4
GJEOGRAFI VIII Në vazhdim do të kalojmë në temë të re mësimore, konkretisht për Evropën Lindore, pasi kemi përfunduar rajonet si Evropa Jugore, Evropa Perëndimore, Evropa Veriore dhe Evropa Qëndrore. DETYRË→ Duke u bazuar në mësimet e kaluara do të shënoni në fletore shtetet e Evropës Perëndimore, E. Qëndrore dhe E. Veriore. Tema mësimore: Pasqyra gjeografike e rajonit të Evropës Lindore NJËSI MËSIMORE: RUSIA SIPËRFAQJA: 17 075 200 KM 2 KRYEQYTETI: MOSKA NUMRI I POPULLSISË: 145 milion BANORË GJUHË ZYRTARE: GJUHA RUSE Pozita gjeografike dhe kufizimi: Rusia është shteti më i madh në botë për nga sipërfaqja. I cili shtrihet në dy kontinente, në Evropë dhe Azi. Ka dalje në dy oqeane: Oqeanin Paqësor (lindje) dhe Oqeanin Arktik (veri). Pjesa e shtetit që i takon territorit europian shtrihet deri tek malet Urale, lumi Ural dhe liqeni Kaspik (aty ku është kufizimi lindor i kontinentit të Evropës, ose ndarja e dy kontinenteve Azisë dhe Evropës). Pjesa Europiane Pjesa Aziatike

NJËSI MËSIMORE: RUSIA

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NJËSI MËSIMORE: RUSIA

GJEOGRAFI VIII Në vazhdim do të kalojmë në temë të re mësimore, konkretisht për Evropën Lindore, pasi kemi përfunduar

rajonet si Evropa Jugore, Evropa Perëndimore, Evropa Veriore dhe Evropa Qëndrore.

DETYRË→ Duke u bazuar në mësimet e kaluara do të shënoni në fletore shtetet e Evropës Perëndimore,

E. Qëndrore dhe E. Veriore.

Tema mësimore: Pasqyra gjeografike e rajonit të Evropës Lindore

NJËSI MËSIMORE: RUSIA

SIPËRFAQJA: 17 075 200 KM2 KRYEQYTETI: MOSKA

NUMRI I POPULLSISË: 145 milion BANORË GJUHË ZYRTARE: GJUHA RUSE

Pozita gjeografike dhe kufizimi:

Rusia është shteti më i madh në botë për nga sipërfaqja. I cili shtrihet në dy kontinente, në Evropë

dhe Azi. Ka dalje në dy oqeane: Oqeanin Paqësor (lindje) dhe Oqeanin Arktik (veri).

Pjesa e shtetit që i takon territorit europian shtrihet deri tek malet Urale, lumi Ural dhe liqeni

Kaspik (aty ku është kufizimi lindor i kontinentit të Evropës, ose ndarja e dy kontinenteve Azisë

dhe Evropës).

Pjesa Europiane Pjesa Aziatike

Page 2: NJËSI MËSIMORE: RUSIA

GJEOGRAFI VIII

PJESA

EUROPIANE E

RUSISË

Malet Urale

Liqeni Kaspik

Malet Kaukaz

Page 3: NJËSI MËSIMORE: RUSIA

GJEOGRAFI VIII

DETYRË→ Duke u bazuar në hartën më lartë, shëno në fletore kufizimin e Rusisë me shtetet në

perëndim të saj si dhe në cilat detra ka dalje në veri dhe jug.

Karakteristikat fizike-gjeografike:

Pjesa më e madhe e territorit të Rusisë Europiane është e përbërë nga ultësirat, ku e kemi

ultësirën e madhe të Evropës Lindore, ndërsa malet më të njohura janë malet Kaukaz në kufirin

e saj jugor dhe malet Urale (male që e ndajnë Evropën nga Azia dhe që gjinden në territorin rus).

Page 4: NJËSI MËSIMORE: RUSIA

GJEOGRAFI VIII

Lumi më i gjatë në Evropë, lumi Vollga ka burimin në Rusi kalon nëpër territorin e saj dhe derdhet

në Liqenin (Deti) Kaspik. Lumenjë tjerë më të njohur në Rusi (Evropë) janë: lumi Ural, lumi Don,

Dvina Veriore dhe Peçora. Liqenet më të njohura janë: liqeni Ladoga dhe Onega.

DETYRË→ Gjeni në hartën gjeografike të Rusisë këto lumenjë dhe liqene.

Klima në Rusi është kryesisht kontinentale me dimra të ftohtë dhe vera të nxehta dhe të thata

me ndikime nga klima polare e ftohtë në pjesën veriore.

Feja: Ortodoks

Rregullimi shtetëror: Republikë federale

Rusia gjithashtu njihet për resurset natyrore si: nafta, gazi natyror, thëngjilli, hekuri etj.

PËRGJIGJU NË PYETJET NË VAZHDIM:

1. Malet Kaukaz në cilën pjesë të Rusisë gjinden?

2. Kryeqyteti i Rusisë gjindet në cilin kontinent?

3. Për çfarë resurse natyrore është e njohur Rusia?

4. Cili është lumi më i gjatë në Evropë?

5. Cilat janë liqenet më të njohura në Rusi?