44
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 80-të i botimit Nr. 3 Mbrojtja Flamuri shqiptar, dy vjet në qiellin evropian

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · të Shqipërisë, Presiden Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Krye- tarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes

  • Upload
    lamliem

  • View
    227

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 80-të i botimitNr. 3

Mbrojtja

Flamuri shqiptar, dy vjet në qiellin evropian

2 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

P ë rmba j t j anumri 3

REZERVAT NATYRORE

XHENIERËT

AKTIVITETI

KONCERTI

PËRMENDORJA

20

30

32

34

38

Libia, “perlë” e zezë apo perlë blu?

Një urë lidhëse e FA-së me komunitetin civil

Strukturë profesioniste për sportin

Të magjepsur nga magjia e thesarit muzikor

Çështja kombëtare në librin e Strazimirit

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

STAFI

5 INTERVISTA

Transformimi i vërtetë fillon nga ushtari profesionistAnëtarësimi i vendit në NATO përbën një ndër arritjet më të mëdha në historinë ...

12 NATO

Shqiperia anëtare me të drejta të plota në NATORatifikimi i Protokollit të Anë-tarësimit të Shqipërisë në NATO nga Parlamenti...

8 ALEANCA

Bilanci i një pune dhe përpjekjeve dy vjeçareDy vjet pas anëtarësimit në NATO komandantët e një-sive kryesore të Forcave...

26 REFORMA

Gruaja në ushtri një kriter cilësorKa modele të ndryshme dhe praktika të mira të pjesëmar-rjes së femrave në Forcat...

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 3

Ed i to r i a l

Dy vite më parë, shumë shqiptarë gjendeshin në Stras-burg, qyte�n verior ga� fqinj me Bazelin, për të përjet-uar ngjarjen epokale për mbarë kombin dhe atdheun tonë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Krahasuar me ato ditë qershori të vi�t 1995, kur Shqipëria në Stras-

burg pranohej në Këshillin e Europës, emocionet e 2, 3 dhe 4 prillit 2009 ishin thjesht fes�ve. Disa ditë më parë, ditën e mërkurë, 1 prill 2009, kryhej pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington depozi�mi i instrumenteve të ra�fikimit të anëtarësimit në Organizatën e Trakta�t të Atlan�kut të Veriut, çka shënonte për-fundimisht anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Shqipërisë në aleancën më të fuqishme poli�ke dhe ushtarake që ka njohur histo-ria. Në përgjigje të �esës së bërë Shqipërisë dhe Kroacisë më 31 mars 2009 nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, am-basadori ynë në kryeqyte�n amerikan, udhëzuar po atë ditë nga min-istri i jashtëm shqiptar, do ta depozitonte në Departamen�n e Shte�t të SHBA instrumen�n e ra�fikimit të Aderimit të Shqipërisë në Organi-zatën e Trakta�t të Atlan�kut të Veriut. Për të shkuar drejt e në zana-fillë, duhet thënë se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ishte kurorëzuar më 9 korrik 2008, kur në Bruksel, Selinë Qendrore të Aleancës, nënshkruhej ra�fikimi i Protokollit të Aderimit. Ka shumë ar-sye të tjera pse Strasburgu, paralel me Brukselin mbajtës i statusit të kryeqyte�t të Bashkimit Europian, krijon një familjaritet të menjëher-shëm për shqiptarët. Ky qytet, përshkruhej ato ditë nga mediat tona si një udhëkryq i përhershëm i Europës kon�nentale, qytet kozmopolit, ku të krishterët protestantë dhe katolikë jetojnë në harmoni mes tyre dhe falen në të njëjtën kishë. Shembuj më të përkryer se kaq mund të gjesh vetëm tek shqiptarët, tek toleranca jonë proverbiale ndaj çdo përkatësie të ndryshme brenda apo jashtë nesh. Ato ditë fillim-prilli Strasburgu shtronte tape�n e kuq të spektaklit poli�k më të madh të vi�t për shumëçka më të bujshme se pranimi i Shqipërisë dhe Kroa-cisë në NATO. Ngjarje më vete do të bënte ardhja e Presiden�t Barack Obama dhe Znj. Obama. I bujshëm do të ishte edhe kthimi i Francës në strukturat e NATO-s, larguar andej që nga koha e Gjeneralit të njo-hur De Gol, para 43 vjetësh. Natyrisht, në vëmendje do të ishte fak� që NATO mbushte 60 vjetorin e themelimit dhe, prej aty, ajo do të merrte konfirmimin e rolit të ri të saj të pas Lu�ës së Ftohtë, duke u bërë tash-më nga një faktor Atlan�ko-Verior në një faktor Global. Takimi i radhës i NATO-s mbahej paralel në Baden-Baden e Kehl të Gjermanisë dhe në Strasburg të Francës. Në këtë konfiguracion shtrihej edhe zhvillimi i ngjarjeve të atyre ditëve aq të ngjeshura me dreka e darka zyrtare, me konferenca shtypi, me mbledhje të mirëfillta, të cilat kryesoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap De Hup Shefer, nga Presi-den� i Francës Nikola Sarkozi dhe Kancelaria gjermane Angela Merkel. Kështu, të shtunën më 4 prill, mbërrinin edhe delegacionet poli�ke të Shqipërisë, Presiden� Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Krye-tarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Rëndësinë e pranimit në NATO do ta dëshmonte të nesërmen Tirana, ku do të mblidheshin në Sheshin Skënderbej mbi 150 mijë shqiptarë, të cilët do të përshëndeteshin me Kryeministrin Berisha të sapokthyer nga Strasburgu. Dy ditë më vonë,

Me Shqipërinë në NATO, në NATO është kombi shqiptar

më 7 prill, në Bruksel, në Selinë Qendrore të NATO-s, përsëri Berisha do të ngrinte flamurin tonë kombëtar. Dhe do të ishte flamuri i parë në vargun e flamujve që simbolizojnë 28 vendet anëtare të NATO-s. Ne jemi krenarë sepse flamuri i Republikës së Shqipërisë valëvitet kah për krah mes flamujve të vendeve të NATO-s pranë shtabit të NATO-s, në Bruksel si një simbol i pranisë së vendit tonë në gjirin e familjes së vendeve të Aleancës. Pranimi i Shqipërisë në NATO vinte një vit e pak pas shpalljes zyrtare të pavarësisë dhe sovranite�t të Kosovës. Do të ishte një tjetër ngjarje epokale e shqiptarëve që do të mbante vulën e mikut të madh të shqiptarëve, Xhorxh Bush, vulën e miqësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, pothuaj i gjithë Mesdheu verior, duke filluar nga Gjilbraltari deri aty ku kufiri turk puqet me kufirin sirian është në NATO. I vetmi segment ende jashtë saj – përkohësisht – janë 294 kilometrat e vijës bregdetare malazeze. Me Shqipërinë në NATO është në NATO kombi shqiptar. Anëtarësimi në NATO nuk përbën fundin e një procesi të transformimit të FA, por ai është një themel i fortë në rrugën për progres të vazhdueshëm të reformave poli�ke, ligjore dhe ekonomike. Shqipëria dhe FA mbeten të angazhuar për të ndarë përgjegjësitë për rritjen e sigurisë me vendet e Aleancës dhe për të realizuar të gjitha objek�vat për transformimin e vazhdueshëm, për të patur një forcë moderne profesioniste, siç i takon një vendi të Aleancës.

4 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Prof. Dr.

Bamir Topi, me rastin dyvjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, më datë 4 prill, zhvilloi një vizitë pranë Batalionit të Forcës Speciale Tokë-sore në Zall-Herr, ku inspektoi dhe u njoh nga afër me veprimtaritë e strukturave të këtij ba-talioni. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj, Ko-mandanti i Forcës Speciale Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdaj, Komandanti i Batalionit Special, Nënkolonel Dritan Demiraj, drejtues të tjerë të këtij Batalioni, ushtarakë të lartë, anë-tarë të Kabinetit të Presidentit, etj.

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Ko-mandant i Përgjithshëm i Forcave të Armato-sura, Prof. Dr. Bamir Topi, në fjalën e tij me këtë rast, u shpreh: Është padyshim një ngjarje tepër e shënuar, besoj mjaft emocionuese, që sot së bashku të përkujtojmë ditën e themelim-it të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake, Aleancës më të madhe për paqen dhe sigurinë në botë, por të festojmë së bashku edhe dy-vjetorin e pranimit të Shqipërisë si vend me të drejta të plota, anëtar i NATO-s. Kjo ditë ka qenë e mirëpritur dhe e bazuar në një aspiratë të thellë dhe të gjerë të popullit shqiptar, në një rast gati unikal, ku gati 96% e popullsisë e kanë mbështetur këtë vendim politik të institu-cioneve të Shqipërisë. Ne jemi krenarë sot që jemi pjesë e NATO-s. Jemi krenarë që jemi kon-tribuues për paqen dhe sigurinë në botë.

Unë jam krenar, si President i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Ar-matosura, me forcën tuaj, me intelektin tuaj dhe profesionalizmin tuaj, keni dëshmuar që jeni jo vetëm aleatë të kësaj Aleance të mad-he, por jeni në standardet e bashkudhëtuesve tuaj në luftën kundër terrorizmit ndërkombë-tar, në luftën për vendosjen e paqes në rajone të ndryshme të globit. Ne jemi krenarë sot, që

Statusi aktual i FA në NATO, pasojë e reformave politike e ushtarake

citojmë këtë histori relativisht të shkurtër, por heroike të Forcave tona të Armatosura, duke kontribuar në Bosnje, duke kontribuar në Irak, duke kontribuar sot vërtet në misione luftarake edhe në Afganistan.

Unë besoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që statusi aktual i Shqipërisë në NATO është pasojë e reformave të thella politike dhe ush-tarake. Është pasojë e një kontributi real i të gjithëve për të ndërtuar ligje, për të ndërtuar rregullore, për t’u përgatitur, sikurse unë e pa-shë edhe sot, që ju jeni rritur dhe rriteni nga viti në vit.

Unë edhe njëherë dëshiroj t’ju përshëndes juve, të përshëndes nga ky mjedis Forcat tona, të cilat kontribuojnë në mënyrë shumë pro-fesionale e dinjitoze në Afganistan, t’ju për-shëndes juve, përshëndes familjet tuaja, të cilat kanë qenë mbështetëse reale në të gjithë angazhimin tuaj, të përshëndes autoritetet më të larta ushtarake dhe t’ju uroj juve dhe të gjithë popullit shqiptar: Gëzuar ditën e 4 prillit, si një ditë e cila është memorizuar dhe është shkruar me shkronja të arta në historinë mod-

PRESIDENTI TOPI INSPEKTON BATALIONIN E FORCËS SPECIALE TOKËSORE ME RASTIN E DYVJETORIT TË ANËTARËSIMIT NË NATO

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 5

Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot në një konferencë të posaçme për shtyp, dy vjetorin e anëtarësimit të

Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Duke e cilësuar këtë ditë si një nga ng-jarjet më historike të vendit tonë, kryeministri Berisha tha: “Sot është dy vjetori i një prej ng-jarjeve, datave më kryesore në historinë e lirisë së shqiptarëve, është anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Anëtarësi-mi i Shqipërisë në aleancën më të madhe të lirisë, që kohërat kanë njohur ndonjëherë për-bën edhe arritjen më madhore të shqiptarëve në fushën e sigurisë dhe lirisë së tyre. Aleanca e Atlantikut të Veriut, që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme u shndërrua në mburojë të pa depërtueshme të lirisë së kombeve të qytetëruara, të botës së lirë.

Me anëtarësimin në këtë aleancë, shqiptarët kanë të garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri. Anëtarësia në këtë aleancë përbën një arritje madhore për kombin shqiptar, i cili ka pasur një histori të shkuar shumë të dhimbshme, kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, erdhi para së gjithash dhe mbi të gjitha si rrjedhojë e atyre reformave të thella dhe të gjithanshme, që qeveria shqiptare ndërmori pas vitit 2005. Ai ishte rezultat i suksesit të padiskutueshëm të këtyre reformave, që shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare dhe ekonominë e tregut, në një demokraci funksionale dhe në një ekonomi tregu funksionale. Gjithashtu ishte rezultat i reformave të thella të forcave të armatosura, kontributit të pa diskutueshëm të ushtarakeve shqiptarë në të gjitha frontet dhe zonat, ku NATO kërkoi mbështetjen e këtij vendi.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte pa diskutim rezultat i mbështetjes së fuqishme të qeverisë dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmës së gjithan-shme të vendit udhëheqës, të Aleancës së At-lantikut të Veriut dhe të gjitha vendeve të tjera anëtare. Duke përshëndetur në këtë datë, më e madhja në historinë e sigurisë së lirisë së shqiptarëve, çdo shqiptar, duke përshëndetur

Shqiptarët garantuan të ardhmen e tyre në liri

në mënyrën më të përzemërt të gjitha vendet anë-tare të aleancës së Atlantikut të Veriut, qever-itë e të cilave mbështetën anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, në këtë aleancë dy vjet më parë, ne i shprehëm mirënjohjen më të thelle qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmën e madhe që na dha në këtë drejtim dhe për mbështetjen e fuqishme. Dua të përshëndes sot çdo qytetar shqiptar për këtë arritje historike. Dua të garan-toj Aleancën e Atlantikut të Veriut, se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten plotësisht të vendosur, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmbushur me dinjitet të plotë, çdo obligim që rrjedh nga anëtarë-sia e vendit në këtë aleancë, si në misionet e saj në zonat operative, ku aleanca është e angazhuar dhe do angazhohet, ashtu edhe në konsolidimin në Shqipëri të shtetit ligjor, rendit kushtetues, ga-rantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, reformave të thella të forcave tona të armatosura për përshtatjen e tyre gjithnjë e më të mirë me standardet e kësaj aleance.

Dhe njëherë urimet më të përzemërta për çdo shqiptar.

KRYEMINISTRI BERISHA PËRSHËNDET DY VJETORIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO

6 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

1. Zoti Gjeneral, Forcat tona të Armatosura kanë hyrë në një stad të ri, atë të plotësimit të shkallëzuar të standardeve të NATO-s. Si gjendet FA pas dy vjetësh të anëtarësimit në NATO dhe cilat janë sfidat që po përballen FA sot?

Anëtarësimi i vendit në NATO përbën një ndër arritjet më të mëdha në historinë e vendit tonë. Shqipëria dy vjet pas anëtarësimit në NATO është bërë pjesë e atyre realiteteve demokratike, në theme-let e të cilëve qëndrojnë vlerat më të përparuara që ka zhvilluar njerëzimi deri më sot. Por ky anëtarësim përveç avantazheve të mëdha, po kaq të larta i ka edhe përgjegjësitë dhe angazhimin tonë për përm-bushjen e përgjegjësive. Stadi i ri në të cilin ndodhemi aktualisht kërkon edhe ndërmarrjen e reformave në mënyrë që ato t’i përgjigjen kërkesave të aleancës por edhe natyrës së kërcënimeve dhe sfidave që qëndro-

jnë përpara Forcave të Armatosura në vitet që vijnë. Gjatë këtij vitit në vazhdim ne jemi të fokusuar në disa zhvillime të rëndësishme siç janë implementimi sa më parë i strukturës së re të FA, përfundimi me sukses i procesit të ushtarit profesionist, angazhimi për re-alizimin e objektivave të forcës, vazhdimi i procesit të demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta, detyrim ky që do të përmbushet brenda afateve kohore të përcaktuara, vazhdimi i procesit të modernizimit të FA, vazhdimi i procesit të rishikimit të disa ligjeve të rëndësishme etj. Bilanci i këtyre dy vjetëve është shumë pozitiv.

2. Cili është niveli aktual operacional i FA duke përfshirë edhe forcat që kryejnë misione jashtë ven-dit?

Dy vjet pas 4 prillit të 2009-ës, ne kemi në misione 338 ushtarakë të cilët shërbejnë në katër kontinente me qëllim ruajtjen dhe konsolidimin e paqes dhe të sig-urisë në vendet ku ata janë. Siç jeni të informuar me kërkesën e aleateve tanë është vendosur një rritje e numrit te trupave tanë në kuadër të misionit të ISAF edhe me 85 vetë shifër kjo që e çon numrin e trupave tanë të angazhuar jashtë vendit në 423 vetë.

Ajo që dëshiroj të theksoj këtu është fakti se ush-tarakët tanë në misionet jashtë vendit falë angazhim-it dhe devocionit në kryerjen e detyrave vazhdojnë të reflektojnë vlera pozitive dhe të vlerësohen nga ana e ushtarakëve të lartë që janë në drejtimin e opera-cioneve.

3. Viti 2010 ishte viti i kthesës së madhe të shndërrimit të ushtrisë në tërësisht profesioniste. Si është realizuar ky objektiv dhe ku synon të ar-rijnë FA?

Gjatë vitit që kaloi patëm zhvillime të rëndë-sishme në FA. Siç jeni të informuar filloi implementimi i strukturës së re të FA, strukturë kjo që mendohet

Transformimi i vërtetë fillon nga ushtari profesionist

NTERV I STAI

Intervistë me shefin e SHP të FA, Gjeneral Major Maksim Malaj

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 7

se pasqyron realitetin e për pasojë do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të FA. Momenti i dytë i rëndë-sishëm është ai që lidhet me kthimin e forcave të armatosura në një forcë tërësisht profesioniste. Ky kalim nuk duhet perceptuar si një kalim i thjeshtë me-kanik pra vetëm si ndryshim numrash. Përkundrazi ai është i lidhur ngushtë me kalimin në një stad më të zhvilluar të FA me synimin që burimet njerëzore në FA të Republikës së Shqipërisë të jenë të afta për t’ju përgjigjur kërkesave të Aleancës por edhe nevojave të vendit për zgjidhjen e kapërcimin e problemeve të ndryshme që mund të lindin brenda vendit.

4. Ju përballuat një emergjencë humanitare jo të zakontë në veriun e vendit duke bashkëpunuar edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës, Greqisë, si dhe ato të NATO-s. Sa frytdhënës ishte ky bashkëpunim në interes të popullatës.

Në fillim të vitit 2011 për shkak të situatës së emergjencës së shkaktuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe shiut në Veri të vendit, Forcat e Armato-sura u angazhuan në operacionin për të ndihmuar dhe asistuar në rivendosjen e stabilitetit në këtë rajon. Ky nuk është rasti i parë që ne angazhohemi në mi-sione të tilla. Megjithatë ajo që përballuam në rastin e Shkodrës ishte një emergjencë e dimensioneve tejet të mëdha. Për këtë arsye për përballimin e emergjen-cave në atë mision, u angazhuan përveç FA si dhe të gjitha strukturave tona vendore edhe njësi nga vendet fqinje dhe të NATO-s. Me këtë rast dëshiroj t’i falën-deroj edhe njëherë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në përballimin e situatës. Edhe kësaj here FA qëndruan në ballë të situatës duke ndihmuar banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në kapërcimin e saj me sukses. Pjesëmarrja e njësive të FA në përbal-ljen e situatave të tilla të emergjencës nga njëra anë ka treguar nivelin e profesionalizmit të njësive të for-cave të armatosura dhe nga ana tjetër ky angazhim ka shërbyer edhe në nxjerrjen e mësimeve në mënyrë që në të ardhmen të jemi më të përgatitur t’i bëjmë ballë me sukses situatave të ngjashme jo vetëm me kontributin njerëzor por edhe me pajisje dhe mjete sa më efikase.

5. Transformimi është aktualisht kryefjala në të gjitha forcat e armatosura të NATO-s. Po në FA shqiptare cilët janë hapat e pritshëm për modernizim?

Koncepti i transformimit ësh-të i gjetur nga ana e juaj pasi unë mendoj se ai rrok një sërë kon-ceptesh të tjera të cilat artiku-lohen nga specialistë të fushës kur është fjala për zhvillimin e FA. Transformimi në vetvete përfshin të tërë sistemin duke filluar nga njeriu si hallka krye-sore dhe më e çmuar në të tërë sistemin, për të vazhduar më tej me mjetet që ai përdor deri tek infrastruktura mbësh-

tetëse për zhvillimin me sukses dhe në përputhje me standardet e Aleancës të gjitha detyrimet tona. Një ndër objektivat tona të rëndësishme në këtë proces transformimi është përfundimi i “battle group” deri në vitin 2014. Po në këtë drejtim ne jemi të angazhuar që deri në vitin 2013 të përfundojë procesi i çlirimit nga municionet e tepërta. Së bashku me përmbush-jen e këtyre objektivave të mëdha ne do të vazhdojmë punën për modernizmin e FA me mjete moderne. Siç jeni informuar edhe më parë ne jemi në procesin e implementimit të programeve të modernizmit për të tëra njësitë e FA ku mund të përmend modernizimin e Forcave Detare me mjete moderne apo blerjen e 6 helikopterëve për Forcat Ajrore. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i transformimit ka të bëjë edhe me për-sosjen e programeve të edukimit dhe të trajnimit të FA në përputhje me standardet e Aleancës dhe mun-dësitë tona.

6. A është legjislacioni për ushtarakët shqiptarë sikurse ai i vendeve të Aleancës? Po standardi i zbatueshmërisë së ligjeve?

Paketa ligjore në të cilën mbështetet veprimtaria e FA në kryerjen e misionit të tyre, përbëhet kryesisht nga ligje të miratuara nga legjislativi shqiptar në vitet 2000 dhe si i tillë është hartuar duke pasur parasysh përvojën e NATO-s dhe ndihmën e saj në kuadër të partneritetit. Forcat e Armatosura kanë punuar për zbatimin rigoroz të tyre në të gjithë veprimtarinë si brenda ashtu dhe jashtë vendit në operacionet në mbështetje të paqes, duke kri-juar edhe një standard model për shoqërinë dhe zbatimin e ligjit. Anëtarësimi në NATO, krahas sfidave të tjera, kërkon edhe përshtatjen e legjislacionit tonë me atë të vendeve të NATO-s. Kjo punë ka nisur dhe aktualisht janë në proces rishikimi një numër i konsiderueshëm ligjesh ku do të veçoja për rëndësinë që kanë ligjin Nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 9171 datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armato-sura të Republikës së Shqipërisë”

Intervistoi M. Golikja

8 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Dy vjet pas anëtarësimit në NATO komandantët e njësive kryesore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë bëjnë bilancin e realizmit të

objektivave. Të gjithë këta komandantë konfirmojnë se në këto dy vjet janë hedhur hapa të rëndësishme dhe janë bërë përpjekje shumë serioze për të kthyer Forcat e Armatosura në një ushtri profesioniste të vërtetë. Duke filluar që nga Komanda e Forcave Tokë-sore duke vazhduar me Komandën e Forcës Detare dhe atë Ajrore dhe duke vazhduar me repartet më të rëndësishme në këto dy vjet janë bërë ndryshime rrënjësore dhe janë arritur standarde të njehsuara me ato të vendeve anëtare të NATO-s. Emblema e kë-tyre objektivave janë paqeruajtësit shqiptarë të cilët janë ambasadorët e paqes në vatrat më të nxehta të luftës. Por dhe tërë pjesëtarët e Forcave të Armato-sura në këto dy vjet kanë bërë përpjekje të mëdha për të qenë anëtarë të denjë të NATO-s.

Ja si u realizuan 11 objektiva në Forcat Tokësore

Forca Tokësore, thotë Gjeneral Brigade Viktor Bërdaj si një nga strukturat ushtarake të Shqipërisë, është njëkohësisht dhe kontribuuesja kryesore në procesin e integrimit të plotë të Forcave të Armatosura të RSH-së në NATO. Ëndrra shumë vjeçare e popullit tonë për t’u bërë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, është një inspirim shumë i fuqishëm për drej-tuesin dhe personelin e FT-së, për të përmbushur me sukses misionin kushtetues, por edhe detyrimet ndaj kësaj aleance. Këto detyrime ndaj NATO-s, Forca Tokësore i realizon kryesisht duke kontribuar me njësi luftimi në misione luftarake dhe jo luftarake jashtë vendit. Vlerat që efektivat e FT-së shpalosin përkrah aleatëve në zonat e operacionit, tregojnë qartë punën

profesionale dhe vizionin e qartë të Komandës së kësaj Force, për ta bërë atë një strukturë elite të FA-së. Forca Tokësore në Planin Afatgjatë të Zhvillimit 2010-2020, synon që të implementojë me seriozitet dhe në përputhje me angazhimet ndaj NATO-s, 11 Objektiva Force. Janë pikërisht këto objektiva, shtyllat kryesore mbi të cilat do të mbështetet në vitet në vazhdim zhvillimi i FT-së.

Forca Tokësore, tashmë ka konfirmuar angazhime dhe vlera të spikatura në misionet e përbashkëta në mbështetje të Paqes, si në Bosnje Hercegovinë, Irak, Afganistan dhe Çad. Gjithashtu ajo ka kryer edhe mi-sione të emergjencave civile të komunitetit në nevojë, ku rasti më i fundit është angazhimi në përmbytjet e vitit të kaluar në Qarkun e Shkodrës.

Duke ju referuar statistikave, vetëm gjatë periud-hës Prill 2009 - Prill 2011, FT ka kontribuar me 16 kontingjente në misione jashtë vendit dhe më konk-retisht në:

• Herat, Afganistan 7 Kontingjente• Kabul, Afganistan 5 Kontingjente • Çad 2 Kontingjente• Kandahar, Afganistan 2 Kontingjente

Në kontributin e FT-së me mision jashtë vendit do të veçonim Misionin luftarak “Eagle 1” dhe “Eagle 2” të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afgani-stan, i cili ka nisur nga korriku i vitit 2010. “Eagle 1 dhe Eagle 2” veprojnë në rajonin e Kandaharit, duke kontribuar në plotësimin e misionit përkrah forcave speciale amerikane në partneritet me forcat afgane të sigurisë dhe policisë, të cilët përbëjnë Task Forcën e Luftimit.

Këto kontingjente marrin pjesë në plotësimin e detyrave, në operacione zbulimi dhe informimi, në mbështetjen dhe zbatimin e ligjit në zonën e opera-cioneve si dhe në ndërprerjen e aktiviteteve terror-iste dhe kriminale.

Në përballje me sfidat e së ardhmes, performanca e deritanishme mbetet inkurajuese. Ajo përbën bazën

l ean caABilanci i një pune dhe

përpjekjeve dy vjeçareNga BEJDO MALO

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 9

e suksesit tonë në të ardhmen për rritjen e nivelit të profesionalizmit, modernizimit strukturor, si dhe kon-solidimit të kapaciteteve operacionale.

Menaxhimi i hapësirës ajrore standardi më i rëndësishëm i FA

Aspekt kryesor, thotë komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, i gjithë aktivitetit të Forcës Ajrore në këtë periudhë ka qenë njohja dhe zbatimi i koncepteve dhe standardeve të NATO-s, veçanërisht për drejtimin, komandimin, kontrollin, an-gazhimin dhe aftësimin profesional të personelit tonë. Kjo periudhë 2 vjeçare tregoi, se Forca Ajrore është e aftë për t`ju përgjigjur më mirë kërcënimeve të sotme të Sigurisë Kombëtare. Ajo është në mbështetje të interesave të Republikës së Shqipërisë për sigurimin e hapësirës ajrore. Forca Ajrore është bërë akoma më e aftë për përballimin e sfidave të reja, duke krijuar kapacitete ndërvepruese me institucione të tjera, që kanë interesa në menaxhimin e hapësirës ajrore. Re-alizimi i standardeve të tilla ka bërë, që efektivat e Forcës Ajrore të marrin pjesë dhe të përballojnë me sukses operacionet e përbashkëta me Forcat Ajrore të vendeve anëtare të Aleancës. Kjo gjë u demonstrua më së miri gjatë situatës së emergjencës së shkak-tuar në zonën e Shkodrës. Në ndihmë të shtabit të emergjencës, për përballimin e situatës dhe kthimin e gjendjes në normalitet, kryen fluturime edhe heliko-pterë të vendeve anëtare të NATO-s,( dy helikopterë të Forcave Ajrore Greke një AS-332L Super Puma dhe një CH-47 Chinook, si dhe tri helikopterë UH-60 Sirkosky të Forcave Ajrore Turke). Puna e palodhur dhe studimi në detaje i zonave të përmbytura, përzgjedhja e shesh uljeve të përshtatshme, si dhe konsulenca e dhënë nga koordinatorët e Forcës Ajrore dhanë re-zultate të kënaqshme. Menaxhimi dhe drejtimi i të gjitha mjeteve ajrore që morën pjesë në operacion u realizua nga Forcat Ajrore, direkt nga Baza Ajrore e Gjadrit nëpërmjet vendkomandës mobile dhe avion-drejtuesve tanë, të cilët treguan se janë të niveleve e

standardeve të larta. Kjo periudhë tregon, se trans-formimi i Forcës Ajrore në një forcë me kapacitete operacionale bashkëkohore dhe bashkëpunuese është në rrugë të mbarë. Forca Ajrore ka një organizim dhe një strukturë efektive, lehtësisht të përshtatshme për misionin e saj, i cili ka një koncept operacional të qartë. Bazuar në detyrimet që ka Forca Ajrore për kontrollin e hapësirës ajrore, janë marrë masa për përgatitjen e operatorëve dhe funksionarëve të tjerë sipas TOP, si dhe për ruajtjen dhe arritjen e aftësive në përshtatje me teknikën në përdorim, duke konsid-eruar zhvillimin e stërvitjeve “TANGO SKRAMBLE”, të forcave aleate (CAOC-5 dhe CAOC-7) në territorin e vendit si një element parësor për përgatitjen e efek-tivave tanë. Për sa i përket monitorimit dhe shkëm-bimit të pasqyrave ajrore, anëtarësimi në Aleancë na vë përballë sfidës së projektimit dhe modernizimit të Qendrës së Kontroll-Raportimit me pajisje e sisteme të reja, me qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë me vendet e NATO-s. Gjithashtu një tjetër sfidë është implementimi i programit për shkëmbimin e pasqyrave ajrore me NATO-n dhe realizimi i Air Policing me ase-tet tona.

Modernizim dhe profesionalizëm nga efektivat e Forcave tona Detare…

Në Forcën Detare thotë Kundëradmiral Kudret Çela anëtarësimi i vendit tonë në NATO, e bëri evident ndryshimin dhe reformimin, që në misionin e forcës, vlerësimin e dokumenteve strategjike, përmirësimin e legjislacionit detar, rregulloreve të jetës në anije, kon-solidimin e strukturave vartëse, sigurimin e koman-dim kontrollit në çdo kohë, modernizmin e procesit të stërvitjes dhe sistemit të pajisjeve, mbështetjes të integruar logjistike, etj.Veç kësaj theksoj se, efek-tivat e Forcave tona Detare për vetë specifikën që kanë si zbatuese të ligjshmërisë detare kanë qenë më pranë NATO-s, dhe këtë e kanë treguar në stërvitjet e përbashkëta, vizitat e ndërsjella, kualifikimin e vazh-dueshëm të personelit, etj.

10 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Ne kemi me dhjetëra kuadro të arsimuar e trajnuar në akademitë e aleateve tanë si SHBA, Turqi, Itali, Greqi, Gjermani, Francë, etj, aftësitë dhe profesion-alizmi i të cilëve ka spikatur në të gjitha stërvitjet e zhvilluara vitin e kaluar si:-“AdriJon-Livex”, “Dur-rësi-2010”, “JCET-2010”, krijimin e parkut nënu-jor Ksamil, etj. Në këto stërvitje ka qenë pozitive jo vetëm shkëmbimi i përvojave të mësuara në shkollat e NATO-s, por dhe futja e çështjeve e tematikave të reja në zgjidhjen e detyrave më të cilat po përballen strukturat e aleancës, si lufta ndaj terrorizmit, pira-terisë, trafiqeve të qënieve njerëzore, lëndëve narko-tike, mbrojtjes së mjedisit, pasurive ujore e nënujore në përgjithësi. Gjatë këtij dy vjeçari, puna e shtabit të FD dhe komandave të çdo niveli ka synuar përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave që dalin nga anëtarësimi dhe integrimi i mëtejshëm me strukturat e NATO-s. Gjithashtu për efektivat e Forcës sonë Detare, viti që lamë pas, ka qenë një vit suksesesh dhe realizimesh në përmbushjen sa më mirë të misionit të saj kush-tetues për monitorimin dhe kontrollin e hapësirës sonë detare. Në zbatim të këtij misioni janë zhvilluar me dhjetëra operacione kërkim-shpëtimi nga Saranda në derdhjen e Bunës, ku veç detyrimit ligjor spikat dhe shpirti human i detarëve tanë, ndërkohe që janë ndaluar disa anije për shkelje të legjislacionit detar në zbatim të ligjit të Rojës Bregdetare nr. 8875, datë 04.04.2002, Neni 5,6, etj. Organizimi i FD në struktura lehtësisht të përshtatshme dhe për op-eracionet e emergjencës i tregoi më së miri vlerat në operacionin humanitar të zonës Shkodër-Lezhë, ku anijet tona dhanë një ndihmesë të vyer për ba-norët e Velipojës. Si rezultat i kësaj prezence të përhershme dhe aktive në det, Forcat tona Detare janë bërë një aktor i rëndësishëm dhe i vlerësuar nga opinioni, shteti shqiptar dhe partnerët tanë. Duhet theksuar se kjo prezencë aktive dhe realiz-imi i këtyre detyrave është bërë i mundur në sajë të menaxhimit, përgatitjes dhe trajtimit me kujdes të personelit profesionist, rritjes së numrit të oficerëve dhe nënoficerëve të kualifikuar, përzgjed-hjes së elementit më të mirë nëpërmjet testimeve, kompletimi me 100% personel i reparteve priori-tare, në veçanti Komponentit të Rojës Bregdetare dhe Qendra Vëzhgimit Detar. Po ashtu modernizimi i sistemeve dhe pajisjeve të Forcës sonë Detare ka qenë një element substancial në arritjet e de-ritanishme. Veçojmë këtu instalimin e Sistemit të ri të Vëzhgimit të Hapësirës sonë detare në sajë të zbatimit të projektit me kompaninë “Lockheed Martin”, pajisja me anije të reja të tipit “ILIRIA”, ku anija “Oriku” është në fazën finale dhe anija “Lis-sus” në proces vendimtar, të cilat po prodhohen në kantierin e Pashalimanit.Vitin e kaluar Flotiljeve në Jug e Veri ju shtua dhe nga një anije antindotje, dhu-ratë e qeverisë italiane, ndërsa nga Departamenti i shtetit të SHBA u dhuruan tre anije të shpejta “ARCH Angel”, të cilat rriten ndjeshëm kapacite-tet operacionale të FD për bllokimin dhe kapjen e shkelësve të ligjit, kontrabandistëve apo grupeve terroriste. Si drejtues them me bindje se në Forcat Detare ka një personel të motivuar për të mbaj-tur në një nivel të lartë gatishmërinë e anijeve e

çdo mjeti lundrues, aparaturave të komunikimit e vëzhgimit, përvetësimit të praktikave të reja, etj, dhe kjo është garancia më e mirë për zbatimin e paketës e masave organizative për një forcë profe-sioniste-2011, që do shoqërohet me përmirësimin e strukturave të FD, Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve(TOP), konsolidimit të sistemit të koman-dim-kontrollit, modernizimit të mëtejshëm, etj. Për këtë është përgatitur një Plan Transformimi i FD, që synon rritjen e ndërveprueshmërise me strukturat e vendeve aleate dhe partnere.

Objektiva që duhet të arrihen me përgjegjshmëri dhe përkushtim

Hyrja në NATO thotë Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi është realizmi i ëndrrës së Shqiptarëve, por dhe një fitore historike. Për Brigadën Logjistike përmbushja e objektivave të vëna nga Ministria e Mbrojtjes për të arritur standardet e NATO-s ishte dhe impenjimi më i madh i tërë stafit që unë drejtoj. Në këto dy vjet gjërat thelbësore kanë ndryshuar tërësisht. Riorganizimi i Brigadës Logjistike sipas standarteve të NATO-s është detyra kryesore që është realizuar pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më datën 4 prill 2009. Këto standarde janë arritur me punë dhe përpjekje me mobilizimin e tërë stafit tim dhe me përkushtim. Përgatitja e shtatë kontingjenteve paqeruajtës të EOD në Bosnje Her-cegovinë ishte një detyrë që është realizuar nga ana e Brigadës Logjistike. Kalimi në forcë profesion-iste jo vetëm si forcë aktive por e trajnuar dhe kuali-fikuar sipas funksioneve organike për përmbushjen e misionit. Pas dy vjetësh konfirmoj me bindje se kjo de-

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 11

tyrë është realizuar më së miri dhe Brigada e Logjis-tikës është e përbërë nga profesionistë të vërtetë. Janë Asgjësuar 35 mijë ton municione, për ne kjo është një arritje shumë e madhe e cila u realizua pasi ndryshoi struktura e pasi të gjithë objektet u kthyen me ushtarë profesionistë. Përpjekja jonë për të përm-bushur detyrat në këtë fushë është intensifikuar dhe do të asgjësohen sipas grafikëve edhe 65 mijë ton municione të cilat kanë humbur parametrat dhe janë jashtë strukturave organike të FA, detyrë e cila sipas Planit të Veprimit duhet të përfundojë në vitin 2014, por me angazhimin dhe masat që kemi marrë do të perfundojë në vitin 2013. Menaxhimi dhe tjetërsimi i materialeve stok dhe armatimit i cili është jashtë TOP-it është detyrë që ne e kemi ndjekur me shumë kujdes, pasi kemi të bëjmë me përmbushjen e një de-tyrë të rëndësishme. Largimi i elementëve të rrezik-shëm të municioneve në grup-depo, duke krijuar një mjedis më të sigurtë jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin. Rritja e nivelit profesional të per-sonelit në përputhje të plotë me standardet e ush-trive pjesë të NATO-s. Aktivizimin e strukturave të reja në bazë të përvojës së NATO-s si Qëndra e Me-naxhimit të Materialeve dhe e Kontrollit të Lëvizjes. Çlirimi i forcave operacionale nga materialet stoqe, armatimi i tepërt, teknikës jashtë përdorimit, pron-ave jashtë planit të përhapjes ka bërë që këto trupa të aftësohen vetëm për të realizuar misionin e tyre. Brigada Logjistike kryen detyra të vështira dhe de-likate të cilat janë pjesë e rëndësishme e realizmit të objektivave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të arritur standardet e NATO-s. Brigada Logjis-tike i ndryshoi tërësisht objektivat dhe detyrat pas anëtarësimit në NATO dhe tani pas dy vjetësh konfir-mojmë se këto detyra janë realizuar më së miri dhe bilanci i tërë detyrave është i suksesshëm. E kemi shumë të qartë se kemi shumë për të bërë dhe këtë e kemi realizuar nëpërmjet punës dhe një programimi të detajuar për realizmin e tërë detyrave që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm duke i analizuar arritjet duke vënë pikat mbi “i” atje ku puna nuk ecën si duhet.

Ka qenë një punë shumë e madhe dhe një përkushtim i tërë efektivit për të realizuar këto detyra dhe ne ja kemi dalë mbanë.

Doktrina dhe stërvitja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Përvjetori i dytë i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO thotë Gjeneral Bri-gade Agim Lala është një ngjarje shumë e shënuar. Më 2 prill të vitit 2009 u reali-zua ëndrra e lirisë. Kjo ngjarje kulmore në historinë e kombit, duket si një periudhë e shkurtër kohore për të ardhur në për-fundime precize dhe të sakta në lidhje me përfitimet imediate nga anëtarësimi, apo në lidhje me çështjen e stabilizimit për-fundimtar dhe afatgjatë të rajonit pas kësaj lëvizje të rëndësishme të diplomacisë perëndimore. Edhe për Komandën e Dok-trinës dhe të Stërvitjes ky dy vjetor është

shumë i rëndësishëm. Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes është plotësisht sipas standardeve të NATO-s. Struktura e saj e re dhe shumë objektiva që janë realizuar në këto dy vjet e kanë kthyer atë në një autoritet të përpunimit të mendimit ushtarak. Arritjet vërtet janë të rëndësishme dhe sinjifikative. Kjo falë punës së stafit të saj tepër të kualifikuar falë punës dhe përkushtimit të gjithë ushtarakëve mjaft të kualifikuar dhe me grada shkencore që japin kon-tributin e tyre. Unë them me bindje të plotë se pas anëtarësimit në NATO, interesat nacionale të Repub-likës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar duken më të mbrojtura dhe më të respektuara se më parë, kurse ndikimi i politikës shqiptare në skenën ndërkombëtare ka qenë në një ngjitje të vazhdueshme që atëherë. Anëtarësimi i shtetit tonë në organizatën më të fu-qishme ushtarako-politike që ka njohur historia, ka garantuar njëherë e përgjithmonë pavarësinë politike, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Neni 5 i Traktatit e përkufizon sulmin ndaj një anëtari si sulm ndaj gjithë organizatës. Në këtë kuadër, vendi ynë vjen edhe më i garantuar në sfidat e sigurisë rajonale. Vlerësuar nga një aspekt i pastër ushtarak, vendi ka bërë përparime të dukshme që atëherë. Reformat në Ushtrinë shqiptare kanë vazhduar me intensitet dhe përkushtim më të lartë dhe pa asnjë ndërprerje. Procesi i reduktimit dhe demontimit të armatimeve e municioneve të vjetra dhe të panevojshme, eliminimi i helmeve të ndryshme kimike, profesionalizimi i vazhdueshëm dhe gjithn-jë në rritje i trupave të ndryshme, bashkëpunimi i thelluar me aleatët e rinj, përpjekja që në kuadër të mundësive të pajisemi me mjete dhe teknikë të avancuar luftarake, janë të gjitha këto rezultate të dukshme që erdhën pas anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancë. Këtë vit, pra më 2011 FA vjen edhe më profesionale si rrjedhojë e planit reformues 10 vjeçar, të nisur në bashkëpunim me partnerët e NATO-s që në vitin 2002. Buxheti i shtetit ndan 2.01% nga produkti i brendshëm bruto për forcat e armatosura që është implementim në praktikë i standardeve moderne të Organizatës.

12 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Shqiperia anëtare me të drejta të plota në NATO

Ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Parlamenti i Sllovenisë dhe i Greqisë shënoi përfundimin e ratifikimit të këtij Protokolli nga

të 26 vendet anëtare të NATO. Kjo do të sillte që në Sami-tin e Strasburg-Kehl Shqipëria do të bëhej anëtare me të drejta dhe privilegje të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Anëtarësimi në NATO shënonte plotësimin e një prej aspiratave thelbësore të popullit shqiptar, për të qenë pjesë e familjes së madhe të kombeve të lira. Kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë anëtarësim si arritjen më mad-hore më sublime pasi, “NATO është ombrella e lirisë për çdo komb, por sidomos për atë shqiptar, që në shekuj ka pasur si problem të parë atë të sigurisë.” Pas përmbysjes së komunizmit dy boshtet themelore të politikës së jas-htme të shtetit shqiptar kanë qenë: çështja kombëtare dhe integrimi në NATO dhe BE, pra integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe të kombeve të lira, pavarësisht nga ngjyrat politike të qeverive në pushtet. Më 17 shkurt 2008, pas një kalvari të gjatë lufte e përpjekjesh shekullore për liri, Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran. Deri më tani Kosova është njohur nga rreth 60 shtete, shumica e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe e vendeve më të zhvilluara të botës. Në Samitin e Stras-burg-Kehl Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Anëtarësimi i Shqipërisë së shpejti edhe në Bashkimin Evropian, do të shënojë real-izimin e dy boshteve themelore të politikës së jashtme shqiptare në dy dhjetëvjeçarët e fundit, duke përmbushur kështu dy aspiratat madhore të popullit shqiptar dhe hapur perspektiva të reja në shekullin e 21-të. Shqipëria ishte një nga vendet e para ish-komuniste që shprehu zyr-tarisht interesin e saj për partneritet dhe anëtarësim në NATO, i cili u realizua plotësisht në Samitin jubilar të 60

vjetorit të Aleancës. Anëtarësimi i vendit tonë në këtë ju-bile historik për Aleancën ka një domethënie të madhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe Forcat tona të Ar-matosura në veçanti. Shqipërisë iu deshën 16 vjet për t’u bërë de jure anëtare me të drejta të plota, si të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s. Kjo për arsyen e thjeshtë, se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, duhej të kapër-cenin trashëgiminë politike, ekonomike, sociale dhe ush-tarake të një prej diktaturave më të egra në Evropën Lin-dore, ku gjithçka, përfshi dhe ushtrinë ishte ideologjizuar e politizuar në mënyrë të skajshme. E gjithë shoqëria shqiptare, Forcat tona të Armatosura duhet t’i nënshtro-heshin një procesi të thellë reformash, sipas standardeve të familjes së madhe NATO-s, ku dëshironim të aderonim. Sikurse dihet, NATO nuk është thjesht vetëm një Aleancë ushtarake. Ajo përfaqëson një bashkim vullnetar të kombeve të lira, bazuar në bashkësinë e vlerave dhe parimeve demokratike, me standarde politike, ekonomike dhe ush-tarake të përcaktuara qartë. Në këto vite Forcat tona të Armatosura i janë nënshtruar një procesi të vazhdueshëm strukturimi e reformimi, në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën e vendet aleate, të cilat me përvojën e tyre kanë dhënë një kontribut të veçantë në këtë proces. Krahas reformimit, në këto 16 vjet Shqipëria dhe Forcat tona të Armatosura kanë bashkëpunuar ngushtësisht politikisht dhe ushtarakisht me Aleancën përmes “Partneritetit për Paqe”, “Kartës së Adriatikut” dhe “Planeve Kombëtare të Veprimit”. Tërë procesi është monitoruar vazhdimisht deri sa u arrit që në Samitin e Bukureshtit Shqipëria (së bashku me Kroacinë) të merrte ftesën për anëtarësim në NATO. Gjithashtu gjatë këtyre viteve Shqipëria dhe Forcat tona të Armatosura kanë qenë partnerë aktivë të NATO-s, duke dhënë një kontribut të vlerësuar nga Aleanca. Në konfliktin ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, ku u përfshinë edhe for-ca të vendeve Aleate, Shqipëria vuri në dispozicion të NATO-s portet dhe aeroportet e saj për të shpejtuar procesin e paqes atje. Veçanërisht i rëndësishëm e tepër i vlerësuar ishte kontributi i Shqipërisë, i fasiliteteve të saj ushtarake, në mbështetje të veprimeve ushtarake të Aleancës gjatë konfliktit në Kosovë. Gjithashtu gjatë kë-

ATON

Akt kulmor në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën e lirë

Nga MIMOZA GOLIKJA

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 13

tyre 16 viteve Forcat tona të Armatosura, në nivele të ndryshme, janë trajnuar dhe kanë marrë pjesë në mënyrë periodike në manovrat e përbashkëta me vendet Aleate të zhvilluara në Shqipëri, në vende të tjera aleate apo në proces anëtarësimi. Prej disa vitesh njësi të veçanta të Forcave tona të Armatosura kanë marrë pjesë në opera-cionet paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje-Hercegovinë, në Irak dhe Afganistan krah për krah njësive të forcave aleate, si dhe në kuadrin e forcave të Bashkimit Evropian, njësi tona speciale në operacionet paqeruajtëse në Çad. Kjo pjesëmarrje, në përbërje të njësive të vendeve aleate, ësh-të vlerësuar nga Aleanca jo vetëm politikisht, por dhe për nivelin e përgatitjes së lartë ushtarake të njësive tona ushtarake. Në këtë këndvështrim, Samiti i Strasburg-Kehl, vulosi përfundimisht de jure anëtarësinë e plotë të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu edhe pjesëmarrja e njësive speciale të Forcave tona të Armatosura në misionet paqeruajtëse të NATO-s, e kishte bërë prej kohësh Shqipërinë anëtare de fakto të NATO-s dhe ky nuk është vetëm vlerësim i yni, por dhe i vendeve Aleate. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO, erdhi në të njëjtën kohë me jubileun e 60-të të saj. Dhe 60 vjetori i Aleancës nuk ishte një rast thjesht për të rijetuar me madhështinë e së shkuarës, por të demonstronte se NATO në shekullin e 21-të është po aq vitale për sigurinë, siç ishte shumë vite më parë. Por në këtë jubile “kërkesat ndaj NATO-s janë më të mëdha se kurrë”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm Shefer. Këto kërkesa kanë shtruar para Aleancës nevojën për formulimin e një Doktrine të re Strategjike, e cila do të mundësojë një koordinim më të madh mes SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe aktorëve të tjerë për t’u përballur me sfidat e sigurisë së shekullit të 21-të si: terrorizmi, sulmet kom-pjuterike dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Kjo strategji e re u reflektua që në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, në Krakov të Polonisë edhe planet e NATO-s për të pranuar anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e saj në 28, me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo strategji e re gjithashtu u pasqyrua edhe Samitin e Lisbonës në nëntor 2010, ku mer-rte pjesë edhe Shqipëria si anëtare me të drejta të plota, samit i cili u cilësua si më i rëndësish-mi që nga krijimi i Aleancës ku objektivi kryesor ishte ri-përcaktimi i rolit të Aleancës edhe përtej ku-fijve tradicionalë, në një kontekst ku kërcënimet janë globale dhe në shumë forma., duke ftuar dhe Rusinë të bashkëpu-nojë. Formulimi i një kon-cepti të ri Strategjik të Aleancës do të thotë njëkohësisht që reformimi, trajnimi dhe modernizimi i For-cave tona të Armatosura do të jetë një proces i vazh-dueshëm, por tashmë në kuadrin e modernizimit të vazh-dueshëm të NATO-s në përputhje me sfidat që përballet e tërë Aleanca. Shqipëria prej kohësh është shndërruar në kontribuuese të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Anëtarësi-mi i saj i plotë në Aleancë e bën Shqipërinë edhe de jure një kontribuuese të sigurisë në rajon e me gjerë, duke përm-bushur kështu edhe një nga “punët e pambaruara të Ev-ropës në Ballkan,” sikurse është shprehur Sekretari i

Përgjithshëm Shefer në Konferencën e Sigurisë së Muni-hut. “Mbarimi i këtyre punëve në Ballkan” përkthehet më shumë paqe dhe siguri në rajon, ku vendet anëtare të Aleancës, përfshi dhe Shqipërinë tashmë kanë për detyrë të kontribuojnë më shumë në këtë drejtim. Anëtarësi i Shqipërisë dhe Kroacisë me të drejta të plota në NATO është një shpre-hje e drejtpërdrejtë e angazhimi të Aleancës në rajonin tonë dhe një garanci më tepër për forcimin e mëtejshëm në sigur-inë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, e cila vetëm para pak vitesh, ishte arenë e konflikte të armatosura. Në këtë kontekst historik, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO morri një domethënie të veçantë, shënoi fillimin e një kapitulli të ri për Ballkanin Perëndimor – që tregon rrugën përpara drejt të ardhmes, në të cilën i gjithë rajoni do të jetë plotësisht i integruar në institucionet Euro-Atlantike. Alean-ca ka vazhduar të ndihmojë përpjekjet reformuese të vendeve të tjera të rajonit përfshi Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Por kjo e fundit duhet të heqë dorë nga politikat e saj destruktive në rajon. Ish-presidenti Bush ne ftesën drej-tuar Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit theksoi se ”anëtarët e rinj kanë sjellë ide të reja, entuziazëm të ri, energji të reja. Pranimi i tyre e ka bërë Ev-ropën më të fortë, më të sigurtë dhe më të lire”. Pa dyshim, anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit në NATO, i jep një imazh dhe dinamizëm të ri rajonit tonë dhe vetë aleancës dhe e bën Shqipërinë të ketë shënuar një akt kulmor në marrëdhëniet me botën e lirë

Rruga 16 vjeçare e Shqipërisë drejt NATO-s

Shqipëria shprehu interesin e saj ndaj NATO-s, për herë të parë, në vitin 1992. Ajo u bë vendi i parë ish komunist që kërkoi partneritet dhe anëtarësim në NATO që në fillimet e pluralizmit politik dhe i tha “PO“ kërkesës së SHBA-së dhe të vendeve të tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të marrë pjesë në “Partneritetin për Paqen”. Viti 2002, do të shënonte momentin e dytë të rëndë-

sishëm në udhëtimin e Shqipërisë drejt NATO-s. Në atë vit mori jetë nis-ma amerikane e Kartës së Adriatikut, ku u përfshi Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, tri vende që aspironin për anëtarësim në aleancë. Në bazë të saj ishte pjesëmarrja në projekte të përbashkëta paqeruajtëse me NATO-n, bashkëpunimi për çështje të mbrojtjes dhe rritja e kapaciteteve të forcave të tyre të armatosura. Momenti i tretë është marrja e ftesës për anë-

tarësim, në vitin 2008 në samitin e Bukureshtit. Sondazhet në prag të atij samiti treguan se 96% e popullsisë ishin pro anëtarësimit, shifër kjo më e larta në të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut. Ftesa për anëtarësim u konsiderua si një ndarje për-fundimtare e Shqipërisë me tranzicionin dhe bazë për për-shpejtimin e ritmeve drejt integrimit euro-atlantik. Samiti i 3 prillit në Strasburg/Kehl, ishte përfundimi i suksesshëm i rrugëtimit 16 vjeçar të Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO, duke e rreshtuar atë krah vendeve më të fuqishme të botës dhe duke i dhënë Shqipërisë pasaportën e per-

14 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

ceptimit të një vendi të sigurt për ardhjen e investimeve të huaja, jetike për rritjen ekonomike të vendit.Historiku dhe Samitet e NATO-sSamitet e NATO-s krijojnë mundësi periodike që kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të vlerëso-jnë dhe të japin drejtimet strategjike të veprimtarisë së Aleancës. Samitet nuk janë takime të rregullta, por ato janë takime tepër të rëndësishme në procesin e vendim-marrjes të Aleancës. Samitet janë përdorur për të para-qitur politika të reja, për të ftuar anëtarë të rinj në aleancë, për të filluar iniciativa të reja të rëndësishme si dhe për të ndërtuar partneritet me vendet jo anëtare. Që prej themelimit të NATO-s me 1949 deri më sot janë mbajtur 25 samite të tilla. Takimi i parë, i asaj që do të shndërrohej në samit, është takimi i kryetarëve të shteteve dhe qeve-rive, i mbajtur në Uashington më 1949, ku u nënshkrua dhe Traktati i Atlantikut të Veriut. Samiti i fundit është mbajtur në Lisbonë në nëntor 2010.

Kronologjia e Samiteve dhe Problematikat

19-29 nëntor 2010, Lisbonë: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive.Samiti u cilësua si më i rëndësishmi që nga krijimi Aleancës, ai kishte në fokus konceptin e ri strategjik të saj. Objektivi kryesor ishte ri-përcaktimi i rolit të Aleancës edhe përtej kufijve tradicionalë, në një kontekst ku kërcënimet janë globale dhe në shumë forma, por do të mbetet principi i mbrojtjes së përbashkët dhe objektivi për të garantuar paqe e liri në Evropë. Samiti i NATO-s miratoi ndërtimin e një mbrojtjeje të re antiraketore dhe ftoi Rusinë të bashkëpunojë. Në samit ishte edhe presidenti i Rusisë, i cili u rikthye në takimet e aleancës që pas konfliktit me Gjeorgjinë. 4 prill 2009, Strasburg/Kehl: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive. Samiti i Strasburg/Kehl-it demonstroi vitalitetin e Aleancës Atlantike, që në 60 vjetorin e saj u zgjerua me dy vende të reja: Shqipëria dhe Kroacia. Aleanca ka dyfishin e anëtareve në raport me 4 Prillin 1949-s. Samiti prezantoi procesin e zhvillimit të një koncepti të ri strategjik të NATO-s dhe zgjerimin e partneritetit. Drejtuesit e NATO-s adaptuan më 4 prill 2009 një Deklaratë mbi Sigurinë e Aleancës Atlantike. Në të ata riafirmuan vlerat kryesore, parimet dhe qëllimet e NATO-s dhe hapën procesin e zhvillimit të një strategjie të re, e cila do të përcaktojë rolin afatgjatë të NATO-s në shekullin e ri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u zgjodh Anders Fogh Rasmussen,2-4 prill 2008 Bukuresht, Rumani: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive.28-29 nëntor 2006 Riga, Lituani: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive.22 shkurt 2005, Selia NATO-s. Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive.Liderët riafirmuan mbështetjen për ndërtimin e sta-bilitetit në Ballkan, Afganistan dhe Irak, si dhe u zotuan të forcojnë partneritetin NATO-BE.28-29 qershor 2004, Stamboll, Turqi: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive. Marrin pjesë shtatë anëtarë të rinj (Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania,Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia). Zgjerimi i operacioneve të NATO-s nëAfganistan. Marrëveshje për të ndihmuar qeverinë e përkohshme të Irakut. Të ruhet mbështetja për stabilitetin në Ballkan. Vendim për të ndryshuar planifikim e mbrojtjes

dhe proceset e gjenerimit të forcës, ndërkohë që forcohet kontributi në luftën kundër terrorizmit, përfshirë aspektet e armëve të shkatërrimit në masë. Forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe fillimi i Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit me vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.21-22 nëntor 2002, Pragë, Çeki: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive. Në këtë samit ftohen Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllov-enia, të fillojnë bisedimet për pranimin. Riafirmohet politika e Dyerve te Hapura të NATO-s, miratohen një seri masash për të përmirësuar kapacitetet ushtarake.28 maj 2002, Romë Itali: Samit, takim NATO-Rusi në nivel të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive13 qershor 2001, Selia e NATO-s: Samit, Takim i posaçëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut me Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive 23-25 prill 1999, Uashington, SHBA: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve dhe Qeverive. Përkujtohet 50 vjetori i Aleancës, ritheksohet vendosmëria për t’i dhënë fund veprimeve shtypëse të Milloshevicit kundër popullsisë shqiptare ne Kosovë. Çekia, Hungaria dhe Polonia marrin pjesë për herë të parë në samit. Mira-tohet Plani i Veprimit për Anëtarësim, publikohet një Kon-cept Strategjik i rishikuar. Forcimi i Sigurisë Evropiane dhe identiteti Mbrojtës brenda NATO-s. Fillon Nisma e Kapac-iteteve Mbrojtëse, forcohet PFP dhe Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik si dhe dialogu Mesdhetar. Fillon Nisma e WMD. Dokumente mbështetës: Komunikata e Këshillit të Atlantikut të Veriut për Konceptit Strategjik të Aleancës. 8-9 Korrik 1997, Madrid, Spanjë: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive. Ftohen Çekia, Hungaria dhe Polonia të fillojnë bisedimet e pranimit. Riafirmohet Politika e Dyerve të Hapura të NATO-s. Njohja e arritjeve dhe angazhimeve të paraqitu-ra nga Akti Themelues, NATO-Rusi. Nënshkruhet Karta e një Partneriteti të veçantë NATO-Ukrainë. Takimi i parë i Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik në nivel Samiti, që zëvendëson Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. Forcim i PFP-së. Rinovimi i Konceptit Strategjik të vitit 1991 dhe miratimi i një qëndrimi të ri mbrojtës. Re-formimi i strukturave të komandës ushtarake të NATO-s, Deklarata e veçantë për Bosnie Hercegovinën.27 maj 1997 Paris, Francë: Samit, takim NATO-Rusi në nivel të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive.

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 15

Nënshkruhet Akti Themeltar për marrëdhënie të Për-bashkëta, Bashkëpunimi dhe Siguria mes Rusisë dhe NATO-s. Akti Themeltar thekson se NATO dhe Rusia nuk janë më kundërshtarë dhe vendoset një Këshill i Për-bashkët i Përhershëm Rusi-NATO.10-11 janar 1994, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Prezantohet Iniciativa PFP. Të gjithë vendet partnere të Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut si dhe anëtarët e KSBE-së (sot OSBE) janë të ftuar të marrin pjesë. Publikohet dokumenti kuad-ër i PFP-së. Miratimi i konceptit të Task Forcës së Për-bashkët të Kombinuar dhe masa të tjera për të zhvilluar Sigurinë Evropiane dhe Identitetin Mbrojtës. Ri-afirmimi i gatishmërisë së Aleancës për sulme ajrore në mbështetje të objektivave të OKB-së, në Bosnje Hercegovinë.7-8 nëntor 1991, Romë, Itali: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive. Publikohet Koncepti i Ri Strategjik i Aleancës, Deklarata e Romës për Paqen dhe Bashkëpun-imin, si dhe Deklarata për zhvillimet në Bashkimin Sovjetik dhe gjendjen në Jugosllavi.5-6 korrik 1990, Londër, Britani: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve e Qeverive. Publikim i Deklaratës së Londrës për një Aleancë të Atlantikut të Veriut të Transformuar, konturimi i propozimeve për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përmes një spektri të gjerë të veprimtarive politiko-ushtarake, përf-shirë dhe vendosjen lidhjeve të rregullta diplomatike me NATO-n.4 dhjetor 1989, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Kundër sfondit të ndryshi-meve fundamentale në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe perspektiva e përfundimit të ndarjes së Evropës. Presi-denti Bush (babai) konsultohet me liderët e Aleancën, në vijim të takimit të tij me Presidentin Gorbaçov (ish BS) në Maltë. Ndërkohe që zhvillohet samiti i NATO-s liderët e vendeve të Traktatit të Varshavës denoncojnë pushtimin e Çekosllovakisë më 1968 dhe doktrinën e Brezhnjevit të Sovranitetit të Kufizuar.29-30 maj 1989, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Deklaratë e përkujtimit të 40 vjetorit të Aleancës, vendosen politikat dhe objektivat e sigurisë së Aleancës për vitet ’90-të, duke synuar ruajtjen e mbrojtjes së Aleancës, prezantimin e nismave të reja të kontrollit të armatimeve, forcimi i konsultimeve poli-

tike, duke përmirësuar bashkëpunimin Lindje-Perëndim dhe përballjen me sfidat globale. Miratimi i një Koncepti Gjithëpërfshirës të Kontrollit të Armëve dhe Çarmatim-it.2-3 mars 1988, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive.Ri-afirmim i qëllimeve dhe parimeve të Aleancës (referuar raportit Harmel për Detyrat e Ardhshme të Aleancës, publikuara më 1967) dhe objektivat për Marrëdhëniet Lindje-Perëndim. Miratimi i një plani për forcimin e sta-bilitetit në gjithë Evropën përmes negociatave për kon-trollin e armëve konvencionale.21 nëntor 1985, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve dhe Qeverive.Takim i posaçëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut për kon-sultime me Presidentin Reagan, për rezultatet pozitive të samitit SHBA-BS në Gjenevë për kontrollin e armëve dhe fusha të tjera të bashkëpunimit.30-31 maj 1982, Bon, Gjermani: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Pranimi i Spanjës, mira-timi i Deklaratës së Bonit që vendos një program 6 pikash për Paqen në Liri, publikimi i Deklaratës së Qëllimeve të Aleancës dhe Politikat e Kontrollit të Armëve dhe Çar-matimit si dhe një Deklaratë për Mbrojtjen e Integruar të NATO-s.30-31 maj 1978, Uashington, SHBA: Samit, takim i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive. Rishikim i rezul-tateve të brendshme të nismave afatgjata të ndërmarra në samitin e Londrës më 1997. Konfirmim i vlefshmërisë së qëllimeve komplementare të Aleancës në ruajtjen e sigurisë, ndërkohë që ndjek detantën Lindje – Perëndim. Miratimi i objektivit prej 3% të rritjes për shpenzimet mbrojtëse.10-11 maj 1977, Londër, Britani: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Fillimi i një studimi për prirjet afatgjata në marrëdhëniet Lindje-Perëndim dhe të një programi mbrojtës afatgjatë, që synojnë përmirësimin e aftësive mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s.29-30 maj1975, Bruksel, Belgjikë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Afirmim i rëndësisë themelore të Aleancës dhe kohezionit të saj përballë pre-sionit ekonomik ndërkombëtar që pasoi krizën e naftës të vitit 1974. Mbështetje për konkluzionet e suksesshme të negociat-ave në kuadrin e KSBE-se (sot OSBE), që rezultoi më 1975 me nënshkrimin e Aktit Final të Helsinkit.26 qershor 1974 Bruksel, Belgjikë, Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Nënshkrimi i Deklaratës të Marrëdhënieve të Atlantikut, të miratuar nga Ministrat e Jashtëm të NATO-s në Ot-tava me 19 qershor, duke konfirmuar dedikimin e vendeve anëtare për qëllimet dhe idealet e Traktatit, në 25 vjetorin e nënshkrimit të tij. Konsultime për marrëdhëni-et Lindje-Perëndim në përgatitje për bisedimet e nivelit të lartë SHBA-BS për kufizimet e armëve bërthamore strategjike.16-19 dhjetor 1957, Paris, Francë: Samit, takim i Krye-tarëve të Shteteve e Qeverive. Ri-afirmim i qëllimeve të parimeve dhe të unitetit të Aleancës së Atlantikut; përmirësimet në koordinimin dhe organizimin e forcave të NATO-s dhe në marrëveshjet e konsultimeve politike. Njo-hja e nevojës për lidhje ekonomike më të ngushta dhe për bashkëpunim në frymën e Artikullit 2 të Traktatit, të pro-jektuar për të eliminuar konfliktet në politikat ndërkombë-tare dhe inkurajuar bashkëpunimin ekonomik.

16 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Tempulli i paqes dhe i sigurisëNATO (Aleanca e Atlantikut të Veriut) është një or-

ganizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1949 për të siguruar paqen dhe sigurinë në Evropë. Organizmi më i lartë – Këshilli i Atlantikut – përbëhet nga Përfaqësues të Përhershëm të vendeve anëtare, të cilët i referohen Ministrive përkatëse të Punëve të Jashtme dhe kryesohet nga një Sekretar i Përgjithshëm.

Aleanca e Atlantikut ka lindur si një instrument i mbro-jtjes kolektive: Art. 5 i Traktatit të Uashingtonit, i cili shpreh “arsyen shoqërore” origjinale sipas të cilës “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundrejt njërit apo më shumë prej tyre në Evropë ose në Amerikën e Veriut do të konsiderohet si sulm kundër të gjitha palëve dhe si pasojë ata pajtohen se në qoftë se një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrimin e të drejtës së vetë mbro-jtjes, individuale ose kolektive, e cila njihet nga Art. 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë palën ose palët e sulmuara duke marrë menjëherë, veç e veç ose në bashkërendim me palët e tjera veprime që do të shohë të nevojshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së ar-matosur për të vendosur dhe ruajtur sigurinë e Atlantikut të Veriut. Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rezultat i kësaj duhet menjëherë t’i bëhen të ditur Këshillit të Sigurimit. Këto masa do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit ,merr masat e nevojshme për të riv-endosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Si pasojë e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, Aleanca Atlantike dha provë të menjëhershme të solidaritetit atlantik, duke bërë të mun-dur, për herë të parë në historinë e organizatës, Art. 5. Sulmi terrorist ndaj një vendi aleat nxjerr në pah nevojën e Aleancës së Atlantikut për të përshpejtuar procesin e vazhdueshëm të azhurnimit të strukturave të saj, aftësi ushtarake dhe filozofi operative për të përballuar sfidat e reja të sigurisë kolektive, si përhapja e armëve të shkatër-rimit në mase dhe terrorizmi. Megjithëse është rënë dako-rd me parimin se funksioni kryesor i NATO-s si një aleancë ushtarake mbetet mbrojtja e aleatëve dhe territori i tyre, peizazhi i ndryshuar strategjik pas Luftës së Ftohtë ka rivendosur një rivlerësim të ““raison d’être” të Aleancës.

Samiti i Atlantikut në Pragë në nëntor 2002 ishte një moment vendimtar në evolucionin e Aleancës për skenarë të rinj. “Transformimi” (në dimensionin e tij të dyfishtë të

identifikimit të misioneve të reja dhe përmirësimin e aftë-sive ushtarake) ka për qëllim që t’i japë Aleancës burime dhe aftësi të nevojshme ushtarake për të përballuar me voli dhe efikasitet, madje dhe në zona të tjera nga ato të Aleancës, kërcënimet e reja të tipit asimetrik dhe për të drejtuar me efikasitet operacionet e stabilizimit rajonal që, gjithnjë e më shumë përbëjnë thelbin e angazhimeve op-erative të NATO-s. Forcimi i rolit të Aleancës si një forum për konsultime kryesisht ndërkombëtare mbi sigurinë dhe nxitjen e rrjetit të saj të partneritetit ka marrë një shtytje të fortë nga Samiti i NATO-s në Stamboll, i mbajtur në qershor të 2004-ës.

Samiti i Rigës në nëntor të 2006-ës lejoi konsolidimin e progresit të arritur në procesin e transformimit politik dhe ushtarak të NATO-s, përveçse paraqet një mundësi për të ripohuar solemnisht fuqinë e solidaritet transatlan-tik. Nga Samiti gjithashtu ka dalë e forcuar vendosmëria e NATO-s për të rifilluar rrugën e zgjerimit (duke filluar nga Ballkani) dhe për të rritur aftësinë e saj bashkëvepruese

ATON

Nga ALBA MUSARAJ

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 17

me aktorët kryesorë ndërkombëtarë (OKB-ja dhe BE-ja në vendin e parë) dhe me të gjithë vendet jo-aleatë dhe jo-partnerë (si për shembull Japonia, Australia, Koreja e Jugut , Zelanda e Re), të cilët ndajnë vlerat themelore dhe objektivat strategjikë të Aleancës dhe janë në gjendje për të kontribuar në misionet e saj.

Samiti i Bukureshtit në prill të vitit 2008 ka fituar një vend të shquar në historinë e Aleancës, veçanërisht për ftesën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kroacisë me Aleancën (zgjerimi i gjashtë në historinë e saj), me rëndësi të madhe politike. Ky zgjerim u mbështet fuqimisht nga pala italiane për një fazë të re të procesit për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Mbetet akoma e hapur nyja për pranimin në NATO të Maqedonisë në pritje për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë për emrin.

Me një ndërveprim efektiv midis projektimit të forcës ushtarake dhe iniciativës diplomatike në një pamje dinamike të sigurisë, NATO në bashkëpunim me institucione të tjera si BE-ja dhe OSBE-ja, ka dhënë një kontribut thelbësor për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prezen-ca ushtarake aleate në rajon u reduktua gradualisht në përputhje me normalizimin e situatës, por mbetet i lartë niveli i vëmendjes për të neutralizuar vatra të mundshme paqëndrueshmërie.

Operacioni i NATO-s në Afganistan, i pari jashtë Aleancës euro – atlantike, mbetet prioriteti më i lartë i Aleancës. Përfshirja e NATO-s në Afganistan filloi në nën-tor 2002 me ndihmën teknike që ju dha vendeve të an-gazhuara në operacionin e stabilizimit shumëkombësh ISAF (International Security Assistance Force).

Misioni i formimit të NATO-s në Irak e sheh Aleancën të an-gazhuar në një dimension relativisht të ri që është pjesë e përp-jekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar objektivat e afirmimit të plotë të sovranitetit të qeverisë në Bagdad dhe të përvetësimit të aftësive të nevojshme për ta bërë efektive. Ky është padyshim një sukses për imazhin politik të NATO-s.

Në mënyrë që të promovojë paqe dhe stabilitet në rajonin euro – atlantik, NATO ka in-tensifikuar bashkëpunimin e saj me vendet fqinje. Në këtë kontekst mbështetet Këshilli NATO – Rusi, i themeluar nga “Deklarata e Romës” e mi-ratuar me rastin e Samitit të Pratica di Mare më 28 maj 2002 si dhe Komisioni NATO – Ukrainë i formalizuar më nën-shkrimin e “Kartës së Veçantë për Partneritet” në korrik të vitit 1997. Bashkëpunimi midis NATO-s dhe Rusisë vazhdon me rezultate inkurajuese. Dialogu politik përfshin çësh-tje aktuale ndërkombëtare të rëndësishme dhe bashkëpuni-mi praktik po jep rezultate konkrete. Plani i Veprimit për të luftuar terrorizmin dhe pjesëmarrjen ruse në operacionin e NATO-s të mbikëqyrjes anti – terroriste në Mesdhe “Active Endeavour”, dëshmojnë interesin e tyre të përbashkët në zhvillimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Operacionet dhe misionet që NATO ka ndërmarrë vitet e fundit dhe ato “jashtë zonës”, i përgjigjen nevojës për

“të projektuar siguri” dhe në krizat e rajoneve të largëta duke pasur parasysh natyrën globale të faktorëve të jo-stabilitetit dhe vështirësisë për të kufizuar efektet e tyre negative. Në Aleancë është rritur vitet e fundit vetëdija se ndërhyrja ushtarake – shpesh thelbësore për të pa-kësuar dhunën dhe rivendosjen e kushteve minimale për rinisjen e jetës civile dhe të veprimtarisë së qeverisë në zonat e shkatërruara nga krizat e rënda – nuk është e mjaftueshme për stabilizimin afatgjatë që supozon ndihmë nga ana e Komunitetit Ndërkombëtar dhe mbi të gjitha ndihmë politike, civile dhe ekonomike.

Misioni humanitar i kryer nga NATO në Pakistan pas tërmetit tragjik të tetorit 2005 dhe mbështetja logjis-tike nga Aleanca tek Operacioni AMIS i Bashkimit Afrikan në Darfur, marrin një domethënie të veçantë të kalimit në transformimin e Aleancës dhe procedurat e saj operative drejt përpjekjeve të reja.

Zyra e NATO-s e Drejtorisë së Përgjithshme për Çësh-tjet Politike Shumëpalëshe të Ministrisë së Punëve të Jashtme mbikëqyr dhe koordinon të gjitha këto çështje. Bëhet fjalë për një agjendë shumë të gjerë të rendit të ditës që përfshin çështje menjëherë operative – të tilla si ato të lidhura me misionet dhe operacionet e Aleancës, me çështjet kundër terrorizmit, me krijimin e aftësive të reja ushtarake, me rregullimin organizativ dhe strukturor, por dhe me çështje të tjera të problematikës politike si: zgjerimi, marrëdhënie bashkëpunimi me vendet partnerë, çështje strategjike, përcaktimin e pozitës së Aleancës për çështje të rëndësishme aktuale në lidhje me sigurinë ndërkombëtare, bashkëpunimi në planifikimin e emergjen-cave civile, etj. Zyra e NATO-s kryen aktivitetet e saj në bashkërendim të ngushtë me Administratat e tjera të Shtetit, nga Kryesia e Këshillit (për koordinimin ndër-min-istror për menaxhimin e krizave), tek Ministria e Mbrojtjes

(për çështjet ushtarake) dhe tek ajo e Brendshme (për emergjencat civile).

Në vitin 1995 u theme-lua një Konferencë Ndër – Parlamentare – më pas e emëruar Asambleja Parla-mentare e NATO-s – që nuk është një organ i Aleancës në kuptimin e ngushtë dhe nuk është parashikuar në Traktatin e Uashingtonit, por është strukturuar me kalim-in e viteve për krijimin e një Sekretari të përhershëm në Bruksel, ligjërisht të pavarur nga NATO. Asambleja është ngritur si një forum ndër – parlamentar për të disku-tuar të gjitha çështjet krye-sore të sigurisë, për të bërë rekomandime, rezoluta, të

japë opinione, direktiva me çështjet që lidhen me aspektet ushtarake, politike, ekonomike dhe sociale të Aleancës. Asambleja mblidhet në seancë plenare dy herë në vit (në pranverë dhe në vjeshtë) me rotacion ndërmjet Shteteve anëtare. Po ashtu mbahen takime të shpeshta të Komi-sioneve dhe Nën – Komisioneve si dhe bisedime e seminare në Evropë, Amerikën e Veriut dhe rajone të tjera.

18 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Forcat Tokësore dhurojnë gjakBashkëpunim me kryqin e Kuq Shqiptarë dhe Qendrën e

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, priti në një takim të veçantë në am-

bientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Minis-tri i Mbrojtjes Arben Imami kanë diskutuar gjatë takimit dypalësh në lidhje me mbështetjen që Ministria e Mbro-jtjes dhe konkretisht Forcat e Armatosura Shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin në vazhdimësi Forcave të Sigurisë së Kosovës, me qëllim integrimin e tyre në strukturat Euroat-lantike. Dy ministrat e mbrojtjes dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp duke bërë një përmbledhje të takimit zyrtar. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Shqiptare Arben Imami, pasi i uroi homologut të tij suksese në de-tyrën e re dhe mirëseardhjen në Tiranë, tha: “Ajo që është për t’u vlerësuar në të gjithë këtë proces është fakti që ato u zgjidhën në rrugë institucionale. Në fakt demokracia nuk është një sistem që prodhon konflikt, demokracia është një sistem që i zgjidh ato në rrugë institucionale dhe kjo është shumë e rëndësishme. Besoj që ky shembull mund të ishte një mësim i mirë edhe për ne. Gjatë takimit me Z. Çeku, vlerësuam së bashku se bashkëpunimi midis dy vendeve tona ka qenë i shkëlqyer. Vullneti dhe gatishmëria e të dyja palëve për këtë bashkëpunim ka qenë në nivel mjaft të lartë. Republika e Shqipërisë, sikurse e dini gjatë vitit të kaluar ka dhënë një shumë të konsiderueshme për trasplantin për FSK-në, njëkohësisht mjaft ushtarakë kanë kryer kurse, trajnime dhe shkollime pranë institucioneve tona arsimore, po kështu ka pasur shkëmbime të tjera të vazhdueshme. Së bashku me Ministrin Çeku arritëm në konkluzionin se këto përpjekje do të jenë përpjekje akoma më profesionale, akoma më mirë të planëzuara dhe për këtë menduam që të ngremë një grup pune së bashku për të identifikuar qoftë nevojat, qoftë edhe kapacitetet që ne ofrojmë. Po kështu mendojmë që duhet të shkëmbejmë përvoja dhe njerëz

Bashkëpunimi me fqinjët kusht për stabilitetin rajonal

sidomos në drejtim të hartimit të doktrinave të mbrojtjes, po kështu dhe të procedurave standarde për të dyja palët. Shkëmbimi në këtë fushë do të ishte në interes të dyan-shëm i cili do të kishte produktivitet të lartë”, nënvizoi Ministri Imami. Duke folur për doktrinat dhe studimet uni-versitare ushtarake Ministri Imami hodhi idenë e shkëm-bimit të eksperiencave nëpërmjet trajnimeve dypalëshe në dikasteret përkatëse. “Mendojmë që gjatë vitit disa ush-tarakë qoftë edhe specialistë të Ministrisë të vijnë këtu tek ne, ashtu sikurse ne të dërgojmë përfaqësuesit tanë atje. Meqenëse të dyja Ministritë tona janë në procesin e rishikimit të strategjisë së mbrojtjes, një nga çështjet më të rëndësishme që ne së bashku diskutuam është çësh-tja e integrimeve të Kosovës në veçanti, edhe të atyre integrimeve që lidhen me Ministritë që ne mbulojmë”, u shpreh Z. Arben Imami. Ministri Imami shprehu gjithashtu mbështetjen për afrimin e Kosovës në organizmat rajonale të sigurisë, fillimisht me statusin e vëzhguesit, e më pas me të drejta të plota në këto organizma. Ai ofroi gjith-ashtu mundësinë e përfshirjes së personelit të FSK-së në stërvitjet e ndryshme që zhvillojnë strukturat e FA, si dhe dhënien e eksperiencës në fushën e trajnimit dhe të stër-vitjes së strukturave elitare të FA, si Batalioni Komando, Batalioni Special, etj.

MINISTRI I MBROJTJES, ARBEN IMAMI PRET NË NJË TAKIM ZYRTAR MINISTRIN E FORCAVE TË SIGURISË SË KOSOVËS, AGIM ÇEKU

Në Forcën Tokësore është kthyer në një traditë dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti kemi pasur mbi 170 dhurues gjaku si oficer, nënoficer, ushtarë profesionistë e civil të reparteve e nënreparteve të forcës. Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, projekti për të dhuruar sa më shumë gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë, për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët me dializë, sëmundje e të cilëve mjekohet vetëm me gjak, gatishmëria e efektivave të kësaj force nuk ka munguar, ku numri i dhuruesve nga njëra fazë në tjetrën ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje. Një muaj më parë u përfshinë në dhurim gjaku Komanda e Shtabi i FT-së, repartet e nënrepartet vartëse si: batalioni këmbësorisë së motorizuar, batalionit komando, batalioni i këmbësorisë malore Vau Dejës Shkodër, ku pati gjithsej, 82 dhurues. Nga këto 53 në garnizonin e Zall Herrit dhe 32 në Shkodër. Një detaj mjaft domethënës është fakti se në repartin e Vau Dejësit 10 ushtarë profesionistë kanë dhuruar gjak duke shkuar me iniciativë të tyre në spitalin “Nënë Tereza”, gjak i cili është dhuruar për nënën e kolegut të tyre, profesionistit Enrik Pepri, e cila ka shpre-hur mirënjohje dhe respekt për humanizmin dhe gatishmërinë e treguar nga shokët e djalit të saj. Në kuadrin e bashkëpunimit me Kryqin e kuq Shqiptar dhe Qendrën e e transfuzionit të Gjakut, me datë 6 prill nga strukturat e Forcës Tokësore, batalioni i këmbësorisë motorizuar bëri përsëri dhurim gjaku, ku pati 95 dhurues vullnetarë, një pjesë e të cilëve janë efektiv të një nënreparti që po përgatitet për të shkuar me mision në Afganistan. Komandanti i Batalionit Këmbësorisë Motorizuar, Kolonel Dedë

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 19

Transfuzionit të Gjakut për trajnim dhe dhurim gjaku

Eshtrat e Dëshmorit të Atdheut, Shahin Toçi, më në fund do të prehen të qeta në vendlindjen e tij, Burrel. Në një ceremoni solemne të organizuar

nga Bashkia e Burrelit, familja e të ndjerit Toçi dhe me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes, eshtrat e Dësh-morit të Atdheut, kanë mbërritur nga Italia në Shqipëri, më datën 25 mars për t’u rivarrosur këtë të shtunë

Të prehesh në vendlindje një vlerësim i madh

në vendin që Shahin Toçi aq shumë e donte, në Atdhe. Homazhet për nder të Dëshmorit Toçi, i cili nuk u përkul as përballë plumbave të fashistëve italianë duke pran-uar edhe vdekjen, nisën në hollin e Bashkisë Burrel, ku mes familjarëve, të afërmeve dhe miqve të familjes Toçi, ishte i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Shqiptare, Z. Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjen-eral Major Maksim Malaj, përfaqësues të Presidencës, deputetë të Parlamentit Shqiptar, Princi Leka Zogu, drejtues forcash në FA, etj. Pas kryerjes së homazheve në hollin e Bashkisë, ceremonia u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit Mat, ku u bë edhe rivarrimi i eshtrave të të ndjerit Toçi. Përveç kurorave me lule të vendosura nga krerët më të lartë që merrnin pjesë në këtë ceremoni, skuadra e pushkatarëve përshëndeti me të shtëna armësh në nder të dëshmorit. Ceremonia sol-emne vijoi më pas në Qendrën Kulturore Burrel, ku një fjalim përshëndetës u mbajt edhe nga Ministri i Mbro-jtjes Arben Imami. Duke iu drejtuar familjarëve të familjes Toçi dhe të gjithë qytetarëve që kishin mbushur sallën, Ministri Imami u shpreh: “Është një ditë e veçantë për të gjithë ne që vijmë sot për të nderuar veprën e një pa-trioti të madh shqiptar. Kjo është një ditë emocionesh të veçanta, sepse ky nuk është një akt i thjeshtë ku-jtese, ky është një akt aktualizimi i dhembjes sonë, re-spektit tonë, nderimit tonë, për Shahin Toçin, Dëshmor i Atdheut. Ky është një akt nderimi për të gjithë ata burra trima, patriotë, luftëtarë, dëshmorë, heronj që sakrifikuan jetën dhe gjithçka për lirinë e këtij vendi, që sakrifikuan gjithçka për flamurin tonë kombëtar, se ky flamur dhe ky vend është i larë me gjakun e tyre. Ky akt i madh civil sot bëri të mundur që eshtrat e Shahin Toçit të prehen në vendin e tij të lindjes, në Atdheun e tij, që sot është ashtu siç ai e kishte dashur, një vend i lirë mes vendesh të lira. Që sot, eshtrat e Shahin Toçit, e këtij patrioti që u shpall Dëshmor i Atdheut në vitin 1970, do të pushojnë në Matin e tij të dashur, në këtë tokë trimash e burrash fisnikë dhe do të bëhet përherë e më i paharrueshëm patriotizmi dhe kontributi i tij për lirinë e vendit”, nënvizoi Ministri Imami. Duke u kthyer pas në kohë e duke bërë një retrospektivë mbi jetën e shkurtër, sakrificën dhe rrugëtimin e karrierës së dësh-morit Toçi, Ministri Imami theksoi: “Për vlerat e tij, Ai do të dekorohej me “Urdhrin e Flamurit të Klasit të I-rë”, nga Presidenti i Republikës në vitin 1994. Duke cituar një pjesë nga fjalët e Dëshmorit të Atdheut, Ministri Imami tha: “Këta që flasin me fjalë të bukura dhe që e mbajnë veten të qytetëruar, në fakt justifikojnë robërinë e popujve”, -shprehej në ditët e pushtimit fashist të Shqipërisë ai, duke iu drejtuar shokëve me fjalët: “S’ka mbetur rrugë tjetër, veçse të hedhim armët dhe rrobën fashiste, e të kthehemi në Atdheun tonë.

MINISTRI I MBROJTJES ARBEN IMAMI MERR PJESË NË RIVARRIMIN E ATDHETARIT TË KOMBIT SHQIPTAR, SHAHIN TOÇI

Prenga shprehet për gazetën “Ushtria” se jam krenar me efektivat që drejtoj, pasi ata jo vetëm dhurojnë gjak, por dhurojnë dhe paqe në botë. Ata kanë treguar se dinë të vlerësojnë taksapaguesit shqiptarë, popullin që ka nevojë për ndihmën e tyre, ashtu si ka nevojë i sëmuri për shërim”. Ai bën apel që në këtë nismë humanitarë për të dhuruar sa më shumë gjak të bashkohen sa më shumë ushtarakë e civilë të FA, të cilët ashtu si kanë treguar gatishmëri pranë popullatës në raste të emergjencave civile, po ashtu të gjenden edhe pranë fëmijëve talasemikë që kanë nevojë për gjakun e tyre të pastër. Përfaqësuesja e Kryqit Kuq Shqiptarë Xhuljeta Muçol-lari, shprehet se vlerësoj kontributin human të ushtarakëve, pasi ashtu si ata janë bërë tashmë “Ambasadorë të paqes në botë” përkrah ushtrive aleate, po ashtu janë bërë “Ambasadorë të shpëtimit të jetës”.

20 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Libia, “perlë” e zezë apo perlë blu?

Pavarësisht naftës, kësaj pasurie të padis-kutueshme të Libisë, ka edhe një element tjetër po aq të rëndësishëm, jo aq të për-

mendur së fundi, që e bën Libinë një vend me një pasu-ri të rrallë. Bëhet fjalë për elementin e jetës, për ujin. Në kontinentin e rërës e të thatësirës, ky element ka një vlerë të rrallë e ndoshta po aq të shtrenjtë sa edhe ari i zi, nafta. Libia është shumë e pasur me rez-erva ujore. Edhe këtë herë si çdo herë tjetër gjeogra-

fia dhe burimet bëjnë diferencën dhe tregojnë peshën e politikës. Nën truallin libanez ka një pasuri të tërë uji, një hapësirë si det me ujë të ëmbël. Ajo që është edhe më e rëndësishme është se kjo rezervë ujore e nëndheshme është në një thellësi të arritshme lehtë e cila varion nga disa dhjetëra metra deri në 500-600 metra distancë nga sipërfaqja.

Kjo rezervë ujore e pamasë, është zbuluar aty nga vitet ‘50. Nuk ishin bërë as kërkime e as studime ter-reni, për rezerva të tilla ujore dhe çdo gjë ndodhi krejt rastësisht. Kërkohej për “arin e zi” dhe u gjet “ari blu”. Kjo rezervë ujore ka një vëllim prej më shumë se 30 000 kilometrash kub. Gedafi nuk e humbi këtë mundësi të rrallë që iu ofrua nga rastësia. Ai nisi pa humbur kohë projektin largpamës “Projekti i Libisë për lumin e madh të krijuar nga njeriu”. Ky projekt kishte synim që të krijonte lumin më të madh nëntokësor në glob. Në vitet që u bë zbulimi, Libia konsumonte sasi uji të cilat përfitoheshin nga shkripëzimi i ujit të detit. Mund të imagjinohet fare lehtë se si është pritur ky zbulim ujor, si për politikën edhe për popullsinë. Afrika veriore dikur, në lashtësi, ka qenë pjellore dhe e kulti-vueshme, e madje mendohet të ketë pasur edhe per-iudha të cilat kanë qenë të bollshme me reshje.

Ishte viti 1983 kur Gedafi krijoi një strukturë me mi-sionin e realizimit të lumit më të madh të nëndheshëm, që do të sillte ujin e rezervës së nëndheshme të zemrës së shkretëtirës, drejt brigjeve libaneze. Vite më pas, uji arriti në Bengazi dhe Tripoli. Ky projekt madhor për Libinë, u krye edhe me ndihmën e japonezëve dhe të ko-reanëve. Libia fitoi një eksperiencë të rëndësishme dhe u rendit ndër vendet e para të inxhinierisë hidraulike. Nëse kjo zonë shfrytëzohet me metoda izraelite si ato të Negev, mund të bëjë të mundur krijimin e një sipër-faqeje pjellore prej 130 000 hektarësh, duke e trans-formuar këtë të fundit në një fushë të mbjellë që do të jepte prodhime për eksport në Afrikë e në Europë. Ndër të tjera, Libia mund të shesë edhe ujë.

Nga ALBERT HITOALIAJ

EZERVAT NAT YRORER

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 21

Po qe se do të shihnim statistikat se me ç’shpejtësi marramendëse përparon shkretëtira e Saharasë, atëhere do të kuptohej menjëherë rëndësia jetike e për-dorimit të kësaj rezerve të pamasë për krijimin e sipër-faqeve të gjelbra si mjet frenimi ndaj Saharasë. Algjeria e ka ndërtuar ‘digën” e saj bimore prej 300 000 hek-tarësh, me qëllim frenimin e pushtimit të shkretëtirës, por a mjafton vetëm ajo? Vitet e fundit janë shndërruar në shkretëtirë mijëra hektarë terren dhe janë në rrezik miliona të tjerë.

“Ujërat fosile” të Libisë

Imazhet e sjella këtu, janë marrë përmjet radi-ometrit të avancuar ASTER - “The Advanced Space-borne Thermal Emission and Reflection Radiometer (ASTER)” – në satelitin Terra të NASA-s, 10 prill 2006. Fotot tregojnë projek-tin libanez “Grand Omar Mukhtar”, pranë qytetit Suluq. Planet ishin që ky projekt të krijonte rez-ervuarin më të madh të krijuar ndonjëherë nga njeriu. Uji i rezervuarit duket në imazh dhe ka ngjyrën blu të errët ndërsa bimësia para-qitet me ngjyrë të kuqe (theksim me qëllim). Zonat e kuqe të bimë-sisë tregojnë shpërn-darjen e një sistemi agrikulturor të krijuar në forma gjeometrike nga libanezët. Struk-turat e qyteteve para-qiten me ngjyrë gri. Uji i nëndheshëm i rezervës së gjetur në Libi, mund të jetë edhe më i pastër se ai në rezervuarët e sipërfaqes, pasi pastrohet në shkëmbinjtë e nëndheshëm dhe shtresat e ndryshme të terrenit. Në këto basene natyralë nëntokësorë, uji mund të qëndrojë deri për miliona vjet. Kur ndodhin ndryshime gjeologjike të cilat e bllokojnë daljen apo furnizimin e mëtejshëm nëntokësor apo mbitokësor të këtyre rez-ervuarëve të nëndheshëm, atëherë ka raste që i qua-jnë edhe “ujëra fosile”. Një rast i tillë është edhe ai i depozitës së Libisë. Testimet e kryera me radiokarbon kanë treguar se një pjesë e rezervave ujore të nënd-heshme të Libisë, datojnë deri në 40 000 vjet, që do të thotë se janë më të hershme se epoka e fundit e akullit.

Libia është një vend i thatë, thuajse i gjithi shkretëtirë dhe uji i freskët është diçka e rrallë. Shirat lagin vetëm 5% të sipërfaqes në masën mbi 100 mm. “Uji fosil” i Libisë, është një pasuri fo-sile ashtu si nafta. Projekti libanez për të sjellë në sipërfaqe e për të përdorur këtë pasuri ujore, kon-siston në krijimin e një rrjeti tubacionesh dhe rez-

ervuarësh që e sjellin ujin nga nën-dheu i shkretëtirës drejt zonave më të populluara që ndodhen kryesisht në brigjet e Libisë. Ky projekt është vlerësuar përafërsisht me vlerën e 20 miliard dollarë USA. Zanafilla e projek-tit është nga viti 1984 dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme duke synuar lëvizjen e pompimin e 6.5 milionë metra kub uji çdo ditë.

Kohëzgjatja e projektit mendohej të ishte 50 vjet por ai ka varësi nga sasia e ujit që do të pompojë. Rrjeti i nëndheshëm i tubacioneve ka si qëllim që të shmangë avullimin që sjellin temperaturat e larta. Tubacionet kanë një diametër rreth 4 metra dhe shtrirja e tyre shkon deri në rreth 4 000 kilometra. Uji i nëndheshëm nxirret nga thellësia 270 m dhe pompohet në rezervuare të mëdhenj të cilët më pas ushqejnë tubacionet e rrjetit. Kostoja e një metri kub ujë, shkonte deri në 35 centë ndërsa një metër kub ujë i shkripëzuar kushton 3.75

dollarë USA. Diferenca është pak të thuash, që është e dukshme. Sipas llogarive shken-core, depozita e ujit përllogaritet të jetë sa prurjet e lumit Nil për 200 vjet.

Pajisjet dhe logjis-tika e përdorur për këtë projekt kanë qenë përdorur në shkallë të gjerë. Pro-jekti ka parë të përf-shirë në punime rreth 10 000 persona dhe janë vendosur 4 500 pajisje në punë. Sasia e çimentos së hed-hur në ditë, ka shkuar deri në 2 500 tonë, e

furnizuar nga Libyan Cement Company dhe e shpërn-darë me rreth 127 kamionë-cisterna për në sistemin e Bregas dhe Sarir. Këto ishin vetëm pak nga statistikat e shumta që kanë lidhje me këtë projekt shumë-vjeçar.

Qëllimi afatgjatë i libanezëve, ishte që Libani të shndërrohej në një burim të rëndësishëm prodhimesh bujqësore të cilat të mbulonin nevojat kombëtare të ushqimit e të ujit të pijshëm dhe të kishin edhe shpërn-darje në rajon e më gjerë.

Natyrisht që tashmë nuk dihet më se si do të shkojë fati i këtij projekti gjigant që ishte duke u re-alizuar. Problemet e brendshme, etja e Gedafit për pushtet, abuzimi prej tij me pasuritë kombëtare, shkelja e të drejtave të njeriut e shumë arsye të tjera të rëndësishme, e kanë sjellë Libinë në qendër të vëmendjes botërore. “Ari i zi” i Libisë ka tërhequr vëmendjen kryesore, por për shumë analistë, “ari blu” i saj mund të ketë në të ardhmen një vlerë po aq të madhe. Kjo vlerë rritet edhe më shumë nëse projekti i lartpërmendur, imagjinohet i përfunduar pasi burimet ujore dhe ato ushqimore janë nga sfi-dat kryesore të dekadave në vijim.

22 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

“Me ju dpër ju”

Ministri që ndjek në vazhdimësi, aktivitetet e fëmijëve të ushtarakëve

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 23

dhe

Sektori i Rekreacionit në prezantim

Sektori i Rekreacionit nënënënënënënënëë ppppppp pppppppprererererererereezazazazazazazazaantntntntntntntnttimimimimimimimim

Karaoke show me gratë e ushtarakëve

24 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Është botuar së fundi, libri “Politika e jasht-me amerikane pas Luftës së Ftohtë 1989-2000”, i autorit Granit Zela, i cili është

shkrimtar, përkthyes dhe pedagog i gjuhës angleze në Akademinë e Mbrojtjes. Granit Zela është diplomuar për “Studime Britanike-Amerikane” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT (2001) si dhe në Fakultetin His-tori-Filologji, dega “Gjuhë- Letërsi Shqipe”, UT (2009). Ai është autor i librave letrarë “Apokalips”(poezi) (2001), “Vdekje me dëshirë”(tregime) (2002), “Në studion time hermetike” (poezi) (2003), “Dodona” (ro-man) (2006), dhe “Shkronjat e errësirës”(eseistikë) (2008). Ka qenë kryeredaktor i gazetës letraro-kul-turore “Drita”, (2008-2009), dhe aktualisht është kryeredaktor i revistës në gjuhën angleze “Ultimate Teacher”. Libri “Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë (1989-2009) është fryt i studimeve Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Univer-sitetin UFO, ( 2009-2010).

Në këtë libër rroken njëzetë vjet të politikës së jas-htme amerikane prej rënies së murit të Berlinit (1989) deri në nisjen e tërheqjes së trupave amerikane prej Irakut (2009). Këto njëzet vjet përshkruhen përmes angazhimit amerikan në ngjarje të rëndësisë botërore si: shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ribashkimi i Gjer-manisë, kriza e Panamasë, Lufta e Gjirit (1990), an-gazhimi në Somali, ndërhyrja në Haiti, genocidi në Ru-andë, konflikti i Bosnjës, Lufta e Kosovës(1999), lufta mbarëbotërore kundër terrorizmit pas 11 shtatorit 2001, lufta e Afganistanit (2001) dhe Lufta e Irakut (2003).

Përmes optikës së marrëdhënieve ndërkombëtare të hiperfuqisë amerikane ravijëzohet portreti i lid-ershipit amerikan përmes “qasje e kujdesshme” të presidentit Xhorxh H. Ë Bush, (1989-1993), politikës së “zgjerimit dhe angazhimit” të Bill Klintonit (1993-2001), debateve planetare që ngjalli ”Doktrina Bush” e presidentit Xhorxh W. Bush si dhe pritshmëritë dhe shpresat e reja që ngjalli presidenti Obama.

Në perspektivën e shekullit njëzetë e një, epoka pas

Luftës së Ftohtë duket më pak si një periudhë tranzi-cioni, me liderë global që u përballën me sfida të reja, dhe më shumë me një periudhë të dallueshme të his-torisë ndërkombëtare që fillon me rënien e Murit të Berlinit dhe mbaron me sulmet e 11 shtatorit 2001, si pika që ndan këtë epokë në periudha të mëpasme. Periudha e menjëhershme pas Luftës së Ftohtë shë-noi gjithashtu vazhdimin e kufizimeve të “Sindromës së Vietnamit” në përdorimin e fuqisë ushtarake amerikane; zëvendësimin e dukshëm të gjeopolitikës me gjeoekonominë si forca shtytëse e politikës së jashtme amerikane; debatin e ndërgjegjshëm dhe kompleks mbi qëllimin e strukturave amerikane të Aleancës së Atlantikut të Veriut, një internacional-izëm amerikan në përgjithësi; dhe së fundi axhendën e terrorizmit ndërkombëtar.

Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë

HBAS

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 25

Rendi i ri botërorDuke dashur të shfrytëzojmë në mënyrë maksi-

male hapësirën që ofron një shkrim i shkurtër, po anashkalojmë përshkrimet ndaj doktrinave paraard-hëse për t’u përqendruar te politika e jashtme e SHBA-së nën drejtimin e Obamës.

Prej ditës kur Barak Obama u betua si President i 44-ërt i SHBA-së, në marrëdhëniet ndërkombëtare u duk se hap një epokë e re. Kjo epokë paralajmëroi “rendin e ri ndërkombëtar” me SHBA-në, si fuqia më e madhe botërore që ndjek politikë multi-late-rale duke respektuar institucionet ndërkombëtare. Presidenti Obama ndryshoi qasjen e mëparshme të SHBA-së ndaj fuqive të tjera të mëdha Kinë, Rusi, Evropë etj, duke mos e konsideruar ngritjen ekonomike të Kinës si kërcënim, duke ndërtuar dialog me Rusinë dhe duke njohur rëndësinë e Eu-ropës si fuqi në ngritje në arenën ndërkombëtare. Ai ndryshoi qëndrimin ndaj SHBA-ve të botës mys-limane pasi dha vazhdimisht mesazhe të fuqishme që reflektojnë thirrjen për solidaritet, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjelltë duke shfaqur hapur syn-imin e saj për t’u dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur luftës në Afganistan dhe Irak.

Presidenti Obama e ndryshoi politikën e jashtme të fuqisë më të madhe të botës duke kaluar nga unilateralizmi i Bushit, doktrina e luftës parandal-uese që i jepte të drejtën të hynte në luftë me çdo shtet të botës që mendohej se kërcënon SHBA-në duke ndjekur një politikë multilaterale që respekton institucionet ndërkombëtare, NATO, OKB- etj. Përsa i përket Luftë në Irak ndërsa një pjesë e demokratëve votuan pro luftës në Irak, ndër ta edhe sfidanti i Bushit, senatori demokrat Xhon Kerri, por Senatori Barak Obama votoi kundër.

Presidenti Obama nisi të paqëtoj ata që men-donin ndryshe nga Amerika duke dialoguar me të gjithë, Korenë e Veriut, Iranin etj. si dhe duke demonstruar veprime konkrete për përfundimin e

dy luftërave (shtimin e trupave për të shkatërruar përfundimisht talebanët) dhe tërheqjen përfundim-tare të tyre dhe po krijon një klimë dialogu më myslimanët e të gjithë botës. Presidenti Obama duket se po e fiton “luftën e ideve” me terrorin ndërkombëtar që përpiqet të përhap dhunë dhe urrejtje ndaj Amerikës dhe demokracive duke ng-jallur sërish shpresën e popujve tek Amerika dhe lidershipi i saj global. Presidenti Obama e meritoi Nobelin për Paqe, sepse duke u bërë President i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ndryshoi poli-tikën e jashtme të saj, e kësisoj ndryshoi klimën e marrëdhënieve mes kombeve, vetë “shpirtin” e dialogut.

Senatori dhe më pas Presidenti Barak Obama, para mijëra mbështetësve të tij në Londër, An-kara, Spanjë, Kajro, Berlin etj. vazhdon ngjalli be-simin e kombeve dhe popujve tek Amerika, tek ide-alet e saj të lirisë, demokracisë, dhe paqes për të cilat bota ka sot nevojë. Kësisoj, vetë Çmimi Nobël për Paqe 2009, ishte inkurajim dhe mbështetje për ndjekjen e një rruge të tillë drejt një epokë të re paqeje e mirëkuptimi të ri në botë.

Kur u pyet të përshkruante “Doktrinën Obama” në prill të vitit 2009, ai u përgjigj se ndërsa SHBA mbesin të fuqishme në skenën ndërkombëtare, ato janë vetëm një komb, vende të tjera gjithashtu kanë ide të mira, vendet e tjera përfaqësojnë kul-tura dhe histori të ndryshme dhe kanë interesat e tyre. Kontrasti ndërmjet Madlen Ollbrajtit, e cila e konsideronte SHBA-në “një komb të domosdoshëm që sheh nga e ardhmja”, apo Xhorxh Bushit që deklaroi se ”SHBA i shërbejnë objektivave më të mëdhenj se ajo” ishte i qartë: në të vërtetë, është e vështirë të imagjinohet një përkufizim kaq i ku-fizuar i strategjisë madhore amerikane i shpallur prej ndonjë presidenti që prej kohës së adminis-tratës së Franklin Ruzveltit.

Sidoqoftë as Presidenti Barak Obama nuk mund të largohet plotësisht nga tradita historike e poli-tikës së jashtme amerikane dhe rolit të saj si su-perfuqi, gjë që analistët e marrëdhënieve ndërkom-bëtare e vunë në pah me përshkrimin e politikës së tij të jashtme si politikë e jashtme e Xhorxh. W. W. Obamës, çka do të thotë një shartesë e real-izmit me idealizmin uillsonian. Kjo u vu re edhe në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë (2009) e cila ngjalli debatin nëse përbënte një ndarje radikale ndaj politikës së jashtme të paraardhësit Bush apo afirmonte disa shtylla të rëndësishme të saj dhe traditës së politikës së jashtme ndërkohë që afirmonte qasjen multilaterale në rang global.

SHBA-ja, si ekonomia më e fuqishme e botës, me fuqinë më të madhe ushtarake dhe një demokraci udhëheqëse është faktor kyç në ku-fizimin e konflikteve të mëdha rajonale dhe botërore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të vazhdojnë të mbeten edhe në shekullin e 21-të e vetmja superfuqi, me të cilën sot dhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë nuk do të mund të krahasohet asnjë fuqi tjetër e madhe në asnjë nga dimensionet që përbëjnë elementët bazë të pushtetit të një fuqie globale.

26 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Ka modele të ndryshme dhe praktika të mira të pjesëmarrjes së femrave në Forcat e Armato-sura si dhe ndikimin e integrimit më të madh të

femrave në fushën, që është tradicionale mashkullore. Ushtria përbën një simbolikë prototipe të maskilizmit e karakterizuar nga forca fizike. Në vendin tonë, por dhe në botë, efektet e barazisë gjinore gjenden në sfidat që hasen midis punës dhe jetës së përditshme. Politikat e përkatësisë gjinore në ditët e sotme mund të anali-zohen nën dy perspektiva: kriteri numerik i shoqëruar me prezencën e grave në një kontekst të përcaktuar që është balanca gjinore dhe kriteri cilësor që ka të bëjë me nevojën për të angazhuar gratë dhe burrat në pro-ceset politike, ekonomike, ushtarake e sociale.

Në mënyrë tipike ekziston një kulturë dominante mashkullore në Forcat e Armatosura dhe gratë përpiqen të bëhen pjesë e saj. Por, vërehet paradoksi se incidentet që vështirësojnë aftësitë e grave, fshihen në diskriminimin e brendshëm dhe në pengesat që fem-rat duhet të përballen në procesin e rritjes në detyrë e gradë gjatë një periudhë kohe.

Ka pengesa me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen ushtaret në të gjitha fazat e karrierës ushtarake. Këtu kanë rëndësi ngritja e mekanizmave për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave njerëzore të femrave.

Paraqitja si grup interesi në tavolinat e rrumbullakë-ta, apo në hartimin e politikave e strategjive të menax-himit të burimeve njerëzore, të sigurisë kombëtare, strategjive e politikave të rekrutimit, arsimimit e tra-jnimit, do të ndikonte fuqishëm për realizimin real e fak-tik të barazisë gjinore.

E them këtë sepse kuadri ligjor në shumë drejtime është i mirë. Kështu, Neni 18 i Kushtetutës së RSH-së përcakton se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminojë për arsye gjinore, race, besimi, etnie, gjuhe, bindje politike, fetare ose filozofike,

Gruaja në ushtri një kriter cilësor

e fo rmaR

kushtet ekonomike, edukimi, statusi social ose origjina. Ekzistojnë ligje e akte nënligjorë, të cilat përcaktojnë

dhe specifikojnë promovimin në gradim, arsimim, kuali-fikim e detyrë të njëjta si për burrat e gratë. Problemi është që tani që Shqipëria është vend i NATO-s duhet të bëjë shumë përpjekje për përafrimin e legjislacionit dhe strategjive me strategjitë e NATO-s.

Që nga tetori 2000, UNSCR 1325 është adoptuar nga Kombet e Bashkuara, lidhur me gratë, paqen dhe sigurinë. Ajo njeh efektet lidhur me konfliktet te gratë dhe nënvizon rolin shumë të rëndësishëm të gruas lidhur me parandalimin e konfliktit, ashtu si dhe në periudhat post konfliktuale në ndërtimin e paqes dhe përpjekjet për rikonstrukturim. Rezoluta ka si qëllim integrimin gjinor në të gjitha aspektet e punës lidhur me sigur-inë. Gjithashtu ajo ka si qëllim rritjen e përfaqësimit të gruas në të gjitha nivelet e vendim marrjes në in-stitucionet kombëtare, rajonale dhe ato ndërkombëtare ashtu si dhe konsultimin me grupet e grave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, janë adoptuar dhe re-zoluta të tjera tepër të rëndësishme lidhur me gratë në forcat e armatosura e konkretisht: UNSCR 1820, UNSCR 1818, UNSCR 1889, UNSCR 1960. Zbatimi i Rezolutës 1325 është mbështetur nëpërmjet planeve kombëtare nga rreth njëzetë e dy anëtarë dhe disa të tjerë janë në proces. Shqipëria është në proces të për-gatitjes së Planit Kombëtar për zbatimin e kësaj Rezo-lute. Në Samitin e Lisbonës në nëntor 2010 Kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të NATO-s përcaktuan domosdoshmërinë e Planit të Veprimit për perspektivën gjinore dhe zbatimin e UNSCR 1325 në çdo vend, për menaxhimin e krizave të tanishme e të ardhme dhe planëzimin operacional. Ky është një angazhim i madh që kërkon një vlerësim tërësor të praktikave të mira, shembujve, kufizimet dhe mundësitë.

Strukturat e NATO-s kanë bërë shumë hapa në pro-movimin e grave në Forcat e Armatosura. Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gratë në forcat e armatosura e ka miratuar në dhjetor të vitit 2007 dhe ka hartuar një direktivë për këtë qëllim. Në NATO është ngritur Komiteti i Grave në Forcat e Ar-

Kolonele SUZANA JAHOLLARI

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 27

matosura, i cili e ndryshoi emrin në verë të vitit 2009 duke u quajtur Komiteti për Perspektivat Gjinore dhe në mbështetje të Rezolutës 1325, është krijuar një zyrë për perspektivat gjinore.

Në zbatim të kësaj Direktive të NATO-s edhe në For-cat e Armatosura të Shqipërisë, është ngritur sho-qata “Gratë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqë-sor, Nr. 3000 datë 04.02.2011 kjo shoqatë është regjistruar e funksionon në bazë të ligjeve në fuqi. Ob-jekti i saj është promovimi i barazisë gjinore në Forcat e Armatosura, përfshirja e plotë e grave dhe rritja e rolit e përfaqësimit në të gjitha nivelet e vendim marrjes si dhe mbështetja e familjeve të ushtarakëve që janë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Qëllimi i kësaj shoqate është:Të promovojë të drejtat e liritë e njeriut dhe zbatimin e ligjit, në mbështetje të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të Rezolutës 1325 për “Gratë, Paqen e Sigurinë” të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Të adoptohen perspektiva gjinore dhe masat speciale për mbrojtjen kundër violencës e dhunës në problemet gjinore. Të rrisë trajnimin në të drejtat e grave e fëmi-jëve të ushtarakëve, në problemet gjinore në Forcat e Armatosura. Të këshillojë lidershipin e Forcave të Arma-tosura për çështje kritike që ndikojnë te gratë në ushtri. Të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në të gjitha nivelet e vendim marrjes për të përfshirë kontributin unik të grave në Forcat e Armatosura.Të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në operacionet në mbështetje të paqes. Ti shërbejë mbrojtjes së të drejtave të grave e vajzave në Forcat e Armatosura, nëpërmjet vendosjes së standardeve. Nëpërmjet zinx-hirit të komandimit të sigurojë sensibilizimin e proble-meve gjinore në të gjitha fazat e misioneve e operacion-eve paqeruajtëse. Të synohet integrimi i perspektivës

gjinore në Forcat e Armatosura nëpërmjet hartimit të një strategjie gjithëpërfshirëse, duke përfshirë plani-fikimin operacional dhe procesin ekzekutues.

Promovimi i mundësive të barabarta për burrat e gratë në marrjen e gradave, përgjegjësinë, arsimimin e kualifikimin. Përmirësimi i legjislacionit shqiptar për sa i përket lehtësimit të procedurave që ndiqen në Forcat e Armatosura për rekrutim, arsimim e kualifikim. Har-timi i strategjive në fushën e perspektivës gjinore është domosdoshmëri, për të siguruar realizimin në praktikë të përqasjes gjinore në të gjitha fushat. Një strategji e mundshme, është të sigurohen marrëdhëniet e push-tetit gjinor si rezultat kryesisht dhe në radhë të parë, i shpërndarjes kualitative të burrave e grave. Një tjetër shembull është strategjia e neutralitetit të përkatë-sisë gjinore, që e bën përkatësinë gjinore të pavend, të padukshëm dhe jo problematike. Sidoqoftë në shoqëritë që tradicionalisht janë dominuar nga meshkujt duhet parë në thellësi problemi. Ekziston përfshirja e grave në këto institucione, nën logon e barazisë gjinore gratë le-johen të marrin pjesë, por progresi dhe promovimi i tyre ruhet me konservatorizëm, ose nuk ndiqet me trans-parencë. Çështja e femrave në Forcat e Armatosura është një çështje e menaxhimit të shumëllojshmërisë, përkatësisht rekrutimit dhe mbajtjes të të punësuar-ave me prapavijë të ndryshme demografike, sidomos shfrytëzimi i kualiteteve të tyre në mënyrë optimale. Vë-mendje duhet ti kushtohet kapacitetit të femrave për të dhënë kontribut pozitiv në siguri, veçanërisht në aspekt të roleve të shumta, të cilat i kanë forcat e armatosura bashkëkohore, që nga misionet vëzhguese dhe shpërn-darja e ndihmës humanitare, deri te misionet paqerua-jtëse dhe për ndërtimin e paqes.

Roli i femrave në Forcat e Armatosura është një çështje që vazhdimisht debatohet në shumë demokraci. Megjithëse mundësitë ushtarake për femrat janë rritur gjatë tridhjetë viteve të fundit në rajonin e OSBE-së, evidentohet se edhe ushtritë me pjesëmarrje më të lartë të femrave si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vetëm 15% të femrave në personelin ushtarak. Deri vonë, femrat janë kufizuar vetëm në mbështetje të luftimeve dhe operacioneve, në sektorin e logjistikës, administratë, sektori i mjekësisë etj. Femrat sot bal-lafaqohen me diskriminimin në karrierë, duke u avancuar në pozitat komanduese vetëm si përjashtim.

Pjesëmarrja e femrave në forcat e armatosura është, në radhë të parë, çështje e të drejtave të njeriut, që e prek të drejtën e femrave për profesionin e ushtarakut. Negocimi i pozicionit të grave sot nuk është thjesht një skenar bardh e zi. Ajo nënkupton kufijtë e nevojshëm të përfshirjes dhe përjashtimit të grave nga proceset. Në Forcat e Armatosura të shumë vendeve të botës, sot, janë themeluar të njëjtat kërkesa për promovimin e karrierës si për burrat e gratë duke menaxhuar në mënyrë objektive, pa diskriminim gjinor karrierën ush-tarake, duke i vënë theksin aspiratave, performancës dhe aftësive individuale.

Qëllimi i kolegeve femra sot është të luftojnë qëndrimin e dekurajimit dhe izolimit dhe të promovojnë se respekti ndaj potencialeve të grave mund të shqiptohet vetëm me anë të konkurrencës së drejtpërdrejtë, në interes të gjithë shoqërisë.

Përmes pjesëmarrjes në forcat e mbrojtjes dhe të

28 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

armatosura të vendit, ajo është pjesë përbërëse e të drejtave dhe detyrave të lidhura me shtetësinë. Nëse femrat përjashtohen nga pjesëmarrja në institucione të tilla të rëndësishme nacionale, siç janë forcat e ar-matosura, ato vendosen në pozitë të pabarabartë, kra-hasuar me shtetasit-meshkuj dhe kjo argumentohet me faktin që femra mund të jetë pjesë e sektorit të “qetë” në shoqëri. Por ky argument nuk pranon që fem-rat dhe meshkujt duhen të trajtohen njëlloj, në kuptim të shtetësisë dhe mundësive të barabarta.

Pa përvojën e pjesëmarrjes në ushtri, femrat do të jenë në gjendje më të dobët për ta shprehur zërin në të drejtën e sigurisë.

Pjesëmarrja e femrave në ushtri është pjesë kyçe e pjesëmarrjes në menaxhimin dhe zgjidhjen e konfliktit. Rezoluta Nr. 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për femrat, paqen e sigurinë në vitin 2000, nënvizon: “rolin e rëndësishëm të femrave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes. Duhet të sigurohet pjesëmarrja e rritur e femrave në të gjitha nivelet e vendim marrjes në institucionet nacionale, ra-jonale e ndërkombëtare, si dhe mekanizmat për paran-dalim, menaxhim dhe zgjidhje të konflikteve”.

Pjesëmarrja e femrave në ushtri është aspekt i rëndë-sishëm i demokratizimit të forcave të armatosura, në kuptim të përfaqësimit të të gjitha grupeve shoqërore. Forcat e Armatosura jo vetëm që janë pasqyrë e sho-qërisë por ato mund të jenë edhe forcë progresive në luftën e grupeve të përjashtuara për të drejta të bara-barta ose mund ti vonojnë proceset e demokratizimit. Krijimi i një ushtrie më përfshirëse (praktikisht me përf-shirje gjinore) e bën ushtrinë dhe shoqërinë më shumë demokratike.

Pjesëmarrja e femrave në ushtri është çështje e mos-diskriminimit, përkatësisht e mundësive të barabarta të karrierës për meshkujt dhe femrat, mundësisë së bara-bartë në funksionet e ndryshme, rrogave të barabarta dhe e mënjanimit të keqpërdorimeve të personelit femër në shërbim. Kjo lidhet edhe me pranimin pozitiv dhe in-tegrimin e femrave në mjedisin ushtarak dhe traditën ushtarake.

Përfitimet e përfshirjes së femrave në forcat e arma-tosura dhe kontributi i tyre në ndërtimin e paqes dhe në zgjidhjen e konflikteve janë reale dhe e dukshme. Pjesëmarrja e femrave në ushtri mund të jetë shumë

e rëndësishme për ruajtjen e paqes, që është fraksioni kryesor i pjesës më të madhe të forcave të armatosura. Ruajtja e paqes dallon shumë nga funksionet tradicion-ale ushtarake, ku theksohet mbrojtja e popullatës civile dhe ku përfshihen veçoritë e lidhura me zgjidhjen e kon-fliktit dhe rindërtimin.

Prania e femrave në forcat paqeruajtëse është pran-uar si aspekt përmirësues në marrëdhënien e forcave me komunitetin, si dhe në kapacitetin e forcave për an-gazhim dhe mbrojtje të femrave e fëmijëve.

Femrat kanë luajtur rol të rëndësishëm në forcat e armatosura që në kohërat e lashta. Ato kanë filluar të kenë rol më të madh në forcat e armatosura bashkëko-hore vetëm gjatë tridhjetë viteve të fundit. Megjithëse janë arritur avancime të mëdha në mënjanimin e kufiz-imeve për pjesëmarrjen e femrave në forcat e arma-tosura në shumë shtete të Kombeve të Bashkuara, ushtaret akoma ballafaqohen me pengesa në të gjitha fazat e karrierës së tyre ushtarake. Edhe pse forcat e armatosura janë organizata konservative që e kanë rez-istuar përfshirjen e femrave, gjatë njëzet viteve të fun-dit femrat e kanë zgjeruar rolin e tyre ushtarak, duke e sfiduar perceptimin që forcat e armatosura janë domen i meshkujve. Disa nga faktorët që shpjegojnë pjesëmar-rjen e shtuar të femrave në ushtri janë:

- Situatat emergjente dhe të luftërave kanë kërkuar rritjen dhe nevojën e rekrutimit të femrave. Në këtë situatë rritet nevoja e mobilizimit të sa më shumë shtetasve për të mundësuar zgjidhjen e përballimin e krizës.

Si rrjedhojë, pjesëmarrja e femrave bëhet e domo-sdoshme për të rritur kapacitetet sasiore të nevojshme për përballimin e tyre

Në këto raste femrat kanë plotësuar rolet ushtarak që lidhen me pozitën e tyre gjinore në shoqëri, siç është kujdesi mjekësor. Ky është roli i parë që është ushtruar nga femrat në mënyrë specifike në institucionet ush-tarake perëndimore.

Megjithëse gjatë luftërave është rritur numri i fem-rave në forcat e armatosura, kjo nuk ka zgjatur në mënyrë të qëndrueshme pas luftërave, kur femrat u janë kthyer (jo gjithmonë me dëshirën e tyre) roleve tradicionale që i kanë pasur. Por sot rritja e situatave emergjente, sidomos në ato të shkaktuara nga natyra, tregon se roli i grave po rritet ndjeshëm. Në përmbytjet

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 29

e shkaktuara në veri të vendit, femrat ndihmonin në pa-ketimin e ndihmave dhe dorëzimin e tyre në destinacion, duke i evidentuar, regjistruar e administruar.

- Periudhat e trazicionit në forcat e armatosura, ka rritur rolin e femrave në ushtri.

Në dallim nga sistemi i shërbimit të detyrueshëm, që i përjashton femrat, në sistemin vullnetar ose ush-tri profesioniste, zakonisht përfshihen femrat. Në vitin 2010, Forcat e Armatosura Shqiptare kaluan tërësisht profesioniste. Ky kalim u bë më parë në sistem miks, shërbim i detyrueshëm dhe vullnetar, e më pas u kthye tërësisht vullnetar. Kjo kërkon dhe përfaqësimin e femrave, në sasi më të mëdha. Aktu-alisht pjesëmarrja e femrave ka arritur deri tani afërsisht 14% të numrit total të For-cave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë. Prob-lemi këtu qëndron në rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrjes së grave e vajzave jo vetëm në sektorët mbështetës, por sidomos në ato operacional. Sot gjendja paraqitet në shifra shumë të ulëta.

- Emancipimi i femrave, ndryshimi i vlerave kulturore në shoqëri bën që roli i femrës të rritet dhe të kërkohet edhe në sektorët e vështirë dhe që tradicionalisht janë quajtur të meshkujve.

Në Shqipëri, në vitin 1967, për herë të parë u futën femrat në ushtri, me logon e emancipimit të gjithan-shëm dhe të përfshirjes së gruas në të gjitha sektorët e jetës. Gratë jo vetëm që ishin pjesë e Forcave të Armatosura, por shumë prej tyre ishin gjithashtu të ngarkuara në detyra luftarake. Në të vërtetë duke përf-shirë gratë në ushtri, deri diku uleshin kufijtë e mbetur gjinorë në shoqëri në tërësi. Çështja është që të mos mbetet si slogan e fasadë, por të shoqërohen me masa e mekanizma që e lehtësojnë realizimin në praktikë të barazisë gjinore. Puna për të krijuar një organizatë me më shumë barazi gjinore, përsa i përket forcave të armatosura duhet fokusuar jo vetëm në pengesat strukturale, por dhe organizative ne veçanti. Është e domosdoshme të rritet raporti i grave oficere, të grave të rekrutuara dhe eprore, të lehtësohen nga kujdesi prindëror duke i kombinuar me kushtet e punës si dhe të përdoret diferencimi në promovimin dhe gradimin e burrave e grave në ushtri.

Emancipimi i femrave lidhet ngushtë me rritjen e përgjithshëm të pjesëmarrjes së femrave në forcën e punës.

Ndryshimet e këtilla me aspekt të gjerë shoqëror e kanë ndryshuar mendimin e femrave dhe meshkujve për pyetjen nëse rolet ushtarake duhet të jenë për femrat të hapura dhe e kanë përshpejtuar procesin e integrimit të femrave në ushtri.

- Automatizimi i shumë aktiviteteve dhe veprimtarive

të Forcave të Armatosura ka lehtësuar futjen dhe shtimin e interesit të femrave për punët në ushtri. Më e theksuar kjo në sektorë të tillë si administratë, logjis-tikë, mjekësi, financë, transport, arsimim etj. Rritja e punëve jo luftarake është një prej faktorëve kryesorë që

ndikon në pjesëmarrjen e shtu-ar të femrave në FA.

Me gjithë rritjen e rolit dhe pjesëmarrjes së femrave këto 30 vitet e fundit në forcat e ar-matosura të vendeve të ndry-shme të botës, numri i tyre mbetet i ulët. Femrat vazh-dojnë të jenë të përfaqësuara pak në forcat e armatosura, krahasuar më numrin e tyre në shoqëri. Ka shtete që nuk e lejojnë shërbimin e femrave në ushtri, ka të tjera si Turqia me përfaqësim 0.2% të femrave dhe më e lartë 15% në Shte-tet e Bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri është afërsisht 14%, në disa shtete si Letoni, Poloni, Spanjë, Ukrainë etj., nuk ka fare femra, në pozita të larta komandim e drejtim. Ka shpërndarje të pabarabartë të femrave në rangjet e larta. Ka

femra që janë gjenerale e oficere të larta si në; Belgjikë, Kanada, Francë, SHBA, dhe që tregojnë se femrat mund të arrijnë kulmin, mund të arrijnë një karrierë të suk-sesshme në forcat e armatosura. Kjo shërben si shembull për të tërhequr më shumë femrat që të ndjekin karrierën ushtarake.

Ndërkohë që mund të mos ketë aq shumë pengesa për avancimin e femrave në ushtri, përfaqësimi i ulët i fem-rave në rangjet më të larta tregon që ekziston “tavani i qelqit”, që femrat nuk mund të arrijnë në rangjet më të larta, për shkak të mentalitetit e barrierave kulturore.

Në shumë shtete të botës, pothuajse të gjitha funksio-net ushtarake janë të hapura për femrat, përfshirë dhe rolet e pozicionet operacionale. Por në praktikë ndeshen barriera që realisht i pengojnë femrat të përfshihen në këto pozicione. Është një lloj diskriminimi i fshehur që pengon në mënyrë të tërthortë, duke i penguar femrat në kualifikimin e arsimimin për ato sektorë.

Duhet të merret parasysh që hapja formale e të gjithë pozicioneve të punës nuk do të thotë që patjetër femrat të punojnë në të gjitha pozitat. Në Danimarkë, Norvegji të gjitha funksionet janë të hapura për femrat, por ato nuk shërbejnë si komando, marinë, pilotë.

Ndërsa nga Forcat e Armatosura shqiptare për herë të parë kanë vajtur femra në mision paqeruajtës jas-htë vendit në ekipe mjekësore, por edhe në pozicione mbështetëse të luftimit. Pjesëmarrja e tyre në këto mi-sione, është mbështetur nga përkushtimi, puna, guximi dhe aftësia për t’iu përshtatur situatave të veçanta që kërkojnë këto misione.

E rëndësishme është që të promovohen mundësi e shanse të barabarta për meshkujt e femrat, duke i dhënë dimension europian pjesëmarrjes së femrave në Forcat e Armatosura.

30 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Batalioni xhenier është reparti kryesor i BrMR, i cili mban peshën më të madhe të detyrave të kësaj njësie. Duke qenë i angazhuar me detyra të

shumta e të shumëllojshme, me shtrirje në të gjithë ter-ritorin e vendit, në FA dhe në komunitet, Batalioni Xhenier ka treguar vlera të padiskutueshme në plotësimin me su-kses të detyrave që rrjedhin nga misioni i tij. Misioni i BXh është të marrë pjesë në përbërje të BrMR në përballimin e emergjencave civile në rast të fatkeqësive natyrore ose të krijuara nga njerëzit, të mbështesë FA në përmirësimin e infrastrukturës dhe në situata të veçanta luftarake ose jo-luftarake, si dhe të kontribuojë në ndihmë të komunitetit. Në intervistën e mëposhtme me komandantin e Batalionit Xhenier, kolonel Riza Zaja, do të paraqesim disa prej mo-menteve më të rëndësishme të realizimit të misionit e të detyrave aktuale të këtij reparti.

Cilat janë arritjet kryesore të batalionit xhenier në tremujorin e parë të këtij viti?

Është vështirë të rreshtosh arritjet dhe punën e BXh nga dita në ditë, pasi personeli dhe teknika e këtij nën-reparti është e kudondodhur. Reparti është i angazhuar në ndihmë e mbështetje të njësive të FA, si në FT, F. Ajrore, në Brigadën Logjistike, në KDS, etj. Krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore veçanërisht në Br Logjistike për hyrjen dhe punën në poligonet e asgjësimit të municioneve ka qenë një përparësi për ne - për vetë rëndësinë që ky proces për FA dhe për vendin tonë, - për krijimin e zonave të sigurta. Kështu mund të përmendim punën në poligonin

e Bizës, Livadhet e Hamzës Pukë, Qafë Bari Elbasan, në Dhëmblan Tepelenë, punimet e tjera në proces si në qafë Llogora, bazën detare Pashaliman, Laç, etj. Ne kemi qenë të pranishëm edhe në komunitete ku kemi realizuar detyra për përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në Tropojë, në Konispol, në rrethin e Matit, në Gjirokastër, etj. Krahas

angazhimeve të shumta në repartet e FA dhe në ndihmë të komunitetit, BXh ka më se dy muaj që po punon për rikon-struksionin e ndërtesës dykatëshe të ish RI dhe kthimin e saj në banesë për ushtarakët e past-rehë, detyrë e vënë nga Ministri i Mbrojtjes, zoti

Arben Imami dhe nga komandanti i BrMR gjeneral brigade Abaz Lleshi për rikonstruksionin e ndërtesës së ish-Regji-mentit të Infrastrukturës.

Reparti juaj ka pasur dhe ka një angazhim të mirë në ndihmë të komunitetit. Si është realizuar bashkëpunimi i komandantit dhe shtabit të batalionit me përfaqësues-it e pushtetit vendor?

Në punën me komunitetin kemi pasur parasysh misionin dhe detyrat tona si FA por edhe si repart xhenier, ku një nga detyrat kryesore është edhe ndihma ndaj komunitetit në rast fatkeqësish natyrore, por edhe në përmirësimin e infra-strukturës rrugore, veçanërisht në zonat rurale, ku nevojat janë shumë të mëdha. Në komunikimin me përfaqësuesit e pushtetit vendor, por edhe me njerëzit e thjeshtë, ne jemi munduar të përfaqësojmë denjësisht Forcat tona të Ar-

Xhenio, një urë lidhëse e Fen ie rë tXH

Batalioni Xhenier ka treguar vlera të padiskutueshme ne plotësimin me sukses të detyrave që rrjedhin nga misioni i tij. Mi-sioni i BXh është të marrë pjesë në përbërje të BrMR në përbal-limin e emergjencave civile në rast të fatkeqësive natyrore ose të krijuara nga njerëzit, të mbështesë FA në përmirësimin e infras-trukturës dhe në situata të veçanta luftarake ose jo-luftarake, si dhe të kontribuojë në ndihmë të komunitetit.

Intervistë me komandantin e Batalionit Xhenier, kolonel Riza Zaja

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 31

FA-së me komunitetin civil

Ne jemi munduar të përfaqësojmë denjësisht Forcat tona të Armatosu-ra, BrMR, dhe të japim maksimumin në drejtim të realizimit të detyrave me cilësi edhe duke punuar edhe me orar të zgjatur. Komuna Margegaj, Tropojë, e ka nderuar repartin tonë me medaljen “Nderi i Komunës”

matosura, BrMR, dhe të japim maksimumin në drejtim të realizimit të detyrave me cilësi edhe duke punuar edhe me orar të zgjatur. Eksperiencë të mirë pune kemi krijuar në bashkëpunimin me komunën Margegaj, Tropojë, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe kontributit të dhënë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë, ajo e ka nderuar repartin tonë me medaljen “Nderi i Komunës”. Bashkëpunim i mirë është arritur edhe me komunat e tjera si komuna Pogon, Gjirokastër, komuna Komsi Burrel, komuna Derjan rrethi Matit, etj.

Në batalionin xhenier bën pjesë edhe kompania xheniere e luftimit e cila është e inkuadruar edhe në

Brigadën shumëkombëshe të Evropës juglindore. Cila është puna e bërë për ruajtjen e nivelit të saj opera-cional?

Kompania Xheniere e Luftimit përbën një objektiv pri-oritar jo vetëm për BXh, por edhe për BrMR dhe FA. Misioni i Kompanisë Xheniere të Luftimit që njëkohë-sisht është edhe në përbërje të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) është të mbështesë njësitë e FA-së me veprime xheniere gjatë kryerjes së operacione luftarakë ose jo-luftarakë, të angazhohet në ndërtimin, përmirësim dhe zhvillimin e infrastrukturës së FA-së e të marrë pjesë në operacionet humanitare në ndihmë të popullsisë brenda dhe jashtë vendit për eliminimin e pasojave në emergjencat civile. Rëndësi të veçantë për ruajtjen e aftësive operacionale të këtij nënreparti i kemi kushtuar përgatitjes dhe zhvillimit të stërvitjes së efektivit, sipas standardeve. Krahas stërvitjes së efektivit, rëndësi i kemi kushtuar edhe pajisjes së nën-repartit me ambiente të mjaftueshme dhe me cilësi të mirë. Kështu, nënreparti është i vendosur në ambiente të plota e të pajisur mirë, teknika është e vendosur në parqe të veçantë, është sistemuar mirë dhe mbahet gjithmonë në gatishmëri. Puna në këtë nënrepart është përqendruar në plotësimin e të gjithë dokumentacionit sipas standardeve të NATO-s, plotësimin me personel të kualifikuar dhe vazhdimin e mëtejshëm të trajnimit të tij bazuar në kërkesat e objektivave të forcës dhe kompletimin e modernizimin e mëtejshëm të teknikës dhe pajisjeve bashkëkohore të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s.

Cilat janë sfidat e batalionit për të ardhmen, në kuadër të realizimit të standardeve të NATO-s?

Ne synojmë që të jemi një strukturë eficente dhe pro-fesionale në përbërje të BrMR dhe FA për përballimin e emergjencave civile, duke kryer një shumë-llojshmëri operacionesh. Kompletimi e modernizimi me teknikë e pajisje bashkëkohore dhe ruajtja e gatishmërisë opera-cionlale në çdo kohë është një sfidë tjetër. Gatishmëria e plotë e KXHL për një kohë të shkurtër si objektiv i forcës për të ndërvepruar në operacionet në misionet e NATO-s ose në misionet e OKB dhe kualifikimi e ar-simimi i vazhdueshëm i personelit, mbeten prioritet i vazhdueshëm dhe i pandryshueshëm.

Intervistoi: Albert Hitoaliaj

32 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Strukturë dhe trajnerë profesionistë për sportin

k t i v i te t iA

Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapin dy-ert e ekipeve sportive. Pas implementimit të strukturës së re të Qendrës së Kulturës

Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes dilte si një de-tyrë kryesore dhe bashkëveprimi i kësaj qendre me të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura për gjal-lërimin e jetës sportive. Në Forcat e Armatosura janë me dhjetëra talente në sportet e ndryshme të cilat kërkonin të mbështeteshin dhe të nxiteshin si-pas një programi të detajuar. Po ashtu kishte dhe një boshllëk shumë të madh në aktivitet sportive të cilat integronin fëmijët e ushtarakëve në jetën spor-tive. Këto dy faktorë të rëndësishëm të cilët zba-tohen në të gjitha ushtritë profesioniste të vendeve perëndimore shtruan alternativën e ngritjes së një strukturë me specialistë dhe trajnerë të mirëfilltë të sportit të cilët do të krijonin një klimë krejtësisht të re në lidhje me sportin. Ushtarët profesionistë që karrierën e tyre ushtarake e kanë mbështetur në jetën në reparte kishin domosdoshmëri për aktivitet sportiv dhe mbi të gjitha zhvillimin e kampionateve në njësitë më të mëdha të Forcave të Armatosura. Pas një studimi të hollësishëm të modeleve dhe prak-tikave të vendeve të NATO-s u arrit në përfundimin se duhet të hartohej një projekt afat shkurtër për të nisur puna dhe një projekt afat gjatë për të kri-juar vazhdimësinë e saj. Sipas Drejtorit të Sporteve pranë QKMBM, zotit Murat Basha në Forcat e Ar-matosura kanë ndryshuar katërcipërisht të gjitha konceptet në lidhje me sportet. Nga asgjëja është krijuar një institucion shumë i rëndësishëm që ka krijuar një klimë të re. Krijimi i Drejtorisë të Aktiv-iteteve Sportive të QKMBM-së si projekt i Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ishte shtysa kryesore për të nisur këtë punë gjashtë mujore, për të formuar dhe për të vënë në efiçencë të plotë ekipet sportive me fëmijët e ushtarakëve. Synimet tona janë krijimi

i një qendre rekreacioni (pushim aktiv fizik) për famil-jarët e ushtarakëve duke përfshirë fëmijët e vegjël apo të rinjtë, bashkëshortet dhe prindërit e tyre, por edhe më gjerë. Është domosdoshmëri që ushtarakët të cilët po kryejnë detyrën, brenda dhe jashtë ven-dit, të kenë qetësinë e nevojshme dhe sa më shumë siguri, që familjet e tyre ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë sa më të këndshme dhe të organizuar. Detyra e Drejtorisë së Aktiviteteve Sportive (DAS) është të organizojë dhe drejtojë veprimtari aktivitete e ekipe sportive, nëpërmjet të cilave të edukojmë tek fëmijët apo të rinjtë vullnetin, këmbënguljen, qëndresën si dhe të zhvillojnë aftësitë sportive. Nuk duhet të lejojmë që “rruga” të na i marrë fëmijët, por duhet ti largojmë ata nga “rruga” dhe ti edukojmë nëpërmjet sportit. Sipas Drejtoreshës së QKMBM, u krijua një hapësire rekreacioni sportiv për fëmijët e ushtarakëve që shër-bejnë në FA. Kërkojmë që ta zgjerojmë më tej këtë ide, të vënë në punë nga Drejtoria e Aktiviteteve të këtij institucioni. Aktualisht çdo të shtunë pranë kësaj qendre janë permanente, rrethet e vizatimit, valles këngës etj. Duke pasur parasysh cilësitë që ka sporti i

Krijohet Drejtoria e Aktiviteteve Sportive në QKMBM

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 33

cili në vetvete të argëton, por dhe të edukon e të për-gatit fizikisht, sporti si aktivitet fizik është i pa konku-rueshëm, për këtë arsye në programin afat gjatë të (DAS) ne kemi vënë theksin në krijimin e ekipeve spor-tive, jo thjesht rrethe sportive, por ekipe sportive, të cilët cilësisht janë më lart se një rreth i thjeshtë sportiv, ku fëmijët do të merrnin një top dhe do të argëtoheshin. Synojmë që fëmijët e ushtarakëve, të stërviten , edukohen dhe të konkurrojnë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu lindi ideja e një eksperimenti me një grup fëmijësh për të parë se çfarë mund të arrinim, pra a do të mbulonim idenë në terren me një ekip konkret në fillim. Punën e nisëm me një sport pa top, por që ishte më afër mentalitetit të fëmijëve, një sport mes dëshirave të fëmijëve. Dihet që fëmijët kanë shumë pasion topin, futbollin, volejbol-lin, basketbollin dhe më pak peshëngritjen, atletikën, gjimnastikën etj . Por midis këtyre dy ekstremeve ka sporte si artet marciale që duke marrë shkak nga filmat e hollivudit për fëmijë e të rritur kanë dhënë impaktin e tyre te fëmijët. Sportin e karatesë e fil-luam me 10 veta dhe sot testuam 24 ndër të cilët marrin dëshminë për të vazhduar më tej këtë sport, 11 breza të verdhë dhe 5 breza të kuq gjithsej, 16 të cilët sot cilësohen sportistë që e kanë kaluar hapin e parë në sportin e karatesë me perspektivë të bëhen garues sportiv në të dy disiplinat, në atë të karta-ve dhe kuinta-ve. Puna na tregon se synimet që kemi mund të jenë të realizueshme. Pse e themi këtë? Me këtë ekip ne i kaluam të gjitha problemet për ngritjen dhe funksionimin normal të një ekipi sportiv.

1-Resurset janë të pashtershme. A–Dëshirat e fëmijëve dhe familjarëve si dhe çdo fëmijë që ka dë-shirë të merret me sport dhe aktivitet fizik. Stërvitja bëhet jo si në ekipet e tjera ku fëmija duhet të pa-guajë 20- 30 mijë lekë në muaj për tu stërvitur, por është falas, gjë e cila e rrit pjesëmarrjen e fëmijëve në ekipe sportive. B-Dëshira e prindërve që fëmijët e tyre të edukohen dhe të rriten sa më të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht. 2-Ambienti (baza materiale) pranë njësive respektive të FA ekziston dhe janë efi-cente ambiente sportive të cilat nesër mund të vihen në dispozicion të stërvitjes së fëmijëve të pjesëtarëve të FA. Aktualisht me një dashamirësi të admirueshme

u hapën dyert ambienteve sportive të KDS-së nga Gjeneral AGIM LALA kundrejt rregullave dhe normave jo vetëm ushtarake por dhe qytetare. 3-Ministri i Mbrojtjes bëri të mundur që ky eksperiment të marrë jetë sepse emëroi instruktorët e parë të cilët har-tuan programet stërvitore dhe zhvilluan stërvitje me këta fëmijë. Ishin këto 3 elementë të cilët së bashku përbëjnë bazën për zhvillimin dhe konsolidimin e avan-cimin e një ekipi sportiv. REZULTATI-ekipi u miratua, u federua, u njoh nga federata dhe po stërvit sportistë të tjerë për të marrë pjesë në kampionatin kombëtar të fëmijëve në Qershor të këtij viti. Ky ekip pionier na tregoi se është e mundur të zhvillohet sporti me fëmi-jët e ushtarakëve. Sot synohet konsolidimi i ekipit të karatesë jo vetëm me këta fëmijë por dhe me fëmijë të tjerë duke filluar kurse përsëri me fillestarët, të cilët pasi kalojnë kursin fillestar pasurojnë ekipin për-faqësues me prurje të reja djem dhe vajza. Ngritja e ekipeve të volejbollit djem dhe vajza në bazë të ek-speriencës së marrë me ekipin e karatesë. Synimi në një të ardhme jo të largët, është ngritja e ekipeve të futbollit dhe basketbollit, xhudos dhe boksit. Mundë-sia që na jep Akademia është për kaq sporte por në të ardhmen gama mund të rritet me atë të qitjes, mundjes, tenisit etj. Kjo në sajë të kushteve dhe re-zultateve me ekipet aktuale.

NjoftimNjoftojmë se në ambientet KDS-së është ngritur dhe zhvillon aktivitetin e saj ekipi i volejbollit djem dhe vajza për moshat 9-14 vjeç. Stërvitja zhvillohet çdo ditë marte dhe të premte nga ora 18:00-20:00.Të interesuarit të kontaktojnë për ecurinë e mëtejshme pranë QKMBM ose KDS.Drejtoria e Sporteve

34 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

“Koncerti i Pranverës”, një surprizë lulesh dhe valsi

Një koncert që do të mbahet mend gjatë për shkallën e lartë të organizimit, interpretimit, profe-sionalizmit dhe, mbi të gjitha, të dirigjimit me shumë kompetencë dhe aftësi. Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, zotit Arben Im-ami, në datën 12 prill 2011, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura dha një koncert simfonik nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur shqiptar, Ermir Krantja, Artist i Merituar. Regjisori i këtij koncerti shumë cilësor dhe të arrirë ishte zoti Pali Kuke, një artist i vërtetë, më një përvojë shumë të gjatë regjisori-ale në qindra aktivitete të rëndësishme kulturore të Shqipërisë. Skenografia e këtij koncerti ishte përgat-itur me mjaft seriozitet dhe në mënyrë të harmoni-zuar nga skenografët Ardian Isufi dhe Endrit Selimi. Programi i këtij koncerti ishte me të vërtetë shumë i përzgjedhur dhe, mbi të gjitha, përkushtimi dhe profesionalizmi i instrumentistëve bënë që ata që ndiqnin koncertin, të shijonin një nivel shumë të lartë artistik. Në këtë koncert, në të cilin morën pjesë au-toritetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mjaft zëra dhe personalitete të njohura nga fusha e muzikës dhe e letërsisë, u evidentua edhe njëherë af-tësia e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosu-ra, për tu shndërruar në një orkestër simfonike. Dir-igjenti Ermir Krantja, me një përvojë mbi 43-vjeçare në këtë fushë dhe një prej mjeshtrave të dirigjimit, solli pranverën dhe magjinë e saj në sallën e Akad-emisë së Arteve. Koncerti filloi me “Vallen Epike” të mjeshtrit të madh Feim Ibrahimi, për të vijuar me atmosferën magjike të aries “Ah! Je Veux Vivre” të Romeo dhe Zhulietës të kënduar nga soprano Etl-eva Golemi. Kjo vepër e Gounot-it krijoi një atmos-

ferë të mrekullueshme tingujsh muzikorë në sallë. Koncerti vazhdoi me pjesën “Koncert për klarinetë e orkestër” me solist Bashkim Barbullushin, pjesë e cila u ekzekutua me mjaft ngrohtësi. Një prej kulmeve të koncertit ishte valsi i Gounot-it “Fausti”; një harmoni e përsosur e tingujve muzikorë me ritmet e valsit. Ndërsa sopranoja e madhe shqiptare, Marjana Leka,

Të magjepsur nga magjia e thesarit muzikor

once r t iK

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 35

ekzekutoi “Madamme Butterfly” të Puçinit. Një arritje e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura ishte dhe uvertura e Rosinit “La gazza ladra”. Një prej kul-meve të koncertit mund të konsiderohet edhe Triptiku rus. Kur i erdhi radha Çaikovskit me pjesën “Zemër e Vetmuar” u shpalosën aftësitë profesionale dhe fibrat muzikore më të arrira të të gjithë instrumentistëve. Nga Glier-i u luajt “Vallja epike ruse”. Në këtë kon-cert të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan dhe “Mlada” nga Procesioni i Fisnikëve të Rimski Korsakovit. Kon-certi, sipas vlerësimeve, ishte një hop i madh cilësor i përgatitur me shumë përkujdesje në të gjitha detajet nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Të gjitha pjesët u shoqëruan me duartrokitje të gjata dhe spektatorët i përshëndetën instrumentistët, duke qëndruar shumë gjatë në këmbë. Për të vlerësuar af-tësitë e tërë artistëve dhe instrumentistëve atyre iu dhuruan tufa me lule. Një punë shumë të kualifikuar ka bërë dhe Qendra e Kulturës Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes dhe, sidomos, Drejtoresha e Përgjith-shme, zonja Zerina Kuke, e cila u kujdes që të kuronte edhe deta-jet më të thjeshta, për të arritur një koncert shumë dinjitoz, të tit-ulluar “Koncerti i Pran-verës”

Pranë ushtrisë shqiptare gjithmonë ka pasur dhe ka formacione artistike, qofshin estrada, orkestra apo ansamble. Është gjith-monë një proces organ-izimi. Si e shikoni ju këtë proces të fundit për të kri-juar një orkestër?

Ka shumë kohë që unë prisja një takim me Ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami, takim i cili u realizua para dy javësh, ku u fol për organizimin e një aktiviteti muzikor. Bashkëbi-sedimi ishte shumë frytdhënës dhe serioz. Zoti Arben Imami, i cili vjen nga bota e artit dhe e spektaklit, të krijon një atmosferë shumë miqësore dhe të hapur. Formacioni orkestral i Forcave të Armatosura është në thelb një orkestër simfonike, në të cilën nuk bëjnë pjesë harqet, por kjo nuk prish asnjë punë. Si mendë-si nuk është formuar ende mendimi që kjo është një orkestër, e cila mund të luajë pa frikë edhe muzikë simfonike, për arsye se muzika ka parimet e veta të ekzekutimit dhe të interpretimit, që nuk ndryshojnë. Muzika është po ajo dhe transmetohet në të njëjtën mënyrë kur atë e drejtojnë dhe e interpretojnë profe-sionistët. Nisma jonë konsiston në atë që ky forma-cion frymor, që bën pjesë në Forcat e Armatosura, të

jetë një simotër me formacionet e tjera orkestrale të kryeqytetit. Fakti që ne organizuam një koncert si ai datës 12 prill 2011, i cili u vlerësua shumë, mbësh-teti entuziazmin që kjo orkestër të jetë plotësisht e integruar me simotrat e saj. Ky koncert dha një mesazh shumë të qartë, që te kjo orkestër të kenë besim të gjithë personazhet e tjerë që janë skeptikë ndaj saj. Unë jam i bindur, pasi kam një përvojë shumë të gjatë si dirigjent dhe organizator koncertesh me orkestra shumë të kualifikuara, si brenda ashtu dhe jashtë vendit dhe nuk kam pasur asnjë dyshim, se do të arrinim një gjë shumë të realizuar; ndaj dhe e mora përsipër këtë koncert dhe them me bindje se kjo gjë realizohet dhe prova e parë u kalua me shumë sukses. Gjërat shkojnë shumë mirë, sidomos atëherë kur kemi të bëjmë me një personazh të rëndësishëm si zoti Arben Imami, që do të japë një mbështetje admin-istrative dhe financiare, e cila do t’i japë frymëmar-rje kësaj nisme shumë serioze si edhe koncerteve të

tjera, që do të organizohen nga kjo orkestër.

Z. Ermir, në karrierën tuaj të gjatë ju keni drej-tuar shumë orkestra kombëtare dhe ndërkombë-tare. Çfarë është për ju kjo përvojë e re?

Është e padiskutueshme që unë kam një përvojë 43-vjeçare në fushën e dirigjimit në Shqipëri dhe jash-të vendit. Kam drejtuar orkestra simfonike pothuajse në tërë Europën Perëndimore dhe, në vitet e fundit, kam drejtuar orkestra të ndryshme edhe në Europën Lindore dhe Qendrore. Kam një përvojë shumë të vyer. Aktualisht drejtoj Opera Balete, orkestra frymore; regjistroj kolona zanore filmash artistikë, si dhe, që nga viti 2004 kam bashkëpunime shumë të frytshme me MEDIASET-in për Italia 5 dhe me RAI DUE-n. Të gjitha këto realizime janë realizime që bëhen me orkestra italiane dhe me orkestra të Europës Lindore,

36 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

si në Moskë, në Pragë dhe në shumë qytete të tjera të mëdha të Europës Lindore. Profesionin tim e çmoj dhe e jetoj me intensitet, duke bërë përpjekje, që në çdo sferë të profesionit tim të kontribuoj me përvojën time të gjatë. Them me bindje të plotë se ia kam dalë mbanë. Kam dhënë më të mirën. Dhe kjo është vlerësuar jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga publiku i gjerë.

I keni munguar publikut shqiptar, i cili ju ka du-artrokitur për afro tri dekada, në vija të përgjith-shme, cili është aktiviteti juaj jashtë vendit?

Unë mendoj, se nuk i kam munguar publikut të nderuar shqiptar asnjëherë, sepse e kam ndërtu-ar aktivitetin tim në një mënyrë të tillë, që të jem tre-katër herë në vit në Shqipëri. Kjo varet edhe nga kërkesat e institucioneve shqiptare të cilat, sa herë më thërrasin, u përgjigjem me shumë kor-rektësi, pasi e çmoj shumë kontributin për vendin tim, Shqipërinë. Jam i kënaqur për një gjë që, duke e ndërtuar aktivitetin tim, si brenda dhe jashtë Shqipërisë kam qenë i pranishëm dhe nuk kam mun-guar asnjëherë. Kam parime të forta në jetë, që m’i ka dhënë profesioni im, i cili kërkon shumë mund e sakrificë për të arritur atje ku duhet. Si artist, u formova me shumë përkushtim dhe në këto 20 vitet e fundit po rritem me përvoja të reja në Europë dhe në shumë vende të tjera jashtë Shqipërisë. Baza ime si artist është farkëtuar në Shqipëri. Së dyti, unë kam një motiv shumë të rëndësishëm për të qenë i përkushtuar dhe ky është kontributi i tim eti si dirigjent në Shqipëri. Im atë, Mustafa Krantja, ka një kontribut jo vetëm si dirigjent por, në mënyrë

të veçantë, çmohet dhe vlerësohet për kontributin që ai dha mbas luftës, për themelimin e Teatrit të Operës, duke e organizuar atë me instrumentistë, që akoma nuk ishin të shkolluar. Më saktë, ai ngriti gjithçka nga hiçi. Dirigjenti i madh, Mustafa Krantja, krijoi Orkestrën e Radios, Orkestrën e Akademisë së Arteve dhe, mbi të gjitha, ai ndihmoi në formimin e shumë dirigjentëve, si Ferdinand Deda, Fiqir Kraja, Ermir Krantja, Jetmir Barbullushi dhe Metrika Af-ezolli, të cilët janë figurat më të rëndësishme të dirigjimit në Shqipëri.

Si e gjykoni ju shkollën shqiptare të dirigjimit, kur jeni biri i një emri të madh të dirigjimit? Me aq sa jeni në dijeni, sa ka përfituar shkolla shqiptare nga kjo përvojë dhe si është sot situata?

Përsa u përket aktiviteteve të sotme, që lid-hen me jetën artistike simfonike në Shqipëri, ka një zhvillim të madh të tyre. Të gjitha institu-cionet kanë filluar të organizohen shumë mirë, kanë një jetë artistike shumë profesionale dhe rritja ka ardhur në dekadën e fundit, më saktë-sisht hopi i madh është nënvizuar në pesë vitet e fundit. Kjo rritje, vërehet jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në organizimin sistematik dhe të shpeshtë të aktiviteteve. Ky hop i madh, ka mjaft anë pozitive, pasi tregon që ka njerëz, të cilët dinë të drejtojnë dhe dinë të menaxhojnë prurjet e artistëve, jo vetëm brenda vendit, por dhe nga jashtë Shqipërisë. Kjo ndikon në nivelin e bashkëpunimit dhe të performancave të kon-certeve, që realizohen në Shqipëri.

Dy legjendat e muzikës së Shqipërisë, Mustafa

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 37

Krantja dhe Rifat Teqja, kanë punuar shumë dhe, pa u lodhur asnjëherë, në përgatitjen e dirigjentëve të rinj. Akademia shqiptare ka gjithashtu të njëjtët person-alitete. Kjo shkollë është e lidhur shumë ngushtë me dy emrat, e Krantjes dhe të Teqes dhe mund të quhet shkolla Krantja-Teqja. Ka një problem, që në Shqipëri nuk ekziston kritika muzikore, çka favorizon dhe abuz-imet në medien elektronike dhe të shkruar. Publikohen shkrime të papërgjegjshme për shfaqje të dobëta dhe jo të realizuara mirë, duke u shitur si vlera të mëdha. Një kritikë, që di të dallojë vlerat dhe që di të sugjero-jë, mbetet një kritikë pozitive, që ndihmon artistët.

Nga Shqipëria janë larguar shumë artistë, por kanë ardhur edhe shumë dirigjentë me emër nga bota; si e gjykoni këtë shkëmbim përvojash në muzikën shqiptare?

Mendoj dhe dua të nënvizoj se shkëmbimi me artistë të ndryshëm nga jashtë Shqipërisë është një mjet zhvillimi i madh në fushën e muz-ikës, sepse shkëmbehen përvoja dhe ide dhe sa më shumë artistë dhe dirigjentë të mirë të vi-jnë, aq më mirë është. Në Shqipëri kanë ardhur artistë dhe dirigjentë të niveleve shumë të mira, por kanë ardhur dhe artistë në nivele shumë të dobëta. Nuk ka shfaqje të mirë me një dirigjent të dobët dhe me artistë të dobët.

Nga Shqipëria janë larguar shumë artistë dhe kanë bërë dëm. Jam tip parimor në vlerësimin e këtij aspekti. Ka figura të shquara që vërtet i kanë munguar Shqipërisë për cilësinë dhe aftësinë e tyre, siç ka dhe shumë artistë, dirigjentë dhe in-strumentistë shumë të mirë brenda Shqipërisë, të cilët realisht janë figura me shumë vlera. Unë men-doj se artistët që janë larguar, janë artistë shumë të zotë. Veç tyre, janë larguar dhe artistë të një niveli tjetër. Më saktë ka shumë nga ata që janë larguar dhe që u përkasin të gjitha niveleve. Shqipëria duhet të kuptojë një gjë, që ata që janë të aftë t’i mbajë

afër. Brenda kufijve ka artistë të mrekullueshëm, por jashtë ka shumë që nuk janë zëvendësuar dhe është shumë e vështirë të zëvendësohen për vlerat dhe af-tësitë që ata zotërojnë.

Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë talentet. Jemi një popull vital, jemi si të gjithë popujt e tjerë. Nuk ka popull të pazot. Çdo populli, që i jepet mundë-sia sociale për të shpalosur mundësitë e tij, i shpalos me shumë aftësi. Vendit tonë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë njerëzit e aftë dhe duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që të bashkëpunojmë me këto vlera.

Çfarë duhet të ndryshojë te formacionet orkest-rale, qofshin këto orkestra të mëdha? A janë mun-

dësitë dhe a ka talente për të pasur formacione të tilla permanente?

Një orkestër ka ligjet e veta, ka rregullat e rap-ortit të saj me publikun dhe, mbi të gjitha, me cilësinë e dirigjentit, me cilësinë e pjesës, me për-bërjen e orkestrës si dhe me pjesën që zgjedh për të realizuar. Një orkestër, për të bërë një vepër, duhet të ketë një sasi të caktuar harqesh. Ne kemi më shumë probleme administrative dhe nga kjo pikëpamje nuk mund të mbash një orkestër të madhe, por mund të mbash një orkestër shumë të manovrueshme dhe kur duhet që të or-ganizosh koncerte seri-oze dhe me cilësi, mund të thërrasësh profe-sionistë me kontrata të shkurtra; pra, mund të marrësh profesionistë të orkestrave të tjera. Janë probleme teknike admin-istrative dhe jo orkest-rale.

Akademia e Arteve po punon mirë. U hoq dorë nga spontaniteti dhe po shikohet një rimarrje e vërtetë pozitive. Një shtet, një shoqëri dhe politika shqiptare nuk duhet të harrojë kurrë, që kultura, muzika, folklori janë identiteti ynë kombëtar dhe një komb zhvillohet në bazë të kësaj pasurie historike që ka. Identiteti është histori, kulturë dhe traditë.

Intervistoi Bejdo Malo

38 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

u j t ime H i s to r i keKÇështja kombëtare në

librin e Ismail Strazimirit

Si një patriot, veprimtar dhe pjesëmarrës me rëndësi parësore në periudhat historike të ngritjes dhe ngjizjes së shtetit shqiptar, Ismail Strazimiri, vjen me një botim të veçantë të paraqitur në dy kohë të largëta njera nga tjetra.

Libri i tij “Kujtime Historike” i botuar në vitin 1931 dhe “Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë”, (Kujtime historike për lëvizjen kombëtare në qarkun e Dibrës), botuar në vitin 2010, i kushtohen zhvillimit të lëvizjes kombëtare nga vitet 1900 deri në vitin 1924. Ky libër vjen i plotë nën redaktimin dhe përkujdesjen shkencore të Prof. dr. Shaban Sinani, si dhe të shtëpisë botuese “Naimi” në Tiranë.

Ismail Strazimiri si atdhetar shfaqet në periudhat historike të kohës që kaloi vendi ynë nga Rilindja Kombë-tare, Shpallja e Pavarësisë, mëkëmbja e shtetit shqiptar dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku dhe ra dëshmor i saj.

Libri, si një botim i parë dhe i plotë, vjen në një kohë kur, këto kujtime janë përmendur dhe vlerësuar nga shumë studiues, të cilët janë konsultuar me muzeun historik të qytetit të Peshkopisë (Dibrës), në arkivat familjare dhe në shkrimet e kohërave të shkuara.

Atdhetari Ismail Strazimiri, ishte një prej protago-nistëve të rendit parësor në gjysmën e parë të shek. XX. Koha prej mëse 80 vitesh që ka kaluar jo vetëm që nuk e ka pakësuar, por e ka rritur vlerën e tij. Kjo vlerë është rritur deri në atë shkallë sa pyesim se cila ka qenë ndihmesa e këtij protagonisti zhvillimesh parësore të Shqipërisë: puna atdhetare apo përshkrimi i ngjarjeve. Në veprën e Strazimirit del se janë të dyja bashkë.

Ismail Strazimiri në momentet më kritike të histor-isë shqiptare mbajti qëndrimet më të denja, dhe këto janë që nga Shpallja e Pavarësisë; dy luftërat dhe dy paqet e paqëndrueshme ballkanike; njohja e premtuar e një shteti shqiptar me kufij shumë në brendësi të hapë-

sirës së vet historike; hapja e çështjes së caktimit të kufijve; projekti i Fuqive të Mëdha, për një monarki të re pa monark në rajonin ballkanik; dorëheqja pa shpjegime e I. Qemalit; konkursi i princërve dhe shpërthimi epi-demik i vullneteve vetjake dhe fisnore për kurorën e një shteti ende të panjohur ndërkombëtarisht; ardhja dhe ikja e pagjurmë e princit trashëgimtar Vid; shpërthimi i Luftës së Parë Botërore dhe kryqëzimi i ushtrive të të dy palëve kundërshtare në Shqipërinë pa zot; janë zhvillime që çoroditin shumë lehtë edhe sot jo vetëm

Prof. asoc. dr. BERNARD ZOTAJ

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 39

soditësin e historisë, por edhe studiuesin e saj.Ismail Strazimiri ishte në gjithë këto njarje të turbull-

ta atje, ku i bëhej mirë atdheut të tij. E vërteta është se kjo ka ndodhur vetëm në një grusht njerëzish idealistë, të cilët, nuk ishin pjesë e ndonjë projekti të të huajve për të sunduar në Shqipëri e që e donin sinqerisht atdheun e tyre pa ndonjë interes vetjak. Ismail Strazimiri para-qitet në jetën e vendit me vetëdijen e një rilindësi.

Në këto kujtime të botuara të plota ka vërtetësi të thellë dhe denoncuese. Ato kanë vërtetësinë burimore, lartësimin e parësisë, madhështinë e traditës, por dhe pa bërë përjashtim të konformiza të kohëve.

Duke lexuar dhe studiuar këto kujtime kupton qartë se historia e fillimit të shtetit shqiptar është një his-tori fatkeqe, e mbushur me protagonistë që për fat të keq siç i quaj dhe autori “fatzinj”. Mendimtarët e saj më mbylljen e “shekullit të romantizmit” ishin ndarë nga jeta, por dhe vendosur në kryeqytetet e Evropës duke ndihmuar çështjen kombëtare nga mërgimi.

Shqipëria, në kuptimin e plotë të fjalës, pikërisht në kohën e themelimit të saj, kishte mbetur në duar të që siç thekson autori të “dallkaukëve”. Libri i Ismail Straz-imirit është i mbushur me protagonistë të shumtë e me tituj të trashëguar nga perando-ria osmane. Kjo elitë ishte e lodhur dhe e dështuar nga të gjitha drejtimet, si morale, politike, intelektuale etj. Ismail Strazimiri gjithë kësaj elite të madhe në dukje u gjen dhe u vendosë përballë një atdhetar të formuar, me një flamur të vetëm për shpëtimin e Shqipërisë: Elez Isufin. Ai për të përbën figurën më të rëndësishme në të gjitha faqet e librit të tij. Siç shprehet vazhdimisht au-tori, ai ishte modeli i njeriut shqiptar që i kushtonte gjithçka vendit të tij. Elez Isufi mbetet e vetmja dritë dhe shpresë në gjithë botën e ndërlikuar të karaktereve të atdhetarëve të kohës në librin e tij.

Kujtimet e Ismail Strazimiri janë për periudhën nga Shpallja e Pavarësisë deri në Revolucionin e Qershorit. Siç shkruan autori në këto 12 vjet ka mbrapshti sa për disa shekuj. Shqipëria u bë, por jo siç e deshën shqiptarët. Aq më pak siç e donte Ismail Strazimiri. U bë një Shqipëri që zyrtarisht thuhej se vërtitej në duart e Fuqive të Mëdha, por vërtetësish rrotullohej sipas konkurrencës së parave të dhëna “krenëve” të saj në Beogradi Romë, Athin, Stamboll, Vjen dhe kryeqendra të tjera të politikës botërore. Pikërisht kjo ishte dhim-bja fisnike e Ismail Strazimirit: se Shqipëria u drejtua nga “krenë pa krye”, që e shisnin Jugun për “dishië” të Veriut e anasjelltas; që ia falnin dreqit të krishterët për një “Shqipëri të bekueme myslimane”; që i ndanin zotë-rimet e tyre prej Shkumbinit në Mat, prej Matit në Drin e kështu me radhë dhe në drejtimin jugor.

Shqipëria e kujtimeve të Ismail Strazimirit ishte një republikë shesh-beteje, një shtet etnografik, ku për të kaluar nga një krahinë në tjetrën duhet “besa-besë” dhe

asgjë tjetër! Ishte një Shqipëri që, sipas Fishtës, kur të përligjte pavarësinë e vet, e kjo do të ndodhte “për inat të djallit dhe të shqiptarëve”, që bashkëpunonin kundër saj. Pamjaftueshmëria e ushtrimit të pushtetit qever-isës, i shpuri shqiptarët në një qeverisje etnografike-fisnore-politike.

Shqipëria e viteve 1912-1924, siç e dëshmon me dhimbjen autori i librt, ishte në kuptimin e plotë të fjalës një shtet ku ligjin e bënin krerët e fiseve; një shtet që nuk ishte as monarki, as republikë; një shtet ku krahinat shpallnin pavarësinë prej atdheut dhe ruanin me ush-tarë vullnetarë “kufijtë” e tyre, urat, shtigjet e kalimit.

Revolucioni i Qershorit më 1924 ishte dëshpërimi i fundit i Ismail Strazimirit. Ai e pa revolucionin duke dështuar nga dita në ditë dhe nga ora në orë. Dështimi i këtij revolucioni përbën një kufi kohor përmbi të cilin Is-mail Strazimiri nuk ngrihet. Dhe kjo shpjegon dhe faktin që ai, gjatë gjithë periudhës mbretërore, nuk mori asnjë shërbim a funksion, megjithëse një prej njerëzve më të formuar të asaj kohe.

Me pak fjanë Ismail Strazimirin mund t’i bëjmë por-tretin nëpërmjet librit të tij, kështu: u vu në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Ismail Qemalit; mbështetës i princit evropian Vid që kundërshtarët e paraqitnin si

një katundar austriak dhe të dërguar të krishterimit; njohës dhe

kundërveprues i drejtpër-drejtë dhe i ballë për ballë ndaj politikave të ringjalljes së pashallëqeve, e quajti Luftën e Vlorës si një kurorë nderi e mburrje për kombin shqiptar, mori anën e krahut revolucionarë fanolistë të vi-tin 1924, si dhe një parala-jmërues i rreptë i dështimit të tij; larg qeverisjes republikane dhe mbretërore.

Megjithatë, Ismail Strazimir-it i kishte mbetur edhe një sfidë e fundit. Ajo ishte pjesëmarrja në Luftën Antifashiste. Tashmë ai njihet si dëshmori më i moshuar i kësaj lëvizjeje në shkallë botërore. Ishte 75 vjeç kur u vra në Sllovë prej ushtrive të huaja dhe bashkëpunë-torëve të tyre, duke pasur në krah bashkëluftëtarë dy djemtë.

Libri i Ismail Strazimirit është një libër që trajton gjerësisht ndërmjet kujtimeve të tij çështjen kombëtare

shqiptare në fillimet e bërjes së shtetit shqiptar. Ato kanë një rëndësi historike dhe studimore në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Në përm-bajtjen e tij autori ka tej shkruar mjaft biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendas e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dër-guara; shënjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik; informata dhe të dhëna që nuk gjenden në shk-rimet historiografike. Libri jep njohuri të plota dhe të sakta për historinë e lëvizjes atdhetare, por dhe të vep-rimit antikombëtar në dy dekadat e para të Shqipërisë si shtet.

40 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Ardhja në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane e Galeazzo Ciano-s në vi-tin 1936, e bëri politikën e jashtme të këtij

shteti edhe me agresive. Në kuadër të forcimit të zonës së ndikimit, Shqipëria shikohej, në planet italiane, si një këmbë e sigurt për një depërtim drejt lindjes. Pas kthimit nga Shqipëria, më 2 maj 1938, Ciano hartoi një plan të fshehtë, që përmbante tri faza veprimi: afrimi dhe lidhja e ngushtë ekonomike e Italisë me Shqipërinë, e përfunduar kjo me një afrim politik; rënia dakord me Jugosllavinë e me Greqinë për copëtimin e Shqipërisë; pushtimi i Shqipërisë nga Italia (Roberto Marozzo dela Rocca. “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 - 1944”, faqe 135). Për zbatimin e këtyre fazave, Ciano kërkonte të bindej Shqipëria që të dilte nga Lidhja e Kombeve, të sabotohej ndihma për ushtrinë shqiptare, të shto-heshin oficerët italianë në ushtrinë shqiptare, të shto-heshin italianët që punonin në Shqipëri, të shtoheshin simpatizantët e fashizmit, etj. Ciano organizoi më 16 – 18 qershor 1938 një takim me Stojadinoviçin, i cili i shprehu se Jugosllavia nuk kishte vërejtje ndaj politikës së ndjekur nga Italia në Shqipëri. Ky sigurisht, sado që do të dilte i përkohshëm, ishte një qëndrim i ri jugosllav, i cili nuk e shikonte më si më parë të rrezikshme praninë e Italisë në Shqipëri. Duke pohuar se i njihte një gjendje të posaçme Italisë në Shqipëri, praktikisht Stojadinoviçi njihte edhe mjetin e fundit që mund të përdorej, siç ishte pushtimi ushtarak (Ilir Ushtelenca. “Diplomacia...”, faqe 292). Duke ndjekur deri me xhelozi veprimet e Gjerman-isë, italianët panë jo pa lakmi pushtimin e Çekosllovakisë, në shtator 1938. Që nga kjo kohë, Italia filloi të grum-bullojë trupa në Bari e Brindizi dhe një veprim i shpejtë u pa edhe nga italianët që shërbenin në Shqipëri me në krye Giovani Giro-n, i njohur si organizator i rinisë jas-htëshkollore shqiptare. Po ashtu Roma arriti një mar-rëveshje me kundërshtarët politikë të Mbretit Zog, ku zotohej se nuk do ta ndihmonte më atë. Plani i Giro-s ishte shkaktimi i trazirave të brendshme në Shqipëri në mënyrë që t’i jepte mundësi Italisë për të ndërhyrë.

Në dhjetor 1938, Ciano i shpjegonte Jacomonit se zgjidhja e çështjes shqiptare duhej të vinte përmes një kryengritjeje të hapur në veri të vendit, në mënyrë që të

mund të përligjej ndërhyrja e Italisë në bazë të vendimit të 9 nëntorit 1921 të fuqive të mëdha (Francesco Ja-comoni. “Politika e Italisë në Shqipëri”, faqe 81). Mu-solini më 6 dhjetor 1938, miratoi në parim planin për pushtimin e Shqipërisë.

Në fund të vitit 1938, Italia mobilizoi dy e grupet emigrantëve shqiptarë si “Bashkimi Kombëtar” dhe grupin e Zarës të drejtuar nga Mustafa Kruja, me nis-mën e këtij të fundit, për të miratuar planin e pushtimit të Shqipërisë. Po ashtu edhe studentët shqiptarë të Torinos dërguan një delegacion në Paris, nën drejtimin e Selaudin Totos “për t’u marrë vesh me shqiptarët e Parisit në dobi të nismës italiane” (Sejfi Vllamasi. “Bal-lafaqime...”, faqe 475 - 479). Por, për vendosjen e një princi italian në krye të fronit shqiptar, pas rrëzimit të Zogut, Angjelin Suma, Sejfi Vllamasi, Kolë Tromara e Rexhep Mitrovica ishin shprehur kundër në mbledhjen në fjalë, çka ka detyruar pjesën tjetër të pranojë ujdinë e zgjedhjes së tij vetëm nga një asamble kushtetuese. Ndërsa në një gazetë të vitit 1943, Mustafa Kruja do të shkruante se midis emigrantëve politikë ishte for-muar një komitet i kryesuar nga ai, Qazim Koculi dhe Ali Këlcyra, që kishte lidhje me Romën. Këta, duke e quajtur regjimin në Shqipëri si “shkak të të gjithë të zezave”, vendosën të kërkonin një princ italian në krye të fronit shqiptar (“Roja Kombëtare”, 13 prill 1943).

p r i l l 1 9397Të pathënat e pushtimi fashist të Shqipërisë

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 41

Gjendja vazhdoi të ishte në dobi të italianëve kur më 18 - 22 janar 1939, Ciano bëri një vizitë në Jugosllavi, ku u takua me Stojadinoviçin (“Drita”, 19 janar 1939), të cilit i premtoi rishikime të dukshme të kufirit në veri të Shqipërisë në dobi të Jugosllavisë (G. Ciano, “Ditari”).

Edhe politika britanike kundrejt Shqipërisë, ndryshoi ndjeshëm pas vdekjes së kryeministrit Ramsay Mac-donald, vendin e të cilit e zuri Nevil Chamberlain, i cili në fjalimin e parë të tij, shprehu kënaqësi për boshtin Romë - Berlin (“Drita”, 11 dhe 12 nëntor 1937). Më 11 - 14 janar 1939, kryeministri britanik vizitoi Italinë, duke shënuar një tjetër bashkëpunim të ngushtë midis të Romës dhe Londrës. Britanikët do të vazhdonin të lu-anin një politikë që synonte rreshtimin e e Italisë në krah të tyre, pa marrë aspak parasysh kostot përkatëse, në të cilat Shqipëria nuk llogaritej fare.

Në një takim me ministrin italian në Tiranë, më 15 shkurt 1939, Mbreti Zog, i shprehu shqetësimin për rritjen e aktivitetit kundër tij nga shoqata e drejtuar nga Giovani Giro, në të cilën ishte përzierë edhe Jak Koçi, duke shprehur madje se ishte në dijeni të një marrëveshjeje të Romës me Beogradin për copëtimin e Shqipërisë (Francesco Jacomoni. “Politika e Italisë në Shqipëri”, faqe 84). Gjatë mungesës se Jacomonit, MPB kishte njoftuar prefekturat të merrnin masat e nevojshme sepse refugjatët politikë me ndihmën e një shteti të huaj do ndërmerrnin trazira. Ishin marrë masa mbrojtëse si dhe ishin në gjurmim italianët që banonin në Shqipëri. Po ashtu ishin arrestuar: Irfan Ohri, Kapllan Deliallisi, Qemal Vrioni, Vasil Alarupi, Shyqri Peza (vëllai i Myslimit) (po aty, faqe 86 dhe pohimet e Qemal Vri-onit në gjyqin special, “Bashkimi” 6 mars 1945). Jaco-moni ka kërkuar takim me Mbretin Zog për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje të re midis dy vendeve, duke kërkuar njëkohësisht lirimin e personave në fjalë, gjë që është kryer menjëherë. Por fill pas kësaj Gjerma-nia pushtoi pjesën tjetër të Çekosllovakisë, më 15 mars 1939. Italianët u nxitën akoma më tej për të përshpej-tuar pushtimin të Shqipërisë.

Mbreti kishte

Shoqëria“Komiteti i Veprimit”, e themeluar në Romë, e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që drejtohej nga Giovani Giro, kishte për qëllim përmbledhjen e “gjitha fu-qive shqiptare rrotull të vetmit ideal kombëtar, që asht

ruajtja e mëvetësisë s’atdheut, ndër kufjtë etnikë”; bashkimin e të gjithë shqiptarëve, për formimin e një komiteti shqiptar me pushtet të një këshilli kombëtar për t’i dalë zot zyrtarisht programit. Shoqëria formohej prej “të gjithë shqiptarëve që duan të shkruhen në këtë kategori, duke paguar së paku 10 franga. Organ drej-tues ishte pleqësia prej 5 vetash të zgjedhur me vota të fshehta të mbledhura nga këshilli i përgjithshëm (AQSH, F.143, pa vit, D.803, fleta 1 - 3 verso). Për veprimtar-inë e tij, Giro u dëbua nga Shqipëria.

Vendimin e pushtimit, italianët e morën më 23 mars 1939, të shoqëruar sigurisht me shtim të përqendrimit ushtarak në brigjet lindore të Puglia-s, në krye të së cilës u vu gjen.Guzzoni. Ndërkaq në Shqipëri në fillim të vitit, kryeministri kishte njoftuar Parlamentin se rreth fillimit të prillit pritej të lindte trashëgimtari i Familjes Mbretërore (“Drita”, 26 janar 1939). Një muaj më vonë, Mbretëresha Geraldinë dhuroi 10 mijë franga ari për ndërtimin e kishës së re katolike në Tiranë (po aty, 24 shkurt 1939.

Për t’i paraprirë çdo të papriture, Mbreti Zog shtyu për një muaj sesionin parlamentar i cili, sipas Statutit sapo kishte përfunduar (po aty, 15 mars 1939).

Më 25 mars 1939, Ciano udhëzon Jacomonin t’i shpjegojë Zogut ngutshmërinë e zgjidhjes së problemit, duke e pyetur atë se mbi ç’baza mund të dëshironte t’i vendoste marrëdhëniet e reja me Italinë. Ndërkaq u nis për në Tiranë, për të përfunduar një marrëveshje, sekretari i Jashtëm italian, Baroni Carlo de Ferraris. Sipas projektit, midis të dy vendeve lidhej një aleancë e ngushtë. Italia jepte garanci të ruajtjes së miqësisë. Qeveria Shqiptare do t’i linte dorë të lirë Qeverisë Ital-iane, të përdorte portet, aerodromet, rrugët, etj. Për-faqësitë diplomatike ngriheshin në nivel ambasadash, marrëveshje të posaçme për doganat e qarkullimin mon-etar, etj.

Atasheu ushtarak italian, Gabrieli, kishte shkuar te Mbreti Zog dhe kishte shpjeguar nevojën e vendosjes së trupave italiane në Shqipëri (Francesco Jacomoni. “Poli-tika...”, faqe 91 – 95).

Shtypi shqiptar botonte telegramet e shkëmbyera midis Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Ekrem Libo-hovës, drejtuar homologëve italianë, me rastin e 20-vjetorit të Fashiove. Benito Musolini i drejtohet në njërin nga telegramet Mbretit Zog me këto fjalë: “Kanë qenë

42 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

posaçërisht të këndshme përgëzimet që NMT Juaj, ka pasur mirësinë të më shfaqë” (“Drita”, 28 mars 1939). Ishte e qartë që Ahmet Zogu po përpiqej të fitonte kohë. Por përfundimi i luftës civile në Spanjë, më 30 mars 1939, me hyrjen e Francos në Madrid, nxiti më tej veprimet e Italisë. Një ditë më vonë, Ciano hartoi projektmarrëveshjen të cilën e mendonte se mund të pranohej nga Mbreti Zog. Sipas saj, trupat italiane do të zbarkonin në 4 portet kryesore të Shqipërisë; aero-dromet dhe rrugët strategjike do të viheshin në zotërim të Italisë, kolonët italianë do vendoseshin në Shqipëri e do të kishin të drejta të plota politike, do të kryhej bashkimi doganor; sekretarët e përgjithshëm të minis-trive në Shqipëri do të ishin italianë dhe ambasadorët e të dy vendeve do të ishin ministra në qeveritë përkatëse (Ilir Ushtelenca. “Diplomacia...”, faqe 311 – 315).

Jacomoni i drejtoi Qeverisë Shqiptare një notë të shkruar në emër të Romës zyrtare prej 5 pikash, në të cilën garantohej “pavarësia” formale e Shqipërisë, shkëmbeheshin ministra pa portofol në të dy qeveritë, në çdo ministri shqiptare do të kishte një nënministër italian me të drejtën e kundërfirmës, do të bëhej bashki-mi doganor midis të dy vendeve, lirshmëri ushtarake për forcat italiane në Shqipëri dhe si shpërblim i këtyre do të dhuroheshin disa prona për Mbretin Zog në Itali (“Korrieri”, 18 janar 2003, kujtimet e Hysen Selmanit). Qeveria Shqiptare i hodhi poshtë këto akuza dhe kërkoi diskutim vetëm në bazë të aleancës që kishin lidhur të dy vendet.

Po më 3 prill 1939 Jacomoni u kthye nga Italia dhe i drejtoi Mbretit Zog një mesazh vetiak të hartuar nga Musolini, në thelb të të cilit ishte bashkimi midis të dy vendeve, duke kërcënuar se në rast të kundërt përgjegjësia do ishte e Zogut. Mbërritja e Jacomonit në Tiranë, është shoqëruar me shqetësimin e var-tësve të tij se Zogu po përgatiste qëndresë të gjerë, ndërsa ishin shpeshtuar takimet e tij me ministrin britanik në Tiranë (Francesco Jacomoni. “Politika...”, faqe 98 – 99).

Një komision i drejtuar nga kryeparlamentari Evangjeli dhe kryeministri Kotta, u drejtuan tek Mbreti Zog për t’i paraqitur vendimin e Parlamentit. Këtu Zogu u tha ligjvënësve se Italia kishte vendosur pushtimin e Shqipërisë dhe se politika e tij synonte të ruante pavarësinë e vendit dhe të fitonte kohë. Madje ai u shpreh se ishte i gatshëm të flijonte edhe fronin e tij duke abdikuar nëse sigurohej pavarësia e Shqipërisë (“Korrieri”, 21 janar 2003, kujtimet e Hy-sen Selmanit). Pala shqiptare ofroi si ujdi një forcim të aleancës shqiptaro - italiane në thellimin e paktit të aleancës mbrojtëse, por kurrsesi pranimin e një traktati protektorativ.

Në ditët e para të prillit propaganda italiane u bë mjaft e fortë, ndërsa në Tiranë filluan protestat pro mbretit dhe kundër pushtimit. Më 3 prill skuadrilje aeroplanësh bombardues fluturuan mbi Tiranë duke lëshuar trakte ku thuhej se vinin në Shqipëri si miq e jo si armiq. Më 4 prill, Ciano shkruan se në pallatin “Venezzia”, pas një takimi me Musolinin ku ka qenë i pranishëm edhe Zef Serreqi, kanë vendosur që ulti-matumi i fundit të kishte një afat jo më të largët se ora 12 e të enjtes së 6 prillit (G. Ciano “Ditari”, faqe 34). Ciano i kishte thënë kryeministrit jugosllav Kris-

tiç se Mbreti Zog përfaqësonte “një element bezdie” në marrëdhëniet italo - jugosllave”.

Orët e pushtimit po bëheshin gjithnjë e më të shpejta. Më 6 prill, ora 22.10, nënprefekti i Zogajt (ish-Saranda), Ymer Fasllia, njoftonte se të gjithë shtetasit italianë, bashkë me konsullin, ishin larguar me vaporin “Puglia”. Atyre u kishte bërë përshtypje të thellë mirësjellja e autoriteteve, duke shprehur edhe botërisht fisnikërinë shqiptare. Konsulli, para se të largohej, kishte dhuruar për të vobektët e portit 2 napolona (AQSH, F.152/22, V.1939 para, D.5/A, fleta 169). Po atë ditë, prefekti i Beratit, Qazim Bodinaku, pasi njoftonte mungesën e benzinës në qark, thek-sonte se ishte grumbulluar një fuqi prej 1 mijë vull-netarësh, por duke pasur probleme me mbajtjen e tyre. Pasdite prefekti telegrafonte i shqetësuar për “çrregullimin e madh”, pasi kishte vullnetarë e nuk kishte armë. Më 17.20, prefekti telegrafonte, pra, duke thënë se kishte kaluar duke ardhur nga Ballshi, një skuadrilje aeroplanësh italianë. Më 6 prill 1939, Zyra Sekrete i kërkonte prefekturave Vlorë, Shkodër, Korçë, të merreshin masa për të mos u ndodhur gjë konsul-latave italiane atje.

Zyra Sekrete urdhëronte kol.Ali Riza në Vlorë që, sipas urdhrit të Mbretit, në rast se trupat italiane zbarkonin në breg, të qëlloheshin menjëherë, duke thënë se po vinin menjëherë dy batalionet e Tepelenës e Be-ratit (po aty, fleta 178 – 197).

Më 6 prill 1939, një komision i Parlamentit shqiptar (20 veta, dy për çdo prefekturë) u mblodh në Pallatin Mbretëror, ku në prani të Mbretit Zog, deputetët pasi diskutuan mbi gjendjen, e hodhën poshtë ultimatumin italian (“55”, 8 prill 2000, shënimet e deputetit të Be-ratit, Zoi Xoxa. Ndër deputetët që kanë diskutuar më ashpër përmendet Thoma Orogollaj “Shënimet e një gazetari”, dorëshkrim, redaktuar nga Kostaq Xoxa).

Në mesditë, ora 15.00, Musolini drejtoi ultimatumin e fundin me afat 5 orësh, i përcjellë ky me një demon-strim ajror të rreth 300 avionëve. Sërish, qeveria nën

Prill 2011/ nr. 3 MBROJTJA 43

drejtimin e Mbretit Zog, me pjesëmarrjen e një përfaqë-sie të Parlamentit, hodhi poshtë ultimatumin e fundit. Në orën 17.00 ministri shqiptar në Romë, Zef Serreqi, që ishte nisur nga Shqipëria më 23 mars, sipas një mar-rëveshjeje paraprake me Mbretin dha dorëheqjen nga funksioni i tij, çka nënkuptonte se italianët ishin të ven-dosur të kryenin përfundimisht pushtimin (“Korrieri”, 25 janar 2003, kujtimet e Hysen Selmanit).

Parlamenti u mblodh edhe në orën 24 të mbrëmjes së 6 prillit për të diskutuar për mbrojtjen e vendit. Duke qenë se Jugosllavia kishte marrë, tashmë, një qëndrim pro pushtimit dhe Greqia akoma nuk ishte shprehur, Parlamendi kërkoi që Mbretëresha dhe Princi të ven-doseshin përkohësisht në Korçë. Mbreti Zog kundër-shtoi fillimisht. Pas këmbënguljes së Mehdi Frashërit dhe, sidomos, kryetarit të Parlamentit, Mbreti Zog, pranoi që Mbretëresha dhe Princi të niseshin për në Korçë. Pastaj deputetët kanë biseduar sesi mund të organizohej mbrojtja nga Korça (po aty, 25 – 26 janar 2003). Më 7 prill 1939, nga Saranda, Vlora, Durrësi dhe Shëngjini, komandantët përkatës Tauifur Dibra, Ali Riza Topalli, Abaz Kupi dhe H. Bekteshi njoftonin sulmin italian dhe përgjigjen shqiptare. Mbreti Zog iu përgjigj atyre me një mesazh shpresëdhënës. Në të njëjtën kohë, u ngarkua ministri i Jashtëm, Ekrem Libohova, të përgatiste notat e protestës shteteve që kishin përfaqësi diplomatike në Shqipëri. Mëngjesin e 7 prillit, qeveria dhe përfaqësia e Parlamentit, nën kryesinë e Mbretit, vazhdonin bisedimet duke u marrë me organizimin e qëndresës, ndërsa italianët përfor-coheshin nga aviacioni e nga marina (po aty, 28 janar 2003).

Ndërkohë që qëndresa modeste shqiptare vazh-donte me mjetet e saj aspak të frytshme, shtetet e tjera shikonin dhe nuk dënon agresionin. Në Durrës, trupat e drejtuara nga Abaz Kupi zhvilluan një qën-dresë disaorëshe kundër ushtrive pushtuese, duke u shkaktuar italianëve 11 të vrarë dhe 43 të plagosur (Francesco Jacomoni. “Politika...”, faqe 126). Nga

ushtria shqiptare u vranë Mujo Ulqinaku, Hamit Dol-lani. Pas një luftimi të pabarabartë, trupat shqiptare ishin tërhequr në brendësi të tokës shqiptare, duke i lënë hapësirë ushtrisë italiane për kalim të shpejtë në drejtim të lindjes.

Në orën 10.30 të 7 prillit 1939, Mbreti Zog i drejtoi një mesazh kombit, me anë të radios. Më pas foli edhe Mehdi Frashëri. Musolini drejtoi një mesazh të ri për bisedime, i cili pasi u mor, u diskutua nga Qeveria dhe Parlamenti. Këta caktuan një komision të përbërë nga ministri Rrok Gera dhe nënkolonel Sami Koka, të cilit iu bashkangjit edhe atasheu italian në Tiranë, kol.Gabri-elli, që mbërritën në Durrës në ora 12.00. Njëkohësisht italianët thanë se do ndërprisnin luftimet deri në orën 18.00, gjë të cilën e afruan 1 orë. Në orën 19.00 të 7 prillit, pasi ishte prishur vendimi i parë për të qëndruar në Shkodër ose në Homesh, Parlamenti, duke parë për-parimin italian dhe heshtjen e menjëhershme të prot-estave popullore, vendosi që së bashku me Këshillin e Shtetit, të vendosej në Korçë. Mbreti dhe qeveria vazh-donin të qëndronin në Tiranë. Zogu bëri shumë përpjekje me anglezët dhe francezët për ta mbështetur atë, por nga ata erdhi vetëm një fjalë që e këshillonte të largohej (“Korrieri”, 29 janar 2003).

Në orën 2.00 të mëngjezit të 8 prillit, koman-danti i Mbrojtjes Kombëtare, Xhemal Aranitasi, krye-tari i shtatmadhorisë, Myrdach, dhe komandanti i Xhandarmërisë, Shefki Shatku, i parashtuan Mbretit, në Pallatin Mbretëror, gjendjen duke i thënë se nuk kishte asnjë mundësi për kundërmësymje. Ata morën vendimin për t’u tërhequr në Elbasan, Librazhd e, më vonë, në Korçë pasi përparimi italian po bëhej i shpe-jtë, ndërsa vazhdonte me të madhe propaganda italo - jugosllave, sipas së cilës në Shqipëri po zhvillohej një kryengritje e brendshme dhe se ndërhyrja e trupave italiane po kërkohej nga vetë populli.

Pas këtij vendimi, Mbreti Zog dhe komanda ush-tarake filluan largimin nga Tirana në orën 3.00 të 8 prillit, për t’u takuar 5 orë më vonë, me deputetët në Pogradec. Këtu Mbreti porositi që të hyhej në lidhje me kryeministrin grek, për të marrë ndihmë armatimi. Qeveria Greke, jo vetëm që nuk ndihmoi por shpalli se do të mbyllte kufirin. Mbreti Zog, kishte si synim që të qëndronte kundër italianëve të paktën 6 muaj, pasi parashikonte shpërthimin e luftës së përbotshme brenda një viti. Por mungesa e çdo ndihme, e bëri të pamundur këtë plan. Jugosllavia shpalli se, nëse luftohej në afërsi të territorit të saj, ajo kishte të drejtën të ndërhynte (Ilir Ushtelenca. “Diplomacia...”, faqe 320).Pasditen e 8 prillit 1939, ora 17.00, në Pogradec, Parlamenti dhe qeveria në mbledhje të për-bashkët, vendosën t’i jepnin Mbretit Zog të gjitha fu-qitë kushtetuese për të përfaqësuar Shqipërinë bren-da dhe jashtë saj, vendim që ju parashtrua Mbretit nga kryeministri Kostaq Kotta dhe nënkryetari i Parla-mentit, Hiqmet Delvina. Zogu bëri përpjekjen e fundit për të organizuar forcat apo çetat vullnetare, meg-jithëqë gjendja dukej e pashpresë. Pas një qëndrese në Zëmblak, në orën 19.00 të 9 prillit 1939, Mbreti Zog u gjend në Kapshticë ku, pasi urdhëroi t’i ulnin me nderime flamurin kombëtar, e puthi atë, vështroi plot mallëngjim tokën shqiptare dhe kaloi kufirin. Ishte largimi i tij i fundit nga Shqipëria. Një ikje pa kthim.

44 MBROJTJA nr. 3/ prill 2011

Aplikoni pranë

Qendrës së Rekrutimit

(ish Dega Ushtarake)

në Qarkun ku ju banoni!