24
RAPORTI PERFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË PROGRAMIT PROFESIONAL 2-VJEÇAR “PARUKERI E AVANCUAR” GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM 1- KOZETA BAKIU 2- JONIDA KANTO TIRANË 2013

parukeri e avancuar

  • Upload
    vanhanh

  • View
    232

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: parukeri e avancuar

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I

VLERËSIMIT TË JASHTËM

TË PROGRAMIT PROFESIONAL 2-VJEÇAR

“PARUKERI E AVANCUAR”

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM

1- KOZETA BAKIU

2- JONIDA KANTO

TIRANË 2013

Page 2: parukeri e avancuar

Page 2 of 24

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin Profesional Jouniversitar “Parukeri e avancuar”

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1- Kozeta Bakiu

2- Jonida Kanto

Gjatë punës së tij është munduar të punojë sipas parimeve të:

Vërtetësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë;

Vlerësimi është bërë i mbështetur në dokumenta, vizitën në vend, pyetësorët e studentëve,

etj.

GVJ pasi mori dosjen e vlerësimit të brendshëm nga APAAL, vizitoi institucionin nën vlerësim, më

datë 14.06.2013, sipas një axhende të plotë. Në këtë axhendë ishin përcaktuar disa takime dhe

veprimtari, si:

1. Takim me Titullarin e Institucionit;

2. Takim me Grupin e vetëvlerësimit të programeve të studimit;

3. Takim me stafin akademik (efektiv dhe me kontratë) të programeve të studimit;

4. Vëzhgim i mjediseve (auditorët, laboratorët, bibliotekën dhe shërbimet për studentët etj.);

5. Takim me Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë;

6. Takim dhe intervista me studentët e programeve të studimit;

7. Takime dhe vizita në sekretarinë mësimore, zyrën e burimeve njerëzore dhe zyrën e

kurrikulave;

8. Takim përmbyllës me titullarët e institucionit.

GVJ i realizoi të gjithë këto takime dhe mori të gjithë informacionin e nevojshëm për të realizuar

vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit. Raporti i Vlerësimit të Jashtëm (RVJ) është

mbështetur në të gjitha burimet dokumentare dhe vëzhguese.

HYRJE

Kolegji Profesional “New Generation” (KPNG) është themeluar nga shoqëria Venere sh.p.k. Kolegji

është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009. Me këtë VKM u hap

institucioni si dhe programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri estetiko kuruese. Me VKM

nr 440, datë 09.06.2010 u bë edhe hapja e dy programeve dy vjecare: “Estetikë e avancuar” dhe

“Parukeri e avancuar”, pasuar nga licensimi i tyre me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Nr. 74, datë 16.02.2011.

Që në fillim veprimtarisë së tij institucioni ka zhvilluar procesin e mësimdhënies në një ambient, të

marrë me qera dhe të përshtatur me investime, për të plotësuar të gjitha kërkesat e MASH.

Vendodhja e Kolegjit Profesional “New Generation”. KPNG ndodhet në rrugën e “Saraçëve”, Pallati

11 Katësh, në katin e dytë, Tiranë. Hyrja është larg rrugës kryesore.

Nga RVB dhe nga takimet e shumta që GVJ realizoi sipas axhendës së hartuar nga APAAL, ai u

njoh me:

a) aktivitetet didaktike, profesionale apo promovuese që kishte realizuar Kolegji gjatë

viteve;

b) bashkëpunimi me institucione brenda dhe jashtë vendit, si institucione arsimore, firma

prodhuese të produkteve europiane, sallone bukurie apo qendra estetike. KPNG

Page 3: parukeri e avancuar

Page 3 of 24

bashkëpunon (na u vunë në dispozicion kontratat e bashkëpunimit të nënshkruara

brenda dhe jashtë Shqipërisë) me:

1. Universitetin e Arteve, Tiranë

2. Universiteti Aldent, Tiranë

3. Instituti i Fëmijeve që nuk dëgjojnë, Tiranë

4. Shoqata e Fizioterapistëve Shqiptarë

5. Magic Center, Tiranë

6. Vip line, Tiranë

7. Tropikal Center, Tiranë

8. Centro Studi Estetica, Itali;

9. Famasar Academy, Itali;

10. Color Store Academy, Itali;

11. Hand and Nail Harmony, SHBA;

12. Tocco Magico & Junit, Itali

Kolegji gjatë viteve ka realizuar edhe shërbime në ndihmë të komunitetit, si bashkëpunimi pa

pagesë me Institutin e Fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë.

Kolegji profesional “New Generation” ofron programet e studimit me kohë të plotë. Titujt e

Diplomave që lëshohen janë:

1. Diplomë Bachelor në Masazheri Estetiko-Kuruese

2. Diplomë profesionale jouniversitare (DPJ - dy vjeçare) në “Estetikë e Avancuar”

3. Diplomë profesionale jouniversitare (dy vjeçare) në Parukeri e Avancuar (më tej DPJ -

Diplomë Profesionale)

1. Struktura akademike e Kolegjit (përgjegjës për programin e studimit)

Page 4: parukeri e avancuar

Page 4 of 24

Nga paraqitja që bëri drejtoresha në takimin me GVJ dhe nga informacioni që morëm në RVB, del

se struktura akademike e Kolegjit profesional është si më poshtë (shih pjesën e konturuuar në

organigramë). Njësia bazë është Departamenti. Struktura didaktike e departamentit përbëhet nga

disa seksione:

- seksioni i lëndëve bazë,

- seksioni i lëndëve të fushës së estetikës

- seksioni i lëndëve të fushës së parukerisë

Parimet e funksionimit të KPNG, autoritetet dhe organet drejtuese me kompetencat e tyre jepen në

Statutin e Kolegjit. Nga ky statut rrjedhin këto veçori për secilën pjesë të saj:

Në krye është Bordi drejtues

Kryetar i Bordit është Administratori i shkollës.

Një organ kolegjial akademik është Këshilli i Kolegjit. Drejtori është Kryetar i Këshillit të

Kolegjit. Këshilli kryen disa funksione:

a. Miraton planet mësimore

b. Harton kriteret e rekrutimit të personelit akademik dhe atij administrativ;

c. Miraton planin e zhvillimit strategjik akademik të Kolegjit;

d. Vlerëson dhe miraton programet e studimeve dhe ndryshimet në to;

e. Miraton kriteret e pranimit të studentëve;

f. Jep mendim për kandidaturat për personel akademik e administrativ, dhe bën

përzgjedhjen;

g. Harton Rregulloren e Kolegjit dhe ja paraqet për miratim Bordit të Kolegjit;

Drejtuesi i shkollës është Drejtori që emërohet nga administratori i KPNG. Detyrat e tij janë

a. Është Kryetar i Këshillit të Kolegjit Profesional.

b. Nënshkruan në emër të Kolegjit Profesional (i deleguar nga Administratori i Kolegjit)

marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera homologe, protokollin e

anëtarësimit të këtij Kolegji në shoqata e organizata kombëtare e ndërkombëtare të

arsimit të lartë, ose të tjera, dokumentacionin e bashkëpunimit me organizma jo

qeveritare e donatore vendas ose të huaj që ndihmojnë në zhvillimin e Kolegjit;

c. Miraton personelin akademik dhe administrativ, (pasi merr edhe mendimin

Këshillit të Kolegjit) para fillimit të çdo semestri

d. Firmos diplomat e përfundimit të studimeve, pa patur të drejtën e delegimit të

firmës personave të tjerë;

Departamenti është njësia themelore mësimore dhe shkencore në Kolegjin Profesional.

Objekti i mësimdhënies të Departamentit përfshin disa disiplina të një fushe. Veprimtaria,

programet dhe projektet me të cilat punon departamenti miratohen nga Drejtori.

Departamenti ka këto kompetenca:

a. Përbëhet nga sektorët e gruplëndëve të ngjashme.

b. Shqyrton planet mësimore dhe ia paraqet për miratim Këshillit të Kolegjit i cili ia

paraqet Bordit.

c. Shqyrton dhe miraton tekstet mësimore për përdorim nga studentët.

d. Përgjigjet për realizimin e planit mësimor të miratuar.

e. Kryen vetëvlerësimin e veprimtarisë mësimore shkencore.

f. Shefi i departamentit zakonisht është drejtori i shkollës.

Qendra/Salloni i bukurisë në të cilën kryhen trajtime mbi klientët nga vetë studentët e

vitit të dytë ose të tretë nën mbikqyrjen e pedagogut të lëndës.

Dega e produkteve.

Gjatë vizitës në sekretarinë mësimore të Kolegjit u verifikuan të dhënat e deklaruara nga RVB (me

përzgjedhje të rastësishme). U verifikuan të dhënat për stafin akademik në vite, sipas tabelës së

mëposhtme:

Page 5: parukeri e avancuar

Page 5 of 24

Për vitin

akademik

Stafi akademik

Personeli Akademik

Efektiv

Personeli

Akademik me

Kontratë

Staf i ftuar Stafi

administrativ

2010-2011 4 10 3 3

2011-2012 4 5 2 3

2012-2013 6 7 4 2

2. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit DPJ “Parukeri e

Avancuar”

Kolegji profesional “New Generation” ofron programin e studimit me kohë të plotë “DPJ në Parukeri

e Avancuar”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011 (i cili është edhe objekt vlerësimi

në këtë raport).

Në Strategjinë e zhvillimit të Institucionit (e paraqitur si Aneks në Dosje), për programin e studimit

DPJ në “DPJ në Parukeri e Avancuar” janë përcaktuar:

a) Formimi teorik dhe profesional i thelluar i studentëve në fushën e parukerisë

b) Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit në mënyrë që

studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht,

për të punuar në sallonet e bukurisë si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar

c) Pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në

fushën e përmendur

Programi i studimit DPJ në “Parukeri e Avancuar” ka organizimin e tij si më poshtë:

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

1 kredit ka 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore ka 50 minuta

Në këtë program studimi janë përcaktuar objektivat formues dhe karakteristikat e programit të

studimit, njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit, nevojat e tregut të

punës

Për programin e studimit Parukeri e Avancuar, gjithsej në këto vite kanë dhënë mësim rreth 15

pedagogë.

Vlerësimi sipas standardeve1

1 Standardet e propozuara për akreditimin e diplomave profesionale. Ato përmbajnë indikatorët e suksesit në

përmbushjen e këtij standardi. Ende nuk janë detajuar Standardet e cilësisë për Diplomën Profesionale 2-

vjeçare. Megjithatë, diploma është pjesë e programit të studimit të ciklit të parë, kështu që deri sa standardet për

Diplomën Profesionale të jenë rishikuar, institucionet e arsimit të lartë, që ofrojnë diploma të tilla, duhet të

supozojnë se standardet e cilësisë që zbatohen për programet e ciklit të parë zbatohet edhe për ta. Në këshillën e

saj ndaj Ministrisë së Arsimit, Kate Ashcroft sugjeron se duhet të ketë standarde shtetërore të vendosura (në një

kohë relativisht të shkurtër) për Diplomën Profesionale, që janë në përputhje me Përshkruesit e Dublinit dhe

Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.

Page 6: parukeri e avancuar

Page 6 of 24

Standardi 1: Aftësitë specifike për sektorin e punësimit në një ekonomi moderne janë

zhvilluar, monitoruar dhe vlerësuar gjatë gjithë programit të studimit

Kriteri 1 Punësimi është

trajtuar në hartimin e

kurrikulave, në karrierën

edukimin, informimin dhe

udhëzimet

Gjatë takimeve në KPNG na u theksua se punësimi është trajtuar në

hartimin e kurrikulave, në edukimin për karrierën, në informim dhe

udhëzimet e ndryshme.

Mendojmë se gjatë hartimit të programit të sudimit dhe gjatë zbatimit të

tij, krijimi i aftësive specifike për sektorin e punësimit është:

a) zhvilluar, sepse objektivat e programit të studimit janë

qartësisht në funksion të punëimit

b) monitoruar, sepse gjatë viteve të studimit, njohuritë profesionale

zënë pjesën më të madhe

c) vlerësuar, sepse edhe vlerësimi i studentëve bëhet kryesisht mbi

bazën e këtyre njohurive

Kriteri 2 Punësimi është

një çështje kyçe për

miratimin e programit,

monitorimin dhe rishikimin

e tij

Nga RVB dhe takimet me studentët na u krijua bindja se Programi i

studimit Parukeri e Avancuar (PSPA) ka rezultuar si program i

sukseshëm sepse

a) Programi i studimit PA është hartuar si kërkesë imediate e tregut

të punës në Shqipëri, që edhe sot nuk ka shkollë të lartë (përveç

Kolegjit New Generation) që formon profesionistë, në përputhje me

nevojat e tregut të punës dhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

b) Programi i studimit PA është hartuar në përputhje me qëllimet dhe

misionin e institucionit. (sipas Strategjisë së institucionit);

c) Ai ka objektiva për formimin e studentëve në fushën e parukerisë

së avancuar, që përfshijnë edhe kompetencat profesionale që

duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit;

d) Studentët janë punësuar akoma pa mbaruar shkollën;

e) Mendojmë se korniza kombëtare e kualifikimeve është zbatuar

drejt sepse kreditet e akumuluara mund të transferohen në

studimet universitare të ciklit të parë;

Kriteri 3 Studentëve i janë

dhënë mbështetje për

zhvillimin e aftësive për

punësim

Në RVB por edhe gjatë vizitës në Kolegj na u vunë në dispozicion

materiale të shumta për të gjitha aktivitetet që janë organizuar në

KPNG. Këto aktivitete dhe trainimet me profesionistë të huaj, kanë

synuar veç të tjerash kontaktet me punëdhënësit. Studentët na thanë

se kjo ka qenë një mbështetje e madhe për to, si një nga rrugët e

punësimit të tyre.

Kriteri 4 Programi përfshin

kredite edhe për vendosjen

në punë

Programi i studimit dhe rregullorja e institucionit parashikojnë njohjen

e krediteve të mëparshme, kur ato dokumentohen zyrtarisht. Me

vendim të këshillit të Kolegjit, studentit i njihen orët e praktikës

profesionale në lëndët e profesionit, dhe orët e laboratorëve.

Kriteri 5 Iniciativa

specifike të tilla si

mbështetje për

sipërmarrjen

Nuk ka inisiativa të Kolegjit në sipërmarje individuale të studentëve. U

deklarua se kontaktet që krijohen në aktivitete të ndryshme ndikojnë në

punësimin e përkohshëm apo të përhershëm të studentëve.

Në planin afatmesëm të Kolegjit ështe vënë ndikimi i drejtpërdrejtë në

sipërmarrjen individuale të studentëve duke krijuar një model unik të

salloneve të parukerisë nën logon “New Generation”, e cila nënkuptonte:

- një këndvështrim specifik mbi baza teorike dhe praktike të këtij

profesioni

- grup teknikash profesionale,

- komunikim intensiv midis Kolegjit dhe sallonit edhe në vijimësi.

Page 7: parukeri e avancuar

Page 7 of 24

Kriteri 6 Krijimi i lidhjeve

punëdhënës / universitet.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo

ndërkombëtar, u verifikua me materiale të shumta që na u vunë në

dispozicion. Ky bashkëpunim ka qenë:

Me universitete, me institucione mediash, me firma produktesh

Me subjekte në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Itali, Malin e zi

Mendojmë se bashkëpunimet me organizata likale dhe ndërkombëtare

janë një pikë e fortë e këtij programi studimi

Konkluzionet e GVJ:

Programi i studimit PSPA është hartuar në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit.

Ky program ka objektiva për formimin e studentëve në fushën e parukerisë së avancuar.

Të gjitha aktivitetet që janë organizuar në shkollë si dhe trainimet me profesionistë të huaj, kanë

rritur kontaktet me punëdhënësit. Kjo ka qenë mbështetje për studentët.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, u verifikua me

materiale të shumta që na u vunë në dispozicion. Mendojmë se bashkëpunimet me organizata

likale dhe ndërkombëtare janë një pikë e fortë e këtij programi studimi.

Programi i studimit dhe rregullorja e institucionit parashikojnë njohjen e krediteve të mëparshme,

kur ato dokumentohen zyrtarisht.

Konstatuam se PSPA rezultonte shumë i sukseshëm për faktin se pjesa më e madhe e studentëve

ishin punësuar në sallonet më me emër të qytetit të Tiranës, ende pa mbaruar shkollën. Kjo edhe

falë ndihmës të dhënë nga Kolegji.

3. Personeli akademik dhe ai mbështetës.

Në RVB është vënë theksi se për KPNG ka qenë një sfidë e vazhdueshme zgjedhja e stafit akademik

dhe administrativ. Strategjia për përzgjedhjen ka qenë:

- Përthithja e profesionistëve parukierë shqiptarë që kanë mbaruar studimet e tyre në

shkollat europiane;

- Përzgjedhja e pedagogëve me tituj dhe grada në lëndët bazë;

- Profesionistë të ftuar, që realizojnë module të tëra ose disa orë mësimore;

GVJ takoi një pjesë prej tyre. Drejtuesit e Kolegjit, kishin bërë gjithashtu një analizë të detajuar për

të përcaktuar edhe teorikisht nevojat për stafin akademik. Kjo analizë ishte dërguar edhe në MASH.

Në RVB është paraqitur Tabela 1 me personelin akademik që ka dhënë mësim në PSPA që nga viti

2010. Gjatë vizitës edhe në sekretarinë mësimore të Kolegjit u verifikuan (me përzgjedhje të

rastësishme) të dhënat e saj. Del se:

- Në Seksionin e Lëndëve bazë kanë dhënë mësim gjithsej 9 pedagogë

- Në Seksionin e lëndëve të Estetikës kanë dhënë mësim gjithsej 1 pedagog

- Në Seksionin e lëndëve të Parukerisë kanë dhënë mësim gjithsej 5 pedagogë

- Personeli Administrativ kanë qenë gjithsej 3 punonjës

Kualifikimi i stafit akademik rezultoi si më poshtë:

- 1 Prof.

- 1 Prof. As

- 1 Dr

- 1 Doc

- 2 MA

- 2 Msc

- 4 Profesionistë

- 2 Pedagogë (pa tituj)

Raporti PAE/PAK i stafit akademik rezulton si më poshtë:

- 0/1 Prof. Dr

Page 8: parukeri e avancuar

Page 8 of 24

- 1/0 Prof. As.

- 1/0 Dr

- 0/2 MA

- 0/2 Msc

- 1/3 Profesionistë

- 0/2 Pedagogë (pa tituj)

- 2/1 Personeli Administrativ

Për vitin akademik në vazhdim, Personeli Akademik i Kolegjit për programin e studimit Bsc në

MEK është si më poshtë:

- 1 Prof. Dr

- 1 Prof. As.

- 1 Dr

- 1 Doc

- 3 Ma

- 2 Profesionistë

- 1 Pedagogë (pa tituj)

- 3 Personeli Administrativ

Koordinatorët e programit të studimit janë:

- Dr. Driada Harja

- Olsi Dorzi (Profesionist)

Në zyrën e sekretarisë u njohëm me Kontratat e punës, të cilat përmbanin detyrat dhe të drejtat e

stafit akademik. Kontratat ishin semestrale për pedagogët e jashtëm dhe vjetore për pedagogët e

brendshëm. Gjithashtu në këtë zyrë ishin edhe dosjet personale të stafit akademik dhe

administrativ. Në Dosjet personale futen:

- Kontrata juridike me KPNG

- CV e punës dhe eksperiencës në mësimdhënie

- Fotokopje e mjetit të identifikimit

- Fotokopje të Edukimit /Diplomave/kualifikimet)

- Fotokopje e vërtetimit të titullit/gradës së fituar

Për ngarkesën e pedagogëve Kolegji ka dhënë çdo vit informacion të detajuar në MASH.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi 5: Stafi posedon shkathtësitë, qëndrimet dhe përvojën e duhur

për rezultatet e pritura të mësimit të programit

Kriteri 1 Ka të dhëna

nga specialistë në

sektorin e punësimit

përkatës

Institucion ka ndjekur një politikë të punësimit me kohë të plotë dhe

të pjesshme për nevoja të tij.

Institucioni ka punësuar personelin ndihmës mësimor (profesionistët)

dhe personelin administrativ, në përputhje me ligjin Nr. 9741/2007/i

ndryshuar “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe

akteve të tjera nënligjore.

KPNG ka përcaktuar kriteret dhe procedurat për rekrutimin e

personelit, në rregulloren e brendshme. Në nenin 7 është përcaktuar

se cilat janë detyrat e administratorit dhe drejtorit për përzgjedhjen e

stafit akademik:

- Personeli akademik (efektiv, me kontratë) propozohet nga

Drejtori

- Miratohet nga Këshilli i Kolegjit

- PAE emërohet nga Administratori i Kolegjit,

Page 9: parukeri e avancuar

Page 9 of 24

Kandidatët e përzgjedhur merren me një kontratë semestrale. Pas

përfundimit të kontratës ajo mund të kthehet në definitive ose të

përsëritet.

Ndërsa personeli akademik mësimor i huaj pranohet në bazë të

marrëveshjes dypalëshe.

KPNG ka angazhuar si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e

studimeve të ciklit të parë, personel akademik që kanë tituj Prof. As

dhe gradën shkencore “Doktor”. Por kjo është e mundur vetëm për

lëndët e formimit bazë. Ndërsa për lëndët profesionale janë angazhuar

profesionistë që kanë diplomë profesionale nga vëndet e Europës

perëndimore si Itali, Greqi etj.

Institucioni në disa raste ka publikuar në web kërkesën për punësim

për ndonjë pozicion pune vakant. Stafi i punësuar është përzgjedhur

nëpërmjet konkurimit.

Institucioni ka ndjekur një politikë për promovimin e personelit

akademik me kohë të plotë dhe personelit akademik me kohë të

pjesshme, të ftuar apo me kontratë.

KPNG mban të dhëna të plota për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program.

Çdo anëtar i stafit akademik ka dosjen e vet personale që përmban:

- Kontratën juridike me KPNG

- CV e punës dhe eksperiencës në mësimdhënie

- Mjeti identifikimit

- Edukimi /Diploma/kualifikimet)

- Vërtetim i titullit/gradës së fituar

Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin

semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij

administrativ. Kjo listë dërgohet sipas modeleve formale edhe në

MASH.

KPNG ka publikuar kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit

akademik.

Kriteri 2 Stafi mësim-

dhënës angazhohet në

azhurnim të shtuar

(updating), specifikisht

për anën profesionale,

lëndët dhe vendet e

punës

Nga RVB dhe takimet që bëmë në institucion na rezultoi që Kolegji ka

pasur një plan trajnimi sipas prioriteteve të përcaktuara në strategjinë

e zhvillimit.

Janë organizuar trainime të shumta si për stafin profesional ashtu

edhe për studentët.

Marrëveshjet ndër-institucionale me firmat e huaja ndihmojnë që stafi

akademik të jetë në kohë reale me zhvillimet dhe tendencat e reja të

fushës së parukerisë së avancuar. Duhet theksuar se këto trainime

kanë impakt të menjëhershëm tek studentët dhe profesionistët, pra

vihen menjëhërë në zbatim.

Kolegji ka inkurajuar trajnimin dhe promovimin e personelit

akademik në IAL perëndimore. Në bazë të një marrëveshje që është

nënshkruar midis KPNG dhe Famasar Academy, Romë, Itali ka një

mundësi më shumë.

Page 10: parukeri e avancuar

Page 10 of 24

Kriteri 3 Ka sisteme për

diagnozën e hershme

dhe ofrimin e

mbështetjes për nevojat

e të mësuarit të

studentëve

Praktika profesionale ishte një element i rëndësishëm dhe faktor

përcaktues në programin e parukerisë së avancuar. P.sh. leksionet e

parukerisë përveç sallave – klasëve bëheshin edhe në salla me testina

(manikina/kukulla), ku bëheshin praktikat nga studentët.

Kriteri një instruktor për 12 studentë për mbikëqyrjen e studentëve

në praktikë është zbatuar.

Dobësitë në përgatitjen e studentëve korigjohen gjatë vitit, me punën

individuale me secilin student. Vlerësimi i punës së studentit gjatë

vitit akademik nxjerr mangësitë që paraqesin studentët dhe ndihmon

në eliminimin e tyre.

Kriteri 4 Stafi ka

siguruar mbështetje për

studentët me kohë të

pjesshme (part time),

p.sh. nëpërmjet email-it,

ofrimit të e-learning dhe

ambienteve të të

mësuarit virtual.

Kolegji ofron studime me kohë të plotë. Gjatë takimit me stafin

akademik mësuam se stafi akademik, ishte disponibël dhe ofronte

mbështetje për të gjithë studentët, veçanërisht kanë qenë të ndjeshëm

ndaj kërkesave të studentëve për përshtatjen e orareve të studimit.

Konkluzione të GVJ:

Institucion ka ndjekur një politikë të punësimit me kohë të plotë dhe të pjesshme për nevoja të

tij.

Institucioni ka punësuar stafin e tij, në përputhje me ligjin Nr. 9741/2007/i ndryshuar “Për

arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve të tjera nënligjore.

Në rregulloren e brendshme KPNG ka përcaktuar kriteret dhe procedurat për rekrutimin e

personelit.

Gjatë aktivitetit të saj shkolla i ka konsideruar pjesëtarët e stafit si një aset të dobishëm për

shkollën.

KPNG disponon të dhëna (database) të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit.

Çdo anëtar i stafit akademik ka dosjen e vet personale. Institucioni disponon listën e plotë të

personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij

administrativ. Kjo listë dërgohet sipas modeleve formale edhe në MASH.

KPNG ka publikuar kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik.

Në takimet me stafin akademik dhe nga të dhënat e RVB del se në këtë program studimi janë

angazhuar pedagogë që kanë titujt Prof. As dhe gradën shkencore “Doktor”, (vetëm për lëndët e

formimit bazë). Ndërsa për lëndët profesionale janë angazhuar profesionistë që kanë marrë

diplomë profesionale jashtë Shqipërisë.

Stafi i punësuar është përzgjedhur nëpërmjet konkurimit. Institucioni trajnon në mënyrë të

vazhduar stafin akademik profesional, në bashkëpunim me firmat e huaja promovuese të

produkteve dhe metodave të reja.

Vlerësimi i punës së studentit gjatë vitit akademik nxjerr mangësitë që paraqesin studentët

dhe ndihmon në eliminimin e tyre. Gjatë takimit me stafin akademik mësuam se stafi

akademik, ishte disponibël dhe ofronte mbështetje për të gjithë studentët, veçanërisht kanë

qenë të ndjeshëm ndaj kërkesave të studentëve për përshtatjen e orareve të studimit.

Praktika profesionale ishte një element i rëndësishëm dhe faktor përcaktues në programin e

parukerisë së avancuar. P.sh. leksionet e parukerisë përveç sallave – klasëve bëheshin edhe në

salla me me testina (manikina/kukulla), ku bëheshin praktikat nga studentët.

Kriteri një instruktor për 12 studentë për mbikëqyrjen e studentëve në praktikë është zbatuar.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe

shërbime të tjera ndaj komunitetit

Page 11: parukeri e avancuar

Page 11 of 24

Ne vizituam mjediset e Kolegjit. Bordi i shkollës ka investuar për të realizuar një ambient

funksional, në përputhje me synimet dhe natyrën profesionale që ka ky instituion. Infrastruktura e

tij përmbante këto elementë që u verifikuan gjatë vizitës në vend:

- Sallë për leksione/ seminare/ për aktivitete promovuese.

- Laboratori i informatikës/sallë interneti. Ajo është e pajisur edhe me kompjutera dhe

shfrytëzohet edhe për laborator informatike dhe ka në përbërjen e saj gjithashtu ka wireless

dhe kjo i mundëson studentëve punën me laptopët e tyre personalë.

- 2 Salla për praktikën lëndore të parukerisë

- Laborator/ sallon bukurie, mjedis për të tretë

- Mjedis dhe makinë fotokopje

- Zyrë informacioni për studentët (pranë Sekretarisë)

- Korridore/holle

- Nyje hidrosanitare për studentët

- Nyje hidrosanitare për personelin akademik

- Zyra për Drejtorin & Administratorin

- Zyra për sekretarinë mësimore

- Salla për personelin akademik

- Zyrë për financën (financat mbahen nga kontabilistë të jashtëm)

- Magazina e produkteve

- Salla për mbledhje

Nga verifikimi del se:

- Norma m2/për person është rreth 6.5 m2/për person

- Norma m2/për student rreth 9.4 m2/për student

Si konkluzion:

- Pajisjet e mjediseve mësimore ishin të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me

qëllimet e programit të studimit.

- Në Kolegj ishin në dispozicion dy salla për praktikat lëndore dhe laboratorët e lëndëve të

fushës së parukerisë, të pajisura me të gjitha mjetet bashkëkohore dhe kukulla, për

plotësimin e kërkesave të programit të studimit. Për realizimin e laboratorëve të lëndës së

Biokimisë, Kolegji kishte nënshkruar një marrveshje bashkëpunimi me Universitetin Aldent

(që është 30 m larg KPNG) për të shfrytëzuar laboratorët e këtij institucioni.

Kolegji kishte vënë në disponon 7 kompjutera që shërbenin për laboratorët e lëndës

Informatikë e Aplikuar, që ishin të pajisura me një program profesional stimulimi (demo)

për Make-up etj.

Në strategjinë e Institucionit, një ndër planet afatmesëm, ishte ndërtimi i Ambienteve të reja

të shkollës i cili do të mundësojë përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe pajisjeve

didaktike në klasa/ laboratorë.

Duke qenë se profili i Kolegjit është shumë i veçantë dhe duke qenë e vetmja shkollë e këtij

profili në Shqipëri, nga bisedat dhe konstatimet e kryera, u vume re se sigurimi i teksteve të

dedikuara ka qenë i vështirë. Por megjithatë kishin mundësuar që të gjitha lëndët të kenë

ciklin e leksioneve të shkruara. Veç këtyre ishte siguruar një literaturë shtesë e

mjaftueshme për nevojat e shkollës. Nga ana tjetër vumë re një kapacitet të bollshëm

revistash mode, shumë të nevojshme për studentët e Kolegjit. Të gjitha këto ishin në çdo

moment të disponueshme për studentët, në këndin e bibliotekës. Megjithatë mungesa e një

Biblioteke të mirëfilltë, mendojmë se ishte një pikë e dobët e Kolegjit. Për ta përmirësuar

këtë pikë, në strategjinë afatmesme ishte vendosur ndërtimi i një biblioteke model për

shkollën. Gjithashtu kjo biblotekë pritej të pasurohej akoma më shumë edhe në sajë të

Page 12: parukeri e avancuar

Page 12 of 24

marrveshjeve të shumta me institucione simotra në Itali, si p.sh. nga marrëveshja me

Shkollën italiane Famasar.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Në RVB janë dhënë të plota burimet e financimit, të dhënat në vite, shpenzimet, kostoja për

student, kontrolli financiar, kapacitetet menaxhuese. Në tabela të veçanta janë dhënë:

- Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në tre vitet e fundit

- Shpenzimet në tre vitet e fundit sipas burimit të financimit

- Kosto e studimit/për student për një vit akademik

(referenca nga RVB)

Konstatuam se disa prej drejtimeve ku ishin investuar të ardhurat nga tarifa e studentëve, ishin:

- Pajisje dhe aparatura të reja për laboratorët.

- Produkte profesionale të parukerisë me të cilat studentët punonin gjatë procesit mësimor

(duhet theksuar fakti se keto produkte ishin të një cilësie të lartë të cilat i përkisnin disa

prej markave më të mirënjohura në botë).

- Sfilata mode të realizuara totalisht nga studentët tanë (aktiviteti më i fundit në këtë fushë

ishte zhvilluar ne Prill të 2013).

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë, në funksion të programit të

studimit

GVJ bëri takim edhe me pjesëtarët e njësisë së Brendshme të sigurimit të cilësisë. Morëm

informacion se në këtë grup bëjnë pjesë:

Enkelejda Goga (drejtoresha e shkollës) si përgjegjëse kryesore e procesit mësimor,

përzgjedhjes së stafit akademik, zbatimit të rregulloreve të shkollës dhe të programeve të

studimit, etj.

Rezarta Hamzallari (sekretare e shkollës) si përgjegjëse për cilësinë e dokumentacionit ligjor

dhe mirëmbajtjen e tij;

Marjana Kroj, Olsi Dorzi dhe Driada Hajra (anëtarë të stafit akademik), si përgjegjëse për

cilësinë e mësimdhënies, cilësinë e mësimnxënies dhe aftësitë dhe shprehitë praktike të

studentëve;

Rigena Kolmili (studente)

Drejtuesi kryesor i strukturës së cilësisë është Drejtori i Kolegjit. Nga GVJ u rekomandua se

megjithëse Drejtuesi i shkollës harton politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e

vetëvlerësimeve periodike, etj, ai nuk mund të jetë pjesë e grupit.

Vetëvlerësimi dhe përmirësimi i cilësisë bëhet:

- së pari me kontaktet ditore me studentët. Nga kontakti që patëm me studentët ne

verifikuam se ato e preknin cdo ditë kërkesën për cilësi të lartë.

Page 13: parukeri e avancuar

Page 13 of 24

- së dyti anketimet me studentët. Ne pamë modelet e anketimeve që janë përdorur dhe

rezultatet e këtyre anketimeve. U deklarua se rezultatet e vlerësimeve të studentëve nga

anketimet janë parë si mjet për përmirësimin e pikave të dobta.

7. Programi i studimit, organizimi i ti

Programi i studimit DPJ në Parukeri e Avancuar, ka këto të dhëna akademike:

Kohëzgjatja e studimeve 2 vite

Sasia e ECTS 120 ECTS

Sasia e semestrave 4 semestra

Siç kemi shkruar më lart, për këtë program studimi janë përcaktuar:

Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit:

Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në

fushën e parukerisë. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë

profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në sallonet e bukurisë si një

profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë për këtë drejtim. Objektiv tjetër i këti

programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në

fushën e përmendur (marrë nga RVB).

Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit

Studentët do të pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës së

përmirësimit të imazhit të femrës dhe të meshkujve. Kjo do të realizohet përmes orëve teorike të

mjaftueshme, dhe orëve të praktikës për çdo lëndë të cilat përmbushin qëllimin e përvetësimit të

plotë të teorisë (marrë nga RVB).

Nevojat e tregut të punës

Tregu i punës nuk ka specialistë të përgatitur në shkolla të larta sipas kërkesave të Procesit të

Bolonjës. Deri më sot për tregun e punës janë përgtitur vetëm kursantë të përgatitur në kurse

disa mujore.

Me zhvillimin e këtij profesioni, si dhe me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë 9741/2007/i

ndryshuar, është e domosdoshme që tregu i punës të kërkojë specialistë të përgatitur në shkolla të

larta 2 vjeçare (marrë nga RVB).

Programi i studimit organizohet me këto parametra:

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

1 kredit ka 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore ka 50 minuta

Mënyra e ndarjes së orëve për 1 kredit, për format e studimit është përcaktuar sipas

udhëzimit 15/2008 të MASH:

a) Në leksione 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

b) Në seminare 7.5 orë në auditor dhe 17.5 orë punë e pavarur e studentit

c) Në laboratorë 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

d) Në praktikë lëndore 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

e) Në praktikë Profesionale 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit

Page 14: parukeri e avancuar

Page 14 of 24

f) Në provimin përfundimtar 0 orë në auditor dhe 25 orë punë e pavarur e studentit

Plani mësimor për programin e studimit jepet në mënyrë të hollësishme, me lëndët,

kreditet, orët totale të ndara në leksione, seminare, laboratore dhe praktika, sipas modelit

të Tabelës

Plani mësimor është ndarë edhe sipas veprimtarive Formuese (A-F), sipas udhëzimit

15/2008 të MASH

Tipi i Veprimtarisë (A-F) Totali

Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (A) 24

Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues (B) 48

Veprimtari në disiplina të Ngjashme dhe/ose integruese (C) 12

Veprimtari në disiplina me zgjedhje (D) 8

Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhët e huaja,

informatikë, stazh, apo praktika (E) 22

Teza e Diplomës (F) 6

.

GVJ verifikoi (në regjistra) të dhënat tabelore të RVB, ku është dhënë plani mësimor i

lidhur me personelin akademik.

Për ngarkesën e pedagogëve Kolegji ka dhënë çdo vit informacion të detajuar në MASH. U

verifikuan korespondencat me MASH.

Në Dosjen e RVB janë paraqitur syllabuset e lëndëve me të gjitha elementët. Gjatë vizitës u

diskuatua me pedagogët e lëndëve për elementë të veçantë të tyre. U deklarua se para

fillimit të vitit të ri akdemik këto syllabuse “freskohen” me të dhëna më të reja. Syllabuset

kishin këto elementë:

o Emërtimi i lëndës/modulit

o Viti/semestri kur zhvillohet lënda

o Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

o Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

o Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Viti I (Viti II) (Viti III)

Lëndë/Module

Sem

estr

i

EC

TS

Orë

në javë

Orë mësimore

Pro

vim

e Leksione Seminare Laborator Praktikë

Orë

në a

udit

or

Pu

e P

avaru

r

Gjith

sej

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

Pu

në e

Pavaru

r

1 Lënda 1

2 Lënda 2

3 ...

Totali 60

Page 15: parukeri e avancuar

Page 15 of 24

o Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

o Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

o Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

o Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

o Format e vlerësimit të studentëve

o Detyrimet e studentit për lëndën

o Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi 6: Struktura e programit, rezultatet e të mësuarit dhe mësimdhënies/ proceset e

vlerësimit në përputhje me standardet evropiane.

Kriteri 1 Programi është

kompatibël me Bolonjën,

Përshkruesit e Dublinit dhe

Kornizën Evropiane të

Kualifikimeve.

Në RVB dhe nga takimet me drejtuesen e Kolegjit është theksuar se për

hartimin e programeve të studimit dy vjeçare të Kolegjit u respektua

Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK) që lejon: kreditet e

akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund të

transferohen në studimet universitare të ciklit të parë, në përputhje me

kriteret që vendosin institucionet e arsimit të lartë.

Procesi i Bolonjës në themel ka vebsosjen e standardeve të njejta në

programe të ndryshme , në mënyrë që të mundësohet transferimi i

krediteve.

Kjo vihet re në programet e studimit sepse programi dy vjeçar në

Parukeri e Avancuar përbën (me ndryshime të vogla) programin e vitit

të parë të PSMEK (përveç tre lëndëve). Ndërsa vetë dy programet dy

vjeçare midis tyre kanë një semestër të përbashkët

Programet e studimit dy vjeçare dhe tre vjeçare kanë organizimin e tyre

të njejtë në orë, javë, semestra.

Për të tre programet janë të njejtat ndarje të orëve në auditor dhe

punës së pavarur të studentit.

Kriteri 2 Studentët janë të

pajisur me Suplementin e

Diplomës që përputhet me

rregulloret e BE-së për

diplomim

Në Anekset e RVB është vënë suplementi i Diplomës për Programin e

Studimit në PA. Ky dokument përmban të gjithë elementët e kërkuar

nga Udhëzimi i Ministrit. Ky dokument është aprovuar nga MASH dhe

është në dy gjuhë shqip/anglisht.

Kriteri 3 Realizimi i nivelit

të 4 në Kornizën Shqiptare

të Kualifikimeve, lejon

hyrje në program

Sipas KSHK Niveli i 4 është shkolla e mesme (e përgjithshme dhe

profesionale).

Ne si GVJ ju referuam Statutit dhe rregullores së Kolegjit profesional

për të parë procedurat e pranimit për programin e studimit. Në këtë

program studimi mund të regjistrohen përsonat që zotërojnë:

a) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e

notave ose Diplomën;

b) Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar

të barasvlershme me të në Shqipëri;

c) Dëftesë pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë

përfunduar para vitit 2008).

d) Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose

pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të

identifikimit;

e) Dy (2) fotografi;

f) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:

- Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);

Page 16: parukeri e avancuar

Page 16 of 24

- Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në

Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës

g) Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH

për çdo vit akademik për afatet.

Kriteri 4 Hyrësit jo

tradicionalë janë të

mbështetur në mënyrë të

përshtatshme në fazat e

hershme të programit të

tyre.

Nga diskutimi me drejtuesit e shkollës u përcaktua se në hyrësit jo

tradicionalë konsiderohen:

persona që e kanë mbaruar shkollën e mesme vite më parë, ose

nxënës shqiptarë që kanë studjuar në një shkollë të mesme

jashtë Shqipërisë.

U deklarua se këto studentë ndihmohen për t’i përfshirë sa më shumë

në jetën shkollore, si në:

aspektin e impenjimit të pedagogëve jashtë orëve të mësimit,

për përshtatjen sa më të shpejtë të studentëve me programin

dhe lëndët,

shpjegimin e termave jo të qartë për studentët që kanë kryer

shkollën e mesme jashtë Shqipërisë.

Kriteri 5 Programit ka 120

ECTS dhe lejon hyrjen në

vitin e 3, të një programi

bachelor.

Siç u sqarua edhe më lart PSPA përbën vitin e parë të PSMEK (përveç

tre lëndëve). Kjo i ndihmon studentët që i kanë vënë vetes objektiva të

ndryshme: ato që dëshirojnë një edukim më të plotë por edhe më të

gjatë në kohë mund të zgjedhin PSMEK, ndërsa ato që duan të dalin

më shpejt në tregun e punës mund të ndjekin PSPA ose PSEA.

Kjo lehtëson ndryshimin e programit të studimit në vitin e dytë, nga

studentët e pavendosur.

Kriteri 6 Ka një raport

praktikë / teori 50:50 në

programin mësimor,

metodat e mësimdhënies

dhe rregullat e vlerësimit të

studentëve.

Raporti teori/praktikë midis formave të mësimdhënies është pozitiv.

Kështu:

Raporti orë leksione/orë të tjera është 1 : 2.6 . Ky raport

tregon se për një orë teori studentët realizojnë 2.6 orë

(seminare, laboratore apo praktikë profesionale për ta

përvetsuar dhe të krijojnë aftësitë.

Ndërsa raporti Teori (leksionet, seminaret, laboratorët)/

Praktikë (lëndore dhe profesionale) është 49 % : 51 %

Mendojmë se këto shifra janë shumë pozitive për programet e studimit

profesionale.

Kriteri 7 Rreth 25% e

programit është i vendosur

në punë (p.sh. në një

semestër ose i vendosur në

pushimet e verës) ose në

shkëmbime ndërkombëtare

(p.sh. Erasmus).

Nga takimet me stafin akademik dhe studentë morëm informacion se

në programin e studimit praktika lëndore dhe ajo profesionale, zë një

vënd të rëndësishëm. Në RVB është deklaruar rreth 51 % të të gjithë

ngarkesës. Ajo realizohet në shkollë.

Page 17: parukeri e avancuar

Page 17 of 24

Kriteri 8 Mësimit praktik

dhe elementëve të

vendosjes në punë u janë

dhënë pesha e duhur në

vlerësim dhe rivlerësim.

Kontrolli i njohurive të studentëve është i parashikuar në të gjitha

syllabuset. Dallohet që vlerësimi i studentëve bëhet për punën e tyre

gjithë vitit, si:

Pjesmarrja aktive në auditor zë 10 % të vlerësimit të studentit

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit), Testimet

gjatë vitit, zënë 40-50 % të vlerësimit të studentit

Njohuritë teorike në Provimin përfundimtar 50-40 % të

vlerësimit të studentit;

Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Pamë që përdoren

teknologjitë e reja të mësimdhënies. Vlerësimi i brendshëm i

mësimdhënies bëhet nga bisedat me studentët.

Konkluzione të GVJ:

Për hartimin e programeve të studimit dy vjeçare të Kolegjit u respektua Korniza Shqiptare e

Kualifikimeve (KSHK) që lejon: kreditet e akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund

të transferohen në studimet universitare të ciklit të parë, në përputhje me kriteret që vendosin

institucionet e arsimit të lartë. Programi dy vjeçar në Parukeri e Avancuar përbën vitin e parë të

PSMEK (përveç tre lëndëve). Ndërsa vetë dy programet dy vjeçare që ofrohen kanë një semestër të

përbashkët midis tyre. Ky është themeli i procesit të Bolonjës.

Suplementi i Diplomës për Programin e Studimit në PA përmban elementët e kërkuar nga

Udhëzimi i Ministrit. Ky dokument është në dy gjuhë shqip/anglisht. Dhe është aprovuar nga

MASH.

Në këtë program studimi mund të regjistrohen përsonat që zotërojnë:

a) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose Diplomën;

b) Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në

Shqipëri;

c) Dëftesë pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë përfunduar para vitit 2008).

d) Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm

fotokopja e dokumentit të identifikimit;

e) Dy (2) fotografi;

f) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:

- Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);

- Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Filologjisë të

Universitetit të Tiranës ;

g) Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH për çdo vit akademik për

afatet.

Studentë “jo tradicionale” ndihmohen në shumë mënyra dhe konsiston t’i përfshijë sa më shumë

në jetën shkollore.

Raporti teori/praktikë midis formave të mësimdhënies është 49 % : 51 %.

Mendojmë se është pozitiv për këtë program profesional studimi.

Vlerësimi i studentëve bëhet gjatë gjithë vitit, me këto forma:

Pjesmarrja aktive në auditor zë 10 % të vlerësimit të studentit

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit), Testimet gjatë vitit, zënë 40-50 % të

vlerësimit të studentit

Njohuritë teorike në Provimin përfundimtar 50-40 % të vlerësimit të studentit;

Page 18: parukeri e avancuar

Page 18 of 24

8. Mësimdhënia

Format e mësimdhënies janë: leksionet, seminaret, laboratoret, praktikat lëndore dhe praktika

profesionale. Në RVB jepen bashkë me format e mësimdhënies edhe orët totale që realizohen për

to në auditor (shih RVB).

Raporti teori/praktikë është: 1 / 2.6. Raporti tregon se për një orë teori studentët realizojnë

2.6 orë (seminare, laboratore apo praktikë profesionale për ta përvetsuar dhe të krijojnë

aftësitë. Nga RVB citojmë, që format e mësimdhënies janë:

Format e mësimdhënies në PSPA % e orëve

Leksione 27.7 %

Seminare 16.4 %

Laboratore 5.1 %

Praktikë lëndore 50.3 %

Praktikë profesionale 9.6 %

Në total 100 %

Raporti teori/praktikë është 1 / 2.6

Raportet leksione/orët praktikë për programet dalin të tilla që japin një raport në favor të

praktikës. 49 % : 51 %.

Kontrolli i njohurive të studentëve jepet në syllabuset e lëndëve. Politika për format e

kontrollit të njohurive është që vlerësimi i studentëve bëhet gjatë gjithë vitit. Ndarja është si

më poshtë:

- Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 10 %

- Plotësimi i detyrimeve lëndore + Testimet gjatë vitit 40 - 50 %

- Provimi përfundimtar 50 - 40 %

- Në total 100 %

Metodat e mësimdhënies janë shpjegimi, demonstrimi i pedagogut, demonstrimi nga

studentët, essetë individuale, etj.

Bëhet edhe vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies nga studentët.

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi 2: Zhvillim i shkathtësive të transferueshme janë zhvilluar,

monitoruar dhe vlerësuar gjatë gjithë programit

Kriteri 1 Punëdhënësit

ndihmojnë të

përcaktohen përvojat

themelore (p.sh. përvoja

e punës) dhe

shkathtësitë ndër-

kurrikulare, qëndrimet

dhe njohuritë (p.sh. të

menduarit kritik,

Në planin mësimor në semestrin e parë është vendosur lënda “Etikë

profesionale” me 7 kredite. Kjo jep njohuri për marrëdhënie me

klientë. Eksperiencat, qoftë ato tradicionale apo novatore të

profesionit të parukierit kanë ardhur drejtpërdrejtë nga stafi

profesionist, sepse anëtarët e stafit njëkohësisht kanë edhe

eksperiencën si punëdhënës, sepse njëkohësisht kanë edhe sallonet

individuale të parukerisë.

Page 19: parukeri e avancuar

Page 19 of 24

zgjidhja e problemeve,

komunikimi, TIK,

marrëdhëniet me

klientët)

Prandaj gjatë procesit të mësimdhënies-mësimnxënies janë këto

profesionistë që i sjellin të gjalla kërkesat për shkathtësinë që duhet

të kenë të diplomuarit.

Drejtuesit e shkollës dhe studentët janë të kënaqur me këtë zgjidhje.

Kriteri 2 Çdo aftësi

është shtrirë edhe tek

modulet (Përmbajtja e

kursit, metodat e

mësimdhënies, vlerësimi)

në fazën e zhvillimit të

kurrikulës dhe

nëpërmjet rishikimit

programit

Në çdo syllabus të lëndëve janë parashikuar aftësitë dhe shprehitë që

fitohen dhe që janë parashikuar në “objektivat e lëndës”. Ato i bëhen

të qarta studentit, në fillim të lëndës.

Metodat e mësimdhënies janë disa: leksione, seminare, laboratore,

praktika lëndore, praktika profesionale. Kjo ndikon edhe në

vlerësimin që merr çdo student.

Në vizitën në insitucion u deklarua (edhe u pa në dokumentacion) se

çdo vit akademik bëhet rishikimi i kurrikulës dhe syllabuseve. Kështu

lëndës Biokimi, i është shtuar moduli “Materiale Minerale”, duke i

ndarë në këtë formë kreditet mes lëndës së Biokimisë dhe asaj të

Materiale Minerale. Kjo erdhi si nevojë e pasurimit të njohurive të

studentëve mbi produktet kozmetike profesionale që përdorin.

Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët është një pikë e dobët (që edhe

institucioni e njeh si të tillë). Por drejtuesit e Kolegjit e justifikojnë me

profilin e veçantë të tij, sepse është e vetmja shkollë e këtij profili në

Shqipëri.

Mungesa është plotësuar me leksione të përgatitura nga stafi dhe të

shkruara.

Kriteri 3 Rezultatet

(p.sh. punësimi i të

diplomuarve) janë të

monitoruara.

Nga takimi me studentë ato e quanin këtë pika më e fortë e kësaj

shkolle. Për punësimin e tyre edhe shkolla interesohet vazhdimisht.

Janë studentët e shkollës që realizojnë marketingun që bëhet nëpër

shkollat e mesme.

Konkluzione të GVJ:

Eksperiencat, qoftë ato tradicionale apo novatore të profesionit të estetistit kanë ardhur

drejtpërdrejtë nga stafi profesionist, sepse anëtarët e stafit njëkohësisht kanë edhe

eksperiencën si punëdhënës, sepse njëkohësisht kanë edhe sallonet individuale të parukerisë.

Në planin mësimor në semestrin e parë është vendosur lënda “Etikë profesionale” me 7 kredite.

Kjo jep njohuri për marrëdhënie me klientë.

Në çdo syllabus të lëndëve janë parashikuar aftësitë dhe shprehitë që fitohen dhe që janë

parashikuar në “objektivat e lëndës”. Ato i bëhen të qarta studentit, në fillim të lëndës.

Drejtuesit e shkollës dhe studentët janë të kënaqur me këtë zgjidhje.

Metodat e mësimdhënies janë disa: leksione, seminare, laboratore, praktika lëndore, praktika

profesionale. Kjo ndikon edhe në vlerësimin që merr çdo student.

Në vizitën në insitucion u deklarua (edhe u pa në dokumentacion) se çdo vit akademik bëhet

rishikimi i kurrikulës dhe syllabuseve.

Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët është një pikë e dobët (që edhe institucioni e njeh si të

tillë). Por drejtuesit e Kolegjit e justifikojnë me profilin e veçantë të tij, sepse është e vetmja

shkollë e këtij profili në Shqipëri. Mungesa është plotësuar me leksione të përgatitura nga stafi

dhe të shkruara.

Nga takimi me studentë ato e quanin punësimin si pika më e fortë e kësaj shkolle. Për

punësimin e tyre edhe shkolla interesohet vazhdimisht. Janë studentët e shkollës që realizojnë

marketingun që bëhet nëpër shkollat e mesme.

Page 20: parukeri e avancuar

Page 20 of 24

9. Studentët

Nga informacioni që GVJ mori nga RVB dhe nga takimi me studentët e PSPA, u informuam se

studentët e rinj njihen që në fillim të vitit akademik me Rregulloren e studimeve, nëpërmjet

angazhimit të përbashkët të drejtorisë së shkollës, sekretarisë mësimore, etj. Ato sqarohen edhe me

programet mësimore, me detyrimet lidhur me frekuentimin nëpër leksione, seminare, praktikat,

laboratoret etj.

Gjatë vitit akademik studentët informohen pedagogët dhe nga sekretaria mësimore. Ato informohen

edhe nëpërmjet faqes së internetit të shkollës, broshurave etj. Me studentët realizohet pyetsori i

përvitshëm, lidhur me cilësinë e stafit akademik dhe procesin e mësimdhënies. Në këto pyetsorë

janë kërkuar të dhëna për metodat e mësimdhënies në leksione, përmirësimet e mundshme që

mund të bëhen, etj. Ato pëpunohen dhe janë pjesë e punës së mëtejshme për rritjen e cilësisë.

Në Rregulloren e Shkollës janë procedurat e pranimit për programin e studimit “Parukeri e

avancuar”. Në këtë dokument kuptojmë se një student mund të regjistrohet vetëm nëse zotëron

këto dokumenta:

a) Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose Diplomën;

b) Dëftesa e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me

të në Shqipëri; Dëftesa e pjekurisë së shkollës së mesme (kandidatët që kanë

përfunduar para vitit 2008).

c) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje

mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

d) Dy (2) fotografi;

e) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:

o Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);

o Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e

Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program

studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe);

o Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (njohur ndërkombëtarisht) në

të cilën zhvillohet programi i studimit, ku regjistrohet kandidati (me përjashtim

të rastit kur gjuha e huaj është gjuha zyrtare e shtetit nga vjen kandidati).

Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH për çdo vit akademik për

afatet. Kushte specifike të pranimit të studentëve nuk ka.

Numri i studentëve gjatë viteve ka qenë:

- Në vitin 2010 - 2011 34 studentë

- Në vitin 2011 - 2012 15 studentë

- Në vitin 2012 - 2013 15 studentë

Studentët në hyrje kanë notë mesatare të shkollës së mesme 6.9. Këto të dhëna janë nxjerrë

nga sekretaria e shkollës.

Përfshirja e studentëve në programet e lëndëve mundësohet nëpërmjet pyetsorit të

përvitshëm lidhur me cilësinë e stafit akademik dhe procesin e mësimdhënies.

U verifikuan studentët e transferuar. Mobiliteti i studentëve ka qenë nga shkolla të tjera të

larta në KPNG. Studentë të transferuar nga IAL të tjera janë nga Universiteti i Tiranës,

Universiteti i Vlorës etj. Ka dy raste kur studentët kanë përfunduar një shkollë të lartë, por

janë regjistruar në PSPA për të marrë një profesion, për shkak të mungesës së punës në

profilet që kanë studiuar.

Page 21: parukeri e avancuar

Page 21 of 24

Punësimi i studentëve, ishte pjesë e diskutimit gjatë vizitës në vend. Nga të dhënat që ka

KPNG del se 32 studentë janë punësuar në përputhje me diplomën.

Vlerësimi sipas standardeve

Standardi 4: Rezultatet e të mësuarit komunikohen prej pranimit të diplomimit dhe

janë shqyrtuar dhe vlerësuar

Kriteri 1 Janë botuar

informacione të qarta për

mundësitë e hyrjeve, të

mbështetura me një

udhëzues të dobishëm nga

stafi

Studentët informohen për programin e studimit, organizimin dhe

kohëzgjatjen e programit të studimeve. Të gjitha materialet janë në

dispozicion të tyre.

Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të

semestrit. Për këtë bëhen anketime për vlerësimin e tyre, por edhe

vlerësime nga titullari i Kolegjit.

Studentët informohen për sallonet e bukurisë dhe mbi mundësitë

për punësim pas diplomimit.

Të dhënat statistikore mbahen në formë dixhitale në formatet e

aprovuara nga MASH. Këto regjistrohen edhe në regjistrin

themeltar. Çdo vit MASH informohet për të gjitha të dhënat

gjenerale të studentëve.

Transferimet janë pjesë e të dhënave të përgjithshme që mbahen në

të dy format (hard copy dhe dixhitale). Por ato janë mbajtur në

paketën Ms – Office dhe përpunimi i tyre (në mënyrë statistikore)

duhet të jetë më i plotë.

Kriteri 2 Ekziston

praktika efektive punës -

në ekip, midis stafeve nga

AFP dhe IAL

Na u tha se ka pasur raste diskutimesh midis stafit akademik për

punën në ekip. Nga takimi me stafin akademik kuptuam që në

shkollë janë kujdesur edhe për këtë problem. Pedagogët e lëndëve

bazë dhe lëndëve profesionale bashkëpunojnë në: metodat e

mësimdhënies, vlerësimin e studentëve, etj.

Kriteri 3 Synimet e

programit dhe rezultatet e

duhura të mësuarit për

elementë praktikë dhe

akademikë janë të qarta, të

mbështetura nga

publikimi, i rezultateve të

të mësuarit në nivel

moduli

Duke pasur si politikë të tyre vlerësimin gjatë gjithë vitit, kjo është

parashikuar në të gjitha syllabuset.

Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Vlerësimi i

mësimdhënies bëhet edhe nga bisedat me studentët.

Kriteri 4 Monitorimi i

bibliotekës dhe i burimeve

të tjera, mësimdhënies dhe

të të nxënit; janë

ndërmarrë rregullisht

praktika specifike të

punësimit dhe zhvillimi i

aftësive.

Çdo fillim viti, por edhe në aktivitetet e ndryshme, studentët

informohen për karierën e tyre.

Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë bën monitorimin e

procesit të mësimdhënies, në të gjitha hallkat e tij.

Zhvillimi i aftësive të studentëve bëhet si me njohuritë teorike,

ashtu edhe me krijimin e aftësive profesionale për kryerjen e

procedurave të ndryshme të punës, etj. Në çdo orë mësimi këto

aftësi demonstrohen nga studentët.

Konkluzione të GVJ:

Studentët informohen për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të

studimeve. Të gjitha materialet janë në dispozicion të tyre.

Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit me anketime.

Të dhënat statistikore mbahen në formë dixhitale në formatet e aprovuara nga MASH. Këto

regjistrohen edhe në regjistrin themeltar. Çdo vit MASH informohet për të gjitha të dhënat

gjenerale të studentëve.

Institucioni disponon të dhëna të mjaftueshme. Por ato janë mbajtur në paketën Ms – Office

dhe përpunimi i tyre, në mënyrë statistikore duhet të jetë më i plotë.

Nga takimi me stafin akademik kuptuam që në shkollë janë kujdesur edhe për punën në ekip.

Page 22: parukeri e avancuar

Page 22 of 24

Çdo fillim viti, por edhe në aktivitetet e ndryshme, studentët informohen për karierën e tyre.

Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë bën monitorimin e procesit të mësimdhënies, në të

gjitha hallkat e tij.

Duke pasur si politikë të tyre vlerësimin gjatë gjithë vitit, kjo është parashikuar në të gjitha

syllabuset. Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Vlerësimi i mësimdhënies bëhet

edhe nga bisedat me studentët.

Zhvillimi i aftësive të studentëve bëhet si me njohuritë teorike, ashtu edhe me krijimin e

aftësive profesionale për kryerjen e procedurave të ndryshme të punës, etj. Në çdo orë mësimi

këto aftësi demonstrohen nga studentët.

10. Aktivitetet profesionale në funksion të programit të studimit

Raporti i vlerësimit të Brendshëm ka të dhëna të hollësishme për aktivitetet profesionale të

Kolegjit. Ato synojnë:

Masivizimin;

Shpeshtësinë (frekuencën);

Edukimin profesional me etikën profesionale;

Krijimin e aftësive dhe shprehive të qëndrueshme për studentët.

Gjatë vizitës në vend u verifikuan të dhënat e deklaruara në RVB për aktivitetet e realizuara.

Informacioni u dha si nga Drejtoresha e shkollës, nga stafi por edhe nga vetë studentët.

U verifikuan të dhënat për aktivitetet profesionale:

- 2 trainime janë kryer nga personeli akademik efektiv i Kolegjit;

- 8 seminare janë kryer nga personeli i ftuar i Kolegjit (me pedagogë të huaj) ;

- 3 aktivitete gjithë përfshirëse janë organizuara nga Kolegji;

- 15 pjesëmarrës kanë qenë në aktivitetet profesionale brenda Kolegjit;

- 5 aktivitete janë kryer brenda procesit mësimor;

- 35 studentë janë përfshirë në aktivitete brenda procesit mësimor.

Mendojmë së akrivitetet janë pikë e fortë e Kolegjit profesional dhe e programit të studimit

“Parukeri e Avancuar”.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Në RVB është theksuar rëndësia që ky institucion i jep bashkëpunimit me institucionet e tjera në

nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar. Ky bashkëpunim është:

Lokal (me universitete, shkolla, me institucione mediash, me firma produktesh, etj)

Rajonal (me Kosovën, Malin e zi, Maqedoninë, Italinë etj,)

Gjatë takimeve me drejtuesit e shkollës u theksua se kjo gjë është në politikën e insitucionit.

Gjatë vizitës u njohëm me shumë aktivitete (nëpërmjet fotove, posterave, etj.). Tabela e

mëposhtme i referohet deklarimeve në RVB.

Aktivitete individuale ose në rang Institucioni, në kuadër të bashkëpunimit

ndërkombëtar në vitet e fundit

Page 23: parukeri e avancuar

Page 23 of 24

1 Orë mësimore (leksione/seminare dhe praktika) të realizuar nga lektorë të huaj profesionistë: nga Bullgaria dhe nga Italia

96 orë mësimore 8 aktivitete

3 Numri i pjesëmarrjeve në trainime fushën e trainimit profesional jashtë vendit

2 konferenca në Hollandë

Komunikimi dhe bashkëpunimi me këto oraganizata:

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Lloji i bashkëpunimit

Institucioni i fëmijve që nuk dëgjojnë Ofrimi i shërbimeve falas me frekuencë 1 herë në muaj

Universitetin e Arteve Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar

Universiteti Aldent Përdorim laboratoresh

Shoqata e Fizioterapistëve Shqiptarë Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar

Magic center Punësim dhe praktika profesionale

Tropical center Punësim dhe praktika profesionale

Vip line, Tiranë Punësim dhe praktika profesionale

ANALIZA SWOT

Mbështetur në të dhënat e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, si dhe në verifikimin që GVJ

realizoi nga vizitat në Kolegjin profesional “New Generation”, për Programin e studimit dy vjeçar në

“Parukeri e Avancuar”, konkludojmë se janë këto:

a. Pika të forta:

1. Programi i studimit dy vjeçar në “Parukeri e Avancuar” është hartuar në përputhje me Ligjin

e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” Nr 9741/2007 /i ndryshuar).

2. Programi i studimit dy vjeçar në “Parukeri e Avancuar” ka objektiva të arritshme;

3. Programi i studimit dy vjeçar në “Parukeri e Avancuar” është hartuar sipas kërkesave të

Kartës së Bolonjës. Kjo nënkupton që lëndët janë shoqëruar me kredite, orë mësimore, në

auditor dhe jashtë tij. Zbatimi i sistemit të vlerësimit në kredite europiane (ECTS) është

efektiv. Kjo lehtëson transferimin e njohurive të studentëve, që mund t’i transferojnë ato në

një program tjetër të ciklit të parë universitar, që ofron ky Kolegj (Programi i Studimit të

ciklit të parë “Masazheri Estetiko- Kuruese”). Por ky transferim mund të bëhet edhe në

institucione të tjera të arsimit të lartë.

4. Ky Program studimi është hartuar sipas eksperiencës europiane. Studentët përftojnë

njohuri dhe aftësi profesionale të një niveli të lartë.

5. Programi i studimit dy vjeçar në “Parukeri e Avancuar” ka raport të ekuilibruar midis

lëndëve teorike dhe atyre praktike (49% me 51%).

6. KPNG bashkëpunon me disa institucione brenda dhe jashtë vendit. Ai organizon aktivitete

të ndryshme trainuese me profesionistë të huaj; KPNG ka bashkëpunim me qendrat

Page 24: parukeri e avancuar

Page 24 of 24

estetike dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi dhe punësimi

studentëve gjatë, por dhe pas përfundimit të studimeve.

7. Stafi akademik përzgjidhet sipas kritereve të shpallura.

8. Për këtë program studimi plotësohen normativat shtetërore për infrastrukturën prej 6.9

m2/student.

b. Pika të dobëta (ose pikat ku ka vend për përmirësim):

1. Mungesa e një Biblioteke të mirëfilltë. Në strategjinë afatmesme është vendosur ndërtimi i

një biblioteke.

2. Mungesa e një programi software i veçantë, që nevojitet për të menaxhuar Kolegjin me

metodë më integrale dhe të shërbejë si një intranet për stafin dhe studentët.

3. Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët. Sigurimi i teksteve paraqet vështirësi.

c. Mundësitë:

1) Ndërtimi i ambientieve të reja, që do të jetë investimi më i rëndësishëm së afërmi.

2) Ndërtimi i një salloni më të madh për trajtimet estetike kuruese, si shërbim ndaj të tretëve.

Kjo do të rriste punësimin e studentëve.

3) Plotësimi i të gjithë mangësive si: ndërtimin e Bibliotekës, sigurimin e literaturës dhe

përkthimin e saj, si dhe futjen në sistemin e manaxhimit të shkollës të një software integral.

d. Pengesat:

1) Mungesa e eksperiencës kombëtare në programe studimi jouniversitare dy vjeçare në

fushën e Parukerisë së avancuar.

2) Konkurrenca e pandershme ne treg. Në këtë fushë funksionojnë kurset disa mujore.

3) Numri i modest i studentëve të regjistruar.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1- Kozeta Bakiu 2-Jonida Kanto