2
P artneri akademik për Fakultetin e Mjekësisë është Universiteti i Studimeve të Romës “Tor Vergata”, i mirënjohur për cilësinë e lartë si në për- gatitjen profesionale të të diplomuarve të tij, ashtu dhe në rezultatet në kërkimin shkencor, gjë që e bën të renditet ndër më të vlerësuarit e vendit fqinj. Marrëveshja mes dy Universiteteve parashikon zh- villimin e aktivitetit frontal mësimor të drejtuar dhe të mbuluar në pjesën më të madhe nga profesorë italianë duke përdorur të njëjtin plan studimi, të njëjtat programe dhe të njëjtat materiale shkencore që shfrytëzohen në universitetin partner. P rogramet e studimit në Mjekësi dhe në Odon- toiatri dhe Proteza Dentare zhvillohen si cikël unik 6 vjeçar dhe përmbajnë 360 kredite (ECTS). Secili prej 6 viteve akademike parashikon 60 kredite dhe ndahet në dy semestra, gjatë të cilëve zhvillohen aktivitete mësimore frontale, praktika laboratorike dhe praktika spitalore. Mësimdhënia zhvillohet tërësisht në gjuhën italiane. N ë përfundim të studimeve lëshohet Diplomë e Përbashkët nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Romës “Tor Vergata”, që është e vlefshme si në Shqipëri, si në Itali ashtu dhe në të gjitha vendet e BE-së. D iploma veç ushtrimit të profesionit të mjekut të përgjithshëm dhe stomatologut garanton mundësi ndjekjeje të programeve të ciklit të tretë të studimeve si doktoraturë dhe specializime afatgja- ta, si dhe Master ose kurse të ndryshme kualifikimi profesional. UNIVERSITETI KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË FIAT ANAS sh.p.k DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE DOGANA ZOGU I ZI PALLATI I SPORTIT ASLLAN RUSI RRUGA DRITAN HOXHA Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë” Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri e-mail: [email protected] Web: www.unizkm.al Tel. : 00355 4 2273290 ADRESA: UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” UNIVERSITETI I ROMËS “TOR VERGATA” FAKULTETI I MJEKËSISË Mjekësi & Odontoiatri dhe Proteza Dentare TIPOLOGJIA E MËSIMDHËNIES Aktivitetet e studentit janë të shprehura në kredite (ETCS). Çdo kredit vlen 25 orë punë të studentit, që përmbledhin si aktivitetin didaktik frontal (të realizuar nga profesorët) ashtu dhe studimin autonom dhe ndahen në forma të ndryshme mësimdhënieje: Leksion ex-cathedra (ose thjesht leksion) - trajtimi i një argumenti specifik i identifikuar nga një titull dhe pjesë e një kurrikulumi formues i parashikuar nga programi i studimit. Aktivitete formuese profesionale – frekuentimi i strukturave ndihmëse të sugjeruara, në periudhat e përcaktuara. Praktika e detyruar është një formë aktiviteti didaktik tutorial, që do të thotë zbatim autonom i aktiviteteve praktike nga studenti, për të simuluar aktivitetin profesional. Ushtrimet - formë didaktike interaktive, për një numër të vogël studentësh të organizuar në grupe, gjatë së cilës jepen njohuritë e domos- doshme për ushtrimin e profesionit. Aktivitete didaktike me zgjedhje - të propozuara nga profesorët si: leksione, seminare, seminare interaktive, midis të cilave vetë studenti zgjedh. UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TE MIRË” FAKULTETI I MJEKËSISË Mjekësi & Odontoiatri dhe Proteza Dentare Diplomë e përbashkët me Universitetin e Romës

Odontoiatri dhe Proteza Dentare - unizkm.al · njëjtat programe dhe të njëjtat materiale shkencore që shfrytëzohen në universitetin partner. ... dhe Proteza Dentare Diplomë

  • Upload
    hahanh

  • View
    235

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Odontoiatri dhe Proteza Dentare - unizkm.al · njëjtat programe dhe të njëjtat materiale shkencore që shfrytëzohen në universitetin partner. ... dhe Proteza Dentare Diplomë

Partneri akademik për Fakultetin e Mjekësisë është Universiteti i Studimeve të Romës “Tor

Vergata”, i mirënjohur për cilësinë e lartë si në për-gatitjen profesionale të të diplomuarve të tij, ashtu dhe në rezultatet në kërkimin shkencor, gjë që e bën të renditet ndër më të vlerësuarit e vendit fqinj. Marrëveshja mes dy Universiteteve parashikon zh-villimin e aktivitetit frontal mësimor të drejtuar dhe të mbuluar në pjesën më të madhe nga profesorë italianë duke përdorur të njëjtin plan studimi, të njëjtat programe dhe të njëjtat materiale shkencore që shfrytëzohen në universitetin partner.

Programet e studimit në Mjekësi dhe në Odon-toiatri dhe Proteza Dentare zhvillohen si cikël

unik 6 vjeçar dhe përmbajnë 360 kredite (ECTS). Secili prej 6 viteve akademike parashikon 60 kredite dhe ndahet në dy semestra, gjatë të cilëve zhvillohen aktivitete mësimore frontale, praktika laboratorike dhe praktika spitalore. Mësimdhënia zhvillohet tërësisht në gjuhën italiane.

Në përfundim të studimeve lëshohet Diplomë e Përbashkët nga Universiteti Katolik “Zoja

e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Romës “Tor Vergata”, që është e vlefshme si në Shqipëri, si në Itali ashtu dhe në të gjitha vendet e BE-së.

Diploma veç ushtrimit të profesionit të mjekut të përgjithshëm dhe stomatologut garanton

mundësi ndjekjeje të programeve të ciklit të tretë të studimeve si doktoraturë dhe specializime afatgja-ta, si dhe Master ose kurse të ndryshme kualifikimi profesional.

UNIVERSITETI KATOLIKZOJA E KËSHILLIT TË MIRË

FIATANAS sh.p.k

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

E TATIMEVE

DOGANA

ZOGU I ZI

PALLATI I SPORTITASLLAN RUSI

RRUGA DRITAN HOXHA

Kompleksi Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri

e-mail: [email protected]: www.unizkm.alTel. : 00355 4 2273290

ADRESA:

UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

UNIVERSITETI I ROMËS“TOR VERGATA”

FAKULTETI I MJEKËSISËMjekësi

&Odontoiatri dhe Proteza Dentare

TIPOLOGJIA E MËSIMDHËNIES

Aktivitetet e studentit janë të shprehura në kredite (ETCS). Çdo kredit vlen 25 orë punë të studentit, që përmbledhin si aktivitetin didaktik frontal (të realizuar nga profesorët) ashtu dhe studimin autonom dhe ndahen në forma të ndryshme mësimdhënieje:

• Leksion ex-cathedra (ose thjesht leksion) - trajtimi i një argumenti specifik i identifikuar nga një titull dhe pjesë e një kurrikulumi formues i parashikuar nga programi i studimit.

• Aktivitete formuese profesionale – frekuentimi i strukturave ndihmëse të sugjeruara, në periudhat e përcaktuara. Praktika e detyruar është një formë aktiviteti didaktik tutorial, që do të thotë zbatim autonom i aktiviteteve praktike nga studenti, për të simuluar aktivitetin profesional.

• Ushtrimet - formë didaktike interaktive, për një numër të vogël studentësh të organizuar në grupe, gjatë së cilës jepen njohuritë e domos-doshme për ushtrimin e profesionit.

• Aktivitete didaktike me zgjedhje - të propozuara nga profesorët si: leksione, seminare, seminare interaktive, midis të cilave vetë studenti zgjedh.

UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TE MIRË”

FAKULTETI I MJEKËSISË

Mjekësi &

Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Diplomë e përbashkët

me Universitetin e Romës

Page 2: Odontoiatri dhe Proteza Dentare - unizkm.al · njëjtat programe dhe të njëjtat materiale shkencore që shfrytëzohen në universitetin partner. ... dhe Proteza Dentare Diplomë

mbi të. I diplomuari zotëron njohuri të integruara të shkencave bazë dhe të atyre klinike, dhe është i aftë të kuptojë, diagnostikojë dhe kurojë të sëmurët. Mjeku është i aftë të orientojë pacientin drejt shërbimit më të specializuar të mundshëm të nevojshëm për diagnostikimin dhe trajtimin e tij terapeutik. Mjeku është gjithashtu i aftë të ushtrojë dijet në fushat e ndryshme të kërkimit shkencor mjekësor në të gjitha nivelet, duke aplikuar njohuritë e fituara gjatë shkollës, të integruara progresivisht me azhornimet e disponueshme dhe me praktikën e tij të përditshme. Mjeku është i aftë të transmetojë përgatitjen teoriko-praktike si në drejtim horizontal drejt kolegëve, ashtu edhe në drejtim vertikal, sa herë që i jepet mundësia për të formuar kandidatë të ndryshëm për operatorë të shëndetësisë në nivele të ndryshme.

MJEKËSI

ODONTOIA

TRI

ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE

Është degë e Mjekësisë, që trajton parandalimin, diagnostikimin dhe terapinë mjekësore dhe

kirurgjike të patologjive që prekin inde të ndryshme të gojës dhe jo vetëm, duke ndërvepruar edhe me di-siplinat e tjera të Mjekësisë. Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe trajtimi i problematikave që lidhen me estetikën funksionale të aparatit dentar. Duke fil-luar nga viti i tretë, studenti praktikon profesionin nëpërmjet teknikave të simulimit në një laborator të pajisur me manekinë. Praktikat klinike zhvillohen në Klinikën Stomatologjike të Universitetit Katolik ZKM që ndodhet brenda Kampusit.Stomatologu:• diagnostikon gjendjen shëndetësore dhe së-

mundjet e gojës së pacientit, duke zotëruar tërësisht njohuritë shkencore bazë, të fiziopa-tologjisë dhe të patologjive të gojës;

• ka aftësinë për të komunikuar qartë dhe me mirësjellje me pacientin dhe familjarët, sipas etikës profesionale;

• bashkëpunon në grup me profesionistë të fushave të ndryshme duke shkëmbyer eksperienca dhe duke përditësuar dijet sipas risive të fushës.

MJEKËSI

Programi i studimit i Mjekësisë ka për qëllim të përgatisë mjekë të aftë të mendojnë dhe

të veprojnë të pavarur mbi personat e sëmurë dhe ata të shëndoshë në parandalim. Nëpërmjet komunikimit dhe shfrytëzimit të njohurive të tij, mjeku:• udhëzon pacientin mbi trajektoren që duhet

kryer për vendosjen e diagnozës;• vlerëson informacionet e marra gjatë këtij

rrugëtimi dhe përcakton brenda kufijve të mundshëm diagnozën me probabilitetin më të madh;

• sqaron pacientin mbi natyrën e sëmundjes, mënyrën e trajtimit dhe prognozën e saj.

Përgatitja e mjekëve të ardhshëm në planin etik i aftëson të jenë të përgjegjshëm përballë temave të mëdha që i përkasin sot jetës së individit dhe shoqërisë.

Profili Profesional

I diplomuari në Mjekësi, pasi merr të drejtën e ushtrimit të profesionit duke marrë Provimin e

Shtetit, është i aftë të punojë në cilësinë e mje-kut të përgjithshëm dhe të familjes. I diplomuari fiton një nivel autonomie profesionale, vendim-marrjeje dhe veprimi. Formimi karakterizohet nga një njohje e përgjithshme e problemeve të shëndetit si dhe e faktorëve që influencojnë

Profili Profesional

Stomatologu është profesionisti që merret me diagnostikimin dhe terapinë e sëmundjeve

dhe anomalive të trashëguara dhe të fituara të dhëmbëve, të gojës, të nofullave, të artikula-cioneve temporo-mandibolare, të gjëndrrave të pështymës, të indeve neuro-muskulare dhe mukozave të gojës. Në këtë kuadër merr një rëndësi të veçantë parandalimi dhe rehabilitimi stomatologjik. I diplomuari është në gjendje:• të praktikojë ndërhyrje të stomatologjisë së

përgjithshme,• të vërë në dukje parësitë e trajtimit, • të administrojë barnat dhe materialet e për-

dorura në stomatologji.I diplomuari në Odontoiatri dhe Proteza Den-tare fiton formimin e nevojshëm për specializime të mëtejshme. I diplomuari mund të zhvillojë ak-tivitetin e Stomatologut pranë qëndrave shëndetë-sore publike, siç janë spitalet apo dhe në klinika private. Ai mund të ushtrojë aktivitete të tjera në struktura shtetërore të lidhura me profesionin e Stomatologut, në sektorin e kërkimit shkencor, në universitet, etj. Studenti i diplomuar në Odontoiatri dhe Proteza Dentare mund të ndjekë në vijim pranë Universitetit Katolik ZKM edhe Master të Nivelit të Dytë në:• Ortodonci • Implantologji dhe Proteza Dentare