11
KEDS INFO është fletushkë informative e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) Sh.A. KEDS INFO je informativna brošura Kosovske Kompanije za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom (KEDS) D.D. KEDS INFO is information brochure of Kosovo Electricity Distribution and Supply Company (KEDS) J.S.C [email protected] Nr. Br. No. 07 / Maj / Maj / May / 2014 / GRATIS Një vit në KEDS faqe 2 faqe 4 KEDS nis leximin me pajisjet e dorës faqe 8 Shtatë herë më pak humbje faqe 10 Kosova –Turqia një miqësore e paharrueshme

Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

KEDS INFO është fletushkë informative e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) Sh.A. KEDS INFO je informativna brošura Kosovske Kompanije za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom (KEDS) D.D.

KEDS INFO is information brochure of Kosovo Electricity Distribution and Supply Company (KEDS) J.S.C

[email protected]

Nr. Br. No. 07 / Maj / Maj / May / 2014 / GRATIS

Një vit nëKEDS

faq

e 2

faq

e 4

KEDS nis leximin mepajisjet e dorësfa

qe

8

Shtatë herë mëpak humbje

faq

e 1

0

Kosova –Turqianjë miqësore e paharrueshme

Page 2: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

2 KEDS INFO

Hapi i parë u hodh, pengesat u tejkaluan me sukses. Sot jemi të konsoliduar, njëra ndër kompanitë më të mëdha në vend. Por, kur e do punën, mendon çka kam mundur të bëj më mirë, si mund të përmirësohem, a e kam dhënë më të vërtetë më të mirën nga vetja për kompaninë? Jam i sigurt që këto pyetje mbizotërojnë te ju përderisa reflektoni. Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia ka limitet e veta që duhet respektuar. Duam të shkojmë sa më larg me këtë kompani, por me kujdes dhe me vëmendje të plotë ndaj të gjitha rrethanave eksterne, veçanërisht konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me ta është jetik. Ai duhet të forcohet edhe më tepër në të ardhmen, ngase ne jemi kompani që i shërbejmë çdo qytetari në çdo cep të vendit. Pos misionit tonë madhor, ne kemi dëshmuar edhe përgjegjësi të lartë shoqërore me pjesëmarrjen ose përkrahjen e shumë aktivi-teteve. Qysh në fillimet e kompanisë morëm pjesë fuqishëm në pastrimin e Kosovës, u kthyem buzëqeshjen fëmijëve të Krushës së Madhe dhe të Vogël, filluam KEDS Akademinë, përderisa ishim sponsor gjeneral të ngjarjes më të madhe sportive në periudhën e pasluftës, ndeshjes Kosovë- Turqi. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që ndërmori KEDS në rrafshin social. Përgjegjësia shoqërore vetëm sa do të rritet në të ardhmen, sepse pos partneritetit me konsumatorë, ne synojmë që të gjithë qytetarët ta shohin KEDS-in si kompani të tyren. Objektivat e vëna jam i bindur se do të arrihen lehtë, kur e shoh profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj në kryerjen e detyrave. Urime!

Kompania jonë, KEDS, më 8 maj mbushi një vit. Ishte vit i suk-sesshëm, nuk ka asnjë dilemë për këtë. Kjo u arrit falë angazhim-it të të gjithëve. Padyshim viti i konsolidimit të kompanisë është gjithnjë më i vështiri. Sfida të paparashikueshme dalin përpara dhe ato duhet adresuar. Kur e kthej kokën pas, shoh që të gjitha ato janë tejkaluar. Sot KEDS është kompani e konsoliduar dhe gëzon respektin e qytetarëve. Ju duhet të ndiheni krenar për këtë. Ne e përm-bushëm misionin tonë, ofruam energji elektrike për kon-sumatorët dhe e rritëm kualitetin e shërbimeve. Nuk ishte e lehtë, sepse trashëguam një rrjet të stërvjetëruar, ndërsa ai po rigjenerohet dita-ditës. Falë investimeve të vazhdueshme, një vit pas, konsumatorët kanë më tepër energji, përderisa mijëra nga ta kanë shërbime më kualitative. Në përmbushjen e këtij misioni ju nuk u ndalët asnjë ditë. Punuat pa kursim, për çka shpreh falënderim të veçantë. KEDS është çatia jonë e përbashkët dhe të gjithë u përkujdesëm që ajo të jetë më e fortë. Një vit pas vjen edhe një periudhë reflektimi. Shtrohen disa pyet-je të thjeshta: ku ishim, ku jemi dhe ku duam të arrijmë?

Një vit KEDS Të nderuar miq, bashkëpunëtorë, staf i mrekullueshëm i KEDS-it

Page 3: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

3

KEDS ka kompletuar nënstacionin Prishtina 7 duke i lëshuar në punë 17 dalje nga të cilat përfitojnë direkt mbi 100 mijë konsumatorë. Lëshimi në punë i tij ka larguar ngarkesën edhe në shumë pjesë të kryeqytetit

KEDS kompleton Nënstacionin Prishtina 7KEDS ka përfunduar pro-jektin më madhor deri tash në Rrjetin e Shpërndarjes, Nënstacionin 110/10(20) kV Prishtina 7. Nga ky pro-jekt do të përfitojnë direkt shërbime më kualitative dhe më të sigurta mbi 100 mijë qytetarë dhe biznese të Prishtinës. “Kemi bërë lëshimin e 17 daljeve 10 kV në punë. Kjo është arritur falë angazhimit të madh dhe investimit prej mbi 1.65 milionë eurosh”, tha Teuta Buçinca, projektmenax-here. Lëshimi në punë i këtij nënstacioni është jetik për banorët e Prishtinës së Re. “Vetëm tek Ura për Gjilan, në pjesët përreth janë 4 dalje që furnizojnë bizneset e alokuara aty dhe banorët e asaj ane. Tri dalje tjera janë për Matin I. Nga kjo shihet se e veçanta e gjithë kësaj është se KEDS po i parap-rin me investime shtrirjes

ndjeshëm sigurinë e fur-nizimit me energji elektrike, duke krijuar edhe dy dalje rezervë në rast të prishjeve eventuale. Ky nënstacion pos fur-nizimit direkt të një pjese të madhe të kryeqytetit që shkon deri në lagjen Ulpi-ana, heq ngarkesën edhe prej nënstacioneve tjera, veçanërisht prej Nënsta-cionit Prishtina 2, Prishtina 3 dhe Badoci. KEDS gjithashtu ka shtru-ar edhe rrugën që lidh nënstacionin 110/10(20) kV Prishtina 7 me magjistralen Prishtinë- Gjilan. Shtrimi i kësaj rruge është bërë brenda parametrave stan-darde dhe është në gjendje të njëjtë siç ishte më herët. KEDS ishte detyruar ta hapë kanalin në këtë rrugë në mungesë të alternativës. “Në të dy anët e rrugës trotuaret ishin të zëna me kabllo të kompanive tjera.

së vendbanimeve të reja”, tha Buçinca. Ajo pjesë është ndërtuar vrullshëm, përderisa vendbanimet dhe bizneset i kishin paraprirë infrastrukturës. Kjo kishte bërë që të kishte vazhdi-misht mbingarkesa në rrjet, reduktime të dhunshme si pasojë e tyre dhe prishje të shpeshta. Tashmë ky problem është evituar, përderisa gjendja është rikthyer diametralisht në të kundërtën, pra për të mirë. Nga funksionalizimi i plotë i këtij nënstacioni përfitues direkt janë konsumatorët e lagjeve Veterniku, Lagjja e Spitalit, Mati I, Hajvalia dhe Çagllavica. Përfitues janë edhe Miniera e Kishnicës dhe asetet e ndërmar-rjes për furnizim me ujë “Prishtina”. Një dalje e veçantë është ndarë edhe për Qendrën Klinike Uni-versitare, që ishte lëshuar gjatë dimrit dhe ka rritur

Fillimisht na thanë se janë të gatshme, por në realitet nuk ishin”, tha Faruk Gjukaj, projektmenaxher. Hapja e atij kanali ishte e domos-doshme dhe me prioritet për furnizim më kualitativ me energji elektrike të QKUK-së. Tashmë kjo rrugë e riasfaltuar nga KEDS nuk do të jetë e nevojshme të preket më për qëllime të shtrirjes së rrjetit. “Paralel-isht me Daljen e Spitalit ne shfrytëzuam rastin që në kanalin e hapur të vendo-sim gjithsej gjashtë gypa polietilen të 200 milime-trave. Ato do të shfrytëzo-hen për nevojat e Prishtinës së Re”, shtoi Gjukaj. NS Prishtina 7 është pjesë e investimeve të parashikuara nga kompania në shumën prej 110 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në peri-udhën 15- vjeçare.

Page 4: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

4 KEDS INFO

E mërkura e 21 majit ishte ditë e veçantë jo vetëm për Mitrovicën, por për tërë Kosovën. Në vendin tonë kishte zbarkuar të luante ndeshjen miqësore të futbollit një nga kom-bëtaret më prestigjioze të botës, ajo e Turqisë. Ishte kjo vetëm ndeshja e dytë e reprezentacionit të Kosovës nën ombrellën e FIFA-s. Me një organizim perfekt që ia kanë zili edhe shumë anëtare të FIFA-s, Kosova i tregoi botës se meriton të jetë pjesë e botës së futbollit. Këtë fakt e përforcoi edhe Turqia me ardhjen e saj. Por ndihmesë të madhe dhe shtyllë e këtij eventi ishte KEDS- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, që ishte sponsor gjeneral i këtij evenimenti të paharrue-shëm. Që gjithçka të jetë në perfeksion kishin ardhur edhe udhëheqës të lartë të kompanive prestigjioze turke- Çalik dhe Limak që kanë në pronësi KEDS-in. Stadiumi 20 mijë vendesh ishte mbushur përplot

minutë heshtje, përderisa nuk u intonua himni i asn-jërit vend. Më pas filloi shpalosja e një flamuri gjigant të Kosovës në pjesën lindore, përde-risa më poshtë qëndronte transparenti me sfond të zi, i vendosur nga KEDS Akademia me mbishkrimin shqip e turqisht: “Soma, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”. Rezultati nuk ishte në plan të parë, por të dy skuadrat luftuan për të. Fitoi më i miri. Kombëtarja turke sa herë jepte gol, gjithnjë grumbullohej në shen-jë uniteti për viktimat e tragjedisë të ndodhur disa ditë më herët. Këtë veprim e bënë qysh në minutën e parë dhe e përsëritën edhe pesë herë të tjera deri në përfundim të takimit. Mikpritja ishte bujare dhe e ngrohtë, çfarë i takon një vendi mik. Por, jo edhe ndeshja. Aty luftohej dhe nuk mungonin as kontaktet e ashpra, gjithnjë në funk-sion të luftës për rezultat dhe për fanellë, e assesi për qëllime dashakeqe.

pas shumë vitesh. Ole-ja e famshme u përsërit disa herë. Por në sy binin një grup i veçantë tifozësh me rekuizita të shumta. Nën llozhën VIP ishin qindra tifozë që mbanin kape-la, shalla dhe flamuj të dizajnuar dhe sponsoruar nga KEDS-i ekskluzivisht për ndeshjen. Rekuizitat e KEDS-it u bënë edhe sim-bolet zyrtare të tifozerisë së të dyja kombëtareve në miqësoren e 21 majit. Falë KEDS-it, si rrallëherë në një ndeshje futbolli, tifozët e të dy palëve shikonin ndesh-jen të ulur bashkërisht, nën një atmosferë për t’u pasur lakmi. Kompania që nisi aktivitetin vetëm para një viti, tregoi fuqishëm edhe njëherë se është një nga akterët krye-sor në vend kur bëhet fjalë për aktivitetet shoqërore.Gjithçka nisi në shenjë përkujtimi të tragjedisë nga shpërthimi në minierën e thëngjillit në Soma të Tur-qisë, ku humbën jetën mbi 300 minatorë. Para vërshël-limës së parë, në nderim të viktimave u mbajt një

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, kur rezultati final i saj ishte 1me 2 në të mirë të Turqisë. Por, këshil-lat e një nga trajnerëve me të mirë në botën e futbollit, Fatih Terim, në pushimin 15 minutash duket se bënë të veten. Turqia shënoi edhe 4 herë në pjesën e dytë, përderisa përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjakut, i mbetet të mësojë shumë nga Terim. Legjenda e futbollit tregoi seriozitetin në ushtrimin e këtij profesioni madhështor, duke mos e nënçmuar askënd. Terim nuk u ul thuajse asnjë çast, duke i mbajtur futbollistët të karkiuar, edhe pse fitorja ishte e padiskutueshme. Tifozët vendas që dëshirojnë të shohin gotën gjysmë të mbushur thanë se Kosova shënoi golin e parë si kom-bëtare në atë takim, ndërsa ata që e shohin gotën gjysmë të zbrazët, thanë se vendi pësoi gjashtë golat e parë, të gjithë brenda 90 minutave.

Kosova- Turqia, një miqësore e paharrueshme

Page 5: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

5

Përkundër angazhimeve të shumta përgatitore para fillimit të lojës, përfaqësuesit e Kombëtares turke, Hakan Balta dhe Caner Ergin dhe trajneri kryesor Fatih Terim, takohen me studentët pjesëmarrës të Akademisë së KEDS. Përfaqësuesit u pritën nga studentë të shumtë dhe përfaqësues të kompanive Limak dhe Çalik, pronarë të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS. Gjatë vizitës, z.Mesut Serhat Dinc, anëtar i Bordit të KEDS, prezantoi programin e Akademisë së KEDS, ndërsa studentët shprehën kënaqësinë që kërkesa e tyre për t’u njoftuar me lojtarët u realizua.

“Akademia e KEDS është iniciativë e KEDS për 50 pjesëmarrës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Prishtinës dhe shkollat e mesme teknike dhe ka për qëllim ofrimin e programeve të trajnimit në bashkëpunim me Uni-versitetin Bogazici në Turqi, ofrimin e mundësive për përfundim të orëve praktike si dhe punësim për studentët më të mirë.”, deklaroi z. Dinç.

Më 21 maj 2014 u mbajt ndeshja futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në Mitrovicë. Ndeshja e karakterit miqësor është ndeshja e dytë ndërkombëtare e ekipit të Republikës së Kosovës. Reprezentacioni i Turqisë, i mirëpritur nga shteti i ri i Kosovës qëndroi disa ditë në Prishtinë për të zhvilluar ndeshjen.Me përkrahje të kompanisë KEDS, të gjithë pjesëmarrësit e Akademisë së KEDS morën pjesë në lojën Kosova -Turqia, që u mbajt më 21 maj 2014.

Kosova- Turqia, një miqësore e paharrueshme

Përfaqësuesit e Kombëtares turke dhe z.Fatih Terim, vizitojnë Akademinë e KEDS-it

Page 6: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

6 KEDS INFO

Xhevdet Meholli ka për de-tyrë t’i kryejë lidhjet e reja dhe matjet e njehsorëve në qytetin e Mitrovicës. Ai e do punën. Madje, edhe kur menaxhmenti nuk e ngarkon me ndonjë gjë specifike, ai i gjen punë vetes. Por lidhjet e reja dhe përkushtimi i tij në kryerjen e detyrave nuk e lënë të mendojë aq gjatë. “I kryej rreth 18 lidhje të reja bren-da ditës. Nuk më ka ndod-hur të mos e kryej ndonjë lidhje brenda ditës, pra, ta lë për të nesërmen, apo ta shtyjë ndërrimin e ndonjë njehsori”, thotë Xhevdeti. Si shumica e njerëzve, edhe ai e nis ditën me një kafe. Por ajo duhet të jetë kafe turke, e assesi makia-to. “I urrej makiatot”, thotë Xhevdeti. Më pas merr urdhëresat e punës dhe del në terren. Gjatë punës me konsuma-torë, edhe ai ka rastet e veçanta. Natyrisht, ato lid-hen me specifikat e vendit. Varfëria padyshim është më prezente se askund tjetër në Kosovë. “Shkuam te një konsumator dhe nuk kishim ku të vendosim njehsorin. Shtëpia ishte e ndërtuar me gurë. I premë dy dërrasa, i vendosëm në mur dhe e montuam aty”, thotë Xhevdeti. Fjalë miradije për të ka edhe shefi i distriktit, Agron Haxhiu. “Është shumë i përkushtuar në kryerjen e punës”, thotë Haxhiu

Fidan Seferi, specialist i daljeve në nëndistriktin e Skënderajt e ka pasur ëndërr gjithnjë të punojë në sektorin e energjetikës. Ai kishte kryer shkollën e mesme të elektros dhe puna në këtë profesion e entuziazmon. E kryen me përkushtim të madh. Është i pakompromis kur merr urdhëresat për shkyçje. “Ne i paralajmërojmë disa herë konsumatorët që të pa-guajnë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë unë u trokas në derë”, thotë Fidani, i cili sapo ka mbushur të 27-tat. Trokitja e tij në derë nuk i gëzon aspak konsuma-torët. “Nuk lëshoj pe. Ata që janë në listën e shkyçjeve, shkyçen. Nëse ndonjë përbehet se do të paguajë, unë i them le të shkojë dhe posa ta kryejë pagesën, shkoj e rikyçi”, shton Fidani. Ai, këtë fundmaj së bashku me kolegun e ekipit, Driton Gecin, ishin caktuar të bënin kontrolle në nëndis-triktin e Vushtrrisë. Vetëm atë ditë, në fsha-tin Pantinë i zunë disa konsumatorë duke e keqshfrytëzuar energjinë elektrike. Ato do të ndiko-jnë në rikthimin e humbjeve për kompaninë me mijëra kilovatë vetëm gjatë një të hëne. Kontrolli bëhej në detaje për çdo dyshim që paraqitej.

I gjendur në rrethana të vështira ekonomike dhe politike, Distrikti i Mitrovicës i ka specifikat e veta. Nuk është e lehtë të punohet në ato anë, por si çdo distrikt, edhe ai i Mitrovicës i ka punëtorët e vet të dalluar. Menaxhmenti i kësaj pjese të Kosovës ka shpallur punëtorë të dalluar Xhevdet Mehollin në pjesën e rrjetit dhe Fidan Seferin në atë të furnizimit. Ata kanë një të përbashkët, nuk e pranojnë dështimin.

Më të mirët e Mitrovicës

Xhevdeti urren makiaton Fidani nuk flet fort

Page 7: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

7

Padyshim nëndistrikti me rritjen më të madhe vitin e fundit është ai i Skenderajt. Edhe pse kjo komunë është ndër më të varfrat në Kosovë dhe më e goditura nga lufta, kjo nuk e ka penguar që të kryejë obligimet. Pagesat e energjisë elektrike tash e më tepër se një vit asnjëherë nuk kanë rënë nën 100 për qind. I gjithë ky sukses ka një emërues të përbashkët- punën me konsumatorë. Arkëtimi në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar ishte 75.25 për qind, ndërsa në gjashtëmu-jorin e parë të vitit 2014 ka arritur në 106.29 për qind. “Suksesi në nëndistriktin e Skenderajt është arritur falë angazhimit që vjen kryesisht nga pranimi i punëtorëve të rinj në punë. Mosha e tyre

e re, që sillet në 25-27 vjet dhe ambiciet e tyre, kanë bërë që gjendja të kthehet komplet për të mirë. Ndikim ka pasur edhe menaxhimi adekuat”, tha Agron Haxhiu, Menaxher i Distriktit të Mitrovicës, pjesë e të cilit është edhe ky nëndistrikt. Gazmend Gashi është zgjedhur koordinator i këtij nëndistrikti vitin e kaluar. Ai i vazhdoi sukseset e nisura më herët. “Falë gatishmërisë së stafit dhe ndërgjegjësim-it të konsumatorëve kemi arritur deri këtu. Sigurisht, puna nuk ndalet”, thotë Gashi, i cili kishte punuar edhe më parë si specialist i daljes në atë nëndistrikt. Pos punës së përbashkët, Gashi me bashkëpunëtorë troket derë më derë te konsuma-torët. Tashmë është ndërtuar

partneriteti me ta, përderisa jo rrallëherë vazhdon të takohet me përfaqësues të komunitetit. Tash, pas rregullimit të pagesës, nëndistrikti i Skenderajt ka një sfidë tjetër, atë të zvogëlimit të humbjeve, si komerciale, ashtu edhe teknike. “Stafi është i përgatitur dhe po bën maksimumin në zvogëlimin e humbjeve komerciale”, thotë Haxhiu. Rezultatet e para veçse janë parë edhe në këtë drejtim. Humbjet komerciale janë 6 për qind më të vogla se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Frymën ekipore në kryerjen e secilit objektiv dhe secilës detyrë që e merr, koordi-natori Gashi e përcjellë te punëtorët. Njëjtë po vepron

edhe sa i përket objektivës problematike të zvogëlimit të humbjeve komerciale. Nuk është rrugë pa sfida, pasi që në këtë hallkë janë të lidhu-ra edhe institucionet tjera, sidomos sistemi i drejtësisë. As sa i përket humb-jeve teknike, ku KEDS ka trashëguar një rrjet të shpërndarjes në gjendje aspak të mirë, ata nuk kanë ndenjur duarkryq. “Kemi bërë projektet detaje për investimet në rrjet në secilin vend ku është e domos-doshme. Me këto investime aty ku do të bëhen, parasho-him të ulen ndjeshëm humb-jet teknike”, thotë Haxhiu.

Arkëtimi në nëndistriktin e Skenderajt në mesataren e gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka arritur në 106.29 për qind nga 75.25 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo e bën Skenderajn nëndistriktin me rritjen më të madhe

Nëndistrikti më i miri

Page 8: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

8 KEDS INFO

Pas aprovimit nga Zyra e Rreg-ullatorit të Energjisë (ZRrE), KEDS ka nisur metodën e re të leximit të njehsorëve. Tashmë përmes aparaturave Hand Held Reading (Pajisje e Dorës për Lexim), leximi dhe lëshimi i faturës bëhet aty për aty. KEDS ka blerë mbi 300 pajisje të tilla dhe janë po aq lexues që po bëjnë leximin anekënd vendit. Ky është investim vetanak i KEDS-it dhe bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve. “Mënyra e re e leximit ka nisur në tërë Kosovën dhe deri tash ecuria është shumë pozitive. Kjo metodë është shumë fleksibile dhe minimalizon

Mbi 300 lexues tashmë janë në terren me po aq pajisje të dorës për lexim dhe kanë nisur leximin, shtypjen dhe shpërndarjen e faturave anekënd Kosovës. Ky projekt parashihet të ulë gabimet në minimum, njëjtë sikur në Distriktin e Ferizajt ku kishte nisur si pilo tprojekt

gabimet në lexim”, tha Agron Kamberi, Drejtor Rajonal në KEDS. Leximi bëhet në prani të konsumatorit, përderisa edhe nëse ndodhë ndonjë gabim eventual, ai mund të evitohet aty për aty. Paralel me ndërrimin e mënyrës së leximit, ka ndrysh-uar edhe dizajni i faturës, por përmban të gjitha informatat në bazë të rregullave të ZRrE-së dhe ligjeve në fuqi. “Sistemi është shumë funk-sional dhe me mundësi shumë më të vogla të gabimeve pasi evitohet procesi që kalonte nëpër shumë duar. Tash gjatë ditëve të leximit, lexuesi i një-jtë e merr gjendjen, e verifikon

gjendjen, e shtyp faturën dhe e shpërndan te konsumatori”, tha Kamberi. “I tërë procesi është dizajnuar të zgjasë strikt në bazë të rregullave të ZRrE-së”, tha Kamberi. Lidhur me metodën e re të leximit, KEDS kishte dërguar njoftimin paraprak te të gjithë konsumatorët, përderisa të njëjtin e kishte publikuar edhe në mediat e shtypura të vendit. Për të evituar ndonjë paqartësi tjetër eventuale, pajisja nuk shtyp shumat mbi 5000 kW për konsumatorët e amvisërisë dhe shumat mbi 10,000 kW për konsumatorët komercial pa kontaktuar me faturistin.

Metoda e re e leximit kishte nisur si pilotprojekt në Distrik-tin e Ferizajt gjatë janarit të këtij viti dhe rezultatet janë inkurajuese. Gabimet kanë rënë në minimumin e mund-shëm, përderisa është rritur edhe transparenca në lexim, pasi bëhet gjithnjë në prani të konsumatorit, pos në rastet kur është e pamundur një gjë e tillë. Konsumatorët në këtë distrikt janë familjarizuar shumë shpejt me këtë metodë leximi. Madje, ata nuk pranojnë mënyrë tjetër. Kjo metodë leximi ka ofruar edhe më tepër KEDS-in me konsumatorët e vet.

KEDS nisi leximin e njehsorëve me pajisjet e dorës

Page 9: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

9

KEDS ka hapur dyert për prodhuesit e energjisë së pastër. Kompania e vetme për furnizim me energji elek-trike në Kosovë është duke i blerë të gjithë energjinë të vetmit prodhues të energjisë nga era, kompanisë Wind Power. Kjo kompani ka tri turbina me erë të vendo-sura në Kodër të Goleshit me kapacitet të instaluar prej 1.3 megavatësh. Të vendosura shumë më herët, ato vite me radhë ishin të ndalura, pra nuk prodhonin energji elektrike edhe pse të instaluara dhe të gatshme për një gjë të tillë. Por KEDS u tregua kompani e gatshme me të marrë përsipër fur-nizimin me energji elektrike

marrëveshjes së nënshkruar pikë për pikë”, tha Sokol Godeni, zëvendësdrejtor i Wind Power. Ai është i be-fasuar për të mirë nga pritja që i është bërë në kompani. “Te KEDS shoh një bash-këpunëtor të shkëlqyeshëm. Një partner me të cilin ne jemi të bindur që vetëm do të rrisim bashkëpunimin në të ardhmen”, tha Godeni. Kjo kompani ka plane për zhvillime edhe në të ardh-men. Turbinat e vendosura në pjesën qendrore të Kosovës i japin hijeshi dhe tregojnë se në këtë pjesë të Ballkanit ka elemente të moderni-tetit. Ato janë të instaluara vetëm disa kilometra mbi

KEDS është duke blerë tërë energjinë elektrike që prodhohet nga tri turbinat e erës të vendosura në kodër të Goleshit nga Wind Power. Kapaciteti i tyre është 1.3 megavat. Si në KEDS ashtu edhe në këtë kompani janë mjaft të kënaqur për marrëveshjen

të qytetarëve. “ KEDS është kompani që i shërben qytetarit të Kosovës. Krahas saj është dëshmuar si një kompa-ni e përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe ambientit. Edhe marrëveshja e arritur me Wind Power e tregon këtë në praktikë”, tha Petrit Pepaj, Drejtor për Çësht-je Rregullative dhe Tarifa në KEDS. Pajtimi sipas Pepajt ka qenë i dyanshëm, përderisa bashkëpunimi është në nivelin më të lartë. Njëjtë shprehen edhe në kompaninë prodhuese. “Jam shumë i kënaqur me KEDS-in. Prodhimi po vazhdon normalisht, ndërsa shitja te KEDS bëhet sipas

Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke krijuar përshtypje të mirë dhe një shpresë për të ardhme më ekologjike. Kosova me pasuri të pafundme linjiti po zhvillon edhe forma tjera të energ-jisë. Pos turbinave të erës, janë bërë investime edhe në hidrocentrale. Pra, KEDS ka marrëveshje dhe blen energji edhe nga prodhues tjerë të energjisë së ripërtër-ishme, asaj të prodhuar nga uji. Janë disa hidrocentrale të planifikuara ose në ndërtim apo rritje të kapaciteteve të kësaj energjie.

KEDS hap dyert përenergjinë nga era

Page 10: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

10 KEDS INFO

Shtatë herëmë pakhumbjeQindra konsumatorë të pjesës juglindore të qytetit të Podujevës tashmë kanë shër-bime kualitative të furnizimit me energji elektrike. Në vazhdën e investimeve në rrjetin e shpërndarjes KEDS ka vendosur në shtylla elektrike 184 njehsorë në trafostacionin Hoxhovit II në Podujevë, pjesë e Distriktit të Prishtinës. Rezultatet ishin inkurajuese, përderisa kanë përfituar direkt konsuma-torët. Ata nuk ngurrojnë të shprehin kënaqësinë e tyre për rritjen e kualitetit të shërbimeve.“Kemi pasur problem me tension. Më herët bojleri

bjet kanë rënë në mini-mum. Gjendja ka ndërruar diametralisht për mirë”, thotë Rexhepi. Rezultatet janë inkurajuese në shifra. Pas zhvendosjes së njehsorëve në shtylla, humbjet totale në bazë të rezultateve preliminare në këtë TS kanë rënë nga 69 për qind në numër njëshifror, 9.7 për qind. Tashmë mbingarkesat janë eliminuar në këtë trafosta-cion. Por KEDS nuk po ndalet vetëm me kaq. Shtrirja e rrjetit të ri është duke i paraprirë zhvendosjes së njehsorëve. “Aktualisht po bëhen inves-time edhe në pjesët tjera të qytetit. Është Rruga Skënder-beu dhe pjesët përcjellëse ku tashmë janë vendosur shtyllat e betonit dhe zëvendësimi i rrjetit është në proces e sipër. Sërish do të përfitojnë direkt konsumatorët”, thotë Rexhe-pi. Kjo rrugë është ndër më të gjatat në Podujevë dhe përfshin një numër të madh konsumatorësh. Investimet e përfunduara

ishte e pamundur të punonte në mbrëmje sidomos gjatë dimrit, përderisa shtëpia më ishte mbushur me korrektorë për aktivizimin e secilës pajisje”, thotë Hamit Zeka, banor i lagjes. Ai tashmë e ka tejkaluar këtë problem. “Nuk kam më korrektor në shtëpi. Kam shpëtuar”, thotë Zeka, i cili përmirësimin e kushteve të jetës në komu-nitet e sheh vetëm përmes bashkëpunimit. Atë e gjeti në KEDS, pasi kompania nuk ngurroi të investojë. Mjaft i kënaqur me rezultatet është edhe Suad Rexhepi, koordinator i nëndistriktit të rrjetit në Podujevë. “Hum-

në TS Hoxhovit II janë bërë paralelisht me investimet e njëjta, pra me zhvendosjen e njehsorëve në shtyllat elek-trike edhe në 30 trafostaci-one tjera anekënd Kosovës, në të gjitha distriktet e kom-panisë. Ka përfitim të madh në të gjitha. Pra, konsuma-torët përfitojnë shërbime më cilësore, përderisa në secilin prej tyre kanë rënë humbjet ndjeshëm. Vendosja e njehsorëve në ormanë metalik në shtylla elektrike kishte nisur si pilotprojekt vitin e kaluar në Nëndistriktin e Drenasit. Në fshatin Orllat të Drenasit humbjet komerciale kishin rënë nga 70 për qind në 5 për qind. Paralelisht pilotprojekti ishte zhvilluar edhe në fshatin Zabel i Ulët të të njëjtit nëndistrikt dhe rezultatet ishin shumë të mira.

Pas zhvendosjes së 184 njehsorëve në shtylla elektrike të TS Hoxhovit II në Podujevë, humbjet totale kanë rënë nga 69 për qind në 9.7 për qind. Pra, humbjet janë zvogëluar shtatëfish

Page 11: Nr. Br. No. 07 Maj / Maj / May 2014 / GRATIS INFO 7.pdf · 2014-06-05 · Ne nuk jemi në udhëkryq. E kemi marrë drejtimin tonë dhe po ecim shpejt. Natyrisht, edhe shpejtësia

11