23
Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 20 Pajisjet dalëse Pajisjet dalëse shndërrojnë te dhënat nga llogaritësi ne forme te përshtatshme për rrethinën Monitori Monitori është njësia dalëse me e përhapur Angl. video display unit, VDU, video display terminal, VDT Pajisja dalëse e cila te dhënat nga llogaritësi i paraqet ne ekranin e vete ne forme te kuptueshme për njeriun Pika ne ekran - Elementi kryesor i fotografisë ne ekranin e monitorit është pika e ekranit (angl. pixel, picture element) e cila ne tërë sipërfaqen është me ngjyre dhe intensitet te njëjRezolucioni i monitorit Rezolucioni (angl. resolution): Numri maksimal i pikave qe mund monitori me paraqit ne ekranin e vet Paraqitet si prodhim i pikave horizontale dhe vertikale ne ekran ; monitori me rezolucion te vogël 640 x 200 mund te tregoje maksimum 128.000 pika (640 pika horizontale dhe 200 pika vertikale)

Pajisjet-P2-2009

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 20

Pajisjet dalëse Pajisjet dalëse shndërrojnë te dhënat nga llogaritësi ne forme te përshtatshme për rrethinën

Monitori Monitori është njësia dalëse me e përhapur • Angl. video display unit, VDU, video display terminal, VDT • Pajisja dalëse e cila te dhënat nga llogaritësi i paraqet ne ekranin e vete ne forme te kuptueshme për

njeriun Pika ne ekran - Elementi kryesor i fotografisë ne ekranin e monitorit është pika e ekranit (angl. pixel, picture element) e cila ne tërë sipërfaqen është me ngjyre dhe intensitet te njëjtë

Rezolucioni i monitorit • Rezolucioni (angl. resolution):

• Numri maksimal i pikave qe mund monitori me paraqit ne ekranin e vet • Paraqitet si prodhim i pikave horizontale dhe vertikale ne ekran ; monitori me rezolucion te vogël 640

x 200 mund te tregoje maksimum 128.000 pika (640 pika horizontale dhe 200 pika vertikale)

Page 2: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 21

Diapazoni i rezolucionit te monitorëve bashkëkohor lëvizë prej 640 x 200 deri ne 2.560 x 2.048 (që është 5.242.880 pika në ekranin e monitorit) Ngjyra e monitorit • Monitori një ngjyrësh (monokrom, bardh-zi, gjelbër, verdh, angl. monchrome) • Monitori me tepër ngjyra

(kolor, RGB, angl. color) Ngjyrat e monitorit me shume ngjyra krijohen prej tri ngjyrave themelore:

• kuqe (angl. red, R) • gjelbër (angl. green, G) • kaltër (angl. blue, B)

Kartela grafike • Monitori bashkohet me llogaritësin me ndihmën e pajisjes qe emërtohet kartela grafike (angl. graphic

card) • Detyra e kartelës grafike është shndërrimi i sinjaleve digjital te llogaritësit ne formë te përshtatshëm

për monitorit • Te shumica e llogaritëseve kartela grafike është e zëvendësueshme dhe mund shfrytëzuesi te ndërroj • Monitori dhe kartela grafike duhet te janë te përshtatshme - kompatabile • Kartela grafike ndërtohet ne llogaritës dhe lidhet me monitorin me kabel lidhës Madhësia e ekranit te monitorit • Madhësia e ekranit te monitorit shprehet si gjatësia e diagonales te shprehur ne inç (angl. inch),

p.sh.: 15, 17, 21 inç (1 inç ≈ 2,54 cm)

Llojet e monitorëve • Monitori me gypin katodik (angl. CRT monitor, cathode ray tube monitor) • Monitori me kristalin e lëngët (angl. LCD, liquid crystal display) Monitori me gypin katodik ishte lloji me i përhapur i monitorëve LCD monitored

• Angl. liquid crystal display • Lëngu organik qe polaziron dritën ne varshmëri prej tensionit te aplikuar • LCD treguesi nuk emiton dritë vetëm lëshon ose nuk lëshon dritën e jashtme

Përparësitë dhe te metat e LCD-së • Përparësitë:

• masa dhe vëllimi relativisht i vogël; harxhim i vogël i energjisë • nuk ka rrezatime të dëmshme

• Te metat: • çmimi relativisht i lartë (posaçërisht LCD monitorët me ngjyra) • Pamja me e dobët gjatë dritës me te dobët te jashtme

Page 3: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 22

Ndikimi i monitorit ne rrethinë • rrezatimi i monitorit • dëmtimi i syve

Masat mbrojtëse: puna me monitor qe plotëson rregullat e mbrojtës zgjedhja e monitorit te përshtatshëm punës pushimi te puna e gjatë rregullimi përkatës i vendit te punës

Vendi i punës për pune me llogaritës duhet te organizohet ne mënyrë përkatëse dhe te respektohen rekomandimet e parapara me rregulla

Monitori projektor Paraqitja e fotografisë me tepër njerëzve

Page 4: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 23

Shtypësi printeri angl. printer Lloji i letrës Forma e letrës:

• Letra si fleta (angl. sheet) • Letra e pafundme (angl. fan-fold, z-fold, continous)

Kualiteti i letrës: • letra për shtypëset laseri • letra për shtypëset me ngjyra • llojet e tjera te letrës

Formati i shtypëseve - Formati i shtypëseve tregon për përmasat e letrës te cilin shtypësi mund te pranoj Shpejtësia e shtypësit • Numri i shenjave te shtypur ne sekondë (angl . cps, character per second)

• Shtypësi me gjilpëra, ne formë lepeze, ne vijë • Numri i faqeve te shtypura ne minutë (angl. ppm, pages per minute)

• Shtypësi me ngjyrë, shtypësi me laser Shtypësi me gjilpërë (matricor) angl. dot matrix printer Shenja krijohet me rënie me gjilpëre ne letër nëpërmjet trakes se ngjyrosur

Materiali për harxhim • Letra

• Çfarëdo letër (edhe atë pa fund) • Trakë e ngjyrosur

(angl. ribbon) • Trakë relativisht e lirë me ngjyrë te cilën duhet zëvendësuar pas një numri te shenjave te

shtypura Karakteristikat e shtypësit me gjilpëra • Përparësitë

• Çmimi i ulet i blerjes dhe mirëmbajtjes • Mundësia e shtypjes ne letrën pa kufi

• Te metat • Nuk është i mundshëm kualiteti i lartë • Zhurma gjatë punës

Page 5: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 24

Shtypësi me vrushkullin e ngjyrës Angl. ink jet printer

Materiali për harxhim • Letra

• Përgjithësisht çfarëdo letër, por për pamje më te mirë te shtypjes rekomandohen letrat ke kualitet të veçantë (i ndritshëm, angl. glossy)

• Ngjyra • Lidhja e kokës se shtypësit me ngjyrën (angl. ink-jet cartridge) duhet të zëvendësohet pas

një numri te fletëve te shtypura Karakteristikat e shtypësit me vrushkullin e ngjyrës • Përparësitë

• Kualiteti relativisht i mirë i shtypjes

• Puna e qetë relative • Çmimi relativ i ulët për blerje • Mundësia e shkrimin me ngjyra

• Te metat • Materiali i harxhimit relativisht i shtrenjtë (ngjyra dhe letra)

• Lloji ma i popullarizuar në këtë kohë te shtypëseve

Shtypësi me laser Angl. laser printer Kualiteti më i mire i shtypjes prej gjithë llojeve te shtypëseve Materiali i harxhimit • Letra

• Lloji i veçantë i letrës (për shtypësit me laser dhe aparatet fotokopjuese)

Page 6: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 25

• Toneri - ngjyra • Tërësia që përbehet nga pluhuri me ngjyrë dhe cilindri foto elektrostatik qe ndërrohet ne tërësi • pas numrit të caktuar te kopjeve te shtypura

Komponentë themelore e printerit laseri është fotoreceptori, në rastin tipik një cilindër. Ai është i mbuluar me një shtresë materiali foto përçues, i cili deelektrizohet nga fotonet e dritës. Fillimisht cilindri ngarkohet me ngarkesë pozitive përmes telit për elektrizim. Derisa cilindri rrotullohet printeri e drejton një rreze të hollë laseri i cila bën çelektrizimin e disa pikave. Në këtë mënyrë laseri i vizaton shkronjat dhe imazhet që duhet të shtypen si një imazh elektrostatik negativ në cilindrin e elektrizuar pozitivisht. Pasi te jetë përcjellë imazhi në cilindër, ai mbulohet me pluhur toneri i cili është i elektrizuar pozitivisht. Pasi ka elektrizim pozitiv toneri nuk ngjitet në prapavijën e elektrizuar pozitivisht, por për pikat e çelektrizuara të cilindrit. Mbi cilindrin e mbuluar me toner kalon letra. Para se letra të kalojë mbi cilindër ajo elektrizohet me ngarkesë negative. Kjo ngarkesë është më e fortë se ngarkesa negative e imazhit elektrostatik, kështu që letra e tërheq mbi vete pluhurin e tonerit. Pasi letra lëviz me të njëjtën shpejtësi si cilindri imazhi përcillet besnikërisht nga cilindri në letër. Menjëherë pasi ta ketë kaluar cilindrin letra ç’elektrizohet në mënyrë që të ndahet nga cilindri. Së fundi printeri e bart letrën në mes të dy cilindrave të cilët e pjekin imazhit në letër. Toneri i ngjitur për letër për shkak të efektit elektrostatik, tash nën ndikimin e temperaturës së larte, shkrihet dhe përfundimisht mbetet në letër. Pasi ta depozitojë tonerin në letër sipërfaqja e cilindrit kalon nën dritën e llambës ç’elektrizuese. Kjo llambë e ndriçon tërë sipërfaqen e fotoreceptorit dhe në ketë mënyrë fshin imazhin elektrostatik. Pas kësaj procedura për shtypjen e faqes tjetër përsëritet.

Para se printeri laseri të fillojë shtypjen, ai duhet ta pranojë faqen që duhet ta shtyp nga kompjuteri dhe ta përgatisë për shtyp. Këtë punë e kryen kontrolleri i printerit. Ky kontroller, që në fakt paraqet një kompjuter komplet, komunikon me kompjuterin përmes portit paralel ose USB. Kontrolleri i printerit dhe kompjuteri duhet të komunikojnë ne gjuhë të cilën të dy e kuptojnë. Gjuhet të cilat sot përdoren për këtë lloj procedimi të informatave janë gjuhët PCL (Printer Command Language) dhe Postscript. Këto dy gjuhë i trajtojnë imazhet që duhet të shtypen si vlera matematikore të formave gjeometrike e jo si vargje te pikave. Imazhet e tilla quhen imazhe vektoriale. Printeri i merr këto imazhe vektoriale dhe i shndërron ne pika. Në këtë mënyrë printeri mund të shtyp imazhe shumë komplekse. Kontrolleri i printerit bën edhe punë të tjera që kanë të bëjnë me formatin e letrës, orientimin etj. Pasi t'i ketë pranuar të gjitha këto të dhëna printeri e krijon faqen e cila do të shtypet ne formë pikash madhësisë shumë të vogël. Këto pika janë informacione për punën e laserit të printerit. Sistemi laseri i printerit përbëhet nga laseri, pasqyra e lëvizshme dhe thjerra. Të dhënat nga kontrolleri i printerit arrijnë në laser, rresht pas rreshti. Çdo pikë shkakton që laseri të emetojë një rreze drite. Laseri nuk e lëviz rrezen. Rrezja e emetuar reflektohet nga pasqyra e lëvizshme. Për shkak se të gjitha pikat nuk janë në distancë të njëjtë nga laseri kompensimin e shtrembërimeve për shkak të kësaj e bëjnë thjerrat. Sistemi laseri lëviz vetëm në rrafshin horizontal. Pasi të jetë kryer vizatimi i një rreshti, sistemi për lëvizjen e cilindrit fotopërçues e rrotullon cilindrin për një kënd që të mundësojë vizatimin e rreshtit tjetër.

Page 7: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 26

Laserët e sotëm tipikë mund të vizatojnë 600 vija të zeza dhe 600 vija të bardha horizontale përgjatë një inçi. Rezolucioni i laserit në ketë rast 1200 dpi (ang. dots për inç, pika për inç), është informatë që flet për cilësinë e printerit laseri. Shpejtësia e shtypjes e shprehur me numër faqesh te shtypura në një minutë po ashtu është tregues i cilësisë së printerit.

Karakteristikat e shtypësit me laser • Përparësitë

• kualiteti i lartë i shtypjes • puna shumë e qetë

• Te metat • çmimi shumë i lartë

i blerjes dhe mirëmbajtjes • Nuk mund te shtyp ne letrën pa fund

• Rezolucioni i rëndomtë: 600 dpi, 1200 dpi (angl. dpi, dots per inch, pika ne një inç) • Shpejtësia e rëndomtë e shkrimit: 4 – 20 ppm (angl. ppm, pages per minute, faqe ne minutë)

Shtypësi termik - Angl. thermal printer Shtypja krijohet me nxehjen e gjilpërave ne kokën e shtypësit Shtypësi termik është me përmasa me te vogla dhe kërkon më pakës mirëmbajtje prej te gjithë llojeve te shtypëseve Materiali për harxhim • Letra

• Lloji i veçantë i letrës e ndjeshme ne nxehtësinë, qe është me çmim më lartë prej atij rëndom

Karakteristikat e shtypësit termik • Përparësitë

• përmasat e vogla • nuk ka mirëmbajtje • punë e qet

• Te metat • kualiteti mesatar i shtypjes • çmimi relativisht i lartë te letrës te ndjeshëm ne nxehtësi

• Përdorimi: fakset, kalkulatorët, instrumentet matëse etj.

Page 8: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 27

Shtypësi me ngjyra Shtypëset me te përhapur me ngjyra janë me vrushkullin e ngjyrës Shtypësi me ngjyra përdoret dhe për punimin e fotove me ngjyra Llojet e shtypëseve me ngjyra • Shtypësi me më shume ngjyra me vrushkullin e ngjyrës

• shtypëset me te përhapur me ngjyra • kualiteti relativ i mire i shtypjes • relativ i lire për blerje

• Shtypësi me ma tepër ngjyra termik • Kualiteti i mirë i shtypjes • Materiali për harxhim i kushtueshëm

• Shtypësi laseri • kualiteti i lart i shtypjes • çmimi i lart • Materiali për harxhim i kushtueshëm (toneri me ngjyra)

Vizatuesi - Angl. plotter Pajisje dalëse për ndërtimin e vizatimeve

Pajisja për krijimin e zërit - Angl. sound shyntesizer • Pajisja e afte qe shënimet digjitale nga kompjuteri ti shndërroje ne zë (muzikën, foljen, efektet zanore

etj.) • Ne llogaritës për këtë veprim shërbejnë kartelat e zërit (angl. sound card) • Përdorimi: multimedial, lojnat, automatet folës, mësimi etj. D/A transformatori

• Angl. digital to analog converter • Pajisja për transferim te madhësisë digjitale ne madhësinë analoge • Shfrytëzohet për: Krijimin e zërit; Udhëheqjen me makinat dhe pajisjet (p.sh. me motorë, ventil

etj.)

Page 9: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 28

Page 10: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 29

Arkivimi i të dhënave • Vetit e dëshiruara

• Qëndrueshmëria e të dhënave • Përmasat e vogla • Përdorim i thjesht • Çmimi i ulët

Ndarja e pajisjeve për arkivim • Mediet magnetik

• Disku magnetik, disketa, disku i fort magnetik, shiritat magnetike, kartela magnetike • Mediet optike

• Disku optik, CD-ROM, CD-R, CD-RW, DVD Disku magnetik • Pllaka rrethore (disku) e ndërtuar prej materialit jo magnetik (prsh. alumini) e lyer me shtresën e hollë

te materialit magnetik • Disku rrotullohet rreth qendrës • Koka magnetike lëvizë ne drejtim radial ndaj diskut dhe shënon te dhënat ne rrathët koncentrike • Të dhënat janë të shënuara si grimca te magnetizuara ne shtresën magnetike te diskut

Nga ana e shpërndarjes logjike te të dhënave te arkivuara disku është i ndarë ne gjurmët dhe sektorët, qe janë të shënuara me numra • Grimcat magnetike te diskut janë te renditura ne rrathë koncentrike qe emërtohen gjurmët (angl.

track) • Çdo gjurmë është e ndarë ne segmentet rrethorë qe emërtohen sektorët (angl. sector)

Page 11: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 30

Formatimi i diskut • Formatimi i diskut është veprimi me te cilin ne disk shënohen shenjat magnetike te sektorëve • Çdo disk para përdorimit është e nevojshme te formatohet (shpesh ketë e bene prodhuesi) • Formatimi kryhet ne përgjithësi vetëm njëherë, gjatë përdorimit te pare te diskut • Me formatim fshihen te gjitha të dhënat nga disku dhe ky veprim nuk duhet te kryhet me diskun ne te

cilin ka të dhëna te vlefshme • Disku me formatim i përshtatet llogaritësit dhe sistemit operativ për këtë disqet gjate blerjes nuk janë

te formatuam • Për shkak te veprimit të ndërlikuar diskun e fortë rendomë e formaton prodhuesi ose shitësi • Disketën (diskun e lakueshëm) rëndom e formaton shfrytëzuesi

Disku i fort magnetik - angl. hard disk, hard disk drive,HDD Disku është pajisje që shërben për ruajtjen e sasive të mëdha te të dhënave që duhet t'u qasemi shpejt. Të dhënat që ruhen në disk nuk fshihen kur ndërpritet furnizimi i diskut. Disku përbëhet prej një ose më shumë pllakash nga alumini ose qelqi mbi të cilin është i vendosur materiali magnetik. Materiali magnetik është bartës i informatës. Materiali magnetik është i përshtatshëm për ruajtjen e të dhënave për arsye se ato mund te shkruhen, lexohen dhe fshihen lehtë. Koha e ruajtjes së informatave në mediumet magnetike është e gjatë. Dendësia e të dhënave që ruhen në disk është shumë e madhe. Përparësi tjetër e disqeve është mundësia që cilësdo informate të vendosur kudo ne disk mund t'i qasemi në cilindo çast, për kohë shumë të shkurtër, që nuk është rasti me mediumet e tjera magnetike siç janë p.sh. shiritat magnetik te të cilët shiriti magnetik duhet të mbështillet përpara ose prapa derisa informata arrin nën kokën për lexim dhe shkrim. Disqet rrotullohen me shpejtësi 3200 deri 10000 ose më shumë rrotullime në minutë. Te disqet koka për lexim dhe shkrim nuk prek mbi materialin magnetik siç është rasti te shiritat magnetikë, por fluturon mbi të në distance mikroskopike. Disku është i vendosur në kuti alumini. Ne njërën anë është elektronika e diskut e cila udhëheq punën e diskut. Elektronika e diskut është përgjegjëse për komandimin e motorit dhe kokave të diskut. Ajo po ashtu kontrollon procesin e leximit dhe shkrimit. Pjesa mekanike e diskut përbehet prej pllakave të lidhura në bosht dhe kokave të diskut të vendosura në majë të krahut. Çdo kokë për lexim dhe shkrim e ka krahun e vet i cili komandohet nga një mekanizëm preciz. Krahu i kokës së diskut është i lehtë dhe i shpejtë. Krahu i diskut mund të lëviz prej një skaji në skaj mbi 50 herë në sekondë. Disku i forte është i mbyllur ne shtëpizën te mbyllur hermetike qe papastërtitë mos te dëmtojnë diskun Disku magnetik është i ndërtuar prej materie te ngurtë jo magnetike (pshm. Alumini, qelqi) dhe rrotullohet me shpejtësi shume me te madhe se disketa Të dhënat në disk janë të vendosura në rrathë koncentrike ose trase (ang.track) të cilët janë të ndarë në sektorë Përkufizimi i rrathëve dhe i sektorëve në pllakën e diskut bëhet me procedurën e njohur si formatizim i nivelit të ultë. Formatizimi i nivelit të ulët përcakton pikat fillestare dhe përfundimtare të secilit sektor dhe përgatit diskun të pranojë të dhënat. Formatizimi i nivelit te lartë krijon strukturat e nevojshme për ruajtjen e të dhënave në fajlla në disk. Të dhënat në disk ruhen në forme të njohur si fajll (ang. File). Fajlli është koleksion i bajtëve që kanë njëfarë lidhjeje mes veti. Këta bajt mund të paraqesin një fajll tekstual, fotografi, program kompjuterik, etj. Kur një program i cili ekzekutohet në kompjuter paraqet kërkese për te dhënat që ruhen ne një fajll, hard disku i merr këto bajt dhe ia dërgon procesorit. • Përparësitë :

• Ka kapacitetin shume me te madhe se disketat (te rendit te madhësive 150 GB) • Bartja e te dhënave ne mes te diskut te fort dhe llogaritësit është shume me e shpejt se te

disketa Disku i fort magnetik me se shpesh është i ndërtuar ne llogaritës dhe fizikisht nuk është ne dispozitë shfrytëzuesit

Page 12: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 31

Cilësia e diskut matet me disa parametra. Më të rëndësishëm janë shpejtësia e transferimit, koha e kërkimit dhe kapaciteti i diskut. Shpejtësia e transferimit paraqet sasinë e të dhënave që transferohet nga disku në procesor ne njësi te kohës. Shpejtësia tipike e transferimit është e rendit disa dhjetëra MB në sekondë. Koha e kërkimit është ajo e që kalon prej çastit kur procesori paraqet kërkesën për një fajll deri te momenti kur bajti i parë i këtij fajlli të mbërrij në procesor. Vlera tipike të kohës së kërkimit është 10 deri 20 mili sekonda. Kapaciteti i diskut paraqet numrin e bajtëve që mund të ruhen në disk. Madhësia e disqeve tipike ne një kompjuter personal ndërron shumë shpejt dhe sot madhësia tipike është rreth 160 GB (1 TB)

Trakë magnetike • Përparësitë:

• Trakë ne kordele ose kaseta • Kapaciteti i krahasueshëm me diskun e fort (prej 20 MB deri ne 20GB) • Mediet për arkivim relativisht i lirë

• Te metat themelore: • Arkivimi dhe leximi i te dhënave relativisht i ngadalshëm për shkak te shkrimit ne varg

(sequential)

Page 13: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 32

Arkivimi i te dhënave për ruajtje Arkivimi i te dhënave për ruajtje (angl. backup) shërben për arkivimin e te dhënave ne rast te prishjes te mediumit punues dhe për arkivimin e te dhënave qe shume rrallë përdoren Shfrytëzohen trakët magnetike dhe disqet optike

Kartela magnetike Kartela magnetike mund te arkivoj relativisht pakës te dhëna (kapacitetin e ka disa dhjet KB) Kartelat e shëndetësisë, kartelat bankare etj.

Krahasimi i medieve magnetike • Kapaciteti (prej me te madhit ka me i vogli)

• Disku i fort dhe trakë magnetike • Disketa • Kartela magnetike

• Shpejtësia e afrimit te shënimeve (prej me te shpejti ka me i ngadalshmi) • Disku i fort • Disketa • Kartela magnetike, trakë magnetike

• Përdorimi • Disku i fort: memoria punuese, arkivimi i programeve dhe të dhënave qe përdoren

relativisht shpesh • Disketa: arkivimi i përkohshëm te të dhënave te sasive te vogla • Trakë magnetike: arkivimi për ruajtje e sasisë se madhe te të dhënave • Kartela magnetike: arkivimi i vogël i të dhënave për bartje qe nuk ndryshohen shpesh

Arkivimi optik i shënimeve Disqet optik janë media i lirë dhe te sigurt për arkivimin e shume te dhënave CD-të (ang. Compact disc, disk kompakt) dhe DVD-të (ang Digital Versatile Disc, disk digjital me aplikim të ndryshëm, adaptabil) përdoren shumë për ruajtjen e softuerit, të dhënave të ndryshme, muzikës, video etj. Një CD mund të ruhen 74 minuta muzikë ose 650 MB. Diametri i CD-së është 12 cm. Trashësia e CD-së është 1.2 mm. Gjatë përdorimit në plastikën e CD-së regjistrohet një spirale e gjatë qe fillon nga mesi dhe vazhdon kah skaji i diskut, e përbëre nga të ngritura mikroskopike. Mbi këtë nivel plastike vendoset shtresa e hollë e aluminit e mbi të edhe një shtresë e hollë plastike. Gjerësia e spirales është 0.5 mikron e distanca mes tyre është 1.6 mikronë. Gjatësia është së paku 0.83 mikron, ndërsa trashësia 125 nanometra. Për leximin e informatave të regjistruara në elemente të madhësisë kaq të vogël nevojitet një mekanizëm preciz optik dhe mekanik. CD njësia përbëhet nga motori i cili e rrotullon diskun me shpejtësi 200 deri 500 rrotullime në minutë, në vartësi nga ajo se ku lexohet e dhëna, më afër qendrës ose skajit të diskut. Laseri lexon të dhënat e regjistruara në CD me ndihmën e sistemit të thjerrave të cilat fokusojnë rrezen e laserit në shiritat e shkurtër që krijojnë spiralen.

Page 14: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 33

Sistemi i përcjelljes së spirales së të dhënave e lëviz laserin me rezolucion mikrometri për të mundësuar leximin e të dhënave. Drita e laserit do të reflektohet në kënd të ndryshëm nga shiriti ose vrima dhe ky ndryshim i interpretuar nga kompjuteri do të paraqet 0 ose 1 - sha. Në audio pajisje sinjalin e koduar në këtë mënyrë e konverton konvertori digjitale analog. Pjesa më e vështirë e punës së CD njësisë është përcjellja e elipsës së të dhënave. Duke përcjellë të dhënat prej qendrës së diskut kah skaji, motori duhet të zvogëlojë shpejtësinë e rrotullimit ashtu që shpejtësia me të cilën të dhënat arrijnë nën dritën e laserit të jete e njëjtë për të gjitha të dhënat kudo në disk, e me të edhe shpejtësia e transferimit te të dhënave mbetet e njëjtë. Formatet më të njohura të cilat përdoren për ruajtjen e të dhënave në CD janë CD-DA për audio disqe dhe CD-ROM për të dhëna që përdoren në kompjuter. Arkivimi optik i te dhënave Karakteristikat:

• Çmimi i ulet • Dendësia e madhe e shkrimit (sasia e te dhënave ne njësinë e sipërfaqes) • Siguria dhe jetëgjatësia (jetëgjatësia e vlerësuar ne afërsisht 100 vjet) • Pandjeshmëria relative ne përdorim • Ndërrim

CD-ROM-i Përmasat: diametri 120 mm, trashësia 1,2 mm Te dhënat ne CD-ROM-in janë te shënuara ne spiralen e pafundme prej mesit ka pjesa e skajshme e diskut • Karakteristikat:

• Angl. compact disk read only memory • Te dhënat shënohen te prodhuesi dhe nuk mund te fshihen ose te ndryshohen • Kapaciteti: 650 MB (saktë: 688.332.800 bajt) • Te sigurta me përdorim të thjesht • Çmimi i ulet

Disku shitet i zbrazet (pa te dhëna) dhe shfrytëzuesi mund te shënoje te dhëna ne te (me ndihmën e mekanizmit ngasës te posaçëm) • Te dhënat mund te shënohen vetëm njëherë dhe pas kësaj nuk mund te ndryshohen ose fshihen • Kapaciteti: 650 MB • CD-R mund te lexohet ne mekanizmin ngasës te rendomë për CD ROM-a • Te sigurta me përdorim të thjesht

Page 15: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 34

CD-RW Karakteristika • Shitet i zbrazet (pa te dhëna) dhe shfrytëzuesi mund te shënoje te dhëna aty (me mekanizmin ngasës

te veçantë) • Te dhënat mund te shkruhen, fshihen dhe përsëri te shkruhen disa herë • Kapaciteti: 650 MB • CD-RW ne përgjithësi mund te lexohet ne mekanizmat ngasës te rendomë për CD-ROM-in • Te sigurta me përdorim të thjesht • Çmimi i ulet (por disa here me e lart se çmimi i CD-ROM-it dhe CD-R-it) CD disqet Përdorimi • CD-ROM: shpërndarja e programeve dhe te dhënave • CD-R: ndërtimi i kopjeve te arkivimit, ndërtimi i prototipave te CD-ROM-it, ndërtimi serive te vogla

te CD-ROM disqeve • CD-RW: ndërtimi i kopjeve te arkivimit, mediumi bartës për arkivimin e sasisë se madhe te të

dhënave (posaçërisht te arkivimi i zërit dhe fotove)

Page 16: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 35

DVD - Angl. digital verstaile disc, digital video disc Karakteristikat • Kapaciteti i madh (4,7 – 17 GB) • Mund te arkivoje me tepër se dy ore te video incizimit te përcjell me zë (zëvendësimi për videokaseta) • Mund të lexohet ne DVD mekanizmin ngasës të veçantë (nuk mundet ne mekanizmin e rendomë te

CD-ROM-it) • Karakteristikat e tjera si te CD-ROM-i Te gjitha formatet mund te lexohen ne mekanizmin ngasës te DVD por mund te shkruhet vetëm ne mekanizmin përkatës për atë lloj DVD+RW, DVD+R • Kapaciteti deri 4.7 GB (3 orë video, një mijë foto dhe njëqind kënge me muzikë ne mp3) • Formatizim i shpejt i diskut te zbrazet • Reproduktimi gati ne secilin DVD dhe DVD-ROM mekanizmin ngasës • Incizimi i te dhënave 2,4 here me shpejt se prej formateve tjerë

Page 17: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 36

Programet për llogaritës • Programi për llogaritës është udhëzimi llogaritësit çka me punua • Programet aplikative (përkrahja programore) është grup e programeve qe mund te ekzekutohen ne llogaritës • Llogaritësi pa program nuk ka vlerë • Programet për llogaritës shpesh kushtojnë me shumë se pjesët e llogaritësit ne te cilin ekzekutohen • Për programet e arkivuam ne diskun e fort te llogaritësit dhe te përshtatur për ekzekutim ne llogaritës

thuhet se janë te instaluar

Instalimi i programit • Instalimi i programit është një veprim relativisht i thjesht dhe shfrytëzuesi mund ta kryeje vet • Instalimi i programit është veprim ku programi kopjohet nga CD-ROM-i ose disketa ne diskun e fortë

dhe i përshtatet llogaritësit Urdhri • Çdo program përbehet prej urdhrave • Urdhri (angl. command ) është elementi baze i programit

1. Nxehje ujin 2. Vendose kësen e çajit 3. Leje te qëndroje 5 minuta 4. Shërbeje

Programi është grumbulli i urdhrave me ekzekutimin e te cilëve kryhet puna e dëshiruar PROGRAM IDEXMP INTEGER BUS_NUM BUS_NUM = 99 WRITE(*,*) ' TAKE BUS ', BUS_NUM END

Njeriu qe shkruan program për llogaritës emërtohet programer Programimi është veprimi i krijimit te programit për llogaritës Gjuhë makinerie - (angl. machine code)

• Ne kuptimin me te ngushtë paraqitja binare e programit • Gjuha e vetme qe e kupton llogaritësi

Gjuhet e larta programore janë te gjitha gjuhet tjera qe nuk kanë paraqitje te drejtpërdrejt te formës binare te urdhrit

10 REM Llogaritja e perimetrit dhe sipërfaqes te katërkëndëshit 20 CLS 30 A = 12.3 :REM Brinja A e katërkëndëshit 40 B = 8.2 :REM Brinja B e katërkëndëshit 50 PER = 2 * A + 2 * B :REM Formula për perimetrit 60 SIP = A * B :REM Formula për sipërfaqen 70 PRINT PER :REM Shtypja e Perimetrit 80 PRINT SIP :REM Shtypja e sipërfaqes

Përkthyesit e gjuhës - Programi llogaritës që e përkthen gjuhen e larte programore ne atë binare Kompajleri (angl. compiler) - është programi qe e përkthen programin burimor ne atë te makinës vetëm një here Interpreter - E përkthen çdo here kur programi ekzekutohet

Page 18: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 37

Gjuhet e larta programore BASIC (Beginner’s all-purpose symbolic instruction code) mësimi i programimit, programet e thjeshta C (C++) Gjuha e mundësive te mëdha me te cilin shërbehen programorët profesional Programim i orientuar ne objekte - Angl. OOP (object oriented programs) • Përdorin pjesët e gatshme te programit (objektet, klase) gjate ndërtimit te programeve me te

komplikuar • Programet e orientuar ne objekte te popullarizuar për përdorim të përgjithshëm janë: Visual Basic,

Visual C++ Gjuhet programuese për përdorim te përgjithshëm te pavarura nga pajisjet dhe sistemit operativ (janë bartës, angl. portable) Mundësia e ekzekutimit te njëjtit program ne llojet e ndryshme te llogaritëseve ose sistemet operative te ndryshme HTML - Ang. hypertext markup language • Gjuhë e veçantë për programim i destinuar për përgatitjen e hiper dokumenteve tekstuale • Mundëson pamjen e hiper dokumenteve tekstuale ne ekranin e monitorit pa marr parasysh se çfarë

llogaritës është ose sistem operativ Java • Gjuhe e fort programuese për përdorim te përgjithshëm i orientuar ne objekte • Gjuha e dedikuar për shkrimin e programeve për Internet (i pavarur prej sistemit operativ)

Sistemi operativ Angl. operating system, OS • Programi ose grumbulli i programeve te cilët lidhin dhe i bashkojnë te gjitha pjesët e llogaritësit ne një

tërësi funksionale • OS është baza për të gjithë programet tjera qe ekzekutohen ne llogaritës • Shumica e llogaritëseve e kanë te instaluar sistemin operativ ne veti (te instaluar përgjithmonë ne

diskun e fort) Detyrat e sistemit operativ • Udhëheqja me pajisjet hyrëse – dalëse (tastiera, disku etj.) • Vendosja e te dhënave dhe programeve ne memorien punuese • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punës te programeve aplikative • Vetëkontrolli etj. Sistemi operativ është programi qe i pari starton gjate kyçjes se llogaritësit dhe bërthama e tij jetë tërë kohen e punës ne memorien e llogaritësit duke udhëhequr me punën e llogaritësit dhe rrjedhën e te gjitha të dhënave ne llogaritës • Pjesa e sistemit operativ është e vendosur ne ROM-in e llogaritësit dhe ngushtë është i lidhur me

ndërtimin e llogaritësit • Kjo pjesë e sistemit operativ emërtohet BIOS (angl. basic input output system) ose ROM BIOS dhe

është e ngarkuar për udhëheqjen dhe ndërrimin e te dhënave me pjesët e pajisjeve te llogaritësit • Pjesa tjetër, me e madhe e sistemit operativ është e arkivuar ne diskun e fort te pandryshuar, te cilin

mund te ndryshojmë me versionin me te ri te sistemit operativ

Interfejsi – me shenja • Llogaritësi dhe shfrytëzuesi komunikojnë vetëm me ndihmën e shenjave (shkronjat, numrat, shenjave

te veçanta) • Hyrja: tastiera • Dalja: paraqitja e shenjave ne ekranin e monitorit • Komunikimi i vështirësuar i shfrytëzuesit (duhet përmend te mësoje urdhrat dhe identifikoj atë qe

paraqitet ne ekranin e monitorit)

Page 19: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 38

Interfejsi grafik Angl. GUI, graphical user interface • Llogaritësi dhe shfrytëzuesi komunikojë me ndihmën e shenjave dhe figurave (germat, numrat,

shenjave te posaçme, figurave) • Hyrja: tastiera, miu • Dalja: shenjat dhe figurat ne ekranin e monitorit • Aftësimi me i lehte i shfrytëzuesit (identifikimi i figurave ne ekran dhe puna me mi)

SI (OS) te popullarizuara MS-DOS-i • Interfejsi me shenja. • Sistemi operativ me llogaritësin e pare personal te IBM PC Windows 3.1, 95, 98, Me, XP, NT, 2000, Vista , 7 etj. • Interfejsi grafik • Sistemi operativ me i popullarizuar UNIX • Interfejsi shfrytëzues me shenja, ne kohen e fundit paraqitet interfejsi grafik • Sistemi operativ profesional për me tepër shfrytëzues me mundësi te mëdha LINUX • Sistemi operativ pa pagës qe ne tërësi i përngjan UNIX-it • Rezultat i punës te shume programoreve ne Internet pa kompensim material Apple Macintosh Mac OS • GUI OS Apple Macintosh llogaritëseve IBM OS/2 • GUI OS te firmës IBM (zëvendësim i pasuksesshëm i sistemit operativ MS Windows-it)

OS për një shfrytëzues • Gjate startimit te sistemit operativ për një shfrytëzues mund menjëherë te startohet ndonjëri prej

programeve aplikative pa paraqitjen e posaçme te shfrytëzuesit • Shembuj tipik i sistemit operativ për një përdorues është MS DOS

Page 20: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 39OS për ma tepër shfrytëzues • Gjatë startimit te sistemit operativ për me tepër shfrytëzues (angl. multiuser) prej shfrytëzuesit kërkohet

paraqitja (angl. logon) • Ky është veprimi gjate se cilit shfrytëzuesi i paraqitet llogaritësit • Paraqitemi ne atë mënyre qe ne fillim shënohet emri i shfrytëzuesit (angl. user name) i parulla (angl.

password) • Sistemi operativ ne baze te definimit paraprak te drejtave te shfrytëzuesit i lejon (ose nuk i lejon) punën

ne llogaritës • Shembull tipik i OS për me tepër shfrytëzues është Unix

Programet aplikative • Programet shfrytëzuese, aplikacionet (angl. application program, applications) • Programi i dedikuar për zgjidhjen e detyrave te caktuara, për shfrytëzuesin te nevojshëm • Ekzistojnë Shumë programe aplikative për detyra te ndryshme Përpunimi i tekstit Programi për përpunimin e tekstit (angl. text processor, word processor)

• Shkrimi, fshirja, formimi, kërkimi, shtypja etj. • Korrigjimi gjuhësor i tekstit, fjalori i sinonimeve • Programet me te njohur: Microsoft Word, WordPerfect

OCR Angl. optical character recognition • Njohja optike e shenjave • Programi qe ne baze te figurës (pshm. Skanimi) mund te identifikoje tekstin dhe ta arkivoje te

përshtatshëm për përpunimin e tij • Përdoret ne vend te përshkrimit me dore te tekstit • Më i përhapuri OCR – programi është Recognita Publikimet • Programi për formimin e tekstit të përshtatshëm për shtypje (përgatitja për shtypje te librave, gazetave

prospekteve etj.) Angl. DTP, desk top publishing • Programet më te përhapur: PageMaker, QuarkXPress Përpunimi i fotove Programi për ndërtimin, përpunimin, arkivimin, shtypjen etj, te fotove dhe vizatimeve

• Vektorial (angl. vector graphic) programet me destinim për ndërtimin e vizatimeve teknike (p.sh. Autocad, Microstation, CorelDraw)

• Me pika (angl. bitmap graphic) programet me destinim për ndërtimin e vizatimeve te imazheve , p.sh. fotove (Photoshop, Corel PhotoPaint, MS Paint)

Përpunimi i zërit Programi për krijimin, incizimin, reproduktimin dhe përpunimin e zërit (engl. sound shyintesis)

• Krijimi dhe përpunimi i muzikës • Krijimi i efekteve te zërit

Baza e të dhënave Programet për përpunimin e bazës se te dhënave (angl. database)

• Përpunimi i sasisë se madhe te shënimeve te llojit te njëjtë te arkivuara ne bazën e te dhënave (pshm. Regjistrimi i studenteve te një Fakulteti)

• Mundëson futjen, fshirjen, renditjen, nxjerrjen etj. • Programet me te përhapur: Microsoft Access, Oracle, Cliper, dBase

Llogaritjet tabelore Programet për llogaritje te thjesht me shumë te dhëna (angl. spreadsheets)

• Shënimet futen ne tabela te ngjashme me tabelën e shahut • Me shënimet e vendosura në këtë mënyrë llogaritja është e thjeshtuar • Programet me te përhapur: Microsoft Excel, Lotus, Quatro

Page 21: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 40

Paketa programore Paketa e integruar (angl. office suite) është grupi i programeve qe përdoren shpesh dhe mundin shumë thjesht me i transferua te dhënat ne mes veti

• Me shpesh përmbajnë: programi për përpunimin e tekstit, programi për përpunimin e figurave, programi për llogaritje tabelore, programi për përpunimin e bazës se te dhënave etj.

• Paketa programore me e përhapur: Microsoft Office Programet për inxhinier • CAD (angl. computer aided desing)

• Projektimi me ndihmën e llogaritësit – ndërtimi i projekteve (llogaritja, vizatimet etj me ndihmën e llogaritësit)

• CAM (angl. computer aided manufacturing) • Prodhimi me ndihmën e llogaritësit – pajisjet te udhëhequra me llogaritës

• CIM (angl. computer integrated manufacturing) • Puna e tërësishme e një firme e udhëhequr me llogaritës

Programi për Internet Programi qe ju mundëson shfrytëzimin e shërbimeve te ofruara me internet

• Pamja e faqeve WWW (angl. browser) • Programi për posten elektronike (angl. e-mail) • Programi për gazetat e rrjetit (angl. newsgroup) etj.

Multimedia • Pajisja me llogaritës multimediale është e afte te tregoj figura te lëvizshme dhe te palëvizshme kualitete

me zërin përcjellës • Rëndom është llogaritës i fortë i pajisur me kartelën kualitete për zë dhe grafik, mikrofonin dhe shume

memorie (RAM, CD-ROM, DVD) Hiperteksti • Hiperteksti (angl. hypertext) mundëson lidhjen e te dhënave tekstuale ashtu qe thjesht (me klikim te

miut) mund te kalohet prej njërit ne tekstin tjetër • Hipermedia (angl. hypermedia) është e ngjashme me hipertekstin por përveç tekstit kyç edhe figurat te

lëvizshme dhe te palëvizshme dhe zërin E vërteta virtuale E vërteta virtuale, virtualiteti (angl. virtual reality, VR) është pajisje llogaritëse (llogaritësi, programet, pajisjet shtesë) qe munden shfrytëzuesit tia paraqes rrethinën

• Te zvogëlohet vdekshmëria (pshm. aftësimi i vozitëseve dhe piloteve) • Te zvogëlohen harxhimet e projektimit (pshm. paraqitja e ndërtesës ose prodhimit) • Te krijohet rrethina jo ekzistuese (pshm. te lojnat kompjuterike)

Inteligjenca artificiale • Sistemi llogaritës qe tenton me zëvendësua mendimin njerëzor (angl. artificial inteligence, AI) • Janë arritur rezultatet e kufizuara ne fusha te caktuara ose ne kushte te veçanta Sistemet eksperte • Sistemi llogaritës qe zëvendëson njeriun ekspertin ne një fushe te kufizuar (p.sh. mjekësia, mirëmbajtja

e pajisjeve te komplikuara, vlerësimet financiare etj) • Shfrytëzohet si ndihme profesionisteve

Virusi • Virusi është programi për llogaritës qe dëmton programet tjera dhe shkakton pune jo te rregullt te

llogaritësit • E ka detyrën e vetme me i pengua shfrytëzuesit me punua ne llogaritës • Krijuesit e viruseve janë rëndom te panjohur

Page 22: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 41

Çka munden virusi? • Te fshij ose te ndryshoj fajlat ne disk • Te formatoj diskun e fort dhe ashtu te fshij te gjitha programet dhe te dhënat nga disku • Te bene te dukshme shënimet e besueshme nga llogaritësi (pshm. Parulla, numri i kartelës

kreditore etj.) • Te ngadalësoj punën e llogaritësit • Mundëson te tjerëve qe me ndihmën e Internetit te vijnë deri te dhënat nga llogaritësi i infektuar • Ne mënyre automatike dhe pa dijeninë te shfrytëzuesit te dërgoj posten elektronike me përmbajtje

te padëshiruar ne shume adresa Si te kuptojmë se llogaritësi është i infektuar?

• Me përdorimin e programit kundër viruseve • Llogaritësi paraqet porosi te çuditshme, luan muzikë ose tregon fotografi pa dëshirën e

shfrytëzuesit • Llogaritësi është me i ngadalshëm se përpara • Menjëherë ne dispozitë ka shume me pak memorie se përpara

Virusi është i krijuar ashtu qe shfrytëzuesi mesatar e identifikon rend Shumëzohet me shpeshti ne dy mënyra

• Me kopjimin e paautorizuar te programeve • Me startimin e programit te marr me posten elektronike - Internetin

Viruse ka shume dhe pa ndërprerje lajmërohen te rijnë Masat e mbrojtjes nga virusi • Kujdesi afrimit te llogaritësi

• Pamundësoni personave te paautorizuara afrimit llogaritësit • Kontrolli i programit para startimit ne llogaritës

• Besueshmëria e burimit te programit • Te startohet se pari programi ne llogaritësin e veçantë • Programi antivirus për kontrollin

Programet kundër viruseve Angl. antivirus, virus killer • Programet te cilët mund te gjej dhe ti largojnë viruset (te fshinë programet qe shkaktojnë dem) • Programi kundër viruseve mund te gjej vetëm viruset qe janë me te vjetër se vete programi, duhet pa

ndërpre te ripërtërihet • Ne muaj zbulohen përafërsisht 500 virus te rinj!

Drejtat e autorit • Programi llogaritës është fryti jo material te trurit te njeriut i krahasuar me veprat artistike • E drejta e autorit mbrohen me ligje ne fuqi si dhe me adetet përkatëse

Piratet • Piratet (pirat) është personi qe pa autorizim dhe kundërligjore kopjon, shumëzon, ndan ose shet

programet e te tjerëve • Ky veprim është amoral dhe me ligj i ndëshkueshëm

Kopjohen rendomë CD-ROM-ët dhe DVD disqet

Programi komercial • Programi për te cilin ekziston e drejta e autorit dhe për përdorimin e te cilit paguhet kompensimi

gjate blerjes (paraprakisht) • Shiten rëndom neper shitore te specializuara Shareware Angl. shareware ështe emri për programin te cilin lejohet te provohet para pagesës

• Pas afatit qe është shënuar me programin (p.sh. 14 dit), duhet paguar kompensimin autorit • Çdo here programet shareware janë shume me te lira prej programeve komerciale • Shpërndahen rëndom me Internet ose ne CD-ROM-et qe është shtese e ndonjë reviste

Page 23: Pajisjet-P2-2009

Dr. Bashkim Baxhaku Informatika – Pajisjet – P2 42

PD • Programi ne pronësi publike (angl. publik domain, PD) është programi te cili autori e ka bart

pronësinë ne publikun • Ky program lejohet te shumëzohet, përdoret dhe ndryshohet pa kompensim autorit • Shpërndahen rëndom me Internet ose ne CD-ROM-et qe është shtese e ndonjë reviste

Hackeri • Hackeri (engl. hacker) është personi qe e njeh shume mire ndërtimin e llogaritësit dhe ne kohen e lire

ka dëshirë me u marr me llogaritës (“i dashuruar ne llogaritës”) • Hackeri ne fillim ishte emërtimi për personin pozitiv dhe moral • Sot emërtimi hacker shpesh përdoret për njerëzit qe mundohen me ndihmën e llogaritësit te bëjnë atë

qe nuk është e lejueshme (pshm. te depërtohet nëpërmjet internetit ne sistemet llogaritëse te tjerëve, te largojnë mbrojtjen nga programet komerciale etj)