368
1 Abdurahim Ashiku Njerëz që i dua Tiranë, 2007 Botimet

NJERËZ QË I DUA

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NJERËZ QË I DUA

1

Abdurahim Ashiku

Njerëz që i dua

Tiranë, 2007

Botimet

Page 2: NJERËZ QË I DUA

2

Botimet “m&b”

Abdurahim AshikuNjerëz që i duaPublicistikë

Redaktor: Bujar Karoshi

Korrektore: Miranda Goleci

ISBN 978-99956-04-08-0

© Të gjitha të drejtat e autorit

Shtypur në shtypshkronjën “albPAPER”, Tiranë 2007Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje

Page 3: NJERËZ QË I DUA

3

Përkushtim!

Këto radhë ua kushtoj prindërve të mi,Hajredinit dhe Defes,që më mbushën çantën me bukë misridhe më vunë t’udhëtoj rrugës së bukurtë dijeve dhe dashurisë për njerëzit...

Abdurahim Ashiku

Page 4: NJERËZ QË I DUA

4

RILINDJA E ABDURAHIM ASHIKUT

“Dashuria është më e fortë se urrejtja. Urrejtja shkatërron, kursedashuria ndërton, prandaj ajo është më e fortë” - është një thëniee P.Abrahams, që të vjen vetvetiu në mendje, sapo mbaron sëlexuari librin me publicistikë të Abdurahim Ashikut.

Shumëkush prej lexuesve, ashtu si unë, e kujtojnë gazetarindibran që ka dhënë dhe jep një kontribut të madh në shtypin eshkruar. Ai punoi në Dibër, në një terren të vështirë të përcjelljessë informacionit dhe mendimit kritik. Abdurahim Ashiku ishtekorrekt me lajmin dhe i qartë në opinion, por realiteti që errethonte ishte mbytës e kërcënues. Kështu, 12 vite të shkuara, udetyrua të largohej në Athinë, jo si shumë emigrantë të tjerë përbukën e gojës, por që të shpëtonte nga realiteti që e rrethonte,për t’i shpëtuar urrejtjes e smirës, të cilat nuk kishin lënë vendpër dashuri në atdheun e tij.

Por fati e takon me një taksist “alvanos”, i cili i thotë: “Na jeshëmskipëtarë një qind për qind, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonimskolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juvekështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nukkanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”. Dhe kjokëshillë e këtij “shqiptari” 100% i tregojnë Abdurahimit brengën,shqetësimin dhe mallin për familjen e tij e për Shqipërinë…

Që nga ajo ditë “një flamur të vogël kuq e zi e mban te koka e krevatit”.Abdurahimi do t’i përkushtohej veprimtarisë publicistike. Në

shtypin e shkruar për emigrantët, në Shqipëri dhe në Athinë, aido të shkruajë për dhjetëra e qindra emigrantë, për hallet e tyre,problemet, sukseset, vështirësitë, gëzimet, dashuritë, pasionet,

Page 5: NJERËZ QË I DUA

5

jetën e përditshme, ëndrrat, dëshirat, mirësitë, duke u ushqyeratyre dashurinë për njerëzit dhe për atdheun. I takon në kafe, ushkruan e-maile, flet në telefon, u kujton vendlindjen, malet,fushat…U shkruan me pasion e dashuri, sikur të ishin fëmijët etij...

Abdurahimi i merr emigrantët dhe i çon larg, shumë larg nëvendlindjen e tyre. I ngjit në Bogë, në ato pllaja të mrekullueshme kuvetëm një here ka qenë në jetën e tij, pastaj i çon më larg, në luginën eValbonës, duke i nanurisur me shkumëzimin e atij uji të kthjelltë e tëftohtë. I ngjit grykave të ngushta, i fut në Shpellën e Dragobisë dhe ingrin bashkë me krushqit e legjendës në një pllajë malore të Bjeshkëve tëNamura ku Zanat, Muji dhe Halili kanë bërë rrënjë në legjendën e madheshqiptare. Më tej i zbret butë-butë, si të shkel në një shilte mbushur melesh deleje rude, fushës së bukur të Kosovës... Pastaj i ngjit në Korab, nëzemër të tij, atje ku ujërat e dëborës shkrijnë në burime të ftohta, mblidhene humbasin midis shkëmbinjve për të dalë diku në bjeshkët e Radomirës,duke formuar Veleshicën ujëpastër. Ngjitet në Gramë, në Bjeshkën eZonjave, merr me vete blegërimat e deleve dhe qengjave, fluturon mbiDrin e ndalet në malet e Lurës, në Gjagjisht e Runjë, për të pirë ujëkrojeve e për t’u çlodhur me pamjen e zambakëve të Liqenit të Luleve nësy.

Pastaj, si manar, u ngjitet maleve dhe bjeshkëve të Jugut. Udhëtonmaleve të Skraparit, të Qafë - Devrisë, të Gjerbësit, Melovës e Rehovës, qënë sy kanë Tomorrin e lashtë dhe malet e Korçës e të Pogradecit, tutjepyllit të majave shkëmbore. Ngjitet edhe në Kuç, Kallarat, Bolenë e Tërbaç,luginës së bukur të Shushicës. Ulet në breg të liqenit të Pogradecit e bredhfushës së Korçës, asaj treve që ka ngjizë në shpirtin e të riut dhe plakutgëzimin që sjell melodia e kitarës…

Në mënyrën e të shkruarit të Abdurahim Ashikut vihet re njërilindje e tij. Ashtu si rilindësit tanë që krenoheshin me bukuritëe Shqipërisë dhe, nëpërmjet saj, u bënin thirrje shqiptarëve tëpunonin e kontribuonin për vendin e tyre, edhe AbdurahimAshiku kërkon të bëjë të njëjtën gjë, duke u rritur emigrantëvedashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe...

Kur e takova para pak kohësh, kishte ardhur në një seminar qëorganizohej me mësuesit e gjuhës shqipe në botë, mes të cilëveishte dhe ai. Abdurrahimi filloi të më tregonte për jetën e tij të re

Page 6: NJERËZ QË I DUA

6

në Athinë, për punën, familjen, gazetarinë, për bashkëpunimin etij me gazetën “Emigranti”, por më shumë më foli për“profesionin” e ri të të mësuarit të ABC-së fëmijëve të emigrantëve.Vështirësitë, problemet, pengesat... Ato çaste m’u duk një Rilindasi shekullit të ri...

Në këtë libër gjithë “dashuria” e tij nuk njeh diferenca në tëshkruarin. Me të njëjtën dashuri Abdurahimi ka shkruar përartistin, doktorin, shkencëtarin, emigrantin, qytetarin grek...

Në faqet e këtij libri përshkruhen me dashuri Vangjeli, shokutgrek i klasës në shkollën e mesme, Kureasi, Fiqreti, Agroni, Alketa,Foto, Kesnofoni, Brunilda, Ana, Vasilika, Vojsava, Englantina,Afrimi, Aleksi, Eqeremi, Lindita, Fehmiu, Grigori, Kastrioti, Jorgji,Lefteri, Mario, Novruzi, Panajoti, Ramazani, Gjergji, Kola, Mondi,Durimi, Nikolla, Lulëzimi, Alekoja, Levisi, Serafina, ashtu si dheportretet e intervistat e personaliteteve si Kadri Roshi, DritëroAgolli, Afrim Agalliu, Muhamet Liko, Agron Hamo, SabriFejzullahu, Cekes e shumë e shumë të tjerëve…

Të gjithë këto personazhe i bashkon në librin e AbdurahimAshikut ndjenja njerëzore e dashurisë, mirësisë dhe respekti përnjerëzit e Atdheun.

Abdurahimi kujton me dhimbje edhe Fitimin, Pirron, Ilmiun, sinjë dëshmi të tranzicionit të vështirë shqiptar… Dhimbje të cilënAbdurahimi e jep të gjallë te çdo fytyrë nëne, gruaje, motre, teçdo tregim i kësaj përmbledhje publicistike.

Kur mbaron së lexuari librin, çdonjëri prej nesh zbulon njëdimension të ri të jetës: dashurinë për njeriun, atë dashuri qëAbdurahimin e ka shndërruar në një Rilindas Modern.

“Ata që dashurojnë deri në fund, nuk plaken kurrë - thotë B. Franklin.Ata mund të vdesin nga pleqëria, por vdesin të rinj”.

BUJAR KAROSHI

Page 7: NJERËZ QË I DUA

7

IM BIR DHE E KUQJA E FLAMURIT...

Kur erdhi në Greqi kishte disa muaj që i kishte kaluar tëkatërmbëdhjetë vjetët e jetës. Jetonte periudhën e kalimit ngafëmijëria në rini. Ëndrrat i ishin këputur në mes, ishin këputursiç këputen litarët e hekurt të një ure të varur. Ishin këputurnga koha, nga pesha që sollën vitet e vështira nëntëdhjetë, ngastreset që e kishin përcjellë jetën shqiptare në rezonancë. Kishtembaruar klasën e tetë...

Në Salaminë ku u vendosëm pas asaj ikjeje të nxituar tëkorrikut ’96, filloi të punojë në ndërtim, bashkë me të vëllain.Nga ajo kohë ruaj një fotografi, ku ai mundohej të shtynte melopatë betonin me krahët si të zogut. E shikoj herë pas here atëfotografi dhe ndjej se diçka më këputet në shpirt...

Muaj më vonë lamë Salaminën dhe u vendosëm në Athinë.Pronari i shtëpisë ku nisëm jetën e re ishte pronar i një dyqanitë madh këpucësh, në qendër të Athinë, në qosh të sheshitKoçia. E mori në punë. Ngrinte e ulte kutitë e mëdha mekëpucë, kuti që vinin me kontenierë nga Italia e vende të tjera.U shërbente edhe klientëve, klientë që josheshin më tepër ngaçmimet e ulëta se sa nga cilësia, e cila ishte shumë për tëdëshiruar.

E fillonte punën në orën tetë të mëngjesit dhe e mbarontenë orën 9 të darkës. Nga shtëpia ikte në orën 7 të mëngjesitdhe kthehej në orën 10 të darkës. Vinte i dërmuar nga lodhjadhe fjalët e afendikojt që herë-herë nuk mungonte t’i jepte edhendonjë shuplakë (më vonë do të bëheshin miq) dhe këputej si

Page 8: NJERËZ QË I DUA

8

barë i njomë në krevat, disa herë pa ngrënë darkë.Një ditë, nga fundi i verës, më kërkoi që të hynte në shkollë.

E prita me gëzim fjalën e tij dhe që të nesërmen, me një miktimin që e zotëronte greqishten shumë mirë, trokitëm në njëzyrë në katin e katërt të rrugës Sofokleus, në qendër të Athinës.Pasi i paraqitëm dokumentet e kërkuara, mora një letër, e cilapërbënte një urdhër regjistrimi për në vitin e tretë të gjimnazit...

Filloi mësimet... Ia mori dorën shpejt mësimeve, falë bazësqë kishte krijuar në Shqipëri. Në shkencat ekzakte ishte më imiri, kurse në ato që lidheshin me historinë apo me greqishtene vjetër çalonte ndjeshëm...

E mbaroi gjimnazin me mesatare 17 dhe m’u lut që të futejnë lice profesional. U regjistrua për informatikë. Edhestudionte, edhe punonte. Mesatarja përsëri aq, tek 17-ta.

Kur ika në Shqipëri, aty nga fundi i vitit 1997, lutja e vetmee tij ishte që t’i sillja një libër për historinë e Shqipërisë. Moranjë libër historie të nivelit të gjimnazit dhe ia solla. E shihjashpesh ta shfletonte dhe të lexonte me vëmendje të madhe...

Tani ai është në universitet, hyri në vitin e katërt dhestudion për informatikë. Vazhdon shkollën dhe punon, devizëkjo e njerëzve të rinj, që emigracionin e shohin në lëvizje, qëlëviz ekonominë, por që lëviz e çon përpara intelektin, dijetnjerëzore.

Ka shumë shokë shkolle, me të cilët herë pas here mblidhetnë dhomën e tij në shtëpi. Bën muhabet me ta, por edhe ukundërvihet herë pas here, kur biseda fokusohet në Shqipëri.Një ditë, kur kishte ditëlindjen dhe biseda me shokët e shoqetishte ngjitur lart, hyri në dhomën tonë të gjumit dhe mori nëdorë një flamur të vogël kuq e zi që e mbajmë tek koka e krevatit.E mori dhe iku në dhomën e tij. Dëgjuam zëra të gëzuar dhebrohoritje njerëzore...

I kisha harruar të gjitha këto. M’i kujtoi përsëri djali njëditë shtatori 2005 në Tiranë...

Tek po të bënim gati plaçkat për t’u nisur, diçka iu kujtuadhe me atë rrëmbim djaloshar që i karakterizon të rinjtë sot,

Page 9: NJERËZ QË I DUA

9

më kërkoi t’i bleja një flamur të madh të kuq me shkabën ezezë dykrenore në mes. E mori i vëllai për dore dhe shpejt ukthye me flamurin të futur në një qeskë. Kishte marrë me veteedhe një stilolaps të kuq me shqiponjë, edhe një çakmak ngaato me benzinë apo alkool, edhe ai i kuq me shqiponjën e zezënë mes.

Flamurin e ka vënë mbi kokën e krevatit, kurse stilolapsindhe çakmakun (nuk e pi duhanin) i mban gjithnjë me vete, nëçantën e studentit...

Më gëzoi veprimi i tij, më gëzoi aq shumë, sa nuk e shprehdot. Ai, megjithëse shqipen e flet me theks grek, mendjen dhezemrën e ka të kuqe, si flamuri ynë i bukur...

Page 10: NJERËZ QË I DUA

10

NJË EMIGRANT GREK NË RININË TIME

-Një grek, në korrik të vitit 1959, në fermën “Çlirimi” të Fierit,më dha një amanet…

Në korrik të vitit 1959 lashë prapa Fierin me vitet e shkollëssë mesme, për t’u ngjitur në vitet e universitetit dhe më tej nëvitet e punës, në një trevë vërtebër e kurrizit të Shqipërisë eshqiptarëve…

Në vitin 1996 lashë prapa Dibrën, për të zbritur në ultësirate Egjeut, për ta lidhur jetën me Athinën …

Sikur jeta ime të mos kishte përshkuar këtë trajektore, ajofletë e zverdhur blloku, me atë fotografi të ngjitur memarmelatë, me ato katër radhë të shkruara greqisht, do të kishtembetur e pakuptueshme…

Edhe kujtimet do të kishin mbetur të ngrira … në frigoriferine kujtesës…

Akullin e ngrirë, një mbrëmje të zakonshme do të niste tëma shkrinte një fytyrë në televizionin grek, një fytyrë deputeti.Ai, me një cinizëm dhe ksenofobi të egër tha: “Ne shqiptarëveu japim bukë e ata na mundin”. Ishte fjala për një ndeshjefutbolli, ku Shqipëria fitoi bindshëm mbi kampionen eEvropës…

Akullin do ma shkrinin tërësisht e do të lëviznin vrullshëmmullirin e kujtesës bisedat e herëpashershme me njerëzksenofobë që nuk mungojnë të na e përsërisim “bukën” që na

Page 11: NJERËZ QË I DUA

11

“japin”, pa e ditur se në raport të ndërsjelltë ne u japim bukëatyre. Krahu ynë i lirë i punës i ka gjallëruar bizneset e tyre…Bujqësia greke mbahet në masën mbi 80 për qind nga krahu ilirë i shqiptarëve hallexhinj… Bankat greke, siç deklarojnë vetëato, kanë në kasaforta mbi katër miliardë euro kursime tëshqiptarëve… Pensionistët grekë mbajnë atë nivel pensioni nësajë të sigurimeve të detyruara (pa asnjë shpresë pensioni) tëmbi 500 mijë shqiptarëve…

Ndërsa akulli i kujtesës shkrihej, në pah më dolën vitet efundit ‘40-të, atëhere kur Greqia ishte në Luftë Civile, atëherëkur në spitalin e Gjirokastrës (sipas një dëshmie publike tëkohëve të fundit të një infermieri të kirurgjisë) operoheshin emjekoheshin mbi 12 mijë grekë të plagosur në betejën vëlla mevëlla. M’u kujtuan edhe grekët e gjorë, jo pak, por mbi treqindmijë, që asokohe kaluan kufirin shqiptar dhe u strehuan nëfamiljet shqiptare. Asokohe, kush e ka jetuar, e mban mendmirë: Shqipëria përjetonte krizën më të rëndë të bukës pas krizëssë “Nemces”, Luftës së Parë Botërore…

Pas kësaj “shkrirje akulli”, mulliri i kujtesës filloi tërrotullohet shpejt, duke nxjerrë një dorë miell misri me të cilëngatuhej buka në një konvikt të një shkolle të mesme, ku bashkëme ne mësonin edhe dy grekë, nga ata që kishin mbetur nga“marshimi” i të treqindmijëve drejt Kazakistanit, ku shumëprej tyre jetojnë edhe sot…

Shqiptari kurrë nuk ia ka kursyer dhe nuk ia ka përmendurbukën kujt…

* * *

Në Fier, diku 100-150 metra poshtë godinës së teatrit, nëvitet ‘50-të, ka qenë një shkollë me karton, me një lloj kartonitë trashë dy gisht, me çati pupuliti të fortë dhe me dyshemedërrase që lëkundej nën këmbët tona. Shkolla kishte formë U-je me dritaret që shihnin agjencinë e transportit nga njera anëdhe rrugën Fier-Vlorë, aso kohe ende e paasfaltuar, në dy

Page 12: NJERËZ QË I DUA

12

krahët e tjerë. Oborri i shkollës i binte paksa djathtas derës sëavllisë së konviktit, i vendosur në një ndërtesë, sekuestruar njëtregtari fierak, ndërtesë që edhe sot e kësaj dite është ashtu siçka qenë.

Flinim në krevatë druri një mbi një, në dyshekë dhe jastëkëqë i mbushnim me kashtë tek lëmi i ekonomisë ndihmëse, nëdhoma të vogla, ngjeshur si dushku në mullar. Kishte edhe njëkonvikt tjetër tek fusha e futbollit, aty ku më vonë do të ngrihejndërtesa e gjimnazit…

Në konvikt, në një dhomë me krevate tek hekuri me susta,e me dyshek e jastëk pambuku, flinin edhe dy grekë. Njëri prejtyre, Vangjeli, ishte në një klasë me mua. Tjetri, emrin e të cilitnuk e mbaj mend, ishte dy klasë më lart. I dyti dukej të ishte ipasur, çka e tregonte jo vetëm veshja e tij që binte në kontrastjo vetëm me ne, por edhe me mësuesit tanë dhe tërë qytetin eFierit. Thonin se i vinin shumë para nga Amerika dhe se njëpjesë të tyre i shfrytëzonte për të joshur femrat e bukura tëqytetit. Vangjeli vishej më thjesht, sigurisht më mirë se ne apomë saktë, vishej si mësuesit tanë.

Të dy grekërit hanin në një dhomë të vogël ngjitur mekuzhinën, ndërsa ne në një sallë paksa të madhe, në tre turne…

Mëngjeseve dhe mbrëmjeve hanim bukë misri me çaj.Nganjëherë mëngjeseve i shtohej edhe një pesëdhjetë gramshemarmalatë molle ose ftoi. Qëllonte që gjellës me barishte dhemakaronave apo pilafit t’i shtohej të dielave edhe ndonjë racionmish dhe në ditë festash të kishim edhe nga një racion kabuniapo hallvë të zezë…

Grekërit hanin ndryshe. Mëngjeseve e darkave nuk umungonte asnjëherë qumështi apo kosi, djathi i bardhë apokaçkavall, veza e zier apo e tiganisur me gjalp, mishi dheëmbëlsira, shto mbi këto edhe bukën e grurit.

Ishte koha kur Shqipëria akoma nuk kishte dalë nga sistemii triskëtimit dhe barku i njerëzve ishte gjithmonë i unshëm.Mirë që kishim një ekonomi të vogël ndihmëse diku përballëuzinës së pambukut dhe çoku hanim ndonjë domate apo qepë

Page 13: NJERËZ QË I DUA

13

të freskët … Mirë që na çonim në fermën e “Çlirimit” ose nëkooperativën e Qenasit dhe, mes bimëve të pambukut, vjeshtës,të gjenim ndonjë komisht, siç u thonin vendasit pjeprave tënjomë, farat e të cilëve i hidhnin gjatë prashitjeve që vjeshtëstë shuanin etjen dhe urinë, tek vilnin pambukun e bardhë…

…Duket sikur u larguam nga tema, duke i përcjellë lexuesittë sotëm diçka që duket se i përket mesjetës, diçka ireale qëbota e sotme shpirtrore dhe kamore e tyre nuk e honeps dot.

Vangjeli, siç thashë, ishte në një klasë me mua. Trupshkurtër, me flokë të dendur në ngjyrë të zezë rreth një fytyregjithnjë serioze, veshur me një xhaketë kafe e me pantollonagri, në një moshë të paktën sa dyfishi i moshës sonë. Ai, mesnesh, i ngjante një burri në moshë, ulur në bankë me nxënës tëshkollës fillore. Ishte studius dhe shqipen e fliste mjaft mirë.Shoqërohej më tepër me Jorgo Milon nga Himara, me të cilinflisnin greqisht. Me ne të tjerët nuk hynte gjatë në bisedë, si tëkishte frikë se i hiqnim nga shpina, paksa e krrusur, barrën ehalleve që dukej se fshihte.

Vangjelin e kam në një fotografi me të gjithë shokët e klasëssë 3-të B, në një moment pas orës mësimore të mekanikësbujqësore, me traktorin BTZ prapa. Është i katërti në radhën edytë duke filluar nga e majta, në mes të njërës prej motraveMustafaraj, Sotiraqit nga Fieri (prapa), Dhionisit nga Piluri,Shefqetit nga Dibra dhe Lirionit e Llazarit nga Patosi.

Vangjeli një ditë nuk u duk më në klasë. U tha se e kanëçuar në Bashkimin Sovjetik për studime, ashtu siç kishin çuarasokohe në Çekosllovaki, Hungari e Poloni shumë grekë qëndodheshin në Shqipëri.

Asokohe ishim ende të vegjël dhe shumë gjëra që kishinlidhje me botën politike nuk i kuptonim. Kishim dëgjuar se nëShqipëri kishin ardhur shumë grekë, por arsyen pse kishinardhur e kishim shumë të mjergullt. Më vonë do të mësonimpër betejat e Gramozit, për kalimin e kufirit shqiptar të afrotreqindmijë partizanëve grekë që kishin luftuar dhe kishin lënëtrupat e pavarrosur të shokëve të tyre në malet e Gramozit,

Page 14: NJERËZ QË I DUA

14

për përcjelljen e tyre në vendet e lindjes, ku, siç na thoshin,kishte më shumë bukë…

Në vitin 1958 e lamë shkollën e kartonit, konviktin memencën me “tre turne” dhe u larguam nga Fieri. Diku në mesine hapësirës fushore që ndante fabrikën e tullave me fermën eÇlirimit, u ndërtua një shkollë dykatëshe me tulla të kuqe dhenjë konvikt me dhoma plot dritë dhe mencë të madhe që nxentedyfishin e konviktorëve. Shqipëria asokohe kishte kaluarperiudhën e rëndë të triskëtimit dhe ushqimi në konvikt ishterritur si në sasi, po ashtu edhe në cilësi. Edhe ekonomiandihmëse ishte më e madhe dhe më e organizuar, çka e kishtelarguar goxha urinë e moshës…

Fieri tashmë ishte larg, afro tre çerek ore në këmbë, dhe nesikur e premë daljen nëpër rrugët e tij, përveçse kur luantendonjë film i preferuar për kohën si “Vagabondi” apo “Zotëria420”. Kursenim kështu edhe ndonjë pesë lekëshe, por mbi tëgjitha kursenim këpucët që rruga e kalldrëmtë i hante si tëishte shtruar me gurë stralli.

Kohën e lirë e kalonim duke zbritur paksa poshtë, tekqendra e fermës, ku kishte një kinoklub goxha të madh, njëkinema ku shpesh shihnim filma, një sallë lojërash me pingponge bilardo…

Kishte edhe një dhomë të vogël ku punonte një berber grek.Ishte një njeri mjaft i ëmbël në zë e në muhabet, megjithëseshqipen e fliste keq. Duke pasur të bëjë gjithnjë me kokat enjerëzve, me vëmendjen tek flokët, ai nuk kishte pasurmundësinë e Vangjelit tonë që të fliste me njerëzit, të ishte idetyruar të kërkonte e gjente fjalën shqipe për ta përdorërëndom. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengonte që me të gjithë tëishte i sjellshëm, të dhuronte buzëqeshje e njerzillëk.

Një dashuri të sinqertë kishte me ne konviktorët. Ndoshta,sepse edhe jeta e tij ishte si në një konvikt, larg njerëzve të vete mbi të gjitha larg atdheut, që asokohe e kishte bërë sikterr.Tani që i mendoj dhe i hedh në letër ato momente, larg vendittim, në kushte krejt të tjera, e ndjej dhimbjen e atij njeriu dhe e

Page 15: NJERËZ QË I DUA

15

kuptoj pse-në e atij afrimi me ne.Duhet të them se qethte bukur, me shije dhe nami i

profesionalizmit (sigurisht edhe në sajën tonë) kishte shkuaredhe në Fier dhe shpejt, klientë të tij do të ishin edhe shumëgjimnazistë…

Nuk do të ishin shkruar këto, as nuk do të hapej kjo dritaree rinisë sime, sikur ai njeri që e thërrisnin Kureas, pa e ditur seajo fjalë nuk kishte të bënte me emër, por me profesion njeriu,nuk do të më kishte dhënë një amanet…

Në korrik të vitit 1959, pasi dhamë provimet, në pritje të“Mbrëmjes së Maturës”, për të pasur me vete kujtime tëshkruara të viteve të bukura të rinisë, hapa, si shumë të tjerënjë bllok kujtimesh…

Në atë bllok nuk mungon as berberi grek. Ndaj Kureasitkisha një respekt dhe dashuri të veçantë, ndaj nuk mund talija jashtë kujtimeve të mia. Edhe ai ishte bërë një copë e jetëssime dhe “copat e jetës” nuk ndahen…

Shkova pra, ditën e mbrëmjes së maturës dhe i kërkova tëshkruaj diçka në bllokun e kujtimeve të mia.

Ai, pasi më buzëqeshi dhe më shtrëngoi me një dashuriprindërore pas trupit të tij të bëshëm, mori bllokun dhe pasingjiti me marmelatë (marmelata ishte në ato vite zamka bazëme të cilën sajonim e ngjisnim zarfa e letra) shkroi katër radhënë greqisht:

I dashur shoku AshikuJu jap fotografinë time të vogëlsë bashku me urimet mëmë të nxehta të shpirtit tim…

Page 16: NJERËZ QË I DUA

16

Unë nuk i kuptoja atëherë ato fjalë… Tani i kuptoj dhe indjej… Ndjej se Ai, ndonëse kishte dyfishin e moshës sime, mëkonsideronte shok, ndjej urimet e tij të nxehta që buronin nganjë zemër e zjarrtë…

Atëherë mua më mjaftonte pamja e atij njeriu në një fletëtë bllokut tim të kujtimeve, një njeriu serioz, veshur me njëkostum dopjopet, shumë i përhapur në modën e asaj kohe, mekollaro… Një njeriu që tërë pamja e tij rrezatonte dashuri dherespekt.

Ku është sot ai njeri i mirë, që as firma nuk më jepmundësinë të di emrin e vërtetë?

Ai njeri, në korrik të vitit 1959 më dha një amanet, njëshprehje dashurie dhe respekti në gjuhën e nënës së tij dhe njëfotografi. Pas shumë vitesh, i ndodhur tashmë si refugjat nëdheun e prindërve të tij, amanetin po e shkruaj.

Mali me mal nuk takohet. Njeriu me njeriun qëllon që njëditë, në një tjetër kohë e vend, edhe takohen…

Page 17: NJERËZ QË I DUA

17

VAJZA E EMIGRANTIT

Ajo është vajza e Ahmet Sulës, që ka pesëmbëdhjetë vjetqë punon në Selanik. Alketa, e motra dhe nëna e saj Kumriaishin pak kohë atje, por një ditë preferuan të jetojnë në Tiranëdhe babai nuk lë hapësirë të ligjshmërisë së lëvizjeve pa iugëzuar familjes. Ajo është thjesht një gjimnaziste...

Kaq, sigurisht, është pak që ajo, thjesht sepse është vajza enjë emigranti, të jetë pjesë e një tregimi apo reportazhi...

Nuk është kështu....Kur miku im Spiro Dede i Shtëpisë botuese “albin”, në

një bisedë telefonike më përmendi emrin e saj si autore e njëromani “të bukur e të kohës“ unë nuk i rashë në të, megjithëseai më tha se ajo më njihte, madje më kishte edhe gjak. Mëshumë se një dhjetëvjeçar ikjeje dhe udhëtimesh në Shqipëri“me fletë leje“ na kanë larguar nga gjaku me të mëdhenjtë e jome të vegjlit, ata që i pamë të lidhur në djep apo ata që njëmesazh telefonik na i sjell herë pas here si gjak familjar qëvazhdon të rrjedhë...

... Kur daja i saj Luani, një nga “3 Musketjerët“, siç i quanajo tre dajat e saj, më vuri në dorë një libër, romanin “ERA”, ilidha nyje kohët dhe njerëzit. Më doli përpara Alketa, në tëqarat dhe të qeshurat e para të një fëmije të bukur, në hapat epara në kuzhinën e vogël në një qytet skajor të vendit, nëPeshkopi.

I hodha një sy faqes së fundit të kopertinës...“Jeta është xhungël dhe ne duhet të mbijetojmë. Jeta është

Page 18: NJERËZ QË I DUA

18

luftë dhe ne duhet të luftojmë!”Në sfondin e kësaj shprehjeje shoh njerëzit më të

rëndësishëm për mua.Familja, pema ku ne rritemi dhe na ndihmon të bëhemi të

frytshëm dhe të ndërgjegjshëm për jetën. Ajo është filizi i parëqë ne na njeh me identitetin tonë. Qëllimi ynë është të rritemisi qenie njerëzore, të vështrojmë brenda vetes tonë, të ndërtojmëjetën mbi këtë burim paqeje, mirëkuptimi e force që është uniynë individual i veshur me dashurinë dhe ngrohtësinë familjare.Familja është puthja e lehtë e nënës në mëngjes, ajo është njënga përrallat e gjyshes, ajo është ninulla e stonuar e babait, ajoështë gjithçka!”

Kush i thoshte këto fjalë, kush i shkruante me kaq dëshirëkëto rreshta me një filozofi të thellë brenda? I shkruante njëvajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një nxënëse gjimnazi.

“Prindërit më kanë mësuar se nuk është e nevojshme tëjesh e bukur, gjeni, e zonja për më perfektin, por ajo çka ështëmë e rëndësishme, është të jesh e pranishme që zëri yt tëdëgjohet diku, ndonëse edhe nga një person i vetëm, mjaftonqë dikush ta njohë, ta dijë këngën e zemrës tënde dhe më pastë jetë i zoti të ta këndojë ty, atëherë kur ti i ke harruar fjalët.Dhe këtë unë e gjej tek familja ime, tek e shtrenjta ime...”

Nuk e lexova romanin në autobusin e linjës Tiranë – Athinë,nuk më pëlqen leximi në udhëtim, më duket sikur më fluturojnëfjalët, më lodh. E lexova në qetësinë e një ishulli të bukur tëGreqisë, nën hijen e një çadre plazhi, me kaltërsinë e detit nësfond. Pas tij do të lexoja një tjetër roman, “Njëmbëdhjetëminuta“ të Koelhës, në Greqisht. Nuk do të krahasoj Paulonme Alketën, ata janë në pole të kundërta të moshës dhe tëpërvojës, por jo të asaj që shkruajnë. Paulo Kolhe shkruan mefjalët e Maries, në vetë të tretë, kurse Alketa Sula shkruan nënemrin e Erës, në vetën e parë, ajo është në moshën eadoleshencës dhe shkruan me përvojën e gjallë të njëadoleshenteje. Ajo shkruan për njerëzit e moshës së saj, njerëztë gjallë që i takojmë kudo, me një vërtetësi të habitshme. Ajo

Page 19: NJERËZ QË I DUA

19

shkruan për prindërit dhe fëmijët, për kuptimet dhemoskuptimet e kohës.

Adoleshenca! Nga erdhi dhe nga na hyri kjo fjalë në fjalorine përditshëm? Në fjalorin e madh të “Gjuhës së sotme shqipe”botim i vitit 1980 nuk figuron si fjalë e gjuhës shqipe. Mund tagjesh në fjalorin e anglishtes ose të frëngjishtes në kuptimin edjalërisë apo të vashërisë. Grekët fjalën dhe moshën që i përkone lidhin me Ivin, njërën prej perëndeshave të Olimpit, e cilapersonifikonte rininë.

Në vështrimin e një njeriu të moshës së tretë, në kushtet ekohës kur e jetoi këtë moshë (adoleshencën, djalërinë,vashërinë), gjërat i vijnë të mjegullta, aq sa i duket se këtëperiudhë nuk e ka jetuar. Dhe kur nuk e ke jetuar, ndodh qënuk e kupton atë, madje i kundërvihesh në mënyrë të ashpër,deri në krim apo shtyrje në krim. Mos ia hiqni këtë anë, madjethelb, ngjarjeve tragjike që mbushin kronikën e zezë të ditës,dhunës në familje e hedhjeve nga katet e larta.

A janë të përgatitur prindërit, të cilët në moshën e djalërisëapo të vajzërisë së tyre nuk patën mundësi të ndjekin masivishtatë jetë që ndjekin sot fëmijët apo nipërit e mbesat e tyre tëndjekin brezin e sotëm? Me përjashtim të atij brezi të rinjsh qëu shkolluan në vitet ’80-të, kohë e hapjes së shkollave të mesme,në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare dhe që me gjithëprivimet e sistemit përsëri kënduan “Let it bee“, për të tjerëtmund të them se ishin pa adoleshencë, pa djalëri e vashëri oseme një moshë të tillë të mbyllur në kuvli.

Adoleshenca apo djalëria e vashëria do të vinin si një bumsocial në vitet ’90-të, për t’u ngjitur në një lartësi marramendësenë vitet ‘2000...

Këtë anë të jetës na e nxjerr në pah në të gjitha ngjyrat nëromanin e saj Alketa Sula nëpërmjet Erës, heroinës së saj tëardhur nga një zonë e thellë e verilindjes, nga Burreli, së cilës iduhet të luftojë si kundër konservatorizmit, po ashtu edhekundër orgjisë së një liberalizmi që vret e sakaton kohën dhemoshën.

Page 20: NJERËZ QË I DUA

20

I ka vënë emrin “ERA” romanit, emrin e adoleshentes që iduhet të luftojë në të dy krahët për të gjetur rrugën e vërtetë tëjetës. I shumëkuptimtë emri. Një erë e re përshkon moshat nëShqipëri. Jo vetëm djalërinë dhe vashërinë, por edhe fëmijërinë,pjekurinë dhe pleqërinë. Pikërisht këtë “Erë” lipset ta lexojmë,të vrasim kokën dhe ta kuptojmë. Po nuk e bëmë këtë, “era”shndërrohet në “furtunë”...

Ndoshta ky është kuptimi i Erës së Alketa Sulës. Ndoshtavetëm për këtë duhet lexuar ky roman i “vogël” me një mesazhtë madh për moshat, veçanërisht për prindër...

Page 21: NJERËZ QË I DUA

21

KUR BËJNË DASMË DIBRANËT

Meditim

Atë mbrëmje të 14 gushtit, në atë sallë të madhe, ishmagazinë e ndërmarrjes ushqimore të Dibrës, shndërruar nëarenë gëzimi e hareje, vlerë që përcjellin dasmat dhe dasmorët,mendimi herë merrte arratinë e kalonte male e dete, herë ulejnë atë amfiteatër dhe gëzohej si fëmijë.

Ajo dasmë kishte diçka të veçantë, diçka që ende e kërkojdhe nuk ia gjej fillin e plotë, nuk ia gjej fjalën e duhur. Ajo mbitë gjitha e për të gjithë ishte një takim malli, një takim pasvitesh. Ndoshta kjo gjë e kishte bërë atë sallë si një stadiumlojërash me dorë, me tavolina e karrike në formën e një patkoi,me njerëz që i qëndronin njëri-tjetrit sup më sup. Ndoshta kjogjë e kishte bërë të zotin e dasmës që mallin që kishte dhe kanga mërgimi në vend të huaj ta shuante paksa, duke thirrur tëmadh e të vogël, miq e dashamirë në gjak të afërt e të largët,afro pesëqind vetë.

E veçantë ishte se i zoti i shtëpisë, që t’i grumbullonte tëgjithë bashkë e të lexonte në sy gëzimin e takimit, të gjentemjete transporti e të vinte nga Fusha e Çidhnës, rrethdymbëdhjetë kilometra larg e ta bënte darkën në Peshkopi.Një park i tërë me furgona e makina të vogla bllokoi deri pasmesnate sheshin përpara lokalit...

Është bërë zakon që emigrantët nga fshatrat deri 20kilometra larg t’i mbledhin njerëzit e tyre në qytetin e Peshkopisëe të gëzohen.

Page 22: NJERËZ QË I DUA

22

Ajo që të ngroh e ta ndez zemrën prush është se emigrantëte mbajnë të gjallë mallin e vendlindjes, e mbajnë të gjallë lidhjenme vendin e tyre, e mbajnë të gjallë traditën e martesëspopullore me djem e vajza të vendit të vet, të krahinës së vet.

Edhe Avniu i Markajve të Fushë Çidhnës, teksa shihte që ibiri rritej e burrërohej në krah të tij diku në Rimini të Italisë,teksa ndjente që dita ditës i biri po merrte zanat e i qëndrontekrah në profesionin e ndërtuesit, mendjen e kishte ta lidhte menjë vajzë dibrane, një vajzë që t’i qëndronte krah tërë jetën. Egjeti atë tek vajza e Nezirit në Zdojan, tek mbesa ime që mbanemrin e nënës sonë dhe gjyshes së vet, emër që ajo ia la sa ishtegjallë dhe e rriti me dashurinë e vet, tek Defja e bukur si lulebjeshke...

Shqipëria, nëpërmjet emigrimit, i ka shtrirë rrënjët e vetanë të gjitha kontinentet, rrënjë që nuk janë shkëputur ngatrungu mëmë, rrënjë që me lidhjet martesore e me lidhjetshpirtërore nuk do të shkëputen kurrë.

Peshkopi, 14 gusht 2005

Page 23: NJERËZ QË I DUA

23

AGRON NOVRUZI…

Udhët bashkojnë dhe ndajnë njerëz, i kthejnë ata mbrapanë kohë e hapsirë, duke rrëmuar thellë në kujtesë e duke ibashkuar hullinjtë e jetës, siç bashkohet palë-palë toka e kapurnga plori dhe veshi i plugut duke ekspozuar ngjyrën e vërtetë,atë të brendshmen, atë që mbledh e përcjell jetë.

Me Agron Novruzin jam njohur në udhëtim. Kemipërshëndetur diellin tek ulej këmbëkryq mbi Istmin e Korinthit.E kemi kapur me dorë kur ngrihej i kuq flakë, për të ndejtëdisa sekonda mbi malet në lindje të Mallakastrës. Jemi ulur ekemi mbushur gjymat me kafen e miqësisë, atë lloj kafeje që tëshkul, t’i bashkon zemrat e të jep krahë.

Agroni ka udhëtuar shumë, aq shumë sa vështirë ta besoshe vështirë ta përshkruash. Nuk flas për sot, për atë rrugën prejtetëqind kilometrash nga Tirana në Athinë, rrugë që në kohëpiku të lëvizjes së udhëtarëve ai e bën pa ndërprerje për ditë enetë të tëra. Jo me shofer të dytë, por i vetëm. Flas për të tjerarrugë e për të tjera treva.

Agroni ka një cilësi që pak njerëz e kanë. Ai të hyn nëzemër, siç është, me këpucë mbathur kur i thonë fjalës. Nukhyn vetëm, por me njerëz, me njerëz që ti i njeh me emër embiemër, me rob të shtëpisë e me sofrën e shtruar me bukë ekripë.

Një ditë, në shënimet e mia, diçka shkruajta se si ai hyri nëbisedë me një fshatar të Këmishtajt të Lushnjës, si e pyeti atëpër njerëz që ai i kishte njohur dekada më parë dhe se si iu lut

Page 24: NJERËZ QË I DUA

24

fshatarit t’u përcillte atyre të falat e tij.Një ditë tjetër e pashë se si hyri e zuri vend në kujtesën e

një zagoriti me njohjen aq të gjerë e aq të thellë të njerëzve nëato male të larta, ku Çajupi pat ngjizur atë poemën që e dëgjuarapo e lexuar një herë në fëmini nuk të shkëputet tërë jetën…”Burrat nën hije/ Lozin kuvendojnë/Pika që s’u bije/ Se nga gratërrojnë…”

…Kur i thashë një ditë se jam nga Dibra, ai nuk e zgjati,por nisi të më përshkruajë me aq gjallëri rrugët dhe fshatratsa, edhe unë që i kam rrahur me tabanin e këmbëve dhe i kamfiksuar në retinën e syve dhe të aparatit fotografik) në të gjithastinët e vitit, e ndjeva veten të befasuar. Ai ishte ngjitur tëpërpjetës së fshatit Mustafaj, një fshat që këmbët i lan në ujërate Drinit dhe flokët i kreh me erën e maleve të Gjagjishtit tëtrevës së bukur të Lurës. Atje, në ato rrugë që vetëm rrugë s’kepse t’i quash, ai ishte përballë me heroizmin, me luftën e njeriutpër të shpëtuar veten dhe mjetin, një kamion me trediferencialë, që asokohe ishte në organikë të ushtrisë, por edhetë shëndetësisë. Atje kishte ndjerë se si njeriu për njeriun nëmale është mik e i qëndron krah tjetrit në ditë rreziku. E kujtonAgroni fshatin Mustafe dhe nuk rri pa lëvizur nga karrigiadhe pa e shtrënguar fort timonin e autobuzit. Në shenjë respektidhe në shenjë përgjegjësie profesionale…

Një ditë, kur pasi më kishte ngjitur në Lan Lurë e më kishtezbritur në Krej Lurë, pasi më kishte dhënë pak freski vere ngaPylli i Nikës që lidh Lurën e Vjetër me Krej Lurën, pasi mëkishte qarkuar nëpër tërë liqejt e Lurës që nga Liqeni i Madh ederi tek Liqeni i Luleve, pasi më kishte lënë të vrapoj mes lulevetë qershorit në Fushën e Pelave, një magji e vërtetë e maleve tëLurës, pasi më kishte dhënë ujë të ftohtë burimi në atë kroinnë krye të lëndinës që t’i thyen katër copash shishet e birrrëskur i mbush me ujë, pasi më kishte marrë në udhëtimin e tijme mend rrugës së ngushtë që të çon në Masdejë e Stelush, mëkishte treguar “gjurmën e kalit të Skënderbeut mbi shkëmb”,më kishte zbritur luginës së Murrës mes për mes Katërgrykëve

Page 25: NJERËZ QË I DUA

25

të saj, më kishte hedhë në Luzni. Më la tek një mik imi i vjetër,tek Sami Damzi dhe duke qeshur, siç dijnë të qeshin babaxhanët,na ftoi të merrnin rrjetat e t’i hidhnim në Drin për peshk.

Edhe Sami Damzin e njihte, një njeri i mirë, një mjeshtër ihedhjes së rrjetës për peshkim, punonjës i spitalit të Luznisënë kohë të shkuara. Nuk e di se ku është tani Samiu, nëse ështënë Katund të Ri të Luznisë apo jeta e ka rrokullisur drejtbathoreve e kënetave, getot e veriorëve që në tranzicion mbetënpa punë e pa bukë e që u detyruan të ikin natën për t’i shpëtuarciklonit të varfërisë. Një gjë e di me siguri. Spitali ku punoi tërëjetën Samiu nuk është më, as në themele nuk ekziston…

Agroni ka punuar me një ekip të shëndetësisë, nga ato ekipeqë me makina e me aparatura të posaçme bridhnin Shqipërinëmaleve e fushave, nga veriu në jug, për të kontrolluar shtëpimë shtëpi shëndetin e njerëzve, për të përshkuar me rrezerontgen gjokset dhe për të vlerësuar mushkëritë e tyre, për t’ikapur në kohë e për t’u dalë përpara sëmundjeve pulmonare…

Herën e fundit, tek udhëtonim nga Tirana në Athinë, atëdremitje të lehtë që më kishte kapur nga udhëtimi i gjatë, mashqeu me një pyetje befasuese: A e din se Fiqiri Lika kavdekur?…

Fiqiri Lika, mjek, drejtor i dispancerisë së rrethit të Dibrës,nuk mund të mos ishte bashkudhëtar dhe kallauz në udhëtimete ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë nëpër të gjithë trevën. Nukmund të mos ishte mik i Agronit, miqësi që ai ta imponon mesjelljen dhe humorin e tij. Ndonëse kujtimet e tij i përkasin njëkohe që i kalon të dy dekadat, një pjesë e madhe e këtyre viteveështë “kohë e shkuar” (këto 15-16 vjet) për Agronin ajo është“kohë e shkuar” vetëm në gramatikë, vetëm kur përdor foljen…Personat, njerëzit me të cilët ka pirë kafe e ka ngrënë “bukë ekripë”, për të janë “kohë e tashme”, “kohë e ardhme”…

…Në qoftë se ndonjë ditë u takon të udhëtoni me Agronin,i kërkoni që të vejë në videon e televizorit të autobuzitvideokasetën më të dashur të tij. Cila është ajo? Nuk po juathem, se atëherë nuk do të kishim surprizë.

Page 26: NJERËZ QË I DUA

26

FATI I NJË NJERIU TË MIRË

Atë ditë, Halimi, shoferi i “Albania Interlains”, që nëmesditë arrin në Shkodër e në mesnatë e le atë, arriti nëpikënisjen tek Zogu i Parë, më shpejt se herët e tjera, madje tëshkonte mendja se mund të thuash se kishte thyer një rekordshpejtësie. Shkodër-Tiranë e kishte bërë për një orë… Por jo…

Nga Shkodra ishte nisur vetëm me një pasagjer. Lezhëndhe veçanërisht Laçin, që ia merr çdo herë shpirtin me atogropat e rrugës dhe atë ngadhtësi të agjentit, i kishte kaluar pau hedhur sytë. Agjentët e agjencive kishin njofuar se nuk kaasnjë pasagjer për të udhëtuar drejt Athinës. Kjo kishte qenëarsyeja e hershmërisë së arritjes në Tiranë. Se po të kishte pasurpasagjerë në Laç, do të kishte qenë i gozhduar të priste orëntre pa njëzet dhe pasagjerët e Tiranës, ndonëse në biletë e kanëtë shënuar orën tre të nisjes, të lumtur do të ishin po të niseshinnë tre e gjysëm…

Pasagjeri i vetëm ishte ulur në vendin një të autobusit.Pranë tij u ula edhe unë. Autostradën, Durrësin, Kavajën,Lushnjën i kaluam në një dremitje mëngjesore. Në udhëtimindrejt Fierit kërcyem e hodhëm valle sipas koreografisë sëkryeministrave të rrugës e të gropave, koreografi që çdo valltardo ta ngrinte në tavanin e skenës.

Në atë rrugë të gjatë lodhja mund të mposhtet vetëm memuhabet. Bashkudhëtari im ishte i heshtur. Humbte nëmendime me vështrimin ngulur pas dritave që lëpinin gropatdhe gungat e rrugës. Mbyllte sytë dhe dremiste, duke i dhënë

Page 27: NJERËZ QË I DUA

27

fytyrës një çehre të ngrysur. Kur mbyllte sytë unë ia lëshojakrejt vendin dhe ulesha pranë Gonit, i cili atë ditë ishte i vetëmnë timon...

E ndjeja se diçka kishte në brendësi të atij njeriu,hamendësoja mal më mal e fushë më fushë, e pyesja dhe merrjaose heshtje ose ndonjë përgjigje që kishte brenda një farëhermetizmi, një farë ndrojtje se po të çelej, diçka do t’i ndodhte.

Diku, kur autobusi mori të rrokullisë gomat në përdredhjete Vjosës, kur dielli kishte hequr tërë vellon e lumit, duke nxjerrënë pah si shenjat e llumit mbi toka gjatë tejmbushjeve të ditëvetë dimrit, ashtu edhe kaltërsinë e ujit në një ditë prilli pa shi, ailëvizi nga vendi dhe u pamë sy në sy. Ndjeva se diçka kishtendodhur në jetën e tij, diçka që ia kishte ngrirë buzëqeshjendhe ia kishte prishur ëndërrat e jetës. Ndjeva se po çelej e polëpinte plagën e jetës, për ta ruajtur nga ndonjë infeksion i ri.Porta e hekurt e kujtesës kërkëlliu mentesheve të ndryshkuradhe u hap. U hap aq sa mund të futet një fëmijë skiç, aq sa tëdëgjohej një zë i përcjellë nga jehonat mal pas mali kur shuhet,kur bie në fushë…

Kur e pashë tërësisht në dritë tek gjerbte kafen në Greshicëtë Mallakastrës, me mendje i dhashë moshën time apo disavite poshtë saj. Më tha se ishte 49 vjeç dhe se kishte lindur kurunë filloja shkollën e mesme. Ishte i formuar si njeri, me dijendhe kulturën e dy universiteteve të kohës së kaluar, asaj koheqë dikush e quan koha e diktaturës dhe dikush tjetër koha eEnverit. Kishte punuar në kohën e parë si ekonomist dhe kishtefituar përvojën e një njeriu të punës së ndershme. Në kohën edytë ishte marrë me tregti. Qënia i majtë në mendim e kishterrënuar. Tërë djersa dhe mundi i vet, i gruas, dy vajzave dhedjalit, ishte shuar. Nuk kishin qenë pak, por dyqind milionë.Kjo e kishte bërë që të rrëmbente familjen e të zbriste në brigjete Kretës për të punuar si bojaxhi…

“Të dyqind milionët i kam harruar”, - më tha dhe ofshani,si të nxirrte nga vetja tymin e një zjarri që e digjte ditë përditë…

Page 28: NJERËZ QË I DUA

28

… Ishte kthyer në Shkodër për të martuar vajzën. Ishte nëato ujëra ku njeriu ndjen se gëzimi po noton me të shpejtë përtë kapë brigje të reja të jetës. Ishte edhe në merak të dasmës qëdonte t’i dilte siç ia donte zemra. Ishte dasma e parë, gëzimi iparë i madh i prindit…

…Gjëma ndodhi tri ditë para dasmës. Djali, vetëm njëzetvjeç, duke udhëtuar me makinë rrëshqet dhe e sheh veten nëkanal. Aty ku koka lidhet me trupin nëpërmjet qafës dhe palcësqë nis nga trutë për të përshkuar shtyllën kurrizore, diçka kishtekërcitur dhe tërë trupi poshtë qafës nuk ndjente asnjë llojngacmimi, sado i fortë të ishte…

Nuk më tha se si u bë ajo dasmë. As unë nuk e pyeta. E simund të pyetet një njeri për një gjë që e ka përgjigjen vetë nëpyetje? Një njeri që dasma iu kthye në gjëmë, që këngët dasmoreiu kthyen në elegji dhimbjeje?

E kishin çuar urgjent në spitalin e Tiranës. E kishin marrënë dorë jetën e djalit kirurgu më i njohur i operacioneve nësistemin trunor, profesor Petrela. Bisturia e hollë kishte hyrënë indet dhe nuk kishte dalë pa rregulluar diçka, por jogjithçka... Më tha se djali, pas mjekimeve në Tiranë dhe nëGreqi, pas terapive të kushtueshme kishte filluar t’i ndjejëngacmimet që nga qafa deri tek majat e gishtrinjëve. Më tha see mbante në jetë shpresa se një ditë djali do të ngrihet e do tëecë në jetë si gjithë të tjerët…

Tek tregonte e ndjeja, pa e parë në sy, se i rridhnin lotë.Tek e shihja me kokën mbështetur në nënkresën e kolltukut tëautobuzit, me sytë mbyllur, me një nur drite në fytyrë, e ndjejase shpresat i jepnin jetë e gjallëri…

Ai ka qenë udhëtimi im më i lodhshëm, një udhëtim qënuk do t’ia uroja kërkujt.

Para se të zbrisnim në Athinë e pyeta për emrin. Më tha see quajnë Fiqret…

Tiranë-Athinë, 5 prill 2006

Page 29: NJERËZ QË I DUA

29

FARA, RRËNJËT DHE DEGËT E NJERIUT

Njeriu është si farë, lisi apo gruri qoftë, molle apo portokalli.Farën e hedh dora e natyrës apo e Zotit diku, ku gjen tokë tëbutë, ujë e ajër, lëshon rrënjë, dëgëzohet nën tokë e mbi tokë,nxjerr lule e lidh fruta e farë dhe… përsëri nis nga e para,lëshon rrënjë e degë, nxjerr lule e lidh farëra të tjera. Koha kavetëm një drejtim… ecën përpara. Edhe njeriu dhe njerëzimitë njëjtin sens kanë… ecin përpara.

Ksenofon Shofiti është nga një fshat pa zë në hartëngjeografike të Zagorisë. Ma tha emrin, por unë e harrova. Ama,Zagorinë nuk e harroj. Kam qenë atje para 44 vjetësh, në majtë vitit 1962. Studionim tokat në një ekspeditë të përbërë ngapedagogë, punonjës shkencorë të pedologjisë dhe studentë. Istudionim për të krijuar hartën e tokave acide të Shqipërisë.Toka u thënçin atyre tokave. Një pëllëmbë dheu mbi shkëmb.Dhé i thënçin atij dheu. Përzjerë me gurë e guriçka që haninploret e plugjeve dhe parmendave të tërhequr, nga qé që unumëroheshin brinjët, të ngarë nga gratë. Vetëm gra kishte nëato toka të varfëra të Zagorisë, gra të tabllosë së njohur poetiketë Çajupit. Burrat ishin tek rrepet. Pinin raki me këmbët tëzhytura në ujin e burimit, luanin domino dy e nga dy e katër enga katër…

Ksenofoni, atë pranverë, nuk duhet të ketë qenë në fshat.Nga sa më tha në ato pak minuta bisedë “më këmbë”, duhet tëketë qenë në shkollën e rezervave të punës, atje ku njerëzit menjë kurs apo shkollë, si të doni quajeni, pas dy vjetësh bëheshin

Page 30: NJERËZ QË I DUA

30

“inxhinierë”. Vendi asokohe sapo kishte dalë nga periudha eanalfabetizmit total. Shkolla shtatëvjeçare ishte gjë e madhe,çelës i sigurt për të zënë një punë në administratat e mbushurame filloristë apo me njerëz që kishin mësuar të shkruanin elexonin në pushimet midis luftës partizane për të larguarpushtuesin nazifashist. Me diplomën e shkollës dyvjeçare tërezervave të punës mund të drejtoje kantiere ndërtimi emontimi. Universiteti i parë shqiptar, i cili kishte hapur dyertnë vitin 1957, ende nuk plotësohej nga kontigjenti i vogël qëdilte nga shkollat e mesme që numëroheshin me gishtat eduarve dhe ekonomia ende ishte larg të të pasurit në drejtimnjerëz me dije e kulturë të lartë…

Ksenofoni kishte mbaruar shkollën e rezervave të punëspër mekanik. Si drejtues i këtij sektori e filloi punën nëndërmarrjen rruga – ura në Elbasan. Drejtonte punën, pordrejtonte edhe veten. Mësonte të tjerët, por mësonte edhe veten.Nga shkolla kishte marrë kategorinë e pestë, kategori e rrallëkjo për masën e asaj kohe të shkollimit, por e merituar në sajëtë notës teorike dhe praktike “shkëlqyeshëm”. U rrit në kategorinë Elbasan. Mori edhe patentën e shoferit…

…Koha kërkonte njerëz që t’i përshtaten teknikës eteknologjisë së re që po hynte. I thanë të shkonte në Laç.Asokohe Laçi po dilte nga korniza e një fshati të vogël me kullatë bardha me frëngji në një qytet me dritare të gjera e me dritë.

…Filloi punën në NSHNI, ndërmarrje e cila kishte një bazëtë fuqishme mekanike e nevojë për t’i drejtuar makineritë dhepajisjet në ndërtimin e një vepre që në fillim do të quhej Uzinae Supefosfatit e më vonë do të quhej Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit. Atje nisi shkolla e madhe e jetës së tij, shkollëqë shpejt do të transferohej në uzinën e re, duke e futur nëlabirinthet e proceseve mekanike e kimike…

…Ksenofoni e kishte një barrë shpirtërore familjare. Barratë tilla në atë kohë ishin pjesë e jetës dhe moral i saj. Ai ishte ipari i gjashtë fëmijëve të familjes Shofiti, tre djemve dhe tremotrave. I duhej t’i shkulte nga ato male, t’i fuste në shkolla e

Page 31: NJERËZ QË I DUA

31

t’u jepte profesione. Por shkëputja asokohe ishte e vështirë.Kjo, në sajë të rregullave, ku për çdo lëvizje duhej marrë lejenga kooperativa, por edhe për shkak të një mentaliteti të moçëmqë lidhej me rrënjët në tokën stërgjyshore. Kështu ndodhi ikja,si shkulje rrënjësh, ikja nga malet për të bërë rrënjë në vendemë të ulëta e më të pasura…

Ksenofoni e lidhi jetën me një vajzë zagorite. Në Laçpasaportizimin ia bënë menjëherë. Bëhej lehtë atëherëpasaportizimi në fshatin që po bëhej qytet. Bëhej për specialistëtë ndërtimit dhe të montimit, për njerëz që kimia e jetës ishte sinjë reaksion i dyanshëm.

…Mori shtëpi menjëherë. Mori edhe prindërit me vëllezërit,motrat-fëmijë në rritje. Ata morën malit të lartë të shkollimitdhe u ngjitën majave të thepisura të tij, duke u bërë specialistëe inxhinierë të fushave të ndryshme të punës e të jetës.

Atje, në Laç, Ksenofoni lindi e rriti fëmijë, po aq djem dhevajza sa kishte lindur e rritur nëna dhe babai i tij…

Tek bisedojmë në bulevardin Panepistimiu me të, harta ekujtimeve të tij zgjerohet e zgjerohet. Veçanërisht, ajo merrngjyra të thella nostalgjike kur takojmë në emra të njohurnjerëzish që janë apo nuk janë gjallë. Rrënjët e jetës së tij nëLaç janë shumë të thella e shumë të degëzuara…

…Ndërruan kohët. Atij iu desh ta lërë uzinën esuperfosfatit, tashmë kombinat kimiko-metalurgjik, ta lejë atëpjesë të jetës së tij që e kishte ngritë me duart e tij, që ia njihtetërë sekretet…

…Në Laç mbeti vetëm e motra, Arikloja me të dhoqin ForeÇoka. Atje është edhe sot e kësaj dite. Fëmijët i janë rritur;Arjani është bërë inxhinier elektrik, vajza është në Athinë,kurse djali i vogël është shofer. Laçi mund të quhet qytet iharruar. Nuk ka më as kombinat kimiko-metalurgjik, as parktë madh mallrash, as kombinat druri, as kombinat ushqimor,as…

Vëllai i dytë, Kiçoja është shkulur rrënjësh dhe “bjellur”në truallin grek, me të tre fëmijët.

Page 32: NJERËZ QË I DUA

32

Arqileja, më i vogli vëlla, është inxhinier ndërtimi. Punone jeton në Tiranë, me nënën, Froson 86 vjeç, me gruan dhe trefëmijë.

E motra, Lepo ka zënë Durrësin bashkë me të shoqin SofoShakan. Vajza dhe një djalë kanë zënë Suedinë, kurse djalitjetër ka bërë rrënjë në Kanada...

…Ksenofoni i shkuli për së dyti rrënjët. E mblodhi farën ejetës së tij, djemtë dhe vajzat dhe e hodhi të mbijë e rritet nëdhé të huaj.

Vetë është në Greqi, me gruan dhe djalin e vogël që i kavënë emrin e gjyshit, Kleanthi Shofitit të vjetër të Zagorisë.Artani me të shoqen dhe fëmijët është në Itali, në Ravena. Ështëbërë specialisti i punimit të duraluminit. Atje është edheMajlinda me të shoqin. Djali më i madh, Vladimiri, ka thururfolenë e tij familjare dhe jeton në Athinë. Është bërë specialisti mirë ndërtimi…

…Ksenofoni ka marrë një pension në Shqipëri, minimalenabsolute të një pensioni të ardhur pas tridhjetë e pesë vjetëvepune të vështirë në një kombinat kimiko-metalurgjik, njëpension që si bazë fillestare ka 56 mijë lekë të vjetra. Ështëpensioni që morën ata që në vitet ‘90-të mbeten në rrugë, ataqë mbushën moshën e pensionit në kapërcyell të shekullit, ataqë në dhjetëvjeçarin e fundit të moshës së punës, për shkak sekishin disa vite me zero të ardhura nga puna (se ishin tëpapunë) ua shumëzuan tërë mundin dhe djersën e tyre mezero (-Katër vitet e fundit i ke zero, prandaj merr pensionminimal absolut, pavarësisht se sa e ke pasur pagën më përpara- i thanë duke ia prerë degët e punës “me sopatën e dardharit”).

…Ksenofoni punon. Po të doni ta takoni dhe të shkëmbenime të fjalë miqësie, mund ta gjeni në fund të rrugësPanepistimiu në drejtim të Omonias, vetëm pak metra largstacionit të trolejve të linjës së Patisionit.

…Ksenofoni e ka gjetur burimin e jetës së tij duke shiturllotari e bileta autobusi. Në këtë punë i hodhi farat e jetës së tijnë emigracion, fara, të cilat, ndonëse janë mbufatur dhe kanë

Page 33: NJERËZ QË I DUA

33

nxjerrë filiza, rrënjët i kanë ende embrionale. Rrënjët e vërtetaai i ka ende në Shqipëri. Edhe pleqërinë atje do ta kalojë, nështëpinë e tij, në Tiranë…

Koha ka vetëm një sens lëvizje, vetëm përpara. Edhe njeriutë njëjtin sens ka - të ecë përpara. Edhe fara në të njëjtin drejtimlëviz: mbufatet në dheun e ri, lëshon rrënjë embrionale e tëvërteta, lëshon lastarë e çel lule, mbarset e formon fruta. E gjithakjo sipas një ligji të dialektikës, atij të mohimit të mohimit…Dhe të zhvillimit spiral...

Omonia, Athinë, 22 prill 2006

Page 34: NJERËZ QË I DUA

34

NJË MESAZH PËR FOTO MALON

Jemi njohur vonë, i dashur Foti, në kapërcyell të moshës.Them “njohur vonë” në kuptimin e njohjes fizike, të shikimitsy më sy, të shtrëngimit të duarve, të njohjes së zërit të njëri-tjetrit, sapo ngremë dorëzën e telefonit. Por njohja jonë nukfillon këtu, fillon vite e vite më parë, kur si të rinj shkruanim nëgazetat e kohës, kur si lexues hyja në botën e librave tuaj.

Dy rrjeshta më lart, në vend të fjalës “receptor” i telefonitpërdora fjalën “dorëz” e telefonit. I ndryshova gjininë, i dhashëedhe kuptimin që ka në shqipen e bukur. Në bisedat që kemibërë në studion tuaj të sajuar, aty afër muzeut historik grek,tek shfletonim gazetat shqiptare, në zërin tënd ndjeja shqetësimsa herë shihje fjalë të huaja që barbarisht kanë zënë dhe pozënë fjalën e bukur shqipe. E përdorin atë politikanët e lartë qësipas Kushtetutës nuk kanë përgjegjësi për atë çka thonë enxjerrin nga laringu i fytit. E përdorin edhe gazetarët e mediassë shkruar dhe asaj elektronike. Këtu ndalet shqetësimi yt,shqetësimi i një shkencëtari, shqetësimi i një atdhetari. Për ty(dhe për mua) në shtypin tonë të shkruar duhet të rivihet(detyrimisht) korektori letrar apo, siç e quan ti me të drejtë,korektori gjuhësor. Kuvendi (në shtyp kjo fjalë gjithnjë e mëshumë po ia le vendin fjalës latine –parlament-), duhet nëmënyrën më urgjente të vendosë rregulla të prera për gjuhënshqipe, të ndalojë me ligj përdorimin e fjalëve të huaja në vendtë fjalëve shqipe.

Ju jeni minoritar, i nderuar Foti, keni kombësi greke, por

Page 35: NJERËZ QË I DUA

35

në zemrën tuaj kam vërejtur se Shqipëria dhe fjala shqipe kanënjë vend kaq të madh sa do të nxente tërë botën e madhe tëdashurisë njerëzore.

Kur u ndamë, më 9 gusht 2005, Ju më dhuruat një radio tëvogël xhepi. Unë kam shumë radio në shtëpi, të vogla e tëmëdha, por ajo radio është më e vyera, më e shtrenjta. Ju edini pse-në, sepse ma shprehët me një çiltërsi të madhe. Lexuesinuk e di, ndaj po e them.

Duke më dhënë radion e vogël ju më thatë: “Hape kur tëkalosh Kakavinë, kur të udhëtosh nëpër Shqipëri. Hape tëdëgjosh këngët e bukura shqipe, të dëgjosh gjuhën e bukurshqipe”...

Ajo radio, i dashur Foti, edhe sikur të ishte sajuar e tërame flori, nuk do të kishte kaq vlerë sa fjalët tuaja.

Po të shkruaj nga shtëpia ime në Tiranë, me radion në krah,që përcjell këngë popullore shqiptare. Po të them se me të nëdorë kam udhëtuar nëpër Shqipëri, duke dëgjuar rrugës këngënga radio Gjirokastra, këngë të Gjirokastrës tënde, që aq shumëe do dhe aq shumë e përmend në bisedat dhe në veprën tënde.Më tej dëgjova këngë nga radioja e Fierit, Lushnjës, Durrësit,Tiranës. E mora me vete edhe në Dibër dhe dëgjova këngë ngaradioja e Burrelit dhe Peshkopisë. Kur kalova Shupenzënndëgjova edhe këngë nga radiot e qytetit të Dibrës së Madhe,koka e krahinës e prerë barbarisht nga shpata e ndryshkurevropiane në vitin 1913 të shekullit të kaluar...

Të kam me vete, i dashur Foti, dhe jam krenar për miqësinëqë ka lindur mes nesh.

Page 36: NJERËZ QË I DUA

36

KRONIKË E NJË HEROIZMI TË HESHTUR

Athinën e lam në agoninë e ndrrimit të ditës me natën, nëato minuta kur dielli fshihet prapa kodrave në perendim e dritate qytetit nisin të llmburijnë. Në timon ishte Petriti…

Përtej Elefsinës, atje ku fillojnë një pas një tunelet, njëshenjë rrugore dhe një barrikadë kambalecash i detyroninmakinat të merrnin djathtas, të linin autostradën e të futeshinmes shtëpive për të zbritur deri poshtë, pranë detit, në rrugëne vjetër, rrugë dykalimshe, që ta kyçte parakalimin e tëdetyronte të ecje me shpejtësinë e mjetit që ke përpara, mauneapo autokarrocë qoftë. Kishte më se dhjetë ditë që, për arsyepunimesh, makinat mbrëmjeve ndiqnin këtë rrugë. Kësisoj,nervozizmi i shoferit të linjës ndërkombëtare shkrihej menervozizmin e pasagjerëve që ishin të detyruar të tejpritnin nëKorinth për udhëtimin e largët drejt vendlindjes. Të tetëdhjetëkilometrat që ndajnë Athinën me Korinthin, në vend të një orebëheshin në afro dy orë…

Në Korinth nuk u vonuam, madje edhe kafenë e morëm tënxehtë në dorë, për ta gjerbur me nge në hapësirën që gjarpëronrrugën drejt Patrës…

Tek ura që lidh Patrën me Rion, në timon u ul Samiu. Petritishkoi nga fundi i autobusit për t’u shtrirë e pushuar, për tëmarrë fuqi e qetësi për udhëtimin e mëtejshëm drejt Tiranës…

Udhëtimi natën është i bukur. Pak automjete, pakparakalime, një qetësi nanuritëse që të ushqen dremitje. Samiuatë pjesë të rrugës që sheh nga e majta detin dhe Patrën nën

Page 37: NJERËZ QË I DUA

37

një zjarr të madh dritash dhe nga e djathta shkëmbinjtë malorëe nisi dhe e vazhdoi me jo më shumë se gjashtëdhjetë kilometranë orë. “E kam merak këtë pjesë të rrugës, sepse fsheh shumëtë papritura, - më pati thënë në udhëtimin njohës tëparadokohëve, - ndaj nuk e mbush motorin me gaz”.

E kaloja vështrimin herë mbi rrugën që futej e dilte mesusekëve malorë e herë mbi Samiun, që ishte i përqendruar itëri në punë. Pasagjerët kishin varë kokat në një dremitje tëqetë. Qetësinë e griste herë pas here një zë fëmije dhe këngananuritëse e nënës…

Lamë prapa usekun e fundit midis dy maleve dhe morëmkthesën majtas, për të marrë të tatëpjetën drejt Agrinjos, kurpara nesh u shfaqën tri maune të mëdha, dy në radhë dhe etreta në parakalim. Distanca mes nesh e maunës që poparakalonte në të përpjetë dy të parat, ishte e vogël. Mundësiae manovrimit ishte në kufijtë e pamundësisë. Maunia e parë, sitë mos shihte as para dhe as prapa, vazhdonte të ecte me tënjëjtën shpejtësi. Maunia parakaluese e kishte tepër të vogëlhapësirën e parakalimit dhe lirimit të rrugës. Për një momentmendova se ky ishte fundi. Përplasja me atë maune të madhetë ngarkuar rëndë me materiale ndërtimi nuk do të linte asnjëgjurmë jete. E pashë Samiun se si frenoi, si kërkoi në ato tëqintat e sekondës ndonjë hapësirë jete për vete e për ne të gjithë,si manovroi me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhesi na shpëtoi…

Nuk foli. Nuk fola as unë dhe as ata tre - katër pasagjerënë ndenjëset e para që kishin përjetuar me dridhje zemredramën. Dritat e makinës nuk më lejonin t’i shoh Samiutfytyrën, nëse ishte zverdhur apo ishte nxirë…

Në Rrodhes, një restorant pak kilometra para Agrinjos, epashë që kërkoi dhe piu një kafe shqeto…

Sami Sallakun e kam njohur në disa udhëtime nga Tirananë Athinë dhe nga Athina në Tiranë. Në njërin prej tyre i kishabërë edhe një fotografi përpara autobusit. Kishim hyrë në bisedëe duke rrëmuar kishim dalë “kushërinj”, siç thoshte shkrimtari

Page 38: NJERËZ QË I DUA

38

humorist Dionis Bubani, kur bënte analizën e AND-së tëballkanasve. Samiu ka një jetë të tërë në timon, një përvojëudhëtimesh rrugë pa rrugë. Me kujtimet e tij një ditë më kishtemarrë me vete e ishim ngjitur në Zerqan e Tërnovë, në atorrugë dhish e në ato vende ku mrizojnë zanat. Më kishte çuargurë mbi gurë nëpër përroin e Bellovës e më kishte ngjitur nëCerjan, një fshat që mban në shpinë Skërtecin e bjeshkët ebukura në lindje të Dibrës. Më kishte ngjitur edhe në tëpërpjetën e Zimurit, të atij fshati që është si një ballkon, nga kuDrini, nga Gjorica ku hyn në Dibër e deri tek Ura e Dodës kurdel për të humbur në liqenin e Fjerzës, nga ku të nëntë malet eDibrës që nga Reçi e deri në Gollobordë i ke si në pëllëmbë tëdorës. Në tregimet e tij për Kalanë e Dodës, Lurën, Selishtën evende të tjera ku rrugët nacionale pak ndryshojnë nga rrugëte dhive, pata lexuar CV-në e tij profesionale…

…Atë që ndodhi atë natë në kthesën që merr të tatëpjetëndrejt Agrinios pak vetë e panë, pak vetë e jetuan. Edheudhëtimin e mëtejshëm pak vetë e ndjenë. Samiu, si ra në fushënuk ia ndau të njëqind kilometrat në orë, madje, vende-vendeedhe i kaloi. Nga Kakavia dolëm shumë herët. Edhe të përpjetate të tatëpjetat nga Tepelena në Fier i kaluan shumë herët, aqherët sa asnjëra nga kafe-restorantet e shumta nuk ishte zgjuar.Në Tiranë hymë kur dielli ende nuk ishte ngjitur mbi Dajt. TekZogu i Zi, në atë lëkundje që të shkul brinjët, njerëzit u zgjuantë gjithë.

Samiu, me atë njerëzillëkun dhe kulturën që e karakterizon,pasi i uroi njerëzit për arritjen në Tiranë, pyeti nëse kishinndonjë vërejtje. Të gjithë i thanë “të lumshin duart”, mepërjashtim të njerit, që iu ankua se nuk e kishte ndalë autobusinpër të pirë një kafe rrugës.

Kur u ndamë, vështrimi m’u ngul në sytë e gëzuar, në atëfytyrë fisnike, ku e kuqja e gjakut ende nuk e kishte mundur tëverdhën e atij momenti të vështirë që kaloi. “Drejtoj një kursshoferash të rinj, - më tha i menduar. Sa e sa herë u them tëmendohen që të eleminojnë edhe gabimet e të tjerëve”. E kishte

Page 39: NJERËZ QË I DUA

39

fjalën për shoferin e maunes së parë, që në vend që të frenontee manovronte për t’i krijuar hapësirë manovrimi maunës qëkishte ndërmarrë parakalimin fatal, vazhdoi të ecë pa e çarëkokën se çfarë mund të ndodhte. I shtrëngova dorën dhe ekapa përqafe si të kapja një shok, një mik, një njeri që kishtebërë një heroizëm, që unë e ndjeva dhe e përjetova si heroiketë vërtetë. E ndjeva për detyrë që ta shkruaja, jo për vete, porpër të gjithë.

Page 40: NJERËZ QË I DUA

40

BISEDË ME TONIN NDOKËNNË AMFILOKIA

Amfilokia më ka tërhequr gjithnjë në udhëtimet eherëpashershme drejt Athinës - ditën, e drejt Tiranës – natën.

Ditën më ka tërhequr për bukurinë që merr dhe i jep vendit,detit të kaltër dhe amfiteatrit të ndërtimit të shtëpive, rrugëveqë njëra vjen nga Arta e tjetra nga Preveza, për t’u bashkuarnë një rrethrrotullim e për të udhëtuar drejt Agrinjos.

Natën ajo të tërheq me shfaqjen “papritur“, me atë zbritjemes ndërtesash banimi e atë qetësi orësh të vona të një dite nëikjeje e një dite në ardhje. Por ajo që më ka befasuar gjithnjë nëudhëtimet natën është një parullë e madhe me drita, drita qësundojnë tërë pamjen. Parulla është në shqip: “LOKALI ISHQIPTARËVE“. Në ato orë udhëtimi (1 apo 2 pas mesit tënatës), në lokal sheh vetëm ndonjë tavolinë të rrethuar ngaklientë. Me siguri, në orë të mëparshëme, lokali gumëzhin nganjerëz dhe këngë, nga dolli dhe urime.

Kjo gjithnjë më ka tërhequr, mbushja e lokalit, kënga dhegëzimi që mbledh e shpërndan ai. Nuk kam arritur t’i kap.Autobusët e linjës asnjëherë nuk ndalen atje as për darkë edrekë, dhe as për ndonjë kafe, ndalen pak kilometra më parëapo më pas (!)

Nuk do të isha “ndalur” as në Amfilokia dhe as tek“LOKALI I SHQIPTARËVE“, sikur një zë në celular, zëri i ToninNdokës, të mos mos më kishte marrë me vete e mos më kishtendalur në atë gji të bukur e atë lokal që ka guxuar e flet shqip,

Page 41: NJERËZ QË I DUA

41

ditën dhe natën, me germa kapitale.Tonini është nga Lezha. Nuk e di historinë e shtegtimit të

tij nga malet, kalaja apo bregdeti i Lisusit të lashtë. Di vetëmata që më tha në ato pak minuta bisedë telefonike.

Tonini është një lexues i rregullt i gazetës “Emigranti“,madje është i shqetësuar se ajo herë vjen dhe herë nuk vjen nëAmfilokia. Për këtë kërkon ndihmë nga redaksia, që ajo çdo tëpremte të jetë në dorë të tij dhe të lexuesve të tjerë.

Tonini është ndërtues (kështu më tha), por është edheshumë i dhënë pas librave. Ai më tha se ka një faqe të tërëmuri me libra në gjuhën shqipe, romane e libra të disiplinavetë tjera të shkencës dhe jetës. Tonini ka edhe një koleksion tëtërë gazetash; të marra nga Shqipëria apo të koleksionuaranga shtypi shqip në Greqi...

“LOKALI I SHQIPTARËVE” dhe “Biblioteka e Toninit“në Amfilokia m’u dukën si një sinonim, si binjakë në një kohëkur fjala shqipe në tabela lokalesh është një gjë tepër e rrallëdhe libri shqip është në skaj të jetës emigrante.

Ndoshta ndonjë ditë do ta përshkoj “patkuan” e shtëpivenë breg të detit në gjirin e Ambrakisë në mbrëmje, atëherë kuremigrantët, me rroba nga puna në ndërtim, ulen e pinë ndonjëbirrë të ftohtë apo ndonjë kafe “si na pëlqen ne shqiptarëve“.Atëherë do t’i përgjigjem pyetjes dhe kërshërisë që më mundonpër “LOKALIN E SHQIPTARËVE“ dhe për “Bibliotekën eTonin Ndokës“.

Page 42: NJERËZ QË I DUA

42

SHËNUAR MË 25 MARS 2005…

Sot është 25 mars. Si sot, njëqind e tetëdhjetë e katër vjet tëshkuara, grekët, në shumicë shumë kapedanë të mëdhenj, tëdetit e të tokës, arvanitas, pjesë e gjakut të shprishur shqiptar,emrat e të cilëve janë gdhendur në një serial skulpturashmonumentale në sheshin Pedhio Areos apo në rrugë sheshe emjedise të mëdha publike greke, midis të cilëve edhe stadiumi“Karaiskaqi” ku javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshjamidis Greqisë e Shqipërisë, të gjithë, armëbashkuar, nisënbetejën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi shekullor osman.Do të kalonte afro një dekadë luftrash e sakrificash njerëzore emateriale që Greqia të merrte rrugën si shtet më vete…

Sot, në këtë ditë feste kombëtare, kur të gjitha zyrat,supermarketet, ndërmarrjet e mëdha e të vogla, madje edhefurrat e bukës janë kyçur, më shkrepi të udhëtoj drejt Kifisias…

Në këtë orë mëngjesi pata përshtypjen se treni i linjës sëparë ndërqytetëse do të ishte bosh. Ishte ora kur në ditë tëzakonshme trenat nuk merrnin frymë, duke marrë stacionevetë qendrës e përcjellë stacioneve të periferisë argatë, burra dhegra, njerëz që, pasi zbresin nga treni, u hipin autobusëve apotaksive që përcjellin në periferi të periferive.

U gabova. Treni, në të gjitha vagonat, ishte plot. Por nëkëtë “plot”, në ndryshim nga ditët tjera, vije re se kishte pak,shumë pak burra. Trenat e kësaj dite mund të quheshin pamëdyshje “trena të grave”.

“I thashë zonjës se nesër është festë zyrtare”, dëgjova t’i

Page 43: NJERËZ QË I DUA

43

thoshte një grua shoqes së saj. “E pastaj, - më ndërpreu ajo.Kjo është festë kombëtare greke, nuk është shqiptare. Ne kemifestë e jo ju. “Ma preu me sopatë. As IKA nuk më jep, asdhuratat e festave, as leje për të shkuar në shtëpi. Jam edetyruar të shkoj. Burri është pa punë. Fëmijët duan të hanë…

“Unë… nisi të thotë tjetra…Nuk e dëgjova. Kalova një karrige më lart dhe u ula në

vendin e posaliruar. Kur udhëtoj, preferoj gjithnjë vendet nëkrahun e djathtë. Nuk e di pse më është fiksuar kjo. Ndoshtase dua të shoh njerëzit kur zbresin e ngjiten, hapat, lëvizjet,shprehjet e tyre.

Në sheshin e Kifisias, para trenit, ato u tretën nëpërautobusët e vegjël të periferisë apo nëpër taksitë gjithnjë nëpritje.

Edhe për sheshin e Kifisia pata përshtypjen se në një ditësi kjo, pazari i krahut të lirë të punës do të ishte mbyllur. Përsëriu gabova. Në shesh e njëjta skenë si në ditë të zakonshme.Njerëz, nga katra-pesë bashkë, me çantat me vegla e rrobapune në krahë apo afër këmbëve prisnin t’i marrë dikush.

- Edhe sot shpresoni se do të vijë t’ju marrë njeri për punë?- Sot ? - qeshi një burrë duke më zgjatur dorën (sheshi na

kishte bërë të njohur tashmë). Sot kanë marrë më shumë seçdo ditë tjetër. Deri tani kanë marrë rreth njëzet vetë…

Rrethi u zgjerua. Edhe biseda hapi krahët. Gjuha dhedhëmbët u takuan atje ku na ther e na dhemb të gjithëve, tekligji i ri, tek kartat e gjelbërta, tek pamundësia për të shkuar nënjë ditë të vështirë jete në vendin tënd.

Më pas gjuha u ndal tek një tjetër dhëmb, pikërisht tek aiqë më dhëmbi edhe mua sapo hypa në tren, tek e drejta e njeriutpër të pushuar në ditë festash, tek e drejta e njeriut në kushtete pashmangësisë së punës për t’u paguar dyfish. Ky është njëkapitull i mbyllur për emigrantët, i mbyllur sidomos për gratështëpiake, që kurrë nuk paguhen dyfish sipas ligjit, as ditëvetë festave zyrtare, as të shtunave e të dielave. Një formë tjetër,krahas shumë formave të shfrytëzimit të punës dhe ndjenjave

Page 44: NJERËZ QË I DUA

44

njerëzore, formë e cila ende nuk është vënë në radhë tëkërkesave të “shoqatave”, madje, deri më sot, është tërësishtnë veshë të shurdhuar.

Një beratas na e mori gjuhën dhe e hodhi larg, shumë largprej këndej, në dheun tonë.

- Këta kanë festat e tyre, kanë 25 marsin, kanë 30 tetorin,kanë… Po ne çfarë kemi? Njëzet e Nëntë Nëntorin, festën eÇlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, festën kur vendi ynë i vogëlu radhit midis fitimtarëve të mëdhenj të koalicionit antifashiste kanë vënë në grykë të topit. Krahu i të “mundurve” e mohon.Krahu i “fitimtarëve” e pohon. Greqia nuk ka festë të çlirimittë vet nga fashizmi. Shqipëria e ka, por duan t’ia heqin. Pazarpo bëhet edhe për Pesë Majin e dëshmorëve, edhe për IsmailQemalin e Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Edhe përSkënderbeun, kam dëgjuar se dikush e ka shpallur tradhëtartë…islamizmit. Grekët e kanë vënë bustin e tij në muzeunkryesor kombëtar dhe e quajne “Jorgos Kastriotis Skëndebeu,hero i Vorio Epirit”…

Fjalën ia ndërpreu një burrë që sapo doli nga një makinë.Kërkonte punëtorë. Beratasi dhe tre të tjerë u futën në barkune makinës së vogël. Ma bënë me dorë të qeshur…

Hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë që sheshi ishteboshatisur. Pazari ishte mbyllur. Krahë të lirë pune nuk kishtemë.

Çava mes përmes lulishtes së Kifisias dhe dola në anëntjetër. Në një tribunë të sajuar brenda ditës ishin ulur autoritetetë vendit, të cilët ndiqnin me duartrokitje paradën. Në kryeparakaluan katër burra, njeri prej të cilëve mbante flamurinkombëtar. Pas tyre vinte një grua e vjetër, një grua si e dalënga legjendat. Më pas tre vajza shkolle, njëra prej të cilavembante me kokën lart flamurin grek. Sigurisht, do të ishte mëe mira e shkollës së Kifisias. Më pas…

Unë mezi gjeta një shteg për të dalë në anën tjetër të rrugës.Thellë në lagje, në Kefalari, më priste kopshti im. Pronarët mëkishin rezervuar për sot, ndër të tjera, prerjen e disa degëve të

Page 45: NJERËZ QË I DUA

45

trasha të një pishe të madhe. Prerje jo me sharrë elektrike, porme sharrë dore. Zhurmën e lëvizjes drejtvizore të sharrës,zhurmën e dhëmbëve të saj në degën e trashë e mbysninzhurmat e avionave luftarakë dhe elikopterëve që sot kishinmbushur të gjithë qiellin e Athinës. Nën hijen e degëve të lartatë pishës ku isha ngjitur, pashë të kalonte një pajton me njëkalë të bardhë, një karrocë e stilit mesjetar, emblemë e lagjes sëpasur të Kifisias…

Tek kthehesha, mundohesha të rrok në një frazëpërshtypjen e kësaj dite të shënuar për Greqinë. Mundohesha,por nuk arrija dot. Më pengonte ai beratasi me monologun etij. Më pengonte edhe ajo gruaja në tren me tregimin e saj. Mëpengonin partitë politike në Shqipëri që kanë dalë në fushatëelektorale me nga një shat të madh në krah. Duke kërkuar qëedhe festat kombëtare, edhe simbolet kombëtare t’i bëjnë sipasshëmbëlltyrës së tyre, duke rrëmuar e tërheqë secila pas vetes,po krijojnë një hendek që vështirë ta kalojë kush.

Page 46: NJERËZ QË I DUA

46

ËNDRRA E BRUNILDËS…

Një telefonatë, midis shumë telefonatave që kohët efundit kam marrë, sidomos të premten kur “EMIGRANTI”pushton ishujt më të largët të Greqisë, një zë i ndrojturfemre. Më thotë se ishte studente për gazetari dhe se donndihmën time për një temë sociale që lidhet me keqtrajtimine fëmijëve. I jap numrin e telefonit të Dhimitra Malos… Nëmbrëmje, përsëri po ai zë meodioz. Më falenderonte përndihmën, ishte lidhur me Dhimitrën. Më tërhoqi ai zë, ajodëshirë për të zhbiruar jetën, ndaj i thashë se po të dontemund të pinim nga një portokalladë. Në tonet e zërit të sajndjeva gëzim.

E prita në stacionin e trenit të Agios Nikolaos. Më bëripërshtypje gjallëria e saj, vështrimi depërtues, sytë e qeshurrrethuar nga një kornizë transparente syzash që ngjanin meqerpikët e syve të shqiponjës. Kisha përpara një vajzë të re, njënjeri të vetëm. Pas bisedës, kur ajo mori trenin për në Marusia,m’u duk se nuk përcillja një njeri të vetëm, por një brez të tërëqë, duke lënë pas adoleshencën, hynë në rrugën e gjërë të jetësme guxim për të çarë përpara. Kjo hapësirë e jetës, ky përruaqë zbret fuqishëm nga malet duke mbledhur pikë pas pikeburimet e kristalta për t’i shëndrruar në dritë për të ardhmen,pak është i pranishëm në median e shkruar, pak…

Unë po sjell një burim, një krua që rrjedh, duke formuarpërroin e vet të jetës…

Page 47: NJERËZ QË I DUA

47

- Bruna, Brunilda…po mbiemri?- Llanaj.- Nga jeni?- Jam nga fshati Vasjar i Tepelenës.- Kur keni ardhur në Greqi?- Në vitin 1997, në kohën e rrëmujave.- Çfarë shkolle mbaruat atje?- Mbarova klasën e shtatë. Erdha në Greqi tek vëllezërit e

motra. Më solli babai. Një vit e gjysmë ndenja pa shkuar nëshkollë. Shikoja televizorin, mundohesha të fiksoj greqishten,dilja e dëgjoja njerëzit në rrugë, përpiqesha të marr prej tyreshprehi të gjuhës. Më pas u futa në gjimnaz, në vitin e parë.Nuk dija as shkrim e as këndim. Mbarova gjimnazin me notënshtatëmbëdhjetë dhe u futa në liceun e përgjithëshëm, të ciline mbarova me notën nëntëmbëdhjetë. Pas kësaj u futa nëkonkurs dhe fitova të drejtën e studimit për gazetari në Selanik.Jam e regjistruar në universitetin e atjeshëm, ndërkohë që përarsye ekonomike nuk i kam vazhduar studimet. Jam futur nënjë shkollë dyvjeçare gazetarie që të zhvilloj prirjet e mia dhe,pasi të marr diplomën, do të shkoj në Selanik, të gjej një punëdhe të mbaroj universitetin për gazetari.

- Këtu jeton me familjen?- Rri me motrën, e cila ka një vajzë. Kam vëllain, i cili ka

një vajzë dhe shërben në një familje greke. Kam një vëlla tjetërqë rri në Korintho me gruan e dy fëmijë. Është ndërtues dheka bërë atje një shtëpi të bukur në bregdet për vete e përfamiljen e tij. Kam edhe një vëlla tjetër që është në Itali, nëBolonja. Edhe ai ka një fëmi.

- Nuk më përmëndët prindërit?- Prindërit i kam në Shqipëri, babain dhe nënën së bashku

me vëllain më të vogël që është dymbëdhjet vjeç. Jetojnë nëfshat. Kanë bërë, me ndihmën e fëmijëve emigrantë, një shtëpitë bukur në majë të kodrës prej nga duket Vjosa me luginën esaj të bukur. Jemi kështu tetë djem e vajza, pa llogaritur nipërite mbesat që i kanë dhënë bukuri jetës familjare.

Page 48: NJERËZ QË I DUA

48

- Babai çfarë pune ka bërë dhe bën?- Me tokat, me bujqësi, me blegtori. Tani rri në shtëpi, punon

për qejf të vet, për ta bërë jetën në fshat më të bukur. Është paka shumë në moshën tuaj. Më ngjan sikur në këtë moment kampërballë atë.

- Çfarë të tërheq në gazetari?- Në fillim dëshiroja t’i futesha profesionit të diplomacisë,

por kisha një të metë; nuk shkoja mirë në matematikë. Kështuqë ju qepa dashurisë së dytë të jetës sime, gazetarisë. Kurzgjodha këtë degë, mendja më rrihte tek binomi Shqipëri –Greqi, lidhja midis dy vendeve, puna në Shqipëri dhe në Greqi.Do të desha që t’i ndërthurja të dy jetët, vlerat që kanë të dyvendet, të mblidhja e të bashkoja në një dy të mirat e tyre. Jamshqiptare, jam pak patriote dhe e dua vendin tim.

- Cila degë e gazetarisë të tërheq më shumë, gazetaria e shkruarapo ajo vizive?

- Më shumë e shkruajtura. Tek shkolla që po vazhdoj nëplan të parë kemi praktikën, vajtjen nëpër emisione tëndryshme tek ALPHA dhe MEGA, hulumtojmë për rrugët sesi mund të bëhet reportazhi.

- Më morët në telefon dhe kërkuat ndihmë nga ana ime për njëtemë që keni për të zgjidhur. Për çfarë bën fjalë tema?

- Në radhë të parë duam të studiojmë fenomenin tashmëtë njohur për fëmijët e keqtrajtuar që më të shumtit vijnë ngaShqipëria, për fëmijët e fanarëve për gratë emigrante, problemete tyre, keqtrajtimin që u bëhet, përballimin e jetës nga ana etyre.

- Si do t’i paraqesësh ato?- Nuk jam vetëm, jemi një grup. Unë jam e vetmja shqiptare

midis tyre.- Çfarë të pëlqen nga letërsia?- Nga shkrimtarët shqiptarë më i dashuri për mua është

Ismail Kadare. Kam ikur nga Shqipëria në moshëndymbëdhjetë vjeçe dhe gjatë këtyre tetë vjetëve të jetës në Greqimë kanë munguar shkrimtarët dhe letërsia shqipe. Megjithatë

Page 49: NJERËZ QË I DUA

49

unë lexoj vazhdimisht. Kam lexuar disa shkrimtarë grekë dheshkrimtarë bashkëkohorë botërorë të përkthyer në greqisht.Ditët e fundit lexova romanin “Njëmbëdhjetë minuta” tëHolhesë. Çfarë më bie në dorë e lexoj. Kjo më ka ndihmuar tëmësoj më mirë gjuhën dhe të zgjeroj horizontin, mbasi e di seqë të bëhesh gazetare duhet të kesh një njohjeje sa më të gjërë.

- Po në Shqipëri të ka pas pëlqyer letërsia?- Isha e vogël. Lexoja libra të moshës. Shkruaja hartime të

bukura. Po, më ka pëlqyer.- Dëshiron të bashkëpunosh me gazeta shqiptare?- Natyrisht, më pëlqen shumë.- Atëherë zgjidh temat që të pëlqejnë dhe “EMIGRANTI” do

ta ketë për nder që një vajzë e re që aspiron të bëhet një gazetare emadhe, hapat e para i bëri në një gazetë të emigrantëve.

- Jam shumë e gëzuar!- Çfarë moshe ke?- Njëzet vjeçe…- Diçka për jetën private, vetjake?- Në çfarë kuptimi?- Po, njëzet vjeç je dhe si thotë kënga “ Sot jam njëzet vjeç/

Edhe jeta më thërret…- Qesh.Nuk mund të them se kam një jetë personale, në kuptimin

që të vete me synimin për t’u martuar. Këtë akoma nuk e kamvënë ndër mend. Dal me shoqërinë, siç dalin të gjithë të rinjtë,shkojmë në ndonjë klap apo kafenio, pijmë ndonjëportokalladë, dëgjojmë muzikë. Tani kam filluar të dal se mëparë kam qenë e mbyllur në shtëpi, jeta ime përmblidhej nëhapësirën gjimnaz - shtëpi apo lice - shtëpi, ku studimi mëzinte tërë kohën e lirë.

- Do të bëhesh gazetare. Jemi në një vend të huaj që në një farëmase është bërë edhe i joni. Sa dhe si përpiqesh për ta njohurGreqinë?

- Kam arritur të njoh mirë lashtësinë greke, shkrimtarët emëdhenj, poetë, komedianë, dramaturgë, tragjedianë, filozofë,

Page 50: NJERËZ QË I DUA

50

ligjvënës etj. Të sotmen e kërkoj, e mësoj, më pëlqen. Në vitin2004 ndër dyqind të rinjtë dhe të rejat për Parlamentin e tëRinjëve, i zgjedhur ndër tridhjet mijë vetë, isha edhe unë. Bëmëveprimtari të shumta nëpër Athinë. Shkuam në parlament dheu ulëm në karriket e deputetëve. Midis atyre që u ngjitën nëtribunë isha edhe unë. Fola për të rinjtë e të rejat emigrante,për të drejtat e tyre, për hapësirën që duhet t’u krijojë shtetidhe shoqria greke për t’u integruar si njerëz të barabartë tëEvropës së qytetëruar. Njohëm nga afër edhe deputetët, dukepërshirë kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin. Jamaktivizuar në veprimtarinë “E qeshura e fëmijëve” dheveprimtari të tjera.

- Po me Shqipërinë çfarë të lidh?- Më lidh babai dhe nëna, më lidh fshati i bukur i lindjes,

më lidhin kujtimet fëminore. Është atdheu im. Dua një ditë tëkthehem dhe të shkruaj për të. Fatkeqësisht, tani për tani, nukshkoj dot. Shoqëria greke ndonëse më ka pranuar si nxënëse,si studente madje edhe si parlamentare e parlamentit të tërinjve, nuk më ka pranuar në rrugë ligjore. Nuk kamdokumente për të shkuar dhe për t’u kthyer nga Shqipëria.Kam zënë një avokat dhe po mundohem të marr lejen eqëndrimit.

Page 51: NJERËZ QË I DUA

51

DHURATA E KRISHTLINDJEVE

Monologu i një pastruesje

Unë isha inxhiniere. Edhe sot inxhiniere jam. Ishainxhiniere në kombinatin e tekstileve në Berat. I mbani mendato pëlhurat e pambukta, të brendshmet e pambukta që dilnin,mbushnin tregun, por mbi të gjitha mbushnin eksportetshqiptare? Nuk ka se si të mos i mbani mend. Sigurisht, nëqoftë se keni qenë të paktën adoleshent, për mos me thënë irritur apo e rritur. Erdhi një ditë që ma shkurtuan vendin epunës. Edhe unë ç’them kështu! Nuk ma shkurtuan, po mashkatërruan. Makineritë bashkëkohore dhe me rendiment tëlartë i çmontuan ose më e udhës të them i shkulën vendsh dhei dërguan si hekurishte në Mal të Zi. Histori e njohur kjo në tëgjithë Shqipërinë me Kombinatin e Autotraktorave në Tiranë,Uzinën e Instrumenteve në Korçë, uzinat e Shkodrës, Durrësit,Elbasanit, Vlorës e kë të numërosh më përpara. Edhe fushat epambukut i bënë copëza-copëza dhe pambukun e shpallënbimë non grata...

Nejse, këto i dini, ashtu siç dini se në Shqipëri nuk mbetiinxhinier, agronom, zooteknik, veteriner, kimist, biolog, filologe ku t’i numëroj të gjithë pa luajtur prej vendi, pa marrë maleti infektuar nga virusi i çmendisë. Edhe unë malet mora. Meburrë, me djalë e me vajzë. Shyqyr që kisha qenë e rregullt nëzbor, dija ta bëja rikonicionin e terrenit si një ushtarakeprofesioniste, sigurisht, duke u konsultuar dhe bashkëpunuar

Page 52: NJERËZ QË I DUA

52

në të gjitha rastet me komandantin e operacionit, burrin timinxhinier pyjesh.

Pra, unë, Mimoza P. Kam qenë inxhiniere, madje mepërvojë gati një çerek shekullore.

Isha, por edhe jam. Tani jam inxhiniere pastrimi, pastrojshtëpira. Një e kam në Kifisia, në Kefalari. Një gjysmë ore metren e njëzetepesë minuta në këmbë. Ndonjëherë, kur jam vonë,marr edhe taksi. E paguaj vetë se sa për zonjën e shtëpisë mose thoni atë fjalë. Nuk i del leku nga grushti që e mban tështrënguar, sikur do të më bjerë turinjve.

Punën tjetër e kam në Melisia. Deri në Kifisia i hyp trenit,kurse nga Kifisia hyp në një autobus të vogël që kërcen sikarkalec edhe në asfalte tepsi të rrafshët. Rruga në total, megjithë pritjet në stacione treni e autobuzi e kalon një orë e gjysmënë vajtje e po kaq në kthim. Tre orë në ditë vetëm rruga: hip nëtren e zbrit prej treni, hip më autobus e zbrit nga autobusi.Bereqavers punën e dytë e kam shumë afër stacionit të autobusit,bile, kur është vakti për t’u kthyer e mas lëvizjen e tij ngaballkoni i vilës. Bereqavers që edhe zonja ma ka lënë çelsin eshtëpisë dhe nuk e sheh orën e ardhjes dhe të ikjes siç e shehkefalarja.

Punën e tretë e kam në Agio Parashqevi, atje ku dikurarvanitasit vendas i kanë pasë thirrë “Lopëz”, sepse thonë seishin vende të bukura për kullotë e tashti i thonë Glika Nera.Larg është; tren deri në Manastiraq, metro deri te Ministria eMbrojtjes apo Etniki Amina, siç i thonë me letra, autobus derinë Glika Nera, pesëmbëdhjetë minuta në këmbë deri tek vila...

Punën e katërt e kam afër, njëzet minuta me dy autobusa.Sigurisht, kur nuk ka lëvizje të madhe. Edhe atje i kam çelësate shtëpisë. Zonja e shtëpisë është pak si abdalle, nuk arrin tashohë dot cilësinë, sepse sapo iki unë gjithçka bëhet rrëmujënga dy qenë e dy mace që ndjekin njëri-tjetrin e nuk pyesin semua më ranë krahët për ta pastruar shtëpinë e vënë gjërat nëvend. Zonja i do shumë qentë sa në një shtëpi që ka diku andejnga kanxha ka bërë një stan të tërë qensh dhe ëndërr ka që në

Page 53: NJERËZ QË I DUA

53

pleqëri të ketë një pronë të madhe e një urdi me qen të të gjitharacave.

Dhe tani më thoni me të vërtetë: jam inxhiniere apo nukjam. Edhe po nuk ma thatë, mua nuk më ngel hatri. Ky stankëtë bylmet ka. Nuk na e ka fajin kurkush nëse ne ndërruaminxhinierllëqet.

U zgjata shumë, sigurisht pa një arsye. Në fund të funditçfarë u duhet juve se ku kam punuar e ku punoj unë? Çfarë tëreje u sjell unë, duke ua numëruar të gjitha gjërat një për një?Në fund të fundit, këtë tablo të punës së gruas a nuk e keni tëgjithë në shtëpi, a nuk e shihni si shkon pa gdhirë e lodhur ngagjumi i pakët dhe si kthehet e këputur si filiz i njomë mbi divan?Gratë janë shpinë këputura e punëpadukura.

Këtë, pikërisht KËTË, e kanë kuptuar zonjat dhe nuk najapin as IKA, as leje vjetore, as leje për ditët e shënuara fetareqë grekët i kanë me aq bollëk sa na dhemb kurrizi kur kemi përtë shtruar trapeza, dhe as dhoro, siç jemi mësuar tashmë t’ithemi dhuratës edhe kur shkojmë në Shqipëri e njerëzit nashohin me kërshëri se çfarë fshehim pas asaj fjale...

...Sot ka grevë. Janë në grevë shoferët e autobusëve, tëtrolejbusave, trameve, trenave, metrosë. Vetëm taksixhinjtë nukjanë në grevë. Përveç parave që u marrin hallexhinjëve që janëtë detyruar të udhëtojnë me to që të mos humbasin vendin epunës, në xham, që të duket si nga brenda, ashtu edhe ngajashtë, kanë vënë një lajmërim me shkronja kompjuterike dheme ngjyra ku të thonë se, përveç euros së parë, sapo hyp nëmakinë, përveç eurove që numëron sahati që nuk ecën, porvrapon, duhet të paguash edhe një euro si “dhuratë përKrishtlindjet”. Se nga e kanë sajuar këtë rregull askush nuk tathotë, ashtu si nuk ta thotë se pse ne, “inxhinierëve tëpastrimit”, ne që përcjellim nëpër duart tona higjienën dhepastërtinë e familjeve greke, që mbajmë pleq e plaka ulokë, qërrisim me dashuri nëne fëmijët e zonjave që shëtisinsupermarketeve luksoze e buzuqeve, që nuk mungojnë t’ihedhin mbi pjatancë bakshishe kamarierëve e hotelierëve, nuk

Page 54: NJERËZ QË I DUA

54

na japin dhuratë, një bakshish fare të vogël, si shenjë respektipër atë punë të madhe që bëjmë për to...

Sot ishte grevë e përgjithshme. Ishte bllokuar cep më cepAthina. Për të shkuar në Kefalari mora taksi. Me gjithë euron“dhoro të Krishtlindjeve” rruga më shkoi 15 euro. Taksixhiut imora dëftesë, të cilën ia lashë zonjës në dorë. Më pagoi vetëmditën e punës. Paratë e taksisë nuk m’i pagoi. Më tha se nukkishte. Më tha se duhej ta kisha marrë në telefon... Më hipënnervat. Desha t’i them se nuk do të shkoj më. Nuk ia thashë.Inatin e mbrëmjes thonë lëre për mëngjes...

Sot, ndërsa u futa në metro drejt Agia Parashqevisë, eqetësova mendjen. Do të shkoj përsëri, në ditën dhe orën ecaktuar, me tren, autobus apo me taksi qoftë...

Çfarë të bëja, thoni ju? A nuk bëjnë të gjitha “inxhinieretshtëpiake” të njëjtën gjë?

Page 55: NJERËZ QË I DUA

55

GUXIMI DHE FORCAE DIELA ANA PREKËS

Sikur të isha djalë... Kështu ëndërronte një shekull më parëgruaja shqiptare. Por Dija, në penën e Haki Stëmillit në romanitme të njëjtin emër, pasi do të mundohej t’i binte botës me grusht,do të deklaronte: “Dora që tund djepin, tund botën...”

Nuk e di pse m’u kujtua ky detaj jete i një periudhe joshumë të shkuar dhe jo shumë të afërme. Isha në bisedë menjë grua dhe desha të gjej një detaj të asaj pjese të shoqërisë që“tund botën“. Kisha kuvenduar lirshëm me Diela Ana Prekëndhe kërkoja të gjej rrënjët e forcës së saj në rrugën e vështirë tëgruas drejt suksesit. Gruaja shqiptare sot nuk kërkon të jetëdjalë, ajo është djalë dhe vajzë, është “burrë“ në kuvendin eforcës së punës dhe dijes, është grua që di mirë ta tundë djepin”e shoqërisë.

Diela Ana Prekën, shkurt Anën, siç e thërrasin të gjithë, ekam njohur këtu e gjashtë vite më parë. Kam kuvenduar me tëdisa herë e pas çdo kuvendi gjithnjë kam pyetur: Ku e ka forcënkjo grua? E kam kërkuar përgjigjen tek familja e saj intelektualenë Shkodër. E kam kërkuar tek formimi i saj arsimor dhekulturor. E kam kërkuar tek puna që ka bërë dhe bën. Dhe çdoherë, diçka apo shumëçka më ka mbetur mangët. Pyetja nukka marrë përgjigje. Edhe në kuvendimin e para disa ditëvekapa diçka nga forca e saj, por përsëri e ndjej veten bosh paraasaj force që mbjell dhe korr ajo vazhdimisht.

Page 56: NJERËZ QË I DUA

56

Nga një janari i këtij viti ajo nuk është më vetëmadministratore e firmës së madhe të transportit të udhëtarëve“Balkania Lines“, por është edhe administratore e “AlbanianInterlines“. E takon sa në Athinë, po aq sa edhe në Tiranë.Para disa ditëve ajo organizonte nisjen e 10 – 12 autobusëvenë ditë nga Athina në drejtim të Tiranës e Shkodrës. Tani fluksinga Athina ka rënë në 3 – 4 autobusë në ditë, por është rriturnga Tirana. Emigrantët tani më shumë kërkojnë të vijnë se satë shkojnë. Dhe Anës i duhet të “fluturojë“ sa në Tiranë, aqedhe në Athinë. A nuk është kjo një detaj i gruas – burrë tëkohës sonë?

Por le të kuvendojmë për pak minuta me Diela AnaPrekën...

* * *

- Në një bisedë do kohë më parë më keni thënë: “Na gratëshqiptare kena mend dhe me punën tonë mundna me thanë “Jena tëzojat”. Do të desha të di pse thua “Jena të zojat“?

- Derisa arrijmë të jena, jo njilloj si burrat, por shumë herëedhe ma të forta se burrat. Edhe nga ana e punës, edhe si ibajmë ballë jetës, edhe me rritë fëmijët, për të gjitha anët, nëçdo drejtim.

- “Dardha bie nën dardhë” - thotë populli dhe “Trandafilitrandafila qet“, - thonë shkodranët. Rrënjët e trëndafilit të jetës suajdalin nga një familje e njohur intelektuale shkodrane: babai - Gjovaliniekonomist, kurse nëna - Rozina, pedagoge e historisë. Çfarë ngjyrashka trashëguar nga trëndafili familjar Diela Ana Preka, ekonomisteme universitet?

- Nga prindit kam përfitue shumë, si nga ana intelektuale,ashtu edhe nga prejardhja. Kur rritesh në nji familje intelektualemëson edhe se si të sillesh me njerëzit. I jam shumë mirënjohësenanës edhe babës, i cili nuk jeton ma, për edukatën që më kanëdhanë, që më kanë rritur shumë mirë.

- Thoni “Jam shkodrane me të tana“...

Page 57: NJERËZ QË I DUA

57

- Për ne shkodranët thonë se i bajmë të tana, shprehje kjoe hershme. Dhe ashtu asht. Të gjitha i bajmë, por me ndjenjëne mirë. Kjo si për punën, për jetën, për të gjitha.

- Ku qëndron forca e Diela Ana Prekës?- Forca eme asht në radhë të parë tek familja, tek fëmijët.

Në radhë të dytë asht tek puna, madje punën shumë herë duhetta vemë në planin e parë, sepse prej saj buron jeta në të gjithapërmasat e saj. Ndoshta kam vërejtje nga e gjithë shoqëria imese punoj shumë, por puna më jep jetë.

- Çfarë kuptoni me “punë”?- Me punë kuptoj me dhanë atë që ke mrenë, në shpirt, me

i dhanë të gjitha. Në fillim ndoshta nuk dinim shumë gjana,por po punove - mëson. Puna asht mësuesi ma i mirë për këdoqë e don dhe e respekton atë. Duke punue e duke mësue.

- Ju dini disa gjuhë: sllavisht, italisht dhe greqisht, gjuhët efqinjëve tanë shekullorë. Jeni ekonomiste me universitet. Si e mendonirritjen e mëtejshme të dijeve tuaja?

- Çdo ditë jam në kërkim të diçkaje të re, të mësoj më shumë.Tani që punoj në të dy krahët, edhe në Shqipëri edhe në Greqi,dëshiroj të mësoj ligjet, t’i njoh ato mirë, në mënyrë që të jemkorrekt me ta. Njohja e ligjeve, si e ligjeve të natyrës, të shoqërisëpo ashtu edhe e ligjeve të shtetit është domosdoshmëri. Nisurnga kjo kam vendosur që në shtator t’i futem punës për t’injohur ato me dije e kulturë bashkëkohore, me studimeuniversitare, do të vazhdoj fakultetin juridik. Kur shkova nëShqipëri u përballa me shumë gjëra që nuk i njihja. Shumë vitee larguar nga Shqipëria më kishin shkaktuar një boshllëk nënjohjen e ligjeve dhe të rregullave që sundojnë aktualisht atje.U përballa me shumë ligje e rregulla që nuk dija si t’i kaloja.

- Kjo do të thotë që për një njeri që ka synime të mëdha në jetë,primare për të është të njohë ligjet, të njohë shoqërinë, të njohëgjithçka që lidhet me të sotmen dhe me të ardhmen. Dhe këtë esynoni ju?

- Po. Dhe kam dëshirë që ta njoh ma afër çdo gja, jo ngalarg, por në thelb. Këtë ma kërkon edhe puna në Tiranë, sepse

Page 58: NJERËZ QË I DUA

58

atje ligjet janë të lëkundshme me gjëra të tjera mbrenda që idinë të gjithë. Prandaj kam qejf që të jem në dijeni për të gjitha.

- Ju po më flisni për dy punë: për punën në Tiranë dhenjëkohësisht për punën në Greqi. A mund të ma zgjeroni këtë pamjetë jetës suaj?

- Nga 1 janari i vitit 2007 kam filluar punën në Tiranë siadministratore e firmës “Albania Interlines”, në një kohë qëjam edhe në Greqi prapë administratore e firmës “BalkaniaLines”. Janë dy firmat ma të mëdhaja që merren me transportindhe që punojnë shumë mirë. Kjo lidhet në radhë të parë memua, me atë që gjithçka ia kam dhanë punës. Kam lanë edhepak për fëmijët, por gjithçka e kam të lidhur me punën. Ështëe lodhshme, e di, një lodhje e madhe, sepse jam gjithnjë nëudhëtim Tiranë – Athinë e Athinë-Tiranë. Në muaj mund tëbaj edhe ma shumë se njëzet udhëtime, nuk diskutohet meavion, se nuk më premton koha, autobusët i kam nëdispozicion. Kam një lodhje, por që më kënaq kjo lodhje kurshoh frytet e punës, kur shoh se si e gjeta në Shqipëri “AlbanianInterlines” dhe si e transformova, si vijon puna që nga janari ivitit 2007 kur mora drejtimin e saj.

- Cili është raporti punë – familje?- Punë, familje! Unë kam dy fëmijë, këtë e dini. Më ndihmon

shumë goca që është 21 vjeçe në universitet...- Për çfarë vazhdon vajza?- Për ekonomi - biznes.- Në zanatin tuaj?- Në zanatin tonë, duke filluar nga baba im dhe gjyshi i

saj, nga unë dhe ajo.- Tre kate ekonomistësh. Është një studente shumë e mirë.

Djalin e marr me vete. Që nga muaji janar vazhdon mësimetnë Shqipëri. Në fillim e çova në një shkollë greke, kurse pastaje çova në shkollë shqiptare, sepse falë squetsisë së tij i kapishpejt mësimet.

- Doni ta mbash shqiptar një qind për qind...- Lodhem edhe nga kjo anë, por kam edhe ndihmën e nanës

Page 59: NJERËZ QË I DUA

59

sime, edhe të gocës time.- Nëna në Shkodër, ti këtu. Cilët janë marrëdhëniet e vajzës me

nënën?- Me telefona.- Vetëm kaq?- Me telefona. Çfarë të bajmë? Flasim çdo ditë e na duket

se jena afër, se kuvendojmë në ballkonin e shtëpisë.- Kam dëgjuar për një ëndërr tuajën për të ngritë diçka në

Shkodër...- Drejt asaj pune jam. Nuk e kam përfundue akoma.

Shkodra asht vendlindja ime dhe kam dëshirë që të gjithë ataqë janë shkodranë ta kishin mendimin dhe dashurinë që kamunë për Shkodrën. Kam dëshirë që të hap diçka që të jenë edheshumë të punësuar, të hapi fronte pune. Nuk ia kam arrit akomafundit. Më duhet edhe pak kohë.

- Çfarë natyre ka ky investim?- E kam nji fije anonim. Ma vonë besoj se do ta bëj publik.- Më keni thënë dikur se na shqiptarët dimë me jetue si njerëz

me qytetërim të lashtë. Çfarë do të thotë kjo shprehje e juaja, përju?

- Nuk e di se sa njerëz lexojnë historinë e Shqipërisë. Ështëmirë që çdo shqiptar ta dijë shumë mirë historinë e Shqipërisë.Ta dinë se Shqipëria nuk ishte ajo që thonë disa se nuk kishimbukë me hangër. Shkodra ishte dikur qendra ma e madhetregtare e zonës. Atje bahej pazari dhe e gjithë bota e njihte siScutari. Kjo nuk asht një histori e bame para pesëdhjetë vjetëshpor flasim për histori shekullore. Këto i di prej nanës time seunë nuk kam studjue për histori. Vetëm për Shkodrën, ba mee studjue historinë e saj, do të mësosh se si ajo janë pak vendenë botë. Shkodra asht nji vend që ka lumë, liqen, det, mal,hidrocentrale që i japin dritë tanë Shqipnisë, lumenj që dikuru përmbytshim nga uji dhe tani themi se nuk ka ujë (!). Shkodraka një kala me një histori të thellë luftërash për mbrojtjen evendit dhe etnokulturore. Rozafa e Shkodrës dhe historia e sajma shumë njihet jashtë se sa njihet në Shqipëri.

Page 60: NJERËZ QË I DUA

60

- Na fute në histori, në atë pjesë të historisë që Shkodra përbënkrenari kombëtare, histori e lidhur me mbretërinë e parë shqiptare,me mbretëreshën e parë shqiptare Teutën e me një varg të pambarimtrimash e në veçanti trimëreshash që i dhanë shkëlqim tërë vendit,përfshirë këtu Norën, Tringën e të tjera. Cilat nga këto janë në idealine jetës dhe të punës suaj si grua, që të bëjnë krenare që je shkodrane?

- Femrat shkodrane kanë qenë të forta në rrjedha tëhistorisë, por edhe sot. Ka shumë intelektuale, gra të formuaranga ana arsimore e kulturore, por që dikush mbet mbrapa,dikush i la mbrapa. Ka prej atyre që duke mos pas një “krah”mbetën pa “krahë”, ashtu si ka prej atyre që vetëm në sajë të“krahut”, pa asnjë vlerë, u ngjitën lart.

- Kam dëgjuar për një biznesmen në jetën tuaj private...- Për jetën private po e lamë bisedën të hapur për një herë

tjetër. Për sot ta lamë me punën, atë që përbën boshtin e jetëssë njeriut. Unë jetën private e kam lanë pak si në qoshe përballëpunës, fëmijëve, familjes.

- Së fundi, cili do të ishte urimi për gratë emigrante shqiptare,meqë thua që gratë shqiptare janë shumë të zonja?

- Do t’u thosha që mos të rrinë nëpër shtëpia, por të lexojnë,të mësojnë, të dalin në jetën e gjallë dhe të guxojnë. Shtëpianuk sjell asgja. Unë në shtëpi mund të rri vetëm gjumin e natës,edhe atë me orë të reduktuara. Të guxojnë dhe të ecin përpara.

Page 61: NJERËZ QË I DUA

61

DY MOTRAT E ISOS LABE

I kisha parë disa herë, paksa nga larg, në atë distancë qëlidh spektatorin me aktorin, këngën me auditorin, në shumëveprimtari në Athinë. I kisha në krah, në një udhëtim të gjatëpesëmbëdhjetë orësh, nga Athina në Lushnje. I dëgjoja se si emerrnin dhe e përcillnin këngën labe, si i lidhnin këngët nëtërkuzën pambarim të isos. Nuk e di a flejtën apo jo nja dy orënë atë udhëtim kënge. Di që hynë dhe mbetën në Lushnjë sikëngë. Di që kur nisën bisedën e dhimbshme të Valbonësemigrante me nënën e saj, njerëzit bashkë me duartrokitjetpërcillnin edhe lot.

Arrita t’i gjej “vetëm” mëngjesin e 14 qershorit, një ditëpas festivalit, tek pinim një kafe tek Pilo Lela për t’u rrëmbyerpak nota nga zëri i tyre njerëzor...

* * *

- Si e ke emrin?- Vojsava Hysenaj?- Ju?- Vasilika Sakaj.- Tek këndonit në skenën e festivalit një spektator i befasuar

nga kënga dhe paraqitja juaj pyeti: “Motra janë?“. Ju motra jeni?- Po.- Si e filluat?...- Vojsava: Këngën labe?

Page 62: NJERËZ QË I DUA

62

- Po.- Vojsava: Këngën labe e filluam nga pasioni. E kishte

këtë pasion burri dhe motra ime, u bë pasion edhe imi dhe ikunatit. Sa herë që mblidheshim bashkë në familje apo nëshoqëri këndonim. Motra ime dhe burri im e kishin në gjakdhe na e futën edhe neve në gjak.

- Vasilika: Unë desha të shtoja se nuk qe vetëm pasionipër të kënduar këngën labe, por ishte edhe dëshira e madhe qëna e zgjonte emigracioni, ishte edhe mundësia që na u dhanga shumë emigrantë dhe në veçanti të rapsodit dhe drejtuesittonë Kastriot Lekdushi, i cili me tekstet e bukura ka bërë që tëngjitemi me dinjitet në shumë skena si në Greqi, po ashtu edhenë Shqipëri.

- Mbrëmë artdashësi lushnjar u mahnit veçanërisht me dialogune nënës dhe të bijës, të Valbonës emigrante dhe të nënës së saj nëShqipëri. Çdo të thoshit ju për Valbonën?

- Vojsava: Për Valbonën desha të thosha se me vargjet eKastriotit ishte një Valbonë në emigracion, që në bisedëntelefonike me nënën e saj foli në Lushnjë për hallet hallet e sajqë janë hallet e mbarë emigrantëve.

- Vasilika: Unë, nëpërmjet fjalëve të nënës, çoj mesazhete të gjithë nënave, të cilat i ka përvëluar malli për fëmijët etyre, për vajzat, për djemtë në emigracion. Dhimbja e kësajnëne tregon mallëngjim dhe dashuri.

- Si e jetoni këtë emocion kënge?- Vojsava: Tani na është futur në gjak, na është bërë shumë

e nevojshme. Edhe telefonin kur e ngremë në bisedat meKastriotin dhe njëri-tjetrin themi: “Kur do të bëjmë prova?”Na është bërë si një sëmundje kronike.

- Vasilika: Emocionet e këngës janë të vazhdueshme. Atonuk janë vetëm në skena ku na rrëmben publiku meduartrokitjet apo me dëgjimin e tyre të këndshëm, por edheemocionet që kemi ne për këngën, që e ndjejmë këtë këngë, tëcilën e kemi kënduar prej vitesh.

- Çfarë roli keni ju si këngëtare në grup?

Page 63: NJERËZ QË I DUA

63

- Vojsava: Unë në grup si këngëtare jam marrëse, me pakrreshta, sepse atë përballoj, si dhe me ison dhe me të tjera:

- Ju?- Vasilika: Unë jam marrëse, si edhe motra ime.- Në Greqi çfarë pune bëni?- Vojsava: Unë nuk punoj.- Vasilika: Unë punoj nëpër shtëpia, ndihmëse shtëpiake,

siç i thonë.- Sa fëmijë keni?- Vojsava: Kam dy djem. Këtu do të flas pak se nga ajo që

e kemi shumë qejf këngën pas kam edhe djalin e vogël, AlfredHysenaj. E kam bërë pjesëtar të grupit. Është 20 vjeç dhe nukerdhi këtu, se nuk kishte dokumente. Ai është hedhësi i grupit.

- Po ju?- Vasilika: Unë kam tre vajza. E madhja studion për

ekonomi, e dyta mbaroi liceun, kurse e treta vazhdon shkollën.- Lidhen me këngën vajzat?- Vasilika: Kanë dëshirë, dëgjojnë... Në shtëpi këndojnë.

Na kanë shoqëruar në grupe. Vajza ime është prezantuesja egrupit polifonik, e cila në veshjen e saj ka flamurin shqiptar.Edhe ajo donte të vinte në Shqipëri por...

- Si e ndjetë veten në Lushnjë, në këtë veprimtari të bukur?- Vojsava: Si në Shqipëri. Si në vendin tim. Që më bukur

nuk ka më ku të vejë. Me njerëz shumë të afruar, shumë tërespektueshëm. Tamam në Lushnjë, njerëz të butë.

- Vasilika: Nderin në Lushnjë e kemi ndjerë që nëemigracion, sepse lushnjarët na kanë pranuar në gjirin e tyre,na kanë mirëpritur me këngët tona, pavarësisht se ato nukjanë të krahinës së Lushnjës, por të jugut. Ne jemi pritur mepërzemërsi nga emigrantët lushnjarë. Dje në Lushnjë u ndjemëdy herë të gëzuar, sepse Lushnja është një vend tamam historik,siç e thotë edhe rapsodi jonë ku është bërë Kongresi i Lushnjës.Populli i Lushnjës mbrëmë na ka pritur me duartrokitjet më tëpërzemërta dhe jemi shumë të kënaqur.

- Jeni dy motra. Cili është mbiemri juaj i vajzërisë?

Page 64: NJERËZ QË I DUA

64

- Unë kam mbiemrin e burrit, kurse Vasilika ka atë të babaittonë i njohur në Labëri, Sakaj.

- Ku keni lindur?- Me origjinë jemi nga Smokthina. Kemi lindur në Vlorë.

* * *

- Cili është mendimi i Kastriot Lekdushit për dy motrat marrësetë këngës labe?

- Unë do të thosha se, në qoftë se ky grup sot ekziston dheu paraqit si përfaqësues i komunitetit shqiptar në emigracioninnë Greqi, merita e parë u takon këtyre dy grave. U takonfëmijëve të tyre. U takon edhe burrave të tyre. Shtëpitë e tyrejanë kthyer në vatra kulture: Fëmijët e tyre në shkolla, kur nebënim prova deri në orët e vona, i duronin shqetësimet dhe nëtë njëjtën kohë përparuan ata dhe këta vetë. Dua të them edhediçka tjetër, që është fakt se të dyja këto janë shumë të sakrificës.Për shembull, unë mbaj mend një rast të Vasilikës. Kur ne dotë shkonim në 60 vjetorin e Çlirimit të Atdheut Vasilika,ndodhej e shtruar në spital. Ajo doli nga spitali dhe erdhi përtë kënduar këngët për Festën e Flamurit, për Festën e Çlirimit.Vojsava, që sot nuk punon, ka humbur një vend pune vetëm evetëm se iku për të ardhur të këndojë me grupin. Sakrificat etyre janë të jashtëzakonshme. Ndoshta ndonjëherë edhe unëvetë lodhem me punë duke punuar aty, por këto janë ato qëmua më detyrojnë të mos shkëputem dhe pasionin e tyre takthejmë në vepër. Jo në vepër thjesht për momentin, por edhenë një vepër historike për jetën kulturore në emigracion.

- Si i zbulove këto?- Rastësia është mbreti i botës. (Qeshim) Në një aktivitet të

7 – 8 Marsit dëgjoj Vasilikën tek këndonte në një tentativë tëshoqatës “Vëllazërimi” për organizimin e një grupi polifonik.Unë u tregova paksa dinak, me terezi u futa në ato organizmate shoqatës, derisa organizuam grupin. Dhe po dinakë u treguanata të shoqatës së Lushnjës dhe Federatës së Shoqatave

Page 65: NJERËZ QË I DUA

65

Shqiptare më vonë, që na krijuan mundësi reale përorganizimin e veprimtarive, duke na ndihmuar dhe inkurajuar.Tani mendojmë se kemi dalë nga sfera e shoqatave dhe federatësdhe ashtu siç u prezantuam edhe mbrëmë, ne mbetemi njëgrup folklorik i këngës shqiptare të shqiptarëve të Greqisë.

Page 66: NJERËZ QË I DUA

66

LOTI IKANAK I LAVDIE BISHËS...

E kisha takuar edhe një herë tjetër ose më saktë të them iakisha parë “lotin në sy“ tek recitonte vargjet e një poeti, midispoetëve, diku në një lokal të vogël në afërsi të sheshit Koliatsu...

E pashë edhe sot, më 20 maj 2007, në ditëlindjen e 55–të tëSpiro Xhavarës në një sallë të madhe, plotë dritë, në afërsi tësheshit Viktoria. Në një dorë mbante mikrofonin, në tjetrënmbante një libër me poezi “Qoshku i rrëzuar“. Nuk ia fiksovadot lotin në celuloid. E pashë kur i doli nga deti njerëzor dhemori tatëpjetë mollëzave mbi parket...

Nuk e lashë të bjerë. Nxitova dhe e fiksova në një tjetërceluloid, në atë që as shkruhet e as fotografohet, por ndjehet,mbillet e mbetet në shpirt...

- Tek recitonit pashë lot në sytë e tu, ndjeva një gjendjeshpirtërore që reflektohesh thellë në pamjen tuaj. Çfarë janë lotëtpër një aktore?

- Është e vërteta, shpirti, loti... ”Mos ma qorto lotin, - thotëpoetja Englantina Kume, sepse ai del i lirshëm, i dlirë, ashtu ipastër, siç është nga brenda. Edhe kur është i vërtetë ai rrjedhpa u shtrënguar”. Unë mendova se është e vërtetë, sepse nëpoezinë e zoti Spiro Xhavara edhe unë gjeta vetveten. Ashtusiç ia kanë rrëzuar atij qoshkun atje në Gjirokastër, edhe neve,një pjese të mirë të emigrantëve shqiptarë, na i rrëzuan atëqoshk. Vallë kur do ta ngremë?

- Ju jeni aktore. Në jetën tuaj sa herë keni qarë?

Page 67: NJERËZ QË I DUA

67

- Sa herë e kam ndjerë të vërtetë.- Mbani mend ndonjë rast të veçantë?- Të vërtetë? Në skenë? Ha, ha, ha... Uuuu... të them të

drejtën... Kohët e fundit, në filmin që luajta, të mos zëmë atotë parat, por të vijmë tani, nga fundi, pastaj të zëmë të hidhurat,që të ëmblat të jenë në fund. Në filmin që interpretova “Iliossto Egjeo“ (Dielli në Egje), film grek me regjisor grek, krah përkrah aktorëve grekë, ne jemi një familje shqiptare që kemiardhur duke mbartur mbi supe derte e halle dhe punojmë nënjë fidanishte, mbledhim mastika. Më tej, ka edhe ngjarje tëtjera. Është një moment kur vemi në një festë. Aty nis njëmuzikë për të kërcyer e kënduar. Mblidhen shqiptarët dhe,ndërkohë, ngrihen edhe djemtë e mi për të kërcyer. Grekëvenuk u erdhi mirë kjo. Nuk u erdhi mirë se diku-diku thellëekziston ai racizmi që një shqiptar të ngrihet të kërcejë dhe tëzërë vendin e atij dhe aq më tepër të kërcejë aq bukur. Atyplasi sherri. Filluan të rrihen. Në kohën që unë u ngrita dhe usula për të ndarë sherrin, pashë djalin tim që e interpretonLaert Vasili, të gjakosur, të lemerisur, të grisur. Natyrisht, nëatë moment, cilado nënë shqiptare kur shikon djalin të gjakosur,sepse unë nuk e kisha parë me grim, e pashë kështu, rastësisht,kur më doli përpara, ulërita me një forcë kaq të madhe dhe mëdoli nga shpirti një duf, si një ujk nga një shpellë mund tëthem, më ra të fikët dhe kur më dhanë ujë, unë nuk e kapërcejadot...ë ë ë... u mbyta, u mbyta. Cila nënë shqiptare do taduronte dot djalin të gjakosur nga një dorë e huaj? Aty mëshpërthyen lotët dhe nuk e mbaja dot më veten dhe thërritabir...bir...bir... ulërita dhe rashë në gjunjë. M’u përfytyruanfëmijët e mi menjëherë. M’u përfytyrua vetja ime. Ja këta janëhallet tona, dertet tona. Ja, aty nuk ishte lot i vërtetë?

- Kjo është skenë e filmit apo...?- Kjo është skenë e filmit që unë e interpretova dhe kur

mbaroi filmi, skenaristja thirri: Bravo! Bravo! Bravo! Regjisorimë mori përqafe dhe më tha: “Si është e mundur që e bëre kaqbukur?” I thashë: Unë nuk interpretova, luajta vetveten. Luajta

Page 68: NJERËZ QË I DUA

68

atë që neve na ndodh çdo ditë. Kështu që loti prandaj ishte ivërtetë.

- A mund të prezantohesh pak. Kur e fillove karterët e teatrit?- Dëgjo. Unë ika nga shtëpia shumë e vogël, shumë e vogël.

Ika për të ikur një lugë nga sofra, sepse ne mbetëm katër motratë vogla jetime. Dhe nëna ime thoshte: “Kam katër vajza, katërmale në kurriz“. Dhe, vërtet, ashtu ishte. Nuk e di, ndoshtakishte lindur brenda vetes time ajo që unë diçka do të bëheshapër skenën. Është interesante. Kam një shenjë në këmbë, e kamdjegur aksidentalisht me mashë, kur kam qenë e vogël. Babaimë thoshte: “Babai do të të bëj artiste”. Babain unë nuk e mbajmend, se nuk e dija se fëmijën e rrisin dy prindër, por mathoshte më vonë nëna “se do të bëj babai artiste, do të të veshçorape satapure, që të mos duket këmba e djegur“. Dhe,çuditërisht, kështu erdhën ngjarjet.

Unë fillova të punoj që në moshën trembëdhjetë vjeç, akomanuk dija se ç’ishin skenat. Luanim me shkollën, recitonim,këndonim. Fillova të punoj në kombinatin e peshkut që u hapatëherë, në 55-sën a 56-tën, kur unë akoma nuk i kisha bërëtrembëdhjetë vjet. Dhe, ngaqë isha shumë e vogël, në fillim mëvunë të laj peshkun, por ato halat e peshkut m’i shponin duartdhe mu enjtën. Pastaj më vunë për të ruajtur salcën. Më ulninnë karrige. Bëje hesap, isha kaq e vogël, saqë këmbët nuk mëceknin në tokë dhe shpeshherë më zinte gjumi duke ruajtursahatin që të mos digjej salca.

Në një konkurs që u bë në Tiranë me repartet ushtarakeunë isha si valltare, kurse Petraq Karaja ishte si recitues. Atyna dhanë fletë lavdërimi. Këtu filloi ngacmimi i parë. PashëTiranën, pashë skena të mëdha, njerëz të kulturës e të artit....

Shpeshherë, turp nuk është ta them, (psherëtin)... Ne ekishim shtëpinë lart në tarracë. Poshtë nesh ishte njëberberhane. Dhe kur na mungonin lekët për bukë, unë zbrisjaposhtë në berberhane, merrja një furçë dhe fshija nga mbrapatë porsaqethurit, të cilët më jepnin dy lekë, tre lekë, pesë lekë.Dhe këto unë i mblidhja për të nxjerrë bukën e ditës. Ishte

Page 69: NJERËZ QË I DUA

69

koha e zisë së bukës, e triskëtimit. Se unë isha më e madhjanga fëmijët. Që të zë hollësisht të gjitha ato, të zënë të qarat.Bëje hesap, kur zinte shiu, hipte ustai të rregullonte njëqeramidhe dhe thyente njëzetë. Dhe ne vinim poshtë legenëtpër të mbledhë ujin...

Fëmijërinë e kam pasur shumë të hidhur. Një nga ata tëberberhanes që merrej me amatorët diletantë, më kishte ndjekurnë shfaqjet me shtëpinë e pionierit ku unë kërceja, këndoja,recitoja, më tha “shko në Tiranë“. Më dha një fragment nganjë dramë ruse “Dashuria në agim“. Bashkë me mua erdhënedhe katër pesë të tjerë, prej të cilëve vetëm unë fillova në liceunartistik. Kjo ndodhi kur isha vetëm 13 vjeç.

Mbarova shkollën. U diplomova. Nuk po themshkëlqyeshëm, se nuk dua t’i bëj qejfin vetes. Pas shkollëspunova një vit në estradë, sepse nuk e përballoja dotuniversitetin nga ana ekonomike. Nuk isha me pagesë, mebursë isha, por më duhej të blija një valixhe, një palë këpucë,ndonjë fustan... Dhe punova një vit në estradë.

Më pas kalova në Institutin e Arteve.- Kur e mbaruat Institutin?- Unë i ndërpreva disa kohë studimet, sepse pësova një

aksident automobilistik, mbi bazën e të cilit u bë edhe skenarii filmit “Flutura në kabinën time”. Është një ngjarje e jetës sime,e hidhur edhe ajo...

Si mbarova, pata disa propozime për të punuar në Tiranë,por unë preferova Vlorën, vendlindjen time.

- Kur e filluat karrierën artistike?- Në vitet ’68 –‘69- Deri kur?- Deri në vitin 1992. Pastaj, mbas një turneu që vajtëm në

Austri ika dhe erdha këtu me një shfaqje, festival për fëmijët,teatri i kukullave. Ne ishim tre aktorë që shkuam për tëndihmuar amatorët e teatrit të kukullave. Disa nga shokët tanëndenjën. Ishte koha e emigracionit. Unë, duke pasur disadetyrime familjare, por edhe mosha ishte e tillë që nuk i

Page 70: NJERËZ QË I DUA

70

përballoja punët e vështira në emigracion, u ktheva në Shqipëri.Pastaj më mori vala, si shumë të tjerë dhe unë u riktheva nëGreqi. Erdha në fund të vitit 1995, mbas vdekjes së nënës. Sihumba nënën nuk më mbante më asgjë.

- Si e fillove jetën në Greqi?- Këtu pata fatin të punoj fillimisht tek një aktore. Ajo kishte

një fëmijë për të rritur. Unë nuk dija asnjë fjalë greqisht. Mëprezantoi dikush tjetër dhe sa më pa tha: “Do ta marr se jemikolege“.

- Fillove rolin e grave shqiptare...- Rolin e grave shqiptare dhe rolin e një aktoreje... Edhe

atje kam pësuar një tragjedi. Ajo shkonte në teatër natë përnatë. Unë në një moment rrezikova jetën, edhe mund të vdisjapër problemet e shtëpisë...

Kam larë shkallët. Nuk i kam larë me ujë, i kam larë melot. Kam bërë edhe punë të ndryshme si të gjitha gratë shqiptare,të rënda...

- Tani me se merresh?- Pata para pak kohësh një propozim për një rol nga kanali

ALTER, të cilin unë nuk e pranova vetë. E pyeta atë që mëmori në telefon për rolin. Më tha kështu... kështu... I thashënuk është për mua. Përderisa kam bërë një hap përpara pse tëbëj dy hapa mbrapa? Kështu nuk e pranova.

Aktualisht punoj në një familje. Zonja dikur ka qenëpianiste, bashkëkohëse e Maria Kalasit dhe unë jam ajo që eshoqëroj. Kaloj mirë në atë familje. Një nga djemtë është aktor.Parmbrëmë pata një ftesë dhe shkuam në teatrin “AliqiVuluglaqi”, ku luhej komedia “Nuk jam unë“. Më trajtojnëmirë. Jam e kënaqur.

- Me kë jeton këtu në Greqi?- Jam me familje. Plot jemi. Shyqyr Zotit! Mbi të gjitha kam

djalin, atë që kam më të shtrenjtin e jetës sime.- Çfarë pune bën djali?- Në ndërtim. Ka mbaruar mjekësoren në Vlorë, por punon

në ndërtim. Hyjnor e ka emrin e vërtetë, Hyjnor Qerimi, por

Page 71: NJERËZ QË I DUA

71

është kthyer në Niko (qesh). Unë e solla të vogël, kur akomanuk i kishte dalë pasaporta. Si të bëjmë? E morëm mepasaportën e një shoku. Nusen e futa në pasaportën time si tëjetë vajza ime. Ata ishin akoma të vegjël, sapo dolën nga shkollamjekësore... Me probleme me dokumentet, si të gjithëshqiptarët. Çfarë do të bëhet, lesh e li e kashtë e kokërr...

- Si e sheh të ardhmen?- Të them të drejtën... pak dritë jeshile shikoj. Një nga nipat

e mi u kthye në Tiranë, atje kam motrën. Ishte inxhinier kimist,erdhi në kohën e turbullirave këtu dhe atje ka dy vjet që nukështë rregulluar me punë. Për mua ndoshta nuk është problem,sepse mund të luaj rolin e ndonjë plake me flokë të bardha,por... kam frikë. Kam frikë se çfarë do të bëhet. Makar të shohnjë dritë jeshile e të kthehem një ditë. Unë, jo për atdhetarizëm,për t’u dukur, të them të drejtën, por e dua shumë Shqipërinë,veçanërisht Vlorën. Pa erën e detit unë s’jetoj dot...

- Faleminderit!- Faleminderit edhe unë!

Page 72: NJERËZ QË I DUA

72

MJEKJA QË DO TË MËSOJ SHQIP DHE...

Më ka qëlluar që ta njoh atë grua. Ajo që më ka bërëpërshtypje tek ajo është këmbëngulja për punën, përkushtimipër të futur në jetën e saj çdo ditë nga një rrënjë të re, për taujit e ushqyer që ajo të depërtojë thellë truallit jetësor. Ështënga ata njerëz që i ngjiten malit të thepisur të jetës, siç thuhet,me thonj e me dhëmbë. Prindërit nuk i përcollën asnjë llojpasurie të paluejtshme. Një gjë po, ia dhanë dhe ia treguan medashuri e me krenari. I treguan rrugën e dijes. E panë që vajzaishte e dhënë pas mësimeve, që sa ngjitej në klasat e jetës aqngjitej edhe në dije e kulturë. Vajza zgjodhi mjekësinë si pasiondhe profesion për jetën. E mbaroi universitetin shkëlqyeshëm.Kaq e ndjente se ishte pak. Duhej më shumë. Duheshin netë tëtjera pa gjumë, dije e kulturë profesionale e qytetare më emadhe. Iu fut dhe vijoi ngjitjen. U bë kardiologe. U bë pedagogenë universitet. Bëri emër në mjekësi...

Kaq është mjaft për një njeri që nuk synon dhe nuk do tëngjitet në majë. Ajo nuk ishte prej atyre njerëzve që e ndalinhapin, e presin ngjitjen dhe prehen të qetë në komoditetin eformuar me mund të madh e me djersë çurg...

...Një grua, një shqiptare, që e merr në punë një herë nëjavë, i ka dhënë çelsat e shtëpisë dhe besim për shtëpinë si tëishte vetë, e bën portretin e saj me dy fjalë “Është në punë,gjithnjë në punë. Sa në spital, sa në universitet, pranëpacientëve dhe studentëve...“

...Ajo ka shumë pacientë. E kërkojnë atë në telefon, në

Page 73: NJERËZ QË I DUA

73

spital, në klinikën e saj diku pranë sheshit Mavili. Midispacientëve të saj ajo veçon shqiptarët, siç i quan, “njerëz mekulturë e me personalitet...”.

Një ditë, në njërën ndër të paktat ditë që takohet meshqiptaren, pasi shkumoi në xhezve dy kafe, u ul në kolltukdhe mbushi filxhanat, e ftoi atë të pinin kafe. Muhabeti u ndaltek hallet e ditës, tek vajza e saj që ishte kthyer nga studimetnë Amerikë dhe tek brezi i ri që nuk i futej punës, nuk e dontedhe nuk e vlerësonte atë. I foli për shqiptarët, për ato që i kishtenjohur në punën e saj dhe për ata që kishte dëgjuar të fliteshinkudo me simpati, për përkushtimin e fëmijëve ndaj prindërvedhe harmoninë që lexohej në marëdhëniet mes tyre, marëdhënieqë i kujtonin asaj fëmijërinë dhe ngrohtësinë që ekzistonte nëfamiljen greke. Biseduan gjatë...

Kur u duk se hallet i kishin nxjerrë në shesh dhe shqiptarjau bë gati të ngrihej, ajo e kapi përkrahu dhe e uli në kolltuk. Ungrit dhe mori një bllok shënimesh dhe një stilolaps.

“Dua të më mësosh shqip“ – tha me vendosmëri.Shqiptarja në fillim u habit dhe nuk u besonte veshëve.

Askush deri atëherë, në asnjë vend ku kishte punuar, nuk iakishte thënë një fjalë të tillë.

“Unë u shërbej shumë shqiptarëve“- vazhdoi ajo. “Nëmjekësi fjala shëron më shumë se çdo ilaç. T’i thuash tjetritfjalën e mirë, fjalën e ngrohtë është si t’i kesh dhënë një jetë tëdytë...”

Shqiptarja po e dëgjonte me vëmendje, paksa e habitur,por edhe me një respekt miratues për ato që thoshte. Përvoja esaj tridhjet e pesë vjeçare si mësuese e dinte vlerën e fjalës sëmirë, fjalë që ngre peshë njeriun jo vetëm kur është i sëmurë.

“Dua, vazhdoi mjekja, që me pacientët shqiptarë të flasshqip. Për një të sëmurë fjala në gjuhën amtare ka vlera tëjashtzakonëshme shëruese. Ajo, për çdo moshë, fëmijë, i rriturapo plak, ka tingullin dhe kujdesin e nënës. E kam ndjerë këtëgjë kur ndonjëherë i kam folur pacientit me ndonjë fjalë shqipeqë e kam kapur në bisedat e tyre. E kam parë si u çelet fytyra,

Page 74: NJERËZ QË I DUA

74

si buzëqeshin, si të përcjellin me dashuri dhe respekt...”Kaq tha mjekja dhe menjëherë filloi ta pyesë shqiptaren. E

pyeste greqisht dhe, pasi merrte përgjigjen në gjuhën shqipe, eshkruante atë në bllok me germa latine, e përsëriste disa herëderisa merrte miratimin se çdo gjë e kishte thënë me tonin eduhur të fjalës dhe të zërit...

* * *

Këto m’i tregoi shqiptarja që tash e tutje, do t’i duhej qëkrahas punës në atë shtëpi t’i fliste mjekes jo vetëm greqisht,por edhe shqip. Të njëjtën gjë do të bënte edhe ajo me mësuesenshqiptare...

* * *

Kjo ngjarje më vuri në mendime. Ne kemi ardhur në Greqidhe nevoja e jetës na detyron që të mësojmë të shkruajmë, tëlexojmë dhe të flasim gjuhën e huaj. Greqishtja për ne nukështë një gjuhë e huaj, është një gjuhë që në hapësirëngjeografike shqiptare është mësuar dhe kultivuar në të gjithanivelet e arsimimit, që nga shkolla fillore, në të mesmen e derinë universitet. Është një gjuhë që e flet një numër goxha i madhi bashkështetasve tanë, i minoritarëve grekë në jug të vendit.Shqipja, për këtë pjesë të popullsisë, ka qenë prej dekadashgjuhë e dytë, gjuhë e cila është mësuar në shkolla të rregullta,me libra dhe fjalorë të kohës. Këta libra e mjete të tjera mësimorejanë në përdorim edhe sot në të gjitha shkollat e minoritetit.Janë libra e mjete mësimore “të ngujuara“ vetëm atje dhe nuke kuptoj pse askush deri sot nuk ka thënë një fjalë, (as partiaqë flet për të drejtat e njeriut me theks helen), që këto libra, tëbotuara në një tirazh të madh të kalojnë kufirin dhe të jenë nëdispozicion të atyre që duan të mësojnë shqip. Besoj që ajomjekja, por edhe të tjerë grekë, (ndonjëri prej të cilëve ndjekkursin në Shkollën Shqiptare të Athinës), do ta dëshironin një

Page 75: NJERËZ QË I DUA

75

gjë të tillë, do të kishin një bazë logjike të mësimit të gjuhësshqipe.

Në Greqi, në frontistiriot greke mësohen thuajse të gjithagjuhët kryesore të botës, të Evropës dhe të Azisë. Në rrugëdjem e vajza të reja të ngjisin në dorë fletushka, ku të ftojnë tëshkosh në kurse e të mësosh anglisht, spanjisht, italisht,frëngjisht, gjermanisht, portugalisht, japonisht... Vetëm shqipnuk të fton askush që të mësosh...

Në libraritë greke gjen fjalorë e metodika për mësimin egjithë gjuhëve të botës. Vetëm shqip nuk gjen asgjëkundi...

Jemi gjitonë, madje gjitonët më të hershëm në Ballkan.Gjuhët i kanë dhënë vazhdimisht fjalë, shprehje, gojëdhëna,njëra-tjetrës. Ashtu siç i kanë dhënë edhe gjak në momente tëcaktuara të historisë kur ka qenë e nevojshme. A nuk ështënevojë e ditës shkëmbimi i gjuhës dhe i kulturave mes dygjitonëve?

Një pyetje që e di se askush nuk i jep përgjigje. Politikadhe politikanët në qelizat trunore kanë vetëm karrige e kolltuqeqë rrotullohen rreth vetes.

Page 76: NJERËZ QË I DUA

76

NJE MOTER QAN PER VELLANE

Më ndodh që dy-tre herë në javë të gjendem në të njëjtinautobus, atë që i bie diagonal Athinës, 608 –tën. Ajo rri sipër eunë poshtë sheshit “Amerika”. Ajo mban fëmijët e një çiftimjekësh e unë pastroj shtëpinë e një mësuesje muzike. Kurqëllon që ndonjë çift karrigesh është bosh, ulemi pranë e pranëdhe vemë në mes furkën me bashkën e bardhë të deles, lidhurme gjalmë e tjerim lesh. Filli që nxjerrim është i gjatë dhe shërbenpër të thurur tërkuzën e jetës që kalojmë...

Atë ditë e pashë të skuqur nga sytë. Kur u ulëm pranë epranë ajo shpërtheu në lotë. I vura dorën mbi ballë, i ngritalart kokën e krrusur mbi prehër dhe e pyeta e shqetësuar?

- Çfarë ke? Çfarë të ka ndodhur?- Vëllai... - belbëzoi dhe përsëri uli kokën e ngashërimi

shpërtheu.- Vëllai? Çfarë ka vëllai? Është aksidentuar? I ka ndodhur

ndonjë e keqe?- Jo. Jo...Dhe përsëri uli kokën mbi gjunjë sikur donte t’i shpëtonte

një dhune.- Po çfarë atëherë?- E ka kapur policia.- Pseee?!- Kot. Duke punuar në ndërtim. Dhe duan ta dëbojnë nga

Greqia. Si të rrojë?! Si t’i ushqejë katër fëmijë?!

Page 77: NJERËZ QË I DUA

77

Ia ngrita kokën, nxora nga çanta një shami dhe i fshivafytyrën mbi të cilën lotë të nxehtë kishin formuar brazda. Eqetësova duke kërkuar fjalën e duhur, atë që shëron plagët ethanë lotët.

... E kishin kapur tek punonte në një vilë në Kifisia. Trepolicë ishin përballë me punëtorët dhe njeri prej tyre e kishtethirrrur me emër e mbiemër. Kishte thirrur vetëm atë, asnjëtjetër, ndonëse aty kishte edhe shqiptarë të tjerë, kishte edhekurdë. Vetëm kryeustai ishte grek. I kishin vënë hekurat dhe ekishin shtyrë në pjesën e pasme të makinës së vogël policore. Ekishin zbritur dhe përplasur në një qeli dy me dy metra katrorë,ku rrinin pesë vetë. Nuk kishte dokumente ose, që ta themi mesaktësi, kishte një karton jeshil nga regjistrimi i parë në OAEDH.Nevojat familjare e kishin detyruar të kthehej pranë fëmijëvedhe po këto nevoja u kishin dhënë fuqi këmbëve për të kaluarmalet e krahëve forcë për të punuar në punët më të vështiranë bujqësi. Nga lëvizjet e shumta nuk kishte arritur që tërinovojë letrat thjesht se kudo ku punonte nuk i jepnin ensima.Kohët e fundit kishte gjetur një punë të mirë, punë e cila nësajë të zgjuarsisë dhe përvojës e kishte ngritur paksaditëpagën...

...Një ditë i kishte thënë kryeustait grek se i duheshinensima për të bërë dokumentet, madje i kishte dhënë në dorëedhe kartonin e ensimave dhe bllokun e regjistrimit në ndërtim...

...Pas tre ditësh ia kishte behur policia. E kishte thirrur meemër dhe mbiemër dhe e kishte futur nën dhé, në një qeli tëlagësht.

...Këtu ajo e mbaroi tregimin e saj, fshiu me dorën e vetlotët që vazhdonin të mbushnin liqenin e syve dhe pyeti?

- Çfarë të bëj?Nuk dija se çfarë t’i thoja, përveçse asaj fjalisë së rëndomtë

që na vjen në mendje e përfundon në gojë.- Gjej një avokat...

Page 78: NJERËZ QË I DUA

78

* * *

Të pasnesërmen, se kështu i kemi të alternuara takimet,përsëri u ulëm bashkë. Lotët i ishin tharë në liqenin e syve, porbrenga ia grryente mendje e shpirt. Tha se e kishin gjetur njëavokat. Se kishte kërkuar shumë para dhe ia kishin mbushurduart. Se e kishte çuar punën në gjyq dhe se e kishte ndaluarpërkohësisht dëbimin...

* * *

Dy ditë më vonë, kur u përballëm me njëra-tjetrën nëkoridorin e ngushtë të autobusit, pashë t’i përshkonte fytyrënnjë hije gazi.

- E liruan, - tha, - e liruan me kusht...- Çfarë kushti?- Me kusht që brenda dy javësh të dorëzojë në polici

vërtetimin se është regjistruar në bashki si person i ligjshëm.- Brenda dy javësh? Por qarkorja për ligjin akoma nuk ka

shkuar nëpër bashki...

* * *

... Qarkorja nuk ka shkuar dhe nuk dihet se kur do tëshkojë. Ligji ka dalë, është votuar në parlament e është botuarnë gazetën zyrtare. Gjykatësi i ka dhënë dënim me kusht që“brenda dy javësh...”.

Dy javë kaluan... Ai, po ta ndjekë kryeustai (nga frika semos ai i kërkon paratë e punës së papaguar, paratë e vjedhura)rrezikon t’i humbë të gjitha, të bëhet i padëshirueshëm përpesë vjet... Pesë vjet që lidhen me bukën e ditës së fëmijëve tëtij...

Page 79: NJERËZ QË I DUA

79

“KUTIA E PANDORËS” DHE“KUTIA E IKANAKËVE”

-Meditime duke ndjekur një emision televiziv

Një SMS në celular më 1 maj 2006: “Ashiku! Gëzuar festën!Sot në orën 23.00, në emisionin “To Kuti tis Pandoras” e KostaBahçevanit me Jorgo Dalaras…”

…E kisha kaluar shumë herë telekomandën e televizoritmbi këtë emision, por asnjëherë nuk isha ndalur. Kuriozitetithen gurin e djeg drurin ndaj në orën 23.00 u ngula paraekranit…

…Në ekran shfaqet Zagoria, antipodi i Zagorisë sonë mebukurinë binjake të maleve, të natyrës në gjelbërim e lulëzim,të shumë shtëpive e pak njerëzve. Taso Kurti lëviz me të shpejtëgishtërinjtë mbi tastierën e fizarmonikës, ajri i së cilës i fryn njëmelodie që e shkrirë me zërin e këngëtarit shqiptar luan kohëtnga vendi. Është një melodi e këngë kurbeti, që flet për shtëpie fshatra të braktisura, për njerëz që ikin natën pa kthyer kokënpas, për mërgime të largëta e malle të pashuara mërgimtarëshpushtues të botës.

Nuk e di pse Bahçevani e Dalaras zgjodhën Zagorinë grekesi çelës për të hapur “Kutinë e Pandoras”. Ndoshta, sepsebraktisja e saj ka të njëjtën pamje me braktisjen e simotrës nëfaqen tjetër të malit. Ndoshta, sepse, siç zhotë emigranti grekDhimitër Xhimani, shtratin e vendasve po e zenë të ardhurit eshkollat dhe ekonomia e fshatit jetojnë nëpërmjet zërave të

Page 80: NJERËZ QË I DUA

80

fëmijëve të të ardhurve dhe duarve punëtore të tyre……Këtu nisin tregimet, me figurë e zë, në sinkron me të

sotmen e të shkuarën…Shqiptari… Ishim pesë vetë. Udhëtuam ditën e natën, nëpër

shkëmbenj, pyje e male me shumë borë e me pak ushqime.Ditën e tretë trastat ishin bosh. Në një dyqan kërkuam bukë eujë. I zgjatëm pronarit njëmijë dhrahmi. Nuk na dha, napërzuri. Vazhduam të ecnim pa bukë e pa ujë. Në një fshattjetër takuam një greko-gjerman, një njeri që i dinte plagët ekurbetit, i kishte jetuar po aq dhunshëm sa po i jetonim edhene. Na bleu bukë, ushqime e ujë. Na preu edhe biletat e nahypi në tren…Në Manastiraq blemë këpucë e veshje të lira.Natën e kaluam nën një urë në Akropol…

Greku… Mbaj mend ditën e parë të emigrimit në KeipTaun, në Johanesburg. Kisha vetëm dhjetë dollarë në xhep. Panjohje, pa gjuhë, pa bukë, më dukej vetja si i harruar në mes tëoqeanit. U futa nën një urë, u mblodha kruspull në një qoshdhe qava. Kujtova vendin, familjen, fëmijërinë që lash pas.

Shqiptari… Kur erdha nuk dija asnjë fjalë greqish. Punojae mësoja…

Greku…Kur shkova nuk dija asnjë fjalë anglisht. Tërë ditënpunoja në punë të rënda e tërë natën mundohesha të mësojgjuhën…

Shqiptari… I huaji është i huaj. Na pyesnin se ku jetoni nëShqipëri, në shtëpia apo në shpella. Ksenofobia…

Greku…Pronarët e magazinave kur vinte ndonjë kontrollnë gojë kishin shprehjen “Këtu nuk ka as grekë e as minj”…

…Në ekran dalin fytyra emigrantësh, grekë ish emigrantë,shqiptarë, afroamerikanë, kurdë. Del Jorgos Alivanos, njëpersonalitet publik grek dhe flet për vitet e tij si emigrant. DelJanis Banis, Spiro Thomai, Nikos Vutas, Taso Kurti, DhimitërXhimani, Kristo Rasen (bullgar), Jorgo Dallaras…

Nuk i njihja folësit, por njihja brengën e tyre, brengë e njëjtëme timen dhe të të gjithë emigrantëve, të të gjitha kohëve e tëtë gjithë vendeve, shikoja në ekran e pas ekranit, dëgjoja në zë

Page 81: NJERËZ QË I DUA

81

e nën zë……Në një moment më tërheq vëmendjen një zë dhe figurë

e njohur. Në fillim në ekranin e një televizioni privat,Televizionit 10 dhe më pas në shtëpi e në shoqëri me njerëzit.Seferina Seranin, gazetaren dhe fotoreporteren, e njoh, madjepara disa muajsh kisha bërë edhe një bisedë me të. Kërkova nëkasetat e mia dhe e gjeta. Asaj që tha ajo, hapat e saj të paranë Greqi, momentin kur u sëmur dhe vetëm dora e një fëmijeatje ku punonte lodhshëm i voku paksa nxehtësinë e ballit,biseda me mjekun human grek, që iu ndodh pranë e gjykoj tëarsyeshme t’i shtoj diçka nga ajo që nuk tha, atë që ajo medurim e këmbëngulje e kërkoi dhe e arrriti…

Ja disa copa të shkëputura nga biseda me të një ditëvjeshte, në mjediset e ekspozitës së madhe fotografike “Athina-shekulli XX”…

- Kush është Seferina Serani?- Seferina Serani, tani në këtë moment, është fotografja

Seferina Serani. Është, natyrisht, një shqiptare që erdhi këtudhe punoi vetëm me krahët e saj. Të gjitha mundësitëekonomike i krijoi vetë dhe i depozitoi vetëm për të ngriturartin e saj në fotografi. Vazhdoi mësimet private për fotografime profesorin më të mirë të Greqisë, zotin Platon Rivilis nëFotohoros. Rivilis është edhe president i fotografëve të Athinës.Jam shumë krenare që kam qenë dhe jam nxënëse e tij.

Pas kësaj, me shpenzimet e mia i hyra shkollës së mediavetelevizive. Jam e specializuar edhe për operatore, për regjisore,dhe për të gjitha këto kam marrë kulturë të plotë në mediantelevizive. I jam mirënjohëse edhe fatit si dhe këmbënguljes qëkam treguar ndaj vetes, e cila më nxori në dritë. Sot jam nëkanalin 10, ku jap lajmet në gjuhën shqipe. Në temën time tëdiplomës në shkollën e Antenës kisha futjen e gjuhës së huajnë televizionin grek. Tre muaj pasi mbarova shkollën nga kanali10, i cili ishte një kanal i ri, më morën në telefon dhe, pasi mëpërmendën studimin, më thanë se e keni portën e hapur për tëpunuar këtu. Tashmë kam dy vjet në kanalin 10. Jam shumë e

Page 82: NJERËZ QË I DUA

82

lumtur që lajmet e gjuhës shqipe i kam unë, sepse e dua atdheuntim dhe i kushtoj vëmendje jashtëzakonisht të madhe punëssime.

- Si erdhi Seferina në Greqi?- Erdhi si emigrante. Kam ardhur më 28 mars 1992, një

javë pas zgjedhjeve të 22 marsit, zgjedhje të cilat i fitoi PartiaDemokratike. Erdha vetëm për tetë ditë, sa për të parëAkropolin dhe fatkeqësisht (dhe fatmirësisht) mbeta këtu kaqvite.

- Nga jeni?- Me origjinë jam nga Selenica e Pishes së Kolonjës, lindur

e rritur në Tiranë.- Në Tiranë çfarë pune ke bërë?- Kam punuar një farë kohe në kombinatin e tekstileve të

Tiranës me stofrat e holla.- Ç’është fotografia për ju?- Është bota ime shpirtërore.- Si e konceptoni këtë botë?- Kjo botë vjen nga fëmijëria ime. E kam adhuruar që fëmijë

këtë art. Kam qenë shumë çapkëne. Mami gjithë jetën më kathërritur “çapkënia e nënës” dhe që të rrija urtë diku ku shkojame prindrit, duhet patjetër të më jepnin fotografi, të cilat ishihja dhe i rishihja derisa largoheshim nga vizita. Kishadëshirë të madhe për fotografinë.

- Cili fotoreporter ka qenë idol për ty në Shqipëri?- Niko Xhufka, natyrisht. Vëllezrit Xhufka janë më të

vërtetë emër i përveçëm në fotografinë shqiptare.- Në Athinë sa ekspozita keni hapur?- Ekspozitat e mia nuk janë hapur vetëm në Athinë. Në

Athinë unë kam hapur në ambasadën shqiptare. Ekspozitat eAthinës janë më tepër minore në krahasim me të tjerat.

- Keni hapur një ekspozitë fotografike në Zvicër?- Për ekspoziten e Zvicrës unë mora pjesë në një konkurs

ndërzviceran, në të cilin zura vendin e parë dhe atje mëdhuruan për një muaj galerinë, meqenëse vija nga larg.

Page 83: NJERËZ QË I DUA

83

Konkursi ishte vetëm për zviceranët. Më pritën jashtëzakonishtmirë. Bëra një ekspozitë shumë të mirë me titullin “Guxoj”. Egjithë ekspozita ime fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë.

Më pas kam përfaqësuar vendin tim në ekspozitën e parëballkanike në Selanik. Në këtë qytet kam marrë pjesë rreg ullishtnë konkurset e organizuara, sepse Selaniku është kryeqyteti iartit në Ballkan. Unë e adhuroj shumë Selanikun vetëm përkëtë gjë. Në konkurset ndërkombëtare që janë zhvilluar nëSelanik në vitin 2001 kam marrë pjesë me pesë fotografi. Mepjesëmarrjen e tetëdhjetë vendeve të botës, unë mora çmimine nderit. Ishin tre çmime të para (i pari, i dyti dhe i treti) dhedy çmime nderi. I pari u mor nga një amerikane, i dyti nga njëhollandeze dhe i treti nga një izraelite. Unë dhe një athinasemorëm dy çmimet e nderit. Për mua ishte një arritje shumë emadhe.

- Cila ngjyrë të pëlqen në fiksosh në celuloid?- Preferoj ngjyrën e Van Gogut, të verdhën, vjeshtën, të

cilën e adhuroj shumë.- Sa fotografi keni paraqitur në këtë ekspozitë?- Fotografitë këtu janë shumë dhe nuk jam në gjendje të

them shifrën e saktë. Mund të jenë shtatëmbëdhjetë osetetëmbëdhjetë. Nuk e di ku gjenden të tjerat, sepse ua kamdhënë disave për t’i ekspozuar. Unë jam ftuar prej tyre për tëmbuluar temën e emigracionit, por këta gjetën në fotografitë emia edhe temë për Athinën, i preferuan ato dhe unë nuk e disaktësisht se në cilat salla gjenden. Përveç këtyre unë kam njëseri të madhe fotografish që ekspozohen me projektorë,kryesisht portrete emigrantësh në Athinë. Unë isha ftuar tëmbuloj emigracionin.

- Çfarë emri ka kjo ekspozitë?- Ekspozita quhet “Athina - Shekulli XX”, ndryshimet e

mëdha. I kanë dhënë një rëndësi të jashtëzakonshme, siç e shehedhe vetë, gjithshka është ekspozuar në mënyrë shumëluksoze…

Page 84: NJERËZ QË I DUA

84

…Kënga vallzon mbi tastierën e fizarmonikës. Këngëdhimbjeje, këngë e kohëve kur njerëzit ikin pa kthyer kokënmbrapa, kur njerëzit kthehen dhe kërkojnë të lidhin rrënjët ekëputura në kohë e hapësira të pamata. Kutia e Pandorës vjennga legjenda në kërkim të Kutisë Ikanake…

Page 85: NJERËZ QË I DUA

85

DITA ME DIELL E SOFIKA HODOS...

Ashtu si unë e kam nderuar qytetin tim në aktivitetet ku kammarrë pjesë, ashtu më nderoi edhe ai me titullin e madh

“Qytetare Nderi e Fierit”.

Sa vite kisha që nuk e kisha parë, sepse zërin ia kishadëgjuar? E dëgjova edhe sot në një veprimtari të lushnjarëve,kur na solli në sallë melodinë dhe fjalët e këngës myzeqare sëbashku me Liliana Kaninën. Kisha... matur me vitet kur përherë të parë u bëra “fierak”, me vitin 1956 dhe tre vite qëpasuan, bëhen jo pak, por një gjysmë shekulli. Njeriu kurkthehet një gjysmë shekulli prapa dhe bëhet një 16 – 17 vjeçar,nuk ka se si të mos kërkojë në rrënjë të jetës, në burime qëgjithnjë të kulluara mbeten...

E dëgjova këngën, e bashkova zërin e melodinë në kohë ehapësirë, u emocionova, aq sa nuk m’u dha të ngrija aparatinfotografik në lartësinë e syrit dhe ta fiksoja. Kur iku, kur siluetae saj la sallën për të dalë në rrugë, u ngrita dhe bëra hapa mesnjerëzve e karrigeve që vështirësonin daljen. Nuk e arrita dot,kishte ikur. Desha të bisedoja...

Mihal Jano, që m’u ndodh pranë, më tha se do të shkonimbashkë një ditë në shtëpinë e saj...

...Të dielën Mihali kishte “pak kohë”. Kisha edhe unë.Kishte edhe Sofika...

...Shtëpia ku jeton Sofika është në një nga lagjet më të vjetratë Athinës, në lagjen që e ka vështrimin mbi Akropolin e lashtë

Page 86: NJERËZ QË I DUA

86

dhe themelet në shkëmbinjtë e tij......Tek dera e pallatit bën para nesh hapa një burrë i vjetër

i veshur shik, me shëndet të mirë për moshën dhe dorën qërëndonte mbi “këmbën e tretë” të jetës, mbi shkop.

“-Sofikën doni? – tha dhe nxori nga xhepi një çelës. E futinë bravë dhe shtyu portën. - Ecni përpara, na tha, në katin epestë...”

Sofika na priste tek dera. Na dha dorën dhe na ftoi të ulemi.Pastaj hapi derën, e mori plakun përkrahu dhe e çoi në dhomëne tij.

Për disa minuta rrëmuam në kujtime, kërkuam në ato viteku edhe ajo edhe unë, pa u njohur, kishim jetuar me njerëz tënjohur. Unë i fola për mësuesin tim, Agron Floqin, këngëtar iestradës së Fierit. Ajo më tha se Agroni nuk jeton më. Folëmpër Marin Shestanin, virtuozin shkodran mbi tastierën efizarmonikës, për Nikollaq Bulon, për Tashko Lakon e shumëtë njohur të përbashkët...

12 maj 2007

* * *

- Sofika Hodo në emigracion?- Si të gjithë të tjerët edhe unë e mora këtë rrugë. Kam

ardhur në nëntëdhjetë e dyshin. U shkëputa nga puna mëshpejt se sa do të dilja në pension, mbasi kisha mamanë tësëmurë dhe dola para kohe për t’i shërbyer asaj. Me ikjen e sajika edhe unë, erdha këtu me nipër e me mbesa që kam këtu nëemigracion. Në familjen ku rri ishte kushërira e parë e mamasësime zonjë e shtëpisë. Edhe ajo ka vajtur në të drejtën e Zotit,si i thonë. Unë tani rri vetëm me xhaxhanë. Qëlloi që nuk kanëedhe fëmijë, kështu që jam e detyruar të rri deri në fund tëjetës së tij.

- Ku ke punuar herën e fundit?- Në estradën e Fierit.

Page 87: NJERËZ QË I DUA

87

- Çfarë ke lënë në Fier?- Zemrën time atje e kam lënë, sepse e gjithë jeta ime ishte

në Fier, pasioni im me estradën e Fierit. Përveç njerëzve të mitë dashur që kam atje kam edhe një pjesë të zemrës për qytetin.

- Kur e ke filluar këngën?- Këngën e kam filluar që e vogël. E nisa si amatore në

veprimtaritë e shumta që zhvilloheshin asokohe. Estradaprofesioniste e Fierit u krijua më 1 maj të vitit 1957. Dy vjet mëvonë, kur mbarova shkollën e mesme, fillova punën si këngëtareprofesioniste. Isha me kolegen time të nderuar që tani nuk rronmë, këngëtarja e parë e Fierit, shoqja ime e ngushtë e skenësdhe e jetës, “Bilbili i Myzeqesë” Lefteri Sillo. Për shumë vjetishim të dyja në skenë. Dhe ishim një duet që kemi lënë mbresatek publiku, jo vetëm fierak, por edhe i gjithë Shqipërisë. Në tëgjitha vendet që ka shkelur estrada e Fierit, njiheshim si “dyshemyzeqare”. Më vonë erdhën talente të reja, skena erdhi dukeu freskuar me këngëtarë e këngëtare shumë të mira.

- Cili ishte pasioni juaj?- Unë në fillim kisha pasion këngët e muzikës së lehtë. Ajo

ishte baza e këngës sime. Kompozitori më i preferuar për muaka qenë Prodani. Kur hyra në estradën e Fierit, nëbashkëpunim me këngëtaren Lefteri Sillo më hyri në gjak edhekënga popullore. Në këtë dashuri të re, shumë të madhe tëjetës sime më futi Lefteria. Ajo më mësoi se si këndohet, mëmësoi se si interpretohet kënga myzeqare. Kështu ne u bëmënjë duet. Unë plotësoja duetet myzeqare me Lefterinë dhe ajoplotësonte duetet e muzikës së lehtë me mua. Kështu u bëmënjë dyshe edhe e këngës myzeqare edhe e këngës së muzikëssë lehtë.

- Mihal Jano: Dy motrat...- Po. Po. Dy motrat, kështu na thërrisnin.- Sa vite këndove në estradën e Fierit?- Eh! Afërsisht tridhjetë e shtatë...- Ç’farë kujton në këta 37 vite kënge?- Kujtoj edhe të mira edhe jo të mira. Por mbresa më lënë

Page 88: NJERËZ QË I DUA

88

gjithmonë të mirat. Të këqijat i lëmë mbrapa pa e kthyer kokën,shohim përpara.

- Për shembull?- U rrita në atë ambient. U rrita në Fier, po nuk jam fierake...- Nga je?- Jam nga Gjirokastra, nga një fshat i Gjirokastrës, nga

Labova e Zhabës, ku kemi edhe Zhabat këtu në Athinë. Zapio,siç i thonë. Erdha në Fier e vogël fare, për arsye ekonomike,sepse tek neve kishte vetëm gurë. Kështu që unë jam FIERAKE.

- Fierake?- Them jam andej, por...fierake jam. Mbresa kam shumë,

kam shumë kujtime nga estrada, nga shoqëria, nga ngrohtësiae kolektivit, nga ngrohtësia e publikut... Kujtime të këqija kamse gjatë këtyre viteve më kanë ikur disa pjesëtarë të familjes,pjesëtarë të dashur, përveç prindërve; motër, vëllezër. Jam eplagosur nga kjo anë e jetës. Por, sigurisht, kujtime kam plotdhe të paharruara.

- Si e fillove jetën në Greqi?- Erdha drejt e tek kjo familje. Kisha vendosur të rrija për

pak kohë, por vitet këtu ikën pa u kuptuar fare. Tani jam nëkushte që nuk mund të largohem, derisa jeton xhaxhai im.Pastaj kuptohet: përfundimi është Fieri... vetëm Fieri... vetëmFieri. Nuk punoj. Puna që bëj në këtë familje quhet punë. Tëgjitha shpërblehen nga xhaxhai.

- Pse i thua xhaxha?- I them xhaxha, sepse gruaja e tij ishte kushërira e parë e

mamasë time, nënat motra. Edhe unë i them xhaxha. Është nënjë moshë të madhe, është 95 vjeç. Ju e patë. Është në gjendjetë mirë shëndetësore.

- Si e ka emrin?- Konstandin Ziro. Nga mbiemri të krijohet përshtypja se

është francez, por në fakt është grek.- Kë keni tjetër këtu, mbasi shikoj se pranë teje është një djalë i

vogël që flet shqip?- Këtu kam edhe nipërit e mi edhe mbesën time. Kështu që

Page 89: NJERËZ QË I DUA

89

nuk mund të largohem, nuk mund ta kuptoj qenien time papasur ata afër. Kështu që e kaloj, e kaloj kohën.

- Këndon tani Sofika Hodo?- Ju jeni në dijeni që Mihal Jano është shumë i dhënë pas

veprimtarive, do të bashkojë sa më shumë fierakë, sa më shumëlushnjarë, kështu që thuajse në çdo aktivitet jam e pranishme.

- Kur e ke filluar këngën në Greqi?- Nja tre - katër vjet pasi kisha ardhur. Fillova me grupet

myzeqare. Jo grupe, sepse akoma nuk ka grupe të mirëqenamyzeqare, por aktivitetet që bënin emigrantët myzeqarë,lushnjarë e fierakë, në festa familjare, kolektive, 7 e 8 Marsin,28 e 29 Nëntorin, e të tjera.

- Ju dëgjova bashkë me lushnjaren...- Me Liliane Kaninën...- Në festën e lushnjarëve...- Që e bëjnë gjithnjë, vit për vit. Ne fierakët akoma nuk

kemi vendosur se nuk mblidhemi akoma. Por besoj se Mihalido ta çojë deri në fund, me iniciativën e tij dhe do të mblidhemi.Më gëzoi ftesa që më bëri qyteti i Lushnjes dhe me LilianaKaninën sollëm mes njerëzve këngën myzeqare.

- Si e sheh të ardhmen Sofika Hodo?- E ardhmja ime është vetëm shëndeti. Të kem shëndet të

mirë dhe një ditë të bukur me diell të kthehem në qytetin tim tëdashur Fier, të shoh veprimtaritë që zhvillohen atje. Tashti jampensioniste dhe nuk mund të mbyllem në shtëpi.

- Në Shqipëri çfarë nderesh ju janë bërë?- Nderi më i madh dhe kënaqësia më e madhe për mua

është pritja e spektatorit. Duartrokitjet e spektatorit nuk iharroj. Nderi tjetër i madh është se tani së fundi u nderova metitullin “Qytetare nderi e qytetit të Fierit”. Ashtu si unë e kamnderuar qytetin tim në aktivitetet ku kam marrë pjesë, ashtumë nderoi edhe ai me titullin e madh që më dha.

- Nga kompozitorët fierakë kë ke pas më të preferuar?- Kompozitorë fierakë ka qenë Isuf Maloku dhe Nikollaq

Bulo, të cilët merreshin me këngën popullore fierake, këngë të

Page 90: NJERËZ QË I DUA

90

cilën e merrnin nga baza, në burim dhe, pasi e përpunonindhe e orkestronin, e këndonim ne.

- Cili është urimi juaj për gazetën EMIGRANTI, meqë të gjetaduke e lexuar atë?

- Uroj që të ketë sa më shumë aktivitet dhe burime realepër emigrantët...

Page 91: NJERËZ QË I DUA

91

ELEGJI PËR VETE DHE PËR FITIM DANIN

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen drurit - e dogji, e bërihi…

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen gurit – e çau, e bëricopë – copë…

Thonë se kur Zoti ia hodhi dhimbjen burrit – e mbajti mëkëmbë…

Në libra, në kanune që nga ai i Lekë Dukagjinit, e të tjerëme radhë, thuhet se burri që është burrë e mban dhimbjen,nuk jepet, nuk qan.

Këto nuk janë të vërteta. Nuk kanë qenë, por në veçantinuk janë sot, kur njerëzit u ndanë për së gjalli, kur vdiqën atëditë që ikën, kur jeta e tyre u kthye në një vaj të përditshëm përnjeriun që mbeti dhe njeriun që iku… Këtu burri u lëkund ngadhimbja, qau dhe qan si fëmijë, nën zë e me zë.

…Sot, më një të gushtit 2005, në orën 09:22:17 një SMSmë sillte një dhimbje të madhe njerëzore. Në të thuhej: “FitimDani vdiq. Varrimi bëhet sot në orën 5 pasdite…”

Më tej më thuhej se djali im, Altini, që e ka dashtë Fitiminsa babain e vet, është nisur për në Peshkopi…

Të faleminderit, djali im! Me veprimin tënd ma thave pakëzlotin, ma çlirove pak shpirtin…

Fitim Danin e kam pasur komshi. Unë rrija në katin e pestëe ai në të katërtin…

Fitim Danin e kam pasur shok e mik. Me të luanim shahderi pas mesnate dhe pinim nga një teke nga ajo rakia e fortë e

Page 92: NJERËZ QË I DUA

92

kumbllave të Dovolanit, fshatit ku kish lindur e kish kaluarfëmijërinë…

Fitim Danin e kam pasur vëlla e shkuar vëllait. Në ditëtmë të vështira të jetës sime, kur ndiqesha e përndiqesha sigazetar nga “lufta e klasave” e “periudhës së tranzicionitdemokratik”, ai më fuste krahun dhe dilnim e shëtisnim nëbulevardin e bukur të qytetit të Peshkopisë, nën kurorat eblireve…

Fitim Dani më la atë ditë që unë po shtypja ftesat përmartesën e djalit. Ai nuk do të vijë në dasëm, nuk do të më uletpranë e t’i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit… Këtë nuk e kishamenduar kurrë…

Kur e lexova lajmin në ekranin e celularit nuk u besovasyve, nuk i besova zemrës, shpirtit. Pyeta djalin e vogël që nëatë çast e kisha pranë se si mund të ikte pa u ndjerë një njeridy metra i gjatë, një njeri që bënte të luante vendi nga hapat etij, një njeri që në zërin e tij kishte një mirësi prej mësuesi, prindi,shoku e vëllai,,,

I rashë telefonit dhe u lidha me të vëllanë, me Bedriun. Endjeva që qante tek më dëgjonte zërin, e dinte se sa të lidhurdhe sa të shtrenjtë kemi qenë për njëri-tjetrin. Më tha se Fitimikishte shtatë muaj që tretej dita-ditës nga një sëmundje epashërueshme. Kishim folur në telefon me Nifen, kishim folurnë telefon me Fitimin. Nuk na kishin thënë asgjë. E kishinmbajtë për vete dhimbjen…

Kur telefoni u mbyll më mbërtheu ngashërimi. Mallkovakurbetin që na ndau e largoi, që na këputi shpirtrat e na ishpërndau si stërkala deti. I mallkova se nuk munda që t’i jempranë shokut e vëllait të jetës në ditët kur ai kishte nevojë përmua, për t’i dhënë pak kurajo e për t’i zgjatur ditët e jetës. Imallkova, sepse nuk mundem sot t’i jem pranë në ditën elamtumirës, t’i prek fytyrën, t’i ledhatoj flokët, t’i hedh njëgrusht dheu të njomur me lot vëllai.

Kur erdha në vete dhe fillova të mendoj më gjerë e mëgjatë, m’u kujtua Nisa, vajza e vetme e Fitimit, krenaria e tij,

Page 93: NJERËZ QË I DUA

93

dashuria e tij e madhe prindërore. Nisës ia kam telefonin, njënumër telefonik, prefiksi i të cillit fillon me 001… Unë jamvetëm një mijë kilometra larg nga Peshkopia, kurse Nisa ështëshumë e shumë mijëra kilometra larg, në Amerikën e largët, enëmur gjithnji në “Vajet e kurbetit”, këngë që nisin e mbarojnëme refrenin “O kurbet, kurbet i zi“.

…Në Dibër, në raste fatkeqësish, në odat e burrave,tregohen histori dhimbjesh, histori që secili i fillon me fjalët“Ka dhimbje… por ka edhe dhimbje mbi dhimbje, ka keq, porka edhe keq e më keq…” Dhe tregojnë raste ku dhimbjet edhimbjeve të mëdha njerëzore kanë bërë me të vërtetë që jovetëm burrat, por edhe gratë t’i përballojnë si burra”.

Unë jam në kurbet…Edhe Nisa është në kurbet…Unë kam dhimbje ...Nisa ka dhimbje mbi dhimbje…Kur i nisa këto radhë thashë të bëj një elegji për shokun,

mikun, vëllain tim Fitim Dani.Kur e përfundova, pashë që kisha bërë një elegji për vete

dhe për të gjithë ata që jeta i detyroi të largohen “Nëntë malekaptuar”, si në legjendën e njohur të Konstandinit dheDoruntinës.

U ngushëllova se në gusht, në Gushtin e Shën Marisë, kemileje të dalim nga “kafazi”, të shkojmë të hedhim një dorë dheutë lagur me lotë kurbetliu…

Ka edhe më keq: Kur të vdes njeriu i zemrës dhe i shpirtitdhe nuk të japin leje që të shkosh e të kthehesh…

Një varg ky (i rrallë) në elegjinë e kurbetit shqiptar nëGreqi…

Athinë, 1 gusht 2005

Page 94: NJERËZ QË I DUA

94

MBRËMJE DHJETORI ‘97 MEKADRI ROSHIN ...

Kur mora vesh se Ai iku, ndjeva dhembje. Nuk e di se ku ikishte dhe sa i kishte dallgët; në tokë, në det apo në shpirt. Kjothjesht se Ai, njeriu - NJERI, kudo ku kishte shkuar kishtembjellë respekt e dashuri, nga ajo lloj dashurie që kur preketdhemb më shumë se çdo dhembje tjetër...

Me të kisha pirë një kafe, nga ajo lloj kafeje që në trevënku linda dhe u rrita nuk vlerësohet me lëngun në filxhan, porme limfën e bisedës, që më shumë se kafe është kuvend, jothjesht këmbim fjalësh, por këmbim shpirtrash.

Kur mora vesh se Ai iku, kërkova kazmën dhe rrëmova nëkujtime, gërmova thellë në arën e madhe të qelizave trunoredhe më në fund diçka gjeta, diçka, dy rrjeshta shkruar në ditën“E martë 16 dhjetor ’97 në Athinë“, në një “Kohë me vranësira“,siç shënoja asokohe në ditarin tim të shkurtër, këtë nuk e dipse, por ndoshta për të paralelizuar motin e mbrapshtë të atijviti plagëmadh për vendin dhe kombin shqiptar.

“Takova Kadri Roshin, shkruaja atë ditë, me të birin Klitin.Ndejtëm me të më se dy orë në kafe. Prej andej Kadriun e çovanë agjenci, ku bleu dy bileta për Tiranë. Nesër do të shkoj t’jurregulloj vendin.“

Të nesërmen, më 17 dhjetor ’97 shkruaja: “Pasdite në orën6 shkuam me Kriston tek agjencia. U takova dhe u sigurovabileta në vendin 3 dhe 4, Kadriut dhe Klitit“.

Kaq kam shkruar. Sot mendoj se duhej të shkruaja më

Page 95: NJERËZ QË I DUA

95

shumë. Të shkruaja për kuvendin që bëmë, duke gjerbur kafenë atë lokalin e vogël në Likurgu 9, ku qesh njohur me Klitinmë se një vit më parë e ku, si qyqarë, nduknim nga bashka mbifurkë penjtë e dhimbjes së vitit të mbrapsht ’97 e të jetës sonëjetime. Të shkruaja për dhunën shpirtërore që qeverimi iBerishës (këtë e pata lexuar në shtypin e kohës) i kishte dhënënjeriut të madh të skenës e ekranit shqiptar duke i marrë edhetelefonin familjar e duke i mbyllur edhe dyert e shtëpisë së tijtë përjetshme, teatrit dhe kinematografisë. Të shkruaja se kynjeri i madh i filmit shqiptar kishte ardhë për të luajtur një rolqë, ndonëse episodik, ishte perla më e çmuar e interpretimit qëi kishte befasuar regjisorët grekë. Fjala është, në mos gaboj,për filmin “Kaliandamosi”, “Mirupafshim”...

Unë Kadri Roshin e kam njohur në vitet e mia studentore,atëherë kur u vu në skenë për herë të parë “Ezopi - Dhelpradhe rrushtë”. E kam njohur krahas Margarita Xhepës në atointepretime brilante të rolit të “skllavit” dhe të“skllavopronares”. E kam njohur, gjithnjë nga larg, nëpërmjetskenës e ekranit, në teatër dhe në kinematografi. E kam njohursi artist të madh, por nuk e kisha njohur si NJERI TË MADH.Këtë anë të jetës së tij, të pafilmuar e të padokumentuar e njohanë ato pak çaste, kur prisnim që autobusi i linjës Athinë – Tiranëtë bënte vend e të niste futja e bagazheve dhe ngjitja eudhëtarëve. Në atë hapësirë të shkurtër kohore pashë Kadriunnë jetë, Kadriun në marrëdhënie me njerëz që nuk i kishtenjohur kurrë, Kadriun që merrte respekt e shpërndante dashuri,shumë dashuri. Pashë se si i afroheshin të rinjtë, emigrantë qëkishin dalë për të përcjellë një zarf, një pako, një amanet teknjerëzit e tyre. Pashë se si i përqafonte të rinjtë, si i puthte nëballë, si shkulte nga shpirti i tij dashurinë dhe si e shpërndantesiç shpërndahet fara e grurit në tokën e mbarsur me jetë. Pashëse si i përgjigjej ftesës së njerëzve për të bërë një fotografi, fototë çastit apo në celuloid. Nuk kam takuar në jetën time njënjeri që të mbjellë në shpirtrat njerëzorë kaq shumë filizadashurie...

Page 96: NJERËZ QË I DUA

96

Unë atë mbrëmje të 17 dhjetorit 1997 pata fatin të jemshërbëtor për pak çaste i një njeriu të madh, të shfrytëzoj kartëne gazetarit për t’i siguruar atij një vend në krye të autobusit,megjithëse e dija se cilido udhëtar do të ngrihej e do t’i lirontevendin e parë atij njeriu dhe artisti të madh.

Unë atë mbrëmje të 17 dhjetorit 1997 bëra një gabim qënuk më falet, gabimin që nuk pozova para syrit fotografik meKadri Roshin.

Sot do të ishte një melhem për atë dhimbje që më shkaktoiIKJA e Tij...

E kujt nuk i shkaktoi dhembje Ikja e tij fizike...

Page 97: NJERËZ QË I DUA

97

KUR BIEN YJET

Pirro Gjeçi nuk është më. Nga kostelacioni i artë shqiptar ifutbollit ai u shkëput dhe ra papritur. Familja, gruaja, dyfëmijët, ata që i qenë pranë në çastet e fundit të jetës tregojnëse ai bëri një banjo, u ul në divan, u shtri dhe ra në gjumin epërjetshëm. Një atak i papritur në zemër i mori jetën më 11maj të vitit 2006, në orën 11.30 në Athinë.

Ishte vetëm 53 vjeç, kishte lindur në vitin 1953 në qytetin eLushnjës, kishte vrarë këmbët e zbathura rrugëve të qytetit tëtij, duke gjuajtur topat prej lecke. Ishte ngjitur në jetë me munde djersë për t’u bërë një ditë yll i futbollit të Lushnjës, një njeriqë brezi që e pa dhe admiroi vlerat sportive dhe intelektuale tëtij nuk do t’i harrojë kurrë.

Në nekrologjinë që përcollën për shtyp miqtë dhedashamirësit e tij – Jovan Mëhilli, Kristaq Gogoni, LilianaKanina, Mihal Jano, Afrim Karame, Ylli Sinovarfi, KostandinBurizani, Aleks Çerepi, Begator Drogu etj. shkruhet:

Pirro Gjeçi u lind dhe u rrit në një familje lushnjare metradita të vjetra atdhetare. Babai i tij Nikolla Gjeçi ishte njëndër luftëtarët dhe organizatorët e parë të batalionit partizantë Myzeqesë, një partizan i vendosur për çlirimin e vendin ngapushtuesit nazi-fashistë. Nëna e tij, Vita, e cila jetoi këto ditëdhimbjen e madhe të nënës për vdekjen e djalit të saj të zemrës,i dha atij mësimin e madh që të jetë një njeri i denjë përshoqërinë, i dha dijen dhe kulturën e popullit.

Nikolla dhe Vita lindën dhe edukuan katër fëmijë:

Page 98: NJERËZ QË I DUA

98

Natashën, Elcën, Ilirin dhe Pirron. I vogli i tyre, Pirroja, udashurua pas futbollit. Në moshën 10 – 11 vjeç Pirrojapërfaqësoi ekipin e Lushnjës në spartakiadën kombëtare tëpionierëve që u zhvillua asokohe në qytetin e Durrësit. Atje aiu radhit midis pesë lojtarëve më të mirë të futbollit. Në moshën17 vjeç Pirroja do të ishte pjesë e pandarë e ekipit futbollistiklushnjar “Traktori”. Ai luajti krah lojtarëve të njohur të ekipitsimpatik lushnjar, pranë e me Gogonin, Xhoxhin, Naxhin,Karamen, Shefën, Naçin, Qezimin, Burizanin dhe të tjerë.

Cilësitë e veçanta sportive të tij do të tërhiqnin vëmendjene ekipit të madh të futbollit shqiptar “Partizanit”. Atje do tëluante krahas dhe me Panajot Panon e madh, Kaçin, Vason,Berishën, Muratin, Brahon etj. Me “Partizanin” ai do të merrtepjesë në ndeshjet për kupën e Ballkanit, ndeshje të cilat uzhvilluan në Larisa të Greqisë dhe në Zagreb të Jugosllavisë.Ai do të merrte pjesë edhe në kupën e ushtrive të kampitsocialist në Kinë…

Më tej jeta e tij sportive do të lidhej përfundimisht me“Traktorin” dhe me qytetin e tij ku lindi dhe u rrit, me Lushnjën,jetë të cilën e mbylli pas 16 vjet betejash sportive në të gjithëvendin e në shumë vende të tjera.

Në vitin 1992, si të gjithë të tjerët, Pirroja do ta kërkontevazhdimin e jetës së tij në kurbet, si emigrant ekonomik nëGreqi…”

…Më 11 maj 2006 u shua jeta e një njeriu, një sportisti tënjohur, një babai, një biri që la kërcure nënën e tij 83 vjeçare,një vëllai që la me lot në sy dy motrat e tij të dashura, Natashëndhe Elcën, vëllain e tij Ilirin.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, pranë, për48 orë në morgun special të varrezave të Kalitheas i qëndroishoku i tij më i ngushtë i fëmijërisë dhe i tërë jetës, AfrimKarame. I qëndruan pranë të njohur e panjohur, të cilët medëshirë e me respekt, nga kursimet e tyre në emigracion, menga 10-20-50 e 100 euro secili, mblodhën shumën e nevojshmepër ta përcjellë trupin e pajetë në qytetin ku lindi, për t’u prehur

Page 99: NJERËZ QË I DUA

99

pranë babait të tij Nikollës, për të marrë pas nderin dherespektin e mbarë lushnjarëve që e njohën të gjallë dhe do tambajnë mend të gjallë, një njeri model në jetë e model në sport.

Shoqata “Lushnja”, e cila mori përsipër tërë veprimtaritëpërcjellëse të Pirros për në banesën e fundit në Atdhe, organizoimë 13 maj homazhe pranë trupit të tij dhe e përcolli për nëLushnje.

Më 14 maj 2006 në orën 12.00, arkivoli me trupin e tëndjerit Pirro Gjeçi u vendos në hollin e muzeut të qytetit kuqytetarët dhe autoritetet lokale e qendrore bënë homazhe dhemorën pjesë në përcjelljen e tij në banesën e fundit.

Page 100: NJERËZ QË I DUA

100

HOMAZH PËR ILMI LATËN DHEPUSHTETIN SHQIPTAR

- Në 15 vjet, me 2 – 3 kalime në vit, Ilmi Lata nga Katundi i Ri iDibrës, ka kaluar maleve të Greqisë 30 – 40 herë, një rekord i

emigracionit shqiptar...

E kam në sy Luzninë, që ditën që vështrimi im u bë indërgjegjshëm, që kur fëmijë ende i vogël dilja në kodër pakmetra larg shtëpisë time dhe vështroja fushën e Çapit,shelgjishtet dhe vrrinishtet në deltën e Drinit, kur hapte krahëti çliruar nga ngushtica e Hoteshit dhe i mbyllte ato kur futej nëngushticën e Muhurrit.

Më vonë, kur kapa metrin e gjatësisë trupore, kur mundatë kaloj shelgjishtet dhe vrrrinishtet e të hyja mes dallgëve tëDrinit me dy kunguj ujzë në të dy anët e mesit, mjeti praktik ikohës për të mësuar notin, kur një ditë gushti do të arrija takaloj lumin e të futesha mes lajthishtës për të mbledhur kokrrate arrira, do të shkelja për herë të parë në tokën e Katundit tëRi.

Më vonë, në rininë time, kur do të emërohesha agronomnë lokalitetin e Muhurrit, do të shkelja për herë të parë fshatrate Luznisë: Katundin e Ri, Arapin e Poshtëm dhe të Epërm,Lishanin e Poshtëm dhe Epërmin dhe të fundmin, Hoteshin,prapa një zabeli dushku do të futesha në “klasën e parë” tëshkollës së Luznisë.

Page 101: NJERËZ QË I DUA

101

Do t’i kthehesha odës së kësaj shkolle disa vite më vonë,kur isha burrëruar dhe kisha mësuar të lexoja e të përkthejafjalën fluturake të kësaj shkolle, të gjeja midis fjalës alegorikefjalën e mençme të popullit që ishte rritur e përcjellë brez pasbrezi.

Luznia është një nga vendet më të varfra të Dibrës. Katundii ri, atë copë tokë që ia kishte falur natyra, e kishte në mëshirëne Drinit. Ujërat e tij herë ia jepnin e herë ia merrnin, herë iapërcillnin Cetushit, Ushtelencës e Brezhdanit e herë ia ktheninatij. Kjo derisa një pritë e betontë ia ndali hovin e uji mori tërrjedhë mes për mes deltës së gjerë. Hoteshi në atë copë qëzotëronte mbillte misër e perime. Qepët, specat, kastravecët...eHoteshit ishin në krye të tregut. Dy Arapët, i Poshtmi dhe iEpërmi, Dy Lishanët, i Poshtmi dhe i Epërmi dalloheshin përarrat dhe dardhat dimërore, që me rrënjë mbanin mejat etarracave dhe me fruta “Bukën“ e fëmijëve. Them “bukën“,sepse (siç do të mësoja kur të formohesha me dije shkencore,vlera e një kilogram arrash është e barabartë me vlerën e shtatëkilogramëve mish gjelle dhe ato katër kokrra – një vole – arraqë nëna i fuste fëmijës në çantë për ta ngrënë në pushimin egjatë të mësimeve ishin baras me katër qofte)...

Me kaq sa u kishte dhënë natyra atyre fshatrave, jeta ishtee vështirë. Ata, për ta përballuar atë, për ta mbajtur në këmbë,i ngjiteshin malit të Pratit dhe prisnin drurët e mëdhenj të ahutpër lëndë ndërtimi e dru zjarri, zbrisnin në Minierën e Mermeritdhe prisnin kubet e mëdhenj disa tonësh, që merrnin rrugët eEvropës e shkonin deri në Japoninë e largët. Damari i kuq i atijmermeri ishte i famshëm dhe i kërkuar edhe në një vend tëtillë si Greqia, edhe në një vend të tillë si Italia të përmendur nëmijëvjeçarë për karrierat në qiell të hapur të mermerëve tëbardhë. Luznakët ishin të lidhur me mirëmbajtjen e pyjeve,me kërkimet gjeologjike, madje edhe me vepra të tilla të mëdhasi ato të Vaut të Dejes, Fierzës e Komanit si çarës të zotë tëtuneleve. Kishin edhe një spital në Katund të Ri. Kishin edhenjë shkollë të mesme në Lishanin e Poshtëm...

Page 102: NJERËZ QË I DUA

102

I kam jetuar dhe studiuar këto në udhëtimet dhe në bujtjete shumta në familjet luznake, i kam studiuar e ruaj shumëshënime për jetën dhe njerëzit e kësaj treve ku ka lindur dheka rrënjë të thella Alegoria Dibrane.

Nuk e di në se i din lexuesi rrënjët e njërit prej romanevemë në zë të shkrimtarit devollit Dritëro Agolli. “Njeriu me top“u mor nga Luznia për t’u përcjellë në historinë e LuftësAntifashiste Nacionalçlirimtare si personazh i veçantëpopullor. Emrat e heronjve të Dritëro Agollit janë emra të fisevetë Luznisë, emra të fisit Mate e Gruda, Fizi e Mera...

Dritëro Agolli mortajën që hodhi predhën nën shënjestrëne një punëtori – rob italian nga Arapi i Poshtëm në Lishanin ePoshtëm, në drejtim të kullës së fisit Mere, e bëri TOP. PlakuMere dhe Mato Gruda janë pjesë e një historie të gjatëvëllavrasjesh që thonë se ka marrë 36 jetë, nga njëra e tjetrapalë...

U zgjata shumë në histori, në kujtime të hershme. U zgjatapër të thënë se Luznia e varfër në burime jetese një ditë, kurçdo burim pune në zonë do të shuhej, kur do të mbyllej minierae Mermerit të Kuq dhe puna në pyjet e Pratit, do ta ndjenteveten të varfër e më të varfërve.

U zgjata për të treguar se vendi ku lindi dhe u rrit IlmiLata, ku i ka mbetur “me duar në gji“ familja, pa plëng e pashtëpi, pa derë ku të trokasë për një copë bukë, është i harruar.Dhe po të mos kishte ndodhë që një plumb pistolete i një ushtarigrek të mos kishte goditur në kokë e t’i kishte marrë jetën nëmoshën dyzet e pesë vjeç Ilmi Latës, askush nuk do ta kishtepërmendur. As media, as gazetat, as televizionet vendës e tëhuaj, as Ministria e Jashtme... As edhe deputeti i zonës z. Kalecinuk do të ishte ngjitur në tribunën e parlamentit e të fliste dukee përmendur me emër e mbiemër.

Më erdhi mirë që për herë të parë pas kaq vjetësh dëgjovae lexova pjesë të një proteste të Ministrisë së Jashtme Shqiptarepër një ngjarje “në kufi“. Veçse, pasi e dëgjova dhe e lexovaatë, ndjeva pak ftohtë, të ftohtë që më hyri në shpirt dhe më

Page 103: NJERËZ QË I DUA

103

bëri të mendoja thellë. Në media flitet se Ilmi Lata kishte 15vite që emigronte në vendin fqinj për të mbajtur me bukëfamiljen, se ishte baba i 5 fëmijëve dhe la pas një gjendje tëmjeruar ekonomike, se kishte marrë para borxh për t’u nisurpër në Greqi ku e priste i biri i tij 16 vjeçar edhe ai emigrant nëGreqi, se ai e bënte 2 – 3 herë në vit rrugën për në Greqi...

Këtë detaj tragjik të jetës së Ilmi Latës nuk e dëgjova elexova të përshkruhej as në komunikatën e Ministrisë sëJashtme dhe as në prononcimin publik në Kuvend të deputetittë së djathtës shqiptare në Dibër.

Ky nuk është një detaj i veçantë i një njeriu të veçantë,nuk është vetëm i Ilmi Latës nga Luznia, por i dhjetëra e mijëra“Ilmi Latave“ nga e gjithë Shqipëria.

Ai ishte baba i pesë fëmijëve. Atë e priste një djalë 16 vjeç(një fëmijë që është dislokuar diku në hapësirën greke për tëpunuar për bukën e vëllezërve dhe motrave të veta, për veshjendhe mbathjen e nënës së tij !!!???).

A ka moment më tragjik se ky për jetën e një brezi që vjene hynë në jetë “për bukën e gojës” në vend që të hyjë për“bukën e dijes“?!

Ilmi Lata kishte 15 vite që shkonte e vinte në Greqi “2–3herë në vit “. Ilmi Latës i bie që gjatë këtyre viteve të ketë bërë30 – 40 udhëtime maleve, për të punuar për disa muaj e përt’u kthyer për disa ditë tek familja për “drutë dhe zahirenë edimrit“! ...

Në botë ka lloj - lloj rekordesh “ginis“, të të gjitha llojeve engjyrave deri tek ai se kush ha më shumë sanduiçë në një njësikohe të caktuar. Ilmi Latës i takon një rekord i tillë, i takon tëshkruhet në librin e rekordeve të “udhëtimeve të dhimbshmetë jetës“. Por ajo që i takon atij dhe pushtetit e shtetit zyrtar nëShqipëri është fakti se ky njeri që ka punuar e jetuar përpesëmbëdhjetë vjet rrugëve të vështira të kurbetit duhet të ishtetrajtuar si emigrant, duhej që ai dhe fëmija e tij duhet të ishinlegalë, njerëz që me djersë dhe gjak i jepnin jetë punës dhejetës në fqinjin tim jugor.

Page 104: NJERËZ QË I DUA

104

Fakti që në Greqi ka një numër të madh emigrantësh padokumente, faktet se shteti grek vazhdon t’i trajtojë emigrantëtsi peng, si skllevër të punës së zezë, t’i rrahë, t’i torturojë (kujtoskandalin e publikuar pak ditë më parë), t’u grisë pasaportat,t’i urrejë dhe t’i vrasë, duhet të kishte tërhequr me kohëvëmendjen e shtetit dhe pushtetit në Shqipëri.

Fakti që Shqipëria edhe pas shtatëmbëdhjetë vjetësh ipërcjell djemtë dhe burrat e saj me qefin në kokë deteve dhemaleve dhe rrjedha e gjakut të ri shqiptar formon lumë, duhettë kishte shqetësuar si të majtën, po ashtu edhe të djathtënshqiptare në ngjitjet dhe zbritjet në karriget e shtetit dhe tëpushtetit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me zë të ulët, lutës, lypës,më në fund e tha një fjalë. E tha nëpër dhëmbë, nuk e dëgjoikush, nuk e dëgjoi as ajo vetë.

Deri kur shqiptarët do të jenë peng të një shteti, të shtetittë vet pa sy, pa veshë e pa zë ?

Deri kur shqiptarët do ta kërkojnë bukën thatë në vendetë tjerë nën shënjestra pushkësh të vendeve të tjerë?

Page 105: NJERËZ QË I DUA

105

NJERËZ TË PUNËS

Afrim Karame: “Më pëlqen të jemi të bashkuar”

Ishim parë disa herë, por fort e fiksova në një veprimtaritë shoqatës së lushnjarëve. U fol shumë për të. U fol si futbollistdhe si njeri. E lamë që të takohemi këto ditë. Më mori në telefontë martën në mëngjes. Më tha se atë ditë ishte paksa më i lirë.Më dha adresën. Më priti në stacionin e Dhafnisë me “fiatin”e tij. U ulëm e biseduam. Pastaj dolëm dhe pamë shtëpinë e tij,një vilë e bukur. Njoha këtu Afrim Karamen, njeri të punësnjëzetekatërorëshe...Njoha një njeri me vlerë njëzet e katëkarat...

- Ku linde Afrim?- Në radhë të parë ju falenderoj që erdhët dhe më patë

këtu në fund të Greqisë.Kam lindur në Lushnjë në vitin 1951. Kam punuar e kam

jetuar atje. Kam luajtur futboll rreth njëzet vjet.- Me kë?- Me “Traktorin” e Lushnjës. Kam qenë një nga lojtarët e

“Traktorit”. Për meritat e mia nuk dua të flas, por kam lojturme ekipin e parë njëmbëdhjetë vjet. Tani punoj dhe jetoj këtunë Greqi, bashkë me familjen time.

- Stadiumi i Lushnjës ka pasë emrin e një lojtari të madh tëskuadrës së “Partizanit”, që ka shkëlqyer në vitet ’50-të dhe fillimine viteve ’60-të.

- Roza Haxhiu...

Page 106: NJERËZ QË I DUA

106

- Po. E mban ende stadiumi emrin “Roza Haxhiu” ?- Roza Haxhiun e kam pas trajner kur isha pionier. Ishin

vitet e para të futbollit. Ishte, për mua, një futbollist ipaarritshëm, ishte një figurë e madhe. Më kujtohet momenti ipërcjelljes së Rozës. Ishte një varrim madhështor në Lushnje.Stadiumi e mban edhe sot emrin e tij. Me ardhjen e pushtetittë demokratëve ia hoqën emrin stadiumit për dy vjet. Tani iakanë rikthyer prap.

- Më the se ke ardhur para gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Si erdhe?- Erdha me këmbë si të gjithë të tjerët. Kalova kufirin dhe

erdha drejt e në këtë dyqan, ku po bisedojmë. Më pruri kunati,më njohu me pronarët e dyqanit, i cili merrej kryesisht mekurorat për varrime, dyqan lulesh. Fillimisht punova si punëtori thjeshtë. Punova si memec se nuk dija asnjë fjalë greqisht. Idhashë kurajo vetes, shkruaja fjalorin, fjalët, fjalitë dhe ia thojatë nesërmen në mëngjes pronarit ose pronares, e cila ishte njëgrua që më ndihmonte shumë. Mësova zanatin mirë. Nuk kishadëshirë të rrija përgjithmonë, ashtu si nuk kishin dëshirë tëgjithë shqiptarët, e kishja mëndjen të ikja. Grumbulloja paraqë të bëja një diçka. Bleva një tokë në Lushnje. Doja të bëja njëdyqan të tillë edhe në Shqipëri. Futa paratë në piramida, paratë cilat i humba të gjitha, çka më preu rrugën për t’u kthyer nëvendlindje.

- Çfarë shkolle ke mbaruar?- Kam mbaruar arsimin e mesëm elektrik e mekanik.- Nga elektrikja tek lulet! A ka ndonjë lidhje?- Asnjë lloj lidhjeje. Kjo punë që kam filluar unë nuk më

lejon të bëj asnjë lloj pune tjetër. E kam humbur punën eelektricistit. Edhe shtëpinë time kur e kam bërë, se kam bërështëpinë time këtu, kam marrë një shokun tim nga Tirana qëka qenë në Lushnje inxhinier elektrik.

- Ku e keni bërë shtëpinë?- Këtu, në Athinë, pesëdhjetë metra prej këtu. Ajo atje lart,

trekatëshe, është shtëpia ime dhe e fëmijëve të mi. E kam bërëbashkë me fëmijët.

Page 107: NJERËZ QË I DUA

107

- Kur thua “bashkë me fëmijët” çfarë do të thuash?- Vitet e para të miat ishin shumë të vështira. Punonim orë

e pa orë, sepse kjo është një lloj pune që nuk njeh orar. Ështëpunë njëzetekatërorëshe. Unë, përveçse punoj në këtëmagazinë, bëj çdo ditë edhe punë të dytë apo të tretë. Merremkryesisht me varrime. Merrem me “grafi teleton”, me njerëzqë më thërresin dhe u bëj punën. Po këto punë nuk i kam bërëvetëm, i kam bërë bashkë me fëmijët. Djali i madh e ka filluarpunën bashkë me mua që dhjetë vjeç. E quajnë Amarildo...

- Paska emrin e futbollistit të madh brazilian, atij që luajti nëkëmbë të Peles.

- Emrin ia vuri daja i tij, sepse është tifoz i Brazilit. Djaliështë futbollist shumë i mirë. Është një futbollist pa shpresë,siç janë të gjithë shqiptarët. Ka qenë me ekipin e Shpresës sëShqipërisë. Djali i dytë Endri, edhe ai pasi u bë dhjetë vjeç,filloi të punonte me mua. Ai nuk u bë futbollist, pavarësisht seishte më i talentuar se i madhi, thjesht se nuk e kishte qejf.Djali tashti punon në një dyqan si ky i imi, këtu afër, në tënjëjtin profil.

- Sa vjeç i keni fëmijët?- Djali i madh është 26 vjeç, i vogli është 24, vajza është 14

vjeçe. Vajza është në vitin e fundit të gjimnazit.- Po gruaja?- Gruaja është ajo që më ka dhënë krah e forcë, është ajo

që ka qenë ekonomia e shtëpisë. Është ajo që më ka ndihmuarnë të gjitha proceset e jetës. Është ajo që më ka mbajtur. Punajonë është një punë njëzetekatërorëshe, punë që nuk njeh as tështunë, as të dielë dhe as ditë pushimi. Të gjitha ditët ishinnjëlloj për ne, ditë e netë pune të vazhdueshme. Vetëm mepunë dhe me ndërgjegje të pastër, duke bërë sakrifica jo nëdëm të shëndetit. Ne e mposhtëm atë “unin” e shqiptarëve,punuam këto vite dhe unë jam munduar t’u le diçka fëmijëve.Puna ka qenë e përbashkët.

- Si e quajnë gruan?- Gruan e quajnë Pranvera, shkurt Vera. Ka punuar në

Page 108: NJERËZ QË I DUA

108

postë në Lushnje. Ishte ajo që më dha gjithë ato që kam sot. Kapunuar në dyqan, ka rritur fëmijët në shtëpi, na ka larë endrruar, na ka bërë ushqim të ngrohtë.

- Shtëpinë si e bëre?- Nuk kisha ndërmend të ndërtoja shtëpi këtu. Më humbën

lekët në firmat piramidale. U kthyem nga Shqipëria pa asnjëlek në xhep. U kthyem dhe iu vumë punës me trefishin eforcave, kur i thonë, pa shikuar ditë pushimi apo festa argëtimi.Bleva tokën. E bleva lirë, e gjeta këtu afër, 170 metra katrorë.Më lejonte të ndërtoja. Hodha themelet dhe nisa ngritjenngadalë-ngadalë, duke ndërtuar e duke punuar. Tani kamndërtuar dy kate. Jam futur brenda. Djali i madh është fejuardhe jeton në shtëpinë e tij. Unë jam në shtëpinë time. Tani pondërtoj katin për djalin tjetër...

- Morët ndonjë kredi për ndërtimin e shtëpisë?- Nuk mora kredi. Shtëpinë e ngrita me punën e

përditëshme timen dhe të familjes sime. Merrja para dhe jepjapara.

- Je në një punë të respektuar, por jo të preferuar, një punë që...- E kanë si frikë.- Si keni ecur midis këtyre dy anëve?- Unë në fillim e kam pasë të vështirë. Ishte ai mentaliteti,

“të merresh me të vdekur”. Sot them që çdo lloj pune karëndësinë e saj, ka nderin dhe dinjitetin e saj. Puna është ajoqë na mban gjallë. Në qoftë se nuk do të punojsh nuk do tëkesh as të mira materiale, nuk do të kesh asnjeri. Ky ështëkoncepti im për punën.

- Të shoh që je aktivist i shoqatës “Lushnja”. Si e ndjen vetennë këtë veprimtari shoqërore?

- Aktivizimi im me shoqatën “Lushnja” nuk është rastësi.Unë jam marrë me veprimtari gjatë gjithë jetës sime, në radhëtë parë si futbollist, por edhe si veprimtar në Shqipëri. Më brendëshira që të merrem me diçka, të merrem me njerëzit. Shokëtdhe miqtë e mij si Jovani, Mihali, Jorgji dhe të tjerë më dhanëdorën dhe më tërhoqën. Më pëlqen të jemi të bashkuar. Më

Page 109: NJERËZ QË I DUA

109

pëlqen të dëgjoj zërin tonë të pastër. Më pëlqen shoqëria, tëflasim e këndojmë shqip, të bëjmë ndonjë gjë të mirë përatdheun.

- Në Greqi jeni marrë me futboll?- Jo. Jam marrë vetëm me stërvitjen e dy djemve, me

kujdesin për ta.- Faleminderit për bisedën. Ju uroj ju, familjes, në veçanti

Amarildos që të bëhet një Amarildo Karame i madh, një Amarildoshqiptar.

- Faleminderit.

Page 110: NJERËZ QË I DUA

110

ALEKSI

Sa kilometra rrugë mund të bëjë njeriu në ditë7? E kamfjalën për një njeri që del nga shtëpia në orën dhjetë të mëngjesitdhe kthehet nga ora 10 – 11 e mbrëmjes? Një njeri që ecën menjë hap monoton, të ngeshëm, që ecën duke kërkuar me sy, qëhyn në biseda me njerëzit… Nuk e kam fjalën për një këmbësorqë ka një objektiv të caktuar dhe u mëshon këmbëve që të arrijësa më shpejt…

Aleksi, me të cilin bisedoj, nuk më jep përgjigje. “Eci, thotë,gjithë ditën u bie rrugëve dhe rrugicave të Athinës, nga AgioNikolao ku banoj, në Omonia, Sintagma, Manastirion, Thisione deri në Akropoli. Po nuk luejte këmbët, - thotë populli ynë, -nuk luan dhëmbët…”

Me Aleks Çerepin kemi qenë komshinj për disa vjet,komshij që i kishim dyert pa çelsa e tenxheret pa kapak. Tanijemi larguar ndonja pesëqind metra larg, por prap se prapjemi komshinj. Unë zakonisht e takoj rrugëve e shesheve, kursegratë mblidhen e kuvendojnë deri vonë të paktën njëherë nëjavë. Mblidhemi edhe ne me nga një gotë raki Shqipërie përpara,por pak më rrallë, me sebepe. Ai ka dy fëmijë, një djalë dhe njëvajzë, fëmijë punëtorë, të sjellshëm, mbi të gjitha të etur përdije. Të dy fëmijët mbaruan këtu shkollën e mesme, liqion, siçi thonë vendasit, dhe tani po përgatiten për t’u futur nëuniversitet. Lolës i pëlqen mjekësia, puna në laboratorëtmjeksor, specialitet që e mori në shkollën e mesme, por qëdëshiron ta përvetësojë në nivel universitar. Djalit, Lencit, i

Page 111: NJERËZ QË I DUA

111

pëlqen informatika, punët elektrike e elektronike.Aleksi në Shqipëri ka punuar si saldator, ka qenë pjesë e

montatorëve të kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Shpresaka bërë një specializim në Kinë për analiza laboratorike tëmetaleve. Këtu punon si ndihmëse shtëpiake, siç i quajnë gratëqë punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Fëmijëve kanë dëshirën emadhe t’u japin arsim universitar. E kush prind nuk e donfëmijën mbi veten? Më të kulturuar, më të arsimuar, më të aftëpër të përballuar sfidat e jetës?

Aleksi shet llotari. Me shitjen e tyre e ka lidhur jetën e vet,të ardhurat e familjes dhe bazën ekonomike për t’i futurdenjësisht fëmijët e vet në shoqëri. Ankohet se që kur u hoqënnga qarkullimi ksistotë, ato karta fati që në Shqipëri quhen“Gërvisht e fito”, puna ka ra dhe të ardhurat janë ulur.Shpreson se qeveria do të bie një ditë në ujdi me pronarin etyre, miliarderin Kokali, për t’i rivënë në qarkullim. Këtë maka thënë sa herë jemi shtruar duke pirë kafe. Iku një qeveridhe erdhi tjetra, iku një parti dhe erdhi tjetra. Ai shpreson.Shpresa për njeriun shuhet e fundit. Por, me sa duket, qeveritëdhe miliarderët e kanë vështirë të merren vesh. Duke qenë tënjë race, të një ngarkese elektrike apo manjetike, ata shtyjnënjëri-tjetrin. Viktima të kësaj shtyrjeje janë njerëzit e punës,ata që bëjnë dhjetë-dymbëdhjetë orë punë në ditë për të marrëpërqindjen – sadaka të plutokracisë.

Aleksi vazhdon çdo ditë rrugën e tij. Dymbëdhjetë-trembëdhjetë orë rrugë në shi e dëborë, në vapën e prapëathinase. Ai nuk e ka matur se sa kilometra rrugë përshkonnë ditë. Unë, me atë masë hapi që hedh, them se Aleksi bën mëshumë se njëzet kilometra. Ky është mendimi im. Po ju sa thonibën?

Page 112: NJERËZ QË I DUA

112

KËRKOI NJË ÇELËS E NDEZI NJË DRITË...

E njoha në një veprimtari letrare, tek kujdesej përbashkatdhetarët, që ata të ndjeheshin të qetë e të gëzuar. Epashë kur u ngjit në tribunë e foli fjalë me peshë, me mend eme vend. Kërkova ta njoh më shumë, për vete dhe përemigrantët. E gjeta në zonën e Marusit, në Agiu Konstandinu57, në një mjedis komod…

- Ku ke lindur?- Në Vlorë.- Kur ke lindur?- Në vitin 1967.- Çfarë shkolle mbarove në Shqipëri?- Të mesmen gjeologjike. Mbarova teknikumin në Qytetit

Stalin atëherë, sot Kuçovë.- Çfarë profesioni?- Gjeologji nafte.- E ushtrove në Shqipëri punën e gjeologut?- Jo.- Kur ke ardhur në Greqi?- Në dhjetor të ‘90-tës. Kam ardhur atëhere kur nuk kishte

shqiptarë, ishin vetëm ata që ishin arratisur.- Si erdhe?- Si “turist”.- Çfarë mban mend nga dita e parë e ardhjes në Greqi?- Do ta them në mënyrë artistike. U futa në një dhomë të

errët. Kërkoja një çelës për pak dritë. Me vështirësi e gjeta çelsin.

Page 113: NJERËZ QË I DUA

113

Megjithatë nuk mendova asnjëherë që nuk do ta gjej.- Ku e gjete këtë çelës?- Në një faqe muri.- Po në jetë?- Në faqe të saj gjeta çelsin që mund të hapi çdo derë.- Ditën e parë të punës si e ke përjetuar?- Shumë e kujtoj. E vështirë, shumë e vështirë. E mbaj mend

shumë mirë, tek kisha ngelë pa asgjë. Kam punuar në vjeljen eportokalleve në Argos. E fillova punën në bujqësi, në një llojpune e në një vend që nuk e kisha menduar kurrë. Kushtet ejetës të detyrojnë atë që nuk e ke menduar ndonjëherë.

- Sa portokalla ju kishin detyruar të mblidhnit?- Nuk e mbaj mend sasinë, por kohën e mbaj mend: Nga

mëngjesi deri në darkë.- Sa u paguanin?- Katër mijë dhrahmi.- Nga Argosi ku vajte?- Mora atë shumë që më duhej për fillimin dhe erdha në

Athinë.- Po ditën e parë të punës këtu e mbani mend?- Po. Në një frigorifer ruajtje frutash. Transportonim,

lëviznim arkat e konteinierët, paketonim portokalla, mollë,mandarina e fruta të tjerë.

- Kur erdhe ishe vetëm apo me familje?- Vetëm, vetëm.- Më tej si vazhdove?- Mësova greqishten.- Çfarë metode ndoqët?- Vetë. Duke lexuar, duke shkruar, duke fiksuar detaje nga

jeta, duke ndjekur emisionet televizive. Këngët në veçanti mëndihmuan shumë. Vetmia kërkon shoqëri. Unë nuk kisha asnjëme vete. U mundova që të krijoj një bagazh të tillë nëpërmjetemisioneve dhe këngëve që të ishin shoku im i ditës.

- Më tej si vazhdove, për të ardhur deri këtu, në Interamerican?- Njoha gjuhën greke, jetën greke këtu. Më tërhoqi kjo,

Page 114: NJERËZ QË I DUA

114

sepse njeriu ka dëshira, nga ata që ne i kishim të vuajtura ngasistemi i mëparshëm dhe kërkoja të çlirohesha me rininë timeme formën që gjeta këtu. Fillova të kërkoja diçka më të mirë.Shfrytëzova njohuritë dhe shoqërinë, derisa erdhi momenti qëu futa në këtë shoqëri të madhe.

- Si erdhi ky moment?- Momenti erdhi, ndër të tjera edhe të asaj që thashë më

parë, se njeriu po qe se është i drejtë, i sinqertë dhe punëtor dot’i gjendet dikur një dorë që ta marrë e të bëjë punën e duhur.

- Cila ishte kjo dorë për ju?- Njohja me zotin Parangopulos.- Kush është ky?- Është drejtori im.- Si u njohët?- Diku, në një vend, me anë të një mikut tim, u takuam

dhe biseduam. Atij i pëlqeu biseda, sinqeriteti dhe horizontiim. Më tha: “A do të doje të bashkëpunonim bashkë?” I thashë:“Ju me të vërtetë më ftoni, por unë e ha një pjatë groshë tani.Ju më premtoni që të ha dashin?” Ai më tha “Ju mund ta haniedhe dashin, por kur ta vendosni vetë. Mbani groshën dhe,kur të mendoni se erdhi koha e dashit, atëherë do ta hamë dheatë”.

- Çfarë viti ke filluar punën në Interamerican?- Para pesë vjetëve.- Cila është detyra juaj këtu?- Detyra ime është që të informoj njerëzit. Ajo nuk ka të

bëjë shumë me biznesin se sa ka të bëjë me humanizmin, mendihmën ndaj njerëzve në nevojë kushdo që të jetë; grekë,shqiptarë, polakë, rusë të të gjitha kombeve e kombësive. Muamë vjen mirë që erdhi dita që katakteri im gjeti vetvetenpikërisht në këtë punë. Në karakterin tim halli i tjetrit ështëedhe halli im. Vij atje ku duhet. Në qoftë se ai më thotë njëhall, jo të më kërkojë t’i bëj diçka, por menjëherë, duke u njohurme problemin, menjëherë ingranohem të gjej mënyrën se simund ta ndihmoj. Dhe në të shumtat e rasteve kam pasur

Page 115: NJERËZ QË I DUA

115

mundësinë që t’i ndihmoj për arsye se e tillë është puna dhedëshira ime.

Dje takova një shqiptar, Murat Alia e quajnë, i cili më bërikrenar për fëminë e tij. Djali i tij është në Shqipëri. Ai mbaroishkollën e mesme, duke qenë i shkëlqyeshëm në rang kombëtar,por edhe ndërkombëtar. Ai ka marrë medalje të arta në fizikënë konkurset e zhvilluara në Meksikë, Maltë, Qipro e dikutjetër. Ai ka marrë tre medalje ari dhe një argjendi në fizikë.Unë i tregova rrugën për ta çuar djalin përpara. I thashë qëdjali juaj me tërë këto medalje dhe tërë këto gjuhë që fletrrjedhshëm i ka dyert e hapura kudo. E drejtova në ambasadënamerikane këtu dhe nga sa kam komunikuar çdo ditë, rrugët edjalit të tij janë hapur e po shtrohen.

- Jeni i martuar?- Po. Kam edhe një djalë 12 vjeç, Nikolën.- Po gruaja?- Është nga Vlora. Ka mbaruar për floktari.- Djali si është me mësime?- Është në një shkollë franceze. Mua më ka pëlqyer

gjithmonë sistemi francez i edukimit. Është paksa i rreptë, porështë kërkues.

- Si e sheh të ardhmen?- E ardhmja ime është e mirë. Në qoftë se atëherë kur kërkoja

dritë ishte vetëm errësirë dhe gjeta çelësin për të hapur dritën,tani gjithçka është më e thjeshtë. Çdo gjë varet nga dëshiradhe mundësitë e mia.

- Tani e ke dritën…- Të plotë. Vetëm se tani do ta drejtoj atje ku dua unë,

edhe në kthinat më të errëta që nuk i kap drita e përgjithshme.Do marr tani edhe një dritë dore dhe do të shikoj se duhet tëgërmoj më tej. Dëshira ime për të ardhmen është që të bëjmëdiçka. Kjo është modeste, mos keqkuptohet nga ata që do talexojnë, se çfarë unë mund të bëj për bashkatdhetarët e minëpërmjet këtij profesioni. Dhe jam në gjendje të bëj shumëmë tepër në qoftë se të gjithë do kenë mirësinë që të

Page 116: NJERËZ QË I DUA

116

bashkëpunojnë me mua. Ata më japin forcën që unë të kërkojakoma më tepër.

- Je në Athinë. Kur dikush përmend emrin Vlorë, si e ndjenveten?

- Menjëherë fluturoj në Vlorë, në vendin tim, në fëmijërinëe në rininë time, në rrugicat, këmbëzbathur, kur luanim nëplazh. Kujtoj shoqërinë, atë shoqëri që ishte aq e pafajshme,aq e çiltër që sot nuk e gjen.

- Për lexuesin e “Emigranti-t”, çfarë mesazhi keni?- U uroj të gjithëve në profesionet e tyre suksese, lumturi

në familje dhe mbi të gjitha shëndet se pa shëndet nuk kasuksese në jetë. Uroj që të jenë sa më mirë në të ardhmen, tëkërkojnë diçka nga jeta e tyre. Ka shumë që mund të kërkojnëvetëm ata të hapin, të gërmojnë. Të ndjekin porosinë e plakutsi në atë mesazhin e moçëm… ”Një baba, para se të ndrrontejetë i thërret tre djemtë e tij dhe u thotë: Në arën tek burimikam fshehur një qyp me flori. Gërmojeni se do ta gjeni dhe dotë jetoni të lumtur. Djemtë, menjëherë pasi përcollën babainnë banesën e fundit, rrokën kazmat dhe filluan ta gërmoninarën thellë e më thellë. Gërmo e gërmo, por qypi nuk po dukej.Kur e mbaruan gërmimin, ndërsa ishin ulur në krye të arës, tëlodhur e të djersitur, vëllai i vogël tha: E punuam se e punuam;a nuk e mbjellim vreshtë? Ashtu bënë. Kur kuckat e hardhiveu mbushën me rrush e botet me verë, atëherë e kuptuanmesazhin e babait, gjetën rrugën e vërtetë drejt “floririt”, gjetënqypin e fshehur në arë…”

Page 117: NJERËZ QË I DUA

117

EQEREMI DHE LINDITA

Kur hidhte hapat e para në atë pjesë të jetës kur njeriuqëndron vetë në këmbë dhe nuk ia ka qejfi ta kapë kushpërdore, shorti i ra të bëhej mësues. E donte këtë profesion metë cilin njeriu përballet për herë të parë në jetë, atëherë kur imësojnë dhe mëson gërmat e para në rrugën e rritjes drejtdijes…

Pasion kishte edhe penelin. Bukuria e Shkumbinit kur ihyn në mes qytetit duke e ndarë më dysh, epika e maleve qëtjerrin retë, Strava, rrënjëz e të parëve, me pyjet e pamatë dhelivadhet ku këndojnë në kor bilbilat, ngjyrat e natyrësveçanërisht në vjeshtë kur ajo lë petkun e gjelbërt dhe nis tëhedhë supeve jorganin e bardhë… e ngacmonin që t’i merrtengjyrat dhe t’i hidhte në fillim në letër e më vonë në kanavacë.Veçanrisht kjo dëshirë iu bë pasion kur, mësues në zona tëthella, në Letëm e gjetkë, vëzhgonte jetën në tërë përmasat esaj…

Shkollën e lartë e mori me korrespondencë, ashtu siç emerrnin të gjithë ata që matematika e jetës i detyronte tëpunonin dhe mësonin. Ëndrra që një ditë të ulej në bangën eInstitutit të Arteve, të mësonte pikturën dhe skulpturën e vjetërdhe të re, mbeti në kufijtë e utopisë…

U martua. Lindita, nga një familje soji, u bë pjesë organikee jetës së tij. E njohu në Letëm ku ishte mësues. Prindërit, dheveçarisht e ëma, bijë e Letmit, vinin shpesh në fshatin e bukurmidis maleve të lartë e pyjeve pambarim. Atje u kryqëzuan

Page 118: NJERËZ QË I DUA

118

vështrimet e sytë u thanë shpirtrave se janë për njëri për tjetrin,përjetë. Veçanërisht lidhja e tyre u bë nyje e fortë kur në jetëerdhi fëmija i parë. Ia vunë emrin Erlis. Midis lisave të lartë aiecte mëngjeseve kur shkonte në shkollë e masditeve kur kthehej.Aroma e tyre, sidomos në pranverë kur plas gjethi, ia mbushteshpirtin me gaz e hare. Mori Erën, mori edhe Lisin. I vuri bashkëdhe ata formuan emrin e djalit… Erë-lis, Erlis Elezi…

Shpejt do ta linte djalin dhe gruan. Rroga e mësuesit, e atijprofesioni që duhet të jetë kryeprofesion e duhet paguar si itillë, ishte kaq e ulët sa nuk mbulonte dot as qeranë e shtëpisëe jo më të tjerat…

Një shok i fëminisë, më i miri dhe më i ngushti, ShpëtimHyka, e thirri të vijë në Greqi. Shpëtimi kishte kaluar shtatëherë malet, derisa një ditë kishte arritë të ngulej në fillim nëThiva e më pas në Athinë. E la klasën, i la nxënësit që i dontedhe e donin dhe u ra maleve në këmbë. Eci ditë e natë derisaarriti në Thiva. Atje e priste Shpëtimi, atje e lidhi edhe ai jetën.Në fillim në bujqësi e më vonë, kur zbriti në Saranta, në atë gjitë vogël kundruall Korinthit e Ksilokastrës në bregun tjetër,me peshkimin, u bë peshkatar në një kaike të vogël…

…Punonte pa parë kur lind e perëndon dielli. I mungontefamilja, fjala e ngrohtë e Linditës, e qeshura e Erlisit…

…Shpëtimi kishte marrë letrat dhe një ditë u nis drejtLibrazhdit. Do të shihte prindërit e do të çmallej me lumin,malet, shokët, ata që kishin mbetur. Por do të shihte edheLinditën dhe Erlisit, për t’i sjellë habere shokut që ishte i ngujuarnë atë fshat të largët, pa letra e hapësirë lëvizjeje. Por jo vetëmhabere, donte edhe t’i sillte ato në Greqi, të rrinin bashkë e tëpunonin bashkë. Bleu një vizë, nga ato viza që shitësit betohennë sojë e sorollop se e kanë marrë me para e mundime nëkonsullatë dhe se është e “origjinale”.

Kompiuterat në anën tjetër të Kapshticës ia nxorrën fallcodhe ai u detyrua të kthehej përsëri në Librazhd me barrën erëndë që ngarkon momenti…

Prova e dytë doli me sukses. Një taksixhi nga Elbasani

Page 119: NJERËZ QË I DUA

119

kishte pasë besë, por edhe miq që e kaluan gruan dhe fëminëlehtë në kufi dhe e zbritën shëndosh e mirë në fshatin e bukurbuzë detit…

…Këtu hodhën rrënjë. Jo rrënjë të vërteta, por nga atorrënjë që biologët i quajnë “rrënjë embrionale” e që janë tëpërkohshme, se rrënjët e vërteta ai i ka lënë dhe i mban nëvendlindje, në Librazhd. Zunë një shtëpi të vogël nja dhjetëmetra larg bregut të detit. Ai vazhdoi të punojë në peshkim.Lindita zuri një punë dy herë në javë gjatë gjithë vitit, dhegjatë gjithë javës në sezonet verore kur fshati mbushet meturistë e plazhi i vogël me atë ujë të pastër e ajër të mbushurme oksigjen gumëzhin deri natën vonë.

…Erdhi një çast që familja u shtua njëherësh me dy frymë.Në jetë erdhi Dhimitra dhe Jani. Nuk ua prishën Lamit që ikishte kaluar të nëntëdhjetat e jetës, me të dhe me familjen e tëcilit e lidhi gjuha. Lami është arvanitas dhe flet shqip, ështëme rrënjë të vjetra shqiptare i ardhur kushedi sa breza më parë.Por shqip flasin edhe shumë fshatarë të Sarantës dhe të tjerë tëzonës së Thivas, një shqipe që është kaq pranë shqipes së sotmesa befasohesh. Binjakët, Dhimitra më e shëndoshë dhe Jani mëi dobët tashmë janë rritur, bredhin pa i marrë kush përdore, içon babai mëngjeseve në një kopsht fëmijësh në fshatin disakilometra larg dhe i merr në mbrëmje. Kur Lindita na tha se ikishte lindur binjakët pa u shkëputur një minutë nga puna,nga lokali drejt e në maternitet, m’u kujtuan nënat tona, gratëshqiptare, ajo pjesë e jetës së tyre që pak është prekur e pakështë luftuar që të ngrihet në piedestalin e heroikës, gratë qënë rrjedhën e shekujve dijtën të ngasin qetë në arë, të rrokinpushkën e në istikame, të gatuanin bukën, të lindnin e rritninfëmijë…

Eqeremi dhe Lindita tashmë e kanë thurur folenë epërkohshme të jetës. Them e përkohshme sepse ata, edhe pselarg, edhe pse kaq vjet mërguar, përsëri i trazon në shpirt ekaluara, jeta dhe puna në Librazhd. Eqeremi netët i kalon nëpeshkim, kurse ditët në punë të ndryshme në fshat. Në oborrin

Page 120: NJERËZ QË I DUA

120

e shtëpisë pak më të madhe se e para ku tashmë jeton me qera,në një qosh do të shohësh një sërë veglash bujqësore, midis tëcilave edhe një prerëse bari e ferrash, motorike, nga ata korrëseqë në majë të një shkopi të gjatë metalik kanë një sharrë diskqë, duke e futur mes barërave të lartë e ferrrave, pret dhepastron. Duart e Eqeremit kanë një vijë të formuar nga fërkimii litarëve tek tërheq rrjetat, kanë edhe shenja plagësh të vjetrae të reja të formuara nga puna në bujqësi. Një jetë në punë eme punë, një jetë që nuk din ditë pushime e feste.

Eqeremi e ka një merak, një plagë nga e kaluara që në njëçast të bisedës u fut për të bërë vend në kujtesën time. Ai e kadashuruar punën e mësuesit, e ka dashuruar siç dashuronprindi fëmijën. I duket se duke ikur ai u ka atyre vogëlueshëvenjë borxh. I duket se i tërë sistemi arsimor në Shqipëri vuandhe do të vuaj nga i njëjti borxh. Mësuesit, në periudhën ekalimit, në një masë të vogël apo të madhe, si të doni mateni,iu larguan fëmijëve, i ranë në qafë profesionit, ikën nga të qënitmësues, dhe u kthyen në matrapazë, në njerëz që i shikoninfëmijët për xhepash, si mall tregu, si burim të ardhurash efitimesh. E ka këtë plagë në shpirt e don ta shërojë në mënyrëne vet origjinale. Ka bërë një listë të fëmijëve parashkollorë eshkollorë të Sarantës e të fshatrave për rreth. Syrin e ka që njëditë t’i mbledhë në një sallë, t’i ulë në banga e t’u mësojë tëshkruajnë e lexojnë gjuhën e bukur shqipe. E ka futur në këtëëndërr edhe realiteti ku jeton, njerëzit autoktonë prej shekujshtë ardhur nga malet e Shqipërisë dhe të vendosur aty. Ata ekanë ruajtur gjuhën shqipe. Ai më mirë se kushdo e njeh dhe edin këtë gjë. E din se një ditë ata këtë do ta humbin. Dhe do tatresin, siç tretet vesa e mëngjesit, sepse ata nuk e kanë shkruarkurrë atë, nuk janë ulur kurrë në bankat e mësimit të saj. Jo senuk e kanë dashtë, por se nuk i kanë lënë. Edhe shqipja eshqiptarëve emigrantë, në qoftë se një ditë fëmijët nuk do tëulen në banka e nuk do të shkruajnë e lexojnë shqip,dalëngadalë do të tretet. Shoqëritë e hapura synojnë lulëzimine një gjuhe të përbotshme, duke zvjerdhur e tharë gjuhët e

Page 121: NJERËZ QË I DUA

121

tjera, siç zverdhen, thahen e bijen përdhe gjethet e ahut nëvjeshtë duke krijuar shtresa që kalbëzohen e kthehen nëhumus….

… Me siguri, një ditë do të shkruajmë për klasën dhenxënësit e Eqerem Elezit në Sarantë të Thivës.

… Me siguri, një ditë do të shkruajmë edhe për pasionintjetër të Eqeremit, për pikturën. Do të shkruajmë se si duart etij me vraga litarësh rrjetash peshkimi dhe me plagë nga ferratdhe drizat mbajnë dhe përdorin penelin, hedhin në kanavacëngjyrat e jetës ikanake.

Me siguri…Me siguri…Me siguri…

Page 122: NJERËZ QË I DUA

122

KTHIM NË DASHURINË E PARË

“Sa pak i dhamë atdheut, vëlla,sa pak i dhamë...”

Në qoftë se doni t’i dërgoni një mesazh, pyesni për numrine celularit të tij tek “VATRA SHQIPTARE – Patision 25“. Më24 shtator 2007 mbush 73 vjet largësi nga vitlindja e tij, 1934...

Në qoftë se doni të mësoni se kush ishte “Dashuria e parë“e tij, përsëri shkoni tek “VATRA SHQIPTARE – Patision 25 “,trazoni librat dhe mes tyre do ta gjeni atë.

Në qoftë se doni të dini se kush është, atëherë po ju themqë është një burrë që në pamje nuk e nxjerr në pension, që nëgjallërinë e trupit, të lëvizjeve dhe në mimikën e fytyrës dhe tëshpirtit të tërheq e të bën për vete. Quhet Fehmi Oshafi, meprindër të ardhur nga Dibra e Madhe në vitet më të vështira tëkombit tonë, atëherë kur në një tavolinë të madhe në Londërfuqitë e mëdha të botës, me indiferentizmin e kriminelitprofesionist, e ndanë Shqipërinë për palcës së kurrizit, prenëdhe morën kokat e krahinave, Dibrën, Prizrenin, Gjakovën...Kosovën, Pologun, Ulqinin, Tivarin...

Në qoftë doni të dini diçka nga jeta e tij, atëherë me sigurirreth boshtit të saj do të shohësh të marrë mish e të rrotullohet:“Një kohë e shkurtër si aktor i Teatrit Popullor”, “Nxënës nëLiceun Artistik “Jordan Misja” në degën e regjisurës , “Regjisori estradës profesioniste të Elbasanit”.

Ndërkohë punonte edhe studionte me korrespondencë,

Page 123: NJERËZ QË I DUA

123

duke marrë diplomë në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë– letërsi.

...Si asistent – regjisor në disa filma të Kinostudios“Shqipëria e Re“ ai do të aktivizohej edhe si aktor në disa roletë dorës së dytë, ku ndër më të goditurit do të ishte roli ibashkëpunëtorit shkencor në filmin “Përse bie kjo daulle“, sipasromanit të Kadaresë “Dasma“.

...Më pas do të vinin filmat e tij artistikë të pavarur.Kinospektakli “Estrada në ekran“ i dha çelësin e hapjes sëdyerve të mëdha të kinematografisë. “Kapedani“, aq i njohurdhe aq i dëshiruar nga spektatori shqiptar, është vepra e tij eparë e madhe, vepër e cila do të pasohej nga kinokomeditë“Ëndërr për një karrige“ dhe “Zëvendësi i grave“. Filma tëtjerë të tij të njohur të regjisorit Oshafi janë “Thirrja“,“Dëshmorët e monumenteve“, “Dritat e qytezës“, “Në emërtë lirisë“, “Pas takimit të fundit“...

“Shoku ynë Tili“ jo vetëm u bë një nga filmat më popullortë regjisorit Oshafi, por për vlerat artistike dhe për mesazhinqë përcillte u nderua me medalje ari në FestivalinNdërkombëtar të Salernos në Itali...

“Dashuria ime e parë“ është një përmbledhje poetike eFehmi Oshafit, tashmë emigrant, një njeri i privuar nga punadhe profesioni, një njeri që dashurinë e tij të vërtetë ia kanëmbyllur në kafaz. Rrënja e pemës së tij poetike ka gjetur trualldhe është zgjuar, ka thyer muret e kafazit dhe ka çelë një lulearomë mirë...

Po cila është “Dashuria e parë“ e njeriut Fehmi Oshafi?Atë do ta gjesh në çdo fjalë, në çdo varg, që nga faqja e

parë deri tek ajo e fundit, që nga vargu i thyer deri tek ai klasik...Por, e përmbledhur, e koncentruar, e lidhur me shpirtin e

tij, ajo është ngjizur tek “Në vend të parathënies – Dashuriaime e parë“, një parathënie në vargje, një biografi e shkurtërnë vargje, një dashuri e shprehur në një formë që, të paktënunë, e has për herë të parë.

“ Kur nisa vargje të thur poezi, e nis “biografinë” e tij poeti,

Page 124: NJERËZ QË I DUA

124

Kur isha i ri, Më dehën më tepër aromat e saj, Se lulet nëmaj...”

Por një ditë djaloshit të ri “Vargjet që shkelnin në shtigje tëreja, iu vranë në beteja“. Atij do t’i ftohej muza dhe, siç thotë mezemër të vrarë , “një ditë e braktisa, dhe rrugë tjetër nisa...”

Po pse e braktisi poezinë ? Çfarë bukurosheje i doli përparadhe ia mori mëndët dhe e çoi në tjetër shtrat jete ?

Poeti thotë:“M’u shfaq si vegim shpirti më poetik, Në fenerin Magjik.Më hodhi dritëhijet në imagjinatë,Muza e artit të shtatë. “Ai do ta linte poezinë për kinematografinë...Megjithatë, për njeriun Fehmi, për kinematografin Oshafi,“ ...plagë e pa mbyllur do të mbesë gjer në varr,Dashuria e parë.Një plagë që me vargje e lidh, e fashoj,Sa herë që krijoj “...Pas “biografisë” dhe “zbulimit të dashurisë“ vargjet e poetit

ndalen tek Atdheu, tek brenga e njeriut që mendon se sa pak idhamë atij:

“Sa pak i dhamë atdheut, vëlla,sa pak i dhamë.Gënjenim veten duke thënë:se mjaft i dhamë.Gënjenim veten dhe Atdhenë,sa herë i thamë,Se dhamë sa mundëm,kur e dinim sa pak dhamë...Dhembja e njeriut – poet ngushet e shpërthen, siç

shpërthen lumi i fryrë digat, siç shpërthen shpirti i vrarëndjenjat:

“Pa dritë e lamë, në dritë të syrit, më se pamë,Ndaj kombet tjerë te derdha e gardhit,

Page 125: NJERËZ QË I DUA

125

shpesh i pamë.Lëvdonin veten, se në qafëaskujt s’i ramë,Dhe hapur derën për të huajt, vetë e lamë...”Brenga e njeriut, poetit, intelektualit vjen e rritet, rritet dhe

në rezonancë vjen e në një çast shpërthen:“Rënkon Atdheu se pa gjak të ri,e lamë.Ndaj anemik, kur ikëm larg prej tij,e pamë.Pa gjak në trup, pa mend në kokë,Pa shpresë e lamë.Ndaj dhe një fjalë me vend s’e thotë,dhe fjalën vramë.Dhe pa të djeshmen dashuri,Atdhenë e lamë,Ndaj se përfill më asnjeri,madje e shamë.Dhe pak nga pak, pa dinjitet,Atdhenë lamë.Në sarkofag dhe shtetin vetë,një ditë e pamë...Sa pak i dhamë Atdheut, vëlla,i dhamë. Sa pak përbrenda nesh, vëlla,Atdhenë e pamë.Ishte kjo një elegji, një këngë vaji, nga ata lloj këngësh vaji

që vetëm vajtojcat e maleve dinë t’i thurin e t’i nxjerrin ngathellësia e shpirtit. Vaji është me adresë të përveçme - (Kushtuarvëllait tim, kompozitor) – poshtë shkruan autori, por është edhepër mua, edhe për ty, edhe për ne, edhe për ata që janë atjedhe janë këtu. Nuk e di nëse ndonjë kompozitor e ka marrëdhe hedhur mbi pentagram. Dhe në qoftë se nuk e ka marrë,dhe në qoftë se nuk e ka lexuar, do të bëjë mirë ta marrë. I bënmirë vetes, por i bën mirë e më mirë Atdheut të cilit “Sa pak idhamë...”

Page 126: NJERËZ QË I DUA

126

Vjen një moment tjetër që poeti, nga thellësitë e qelizave tëndjenjave të tij pyet veten:

“Ç’po ndodh kështu me mua, këtu në vend të huaj?Të njëjtën gjuhë flasim dhe prapë jemi të huaj,Të huaj të një gjuhe, të huaj të një gjaku,Të huaj të një dere, të huaj të një pragu! ...Libri poetik është befasues në të 91 faqet, nga e para tek e

fundit, në poezitë e shkurtra, në elegjitë, në poema, në filozofie humor. Fjala e dalë nga jeta e moluskut shqiptar, herë del siujëvarë bjeshkësh, herë si dëborë e bardhë majëmalesh, herë sixhevahir i rrallë. Por del edhe nga gryka e pushkës së jetës.Nuk del si plumb, nuk vret, por matet të shërojë plagët e kohës.Se si thotë një fjalë e vjetër e trimërisë popullore: “Plumbi delme plumb nga plaga xherah!“ Dhe kjo, ndoshta më e qartë,më e dhimbshme, por “plumb pas plumbit” del në poezinë“Vështirë, koleg“ kushtuar, siç nënvizon ai “Kolegut tim,kinoregjisorit të mirënjohur Viktor Gjikës“

“Vështirë koleg, vështirë të jesh artist i ndershëm,Që nderin mos ta shesësh për tituj dhe para.Të bëhesh shërbëtor pushtetarësh të pandershëm,T’i bësh “parrullat” art, madje, vepra të mëdha..”.Për autorin sot është vështirë ta shohë në sy realitetin, të

mbrosh të vërtetën, të jesh poet dhe qytetar, të jesh njeri ibarabartë me veten në çdo çast...

“Të kesh fytyrën tënde dhe në qofsh gjeni,Edhe në se lavdia të ndjek nga pas...”U zgjata paksa në kërkim të fjalës – flori. Mora një dorë

për lexuesin e gazetës dhe lash një thes për lexuesin e librit...

Page 127: NJERËZ QË I DUA

127

DOSJA E GRIGOR KONDURIT

Ka ardhur në Greqi në vitin 1991. Ka ardhur atëherë kurlumi i ikanakëve sa vinte e fryhej, sa vinte e përmbytëte brigjet.

Po çfarë ka në jetshkrimin e këtij njeriu të cilit sot jo vetëmi heqin kapelen por edhe i përkulen me respekt grekrit e thjeshtëdhe ata me pozitë?

Pas më se një orë bisede rreth filxhanit të kafesë miqësore,pasi m’i kishte nxjerrë në sheshin e prroit të ikjes ato gurë qënjë emigrant i nxjerr si diçka të zakonshme Ai më tha diçka qëmë bëri jo vetëm ta veçoj e ta ruaj si një gur të çmuar, por edhet’ia përcjell lexuesit.

Ai është inxhinier, arkitekt, nga ata njerëz që e mbajnëpunën në pëllëmbë të dorës dhe nuk e lëshojnë, e ngrenë lartpër ta parë të tjerët dhe nuk e ulin. Është formuar në shkollënshqiptare të viteve shtatëdhjetë, asaj kohe kur një studenti tëinxhinierisë, ashtu si edhe i studentëve të tjerë në të gjithadisiplinat, u kërkohej që para se të merrnin diplomën einxhinierit të merrnin diplomën e punëtorit specialist, të dinintë ngrinin mure me tulla e me llaç të ngrinin kolona e të hidhnintrarë të fortë betoni. Ishte kjo pjesë e maskuar e jetës së tij sispecialist që e ka bërë dhe e bën njeri mbi të tjerët, specialistmbi specialistët.

…Një ditë të fillimviteve ‘90-të atij i tha mendja të futej nënjë konkurs në një ndërmarrje të madhe e me shumë zë nëndërmarrjet ndërtuese të Athinës. Shkoi, mori tezat, i pa njënga një dhe dha përgjigjet, përgjigje që falë dijeve, studimeve

Page 128: NJERËZ QË I DUA

128

të literaturës së gjërë në gjuhë të ndryshme dhe përvojës sëpunës rreth 15 vjeçare në Shqipëri, iu dukën të lehta. Në atëkonkurs nuk ishte i vetëm, ishin më se dyqind kandidatë,inxhinierë ndërtimi, të diplomuar në Greqi dhe në universitetenë zë në Evropë që luftonin vetëm për një vend pune. E përsëris:Vetëm për një vend pune.

I dorëzoi fletët dhe priti një përgjigje. Nuk i erdhi as pasnjë jave sa ishte afati dhe as pas një muaji…

Mori në telefon dhe i thanë se kandidati fitues ishtezgjedhur dhe se ai ishte midis atyre që nuk kanë fituar.

U tha se donte të shkonte për të tërhequr pas testin qëkishte paraqitur. I thanë se mund të vinte kur të donte.

Kur shkoi e vunë përpara një muri të madh me dosje që ekalonte lartësinë e tavolinës. I thanë që të kërkonte dosjen e tijdhe ai nisi t’i zbresë ato një nga një. Kërko e kërko dhe më nëfund e gjeti dosjen e tij. Ishte në fund. Mbi të ishte shkruar megerma të shtrembërta greke fjala “Alvanos”.

E mori dosjen dhe e shfletoi. Titullarit të zyrës i shprehudyshimin se përgjigjet e tij nuk ishin lexuar fare. Titullari, njerikopetent në profesionin e tij, e mori fletën me përgjigjet dhefilloi t’i lexojë një nga një. I lexonte dhe bri secilës përgjigjevinte shenjë e zakonshme të vlerësimit pozitiv. Lexo e shëno,lexo e shëno… derisa nuk mbeti përgjigje pa shenjën miratuese.Kur mbaroi, e pa me vemendje dhe nisi ta pyesë gjërë e gjatë.Në fillim e pyeti për të shuar kuriozitetin. Më vonë, në sajë tëpërgjigjeve tepër të sakta e kopetente nisi dalëngadalë tëpërqëndrohet, derisa më në fund u ngrit në këmbë e i tha: “Qësot je i punësuar në ndërmarrjen tonë“. Inxhinjeri ynë i tha seai e kishte një punë, e kishte një zyrë projektimi…

Fjala nxori fjalën dhe titullari i ndërmarrjes iu lut që ai t’iprojektonte brenda një muaji një kompleks banesash në njëlagje në periferi të Athinës, në ato lagje që për athinasin ethjeshtë quhen “lagje të pasura”…

I mori të dhënat që kërkoheshin, shkoi e pa me kujdesvendin, u konsultua me ligjet dhe rregulloret e shtetit dhe nisi

Page 129: NJERËZ QË I DUA

129

punën projektuese…Pas dhjetë ditësh mori ndërmarrjen në telefon dhe u tha

se projekti ishte gati. Pas vlerësimit të testit të “vonuar” dhebefasisë së përjetuar, kjo përbënte një befasi që i kalonteparashikimet.

I panë projektet një nga një, me hollësi dhe imtësi, me lupëzmadhuese kur i thonë fjalës. Dhe, kur nuk gjetën asgjë për tëkundërshtuar, i thanë : “Që sot e tutje do të kesh pjesën tëndenë ndërmarrjen tonë”.

Ka kaluar kohë që atëherë. Inxhinieri i ri, arkitekt shqiptar,në projektim e më pas në zbatim, u tregoi specialistëve grekëse ai ishte i aftë për gjëra të mëdha. Inxhinieri që kishte “fituar”konkursin, që tashmë bashkëpunonte me inxhinierin tonë sivartës, shpesh e më shpesh shkonte për të marrë këshilla e përtë mësuar nga “alvanos-i”.

Tani, pas shumë vitesh, ai nuk është më pjesë, nuk kapërqindje në atë ndërmarrje ndërtimi. E kundërta ka ndodhur,ai ka pjesë në ndërmarrjen e tij, tashmë me një potencial eautoritet të lartë në projektime dhe ndërtime në të gjithë zonënlindore të Atikisë.

Këto m’i tha Grigor Konduri, m’i tha si diçka të zakonshme,si një pjesë jete të kapërcyer për të në sajë të një pune me tëvërtetë titanike në profesionin e projektuesit dhe ndërtuesit nënjë qytet të madh si Athina, ku konkurrenca dhe lufta për vendetë tilla pune është në shkallë sipërore.

Page 130: NJERËZ QË I DUA

130

KU E MORE KËTË FLLADKASTRIOT LEKDUSHI?

Si buron ujët nga gurra,Nga shpirti u buron kënga,Ilaçin që s’ta jep mjeku,Ta jep kënga, ta merr zemra.

“Kënga labe në mërgim”

Nuk është një fllad i zakonshëm, me erë detesh e aromëlulemalesh. Është një aromë këngësh labe, nga ajo lloj arome qëtë hyn në shpirt, të shkul vendit dhe të ngjit në parajsën tokësore.

Duke lexuar vargjet e këngëve të Labërisë, vendosur si gurëqiklopikë kështjellash nga dora e Kastriot Lekdushit, muratori këngës labe, prapë pyes veten, pyes botërisht edhe Kastriotin:Ku e more këtë “Fllad e këngë Labërie“?

E bëj këtë pyetje se Kastrioti qenka lindur e rritur në qytetine Kuçovës, mes erës së naftës që buron nga toka e të gazit qëshpërthen në flakë në furnelat e gatimit, nën zhurmën eavionave supersonikë fare pranë. Si profesion të jetës ka paszgjedhur tezgjahun, endjen e pëlhurës në kombinatin e njohurtë Beratit. Këtu ndalem dhe meditoj, ngul këmbë dhe pyesveten: Mos vallë ka lidhje mes thurjes së pëlhurës dhe thurjessë fjalës? Se të projektosh e të vesh në prodhim një pëlhurë tëbukur (mos më thoni se nuk qenë të bukura pëlhurat eKombinatit të Tekstileve të Beratit, sidomos ato të pambuktatqë sot kërkohen më shumë se kurrë), të gjesh ngjyrat dhe

Page 131: NJERËZ QË I DUA

131

format, është njëlloj si të gjesh fjalët dhe metaforat e t’i hedhëshnë varg e vargjet t’i lidhësh në këngë. Ndoshta gaboj.Megjithatë unë them se ka një lidhje midis “pëlhurës” së punëssë Kastriotit dhe “pëlhurës” së shpirtit të tij në këngë…

Midis tyre ka fllad, ka një lloj freskie që vjen jo nga fushate Kuçovës dhe Beratit, por nga malet e Labërisë, freskitrëndeline. Këtë ma thonë rrënjët e jetës së Kastriotit. Ai nukka lindur në Labëri. Ai është, siç shkruan, “me prejardhje ngaKrahina e Kurveleshit”.

Janë pikërisht këto dy anë të jetës së tij, “rrënjët” dhe“degët”, ata që në procesin biologjik të jetës japin dhe marrin.Rrënjët përcjellin në degë, në gjethe e në fruta ujin dhe kripratushqyese minerale. Gjethet përcjellin në rrënjë dritën e diellit…

Ai, edhe në Kuçovë, edhe në Berat, ka lindur dhe është rriturmbi rrënjë të thella, mbi melodinë dhe ison e këngës labe. Ai,edhe larg Labërisë, ka marrë rrezet e diellit dhe flladin e saj…

Dhe jo vetëm atëherë. Edhe sot, larg vendlindjes dhe vendorigjinës, nga ai diell i merr rrezet, ai fllad e mban gjallë ndëjetë. Trembëdhjetë vjet në emigracion nuk e kanë zbehur mallindhe dëshirën e tij që shpirti të këndojë me iso labe.

Libri, provë e parë e tij si rapsod dhe poet publik, nuk ështëvoluminoz nga faqet, ka vetëm 142, duke futur parathëniet eprapathëniet, fotografitë dhe pasqyrën e lëndës. Por, për mua, aiështë shumë voluminoz, kur pas tij dëgjoj zërat dhe ison e grupitlab “Vëllazrimi”. A nuk e keni dëgjuar sa e sa herë në takimeemigrantësh e në jubile të mëdhenj historikë të popullit tonë?Thjesht, a nuk e keni dëgjuar në çdo mjedis kur mblidhen tok etrokasin gotat tre lebër? Cili autor nuk do të ngrohej në zemër e nëshpirt në qoftë se krijimet e tij i marrin dhe i lexojnë duke kënduar?

E para, ndër të parat e këngëve është “Shqipja e shqipeve”

O shqiponjë dykrenore,Pesëqind vjet si s’fluturove?Që kur vdiq SkënderbeuNë sepete qysh durove?

Page 132: NJERËZ QË I DUA

132

Është ky refreni që përsëritet në çdo katër vargje dhe nëçdo vit kur vjen 28 Nëntori, ajo ditë e madhe e shqiptarëve qëe nxori shqiponjën sepeteve dhe e hodhi mbi sfondin e kuq përtë fluturuar përgjithmonë.

Befasuese, me një aktualitet tronditës vjen strofa e fundit ekëngës “Gjuha shqipe mjaft’e ëmbël”:

Kurbeti, fëmijëve tanëgjuhën e nënës u treti.Abetaren duan pranë,Shkolla shqipe ëndërr mbeti!

Figurat e mëdha historike kanë qenë, janë dhe do të jenëpërjetë pjesë e këngës dhe isos labe. Skënderbeu, Fan Noli, SaliNivica, Mustafa Matohiti e deri tek “Major Spitro Moisiu” janënë buzë të këngës së Kastriot Lekdushit, ashtu siç janë edheDatat e mëdha historike si Ngritja e Flamurit, Kongresi iLushnjës, Lufta e Vlorës. Dita e Çlirimit, këngë, të cilat janëkrijuar dhe janë kënduar për herë të parë në emigracion, përmallin dhe zemrën e përvëluar të ikanakëve shqiptarë në Greqi.

Ka në këngët e Kastriotit vargje që të shkulin nga vendi etë marrin në krahë, vargje që të çmallin, duke të malluar mëshumë, vargje që të japin ujë dhe ta shtojnë etjen.

Në moshën e fëmijërisëMe ty, këng’, u dashurova.Këngë, më bëre përvete,Tok me ty në yje shkova!

Ose

O ju, borshiotë fisnikë,Vini dorë mbi atë perlë,Se do vijmë të dehim shpirtinDhe në dimër, si në verë!

Page 133: NJERËZ QË I DUA

133

Emocionuese janë këngët e kurbetit. Kur i lexon nuk kasesi të të mos të dridhet trupi, të të mos plagoset shpirti.Personazhet këtu janë të njohur, nëna që lajnë me lot gjurmët,motra e nuse të mbetura qyqe si në balada, fëmijë që presin tëtrokasë dera e të hidhen në krahët e babait, njerëz të humburmaleve me dëborë e akull e deteve me shtrëngatë.

Deti mbuloi malin,Mali mbushi detin.O ju bijt e nënës,Ju hëngri kurbeti…

I prekshëm deri në dënesë është dialogu i nënës me të bijënnë kurbet.

Nëna:

Bie zile e telefonit,Ngrihem, e marr me shpejtësi,Dëgjoj zën’ e sime bije,E mërguar në Greqi.

Vajza:

Nënë e dashur, jam Valbona,Po të flas për hallet tona,Po të tregoj të vërtetën:Kurbeti të shkurton jetën.

Nëna:

O vajz’ e nënës manare,Për kurbetin diçka dija,Ndaj ditën që të përcolla,Breshër vanë lotët e mia.

Page 134: NJERËZ QË I DUA

134

Vajza:

Nënë, më parë ç’të të thomëNuk po flasim gjuhën tonë!Sikur jemi tjetërsuar:As shqiptarë e as të huaj.

Nëna:

Vajzë e nënës trimëreshë,Hidhi sytë nga Shqipëria,Më mirë bukë e shëllirë,Të shpëtosh nga skllavëria.

Kastrioti nuk mënon të ngrejë këngë për ata që ikën për tëmos u kthyer kurrë më, as në shtëpinë e tyre dhe as nëemigracion. Elegjia për Edison Zahajn nga Levani i Tepelenësqë u vra barbarisht me 17 thika mesnatën duke ardhë Viti i Ri2006 në Rrethimno të Kretës është tronditëse, ashtu siç ështëkënga tjetër, ajo për Ilirian Shtërmenin nga Elbasani, për DautDollin nga Progonati i Kurveleshit… Këngë ai do të thurë edhepër valltarin popullor Alush Milori, për poetin Zaho Balili, përMaliq Lilën e të tjerë.

Në ison e këngës labe nuk mungon dashuria njerëzore dhekurora e saj, dasma, këngët humoristike dhe urimet… me nganjë bisht të shkurtër prapa. Ja si i uron Kastrioti drejtuesit eshoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi:

Për të mirë a për të keq,juve ju kemi, të parë.Shtëpi me dy kryepleq,Na keni lënë të përçarë!

Urojmë Viti në hyrje,Të na sjellë mbarësi.

Page 135: NJERËZ QË I DUA

135

Të bashkuar në një Lidhje,Bota të na kenë zili!

Ndjen fllad, ndjen aromën e trëndelinës, gurgullimin ekrojeve, fëshfërimën e pyllit, zërin e dheut të babës e të nënës…kur lexon krijimet e Kastriot Lekdushit.

Por, kur ato i dëgjon nga grupi lab “Vëllazrimi”, në zërine solistes së parë të grupit Vasilika Sakaj, të kthyesit HarisHysenaj, të Fatmir Kurtit, të Vojsava Hysenajt dhe të tjerëve,flladi, aromat, fëshfërimat, zërat e dheut të ngrenë lart, tangrohin shpirtin e të bëjnë të fluturosh hapësirave të pamata.

Athinë, dhjetor 2006

Page 136: NJERËZ QË I DUA

136

KTHIMI I JORGJI MUZAKES NE SHQIPERI

Një zyrë në Hankondili 19, në katin e katërt, në qendër tëAthinës, ndonja dyqind metra larg rrethit të Omonias...

Një zyrë goxha e madhe, ku herë pas here mblidhenlushnjarët e shoqatës, por edhe të tjerë...

Një zyrë rreth tavolinës së madhe, të së cilës dy herë nëjavë mblidhen vogëlushë për të lëçitur gërmat e shqipes sëbukur...

E premte 20 prill 2007, ora 19.00...Sot ajo nuk është zyrë, është “auditor”, është një “Odë

Burrash”, një “Log Kuvendi” me “burra” dhe “gra” nga e gjithëShqipëria, që e marrin dhe e përcjellin fjalën drejt të njëjtëspikë, drejt të njëjtit njeri, drejt Jorgji Muzakës.

Po kush është Jorgji Muzaka?Për sot do të them vetëm kaq: Është një njeri që në të

gjashtëdhjetë vjetët (muajin tjetër i mbush) e jetës së tij kaudhëtuar midis dashurisë profesionale e njerëzore, ka dhënëshumë e ka marrë pak. Sot është fjala për një kronikë. Nënumrat e ardhshëm, kur t’arrij t’i mposht emocionet e ndarjes(që për mua është mirëseardhje), ndoshta do t’arrij të bëj njëskicë të jetës së tij. Një skicë të thjeshtë, sepse tablo nuk arrijdot t’i bëj. Kjo, thjesht, sepse krojet e jetës së tij duan shtrat tëgjërë lumi që t’i mbajë pa vërshuar...

Flet Mihal Jano, që e njeh jetën e tij në Lushnje ku ka lindurdhe është rritur.

Flet Ndreka, që e njeh në bangat e shkollës së mesme

Page 137: NJERËZ QË I DUA

137

bujqësore të Fierit.Flet Ramazan Sula, që ka kaluar me të pesë vjet në

auditoret dhe laboratoret e Institutit të Lartë Shtetror tëBujqësisë...

Flet Ramadan Bigza, që e njeh si sportist, portier tëskuadrës së “Sopotit” të Librazhdit. Por me emocione të thellaflet Afrim Karame, futbollist i “Traktorit” të Lushnjës, shokdhe mik i tij.

Flet Harilla Kote, që i kujton vitet më të mëdha të jetës sëtij, vitet kur nga agronom i thjeshtë do të bëhej bashkëpunëtorshkencor e doktor i shkencave bujqësore, një shkencëtar i“fushave të bardha të pambukut”. Madje, e fton për një thirrjedrejtuar të gjithë shkencëtarëve që punuan në Institutin eStudimeve Bujqësiore “I.V.Miçurin” të Lushnjës, që tëmblidhen në një përvjetor e të kujtojnë vitet e punës së tyrevetmohuese...

Flet Elca Gjermeni, kunata, motra e gruas së tij të dashur,Natashës, e cila, për një ironi të fatit të emigrantit në Greqi,nuk ndodhet këtu, por tek djali i tyre në Amerikë...

U fol edhe për punën e tij në emigracion. Folën të gjithë,por më shumë se gjithçka foli një gjest i Jorgjit, folën zarfet e tijme fotografi, zarfe për secilin individualisht e për shoqatat ejetën e emigrantëve në veçanti. Për të gjithë ai kishte nga “njëzarf”. Kishte për shkodranin Paulin Shestani, për tiranasinRamazan Sula, për përmetarin Vasil Llogo, për... Por “zarfi “më i madh, një album me mbi njëqind fotografi, ishte për AfrimKaramen...

Një dashuri e jetës së tij që nuk mund ta kalojë me një apody fjali...

Jovan Mëhilli, kryetar i Shoqatës Kulturore “Lushnja” eshpalli Jorgji Muzakën “Nderi i emigracionit shqiptar“, titullqë Jorgji e vlerësoi si më të madhin, më emocionuesin e jetës sëtij.

Dikush, pas kësaj, u ngrit e tha se...Nuk po e citoj. Sot, titujt e mëdhenj, dekoratat e larta, i

Page 138: NJERËZ QË I DUA

138

marrin...Vasili i shoqatës “Vëllazrimi” ka sjellë një shishe me verë

Përmeti...Aleks Çerepi është kujdesur që tavolinës të mos i mungojë

jo vetëm rakia “ball kazani” shqiptare, por edhe “anekset” etjera që nga frutat e thata e deri tek mezetë e “urgjencës”.

Ilir Thaka, kryetar i Federatës së Emigrantëve Shqiptarë,nip i Jorgjit, nuk flet, por filmon me dy kamera, me të vetëndhe me të Jorgjit, me dy aparate fotografikë, me të vetin dheme të Jorgjit. Është hera e parë në jetën e Jorgji Muzakës-emigrant që e filmojnë dhe fotografojnë. Ai gjithnjë ka filmuardhe fotografuar të tjerët...

E shtunë 21 prill 2007Me njerëz që i do dhe të duan nuk ka nevojë për lajmërim.

Një telefonatë e Jorgjit dhe, si ta kishim bërë me fjalë, ne ugjendëm larg njëri-tjetrit vetëm disa dhjetra metra. Ai sot kashumë punë, aq punë sa nuk ka pasë kurrë në jetën e tij. Kërkontë takojë të gjithë njerëzit që i do, kërkon të pijë kafe e tëfotografohet, kërkon t’u japë dashuri...

Në mbrëmje, në Agio Konstandinu 44, tek ngjitej nëautobuzin e linjës Athinë-Tiranë, në sytë e tij pashë t’i rrjedhënjë çurg lotësh. Ishin lot malli e dashurie për njerëzit me tëcilët kishte jetuar e ishte dashuruar...

Page 139: NJERËZ QË I DUA

139

LEFTERI DHE DJEMTË

Një lokal i vogël. Ballë për ballë dy tavolina pune. Mbi tady makina qepëse me penjtë e ngjyrave të ndryshme qëç’thuren rrotkash sa herë gjilpëra bën ngjitjen zbritjenshoqëruar me zhurmën karakteristike. Me sytë mbërthyer mbitegel babë e bir, dy breza njerëzorë. Më tej, më këmbë, një djalëtjetër i ri, bir i të parit dhe vëlla i të dytit, me hekur në dorë.

Tre vetë në një lokal të vogël fizikisht, por të madhshpirtërisht. Vogëlsinë ia dhanë arkitektët që e ndërtuan dekadamë parë. Madhështinë ia dha Lefter Anagnosti me të bijtë...

Lokali ndodhet në Patision - 25, në krahun e djathtë kurzbret tre shkallë në tunelin midis lokaleve të shërbimit. Në qoftëse doni të vërtetoni ato që shkruhen më poshtë, shkoni një ditë.Unë po u paraqes paksa nga ato që mësova në ato pak minutatek Lefteri punonte me dorë dhe fliste me gojë...

- Unë jam nga Saranda, nisi të prezantohet Lefteri. Kam46 vjet në profesion. Kam bërë specializim në Tiranë. Kam qenëpërgjegjës reparti në Livadhja të Sarandës, me një fuqi punëtoreprej dhjetë vetash. Ishte reparti i tretë për zonën Sarandë,Delvinë, Konispol në sasi e cilësi pune. Në ’92 – shin erdhëmkëtej. Punova në nja dy - tre lokale si zanatçi dhe në vitin 1998hapa aktivitetin tim, këtu, siç e shikon. Kam krijuar një klientelëtë qëndrueshme. Kam fituar një respekt të madh nga klientëtvendas si për gra, po ashtu edhe për burra.

- Si e fitove këtë respekt?

Page 140: NJERËZ QË I DUA

140

- Me cilësinë e punës, me korrektësi dhe me mirësjellje, njëgjë që ndër lokalet e Athinës nga zanatçinjtë vendas mungon.Ne trashëguam disiplinën e punës që kishim atje. Kjo na bëriqë të jemi të disiplinuar në punë. Kjo na doli për mirë.Trashëgojmë nga sistemi socialist, nuk dua ta mohojmë,profesionin, shkollën dhe edukatën e punës.

- Çfarë shkolle ke mbaruar?- Të mesmen.- Je në dyqan bashkë me djalin?- Po. Jam vetë me djalin, me djemtë.- Si e quajnë djalin?- Artan. Djali ka me mua rreth tetë vjet. Ka avancuar shumë

në punë. Ecën mirë. Unë për pak kohë plotësoj moshën epensionit dhe djali do të vazhdojë në gjurmët e mia.

- Djali këtu e mori profesionin?- Këtu.- Atje çfarë pune ka bërë?- Atje ka qenë në shkollë. Vajti deri në klasën e tretë

gjimnaz. Më pas u hap kufiri dhe iku. Punoi në disa vende pastabilitet pune e profesioni, si të gjithë.

- Kur e ke filluar punën si rrobaqepës?- E kam filluar në vitin 1962, në maj - qershor të ’62-shit.- Si të lindi dëshira për tu bërë rrobaqepës? Ishte trashëgim

apo jo?- E kam trashëgim.- Nga kush?- Nga vëllai im i madh. Ai kishte mësuar në Delvinë me

specialistët më të mirë që ka pasur aso kohe, me Andrea Rakën,i cili pastaj ka qenë kontrollor i cilësisë në Tiranë për të gjithëRepublikën. E kishin tërhequr në ministri. Ishte një njeri shumëi mirë, me influencë, me autoritet. Me vëllanë punova disa vjetdhe pastaj vazhdova vetë. Bashkëpunova me kolegët e vëllaitqë ishin në Sarandë. Me të gjithë këta fitova shumë gjëra, shumëshprehi të punës e të profesionit. Gjithashtu edhe në kursin ekualifikimit që vajta fitova shumë gjëra. Këtu hymë në natyrën

Page 141: NJERËZ QË I DUA

141

e një pune që ndryshon nga ajo e punës në Shqipëri. Këtu kamakineri më të shumta e me teknologji më të lartë, ka materialendihmëse që bën që puna të dalë më shpejt dhe më me cilësi.Nga përvoja e fituar në punë shpejt u ambientuam me vendin,teknologjinë dhe me preferencat e njerëzve këtu.

- Konkretisht çfarë shërbimesh bëni?- Unë, me përvojën e punës që kam andej, bëj të gjitha

llojet e shërbimeve. Këtu qepim kostume, por jo shpesh, sepseedhe nuk na leverdis, sepse na konkurron e gatshmja, e ciladel me kosto më të ulët. Kështu klienti nuk e frekuenton porosinëme përjashtim të ndonjë njeriu që nuk gjen të gatshme, si dhendonjë qejfli. Në masë të gjerë kemi riparimet dhe përshtatjetsipas trupit. Nga mosha 40 vjeç e lart trupi i njeriut pësonndryshime. Jo do ketë përkulje trupore, dhjamosje, do të ketëbark dhe kështu të gatshmet nuk i përshtaten plotësisht dhene bëjmë përshtatjet sipas trupit. Meqë neve njohim mirëporosinë hyjmë më kollaj atje dhe kemi rezultate. Nga përvojae punës kemi fituar një autoritet të madh sidomos nga gratë,të cilat gjejnë vetveten në punën tonë. Kam një klientelë shumëtë mirë. Gjatë këtyre dhjetë viteve krijova një klientelë që mëndihmoi jashtëzakonisht shumë.

- Çfarë ke lënë në Sarandë?- Në Sarandë nuk kam lënë ndonjë gjë. Kam lënë një shtëpi

që do një investim të mirë. Në Livadhja kamë një dyqanrrobaqepësie. Kam një shesh ndërtimi ku kam ndërtuar njëpjesë.

- Jetën, pas pensionit ku e mendon?- Me kushtet e sotme, me ata që dëgjojmë dhe shikojmë,

me rregullimin e rrugëve, autostradave e këto, meqë do të jemedhe pensionist një pjesë të kohës gjatë vitit do ta kaloj nëShqipëri. Në pranverë dhe behar do të jem atje, kurse dimrinkëtu, sepse në fshat ku jemi nuk janë kushtet e duhura.

- Po fëmijët si e mendojnë të ardhmen?- Fëmijët tani për tani e mendojnë këtu. Të shohim se si do

të vijnë punët. Kjo gjë nuk është e prerë, sepse edhe ne nuk

Page 142: NJERËZ QË I DUA

142

mendonim se do të vinim këtu.- Njërin djalë e ke rrobaqepës, tjetrin më ke thënë se merret me

librat...- Djali tjetër, Leonardi, punon në një librari. Ai, me të dalë unë

në pension, do të vijë të më zëvendësojë.- E din edhe ai zanatin?- E din edhe ai. Edhe i treti, Dhimoja, e di zanatin.- Ku është tani?- Tani për tani e kam këtu, por së afërmi do të ngrejë një

katharistirjo.- Faleminderit dhe ju uroj shëndet e të gjitha të mirat.- Faleminderit juve dhe këtë e uroj për të gjithë patriotët

tanë që të ecin mirë dhe të jenë nikoqirë. Kam shumë patriotëqë vijnë dhe kanë respekt për mua, ashtu siç kam edhe unëpër ta. Gjatë bisedave që bëjmë i këshilloj si i moshuar që jamdhe nga eksperienca e punës dhe e jetës që t’u tregoj rrugën edrejtë dhe fjalën e mirë. Këtë e kam për detyrë jo vetëm përpatriotët tanë, por për çdo njeri, çdo lloj ngjyre e besimi dheetnie që të ketë. Unë këtë e kam si parim. Për mua nuk karëndësi se ç’është njeriu, për mua ka rëndësi vetëm të jetë njeri.Këtë e vlerësoj dhe këtë ua lë edhe fëmijëve të mi që ta kenëamanet. Për njeriun të jenë gjithmonë të dashur, ta respektojnëdhe ta ndihmojnë për çdo gjë.

Page 143: NJERËZ QË I DUA

143

NJË JETË MIDIS “DY DASHURIVE“

Nuk e njihja. Dhe as më njihte. Unë diçka kisha lexuar nënjë reklamë në gazetë. Jo për të, por për Shkollën Shqiptare tëAthinës. Ai diçka kishte lexuar “diagonal“ në shkrimet e mianë gazetë. Kaq është pak për të trokitur e hyrë “me ndrojtje“në portën e jetës së njeriut…

Më pranë, nja tre metra larg, u ndodhëm më 12 korrik, nëhollin e Ambasadës Shqiptare në Athinë. Ai fliste për “fëmijën“e tij, jo për djalin që i ka lindur në Tiranë në ‘97-tën e tani është9 vjeç, por për një tjetër lloj krijese, asaj që quhet “ShkollaShqiptare e Athinës“. Tek fliste u mundova ta fiksoj nëmemorien e aparatit dixhital. Nuk arrita dot. Portretet që fiksovaishin flu, të pabotueshëm…

Dy ditë më vonë, më 14 korrik, më mori në telefon. Mëftonte në një udhëtim me Shkollën në gji të Peloponezit, nëNafplio. Kisha qënë një vit më parë në Nafplio, madje edhemë tej, në Epidavros. Jo në Epidavrosin e ri, atë buzë detit, pornë Epidavrosin e vjetër, shumë të vjetër. Atje, ulur në shkallëtku ishin ulur njerëzit e antikitetit, pashë Orestien, ose më mirëme thënë shkriva vetveten me heronjtë e mëdhenj të Iliadës sëHomerit, heronj të cilët për herë të parë i kisha dëgjuar të lëvizinnë skenën e jetës sime në vitin 1955, nga mësuesja e letërsisë,një vajzë e bukur që e thërrisnim Penelopa…

E pranova me dëshirë ftesën, madje i thashë se do të marrme vete edhe gruan…

Në atë udhëtim, për të cilin diçka kam shkruar, u ndodha

Page 144: NJERËZ QË I DUA

144

më pranë Lorit apo Lencit (nuk e di si i thërrasin njerëzit e tijtë dashur). Pranë tij më tërhoqi dashuria e tij për njerëzit.Këtë e pashë të reflektuar jo më shumë tek ai se sa tek nxënësite tij, jo pak, por diku tek njëqind, që udhëtuan me dy autobuzëturistikë, që qeshën e gëzuan, që me flamurin shqiptar u ngjitënnë Kala e me të vallzuan në drekë, gjithnjë nën tingujt emeloditë e këngëve shqiptare…

Me kaq për mua ishte pak për të formuar portretin e tij, jopër ta fiksuar në memorien kompjuterike, por për ta fiksuar epërpunuar në memorien njerëzore. Ndaj i kërkova një takim.Trokita në portën e jetës së tij dhe ai më ftoi të hyja “me gjithëkëpucë“…

Një tavolinë, dhjetë kompjutera, nga pesë e nga pesë në tëdy anët, një projektor, syri i të cilit ishte fiksuar drejt “perdessë bardhë“, libra, aparate. Një mjedis ku flitej shqip e mësohejshqip… Këtu e nisëm bisedën, bisedë të cilën nuk do ta jap nëmënyrën klasike të pyetje përgjigjeve, megjithëse të tillë ezbardha nga diktofoni. Do ta jap duke kërkuar të hyj në botëne tij, në dashurinë apo më mirë të them në “dy dashuritë“ ejetës së tij.

I thashë të më hapte një fletë nga fëmijëria e tij. Ai nuk mëhapi një fletë, por një fashikull fletësh, ma hapi jo si i rritur,por si fëmijë, me atë botë të bukur që tashmë është larg dhenuk kthehet, por që është jona dhe e askujt tjetër. Kur tha “Vitete fëmijërisë ishin të bukura” ai disi u tjetërsua, i qeshi fytyra, iqeshi zemra. “Kishim një shtëpi diku në qendër të Fierit…”Pranë saj “kopshtet e shkolla ishin nga më të mirat…” Kujtonme respekt të veçantë mësuesen e klasës së parë në shkollën“Naim Frashëri“, Safete Shehun nga Shkodra, “pak e ashpër,por që na dha bazat për të vazhduar më tutje”. Më tej “sheh“një “çift pëllumbash“ me të cilët ishte i dashuruar dhe duke ukujdesur për ta “shqetësonim edhe komshinjtë që kishim lart eposhtë“.

… Më tej ai “del nga Fieri“. Është rritur dhe çapkënllëqetkanë mbetur pas. I pëlqen të bëjë “një çerek ore “rrugë më

Page 145: NJERËZ QË I DUA

145

këmbë dhe të dalë kodrave e fushave që rrethojnë qytetit, tënjihet me “natyrën e egër“… Këtu e ndërpret paksa kujtimin eatyre viteve dhe, duke u kthyer në Athinë, thotë: “Mua mëvjen keq që fëmijët e mi rriten në një qytet ku nuk ke se ku tëshkosh. Qytetet në Shqipëri ishin vërtet qytete të vegjël, por nëqoftë se ecje një çerek ore më këmbë, dilje në fushat e punuara.Për fëmijët kishte shumë variacione…”

Diku nga klasa e shtatë, kur i lindi dëshira e madhe për tëlexuar “ç’t’i vinte në dorë“. Ai dhe mësuesit zbuluan dëshirëndhe talentin e tij për matematikën dhe fizikën. Në një olimpiadëqë u zhvillua asokohe me klasat e 8-ta, ai zuri vendin e parë…

“Janaqi Kilica“, gjimnazi që siç thotë ai, ishte më i miri nërepublikë, ishte një shkollë me mësues që me të vërtetë bëninpunë me pasion. Ndër ta ai ndalet tek mësuesi i fizikës, tekBardhul Kalaja. “Ai ishte tmerri i gjimnazit”, - thotë Lorenci.Dhe që të argumentojë “tmerrin“ e tij, ai sjell një shembull qëmatur me kutin e sotëm duket si paradoksal. “Një herë, - thotëai, - ngrita dorën në mësim. Mësuesi më thërret në dërrasë tëzezë dhe unë i përgjigjem pa asnjë gabim, shumë mirë. Mëthotë me një zë të prerë: - Shko, ulu! Shtatë. U preva… Pas dyjavësh vjen për inspektim drejtori i gjimnazit. Unë, për tëtreguar dijet e mia dhe për t’u hakmarrë ndaj vlerësimit tëherës së kaluar, ngrita përsëri dorën. U përgjigja përsëri shumëmirë. Mësuesi më thotë: Mirë, ulu! Tetë… Kështu në lëndën etij kisha një shtatë dhe një tetë. Një shoku im kishte dy nënta.Ai ishte më i duruar, nuk e ngrinte dorën. Në një provim meshkrim që bëmë, pa asnjë gabim, më vuri notën nëntë. Ishtenënta e vetme, nota më e lartë që u muarr në provim. Nëpërfundim, me një shtatë, me një tetë dhe me një nëntëpërfundimtaren ma nxori dhjetë!... Mësuesit dinin të të bëninqë të mësoje, dinin edhe të të vlerësonin si dhe sa duhet. Unëkam respekt për gjithë profesorët e “Janaq Kilicës“, por jo vetëmunë, të gjithë nxënësit që janë ulur e kanë kaluar nga bankat ekësaj shkolle. Shumë gjëra ua kemi borxh profesorëve tanë, tëcilët bënin një punë shumë serioze“.

Page 146: NJERËZ QË I DUA

146

Gjimnazi i nxiti fantazinë për shkencat ekzakte, fantazi ecila e çoi jo vetëm në olimpiada në shkallë rrethi ku gjithnjëzinte vendin e parë, por edhe në olimpiada në shkallëkombëtare. Ndër ta ai veçon olimpiadën e Sarandës, jo vetëmpër vlerën që ajo përcolli në fushën e matematikës, por përfaktin se “Olimpiadat ishin festa të bukura jo vetëm për ditëne zhvillimit, por veçanërish për veprimtaritë që zhvilloheshinpara dhe pas tyre, për ekskursionet, njohjen me natyrën dheme njerëzit, për veprimtaritë socialkulturore…”

Në atë moshë, flasim për fundvitet ‘80-të, ai kishte lexuardiçka për informatikën, kishte dëgjuar edhe për kompjuterat,por ata do t’i shihte me kërshërinë dhe zilinë e të riut. Nëolimpiadën e matematikës të zhvilluar në Tiranë në vitin 1989ata i çuan në Institutin e Informatikës, institut i cili sapo ishtehapur. Në Shqipëri, por edhe në botë, kompjuteri ende nukishte futur masivisht në jetën e njeriut. Edhe Universiteti iTiranës ende nuk e kishte shtruar trasenë e shkencës së re tëinformatikës. Ëndrra e tij për t’u marrë me kompjuterat dheinformatikën do të mbyllej në sirtar. Kjo ndikoi tek ai që t’inënshtrohej presionit të familjes dhe të të afërmëve dhe tëtrokiste në dyert e mjekësisë. “E vërteta është, - thotë ai, - unëisha shumë i mirë edhe në biologji, madje profesori imatematikës dhe ai i biologjisë ziheshin njëri me tjetrin se kushdo të më merrte për të përfaqësuar shkollën e rrethin nëolimpiadat përkatëse. Një rregull i vënë aso kohe një nxënësnuk mund të merrte pjesë në dy konkurse“…

…Kështu, ai në vitin 1989 do të niste fakultetin e mjekësisë,megjithëse, siç thotë: “Më pëlqente biologjia, por mjekësia nukishte biologji, ishte diçka më shumë. Ishte një degë jo vetëmteorike, por donte të kishe edhe zemër të fortë dhe të përballojedhimbjen e tjetrit. Është gjë e bukur të ndihmosh, por në radhëtë parë nga ana psikologjike duhet edhe ta përjetosh dhimbjene tjetrit…”

Në vitin 1995, me një mesatare note 8.5 mori diplomën emjekut, profesion të cilin e ushtroi vetëm në praktikën

Page 147: NJERËZ QË I DUA

147

mësimore studentore. Orieta, me të cilën ishte njohur gjatëviteve studentore, fëmija që erdhi në jetë, nevoja për të qenëpranë prindërve që kishin mërguar në Athinë që në vitin 1991,e kthyen cfratin e jetës së tyre larg Tiranës të viteve studentoree larg Fierit të viteve të fëminisë e të rinisë, e drejtuan në dhé tëhuaj. Erdhi familjarisht në Athinë…

…Provoi të njohë diplomën e mjekut në DHIKACA.Studioi për muaj të tërë në një kohë që punonte herë kamarier,herë kopshtar në një hotel e herë shiste rroba në pazar. Për të“punët që mund të bëjë një emigrant në një vend ku diplomëssë tij nuk i jep kush ujë, nuk e vlerëson, janë të rëndomta.Provova të çaj, por u ndesha me një mënyrë funksionimi tëgjërave ku nuk llogariteshin vetëm dijet, duheshin edhe të tjeragjëra, mbi e nën rrogoz…”

…Ndërkohë, me zhvillimet e reja, nga sirtari i jetës së tijkishte gërmuar dhe kishte nxjerrë “dashurinë e parë“,informatikën. E dini si e mori dhe sa i kushtoi kompjuteri iparë? “Gazeta Kathimerini“ në një lajmërim – reklamënjoftonte se në qoftë se bleje gazetën për disa muaj radhazidhe siguroje në numër të caktuar kuponash, merrje kundrejtnjë çmimi simbolik një kompjuter komplet. E kishte blerëvazhdimisht gazetën, kishte siguruar edhe të gjitha kuponat.Kishte paguar edhe kompjuterin. Dhe shpenzimet… kishinqenë dyfish. Ishte koha kur edhe në Greqi kompjuteri ishteende një mjet simbolik, ende i rrallë për përdorim masiv.

Në vitin 2001 vendosi të shkëputej nga puna si kamarier,kopshtar apo shitës ambulant nëpër pazare. Vendosi t’i futetstudimeve për informatikë. Trokiti në disa dyer, por më në fundu ndal tek Univeriteti i New Yorkut në bulevardin “Amalias“.Për të dhe për familjen e tij “ishte një sakrificë e madhe, porishte një sakrificë që ia vlente, sepse bëra atë që në radhë tëparë dëshiroja, që kisha pasion dhe nuk jam pishman përkëtë…”

Modeli amerikan i studimeve, i kohës dhe i mënyrës, ështëse programin e ndërton vetë studenti. Rëndësi ka që të marrësh

Page 148: NJERËZ QË I DUA

148

një numër të caktuar kreditesh. Me 125 – 129 kredite merrdiplomën. “Duke rënë në kontakt me dekanin amerikan,mësova se një pjesë e provimeve që kisha dhënë në Universitetine Tiranës e që ishin në programin e studimeve, mund të mënjiheshin. Diploma ime u dërgua në Amerikë ku u vlerësuansi të vlefshme gjashtë lëndë. Kjo bëri që unë, krahas punës qëbëra duke avancuar kreditet, t’i mbaroja studimet për pak mëshumë se dy vjet e gjysëm, nga katër vjet që është normalisht“.

Ndërsa vazhdonte universitetin amerikan, në vitin 2003ai bëri hapin e parë drejt pasionit të tij tashmë të gjallëruar enë pjekje e sipër. Hapi një biznes të thjeshtë: një zyrë përprogramime kompjuterike dhe shërbime interneti. Ra nëkontakt me njerëz të njohur e të panjohur, hyri në biseda meta, studioi dëshirën e shumë njerëzëve, veçanërisht ata tëmoshës së mesme, njerëz me universitete e shkolla të larta qënë kohën e studimeve të tyre kompjuteri dhe interneti ishindiçka imagjinare. Vërejti dëshirën e tyre për të mësuar, poredhe ndrojtjen që ndjenin ata kur uleshin në kurse kompjuterikekrahas djemëve e vajzave të reja, boshllëkun gjuhësor dhe tëtjera anë që e bëjnë njeriun ta ndalë paksa hapin për të ecurme kohën. Kjo e ngacmoi që të krijonte një klasë për mësimin ekompjuterit dhe të aksesorëve që lidheshin me të si interneti,programimet etj. Më 4 shkurt të vitit 2005, pasi kishte marrëleje nga Ministria e Ekonomisë dhe kishte siguruar të gjithëdokumentacionin e nevojshëm, nisi ora e parë e mësimit shqiptë kompjuterit. E theksova “shqip“ për faktin se si mësimet, poashtu edhe literatura e siguruar nga Shqipëria apo e përkthyernga gjuhë të huaja ishte shqip. Në verë të 2005 erdhi momentii përfundimit të kursit të parë dhe i shpërndarjes së diplomave,moment i cili u kurorëzua me një ceremoni të bukur ku morënpjesë nxënës, prindër e bashkëshortë të kursantëve. Tashmënuk kemi të bëjmë thjesht me një kurs, por me një shkollë, ecila ka edhe ekskluzivitetin që përveç një qendre mësimdhëniepër kompjuterat është njëkohësisht edhe një qendër testimi edijeve për informatikën kompjuterike. Në shtator të vitit 2006

Page 149: NJERËZ QË I DUA

149

mjediset në katin e 8-të në rrugën 3 Septemvriu 18, më pak sedyqind metra larg rrethit të qendrës së Athinës, Omonia, uzgjeruan. Një klasë rreth tavolinës së rrumbullaktë mblodhinjerëz që donin të mësonin me baza anglishten. Mësuese eanglishtes u bë e shoqja, Orieta, e cila njeh me provimepasuniversitare përveç anglishtes edhe italishten e frëngjishten.Më pas, rreth tavolinës së rrumbullakët u mblodhënbiznesmenë grekë e midis tyre edhe një prift katolik, Moratini,të cilët mësonin shqip. Prifti sot, pasi kaloi kursin e shqipes nëAthinë, është vendosur në Korçë për të shërbyer e për tëperfeksionuar më tej shqipen…

Kaq nuk janë pak për një shkollë që ende nuk i ka mbushurdy vjet jetë, një shkollë për mësimin e kompjuterit shqip,mësimin e anglishtes dhe të shqipes. Por Lorenci nuk është ikënaqur. Atij i rri mendja tek nxënësit, moshatarë me djalin etij dhe më të mëdhenj, që janë larg Shqipërisë dhe larg shqipes,të shkruarit dhe të lexuarit e saj si bashkëmoshatarët e tyre nëShqipëri. Ai ka shpallë para emigrantëve një program modestpër të kaluar në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët emigrantënë Athinë, për organizimin e programit mësimor “E shtuna efëmijëve“. E ndjen këtë si nevojë, si një detyrim shpirtëror dhekërkon mbështetje të komunitetit shqiptar në mërgim…

Para se të ndahemi, ndërkohë që tashmë kishim kaluar nëzyrën e tij komode ngjitur me të cilën ishte “tavolina errumbullakët“ e mësimit të shqipes, e futa midis dy dashurivetë jetës së tij, mjeksisë dhe informatikës. Nga fjalët e ndjeva sei ka të dyja nën sqetull, i mban dhe i ruan, do t’i bëjë pjesë tëjetës së tij. I formuar si intelektual në fushën e mjeksisë, idashuruar në të njëjtën kohë pas informatikës dhe i diplomuarnga një universitet i njohur në botë, ai dëshiron që një ditë t’ikombinojë të dyja, të jetë pjesë e asaj lëvizjeje që ka lindurdiku në vende të zhvilluara si Anglia, Amerika etj., ku këto dyshkenca studiohen për t’i ardhur në ndihmë në mënyrë tësofistikuar njerëzimit”. Ka shumë për të bërë në këtë fushë,thotë ai i zhytur në detin e ëndrrës së tij, të paktën nga ato që

Page 150: NJERËZ QË I DUA

150

kam studiuar unë. Do të doja t’u futesha studimevepasuniversitare në këtë fushë, por për momentin kjo për muaështë në kufijt e pamundësisë“. E pyes nëse ka bërë ndonjëhap, qoftë edhe të shkurtër rrugës së kësaj ëndërre. “Kam bërëdisa, - thotë. - Nisa një master në fushën e informatikës.Megjithatë kjo është pak. Përfundimtarja për mua është të gjejnjë master të të dy fushave të shkrira në një, të mjekësisë dhetë informatikës, dhe të specializohem në këtë fushë“.

Duke zbritur nëpërmjet ashensorit që lidh “qiellin“ e jetëssë këtij intelektuali të ri me rrugën e gjërë ku gëlojnë njerëzit,ëndërrova një ditë shtatori 2006 “një klasë të mbushur mefëmijë që mësojnë shqip“ …ëndërrova Lorenc Kokën jo vetëmdoktor në mjekësi, por edhe doktor në informatikë, i shkrirë nëmënyrë organike midis “dy dashurive“ të jetë së tij. Ndoshtandonjë ditë do të kem fatin që të shtrij radhët e fjalëve të mianë një reportazh me këtë temë.

Athinë 25 korrik 2006

Page 151: NJERËZ QË I DUA

151

MARIO I VOGËL, GJYSH JOVANI DHE …

“Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë tëkëthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”

(Brenga dhe këshilla e një arvanitasi)

Mario ka katër vjet të plota jetë dhe ka hyrë në të pestin.Ka një mënyrë origjinale për të prezantuar moshën. Katër vjetëtt’i thotë me gojë, shqip. Për pjesën e ditëve dhe muajve mbikatrën nuk e ka gjetur ende shprehjen me gojë, por ka gjeturatë me shenja. Në fillim të tregon katër gishtat e dorës e mëpas pesë…

Është, ndoshta, shqiptaro-amerikani më i ri në Athinë.Babai dhe nëna e tij, Lorenci e Nevina, javën e kaluar ishinpjesë e ceremonisë dhe e kokteit që u organizua në bashkinë eDetroitit me rastin e shpërndarjes së dokumenteve të qytetaritamerikan për të huajt.

…Disa muaj më parë gjysh Jovani fluturoi mbi Atlantikdhe u ul në aeroportin e madh amerikan. Shkonte të takontedjalin dhe nusen, që disa vite më parë kishin aplikuar mellotarinë amerikane dhe ishin futur në procesin e legalizimit tëplotë dhe e marrjes të të drejtës së banorit të shtetit më meprestigj në botë. Në aeroport u befasua nga një zë fëmije, njëzë që i erdhi si një këngë, si një melodi e njohur e vendlindjes.“Gjysh Jovani!” - kishte thirrur fëmija dhe i ishte hedhur nëqafë. Ata nuk e kishin parë kurrë njëri-tjetrin, përveç nëpërmjet

Page 152: NJERËZ QË I DUA

152

fotografive e vidiove. Mario kishte lindur në Amerikë. Prindërite tij, babai dhe nëna, e kishin mëkuar çdo ditë, krahas mequmështin e gjirit dhe me ushqimet e ditës edhe me fjalën ebukur shqipe. Me të në familje flisnin vetëm shqip. Kur i treguangjyshin në hollin e aeroportit, ai nuk priti, por vrapoi dhe iuhodh në qafë. I thirri shqip dhe bisedoi me të shqip…

…Gjysh e nip nuk ndaheshin. Shëtisnin bashkë, bisedoninbashkë e nganjëherë flinin bashkë. Lidhja midis nipërve,mbesave e gjyshërve është një lidhje e çuditshme, një lidhje qëpsikologjia e kohëve e ka studiuar, por nuk ia ka gjetur arsyen.Populli këtë lloj lidhje e dashurie e ka quajtur “Mjalti i Mjaltit”.Ndoshta këto dy fjalë flasin më shumë se volume të tëra librash.

…Erdhi koha që gjyshi duhet të kthehej në Athinë ku kishtepjesën tjetër të familjes dhe nipër me të cilët ishte lidhur po aqfort. Mario nuk donte ta lëshonte…

…U gjet një tjetër rrugë. Mario do të udhëtonte së bashkume gjyshin në barkun e avionit për të zbritur në aeroportin eAthinës…

…Në Athinë u bë me dy gjyshër dhe me dy gjyshe, megjysh Jovanin e gjysh Mitatin, me gjyshe Lefterinë dhe gjysheMimozën. Shkon herë tek njeri e herë tek tjetri, por gjysh Jovanitnuk i ndahet as në shtëpi, as në rrugë dhe as në sheshin AgioNikolaos, ku do ta gjesh të luajë me moshatarët e tij në orëtpak para mesditës.

…Një mëngjes, tek pinim kafe me Jovanin në ballkonin qësheh rrugën Olympias dhe dëgjon trokun e trenit elektrik tekkalon në rrugën e hekurt në stacionin e Agio Nikolaosit, e pyetase si i thonë mirëmëngjes në anglisht. Më pa me kuriozitet dhepasi ngrysi vetullat më tha me një ton të prerë: “Këtu, më kathënë gjyshi, duhet të flasim vetëm shqip”. E flet bukur dhepastër shqipen a thua se ke përpara një fëmijë në Lushnjë,vendlindjen e babait të tij, që nuk ka dëgjuar kurrë në jetën etij një fjalë të huaj.

Jovani më tregon se herë pas here ia çon sinjalin satelitornë ndonjë stacion me përralla në gjuhën angleze. E ndjek me

Page 153: NJERËZ QË I DUA

153

vemendje dhe e shikon se si gajaset së qeshuri nga shprehjetanglisht të personazheve të filmit.

Më tej ai më tregon se si punon ai dhe e shoqja, e cilagreqishten e ka gjuhë të nënës për t’i mësuar atij gjuhët e botës.Jovani flet me nipin shqip. Lefteria flet me nipin greqisht.Mimoza dhe Mitati i flasin shqip. Nipi u përgjigjet atyre nëmoment herë në shqip e herë në greqisht…Mario që ende nuki ka mbushur pesë vjeç, komunikon me njerëzit në tre gjuhë…

Tek gjerbnim kafen në ballkon e Marioja herë futej brendae na mbyllte derën duke qeshur, e herë dilte e i ulej gjyshit nëprehër, biseda ra për fëmijët dhe gjuhën e nënës, për shqipen ebukur dhe shqiptarët prindër e gjyshër, që nuk duan të flasinshqip me fëmijët e jo më t’u mësojnë atyre shkrim e këndim.Në gazetat shqip që dalin në Greqi, në çdo numër të tyre gjendy e më shumë lajmërime nëpërmjet të cilëve shoqata tëndryshme në Athinë, Selanik, Volos e vende të tjera ftojnëprindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre të mësojnë falas të shkruajnëe lexojnë shqip. Meraku i drejtuesve të këtyre shkollave ështëse me gjithë masat e gjithanshme organizative, përsërifrekuentimi i këtyre mësonjtoreve është tepër i ulët.

Jovani më foli për një bisedë telefonike që kishte pasur menjë çift shqiptar, njerëz me arsim universitar dhe për“shqetësimin” se dy fëmijët e tyre, njeri 10 e tjetri 12 vjeç, nukdinin të flisnin shqip. Ata, me dy fëmijët e tyre, në shtëpi e nëmjedise të tjera nuk flisnin kurrë shqip. E si mundet që dy njerëztë formuar nga ana arsimore, njerëz që gjuha e nënës dhe ebabait denbabaden është gjuha shqipe, njerëz për të cilëtprindërit kishin sakrifikuar për t’u dhënë arsim të plotëuniversitar, të mos flasin me fëmijët e tyre shqip, të mos umësojnë atyre gjuhën e nënës dhe babait?

Mjerisht, në jetën e përditshme raste të tilla takojmë jorrallë. Fatmirësisht, shembuj si ai i një mikut tim që ka më sedyzet vjet që jeton në Greqi, që është martuar me një greke, qëka dy fëmijë me arsim universitar, me të cilët flet në familje enë mjedise publike me ta vetëm shqip, shembuj si ai i djalit të

Page 154: NJERËZ QË I DUA

154

Jovanit, i cili nga përtej Atlantikut, nëpërmjet Marios së vogël,na sjell një mesazh të madh shqip, shembuj të tjerë të shumtëqë i takon në rrugë, në autobuz, në tren, ku nënat e reja uflasin fëmijëve të tyre mbi karrocë shqip, dominojnë…

Ndërsa meditoja rreth këtyre fakteve m’u kujtua udhëtiminë taksinë e një arvanitasi rreth të pesëdhjetave, biseda me tënga Neo Kosmosi në Kato Patisia në gjuhën e të parëve të tij,në shqipen arvanitase. M’u kujtua brenga dhe këshilla e tij…

…”Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, - tha ai, - pogreku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nukmundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juvekështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën emëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenëgrekër si na…”

Page 155: NJERËZ QË I DUA

155

EDHE NJËQIND DRITËRO AGOLLI!

Ishin kohë të vështira, ndoshta më të vështirat e jetës sime.Kishte ndodhë vjedhja më e madhe e vullnetit të popullit, 26MAJI 1996. Kishte ndodhë rrahja dhe gjakosja më e frikshmee kohës që kalonim, në sheshin “Skënderbej“, përpara syrit tëkamerave dhe aparateve fotografike nga e gjithë bota, 28 MAJI1996. Nuk ka nevojë të bëj ndonjë koment. Janë dy ditë qëflasin dhe do të flasin gjatë në historinë e kohës sonë, dy dataqë do t’u paraprinin “ DIMRIT TË MADH – 1997 “...

Ditët që pasuan, në atë qoshe të hartës gjeografike ku kishbërë rrënjë jeta, i ngjanin një mengeneje që çdo ditë shtrëngohej,i ngjanin një kazme që kërkonte të më shkulte rrënjët...

Një ditë të meskorrikut e ndjeva se po më prisnin rrënjënboshtore të qënies sime. Vendosa dhe ika natën. Në anët tonashprehja “Ikje natën” ka në thelb dhimbjen më të madhenjerëzore, shkuljen nga vendi ku ke parë për herë të parë dritëne diellit me dëshirën ta shohësh edhe për herë të fundit. Përdore kisha djalin që nuk i kishte mbushur ende tëkatërmbëdhjetat...

Drita më kapi në Tiranë. Kisha një vizë një mujore. Mëduhej të udhëtoja drejt një vendi që i njihja njeriun e lashtë,por nuk i njihja njeriun e ri. Veç kësaj, kisha mbi supe edhebarrën e një emri arab që kryeredaktori i gazetës më pat thënëse është i papranueshëm për vendin dhe fenë e atjeshme.

Më duhej një fjalë e ngrohtë, një njeri që të më jepte zemërnë aktin e madh të ikjes. I rashë një zileje. Dëgjova një zë të

Page 156: NJERËZ QË I DUA

156

ngrohtë, një mirëseardhje zemre. U ngjita në katin e tretë.Derën e gjeta të hapur. Përballë ishte Sadija. Emrin ma kishtedëgjuar, por fytyrën ma shihte për herë të parë. Dy hapa mëtej, në këmbë, si një lis rrënjëthellë e degëbardhë nga bora eparë e vjeshtë së dytë, buzëqeshur e krahëhapur ishte Dritëroi.E kisha takuar shumë herë, me nga një gotë raki ballë për ballëe me zemrën njerëzore në dorë. Djali e kishte lexuar, e kishterecituar, por kaq pranë nuk e kishte parë asnjëherë.

U ulëm në atë sallon të thjeshtë rrethuar me piktura e melibra, në atë sallon që nuk e hiperbolizoj po të them se ka nxënëdhe nxen gjithë vendin, ashtu siç nxen tërë botën zemra eshkrimtarit dhe poetit tonë të madh....

Pimë nga një gotë raki nga ajo që Dritëroi e ka zjerë ngamushti i manave jo dy, por tri herë në këngët e tij për truallinku lindi dhe mori vrapin e jetës.

Nuk ndejtëm gjatë. Ikëm duke marrë me vete disa adresadhe numra telefoni, të Aristidh Kolës në Athinë, të Dino Kubatitnë Salaminë... kurajon dhe ngrohtësinë njerëzore për tëkapërcyer kufirin e një jete në kërkim të një jete tjetër...

... Të nesërmen, më 21 korrik 1996, lamë diellin mbi majëne Dajtit dhe ikëm në dhé të huaj...

* * *

...Kaluan muaj. Kaloi edhe “Dimri i Madh“. Kaloi edhe“Pranvera e Mbrapshtë“. U shkatërrua Shqipëria. “KuotaZero“ shënoi temperaturat më të ulëta në historinë e kombit.Sa ishte “Minimalja absolute“ e dimrit shqiptar? Askush nuke di ose më mirë të themi “nuk e thotë“. Dhe as do ta thotëndonjëherë, sado komisione parlamentare e ndërplanetare tëformohen...

...Në tetor udhëtova drejt Shqipërisë. Nën frikën e pusive,të pritave, kallashnikovëve. Shqipëria ishte e plagosur. Përpiqejtë hiqte fashot e zeza mbi plagët që rridhnin gjak të kuq...

Më 13 tetor 1997 isha në Tiranë. Kisha marrë që nga Athina

Page 157: NJERËZ QË I DUA

157

një shishe të bukur me uzo. E pata menduar që me të në dorë tëtrokas në derën e Dritëro Agollit. Ia kisha një borxh, atë lloj borxhiqë të jep këshilla e mirë, fjala e ngrohtë, zemra e çiltër. Ma kishtedhënë një ditë korriku dhe desha t’ia ktheja një ditë tetori. Jo tëgjithë, as gjysmën, se borxhi që lidhet me fjalën e ngrohtë dhekëshillën e mirë nuk ka çmim, nuk mund të kthehet kurrë.

...U ngjita në katin e tretë dhe si herën e parë përsëri ugjenda ballë për ballë me Sadijen, njeriun dhe bashkëshorten emirë në kuptimin absolut të fjalës. Mbi majën e malit të letërsisëshqipe “Dimri i Madh” kishte hedhë shumë borë. Një këmishërozë e hapur paksa në kopsën e parë, një triko që kishte marrënga kaltërsia e qiellit, një palë pantollona kafe përbënin veshjene njeriut që u mat me malet pë t’u ngjitur e bërë edhe vetëMAL më vete. Para meje ishte Dritëroi i letrave shqipe, përmua më i madhi, më i thjeshti, më njerëzori...

Nuk kishim zënë ende vend kur ra zilja e dera u hap, dukesjellë me vete një këngë devollite, një grup njerëzish të qeshur.Gjashtë ishin, nga ata vetëm njërin njihja, shokun dhe mikuntim të viteve studenteske, gazetarin e njohur Fuat Memelli. Ishinpërfaqësues të Shoqatës “Devolli“. Kishin ardhë t’i uroninkryetarit të tyre shpirtëror, Dritëroit, përvjetorin e lindjes. Nuke dija se atë ditë Dritëroi mbushte 66 vjeç. Jetova disa çaste qënuk mund t’i harroj kurrë. Mora pjesë në gazin e tyre, bashkovazërin tim në këngën e bukur devollite, qesha si asnjëherë nëtakimet me njerëz të zemrës.

Disa ditë më vonë do të udhëtoja përsëri drejt Athinës.Kisha marrë me vete ngrohtësinë shpirtërore të një njeriu qëtërë jetën ngrohtësi ka përcjellë dhe përcjell.

Nuk kaloi asnjë muaj dhe në adresën time në Athinë dyfotografi të përcjella nga Fuati do të më përjetonin një ditë tëpaharruar...

* * *

Dritëro Agolli, shkrimtari dhe njeriu i madh i kohës sonë,

Page 158: NJERËZ QË I DUA

158

më 13 tetor mbush 75 vjet jetë. Do të desha të isha përsëripranë tij. Do të desha që këto radhë t’ia përcjell në adresën e tijelektronike. Nuk e di. Po ia përcjell nëpërmjet gazetës“EMIGRANTI “, në mijëra kopje. Për të dhe për të gjithë ataqë e duan dhe krenohen për vlerat që Ai i ka sjellë kombitshqiptar.

Edhe NJËQIND Dritëro Agolli! Mos u plaksh kurrë!

Athinë, 11 tetor 2006

Page 159: NJERËZ QË I DUA

159

SHTEGTIMI I NDUE NIKOLLES

Përsëri një letër. Përsëri nga Kavalla-Klitu 10. Përsëri ngaNdue Nikolla. Kësaj radhe jo me një libër që të sjell në shpirtbukurinë e Fanit dhe maleve të Veriut të Shqipërisë. Kësaj radheme një letër, mes së cilës një fotografi, e lidhur me të “mekllapa”, me një formë lidhjeje që e bënim unë e Ndue Nikolla(dhe brezi ynë) kur nuk donim të përdornim zamkën, atë llojzamke që ua merrnin “lotëve” të qershisë apo të pishave.Fotografia është autoritare, tipike për një mësues të shkollës sëmesme, kur shkon e vjen nga shkolla. Një njeri me kostum,xhaketëmbërthyer, me kollaro, me këpucë të lustruara dhe meçantën nën dorë mbushur me hartimet e nxënësve. NdueNikolla nuk e ka harruar zakonin e vjetër, me një ndryshim:pamja nuk vjen nga Mamurrasi ku kaloi vitet e jetës para se tëikte, pamja vjen nga Kavalla, përballë një shtëpie ku zverdhinagrumet.

Faleminderit Ndue Nikolla dhe për shakanë tënde, njëshaka e shëndetshme që na mungon prej kohësh, shaka që nëmos t’i shuan, t’i ul paksa streset e ikjes larg vendlindjes…

“Ju falënderoj shumë për fjalët shumë të mira folur dheshkruar në gazetë për mue dhe librin tim të vogël, por që ti ebane të madh”.

Asgjë Ndue Nikolla. Të madh e bëre ti kur i vure emrin eFanit, vendlindjes tënde, mallit për dheun e lindjes dhe rritjessë njeriut.

“Në pamundësi me i shtyp, po të lodh me dorëshkrime“ -

Page 160: NJERËZ QË I DUA

160

më shkruan Ndue Nikolla dhe, për diçiturë të fotografisë së tijmë përcjell humorin e tij të titulluar “SHAKA MIDIS NESH –shkurt 2007“!

Më ktheve pas Ndue Nikolla, në kohë e hapësirë, malevetë trevës ku linda dhe u burrërova, odave dibrane ku flitet meradhë e ku çiftelia në vargje rapsodike dëgjohet më me qetësise sa operat e kompozitorëve të mëdhenj në salla luksoze. Tëbukura janë rapsoditë e maleve Ndue Nikolla! Janë pararendësetë epeve me kreshnikë e zana, prolog, monolog dhe epilog ityre. Pa ta, pa rapsodët popullorë që këndojnë odave mbi telaçiftelie, shkrepave e luginave mbi tela sharkie, nuk do të kishimeposin tonë të kreshnikëve, Mujin e Halilin, Gjergj Elez Alinë eHalil Gashin. Më vjen mirë që edhe këtu, larg Fanit e maleve tëMirditës, të atyre maleve kala të natyrës, ku lindi Kanuni iLekë Dukagjinit dhe ku nuk shkeli këmbë turku, ti lëvronrapsodinë, e lëvron dhe në hullinjtë e saj mbjell shpirtin tënd,humorin e zemrës, ani se dikujt mund t’i duket, si thuhet nëditët e sotme, “seksi”. Po i përcjell ato...

Ky asht Ndue Nikolla viti ‘07Tash ma, nuk ia varin gratë.Mezi i pret orët e natës,Me u ngroh në gji të plakës.Dikush thotë: I asht djeg siguresa,Ky me djem, me nipa e mbesa.Dhe shih me ç’gjuhë na flet,Të gjithë të rrinë në hesap t’vet.Burri çfardo moshe t’ketë,Dorën do me e mbajt n’vend t’nxetë.Pré e një burri ra nji grue e vjetër,I tha: - Mos ik.Kam dhe nji dhëmballë n’anën tjetër.Thonë:Qëndrimi me gra e humoriE zgjat jetën, sa të doni.

Page 161: NJERËZ QË I DUA

161

T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! Humor e mjalt t’ buroftëgoja!

* * *

Sa larg është Kavalla me Athinën? Nuk e di, ndaj po e lëndezur kompjuterin dhe po rrëmoj në bibliotekën gjeografiketë emigrantit...

E gjeta. Letrat thonë se është plot 677 kilometra...Në këtë llogari më futi përsëri Ndue Nikolla. Ai të premten

i kishte përshkuar të tëra këto kilometra, ku me autobus e kume tren. Më mori në telefon nga shtëpia e Salvatores dhe mëkërkoi takim. Më tha se nuk e njihte Athinën dhe se nuk dinteku të ngujohej për t’u takuar. I thashë Salvatores ku dhe nëçfarë ore të takohemi, të nesërmen, të shtunën e 26 majit...

... E pashë nga larg. Ishte i veshur me një kostum gri, imbërthyer nga një kollare me vija e mbuluar sysh me syza tëerrëta dielli. Do ta kisha njohur edhe sikur të mos e kisha parënë fotografi. Qëndrimi paksa i ndrojtur, vështrimi ipërqendruar i kalimtarëve të shumtë në sheshin qendror tëkryeqytetit grek në kërkim të asaj që donte, fliste se ishte ai dheaskush tjetër. Kur iu afrova hoqi menjëherë syzat dhe portretii tij u bë i plotë. I shkëlqenin sytë dhe i gufonte zemra...

...Shëtitëm nëpër rrugët e rrugicat e qendrës së Athinës nëshoqëri të Salvatores, mikut të tij të ri në moshë, që në fillim tëviteve ’90 ishte diplomuar për inxhinieri mobiliesh e tanipunonte në ndërtim. Më pas u ulëm dhe, pasi vumë mbi furkëne kujtesës bashkën me lesh rude, nisëm të tjerrim kohën tonë,atë kohë që jetuam dhe atë që jetojmë, atë që lamë dhe atë qëgjetëm. Salvatorja na tregoi disa fragmenti nga “ikja dheriardhja” e tij në këtë botë hallesh. Na tregoi si ishte aksidentuar,si kishte kaluar në koma dhe si falë një ndërhyrje profesionalemjekësh ishte rikthyer në jetë. Ndueja më tregoi për jetën nëKavalla, për djemtë dhe nuset e djemve, për gruan, nipërit embesat, për atë lidhje shpirtërore karakteristike shqiptare midis

Page 162: NJERËZ QË I DUA

162

brezave në familje, atë lloj lidhje që i ka mbajtur jo vetëmnjerëzit, por edhe malet në këmbë. Ndueja tash po i afrohet tështatëdhjetave të jetës së tij. Disa vjet ka punuar, i është bërëkrah dhe shtyllë familjes. Tani nuk punon. Punojnë djemtëdhe nuset. Ai u gëzohet nipërve e mbesave, ushqehet me mjaltine mjaltit të jetës njerëzore...

U ndava vonë me Nduen. Ai do të nisej për në Nafplio,tek një mik i tij. Nuk ishte hera e parë që udhëtonte drejtkryeqytetit të parë të Greqisë së re. Atje shkonte vit për vit, tekshoku, tek miku, tek gjaku. Më gëzoi edhe ky detaj i jetës së tij,një detaj karakteristik malësor, shqiptar. Një detaj që ka bërërrënjë e mbijeton edhe qindra kilometra larg tokës ku u mbolle lidhi fryte.

* * *

Të martën, më 19 qershor, përsëri një telefonatë, përsëriNdue Nikolla. Ish kthyer nga Nafplio dhe nuk donte të nisejpër në Kavalla pa e pirë një kafe, nga ajo lloj kafe që bën miq,që i fut njerëzit në zemrat e njëri-tjetrin dhe i bën një. Nuk e dinëse ndonjë ditë do t’ia kthej miqësinë, do të shkoj në Kavalla,do të shkoj bashkë me të në Fan të Mirditës e do të ulem nëodën mirditore. Nuk e di. Zemra ma do...

Athinë, maj-qershor 2007

Page 163: NJERËZ QË I DUA

163

T’U RRITTË NDERA NDUE NIKOLLA!

Një lajmërim postar rekomande. Një letër, brenda së cilësnjë libër i vogël i përmasave 18 me 13, mbushur në të tridhjetedyfaqet me nektar shpirti, poezi. Brenda librit dy kartolina; njërame pamjen e Kavallës natën dhe tjetra me Kavallën në breg tëdetit (Sa e bukur qenka Kavalla!) Në njërën nga kartolinatshkruhet:

“Zonja e zotrinj të redaksisë dhe ata që i përkasin beqarisë!Gëzuar Vitin e Ri 2007. Të jetë një vit i begatë në gazetari dheshëndet e lumturi personale e familjare. Një mijë të fala ngaKavalla! Nga Ndue Nikolla, ish mësues i letërsisë. Në futbolladmirues i “Vllaznisë”!

Brenda zarfit dy letra në dorëshkrim. Në të parën shkruhet:”Po u dërgoj këtë libër me vjersha, që e nxora nga botimi nështator 2006...” Në letrën e dytë një urim në vargje:

Gazeta “Emigranti”

Shkruen për të thjeshtit,shkruen të vërtetën.O gazeta “Emigranti”,Tek ti gjejmë vetveten.

Siç punojmë ne pa orarë,Ti rri zgjuar gjer natën vonë,Bisedon me mërgimtarë

Page 164: NJERËZ QË I DUA

164

Që kan’ halle e s’mun t’i thonë.Sikur gonxhja që çel së pari,Gjith’ aromë e largpamsi,Ti je shpresë e çdo shqiptariQë ndeshet me padrejtësi.

Ndue Nikolla, Kavalla-Greqi

Po kush është Ndue Nikolla?Ka lindur në Fan të Mirditës kur erdhi pranvera e vitit

1938. Shtatvjeçaren e mbaron në Kukës. Në vitin 1959 mbaronPedagogjiken në Shkodër, kurse në vitin 1966 mbaronUniversitetin e Tiranës në degën gjuhë e letërsi shqipe. Në vitet1966 – 1974 mëson vogëlushët e vendlindjes së tij, Fanit, kursenë vitet 1974 – 1994 gjendet mes fëmijëve dhe banorëve tëMamurrasit, si mësues dhe veprimtar shoqëror. Nga vitin 1994emigron në Kavalla të Greqisë, ku punon e jeton mes gëzimitnjerëzor, siç thotë:

Jam rrethue me nipa e mbesaDhe u flas për shqiptarinë,Se të gjithë jetojmë me shpresaSe një ditë atje do të vijmë...

Kopertina e librit, ku pas katër gërmave kapitale FANI dhe(Kuvendim në vargje), të ngrin në sy një pamje fotografike qëe shndrruar në kartolinë do t’i bënte nder çdo shtëpie botuese.Është Fani i Mirditës në atë pamje epiko – legjendare që vetëmZanat e Maleve dijnë ta lexojnë.

Poshtë dhe djathtas një lum i kaltërt, një ujë kristal që luanme gurët e shkumbëzon. Më lart, vetëm dy tre metra, një fushëe gjelbër në krye të së cilës, në një breg tjetër degëzimi ujorzbardhin kulla të moçme. Të gurta, me dritare frëngji, me odatë mëdha kuvendesh historikë. Më lart - një pyll i vogël me njëoaz gjelbrimi në mes. Më lart - livadhe e pyje, gjer atje ku

Page 165: NJERËZ QË I DUA

165

gjelbërimin e mbulojnë bashka të bardha “delesh rude” qëkullosin në kaltërsitë qiellore...

T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! Ma rinove shpirtin e mangrite kokën lart. Unë nuk kam qenë në Fan. Ma kanë treguarku bije një ditë të 23 gushtit 1964, kur në karrocerinë e njëkamioni gjeologësh udhëtova të përpjetës së Oroshit për tëmbushur grushtin me ujin e burimit në qendër të Fushë Lugjedhe në mbrëmje për të kundruar, ulur përpara një çadregjeologjike me shpatullat mbi Nënshejt, atë arkitekturëmadhështore majash malesh që e ka vetëm Mirdita. Aty, njëgjeolog, që më vonë do ta bëja shok e mik, Gëzim Shima, që injihte malet e banorët e tyre më mirë se sa njihte lagjen e Varrittë Bamit ku kishte shtëpinë dhe banorët e saj, duke mëpërshkruar vendin dhe vendbanimet e zgjati dorën drejt Fanit,tutje maleve. Fanin, më vonë, për shkak të largësisë dhethellësisë, pata dëgjuar se si rrethi i Kukësit, po ashtu edhe ai iMirditës, e shtynin drejt njëri-tjetrit. Nuk e di se sa herë ty simësues dhe banorëve të tjerë të Fanit u është dashtë të shkojnëpër një vulë herë në Kukës e herë në Rrëshen...

Më fal, i dashur Ndue, për ligjërimin paksa të gjatë, ligjërimqë më doli nga shpirti dhe nga zemra dhe nuk e mbajta dot.Na mungon vendi ynë i dashur Ndue. Na mungojnë malet,krojet, përrenjtë e lumenjtë. Naimin, Çajupin, Mjedën, Nolin...besoj se i kupton më mirë sot, në terrenin e tyre, në mërgim sesa në “ ...malet e Shqipërisë, fushat, kodrat dhe pyjet egjelbëruar. “Qingjin e Naimit që “çan... edhe në qoftë se rrugënia presin njëzet a tridhjetë vetë...” unë e gjeta në rreshta e midisrreshtave kur ti ligjëron:

Sa herë mue m’ka pyet ndonjani,Jam përgjigj jam prej Fani.N’Fan t’Mirditës, atje rrazë ZepësI kam unë fillimet e jetës.N’Xhuxhën e Madhe jetoi i pari,Gjysh mbas gjyshi, djal mbas djali,

Page 166: NJERËZ QË I DUA

166

Shpi e stan Dardhaz – Lari.....Kur merr rrugën me u ngjit për FanPorta e hyrjes në Bargjanë,N’të dy anët e lumit, fshatrat mbjellë,Ku naltojnë Zepë e Munellë,Guri i Nus e mali i Rrunës,Ka njerëz të menjes, ka njerëz të punës.

...Vasha t’bukura shtojzovalle,Nana trime me zemër të madhe.

Dhe jo vetëm kur ligjëron për Fanin e Mirditën, poredhe për Lumën “Krenaria e Kombit“, për Kukësin që “mashtrinë dorën, shkollë më dha“, për Tiranën dhe bisedën tekliqeni, për humorin tek bisedon me “Vëllazninë“ e Shkodrës ederi tek kurbeti i zi në tokë të huaj...

Nga Kavalla turistikeK’tu në brigjet e Egjeut,O ti mall na zhurite,T’fala shum i bajm Atdheut...

E ke mbyllë siparin e parë të kroit të shpirtit tënd me “Sytëe tu“, e shkruar në maj të vitit 1959. Nga sa kuptoj ata sy janëtë shoqes tuaj të jetës, ajo që në fotografi, në krahun e djathtëtuajin mban në krahë një voglushe 2 – 3 vjeç veshur si nuse...

Ata sy porsi ulli,Kur gazmor m’i drejton,Më magjeps, o moj Hyri,E peshë zemrën ti ma çon...

T’u rrittë ndera e t’u bëftë mal Ndue Nikolla! Nuk e di në

Page 167: NJERËZ QË I DUA

167

se unë e ti do të mrrijmë të mos vdiremi në kurbet, që të mrrijmëtë kthehemi në male, në ato vende ku jetojnë Zanat, të hapimdyert e kullave të moçme e të ulim botën rreth e qark në Odate Kuvendit, mbi lëkurë shekullore deshësh e do t’u flasimturistëve në të gjitha gjuhët e botës, ashtu siç i folën të parët emaleve tona Edith Dyrhamit, Lord Bajronit e të tjerëve. Nuk edi, por për një gjë jam i sigurt, në mos e mbrrifshim na, do tambrrijnë djemtë, vajzat, nipërit e mbesat tona...

Kuvendoj me shpirt e zemër të malluar me urimin“GËZUAR VITIN E RI 2007!”...

Athinë, 19 dhjetor 2006

Page 168: NJERËZ QË I DUA

168

KU JE NOVRUZ ABILEKAJ?

Ta kam një borxh Novruz Abilekaj. Borxhin nuk e tret asdheu. Në fakt, të gjithë ata që unë njoh, të njëjtin borxh tëkanë, atë lloj borxhi që rrjedh nga mirësia jote, nga respektipër të tjerët, nga përkushtimi në punë, cilësi që në ditët e sotme,kur mes njerëzëve ka hyrë ndjenja e pronës dhe cmira brenhekurin, pak njerëz i kanë.

Ti ishe mësues në Shqipëri, Abilekaj, një mësues qëpraktikat e para mësimore i bëre në një qytet të lashtë të vendittonë, qytetit nën hijen e Rozafës, të asaj nëne, që me gjirinjashtë u jep qumësht fëmijëve, brezit të ri prej shekujsh, qumështi rrjedhur nga sindromi i besës, të atij virtyti që i ka mbajtëshqiptarët në shekuj në këmbë dhe ua ka ngritur kokën lart.

“U linda më 1945 në Tërbaç të Vlorës, shënon në faqen efundit të librit të tij me poezi “Vjen fjala tjetër”. Fëmijërinë ekalova në Selenicë, ndërsa vitet e rinisë (1959-1965) në Vlorë eShkodër, ku mësova mësuesinë dhe poezinë. Aspirova tëbëhesha “Buri e Partisë, por radha ishte shumë e gjatë.Aspiruesit shtyheshin. Asnjëherë nuk kam preferuar të shtyj etë shtyhem. Më 7.12.1963 më botuan një nga pesë poezi tëdërguara. Nuk e përsërita kurrë kërkesën për botim, megjithësenuk e braktisa kurrë poezinë. Zgjodha përkushtimin në punëne përditshme dhe publicistikën vullnetare. Më 1971 shkruajapër minatorët këtë jetëshkrim:

Linda në mesnatëKërkova një rrugë,

Page 169: NJERËZ QË I DUA

169

Ndoqa një yll,Ylli ishte Partia.

Më vonë, pasi bëra edhe shkollë partie, shkrova:

Rruga m’u vithisYlli ish i tjetrit.

Nga viti 1995 jetoj në Athinë. Për fëmijët e emigrantëveshqiptarë kam përgatitur metodën “Gjuha shqipe në familje”,botuar më 2001.

Më falni që u vetprezantova, veçse për njerëzit anonimëaskush nuk mund të bëjë jetëshkrim dhe nuk doja të lija hapurgojën e fajit”.

Njoh shumë njerëz në Athinë, njerëz që kanë qenë nëinstitute marksiste leniniste dhe kanë përcjellë nëpër duar, kanëredaktuar e dorëzuar për botim veprat e Enver Hoxhës, njerëzme peshë në shtypjen dhe mbyllgojën e kohës, njerëz që ulennë kafene e ankohen se në oborrin e shtëpisë së tij “u kanëprerë akacien“, njerëz që me poezinë dhe prozën e tyre krijojnëiluzionin se ata kanë qenë të vrarë, të prerë, të përndjekur.

Njoh edhe Novruz Abilekajn. E njohët edhe ju në atë copëtë shkurtër të biografisë së tij, tek “ndoqi një yll”, por “ylli ishtei tjetrit”, ishte i atyre që sot bëjnë mullare me libra e shkrime,me shpresë se një ditë do t’i thërasin tek “ylli i tyre”, jo tek ai “ikuqi”, simbol i pesë kontinenteve, por tek “ylli blu”.

Novruzi nuk ulet të shkruajë në kafe, të thithë nestcafe-nëme akull e shkumë. Ai ngrihet herët çdo ditë, para orës pesë tëmëngjesit. Përcjell në punë nusen e djalit, djalin, gruan dhepastaj ulet e shkruan poezi e prozë. Më tej, kur ora e kalonshtatën, merr çantën e mbushur me vegla pune dhe shkon larg,duke i rënë Athinës në diagonalen e saj, shkon në Kifisia për tëpunuar, ujitur e prashitur kopshtet e të pasurve. Rimimi ifjalëve kështu kalon, nëpër kallo duarsh që marrin e përcjellinaromë lulesh.

Page 170: NJERËZ QË I DUA

170

Më ka befasuar personaliteti i tij, më është bërë pjesë emendimit në dingën e të cilit merr formë baruti i poezisë.

Novruz Abilekaj i do fëmijët. Për ta, që të mos harrojnëgjuhën e nënës, gjuhën e Naimit dhe të Fishtës, vrau gjumin enatës dhe bëri një libër, metodën “Gjuha shqipe në familje”.

Ishte mësues Novruz Abilekaj. Është përsëri mësuesNovruz Abilekaj, mësues jo në klasa, por në shtëpi fëmijëshemigrantë.

E dini përkushtimin që Novruzi bën në përmbledhjen mepoezi “Vjen fjala tjetër”? Në qoftë se nuk e dini, merrni librin etij dhe lexojeni: “Gjithçka të mirë ua kushtoj fëmijëve dhenxënësve të mi, që i desha aq shumë, sa u preva flatrat e imëkova me ushqim kafazi… në shenjë dashurie dhe ndjese“.

Një mësues, një kopshtar në kopshtet e borgjezisë sëAthinës u kërkon ndjesë fëmijëve se i “mëkoi me ushqimkafazi”. E çfarë duhet të bëjnë të tjerët, ata që i shkaktuan,dhe i shkaktojnë edhe sot çaste tragjike vendit?

E bukur është poezia e Abilekajt, një shpatull nga trupi isë cilës po jua jap edhe juve. Por mua, që nuk jam poet, mëtepër më pëlqen proza e tij, filozofia e tij për jetën. Doni tëbindeni për këtë ? Më ndiqni në parathënien e tij në librin mepoezi…

…nga pylli i gjallesave që lindën brenda qenies sime rrita edhurova vetëm ç’mund të mbijetonte jashtë meje. Pjesën tjetëre ngjesha në shpellat e brendisë sime deri në frymzënie. Atonuk vdiqën kurrë dhe, kur mblidhen në kuvend apo kacafytenmidis tyre, unë e shoh veten të fundosur në mendime…

…Në anë të rrugës bën nojma një lule e bukur. Njëra ngagjallesat brenda meje përplitet deri në ulërimë për ta bërë tësajën atë lule, por…morali, ligji, që e hartoi Ai që e brohoritëmne, e ndalon këputjen. Atëherë unë hap luftë mbi atë gjallesë,i hedh përsipër gjallesa të tjera të mirëbindura, që e shkelin,sakatojnë dhe e burgosin atje ku janë dhomat më të errëta dheku nuk arrin kurrë as ngjyra, as aroma e lules. Askush nuk mëpenalizon nëse kryej krime të tilla. Për të garantuar

Page 171: NJERËZ QË I DUA

171

bashkëjetesën, këtë krim duhet ta kryeni edhe ju, edhe ata,kushdo që është njeri i zakonshëm. Kështu luajmë rolin tonëtë sipërshënuar. Vetëm perandorët mund të dalin nga roli.Vetëm ata mund të kultivojnë në pyllin e tyre çdo pemë, edhepemët e ambicjes dhe lakmisë. Gjallesat që mbyten e burgosennga perandorët ndodhen jashtë qënies së tyre, prandaj ata nuktjetërsohen. Ne, po, tjetërsohemi. Ky është kushti i parë për tëmbijetuar pa qenë perandor.

…Dy njerëz, qoftë edhe brenda një qenieje, nuk mund tëmendojnë njësoj. Në të kundërt, botës do t’i mungonte një njeriose, më së paku, një melodi, një psherëtimë, një tingull. E përsërine duhet të luajmë në një skenë të përbashkët, e cila asnjëherënuk është e ndërtuar sipas dëshirës sonë, duhet të lëvizim sipasnjë trajektoreje, që thuajse përherë nuk është e jona.

Vetëm perandorët përbëjnë përjashtim, qofshin edheperandorë të letrave…

…Duke qenë njerëz të zakonshëm, unë dhe ti kemi tëdrejtën të tjetërsohemi, të jemi tjetri…

Nga poezitë, nga tjetërsimi i Novruz Abilekajt, zgjodhady: Njëra titullohet “Kërkoj”, kurse tjetra “Epopeja e Rrapit”.Prej tyre zgjodha disa strofa, duke ia lënë në sy lexuesit që t’ifiksojë në retinë e në tru të tjerat…

KERKOJ

Si gjithë shqiptarët, edhe unëperipato bëj në Athinë:hedh këmbën e majtë,hedh këmbën e djathtë,mbij buzë trotuarit,në dorë shtrëngoj një mendimBuzë trotuarit unë.

Atje thellë, në asfaltin e zi,vazhdojnë rrokullisjen:

Page 172: NJERËZ QË I DUA

172

trolejbus, autobus,motor, motor, motor,makinë, makinë, makinë.Prapë trolejbus, autobus,Policbus.Në grusht shtrëngoj mendimin.

Ndërkaq, pas meje, sipër meje,Poshtë meje,turma është bërë pirg,më prek me vithe një putanë,(putanë se zbulohet nën mini!)Më hapen grushtat,mendimi më bie,pjerrsohet trotuari,në asfalt rrjedhin të gjithë.Trak-trak çizmet e putanës,Shijnë.Mendimin tim shijnë.…..Ha-ha-ha…duata gjeeeejmendimin tim.Harroj që mbi sheshkërkimpolitikani me benz,Me një fantazmë- ide ngjeshur nëbrez,të blerë, të falur, të vjedhur nëAmerikë,Evropë, Azi, Afrikë.Turmën shkeli me nxitim.

Fajsoj putanën me mini,qenien e pafajshme

Page 173: NJERËZ QË I DUA

173

që të vetmen forcë e pasurika gjininë,që dredh me prapanicëaq mendime të lira,sa e lakmojnë politikat, kulturatdhe vijat.I plasi për mendimet e mija.

10.07.2000

EPOPEJA E RRAPIT

(Legjendë për ata që bënë50 vjet histori)

1.Ai u kujtua i parianës rrugës mbolli një rrap.Më parë kishin mbjellë dafinë,Shegë…mollë…qershiPemë pa trung të trashë.

Ai u kujtua i pari,Zgjodhi farën e mbolli një rrap.

Ish djalë i bukur:Trup të hedhurBuzëqeshje tërheqëse.Sy depërtues,(i mençur?!)…mendimi e rrëmbeulart.

Rrapi thelloi rrënjët,Shtriu degët,u hap… u hap… u hap

Page 174: NJERËZ QË I DUA

174

Sa bimë rreth tij sythoninLuteshin për jetë,shihnin nga qielli,nga nëntoka, në horizont:Rrap…rrap…rraptë mjerat thaheshinPluhur, baltë, plehbëheshintë stërmadhohej rrapi.

10.Ora është orë, ha veten,ha kafshë,ha gurëdhe perandorë.Rrëzoi nga maja e rrapitdhe mbjellsin e madhme zhurmë e tërsëllimë,sa toka u ça,sa gjethe e degëu shpërndanë.Lot…britma…shpresë,Hata.

11.Legjenda, legjendëështë,e thonë edhe ndryshe(e thashë kështu),por fjalët e mëposhtme,thuhen gjithmonë,kudo,dhe kështu:Mbjellsi hijerëndëi lumtur ikupa fund turma nga pas

Page 175: NJERËZ QË I DUA

175

degë, degëzazogj,gjethe, gjethemiza, miza, mizaç’bisht i gjatëKujtoni ç’u solliShumë apo pak?

Korrik 2000

P.S. Të kisha një borxh Novruz Abilekaj. Po ta paguaj meshkronja të gjuhës shqipe, që ti aq shumë e don, gërma që dikur,dikush, në një film, një artist i madh (Sandër Prosi ), i ka quajtur“flori e shkuar floririt”. E di që nuk mjaftojnë, e di që borxhete shpirtit kurrë nuk lahen. Do të takohemi përsëri. Në Kifisia,ku i kemi kopshtet pranë e pranë. Në Federatën e Shoqatave tëEmigrantëve Shqiptarë, ku ti je “violinë e parë”. Në rrugë, nëkafe… Dhe pse jo, derisa jemi gjallë e jemi në jetë, në Tërbaçintënd, në muzeun e të cilit shkruhet se të parët, ata që mbollënrrapet ku togat e zeza të inkuizicionit pushtues shekullorshqiptar varën bilbilejtë, kanë ardhur nga Tërbaçi i Dibrës.

Tërbaçi i Dibrës i lan këmbët në ujërat e Drinit dhe tretvështrimin kurrizit gjeografik të shqiptarëve, për t’u ndalur nëqytetin e Dibrës së Madhe, të prerë e të hedhur nga perandorëte zinj të kohës.

Tërbaçi i Vlorës i lan këmbët në Shushicën ujëkristal dhemban mbi shpatulla Çipinin, ku legjendat kanë arat e tyre tëbegata.

Athinë, 20 shkurt 2006

Page 176: NJERËZ QË I DUA

176

NJË NJERI “MIDIS NJERËZVE”

- Meditime për NJERIUN dhe mjekun Panajot Kolomihali…

Ka njerëz që të hyjnë në zemër e të shkrihen në shpirt dhenuk dalin, nuk t’i nxjerr as vdekja, i merr me vete në “botëntjetër”.

Një prej këtyre njerëzve e njoha në janar, në një ceremoninë “Titan”, tek merrte një dekoratë i mallëngjyer e i lotuar, teklexonte shqip, tek ecte midis njerëzëve e trokiste gotën e verës.Në një moment u gjend edhe pranë meje. I trokitëm gotat dhepërgjysmuam lëngun e kuq. Bëmë edhe një fotografi bashkë. Epyes, pas gjithë asaj gjeografie udhëtimesh që prezantuannjerëzit që e njihnin nga afër, nëse ka qenë në Dibër dhe nëLurë me sigurinë që do të më thotë jo. U gabova. Kishte qenë,kishte parë të shtatë liqenet që i lidh zinxhiri i gjelbërt i rrugësmalore. Kishte parë Fushë- Lurën, Lurën e Vjetër dhe Borie-Lurën, në atë govatë të gjelbër ku notojnë kullat e bardha. Ikishte parë tek zbriste e ngjitej të përpjetës së Lan Lurës, njëfole tjetër e bukurisë shqiptare, ku bilbilat ushqejnë zogjtë dukekënduar. Kishte bujtë në shtëpinë e Shkëlqim Canit në Çidhën,fshat që sot ka si kurorë kanalin e famshëm me emrin e fshatitqë çau Gjalicat e pakalueshme, i piketuar me plumb pushkenga Gani Tuçepi i madh i veprave ujore nga Dibra e deri nëSarandë. Kishte bujtë në Çidhnën - Qytet, që përjetoi masakrëndhe themelshkuljen më të madhe mesjetare pas vdekjes sëSkëndebeut…

Page 177: NJERËZ QË I DUA

177

Pas asaj njohjeje “midis njerëzve”, më lindi dëshira që tanjoh “larg njerëzve”. Kërkova celularin e tij, derisa më në fundnjë ditë e gjeta. E mora në telefon. Mendova se do të ishte dikularg, në ndonjë ishull apo në ndonjë pikë turistike për tëpushuar. Gusht ishte dhe në gusht Athina tjetërsohet nganjerëzit, nga makinat, nga lëvizjet. U gabova. Ai ishte në“Ipokratos”, në spital, mes njerëzve. Më dha “koordinatat” evendndodhjes dhe unë u ngjita në katin e tretë të spitalit, nëkërkim të tij në zyrat 9 ose 12. E prita jo shumë gjatë. Erdhi iveshur me bluzën e bardhë dhe me buzëqeshjen e “bardhë”. Idhashë dy fotografi, njëra në momentin kur atij i vunë në gjoksdekoratën e akorduar nga Presidenti Moisiu dhe tjetrën kurkishim dalë bashkë. U mallëngjye. Më falëndroi dhe më kërkoindjesë. I duhej të futej në sallën e operacionit. Pyetjet që kishapërgatitur në greqisht humbën në kujtesë. Diktofoni mbeti nëfillim të shiritit magnetik. Ai ishte “midis njerëzve”…

…Pas një jave u lidha përsëri me të. Më dha orën dheadresën e njohur të takimit, kati i tretë i spitalit “Ipokratus”.Shkova para kohe. E prita. Erdhi me saktësinë e “Filias Fogut”të Zhyl Vernit. Mbylli derën e zyrës dhe filluam të bisedojmë.Kërkoi të bisedojmë pa mikrofon përpara, thjesht si miq. E sollabisedën në udhëtimet e tij. Me përjashtim të udhëtimit nëÇidhën e në Lurë për udhëtimet e tjera nuk foli ose më saktëështë të them se nuk donte të fliste. Më tha se i ishte betuarbabait të tij që kishte zbritur në fund të viteve ‘30-të nga Malete Lunxhërisë në Athinë e që kishte ndrruar jetë nga mesi i viteve‘90-të, se do të ndihmonte me fuqinë e trupit dhe të shpirtitshqiptarët. Ai kishte bërë dy betime në jetën e tij, një paraHipokratit, mjekut të madh të lashtësisë për profesionin e tijdhe një përpara babait. Të dy betimet i kishte mbrehur nëshpirtin e tij në tërheqje të “parmendës” së humanizmit dhedashurisë për rrënjët e të parëve të tij.

Nga biseda e shkurtër diçka nxora nga rrënjët e jetës dhetë profesionit të tij, nga lidhjet e tij me Shqipërinë dheshqiptarët. Ai nuk kishte udhëtuar në Shqipëri vetëm në vitet

Page 178: NJERËZ QË I DUA

178

‘90-të. Kishte qenë edhe shumë vite më parë, jo njëherë, pordisa herë. Kishte parë edhe Lukovën, edhe Ksamilin, edheJonufrin edhe… në dy kohë. Dhe për këto i dhimbte zemra…

Ndërsa po “futeshim” në thellësi të jetës së tij, në atolabirinte që shpesh e shpeshherë prania e mikrofonit i largon,përsëri një zile telefoni, një zile e fortë si zilet e telefonave tëvjetër “Tesla” që të shkulnin nga vendi… E thërresin nëoperacion, në një rast urgjent. Para se të më japë dorën dolinga zyra për t’u kthyer me një kartvizitë në dorë, një kartvizitëintime, ku shënohej adresa e plotë në Nea Jonia dhe të dhënatë tjera private. Më tha se do të telefononte për të biseduar nështëpi, me “një gotë raki përpara”.

Të premten e javës së kaluar më mori në telefon. Më tha seatë ditë nuk mund të takoheshim se kishte një rast urgjent. Mëtha se do të takoheshim të nesërmen. E shtuna është ditëpushimi për zyrtarët … por jo për mjekët…

Më mori në telefon në mesditë. Më tha se kishte qenë deripas mesnate në një operacion të vështirë, tepër urgjent. Kishteardhur nga mëngjesi në shtëpi dhe përsëri në mëngjes kishteshkuar në spital. Më tha se më priste në shtëpi, madje donte tëdilte që të më merrte në stacionin e trenit. I thashë se do tagjeja kollaj shtëpinë e tij dhe kështu ndodhi…

Më priti në katin e fundit të një ndërtese shumëkatëshe tëre, karakteristike për ndërtimet në lagjen Nea Jonia. Ishte vetëmme të shoqen Maria Zumbeti, mikrobiologe përgjegjëse nëspitalin “Amalia Fleming” në Marusi, me të cilën ishte njohurnë vitet studentore, ishte martuar me të menjëherë pasmbarimit të universitetit në vitin 1971 dhe kishte dy djem,tashmë të rritur e të martuar…

…U ulëm dhe nisëm të kuvendonim. Pa mikrofon, sepseai nuk donte që të flisnim shumë për të…

Tek bisedonim për gjëra të zakonshme, zbulova ose mëmirë të them hyra në një nga dashuritë dhe pasionet e mëdhatë jetës së tij. Në fakt, kjo dashuri dhe ky pasion ishtepërmendur në vlerësimin që iu bë ditën e dekorimit. Por tjetër

Page 179: NJERËZ QË I DUA

179

është ta dëgjosh shkarazi e tjetër ta përjetosh e ta shohësh se siai e mban ndër duar me kujdesin e nënës për foshnjën e vet tëdashur. Nga një raft ai mori dy albume të mëdhenj. Në njërinalbum ishin koleksionuar me një pasion të madhërishëm mbidy mijë kartolina të moçme shqiptare, kartolina pasioni për t’imbledhur dhe për t’i bërë pronë të vetes e ndonjë ditë tëshqiptarëve, i kishte lindur diku në Zvicër tek kishte marrë nëdorë një prej perlave të natyrës shqiptare.

I shfletonte fletët e albumit me një kujdes e dashuri që tëbënte të drithëroheshe e të apasionoheshe pas tij. Në njëmoment e fiksova në fotografi. Ai me Albumin e tij në dorëdhe Maria në tavolinën e punës. Në atë shtëpi jetohej dhepunohej…

Nuk ishte vetëm ai album kartolinash pasuri e paçmueshmee jetës së tij. Ishte edhe një tjetër me fotografi nga syri fotografiki Marubit të madh të fototekës së madhe shqiptare.

Nuk ishin vetëm Albumet me fotografi e kartolina. Ishteedhe një koleksion i tërë me piktura që diku, në një kasetëruajtjeje, qëndron i mbyllur për t’u hapur e bërë publik njëditë.

Është edhe një bibliotekë me mbi treqind libra…Është edhe një cikël dosjesh me letërkëmbime me përmasa

të mëdha shqiptare e më gjerë.Është edhe…Këtu bie përsëri zilja e celularit. E fortë, drithëruese, si

këmbanat e alarmit… E thërrasin përsëri në spital…Ngrihet e nga një raft merr e më vë përpara një tufë me

letra të fotokopjuara apo të printuara. Më thotë se në to mundtë gjej përgjigjet e pyetjeve të mia…

* * *

Udhëtuan bashkë deri tek “Sheshi i Amerikës”. Para se tëzbrisja më kërkoi t’i gjej ndonjë shqiptar që ka ndonjë kartolinë

Page 180: NJERËZ QË I DUA

180

të vjetër. I thashë se kam një mik që merret me numizmatikë…Tani që po shkruaj këto radhë, kam përpara “dosjen e tij”,

atë faqe që ka shkruar ai e që thotë se ka lindur në Athinë nëvitin 1946, është diplomuar mjek në vitin 1971, është i martuardhe ka dy djem- Nikolaon 33 vjeç dhe Dhimitrin 31 vjeç. Atëpjesë të jetës së tij që lidhet me titullin e mjekut ORL dheshërbimet në spitale të ndryshme, me dekorata e vlerësime.Kam në dorë edhe shënime të tjera shumica e tyre të njohurapër mua që më parë.

Në atë “dosje” nuk i gjeta pyetjet që doja t’i bëja. Dhe,edhe sikur me doktor Panajot Kolomihalin të bëj “njëqind”takime, përsëri nuk do t’i gjej. Këto thjesht se ai nuk mund tëjetë kurrë për shumë orë me një njeri, me një gazetar aposhkrimtar, për faktin se ai ka lindur dhe rritet “midis njerëzve”.

Page 181: NJERËZ QË I DUA

181

NOTA MBI PENTAGRAMIN E NJË JETE

Bisedë me muzikologun Sandri Cefa

Nuk e njihja dhe, ngaqë pak jam marrë me jetën e njerëzvetë mëdhenj që mprehën “qetë” dhe pluguan muzikën shqiptare,nuk ia kisha dëgjuar zanin. Rasti e solli që një ditë të takoheshimdhe të këmbenim “kartvizitat”. Më tha atëherë që ka qenëpedagog në Konservatorin e Tiranës. E vura kartvizitënmënjanë, me idenë që ta takoja dhe të “lundroja” në“pentagramin” e jetës së tij…

Për së dyti do të na takonin “Dy CD” –të e Spartak dheAnthulla Tilit, CD të prezantuara në një tubim muziko-letrar,në një tubim ku poetët dhe muzikantët i flasin njëri-tjetrit dhebotës me fjalë dhe nota mbi pentagram. Ai u ngrit dhe foli mekopetencën e një njeriu që “i di mirë gjërat”, jo në sipërfaqe,siç i di unë dhe shumë të tjerë, por në thellësi, në rrënjë, madjenë qimet thithëse të rrënjës…

Këtë radhë nuk e lashë të më “ikte”. E “mbërtheva” dhe ikërkova takim…

Në atë mesditë të nxehtë gushti ai erdhi pak i djersitur mëtepër nga vapa, sesa nga rruga që kishte bërë më këmbë ngashtëpia e tij në sheshin në qendër të Kalitheas. Ndonëse i kakaluar të shtatëdhjetat, ecte si filiz i drejtë, aq drejtë dhe aqbukur sa do ta kishte zili edhe një tridhjetëvjeçar, ndonëse, siçdo ta shohim në tregimin e tij, dikush kishte dashtë me ja prerëfilizin në rrënjë. U futëm thellë në gjelbërimin e lulishtes. U

Page 182: NJERËZ QË I DUA

182

ulëm në një stol ku kishte shumë dritë e pak hije… Fliste metheksin karakteristik shkodran, theks të cilin “nuk e luan astopi”. Herë-herë shpërthente në atë lloj qeshje që është pronëvetëm e humorit shkodran. Edhe fjalët, ndonëse tre të katërtate jetës së tij kanë kaluar në Tiranë e Elbasan, ruanin dialektindhe muzikalitetin shkodran…

Kur e pyeta nëse e quanin Sandër apo Aleksandër, ai, meatë humorin karakteristik shkodran që buron nga zemra embush liqenin e syve, më thotë se në pasaportë e ka Lekë, portërë jetën e kanë thirrë Sandër. Dhe, duke i qeshur tërë qenia,tregon se si ia kishin ngatërruar emrin në një konkurs dhe ikishin thënë se “Dy vetë nga e njëjta familje nuk mund tëpranojmë”.

Emrin ia kishte lënë babai në vitin 1935, një njeri që ishteshkolluar në Austri, por pa e mbaruar shkollën, “flistegjermanisht e kishte një bibliotekë me libra të sjella ngaGjermania”. I ati kishte qenë mësues, nga ata mësues që ishinnë frontin e parë të luftës kundër analfabetizmit dhe shkollimittë brezit të ri, nga ata mësues që nuk thanë kurrë jo, por equajtën për nder kur udhëtonin maleve të Shqipërisë, ngaShkodra deri në fshatrat e Maliqit e të Korçës, në rrugë dhish,për t’u ngujuar e mësuar vocrrakët, nga ata mësues të brezit tëNdrec Ndue Gjokës… Ai flet me krenari për babanë, Gjonin(edhe i biri quhet Gjon), për kulturën e tij dhe për dëshirën qëai të bëhej si “Leka i Madh”, kujton kohën kur babai e merrteme vete dhe shkonin fshatrave ku ishte mësues…

Rritjen e vet intelektuale ai do ta fillonte në shkollën ejezuitëve, për të vazhduar më tej shkallëve të zakonshme tëarsimimit shqiptar.

Muzikën e ka filluar që në vitet e vegjëlisë: “Në kishë, thotë,siç e kanë filluar të gjithë (qesh). Me Prekën, me Çeskun, meTishin, Toninin. Në kishë atëherë është luajtë muzikë ekompozitorëve të mëdhenj”.

E pyes si e zhvilloi pasionin e muzikës dhe ai vijon: “Edheme fëmijët, po edhe me mbesën që kam, u them gjithmonë, se

Page 183: NJERËZ QË I DUA

183

kanë kushte të tjera këtu. I jati dhe e ama janë muzikantë,violinistë, kanë mbaruar akademinë. Edhe kah djali të dymuzikanta janë. Sandrit të vogël i kanë ble violinçelin me kohë,i ndihmojnë edhe i jati, e ama e kontrollon, këta dy tjerët qëjanë violinista, nga vajza, dhandrri dhe u them njiqind herë“pse e merrni kaq lexhero”. Fëmijët do rriten, do vazhdojnëshkolla të tjera, por muzika të ban dy herë njeri, të tanë e dinëse muzika zbut gjithçka…

Mua nuk më ka ndihmue as baba, as nana, asnji s’kampasë muzikant. Fillova te kisha, mandej në shtëpi të kulturës,te Preka. Ai më linte çelsin në nji vrimë. Shkojshe në zheg emerrsha, punojshe në piano. Vetë jam mundue. Në lice artistikdesha me hy, por në atë kohë Tonin Arapin e përjashtuen ngaLiceu Artistik dhe erdhi në Shkodër. Fillova me Toninin, meGjon Simonin. Ata të shkretët nuk jetojnë ma, por kanë lanëpersonalitetin, figura shumë të mëdha muzikore.

Në vitin ’52 a ’53, nuk e mbaj mend mirë, mbarovagjimnazin dhe erdhëm në Tiranë. Më doli bursa për InstitutinEkonomik, sepse isha shumë mirë me mësime të përgjithshme,vetëm marksizëm kam pasë tresh (qeshim)… Erdha këtu, meatë valixhen prej drrase dhe fillova. Kur bahej mbramja evallzimit, i bija fizarmonikës. Kënaqeshin rinia, vallzonin. Nëfakt, nuk më pëlqente profesioni i ekonomistit, megjithëse sotpo ta kishe pasur do të kisha qenë ma mirë se muzikant, porunë nuk e desha dhe vendosa me ikë. Nuk më lejshin me ikë,sepse kisha krijuar edhe grupin e muzikës. Dashtë pa dashtëika me nji kushëririn tim në Korçë, ku bahej bonifikimi i fushës…

Më thotë njëri se kërkojnë një oboist banda e ushtrisë. Mëdha emrin e drejtorit të Shtëpisë Qendrore. Shkova, hala ishaatëherë me pantollona të shkurtna, hyra në zyrë, i thashë se injoh shumë mirë notat, se i bie edhe pianos… Më dha nji letërdhe shkova te Kristaq Panduku, drejtuesi artistik i bandësushtarake. Fillova me mësue klarinetë, sepse oboe nuk kishte,erdhi ma vonë… Kur u krijua Estrada e Ushtarit fillova atjeme piano, shoqëroja kangëtarët… Prej aty në Ansamblin e

Page 184: NJERËZ QË I DUA

184

Ushtrisë. Iku Kozma Lara. Vendi bosh i pianistit… NikollaZoraqi më ka dashtë sa nuk e harroj kurrë. Më bani nji provë…Fitova… Me Gaqo Avrazin… Në Ansambël në fillim isha ushtare manej me rrogë… Kisha edhe rrethin e pianos të ShtëpisëQëndrore, ku mësonin fëmijët e ushtarakëve të lartë,gjeneralëve. Të gjitha punët i kam ba me lezet e me seriozitet.Erdhën në fund të vitit nanat e fëmijëve. I thonë njena-tjetrës:“Ta çojmë këte Sandrin në Moskë”. Një ditë ma thonë edhemue. “A do me shkue për studime në Moskë? “U thashë: “Aka qorr që s’don sy?”…

Kështu shkova në Moskë, në Konservatorin “Çajkovski”,shkollë fantastike, nuk di ça të them. Shkollë ma të mirë unës’kam pa, por siç thoshin edhe të tjerët, ai asht nji ndër ma tëmëdhenjt në botë. Atje studiova teorinë e muzikës, muzikologji,njikohësisht edhe piano. Pata edhe fatin shumë të madh qëmë dhanë mësim pedagogë shumë të mëdhenj të muzikologjisë,ndër ta Ana Nikollajevnën, që na jepte historinë e muzikës.Më hyni vetë në qejf, ditë e natë punonim.

Ishte një rregull për të plotësue normat e sportit. Kushdonte, kush nuk donte merrte raport mjeku dhe nuk i bante.Tonini që ishte i shëndoshë, Kozmai e la, kurse unë thashëdue. E kam pasë gjithmonë qejf sportin. Duheshin bërë normate skive, të vrapimit… Po kishte edhe kushte…

Në atë kohë ka kenë Tonin Arapi, Kozma Lara, NikollaZoraqi, ndër kangëtarë ka qenë Irena Gjergo, Gjinovefa Heba…ishte nji grup shumë i mirë që edhe profesorat e drejtuesit ishinshumë të kënaqun, jo vetëm me sjelljen, por edhe me punën qëbajshim…

Kur faap… u mbyll rubineti. Sikur na e ndinte zemra senuk do ta mbarojmë dhe e kemi çfrytëzue jashtzakonisht kohën.Hanim drekën me Toninin në restorantin e studentëve nëkonservator, pushojshim një çikë dhe ngjiteshim nalt epunonim.

Bamë edhe provimet e vitit të dytë dhe erdhëm në Shqipni.Albert Paparisto, me iniciativë shumë të fortë hapi

Page 185: NJERËZ QË I DUA

185

konservatorin, në ‘62-shin. Aty studiova, dhashë mësim, banaedhe diplomën. Në vitin 1964 mora diplomën për muzikologji.Studiova gjithë muzikën simfonike instrumentale shqiptare qënë origjinë… Është botuar në atë kohë në gazetën “Drita” dherevistën “Nëntori”, komplet.

Vazhdova pedagog në konservator deri në vitin 1975. Erdhiasokohe nji furtunë e madhe dhe për 14 vjet punova në Elbasan,gjasme për qarkullim e ndihmë, por siç doli ma vonë ishte përtë mos u kthye ma kurrë. Në Elbasan punova mësues në shkollëmuzike. Jepja harmoni dhe morfologji e analizë muzikore…

Në vitin 1988 erdha përsëri në Tiranë… Kur u zbut (qesh).Fillova punën në Teatrin e Operas, udhëheqës artistik i studiossë Operas nja katër vjet dhe katër vjet të tjera me Ministrinë eKulturës me Dhimitër Anagnostin, që më ka vlerësuar shumëpër të gjitha gjërat. Me këtë rast shëtita edhe Evropën meAnsamblin e Kangëve dhe Valleve, me shërbime, kam kenëedhe këtu në Greqi disa herë.

Kur e pyes se kur erdhi në Greqi, ai ngre dorën lart dhethotë: “Lene” si të dojë të largojë diçka që e bezdis… Më pasvazhdon: Kam ardhë edhe para ‘97-tës në një sesion shkencor,për të lidhë marrëdhëniet me operan. Në ‘97-tën erdha me njigrup. Erdh’ edhe grueja këtu te fëmijët që kishin ardhë që në’91-shin. Mbasi më mbaroi viza tremujorshe, më 22 gusht të‘97-tës u nisa për në Shqipni. Më 23 në mëngjes kalovakufinin… Na dolën përpara maskat, hynë në autobus, filluangrabitjen me radhë, na doli përpara nji postbllok, ata utremben, unë lëviza nga vendi kur…pam…pam dhe unë rashënë shkallët e autobusit i mbytun në gjak. Më plagosën në tëdyja kambët, por për vdekje. Kam shpëtuar kot. Jo kot, porvetëm pse hyna në Greqi shpejt… Nëpër spitale, në fillim nëJaninë, pastaj në Artë pesë javë, në Athinë, operacione tëvështira, heqje pjesësh të trupit nga nji vend e vendosje nëvend tjetër, shih si e kam trupin, tan varra… Këtu kam njëmik, një muzikolog, Jorgos Leocakos, mik i Shqipnisë. Ka banji histori të madhe muzike, që as neve nuk na ka shkue në

Page 186: NJERËZ QË I DUA

186

mendje me e ba. Ai foli me doktorët dhe punët shkuan mirë.Tre vjet kam ndejtë me paterica. Dhe me paterica fillova punënnë një pianobar në Halandri. Punova atje tre vjet. Kur u mbyllpunova në nji shkollë baleti, shoqëroja në piano pjesët. Edheatij lokali i “ra plani”, u bë atje nji ndërtesë shumëkatëshe.Pastaj fillova me nxanësit, shumica shqiptarë, por edhe grekë.Shkoj nëpër shtëpira dhe u baj mësime, sepse unë nuk kampiano, as mundem me e ble. Punoj me nji tastjerë, ku edhefilloj mësimet e para. Vazhdoj përsëri me nxansit. Kam pasëshumë, tash kam ma pak, por në vjeshtë do të kem përsëri mashumë.

Page 187: NJERËZ QË I DUA

187

FATI I NJERIUT…

Në telefon ai më tha se më njeh. Unë i thashë se njoh njëRamazan Sula, shofer i tregtisë që me “Zis-n” e tij nuk patlënë vend pa shkelur në tërë Dibrën nga Llanga në Reç e ngaKorabi në Masdejë.

Kur u takuam, me këmbënguljen e tij, vërtet më njihte. Mëtha se kur ju keni mbaruar Universitetin e Bujqësisë në kodrate Kamzës, ai sapo e kishte filluar atë dhe, si çdo fillestar nëstudime universitare, sytë i ishin ndalë tek ata që atë vit merrnindiplomën, ëndërr kjo e çdo studenti që hyn në auditoretuniversitare. Atje më kishte gjetur mua… Më tha se i ishte bërëqejfi kur kishte gjetur në gazetë numrin e telefonit, çka ia shtoidëshirën të takoheshim.

Ramazan Sula është nga një fshat i dëgjuar i Tiranës, ngaSelita. Është i përmendur fshati i tij, i përmendur për ujin eftohtë, në të cilin kristali sheh vetveten si në pasqyrë. Uji i Selitës,më shumë se një gjysëm shekulli më parë, në vitin 1951 ishteshëndrruar në dritë për kryeqytetin, në jetë për Tiranën e asajkohe, kishte mbyllur përfundimisht puset e vjetra. Ai mbetetdhe do të mbetet gjithnjë uji i parë, më i miri, më i shëndetshmidhe më i kërkuari në Tiranë. Para tij Fushëkuqja dhe Bovillabien në gjunjë e falen me respekt.

…Erdhi në Agio Nikolaos me tren nga Pireu. Është njëburrë trupshkurtër, me sy që i shkëlqejnë e me një zë ku siguriaka rrënjë të thella.

Për herë të parë në Greqi kishte ardhur maleve në vitin

Page 188: NJERËZ QË I DUA

188

1992. Nuk kishte ndenjur gjatë, sepse rruga e kishte lodhur epunë nuk kishte gjetur. Në 2001-shin kishte ardhur e ishtevendosur përfundimisht në Athinë, pranë djalit. Këtë radhë,si punonjës i Ekonomisë Didaktike të Universitetit të Bujqësisëkishte arritur të gjejë një ftesë nga Universiteti i Selanikut, ftesëe cila i kishte dhënë mundësinë të udhëtojë si njeri. Në Selaniknuk kishte qenë, çka i kishte mbetur merak. Kur erdhi nuk ekishte vendosur të qëndronte në Greqi për një kohë të gjatë.Donte të kthehej në vendin e punës, vend të cilin e kishte fituarme vështirësi të mëdha. Tranzicioni kaotik e kishte nxjerrëprofesionin e agronomit në rrugën e madhe dhe ai, duke iupërshtatur asaj, shiste qumësht, të cilin e merrte të freskët nganjë fermë lopësh në Kamëz.

Djali, vajza, gruaja kishin këmbëngulur që ai të rrinte. PorRamazani e kishte një hall, kishte lënë nënën në të nëntëdhjetate jetës në shtrat e donte t’i mbante ballin me dorë. Ishte kohakur në Greqi rifilloi procesi i legalizimit e një shans sy ky qëvjen tepër rrallë nuk duhej humbur. Bëri dokumentet dhe ishkoi pranë nënës së dashur. Ia mbajti dorën në ballë derisa aiu ftoh dhe bashkë me vëllezër e motra e përcollën në udhëtimine përjetshëm…

Agronom, madje me përvojë të gjatë në profesion,Ramazani iu drejtua kopshteve e vilave në diametra largbanesës së tij. Ka mbijetuar me kopshtet, ani se askush nuk idha një ditë të vetme siguracion. E pagoi vetë sigurimin nëpërpjestimin në 100 euro pagesë 40 euro siguracion, masë kjoqë e përjetojnë të gjithë ndihmësit shtëpiakë, ku përfshihengratë dhe kopshtarët. Kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush nëdon që çdo vit të marrë lejen e punës dhe t’i hapet rruga përripërtritjen e dokumenteve.

Por Ramazanin e bren shumë gjendja e pashpresëshëndetësore e dhëndrrit, aktualisht në Shqipëri. Vetëm 38 vjeçai i nënshtrohet një kure të shtrenjtë që e ka mbajtuar deri taninë jetë. Ai mbledh para për të mbajtur familjen e tij, kambledhur edhe diçka për të dhëndrrin, me shpresë se një ditë

Page 189: NJERËZ QË I DUA

189

do t’i jepet një vizë e të mjekohet këtu në Greqi. I dhëmb nëshpirt mosha e re e tij, aq sa i dhemb edhe jeta e “tre femrave”– siç thotë ai, e ardhmja e vajzës dhe e dy mbesave të veta. Kahall e hall, por halli më i madh është se ato, në kohët tona poshumohen në progresion gjeometrik.

Ramazani është në shpirt një letrar i lindur. Ai ka një penëtë fortë që operon si një bisturi e mprehtë në shoqërinë e sotme.Më parë shkruante në gazetat në Shqipëri, tani shkruan në njëgazetë në emigracion. E ftova që një ditë firma e tij të hyjëedhe në faqet e EMIGRANTI–t. Ai, kohët e fundit, ishte bërëlexues i rregullt i gazetës dhe i pëlqente shumë përmbajtja esaj, lehtësia që të shprehë mendimet e veta pa censurë, sëmundjekjo e pashërueshme e gazetave shqipshkruese në Greqi.

Të dielën pasdite me Ramazan Sulën pimë kafen emiqësimit, kafen e bashkëpunimit të vazhdueshëm. Do ta takojedhe herë të tjera Ramazanin. Nuk do të shkruaj më për të.Do të shkruaj ai për jetën e emigrantëve, duke prezantuardenjësisht vetveten dhe kohën që jetojmë.

Page 190: NJERËZ QË I DUA

190

T’U NGJATTË JETA GJERGJ XEKA!

Nuk e di pse zilja e telefonit m’u duk e veçantë, me tjetërtimbër, me një jehonë të largët. Ndoshta se e kisha futur thellëxhepit, si ta kisha futur në një galeri të thellë, ndoshta...

Edhe zëri n’anën tjetër m’u duk i veçantë. Ai ma përmendiemrin me të tëra rrokjet e tij të shumta, si një njeri i shtëpisë,njeri që ishte rritur në të njëjtën lëndinë jete. Ai këmbëngulteqë unë, vetëm nga notat e zërit, ta njihja se kush ishte. Unëbridhja rrugicave e rrugëve të jetës. E kërkoja, por se gjeja dot.E kapja, por më rrëshqiste duarsh, siç rrëshqet zogu e hidhetduke cicëritur qiellit të kthjellët. U dorëzova...

- Jam Gjergj Xeka - tha dhe heshti.Atë çast mendja mori malet. Nuk e di nëse teknika do ta

arrijnë ndonjëherë shpejtësinë e mendjes. Nuk e besoj. AsNaimi i madh i emigrimit fizik dhe poetik shqiptar kur thoshte“ Më le këtu tek jam mua dhe me vrap e dëshirë, vjen në visete tua...” nuk e besoj të ketë udhëtuar kaq shpejt, kaq larg, thellëe larg sa në atë çast udhëtova unë. Gjergj Xeka më kishte marrëe më kishte çuar, në të miliontën e sekondës, maleve të Bulqizës,më kishte zbritur në nivelin e dhjetë të Pusit nr.2, më kishtefutur labirinteve të zonës D, më kishte ngjitur në Dhoks e Batërtë Martaneshit, më kishte ulë në lëndinat e gjelbërta të Tërnovës,nën të cilat nxirrej krom...

- Më ka marrë malli, më tha, dua të takohemi dhe tëpërqafohemi.

- Edhe mua më ka marrë malli shumë. E dëshiroj këtë takim

Page 191: NJERËZ QË I DUA

191

sa s’ka ku të shkojë. Më thuaj kur dhe ku të takohemi dhe mëke gati.

- Do të takohemi në shtëpinë time. Jo veç e veç, por megjithë familjen.

- Po...- Nuk ka po e por. Do të takohemi këtu. Dua ta ngremë

një gotë e ta këndojmë një këngë jo tek e tek, por të gjithëbashkë...

* * *

... Sa vite kanë kaluar pa u takua me Gjergj Xekën,inxhinierin e talentuar të minierës së Kromit “Todo Manço” tëBulqizës? Kohë, shumë kohë kanë kaluar pa pirë me të kafendhe fërnetin e detyrueshëm para Pusit nr. 2. Pa folur pastajpër “dushin” në ashensorin zbritës drejt nivelit të 5-të apoudhëtimeve labirintheve e dishenterive për të kapur nivelin e10-të, ku asokohe shkohej drejt kromit me 48 – 52 për qindpërmbajtje. Për të mos folur për Pusin nr. 1, ku ai ka prekurpër herë të parë damarët e kromit e Zonën D, ku ka bërë hapate parë në jetën dhe punën e inxhinierit të minierës. Kur kandodhur kjo? Nga fundi i viteve ’80-të? Jo, pak më parë, sepsenë fund ai u bë drejtor i minierës së re të Tërnovës e prej andejiku drejtor në një minierë në vendlindje, në Korçë.

T’u ngjattë jeta e viti t’u bëftë dekadë Gjergj Xeka! Mangrohe shpirtin, ma gufove zemrën, ma shtove jetën...

Ditë të tëra “udhëtova” me Gjergjin e me shokët e tij malevetë Bulqizës, Martaneshit, Tërnovës, Selishtës, zbrita puseve errëshqita dishenterive. Piva nektarin e atyre miqësive që ishinkaq të çiltra e të shëndetshme. Kjo, derisa një ditë e ndamë tëtakoheshim. Ai vazhdonte të kërkonte që t’i shkoja në shtëpi.Jo vetëm, por familjarisht. Nuk ma jepte adresën e plotë. Mëthoshte që t’i hypë tramit dhe të ndalem në stacionin AgioParashkevi. Atje, tek kisha, do të dilte djali dhe do të më merrteme makinën e tij. Aq shumë e theksonte këtë gjë sa unë ndjeva

Page 192: NJERËZ QË I DUA

192

se atij diçka i ka ndodhur dhe nuk lëviz...... Kur bashkë me gruan u ndala në stacionin e tramit dhe

pashë para kishës së vogël të ndalojë një “ford” e prej tij tëdilte Gjergji i tërë, u çlirova. U shtrënguam pas njëri-tjetrit. Upërqafuam fort. Pastaj u shkëputëm dhe sytë lexuan hieroglifete kohës, rrudhat e fytyrës dhe thinjat mbi flokë. Edhe ai, edheunë ishim zgjeruar në mesin e trupit. Aq shumë ishim zgjeruar,sa do të ishte e vështirë të futeshim duçkave në kalimet nganjeri kat në tjetrin, damarëve të kromit.

Me trup jo, por me mend po. Kjo do të ishte prologu dheepilogu i bisedës në atë shtëpi ikanaku në Palio Faliro.

Natasha do të “takohej” me Elenin në orët e mësimit.Mësuese, e para në Peshkopi dhe e dyta në Bulqizë, ato do tëhynin e dilnin klasave e në “koridoret” e tyre do të takoninshumë të njohura, mësuese të reja e të vjetra. Shqipëria është evogël gjeografikisht, por është e madhe shpirtërisht. Kudo qëtë jesh, këdo që të takosh, po gërmove paksa do të gjesh një tënjohur që ta lidh bisedën e ta shton dashurinë...

Ato flisnin me njëra-tjetrën. Ne flisnim herë duke u parësy më sy e herë herë duke i hedhur krahun në qafë njëri-tjetrit.

Gjergji ka qenë bashkpunëtor i rregullt i shtypit lokal dheqendror. Shkruante me kopetencë jo vetëm për probleme tëprofesionit të tij, por edhe në gjini të ndryshme tëpublicistikës.Veçanërisht të bukura ishin përshkrimet dhereportazhet, portretet e njerëzve të punës, miqësitë.

Nuk do të befasohesha kur ai do të ngrihej e nxirrte nganjë raft i bibliotekës disa vëllime me dorëshkrime. Ai, prejdekadash, që kur kishte filluar punën si inxhinier i ri në Bulqizë,mbante ditar. Një pjesë të madhe të fletëve të ditarit të tij ikishte futur në kompjuter, i kishte shtypur dhe i kishte lidhur.Ai mban edhe sot e kësaj dite ditar. Ndjek jetën e përditshme,gëzimet dhe privimet e jetës në emigracion, politikën shqiptarenë të gjitha përmasat.

Tek flisnim për ditarët e jetës në Bulqizë, pika e përbashkëte takimit të jetëve tona, nuk mund të linim pa përmendur emra.

Page 193: NJERËZ QË I DUA

193

Gjergji në një moment më pyeti për Jorgo Kolën. Ku është JorgoKola, kryegjeologu i minierës, që ku vinte majën e lapsit rridhtekrom? E kisha takuar Jorgon së fundi në vitin 1996 në një qoshtë ngushtë në takim të bulevardit kryesor të qytetit dhe rrugësqë lidhte Bulqizën e Vjetër me Bulqizën e Re. Shiste paqetacigaresh, çimçakizë, shkrepse e të tjera vogëlsira. Pata bërëasokohe edhe një skicë, ku e krahasoja me inxhinierin e “Orëvetë Kremlinit”, që shiste “shkrepëse të fabrikës Llapshin...”Bulqiza kishte vdekur dhe njerëzit që e mbajtën në këmbë atëishin hedhur në rrugë të madhe. I thashë Gjergjit se ai më kishtethënë se në Athinë ishin vendosur disa nga shokët e tijinxhinierë, njërin prej të cilëve Vasil Jovanin, falë adresës qëmë dha, e kisha takuar. Këtu u ndez kujtesa. Gjergji më tha senë Athinë ishte Jani Paskoja, ishte edhe Margarit Vasijaekonomisti i planit të minierës, që ishte aq i ndërgjegjshëm dhei përgjegjshëm në punë, sa, kur fliste apo të jepte në dorë tëdhënat, nuk e diskutonte askush. Ishte edhe Shefqet Kllogjëridhe shumë të tjerë...

... Gjergji ka tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Levisi është 32vjeç. Është i martuar me Anën dhe ka një vajzë të bukur, Elenin.Në Greqi punon me ushqimet e veçanërisht me mishin. Madje,ka shkuar ta ushtrojë këtë profesion edhe në Korçë.

“Kishte shumë para”- thotë, - por nuk kishte rregull eqetësi, ndaj u ktheva përsëri në Greqi”.

Kosta është 30 vjeç. Është bërë një zdrukthëtar që i këndondruri në duar. Vajza, Bianka është nxënëse në vitin e fundit tëliceut. Nusja e djalit, Ana, ka mbaruar shkollën për mësuesenë ciklin e ulët. Gjergji jeton me gruan, djalin e vogël dhe mevajzën.

“Shpejt do të martohet djali dhe do të marrë shtëpi mëvete - thotë Gjergji”.

Tre shtëpi është bërë Gjergji. Por shtëpitë këtu në Greqinuk i llogarit.

“Janë të përkohshme këto, - thotë. Shtëpia në Bilisht tëKorçës, shtëpi së cilës i vumë shpatullat dhe e bëmë vilë të tre

Page 194: NJERËZ QË I DUA

194

vëllezërit, është shtëpia ime. Atë nuk e ndrroj me asgjë tjetër.Është vendi im, është Shqipëria ime”.

...Na duhet ta ndërrojmë vendin. Ashtu, larg e larg, ulurnë kolltuqe, me një tavolinë mbushur me “të ëmbla” e “të thata”që shoqërojnë uiskin e kafenë, Gjergjit i duket se rrimë ftohtë.Ngrihet e na mbledh rreth një tavoline, pranë e pranë, sup mësup. Vera e kuqe me zemër të bardhë!...

...Gjergjit nuk i rrihet. Ngrihet dhe merr në dorë kitarën,ajo lloj vegle që korçarët e kanë në shtyllën kurrizore të jetës sëtyre, dridhet telash e meloditë mbushin dhomën. Këndon epastaj ia jep djalit. Më tërhoqi ky gjest për simbolikën që përcjell,për stafetën që ndjell. Kitara shkon nga babai tek i biri. Këtunuk m’u ndejt.

“Po hy në rol, - thashë, - jam mik, por edhe jam gazetar...”Dhe nxora nga çanta e vogël aparatin fotografik. Nuk

mund t’i lija pa fiksuar në celuloid shprehjet që merrte fytyra edjalit të mikut tim sa herë ecte udhëve njëra këngë, për t’i hapërrugë një kënge tjetër. E filloi me një serenatë korçare, nga atoserenata që edhe memec të jesh, do të luash vendit e do tëkëndosh. Këndonte ai, këndonim të gjithë. Gjergji, nga anatjetër e tavolinës, e ndiqte me një shprehje që i buron nga zemra.Kështu m’u duk atëherë. Kështu më duket edhe tani që përjetojmomentin duke parë fotografinë, fytyrën e tij të shkrirë nëkëngë.

Më pas kënga fluturon nga Korça për t’u ndalur në Bulqizë.Gjergji dhe Eleni mund të kishin paksa nostalgji për Bulqizën,ku kaluan rininë e tyre, për shoqërinë e sinqertë dhe dashurinënjerëzore që shkrinte dëborën dhe hejt e akullit që tërë dimritvareshin streheve të shtëpive e barakave pranë galerive. Malldhe dashuri paska edhe Levisi, i cili lindi në Bulqizë dhe u rritmes njerëzëve të saj. Ndryshe nuk ka se si t’i mbijë këngabulqizake në gojë e t’i shtrijë rrënjët në shpirt...

Sa kohë ndenjëm ashtu pranë e pranë, me këngë në gojë eme zemër në dorë? Dy orë? Tre orë? Fizikisht, ndoshta po.Shpirtërisht jo. Shpirtërisht ndejtëm vetëm disa minuta, vetëm

Page 195: NJERËZ QË I DUA

195

disa sekonda. Koha me njerëz që i do dhe të duan kalon vrik,ka shpejtësinë e zërit, dritës. Është koha që njeriu kërkon tandalojë, ta mbajë në vend, mos e lejë të ikë...

Vonë ikëm nga shtëpia e Gjergj Xekës. Na tha se do të napërcillte deri tek stacioni i tramit. Nuk na përcolli deri atje, porderi në shtëpi, nga Palio Faliro në Kato Patisia...

Nuk e doja të më përcillte deri këtu. Doja t’i jepja një adresë“trami” dhe të dilja ta prisja me makinën e djalit tim.

Na u rritën fëmijët Gjergj Xeka! Na janë bërë krah jo vetëmpër ne, por edhe për miqtë tanë. A ka gjë më të bukur se kjo?

Athinë, mars 2007

Page 196: NJERËZ QË I DUA

196

NJË DHËMBJE NGA DHEMBJET E KURBETIT

Çdo pesë minuta, në stacionin skajor të Kifisias, urbanielektrik çan barkun duke derdhur në shesh, pa kujdes, nërrëmujë, një mizëri njerëzish. Të moshave të ndryshme, tësekseve të ndryshme. Të veshur me rroba të punës… Secilinxiton me këmbë dhe vrapon me mend. Ka ardhë nga Pireu,Neo Kosmos, Omonia, Patisia… nga një cep i Athinës në tjetrin.Ka udhëtuar nga një botë e zhurmshme, nga rrugë e rrugicaku pallatet rrinë në qafë të njëri-tjetrit e makinat e vogla nukkanë vend ku të qëndrojnë, në një botë më të gjerë, me gjelbërime lule, me vila që nuk i kalojnë të tre katet e garazhe barkgjerë,ku lëvrijnë makina të prodhimeve të fundit.

Në sheshin para trenit taksixhinjtë kapin qiellin me ftesate tyre për udhëtime drejt Kefalarit, Ekalit, Agios Stefanos…Në barkun e vogël të taksive ulen një nga një gra e vajza,“shërbëtore të dorës së parë“, të cilat me një greqishte me theksnga lindja e largme apo lindja sllave, tregojnë adresa lagjesh evilash të pasura.

Më tej një radhë autobusësh të vegjël, dymbëdhjetëvendësh, të ulur e tre herë më shumë në këmbë, mbushinbarkun me shërbëtorë të dorës së dytë. Në orët pik të mëngjesitbarku i autobusëve i ngjan barkut të një kutie sardeleje, kuvetëm ajri bën diferencë midis qenieve. Shoferët e autobusëvenuk bërtasin. Ulur në ndenjësen para timonit ata presin minutënkur duhet të shtypin butonin e nisen drejt Melisias, Politias,

Page 197: NJERËZ QË I DUA

197

Adhamesit, Krionerit…Shpejt sheshi zbrazet për t’u rimbushur pesë minuta më

vonë, kur treni i radhës do të sjellë turnin tjetër tëshërbëtorëve…

Në këtë lëvizje brauniane njerëzish, në këto ikje e ardhjetë nxituara njerëzore, një sy i ngeshëm nuk ka si të mos dallojëdiçka që nuk lëviz ose më saktë diçka që rri në këmbë e lëvizkokën. E lëviz në një gjysmë apo tre çerek rrethi, kreh rrugëtqë vijnë tek treni në kërkim të ndonjë amaksi që hap barkun evogël për një, dy apo e shumta tre argatë. Është ky një kërkimqë zgjat disa orë, një kërkim që lind herët në mëngjes e perëndonaty nga mesdita, kur shpresat zbehen deri në shuarje.

Në këtë ikonë të ngrirë sot vështrimi u ndal tek një i ri, melaps e letër në dorë, me një gazetë “Hrisi Efqeria” nën lapsinqë vë kryqe. Shtojcat e kësaj gazete, më e volumshmja nëAthinë, ajo për veturat luksoze e të përdorura, shtojca tjetërajo që informon për shitje e blerje shtëpish e trojesh janë hedhurshuk mbi barin e platisë. Për lexuesin ata janë një luks. Aikërkon punë. Është ndërtues, suvaton e patinon, lyen dhezbukuron shtëpi. Njeri nuk ka ardhur ta marrë dhe ai shkruanadresa e regjistron në letër numra telefoni. Pastaj i drejtohettelefonit publik dy metra larg, fut kartën dhe u bie numravenjë nga një. Askush nuk ia ka varur, askush sot nuk i ka ofruarpunë…

E fiksova në fotografi siç e përshkova më lart. Më pas hyranë bisedë.

Më tha se quhej Artan Berberi dhe se ishte nga Korça…Duke biseduar me të rrethi u zgjerua. U fut në mes edhe LutfiShahaj nga Fieri, u fut edhe një tjetër, i cili më tha se ka qenëushtar në Ploshtan të Dibrës e se shërbimin veror kufitar e bëninnë Rrafsha të Korabit. I njihja mirë këto vende, bukuria e tëcilëve është tepër e virgjër për syrin e njeriut dhe për syrin efotografit. Kjo hollësi i dha shkas një kuvendi për bukuritë evendit tonë, bukuri që kishin dhe kanë nevojë sot më shumë sekurrë që të zhvirgjërohen nga duart e ndërtuesve, nga syri i

Page 198: NJERËZ QË I DUA

198

turistit dhe “sytë” e aparateve fotografike e televizive.Artani e kishte një merak, ndaj e ndau mes nesh në copa

të vogla. Ca e morën, ca e lanë përdhe të coptuar. Meraku i tijishte tek bashkimi i shqiptarëve, bashkimi në mëmëdhe ebashkimi në emigrim, lufta me mjetet demokratike të kohëspër të drejtat tona.

Biseda, si në të gjitha rastet nuk mungoi të ndalet tekqeverimi dhe antiqeverimi, tek Nanoja e Berisha, të ndalej edhetek skandali më i ri i Vjenës ku Berisha dhe Dade në foruminmë të lartë evropian, në OSBE, e prezantuan vendin tonë nëmënyrën më të keqe të mundshme, u zunë me brirë si dhitë nëurë, duke përdorë fjalë rrugësh. Politikanëve të lartë nëShqipëri, kryeministrit në pushtet apo “kryeministrit” qëëndërron pushtet, këto gjëra nuk u prishin edhe aq punë.Emigrantëve po, këtyre njerëzve që presin për punë me ditë tëtëra, që kërkojnë ushqimin e ditës për zogjtë e folesë së tyrefamiljare, u prishin, madje u prishin shumë. U ulin kokën, umbyllin gojën, u shuajnë krenarinë. I bëjnë edhe tëpadëshirueshëm për punë. Grekët kanë filluar të preferojnëgjithnjë e më shumë argatë kurdë. Për ta, ata janë shumë tëurtë, me shumë pak kërkesa për jetën, me pretendime të paktapër pagë. Në dheun e të parëve të tyre nuk ka as Nano e asBerishë që të dalin me kordhë në dorë rrugëve të Evropës, dukebërë duele mesjetare.

Nuk e di pse këtë radhë mora trenin e kthimit nga Kifisiazemërvrarë. Ajo pamje, ato shprehje më kishin shkaktuar njëlloj tjetër dhembje nga dhembjet e njohura të kurbetit.

Page 199: NJERËZ QË I DUA

199

KOLA QË U BË SOTIRIOS

Lexova historinë e Shkëlqimit që u bë Jorgo dhe të mbiemrittë tij që u transformua nga Hyka në Gjika. Qesha. Nuk qeshame të, por qesha me veten time. Historia e tij e vendosur nëkohë dhe hapsirë është një me historinë e Augustos që u bëAgush. E keni lexuar “Njeriu me top” të Dritëro Agollit?Fshatari i një zone të thellë malore të vendit, italianit që i kishte“mbetur në derë”, nga kapitullimi i Italisë fashiste dhe që etrajtonte si pjestar të familjes nuk i thërriste Augusto, porAgush? E kujtoni skenën që përshkruan Dritëroi i madh iletrave shqipe, dialogun mes italianit dhe Mato Grudës kur kyi fundit, pasi nuk e përtyp dot emrin “Augusto” i thotë tërësolemnitet: “Unë do të të thërras Agush!“

Historia e “Augustos – Agush” dhe historitë e “Shpëtimit– Jorgo”, nuk janë kurgjë para historisë sime…

Mua më kanë pagzue Kolë. Baba kam Nduen dhe gjyshPrengën. Kuptimi i emrit tim është Kola i Ndue Prengës, thjeshtKolë Ndue Prenga.

Kur erdha në Greqi, kur më pyetën për emrin, unë u thashëse më quajnë Kolë. Sapo nxora tingujt e emrit tim, në fytyrat ebashkëfolësve shpërtheu si gejzer e qeshura.

U tremba dhe u tuta. Kontrollova me mend fjalët që kishathënë, por nuk gjeta ndonjë gjë për të qeshur.

Personi që më kishte pyetur, pasi e shkarkoi tërë të qeshurënmë tha, duke i rënë fort prapanicës në të ndenjura.

- Kolo, kolo…afto.

Page 200: NJERËZ QË I DUA

200

Dhe qeshi, përsëri sikur të kishte zbuluar fjalfundin ehumorit botëror.

Nuk donte shumë mend e kalem të mësoj kuptimin e emrittim në gjuhën greke. Emri im do të thoshte b…

- Sotirios! – shqiptuan të njëjtat buzë, duke ma drejtuargishtin tregues në fytyrë – emri yt, Sotirios.

Kështu u shndërrova nga Kolë në Sotir. Pak nga pak umësova me emrin e ri. Aq shumë u mësova, sa më dukej qëkështu isha thirrur që kur më regjistruan në gjendjen civile.

Keq e kisha kur paraqitesha për të bërë dokumentet, kur uhap legalizimi. Kudo që shkoja vreja me bisht të syrit një cepnënqeshje në buzët e grave dhe një hapje qosh më qosh e buzëvetek burrat. Unë ulja kokën si të kisha bërë ndonjë turp, që nuke mban dheu…

Kaluan vitet. U mësova me vendin. U mësova me emrin.Mësova edhe gjuhën me të folur, me të lexuar e me të shkruar.Këtë të fundit e bëja dhe e bëj me shumë gabime. Më ngushëllonfakti që me gabime e bëjnë edhe grekët, madje kam dëgjuar qëherë-herë, kur nuk janë të sigurt se me çfarë duhet shkruar meita apo me jota apo me omikron apo omega bëjnë telefonatapyetëse.

Një ditë njoha një vajzë greke. E urtë, familjare, e bukur,me një zë melodioz, që të hynte e të ngelte thellë në shpirt. Ajoma mori mendjen dhe zemrën. U dashuruam. U martuam dhesot kemi dy fëmijë, më i madhi në klasën e parë të shkollësqytetëse.

Me letra vazhdoja të isha Kolë, kurse me të gjitha të tjeratisha Sotirios. Gruaja, kur e mësoi emrin tim të vërtetë buzëqeshidhe m’u duk se e hodhi pas krahëve. Sotirios më thirrte ajo,Sotirios më thërriste babai, nëna, vëllai dhe të gjithë gjaku isaj. Kolë më thërrisnin njerëzit e gjakut tim. Me emrin Kolëregjistrova edhe biznesin që hapa, një minimarket ushqimorprej ku në mos rridhnin, pikonin aq para sa të mbaj gjallëfamiljen.

Koha kalonte. Fëmijët rriteshin. Në dokumentet e tyre atësia

Page 201: NJERËZ QË I DUA

201

nuk kishte si të shkruhej ndryshe, vetëm se me emrin Kolë.Gruaja filloi të shqetësohej. Ky shqetësim u trash, veçanërishtkur erdhi koha që djali të shkonte në shkollë. E dinte se do taqeshnin dhe përqeshnin fëmijët kur të shqiptonte emrin tim.Filluan zënkat. Më kërkonte me çdo kusht të ndërroj emrin.Edhe unë desha ta bëj një gjë të tillë, por nuk dija si ta bëja. Njëditë gruaja më futi në dorë një shuk me para dhe më tha prerë.

- Me para ndërrohet gjithçka e jo më një emër me katërgerma.

Nuk kisha se çfarë të bëja. Mora në telefon babanë nëMirditë dhe ia tregova si ishte puna. U shtova atyre paraveedhe aq sa më dha gruaja dhe i nisa me postën më të shpejtë.

Babai është i njohur në fshat e në tërë krahinën, i shkonfjala. Siç mësova më vonë kishte shkuar e ishte ulur në njëkarrige përballë kryetarit të komunës, djali i një miku tëfëminisë. I kishte treguar të gjithë ngjarjen. Kishin qeshur menjëri-tjetrin. Më pas kishin thirrur nëpunësin e gjendjes civile.

- Do t’ia ndrosh emrin djalit të Ndues - i kishte thënë. - Bëjigati dokumentet dhe na i paraqit në mbledhjen më të parë tëkëshillit të komunës.

- Si t’ia vë emrin? - kishte pyetur nëpunësi duke qeshur,pasi kishte marrë vesh ngjarjen.

- Si t’ia vemë? - i ishte drejtuar babait kryetari i komunës.- As unë nuk e di. Pa ta marr djalin në telefon…Kur pashë në celular numrin e babait me shkoi mendja se

diçka kishte ndodhur.- Si e do emrin? - më pyeti.- Sotirios! - i them.- Si si? Sotir?- So-ti-ri-os. – rrokzova unë, duke e përsëritur disa herë

derisa ma tha plotësisht.- Më dërgo një prokurë nga ambasada dhe të gjitha çfarë

duhen që të të bëj pasaportën e re, – më thotë.Ia dërgova prokurën dhe fotografitë. Brenda muajit më

erdhi pasaporta e re me emrin Sotirios Prenga...

Page 202: NJERËZ QË I DUA

202

Thashë se me marrjen e pasaportës së re mbaroi maratonaime, por isha gabuar. Biznesi, vula, AFM-ja, librii i shëndetit,libri i IKA-ve, regjistrimet në bashki, në prefekturë e ku ta diunë ishin me emrin Kolë. Të gjitha këta duheshin ndryshuar…

I bëra të gjitha. Sa kohë dhe sa para janë dashur për t’indryshuar këto nuk e kam bërë llogarinë. Afërsisht mund tëthem se me aq para do ta kisha bërë një shtëpi të re për prindërite mi në malet e bukura të Mirditës.

Tani e ndjej veten të lirë. Nuk jam më Kolë, por jam Sotirios.Edhe gruas i ka ardhur e qeshura në buzë…

Ah! Harrova të them më të bukurën, më të gëzueshmen.Në gusht do të martohem! Kisha ka pranuar që me emrin e riqë mora të na bëjë celebrimin. Fustanin nuses do t’ia mbajëvajza gjashtëvjeçare, kurse lulet do t’ia japë djali trevjeçar. Kjoe fundit, sipas zakonit të maleve tona, ku në prehrin e nusesulin një djalë që të bëjë shumë djem.

Kjo që ju tregova është për të qeshur, por edhe për të qarë.Ju merreni si të doni, merrni ose të parën ose të dytën, ose, mëe mira, merrni të dyja bashkë: QESHNI dhe QANI!

Page 203: NJERËZ QË I DUA

203

KRENARI GREKE!

Një gazetë e vogël greke, nga ato gazeta që shpërndahenfalas dhe kanë një numër të vogël lexuesish, në një nga numrate saj përpiqej t’i përgjigjej pyetjes se “Pse grekët janë krenarë,kryelartë”? Përgjigjet kanë brenda edhe humor edhe sarkazmaedhe të vërteta botërisht të njohura…

Pse dhe për çfarë janë krenarë grekët?Grekët thonë se jemi krenarë…- Sepse jemi kampionë të Europës në futboll!- Sepse shalqinin e blejmë komplet dhe jo të ndarë në pjesë!- Sepse netët greke mbarojnë ditën!- Sepse kafenë tonë e pijmë dalëngadalë, duke pirë cigaren

dhe jo me rufitje të shpejtë!- Sepse flirti është hobi jonë kombëtar dhe seksi sporti jonë

kombëtar!- Sepse të gjithë akuzojmë sektorin publik, por të gjithë

synojmë si të jemi pjesë e tij!- Sepse për hatër të një gruaje… bëmë dhjetë vjet luftë!- Sepse kudo që të ngresh një gur, në të gjithë planetin,

poshtë tij jemi ne!- Sepse kur të huajt nuk arrijnë të gjejnë fjalën e

përshtatshme përdorin fjalën tonë!- Sepse Sokrati, Platoni dhe Aristoteli ishin grekë!- Sepse zbuluam teatrin!- Sepse lindi Demokracia dhe Logjika!- Sepse jemi krenarë për kulturën tonë dhe jo për fitoret

Page 204: NJERËZ QË I DUA

204

tona luftarake!- Sepse, kur të gjithë zbuluan mishin, ne ishim gjithë

kolesterinë!- Sepse, kur ne ndërtuam Parthenonin, të tjerët flinin nën

pemë!- Sepse momentet tona të këqija dhe të mira i ndajmë me

familjen dhe me miqtë dhe jo me psikiatrin!- Sepse japim gjithçka për dashurinë!- Sepse mijëra gra udhëtojnë çdo verë në Greqi vetëm e

vetëm për të gjetur dashurinë!- Sepse dashuria ka qenë Zoti i grekërve!- Sepse kur të gjithë visheshin me lëkura ariu, ne visheshim

me pallto të endura me fije të hollë!- Sepse aq shpejt sa inatosemi, po aq shpejt na kalon!- Sepse Homeri shkruajti Iliadën para tremijë vjetësh dhe

Hollivudi mezi e bëri film tani!- Sepse marrim rrogën të premten dhe hyjmë borxh të

hënën!- Sepse kemi një atdhe të vockël të mbushur me njerëz me

zemër të madhe!

Page 205: NJERËZ QË I DUA

205

MONDI QË U BË MARIO...

Në qoftë se ndonjëherë do të krijohet ndonjë institucionstudiues i onomastikës bashkëkohore shqiptare, përfundimetqë do të dalin me siguri do të bëjnë vend në librin e rekordeve“Gines”. Nuk e kam fjalën për ata emra që lidhen me fetë,ardhjen dhe qëndrimin e tyre ndër shekuj, me ato emra qëlidhen me apostuj e bestytni e besime mono e politeiste, porme ato emra që lidhen me çaste kalimtare të jetës së sotme.

Fjala vjen, të gjithë ata që quhen “Aliosha” apo “Natasha”,po t’i hulumtosh në kohëlindje, do të zbulosh se janë njëpërjetësim i dy heronjve sovjetikë në filmin me dy seri “Rënia eBerlinit”, dy të dashuruarve që, pasi përshkojnë tërë udhën emundimshme të luftës, e gjejnë njëri-tjetrin në Berlin... Për tëmos thënë pastaj për emra futbollistësh e artistësh që pushtuanfushat e blerta të kampionateve botërore dhe ekranet ekinemave. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, emrat eartistëve që kanë vizituar skenën shqiptare janë përjetësuar nëmoment me emra të përveçëm fëmijësh. E ilustrojmë këtë menjë shembull që lidhet me këngëtaren greke Marinela. Kënga esaj në skenën shqiptare, kur më në fund akulli i marrëdhënievegreko-shqiptare do të niste të shkrihej, do të pasohej me dyzinatë tërë emra vajzash “Marinela”. Sa vajza në Shqipëri kanëmarrë emrin e Zades apo të Palomës?

Kosovarët mund të themi se janë pjesa më vitale e kombit,që pushtimit serb iu përgjigjën jo me emra arabë, por me emrashqiptarë të mirëfilltë, me përmbajtje nga gjuha shqipe, me

Page 206: NJERËZ QË I DUA

206

kombinim të fjalëve shqipe, me gjeografi nga e gjithë Shqipëria.Emrat Berat, Vlora, Saranda, Dibran, Elbasan, Shkumbin,Vjosa, Buna etj., etj., janë pjesë e një onomastike tashmë tëshkruar e publikuar me botime dhe në internet.

Dolëm paksa nga tema e ditës, nga historia e Mondit që ubë Mario, thjesht për faktin se edhe emri i heroit tonë nga një“dekik” i tillë i onomastikës shqiptare i ka rrënjët. Në fakt, atëe quajnë Edmond, por shkurt, si në të gjitha rastet e emrave tëshkurtueshëm, atë, që kur lindi edhe sot e kësaj dite, të gjithë ethërrasin Mondi.

Edmondi lindi në një familje intelektuale me prindër njohëstë gjuhëve të huaja dhe të letërsisë botërore. Kur lindi ai, nëlibraritë shqiptare qarkulloi romani në dy vëllime “Konti iMonte Kristos” të Aleksandër Dumasit, roman i cili, për hir tësë vërtetës duhet thënë se ishte i njohur në shqip dy dekadamë parë nga masa e pakët e lexuesëve të kohës, të asaj kohekur Shqipëria rreth nëntëdhjetë për qind të banorëve të saj ikishte analfabetë. Edmondi, heroi i romanit, që më vonë do tëbëhej Konti i Monte Kristos, do të ishte një emër në emrat efëmijëve që lindnin, ashtu siç do të ishte edhe emri i Kozetësnga “Të mjerët” e Hygoit...

Mondit tonë, tashmë i rritur dhe me arsim universitar, itakoi që të lerë qytetin e lindjes dhe, pasi kaloi në odisenë enjohur të “dallgëve” të kalimeve maleve me dëborë e lumenjvetë turbullt, të vendosej në Athinë. Në fillim do të punonte menjë usta grek në pastrimin e oxhaqeve, për të kaluar gradualishtnë një punë, vërtet të lodhshme, por me pagë të lartë dhe mesigurime gjithashtu të larta. Ai që e mori në punë e pagëzoi meemrin Mario, emrin e një shoku italian, me të cilin kishte punuarnë rininë e tij në një minierë në Gjermani. I ndrroi jo vetëmemrin, por edhe mbiemrin, ndonëse si emri dhe mbiemri i tijnë regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri nuk kishin asnjë lidhjeme onomastikën arabe apo turke të vënë në shënjestrën eonomastikës ortodokse. Kështu vazhdoi ai për vite të tëra.Punonte jo vetëm me krahë, por edhe me mendje, falë dijeve

Page 207: NJERËZ QË I DUA

207

të tij universitare, çka bëri që të përvetësonte në shkallë të lartëzanatin, duke u bërë mjeshtër në makineritë që drejtonte nëthellësi të nëntokës së kryeqytetit grek, paçka se asnjëherë nukpaguhej me kategorinë e vendit dhe të mjeshtrisë së punës,por me “kategorinë e të huajit”...

Kaluan vite. Mondi-Mario u martua dhe lindi fëmijë. Iduhej që t’i regjistronte fëmijët. Gjeti rrugë, bëri dokumentetpërkatëse në ambasadë dhe i regjistroi në vendlindje. Sigurisht,me emrin Edmond dhe me emrin e gruas së tij. Por kjo nukmjaftonte. Iu desh që të bënte bashkim familjar me gruan dhefëmijët... Duhej ndërruar emri... Po cilin emër të ndrronte? Takthente në Shqipëri emrin Edmond në Mario? Ishte e vështirënë mos e pamundur, sepse duheshin ndërruar jo vetëm emri,por edhe mbiemri...

Zgjodhi një tjetër rrugë... Kapi një avokat (e dini se si“kapet” avokati)... Shkoi në gjyq (e dini se sa herë duhet tëparaqitesh para një gjykatësi që më në fund të thuash fjalëntënde) dhe u kthye përsëri në Edmond, u kthye nga Mario nëMondi...

Sa i kushtoi ky rikthim? Jo pak dhe jo vetëm në vleramonetare...

Megjithatë ai është i gëzuar. Është kthyer përsëri në rrënjëte veta, në emrin dhe mbiemrin e vet, në identitetin shqiptar.

Page 208: NJERËZ QË I DUA

208

KUR VIJNË E IKIN PASHKËT…

Ato erdhën dhe ikën. Krishti u kryqëzua… Krishti uringjall…

Të premten qanë të gjithë ata që përjetuan, në shfaqjetkishtare, gozhdimin, ekzekutimin e tij makabër…

Të dielën qeshën dhe u gëzuan të gjithë ata që përjetuan,në shfaqjet kishtare, ringjalljen e tij. Dhe jo vetëm qeshën dheu gëzuan, por dolën në rrugë dhe brohoritën, mbushën qiellinme fishekzjarre dhe, me to, vunë në rrezik jetë fëmijësh e tërriturish. Më pas ngrehën hellet dhe rrotulluan mbi prushqingja e keca të njomë, kukurecë tërkuzë të gjatë…

“Krishti u ngjall!” - thirrën të gëzuar njëra palë. “Vërtet ungjall” - thirrën të lumturuar pala tjetër.

Jezu Krishti (Hazreti Isai për islamistët) i biri i Maries(Havasë) së virgjër dhe i Zotit (që është Një për të gjitha fetë ebesimet njerëzore) ka hyrë në mijëvjeçarin e tretë të njerëzimitsi simbol i paqes dhe i mirësisë. Kështu do të hyjë edhe nëmijëvjeçarët e tjerë, derisa njerëzimi nuk do të gjejë shtyllë tjetërku të mbështesë shpresat e tij për një jetë të gëzuar e të barabartëpër të gjithë, për një parajsë në këtë botë e jo në botë tjetër.

Krishti u kryqëzua… të premten më 14 prill ...Krishti u ringjall… të dielën më 16 prill ...Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, media publike dhe

private shqiptare njoftoi se të shtunën kaluan traun e kufirittetëmijë besimtarë që shkonin në vendlindje (Shqipëri) përpashkët katolike…

Page 209: NJERËZ QË I DUA

209

Për pikëkalimet kufitare detare të Durrësit dhe të Vlorësnuk u dha asnjë lajm. Tragetet e radhës kishin hapur barqet emëdhenj dhe kishin hedhë në platformat e porteve makina dhenjerëz të ditës. Nga Italia që është qendra botërore e kleritkatolik, nuk kishte ardhë asnjë shqiptar për të festuar pashkëtkatolike në Shqipëri. As nga Gjermania, vendlindja e Papës sëri të Vatikanit. As…

Që kanë ardhur njerëz nga vendet perendimore ku sundonkatoliçizmi për të qenë pranë njerëzve të tyre këtë nuk e ve nëdyshim. Shyqyr arritëm ditën që të lëvizim kur të duam e si tëduam nëpër botë. Kuptohet, aq sa bota na e ka bërë masën ekapistrës…

Krishti u kryqëzua… të premte më 21 prill…Krishti u ringjall… të dielën më 23 prill…Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës nuk

numëroheshin njerëzit që kalonin kufirin papushim gjatë 24orëve. Media publike dhe private ishte e pranishme në sinkronduke na treguar se për të marrë një vulë “symbyllurazi”, siç evenë policët grekë në dalje, ishin dashur katër orë pritje në njëvargan kilometrikë makinash në radhë. Nga të gjithë ata që uintervistuan, asnjeri nuk tha se shkonte “për pashkë”. Merakui tyre ishte jo dalja, por hyrja pas disa ditësh në Greqi, njohjanga policia greke e “veveosit!” të marrë me mundime eshpenzime të mëdha nga bashkitë në qendra të mëdha e nëperiferi…

Krishtin, në historinë e gjatë tashmë mijëravjeçare tënjohjes së Tij, kryqëzimin dhe ringjalljen, njerëzimi besimtar eka ndarë në dy parcela të mëdha, në Krishtin Katolik dheKrishtin Ortodoks (dhe në disa dhjetëra ngastra të vogla). Meflamurin e Krishtit Katolik në dorë u organizuan katërkryqëzata të mëdha, njëra prej të cilave (e katërta) dogji dheshkatërroi me themel qendrën më të madhe kohore të kulturës,arsimit dhe dijes, Konstandinopojën, shkatërrim i cili(çuditërisht) nuk përmendet të paktën si i barabartë (ndonëseishte më i madh) me djegien dhe shkatërrimin e bibliotekës së

Page 210: NJERËZ QË I DUA

210

famshme të Aleksandrisë. Me po atë flamur në dorë u dogj nëturrën e druve Xhordano Bruno dhe u linçuan personalitet emëdhenj të shkencës dhe kulturës. Me po atë flamur në dorësot në disa vende të botës kristiane bëhen beteja me armë ehumbin jeta njerëzish në duelet e përgjakshme midis katolikëve,protestantëve e ngastrave të tjera…

Jezu Krishti është një realitet historik, mistik, ashtu siç janërealitet historik dhe mistik piramidat e Egjiptit, që teknika dheteknologjia e sotme e ndërtimeve mbetet e mahnitur dhe epaaftë që të ndërtojë qoftë edhe një kopje të vetme të më tëvoglës së tyre.

Kleri kristian e ka përdorur dhe e përdor emrin dhesimbolin njerëzor të Jezu Krishtit për interesa të caktuara, tëçastit apo të prespektivës.

Është e drejta dhe liri e tij që ta përdorë si të dojë dhe kurtë dojë, ashtu siç është e drejta e besimtarëve ta pranojnë osejo këtë lloj të drejte e lirie…

…Por, kur shteti që i thotë vetes se është “shtet demokratik”të drejtën fetare e kthen në të drejtë shtetrore, të drejtën mistikee kthen në të drejtë juridike dhe e saktëson me ligje e urdhëresa,kur shteti në vend që të përshpejtojë dhënien e dokumentevetë rregullta mbahet në disa vërtetime (që tash i quan jeshile)dhe hap e mbyll kufijt për mbajtësit e tyre “Për Pashkë”, “PërKrishtlindje”, “Për Shën Marinë e Gushtit” atëherë ndodhpërdhosja e besimit, “kryqëzohet” biri i Perendisë, jo një ditëpor përditë…

Njerëzit që kaluan traun e kufirit grek për të shkuar nështëpitë e tyre për Pashkë po kthehen. Njoftimet e përnatme,sinkron në zë dhe figurë, na japin tablonë e dhimbshme tëkthimit, radhët kilometrike të makinave të vogla, gra e fëmijënë ndenjëset e makinave me lotët në shpërthim. Na flasin edhepër sportele që nuk përballojnë fluksin dhe për kompjutera qënuk funksionojnë…

Njerëzit, me dëshpërimin në rezonancë, thonë me zë tëmekur: “Krishti u ngjall”!?

“Vërtet u ngjall”!?

Page 211: NJERËZ QË I DUA

211

QESH… SE NUK QAJ DOT

- Ikanaku Durimvogli përballë biznesmenit Vuvaqi

Mua më quajnë Durim. Kështu ma kanë vënë emrin (seemrin gjithnjë ta venë të tjerët) dhe dua s’dua, jam i detyruarta mbaj. Nofkën e kam Vogli. Nuk është e familjes sime. Edheatë ma kanë vënë nisur nga karakteri im shpërthyes. Grafllojsi grafllon qumështi në zjarr. Dhe, kur derdhem, e paguangruaja, duke punuar me orë të zgjatura për të pastruar eshkëlqyer pllakat e sobës. Ç’është e vërteta kam edhe një vëllabinjak. Edhe atë Durim e quajnë, por në ndryshim nga unë aiështë i qetë si deti në mëngjeset e gushtit. Edhe sikur të plasëfurtuna, ai det pa dallgë është. Ndaj edhe llagapin e ka Madhi.Thjesht unë quhem Durimvogli, kurse ai quhet Durimmadhi…

Sot, ndërsa prisja ndeshjen e parë të ditës së pestë tëbotërorit, shtypa butonin e aparatit satelitor dhe në ekranin evogël, në vend të emisioneve muzikore që sundojnë këtëhapësirë kohore mesditore, më doli komisioni parlamentar“Sollaku”, i vendosur në formën e një Ë –(lambe) greke ku nëtë djathtë ishin të majtët e në të majtë ishin të djathtët.Komisioni kishte thirrur të dëshmonte grekun Vuvaqi. Se kushështë dhe çfarë është ky Vuvaqi unë nuk e mora vesh, por mëduket se as ata që e thirrën dhe e dëgjuan nuk morën vesh gjë.Unë do ta kisha marrë qetë e qetë si deti i vëllait tim binjak atëseancë hetimore parlamentare, siç i kam marrë gjithnjë kurkam pasur nge t’i dëgjoj, sikur në një moment, Vuvaqi të mos

Page 212: NJERËZ QË I DUA

212

i kishte fry kaq shumë zjarrit të kusisë së qumështit të durimittim e llava e tij të mos kishte mbuluar sobën…

Grafllimin e parë e mora kur një deputet djathtas ekranite pyeti se kur kishte ardhur në Shqipëri. Vuvaqi, si të ishtepara një Ë (lambe) greke me emigrantë shqiptarë që i luteshinpër punë tha pa teklif: “Nuk e mbaj mend”. Këtu grafllova,sepse m’u kujtua një nen i ligjit më të fundit të parlamentitgrek për legalizimin tonë ku thuhet se emigrantëtët, që tëlegalizohen, duhet të kenë një dokument ku të vërtetojnë sekanë qenë në Greqi para fundit të dhjetorit të vitit 2004. Dheky dokument nuk duhet të jetë as dëftesë shkolle, as shtrim nëspital për të lindur fëmijë dhe asgjë tjetër përveçse pasaportënë fuqi me vizë të vulosur në dalje nga Shqipëria dhe në hyrjenë Greqi. M’u kujtua një shoqja ime (për të cilën diçka kamshkruar), e cila megjithëse mbaroi gjimnazin dhe liceun nëGreqi, madje është regjistruar për të vazhduar edhe studimetuniversitare për gazetari në Selanik, nuk i është njohur asnjëlloj firme e vule dhe në liridaljen e fundit që u dha për pashkënuk shkoi dot në Vasjar për të parë nënën e babën, me të cilëtnuk ishte përqafuar prej vitesh që nuk mbahen mend.

Grafllimin e dytë e mora kur një deputet nga krahu i majtëi ekranit e pyeti se sa ishte kapitali fillestar që ai kishte investuarnë Shqipëri. Vuvaqi, pasi u ngatërrua disa herë ngaqë nuk edinte se çfarë është kapitali fillestar dhe e ngatërronte me pullate çertifikatave noteriale dhe taksën e vendimit të gjykatës përdhënien e lejes së ushtrimit të veprimtarisë, më në fund dhanjë shifër. Tha se ai dhe ortaku i tij që zotëronin: Ai 20 përqind dhe shoku i tij 50 për qind të kapitalit kishin investuarnjëzet mijë dollarë. (Sqarim: E shkrova me shkronja që të mosndodhë ndonjë gabim shtypi e shifrës 20.000 i shtohen një apody zero dhe kushedi se çfarë kapitali na del).

Këtu qunështi i kusisë mori jo vetëm kuzhinën, por edhesallonin mbarë. Mua fakirit, emigrant prej dhjetë vjetësh, metre libreza kursimi në bankat greke, pse nuk arrita të vërtetojse kam gjashtëdhjetë mijë euro në banka nuk më dhanë të

Page 213: NJERËZ QË I DUA

213

drejtën që të hap një lokal të vogël për të ngrysë vitet e pensionit(pension i thënçin atij që më dha Nanoja e Berisha, që dukem’i shumëzuar me zero të të tridhjetë e pesë vitet e punës sinjeri me universitet, për arsyen banale se nuk kisha punuar nëShqipëri katër vjetët e fundit para mbushjes së moshës, mëdhanë minimalet absolute, prej pesëdhjetë e gjashtë mijë lekështë vjetra, që i bie më pak se pesëdhjetë euro në muaj). Mua nukma dhanë liçencën grekët, kurse Vuvaqit ia kishin dhënë.Ç’është e vërteta kjo gjë kishte ndodhur në vitin 1995 apo 1996(Vuvaqi nuk e mbante mend), por kjo pak rëndësi ka.

Në të tretën qumështi i kusisë graflloi kaq shumë, sa e gjithështëpia ime e vogël për të cilën paguaj treqind euro në muaj(pa qinokristot e të tjera) u bë shkumë e bardhë. Një deputet(harrova se në çfarë krahu flinte) e pyeti Vuvaqin se sa lekëkishte derdhur në entin e tatimeve gjatë periudhës nga viti1994 e deri sot. Vuvaqi, nuk e di nëse tallej me komisionin apoishte budalla i dalë nga të gjitha llojet e defterëve (unë them seështë e para) tha se kishte paguar para për hyrjen e mallit nëdoganë (!) Vuvaqi më kujtoi sikletin tim (dhe të gjithëemigrantëve që bëjnë dokumentet në përgjithësi dhe ata përbashkim familjar në veçanti), kur shkojmë në zyrat e financësgreke dhe bëjmë dhilosin (deklaratën) e të ardhurave. Sa sikletkemi për ta plotësuar, sa dokumente origjinale duhet tëparaqesim në mënyrë që të tregojmë se mund të jetojmë nedhe familja jonë me të ardhurat nga puna. Ai njeri gjatë gjithëviteve të zhvillimit të veprimtarisë së vet nuk kishte paguarasnjë lek tatim fitim dhe nuk kishte bërë asnjë deklaratë për tëardhurat e biznesit të tij në Shqipëri. Në Greqi, në bazë të ligjit,në qoftë se nuk i deklaron me përgjegjësi të ardhurat e tua, nëqoftë se nuk i ke paguar një për një të gjitha detyrimetfinanciare… gjej vrimë ku të futesh.

Në të katërtën grafllova aq shumë, sa u shkri e mori dheunedhe kallai dhe kusia nisi të nxjerrë edhe bakrin, të formojë anashatë lëndë kimike ngjyrë qielli që ia kam harruar emrin kimik,por i mbaj mend dëmin organik deri në helmim të njeriut.

Page 214: NJERËZ QË I DUA

214

Kjo ndodhi kur u tha se “çështja Vuvaqi” ishte pezulluar,sepse ai në kërkesë-padinë e tij nuk kishte dorëzuar asdokumentet origjinale dhe as fotokopjet e noterizuara. Unë iziu, për një gjë të vogël, për një AFM ( numër amze) për gruanhëngra dynjanë. Në zyrat e financës më kërkuan çertifikatën emartesës në mënyrë që të vërtetojnë se mbiemri i gruas ishte aiqë deklaroja unë dhe jo tjetër. Për këtë, mua fakirit, pas dyzetvjet martese, m’u desh të lëviz vetëm dollapet e arkivit të qarkut(por edhe ato të xhepit), derisa u gjetën të dhënat përkatëse, tëdhëna të cilat u regjistruan në një “Certifikatë-martese”, e cilakishte vlerat e informimit në pesë gjuhë të botës, ndër të cilatedhe në greqisht. Këtë çertifikatë në zyrat e eforisë (financës)greke nuk ma pranuan pa e vërtetuar në ambasadë, përkthyernë greqisht (me germa të alfabetit grek) dhe pa e noterizuar.Unë fakiri (dhe ne të gjithë fakirët) nuk bëzajmë për kësogjërash. Na thonë vulose në ambasadë. Lepe e peqe! Na thonëpërktheje. Urdhëro e si urdhëro! Na thonë paguaj. Ne e malista!Nuk na ka shkuar ndonjëherë mendja të ngremë ndonjë padie afër mendsh të ngjitemi deri atje sa të dëshmojmë në njëkomision parlamentar grek për gjëra jo të tilla me një banalitettë skajshëm, por edhe për gjëra kardinale që kanë të bëjnë mejetën tonë. Ç’është e vërteta edhe parlamenti grek nuk ka raaq poshtë sa të merret me një “durimvogël” që derdh pa teklifqumështin e vet.

Grafllova edhe disa herë të tjera, por më nuk kisha se çfarëtë derdh, sepse edhe bakri e kishte nxjerrë tërë helmin e vet.

Vuvaqi atë ditë u ngrit e doli nga salla i falenderuar ngakryetari i komisionit hetimor për mundimin dhe sakrificën qëkishte bërë për të ardhur e dëshmuar para tyre. Falenderimine mori edhe pse ai arriti deri atje sa t’i thotë një deputeti sepyetja juaj është idiote, thënie e cila u tha pa asnjë lloj redaktimi,drejtpërdrejt në sistemin satelitor, në të gjithë botën, greqisht epërkthyer në shqip…

Grafllova përsëri dhe në pamundësi të qaja, zura të qeshme të madhe, aq sa gruaja kujtoi se luajta nga fiqiri. Në fakt,

Page 215: NJERËZ QË I DUA

215

nuk kisha luajtur unë, por kishte luajtur mendsh politika jonë,parlamenti ynë, i cili duke dashur të baltosë me dëshminë enjë “biznesmeni” injorant grek një figurë të lartë juridike tëvendit të vet bajgos (për të mos përdorë një fjalë nga fjalori ishqipes së rrugës) vetveten. I ul kokën Shqipërisë, shqiptarëvebrenda dhe jashtë kufijëve shtetrorë, duke përfshirë të gjithëemigrantët e sidomos ne që jetojmë në Greqi.

Ç’të bëjsh! Migjeni thoshte në të ri të vet “Ah sikur të keminjë grusht/ t’i bie malit që s’bzan!” Ne, fakir fukarasë, na ekanë këputur jo grushtin, por krahun në rrëzë, siç i këputetkrahu pulës së pjekur në tavolinën e ngrënies!

Page 216: NJERËZ QË I DUA

216

SA KUSHTON “ IKJA NGA BURGU“ ?

Unë, Ti, Ai, Ajo, Ne, Ju, Ata, Ato… kemi dorëzuardokumentet, një për një, në dy kopje të legalizuara me firmë evulë, kemi paraqitur origjinalet si dëshmi se jemi njerëz tërregullt, kemi paguar edhe treqind euro paravolo, siç i thonënë gjuhën vendase…

…Dhe kemi marrë një veveos, siç jemi mësuar tazëvëndësojmë fjalën shqipe vërtetim …

… Ky, veveosi ka vlerë vetëm brenda kufijve shtetëror tëGreqisë. Askush nuk ka të drejtë të lëvizë, pa leje të veçantë,pa urdhër suprem të dikasterit policor…

Të vdiq nëna (larg qoftë) nuk ke të drejtë të shkosh t’ihedhësh një dorë dhé nga toka që e priti dhe e përcolli… Ulu,atje ku je, qaj nënën, qaj edhe fatin tënd të zi…

Po ike… mendou mirë… kufiri është i mbyllur…Ke një dasëm; marton djalin, vajzën, nipin, mbesën? …Dasmën ta bësh o për pashkë, o për krishtlindje, në

hapësirën e 10 deri në 20 ditëve që krijon leja e posaçme…Dasmat, për të kursyer kohën e lejes, t’i bëni gjatë gjithë

ditëve të javës. Këtë përvojë mos e kërkoni në Greqi, por … nëShqipëri. Në Gollobordë, fjala vjen, në kohë jo shumë larg tëshkuara, në Trebisht sidomos, dasmat i koncentronin javën qëlidhej me 1 Majin dhe atë që lidhej me 10 korrikun. Mjeshtravegollobordas të ndërtimit, që punonin në të gjithë Shqipërinë, uviheshin në dispozicion autobusë të parqeve e të ndërmarrjevepër të mos humbur asnjë ditë dasme. Vinin ata dhe i nisnin

Page 217: NJERËZ QË I DUA

217

menjëherë ahengjet. Nuset dilnin nga dera e prindërve gjatëgjithë ditëve të javës; të dielën, të hënën, të martën, tëmërkurën…

Jashtë këtyre afateve, jashtë pashkës, krishtlindjeve dhelejeve të posaçme të gushtit, deri tani të ardhura me lutjespeciale (lexo përkulore) të ndonjë ministri, diplomati, apotitullari të lartë (përfshirë edhe kryeministrin) në drejtim tëautoriteteve policore greke… je i ndaluar. Kjo fjalë, pra indaluar, e përkthyer nga gjuha juridike në gjuhën popullore,do të thotë as më pak e as më shumë i burgosur. Veveosi, kësisojnuk është gjë tjetër, veçse një vërtetim burgimi. Dhe leja që najepet 2 – 3 herë në vit nuk është gjë tjetër veçse liridalje ngaburgu, liridalje që e marrin në raste festash, por edhe në rastegëzimesh apo hidhërimesh familjare të gjithë të burgosurit qëkanë sjellje të mira…

E parë hollë-hollë, të burgosurit kanë privilegje më tëmëdha se emigrantët në Greqi. Marrin leje të posaçme disaditore edhe në raste fatkeqësish familjare. E mbani mend këtue dhjetë vjet të shkuara? Fatos Nanos, kur i vdiq e ëma, iu dhaleje e posaçme nga Berisha, megjithëse ai konsiderohej personimë i rrezikshëm për regjimin dhe ruhej në një burg të sigurisëabsolute, siç ishte ai i Tepelenës.

Për të arratisurin nga burgu nuk ka masë të re dënimi…Për të arratisurin nga emigracioni ka masë dënimi.Këtë deri në janar të vitit 2005 nuk e dinim. Tani po. Të

gjithë ata që ishin larguar nga Greqia para datës 15 dhjetor2004 u dënuan.

Masa e parë e dënimit ishte “kthim i menjëhershëm nëShqipëri”. Askush nuk mori leje hyrjeje.

Pas bujës, do të thonim ndërkombëtare, masa e ndëshkimitme “ndalim hyrjeje“ u zëvendësua me “paraqitje paraambasadës për vizë“. E parë trashë-trashë, kjo përbën njëlëshim, “një dhënie të re rasti“, siç thuhet rëndom në raste kurpërgatitet të dalë ndonj ligj apo urdheresë e re. E parë trashë –hollë, kjo përbën një ndëshkim të ri, një gjykim që si dënim ka

Page 218: NJERËZ QË I DUA

218

gjobën. Nuk e kam fjalën për gjobën e rëndë që këta njerëzhumbën dhe vazhdojnë të humbin me mungesën në punë, ashumbjen e vendit të punës, gjetkë fle lepuri…

Të gjithë emigrantët që ikën para 15 dhjetorit, që ikën paleje, janë të dënuar me gjobë. Dhe këtë gjobë janë të detyruarta paguajnë duke paguar vizën. Të gjithë e dinë mirë se vizatgreke nuk jepen gratis…

LAJTHITJA NUK ËSHTË FAJ

Në dhjetor, në një nga sallat e hotel “Titan” në Omonia tëAthinës, kreu i partisë në opozitë u takua me emigrantët…

Ai foli si emigrant, me të njejtën gjuhë dhe të njejtat halleqë i kishte përjetuar vetë, shumë vite më parë.

Edhe emigrantët folën si emigrantë, me të njejtat halle dheprobleme që shoqëria dhe qeverisjet greke u kanë hedhur mbikurrizin e tyre të përkulur përtokë.

Për t’u mbajtur mend është kërkesa e një shqiptari, fjalë eshkurtër, jo nga podiumi, por nga salla. Ai është në kryesinë enjë shoqate shqiptare me zë të fortë në çarje e thyerje shoqatash.

Ai i kërkoi kreut të partisë në opozitë që në Greqi tëndërtohej një kishë, ku të psallej në gjuhën …shqipe.

Për të dhe për shoqatën e tij, problem kardinal përemigrantët shqiptarë në Greqi na qenka psallja kishtare në…shqip!

Seneka, I Riu, shumë e shumë kohë më parë thoshte,“Lajthitja nuk është faj “…

KUR LUAN ME MACEN… PRIT GËRVISHTJET

Në televizionet private shqiptare, një ditë pas krishtlindjeve2004, u dha një telelajm, me zë e me figurë.

Në Memaliaj të Tepelenës, me njëqind për qind popullsi

Page 219: NJERËZ QË I DUA

219

bektashiane, qenka ndërtuar një kishë ortodokse greke!Është ngritur me paratë e Patriarkanës, siç është ngritur

në Kavajën myslimane një kishë madhështore katolike meparatë e Vatikanit. Dihet se shqiptarët, historikisht, nga xhepii tyre, asnjëherë nuk kanë ngritur as kisha e as xhamia.

Ngritja e institucioneve të kultit në Shqipëri tashmë nukpërbën lajm. Kisha e xhamira ndërtohen e përurohen përditë.Pas Universitetit Katolik në Shqipëri do të hapet edhe njëUniversitet Mysliman… Dhe pas tij, me siguri do të hapet edhenjë Universitet Ortodoks. U tha se do të hapen “me paratë ebesimtarëve dhe të…” Këto gjëra tashmë në Shqipëri nukpërbëjnë lajm…

Ajo që përbën lajm, madje kryelajm, është se në Memaliaj,në ditën e Krishlindjes, në prani të disa fëmijëve dhe të ndonjëudhërrëfyesi minoritar, mesha u zhvillua… greqisht. Për këtësolemnitet kishin ardhur enkas dy priftrinj nga Greqia!…

Miku ynë, anëtar kryesie në një shoqatë me emër… kërkoiqë në Athinë të ndërtohej një kishë ortodokse, ku të psallejshqip…

Në Memaliaj të Tepelenës u ngrit një kishë ortodokse kupsallet greqisht.

Kush ka qejf të luajë me macen, e presin gërvishtjet… -thotë populli i urtë.

Page 220: NJERËZ QË I DUA

220

RRIMË SE RRIMË… A SHKULIM UROF?

- Jemi se jemi… a bëjmë një shoqatë ?

Shumë e shumë vite më parë, kur shoqëria ishte më e çiltëre njerëzit më zemërbardhë, kur individi dhe kolektivi kishinnjë lloj lidhje shpirtërore pa prapaskena, në një ditë vere, nënjë arë në malësi, ishin mbledhur e kishin bashkuar krahët përtë prashitur misrin burrat e mëhallës mbarë. Ujitja e tokavebëhej sipas një radhe që nuk ndryshonte e nuk dhunohej kurrë.Misri i ujitur sot, bëhej për shatë pasnesër. Askush, me forcat ekrahut mashkullor familjar të punës (se gratë në atë krahinënuk futeshin në prashitje) nuk mundte që për një ditë t’ia diltenë krye ngastrës me misër. Ta lije atë për nesër ishte si të lijexhenazen pa varrosur. Kësisoj, njerëzit kishin gjetur një rrugëorigjinale, thërrisnin argatë. Fjala vjen, ti ke nevojë për tëprashitur dy dynimë misër. Për t’i dalë në krye punës në njëditë duhet të thërresësh dhjetë argatë. Puna bëhej pa shpërblimnë para, por me shpërblim në natyrë. Secilit person që erdhi epunoi i kishe borxh “një ditë argati”, ditë të cilën do t’ia paguajekur ai të të thërriste për të prashitë arën me misër apo edhepër punë të tjera të ngutshme në bujqësi apo edhe në ndërtim…

…Një ditë korriku ishin mbledhur e kishin vënë krahët mbishatë e po prashisnin misrin e fqinjit dhjetë burra. I ranë arës,krah për krah, nga fundi në krye një herë, i ranë dy herë… Tëtretën erdhi vakti i drekës, u ulën nën hijen e manit në kodërnga dukej i gjithë fshati dhe hëngrën byrek të ngrohtë, dhallë

Page 221: NJERËZ QË I DUA

221

e gjizë me tëlyen. Si mbaruan, ndezën nga një cigare dhe nisëntë bisedojnë për hallet e ditës.

Hija e manit binte mbi një arë të mbjellë me urof, një bimëbishtajore që mbillet herët në pranverë për t’i marrë kokrrat, tëcilat janë të pazëvendësueshme në ushqimin e qeve të punës,u japin atyre “forcë“, siç thonë bujqit, në verë. Urofi, për t’imarrë kokrrën, shkulet me gjithë rrënjë. Argatët ishin ulë, si tëthuash, mbi urof. Secili mjaftonte të zgjaste krahun dhe tërërrethi i përshkuar bënte goxha punë. I zoti i shtëpisë, ai qëkishte futë argatë, i njohur për tamaqarllëk, iu drejtua njerëzve:

- Jemi që jemi… a shkulim urof?Kjo ngjarje, që nuk i mbahet mend koha dhe nuk i dihet

adresa jo vetëm e fshatit, por edhe e krahinës, m’u kujtua njëditë korriku në hollin e ambasadës sonë në Athinë. Titullarikishte thirrur një grup intelektualësh të suksesshëm në biznespër t’u vjelë mendimet se çfarë duhet të bëjmë për t’u integruarnë shoqërinë greke. Folën shumë ose më mirë të them“prashitën pa shatë” njerëz të profesioneve të ndryshme. Midistyre u ngrit edhe një person, i cili u prezantua si inxhiniermekanik dhe si një njeri që kishte arritur suksese në punën evet në shtetin ku fati na ka ngujuar. Inxhinieri, pa bërë asnjëlloj hyrjeje tha:

- Jemi se jemi mbledhur, kush është dakord të bëjmë njëforum…

* * *

Nuk e di se si u ka ardhur argatëve nën hijen e manit dhembi arën me urof propozimi i fshatarit. Di vetëm se ai pyeti…Përgjigjen jo.

Në rastin që u bë shkak i këtij tregimi, di se askush nukngriti dorën për të pranuar ngritjen e një shoqate të re…

…Arsyeja është se shqiptarët janë ngopur deri në fyt meshoqata, me forume …

Page 222: NJERËZ QË I DUA

222

QESHIM KUR QESH SPEKTATORI

Bisedë me humoristët vlonjatë Afrim Agalliu,Muhamet Liko dhe Agron Hamo

Ata erdhën nga Vlora, nga ai qytet me histori Shqipërie nëkohë e hapësirë, nga ai qytet ku lindën dhe u rritën, që i ngjitinë skenë dhe i duartrokiti duke qeshur me lot, që e përcollihumorin e tij në mbarë Shqipërinë e tash në mbarë botën, atjeku flitet e qeshet shqip. Ata kanë ardhur disa herë në Athinë,mbajnë mend shumë takime me spektatorin emigrant, dy prejtë cilave në një stadiuum të madh lojërash me dorë, shfaqje qëi kanë befasuar dhe ua kanë mbushur sytë me lot. Unë i pashëato në skenën e një buzuku në Dhafni, në bulevardin AgiuDhimitriu 46, nën shoqërinë e Andrea Alushit. I pashë se siqeshnin emigrantët spektatorë, si ngjiteshin në skenë e këndoninbashkë me këngëtarët dhe se si vallzonin në sallë e podium…

Këto, në formën e një meditimi do t’i përcjell në njëfotoreportazh numrin e ardhshëm. Sot, nga holli i “HotelPresident”, duke pirë një kafe ekspres me ta, me Afrim Agalliun,Muhamet Likon dhe Agron Hamon, kërkova të hyj në minierëne humorit të tyre. Hapa një galeri… Nga ajo po i përcjell lexuesitpaksa nga floriri që këta BURRA i kanë dhënë popullit… Dhedo t’i japin edhe shumë vjet të tjerë…

- Kur keni lindur?- Afrimi: Unë kam lindur më 9 tetor të vitit 1949.- Muhameti: Unë jam gaforrja, 25 qershor 1955.- Agroni: Bricjapi, 15 janar 1950.

Page 223: NJERËZ QË I DUA

223

- Kur jeni lidhur me humorin?- Afrimi: Lidhjet tona janë të hershme. Fillimisht jam lidhur

unë me Agronin, rreth vitit ’68. Më pas në vitin ‘74 erdhiManeja, kurse në ’76-tën erdhi Meti. U bëmë kështu katër…

- Meti: Unë jam lidhur me humorin në shtëpinë e pionieritnë Vlorë, në veprimtaritë e shkollës dhe të pionierit në shkollë,në qytet dhe më gjërë në Sarandë dhe vende të tjera. Pasimbarova ushtrinë, fillova në ndërmarrjen e përpunim-druritme veprimtaritë kulturore, me estradën e ndërmarrjes. Në vitin1976 kalova si amator në estradën profesioniste. Në vitin 1980u bashkuam të tërë si profesionistë.

- Agroni: Në nëntor të vitit 1967 më zbulon i madhi PiroSarasi, aktor. Isha në uzinën e sodës kaustike. Në ’68 kalovadirekt aktor në estradën profesioniste. Që atëherë nuk i jamndarë skenës e humorit.

- Si të zbuloi Pirro?- Në ato kohëra kishte një lëvizje shumë të madhe kulturore

në qytetin tonë. Diku e kam thënë edhe në një vend tjetër: Atjemund të gjeje shumë Agrona, shumë Afrima, shumë Mete,shumë Mane. Pastaj ajo që thotë Meti “Desh Zoti dhe nabashkoi të katërt“.

- Kur keni qeshur më shumë në jetën tuaj?- Afrimi: Të qeshim ne është e vështirë, në qoftë se bëhet

fjalë për art. Por ne kemi qeshur. Kemi qeshur dhe do të qeshimkur kemi evenimente, kur kemi gëzime në familjet tona. Kurshohim njerëzit tanë të afërt që gëzojnë dhe qeshin dhe janë tëlumtur, natyrisht edhe ne jemi të qeshur e të lumtur. Nuk ështëkollaj të qeshim, sepse profesioni jonë është që duhet të bëjmëtë tjerët të qeshin. Qeshim në momente kur ka tipa interesantëqë tregojnë bukur barcoleta. Sinqerisht, unë qesh e kënaqem,kur shoh që kolegët e mi artistë bëjnë gjëra të bukura…

- Meti: Unë them se ne qeshim më shumë kur qeshspektatori. Po u kënaq ai, ndjejmë edhe ne kënaqësi. Por mëshumë, që kemi qeshur së bashku me spektatorin, ka qenë kurnë konfidencë me njëri-tjetrin kemi bërë ndonjë lapsus në

Page 224: NJERËZ QË I DUA

224

material. E kemi dalluar që të tre që Agroni gaboi. E ka kuptuaredhe spektatori dhe ka filluar të qeshë. Atëhere kemi qeshursë bashku. Qesh ata e qesh ne, sa ka arritur që materiali ështëlënë përgjysëm vetëm nga e qeshura.

- Kur ka ndodhur kjo?- Ka ndodhur… Për 8 marsin në Vlorë në pallatin e sportit

kur i ra lexhia kolegut tonë me gjithë partiturë. Ai nuk e kishteshkruar atje tekstin, por te partitura. I ra… E ngriti… I rapërsëri… E ngriti përsëri… Duke qeshur pësh-pësh, nga njëçikë e nga një çikë ne, fillojnë të qeshnin gratë. “Avash - tha ai,- se na prishët vëmendjen”, sikur ia kishin fajin ato. Atëherëqesh ne me lot, qesh gratë… U la përgjysëm materiali, sepseishte parodi me të kënduar. Kur këndon edhe qesh nuk këndondot, është e pamundur.

- Agroni: Si tha Meti raste ka plot. Edhe në sallë brenda naka bërë vaki me publikun. Kur ai e ka marrë vesh se ne bërëndonjë lapsus apo edhe ndoshta mund të kemi harruar ndonjëgjë dhe kemi futur ndonjë batutë që nuk ka qenë fare, ka qenëstropjo, ka plasur një gaz që na ka thyer brinjësh.

- Po, e kundërta: kur keni qarë në skenë?- Afrimi: Unë mbaj mend të kem qarë kryesisht kur kemi

qenë për shfaqje në emigracion. Në Greqi, në Amerikë, nëKanada, në Angli apo edhe në Itali, kudo që kemi qenë, kurshohim emigrantët, motrat, vëllezërit tanë, të afërmit tanë,bashkëqytetarët, bashkatdhetarët që na ndjekin në shfaqjet qëorganizohen, kur ata qeshin dhe në të njejtën kohë edhe qajnëedhe ne reflektojmë. Ata pika lot na dalin edhe neve nga sytë.Kur shohim bashkatdhetarët tanë që qajnë.

- Meti: Unë për të qarë nuk para kam qarë, përveçse nëraste gëzimi, kur kemi takuar ndonjë shok të vjetër jashtështetit, nga emocionet, nga fjalët e tyre, nga respekti i madhndaj nesh.Vetëm lotë gëzimi, jo qarje.

- Agroni: Unë nuk u heq asnjë presje atyre që tha Afrimidhe Meti. Lotë emocionalë me thënë të vërtetën, unë dhepadiskutim edhe tre shokët e mi, kemi derdhur kur jemi

Page 225: NJERËZ QË I DUA

225

dekoruar me titullin e lartë “Naim Frashëri i Artë”. Ishte njëvlerësim i punës sonë mbi 35 vjeçare. Ato momente kanë qenëemocionale, kur na u dorëzua dekorata e lartë nga ministrja ekulturës e asaj kohe.

- Kujtoni ndonjë moment që lidhet me kulmin e të qeshurit nësallë?

- Afrimi: Momente të bukura ka plot. Në sallë e qeshuraështë masive dhe nuk mund t’i ndash spektatorët kur ataqeshin të gjithë së bashku. Momente të veçanta pasatj duhet tëkujtohemi…

Mbaj mend një rast shumë të bukur në Tiranë, para shumëvitesh, kur Meti tregonte monologun e “Qypit” dhe ne ishimduke ngrënë e pirë me disa shokë miq të Tiranës. Kur arritiMeti tek momenti i “pordhës”, njëri nga miqtë tanë qeshi aqshumë, sa i shpëtoi shurra në brekë dhe iku. “Nuk duroj dotmë, - tha, dhe duke mbajtur dorën nën shalë iku”. Ky ka qenëmomenti që ne kemi qeshur shumë. (qesh)

- Meti: Atëherë është qeshur shumë, sidomos në Vlorë.Monologun e “Qypit” unë e kisha xhiruar në ‘86-tën. Meqëishte pak si banal nuk u dha. I njëjti xhirim është dhënë në ‘91-shin. Ndërkohë, këtë unë e futa në skenë në ‘90-tën në Vlorë.Aty kam dhënë tridhjetë shfaqje, sepse në Vlorë vinin dhe iknin,nga fillimi i eksodit. Vinin dhe më thonin: “Do të na e tregoshatë sot, sepse jemi për të ikur për andeja”. Nuk më harrohet,një burrë rreth të pesëdhjetave, i cili si mbaroi shfaqja m’u afruadhe më tha: “Dal të të shikoj tamam se nuk më linin lotët të tëshikoja surratin”. Më përqafoi, më puthi, më tha rrofsh dheiku. Ka pasur shumë raste të tjera që kanë qeshur tamam.

- Agroni: Pyetja është një çikë e vështirë. Neve në tërëkarrierën tonë na kanë shoqëruar të qeshurat e mëdha në sallëdhe ndoshta kjo është ajo që ne kemi mbijetuar edhe sot e kësajdite dhe publiku na ndjek me të qeshurat e tij, sepse po të mosna ndiqte, me thënë të vërtetën ne mund të ishim shpërbërë sigrup.

- Jeni krijues dhe interpretues. Ku buron, cilët janë krojet e

Page 226: NJERËZ QË I DUA

226

humorit tuaj?- Afrimi: Ne mbështetemi te populli. Një ambient dasme,

gëzimi apo ndonjë ambient shoqëror, apo edhe në një bar abufe. Njerëzit që na rrethojnë jo vetëm na dëgjojnë, por edhe idëgjojmë ata. Marrim shkas nga njerëz, nga karaktere, qoftëedhe personazhe që nuk i kishim njohur më parë, që i takojmërastësisht. Kushdo artist, jo vetëm ne, përgjithësisht artistët emirë, tek populli mbushin “kovat“ e humorit dhe të artit.

- Met! Qypin ku e ke gjetë?- Qypin? (qesh) Kur isha amator, e kam dëgjuar nga i

madhi i estradës së Vlorës, nga të parët, i pari fare, Gaqi Vishi.Po ua tregonte kolegëve të tij. Unë e dëgjova, ma kapi veshi.Dhe në atë rastin që tha Afrimi, që u përmor në brekë nga tëqeshurat, kemi qenë tek Vjosa në Tiranë, te taverna poshtë,duke pirë e duke ngrënë. Po tregonim barcoleta. Unë thashëme vete: ”Ta tregoj njëherë”! Ishte si provë për vete. Atje ai rapërmbys. E la tavolinën. Iku të ndërrojë benevrekët se ishteburrë i moshuar. Erdhi pastaj. “Je kështu e je ashtu…” Në fakt,neve veprimtarinë tonë e marrim kudo. Herë pas here nabashkojnë shumë tavolina, shumë njerëz. Mua kur më pyesinse me kë je ti, çfarë krahu je? U them se jam “partia e karaqejfit”,e tavolinës me një fjalë. Në një tavolinë, me miq të dashur eshokë plot, aty njerëzit tregojnë gjëra të bukura. Ajo që napëlqen e marrim dhe e kthejmë në material, në skeç, parodietj., sipas vlerës që ka. Kjo është krijimtaria. Nga njerëzit imarrim, nga jeta.

-Agroni: Aktori ka një lloj dhuntie të tillë që hulumton,heton, ta quaj kështu, një thënie që ju mund ta thoni pa ndonjëteklif ne na ngacmon. E diskutojmë me njëri-tjetrin. Këtu egjejmë pikën mbështetëse në frymëzimin tonë. Temat shoqërorepërbëjnë edhe çelësin e suksesit tonë. Ka të tilla tema populliynë, sa të të mbërthejnë shumë shpejt.

- Në mënyrë figurative: matur me kilometrat e rrugës që kenibërë; detare, ajrore, tokësore, sa është “kilometrazhi” i humorit tuaj?

- Afrimi: Ne kemi bërë shumë kilometra. Në kuptimin

Page 227: NJERËZ QË I DUA

227

figurativ, siç thoni ju, të humorit, do të vazhdojmë të bëjmëaq kilometra, sa të shohim që spektatori të ketë të qeshurën etij të zakonshme. Në qoftë se do të kuptojmë se spektatori nukdo të na buzëqeshi, ashtu siç na ka buzëqeshur, atëherëkilometrat tona do të shkurtohen. Deri tani e ndjejmë veten sejemi mirë dhe besoj se kontribuojmë dhe do të kontribuojmëakoma.

- Meti: Unë them se nuk mund ta masim dot humorin mekilometra, se duhet të ishim edhe gjeometra. Muhabeti ështëkëtu që ne do të vazhdojmë me këtë humor edhe për aqkilometra sa të shkojmë deri në fund të rruzullit. Do tëvazhdojmë, do të vazhdojmë, derisa të kemi fuqi.

- Agroni: Deri më sot, në mënyrë kështu për të qeshur pak,kemi mbi tridhjetepesë vjet kilometra. Kur të mbarojë ajo pikae fundit e benzinës, atëherë do të themi se mbaruam, e lamëpunën për karburant.

- Mirë, por karburanti është shtrenjtuar shumë?- Agroni : Eh! Edhe ne jemi bërë të shtrenjtë.- Një “fuçi” humor sa ka shkuar?- Meti: Edhe humori, edhe qejfi s’kanë të paguar, ndaj janë

shtrenjtuar.- Sa herë keni ardhur në Greqi?- Afrimi. Në Greqi ne kemi ardhur shumë herë. Por ajo që

vlen për të theksuar është ardhja e dy herëve të fundit, paranjë vit e gjysmë dhe këto ditë, dje dhe pardje. Këtë të fundit eka bërë të mundur Andrea Alushi me kompaninë e tij të njohurkulturore “Univers”.

- Agroni: Pa u heq asnjë presje atyre që thanë shokët e mi.Ne Shqipërinë e kemi rrahur në të gjitha trevat. Më duket, nukjemi keq, jemi mirë edhe në trevat e Greqisë dhe ato të Italisë,deridiku ato të Anglisë dhe Amerikës dhe Kanadasë.

- Cila do të ishte përshëndetja juaj humoristike për lexuesinemigrant në Greqi?

- Afrimi: Problemi është se ti i bën këto pyetje dhe kërkonpërgjigje pa na lënë kohë të mendohemi.

Page 228: NJERËZ QË I DUA

228

- Atëherë bëjmë një pushim dhe mendohu.(Pas pushimit)- Meti: Mesazhi im për emigrantët është ky: Lexoni dhe

punoni greqisht, por fëmijëve tuaj dhe vetes i flisni shqip, mose harroni shqipen.

- Agroni: Mjaft emigrim! Tani duhet të jeni migruar njëqindpër qind në jetën tuaj. Ato pesë pare vini në vendin tonë. Do tëkenë vlerë akoma më të mëdha.

- Afrimi: Urimi im për të gjithë emigrantët, jo vetëm nëGreqi, por në të gjithë botën, është të kenë jetë e shëndet dhe tëkthehen sa më shpejt pranë njerëzëve të tyre, në shtëpitë etyre, të kontribuojnë jo më për grekun, italianin, gjermanin,anglezin, amerikanin, por për vendin e vet.

- Meti: Do të desha të shtoj diçka për të qeshur… Siç dihet,gjahtarët gënjejnë. Edhe ne kemi një shok gjahtar. Një ditë,katër-pesë vetë ishim ulur rreth tavolinës, kuptohet me ndonjëçikë raki e salcë kosi. Ai filloi të mburrej: “Kam ca pëllumba,tha, nja dyzetë çifte pëllumbash fantastikë. Ca këmbëleshë, caçafkularë, ca larashë, ca të kuq, ca blu, ca të zinj… Kanë njëgjë fantastike: - ia jap tjetrit një çift e për një orë çifti më vjennë shtëpi.

M’i kërkoi njëri në Lushnje. “Aman a të keqen, m’u lut,duke më rënë në gjunjë, më jep një çift se i ke shumë të bukur”.Ia dhashë. Për tre ditë pëllumbat më erdhën në shtëpi.

M’i kërkoi një shkodran. “T’u bëfça, ta marça, më jep njiçift”. Ia dhashë. Për një javë më erdhi çifti në shtëpi, në Vlorë.Nuk mbahen.

Më kërkoi një çift një dibran, prej Dibrës së Madhe nëMaqedoni. “Allejshkën, di plluma m’ep, ni voc e ni cucë, mëtha”. Ia dhashë. Për pesëmbëdhjetë ditë pëllumbat direkt e nështëpi…

Kushedi se në çfarë vendi të Evropës e Amerikës do të kishteshkuar me pëllumbat e vet sikur mos t’ia priste llafin një shoki tavolinës. Kishte pirë një çikë mirë shoku ynë.

“Boll na prrallise“, - i tha duke përplasur gotën mbi tavolinë,

Page 229: NJERËZ QË I DUA

229

sa stërkalat e rakisë i ranë në sy.“Po pse“? - ia ktheu gjahtari.“Po ty ka dy vjet që të ka ikur plaka në Greqi dhe nuk po

të kthehet. T’u kthekërkan pëllumbat ty nga Shkodra e Dibra!”(qeshim).

Athinë 17 korrik 2006

Page 230: NJERËZ QË I DUA

230

GRUAJA ËSHTË SHOK I SHPIRTIT

Intervistë ekskluzive për “Emigrantin” e këngëtarit të madhkosovar Sabri Fejzullahu, në “ Ditën e të dashuruarve”

- Përshëndetje Sabri Fejzullahu dhe mirë se erdhe në Greqi! Sie le Kosovën?

- Kosova historikisht asnjëherë nuk ka qenë ma mirë.Kosova është e lirë, mbi të gjitha. Kosova për herë të parë i kainstiutucionet e veta, e ka Kuvendin, ka deputetët, delegatët,ka ministritë, ka kryeministrin, ka presidentin. I ka trupatmbrojtëse të Kosovës, që tani janë shëndrruar në ushtrinë eKosovës, ushtrinë e rregullt me forcat mbrojtëse të Kosovës.Kosova dita me ditë, ngadalë - ngadalë është duke u integruardhe do të integrohet në të gjitha instancat europiane dheeuroatlantike, natyrisht, me përkrahjen e miqve tanë më tëmëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- The që kishe emocione. Nga të erdhën, si të erdhën, ku burojnë?- Isha i emocionuar. Edhe tani kur më pyetni jam i

emocionuar. Unë këndoj qe dyzet vite dhe gjithmonë, të premtedhe të shtunë jam diku në diasporë, në botë: diku në Gjermani,Suedi, Zvicër, Holandë, Luksemburg, Austri, Angli e tjerë, etjerë, por këtë përzemërsi të njerëzve, shqiptarëve të mij, këtasy të përmalluar për shqetësimet, për buzëqeshjen me sy, mosflasim edhe me gojën plot me buzëqeshje, më bënë tëemocionohem akoma pa filluar, sepse, ndoshta, edhe vitet e

Page 231: NJERËZ QË I DUA

231

bëjnë të vetën. Kur e shoh shqiptarin duke buzëqeshur dheduke iu ngritur në këmbë nji… Unë jam nji shërbëtor, si tëthem, i këtyre njerëzve, nji njeri që mirrem me nji zeje qëshpeshherë thuhet se është shpirti i nji populli, kultura. Dhenji segment i vockël i kulturës së një populli është kënga. Këtanjerëz, kur u ngritën në këmbë për Eli Farën, për mua dhe përkëngëtarët e tjerë më ngjallën shumë emocione, siqerisht juthem. Unë e bëj këtë punë për para, mos ju gënjej as juve dheaskënd, por paraja është aq e pavlerë kur i sheh këta njerëz, separaja sot vjen e nesër shkon dhe asnjiherë nuk i dihet jetës sënjeriut. Kjo mikpritje që na është bërë sonte nuk harrohet,asnjiherë në jetën time. Nuk e di sa paraqitje kam, ndoshtatetë mijë, ndoshta dhjetë mijë qe dyzet vite, por nji diçka tëtillë që të na mbulojnë me lule çdo nji gjysëm minuti, nuk mëka ndodhur asnjëherë. Dhe kjo të çon në atë që kanë thënëedhe të tjerët se “gjaku nuk bëhet ujë”. Atë që jemi NJË dhe qëkanë thanë edhe më parë. Ndoshta dikush e merr si një dogmëose si folklorizëm patriotik “ Nji komb – nji qëndrim “. Sinqerisht,kjo është ajo që unë Sabriu, nga Prishtina, kosovar, erdha këtu,mendoja se njerëzit nuk më njofin, kurse ata u ngritën të gjithënë këmbë. A ka diçka më të madhe, më sublime, më njerëzore…Unë kur i shoh yjet e mëdhaja botërore që u ngritën në këmbëthem: “O Zot! Por neve këngëtarëve shqiptarë na prisnin ksipubliku? Dhe kjo u pa. Dhe shifet dhe, s’di si ta them, s’di si tashpreh: U qoftë nderë atyre të gjithëve, këtyre shqiptarëve që ebënë sot këtu për neve!

- Vjen për herë të parë në Greqi…- Po, për herë të parë.- Si e kishit imagjinuar një udhëtim në Greqi?- Unë kam qenë në Greqi me familjen time para njizet

viteve. Po këto vitet e fundit nuk kam qenë. Por për të këndueunë nuk kam qenë. Për të këndue është hera e parë në jetëntime. Unë e di se ka shumë shqiptarë. Dikush thotë shtatqindmijë, dikush thotë pesqind mijë. Këta njerëz janë të hequr, sime thanë të vuajtur, sepse këtu nuk kanë ardhë për luks. Këtu

Page 232: NJERËZ QË I DUA

232

kanë ardhë për të bërë punë, për të derdhur djersë. Jo në atëkuptimin folklorik “për të derdhur djersë”, por nga shpirti përtë derdhur djersë. Përse? Për nji të mirë të familjeve të tyre, sefamilja është shtet në miniaturë, shteti është familja. Ai që derdhdjersë për familjen, derdh djersë edhe për shtetin, sepse kur tarregullon shtëpinë e tij, me oborrin e tij të rrethuar, rregullonnji pjesëz të shtetit, i kontribuon shtetit. Dhe ne shqiptarët qëjemi emotivisht, emocionalisht edhe kushedi edhe sa vite tëtjera që do të vijnë. Kot që mendojnë njerëzit, ne do të lidhemime kohën, do të jemi të moderuar gjithmonë dhe të integruargjithmonë. Gjithmonë do të na rrijë nji damar këtu në trurintonë që ne duhet të bëjmë, të sakrifikojmë diçka për vëllaun,motrën, prindin, për dajallarët, për axhallarët, për farefisin esidomos për vendin tonë.

- The që je shtatë herë gjysh?- Po.- Po babë sa herë je?- Babë jam dy herë. Unë kam qenë edhe njiherë i martuar

dhe e kam nji djalë dhe nji çikë me gruan e parë. Është njëkëngë popullore:

“S’çohet jeta me inatFol me gojë o syri i ziMos ke frikë se bën mëkat.

Edhe jeta nuk çohet me zor. Në bashkëshortësi unë e kamzgjedhur, ka qenë shoqe e studimeve me mua, ka qenë shumëe bukur dhe kam gjithmonë për jetë e mot respekt se ështënëna e fëmijëve të mi, por në jetë nuk shkohet me zor dhe nukështë temë tabu. Sot asgjë nuk është tabu për të mos folur.Nuk e kemi kaluar. Deri atje ka qenë e shkruar ose si të them,me atë ka përfunduar, deri aty. Unë jam martuar edhe njëherë.Me gruan e parë kam Armendin dhe Adelinën që kanëmbaruar fakultetin në Londër. Djali i madh ka mbaruar përgjuhën angleze dhe punon në qendrën sociale në Londër. Vajzaka mbaruar akademinë e arteve të bukura në Londër, dega

Page 233: NJERËZ QË I DUA

233

për art, film, televizion dhe teatër. Kam dy fëmijë me gruantjetër; Bulzën që është studente në Tiranë në Akademinë eArteve dega koreografi, me Kozeta Bakiun. Kam djalin, Ermalinqë është në vitin e katërt në kolegjin amerikan në Prishtinë.

- Ku i gjetët gjithë këta emra të bukur shqiptarë për fëmijët?- Nëna Shqipëri na i ka mësuar të gjitha.- A ka ndonjë lidhje midis dashurisë së një gjashtëdhjetedy

vjeçari, sa jeni ju, dhe dashurisë së Shën Valentinit?- T’ju them të drejtën atë lloj të dashurisë që është diçka e

madhe fillimisht, pastaj shëndrrohet në një dashuri rutinore sithohet, në nji dashuri që … E kam ndigjue nji këngë “Moj ekeqja e domosdoshme“. Në pleqëri gruas duhet t’i thuash“Moj e keqja e domosdoshme”. Dhe sado i keq do të jem unë,ajo do të më thotë “Mor i keqi i domosdoshëm”. Dhe ajo ështëmë e mira e domosdoshme, sepse, nëse në rini kam patur nevojëpër gruan si qenie njerëzore, si bukuri, tani kam ma se nevojëpër gruan si shok të shpirtit, si nji diçka që më përcjell nëpleqërinë e shtyrë, në moshën shtyrë.

- Në këtë kuptim Shën Valentini, 14 shkurti sikur është më imadh për të vjetrit se sa për të rinjtë?

- Gjithmonë për të vjetrit. Për të rinjtë është diçka si methënë: sa për ta thënë. Unë kështu mendoj dhe mos mëhidhërohen të rinjtë. Kjo thotë diçka shumë provizore, diçkashumë të tejdukshme. E kjo e jona është sinqerisht nga shpirtise tani janë nipat, mbesat...

- Cili është mesazhi i Sabri Fejzullahut për ata “pesëqind ashtatëqind mijë emigrantët shqiptarë në Greqi”, nëpërmjet kësajbisede ekskluzive për gazetën ”EMIGRANTI”?

- Për gazetën “Emigranti” kisha me ju përgëzue për këtëtitull të gazetës dhe t’ju falenderoj në emër të gjithë shqiptarëveqë i rrahni problemet e tyre në këtë gazetë, jetën e tyre, hallet,prosperitetin, punën, djersën e tyre. Bëni nji punë shumë tëmadhe dhe nuk besoj se keni nga shteti ndonjë përkrahjefinanciare. Asnjiherë jo, asnjiherë. Njerëz të mëdhenj si ju ebëjnë nji gjë të tillë për t’u njiohur shqiptarët, për të lexuar për

Page 234: NJERËZ QË I DUA

234

vetveten. Shteti jonë, se kemi shumë respekt për shtetin shqiptardhe për shtetin e Kosovës. Nuk e njoh mirë se çfarë bën shtetishqiptar për diasporën, për njerëzit që i kemi jashtë, por sashoh e dëgjoj në televizion dhe në radio, shumë pak ka bërëdhe bën për njerëzit tanë që janë në diasporë. Mos flasim seedhe ne në Kosovë, për ta marrë nji pasaportë dy javë që njënjeri vjen nga diapora për të pushuar i duhet të humbasë edhenjë javë të punës për ta marrë nji pasaportë. Dhe këta njerëzite diasporës e ndihmojnë aq shumë shtetin, por për ta rregulluarnji dokument i humbasin sa ditë edhe në Shqipëri edhe nëKosovë. Unë e mendoj se shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës,njerëzit, duhet të bëjnë më shumë për njerëzit që janë nëdiasporë. Ata, kur të vijnë nga dy javë e tri javë, duhet tëçmallen me antarët e familjes, me vendin e tyre e jo tëngarendin pas dokumenteve që duhen rregulluar duke u dhënëryshfet nëpunësve. Në Kosovë e Shqipëri, për ta rregullue njidokument zvarriten punët. Dhe thonë ata nëpunësit “këta kanëpara, këta fitojnë atje”, sikur nga qielli i fitojnë ato para jo medjersë, me mundin më të madh të trupit e të shpirtit të tyre.

- Faleminderit për bisedën.- Ndera është për ju dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë,

lexues të gazetës.

Page 235: NJERËZ QË I DUA

235

NJË NJERI QË LËSHON “RREZE TË ARTA”NË MJEKËSI

Ai është gjithnjë i zënë. Është i zënë me shëndetin enjerëzve, me hallet e tyre që lidhen me shëndetin. Kur arrin takapësh pas syzave transparente, vëren dy sy ku reflektohetmirësia njerëzore dhe zgjuarsia intelektuale. Unë, pas shumëditë telefonatash, arrita ta “kap” në disa minuta kohë paraoperacionit. Ai fliste me mua dhe mendjen e kishte gjetkë. Nësallë e priste pacienti i gatshëm për një ndërhyrje të rëndë nëzemër. Biseda me të kisha dhe kam përshtypjen se ishte si bisedae një gazetari me një atlet që këmbët i ka mbi pedan dhemendjen në shiritin e finishit të garës...

- Rezart Deveja mjek, kardiokirurg i dëgjuar, vetëm kaq?- Jam i datëlindjes 1960, 45 vjeç. Kam mbaruar Fakultetin

e Mjeksisë para njëzet vjetësh, në vitin 1985, në Universitetin eTiranës. Jam specializuar në kirurgjinë e zemrës dhe tëmushkërive. Specializimin e kam filluar në Shqipëri, e kamvazhduar në Paris dhe e kam përfunduar në Greqi.

- Çfarë viti ke qenë në Paris?- Kam qenë në vitet 1992-1993. Nga viti 1995 jam në Athinë.

Në vitin 1999 kam marrë lejen e ushtrimit të profesionit sikardiokirurg në Greqi. Që nga ai vit punoj në një spital privatqë quhet Jatriko Qendro Athinon, në Marusi.

Fillimisht fillova punën si kirurg i inkuadruar në një grupkardiokirurgësh dhe që nga viti 2002 jam bashkëpuntor primar

Page 236: NJERËZ QË I DUA

236

i këtij spitali. Me pak fjalë, puna ime është kardiokirurgjia,trajtimi kirurgjikal i sëmundjeve të zemrës si bay-pas-et,sëmundjet e aortës, të valvolave dhe disa sëmundje të tjera mëtë rralla.

- Cila ishte rruga për njohjen e profesionit të kardiokirurgut nëGreqi?

- Njohja e profesionit të të huajve si dhe të grekëve qëmbarojnë jashtë kufijve të Greqisë ka një procedurë të caktuar.Fillimisht duhet njohur diploma e universitetit nëpërmjet disaprovimeve që jepen, të cilave unë iu nënshtrova. Në Ministrinëe Shëndetësisë ekziston një organ i caktuar, i cili, pasi shqyrtongjithë specializimin e kryer jashtë kufijve të Greqisë, përcaktonmbi bazën e ligjshmërisë greke, se çfarë duhet plotësuar për tëtë dhënë të drejtën e ushtrimit të tij në Greqi. Pas mbarimit tëuniversitetit duhet t’i nënshtrohesh një procedure që zgjatshtatë vjet për të marrë të drejtën e profesionit si kardiokirurg.Nga i gjithë aktiviteti që kisha bërë jashtë m’u njohën pesë vjet.U detyrova të plotësoj edhe dy vjet në Greqi, në specialitet. Paskësaj iu nënshtrova një provimi dhe m’u dha e drejta e ushtrimittë profesionit.

- Pate vështirësi në këtë rrugë?- Nuk pata vështirësi në dhënien e provimeve dhe në

kalimin e gjithë këtyre procedurave, sepse kur erdha në Greqinë vitin 1985 kisha dhjetë vjet mjek, me një përvojë të madhenë mjekësi në përgjithësi dhe në kirurgjinë e toraksit. Përveçspecializimit në Shqipëri kisha bërë edhe një specializimdyvjeçar në Francë. Kështu, njohuritë e mia të gjera mjekësoredhe praktika më ndihmuan të mos kem shumë vështirësi nëtestet e bëra.

- Çfarë gjuhësh dini?- Di anglisht, frëngjisht, greqisht dhe di shumë mirë shqip

(qeshim).- Ku e keni mësuar greqishten?- Greqishten e kam mësuar këtu. Kur erdha nuk dija asnjë

fjalë greqisht. Isha i detyruar të mësoja greqisht, sepse provimet

Page 237: NJERËZ QË I DUA

237

jepen në gjuhën greke.Emërtimet mjekësore në greqisht ndryshojnë shumë nga

emërtimet në latinisht që përdoren në mjekësinë shqiptare.Për shqiptarët është pak e vështirë t’i japin provimet në

gjuhën greke, sepse këtu përdoret vetëm terminologjia greke,nuk përdoret latinishtja fare. Ndërkohë që ne, si gjuhëmjekësore kemi gjuhën latine, por kemi edhe terma të greqishtessë vjetër. Gjuha mjekësore është e përbërë nga dy degë, gjuhalatine dhe gjuha greke. Është më vështirë të japësh provime nëgreqisht sesa t’i japësh në anglisht, frëngjisht etj., sepse pjesa eterminologjisë greke, e cila nuk futet në mjekësinë epërgjithshme, nuk futet në gjuhën ndërkombëtare të mjekësisë,është goxha e madhe.

- Nga jeni?- Unë vetë jam me origjinë nga Korça, i lindur dhe i rritur

në Tiranë. E quaj veten tiranas, sepse nuk kam ndonjë lidhjeme Korçën.

- Familja juaj?- Jam i martuar që në vitin 1987. Kam një djalë

pesëmbëdhjetë vjeç, i cili sivjet mbaron vitin e tretë të gjimnazit.- Nga e ka syrin djali, nga i jati apo…?- Djali sytë i ka më shumë nga unë. Gruaja ime është

ekonomiste. Djali më shumë ka tendencë për mjekësi,megjithëse është akoma herët.

- Gruaja punon në profesionin e vet?- Gruaja nuk punon tamam në profesionin e vet. Punon

në një ndërmarrje private ADIDAS, është llogaritare në firmë.Në fillim nuk ishte llogaritare, thjesht punonte në arkëtim.Dalëngadalë, me përvojën e punës, me nivelin universitar tëdijeve, zurin këtë vend.

- Kush janë klientët tuaj në Jatriko Qendro Athinon?- Klientët e mi janë kryesisht shqiptarë, shqiptarë që banojnë

në Greqi. Një pjesë e madhe janë shqiptarë që vijnë ngaShqipëria për t’iu nënshtruar këtij lloj operacioni dhe pastajkthehen në Shqipëri. Pjesa më e vogël pastaj janë grekë.

Page 238: NJERËZ QË I DUA

238

Ata që vijnë nga Shqipëria çfarë hapash bëjnë për të ardhurderi këtu?

Ne kemi pasë një bashkëpunim me ambasadën greke nëTiranë për problemin e vizave si hallkë kryesore. Pasipërcaktohet diagnoza dhe u thuhet se duhen bërë operacion,bëhet kontakti me mua. Shoh dokumentet. Pjesa më e madhee këtyre të sëmurëve janë prej atyre që kanë fëmijët në Greqi,që kanë të afërt. Nëpërmjet tyre bëhet komunikimi më i saktë.Nëpërmjet spitalit ne ndihmojmë për marrjen e vizës, sepsegjithmonë ambasada greke vë si kusht që të jetë një spital aponjë mjek si garanci në mes, që të marrë përsipër trajtimin. Pastajështë procedura që ata vijnë, bëjnë analizat dhe në qoftë sevërtet duhen operuar bëhet ndërhyrja. Megjithatë, këto kohëte fundit kemi pasur disa vështirësi me ambasadën dhekonsullatat. Kam përshtypjen se problemi i vizave përshqiptarët shkon si me fushata, njëherë lirohet e një herështrëngohet.

- Sa është detyrimi financiar për një të sëmurë që operohet nëspitalin privat Jatriko Qendër Athinon?

- Për të bërë vetëm koronarografinë shkon rreth një mijëeuro. Në rast se do të duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeskirurgjikale operacioni kushton rreth dhjetë mijë euro, në tëcilën përfshihet vetë operacioni, pagesa e mjekëve, spitali,shpenzimet për të bërë bay-pas ose operacione të tjera.

- Si e shihni të ardhmen tuaj si mjek?- E ardhmja ime mund të jetë në Greqi ose në Shqipëri. Në

Shqipëri të ardhmen time e shoh në kushte më të favorshmepër të punuar, jo se ne jemi mësuar në kuptimi se nuk mund tëbëjmë dot. Kirurgjia e zemrës është kirurgji e madhe, e ciladon shumë hallka të tjera ndihmëse, sepse është e lidhur menjë reanimacion të fuqishëm, me shërbimin e transfuzionit tëgjakut që duhet të jetë shumë i fuqishëm. Në Shqipërifunksionon një shërbim universitar, i cili me gjithë vështirësitëqë ka, bën një punë të mirë.

Në një moment të caktuar, një aktivitet privat

Page 239: NJERËZ QË I DUA

239

kardiokirurgjikal që mund të zhvillohet ashtu siç ështëzhvilluar në fushat e tjera dhe që mund të siguronte premisapër një aktivitet normal dhe bashkëkohorë kardikirurgjikal, dotë krijonte mundësitë që në një moment të caktuar të ktheheshanë Shqipëri. Vetëm, duhet të kesh parasysh se nuk di të bëj gjëtjetër, veçse të operoj. Nuk mund të shkoj në Shqipëri dhe tëmerrem me gjëra rutinë.

Edhe arsyeja që u largova nga Shqipëria ishte se në atovite puna filloi të shthurej, kishte shumë mungesa dhefatkeqësisht mblidheshim në kafe dhe diskutonim për politikënë vend që të punonim. Në qoftë se nuk operon dy javë njëkirurg fillojnë dhe i ngathtësohen duart. Kjo na ndodh edhekur kthehemi nga pushimet e verës. Ditët e para pas pushimevekemi pak vështirësi, derisa futemi në shkathtësinë e përditshmetë punës.

- Me çfarë studimesh shkencore jeni marrë apo merreni?- Gradë shkencore nuk kam për faktin se u largova nga

Shqipëria dhe u detyrova të ndjek një tjetër linjë. Këtu në Greqijanë dy linja të aktivitetit, është linja univeristare, janë mjekëtqë merrem më shumë me studime shkencore dhe linja emjekësisë praktike, linjë e mjekëve që i kushtohen më tepërveprimtarisë praktike të profesionit të tyre. Fakti që unë udetyrova të ndryshoj shtet, t’u nënshtrohesha disa provimeve,disa specializimeve të reja, bëri që të mos merrem me punimetë mirëfillta shkencore, në kuptimin që të mbroja gradëshkencore. Kuptohet, një gamë shumë e madhe e veprimtarisëpraktike, një përvojë shumë e madhe e punës, bën që përvojapraktike dhe ajo shkencore të jenë në një shkallë të lartë.Veprimtaria praktike shkencore bëhet nëpërmjet pjesëmarrjesnë kongrese, nëpërmjet botimeve të artikujve në revistashkencore dhe punimeve që bëjmë ne në vazhdimësi. Klinikajonë është një klinikë që përbëhet nga pesë kardiokirurgë menjë aktivitet goxha të madh. Ne operojmë rreth 450 klientë nëvit. Gati çdo ditë bëjmë dy operacione.

- Si është Rezarti mjek, në raport me mjekët e tjerë në Greqi?

Page 240: NJERËZ QË I DUA

240

- Unë harroj se jam nga Shqipëria. Jo në kuptimin se jamshqiptar, por trajtimi dhe bashkekzistenca me kolegët e tjerëgrekë është fare e barabartë, pa asnjë problem. Mënyra e tësjellurit dhe e bashkëpunimit është e tillë që në asnjë momentnuk më shkon në mend se unë jam i huaj në këtë punë. Kjoështë meritë e atyre që kanë koncepte të drejta lidhur me tëhuajt, nuk kanë elementë të diskriminimit. Por, nga ana tjetër,është edhe meritë e imja se, në qoftë se nuk e mendon, nuk e kebrenda idenë se unë jam i huaj dhe pse më flet kështu. Unëbrenda vetes sime nuk e ndjej veten inferior karshi kolegëve tëmi, nuk e ndjej veten si i huaj. Kjo më ndihmon t’i shoh tëgjithë të barabartë dhe puna vazhdon. Mos harroni se në këtëveprimtari private shumë mjekë dhe personel paguhen ngapuna ime, nga pacientët e mi.

- Në një spital privat të rejat shkencore hyjnë më shpejt se nënjë spital shtetëror. Sa jeni lidhur ju me të rejat dhe çfarë rrugendiqni për njohjen dhe përvetësimin e tyre?

- Në spital privat ritmet e përparimit dhe të punës janëshumë më të larta sesa në spital shtetëror. Fatkeqësisht, shtetiështë kudo njësoj, me ato burokracitë e veta, me grevat. Kryhete njëjta punë me një numër shumë të madh njerëzish që nëanën praktike e vështirëson shumë punën. Ju e shihni edhe sotqë po bisedojmë me çfarë ritmesh punohet. Unë jam këtu iulur, por jam gjysmë i ngritur, sepse kam të sëmurin në sallë.Kjo bën që ritmet e punës në spitalin privat janë jashtëzakonishttë shpejta, jashtëzakonisht të larta, kjo për faktin se nëaktivitetin privat nuk je i sigurt për punën e nesërme. Duhet tëpunosh mirë sot, që të sigurosh të nesërmen, duhet të punoshvazhdimisht.

Përsa i përket të rejave shkencore ne i marrim ngaliteratura e vazhdueshme, botimet periodike dhe traktatetshkencore me të cilat jemi abonuar, është kompjuteri dheinterneti. Është pjesëmarrja në kongrese. Na është krijuarmundësia për të shkuar në të gjitha kongreset jo vetëm nëEuropë, por edhe në Amerikë e gjetkë. Sot, me të mbaruar

Page 241: NJERËZ QË I DUA

241

operacionin, do të shkoj të ndjek punimet e një kongresi qëzhvillohet në Greqi. Po ashtu, një burim tjetër përvoje ështëedhe kontakti me specialistët e vendeve me të përparuara.

- Në Shqipëri ka klinika private, por nuk kam dëgjuar të ketëspitale private, pse?

- Me sa di unë edhe ana ligjore ishte e mangët, nuk lejonte,por kam dëgjuar se u rregullua para disa kohësh. Por spitalinnuk e hapin mjekët, e hapin sipërmarrësit, biznesmenët.Mendojnë të hapin, por akoma ngurojnë, sepse do një përvojëtë caktuar dhe nuk është gjë e lehtë. Mendoj se fitimi në mjekësiështë i kënaqshëm, është një fushë në të cilën sektori privat dotë ecë shumë mirë.

- Në Greqi 83 për qind e aktivitetit kardiokirurgjikalzhvillohet në sektorin privat. Ky numër është domethënës.

- Çfarë porosie do t’u jepje lexuesve të EMIGRANTI-t?- Të kenë suksese në punë. Shqiptarët e kanë ndryshuar

totalisht idenë dhe mendimin e grekëve për ta. Në shumë fushakanë përparuar, janë fuqizuar shumë nga ana ekonomike. Nukështë më emigranti që kërkonte një punë dosido dhe jetonte nënivele të ulëta strehimi e jetese. Shqiptarin sot e gjen të jetojënë të gjithë Athinën, edhe në lagjet më të pasura e të shtrenjtatë kryeqytetit grek, janë të sukseshëm në shumë fusha. Do t’ujepja një këshillë: Problemet në emigrim fatkeqsisht maten mepesëvjeçarë. Të kenë pak durim. Nuk mund të emigrosh në njëvend dhe pas dy-tre vjetësh t’i kesh të gjitha.

- Faleminderit.- Nderi është imi.

Page 242: NJERËZ QË I DUA

242

DY NGA DHJETË VËLLEZRIT TASHO

Ata ishin dhjetë vëllezër, të Janit dhe të Viktorisë. Lindënnë Leskovik. U rritën, burrëruan dhe u trashëguan në Korçë.Dy prej tyre, Panajotin dhe Spiron i takova tek “Dy pëllumbat”,në shoqëri përkatësisht të nipit dhe të djalit që ka një lokal kundjehet dora pastërtore dhe shërbimi i kulturuar korçar. Ibashkuam kafetë dhe e lidhëm nyje kuvendin. Ata janë pjesë eatij brezi që dinë të kuvendojnë, dinë ta venë lafin tullë mbimurë e të ngrenë çatinë e jetës...

PANAJOTI...

Ai ka qenë shofer. Ka dëshirë të të marrë e të të shpjerë nëçdo qosh të Shqipërisë. Mua për disa sekonda më çoi në Bulqizëe në Dibër me skodën e tij të ngarkuar me mall “tutje” e mekrom “këndej”. Linjë më të dashur të jetës së tij ka pas rrugënKorçë – Sarandë, me njerëz në barkun e autobusit të tij.

Ka tre fëmijë, Almën, Brunildën dhe Petrikën. Brunildën,Tashon e ekipit korçar, sportdashësit e brezit tim nuk kanë simos e mbajnë mend kur ngrihej e gjuante mbi rrjetën evolejbollit. Të tre fëmijët kanë mbaruar universitetin;ekonomikun, agronominë dhe fizkulturën. Djali, këtu në Greqi,ka marrë zanatin e babait, është shofer, kurse vajzat punojnënë komotirio...

- E pyes: Sa nipër keni?Mendohet... Ndoshta për të marrë paksa nga buzëqeshja

Page 243: NJERËZ QË I DUA

243

e tyre. Këtë e shoh se çelet në fytyrë e gjallërohet në trup.- A a, nipër ? Nipër kam dy... gjashtë, katër çupa e dy

djem.- Si e ndjen veten gjyshi midis nipërve e mbesave?- Gjyshi rri pas tyre, tërë ditën. Kam edhe këtë nipin këtu,

djalin e vëllait, të më rrojë sa malet! Vij e rri ndonjëherë,çmallohem. Më ka ardhur edhe ky byrazeri nga Korça, kemiardhur këtu në lokal, po pijmë nga një kafe dhe kalojmë ditën.

- Kur erdhe në Greqi ke punuar?- Kam punuar në fabrikën e çokollatave. Kam punuar edhe

në ndërtim, llaç e tulla. Kur mosha më kaloi, nuk punova më.Tani merrem me fëmijët, me nipërit e mbesat. Çfarë të bëj?

- Si e sheh të ardhmen tënde këtu?- Unë do të kthehem në Korçë. Në Leskovik ku kam lindur

nuk kam asgjë, kurse në Korçë kam shtëpinë time.- Kujt ia ke lënë shtëpinë?- Askujt. Kyçit. Kam vëllanë atje që kujdesohet. Vete beharit

dhe rri nga dy muaj. Tashi mendjen atje e kam se kamshoqërinë, kam njerëz plot.

- Kalamajtë ku e kanë mendjen?- Kalamajtë? Këtu ku hanë bukë, ç’të bëjnë? Kanë ardhur

të vegjël këtu. Të vegjël jo, por nga 24 – 25 vjeç. Na rrofshinfëmijët! Çfarë të bëjmë? Shtatëmbëdhjetë vjet na u bënë këtu.

- Si erdhët?- Me viza ardhëm. Erdhën fëmijët dhe pastaj erdha edhe

unë t’i shikonja. Në fillim vuajtëm shumë. Tre vjetët e paravuajtën shumë, por tani u stabilizuan. Erdhëm pa gjuhë. Tashtidijnë edhe gjuhën dhe të tëra i dijnë. Mirë janë, mirë. Për fëmijtë,pa neve tashti, sa kemi mundësi t’u vijmë në ndihmë...

SPIROJA

Spiro Tasho është më i madh se Panajoti. I ka kaluar tëtetëdhjetat. E ndjej se mbahet mirë. Këtë e shoh kur i vjen nëkrah i biri. E pashë edhe kur erdhi mbesa dhe nipi, kur e

Page 244: NJERËZ QË I DUA

244

përqafuan dhe e puthën. Për ta nuk do të shkruajmë sot.Ndonjëherë tjetër po. Se të shkruash për tre breza, tre hapa nëjetën njerëzore nuk është e mundur në një shkrim të vetëm.Sot po shkruaj për Spiron, brezin e parë të njerëzve në jetë...

- Kur ke ardhur këtu?- Në fillim fare ardha nga nëntëdhjetë e njëshi. Dhe shkoj

e vij Athinë-Korçë-Athinë. Jam në pension. Kam dalë nëpension që në vitin 1986.

- Sa pension merr?- Unë marr, me para të vjetra, plot njëqind mijë. Marr edhe

34 mijë pension lufte, si veteran i Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare.

- Çfarë moshe ke?- Janar 1926, më 22 janar, 81 vjeç.- Në çfarë formacioni partizan keni qenë?- Kam qenë me njësitet guerilje të Korçës.- Veteranët sot sikur i kanë harruar?- Ne do të bëjmë siç thonë ata. Boll që marrim atë pak

pension.- Sa fëmijë ke?- Unë kam dy fëmijë, një çupë e një djalë.- Çfarë pune ke bërë në Shqipëri?- Kam qenë ndihmësmjek në spital. Më vonë kam shkuar

në shkollën e mesme bujqësore “Irakli Tërova” në ndihmë tëshëndetit të nxënësve. Kam punuar atje 25 vjet. Punën nëmjekësi e kam filluar që në vitin 1947.

- Mban mend ndonjë gjë nga ardhja e partizanëvet grekë pashumbjes në Gramoz?

- I mbaj mend, posi. I pritëm mirë.- Thonë se në Gjirokastër janë mjekur 12 mijë partizanë grekë.- Nuk e di atje, por në Korçë erdhën shumë të plagosur,

shumë të gjymtuar, erdhën edhe mjekë grekë. Atje kryem shumëoperacione anësore e kryesore, operacione lufte.

- Shkon e vjen në Shqipëri, kë ke atje?- Kam një vëlla dhe ca nipër.

Page 245: NJERËZ QË I DUA

245

- Sa vëllezër jeni?- Ne kemi qenë dhjetë vëllezër. Tashti jemi pesë. Pesë kanë

vdekur.- Më i madhi kush është?- Më i madhi ka qenë Koço Tasho. I dyti ka qenë Ligor

Tasho. Ka qenë partizan i Brigadës së Parë. I treti ka qenë StefanTasho. Ai është marrë me tregti, shitës. Pas atij vij unë. Pasmeje vjen Apostol Tasho. Ka qenë partizan i Brigadës së Dytë.Ai ka vdekur nga pasojat e luftës. Pas atij vjen Sokrat Tasho.Edhe ai ka vdekur. Pas atij vjen Panajot Tasho që e kemi këtu.Shofer ka qenë. Ka shëtitur të gjithë Shqipërinë, me kamion eautobus. Pas tij vjen Mitro Tasho, mjek, kirurg ortoped. Punonnë Selanik. Ka qenë në spitalin e Korçës, emigroi dhe shkoi nëSelanik. Pas atij vjen Gaqo Tasho. Ka qenë arsimtar, drejtor ishkollës “Themistokli Gërmenji” të Korçës. Pas atij vjen NestiTasho, inxhinier mekanik. Edhe ai ka punuar si pedagog nëshkollat e mesme të Korçës. Kaq. Dhjetë vëllezër. Tani ngadhjetë jemi gjallë pesë. Tani mbetem unë më i madhi. Motranuk kemi pasur asnjë. Dhjetë vëllezër. Të dhjetë të pandarë.Me një harmoni të jashtëzakonshme edhe sot e kësaj ditevazhdojmë me një harmoni dhe dashuri të jashtëzakonshme.Kështu neve, kështu edhe gratë tona. Edhe ata duhen si motra.E ndihmojmë njëri-tjetrin, qoftë ne si vëllezër, qoftë ata, duamgjithmonë të mirën e njëri-tjetrit...

* * *

U bëra një fotografi me urimin që të rrojnë e të gëzojnë jovetëm me djem vajza nipër e mbesa, por edhe me stërmbesa,jo në tre breza, por në katër. Pse jo? Nipërit dhe mbesat janërritur...

Page 246: NJERËZ QË I DUA

246

NJË DITË ME NIK(I)OLLA LAUDA(RI)N

Sipas bisedës me Kristo Zharkalliun

Kristo Zharkalliu është një emigrant i vjetër. Dyzet e katërvjet më parë ai sfidoi grykat e kallashnikovëve, të ftohtit,pjerrësitë e thepisura dhe honet e maleve dhe u vendos nëAthinë. Jeta e tij është një enciklopedi e gjallë. Pena e tij (aishkruan bukur) është një pasuri që pak e njohin. Tregimet e tijjanë kaq të gjalla dhe jetësore, sa të duket vetja protagonist iradhës së parë.

Një ditë, tek po pinim nga një gotë raki, si gjithnjë engacmova, se po nuk e ngacmove “thesi” i tij nuk hapet.

“- Do të na tregosh sot një përrallë”! - i them.“ - Përrallë?! Unë nuk tregoj përralla, tregoj vetëm të

vërteta, tregoj për ato gjëra që i kam parë, i kam ndjerë nëshpirt, i kam jetuar. Përralla i tregoj vetëm mbesës sime,Kristinës…

“ Diç më the një ditë për Niki Laudën, për takimin me të…“ Së pari dua të të them se atë nuk e quajnë Niki Lauda,

por Nikolla Laudari. Është shqiptar e bir shqiptari, rrënjët i kanë Lavdar të Beratit e degët në Austri. Së dyti, dua të të themse takimi me të është kaq real sa takimi me ty…

“Vetëm kaq? - mundohem t’i zgjidh grykën thesit tëkujtimeve të tij pafundësisht të gjëra.

Dhe “thesi“ hapet…Me Niki Laudën, po përdor emrin publik të tij, kam një

Page 247: NJERËZ QË I DUA

247

histori që duket si përrallë. Nuk besoj të ketë sportdashësautomobilash në botë që të mos ketë dëgjuar për pilotinlegjendar, “austriakun“ Niki Lauda. Për shumë vite ky njerikishte hyrë në legjenda, sepse sa herë merrte pjesë në garatautomobilistike e kishte të sigurt vendin e parë.

“Kur u njohët me Niki Laudën?”“U njoha në Vjenë, në fillim të viteve tetëdhjetë. Më habiti

popullariteti dhe respekti që gëzonte në kryeqytetin austriak.Më ngjante se pas historisë perandorake të së kaluarës, krenarie ditës për austriakët ishte Niki Lauda. Kudo, në hyrje tërestoranteve, bareve e lokaleve të tjera publike shikoje stendame fotografi të pilotit të famshëm, ku me krenari thuhej se“Këtu ka ngrënë Niki Lauda! Këtu ka pirë Niki Lauda! Këtuka vallëzuar Niki Lauda! Këtu ka shkelur…”

“Pse kishit shkuar në Vjenë?““Kisha shkuar në një takim që bëhej me albanologë. Më

duhej të udhëtoja të nesërmen pasdite për në Zurih, por nukkisha siguruar biletë avioni.

Të dëshpëruar, me një mik timin shqiptar, me Ilirin, iakishim shtruar në një restorant me pulë të pjekur e me birrë.Ishte verë dhe lokali ishte i mbushur plot. Tek po pija birrë,vura re se mbi gotë ishte stampuar fotografia e Nikit. “Po kynuk na ndahet asgjëkundi? - thirra i dëshpëruar. Ose NikiLaudën ose Moxartin do të takojmë kudo! Akoma edhe nëçokollata!

Iliri u hodh përpjetë. Goditi me dorë ballin dhe thirri ientuziazmuar.

Eureka! Si nuk e mendova më parë?E shikova si guak, si të vinte nga Marsi. E njeh? – pyeta pa

mundur ta besoj. Si e njeh ti Nikin?Nuk e di ti që e mban veten si njohës i gjithçshkaje – m’u

hakërrua. Niki Lauda është shqiptar.Sigurisht, nuk e besova. Ai më la në shoqërinë e birrës dhe

iu drejtua një telefoni në banak. U kthye pas pesë minutashdhe, pasi e rrëklleu me fund gotën e birrës, tha: “Do të na

Page 248: NJERËZ QË I DUA

248

presë nesër në mëngjes në zyrën e tij“.Si e mbushi përsëri gotën me birrë dhe shuajti me buzë

shkumën, vazhdoi…Niki Lauda quhet Nikolla Lavdari dhe është nga Lavdari i

Beratit. Mban për mbiemër vendin e të parëve. Ka lindur nëprill të vitit 1949 këtu në Austri dhe ka nënshtetësi austriake.As unë nuk e dija se është me origjinë shqiptare. E mësova nganjë i afërm i imi nga Berati. Ai më shkruante që ti them Nikit senjë kushëri i tij e kërkonte dhe nëse ishte e mundur ta takojaose t’i kërkoja adresën. Me letrën në dorë i shkova në zyrë, nëshoqërinë ajrore që ka. Ishte e vështirë të takoheshe me bosin,ndaj i thashë sekretares se isha një i afërm i tij nga Shqipëria.Kësisoj, besoja se do të më dërgonte nga kisha ardhur. Kur uhap dera pashë kasketën e tij dhe shikimin plot kureshtje tëshqipos. “Ju jeni ai shqiptari? “ – më pyeti gjermanisht. “Unëjam - i thashë pa u besuar syve dhe zërit”. Më dha dorën dhemë tregoi derën e zyrës, ndërsa sekretarja më shikonte mendrojtje sikur të kishte frikë se nuk më kishte trajtuar mirë. Mëfoli thjesht, duke më thënë me keqardhje se shumë pak dinteshqip, dhe kjo, tha, jo për fajin tonë, se vendi ynë - kështu tha-”vendi ynë” i ka mbyllur dyert, duke mos lejuar të kemi asnjëkontakt… Kështu u bëmë miq. E kam njohur edhe me shqiptarëtë tjerë. Kemi dalë disa herë e kemi ngrënë bashkë. Ai përpiqettë mësojë sa më shumë shqip.

“Kjo ishte historia e Ilirit me Nikin. Po e juaja?““Unë digjesha nga dëshira për ta njohur. Gjithnjë kisha

pasë dëshirë të njihesha me shqiptarë të veçantë, të njohur nëbotë, madje, po të më thoshte dikush se Don Karleone ishteshqiptar (që tek e fundit ishte), unë do të vrapoja ta njihja. Eveçanta më josh.

Të nesërmen, korrekt si gjithnjë, erdhi e më mori Iliri nëhotel “Kongres”. Pas një gjysmë ore arritëm në zyrën e Nikit.Na priti tek dera. Me Ilirin u përqafua, kurse mua më shtrëngoifort dorën. Vura re se në zyrë nuk kishte njerëz të tjerë dheatëherë u kujtova se ishte e dielë dhe se ai kishte ardhur enkas

Page 249: NJERËZ QË I DUA

249

për ne. Pasi pimë kafen karakteristike vjeneze, ai tha:“Meqenëse sot është e dielë, mendova të shëtisim, të shohë mikuVjenën dhe të hamë diku jashtë. Mos kini ndonjë punë?

Pastaj pyeti nga jam dhe kur i thashë se banoja në Athinë,sikur e humbi pak qejfin. “Kam ardhur shumë herë në Athinë,- tha, sepse ortaku im i parë në shoqërinë ajrore ishte grek”.Më vonë mësova se kishte pasur një histori aspak të këndshmeme ortakun grek.

Si pimë kafenë zbritëm me një ashensor të madh në thellësitë tokës ku kishte parkingun e makinave. Hapi derën dhe naftoi të hyjmë në një mercedes, jo të ri, por të mirëmbajtur. Engiste makinën me një kujdes fantastik. Nuk ecte më shumë setetëdhjetë kilometra në orë. Shumica e shoferëve që kalonin epërshëndesnin me dorën lart.

“Kështu ecën gjithnjë? - e pyeta.”“Jo, jo gjithnjë, qeshi. Mos harroni se iu afrova treqind

kilometrave në orë. Mirëpo, kur jam në rrugë, më pëlqen të ecngadalë, të sodis pamjet, njerëzit. Njeriu, deri në tetëdhjetëkilometra në orë e ka në duart e veta makinën, e manovron sitë dojë. Pas tetëdhjetë kilometrave nuk e ka më në dorë, tëkomandon ajo”.

Ecnim dhe merakun e kisha tek bileta, tek takimi mealbanologët gjermanë. E pyeta me kujdes. “Qetësohu, më tha.Na kalon fjala për një biletë. Apo do të të dërgoj në Zurih menjë nga avionët e mi?“

Si kaluam nëpër disa bregore të pyllëzuara nga ku dukejVjena dhe Danubi si në pëllëmbë të dorës, na çoi në një vendku ishte ngritur një hidrocentral prej të cilit merrte dritë Vjena.Më shpjegoi se turbinat ishin vendosur në thellësi të lumit, qëtë mos cënohej madhështia e rrjedhjes së tij. Disa vite më vonë,mes një grupi albanologësh, do të shihja se si ishin vendosurturbinat dhe si jepte dritë hidrocentrali i Komanit.

Në mesditë na çoi në një restorent kinez…Kështu, duke biseduar kaluam atë ditë të nxehtë vere. Niki

përpiqej të thoshte ndonjë fjalë shqip. Qeshte me shpirt kur

Page 250: NJERËZ QË I DUA

250

shqiptonte ndonjë fjalë gabim. Kur mbaruam i kërkoi garsonitkinez të na sjellë disa kartolina e fotografi të lokalit dhe disashkopij me të cilët hanin kinezët. Ai ia plotësoi menjëherëdëshirën. Kartolinat dhe shkopinjtë i ruaj ende në një sirtarbashkë me relike të jetës sime.

Kur arritëm në qendër të qytetit, falenderimeve tona dhekërkesës që të na jepte kohë për të shkuar në aeroport, - iupërgjegj duke qeshur. “Do të pimë kafe më parë!”- tha prerë.Atij njeriu ishte e pamundur t’i kundërshtoje. Të impononteme një buzëqeshje.

Si pimë kafen na tha të futemi në makinë. “Do t’u çoj unënë aeroport”.

Kundërshtimeve tona ai iu përgjigj, duke qeshur me zemër.“Të dini një gjë, - tha. Kjo ka qenë një ditë e veçantë për mua.Kalova disa orë të bukura me dy bashkatdhetarë, pa telashe epa strese. Mos kujtoni se ju bëra ndonjë favor të madh. Njëbiletë për mua s’ka rëndësi. Mund të gjej kudo dhe kurdo.Shërbim i bën dikujt kur e bën me vështirësi. Do të jem i lumturt’ju takoj përsëri“

Nuk e takova herë tjetër…

Page 251: NJERËZ QË I DUA

251

AJO QË U MUNGON ËSHTË LUSHNJA...

Bisedë me Albert Sanxhakun, kryetar i Bashkisë së Lushnjës

Ai erdhi nga Lushnja. Ishte një ftesë e bashkëqytetarëveqë e donin të ishte midis tyre në “Pranverën lushnjare”, njëfestë që tashmë është bërë e përvitshme, një festë në të cilën vitpër vit do të takosh të vijnë drejtues të pushtetit lokal në bashkie komuna, pa dallime partiake. Në veprimtaritë e shumta që uzhvilluan, veprimtari që pasqyrohen në një kronikë të veçantë,nën hijen e një ekualipti të madh, e “zura” dhe zhvillova metë një bisedë...

- Keni ardhur posaçërisht nga Lushnja për të parë Lushnjëntjetër këtu në Athinë?

- Ata që na mungojnë në Lushnje janë këtu të gjithë.- Ju mungojnë shumë?- Jashtëzakonisht shumë.- Në cilin drejtim?- Është pjesa që është larguar për arsye ekonomike, që

normalisht ne e presim që të kthehen prapë.- Si e ndjeni veten këtu në “Lushnjën e vogël”?- Si lushnjar i vërtetë. Shumë shokë e miq të mi që nuk i

kisha takuar prej vitesh i gjeta këtu dhe i takova. Jam shumë ikënaqur. Shikoj që edhe ata janë të mobilizuar e të kënaqur qëbashkohen bashkë, takohen familjarisht, miqësisht.

- Çfarë mesazhi sollët nga Lushnja?

Page 252: NJERËZ QË I DUA

252

- Lushnja është një qytet që kërkon vëmendje nga të gjithë,jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga qeverisja. Atë që këtanuk e kanë gjetur në Lushnje do të dimë ta sigurojmë nëpërmjetdrejtimit të mirë të bashkisë, në mënyrë që ta gjejnë veten edheemigrantët, që ata të investojnë në qytetin e Lushnjës, tëinvestojnë në Shqipëri.

- Një festë e bukur! Burra e gra, djem e vajza, nipër e mbesa,gjyshe e gjyshër... A ka ndonjë traditë të një bashkimi të tillë?

- Kur vazhdonim studimet, në Universitetin e Tiranës apoatë të Kamzës, bashkoheshim një ditë në vit, gjatë periudhësshkollore, që nga shtatori deri në qershor. Kjo më tepër bëhejnë muajt e parë të vitit shkollor, në tetor – nëntor. Takoheshimtë gjithë, pavarësisht nga brezat dhe nga vitet. Të gjithëlushnjarët akomodoheshin në një takim të tillë dhe me këngëtdhe humorin e asaj kohe kalonim momente të mrekullueshme.Gjetëm një traditë që vinte nga brezat e mëparshëm. Edhe nekështu e lamë. Takimi kishte vlerat e veta, sepse shkëmbenimpërvojat për shkollën dhe jetën. Mund të them se ishte një gjëshumë e bukur. Shikoj se kjo vazhdon edhe sot. Këtu qenkandryshe. Ne atje ishim vetëm studentë, kurse këtu janë brezat,fëmijët, prindërit, gjyshërit, të gjithë bashkë. Këto janë takimetë bukura. Dje, në një moment familjar lushnjar, pashë të njëjtinkomunitet, shokët e mi që ishin të dy lagjeve kryesore tëLushnjës, lagjja “Çlirimi” dhe lagjja “Loni Dhamo”, shokë tënjë brezi apo të ndryshëm, por që ishin të gjithë lushnjarë. Kjoishte një gjë e bukur. Më pëlqen që një pjesë janë sistemuar nëpunë, janë rregulluar dhe kanë krijuar një ekonomi, atë që atanuk e gjetën dot në vendin e tyre, e gjetën këtu tek vendi fqinj.Për këto motive ne duhet që edhe në marrëdhëniet e fqinjësisësë mirë të gjejmë ndonjë mundësi të binjakzimeve me ndonjënga minibashkitë e Athinës apo të periferisë së saj. Këtu me tëvërtetë është Lushnje.

- Lushnja, atje në Lushnje, a ka një ditë që t’i mbledhë lushnjarëtbashkë?

- Shumë e bukur (qesh) “Lushnja atje në Lushnje”! (qesh).

Page 253: NJERËZ QË I DUA

253

Jemi mbledhur, jemi mbledhur...- Atje shihni shumë si “i majtë“, “i djathtë“, “i qendrës“, “i

ekstremeve“?- Jo. Jo. Ajo kaloi. Ishte faza politike e zgjedhjeve. Tani

është faza e bashkëpunimit e të gjitha forcave për të patur njëtransparencë më të mirë me qyetetarët, në mënyrë që Lushnjatë ketë jo vetëm imazhin, por të ketë edhe mundësitë einvestimeve në ekonominë dhe kulturën e saj.

- Ky moment këtu mos është një mesazh edhe për lushnjarëtatje që të rrinë më pranë gjatë gjithë kohës, edhe në kohën ezgjedhjeve?

- Këtë herë ne kemi bërë një fushatë politike jo të ndarë,por të bashkuar. Nga vetë mënyra e futjes së kanditavëve qëerdhi nga një e djathtë e bashkuar dhe nga një e majtë ebashkuar. Ishin dy bashkime për të nxjerrë një rezultat, ishtegjë e mirë. Janë hapat e para jo të ndarjes së qytetarëve, por tëbashkimit akoma më shumë të tyre, të një bashkimi jo mekanik,por të atij lloj bashkimi që jep mundësi që idetë të kthehen nëalternativa, në zbatime praktike.

- Ju këtu merrni edhe mesazhin e bashkimit?- Patjetër. Kjo është më kryesorja. Të gjithë këta që janë

mbledhur këtu kanë një gjë të përbashkët, u mungon i njëjtielement, u mungon e njëjta gjë që u mungon të gjithëve, ajoështë Lushnja, vendi i tyre, prandaj janë të bashkuar. Atdheufillon tek shtëpia ime. Kjo atyre u mungon.

- Kush e thotë këtë, republikanët?- Edhe ata kanë gjëra që na takojnë të gjithëve.- Dini se sa emigrantë lushnjarë ka në Greqi?- Ka rreth gjashtëmijë emigrantë. Një pjesë janë në Itali.

Këto janë nga qyteti i Lushnjës, brenda. Në fakt janë më shumë,por për fakt të burokracive apo të mungesës së orientimevenga strukturat përkatëse, nuk kemi përcaktuar se sa është numrii tyre i vërtetë.

- Ju numëroni vetëm?...- Vetëm qytetin, vetëm ata që votojnë.

Page 254: NJERËZ QË I DUA

254

- Po ata që janë shtuar...- Prandaj thashë që janë më shumë...Jovani ka ardhë vet i treti apo i katërti. Tani nuk e di se sa

është shtuar?- Petro Nushi: Unë erdha vet i dytë, kurse tani jam bërë

vet i dhjeti. Të dy çunat kanë nga dy fëmijë. Bashkë me gratëbëhen tetë. Shto edhe dy prindërit, bëhemi dhjetë.

- Albert Sanxhaku: E bukur është se me fëmijët që janëparashkollorë dhe me ata që janë në shkollën fillore, unë kamkomunikuar shqip për të testuar se sa ata e kanë mësuar gjuhënshqipe. Është gjë e mirë se të gjithë fëmijët kanë mësuar shqip,flasin shqip. Kjo është një tranzicion i mirë që ruajnë gjuhën,atë trashëgimi që na lanë të parët. Megjithëse janë në tokë tëhuaj dhe prindërit e tyre janë të zënë në punë nga mëngjesideri në mbrëmje dhe nuk e kanë kohën e edukacionit të gjuhës,shikoj se ata e kanë mësuar gjuhën shqipe shumë mirë.

- Megjithatë, shteti ynë sikur e ka harruar gjuhën shqipe nëemigracion, më duket mua?

- Kjo është një nga politikat që shteti ynë duhet të bëjë qët’u krijojë mundësi edukimi brezit të ri këtu, të edukohet megjuhën shqipe, sepse brezat nuk janë larg, janë fëmijët dheprindërit, fëmijë të vegjël dhe prindër të sapoardhur ngaShqipëria. Nuk është se janë katër - pesë breza dhe harrojnëgjuhën. Këta janë fëmijët tanë dhe duhet të edukohenmedoemos me gjuhën dhe zakonet tona. Është e domosdoshmeqë instrumentet shkollore të gjuhës shqipe duhet tëfunksionojnë edhe në emigracion, që fëmijët jo vetëm të lexojnëe shkruajnë shqip, por edhe të komunikojnë me njëri-tjetrin nëgjuhën amtare.

- Jovani, në një studim që ka bërë flet për 35 mijë fëmijë shqiptarëtë moshës shkollore dhe 1500 mësues me diploma mësuesie. A duhetshfrytëzuar një potencial i tillë?

- Kjo është e vërtetë. Fëmijët aktualisht janë nën rrezen eedukimit në kopshte e në shkolla dhe nuk kanë mundësi tëpraktikojnë gjuhën shqipe. Ndoshta vitet e para ata nuk e

Page 255: NJERËZ QË I DUA

255

ndjenin këtë fenomen, gëzoheshin kur fëmijët mësonin gjuhëngreke, por kur e panë që mezi flisnin shqip, u detyruan që t’inënshtrohen mësimit të shqipes në familje.

- Unë nuk di nëse ka ndonjë kopsht apo çerdhe të hapur ku tëflitet vetëm gjuha shqipe. Rusët, polakët etj., kanë hapur kopshte eçerdhe për fëmijët e tyre ku flitet në gjuhën amtare?

- Është një problem që duhet të zgjidhet me shpejtësi. Ështëimediate që fëmijët që janë këtu të mos mbesin analfabetë tëgjuhës shqipe. Vërehet që edhe ata që flasin artikulimin e fjalësshqipe e bëjnë me theksin e greqishtes. Këta kopshte, që duhettë krijohen dhe duhet të insistohet edhe nga përfaqësia jonëdiplomatike në Athinë, që këta fëmijë në kopsht të mësojnëgjuhën e pastër shqipe. Në familje dhe në kopsht hidhen bazate të shqiptuarit dhe të folurit drejt të gjuhës shqipe. Është edomosdoshme që kjo situatë të kapërcehet. Besoj se në politikate afërta do të shtrohet për zgjidhje dhe duhet të zgjidhet.

Page 256: NJERËZ QË I DUA

256

NJË DOKTOR SHKENCASH NË ATHINË

As njëqind metra larg qendrës së Athinës, Omonias, nërrugën Stadhiu 51, në katin përdhes të një ndërtesekarakteristike athinase, ka qendrën e vet ILIRIA TRAVEL, epara dhe e vetmja qendër e shërbimit turistik për shqiptarëtdhe më gjerë. Një telefofonatë në 0030 210 3223465, një“Urdhëro”, një përgjigje kurdoherë në shqip, do t’ju ngrohëzemrën e zgjidhë problemin …

Atje, të shtunën paradite, ndërprerë disa herë ngatelefonatat që vinin edhe nga Australia dhe Brazili, zhvillovanjë bisedë me një shkencëtar shqiptar, me një doktor tëshkencave mekanike…

- Kush është Lulëzim Molloholli?- Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në vitin

1981. Kam qenë një ndër nxënësit që kam mbaruar gjimnazinme mesatare dhjetë. Kërkova të studioj për inxhinieri mekanikenë një kohë që preferencë e kohës ka qenë juridiku, mjekësia,shkencat politike. Meqenëse mbarova me rezultate shumë tëmira edhe universitetin, më caktuan në Institutin e StudimeveMekanike dhe si pedagog në Universitetin e Tiranës, nëFakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Kam mbaruar studimetpasuniversitare në Francë, ku kam mbrojtur edhe disertacionin.

- Për çfarë teme?- Për organizimin e industrisë mekanike në bazë të

punimeve në grup.- Në cilët vite?

Page 257: NJERËZ QË I DUA

257

- Në vitin 1986. U ktheva në Shqipëri në vitin 1988 megradën shkencore “Doktor i shkencave mekanike”.

Fatkeqësisht për mua dhe për ata që investuan për mua,në vitin 1991 u largova nga vendi.

- Për çfarë arsye?- Për arsye ekonomike dhe të një presioni të gjithanshëm

ndaj intelektualëve. Në Institut isha në listën e njerëzve për t’uhequr. Nuk mund të them të njëjtën gjë për në Universitet.Nga të gjithë dashamirësit e mi të asaj kohe, m’u rekomanduasi alternativë e vetme ikja nga Shqipëria. Ika, gjithmonë meidenë për t’u larguar përkohësisht, për dy apo tri javë si kohëpër të menduar dhe për të vendosur se çfarë rruge do të marr.Fatkeqësisht rashë viktimë e propagandës greke. Që nëmomentet e para na njohën se jemi intelektualë, që dinim shumëgjuhë dhe filluan premtimet “Rri me mua se do të hap hotelin”,“ti do të drejtosh hotelin, ti do të drejtosh restorantin”… Edhesot e kësaj dite, atje ku thonin, nuk ka as hotel e as restorantpersoni që na premtoi. Brenda tre muajve që ndejta këtu, treherë më kërkuan nga Universiteti nëse do të kthehem ose jo.Kemi ardhur në tetor të vitit 1992 dhe përfundimisht në dhjetortë atij viti vendosëm që të mos largoheshim nga Greqia. Humbavendin e punës me dashjen time. U detyrova t’u nënshtrohesharregullave të emigracionit.

- Në një takim para katër vjetësh në Sintagma, në një takim tëdytë në hotelin “Caravel” në Kavuri në bregdetin e Glifadhës, nësytë tuaj kam lexuar dëshirën e madhe që një ditë në Greqi t’ushërbeni shqiptarëve në fushën e turizmit. Është realizuar kjo ëndërrjuaja?

- Kalova një “stazh” gjashtëmujor në ndërtim… Më tejfati, dëshira, më tërhoqën për të bashkëpunuar në fushën eturizmit. Kështu, nga një maji i vitit 1993 kam filluar punënnë Sintagma, atje ku jemi takuar për të parën herë së bashku.Pavarësisht se nuk ishte fusha ime, më pëlqeu që në momentine parë dhe gjeta mundësitë që të shprehja aftësitë e mia nëgjuhë, informatikë…

Page 258: NJERËZ QË I DUA

258

- Çfarë gjuhësh dini?- Di anglisht, frëngjisht, italisht, për turizmin spanjisht,

greqisht dhe shqip. Në fillim pronari më mori për punët ejashtme. Si “stazh” njohje punova një muaj në zyrë dhe paspesë muajve më bëri përgjegjës të zyrës. Nga viti 1993 deri nëvitin 2001 kam punuar në Sintagma, në zyrën turistike “24Orë” dhe duke filluar nga nëntori i vitit 2001 kemi hapur zyrëntonë turistike “ILIRIA Travel”, e cila është zyra e parë turistikeshqiptare që e kam hapur në bashkëpunim me mikun timdoktorin Vasil Llajo, ku punojmë unë, gruaja ime dhe gruaja eVasilit. Misioni ynë është të ndihmojmë sa më shumëbashkëpatriotët tanë që punojnë e jetojnë në Greqi.

- Gruaja juaj çfarë niveli intelektual ka?- Gruaja ka mbaruar për histori dhe gjuhë spanjolle. Flet

spanjisht, italisht, greqisht edhe shqip. Gruaja e doktorit fletanglisht, kupton frëngjisht dhe flet sigurisht edhe greqisht eshqip. Kemi krijuar një grup, me dëshirën dhe dashurinë përpunë, për t’u shërbyer klientëve tanë në mënyrë shembullore,në mënyrë patriotike dhe kuptohet edhe në mënyrë sa mëekonomike.

- Në zyrën tuaj shoh tre flamuj të vegjël shqiptarë, një hartë tëbotës, një pamje nga Australia…

- Në zyrën time ka panorama nga e gjithë bota, përveçsenga Shqipëria që mbulon. Dy herë kam shkuar në Ministrinë eTurizmit në Shqipëri dhe kam marrë përgjigje se nuk ka pamje.Shumë herë, edhe me ndihmën e ambasadorit, jam përpjekurqë të gjej ndonjë pamje nga Shqipëria, por për momentin kemimbetur vetëm tek dëshira. Kam flamujt shqiptarë mbi çdotavolinë pune dhe në sfond, por pamjet nga Shqipëriamungojnë. Kemi nga Australia, nga Italia, Dubai… po jo ngaShqipëria.

- Kohët e fundit janë bërë disa promovime të turizmit shqiptarnë Prishtinë dhe Shkup…

- Është shumë e vështirë për momentin të gjesh materialepër turizmin në Shqipëri. Nuk ka një libër të plotë. Nuk ka një

Page 259: NJERËZ QË I DUA

259

hartë të mirëfilltë turistike. Harta ka, por nga ata që kam gjeturunë janë të gjitha prodhime të huaja. Nuk ka asnjë botimshqiptar që të pasqyrohen të gjitha vlerat turistike të Shqipërisë.

- Këtë e sheh si një domosdoshmëri për zyrën tuaj dhe për …- Ky është minimumi që duhet bërë për turizmin shqiptar.

Ne i kemi të gjitha. Kemi detin, kemi malin, kemi borën, pornuk kemi për momentin infrastrukturën dhe nuk kemi përmomentin reklamimin për këtë vend. Shqipëria është në Ballkandhe të gjithë vendet rreth e rrotull jetojnë me turizmin, ështësektori ekonomik më fitimprurës. Shembull është Greqia kujemi, por edhe Sllovenia, edhe Mali i Zi që në treguesit kryesortë të ardhurave turizmin kanë si bazë. Është gjynah, është“krim ekonomik” që vendit tonë të mos i bëhet hyzmeti nëkëtë drejtim.

- Cila është veprimtaria e agjencisë “Iliria Travel”?- Ne kemi një veprimtari të përgjithshme turistike. Kjo

nënkupton bileta avioni, bileta anijesh, akomodime nëpërhotele, organizim paketash turistike, dhënie makinash me qera,bileta autobusi… Të gjitha këto jo vetëm për në Shqipëri, porpër në të gjithë botën.

- Me kë bashkëpunoni?- Me të gjithë kompanitë ajrore, pasi jemi anëtarë

(nëpërmjet një kompanie tjetër) të AJAT-ës dhe me të gjithakompanitë që kanë të drejtat e rezervimeve, të hoteleve, tëmakinave me qera.

- Po me shërbimin e autobusëve për në Shqipëri?- Bashkëpunojmë me të dy kompanitë private që veprojnë

në Greqi si me “Ballkan Line”, po ashtu edhe me “Klid Ballkan”.Nuk bashkëpunojmë me shoqërinë shtetërore OSE, sepse nukna jep bileta.

- Cila është perspektiva e zhvillimit turistik shqiptar në Greqi?- Si zyrë turistike si objektiv kryesor kemi në radhë të parë

t’u shërbejmë shqiptarëve. Reklamat i kemi vendosur vetëmnë gazetat shqiptare që dalin në Greqi. Fatkeqësisht, tek gazetajuaj nuk e kemi vendosur, por shpejt do ta vendosim edhe në

Page 260: NJERËZ QË I DUA

260

këtë gazetë.Ne jemi të hapur kohët e fundit edhe në fushën e INKAM-

it, të ardhjes së turistëve të huaj në Greqi. Për këtë kemi njëbashkëpunim shumë të mirë me zyrat turistike në Shqipëri,duke u shërbyer nga afër turistëve shqiptarë që vijnë në Greqi.Në të njejtën kohë kemi bashkëpunim me zyrat në Brazil, Çekidhe në Francë. Po mundohemi të rrisim rrjetin tonë, nëpërmjetinternetit, njëkohësisht edhe nëpërmjet reklamave që bëjmë nëmasmedia.

- Diçka nga jeta juaj private.- Jam i martuar, kam dy fëmijë. Rreth 90 për qind të kohës

e kaloj në zyrë dhe për këtë borxh fëmijët kur të rriten do të më“shajnë”. Djali është 17 vjeç, kurse vajza 8 vjeç. Mundohemitë paktën, kur kemi mundësi, të jemi sa më pranë fëmijëve, nëkohën e lirë, për pushime brenda Greqisë, por edhe jashtë saj,duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjatë gjithë kohës punoj me fëmijët që në gjak të kenë idenëse janë shqiptarë, pavarësisht se djali erdhi shtatë muajsh nëGreqi dhe vajza lindi këtu. Dhe, fatmirësisht, për mua dhepër ata vetë, kushdo që i pyet thonë me krenari se jemi ngaShqipëria.

Vajtja në Shqipëri është gjithnjë një kënaqësi për familjentonë. Për pushime preferojmë Sarandën, por edhe Përmetin,vendlindja e gruas sime.

Kur isha herën e fundit me pushime pashë se Shqipëria kandryshuar shumë, por ka edhe shumë për të bërë. Në radhë tëparë në konceptin e njerëzve që punojnë me turizmin dhe nëradhë të dytë në infrastrukturë.

- Si do ta mendoje një “transferim” të kësaj përvoje në Shqipëri?- Nuk mund të them se po punoj në këtë fushë, por po ju

them se është një dëshirë e madhe, e jashtëzakonshme. Porende nuk ka ardhur koha…

- Çfarë i ka ngelur peng Lulzim Mollohollit në jetën e vet?- Më ka ngelur peng moszbatimi i të gjitha ëndrrave të mia

profesionale në fushën e inxhinierisë mekanike. Ne sapo kishim

Page 261: NJERËZ QË I DUA

261

filluar (në Kombinatin e Autotraktorëve) zbatimin eteknologjisë për të cilën studiova në Francë dhe mbrojtadizertacionin, kombinat i cili, me sa di unë, jo vetëm që nukekziston, por është shkatërruar dhe shpërfytyruar tjetër përtjetër. Kishim një industri mekanike, pavarësisht se dikushmund ta quajë absurde, të mirë.

- Pse thoni “absurde”?- Them absurde, sepse mendohet se çdo gjë që kishim ishte

e keqe. Ne si intelektualë mund të themi me plot gojën se kishimnjë industri më se të mirë. Punohej në mënyrë shkencore. Kishtebashkëkonkurencë edhe me botën. Ky është realiteti. Dhe këtëe vërteton ndër të tjera fakti se të gjithë ata që shkonin përstudime jashtë shtetit dilnin me rezultate shumë të mira. Kjotregon se kishim një shkollë shumë të mirë, se kishim njëkultivim të kulturës profesionale më se të mirë për kohën.

- Si do ta ndjente veten një inxhinier shqiptar, i shkolluar nëUniversitetin shqiptar, përballë një inxhinieri grek të të njejtit nivelshkollor?

- Në fillim e ndjen veten të barabartë. Dhe mund të themse pas një periudhe të shkurtër kohe pune bashkë me të e ndjenveten më sipër. Këtë e kanë vërtetuar më së miri të gjithëintelektualët shqiptarë që janë në Greqi. Nuk dua të përmendshumë emra, por do të veçoja doktorin Rezart Deveja, i cilipunon në Jatriko Qendro. Mbaroi studimet në Shqipëri përmjekësi dhe është një ndër mjekët kryesorë në këtë qendër mëshkencore dhe më të kushtueshme në Greqi. Mund t’ju përmendmikun dhe kolegun tim në fushën e turizmit Vasillaq Llajo, icili është një ndër anesteziologët më të mirë në Greqi, të cilinlexuesit e gazetës EMIGRANT-i e kanë njohur më gjerënëpërmjet intervistës që i keni marrë ju.

Ajo që më ka ngelur peg, përveç anës profesionale ështëedhe ana morale, ana njerëzore. Fatkeqësisht njerëzit kanëndryshuar. Nuk është më shoqëriia e para ‘90-s. Ka hyrë nëmes leku, ka hyrë në mes interesi, ka hyrë në mes biznesi.Mosha jonë nuk e kupton dot se si njeriu mund të transformohet

Page 262: NJERËZ QË I DUA

262

në këtë dorë dite.- Shumë njerëz të njohin si Lulzim Molloholli dibran. Çfarë

lidhje ke me Dibrën?- Me origjinë jam nga Elbasani. Mbiemri Molloholli është

nga Elbasani. Kemi lidhje shumë të ngushta me Dibrën. Njëgocë tezeje e jona, që para disa ditësh u bë qytetare nderi ePeshkopisë, Nevrez Manjani, është e martuar në Dibër. Rrethii saj nga i shoqi është më se i dëgjuar në Dibër. Është kjo arsyjaqë unë, kur jam në mjediset dibrane, e ndjej veten si dibrandhe prezantohem me kënaqësi se kush jam dhe me kë kamlidhje në Dibër.

- Çfarë do të shtoje më tej?- Atë që do të doja të theksoja është ajo që kam thënë sot e

dhjetë vjet, nëpërmjet miqve të mi, nëpërmjet rrethit tim qëpërfshin ambasadën, njerëzit e shtypit shqiptar jashtë shtetit.Unë u bëj thirrje gjithë shqiptarëve se ka ardhur koha tëkrijojmë LOBIN tonë në Greqi, të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepsekemi një potencial ekonomik dhe intelektual në duart tonashumë të lartë. Ju bëj thirrje të gjithëve që ta shohin veten sejanë shqiptarë. Kjo është pika më e dobët që mundohem, pornuk po e realizoj. Ne duhet të nxjerrim në pah aktivitetet tona,kulturën tonë dhe të fshijmë imazhin “e keq” që na është krijuarkëtu, imazh që pak nga pak po shuhet. Të tregojmë se jemi njëkomb, kemi një kulturë, kemi një identitet dhe jemi njerëz mevlera të mëdha, kemi vitalitet të lartë. Kjo për mua nuk ështëkëshillë, por merak.

- Faleminderit për mundësitë që më dhatë për të komunikuarme lexuesin e gazetës sonë.

- Nderi është i imi dhe do të dëshiroja që sa të mundni tëreklamoni shumë e më shumë sukseset e shqiptarëve në Greqi.

Athinë 14 maj 2005

Page 263: NJERËZ QË I DUA

263

NOTA MBI PENTAGRAMIN E PUNËSSË LEVISIT

E kisha parë tek gishtat e tij lëviznin mbi tastierën e kitarësdhe tundnin telat në të gjithë notat e pentagramit. E kishadëgjuar tek zëri melodioz hynte mes sokaqeve të kalldrëmtakorçare, duke kërkuar dashuritë njerëzore...

E shoh tek gishtat e tij futen mes gjoksit, krahëve e këmbëvetë shpendit e thika zhvesh mishin si të zhvishte një dorë garsonipallton e çmuar të një zonjusheje. E dëgjoj tek flet pa e ndarëvëmendjen nga unë e pa e ndarë shikimin në punë...

Ky është Levis Xeka apo Leonidha, siç e thërrasin nëHartaqi, një njësi në rrugën Eleftherios Venizellos 68 të Pireut,njësi tregtare, e cila merret me përgatitjen e mishit gjiro, suflaqeetj., me të cilat furnizon pothuajse shumicën e zonës së Pireut.

Pronari, Jorgo Karamani, me rrënjë të moçme shqiptareka edhe ndërmarjen e tij, një fermë për prodhim mishi nëLepçohara dhe Megara. Është vet i treti vëlla. Punojnë që tëtre bashkë. Në Pire kanë punishten që është katërkatëshe. Kanëedhe një sulfaxhiko më poshtë, ku ka shumë punë...

...Levisi punon. Unë e pyes. Diktofoni regjistron...- Kur ke ardhur në Greqi?- Në Greqi kam ardhur në vitin 1996. Erdha me vizë, por

kjo ka qenë hera e dytë. Herën e parë, në vitin 1993, erdha mëkëmbë në Greqi, thjesht për ta provuar. Më këmbë nuk më eci.Punova në Veria, vilnim pjeshkë dhe bënim punë të tjera në

Page 264: NJERËZ QË I DUA

264

bujqësi. Një ditë na kapën policët dhe na kthyen mbrapsht. Nëvitin 1996, meqënëse kisha gjyshen me origjinë greke, moravizë dhe pastaj bëra dokumentet.

- Ku e fillove punën?- Në fillim fare në Pire kam punuar, në Agio Nikola, me të

njëjtën punë. Që kur kam ardhur e deri tashti nuk kam ndërruarpunë, këtë kam bërë.

- Ke marrë zanat?- Zanatin e mora. Nuk është vetëm ta mësosh, por edhe ta

vjedhësh, se këta grekët nuk ta japin zanatin.- Si e vodhe?- E vodha ca me të parë e ca me të punuar truri. Po të

punoj truri është kollaj.- Këtu sa vjet t’u bënë gjithësej?- Dy vjet isha në Shqipëri, ku hapa një veprimtari me të

njëjtat produkte si këtu.- Ku e hapët?- E hapa në Elbasan.- E bleve dyqanin apo e more me qera?- Jo, jo. Dyqanim e kishim se ishte i gruas. E kishte në shtëpi,

në pjesën e poshtme të saj. Si fillim, me vështirësi, por mirë.Pastaj dalëngadalë puna filloi të ecte gjithnjë e më mirë. NëShqipëri ka punë dhe shumica e këtyre punëve që bëjmë nevekëtu janë të panjohura në Shqipëri. Ka shumë produkte mishiqë akoma në Shqipëri nuk janë futur. As kukurec, asgardhupaqia, as gjiro e produkte të tjera.

- Çfarë produktesh fute për herë të parë?- Unë futa rolo, me mish derri e me mish pule, bëra qofte

me dhjamë prej deleje, siç i bëjnë nga Qipro që i thonë sevdalie.Bëra edhe kukurecë e gardhupaqia që në Shqipëri rrallë mundt’i bëjnë.

- Ku i dërgoje?- Isha lidhur me disa pika furnizimi. I çoja deri në Tiranë

dhe në zona të tjera përrreth. Ngaqë ishin prodhime cilësore,sepse përparësi të punës time i vura cilësisë, pastaj të tjerat.

Page 265: NJERËZ QË I DUA

265

Kështu puna po më ecte shumë mirë.- Ku i merrje furnizimet?- Furnizimin e merrja nga të mëdhenjtë. Nuk isha dorë e

parë, por dorë e dytë. Pavarësisht se je dorë e dytë, po të dishzanatin dhe të kesh cilësi puna ecën.

- Si vendose të ikësh?- Filloi konkurrenca. Ishte një moment që filluan të më

kërcënonin, sepse në ato pika që çoja unë çonin edhe të tjerët.Por, ngaqë prodhimet e mia ishin më të shijshme dhe mëcilësore ndodhi që të isha më i preferuari dhe prodhimet atyreu mbeteshin në vitrina. Filluan të më kërcënonin me jetë. Mëthyenin xhamat e lokalit. Punova mbi katër muaj dhe u ktheva.

- Në Shqipëri shkove me gjithë familjen apo vetëm?- Me gjithë familjen. Shkova me mendjen të bëja një punë

jo si këtu, të mos punoja për të tjerët, por për veten time. Erdhapërsëri në Greqi, përsëri në të njëjtin vend pune.

- Kjo punë të pëlqen?- Po t’i futesh një pune me qejf, ajo të pëlqen. Kjo është një

punë që jo vetëm të tërheq, por është edhe një punë komodekur e krahason me punën në ndërtim dhe sektorë të tjerë. Kapunë, ka lodhje, por nuk vritesh si në punët e tjera.

- Për shumë njerëz të qënit kasap është një punë e zakonshme,e rëndomtë, jo profesionale. Për ju si është?

- Është një punë që do shumë ustallëk. Unë nuk lodhemshumë, sepse jam bërë usta dhe kjo tashti më duket mua si njëpunë prej zyre.

- Ju e keni flejtë mendjen për të ndenjur në Greqi? Kështu?- Qejfi ma kishte që të bëja diçka në Shqipëri, jo vetëm për

veten time, por edhe për të paktën të punësoja edhe ndonjëtjetër atje. Mirëpo, kur të ndrrohen kushtet, edhe mund të fillojprap. Nuk më ka ikur mendja, sepse në Shqipëri pashë që kishtezhvillim. Nga bizneset e sotme në Shqipëri ndërtimi dheushqimi janë më të suksesshëm. Në Shqipëri vetëm me këto tëdy biznese mund të çash e të ecësh përpara.

- Si shkon me afendikoin?

Page 266: NJERËZ QË I DUA

266

- Afendikoi është arvanitas, ka tre fëmijë, është njeri familjardhe më konsideron si shok, si koleg dhe jo si vartës.

Shënim: Kur u ndamë, Jorgoja, tepër dashamirës, më ftoi që tëshkojmë një ditë në fermën e tij, të takoj babain që flet në gjuhën e tëparëve, në artvaniteshën e pavdekshme.

Page 267: NJERËZ QË I DUA

267

KUR BISEDON ME ALEKO ZEQON...

Disa muaj më parë, një zë i largët do të më shënonte nëkujtesë zërin e një shkodrani, të ri në moshë (nga toni qëpërcillte), i cili kishte dëshirë që shqiptarët e Kavallës tëtuboheshin e të bënin zë në hallet e ditës në emigracion.Asokohe, publikisht, nëpërmjet një interviste, e prezantoja meJovan Mëhillin, një intelektual që prej disa vitesh kishte formuarpërvojën e organizimit dhe drejtimit të shoqatës “Lushnja”…

Në fundvitin e kaluar, në tubimin që ishte organizuar merastin e 600 vjetorit të Lindjes së Heroit tonë Kombëtar GjergjKastrioti-Skënderbeu, njoha jo vetëm zërin, por edhe pamjensimpatike të Alekos.

Duke shkëputur një fragment nga prezantimi që i bërashumë muaj më parë Alekos në “Emigranti”, po përcjellnjëkohësisht edhe një bisedë me të, të bërë në Athinë pak kohëmë parë.

Aleko Zeqja nga Kopliku i Malësisë së Madhe, së bashkume shokët e tij në Kavalla, shumë larg Athinës, kanë vendosurqë shoqërinë e tyre në të cilën bëjnë pjesë shkodranë dheemigrantë nga e gjithë Shqipëria, ta bëjnë legale, të zhvillojnëveprimtari kulturore e artistike, të kërkojnë me një zë të vetëmtë drejtat e tyre si emigrantë. Alekoja është një lexues i rregullti “Emigranti-t”. Ai më mori në telefon dhe kërkonte të dinterrugën se si ta legalizonte shoqërinë e tyre. Unë, nisur ngaveprimtaritë e bukura atdhetare e kulturoro-artistike të shoqatës“Lushnja”, i rekomandova të bisedojë me Jovan Mëhillin,

Page 268: NJERËZ QË I DUA

268

drejtuesin e saj. Ata kishin komunikuar bashkë, madje Jovaniishte shprehur i gatshëm të shkojë e t’i ndihmojë atje…

- Aleko Zeqo, ardhur nga Kavalla e largët në Athinë, a mundtë prezantoheni me lexuesin e “Emigrantit”?

- Unë jam Aleko Zeqoja nga Kopliku i Shkodrës. Jamkryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Kavalla.

- Pak nga jeta juaj?- Jeta ime andej ka qenë e lidhur me shkollën. Dy vitet e

fundit atje kam punuar si ndihmës veteriner. Kam mbaruarshkollën e mesme në Laç, kam bërë edhe një kurs në Fushë-Krujë për veteriner.

- Kur keni ardhur në Greqi?- Kam ardhur në muajin maj të vitit 1991. Fillimisht u

vendosa në një fshat të Selanikut, Langalla, për dy javë. Pastaj,nga ajo ditë në Kavalla.

- Çfarë pune bën atje?- Tani për tani punoj si magazinier në një firmë biskotash

etj. Prej tre vjetësh bëj këtë punë. Në dhjetë vjetët e mëparshmekam bërë punë nga më të ndryshmet.

- Ju keni formuar atje një shoqatë. Cila është gjeografia eshoqatës suaj?

- Shoqata është e të gjithë shqiptarëve. Të 13 anëtarët tëkëshillit drejtues mund të them se janë nga të gjitha viset eShqipërisë: Gjirokastra, Tepelena, Korça, Vlora, Shkodra,Tirana, Fieri, Mirdita, Kurbini… nga të gjitha skajet eShqipërisë.

- Keni qenë përpara në Athinë?- Kam ardhur për punë, me ndonjë shërbim brenda ditës.- Sa rrugë keni bërë nga Kavalla për të ardhur këtu?- Mbi shtatëqind kilometra.- Me çfarë mjeti keni udhëtuar?- Me makinën time, me familjen, me fëmijët.- Cila është përbërja e familjes suaj?- Kam gruan që quhet Valbona Zeqja, vajzën Selvie Zeqja

Page 269: NJERËZ QË I DUA

269

tetë vjeçe dhe djalin, Emiljo Zeqja katër vjeç e gjysëm. Gruajaështë me origjinë korçare, banuese në Laç. Atje jemi takuar,njohur, dashuruar dhe kemi lidhë jetën bashkë. Gruaja punonsi të gjitha gratë shqiptare, ndihmës shtëpiake.

- Ju erdhët për të marrë pjesë në një veprimtarri kushtuar 600vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Si e përjetuat këtë moment?

- Erdha me ftesë të Jovan Mëhillit, kryetar i Federatës sëEmigrantëve Shqiptarë, që tashmë e kam mik. Më bëhet qejfiqë marr pjesë në një veprimtari që përkujton 600 vjetorin elindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.Ishte hera e parë që vij si përfaqësues i një shoqate shqiptare.Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë. Më pëlqeu organizimi.Me thanë të drejtën më pëlqeu shumë, m’u ngritën qimet ekokës përpjetë kur dëgjoja muzikë shqiptare, këngë patriotikee popullore shqiptare kënduar me pathos nga Liliana Kaninadhe grupi lab. Liliana, me këngën e saj, më solli në shpirt mallinpër Vaçe Zelën.

- Këtu jemi në një veprimtari, në ditën ndërkombëtare tëemigrantëve ku ka njerëz nga të gjitha kontinentet, nga të gjitharacat dhe besimet, nga të gjitha moshat. Cila është përshtypja juaj?

- Këtë veprimtari e organizon PASOK-u. Unë si organizatëshoqërore nuk mbaj asnjë krah politik, por me që m’u dha rasti,u ftova edhe këtu nga kryetari i Federatës së EmigrantëveShqiptarë në Athinë Jovan Mëhilli, erdha dhe po marr pjesë.Pavarësisht se atë e organizon PASOK-u dhe janë këtu zotiPapandreu dhe personalitetet e lartë të kësaj partie, unë nuk eshikoj si një organizim politik. Thjesh erdha të marr pjesë dhetë prezantoj atë pjesë të shqiptarëve që mbulon shoqata jonënë një cep të largët të jetës në Greqi, në Kavalla. Pata fatin tënjoh gjëra të reja, të dëgjoj këngë nga të gjitha kontinentet, tëshijoj gjellët e amvisave emigrante nga vende që kanë bijtë dhebijat e tyre në Greqi. Të gëzohem bashkë me ta.

- Çfarë mund të thuash për shqiptarët e Kavallës?- Shqiptarët e Kavallës janë moshë e re. Në përgjithësi nuk

e kanë atë botkuptimin e shqiptarëve të vjetër. Ata u rritën më

Page 270: NJERËZ QË I DUA

270

shumë në Greqi. Ka edhe shqiptarë-shqiptarë, por edheshqiptarë të ngatrruem, si i thonë. Me këto të fundit kamparasysh psikologjinë e një pakice që u duket vetja se u bënëgrekë, evropianë. Ne kemi bërë shoqatën dhe ka disa që nashikojnë si parti politike. Në përgjithësi njerëzit janë të mirë,janë punëtorë, nuk kemi pasë sherre me shtetin, me grekët, mepolicinë.

- Si i përjetoni problemet e dokumenteve për legalizim?- Tani, për ligjin e ri, në një kanal televiziv lokal të qytetit

janë paraqitur kushtet, për shumë prej të cilëve ne kemi vërejtjettona. Shumë kushte janë në kufijt e pamundësisë për t’uplotësuar. Deri tani, nga emigrantët pa dokumente, kanë arriturtë aplikojnë rreth tre për qind të tyre.

- Çfarë veprimtarish regjistron shoqata juaj?- Jemi një shoqatë e re. Menduam të bëjmë një veprimtari

për Ditën e Flamurit. Kemi pasur probleme me vendin, meshpenzimet për lokalin dhe të tjerat. Që të bësh një veprimtariduhet vendi, duhen shpenzime të ndryshme. Ne, meqenësejemi një organizatë e re, kishim shpenzime për gjyqet elegalizimit, kartave, vulave, avokatit etj.

- Çfarë thirrje do t’u bëje shqiptarëve të Kavallës?- Të vijnë në shoqatë, ta bëjmë atë sa më masive e të fortë,

të bëhemi publikisht më të dëgjuar, të ndihmojmë njëri-tjetrinnë rastet në nevojë, të gëzohemi me njëri-tjetrin në ngjarjet erëndësishme. Shoqata është e të gjithë shqiptarëve, pa asnjëdallim fetar, krahinor e bindjesh politike. Dhe së fundi, njëurim për të gjithë: Paçin fat!

Page 271: NJERËZ QË I DUA

271

RASTI IM PËRBËN NJË SKANDALTË VËRTETË POLITIK

Bisedë me intelektualin GAZMEND KAPLLANI

Personalisht Gazmend Kapllanin e kam njohur më 29 marstë vitit 1998, kur në një mbledhje të shoqatave të emigrantëveshqiptarë në Athinë u vendos të krijohej një Komitet përKoordinimin e Emigrantëve Shqiptarë, mbledhje në të cilën aiu zgjodh njëzëri drejtues i këtij Komiteti. Si student ishte bërëi njohur për mbrojtjen aktive që u bënte publikisht emigrantëvedhe për qëndrim në krye të situatave.

Fatkeqësisht, siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom nëorganizimet e mërgatës shqiptare, nuk kaloi asnjë javë dhe ndajtij filloi një luftë e paprinciptë bërrylash që çoi në vdekjen eKomitetit dhe në një pjellshmëri marramendëse shoqatashfantazma.

Asokohe unë e ndjeva për detyrë që t’i qëndroj krah…Sot, kur ndaj tij janë ngritur e rrokullisen shkrepat e zinj

të racizmit e të ksenofobisë, kur filizat e rinj të së ardhmesdemokratike shqiptare kërkojnë t’i shkulin sapo lëshojnë rrënjëte para, nisur edhe nga një përvojë jetësore imja, e ndjeva përdetyrë t’i vihem përsëri në krah…

Për mua, njerëz si Gazmend Kapllani, janë e ardhmja epolitikës demokratike shqiptare. Me njerëz të tillë në drejtim tështetit e të shoqërisë shqiptare e ardhmja evropiane e

Page 272: NJERËZ QË I DUA

272

Shqipërisë është në themele të sigurta.E quaj për nder, që Gazmend Kapllani më dha mundësinë

e bisedës, në një moment tepër delikat për të dhe për tërëemigracionin shqiptar në Greqi dhe më gjerë.

- Në vizionin optik ikanak shqiptar Gazmend Kapllanipërfytyrohet si një i ri që kapton male me një çantë me pak bukë eshumë libra. A mund ta zgjeroni paksa këtë vizion?

- Imazhi që jepni ju është pak a shumë epiko-heroik. Evërteta është që unë kam kaluar kufirin para më shumë se 12vjetëve, duke mos patur asnjë çantë buke me vehte, por vetëmnjë metodë për mësimin e anglishtes... Ajo që kisha me shumicëështë e përbashkët me të gjithë Shqiptarët e tjerë: ne kishim mevete barrën e padurueshme të jetimit dhe të hiçit. Dinim që poiknim nga një atdhe, i cili ishte kthyer në një burg të tmerrshëm,por nuk dinim se ku po shkonim, nuk dinim se çfarë na priste,ndoshta nuk dinim edhe se çfarë këkonim. Shkonim drejt njëbote, e cila ishte shndërruar për ne pak a shumë në një planettjetër. Mendonim se po të kaloje kufirin të gjitha problemettona do zgjidheshin. Më vjen keq që letrat shqipe nuk janëmarrë shumë me këtë moment eksodi të shqiptarëve drejtPerëndimit, sepse është një nga momentet më të dhembshmetë shqiptarëve...

Nejse që të kthehemi tek pyetja juaj, një nga mijërashqiptarët që kalonin kufirin në fillim të vitit 1991 isha edheunë. Dhe kuptova që në ditët e para që bota ku kishim shkuarnuk ishte bota “ëngjëllore” që kishim kujtuar se do gjenim. Seedhe kjo bota këtu, bota e lirisë, kur bëhet fjalë për të skamurit,siç ishim ne, përdor pa teklif shkopin e gomës, arrogancënpolicore dhe autobusin e policisë për të të kthyer andej nga keardhur.

Mbaj mend që kam qëndruar në një stadium të kthyer nëkamp refugjatësh në Filiat për një javë, në kushte të tmerrshme,pa bukë dhe pa ujë. Autoritetet vendosën të aplikonin metodën:“Trajtoji sa më keq që të kthehen andej nga erdhën”.

Page 273: NJERËZ QË I DUA

273

Mbaj mend që kisha shumë kërshëri të shihja një librari“perëndimore”. Dhe vërtet në Filiat kishte një librari të vogël,por që mua më dukej diçka e jashtëzakonshme, sepse kishtemjaft libra në gjuhë të huaj. Isha duke parë librarinë bashkëme një shok, kur ndjeva një dorë të më mbërthejë në zverk, njëzë të ulërijë dhe unë të tërhiqem zvarrë. Ishte një polic që mënxirrte me dhunë nga libraria, duke më çuar tek autobusi ipolicisë. Ata që ishin brenda në librari u llahtarisën nga kjopamje. Atë natë policët vendosën që mos të linin më askënd tëlëvizte i lirë në qytet. Me sa mësova më vonë, vendosën tëkthenin pas gjithë refugjatët shqiptarë.

Unë jam “arratisur” nga ky kamp falë ndihmës së disakineastëve grekë. Një kineast grek, Lefteris Haronitis, kishteardhur në kamp që të filmonte ardhjen e shqiptarëve. I duhejdikush që të fliste anglisht dhe ta ndihmonte në komunikiminme disa prej emigrantëve që gjendeshin në kamp. U gjeta unëdhe, ndërsa operatori xhironte, filluam të bisedonim me LefteriHaronitin për gjëra të ndryshme. Lefteri ishte i dëshpëruar tekshihte pamjet e emigrantëve.

“- A e di që unë kam besuar dikur tek idealet e atdheuttuaj?” – më pyeti.

“- Shih rezultatin” – ju përgjigja unë.Duke parë pamjen e emigrantëve, Lefteri kishte pamjen e

një njeriu që kishte pësuar disfatën më të madhe të jetës së tij.“- E pabesueshme, e pabesueshme. Por çfarë bëtë 50 vjet?

Punuat vetëm për të shkatërruar vehten tuaj?” – më pyeti.Nuk kisha çfarë t‘i përgjigjesha dhe ngrita shpatullat. Pas

pak, Lefteri më propozon të më marrë me vete në Athinë, tëmë mbajë në shtëpinë e tij derisa të gjej punë, derisa tërregullohem. Por policët nuk linin askënd të dilte prej kampit,sepse kishin urdhër të rreptë t’i kthenin pas të gjithë shqiptarët.

Kështu që me të vërtetë jam arratisur nga një prejbashkëpunëtorëve të Lefterit, i cili i tha policisë që do më merrtetë shkoja tek minibusi i xhirimit ta ndihmoja që të merrte diçka.Kështu u futa në minibus dhe më mbuluan me një batanije,

Page 274: NJERËZ QË I DUA

274

derisa të kalonim postoblloqet e policisë rreth kampit…Kjo ishte njëfarsoj arratisja e dytë: e para ishte ajo nga

ushtarët shqiptarë, të cilët ishin ende me kallashnikovë. E dytaishte nga policët grekë. Këtu kuptova se lamë kufinj të vjetër,por “kufinj” të rinj ngrihen para nesh. Për kufinjtë e rinj neishim të padëshiruar dhe të përçmuar…

Kështu pak a shumë filloi jeta ime “greke”. Qëndrova 3muaj në shtëpinë e Lefterit, mësova me shumë zell greqishten,ndërkohë, për të mbijetuar, fillova të bëja të gjitha punët:ndërtim, larje pjatash, pastrim pallatesh, hamall në një fabrikëplastike etj.

Një ditë prej ditësh më lindi dëshira të hyja në Universitet.Falë Perëndisë u gjetën njerëz që më ndihmuan dhe kështu nështator të vitit 1991 hyra në fakultetin e filozofisë. I lashë punëte rënda, sepse nuk ishte e mundur të studioja dhe fillova tëpunoj në një kioskë….

Kjo pak a shumë është historia ime personale dhe“praktike”.

- Cili është bagazhi intelektual i Gazmend Kapllanit?- Hezitoj pak ndaj këtyre koncepteve, siç janë bagazhi

intelektual etj. Unë siç thashë, kam mbaruar fakultetin efilozofisë në Universitetin e Athinës dhe tani jam duke mbaruardoktoraturën në Universitetin e Pandios. Megjithatë, atë që juquani bagazh intelektual nuk matet edhe aq me vitet që kakaluar kush në bangat e universitetit. Eshtë diçka që përftohetme kohë, duke u rrahur me realitetin. Shumicat e librave qëkam lexuar nuk kanë të bëjnë aspak me fakultetet që kammbaruar. Për më shumë, idetë e mia janë mbruajtur shumëmë shumë prej “rrugës” do të thosha, prej eksperiencave tëmia personale, prej regjimit totalitar që përjetova në Shqipëridhe prej situatës së të degdisurit që përjetoj në Greqi. Prandaj,edhe në ato që shkruaj koncepte si kujtesa, kufijt, racizmi,dhuna e mekanizmave represivë, por edhe përpjekja e njeriutpër të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij, zënë një vend tëkonsiderueshëm.

Page 275: NJERËZ QË I DUA

275

- Para disa vitesh ju kam bërë një fotografi në krye të njëdemonstrimi masiv antiracist. Çfarë penelatash do t’i shtonit sotportretit të njohur të racizmit këtu?

- Racizmi është një fenomen i njohur. Vetë grekët e kanëprovuar mbi vetvehten, sepse janë një popull që ka provuarmomente të dhembshme dhe emigrime të mëdha si njëaksident. Unë mendoj se shoqëria greke, pavarësisht ngakontradiktat dhe fobitë, po fillon pak nga pak të mësohet mefenomenin e emigracionit. Problem i madh janë institucionet.Ato e konsiderojnë emigracionin si aksident historik. Prandajnë Greqi sot ndodh një prej fenomeneve më skandaloze në tëgjithë Europën: në Greqi nuk ekzistojnë emigrantë të paligjshëmdhe të ligjshëm, por emigrantë të paligjshëm dhe gjysmë tëligjshëm. Kjo bëhet që emigrantët mos të ndjehen kurrë të sigurt,që të kalojnë me lehtësi nga gjendja e emigrantit të ligjshëmtek ai i paligjshëm, që të përdoren si të duan punëdhënësit etyre dhe policia. Që ta themi me pak fjalë, që të jenë qytetarë tëdorës së katërt, pa të drejta dhe pa të ardhme. Mos të jenësubjekte, por objekte.

Për sa i përket racizmit popullor, do të thosha se aipasqyrohet në britmat e prindërve të cilët bëhen xhindë kurshohin një nxënës shqiptar që del më i miri i shkollës dhe duhettë mbajë flamurin grek. Dikur racizmi në Greqi, si gjithkundnë Ballkan, shprehej nëpërmjet asimilimit të dhunshëm, ndërsasot shprehet nëpërmjet përjashtimit të dhunshëm. Racizmi sotnuk do që shqiptari të ndjehet i barabartë me grekun, do tëruajë stereotipin e emigrantit, i cili është i destinuar të luajërolin e skllavit dhe jo atë të qytetarit. Kjo përbën sot sfidën mëtë madhe për shoqërinë greke dhe emigrantët.

- Gazmend Kapllani; filozof, poet, publicist, një intelektual i rishqiptar me formim të gjithanshëm, befas u ndodh në syrin e ciklonittë zi: Si dhe pse?

- Kjo është një pyetje shumë e gjatë. Siç ndoshta e kenimësuar, një mëngjes lajmërohem prej Zyrës së Emigracionitqë Leja ime e Qëndrimit nuk ripërtërihet, sepse policia greke

Page 276: NJERËZ QË I DUA

276

më konsideron si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare tëGreqisë. Sipas kësaj, unë duhet të largohesha nga Greqia, madjeme një damkë kaq të rëndë. Gjendja bëhej akoma mëproblematike, sepse policia refuzonte të jepte çdo lloj shpjegimidhe ende refuzon të japë çdo lloj shpjegimi. Kështu, unë ugjenda befas në një botë kafkiane. Kulmi arriti kur u arrestovavetëm katër ditë pas një takimi që pata me sekretarin epërgjithshëm të Ministrisë së Rendit. U dërgova në burgun e tëhuajve. Tashmë është gjithçka e qartë pse u bë kjo. Arrestimi ubë ditën e shtunë dhe unë isha në atë moment i paligjshëmdhe u bë me qëllim që të më përzënë nga Greqia shpejt e shpejt,duke më futur në listën e personave të rrezikshëm. Pra, ata qësajuan persekutimin ndaj meje mendonin se kështu do tambyllnin çështjen. Pas ndërhyrjeve shumë dinamike nga gazetaTA NEA dhe nga Universiteti i Pandios u lashë i lirë, ndërsa“eprorët” e justifikuan arrestimin duke thënë se unë nuk kishapaguar një gjobë në vitin 1997! Komentin bëjeni vetë... E kamtë vështirë të shpjegoj armiqësinë primitive që personi im ungjall disa segmenteve të mekanizmave represivë në Greqi.Ndoshta nëpërmjet meje duan t’i japin një mesazh të gjithëemigrantëve shqiptarë që ata do të tolerohen në Greqi vetëmnëse pranojnë të bëhen qytetarë të dorës së katërt. Nga anatjetër rasti im tregon se në mekanizmat represivë në Greqimbijetojnë doza shqetësuese të një nacionalizmi ballkanik qëtë kujton shekullin e XIX-të. Problemi është se ky mentalitettolerohet.

Pa dyshim që veprimtaria ime, ato që kam shkruajtur dheato që kam thënë, kanë ngacmuar disa segmente brendamekanizmave represivë. Por, kur në një vend institucionetfillojnë dhe bezdisen apo friken prej fjalës, atëherë duhet bërëshumë zhurmë, sepse gjërat kanë mbërritur në një pikë shumëtë rrezikshme dhe kritike.

Nga ana tjetër, rasti im përbën një sfidë për demokracinëgreke. Metoda të tilla të kujtojnë regjimet diktatoriale, prandajedhe reagimi i shoqërisë greke pro meje qe i menjëhershëm.

Page 277: NJERËZ QË I DUA

277

Në personin tim shoqëria greke mbronte principetdemokratike për të cilat ka luftuar shumë që t’i fitojë dhe t’ikonsolidojë. Reagimi i shoqërisë greke pro meje më dha rastintë zbuloj edhe një herë, «Greqinë tjetër», e cila është edhe Greqiaime, Greqinë e demokracisë dhe të bashkekzistencës dhe jo atëtë ksenofobisë primitive dhe të totalitarizmit nacionalist. Eshtëpër t’u çuditur që në një kohë që shoqëria greke ecën përpara,që emigrantët ecin përpara, segmentet të caktuara brendamekanizmave represivë kthehen shekuj pas. Prandaj edhekonflikti nuk është mes meje dhe shoqërisë greke, por messhoqërisë greke dhe këtyre segmenteve, të cilat përbëjnë rrezikserioz për demokracinë në Greqi. Unë i bezdis këto segmente,sepse nuk i korrespondoj stereotipit që ata duan të mbizotërojëpër emigrantët shqiptarë, sepse nuk i korrespondoj stereotipittë tyre nacionalist. Unë jam shqiptar dhe jam shumë krenarpër këtë, por në të njëjtën kohë ndjehem anëtar i shoqërisëgreke dhe dua me pasion të mirën e Greqisë, ashtu siç dua mepasion edhe të mirën e Shqipërisë. Këtë e bëj duke qëndruarlarg nacionalizmave primitivë, madje shpesh duke u ndeshurme ta. Kjo besoj se i shqetëson pa masë segmentet nacionaliste.

Unë besoj se rasti im përbën një skandal të vërtetë politik,prandaj edhe jam i vendosur ta promovoj çështjen –pavarësisht nëse ajo zgjidhet – brenda dhe jashtë Greqisë, nëmënyrë që të sensibilizoj opinionin për gjendjen e emigrantëvenë Greqi.

Kur këto gjëra ndodhin me mua, që një farë soji përbëj njëperson publik dhe të njohur në Greqi, çfarë ndodh vallë meemigrantët anonimë? Rrënqethem vetëm kur i bëj pyetjenvetes...

Mendoj se testi i vërtetë, bankoprova për demokracinëgreke janë emigrantët, është trajtimi i tyre, respektimi i tëdrejtave të tyre dhe intregrimi i tyre në shoqëri. Këtu do duketnëse Greqia është bërë me të vërtetë një vend europian apoështë peng e segmenteve nacionaliste, ksenofobe, të cilat jetojnënë një epokë tjetër.

Page 278: NJERËZ QË I DUA

278

Edhe diçka tjetër dua të shtoj. Një prej arsyeve që ngurojata bëja publik rastin tim ishte edhe fakti se mos emigrantëtfrikësoheshin, se mos fillonin dhe thonin «kur ia bëjnëGazmend Kapllanit këtë, mendo çfarë mund të na bëjnë neve».Por ndodhi e kundërta.

Jam prekur shumë nga emigrantët që më telefononin osemë ndalonin në rrugë dhe më thoshin: “Gazi na ke pas. Tabëjnë ty këtë, sepse duan që ne të tjerët të ulim kokën, por nenuk do ta ulim kokën...”.

Nga ana tjetër, reagimi i shoqërisë greke pro meje duhett’u japë rastin emigrantëve shqiptarë të kuptojnë se një pjesë emirë e shoqërisë greke kërkon të bashkekzistojë me ta, ështëaleate e tyre. Prandaj edhe emigrantët shqiptarë duhet tëorganizohen me mirë që të komunikojnë në mënyrë më efikaseme shoqërinë greke. Duhet të kuptojmë se bashkë, emigrantëdhe grekë mund të krijojmë një shoqëri më njerëzore, me mëpak racizëm, me më pak histeri nacionaliste.

- Në takimin e kryeministrit Nano me një grup të vogëlintelektualësh në Greqi, Gazmend Kapllani nuk foli, preferoiheshtjen, në një kohë kur heshtja është larg natyrës së tij. Keni ndonjëkoment?

- Besoj se nuk jam nga ata që kam nevojë të flas për tëfolur. Kuptova se s’kisha gjë për të thënë ose ishte e kotë tëthoshe diçka në atë takim, prandaj nuk fola.

Në çdo rast, prej qeveritarëve tanë, unë do kërkoja gjërashumë minimale.

E para: pasaporta për emigrantët dheE dyta: të ndalet kjo torturë e pamasë nëpër radhët e

ambasadës e konsullatave. Shqiptarët ndjehen të huaj edhekur kanë të bëjnë me shtetin e tyre. Radhë në prefektuara, radhënë dogana, radhë në ambasadë, kudo radhë ofenduese, kudobakshishe për gjëra minimale, kudo humbje e dinjitetit njerëzor.

Unë kam arritur në konkluzionin se politikanët tanë, tëcilët gufojnë prej «patriotizmës», nuk i duan emigrantët.Emigrantët për ta janë persona non grata. E para, sepse

Page 279: NJERËZ QË I DUA

279

emigrantët kanë përftuar, qoftë edhe në kushte minimale, njëkulturë politike demokratike.

E dyta, sepse janë të pavarur nga ana ekonomike dhepolitikanët tanë nuk i fusin dot në sistemin e tyre të korruptuarmafioz dhe klientalist.

Prandaj ata do të donin që emigrantët të qëndronin sa mëlarg Shqipërisë. Prandaj edhe emigrantët nuk duhet t’uaplotësojnë dëshirën.

Emigrantët që gjenden në vendet fqinje, Greqi dhe Itali,duhet të jenë të pranishëm në Shqipëri, mund të bëhenlokomotivë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik tëShqipërisë. Ata duhet të kuptojnë se janë një forcë e madhe.

Këtu është përgjegjësia e vendeve europiane: ato duhet tëkrijojnë kushtet që emigrantët shqiptarë të ndjehen qytetarë tëvendeve të tyre dhe jo t’i lënë në këtë gjendje gjysmë tëpaligjshëm, siç ndodh në mënyrë skandaloze në Greqi.Emigratët duhet të kenë mundësinë të lëvizin me lehtësimaksimale, sepse kështu mund të ndikojnë shumë pozitivishtnë ekonominë dhe politikën shqiptare. Kjo është në interesin eShqipërisë, por edhe të vetë Europës.

Edhe diçka tjetër, kërkoj prej qeveritarëve tanë mos të nabëjnë të skuqemi. Sepse, personalisht, skuqem kur gazetarë apopolitikanë grekë më thonë që qeveritarët tanë kalojnë treçerekun e kohës së tyre në Greqi duke u zabrahinosur nëpërstritize dhe qendra dëfrimi popullake, ku harxhojnë shumamarramendëse.

Të bësh kaq qejf kur ke një popull kaq të varfër nuk ështëvetëm skandal, por edhe krim...

Page 280: NJERËZ QË I DUA

280

NJË LLAMPË QË NDRIÇOI SHQIPËRINË

Bisedë me mjekun Vasil Llajo

- Dashuria për Atdheun fillon nga dashuria për vendlindjen.- Greqishtja për mua është mëma, kurse shqipja është fëmija.- Tirana është e ardhmja e jetës sime.

- Vasil Llajo, nga Dhivri, lindur në Sarandë ku ka kaluarfëmijërinë dhe ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme memesatare dhjetë, student për mjekësi në Universitetin e Tiranës,diplomuar me mesatare shumë pranë dhjetës, mjek në Athinë. Çfarërrjeshtash të tjerë do t’i shtoni jetëshkrimit tuaj?

- Si mjek, për herë të parë fillova të punoj në qytetin elindjes, në Sarandë. Punova disa muaj në spitalin e qytetit. Mëpas shkova në zonën e Çamërisë; në Markat, Pinat, Janjevëdhe në Konispol. Pas dy vjetëve në bazë, sipas një rregulli tëathershëm që studentët që kishin mbaruar shkëlqyeshëm imerrnin në institucionet qendrore, fillova punën në klinikën eneurokirurgjisë në spitalin nr. 2.

- Me kë ke punuar atje?- Si anestezist kam punuar me Tritan Shehun, Sokol

Omarin, Ilir Rrokon, Arben Finon etj., të cilët janë korifejtë eanestezisë në Shqipëri. Si anestezist i neurokirurgjisë kampunuar me mjekë të tillë që kanë bërë histori në neurokirurgjisi Arian Xhumari, Xhelal Kurti, Mentor Petrela etj. Ariani nukështë më, por emrin e tij mban klinika e neurokirurgjisë. MeProfesor Mentor Petrelën, që sot është shef i neurokirurgjisë,

Page 281: NJERËZ QË I DUA

281

vazhdojmë të kemi marrdhënie profesionale e shoqërore, ashtusiç i kam edhe me anestezistët e njohur, të cilët ishin mësues tëmi, kurse tani jemi kolegë.

- Në cilët vite keni punuar në neurokirurgji?- Në neurokirurgji kam punuar nga 1985 deri në vitin 1992.

Në vitin 1992 erdha në Greqi vetëm. Punova deri në vitin 1995në spitalin KAT, spital me drejtim kirurgjikal e traumatik.

- Thatë që “në Greqi erdha vetëm”, si ta kuptojmë?- Duke qenë në Greqi asnjëherë nuk e kam shkëputur

vëmendjen nga Shqipëria. Ndiqja ritmet e zhvillimit në Shqipëri,shihja perspektivën, ndiqja enët komunikuese të saj me Evropën.Ajo dalëngadalë po hynte në shinat e saj, shina në të cilat do tëecte edhe arsimi, kultura, shkenca, shëndetësia etj. Kështu nëvitin 1994 u ktheva, lashë Athinën dhe u ktheva në Tiranë.Mendova se ishte koha që edhe në Shqipëri të investohej nëteknika dhe teknologji të reja mjekësore. Mendova se ishte edomosdoshme që në Shqipëri të instaloheshin aparaturamjekësore elektronike, njëra prej të cilave është skaneri. NëShqipëri në atë kohë nuk ekszistonte diagnostikimi i sëmundjevenëpërmjet skanerit, nuk kishte skaner. Duke qenë edhe nëneurokirurgji dhe duke parë se shumë pacientë shkonin jashtështetit për të bërë këto ekzaminime, me inisiativën time privatedhe në bashkëpunim me disa kolegë në Tiranë, në vitin 1995hapëm klinikën e parë private dhe instaluam skanerin e parë.

- Ku e morët skanerin ?- Skaneri ishte prodhim i një kompanie gjermane, i

kompanisë së mirënjohur “Siemens”. Kur vajtëm në Gjermani,në qytetin ku prodhohen aparaturat kryesore mjekësore të“Siemens-it” që quhet Erlanger, në sallën kryesore të këtijinstitucioni të fuqishëm gjerman, kompani që ka 40 për qindtë tregut botëror për aparatura mjekësore, vëmendjen na etërhoqi një hartë e madhe e botës, mbi njëqind metra katrorë.Në hartë ishin vendosur llampushka në të gjithë vendet e botësku kishte skaner. Deri në atë kohë Shqipëria ishte fushë e zezë.Ne ishim ata që ndezëm llampushkën e parë në atë hartë të

Page 282: NJERËZ QË I DUA

282

madhe gjigante. Ne vumë një llampë që ndriçoi Shqipërinë.- Sa ndejtët në Tiranë?- Lash Greqinë, lashë spitalin ku punoja, lashë Athinën dhe

shkova në Shqipëri, në Tiranë. Ndejta atje dy vjet, në vitet 1995-1997. Punova në neurokirurgji si shef i anestezi-reanimacionitdhe ndërkohë paralel punoja edhe në klinikën mjekësore qëquhet “Intermedica” ku ështe instaluar skaneri. Më pasrealizuam një bashkëpunim me francezët për të bërë mbulimine të huajve permanentë në Shqipëri, si ata të ambasadave, tëkërkimeve të naftës etj. Me një ekip tjetër grekësh hapëm njëlaborator me eko dhe endoskopira. Ky aktivitet vazhdoi deri nëvitin 1997. Me ngjarjet e asaj kohe unë u riktheva në Greqi megjithë familjen, u riktheva në KAT si anestezist, por nuk prishaaktivitetin që kisha në Tiranë. Vazhdova këtë aktivitet, të cilinakoma sot e kam. Vete e vij herë pas here, aq sa unë e gjykoj tëarsyeshme prezencën time atje.

- Ku është kjo qendër ?- Është afër Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Midis

maternitetit të vjetër dhe trenit është ngritur një pallat, në katine dytë të të cilit kam blerë rreth katërqind metra katrorëambiente. Këtu është instaluar qendra diagnostikuese që quhet“Intermedica”. Aty sot është një laborator i pajisur me të tëraaparaturat për kryerjen e analizave. Çfarë analizash bëhen nëbotë sot, nisin aty. Kuptohet, aty bëjmë aq sa mund të bëhen,një pjesë të analizave, ata që janë tepër specifike, që kanë tëbëjnë me ADN-në dhe me biopsinë molekulare, nëbashkëpunim me Universitetin e Athinës, i bëjmë këtu.

- Ju keni një diplomë mjeku të Universitetit të Tiranës. Si endjen veten një mjek i UT në institucionet mjekësore të Greqisë?

- E ndjen si kolegu mes kolegëve. Diploma e Universitetit tëTiranës, në vitet që ne mbaruam, mund të them se ishte njëdiplomë e barabartë me të tjerat nga niveli i përgatitjes sonëkrahasuar me nivelin e vendeve të tjera perendimore. Flas përatë kohë, sepse sot nuk e di si mund të jetë niveli i studentëve,mund të jetë edhe më i mirë, sepse sot kanë hyrë edhe teknikat

Page 283: NJERËZ QË I DUA

283

dhe teknologjitë e kohës, kompjuteri, aparaturat elektronike etj.Një mjek i vjetër shqiptar ka sy edhe veshë për të diktuar

sëmundjet, shqisa që janë zhvilluar nga mungesa e shqisaveteknike, ndërsa një mjek këtu përdor më tepër mjetet teknike…

Ne mjekët shqiptarë që erdhëm këtu, arritëm të kryqëzonimnjohuritë tona me mungesën e mjeteve që kishim aty meekzistencën e mjeteve këtu. Ky lloj kryqëzimi, ky hibrid doli mëi mirë se sa ishim ne vetë aty. Ne arritëm të kombinonim të dykëta faktorë, edhe aparaturat moderne, dhe njohuritë që kishimnga shkolla dhe nga përvoja e punës. Një mjek shqiptar, medijet dhe përvojën që ka, hyn shumë shpejt në tregun mjekësortë kohës, hyn me një siguri të plotë kudo, në Greqi, Itali Gjermani,Francë, Amerikë, kudo. Fakti ka treguar që shumë mjekë që janëlarguar nga Shqipëria dhe kanë vajtur në Perëndim kanë treguarnivel shumë të lartë dhe janë kolegë të nderuar midis mjekëvenë klinika të nivelit primar me kardiokirurgji, me neurokirurgji,me angioplastika etj. Ata janë atashuar aty fare mirë.

- A ua kanë kërkuar këtu diplomën ose si i thonë lejen përushtrimin e profesionit?

- Unë kam barazuar diplomën shqiptare me diplomatevropiane në vitin 1991, pa pasë synimin që të vija ndonjëherënë Greqi. Mendova që meqenëse Shqipëria u hap, duhet tëhapeshim edhe ne, të barazohesh diploma jonë me diplomëne Evropës. Mund ta barazonim nëpërmjet shoqatës sëanenstezistëve të Evropës ose me ndonjë shoqatë tëanestezistëve të një shteti ku ne mund të shkonim. Unë e bëranë Greqi. E mbrojta në institucionin shtetëror që quhetDHIKACA, i cili bën njohjen e diplomave nëpërmjet dhëniessë provimeve. Unë dhashë atëherë pathologji dhe kirurgji. Pasdhënies së provimit të mjekësisë së përgjithshme që barazohetkjo me diplomën e mjekut të përgjithshëm, dhashë provimetpër marrjen e diplomës së anestezistit, për njohjen e specialitetittim. Provimi ishte shumë i vështirë. Megjithatë, unë isha ngaata që e morën provimin me herë të parë. Në Greqi jepet ngady, tre e katër herë, deri sa ta marrësh. Është provim i vështirë

Page 284: NJERËZ QË I DUA

284

se do të përgjigjesh tashmë jo në nivelin e mjekut tëpërgjithëshëm, por në nivele të larta specialiteti e si i tillëkërkesat janë shumë të larta.

- Tani ku punoni?- Me marrjen e provimit ika nga sektori shtetëror dhe

kalova në sektorin privat, sektori i cili ka rrisqet e tij, por ështëmë i mirë jo vetëm nga shpërblimi, por edhe nga ajo që njëmjek e tregon veten e tij më mirë. Në sektorin privat duhet tëjesh më konkurrues, më luftarak, duhet të jesh gjithmonë nëkorrent të të rejave të shkencës dhe të teknikës, sepse anesteziaështë një specialiteti i tillë që shpesh kërkon edhe teknika tëreja. Në sektorin privat teknikat e reja futen të parat.

- Po aktiviteti në Tiranë?- Në vitin 1997, kur u riktheva në Athinë, lashë të hapur

aktivitetin në Tiranë, aktivitet të cilin e shoh si të ardhmen e jetëssime.

- Ju bashkëpunoni edhe në turizëm? - Duke punuar për vete mendova se duhet të punoj edhe

për familjen time, për gruan dhe fëmijët. Gruaja, Anila, kambaruar për matematikë. Pasi i rriti fëmijët erdhi momenti qëedhe ajo duhet të punonte. Kështu bashkuam dëshirat,bashkuam bizneset dhe së bashku me Lulzim Mollohollinhapëm një agjenci turistike, agjencinë “ILIRIA TRAVEL”. Atjepunon edhe gruaja ime, bashkë me gruan e Lulzimit.

- Në takimin me intelektualët ju shprehet dëshirën për t’u kthyernë Shqipëri. Ju jeni minoritar…

- Ju kuptoj. Unë do të hiqja një paralele të tillë: Gjuhaamtare për mua është greqishtja, ajo është mëma, kurse shqipjaështë fëmija. Për njërën kemi dashurinë për nënën dhe përtjetrën kemi dashurinë për fëmijën. Ne dhe fëmijët tanë jemilindur e rritur aty, jemi ushqyer me dashurinë për atë vend,me dëshirën për ta parë atë vend të ecë paralel me Greqinëedhe me të gjithë Evropën, me dëshirën e mirë që secili të vërënga një gur në ato mure që po ndërtohen avash-avash, në atëkonstruksion që ka vështirësitë e veta të rritjes. Unë mendoj se

Page 285: NJERËZ QË I DUA

285

gjithësecili, duke kontribuar aq sa mundet, duhet të vërë njëtullë që të bëhet një ngrehinë e tillë ku të gjithë ne të ndjejmëkrenari, ta ndjejmë Shqipërinë se është një shtet që i takonEvropës, një shtet me ligjet dhe normat e kësaj Evrope tëpërbashkët. Nuk e kam parë asnjëherë veten të ndarë nëminoritar apo shqiptar. Unë jam një njeri që kam lindur nëShqipëri, jam rritur në qytetin e Sarandës dhe si i tillë, siç kathënë dikur Çajupi, dashuria për atdheun fillon nga dashuriapër vendlindjen. Vendlindja ime është Saranda dhe paraleldashuria ime për Sarandën është rritur edhe për Shqipërinë.

- Sa fëmijë keni?- Kam dy fëmijë. Djali është 20 vjeç. Sot është student për

mjekësi në Romë në fakultetin “La Sapienca”. Vajza është 15vjeçe dhe është në klasën e 8-të. Djalin e quajnë Ari, kursevajzën Polina.

- Nga vështrojnë fëmijët?- Të dy fëmijët flasin fare mirë shqipen, sepse ne në shtëpi

flasim shqip. Gruaja, Anila Treska (Llajo) është me origjinë ngaKorça, e lindur e rritur në Tiranë, është mbesa e përkthyesit tënjohur të frëngjishtes Misto Treska. Asnjëherë nuk kam jetuardilemën për fëmijët se ku do të jetojnë në të ardhmen. Ata le tavendosin vetë ku do të jetojnë në Greqi, Shqipëri apo diku tjetër.Detyra ime si prind është që t’i edukoj ata me dashurinë për tëdyja vendet, edhe për Shqipërinë edhe për Greqinë, sepsedashuria nuk përcaktohet nga faktori ekonomik. Duke qenë meorigjinë të dyfishtë. fëmijët e mi duhet të duan të dy vendet njësoj.Në këtë prizëm nuk kemi bërë ndarje se ku do të jetojnë.

- Në mbyllje çfarë mesazhi ka për lexuesin e EMIGRANTI-tmjeku Vasil Llajo?

- Ka ardhur koha që ne duhet të paraqesim anën e mirë tëmedaljes sonë. Në qoftë se dikur ishin në përqindje të vogël ataqë punonin në institucionet shtetërore e private, ata që kishinbizneset e tyre dhe balanca e punës anonte nga punëtorët,tani diçka ka ndryshuar, një pjesë e shqiptarëve dheminoritareve kanë hapur bizneset e tyre, kanë edhe shtëpitë e

Page 286: NJERËZ QË I DUA

286

tyre, janë inkluduar në shoqërinë greke, kanë kuptuar seadaptimi në këtë shoqëri nuk është thjesht adaptim në shoqërinëgreke, por është adaptim në shoqërinë evropiane. Lëvizja elirë do të bëhet si lëvizja me diferencën e presioneve. Një pjesëe jona do të vejë në Shqipëri, një pjesë do të mbetet në Itali evende të tjera dhe gjithësecili do të marrë me vete në mënyrëtë pashmangshme kulturën nga ka ardhur. Kështu do tëkëmbehen kulturat. Ambasadorë më të mirë ne nuk mund tëgjejmë. Evidentimi i këtyre elementëve pozitivë që kanë filluartë shfaqen, evidentimi i individëve të cilët janë duke bërë tëtilla aktivitete që kërkojnë nivele të larta të teknikës, teknologjisë,shkencës etj., në të gjitha fushat, është nevojë e kohës. Sot janëfëmijët tanë krenarë për hapat që kemi hedhur ne, që kemiarritur jo vetëm të integrohemi, por të bëjmë përpara. Avash -avash do të jemi ne krenarë për fëmijët tanë, të cilët studiojnëe shumë fëmijë janë të shkëlqyer në shkollat e këtushme. Mirëështë që të evidentohet se sa fëmijë shqiptarë janë në shkollatkëtu dhe sa kanë vajtur në universitet. Ka ardhur koha që tëparaqesim dinjitetin tonë, njerëzit tonë të kohës evropiane.

Në qoftë se në emigracionet e mëparshme shkonin vetëmburrat, shqiptarët kanë shkuar në emigracion bashkë me gratëe fëmijët, duke i dhënë një kuptim tjetër emigrimit. Kemi shkuarme njerëz me arsim të mesëm dhe arsim të lartë. Një pjesëkanë marrë edhe fëmijët me arsim të lartë, pavarësisht se nëfillim u është dashur të punojnë në punë që nuk përkojnë meprofesionin e me nivelin e tyre arsimor. Gradualisht, gjithësecilika gjetur vendin dhe vetveten. Kjo sot duhet të evidentohet,kjo duhet të dalë në vend të parë, kjo duhet të dalë në pahedhe në mass-mediat. Fatkeqësisht, masmediat shqiptare iqëndrojnë larg kësaj të vërtete të madhe që na nderon të gjithëvee na nxjerr para botës krenarë.

- Faleminderit. Me siguri do të takohemi përsëri, si shqiptarime shqiptarin, jo si mjeku me pacientin.

- Nderi është i imi.

Page 287: NJERËZ QË I DUA

287

NJË MESAZH I CEKES NGA SKRAPARI

”Në qoftë se ti si prind nuk i mëson fëmijës të flasëshqip, për mua është e dhimbshme”

- Bisedë para çfaqjes në Dhafni të Athinës më 4 mars 2007

- Mirëserdhët në Athinë! Si e ndjen veten Cekja midisemigrantëve?

- Për mua është kënaqësi e respekt, është nder që ndodhemsot në mes të shqiptarëve, miqve të mi, vëllezërve dhe motravetë mia. Sinqerisht jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur. Nehumoristët kemi nevojë për njerëz, jemi njerëz, sidomos nëemigrim ku jeni ju, miqtë dhe vëllezërit tanë, ne ndjehemi mëtë ngrohtë dhe humori ynë depërton shumë thellë, kjo sepseme të lidhen malli, dashuria për artin, për njerëzit e larguar.Ne na presin jashtëzakonisht mirë dhe unë jam shumë, shumëi kënaqur dhe e bëj humorin me shumë dëshirë, me shumëkënaqësi, me shumë qejf dhe me shumë vullnet.

- Si e ndjen veten Cekja kur qeshin spektatorët?- Shiko, një artist, i çdo lloj zhanri, qoftë i humorit, qoftë i

dramës, i baletit, në të gjitha llojet e gjinive, në të gjithë bagazhine viteve të humorit të tij, kënaqësinë e ndjen kur spektatori emirëpret, e duartroket. Ajo është kënaqësia më e madhe që ijepet një artisti.

- Po vetë Cekja kur qesh?- Qesh. Cekja qesh kur nuk qesh (he, he, he... qesh).- Po kur qan?

Page 288: NJERËZ QË I DUA

288

- Zakonisht unë jam tip i ndjeshëm, shumë i prekshëm.Edhe një film që ka një dramë, edhe një video më bën të lotoj.Kjo është e vërtetë, është shumë e sinqertë.

- Në karrierën tuaj të gjatë, disa dhjetëravjeçare, cili ka qenëçasti më i gëzuar?

- Çasti më i gëzueshëm në karrierën time ka qenë lindja edjalit mbas dy gocave...

Unë isha në shfaqje në Skrapar kur më vjen haberi: “Ceke,gëzohu fort, se të ka lindë çun!” Shfaqja ishte në orën gjashtë.Në atë kohë pinim fërnet. Nga gëzimi i madh ia fus me fërnetdhe piva aq sa nuk mbaja mend asgjë. Unë kisha ngarkesënmë të madhe, skeçet e humorit i kisha unë, gjashtë materiale.Kolegia ime Pranvera Veizi, që është në Amerikë, më lajmëron“Ceke hajde si filloi shfaqja”. Salla ishte mbushur plot e përplot.Panë gjendjen time. U alarmua regjisori dhe të gjithë. Filluanme ujë. Më lanë kokën, bëra dush... Nuk dilte pija për qamet.Prit e prit... Nxorën këngëtarin e parë, të dytë. Salla thërriste“Cekja, Cekja...”.

- Dal unë... “Mirëmbrëma!”- unë. “Mirëmbrëma!”- ata. “Ajeni mirë?” - unë. “Mirë, o mirë, si skraparllinjtë” - ata. “Tëtërë jeni mirë?” - unë, “ Mirë, o mirë“ - ata. “Nga shtëpia mirë?”,“Mirë” - ata. “Kaq kisha unë - u thashë. - Natën e mirë!”. Ata“Bizë...” e dinin numër ata. “Bizë e bizë...” Dola prap unë dhekërkova një karrige. U ula në karrige dhe qesh ata, qesh unë,dhjetë minuta pa folur. Unë u thoja: “Ju jeni të tërë budallenj”,ata “ ha...ha...ha “ . E dinin numër ata. Dy krahë dhe më nxorënpërjashta.

I kërkuan falje spektatorit. U thanë na falni të dashurspektatorë. Cekja ka një gëzim shumë të madh, i ka lindurçun. E gjithë salla “T’i rrojë çuni! Nuk ka problem “Ju thaspektatorëve se do të takohemi nesër prapë. Edhe tani mëemocionon kur e përshkruaj atë. Shfaqjen e kemi bërë tënesërmen. Kjo ka qenë ngjarje për mua. Për herë të parë nëjetën time që kam dalë i dehur në skenë.

- Kur ka ndodhur kjo?

Page 289: NJERËZ QË I DUA

289

- Në vitin 1982.- Të kritikuan?- Po, po. Më kritikuan paksa. Megjithatë më falën.- Në Greqi sa herë ke ardhur?- Në Greqi kam ardhur disa herë, por për koncert kjo është

hera e dytë. Kam ardhur para katër vjetësh me një aktor tëBeratit, Aleksandër Rrapi që jeton këtu në Greqi dhe ka luajturedhe në një serial filmi grek. Kjo është hera e dytë që vij përkoncert. Jam i pakonsumuar. E ruaj paksa veten ç’është evërteta, nuk vrapoj shumë. Vrapoj me aq sa kam hapin tim.Nuk jam lakmiqar. E ruaj paksa veten në kuptimin e mirë tëfjalës. Jam në gjendje jo të keqe. Jetoj normalisht. Jam as i pasurdhe as i varfër. Jetoj shumë normallisht. Jam i lumtur mefamiljen time. I pasur nuk bëhem dot se babai duhet të mëlinte prona trashëgimi që të bëhesha i pasur. Arti nuk të bën tëpasur, por të jep kënaqësi nga ana morale, shpirtërore, takimetme njerëzit, është një kënaqësi.

- Sa vjeç jeni?- Ah! Këtu më kape pak ngushtë. Po të më pyesësh sa vjeç

jam me mendje jam njëzet e pesë vjeç, kurse me moshë pesëpik pesë.

- Qenke i ri?- Po të përdor batutën e filmit “Një baba tepër” që thotë

“Hë! I mirë të duket?” “Pak i lodhur - thotë ajo”, kur martohetçifti me atë plakën, gruan e vjetër. “Por a mbahesh?” - mëthotë mua ajo. Unë i them “Po të më mbajnë-mbahem”. Menjë fjalë “mbahem mirë” (qesh)

- Mirë. Po çfarë ishte ai truku i Cekes me familjen?- Ajo ka qenë një kamerë e fshehtë origjinale dhe një shaka

e rëndë me familjen. Jo çdokush mund të bëjë një shaka kaq tërëndë me familjen. Por, duke ditur që kam një grua shumë tëmirë dhe nga ana shpirtërore me një forcë të jashtzakonshme,me një karakter të pabesueshëm, që di të falë, kur thotë MirushKabashi “Kjo është grua që di të falë”. Dhe më kujtohetmomenti, tani jam i emocionuar dhe kur e shikoj them “Unë e

Page 290: NJERËZ QË I DUA

290

paskam bërë këtë budallallëk?”, kur i them gruas: “Të më falëshnjë gjë”. “Çfarë?” - tha ajo. “Të kam tradhtuar njëherë në jetëntime“. “Po s’ka gjë, - tha ajo. Të bëhesh mirë ti, po kush popyet”. Kjo ishte fjala më e mrekullueshme që ka lëshuar ngagoja, se po të ishte ndonjë tjetër grua: “Qen bir qeni do tëthoshte! Çfarë? Ke tradhtuar? Më plasi...” dhe mbaroi ajo punë.

- Kur e ka ndjerë veten më ngushtë Cekja?- Ngushtë e kam ndjerë veten tek filmi “Një baba tepër”,

në momentin që më var Behar Mera në pemë. Kam ndejtë katërorë i varur. Më dolën sytë si topa ping-pongu nga dielli, koha.Filmi ka momentet e tij, por atje e kam ndjerë veten më pisk.Thashë unë: “O do e bëj tani, o nuk kam për ta bërë kurrë”. Unervozova paksa. Xhiruan. Mirë doli. E kam ndjerë vetenngushtë nga ana skenike, vështirësi.

- Çfarë do t’u përcillje emigrantëve nëpërmjet gazetës“EMIGRANTI”?

- Do t’u përcjell një mesazh shumë të sinqertë. Mos harrojnënjë gjë. Fëmijët që kanë lindur dhe po rriten “MOS TËHARROJNË GJUHËN SHQIPE”. Unë kam tre motra, kam nipëre mbesa dhe u bëra keq kur fëmija, çuni katër-pesë vjeç, vetëmgreqisht fliste dhe nuk komunikonte asnjë fjalë shqip. Kjo ështëe dhimbshme. I thashë motrës: “Motër! Mos harro një gjë. Jenga Skrapari. Tani unë jam bërë gjysh vetë dhe kur thoshteplaku “Bir! Të duash vendin tënd, nënën, babanë se po nukdeshe nënën e babanë nuk do kërkënd”, por ama gjuha ështëgjuhë. Në qoftë se ti si prind nuk i mëson fëmijës të flasë shqip,për mua është e dhimbshme.

- Cekja nga Berati është?- Jo unë jam nga Skrapari, puro me nënë e me babë. Jam

nga një fshat i thellë malor, ku dhia zbret me frena dore,Visockë, në Qafë, në rrugën e Potomit.

- Ceke! Faleminderit! Paç shëndet e gëzime në familje e kudo.- Faleminderit!

Page 291: NJERËZ QË I DUA

291

IRODHIO I LASHTË KËNDON SHQIP

Meditime

Ulur në një nga shkallët e gurta, shkallë që prej më sedymijë vjetësh kanë mbajtur të ngrirë vështrimin e milionanjerëzve, ardhur në kohë e hapësirë, mbi atë hark që përbënskenën e atë sfond që përbën historinë e artit të të gjithakohërave, hap fletët e kujtesës dhe shkruaj...

Një ecje e lehtë, nën vështrimin e syve modernëdritëpërcjellës, ma ngrin lapsin diku thellë në fletët – qeliza tëpashkruajtura të trurit. Janë hapat e Alpaslan Ertungealp,dirigjent turk, që akustika e mrekullueshme e teatrit i përcjellshkallëve të mermerta, duke i ngjitur lart, majave të gurta tëAkropolit të lashtë...

Salla ka ngrirë zërat, celularët, aparatet fotografike etelevizive. Dirigjenti ngjitet lart, bën vend para tavolinësdirigjuese, hap fletën e parë të një libri të madh prej nga nxjerr,me një të drejtuar të shkopit kroje melodish...

Një gjëmim daulleje, si gjëmimet në honet e thella të Olimpit- Fron të Perëndive, si tërmetet zanore në Bjeshkët e Namura,më ngre lart, më merr me vete, më përcjell në vende të njohurae të panjohura, më bën shqiponjë krahëhapur mbi qiejt e kohëssonë.

Instrumentet në duart dhe gojën e “Orkestrës së Ngjyrave”,njerëzve, virtuoziteti i të cilëve është i njohur, herë ia marrinsolo e herë herë buçasin, gurgullojnë duke nxjerrë ujin kristal

Page 292: NJERËZ QË I DUA

292

të burimeve, vrungullojnë duke marrë e përplasur theqafjevefurtunat e orteqet malore, marrin e ngrenë në qiell këngët ezanave, përplasin e fusin dymbëdhjetë pashë nën tokë kokat ebajlozëve të zinj...

- Ku jam? Ku jemi? Në një teatër ku luheshin tragjeditë elashtësisë apo në teatrin e madh të maleve, luginave e fushaveku kanë kënduar zanat e janë luajtur tragjeditë e mëdha tëjetës së vendit tim? Ku më çon Vasil Tole me notat emrekullueshme muzikore? Ku më çon Ismail Kadare me atëpërkthim dhe përkim në kohët moderne të një tragjedie tëlashtësisë greke?

Ndjej në shpirt uverturën e mrekullueshme... Ndjej se singjiten në skenë e këndojnë shqip...

Po, po shqip! Një shqipe me theks japonez të HiroyukiNaritas e Michiko Hayashit, kinez të Wei Long Taos, sllav tëKaterina Hebelkovas, Anna Taneevas e Tatiana Rubinskajas,grek të Vula Amiradhakit, meksikan të Monica GuillenChaves...

Në monitor, lart, mbi kolonat mbi dymijëvjeçare, shqipjatransformohet në greqisht...

Hedh vështrimin mbi skenë, nxjerr vjedhurazi aparatin dhengurtësoj pamjen. E kthej shikimin majtas, djathtas, lart dhendjej se si njerëzit, grekë, shqiptarë, kinezë, japonezë,evropianë, njerëz nga të pesë kontinentet e botës janë shkrirënën meloditë e vendit tim.

Vasil Tole nuk më le këtu, më merr në krah me meloditë etij dhe më çon larg, shumë larg në vendin tim. Më ngjit nëBogë, në ato pllaja të mrekullueshme ku vetëm një herë, disaorë, kam jetuar në të ritë tim. Më çon lart e larg, luginës sëValbonës duke më nanurisur me shkumëzimin e atij uji kaq tëkthjelltë e kaq të ftohtë, melodinë e të cilit e kam në shpirt prejmë se dyzet vjetësh. Më ngjit grykave të ngushta, ku edhezogjtë nuk i hapin plotësisht fletët se mos u takohen meshkëmbenjtë. Më fut në Shpellën e Dragobisë, më ngrin bashkëme krushqit e legjendës në një pllajë malore të Bjeshkëve të

Page 293: NJERËZ QË I DUA

293

Namura ku Zanat, Muji dhe Halili kanë bërë rrënjë nëlegjendën e madhe shqiptare. Më tej më zbret butë-butë, si tëshkel në një shilte mbushur me lesh deleje Rude, fushës së bukurtë Kosovës...

Nuk don të më lëshojë Vasil Tole. As edhe unë nuk dua tëmë lëshojë. Ai bredh e më sjell nga larg meloditë e vendit timkurse unë, si të zgjidh një fjalëkryq apo të dal nga një labirinthi lashtë, vazhdoj të udhëtoj nëpër vendin tim. Ngjitem nëKorab, në zemër të tij, në atë vend që quhet Panair, atje kuujrat e dëborës shkrijnë në burime të ftohta, mblidhen ehumbasin midis shkëmbenjëve për të dalë diku në bjeshkët eRadomirës duke formuar Veleshicën ujëpastër. Ngjitem nëGramë, në Bjeshkën e Zonjave marr me vete blegërimat e delevedhe qingjave, fluturoj mbi Drin e ndalem në malet e Lurës, nëGjagjisht e Runjë, për të pirë ujë krojeve e për t’u çlodhur mepamjen e zambakëve të Liqenit të Luleve në sy.

Nuk më lë rehat Vasili sot, nuk don të më lërë, por edheunë nuk dua ta lë. Më merr për dore dhe unë si manar i shkojpas për t’u ngjitur maleve dhe bjeshkëve të Jugut. Jam ngjituratyre maleve në të ritë tim, jam ngjitur dhe në pentagramin efshehtë të shpirtit më kanë mbetur notat e maleve të Skraparit,të Qafë - Devrisë, të Gjerbësit, Melovës e Rehovës që në sy kanëTomorrin e lashtë dhe malet e Korçës e të Pogradecit tutje pyllittë majave shkëmbore. Kam hyrë edhe në pentagramin e grykëssë ngushtë të Përmetit, ku mbret i instrumentit është Javer Bariue perandor i këngës lirike shqiptare është Mentor Xhemali.

Jam ngjitur në të ritë tim edhe në Kuç, Kallarat, Bolenë eTërbaç, luginës së bukur të Shushicës. Kam fut në shpirtbilbilejtë e ison madhështore labe...

Jam ulur edhe në breg të liqenit të Pogradecit e kam bredhurfushës së Korçës, asaj treve të vendit tim që ka ngjizë në shpirtine të riut dhe plakut gëzimin që sjell melodia e kitarës dheserenata korçare.

Atje ku kam qenë e ku nuk kam qenë më ngriti e më çoi memuzikën e tij Vasil Tole...

Page 294: NJERËZ QË I DUA

294

Nga orkestra që na sjell jehonën e bubullimave dheshtërngatave në malet e vendit tim? Nga vjen kjo shkreptimë?Nga dritat që lëpijnë skenën apo nga rrufetë e legjendave tëvendit tim? Nga vijnë këto pika uji? Nga shiu apo nga lotët enënës së Doruntinës? Nga shiu apo lotët e motrës së GjergjElez Alisë që prej “nëntë vjetësh” lan plagët e vëllait për tashëruar e ngritur në këmbë për t’i dalë përpara e për ta futur“shtatë pashë nën dhé” Baljozin e zi të ardhur prej përtejdetit?...

U largova nga Irodhio, ndërsa qielli siste hollë lotët elegjendave. Me vete mora mbresat e një mbrëmjeje të madhetë muzikës shqiptare, mora edhe disa fotografi me autorin eoperës, me Vasil Tolen, në shoqëri të Leokakos, mik i Shqipërisëdhe i shqiptarëve, muzikolog, i cili ka shkruajtur parathëniene operas dhe Antifaros, botues i revistës më të rëndësishmemuzikore në Greqi. Me vete mora edhe shpresën, dëshirë emadhe e autorit, që operën ta shoh një mbrëmje në teatrintonë të operas.

Athinë, 30 shtator 2005

DY FJALE PER “EUMENIDET”

Opera “Euminidet”, i vetmi fragment i tragjedive greke qëmbyllet me një fund të lumtur, është përkthyer nga shkrimtarii shquar Ismail Kadare dhe shënon një prej majave të shkëlqimittë artit antik. Opera është shkruar për solist, kor, recitues,valltare dhe orkestër. Vasil Tole dhe opera “Eumenidet”, e cilau ngjit në skenën e teatrit të lashtë Irodhio të Akropolit nëAthinë për herë të parë më 30 shtator 2005 në orën 20.30 fitoiçmimin e parë për kompozim në konkursin ndërkombëtar“Dimitri Mitropoulos”, zhvilluar në Athinë në nëntor 2001.“Jam krenar që për herë të parë një operë shqiptare në gjuhënshqipe do të këndojë madhështinë e antikitetit të lashtëballkanik, të ngjizur mbi shkëmbinjtë e bardhë të Olimpit”,-

Page 295: NJERËZ QË I DUA

295

thotë kompozitori Vasil Tole. Opera “Eumenidet” i kushtohetngjarjes më tragjike të njerëzimit, aktit mëmëvrasës të Orestit,i cili zbulon vrasjen e të atit, Agamemnon, nga e ëma e tijKlitemnestra. Përballja e fëmijës - birit me zgjedhjen e vështirëmes nënës dhe babait, mes dashurisë për gruan që e lindi dhee mëkoi dhe hakmarrjes për babanë e vrarë dhe të tradhtuar –njeriut prijës, vendimbërës, Zot, përmbyllet tragjikisht në njëgoditje thike, me zgjedhjen e të drejtës për sundimin e burrit.Patriarkati merr në këtë vepër legjitimitetin hyjnor, dukesunduar përrallshëm brenda gjykimit të një hyjneshe si Athina,e cila nuk është lindur nga një grua dhe nuk vuan ngakompleksi i varësive instinktive ndaj nënës. Fundi i lumtur ikësaj tragjedie, kur Athina arrin të zbusë ndëshkimin përnjeriun mëmëvrasës, duke shenjtëruar Erinitë dhe duke ishndërruar në Eumenidë, i jep kësaj vepre një vlerë tëjashtëzakonshme për të kuptuar ligjësitë e zhvillimit të arsyesuniversale njerëzore në kohë dhe për të lexuar të shkuarën nëdritën e të drejtës natyrore, që antikiteti grek themeloi. Premierabotërore e operës “Eumenidet ose “Opera e tokës” në Athinë,përbën një kulm për operën shqiptare dhe gjithashtu një risinë përpjekjen për të zhvilluar në një shtrat të ri nëndërkomunikimet ballkanike lidhur me kulturën antike, qëgjeneroi rajoni ynë. Përkthyesi i veprës, Ismail Kadare, u bë imirënjohur rreth një dekade e gjysmë më parë, ndërsaprezantoi përkthimin e tragjedive të Eskilit, shoqëruar me njëese origjinale, ku gjallonte bindja se shqiptarët mbartin endetë gjalla në traditën e tyre etnokulturore gurë të çmuar tipareshnga pasuria e rrallë e antikitetit. Kompozitori dhe studiuesiVasil Tole është një emër i njohur për publikun shqiptar. Aiështë autor i shumë monografive, ku spikasin “Odiseja dheSirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”, CLUSTER,“The Albanian Intangible Heritage in CD” realizuar nëbashkëpunim me UNESCO-n, “Folklori Muzikor - monodiashqiptare”…

Page 296: NJERËZ QË I DUA

296

I dashur mik!Jam Vasil Tole. Sinqerisht të uroj që nëpërmjet shkrimit tënd,

edhe unë munda të bëja një udhëtim së bashku me Ty, nëpërShqipërinë tonë të vjetër dhe të re. Urime dhe përshëndetje.

SinqerishtVasil S. TOLEwww.vasiltole.com

I dashur Vasil! Faleminderit për respektin. Para se tëudhëtojmë në ato vise ku më çove ti me muzikën tënde tëmrekullueshme, ani se atë natë ra shi dhe shfaqjen nuk arritata shoh të plotë (shiu i fundit i erinieve të zeza të së kaluarësqë Ju me muzikën e mrekullueshme i kthyet në Eumenidet e sëardhmes), do të desha të pimë së bashku një kafe këtu në Greqi.

Athinë, 13 tetor 2005

Page 297: NJERËZ QË I DUA

297

MIDIS GJELBËRIMIT DHE KALTËRSISËSË HYDRAS

Nuk e di si është Hidra në muajt e tjerë të vitit, në çfarëraporti janë gjelbërimi dhe lulet ikanakë të ishullit me kaltërsinëe përjetshme të detit. Për mua, në qoftë se një udhëtim i dytënë stinë të tjera nuk do të m’i përziejë ngjyrat, ai do të mbetetnjë ishull i gjelbër, mbuluar me lulet e majit, një ishull kukaltërsia e thellë e detit të hyn në shpirt, të fiksohet në retinëne syve e të bën përjetësisht të lidhur me të…

Kështu më kanë bërë edhe sytë e bukur të maleve të Lurës,ato sy të kaltër mes gjelbërimit të përjetshëm të arnenit e bredhitqë i japin dhe i marrin ngjyrën qiellit. Liqenet e Lurës nuk mundt’i shkëpus nga arkivi pamor i jetës sime, ashtu siç nuk mundtë shkëpus liqenet e Kacnisë, liqene të virgjër para fokusimevefotografike, liqene që i shohin vetëm barinjtë e Selishtës në tokëdhe Zoti në qiell. Dhe po të vazhdoja me “arkivin” e fotokujtesëssime nuk do të leja mënjanë as bukurinë e Korabit, të bjeshkëvemadhështore, të burimeve kristal, të pyllit e të liqeneve, që përmua janë më të bukur se bukuritë e Lurës…

Nuk e di pse, sa herë shoh, në vendin e ri ku jeta më kadetyruar të jetoj, bukuritë e vendit, kujtesa më bën prapa dhemë kthen në bukuritë e vendit tim. Ndoshta se ato bukuri janëtë virgjëra, të paarrira nga syri jo vetëm i të huajit, por edhe ivendasve paksa larg. Ndoshta, sepse dëshira për t’i ç’virgjëruarato vende, siç i kanë ç’virgjëruar grekët bukuritë e detit dhe të

Page 298: NJERËZ QË I DUA

298

malit, për t’i treguar ato bukuri nudo, më është bërë një llojxhelozie….

NJË FLETË HISTORIE…

Për Hidrën e Salaminën kisha dëgjuar shumë vite më parë,në rininë time të hershme. Për të parën na pati folë me njëpathos të jashtëzakonshëm, “Penelopa”, mësuesja jonë e vitittë parë të gjimnazit në vitin 1955. Nuk ia mbaj mend emrinasaj vajze të kulturuar, që thuajse e dinte përmendësh Iliadëndhe Odisenë të shkruar me një gjuhë gegërishte. Di që të gjithëe thërrisnin “Penelopa”, emër i vënë nga klasat më të larta qëkishin kaluar nëpër rrezen e dijeve të saj të gjera. Ajo, midis tëtjerave më kishte ngulitur emrin e ishullit të Hydras. Salaminënnë kujtesë e kam lidhur me betejën e njohur kundër persianëve,me shkëmbenj të nënujshëm që shkatërruan flotën pushtuesedhe me Kserskin që pati urdhëruar të rrihej deti me kërbaç.

Në Salaminë jetova tetë muaj. Anijet e lashtësisë dheshkëmbinjt e nënujshëm nuk e gjeta dot. Gjeta, ndër të tjeranjerëz të gjallë që flisnin shqip, madje flisnin me një krenari sitë tregonin floririn e së kaluarës së tyre. Atje takova një gruaarvanitase, Parashqevulën. Ecte drejt të shtatëdhjetave, ashtusiç ecte e ëma drejt të njëqindave. Do ta kisha harruarParashqevulën sikur ajo të mos më kthente një ditë rrufeshëmnë vitet e fëmijërisë...

Parashqevula, tek sa sodisnim nga maja e kodrës sëKamaterosë fshatin përkarshi, Ambelaqin, befas shpërtheu menjë shqipe të pastër.

“Kur jeshim të vogla, në ditë festash, dilnim këtu në majëtë kodrës dhe u këndonim vashave në kodrën tjetër:

Ambelaqi gropa, gropaI ka vashat porsi lopa...

U trondita. Ato dy vargje ishin si dy pika uji burimi me

Page 299: NJERËZ QË I DUA

299

vargjet që cucat e mëhallës sime u këndonin cucave të mëhallëstjetër në romuzet e ndërsjellta në Ditën e Verës apo përShëngjergj.

Nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj kurrë atë çastintim jete. Në ato vargje gjeta një grusht dhé nga vendi im, njëgrusht dheu të shprishur ai gjaku i shprishur i arbrit…

Në Hydra jetova vetëm 16 orë, jetova midis kaltërsisë dheluleve, jetova midis njerëzve të rinj që kishin populluar shtëpitëe vjetra hydriote, mes emigrantëve, duart e të cilëve i kishindhënë kuptim të ri jetës dhe jetesës në ishullin e bukur.

Në një enciklopedi popullore, botim i vitit 1976, të titulluar , ndër të tjera mësoj se Hydra është

populluar nga mesjeta nga shqiptarë të Peloponezit –

Në librin “Historia e Popullit Shqiptar”, tek flitet përmërgimet masive të shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, ndërtë tjera theksohet: “Shumë stratiotë shqiptarë, ndër ta edheKrokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane të vitit 1479, udetyruan të braktisin Morenë. Një pjesë e të ikurve u vendosnë ishullin Hidra, Specie, Kuluri (Salamina), Poros etj., ku endesot flitet gjuha shqipe. Të tjerë u vendosën së bashku me familjete tyre në Mbretërinë e Napolit. Kujtimi i këtij eksodi drejt Italisë,që përkoi edhe me eksodin masiv nga Shqipëria të po kësajkohe, ruhet akoma sot në vargjet e këngës së hershme tëarbëreshëve të Italisë: “O e bukura More” (f. 464)

“Një defter osman i vitit 1458, që bën regjistrimin epopullsisë së Peloponezit qendror, ndër 198 fshatrat eregjistruara, 155 i cilëson shprehimisht si fshatra shqiptare.Një tjetër regjistër i vitit 1461 veçon si shqiptare 16 ndër 20qendërbanime që kishte zona e Korintit. Akoma në vitit 1668,udhëtari turk Evlia Çelebi konstatonte se “banorët e krahinaveqë shtrihen nga Kalavita, Voshtica e Troplica deri në Korintjanë arbër që flasin arbërisht”. Prej Peloponezit, shumë kolonëshqiptarë u hodhën në ishujt e afërt të Egjeut, në Salaminë(Kulur), Hidra, Poros, Specie etj.”

Page 300: NJERËZ QË I DUA

300

SHQIPTARË NË HYDRA

…Kur anija mori kthesën dhe u fut në patkuan që formonmolin e Hydrës, majtas, mbi një shkëmb, një “shkëmb” tjetër iderdhur në bronz, Andrea Miauli, kapedani i madh iarvanitasve, njeriu që bëri epokë me anijet dhe trimëritë e tijdhe të hydriotëve në revolucionin grek, ishte i pari i konakutmikpritës…

E mora kapedanin e madh dhe e futa në celuloid. Kur tanxjerr ndonjë ditë do ta pyes për kapedanen e madhearvanitase, Bubulinën, do ta pyes një për një për të gjithëkapedanët e tjerë arvanitas që udhëhoqën fitoren e popullitgrek në dekadën e dytë të shekullit XIX…

…Radhët e mëposhtme po i lë të mbushen me të gjallët,me heronjtë e heshtur që i japin Hydrës jetë e gjallëri…

Hotel “Argos” është një “thumb” në patkuan e limanit tëHydras. Një ndërtesë tipike hidriote, me mure guri e dritare qënga njëra anë shohin gjiun e detit dhe nga ana tjetër rrëpirënqë naltohet duke mbajtur mbi banesa një mbi një që në vështrimtë parë të kujtojnë një mbi një ndërtesat dhe një mbi një dritarete Beratit. Hydra e tillë është nga bregu i detit në lartësitë emalit. Gjithçka e “vjetër”, me ndërtesa të moçme, me rrugë tëkalldrëmta, pa një dorë asfalt gjëkundi, pas asnjë makinë tëvogël apo të madhe. Transportin këtu e bëjnë me kuaj, mushkae gomarë, kafshë të cilat shërbejnë edhe si “taksi” në stere përturistët.

Maria ka për mbiemër fshatin e vet në fushë të Korçës,Bulgarecin. Ajo na priti dhe na përcolli nga hoteli Argos. Njëvajzë e re që me punë të palodhshme ka fituar respektin epunëdhënësit të saj dhe të klientëve të shumtë që frekuentojnëhotelin. Një vajzë që, kur kujton Bulgarecin, i mbushen sytëme lot. E ka djegë malli. Uji i detit është i pamjaftueshëm përtë shuar mallin e emigrimit. E kanë provuar emigrantët emëdhenj me Naimin, Samiun, Çajupin, Mjedën, Shirokën... Po

Page 301: NJERËZ QË I DUA

301

e provojnë edhe emigrantët e rinj...Në mbrëmje shkelëm nëpër kalldrëmet e gurta dhe zumë

një tavolinë në restorantin “Kristina dhe Manoli”. Malli iMarias, para mallit të Tritanit që i kishte apo jo tështatëmbëdhjetë pranverat, ishte si deti përballë oqeanit.Dritani punonte këtu prej katër vjetësh. Punonte së bashkume të vëllanë. Nuk e kishte parë fshatin e lindjes diku në fushëtë Korçës që kur kishte ardhur. Nuk i kishte parë babën e nënënprej vitesh. Më ka qëlluar ta përjetojë vet mallin e një fëmijekatërmbëdhjetë vjeç, kur erdha me të në korrik të ’96-ës...

Sytë e Tritanit, kur mësoi se ishim shqiptarë, kur i folëmgjuhën e nënës se tij, shkëlqyen me një reflektim dëbore në njëditë me diell mbi malin e Moravë. E keni provuar ndonjëherëreflektimin e dëborës në një ditë të kthjellët janari me diellin nëzenit? Po ta keni provuar më jepni të drejtë në ndjenjën timetë atij çasti. Ishte e para herë që në lokalin ku shërbente sindihmës kamarier uleshin “turistë shqiptarë”. Shkoi me tëshpejtë dhe i tha të zonjës së restorantit, Kristinës, se kishinardhur një gazetar shqiptar me të shoqen. I tha me krenarinëe një fëmije që do t’i prezantojë dikujt babain e nënën. Sa herëe kujtoj atë detaj të jetës sime në emigracion, një drithërimëmë përshkon shpirtin, një mall shqiptar ma mbush e mashpërthen gjoksin...

Mëngjesi është i bukur në Hydra, sidomos kur e kundronne perëndim të “patkoit”, kur syrin ta mbërthen si me karficëkaltërsia e në veçanti taksitë e detit që marrin e përcjellinpasagjerë nga njëri gji në gjirin tjetër. Taksitë janë varka tëvogla me motor që hidhen mbi kaltërsinë e ujit si silurë detare,duke lënë prapa një vije gjarpëruese, bardhësia e së cilësshkrihet dalëngadalë në kaltërsi...

Në sheshin e ishullit, atje ku ankorohen anijet eudhëtarëve, “Art Kafe” është një lokal që ruan vlerat e të gjithalokaleve “të vjetra” të ishullit. Shqiptarët janë klientët më tërregullt të tij. Në pritje që dikush t’i ftojë në punë ata ndonjëmëngjes gjerbin kafenë e nxehtë apo frapenë e ftohtë...

Page 302: NJERËZ QË I DUA

302

Spiro Kanaci eshte nga lagjja “Hoxhias” e Elbasanit, punonnë ndërtim. Është 40 vjeç. Fatos Merka është nga Zheba eSkraparit. Elton Kullolli është nga Gramshi, i ri, tek të 25pranverat. Ylli dhe Daut Brisku, që këtu i thërrasin Sokrat eKristo, janë nga fshati i përmendur i Korçës, nga Drithasi.Kastriot Petriti është nga Tirana, kurse shoku i tij Gramos Merkoështë nga Çorovoda në prehër të maleve të Skraparit. XhimiJashari është sarandjot, mjeshtër në bojatisje, kurse Spiro Totaështë nga Himara, mjeshtër në ndërtim...

Pasiguria në punë, por edhe pengesat e mëdha përlegalizim, i kanë bërë ata që të jenë pranë njëri-tjetrit, ta pinëkafen duke biseduar e lexuar gazetat që nuk mungojnë të vijnëherë pas here në ishull, përfshirë edhe EMIGRANTI-n.

Problem edhe këtu është puna me dokumentet. Përposzvarritjeve të njohura si ajo “Paguaj paratë dhe mos merr lejeqëndrimi”, këtu ka edhe një vështirësi mbi të gjitha të tjerat.Ishulli administrativisht varet nga Pireu. Që të bësh dokumentetduhet të shkosh në Pire, të humbasësh ditë të tëra pune eshpenzime të tjera qëndrimi. Disa kanë preferuar t’ua besojnëlejeqëndrimin e tyre ndonjë avokati, pazari me të cilët i kalontë treqind eurot për njeri... Kanë të drejtë emigrantët e Athinëskur ankohen për zvarritjet burokratike për marrjen e lejeve tëqëndrimit. Por, në qoftë se ata do të dinë se sa vuajnë emigrantëtnë ishuj për të njëjtën gjë, do ta ulnin zërin për vete për tabashkuar me zërin e bashkëvuajtësve të tyre. Në Hydra nukka as edhe një bankë bujqësore ku të paktën atje të derdhinparatë për siguracione, siç ndodh rëndom në sterë...

...Në mesditë, të çliruar nga “patkoi dhe nga vështrimi iartilerisë ishullore të kapedan Miaulit, dalëngadalë e humbëmHydren nga sytë për ta ndalë vështrimin sërish në bregdetin ePeloponezit, në ishullin Paros, Egjina, Salamina që në perëndimtë diellit flakërohen e marrin një pamje tërheqëse...

...Të bukur janë ishujt. Mua kjo m’u ngul në sy e në shpirtashtu siç m’u ngulën edhe hallet e banorëve të tyre tëpërkohshëm, emigrantëve...

Page 303: NJERËZ QË I DUA

303

PENELATA SHQIPËRIE – VERË 2007

Nuk janë hedhur në kanavacë nga asnjë dorë piktori, janëkapur nga syri i një njeriu të zakonshëm këto ditë tejet të nxehtavere, janë kthyer në rrymë elektrobiologjike dhe vendosur nëqeliza të të gjithë hapësirës trunore; në vatrat e shikimit,dëgjimit, nuhatjes, shijes...

Po i nxjerr disa nga ato, nga kujtesa ime dhe e juaja...

KU ËSHTË DETI?

Qëlloi që nga fundi i qershorit, tre ditë e tre net, të qëndrojnë një hotel në plazhin e Durrësit. Nuk po ia them emrin, jopse është një emër i huaj, jashtë fjalorit të gjuhës shqipe, porsepse mos sot, nesër atje do të ngulen qiramarrës të rinj e hotelimund të ndërrojë jo vetëm emër, por edhe formë. Thjesht pothem se atje dikur ka qenë një kamp pushimi, pas të cilit vintenjë fushë e tërë me rërë e përtej saj vinte deti...

Hoteli, nga ana e detit është i rrethuar me mure e me disabaraka. Nga ajo anë nuk mund të shkosh drejt kaltërsisë. Drejtsaj mund të shkosh pasi të pyesësh gjatë e pasi të kalosh shumëlabirinte e porta, shumë pallate e grumbuj mbeturinash. Pasitë ecësh ndonjë një çerek ore do të takohesh me një rrip rëre tëpushtuar nga krevatë e çadra private. Pas tyre një tjetër rriprëre, veçse ky i shkelur e stërshkelur aq shumë, sa të duket seecën mbi asfalt. Pas “asfaltit“ një rrip tjetër, jo ranor, por ujori cili i ka të gjitha ngjyrat e ylberit me përjashtim të ngjyrës së

Page 304: NJERËZ QË I DUA

304

kaltër. Pas tij, pasi ke ecur ndonja dyqind metra më në fundmund të shtrihesh mbi ujë e të provosh të notosh. Edhe këtume frikën se mos molepsesh nga mikroorganizmat e shumtëpatogjenë që gëlojnë.

Në Durrës të krijohet përshtypja se mungon deti, se atë ekanë ngrënë bashkë me plazhin... jashtëtokësorët.

NJË FSHESË E HEKURT MBI HISTORI

Më qëlloi që me një grup mësuesish të ardhur që ngavendet nordike e deri në vendet mesdhetare të përshkoj tërëhapësirën e Muzeut Historik Kombëtar. Nuk do të ndalem në“vogëlsira“, të cilat të befasojnë që në hapat e parë. Tjetër gjëmë vrau mua, por me sa pashë dhe dëgjova vrau edhe mësuesitkosovarë në Evropë që hynin dhe dilnin atje për herë të parë.Në muze mungonte një periudhë e tërë historike e Shqipërisë,periudha nga 29 nëntori i vitit 1944 (Çlirimi i Shqipërisë ngafashizmi) e deri në vitin 1990 (fillimi i periudhës sëdemokratizimit të vendit). Në Shqipëri, gjatë 46 vjetëve, nukishte bërë asgjë. Nuk ishte luftuar analfabetizmi, nuk ishinhapur shkolla shtatëvjeçare e të mesme, nuk ishin hapurinstitute dhe nuk ishte formuar Universiteti i Tiranës (sivjet aimbush pesëdhjetë vjet), nuk ishte krijuar Akademia eShkencave, Opera, Baleti, Ansambli i Këngëve dhe Valleve (qënë Dizhon të Francës mori gjerdanin e artë), Filarmonia. Gjatëkëtyre viteve në Shqipëri nuk ishte ndërtuar asnjë metërhekurudhë, nuk ishte ngritur asnjë hidrocentral, asnjë uzinë efabrikë, nuk ishte bonifikuar asnjë pëllëmbë tokë e nuk ishinkrijuar plantacionet e mëdhenj të fruta-agrumeve e ullinjve qënga Jugu deri në Veri të vendit...

Thuhej se historianët e ndarë në dy kahe politikekundërshtonin njëri-tjetrin në mënyrë vrastare... duke vrarëpjesën më vitale të historisë së popullit shqiptar, pjesë e cilaështë e popullit përpara se të jetë e një apo disa personalitetevepolitike...

Page 305: NJERËZ QË I DUA

305

MBRËMJE NË PARKUN RINIA

Unë e kam jetuar atë park në rininë time. Jo atëherë kurme punë vullnetare (siç më tregonte vite më parë lulishtariAgush Selishta - zbatues i gjelbërimit), por më vonë. Ishte njëmrekulli e kohës, ashtu siç ishte edhe liqeni artificial dhe pyllirreth tij më se një dekadë më vonë.

E kam jetuar parkun edhe në vitet nëntëdhjetë, kur shumëpisha e drurë dekorativë të rrallë u prenë dhe mbi rrënjët etyre hodhën themele kioskat që kundërmonin erë. Nuk po flasas për Lanën dhe as për lulishtet rreth sheshit “Skënderbe“ ...

... Një dorë i transformoi ato me një guxim dhe qytetari tëpaparë. Më vjen keq që ajo dorë tani nuk merret me Tiranën,me “parqet rinia“, por merret me “politikën e madhe”, për“karrigen e madhe”.

...Unë shëtis nëpër parkun “Rinia“ me nipin për dore. Aimë ikën nga dora dhe vrapon mbi barin e gjelbër. I është qepurnjë goce të moshës së tij, e josh me një biskotë. Unë kujtoj kohëtkur çiftet fshiheshin midis gjelbërimit të parkut. Jo vetëm unëdhe jo vetëm për nostalgji. Jeta ka nevojë për gjelbërim dhegjelbërimi ka nevojë për duar dhe zemra njerëzish...

ZHURMAT E DITËVE TONA

Ti ecën rrugës së Durrësit, rrugës së Kavajës, të Elbasanitapo të Dibrës dhe zë hundët me dorë. Ke dalë për punë, përshëtitje apo thjesht sepse nuk të rrihet në shtëpi dhe... zë veshëtme dorë. Higjenistët thonë se Tirana është qyteti me ajrin mëtë ndotur në botë... Zhurmëstudiuesit thonë se Tirana ështëqyteti më i zhurmshëm, me ndotjen akustike më të madhe nëbotë...

Ajrin thonë se e ndotin ndërtimet pa kriter dhe pa asnjëmasë mbrojtjeje. E ndotin makinat që vjellin nga skapamentetjo shtëllunga, por bashka të tëra tymi të zi.

Veshin thonë se e godasin fort në daullen e tij topuzë të

Page 306: NJERËZ QË I DUA

306

mëdhenj motorësh në grahmat e fundit, bori makinash, çjerrjealtoparlantësh...

Ti ecën rrugës së Durrësit, Elbasanit, Kavajës, Dibrës përpunë apo për shëtitje. Hundën ta vret era e tymit. Veshët t’içan kërcitja e motorëve me dy kohë... Janë ndotjet e reja tëditës, jashtë serie, si politika, si politikanët. Tiranës, kur imungon drita e syve, i shtohet era e benzinës dhe e tymit,zhurma e motorëve...

BISEDAT E DITËS...

Po bisedoja me vajzën në telefon. Po e pyesja nëse defektii madh i djegies së transformatorit (nuk e marr vesh se si digjenkëto transformatorët në Shqipëri, siç digjen pyjet dhe kullotatqë as siguresa kanë dhe as garanci fabrikash), e kish shtrirëkrahun edhe në lagjen e saj. Nuk arrita ta marr përgjigjen,sepse m’u ngërdhesh gruaja. “Pse nuk pyet si është nipi qëishte i sëmurë nga grykët? - më tha dhe ma mori trupin telefoniknga dora...

Kishte të drejtë. Po edhe unë nuk them se nuk kisha tëdrejtë. Në Tiranë (dhe në gjithë Shqipërinë) bisedat me telefonapo në rrugë kështu nisin. Nisin me pyetjen “A keni drita? “,“A keni ujë? “Unë dy ditë qëndrova në Tiranë dhe nuk dëgjovanjë njeri të pyeste ndryshe, të pyeste për shëndetin e njerëzve,pyetje kjo që ka qenë (por nuk është) çelje e bisedës njerëzore...

PSIKOLOGJI FËMINORE...

U fikën dritat. Natë herët. Errësirë. Fëmija që po ndiqte“Aventurat e Çufos“ nisi të përplasë këmbët, të bërtasë, të qajë.Gruaja, duke ecur me tahmin, më në fund gjeti një çakmak, eshkrepi dhe theu paksa errësirën. Duke ecur me kujdes shkoidrejt komosë ku u dha flakën tre qirinjve. Dhoma mori pak mëshumë dritë. Fëmija e pa dhe për çudi pushoi së qari. Fshiu medorë lotët dhe u drejtua nga e ëma. E shikoi me ëmbëlsi dhe

Page 307: NJERËZ QË I DUA

307

me fytyrë të qeshur nisi të recitojë:...Shumë urime për ty...U afrua tek tabakaja me qirinj dhe u fryu. Dhoma përsëri

u zhyt në errësirë.E ëma përsëri u vuri shkrepësen qirinjve dhe dhoma mori

dritë.Fëmija kishte përjetuar një moment jete, momentin kur para

tij ofrohet tufa e qirinjve të ditëlindjes dhe ai, duke fryrëbullçijtë, me sa forcë ka, i shuan ata.

...Qirinjtë në Shqipëri nuk janë më simbol i gëzimit tëditëlindjeve...

Shqipëri, verë 2007

Page 308: NJERËZ QË I DUA

308

MALL DHE BRENGË PËR SHQIPËRINË...

Sa herë ngrihet trari i kufirit dhe trupërisht e shpirtërishtkaloj nën hijen e tij, ma ka anda të kërkoj ndryshimin, të renë,atë që të ngroh e të ngre lart, atë që të bën krenar se je shqiptar,je pjesë e atij trualli dhe kombi që i ka rrënjët në trullin e vetdhe që askush nuk ka arritur t’ia prekë atë që në biologji quhet“Rrënjë Boshtore”...

E kalova traun e kufirit natën, duke u gdhirë 31 dhjetori2006. Arrita në Tiranë kur Dajti ende nuk ishte prerë nga rrezete diellit...

Gjatë një jave kërkova copëza jete për një reportazh, ngaato lloj copëzash që ta ngrohin shpirtin e të bëjnë me krahë.Nuk gjeta. Ose më mirë është të them se ato që gjeta ishin nënferra, si manushaqet në poemën e njohur të Naim Frashërit...

...Më falni që në repotazhin tim do të gjeni shumë “ferra”.Po provoj t’i “pres” e t’i “shkul”, duke gjakosur duar e shpirt,me shpresë se “manushaqja” do të marrë dritë e do të bëhetme “shumë shoqe”.

NJË PARRULLË PËR ...

Shqipëria është në errësirë, është në theqafje.Hidrocentralet, e vetmja pasuri e së kaluarës që i shpëtoi “kuotëszero”, po shkojnë drejt vdekjes teknike. Stacionet e shumtatelevizive, në sinkron të zërit me pamjen, flasin për “grahmatë fundit” të Fierzës, Ulzës, Komanit, Shkopetit, Vaut të Dejës...

Page 309: NJERËZ QË I DUA

309

Unë nuk e kam dëgjuar me veshët e mi, ma kanë treguarshumë bashkëbisedues në takimet familjare e në mjedisepublike. Ata citonin të tjerë, por nga tingulli i zërit dhe ngashprehja e fytyrës them që nga brenda shpirtit e thonin vetë.Dhe kjo ndodhte sa herë, pas 2-3 orësh nën dritën e qiriut,skuqej platini i hollë në qelqin hermetik të varur në tavan efytyrat e njerëzve merrnin dritë. Thonë se në ato çasteshpërthente thirrja e hershme: “Parti – Enver”.

Ajo kohë nuk vjen më. Kjo, jo thjesht se koha ecën vetëmnë një drejtim dhe nuk kthen as kokën e as hapin prapa, poredhe se falë privimeve që preknin të gjithë, nuk e do më njeri...

Fakti që kanë kaluar tashmë gjashtëmbëdhjetë vjet dhe kemihyrë në të shtatëmbëdhjetin pa shtuar asnjë kilovatorë energjielektrike në rrjet, fakti që termocentralet e mëdhenj dhe të vegjël,fakti që hidrocentralet e vegjël (vetëm në Dibër ato jepnin 16milionë kilovatorë energji elektrike në vit) janë shkulë themeleshose janë katandisur në fole kukumjaçkas, nuk thotë asnjë fjalëtë mirë as për të majtën dhe as për të djathtën shqiptare.

Gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve, nga viti 1946 e deri në vitin1962, në Shqipëri, me kazma e lopata, u ndërtua njëhidrocentral në Tiranë, dy hidrocentrale mbi lumin e Matit(Ulza dhe Shkopeti) dhe dy mbi lumin e Bistricës. Pas tyre dotë vinte Vau i Dejës (pas të cilit do të vinte 25 tetori i vitit 1971),kur drita elektrike do të shkonte në çdo kasolle shqiptare, përtë ecur më tej drejt Fierzës, Komanit, Banjës (emri i së cilës prejkohësh nuk dëgjohet më) drejt Skavicës, Bushatit, Vjosës...Shqipëria është vendi më i pasur në botë me ujëra natyrale përsipërfaqe territori e për frymë popullsie, shfrytëzimi i të cilëvepër prodhim energjie elektrike dhe për ujë të pijshëm përbënnjë privilegj që nuk e ka kush.

Pse hidrocentralet e vegjël lokalë u shkatërruan? Pseenergjia elektrike e atyre që janë në gjendje pune nuk pranohetnë rrjet (pushtetarët thonë se nuk ka ligj !)? Pse termocentraletë tillë të fuqishëm si ai i Fierit, Korçës dhe termocentrale tëtjerë të vegjël në qytete e zona industriale e minerare nuk

Page 310: NJERËZ QË I DUA

310

punojnë? Pse zvarritet marrëveshja për ndërtimin etermocentralit të Vlorës? Pse zvarritet marrëveshja përndërtimin e hidrocentralit të Skavicës? Pse ministri Rulianatemon firmën që po ndërton hidrocentralin e Kalivaçit mbiVjosë? Pse...

E kaluara nuk mundet me llafe, me sharje, me mllefe. Ajomundet vetëm me punë, me rendiment më të lartë, memirëqenie më të madhe, me dritë dhe jo me errësirë.

Enver Hoxha pati shansin historik që të kishte përballë njëpopull nëntëdhjetë për qind analfabet, një popull që ndriçohejme dritën e pishës e të kandilit. Këtë shans ai e përdori për t’ivënë njerëzit në rrjesht për të ndërtuar njëri pas tjetrithidrocentrale të fuqishëm.

A është e mundur sot t’i vësh njerëzit në rresht e t’i fusësh“me kazma e lopata” të çajnë tunele e të ndërtojnëhidrocentrale? Është anakronike, madje budallallëk edhe tathuash.

Por a është e mundur sot që t’u hapësh horizonte firmavetë mëdha ndërkombëtare e vendase për të ndërtuar“termocentralin e Vlorës”, hidrocentralin e “Skavicës“ ecentrale të tjerë të vegjël?

Është, por politika shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po ebën, duke e lënë vendin në errësirë e duke i kthyer njerëzit tekparulla e politizuar e dekadave të shkuara...

NJË PLAKË DHE DY VAJZA

Ajo mezi mbahej në këmbë. Ecte mes rrugës me baltë midisnjë pallati dhjetëkatësh dhe një katërkatësh duke u mbajturpër krahësh nga dy vajza që nga pamja duhet të ishin midismoshës dhjetë e dymbëdhjetë vjeç.

Vajzat, duke ndihmuar plakën të qëndronte mbi këmbë,qeshnin njëra me tjetrën dhe thërrisnin: “Koha për ndryshim!”Plaka, që siç dukej kishte formim intelektual, por nuk kishteformim trupor, u thërriste:

Page 311: NJERËZ QË I DUA

311

“I marshi të keqen Saliut!“U befasova nga nëma e plakës. Thashë me vete si është e

mundur që një plakë, që me siguri i kishte kaluar të tetëdhjetat,u thotë dy vajzave ende fëmijë: “I marshi të keqen Saliut“? Pseato dy vajza në prag të adoleshencës së jetës duhet t’i marrintë keqen një kryetari partie, një kryeministri, një presidenti qësot është në karrige e nesër ulet përtokë? Pse ajo plakë e regjuarnuk thotë: “I marsha të keqen!“ dhe të ikë me të në botën tjetër,por u kërkon dy filizave të njomë të jetës që ato t’ia marrin “tëkeqen”.

Pesëdhjetë vjet qemë mësuar me këtë parullë, me këtëthënie mbledhjeve, kongreseve, bisedave për Enverin. Pse duhetta kujtojmë e ta shtrijmë edhe sot?

BUKUR POR...

Një ditë, aty nga ora dhjetë e paradites, shkova në Kamëz.Një vit pa kaluar asaj rruge më befasoi me ndryshimin. Dykorsi nga një krah e dy në krahun tjetër, ndarë në mes memurë betoni do të më shoqëronin deri tek shinat e tenit. Dykorsi të tjera, nga të dy krahët e kishin bërë urën mbi lumin eTiranës të tillë që nuk mund t’i vije asnjë minus ashtu siç ekishin bërë edhe të përpjetën nga ura tek Universiteti i Bujqësisë.Më tej, deri në qendër të Kamzës, rruga zbriste nëpër njëpeisazh ndërtimi rrugor. Herën tjetër, edhe ky segment që lidhkëtë qendër tashmë intensivisht të banuar me kryeqytetin, dota shoh me dy plus dy korsi. Para një viti këto kanë qenë pikatmë të ngushta të lëvizjes, pika ku gozhdoheshe për orë të tërapa bërë një rrethrrotullim përpara.

Të gëzojnë këto hapa përpara por......Tek kthesa për Kamëz në atë orë korsia nga njëri krah

ishte e lirë. Nga krahu tjetër, ai që takon autostradën Tiranë-Durrës”, vargu shkonte deri tek shinat e trenit...

...Një orë më pas, kur u kthyem bishti i fundit i autokolonësishte pak më tej sheshit tek kthesa për në Universitetin e Bujqësisë.

Page 312: NJERËZ QË I DUA

312

Rrugën e bukur të Kamzës e zhvleftësonin tre pika kulidhen e bëhen nyje vargu i makinave që hyjnë e dalin ngaTirana.

Nyja e parë është ajo që lidhet e zgjidhet me autostradënku thuhet se do të bëhet një kalim, por deri tani nuk është bërëasgjë...

Nyja e dytë është ajo që takohet dhe stakohet me unazën ere. Një rreth rrotullim, një polic që nuk di nga ta drejtojë shkopindhe një rrëmujë makinash...

Nyja e tretë është ajo e Zogut të Zi, zog që “fluturoi” dhera i “ngordhur” duke marrë me vete një milionë euro qëpërveç popullit taksapagues nuk i mban mbi kurriz askush.Edhe aty është bërë një rrethrrotullim. Makinat rrotullohennë kaos duke qarkuar një rreth që brenda një jave ndërroingjyrë, nga i gjelbër u bë i zi. Një “lejlek” vazhdon të gërmojëduke përhapur në ajër herë re pluhuri e herë stërkala lluce.Nuk e di se çfarë do të bëhet. Dikush tha se po gërmohet përtë nxjerrë fosilet e Zogut të Zi. Një tjetër tha se do të bëhet njëshatërvan i madh dhe një basen me peshq blu. Askush nuktha se nga do të merret uji dhe energjia elektrike për stërkalate shatërvanit, pasi Tirana i ka me “sahat” të dyja e peshqitnuk marrin frymë me “programim”. Në ikje vështrimi mëmbërthehet pas një karabinaje dymbëdhjetëkatëshe në daljetë sheshit. Nuk e di se kush arkitekt bëri projektin e saj dhekush zyrtar dha leje ndërtimi kaq në disarmoni me mjedisin.Nuk e di pse e afruan kaq pranë sheshit kur godina përballësaj është shumë larg dhe në harmoni me të. Ajo godinë kishtevend për të shkuar disa dhjetëra metra mbrapa. Zbythja esaj, e domosdoshme edhe sot për urbanistikën e hyrjes nëzemër të Tiranës, nuk duhet të ishte bërë shkas përshkatërrimin e një ndërtimi, që sado i “shëmtuar” të ishte, dotë zgjidhte një ndër nyjet e hyrjes në Tiranë...

Page 313: NJERËZ QË I DUA

313

* * *

Në kapërcyell të dy viteve isha në Shqipëri, isha në Tiranë.Shkova i malluar...

...U ktheva me një brengë në shpirt.Do të shkoj prapë, kur të na japin leje në prill, për pashkët...Do të doja që radhën tjetër të më krijohej mundësia të bëja

një reportazh për vendet ku punohet për ndërtimetermocentralesh, hidrocentralesh, ujësjellësash, rrugësh të reja...

Nuk e kanë fajin gazetarët që nuk e ngjyejnë penën nëbojën e ndërtimit të një Shqipërie tjetër, një Shqipërieeuropiane. Na jepni mundësinë, zotërinj politikanë, që tatregojmë se sa të zotët jemi ta vemë si tullë të paluejtshme fjalëntonë në muret e një Shqipërie tjetër.

Janar 2007

Page 314: NJERËZ QË I DUA

314

SHQIPËRIA IME ... JA KU ËSHTË!

Është vargu i një kënge, i një kënge të viteve ’70-të, njëkënge kur “Globi rrotullohet”. “Globi” i jetës së shqiptarit ështërrotulluar. Dhe në “rrotullimin” e tij shqiptari ikanak sheh herëpas here Shqipërinë, vendin që e la fizikisht, vendin që e doshpirtërisht. “Shqipëria ime... ja ku është!”, ky varg, i kënduarnë kor, në skenë dhe në sallë, ishte në rezonancën e njëemocioni të përjetuar një ditë marsi. Vlera e tij qëndronte nëfaktin se ai ishte inicuar nga rinia studentore...

E kisha përjetuar edhe njëherë emocionin që përcjellatdhedashuria rinore. E kisha përjetuar kur ata u tubuan përtë festuar dy ngjarjet e mëdha të historisë moderne të Shqipërisë,28 Nëntorin, Ditën e Flamurit e të Shpalljes së PavarësisëKombëtare dhe 29 Nëntorin, Ditën e Fitores Historike mbifashizmin, ditë që e radhiti Shqipërinë midis fitimtarëve të asajlufte heroike.

E përjetova edhe sot kur ata i ftuan emigrantët të festojnësë bashku 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin, DitënNdërkombëtare të Grave...

...Tre fëmijë mbajnë në duar tufa me trëndafila të kuq. Mebuzëqeshje e respekt të çiltër ata shkëpusin nga tufa nga njëtrëndafil të mbështjellë me celofan dhe ua dhurojnë duke iupërkulur me respekt grave e vajzave që hyjnë në sallë. Një gjestqë me simbolikën e vet flet më shumë se leksione të tërë tëmbajtur nga lektorë kopetentë.

Anisa dhe Evisi ngjitën në skenë. Janë të emocionuar e fjala

Page 315: NJERËZ QË I DUA

315

çoku u rrëshqet duke e përcjellë emocionin tek të gjithë...7 Marsi i këtij viti përkon me një përvjetor të plotë, me 120

vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, asaj të Korçës. Kaarsye që të bëhet një bilanc, të udhëtohet në këtë periudhë tëshkurtër të lëvrimit thellë të një gjuhe nga më të vjetrat nëBallkan, Evropë e gjetkë. Ka arsye që të pranishmit, midis tyreshumë mësues e mësuese, të emocionohen tek shohin në ekranfragmente nga filmi “ Udha e shkronjave” dhe “ Mësonjëtorja”.E vështirë ka qenë rruga e shkronjave shqipe, me shumëpengesa. E përpjetë ka qenë rruga e arsimimit të shqiptarëveqë nga Shkolla e Parë Shqipe e deri tek Universiteti i ParëShqiptar, ai i Tiranës që këtë vit mbush 50 vjet jetë...

8 Marsi është Festa e Gruas dhe e nënave në të gjithë botën.Ajo ka hyrë në jetën e gruas shqiptare për të mos dalë më kurrë.Dhe gruaja, dhe nëna, këtë ditë janë të nderuara...

Anthulla Tili, një këngëtare virtuoze, dje në Shqipëri e sotnë emigracion, e nis albumin e këngëve të saj me “Kujtimet estudentit”, një këngë që ngjall emocione të ata që e jetuan nënotat e para këtë këngë e që e këndonin rrugëve të jetës.Ndërkohë që ajo këndon në ekranin e bardhë shfaqet “BashkimiRinor e Studentor shqiptar - ju uron gëzuar 7-8 Marsin “, njëurim ky që përbën boshtin e të gjithë takimit.

Në skenë ngjiten fëmijët. Ndonjë edhe i “paftuar” qëkërkon të cicërijë si zog fjalët e poezisë shqipe. Vijnë edhe tëtjerë. Ndonjë edhe harron ndonjë rresht poetik. Salla e ndihmonme duartrokitje. Ai merr guxim dhe vazhdon. Përsëri harrondiçka dhe përsëri duartrokitje. Të duket sikur je në një mjedisfamiljar, në ato çaste kur prindi i mëson fëmijës të vjershërojëe ku kthimet prapa e udhëtimet përpara janë të natyrshme...

Këndon Durim Zhupani dhe përshëndet sekretari i parë iAmbasadës Shqiptare, z. Çuka.

Në podium ngjitet Argjiro Thani, mësuese e vjetër që ikthen të gjithë të pranishmit nga kolltuqet e sallës në ndenjësete drunjëta të bangave të mësimit. Salla nuk pipëtin, a thua senuk ka njeri brenda. Salla ëndërron me vështrimin prapa në

Page 316: NJERËZ QË I DUA

316

kohë e hapësirë...Ajo i fton nënat dhe baballarët, gjyshet dhe gjyshërit që

t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, të flasin, lexojnë dheshkruajnë gjuhën e nënës...

Në podium ngjitet Dhimitra Malo, dikur mësuese, kursetani një ndër aktivistet më të shquara të gruas në emigracion,pjesë e Forumit të Gruas Emigrante që ngre zërin për të drejtate grave.

Sotir Goxha, emigrant humorist, do t’u ngjiste tëpranishmëve në buzë e në shpirt buzëqeshjen tek përshkruantejetën dhe punën e gruas në emigracion, hallet dhe privimet esaj.

Mjalti i takimit ishte një “duet”, një studenteje, tashmëgrua dhe këngëtare e njohur, Anthulla Tili dhe një pedagogutë Akademisë së Arteve, Sandër Cefa, tashmë emigrant.

Anthulla, duke përcjellë çaste nga koha kur ajo ishtestudente dhe ai pedagog thotë se “Në figurën e profesor Sandritunë shikoj tërë ata që na kanë kushtuar dashurinë, mençurinë,tërë mendimet e tyre” dhe i fton të gjithë që “të mos i harrojmëkëto figura që i kemi kaq të mëdha, t’i kujtojmë e t’irespektojmë”.

Sandri ulet në piano e tingujt e këngës “Lule borë”, këngëaq e dashur dhe e përhapur edhe jashtë vendit në vitet ’50-tëbashkohen me zërin e Anthullës e duartrokitjet nuk pushojnë.

Ndërsa Kosta Papa dhe Lubanka Hanxhari, dyorganizatorët e këtij tubimi emocionues ngjiten në podium përtë thënë “fjalët e fundit”, drejtuesi i ndërpret. Studentëtorganizatorë që qëndrojnë prapa kuintave i kanë kërkuarSandrit dhe Anthullës të këndojë “Lemzën”, atë këngë qëkëndohej nën zë e mbi zë në të gjitha mjediset studentore, atëkëngë që Vaçe Zela e madhe e këngës së lehtë shqiptare e patkthyer në një hit të nxënësve dhe studentëve. Nuk ka se si sallatë mos ngrihet në këmbë, të këndojë e duartrokasë pianistinCefa, këngëtaren Tili, por mbi të gjithë brezin e ri studentor qënuk i harron rrënjët e veta.

Page 317: NJERËZ QË I DUA

317

Mbyllja vjen natyrshëm, kaq natyrshëm dhe kaqemocionuese, sa do të ishte befasuese për cilindo regjisor. Vjenme këngën “Shqipëria ime - ja ku është”, kënduar nga të gjithë.

Vërtet: A nuk ishte kjo “Shqipëria ime... Shqipëria jote...Shqipëria jonë“, që me aq dashuri, kulturë e dinjitet na e sollënato të rinj dhe të reja të Forumit Studentor Shqiptar?

Page 318: NJERËZ QË I DUA

318

UDHËTIM MBI DALLGËT E ISOS LABE

Isoja labe më ngjan me dallgët e detit; dallgë që i ledhatonflladi i mëngjesit, dallgë që i ngrenë dhe i përplasin stuhitë...

Më ngjan me erën e malit; erë mëngjesore që i bën gjethettë tundin këmborët e simfonisë së jetës, me furtunë që fshikullone gërryen malet...

Më ngjan me re pupëlore në qiell të kaltër; me shtëllungatë zjarrta shkreptimash e bubullimash që të luajnë vendit...

Dikur, në rininë time, pata dëgjuar se një i huaj kishte hipure zënë vend në autobusin e linjës Gjirokastër – Tiranë. Flas përfundvitet dyzetë e fillim vitet pesëdhjetë. Asokohe rruga kalontenëpër kthesat e Salarisë, të përpjetave e tatëpjetave të malevetë Kurveleshit për të ngrënë drekë në Sevaster apo në Vlorë.Në autobus, në atë udhëtim të gjatë e të lodhshëm kish qëlluartë jenë edhe një grup labësh, nga ajo gjini lebrish që, kur bëhendy e ia thonë isos, tundin e marrin me vete këdo që kanë pranë.Isoja kishte nisur në Gjirokastër e kishte sosur në Tiranë. I huajiqë nuk dinte as fjalët dhe as kufijtë e këngëve, kishte thënë:“Këngë kaq të gjatë nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time...”

Këto m’u kujtuan pikërisht kur autobusi i firmës “Osumitravel” la Athinën e mori rrugën drejt Shqipërisë, kur isojaderi në të gdhirë nuk pushoi, kur ajo zgjoi mëngjeset shqiptareluginës së Drinosit, kur ajo si një pupël zogu u ul e bëri vendnë skenën e Lushnjës për të sjellë e përcjellë dallgët e malit dhemallit të emigracionit...

Page 319: NJERËZ QË I DUA

319

MIKPRITJE LUSHNJARE

Alfred Dhamo, drejtor i arsimit, kulturës e sportit nëBashkinë e Lushnjës ishte i pari zyrtar me të cilin pimë kafen emirëseardhjes dhe morëm përgjigje profesionale për atë qëkishim ardhur dhe do të bënim. Muzikant, njeri me horizontdhe kulturë ai, në pak minuta bisedë shuajti kërshërinë tonë...

...Kjo e nisi bisedën ai, është një veprimtari kombëtare, eveçantë në llojin e vet, sepse është një veprimtari kombëtarefolklorike tipologjike e valles popullore. Në llojin e vet është eveçantë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, sepse ka tëbëjë me të gjitha vallet burimore, të pakoreografuara, tëpaartistikuara, thjesht, ashtu siç vijnë nga kohët. Hapësira eveprimtarisë është gjithë Shqipëria, ka të ftuar nga Leçe e Italisë,të ftuar specialë nga Athina, grup përshëndetës si dhe grupenga Mali i Zi, nga Kosova, Maqedonia. Mbase vitin që vjen nedo të kemi një mundësi tjetër, sepse nuk është se e organizonLushnja. Lushnja është vendi organizator, e cila e ka marrëme status nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike,d.m.th. nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportevedhe me zhvillimin e këtij edicioni të dytë ne marrim statusin enjë aktiviteti kombëtar, mbase mbarëkombëtar ose ballkaniktradicional, që do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës, mbaseme përformanca më të dukshme dhe më të mëdha sesa FestivaliFolklorik i Gjirokastrës. Veprimtaria e Lushnjës është vetëmvalle burimore tipologjike.

Festivali vazhdon tri net e tri ditë rresht...

NJË FTESË NË ZYRËN E KRYEBASHKIAKUT

Alfred Sanxhaku, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, atë ditëishte më i ngarkuari në punë. Dhe ndër të tjera i duhej edhe tëpriste e përcillte shumë njerëz. I miqësuar me ne dhe me grupinfolklorik lab që në takimin e 6 majit në festën tradicionale tëlushnjarëve në emigracion, ai do të gjente kohë që të na priste

Page 320: NJERËZ QË I DUA

320

dhe zyrën e tij për disa minuta do ta mbushnin jo vetëm njerëzitme kostume labe, por edhe isoja e këngës së pavdekshme labe.Ndër të tjera ai tha:

...E filluam festivalin vitin e kaluar dhe do ta kemi tash etutje vit për vit, mbarëshqiptar e më gjerë, mbarë ballkanik.Kemi vënë themelin e vlerave shumë serioze. Lushnja ka nxjerrëvlera të mëdha në fushën e artit dhe të kulturës. MargaritaXhepa, Vaçe Zela, Hysni Zela, Vath Koreshi... janë krenariajonë.

Ju falënderoj që keni ardhur për të marrë pjesë e të bëhenipjesë e kësaj veprimtarie të madhe.

Kastriot Lekdushi e informoi për formimin dheveprimtarinë e grupit, kurse Jovan Mëhilli, drejtues i grupitfalënderoi në emër të tubimeve shqiptare në Athinë.

Pastaj “Kënga labe në mërgim” mbushi zyrën e doli për tëmbushur sheshin ku do të zhvillohej festivali.

T’U RRITTË NDERA GJERGJ LLAQI JANO!

Grupi organizator i festivalit i kishte marrë të gjitha masatqë pjesëmarrësit ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre, të hanin,pinin dhe të pushonin në mënyrë të denjë. Këtë do ta mësonime përjetonim gjatë ditës e natës që ndenjëm.

E veçantë, madje befasuese, për ne ishte pritja që na bërisapo vumë këmbën në sheshin në qendër të Lushnjës, GjergjJano, njëri prej vëllezërve të shumtë të shokut tonë tëemigracionit Mihal Janos. Ai nuk na u nda, derisa na ngjiti nënjë lokal të madh në qendër të Lushnjës, pronë e Pilo Lalës,sistemoi përkohësisht në hotel grupin dhe na ftoi për drekë.

Nuk e njihja Gjergjin. Njoh Mihalin. Njihja, madje, ishimmiqësuar shumë me njëri-tjetrin në muajt e parë të ardhjessime në Greqi, babain e tyre, Llaqin, që i këndonte zemra përatdheun dhe i buronte mjaltë goja për shokët dhe miqtë. Kuriku përfundimisht në Lushnjë, herë pas here më përcillte tëfala nga njëri apo tjetri i njohur i përbashkët, madje me Tajarin

Page 321: NJERËZ QË I DUA

321

më kishte dërguar një shkrim, ku përmendte edhe miqësinëmes nesh dhe ditët e bukura që kishim kaluar duke biseduar egjerbur kafe në qendër të kryeqytetit grek.

Atë ditë u gëzova. Do të gëzohesha më shumë po qe se nëkrye të tavolinës do të ishte Llaqi e ai ta ngrinte dollinë emirëseardhjes. Ai kishte ikur për të lënë pas djem të mirë e tërespektueshëm, djem që me veprimet e tyre e ngrejë lart nderine vet dhe të babait të tyre.

MBRËMJA MAGJIKE E FESTIVALIT

Kur dielli u fsheh pas pyllit të Divjakës dhe humbi pasdallgëve të Adriatikut, qendra e Lushnjës u përflak nga dritat,nga projektorët që shikonin skenën e njerëzit që vërshuan menjë harmoni befasuese...

...Një mozaik vallesh, valle burimore nga gurra epashtershme e popullit, valle të Veriut e të Jugut, valle tëShqipërisë mëmë dhe të krahëve të hapur të saj në Ballkan ebotë. Ato ishin “nusja dhe dhëndërri” i dasmës së re lushnjare,dasmë, e cila tash e tutje do të jetë e përvitshme,mbarëkombëtare e mbarëshqiptare, madje edhe mbarëballkanike dhe evropiane. A nuk flet për këtë pjesëmarrja egrupeve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia? A nuk edëshmon këtë edhe grupi shumë simpatik i Leçes së Italisë që ifoli festivalit italisht?

Hysni Zela do të ishte korifeu i festivalit, për t’u pasuarnga Liliana Kanina që ka ardhur apostafat nga Greqia, GëzimXhaja, tenori i suksesshëm, që me zërin e tij melodios (O solemio) solli notat e skenave të mëdha në Itali dhe në botë, tëfilizit më të ri lushnjar Kastro Zisos, që solli këngën modernetë tij, këngë e njohur në Itali e në shumë vende të botës dhe qëi ngriti peshë jo vetëm të rinjtë e të rejat që mbushnin amfiteatrine sajuar veror, por edhe pleqtë.

Kur mbaruan grupet përshëndetëse si dhe grupi lab ishoqatës “ Vëllazërimi”, i përbërë nga: Niko Curri, Xhezmi

Page 322: NJERËZ QË I DUA

322

Hysenaj,Vojsava Hysa, Vasilika Sakaj, Emro Çela, KamberDajko, Servet Selimi, Lelo Qori dhe Hajredin Çela, grup i cilidrejtohej nga poeti, rapsodi e organizatori i talentuar i këngëslabe Kastriot Lekdushi dhe në skenë dolën burra, djem, vajzadhe fëmijë (veçanërisht ata të minoritetit grek në Gjirokastër)dhe e hodhën vallen “burrërishte” ndjeva në shpirt se sigurgullon uji nga burimi e si merr rrugë vallja nga mali ikrijimtarisë popullore.

DINJITETI I NJË GRUPI KËNGËSH NGA KURBETI

Kur më në fund përfunduan duartrokitjet dhe brohoritjetpër grupin lab dhe në veçanti për dy motrat Sakaj që ditën tapresin ison e t’i japin rrugë këngës, veçanërisht asaj që lidhejme bisedën e Valbonës emigrante dhe të nënës së saj tëpërvëluar, zgjatëm mikrofonin dhe morëm disa mendime ngadrejtues dhe organizues të këtij evenimenti të madh.

Fatos Tushe, nënkryetar i Bashkisë Lushnje:“Përfaqësimi i grupit tuaj, i emigrantëve shqiptarë që

punojnë e jetojnë në Greqi ishte një mrekulli dhe la mbresatepër të veçanta në këtë festival tipologjik të valles popullore”.

Flamur Shehu, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë eTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kompozitor i njohur:

“Është një eveniment me rëndësi edhe për qytetin eLushnjës por edhe për Shqipërinë në veçanti se vijnë atdhetarëte famshëm që kanë shkuar në Athinë, të cilët kultivojnë edhenë ditë të vështira të tyre artin shqiptar, folkun shqiptar dhekëngët e bukura polifonike shqiptare. Ju uroj me gjithë mendnga zemra dhe besoj se mund ta zgjerojmë edhe më tepër këtëaktivitet në vitet në vazhdim. Nga Ministria e Turizmit do tëkeni mbështetjen totale sipas mundësive që kemi, si dhenëpërmjet ambasadës sonë në Greqi”.

Kastriot Lekdushi, rapsod dhe drejtues artistik i grupit lab:“Ishte një kënaqësi e veçantë. E vërteta është se ne kemi

një detyrim që ia kemi vënë vetes sonë, të vërtetën se kënga

Page 323: NJERËZ QË I DUA

323

nuk është një akt krijimtarie dhe kulture, por është edhe njëmisionare, është edhe një përcjellëse e historisë. Ne evidentuamnjë fakt të tillë këtë radhë, por e veçanta është se ajo që na dhamë tepër kënaqësi është mikpritja, angazhimi i njerëzve. Ishtenjë bum atdhetarizmi si nga pjesëtarët e grupit, po ashtu edhenga të angazhuarit me këtë punë. Në mënyrë të veçantë do tëgjej rastin të falënderoj dy shokët tanë emigrantë lushnjarë, tëangazhuar me shoqatat, për zotin Jovan Mëhilli dhe MihalJano. Bile Mihal Janoja ishte një ndër sponsorizuesit kryesorësi nga Greqia, po ashtu edhe këtu në Lushnjë, ku na pritënnjerëzit e tij. Në një mjedis kaq miqësor dhe kaq dashamirëskënaqësia nuk mund të përshkruhet. Këtë e plotësuan edheanëtarët e grupit të cilët demonstruan profesionalizëm.

Jovan Mëhilli, drejtues i grupit:“Shpreh kënaqësinë time që komuniteti i emigrantëve

shqiptarë në Greqi u përfaqësua në një festival kombëtar. Ajoqë më gëzon është se ky festival organizohet në qytetin tim kuunë kam lindur, jam rritur, kam dhënë mundin dhe djersëndhe nuk e kam harruar dhe nuk e harroj asnjëherë. Më bëhetqejfi që qyteti im i lindjes pagëzohet me emrin Qyteti i Festivalittë Valles Tipologjike. Kënaqësia më e madhe është se takovamiq dhe shokë. Gjej rastin të falënderoj kryetarin e bashkisë z.Albert Sanxhaku, i cili, nëpërmjet ftesës, na dha mundësinë tëvijmë, duke na premtuar se komuniteti shqiptar në Greqi do tëjetë i pranishëm edhe vitet pasardhëse. I faleminderit edhegazetës EMIGRANTI, që e ndjek jetën shpirtërore, kulturore,artistike të emigrantëve jo vetëm atyre qosheve të Omonies,por edhe në atdheun tonë, në Shqipëri.

Falënderoj mikun tim emigrant Kastriot Lekdushi përpunën shumë cilësore që ka bërë për arritjen e suksesit megrupin polifonik lab. Ajo që më gëzoi më shumë ështështrëngimi i duarve dhe thirrjet e qytetarëve që thërrisnin“bravo, bravo, emigrantëve! “E madhe ishte ajo që na thanë:“Ju lumtë juve që bëni më shumë se ne këtu në vendin tonë”!

Page 324: NJERËZ QË I DUA

324

* * *

Më vonë, kur nata do të kërkonte dritën e ditës, mbasihëngrëm, pimë, ia thamë këngës dhe valles në lokalin e madhtë Pilo Lalës në kufirin ndarës mes Lushnjës dhe Kavajës, fjetëmdisa orë të rehatshme, për t’u zgjuar herët e për të marrë rrugëne kthimit për në Athinë...

Lushnjë, 13 qershor 2007

Page 325: NJERËZ QË I DUA

325

CICËRIMA POETIKE 2006

Nuk e di pse, tek isha ulur në një nga radhët e para të njëauditoriumi në katin e dytë të Veranzeru-1, tek shihja tëngjiteshin në skenë aktorë profesionistë, debutues të rinj dhefëmijë, tek prezantoheshin emrat e përveçëm të poetëve tënjohur e të panjohur, mendimi m’u ndal tek cicërimat e zogjvenë degët e pemëve apo në fluturim…

Në jetë ka poetë që i pezantojnë krijimet e tyre vetë, dukenxjerrë bashkë me rimimin e vargut edhe rimimin e shpirtit.Ka të tjerë poetë që rimën e shpirtit e mbajnë brenda, nuk enxjerrin jashtë. Ose më mirë me thënë: e nxjerrin për t’ua dhënëtë tjerëve, për ta vënë në gojën e aktorëve që dinë ku t’i gjejnëkrojet e shpirtit të poetit dhe t’u japin njerëzve ujin e burimitdhe flladin e jetës. Ka pastaj të tjerë poetë që në jetë kanë bërërrugë e emër të gjatë e poezia e tyre merret pa e dhënë. Marrësitnë këtë rast kanë meritën se dinë ta kërkojnë muzën poetikedhe guxojnë ta përcjellin atë, duke shkrirë shpirtin e largët tëpoetit me shpirtin e tyre.

Këto “cicërima poetike” i mora nga një konkurs i fjalësartistike, konkurs që tashmë i ka mbledhur dhe i ka shpërndarënë katër festivale. Në tre të tjerët nuk kam qenë, në të katërtinpo. Konkursi, tashmë i përvitshëm, organizohet nga shoqata emirënjohur në mërgim që mban një emër kuptimplotë:“Vëllazërimi” dhe “Liter art”. Kësaj radhe organizohej merastin e festave të fundvitit dhe të 70 vjetorit të lindjes sëshkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Page 326: NJERËZ QË I DUA

326

Isha nga fillimi në fund. U çlodha. Hoqa paksa nga shpirtistreset e jetës larg dheut të nënës e të babës. Tani, duke medituarpër ato çaste kënaqësie që mora, po u jap paksa nga tingujt ecicërimave të bilbilave në festival.

Brikena dhe Anastasi, veshur bukur, në një trup të bukur,me një fytyrë që rrezaton buzëqeshje e një zë që i shkon përshtat poezisë, hapin siparin duke lundruar në vlerat e fjalësshqipe, duke i nxjerrë ato në breg e ngjitur maleve e bjeshkëve,në lugina e mrize zanash.

Gjinovefën, artisten e njohur të teatrit vlonjat, e kam njohurnë një takim krijuesish të Liter Art. Ia pata dëgjuar timbrin ezërit në një auditor të vogël. Në këtë auditor të madh, mepoezinë e Pirro Lolit në buzë ajo ngrihet lart, duke përcjellëemocione që nuk harrohen. Armando shkruan për herë të parë.Dhe del në podium e reciton për herë të parë poezinë “Dua tënjoh pyllin”. Daniela, me një profil poetik e zë melodioz sjellnë auditor ZOGUN e njohur të Naim Frashërit, atë ZOG qënuk ka njeri që në vitet e para të shkollës të mos e ketë marrënë gji e të ketë fluturuar bashkë me poetin e madh të Kombittonë.

Mina Caushi ka marrë “një grusht dheu” ndër duar. Ështëdheu i saj, nga vendi i bukur i shqiponjave, dheu që emocionoideri në dënesë autoren tek recitonte, dhe në lot sallën që edëgjonte. Xhoana e vogël ka sjellë Jani Durin në një nga krijimete tij poetike-humoristike, duke u ngjitur të pranishmëvehumorin në buzë e tingullin e bukur të zërit në shpirt. Ornela,Makeliana, Vangjelia, Anisa do ta mbushnin sallën me poezinga Naimi, Martiko dhe krijues të tjerë që thurën vargje largmëmëdheut, në mërgim…

Fatos Vrenoi i jep një tjetër mesazh sallës, mesazhin qëvjen nga kënga dhe muzika, nga vargjet e poetëve mbipentagramet ku hypin dhe zbresin tingujt magjepës.

Ismet Zusi, aktor profesionist, e ngre sallën në këmbë, engjit shpirtin shqiptar atje ku nuk ka më ngjitje, në majën emallit dhe të dashurisë për mëmëdheun. Në zërin e tij vjen si

Page 327: NJERËZ QË I DUA

327

kushtrim Pashko Vasa me poezinë hymn “ O Moj Shqypni…”Maks Roshi, nëpërmjet poezisë së Nase Janit sjellë në sallë

genin e artit shqiptar, atë lloj geni që i lindur përcillet brez pasbrezi, genin e gjyshit të tij të madhit, Kadri Roshi…

Sotiri, mësues letërsie, na sjell Beratin një nga krijimet e tijtë përmbledhjes në 6 vëllime , poezinë “Poeti dhe rinia”. SotirGoxhaj apo siç njihet në poezinë e tij humoristike Tiro Tërbaçi,përcjell me humor poezinë “Elegjia ime”, jetën në emigracion,marrëdhëniet e emigrantit me afendikojt, kurse Festim Zaçesjell “Këngë dhe vaje” nga Spiro Gjikondi. Seferina Serani enjohur përmes krijimeve të saj në fushën e fotografisë kazgjedhë lirikun Ali Asllani, në një nga perlat e tij “Zonja Lu”,ashtu siç e ka recituar në fëmijërinë e saj.

Është një elegji, “Larg syve të mi”, që Dodona Qose ekëndon ose më mirë ta themi e vajton.

Nga fundi, por jo në fund, në podium ngjitet një çift imoshuar; Xheni dhe Babi. Kanë ardhë nga New Yorku dheBabi nuk mund të mos e thotë atë ç’ka në zemër, me një shqipeme theksin e kontinentit e Kontinent të Madh.

Xhoana, Anisa, Mina do të marrin në përfundim “Diplomanderi”. Festim Zaçe do të marrë çmimin e tretë, MarkelianaPinderi çmimin e dytë, Daniela Hoxha çmimin e parë, kurseKupën e Festivalit të Katërt të Fjalës Artistike e meritoi vogëlushiMaks Roshi.

* * *

Një e dielë mbresëlënëse, shpirtngritëse ajo e 10 dhjetorit2006 në Athinë…

Page 328: NJERËZ QË I DUA

328

JU LUTEM, KTHEMNI NË TOKËN TIME…

Jemi njohur nëpërmjet fax-it apo fax-eve që nuk m’i ndan.Shkruan bukur, me ndjenjë, me zjarr, me shpirt. Në rreshtat eprozës dhe poezisë së tij është vështirë të gjesh vend përredaktim. Edhe shqipen, edhe frazën e tjerr bukur…

…Një ditë trokiti në derë dhe hyri një njeri me një pako nëdorë. Shqiptoi emrin tim dhe, pasi i treguan tavolinën ku rrija,më zgjati një letër. “Firmos këtu”, - më tha dhe me dorën tjetërmë zgjati një zarf të fryrë, në të cilin ndër të tjera dallohejembleme e shërbimit “Kurier” dhe një pullë pagese prej 12eurosh… Shkarravita emrin tim dhe i befasuar grisa nga njerikrah zarfin…

Ishte një libër. Mbi një fotografi, ku një mal i lartë përzienteretë ishte shkruar “Labirinthi i ndjenjave” dhe sipër tij, EduartYmeri…

Në mes të librit në një letër të vogël shkruhej: “Do desha tëvija… por nuk mundem. Do dëshiroja shumë, por siç e di, jamlarg dhe me fëmijë të vogël… Një dhuratë për ju … miku im.Lexoje librin, kritikoje dhe pres mendimin tënd. “Labirinthi izemrave” është libri im i parë. Në fund të vitit del nga botimi“Realiteti në vargje”, sigurisht në poezi…”

Më befasoi sinqeriteti i tij, veçanërisht ato dy fjalë: “Lexojedhe kritikoje…” Unë nuk jam kritik letrar dhe e kam vështirëta “kritikoj” një vepër letrare. Jam gazetar dhe, si i tillë, mëbëri përshtypje fjala e sinqertë e këtij njeriu dhe poeti të ri qëfidanin e krijimtarisë së vet e do që të rritet i shëndetshëm, të

Page 329: NJERËZ QË I DUA

329

zgjasë drejt qiellit filizat e të çelë lule e lidhë fryte. Ky për muaështë një hap i mirë, një shëtitje në kopshtin e bukur të poezisë.Këtë hap e hedhin ata njerëz që krijimtarinë e tyre e duan tërritet e t’u ngjitet maleve të thepisura për të arritur majat.

Nuk e di nga e morën frymëzimin prindërit për t’i vënëbirit të tyre, më 3 shkurt të vitit 1977 emrin EDUART.Shumëkush do ta përcillte imagjinatën tek mbretërit anglezëtë mesjetës. Unë, nisur nga zëvëndësimi i germës D me T do tëulesha e hulumtoja me fjalët e bukura të shqipes, me foljen“me dashtë” (dua, e dua) dhe emrin “art”. Bashkimi i të dyfjalëve formon emrin EDUART.

Nuk do të kisha hyrë në këtë analizë fjalësh në qoftë se, nëkoperinën e fundit, poshtë fotografisë së tij ku një jetëshkrim ishkurtër na njeh me Eduartin, të mos më mbërthenin shpirtinshtatë vargje të një poezie, vargje të llojit naimian.

Ku shkoj?Nga ç’vend vij?Kush më solli në tokë të huaj?Ju lutem, kthemni… kthemni…Se po tretem si dëbora.Ju lutem,Më ktheni në tokën time…

Nuk i thotë një gjashtëdhjetepesë vjeçar si unë, një njeri qëkur ka ikur ka lënë në truallin e jetës rrënjë që e lidhin ditë enatë me vendlindjen. I thotë një i ri, një njëzet e nëntë vjeçar,një njeri që punon dhe jeton në një ishull të largët të Egjeut,një baba që ka rrok përqafe një kërthi të jetës së tij, një rrënjë,një filiz, një lis të së ardhmes…

Në të kundërtën e botimeve të sotme, ku shkrimtarët epoetët kërkojnë piktorë e disenjatorë për kopertinat e libravetë tyre, ai, me një shkrepje aparati ka marrë me vete dhe kasjellë mes ujërave të kaltra të Egjeut “ishullin” e jetës dheëndrrave të tij, malin e Nemërçkës. Mbi këtë “ishull” punon,

Page 330: NJERËZ QË I DUA

330

në këtë “ishull” jeton, këtij “ishulli” i këndon…Kohë të shkuara, kur isha student, në pranverë të vitit

1962, më pat qëlluar që Nemërçkën e Dhëmbelin t’i kundrojanga ana e Pogonit e Zagorisë, të prehesha nën rrepet e Sheperite të përjetoja të vërtetat e poezisë së Çajupit. I kam kundruaredhe nga Këlcyra, Përmeti e Çarshova. Janë kala të natyrës qëlindin frymëzim për poezi.

Strëmbecin nuk e di ku është, nuk e di nëse është vendlindjaapo vendorigjina e Eduartit. Di vetëm një gjë: Ai i këndonStrëmbecit me një dashuri e pasion të madh.

“Lajmëtari i emigrantit” ashtu si edhe “Toka e të huajve”janë poezitë më të ndjera dhe të arrira në vëllimin poetik tëEduartit:

O zogjtë fluturakëKu qiellin përshkoni,T’ju pyes për Shqipërinë,Por me lajme të hidhuraJu lutem, mos më lëndoni.

O qelizat e shpirtit,Ku retë arriniNga emigranti,Keni një porosiDhe ju pyet:A jetohet në Shqipëri?!

Për Eduart Ymerin “S’ka kënaqësi më të madhe se libri”.Ai atë e lind, e torturon dhe e kënaq. Ai është ëmbëlsirë editëve të tij, helm i përgatitur që po e vdes pak nga pak, reshjeshiu që ujit trupin e tij, dhurues gjaku në vena të boshatisura,anije kozmike në udhëtime fantastike. Ai është prindi i tij idashur që e përgjon para dijes dhe që ai i lutet të mos e largojënga familja e tij e madhe. Ai i vikat librit – prind:

Page 331: NJERËZ QË I DUA

331

Më bind realiteti ytPrind më dëgjoJam shkronjë e alfabetit tënd

Prindi im duhet të më thuash,Sepse jam fëmija yt i bërë pis në plehrat e…

Por për Eduartin nuk është “prind” vetëm libri, është edhegazeta. Në një letër që më dërgonte para disa ditësh ai mëshkruante:

“Leximi për mua nuk është kalim kohe. Ka shumë mënyrapër të kaluar kohën. Koha nuk kalon duke lexuar, por dukeluajtur futboll, shah, duke shetitur. Në qoftëse lexohet pashënime, unë prapë mund ta quaj argëtim.

Marrim një shembull: Si veproj unë me leximin e gazetës?Gazetën, pasi e marr, ulemi në sotolin e parkut me disa

shokë dhe kuvendojmë në përgjithësi rreth saj. Pyetje e përgjigjedialoguese ndikojnë më së miri në vërtetësinë e kuptimit tëkapitullit. Gazeta shfletohet deri në faqen e fundit. Mbyllja dhepalosja e gazetës kryhet me kënaqësi dhe aspak me veprim tërëndomtë. Ndahem dhe marr rrugën kryesore ku kalon përmesPaqirasë, qendrës së Parosit, ku të çon tek shtëpia ime brendadisa minutave. Hap derën e shtëpisë, futem, puth fëmijën, ulemnë tavolinën mikpritëse, marr silolapsin në duar. Kur marrstilolapsin në duar, e përsëris, unë atëhere lexoj.

Gazeta shfletohet faqe më faqe duke mbajtur shënime.Mbasi e lexoj të gjithë gazetën, çdo faqe e vendos tek dosja meemër…P.sh. faqen ku flet për politikën e vendos tek dosja epolitikës, atë të letërsis tek dosja e letërsisë, atë të ekonomisëtek dosja e ekonomisë, atë të emigracionit tek dosja eemigracionit...Në këtë mënyrë mbledh të gjithëdokumentacionin në një “enciklopedi” të vetme. Sipas këtijveprimi gazeta nuk flaket, siç po mbushen sot kutitë e plehrave.Ajo mbetet e arkivuar në dosje, në raftet e mija, në mendjentime.

Page 332: NJERËZ QË I DUA

332

Një ditë shoku im Izguru nga Shkodra erdhi në shtëpinëtime. E pëlqej si njeri, sepse ka vetëm një fytyrë… Kur pa arkivine stolisur në rafte m’u lut t’ia jepja ta lexonte. Vërtet i mungonte,sepse ai tani kishte ardhur. Ia dhashë, por me zemër të ngrirëse mos më humbte ndonjë faqe…

Me Eduartin, që punon e jeton në ishullin e Parosit, vetëmnjë herë kam biseduar në telefon. Nuk ia di numrin, ndaj nuke mora më 3 shkurt për t’i uruar 29 vjetorin e lindjes. Deri në 3shkurtin e vitit 2007, në përvjetorin e 30-të të lindjes, besoj sedo të jemi takuar e do ta kemi pirë një kafe e një gotë rakiPërmeti me urimin “Edhe njëqind vjet jetë e poezi EduartYmeri!“

3 shkurt 2006

Page 333: NJERËZ QË I DUA

333

KALI I LEGJENDËS NIS FLUTURIMIN

Meditim

Kur lind një fëmijë, gëzohen të gjithë, luajnë nga vendiedhe trarët e shtëpisë, siç thonë. Në jetën e njeriut ky ështëmomenti më i gëzuar, më i dëshiruar. Një vajzë bëhet grua,bëhet nënë. Një djalë bëhet burrë, bëhet baba...

Vaçe Zela, e madhja, e paarritshmja e këngës së lehtëshqiptare, kur i lindi vajza, një vit pas “martesës” me festivaline parë të këngës në radiotelevizion, doli në skenën e festivalittë dytë me thirrjen: “O miqtë e mi! Më lindi një fëmijë...”, thirrjeqë u bë hymn për nënat, të cilat e këndonin me zë apo nësurdinë sa herë ndjenin vikamën e të porsalindurit...

Në Athinë, në verën e vitit 2006 “lindi një fëmijë”. Babai,Grigor Jovani, i vuri emrin Pegas. E mori atë nga legjendat poaq greke, sa edhe shqiptare, nga legjenda e Kalit Fluturues.Dikush, në një tubim modest njerëzish i bëri vërejtje për emrin.E kishte fjalën se do të ishte mirë t’i kishte gjetur një emër që tëflasë shqip. Unë nuk jam dakord me të. Cili emër flet më shqipse sa emri PE – GAS? Pse këtë fjalë nuk e zbërthejmë merregullat e shqipes së lashtë dhe të shqipes së sotme? A nukështë diçka madhështore të shohësh një kalë që fluturon dhet’i thuash vetes PE-GAS?

Në Athinë, në verën e vitit 2006 (nuk ka datë të caktuar, çkae afron me legjendat), doli në qarkullim një revistë, lindi “njëfëmijë”, mbarsur nga muza poetike, doli në qarkullim një revistë.

Page 334: NJERËZ QË I DUA

334

“Letërsia dhe artet, një mënyrë tjetër për të thënë tëvërtetën” është nëntitulli i numrit të parë cituar sipasE.G.Avlerer. Botues është Grigor Jovani, i njohur si shkrimtare poet, por mbi të gjitha i njohur për dëshirën dhe këmbënguljene tij për të arrirë një gjë që e di se e duan të gjithë.

“Angazhimit tim, të gjithëkohshëm në fushën e letrave, enis rrëfimin ai, bashkëpunimit të kahershëm me organet eshtypit, ngjante se i mungonte diçka, si shtëpive tona nëfshatrat e vendlindjes, që edhe pse burimet ndodh që të mos ikenë dhe kaq larg, pa puset e oborreve të tyre, duket se diçka umungon. Pastaj, organet e tjera, sado të dashura janë, ngjajnë,megjithatë, si shtëpitë me qira. Duhet të pyesësh pronarin përtë ngulur qoftë edhe një gozhdë...

Kështu, vendosa të ngre një “shtëpi” të re, me pus në oborr,ku të shuaja etjen e frymëzimeve të mia dhe të miqve.

E bëra publike këtë dëshirë, në ato mbledhjet e zakonshmetë të dielave nëpër shoqëritë tona letrare të Athinës. Ua rrëfevaëndrrën e “shtëpisë së re” edhe miqve të letrave, në Atdhe dheanekënd diasporës. Dhe ndodhi ajo që s’më shkonte kurrë nëmend. Menjëherë, thua se e kishin marrë të tjerët këtë vendime jo unë, u mbush posta ime elektronike me krijimet e tyre mëtë fundit...

E kuptova, ndërkaq, se ç’bela kisha vënë mbi kokë. Kjorevistë u bë preokupimi kryesor i jetës sime. Aq sa edhe imeshoqe, përkundrejt këtij përkushtimi të pazakontë, filloi të bëjënjërin sy qorr, thuajse nuk e vinte re ngujimin tim të përditshëm,muaj me radhë. Kurse ime bijë, filloi të më vinte në lojë:

“Lëreni, ai tashmë po lind një fëmijë...”Dhe ja ku lindi...“Pegasi” tani ka hapur flatrat e tij mitologjike dhe ka filluar

të fluturojë. Po ç’ndjej: Agoni, shpresë, frikë?“Kurrkush nuk niset për t’u mbytur në det/ por, për të

kaluar detin...” më shkruajti një vjershë nga ana e tejme eAtlantikut, për të më dhënë zemër gjatë udhëtimit të parë,Kolec Traboini...”

Page 335: NJERËZ QË I DUA

335

Ishte ky meditimi i Grigor Jovanit në numrin e parë tëPegas-it, meditim që pasohet me një strofë sa të arrirëartistikisht, aq edhe domethënëse:

“Do ta shes këtë kalë.Nuk ia dal.

Kaq për ushqim...Kaq për patkoj...

Por prit,Kush do të më mbartëNë qiejt lartë,Kur fluturoj?

S’kam ç’bëj,do ta mbajLe të kushtoj...”

Revista ka në gjirin e saj të gjerë poezi, tregime, ese,reportazhe, letërsi të huaj, komente, teatër dhe kinematografi...një gamë të gjerë krijimesh nga të vjetër e të rinj të letërsisë dhearteve në Greqi, por edhe nga një hapësirë e gjerë gjeografikembarëkontinentale.

...Në Athinë, në verën e vitit 2006, lindi një fëmijë. Ai kanjë emër të moçëm mitologjik, që lidhet me gazin dhe harenë enjerëzve që shikojnë si fluturohet drejt qiejve, drejt horizontevetë reja.

Në Athinë, në verën e vitit 2006, emigrantëve iu shtua njëdritare nga ku mund të shohin si lind dielli i shqipes, si fluturondhe ulet në pezulin e dritares së shtëpisë me qira, shtëpigjithësesi ku flitet shqip, lexohet shqip dhe këndohet shqip.

Urime Grigor Jovani!

Page 336: NJERËZ QË I DUA

336

KU T’I KËRKOJ RRËNJËTE TUA SHQIPËRI?

Nuk e di nëse poeti ynë i madh do ta niste përsëri kështupoemën e tij! Por një gjë e di, ashtu siç e dinë të gjithë shqiptarët,rrënjët e Shqipërisë i gjen në çdo cep të botës, në çdo vend.

Nuk e di nëse ka një vend në botë, një vend të vogël me mëpak se tridhjetë mijë kilometra katrorë, një popull të vogël disamilionësh, që të ketë kaq rrënjë të shpërndara, në kohë dhehapësirë…

Hulumtime të sipërfaqshme të historianëve të botës kanëfolur e flasin për etruskë që flisnin shqip, për skocezë që e kanëorigjinën prej albanëve të lashtë, për Albanë në Ukrainë dhenë Gjeorgji, që edhe sot nuk e kanë humbur gjuhën estërgjyshërve të tyre të lashtë, për arvanitë, arbreshë …

Këto le t’ua lemë historianëve, të huajve, por veçanërishtshqiptarëve, që sot kanë dije, kulturë dhe mundësi për tëpeshuar mirë historinë…

Le të ndalemi në kohën tonë, në ditët tona për të shkruarnjë faqe të vogël me fjalë, me shifra, me fotografi…

Një anketë e Institutit të Statistikës, i vetmi institucion seriozdhe i besueshëm në këtë kohë kur fjalët dhe shifrat janë bërë sifara e hithrës që fluturojnë dhe bien vend e pa vend, na jep njëpasqyrë të emigracionit shqiptar sot. Anketa është e bazuar nëintervistat me familjet dhe të afërmit e emigrantëve.

Sipas studimit, 54.7 për qind e emigrantëve janë vendosurnë Greqi, 30.8 për qind janë vendosur në Itali, 4.1 për qind në

Page 337: NJERËZ QË I DUA

337

SHBA, 3.9 për qind në Gjermani, 1.1 për qind në Zvicër, 0.9për qind në Francë dhe 4.5 për qind në vendet e tjera të Evropës,Azisë, Amerikës, Afrikës, Australisë.

Po si janë shpërndarë emigrantët sipas gjinisë? Beqarë janë49.4 përqind e meshkujve dhe 12.4 për qind e femrave. Tëmartuar janë 50.2 për qind e meshkujve dhe 86.2 për qind efemrave. Të ndarë janë 0.3 për qind e meshkujve dhe 1.1 përqind e femrave. Të ve janë 0.1 për qind e meshkujve dhe 0.4për qind e femrave.

Karakteristikë e emigracionit shqiptar është emigrimi imoshave të reja, ku peshën më të madhe specifike e zëgrupmosha 20-24 vjeçare, ndërsa për femrat grupmosha 30-34 vjeçare. Mosha mesatare e emigrantëve rezulton të jetë 30.6vjeç për meshkujt dhe 32 vjeç për femrat.

Karakteristikë e emigracionit shqiptar në botë është nivelirelativisht i lartë arsimor. Në këtë zë nuk jepen shifra. Nga njëanketë që m’u dha mundësia të zhvilloj me 56 emigrantë ngazona të thella fshatare të Shqipërisë në një fshat të Volosit,mësova se 28 ishin me arsim të mesëm, 26 me arsim tetëvjeçardhe dy me arsim të mesëm të pambaruar, me një mesatare tëpërgjithshme prej 10 viteve arsimim.

Nga institucionet greke, të cilët kanë në dorë regjistrimet eemigrantëve, ende nuk kemi një statistikë të plotë për treguesitdemografikë, arsimorë e profesionalë të emigrantëve. Njëpublikim i fundit i dy universiteteve në zë vendas, universitetittë Patrës dhe atij të Janinës, del se bujqësia greke mbahet nëkëmbë në sajë të djersës së emigrantëve dhe në veçanti tëemigrantëve shqiptarë...

Page 338: NJERËZ QË I DUA

338

NJË MESAZH PËR “KUKSIANIN E RI”

Një pyetje që shpreh një brengë, një shqetësim. Është i ri,vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç. Tetë muaj më parë ka ardhur ngalarg, nga ato male ku tash janë mbuluar me borë e akull, ngaai truall ku vetëm muajt e verës mund të lidhesh me punën.Me punën në ato qindra metro tokë për frymë që u ndanë sipas“ligjit të vendit”. Me punën me delen rudë në ato kullota e atovende që do t’i kishte lakmi çdo vend për turizëm veror e përturizëm dimëror, për gara me kuaj verës e sllallome gjiganteskijimi për dimër…

Ai i ka lënë të gjitha këto ose më saktë koha e detyroi që t’ilërë, të ikë prej atje natën, se natën koka prapa nuk të krijonasnjë mundësi të shohësh atë që le dhe atë që qan me lot tënxehtë, po aq të nxehtë sa lotët e tu.

Ai është i ri, vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç. Me siguri kakaluar maleve, aleatët e përjetshëm të tij dhe të brezaveparaardhës. Me siguri ka prapa gojë për të ushqyer. Është bërë“baba” pa u bërë dhëndërr. Në pyetjen e tij ka brengë, shumëbrengë… Ka lutje, shumë lutje…

Lexojeni: “Jam një djalë nga Kukësi. Kam 8 muaj këtu nëGreqi, në Santorini. A mund të më thoni si mund të rregullojletrat? Pasaportën e kam. Jam 19 vjeç. Pres përgjigje.6931807133“.

Kush mund t’i japë përgjigje atij djali të ri? Kush mundt’ia zgjidhë hallin dhe t’i kthejë në buzë buzëqeshjen e moshës?Do të desha që të jem unë, meqë m’u drejua drejpërdrejt me

Page 339: NJERËZ QË I DUA

339

një pyetje, me një lutje. Nuk mundem. Projektligji i ri, shtesë,miratuar nga Këshilli Qeveritar, por që nuk është ende ligj,nuk ka kaluar në parlament (dhe nuk dihet kur do të kalojë),thotë që në rreshtat e nenet e veta (për kuksianin e ri dhe“kuksianët” nga e gjithë Shqipëria) ka vetëm një kusht:Paraqitjen e një dokumenti që vërteton se ke qenë në Greqideri më 31 dhjetor 2004. A e ka kuksiani i ri (dhe “kuksianët”e tjerë të rinj) një dokument të tillë? Me siguri jo. Nuk është ivetëm. Janë me dhjetëra mijëra si ai, që edhe pas miratimit tëligjit shtesë nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara drejtlegalizimit…

Ai, si individ, me siguri, po të gjejë një avokat të “mirë”,po t’ia mbushë mirë xhepin mund të bëhet edhe “vorio-epirot“,mund të marrë kartën e homogjenit, mund të aplikojë edhepër nënshtetësi greke dhe me siguri një ditë mund edhe tamarrë. Nuk është i pari. Dhe as i fundit. Thashë si “individ”,nuk thashë si “grup”. Dhe nuk mund të them as sot dheasnjëherë….

…E kishim dëgjuar shprehjen “në kalendat greke“, kuptimii të cilës është “KURRË“. Tani po e jetojmë. Mos të rëntë nëhise që të hysh në vorbullën e saj. Megjithëse është e pamundurqë të të mos rrëmbejë shtjellimi që krijon ajo për emigrantët.

Më fal Kuksiani im i Ri, komshiu im gjeografik, që ta ngrivashpresën që kishe kur vendose të më dërgoje atë mesazh.“Megjithatë (thoshte Xhordano Brunoja) Bota rrotullohet”. Letë shpresojmë që politika e vendit tonë t’i lërë mënjanë cicmicete mëritë e do të na ngrejë kokën për të vështruar drejt Evropës,për të qenë pjesë organike e saj, ashtu siç jemi pjesë gjeografike.Atëhere (dhe vetëm atëherë), problemi yt dhe problemet tonanuk do t’i shtyjë dot askush në “kalendat greke“.

P.S. Kërkova në internet dhe gjeta disa fotografi të Kukësit.Prej tyre zgjodha njërën, atë që fikson liqenin e bukur, kodrate malet me dëborë. I bukur është Atdheu ynë...

Page 340: NJERËZ QË I DUA

340

KËNGA EUROPIANE DHEATDHETARIZMI SHQIPTAR

Kënga shqiptare, kënduar nga Frederiku dhe Aida, njëbaladë drithëruese, në një interpretim brilant, nuk kaloi nënatën e dytë të festivalit europian të këngës...

Mund të mos kalonte nisur nga fakti se gara ishte e fortëdhe këngët ishin të bukura. Por mund e duhet të kalonte nëqoftë se në anën e pasme të garës do të ishin shqiptarët dheatdhetarizmi shqiptar. Këtë e them se si është ndërtuar dhe siveprohet për vlerësimin e këngës europiane, gjeoetniciteti ështëprimar. Kush e ndoqi natën e parë të festivalit, zarfet që uhapën pas votimeve, nuk mund të mos konstatonte faktin senë natën e dytë do të kalonin këngët e vendeve në kufi menjëri-tjetrin, këngët sllave.

A mundej Shqipëria, që me të njëjtin çelës të hapte derën e“natës së dytë”, madje edhe të qëndronte brenda kornizës sësaj?

Përvoja e këtyre pak viteve tregon se mundej.Në të parin takim mbarëeuropian të këngës ne u

prezantuam me një vajzë të re, të panjohur e pa përvojë nëskenën kombëtare e jo më në atë ndërkombëtare. Konkurruamme Anjeza Shahinin e dalë nga “Ethet e të premtes mbrëma”me “Imazhi ynë”.

Anjezës dhe këngës shqiptare asokohe iu bë një publiciteti madh, brenda dhe jashtë vendit, me radio e televizion, metakime njëri me tjetrin e me një tifozllëk do të thoja atdhetar të

Page 341: NJERËZ QË I DUA

341

paparë deri atëherë. Shqipëria, me hapjen e viteve ’90-të kishtedhe ka një “armë” që e çon në fitore, ashtu si në vendeteuropiane e ka edhe Turqia. A nuk e vutë re që vende të tilla siGjermania, Franca, Austria etj., i dhanë Turqisë pikëmaksimale? Mos vallë ato pikë ia dhanë francezët e Sarkozisëqë nuk e duan Turqinë në Europë apo katolikët gjermanë,austriakë etj? Jo. Atë ia dhanë milionat e turqve, që megjithësenumërohen deri në brez të tretë e të katërt emigracioni, përsërikanë ngelur të dashuruar të përjetshëm me vendin e tyre.

A mund të bëhej kjo edhe me mërgatën shqiptare me tëdrejtë vote pothuajse në të gjitha vendet europianepjesëmarrëse në festival?

Them se po, në qoftë se shqiptarët në emigracion dhe nëtrojet e tyre shekullore në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë dotë ishin ftuar në votim.

A është bërë kjo? Këtu fle lepuri. Shqiptarët në emigraciondhe në trojet e tyre mund të them se nuk e dinin as datën dheas se si duhet të shprehnin atdhetarizmin e tyre nëpërmjet votëssë lirë nëpërmjet valëve satelitore.

Përsëri kthehemi pak vite pas, atëherë kur për herë të parëu ngjitëm në skenën e eurokëngës. Asokohe në valët satelitoreishte vetëm një televizion shqiptar, RTSH. Ata që hynin nëkëto valë nuk kishte se si të mos familjarizoheshin me këngënshqiptare, nuk kishte se si të mos dinin datën e shfaqjes dherregullat e votimit. Propaganda për këngën tonë mund të themise asokohe ishte në kulm të saj.

Kthehemi në ditët e sotme, ditët që futen në kornizën funddhjetori 2006 dhe fillim maji 2007.

Zgjedhjen e këngës për eurosong e bën radiotelevizionipublik shqiptar nëpërmjet festivalit tradicional të fundvitit,festivalit të këngës së muzikës së lehtë shqiptare, siç quhet. Kjoformë zgjedhjeje, kjo “pronësi” e fut këngën shqiptare nëkornizë për të mos thënë në kasafortë. MeqenëseRadiotelevizioni Publik Shqiptar, për shkak të konkurrencësdhe ngushtësisë së programeve, madje edhe të orëve (është i

Page 342: NJERËZ QË I DUA

342

vetmi radiotelevizion satelitor shqiptar që nuk punon 24 orë)është gjithnjë e më pak i shikueshëm edhe kënga do të jetëgjithnjë e më pak e shkueshme. Kush e ndoqi festivalin europiannëpërmjet RTSH-së nuk mund të befasohej kur edhe paspërfundimit të votimit në spotin publicitar bëhej thirrje për tëvotuar për këngën shqiptare (!) Madje kjo thirrje bëhej jo vetëmatë natë, por edhe të nesërmen kur u bë ritransmetimi i natëssë parë të festivalit (!)

Thyerja e kornizës së “Këngës së RTSH-së”, zgjedhja e sajnga një hapësirë e madhe festivalesh e këngësh do ta bëntekëngën shqiptare më popullore, më të njohur.

Nga ana tjetër, paraqitja “natë e ditë” e këngës shqiptarejo vetëm nëpërmjet televizioneve të shumtë satelitore nëShqipëri, por edhe nga stacionet lokale në Maqedoni, Kosovë,Mal të Zi e gjetkë, do të zgjonte krenarinë kombëtare për tandjekur dhe votuar atë.

A është bërë një gjë e tillë? Unë them me plot bindje se jo.Kënga jonë është konceptuar si pronë e RTSH, si vlerë e tij dhejo si pronë, si vlerë kombëtare. Këtë e them se stacionetsatelitore shqiptare, duke filluar nga më i shikuari, ai Top-Channel, lajmin e mos kalimit e dhanë me figurë disasekondëshe. Në asnjë televizion satelitor shqiptar, kënga qëprezantoi Shqipërinë në Eurovizion, nuk është transmetuar eplotë. Shikuar në këtë kënd, këngës shqiptare i mungoi ajo qëpërbën thelbin e saj, atdhetarizmi. Media shqiptare, ajo eshkruar, e dëgjuar apo e shikuar, nuk shfaqi asnjë shenjëatdhetarizmi dhe përgjegjësie atdhetare.

Këngës shqiptare në festivalin europian i mungoi edhedëshira e drejtuesve të radiotelevizionit për ta propaganduaratë jashtë kufijve të Shqipërisë, për ta sjellë midis emigrantëvetë etur pas këngës e muzikës shqiptare, midis emigrantëve nëGreqi, Austri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Francë, Angli, Spanjëdhe në vende të tjera ku mërgata shqipfolëse ka peshën emiliona shqiptarëve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Malii Zi etj. Në Greqi nuk ka javë që të mos vijnë grupe këngëtarësh

Page 343: NJERËZ QË I DUA

343

e humoristësh, grupe që sponsorizohen nga shqiptarëtemigrantë. Pse mos vinte në Greqi edhe kënga që do tëpërfaqësonte vendin tonë në Europë? Pse mos shkonte ajo nëtë gjithë Europën?

I ndoqa Frederikun dhe të shoqen si dhe muzikantin dhepoetin natën finale të festivalit në një bisedë në studion e RTSHdisa minuta para fillimit. U befasova dhe pyeta veten: “Vërtetkaq të varfër qenkemi, sa këtyre katër njerëzve që përfaqësuanShqipërinë t’u mohohej prania në natën finale të një festivalitë madh europian?”

Pyeta... dhe, pasi u mendova, m’u kujtua që kryeministriynë i nderuar ka të depozituar në llogarinë e vet bankare pakmë shumë se një euro dhe pak më pak se dy euro...

Vërtet të varfër jemi... Jo për para... Por për mend.

Page 344: NJERËZ QË I DUA

344

DY NDODHI – LARG, NË KOHËE HAPËSIRË

1. Kthimi i ikanakut

Këtë ngjarje e kam dëgjuar në odën dibrane, në atë institucionpopullor që e kanë quajtur “Universiteti i Dibrës” e ku janëshkolluar “pa laps e pa fletore“ breza të tërë. Nuk e mbaj mend seku e kam dëgjuar për herë të parë. Mundet në kullat e Dy Zallevetë Kalisit, njëri që lidhet administrativisht me Sllovën e me Ujë eM’ujën e Dibrës dhe tjetri që lidhet me Kalisin e Lumën e Kukësit.Mundet në Dardhë e në Reç. Mundet në Çidhën apo Lurë. Nukka rëndësi se ku e kam dëgjuar dhe sa herë e kam bluar, sa fort ekam ngjeshur kutellen në thesin e kujtesës...

...Dy burra, të një moshe e të një gjaku, që nuk i ndante asarusha e malit, të dy të martuar e me fëmijë, të dy me nënë eme babë, një ditë, duke luajtur me njëri-tjetrin u shpërthenpushka dhe njëri bie përtokë, siç bie filizi i njomë nga kosa ekostarit. Në fshat shpërtheu gjëma. Qanë të gjithë, por mëshumë lot e dhimbje pati në sytë dhe shpirtin e shokut. Zakonii vendit e donte që, ani se vrasja kishte ndodhur me pahir,midis dy familjeve të hynte në mes gjaku...

Mbrëmjen e asaj nate që u bë varrimi, shoku i vu dryninshtëpisë, mori grue e fëmijë, nanë e babë, ngarkoi disa plaçkanë kalë dhe mori rrugën në tokë të huaj.

Tregimtarët nuk e tregojnë vendin ku u ngul, nuk thonënëse ishte larg “nëntë male kaptuar”, si në legjendën e

Page 345: NJERËZ QË I DUA

345

Konstandinit dhe Doruntinës. Thonë se atje ku u vendos tokaishte e begatë, delet pillnin dy herë në vit e falë duarve të tyrepunëtore ekonomia rritej dita-ditës. Punonin, ani se e shihninse të huajt u rrinin ftohtë, ani se zakonet nuk putheshin menjëri-tjetrin e hyrje daljet ishin të akullta...

Kaluan shumë vite. Në fillim i vdiq babai. Komshinjtë ierdhën në varrim, por nuk i erdhën në shtëpi as atë ditë nëmbrëmje dhe as në ditët e tjera. E mbylli fort në zemër dhimbjendhe vazhdoi të punonte tokën e të mbarshtonte blegtorinë.

Një ditë i vdiq nëna. E njëjta gjë. Përsëri komshinjtë ierdhën në varrim. Dhe aq. Përsëri i vuri një gur zemrës dhevazhdoi punën.

Më pas i erdhi një kob, nga ato lloj kobesh që siç thuhet “Zotiia hodhi gurit dhe e çau, ia hodhi bimës dhe e thau, ia hodhidrurit dhe e dogji, ia hodhi njeriut dhe e mbajti“... i vdiq djali...

Në mbrëmje mbeti vetëm me robt e shtëpisë. Qaj gruaja,qaj vajza, qaj djali... Kështu një ditë, dy, dhjetë, një muaj, njëvit... Lotët dhe dhimbja nuk shternin, përkundrazi, rriteshinçdo ditë...

...Një natë mori kazmën dhe lopatën dhe u zhduk nëerrësirë. Dolën gjindja ta kërkojnë, por nuk e gjetën. U kthyenë të gdhirë me tre thasë në shpinën e kërrusur më shumë ngahalli sesa nga pesha. U tha njerëzve të shtëpisë që të mblidhninçfarë kishin më të çmuar e të bëheshin gati për rrugë...

...Udhëtuan shumë ditë e shumë net, derisa një natë vonëarritën në fshatin e tyre. Dera e shtëpisë kërciti nga pesha edorës që e shtyu. I hodhën dosido plaçkat dhe u ulën anashoxhakut, ku shkarpat lëshuan më shumë tym se sa flakë...

...Babai i djalit të vrarë, kur dielli kishte kapur majmalin evështrimi iu ndal në shtëpinë e komshiut të vjetër, nuk u besoisyve kur pa oxhakun e shtëpisë së braktisur prej dekadash tënxirrte tym. Mori shkopin me të cilin mbante vitet e pleqërisëdhe bëri hapa drejt shtëpisë. Nuk qe nevoja të trokiste, sepsedera ishte e hapur në të dyja kanatat. Kur sytë iu mësuan meerrësirën, rreth zjarrit, të mërdhirë, pa vrasësin e djalit. Pa se

Page 346: NJERËZ QË I DUA

346

si ai u ngrit si të mbante mbi kurriz peshën e një mali. Pa se siiu afrua dhe me vështirësi drejtoi trupin. Pa se kokën e mbantevarur dhe sytë i kishte ngulur përtokë. Dëgjoi t’i thotë:

- Erdha me barrën e eshtrave të babait, nanës dhe të djalitmbi shpinë. Në tokën e huaj i kisha të gjitha të mirat për jetesë.Më vdiq baba dhe kush nuk ma piu kafen e idhët. I vura zemrësnjë gur. Më vdiq nana dhe përsëri nuk më erdhi kush në shtëpi.I vura zemrës nji shkëmb. Më vdiq djali dhe përsëri e njëjta gjë.Nuk dija çfarë t’i vë më zemrës, ndaj mora rrugën dhe u ktheva.Thashë më mirë të më vrasësh ti se e di se do të të dhëmbë aq samë dhëmbë mua kur vrava djalin tënd. Thashë më i varfër nëtruallin tim, sesa i pasur e i vrarë për së gjalli në tokë të huaj...

Nxori nga brezi një nagant me dorezë të fildishte dhe, dukeia zgjatur, i tha:

- Vramë, varrosëm mua, varros eshtrat e babait, të nanësdhe të djalit dhe hallall të gjitha...

Plaku nuk e zgjati dorën të marrë armën. I rëndoi shkopitdhe drejtoi trupin.

- Ngrehuni - tha - ngrehuni të shkojmë në shtëpinë time.Kjo kullë ka nevojë për t’u rregullue...

2. Rikthim në truall të huaj...

Ngjarjen e dytë e dëgjova nga tre vetë, në tre variante tënjëjta, me të njëjtën adresë...

Kishte ardhur në Athinë kur ranë piramidat shqiptare, nërrëmujën që pasoi e që mbushi malet e Greqisë me ikanakë tëkëputur shpirtërisht e ekonomikisht...

Kishte filluar punën, një punë që i siguronte të ardhura tëmjaftueshme për të mbajtur familjen. Gruaja i qëndronte nëkrah, nuk lodhej së punuari shtëpive edhe në skajet e kryeqytetitgrek. Dy fëmijët, një djalë e një vajzë, i futën në shkollë, njërinë klasën e parë dhe tjetri në klasën e tretë në shkollën fillore.Kur u hap porta e parë e legalizimit u regjistruan dhe morënnë fillim kartën e bardhë e më pas jeshilen. Të ardhurat nga

Page 347: NJERËZ QË I DUA

347

puna rriteshin dita-ditës e llogaria bankare fryhesh mekursimet. Një ditë i morën paratë nga banka dhe i investuannë vendlindje. Bënë një shtëpi të mirë në truallin e tyre të moçëmnë breg të detit...

I qante zemra për shtëpinë, për shokët për njerëzit.Vendosi të kthehet në vendlindje. Shiti çfarë mund të shistenga mobiliet e tepërta të shtëpisë. Të domosdoshmet për jetëne re i ngarkoi në një kamion dhe i mori me vete...

Kërkoi e me vështirësi sajoi një biznes në profesionin e vjetërtë hidraulikut, profesion që e kishte ushtruar edhe nëemigracion, i varur nga afendikoi.

Në fillim puna i shkoi mbarë, por më vonë nisi të bie. Mungonteenergjia elektrike për orë të tëra e klientela ra, aq sa edhe buka editës sa vinte e racionohej. Gruaja nuk gjeti punë si mësuese...

Do ta kishte përballuar këtë me vullnetin që ekarakterizonte për punë, por diçka tjetër e frenonte, e mërziste,e bezdiste. Djali dhe vajza nuk shkonin mirë me mësime. Ipengonte gjuha. Afro një dekadë në vendin e huaj ua kishtefshirë nga kujtesa gjuhën shqipe. E kishin vështirë të lexonin,të shkruanin e të përgjigjeshin në mësime. Mbi të gjitha, përçdo fjalë që thonin, në klasë e jashtë saj, krisnin të qeshurattallëse të bashkëmoshatarëve. Prindërit e nuhatën gjendjen efëmijëve. Mundoheshin t’i mësonin, t’i vinin të lexonin, pornuk arrinin. Fëmijët kërkonin shokët e miqtë e vjetër...

Gjendja sa vinte e rëndohej, derisa një ditë fija lidhëse kaloinë rezonancë dhe u këput...

Mbyllën shtëpinë, morën me vete rrobat e trupit dhe ukthyen në Athinë...

Kërkuan një shtëpi me qira dhe e gjetën. Tani po ekompletojnë me pajisje e orendi. Burri gjeti punë, kurse gruajaështë në kërkim. Fëmijët kanë filluar shkollën atje ku e lanë...

Thonë se burri, kur e pyesin, vetëm një fjali bëlbëzon, fjali qëka në damarë dilemën e njohur shekspiriane: “Të jetosh apo tëmos jetosh... në dheun tënd!”, në një atdhe që ta bëjnë të huaj...

Page 348: NJERËZ QË I DUA

348

RRUGET E JETES

Ai më kapi përkrahu, nga prapa. Ma shtrëngoi fort mevendosmërinë e një njeriu që ka gjetur diçka të shtrenjtë dhenuk e lëshon. Kthej kokën. Kthehem i gjithi, në tërë pamjen.Para meje një njeri me një vandak fletë llotarish në dorë e menjë çantë ksisto–sh varur supit. Mbi fytyrë i shumëfishohej njëbuzëqeshje që buronte nga shpirti.

- Kush jam unë? – më befasoi me pyetje, kur ende nuk ekisha marrë veten.

E pashë me vëmendje. Sytë i qeshnin, fytyra i rridhte gaz,trupi i jepte gjallëri. Trokita derë më derë në qelizat e kujtesës.Ishin të mbyllura. Kërkoja të gjeja çelësin e tyre. Nuk e gjejadot, edhe ai ishte i mbyllur.

- Jam më i vjetër se ti dhe sapo të pashë të solla në mend. -më tha

- Ti më i vjetër se unë? Nuk e besoj - vazhdova. - Ti dukeshsi djalë i ri.

- Urdhëro pasaportën! – tha dhe ma la në dorë.E hapa. Pashë vitlindjen. Vërtet, ishte më i vjetër se unë,

ishte i ‘38-s, ndërsa unë isha i ‘41-shit.- Jam Ylber Qelepiri, - tha, pa më lënë kohë të lexoja emrin

në pasaportë.Çelësi u gjet. Qelizat e kujtesës u hapën dyersh e dritaresh.

Fytyra e tij erdhi nga rinia dhe u bashkua në pleqëri.Më tha se kemi dyzet e pesë vjet që nuk jemi takuar. I

thashë se unë qëllon që t’i harroj fytyrat, por datat nuk i harroj.

Page 349: NJERËZ QË I DUA

349

Atë ditë data shënonte 23 shkurt 2007. I thashë se kemi plot41 vjet dhe 7 ditë që nuk jemi parë. Kur i thashë këto kishaparasysh ceremoninë e ndarjes së diplomave, 16 shkurtin1966…

… Këmbënguli të pimë një kafe. Megjithëse nxitoja, e fshivatakimin që kisha lënë me një SMS dhe u ulëm në një bar tëvogël, fare pranë stacionit hekurudhor në Kato Patisia…

…Për një orë të tërë rrahëm rrugët e jetës. Ai ishte emëruarnë Gramsh, atje kishte krijuar familjen, kishte lindur e rriturdy djem e një vajzë. Prej andej kishte ardhur edhe në Greqi.Me shëndet më dukej mirë. Këtë ma pohoi, duke shtuar sekishte bërë një operacion bay-pas në zemër dhe një në kokë.Fëmijët i kishte të sistemuar në punë e me nivel arsimor të lartë.

U ndamë për t’u takuar përsëri, për ta vaditur e prashiturkujtesën më me nge.

Më ngrohu ai takim, më ngrohu veçanërisht fakti që kynjeri, ndonëse troket në të shtatëdhjetat e jetës, nuk i ndahetpunës, bredh Athinën nga njëra qoshe në tjetrën me një çantënë krahë e me llotari në duar, duke përcjellë mesazhin sellotarinë e fiton njeriu nëpërmjet punës, llotarinë në vleramonetare dhe shëndetësore.

Page 350: NJERËZ QË I DUA

350

NJË “KËNGË” HELENEPËR FLAMUR PISLIN

Premiera e filmit artistik “PENGU”në STUDIO NOVO

Një zë nëne, zë i malluar për djalin, nëntë male kaptuar, sinë balada, si në mitet e moçme heleno-shqiptare… Një muzikëqë të luan vendit. Një djalë i ri hedh çantën krahëve dhe ecënme hap të vendosur rrugëve të Nea Makrisë, diku në veri tëGreqisë, diku pranë Selanikut… diku në kohë dhe hapësirë…

Kur ka ndodhur kjo ngjarje? Dikush i vë një datë, vitin1999… I vë edhe një emër, Elion. I jep edhe adresën e banimit,Tiranën. Një tjetër thotë se nuk e quajnë Elion dhe as ështëprej Tirane. E quajnë Flamur dhe është prej Klosi të Matit, prejPatini. Është një djalë i ri, në pranverën e njëzetepestë të jetësqë i kanë thurur këngë, një këngë epike me çifteli…

Rreth një muaj përpara, ngjarjen e përshkroi deri në hollësinjë televizion prestigjioz privat grek. Solli në kujtesë Flamurinnë tërë odisenë e tij. I thirri në kujtesë grekët që përjetuandramën dhe tragjedinë e tij. Ata flisnin me krenari për atë djalë.Në historitë e shumta të pengmarrjeve nuk ka ndodhurasnjëherë që pengjet të flasin me respekt për pengmarrësin…

Edhe filmi OMIROS, titulli i të cilit na duket sikur po sjellnë skenë Homerin e lashtë të Iliadës dhe Odisesë dhe jo pengunapo pengmarrësin, jo robin apo robmarrësin, siç ka kuptiminnë gjuhën e re greke, për bosht ka pikërisht një ngjarje të vërtetë,ngjarjen e djaloshit nga Patini që nderin dhe dinjitetin e humbur

Page 351: NJERËZ QË I DUA

351

e gjen në mënyrën e tij, duke rrëmbyer një autobus mepasagjerë. Zgjedhja është e tij, është vetjake, e shtyrë ngamotive individuale, nga një gjendje psikologjike momentale.Askush nuk është prapa tij…

Pengjet, në zbërthim të ngjarjes, shpejt do të kuptojnë senuk kanë të bëjnë me një kriminel, një njeri që rrëmben përpara. Kjo del që në skenat e para të rrëmbimit të autobusit. Njëpasagjer, i friksuar deri në çmenduri, i hedh përpara Elionitportofolin me para në këmbim të lirimit. Ai ia refuzon në mënyrëdinjitoze dhe po në atë mënyrë e flak nga autobusi, duke shtyrëme këmbë portofolin me para…

Vetëm shtatë vetë mban peng. Të tjerët i lë të lirë. Ata qëikin, nuk ndjejnë inat për të, mëshirë po. Një nënë i thotë epërlotur: “Mos kështu se do të marrësh veten në qafë”…

Ata të shtatë, në vijim të ngjarjes, bëhen hetuesit,prokurorët, avokatët dhe gjykatësit e vërtetë të tij, gjykatësitpopullorë që nuk njohin nene e llogje nëpunësish, por njohindrejtësinë njerëzore. Ata e nxjerrin atë të pafajshëm…

Nuk do të ndalem të shpjegoj të gjitha skenat e filmit, as tëbëj kritikën e tij. Tashmë filmi, pas prezantimit në festivalinndërkombëtar të Berlinit dhe pas blerjes së shpejtë nga shumëvende të Evropës dhe Amerikës, që nga 4 marsi do të jetë iprezantuar në kinematë e Athinës dhe të gjithë Greqisë.

Nderin për prezantimin e parë në Athinë, paraintelektualëve grekë dhe shqiptarë, më 22 shkurt, e pati kinemaSTUDIO NOVO, në Stavropulu 33, pranë sheshit Amerika,kinema, e cila, siç më thotë një emigrant i vjetër, KristoZharkalliu, ka qenë historikisht kinema e premierave…

Filmi është një krijim artistik i Konstandin Gianarit dhe ibashkëpunëtorëve të tij Stathis Papadhopulos, TheodhoraTzimu, Janis Stankoglu, Minas Hatzisavas etj.

Në film, krahas artistëve të njohur grekë, pamë të spikasëloja e bukur e Rajmonda Bulkut dhe Ndriçim Xhepës, aktorëtashmë me një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare,por edhe i aktorëve më të rinj, të cilët i kemi parë të luajnë në

Page 352: NJERËZ QË I DUA

352

disa seriale greke si Laert Vasili, Armando Dauti, etj.Pas përfundimit të filmit, me iniciativën e gazetës “Ta Nea”

nën drejtimin e gazetarit të saj, intelektualit shqiptar GazmendKapllani, u bë një diskutim serioz, ku u pasqyruan vlerat efilmit dhe mesazhet që përcjell ai për shoqërinë greke në radhëtë parë, por edhe për shoqëritë e tjera që janë të lidhura ngushtëme Greqinë (dhe jo vetëm me atë) nëpërmjet urës sëemigracionit.

Disa intervista “në këmbë” na japin disa nga mendimet etë pranishmëve.

Armando Dauti, aktor. “Them se filmi pati sukses.Gjykimin për të do ta japë spektatori. Ne aktorët, si grekët poashtu edhe shqiptarët, jemi shumë të kënaqur me atë çka dolinë ekranin e kinemasë sot. Është një histori e vërtetë, filmi iqëndron besnik duke e pasqyruar shumë qartë atë dhe duke iukundërvënë asaj që u fol e u përfol nga media, gazetat dhetelevizionet greke në atë kohë”.

Gazmend Kapllani, gazetar. “Për regjisorin Gianaris filminuk është një riprodhim i plotë i historisë, ashtu siç ka ndodhur.Ajo që ka përcjellë ai është një metaforë për shoqërinë shqiptaredhe shoqërinë greke. Ai gërmon në një farë mase pasigurinë etë dyja shoqërive që erdhën në kontakt në një mënyrë pak ashumë të dhunshme, pas vitit 1991”.

Një vajzë shqiptare: “Se çfarë është e vërtetë dhe çfarënuk është, për mua s’ka shumë rëndësi, sepse me gënjeshtratjetojmë në këtë shoqëri të gjithë ne. Mos fshihemi pas gishtittonë. Jemi dy popuj që na bashkojnë shumë gjëra dhe megënjeshtrat biem në kurthet e atyre që duan të na ndajnë. Përmua Shqipëria dhe Greqia, mendimi im personal, do të ishte emira të mos kishin kufij, të bashkoheshin dy kulturat me njëmënyrë të tillë që të mund të na bënin të lidhur me njëri-tjetrin,kjo nëse duam apo nuk duam të biem në grackat e thurura .Urime nga ana ime. Më pëlqeu shumë. Ju lumtë atyre dhe urojqë njerëzit e kulturuar, që shikojnë larg, të mos shohin ndodhitë tilla dhe ne njerëzit e thjeshtë, që jetojmë në këtë shoqëri të

Page 353: NJERËZ QË I DUA

353

shohim të vërtetën e emigrantëve që shpirti ynë të ndryshojë,gjë kjo është shumë e rëndësishme.

Karanicani Vasilis, spektator grek: “Filmi e sheh Greqinëdhe Shqipërinë si të ishin kundërshtarë. Duke parë një pemë,humb pyllin. Pylli nuk janë vetëm shqiptarët, janë të gjithë tëhuajt. Të huajt që kanë ardhur në Greqi, vitet e fundit i shikojmësi të ishin një botë tjetër. Ajo që më shqetëson në film është seduket sikur rrëmbyes i autobusit mund të jetë vetëm shqiptar.Ai mund të ishte grek, mund të ishte kushdo i huaj”.

Artur Hoxha, emigrant. “Filmi është origjinal, shprehrealitetin, një film që na e ngre kokën ne shqiptarëve.”

Blerim Hoxha, emigrant. “Është treguar me realizëm edrejta. Në pah ka dalë racizmi i qarqeve të caktuara ndaj nesh,poshtrimi që na kanë bërë, si na trajtonin kur na kapnin kot nërrugë dhe na fusnin në burg, na linin pa ujë, pa bukë, flinimnë çimento, pa kuverta, pa asgjë. Në këtë film secili emigrantsheh diçka nga vetja, nga vuajtjet e tij”.

Albert Nasti, emigrant. “Më pëlqeu shumë filmi. Bisedovame disa grekë këtu. Për ta është historia e një personi dhe nukbesojnë se godet emigracionin në tërësi dhe marrëdhëniet midisshqiptarëve dhe grekëve. Ajo që më pëlqeu është se në mes tëfilmit, marrëdhëniet e Elionit me grekërit e marrë peng ungrohën. Racizmi këtu në Greqi nuk është kaq shumë nganjerëzit dhe nuk është aq shoqëror, sa është nga shteti vetë”.

Endri Hide, student. “Ishte film shumë prekës dhe e dharealitetin ashtu siç duhet ta jepte”.

Efrida Bedaj, gazetare. “Regjizorit Gianari i them bravopër këtë hap që bëri, hap që e prisnim prej kohësh. U dha njëshuplakë, në kuptim të plotë, dmth grusht, të dy qeverive, siasaj greke, po ashtu edhe asaj shqiptare. Këtë donte të thoshtesipas mendimit tim dhe ia arriti. Njerëzit se sa do ta kuptojnëështë diçka që nuk mund ta dimë. Shpresoj që t’i prekë zemrate tyre, t’i zgjojë ato, sidomos popullin tonë”.

Brisida Doko. “Më pëlqeu jashtëzakonisht filmi. E quajnjë fillim të mirë për të trajtuar këto probleme mjaft kruciale.

Page 354: NJERËZ QË I DUA

354

Unë jam lindur dhe rritur në Shqipëri, por jam nga familjegreke. Për mua do të ishte mirë që të trajtoheshin edheproblemet që lidhen me minoritarët dhe grekët që kanë jetuarnë Shqipëri”.

U larguam nga atmosfera e krijuar pas çfaqjes së filmit menjë ngrohtësi në zemër, por edhe me një brengë. Pse nëpremierën e këtij filmi, me përjashtim të ekipit të gazetarëve tëEMIGRANTI-t, nuk u ndodhën me mikrofonin e tyre gazetarëte BBC-së, Dojçe Vele-s, Franc Internacional-it, ata të gazetaveshqipshkruese në Greqi, si dhe drejtues të shoqatave të shumtanë Athinë? Po nga ambasada, pse nuk erdhi njeri? Mungesëinformacioni apo …?

Page 355: NJERËZ QË I DUA

355

DUART DHE INTELEKTIT I SHQIPTARËVENË BUJQËSINË GREKE

Para disa vjetësh, një botues i fuqishëm grek, në një bisedëtë ngushtë bënte çudinë se “Që kur kanë ardhur shqiptarët,ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit“.

Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndihmën e një mikut timqë e njihte greqishten mirë, i shpjegova se ulliri është njëdrufrutor që i pëlqen ta “përkëdhelësh” gjatë tërë kohës, por“përkëdhelinë” më të madhe e kërkon kur jep frytin e tij tëçmuar, kokrrat, që, kur i shtrydhim, rrjedhin vajin aq të çmuarnë jetën e njeriut. Ulliri nuk e duron “dajakun” në degët eveta, nuk e duron, për faktin se shkopi, duke goditur kokrrat,godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvetelulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohëduron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehriqë merr kokrrat dhe le sythat frutorë…

I thashë intelektualit grek se prania e shumtë e emigrantëveshqiptarë në fshatin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëmkrahun e fuqishëm të punës, por edhe trurin e stërvitur qëdepërton në biologjinë e bimës, sepse shqiptarët, në një masëtë madhe, kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësordhe njohin biologjinë e bimëve…

Nuk e di nëse më kuptoi intelektuali grek, por prej asajkohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur jo vetëm forcëne krahut, por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi,

Page 356: NJERËZ QË I DUA

356

ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet etë pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.

Një studim i universiteteve greke të Patras dhe të Janinëskonkludon se 70 për qind e ekonomive bujqësore grekembijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica etyre, saktësisht 90 për qind, sipas studimit, janë shqiptarë. Kyfakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia greke,fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë të punëssë shqiptarëve.

Këtij studimi mendoj se i mungon një detaj cilësor, pikërishtniveli arsimor e profesional i emigrantit shqiptar. Është një fakti pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur për shumë gjëra,shkolla ishte e hapur. Arsimi tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimii mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar, kishte marrë njështrirje masive. Shkolla e mesme profesionale, sidomos ajo eprofilit bujqësor dhe zooteknik, ishte e shtrirë edhe në zonatmë të thella e të largëta të Shqipërisë. Ishte shtrirë në atë masësa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme profesionale nukgjeje.

Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90kaluan kufirin grek, stacion të parë të punës së tyre patën fshatingrek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi,por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt, por edhe subjekt isaj.

Dëshira që të mësoj se sa është kontributi intelektual iemigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, mështyu që gjatë një vizite në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosittë intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fermatbujqësore të fshatit.

Intervistova 56 emigrantë shqiptar. Ata ishin të gjithëfshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor tëShqipërisë.

Mosha mesatare e të 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç.Prej këtyre, të moshës 17 - 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 - 25 vjeçishin 22 vetë, 26 - 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 - 35 vjeç ishin 5 vetë.

Page 357: NJERËZ QË I DUA

357

Të moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë.I moshës së mitur, 16 vjeç, ishte vetëm një.

Emigrantët në studim, siç theksuam më sipër, ishin të gjithëfshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga fshatrate Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3 krutanë,2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe njëtropojan. Në fshat ishin 4 familje; një nga Shkodra, një ngaPërmeti dhe dy nga Rumania.

Të 56 emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishinbashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili.Me arsim tetëvjeçar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsimtë mesëm të pambaruar ishin dy vetë, kurse me arsim të mesëmtë plotë 28 vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëmbujqësor, 7 ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe njëme arsim të mesëm miniere.

Nuk mendoj se kemi një rastësi në një nivel të tillë arsimor,do të thoja të lartë, në një fshat të zakonshëm të një zonebujqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla gjykoj, mendonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre tëdhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë.

Do të ishte me interes që institucione prestigjioze siuniversiteti i Patras, Janinës apo qyteteve të tjerë, të hulumtoninedhe në peshën arsimore që bujqësia greke (por edhe sektorëte tjerë të punës dhe të prodhimit) marrin nga mërgataekonomike shqiptare.

Theksojmë që emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi(dhe në sektorët e tjerë) kanë dhënë shumë, por kanë marrëpo aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë, por për teknologjitë.Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqëvëmendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare,tashmë kanë kaluar stadin e mbushjes së trastave me rroba tëdhuruara e kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantatdhe kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanënga më cilësorët, që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duarte tyre.

Page 358: NJERËZ QË I DUA

358

Është kjo një shprehje e këmbimit të kulturave. Dhekëmbimi i kulturave bëhet gjithnjë sipas një ekuivalence nëbaraspeshë. Ligji i njohur i enëve komunikuese nuk vepronvetëm në natyrë, por edhe në shoqëri.

Athinë, 31 janar 2005

Page 359: NJERËZ QË I DUA

359

NJË DORË E THARË NJOLLOSVENDIN TIM

Sot është 9 Maji. Si sot gjashtëdhjetë vjet të shkuaranjerëzimi, pasi pagoi mbi dyzet milionë jetë njerëzish, kryesishtnë Bashkimin Sovjetik, kryesisht në Europë dhe pjesërisht nëtë gjithë kontinentet që nga Lindja e Largët Aziatike, Amerika,Australia dhe Afrika, merrte frymë lirisht. Nazizmi kishte rënë.Mbi Reishtangun gjerman një ushtar i thjeshtë sovjetik ngrinteflamurin e larë me gjak, flamurin e fitores më të madhe tënjerëzimit.

Në Hollandë, Presidenti amerikan Bush vendosi një kurorëme lule në varrezën e madhe ku flejnë në gjumin e lirisëtetëmijë ushtarë e oficerë amerikanë, pjesëtarë të luftës heroiketë boshtit antifashist.

Në Londër, dje në mbrëmje, në një koncert madhështor,këndon një grua, zëri i së cilës ishte kushtrim lufte, ishtefrymëzim heroizmi për ushtarët në frontin e madh të luftëskundër nazifashizmit. Mosha nuk e ngjit dot në nota sipërorezërin e saj. Ajo këndon me zë të ulët, shoqëron një këngëtaretë re. Nuk këndon vetëm ajo, këndojnë të gjithë të pranishmit,në një kor të përmasave të pamata.

Në Moskë, mbi makina ZIS të kohës së Luftës së MadhePatriotike, janë ulur e parakalojnë gra e burra me gjoksetmbushur me dekorata. Janë ish luftëtarë të fronteve të mëdhenjtë Luftës në Stalingrad, Leningrad, Kursk, Ukrainë...Berlin.

Page 360: NJERËZ QË I DUA

360

Parakalojnë, ashtu siç parakaluan gjashtëdhjetë vjet më parë,me të njëjtët flamuj...

Në Moskë ndjekin paradën personalitete më të mëdhenj tëGlobit, udhëheqësit e mëdhenj të koalicionit antifashist Sovjeto-Anglo-Amerikan-Francez. Në Moskë ndjekin paradën edheudhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Ndjekinushtarët dhe oficerët e veshur me të njëjtën uniformë sigjashtëdhjetë vjet më parë me të njëjtat armë si gjashtëdhjetëvjet më parë. Topat e ruajtur në muze, që nga koha e luftës,zgjohen, nxjerrin tym dhe flakë si gjashtëdhjetë e ca vjet mëparë.

Vendi im përfaqësohet në Moskë nga Presidenti iRepublikës, babai i të cilit ka qenë një ndër luftëtarët dheorganizatorët e mëdhenj të Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare Shqiptare.

Vendi im, me gjakun e njëzet e tetë mijë dëshmorëve eradhiti veten midis fitimtarëve të mëdhenj të luftës më të madheqë ka parë njerëzimi. Asnjë këmbë shqiptari nuk e kaloi kufirine vet të sulmojë e nënshtrojë popuj të tjerë në lindje e nëperëndim. Asnjë këmbë ushtari të koalicionit të madhAntifashist nuk hyri në tokën shqiptare si çlirues. Shqipëriaishte dhe është vendi i vetëm në Evropë dhe në botë që çliriminnga zgjedha nazifashiste e bëri me tytën e armëve të vetarrëmbyer armikut, me forcën e bashkuar të shqiptarëve. Njëpjesë e ushtrisë shqiptare çliroi krahina të tëra në Jugosllavi.Një partizan shqiptar, një dibran, ra në front kundër nazistëvenë veri të Jugosllavisë ditën, në frontin e Sremit më 9 maj 1945.

Të gjitha këto të bëjnë krenar, të bëjnë evropian, ani seEvropa edhe dje edhe sot na mban larg...

Nuk do t’i kisha shkruar këto radhë, thjesht sepse këto idinë i madh e i vogël, e di Evropa mbarë.

Një botim në greqisht, botim i shtëpisë së njohur botuese“Pataki”, ma prishi humorin, më detyroi të shkruaj, të protestoj,ani se nuk e di se ku ta adresoj protestën: ndaj shtëpisë botuese“Pataki”, ndaj redaktorëve të botimit, ndaj segmenteve të

Page 361: NJERËZ QË I DUA

361

caktuara keqdashëse të popullit tim, ndaj...?Botimi është një libër i vogël xhepi, që në çdo fletë që

shfleton të jep një informacion telegrafik për historinë botëroreqë nga lashtësia e deri sot. Nuk do të ndalem në të kaluarënpara Krishtit e as pas Krishtit, do të ndalem në Luftën e DytëBotërore, në faqen 126, në një hartë të teatrit të luftimeve dhetë forcave të asaj periudhe. Harta është e ngjyrosur në katërngjyra. Në të bardhë janë vendet neutrale: Turqia, Spanja,Portugalia, Zvicra, Suedia. Në Mavi janë ngjyrosur vendet nënpushtimin nazifashist: Franca, Greqia, Jugosllavia, Bullgaria,Rumania, Bashkimi Sovjetik deri në Stalingrad e Leningrad.Në të verdhë janë vendet e papushtuara nga nazizmi si LindjaSovjetike dhe Anglia. Ajo që më shqetësoi dhe më nervozoiishte ngjyra portokalli, ngjyrë që simbolizon boshtin nazifashist.Një dorë e një mendje e çoroditur ka ngjyrosur me portokalliedhe vendin tim, edhe Shqipërinë tonë...

Në Berlin, dita e fitores mbi fashizmin u festua memadhështi. Ndërsa populli gjerman i gëzohej fitores së madhetë përbotshme, shenjë kjo qytetërimi, një grup i vogëlnaziskinësh dolën në rrugët e Berlinit me simbolet dhe medhunën hitleriane.

Në Greqi, një dorë e vogël vetëm me pesë gishta, njollosShqipërinë, duke e radhitur midis nazifashistëve. Në Greqi, poajo dorë, ka kohë që ngrihet lart në Parlament dhe vë vetonkundër heqjes së të ashtuquajturit “Ligj të Luftës meShqipërinë”...

Veprimtaritë me rastin e 60 vjetorit të Fitores Historike mbiNazifashizmin dhanë një mesazh të madh, krijuan një fronttë gjerë antifashist, në të cilin marrin pjesë edhe fitimtarët edhetë mundurit e 60 vjetëve të shkuara. Përballë këtij fronti ajodorë e tharë që ngjyros në të keq Shqipërinë është shumë evogël. Megjithatë, ekziston. Si ka thënë Julius Fuçiku, më segjashtëdhjet vjet më parë: “Popuj! Ju dua! Jini vigjilentë!“

Athinë, 9 maj 2005

Page 362: NJERËZ QË I DUA

362

PAS AGIMIT NË ARËN ME MISËR

Atë mëngjes të së premtes së fundit të qershorit, kurshkëmbeva fjalët njohëse, ai kishte në duar një deng të madhgazetash. E hapi, duke e prerë spangon me gërshërë dhe nisit’i marrë dhe vendosë në stendë një nga një. Kur dora, aty ngafundi, i kapi gazetat shqiptare, pashë t’i ndriçohej fytyra nganjë dritë që vinte nga pusi i thellë i shpirtit.

- Ja edhe gazeta jote - më tha duke qeshur. - E lexojvazhdimisht. Më pëlqen, sepse herë pas here gjej vetveten, gjejvendin tim dhe çmallem. Do të më bësh një fotografi?

- Me dëshirë dhe respekt - i them dhe shtypa butonin.- Faleminderit! – më tha, sikur t’i kisha bërë me të vërtetë

një dhuratë të madhe. – Jemi larg e na merr malli për njerëzit,për fjalën e bukur shqipe. Më merr mua, por më shumë merrgruan time, Klodianën, që deri natën vonë ndjek kanaletsatelitore shqiptare...

- Kur ke ardhur? - e pyes, duke kërkuar të hyj në rrënjët eshkulura të jetës migratore.

Më 25 qershor të vitit 1993 kam filluar për herë të parëpunën në Greqi.

- A e mban mend atë ditë?- E mbaj mend si të ishte sot.- Tre ditë më parë janë mbushur katërmbëdhjetë vjet.- Mirë e llogarite.Dhe nisi të tregojë...... Katërmbëdhjetë vjet e tre ditë më parë dola nga një arë

Page 363: NJERËZ QË I DUA

363

me misër. Pas shtatë ditë e net maleve, shkurreve e ferrave,kisha ra në gjumë të thellë në një arë me misër. U zgjova ngazhurma e një makine, motori i së cilës bënte nxehjen për ditëne gjatë të punës. Dola duke çarë me të dy duart bimët që sapokishin nxjerrë xhufkën dhe pashë në anë të rrugës një maunetë madhe të ngarkuar me shalqinj. I lodhur, i uritur, i palarë ei parruar bëra drejt saj. I mora parasysh të gjitha: edhe policinë,edhe kthimin mbrapsht.

I zoti i makinës më pa si të shihte një fantazmë. Më matinga koka tek këmbët me syrin e tij hetues dhe lëvizi buzët.Nuk e mora vesh se çfarë tha në të gjithë ato fjalë që nxori, pornjë fjalë e kuptova, atë fjalë që çdo emigrant e përtyp dhe eripërtyp në udhët e largëta, fjalën “dhulja”.

Kërkuaka të punoj, i thashë në gjuhën time vetes, dhe ishqiptova një “po“, që nuk m’u duk se doli nga goja ime.

Ma bëri me dorë që të ngjitem në kabinë dhe, pasi përplasime forcë derën e maunës së vjetër, e vuri në lëvizje.

Fillova të shkarkoj, duke ndjerë nga pas, anash e përparavështrimin hetues të grekut. Kur shalqinjtë ishin stivuar nëhyrje të një magazine e kamioni ishte boshatisur, pasi më vurinë dorë pesë mijë dhrahmi, ma bëri me shenjë të ulemi tek njëlokal i vogël aty pranë. Porositi ushqim: suflaqe, shishqebap,bukë, një shishe birrë dhe pasi hëngrëm, më tha:

- Do të punosh me mua?- Po, i them, pa e kuptuar mirë se çfarë donte të më thoshte.

I thashë me fjalë e me shenja se kisha udhëtuar shtatë ditë enet dhe doja të punoja.

- Mirë, - tha dhe më mori për krahu.Fillova punën me të dhe nuk iu ndava për dhjetë vjet, deri

më 1 prill të vitit 2003, kur erdha në Santorini.- I keni shkëputur lidhjet me të.- Jo. Në asnjë mënyrë. Unë atje u bëra i shtëpisë. E shoqja

e tij më lante e më ndërronte. Fëmijët e tij, në një moshë memua, më donin si vëlla. Nuk mund t’i harroj. Nuk shkelet bukae dhënë se të vret. Ai u mërzit shumë. U mërzit aq shumë, sa

Page 364: NJERËZ QË I DUA

364

më tha se po u ktheva, nuk do të më pranonte as në shtëpi dheas në punë. Unë nuk u ktheva, por është kthyer ai. Fëmijët dheai çdo verë vijnë e pushojnë këtu. Ai rri në shtëpinë time, nuke lë të shkojë në hotel. Fëmijët duan qetësi e dëshirat e moshës,flenë në hotel, por kur jam i lirë nga puna vijnë e mblidhemi sidikur. Edhe këtë vit i pres. Më kanë lajmëruar se do të vijnënga mesi i gushtit. Kam bërë gati dhomën në shtëpi. Kam zënëpër fëmijët dy dhoma në një hotel...

- Ku banojnë ata?- Në Aleksandria, në zonën e Imathias, në afërsi të Selanikut- Si ke ardhur në Santorini?- Në Santorini kam ardhur pasi kam jetuar dhjetë vjet atje.

Një lidhje telefonike nëpërmjet një kushëririt tim me pronarine supermarketit më solli këtu. U njoha me të nga afër në njëtakim që bëmë në Athinë. Ishte interesi ekonomik ai që natërhoqi dhe zbritëm në Santorini.

- Tani jeni i ngulur në Santorini?- Tani jam i ngulur, me dokumentacion të rregullt, me

gruan, me djalin. Këtu rri dimër verë. Këtu, siç e dini, punaështë sezonale. Në dimër mbyllet supermarketi, nga fundi itetorit. Pas kësaj bëjmë ndonjë muaj pushim ose ikim në Atdhe.Kohën tjetër merremi me meremetime e përgatitje për sezonine ardhshëm.

- Çfarë arsimi keni marrë në Shqipëri?- Kam mbaruar arsimin e mesëm bujqësor në Labinot -

Fushë.- Sa vjet t’u bënë këtu?- Ky është sezoni i gjashtë.- Këtu do të rrini gjatë?- Njëherë për njëherë jemi të vendosur këtu, nuk do të

lëvizim.- Do të kthehesh në Shqipëri?- Po.- Çfarë mendon të bësh atje?- Të hapi ndonjë punë që të jetojmë edhe ne...

Page 365: NJERËZ QË I DUA

365

* * *

Vasilin dhe të shoqen Klodianën do t’i takoja vazhdimisht.Më tërhoqi jo vetëm buzëqeshja dhe malli, por mbi të gjithapuna, përkushtimi. Ishte ky çelësi që u kishte hapur dyert nëAleksandria të Imathias, atë mëngjes kur doli nga gjumi nëarën me misër dhe shkarkoi maunen me shalqinj, mori pagëne parë nga puna në tokë të huaj. Ishte ky çelësi që për dhjetëvjet e mbajti në dorë me besimin e njeriut të mirë për gjithçkaka në shtëpinë e tij. Është pikërisht ky çelësi që i është dhënënë dorë dhe hap dyert e supermarketit. Njerëzit i besojnë atijdhe ai u beson atyre. Një nyje e fortë lidhjeje që e ka VasilRançi dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë në mbarë Greqinë...

...Atë ditë që do të ikja Vasili këmbënguli që të më merrtee të më çonte në portin e Firas, në orën kur nisej trageti. M’ulut që të niseshim një gjysmë ore përpara. Mendova se ka ndonjëpunë ndaj pranova...

...Nuk kishte pasur punë. Tjetër gjë kishte menduar.Makina e tij nuk mori rrugën e shkurtër drejt portit. I ra gjatëe gjatë përqark ishullit, duke më treguar vendet e tij të bukura...

...Në port nuk iku pa e pirë një birrë të ftohtë në një lokalku kamerierët flisnin shqip...

Më fute në borxh Vasil Rançi, atë lloj borxhi që ta jepfilxhani i kafes kur gjerbet midis njerëzish që i do dhe të duan.

Page 366: NJERËZ QË I DUA

366

TREGUESI I LËNDËS

Im bir dhe e kuqja e flamurit...................................................7Një emigrant grek në rininë time ............................................10Vajza e emigrantit. ................................................................17Kur bëjnë dasmë dibranët .....................................................21Agron Novruzi... ...................................................................23Fati i një njeriu të mirë ..........................................................26Fara, rrënjët dhe degët e njeriut ............................................29Një mesazh për Foto Malon .................................................34Kronikë e një heroizmi të heshtur ..........................................36Bisedë me Tonin Ndokën në Amfilokia .................................40Shënuar më 25 mars 2005… ................................................42Ëndrra e Brunildës… ............................................................46Dhurata e Krishtlindjeve ......................................................51Guximi dhe forca e Diela Ana Prekës ....................................55Dy motrat e isos labe .............................................................61Loti ikanak i Lavdie Bishës... ................................................66Mjekja që do të mësoj shqip dhe... .......................................72Nje moter qan per vellane .....................................................76“Kutia e Pandorës” dhe “Kutia e Ikanakëve” .........................79Dita me diell e Sofika Hodos... ..............................................85Elegji për vete dhe për Fitim Danin ........................................91Mbrëmje dhjetori ‘97 me Kadri Roshin ... .............................94Kur bien yjet ...........................................................................97Homazh për Ilmi Latën dhe pushtetin shqiptar ....................100Njerëz të punës ....................................................................105

Page 367: NJERËZ QË I DUA

367

Aleksi ...................................................................................110Kërkoi një çelës e ndezi një dritë... .........................................112Eqeremi dhe Lindita ............................................................117Kthim në dashurinë e parë ...................................................122Dosja e Grigor Kondurit ......................................................127Ku e more këtë fllad Kastriot Lekdushi? .................................130Kthimi i Jorgji Muzakës në Shqipëri .....................................136Lefteri dhe djemtë ................................................................139Një jetë midis “dy dashurive“ ..................................................143Mario i vogël, gjysh Jovani dhe … ..........................................151Edhe njëqind Dritëro Agolli! .................................................155Shtegtimi i Ndue Nikollës ...................................................159T’u rrittë ndera Ndue Nikolla! ................................................163Ku je Novruz Abilekaj? .......................................................168Një njeri “midis njerëzve” ...................................................176Nota mbi pentagramin e një jete .............................................181Fati i njeriut … ......................................................................187T’u ngjattë jeta Gjergj Xeka! ..................................................190Një dhëmbje nga dhembjet e kurbetit ......................................196Kola që u bë Sotirios ............................................................199Krenari greke! .......................................................................203Mondi që u bë Mario... ........................................................205Kur vijnë e ikin pashkët… ...................................................208Qesh… se nuk qaj dot ..........................................................211Sa kushton “ikja nga burgu”? ..............................................216Rrimë se rrimë… a shkulim urof? .........................................220Qeshim kur qesh spektatori ...................................................222Gruaja është shok i shpirtit ...................................................230Një njeri që lëshon “rreze të arta” në mjekësi .......................235Dy nga dhjetë vëllezrit Tasho ...................................................242Një ditë me Nik(i)olla Lauda(ri)n .............................................246Ajo që u mungon është Lushnja... .........................................251Një doktor shkencash në Athinë ..............................................256Nota mbi pentagramin e punës së Levisit ...............................263Kur bisedon me Aleko Zeqon... ...............................................267

Page 368: NJERËZ QË I DUA

368

Rasti im përbën një skandal të vërtetë politik .........................271Një llampë që ndriçoi Shqipërinë............................................280Një mesazh i Cekes nga Skrapari ..........................................287Irodhio i lashtë këndon shqip ...................................................291Midis gjelbërimit dhe kaltërsisë së Hydras .............................297Penelata shqipërie – verë 2007 .................................................303Mall dhe brengë për Shqipërinë... .........................................308Shqipëria ime ... ja ku është! ...................................................314Udhëtim mbi dallgët e isos labe .............................................318Cicërima poetike 2006 .........................................................325Ju lutem, kthemni në tokën time… .......................................328Kali i legjendës nis fluturimin ................................................333Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Shqipëri? .......................................336Një mesazh për “kuksianin e ri” .............................................338Kënga europiane dhe atdhetarizmi shqiptar ........................340Dy ndodhi – larg, në kohë e hapësirë ...................................344Rruget e jetes ........................................................................348Një “këngë” helene për Flamur Pislin ...................................350Duart dhe intelektit i shqiptarëve në bujqësinë greke .........355Një dorë e tharë njollos vendin tim .......................................359Pas agimit në arën me misër ...................................................362