21
NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN VEPRIMI 2015-2016

NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN VEPRIMI 2015-2016

Page 2: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË”

Nisma “ Për Eleminimin e Dhunës në Institucionin Arsimor”

Nisma “Për Dhunë 0 në Institucionin Arsimor”

PLAN VEPRIMI 2015-2016

HYRJE

Në përmbushje të politikave të saj arsimore për përmirësimin e cilësisë së punës dhe jetës në shkollë dhe sigurimin e mirëqenies

fizike, sociale dhe emocionale për çdo nxënës, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka ndërmarrë nismën “Stop dhunës në shkollë”.

Kjo nismë duhet konsideruar si një aksion kombëtar i koordinuar që nxit angazhimin e shkollës, familjeve, komunitetit, institucioneve

shtetërore dhe organizatave civile për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në shkollë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,

zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Dhuna në shkollë është një shqetësim i përgjithshëm i shoqërisë që ndikon më së pari nxënësit, të rinjtë, arritjet e tyre akademike dhe

cilësinë e jetës në shkollë. Edukimi për parandalimin e dhunës dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve i ndihmon nxënësit, mësuesit,

prindërit dhe komunitetin më të gjerë të përcjellin frymën e dialogut, tolerancës, mirëkuptimit e solidaritetit.

Parandalimi dhe lufta ndaj dhunës në shkollë kërkon ndërhyrje periodike dhe sistematike dhe një qasje të përbashkët e strukturuar të

organizmave e institucioneve që lidhen dhe mund të kontribuojnë në përmirësimin e jetës në shkollë dhe jashtë saj. Shkollat vetëm

2

Page 3: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

nuk mund t’i përgjigjen manifestimeve të ndryshme të dhunës në shkollë e komunitet. Ato duhet të ndërtojnë e forcojnë

bashkëpunimin me familjet, partnerët e ndryshëm dhe komunitetin.

Plani i veprimit është ndërtuar duke marrë në konsideratë iniciativat e ndërmarra deri më tani dhe përvojat që shkollat tashmë kanë

krijuar në menaxhimin e rasteve të dhunës.

KUADRI LIGJOR DHE MEKANIZMAT INSTITUCIONALË PËR PARANDALIMIN DHE REDUKTIMIN E DHUNËS NË SHKOLLË

Legjislacioni shqiptar për arsimin parauniversitar dhe dokumente të tjerë strategjikë mbështesin dhe sigurojnë bazën ligjore për

parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe të rinjve, në shkollë dhe jashtë saj.

Ligji Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i amenduar Ligj Nr. 56/2015, garanton dhe

mbron të drejtat dhe liritë e fëmijëve dhe njeriut në përgjithësi, si dhe siguron mbrojtje në rastet e përdorimit të dhunës dhe

keqtrajtimeve. Në Nenin 6 të këtij ligji, pika 2 dhe 3 shprehimisht thuhet: “…në sistemin arsimor parauniversitar respektohen,

mbrohen dhe promovohen të drejtat e liritë e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti. Në sistemin arsimor

parauniversitar, nxënësve dhe punonjësve u ofrohet mbrojtje nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t’u shkaktojë

diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral”.

Akte të tjera nënligjore si Dispozitat Normative për Arsimin parauniversitar mbështesin respektimin dhe mbrotjen e të drejtave të

fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sigurojnë ngritjen dhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e

rasteve të dhunës në shkollë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe bashkëpunimin me institucione dhe organizma të tjerë jashtë

shkollës.

3

Page 4: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Në nenin 40 të këtij dokumenti cilësohet “……punonjësi arsimor e ka të ndaluar: a) të ushtrojë dhunë fizike ose psikologjike ndaj

nxënësve ose kolegëve;….”.

Shërbimi psiko-social në shkollë planifikon e realizon shërbime të përshtatshme që ndihmojnë në zhvillimin arsimor, social dhe

personal të nxënësit. Në nenin 44 të Dispozitave Normative mbi “Funksionet e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore” dhe

nenin 46 mbi “Detyrat kryesore të psikologut/punonjësit social në institucionin arsimor” përcaktohen qartë rolet që përmbush ky

shërbim “……Shërbimi psiko-social .... në bashkëpunim me mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe prindërit, planifikon e

realizon shërbime të përshtatshme që ndihmojnë në zhvillimin arsimor, social dhe personal të nxënësit”; “....Psikologu/punonjësi

social …a) në bashkëpunim me mësuesit dhe prindërit, identifikon e vlerëson, sa më herët, nxënësit me probleme të sjelljes ose me

vështirësi në të nxënë, dhe harton e zbaton për këta nxënës plane individuale parandaluese ose rehabilituese; b) Ndihmon punonjësit

arsimorë, prindërit dhe nxënësit në parandalimin ose eliminimin e abuzimeve të punonjësve arsimorë ndaj nxënësve, të nxënësve ndaj

nxënësve dhe abuzimeve të vetë nxënësve nga duhani, alkooli, droga etj; c) Informon, nëpërmjet bisedave leksioneve, punonjësit e

institucioneve arsimore për zhvillimet moshore tipike të nxënësve dhe problemet tipike që nxënësit hasin gjatë të mësuarit dhe të

nxënit; ……..ë) Raporton me shkrim te drejtuesi i njësisë së shërbimit psiko-social çdo fakt për abuzim të nxënësve nga punonjës

arsimor dhe prindër të nxënësit.

Nene të tjera të këtij akti nënligjor parashikojnë dhe garantojnë trajtimin e rasteve të dhunës dhe konflikteve në shkollë. Komisioni i

Etikës dhe sjelljes dhe Komisioni i Disiplinës janë dy ndër organizmat në shkollë të cilët ndihmojnë për përmirësimin e etikës dhe

sjelljes në institucionin arsimor, në shqyrtimin e ankesave të nxënësve, të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të

normave të etikës dhe të sjelljes.

4

Page 5: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Udhëzimi Katër-Ministror, datë 25.2.2015, “Për mënyrën, format dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”

përcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune, apo subjekt dhune, si

dhe përgjegjësinë e shkollave në rehabilitimin e fëmijëve që kanë qenë subjekt i dhunës.

Plani i veprimit “Stop dhunës në shkollë” 2015-2016 synon:

Të mbështesë dhe orientojë shkollat, organizmat e saj përfaqësues, aktorët e jetës në shkollë në planifikimin dhe realizmin e

veprimtarive të struktura për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës dhe përmirësimin e klimës në shkollë.

Të zhvillojë dhe fuqizojë lidhjen ndërmjet shkollave, familjeve, organizatave komunitare, agjencive shtetërore dhe

organizatave të tjera për ndërhyrje strategjike të integruara që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe

komunitetin.

FUSHAT E VEPRIMTARIVE:

I. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe mekanizmave për parandalimin, mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve në

Institucionin Arsimor.

- Ndryshime në ligjin 69/2012 “ Mbi arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” në të cilin kërkojmë Miratimin e

një Rregullore për Parandalimin dhe Eleminimin e Dhunës në Shkolla, e cila përfshin masat që do të zbatohen në

trajtimin e rasteve të dhunës të evidentuara;

- Ndryshmi I nenit 33 “Komisioni I Etikës dhe Sjelljes në Institucionin Arsimor” të ndryshohet në “ Komisioni për

Parandalimin e Dhunës dhe Zbatimin e Rregullores në Institucionin Arsimor” , I cili ka për qëllim të verifikojë,

shqyrtojë dhe marrë masa për çdo rast të ushtrimit të dhunës në institucion arsimor, duke e përfshirë ngritjen e këtij

Komisioni dhe në Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar

5

Page 6: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

II. Ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve (mësues, nxënës, drejtues, përfaqësues të bordeve, specialistët e institucioneve arsimore)

për parandalimin e të gjithë formave të dhunës në shkollë ((abuzim, shfrytëzim, neglizhimi) dhe eliminimin e formave të saj.

III. Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në bashkëpunim të ngushtë me psikologun e shkollës dhe Njësinë e Mbrojtjes se

Fëmijëve.

IV. Trajnimi i personelit mësimor dhe personelit te shërbimeve mbështetëse (sanitare, roje.....)

V. Krijimi dhe fuqizimi i strukturave monitoruese në nivel qendror dhe DAR/ZA për sigurinë në shkolla

STRATEGJITË E NDËRHYRJES:

Fusha: Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në shkollës e jashtë saj

Bashkëpunimi institucional me organizatat e shoqërisë civile në trajnimin e personelit mësimor.

Hartimi i një studimi kombëtar mbi eliminimin e dhunës në Institucionin Arsimor. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve e ka në

planin e punës për vitin 2016 hartimin e një studimi dhe është e gatshme te bashkëpunojë me MAS në këtë drejtim.

Hartimi i një plani Kombëtar afatgjatë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në Institucionin Arsimor.

Përgatitja e planeve të veprimit nga çdo institucion arsimor në bashkëpunim me organizmat e shkollës, prindër, përfaqësues të

komunitetit etj. Planet e veprimit te mbështeten në Fushat e Standardeve të Shkollës si Qendër Komunitare.

Organizimi dhe realizimi i veprimtarive jashtëshkollore me nxënës, mësues, prindër etj. në ditë caktuara, si: 10 Shkurti - Dita e

internetit të sigurt, për mbrojtjen e fëmijëve nga ajo që quhet dhunë virtuale (online bullying, online abuse, online sexual abuse,

etc.); 12 Qershori - Dita kundër punës së fëmijëve; 2 Tetori - Dita kundër dhunës; 18 Tetor- Dita Evropiane kundër Trafikimit; 19

Nëntori - Dita kundër dhunës ndaj fëmijëve; 20 Nëntori - Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve; 30 korriku dita

ndërkombëtare kundër trafikimit; etj. Krijimi i evidencave dhe raportimeve periodike për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të

dhunës.

6

Page 7: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Përgatitja e rregulloreve të shkollës me kontributin e strukturave vendimmarrëse në shkolle si Qeveri Nxënësish, shërbimi psiko-

social dhe bordi shkollës dhe kodeve të sjelljes në shkollë me fokus parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes duhet të raportojë rregullisht për numrin e rasteve të cilat kanë shqyrtuar dhe si janë zgjidhur apo

çfarë masash janë marrë, DAR/ZA duhet të monitorojë dhe të ketë të dhëna apo raporte të rregullta që shkolla prodhon mbi këto

raste dhe për zbatueshmërinë e rregullores së shkollës.

Takime me përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë e Brendshme, Ministria e shëndetësisë dhe

institucioneve të tjera për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna në shkollë ( Koment nga CRC, ALO 116, JU LUTEM DETAJIMI: Te

qartësohet roli i takimeve me Ministritë, ndoshta takime informuese mes ministrive të linjës të paktën një herë në vit ku

raportohet mbi progresin e zbatimit te planit katërministror).

Fusha: Ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për parandalimin e dhunës në shkollë dhe eliminimin e formave të saj.

Save the Children në kuadër të projektit për forcimin e sistemit të mbrojtjes, po harton një manual trajnimi për fëmijë dhe të

rinjtë për njohjen e formave të ndryshme të dhunës dhe abuzimit dhe se si fëmijët mund të ndërtojnë strategji mitigimi apo të

ngrenë mekanizma të brendshëm të mbrojtës.

Angazhimi i mediave lokale dhe përgatitja e publikimeve si gazeta, revista, fletëpalosje, postera etj.

Organizimi i takimeve të përbashkëta DAR/ZA- CPU- Shërbimi Social Shtetëror për të koordinuar masat që duhen ndërmarrë

në trajtimin e rasteve të dhunës ekstreme në Institucionin Arsimor.

Krijimi i Web-ve dhe komunikimi përmes rrjeteve për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e rasteve të dhunës.

Organizimi i takimeve të thirrura nga Drejtoria e Shkollës (forumeve) me nxënës, mësues, prindër, psikologë/punonjës socialë,

përfaqësues të njësive të mbrojtjes së fëmijëve etj. për tematika të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,

dhunën, zgjidhjen e konflikteve etj.

7

Page 8: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Mbështetja e nismave të fëmijëve apo komunitetit të prindërve për fushata apo aktivitete që promovojnë ndalimin e çdo lloj

dhune në institucionet arsimore

Veprimtaritë muund të lidhen me:

- zbatueshmërinë e ligjit aktual dhe akteve nën ligjorë

- roli, fuksionet dhe llogaridhënia e Komisionin e Etikës dhe Sjelljes në shkolla;

- monitorimi nga ISHA dhe DAR/ZA; roli i Qeverisë së Nxënësve dhe Bordit të shkollave në mekanizmin e raportimit të

rasteve të dhunës

Dhënia e certifikatave për te gjitha Institucionet arsimore qe kane miratuar politikë DHUNE 0 NE SHKOLLA;

Aktivitete: të ftohen në emisione, apo spote të shkurtra publicitare deputet dhe politikan që flasin dhe promovojnë vlera për

eliminimin e dhunës ne institucionin arsimor.

Fusha: Trajnimi i personelit mësimor

Trajnime rajonale me stafet e institucioneve arsimore dhe anëtarëve të organizmave të shkollës, prindër, përfaqësues të

komuniteti në lidhje me legjislacionin, format e dhunës, strategjitë dhe programet e parandalimit.

MAS, IZHA në bashkëpunim me Save the Children, Terre des Hommes, World Vision vë në dispozicion të mësuesve

materiale që i ndihmojnë ata në realizimin e programeve STOP dhunës në shkollë, si dhe përdor për trajnim module tashmë të

akredituara në këtë fushë.

Hartimi dhe zhvillimi i materialeve në ndihmë të mësuesve, nxënësve dhe aktorëve të tjerë;

Krijimi i rrjeteve (grup shkollat) mes institucioneve arsimore për të shkëmbyer eksperiencat pozitive në lidhje me parandalimin

dhe trajtimin e rasteve të dhunës

8

Page 9: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

PLANI I VEPRIMTARIVE SIPAS FUSHAVE DHE INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE

NR

.

VEPRIMTARITË INSTITUCIONI

PËRGJEGJËS

Tashme te realizuara AFATET

FUSHA: PARANDALIMI DHE TRAJTIMI I RASTEVE TË DHUNËS NË SHKOLLË E JASHTË SAJ

1. Ngritja e ekipit koordinues dhe

koordinatorit në çdo DAR/ZA.

Funksionimi i shërbimit psiko-

social.

MAS

DAR, ZA

2. Hartimi i planit të veprimtarive në

nivel DAR/ZA.

DAR, ZA

3. Ngritja e ekipit koordinues dhe

koordinatorit në çdo institucion

arsimor.

Institucionet arsimore të arsimit

parashkollor, 9-vjeçar dhe të

mesëm.

9

Page 10: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Në shkollat që janë SHQK, mund

të jetë mësuesi që është

koordinator i SHQK që e përfshin

këtë çështje në planin e

veprimtarive të SHQK.

4. Hartimi i planit të veprimtarive në

nivel institucioni arsimor bazuar ne

fushat e Standardeve te SHQK.

Institucionet arsimore të arsimit

parashkollor, 9-vjeçar dhe të

mesëm.

5. Realizimi i veprimtarive me

nxënës, mësues, prindër etj. në ditë

caktuara, si 10 Shkurt, 12 Qershor,

2 Tetor, 20 Nëntor..

DAR, ZA Institucionet arsimore

të arsimit parashkollor, 9-vjeçar

dhe të mesëm.

6. Raportimi periodik për

evidentimin dhe trajtimin e rasteve

të dhunës.

DAR, ZA Institucionet arsimore

të arsimit parashkollor, 9-vjeçar

dhe të mesëm.

7. Përgatitja e kodeve të sjelljes në

shkollë nga institucionet arsimore

në bashkëpunim me Qeveri

Nxënësish, Bord Shkolle,

psikologe, shërbimin psiko-social

Institucionet arsimore të arsimit

parashkollor, 9-vjeçar dhe të

mesëm.

10

Page 11: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

ne nivel DAR, NjMF, me fokus

parandalimin dhe trajtimin e

rasteve të dhunës

8. Monitorimi i zbatimit të planeve të

veprimtarive nga DAR/ZA,

institucionet arsimore dhe

strukturat e Qeverive të Nxënësve.

Bord Shkolle si dhe këshillimi me

NjMF.

MAS

IZHA

9.

FUSHA: NDËRGJEGJËSIMI I TË GJITHË AKTORËVE PËR PARANDALIMIN E DHUNËS NË SHKOLLË DHE

ELIMINIMIN E FORMAVE TË SAJ

1. Krijimi i Web-ve dhe komunikimi

përmes rrjeteve për shkëmbimin e

përvojave dhe identifikimin e

rasteve të dhunës.

DAR/ZA

Institucionet

arsimore

Organizata partnere

11

Page 12: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

2. Takime, tryeza të rrumbullakta

periodike nxënës, mësues, prindër,

psikologë/punonjës socialë,

përfaqësues të njësive të mbrojtjes

së fëmijëve etj. për tematika të

ndryshme, raste dhe metodologji

te suksesshme, sfida që lidhen me

mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,

dhunën, zgjidhjen e konflikteve.

MAS

MMCSR

IZHA

DAR/ZA

Institucionet

arsimore

Organizata partnere

3. Veprimtari me karakter

ndërgjegjësues dhe koordinues për

sensibilizimin dhe parandalimin e

të gjitha formave të diskriminimit.

MAS

MMCSR

IZHA

DAR/ZA

Institucionet

arsimore

Organizata partnere

4. Vlerësim, studim kombëtar për

situatën e dhunës në të gjithë

format e saj në shkollë.

MAS

IZHA

12

Page 13: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

Roli i bashkëmoshatareve,

komunitetit dhe autoriteteve

përgjegjëse në adresimin e

çështjeve të dhunës.

Organizata partnere

5.

FUSHA: TRAJNIMI I PERSONELIT MËSIMOR

1. Hartimi dhe zhvillimi i

materialeve burimore në ndihmë të

mësuesve, nxënësve dhe aktorëve

të tjerë.

MAS

IZHA

Organizata partnere

2. Ngritja e kapaciteteve të stafeve të

institucioneve arsimore dhe

anëtarëve të organizmave të

shkollës, prindër, përfaqësues të

komunitetit.

MAS

MMCSR

IZHA

Organizata partnere

Module të akredituar

Save the Children

Disiplina pozitive. Qasje jo e dhunshme që ndihmon fëmijën të jetë i suksesshëm dhe respekton atë dhe dinjitetin e tij. (1 modul) P242

P242

Mëso pa frikë. Të rinjtë në veprim kundër dhunës nëpër shkolla. (1modul) A619

A619

Programi “Hapi i dytë me module të implementuara nga Save the Children në bashkëpunim me IZHA në lidhje me “Empatinë” Menaxhimin e emocioneve” “Zgjidhjen e koflikteve”. programi përfishim materiale audio vizive dhe program të detajuar të orëve që

13

Page 14: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

mund të zbatohen në klasat 5 dhe 6 si dhe orë që mund të zhvillohen në shkollat e përfshira si Qendra Komunitare.

3. Krijimi i rrjeteve (grup shkollave)

mes institucioneve arsimore për të

shkëmbimin e përvojave pozitive.

MAS

IZHA

DAR/ZA

4. Vendosja e bashkëpunimit

ndërmjet psikologëve

të shkollës dhe

Njësive për Mbrojtjen

e Fëmijëve në bashki/

komunë për menaxhimin

e rasteve të ndryshme.

MAS

MMCSR

IZHA

DAR/ZA

Institucione

14

Terre des Hommes:Program trajnimi “Mbrojtja e fëmijëve në shkolla”, (5 module). P-

Mbrojtja e fëmijëve në shkolla, standardet dhe procedurat. P264 1Përgjegjësia e shkollës në mbrojtjen e fëmijëve, sistemi i trajtimit të çdo rasti për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla. P265 1

Analiza e situatës për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla. P266 1Ndihma dhe ndërhyrjet psiko-sociale te fëmijët dhe mësuesit. P267 1Ndihma dhe ndërhyrjet psiko-sociale te prindërit dhe komuniteti. P268 1

Page 15: NISMA “STOP DHUNËS NË SHKOLLË” PLAN … · Web viewpërcakton qartë përgjegjësitë e shkollave në identifikimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik dhune,

arsimore

Organizata partnere

5.

15