16
NJË DON KISHOTIZËM MODERN Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike?

NJË DON KISHOTIZËM MODERN - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2016/07/Zhvillimi-me-pa-vizion-i-sektorit... · Energjia alternative, e përtëritshme (diellore, ujore, e erës,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 17

NJË DON KISHOTIZËM

MODERN

Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike?

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION2

Autorët: Luan SHLLAKU, KFOS

Alban HASHANI, Instituti Riinvest

Kjo analizë është përgatitur për Forumin 2015 në kuadër të projektit “Privatizimi dhe investimet kapitale në Kosovë”, i përkrahur nga Fondacioni i

Kosovës për Shoqëri të Hapur.Përmbajtja dhe qëndrimet e shprehura në këtë

publikim i përkasin autorëve.

Publikuar nga: FONDACIONI I KOSOVËS PËR SHOQËRI TË HAPUR

Imzot Nikë Prelaj, Nr. 13, 10 000 Pristinë,

Kosovë

Për më shumë informata: [email protected] www.kfos.org

2.2.3 Sensitivity analysis

**

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 3

HYRJE ...................................................................................................51. MUNDËSITË ZHVILLIMORE ................................................................6

Ndërtimi i kapaciteteve të reja bazuar në linjit .....................................................................................................6Ndërtimi i kapaciteteve të reja të mbështetura në energji të përtëritshme ........................................................6Gazi natyrorë ...........................................................................................................................................................7Bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë ................................................................................................................8Implementimi i masave për efiçiencë energjetike .................................................................................................8Ngritja e ngrohtoreve rajonale ...............................................................................................................................8

2. KUFIZIMET/KONFLIKTET ...............................................................10Ndikimi në bujqësi ................................................................................................................................................10Ndikimi në ujra ......................................................................................................................................................10Ndikimi në shëndetin e banorëve .......................................................................................................................11

3. PËRFUNDIM ....................................................................................124. REKOMANDIME ...............................................................................13

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION4

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 5

HYRJESektori energjetik, në mënyrë të veçantë ai i prodhimit të energjisë elektrike, vijon të mbetet një ndër sektorët më problematik në Kosovë. Konsumatorët përballen me furnizim jocilësor dhe jo stabil të energjisë elektrike, e cila është shndërruar në barrierë për zhvillimin ekonomik të vendit. Si pasojë e trajtimit jo të duhur të këtij sektori, Kosova vijon të ketë varësi të lartë nga importi i paplan-ifikuar i energjisë elektrike. Në rrethanat kur një pjesë e kapaciteteve aktuale gjeneruese janë në limitet e tyre të operimit për shkak të amortizimit të madh teknolog-jik e kohorë, çështja e trajtimit të çështjes së energjisë bëhet edhe më urgjente. Megjithatë, një urgjencë e tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pengesë që zgjidhjet e propozuara të kalojnë nëpër një filtër i cili peshon në mënyrë cilësore kostot dhe përfitimet në prizmin e zgjed-hjeve alternative.

Diskutimet e deritanishme lidhur me këtë çështje janë kufizuar kryesisht në përcaktimin e madhësisë së kapac-iteteve të reja gjeneruese, gjë të cilës nuk i ka paraprirë një trajtim strategjik i çështjes së energjisë në përgjithësi. Trajtimi i kësaj çështjeje nga fundi ka kufizuar debatin dhe ka portretizuar diskutimet alternative si polemizuese. Pa e kontestuar plotësisht nevojën urgjente për ndërtimin e kapaciteteve të reja të bazuara në linjit, konsiderojmë se çështja e energjisë duhet të shtrohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse. Duke u nisur nga ky realitet, analiza në vijim, si dhe platformat përmes së cilave do të prezanto-het, synojnë të nxisim një debat cilësor dhe të angazhuar midis aktorëve relevantë lidhur me këtë çështje, dhe para së gjithash ta aktualizojë një nevojë të madhe që kemi për të hartuar një vizion energjetik të Kosovës për disa dekada të ardhshme.

Kjo analizë bëhet në kohën kur të gjitha qeveritë deri tash nuk kanë arritur ta ndërtojnë një perspektivë të qën-drueshme për energjetikën e Kosovës, duke e lënë vendin jo vetëm me një mungesë të dukshme të energjisë për t’i mbuluar nevojat aktuale, por edhe me një mungesë të theksuar të vizionit zhvillimorë të këtij sektori, të parë në disa dekadat e ardhshme. Pa këtë vizion, ky sektor sa kompleks po aq edhe kërkues, mund të sjell vetëm kokëçarje për konsumatorin, dhe në mënyrë të veçantë për banorët që jetojnë brenda një rrethi jo aq të vogël përreth kapaciteteve gjeneruese të vjetra dhe të reja. Ky vizion i munguar do të duhej të ishte një kombinim i

menduar mirë i mundësive zhvillimore, jo të pakta, që kemi, krahas kufizimeve që na imponohen, si atyre ndër-kombëtare ashtu edhe atyre zhvillimore, ku bën pjesë cilësia e mjedisit, konfliktet ekonomike dhe sociale. Të gjitha së bashku do të duhej të na sjellin një vizion të qartë dhe para së gjithash të qëndrueshëm, të ndërtuar nga shumë mundësi që kemi në këtë sektor, pa u futur në konfliktet e përmendura më lartë.

Kjo analizë e shkurtër synon të skicojë vetëm vijat e tra-sha të fushave që duhet eksploruar, brenda një koncepti të përdorimit të “energjisë mikse” dhe larg çdo mundësie të krijimit të konflikteve që do të përplaseshin jo vetëm në ekonominë edhe ashtu të dobët të vendit, por edhe në cilësinë e shëndetit të qytetarëve. Kjo analizë nuk synon ta ofroj çelësin për zgjidhjet afatgjata të energjetikës, por në rend të parë synon të avokojë për zhvillimin e Vizionit Energjetik 2040, duke i dhënë dhe argumentuar disa kahje, të një zhvillimi të mundshëm afatgjatë. Mbi të gjitha, ai duhet ndërtuar brenda një koncensusi të gjerë shoqëror, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Në mungesë të një vizioni të tillë, Kosovës i mungojnë projeksionet reale të kërkesës për energji elektrike nga burimet primare e alternative gjeneruese, për ta përm-bushur këtë kërkesë. Në një situatë të tillë, diskutimet dhe vendimet për kapacitetet e reja të bazuara në linjit janë plotësisht arbitrare.

Kjo analizë e shkurtër është organizuar si vijon: pjesa e parë trajton mundësitë zhvillimore; pjesa e dytë trajton kufizimet dhe konfliktet që duhen pasur parasysh gjatë procesit të hartimit të një vizioni energjetik për vendin; dhe pjesa e tretë nxjerrë disa përfundime dhe ofron disa rekomandime.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION6

1. MUNDËSITË ZHVILLIMORE

Ndërtimi i kapaciteteve të reja bazuar në linjit

Ne këtë fazë të zhvillimit të vendit, dhe në kontekst të potencialit të kufizuar nga burimet alternative, shfrytëzimi i linjitit aktualisht mbetet padyshim poten-ciali kryesor për zhvillimin e kapaciteteve të reja en-ergjetike në Kosovë. Krahas konflikteve potenciale që mund të sjellë shfrytëzimi i këtij burimi, e të cilat duhen analizuar me kujdes, i njëjti ka disa përparësi evidente.

Fillimisht, shfrytëzimi i linjitit favorizohet për shkak se mundëson ndërtimin e kapaciteteve të mëdha, në një pikë, dhe të cilat paraqesin potencialin më të madh për energji primare të vendit. Si rrjedhojë, ky burim ka potencial të tërheq investitorë pasi që i njëjti mund të gjenerojë energji të madhe pavarësisht kushteve kli-matike. Në këtë kuadër, jetëgjatësia e kapaciteteve të bazuara në këtë burim e rritë leverdinë e tij ekonomike, dhe në mënyrë analoge edhe interesimin e investitorëve.

Fakti se Kosova ka rezerva të mëdha të linjitit, e bën këtë opsion edhe më të pëlqyeshëm. Për më tepër, për-voja e gjatë e operimit të kapaciteteve ekzistuese ka krijuar një masë kritike të punëtorëve të kualifikuar për të punuar në kapacitetet e reja energjetike. Gjithashtu, përdorimi i linjitit për të krijuar kapacitetet e energjisë primare ka marrë mbështetje domethënëse edhe nga organizatat e ndryshme multilaterale, përfshirë Bankën Botërore, të cilat mund të mbështesin projektet në këtë drejtim.

Përtej këtyre përparësive, shfrytëzimi racional i këtij resursi është shumë i pa-përshtatshëm për zhvillimin e vendit, jo vetëm për shkak të faktit se është burim i pa-përtëritshëm, por edhe pse shfrytëzimi i tij in-tensiv dhe i pakontrolluar krijon ndryshime të mëdha strukturore të hapësirës, në rend të parë degradimin e mjedisit jetësor, si dhe konflikte të shumta sociale dhe ekonomike.

Prodhimi i energjisë elektrike përmes djegies së linjitit liron shumë gazra dhe pluhur i cili mund të jetë i rrezik-shëm për shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu, kapac-itetet e reja zënë hapësirë të konsiderueshme gjë që

në rastin tonë ka rëndësi të veçantë kur kemi parasysh territorin e vogël të vendit dhe dendësinë e konsider-ueshme të popullatës. Për më tepër, gjatë shfrytëzimit të linjitit që nga mihja, gjatë transportimit e deri tek pluhuri që krijohet pas djegies, del jashtë përdorimit një hapësirë e madhe bujqësore. Ngjashëm, termocentralet harxhojnë shumë ujë, që në rastin e ndërtimit në Obiliq, e redukton dukshëm potencialin e mangët ujorë në këtë zonë. Të gjitha këto kosto duhen përbrendësuar gjatë analizimit të përfitimeve në mënyrë që këto kosto të mos transferohen jo-proporcionalisht tek taksapaguesit kosovarë.

Ndërtimi i kapaciteteve të reja të mbështetura në energji të përtëritshme

Energjia alternative, e përtëritshme (diellore, ujore, e erës, , gjeo-termike) është perspektiva e vetme (deri tash) e tërë globit, për t’i ushqyer nevojat energjetike. Jo vetëm për shkak të pakësimit të vazhdueshëm të burimeve fos-ile, por edhe për shkak të vetëdijesimit të shumë vendeve për problemet e klimës globale, si dhe për vështirësitë gjeo-politike me të cilat sot ballafaqohen shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim, për tu furnizuar në mënyrë normale me karburante fosile nga shtet e pasura me to (Rusia, Vendet e Kaukazit, Lindja e afërt dhe e mesme), orientimi kah këto burime gjithnjë e më shumë bëhet domosdoshmëri, edhe pse akoma shumë vendim-marrës e shohin si luks të tepërt! Duket se ashtu është parë edhe nga qeveritë e Kosovës deri sot, të cilat akoma nuk kanë arritur që këtë perspektivë zhvillimore ta konkretizojnë dhe ta bëjnë pjesë të aksioneve të tyre të përditshme. Përdorimi i kësaj energjie deri tash është prezent vetëm në retorikën e politikanëve, edhe pse duhet të themi, se një pjesë e legjislacionit për t’i hapur rrugë investimeve në këtë sektor është hartuar.

Në parim, nëse lëmë anash hidrocentralet, energjia e gjeneruar, mes tjerash, nga dielli, era, toka sjell vetëm përparësi, dhe pak kufizime mjedisore ose konflikte tjera sociale apo ekonomike. Burimet e energjisë al-ternative duhen trajtuar me seriozitet për shkak se,

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 7

(i) pa e gjeneruar të paktën një të pestën nga sasia e gjithmbarshme e energjisë që e gjenerojmë, nga këto burime, nuk mund të avancohet pozita e jonë në rrugën evropiane; (ii) kjo energji nuk është ndotëse, dhe si e tillë mund ta zëvendësojë një pjesë të energjisë që është shumë ndotëse, dhe në këtë mënyrë, përmirësojë dukshëm cilësinë e mjedisit; (iii) investimet në energji alternative e dinamizojnë dukshëm tregun energjetik, me shumë operator të vegjël që janë të gatshëm të in-vestojnë parat e tyre në këtë industri dhe (iv) kohëve të fundit vërehet një rënie e dukshme e çmimit të pajisjeve që mundësojnë gjenerimin përmes këtyre burimeve.

Burimet alternative nuk janë studiuar sa duhet në Kosovë, megjithatë studimet ekzistuese, përfshirë atë të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, ev-identojnë se potenciali i gjithmbarshëm i Kosovës mund të arrijë diku tek 700 megavat fuqi. Një pjesë e këtij po-tenciali mund të arrihet duke shfrytëzuar potencialin ujor në vende të ndryshme të evidentuara si vende potenciale anë e mban Kosovës. Këto vende do të jenë te shpërndara në 16 lumenj: Ibër, Llapi, Klina, Lumi Morava e Binçës, Istogu, Nerodime, Çajlanë, Sitnicë, Lumi Rekë e Aliagës, Drini i Bardhë, Drini i Bardhë – Jabllanica, Lepenci pjesa e poshtme, Prizreni, Peja dhe Llocani. Kostoja e inves-timit në këto burime, të cilat janë të vogla, nuk është i madh gjë që lejon futjen e më shumë investitorëve në këtë segment. Për më tepër, meqë asnjëra nga këto nuk do të jetë e kapacitetit të madh, atëherë nuk ka nevojë për penda të mëdha, faktor ky shumë i rëndësishme për të mos e dëmtuar ambientin përreth.

Gjithashtu, energjia solare/diellore, si burim i përtërit-shëm, mund të jetë një mundësi e rëndësishme alterna-tive e prodhimit të energjisë elektrike. Fakti që Kosova konsiderohet të ketë afërsisht 278 ditë me diell tregon që ky vend ka predispozita të qarta për shfrytëzimin te këtij burimi. Po ashtu, edhe intensiteti i rrezeve gjatë këtyre ditëve konsiderohet të jetë i ngjashëm me vendet te cilat vetëm kane filluar te instalojnë panele solare. Megjithëse, vendosja e paneleve solare ka kosto të lartë fillestare, dhe efektet e tyre vërehen pas një kohe me kursimin e parave përgjatë viteve të shfrytëzimit të pan-eleve. Rrjedhimisht mund të dizajnohen pako stimu-luese për të shpërndarë koston e instalimit. Ngjashëm, edhe pse energjia e erës ka potencial të limituar, për

shkak të mungesës së shpejtësisë së duhur të erës, e njëjta duhet analizuar në mënyrë më të detajuar në kontekst të burimeve të përtëritshme. Në anën tjetër, energjia gjeotermike, rezulton të ketë potencial më të madh. Ky burim energjie në Kosovë ka filluar të përdoret vetëm viteve të fundit dhe niveli i investimeve në këtë lloj energjie është shumë i ulët dhe i kufizuar kryesisht në investime private. Përkundër kostos së lartë fillestare që kërkon instalimi i sistemit gjeotermik, dobitë në një periudhë afatgjate e tejkalojnë këtë kosto. Kthimi i in-vestimeve në instalimin e sistemit gjeotermik llogaritet të jetë 4 deri në 5 vite, varësisht prej kapacitetit të in-stalimit. Sipas një studimi të bërë nga Riinvesti (2011), zëvendësimi i energjisë elektrike me atë gjeotermike do të rezultonte me një zvogëlim të shpenzimeve të ngrohjes për katër herë. Nëse një zëvendësim i tillë do të bëhej në masë më të madhe në nivel vendi, atëherë një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike e cila do të përdorej për ngrohje do të mund të kursehej.

Përtej kufizimeve objektive që Kosova ka në shfrytëzimin e burimeve alternative, të njëjtat duhen shfrytëzuar për të komplementuar prodhimin nga linjiti si burim primar i energjisë elektrike. Për më tepër, është e rëndësisë parësore që ky segment të zë vend dominues në har-timin e Vizionit Energjetik 2040.

Gazi natyrorëNë kushtet kur projektet për shtrirjen e rrjetit të gazit nga Azerbajxhani përfshijnë edhe vendet e rajonit, Koso-va duhet të ndërmarr të gjitha masat që të përfitojë nga kjo infrastrukturë. Gazi natyrorë, edhe pse karburant fosil i papërtëritshëm, është shumë më i pastër se lin-jiti. Për më tepër, gazi natyrorë mundëson të ndërtohen gjeneratorë në hapësira më të vogla dhe me çfarëdo kapaciteti dhe lejon vend ndodhje fleksibile të gjenera-torëve afër lokaliteteve ku janë përdoruesit potencialë. Ky burim është i përshtatshëm për të decentralizuar sado pak prodhimin e energjisë. Gazi mund të jetë kar-burant rezervë, apo i destinuar vetëm për të përmbushur nevojat e ndonjë konsumatori të madh, mirëpo në kohë të krizave i njëjti mund të zëvendësoj edhe prodhimin primar në mënyrë tranzitore.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION8

Bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë

Ekziston një konsensus i përgjithshëm se krijimi i një tërësie energjetike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i leverdishëm për të dyja vendet dhe rritë stabi-litetin teknik të nyejve shpërndarëse në Ballkan. Fuzi-onimi i sistemeve energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të nxis ristrukturimin dhe riformulimin e politi-kave të deritanishme energjetike në këto dy vende dhe në vendet e rajonit. Ndërtimit të largpërçuesit Kosovë – Shqipëri paraqet një hap para në këtë drejtim, mirëpo fuzionimi i nevojshëm dhe sinergjia e pritur nuk real-izohet vetëm përmes ndërtimit të largpërçuesit 400 kV. Përderisa ky i fundit është një parakusht infrastruk-turor që do të mundësojë funksionimin teknologjik të një strukture unike të re, efektet e pritura nga ky unifikim duhet të projektohen me shumë më shumë kurajo, duke u futur në planet e gjenerimit të përbashkët të energjisë.

Të fillojmë me atë që pothuajse aspak nuk është trajtuar si mundësi nga ana e vendim-marrësve: duhen eksplo-ruar të gjitha mundësitë e gjenerimit të përbashkët të energjisë. Kjo do të thotë se Kosova e cila ka aq shumë nevojë, por edhe obligim, të zhvillojë kapacitetet al-ternative, mund ta ndërtojë në Shqipëri, për nevoja të veta një hidrocentral të themi 300-500 megavat fuqi, ndërsa Shqipëria mund të “blej” një bllok të Kosovës B, që ka 200-250 megavat fuqi, që do të punojë vetëm për nevojat të saja.

Poashtu, duhen hartuar bilancet energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë për 10 vitet e kaluara me tabelat për-katëse të prodhimit, importit, eksportit të zbërthyera sipas vendeve në rajonin e Ballkanit dhe atë në nivelin mujor. Nga këto të dhëna do të mund të argumentohej se në periudhën dimërore në vend që të importohej energji elektrike nga vendet tjera rajonale, Kosova do të mund të shfrytëzonte energjinë e tepërt nga Shqipëria. Aktualisht, këtë energji Shqipëria e eksporton në kushte të pavolitshme nga se nuk mund të planifikoj kërkesën në periudhë afatgjate. Në anën tjetër, në peri-udhën e thatësirave, në mungesë të kapaciteteve ujore, Shqipëria do të mund të importonte nga Kosova. Në këtë periudhë, Kosova me lehtësi mund të eksportoj në Shqipëri tepricat e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet, e të cilat për shkaqe të njëjta nuk mund t’i plasojë në treg me kushte të volitshme.

Pas hartimit të këtyre bilanceve energjetike, duhet të nxirren informata për humbjet si në furnizim ashtu edhe

në çmim të energjisë elektrike për shkak të funksion-imit të ndarë të sistemeve energjetike. Kjo analizë do të qartësonte nivelin e kursimit dhe të përmirësimit të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sikur ky sistem do të funksiononte si një sistem unik. Për më tepër, do të qartësoheshin efektet e përmirësimit dhe ngritjes së nivelit të stabilitetit të sistemit për shkak të veprimit të unifikuar të dy sistemeve energjetike i cili mund të ketë rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit.

Implementimi i masave për efiçiencë energjetikeReduktimi i konsumit të energjisë elektrike nëpër sek-torë të ndryshëm në Kosovë është parakusht për ven-dimmarrje të drejta lidhur me nivelin e kapaciteteve të reja gjeneruese të bazuara në linjit. Kjo vendimmarrje bëhet edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh efektet anësore që këto kapacitete gjeneruese kanë në aspektin e emetimit të ndotësve të ambientit.

Masa për shpenzim më efiçient të energjisë elektrike janë ndërmarr në shumë vende të botës. Sidomos në vende te zhvilluara ku theks i veçantë, përveç përmirësimit të legjislacionit, i është dhënë rritjes së vetëdijes qytetare dhe skemave tjera stimuluese për shpenzim efiçient të energjisë. Edhe në Kosovë, si shtet në zhvillim, duhet të punohet më shumë në këtë drejtim në mënyrë që të arrihen rezultate të cilat janë evidente në vendet që pro-movojnë këto masa. Meqë në Kosovë sektorët siç janë bujqësia dhe transporti, në masë të madhe, nuk kanë te bëjnë drejtpërdrejtë me energjinë elektrike që prodho-het nga termocentralet e Kosovës, atëherë sektorët në të cilët ne duhet të fokusohemi më shumë në reduktimin e shpenzimit të energjisë elektrike janë sektorët e am-visërisë, industrisë dhe ndërmarrjeve komerciale, të cilat respektivisht përbëjnë 55%, 16%, dhe 7% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend.

Ngritja e ngrohtoreve rajonale

Projekti i ngrohtores në Prishtinë që furnizohet me avull nga termocentralet ekzistuese është veçantë për zh-villimin e gjithmbarshëm të sektorit të energjisë. Ky projekt, është përmbyllur, dhe rezultatet fillestare janë shumë premtuese. Furnizimi i drejtpërdrejt i ngrohtores së qytetit me avull nga termocentrali në Obiliq , paraqet

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 9

një transformim jashtëzakonisht të volitshëm të energ-jisë së avullit. Sigurimi i ngrohjes dhe ujit të ngrohtë në perspektivë, do ta reduktojë dukshëm konsumin e energjisë elektrike dhe konsumin e drurit dhe do të zbus kërkesën për energji elektrike sidomos në periudhat e ftohta kur është edhe piku i shpenzimit të energjisë elektrike te ne. Sipas raporteve dhe rezultatet të bi-lanceve energjetike të viteve të pasluftës rezulton se sektori dominues i konsumit të energjisë është ai i am-visërive. Në këtë sektor, përdorimi i energjisë elektrike bëhet kryesisht për ngrohje, higjienë dhe gatim.

Sipas Riinvest (2008-2010), nga këto tri aktivitete, 80% e energjisë shpenzohet për ngrohje gjatë kohës së ftohtë dhe për ngrohje të ujit. Prandaj projekti në fjalë duhet të zhvillohet dhe zgjerohet në dy rrafshe: (1)

në rrafshin e parë, atë funksional, fillimisht (i) përmes ndërtimit të ngrohtoreve qendrore rajonale dhe (ii) ngrohjen e ujit për amvisëri gjatë tërë vitit. dhe (2) në rrafshin gjeografik, që pre-supozon që tërë Kosova të përfshihet nga ky projekt, natyrisht në faza dhe me plan kohor përkatës. Nga analizat e arsyeshmërisë së pro-jekteve të ngjashme rezulton se investimi në sistemet e ngrohjeve qendrore është më i leverdishëm në qendra urbane me ndërtime të larta. Megjithatë, duhen bërë investimet në sistemet e ngrohjeve qendrore edhe në rajonet me ndërtime të ulëta dhe të shpërndara, pasi që përfitimet afatgjata tejkalojnë shpenzimet fillestare. Domosdoshmëria e centralizimit të ngrohjeve qendrore rajonale mbetet e një rëndësie të madhe që të njëjtat të analizohen në mënyrë të detajuar si opsione reale në Vizionin Energjetik 2040.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION10

2. KUFIZIMET/KONFLIKTET Arti i hartimit të një vizioni të mirë energjetik është t’i balancojë mundësitë e shumta që vijnë nga resurset e shumëllojshme, dhe bashkëpunimi me vende tjera, me kufizimet po ashtu të shumta që rëndojnë mbi çdo ide të shfrytëzimit të resurseve ekzistuese.

Pengesa kryesore e shfrytëzimit të resurseve fosile (linjitit) vjen nga Bashkimi Evropian. Strategjia e tyre energjetike 2040, por edhe ajo paraprake 2020, sjell shume masa që duhet ndërmarr nga vendet anëtare, për të siguruar një ardhmëri të qëndrueshme të këtij sektori. Caqet lidhur me nivelin e prodhimit të energjisë përmes burimeve të përtëritshme janë të larta dhe, në mënyrë që të njëjtat të mund të arrihen, kërkohen hapa të menjëher-shëm dhe qasje gjithëpërfshirëse. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes sublimimit të opsioneve reale në një vizion afatgjatë që përbrendëson këto objektiva.

Çështja e energjisë nuk mund trajtohet pa i analizuar në mënyrë të veçantë edhe konfliktet tjera që shkaktohen nga shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve fosile. Ndik-imi në bujqësi, ujëra dhe shëndet janë tre nga konfliktet kryesore që duhen pasur parasysh.

Ndikimi në bujqësi

Vendimet lidhur me zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë, në mënyrë të veçantë projektet që bazohen në djegie të linjitit, duhet të bëhet pasi të jenë studiuar në mënyrë rigoroze ndikimet mjedisore dhe socio-ekonomike, dhe përderisa nuk të harmonizohen konceptet zhvillimore ndër-sektoriale. Ndërtimi i termocentraleve zë hapësira të mëdha toke gjë që mund të jetë në kundërshtim me zhvillimin e qëndrueshëm dhe harmonik të vendit, në mënyrë të veçantë rajoni ku këto kapacitete gjeneruese janë të koncentruara.

Janë tre elemente të rëndësishme që duhen marrë parasysh gjatë planifikimit të zhvillimit të këtij rajoni: i) zona e gjerë në të cilën janë të vendosura rezervat e linjitit, ii) rrjeti i dendur i vendbanimeve që gjenden mbi këtë zonë, dhe iii) sipërfaqet e tokës pjellore të bonitetit të lartë. Pa mëdyshje, secili nga këto elemente do duhet zhvilluar në të ardhmen, por po ashtu, pa tjetër, duhet të

ndërtohet një koncept i cili do të mundësojë një zhvillim të harmonizuar, pa krijuar konflikte zhvillimore që mund të lindin duke anuar më shumë në njërën anë ose duke lejuar që zhvillimi i paplanifikuar të cenojë mundësitë e sektorit tjetër për t’u zhvilluar normalisht. Me fjalë tjera, dihet mirëfilli se energjetika e bazuar në linjit dhe bujqësia kanë interesa zhvillimorë që janë qenësisht konfliktuoze, meqë mbitoka dhe nëntoka nuk mund të shfrytëzohen njëkohësisht. Me hapjen e minierës së re sipërfaqësore në Fushën e Sibovcit dhe me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, një sipërfaqe e madhe do t’i merret bujqësisë, por edhe do të zvogëlohet dukshëm hapësira ku do të mund të zhvilloheshin vendbanimet ekzistuese. Për më tepër, basenet e linjitit në Kosovë janë të vendosur nën tokat bujqësore të bonitetit të lartë. Zakonisht, toka e cilësisë së lartë ruhet me ligje përkatëse. Në rast se toka bujqësore e bonitetit të lartë duhet të shfrytëzohet për qëllime jobujqësore, atëherë shfrytëzuesi është i detyruar të paguajë shumëfishin e çmimit aktual të klasës përkatëse të tokës. Qëllimi i kësaj mase ligjore është ruajtja e resursit jetik - tokës bujqësore; ashtu që mjetet financiare të kompensimit të investohen në shndërrimin e sipërfaqeve të reja në tokë bujqësore, duke zbatuar masat përkatëse melioruese.

Ndikimi në ujra

Të gjitha studimet e gjertanishme tregojnë se faktori më kufizues zhvillimor i Kosovës do të jetë mungesa e ujërave. Në këtë kuptim, posaçërisht do të jetë i goditur rajoni ku ndodhet baseni i linjitit aktualisht në shfrytëzim dhe ku janë të vendosura pothuajse të gjitha objektet e mëdha industriale të Kosovës, siç janë ato të kompleksit të KEK-ut, Trepçës, Ferronikelit, si dhe shumë objekte tjera më të vogla industriale, prodhuese dhe përpunuese. Termocentralet dhe mihjet e linjitit janë jo vetëm shfrytëzues të mëdhenj të ujërave por edhe shkaktarë të ndryshimit të regjimit të rrjedhave ujore, si dhe ndotës të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.

Është e logjikshme dhe e paevitueshme që gjatë balancimit të resurseve ujore të një vendi dhe hartimit të planeve për shpenzimin e tyre prioritet i padiskutueshëm t’i jepet plotësimit të nevojave të ndryshme të popullatës

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 11

dhe bujqësisë – resursit të domosdoshëm për mbijetesë. Kjo do të thotë se energjetika, industria dhe shpenzuesit e tjerë të mëdhenj duhet të zhvillohen në harmoni me sasitë e mbetura të resurseve ujore. Një gjë e tillë duhet adresuar para fillimit të ndërtimit të kapaciteteve të reja.

Kosova, që tani ka probleme të theksuara me furnizim me ujë, sidomos me ujë të pijshëm. Me trendin e tanishëm të shtimit natyror të popullatës dhe parashikimeve të shtimit në të ardhmen këto probleme vetëm sa do të shtohen. Hapësira ku gjendet baseni i linjitit i rrafshit të Kosovës është posaçërisht e rrezikuar në pikëpamje të furnizimit me ujë dhe pas një kohe relativisht të shkurtër do të shteren pothuajse të gjitha mundësitë për furnizim me ujë të të gjithë shfrytëzuesve.

Ndikimi në shëndetin e banorëve

Është çështje evidente se ndotja e ajrit që vjen nga termocentralet shkakton probleme serioze shëndetësore. Studimet e bëra në lidhje me Kosovën tregojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet emisionit të gazrave të ndryshme dhe pluhurit nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B me shpeshtësinë e paraqitjes së sëmundjeve respiratore, te punëtorët e termocentraleve dhe minierave, si dhe te popullata që jeton në zonën e ndikimit të këtyre impianteve energjetike.

Gjatë planifikimit të kapaciteteve të reja termo-energjetike në Kosovë, sfidë e veçantë shoqërore do të jetë parashikimi me kohë i ndikimeve të objekteve që do të ndërtohen në shëndetin e popullatës dhe veprimi preventiv i cili do të sigurojë ndërtimin e kapaciteteve që nuk do të përkeqësonin gjendjen shëndetësore të saj. Krahas kësaj, me rëndësi është edhe llogaritja e përpiktë e kostos së veprimit negativ të ndotjes në shëndet, në mënyrë që edhe ajo të kuptohet si pasojë e ndotjes që duhet kompensuar, për të mundësuar eliminimin ose shërimin e sëmundjeve që do të lajmërohen.

Banka Botërore në vitin 2011 e ka llogaritur koston e mjedisit të degraduar që vjen kryesisht nga operatorët industrial, dhe ka konstatuar që për t›i evituar këto dëme, Kosovës i duhen 300-400 milion dollarë në vit! Kush do ta paguajë këtë kosto? Operatorët ekonomik, dhe investitorët e jashtëm sigurisht se jo! Një studim tjetër i bërë këtë vit, në 2016, i cili e llogaritë këtë kosto mjedisor për tërë operatorët e Ballkanit, sjell informacion se ky dëm është rreth 8 miliard dollarë. Është koha e fundit që vendim-marrësit të merren me këto informacione. Kostoja më e madhe brenda këtyre parashikimeve është ajo e shëndetit të rrënuar të qytetarëve që jetojnë në një rreze prej të paktën 30 kilometrave nga tymtarët.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION12

3. PËRFUNDIMVendimet lidhur me të ardhmen e sektorit të energjisë në Kosovë do të duhej të ishin në një fazë kritike, në një udhëkryq drejt gjetjes së rrugës së duhur. Këtë proces në vazhdimësi e kanë përcjellë paqartësi dhe mungesa e diskutimeve për të gjetur një konsensus bazik ndërmjet palëve të interesuara. Në situatë të tillë, krijohet hapë-sirë për shqetësim tek shoqëria në përgjithësi. Vendimet lidhur me skenarët zhvillimor në këtë sektor, për shkak të rëndësisë strategjike, nuk duhet të mbahen ne qarqe të ngushta qeveritare. Para se gjithash, duhet të ketë një diskutim më të gjerë për të krijuar një pajtim të gjithm-barshëm shoqëror lidhur me Vizionin Energjetik i cili tra-son rrugën që duhet ndjekur duke analizuar në mënyrë shteruese të gjitha alternativat e mundshme.

Gjithashtu, lidhur me projektet e përveçme brenda këtij sektori, siç është rasti i ndërtimit të termocentralit Koso-va e Re, duhet të ketë transparencë të plotë lidhur me atë se çka mund të rezultojë nga këto ndërmarrje. Fjala vjen, duhet të qartësohet për opinionin e gjerë se cilët janë skenarët e mundshëm që do të sjellin rritjen eventuale të energjisë elektrike, a mund të evitohen, dhe cilat janë alternativat afatgjata brenda skenarëve të krijuar.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 13

1.

2. 5.

6.

7.

3.

4.4. REKOMANDIME

Duhet që sa më parë të fillojë procesi i hartimit të Vizionit Energjetik te Vendit 2040. Në këtë proces, të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës (dikasteri kompetent) duhet të marrin pjesë ekspert të energje-tikës, kudo që janë, në qeveri, shoqëri ci-vile, institucione ndërkombëtare, biznese etj. Ky proces nuk duhet t’i përngjajë “di-skutimeve publike” të bëra më parë, ku grupet e ndryshme qytetare ishin pyetur formalisht se çka mendojnë për çështje të caktuara zhvillimore, por duhet që, para se të del në diskutim publik, ta ketë të elaboruar mirë vizionin zhvillimorë të këtij sektori.

Vizioni Energjetik duhet t’i merr para-sysh të gjitha skenarët e mundshme zh-villimore, duke ndërthurur mirë skenarët e gjenerimit të energjisë, nga burime mikse (të ripërtëritshme dhe fosile) dhe shfrytëzimit të saj në kontekst vendor dhe rajonal.

Dy momente duhet elaboruar posaçër-isht: (1) skenarët zhvillimorë, me energji të pastër ose mikse të vendosura në rraf-shin e mundësive dhe pamundësive që i sjell Bashkimi Evropian, në formë të acquis communautaire, konventave dhe marrëveshjeve që janë pjesë e Politikave të Energjisë të BE, si dhe marrëveshjeve dhe nismave tjera ndërkombëtare, të cilat tregojnë kahjet zhvillimore të këtij sektori dhe kufizimet që duhet gjithmonë t’i kemi parasysh.

Vizioni Energjetik duhet të ketë patjetër në vete elementet e bashkëpunimit rajon-al, për çka është i obliguar me Traktatin e Komunitetit të Energjisë;, dhe posaçërisht duhet t’i përpunojë skenarët e bashkëpun-imit energjetik me Shqipërinë, jo vetëm skenarë këmbimi të energjisë, por edhe skenarët e ndërtimit të kapaciteteve hi-dro-energjetike në Shqipëri që do të jenë në pronësi të Kosovës. Pra, kahja e gjener-imit të përbashkët duhet të jetë njëka-hore: që Kosova do të ndërtojë kapacitete gjeneruese mbi potencialin ujorë Shqip-tarë. Në anën tjetër duhet evituar me pat-jetër, shfrytëzimin e linjitit nga investues të jashtëm për nevoja të tyre, qoftë edhe Shqipëria në pyetje.

Një dimenzion i rëndësishëm dhe për-caktues për Vizionin Energjetik duhet të jetë cilësia e mjedisit. Çdo skenarë duhet të sjell edhe parashikimin e detajuar për cilësinë e ajrit, ujit, tokës e parametrave tjerë ambiental. Lidhur me të duhet të elaborohet edhe kostoja mjedisore, të cilën do ta paguajë shteti, gjithmonë (ek-sternaliet).

Investimet e ardhshme në energjetikë duhet ta kenë të elaboruar shumë mirë koston ekonomike të investimeve që duhet bërë, duke synuar gjithmonë që shteti re-spektivisht qytetarët të kenë përfitime të mjaftueshme për të mbuluar koston mje-disore dhe për të siguruar çmim të arsye-shëm të energjisë. Kufizimet natyrore, si mungesa e ujit, liqeni i Gazivodës, shtrirja e operacioneve në rrafshin e Dukagjinit, duhet të zënë vend të rëndësishëm në Vizion.

I tërë ky proces duhet të jetë shumë trans-parent, dhe gjithëpërfshirës.

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION14

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION 15

THE DEVELOPMENT OF ENERGY SECTOR IN KOSOVO WITH(OUT) A VISION16