2
Nisma BE-UNICEF “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna në Europën Jug-Lindore” Fëmijët i nënshtrohen dhunës në të gjitha sferat e jetës së tyre. Ata kërkojnë gjithnjë mbrojtje të veçantë si në fushën ‘private’ të shtëpisë deri tek hapësirat ‘publike’ të shkollës, institucioneve të burgimit, etj. Sipas ra- porteve të fundit ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë një vend ku shfrytëzimi, abuzimi dhe neglizhi- mi i fëmijëve përbën akoma një problem thelbësor për shoqërinë. Nisma e përbashkët e Bashkimit Europian dhe UNICEF e quajtur “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Evropën Jug-Lindore” zbartohet në katër vende: Sh- qipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. Ajo zbatohet në Shqipëri nga CRCA Shqipëri, Koalicionin BKTF, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot. Ajo synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të dhunës në jetën e fëmijëve. Kjo nismë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të partnerëve të shoqërisë civile në monitorimin e pavarur të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve, në veçanti për të luſtuar dhunën kundër fëmijëve. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partner- itetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit të shërbimeve publike për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve. Këtë vit CRCA dhe ALO 116 zbatojnë dy objektiva shumë të rëndësishëm për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në Shqipëri. Në rradhe të parë lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të shoqërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e politikë-bërjes, duke përfshirë përpilimin e udhëzuesëve për parla- mentarët dhe seanca dëgjimore vjetore për mbrojtjen e fëmijëve. Së dyti, krijimin e mekanizmave të rapor- timit të sigurt, të njohur, konfidencial dhe të aksesu- eshëm, duke përfshirë ALO 116-Linjën Kombëtare të Këshillmit të Fëmijëve në Shqipëri. Lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të sho- qërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e poli- tik-bërjes do të realizohet nëpërmjet krijimit dhe lehtësimit të një grupi Deputetësh të quajtur “Grupi i Deputetëve për të Drejtat e Fëmijëve”. Ky grup par- lamentar ka prioritare jo vetëm angazhimin në një dialog aktiv me Parlamentin, por në të njëjtën kohë të përdorë rolin e tij si një mjet pro-aktiv për të ndry- shuar mënyrën se si aktualisht trajtohen çështjet e të drejtave të fëmijëve apo dhunës ndaj fëmijëve.

Nisma BE-UNICEF “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna në Europën

  • Upload
    letuyen

  • View
    226

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nisma BE-UNICEF “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna në Europën

Nisma BE-UNICEF “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna në Europën Jug-Lindore”

Fëmijët i nënshtrohen dhunës në të gjitha sferat e jetës së tyre. Ata kërkojnë gjithnjë mbrojtje të veçantë si në fushën ‘private’ të shtëpisë deri tek hapësirat ‘publike’ të shkollës, institucioneve të burgimit, etj. Sipas ra-porteve të fundit ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë një vend ku shfrytëzimi, abuzimi dhe neglizhi-mi i fëmijëve përbën akoma një problem thelbësor për shoqërinë.

Nisma e përbashkët e Bashkimit Europian dhe UNICEF e quajtur “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Evropën Jug-Lindore” zbartohet në katër vende: Sh-qipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. Ajo zbatohet në Shqipëri nga CRCA Shqipëri, Koalicionin BKTF, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot.

Ajo synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të dhunës në jetën e fëmijëve. Kjo nismë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të partnerëve të shoqërisë civile në monitorimin e pavarur të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve, në veçanti për të luftuar dhunën kundër fëmijëve. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partner-itetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit të shërbimeve publike për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve.

Këtë vit CRCA dhe ALO 116 zbatojnë dy objektiva shumë të rëndësishëm për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në Shqipëri. Në rradhe të parë lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të shoqërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e politikë-bërjes, duke përfshirë përpilimin e udhëzuesëve për parla-mentarët dhe seanca dëgjimore vjetore për mbrojtjen e fëmijëve. Së dyti, krijimin e mekanizmave të rapor-timit të sigurt, të njohur, konfidencial dhe të aksesu-eshëm, duke përfshirë ALO 116-Linjën Kombëtare të Këshillmit të Fëmijëve në Shqipëri.

Lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të sho-qërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e poli-tik-bërjes do të realizohet nëpërmjet krijimit dhe lehtësimit të një grupi Deputetësh të quajtur “Grupi i Deputetëve për të Drejtat e Fëmijëve”. Ky grup par-lamentar ka prioritare jo vetëm angazhimin në një dialog aktiv me Parlamentin, por në të njëjtën kohë të përdorë rolin e tij si një mjet pro-aktiv për të ndry-shuar mënyrën se si aktualisht trajtohen çështjet e të drejtave të fëmijëve apo dhunës ndaj fëmijëve.

Page 2: Nisma BE-UNICEF “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna në Europën

Roli i këtij grupi brenda parlamentit mund të jetë i shtrirë në këto aspekte:

- Ndërmarrja e nismave legjislative për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi.

- Ndërgjegjësimin e publikut të gjërë mbi çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

- Organizimin e seancave dëgjimore me përfaqësues të Qeverisë dhe OJF-ve për të mbledhur infor macion mbi situatën e fëmijëve viktima të keqtrajtimit.

- Promovimin e instrumentave të reja ligjore ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve.

- Monitorimi i progresit të Shqipërisë në lidhje me zbatimin e instumentave ndërkombëtarë mbi këtë çështje.

- Vënia në qendër të vëmëndjes në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Kominsione të tjera Par lamentare të raporteve dhe të dhënave që flasim për ndikimin shkatërrues të dhunës kundër fëmijëve, përmes avokimit, lobimit dhe legjislacionit specifik për amendim.

- Kanalizimi i burimeve financiare për çështjet e fëmijëve është një tjetër element shumë I rëndë sishëm për lobim dhe avokim.

- Të ngrenë pyetje dhe kërkojnë llogari përmes debateve të hapura parlamentare, seancave dëgji more publike, dhe thirrjes së zytarëve publik në parlament për llogaridhënie (pra mbikqyrja e veprimtarisë së qeverisë mbi dhunën ndaj fëmijëve).

- Propozimin e krijimit të një Komisioni nën-parlamentar për të drejat e fëmijëve.

CRCA është angazhuar në organizimin e seancave dëgjimore përpara Parlamentit të Shqipërisë në kuadër të llogari-dhënies që zyrtarët qeveritarë japin përballë këtij institucioni. Gjithashtu, ka mbështetur nisma legjilative për të rishikuar legjislacionin aktual, dhe nëse janë të nevojshme, propozimin e miratimin e nismave ligjore të reja. Gjatë këtij viti do të për-fundojë përpilimi i Udhëzuesit “Çfarë mund të bëjnë parlamentarët për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve” i përgatitur ngaKaukusi i Parlamentarëve të Fëmi-jëveme mbështetjen e Alo 116 - LinjësKombëtare të Këshillit të Fëmijëve.

Në kuadër të krijimit të mekanizmave të raportimit të sigurt, të njohur, konfidencial dhe të aksesueshëm, ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillmit të Fëmijëve në Shqipëri ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi në nivel kombëtar në shkolla për t’i promovuar fëmi-jëve dhe të rinjve mekanizmat e raportimit dhe më konkretisht shërbimet e ofruara nga ALO 116, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Zyrën e Avokatit të Popullit dhe autoriteve arsimore.

www.crca.alwww.alo116.al