83
Si të planifikojmë një orë mësimore. FORMAT I PLANIT MËSIMOR DITOR 1. Data _______ 2. Lënda: ______ 3. Klasa:_________ 4. Tema mësimore: _________________________________________________________________ 5. Objektivat e orës së mësimit: (përcaktohen çfarë do të mësohet; çfarë duhet të bëjë një nxënës dhe jo një grup nxënësish) ____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ ___________ 6. Procedura e orës së mësimit: ( përshkrimi i asaj që do të bëjmë për të shpjeguar mësimin duke përfshirë edhe një përshkrim të asaj se si do të paraqesim mësimin, çfarë teknikash mësimore do të përdorim dhe si do të përfundojmë mësimin. Zakonisht kjo pjesë e planit mësimor mund të paraqitet me një tabelë skematike si më poshtë.) Nr . Veprimtaritë Metodat Koha 1. Hyrje 5 min 2. Punë e udhëhequr Punë me grupe 15 min 3. Informacioni i ri Bashkëbisedim 5 min 4. Punë e pavarur Ese 15 min 5. Vlerësimi 5 min 7. Të dhënat paraprake: ( tregojnë çfarë duhet të dinë nxënësit ose duhet të bëjnë në mënyrë që ora e mësimit të jetë e suksesshme. Kjo etapë përfshihet tek hyrja. ) 8. Materiale dhe mjete: ( është mirë që në planin mësimor të parashikohen mjetet dhe materialet mësimore ndihmëse si dhe mënyra e përdorimit të tyre, nëse ato nuk janë mjetet tradicionale të orës së mësimit si p.sh., kur bëhet fjalë për përdorimin e projektorit, mjeteve audiovizuale etj.) 9. Vlerësimi: (përshkruhet se si do të përcaktojmë masën e përfitimit të objektivit mësimor nga ana e nxënësve. Kjo lidhet ngushtë me ato detyra që kemi paraqitur në fillim të orës së mësimit.) 10. Aktivitete plotësuese: (këtu mund të përshkruajmë veprimtari dhe materiale të tjera për të përforcuar dhe zgjeruar mësimin. Gjithashtu futen detyrat e shtëpisë dhe projekte të ndryshme.)

Si të planifikojmë një orë mësimore

Embed Size (px)

Citation preview

Si të planifikojmë një orë mësimore.

FORMAT I PLANIT MËSIMOR DITOR

1. Data _______2. Lënda: ______3. Klasa:_________4. Tema mësimore: _________________________________________________________________5. Objektivat e orës së mësimit: (përcaktohen çfarë do të mësohet; çfarë duhet të bëjë një nxënës dhe

jo një grup nxënësish)___________________________________________________________________________________________________________________________________________________

6. Procedura e orës së mësimit: ( përshkrimi i asaj që do të bëjmë për të shpjeguar mësimin duke përfshirë edhe një përshkrim të asaj se si do të paraqesim mësimin, çfarë teknikash mësimore do të përdorim dhe si do të përfundojmë mësimin. Zakonisht kjo pjesë e planit mësimor mund të paraqitet me një tabelë skematike si më poshtë.)

Nr. Veprimtaritë Metodat Koha 1. Hyrje 5 min2. Punë e udhëhequr Punë me grupe 15 min3. Informacioni i ri Bashkëbisedim 5 min 4. Punë e pavarur Ese 15 min5. Vlerësimi 5 min

7. Të dhënat paraprake: ( tregojnë çfarë duhet të dinë nxënësit ose duhet të bëjnë në mënyrë që ora e mësimit të jetë e suksesshme. Kjo etapë përfshihet tek hyrja. )

8. Materiale dhe mjete: ( është mirë që në planin mësimor të parashikohen mjetet dhe materialet mësimore ndihmëse si dhe mënyra e përdorimit të tyre, nëse ato nuk janë mjetet tradicionale të orës së mësimit si p.sh., kur bëhet fjalë për përdorimin e projektorit, mjeteve audiovizuale etj.)

9. Vlerësimi: (përshkruhet se si do të përcaktojmë masën e përfitimit të objektivit mësimor nga ana e nxënësve. Kjo lidhet ngushtë me ato detyra që kemi paraqitur në fillim të orës së mësimit.)

10. Aktivitete plotësuese: (këtu mund të përshkruajmë veprimtari dhe materiale të tjera për të përforcuar dhe zgjeruar mësimin. Gjithashtu futen detyrat e shtëpisë dhe projekte të ndryshme.)

MODELE MËSIMORE.

TEKSTI POETIK – (16 ORË MËSIMI MODEL)

MODEL MËSIMOR – 1

TEMA: Teksti poetik dhe llojet e tij – Integrim lëndor

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të përdorë informacionin e marrë rreth vargëzimit për të treguar veçoritë e tekstit poetik;Të shkruarit: - të gjejë/ konkretizojë me shembuj të llojeve të ndryshme të krijimeve në vargje duke karakterizuar secilin;Të folurit: - të diskutojë rreth koncepteve mbi vargun dhe organizimit në vargje duke dhënë shembuj nga njohuritë e marra;Të dëgjuarit: - të shpjegojë me gojë idetë e dëgjuara gjaë orës së mësimit;Të vështruarit: - të shpjegojë mënyrën se si fjalët, tingujt dhe imazhet përcjellin një mesazh të caktuar në krijimet poetike.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Punë me grupe-

BrainstormingDi – Dua të di – Mësoj

15 min

3. Informacioni i ri Teksti poetik dhe llojet e tij 10 min4. Punë e pavarur Ditari dy pjesësh – Shkrimi

i lirë 15 min

5. Vlerësimi min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Për të zhvilluar këtë orë mësimi integrues mësuesi duhet të nxitë nxënësit të sjellin në mendje njohuritë e tyre të mëparshme rreth poezisë dhe krijimeve në vargje. Për këtë mund të shërbejnë pyetje si:- Ç’është poezia? - Cilat janë disa nnga llojet e krijimeve poetike?- Si klasifikohen veprat e shkruara në vargje?- Cili është dallimi mes poezisë lirike dhe asaj epike?

Klasa ndahet në 3 grupe rastësore dhe secilit prej tyre i jepet një detyrë për të rifreksuar njohuritë rreth këtyre koncepteve:a) Poezia si nocionb) Poezia lirikec) Poezia epike

Veprimtaria punohet përmes tabelës së koncepteve: Di- Dua të di – MësojNëse ka vështirësi në këtë teknikë, atëherë rekomandohet punimi në tekst ( të lexuarit) e informacionit të ri në faqen 13- 15.Pas kësaj veprimtarie është mësuesi që plotëson dijet dhe/ose i saktëson ato.

Në tabelë secili grup i paraqet informacionet dhe bëhet diskutimi rreth këtyre nocioneve që kanë nxënësit ashtu siç i kanë mësuar në shkollën 9-vjeçare.Këtu mund të shtohen informacionet me ndihmën e mësuesit ose duke i nxitur nxënësit të kujtojnë drejtime, vepra dhe autorë duke përfshirë edhe letërsinë shqipe.

b2 – Në pjesën e dytë të mësimit, përmes teknikës DDM (Di – Dua të di – Mësoj), punohet materiali i tekstit faqe 13- 15 Ky përbën edhe informacionin e ri.Mësuesi nuk është e nevojshme të japë njohuritë shteruese rreth tij, pasi në orët në vazhdim do të plotësohen njohuritë me analiza, studime teksti dhe diskutime të pjesëve dhe fragmenteve konkrete.E rëndësishme është të shihet shkalla e njohurive të nxënësve dhe nxitja e tyre për të marrë një informacion të plotë të cilin do e përdorin në fazën tjetër të orës së mësimit.Mësuesi duhet të punojë në mënyrë të tillë që të orientojë nxënësit rreth problematikës që do të ketë teksti poetik në vazhdimësi, duke përmendur edhe veprat, autorët dhe fragmentet përkatëse me të cilat do të punohet.

c) Veprimtari e pavarur:

Përmes teknikës Ditari dy pjesësh, kërkohet nga nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur për të analizuar poezitë “Ajkuna qan Omerin” dhe/ose “Atdheut” të Gjergj Fishtës në faqen me lexime plotësuese të tekstit (faqe 279 – 281).Nxënësit do të reagojnë me shkrim ndaj pjesës së lexuar, nga njëra anë e fletës do të shënojnë citime nga poezia dhe nga ana tjetër do të bëjnë komentet e tyre për atë citim duke argumentuar veçoritë lirike ose epike të tekstit.

Disa prej detyrave me shkrim do të lexohen, diskutohen dhe vlerësohen gjatë orës së mësimit.Mësuesi duhet të nxitë nxënësit të jenë sa më të pavarur dhe krijues.

d) Minitesti:Cila është veçoria themelore e teksteve poetike?

a) organizimi ritmik b)organizimi në vargje c) përçimi i ndjenjës d) rrëfimi epik

e) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie:Pyetje 6 faqe 166. Sillni shembuj të veprave që keni studiuar ose lexuar dhe tregoni llojin e tyre.

Poezia si

nocion

metri

Rima

strofa vargu

Ritmi Poezia

lirike

Tematika e dashurisë

Ndjenjë

Muzikalitet Uni lirik

Efekti Poezia

epike

Baladat

Ngjarje historike

Rrëfimi

Personazhe

Eposet

MODEL MËSIMOR – 2

Tema: Safo – Anakreonti – ora e parë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbatojë strategji të të lexuarit që janë efektive për të kuptuar tekstet e dhëna;Të shkruarit: - të analizojë karakteristikat, strukturën, dhe veçoritë e gjuhës së tekstit të dhënë për t’i zbatuar këto njohuri në shkrimet e veta;Të folurit: - të luajë role të ndryshme në një diskutim: rolin e moderatorit, rolin e drejtuesit, rolin e dëgjuesit etj;Të dëgjuarit: - parafrazojë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;Të vështruarit: - të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese mes teksteve të dy autorëve në lidhje me tematikën e përbashkët, lidhjen e ndërmjetme etj.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Lexim dhe pyetje 15 min

3. Informacioni i ri Letërsia antike greke 10 min4. Punë e pavarur Diskutim 10 min5. Vlerësimi 5 min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet kontrolli dhe vlerësimi i detyrave të shtëpisë dhe njohurive nga ora e kaluar.

b2 – Lexim dhe pyetje:

Ora e parë e mësimit përqendrohet tek të lexuarit dhe kuptimi. Leximi mund të kryhet në heshtje për disa minuta dhe më pas lexim nga disa nxënës, ndpshta edhe interpretim.Bëhet kujdes tek leximi shprehës dhe me intonacionin e duhur.

b3 – Punohen ushtrimet:I. Dashuria, vuajtja, malli, dëshpërimi, lumturia, brenga janë në përgjithësi motivet e lirikës erotike greke. Cilat prej tyre do të veçonit në këtë poezi të Safos?II. Kjo poezi e Safos është një himn që poetesha ia kushton perëndeshës Afërditë. Krijimi është një formë lutjeje, të cilën Safo ia drejton perëndeshës së dashurisë për ta ndihmuar të fitojë zemrën e atij që dashuron.

Për ta kuptuar më mirë e ndani poezinë në këto pjesë përbërëse:►Thirrja: Strofa 1-2-3►Rrëfimi: Strofa 4 – 5 – 6 ►Lutja: Strofa 7

Veprimtaria zhvillohet me ndihmën e mësuesit, i cili orienton nxënësit rreth zbërthimit të kuptimit të teksteve, duke u ndalur tek gjuha dhe elementët e stilit.(Nëse nuk ka mundësi ose kohë, poezitë e Anakreontit punohen orën e dytë).

c) Informacioni i ri

Në këtë pjesë të mësimit, nëse e sheh të arsyeshme, mësuesi mund të japë ndonjë informacion rreth zhvillimit të poezisë në antikitet.

Letërsia greke u zhvillua në dy periudha të mëdha: periudha klasike që nis me Homerin dhe shkon deri në shekullin IV p.e.s. dhe periudha helenistike, nga fundi i shekullit IV p.e.s. deri në shekullin VI p.e.s.Në periudhën e parë u zhvillua poezia epike, me dy poemat e mëdha të Homerit, “Iliada” dhe “Odisea”. Në shekujt VII dhe VI u zhvillua me një bukuri të rrallë poezia lirike me përfaqësuesit e saj më të mëdhenj, poetët Arlikolu, Alkeu, Safo, Anakreonti, Simonidi, Pindari etj. Kjo poezi shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut, u këndoi emocioneve dhe shqetësimeve të dashurisë, gëzimit të jetës në shfaqjet e saj më fisnike.Gjinia e tretë letrare, dramaturgjia, ashtu si poezia epike dhe ajo lirike, njohu lulëzim të shkëlqyer dhe shënoi kulmet e saj me tri nga figurat më të larta të letërsisë antike greke. Ajo u zhvillua kryesisht në shekullin V p.e.s. Ishte koha kur shoqëria greke shënoi kthesa të mprehta që vetëm një gjini letrare si dramaturgjia mund t’i pasqyronte.Duke filluar nga shekulli V e këndej, qendër kryesore kulturore, artistike dhe filozofike për mbarë Greqinë u bë Athina. Këtu jetuan dhe krijuan dramaturgët e mëdhenj: Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani.Lirika monodikeZhvillim të madh njohu poezia lirike monodike te fisi i Eolëve, veçanërisht në ishullin e Lesbos, prej nga ishin poetët e lashtë Terpandari dhe Arioni, i cili i takon jo vetëm historisë, por edhe legjendës. Grekët kanë qenë sshumë të ndjeshëm ndaj së bukurës në përgjithësi dhe ndaj melodive muzikore, veçanërisht, që i kanë patur shumë të larmishme. Muzika ishte e lidhur shumë ngushtë me poezinë, aq sa lirika në fillim u quajt melikë, nga fjala melos =këngë.Vendi ku lindi melika ishte ishulli i madh i Lesbos, një nga vendbanimet e fisit të Eolëve, të cilët asi kohe kishin arritur një shkallë të lartë kulture dhe qytetërimi. Në këtë ishull lindën, jetuan dhe krijuan dy nga poetët më të shquar të poezisë greke, Alkeu dhe Safo.Lirika koraleKjo lloj lirike u zhvillua kryesisht në shekujt VI dhe V p.e.s. në fisin e dorëve. Poezia korale u këndua nga një grup njerëzish, në mes të popullit dhe në vende publike, shprehte ndjenja, mendime, dëshira të përbashkëta për tërë qytetin.Në festat popullore fetare, në dasma dhe funerale, në lojëra olimpike për nder të hyjnive të ndryshëm, koret madhështore të dorëve ushtonin nëpër rrugët e qytetit duke vallëzuar dhe duke kënduar me një stil solemn. Atje merrnin pjesë atletë nga të gjitha krahinat e Greqisë. Këto lojëra ktheheshin në festa të vëreta popullore dhe fituesit nderoheshin në atdheun e tyre gati si hyjni.Përfaqësuesi më i madh i lirikës korale dhe një nga poetët më të shquar të antikitetit është Pindari, i cili ka jetuar midis shekullit VI dhe V p.e.s.Heroizmi dhe lavdia janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet poezia e Pindarit.

c) Veprimtari e pavarur:

c1 – Pjesa e fundit e orës së mësimit zhvillohet përmes një diskutimi rreth pyetjeve të rubrikës “Të folurit dhe të Dëgjuarit”. Ushtrimet punohen në formën e diskutimit.- Ushtrimi V - Si do të gjykonit ju lidhjen e poeteshës me Perëndeshën Afërditë?

a) lidhje fisnore b) lidhje shpirtërore c) lidhje miqësore d) lidhje hyjnore

- Ushtrimi X - X. Cila prej përgjigjeve të mëposhtme përcakton më saktë konceptin që ka Safoja për dashurinë?a. dashuria është një ndjenjë hyjnore b. dashuria është një ndjenjë njerëzorec. dashuria është një ndjenjë e çmendurd. dashuria është një ndjenjë e dhimbjes

d) Minitesti:

Poezia “Afërdita” trajton temën e:

a) miqësisë mes njerëzve b) adhurimit të hyjnive c) dashurisë njerëzore d)dashurisë hyjnore

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie:

Punohet ushtrimi IV faqe 19.Në poezinë “Afërditës”, forca emocionuese ndërthuret me elegancën dhe ëmbëlsinë e shprehjes që arrin kulmin në strofën e gjashtë. Shpjegoni kuptimin e kësaj strofe.

MODEL MËSIMOR – 3

Tema: Safo – Anakreonti – ora e dytë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbatojë strategji të të lexuarit që janë efektive për të kuptuar tekstet e dhëna;Të shkruarit: - të analizojë karakteristikat, strukturën, dhe veçoritë e gjuhës së tekstit të dhënë për t’i zbatuar këto njohuri në shkrimet e veta;Të folurit: - të luajë role të ndryshme në një diskutim: rolin e moderatorit, rolin e drejtuesit, rolin e dëgjuesit etj;Të dëgjuarit: - parafrazojë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;Të vështruarit: - të zbulojë tipare të përbashkëta dhe dalluese mes teksteve të dy autorëve në lidhje me tematikën e përbashkët, lidhjen e ndërmjetme etj.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Lexim dhe pyetje Studim teksti

5 min5 min10 min

3. Informacioni i ri Epiteti 5 min4. Punë e pavarur Ditari i të nxënit –

Shkrimi i lirë 10 min

5. Vlerësimi 5 min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet kontrolli dhe vlerësimi i detyrave të shtëpisë dhe njohurive nga ora e kaluar.

b2 – Lexim dhe pyetje:Kjo teknikë do të zhvillohet për të punuar poezitë “Ç’t’u bëj thinjave” dhe “Fuqia e dashurisë”. Nxënësit lexojnë poezitë dhe bëjnë pyetje rreth saj duke iu dhënë përgjigje mes tyre. Më vonë ata mund t’i përdorin pyetjet dhe përgjigjet si ndihmëse për studimin e mëtejshëm të fragmenteve. Në këtë fazë është e nevojshme ndërhyrja e mësuesit për të dhënë sqarime dhe plotësime.

b3 – Studim teksti:

Gjatë kësaj etape punohen pyetjet e ushtrimeve të rubrikës “Të folurit dhe të dëgjuarit” faqe 20.VI. Sqaroni kuptimin e vargjeve të mëposhtme të poezisë së Anakreontit, “Fuqia e dashurisë”.

Perënditë ai i sundon,Ai mortarët i nënshtron.

Në këto vargje shprehet bindja se dashuria është një fuqi tokësore dhe qiellore që ka pushtet të pakufishëm tek njerëzit, po aq sa edhe tek perënditë.

VII. Poezinë “ Ç’t’u bëj thinjave” poeti e shkroi kur ishte mbi 80 vjeç. Por, ndonëse në moshë të madhe, ai dashurohet.

- A është njerëzore ndjenja që pushton poetin?- A është i sinqertë poeti në shprehjen e ndjenjës së tij?

Pranohet çdolloj përgjigjeje nga nxënësit duke zhvilluar në këtë veprimtari teknikën: PO – JO. VIII. Cili është shqetësimi më i madh që shpreh poeti në poezinë “ Ç’t’u bëj thinjave?”

a) dashuria b) xhelozia c) malli d) mosha

c) Informacioni i ri:

Përqendrohet kjo etapë tek informacioni për epitetin. Veprimtaria zhvillohet në formën e një pune individuale duke punuar ushtrimin IX. Epiteti është figura më e përdorur në poezinë e Safos.

Gjeni disa prej epiteteve dhe plotësoni tabelën.Intrepretoni vlerën stilistikore të këtij përdorimi dhe ndaluni te ndërtimi dhe forca shprehëse e tyre në përcjelljen e ndjenjave.

d) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të orës së mësimit përmes teknikës Ditari i të nxënit, kërkohet nga nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur për të parashtruar mendimet e tyre në një ese të shkurtër konceptin e tyre për dashurinë ose një krijim tjetër. Kjo veprimtari mund të lihet edhe detyrë shtëpie.

e) Minitesti:Në cilin prej vargjeve të mëposhtme vini re figurën e epitetit?

a) po hapet qielli, lindi dielli b) e kisha zërin si erë/ dhe duart si shkëmbinj c)në driza janë gjarpinjtë e zez d) frikshëm u fut në errësirën e natës së fundit

f) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie:Si detyrë shtëpie mund të lihet për t’u realizuar eseja e shkrimit të lirë ose diçka tjetër që mësuesi e

shikon të arsyeshme.

Epitetet

frontstolisur

________________e amshuar

_________________tinzarja

_________________e çmendura

_________________hyjnore

_________________

MODEL MËSIMOR – 4

Tema: Safo – Anakreonti – fjalët e parme dhe të prejardhura

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të analizojë përdorimin e gjuhës së figurshme në tekste të ndryshme dhe vepra letrare;Të shkruarit: - të parafrazojë poezinë duke ruajtur elementët thelbësorë të saj;Të folurit: - të parafrazojë komente të prezantuara me gojë, për të sqaruar këndvështrimin e tij;Të dëgjuarit: - të përmbledhë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;Të vështruarit: - të gjejë veçori të përbashkëta dhe dalluese midis formave të ndryshme artistike, p.sh.: poezisë dhe pikturës.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Kontrolli dhe vlerësimi i detyrave të shtëpisë – Teknika: Kundërshti akademike

5 min10 min

3. Informacioni i ri Njohuri gjuhësore 10 min4. Punë e pavarur Rrjeti i diskutimit

Punë në çift - Shkrimi i lirë 10 min10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:

Gjatë kësaj do të punohet për të përmbledhur konceptet e trajtuara në orët e kaluara, për të plotësuar boshllëqet dhe realizimin e objektivave të orëve të mëparshme dhe në varësi të nivelit të klasës dhe ecurisë së nxënësve mësimi mund të përqendrohet tek problematika që ka hasur klasa.Pyetjet më të zakonshme mund të përqendrohen tek leximi dhe kuptimi i poezive të trajtuara. Trajtohet koncepti i epiteti dhe dallimi i tij në pjesët dhe detyrat e zhvilluara.

b2- Kontrolli dhe vlerësimi i detyrave të shtëpisë:

Kjo etapë është e lidhur me pjesën e parë të mësimit, por në të trajtohen problematikat e dala nga punimet e detyrave të shtëpisë prej nxënësve. Mësuesi përveç vlerësimit mund të përdorë edhe teknikën e vlerësimit të punëve nga vetë nxënësit duke nxitur një diskutim ku të rrahen mendime dhe ide rreth mënyrës se si është konceptuar nga nxënësit detyra e shtëpisë. Teknika më e përshtatshme do të ishte kundërshtia akademike e cila synon në një veprimtari bashkëpunuese për të diskutuar çështje për të cilat ka mendime të ndryshme ose të kundërta.Roli i mësuesit është drejtues dhe orientues duke u përpjekur të mos ndikojë me gjykimin e tij mendimet e nxënësve. Në fund ai mund të bëjë plotësimet dhe saktësimet e nevojshme si dhe vlerësimin.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri përqendrohet në njohuritë gjuhësore. Nxënësit kanë disa njohuri rreth fjalëformimit, por këtu mund të saktësohen dhe qartësohen njohuritë përmes bashkëbisedimit ose diskutimit.

d) Veprimtari e pavarur:

d1- Në pjesën e dytë të orës së mësimit kalohet tek puna e pavarur në tekst për të zhvilluar ushtrimet:XIII. Në poezitë e mësipërme gjeni të tjera fjalë jo të parme dhe i shkruani ato në fletore bashkë me togfjalëshat e thëniet ku përdoren. Shkruani me fjalët tuaja kuptimin e tyre dhe si lidhen ato me temat fjalëformuese përkatëse.XIV. Për secilën prej fjalëve me të pjerrëta në tekstin e mëposhtëm gjeni temën fjalëformuese dhe lidhjet kuptimore që kanë mes tyre.

d2 – Nisur nga niveli dhe ecuria e punës në klasë mund të planifikohet edhe diskutimi për ushtrimin XI ku do të diskutohet edhe në formën e një loje thënia: Liroje trimin dhe jo qenin.

d) Minitesti:Cili nga epitetet e mëposhtëm është fjalë e parme?

a) njomëzak b) sandalelarmë c) i kaltër d) hyjnore

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie:

DETYRË: faqe 22

E ktheni në një prozë të shkurtër poezinë “Afërditës” të Safos.

MODEL MËSIMOR – 5

Tema: Virgjili – Nata e fundit e Trojës – Eneida

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

Të lexuarit: - të ndajë fragmentin sipas rrjedhës logjike të rrëfimit për të lehtësuar kuptimin e tij;Të shkruarit: - të shpjegojë me shkrim kuptimin e shprehjeve frazeologjike të dhëna;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimin duke e mbështetur atë në argumentet vetjake;Të dëgjuarit: - të mbajë shënime që demonstrojnë të dëgjuarit e qëllimshëm;

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 5 min2. Punë e drejtuar DRTA & Ditari i të nxënit 15 min3. Informacioni i ri Eneida – subjekti i saj 10 min4. Punë e pavarur Diskutim 10 min5. Vlerësimi Minitest 5 min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Nxënësve u paraqitet fragmenti i ri dhe ju kërkohet që të lexojnë atë në heshtje duke pasur si detyrë ndarjen e tij në pjesë. Për këtë punohet ushtrimi 1 faqe 26.

1. Pasi ta keni lexuar tekstin e dhënë, ndajeni atë në tri pjesë sipas logjikës së rrëfimit. Ritregoni me fjalët tuaja përmbajtjen e çdo fragmenti, duke zbatuar kërkesat e parafrazimit.

Tri pjesët e mundshme të ndarjes së fragmentit do të jenë: a) Rrëfimi i Eneas (Enea tek Didona) – vargjet 1 – 23 b) Rrëfimi për Trojën (Kali i Trojës) – vargjet 24 – 67 c) Rrëfimi për Laokoontin ( Laokoonti) – vargjet 68 – 89

Veprimtaria mund të zhvillohet edhe përmes teknikës DRTA Veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar është një veprimtari, gjatë së cilës lexuesit nxiten të mendojnë e të

parashikojnë rreth asaj që lexojnë. Ata do të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, do të parashikojnë dhe do t’i mbajnë shënim parashikimet e tyre. Ky aktivitet ndërtohet në bazë të tri pyetjeve:

1. Ç’mendoni se do të ndodhë më pas? 2. Çfarë provash keni? 3. Si ndodhi në të vërtetë?Në mënyrë grafike ky aktivitet organizohet kështu:

Ç’mendoni se do të ndodhë? Çfarë provash keni? Si ndodhi në të vërtetë?

Për të plotësuar tabelën, mësuesi bën pyetje, të cilat e përqendrojnë vëmendjen e lexuesve në titujt ose ilustrimet e zgjedhura. Mësimi mund të fillojë me një diskutim për titullin e librit ose të historisë dhe duke u bazuar në pyetjet: “Për çfarë mendoni se bën fjalë kjo histori / libër?” “Pse mendoni kështu?” Parashikimet shkruhen në ndarjen e parë të tabelës ose në dërrasën e zezë. Mësuesi duhet të pranojë të gjitha parashikimet e bëra nga ana e nxënësve. Pas këtyre diskutimeve fillestare, nxënësit do të lexojnë në heshtje historinë / tekstin, deri në momentet e përcaktuara që më parë nga mësuesi, për të nxjerrë pikat apo provat që tregojnë nëse parashikimet e tyre janë të sakta apo jo. Në këtë pikë, diskutimi vazhdon me parashikime të tjera të dhëna nga nxënësit, bazuar në leximin e tyre deri në këtë fazë. Këto veprime përsëriten derisa historia apo teksti të mbarojë.

Pas kësaj veprimtarie punohet ushtrimi 2 faqe 26 përmes teknikës së ditari të të nxënit, kur secili nxënës në fletoren e vet shkruan mendimin e tij rreth komentimit të vargjeve 50 – 69.

c) Informacioni i ri

Informacion i ri mund të punohet edhe në fillim të orës. Ai konsiston në analizën e veprës “Eneida” duke e njohur atë me subjektin e saj, heronjtë, llojin e saj etj. Nisur nga niveli i nxënësve mund të kërkohet që njohuritë e reja të sillen nga nxënësit dhe të diskutohen në klasë.

d) Veprimtari e pavarur:Gjatë kësaj veprimtarie do të punohet ushtrimi VIII faqe 28.

VIII. Rishkruani me fjalët tuaja thëniet e dhëna të shkëputura nga fragmenti i mësipërm, duke ruajtur idenë origjinale të autorit.

a) kjo zemër ndien trishtim të thellë duke kujtuar gjithë ato të zeza b) Atëherë e gjithë Eukria u çlirua prej ankthit të gjatë; u hapën portat; c) Laokoonti ndizet prej zemërimit

e) Konkluzione/Vlerësime

Minitesti:Cili nga pohimet do të përcaktonte më saktë figurën e Laokoontit? Për çdo alternativë që do të zgjidhni argumentoni përgjigjen tuaj.

a) simboli i lirisë dhe pavarësisë b) simboli i fjalës së lirë dhe zëri i së vërtetësc) simboli i drejtësisë dhe paanësisë d) simboli i trimërisë dhe vigjilencës

DETYRË SHTËPIE

Pse ? JoPo

USHTRIMI IV FAQE 26 Çfarë simbolizon Kali i Trojës? Lexoni thëniet e mëposhtme ku përdoret shprehja “Kali i Trojës”. Duke u nisur nga to, shpjegoni me ç’kuptime përdoret kjo shprehje në gjuhën shqipe: e përdor si Kalë Troje dikë a diçka; e bën Kalë Troje dikë; e cilëson Kalë Troje; është Kalë Troje; e quan Kalë Troje; e fut Kalin e Trojës diku; hyn si Kalë Troje diku; luan rolin e Kalit të Trojës dikush; e pranon si Kalë Troje dikë etj.

MODEL MËSIMOR – 6

Tema: Virgjili – Nata e fundit e Trojës – Personazhi mitologjik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

Të lexuarit: - të përdorë tabela dhe diagrame për të memorizuar informacionin dhe për të monitoruar procesin e të kuptuarit;Të shkruarit: - të portretizojë me shkrim figurën e Laookoontit duke zbatur rregullat e përshkrimit;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimin duke e mbështetur atë në argumentet vetjake;Të dëgjuarit: - të vlerësojë besueshmërinë e folësit gjatë diskutimit në klasë;Të vështruarit: - të zbulojë të veçantat dhe të përbashkëtat e dy burimeve: skulpturës dhe tekstit poetik në karakterizimin e Laokoontit.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 10 min2. Punë e drejtuar Rrjeti i diskutimit 10 min3. Informacioni i ri Personazhi mitologjik 10 min4. Punë e pavarur Diskutim 15 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Gjatë pjesës së parë të orës së mësimit punohen dhe vlerësohen detyrat e shtëpisë.b2 – Në varësi të nivelit të klasës, kjo etapë e orës së mësimit mund të zhvillohet si lexim, por mund të

përdoret edhe teknika e Rrjetit të diskutimit. Rrjeti i diskutimit është një teknikë e mësimdhënies gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit,

gjithashtu mund të "orkestrohet" një mësim i ndërlikuar. Kjo veprimtari i bën që nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe idenë kryesore të tij. Pjesëmarrja e nxënësve në këtë aktivitet është maksimale dhe argumentet e produktet e saj mjaft rezultative.

Mësuesi harton një pyetje binare (Pyetje që pranon përgjigje pozitive, ose negative) që prek direkt thelbin e çështjes që trajtohet në tekst. Ai u kërkon nxënësve që të argumentojnë pse janë pro, ose kundër çështjes duke i

shënuar në organizuesin grafik. Mendimet do të shkëmbehen në dyshe e në katërshe. Klasa do të pozicionohet në dy grupe, ku nxënësit do të përcaktojnë pozicionin e tyre. Bëhet një raportim para klasës për arsyet që janë zgjedhur pro ose kundër çështjes. Për çdo paraqitje caktohet një kufi kohor prej një minute. Gjatë

kohës që dy grupet raportojnë arsyet e tyre, nxënësit mund të ndryshojnë pozicion dhe të shkojnë në grupin që ka arsyet më bindëse.

Rrjeti i diskutimit përdoret në fazën e realizimit të kuptimit, ose të reflektimit. Nga diskutimet që kryhen në klasë çdo nxënës kupton se cili është thelbi, çështja e mësimit, shkruajnë esé argumentuese dhe janë përfshirë të gjithë në diskutim.

Diskutimi vazhdon për rreth 15-20 minuta. Zhvillimi i kësaj veprimtarie u siguron fëmijëve lirshmëri maksimale në dhënien e mendimeve, shprehje mendimesh me zë të lartë, shkrim argumentesh në favor të një çështjeje, përpjekje për të bindur kundërshtarët, lirshmëri në ndërrimin e vendeve gjatë debatit etj.

Me këtë teknikë punohet ushtrimi III faqe 26.

2. A duhej ta pranonin trojanët kalin e drunjtë? Pasi të diskutoni dhe të vendosni se në cilin grup do të qëndroni (“po” ose “jo”), plotësoni tabelën e mëposhtme duke dhënë arsyet pse trojanët e pranuan kalin e drunjtë dhe pse nuk duhej ta pranonin.

A duhej ta pranonin trojanët kalin e drunjtë?

Po

Jepni arsyet

Jo

Jepni arsyet

ishin të lodhur nga lufta

c) Informacioni i ri

Informacioni i ri përqendrohet tek Personazhi mitologjik , faqe 27.

d) Veprimtari e pavarur:

Gjatë kësaj veprimtarie do të punohet ushtrimi VI faqe 27.VI. Kjo fotografi paraqet një statujë të mermertë të shek. I p.K., të titulluar: “Laokoonti dhe djemtë e tij luftojnë me gjarpërinjtë” .1. Përshkruani me fjalët tuaja pamjen e kësaj skulpture. Vini re detajet në kompozimin e saj.2. Çfarë ndjenje ju ngjall ajo?

3. Ja disa vargje të shkëputura nga poema “Eneida”, (libri II, vargjet 364-371), që përshkruajnë çastin e fiksuar në skulpturë:

Por edhe Laokoonti në të njëjtën kohëpërpiqet t’ia këpusë me duar ato rrathë,ashtu i zhytur me gjithë atë jargësi dhe me helm të zi te kordelet,tmerrësisht gërthet deri n’kupë të qiellit,tamam si një dem që i therur në altar,pëllet e nis të vrapojë e shkul sëpatën,që nuk është ngulur fort aty në zverk.

Si shprehet kjo dinamikë e lëvizjeve dhe ndjenjave me anë të artit figurativ? Çfarë mjetesh ka përdorur skulptori për të përcjellë këtë gjendje?

e) Konkluzione/Vlerësime

DETYRË SHTËPIE

VII. Duke u nisur nga figura dhe fragmenti i dhënë në tekst përpiquni bëni një portretizim të Laokoontit.

MODEL MËSIMOR – 7

Tema: Virgjili – Nata e fundit e Trojës – Njohuri gjuhësore - Sinonimet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

Të lexuarit: - të ndërgjegjësohet për pasurinë shprehëse të gjuhës shqipe nëpërmjet dukurisë gjuhësore të sinonimisë;Të shkruarit: - të përdorë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde për të redaktuar tekste të dhëna;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimin duke e mbështetur atë në argumentet vetjake;Të dëgjuarit: - të diskutojë me gojë idetë e dëgjuara në klasë;Të vështruarit: - të zbulojë të veçantat dhe të përbashkëtat e dy burimeve: poemës dhe një tekstit poetik tjetër në karakterizimin e Laokoontit.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 10 min2. Informacioni i ri Sinonimet 3. Punë e drejtuar Punë në dyshe 20 min4. Punë e pavarur Diskutim 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet kontrolli i detyrave të dhëna orën e kaluar. Gjithashtu diskutohen edhe pyetje apo paqartësi që kanë lindur gjatë punës me fragmentin.

b2 – Informacioni i ri:Për këtë pjesë të mësimit mund të përdoret teknika e quajtur Minimësimi.

Minimësimi është një term i ri që ka filluar të përdoret kohët e fundit në shkollën tonë. Ai ka të bëjë me disa porosi e këshilla apo informacione fillestare, të cilat i japin mundësi mësuesit që në pak minuta, t’i ndihmojë nxënësit e tij në rast se mendon se ata kanë nevojë për të dhe në rast se është i bindur që ata nuk dinë shumë për çështjen që ai trajton. Minimësimi zgjat shumë pak, 2-5’ minuta dhe zhvillon disa aftësi specifike të munguara te nxënësit, të cilat mësuesi i ka vërejtur më parë dhe që nuk janë të plota për temën që do të zhvillojë. përmes kësaj teknike punohet informacioni i ri faqe 28-29 (Leksikologji – Sinonimet)

b3 – Studim teksti: Në pjesën e dytë të mësimit, punohen ushtrimet IX, X faqe 29. Për të racionalizuar kohën ushtrimet punohen me teknikën e punës me grupe dyshe ose në çift.

c) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të orës së mësimit përmes diskutimit punohet ushtrimi i drejtshkrimit faqe 30.

XI. Në vargun e tetë të fragmentit për analizë përdoret mbiemri i tmerrshëm, që shkruhet me bashkëtingëlloren “rr”. Plotësoni listën me fjalë të tjera që shkruhen me këtë bashkëtingëllore në fragment e dhënë.Fjalë të tjera që shkruhen me “rr” nga fragmenti janë:

- të dërrmuar; - terr; - burrash; Ky ushtrim zhvillon afëtsinë e të lexuarit të vëmendshëm dhe është një teknikë e mirë për të memorizuar shkrimin e shkronjës “rr”. Në këtë pjesë të mësimit nga mësuesi përmenden rregullat e shkrimit të kësaj shkronje dhe në varësi të nivelit të klasës mund të jepen edhe detyra specifike të redaktimit të punëve të vetë nxënësve.

d) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet rreth arritjes së objektivave dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Duke u mbështetur në rrëfimin e Eneut, në fotot me Kalin e drunjtë dhe Laokoontin, filmat dhe njohuritë që keni marrë, bëni një përshkrim të historisë së luftës së Trojës.

MODEL MËSIMOR – 8

Tema: L. Poradeci : Studim teksti – Vallja e yjeve.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të realizojë leximin shprehës përmes leximit të thelluar të poezisë; Të shkruarit: - të shkruajë një shkrim të shkurtër shpjegues për të dhënë mendimin e tij rreth motivit të poezisë;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimit në klasë; Të dëgjuarit: - të parafrazojë informacionin e prezantuar nga shokët gjatë diskutimit në klasë;Të vështruarit: - të shpjegojë përdorimin e fjalëve dhe tingujve në përcjelljen e imazheve poetike.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Diskutim 5 min2. Punë e drejtuar Lexim shprehës

Studim teksti 10 min15 min

3. Punë e pavarur Shkrim i lirë 15 min4. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- diskutimim:

Në pjesën e parë të mësimit është e këshillueshme të zhvillohet një bashkëbisedim me nxënësit rreth Lasgush Poradecit dhe poezisë së tij. Për këtë qëllim mund të përdoret materiali në faqen 31 ose dhe njohuritë e vetë nxënësve për këtë poet.

b2 – Leximi shprehës:

Më pas nxënësit do të ushtrohen në një lexim me zë të poezisë duke u ndihmuar nga mësuesi për të ruajtur intonacionin dhe ritmin e duhur të poezisë. Kjo etapë mund të realizohet edhe përmes recitimit të poezisë nga nxënës të ndryshëm (gjithmonë me dëshirë). Etapa e tretë e orës së mësimit do të përqendrohet në studimin e tekstit. Kjo veprimtari do të zhvillohet përmes teknikës Mendo/Puno dyshe/Tregoju të tjerëve Kjo teknikë i bën nxënësit të reflektojnë mbi tekstin dhe t’u japin formë mendimeve të tyre. Për realizimin e kësaj teknike mësuesi shkruan ose përgatit me parë disa pyetje të hapura (me më shumë se një përgjigje) dhe kërkon nga nxënësit që të japin përgjigje me shkrim rreth tyre. Për të pasur përgjigje sa më të sakta, nxënësit punojnë në grupe dyshe dhe përpiqen të arrijnë së bashku përgjigje sa më të sakta. Në përfundim çdo grup dysh përfaqësohet me një diskutim, ku prezanton idetë e veta rreth përgjigjeve për pyetjet e dhëna.- Cila është tema që trajton autori? - Cili është koncepti i tij për dashurinë? - Si e përshkruan ai dashurinë? - Çfarë përfaqëson në mënyrë simbolike vallja e yjeve?- Poezia e Lasgushit karakterizohet nga skema e ngritjes emocionale në formën e piramidës. Si realizohet kjo skemë në këtë krijim?- Po sintagma dashuri për llaftari çfarë kuptimi ka?

c. Informacioni i ri:

Thelbi filozofik i kësaj poezie ka të bëjë me shpjegimin e teorisë së krijimit të sistemeve qiellore. Për këtë arsye ajo mund të quhet një poezi kozmogonike. Këtu e përqendron edhe idenë poeti, e cila përcillet dhe te lindja e ndjenjës së dashurisë. Pa shkak u krijua bota, pa shkak lind dashuria.

Këto koncepte do të përpunohen edhe përmes zhvillimit të ushtrimeve I, II, III.

Në ushtrimin II, faqe 33 do të plotësohet tabela e koncepteve me fjalët që shprehin lëvizjen, nocionin e hapësirës dhe me fjalët që shprehin emocionalitet. Vihet theksi këtu tek epiteti i llaftaruar që është i pranishëm në gjithë krijimtarinë e poetit. Ai shpreh shkallën më të lartë të ndjenjës, që arrin në ekstrem: dashuri skëterrë, ku vuajtja dhe lumturia janë në të njëjtin nivel. Fjalët me emocionalitet të lartë realizojnë pasionin e dashurisë dhe njëkohësisht shprehin konceptin e dashurisë si një energji që mposht ftohjen, plakjen, vdekjen etj.

d) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të mësimit, nëse është arritur analiza tërësore e poezisë, mund të kalohet tek shkrimi i lirë i cili do të realizohet në formën e një eseje ku të shprehet mendimi vetjak lidhur me pyetjen e ushtrimit III faqe 33. Shkrimi nuk duhet të kalojë më shumë se 200-300 fjalë, pra gati një gjysmë faqe fletoreje.

e) Minitest

Cili është motivi i kësaj poezie, veç atij të dashurisë?

a) i pasjetës b) filozofik c) kozmogonik d) i natyrës

f) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.MODEL MËSIMOR – 9

Tema: L.Poradeci : Studim teksti – Vallja e yjeve – Ritmi dhe llojet e tij

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të përcaktojë vargjet ku poeti identifikon veten me nositin; Të shkruarit: - të dallojë fjalët me të cilat shprehet dashuria në këtë krijim të Poradecit;Të folurit: - të argumentojë me hollësi nga poezia si realizohet harmonia mes formës dhe përmbajtjes; Të dëgjuarit: - të dallojë si harmonizohen rimat, ritmi i vargjeve, asonancat, aliteracionet për te realizuar këtë poezi të përsosur estetikisht;Të vështruarit: - të krahasojë figurat dhe të argumentojnë llojet e imazheve që përcjellin ato.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 5 min2. Punë e drejtuar Studim teksti

Di – Dua të di – Mësoj 15 min

3. Informacioni i ri Ritmi dhe llojet e tij 10 min4. Punë e pavarur Ditari i të nxënit –

Shkrimi i lirë 10 min

5. Vlerësimi 5 min

b)Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit vlerësohen detyrat e shtëpisë apo detyrat e lëna nga ora e kaluar.

b2 – Studim teksti: Kjo etapë shumë e rëndësishme e orës së mësimit mund të zhvillohet përmes teknikës Di – Dua të di – Mësoj .

Një formë e ngjashme e teknikës INSERT është teknika “Di/ Dua të di/ Nxë”, skema e të cilës është kjo:

Di Dua të di Nxë

Në kolonën e parë, “Di”, nxënësit do të shkruajnë atë informacion që nga leximi u duket si i njohurNë kolonën e dytë, “Dua të di”, do të shkruhen pyetje, ose kërkesa të nxënësve, rreth çështjeve për të cilat ata kërkojnë të

dinë më tepër. Në kolonën e tretë, “Nxë”, nxënësit do të shkruajnë një përmbledhje të informacionit të ri që përvetësuan nga tekst

Kjo teknikë do të përforcojë njohuritë e orës së kaluar duke u mbështetur tek interpretimi i poezisë varg pas vargu dhe duke u kërkuar nxënësve të shpjegojnë domethëniet e fshehura pas nënteksteve poetike.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri do të përqendrohet tek faqja 34 e tekstit, por mund të përdoren edhe informacione te tjera sipas mundësive që të krijon klasa. Informacioni nuk është i detyruar të mësohet apo të trajtohet si njohuri e domosdoshme, por si një kulturë e nevojshme për të gjykuar një tekst poetik.d) Veprimtari e pavarur:

Veprimtaria e pavarur është e ngjashme si e orës së kaluar dhe nxënësve do t’u kërkohet të shpjegojnë me shkrim vargjet sipas kërkesës së ushtrimit VII faqe 35.

Për nxënës të niveleve të avancuara mund të kërkohet të punohen ushtrimet V dhe VI faqe 33.

e) Minitesti:

Përsëritja e rrokjeve të barabarta nga njëra zanore e theksuar tek tjetra brenda një vargu krijon: a) rimën b) ritmin c) theksin ritmik d) strofën

f) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR – 10

Tema: Lasgush Poradeci : Vallja e yjeve – Leksikologji – Antonimet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të ndërgjegjësohet për pasurinë shprehëse të gjuhës shqipe nëpërmjet dukurisë së antonimisë; Të shkruarit: - të analizojë karakteristikat dhe veçoritë e gjuhës së teksteve të ndryshme për t’i zbatuar këto njohuri në shkrimet e veta;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimit në klasë; Të dëgjuarit: - të vlerësojë besueshmërinë e folësve (shokëve të klasës) gjatë diskutimit; Të vështruarit: - të shpjegojë përdorimin e fjalëve, tingujve dhe imazheve në mesazhet që ato përcjellin në këtë poezi.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 5 min2. Punë e drejtuar Studim teksti 10 min3. Informacioni i ri Antonimet / Antonimet

kontekstuale 10 min

4. Punë e pavarur Mendo/Puno dyshe/ Shkëmbe mendime

20 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

Ora e tretë e trajtimit të poezisë së Poradecit do të ketë në fokus njohuritë gjuhësore nga leksikologjia, antoniminë (antonimet dhe antonimet kontekstuale). Për të përmbledhur gjithë analizën e tekstit është e nevojshme të diskutohen edhe njëherë njohuritë dhe konceptet që janë trajtuar duke u mbështetur tek ato probleme që kanë dalë gjatë orëve të mëparshme dhe nga vështirësitë e hasura nga nxënësit në interpretimin e poezisë.

c) Informacioni i ri:

Informacioni gjuhësor i faqes 35 trajton njohuritë gjuhësore nga leksikologjia. Nxënësit e kanë të njohur konceptin e antonimisë dhe për këtë mund të shfrytëzohen njohuritë e tyre përmes pyetjeve dhe bashkëbisedimit. Më pas zgjerohen njohuritë duke trajtuar antonimet kontekstuale dhe shembuj të ndryshëm.

d) Veprimtari e pavarur

Përmes teknikës Mendo/Puno dyshe/Tregoju të tjerëve do të punohen ushtrimet VIII, IX faqe 36.

Mendo / puno në dyshe / tregoju të tjerëve

Kjo teknikë i bën nxënësit të reflektojnë mbi tekstin dhe t’u japin formë mendimeve të tyre. Për të pasur përgjigje sa më të sakta, nxënësit punojnë në grupe dyshe dhe përpiqen të arrijnë së bashku përgjigje sa më të sakta. Në përfundim çdo grup dysh përfaqësohet me një diskutim, ku prezanton idetë e veta rreth përgjigjeve për pyetjet e dhëna.e) Minitesti: Gjej antonimin e togfjalëshit frazeologjik: me këmbët e para :

a-me bisht përpjetë b- me krahë hapur c- me zemër në dorë d- me dorë në zemër

f) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpiePunohet rubrika Mendoni përpara se të shkruaniKy ushtrim mund të shërbejë edhe si një mënyrë për t’u përgatitur për prezantime individuale me gojë. Prezantimi kërkon kohën e vet për përgatitje, kështu që nxënësve u jepet koha e nevojshme.

MODEL MËSIMOR – 11

Tema: D. Agolli : Studim teksti – Ëndërr e prerë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të realizojë leximin shprehës të poezisë (ose ta recitojë atë); - të përdorë informacionin e tekstit të ri për të zbuluar nëntekstin dhe për të nxjerrë përfundime;

Të shkruarit: - të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur mendime të caktuara;Të folurit: - të zgjedhë fjalët e duhura për të shprehur mendimet e tij në diskutimet me gojë; Të dëgjuarit: - të diskutojë me gojë idetë e dëgjuara;

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Lexim shprehës (recitim) 5 min10 min

3. Informacioni i ri Stilema 5 min4. Punë e pavarur Diskutim

Mendo/Puno dyshe10 min10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1 - Në fillim të orës së mësimit, pasi janë vlerësuar detyrat apo ushtrimet e lëna nga orta e kaluar, paraqiten çështjet e orës së mësimit dhe autori i ri.Zhvillohet një bashkëbisedim rreth njohurive që kanë vetë nxënësit për D. Agollin duke u përqendruar tek krijimtaria e tij dhe tek poezitë apo veprat e tjera që mund të kenë lexuar nga ky autor. b2 – Kalohet tek poezia “Ëndërr e prerë” të cilën nxënësit e lexojnë në heshtje dhe më pas me zë ose recitim sipas mundësive që ka klasa. Është e rekomanduar të lexohet edhe nga mësuesi më intonacionin e duhur. Më pas mund të punohen ushtrimet 1 dhe 2 faqe 38.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri lidhet organikisht me pyetjen e ushtrimeve duke u bërë të qartë nxënësve kuptimin e stilemës. Stilemat kanë disa veti: janë njësi të përbëra, që përcaktohen në marrëdhënie brenda një teksti, duke hyrë në opozicion (kanë afëri, ngjashmëri ose kontrast me diçka tjetër). Stilemat nuk janë asnjanëse, por kanë një informacion plotësues përveç atij themelor, duke lejuar të nënkuptohen edhe lidhje gjuhësore.

d) Veprimtari e pavarur: d1 - Nxënësit do të punojnë të pavarur përmes teknikës Mendo/Punë dyshe ushtrimet VIII dhe IX faqe 40.VIII.Në pozinë “Ëndërr e prerë” kemi përdorimin e disa simboleve. Gjeni disa prej simboleve dhe shkruani domethënien e tyre.

IX.Krijoni stilema të tjera të fjalës “ëndërr” që përftohen nga këto imazhe:

një hapësirë e kaltër – ( ëndërr e çelur) një rrugë pa dritë, e errët – (ëndërr e perënduar) një majë e lartë, kulm - (ëndërr lakmitare) një pemë e tharë, e vyshkur – (ëndërr mashtruese) etj.

d2 - Diskutim.Diskutimi do të përqendrohet tek Ushtrimi II faqe 38II.Sipas jush, çfarë nënkupton autori kur thotë:

“Ne ëndërronim një vdekje më të mirë: Duke vdekur, fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës.”

e) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie Ushtrimi X faqe 40.Shënim! Nxënësve u jepet si detyrë edhe prezantimi individual faqe 41, në mënyrë që ata të kenë kohë të përgatiten për orët në vazhdim. Për këtë detyrë lihet një afat i caktuar sipas mundësive dhe kërkesave që përcakton mësuesi.

MODEL MËSIMOR – 12

SIMBOLI

KALI Simboli i ecjes,udhës

PATKOISimboli i mbrojtjes

ANIJA Simboli i udhëtimit,

argëtimit

VELATsimboli i orientimit,

drejtimit

Tema: Dritëro Agolli : Studim teksti – Ëndërr e prerë – Shprehësia tingullore në poezi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të zbulojë funksionin artistik të gjuhës së figurshme të përdorur në poezi; Të shkruarit: - të interpretojë efektin e krijuar nga përsëritja e tingujve d, t, k ;Të folurit: - të përmbledhë përfundimet e diskutimit për të nxjerrë në pah qëllimin e autorit;Të dëgjuarit: - të tragojë mënyrën sesi zgjedhja e fjalëve krijon bukurtingëllimin e poezisë;Të vështruarit: - të shpjegojë mënyrën sesi fjalët, tingujt përcjellin mesazhe në poezi.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Tabela e koncepteve10 min5 min

3. Informacioni i ri Shprehësia tingullore 10 min

4. Punë e pavarur Rrjeti i diskutimit 15 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet një bisedë e shkurtër rreth detyrave të orës së kaluar dhe koncepteve të trajtuara. Gjatë kësaj pjese të mësimit është e rëndësishme të trajtohen pyetjet e nxënësve dhe paqartësitë e tyre.

b2 – Tabela e koncepteve:Kjo pjesë e mësimit do të trajtojë poezinë jo më nga përmbajtja, por nga forma e saj për të dalë tek përmbajtja dhe idetë që ajo trajton. Ushtrimi III faqe 38 ndihmon për këtë.

Ky ushtrim mund të punohet duke përdorur një tabelë të tillë:

ËNDRRA REALITETIPJESA I 2 strofa 1 strofëPJESA II 1 strofë 1 strofëPJESA III 0 strofa 2 strofa

Vetë tabela jep idenë sesi ëndrra fillon dhe zbehet dhe realiteti bëhet më i pranishëm. Tani është puna e mësuesit dhe nxënësve në bashkëpunim për të komentuar këtë strukturë në fuknsion të përmbajtjes.

c) Informacioni i ri: informacioni i ri përqendrohet tek shprehësia tingullore në poezi faqe 39.

d)Veprimtari e pavarur:

Punohen ushtrimet IV dhe V faqe 38-39.Diskutimi zhvillohet duke parë perceptimin e nxënësve për tingullimin e poezisë, por duhet orientuar diskutimi për të kuptuar se tingujt janë në funksion të përmbajtjes dhe qëllimit që ka autori. Intonacioni ka ngjashmëri të një kënge me iso dhe tingujt më të përsëritur janë tingujt zanorë.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpieVII. Bëni skemën ritmike të strofës së pestë. Vini re përdorimin e tingujve bashkëtingëllorë. Çfarë efekti krijon përsëritja e tingujve d ,t dhe k?

MODEL MËSIMOR – 13

Tema: Jeronim de Rada : Analizë vepre – Këngët e Milosaos –Fabula e poemës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të të nxjerrë përfundime me shkrim duke u bazuar në materialin e dhënë;- të dallojë informacionin thelbësor nga ai jothelbësor;

Të shkruarit: - të shkruajë fjali të thjeshta për të shprehur mendime rreth sfondit historik ku zhvillohen ngjarjet e poemës; Të folurit: - të zotërojë aftësitë për të prezantuar mendimet dhe idetë e tij; Të dëgjuarit: - të përqendrojë vëmendjen në mënyrë të përgjegjshme mbi folësin dhe mesazhin; Të vështruarit: - të përdorë tekste dhe informacione të marra nga burime të ndryshme mediatike.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Brainstorming

INSERT10 min10 min

3. Informacioni i ri Fabula e poemës 10 min4. Punë e pavarur Shkrim i lirë 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar: b1- Analiza e veprës kërkon që konceptet dhe veçoritë e saj të trajtohen në një shtrirje prej 6 ose 7 orësh. Për këtë informacioni i ri gërshetohet me njohuritë e nxënësve dhe me studimin e tekstit. Ora e parë kërkon që nga nxënësit të sillen materiale apo informacione që ata dinë rreth De Radës dhe “Këngëve të Milosaos”. Kjo detyrë u është dhënë më parë në mënyrë që të zhvillohet ora e mësimit.Teknika e Brainstroming duket se është më e përshtatshme.

Teknika stuhi mendimi (breinstorming) është një teknikë, e cila u kërkon nga nxënësit të tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme, ose ideje të veçantë, e cila nis t’u rikujtojë atyre njohuritë mbi të. Nxënësit nuk mendohen shumë por mendimet dhe idetë që u vijnë në mendje ata i shprehin ashtu siç i rikujtojnë pa u menduar mirë nëse janë të drejta, ose të gabuara.

Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale, ose në çift, në fillim duke i hedhur të gjitha idetë që kanë e, më pas, duke i shkëmbyer me shokun ose anëtarët e tjerë të grupit. Mësuesi i hedh të gjitha idetë në dërrasën e zezë. Duke dëgjuar mendimet e të tjerëve, nxënësve mund t’u kujtohen gjëra të tjera, ose mund t’u shtohet informacion i ri në kujtesën e tyre.

Kjo teknikë përdoret kur nxënësit kanë ca njohuri rreth një teme të caktuar. Është një veprimtari e mirë për fillimin e mësimit. Mbi informacionin që zotërojnë nxënësit,të cilin mësuesi e njeh përmes kësaj teknika ai organizon hapat e tjera për mësimdhënien.

b2 – INSERT1:

1 INSERT - Interactive Noting System for Effective Reading and Thinking (shkronjat e para).

Pas kësaj veprimtarie punohet materiali mësimor i tekstit në faqet 42 – 43 me teknikën e INSERT –it.INSERT është një metodë që i lejon nxënësit ta kontrollojnë gjallërisht shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë

leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet pjesëmarrje e qëndrueshme e fëmijëve në mësim dhe një teknikë që siguron një të nxënë të shëndetshëm për nxënësit.

Gjatë leximit nxënësit udhëzohen që të vendosin shenjat e mëposhtme:

“” vendoset shenja “” (kontrollo), nëse diçka që lexoni pohon atë që dini ose mendoni se dini.

“ + ” vendosni një “+” (plus), nëse një pjesë e informacionit që ndeshni është i ri për ju.

“ – ” vendosni një “–” (minus), nëse një ose disa prej informacioneve që lexoni kundërshton ose është e ndryshme nga ajo që dini ose mendoni se e dini.

“ ? ” vendosni një “ ? ” (pikëpyetje), nëse ka informacion që është i paqartë për ju ose ka diçka që ju duhet të dini më shumë rreth këtij informacioni.

Informacioni i shenjuar, hidhet më pas në tabelën INSERT sipas shenjave përkatëse.

c) Veprimtari e pavarur: Së bashku me veprimtarinë e drejtuar të mësipërme nxënësve u jepet detyrë të shkruajnë në fletore:- Cilat janë temat kryesore dhe nëntemat e poemës?- Cili është sfondi historik i kësaj poeme?

d) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR – 14

Tema: Jeronim de Rada : Studim teksti – Këngët e Milosaos – Kënga I

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të lexojë rrjedhshëm dhe me shqiptimin e duhur tekstin e dhënë;- të përdorë njohuritë e kontekstit historiko-letrar për të përcaktuar kuptimin e fjalëve;

Të shkruarit: - të të mbledhë informacione nga të dhënat historike për të shpjeguar sfondin historik të poemës; Të folurit: - të zgjedhë fjalët e duhura për të shprehur idetë në prezantimin me gojë; Të dëgjuarit: - të vlerësojë përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit gojor; Të vështruarit: - të analizojë aspektet e tekstit (Kënga I) që mbështesin qëndrimin e autorit.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 5 min2. Punë e drejtuar Lexim dhe pyetje

Studim teksti 5 min10 min

3. Informacioni i ri Personazhi romantik dhe natyra

10 min

4. Punë e pavarur Ditari i të nxënit – Shkrimi i lirë

10 min

Citati Komenti

5. Vlerësimi 5 min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet një bisedë e shkurtër rreth zhvillimit të detyrave të orës së kaluar. Bashkëbisedimi zhvillohet rreth pyetjeve të përgjithshme për veprën:

1. Cilat janë temat kryesore dhe nëntemat e poemës?2. Çfarë konfliktesh pasqyron autori në të? Si zgjidhen ato?3. Çfarë veçorish ka stili i De Radës në portretizimin e personazheve?4. Si realizohet uniteti i kësaj poeme?5. Cili është sfondi historik ku zhvillohen ngjarjet e poemës? 6. A i përgjigjet realiteti i pasqyruar dhe personazhet që veprojnë në poemë sfondit historik?

b2 – Lexim dhe pyetje:Pjesa e dytë e mësimit realizohet përmes leximit të drejtuar të këngës I. Gjatë kësaj etape do të punohen ushrimet I, II, III faqe 47. Është e rëndësishme të drejtohen nxënësit për të kuptuar tekstin dhe më pas teknikën romantike të poemës. Vargjet: bota kish ndërruar lisa janë një himn për natyrën e rilindur në pranverë, ku shtrihet ideja e ringjalljes së poezisë shqipe me atë të rilindjes shpirtërore të njeriut përmes dashurisë. Kënga e parë është kështu një paralajmërim i dashurisë ndërmjet Milosaos dhe Rinës. Vargjet e para, me një koncizitet mahnitës rizbulojnë natyrën dhe botën para syve tanë; lisat dhe valët e detit, këto dy elemente aq të nohura të natyrës shqiptare dhe arbëreshe, bartin një kuptim të thellë filozofik, duke simbolizuar përtëritjen e pafund të natyrës. Kuptimi simbolik i vargjeve të mëposhtme të ushtrimit II lidhet me frymëzimin poetik. Pëllumbi i Anakreontit simbolizon këtu frymëzimin poetik, i cili është i lashtë dhe nuk u zhduk te populli ynë, me gjithë shekujt e vështirë. De Rada mendon se po përtërit, mbas shumë shekujsh, poezinë shqipe.

c) Informacioni i ri :

Një nga elementët me rëndësi te “Kënga e Milosaos” është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë gridjes me të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e gruas, e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.

d) Veprimtaria e pavarur:

Në pjesën e fundit të mësimit në formën e punës së pavarur do të punohet përmes teknikës Ditaret e të nxënit.Ditarët e të nxënit janë ditarë dy ose tri pjesësh, që përdoren për të nxitur nxënësit të lexojnë në mënyrë të

qëllimshme, të lidhin ngushtë materialin e tekstit me kureshtjen dhe përvojat e veta. Në lëndën e gjuhës shqipe dhe veçanërisht gjatë të lexuarit shërbimi i tyre është i pazëvendësueshëm me teknika të tjera,pasi ditarët i bëjnë nxënësit të reflektojnë rreth mesazheve,ideve dhe problematikave që përcjellin tema të caktuara në këto lëndë.

Zbërthimi dhe përdorimi i ditarëvePër ta bërë ditarin dypjesësh, hiqet një vijë vertikale në mes të fletës së fletores. Në anën e majtë shkruhen

ato pjesë të tekstit që i tërheqin më shumë vëmendjen nxënësit. Ndoshta ato që kujtojnë diçka, e cila i intrigon më shumë, ose ndoshta ato mendime dhe opinione me të cilat nuk pajtohen. Në anën e djathtë të fletës shkruhen komente për pjesën:

Pyetje ndihmëse për nxënësit janë ushtrimet III, IV, V faqe 47.

e) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie

Shkruani në fletore brendinë e kësaj kënge duke i kthyer vargjet në prozë dhe në gjuhën letrare. Përpiquni që pjesës së dhënë t’i gjeni një titull.

MODEL MËSIMOR – 15

Tema: Jeronim de Rada : Studim teksti – Kënga II – Takimi i të rinjveObjektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :Të lexuarit: - të realizojë leximin shprehës në përshtatje me llojin e tekstit;

- të përdorë tabelën për të analizuar tekstin dhe për të monitoruar të kuptuarit; Të shkruarit: - të analizojë karakteristikat dhe veçoritë e vargjeve të dhëna për të zbuluar në to veçoritë e stilit; Të folurit: - të zotërojë aftësitë për të prezantuar mesazhin e vet; Të dëgjuarit: - të plotësojë me gojë idetë e dëgjuara gjatë diskutimit në klasë; Të vështruarit: - të analizojë aspekte të tekstit që mbështesin qëndrimin e autorit.

Zhvillimi i mësimit: a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Punë në grupeTabela e koncepteve

5 min15 min

3. Informacioni i ri Portretizimi 5 min4. Punë e pavarur Ese – Shkrim i lirë 15 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të mësimit vlerësohet detyrat e shtëpisë dhe bashkëbisedohet rreth koncepteve të orës së kaluar. Më pas kalohet tek kënga II dhe leximi i saj në heshtje nga nxënësit.

b2 – Punë në grupe të vogla ( Tabela e koncepteve)Kjo teknikë do të zhvillohet për të punuar këngën. Nxënësit lexojnë atë dhe bëjnë pyetje rreth saj dukediskutuar mes tyre për të identifikuar shtresat kuptimore të fjalëve dhe domethënien e takimit në krua si një

element i mbështetjes së autorit në krijimtarinë popullore dhe ndikimi nga folklori. Pyetje: - Cila është tema e kësaj kënge dhe ç’vend zë ajo në vepër?- Cili është mjedisi ku takohen të rinjtë? Punohen detyrat I, II faqe 50. Në formën e një bashkëbisedimi.Për nxënës të veçantë mund të jepet si detyrë në klasë për punë të pavarur ushtrimi II, kurse me pjesën tjetër

realizohet veprimtaria e punës me grupe mbështetur tek ushtrimi III faqe 50.

PORTRETIZIMI I RINËS:

Tipare fizike Tipare shpirtërore Gjendja psikologjike

- E përveshur - E lumtur - E ndrojtur

- Gërshet të pleksur- Gjifryrë - E bukur (plot hije)

- E ndershme- E thjeshtë- Punëtore etj.

- E mbyllur - E qeshur- Etj.

Secili grup merr si detyrë për të zbuluar përmes vargjeve tiparet e Rinës dhe më pas ato shkruhen në tabelë ose në një fletë letre për t’ua paraqitur nxënësve të tjerë në klasë.

Si informacion i ri jepet koncepti për Portretizimin si një formë e përshkrimit që përdoret shumë edhe në teksin letrar sidomos atë poetik.

c) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të orës së mësimit përmes teknikës shkrim i lirë, kërkohet nga nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur për të parashtruar mendimet e tyre për ushtrimin IV faqe 50.

Esétë dhe shkrimet e lira përdoren si teknika të cilat ndihmojnë për te sistemuar nxënësit mendimet e tyre përmes të shkruarit Gjatë shkrimit të lirë nxënësit shkruajnë pa u ndalur,me qëllim që të shkruarit e tyre të burojë në mënyrë të tillë që ata të mos kenë frikë nga kritikat dhe korrigjimet

Shkrimet e lira të kësaj natyre e përgatisin nxënësit për veprimtari krijuese të shkruar. Ato shërbejnë si thesare krijimtarie

Shumë mësues pëlqejnë shkrimet e lira për t’i përdorur në zgjedhjen e ideve interesante për një esé të re.

d) Minitesti:Çfarë kuptoni me portretizim?

a) përshkrimin e natyrës b) përshkrimin e ngjarjes c) përshkrimin e personazheve d) përshkrimin e një procesi

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet rreth arritjes së objektivave dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie: Shkruani në fletore një portretizim të Rinës duke u mbështetur tek kënga e mësipërme.

MODEL MËSIMOR – 16

Tema: Jeronim de Rada : Studim teksti – Kënga V – Dita e ArbëritObjektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :Të lexuarit: - të zbulojë funksionin artistik të gjuhës së figurshme të përdorur në këngën V;

- të dallojë informacionin thelbësor nga ai jothelbësor në këtë këngë; Të shkruarit: - të analizojë argumentet deduktive dhe induktive duke përdorur tabelën e koncepteve; Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar ndaj diskutimeve në klasë; Të dëgjuarit: - të vlerësojë diskutimet e dëgjuara me gojë; Të vështruarit: - të analizojë aspekte të tekstit që mbështesin qëndrimin e autorit.

Zhvillimi i mësimit: a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA

1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Punë në grupeTabela e koncepteve

5 min15 min

3. Informacioni i ri Heroi lirik - Milosao 10 min4. Punë e pavarur Diskutim në grupe të

vogla10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:b1- Bashkëbisedim:

Në pjesën e parë të mësimit vlerësohet detyrat e shtëpisë dhe bashkëbisedohet rreth koncepteve të orës së kaluar. Gjatë kësaj kohe mund të punohet edhe për të dëgjuar prezantimet individuale me gojë që kanë përgatitur nxënësit për temën e dhënë.

b2 – Punë në grupe të vogla ( Tabela e koncepteve)Nxënësit do të punojnë përmes leximit të qëllimshëm për të plotësuar tabelën e ushtrimit II faqe 52 dhe për

t’iu përgjigjur pyetjeve të ushtrimit I.Është një nga këngët më të bukura ku shfaqet dilema e heroit lirik të poemës- Cili është nënteksti i pyetjes retorike në fillim të këngës?- Çfarë kërkon të zbulojë përmes saj autori?

Mendimet e Milosaos Dëshirat e Milosaos

- shqetësimet për afrimin e luftës- mendimet për vdekjen në luftë- ajo që do të ndodhë pas vdekjes

- dëshira për të shijuar jetën- dëshira për të qenë me Rinën- lumturia pranë shtratit familjar

c) Informacioni i ri: Pas zhvillimit të etapës së parë të mësimit, mësuesi përgjithëson informacionin dhe e plotëson atë me

njohuri rreth heroit lirik të poemës, Milosaon.Milosaoja është edhe hero lirik edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantik me botë të gjerë shpirtërore, që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe njeriun që kryen një faj tragjik dhe disi, zbehtë, nga fundi, edhe heroin luftëtar. E dashura e tij, Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, të bashkëshortes dhe nënën ideale, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Ajo është e ndrojtur, e mbyllur dhe mendon vetëm për lumturinë e saj familjare. Gjithashtu ajo është e pafuqishme për t’i bërë ballë provave të jetës. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta se sa personazhe, po që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.

d) Veprimtari e pavarur:Në pjesën e fundit të orës së mësimit, pas trajtimit të këtyre koncepteve do të punohen ushtrimet III dhe IV. Kjo veprimtari në varësi të kushteve të klasës dhe nivelit të nxënësve mund të punohet si një diskutim në grupe të vogla për dy çështjet e trajtuara nga ushtrimet III dhe IV.

e) MinitestiCili prej vargjeve të poemës shpreh më mirë dhe më qartë dilemën e heroit lirik, Milosaos?

a) Erdhi dita e Arbërit/ Doemos do të vdesimb) Veç në sy të shihemi/ Pa dhe bota të përmbyset

c) Përse të venë në det/ mendimet o zemëra ime d) Tani që nata e zezë/ kudo i përbalti udhët

f) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet rreth arritjes së objektivave dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Komentoni me shkrim vargjet e mëposhtme:

Doemos do vdesim në shtrat, në mos rënçim përpara shtëpive tona.

Cili është mesazhi që përcjellin ato?

TEKSTI PËRSHKRUES(7 ORË MËSIMI MODEL)

MODEL MËSIMOR – 1

TEMA: Faik Konica – Anës liqenit – Eseja

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbulojë funksionin artisitk të gjuhës së figurshme të përdorur nga autori;Të shkruarit: - të vlerësojë si ndikojnë mbi audiencën elemente të tilla si: stili, përzgjedhja e fjalëve, etj;Të folurit: - të shfrytëzojë pasurinë leksikore dhe semantike të shqipes, për të shprehur saktë mendimet në diskutim;Të dëgjuarit: - të parafrazojë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;Të vështruarit: - të shpjegojë sesi fjalët përcjellin një mesazh

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Brainstorming

Lexim i drejtuar10 min10 min

3. Informacioni i ri Ç’është eseja? 5 min4. Punë e pavarur Të menduarit kritik 15 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Duke qenë se kjo është ora e parë e njohjes me tekstin eseistik është e nevojshme që nga mësuesi të zhvillohet një bisedë rreth objektivave që duhet të arrijnë nxënësit në këtë kapitull dhe për t’u njohur me konceptin e esesë për të cilin nxënësit kanë njohuri nga shkolla 9 vjeçare. Për këtë do të zhvillohet teknika e brainstorming.

Ç’kuptojmë me esenë?Pas zhvillimit të këtij diskutimi paraqitet informacioni i ri në faqen 63.

b2 – Në pjesën e dytë të mësimit, kalohet tek leximi i drejtuar i esesë së Konices duke punuar ushtrimet:I dhe II faqe 62.

c) Veprimtari e pavarur:

Veprimtaria e pavarur do të zhvillohet duke punuar ushtrimet III, IV, V dhe VI. Autori bën një përshkrim të një liqeni dhe përcjell përmes tij edhe përshtypjen zotëruese të një ndjenje malli dhe melankolie. Detajet që mund të veçohen për këtë janë: rënia e natës, drita që tretet, ngjyra manushaqe, hijet dhe errësira dhe yjet që pikëlojnë dritë. Detaje të tjera jepen edhe tek përshkrimi i liqenit me ujë të ndenjur përkundrejt liqeneve të pastra dhe me ujë të kulluar të Shqipërisë. Për këtë veprimtari pritet nga nxënësit dhe pranohet çdolloj mendimi, mjafton që ata ta kenë të argumentuar dhe të mbështetur në detaje nga teksti (eseja).

d) Minitesti:

Cila prej karakteristikave të mëposhtme NUK është veçori e përshkrimit?

a) zgjedhja konkrete e hollësive që do të përshkruhen b) përdorimi i argumenteve dhe kundërargumenteve c) organizimi i elementëve konkretë dhe të detajeved) përdorimi i fjalorit të duhur sipas qëllimit

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie:

Punohet ushtrimi VI faqe 62.VI.Çfarë shpreh paragrafi i fundit? Si e kuptoni ju simbolikën e fjalisë së fundit: “Po një erë e ngadaltë (oh, shumë e ngadaltë!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen”. Diskutoni mendimet tuaja në klasë.

MODEL MËSIMOR –2

TEMA: Faik Konica – Anës liqenit – Eseja dhe llojet e saj

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbulojë funksionin artistik të gjuhës së figurshme të përdorur në këtë ese;Të shkruarit: - të shkruajë tekste (paragrafë) të cilët bëjnë përmbledhjen me një rrjedhë logjike;Të folurit: - të luajë role të ndryshme në diskutimin në klasë;Të dëgjuarit: - të zgjerojë me gojë idetë e dëgjuara në klasë;Të vështruarit: - të zbulojë aanë të përbashkëta dhe dalluese për mënyrën si forma të ndryshme mediatike (fotografia dhe arti i fjalës) shtjellojnë tema të njëjta.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim –

Vlerësimi i detyrave Diskutim –Hulumtimi i përbashkët

5 min

10 min3. Informacioni i ri Çfarë do të thotë të 5 min

shkruash një ese? 4. Punë e pavarur Shkrimi i lirë

Rrjeti i diskutimit – Punë me grupe

10 min10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Veprimtaritë mësimore të kësaj ore janë vazhdim i orës së mëparshme dhe si të tilla nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra tjetra, për këtë arsye është e nevojshme të fillohet me diskutimin e detyrave të lëna nga ora e kaluar si dhe pyetjeve apo problemeve të parealizuara në orën e mëparshme. Në këtë fazë diskutohen dhe vlerësohen detyrat e kryera nga nxënësit dhe më pas kalohet në pjesën tjetër të mësimit që ka të bëjë me informacionin e ri, i cili rrjedh natyrshëm nga diskutimi i detyrave të shtëpisë.

b2 - Informacioni i ri – Ç’do të thotë të shkruash një ese?

Përmes teknikës së leximit të drejtuar, nxënësit lexojnë dhe studiojnë me vëmendje materialin teorik të faqes 62 - 63 duke bërë pyetje me njëri tjetrin dhe më pas edhe duke i drejtuar në klasë. Në këtë veprimtari është e rekomanduar që roli i mësuesit të jetë drejtues, monitorues dhe vlerësues, por jo parësor. Nga mësuesi mund të zgjerohen njohuritë për esenë dhe llojet e saj të cilat mund të konkretizohen edhe me shembuj të ndyshëm.

Fjala ese është e vështirë për t’u përkufizuar. Si emër, ajo do të thotë në thelb një “përpjekje” ose “orvatje” për të bërë diçka. Në këtë kuptim përdorej në shekujt XVI dhe XVII për shkrimet që diskutonin në çështje të përgjithshme nga një këndvështrim i kufizuar dhe shpesh personal. Shkrime të tilla ishin “ ese” (përpjekje, orvatje) për të trajtuar një temë, por pa pretenduar trajtimin shteruaes të çdo aspekti të saj dhe shpalljen e të vërtetave përfundimtare për të. në shqip termi “ ese” gjendet i shqipëruar në formën “sprovë”.Diçka nga kuptimi i parë i kësaj fjale, si “përpjekje”, mbetet edhe në përdorimin e sotëm të fjalës ese: një shkrim në prozë relativisht i shkurtër, i plotë në vetevete, që trajton çështje faktesh, bindjesh apo mendimesh. Është e vështirë që ky term të saktësohet apo ngushtohet përtej këtij kufizimi të çlirët, dhe ndoshta as nuk ka ndonjë dobi të madhe të bëhet një gjë e tillë. Madje ky emërtim i çlirët mund të jetë i dobishëm, sepse na lejon të përfshijmë në të një numër të madh gjërash. b3 – Në pjesën e tretë të mësimit, punohet në bashkëpunim me mësuesin ushtrimi VIII faqe 63.

c) Veprimtari e pavarur:

c1- Në pjesën e fundit të mësimit do të punohet ushtrimi VII në mënyrë të pavarur. Duhet pasur parasysh që edhe pse fotografia në tekst mund të mos dallohet mirë, mund të punohet me një fotografi apo mënyrë tjetër të paraqitjes së një tabloje apo fotografie e cila mund të sillet nga nxënësit apo mësuesi në klasë. Në këtë pjesë të mësimit mund të punohet edhe teknika e Imagjinatës së drejtuar

Shumë ide që shkruhen nga nxënësit janë fryt i imagjinatës së tyre. Imagjinata ndriçon përvojat e nxënësve. Imagjinata e drejtuar është një teknikë e cila nxit fantazinë

Si mund ta konkretizojmë? Ndiqni këto hapa:Errësojeni klasën; Vendosni prapa derës shënimin “Mos na shqetësoni”; lejoni një vijë melodikë shumë të lehtë

të dëgjohet në klasë. U kërkoni nxënësve të ulin kokën dhe të mbyllin sytë; Kërkoni të marrin frymë tri herë, ngadalë, jo shpejt;

Pastaj kërkoni nga nxënësit të kujtuar përvoja të ndryshme nën drejtimin tuaj:Mësuesi flet:

Është dikush që e shihni përditë, por nuk e njihni, nuk i dini emrin… A mund ta pikturoni atë? (Mos flisni me gojë) provoni të kujtoni në mendjen tuaj. Është atje pranë teje, vetëm ti mund ta shohësh. Shikoje me kujdes. Kujto tri gjëra rreth vendit ku është personi.

Çfarë dëgjon? Çfarë po bën personi? E takuat biseduat çfarë thatë? Si përfundoi biseda juaj? Më pas kërkoni që nxënësit të hapin sytë. Kërkoni të tregojnë ngjarjen që krijuan në imagjinatën e tyre. Jepuni kohë më pas ta shkruajnë atë. I lini të lirë nxënësit të shkruajnë atë që panë në mendjen dhe imagjinatën e tyre

Shënim! – Kjo detyrë mund të zhvillohet duke përdorur pamje të tjera apo edhe filmime të cilat mund të shihen në orën e mësimit nga nxënësit. Ashtu si edhe në veprimtarinë e mëparshme, nxënësit mund të lihen të lirë të zgjedhin vetë një tablo, pikturë apo peizazh për ta përshkruar. Këtu mund të shfrytëzojnë lëndët Arte që në program trajton modulin e Artit figurativ, në të cilin jepen njohuri dhe informacione për artin figurativ.

d) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie:

Punohet ushtrimi X faqe 64.

MODEL MËSIMOR –3

TEMA: Faik Konica – Anës liqenit – Eseja dhe llojet e saj (2)

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të dallojë informacionin thelbësor nga ai jothelbësor;Të shkruarit: - të vlerësojë si ndikojnë mbi audiencën elemente të tilla si: stili, mjetet letrare, përzgjedhja e fjalëve;Të folurit: - të zgjedhë fjalët e duhura për të shprehur idetë në diskutimet me gojë;Të dëgjuarit: - të diskutojë me gojë idetë e dëgjuara;

ZHVILLIMI I MËSIMIT:a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim –

Vlerësimi i detyrave të shtëpisëDiskutim –Hulumtimi i përbashkët

5 min

10 min

3. Informacioni i ri Llojet e esesë 5 min4. Punë e pavarur Shkrimi i lirë 20 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Ashtu si ora e mëparshme, planifikimi i kësaj teme është vazhdim i temave të kaluara. E reja në këtë orë ka të bëjë me konceptet e llojeve të esesë dhe me ndërtimin e një paragrafi hyrës.

Në këtë temë i kushtohet një rëndësi më e madhe vlerësimit të deryrave të shtëpisë dhe punimit të ushtrimeve të orëve të kaluara. Kjo temë shërben edhe si një orë përforcuese për njohuritë e marra rreth tekstit eseistik. Mësuesi vë në dukje njohuritë e reja, arritjet e objektivave të përcaktuara dhe planifikon punën nisur nga to.

b2 – Diskutimi Punimi i ushtrimit IX shoqërohet me një diskutim rreth detajeve përbërëse të një paragrafi.

IX. Analizoni ndërtimin e paragrafit të parë të kësaj eseje,duke e ndarë atë sipas pjesëve përbërëse të një paragrafi.a) Fjalia kryesore:

Nata po afrohet.b) Fjalitë e trungut të paragrafit:

Drita e ditës tretet dalëngadalë,e,mbi tjegullat e shtëpive,mbi dërrasat e rrugëve,mbi fletët e pemëve,mbi trupat e epët të çupave,që shkojnë,një ngjyrë manushaqeje – një ngjyrë gushëpëllumbi,si thonë në ca malet tona – shtrihet e i mbështjell. Mbasandaj,pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen më të dendura,më të zeza. Njëri pas tjetrit,yjtë shpojnë qiellin e pikëlojnë dritë.

c) Fjalia përmbyllëse:Nata u afrua. Nata erdhi.

Ndërtimi i këtij paragrafi dhe identifikimi i fjalive përbërëse të tij ka shumë rëndësi, pasi u sugjeron nxënësve se si të ndërtohet një paragraf dhe cilat janë fjalitë përbëre të tij. Është mirë që ushtrimi të zhvillohet përmes një diskutimi kkur të jepen mendime të ndryshme për ndarjen e fjalive sipas pjesëve përbërëse të paragrafit.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri do të mbështetet tek njohuritë e marra nga ushtrimi i mësipërm duke shtuar njohuritë për llojet e esesë të cilat mbështeten tek llojet e paragrafëve. Po ashtu si edhe paragrafi, edhe eseja përbëhet nga pjesët e saj përbërëse: Hyrja (fjalitë e hyrjes) – Trungu (fjalitë e trungut) – Mbyllja (fjalia/të përmbyllëse). Fjalitë e trungut të esesë janë ato që i japin formën esesë dhe e identifikojnë atë si një lloj të veçantë eseje: përshkruese, argumentuese, informuese, shpjeguese.

d) Veprimtaria e pavarur:

Veprimtaria e pavarur do të zhvillohet duke punuar ushtrimin X – XI faqe 64. Sipas niveleve të nxënësve jepen edhe detyrat. Niveli minimal mund të punojë ushtrimin X për të plotësuar paragrafin e dhënë me fjalët e duhura;

Niveli mesatar punon ushtrimin XI për të identifikuar mjetet shprehëse të tekstit të Konicës;

Niveli i avancuar mund të punojë detyrën e rubrikës “Mendoni përpara se të shkruani”; Pas zhvillimit të kësaj veprimtarie bëhet vlerësimi i punëve dhe jepen këshillat ee duhura duke dhënë edhe detyrat për në shtëpi.

e) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR –4

TEMA: M. Frashëri – Pasuritë e Shqipërisë – Studim teksti

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të vlerësojë të veçantën e tekstit përshkrues të mësipërm; - të përdorë njohuritë e mëparshme, për të bërë parashikime dhe për t’i verifikuar ato;

Të shkruarit: - të redaktojë shkrimin e vet duke përmirësuar organizimin dhe qartësinë e tyre;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar ndaj diskutimit në klasë;Të dëgjuarit: - të diskutojë me gojë idetë e dëgjuara;Të vështruarit: - të zbulojë anë të përbashkëta dhe dalluese për mënyrën si forma të ndryshme mediatike shtjellojnë tema të njëjta.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Mendo/Puno

dyshe/Tregoju të tjerëve 15 min

3. Informacioni i ri Eseja përshkruese 5 min 4. Punë e pavarur Tabela e koncepteve 15 min

5. Vlerësimi 5 min

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Pas vlerësimit të detyrave të orës së kaluar dhe diskutimit të çështjeve të mbetura nga ora e kaluar, mësuesi prezanton temën e re. Kalimi nga njëri tekst tek tjetri nuk duhet realizuar si një temë e re, por si një tekst tjetër tek i cili do të shtjellohen konceptet dhe njohuritë për tekstin përshkrues dhe njëkohësisht për studimin e tekstit eseistik.

b2- Pjesa e dytë e orës kalon me leximin e esesë duke punuar në dyshe ushtrimet: I, II, III faqe 68.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri do të mbështetet tek teksti, rubrika “Për të zgjeruar njohuritë”, faqe 69, Eseja përshkruese. Nga mësuesi është e rëndësishme të kuptohet se njohuritë për esenë përshkruese nuk janë shteruese, por vetëm plotësuese. Aato do të plotësohen vit pas viti dhe në vazhdimësi. E rëndësishme është të vihet re dallimi mes llojeve të ndryshme të teksteve eseistike duke dhënë veçoritë dalluese të tekstit përshkrues.

d) Veprimtari e pavarur:

d1- Veprimtaria e pavarur do të zhvillohet duke punuar ushtrimin XII përmes teknikës së tabelës së koncepteve. Nxënësit lexojnë dhe plotësojnë këtë tabelë e cila synon pasurimin e fjalorit dhe njëkohësisht shërben si një mënyrë për të shprehur edhe njëherë teknikën e ndërtimit të teksteve përshkruese dhe përdorimin e emrave sipas fushave leksikore të koncepteve apo objekteve që përshkruhen.

MODEL MËSIMOR –5

TEMA: M. Frashëri – Pasuritë e Shqipërisë – Studim teksti – Përshtypja zotëruese

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit : - të vlerësojë cilësinë e informacionit të përzgjedhur nga autori i esesë;Të shkruarit: - të përcaktojë temën për të cilën shkruan;

- të shkruajë një paragraf përshkrues duke respektuar kriteret e ndërtimit të tij;Të folurit: - të zgjerojë diskutimet duke i pasuruar dhe ilustruar me mendime vetjake;Të dëgjuarit: - të përmbledhë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;Të vështruarit: - të zgjedhë një format mediatike të përshtatshme për qëllimin e lexuesit.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Veprimtari e drejtuar Lexim dhe pyetje

Bashkëbisedim 10 min10 min

3. Informacion i ri Përshtypja zotëruese 5 min4. Veprimtari e pavarur Diskutim – Rrjeti i

diskutimit 15 min

5. Vlerësime

b) Veprimtari e drejtuar:

Ora e dytë e kësaj teme do të thellojë njohuritë e studimit të tekstit përmes zhvillimit të ushtrimeve IV, V, VI dhe VII. Punimi i këtyre ushtrimeve synon që të nxitë të lexuarin e kujdesshëm dhe me vëmendje të tekstit eseistik për të kuptuar mendimin e autorit dhe domethënien e mesazheve të tij.

IV. Çfarë duhet sipas autorit,për ta bërë Shqipërinë të begatë dhe të lulëzuar? Për të arritur një të ardhme të mirë dhe që të shohim të çelet një fatbardhësi e shkëlqyer, do të kemi nevojë që të punojmë dhe të përpiqemi pak më shumë nga ç’kemi punuar dhe jemi përpjekur deri më sot. (paragrafi 9)

V. Teksti përfshihet nga nota entuziaste dhe tone optimiste. Cili është qëllimi i këtij përshkrimi?Qëllimi i tij është të nxitë tek shqiptarët dashurinë për vendin e të parëve dhe nevojën për të punuar që të shfrytëzohen pasuritë e Shqipërsë.

VI. Çfarë mesazhi do të na përcjellë autori përmes tij?Përsa i përket mesazhit është mirë të lihen nxënësit të shprehin mendime të ndryshme, por thelbi i tyre duhet të shprehë atdhedashurinë dhe vlerësimin e punës si e vetmja mënyrë për të bërë Shqipërinë si Zvicra e Ballkanit.

VII. Cili është sipas autorit faktori më i rëndësishëm në zhvillimin e një vendi? a) investimet e huaja b) pasuritë nëntokësore

c) arsimimi i njerëzve d) punimi i tokësArgumenti: Thamë në krye të këtyre shënimeve, se vlera dhe e ardhmja e një kombi varet në dy cilësi: cilësitë morale dhe cilësitë materiale; padyshim të parat kanë një rëndësi më të madhe, meqenëse morali, shpirti dhe mendja, urdhërojnë dhe shtyjnë trupin. Një kujdes dhe vërejtje e veçantë pra kërkon vepra morale, zhvillimi mendor dhe intelektual.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri do të përqendrohet tek veçoria themelore e tekstit eseistik përshkrues që ka të bëjë me përshtypjen zotëruese. Është e rëndësishëm që ky koncept të trajtohet me kujdes pasi nuk është e lehtë të kuptohet. Për këtë mund të shërbejë teksti eseistik i Mit’hat Frashërit nga i cili vetë nxënësit kanë nxjerrë idenë dhe mesazhin dhe njëkohësisht në pjesën e parë të mësimit kanë diskutuar rreth mesazheve që përcjell autori. d) Veprimtari e pavarur:

Veprimtaria e pavarur do të zhvillohet me anën e teknikës “Rrjeti i diskutimit”. Për realizimin e tij do të punohen ushtrimet VIII dhe IX faqe 68.

e) Konkluzione/Vlerësime:

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie do të punohet ushtrimi X faqe 68. Përmes tij nxënësit do të përgatitin një formë prezantimi ose miniprojekt ku të paraqesin përmes formave të ndryshme si: fotografi, album, prezantim powerpoint apo dokumentar temën: Shqipëria turistike.

Shënim! Kjo veprimtari mund të zhvillohet duke punuar në të njëjtën mënyrë për të pasqyruar vendlindjen dhe vlerat turistike të saj.

MODEL MËSIMOR –6

TEMA: T.Zavalani – Kandili i së vërtetës – Studim teksti

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të lexojë rrjedhshëm (me shpjetësi,saktësi, shprehësi) dhe me shqiptimin e duhur tekstin e dhënë ;

- të analizojë tekstin e dhënë si formë e ligjërimit eseistik;Të shkruarit: - të analizojë karakteristikat, strukturën dhe veçoritë e gjuhës së tekstit për t’i zbatuar këto njohuri në shkrimet e veta;Të folurit: - të parafrazojë komente të prezantuara me gojë nga të tjerët për të sqaruar këndvështrimin e tyre;Të dëgjuarit : - të përmbledhë informacionin e prezantuar me gojë nga të tjerët;

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Kllaster

Veprimtari e leximit të drejtuar (VLD)

10 min10 min

3. Informacioni i ri Paragrafët e esesë 5 min4. Punë e pavarur Diskutim 15 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Pjesë e parë e orës së mësimit zhvillohet duke përdorur teknikën e kllasterit.

Pema e mendimit ose grupimi i mendimeve që, në literaturë emërtohet "harta e mendimeve" ose edhe “pema e mendjes”, është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Ajo shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos për ata nxënës që u mungon një dëshirë e tillë.

Gjithashtu është një teknikë që nxit analizën rreth koncepteve fakte dukurive dhe shërben mjaft gjatë mësimit të gjuhës shqipe, po ashtu dhe në rubrika që lidhen me këtë lëndë si: të folurit, të shkruarit, gramatika etj.

Hapat për realizimin e kllasterit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u mbajtur mend. Kështu: Shkruhet një fjalë në qendër të fletës (dërrasës së zezë, apo sipërfaqe ku mund të shkruhet).

Shkruhen fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen idetë me njëra-tjetrën. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar.Ndërkohë nxënësit nuk duhet të shqetësohen për sforcimet në shkrim apo shqiptim.

Përvoja e zbatimit të kllasterit, ka treguar se kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit, dhe me çdo moshë nxënësish. Mund të përdoret për të stimuluar të menduarit, përpara se të studiohet pjesa, ose për të bërë përmbledhjen e asaj që është studiuar, si një rrugë për të ndërtuar lidhje apo grafikë të rinj që paraqesin arsyetim të ri.

Në pamje të parë kllasteri duket sikur ngjan me breinstorming, pasi të dyja kanë të bëjnë me hedhjen e ideve rreth një teme ose çështje të caktuar. Kur përdorim kllasterin, gjatë kohës që hidhen idetë, bëhet grupimi i tyre, në nënçështje, ose nëntema. Ndodh shoqërimi i mendimeve, ideve të dhëna. Nga ana tjetër, një gjë e tillë nuk ndodh me breinstoming. Idetë hidhen pa bërë asnjë lidhje apo shoqërim ndërmjet tyre.

Kllasteri realizohet duke vendosur titullin e esesë “kandili i së vërtetës” në qendër të diskutimit dhe duke pritur mendimet që do të japin nxënësit se si e kuptojnë atë. Gjithashtu në këtë pjesë mund të punohen ushtrimet I, II, III faqe 73.

b2 - Veprimtaria me Lexim të Drejtuar (VLD) është një strategji e ndërtimit të kuptimit të një teksti për të drejtuar leximin në heshtje të nxënësve, me pyetje të nivelit të të kuptuarit. Nxënësit lexojnë tekstin eseistik në heshtje dhe pasi janë punuar ushtrimet e para, kalohet në ushtrimi IV faqe 73 – 74 ku plotësohet tabela e cila kërkon analizën e esesë sipas paragrafëve ndërtues.

Eseja

Pjesët përbërëse të esesë Paragrafët përkatës

- HYRJA - 1 – 2 – 3

- TRUNGU I ESESË - 4 – 5 – 6 – 7

- MBYLLJA - 8

b3 – Në pjesën e tretë të mësimit, nga mësuesi ose edhe nga një nxënës paraqitet informacioni i ri i cili ka të bëjë me disa njohuri rreth paragrafëve të esesë. Informacioni gjendet në tekst faqe 75.

c) Veprimtari e pavarur:

c1- Në pjesën e fundit të mësimit gjatë punës së pavarur punohet ushtrimi V ddhe VI faqe 74. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është aftësimi i nxënësve për të analizuar paragrafin dhe për të aftësuar ata

në të kuptuarit e tij.I. Lexoni paragrafin (5).

a. Cila është çështja që trajton ai? – Mundimet dhe përpjekjet e flamurtarëve të së vërtetësb. Cila është pikëpamja e autorit për këtë çështje? – Duhet të respektojmë dhe vlerësojmë përpjekjet e

këtyre flamurtarëve. c. Çfarë argumentesh sjell ai për të mbrojtur pikëpamjet e tij?Detyra jonë është sot të përulemi me respekt dhe të marrim shembull nga ata gjeni të lartë që pranuan, për hir të një ideali, të luanin përpara sunduesve të kohës komedinë e pa denjë të skllavit mbi arenën e egërsirave, që u katandisën vullnetarisht të luanin role poshtëruese për dinjitetin e njeriut, të futen në kallëpe të turpshme për t’i shërbyer njerëzimit duke mos lënë të shuhet fare kandili i së vërtetës.d. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?

Kjo pikë realizohet me anë të diskutimit të lirë në klasë ose me grupe përmes teksnikës së rrjetit të diskutimit.

II. Nëpërmjet paragrafit (7), autori kërkon të përcjellë mendimin se: Idetë e mëdha duhet të përfaqësohen nga gjenitë.

Por vjen një ditë kur kjo ide e re që është destinuar t’a shpjerë njerëzimin përpara shkëlqen në shpirtin e një gjeniu, i jep atij guximin e heroit, e ndez me flakën e vetëmohimit dhe të dashurisë njerëzore. Atëherë ai e vendos atë kandil mbi zemër dhe kalon përmes luanëve.

Idetë e mëdha që sjellin ndryshimin lindin nga shpirti i popujve. Idetë e mëdha është e vështirë të realizohen nga një popull i pashkolluar. Idetë e mëdha përfaqësohen prej njerëzve të çmendur ose poetëve.

Diskutoni zgjedhjet tuaja duke u mbështetur tek argumentet e tekstit

d) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie:

Punohet ushtrimi 2 faqe 98.

MODEL MËSIMOR – 7

TEMA: T. Zavalani – Kandili i së vërtetës – Paragrafët e esesë

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të përdorë parafrazimin dhe aftësitë organizuese për të përmbledhur informacionin e marrë;Të shkruarit: - të analizojë strukturën e paragrafit për ta zbatuar atë në shkrimet e veta;Të folurit: - të vlerësojë përfundimet e diskutimit të zhvilluar në klasë;Të dëgjuarit: - të parafrazojë informacionin e prezantuar me gojë nga shokët gjatë diskutimit;Të vështruarit: - të analizojë përparësitë dhe mangësitë e reklamimit pamor dhe gojor.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Hulumtim i përbashkët

Diskutim 10 min10 min

3. Informacioni i ri Paragrafët e esesë 5 min

4. Punë e pavarur Analizë paragrafi 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Ora e mësimit fillon në mënyra të ndryshme dhe në varësi të situatave dhe niveleve të klasës, por është e rëndësishme që në çdo orë mësimi të fillohet me problemet dhe çështjet e papërfunduara apo të vështira të orës së mëparshme. Mund të fillohet edhe nga detyrat e shtëpisë apo ushtrime të cilat nuk janë përfundura. Për të dhënë një orientim se si mund të vazhdojë më tej procedura e orës së mësimit do të japim një model i cili i konsideron të përfunduara çështjet e orës së mësimit brenda 45 minutave.Gjatë kësaj ore nxënësit përmes teknikës së Hulumtimit të përbashkët do të lexojnë esenë dhe do të përqendrohen tek njohuritë gjuhësore për togfjalëshin.Punohet ushtrimi X në faqen 76.

X. Nga teksti i mësipërm nxirrni togfjalëshat emër+mbiemër (si: Roma e vjetër, skenë komike, instikte shtazore, skllav i mjeruar, arenë e përgjakur etj.). pasi t’i keni nxjerrë gjithë togfjalëshat e mundshëm, i ndani në dy grupe:

togfjalësha me kuptim të drejtpërdrejtë dhe togfjalësha me kuptim të figurshëm, duke plotësuar tabelën e mëposhtme:

Me kuptim të figurshëm Me kuptim të drejtpërdrejtë

egërsirat e fryra festa e madhe

skllavi fatzi rërë e hollë

egërsirat e fryra kohë moderne

kapakët e rënduar (të syve)

njeri i ndershëm

stomak fisnik komik i madh

fuqi e verbër brezat e rinj

Ky ushtrim synon të afëtsojë nxënësit për të dalluar përdorimin e figurshëm të fjalës, por edhe të vënies në dukje të dallimit mes epitetit dhe mbiemrit të thjeshtë.

b2 - Diskutim

Pas trajtimit të ushtrimeve të mësipërme kalohet në një fazë tjetër të orës së mësimit ku nxënësit përmes diskutimit do të trajtojnë çështjen e ushtrimit VII- VIII faqe 74, tek linja “Të folurit dhe të dëgjuarit”.VII.A mendoni se është e rëndësishme që për hir të një ideali të lartë ia vlejnë të gjitha sakrificat? VIII. Paragrafi i fundit i esesë përmbledh problematikën dhe mendimin që autori shtjellon në këtë ese. Lufta mes së mirës dhe të keqes, sipas tij, sot e në të gjitha kohërat, zhvillohet si luftë mes arsyes dhe drejtësisë nga njëra anë dhe dhunës e mashtrimit nga ana tjetër.

Sa aktuale është në ditët tona kjo luftë? Si shfaqet ajo në shoqërinë e sotme?

Diskutoni mendimet tuaja në klasë duke sjellë shembuj nga jeta juaj.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri përqendrohet tek Paragrafët e esesë. Informacioni gjendet tek faqja 75. Synimi është të sqarohet kuptimi i paragrafit dhe roli i tij në ndërtimin e esesë.

d) Veprimtari e pavarur: c1- Në pjesën e fundit të mësimit do të punohen nga nxënësit në mënyrë të pavarur ushtrimet IX dhe XI

faqe 76-77. d) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.DETYRË

Shkruani një ese me temë:

Rruga drejt së vërtetës është një kalvar i gjatë dhe i mundimshëm që kalon nëpërmjet rrëpirave.

TEKSTI RRËFIMTAR(11 ORË MËSIMI MODEL)

MODEL MËSIMOR – 1

TEMA: M. Kuteli – Natë vjeshte të tretë – Studim teksti

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbulojë origjinën e fjalëve si një mjet për të kuptuar domethënien e tyre;Të shkruarit: - të analizojë veçoritë e gjuhës së tekstit për t’i zbatuar në shkrimet e veta;Të folurit: - të zgjedhë një paragraf për të zbuluar temën që trajton ai;Të dëgjuarit: - të diskutojë me gojë idetë e dëgjuara nga shokët në klasë;Të vështruarit: - të krijojë prazantime mediatike dhe raporte të shkruara që përdorin burime multimediale me imazhe, grafikë, muzikë, efekte tingujsh të cilat paraqesin një ide.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Lexim i drejtuar

INSERT10 min10 min

3. Informacioni i ri Llojet e prozës 10 min4. Punë e pavarur Diskutim 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Faza e parë e orës së mësimit do të zhvillohet përmes teknikës së Leximit të drejtuar dhe INSERT.INSERT është një metodë që i lejon nxënësit ta kontrollojnë gjallërisht shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë

leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet pjesëmarrje e qëndrueshme e fëmijëve në mësim dhe një teknikë që siguron një të nxënë të shëndetshëm për nxënësit.

Gjatë leximit nxënësit udhëzohen që të vendosin shenjat e mëposhtme:“” vendoset shenja “” (kontrollo), nëse diçka që lexoni pohon atë që dini ose mendoni se dini. “ + ” vendosni një “+” (plus), nëse një pjesë e informacionit që ndeshni është i ri për ju. “ – ” vendosni një “–” (minus), nëse një ose disa prej informacioneve që lexoni kundërshton ose është e

ndryshme nga ajo që dini ose mendoni se e dini. “ ? ” vendosni një “ ? ” (pikëpyetje), nëse ka informacion që është i paqartë për ju ose ka diçka që ju duhet

të dini më shumë rreth këtij informacioni. Informacioni i shenjuar, hidhet më pas në tabelën INSERT sipas shenjave përkatëse.

+ - ?

Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit. Zbatimi i saj zgjat rreth 20- 25 minuta. Përdoret në çdo lëndë e me çdo moshë fëmijësh. Kjo teknikë i përshin nxënësit në veprimtari të gjëra të nxëni,pasi ata gjatë ushtrimit të kësaj teknike iu duhet të lexojnë të shkruajnë dhe të flasin.

Kjo teknikë mund të zhvillohet në mënyrë individuale nga nxënësit,por edhe në punë me grupe, kur kemi tekste dhe informacione të gjata. Në orët e gjuhës shqipe dhe të lexuarit, kryesisht gjatë dhënies së informacioneve të reja ka vlera të jashtëzakonshme. Meqënëse teksti ka një pasuri leksikore dhe gjuhësore të mjaftueshme e cila kërkon vëmendjen, mund të punohet me këtë teknikë dhe më pas me ushtrimet I, II, III faqe 90.

I. Lexoni me kujdes tekstin e dhënë, si dhe shpjegimet e fjalëve në fund të çdo faqeje. A gjetët fjalë të tjera në tekst, të cilave nuk ua dini kuptimin? I nënvizoni ato dhe kërkoni ndihmën e mësuesit për t’i shpjeguar ose përdoni fjalorët shpjegues të shqipes për të mësuar saktë prejardhjen dhe kuptimin e tyre.

II. Vëreni shkuresat që përdoren para shpjegimit të fjalëve poshtë çdo faqeje: bised. (bisedore, fjalë që përdoret në të folurin bisedor); vjet. (e vjetruar, fjalë që nuk përdoret më); turq. (turqizëm, fjalë me burim nga tuqishtja); hist. (historizëm, fjalë që është përdorur në një periudhë të caktuar historike); krahin. (krahinore, fjalë që përdoret në një krahinë të caktuar). Gjeni fjalë të tjera në tekst dhe para shpjegimit të kuptimit u vini shkurtesat që mendoni ju.

III. Ç’lidhje kanë mes tyre fjalët: HAPS, HAPSANË, HAPSANIK? Gjeni kuptimin e tyre duke nxjerrë nga teksti shembujt ku janë përdorur këto fjalë. Më pas e zgjeroni rrethin e fjalëve që kanë lidhje të tilla.c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri për këtë orë do të trajtojë konceptet e tekstit rrëfimtar që janë dhënë në fillim të kapitullit faqe 81, 82, 83.Informacioni i ri nuk është diçka e panjohur, por një rifreskim dhe saktësim i disa koncepteve që vetë nxënësit i kanë marrë gjatë shkollës 9 –vjeçare.Është e rekomanduar që për këtë pjesë të mësimit të punohet me teknikën e Kllasterit ose Brainstorming.

d) Veprimtari e pavarur:

c1- Diskutim.Zhvillohet diskutimi i mësipërm për ushtrimin V faqe 90.

V. Lexoni me kujdes paragrafin (6) për të mësuar se cilat janë pikëpamjet e rrëfimtarit dhe pastaj përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:

Cila është çështja? Cila është pikëpamja e rrëfimtarit? Çfarë provash gjenden aty që vërtetojnë se kjo është pikëpamja e rrëfimtarit? Cili është mendimi juaj për çështjen që trajtohet? Ç’pikëpamje mund të jenë shprehur aty?

Ushtrimi thellon njohuritë e marra për paragrafin dhe studimin e tij.

c2- Punë individuale me shkrim do të punohet ushtrimi X faqe 91.

X. Pasi keni lexuar gjithë pjesën e shkëputur nga rrëfenja me titullin “Natë vjeshte të tretë”, përpiquni të gjeni një titull për fragmentin e dhënë. I shkruani në dërrasë gjithë titujt e gjetur dhe pastaj diskutoni në grupe dhe bashkërisht se cili është titulli më i përshtatshëm, duke dhënë argumentet e duhura.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR –2

Tema: M. Kuteli – Natë vjeshte të tretë – Studim teksti

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të analizojë sesi teskti i një periudhe kohore të caktuar reflekton kushtet dhe ngjarjet historike të kohës; Të shkruarit: - të skicojë një ide duke e mbrojtur atë me nënide dhe organizim cilësor; Të folurit: - të marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutime të llojeve të ndryshme për të ndarë me të tjerët mendimet e tij; Të dëgjuarit: - të mbajë shënime të tilla që demonstrojnë të dëgjuarit e qëllimshëm; Të vështruarit: - të shprehë ndjenjat, që provon nga fragmenti dhe ilustrimi.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 10 min2. Punë e drejtuar Lexim dhe pyetje

Studim teksti 5 min10 min

3. Informacioni i ri Rrëfimtari 5 min4. Punë e pavarur Ditari i të nxënit –

Shkrimi i lirë 5 min10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet diskutimi rreth detyrave të orës së kaluar dhe vendosjes së një titulli tjetër për tregimin. Duke dëgjuar mendime të ndryshme, arrihet në një përfundim për titullin më të përshtatshëm dhe më të argumentuar.

b2 – Lexim dhe pyetje:Kjo teknikë do të zhvillohet për të lexuar me vëmendje tekstin duke ju përgjigjuar pyetjeve të ndryshme dhe duke zhvilluar ushtrimin IV faqe 90.Ushtrimi mund të kërkojë ndihmën e fjalorit por mund të punohet edhe duke pasur parasysh kontesktin dhe njohuritë e nxënësve. Është mirë që nga mësuesi ttë sqarohen këto përdorime si pasuri e shqipes edhe pse mund të jenë fjalë të vjetëruara ose edhe të huazuara.Gjatë kësaj etape zhvillohet edhe ushtrimi VI – VII – VIII faqe 91.

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri ka si objekt Rrëfimtarin . Ky informacion gjendet në tekst, por edhe mund të pasurohet më tej sipas nivelit të nxënësve dhe nevojave të tyre.RAPORTET RRËFIMTAR –PERSONAZH-LEXUES Në roman funksionon sistemi rrëfimtar-personazh-lexues. Ç’përfaqësojnë në vetvete hallkat e këtij sistemi? Ç’pozicione marrin ato për të realizuar një vepër letrare?Kur rrëfimin e mban autori, ai organizon gjithë sistemin e subjektit, kompozicionin , figurat vepruese, përpunon situatat e konfliktit etj.

Ndërsa kur vepron një rrëfimtar i trilluar, ai vë në lëvizje nga fillimi deri në fund tekstin e rrëfimit.RAPORTI RRËFIMTAR AUTOR – LEXUESAutori është neutral, qëndron larg lexuesit.Kjo mënyrë thekson distancë midis personazheve dhe atij që rrëfen. RAPORTI RRËFIMTAR PERSONAZH – LEXUES  Rrëfimtari personazh krijon intimitet me lexuesin dhe krijon një komunikim të veçantë. RAPORTI RRËFIMTAR AUTOR – PERSONAZH Pozita e rrëfimtarit mund të jetë e ndryshme; ai mund ta vëzhgojë, ta ndjekë personazhin në çdo moment, duke shkaktuar një shkrirje që çon në dobësimin e imazhit të rrëfimtarit.  RAPORTI RRËFIMTAR PERSONAZH – PERSONAZHRrëfimtari personazh komunikon me personazhet e tjera; ai shfaqet në skenën e përbashkët, ndërsa lexuesi është spektator që ndjek ngjarjen. Personazhi rrëfimtar në këtë rast zëvendëson autorin, prandaj luan rol në organizimin e veprës.

d) Veprimtari e pavarur:

Gjatë kësaj etape do të punohet ushtrimi XII faqe 92 i cili do të mbështetet tek informacioni për mjetet lidhëse të fjalisë.XII. Gjeni në paragrafin (7) mjetet lidhëse dhe plotësoni tabelën e mëposhtme.

MJETET LIDHËSE TË FJALISË SË PËRBËRË

Lidhëzat Përemrat lidhorë

Ndajfoljet Fjalët korrelative

Semantike Sintaksore

po, e Kështu...kështu, që, se, kush, Kur, pastaj, ku,

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.DETYRË

Bëni me shkrim një portretizim moral dhe fizik të protagonistit të këtij rrëfimi.

Shënim! Ora e tretë e këtij fragmenti do të zhvillohet duke pasur parasysh objektivat e parealizuara dhe punimin dhe thellimin e koncepteve te marra.

MODEL MËSIMOR – 3

Tema: Migjeni : Studim teksti – ...Bukën tonë të përditshme...

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :

Të lexuarit: - të përdorë materiale udhëzues si fjalori, për të pasuruar fjalorin e vet; Të shkruarit: - të përdorë njohuritë e gjuhës standarde për të redaktuar shkrimin e tekstit; Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar ndja diskutimit në grup; Të dëgjuarit: - të zgjerojë me gojë idetë e dëgjuara; Të vështruarit: - të zgjedhë format mediatike të përshtatshme për qëllimin e lexuesit.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Të lexuarit e drejtuar

DRTA15 min

3. Informacioni i ri Tipi dhe tipizimi 10 min4. Punë e pavarur Redaktim – Shkrim i lirë 10 min

5 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- BashkëbisedimNë fillim të orës së mësimit, pasi janë vlerësuar detyrat e lëna nga ora e kaluar, zhvillohet një diskutim i shkurtër për Migjenin dhe krijimtarinë e tij. Është e rëndësishme të përqendrohen tek tematika e mjerimit e cila do të dalë edhe tek kja novelë. Kjo etapë mund të shërbejë si motivim për pjesën tjetër të orës së mësimit.

b2 – Lexim i fragmentit dhe pyetje:Pjesa themelore e orës së mësimit zhvillohet me teknikën DRTA

Veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar është një veprimtari, gjatë së cilës lexuesit nxiten të mendojnë e të parashikojnë rreth asaj që lexojnë. Ata do të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, do të parashikojnë dhe do t’i mbajnë shënim parashikimet e tyre. Ky aktivitet ndërtohet në bazë të tri pyetjeve:

4. Ç’mendoni se do të ndodhë më pas? 5. Çfarë provash keni? 6. Si ndodhi në të vërtetë?Në mënyrë grafike ky aktivitet organizohet kështu:

Ç’mendoni se do të ndodhë? Çfarë provash keni? Si ndodhi në të vërtetë?

Për të plotësuar tabelën, mësuesi bën pyetje, të cilat e përqendrojnë vëmendjen e lexuesve në titujt ose ilustrimet e zgjedhura. Mësimi mund të fillojë me një diskutim për titullin e librit ose të historisë dhe duke u bazuar në pyetjet: “Për çfarë mendoni se bën fjalë kjo histori / libër?” “Pse mendoni kështu?” Parashikimet shkruhen në ndarjen e parë të tabelës ose në dërrasën e zezë. Mësuesi duhet të pranojë të gjitha parashikimet e bëra nga ana e nxënësve. Pas këtyre diskutimeve fillestare, nxënësit do të lexojnë në heshtje historinë / tekstin, deri në momentet e përcaktuara që më parë nga mësuesi, për të nxjerrë pikat apo provat që tregojnë nëse parashikimet e tyre janë të sakta apo jo. Në këtë pikë, diskutimi vazhdon me parashikime të tjera të dhëna nga nxënësit, bazuar në leximin e tyre deri në këtë fazë. Këto veprime përsëriten derisa historia apo teksti të mbarojë.

Mësuesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm që ndalesat e tepërta të pjesës mund të cenojnë të kuptuarin e përmbajtjes. Aktiviteti i të menduarit e të lexuarit të drejtuar (DRTA) mund të përdoret mjaft mirë në fazën e realizimit të kuptimit.

Realizohet kryesisht në lëndën e leximit, por mund të realizohet me sukses edhe në lëndë të tilla si historia dhe dituria e natyrës. Zgjidhen tema përmbajtja e të cilave ka në qendër një problem, një personazh, ose një ngjarje që ndryshon papritur rrjedhë. Kohëzgjatja ndryshon nga 20-25 minuta.

Përdorimi i kësaj teknike mban gjallë kureshtjen e fëmijëve deri në fund të zbulimit të përmbajtjes së pjesës. Nxënësit kryejnë disa procese gjatë kësaj faze. Ata lexojnë me vëmendje dhe një nga një seksionet e pjesës, nxjerrin provat mbështetëse të paragrafit që lexojnë dhe parashikojnë se ç’mund të ndodhë më tej në tregim.

Për fëmijët e moshës së vogël, mësuesi mund ta lexojë vetë pjesën, ngjarjen, historinë dhe të kërkojë nga nxënësit të japin mendimet përkatëse. Në këtë rast kemi të bëjmë me veprimtarinë e të menduarit e të dëgjuarit të drejtuar-DLTA. Fazat e zbatimit janë njësoj si të veprimtarisë DRTA.

Gjatë zhvillimi të kësaj veprimtarie punohet i ndërthurur me leximin ushtrimi I faqe 96:

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri ka në qendër konceptet e realizmit të krijuara nga Balzaku: Tipi dhe Tipizimi.Është e nevojshme që ato të njihen për të kuptuar realizmin e Migjenit dhe për të trajtuar në orët në vazhdim Balzakun me “Evgjeni Grandenë”.

d) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të orës së mësimit përmes redaktimit do të punohet me shkrim redaktimi dhe përshtatja në gjuhën standarde shqipe paragrafi 110 (ose edhe një paragraf tjetër). Ndërkohë që për nxënës të tjerë mund të vazhdohet me të lexuarit dhe të kuptuarit.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet rreth arritjes së objektivave dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Nxënësve u kërkohet të paraqesin në forma të ndryshme një punë individuale në të cilën të paraqesin si e perceptojnë ata mjerimin. Kjo detyrë mund të paraqitet me forma nga më të ndryshmet. (Ese, grafikë, fotografi, ose forma të tjera mediatike).

MODEL MËSIMOR – 4

Tema: Migjeni : Studim teksti – ...Bukën tonë të përditshme...

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexuarit: - të përdorë njohuritë e origjinës së fjalëve si dhe të dhënat e kontekstit për të përcaktuar kuptimin e fjalëve të fushave të caktuara; Të shkruarit: - të shkruajë një paragraf vlerësues rreth përdorimit të gjuhës së figurshme; Të folurit: - të përmbledhë përfundimet e diskutimit të zhvilluar në klasë; Të dëgjuarit: - të vlerësojë besueshmërinë e folësit gjatë diskutimit; Të vështruarit: - të vlerësojë besueshmërinë e përmbajtjes së mesazheve të ndryshme mediatike.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Diskutim 5 min2. Punë e drejtuar Lexim dhe pyetje

Studim teksti 5 min10 min

3. Informacioni i ri Drejtshkrim 10 min4. Punë e pavarur Mendo/Puno dyshe 15 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- diskutimim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet diskutimi rreth kryerjes së detyrave të shtëpisë dhe njohurive rreth elementëve modernë të një proze. Dallojmë figuracionin e pasur, fjalorin i veçantë, psikologjinë specifike të personazhit, nëntekstin e fuqishëm, konceptimin e ri, etj.

b2 – Lexim dhe pyetje:Kjo teknikë do të zhvillohet për të punuar fragmentin “..Bukën tonë të përditshme..”. Nxënësit lexojnë tekstin dhe identifikojnë elementët modernë që do të vënë re. Diskutojmë rreth titullit dhe përcaktojmë simbolikën e tij.

Gjatë kësaj veprimtarie punohen ushtrimet II, III, IV, V dhe VI. Nëse gjatë kësaj ore nuk do të jetë e mundur të punohen të gjitha ato do të punohen orën ee tretë.Ushtrimet kanë si qëllim thellimin e të kuptuarit. Mësuesi gjaët punës do të ndalet tek disa elementë të stilit të Migjenit, siç janë përshkrimi i mjediseve dhe sjelljes së nënës. Risia që sjellin ushtrimet ka të bëjë me konceptim Fakt dhe Opinion i cili duhet sqaruar shumë mirë.FAKT – 1. Ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë; diçka që ekziston objektivisht e realisht, diçka që është e vërtetë. 2. Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar, për të provuar a për të kundërshtuar një mendim, një tezë etj. Ose për të arritur një përfundim. 3. Dëshmi e vërtetë, diçka që dihet a që është provuar dhe sillet në gjyq për të mbështetur akuzën ose për ta kundërshtuar atë. Fakt juridik. OPINION - 1. Mendimi i përgjithshëm a i një kolektivi të caktuar për një çështje, për veprimet e dikujt etj.; mendimi që mbizotëron në një shoqëri, në një kolektiv etj. 2. Mendim që kemi formuar për dikë a për diçka, gjykimi e vlerësimi ynë për të; bindja se dikush a diçka është ashtu si e njohim ose si e mendojmë.

Mbi bazën e këtij dallimi do të punohet ushtrimi II faqe 96.Mësuesi duhet të ketë parasysh konceptin artistik të krijimtarisë së Migjenit sipas së cilës mjerimi social shndërrohet në një mjerim moral dhe shpirtëror.Një familje vdes kur:

- i mungojnë kushtet më të domosdoshme për mbijetesë;- kur secili nga bashkëshortët i dorëzohet fatit;- kur ndërmjet burrit dhe gruas mungojnë marrëdhëniet intime;- kur fëmija nuk është i lumtur.

Këto ide do të diskutohen apo duhet të përpiqet që mësuesi duhet t’i ketë parasysh gjatë diskutimit për të motivuar ndërtimin artistik të veprës dhe përgjigjet e ushtrimeve.

c) Informacioni i ri:

Pjesa e dytë e mësimit do t’i kushtohet njohurive gjuhësore të përqendruara tek Drejtshkrimi i shenjave të pikësimit brenda fjalisë.

d) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e dytë të mësimit punohet ushtrimi VIII.

Shënim! Ndarja e veprimtarive mësimore mund të bëhet edhe duke respektuar njohuritë gjuhësore dhe letrare duke punuar orën e parë konceptet letrare dhe orën e dytë ato gjuhësore. Kjo i lihet mësuesit në dorë duke u mbështetur në nivelin dhe ecurinë e klasës.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpieUshtrimi IX, faqe 99

MODEL MËSIMOR – 5

Tema: Balzak : Studim teksti – Evgjeni Grande

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexuarit: - të lexojë rrjedhshëm (me shpejtësi, saktësi, shprehësi, kuptimin) dhe me shqiptimin e duhur tekstin e dhënë;

- të zbulojë marrëdhëniet ndërmjet personazheve duke u mbështetur në fragmentin e dhënë;Të shkruarit: - të shkruajë fjalitë e cituara nga fragmenti, të cilat shprehin ironinë dhe kërcënimin e plakut Grande; Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar ndaj diskutimit në klasë; Të dëgjuarit: - të mmbajë shënime të tilla që demonstrojnë të dëgjuarit e qëllimshëm;

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Bashkëbisedim 5 min2. Punë e drejtuar Lexim në heshtje

Studim teksti 10 min10 min

3. Informacioni i ri Subjekti i romanit 10 min4. Punë e pavarur Punë në çifte 10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Bashkëbisedim:Në pjesën e parë të orës së mësimit zhvillohet një bisedë e shkurtër rreth njohurive që kanë nxënësit për Balzakun dhe veprat e tij. Paraqitet tema e re e mësimit që ka të bëjë me analizën e romanit “Evgjeni Grande”. Pa u dhënë asnjë informacion, u kërkohet nxënësve të lexojnë fragmentin në faqet 102 – 106 në heshtje.Pas këtij leximi të kujdesshëm, i cili mund të zhvillohet edhe zë, kalohet tek veprimtaria e dytë ku punohet ushtrimi I faqe 106 dhe ushtrimi II faqe 106.I.Çfarë tregohet në këtë fragment? Cilët janë personazhet dhe cila është lidhja mes tyre?II.Fragmenti është ndarë në dy pjesë. Ritregoni me fjalët tuaja përmbajtjen e secilës pjese.

Në tabelë punohet skema e mëposhtme e cila paraqet pothuj gjithë lidhjet dhe subjektin e romanit.

c) Informacioni i ri:

EVGJENIA

KARLI

PLAKU GRANDE

NANOJA

ZNJ. GRANDE

Në vazhdim të orës së mësimit, nisur edhe nga ndihma që mund të japë skema, ritregohet shkurtimisht subjekti, ose duke pyetur nxënësit që e kanë lexuar, ose duke u ritreguar nga vetë nxënësit. Është e rëndësishme të shpjegohet prej mësuesit skema e cila tregon gjithë marrëdhëniet dhe ndërtimin e subjektit të romanit.

d) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të mësimit nxënësit do të punojnë në çifte (sipas bangave) për të zhvilluar ushtrimin XI faqe 109.XI. Në zërin e Grandesë në fragmentin e dhënë ka ironi, por edhe kërcënim. Shkruani fjalitë ku shprehen këto qëndrime emocionuese dhe plotësoni tabelën.

Toni i Grandesë

Ironia Kërcënimi

-Ah, ah, paski festuar ardhjen e nipit tuaj! Mirë, mirë, shumë mirë. S`ka ku vete më mirë! -tha pa belbëzuar dhe pastaj shtoi: -Kur macja bredh mbi çati, minjtë hedhin valle në dysheme.

(Vini re përdorimin e trajtës së habitores!)

-Ku djall e gjetët gjithë këtë sheqer?

(Sheqeri është makthi i Grandesë, pasi është i vetmi mall të cilin duhat ta blejë shtrenjtë. Ai në atë kohë vinte nga kolonitë dhe turbulliarat në Francë e kishin shtrenjtuar çmimin e tij.

-Këto gratë, o nipi im, po t`i lësh, janë në gjendje të plaçkitin gjithë qytetin për ju. Kur të mbaroni, do të shkojmë bashkë në kopsht, se kam ca gjëra për t`ju thënë e që s`janë aspak të ëmbla.

-Ta-ta-ta, -ia preu plaku, -Hopaa! Filluan budallallëqet! S`më vjen hiç mirë, nipi im, kur ju shoh me ato duar të bukura dhe të bardha.

-Po ti grua, pse s`ha?

( A thua se Grandeja është i shqetësuar për oreksin e gruas së tij, apo do t’i tregojë asaj se çfarë gabimi kishte bërë?)

e) Përfundime. Konkluzione.Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpieVII.Lexoni me kujdes dialogun e Karlit me Evgjeninë, paragrafi 2.

Çfarë veçorish shfaqin përmes këtij dialogu këta personazhe? Çfarë kuptojmë për mënyrën e tyre të jetesës dhe të edukimit? A ndikon mjedisi në të cilin janë rritur në formimin e tipareve të tyre?

Diskutoni në klasë mendimet tuaja dhe më pas plotësoni tabelën.

MODEL MËSIMOR – 6

Tema: Balzak : Studim teksti – Evgjeni Grande

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :Të lexuarit: - të identifikojë karakteristikat përmbajtësore të tekstit, për të karakterizuar personazhet; Të shkruarit: - të shkruajë një tekst shpjegues- argumentues për të paraqitur mendimin vetjak rreth personazhit të plakut Grande; Të folurit: - të shfrytëzojë pasurinë leksikore dhe semantike të shqipes, për të shprehur saktë mendimet në diksutimet në grupe të vogla; Të dëgjuarit: - të përqendrojë vëmendjen në mënyrë të përgjegjshme mbi folësin ose mesazhin; Të vështruarit: - të gjejëë veçori të përbashkëta mes dy personazheve(Karlit dhe Evgjenisë), duke analizuar dialogun mes tyre .

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Tabela e koncepteve 10 min3. Informacioni i ri Subjekti dhe fabula 10 min4. Punë e pavarur Veprimtari sipas

niveleve20 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Pas vlerësimit të detyrave të shtëpisë dhe problemeve të orës së kaluar, punohet ushtrimi III faqe 106 në të cilin, nxënësit të ndarë në grupe ose në çifte do të karakterizojnë Karlin sipas çështjeve të dhëna në tabelë. III.Në një atmosferë mikpritëse dhe me një pamje të çlirët, Karli shfaq moskokëçarjen e tij, sjelljet e tij, dhe tekat e tij, si të një fëmije të përkëdhelur. Plotësoni tabelën e mëposhtme me detajet të cilat përdor autori për të karakterizuar Karlin.

Portretizimi i Karlit

Veshja Sjellja Qëndrimet Mendimet

- - - -

- - - -

Cili është qëllimi i këtij përshkrimi?

Ushtrimi synon të zhvillojë imagjinatën dhe të krijojë një portret sa më të plotë të Karlit dhe përmes tij dhe modën, shijen, stilin e jetesës të kohës. Për këtë mund të kërkohet paraprakisht ose të jepet si detyrë kërkimore pasqyrimi i kohës, epokës, përmes veshjeve, sjellëve dhe stilit të jetesës. Kjo veprimtari mund të jepet si një miniprojekt ose edhe mund të zhvillohet një projekt lëndor.

c) Informacioni i ri: Informacioni i ri do të ketë si qëllim përcaktimin dhe saktësimin e koncepteve fabul dhe subjekt. Thelbi i këtij përcaktimi janë pyetjet: Fabula i përgjigjet pyetjes çfarë?, kurse subjekti si?

d) Veprimtari e pavarur:

Kjo etapë e orës së mësimit synon të krijojë mundësinë që nxënësit të punojnë të pavarur sipas niveleve të arritjeve dhe mundësive të tyre. Për këtë arsye edhe ora e mësimit do të organizohet duke ndarë nivelet dhe detyrat si p.sh.:

a) Niveli I – Punohet ushtrimi V – faqe 107b) Niveli II – Punohet ushtrimi IV – faqe 107 (karakterizimi i personazhit të plakut Grande)c) Niveli III – Punohet ushtrimi VII – faqe 107 (krahasimi i personazheve)

Shënim! – Është e rëndësishme të kuptohet se gjatë kësaj veprimtarie nuk është e nevojshme që nxënësit të ndahen në grupe, por të lihen të zgjedhin vetë se cilin ushtrim do të punojnë. Nga mësuesi kërkohet të sqarohet vlerësimi sipas niveleve, pasi jo çdo detyrë për përgjigje të saktë mund të ketë të njëjtin vlerësim.Pasi janë dhënë detyrat nxënësit do të punojnë dhe në pjesën e fundit bëhën edhe diskutimet për zhvillimin e detyrave dhe diskutimi i tyre.Kjo veprimtari do të vazhdojë edhe në shtëpi ose edhe në orën e ardhshme, në varësi të ecurisë në klasë. e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet rreth arritjes së objektivave dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Mund të jepen këto dy ushtime (sigurisht me zgjedhje) VIII. Si e kuptoni mendimin që shpreh Karli kur thotë:

Në Paris, kur duan ta vrasin një njeri me fjalë, i thonë: “Ai është zemërmirë”. Këto fjalë kanë këtë kuptim: “I shkreti djalë, është i trashë nga mendja, ështe gomar!”.

Ky është një konstatim i Karlit apo një mendësi e kohës?

IX. Etja për t’u pasuruar përbën tërë qenien e Grandesë. Kjo prirje i ka zhvilluar atij një shqisë të gjashtë, me anën e së cilës ai ndien ekzistencën e fitimit.

A mendoni ju se këto janë tipare individuale të Grandesë apo një përgjithësim i autorit? A ndikon mjedisi ku jeton Grandeja në zhvillimin e karakterit të tij? Cilat veçori të krijimtarisë së Balzakut vihen në dukje këtu?

MODEL MËSIMOR – 7

Tema: Balzak : Studim teksti – Mëngjesi i Karlit – Drejtshkrim

Objektivat: fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexuarit: - të interpretojë kuptimet e figurshme të fjalëve si pasuri e shprehjes artistike në tekstin letrar; Të shkruarit: - të përdorë rregullat e pikësimit të gjuhës standarde në shkrimet e tij; Të folurit: - të shfrytëzojë pasurinë leksikore dhe semantike të shqipes për të shprehur saktë mendimet në diskutimin në klasë; Të dëgjuarit: - të vlerësojë përmbajtjen dhe mënyrën e zhvillimit të detyrave të shtëpisë; Të vështruarit: - të krijojë rubrika vlerësimi për të gjykuar efektivitetin e mesazheve të ndryshme gojore dhe pamore.

Zhvillimi i mësimit:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Vlerësimi i detyrave të

shtëpisë10 min

2. Punë e drejtuar Studim tekstiRrjeti i diskutimit

10 min10 min

3. Informacioni i ri Drejtshkrim 5 min4. Punë e pavarur Lexo/Puno dyshe 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Vlerësimi i detyrave të shtëpisë.Kjo orë e mësimit do të shërbejë për të përmbledhur të gjitha konceptet që janë trajtuar gjatë dy orëve të mëparshme. Përmes detyrave të shtëpisë apo ushtrimeve të zhvilluara nga nxënësit në orët e kaluara, mësuesi vë theksin në veçoritë e stilit të Balzakut duke i përmbledhur ato si dhe duke i shqyrtuar nga zhvillimi i detyrave të nxënësve.

b2 – Lexim dhe pyetje:Është e rëndësishme që gjatë leximit dhe studimit të tekstit të theksohen kryetemat balzakiane, një ndër të cilat është edhe rritja e rolit të parasë në jetën shoqërore e cila sjell ndryshime rrënjësore në zakonet dhe psikologjinë e njerëzve. Vendin e njeriut në shoqëri nuk e përcaktojnë më as prejardhja shoqërore, as aftësitë dhe vlerat individuale, por diçka që ndodhet jashtë njeriut, diçka që quhet “para”.Kjo ndodh edhe tek romani “Evgjeni Grande”. Shohim aty sesi Plaku Grande nuk ka asnjë lloj ndjenje njerëzore përballë parasë dhe fitimit; nuk ka për të fatkeqësi më të madhe sesa falimentimi, pasi për këtë njeri e vetmja vlerë që ekziston ka emrin para. Kjo i ka errësuar sytë, i ka tharë shpirtin dhe tashme është kthyer vetëm një skllav i parasë.Viktimë e kësaj shoqërie është Evgjenia, e cila beson tek vlerat njerëzore dhe tek dashuria. Kjo është edhe arsyeja pse ky romat titullohet “Evgjeni Grande”., sepse përmes këtij titulli Balzaku kërkon të theksojë tragjedinë e njeriut me ndjenja të vërteta njerëzore në një mjedis të molepsur nga kreu në fund nga mania e përfitimit material.Këti ide do të trajtohen edhe gjatë diskutimit Po-Jo në punimin e ushtrimeve VIII dhe IX faqe 108 që janë dhënë si detyra shtëpie dhe ushtrimit X për të punuar në klasë. X. Nga qëndrimi i Evgjenisa para të atit vëmë re se ajo e ka shumë frikë atë.

Ju si mendoni, në marrëdhëniet me prindërit a ka vend frika? Si i keni ndërtuar ju marrëdhëniet me prindërit tuaj? A bazohen ato te mirëkuptimi dhe mirëbesimi? Cilat janë shkaqet më të shpeshta të konflikteve me prindërit?

Diskutoni në klasë rreth marrëdhënieve tuaja me prindërit duke sjellë përvojat tuaj jetësore.Ky ushtrim do të shërbejë për të aktualizuar problemin në kushtet e sotme duke shfrytëzuar përvojat vetjake të nxënësve.

c) Informacioni i ri:

Njohuritë gjuhësore – Drejtshkrimi për shenjat e pikësimit faqe 109-110.Ky material mund të punohet duke u nisur nga njohuritë ee nxënësve për të përdorur shenjat e pikësimit: pika- presja-dy pikat –presja.Më pas lexohen dhe saktësohen rastet ose kalohet tek veprimtaria praktike duke punuar ushtrimin XII.

d) Veprimtari e pavarur:

Përmes punës individuale të pavarur nxënësit do të redaktojnë tekstin e dhënë (ushtrimet XII – XIII) duke zbatuar rregullat e pikësimit të mësuara, por edhe ato që i kanë njohur më parë. Nëse për arsye kohe nuk mund të punohet në klasë kjo veprimtari mund të kalojë si detyrë shtëpie.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet për arritjen e objektivave si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR – 8

TEMA: Viktor Hygo – Shën Mëria e Parisit – Analiza e romanit

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të identifikojë karakteristikat përmbajtësore të veprës në fjalë;Të shkruarit: - të mbledhë informacione nga burime të ndryshme për të trajtuar krijimtarinë e Viktor Hygoit;Të folurit: - të përdorë përmbajtjen e përshtatshme nga informacionet e marra për autorin dhe veprën duke e prezantuar atë me gojë;Të dëgjuarit: - të vlerësojë përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit gojor gjatë diskutimeve në klasë;Të vështruarit: - të zbulojë nënkuptime që fshihen pas imazheve statike (fotografi, piktura) me pamje nga katedralja.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA1. Hyrje Brainstorming 5 min2. Punë e drejtuar Bashkëbisedim

Prezantim 5 min10 min

3. Informacioni i ri Leksioni – Analiza e romanit “Katedralja e Parisit”

10 min

4. Punë e pavarur Video prezantim Rrjeti i diskutimit

5min10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Kjo është ora e parë e analizës së veprës e cila do të trajtohet për rreth 6 orë. Në orën e parë është e rekomandueshme të paraqitet vepra dhe autori duke u fokusuar në subjektin e saj dhe në njëhuritë që kanë nxënësit, qoftë ata që kanë lexuar veprën, qoftë ata që mund të kenë disa njohuri të përgjithshme apo kanë parë filma ose pjesë të tjera me personazhet e vepre. Është mirë që përmes tyre të motivohen dhe të nxiten nxënësit për të shprehur mendimet e tyre rreth saj. Mësuesi duhet të saktësojë konceptet themelore të veprës që kanë të bëjnë me romantizmin dhe veçoritë e stilit të Hygoit.

b2 – Faze e dytë e mësimit ka të bëjë me Ndërtimin e njohurive.Nxënësve u është dhënë detyrë më parë të sjellin në klasë materiale dhe informacione për Viktor Hygonë. Nëse ata e kanë realizuar këtë detyrë, atëherë pjesa I e mësimit do të zhvillohet në formën e një bashkëbisedimi rreth autorit, jetës, veprës dhe romanit.Nëse nuk ka qenë e mundur, do të punohet duke lexuar materialet e tekstit faqe 112- 113.

c) Informacioni i ri:

Pas zhvillimit të veprimtarive të pjesës së parë të mësimit, saktësohen njohuritë përmes dhënies së informacionit rreth veprës duke plotësuar një skedë studimi:

- Koha e ngjarjeve: shekulli XV- Koha e rrëfimit: Shekulli XIX- Fabula: - Tematika: Tabloja e Parisit në shekullin XV dhe tabloja e shekullit XV tek Parisi.- Subjekti: Linja kryesore e subjektit: - Dashuria e Klod Frolit dhe Kuazimodos për Esmeraldën.- Personazhet: Esmeralda, Kuazimodo, Klod Froloi, Febysi etj.

c) Veprimtari e pavarur:

Në pjesën e fundit të orës së mësimit mund të punohet duke prezantuar foto ose një material filmik rreth katedrales. Është e rëndësishme të krijohen disa imazhe të Katedrales si një vend shumë i rëndësishëm në të cilin do të zhvillohen ngjarjet. Pamjet apo filmi mund të sigurohet nga nxënësit por edhe nga mësuesi përmes internetit.Pas shfaqjes së tij, zhvillohet rrjeti i diskutimit për të realizuar reflektimin e nxënësve rreth asaj që kanë parë.

- Çfarë ndjesie ju përcollën këto pamje?- Cili është funksioni i tyre? - Çfarë vlerësh mbart në vetvete ky monument kishtar?

Punohet edhe pyetja 6 faqe 117.

Shën Mëria është një vepër e përkryer dhe interesante e këtij tipi. Çdo faqe, çdo gur i kësaj përmandoreje

Është jo vetëm një faqe e historisë së Francës,po edhe e historisë së shkencës dhe artit.

Diskutoni rreth këtij mendimi të Hygoit duke argumentuar se cilat janë vlerat e këtij monumenti kishtar.

Kemi të bejmë vetëm me vlera fetare dhe arkitektonike apo ka rëndësi edhe për vlera të tjera.

d) Minitesti:

Romani “Katedralja e Parisit ” është një vepër letrare që i përket drejtimit letrar të:

a) realizmit b)romantizmit c) klasicizmit d)sentimentalizmit

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

MODEL MËSIMOR – 9

TEMA: Viktor Hygo – Katedralja e Parisit – Studim teksti / Çizmja spanjolle

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të realizojë leximin shprehës në përshtatje me llojin e teksti; - të identifikojë gjendjen psikologjike të Esmeraldës dhe të karakterizojë tiparet e saj;Të shkruarit: - të përshkruajë portretin e Esmeraldës duke përdorur detajet e fragmentit;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimit në klasë;Të dëgjuarit: - të zgjerojë me gojë mendimet e dëgjuara nga të tjerët gjatë diskutimit në klasë;Të vështruarit: - të krahasojë si është dhënë përmes filmit figura e Esmeraldës me përfytyrimin e krijuar për të.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA

1. Hyrje2. Veprimtari e drejtuar Bashkëbisedim/Lexim i

drejtuar 20 min

3. Informacioni i ri Heronjtë romantikëShikim i fragmentit nga filmi “Kurrizoja i Notrë Damë”

10 min

4. Diskutim / Shkrim i lirë Portretizmi i Esmeraldës 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Ora e mësimit fillon në forma të ndryshme sipas objektivave të realizuara nga orët e mëparshme, por është e rekomandur të fillohet me vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Kjo mënyrë mund të ndihmojë edhe në nxitjen e nxënësve për të hyrë në orën e re ku në qendër do të jetë Esmeralda.

b2 – Pjesa e dytë e mësimit pas vlerësimit dhe diskutimit të detyrave të shtëpisë, do të zhvillohet përmes Leximit të drejtuar, ku tek fragmenti “Çizmja spanjolle”faqe 123 do të zbulohet portreti i Esmeraldës. Gjatë kësaj pjesë të mësimit, përmes leximit, qoftë në heshtje, qoftë me zë, nxënësit do të nxiten që të vënë re edhe hollësitë që flasin për veçoritë e Esmeraldës.

Gjatë kësaj etape mund të punohen ushtrimet I, II, III, IV faqe 125.

I. Cila është gjendja e Esmeraldës?II. Si e jep autori këtë gjendje? Çfarë mjetesh përdor ai?III.Ç’qendrim mban autori ndaj Esmeraldës?IV. Çfarë provash gjeni aty që vërtetojnë qëndrimin e autorit?

c) Informacioni i ri:

Informacioni i ri ka të bëjë me heronjtë romantikë . ky informacion gjenden në tekst në faqen 115, por mësuesi mund të shfrytëzojë edhe materiale të tjera në varësi të kërkesave të nxënësve. Nëse nga mësuesi ose edhe nxënësit mund të sigurohen pamje nga filmi, ato shfaqen si pjesë e konkretizimit dhe më pas nxënësit plotësojnë portretin e Esmeraldës sipas diagramit të ushtrimit V-VI faqe 126.

d) Veprimtari e pavarur:

Veprimtaria e pavarur është pjesë e punës së nxënësve që ose të ndarë në grupe, ose duke u nisur nga niveli klasës, mund të punojnë portretizimin me shkrim të Esmeraldës ose të diskutojnë pyetjet e ushtrimit VII faqe 126.

A mendoni ju se dhuna e tjetërson njeriun? Diskutoni këtë mendim në klasë nisur edhe nga situata e paraqitur në këtë fragment.

Ushtrimi VIII, duke qenë se ka një shkallë vështirësie më të madhe mund të punohet me dëshirë nga nxënës të nivelit mbimesatar ose të avancuar.

d) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.

DETYRË

Zhvilloni me shkrim temën e mëposhtme:

Nuk ka asnjë lloj torture që të mposhtë shpirtin e popullit.

MODEL MËSIMOR – 10 - 11

TEMA: Viktor Hygo – Katedralja e Parisit – Studim teksti / Ëngjëlli shpëtimtar

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të zbbulojë vlerat artistike të fragmentit përmes leximit të vëmendshëm të tij; - të përdorë parafrazimin për të përmbledhur informacionin e marrë (ngjarjen) e fragmentit;Të shkruarit: - të mbledhë informacione nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe tekstin, filmin etj, për të bërë portretizimin e Kuazimodos;Të folurit: - të mbajë një qëndrim të caktuar gjatë diskutimit në klasë;Të dëgjuarit: - të përqendrojë vëmendjen në mënyrë të përgjegjshme mbi folësi dhe mesazhin;Të vështruarit: - të analizojë përdorimin e elementeve romantike të ndërthurur me ato realistë në fragmentin e dhënë duke shprehur mendimin vetjak për këtë.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

VEPRIMTARI NË GRUPE SIPAS AFTËSIVE:

A . Veprimtaria e drejtuar:- a) Leximi i drejtuar – a1- Niveli minimal – Parafrazimi i ngjarjes së paraqitur në fragment

a2 – Niveli mesatar – identifikimi i veçorive romantike a3 – Niveli i avancuar – interpretimi i qëndrimit të autorit dhe analiza e stilit të Hygoit

B. Veprimtaria e pavarur: - b) Shkrimi i lirë – b1 - Niveli minimal - Portretizimi i Kuazimodos b2 – Niveli mesatar – Ese argumentuese – Ushtrimi V faqe 131 ( Nga anon simpatia e V. Hygoit b3 – Niveli i avancuar – Ese argumentuese/shpjeguese – Ushtrimi VIII – IX faqe 132

b) Veprimtari e drejtuar:

Siç shihet, tema e mësimit për këtë fragment do të zhvillohet në dy orë mësimore. Ndarja e punës orën e parë do të bëhet sipas aftësive dhe mundësive të vetë nxënësve, të cilëve do t’u kërkohet që në fund të orës së dytë të dorëzojnë punën përmbledhëse sipas detyrave të dhëna.Ora e parë përqendrohet tek leximi i drejtuar dhe punimi i ushtrimeve I – IV faqe 130 – 131. Në fragment vëmendja duhet përqendruar tek përballja e dy heronjve romantikë dhe mjeshtëria e përshkrimit romantik të Hygoit. Përballja e tyre dhe kontrasti i thellë duhen vënë në dukje nga mësuesi. Paragrafi më i bukur i gjithë fragmentit është ai (19), ku përmes një rrëfimi thellësisht realist, Hygoi shpreh përballjen mes dy personazheve dhe na bën të ndjejmë simpati për këtë mjeran të shëmtuar, por me zemër të madhe dhe për vogëlueshen e mjerë që tashme duket se ka gjetur shpëtim në Katedrale.Një tjetër pikë e rëndësishme e orës së mësimit është mirë të trajtohet afrimi i Esmeraldës dhe Kuazimodos dhe raporti mes tyre, duke vënë në dukje foljet e përdorura. Ja dhe fazat se si realizohen këto marrëdhënie:Faza I: Esmeralda mbyll sytë kur sheh Kuazimodon dhe megjithatë portreti tij nuk i ndahet. Faza II. Pasi ai flet ajo e shikon, i afrohet, i flet, (Ejani, ejani...) e fton të vijë pranë saj.

Faza III: Doli nga qelia, e zuri për krahu, kërkoi ta afronte, deshi ta fuste në qeli. Faza IV: Esmeralda ulet në shtrat dhe të dy bashkëbisedojnë; filloi të mësohej me të, thirri (i shkreti), nuk i bëri

zemra të thoshte asnjë fjalë.

Kurse tek paragrafi (19) vëmë re përdorimin e figurave letrare si më poshtë:

Dhimbja e Kuazimodos është shumë e madhe. Ai përqas pamjen e vet me atë të Esmeraldës dhe nga ky kontrast theksohet akoma dhe më shumë tragjizmi i kësaj figure.

Përdorimi i epiteteve: i mjerë, e llahtarshme, i vrazhdë, i shëmtuar, i përçmuar, shprehin intensitetin e dhimbjes dhe rrisin emocionalitetin e shprehjes.

Ndërkohë inversioni: kurrë s’e kisha ndjerë kaq fort shëmtimin tim sa tani, epiteti metaforik: ai është përbindëshi i mjerë, krahasimi: si egërsirë, sendërzimi (diçka- send), enumeracioni: rrezja e diellit, cirk e vesës, kënga e bilbilit, polisindeti: as njeri dhe as kafshë dhe shkallëzimi zbritës bashkë me krahasimin: më i vrazhdë, më i shëmtuar, më i përçmuar se i një copë gur, i shërbejnë pikërisht thellimit të këtij kontrasti dhe tregojnë ndjeshmërinë dhe botën e brendshme të këtij njeriu. Fataliteti që mbulon figurën e tij bëhet dhe më i dukshëm përballë bukurisë së Esmeraldës.

Mos harrojmë këtu edhe përdorimin e aforizmit: Bufi nuk mund të hyjë në folenë e laureshës; si dhe parimet romantike që përcillen këtu.

Parimi I.Heronj të jashtëzakonshëm të vendosur në situata të jashtëzakonshme. Të dy, edhe Kuazimodo edhe Esmeralda (bufi dhe lauresha) janë personazhe të jashtëzakonshëm dhe ndodhen në një situatë po aq të jashtëzakonshme. Kuazimodo është i jashtëzakonshëm për shkak të përçudnimit të jashtëm dhe bukurisë së brendshme. Esmeralda është e jashtëzakonshme për shkak të bukurisë absolute fizike dhe shpirtërore dhe fatit të saj të veçantë. Rrethanat në të cilat ata lidhen si, përballja me turmën dhe ngujimi në katedrale, janë të jashtëzakonshme.OseI jashtëzakonshëm është edhe fakti që, mirësinë që zotërojnë, të dy personazhet e vënë në shërbim të të tjerëve.Parimi IIPërdorimit të kontrasteve të mëdha për krijimin e efekteve tronditëse Parimi IIIParimi i kultit të ndjenjës. Kemi të bëjmë me një ndjenjë, e cila i kapërcen kontrastet e jashtme. Etj.

c) Përfundime. Konkluzione.

DETYRË

Shpjegoni me shkrim në formën e një eseje si i kuptoni ju fjalët e Kuazimodos:

“Ju do t’ju vrisnin dhe unë dë të vdisja”

Çfarë cilësi të Kuazimodos shfaqen aty?

TEKSTI ARGUMENTUES(10 ORË MËSIMI MODEL)

MODEL MËSIMOR – 1

TEMA: Branko Merxhani – Kultura dhe qytetërimi – Studim teksti

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të analizojë tekstin si formë e ligjërimit eseistik duke veçuar dallimet dhe të përbashkëtat mes tekstit letrar dhe joletrar;Të shkruarit: - të mbledhë informacione nga burime të ndryshme për të qartësuar kuptimin e konceptit “kulturë”;Të folurit: - të shfrytëzojë pasurinë leksikore e semantike të shqipes, për të shprehur saktë mendimet gjatë diskutimit në klasë;Të dëgjuarit: - të përqëndrojë vëmendjen në mënyrë të përgjegjshme mbi folësin;Të vështruarit: - të krijojë prezantime mediatike dhe raporte të shkruara që përdorin burime multimediale me imazhe, grafikë, muzikë, efekte tingujsh, të cilat paraqesin një këndvështrim.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA

1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Brainstorming 10 min3. Informacioni i ri Teksti letrar dhe joletrar 10 min4. Punë e pavarur Veprimtari e drejtuar e

leximit Diskutim – Diagrami i Venit

10 min

10 min

5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Zhvillimi i mësimit mund të fillojë me një “stuhi mendimesh”për të mbledhur nga nxënësit mendime rreth konceptit “kulturë” dhe “qytetërim”. Nga mësuesi do të pranohen dhe shënohen në tabelë të gjitha mendimet, edhe sikur ato të jenë larg kuptimit të vërtetë. Më pas ato do t’i nënshtrohen gjykimit për të parë se cilat prej mendimeve janë të sakta dhe më afër së vërtetës.Nisur nga përkufizimi i marrë nga fjalori pranohen si të sakta përgjigjet që i afrohen shpjegimit.Do të pranohen nga nxënësit përgjigje të cilat mund të jenë mbledhur nga burime të ndryshme si : fjalori, interneti, librat, enciklopeditë etj.

KULTURË – 1. Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzit, në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin

shoqëroi e mendor; shkalla e këtyre arritjeve dhe e këtij zhvillimi në një etapë të caktuar; fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. 2. Shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull, një grup shoqëror a një njeri në një fushë të caktuar të veprimtarisë. 3. Tërësia e njohurive dhe e shprehive të sjelljes a të edukatës që përvetësuar a e përvetëson një njeri në shkollë ose në jetë; zhvillimi i veprimtarisë kulturore e artistike. 4. bujq. Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet.

QYTETËRIM – 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QYTETËROJ, QYTETËROHEM. 2. Tërësia e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror, që karakterizojnë një formacion ekonomiko-shoqëror ose një popull a vend të caktuar; shkallë e lartë e këtij zhvillimi3. ek. Periudha e tretë e zhvillimit të shoqërisë së lashtë, pas egërsisë e barbarisë, në të cilën njeri e ngre në një shkallë më të lartë prodhimin dhe kulturën.

c) Informacioni i ri

Informacioni i ri do të mbështetet tek dallimi mes tekstit letrar dhe atij joletrar. Kjo pjesë e mësimit mund të zhvillohet përmes bashkëbisedimit pasi nxënësit kanë njohuri dhe janë të aftë të shprehin dallimin mes këtyre teksteve. Tabela e mëposhtme jep një ide të këtij krahasimi.

Teksti letrar:

1- Qëllimi: - të transmetojë një mesazh, emocione, gjendje shpirtërore, të tregojë ngjarje, vende etj.;2. Gjuha: - ka përdorim kryesisht të figurshëm dhe shpesh me nëntekst;3. Forma: - shkruhet në vargje, prozë ose dialog;

Teksti joletrar:

1. Qëllimi: - të përshkruajë, shpjegojë, informojë apo bindë;2. Gjuha: - përgjithësisht është e drejtpërdrejtë, e qartë dhe e saktë, pa nënkuptime apo nëntekste;3. Forma: - organizohet në paragrafë sipas një strukturë të mirëpërcaktuar.

d) Veprimtari e pavarur:

VLD – veprimtaria e leximit të drejtuar kërkon leximin e vëmendshëm të tekstit “Kultura dhe qytetërimi” dhe punohen njëkohësisht përmes diagramit të Venit ushtrimet I, II, III faqe 143 – 144.

I. Çfarë problemi trajtohet në këtë ese? II. Çfarë të përbashkëta kanë mes tyre kultura dhe qytetërimi?III. Plotësoni diagramën e mëposhtme me dallimet mes kulturës dhe qytetërimit.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.Detyrë shtëpie: Mund të punohen ushtrimet e mëposhtme në faqen 144.VII. Duke u nisur nga ky përkufizim,përmendni disa prej elementeve të kulturës sonë kombëtare. Ndaluni tek arti,letërsia,muzika,piktura,etnografia etj.VIII. A kanë ndikuar qytetërimet e ndryshme në krijimin e kulturës sonë këmbëtare?

Shënim! Detyra e shtëpisë mund të realizohet me forma të ndryshme mediatike duke përdorur edhe imazhe, prezantime Power Point apo aplikacione të tjera.

MODEL MËSIMOR – 2

TEMA: Branko Merxhani – Kultura dhe qytetërimi – Studim teksti

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet:

Të lexuarit: - të dallojë informacionin thelbësor nga ai jothelbësor duke analizuar paragrafin (7);Të shkruarit: - të analizojë argumentet deduktive dhe induktive të paragrafit (5), duke gjetur të paktën 5 prej tyre të lidhura me çështjen e trajtuar;Të folurit: - të përmbledhë me gojë përfundimet e diskutimit në jo më shumë se 2 minuta;

KULTURA

- Kombëtare, - Jeta e një populli,- Harmoni e shfaqjes së jetës shoqërore, - Ndërgjegjja shoqërore etj.

QYTETËRIMI

- Ndërkombëtar, - Socializimi i shumë popujve,- Diversitet kulturor, - Mbërritja apo mendja etj.

Të dëgjuarit: - të mbajë shënime që tregojnë të dëgjuarit e qëllimshëm duke renditur në fletore të paktën 5 prej argumenteve të diskutuara;Të vështruarit: - të krijojë prezantime që përdorin burime multimediatike me imazhe që paraqesin një këndvështrim rreth elementeve të kulturës kombëtare.

ZHVILLIMI I MËSIMIT:

a) Hyrja – Paraqitja e çështjeve të orës së mësimit

NR. VEPRIMTARITË METODAT KOHA

1. Hyrje 5 min2. Punë e drejtuar Lexim i drejtuar -

Analizë paragrafi10 min10 min

3. Informacioni i ri Eseja argumentuese 10 min4. Punë e pavarur Diskutim – Vlerat 10 min5. Vlerësimi

b) Veprimtari e drejtuar:

b1- Pjesa e parë e mësimit do të fillojë me rifreskimin e njohurive të trajtuara nga ora e mëparshme dhe me vlerësimin e detyrave të shtëpisë.Më pas pjesa më e madhe e orës së mësimit i kushtohet leximit të kujdesshëm dhe me vëmendje (në heshtje ose me zë), por duke pasur si qëllim analizën e paragrafëve të përcaktuar edhe në objektiva (5) dhe (7). Pyetje:

1. – Çfarë teme trajton autori në tekstin e dhënë? 2. – Ç’kuptojmë me kulturë? Po qytetërim?

b2 – Leximi i drejtuar mund të realizohet edhe si punë në çifte gjatë të cilit të kërkohet analiza e paragrafëve (5) dhe (7). Klasa ndahet në grupe ose punohet me çifte duke i dhënë secilit grup detyrën ushtrimi V – VI për të punuar. Pas punës individuale të nxënësve çdo grup paraqet me gojë argumentet e përdorura.Secili grup i paraqet këto argumente, kurse për grupin tjetër lihet detyra të mbajë shënime rreth argumenteve të dëgjuara për të stërvitur të dëgjuarit e qëllimshëm. Në fund të diskutimit një ose disa nxënës nga grupet e dëgjuesve japin mendimet e tyre ose pyeten rreth argumenteve që kanë dëgjuar dhe u kërkohet edhe gjykimi i tyre apo vlerësimi i tyre. Gjatë këtij procesi mund të bëhen edhe vlerësime me notë për nxënës të ndyshëm.

I. Cila nga formulimet e mëposhtme shërben si përfundim i paragrafit (7)?a) Zhvillimi i kulturës së një kombi është nisja drejt qytetërimit.b) Zhvillimi i shpejtë i qytetërimit shkatërron kulturën kombëtare. c) Kultura kombëtare nuk ndikohet nga zhvillimi i qytetërimit.d) Sa më e lartë kultura kombëtare,aq më i fuqishëm është një popull.

II. Lexoni me kujdes paragrafin (5).

- Cila është çështja themelore që trajton autori në të? – Gjuha dhe roli i saj shoqëror

- Çfarë mendimi shfaq ai për këtë çështje? – Gjuha është një sistem i gjallë që ndryshon sipas zhvillimit të shoqërisë.

- Si e argumenton mendimin e tij? - Fjalët dhe rregullat e gjuhës ndërrojnë vetvetiu. Përpara këtij ndërrimi ne jemi vetëm shikues. Ajo që mund të bëjnë individët në gjuhë është t’i shtojnë disa terma të reja.

- Po mendimi juaj ,cili është?- Si do ta shpjegonit ju karakterin kolektiv të gjuhës?

c) Informacioni i ri

Informacioni i ri do të trajtohet sipas materialit që gjendet në faqen 145. Ai mund të lexohet ose të ddiskutohet nga nxënësit për të sqaruar kuptimin e tekstit argumentues Mësuesi mund të shtojë edhe informacione të tjera nëse e sheh të arsyeshme. d) Veprimtari e pavarur:

d1- Bashkëbisedim Çfarë janë vlerat?

Bashkëbisedimi zhvillohet i lirë duke i mundësuar secilit nxënës të shprehë mendimin e tij për konceptin që ka për vlerat. Mësuesi duhet të sqarojë se vlerë është ajo për të cilën ia vlen sakrifica. Në këtë këndvështrim ddo të punohet ushtrimi 2 faqe 145 në formën e një loje. 1. Cilat janë disa nga vlerat tuaja kulturore? 2. Vendosni sipas rendit të rëndësisë që kanë për ju vlerat e mëposhtme. Argumentoni zgjedhjen tuaj.

Vlerat:

Miqësia Sinqeriteti Paqja Solidarteti

Siguria ekonomike Puna Demokracia Drejtësia

Liria Toleranca

Nga renditja e tyre nxënësit shfaqin edhe një konceptim të tyre. Kjo renditje mund të shërbejë si objekt diskutimi duke u kërkuar nxënësve të japin sqarime apo argumentime se për çfarë arsyeje, p.sh., e kanë zgjedhur Miqësinë si vlerën më të rëndësishme, e kështu me rradhë.

d1- Nxënësve do t’u kërkohet të përgatitin një material për prezantim në të cilin të paraqesin vlera të kulturës sonë kombëtare në fusha të ndryshme duke kërkuar që rezultatet e vëzhguara të përmblidhen me shkrim. Kjo detyrë mund të jepet për t’u realizuar në shtëpi, por si detyrë shtëpie mund të zhvillohet edhe ushtrimi IX faqe 144.

I. Si shfaqet ky ndikim sot? Përmendni shembuj të ndryshëm. Kujtoni qytetërimin antik greko –romak; qytetërimin bizantin; qytetërimin oriental dhe atë të sotëm perëndimor.

e) Përfundime. Konkluzione.

Në fund të orës së mësimit bëhen konkluzionet e objektivave, arritjet dhe mosarritjet si dhe vlerësimi.