8
NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES NJË AKADEMIE NDËRKUFITARE PËR NDËRMARRËSI DIGJITALE (Y.D.E.A) NË LEZHË DHE PRIZREN Financuar nga Bashkimi Evropian Në partneritet me Zbatuar nga: EUROPEAN CENTRE FOR MINORITY ISSUES KOSOVO

NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES NJË AKADEMIE NDËRKUFITARE PËR

NDËRMARRËSI DIGJITALE (Y.D.E.A) NËLEZHË DHE PRIZREN

Financuar nga Bashkimi Evropian

Në partneritet me Zbatuar nga:

EUROPEAN CENTREFOR MINORITYISSUES KOSOVO

Page 2: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

ARND/YDEA Rreth projektit

“Nxitja e zhvillimit dhe punësimit të të rinjve përmes një akademie ndërkufitare për ndërmarrësi digjitale (ARND/YDEA) në Lezhë dhe Prizren” është projekt 28-mujor i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt parasheh një mënyrë për të mbushur boshllëkun që ekziston përmes angazhimit të të rinjve në një proces të informimit, ngritjes së kapaciteteve dhe rrjetëzimit, në mënyrë që të shfrytëzohet kështu procesi i integrimit dhe shkëmbi-meve mes tyre për të zhvilluar profilet e tyre profesionale (CV-të) dhe mundësitë e tyre për punësim dhe sukses. Ky program fokusohet në ndërmarrësi digjitale, aty ku ka më së shumti mundësi për profesionistë të rinj dhe kompani të reja me rritje të shpejtë.

Të gjitha aktivitetet e realizuara në këtë projekt kanë për qëllim të fundit ngritjen e kapaciteteve arsimore të institucioneve të aftësimit profesional për të nxitur (vetë) punësimin e të rinjve në fushën e ndërmarrësisë digjitale.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të propozuar është që të mundësojë rrjetëzimin dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e ndërmarrësisë dhe të inkurajojë shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet komunave, institucioneve të arsimit profesional dhe sektorit të bizneseve vendore në Kosovë*1 dhe Shqipëri. Projekti në veçanti do të:

1. Rrisë mundësitë për (vetë) punësimin e të rinjve në Lezhë dhe Prizren përmes krijim-it të një akademie ndërkufitare për ndërmarrësi digjitale (ARND/YDEA), d.m.th. përmes ofrimit të një trajnues njëvjeçar për shkathtësi dhe ndërmarrësi digjitale, të pasuar me mbështetje të mëtejshme, të përshtatur me nevojat, për ngritjen e kapaciteteve dhe mbikëqyrje.

2. Forcojë rrjetëzimin e ndërmarrësve të rinj dhe sektorit të bizneseve private në nivel lokal dhe kombëtar në Kosovë* dhe Shqipëri në panairet e organizuara të punës, duke përshtatur aktivitetet e Akademisë me kërkesat e sektorit të bizneseve vendore.

3. Avancojë ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira të institucioneve arsimore dhe të aftësimit profesional në sektorin privat dhe/ose atë publik në të dy anët e kufirit përmes përfshirjes së tyre aktive në krijimin dhe zbatimin e programeve të akademisë dhe përshtatjen më pas të koncepteve trajnuese të akademisë.

1 Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GjND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Page 3: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

Çka është ARND/YDEA?

Akademia e të Rinjve për Ndërmarrësi Digjitale nxitë mundësitë e (vetë)punësimit dhe ngritjen moderne të kapaciteteve profesionale në institucionet arsimore dhe të aftësimit profesional. ë moderne e kapaciteteve profesionale në institucionet arsimore dhe profesionale. Akademia e të Rinjve për Ndërmarrësi Digjitale në Prizren dhe Lezhë ka për qëllim të nxisë rritjen ekonomike të sektorit të TI-së dhe kështu të kontribuojë në punësimin e individëve të rinj dhe të talentuar të moshës 15 deri në 29 vjeç. Sektori i TI-së dhe ai digjital është sektor i industrisë që po rritjet vazh-dimisht – ndonëse i pazhvilluar – në Kosovë* dhe Shqipëri, dhe ky sektor ka vazhdimisht nevojë për individë të rinj me shkathtësi e të kualifikuar të cilët janë në hap me trendët globalë të TI-së.

ARND/YDEA ka për synim avancimin e shkath-tësive digjitale dhe të arsimit profesional në mënyrë që të krijojë një nyje lidhëse ndërmjet sektorit të shërbimeve të TI-së, sektor ky me rritje të shpejtë dhe me zhvillim në shkallë globale, dhe sektorëve tradicionalë të bizne-seve vendore, si dhe të koncepteve të reja inovative që nxisin punësimin e të rinjve.

Qasja e programit është unikale, pasi që trajnimet bazohen në përdorimin e jo vetëm një mësimdhënësi, por të disa prej tyre për kurse të ndryshme që do t’u sjellin studentëve një mënyrë më efikase për të mësuar gjëra. Kjo praktikisht nënkupton se një zhvillues programesh që merret edhe me strukturë edhe me dizajn mbulon hyrjen në shkenca komp-juterike, një zhvillues programesh për telefona celularë mbulon programimin me telefon celular, një ekspert i aspektit teknik të menaxhimit të projekteve mbulon menaxhimin e projekteve, etj.

Page 4: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

Dobitë e kësaj Akademie

Pjesëmarrësve do t’u ofrohen shërbime trajnimeve të specializuara nga persona të cilët janë liderë në fushat e tyre dhe të cilët në të njëjtën kohë udhëheqin projekte komplekse, jashtë këtij institucioni, dhe të cilët do t’u ndihmojnë atyre për të avan-cuar shkathtësitë e tyre profesionale në fushën e marketingut dhe programimit digjital, me fokus në zhvillimin e ideve të tyre afariste. Pjesëmarrësit do të punojnë ideatorë udhëheqës të cilët në mënyrë aktive janë duke krijuar gjeneratën e ardhshme të softuerit përmes përdorimit të komplekseve dhe mjeteve më të fundit të teknologjisë. Atyre do t’u ofrohet qasja e nevojshme në versionet më të avancuara të pajisjeve elektronike dhe pakove të softuerit brenda tyre.

Pjesëmarrësve do t’u jepet mundësia që të përgatiten për të fituar vende fillestare të punës në sektorin e teknologjisë. Ata do të trajnohen sipas trendëve më të fundit, dhe gjithashtu do t’u ofrohen mësime praktike profesionale mbi dokumentimin e kodeve, etikën e punës, dhe proceseve të ndërlidhura me këto të zhvillimit për programim, të cilat do t’i përgatisin ata që të punojnë me klientë dhe kompani të nivelit botëror.

Rezultatet përfshijnë si në vijim:

Udhëzime në karrierë (intervista, CV, etj.)

Vizibiliteti online / Përmirësimet

Stili dhe profesionalizmi i kodimit

Portofoli

Mentorë për t’i udhëzuar nëpër programe

Kurset më të mira në klasa mësimore nga mësimdhënës ekspertë.

/

Page 5: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

Programet e trajnimit

Akademia e të Rinjve për Ndërmarrësi Digjitale do të përfshijë këto programe trajnimi:

</>

C.S MODULI HYRËS Hyrje në shkencat kompjuterike

MODULI 1Zhvillimi i pjesës së dizajnit të programeve/Front-End Development

MODULI 2Programimi - zhvillimi i pjesës strukturale/Back-End Development

MODULI 3Programimi – zhvillimi i aplikacioneve për telefona mobilë (aplikacioneve Android)

MODULI 4Menaxhimi i bizneseve.

Page 6: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

Kush mund të aplikojë?

Qëllimi mbetet që mundësitë të jenë të hapura për të gjithë; njerëz me profil të shkencave kompjuterike dhe/ose teknik, por edhe për ata që janë në kërkim për të ndryshuar drejtimin e karrierës, pa marrë parasysh profilin e tyre, dhe të cilat duan të përgatiten për vende pune të së ardhmes në teknologji.

» Studentë» Entuziastë» Zhvillues të programeve softuerike » Profesionistë të teknologjisë » Ndërmarrës» Të tjerë të cilët duan të ndryshojnë drejtimin e karrierës së tyre.

Procesi i aplikimit

» Çdokush që është i/e interesuar për të ndjekur trajnimet e ofruara nga ky program mund të aplikojë përmes ydeaacademy.com

» Pjesëmarrësit shprehin interesimin e tyre nëpërmjet formularit online të regjistrimit, i cili u kërkon që të japin pak të dhëna bazike dhe mundësisht të përgjigjen në disa pyetje dhe/ose detyra në formë kuizi.

» Atyre u kërkohet të plotësojnë disa teste të vogla që vlerësojnë njohuritë e tyre bazike në fushën e teknologjisë dhe në gjuhën angleze

» Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, gjatë fazave të përzgjedhjes bëhen plane për grupe dhe modulet e trajnimeve.

Page 7: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

PRIZREN

LEZHË

Vendi

Akademia YDEA do të realizohet në Prizren dhe Lezhë.

Partnerët zbatues

Ky projekt zbatohet nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova), në partneritet me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS).

Vërejtje

Kjo broshurë është publikuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj broshure nuk pasqyron mendimet zyrtare të Bashkimit Evropian. Përg-jegjësia për informatat dhe pikëpamjet e shprehura në broshurë është vetëm e autorit(-ëve).

Page 8: NXITJA E ZHVILLIMIT DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE PËRMES …ydeaacademy.com/wp-content/uploads/2019/02/YDEA_Alb.pdf · nxitja e zhvillimit dhe punËsimit tË tË rinjve pËrmes njË

Financuar nga Bashkimi Evropian

Zbatuar nga: Në partneritet me:

European Centre for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo)Rr. “Zahir Pajaziti”, Nr.20 Apt.5, Prishtina

10000 Kosova+383 (0) 38 224 473

[email protected]

Albanian Institute for International Studies (AIIS)Rr. Andon Zako Çajupi, 20/5, Tirana, Albania

+355 4 44 000 84+ 355 4 44 000 85

www.aiis-albania.org