52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 82-të i botimit Nr. 6 Mbrojtja MINISTERIALI Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s 3-4 VI 2014 Takimi i Ministrave të Mbrojtjes u përqendrua në Mbrojtjen Kolektive dhe në Samitin e Uells-it Diskutohen përgatitjet e mëdha për samitin e Uellsit

Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e MbrojtjesKARTA E ADRIATIKUT 10 Bashkëpunimi rajonal, nga BRAAD te ndërveprimi ... retarit të Përgjithshëm së Kombeve të Bashkuara

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 82-të i botimitNr. 6

Mbrojtja

samitii wellsit

Ministeriali

Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s 3-4 VI 2014

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes u përqendrua në Mbrojtjen Kolektive dhe në Samitin e Uells-it

Diskutohen përgatitjet e mëdha për samitin e Uellsit

Viti i 82-të i botimit. Nr.3

AdresA: Ministria e Mbrojtjes, rruga e dibrës

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë

revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të

përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revista mbrojtjaorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 82-të i botimitNr.6 qershor 2014

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 6

KARTA E ADRIATIKUT 10 Bashkëpunimi rajonal,

nga BRAAD te ndërveprimi kundër fatkeqësive natyrore

PolITIKA E JAshTmE21 Shikimi drejt

Berlinit, i qartë dhe i kthjellët...

BAshKëPUnImI12 Gjeorgjia dhe Shqipëria,

marrëveshje për bashkëpun-imin në fushën e Mbrojtjes

FoRCA sPECIAlE40 SOCOM, suksesi

vjen vetëm nga bashkëpunimi...

nATo, 15 vJET në Kosovë48 12 qershor1999-2014,

KFOR-i, një histori suksesi, për Kosovën

Kryeredaktor: Albert HitoAliAj

Gazetarë: Mimioza golikjA

Alba MusArAj

Redaktore korrektore: Elona shimaj MAko

Graphic Designer:Afërdita HysAj

sTAFI

4 mInIsTERIAlI

Aleanca, zhvillohet në Bruksel Ministeriali i MbrojtjesMbrojtja kolektive dhe për-gatitjet për Samitin e Uellsit të NATO-s në shtator ishin çështjet kryesore të takimit...

19

Edhe shqiptarët, një zë për NATO-n 2014Jo shumë kohë të shkuara, në një stërvitje masive, të quajtur Steadfast, gjeneralët e NATO-s simuluan një sulm...

8 TAKImI

“ComBInED REsolvE II”

sPECIAlE

Shqyrtohet mundësia e pjesëmarrjes shqiptare në misionin EUTM MaliMinistrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi më 17 qershor një vizitë zyrtare në Francë. Znj. Kodheli u takua...

28

Operacioni i Normandisë, ngjarja që ndryshoi fatet e njerëzimit Qëllimi i hapjes së Frontit të Dytë në Perëndim, ishte që: të lehtësohej pesha e Ushtrisë së Kuqe në frontin lindor...

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 4

Diskutohen përgatitjet e mëdha për samitin e Uellsit

Mbrojtja kolektive dhe për-gatitjet për Samitin e Uellsit të NATO-s në shtator ishin çështjet kryesore të takimit

dy-ditor së ministrave të Mbrojtjes i cili filloi të martën më datë 3 qershor. Min-istrat gjithashtu u takuan me homologët e tyre të Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe diskutuan misionin e ISAF-it në Afganistan me kontribuuesit e ISAF-it dhe ministrin e mbrojtjes të Afganistanit.

Sesioni i parë i punës u fokusua në implikimet më të gjera dhe afat-gjata të veprimeve të paligjshme të Rusisë në Ukrainë në drejtim të mbrojtjes kolektive. Ministrat diskutuan çfarë duhet bërë në një kohë afat mesme dhe afat gjatë. Kjo përfshiu diskutime mbi rritjen e reagimit të Forcës Reaguese të NATO-s, dhe më shumë përqendrim në forcat speciale, mbrojtjen kibernetike dhe rritjen e stër-vitjeve. Ministrat zhvilluan një sesion të Komisionit NATO-Ukrainë për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në Ukrainë dhe

prioritetet për bashkëpunimin e mbrojtjes midis NATO-s dhe Ukrainës. Kjo u pasua nga një seancë e dytë e punës të 28 Aleatëve për të diskutuar rreth përgatitjeve më të gjera për Samitin e Uells-it në aspektin e gatishmërisë, aftësive ushtarake dhe investimeve të mbrojtjes.

E mërkura filloi me një seancë të Komisionit NATO-Gjeorgji për të diskutuar gjendjen aktuale të reformave të mbrojtjes të Gjeorgjisë dhe planet për punë të mëte-jshme. Kjo ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar implikimet më të gjera rajonale të krizës Rusi-Ukrainë.

Ministeriali përfundoi me një takim të kontribuuesve të ISAF-it dhe ministrit të mbrojtjes të Afganistanit. Ata vlerësuan gjendjen aktuale të sigurisë, statusin e planifikimit për misionin jo-luftarak të propo-zuar nga NATO për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe progresin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane të sigurisë. Ministrat gjithashtu shqyr-tuan tranzicionin politik pas zgjedhjeve të 5 prillit, duke përfshirë dhe raundin e dytë në qershor.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s diskutuan mbrojtjenkolektive dhe prioritetet e samitit“Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

shqyrtuan masat e mbrojtjes kolektive në prag të krizës Rusi-Ukrainë dhe diskutuan rreth përgatitjeve për samitin e NATO-s në Uells. Ne po përballemi me një peizazh të ri të sigurisë, për shkak të agresionit në Ukrainë. Ne kemi ndërmarrë tashmë hapa të menjëhershëm. Në një shfaqje të fortë solidariteti, çdo aleat i vetëm, nga të dy

U zhvillua në Bruksel më 3-4 qershor, Ministeriali i radhës i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mbro-jtjes së Republikës të Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli

ministeriali

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes u përqendrua në Mbrojtjen Kolektive dhe në samitin e Uells-it

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 5

anët e Atlantikut, kontribuon në forcimin e mbrojtjes tonë kolektive, duke përfshirë vendosjen e anijeve, avionëve dhe trupave. Me të vërtetë që është të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Ras-mussen, në fillim të ministerialit dy-ditor, më 3 qershor.

Në seancën e parë të punës, ministrat shqyrtuan masat për të rritur mbrojtjen kolektive që u morën menjëherë pasi filloi kriza Rusi-Ukrainë dhe implikimet afatgjata së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm tha se kriza e Ukrainës ka treguar se gama e kërcënimeve së sigurisë me të cilat përballet NATO po rritet e po bëhet më e paparashikueshme. “Ne duhet ta bëjmë NATO-n më të shpe-jtë e më fleksibël. Ne do ta bëjmë këtë nëpërmjet një Plani Veprimi Gatishmërie, për t’u siguruar se forcat tona janë edhe më të përgjegjshme, me aftësitë e duhura, trajnimin e duhur dhe burimet e duhura. Kjo punë tashmë është në vazhdim e sipër, por kriza e bën këtë më urgjente”, tha Rasmussen.

Të 28 aleatët diskutuan gjithashtu përgatitjet e mëdha për samitin e Uellsit në aspektin e gatishmërisë, aftësive ush-tarake dhe investimeve të mbrojtjes. Ata zhvilluan gjithashtu në seancë të Komi-sionit NATO-Ukrainë, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Ukrainë dhe prioritetet e bashkëpunimit të mbrojtjes ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në dritën e krizës dhe pas zgjedhjeve historike presidenciale. Gjatë ditës së dytë të ministerialit, Komisioni NATO-Gjeorgji, shqyrtoi statusin e tanishëm së reformave të mbrojtjes së Gjeorgjisë dhe planet për punë të mëtejshme. Ministrat e Mbrojtjes diskutuan edhe implikimet më të gjëra ra-jonale të kësaj krize. Ministeriali përfundoi me një takim të kombeve që kontribuojnë

SHBA, asistencë ligjore kundër korrupsionit

Gjatë vizitës së saj në Bruksel, në Ministerialin e Mbrojtjes së ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ministrja e

Mbrojtjes shqiptare, znj. Kodheli, zhvilloi një takim kokë me kokë, më 3 qershor, me zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rusinë, Ukrainën dhe Eu-roazinë, znj. Evelyn N. Farkas. Gjatë këtij takimi, znj. Kodheli e njohu znj. Farkas me reformat aktuale në fushën e mbrojtjes dhe në For-cat e Armatosura, siç janë propozimet e fundit për përmirësimin e kuadrit ligjor. Në këtë pikë, ajo u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në ristruk-turimin e Forcave të Armatosura. Të dy zyrtaret e larta, u ndalën tek çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe mun-dësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre. Në këtë pikë, u diskutua veçanërisht kërkesa për asistencë ligjore e bërë nga ministrja Kodheli për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrup-sionit. Znj. Kodheli dhe znj. Farkas diskutuan për situatën aktuale në Ukrainë, që ishte edhe tema kryesore e këtij ministeriali dhe masat që NATO po ndërmerr për të siguruar aleatët. Zëvendësa-sistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Farkas, theksoi se SHBA-ja mbështet qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes në reformat që ka ndërmarrë si dhe në angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke i vlerësuar ato tejet pozitive. Burimi: mod. gov. al

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 6

me trupa në ISAF dhe ministrin e Mbrojtjes af-gane. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton dhe Përfaqësuesi Special i Sek-retarit të Përgjithshëm së Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis, ishin gjithashtu të ftuar. Ata vlerësuan situatën aktuale të sigurisë progresin në kalimin e përgjegjësisë së sigurisë tek forcat e sigurisë afgane dhe planifikimin e për misionin e ri të jo-luftues të NATO-s për trajnimin, këshillimin dhe ndihmën e forcave afgane pas vitit 2014. Gjithashtu, ministrat rishikuan edhe tranzicionin politik pas zgjedhjeve së 5 prillit, duke përfshirë edhe një këndvështrim së raundit të dytë në qershor.

NATO rrit mbrojtjen kolektive dhe mbështet reformat në UkrainëMinistrat e Mbrojtjes së NATO-s ranë dakord

më 3 qershor që të vazhdojnë dhe të përforcojnë më tej masat e sigurisë së NATO-s në prag të krizës Rusi-Ukrainë. “Kjo është koha që të gjithë aleatët të luajnë një pjesë dhe të gjithë ata po e bëjnë këtë. Çdo aleat po krijon resurse për mbrojtjen tonë kolektive dhe kur ne themi mbrojtja e NATO-s është “të gjithë për një”, e kemi me të vërtetë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Rasmussen përshëndeti fuqishëm deklaratën e Shteteve të Bashkuara për t’i besuar 1 bilionë dollarë Iniciativës së Sigurisë Europiane si një “shenjë e qartë e angazhimit të Amerikës në Europë dhe forcës së lidhjes transatlantike”. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm lavdëroi synimin e Polonisë për të rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes me 2% të Prodhimit së Brendshëm Bruto.

Ministrat ranë dakord për të rritur aftësinë, trajnimin dhe gatishmërinë e forcave aleate për t’u përgatitur me implikimet afatgjata të krizës. Një Plan Veprimi Gatishmë-rie, që do të zhvillohet në samitin e Uellsit, do të përfshijë masa që kanë për qëllim rritjen e nivelit të përgjegjësisë, inteligjencës e vetëdijes së Forcave të Reagimit të NATO-s, për të para-pozicionuar pajisjet dhe furnizimet si dhe për t’i përqendruar stërvitjet e NATO-s akoma më shumë në sfidat specifike të mbrojtjes.

Ministrat miratuan nismën e Gjermanisë në “Kombet Strukturore”, e cila do të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit shumëkombësh për të zhvilluar forcat dhe aftësitë e nevojshme në përmbushjen e kërkesave të NATO-s dhe përballimin e sfidave së reja të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti vendimin e Danimarkës, Gjermanisë dhe Polonisë për të filluar punën në rritjen e gatishmërisë së Trupave Shumëkombësh Verilindorë në Poloni. “Kjo do të forcojë aftësinë tonë për të adresuar kërcënimet dhe sfidat e ardhshme në rajon dhe ky është një kontribut i rëndësishëm në mbrojtjen tonë kolektive”, tha ai.

Më tej, ministrat ranë dakord për një politikë të re së mbrojtjes kibernetike, duke e njohur kibernetikën si pjesë të mbrojtjes kolektive të NATO-s. Kjo politikë do të ndih-mojë rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe ndihmës së ndërsjellë midis aleatëve, duke përmirësuar stërvitjet dhe trajnimet e mbrojtjes kibernetike të NATO-s si dhe rritjen e bashkëpunimit me industrinë.

Gjithashtu, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u takuan me homologun e tyre ukrainas, Mykhailo Koval, në Komi-sionin NATO-Ukrainë. Ata përshëndetën rezultatin e qartë së zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe riafirmuan mbështetjen e tyre ndaj reformave së mbrojtjes dhe sigurisë të Ukrainës. Një paketë e plotë masash që ka

për qëllim rritjen e kapacitetit dhe fuqisë së Forcave të Armatosura Ukrainase do të finalizohet gjatë javëve të ardhshme.

Komisioni NATO-Gjeorgji diskutoi krizën e Ukrainës dhe progresin e Gjeorgjisë në reforma Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u takuan me homo-

logun e tyre gjeorgjian, Irakli Alasania, më 4 qershor, për të diskutuar ndikimet rajonale të agresionit së paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës dhe për të rishikuar progresin e Gjeorgjisë në reformimin e sektorit të saj të mbrojtjes. “Aleatët e NATO-s nuk e njohin e nuk do ta njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë. Gjithashtu, ne nuk e pranojmë njohjen e rajoneve të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë së Ukrainës nga ana e Rusisë. NATO ngrihet për të drejtën e çdo kombi për të bërë zgjedhjen e vet sovrane në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Përsa i përket rrugës së Gjeorgjisë për anëtarësimin në NATO, Rasmussen përshëndeti progresin e bërë në refor-mat, duke thënë se këto i kanë bërë sektorët e mbrojtjes dhe të sigurisë më transparentë dhe të përgjegjshëm. “Ne presim zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këtë proces”, tha ai.

Gjeorgjia është një nga vendet që nuk janë pjesë e NATO-s, por që jep kontributet më të mëdha në misionin e ISAF-it në Afganistan dhe Sekretari i Përgjithshëm përgë-zoi Gjeorgjinë për rolin e saj të shquar në operacionet e NATO-s. Gjithashtu, Gjeorgjia është angazhuar të kon-tribuojë në misionin e ri të udhëhequr nga NATO për të trajnuar, këshilluar e ndihmuar forcat afgane pas vitit 2014 si dhe është ofruar të kontribuojë në Forcën e Reagimit të NATO-s në vitin 2015.

“Më lejoni të bëj të qartë se ne i qëndrojmë vendimit që kemi marrë në samitin tonë të Bukureshtit në vitin 2008. Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s, me kusht që të plotësojë kërkesat e anëtarësimit. Ministrat e Jashtëm të Aleancës do të diskutojnë aspiratat e Gjeorgjisë në takimin e mëvonshëm gjatë këtij muaji. Unë jam i bindur se samiti ynë i Uellsit, i cili do të zhvillohet në muajin shtator do të njohë përparimin e Gjeorgjisë”, tha Rasmussen.

Ministrat e Mbrojtjes diskutuan misionin e ISAF-it 2014 dhe përgatitjet e zgjedhjeveMinistrat e Mbrojtjes së NATO-s dhe homologët e tyre

nga vendet partnere të ISAF-it u takuan më 4 qershor me ministrin e Mbrojtjes afgane, Bismullah Khan Mohammadi, për të shqyrtuar përparimin në misionin e ISAF-it dhe

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 7

përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane. “Forcat e Sigurisë Afgane bënë një punë të shquar në sigurimin e raundit së parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan në muajin prill. Populli afgane tregoi guxim të madh me pjesëmarrjen e madhe në votime. Çdo votë e hedhur ishte një fitore për demokracinë dhe për Afganistanin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pas takimit. Ministrat shqyrtuan tranzicionin politik pas zgjedhjeve të 5-prillit dhe diskutuan rreth raundit të dytë që do të mbahet më 14 qershor. “Ministër Mohammadi na ka siguruar se përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve janë në rrugën e duhur dhe se afganët janë të vendosur për të ndërtuar mbi arritjet e tyre”, u shpreh Rasmussen. Ai vazhdoi duke thënë se, është me rëndësi që raundi i dytë të kryhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, minis-trat vlerësuan gjendjen aktuale të sigurisë si dhe progresin në kalimin e përgjegjësisë së sigurisë tek forcat afgane. Rasmussen bëri të qartë se NATO ka bërë realitet premtimet e bëra në samitet e NATO-s në Lisbonë (2010) dhe Çikago (2012). “Siç kemi premtuar, ne kemi ndërtuar një forcë të aftë afgane prej 350.000 ushtarësh e policësh, të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të tyre. Siç premtuam, po planifikojmë gjithashtu një mision për të trajnuar, këshilluar e ndihmuar forcat afgane përtej fundit të këtij viti”.

Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti njoftimin e fundit të presidentit së SHBA-së, Obama, për kontributin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të japin lidhur me këtë mision. “Kjo është në përputhje me planifikimin tonë. Së bashku me kontributet e ofruara nga aleatët e tjerë dhe partnerët, kjo tregon angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në Afganistan”, tha ai. Megjithatë, që NATO të vendosë misionin e trajnimit pas vitit 2014, duhet të nënshkruhen marrëveshjet e kërkuara të sigurisë dhe duhet të vihet në vend korniza e nevojshme ligjore. “Kjo është arsyeja pse unë e mirëpres faktin që të dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale kanë treguar mbështetjen e tyre për nënshkrimin e marrëveshjeve të nevojshme, duke i cilësuar ato si një prioritet. Është në interesin e të gjithëve të ndërtojmë mbi ato që kemi arritur”, tha Rasmussen.NATO është e angazhuar për të mbështetur forcat afgane dhe aktualisht po vendos mekanizma për financimin e tyre pas vitit 2014. Gjithashtu, NATO është e angazhuar në partneritetin e saj afatgjatë me Afganistanin, i cili do të përfshijë dhe konsultime politike e bashkëpunim praktik. Ambasadori Ian Kubis, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm së Kombeve të Bashkuara dhe një përfaqësues i Shërbimit së Veprimit të Jashtëm Europian, morën gjithashtu pjesë në këtë takim.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s vendosën të zgjasin misionin e NATO-s kundër piraterisë deri në vitin 2016Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s vendosën të zgjerojnë

operacionin e NATO-s kundër piraterisë, “Ocean Shield” (Mburoja Oqeanike), deri në fund të vitit 2016. Që nga

gushti i vitit 2009, anijet e NATO-s kanë patrulluar ujërat e Bririt të Afrikës si pjesë e operacionit “Ocean Shield”. Misioni i tyre është të kontribuojë në përpjekjet ndërkom-bëtare kundër piraterisë detare si dhe për të ndihmuar

në ndërtimin e kapaciteteve së flotave rajonale. Operacioni “Ocean Shield”, punon ngushtë me Forcat e tjera Detare që patrullojnë Oqeanin Indian, duke përfshirë edhe Forcat Detare të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Forcat Detare të BE-së. Si pjesë e përpjekjeve të gjera ndërkombëtare, “Ocean Shield” ka ndihmuar për të reduktuar ndjeshëm aktivitetin pirat në rajon. Në vitin 2011, piratët kapën 24 anije dhe NATO regjistroi 129 sulme pirate nga Somalia. Në vitin 2012, numri i sulmeve ra në 20. Asnjë anije e vetme nuk u kap nga Somalia që nga maji i vitit 2012 dhe nuk ka anije tregtare që aktualisht mbahen nga piratët somalezë. Pavarësisht sukse-seve, pirateria mbetet një kërcënim. Piratët ende vazhdojnë të posedojnë qëllimin dhe kapacitetin për të sulmuar anijet. Anijet e NATO-s vazhdojnë të zbulojnë përpjekjet e piratëve për të kapur anijet. Përveç kësaj, rrënjët e piraterisë vazhdojnë të mbeten brenda Somalisë.

“Ocean Shield” ndihmon në mbrojtjen e një prej korsive më të ngarkuara në botë të anijeve. Rreth 90% e të gjithë tregtisë globale kry-het nga deti dhe rreth gjysma e saj kalon nëpër Oqeanin Indian. Në vitin 2013, Banka Botërore vlerësoi se pi-rateria i kushton ekonomisë botërore 18 bilionë dollarë në vit. Përpjekjet e NATO-s kundër piraterisë ndihmojnë në uljen e kësaj kostoje.

Anije nga Spanja, Italia dhe Turqia janë aktualisht pjesë e flotës së NATO-s, e cila vepron afërsisht nga Gjiri Arab drejt Veriut, Seychelles drejt Jugut, Gjiri i Adenit drejt Perën-dimit dhe Maldives në Lindje, duke mbuluar një sipërfaqe më të madhe se 2 milionë kilometra katrorë ose madhësinë e Europës Perëndimore. Anijet e NATO-s verifikojnë aktivite-tin e anijeve somaleze, duke ndarë trafikun legjitim detar nga anijet e dyshuara pirate. Anijet komerciale që po kalojnë përmes zonës në shumë raste shoqërohen për të garantuar kalimin e tyre të sigurt. Anijet e NATO-s mund të ndjekin në mënyrë aktive anijet e dyshuara si

pirate për të parandaluar sulmet. Ekipet e bordit të NATO-s mund të hipin në anijet e dyshimta për të përcaktuar nëse piratët janë në bord. Si përpjekje të fundit, anijet e NATO-s mund të përdorin forcën për të ndaluar piratët. Çdo pirat i arrestuar transferohet sa më shpejt të jetë e mundur tek agjencitë kombëtare së zbatimit të ligjit.

Alba Musaraj, burimi: NATO.int

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 8

Ministrja Kodheli nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin vetëm rritje cilësore. Sipas saj, dy vendet tona duhet të rinovojnë marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit, e cila daton që nga viti 1996.

ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit, për angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO dhe BE. Duke disku-tuar për bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e mbrojtjes, të dy zyrtarët e lartë ndanë të njëjtin men-dim për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Franca jep një kontribut të madh në modernizimin e FA

dhe në arsimimin e oficerëve shqiptarë në shkollat më të mira franceze. Shem-bull i këtij bashkëpunimi të suksesshëm është misioni në Çad, ku Shqipëria ishte përkrah trupave franceze. Znj. Kodheli bëri me dije se në ndjekje të detyrimeve të Forcave të Armatosura të RSH për integrimin në BE, Ministria e Mbrojtjes është në proces shqyrti-mi të mundësive për të kontribuar në misionin e BE, përkatësisht në Mali. Ministrja Kodheli nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin vetëm rritje cilësore. Sipas saj, dy vendet tona duhet të rinovojnë marrëveshjen dyp-alëshe të bashkëpunimit, e cila daton që nga viti 1996.

Ministri francez i Mbrojtjes z. Jean-Yves Le Drian tha se mbështetja e Francës është e qartë dhe bashkëpunimi është tepër pozitiv. Ai vlerësoi rolin që po luan Shqipëria si vend anëtar i NATO për sta-bilitetin rajonal dhe më gjerë. “Mes dy vendeve tona ka një marrëdhënie të fortë dhe efektive”, nënvizoi ministri francez. Ai

takimiShqyrtohet mundësia e pjesëmarrjes

shqiptare në misionin EUTM Mali

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zh-villoi më 17 qershor një vizitë zyrtare në Francë. Znj. Kodheli u takua me homolo-gun e saj, ministrin francez të Mbrojtjes

z. Jean-Yves Le Drian. Të dy zyrtarët diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh, për situatën

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë

‘bashkëpunimi

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 9

tha se: “Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmar-rjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj edhe në operacione të BE”. Znj. Kodheli e njohu homologun e saj me punën që po bën qeveria shqiptare, për të cilën tha se mbetet tërësisht e angazhuar në reformat e mëtejshme që afektojnë Ministrinë e Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në gjitha angazhimet që duhet të ndërmarrim, në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Europën. “Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që presidenti Hollande dhe ju po jepni për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes. Në planin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes për vitin 2014, janë planifikuar 17 aktivitete të propozuara nga të dy palët, nga të cilat 8 do të zhvillohen në Francë dhe 9 në Shqipëri.

Misioni trajnues EUTM MaliRisjellja e sigurisë dhe e paqes së qëndrueshme

në Mali, ka një rëndësi të veçantë për stabilitetin në rajonin afrikan të Sahel dhe një në një sens akoma më të gjerë, për stabilitetin në gjithë Afrikën dhe Europën. Në 18 shkurt 2013, mbështetur në një kërkesë të autoriteteve të Malit dhe në përputhje me një vendim ndërkombëtar mbi këtë çështje, e më saktë mbështetur në Rezolutën 2085 (2012) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, BE nisi një mision trajnues për forcat e Malit. Ky mision u quajt EUTM (EU Training Mission), Mali. Ky mision sheh të angazhuar trupa nga 28 shtete (23 vende të BE) që janë nën komandën e gjeneralit francez, Marc Rudkiewicz, që nga 1 prilli 2014. Objektivat e këtij misioni janë që:

(a) të rivendosë plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik nëpërmjet zbatimit të orientimit të miratuar më 29 janar nga Asambleja Kombëtare;

(b) të ndihmojë autoritetet e Malit për të ushtruar plotësisht sovranitetin e tyre mbi të gjithë vendin;

(c) të neutralizojë krimin e organizuar dhe kërcënim-et terroriste.

Qëllimi i misionit është që të mbështesë rindërtimin e Forcave të Armatosura të Malit dhe të përmbushë nevojat e tyre operative duke siguruar: Ekspertizë dhe këshillim, veçanërisht në lidhje me komandën operacio-nale dhe organike, mbështetje logjistike, burime njerë-zore, përgatitje operacionale dhe zbulim dhe trajnim njësish luftarake në kampin e trajnimit Koulikoro. Tra-jnimi i njësive të ushtrisë së Malit përmban module mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut si dhe për mbrojtjen e popullatës civile. Misioni nuk është i përfshirë në operacione luftarake. Selia e misionit është e vendosur në Bamako dhe trajnimi zhvillohet në Koulikoro (60 km në veri-lindje të Bamakos). Fillimisht, mandati i misionit ishte 15 muaj, por kjo kohë është shtuar me një mandat të ri deri për në maj 2016. Rreth 200 instruktorë janë vendosur në kampin e tra-jnimit Koulikoro, ashtu si dhe një forcë me personel ndi-hmës dhe mbrojtjeje, duke bërë një total prej rreth 580 personash. Shpenzimet e përbashkëta të operacionit, për mandatin e ri prej 24 muajsh, janë 28 milionë Euro. Shtetet kontribuuese janë 28 (23 pjesëtarë të BE): 1. Austri, Belgjikë, Bullgari, Republika Çeke, Qipro, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Portugali, Rumani, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Mbretëri e Bashkuar (+ Gje-orgji, Moldavi, Mali i Zi, Serbi, Zvicër). Nëse Shqipëria do i bashkohet këtij misioni do të jetë shteti i 29-të dhe i treti shtet i Ballkanit. Krahasuar me shtetet e tjera ballkanike, eksperienca e Shqipërisë në misione ndërkombëtare të NATO-s e BE-së është më e madhe dhe trupat shqiptare kanë një eksperiencë disavjeçare nga zona të nxehta si Afganistani, si për operacione luftarake (Eagle) edhe për operacione trajnimi (MAT). Kontributi i Shqipërisë në këtë rast, do të ishte vërtet serioz dhe në lartësinë e kërkuar.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli me me homologun e saj, ministrin francez të Mbrojtjes z. Jean-Yves Le Drian

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 10

Bashkëpunimi rajonal, nga BRAAD te ndërveprimi kundër fatkeqësive natyrore

të ngritura në kuadër të kësaj iniciative. Bashkëpunimi shtrihet në të gjitha nivelet, nivel parlamentar, takime të ministrave të Jashtëm, të ministrave të Mbrojtjes, shefave të Shtabeve të Përgjithshëm, takime të ek-spertëve, si dhe stërvitje të ndryshme. Bashkëpunimi ushtarak midis vendeve të “Kartës së Adriatikut” ose siç njihet gjerësisht A5, është i fokusuar kryesisht në ato të stërvitjeve, trajnimit e operacioneve të përbashkëta, ngritjes së kapaciteteve për vëzhgimin e hapësirës ajrore (BRAAD), si dhe bashkëpunimin për përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive naty-rore, të cilat do të jenë objekt edhe i kësaj konfer-ence. Iniciativa “Karta e Adriatikut” u krijua më 2 maj 2003 në Tiranë, fillimisht me tre anëtarë Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni dhe më tej, më 4 dhjetor 2008, iu bashkua Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. SHBA është gjithashtu firmosëse e kësaj iniciative dhe ka statusin e bashkëdrejtuesit të saj. Suksesi më i madh i kësaj iniciative ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, më 1 prill të vitit 2009.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo mori pjesë në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të “Kartës së

Adriatikut”, (A5), që u zhvillua në Budva, Mali i Zi, në datat 10-12 qershor 2014. Gjeneral Bazo ishte edhe bashkëdrejtues i kësaj konference, në bashkëpunim me admiralin Charles Martoglio, zëvendëskomandant i Komandës amerikane në Evropë. Në këtë takim merrnin pjesë edhe SHSHP të FA të vendeve vëzhguese si Serbia dhe Sllovenia, si dhe përfaqësues të lartë nga Komitetit Ushtarak i NATO dhe i BE dhe nga Komanda amerikane në Evropë. Për herë të parë në këtë iniciative merr pjesë edhe Kosova, e përfaqësuar nga gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandant i FSK. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, gjeneral Bazo do të zhvillojë takime bilaterale me SHSHP të Malit të Zi, admiral Dragan Samardžić dhe zëvendëskomandantin e EUCOM, admiralin Charles Martoglio. Shqipëria aktualisht ka marrë presidencën e A5 dhe drejton të gjitha formatet e bashkëpunimit

Konferenca e 18 e Kartës SHBA-Adriatik së shefave të Mbrojtjes (CHODS), Budva, Mali i Zi

karta e aDriatikUt

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 11

DEKLARATA E PËRBASHKËTNe, shefat e Mbrojtjes/shefat e

Shtabeve të Përgjithshëm, së Forcave të Armatosura të Re-publikës të Shqipërisë, Bosnjës

dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësues të SHBA EUCOM, u mblodhëm më 11 qershor 2014 në Budva, Mal i Zi, në Konferencën e 18-të së CHOD (shefat e Mbrojtjes) brenda kuadrit të kartës SHBA-Adriatik. Ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të riafirmuar angazhimin tonë të fortë, për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar e thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak në mesin e nënshkruesve të Kartës. Zhvillimi dhe mbajtja e aftësive kryesore për kontributin individual dhe rajonal në operacio-net aktuale dhe të ardhshme në mbështetje të paqes janë dhe do të mbeten një sfidë, prioritet dhe një domosdoshmëri. Ne ramë dakord për të vazhduar punën në Projektin BRAAD (Qasja Ballkanike Rajonale e Mbrojtjes Ajrore), siç përcaktohet në frymën e Nismës të Mbrojtjes së Zgjuar të NATO-s.Fatkeqësitë e fundit natyrore, duke përf-shirë përmbytjet masive që kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale të mëdha, duke i shtuar edhe ngjarje të tjera natyrore, si stuhitë dhe zjarret, forcojnë vendosmërinë tonë për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërveprimin në mënyrë që të sigurojmë përgjigje efikase dhe në kohën e duhur ndaj fatkeqësive natyrore dhe dëmeve të bëra nga dora e njeriut brenda rajonit. Ne e mirëpresim dhe e miratojmë Raportin e Grupit të Zbatimit të Punës. Ne e vlerësojmë rezultatin e punës së tyre. Në frymën e përfundimit të Konferencës së 17-të së Kartës SHBA-Adriatik, konferenca e CHOD në Sarajevë, kemi nxjerrë në pah disa nga arritjet e shënuara në këtë raport si më poshtë: - Identifikimin e vlerës së zhvillimit së një numri të caktuar së një aftësie të kombinuar të Kartës SHBA-Adriatik për të ofruar potencial më të madh në kontributin e qëndrueshëm të përbashkët për misionet e ardhshme në mbështetje të NATO-s, BE-së apo së operacioneve të OKB-së;- Zhvillimin dhe ekzekutimin e stërvitjeve që përfshijnë anëtarë të Kartës SHBA-Adriatik dhe Partnerët e Shteteve të Gardës së tyre Kombëtare të SHBA-së, që përqendrohen në aftësinë A-5, ndërveprimin dhe aftësitë e reagimit dhe ndihmë në raste fatkeqësish rajonale; - Zbatimin e Qasjes Ballkanike Shumëkom-bëshe të NATO-s në Iniciativën e Mbrojtjes Ajrore (BRAAD);- Krijimin e një rrjeti të Qendrave Trajnuese në Rajon; - Krijimin e një Projekt-Katalogu të Kapac-iteteve së Reagimit Ushtarak Rajonal për të dhënë ndihma në raste fatkeqësish Ne inkurajojmë Zbatimin e Grupit të Pu-nës për të punuar më tej në zhvillimin dhe përmirësimin e arritjeve të mësipërme si dhe të vazhdojmë të identifikojmë fusha të

reja bashkëpunimi në kuadër të Kartës SHBA-Adriatik, në frymën e “Mbrojtjes së Zgjuar”, “Grumbullimit dhe Ndarjen” dhe “Iniciativës së Forcave të Ndërlidhura”. Ne ngarkojmë me detyrë Grupi e Zbatimit të Punës për të shqyrtuar zgjidhjet dhe për të zhvilluar një marrëveshje të ngjashme me një Marrëveshje Menaxhuese të Ndihmës ndaj Emergjencave (EMAC) në mesin e vendeve anëtare si dhe në mesin e vendeve të tjera të interesuara në rajon. Drafti i Marrëveshjes së miratuar nga A-5 CHODS duhet të paraqitet në Takimin Ministror të A-5 në tetor të vitit 2014. Ne do të dëshironim të shprehnim një vlerësim të thellë ndaj delegacionit të Republikës së Sllovenisë, vendit vëzhgues, në Kartën SHBA-Adriatik, i kryesuar nga gjeneralbrigade Andrej Osterman, zëvendësshefi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Sllovenisë dhe të ftuarve përkatës: - Gjeneralmajor Salvatore Farina, komandanti i KFOR-it; - Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së; - Gjeneralmajor Richard Nash, adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Mine-sotës; - Gjeneralmajor Steven Cray, adjutant i Përgjith-shëm i Gardës kombëtare të Vermontit; - Gjeneralmajor Timothy Orr, adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas; - Gjeneralbrigade James Campbell, adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Maine; - Gjeneralbrigade Stiven Ferarri, zëvendësko-mandant i Përgjithshëm-Mbështetje, Divizioni i 42 i Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të New Jersey; - Gjeneralbrigade Peter Byrne, drejtori i Shtabit të Përbashkët së Gardës Kombëtare Kolorado;për pjesëmarrjen dhe vërejtjet e tyre të rëndësishme, të cilat kanë kontribuar në diskutime.Së fundmi, ne dëshirojmë t’i shprehim mirën-johjen tonë Malit të Zi, që priti këtë ngjarje të rëndësishme dhe produktive. Gjithashtu, ne e vlerësojmë gatishmërinë e shefit të Shtabit së Përgjithshëm të Maqe-donisë, gjenerallejtënant Goranço Koteski, që priti Konferencën e 19-të të shefave të Mbrojtjes së Kartës SHBA-Adriatik.

Nënshkruar ditën e njëmbëdhjetë të muajit qershor, 2014, në Budva, Mal i Zi:

Zëvendësadmiral Charles W. Martoglio, zëvendëskomandant, Komanda Europiane e SHBA-së Gjeneralmajor Jeronim Bazo, SHSHPFARSH Gjeneralmajor Anto Jelec, shefi i Shtabit të Përbashkët të FA të Bosnje-HercegovinësGjeneral Drago Lovriç, SHSHPFA të Republikës të KroacisëGjenerallejtënant Naser Sejdini, zëvendësshef i SHP të Armatës së Republikës së Maqe-donisëAdmiral Dragan Samarxhiq, SHSHP të FA të Malit të Zi

Zhvillimi dhe mbajtja e aftësive kryesore për kontribu-tin individual dhe rajonal në operacionet aktuale dhe të ardhshme në mbështetje të paqes janë dhe do të mbeten një sfidë, prioritet dhe një domos-doshmëri.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 12

inistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar në datën 11 qershor një vizitë zyrtare në Gjeorgji. Ajo është pritur në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Irakli Alasania. Ministrat e Mbrojtjes së Shq-ipërisë dhe Gjeorgjisë, zhvilluan takimin e parë zyrtar që kryejnë dy homologë të tillë, të vendeve përkatëse. Gjatë takimit, të dy homologët diskutuan për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, angazhimeve në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe NATO. U diskutua për fillimin e një bashkëpunimi dypalësh në fushën e Mbrojtjes. Ministri gjeorgjian, Irakli Alasania, i propozoi së ftu-arës, për nënshkrimin e një mar-rëveshje ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes, në lidhje me bash-këpunimin ushtarak. Mbështetur në këtë marrëveshje, do të zhvil-lohen bashkëpunime të ndryshme. Ashtu siç nënvizoi edhe ministri Alasania, pala gjeorgjiane është e interesuar për të shkëmbyer eksperiencë ndërmjet institu-cioneve të arsimimit ushtarak. Gjatë takimit, ministri Alasania i propozoi ministres Kodheli për sjelljen e ushtarakëve shqiptarë që të stërviteshin në “Shkollën e Trajnimit Malor, Sachkhere” për të ndjekur kurset bazë. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e siguroi homologun e saj për qën-drimin pro të Shqipërisë përsa i përket aspiratës integruese të Gjeorgjisë për anëtarësimin në NATO. “Ashtu siç e theksova edhe në punimet e komisionit NATO-Gjeorgji vetëm pak ditë më parë, Shqipëria mendon se Gjeorgjia

M

Gjeorgjia dhe Shqipëria, marrëveshje për bashkëpunimin

në fushën e Mbrojtjes

Bashkëpunimi

Nënshkruhet “Plani i Bashkëpunimit Dypalësh” dhe Marrëveshja mbi bashkëpunimin në fushën ushtarake

ndërmjet Gjeorgjisë dhe Shqipërisë. Ministrja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 13

është një partner i rëndësishëm për Aleancën. Angazhimi i Gje-orgjisë në misionet paqeruajtëse të NATO është një shenjë e qartë e këtij partneriteti”,- nënvizoi ministrja Kodheli. Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, znj. Kodheli tha se mes dy vendeve mund të planifikohen stërvitje dhe trajnime të përbash-këta, nga të cilat të përfitohen eksperiencat më të mira. Ministri Alasania, shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga pala shqiptare, në lidhje me plotësimin e aspiratave euroatlantike gjeorgji-ane dhe në mbështetje të integ-ritetit territorial të Gjeorgjisë. Pas shkëmbimit të dhuratave, të dy ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtypin.

“ Z n j . M i m i ë s h t ë n j ë mbështetëse aktive për bash-këpunimin ndërmjet Shqipërisë e Gjeorgjisë, po aq sa edhe për rrugën e anëtarësimit në NATO të Gjeorgjisë. Shqipëria e ka kryer tashmë këtë rrugë që Gjeorgjia po bën. Në folëm në mënyrë të deta-juar mbi procesin e integrimit dhe se si të rritet angazhimi i atyre vendeve që janë në këtë proces. Sot, me homologen time, ne ramë dakord që të nënshkruajmë “Planin e Bashkëpunimit Dypalësh” dhe Marrëveshjen mbi bashkëpunimin në fushën ushtarake ndërmjet Gjeorgjisë dhe Shqipërisë,” – de-klaroi ndër të tjera para medies, ministri gjeorgjian i Mbrojtjes, Irakli Alasania.

“Ndjehem vërtet e nderuar dhe e kënaqur që ndodhem këtu në Tbilisi, në një tokë shumë të lashtë dhe plot me histori. Para së gjithash, do të më pëlqente që të shprehja gjithashtu vlerësimet e mia, për përpjekjet e jashtëza-konshme të ministrit Alasania për procesin e integrimit të Gjeorgjisë në BE dhe NATO. Pak javë më parë isha në Vilnius, në Lituani dhe pa-shë realitetin Baltik para sfidave të sotme. Sot, ndodhem këtu në Tbilisi, për të parë perspektivën e Kaukazit. Shpresoj se kjo vizitë do të jetë fillimi i një bashkëpunimi

intensiv mes dy vendeve tona. Si një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, - Shqipëria është anëtare që nga viti 2009,- ne jemi këtu për të ofruar përvojën tonë se si ju të bëheni një vend anëtar i NATO-s me të drejta të plota. Kështu që unë do të doja të shprehja mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja euroatlantike. NATO ishte ëndrra jonë e përbashkët. Gjeorgjianët meritojnë që ta jetojnë këtë ëndërr, ashtu siç bëmë ne 5 vjet më parë. Kontributi juaj në operacionet e NATO-s ka qenë një shenjë e qartë e partneritetit të veçantë. Kontributi juaj i jashtëzakonshëm në Afganistan, në Kosovë, në Irak dhe kudo tjetër është një shembull për t’u ndjekur nga shumë vende të tjera. Gjeorgjia do të bëhet shpejt pjesëtare e plotë e SEDM-it dhe ju do të keni mbështetjen tonë të plotë për këtë,”- tha ministrja Kod-heli në konferencën e shtypit.

Kjo konferencë pati interes për mediet, edhe për faktin tjetër, se së fundi, ministri gjeorgjian i Mbrojtjes, Alasania, në një takim të Këshillit Atlantik, të zhvilluar në Uashington, deklaroi aty, se Perën-dimi duhet të sillte kapacitete mbrojtëse për Gjeorgjinë. Këto fjalë u interpretuan nga politikanët si një dëshirë për të instaluar në Gjeorgji

sistemin anti-raketor të NATO-s. “Po e shpjegoj sërish, për ata që kanë pasur vështirësi që ta kuptoj-në: ajo që ne kemi negociuar, kishte lidhje me sistemin e mbrojtjes së vendit dhe nuk kishte të bënte fare me sistemin e mbrojtjes anti-raketore” – u përgjigj Alasania, për pyetjet e gazetarëve të mbledhur në konferencën për shtyp, zhvil-luar me homologen shqiptare. Në kuadër të vizitës së saj në Gjeorgji, ministrja Kodheli ndoqi edhe stër-vitjen e përbashkët amerikano-gjeorgjiane, “Shpirti i Shkathët 2014” me pjesëmarrjen e 350 ushtarakëve. Gjatë qëndrimit të saj në Gjeorgji, ministrja Kodheli është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i vendit, Giorgi Margvelashvilli dhe kryetari i Parlamentit, David Usupash-vili. Gjatë bisedimeve, ministrja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndërkombëtare. Sipas ministres Kodheli çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tenden-cioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 14

krOnika

Shqipëria nënshkruan “Marrëveshjen Plotësuese të Protokollit të Parisit”

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në datën 26 maj 2014, zhvilloi një vizitë në Komandën e Aleancës për Operacionet (ACO) në Mons të Belgjikës. Ajo është pritur në një takim zyrtar nga

komandanti suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove. Gjatë takimit ministrja Kodheli e ka njohur ushtarakun e lartë të NATO me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Znj. Kodheli theksoi fort mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për angazhimin e ardhshëm në Afganistan. Nga ana e tij, gjenerali Breedlove falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për pjesëmarrjen dhe kontributin e forcave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan dhe në Kosovë. Gjithashtu, dy personalitetet biseduan lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe komandanti suprem i Forcave Aleate në Ev-ropë, gjenerali Philip Breedlove firmosën marrëveshjen shtesë të protokollit të Parisit. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli deklaroi: “Duke nënshkruar Marrëveshjen Plotësuese të Protokollit të Parisit, Shqipëria

ndërmerr një tjetër hap përpara integrimit të plotë në NATO, një proces që nisi në vitin 1992 dhe që përfshiu mjaft për-pjekje politike, ushtarake dhe juridike. Mund ta shikojmë me krenari këtë rrugëtim të ndërmarrë së bashku me miqtë dhe aleatët, duke parë atë çka kemi arritur deri më tani. Ne u përballëm me shumë sfida, por ia dolëm me sukses, sepse patëm një vullnet të fortë, angazhim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të plotë nga ana e popullit dhe politikës shqiptare, si edhe një përkrahje të sinqertë nga të gjithë aleatët, të cilëve dua t’i them: faleminderit!”. Protokolli shtesë i Parisit parashikon që Republika e Shqipërisë merr të gjitha masat, përfshirë edhe miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të nevojshëm për krijimin e lehtësirave të nevojshme për aktivitetin normal të Shtabit Aleat. Shtabi Aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Nëse Këshilli i Atlantikut të Veriut do të marrë vendim në të ardhmen për ngritjen e një shtabi, vendi ku do të ndërtohet do të përzgjidhet nëpërmjet bisedimeve të mëtejshme mes palëve.

Ministrja Kodheli dhe komandanti suprem i Forcave Aleate në Europë, gjenerali Philip Breedlove, firmosën marrëveshjen shtesë të protokollit të Parisit, në Komandën e Aleancës për Operacionet (ACO) në Mons të Belgjikës

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 15

Forumi “To be Secure”, promovohet stabiliteti euro-atlantikMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka marrë pjesë

në forumin “To be Secure” që u zhvillua në Budva të Malit të Zi, nga data 29 deri më 31 maj 2014. Në këtë takim merrnin pjesë ministra të Mbrojtjes, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit dhe më gjerë. Në forumin “To be Secure” është diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme, si për situatën në Ukrainë, për qëndrimin në Afganistan pas vitit 2014, etj. Duke marrë fjalën në këtë takim, ministrja Kodheli është ndalur në çështjen e Afganistanit pas 2014. Ajo ka theksuar: “Shq-ipëria do të jetë krah për krah me aleatët për vendimet që do të merren. Ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur”. Ministrja Kodheli gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Milica Pejanovic. Ministrja Kodheli i ka shprehur homologes së saj, znj. Pejanovic, se Shqipëria mbështet politikën e “dy-erve të hapura” dhe dëshiron të shohë Malin e Zi sa më shpejt anëtar të NATO. “Anëtarësimi i Mali i Zi në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit”, ka theksuar ministrja Kodheli. Më tej, ministrja Kodheli është shprehur se, shqiptarët e Malit të Zi janë dhe do të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse mes dy vendeve tona dhe një element stabiliteti dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dy ministret e Mbrojtjes kanë diskutuar edhe për situatën në rajonin tonë, si dhe për zhvillimet në Ukrainë. Po sot, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli zhvilloi një takim të veçantë me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Ameri-kan të Shtetit, z. Jonathan Moore. Z. Moore u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Shqipërinë në çdo veprim që është duke ndërmarrë. Sa i takon statusit të vendit kandidat, kjo është një çështje që ka të bëjë me interesat e të dy vendeve tona, si anëtare të NATO. Këtë mesazh e kemi dhënë dhe në Tiranë, por mesazhet tona nuk mund të them se kanë rënë në veshë të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë. Më tej z. Moore u shpreh se SHBA vlerëson kontributin që Shqipëria po jep në NATO. Ai shprehu edhe një herë mbështetjen në të gjitha nismat antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me Prokurorinë, duke e quajtur atë si një veprim të duhur në të tilla raste. “Asnjë person apo institucion nuk duhet të bëhet pengesë për progresin dhe ecurinë e reformave”, - u shpreh z. Moore. Më tej, z. Moore ka theksuar se SHBA i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe inkurajon përpjekjet për të arritur qellimet e përbashkëta. “Ne ju mbështesim plotësisht në përpjekjet tuaja për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e FA”. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli e informoi z. Jonathan Moore për hapat që janë duke u ndërmarrë në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë kanë diskutuaar edhe në lidhje me për-pjekjet që po bën Mali i Zi për përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në NATO si dhe për çështje që kanë të bëjnë me atë se çfarë do të jetë NATO pas 2014.

Ministrja Kodheli feston 1 Qershorin me fëmijët e ushtarakëveNë kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të

Fëmijëve, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e fëmijëve të ush-tarakëve që ndjekin kurset artistike pranë kësaj qendre. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, fëmijë të ushtarakëve, prindër dhe të afërm të tyre, etj. Fillimisht, ministrja Kodheli dhe të pranishmit e tjerë ndoqën një demonstrim sportiv nga fëmijët e grupeve sportive të karatesë dhe të lojërave me dorë të QKMBM, ndërsa më pas vizituan nga afër ekspozitën me punime nga fëmijët e grupit të pikturës. Në vijim, grupet e fëmijëve të këngës, instrumenteve, recituesve etj., dhanë në sallën e shfaqjeve një koncert. Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i QKMBM, z. Jakin Marena përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi ministren Kodheli dhe gjeneralmajor Bazon për pjesëmar-rjen në këtë veprimtari kushtuar fëmijëve të ushtarakëve në ditën e festës së tyre. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke i uruar fëmijëve të ushtarakëve gëzuar 1 Qershorin, theksoi se, çdo fëmijë është më shumë se një engjëll, është diçka që i tejkalon kufijtë e humanes, që të lidh me një diçka që është shumë e rëndësishme, që është trashëgimia që kemi lënë nëpërmjet dashurisë që transmetojmë për të rritur fëmijët qytetarë të denjë të shoqërisë dhe kjo është gjëja që nuk duhet të na mungojë kurrë. Më tej, znj Kodheli nënvizoi se, puna që unë bëj, mundi që jap, rrjedh nga një

nënë që e di se ç’është e ardhmja për fëmijët. Prandaj, u shpreh ajo, nuk duhet të rreshtim së punuari për rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë, për t’i dhënë atyre dinjite-tin që meritojnë, të ardhmen që meritojnë, të ardhmen europiane. Koncerti artistik ishte ndërtuar si një mozaik i bukur me plot interpretime këngësh, recitimesh, pjesësh instrumentale, ku mund të veçohen: kënga për 1 Qershorin, këngët për nënat dhe gjyshet, për shkollën, pjesët me kitarë dhe piano, kolazhe me këngë të njohura për fëmijët ndër vite etj. Me shumë interes u ndoq edhe kënga “Bashkë me fëmijët” kënduar nga këngëtari Kozma Dushi së bashku me grupin e këngëve, si dhe kënga “Për mbi shtregull kolovitem” kënduar nga këngëtari Ervin Bushati me fëmijët. Kremtimi i festës së 1 Qershorit dhe koncerti i bukur që u shfaq është shprehje e punës dhe i kujdesit që tregon Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM për kremtimin e ditë festave të rëndësishme, si dhe për pasurimin e jetës kulturore në Forcat tona të Armatosura.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 16

“Bashkëpunimi për siguri”, PU teston kapacitetet Për disa ditë rresht, në rajonin stërvitor të Bizës

efektivat e kompanisë operacionale të Policisë Ushtarake dhe të togës NATO Response Force (NRF), zhvilluan stër-vitjen e koduar “Bashkëpunimi për siguri”. Kjo stërvitje kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë Ushtarake për operacione të mbështetjes së paqes, të mbrojtjes kolektive, si dhe në përgjigje të katastrofave humanitare brenda vendit. Nëpërmjet kësaj stërvitjeje, trupat pjesë-marrëse testuan aftësitë operacionale të procedurave të punës në shtabet e nivelit taktik, si dhe të njohurive për planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve. Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, efektivat e Policisë Ushtarake u inspektuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe disa drejtorë drejtorish të Shtabit të Përgjithshëm. Pas paraqitjes së një brifingu nga drejtuesi i kësaj stërvitjeje, trupat e Policisë Ushtarake kanë demonstruar një kompleks elementësh stërvitor që i përgjigjeshin temës dhe qëllimit të kësaj stërvitjeje, si: sigurimin e rrugëkalimeve; sigurimin e bazës ushtarake dhe kundërveprimi ndaj sulmeve të grupeve terroriste; shoqërimi dhe sigurimi i personave të rëndësisë së veçantë etj. Gjeneralmajor Jeronim Bazo ka përgëzuar trupat e Policisë Ushtarake për ato çka kanë arritur gjatë këtyre ditëve, duke ngritur në një nivel më të lartë imazhin dhe din-jitetin e tyre, si dhe ka kërkuar një angazhim maksimal për përvetësimin e programeve stërvitore dhe standardizimin e procedurave të veprimit në tërë procesin stërvitor. Në këtë stërvitje morën pjesë edhe 7 vajza efektiv të Policisë Ushtarake, të cilat treguan aftësi dhe përkushtim të lartë në zbatimin e detyrave, përkrah kolegëve të tyre.

Mblidhen në Bruksel, shefat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-sShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-

eralmajor Jeronim Bazo mori pjesë në takimin e shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO, në selinë e NATO, në Bruksel, në datat 21-22 maj 2014. Takimi dy ditor në for-matin e SHSHP (CHOD) të NATO drejtohet nga kryetari i Komitetit Ushtarak të Mbrojtjes, gjeneral Knud Bartels dhe solli në qendër të vëmendjes sfidat kryesore me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut e që i paraprijnë zhvillimit të samitit të radhës së NATO, që do të zhvillohet në Wells, Britani e Madhe, gjatë muajit shtator. Ushtarakët më të lartë të vendeve të NATO kanë diskutuar çështje të rëndësishme të sigurisë globale, krizën aktuale në Ukrainë dhe implikimet e mundshme të NATO, situatën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, me qëllim ndërmar-rjen e masave të nevojshme për t’ju përgjigjur krizave të

mundshme. Gjithashtu, gjatë sesioneve të këtij takimi, u vlerësuan në mënyrë të veçantë operacioni aktual i NATO në Afganistan. Drejtuesit ushtarakë ranë dakord për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të modernizimit të Aleancës në funksion të përballjes më sfidat e reja globale, si dhe të riafirmimit të lidhjes organike ndërmjet Evropës dhe Amerikës së Veriut. Me qëllim këshillimin e drejtuesve më të lartë shtetërorë në vendet përkatëse, shefat e Mbrojtjes së NATO rishikuan në mënyrë të de-tajuar edhe çështje të edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, të cilët janë tregues i nivelit të gatishmërisë të Forcave të Armatosura.

Shefat e Shtabeve të vendeve të Ballkanit: të vendosur për të forcuar bashkëpuniminShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor

Jeronim Bazo, mori pjesë në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, që u zhvillua në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë nga data 3 deri 5 qershor 2014. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Komitetit Ushtarak i NATO dhe i BE, Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO, Napoli, Komanda e Ameri-kane në Evropë, dhe misioni i BE në Bosnje-Hercegovinë. Temat kryesore që u diskutuan midis vendeve në këtë takim ishin ato të bashkëpunimi ushtarak midis vendeve të Ball-kanit, sidomos në fushat e edukimit, stërvitjes e trajnimit,

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 17

shkëmbimit të informacionit për rreziqet dhe kërcënimit asimetrike, si dhe provat e gatishmërisë për ndërlidhjen midis qendrave të bashkuara operacionale. Iniciativa e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit u formua me ndërmjetësimin e NATO në vitin 2007. Pjesë të kësaj iniciative janë Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria udhëhoqi sekretariatin e kësaj iniciative gjatë vitit 2012-2013 dhe organizoi takimin kryesore të SHSHP të vendeve të Ballkanit në Qershor 2013.

Ministrja Kodheli dhe SHSHPFA gjeneralmajor Bazo, vizitë zyrtare në AfganistanMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i

Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, në datë e hënë, 12 maj 2014, zhvilluan një vizitë 24 orëshe në Afganistan. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA u takuan me komandantin e misionit ISAF, gjeneral Joseph F. Dunford, me ambasadorin e NATO në Afgani-stan, Maurits R. Jochems, me komandantin e Komandës së Bashkuar gjenerallejtënant Joseph Anderson, si dhe me gjeneral brigade, James E. Rainey, zëvendëskoman-dantin e Komandës Rajonale të Jugut, komanda direkte nën të cilën veprojnë trupat speciale shqiptare, të cilat kontribuojnë për paqen në Afganistan, në rajonin e Kanda-harit. Në takimet e tyre me drejtues civilë dhe ushtarakë, ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, diskutuan për problematikën e tranzicionit të misionit ISAF pas vitit 2014, për aspektet operacionale aktuale, për kontributin që japin Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë operacion dhe perspektivën e kontributit të FA në periudhën post-ISAF. Në këtë kuadër znj. Kodheli edhe një herë rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur vendimin e Aleancës. Vizita e ministres së Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të FA në Afganistan, shërbeu për të kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejte me trupat tanë në terren. Nëpërmjet një bashkëbisedimi të ngrohtë, ministrja e Mbrojtjes tregoi mbështetjen maksimale dhe të pakursyer, të qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, për detyrën e vështirë dhe të rëndësishme që ata po kryejnë. Në kuadër të takimit me trupat tona, znj. Kodheli, i informoi për programet që qeveria, administrata e re shqiptare ka në drejtim të FA, mbështetjes së tyre në konsolidimin e proceseve që çojnë në përmirësimin e kushteve të ushtarakut, në trajtimin e tyre të ndershëm në raport me kërkesat e detyrave. Znj. Kodheli i informoi ushtarakët tanë për reformimin, që po i bëhet Forcave të Armatosura, për punën në drejtim te përmirësimit të kuadrit ligjor, që synon rikthimin e dinjitetit të ushtrisë

në përputhje me standardet NATO. Znj. Kodheli dhe gjen-eralmajor Bazo në takimet direkte me efektivët e MAT 5 dhe Eagle 8, dy misione të cilat shërbejnë në Kabul dhe Kandahar përkrah aleatëve tanë, vlerësuan profesion-alizmin e tyre në kryerjen e detyrës. Ministrja Kodheli falënderoi trupat tanë për përkushtimin me të cilin po bëjnë detyrën e tyre tejet të vështirë por shumë të rëndë-sishme. Angazhimi i tyre me përgjegjshmëri maksimale në kryerjen e detyrave është mbresëlënës, theksoi znj. Kodheli. “Në takimet që unë pata me drejtues të lartë ushtarakë dhe civilë, vura re me kënaqësi se komandantët e Aleancës në terren, ndajnë të njëjtin vlerësim: ‘trupat speciale shqiptare janë të përgjegjshme dhe në lartësinë e detyrës së tyre’ dhe kjo më gëzoi dhe me mbushi me krenari”, - nënvizoi kreu i Mbrojtjes.

Qendra e Trajnimeve të AIM merr emrin “Shawn Pine”Në ambientet e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes

(AIM) u zhvillua në datën 19 maj 2014, ceremonia e dhë-nies së medaljes “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes) për nënkolonel Shawn Pine, si dhe dhënies së emrit të tij Qendrës së Trajnimeve të AIM. Ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjen-eralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA, atasheu ush-tarak amerikan kapiten i Rangut II Ralph Shield etj. Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral brigade Ylber Dogjani. Ceremonia është përshëndetur edhe nga atasheu ushtarak i SHBA në Tiranë, kapiten i Rangut II Ralph Shield. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i ka dorë-zuar atasheut ushtarak amerikan medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes), akorduar për nënkolonel Shawn Pine. Më pas, ministrja Kodheli me kapitenin e Rangut II Shield zbuluan pllakën dekorative me emrin dhe foton e nënkolonel Shawn Pine. Në vijim ministrja Kodheli, gjeneralmajor Bazo dhe të pranishmit e tjerë vizituan ambientet e Qendrës së Trajnimeve të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM), që tashmë mban emrin e nënkolonelit amerikan Shawn Pine. Nënkolonel Shawn Pine ushtroi veprimtarinë e tij për reformimin e Shërbimit Informativ Ushtarak (sot Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes) gjatë periudhës 2004-2005. Ve-primtaria e nënkolonel Shawn Pine, si përfaqësues i Defense Intelligence Agency të USA (DIA), vlerësohet e shkëlqyer, ai u angazhua drejtpërdrejtë në ndërtimin institucional të SHIU mbi bazën e standardeve të agjencisë së inteligjencës të SHBA, duke dhënë një kontribut të pashlyeshëm në trans-formimin që pësuan agjencitë e inteligjencës në vendin tonë në kushtet e shtetit demokratik.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 18

Edhe shqiptarët, një zë për NATO-n 2014

Jo shumë kohë të shkuara, në një stërvitje masive, të quajtur Steadfast, gjeneralët e NATO-s simuluan një sulm imagjinar të një agresori fikshën mbi Estoninë. Bothia, si u

quajt agresori i frikshëm, nuk ishte as më shumë e a më pak, ajo që kishin në kokë takticienët bash-këkohorë për Rrezikun Lindor. Dhe, ajo për të cilën bëhej fjalë s’ishte as kush tjetër veçse Armata Ruse, që më 2009 iu afruan me supermanovra, ish-republikave “të tyre” Balltike dhe Polonisë. Kjo e fundit shërbente madje edhe si objekt identifikimi në rast të një sulmi imagjinar nuklear. Stërvitja e rusëve tregoi se punët s’janë më si dikur, kur rusët merrnin pjesë dhe ndanin opinione me kolegët e tyre të NATO-s.

Janë një kontingjent i tërë ushtarakësh shqiptarë, që pak ditë më parë, mbyllën ushtrimet multinacionale në kuadër të realiteteve të reja me të cilat po përballet NATO. “Combined Resolve II”, një trupë evropiane e përbërë nga 15 shtete dhe drejtuar nga SHBA provoi inter-operabilitetin e Evropës dhe mundësinë e veprimeve të njësuara në terren... Sa do t’ia dalin? Koha do e tregojë!

‘stërvitja

“COmBinED REsOLVE ii”

Nga Hohenfels, Ben Andoni

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 19

Megjithatë kohët kanë shkuar, kurse ditët e fun-dit të Majit, 4000 forcat shtesë të 15 ushtrive të NATO-s, që janë mbledhur në bazën e Hohenfels në jug-lindje të Gjermanisë, po përgatisin diçka krejt tjetër. Drejtuesit e NATO-s kanë kuptuar se që të ekzistojë Aleanca, duhet të funksionojë si një trup i vetëm dhe që të realizohet kjo duhet që fokusimi të mbetet në mbajtjen dhe fuqizimin e inter-operativitit të NATO-s. Combined Resolve II ose “Verdikti i Kombinuar”, që u mbyll pak ditë më parë, shënon rotacionin e qendrës së parë stërvitore të madhe për Forcat Qarkulluese Evropiane (ERF). Çdo gjë që lidhet me NATO-n sot është shkurtuar në akronime pafund. Falë tyre ori-entohesh në të gjitha: togat, kompanitë, brigadat e me radhë. P.sh. të duket se ERF konsiston në një batalion, pjesë e Brigadës së parë Combat Team në Divizionin e Kalorësisë, shoqëruar dhe me një brigadë të ushtrisë amerikane prej Forcave të Drejtimit Ra-jonal. Për hir të së vërtetës, pjesës më të madhe të personelit amerikan i duhet të vijë 2 herë këtu nga baza kryesore e Teksasit dhe të marrin pjesë në stërvitje me aleatët dhe forcat partnere evropiane. Përveç kësaj force, ERF është llogaritur edhe në ushtrimet e NATO-s në Francë dhe Letoni. Por, ndërkohë, për herë të parë po përdoret dhe EAS (European Activity Set). Kjo e fundit me një batalion të tërësisë së pajisjeve ushtarake dhe makinerisë amerikane në Hapësirën e stërvitjes Grafenwoehr, që janë po ashtu nën për-dorimin e Forcave të Rotacionit Evropian. EAS-i ka në përbërje të saj armët më të fundit, të tilla si: M1A2 Sepv2, tanket Abrams dhe M2A3, makinat e luftimit të këmbësorisë Bradley etj. Të tjerat vazhdojnë e të ngatërrohen në akronime të shumta, që përmbushin një simbolikë lodhëse. Të gjitha këto, e bëjnë armatën evropiane të jetë e njëjtë me atë amerikane.

Dhe, rusët? Ku kanë arritur ata vallë?! Teknologjia ka fare pak ndryshime mes tyre, por Fuqitë dinë t’i mbajnë sekretet thelbësore. Anipse, sfida është krejt tjetër. Ndërsa Rusia i ka rritur me më shumë se 10

% shpenzimet ushtarake në çdo vit (në pesë vitet e fundit) dhe madje pretendohet se do të rriten edhe më tej, disa vende në Evropë po i shkurtojnë buxhetet deri në masën 40% dhe kryesisht kjo në vendet e Evropës Qendrore dhe të Lindjes, atje ku është edhe rreziku më i madh. Të duket se ai targeti i dikurshëm i NATO-s që mbetet te 2% i GDP, tashmë duhet të kalohet dhe jo të zvogëlohet. “Qëllimi është më pak investime në personel dhe më shumë në teknikë. Por të jesh një anëtar i NATO-s s’është më një privilegj por edhe një detyrë. Është si një inshurancë”, u kujtoi pak kohë më parë, shefi i NATO-s, Rasmusen vendeve aleate.

Dhe shqiptarëtNë këtë hulli zhvillohen stërvitjet në disa disiplina.

Ushtrimet multinacionale në hapësirat e Hohenfels dhe Grafenwoehr mbajnë shtesë veç personelit dhe 2623 ushtarë amerikanë, 53 lituanezë, 167 bull-garë, 231 francezë, 385 austriakë, 300 rumunë dhe kështu me radhë, gjithsej mbi 4300 shtesë. “Shqiptarët kanë një kontribut interesant dhe janë ndër ushtarët më të disiplinuar në terren”, na thotë një oficer i medias. Të 15 vendet edhe pse kanë të projektuar një qëllim tjetër, e vërteta është se sytë i kanë të drejtuar të gjithë drejt Lindjes. Në bazë, rumunët po përgatiten inten-sivisht, pasi e dinë mirë se nuk janë shumë larg Rusisë. Kanë ardhur me tanke që nga Rumania. Lituanët, që kërcënohen dhe vizualisht, po ashtu. Kurse gjeorgjianët, mbeten ndër ushtarakët më interesantë, se janë si një test nga ku shikohet dhe përgatitja për rusët. Frëngët qëndrojnë indiferentë dhe nga autoblindat e tyre: të zinj, pasardhës të Indokinës dhe të tjerë shkojnë e vi-jnë, sikur të mos ekzistojnë. Dhe, më në fund ata. Shqiptarët i hasim në një fushë stërvitje, teksa po përmbushin një nga tre komponentët bazikë të ushtrimeve të këmbësorisë. Bunguri, një nga koman-

Edhe shqiptarët, një zë për NATO-n 2014

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 20

dantët e tyre, më shpjegon mekanizmin. Sulmohet, pastrohet dhe pastaj rivitalizohet. Shqiptarët, që i njoh nga patch-i me shqiponjë, i dallon nga moshat shumë mikse dhe nga fytyrat e vrara. Uniforma dallon paq dhe ka një vjetërsi, që e kemi hasur shpesh dhe në vend. Disa djem të rinj, më modernë, mbajnë syze të zeza. Në masë janë shumë heterogjenë, sa i përket pamjet fizike, moshës, por të përqendruar. “Janë nga ushtarët më të mirë”, na përsërit një oficer “ dhe na befasojnë me disiplinën në terren”. Ushtaraku i lartë Norris, që ma thotë këtë, më shpjegon dhe statusin e Kosovës dhe Serbisë, në këtë ushtrime. NATO është e hapur. E pyes për armatimin tonë, pasi ushtarët tanë e bëjnë ende stërvitjen me kallashnikov. “Po, e respektojmë zgjidhjen e të gjithëve. Çdokush vjen me armatimin e vet”, ma pret. Kompania shqiptare është mbresëlënës në ushtrimet e këmbësorisë. Disa prej tyre mendoj se kanë bërë dhe ushtrinë tonë klasike me dy vite. Janë shumë miqësorë dhe habia e madhe e tyre është kur dëgjojnë shqip. Bunguri, komandanti i tyre, më shpjegon se një pjesë e madhe kanë shërbyer në disa misione, ku janë rrëfyer tepër

të disiplinuar dhe të përqendruar në detyrat operative në terren. Kanë qejf të bëjnë shaka dhe një djalë me tatuazh në shpinë ma tregon si ‘sfidë’. Ngaqë në bazë nuk u lejohet të ndjekin lajmet dhe televizor, u tregoj shumë për Shqipërinë e ditëve të fundit. Kjo zgjat pak, pasi janë të gjithë kohën në “terren”. Duhet të jenë gjithnjë gati, dhe kjo i bën që të ushtrohen në disiplinë si të tjerët. Si merreni vesh? Pikërisht ky është një nga qëllimet, pasi:“Ne s’parashikojmë dot konflikte, por duhet të përgatitemi sesi t’i përballim ato”, më thotë një ushtarak, që na flet dhe identifikohet si Nor-ris. “Ne duam të kuptojmë se cilat janë aftësitë dhe kufizimet tona. Duam të njohim anët tona të ndryshme dhe kjo është mrekullia e të qenit bashkë”, na shpjegon Digiambastita, një ushtarak tjetër.

PërtejKa një ngërç, që shpjegohet me situatat e fundit.

Qëndrimi arrogant i Rusisë në vitet e fundit, që ka ndikuar në ndryshimet te Transdniestria, Osetia e Jugut, Abkhazia dhe tani Krimea, ka treguar se ligjet ndërkombëtare, kanë kuptim tjetër për Rusët. “Natyra e stërvitjes sonë është ta njohim më shumë njëri-tjetrin dhe të përfitojmë nga përgatitja e secilit, por edhe të veprojmë si një trup”, na thotë gjenerali Walter Piatt. Gjithsesi, e nxehta e fundmajit sapo ka nisur. Kurse retë e tymit, që lenë pas tanket Abrams, Bradley, Her-cules, makinat Humvess apo transportuesit Paladin

etj., e ndezin edhe më shumë mjedisin. Të 4000 ushtarakët, që i janë shtuar personelit të bazës së madhe në Gjer-mani, e rrisin edhe më shumë nxehtësinë. Ushtarakë që lëvizin në drejtime të ndryshme të bazës, hapësira e të cilës e kalon madhësinë e një qyteti tonë të zakonshëm, të ngjallin një prag-luftë. Por, ushtarakët e Shqipërisë, Austrisë, Bel-gjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Francës, Hungarisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe kuptohet ShBA-së që japin e marrin kudo në situata gati-luftimi, nuk e tregojnë ankthin. Instruktojnë në terren amerikanët, por shpesh grupet miksohen, që të përfitojnë, të

gjithë palët. Janë të ftuar madje edhe ushtarakë nga Kosova, Serbia dhe Gjeorgjia. Ndërsa serbët dhe koso-varët shmangin njëri-tjetrin, ‘gjeorgjianët’ diktojnë. Ata kanë kohë që e ndjejnë frymën e rusëve dhe kërcënimin e tyre. Ndaj është absurd sot neglizhenca evropiane.”Sa për ne, ndjekim të gjithë këshillat e partnerëve, por detyrat tona janë në terren”. Këtu është sfida jonë, më ndërpret komandant Bunguri, kur mundohemi të futemi në një bisedë gjeostrategjike.

4000 forcat shtesë të 15 ushtrive të NATO-s, që janë mbledhur në bazën e Hohenfels në jug-lindje të Gjermanisë, po për-gatisin diçka krejt tjetër. Drejtuesit e NATO-s kanë kuptuar se që të ekzistojë Aleanca, duhet të funksionojë si një trup i vetëm dhe që të realizohet kjo duhet që fokusimi të mbetet në mbajtjen dhe fuqizimin e inter-operativitit të NATO-s.

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 21

Shikimi drejt Berlinit, i qartë dhe i kthjellët...

POlitika e Jashtme

Vlerësim i përgjithshëm Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi

dy palësh midis Qeverisë së Repub-likës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, kanë shënuar kohët e fundit hop cilë-sor duke u ngritur në nivelet më të larta të ekzistencës së tyre. Dëshmi e këtij realitetit janë kontaktet dhe vizitat e kohëve të fundit në nivel qeveritar, e shprehur kjo në mjaft vizita të Ministrave të Qeverisë së RSH, të cilat kulmuan me vizitën e fundit të kryeministrit të RSH, z. Edi Rama. Marrëdhëniet politike në mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kon-siderohen shumë të mira, solide dhe një partneritet të begatë. Ato karak-terizohen nga një forcim gjithnjë e në rritje i dialogut politik në mes të dy qeverive, parlamenteve dhe institu-cioneve të tjera. Në harkun kohor të një viti mund të përmendim vizitën e MPJ të RFGJ Westerwelle në shkurt, të vitit të kaluar, vizitat e ministrave të Qeverisë së RSH në Berlin, vizitën e drejtorit politik të MPJ të RFGJ në Tiranë 2013, vizitën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në 2013, si dhe së fundmi vizitën e kryeministrit të RSH, Edi Rama në Berlin, në 1 prill 2014. Bashkëpunimi ekonomik karakterizo-

Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë kanë shënuar kohët e fundit, një hov cilësor duke u ngritur në nivelet më të larta të ekzistencës së tyre

Kap. Rang I-rë Arben Demollari*

Gjermania është prej vitesh partnere e Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të marrë një zhvillim të mbarë. Ne kemi folur në mënyrë shumë të hapur dhe në mënyrë intensive për zhvillimet që kemi para vetes. ‘

Deklarata e përbashkët

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 22

het nga mbështetja afatgjatë e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si një bashkëpunim reformues dhe transformues. Nënshkrimin i Protokolli të Kon-sultimit më 5 nëntor 2013 në Tiranë u përqendrua në prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit. In-vestimet gjermane në Shqipëri janë shtrirë në mjaft fusha e sektorë si: në fushën energjetike, turizmit, infrastrukturës, bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, teleko-munikacionit, menaxhimin e ujit, arsimin profesional , etj. Këmbimi tregtar në mes Gjermanisë dhe Shqipërisë arriti 282 milion € në vitin 2013. Po ashtu ka pasur rritje të qëndrueshme të eksporteve shqiptare drejt Gjermanisë. Ky trend ka vazhduar në vitin 2013 duke arritur vlerën prej 67.4 mil-ion euro në vitin 2013. Gjermania renditet e gjashta ndër partnerët tregtar të Shqipërisë në drejtim të eksporteve (4.2 % të importeve totale të BE-së) dhe e katërta në drejtim të importeve (4% e totalit). Eksportet në Gjermani përfshijnë kryesisht tekstile këpucë dhe në sasi të vogla, ushqim, pije dhe duhan, kurse importet nga Gjer-mania janë kryesisht automjetet dhe mallra elektrike, ushqim, pije dhe duhan. Aktualisht kompanitë gjermane përfaqësojnë vetëm 3.3 % të kompanive të huaja që kanë investuar kapitalet e tyre në Shqipëri. Vlen për t’u përmendur mbështetja e plotë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Qever-ia Gjermane nëpërmjet KfW po mbështet financiarisht ndërtimin e këtij projekti të rëndësishëm strategjik në sektorin e energjisë. Me implementimin e Projektit TAP Shqipëria konsiderohet një qendër e rëndësishme energjetike në të ardhmen në rajon. Kompania gjer-mane “Ruhrgas E.0N” është një nga Aksionerët e TAP me 9% të aksioneve të këtij projekti.

Vizita e kryeministrit Rama në Gjermani

Më datën një prill, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me një ceremoni nderi, u prit në një takim nga kancelarja gjermane Merkel. Takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Rama

dhe kancelares gjermane Merkel ishte tejet i rëndësishëm, pasi vizita u zhvillua në një moment të rëndë-sishëm ku pas dy muajsh KE-ja do të marrë edhe një vendim lidhur me dhënien e statusit kandidat. Nga ana e saj vlerësoj me nota pozitive kursin e ndjekur nga qeveria Shq-iptare për modernizimin e vendit, vazhdimin e politikave reformuese në mënyrë të veçantë në sektorin e drejtësisë.

Deklarata e përbashkët e kryeministrit Rama me kancelaren Merkel

Kancelaria Merkel: Gëzohem që kryeministri Rama ka ardhur tek ne për vizitë, për vizitën e tij të parë. Marrëdhëniet bilaterale, vitet e fundit janë zhvilluar shumë mirë. Edhe marrëdhëniet ekonomike janë zhvilluar shumë mirë. Gjermania është prej vitesh partnere e Shq-ipërisë. Ne duam që Shqipëria të marrë një zhvillim të mbarë. Ne kemi folur në mënyrë shumë të hapur dhe në mënyrë intensive për zhvil-limet që kemi para vetes. Ne jemi të mendimit se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva evropiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të gjithë rajonit dhe të Shqipërisë. Për këtë, është i nevojshëm një proces i thellë edhe në Shqipëri. Kryeministri na informoi se cilat projekte të mëdha janë për-para vendit, por edhe për angazhimin dhe entuziazmin me të cilat ndiqen këto procese dhe këtu bën pjesë, natyrisht, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndërtimi

i një sistemi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne e dimë gjithashtu se përmes perspektivës europiane, Komisioni Europian i ndjek me shumë vëmendje këto procese dhe në qer-shor do të paraqesë një raport për këtë çështje. Këto janë zhvillime që ne i ndjekim me shumë intensitet, me vëmendje të madhe, në Gjermani. I uroj Kryeministrit gjithë të mirat në këtë punë kaq të vështirë, sepse nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë. Ne folëm për gjend-jen në të gjithë rajonit. Kryeministri Rama bëri edhe një herë të qartë që vitet e fundit, në Ballkanin Perëndimor kanë ndryshuar disa gjëra, në drejtim pozitiv. Prandaj ne duhet të përpiqemi që, pikërisht në këtë vit, 2014-a, që është një vit përkujtimor, në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, që 100 vjet më vonë, ne kemi mësuar nga historia. Kjo do të thotë që ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, duhet të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin. Prandaj, unë e konsideroj perspektivën europiane jo si një perspektivë të çfarëdoshme, por për një vrull të nevojshëm. Besoj se folëm në mënyrë intensive me njëri-tjetrin dhe patëm një kontakt të parë. Gëzohem për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe ju uroj mbarësi me qeverinë tuaj, një qeveri e re, një qeveri që ka edhe shumë gra, e kjo na gëzon gjithashtu.

Kryeministri Rama: Padyshim ishte një kënaqësi shumë e veçantë, kjo vizitë dhe ky takim, për të ci-lin dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen kancelares Merkel, duke përfituar kështu nga rasti, për t’ju thënë

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 23

të gjithë atyre që na ndjekin drejt-përdrejtë në Shqipëri, se patëm një bashkëbisedim shumë miqësor, shumë të hapur dhe shumë intensiv, siç e tha edhe Kancelaria, lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri, lidhur me ecurinë e punëve në rajon, lidhur me rolin e Shqipërisë dhe me rolin e rajonit, për të çuar më tutje projektin e madh të integrimit europian. Nga ana tjetër ishte një rast optimal, për t’i shprehur kancelares mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite. Njëkohë-sisht, për të vënë theksin tek domos-doshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë, roli transformues i sektorit privat në Gjermani, në kulturën e sipërmarrjes, janë një mundësi dhe janë po ashtu edhe një kërkesë legjitime, për të qenë shumë më prezent në rajon dhe sigur-isht, edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër e sigurova kancelaren se qeveria jonë është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit, të reformave që do të garantojnë shumë më tepër cilësi jete dhe cilësi shërbi-mesh për njerëzit, të reformave që do të garantojnë luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe ky fillim i mbarë, i njohur prej të gjithëve është vetëm fillimi i një procesi ku Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës, por duke e konsid-eruar gjithnjë, Europën, destinacionin brenda nesh dhe integrimin europian, një proces të patjetërsueshëm për modernizimin e vendit tonë. Vendi ynë është në Europë dhe ne do të bëjmë gjithçka, ditë pas dite, që të meritojmë

atë respekt dhe të meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë, që me ndihmën e Gjermanisë, me ndihmën e kancelares, me ndihmën e gjithë part-nerëve tanë evropianë, ne do të mund t’jua japim duke bërë si duhet gjithë detyrat tonë, në një proces që nuk është i shkurtër, por, nga ana tjetër, duke shprehur gjithmonë qartë, vetëdi-jen se për ne procesi i integrimit është një instrument i jashtëzakonshëm për modernizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë. E së fundi, 2014-a është një vit i jashtëzakonshëm për Ballkanin. Është i pari vit në historinë e Ballkanit që ka ardhur pa konflikt, është i pari vit në historinë e Ballkanit ku s’ka një fqinj me pushkë drejtuar drejt fqinjit tjetër. Simbolikisht, ky është 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore dhe është viti i parë i një kapitulli të ri për gjithë rajonin tonë. Ne jemi të bindur se me mbështetjen dhe lidershipin e Gjermanisë dhe me mbështetjen e gjithë partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara dhe Europës së Bashkuar, ne do të mund ta transformojmë këtë moment të madh paqeje, në një hapë-sirë mundësish të reja për zhvillim ekonomik, social dhe padyshim, për integrimin rajonal dhe europian.

Vlerësim i përgjithshëm mbi bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes

Shqipëria e sheh me shumë in-teres bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë dhe jemi të gatshëm që këtë bashkëpunim ta shohim si partnerë të barabartë dhe anëtarë të së njëjtës aleancë, duke qenë se Forcat tona të Armatosura

kanë marrë mjaft eksperiencë për të shërbyer si të barabartë në misionin tonë të përbashkët të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vendet tona dhe më gjerë. Shembull i kësaj rritjeje profesionale është edhe bashkëpuni-mi që në patëm me forcat gjermane dhe të vendeve të tjera aleate, në Afganistan. Shqipëria vijon të japë kontributin e saj në Afganistan duke reduktuar ndjeshëm këto dy vitet e fundit prezencën atje, por jemi të përgatitur që të kontribuojmë për periudhën post-ISAF në Afganistan në linjë me strategjinë e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ku më së shumti do përqendrohemi në dërgimin e trajnuesve dhe këshilltarëve për Forcat e Armatosura afgane. Nëse, gjatë bisedimeve dypalëshe, nga ek-spertët tanë ushtarakë do të gjenden hapësirat për vijimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura gjermane në kuadër të misioneve të përbash-këta të udhëhequra nga NATO apo BE, ne do ta mirëpresim këtë bash-këpunim. Operacioni Atalanta mund të jetë një nga këto misione ku ne mund të synojmë bashkëpunimin në të ardhmen duke qenë se vendi ynë nuk ka kapacitete për tu angazhuar i vetëm në këtë operacion të BE-së. Krahas këtyre angazhimeve dhe obligimeve që ka Shqipëria, si vend anëtar i Aleancës ne do të vijomë planet tona të përmbushjes së të ashtuquajturave Capability Targets dhe programet tona të modernizimit të FARSH-it. Kemi filluar ndërkohë me modernizimin e Forcave Ajrore dhe Detare në përputhje me synimet dhe objektivat tona. Forcat tona Ajrore e shohin me interes bashkëpunimin në fushën e trajnimit të piloteve të helikopterëve, sidomos tani me pajisjen me helikopterë të rinj mod-erne COUGAR. Së shpejti ne do të fillojmë punën edhe për modernizmin e Forcës Tokësore ku komponent kryesor i saj do të jetë batalioni i dytë i këmbësorisë së motorizuar (Light Infantry Batalion). Nëse ekspertet tanë do të vlerësojnë se ka hapësira bashkëpunimi për të tri kompetentet e forcave, ne do ta mirëpresim bash-këpunimin me Gjermaninë.

Historik i shkurtër i bashkëpunimit dypalësh në fushën e Mbrojtjes

Me përkrahjen nga ana e Shq-ipërisë të Iniciativës së Partneritetit për Paqe në janar 1994 dhe me

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 24

nënshkrimin e Dokumentit Kuadër më 23 shkurt 1994 Shqipëria u bë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Paraqitja e Dokumentit të Prezan-timit NATO-n, shënon edhe fillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me NATO-n, shtetet anëtare të saj dhe në ketë rast edhe me RF të Gjermanisë. RF e Gjermanisë ka qenë një nga mbështetësit krye-sorë të FA të RSH para, gjatë dhe pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO e në vazhdim. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme e gjithëpërf-shirëse në shumë drejtime, ku më kryesoret mund të përmend fushën e arsimimit, kualifikimit e trajnimit të personelit te FA, fushën logjistike (dhurim i mjaft mjeteve të transpor-tit e bazë materiale logjistike për shkollat ushtarake), në shërbimin e ndërlidhjes (kualifikimi i personelit të ndërlidhjes, dhurimi i pajisjeve e teknikës së shërbimit të ndërlid-hjes), në shërbimin shëndetësor e spitalor, në fushën infrastrukturës së stërvitjes (poligoneve ushtarake), në fushën e gjeografisë dhe historisë ushtarake etj.

Marrëveshja mbi arsimiminDokumenti fillestar i cili shënon

dhe fillimin zyrtar të bashkëpunimit konkret dy palësh është Marrëveshja ndërmjet Ministrisë Federale të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të RSH, mbi arsimimin e anëtarëve të FA të RSH në institucionet e Bundesweh-

rit në kuadër të ndihmës arsimore ushtarake, e nënshkruar në Bon, Gjermani më 20 nëntor 1995. Nga zbatimi i kësaj aktmarrëveshje kon-statohet se RF e Gjermanisë është partneri dhe mbështetësi kryesor në fushën e arsimimit e kualifikimit te pjesëtarëve të FA. Në zbatim të kësaj marrëveshje janë kualifikuar deri tani 1 553 ushtarakë shqiptarë në afërsisht 50 disiplina, duke fil-luar nga bursat e studimit disa vjeçare, akademitë ushtarake dy vjeçare e deri në kualifikime e kurse nga disa vjet deri në 6 muaj. Mund të përmend se deri tani kanë kryer studimet disa vjeçare, janë arsimuar si kadetë e në përfundim janë titul-luar oficerë 20 vetë, kanë ndjekur Akademinë e Drejtimit (Akademinë e Lartë Ushtarakë) 41 vete, me grada nënkolonel e kolonel, janë kualifikuar 50 vete ne kursin e komandantit të batalionit, e shumë kurse të tjera, si shërbim shëndetësor, ndërlidhje, polici ushtarake. Pjesa dërmuese, rreth 1100 vetë janë kontingjent i efektivave të ushtarëve të cilët janë trajnuar këtu në fazën parapërgati-tore, kontingjente këto të nisura nga ana jonë në misionin ISAF, Afganistan apo edhe në misione të tjera jashtë vendit. Kjo marrëveshja ka qenë ak-tive deri në momentin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, pasi me sta-tusin e vendit anëtar të NATO-s, FA nuk përfiton më nga plani i ndihmës, (që Bundeswehri aplikon me vendet e PfP e vende te tjera). Aktualisht

bashkëpunimi ynë konsiston në imple-mentimin e planeve të mbështetjes dhe bashkëpunimit, (plane të formatit që Bundeswehri aplikon me vendet partnere dhe anëtare të NATO-s). Planet e mbështetjes dhe të bash-këpunimit konsistojnë në shkëmbimin e eksperiencës dypalëshe, vizita të ndërsjella, stërvitje të përbashkëta të njësive tona ushtarake në Shqipëri dhe këtu në Gjermani. Pavarësisht se deri në momentin e anëtarësimit nga kjo marrëveshja kanë përfituar me tepër se 1500 ushtarakë, pasi kualifikimi i tyre është kryer totalisht me shpenzimet e palës gjermane, pala gjermane ofron bursa studimi dhe ftesa për pjesëmarrje në sem-inare në Akademinë e Hamburgut për ushtarakët tanë, por kuptohet tashmë me shpenzimet tona. Kon-tingjenti i fundit që kemi pasur në Akademinë e Drejtimit në Hamburg kanë qenë prej 3 oficerësh të cilët mbaruan studimet në Korrik 2013. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kadetët, të cilët kryejnë arsimim ushtarak (titullohen oficer) e me pas ndjekin studimet në universitetet e Bundeswehrit e pajisen me diplomën e dytë. Aktualisht në Universitet Ushtarake të Bundeswehrit ndjekin studimet 9 ushtarakë shqiptare, 5 në Universitetin e Bundeswehrit në Mynih dhe 4 në Universitetin e Bundeswehrit në Hamburg. E drejta e studimit të këtyre studenteve është produkt i aktmarrëveshje vjetore të nënshkruar me palën gjer-

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 25

mane në momentin që Shqipëria ende nuk ishte bërë anëtare e NATO-s, dhe ky kontingjent ishte planifikuar nga pala gjermane në planet e ndih-mës që ajo aplikon.

Planet e bashkëpunimitBashkëpunimi dy palësh rregullo-

het e funksionon në bazë të planeve dypalëshe të bashkëpunimit të cilat nënshkruhet nga të dy palët një vit me parë e që i referohen aktiviteteve të përbashkëta të vitit në vazhdim ose pasardhës. Në këtë plan eviden-tohen aktivitete duke filluar që nga takime e vizita të titullarëve të nivelit të lartë si të ministrive respektive, Shtabeve të Përgjithshme, si dhe të komandave të Forcave, Tokësore, Detare e Ajrore. Gjatë vitit 2013 nuk janë zhvilluar disa aktivitete, të planëzuara në planin e bashkëpunimit vjetor, si vizita e trajnime të ush-tarakëve tanë këtu në gjermani për mungese fondesh. Aktualisht për vi-tin 2014 ende nuk është nënshkruar një plan i tillë, pavarësisht se nga drejtoria përkatëse në MM është hartuar drafti përkatës. Drafti është hartuar duke u bazuar në propozimet e bëra nga pala gjermane por edhe propozimet e drejtorive në MM e Shtabin e Përgjithshme e të koman-dat kryesore.

Takimi i ShtabeveTakimi i Shtabeve respektive

konsiderohet si aktiviteti kryesor në të cilin diskutohen e nënsh-kruhen planet e bashkëpunimit vje-tor, ku pavarësisht se është takim në rrafshin ushtarak, drejtuesit e ekipeve gjatë takimeve janë lider të nivelit politik e strategjik dhe gjatë takimeve përveç çështjeve ushtarake diskutohen edhe ato poli-tike e strategjike. Në këto takime ekipet respektive (me përfaqësues nga drejtoritë politike dhe ato ushtarake) paraqesin propozimet përkatëse për bashkëpunim, pasi i ballafaqojnë me mundësitë vendosin për planin dhe aktivitet e bash-këpunimit. Takimet e shtabeve janë vjetore, ku një vit zhvillohen në një shtet dhe vitin pasardhës në shte-tin tjetër. Konkretisht takimi i pla-nëzuar për tu zhvilluar më 28 maj 2013 në Tiranë nuk është zhvilluar, dhe me propozimin tonë ky takim u shty për në 3 mujorin e fundit të vitit 2013, ku pala gjermane fillim-isht ra dakord e më pas propozoi që

vizita e parë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i cili me ftesë të gjeneral Inspektor (shefi i Shtabit të Bundeswehrit), gjeneral Wieker vizitoi Komandën e Misio-neve në Potsdam, dhe Shtabin e Përgjithshëm (Bundeswehrit). Kjo vizitë është konsideruar e suk-sesshme dhe premtuese dhe te dy palët janë shprehur për forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit dy palësh në rrafshin ushtarak.

Vlerësim mbi bashkëpunim dypalësh

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në fushën ushtarake është në nivelin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe. Bashkëpunimi ka qenë tepër aktiv dhe në nivel shumë të lartë deri në momentin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Përveç ndihmës në fushën e arsimimit, kualifikimit, tra-jnimit e mbështetjes logjistike mund të përmend edhe një fakt tjetër që tregon se ky bashkëpunim ka qenë me aktiv deri në momentin e anëtarësimit tonë në NATO. Për marrëdhëniet dypalëshe në fushën ushtarake RF e Gjermanisë ka pasur dhe ka akoma të akredituar në Shqipëri atashe dhe zëvendës atashe ushtarakë dhe përveç tyre deri në vitin 2009 ka pasur të atashuar edhe dy ushtarakë të nivelit të lartë (me gradën kolonel) si këshilltarë, një në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm dhe një këshilltar pranë KDS (Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes). Është e kuptueshme dhe vlen të theksohet, se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, ka ndryshuar edhe statusi i marrëd-hënieve e bashkëpunimit dy palësh, duke kaluar në status të marrëdhënieve të dy vendeve partnere, ku tashmë mar-rëdhëniet orientohen drejt kooperimit e bashkëpunimit dhe jo më si më parë marrëdhënie midis ndihmuesit e përfituesit të ndihmës.

*Atashe ushtarak në Gjermani

Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë konsiderohen shumë të mira, solide dhe me partneritet të begatë. Ato karakterizohen nga një forcim gjithnjë e në rritje i dialogut politik në mes të dy qeverive, parlamenteve dhe institucioneve të tjera.

‘bashkëpunimi

takimi të zhvillohej në muajin shkurt 2014 në Tiranë. Pavarësisht se për takimin e 12-13 shkurtit 2014 ishin marrë të gjitha masat dhe ra-korduar të gjitha problemet, madje pala gjermane prenotoi dhe biletat e udhëtimit e rezervimin e hotelit në Tiranë, një ditë përpara takimit pala jonë njoftohet zyrtarisht nga atasheu i RF të Gjermanisë në Tiranë, se për arsye teknike takimi nuk mund të zhvillohet e shtyhet për një të ardhme të afërt, ku nga përfaqësuesit e Drejtorisë Politike në MM, në Berlin, që mbulon çësht-jet e bashkëpunimit me Shqipërinë, kjo e ardhme e afërt përcaktohet nga pala gjermane, muaji maj ose qershor 2014.

Vizita të ndërsjellëtatë nivelit të lartë

Kuptohet që vizitat respektive të drejtuesve të niveleve të larta si ministra, zëvendësministra apo edhe në rrafshin ushtarak të she-fave të Shtabit, zv/shef Shtabi, ko-mandave të Forcave, janë tregues i nivelit të lartë të marrëdhënieve dypalëshe ne fushën e Mbrojtjes. Në muajin prill 2013 shënohet

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 26

Plazhe të bukur, meritë e natyrës...Plazhe të Pastër, meritë e jona...

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 27

Plazhe të bukur, meritë e natyrës...Plazhe të Pastër, meritë e jona...

Në kuadër të aksionit të pastrimit të territorit, me kërkesë të Ministrisë së Zh-villimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mbrojtjes dhe

FA, para disa javësh iu bashkuan aksionit të pastrimit me moton “shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër”. Si rezultat i javës së parë të këtij aksioni në shëngjin u pastruan 2,2 km, u angazhuan 80 per-sona dhe 4 mjete; në Velipojë u pastruan 4,5 km, u angazhuan 150 persona dhe 9 mjete; në plazhin Rëra e Hedhur në Shëngjin, u pastruan 3,2 km, u angazhuan 100 persona dhe 5 mjete; në plazhin e Patokut u pastruan 4,9 km, u angazhuan 100 persona dhe 5 mjete; në plazhin e Currilave në Durrës u pastruan 18 km, u angazhuan 50 persona dhe 3 mjete; në Porto-romano u pastruan 3,2 km, u angazhuan 100 persona dhe 4 mjete; në plazhin e Durrësit u pastruan 3,2 km, u angazhuan 100 persona dhe 5 mjete; në plazhin e Spillesë u pastruan 2,6 km, u angazhuan 50 vetë dhe 4 mjete; në gjirin e Lalzit u pastruan 6,6 km, u angazhuan 150 vetë dhe 9 mjete; në Golem u pastruan 6,4 km, u angazhuan 150 persona dhe 9 mjete; në plazhin e Divjakës u pastruan 3,4 km, u angazhuan 100 persona dhe 6 mjete; në Seman u pastruan 5,6 km, u angazhuan 150 vetë dhe 9 mjete; tek shkëmbi i Kavajës u pastruan 2,5 km,

u angazhuan 100 persona, 5 mjete. Në total në këtë operacion u angazhuan mbi 1380 trupa dhe mbi 79 mjete të Forcave të Armatosura. Javën e dytë të aksionit për pastrimin e bregdetit me moton “shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër”, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i janë bashkuar aksionit për pastrimin e zonave bregdetare të jugut të Shqipërisë. Në javën e dytë të aksionit, efektivat e FA janë angazhuar me trupa dhe mjete përkatësisht në plazhin e Zvërnecit me 100 persona dhe 5 mjete; në qytetin e Vlorës me 150 persona dhe 9 mjete; në Radhimë me 150 persona dhe 9 mjete; në Orikum me 150 persona dhe 9 mjete; në Palasë me 100 persona dhe 6 mjete; në Dhërmi me 100 persona dhe 4 mjete; në Himarë me 100 persona dhe 5 mjete; në Jalë me 50 persona dhe 4 mjete; në Qeparo me 80 persona dhe 4 mjete; në Borsh me 100 persona dhe 5 mjete; në Kakome me 50 persona dhe 3 mjete. Në total në aksionin e ditës së sotme, i cili është shtrirë nga plazhi i Zvërnecit deri në Kakome, u an-gazhuan mbi 1 000 trupa dhe mbi 60 mjete të Forcave të Armatosura. Tashmë që ka filluar sezoni turistik, bukuria e natyrës merr më shumë vlerë edhe falë punës së ushtarakëve. Por sado i madhe qoftë ky kontribut ai nuk mund të ketë vlerë nëse nuk ruhet duke mos ndotur plazhet...

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 28

,

s p E C i a L E

aaaaaa

Operacioni i Normandisë, ngjarja që ndryshoi fatet e njerëzimit

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 29

,

>> >> >>“Overlord”, u pagëzua operacioni për hapjen e Frontit të Dytë në Evropë

Koha vërtetoi trimërinë dhe largpamësinë e gjeneralit Ajzenhauer

Mësimet e nxjerra nga beteja titanike me 2 milionë njerëz...

NoRMANDiA, NGjARjA qË NDRySHoi fATET E NjERËziMiT

Ishte një ide e hedhur nga SHBA dhe e përkrahur nga Rusvelti. Ky mendim i hedhur në fillim të vitit 1942, ishte mirëpritur dhe nga BRSS. Në librin “I dashur Stalin…”, që

është letërkëmbimi i plotë i Franklin, Rusveltit dhe Josif V. Stalinit shkruhet se Pentagoni kishin gati logjistikën e nevojshme që më 1 prill 1943 të sulmonin Francën, me një fuqi prej 48 divizione dhe 5800 aeroplanë, duke kaluar ngushticën në pjesën më të ngushtë të saj, midis Kalisit dhe Avrës. Qëllimi i hapjes së Fron-tit të Dytë në Perëndim, ishte që: të lehtësohej pesha e Ushtrisë së Kuqe në frontin lindor, të tërhiqte sa më shumë divizione gjermane nga lindja dhe të shpejtohej dorëzimi i Gjermanisë naziste. Ruzvelti në letrën që i dërgonte Çërçillit shkruante se si populli im, ashtu edhe populli juaj kanë nevojë për krijimin e një fronti që do ta largojë sa të mund trysninë nën të cilën ndodhen sovjetikët. Kundërshtimi i Çërçillit se koha për një operacion të tillë, ishte ende larg, diskutimi u përqendrua mbi mundësinë e një mësymje në Afrikën e Veriut. Kështu u vendos për një fushatë ajrore kundër Gjermanisë, si dhe zhvillimi i operacionit “Torch” në Afrikën e Veriut, për të lehtësuar frontin lindor nga presioni i nazistëve. Konferenca e Kazablankës në janar 1943 u pranoi idenë e Çërçillit, që ofensiva e ardhshme të zhvillohej në Mesdhe, duke shtyrë

hapjen e Frontit të Dytë. Vjeshta e viti 1943 tregoi se nuk ishte e mundur hapja e Frontit të Dytë. Në mesazhin që Çërçilli i dërgon Stalinit më 18 qershor 1943, një sulm nëpërmjet La Manshit do të ishte shkatërrimtar. Më tej ai vazhdonte se rezultatet e arritura në Afrikën e Veriut po i detyrojnë gjermanët të shtojnë përforcime ajrore e tokësore në Itali, në ishujt e Mesdheut, në Ballkan dhe në Francën Jugore.

Më tej vazhdimi i mësymjes në Detin Mesdhe Italinë e nxirrte jashtë loje dhe kjo ishte

mënyra më e mirë për të larguar sa më shumë gjermanë nga fronti. Sulmi i madh ... do t’i shterojë njëherë e mirë forcat në porte dhe në pikat strategjike, kështu që ato do të bien përfun-dimisht nga ngushtica e Gjibraltarit deri në Port Sad, në Kanalin e Suezit, Mesdheu do të jetë në dorën e boshtit antifashist. Në konceptin e tij, Çërçilli mbështetej kryesisht tek strategjia, që për ta sulmuar Evropën duhej të merrej Ballkani. Pavarësisht disa rezultateve të veprimeve luftar-ake të ndërmarra nga aleatët në Mesdhe, gjatë viti 1943, këto nuk mund të zëvendësonin opera-cionin me vlera të mëdha strategjike nëpërmjet kanalit të La Manshit për në Francën Veriore.

Konferenca e TeheranitAjo i zhvilloi punimet nga 28 nëntori - 1 dhje-

tor 1943, mori vendimi përfundimtar për hapjen e Frontit të Dytë. Aty u vendos për të zbarkuar në brigjet e Francës Veriore, pas një analize të gjerë politike dhe ushtarake veprimeve luftarake në Evropë. Zbarkimi në konceptin strategjik, u konsiderua një operacion i madh koalicioni. Ai do të mbyllte gradualisht dhe ngushtonte rrethimin e forcave naziste, duke mundur përfundimisht Rajhun e Tretë. Konferenca përcaktoi dhe kohën e nisjes së operacionit rreth muajin maj 1944. E gjithë kjo periudhë 5-6 mujore do të shërbente për përgatitjen e operacionit të përmasave të mëdha. Paralelisht hapjes të Frontit të Dytë, Ushtria e Kuqe do të kalonte në mësymje të vrul-lshme nga fronti lindor.

70 vjet më parë...Hapja e Frontit të Dytë në Europë

Qëllimi i hapjes së Frontit të Dytë në Perëndim, ishte që: të lehtësohej pesha e Ushtrisë së Kuqe në frontin lindor, të tërhiqte sa më shumë divizione gjer-mane nga lindja dhe të shpejtohej dorëzimi i Gjer-manisë naziste.

Prof. Asc. Dr. Bernard Zotaj

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 30

OpERaCiOni gjigant“overlord”, u pagëzua operacioni

për hapjen e frontit të Dytë në EvropëKy operacion më i madhi në histori u përgatit,

u planëzua dhe u drejtua nga një komandë supreme e aftë dhe një shtab me specialistë të njohur. Ajzenhaueri u emërua komandant

i operacionit. Ai ishte një personalitet ushtarak dhe politik, ishte i vendosur, i matur dhe human. Popullar-iteti, përvoja dhe aftësitë në krijimin e marrëdhënieve të ngrohta me njerëzit, bënë që Ajzenhaueri të ishte personi më i përshtatshëm për operacionin e madh të koalicionit. Montgomeri u vendos në postin e komandan-tit të Forcat Tokësorë (FT), dhe në duart e tij u morr drejtimi operativo-strategjik i operacionit. Strategë të aftë e me përvojë plotësuan kuadrin e Komandës së Lartë si Ramsei dhe Tederi, respektivisht komandant i Forcave Detare (FD) dhe komandant i Forcave Ajrore (FA). Ndërsa në nivelin operativ, të sprovuar në fushat e betejave drejtonin komandantë të tillë si gjeneralët Paton, Bredli etj.

Organ i rëndësishëm i drejtimit strategjiko-operativ të operacionit, ishte dhe shtabi i operacionit. Ai dësh-moi kompetencën e vet me një plan të detajuar e të hartuar me mjeshtëri të lartë. Por dhe elementë të shumtë teknik e njerëzor bashkëvepruan me mjeshtëri për t’i dhënë jetë planit, duke mundësuar zbatuesit për të manovruar në vartësi nga rrethanat.

“Overlordi” u planifikuar dhe u realizua si sulmi më i madh amfib në histori, me numrin më të madh të forcave ajrore dhe detare të grumbulluara më parë. Planëzimi u realizua në përsosmëri në saj të punës jo vetëm të drejtuesve kryesorë, por dhe të një numri të madh specialistësh të FA dhe të gjitha llojeve të armëve e shërbimeve. Shtabi i forcave aleate kishte një forcë të përgjithshme prej 16.312 njerëz, nga të cilët 2829 oficerë (1600 amerikanë, 1229 britanikë).

Planëzuesit gjatë përgatitjes së planit, mbajtën parasysh ndërtimin e mbrojtjes, grupimin e forcave gjermane, fortifikimin, ndërtimin e skalioneve dhe rezervat e tyre luftarake që kishte përqendruar nazizmi në Francë. Për sigurimin e mbrojtjes gjermanët nise-shin nga objektivi i strategjisë së tyre që të ndalonin një zbarkim aleat duke përforcuar strukturat e tyre,

mbrojtëse, dhe nëse dështonin në këtë, t’i hidhnin sër-ish aleatët në det pas zbarkimit.

“Muri i Atlantikut” përbëntebazën e kësaj strategjieAi mbështetej në një zinxhir me fortifikata gjatë

bregdetit veriperëndimor të Hollandës, Belgjikës e Francës me një shtrirje 2600 km. Ishin ndërtuar 15-20 qendra zjarri të fortifikuara për km/front të vijës bregdetare, të gjitha të lidhura me fortifikata të mëdha në porte e gjire. Ndërtimet fortifikuese më të shumtë ishin ndërtuar gjatë bregut të Pa de Kalesë. Kjo e bënte zbarkimin në këtë drejtim të vështirë. Ndërsa në pjesën tjetër të bregdetit ishin ndërtuar pozicione pa thellësinë e mjaftueshme për një mbrojtje

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 31

të rezistueshme. Kështu, aleatët nëse hynin në një km në brendësi të bregdetit të përparonin me lehtësi në thellësi të mbrojtjes naziste.

Forcat e Frontit Perëndimor me komandant Field marshallin Runshted mbronin “Murin e Atlantikut”. Në 60 divizionet (prej të cilave 10 tankiste dhe 1 i mo-torizuar), përbënin grupimin e forcave dhe të mjeteve të frontit, si dhe kishte batalione tankiste autonome. Grupimi kishte vendosur mbi 50.000 gryka zjarri artilerie, 1900 tanke dhe artileri vetëlëvizëse (AVL), të rreshtuara në Gruparmatat “B” dhe “G”. Gjeneral Romeli komandonte Gruparmatën “B”, e cila ishte e përbërë nga armata e 7 dhe 15, si dhe korpusi 88 autonom. Me gjithsej 39 divizione, ky grupim mbulonte brigjet e Hollandës, Belgjikës dhe Francës veriore deri të lumi Luar me gjerësi 1650 km. Gjermanët mendonin se goditja kryesore e aleatëve do të bëhej në drejtim të Pa de Kalesë. Sipas tyre ky ishte drejtimi që çonte në rrugën më të shkurtër për në rajonin industrial gjerman të Rurit. Këtë drejtim të gjendur ndërmjet derdhjeve të lumenjve Shelda dhe Orn ishte 460 km, dhe e mbronte Armata e 15-të e përbërë nga 19 divizione këmbësorie, mesatarisht një divizion në 24 km gjerësi.

Ndërsa hapësirën e bregdetit të Normandisë e Bretanjës, ndërmjet derdhjeve të lumenjve Orn dhe Luar me gjerësi prej 840 km e mbulonte Armata e 7-të me 15 divizione këmbësorie, mesatarisht një divizion në 56 km gjerësi. Korpusi 88 autonom mbronte brigjet e Hollandës. Frontin gjatë bregdetit të Biskajës e të Francës jugore prej 950 km e mbronte Gruparmata “G” me 17 divizione, prej të cilëve 3 tankistë. Forca ajrore në mbështetje të njësive që ishin rreshtuar në mbrojtje të “Murit të Atlanikut”, kishin 319 aeroplanë luftarakë. Flota Detare kishte 5 kryqëzorë, 10 kaçatorë pedinierë e 36 nëndetëse ishte e shpërndarë në disa gjire.

Pjesa më e madhe e njësive ishin të kompletuara me të rinj e të moshuar. Ata nuk kishin përvojë luftarake e nuk ishin të papërshtatshëm për të luftuar në front. Mangësi kryesore e tyre ishte se nuk manovronin dot në këtë luftë të lëvizshme. Kompletim me të mirë me kontingjente të stërvitura e me përvojë luftarake e kishin njësitë tankiste e të motorizuara si dhe disa divizione këmbësorie, të cilat kryesisht ishin në përbërje të Armatës 15-të. Dhe pse kishin këto vështirësi për të mbuluar një front prej 2600 km, me mangësi në përbërje, kompletim e përgatitje luftarake, 60 divizionet e Frontit Perëndimor ishin më shumë se aleatët.

Aleatët kishin avantazhin e befasisëKomanda gjermane ishte e bindur dhe synonte të

përballej me armikun gjatë bregdetit. Në komandën gjermane vërtiteshin dy koncepte mbrojtëse. Romeli, duke njohur epërsinë dërmuese të aleatëve në ajër, sugjeronte një mbrojtje shumë të fuqishme në breg, të përforcuar me rezerva të mbajtura afër bregut. Ndërsa Field mareshalli Rundshted, sugjeronte se do të ishte mirë të shkatërrohej zbarkuesi kur ishte ende në ujë, dhe një rezervë e fuqishme e lëvizshme në thellësi të mbrojtjes. Hitleri, përballë dy qëndrimeve vendosi që njësitë rezervë të mos bashkoheshin në një dorë

të vetme. Gruparmatës “A” ju dha rezervë 3 panzer divizione (DT), ndërsa komanda e Frontit Perëndimor do të kishte rezervë 3 divizione Panzer dhe 1 divizion Panzergranadier (D. Mot).

Shtabet e të gjitha hallkave i kushtuan vëmendje të madhe studimit dhe vlerësimit të terrenit. Në të gjithë gjatësinë e tij bregdeti i Francës Veriore ishte i përshtatshëm për zbarkim. Në zonën e Normandisë, terreni vështirësonte lëvizshmërinë e mjeteve dhe manovrën e trupave. Terreni ishte kodrinor, me gropa, rrjedha uji, dhe në rajone me fusha të vogla, të ndara nga gardhe e ledhe. Ndërsa në thellësi shtrihen lumenj të vegjël, hendeqe e diga. Terreni vështirësonte lëviz-shmërinë në mësymje, sidomos të tankeve, por dhe të këmbësorisë. Nga ana tjetër, për mbrojtësin terreni ishte i përshtatshëm. Ai lejonte dhe mundësonte ska-lionin në thellësi, gjë që rrit shumë qëndrueshmërinë e mbrojtjes. Mbrojtjen në drejtim të Pa de Kalesë gjermanët e kishin të fortifikuar, ndërsa në Normandi

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 32

e mbështetnin në karakterin e terrenit.Komanda aleate në vlerësimin në tërësi të ndërtimit

të mbrojtjes gjermane, grupimin e forcave e të mjeteve dhe karakterin e terrenit, vendosi që goditja kryesore të jetë në drejtim të Normandisë. Komanda aleate në zgjidhjen e këtij drejtimi argumentoi se: Normandia ishte më e dobët në mbrojtje. Divizion gjerman mbronte mesatarisht një front me gjerësi 56 km, punimet forti-fikuese ishin kryer në masën të dobët. Në drejtimi të Pa de Kalesë, kishte një sistem më të fuqishëm fortifikimi, divizioni mbronte vetëm 24 km front. Aleatët duke zbarkuar në pikën më të dobët të mbrojtjes gjermane, siguronin jo vetëm befasinë taktike, por edhe befasinë operativo-strategjike. Kjo përparësi neutralizonte mangësitë në drejtimi të Normandisë si: në pikëpamje të vështirësive të terrenit, në përdorimin operativ të trupave, në largësinë e madhe nga vija e kufirit franko-gjerman, në vijimin e operacioneve mësymëse në thellësi të Francës.

Në operacionin desant detar të Normandisë u caktua grup-armata e 21-tëKjo ishte e përbërë nga Armata e 1-rë amerikane,

Armata e 2-të angleze, Armata e 1-rë kanadeze dhe Armata e 3-të amerikane, gjithsej 37 divizione nga të cilët 10 divizione tankiste dhe 3 divizione desantë ajrore (D82DA dhe 101DA amerikan, D6DA anglez). Forcat aleate ishin të kompletuara dhe të pajisura me teknikë luftarake. Forca Ajrore e aleatëve përbëhej nga 11.000 aeroplanë luftarakë, 2300 transporti dhe 3500 plan-erë. E gjithë kjo forcë do përdorej nga 31.000 ekuipazhe aeroplanë. Marina e aleatëve përbëhej nga 6900 anije luftarake dhe transporti me një efektiv prej 195.701 detarë. Me këtë grupim forcash e mjetesh, aleatët kishin një epërsi të ndjeshme ndaj forcave naziste.

U planëzua, që në varësi dhe të sasisë të mjeteve desantuese, skalioni i parë (i sulmit) të përbëhej nga pesë divizione. Menjëherë pas tij do të zbarkonin dy divizione të skalionit të dytë. Zbarkimi do të bëhej në brigjet e gjirit të Senës në një front me gjerësi 80 km. U zgjodhën pesë sektorë, katër me emrat e koduar “Omana”, “Gold”, “Juno” dhe “Sward”, ishin ndërmjet derdhjeve të lumenjve Orn dhe Vir. Gjiri i pestë “Utah” ishte në perëndim të lumit Vir mbi gadishullin Kotanten. Në zonën perëndimore të sektorit të zbarkimit, në gjijtë Utah e Omana, do të zbarkonin dy divizione të Armatës së 1-rë amerikane, ndërsa në zonën lindore, në gjijtë Gold, Juno dhe Sward, do të zbarkonin dy divizione të Armatës së 2-të angleze dhe një divizion i Armatës së 3-të kanadeze. Çdo divizion përforcohej me dy batalione deri brigadë tankiste. Këto forca në bashkëveprim edhe me tre divizione desante ajrore, që do të hidheshin pak orë para zbarkimit të desantit detar, dhe kishin marrë për detyrë të kapnin një kryeurë me thellësi 15-20 km. Pas zbarkimit të njësive të tjera, parashikohej zhvillimi i mësymjes në thellësi për të pushtuar gadishullin Kon-tanten me portin Sherbur e për të zgjeruar kryeurën taktike me atë operative me gjerësi 100 km dhe në ditën e 20-të të operacionit të zihej vija: Avransh, Domfron, Falez. Më pas të zhvillohej mësymja në drejtim

të jugut e të lindjes dhe në fund të ditës së 90-të të pozicionohej në vijën e lumenjve Luara e Sena.

Koha e zbarkimit u kushtëzua nga një tërësi me faktorëSë pari duhej një periudhë disa mujore për për-

gatitjen dhe përqendrimin e trupave në Angli. Së dyti duhej parashikuar një kohë rreth 4 mujore pas zbarkimit për zhvillimin e luftimeve në Francë. Në përcaktimin e saktë të ditës së zbarkimit, ndikim të madh do të loznin dhe faktorët meteorologjikë e astronomikë. Zbarkimi do të bëhej në agim. Kjo mundësonte detashmentet detare ta kalonin kanalin e La Manshit gjatë natës për të fshehur forcën, drejtimin e sulmit dhe të kishin ditën për të kryer zbarkimin. Ndriçimi i hënës ishte i domosdoshëm për të lehtësuar orientimin e trupave që zbarkonin nga ajri. Sulmi në breg duhej bërë në kushtet e një zbatice relativisht të ulët, për të shmangur penge-sat nënujore të gjermanëve. Ishin këta disa faktorë që përcaktuan zgjedhjen për ditët e para të muajit maj. Por, muaji maj u përjashtua, për arsye se nuk ishin gati

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 33

të gjitha mjetet e nevojshme të zbarkimit. Ditët më të përshtatshme që siguronin plotësimin e kërkesave u përcaktuan datat 5, 6 dhe 7 qershor. Por dhe këto do të vareshin nga kushtet meteorologjike.

“Overlordi” do të ishte sulm frontal dhe i drejtpër-drejtë kundër pozicioneve të përgatitura nga armiku. “Muri Atlantik”, ose vija e frontit, ishte një vijë e vazhdueshme dhe nuk kishte mundësi për krahëmar-rje. Forca Ajrore në këto kushte merrte epërsi, pasi këtë e zotëronin aleatët. Por, në komandat e Forcave Aleate kishte për komandimin e forcave të aviacionit strategjik. Ajzenhaueri këmbëngulte se duhej të kishte nën kontrollin e tij të gjitha Forcat Ajrore në Britani. Këtu ai përfshinte Forcat Ajrore strategjike, komandën Bombarduese Britanike dhe Forcën e 8-të Ajrore të SHBA. Komandanti, i cili drejton një betejë, duhet të ketë nën drejtimin e tij gjithë forcat pjesëmarrëse. Ajzenhaueri do të shprehej se ishte jetësore, që e gjithë shuma e fuqisë sonë sulmuese, përfshirë edhe dy forcat strategjike ajrore, të jenë të përshtatshme për përdorim gjatë fazave kritike të sulmit. Fillimisht të dy komandantët e Forcave Ajrore strategjike nuk pajtoheshin me këtë parim, në fund pranuan argumentet e komandantit suprem dhe har-tuan “Planin e Transportit”. Gjatë fazës përgatitore dhe deri në ditën e zbarkimit, u zhvilluan goditje në qendra hekurudhore, në ura e në fabrika aeronautike gjermane dhe në vija të frontit. Goditjet bënë shkatërrimin e sistemit hekurudhor e të rrjetit rrugor, vështirësuan lëvizshmërinë e trupave gjermane, dëmtuan rëndë aftësinë mbrojtëse, dhe u bënë faktor të rëndë-sishëm të suksesit të operacionit “Overlord”. Detyra u parashtruan dhe për përgatitjen e drejtpërdrejtë me artileri e aviacion. Këto do të kryheshin në agim 30-40 minuta para zbarkimit. Zjarri i artilerisë të anijeve luftarake dhe të aviacionit gjatë kësaj periudhe do të përqendrohej në shkatërrimin e fortifikatave dhe në asnjanësimin e mbrojtjes gjermane në gjithë frontin e zbarkimit të desantit detar, në asgjësimin e baterive bregdetare dhe të artilerisë fushore më në thellësi, në mbulimin e desantit gjatë zbarkimit. Për përgatitjen e planëzimit u mbajtën parasysh dhe mjaft probleme si përqendrimi i forcave e mjeteve, përgatitja luftarake e morale e tyre, mashtrimi i armi-kut etj. Në fazën përgatitore u përqendruan në brigjet e Anglisë rreth 1 milion trupa të ardhur nga Afrika e Veriut, Evropa Jugore e SHBA. Në pajisjen e tyre me armatim e teknikë luftarake rol luajti industria amerikane dhe aftësia prodhuese e saj. U prodhuan mjete zbarkimi në sasinë e nevojshme dhe teknikisht të mirë. Forcat desante u pajisën me tankun amfib, mjet luftimi i dobishëm gjatë zbarkimit dhe veprimeve luftarake në breg. Po kështu u përgatitën dhe u për-dorën porte artificiale. Kujdes i veçantë u kushtua stërvitjes së trupave, pasi pjesës më të madhe të tyre u mungonte përvoja në operacionet desante detare. Nga avionët zbulues u bë fotografimi i bregut francez dhe repartet u pajisen me fotografi të zonës së caktuar për zbarkim për t’u familjarizuar me terrenin ku do zbarkonte.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 34

stRatEgjiaKoha vërtetoi trimërinë dhe

largpamësinë e gjeneralit Ajzenhauer Kujdes i veçantë dhe i rëndësishëm ju kushtua moralit të ushtarëve

Rëndësi ju kushtua karakterit të drejtë të luftës. Me rëndësi ishin dhe përpjekjet e komandantëve për të fituar respektin e ushtarëve. Burim frymëzimi u bënë vetë komandantët e lartë, si dhe kryekomandanti Ajzenhaueri. Ai ishte i bindur se fitorja varej nga ushtarët e thjeshtë, të cilët do luftonin në brigjet e Normandisë. Ajzenhaueri në fazën për-gatitore kishte bërë pothuajse takime me trupat, duke biseduar personalisht me qindra ushtarë. Për katër muaj Ajzenhaueri vizitoi 26 divizione, 24 fusha aeroplanësh, 5 anije lufte dhe një numër të pafund objektesh të tjera. Ndërsa në urdhrin për fillimin e operacionit në vend-komandën e përparuar në Portsmuthit, Ajzenhaueri ju drejtua të gjithë trupave duke theksuar, “Ju tani po i afroheni hy-rjes në kryqëzatën e Madhe, për të cilën ne jemi munduar për muaj të tërë. Bota i ka sytë te ju. Shpresat dhe lutjet e popu-jve liridashës kudo janë me ju … Unë kam besim të plotë te guximi juaj, përkush-timin ndaj detyrës dhe mjeshtërisë në detyrë. Ju nuk do të pranoni asgjë më pak se fitorja e plotë.”

Me mjeshtëri u përgatit dhe u realizua një plan mashtrimi i përsosur

Qëllimi i këtij plani ishte që nëpërmjet informacioneve të rreme të mashtrohej komanda gjermane mbi vendin dhe kohën e zbarkimit dhe të sigurohej befasia op-erative-strategjike. U realizua në mënyrë të përsosur mashtrimi radiofonik “Jehona radiofonike”. Gjermanët kapën mesazhe të cilat kishin të bënin më Shtabin e Përgjithshëm Aleat, duke ju krijuar bind-

jen se zbarkimi do të ndodhte në Pa de Kale, rruga më e shkurtër. Kështu u krijua një shtab kukull për të thelluar më tej bindjen tek Vermahti, duke bërë përqen-drime të rreme karshi Pa de Kalesë. Por ndërkohë trupat kryesore ishin shpërn-darë në pjesën jugore të Anglisë. Kështu u veprua dhe me përqendrimin e anijeve. Bombardime me aviacion u bënë në një hapësirë, ku u realizua mashtrimi agjen-turorë. Nëpërmjet këtyre njoftimeve, gjermanët ishin ambientuar me rrezikun që pritej. Shpesh ndodhnin alarme false, gjë që kishte bërë të binte gatishmëria luftarake dhe në ditën e zbarkimit u zbeh. Në forma të ndryshme mashtrimi vijoi dhe pas fillimit të operacionit. U kryhen zbarkime ajrore të simuluara, me hedhjen në fusha të Francës Veriore “kukulla” të shoqëruara me lëndë plasëse. Tërësia e tyre shërbeu që komanda gjermane kishte krijuar bindjen e plotë se goditja kryesore ishte në Pa de Kale dhe jo në Normandi. Kjo ide e tyre pengoi manovr-imin e rezervave gjermane, gjë që siguroi suksesin e operacionit aleat.

Fillimi i operacionit të madh të historisë ushtarake botërore

Në ditët e para të qershorit kushtet meteorologjike po vinin në pikëpyetje nisjen e “Overlordit”. Kushtet meteo-rologjike vështirësonin shumë fluturimet e aeroplanëve, që ishte faktor thelbësor në suksesin e operacionit. Shpresat u ringjallën më 4 qershorit për përmirësimin e kohës dhe Ajzenhaueri lëshoi urdhrin që operacioni të fillonte. Çurçilli vite më vonë vlerëson trimërinë dhe largpamësinë e gjeneralit Ajzenhauer, duke theksuar se ngjarjet e mëvonshme vërtetuan plotë-

Në ditët e para të qershorit kushtet meteor-ologjike po vinin në pikëpyetje nisjen e “Over-lordit”. Kushtet meteorologjike vështirësonin shumë fluturimet e aeroplanëve, që ishte faktor thelbë-sor në suksesin e operacionit.

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 35

sisht drejtësinë e veprimeve të tij, falë tij ne nuk i humbëm epërsitë tepër të çmuara të befasisë. Gjatë ditës së 5 qer-shorit, veprimet e para i takonin flotës, dhe pse kushtet e vështira të kohës vijonin, anijet u përqendruan në rajonin e kontrollit. Forcat ushtarake detare përbëheshin nga skuadra perëndimore e lindore. Skuadra perëndimore përbëhej nga 4 detashmente detare të trupave amerikane. Skuadra lindore përbëhej me 5 detashmente të trupave angleze. Në ska-lion të parë u vendosën 5 detashmente, dhe çdo detashment transportonte efektivin dhe teknikën luftarake të një divizioni. Krahët nga lindja dhe perëndimi siguroheshin nga një detashment i ani-jeve luftarake. Natën e 5 për 6 qershor detashmentet lundronin në ujërat e La Manshit në drejtim të Normandisë, që ishin rreth 5000 anije transporti, de-sante e luftarake. Në orën 1 të mesnatës së 6 qershorit, parashutistët e forcave aleate prekën tokën e Normandisë. Me një përpunim të fuqishëm me aviacion në thellësinë 10-15 km nga bregu i detit zbarkuan tre divizione DA, Div. 82 ameri-kan në rajonet Merdere - Duv, Div. 101 amerikan në veri të Karatanës, Div. 6 anglez në Kanë. Kështu u mbyllën kufijtë e zonës ku pritej desanti detar. Rajonet e desantimit u zgjodhën larg zonave të fortifikuara, ku ishin përqendruar forca gjermane. Forcat desantuan në rajonet e caktuara, por ishin tepër të shpërndara, por mundën të përqendrohen e të fillojnë plotësimin e detyrave. Në sheshet e përgatitura nga parashutistët, nga ora 4 e mëngjesit u ulën planerë. Shtabin e Përgjithshëm gjerman, desantimi e gjeti në befasi të plotë, të cilët të mbërthyer nga konfuzioni, nuk arritën të oriento-heshin më situatën. Shpërqendrimin e tyre e rritën dhe rreth 24.000 copa letre të metalizuara në brigjet e Pa de Kalesë, ku gjermanëve ju krijua përshtypja e grupimeve të mëdha të aviacionit aleat në këtë drejtim. Hedhjen e kukullave me eksploziv që kur përplaseshin në tokë bënte zhurmë të madhe, ishte një formë tjetër mashtrimi. Në këtë rrëmujë e sipër trupat desante ajrore i plotësuan me sukses detyrat. Në rajonet e desantimit ajror zhvilloheshin luftime, detashmen-tet detare të flotës aleate, të cilët në qetësi të plotë po i afroheshin bregdetit të Normadisë, pasi aviacioni zbulues gjerman nuk mundi të diktojë. Kështu në mëngjes kryqëzorët dhe anijet luftarake e përqendruan zjarrin përgjatë vijës

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 36

bregdetare, ndërsa aviacioni godiste më në thellësi në prapavijën gjermane. Në distancën 10-15 km nga buza e ujit u hodhën në det tanket lundrues. Ata në orën 6 të mëngjesit dolën nga deti duke rritur më tej efektet e befasisë taktike. Ata siguruan grupet xheniere, të cilët hapën shtigje në pengesat nënujore e bregdetare të armikut dhe mbështetën me zjarr zbarkimin e batalioneve “Reidxhers” e “Komandos”, si dhe valët e para të këmbësorisë. Të pestë divizionet e skalionit të parë zbarkuan në sektorët e caktuar. Luftime të suksesshme u zhvilluan në sektorë ku vepronin divizionet angleze. Qëndresë të fortë bënë trupat gjermane në rajonin ku vepronin divizionet e Armatës së 1-rë amerikane. E ndërlikuar paraqitej gjendja në sektorin Omaha ku terreni ishte përshtatur për mbrojtje. Mbytja nga stuhia e pjesës më të madhe të tankeve lundrues e vështirësoi gjendjen sidomos, duke lënë këmbësorinë pa mbështetje. Divizioni i 1-rë i këmbësorisë amerikane mundi të zbarkojë e të kapë kryeurë, por pati humbje të mëdha.

“Muri i Atlantikut” i propaganduar nga gjermanët si i pakapërcyeshëm, u shkatërrua

Rol të rëndësishëm në arritjet e ditës së parë të forcave zbarkuese, luajti desanti ajror. Div. 21 Pan-zer (tankist) gjerman, të vetmin divizion në rezerve, mareshalli Rundshted e përdori në përpjekjet për kundërsulm. Ky u detyrua të përballej me divizionin desant ajror anglez dhe vetëm në pasdite mundi t’i afrohej bregut, por i ndodhur nën zjarrin e anijeve luftarake, me mungesa në furnizim dhe i kërcënuar u detyrua të tërhiqej. Mbështetja me aviacion pati vlera të mëdha. Në ditën e parë aleatët kryen 14.000 aeroplan-fluturime krahasuar me 500 të Luftwaffe. Në fund të ditës Div. anglo-kanadeze kapën një kryeurë me gjerësi 30 km e thellësi 6-12 km, Div. 4 amerikan një kryeurë me gjerësi 10 km e thellësi 5 km dhe thellësia e Div. 1 në Omana ishte 2.5 km. Këto rezul-tate u arritën me zbarkimin në Normandi të 156.000

trupave të aleatëve, prej të cilëve 23.000 desantë ajrore, si dhe me një humbje prej 25.000 të vrarë. Ndërkohë në bregdet zbarkonin divizionet e skalionit të dytë, në mëngjesin e 7 qershorit zhvilloheshin luftime për zgjerimin e kryeurave. Divizionet desante ajrore vijonin plotësimin e detyrave të ngarkuara. Në mbrëmje u bashkuan divizionet e desantit de-tar dhe vijuan mësymjen së bashku me njësitë e forcave tokësore. Në ditët në vijim të dy palët i rritën forcat në gjirin e Senës. Aleatët vazhdonin zbarkimin e njerëzve e të materialeve duke përdorur dhe porte artificial, ku numri i njësive arriti në 10 divizione dhe disa reparte tankiste. Gjermanët, por sidomos Hitleri, i bindur se zbarkimi në Normandi ishte një kurth për goditjen kryesore që do të vinte më vonë, urdhëroi përforcimin e Armatës së 15 në Pa de Kale më 9 qershor. Komanda gjermane dhe pse futi në luftim tre divizioneve tankiste, por i futi me vonesë dhe pjesë-pjesë, nuk u krijoi një grupim kundër goditjes së fuqishme. Trupat aleate, morën në dorë nismën dhe më 11 qershor … arritën të bashkonin të gjitha kryeurat, duke formuar një vijë prej 100 km gjerësi dhe 10-15 km thellësi, por me përmasat dhe ritmet e mësymjes nuk i plotësuan si duhet detyrat që kishin parashikuar. Veprimet luftarake të mëtejshme synonin në zmadhimin e kry-eurës në gjerësi e në thellësi. Në këtë kohë Armata e 7 gjermane në Normandi kishte 15 divizione me 200.000 njerëz, ndërsa aleatët kishin 20 divizione me 300.000 njerëz. Mësymja aleate po zhvillohej me temp të ulët, kjo e kushtëzuar nga vështirësitë e terrenit. Kushtet meteorologjike dhe shkatërrimi i një pjese të porteve artificiale nga stuhia e fortë që zgjati 4-5 ditë, pakësoi sasinë e furnizimeve nga 20.000 në 5000 tonelata në ditë. Ndihmesa në rritje e qëndresës franceze po vinte duke u rritur. Repartet guerile franceze në brendësi të territorit, po krijonin probleme në kolonat gjermane, duke i penguar për lëvizjen e tyre në drejtim të Normandisë.

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 37

Franca e lirë” e drejtuar nga gjenerali De Gol mori pjesë në operacionin desant detar të Normandisë

Reparte parashutistësh francez në natën e 7 qershorit u hodhën në jugperëndim të gadi-shullit Kotanten për të siguruar zbarkimin e desantit detar. Disa skuadrilje ajrore dhe njësi detare ishin bashkë me forcat ajrore dhe forcat ushtarake detare britanike.

Komanda gjermane po ndërgjegjësohej

Për rrezikshmërinë e gjendjes përballë zhvillimit të ngjarjeve, pavarësisht ritmeve të ulëta të mësymjes së aleatëve, për situ-atën ishin të ndërgjegjshëm dhe Rundshtedi e Romeli. Me pjesë-marrjen e Hitlerit, në një analizë të bërë më 17 qershor në fshatin Marzhival, territor francez, Romeli përshkroi se suksesi i aleatëve ka qenë epërsia e theksuar e tyre, dobësia e zbulimit gjerman, mangësi në fortifikim e në pajisje. Ndaj, Romeli, për përmirësimin e gjendjes, ka theksuar ndry-shimin e raportit të forcave duke u rigrupuar. Në drejtim të Normandisë, lëvizja e rezervave, rigrupim i njësive të Armatës së 15 do krijonte mundësi që gjer-manët të ndryshonin raportin e forcave. Hitleri nuk e përkrahu

“Mësimet e nxjerra nga beteja titanike me 2 milionë njerëz...

pëRVOja

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 38

Përvoja e luftimeve në Normandi tregoi se nd-jekja e vlerësimi i drejtë i gjendjes dhe manovrimi në kohë i rezervave, sidomos i rezervave tankiste, janë kusht i do-mosdoshëm për të përbal-luar vrullin e mësymjes. Operacioni desant detar i Normandisë është opera-cioni më i madh i të gjitha kohërave. Të gjitha format e luftimeve, organizimit të llojeve të mbrojtjes, për-dorimit të armatimit dhe teknikës luftarake, realiz-imit të masave të sigurimit luftarak u përdorën gjatë këtij operacioni.

këtë ide, duke vepruar me kokëfortësi se forcat kryesore të aleatëve ende s’kanë zbarkuar. Zbarkimin e tyre e priste në Po de Kale, kështu në mënyrë të prerë ndaloi lëvizjen e trupave pa lejen e tij. Me urdhër të Hitlerit, për ndryshimin e situatës, përdori për 10-15 ditë armën sekrete FAU-1, bombat fluturuese. Këto të përdorura mbi qytetet angleze, nuk patën ndikim në ecurinë e veprimeve luftarake në Normandi.

Divizionet aleateDivizionet e Armatës së 1 amerikane,

duke vijuar mësymjen, më 27 qershor çliruan portin e Sherburgut dhe zunë 25.000 robër dhe më 1 korrik kishin nën kontroll gadishullin Kontanten. Me kapjen e kryeurës, në fillim të muajit korrik forcat aleate kishin zbarkuar 25 divizione, ndërkohë gjermanët kishin 15 divizione, por dhe gjatë luftimeve kishin pësuar humbje. Armata e 15 me 19 divizionet e saj ishte në brigjet e Pa de Kalesë. Për të çliruar Kanën, Armata e 2 angleze më 7 korrik kaloi në mësymje

me një grupim prej tre divizionesh këm-bësorie dhe tre brigada tankiste. Në mbrëmjen e 9 korrikut forcat e saj kapën pjesën verilindore të qytetit. U krijua dhe një grupim, i përbërë nga katër divizione këmbësorie e tre divizione tankiste. Këta pas tri ditë me luftime (18-21 korrik) mundën të çlirojnë qytetin. Kështu rruga për në Paris ishte e hapur. Armata e 1 amerikane, me çlirimin e Kontantës, lëvizi në drejtim të Sent Lo duke e çliruar. Bashkë me forcat e tjera aleate, më 24 korrik dolën në vijën Lesaj-Sent Lo-Komon-Tili-Kanë-Uistrean dhe krijuan kryeurën operative me gjerësi 100 km dhe thellësi 30-50 km. Kjo kryeurë i lejoi komandës aleate të përqendrojë forca për të vijuar operacionet mësymëse në brendësi të Francës. Me 48 ditë luftime operacioni “Overlord” i kishte plotësuar detyrën. Operacionet më-symëse më tej morën pamjen e ndjekjes së armikut, i cili po tërhiqej. Përpjekjet e komandës gjermane për të penguar mësymjen e forcave aleate me anë të kundërsulmeve dështuan. Trupat aleate përparuan me shpejtësi dhe zunë vijën Brest-Rene-Nantë. Kështu, forca të shumta gjermane po rrethoheshin në Arzhantan dhe në mbrëmjen e 18 gushtit, mundën të dalin nga rrethimi 40.000 forca gjermane, 50.000 u zunë robër dhe 10.000 u vranë. Me kalimin e lumit Sena, aleatët mësynë në front të gjerë. Në formë marshimi, trupat britanike lëvizën në drejtim të Belgjikës dhe më 3 shtator çliruan Brukselin, e më 4 shtator Anversën. Forcat ameri-kane çliruan më 19 gusht Parisin, më tej kaluan lumin Marne, duke u gjendur në ditët e para të shtatorit në kufirin gjerman. Me zhvillimin e operacionit “Overlord” Normandia u kthye në ske-nën e serive më të mëdha të operacio-neve desante detare në histori. Rreth 2 milion njerëz në të dy krahët luftonin për një vendim brenda pak javësh dhe në një hapësirë të kufizuar. Aleatët përqen-druan në Normandi 34 divizione. Efektivi i zbarkuar arriti në 1 milion e 361 mijë (770 mijë trupa amerikane dhe 591 mijë trupa angleze e kanadeze). Gjermanët këtu përqendruan 26 divizione nga 60 që kishin në Frontin Perëndimor. Dhe më 21 gusht, që ishte dhe përfundimi

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 39

ajrorë në thellësi, formacionet e këmbësorisë e tankiste, pas kapjes së kryeurave, mësymjen frontale ta kombinojnë me krahë e shpinëmarrje. E rëndësishme ishte që njësitë tankiste të shoqëro-heshin e të bashkëvepronin ngushtë me nënrepartet e njësitë e këmbësorisë, për kapje e përforcim të kry-eurave, për thyerjen e kundërsulmeve të armikut dhe për zhvillimin e mësymjes në thellësi të mbrojtjes.

Mësime me vlerë dalin dhe për palën mbrojtëseE rëndësishme tek ajo është të ruhet vigjilenca

dhe gatishmëria luftarake. Mbrojtja e fortifikuar dhe e fuqishme kundërtanke, si në vijën bregdetare dhe në thellësi, është faktor i rëndësishëm për qëndrueshmëri. Përvoja e luftimeve në Normandi tregoi se ndjekja e vlerësimi i drejtë i gjendjes dhe manovrimi në kohë i rezervave, sidomos i rezervave tankiste, janë kusht i domosdoshëm për të përballuar vrullin e mësymjes. Operacioni desant detar i Normandisë është opera-cioni më i madh i të gjitha kohërave. Të gjitha format e luftimeve, organizimit të llojeve të mbrojtjes, për-dorimit të armatimit dhe teknikës luftarake, realizimit të masave të sigurimit luftarak u përdorën gjatë këtij operacioni. Në stërvitjet e të gjitha ushtrive që para-shikonin të zhvillonin luftime desante nga deti, pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë u përdorën, përsosën dhe u morën si bazë normat taktiko-operative dhe format e luftimit që gjetën zba-tim në këtë operacion. Fakti që fitorja dukej e pamundur ishte pjesë e asaj që e bën këtë ditë të paharrueshme. Kjo e ka burimin te qartësia e qëllimit me të cilin u zh-villua ky operacion dhe kjo luftë. Sot, në këtë 70 vjetor të kësaj lufte kthejmë kokën pas dhe kujtojmë ata që bënë gjithçka që Evropa të ishte e lirë dhe demokratike. Ndaj dhe mirënjohja shkon për të gjithë ata dëshmorë e luftëtarë që dhanë jetën për një çështje të shenjtë dhe të drejtë siç është liria.

i fushatës së Normandisë, të dy palët i rritën forcat. Humbjet për gjermanët llogariten në 250.000 njerëz dhe 39 divizione të asgjësuara dhe humbjet për aleatët në rreth 170.000 njerëz.

Përvoja e NormandisëKjo tregon për rëndësinë e veçantë që ka suksesi

në operacionet desanto-detare në arritjen e befasisë. Në themel të kësaj befasie qëndron plani i mash-trimit. Mashtrimi pati përmasa të mëdha sa kur operacioni “Overlord” u konsiderua i përfunduar, Hitleri urdhëroi përdorimin e njësive nga Pa de Kale në La Mansh. Në suksesin e operacionit vlera merr furnizimi i pandërprerë i forcave të zbarkuara në kryeurë me rezerva, teknikë luftarake, municion, karburante e materiale të ndryshme. E gjitha kjo në sajë të vendosjes së urës detare e ajrore. Në operacionin “Overland” furnizim u lehtësua nga largësia e shkurtër midis Normandisë dhe bazave detare e ajrore të Anglisë. Mungesën e porteve në gjirin e Senës, ko-manda aleate e zëvendësoi me porte artificiale. Punë e madhe u bë për shtrirjen e tubacioneve ndërmjet La Manshit për furnizimin me karburant. Zbarkimi i tre divizioneve desante ajrore në thellësi të mbrojtjes dhe detyrat që plotësuan vërtetoi se desanti ajrorë është pjesë e rëndësishme e operacioneve desante detare. Në operacionet desante detare mori rëndësi përdorimi masiv i reparteve e njësive tankiste, përfshi tanket lundrues, të cilët luajnë rol në kapjen dhe mbajtjen e kryeurave, bashkimin në një kryeurë të vetme dhe shpërthimin e pikëm-bështetjeve të qëndresës në thellësi të mbrojtjes. Në Normandi mësymja u zhvillua shkallë-shkallë, në mënyrë metodike e me tempe të ulëta, por duke përjashtuar suksesin në ditën e parë, arritën nga 0.5 deri 1 km në ditë. Në eliminimin e këtyre mangësive u kërkua që, veç hedhjes së desantëve

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 40

dhe mbi 11 miliardë $ buxhet. Ud-hëzimi Politik i NATO-s (Comprehen-sive Political Guidance, Latvia, Rige) parashtron pritshmëritë që vijojnë për të ardhmen: “Ky ambient vazh-don të ndryshojë; ai është dhe do të jetë kompleks e global dhe subjekt i zhvillimeve të paparashikueshme në të ardhmen. Një shqetësim tjetër i NATO-s është terrorizmi, dëmi e pasiguria që ngjallin akte të tilla”. Për këtë ambient strategjik, Komanda e FS Amerikane ka identifikuar një numër fushash e kapacitetesh në mënyrë që të rrisë aftësinë e saj për t’u përballuar me këto sfida. Bazuar në kontekstin e mësipërm, Forcat e Operacioneve Speciale (FOS) janë identifikuar si një nga kapacitetet e NATO-s më të përshtatshme për të përmbushur këto nevoja. Një nga ka-pacitetet e cilësuara nga NATO është: “...aftësia për të përshtatur shpejt dhe me efektivitet qëndrueshmërinë e forcës dhe përgjigjet ushtarake me rrethanat e paparashikueshme. Kjo kërkon një aftësi efektive për të analizuar ambientin dhe parashikuar kërkesat e mundshme, një nivel të lartë gatishmërie për forcat tona dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi të mund-

shëm të kërkesave.” Një shqetësim tjetër i Komandës së FS Amerikane është terrorizmi dhe dëmi e pasiguria që ngjallin akte të tilla. SHBA dhe NATO e kanë kuptuar rëndësinë e FOS në arritjen e suksesit në opera-cione dhe po t’i referohemi ngritjes dhe funksionimit/transformimit me një shpejtësi të pa shembull të Ko-mandës së FS të SHBA-së dhe të NATO-s (NSHQ), do të kuptojmë se cila është e ardhmja e FS për vendet e NATO-s. Gjithashtu, kemi kuptuar se nuk ekziston një rrugë e shkurtër për të krijuar FS në momentin që godet kriza, por ato zhvillohen dhe mbështeten rregullisht që në kohë paqeje. Ndërkohë që kontributet e FOS në mbrojtjen kombëtare dhe atë kolektive nuk mund të shërbejë si një zëvendësim për kërkesën për të ruajtur aftësinë për të aplikuar forcë ushtarake dërrmuese për të arritur qëllimet përfundimtare, FOS ofrojnë një alternativë ose strategji mbështetëse që me mjeshtëri sjell një seri goditjesh të fuqishme dhe decizive, kundër pikave kritike të përzgjedhura me kujdes. Kjo strategji mund të përdoret direkt ose indirekt për të arritur rezultate strategjike. FOS, në thelb, ofrojnë aftësi asim-

SoCoM, suksesi vjen vetëm nga bashkëpunimi...

Komanda e Forcave Speciale Amerikane është krijuar në datën 1 qershor të vitit 1987 me qëllim unifikimin e

komandim-kontrollit të së gjithë FS të ushtrisë, forcave detare, forcave ajrore dhe të korpusit të marinsave të SHBA-së. Nga viti në vit roli dhe fuqia e kësaj komande ka ardhur në rritje dhe së fundmi në kohën kur në SHBA të gjitha forcat dhe komandat po shkurtojnë numrin e efektivëve dhe të mjeteve të tyre, vetëm kjo komandë vazhdon të rrisë numrin dhe të ketë një buxhet relativisht në rritje. Në vitin 2013 kjo komandë numëronte rreth 66.000 anëtarë

KoloNel DritaN DeMiraj, shef i Qendrës së Simulimeve

FORCa spECiaLE

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 41

tribuojë në mbrojtjen e popullatës, territorit, infrastrukturës kritike dhe forcave të Aleancës. Një imp-likim i qenësishëm i kësaj kërkese, është aftësia për t’u përballur me këto kërcënime të mundshme përtej kufijve duke kryer operacione jashtë zone. Në Janar të vitit 2010 një tërmet i madh rrënoi Haitin. Tërmeti shkaktoi më shumë se 230.000 të vdekur dhe la të pastrehë rreth 1.3 milion njerëz. Në përllogaritjet mbas tërmetit rezultoi se kishte mungesë totale komunikimi. Në shumicën e rasteve, mungesa e komunikimit pengoi agjencitë humanitare për të realizuar evakuimin e njerëzve, shpëtimin e atyre poshtë rrënojave dhe shpërndarjen e ndihmave. Men-jëherë pas kësaj katastrofe natyrore një përgjigje e menjëhershme u dha nga Task Forca e Forcave Speciale Amerikane, e cila ofroi menjëherë ndihmën ndaj agjensive amerikane për zhvillim ndërkombëtar dhe orga-nizatave të tjera, për të koordinuar përpjekjet e tyre për eliminimin e dëmeve në vend. Dukshëm ky bash-këpunim ndihmoi për hapjen e linjave të komunikimit ndërmjet ushtrisë, qeverisë dhe agjencive civile të përf-shira në këtë operacion. Haiti ishte

etrike ofensive dhe mbrojtëse. Në këtë mënyrë, FOS u sigurojnë ud-hëheqësve politikë dhe ushtarakë më të lartë, opsione me qëllim që ata të ruajnë lirinë e veprimit, ndërkohë që në të njëjtën kohë bëjnë ekono-mizimin e forcës dhe angazhimin e nevojshëm të burimeve në dis-pozicion. Udhëzimi Gjithëpërfshirës Politik (CPG) i NATO-s u bën jehonë këtyre gjykimeve të përbashkëta të së ardhmes: “Ky mjedis vazhdon të ndryshojë, ai është dhe do të jetë kompleks, global dhe subjekt i zhvil-limeve të paparashikueshme.” FOS sigurojnë një instrument në thelb të shkathët e të përshtatshëm për këtë mjedis operacional të paqartë dhe dinamik, duke lejuar institu-cionet e mbrojtjes kombëtare dhe kolektive të ruajnë lirinë e veprimit, ndërsa bëjnë ekonomizim të forcës. Në mesin e këtij mjedisi strategjik, NATO ka identifikuar një numër zo-nash aftësie, zona të synuara për përmirësim specifik për të rritur aftësinë e saj për t’u përballur me këto sfida. SHBA-ja gjithnjë e më shumë po e njeh rëndësinë e “aftësisë për të penguar, ndaluar, ruajtur dhe për t’u mbrojtur kundër terrorizmit”, në mënyrë që të kon-

thjesht njëri prej shembujve sesi një Task Forcë bashkëpunon për tu për-balluar me një sfidë të përbashkët. Kjo organizatë ka një mision solid: të punojë krah për krah me partnerët e më shumë se 25 agjencive të tjera qeveritare amerikane, misioni kryesor i kësaj Task Force është që të përbal-let me formacione të dhunshme, jo të rregullta ndërkombëtare, kërcënime ekstremiste dhe terroriste në të gjithë botën.

Një histori e shkurtërPas sulmeve të 11 Shtatorit në

vitin 2001, komanda e FS Amerikane e pa të nevojshme të përmirësonte komunikimin dhe bashkëpunimin me agjencitë qeveritare amerikane për të mbështetur më mirë Forcat e Operacioneve Speciale (FOS) dhe agjencitë e tjera në luftën kundër terrorizmit të grupeve dhe formacio-neve ekstremiste në të gjithë botën. Si rezultat i kësaj, komanda e FS Amerikane themeloi një strukturë lidhëse midis Agjencive dhe forcave të mbështetjes së operacioneve speciale me më shumë se 34 për-faqësues që vijnë nga 25 agjenci qeveritare, të cilët mundësojnë këtë Task Forcë që të bashkëveprojë midis

Një shqetësim i Koman-dës së FS Amerikane është terrorizmi dhe

dëmi e pasiguria që ng-jallin akte të tilla. SHBA dhe NATO e kanë kup-tuar rëndësinë e FOS

në arritjen e suksesit në operacione dhe po t’i referohemi ngritjes

dhe funksionimit/transformimit me një shpejtësi të pa shem-bull të Komandës së

FS të SHBA-së dhe të NATO-s (NSHQ), do të kuptojmë se cila është

e ardhmja e FS për ven-det e NATO-s.

Foto: Adm Willian. MCRaven, komandanti i 9-të i KFS Amerikane

dhe Dritan Demiraj, Shef i Qendrës së Simulimeve, KDS

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 42

njëra-tjetrës dhe organizatave ven-dimmarrëse. Qëllimi i saj është që të sigurojë një reagim të shpejtë dhe vendimtar. Kjo e mundëson komandën e FS Amerikane me aftësinë për tu lidhur në mënyrë të shpejtë me qeverinë qendrore amerikane dhe me partnerët, duke mundësuar një për-dorim më efektiv të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive në interes të përballjes me kërcënimet globale. Kjo Task Forcë (TF) ndihmon komandën dhe komponentët e saj dhe komandat e operacioneve speciale në të gjithë botën, për të zgjidhur sfidat komplekse të sigurisë kom-bëtare, gjithashtu kontribuon me kryerjen e operacionene speciale në bashkëpunim me partnerët e agjen-cive të tjera. Kjo TF u mundëson FOS një forcë të zhdërvjellët dhe shumë funksionale të përbashkët me agjencitë të cilat parashikojnë dhe pastaj ndërveprojnë, në çështjet të cilat kanë të bëjnë me përballjet me rreziqet asimetrike. Kjo komandë mundëson një rrjet të unifikuar për përmbushjen e detyrave të përbashkëta në përgjigjen kundër rrjeteve terroriste. Këto ekipe kanë një strukturë të përshtatshme për bashkëpunim ndërmjet agjencive për dhënien e zgjidhjeve të reja dhe angazhimin e drejtuesve kryesorë në mbështetje të FOS. “Në mënyrë që të fitosh dhe që të jesh i suksesshëm duhet bashkëpunim”.

Mekanizmi i funksionimit ndërmjet agjencive TF ndërmjet agjensive i mundëson

komandës së FS Amerikane lidhje të shpejtë me qeverinë qëndrore në ËDC dhe partnerët e tjerë duke mundësuar përdorimin më efektiv të komunitetit ndëragjensi në interes të luftës kundër kërcënimit global. Kjo TF ka përfaqësues nga çdo agjensi qeveritare dhe mundëson akses direkt në organizatat respektive që përfaqësojnë ata dhe ju paraqesin drejtuesve informacionin e nevojsh-mëm në lidhje me atë që ju nevojiten për të marrë një vendim të saktë dhe të shpejtë.

Misioni: TF identifikon problemet dhe mundësitë për të forcuar bash-këpunimin ndërmjet agjensive në interes të komandës së FS Ameri-kane, nëpërmjet një mekanizmi unik të autoriteteve ndërmjet agjensive. Po ashtu përcakton burimet dhe kapacitet për të reaguar ose ulur rreziqet, thyer kërcënimet ashtu siç është e paracaktuar nga komandanti i komandës së FS Amerikane.

Vizioni: Një ekip i përbashkët ndëragjensish i shkathët, shumë disiplinësh me njohuri të plota mbi

ambientin kompleks global dhe në gjendje të parashikojë kërcënimet asimetrike. Në koordinim me part-nerët e vet dhe me përfaqësuesit e organizatave të tjera, ekipet iden-tifikojnë dhe përcaktojnë problemet jo të dukshme, duke i lehtësuar komandës përpjekjet që të ndërtojë, integrojë dhe informojë partnerët dhe komuniktetet për dhënien e zgjidhjeve efektive.

Mbajtja nën vëzhgim e misionit global nga komanda e FS AmerikaneTF ndërmjet interagjensive ka

një mision global, e cila kërkon punë në grup dhe komunikim midis agjen-sive mike. Për ta realizuar detyrat, nevojitet përqëndrim, dhënia e prior-iteteve të duhura dhe zbatimi i de-tyrave kyçe nga agjensitë partnere.

Fushat e fokusimit:Kërcënimi i at-dheut nga terrorizmi; rrjetet e lidhjes së krimit me terrorizmin; interesat specifike të aleatëve; përdorimi sa më me efikasitet i buxhetit të tyre kundër kërcënimit.

Fushat prioritare ku është e përqëndruar komanda e FS Ameri-kane janë: Al-Qaeda dhe përkrahësit e saj; Hezbullahu Libanez; Forcat Quds dhe Korpusi i Rojeve Revolucio-nare Iraniane; Organizatat Meksikane të karteleve të Drogës; Lashkar-e-Tayiba (grup terrorist që shkaktoi sulmet në vitin 2008 në Mumbai, Indi). Detyrat themelore mund të përcaktohen si: Vlerësimi, analizimi dhe parandalimi; identifikimi i prob-lemeve të padukshme; ndërtimi dhe integrimi i marëdhënieve ndërmjet komuniteteve të interesit; mbled-

hja e Komitetit të inteligjencës nga agjensitë e saj; koordinimi dhe krijimi i kornizave të zhvillimit të punës; informimi i drejtuesve (nëpërmjet proceseve).

Struktura e shtabit të Komandës së FS Amerikane:Përdorimi i aftësive dhe kapaciteve unike nga TFKjo Task Force (TF) ndërmjet

agjencive përdor aftësitë dhe ka-pacitet unike të anëtarëve të saj për të kryer misione në të gjitha botën duke mundësuar: Njohuri të integruara ndërmjet agjencive; ka-pacitete, autoritete dhe ndihmë për njësitë homologe në vendet e tyre, për tu përballuar me kërcënimet asimetrike, tranzite të dhunshme dhe ekstremiste në të gjithë botën; komanda e FS Amerikane është e vetmja pikë hyrëse, për të gjitha çështjet delikate të agjencive; kjo TF gjithashtu mban të hapur linjat e komunikimit me partneret e vet, nëpërmjet ekipeve mbështetëse të operacioneve speciale dhe për-faqësuesve madhorë të agjencive; një mënyrë për të identifikuar bosh-llëqet dhe që përpiqet që të kapë çdo mundësi funksionale, gjoegrafike dhe organizative; aktivizimi i komu-niteteve të interesit për të arritur mirëkuptueshmëri të përbashkët dhe operacione të përbashkëta, aktivitete dhe veprime të tjera për rritur efektet mbi këto çështje të ndërlikuara; rritja e bashkëpunimit ndërmjet agjensive, proceseve dhe ekspertizës për të lehtësuar integrimit vertikal dhe horizontal ndërmjet komandave, kryeqyteteve

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 43

dhe trupave të dislokuara në terren; ngritja me shpejtësi e TF për të rea-guar sa më shpejt, duke hequr dorë nga operacionet me planizim të gjatë, aktivitetet dhe veprimet e ndër-marra nga partnerët dhe më vonë gjetja e mundfësive të reja për të zgjidhur probleme strategjike që gjejnë zbatim në livel lokal.

Mbështetja globale e mision-eve të Forcave Speciale

Për të mbështetur FOS në përmbushjen e misionit të tyre global, TF ndëragjensi duhet që: Të sinkronizojë efektet e dëshiruara ndërmjet agjensisë dhe operacio-neve, aktiviteteve dhe veprimeve me ata të cilët dislokojnë FOS; të mundësojë dislokimin e FOS me akses të plotë për interagjensinë, në këtë mënyrë ata do të mund të adresonin problemet e fshehta që kanë ndikim mbi ta; ndihmon për dislokimin e FOS, paraqitjen e problemeve të tyre tek drejtuesit kryesorë dhe tek komanda e FS Amerikane; ndërton dhe mirëmban linjat me komunitetet e interesit (aty ku mund të veprohet dhe ku ka interes të madh rreziqesh), i fokusuar në ekstremizmin tran-zit dhe parashikimet globale për të ndihmuar FOS duke mbajtur nën vëzhgim zonat operacionale të përbashkëta; furnizon me in-teligjencë të kohës operacionet dhe produktet midis agjensive për FOS në operacion dhe mban influencë të vazhdueshme mbi ko-munitetet e caktuara të interesit, të cilat janë të parapërgatitur për të lehtësuar këtë veprim; paraqit mësimet e nxjerra nga bashkëpunimi midis agjensive me mjetet në dis-pozicion nëpërmjet brifingjeve, vep-rimeve në terren, etj; mundëson një kuptueshmëri të gjerë rreth rrjeteve komplekse të kërcënimit dhe ambien-tit ku ata veprojnë, në atë mënyrë që agjensitë dhe departamentet të marrin vetë në dorë drejtimin e operacioneve.

Përmbushja e detyrave globaleNjë TF interagjensi përmbush

detyrat e saj atëherë kur FOS përm-bushin misionin e tyre global. Për të përfunduar me sukses këto detyra duhen këto kompetenca thelbësore: ekpertizë operacionale; njohje të kulturave ndër-agjencish; zgjidhje analitike e problemeve; bashkëpunim / përshtatje; i orientuar në rrezultate / me shumë zhdërvjellësi.

Qëllimet: Përmbushja e detyrave në mënyrë që të zhvillohet dhe të kon-solidohet bashkëpunimi ndëragjensi; ndërtimi i një force të integruar me

aftësi të larta profesionale të për-bashkëta; krijimi dhe përmirësimi i praktikave të brendshme të biznesit dhe të komunikimit; njohuri të gjera

dhe kuptueshmëri mbi rolin e TF dhe kapaciteteve të saj. Sigurisht, kër-kohet është që integriteti të jetë i pari. TF ndër-agjenci bën pjesë në një varg vlerash thelbësore të cilat garantojnë suksesin e misionit.

Integriteti. Garanton standartin më të lartë të sjelljes. Pasohet nga premtimet dhe angazhimet, ndërkohë që vepron për interesat më të mira të komandës së FS Amerikane.

Lidhja. Fokusohet në çështjet përkatëse, të cilat janë të lidhura dhe së fundmi të aplikueshme në misionin e komandës së FS Amerikane.

Diversiteti. Një ambient pune i përbashkët i krijuar për të vënë në lëvizje një masë të madhe pune ek-spertizash dhe perspektivash, nga i gjithë spektri i komunitetit dhe agjen-sive që luftojnë kundër terrorizmit.

Transparenca. Mundëson dhe mbështet proceset, procedurat dhe vlerat të cilat sigurojnë besuesh-mërinë.

Lidhjet midis krimit dhe terrorizmitPlanizimi i operacioneve speciale

kundër kriminelëve dhe të terror-istëve të identifikuar brenda komunitetit ndëragjensi është misioni i Divizionit të Mbledhjes së Inteligjencës. Ky ekip krijon platforma bashkëpunimi për ti bërë ballë kërcënimeve terror-iste globale në rritje të inden-tifikuara nga komandanti i ko-mandës së FS Amerikane. Krimi dhe terrori janë të pandashëm. Gjithmonë ka për të patur një lidhje midis këtyre dy të këqi-jave për shkak të natyrës së tyre ilegale të përbashkët në veprimtarinë e tyre terroriste. Organizatat terroriste duhet të angazhohen në veprime krim-inale në qoftë se do të duhet të jenë në progres, duhet të kompletohen me pajisje, stër-vitje, fonde, të operojnë dhe të mbijetojnë. Qoftë për përfitim ose për ideologji, kriminelët dhe terroristët shpesh ndajnë zona operacionale të ngjashme duke krijuar kështu një rrjet të gjerë pune të dyanshëm. Ko-muniteti ndëragjensi mundëson mbështetje dhe i kërkon këtij Divizioni informacione, i cili më pas i aprovon ato duke i dhënë prioritet çdo problemi, duke vendosur, identifikuar dhe cak-tuar burimet për sejcilin rast. Divizioni ndërmerr hetime dhe menaxhon procesin planizues për ti ekspozuar anët e dobëta të rreziqeve dhe kërcënimeve, duke rekomanduar kurse ve-

primi të ndryshme tek komuniteti ndëragjensi.

Zbulimi dhe modelimi i rreziqeve të shfaquraDivizioni i Projekteve Speciale mod-

elon, përshkruan dhe raporton rreziqet e shfaqura duke përdorur teknologjinë që ka në dispozicion komanda e FS Amerikane, e ndëragjnesive dhe kapac-itetet e tjera zbuluese nga agjensitë e tjera për të ekspozuar, dëmtuar, shkatërruar dhe së fundmi për ti asgjësuar ato. Divizioni mbështet me analizë strategjike operacionet e ndëragjensisë, planizimin, zhvillimin e komandës së FS Amerikane dhe pastaj duke nxjerrë dhe konceptin operacional të tij me NR 7500 (Strategjia e fushatës kundër ter-rorizmit). Ajo mundëson mbështetje analitike në teatër për komandën dhe shtabin e komandës së FS Ameri-kane, komponentët e tjera vartëse të tij dhe partnerëve të agjensive të sigurimit të brendshëm.

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 44

Menaxhimi i rrjeteve të ekipeve ndërmjet agjensisë TFNdihmon në mbajtjen e një rrjeti

për të mbështetur grupet e FOS të cilat mundësojnë planizimin me agjensitë e tjera qeveritare ameri-kane për operacione mbarë botërore në luftën kundër terrorizmit. Kjo është detyra kryesore e Divizionit të Aktiviteteve Speciale. Divizioni mban gjithashtu një rrjet të përhershëm me komandën e FS Amerikane në kryeqytetin e SHBA, Washington DC. Ajo përzgjedh, përgatit dhe vendos grupet e mbështetjes së operacioneve speciale, në mënyrë që të ndihmojë në sinkronizimin e planit të Departamentit të Mbrojtjes, për sa i përket operacioneve globale për luftën kundër rrjeteve terroriste. Ata e bëjnë këtë gjë në sinkronizim dhe së bashku me agjensitë e tjera qeveritare amerikane, ashtu siç janë të përcaktuara nga komandanti i FS Amerikane dhe të komanduara nga ai.

Lufta kundër lidhjeve midis terroristëve dhe trafikantëve të NarkotikëveLufta kundër tregëtisë së narko-

tikëve nga grupet terroriste është detyra kryesore e Divizionit kundër narko terrorizmit. Divizioni udhëheq, planizon, sinkronizon dhe zbaton si-pas udhëzimeve direkte operacionet globale kundër financave terroriste dhe rrjeteve të narko terroristëve. Ai gjithashtu koordinon dhe integron operacionet ushtarake në aktivitetet ndërmjet agjensive në mënyrë që të minimizohet rreziku ndaj kombit dhe interesave të SHBA jashtë vendit. Divizioni gjithashtu planizon dhe ekzekuton stërvitje për misione të operacioneve speciale për të organi-

zuar, thyer dhe shkatërruar rrjetin e narko-terrorizmit. Ai organizon trajnon dhe pajis me mjete forcat amerikane dhe të vendeve partnere për të përmirësuar luftën kundër narko terrorizmit dhe luftën kundër financave të terroristërve, kapac-itetet e tyre të cilat ndikojnë në aktivitetet e pastrimit të parave, që vijnë kryesisht nga narkotikët.

Eksplorimi i pajisjeve të kapura nga terroristët, për qëllime strategjike Kapja, grumbullimi, përkthimi dhe

analizimi i dokumentave të kapura nga terroristët, të dhënat që gjenden në aparatet telefonike, kompjuterike, mediave digitale dhe materialeve ush-tarake në mbështetje të operacio-neve të FOS, është detyra kryesore e Divizionit të Shfrytëzimit të Pajisjeve të Kapura. Divizioni mbledh të gjitha informacionet nga mediat, më pas i analizon dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të shpejtë në mënyrë që të krijojë një panoramë të shpejtë për FOS dhe partnerët e agjensive të tjera. Si rezultat e kësaj pune anëtarët hartojnë raporte të de-tajuara me informacione të rëndë-sishme, në mënyrë të shpejtë duke i vënë në përdorim për planizime operacionale, mbështetjen e or-ganizatave ose për të udhëhequr hetimet. Ekipet përdorin pajisje taktike digitale për të mbështetur në luftën globale kundër terrorizmit (KT). Kjo përpjekje menaxhohet nga qendra e luftës KT në West Point në New York. Të partnerizuar me Qendrën e Stërvitjes të Përbash-kët të Eksplorimit në Fort Bragg të Karolinës së Veriut, Divizioni eksploron aktivitetet e mediave digitale të ba-zuara në curiculumin dhe skenarët e

stërvitjeve, në mënyrë që ta bëjë më profesionale forcën. Ajo gjithashtu, ndjek në mënyrë aktive angazhimet e SHBA-ve dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të ndërlidhur eksplorimin e mediave digitale dhe të bashkojë kapacitetet në mënyrë që të kapërcejë mungesën e eksplo-rimit të materaleve të ndryshme të terroristëve.

Aftësitë për menaxhimin e burimeve dhe mbështetjae operacioneve ndëragjensiPër të mundësuar një menaxhim

të plotë të burimeve dhe të shërbi-meve të Task Forcës (TF) ndëragjensi, tek komanda e FS Amerikane ofron burime mbështetëse ndaj drejtorive dhe agjensive të tjera të jashtme për menaxhimin e degëve. Dega është një organizatë e shumëanshme që i mundëson TF burime njerëzore dhe ka-pacitete administrative duke përfshirë këtu personelin ushtarak dhe civil, shërbime, buxhet, kontraktime, shër-bimin e menaxhimit të informacionit, mbështetje infrastrukturore dhe ekze-kutive. Shtabi mundëson mbështetjen me burime ndaj TF të 6 Divizioneve. Detyrat e saj kryesore përfshijnë inte-grimin e rezervës, menaxhimin e kon-takteve, veprimtarinë civilo-ushtarake, alokimin e fondeve, lëvizjet nga njëri vend në tjetrin, logjistikën, zhvillimin e portaleve dhe mbështetjen administra-tive për më shumë se 160 ushtarakë njëherësh, departamentin e nënpu-nësve civil të mbrojtjes, kontraktorëve, rezervistëve dhe personelit interagjensi në komandën e FS Amerikane dhe në kryeqytetin Washington DC. Detyrat e tjera thelbësore përfshijnë: ndërlidhje me burimet njerëzore, kontakte me përfaqësuesit kryesorë, kontroll dhe menaxhim të brendshëm, organizim dhe mirëmbajtje të pajisjeve, udhëtimet e qeveritarëve dhe programin e blerjeve. Masa të tjera janë dhe organizimet e sigurimit të lëvizjes së administratës dhe menaxhimin e portaleve. Kjo zyrë është përgjegjëse për administrimin dhe mbikqyrjen e buxhetit, monitoron organizatat që merren me sigurimin e brendshëm në SHBA dhe statusin e data bejzit të personelit për ti dhënë informacionet minutë pas minute për fuqinë e personelit dhe statusin e finan-cave. wPuna në grup është çelësi i një TF të suksesshme. Të vërtetat e pan-dryshueshme të FOS-it mund të përm-blidhen kështu: Fuqia njerëzore është më e rëndësishme se ajo teknologjike; cilësia është më e rëndësishme sesa sa-sia; FOS-i nuk mund të zhvillohet në sasi të mëdha; një FOS kompetent nuk mund të krijohet pasi një konflikt ka filluar; shumica e FOS-it kërkon mbështetje nga forcat jokonvencionale.

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 45

Deri kohët e fundit, nëse dikush do të ishte një lloj personi që shqetësohej për mjedisin – dhe në veçanti për ndryshimin e klimës – do të kishte shumë pak gjasë që ai të mbante veshur

një uniformë ushtarake. Ngrohja globale ishte diçka që mund të ngjallte shqetësim në Organizatën Ndërkom-bëtare Mjedisore “Greenpeace”. Krahasuar me të fituarit e një lufte, shpëtimi i planetit ishte një koncept shumë i paqartë për t’i kushtuar vëmendje, shumë i mjegullt për ta përfshirë në planëzim. Nuk është më. Ndërlikimet e mundshme të një ndryshimi të klimës janë duke zënë vend ngadalë dhe me vështirësi në rendin e ditës së sigurisë - nga kërcënimi i ngritjes së nivelit të deteve dhe përmbytjes së ishujve fushorë si Diego Gar-cia deri në fatkeqësitë madhore të motit, të cilat kërkojnë operacione masive shpëtuese ose lehtësuese për migrimet në masë, që shoqërohen me rritje ten-sionesh dhe madje edhe me konflikte. Megjithëse të ngarkuar me shumë pasiguri dhe me caqe kohore të paqarta, këto skenarë mund të përfshijnë forcat e ar-matosura. Më ndikim të menjëhershëm janë pasojat e një harte të ndryshuar. Arktiku, me ngrohje më të shpe-jtë se mesatarja globale, është duke sprovuar ndry-shimin e gjeografisë së vet nga tërheqja e akujve. Pa-pritmas, burimet e tij natyrore janë më të arritshme dhe mosmarrëveshjet kufitare, të harruara prej kohësh nën akull, tashmë janë të dallueshme. Roja Bregdetare e SHBA-ve ishte në mesin e atyre që morën një thirrje paralajmëruese arktike, kur u ndodh para detyrës për të patrulluar zgjatimet detare, të cilat zakonisht kishin qenë të ngrira. Në një fluturim me aeroplan C-130 mbi Alaskë, në shtator 2008, komandanti i Rojës Bregdetare të rajonit, Kundëradmirali Xhin Brooks (Gene Brooks), më tha: “Detyra ime është për të patrulluar ujërat rreth Shteteve të Bashkuara dhe tani ka shumë ujë atje ku më parë zakonisht kishte akull, pa u zgjatur më tej. “Unë

Ndryshimi i klimës mund të rezultojë më i rrezikshëm se terrorizmi

siguRia

nuk e vras mendjen si po ndodh ose pse po ndodh, por ajo çka mund t’ju them është se akulli është duke u shkrirë dhe ne duhet të futemi atje”. Kundëradmirali Bruks e përshkroi Arktikun si një kufi të ri. Dhe për të mbështetur praninë e Rojës Bregdetare, ai dërgoi ani-je dhe aeroplanë pararendës dhe krijoi një pozicion të përparuar në Barrow (Barrou). Sfidat përfshinin sigu-rimin e logjistikës dhe të ndërlidhjes në largësi tejet të mëdha dhe përqendrimin e anijeve në ujëra të panjohur - dhe të gjitha në një afat kohor të përshpejtuar. Prej disa vitesh, shkencëtarët kanë vëzhguar një zvogëlim të vazhdueshëm të mbulesës së akullit, ku më e shum-ta e hulumtuesve parashikojnë që deri në fund të shek-ullit të mos ketë më akull. Por më 2007, shkrirja vjetore e zvogëloi akullin në atë masë të parashikuar për vitin

Çështjet mjedisore nuk janë më domen i hipive dhe i përkrahësve të ruajtjes së pyjeve dhe ushtarakët e dinë mirëfilli sa të rëndësishme janë ato

DAvID SHUKmAN*

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 46

2055. Kundëadmirali Bruks e përshkroi veten si të shastisur nga fakti që shtresa të mëdha akulli janë zhdukur kaq shpejt. Një arsye për shqetësimin e tij ishte gjasa e rritjes së transportit detar në ujërat polare të Amerikës. Në vitin 2007, Agjencia Europiane e Hapë-sirës zbuloi se Kalimi i mitizuar Veri-Perëndim, rrugëka-limi detar që lidh Atlantikun me Paqësorin, ishte për një kohë të shkurtër pa akull. Kjo rriti perspektivën e një vije të re detare transporti. Anije turistike dhe jahte patën filluar të përdornin kalimin dhe, nëse ndeshnin në vështirësi, do të ishte detyra e Rojës Bregdetare për t’i ndihmuar ato. Shkrija gjithashtu rriti tensionet në lidhje me kontrollin. Kalimi Veri-Perëndim dredhon midis ishujve të arkipelagut arktik kanadez dhe është vështruar nga qeveria ka-nadeze si pjesë e territorit të saj sovran. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende europiane argumen-tojnë se rruga ujore është mjaft e gjerë për t’u vlerësuar si ndërkom-bëtare. Gjithashtu, mosmar-rëveshje të tjera polare u shfaqën publikisht. Një parlamentar rus përdori nëndetëse të vogla për të ngulur një flamur rus në shtratin e detit të Polit të Veriut në mbështetje të pretendimeve të vendit të tij. Ministrat danezë dhe kanadezë nxituan drejt Veriut për të valëvitur flamujt e tyre. Dhe kundëradmirali Bruks paralajmëroi se këto mos-marrëveshje në mes të shteteve arktike ishin një ogur i keq për katastrofë. “Me kufij të papërcaktuar dhe pasuri të madhe”, tha ai, “atje ekz-iston mundësia për konflikt ose konkurrencë. Gjithmonë ka rrezik për konflikt atje ku nuk janë vendosur dhe përvijuar kufij të mirëpranuar”. Pra shkrirja është e barasvlershme me zhvendosjen e një shkëmbi dhe zbu-limin e kërcënimeve nën të. Por pasojat e ngrohjes shtrihen përtej Arktikut dhe kanë qenë zbuluar më 2007 në një studim të rëndësishëm nga Zyra Këshillimore e Korporatës Financiare CNA me bazë në Uashington. I udhëhequr nga një grup ekspertësh prej oficerësh të

lartë në pension, në të argumentohej se ndryshimi i klimës nuk do të shkaktonte kriza të veçanta, më shumë nga sa mund të vepronte si “një kërcënim i shumëfishtë për mungesë stabiliteti në disa nga rajonet më të paqëndrueshme të botës”. Ky është një vëzhgim themelor. Ndërkohë që disa luftëtarë të mjedisit më-tojnë se ngrohje globale do të thotë – ose deridiku nënkupton – katastrofë masive dhe të menjëhershme, hollësirat shkrimore të kushteve të marrëveshjes me shkencën janë me më shumë ngjyrime. Kjo sugjeron që modelet e ndërrimit të motit, të shkaktuara nga ndry-shimi i klimës, mundet që me kalimin e kohës t’i përkeqë-

sojnë më tej situatat e vështira. “Ne do të paguajmë për këtë në një formë apo një tjetër. Ne do të pa-guajmë për të ulur shkarkimin e gazit serrë sot dhe do të duhet të marrim parasysh deri diku pasojat ekonomike. Ose do të paguajmë çmimin më vonë në aspektin ush-tarak. Dhe kjo do të përfshijë jetë njerëzore”. Siç theksohet në ra-portin e CNA-së, ndryshimet do të përkeqësonin “standardet e jetesës tashmë të ulëta në shumë vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, duke shkaktuar mungesë stabiliteti politik dhe mundësi kri-jimi të shteteve të shpërbëra”. Me fjalë të tjera, rajone që po goditen më shumë nga nxehtësia, thatë-sira apo stuhitë, do të sprovojnë

një barrë shtesë mbi ngarkesën ekz-istuese. “Ndryshe nga shumica e kërcënimeve të sig-urisë së zakonshme me përfshirje të një njësie të vetme, duke vepruar në mënyra dhe pika të veçanta në kohë, ndryshimi i klimës përmban në vetvete mundësinë që të çojë në çrregullime të shumta kronike, që mund të ndodhnin në shkallë botërore në të njëjtin afat kohor”. Në ndihmesën e tij për raportin, Gjenerali Antoni Zini (Anthony Zinni), ish-komandant i Komandës Qendrore, paraqiti qartësisht një rrugëdalje të zymtë: “Ne do të paguajmë për këtë në një formë apo një tjetër. Ne do të paguajmë për të ulur shkarkimin e gazit serrë sot dhe

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 47

do të duhet të marrim parasysh deri diku pasojat ekono-mike. Ose do të paguajmë çmimin më vonë në aspektin ushtarak. Dhe kjo do të përfshijë jetë njerëzore”. Thënë shkoqur qëllimisht, ato fjalë nxjerrin në pah mëdyshjen me të cilën ballafaqohet bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që përpiqet për të përparuar në zgjidhjen e problemit. Për gati dy dhjetëvjeçarë janë kryer bisedime në kuadrin e Konventës Themelore të OKB-së mbi Ndry-shimin e Klimës, me zanafillë krijimi në Takimin mbi Tokën në Rio, më 1992. Zakonisht këto janë mbajtur në nivel të ministrave të mjedisit, sado që bisedimet në Kopen-hagë të dhjetorit 2009 tërhoqën dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin Obama të Shteteve të Bashkuara dhe Kryeministrin Uen të Kinës. Ajo ngjarje u përshkrua si mundësia më e mirë e dhënies së një shtyse për të arritur në marrëveshje. Por ajo u karakterizua nga kundërshtimi dhe përfundoi padobish-mërisht. Objektivi i këtij procesi, në dukje i thjeshtë por mjaft i ndërlikuar, ka qenë: hartimi i një traktati detyrues global për të ulur gazet serrë, që shkencëtarët thonë se janë në një masë të madhe prapa ngrohjes së kohëve të fundit. Dhe faktet kryesore janë pak a shumë mjaft të thjeshta: viti i kaluar ishte nga më të nxehtit i regjis-truar dhe ishte gjithashtu i 34-ti vit në vijueshmëri më i ngrohtë se temperatura globale mesatare për shekul-lin e 20-të. Në të njëjtën kohë, nivelet e dioksidit të karbonit, përbërës kryesor i gazit serrë, janë rritur për çdo vit qëkurse filluan matjet më të sakta më 1958. Dhe është e mirëpranuar që dioksidi i karbonit bllokon nxehtësinë në atmosferë. Shumica e qeverive i pranojë këto parime bazë të shkencës dhe përfundimin kryesor që shkarkimet e gazeve të shkaktuara nga njerëzit janë në një masë të madhe prapa ngrohjes së kohëve të fundit. Dhe pothuajse pa përjashtim, ato bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme si kundërpërgjigje. Por mosmarrëveshjet në Kopenhagë nxorën në pah kufizimet e asaj që ata ishin përgatitur për të bërë dhe pak ka ndryshuar që atëherë. Kina, shkarkuesja më e madhe në botë e gazeve serrë, e vlerëson vetveten si një vend në zhvillim dhe argumenton se bota e zhvilluar duhet të paraprijë në rrugën e pakësimit të shkarkimeve të gazit, duke mospranuar që vetë të jetë e lidhur me detyrime traktatesh ndërkombëtare. Dhe Shtetet e Bashkuara, ndotësi i dytë më i madh, janë të palëkundshme gjithash-tu. Pavarësisht nga qëllimi i shprehur prej Presidentit Obama për përfshirjen në një përpjekje globale, planet e një projektligji për klimën brenda vendit dështuan në senat, duke e bërë pjesëmarrjen e SHBA-ve në një mar-rëveshje ndërkombëtare gati të pamundur për një të ardhme të afërt. Si rrjedhojë, në bisedimet e OKB-së në lidhje me këtë shqetësim, në Meksikë, u arritën vetëm përparime të pamjaftueshme për çështje deri diku të vogla. Ndërkohë, gjatë viteve të gjata të bisedimeve është arritur vetëm në një marrëveshje të qëndrueshme deri më tani: Protokolli i Kiotos i vitit 1997. Në atë kohë, ai ishte një ngadhënjim i bisedimeve, por i parashikuar të përfundonte më 2012, gjithsesi nuk përfshinte Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. (Në 8 dhjetor 2012, në Doha të Katarit u miratua “Amendamenti i Dohas për Pro-tokollin e Kiotos”. Ndër të tjera, ky amendament përf-shinte angazhime të reja për palët e Aneksit I të Pro-tokollit të Kiotos, të cilët kishin rënë dakord që të an-gazhoheshin në një periudhë të dytë nga 1 janari 2013 deri në dhjetor 2020. Delegatët në konferencën e Katarit për klimën, ranë dakord me shtyrjen e Protokol-lit të Kiotos deri në vitin 2020. Pas debatesh, Bashkimi Europian, Australia dhe disa vende të tjera të industri-alizuara pranuan të firmosin për reduktimet detyruese të emetimit të gazit karbonik deri në vitin 2020.

Megjithatë, nga Protokolli përjashtohen disa nga vendet-ndotës të mëdhenj, si SHBA, Kina dhe India.)

Duke qenë se, shkarkimet e gazeve vijojnë të jenë në rritje, shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se për çdo vit që kalon, mundësitë e shmangies më vonë të ndikimeve të rrezikshme do të jenë më të pakta. Për këtë nuk ka asgjë të sigurt; ngrohja e mëtejshme nuk nënkupton probleme të menjëhershme. Përndryshe, është më shumë një çështje e gjasave: sa më të larta përqendrimet e gazit serrë, aq më e madhe mundësia e rasteve të ashpërsimit të motit në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Një nga të parët që formuloi ngrohjen globale si një çështje të sigurisë ishte ish-këshilltari kryesor shkencor në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Pro-fesor Dejvid (David) King. Ai lëshoi një paralajmërim të zymtë: ndryshimi i klimës mund të rezultojë më i rrezik-shëm se terrorizmi. Është shumë herët për të gjykuar. Ndikime tepër të rrezikshme nga ngrohja nuk janë para-shikuar deri në gjysmën e dytë të këtij shekulli ose më tej. Por nëse shkencëtarët kanë të drejtë, me kalimin e kohës gjasat mund të vijnë duke u përkeqësuar.

*Dejvid Shukmen është Korrespondent i Lajmeve të BBC-së për Shkencën dhe Mjedisin. Si Korrespondent për

Mbrojtjen (1987-1995) dhe më pas si Korrespondent për Europën (1995-1999), ai ka raportuar rregullisht mbi

NATO-n. Libri i tij i fundit “Raportim i drejtpërdrejtë nga fundi i botës”, u botua vitin e kaluar.

Burimi:nato.int

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 48

ë prag të ditës kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë në vitin 1999 si rezultat i dispozitave të Rezolutës 1244 së Kombeve të Bashkuara, KFOR-i përkujtoi ushtarët e rënë të misionit të tij. Kanë kaluar 15 vjet që nga fillimi i misionit të KFOR-it në Ko-sovë, kur rreth 55.000 ushtarë nga 36 vende u vendosën për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt, lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët si dhe për të sjellë paqen në vend. Mijëra ushtarë kanë marrë pjesë në këtë mision gjatë viteve, duke kontribuar me angazhimin, përkushtimin, pro-fesionalizmin dhe entuziazmin e tyre për ta bërë këtë pjesë të Ballkanit një vend më të mirë, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar institucionet të rriten në emër të demokracisë dhe të pluralizmit. KFOR-i i ka qëndruar besnik pari-meve të tij themeluese, i paan-shëm, i baraslarguar dhe i frymë-zuar nga vlerat e demokracisë dhe dialogut. Ne mund të themi se situata sot është përmirësuar shumë në krahasim me vitin 1999: Siguria është garantuar për të gjithë qytetarët, duke lënë mën-janë përkatësitë etnike, bindjet fetare dhe gjuhën. Institucionet qendrore dhe lokale në Kosovë janë rritur në pikën që sot sigu-ria publike është garantuar nga Policia e Kosovës, të cilën të

N

NATO, 15 vjet në KOsOvë

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 49

12 qershor1999-2014, KfoR-i, një histori suksesi, për Kosovën

Mijëra ushtarë kanë marrë pjesë në këtë mision gjatë viteve, duke kontribuar me angazhimin, përkushtimin, profesionalizmin dhe entuziazmin e tyre për ta bërë këtë pjesë të Ballkanit një vend më të mirë, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar institucionet të rriten në emër të demokracisë dhe të pluralizmit.

‘misionigjithë qytetarët pa dallim e shohin

me admirim dhe e konsiderojnë një pikë të fortë referimi: Në këtë per-spektivë, KFOR-i, si një përgjigje e tretë, në përputhje me mandatin origjinal të vendosur nga Rezoluta 1244, është i pranishëm aty ku është e nevojshme, duke qetësuar e parandaluar, ende i gatshëm për të ndërhyrë vetëm kur situata përkeqësohet. Një dëshmi e kohëve të fundit e këtij përmirësimi të prekshëm e të konsiderueshëm, ishin zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit, të mbajtura në mënyrë

demokratike, paqësore dhe pa inci-dente. Kjo ngjarje shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në histo-rinë e Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në procesin demokratik, si një shenjë pjekurie e arritur nga njerëzit dhe organiza-tat vendore të sigurisë si dhe nga të gjithë institucionet e Kosovës. Policia e Kosovës ka luajtur një rol qendror për shkak të profesional-izmit, eficiencës dhe efektivitetit që demonstroi për të garantuar kuadrin e nevojshëm të sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 50

në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër. Dialogu konstruktiv ndemjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Eu-ropian, mbështetja e të gjithë ak-torëve në skenën ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara me misionin e UNMIK-ut, Bashkimi Europian, EULEX-i dhe OSCE-ja, ambasa-dorët në Kosovë, rrjedhja pjel-lore e informacionit me shefat e Mbrojtjes së vendeve fqinje si dhe mbështetja e konsiderueshme e KFOR-it dhanë frytet e tyre. Për ta përmbledhur, 5.500 ushtarët të 30 kombeve që përbëjnë sot kontingjentin shumëkombësh të KFOR-it, janë të mjaftueshëm për të garantuar, në rolin e përgjigjes së tretë, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Dhjetë herë më pak forca se në të kaluarën, dh-jetë herë më shumë siguri se në vitin 1999: “KFOR-i, një histori suksesi për suksesin e Kosovës”. Në këtë kontekst, një ceremoni solemne me rastin e 15-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kujtoi 136 ushtarët e KFOR-it nga 16 kombe, të cilët ofruan jetën e tyre për kauzën e lirisë dhe paqes për një Kos-ovë më të mirë, për një Europë më të mirë, për një botë më të mirë për të gjithë qytetarët, të cilët mund të jetojnë tashmë në një mjedis të sigurt, pa dal-lim race, gjuhe, etnie apo besimi fetar. Gjeneralmajor Salvatore

Farina, komandant i KFOR-it, me këtë ceremoni të thjeshtë, por solemne, së bashku me të gjithë burrat e gratë e KFOR-it, dëshiron që të gjithë të kujtojnë turmat e panumërta së ushtarëve të së gjithë kombeve që paraprinë. Farat që mbinë prej punës së tyre, dedikimi dhe ndonjëherë sakrifica e fundit, krijuan rezultatet për të cilat u mblodhëm sot: Paqja, siguria, liria, demokracia dhe plu-ralizmi. “Përsëri së bashku për të ardhmen e Kosovës”.

Përgatiti Alba Musaraj, burimi: aco.nato.int/kfor

Një ceremoni solemne me rastin e 15-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kujtoi 136 ushtarët e KFOR-it nga 16 kombe, të cilët ofruan jetën e tyre për kauzën e lirisë dhe paqes për një Kosovë më të mirë, për një Europë më të mirë, për një botë më të mirë për të gjithë qytetarët, të cilët mund të jetojnë tashmë në një mjedis të sigurt

‘kfori

Nr. 6 - qershor 2014/ Mbrojtja 51

Mbrojtja / Nr. 6 - qershor 2014 52

STATUSi, mbizotërojnë vlerat e fillesës...

Posteri që pa-raqitet këtu, ka fituar ven-din e katërt mes posterave

të NATO-s për Bash-këpunimin Europian, të cilët përpiqeshin të jepnin këtë bash-këpunim nëpërmjet pasqyrimit te Plani Marshall. Pamja tre-gon një grua (Eu-ropën) që mban në dorën e djathtë një pëllumb dhe një ùsht në dorën tjetër. Mbi supe ajo mban një shirit i cili përbëhet nga flamujt e vendeve evropiane. Para saj qëndrojnë kallëza gruri, të cilat sim-bolizojnë bollëkun dhe begatinë e pas saj duket një fabrikë, gjë që tregon zhvillimin industrial apo edhe shkencor. Prodhues i këtij posteri të vitit 1950, me autor itali-anin Mario Puppo, është NATO. Zhvil-limi ekonomik ka ecur gjithnjë në mënyrë paralele me stabi-litetin dhe sigurinë e vendeve evropiane. Në këtë mënyrë, mar-rja e statusit të ven-dit kandidat të BE-së nga Shqipëria, ecën paralel me një politikë evropiane të nisur që pas LIIB. Shq-ipëria po integro-het gradualisht dhe tërësisht në Europë dhe anëtarësimi në NATO ishte veç fil-limi.