamik, i përqëndruar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të) dhe krijimi i një kulture të sipërmarrjes është në rendin e ditës për Qeverinë Shqiptare. Kjo ndodh kryesisht sepse SME-të janë të njohura si krijuese vendesh pune, të ardhurash dhe se kontribuojnë në zhvillimin ekono-mik, rritjen, novacionin dhe konkurrencën. Krijimi i vendeve të punës dhe i të ardhurave janë veçanërisht të rëndësishme për sa u përket zonave të varfra rurale dhe grupeve shoqërorë në situata të vështira. Në këtë kuptim, krijimi dhe zbatimi i politikave të efektshme në mbështetje të SME-ve është një mjet i rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit, duke luftuar kështu varfërinë dhe duke fuqizuar komunitetet e varfra dhe me probleme.

Zhvillimi i SME-ve konsiderohet një ndër objektivat e rëndësishme që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Referuar strukturës së SME-ve aktive për vitin 2010, mikrondërmarrjet përbëjnë 95.7% të numrit total të ndërmarrjeve aktive, ndërmarrjet e vogla 3.5%, ndërmarrjet e mesme 0.7%, dhe ndërmarrjet e mëdha zënë vetëm 0.1%.

Programi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri synon të përmirësojë aksesin në Kreditin Bankar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojë rritjen e investimeve produktive.

Kjo nismë është produkt i marrëveshjes së përbashkët italo-shqiptare për bashkëpunim e zhvillim, e nënshkruar në vitin 2005, e cila përfshin tre kompo-nentë:

1. 25 milion Euro kredi të buta për linja kredie në favor të SME-ve;

2. 2,5 milion Euro kredi e butë për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështet SME-të shqiptare për të marrë kredi;

3. 1,7 milion Euro grant për asistencën teknike, i cili synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e SME-ve në tregun financiar të vendit.

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimine Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

në Shqipëri

Përmirësimi i vazhdueshem i mjedisit në të cilin punon Sektori Privat në Shqipëri dhe mbështetje në mënyrë aktive për forcimin e Ndërmarrjeve të

Vogla dhe të Mesme

ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT NË SHQIPËRI

Linjë Kredie

25 Mil. Euro

Fond Garancie

2,5 Mil. Euro

Asistencë Teknike

1,7 Mil. Euro

Në kuadrin e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, Shqipëria ka realizuar reforma të rëndësishme struk-turale, që kanë favorizuar rimëkëmbjen ekonomike dhe konsoliduar procesin e demokratizimit.

Procesi i privatizimit ka prekur shumë prej sektorëve të ekonomisë. Në këtë kuadër, risia relative e sistemit kreditues privat dhe e sistemit të ndërmarrjeve të vendit kanë çuar në individualizimin e një programi, më shumë me synimin e ndërhyrjes në mekanizmat ndërveprues ndërmjet subjekteve të ndryshme që veprojnë në këtë fushë, sesa të përgatitjes së një mekanizmi klasik investimi të pastër për importimin e mallrave nga Italia.

Veçanërisht, mundësia e SME-ve për të pasur kredi afatmesme/afatgjata pengohet nga eksperienca e pakët e bankave private tregtare në manaxhimin dhe vlerësimin e formave të tilla të kredive. Rrjeti i dobët i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy sektorëve përjashton sipërmarrësit e vegjël nga rrethi i kredive.

Pasojë e mëtejshme e këtij skepticizmi është edhe niveli i lartë i garancive që kërkohet nga bankat për mbulimin e riskut. Mungesa e këtyre garancive përbën arsyen e përjashtimit të SME-ve nga mundësitë e realizimit të strategjive të zhvillimit me anë të investi-meve të nevojshme.

Me këtë qëllim, kjo strategji e përpunuar synon të arrijë:

Objektivat e mëposhtëm:

Qëllimi i përgjithshëm i Programit është të kontribuojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike të saj me Bashkimin Europian.

Qëllimi i veçantë i këtij Programi është të mbështesë SME-të me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillimin e tyre, duke iu referuar kryesisht sektorit të kreditimit.

Linja e Kredisë në favor të SME-ve

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri është tani në vitin e tretë të zbatimit të tij.

Aktualisht suksesi i programit është pasqyruar si nëpërmjet numrit të projekteve të financuara, ashtu edhe në shumën totale të financimit.

Deri në 30 Nëntor 2011 janë financuar 60 projekte për një shumë totale të disbursuar prej 13.55 milion Euro. Disbursimet e shumave janë bërë në dy transhe përkatësisht:

Projekte të financuara

Transhi i parë:Jan. 2009 – Maj. 2010

41

Shuma e financuar 4.900.000 Euro

Transhi i dytë:Qer. 2010– Nën. 2011

19

8.700.000 Euro

Sektorët e financuar i përkasin kryesisht sektorëve prioritarë të industrisë në lidhje me programin: agropërpunim, prodhim materiale ndërtimi, përpunim druri, këpucë, etj.

Rreth 88 % e financimeve janë përdorur për blerjen e makinerive dhe pajisjeve me origjinë Italiane.

Sektorët e Aktivitetit të SME-ve (përqindja mbi shumën totale të disbursuar)

Kategorizimi sipas sektorëve

2.4%4.9%

17.1%

12.2%

39.0%

24.4%

ndërtim

prodhim këpucësh

transport

prodhime/përpunime ushqimore

prodhim/përpunim druri

tjetër

14%33%

53%

Kategorizimi sipas sektorëve

0

5

10

15

20

25

21

14

10

6 1 6

ndërtim

prodhim këpucësh

transport

prodhime/përpunime ushqimore

prodhim/përpunim druri

tjetër

Shpërndarja Gjeografike e Sektorëve

Tiranë 37.9%

Durrës 8.6%

Lushnjë 12.1 %

Shkodër 8.6 %

Krujë 6.9 %

Kavajë 6.9 %

Fier 5.2 %

Berat 3.4 %

Vlorë 3.4 %

Elbasan 1.7 %

Korçë 1.7 %

Lezhë 1.7 %

Laç 1.7 %

Rreth 47% e projekteve të miratuara janë në zonën Tiranë / Durrës.Rreth 53% e projekteve të miratuara janë jashtë zonës Tiranë / Durrës.

Banka Vogla Mesme<10 10-49 50-250

(BKT) 10 16 2

Raffeisen 2 4 1

(ICB) 6 4 1

Veneto 1 2 2

Credins 1 3 1

Tirana - 2 -

NBG - - -

TOTAL 20 31 7

Mikro

Micro Small Medium

(përqindja mbi numrin total të kredive të aprovuara)

Projektet e financuara nga Bankat Partnere sipas kategorive të ndërmarrjeve

Bankat Kredi Vlera Totale

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) 28 5,819,422.00

Banka Raiffeisen 7 2,330,000.00

Banka Ndërkombëtare Tregtare (ICB)

11 1,723,000.00

5 1,580,000.00

Banka Credins 5 1,403,533.00

Tirana Bank 2 486,000.00

Banka Kombëtare Greke (NBG) 0 0

Banka Veneto

Banka

BKT

Raiffeisen

ICB

Credins

Tirana

NBG

Veneto

Euro 15,000 -Euro 50,000

Euro 51,000 -Euro 200,000

Euro 201,000 -Euro 400,000

Euro 401,000 -Euro 500,000

TOTALI

1

-

-

-

1

-

-

2

19

3

9

3

1

1

-

36

5

-

-

1

3

1

-

10

3

4

2

2

1

-

-

12

Kreditë e dhëna nga Bankat sipas Vlerave

Projektet e financuara nga Bankat Partnere sipas kategorive të ndërmarrjeve

Kreditë e dhëna sipas Bankave

Numri i projekteve të financuar sipas sektorëve

Fondi i Garancisë në favor të SME-ve

Fondi Shqiptar i Garancisë (FSHG) prej 2,5 milion Euro do të përdoret për të mbështetur SME-të, për të ndihmuar në uljen e nivelit të garancive të kërkuara nga Bankat për dhënien e kredive. Kufizimet në gjetjen e kredive i pengojnë SME-të që të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik e social, duke penguar kështu rritjen ekonomike.

Krijimi i Fondit të Garancisë lejon zgjerimin e ndërmar-rjeve të vogla dhe të mesme që mund të përfitojnë kredi dhe të realizojnë investimet e tyre, duke përfshirë edhe ato që deri më sot nuk e kishin përfituar një mundësi të tillë.“Është i rëndësishëm identifikimi në skemën e parashikuar nga Fondi i Garancisë për disa sektorë prioritarë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pjesëmarrëse, të cilat mund të përfitojnë një mbulim të garancisë maksimale deri në 60 për qind të kredisë së kërkuar. Kritere të tilla prioriteti i referohen projekteve agro-industriale, iniciativave me impakt të ulët në mjedis, prodhime që përdorin burime të rinovueshme, ose investime të lokalizuara në zona të vendit më pak të favorizuara apo të ndikojnë në rritjen e punësimit, e cila në veçanti mundëson bizneset filles-tare, start up në shumat nga 15,000 – 50,000 Euro, me normë interesi në Euro prej 5,5% (më të ulët se normat e tregut). Ndërhyrje të tilla janë dëshmi për mundësitë që ofron Fondi i Garancisë në zhvillimin e ndërmarrjeve shqiptare dhe në njohjen e potencialit të vendit.

• Në Mars 2011 përfundoi studimi “Micro–Financial Soundness Indicators and their impact to SMEs development in Albania”, i cili u përgatit nga PBM sh.p.k.

• Në Mars 2011 përfundoi studimi “Agribusiness Sector in Albania”, i cili u përgatit nga DSA (Development Solutions Associates).

• Në Mars 2011 përfundoi studimi “Building an Information System on SMEs in Albania”, i cili u përgatit nga ARZh (Agjensia Rajonale e Zhvillimit).

Studime në kuadrin e Programit:

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë SME-të për të përfituar nga Fondi Shqiptar i Garancisë?

Minimumii Kredisë

A 50,000 500,000 200,000

B 50,000 150,000 90,000

C 150,000 500,000 200,000

D 15,000 50,000 30,000

KapitaliQarkullues

10% ekredisë

10% ekredisë

-

Lloji i Kredisë Maksimumii Kredisë

Maksimumii Kredisë që

do të garantohet

Përiqndja ekredisë sëgarantuar

Deri në 50%

Deri në 60%

Deri në 60%

Deri në 60%

Deri në 60%

Vetëm SME-të që plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura për të përfituar nga Linja e Kredisë, mund të përfitojnë edhe nga Fondi Shqiptar i Garancisë. Sektorët të cilët nuk financohen nga Linja e Kredisë nuk mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë.

Për pyetje të tjera si dhe për informacione në lidhje me Bankat Tregtare Private që bashkëpunojnë me programin, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni:

Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) është zyra e mbështetjes teknike e përbërë nga personel lokal dhe Italian që mbështet METE-n në administrimin e Asistencës Teknike dhe ndjek aktivitetet e lidhura me promovimin e programit.

Kontaktet:

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe EnergjitikësNjësia e Menaxhimit të Programit (PMU)

Adresa: Blvd. “Zhan D’Ark”, Godina METE Nr.2, Kati 5,Tirana, Albania

Tel: +355 4 2366811 / +355 4 2366449Email: [email protected]

Fax: +355 4 2366449Wbsite: www.prodaps.al

Sa është shuma maksimale dhe minimale e kredisë që mund të mbulohet nga Fondi i Garancisë?

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar me shtatë bankat tregtare më të rëndë-sishme në Shqipëri marrëveshjen për pjesëmarrjen në Fondin e Garancisë dhe brenda muajit Dhjetor 2011 do të miratohen projektet e para për mbulim me Fond Garancie.