24
Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR. 140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT N ë datat 11-13 Qershor u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Sh- qipërisë, një... FAQE 15 FAQE 18-19 KONFERENCA PER ZONAT E MBROJTURA KADARE: KURTHI SERB DHE ARMIQESIMI ME EVROPEN “SHQIPERIA IME FANTASTIKE” INTERVISTA ZJARR NE LAZARAT Tra¿kantët ngrenë pritë dhe qëllojnë grupin e xhirimit të A1Report, duke djegur makinën, kamerat dhe mjetet e transmetimit Live: Banorët shpëtojnë katër kolegët. Betejë disaorëshe me antitankë dhe murtaja kundër policëve. Më në fund uniformat blu hyjnë në fshat duke djegur mijëra ¿danë. Gjatë natës tra¿kantët vetë u vënë Àakën magazinave të tyre me kanabis Kjo gazetë përdorë teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Dëgjoni Shikoni Shikoni Lexoni Lexoni SPECIALE NE FAQET 2-8 NGA ARBEN DUKA Satirë politike Një demagog në Presidencë.. Në faqen 22 NGA GENC KONDI Editorial Fundi i Perandorisë së Trullosjes? Në faqen 17 “D o ju vrasim…, çfarë doni këtu që keni ardhur. E dini se kush drejton këtu apo jo…? A e dini ku jeni…?”. Këto janë britmat kërcënuese që nxir- rnin nga goja njëherësh mes breshërive të... NGA GERTI XHAJA RrëÀmi Kështu na shpëtuan nga kurthi i tra¿kantëve vijon në faqen 2 “Rritja e disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, akt mosmirënjohje” 500 FORCA SPECIALE PER HERE TE PARE SULMOJNE FSHATIN E KANABISIT NË FOTO: Makina e televizionit A1Report duke u djegur në hyrje të fshatit Lazarat . (majtas lart) Hashashi duke u djegur në paracelat e Razip (Gate) Mahmutaj në Lazarat. (majtas poshtë) Policia gjatë aksionit

PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

Cyan magenta yellow black

LEKË 30 VITI IV - NR. 140 - E MARTË - 17-06-2014

PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

Në datat 11-13 Qershor u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombëtare

e Zonave të Mbrojtura të Sh-qipërisë, një... FAQE 15 FAQE 18-19

KONFERENCA PER ZONAT E MBROJTURA

KADARE: KURTHI SERB DHE ARMIQESIMI

ME EVROPEN

“SHQIPERIA IME FANTASTIKE” INTERVISTA

ZJARR NE LAZARAT

Tra kantët ngrenë pritë dhe qëllojnë grupin e xhirimit të A1Report, duke djegur makinën, kamerat dhe mjetet e transmetimit Live: Banorët shpëtojnë katër kolegët. Betejë disaorëshe me antitankë dhe murtaja kundër policëve.

Më në fund uniformat blu hyjnë në fshat duke djegur mijëra danë. Gjatë natës tra kantët vetë u vënë akën magazinave të tyre me kanabis

Kjo gazetë përdorë

teknologjinë QR-CODE

DëgjoniDëgjoniShikoniShikoni

LexoniLexoni

SPECIALE NE FAQET 2-8

NGA ARBEN DUKA

Satirë politike

Një demagog në Presidencë..

Në faqen 22

NGA GENC KONDI

Editorial

Fundi i Perandorisë së Trullosjes?

Në faqen 17

“Do ju vrasim…, çfarë doni këtu që keni ardhur. E dini se

kush drejton këtu apo jo…? A e dini ku jeni…?”. Këto janë britmat kërcënuese që nxir-rnin nga goja njëherësh mes breshërive të...

NGA GERTI XHAJA

Rrë mi

Kështu na shpëtuan nga kurthi i tra kantëve

vijon në faqen 2

“Rritja e disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji

ekstremiste fetare, akt mosmirënjohje”

500 FORCA SPECIALE PER HERE TE PARE SULMOJNE FSHATIN E KANABISIT

NË FOTO: Makina e televizionit A1Report duke u djegur në hyrje të fshatit Lazarat . (majtas lart) Hashashi duke u djegur në paracelat e Razip (Gate) Mahmutaj në Lazarat. (majtas poshtë) Policia gjatë aksionit

Page 2: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

2 E martë, 17 qershor 2014Aktualitet

RRËFIMI Momentet e tmerit. “Ishim nën ngrykën e zjarrit të automatikëve dhe plumbat na kalonin mbi kokë. Nuk mund të largoheshim pasi rruga na ishte bllokuar nga dy makina

LAZARATI

Kështu na shpëtuan banorët nga kurthi i tra kantëveGazetari Gerti Xhaja, rrëfen momentet e tmerit të përjetuar në fshatin Lazarat në Gjirokastër VIDEO/

POLICIA RRETHON

LAZARATIN

Për të parë videon në smartphonin

tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që

shkarkohet falas

GERTI XHAJA

TIRANE

...kallashnikovëve, tre persona të armatosur dhe të maskuar që kanos-nin me jetë mua gazetarin Gerti Xhaja, operatorin Renis Kelaj, shoferin Hair Ismailonji dhe përgjegjësin e IT Kreshnik Marku. Grupi i xhirimit të televizionit “A1Report” mesditën e të hënës guxoi duke hyrë i pari në fshatin Lazarat dhe lloi të transmetojë duke njoftuar publikun i pari rreth situatës së rënduar në fshatin Lazarat. Teksa kam dhënë njoftimet e para së bashku me grupin e xhirimit të televizionit jemi sulmuar me armë zjari llimisht me dy persona dhe më pas edhe nga një tjetër, duke na rrezikuar seriozisht jetën. Nga të shtënat është dëmtuar shoferi Hair Ismailonji, i cili ka marrë plagë në fytyrë nga ci at e xhamit, që u thye si pasojë e breshërive të plum-bave. Grupi i xhirimit është mbajtur peng për rreth 15 minuta, duke u kanosur me jetë në krye të detyrës, për informimin e publikut. Ndërkohë tre personat gjatë kësaj kohe na kanë marrë kamerat, telefonat dhe një Lap-Top dhe më pas i kanë vënë zjarin makinës të “A1Report”.

HYRJA NË FSHATKa qënë ora 12:30 e mesditës kur

grupi i xhirimit të televizionit “A1 Report” ka depërtuar mes policisë dhe ka hyrë në fshatin Lazarat, duke lluar të trasmetojë i pari

lajmet rreth situatës së krijuar brenda në fshat. Jemi nisur së bashku me grupin e xhirimit drejt Lazaratit. Kemi marrë informacion nga policia se forcat RENEA kanë hyrë brenda në fshat dhe po shkatëro-jnë parcelat e mbjella me drogë të shtetasit Gate Mahmutaj. Kemi vazhduar rrugën…. Afër hyrjes në fshat ishte një postobllok i RENEA dhe na është bërë shenjë që të vazhdonim rrugën. Gjatë hyrjes në fshat kemi parë banorë dhe nuk kishte asnjë rrezik apo ndonjë shikim shtrembër. Kemi qëndruar në një rrugë dhe lluam të transme-tojmë nëpërmjet Lap-Topit, lajmet e para rreth gjendjes dhe të shtënave

me armë. Në këtë moment përpara na kanë dalë dy persona me armë. Operatori ka menduar se janë policë dhe ka nxjerë kamerën për të lmuar, por vumë re se nuk kishim të bënim me policië por me persona të armatosur. Operatori Renis Kelaj ka ulur kamerën. Në këtë moment të dy personat që po afroheshin drejt nesh, kanë hapur zjarr drejt makinës. Jemi tmeruar të gjithë…. Nuk dinim ku të shkonim pasi rrugën na i kishin bllokuar me dy makina ishte e pamundur të dilnim. Kishim rënë në kurth!

RRËMBIMI I KAMERASTeksa ndodheshim të rrethuar,

njëri nga personat ka tentuar të hapë derën. Nuk ka mundur dot…. Më pas ka qëlluar me qytën e au-

tomatikut mbi xham, por nuk ka arritur të thyhet. Njëri nga personat e armatosur ka shkuar nga pas dhe ka hapur derën, duke marrë fil-limisht Lap-Topin, me të cilin po transmetonim. Unë, operatori dhe

tekniku kemi zbritur nga makina dhe menjëherë na kanë marrë kamerën dhe telefonat që kishim me vete. Pikërisht në këtë moment jemi përballur me kërcënime deri në vdekje, duke na drejtuar automa-tikët. Ishin tre persona të armatosur me kallashë, të paisur me nga dy karikatorë të ngjitur me natriban. “…Do ju vrasim…, çfarë doni këtu që keni ardhur. E dini se kush drejton këtu apo jo…? A e dini ku jeni…?”. Këto ishin fjalët me të cilat na u drejtuan dhe na kërcënon me armë. Një situatë e tillë mes kërcënimeve me vdekje dhe kanosjes me armë ka zgjatur rreth 15 minuta.

NDËRHYRJA E BANORËVEIshim nën ngrykën e zjarrit të au-

tomatikëve dhe plumbat na ka-lonin mbi kokë. Nuk mund të lar-goheshim pasi rruga na ishte bllokuar nga një “Land-Rover” dhe një automjet tjetër “Mercedes Benz” pa targa. Personat ishim me kapele dhe fytyrën e kishin t ë m b u l u a r . N ë k ë t ë m o -ment afër nesh janë afruar disa

banorë të zonës që ndodheshin në një lokal. Ata kanë dalë dhe kanë kërkuar që të mos na qëllonin. Mes tyre dhe tre personave të armatosur ka filluar një debat i ashpër. Ata kërkonin të na qëllonin, ndërsa ky

personi që doli nga lokali u tha: ”…S’keni për të vrarë gazetarë sa të jem unë… më vrisni mua të parit pastaj këta…”. E gjithë kjo skenë tmerri ndodhte në një kohë kur të tre ata qëllonin mbi kokat tona dhe më pas ulnin sërisht kallashët drejt nesh. Për t’ju shmangur grykave të automatikëve ne qëndronim prapa këtij personit që po na mbronte. Ishin momente dramatike, pasi nuk po mereshim vesh me ta.

NXJERJA NGA FSHATIPersoni që doli nga lokali së

bashku me disa banorë të tjerë na kanë dhënë ndihmë. Policia nuk ka marrë pjesë fare për të na shpë-tuar. Me anën e një “Benzi 190” ky person na ka nxjerrë nga rrethimi i tyre dhe më pas unë së bashku me operatorin Renis Kelaj kemi hipur në makinë. Jemi larguar nga zona ku ndodheshin të armatosurit. Në këtë moment na ka thënë “…zbrisni këtu çuna… ia hodhët b…. Me tej s’mund t’ju çoj se do kem probleme me policinë dhe me vetë personat e armatosur”. Unë i jam lutur të shkonte sërisht dhe të na merrte shoferin Hairin dhe Kreshnikun, duke i thënë se kemi qënë katër veta. Ai ka shkuar dhe më pas na ka sjellë Hairin, të gja-kosur nga fytyra. Shoferi më tha se gjesh e vranë. Personit të panjohur i kam thënë që ku është tjetri, ai ma ka kthyer se nuk ka njeri tjetër në fshat, duhet ta keni përpara. Pasi kemi ikur në këmbë rreth 50 metra kemi takuar Kreshnikun, përgjegjësin e transmetimit, i cili kishte mundur të shmangej, duke ikur gjatë momentit të rrëmujës.

Makina ka mbetur brenda në fshat shumë e dëmtuar.

TAKIMI ME RENEAKemi ecur në këmbë për disa

minuta ku kemi shkuar në posto-bllokun e RENEA. I kam thënë kë-tyre se çfarë na kishte ndodhur dhe se duhej të çonim në spital shoferin e gjakosur nga fytyra. RENEA nuk na ka ardhur në ndihmë. Njëri prej tyre na tha që të largoheshin prej andej se makinën do na e sillnin ata. Dy autoblinda kanë hyrë në fshat. I kam thënë që të na e nxirrnin makinën. “…Nëse arrin të lëvizë do jua sjell unë tha njëri prej policëve…”. Kemi qëndruar disa minuta në postobllok dhe më pas kanë ardhur nga brenda fshatit disa efektivë të RENEA-s. Kam pyetur njërin prej tyre se duhet të na ndihmonin që të hynim brenda në fshat dhe të merrnim makinën e televizionit. Ai ma ka kthyer se makina ishte dëmtuar shumë nga plumbat dhe se lazot i’a kishin vënë zjarrin. Kemi qëndruar dhe disa minuta kur pamë se nga vendi ku ishte makina po dilte tym i madh.

OPERATORI I MINISTRISËQëndruam për disa minuta të

tensionuar dhe në ankth dhe me sytë drejt tymit te zi që dilte nga makina. Më pas ka ardhur drejt nesh operatori i ministrisë së Brendshme, Olti, mbiemrin nuk ia di dhe ai na ka çuar me makinë deri në Derviçan dhe më pas në Gjirokastër. Kemi çuar në spital për mjekim shoferin Hair Ismailonji dhe më pas kemi dhënë për rreth dy orë deklarime në Policinë e Gjirokastrës rreth asaj që na ka ndodhur.

vijon nga faqja 1

Kreshnik Marku, inxhinier Renis Kelaj, kameramanHair Ismailonji, shoferGerti Xhaja, gazetar

NË FOTO: Makina e televizionit A1Report duke u djegur në hyrje të fshatit Lazarat

Page 3: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

3E martë, 17 qershor 2014Aktualitet

“Shoferin për pak na e vranë, makinës

i vunë akën”“Hairi mbeti mes breshërive të automatikëve dhe

banorëve të paarmatosur të fshatit që po na ndihmonim”

— Gazetar ja e Top-Channel Kristina Fidhi, e cila ka qenë një nga dëshmitaret e sulmit ndaj grupit të televizion-it të A1 Report, tregoi ngjarjen se si kishte ndodhur sulmi ndaj gazetarëve. “Në momen-tin që gazetarët e A1Re-port kanë hyrë në La-zarat, ka qenë momenti i shkëmbimit të zjarrit me policinë. Në atë moment pamë 20 persona të ar-matosur iu sulën maki-nës. Ata e panë që ishte media megjithatë qël-luan. Ka qenë një banor i fshatit ka hyrë në mes të plumbave dhe ka qël-luar mbrapsh ndaj tyre duke u shpëtuar atyre jetën. Më pas ata janë shtyrë dhe janë dëbuar nga kriminelët, dhe në dalje të fshatit kemi parë mjetin e për akur. Kemi dëgjuar thirrje sepse të shtënat e armëve kanë qenë të mëdha. Në atë moment pamë që disa nga p lumbat k ish in përfshirë edhe mjetin. Më shumë dëgjuam ko-mentet e njerëzve që thonin se ishin gazetarë dhe që ishin dëbuar nga kriminelët.” tha Kristina Fidhi.

— Kryeministri Rama ka ironizuar heshtjen e opozitës mbi dhunën ndaj gazetarit të “A1 REPORT” por dhe mbi luftën kundër narkotrafikut e cila pak ditë më parë ishte mision i opozitës. Përmes rrjeteve sociale Tuitter e Facebook kreu I qeverisë I kërkon Bashës të thyejë heshtjen mbi situatën e krijuar. “Ku ka humbur “Aleanca Opozitare kundër Drogës” sot?! Po për dhunën e ar-matosur ndaj gazetarëve të A1 REPORT në Lazarat s’ka marrë vesh gjë PD?!”, shkruan Rama. Ndërkohë duket se vetë opozita për-dor dy standarde, kur merr në mbrojtje ata që I kon-sideron mbështetës dhe nuk et për pjesën tjetër. Por kryeministri shkon më tej kur kërkon që opozita aktuale të asë dhe mbi misionin e ndërmarrë nga policia në Lazarat

— Kryetari i komisionit të medias Genc Pollo ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të “A1 REPORT” Gert Xhaja, operatorit të televizion-it, shoferit dhe teknikut. “Dhuna ndaj gazetarëve e dënueshme. Përdorimi i armëve po ashtu. Ata duhen lënë të bëjnë punën,të infor-mojnë publikun”, thuhet në postimin e dhënë në facebbok prej Genc Pol-los. Gjithashtu deputeti demokrat ka dhënë dhe linkun e faqes online të shqiptarja.com ku mund të gjendet video e plotë e dhunimit të gazetarit dhe ku për pak u qëllua ndaj një prej pjesëtarëve të sta t. Ndër-kohë Pollo nuk ka dhënë asnjë koment mbi aksionin e policisë për prishjen e kanabisit të mbjellë.

GAZETARJA FIDHI

DEKLARATA E PS DEPUTETI

KRYEMINISTRI

REAGIMI

20 kriminelësulmuan me armë grupin e “A1 Report”

Alfred Peza: Dhuna ndaj A1, cënim i rëndë ndaj medias

Erjon Braçe: Ku janë të PD

që s’ asin për gazetarët?

Rama: Ku humbi Aleanca e opozitës, po për gazetarin?

Genc Pollo: Lini median

të bëjë punën e vet

GERTI XHAJA

TIRANE

Personi që përjetoi tmerrin me sy nga grupi i xhirimit ishte shoferi i televizionit “A1 Report” Hair Ismailonji. Në ikje e sipër Hairiu është

ndarë nga personat e armatosur, ndërsa unë me operatorin kemi hipur në automjetin tip “Benz 190”. Hairi ka mbetur mes breshërive të automa-tikëve dhe banorëve të paarmatosur të fshatit që po na ndihmonim. Në këtë moment shoferi, është veçuar dhe ka hyrë sërisht në makinë, duke kërkuar që ta ndizte dhe të largohej. Këtë vep-rim e ka kryer pasi njeri prej njerëzve të armatosur i ka thënë: “…Merr makinën dhe na u zhduk që këtej…”. Hairi sapo ka hipur në makinë, është përballur me një situatë kaotike që për pak sa nuk i ka marrë jetën.

PLUMBA SHOFERINNë këtë moment është qëlluar pa

paralajmërim me breshëri brenda në makinë. Hairi ndodhej në sediljen e shoferit dhe është shtrirë drejt sediljes së pasagjerit. Britmat, ulërimat dhe breshëritë e kallashëve kanë terori-zuar shoferin. Një breshëri tjetër ka thyer xhamin e makinës, nga ana e shoferit dhe copërat e xhamit kanë rënë në fytyrën e shoferit duke e xha-kosur. Njëri nga personat e armatosur i ka bërtitur duke i drejtuar armën: “Kush të tha të hipësh në makinë, dil jashtë nga makina”. Vetë personat e armatosur ishin të ndarë në dy pjesë, ku disa kërkonin lejimin e shoferit të merrte makinën, ndërsa disa të tjerë nuk pranonin dhe herë pas herë qëllonin me armë në drejtim të maki-nës. Shoferi ka mundur të dalë nga breshëritë e kallashnikovëve vetëm me ndërmjetësimin e personit që na

nxorri dhe neve në dalje të fshatit.

GJAKOSJAKur ka mbëritur Hairi ka qënë

i gjakosur në fytyrë dhe në pjesën e krahëve. Jemi tmerruar kur e kemi parë. E pyetën si ndodhi? Hairi na tregoi

dhe këmbëngulte se duhet të merrte makinën patjetër, dhe kërkova ndihmë në forcat e RENEA. Këto të fundit s’na kanë ardhur në ndihmë, madje na kanë kërkuar që të largoheshim patjetër që andej dhe të mos qëndronim në vendin ku ndodheshin edhe ata.

— Nënkryetari i Komi-sionit të Medias, Alfred Peza e ka konsideruar cënim të lirisë së medias dhunën ndaj sta t të “A1 REPORT”, madje dhunë si kurrë më parë në këto vite. “PS, dënon ashpër aktin e rëndë kriminal të një grupi banorësh të këtij fshati të cilët kanë ndaluar, kanë marrë peng dhe kanë godi-tur nëpërmjet dhunës ver-bale dhe grykës së armëve, një grup gazetarësh të Televizionit “A1 REPORT”, që ndodheshin në Lazarat për të kryer misionin e tyre. Më pas, këta persona, kanë shkatërruar dhe i kanë vënë akën mjetit me të ci-lin udhëtonin punonjësit e medias. Grupi i punonjësve të televizionit, ishte atje, në mes të ditës, në mes të fshatit dhe me një makinë me logo të dukshme të tel-evizionit”, tha Peza.

— Erjon Braçe është një tjetër deputet i renditur në mbrojtje të misionit të gazetarëve, këtë herë ai me ironinë e pyetjeve ka kërkuar reagimin e gazetarëve të PD, por dhe funksionarëve të angazhuar në media. “Përsëri pyetje kam: Ku është ish-gazetari Paloka që hesht? Ku është ish gazetari Patozi që hesht? Ku është ish-kryetarja e AMA që hes-ht? Ku është ende kryetari i Komisionit të Medias që hesht? Ku është kryetarja e Komisionit të Integrimit, ish-gazetarja Majlinda Bregu që hesht?”, ka ngritur py-etjet Braçe. Ndërsa duke iu referuar rezultatit të policisë dhe integrimit Braçe ka ngri-tur pyetje ndaj ish ministres së Integrimit “Majlinda! Po flet komisioneri Fyle nga Brukseli!! Ti këtu në mes të Tiranës hesht!!”, nënvizon Braçe.

1 2

NË FOTO 1: Tra kantët me

“Benz-in” pa targa që bllokuan nga pas

makinën e A1 Report.

NË FOTO 2: Tra kantët e tjetër me

“Land Rover” me targa AA 548 JC që bllokoi makinën e A1 Report

nga para.

Page 4: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

4 E martë, 17 qershor 2014Aktualitet

Çmimi me të cilin llon ankandi është 2 000 000 (dy milionë ) lekë.

Ankandi do të zhvillohet me datë 02.07.2014, Ora 16:00, pranë Studios Përmbarimore “SPEED SOLUTION” me Adresë: Bulevardi “Gjergj FISHTA” Kulla. 1, Kati, 2. Nr.3, Tiranë.

Për çdo informacion mund të kontaktoni:Cel. 0693041355, 0696334695, e-mail: [email protected]

STUDIO PËRMBARIMORE “SPEED SOLUTION”NJOFTON SHPALLJEN E ANKANDIT 1

për:

“Truall+Ndërtesë”, me sip 200 m2 nga të cilat 50 m2 ndërtesë, me nr. pasurie 27/69, vol.7, faqe. 201, Z.k. 8523 me adresë Lagjja “Skënderbej”, Elbasan. Kjo pasuri është e hipotekuar në favor të Bankës NBG sh.a..

— “Janë duke u rënë në qafë perso-nave të pafajshëm.” Deklarata është bërë nga e ëma e Jeton Kalemit, emri i të cilit është i përfshirë në listën e policisë, si një nga personat që ka qëlluar me armë gjatë natës dhe ditës së djeshme. Duke folur në lidhje tele-fonike për A1 Re-port, e ëma e Kale-mit, Valbona Kalemi ajo ka deklaruar nga Gjirokastra se djali i saj ka qenë në gjumë, ndërsa policia e ka përf-shirë kot në listë atë emër. “Djali ka qenë në gjumë, kjo është hera e dytë që poli-cia e përfshinë djalin tim në këto çështje”. Ajo ka deklaruar se gjithmonë djali i saj ka dalë i pafajshëm nga kjo çështje. “Gjith-monë djali im ka dalë i pafajshëm”, ka treguar gjatë lidhjes telefonike, Valbona Kalemi. Emri i Jeton Kalemit gjendet në listën me 26 emra që ka shpërndarë di tën e d jeshme Policia e Shtetit.

“JETON KALEMI”

E ëma: Djali im është i

pafajshëm

TË KËRKUARIT me mbiemrat: Aliko, Boçi, Basha, Buci, Gaba, Shurdhi, janë të gjithë nga Lazarati dhe mësohet se kanë edhe precedentë penalë

LAZARATI

Banda e Lazaratit, ja kush po qëllon policinë me armë26 personat e shpallur në kërkim nga policia janë nga Lazarati dhe me precedentë të rëndë kriminalë

NE KERKIM

Razip (Gate) Mahmutaj Albion Aliko Alban Aliko Jurgen Boci Jeton Kalemi Abaz Rabi Emiljan Aliko Matjaz Boci Ali Basha Adem Sala Shkelqim Krishti Artur Gjini Sherif Kazma Sokol Skendi Florijan Shurdhi Sevdi Shurdhi Martin Muho Adriatik Gaba Carcan Gaba Haki Buci Hamza Buci Agim Avduli Syrja Sinani Izmir Hebovija (Shkodrani) Kostandin Xhuvani Erjon Haxhiaj Arsen BanajPlumba dhe helikopterit

Kush sht i forti i Lazaratit, Razip Mahmutaj

— I shumëkërkuari Razip Mahmutaj, 46 vjeç, nga fshati Lazarat, i cili po q llon me arm ndaj policis q nga mbr mja e së dielës ka nj jet shkrim t pasur me aktivitete kriminale. Burime nga policia b jn me dije se, ai u dënua me 22 vite burg si autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi

policie në datë 07 maj 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur Kthesa e Lazaratit. Ai qëlloi me kallashnikov në drejtim të grupit të gatshëm, që patrullonin aksin e sipërpërmendur. Razip Mahmutaj bashkë me persona të tjerë, është autori kryesor i dyshuar i goditjes me armë zjarri të tipit mitraloz, të helikopterit të misionit italian Interforcë, i cili po kryente një mision monitorues

mbi fshatin Lazarat në datë 18.08.2004. Ky per-son është autor i dyshuar i goditjes me mitraloz të rëndë të forcave të policisë nga banesa e tij, ngjarje e ndodhur më datë 12.09.1998, ku si pasojë mbetën të plagosur 8 punonjës policie. Ky shtetas është autor i dyshuar për disa vjedhje me armë të ndodhura në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë.

ARTAN CENA

TIRANE

Një klan me lidhje fare snore mes tyre dhe disa persona të tjerë me precedentë

kriminalë, janë personat të cilët kanë qëlluar me armë ndaj forcave të policisë që po hyjnë në Lazarat. Prej 72 orësh policia është duke u përplasur me armë me një grup prej 26 personash, nga Lazarati. Disa prej tyre me mbiemër Aliko, mësohet se kanë lidhje gjaku me kreun e komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Ndërkaq, pjesa tjetër kanë lidhje të ndryshme fare- snore. Policia e Shtetit ka

bërë një plan për eleminimin e të gjitha parcelave të mb-jella me kanabis sativa dhe për këtë qëllim duhej që të hynte në Lazarat. Por këtu policia është përlasur me një grup personat të armatosur prej 27 vetash me në krye Razip Mahmutajn, ose ndryshe i njohur me pseudonimet si Gate Mahmutaj apo Beligard Mahmutaj. Ky i fundit, ishte lënë i lirë në vitin 2006, nga një am-nisti e presidentit të kohës, Alfred Moisiu dhe pas një komisioni politik prej 12 de-putetësh.

LIDHJE FAREFISNORE

Në listën e bërë publike

nga Policia e Shtetit, prej 26 emrash, shumica prej tyre janë banorë të Lazaratit, por nuk mungojnë edhe persona të tjerë nga qyteti i Gjirokas-trës apo dhe nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Disa prej tyre, janë me të njëjtin

mbiemër, dhe kanë lidhje gjaku mes tyre. Të kërkuarit me mbiemrat: Aliko, Boçi, Basha, Buci, Gaba, Shurdhi, janë të gjithë nga Lazarati dhe mësohet se kanë edhe prec-edentë penalë. Këta persona janë me lidhje farefisnore

mes tyre, pasi janë vendalinj të Lazaratit dhe kanë kundër-shtuar edhe herë të tjera po-licinë. Por, ka edhe persona të tjerë të cilët nuk janë nga Lazarati, por nga qyteti i Gjirokatrës dhe rrethinat e tij. Edhe këta sipas policisë kanë qëlluar me armë ndaj forcave speciale dhe atyre të Policisë së Gjirokastrës. Ndërkaq këta persona janë duke iu ar-ratisur policisë edhe pse janë në ndjekje të tyre.

JASHTË LAZARATITDisa prej grupit prej 26

personave që janë vënë në ndjekje nga policia, nuk janë nga Lazarati, por mercenarë të cilët paguhen për të bërë punë të ndryshme. Burime nga Poli-cia e Shtetit, kanë bërë të ditur se, ky grup personash janë me precedentë penalë dhe janë të akuzuar për vepra të rënda penale. “Të gjithë këta persona

janë me precendentë penalë apo kriminalë në fushën e tra kimit të lëndëve narko-tike dhe krimeve të rënda. Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se personat që qëlluan me armë në drejtim të forcave të polciisë janë 26”. Ndërkaq, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë veprimet në kuadër të këtij plan operacioni deri në përm-bushjen e plotë të misionit.

Razip MahmutajAlban Aliko Emiljan Aliko

Page 5: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

5E martë, 17 qershor 2014 Aktualitet

If you are interested in any of the above positions, please send your CV in English and a

cover letter by June 20.e-mail: [email protected]

UNIVERSITY OF NEW YORK TIRANA

JOB VACANCYHead of Operations

Registrar

Requirements:

University Degree Excellent Communication skills in written & spoken English. Excellent computer skills. Excellent knowledge of excel. At least three-years’ experience in a position of responsibility. Ability to work under pressure.

VIDEO/ BRESHERI ARMESH VIJNE NGA LAZARATI

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

Thirrja Uniformat blu kanë

bërë thirrje gjithashtu se, personat të cilët pretendojnë se nuk

kanë qenë të pranishëm në sulmin me armë, të

paraqiten në komisariatin më të afërt që të japin

shpjegimet e tyre.

Policia Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme

veprimet për përmbushjen e objektivave të vendosur

në mbrojtje dhe të banorëve të Lazaratit nga personat e

inkriminuar, kanë bërë të ditur burime nga uniformat blu.

Lazarati në akë, tra kantët

po djegin “malet” e kanabisit

ARTAN CENATIRANE

Akuzat

Një mjegull tymi k a m b u l u a r m b r ë m j e n e djeshme Lazara-tin. Sapo ka rënë

nata, fshatarët dhe tra kantët e kësaj zone kanë lluar të djegin tonelata të tëra me kanabis. Kjo kon rmohet nga burime të policisë që ndod-hen në vendin e ngjarjes. Fillimisht lazaratasit duket se, nuk e kanë besuar faktin që, policia do të hynte në fshatin e tyre, por pas 72 orësh janë bindur për këtë. Tani lazaratasit duket se nuk kanë dhe mbështetjen poli-tike që kishin deri para 23 qershorit. Ndërkaq, që prej dy ditësh ndodhen në betejë me policinë dhe duket se banorët e Lazaratit janë dorëzuar. Policia jo vetëm që nuk e ka hequr rrethimin, por ka vazh-duar operacionin sipas planit, duke avancuar në fshat dhe gjatë natës pritet që të hyjë në çdo zonë të Lazaratit. Nga frika se, policia do t’ju gjejë në banesat e tyre kanabis sativa dhe do t’i arrestojë, ata kanë vendosur që të asgjësojë vetë lëndën narkotike që kishin në banesa.

POLICIA: DORËZOHUNI

Pas përplasjeve të ashpra me armë, policia ka bërë pub-like edhe emrat e personave që formojnë bandën e ar-matosur. Por ka pasur rea-gime të ndryshme e për këtë qëllim, “Policia e Shtetit ka ftuar të gjithë ata persona, të cilët pretendojnë që nuk kanë qenë të pranishëm në sulmin me armë ndaj struk-turave të Policisë së Shtetit, të paraqiten në Komisariatin më të afërt në vendet ku ato ndodhen”. “Policia e Shtetit në të gjithë vepimet e saj ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar”, thuhet në deklaratën e uniformave blu.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Policia e Shtetit ka hed-hur akuza të forta ndaj drej-tuesve të pushtetit lokal në Lazarat dhe kryepleqve me në krye kreun e komunës së Dash Aliko se, ka ndihmuar personat e armatosur që të arratiseshin nga banesa ku i kishin rrethuar forcat spe-ciale. Në një deklaratë për median, mesditën e djeshme,

policia tha se, kishte dhënë 2 orë afat që të zhvilloheshin negociatat për dorëzim, por në fakt ka ndodhur e kundër-

ta. Sipas policisë, gjatë kësaj kohe personat e kërkuar janë arratisur nga banesa e Razip Mahmutajt, të cilën policia

e kishte legalizuar dhe ishte gati që të ndërhynte dhe të vinte në pranga të gjithë per-sonat e kërkuar.

Negociatat

Policia: Vendorët ndihmuan në arratisjen e të kërkuarve

— Mëngjesi i djeshëm e ka zgjuar Lazaratin nën kris-mat e plumbave që vinin nga një grup personash që ishin mbledhur në një banesë në Lazarat dhe që qëllonin ndaj policia. Këta të fundit ishin duke hyrë në fshatin e kanabisit, por janë përballur me një bandë të armatosur me armë të kalibrave të ndryshëm. Në këtë kohë, ka ndërhyrë edhe kreu i Komunës së Lazaratit, i cili ka kërkuar negociata me qëllim dorë-zimin e personave të ar-matosur. Por duket se, kjo kohë është shfrytëzuar nga

banda e armatosur për tu arratisur, meqenëse edhe policia ishte e tërhequr. “Policia e Shtetit bashkëpu-noi dhe me kreun e pushtet-it vendor në Lazarat, duke i dhënë mundësinë që të negociojë me këto per-sona që kanë kundërshtuar me armë policinë, por jo vetëm që nuk u bë e mun-dur të bindë personat, por u dha mundësi atyre që pas dy orësh të largohen nga banesa që ishte nën rrethimin e policisë”, thuhet në njoftimin e bërë publik për median nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Banorët dhe tra kantët janë bindur se, policia këtë herë nuk do të tërhiqet por do t’i arrestojë

Parcelat me hashash në Lazarat

Dashnor Aliko

Postoblloku i policisë në hyrje të fshatit Lazarat

Forcat e RENEA-s në hyrje të fshatit Lazarat

Page 6: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

6 E martë, 17 qershor 2014Aktualitet

“Apartament” me sip. 96 m2, Numër Pasurie 2/280+1-28., Vol 21, Faqe 180, ndodhur në Zonën Kadas-trale Nr. 8601 me adresë: Lagja “15 Tetori”, Ap. 28, Vlorë. Kjo pasuri është hipotekuar në favor të Bankës Kombëtare Tregtare. Çmimi me të cilin fi llon ankandi është 4 300 800 (katër milionë e treqind mijë e tetëqind) Lekë.“Apartament” me sip. 84 m2, Numër Pasurie 2/280+1-29., Vol. 21, Faqe 181, ndodhur në Zonën Ka-dastrale Nr. 8601, me adresë: Lagjja “15 Tetori”, Ap. 29, Vlorë. Kjo pasuri është hipotekuar në favor të Bankës Kombëtare Tregtare. Çmimi me të cilin fi llon ankandi është 3 760 000 (tre milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) Lekë.“Njësi” (Dyqane) me sip. 97 m2, Numër Pasurie 5/684-N3., Vol. 27, Faqe 220, ndodhur në Zonën Ka-dastrale Nr. 8533 me adresë: Lagjja “29 Nëntori”, Fier. Kjo pasuri është hipotekuar në favor të Bankës Kombëtare Tregtare. Çmimi me të cilin fi llon ankandi është 10 864 000 (dhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë) Lekë.“Njësi” (Dyqane) me sip. 86.87 m2, Numër Pasurie 5/711-N6., Vol. 30, Faqe 193, ndodhur në Zonën Kadastrale Nr. 8533, me adresë: Lagjja “29 Nëntori”, Fier. Kjo pasuri është hipotekuar në favor të Bankës Kombëtare Tregtare. Çmimi me të cilin fi llon ankandi është 9 729 600 (nëntë milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind) LekëAnkandi do të zhvillohet më datë 03.07.2014, Ora 16:00, pranë Studios Përmbarimore “SPEED SOLU-TION” me Adresë: Bulevardi “Gjergj FISHTA” Kulla. 1, Kati, 2. Nr.3, Tiranë.

Për çdo informacion mund të kontaktoni:cel. 0693041355,0696334695 email: [email protected]

STUDIO PËRMBARIMORE “SPEED SOLUTION”NJOFTON SHPALLJEN E ANKANDIT I

për:

TË VENDOSUR “Jemi të vendosur të arrijmë rezultate si ky gjithmonë e më shumë, pa asnjë kompromis. Ne nuk do ndalemi. Drejtësia ka një çmim. Dhe secili do paguajë kusuret e veta, të kaluara, të tashme”, tha Tahiri

LAZARATI

Tahiri trafi kantëve: Dorëzohuni se nuk ju mbron dot as Zoti! Ministri i Brendshëm, Sajmi Tahiri u ka bërë thirrje të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen në polici

Për të parë videon në smartphonin

tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që

shkarkohet falas

ARTAN CENA

TIRANE

Operacioni

Lazarat, shkojnë dhe 100 forca të

RENEA dhe DELTA— Në Lazarat kanë shkuar edhe 100 forca të RENEA-s, të shoqëruara nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Përveç këtyre forcave speciale, në atë zonë ndodhen edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, ato të DELTA Force etj. Në zonën që është rrethuar nga policia,

ka mbërritur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili u ka dhënë kurajo forcave që ndodhen në aksion dhe deklaroi se, policia nuk do të tërhiqet deri në arrestimin e kësaj bande kriminale. “Nuk do tërhiqemi nga Lazarati deri në arrestimin e të gjithë grupit kriminal dhe lista e deritanishme ë s h t ë v e t ë m paraprake”, ka t h e k s u a r D i d i gjatë fjalës së tij. Takimi i drejtori të Policisë së Shtetit

me uniformat blu është bërë në fshatin Derviçan që është pranë zonën së Lazaratit. Didi ka deklaruar se gjatë natës policia do të përparojë me forcat e saj në brendësi të Lazaratit dhe deri në kapjen e të gjithë të kërkuarve. Kreu i policisë, Artan Didi ka siguruar se: “Nuk do të penalizohet asnjë i pafajshëm”.

Dorëzohuni se as në tokë dhe as në qiell, as Zoti nuk do ju mbrojë dot”. Ky ka qenë me-

sazhi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një konfer-ence për median të bërë mes-ditën e djeshme për personat që kanë qëlluar policinë në Lazarat. Ministri u ka bërë apel personave të inkriminuar që reaguan me armë ndaj policisë në Lazarat se: “Nuk do të ketë tërheqje të forcave të rendit dhe ata do të përballen me forcën e ligjit”. Ministri Tahiri e bëri deklaratën në krah të Drej-torit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, gjatë demostrimit të sasisë rekord të heroinës dhe armëve, kapur para disa ditësh në një operacion në Fush-Kuqe.

“NUK JU MBRON ASKUSH”

Duke folur përpara me-dias, ministri Saimir Tahiri tha se: “Një aksion i shkallës së gjërë po zhvillohet kundër disa kriminelëve në Lazarat”. “I bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e punonjësve të poli-cisë që janë këtu me ne, ata që janë në Lazarat, kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, deklaroi Tahiri. “I bëj thirrje medias, shoqërisë civile, publi-kut në tërësi, të kuptojë se lufta kundër krimit kërkon kohën e vet. Kërkon dhe sakrifi ca. Por ne jemi të vendosur të ecim në rrugën tonë, rrugën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. I bëj dhe një thirrje atyre që tani në këto momente kanë marr armët kundër policisë në Lazarat. I keni bërë llogaritë shumë ga-bim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në tokë t’iu dali për zot në rast se kundërshtoni forcën e ligjit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëj detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do veprojë si asnjë herë tjetër!”, ishte mesazhi i ministrit Sajmir Tahiri për bandën e armato-

sur në Lazarat që ka qëlluar policinë.

SHTETI LUFTË KRIMIT

Ministri i Brendshëm ka falenderuar, policinë, RE-NEA-n, FNSH për operacionin “Kokaina”, ku u shkatërrua një organizatë kriminale që trafi konte kokainë dhe hero-inë. “Jam këtu për të falen-deruar punonjësit e policisë,

repartin RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, special-istët dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shkatërrimin e një rrjeti mafi oz të prodhimit dhe trafi kimit të lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Në këto 8 muaj, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, qeveria dhe institucionet, kanë bërë atë që deri në 23 qershor as im-agjinohej. Po luftojmë mafi en

dhe krimin, që në këto 23 vjet, është rritur e pasuruar në kur-riz të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Përballë rezul-tateve të Policisë së Shtetit, presim të gjithë që më e pakta politika të heshti dhe të lërë ligjin të fl as”, deklaroi Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

VIDEO/ TAHIRI: DOREZONI ARMET,KENI BERE LLOGARI

TE GABUARAPolicia duke shkatërruar plantacionin e Gate Mahmutaj

Ministri Sajmir Tahiri dje në konferencë për shtyp

Page 7: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

7E martë, 17 qershor 2014 Aktualitet

1. GENERAL CONDITIONS

1.1. Requester: German Development Cooperation (GIZ), Offi ce in Tirana, Rr. Skenderbej, Nr 21/1

1.2. Profi le: German Development Cooperation , Offi ce in Tirana supports Albania on its path to European integration and development through projects implemented in : Economic development, Economic legal reform, Vocational education and training, Reform of the water sector, Rural development, and some other areas

0.3 Subject: The GIZ Offi ce Tirana invites qualifi ed IT companies to express their interest in providing the below supply and services:

• Desktop Minitower

• Monitor

• Projector Screen

1.4 Companies should fulfi ll the following requirements:

1) The products should be ‘brand name’ and the company should be an authorized partner for Albania from manufacturer, for selling and supporting the brand they off er

2) The company should be an authorized service provider for the products it will off er

All legal entities interested in application process should ask for an application form to the address: [email protected]

1.5 Due date for submitt ing the application is 23 June 2014. The documents should be submitt ed in a sealed envelope, marked “Application for prequalifi cation: IT Professional Services”, addressed to:

German Development Cooperation Offi ce (GIZ), Offi ce in Tirana,

Rr. Skenderbeg, Nr 21/1

Tirane

Aft er the due date for submitt ing the application, the process of prequalifi cation will follow. The submitt ed applications will be evaluated, and only prequalifi ed candidates will be invited to answer to the bid.

OPEN CALL FOR TENDERPREQUALIFICATION

Policia: Nuk tërhiqemi paçarmatosur gjithë LazaratinKryepolici në Lazarat, 10 mijë fi danë vetëm tek Mahmutaj

ELTON QYNO

TIRANE

— Ndryshe nga sa ka deklaruar në televizionin “A1Re-port” se nuk kishte lidhje me kultivimin e drogës, Gate Mahmutajt i janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis të mbjella. Në një lid-hje telefonike me studion e “A1Re-port”, Gate Mah-mutaj ka deklaruar se emri i tij është përfshirë qëllim-isht nga policia. Ai ka pretenduar se s’ka asnjë lidhje me drogën dhe se ndodhet në mal me bagëtitë. Mahmutaj ka shtuar se do të dorëzohej në poli-ci, por një gjë e tillë s’ka ndodhur, deri dje në mbrëmje.

MAHMUTAJ:

“S’kamlidhje, jam

me bagëtitë”

DeklarataKryepolici ka deklaruar se shumë shpejt do të kryhet dhe arrestimi i

bandës kriminale që ka rezistuar me armë ndaj

forcave të rendit.

Policia nuk tërhiqet pa u çarmatosur Lazarati. Ky është urdhri që kanë for-cat e rendit, sipas

burimeve të mirinformuara të “Shqiptarja .com”. Duket qartë se në vazhdën e premtimeve të marra qeveria Rama ka ven-dosur që t’i japë fund një herë e mirë karshillëkut i që bën shtetit fshati “rebel”. Pavarë-sisht qëndresës së ashpër që i është bërë Policisë nga trafi -kantët, të cilët i janë përgjigjur me zjarr forcave të rendit, këtë herë për ta nuk ka shpëtim. Policia e Shtetit është e vendo-sur që të marrë në zotërim të plotë edhe këtë “njollë të errët” që ka qenë prej 20 vitesh jashtë kontrollit të saj.

KRYEPOLICI DIDI

“ N u k d o tërhiqemi nga Lazarati deri në asgjësimin e rrënjës së fundit të kanabisit”. Ky është mesazhi që kryepolici Artan Didi i ka dhënë të gjithë personave që ditën e djeshme kanë sulmuar me armë forcat e policisë dhe grupin të xhirim-it të “A1 Report”. Nga fshati Lazarat, ku Didi ka zhvilluar një takim me forcat RENEA, FNSH, dhe Delta Forcë të Vlorës, ka deklaruar se strukturat policore kanë hyrë në Lazarat dhe nuk do të tërhiqen deri në shkatër-rimin e plotë të fidanëve të drogës. Didi gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndjekur nga afër veprimet e policisë në procesin e asgjësimit të fi da-

nëve të drogës. Kryepolici ka shtuar se policia ka përgatitur dhe listën e personave që qël-luan me armë duke u shprehur se shumë shpejt do të kryhet dhe arrestimi i kësaj bande kriminale.

TEK GATE MAHMUTAJ

Rreth 12:30 forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mah-mutaj. Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me

kanabis sativa. Nga veprimet e kryera në këto objekte pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në adminis-trim të tij u gjetën, u fi ksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të kon-siderueshme të gëzhojave të

kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi, 1000 fi danë kubikë të gatshëm për

kultvim në kapanon. Po ashtu u konstatuan, duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dysh-uari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të pa paketuara.

Foto nga operacioni i policisë për shkatërrimin e parcelave me kanabis dje tek pronat e Razip Mahmutajt në fshatin Lazarat

Page 8: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

8 E martë, 17 qershor 2014Politikë

— Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuku deklaroi dje në televizionin “A1 Report” se operacioni i policisë ishte i sukseshëm dhe se do të vijoj në ditët në vijim. Krahas kësaj, ai ka deklaruar se policia ka në plan që

të ndërhyjë në të gjithë territorin e vendit për ta vënë atë nën kontroll. “Javën e parë policia ndërhyri në Kurvelesh, por problemi i vërtetë qëndron në Lazarat”, theksoi socialisti Arben Çuko.

Çuko: Policia aksion në të gjithë vendin — Deputeti i Partisë Demokratike

ka qenë i vetmi që ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj aksionit të policisë në Lazarat. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, Strazimiri thekson se: “Se ç’kam një frikë se

po bëjnë ndonjë “superaksion” kokaine ndërkohë si ai në Divjakë. T’i kishte shpallur luftë drogës ky, siç thotë, nuk do e kishte mbushur policinë dhe çdo vend në administratë e deri në parlament me narkotra kantë.”

Strazimiri: PS nuk lufton drogën

Moisiu fali 62 emra me komision të posaçëm, 2 graNë nëntor rmosi 70 të tjerë, propozimet nga deputetët

— Lajmi për ak-sionin e policisë për të hyrë në Lazarat është pasqyruar edhe në gazetën Amerikane “Wash-ington Post”. Duke cituar agjencinë “As-sotiated Press”, nën-vizohet se anë tarë të dyshuar bandash kanë gjuajtur me gra-natahedhës, mortaja dhe automatike. Ak-sioni i policisë sh-qiptare në Lazarat është pasqyruar edhe në në media të tjera si “Ansa”, “Daily Mail”, “Bos-ton Herald” etj.

— Ber isha aku-zoi dje kryeminis-trin Rama se është i lidhur me krimin dhe tra qet duke iu shmangur komentit mbi aksionin e poli-cisë në Lazarat. Sipas t i j , Rama sulmon drejtësinë pasi ai ka lidhje me bandat kriminale në vend. “Është vet Rama që trafikant, vrasës, përdhunues të tipit Danaj i ka ven-dosur në nivelet më të larta të piramidës së administratës së tij”, shkruan ndër të tjera Berisha në “facebook”.

REAGIMET

BERISHA

Gjigandët medatik

me sy nga “Lazarati”

Akuza për drejtësinë,

shmang “Lazaratin”

EMRATë burgosurish janë rmosur për falje nga Presidenti Alfred Moisiu në korrik të vitit 2006. Mes tyre ishin vetëm 2 gra

62

TË DËNUARJanë falur nga Presidenti i Republikës në 24 nëntor të vitit 2006. Falja u bë me rastin e festive të 28-29 nëntorit

70

TIRANEDeklaratat Rama: Pse s’ et PD për

aksionin e Policisë në LazaratFyle përshëndet aksionin: Shqipëria vendosmëri kundër drogësRama kërkoi dje përg-

jigje nga opozita mbi aksionin në Lazarat,

ndërsa Fyle përshëndeti ndë-rhyrjen e policisë në fshatin e hashashit. Ditën e djeshme, pas llimit të aksionit të poli-cisë së shtetit për të shkatër-ruar parcelat e hashashit në Lazarat. Kryeministri i vendit kërkoi nga Partia Demokratik një përgjigje për aksionin e policisë, pasi opozita ka kri-juar tani më edhe “Aleancën kombëtare kundër drogës”.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social tëitter, Rama shkruan se: “Një pyetje që s’po di si ti kthej përgjigje: Pse s’ et PD dhe e mbështet a jo Policinë e Shtetit përballë atyre që qëllojnë me armë në Lazarat?”

Pak çaste pasi kryeministri i vendit kishte publikuar këtë status, mbështetja për Policinë e Shtetit erdhi nga Brukseli.

Komisionari për zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “twitter” përshëndeti aksionin e uniformave blu në Lazarat. “Shqipëria ka përqafuar opera-cionin për policinë kundër mb-jelljes së kanabisit në Lazarat, duke treguar vendosmëri në luftën kundër drogës dhe krim-it të organizuar”,- shkroi Fyle.

Por kjo deklaratë e eurokomi-sonerit pas aksionit të policisë duket si një notë më shumë plus në rrugën për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo pasi në progres-raportin e Bashkimit Europian kërko-het që të vijohet lifta kundër tra kur të lëndëve narkotike, kërkesë kjo që mesa duket ka lluar të zbatohet pas aksionit

që u ndërmorr ndaj Lazaratit.

Falja e firmosur nga Presidenti i Repub-likës Alfred Moisiu në korrik të vitit 2006 ka ardhur pas

propozimeve të deputetëve të Kuvendit si dhe krerëve të pushtetit vendor. Madje, në atë kohë si rrallë ndonjëherë de-putetë të të dy krahëve politik, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë rmosur emrat që i janë dorëzuar presidencës për të kërkuar faljen e dënimit të mbetur. Madje në vitin 2006 Moisiu ka pranuar të dekretojë dy falje, e para me 62 emra dhe e dyta me 70 emra. Në atë kohë burimet deklaruan se propozimet e emrave erdhën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, kohë kur palët u përfshinë në një fushatë zgjed-hore. Ndaj dhe disa u kon-sideruan si premtime politike. Por se duke qenë se presidenca u fut në mes të këtyre listave, të ardhura nga të gjitha palët politike, komisionet parla-mentare por dhe pushteti vendor, presidenti Moisiu kërkoi ngritjen e një komisioni

BRAHIM SHIMATIRANE

Historia

kohë, emrat që i ishin paraqi-tur Presidenti të Republikës. Madje për këtë shkak dhe listat e paraqitura në presidencë u vonuan në disa muaj. Pikërisht në një nga dosjet që janë pa-raqitur ka qenë dhe emri i Razip Rustem Mahmutaj, i cili rezulton të ketë marrë mbështetjen nga deputetë të zonës së Gjirokastrës si dhe përfaqësuesit e pushtetit ven-dor. Po ashtu presidenca në atë kohë bëri të ditur se vendimi u mor mbi bazën e doku-menteve dhe informacioneve

që kanë ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ndërsa Presidenca sqaroi se propozimet kishin ardhur nga deputetët, pushteti vendor dhe Drejtoria e Burgjeve. Por veç kësaj u vu re se në listën e atyre që dilnin nga burgu ishin vetëm 2 femra dhe pjesa tjetër ishin meshkuj.

REAGIMIVendimi i Moisiut për faljen

ka ardhur në periudhën kur nga PD ai cilësohej si favori-zues për Partinë Socialiste.

Ndërkohë që dje i kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Moisiu nuk ka pranuar që të komen-tojë faljet e rmosura në vitin 2006. Vetë Moisiu thekson se në atë kohë janë zhvilluar diskutime me krerët e La-zaratit dhe ish nënkryetares së Kuvendit Makbule Çeço për shkak të tensionit të situatës në Lazarat, ku u godit avioni që patrullonte zonën.

VIDEO/ INTERVISTA E

ISH PRESIDENTIT ALFRED MOISIU

Për të parë videon në smartphonin

tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që

shkarkohet falas

të posaçëm. Komision që gjith-sesi duket se ka bërë tolerime të dukshme. Madje Moisiu u kritikua se kishte falur persona të akuzuar për krime si vrasje, prostitucion dhe tra qe, por vetëm dy femra.

KOMISIONIJuristët dhe këshilltarët e

Presidentit, ekspertët e Min-istrisë së Drejtësisë, të Drej-torisë së Burgjeve dhe juristët e komisioneve parlamentare, morën në dorëzim, në atë

Alfred Moisiu

Stefan Fyle

Page 9: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

9E martë, 17 qershor 2014 Reklamë

PRONARI

Nr Emri i pronarit ZK NR.PAS. LLOJI I SIP. VLERESIMET VLERA Shënime

PASURISE TOTALE SIP CMIMI VLERA TOTALE

(M2) ( LEK/M2) (leke) (LEKE)1 Kadri Fadil Brahja 3266 168/53 Arë 2600 2600 2622.2 6817629 6817629 Kon rmim ZVRPP2 Syrja Hamdi Dervishi 2735 127/5 Arë 7300 4266 233 993978 993978 Kon rmim ZVRPP3 Syrja Hamdi Dervishi 2735 125/15 Ullishte 2700 2074 233 483242 483242 Kon rmim ZVRPP4 Selman Sejdin Dervishi 2735 125/13 Arë 1300 484 233 112772 112772 Proçes kon rmimi

5 Selman Sejdin Dervishi 2735 127/4 Arë 4710 233 1097430 1097430 Proçes kon rmimi6 Lulzim Qamil Haxhiu 2735 217/30 Truall 1200 650 1919.2 1247480 1247480 Kon rmim ZVRPP7 Festim Stafa 1170 126/132 Arë 560 271 322 87262 87262 Kon rmim ZVRPP8 Gani Haxhi Gjuzi 1170 126/127 Arë 2310 330 322 106260 106260 Kon rmim ZVRPP9 Enver Mersin Tarja 1170 122/17 Arë 3190 802 322 258244 258244 Kon rmim ZVRPP

10 Sherif Shaqir Gjuzi 1170 126/114 Arë 5140 2589 322 833658 833658 Proçes kon rmimi11 Fatmir Velia 2752 22/1 Ullishte 650 650 254 165100 165100 Kon rmim ZVRPP

12 Zyber Tarja 2752 57/2/1 Truall 194 1919.2 372324.8 372324.8 Proçes kon rmimi

TOTALI 19620 12575379.8 12575379.8

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIKMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpro-

nësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan” (Shtesat).

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr. 138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përlloga-ritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronëso-hen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e

pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transpor-tit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rru-gor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasur-isë pronë private për interes publik”).

Vlera totale e shpronësimit është 12 575 379.8 ( dymbëdhjetë mil-ion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë tetë) lekë.

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURES - SEKTORI SHPRONESIMEVE

LISTA E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN PER EFEKT TE NDERTIMIT TE SEGMENTIT RRUGOR TIRANE-ELBASAN ( SHTESAT )

ZËVENDËSMINISTRI

Page 10: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

10 E martë, 17 qershor 2014Reklamë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”(shtesat)

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr. 138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.

Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

Vlera totale e shpronësimit është 22 906 485 (njëzet e dy milion e nëntëqind e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) lekë.

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR SEKTORI I SHPRONESIMEVE

LISTA SHTESË E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR SIP. ( ARË + TRUALL ) NGA NDËRTIMI I RRUGËS SHKODËR- HANI I HOTIT

MINISTRI

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

PUBLIK

Page 11: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

11E martë, 17 qershor 2014 Ekonomi

MINISTRI

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR / SEKTORI I SHPRONESIMEVE

LISTA SHTESË E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR SIP.( ARË + TRUALL ) NGA NDËRTIMI I RRUGËS SHKODËR- HANI I HOTIT

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

TATIMET Kryetari Leskaj ka vijuar të kërkojëkontrollin e institucionit të tij mbi administratën tatimore, që është kundërshtuar nga mazhoranca

RAPORTI

KLSH: Administrata,108 mln euro abuzime

Në 2013 janë çuar në Prokurori 94 zyrtarëGENC KONDI

TIRANE

KLSH ka zbuluar 108 milionë euro abuz-ime nga administra-ta gjatë kontrolleve të ushtruara vitin e

kaluar, ka thënë dje para de-putetëve kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj. Ai shtoi se janë konstatuar nga auditimet e grupeve të tij parregullsi dhe shkelje financiare në nivelin e 12,5 miliardëve lekëve në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, si dhe 2,6 miliardë lekë në shpen-zimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm, të konstatuar në vlerën 15,1 miliardë lekë, ose rreth 108 milionë euro. Sipas tij, dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH në të dy vitet: 2012 dhe

2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar prej tij në tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.

Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, gjatë vitit 2013, si KLSH kemi konstatuar

2010 dhe 2011, të marra së bashku.

Raporti nuk shmangu dot përplasjet politike në Kuv-end, kur kreu i KLSH deklaroi se rezultatet do të ishin më të mira, në rast se edhe Tatimet do të kontrolloheshin prej tij. “Gjetjet tona mund të ishin edhe më të larta, nëse do të auditonim strukturat tati-more. Gjatë vitit 2013, sikurse edhe gjatë viteve fund i 2009-ës, 2010, 2011 dhe 2012, auditimet tona në organet tatimore kanë dështuar, për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga ne”, deklaroi Leskaj. Kjo tregon se jo më kot KLSH i kërkoi Parla-mentit pak muaj më parë, kur u diskutua ligji i ri organik për këtë institucion, të përfshihej në kompetencat e tij edhe

TatimetKërkesa e KLSH për të kontrolluar administratën tatimore

është hedhur poshtë nga ana e mazhorancës, nën akuzat e opozitës se qeveritarët nuk duan të vendosen

nën kontroll nga institucione jashtë Ekzekutivit

auditimi i të ardhurave tati-more, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Kuvendi.

Kërkesa e ngritur tashmë me forcë nga KLSH është hedhur poshtë nga ana e

mazhorancës parlamentare, nën akuzat e opozitës se qeveritarët nuk duan të ven-dosen nën kontrollin pa-ralel të një institucioni jashtë Ekzekutivit.

shkelje të disiplinës finan-ciare me ndikim negativ në performancën e institucion-eve të audituara, në nivelin e mbi 31 milionë eurove, ose 2.5 miliardë leke më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012l, tha ai. Leskaj ka prezantuar raportin vjetor të 2013-ës në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit.

KLSH ka bërë 38 kallëzime penale ndaj 94 punonjësve publikë, kryesisht nëpunës të lartë dhe të mesëm të admin-istratës. Numri i kallzimeve penale të viteve 2012 dhe 2013 është rreth katër herë më i lartë se kallzimet penale të kryera në tre vitet e marra së bashku, 2009, 2010 dhe 2011. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se të tre viteve 2009,

Bujar Leskaj

Page 12: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

12 E martë, 17 qershor 2014Politikë

DISA NGA NDRYSHIMET NE PROJEKTLIGJIN “PËR SHKB

VENDIMI

BASHA:

Reforma territoriale

të bëhet me konsensus

— Kauza sencibilizoj opinionin publik ndaj greva duhet të marrë fund. Ky ka qenë vendimi i marrë në ditën e 20-të të grevës së urisë nga kreu i ish-të përndjekurve poli-tikë Fatmir Hoxha. Hoxha ka kërcënuar kryeministrin Rama se ardhja e Papës në Shqipëri nuk do të kalojë lehtë, pasi do të shoqërohet me protesta të mëdha. Vendimi për lënien e grevës u mor men-jëherë pas takimit që ish-të përnd-jekurit zhvilluan me këshilltarët e kreut të Kuvendit Meta, Emil-iano Aleksi dhe Lor-enc Vangjeli.

— Kryetari i Partisë Demokratike, Lul-zim Basha ka aku-zuar dje qeverinë se po miraton një reformë administra-tive të njëanshme dhe i ka ribërë sërish apel Ramës që të miratoj konsensu-sin e kërkuara nga ata. Në mbledhjen e ditës së djeshme të grupit parlamen-tar të PD-së, kreu i demokratëve Basha ka rikthyer sërish debatin e reformës territoriale duke kërcënuar se nëse kjo reformë mira-tohet e njëanshme, Partia Demokratike do të dal në protesta.

TIRANEReagimi Meta mbron mazhorancën

Deklaratat e Kadelit të nxituara“Largimi nga festa e PS, ngatërrim orari me ndeshjen e Botërorit”

MbështetjaLSI ka qenë në mbështetje të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga ana e Kryeministrit, duke evituar çdo vlerësim personal të cilido qoftë

Marrëdhëniet e koa-l i c i o n i t P S - L S I janë solide dhe çdo

deklaratë e nxituar nuk ndi-hmon askënd. Kështu e ka komentuar në një pronon-cim për mediat qëndrimin e deputetit të LSI-së Gjovalin Kadeli kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta. Krye-tari i Kuvendit ka zgjedhur t’ia atribuojë kryeministrit Edi Rama, përgjegjësinë për qeverisjen duke ofruar gjithë mbështetjen e forcës së tij politike në funksion të bashkëqeverisjes. “Absolut-isht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ush-trimit të gjithë përgjegjësive nga ana e Kryeministrit, duke evituar çdo vlerësim per-sonal të cilido qoftë edhe de-putet ndaj kujtdo qoftë edhe ministër”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit, ka dalë në mbështetje të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të

lëndëve narkotike. Meta e ka konsideruar si të nxitu-ara dhe tërësisht personale deklaratën e bërë pak ditë më parë nga deputeti Gjovalin Kadeli. Sipas tij asnjë prej deklaratave nuk ndihmon në marrdhëniet solide që ekzistojnë nëpërmjet koali-cionit PS-LSI. “PS-LSI janë

tepër solide dhe marrëd-hëniet mes tyre shërbejnë në forcimin e mëtejshëm të qeverisjes së vendit, duke u sjellë gjithnjë me përgjegjsh-mëri dhe luajalitet, jo vetëm reciprok, por në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë”, deklaroi Meta. Dy ditë më deputetit i LSI-së Gjovalin

Kadeli, kërkoi heqjen e një prej ministrave të mazho-rancës për shkak të perfor-mance jo të mirë, deklarata që gjetën mbështetje nga deputeti tjetër i LSI-së Luan Rama. Ndërkohë Meta ka bërë një koment lidhur edhe me largimin e tij të shpejtë nga festa e 23-vjetorit të PS-së.” Në rast se doni një përgjigje fare të sinqertë kjo ka të bëjë me ngatërrimin e orarit të ceremonisë së Kampionatit Botëror të futbollit”, deklaroi Meta. Sipas tij, pas një dite tejet të zgjatur dhe plot de-bateve të seancës plenare të ditës së enjtes në Kuvend, pjesmarrja dhe qëndrimi i tij në përvjetorin e PS-së ishte plotësisht i mjaftueshëm.

Drejtori i Shërbi-mit të Kontrollit të Brendshëm do të propozohet nga ministri por

zgjdhja e tij do bëhet nga kry-eministri. Ky ka qenë vendimi i marrë dje për pikën 2 të nenit 11 në Komisionin e Ligjeve. Deputeti socialisht Bashkim Fino ka kërkuar me ngulm kalimin e kompetecencave te kryeministri i vendit, në kundërshtim me propozimin e ngritur nga grupi i Punës në Ministrinë e Brendshme të cilët këtë përgjegjësi ja del-egonin ministrit. Sipas Finos, përgjegjësia për përzgjedhjen e drejtorëve të Përgjithshëm i takon kryeministrit, ndaj edhe kjo drejtori nuk ka pse të ketë përjashtim. “Vendimarrja për kreun e SHKB-së i takon kryeministrit, se kuptoj pse kjo drejtori duhet të përbëjë përjashtim. Unë ju ftoj që ta merrni parasysh kërkesën

time, në të kundërt do të për-gatis një amendament për në seancë plenare”, deklaroi Fino. Pa debate të shumta dhe me miratimin e përfaqësuesve të ministrit Tahiri, kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj ka pranuar kërkesën e Finos duke miratuar me ndry-shimet e bëra nenin 11 të pro-jektligjit. Diskutime për pika të ndryshme të këtij projektligji, ku kërkesa e relatores Ermo-

Neni 5Objekti i Veprimtarisë

d.Kontrolli i pasurisë së pajusti kuar të personavve, objekt hetimi, për goditjen e veprimtarisë korruptive kriminale.

NENI 13 1. Ministri është autoriteti më i lartë përgjegjës për

organizimin dhe veprimtarinë e Shërbimit.

2. Ministri përcakton objektivat vjetorë strategjikë të kryerjes së detyrave të Shërbimit në përputhje me politikat shtetërore.

3. Ministri siguron bashkëpunimin ndërmjet këtij shërbimi me agjencitë dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucionet e zbatimit të ligjit, institucionet e tjera brenda vendit, si dhe institucionet homologe të vendeve të tjera, në bazë të marrëveshjeve të ndërsjella.

NENI 35 Dhënia e pensionit dhe e përfitimeve suplementare

Punonjësi i Shërbimit, përveç për timeve që rrjedhin nga ligji për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën e për timeve të tjera shtesë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit përkatës për sigurimin shoqëror suplementar.

NENI 48 Pranimi i ankesave dhe informacioneve të publikut

1. Çdo person, përfshirë edhe punonjësit e strukturave, mund të depozitojë në Shërbim një ankesë ose informacion që e percepton si shkelje të ligjit, akteve nënligjore e Kodit të Etikës, gjatë ushtrimit të detyrës ose vepër penale të kryer nga punonjësit e strukturave.

3. Kur punonjësit e institucioneve të tjera shtetërore, për shkak të detyrës, marrin ankesa dhe informacione në ngarkim të punonjësve të strukturave, janë të detyruar që t’i përcjellin ato në Shërbim.

Ndryshojnë kompetencat

Kreun e SHKB e zgjedh Rama

JUXHIN MUSTAFARAJ

TIRANE

nela Felaj për ndryshimin e afateve të qëndrimit në detyrë të Drejtorit të këtij institucioni nga një mandat pesëvjeçar, në uljen me një vit në qën-drimit në detyrë me të drejtë rizgjedhje. Kërkesë që nuk është pranuar nga drejtoresha juridike e Ministrisë së Brend-shme. Lidhur me kontrollin e pasurisë së pa deklaruar nga efektivët e policisë, një pikë e fortë e projektligjit të ri është vendosur të ketë një vendimarrje të dytë për shkak të një përplasjeje në kom-petencat e hetimit mes këtij institucioni dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në strukturën e SHKB-së do të funksionojë edhe një zyrë që do të grum-bullojë ankesat që çdo person, përfshirë edhe punonjësit e shërbimit për shkelje të vere-jtura gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e strukturave. Punonjësit e Shërbimit në SHKB do të gëzojnë të drejtën e për timeve të tjera shtesë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara për sigurimin shoqëror suplementar.

Ish-të pëndjekurit ndërpresin

grevën

Punonjësit e shërbimit për time shtesë.Shkeljet e bëra kalojnë në zyrën e ankesave

Ilir Meta

Page 13: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

13E martë, 17 qershor 2014 Politikë

Shkodra eDurrësi pro

variantit qeveritar

Holanda dhe Britania “po”

Shqipërisë, BEakoma më pranë

Qeveria holandeze letër Parlamentit: Po Shqipërisë. Sllovenia garanton Bushatin

— M i n i s t r j a e integrimit Klajda Gjosha deklaroi dje në televizionin “A1 Rep ort” në emisi-onin “5 pyetje nga Ba baramo” se 11 vende të Ba sh k-imit Evropian nuk kanë ende një qën-drim zyrtarë për përgjigjen që do ti japin Shqipërisë. “17 vendet që e ka-në firmosur dek-l aratën që dal i në mbështetje të dhënies së statusit, ndërsa 11 vendet e tjera do presin ditën e fundit për të bërë publik vendimin e tyre.” tha Gjosha.

STATUSI

Gjosha: 11 shtete ende pa qëndrim

Vendet skeptike të dhjetorit një nga një po deklarojnë votën pro statusit për Shqipërinë në

fund të qershorit. Qeveria holandeze ka qënë e para nga vendet skeptike, që ka deklaru-ar mbështetjen ndaj Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke ndryshuar qëndrim nga dhjetori i vitit të kaluar kur kërkonte aleatë brenda BE për të shtyrë dhënien e këtij vendimi pozitiv. Këtë radhë ky vend mbështet rekomandimin e KE që i tha “PO” pa hezitim statusit për Shqipërinë. Qever-ia holandeze në një letër që i ka dërguar Parlamentit kombëtar i cili do të mblidhet në ditët e ardhshme për të rati kuar qëndrimin ndaj Shqipërisë, thotë se mbështet raportin e KE për vendin tonë. “Bazuar në

qasjen holandeze strikt dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013. Qeveria vë në dukje se që në dhjetor 2013, një shumicë e madhe e vendeve anëtare ishin mbështetës të dhënies së statusit të vendit kandidat”, thuhet në letër. Qeveria ho-landeze përmes kësaj letre të ministrit të Jashtëm, i ka vënë në dispozicion Parlamentit të saj gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku thuhet se gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret e vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organi-zuar e korrupsionit. Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave të cilat thotë se janë në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hap-ja e negociatave është ende larg. “Vendi duhet të vazhdojë të japë prova dhe të tregojë reforma të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Reformat dhe zbatimi i tyre do të moni-

torohen ngushtë. Ky mesazh i është komunikuar në mënyrë të qartë kryeministrit Rama, i cili vizitoi Holandën më 26 maj dhe bisedoi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm. Gjatë vizitës, qeveria holandeze ka mirëpritur axhendën e qartë të reformave të qeverisë shqip-tare dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë në zbatim të saj. Ky mesazh është koordinuar ndërmjet disa vendeve anëtare e i është përcjellë kryeministrit shqiptar dhe prej tyre”, thuhet

në letër. Duke konfirmuar tashmë se Holanda vendim më skeptik ndaj dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor rashmë është pro. Njëherësh dhe Britania e Mad-he mësohet se është e vendosur pro mbështetjes së Shqipërisë për statusin e vendit kandi-dat. Mediat britanike e kanë paralajmëruar qëndrimin pro të qeverisë së Cameron, ndër-kohë që ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon deklaroi nga Fieri se vendi i tij ende s’ka një vendim “pro” ose “kundër” dhënies së statusit kandidat. Ndërkohë që minis-tri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë një mbështetje të fortë nga Sllovenia për statusin e kandidatit. Në një vizitë në Slloveni dhe takim me homo-logun e tij Karl Erjavec. She i diplomacisë shqiptare mori garanci për votën sllovene.

Bushati“Sllovenia ka qenë,

është dhe do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit

të zgjerimit në Ballkanin perëndimor në përgjithësi, dhe e

Shqipërisë në veçanti”.

TIRANETakimi Peleshi garanton Strasburgun:

Zgjidhje çështjes së pronaveZv.kryeministri, me me Presidentin e Gjykatës, Dean Spielmann

QeveriaDhe që në llim të herës lloi dalja në skenë e kandidatëvdalja në skenë e kandidatëve të parë për të pasuar liderin historik të PD Berisha, dhe më konkretisht nënkryetarja e PD njëherësh

Çështja e pronave dhe kthimi i tyre ka qënë pjesë e një takimi të

nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe Strasburgut. Ku kjo e fundit ka marrë garancinë maksimale për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave në Sh-qipëri dhe zbatimit të të gjitha vendimeve të kësaj gjykate ndërkombëtare për pronarët. Kështu, zv.kryeministri Niko Peleshi zhvilloi dje një takim pune me Presiden-tin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Dean Spielmann. Në qendër të bisedës ishte prezantimi i planit të veprimit të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e masave të kërkuara nga vendimi i Gjykatës Eu-

ropiane për të Drejtat e Nje-riut. Ky plan u përshëndet dhe u inkurajua në takimin e 5 qershorit të Komitetit të Ministrave të KiE, që pranoi

kërkesën e Qeverisë Shqip-tare për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve që i kanë ankimuar rastet e tyre në Gjykatën Euro-

piane të të Drejtave të Njeriut. Peleshi garantoi Presidentin Spielmann se Qeveria Shqip-tare ka vullnetin politik për t’i dhënë një zgjidhje përfundim-

tare çështjes së pronave në Shqipëri. Ai e ka njohur Spiel-mann gjithashtu me prob-lematikën tejet komplekse e të trashëguar që paraqet çështja e pronave, por edhe me koston që ka shkaktuar për Shqipërinë mungesa e veprimit në lidhje me masat e kërkuara nga Strasburgu prej qeverisë së kaluar, e cila ka shpërdoruar madje pjesën më të madhe të kohës pas vendimit të Gjykatës pa marrë masa konkrete për adresimin e kësaj çështje. Plani i veprimit që iu prezantua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut u mi-ratua në prill 2014 dhe para-shikon përfundimin e procesit deri në fund të vitit 2015.

Dy tryezat e orga-nizuar dje nga Ministria e Çës-

h tjeve vendore për ref ormën territoriale morën verdiktin pozitiv për të dy zonat funk-sionale, atë të Shkodrës e Durrësit. Në tryezën e organizuar në Shkodër, përfaqësuesit e OJF-ve si edhe të Minis-trisë ranë dakord për varianti ne propozuar nga Ministria, atë me 47 zona funksionale. Argumenti kryesorë i dhënë nga të dy palët në tryezën e organi-zuar në qytetin verior ishte se me krijimin e zonës së re funksion-ale, qyteti do të ketë mundësi të për toj të ardhura edhe nga tu-rizmi bregdetar pasi sipas këtij varianti, Ve-lipoja do të bashkohet me Shkodrë. Kësisoj qyteti do të ketë më shumë mundësi për turizmin pasi krahas atij malor me ndarjen e re do të ketë edhe truizmin detar. Në këtë tryezë, një nga prob-lemet që u ngritën ishte largimi i të zgjedhurit vendor nga votuesi ku sipas të pranishmëve, kjo mund të krijoj një ngërç në raportet vo-tues-kryebashkiak. Por kjo u hodh poshtë nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë të cilët theksuan se me ndar-jen e re do të krijohen zona funksionale në të njëjta vende ku ekzis-tojnë komunat aktuale por që do të kenë nga një administrator të emëruar nga Bashkia. Në tryezën tjetër, atë në Durrës u theksua se qyteti bregdetar duhet të ndahet nga Shijaku për të garan-tuar më shumë fonde për banorët e Durrësit. Konkretisht propozimi i bërë u argumentua se nëse Shijaku bashkohet me Durrësin, numri i popullsisë rritet dhe për rrjedhojë, shuma e parave që shpenzohen për individ ulen. Kë-sisoj, të pranishmit në tryezë kanë mbështetur variantin me 47 njësi të qeverisjes vendore.

TIRANEStatusi

“Territori”

Zv.kryeministri Niko Peleshi

Page 14: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

14 E martë, 17 qershor 2014Sociale

LAJMEshkurt

MILIONEDollarë do të sigurohen nga kontributi që do të japin bizneset fasone për arsimin profesional

E NXENESVENuk kanë asnjë shans për punë pasi përfundojnë shkollën pasi nuk kanë kuali kimet që kërkohen

2.5

30 %

Ligji, bizneset fonde për arsimin profesional Shifrat, Mazniku: 30 % e të rinjve janë të papunë

JUXHIN MUSTAFARAJ TIRANE

Kuvend

Pr/ligji parashikon varësi të dy shtë të këtyre shkollave

Bizneset do të pagu-ajnë për shkollat e m esme profesi-o n a l e . K y f a k t ësh të pohuar nga

zv/ministrja e Ministrisë së Mirqenies Sociale, Gen-tjana Sula gjatë diskutim-it mbi ndryshimet e ligjit për arsimin profesional, në Komisionin parlamentar të Medias. Sula ka theksuar se është vetë biznesi që ka kërkuar një bashkëpunim për të arritur në përgatitjen e të rinjve profesionist, pasi deri më tani stafi i ri që merret në punë është thu-ajse i patrajnuar. Nga ana e tij zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku ka theksuar faktin se deri më tani 30 për qind e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë nuk kanë shpresë për punë. Ndaj dhe është e nevojshme që të kemi një rishikim të skemës së ar-simimit profesional.

TË ARDHURATSula ka kon rmuar se janë

tre mundësi për mbledhjen e të ardhurave nga biznesi. Ndërsa është duke u disku-tuar nëse do të ketë një shtesë në taksë ose një ndryshim të ligjit mbi përdorimin e të ardhurave nga tatimi i bi-zneseve. Një nga mundësitë e mbledhjes së të ardhurave është tatimi mbi fitimi, ku ose do të ketë një rritje me 1 për qind, ose kjo shumë do ti kalojë nga e njëjta taksë bux-hetit të arsimit profesional. Po e njëjta skemë mund të përdoret nga sigurimet sho-qërore në fondin e papunësisë ose në tatim tim.

Gjithsesi sipas përlloga-ritjeve, vetëm një 1 për qind

të taksës që do të paguajnë bi-zneset fasone do të mblidhen 2,5 milionë dollarë. Ndërsa nga futja në skemë dhe të bizneseve të tjera si janë, tu-rizmi, peshkimi, bujqësia dhe komunikacioni do të arrihet të mblidhen të paktën 10 mil-ionë dollarë. Kjo do të shër-bejë për realizimin e shkol-lave të mesme profesionale. Ndërsa si formulë nancimi i shkollave profesionale prej biznesit është marrë nga modeli Austriak.

PËRPLASJAPor në ndryshimin e ligjit

është parashikuar që të mos jetë vetëm ministria e Ar-simit që do të ketë eskluz-ivitetin mbi kurikulën e arsimit profesional. Por kjo do të jetë në bashkëpunimin me Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Ndërsa vetë kuri-kulat do të jenë të ndry-shueshme në çdo vit duke ndjekur trendin e kërkesave të tregut. Por për deputetët e opozitës kjo do të jetë

e rrezikshme pasi ashtu si Ministria e Mirëqenies Sociale do të kërkojë dhe Ministria e Shëndetësisë apo ajo e Drejtësisë duke nxjerrë jashtë loje Minis-trinë e Arsimit. Ndërkohë që në skemën e propozuar prej qeverisë, Ministria e Arsimit do të jetë në kuadrin e licencimit dhe monitorimit të funksionimit të ligjit.

FUNKSIONIMISipas skemës së disku-

tuar në komisionin e medias, shkollat e mesme profesion-ale do të ndahen në dy vitet e para arsimim profesional, ku nxënësit do të përqendrohen vetëm në specialitetin e tyre. Ndërsa ata që do të duan të vazhdojnë më tej do të kenë dhe dy vite shtesë, ku do të marrin më shumë lëndë te-orike. Kjo do ti lejojë dhe për të konkurruar në provimet e maturës duke siguruar dhe certi katë aftësimi ashtu dhe diplomë.

Pensionet, Veliaj: Nga korriku do rriten me 2 % TIRANE

Pagesat

Nga 1 janari minatorët dalin në pension 55 vjeç, për zyrtarët e lartë 60 vjeç Nga 1 korriku pensionet

do të rriten me 2 për qind. Këshilli Kom-

bëtar i Punës ka vendosur t’i propozojë qeverisë këtë rritje të masës së pensionit, pavarë-sisht se rritja ekonomike nuk ka qenë ajo e duhura. “I kemi propozuar qeverisë rritjen me dy për qind të të gjitha pensioneve në Shqipëri, në korrik. Që do të thotë se çdo pensionist, muajin tjetër, do të marrë dy për qind më shumë pension se sa merr aktualisht”, u shpreh ministri Veliaj. “Pa-varësisht se rritja ekonomike nuk ka qenë dy për qind, po i rrisim pensionet më shumë nga ç’kemi pasur rritje ekono-mike, duke qenë të arsyeshëm dhe përfaqësues të një shoqërie humane, e cila e kupton se edhe pse ekonomia nuk është

rritur mjaftueshëm, çmimet janë bërë të papërballueshme”, ministri Veliaj. Po kështu gjatë mbledhjes së Këshillit Kom-bëtar të Punës ai ka deklaruar se duke lluar nga 1 janari i 2015 minatorët dhe punëtorët e nëntokës do të dalin në pen-sion 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht në ligj. Ndërkohë që mosha për zyrtarët e lartë do të jetë 60 vjeç. “I’u përgjigjëm pozitivisht kërkesës së sindi-katave, të cilat e kanë kërkuar prej 23 vitesh uljen e moshës së pensionit për minatorët. Për të kompensuar uljen e moshës së pensionit për minatorët jemi siguruar që për disa profesione

një bashkëpunim mjaft të mirë mes qeverisë, sindikatave dhe bizneseve. “Në emër të sindi-kalistëve uroj qeverinë për këto nisma mjaft të rëndësishme, çka tregon se qeveria shqiptare ka një fytyrë tërësisht sociale dhe po bën realitet ato çfarë ka premtuar në fushatën elekto-rale”, tha ai, duke falënderuar për miratimin e propozimit për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve.

Letërsia, MAS: Nuk ndryshon vlerësimi

— Testet e provimit të gjuhë letërsisë do të rishikohen, por nuk do të ndryshojë vlerësimi. Kështu shprehen maturantët, pas takimit që kanë patur mëngjesin e së hënës me autoritete të ministrisë së Arsimit. Të rinjtë shprehen të irrituar për vlerësimin që ju është bërë, pasi mendojnë që ai është i gabuar, duke e ba-zuar atë dhe në përgjigjet e çelësit që ka publikuar vetë ministria e Arsimit dhe Sportit. Në deklaratat e tyre maturantët thonë se gjatë testimit edhe është kopjuar. Edhe këtë vit maturantët nuk kanë të drejtë të anki-mojnë për vlerësimin e tyre, por kanë të drejtë që t’ju rishikohen testet në rast se konstatohen gabime njerë-zore në vlerësim. Ndërkohë vlerësimi i çdo teze, bëhet nga tre grupe vlerësuesish.

Forcat e Armatosura dhurojnë gjak

— Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gja-kut dhe nën moton “Dhu-roni gjak. Shpëtoni jetë!”, ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Akademisë së Nëno- cerëve janë paraqitur sot

pranë Qendrës Mjekësore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për të dhuruar gjak. Ndërmjet dhjetëra ushtarakëve dhe punon-jësve civilë të FA, dhanë gjak vullnetarisht shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm. Ky veprim sa human aq edhe qytetar, rikon rmon edhe njëherë mbështetjen e Forcave të Armatosura ndaj shoqërisë civile dhe gatish-mërinë e përhershme të tyre për t’ju gjen-dur gjithmonë pranë njerëzve në nevojë.

që konsiderohen si të lehta, si ato të zyrtarëve të lartë, mosha e daljes në pension të bëhet 60

vjeç”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të pasur një shtet solidar, ku ata që bëjnë punë më të lehta të punojnë më shumë, kurse ata që bëjnë punë më të rënda të dalin më herët në pension. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Punës miratoi propozimin e MMSR-së për skemën re të pensioneve, e cila hyn në fuqi në 1 janar 2015. Edhe përfaqësuesit e sindikatave në Shqipëri dhanë pëlqimin e tyre për reformën e pensioneve dhe mbështetën përpjekjet e qever-isë në këtë drejtim. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, u shpreh se ka

NdryshimetPër të kompensuar uljen e moshës së pensionit për minatorët ministri Veliaj ka pohuar se për disa profesione që konsiderohen si të lehta, si ato të zyrtarëve të lartë, mosha e daljes në pension të bëhet 60 vjeç.

Page 15: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

15E martë, 17 qershor 2014 Speciale

fantastikeSHQIPËRIA IME

Në datat 11-13 Qershor u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombë-tare e Zonave të Mbrojtura të Sh-qipërisë, një iniciativë e Insitituti të Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe organizatës ndërkom-bëtare të Fondi Botëror për Jetën e Egër (WWF), në bashkëpunim edhe me strukturat e Ministrisë e

Mjedisit. Konferenca organizohet me qëllim të zhvillojë perspektivat e menaxhimit të këtyre pasurive natyrore të vendit, si pjesë e aktiviteteve të projektit rajonal “Parqet Dinarike të Shqipërisë”. Në të morren pjesë rreth 50 specialistëve, menaxherëve dhe ekspertëve të zonave të mbrojtura, përfaqësues të institucioneve ose/dhe pro-jekteve që lidhen me zonat e mbrojtura, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, etj. Aktiviteti u mbështet edhe nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër të punës që po bën ajo për vlerësimin e pasurive natyrore dhe promovimin e tyre. Në këtë konference u diskutua mbi situatën reale të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe sfidat e menaxhimit të qëndrueshën të këtyre pasurive natyrore në të ardhmen. Zonat e mbrojtura përbëjnë 16 përqind të territorit të Shqipërisë dhe janë pjesë e çmuar e trashëgimisë natyrore për vlerat unike të biodiversitetit.

Në ditën e parë ku morri pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, z. Pëllumb Abeshi, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Turiszmit, znj. Julinda Dhame, Drejtor i Përgjithshëm të Zyrës së Mesdheut për WWF, z. Paolo Lombardi, Drejtoresha Biodiversitetit në Ministrine e Mjedisit, znj. Odeta Cato, Drejtori i Zyrës së Europës Qëndrore e Lindore të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), Presidenti i Bordit të INCA-s, z. Zamir Dedej,si edhe titullarë të tjerë të in-stitucioneve si UNDP, GIZ, e projekteve të KfW, JICA, etj., u diskutua për politikat dhe strategjitë e punës në kuadër edhe të përqasjeve të reja që kërkon koha. Si pasuri kom-bëtare që mbartin përfitime të shumëanshme ekonomike dhe mjedisore, ato gëzojnë mbrojtje të veçantë me qëllim që t’ju shërbejnë qytetarëve shqiptarë me shërbime mje-disore si dhe si destinacione të çlodhjes në natyrë. Prania e stafit të AKT-së në këtë konference i dha një dimension të ri që u theksua edhe në ndërhyrjet e drejtuesve të këtyre institucioneve. Znj. Dhame përmendi një seri aktivitetesh konkrete që priten të organizohen në bashkepunim për promovimin e natyrës në Shqipëri duke bërë thirrje që institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të mbësh-tesin këtë përpjekje. Nga ana tjetër në fjalën e tij z. Paolo Lombardi, theksoi se “..zonat e mbrojtura duhet të kenë

Menaxherët e Zonave të Mbrojtura

në Konferencën e parë Kombëtare

Zonat e mbrojtura, 16% e territorit të Shqipërisë

StrategjiaZonat e mbrojtura

duhet të kenë një rol në rritje si një strategji

për të mbrojtur pasuritë natyrore, të nevojshme për

përfi time tek uji, toka, reduktimi i

karbonit, mbështetja për turizmin

ParkuNë ditën e fundit të kësaj Konference, u organizua një vizitë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të medias dhe pjesëmarrësve nga zonat e mbrojtura në vend, në Parkun Kombëtar të Divjakës

një rol në rritje si një strategji për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendeve dhe rajoneve, që janë të nevojshme për të siguruar një rrjedhë përfitimesh të tilla si uji, mbrojtja e tokës, reduktimi i karbonit, elasticiteti ndaj ndryshimeve klimatike, mbështetja për industrinë e turizmit, hapësirat clodhëse për komunitetet...”. Përfaqësuesit e institucioneve kombëtare e ndërkombëtare sollën eksperiencat e pro-jekteve që ato zbatojnë në vende të ndryshme për zonat e mbrojtura në Shqipëri

Në ditën e dytë Konferenca i zhviloi punimet në Parkun Kombëtar të Dajtit, me prezantimin e punës së bërë në Shqipëri në kuadër të projektit Diniric Arc Parks, dhe me punën në grupe për çështjet e menaxhimit të qëndrueshëm të turizmit, vlerësimit të përfitimeve që vijnë nga zonat e mbrojtura si dhe përmirësimin e proçesit të komuni-kimit me publikun shqiptar. Në fund u zhvillua një panel diskutimi me koordinatoren lokale të programit të WWF për parqet detare, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Nën Kryetari i Komunës Margegaj (pjese e Parkut Kombëtar të Valbonës), dhe përfaqësuesi i Parkut Rajonal-Ulëz. Të gjithë sollën prespektivën e tyre dhe mënyrën e ndryshme të kendvështrimit për zonat e mbrojtura dhe ato me vlera natyrore; kjo pasuroi debatin me eksperienca të reja jashtë praktikave dhe debateve të zhvilluara, duke sjellë elementë të rinj për të ardhmen e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Konferenca sigurisht që njohu vështirësitë dhe momentin e jo tepër pozitiv që po kalojnë këto kategori vlerash në vendin tonë, por nga ana tjetër përcaktoi disa nga mënyrat e duhura për promovimin e tyre.

Në ditën e fundit të kësaj Konference, ditën e premte datë 13 Qershor, u organizua nje vizitë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të medias dhe pjesëmarrësve nga zonat e mbrojtura në vend, në Parkun Kombëtar të Divjakës.

TURIZMIAktiviteti u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër të punës që po bën ajo për vlerësimin e pasurive natyrore dhe promovimin e tyre. Në këtë konference u diskutua mbi situatën reale të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe sfi dat e menaxhimit të qëndrueshën të këtyre pasurive natyrore në të ardhmen

Page 16: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

16 E martë, 17 qershor 2014Aktualitet

Itali, gjykata e Torinos rrëzon disa akuza ndaj “Ben Qimes”Arben Isufaj dënohet me 6 vite, bie akuza e pjesëmarrjes në organizatë kriminale

ELTON QYNOTIRANE

Procesi

“Gjika”, do të pyeten edhe 2 ish-të pandehur

TIRANEGjykimi

Në Tiranë zhvillohet seanca e rradhës

SHKODËR

Digjet për herë të dytë fabrika e mishit

— Disa miliona euro është dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit në fabrikën e prodhimit të mishit “Meat Master” të vëllezërve Kimça në qyte-tin e Shkodrës. Në harkun kohor të disa orëve f l a k ë t k a n ë shkrumbuar t ë g j i t h ë fabrikën e përpunimit d h e p r o -dhimit të mishit. Edhe p s e p r a n ë fabrikës kanë mbërritur efektivët e zjarrëfikses të Malësisë së Madhe dhe të qytetit të Shkodrës, shuarja e akëve ka qënë e pamun-

dur, ndërkohë që for-cat zjarrëfikësëve kanë

qëndruar në vendngjarje prej disa orësh. Ngjar-ja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen “Skënderbeg” aty ku ndodhen edhe fabrikat e prodhimit të mishit.

Si pasojë e zjar-rit godina është

shkrumbuar e gjitha, por për fat, nga kjo ngjarje nuk pati të lën-duar. Forcat

z j a r r f i k ë s e kanë deklaru-

ar se shkak i shpërthimit të akëve

mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndër-sa ende po hetohet për atë që mund të ketë ndodhur vërtet. Kjo është hera e dytë që digjet ky biznes.

Dy ish-të pandehurit, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari duhet

që të dëshmojnë në proces-in ndaj kreu të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Kërkesa është bërë ditën e djeshme nga Prokuroria e cila ka kërkuar që të pyeten dy ish-të pan-dehurit Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari, por gjykata vendosi që të pandehurit të pyeten në seancën e radhës. Ndërkaq që gjatë seancës

Gjykata e Torinos ka rrëzuar pjesërisht akuzat ndaj Ar-ben Isufaj i njohur ndryshe si “Ben

Qimja” duke e shpallur të pandehurin të pafajshëm për akuzën e “krijimit të organi-zatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike”. Vendimi është marrë më datë 22 Prill 2014 dhe këto ditë ka ardhur në mënyrë zyratare edhe në vendin tonë përmes Ministrisë së Drejtësisë. Në fund, Gjykata e Torinos në Itali, ka vendosur që të dënojë Arben Isufajn me vetëm 6 vite burgim. Mëso-het se, kjo gjykatë e ka ndarë çështjen e Isufajt nga të pande-hurit e tjerë të cilët janë dënuar

për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

AKUZAT NDAJ ISUFAJT

Prokuroria italiane aku-zonte biznesmenin shqiptar Arben Isufaj për “Trafik ndërkombëtar lëndësh narko-tike”, neni 74 i Kodit Penal

DënimiGjykata e Torinos në

Itali, ka vendosur që të dënojë Arben Isufajn

me vetëm 6 vite burgim. Mësohet se, kjo gjykatë

e ka ndarë çështjen e Isufajt nga të

pandehurit e tjerë.

Italian, dhe “Mbajtje, kul-tivim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”, neni 73 i Kodit Penal Italian. Edhe kërkesa për ekstradimin e Isufajt është bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian, i cili parashikon një dënim deri 30 vjet burg. Por një muaj pas arrestimit të Isufajt, Gjykata e Torinos e rrëzoi këtë akuzë. Tashmë Arben Isufaj akuzohet vetëm për një vepër penale që parashikon dënim deri në 6 vjet heqje lirie.

RRËZIMI I AKUZAVERrëzimi i akuzës kryesore

nga prokuroria, ka vërë në dyshim edhe kërkesën për ek-stradim të Isufajt drejt Italisë. Kjo pasi kërkesa për arrestimin dhe ekstradimin e tij ishte bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian. Tashmë që kjo akuzë është rrëzuar shteti Italian duhet të sjellë një tjetër kërkesë për ekstradim, këtë herë bazuar në nenin 73 të Kodit Pe-nal Italian, dhe më pas drejtësia shqiptare ta marrë edhe një herë këtë kërkesë në shqyrtim.

NDARJA E ÇËSHTJES Gjykata e Torinos ka ndarë

çështjen e Arben Isufajt nga

ajo e të pandehurve të tjerë, të cilët tashmë janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ata janë gjetur fajtorë për krijimit të organizatës kriminale me qëllim tra kun ndërkombëtare të lëndëve narkotike, ndërsa për Isufajn kjo akuzë ka rënë, duke për tuar edhe lehtësim të pozicionit të tij. Arben Isufaj, aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit të Tiranës dhe është në pritje të ekstradimit të tij, edhe pse çështjen e ka dërguar në Gjykatën e Lartë. Për të ka nisur edhe një hetim në lidhje me pasurinë dhe burimin e të ardhurave të saj.

së djeshme, kënë dëshmuar disa dëshmitarë të cilët nuk kanë dhënë ndonjë provë të rëndësishme në këtë proces. Shpëtim Gjika akuzohet se ka rmosur dy leje ndërtimi për dy godina, njëra në lagjen

“Pavarësia” dhe tjetra në bulevardin Vlorë-Skelë, pa i kaluar në Këshillin e Rregul-limit të Territorit të Bashkisë. Mes të akuzuarve të tjerë në këtë çështje është edhe Eleni Dardha, punonjëse në Drej-torinë e Plani kimit të Ter-ritorit në Bashkinë Vlorë. Të akuzuarit e tjerë janë: Gentian Sherifaj, përfaqësues i rmës që ka kryer punimet e ndër-timit në një prej godinave; Blerdi Liçaj, përfaqësues lig-jor i rmës, “DECO System”; Gëzim Feta, pronar i truallit ku është ndërtuar një nga dy godinat që janë nën hetimin e prokurorisë, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, pronarë të truallit ku është ngritur ndërtesa tjetër (ende e papërfunduar), në vendin e emërtuar “Tre racat”.

LAJMEshkurt

7 vite burg për koleksionistin Thimo

— Gjykata e Tiranës ka dënuar dje me 7 vjet heqje lirie koleksionistin e iko-nave Gjergji Thimio dhe me 6 vite Arben Spahon nën akuzën e vjedhjes dhe tra kimit të veprave të artit. Vendimi është marrë në seancën e rradhës gjyqësore ndaj dy të akuzuarve. Në sen-ancat e mëparshme, proku-roria kishte kërkuar 9 vite burg për Thimion dhe 7 vite burgim për Spahon. Kolek-sionisti Thimio përfiton gjykim të shkurtuar ndaj dënimi i ulet në 4,8 vite burg ndërsa Spaho do të kryej 4 vite burg. Sipas prokuror-isë, Thimo ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Djemtë e ish-deputetit aksidentohen

— Pesë të rinj kanë mbetur të plagosur dje si pasojë e një aksidenti rrugor në Pogradec. Një automjet u përplas me shtyllën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në dalje të qytetit. Pesë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevo-jshme mjekësore, ndërsa në gjendje më të rëndë mëso-het se ndodhet drejtuesi i mjetit “Ford Fiesta”, Xhoi Jaçellari. Dy vëllezërit e aksidentuar, Xhoi dhe Serx-hio Jaçellari janë djemtë e ish-deputetit të PD, Besnik Jaçellari, i cili u nda nga jeta para pak kohësh.

Sherr për pronën, qëllon vëllanë me thikë

— Një kon ikt për motive pronësie është bërë shkak për një tentativë vrasje në kryeqytet. 44-vjeçari Besnik Spaho ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij Luan Spaho, në rrugën “Lord Bajron”, duke u shkak-tuar plagë të rënda në kokë. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën. 44-vjeçari Besnik Spaho është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa po punohet për kapjen e tij. Në cilësinë e provës mate-riale u sekuestrua një thikë. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë për Krime të Renda

Arben Isufaj

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Torinos për Arben Isufajn

Shpëtim Gjika

Page 17: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

17E martë, 17 qershor 2014 Opinion

Alfred Moisiu, Rexhep Meida-ni dhe Bamir Topi kanë qenë Presidentë të Shqipërisë përgjatë viteve 1997-2012. Ata përfaqësojnë prurje poli-

tike të ndryshme (një i zgjedhur nga e majta, një nga e djathta dhe një me konsensus politik) dhe kanë bilance të ndryshme të mandatit të tyre presiden-cial. Këto ditë ata hartuan dhe publikuan një letër publike drejtuar kryetarëve të shteteve të vendeve të Bashkimit Evropian. Një apel për mbështetje për Shqipërinë në fazën nale të vendimit mbi statusin. Statistikisht kjo është hera e parë në historinë 100 vjeçare të shtetit kur tre kryetarë shteti bashkohen në një apel publik, në një nismë publike dhe në një mesazh të përbashkët drejtuar sho-qërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qoftë edhe për këtë arsye apeli i tyre meriton mirënjohje dhe v l e r ë s i m . N ë brendësi të tij me-sazhi ishte presi-dencial, një apel për Shqipërinë jashtë leximeve bardh e zi që bën politika në Tiranë, një lexim institu-cional dhe gjeop-olitik i realiteteve të reja në rajon dhe pritshmërive shqiptare ndaj tyre, një kon- rmim i orientimit

perëndimor të vendit, si dhe një sinjal domethënës për brezat më të rinj, tek të cilët “Evropa” vjen shpesh me keqkuptime ose me mite tranzicioni. Parë në këto speci ka mesazhi meriton dy sh vlerësim dhe mirënjohje.

Mesazhit të tre presidentëve i bashkua në mënyrë të pavarur dhe institucionale edhe Presidenti aktual. Në tërësi apeli presidencial nuk ka rol përcaktues në axhendën evropiane ndaj Shqipërisë, por mbetet një fakt më shumë në dosjen vlerësuese, dëshmon një sjellje të re in-stitucionale dhe jep një sinjal se Shqipëria ka potenciale ndryshimi. Natyrisht prak-tika diplomatike e përcakton ecurinë e mëtejshme të mesazhit dhe reagimet që pritet të vijnë ndaj tij. Disa shtete aktive dhe prezent në problematikën shqiptare e vlerësojnë me prioritet, e konsiderojnë si zë të besueshëm dhe ndajnë pikë-pamjet e tyre në komunikim direkt ose indirekt me nismëtarët. E njëjta praktikë ka nisur të ndodhë dhe pritet të vijojë të ndodhë edhe në këtë rast.

Tej këtij leximi lobingu presidencial nxjerr në pah disa probleme të “fjetura” shqiptare, përpara të cilave nuk ka arsye të mos re ektohet. Së pari, me standar-det e lobingut. Qeveria e djeshme dhe ajo sot po lobojnë shumë në disa vende

të BE, por sasia e vizitave, mesazheve, udhëtimeve, bisedimeve etj, rrallë për-puthet me cilësinë e tyre. Sidomos në ras-tin shqiptar. Për shembull, qeveria dërgoi në Britani dhe disa vende me rëndësi në BE një prej ministrave të saj, një gurë e re politike, e cila njihet si emër vetëm nga momenti kur u emërua në postin ministror. Nuk ka të shkuar, nuk ka rrethe njohjeje brenda politikës evropi-ane, nuk ka përvojë lobingu, nuk përbën një gurë vendimmarrëse dhe me shumë mbështetje brenda vendit dhe se fjalët që thotë e fjalimet që bën janë aq rutinor e statikë sa rrallë zënë vend edhe në ndonjë cep gazetash. Ka meritë se di anglisht dhe u gjend në vendin e duhur, me njeriun e duhur dhe në kohën e duhur. Kaq. Imagjinoni që një emër i tillë të dërgohet për të bindur Britaninë e Lordëve dhe standardeve të larta demokratike se Sh-qipëria meriton të jetë anëtare me të në BE! Fakti se e presin, asin, e shoqërojnë, bëjnë ndonjë foto, nuk përbën asgjë më shumë sesa një rregull rutinor protokol-lar me lajmësin shqiptar. Ndaj edhe nuk përbën lajm fakti se në disa kryeqendra i dërguari ministror shqiptar u prit nga ndonjë këshilltar apo rangje të tjera dytësore, - shumë larg nevojës, rangut dhe interesit të vetë misionit dhe pritsh-mërive. Imagjinoni sikur shteti shqiptar tu kërkonte një, dy apo tre presidentëve

të bëjnë lobing zyrtar në Londër apo Berlin, në Paris apo Romë, dhe kudo tjetër ku diplomacia e sheh të nevojshme. Pritja e tyre do ishte shumë më cilësore, bisedimet në nivele më të larta, reagimi shumë më institucional dhe për timi ynë shumë më i madh. Përpara pak muajsh një zyrtar i lartë shqiptar pagoi fee prej 120 mijë euro për një ftesë, fjalim dhe takim në një kryeqytet perëndimor, - gjithçka në funksion të imazhit të tij dhe pa asnjë për tim për vendin dhe lobingun drejt integrimit. Imagjinoni sikur shteti ti përdorte këto para për të organizuar një cikël prezantimesh p.sh, të Ismail Kadaresë në Holandë apo Bri-tani, në Francë apo në Sllovaki! Impakti do ishte shumë më pozitiv, shërbimi ndaj vendit shumë më i madh, lobingu për Sh-qipërinë shumë më produktiv dhe elitar.

Problemi i dytë lidhet me hierarkinë e vlerave që ka një vend dhe përdorimin e tyre në dobi publike. Shqipëria është i vetmi vend në kontinent ku kreu i shtetit nuk ka status pas funksionit, nuk ka ligj organik për institucionin dhe çdo zyrtar, ditën që mbaron man-datin, konsiderohet de facto i tepërt për vendin dhe jetën publike. Funksionarët

e lartë (çdo mandat numri i tyre shkon nga 30 në 120) sapo mbyllin mandatin, pavarësisht përvojës së tuar, aftësive që mund të dëshmojnë, njohjeve që krijojnë dhe investimit që shteti bën për ta, - nëse nuk angazhohen në ndonjë parti politike konsiderohen të tepërt dhe ndërpritet çdo urë lidhëse me ta. Një praktikë që nuk e gjen në asnjë vend evropian dhe një tregues sesa e brishtë mbetet ndërgjegjja, kultura dhe ndjesia politike e shtetërore në Shqipëri! Ata vetë nuk kanë ndonjë nevojë për shtetin dhe as politikën, është vetë shteti që ka nevojë për ta, dhe paradoksalisht, pushtetet politike më shumë interesohen për mendimin e militantit partiak në seksionin e lagjes sesa për mendimin qoftë edhe kritik të atyre që kanë drejtuar shtetin, qeveritë, parlamentin, politikën e jashtme, të mbrojtjes, financat, etj. Shteti ynë ende nuk ka mekanizma, përvojë, strategji dhe as vizion përdorimi pozitiv të aseteve të tij shtetërore e politike, publike dhe kulturore në funksion të axhendës kombëtare dhe nevojave të shtetit e shoqërisë. Për pasojë, miti i kalasë së Rozafës, nisja nga pika 0 vijon të jetë tipar i çdo mazhorance, dhe fat-keqësisht, edhe tipar i kulturës politike të turmave që krijojnë dhe ushqejnë mazhoranca dhe politika tranzicioni.

Së fundi, vetë partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë në sta-tuset e tyre struk-tura të “këshillit të urtëve”, ku bëjnë pjesë, të paktën formalisht, ish presidentë, ish kryeministra, ish kryetarë parla-menti, ish kryetarë partie, etj. Përmes tyre krijohet ideja e gjithëpërfshirës, por edhe merren asetet pozitive të individëve që i mbartin këto cilësi e funksione. Po vetë shteti, ai jashtë partive dhe interesave par-tiakë, përse nuk ka një instrument përmes të cilit të

mbledhë të gjithë kontributet shtetërore në funksion të interesave të tij? Për shem-bull, përse të mos ftohej një president për të drejtuar konsultimet dhe përgatitjet për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një tjetër për reformën në strukturat e sigurisë, një tjetër për reformën në arsim, një tjetër për problematika speci ke që lidhen në marrëdhëniet me fqinjët, etj, etj? Nuk u duhen? Nuk dinë? Nuk u beso-jnë? Nuk pranohen? Nuk kontrollohen nga interesat politikë të ditës? Nuk kanë ata vetë vullnet për angazhime publike?

Një numër pyetjesh që nuk kanë ende përgjigje, sepse shkojnë në veshë përgjithësisht të shurdhër. Ndaj apeli dhe lobingu presidencial krahas funk-sionit primar drejtuar homologëve dhe ish homologëve në shtetet e BE-së, përbën edhe një kujtesë politike, in-stitucionale dhe etike për vetë shtetin dhe shoqërinë (jo partiake) shqip-tare. Pala e parë e mori mesazhin, reagoi dhe po reagon, pala e dytë e zënë me komente apo selfie në facebook, twitter, batuta me drogë e baste sportive, ende nuk ka gjetur kohë dhe as motive të heqë dorë nga mallkimi i mitit të Rozafës.

Koment

NGA AFRIM KRASNIQI

Lobingu dhe Presidentët

Sulmi i pashembullt dhe shumë i rrezikshëm, i kryer dje në Lazarat

ndaj ekipit të reporterëve të TV A1 Report, e solli edhe Shqipërinë, sa i përket marrëdhënies së krimit me median, në disa standarde negative botërore. Kup-tohet të atyre pjesëve të botës, si Meksika, Rusia, Kolumbia, ku gazetarët fat-keqësisht rradhiten shpesh ndër viktimat e ma ozëve që denoncojnë. Deri tani, gazetarët tek ne kanë qenë viktima të rrahjeve, ofendi-meve e gjobave, por puna nuk ka shkuar deri tek vënia e tytës së kallashit në ballë dhe plagosja e pjesëtarit të ekipit. Duket se tek Repub-lika e Hashashit dhënien e informacionit nga brenda saj e kanë kaq zët, saqë nuk e kanë për gjë të zbrazin karikatoret jo më në ajër, për të frikësuar, por edhe mbi njerëz të gjallë.

Policët dhe ushtarët e kanë pjesë të zanatit të tyre rrezikun për jetën. Gazetarët, gjithashtu, rrezikojnë kudo me informacionin e tyre, sidomos kur prekin interesa të botës së krimit apo kor-rupsionit. Kohët e fundit, disa media kanë qenë në pa-rarojë të zbulimit të aferave të pista, të tra kut të kokai-nës, heroinës, marihuanës, të tritolit, të rekrutimit të shqiptarëve për xhihad, duke dhënë informacion të do-bishëm edhe për Policinë e Prokurorinë, shpesh edhe

më të saktë se institucionet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ndërkohë, gazetari, gazeta, televizioni e bëjnë një gjë të tillë hapur, duke marrë mbi vete risqe që nuk i kanë, psh, efektivë të organeve shtetërore, të cilët veprojnë me mbulim.

Ajo që presim aktual-isht, pas kësaj ngjarjeje, nga shteti, është garantimi i së drejtës kushtetuesve të qytetarëve të këtij vendi për informim, që e siguron puna dhe profesioni i gazetarit. Kjo nënkupton që realizimi i lirisë së fjalës nuk mund të arrihet pa eliminuar “vrima të zeza” si grupi banditesk në Lazarat. Kjo bërthamë anti-shtet brenda shtetit, me njerëz me sytë gjak, të pajisur me armë, që ndoshta as Policia nuk i ka, me mu-nicione që do t’ia kishin zili edhe ndërluftuesit e Lindjes së Mesme, është bërë penge-sa e çdo përpjekjeje për të hedhur pas shpine një herë e përgjithmonë shtetin e cubave, të hajdutëve, që kontrabandistëve, që forca të ndryshme politike madje e kanë ushqyer.

Kjo bërthamë duket se është krijuar me njerëz të kërkuar nga policia, nga katër anët e Shqipërisë, të mbështetur deri dje nga segmente të shtetit, të cilët nuk e kanë për gjë të mb-jellin haptazi bimë që trul-losin dhe marrin mijëra jetë njerëzish, ndërkohë që e mbrojnë këtë aktivitet me terror. Mijëra familje, që shohin fëmijët e tyre të shkatërruar nga produkti “Made in Lazo” kanë dhënë dje urime për policinë e shtetit dhe për qeverinë. Por, edhe për gazetarët që u dhanë lajmin e mire, duke çarë tymin trullosës që fsheh edhe informacionet mbi atë se çfarë ndodh në Lazarat. Le të bashkëpunojmë për stand-arde të reja, por këtë herë në drejtim pozitiv…!

Editorial

NGA GENC KONDI

vijon nga faqja 1

Fundi i Perandorisë së Trullosjes?

Page 18: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

18 E martë, 17 qershor 2014Speciale

INTERVISTA

Shkrimtari: Rritja e disa grupeve antiperëndimore

mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare është

një akt mosmirënjohje. Ky është një projekt i hershëm

serb, famëkeqi draft i Cubriloviçit për të larguar shqiptarët nga Evropa....

Kurthi serb, turqizimi i shqiptarëve dhe armiqësimi me Evropën

Për fat të keq, bota i sheh shqiptarët më keq se ç’janë, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhen-dur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. “Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash”, kështu thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën

“Zëri”, shkrimtari Ismail Kadare. Në përvjetorin e çlirimit të Ko-sovës, Kadare rikujton se 15 vjet më parë në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur.

“Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot”, shton Kadare.

Kështu që, sipas tij, mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme. Por sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje. Sipas tij, ky është një projekt i hershëm serb. “Famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Evropë.

Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës. Dhe sidomos për turqizimin e tij”, shton gjatë intervistës Kadare. Ai fl et edhe për politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve.

Kosova gjashtë vjet shtet i pavarur, në anën tjetër kemi Shqipërinë mbi 100 vjet shtet. Çfarë drejtimi janë duke marrë shqiptarët?

Siç është thënë shpesh, shqiptarët pas një shkëputjeje të gjatë, po rikthehen më në fund në kontinentin e tyre. Kahu që janë duke marrë shqiptarët, përpara se të cilësohet i tillë, apo i atillë, mendoj se ka një cilësim: ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse një rrugë pa krye, një moskah, po të përdorim një fjalë të guximshme.

Shkëputja nga Evropa dhe rikthimi në të, është një histori sa e

grafi a dhe historia evropiane mund të të bëjnë vetvetiu pjesë të qytetërimit evropian, çështja ndërlikohet.

Mendësia, për të cilën juve pyesni, thënë ndryshe, qytetërimi, doket e tij, s’kanë qenë në asnjë rast të prera si me thikë. Gjer-mania e kohës së Hitlerit ose Italia e Musolinit, dy vende në qendër të Evropës, përpara se të nisnin marrëzitë, pushuan së qeni qytetërim evropian, në atë kuptim tradicional pozitiv që i jepet kësaj fjale. Dihet se si Evropa i dënoi ata. E njëjta gjë mund të thuhet më pas për Millosheviqin.

Pas bombave, ishte pikërisht Evropa ajo, (Evropa e artit, elegancës dhe e sqimës, siç na pëlqen ta përfytyrojmë), që gjeti ashpërsinë e duhur, për ta mbyllur pa mëshirë në një qeli të Hagës, ku dhe do të vdiste në vetmi, si një shkretan. Evropa megjithatë nuk mund të jetë çudibërëse. Ajo s’e rrëzoi dot në gjallje Stalinin, Hoxhën apo Causheskun. Ndërkaq ajo ushqeu, me aq sa mundte, ëndrrën për rrëzimin e tyre.

Si na sheh bota, të emancipuar apo të prapambetur?Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç’jemi. Pra, më pak të

emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pa-saktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash.

Në radhë të parë ka qenë modeli i komunizmit tonë, më i keqi në kontinent. Dihet se fajin për të e kemi vetë, ashtu siç vetë ne dhe askush tjetër, do të paguajmë kujtimin e tij.

E keqja s’mbaron me kaq. Prirja e mbrapshtë për të rendur pas së keqes ka dhënë shpesh frytet e saj. Për të dhënë një shembull pak të njohur, pak kohë përpara bombardimit të Serbisë, në Paris qarkulloi pëshpërima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneralët shqiptarë.

Pëshpërima synonte armiqësimin e lobit të fuqishëm armen me shqiptarët, rrjedhimisht me Kosovën. Ajo u përhap aty-këtu në Tiranë, e shoqërua nga një tjetër pëshpërimë e rreme: mohimi i mbrojtjes së hebrenjve, e shpallur prej «çmitizuesve» vendas si «mit kombëtarist».

E vërteta ka qenë krejtësisht ndryshe, jo vetëm për hebrenjtë, që është vënë në vend, por edhe për armenët, me dosjen e të cilëve nuk është marrë askush në Shqipëri. Ndërkaq, Ismail Qemali, i cili, ndonëse i dorëhequr, ende pranohej si kryeministër historik i Shqipërisë, ishte i pari shef shteti në botë që, në tetor 1917 (pra vetëm pak kohë pas gjenocidit), dënoi publikisht në shtypin e Londrës, në një studim madhështor, të vërtetën e tmerrshme të masakrës. Ende sot historia jonë nuk e përmend këtë akt, që e nderon aq fort Shqipërinë.

BOMBARDIMET E SERBISË, NGJARJE E MADHËRISHME

Evropa dhe SHBA-të 15 vjet më parë luftuan për Kosovën, përkundër kundërshtimeve të ashpra të shumë shteteve. Sot, një dekadë e gjysmë nga sulmet e NATO-s, si e vlerësoni situatën në Kosovë? Po luhet me kartën e Evropës apo të Lindjes?

Bombardimi i Serbisë si ndëshkim për Kosovën, është një

SkënderbeuDuke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Evropa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fi zike. Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar. U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë.

ARBANA XHARRA

TIRANE

vjetër aq dhe e re. Ka nisur, siç dihet, me spanjollët, ka vazhduar me krejt ballkanasit, me europianoqendrorët, me balltikasit, për të arritur gjer në ditët tona, kur gjaku nisi të derdhet në Ukrainë, mu në sytë tanë.

Për secilin nga këta popuj, që fati e solli të kenë pasur ndërlikim me arabët, me osmanët ose me ish-hapësirën sovjetike, e cila pas rënies së nazizmit, zgjodhi përsëri kundërvënien ndaj Evropës, shkëputja dhe rikthimi kanë qenë një dramë e vërtetë. Me ne s’kishte pse të ndodhte ndryshe.

Gjeografi kisht jemi në Evropë, por cila është mendë-sia e shqiptarëve, sa afër Evropës realisht jemi?

Jo vetëm jemi, por kemi qenë gjithmonë gjeografi kisht në Evropë. Për shqiptarët s’ka pasur një tjetër gjeografi nga e cila ata kanë dalë, për të zgjedhur një më të mirë, ose më përfi tuese.

Ashtu siç nuk kanë pasur tjetër histori, të cilën janë përpjekur ta mbulojnë për arsye të ngjashme. Lidhur me pyetjen nëse gjeo-

STA

Kadare:Ismail

Page 19: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

19E martë, 17 qershor 2014 Speciale

ngjarje përmasat e së cilës ndërgjegjja jonë ende nuk i kap, veçse pjesërisht.

Kjo ndodh në botë me ngjarjet e madhërishme. Unë jam shkrimtar dhe e njoh peshën e përgjegjësisë së fjalëve. Rrje-dhimisht e di se ç’keqkuptim mund të krijojë përdorimi i fjalës «e madhërishme», për një bombardim. Megjithatë, po e përsëris: kjo ngjarje ishte e tillë: e madhërishme.

Në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur. Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot.

Mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme. Por kjo është e pamjaftueshme: ky akt duhet të bëhet pjesë e ndërgjegjes sonë, e përkryerjes së saj, e kthimit në një prirje gjeneruese, shpëtuese.

Bombardimi i një vendi është një gjë e pikëllueshme. Megjithatë, sado paradoksale të tingëllojë, kam bindjen se, në një farë mënyre, Serbia gjithashtu do të duhej të ishte mirënjohëse, ashtu siç ndodh në raste të rralla, kur një ndëshkim të shkëput nga një krim, nga një rrugë që të çon në greminë.

Në një të ardhme jo të largët, në një orë të mundshme të pajtimit shqiptaro-serb, jam pothuajse i sigurt se kuptimi i atij bombardimi do të jetë gjithmonë e më i kthjellët.

Ju më pyesni se çfarë karte po luhet sot në Kosovë, ajo e Evropës apo ajo e Lindjes? Kjo pyetje vetvetiu krijon një habi aq të madhe saqë e kapërcen vetë fjalën «habi». A mundet që Kosova të ketë një kartë tjetër? Është njëlloj si të thuash se Kosova u mërzit nga kjo botë, nga kjo jetë, nga ky planet... Për t’i rënë më shkurt, do të ishte njëlloj sikur Kosova të synonte të kthehej prapë nën Serbinë. Madje, nën Serbinë e mëparshme, atë të parabombardimit.

Ka shqetësime, si kurrë më parë, se mes shqiptarëve po rritet një frymë antiperëndimore, me propaganda kundër vlerave evropiane. Çfarë ka ndikuar që të zhvil-lohet kjo frymë dhe në interes të kujt çon ajo?

Në qoftë se kjo del të jetë e vërtetë, mendoj se është gjëja më e pakuptueshme dhe më e paarsyeshme që mund të ndodhë për-para syve tanë. Shpresoj ende se nuk është veç një lajthitje e çastit.

E shikuar më gjakftohtësisht, mund të ketë një shpjegim disi të ndërlikuar. Dihet se Gadishulli Ballkanik, duke qenë në zanafi llë të qytetërimit evropian, përfundoi më pas, jo në qendër, por në rrethinë të tij. Të ndodhurit te portat, me kalimin e viteve krijon një vizion tjetër të gjërave.

Në gadishull, krahas nostalgjisë që erdhi pas shkëputjes, u krijua një traditë nervozizmi dhe kundëreuropianizimi me bur-ime të ndryshme. Bizantine dhe osmane te grekët. Osmane dhe komuniste te shqiptarët. Sllave dhe osmane te serbët.

Këta popuj s’e kishin vështirë që për fatkeqësitë e tyre, që s’ishin të pakta, të fajësonin herë pas here Evropën. Ju kujtohet acarimi grek dy-tre vjet më parë? Ju kujtohet zemërimi serb gjatë bombardimeve? Atë që nuk arrij dot ta kap është kjo frymë e sh-

qiptarëve për të cilën fl isni ju. Është më shumë se mosmirënjohje.Është një verbëri e pafalshme, për të cilën duhet të ndihemi

fajtorë të gjithë. Në fund të fundit është një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Evropë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës, dhe sidomos për turqizimin e tij.

SERBIA KA PROBLEM ME SHQIPTARËT E EVROPIANIZUAR

Ku e ka hallin Serbia me shqiptarët, që të mos na shohë të evropianizuar?

Dihet se gadishulli ynë ka qenë vend keqkuptimesh të mëdha. Një nga këto, ndoshta më tragjiku, është keqkuptimi shqiptaro-serb. Testamenti i Cubriloviçit, ende i padënuar nga Serbia, e shpall të qartë se Serbia s’mund të ketë jetë normale me kombin shqiptar përbri.

Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhbërjen, shpërn-guljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival. Vetëm kështu, sipas mendjes së sëmurë nga shovinizmi, Serbia, përbri Shqipërisë së përçudnuar, do të dukej më e qytetëruar në sytë e Evropës! Rrjedhimisht do të përfi tonte favoret evropiane dhe, kryesorja, një skajim sundues në gadishull.

Qysh në lindjen e saj, doktrina, si çdo pjellë e urrejtjes, ka qenë e pamundur. Asnjëherë Serbia s’ka pasur asnjë shans të vetëm për zhbërjen e kombit fqinj.

E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçi-nante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t’i ngjante Anadollit.

Në draftin e tij, Cubriloviçi ka gjithmonë parasysh bashkëpunimin turko-osman. Qoftë marrëveshje të fshehta për shpërnguljen shqiptare, qoftë ndalimin e gjuhës shqipe. Për këtë të fundit, pavarësisht nga përgjërimet mallëngjyese për miqësi, ende nuk ka një kërkim ndjese.

Më pëlqen të besoj se herët a vonë Serbia ka gjasë të çlirohet nga xanxa të tilla. Këto ditë, një koleg yni tepër i njohur, Dobrica Qosiq, në prag të ikjes nga kjo botë, e çliroi ndërgjegjen e vet duke lënë, më në fund, një porosi të arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb për Kosovën.

Lumturisht, shqiptarët, ndonëse nuk falin lehtë, nuk kanë krijuar kurrë asnjë doktrinë për zhbërje, shfytyrim a dëmtim të kombit fqinj serb. Në Ballkan, ku arsyet për krenari janë zakonisht të pakta, kjo do të ishte njëra prej tyre.

Lidhur me çështjet e mësipërme ka një debat në Kos-ovë, gjatë të cilit shtrohen pyetjet: a ishin osmanët ata që na shpëtuan nga sllavizmi? Dhe, a mund të krahasohet Perandoria Osmane me NATO-n e sotme?

Do të më pëlqente ta merrja një debat të tillë si një shaka zbavitëse, por, për fat të keq, pas formës së jashtme komike, ai fsheh një thelb tepër tinëzar.

Në të vërtetë është pjesë e ligjërimit të pastër kundërevropian. Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike, bëhen përp-jekje që mirënjohja t’i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër.

Gjatë viteve të robërisë osmane, me qindra herë duhet të jetë trajtuar çështja «e mirënjohjes» që shqiptarët duhej të kishin ndaj osmanëve, ngaqë këta të fundit i paskëshin shpëtuar nga Evropa! Debati i sotëm që përmendni ju, nuk është veçse përsëritje e këtij jermi. Tani për tani kundërshtarët e Evropës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën «evropianizëm» pas «sllavizmit», por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të

kthehen kundër Evropës dhe SHBA-së.Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen

nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. E besoj këtë. Është e logjikshme. Ka mbi gjysmë shekulli që Rusia nuk po i ndahet Ballkanit. Pas ngjarjeve të Ukrainës, pesha gjeostrategjike e gadishullit është duke u rritur. E gadishulli pa faktorin shqiptar s’mund të kuptohet.

Kur Millosheviqi nisi aventurën e tij antishqiptare gjithë strat-egjinë e bazonte mbi shpresën se Evropa me SHBA-në, në çastin e fundit do të bëheshin me të kundër shqiptarëve. Pas thyerjes së kësaj shprese, nisi një fazë e dytë: shpresa se Evropa dhe SHBA do të pendoheshin.

Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe. E para, sepse sipas një tradite emocionale, aviatorët për-ftohen si pjesa më e zgjedhur dhe heroike e një ushtrie, e dyta, sepse kishin qenë pikërisht aviatorët amerikanë që kishin rënë në sy në bombardimin e Beogradit.

Rrjedhimisht vrasja e dy të tillëve mund të merrej si një hakmarrje dyfi sh poshtëruese për shqiptarin: burracake, si çdo vrasje pas shpine, poshtëruese në kulm, ngaqë kryhej për hir të Serbisë kundër Kosovës.

Ishte, me sa dukej, kjo arsye që opinioni amerikan u trondit aq shumë. Opinioni shqiptar duhej të trandej edhe më fort. Në vend

që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundërev-ropiane, që ishin në të vërtetë kundër shqiptarëve,

vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te

xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje.

EDHE PAS 600 VJETËSH SKËNDERBEU MBETET PERSONAZHI NUMËR NJË

Mendoni se fi gura e Skënderbeut, i cili gjithashtu është marrë nëpër këmbë

kohën e fundit, ka lidhje me çështjet e mësipërme?Skënderbeu, siç ndodh me personazhet e mëdhenj,

mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar.

Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Evropë. Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit.

Duke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Evropa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fi zike.

Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar. U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë. Ideja e mbrojtjes së Evropës nga mësymja osmane ishte ideja e parë e kohës. Shumë popuj u rreshtuan për mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarezët, polonezët, austriakët, por Kastriotit i qëlloi të gjendej pikërisht në rrugën e mësymjes së parë, asaj më të tmerrshmes.

Arbëreshët e cilësojnë si «të pafat», ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Evropën, për të luftuar në Ballkanin Perëndi-mor. Megjithatë ai bëri të pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrinë dhe kështjellat e tij me evropianët, sidomos me afrimin e fundit të jetës. Do të mjaftonte vetëm ky akt, në të vërtetë kjo ide, për ta bërë të pavdekshëm.

Në numrin e nesërm mund të lexoni: A po fryn erë e përçarjes në mes dialekteve? Si e sheh Kadare debatin

mbi standardin e gjuhës shqipe, a duhet rishikuar njësimi i 1972-shit? Nga po shkon kombi shqiptar...

Pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin

themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Evropë...

Analiza e shkrimtarit

“Skënderbeu programuesi i parë i projektit ‘Shqipëria në Europë’

Shkrimtari Ismail Kadare

Page 20: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

20 E martë, 17 qershor 2014Sport

ND F B H G+ G- PBRAZIL 1 1 0 0 3 1 3KAMERUN 1 0 0 1 0 1 0KROACI 1 0 0 1 1 3 0 MEKSIKË 1 1 0 0 1 0 3

GRUPI A GRUPI B GRUPI C ND F B H G+ G- PGREQI 1 0 0 1 0 3 0KOLUMBI 1 1 0 0 3 0 3JAPONI 1 0 0 1 1 2 0BREGU F. 1 1 0 0 2 1 3

ND F B H G+ G- PSPANJË 1 0 0 1 1 5 0HOLANDË 1 1 0 0 5 1 3KILI 1 1 0 0 3 1 3AUSTRALI 1 0 0 1 1 3 0

12/06 22.00 BRAZIL 3–1 KROACI 13/06 18.00 MEKSIKË 1-0 KAMERUN 17/06 21.00 BRAZIL – MEKSIKË19/06 00.00 KAMERUN – KROACI23/06 22.00 KAMERUN – BRAZIL 23/06 22.00 KROACI – MEKSIKË

13/06 22.00 SPANJË 5-1 HOLANDË 14/06 00.00 KILI 3-1 AUSTRALI 18/06 21.00 SPANJË – KILI 18/06 18.00 AUSTRALI – HOLANDË 23/06 18.00 HOLANDË – KILI23/06 18.00 AUSTRALI – SPANJË

14/06 18.00 KOLUMBI 3-0 GREQI 15/06 3.00 B.FILDISHTË 2-1 JAPONI 19/06 18.00 KOLUMBI – B. FILDISHTË 20/06 00.00 JAPONI – GREQI 24/06 22.00 JAPONI – KOLUMBI 24/06 22.00 GREQI – B. FILDISHTË

20 E martë, 17 qershor 2014Sport

Goleadë PortugalisëGjermania turpëronCristiano RonaldonMyler shënon tre gola dhe largon me karton të kuq Pepen, luzitanët inekzistentë në fushë

Penalltia S da nisi mjaft e mirë

për ekipin e Joakin Lëv që ton një

penallti në minutën e 11 pas një ndërhyrje të gabuar të Ferrerës

ndaj Gotze.

Kartoni i kuq Pepe pas një debati me Myler largohet

nga arbitri me karton të kuq duke lënë Portugalinë me

10 futbollistë dhe vështirësuar objektivin.

Deklaratat

Lov: Myler ishte fantastikRonaldo pranon humbjen — Pas tores me rezultatin e

thellë 4-0 ndaj Portugalisë, tra-jneri Joakim Lëv ka lavdëruar ekipin për paraqitjen e mirë, por ka vlerësuar më shumë Myler për tregolëshin dhe mbrojtësin Boateng për mbu-limin që u bëri yllit portugez, Ronaldo. “Ekipi ishte kompakt në çdo aspekt. Nuk e lejuam Portugalinë të shfrytëzonte kundërsulmin në asnjë rast. Luajtëm me pasime të shpejta dhe kjo e çorientoi. Në pjesën e dytë e ulëm ritmin sepse dhe rezultatin na e lejonte diçka të tillë. Myler zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ishte gjithmonë i rrezikshëm përpara portës dhe shfrytëzoi pothuajse çdo rast që ju paraqit. Boateng tregoi klas, pasi nuk është e lehtë të mbulosh Ronaldon, por ai doli mbanë me sukses. Ishte një prej lojtarëve tanë më të rëndësishëm” deklaroi ai. Pas ndeshjes foli edhe sulmuesi Myler që arriti të shënonte plot tre gola në një ndeshje që do ta mbajë

Pas Spanjës dhe Uruguait është Portugalia ekipi i radhës që ka zhgënjyer shumë pas hum-bjes së thellë me rezultatin 4-0 përballë Gjermanisë në

ndeshjen e parë të vlefshme për grupin G në kampionatin botëror që po zhvil-lohet në brazil. S da e shumë pritur u zhvillua në ‘Arena Fonte Nova’ nën një interesim maksimal nga tifozeritë e dy ekipeve, por edhe brazilianëve që janë të shumtë në mbështetje të portugezëve. Në fushë zbritën futbollistët më të mirë në botë për momentin, përfshirë tu-esin e Topit të Artë, Ronaldo, por edhe Ozil, Myler dhe Nojer nga Gjermania. Pjesa e parë e ndeshjes së cilësuar si nalja e parakohshme e botërorit ka

përfunduar me rezultatin e thellë 3-0 për Gjermaninë. S da nisi mjaft e mirë për ekipin e Joakin Lëv që ton një pe-nallti në minutën e 11 pas një ndërhyrje të gabuar të Ferrerës ndaj Mario Gotze. Nga pika e bardhë gjuan Myler që nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. Goli ul disi ritmin e portugezëve, teksa një meritë të vecantë kanë edhe mbrojtësit gjermanë që rrethuan mjaft mirë Ronal-don, ndërsa Nani nga krahu i djathtë ar-rin që të rrezikojë vetëm një herë portën e Nojer. Momenti më i rrezikshëm për Gjermaninë ishte në minutën e 27 kur u

mend gjatë. “Jam i lumtur për fitoren dhe për golat. Ishim shumë më lart se Portugalia dhe e merituam plotësisht toren. U treguam perfekt në

mbrojtje dhe në mesfushë duke mos humbur asnjë top. Uroj që kështu të jetë edhe në vazhdim” deklaroi ai. Ndërsa Ronaldo u shpreh se “e dinim që do të ishte e vështirë, por gjërat u vështirësuan akoma më shumë pas daljes me karton të kuq të Pepes” tha ai.

DYLBER BALLA

BRAZIL

MerkelE pranishme për të ndjekur ekipin e Gjermanisë në ndeshjen e parë ishte edhe kancelaria Angela Merkel duke i sjellë fat kombëtares në toren e thellë.

mendua për një pozicion jashtë loje gjatë një aksioni të Coentraos nga e majta, i cili hodhi një top në zonë që për pak sa nuk u dërgua në rrjetë nga mbrojtja. Në të 28’ Portugalia humb Almedian për shkak dëmtimi duke u detyruar që ta zëvendësojë me Eden. Ndërsa 4 minuta më pas, Gotze rrezikon seriozisht portën luzitane me një gjuajtje të fuqishme pas një asisti të Ozil, por topi u devi-jua nga këndi. Kros nga këndi harkon bukur për Humles që shënon golin e dytë për Gjermaninë duke marrë edhe duartrokitjet e Kancelares Merkel. Disavantazhi 0-2 gjunjëzon ekipin e Bentos duke sjellë edhe nervozizëm në fushë, ku protagonist si gjithmonë është Pepe, i cili pas një debati me Myler largohet nga arbitri me karton të kuq duke lënë Portugalinë me 10 futbollistë. Nga mungesa në prapavijë përfitojnë ‘pancerat’ që trefishojnë përsëri me Myler në minutën fundit të pjesës së parë, pasi një gabimi të Alvesh. Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën, ku protagoniste ishte vetëm Gjermania, teksa Portu-galia e dërrmuar u kthye në mbrojtje për të shmangur pësimin e golave të tjerë. Ndërsa Ronaldo në momente sporadike rrezikonte gjermanët nga krahët, por pa shumë rezultat, pasi Boateng dhe Lahm e neutralizuan mjaft mirë duke mos i lejuar të afrohet në zonën e rreptësisë. Për të mbërritur në minutën e 78 kur Myler shënon edhe golin e tretë personal në këtë ndeshje. Shurrle kroson bukur në zonë nga e djathta, portieri portugez gabon në zotërimin e topit duke i dhuruar sulmuesit gjerman një asist që nuk e ka të vështirë që ta dërgojë në rrjetë. Me go-lin e tretë ndaj Portugalisë, Myler ngjitet në krye të listës së golashënuesve në botëror për momentin, ndërsa Ronaldo ende nuk ka lënë gjurmë. Theksojmë që mbrojtësi shqiptar, Shkodran Musta u fut në lojë për Gjermaninë në minutën e 73-të në vend të Hummelsit.

Joakim Lëv

Angela Merkel me futbollistët e Gjermanisë

Kancelarja Angela Merkel

Page 21: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

21E martë, 17 qershor 2014 Sport

GRUPI D GRUPI E GRUPI F GRUPI G GRUPI G ND F B H G+ G- PFRANCË 1 1 0 0 3 0 3ZVICËR 1 1 0 0 2 1 3EKUADOR 1 0 0 1 1 2 0HONDURAS 1 0 0 1 0 3 0

ND F B H G+ G- PGJERMANI 1 1 0 0 4 0 3PORTUGALI 1 0 0 1 0 4 0GANË 0 0 0 0 0 0 0SHBA 0 0 0 0 0 0 0

ND F B H G+ G- PITALI 1 1 0 0 2 1 3ANGLI 1 0 0 1 0 0 0URUGUAI 1 0 0 1 1 3 0K. RIKA 1 1 0 0 3 1 3

ND F B H G+ G- PARGJENTINË 1 1 0 0 2 1 3BOSNJE 1 0 0 1 1 2 0IRAN 1 0 0 0 0 0 1NIGERI 1 0 0 0 0 0 1

ND F B H G+ G- PBELGJIKË 1 1 0 0 3 1 3RUSI 0 0 0 0 0 0 0ALGJERI 1 0 0 1 1 3 0 KORE E J. 0 0 0 0 0 0 0

14/06 21.00 URUGUAI 3-1 K.RIKA15/06 00.00 ANGLI 1-2 ITALI 19/06 21.00 URUGUAI – ANGLI 20/06 18.00 ITALI – K. RIKA 24/06 18.00 ITALI - URUGUAI 24/06 18.00 K.RIKA – ANGLI

15/06 18.00 ZVICËR 2-1 EKUADOR 15/06 21.00 FRANCË 3-0 HONDURAS 20/06 21.00 ZVICËR – FRANCË 21/06 00.00 HONDURAS – EKUADOR 25/06 22.00 HONDURAS – ZVICËR 25/06 22.00 EKUADOR – FRANCË

16/06 00.00 ARGJENTINË 2-1 BOSNJE 16/06 21.00 IRAN 0-0 NIGERI 21/06 18.00 ARGJENTINË – IRAN 22/06 00.00 NIGERI – BOSNJE 25/06 18.00 NIGERI – ARGJENTINË 25/06 18.00 BOSNNJE – RAN

16/06 18.00 GJERMANI 4-0 PORTUGALI 17/06 00.00 GANË – SHBA 21/06 21.00 GJERMANI – GANË 23/06 00.00 SHBA – PORTUGALI 26/06 18.00 SHBA – GJERMANI 26/06 18.00 PORTUGALI – GANË

17/06 18.00 BELGJIKË – ALGJERI 18/06 00.00 RUSI – KOREJA. J22/06 18.00 BELGJIKË – RUSI 22/06 21.00 KOREJA. J – ALGJERI 26/06 22.00 KOREJA. J – BELGJIKË 26/06 22.00 ALGJERI – RUSI

02 04 05 17 29 34

Shorteu i datës 15 Qershor 2014

Fitues përçdo kategori

Nuk ka fitues

2

44

779

3,878

Numrat eparashikuar saktë

Gjashtë

Pesë

Katër

Tre

Dy

Shumanë dispozicion

14,372,139

22,500

1,073

211

100

Lekë

Lekë

Lekë

Lekë

Lekë

Numrat e biletave fituese për këtë short,për promocionin 100.000 Lekë, janë:

0 0 0 0 7 3 1 2 6 2 0 0 0 0 7 2 1 7 6 6

Meksika, prova edytë për Brazilin

Sabella i kënaqurme Lionel Messin

— Ndeshja mes Nigerisë dhe Iranit është ndeshja e parë në Botëror që përfundon pa gola. Ndeshja mes afrika-nëve dhe aziatikëve ishte e zbehtë, dy skuadrat u përqen-druan më shumë në mbrojtje. Barazimi i lë të dy skuadrat me shpresë për të kaluar grupin, edhe pse favorite në letër mbeten Argjentina dhe Bosnja. Dy eki-pet, Irani dhe Nigeri parashikohen me më pak shanse për të kaluar grupin.

GRUPI F

Iran-Nigeri rmosin

barazimin e parë

Sot në orën 21:00 Brazili do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kampionatin botëror përballë ekipit të

Meksikës të vlefshme për grupin A. Të dy ekipet në ndeshjen e parë kanë tuar respektivisht me Kroacinë dhe me Kamerunin, ndërsa sot do të vendoset se cili do të kryesojë grupin. E ndërsa Brazili tregoi një formë shumë të mirë në ndeshjen e parë duke kthyer disavantazhin edhe Meksika nuk mbetet pas, pasi tregoi karakter në fushë në ndeshjen me afrikanët. Në prag të ndeshjes trajneri Sko-lari shprehet optimist për një rezultat pozitiv. “E njoh mirë Meksikën, pasi kam studiuar ndeshjen e fundit, por edhe përpara se të vinte në botëror. Kanë një grup të mirë që të vendosin në vështirë nëse u lë hapësira. Ne do të japim maksimumin në fushë për të bërë atë që bëmë me Kroacinë. Ekipi ndodhet në gjendje të mirë dhe gati për të vazhduar rrugën drejt suksesit” tha ai. Brazili i ka sytë nga sulmuesi i talentuar Neymar, i cili deri tani ka shënuar dy gola, por në vazhdim ka premtuar të tjerë deri në nale. “Ky ishte vetëm llimi. Përpara kemi ndeshje

akoma më të forta për të zhvil-luar. Pas ndeshjeve të grupit llon e gjithçka bëhet akoma

më e vështirë, pasi përballë do të jenë ekipet më të forta në botë” përfundoi ai.

“MESSI MË I MIRË EDHE PA BOTËRORIN”

Trajneri i Argjentinës, Sa-bella ka folur me superla-tiva për ekipin pas tores në ndeshjen e parë përballë ekipit të Bosnjes. “Ishim dominues ndaj Bosnjes në pjesën e parë, por pa mundur të depërtonim dhe të impononim lojën tonë. Këtë e arritëm në të dytën, kur Higuain u erdhi në ndi-hmë dyshes Messi-Aguero. Nga ky moment pamë lojën karakteristike të Argjentinës. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe nuk është se ka nevojë për shumë mbështetje në lojë, mjafton që të furnizo-het vazhdimisht nga të tjerët. Çfarëdo që të ndodhë në këtë botëror, Messi mbetet më i miri i ditëve të sotme dhe një ndër më të mirët e të

gjitha kohërave. Ai nuk ka nevojë për Kupën e Botës që të rikon rmojë aftësitë e tij” tha Sabella. Argjentina është bashkë me Gjermaninë, Bra-zilin dhe Spanjën në radhën e parë të pretendentëve për

të tuar Kupën e Botës këtë edicion, por forma e treguar nga Messi në ndeshjen e parë përballë një ekipi që merrte pjesë për herë të parë në një event të tillë si Bosnja nuk është shumë bindëse.

Superiore

Shorti për sezonin e

ri, llon më 23 gusht

Është hedhur sot shorti për sezonin e ri futbollistik në

Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë për Edicionin 2014/2015 në ambientet e Feder-atës Shqiptare të Futbol-lit. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues të 10 klubeve më të mira të vendit si edhe ata të 20 skuadrave të Kat-egorisë së Parë, të cilat janë ndarë në dy grupe A dhe B. Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-se Ilir Shulku dhe drejtori i Sektorit të Garave Besnik Cela. Në fillim me tër-heqjen e goglave u për-caktua rendi i skuadrave e më pas vendosja e tyre në çifte duke filluar që nga dita e parë e kam-pionatit e deri në javën e fundit. Kampionati i ri do të llojë më 23 Gusht dhe do të përfundojë në Maj të vitit të ardhshëm, i ndarë në 4 faza. Ndër-prerja e kampionatit do të bëhet më 20 Dhjetor dhe do të rifillojë pas një muaji, rreth datës 20 Janar. Ndërkohë dy skuadra do të bien nga kategoria dhe po kaq do të ngjiten. Derbi i madh i kryeqytetit mes Parti-zanit dhe Tiranës do të luhet në javën e 6, më 27 Shtator. Java e parë, më 23 Gusht 2014: Tirana – Apolonia, Flamurtari - Teuta. Vllaznia –Kukësi, Elbasani – Skënderbeu, Laçi – Partizani. Ndërsa shorti është hedhur ekip-et e superiores vazhdojnë fuqishëm merkaton duke kryer lëvizje të bujshme.

VIDEO/ FELIPE SKOLARI

‘SULMON’ ALVESHIN NE STERVITJE

Për të parë videon në smartphonin

tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që

shkarkohet falas

DYLBER BALLABRAZIL

Grupi A

Felipe Skolari: E njoh mirë Meksikën pasi e kam studiuar ndeshjen e fundit

Skolari dhe Neymar

Ilir Shulku

Page 22: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

22 E martë, 17 qershor 2014Krijimtari

Një demagog në Presidencë..

Shënim: Për mendimet dhe sugjerimet që kini për këtë faqe mund të kontaktoni me mesazhe me numrat e telefonit 0696031369 & 0696546873 . Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të vlerësohen nga autori

SATIRË POLITIKE NGA ARBEN DUKAE

Si lajm u shënua,i pari në listë,Nishan Presidenti,priti ca grevistë..

Po ai grevistët,i ka pasur afër,mund t’u kishte bërë,një vizitë në çadër..

Mund të kishte shkuar,t’u shtonte fuqitë,dhe për t’i takuar,s’priste njëzet ditë!

Nishanin e kemi,dashin me këmborë,po për “politikët”,nuk ka gjë në dorë..

Nuk ka gjë në dorë,se nuk ka buxhet,vetëm po t’u japi,nga xhepi i vet..

Po them për Nishanin,meqë erdhi fjala,pse s’e ngriti zërin,tetë vjet që qe Sala?!

Nëse tetë vjet s’morën,asgjë faktikisht,sot them se përdoren,krejt politikisht!

Nga ai që sot,i thonë kryeplaku,në akë e në zjarr,a s’u dogj Liraku?!

E s doi pushtetin,me jetën e vet,ai po që ishte,burrë me të vërtetë..

Sot kur vendi ka,halle të mëdha,në fakt “politikët”,po marrin para!

Në fakt “politikët”,po marrin para,dhe brezi i sotëm,ndonjë borxh s’u ka!

Dhe brezi i sotëm,ndonjë borxh s’u ka,me taksat e tyre,paguhen ata..

Ata do ta marrin,atë ç’u takon,por sot qeverisë,s’mund t’i bëjnë presion!

Thesare të fshehur,qeveria s’ka,dhe janë shumë që presin,të marrin para!

Dhe janë shumë që presin, të marrin para,e një mal me borxhe,Saliu na la!

Borxhlinjtë që la Sala,janë në listë të parët,po duan paratë,edhe ish-pronarët..

Të gjithë ja kërkojnë,kësaj qeverie,dhe pse s’hyjnë të gjithë,në greva urie..

Gjithëseicili veten,quan emergjent,ti jeton në Hënë,more President!

Ti jeton në Hënë,që s’di hallet tona,prralla me Enverin,na tregon akoma..

Na thua-nga greva,shumë i frymëzuar,populli shqiptar,qënka provokuar!

Na thuaj ta dimë,për kë popull et,po pse qënka ndryshe,me merhumin mbret?!..

(Pjesa e Parë)

Firmosur nga vetë Sulltani,në Picar erdhi Fermani,Ferman për Çelo Picarin, okëbardhin-kordhëtarin.

Pyeti Çelua furtunë:“Ç’kërkon Sulltani nga unë?!..”“Të betohesh kapedan,dhe ta njohësh për Sulltan..

Të njohësh për vend të ti’,ç’shkel me këmbë e ç’sheh me sy, amurin me gjysëm hënë,

ta kesh babë-e ta kesh nënë..

Për këtë të jep Sulltani,grada dhe peshqeshe boll,pastaj shkoje pleqërinë,ja këtu-ja në Stamboll!..”

Fermanin mori në dorë,e lexoi gjatë e me nge,në çdo rresht e në çdo gërmë,e kuptoi që kish hile.

Mblodhi plaku në kuvend,dymbëdhjetë burra me mend,gjithë të sprovuar e trima,gjithë pallë vetëtima.

Poshtë kur zbritën nëpër brinja,ngjitej balta në opinga,baltë e kuqe-baltë vendi,në opingë-pluhur argjendi..

Çelua mbushi dhe një qeskë,nga ajo baltë ori,e puthi dy a tri herë,dhe e futi thellë në gji..

-Po ç’e do, i tha një djalë?..-Vemi larg -e më vjen mall!U ndez kënga nëpër muzgje:“Të keqen-moj-baltë e kuqe!..”

Nxitonte karvani,për në dhe të huaj,trembëdhjetë male,hipur përmbi kuaj.

Fjalë pas fjale mori dhenë,se Çelua do bënte benë,larg tokës e vatanit,ndënë këmbët e Sulltanit.

Çelo mali-karakoll,do përgjunjej në Stamboll,në mill do ta ndryshkte shpatën,ai që u kallte datën!..

Te divani i Sulltanit,s’kish më vënd për asnjë mollë,në krye-te Froni i Lartë,ish sulltani me kurorë..

Mbledhur nga i gjithë Stambolli,pashallarë e gjeneralë,përpara Fronit të Lartë,nuk dëgjohej asnjë fjalë.

“U thirra,-u tha Sulltani,sot të gjithëve në Divan,ta marrë vesh Çelo harbuti,jam-apo nuk jam Sulltan!.

“Je!”-i madhi padishah,je-e të paçim për jetë!..”,“Aferim, u tha sulltani,tani do ta shihni vetë!..”

Dhe vazhdoi “këtë herë,Fermanin s’e tradhëtoj,s’e kam thirrur që ta vras,po vetëm ta turpëroj..”

Papritur në prag të derës,tellalli bërtiti fort:“Po na vjen Çelo Picari,me dymbëdhjetë picariotë..”

“Afrohuni arnautë!”,bëri Sulltani me dorë,por Çelua s’u tund nga vendi,porsi mali me dëborë.

Dhe Sulltani si gjithmonë,me tespiet e oririt,duke prekur lehtë mustaqet,i bëri shënjë vezirit.

Herë Çelon-herë Sulltanin,zëmërngrirë të gjithë shikonin,veziri i foli prerë:“Hajde-Çelo-bën zakonin!”

(VIJON NESËR)

TREGIM NË VARGJE

Për një baltë-për një tokë..

(Pjesa e Dytë)

(VIJON NESËR PJESA E TRETË DHE E FUNDIT)

Page 23: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

23E martë, 17 qershor 2014 Zbavitje

Dash

iPe

shor

jaGa

forr

jaBr

icja

piDe

mi

Akre

piLu

ani

Ujo

riBi

njak

ëtSh

igje

tari

Virgjë

resha

Pesh

qit

F O L E M T M E NL R A K E P U C E T EU S M A R A T O N A TT K A P I T A L E TU G A R E T T E M FR A K E L A A N T L

R T E A R T U R OC A G E P R I F T T

N R T A O A C AA C E R R U D H A TE I F E T A R E K EP A R A L E L E T U R

SHKRONJAE NJËJTË

PËR NUMËRTË NJËJTË

Plotësoni vendet

bosh në mënyrë

që çdo rresht

e kolonë të ketë

numrat nga 1-9

5 16U 10 11 4 3 2 11 3 4 3 4

1 2 R 1 12 5 3 4 1 10 7 14 6

13 6 I 12 5 3 5 6 2 3 8

5 1 A 15 7 11 7 14 6 11 3 4

3 4 16 10 6 8 1 14 3 1 5

4 2 6 11 3 2 6 4 3 4 1 2

1 2 4 16 2 7 16 6 11 16 10 1

1 2 8 6 1 11 13 1 2 1 15

1 12 1 5 11 4 3 2 11 16

8 1 5 4 13 1 15 1 4 3 4

5 16 1 10 6 4 3 4 6 3 12

10 3 4 2 1 2 3 14 1 4 1

I KRIPTOGRAFUAR

Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mos-marrëveshjet e se kaluarës i keni lënë pas krahëve. Beqaret do jene me te vendosur se kurrë te llojnë një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i josh. te ardhurat duhet menaxhuar me shume përkujdes qe te mos ketë vështirësi.

Raporti juaj me atë qe keni ne krah do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh dhe secili do kërkojë te jete she . Beqaret do i harrojnë ato qe kane kaluar dhe do mendojnë te joshin persona te tjerë. Ne planin nanciar do keni vështirësi ta stabilizoni gjendjen, por me pak durim dhe përpjekje edhe mund t’ia dilni.

Dite goxha e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me partnerin dhe kjo mund te shkaktoje debate here pas here. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese pa qene te sig-urte se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Ne planin nanciar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe gjendja do jete goxha e stabilizuar.

Nuk do keni shume besim tek partneri juaj sot dhe gjate gjithë kohës do mundoheni ta kontrolloni atë. Kjo do jete mjaft bezdisëse për te dhe ndonjëherë acaruese. Jupiteri do sjelle fat për beqaret. Personi qe do behet pjese gjetes suaj do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do kenë vështirësinë me te vogël. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni.

Do jeni shume nervoze sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si duhet. Debatet do jene te forta duke qene se as partneri nuk do toleroje aspak. Beqaret do jene një dite normale. As takimet nuk do mungojnë, por as lidhje nuk do llojnë. Dihet ende te prisni. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve qe do ju duhet te kryeni.

Partneri do jete gjate gjithë kohës i disponueshem sot ndaj jush dhe do ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni. Marrëdhënia ne çift do jete mjaft emocionuese. Beqaret nuk do jene ne ditën me te mire prandaj do duhet ende te presin për te gjetur personin e duhur. Financat do jene përgjithësisht te mira fale mënyrës shume te mire te menaxhimit.

Gjerat do ecin mire sot ne lidhjen tuaj. Do kuptoheni mire me partnerin dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do bëjnë çmos qe te llojnë lidhje ose edhe ndonjë aventure. Vetmia është bere e padurueshme për ta. Me nancat duhet te bëni kujdes. Po e tepruar me shpenzimet do keni goxha vështirësi me vone.

Do ju duhet patjetër te merrni disa vendime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka kohe qe gjerat nuk po ecin si i kishit menduar. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur dhe nuk do kenë durim te kërkojnë personin ideal. Financat do jene goxha te mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi ne këtë sektor kështu qe mund te rrini te qete.

Dielli do e bekoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do pajtoheni me partnerin nëse keni pasur zënka dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër se kaq. Për te stabilizuar nancat duhet te mundoheni shume. Jo çdo gjë është aq e lehte sa duhet. Nëse duhet kërkoni ndihme.

Tregohuni sa me realiste gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift nëse doni qe gjerat te ecin si duhet. Po ëndër-ruat shume do keni zhgënjime te mëdha. Beqaret do ksohen pas dikujt dhe nuk do heqin dore derisa t’ia dalin mbanë. Financat do jete te qëndrueshme duke qene se do mateni disa here para se te kryeni çdo shpenzim. Bravo edhe për mënyrën e organizimit.

Tregohuni sa me te duruar sot me atë qe keni ne krah ne mënyrë qe te mos keni probleme, Ai nuk do jete ne ditën me te mire dhe here pas here do behet nervoz. Beqaret as sot nuk do e gjejnë personin e duhur dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Klima yjore për sektorin e nancave do jete e dyzuar. Matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Ka mundësi qe njeri prej jush te jete i shqetësuar për punën sot dhe jeta ne çift nuk do ece si duhet. Nuk do keni debate, por nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur tjetrit. Beqaret Do jeni gati te bëjnë gjithçka vetëm për te lluar një lidhje. Vetmia ju ka ardhur ne maje te hundës. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do keni vështirësi.

FJALËKRYQI PA SKEMË

HORIZONTAL1. Film i James Cameron. -Titulli i të parit.2. Vidhte të pasurit e ua jepte të varfërve. -Inicialet e Munch.3. Një pjesë e pirogra së. -Krishtlinje në Paris. -Një pjesë e ansamblit. -Fara këngëtare. 4. Qe perëndeshë egjiptiane. -Kishte vajzë Proklin dhe Filomelën.5. Unë dhe ti. -Janë njerëzit enigmatikë.6. Eshtë si harar. -Lucio që këndonte Pensieri e parole. -Të fundit në istikam.7. Fillojnë zhvillimet. -Qe vajza e famshme e Alkinout.8. Inicialete Altman regjisor. -Kompozoi Così fan tutte. -Federer tenist.9. Mund të jetë autonom. -Geroge shkrimtare. -Halili këngëtare.10. Brass regjisor italian. -Cole Porter. -Janë taksa. 11. Eshtë era e kafes. -Një pjesë e satelitëve. -Ngrihet ai i protestës. 12. Janë metrat në sipërfaqe.

M A R T I N A K S T E F A NA G O G O L O K J R I OS A N D D P L L A K A T E T TK R I G P A K E N A Q E S I AA L O J R A T O L I M P I K E

A U D I O V I Z I V E U KI R L A N D A I A R R A T I F UN M I K O R A B E A A F E RD A S A N O A E T U R A T AI T H L T O R N O R I M A TR O T L A T I N E S A F A R IA R E N A T I T A L I A N E E V

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

PARADE FJALEKRYQESHNGA KADRI VOKOPOLAAA

-Janë këngë komikësh. VERTIKAL1. Bëjnë natyrë të qetë në kavaletë.2. U kompozua nga Mascagni. -Tartari pianiste.3. Një piemontez i kryeqendrës. -Tunden në ekstreme.4. Inicialet e Berg kompozitor. -Një mund të jetë edhe okular.5. Simone këngëtare. -El Pibe de... siç thirret Maradona.6. U bë gruaja e dytë e Atamantit. -Ndërmarrje Zyrtare Ekonomike. -Të parat në orkestër.7. Këndon Dov’è l’amore. -Një perëndi e kananejve. -Mbarojnë punime.8. Mbyllin një simbol. -Ravel kompozitor.

9. Në krye të komandës. -Një ndalim në box për Sebastian Vettel.10. Inicialet e Delon. -Adriana aktore. -Në hyrje të sallës.11. Eshtë bota e vjetër. -Pishtarë pa pishë.12. Bëhet me mea culpa. -Gruda te Njeriu me top13. Janë syza në komo.14. Fundi i një heroi. -Zanore pohimi -Mund të bëhet pilaf.15. Brian i Roxy music -Janë spektakolare ato polare.16. Dushku aktore. -Eshtë si e gjithë.17. Bel i Mauppassant. -Është vend si Katari.

FJALEKRYQI

FJALËKRYQI SPORTIV1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11

12 13 14 15

16 17 18 19 20 21

22 23 24 25 26 27

28 29 30

31

32 33 331 34 35 36 37 38

39 40 41 42 43

44

HORIZONTAL3. Emri i Briatore-s.9. Ka merituar medaljen e artë.11. Rrallë është përgjysmë.12. Gjysmë bredhi.14. Gjysmë ironik.15. Fillojnë matanë.

16. Një derby...capitolino në Itali.20. Spitz që qe kampion i fanshëm i notit.22. Një derby në Qemal Stafa.27. Ekstreme në ekstreme.28. Prost ish pilot29. Ata të peshave garojnë në pedanë.

30. Takohen në ku j.31. Gjysma e frikës.32. Emër vajze34. Në krye të tabelës.37. Ferdinand mbrojtës anglez.39. Personazhi në foto.44. Personazhi në foto.

VERTIKAL1. Antonio, që qe mbrojtës i Juventus.2. Kështu thirrej Marco Pantani.3. Fillojnë fazën.4. Ekstreme në letër.5. Ajri i Londrës.

6. Libohova këngëtare.7. Janë varur në stacion.8. Zdenek trainer.10. Eshtë edhe ajo gjeogra ke.13. Proza pa ku j.14. Ishte lojtari pas stopper-it.17. Një pjesë e anglezëve.18. Direk pa ekstreme.19. Organizma Autonome Sportive.20. Eshtë shahu i fundit.21. Loach regjisor.22. Pogba te Juventus.23. Oerter që hidhe diskun.

24. Benitez trainer.25. Një sigël maunesh.26. Dovana ku luan Teuta.33. Fund anglez34. Një pjesë e tematikës.35. Gjysmë aneksi.36. Lezet pa ku j.37. Qëndro... ndryshe38. Bëjnë inde me ne.39. Ekstreme ekstremi40. Fundi i një fundi41. Heinrich Heine.42. Të parat në ambient.43. Zyrë Doganore

H A S T G O L B O K SA T A S G I O R G I OA L I B E P N D A L KN E R E R E N D E I O

A K R W A Y N E R O O N E Y L

L R O B I N V A N P E R S I E IB S R B S A T A A E EA T L E T S I RN O E R S H A A R A W IO L S T O N E R U A N T

Përgjigje e fjalëkryqit sportiv

Përgjigje e fjalëkryqit pa skemë

Përgjigje

Përgjigje

DUHET TË NXINI 37 KUTI Sudoku

VIDEO/ ALBA

MORENO TIFO E PËR USA

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të A1REPORT që shkarkohet falas

Page 24: PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT ZJARR NE LAZARAT · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black LEKË 30 VITI IV - NR.140 - E MARTË - 17-06-2014 PAMJE E ATENTATOREVE TE A1REPORT

24 E martë, 17 qershor 2014Reklamë

LAJMEnga bota

Departamenti i Marketingut:Vera Përleka

Cel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba Malltezi - Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group ; Aurel Pepa - Zv/kryeredaktor Genc Kondi- Administrator i Përgjithshëm & Ekonomi ; Admirina Peçi- Kryeredaktore e “Rilindasi” ; Politika: Brahim Shima ; Aktualitet: Elton Qyno ; Sociale: Sonila Isaku ; Kulturë: Dhurata Hamzai ; Sporti: Dylber Balla ; Design: Altin Aliaj, Genti Manelli ; Website: Greta Malaj ; Shpërndarja: Spiro Meshini cel: +355696088847

Rusia do të ndërpresë gazin për Ukrainën

— Drejtori i përgjith-shëm i gjigantit rus të gazit “Gazprom” vlerësoi dje se nuk kishte më se për çfarë të bisedojë me Ukrainën, pas dështimit të negociat-ave, që sollën vendimin e ndërprerjes së furnizimit të kësaj të fundit. “Përsa i përket vazhdimit të konsul-timeve tripalëshe, sikurse ka ndodhur javët e fundit, nuk ka më se për çfarë të bisedo-het”, tha Alexei Miller gjatë një konference për shtyp. “Tema e konsultimeve nuk është vendosja e sitemit me parapagesë, por rimbursimi i borxhit ukrainas”, vazh-doi ai. She i gazit rus nuk ka pushuar së kërkuari që Ukraina të shlyejë borxhet e saj, duke akuzuar Kievin se po et për një luftë të gazit dhe se praktikon shantazhe pa bërë propozim konkret për kompromis.

Luftanije amerikanë në Gjirin Persik

— Anija amerikane “USS Mesa Verde”, me 550 marinsa dhe helikopterë të tipit “Os-prey” në bordin e saj, mbërriti në Gjirin Persik për të dërguar përforcime, në rast se do të duhet të evakuohet ambasada amerikane në Bagdad, njoftoi Pentagoni. “Sekretari i Mbro-jtjes Chuck Hagel urdhëroi anijen am be të hyjë në Gjirin Persik. Kjo e fundit tashmë e ka kaluar ngushticën e Or-muzit”, kon rmoi zëdhënësi i Pentagonit. Anija mund të mbajë disa helikopterë. Të 550 marinsat që ndodhen në bord janë në gatishmëri të marrin pjesë në operacione evakuimi të ambasadës amerikane në Bagdad në rast të përkeqësimit të situatës, sipas një përgjegjësi amerikan të Mbrojtjes.

Shtohen viktimat e ekstremistëve islamikë

— Nga Iraku në Kenia, vik-timat e ekstremistëve islamikë sa vjen e shtohen. Prej vendit afrikan mbërrijnë njoftime për një ripërtëritje të dhunës me sulmet e egra ndaj disa ndërte-save dhe një stacioni policie në Mpeketoni. Të paktën 48 vetë mendohen të kenë humbur jetën në qytetin bregdetar, një pikë e njohur turistike. Kenia është bërë skenë e një serie sulmesh të militantëve që prej 2011-s, kur forcat e saj ushta-rake hynë në Somali për të luftuar me milicinë al Shabab. Vazhda e gjakderdhjes, që nisi këto ditë me avancimin e islamikëve të ISIS-it në Irak, ka shtuar frikën e një epoke të re terrori në botë.