30
QENDRA E EKSELENCËS MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) Tiranë, Maj 2016

perceptime të intelektualëve mbi performancën e politikës së

Embed Size (px)

Citation preview

QENDRA E EKSELENCËSMINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI

PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE(2013-2015)

Tiranë, Maj 2016

Botuar nga: Qendra e Ekselencës, Ministria e Punëve të Jashtme. Maj, 2016, Tiranë.

Autor: Dr. Klodiana BeshkuRedaktimi shkencor: Dr. Brunilda ZenelagaGrupi i punës: Arjola Feraj, Inva Nela, Krisli Mico, Matilda Sallo, Noela Mahmutaj, Stela Përvathi.Grafika: Alketa Guxha, Ledia Maleqka.Redaktimi: Gentiola Madhi Foto e kopertinës: Eriona Çami Design: Ergys Bejleri

Të gjitha të drejtat i përkasin Qendrës së Ekselencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Riprodhimi i të dhënave të këtij studimi nuk është i mundur pa leje të posaçme nga Qendra e Ekselencës.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni:[email protected]

Interpretimi i të dhënave është përgjegjësi dhe qëndrim i drejtuesve shkencorë të studimit. Ky qëndrim nuk shpreh në asnjë mënyrë opinionin e institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)2

Çfarë është Qendra e Ekselencës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme?

Qendra e Ekselencës është një njësi e vendosur brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila ka si objektiv të kontribuojë në forcimin e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe shërbimin diplomatik. Themelimi i Qendrës bazohet në disa prioritete të vendosura në kuadër të mbështetjes së kandidaturës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Objektivi i Qendrës është të sigurojë këndvështrime analitike dhe studime mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, atë rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo do të kontribuojë në formulimin e strategjive të politikës së jashtme, si dhe do të udhëzojë dhe koordinojë analizat dhe hulumtimet mbi tema me rëndësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Vlerat themelore mbi të cilat Qendra e Ekselencës u ndërtua përfshijnë bashkëpunim, kreativitet dhe mentalitet të hapur si dhe mënyra të reja partneriteti me aktorë të ndryshëm të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Projektet që lidhen me identitetin e Qendrës së Ekselencës kryhen në bashkëpunim me universitetet, institutet e kërkimit dhe ekspertët e politikës së jashtme. Partnerët e tjerë me të cilët Qendra ka bashkëpunim janë përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 3

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE(2013-2015)

Përmbajtja:

I. Kujt i drejtohet ky studim? II. Ndikimi i studimit III. Metodologjia e përdorur a. Profili social i përgjigjedhënësve b. Kufizimet shkencore të studimit

Hyrje

1. Analizë e përgjithshme e politikës së jashtme shqiptare 2013-2015 2. Perceptimi i përgjithshëm ndaj politikës së jashtme shqiptare, 2013-2015 2.1 Perceptimi ndaj performancës së politikës së jashtme shqiptare 2.2 Perceptimi ndaj imazhit të vendit 2.3 Dimensioni i brendshëm i politikës së jashtme 3. Perceptimi ndaj politikës së jashtme shqiptare si politikë publike dhe (jo)sukseset e saj 3.1 Perceptimi si suksese të politikës së jashtme shqiptare, 2013-2015 3.2 Perceptimi si jo-suksese të politikës së jashtme shqiptare (2013-2015) 4. Perceptimi ndaj politikës së jashtme shqiptare si filozofi drejtimi 4.1 Perceptimi ndaj aleatëve dhe partnerëve strategjike të Shqipërisë 4.2 Perceptimi ndaj bashkëpunimit rajonal, fqinjëve dhe rolit të Shqipërisë në rajon 4.3 Prioritetet e ardhshme të politikës së jashtme shqiptare 5. Përfundime 6. Rekomandime 7. Bibliografia

Shtojcë 1 Shtojcë 2

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)4

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE(2013-2015)

I.Kujt i drejtohet ky studim?Ky studim i drejtohet në radhë të parë politikbërësve, qytetarëve, studiuesve dhe diplomatëve, pra komunitetit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Ai sjell një kontribut modest në fushën e studimeve të politikës së jashtme shqiptare bashkëkohore, duke qenë se mund të shërbejë si bazë për kryerjen e studimeve më të thelluara mbi matjen e një perceptimi më të gjerë publik e më të shtrirë në kohë. Gjetjet e këtij studimi nuk paraqesin indikatorë, por prirje. Studimi synon të shërbejë si udhëzues për studime të tjera të karakterit sasior ose si një fotografi e performancës së politikës së jashtme shqiptare në këto pothuajse tre vitet e fundit, një fotografi e cila mundohet të nxjerrë në pah ngjyrat me të cilat e shohin këtë performancë intelektualë shqiptarë, studiues apo ekspertë të fushës.

II.Ndikimi i studimitStudimi ka si qëllim që të ketë një ndikim tek ata që e lexojnë, jo vetëm në lidhje me informimin mbi prioritetet e politikës së jashtme shqiptare të këtyre pothuaj tre viteve të fundit, por edhe për një ndërgjegjësim në lidhje me rolin e politikës së jashtme, duke filluar që nga imazhi i Shqipërisë në botë e në rajon e deri tek përditshmëria dhe lidhja e saj me identitetin shqiptar.

Pra, në radhë të parë, ky studim ka qëllim ndikimin ndaj qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siç shkruan një studiuese shqiptare, “investimi në “imazhin ndërkombëtar” sjell shumë lehtësira për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e “identitetit kombëtar” dhe lartësimin e tij në nivele ndërkombëtare”. Sa më shumë të investohet në imazh, aq më i admiruar, i respektuar e tërheqës bëhet “identiteti kombëtar” (Nako, 2013: 370). Kështu, duke qenë se diplomacia publike është ajo që ndikon më së shumti në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të një vendi, ky studim i drejtohet në radhë të dytë njësive të farkëtimit të diplomacisë publike shqiptare dhe ambasadorëve të imazhit të Shqipërisë në botë.

Ky studim rreket të sjellë politikën e jashtme më afër qytetarit dhe përditshmërisë së tij dhe të afrojë hendekun mes “ofertës politike” nga ana e partive politike dhe qytetarit në të ardhmen, nëpërmjet shtimit të interesit qytetar ndaj politikës së jashtme shqiptare dhe ndërgjegjësimit se çështjet “jashtë Shqipërisë” nuk janë dhe aq të largëta. Shpesh vihet re një shkëputje e politikës së jashtme prej përditshmërisë dhe lënia e saj jashtë fokusit të qytetarëve prej problematikave të përditshme të shoqërisë shqiptare. Ashtu siç vëren edhe diplomati i njohur shqiptar Shaban Murati, politika e jashtme mungon në fushatat zgjedhore të partive politike shqiptare. “Kur themi se mungon politika e jashtme, kemi parasysh jo vetëm mungesën e vëmendjes dhe kohës që i kushtohet, por edhe mungesën e ideve, tezave, nismave apo të drejtimeve të reja në politikën e jashtme, të cilat duhet të tentojnë të zgjojnë interesin e votuesve për perspektivën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë” (Murati, 2013: 83).

Studimi ka si qëllim, në radhë të tretë, të mbërrijë tek politikëbërësit shqiptarë të politikës së jashtme e të brendshme dhe t’u qartësojë atyre perceptimin e politikës së jashtme nga ana e intelektualëve shqiptarë, gërshetimin e politikës së jashtme dhe të imazhit jashtë vendit me politikat e brendshme dhe me atë çka ndodh brenda tij. Për të arritur këtë qëllim, studimi ka dy elementë të tjerë të rëndësishëm: dimensionin e politikës së brendshme dhe përkthimin e politikës së jashtme në politika publike. Studimi ka si objektiv qartësimin e keqperceptimeve që mund të burojnë nga konfuzioni midis: a) komponentit të brendshëm të politikës së jashtme, b) përkthimit të politikës së jashtme në politika publike dhe c) konsiderimit të politikës së jashtme si filozofi drejtimi.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 5

III.Metodologjia e përdorurQasja e përdorur në këtë studim është një kombinim mes metodave të kërkimit cilësore dhe atyre sasiore. Një pyetësor gjysmë i strukturuar është përdorur për të identifikuar perceptimet e një target grupi të mirëpërcaktuar mbi performancën e politikës së jashtme prej gjysmës së dytë të vitit 2013.

Siç u tha edhe më sipër, gjetjet nuk paraqesin indikatorë, por prirje. Studimi synon të shërbejë si udhëzues për studime të tjera të karakterit sasior.

Megjithatë, ky studim nuk merr përsipër të masë këto perceptime në mënyrë probabilitare dhe as të bëjë përgjithësime të gjetjeve, edhe për shkak se përzgjedhja e kampionit të studimit nuk e lejon këtë përgjithësim. Në përzgjedhjen e kampionit u mbajt parasysh edhe volitshmëria, pra zgjedhja e përgjigjedhënësve të përshtatshëm, nga të cilët mund të merreshin sa më shumë informacione në lidhje me çështjen në shqyrtim. Kampioni i qëllimshëm është një lloj kampioni jo-probabilitar dhe zakonisht përdoret në hulumtimet me karakter cilësor që fokusohen në eksplorimin dhe interpretimin e përvojave dhe të perceptimeve (Matthews, B; Ross, L., 2010:167). Instrumenti i studimit është një pyetësor gjysëm i strukturuar (shtojca 2) i cili u hartua me qëllimin për të kuptuar tendencat dhe prirjet e intelektualëve ose ekspertëve shqiptarë dhe për ti përdorur këto prirje si bazë hartimi pyetësorësh për studime sasiore mbi politikën e jashtme në të ardhmen.

Siç mund të vihet re edhe nga pyetësori, seksionet e pyetjeve të tij përkojnë me nënkapitujt e këtij studimi. Pra nga njëra anë kemi disa pyetje të mbyllura të cilat kanë si qëllim të realizojnë, edhe pse në mënyrë të kufizuar, një prirje të perceptimit mbi performancën e politikës së jashtme (nëpërmjet 2 pyetjeve të para të mbyllura të cilat vlerësojnë me pikë (1-5) performancën), dhe nga ana tjetër kemi një vazhdim të komponentit të brendshëm të politikës së jashtme, i cili del i pranishëm vetishëm në çdo seksion krahas. Së bashku me këtë të fundit, më pas kemi përkthimin e politikës së jashtme në politika publike (marrëveshje, çështje pezull, aleanca, partnerë strategjikë, etj.) dhe prirjen ndaj perceptimit të politikës së jashtme si filozofi drejtimi.

Pra, metodologjia e përdorur ka qenë në funksion të krijimit të një ideje të përgjithshme, të një panorame të perceptimit mbi performancën e politikës së jashtme shqiptare të intelektualëve dhe ekspertëve të disa fushave që kanë lidhje me politikën e jashtme, nëpërmjet pyetësorëve ose intervistave gjysëm të strukturuara.

a. Profili social i përgjigjedhënësveSiç shihet edhe nga shpjegimet e mësipërme, target grupi i këtij studimi ka qenë i përzgjedhur dhe qëllimor. Kampioni i qëllimshëm është i përshtatshëm për t’u përdorur në hulumtimet me karakter cilësor që fokusohen në eksplorimin dhe interpretimin e përvojave dhe perceptimeve. Parakushtet për përzgjedhjen e kampionit ishin tre. Përgjigjedhënësit duhej:

a) të kishin lidhje në njëfarë mënyre më politikën e jashtme, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë;b) të mos ishin pjesë e politikës (opozitës) ose e qeverisë;c) të mos ishin të punësuar në tre vitet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, polity ku fabrikohet politika e jashtme shqiptare.

Për këtë qëllim, u intervistuan drejtpërdrejt ose u përgjigjën online 210 intelektualë dhe profesionistë të fushës, kryesisht: përfaqësues nga fusha akademike, studiues, pedagogë, studentë Master Shkencor, përfaqësues të medias, punonjës të administratës publike dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ata u pyetën në lidhje me çështje, të cilat kishin të bënin me nisma të politikës së jashtme shqiptare kryesisht duke filluar nga shtatori i vitit 2013 e deri në fund të dhjetorit 2015. Të intervistuarit kishin opsionin për të qenë anonim dhe për te mos iu përgjigjur pyetjeve të caktuara në rast se nuk dëshironin. Shtrirja gjeografike e përgjigjedhënësve ka qenë e gjerë, duke qenë se është përdorur interneti për kontaktimin e tyre.

Gjatë intervistave dhe pyetësorëve u vu re se, pavarësisht përzgjedhjes së kujdesshme të grupit të përgjigjedhënësve të cilët paramendohej të ishin të informuar në lidhje me politikën e jashtme shqiptare, jo pak herë pati një hezitim ose refuzim për t’u përgjigjur, ndoshta prej mungesës së informacionit të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur këtij pyetësori. Me gjithë këmbënguljen e grupit të intervistuesve se bëhej fjalë për “matjen e perceptimeve” mbi politikën e jashtme e jo “të njohurive të sakta mbi politikën e jashtme”, ky hezitim rrallëherë u kapërcye.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)6

b.Kufizimet shkencore të studimitPër shkak të kufizimeve në kohë dhe në burime, ky studim rreket të japë një fotografi të perceptimit të intelektualëve dhe ekspertëve të fushës në lidhje me Politikën e jashtme shqiptare të viteve të fundit. Ai nuk mat perceptimin publik të qytetarëve ndaj politikës së jashtme të Shqipërisë, pra nuk është kurrsesi një studim sasior në këtë drejtim, por nëpërmjet një kampioni të përzgjedhur, jep një panoramë të perceptimit mbi politikën e jashtme për periudhën qershor 2013 - dhjetor 2015. Duhet pasur parasysh se gjetjet e studimit janë analizuar në periudhën shkurt - mars 2016.

Si rrjedhojë, ky studim mund të shërbejë si burim ose bazë për të hartuar një studim sasior të matjes së perceptimit publik në këtë fushë, pra prirjet dhe gjetjet e dala nga ky studim të mund të shërbejnë si udhërrëfyes për një studim të ardhshëm mbi matjen e perceptimit të gjerë publik shqiptar mbi politikën e jashtme shqiptare, në një kohëzgjatje edhe më të gjerë se kjo e studimit në fjalë.

Përfundimisht, ky studim përfaqëson një kërkim empirik cilësor me elementë të kufizuar sasiorë, i cili synon të identifikojë disa prirje që lidhen me perceptimin për politikën e jashtme shqiptare, më shumë se sa ta masë këtë përceptim në një kampionim propabilistik ose grupim popullate përgjithësuese.

Le të shpresojmë se studime të mëtejshëm do e vazhdojnë këtë kontribut në fushën e vlerësimit të politikave publike, duke e zbërthyer dhe operacionalizuar politikën e jashtme shqiptare në një politikë publike të mirëfilltë e jo më vetëm si një ideologji e cila mbetet abstrakte për t’u kuptuar prej të gjithëve.

HyrjeIdeja e studimit “Perceptime të intelektualëve mbi performancën e Politikës së jashtme shqiptare (2013-2015) lindi prej nevojës për të pasur një qëndrim të profesionistëve dhe studiuesve të politikës së jashtme, përtej opinioneve të shprehura në rrjetet sociale, nëpër talk-show televizivë apo artikujt publicistikë nëpër gazeta. Sfida ishte tepër e madhe, pasi matja e perceptimit publik kërkon shumë burime për t’u realizuar ashtu siç duhet. Në kuadrin e mungesës absolute të një studimi empirik mbi politikën e jashtme shqiptare, qëllimi për të pasur gjithsesi një feedback fillestar nga studiuesit dhe profesionistët e fushës u duk me vend.

Kësisoj, pyetja kryesore kërkimore shkencore e cila e shoqëroi këtë studim ishte:

A përputhet vizioni kryesor mbi politikën e jashtme shqiptare i Ministrisë së Punëve të Jashtme me atë të intelektualëve dhe profesionistëve shqiptarë, prej shtatorit të vitit 2013?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, u hartuan disa pyetje të tjera të cilat u reflektuan edhe në pyetësorin/intervistën e hartuar për këtë studim (shtojca 2):

• Si ka qenë performanca e politikës së jashtme shqiptare? A është përmirësuar apo përkeqësuar ajo?• Si është reflektuar kjo performancë në imazhin e vendit?• A është arritur që vendet partnerë strategjikë të Shqipërisë të perceptohet si të tillë edhe nga qytetarët në kontakt me politikën e jashtme shqiptare?• A është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal dhe si shihet roli i Shqipërisë në këtë bashkëpunim?• A përputhen sfidat dhe prioritet e së ardhmes me ato të vizionit zyrtar të MPJ-së?

Organizimi i këtij studimi dhe ndarja e tij nëpër seksione, përkon me pyetjet e pyetësorit/intervistës. Përgjigjet e pyetjeve nxorrën në pah dhe problematika të reja, përtej atyre që qenë vendosur si qëllim i këtij studimi, të cilat do të analizohen tek përfundimet dhe rekomandimet në vazhdim.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 7

1.Analizë e përgjithshme e politikës së jashtme shqiptare 2013-2015Politika e jashtme shqiptare, që prej shtatorit 2013, mbështet aktivitetin e saj në disa boshte ose akse, të cilat janë lehtësisht të analizueshme prej faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme1, të Ministrisë së Integrimit Evropian2, të Kryeministrisë3 ose nga një sërë materialesh të botuar4. Nëse do t’i përmblidhnim këto boshte, ato do të ishin si më poshtë:

a.Partneriteti strategjik me Sh.B.A-në5, NATO-n dhe integrimi evropian në kuadrin e procesit të Berlinit6.

b.Partneritetet strategjike me vendet partnere në NATO dhe BE, si Italia, Greqia, dhe Turqia. Zgjerimi i bashkëpunimit më të thellë e të gjithanshëm me Gjermaninë dhe Austrinë; inkurajimin e rritjes së shkëmbimeve dypalëshe me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Vendet e Ulëta dhe Spanjën; si edhe, forcimin e lidhjeve me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe Izraelin, sikundër dhe të shkëmbimeve me vende të rëndësishme në rrafshin global si Kina, Japonia, Rusia, India dhe Brazili.

c.Bashkëpunimi i ngushtë e strategjik me Kosovën7.

d.Bashkëpunimi rajonal nëpërmjet diplomacisë ekonomike në rajon8.

e.Siguria energjetike në rajon dhe bashkëpunimi adriatiko-jonian9.

Një bosht, i cili duket sikur i përshkon vertikalisht të gjithë boshtet e sipërpërmendur, është:

f.Boshti i mbrojtjes së interesave kombëtarë, vlerat e parimet e të cilave “përbëjnë shtratin tonë kombëtar”10.

Ky bosht i fundit, trupëzohet në forma të ndryshme, por që shprehin të njëjtën ide në thelb, në shumë prej dokumenteve strategjikë të sipërpërmendur. U mendua se do ishte interesante të shihnim se si, sa dhe nëse janë perceptuar si të tillë këto boshte nga të intervistuarit, duke qenë se ky është edhe një prej qëllimeve kryesore kërkimore shkencore të këtij studimi.

1 http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/prioritetet, parë për here të fundit në Prill 2016.2 http://www.integrimi.gov.al/al/prioritete/kriteri-politik/ceshtjet-rajonale-dhe-detyrimet-nderkombetare, parë për here të fundit në Prill 2016.3 http://www.kryeministria.al/en/program/european-albania-in-the-region-and-worldwide/foreign-policy, parë për herë të fundit në Prill 2016.4 Ditmir Bushati, “The Energy Security Nexus in South-East Europe”, ECFR, 31.07.2016, http://www.ecfr.eu/article/commentary_the_ener-gy_security_nexus_in_south_east_europe3090, (parë në Prill, 2016); Ditmir Bushati, Lubomír Zaorálek, “Enhanced Cooperation needed between Visegrad Group and Western Balkans”, Euroactiv, 12. 04. 2016: http://www.euractiv.com/section/central-europe/opinion/enhanced-coopera-tion-needed-between-visegrad-group-western-balkans/ (pare në Mars, 2016); Ditmir Bushati, “Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpun-imit pa tabu”, Mapo, 26.03.2016; Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, “Le Kosovo à l’UNESCO: l’adhésion comme message de paix”, Libération, 09.11.2015; Ditmir Bushati, “Drejt një pakti zhvillimor për rajonin”, Javanews, 05.09.2015: http://www.javanews.al/ditmir-bushati-drejt-nje-pak-ti-zhvillimor-per-rajonin/ (parë në Prill, 2016); Ditmir Bushati, “Does Albania have a Foreign Policy?”, Independent Balkan News Agency, Op-ed, 01.11.2015 në http://www.balkaneu.com/op-ed-albania-foreign-policy/#sthash.FefUpfha.dpuf; Buletini i Ministrisë së Punëve të Jashtme: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/albanian-mfa-newsletter (parë për here të fundit në Prill 2016).5 20.04.2015, Washington, nënshkruhet mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Sh-B-A-së Deklarata e Partneritetit Strategjik, si dhe Plani i Veprimit për ta jetësuar atë gjatë viteve të ardhshme. Katalogu i Dokumentacionit të vitit 2015, Ministria e Punëve të Jashtme.6 Për më shumë shih përmbledhjen në studimin: Shqipëria në procesin e Berlinit. Arritjet aktuale dhe sfidat e Samitit të Parisit, Vjeshtë 2015 tek Shtetiweb: http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2016/02/SHQIP.pdf, (parë për here të fundit në Prill 2016).7 11.01.2014: Nënshkruhet në Prizren nga dy kryeministrat, z. Edi Rama dhe z. Hashim Thaçi, “Deklarata për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik”, që bazohet në vlerat e përbashkëta euro-atlantike të dy vendeve. Katalogu i Dokumentacionit të vitit 2014, Ministria e Punëve të Jashtme.8 16.11.2015: Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe IRJ të Maqedonisë, hartuan Marrëveshjen për Krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në 31 Mars 2016, në Ministerialin e Durrësit, u diskutua sërish kjo marrëveshje. Për më shumë informacion në lidhje me punimet e Ministrialit të Durrësit, shih Buletinin e përmuajshëm të MPJ, No 21, Mars 2016, në: http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Newsletter,_Issue_No._21_,_March_2016.pdf, (parë për here të fundit në Prill 2016).9 Për më shumë shih përmbledhjen e studimit: Shqipëria në procesin e Berlinit. Arritjet aktuale dhe sfidat e Samitit të Parisit, Vjeshtë 2015 tek Shtetiweb: http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2016/02/SHQIP.pdf, (parë për herë të fundit në Prill 2016).10 Fjala e ministrit Bushati mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, 2015: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/fjalime/fjala-e-ministrit-bushati-mbajtur-ne-fakultetin-e-shkencave-sociale-me-teme-a-ka-shqiperia-nje-politike-te-jashtme&page=2, (parë në Mars 2016).

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)8

2. Perceptimi i përgjithshëm ndaj politikës së jashtme shqiptare, 2013-2015Për të matur perceptimin e përgjithshëm të performancës së politikës së jashtme shqiptare të periudhës në shqyrtim, u përdorën pyetje gjysmë të hapura, të cilat të mund të jepnin një tregues të përgjithshëm, por edhe të mund të ndaleshin në problematikat kryesore, që ndikojnë në këtë perceptim. Duke pasur parasysh se perceptimi mbi politikën e jashtme ndikohet lehtësisht nga fuqia relative materiale e një vendi, nga fakti nëse strukturat e brendshme të një vendi, pra institucionet e tij janë të qëndrueshme ose më pak të qëndrueshme dhe nga stereotipet e krijuara prej ndikimit të politikës së brendshme tek ajo e jashtme11. Për të pasur mundësinë që të matet i ndarë perceptimi i përgjithshëm, atëherë u realizuan dy pyetje: Një mbi performancën e politikës së jashtme shqiptare e një mbi imazhin e vendit në botë. Pyetja e dytë u përdor me qëllimin për të parë ndikimin që mund të kenë edhe faktorë të tjerë (të politikës së brendshme ose të ngjarjeve të brendshme) në perceptimin e performancës së politikës së jashtme. Siç pritej, në përgjigjet e pyetjes ndaj imazhit të vendit (Kap. 2.2), kemi një rritje të lehtë të përgjigjeve negative në përgjigjet e dhëna në pjesën e performancës së politikës së jashtme (Kap. 2.1). Gjithashtu, një vend të konsiderueshëm zënë shkaqet e brendshme ose ngjarjet e brendshme në vlerësimin e përgjithshëm të performancës së politikës së jashtme, ose imazhit të vendit (Kap. 2.3), gjë që doli nëpërmjet pjesës së hapur të të dyja pyetjeve të mësipërme

2.1 Perceptimi ndaj performancës së politikës së jashtme shqiptarePërgjigjedhënësit iu përgjigjën kësaj pyetjeje fillimisht: Sipas mendimit tuaj, politika e jashtme shqiptare në këto dy vitet e fundit (2013-2015) është përkeqësuar apo përmirësuar? Përse?

Ata u ftuan të rrethonin një vlerësim nga 1-5, ku 1 tregonte se ishte përkeqësuar ndërsa 5 përmirësuar. Rezultatet e matura tregohen në tabelën 2.1.

Tabela 2.1: Vlerësim mbi performancën e politikës së jashtme sipas përgjigjedhënësve

Grafiku është pozitiv në anën e djathtë të tij, gjë që tregon se, sipas perceptimit të përgjigjedhënësve, performanca është përmirësuar. Përqëndrimi i vlerësimit të performancës në vlerën 3 dhe 4 (34%) mund të lexohet edhe si një prirje e përgjigjedhënësve për të treguar se përmirësimi i kësaj performance ka qenë i moderuar.

11 Perceptimi i politikës së jashtme shpesh ndikohet nga strukturat e brendshme të një shteti, nga fuqia/mosfuqia e tij në arenën ndërkombëtare ose nga racionalizmi kolektiv i grupit. Për analizën e kësaj lidhjeje mund të shihet: Rose G. (1989). “Neoclassical Realism and Theories of Foreign Policy”, World Politics, Volume 51, Issue 01, October, fq.144-172; Kissinger H. A., (1966), “Domestic structure and Foreign Policy”, Daedalus, Vol. 95, No. 2, Conditions of World Order (Spring), fq. 503-529; Janis, I. L. (1972). Victims of groupthink: A Psychological Study of Foreign Policy Decisions and Fiascoes. Boston: Houghton Mifflin.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 9

Disa nga shkaqet që kanë ndikuar në këtë përmirësim janë, në rend zbritës nga më të përmendurat tek me pak të përmendurat, ato që janë më të dukshme dhe që kryesisht prekin nga afër cilësinë e jetës së qytetarëve. Pra, politika e jashtme, sipas përgjigjedhënësve është përmirësuar për shkak të:

• Marrjes së statusit kandidat në BE; • Politikës së jashtme më aktive. Përmirësimit të marrëdhënieve dy-palëshe dhe shumë-palëshe. Vizitat e zyrtarëve të lartë: J. Kerry, A. Merkel, vizita e Papa Fanceskut;• Bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të marrëdhënieve me rajonin;• Politika e jashtme ka qenë konstruktive, është përmirësuar imazhi i Shqipërisë.• Diplomacia publike;• Përmirësim për shkak të reformave të qeverisë;• Përfaqësim më i denjë i interesave kombëtarë në nivel ndërkombëtar;• Përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë;• Partneritetet strategjikë: Marrëveshjet me Turqinë, Partneritetet në NATO;• Faktorizimi i Shqipërisë në rajon;• Ngritja e Fondit për Ballkanin Perëndimor me seli në Shqipëri;• Nismat e përbashkëta me Kosovën, vëmendja për luginën e Preshevës;• Pjesëmarrja në takimet e EUSAIR.

Nëse do t’i gruponim këto arsye, do të kishim:

Tabela 2.1.1. Arsyet e përmirësimit të performancës së politikës së jashtme sipas përgjigjedhënësve

Disa nga shkaqet që të intervistuarit kanë parë si ndikuese në përkeqësimin e performancës së politikës së jashtme shqiptare, janë si më poshtë (në rend zbritës nga më të përmendurat tek më pak të përmendurat). Ato fillojnë nga situata më të prekshme, si për shembull marrëdhënia me fqinjët, e deri tek ato më tepër të mediatizuara si çështja e Kosovës në UNESCO. Kështu, sipas përgjigjedhënësve, politika e jashtme është përkeqësuar për shkak të:

• Mungesës së risive në politikën e jashtme;• Mos-avancimit në anëtarësimin në BE; • Përkeqësimit të marrëdhënieve me fqinjët: Greqia (marrëveshja për detin), Serbia, Maqedonia;• Mos-arritjes së përfshirjes së Kosovës në UNESCO;• Mos-përfaqësimit të interesave kombëtarë: çështja çame dhe të tjera të shqiptarëve nëpër botë; • Politika e fortë në dialogun me Serbinë, e cila ka minuar klimën diplomatike në rajon;• Retorika në takimet e Ballkanit si një politikë emocionale dhe populiste;• Mungesës së thellimit të bashkëpunimit rajonal;• Njerëzit e duhur në politikën e jashtme të cilët mbahen jashtë saj;• Incidentet diplomatike; • Emërimet në politikë e qeverisje të figurave me të kaluar të dyshimtë;• Konfuzioni në politikën e jashtme

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)10

• Paraqitje fasadë e zhvillimeve në Shqipëri, jo zhvillime të mirëfillta diplomatike;• Problemet e brendshme të cilat reflektojnë në politikën e jashtme;• Mungesa e strategjisë në ndërtimin e politikës së jashtme;• Cilësi jo e duhur e diplomacisë shqiptare;• Mungesë koherence në marrëdhëniet me partnerët strategjikë; • Çështja e demontimit të armëve kimike;• Mos-arritja e thithjes së investimeve të huaja;• Çështja e dekriminalizimit të Parlamentit.

Nëse do t’i gruponim këto shkaqe, sipas përgjigjeve të përgjigjedhënësve, do të kishim:

Tabela 2.1.2: Arsyet e përkeqësimit të politikës së jashtme sipas përgjigjedhënësve

2.2 Perceptimi ndaj imazhit të vendit

Të intervistuarit iu përgjigjën pyetjes: Sipas mendimit tuaj imazhi i Shqipërisë jashtë vendit në këto dy vitet e fundit (2013-2015) është përkeqësuar apo përmirësuar? Përse?

Ata u ftuan të rrethonin një vlerësim nga 1-5, ku 1 tregonte se ishte përkeqësuar ndërsa 5 se ishte përmirësuar. Rezultatet e përpunuara tregohen në tabelën 2.2.

Tabela 2.2: Vlerësimi i imazhit të vendit sipas përgjigjedhënësve

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 11

Sipas përgjigjedhënësve, imazhi i Shqipërisë duket se është përmirësuar prej:

• Reformave të brendshme të qeverisë;• Rolit të diplomacisë publike, turizmit, aktiviteteve promovuese, arritjeve në imazhin ndërkombëtar;• Marrjes së statusit kandidat në BE;• Përmirësimi i perceptimit të Shqipërisë tek të huajt nëpërmjet promovimit të Turizmit;• Përmirësimi i diplomacisë në një perspektivë më afatgjatë i një politike të jashtme, objektiva strategjikë;• Takimet dy dhe shumë-palëshe të cilat kanë rritur ndikimin e Shqipërisë në rajon si vend më i qëndrueshëm e konstruktiv,

Procesi i Berlinit;• Përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë;• Përmirësimi i marrëdhënieve me Gjermaninë dhe SHBA-në;• Përfshirja në partneritetin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit global e krimit të organizuar;• Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike;• Arritjet në fusha të ndryshme si futbolli, atletika, peshëngritja (sporti, kultura);• Shkëmbimet studentore dhe pjesëmarrja e të rinjve në aktivitetet e financuara nga BE;• Uniteti në veprim (ngjarjet e Charlie Hebdo në Paris) dhe simboli i bashkëjetesës në harmoni të besimeve fetare;• Zhvillimi i aspiratave Euro –Atlantike dhe mbrojtja e interesave të Shqipërisë;• Shndërrimi i Tiranës në seli të dy organizatave ndërkombëtare me fokus rajonin);• Bashkëpunimi strategjik me Kosovën;• Refuzimi i demontimit të armëve kimike, si faktor i rëndësishëm në përmirësimin e imazhit dhe pavarësisë së vendit

në vendimarrje.

Nëse do t’i gruponim shkaqet e përmirësimit të imazhit të listuara nga përgjigjedhënësit, do të kishim:

Tabela 2.2.1: Arsyet e përmirësimit të imazhit të vendit sipas përgjigjedhënësve

Disa nga shkaqet që të intervistuarit kanë parë si ndikues në përkeqësimin e imazhit të Shqipërisë janë (në rend zbritës nga më të përmendurat tek me pak të përmendurat) ato tradicionalet të problematikave të vendit si mungesa e zhvillimit ekonomik dhe korrupsioni. Kësaj radhe ato i kanë lënë kryesimin çështjes së azilkërkuesve shqiptarë në botë. Pra, në lidhje me përkeqësimin e imazhit të Shqipërisë, arsyet sipas përgjigjedhënësve, kanë qenë:

• Azilkërkuesit shqiptarë në botë;• Nuk ka pasur asnjë përmirësim në imazh (stanjacion në këtë drejitm);• Reformat e zvarritura në lidhje me dekriminalizimin e jetës politike të vendit;• Korrupsioni;• Krimi i organizuar, trafiku i lëndëve narkotike;• Përkeqësimi i situatës ekonomike;• Destabiliteti politik në vend dhe demokracia e pa konsoliduar;• Presioni i SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi, i cili përçon një imazh negativ në arenën ndërkombëtare;• Mungesa e një platforme për të promovuar vlerat kombëtare. Shqipëria, një “imazh i ngrirë”;• Mungesa e nismave të reja nga ana e diplomacisë publike të cilat të kenë objektiv perceptimin e publikut të huaj për

Shqipërinë;

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)12

• Perceptimi që vjen nga diaspora se Shqipëria nuk mund të përmirësohet;• Imazhi negativ i Shqipërisë në Expo Milano 2015;• Mungesa e koherencës së Ministrisë së Punëve të jashtme me qëndrimet e kreut të shtetit;• Zvarritja ose moskryerja e reformave të qeverisë;• Protestat nga ana e shoqërisë civile ndaj qeverisë;• Raportimet nga mediat ndërkombëtare se Shqipëria po rekruton luftëtarë për ISIS;• Mungesa e konsensusit të palëve në politikë në reformat e rëndësishme për vendin;• Ankesat në formë akuzash të politikanëve shqiptarë në Bruksel.

Përmbledhtazi, grafikisht, shkaqet e përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë, sipas përgjigjedhënësve, do të shfaqeshin kështu:

Tabela 2.2.2: Arsyet e përkeqësimit të imazhit të vendit sipas përgjigjedhënësve

2.3 Dimensioni i brendshëm i politikës së jashtme

Siç duket lehtësisht nga përmbledhja në tabelën 2.2.3 (e cila përmbledh tabelat 2.1.1, 2.1.2, 3.1.1, 3.1.2), faktori i brendshëm (domestic factor), pra politikat e brendshme të qeverisë, të cilat mund të mos kenë lidhje domosdoshmërisht me politikën e jashtme, ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme, si pozitivisht ashtu edhe negativisht në perceptimin e performancës së politikës së jashtme shqiptare në këto pothuajse tre vitet e fundit.

Tabela 2.2.3 Faktori i brendshëm (domestic factor) ndikues në politikën e jashtme

Nr. i tabelës Çështja Vlerësimi

Tabela 2.1.1Politika e jashtme përmirësuar për shkak të çështjeve që kanë lidhje me politikën e

brendshme34%

Tabela 2.1.2Politika e jashtme përkeqësuar për shkak të çështjeve që kanë lidhje me politikën e

brendshme17%

Tabela 3.1.1 Imazhi i vendit përmirësuar prej politikave të brendshme 27%

Tabela 3.1.2 Imazhi i vendit përkeqësuar prej politikave të brendshme 81%

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 13

Lidhja e performancës së politikës së jashtme të një vendi me cilësinë e politikës së brendshme të këtij vendi nuk përbën risi në shkencat politike. Një sërë publikimesh në këtë fushë e dëshmojnë këtë. Mbi të gjitha, korrelacioni mes faktorit të brendshëm dhe politikës së jashtme dhe imazhit të vendit vihet re tek përgjigjet që kanë të bëjnë me përkeqësimin e këtyre të fundit (81%, tabela 3.1.2). Në kryqëzimin e përgjigjeve të dhëna vihen re disa ambiguitete:

1. Politikat e qeverisë herë perceptohen si shkak për përkeqësimin e performancës ose të imazhit të Shqipërisë nëpër botë e herë si shkak për përmirësimin e kësaj të fundit, duke u etiketuar prej përgjigjedhënësve madje si “probleme” në rastin e parë dhe si“reforma” në rastin e dytë.

2. Afrimi ose bashkëpunimi me Serbinë herë është perceptuar herë si pozitiv e herë si negativ.3. Çështja e armëve kimike herë është parë herë si tregues pozitiv në performancë, herë si negativ.4. Interesi kombëtar dhe si rrjedhojë bashkëpunimi rajonal (ky i dyti perceptohet si i lidhur në përpjesëtim të zhdrejtë me

të parin) herë shihet si ndikues pozitiv e herë si negativ në lidhje me performancën e politikës së jashtme shqiptare, në optikën e përgjigjedhënësve.

Një aspekt tjetër që të bie në sy, është edhe perceptimi i politikës së jashtme si një politikë pa kohezion të vazhdueshëm mes qeverive të ndryshme të cilat kanë marrë drejtimin e vendit. Në fakt, nëse do të vërenim politikën e jashtme të Shqipërisë pas viteve ’90, do të shihnim që vetëm pak legjislacione qeveritare kanë mbajtur të njëjtët ministra të jashtëm në detyrë përgjatë gjithë mandatit të tyre12. Grafiku i mëposhtëm (tabela 2.2.3) i cili e ka përkthyer në ditë kohën e ministrave të jashtëm në detyrë, e dëshmon më së miri këtë fakt:

Tabela 2.2.4 Ministrat e jashtëm shqiptarë në detyrë

Siç mund ta vërejmë lehtësisht nga ky grafik i thjeshtë, vetëm dy ish-ministra, z. Alfred Serreqi dhe z. Paskal Milo, e kanë përfunduar të plotë mandatin e tyre. Ministri aktual i punëve të jashtme z. Ditmir Bushati, duket gjithashtu të jetë në të këtë rrugë. Nga kjo, duket qartë se pozicioni i ministrit të punëve të jashtme është konsideruar nga qeveritë e mëparshme në linjë me interesin politik të brendshëm, e jo mbi këtë të fundit.

12 Historiku në web-site, MPJ: http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/historiku27.04.16.pdf parë për herë të fundit në 15 Maj 2016.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)14

3. Perceptimi ndaj politikës së jashtme shqiptare si politikë publike dhe (jo)sukseset e sajDeri më tani, në Shqipëri, nuk janë ndërmarrë studime në lidhje me politikën e jashtme shqiptare si një politikë publike të mirëfilltë. Shpesh, në procesin e përkthimit të politikës së jashtme në politika publike ndodh konfuzion. Produkti i politikave të jashtme nuk janë opinionet ose fjalimet në evente të ndryshme, por nënshkrimet e marrëveshjve, nismave e bashkëpunimeve. Pra, analizimi i politikës së jashtme si politikë publike, implikon përcaktimin e saktë të aktorit (në këtë rast, ministria e punëve të jashtme) dhe të politikave të cilat mund të jenë, përveç marrëveshjeve e bashkëpunimeve, edhe çështje të ndryshme apo takime mes palëve (Ingram M., Helen, Fiederlain L., Suzanne, 1988: 725-745).Për të pasur një listë mbi politikat e jashtme shqiptare në formën e politikave publike është e rëndësishme të bëhet një ndarje mes perceptimit të politikave dhe akteve të prodhurara prej saj (marrëveshjet, bashkëpunimet, nismat, seminaret, takimet, konferencat). Duke qenë se shpesh mungon informacioni për këto të dytat, duke qenë se ato nuk gjendet lehtë ose janë objekt analize i një grupi të mirëpërcaktuar ekspertësh, shpesh të dyja ngatërrohen lehtësisht. Një konfuzion i tillë do të vihet re edhe në përgjigjet e mëposhtme.

3.1 Perceptimi si suksese të politikës së jashtme shqiptare, 2013-2015Kërkesës për të përmendur tre suksese të politikës së jashtme shqiptare në periudhën 2013-2015, të intervistuarit i janë përgjigjur duke konsideruar si suksese, këto ngjarje, statuse apo marrëveshje:

• Marrja e statusit të vendit kandidat në BE;• Roli lider i Shqipërisë në rajon;• Përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë; • Vizitat e dy kryeministrave (ai i Shqipërisë në Beograd dhe ai i Serbisë në Tiranë);• Forcimi i bashkëpunimit strategjik me Kosovën;• Forcimi i bashkëpunimit me SHBA-në; • Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry në Shqipëri; • Vizita e Kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri;• Ardhja e e Papa Françeskut në Shqipëri;• Kontributi i Shqipërisë në njohjen e Kosovës (mbështetja për në UNESCO);• Mbështetja për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, (kushtëzimi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, etj);• Vizita e Kryeministrit shqiptar në Preshevë;• Realizimi i reformave me qëllim anëtarësimin në BE; • Nënshkrimi i Marrëveshjes për vendosjen e Fondit Ballkanik në Shqipëri;• Zgjidhja e çështjes së toponimeve me Greqinë; • Zgjedhja e Shqipërisë në KDNJ (Këshilli i të drejtave të njeriut të KE-së);• Lufta kundër terrorizmit; • Bashkëpunimi rajonal dhe vendosja e selisë së dy organizatash rajonale në Tiranë; • Marrëdhëniet e balancuara me Greqinë; Rinegocimi për Marrëveshjen e Detit; • Forcimi i bashkëpunimit me Turqinë;• Rritja e mbështetjes nga ana e MPJ-së për shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë; • Forcimi i bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së;• Nënshkrimi i disa marrëveshjeve me BE-në;• Mbështetja e Shqipërisë ndaj dialogut Kosovë-Serbi; • Përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët;• Përmirësimi i imazhit ndërkombëtar nëpërmjet diplomacisë kulturore dhe Sportit; • Marrëveshja me TAP për rrjetin gazsjellës.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 15

Nëse do t’i përmblidhnim perceptimet si suksese të përgjigjedhënësve në disa makro-grupime, do të kishim:

Tabela 3.1: Sukseset e politikës së jashtme shqiptare sipas përgjigjedhënësve

3.2 Perceptimi si jo-suksese të politikës së jashtme shqiptare (2013-2015)Kërkesës për të përmendur tre dështime (jo-suksese) të politikës së jashtme shqiptare në periudhën 2013-2015, të intervistuarit i janë përgjigjur kështu:

• Dështimi i përpjekjes për të siguruar hyrjen e Kosovës në UNESCO; • Vonesa e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE;• Qëndrimi jo-konsekuent ndaj SHBA për çështjen e demontimit të armëve kimike; • Mbështetja e pamjaftueshme ndaj shqiptarëve në rajon; • Pozicioni jo i qartë i Shqipërisë në rajon në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë; • Mungesa e reagimit nga ana e Shqipërisë në rastet e mos-zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni; • Mungesa e lobimit efektiv ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës; • Mungesa e avancimit të marrëdhënieve me Greqinë;• Mos-zgjidhja e çështjes së Marrëveshjes së Detit me Greqinë• Mos-menaxhim i situatës së azil kërkuesve shqiptarë në shtetet evropiane; • Mungesa e investimeve të huaja në vend; • Çështja e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, pozicionim jo i duhur i MPJ-së në lidhje me këtë çështje; • Shërbimi jo cilësor nga përfaqësitë dhe ambasadorët shqiptarë nëpër botë;• Mos-reagimi nga ana e Shqipërisë për ngjarjen e Kumanovës; • Përfshirja e strukturave ndërkombëtare në çdo problem kombëtar;• Votimi pro Palestinës në OKB; • Mos- avancimi me partnerin strategjik, Turqinë; • Ekzistenca e Ligjit të luftës me Greqinë• Mos-unifikimi i politikës së jashtme shqiptare me atë kosovare;

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)16

Nëse do t’i përmblidhnim këto jo-suksese sipas perceptimit të përgjigjedhënësve, do të kishim:

Tabela 3.2: Jo sukseset e politikës së jashtme shqiptare sipas përgjigjedhënësve

Nëse do i vendosnim përbri njëra tjetrës tabelën e perceptimit të sukseseve dhe atë të perceptimit të jo-sukseseve, do të shihnim se disa nisma të politikës së jashtme janë perceptuar diametralisht të kundërta si suksese ose jo suksese si për shembull:

1. Mbështetja ndaj Kosovës, 2. Marrëdhënia me Serbinë, 3. Marrëdhënia me Greqinë 4. Marrëdhënia me Turqinë 5. Marrëdhënia me SH.B.A-në

Ky është, në fakt, një reagim i pritshëm nëse politikën e jashtme e copëzojmë në çështje apo evente (pra e konsiderojmë issue-oriented, sipas qasjes së politikave publike), siç kemi bërë me pyetjen e këtij seksioni drejtuar përgjigjedhënësve. Gjithashtu, në perceptimin e jo-sukseve, mund të kenë luajtur disi rol edhe simpatitë vetjake ndaj kaheve politikë në vend (qeverive të djathta apo të majta në pushtet), pavarësisht kujdesit fillestar për të angazhuar në këtë studim intelektualë dhe ekspertë të cilët nuk shquhen për marrje ane politike në debatin publik. Rreshtimi i përgjigjeve për çështje të njëjta në kategori të ndryshme si suksese/jo suksese mund të shpjegohet nëpërmjet këtij arsyetimi të thjeshtë.

4. Perceptimi ndaj politikës së jashtme shqiptare si filozofi drejtimiPolitika e jashtme shqiptare si filozofi drejtimi, gjithnjë ka qenë e orientuar kah boshteve të integrimit evropian dhe atij atlantik. Në fakt, boshti euro-atlantik në çdo kohë e ka bashkuar qeverinë dhe opozitën në orientimin e politikës së jashtme. Aktualisht këto drejtime njihen me termin “procesi euro-atlantik”, duke qenë se integrimi i Shqipërisë në strukturat e NATO-s tashmë është i kompletuar. Në lidhje me këtë prirje të kahershme të politikës së jashtme shqiptare, Biberaj shkruante: “Politika e jashtme nuk hynte në çështjet kryesore të zgjedhjeve. Midis partive më të rëndësishme kishte një konsensus lidhur me orientimin e politikës së jashtme të Shqipërisë, që ishte: forcimi i lidhjeve me Shtete e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe lidhjet e ngushta me shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, pa iu dhënë mbështetje shqiptarëve ekstremistë” (2011:490).

Boshti perëndimor, i njehsuar shpesh me “integrimin evropian”, ka qenë përherë i pranishëm në politikën e jashtme shqiptare që prej viteve ’90. Objektivi themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë është “hyrja në Evropë”, do të shkruante një studiues italian për Shqipërinë e viteve ’90 (Della Rocca, 2000: 74). Më pas, pas marrjes së ftesës për të hyrë në NATO në vitin 1995 nga zëvendës-sekretari amerikan i shtetit Richard Holbrook, në vizitë në Shqipëri, refren do të bëhet “siguria rajonale” (Smirnova, 2004: fq 473-474). Më vonë, refreni i “integrimit europian” do të kthehet në atë të “integrimit euroatlantik” dhe për shumë gjatë, qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë do të mbesë ai i anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO (Vickers, 2008: 397-398).

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 17

Pas hyrjes së Shqipërisë në NATO në vitin 2009, siç u tha edhe më lart, në vend të termit “integrimi euro-atlantik”, për të etiketuar boshtin kryesor të politikës së jashtme më së shumti u përdor termi “procesi euro-atlantik”. Ministri Bushati e quan këtë orientim “filli i kuq”13, ndërkohë që edhe ministra të tjerë të punëve të jashtme, nuk e kanë vënë pothuajse kurrë në diskutim këtë orientim/bosht. Mund të thuhet se “procesi euro-atlantik” përbën një “konsensus themelor”, thënë me fjalët e diplomatit shqiptar Goga (1999: 30-31), mbi ato çështje kombëtare për të cilat të gjitha qeveritë shqiptare bien dakort, të quajtura ndryshe edhe “boshte tradicionale të bashkëpunimit” (Nesho, 2013: 99).

Risia që i shtohet boshtit euro-atlantik në politikën e jashtme të këtyre dy viteve të fundit ka të bëjë me:

a.Faktin që lidhja e veçantë i marrëdhënies me ShBA-në kurorëzohet me një dokument të mirëfilltë politik i cili e ngre këtë marrëdhënie në një nivel zyrtar partneriteti strategjik, nëpërmjet nënshkrimit, më 20.04.2015, të Deklaratës së Përbashkët mbi Partneritetin Strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruar më 20.4.2015 si edhe hartimit të një Plani Veprimi për ta jetësuar atë gjatë viteve të ardhshme14.

b.Lidhjen e integrimit evropian në mënyrë të pashmangshme me “bashkëpunimin rajonal”, kjo edhe prej shtysës së fortë të BE-së në këtë drejtim. Kjo lidhje është ritheksuar edhe në të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, një nismë e ndërmarrë nga Gjermania në Berlin në vitin 2014, me qëllimin për të rijetësuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit konsiderohet kështu “një proces shpresëdhënës dhe komplementar i cili ka synuar krijimin e kushteve për një ndërlidhje më të mirë të rajonit dhe kthimin e shndërrimin e Ballkanit Perëndimor në një rajon të vërtetë”15. Në këtë kuadër, euro-atlantizmi i të gjithë rajonit konsiderohet si “perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor” dhe si “rezultat i natyrshëm i procesit të zgjerimit”16.

Pra, procesi i integrimit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal janë dy fusha ku Shqipëria synon të kthehet ne faktor stabiliteti në rajon. Integrimi evropian shihet, pra, si një çati mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes procesit të Berlinit dhe derivateve që vijnë prej këtij procesi.

4.1 Perceptimi ndaj aleatëve dhe partnerëve strategjike të ShqipërisëPartneriteti strategjik me ShBA-në në kuadrin e NATO-s mbetet i pandryshueshëm në politikën e jashtme shqiptare. Po ashtu, marrëdhëniet me Greqinë dhe Turqinë kanë një dimension strategjik, sidomos pas rinovimit të interesit ndaj këtij të dytit, nga vendet e BE-së. Kësaj panorame i është shtuar ngritja në nivel partneriteti strategjik të marrëdhënieve me Kosovën, të institucionalizuar në mbledhjen e Prizrenit më 11 janar 201417. Kjo nismë u pagëzua me emrin “platforma e parë serioze shtetërore për Kosovë” nga diplomati Murati (2013:137). Gjithashtu, është rikonfirmuar marrëdhënia me Italinë si mbartëse e një rëndësie strategjike të veçantë për Shqipërinë në dimensionin mesdhetar të politikës së saj të jashtme, dhe është rifreskuar marrëdhënia me Greqinë si shtet fqinj me rëndësi primare18. Të gjithë partnerët e rëndësishëm për Shqipërinë të lartpërmendur, duket se korrespondojnë edhe me perceptimet dhe pritshmëritë e përgjigjedhënësve, të cilët përgjithësisht i kanë vendosur ata në pesë vendet e para. Turqia zyrtarisht është shpallur “partner strategjik” por ende nuk ekziston një marrëveshje speciale në këtë drejtim. Pavarësisht kësaj, janë nënshkruar një sërë Marrëveshjesh me Turqinë që nga viti 2013 si për shembull: Marrëveshja e parë

13 Ditmir Bushati, “A ka Shqipëria një politikë të jashtme?” Fjala e mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT, 28 Tetor 2015, në:http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyraeshtypit/fjalime/fjalaeministritbushatimbajturnefakultetineshkencavesocialemetemeakashqiperiajepoli-tiketejashtme&page=1 , parë për herë të fundit në prill 2016.14 Katalogu i Dokumentacionit të vitit 2015, Ministria e Punëve të Jashtme.15 Ditmir Bushati, “A ka Shqipëria një politikë të jashtme?”. Fjala e mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT, 28 Tetor 2015 në http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyraeshtypit/fjalime/fjalaeministritbushatimbajturnefakultetineshkencavesocialemetemeakashqiperianjepolitiket jasht-me&page=1 , parë për herë të fundit në prill 2016.16 Ditmir Bushati, “Për një diplomaci dinamike në veprim”. Fjala e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve, 4 Korrik 2014, në: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyraeshtypit/17 Në këtë mbledhje u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Repub-likës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Prizren, më 11.1.2014. Katalogu i Dokumentacionit të vitit 2014, Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje themeloi traditën e organizimit të mbledhjeve të përbashkëta mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, dy prej të cilave u organizuan në vitin 2014 dhe 2015, ndërsa e treta pritet të ndodhë në fillim të Qershorit, 2016. 18Memorandum bashkëpunimi për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, nënshkruar me 15.7.2015. Katalogu i Dokumentacionit të vitit 2015, Ministria e Punëve të Jashtme.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)18

e Bashkëpunimit Financiar ushtarak mes dy vendeve, Ankara 29.11. 2013, Memorandum mirëkuptimi për pjesëmarrjen e vendit tonë në Korpusin e Reagimit të shpejtë të NATO-s në Turqi më 07.01.2013, Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, nënshkruar më 13.5.2015, Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që vepron në Afganistan në kuadër të Rezolutës në Mbështetje të Misionit (RSM), nën komponentin e Forcave të Armatosura Turke, nënshkruar më 2.6.2015, Marrëveshja e dytë e bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, nënshkruar më 23.12.2015, Protokolli i zbatimit për asistencën financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Turqisë, nënshkruar më 23.12.201519. Marrëdhënia preferenciale me Turqinë duket se ka arritur të perceptohet si e tillë edhe nga përgjigjedhënësit, të cilët e kanë listuar këtë shtet në vendin e katërt të alencave me Shqipërinë. Kërkesës për të radhitur 5 shtete (aktorët) partnerë strategjikë sipas rëndësisë për Shqipërinë, përgjigjedhënësit i janë përgjigjur sipas zgjedhjes së tyre të lirë. Grafikisht, përmbledhtazi kemi:

Tabela 4.1: Perceptimi mbi partnerët strategjikë të Shqipërisë sipas përgjigjedhënësve

Siç e shohim edhe nga përgjigjet, të gjithë partnerët strategjikë aktualë të Shqipërisë janë konfirmuar në perceptimet e përgjigjedhënësve, duke pasur një hyrje të re siç është rasti i Gjermanisë, ndërkohë që nuk është perceptuar si aq e rëndësishme përsa i përket perceptimit të intelektualëve, marrëdhënia me Austrinë. Ajo radhitet e dhjeta në preferencat e grupit, si partner strategjik i Shqipërisë, ndërkohë që përsa i përket politikës së jashtme shqiptare me Austrinë, marrëdhëniet e shkëlqyera datojnë që në vitin 1922, pra nga koha e shtetit të parë modern shqiptar.20 Austria ka luajtur një rol dinamik në mbarëvajtjen e proceseve integruese të rajonit dhe të Shqipërisë, por mesa duket ky rol nuk është perceptuar ende si i tillë.

4.2 Perceptimi ndaj bashkëpunimit rajonal, fqinjëve dhe rolit të Shqipërisë në rajonRajoni i Ballkanit Perëndimor ka filluar të përkufizohet qartë në politikëbërjen shqiptare: “Me fjalën rajon nënkuptojmë hapësirën imediate (1-1,5 orë fluturim nga Tirana) që kufizohet në veri nga Vjena, në jug nga Athina, në lindje nga Ankaraja dhe në perëndim nga Roma”21, pohon Ministri i jashtëm aktual i Shqipërisë duke shtuar: “Gjithçka që ndodh brenda këtij katërkëndëshi përbën automatikisht një interes të drejtpërdrejtë për ne. Kjo nuk është thjesht një shtrirje gjeografike por edhe hapësira ku artikulohen interesat kombëtare të Shqipërisë: pra të kyçur në Ballkan dhe të hapur në Mesdhe”22.

19Katalogët e Dokumentacioneve të viteve 2013, 2014, 2015, Ministria e Punëve të Jashtme. 20Pranvera Teli (Dibra), “Short History of Diplomatic and Consular Relations between Albania and Austria”, Diplomag, Albanian Ministry of Foreign Affairs, Issue no. 1, 2016.21Ditmir Bushati, “A ka Shqipëria një politikë të jashtme?”. Fjala e mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT, 28 Tetor, 2015, at :http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/fjalime/fjala-e-ministrit-bushati-mbajtur-ne-fakultetin-e-shkencave-sociale-me-teme-a-ka-shqiperia-nje-politike-te-jashtme&page=1, parë për herë të fundit në prill 2016.22Po aty.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 19

Në një tjetër rast, jepet një tjetër pohim i rëndësishëm: “Njëlloj si me vendet e Grupit të Vishegradit, bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm jetik (vital gear) për të përshpejtuar anëtarësimin e rajonit në BE”23.

Pra, Ballkani Perëndimor konsiderohet tashmë si një rajon me rëndësi ekonomike e energjetike24, por edhe si një rajon ku masat e buta (soft measures) janë të mundura të ndërmerren, duke ndjekur shembullin e bashkëpunimit të vendeve të Vishegradit25. Shqipëria, në filozofinë aktuale të politikëbërjes së jashtme, pritet të bëhet një qendër e rëndësishme evropiane e transportit të energjisë. Kalimi dhe kryqëzimi në territorin e Shqipërisë i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe i degëzimit të tij në atë Adriatiko-Jonian (IAP) i sugjerojnë diplomacisë shqiptare një dimension të ri në funksionin dhe strukturën e saj: atë të diplomacisë së burimeve natyrore dhe energjetike26.

Kështu, pyetjes se nëse është i rëndësishëm për Shqipërinë bashkëpunimi rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe cilët mund të jenë disa faktorë (ose shtete) që e pengojnë atë, të intervistuarit i janë përgjigjur kështu:

Tabela 4.2: Percepetimi ndaj bashkëpunimit rajonal sipas përgjigjedhënësve

Të bie në sy një përqindje e konsiderueshme e përgjigjeve “po, por ...”, të cilat e kushtëzojnë bashkëpunimin rajonal me mbrojtjen e interesit kombëtar, ose vetëm në drejtimin ekonomik ose të energjisë. Ky fakt sikur risjell edhe njëherë në vëmendje thirrjen e një diplomati të vjetër, i cili shkruante: “Tirana ka qenë aq e përkëdhelur dhe madje e obsesionuar nga roli konstruktiv, moderues dhe gjenerator i paqes dhe stabilitetit në rajon, sa që në disa raste ajo ka anashkaluar disa ekzigjenca të interesave të saj kombëtare” (Murati, 2012:247). Interesi kombëtar po artikulohet shpesh në rrethinat e politikëbërjes në Tiranë dhe siç e përmendëm edhe këtu, përbën një bosht i cili përshkon vertikalisht të gjithë boshtet e tjera, në kuadrin e perceptimit nga ana e Shqipërisë të rajonit në përgjithësi e fqinjëve në veçanti.

Kështu, kur përgjigjedhënësve iu kërkua të përmendin disa prej faktorëve, të cilët sipas tyre pengojnë bashkëpunimin rajonal, panorama që ata dhanë, duke filluar nga faktorët më shpesh të cituar e deri tek ata më rrallë, është kjo e kryesuar nga e kaluara historike.

Faktorët që pengojnë bashkëpunimin rajonal, pra, sipas përgjigjedhënësve, janë:

• Konfliktet etnike historike në rajon. Elitat politike në rajon dhe keqpërdorimi i nacionalizmit.• Mungesa e bashkëpunimit të thelluar ekonomik mes vendeve të rajonit, mungesa e një diplomacie ekonomike të

mirëfilltë;

23Ditmir Bushati, Lubomír Zaorálek, “Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor. Rritja e Bashkëpunimit drejt një të ardhmeje të përbash-kët”. Op-ed, Euroactiv, 12 Prill 2016: http://www.euractiv.com/section/centraleurope/opinion/enhanced-cooperation-needed-between-viseg-rad-group-western-balkans/, parë për herë të fundit në Maj 2016.24Ditmir Bushati, “Economic governance: getting closer to the EU”, Fjala e mbajtur në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Berlin, 28 Gusht 2014:http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/fjalime/speech-of-minister-ditmir-bushati-at-the-western-balkans-conference-in-ber-lin&page=5, parë për herë të fundit në Mars 2016.25Ditmir Bushati, Lubomír Zaorálek, “Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor. Rritja e Bashkëpunimit drejt një të ardhmeje të përbash-kët”. Op-ed, Euroactiv, 12 Prill 2016: http://www.euractiv.com/section/centraleurope/opinion/enhanced-cooperation-needed-between-viseg-rad-group-western-balkans/, parë për herë të fundit në Maj 2016.26Ditmir Bushati, “Për një diplomaci dinamike në veprim”, Fjala e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve, 4 Korrik 2014: http://www.punete-jashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/fjalime/fjala-e-ministrit-bushati-ne-konferencen-e-ambasadoreve&page=4, parë për herë të fundit në Mars 2016.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)20

• Serbia dhe qëndrimi i saj dekonstruktiv në rajon;• Greqia me ambiguitetin e saj ndaj Shqipërisë (si një vend jo konstruktiv për të ardhmen e Shqipërisë);• Faktori i brendshëm politik iShqipërisë, problemet e brendshme;• Mungesa vënies së interesit kombëtar mbi gjithçka;• Çështja e mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë;• Influenca e Rusisë nëpërmjet marrëdhënies ruso-serbe; • Influenca e Rusisë kundër bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor;• Mungesa e një vizioni strategjik në rajon, i cili të shkojë përtej ndërrimit të qeverive;• Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë Shqipëri-Kosovë; • Republika e Maqedonisë: Armiqësia e maqedonasve ndaj shqiptarëve aty;• Moszgjidhja e çështjes çame me Greqinë;• Mungesa e bashkëpunimit mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë;• Politika e jashtme shqiptare/diplomacia (njohëse jo e mirë e kushteve historike të Ballkanit Perëndimor); • Pozicionimi i Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkan ( i cili sjell ridimensionimin e interesit kombëtar shqiptar, pra• dobësim të tij); • Mali i Zi, si një partner jo shumë miqësor; • Konsiderimi i fqinjit si “armik”, përdorimi i versionit “ne” dhe “ata”; • Mungesa e besimit dhe e sinqeritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor;• Prirja e Turqisë për të dominuar në Ballkan;

Siç shihet nga përgjigjet, shumica e çështjeve që janë përmendur si pengesa kanë të bëjnë me historinë, konfliktet etnike në rajon, konfliktet e pas luftrave botërore dhe alencat historike gjeopolitike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve ose aleatëve historikë të tyre.Kjo tendencë sugjeron se këto çështje konsiderohen ende si “delikate”, por vendosja e diplomacisë ekonomike në krye të rendit, mund të lexohet edhe si përhapje e gjerë e idesë neo-funksionaliste, sipas së cilës bashkëpunimi ekonomik mund të zbusë gjurmët e hidhura të lëna nga historia. Një sugjerim tjetër që del nëpërmjet këtij seksioni është edhe njohja e historisë së Ballkanit Perëndimor nga specialistët, diplomatët apo ekspertët e fushës, të cilëve do iu duhet të punojnë në fushën e bashkëpunimit rajonal ose të Ballkanit.

4.3 Prioritetet e ardhshme të politikës së jashtme shqiptare

Ky studim të mundëson të krahasosh edhe nëse prioritetet e politikës së jashtme shqiptare përputhen me perceptimet e përgjigjedhënësve. Kështu, pyetjes: ‘Sipas mendimit tuaj, cilat duhet të jenë disa prej problematikave (ose prioriteteve) që duhet të merret në mënyre më aktive politika e jashtme shqiptare?’, ata i janë përgjigjur duke radhitur këto prioritete specifike ( duke filluar nga më të rëndësishmit, deri tek ata më pak të tillë”:

• Përpjekje ndërkombëtare nga ana e Shqipërisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës;• Hapja sa më e shpejtë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;• Bashkëpunimi rajonal (me vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe rritja e rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon; • Promovimi i Shqipërisë dhe përmirësimi i imazhit në rajon dhe në nivelin ndërkombëtar;• Diplomacia ekonomike dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit; • Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, partnerët strategjikë perëndimorë;• Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në botë;• Çështja e shqiptarëve të trojeve (Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) dhe mbrojtja e të drejtave të tyre;• Nxitja dhe thithja e investimeve të huaja për Shqipërinë;• Zgjidhja e çështjeve pezull me Greqinë (çështja çame, marrëveshja për detin).• Përmirësimi i performancës së ambasadorëve të Shqipërisë, duke filluar nga përzgjedhja e tyre. Rivendosja e konkursit

të karrierës diplomatike.• Diplomacia kulturore: Rritja e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes të rinjve dhe shkëmbimi i kulturave.• Lëvizja e lirë e shqiptarëve për më shumë se tre muaj dhe në më shumë shtete të tjera. • Punësimi sezonal dhe krijimi i kushteve që emigrantët të kthehen për të punuar në atdhe. • Krijimi i mundësive për fëmijët e familjeve shqiptare që të mësojnë gjuhën shqipe në vendet ku ata jetojnë. • Shërbim më efikas ndaj emigrantëve shqiptarë në ambasadat dhe konsullatat e vendeve ku ata jetojnë. • Përmirësimi i marrëveshjeve për lehtësimin e hyrjes dhe daljes së mallrave duke ulur barrierat tarifore.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 21

Pas operacionalizimit të përgjigjeve, prioritetet e politikës së jashtme shqiptare në të ardhmen, duhet të jenë këto si më poshtë, sipas përgjigjedhënësve:

Tabela 4.3: Prioritetet e politikës së jashtme shqiptare sipas pergjigjedhënësve

5.PërfundimeNë mënyrë të përmbledhur, pas një ballafaqimi të pikave kyçe të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe perceptimit të saj nga një grupim i gjerë intelektualësh dhe profesionistësh, ky studim nxorri në pah këto gjetje:

• Vihet re një perceptim i përgjithshëm prej intelektualëve dhe ekspertëve të pyetur, sipas të cilit performanca e politikës së jashtme në këto pothuajse tre vitet e fundit është përmirësuar. Kështu, 46% e të intervistuarve janë pozicionuar në anën rritëse të vlerave të grafikut, përkundrejt 20% të tyre të cilët janë vendosur në anën negative dhe 34 % të cilët kanë preferuar të qëndrojnë në mes, duke treguar se për ta, përmirësimi i performancës ka qenë i moderuar.

• Vihet re një perceptim i përgjithshëm i intelektualëve dhe ekspertëve të intervistuar, sipas të cilit imazhi i Shqipërisë është përmirësuar: 44% mendojnë se ky imazh është përmirësuar, 23% se ai është përkeqësuar, ndërkohë që 33% kanë preferuar të qëndrojnë asnjanës, duke treguar se imazhi i vendit është përmirësuar në mënyrë të moderuar.

• Ndryshimi në përqindje mes atyre që mendojnë se politika e jashtme është përmirësuar/përkeqësuar me ata që mendojnë se edhe imazhi është përmirësuar/përkeqësuar (ka një luhajtje me 2-3 % mes dy grupimeve) tregon se politika e jashtme ndikon deri në një farë mase të caktuar në imazhin e vendit, sipas intelektualëve dhe ekspertëve të kontaktuar për këtë studim. E kundërta është më e lehtë të ndodhë: Përmirësimi ose përkeqësimi i imazhit të vendit është ai që mbart një pjesë të konsiderueshme të perceptimit mbi performancën e politikës së jashtme të një vendi.

• Një ndikim i konsiderueshëm i faktorit të brendshëm në perceptimin e politikës së jashtme vihet re nga komentet e përgjigjedhënësve mbi arsyet që mund të kenë ndikuar në përkeqësimin/përmirësimin e politikës së jashtme/imazhit të vendit. Në të gjitha rastet, ka një numër të lartë përgjigjesh të cilat e lidhin këtë perceptim me performancën e qeverisë së vendit dhe të politikave të saj të brendshme (34%, 17%, 27%, 81%). Kështu, kur lidhet përkeqësimi i imazhit të vendit me politikat e brendshme të qeverisë së tij, grupimi i përgjigjeve arrin deri në 81%, fakt i cili tregon se qytetarët e lidhin natyrshëm përkeqësimin/përmirësimin e imazhit të vendit me politikat e brendshme të qeverisë së tij.

• Të njëjtat politika të brendshme të qeverisë, herë perceptohen prej intelektualëve dhe ekspertëve të kontaktuar si shkak për përkeqësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë e herë si shkak për përmirësimin e këtij të fundit, duke u etiketuar prej përgjigjedhënësve si “probleme” në rastin e parë dhe si “reforma” në rastin e dytë. Kjo konfirmon edhe njëherë lidhjen e natyrshme që kryejnë qytetarët mes perceptimit të politikës së jashtme me politikat e brendshme, por edhe lidhjen e perceptimit me simpatitë/antipatitë vetjake të përgjigjedhënësve me qeverinë e cila mund të jetë në pushtet në një moment të dhënë.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)22

• Intelektualëve dhe ekspertët e kontaktuar për këtë studim perceptojnë lehtësisht si suksese ato produkte të politikës së jashtme shqiptare të cilat janë konkrete e të prekshme: avancimi drejt BE-së, shkëmbimet e vizitave të liderëve, marrëveshjet mes Shqipërisë dhe shteteve perëndimore. Mbetet ende disi i paqartë procesi i Berlinit në vetvete, i cili është një prej prioriteteve të MPJ-së në dy vitet e fundit.

• Intelektualëve dhe ekspertët e kontaktuar për këtë studim kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj marrëdhënieve me Kosovën si përsa i përket dështimeve të këtij shteti në avancimin e njohjes së pavarësisë në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe në lidhje më marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë e Kosovës. Kjo ndjeshmëri përkon me prioritetin që politika e jashtme shqiptare i ka vendosur vetes në lidhje me Kosovën, por njëkohësisht prania e këtij shqetësimi të përgjithshëm tregon se duhet bërë më shumë në drejtimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Kosovë.

• Studimi evidenton se ka një përputhje mes partnerëve strategjikë të paravendosur nga politika e jashtme e Shqipërisë dhe perceptimit të përgjigjedhënësve të këtij studimi: SHBA, Itali, Turqi, Greqi dhe shtetet e tjera evropiane ose perëndimore konfirmohen, ndërkohë që i kushtohet shumë vëmendje prej përgjigjedhënësve partneritetit me Gjermaninë e jo aq sa pritej atij me Austrinë. Ndërkohë që për instancat politikëbërëse të MPJ-së, Austria ka një vend të rëndësishëm, ky pozicion nuk duket se perceptohet si i tillë nga përgjigjedhënësit.

• Bashkëpunimi rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohet i rëndësishëm nga përgjigjedhënësit, por këtij perceptimi i shtohet elementi i “ruajtjes së interesit kombëtar” dhe të interesave ekonomikë të vendit, në linjë edhe me politikën e jashtme subjekt i këtij studimi. Këto elementë përmenden shpesh nga përgjigjedhënësit në mënyrë spontane, edhe kur nuk kërkohej specifikisht nga pyetja.

• Roli i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal ka arritur të vijë tek përgjigjedhënësit si një rol lider në rajon, pavarësisht se ai konsiderohet herë si pozitiv e herë si burim konflikti ose destabiliteti me fqinjët. Përmirësimi i marrëdhënieve më Serbinë cek në ambiguitet: ai shpesh konsiderohet si pozitiv e ndonjëherë si i panevojshëm. Fakti se kjo marrëdhënie në vetevete, konsiderushëm e rëndësishme për politikën e jashtme shqiptare, nuk ka kaluar pa u vënë re prej përgjigjedhënësve, është i rëndësishëm për këtë studim.

• Roli i rëndësishëm që i jepet bashkëpunimit në fushën e energjisë në bashkëpunimin rajonal, nuk arrin të vijë si i tillë tek përgjigjedhënësit, ndërkohë që i jepet shumë rëndësi mungesës së një bashkëpunimi të thelluar ekonomik mes vendeve të rajonit. Kjo prirje e intelektualëve dhe ekspertëve të kontaktuar për këtë studim, sugjeron se mund të jetë e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve ekonomike në krye të rendit të ditës, në linjë me teorinë neo-funksionaliste, sipas së cilës bashkëpunimi ekonomik mund të gjenerojë bashkëpunim edhe në fusha të tjera.

• Çështjet historike konsiderohen ende si “delikate” mes vendeve të rajonit prej intelektualëve dhe ekspertëve të kontaktuar për studimin, por ndërkohë, ekziston perceptimi prej tyre se diplomacia ekonomike dhe bashkëpunimi ekonomik, mund të zbusë gjithashtu gjurmët e lëna nga historia.

• Intelektualët dhe ekspertët e kontaktuar për këtë studim i konsiderojnë si i munguari i madh marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit. Megjithatë, është interesant fakti se bashkëpunimi ekonomik mes këtyre vendeve shihet prej tyre si “guri i themelit” për bashkëpunimin rajonal, në linjë kjo edhe me politikën e jashtme shqiptare të këtyre pothuaj tre viteve të fundit. Këtij perceptimi i shtohet natyrshëm elementi i “ruajtjes së interesit kombëtar” prej vetë përgjigjedhënësve, edhe ky element në linjë me politikën e jashtme shqiptare të periudhës së studiuar.

• Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve e ekspertëve të kontaktuar për këtë studim e perceptojnë Greqinë dhe Serbinë si “tjetri” konfliktual në rajon. Problemet pezull me Greqinë dalin në pah në shumë prej arsyetimeve të përgjigjedhënësve. Historia dhe mbartja e problemeve nga e kaluara perceptohen të jenë shkaku kryesor për këtë konsideratë prej tyre ndaj dy vendeve fqinj.

• Përgjigjedhënësit vunë në dukje rëndësinë e rritjes së mbështetjes së shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë nëpër botë. Bie në sy kërkesa për një mbështetje të njëjtë edhe për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të luginës së Preshevës.

• Përgjigjedhënësit perceptojnë se përfaqësimi i Shqipërisë në ambasadat e konsullatat shqiptare jashtë vendit është ende larg pritshmërive të qytetarëve. Ata e lidhin këtë fakt me mungesën e profesionalizmit dhe përkushtimit të diplomatëve shqiptarë ndaj këtij misioni.

• Pavarësisht perceptimit të përgjithshëm prej intelektualëve dhe ekspertëve shqiptarë të kontaktuar për këtë studim se performanca e politikës së jashtme është përmirësuar, përsëri ekziston një farë perceptimi prej tyre i një numri të konsiderueshëm jo-suksesesh në politikën e jashtme të tre viteve të fundit. Kjo sugjeron se diplomacia publike duhet të jetë më aktive në promovimin e sukseseve të politikës së jashtme dhe rritjes së impaktit të tyre si në shoqërinë shqiptare në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 23

6.RekomandimeNga studimi i perceptimit të inteletualëve dhe ekspertëve shqiptarë të kontaktuar për këtë studim, prirjeve të tyre dhe ballafaqimit të këtyre prirjeve me akset reale tek të cilat është mbështetur politika e jashtme shqiptare e këtyre pothuajse tre viteve të fundit, mund të deduktohen këto rekomandime:

• Politika e jashtme shqiptare duhet të rrisë më tepër ndërgjegjësimin mbi konceptin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, cka do të mundësonte reduktimin e frikës se ky bashkëpunim nënkupton humbjen e rëndësisë së interesit kombëtar. Bashkëpunimi rajonal duhet të promovohet si një proces paralel dhe kontribues në integrimin e vendit në BE. Duhet të shpjegohet më shumë Procesi i Berlinit dhe të bëhet më i prekshëm edhe tek qytetarët jashtë MPJ-së.

• Bashkëpunimi ekonomik del në pah si një element i munguar mes vendeve të rajonit, duke u nisur nga perceptimet e marra në konsideratë. Duhet të investohet më shumë në rritjen e numrit të marrëveshjeve ekonomike dhe shkëmbimeve mes vendeve të rajonit, si dhe të bëhen më të dukshme e më të prekshme për qytetarët ato ekzistuese.

• Duhet të forcohen më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Kosovën dhe të krijohet më shumë kohezion mes politikës së jashtme të të dy vendeve. Gjithashtu sugjerohet të shpeshtohen marrëdhëniet ekonomike me këtë vend dhe/ose të bëhen më të dukshme për qytetarët ato ekzistuese.

• Mund të mendohet për një thellim të marrëdhënieve në planin formal dypalësh me Gjermaninë dhe Austrinë. Gjithashtu, sugjerohet të shpeshtohen marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, sociale dhe politike me këto vende dhe/ose të bëhen më të dukshme ato ekzistuese.

• Duhet të rritet performanca e ambasadave shqiptare jashtë vendit në mënyrë që shqiptarët brenda dhe jashtë vendit të ndjehen më shumë të përfaqësuar dhe të mbrohen të drejtat e tyre. Përmirësimi i performancës së diplomatëve dhe ambasadorëve përfaqësues të Shqipërisë, duhet të fillojë nga përzgjedhja e tyre, ndoshta nëpërmjet rritjes së transparencës mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për karrierën diplomatike dhe efikasitetit të konkursit të karrierës diplomatike që i vendos ata në poste të caktuara.

• Njohja e historisë së Ballkanit Perëndimor nga specialistët, diplomatët apo ekspertët e fushës që do të punojnë në fushën e bashkëpunimit rajonal del si risi e domosdoshme nga ky studim, sipas asaj që sugjeron perceptimi i intelektualëve dhe i ekspertëve.

• Diplomacia publike duhet të jetë disi më aktive në promovimin e sukseseve të politikës së jashtme shqiptare dhe rritjes së impaktit të tyre si në shoqërinë shqiptare në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)24

7.Bibliografia

1. Aydin F. Abdurrahim, Progonati Erjada (2011). Albanian Foreign Policy from the Post-Communist Era, UNISCI Discussion Paper, No 26, May.

2. Barbullushi Odeta, “Albanian National Identity in the framework of integration policy during post-communist transition”. Proceedings: International Conference - Albania and Europe in a Political Regard, 25-26 May, 2011, Department of Political Sciences, Faculty of Social Sciences, University of Tirana.

3. Barbullushi Odeta, “Turkey and Greece in Albanian Media and Public Discourse”, Proceedings: The 2nd International Conference on Research and Education – Challenges Toward the Future (ICRAE2014), 30-31 May 2014, University of Shkodra “Luigj Gurakuqi”.

4. Bashkurti Lisen (2004). Identiteti, imazhi, diplomacia. Rasti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, Tiranë: Geer.5. Beshku Klodiana, “The Albanian relationship with Greece and Turkey: Percpetion and Realities in the framework of the

Foreign Policy Partnership”, Policy Paper of Center of Excellence, Ministry of Foreign Affairs, 2014.6. Beshku Klodiana, Malltezi Orinda (Eds) (2013). Albania and Europe in a Political Regard, Cambridge: Cambridge Scholar

Publishing.7. Biberaj, E. (1998). Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy. Boulder, Colo; Oxford: Westview Press. 8. Bideleux, Robert, Jeffries Ian, Eds. (2007). The Balkans: A post-communist History. London and New York: Routledge.9. Bushati Ditmir. “The Energy Security Nexus in South-East Europe”. ECFR, 31.07.2016.10. Bushati Ditmir, Zaorálek Lubomír. “Enhanced Cooperation needed between Visegrad Group and Western Balkans”.

Euroactiv, 12. 04. 2016.11. Bushati Ditmir. “Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu”. Mapo, 26.03.2016.12. Bushati Ditmir, Kumbaro Mirela. “Le Kosovo à l’UNESCO: l’adhésion comme message de paix”. Libération, 09.11.2015. 13. Bushati Ditmir, “Drejt një pakti zhvillimor për rajonin”, Javanews, 05.09.2015.14. Della Rocca, Roberto M. (2000). Shqipëria, rrënjët e krizës, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit.15. Dervishi Kastriot, (2006). Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, Tiranë: Shtëpia botuese 55.16. Goffman, Erving, (1959). Public Presentation of Self in Everyday Life. Garden City, New York: Doubleday.17. Goga, Harilla, (1999). Shqipëria mes zhvillimeve të sotme ndërkombëtare. Tiranë: Dituria18. Hill, Christopher, (2003). The Changing Politics of Foreign Policy. Basingstoke: Palgrave Macmillan19. Ingram Helen M., Fiederlain Suzanne L., “Traversing Boundaries. A public Policy Approach to the Analyzis of Foreign

Policy”, The Western Political Quaterly, Vol. 41, No 4, Dec., 1988, pp. 725-745.20. Janis, Irving L. (1972). Victims of groupthink: A psychological study of foreign policy decisions and fiascoes. Boston:

Houghton Mifflin Company.21. Kissinger Henry A., (1966), Domestic structure and Foreign Policy, Daedalus, Vol. 95, No. 2, Conditions of world order

(Spring).22. Lani Remzi, Schmidt Fabian. (1998). Albanian Foreign Policy between Geography and History. The International Spectator,

Vol. XXXIII, No 2 (April-June)23. Matthews, Bob; Ross, Liz: Metodat e hulumtimit. Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, CDE, 2010.24. Murati Shaban (2009). Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Tiranë: UET Press.25. Murati Shaban, (2012). Hije në diplomacinë shqiptare. Tiranë: Eneas26. Murati Shaban, (2013). Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit. Tiranë: Eneas27. Mustafaj Besnik, (2009). Fletorja rezervat. Shënime jashtë valixhes diplomatike. Ditar 1994-1995. Tiranë: Toena.28. Nako Greta, (2013). “Shqipëria, identiteti kombëtar dhe imazhi ndërkombëtar”, Lente Sociologjike, III(2), (368-383).29. Neack, Laura, (2008). The New Foreign Policy. Power seeking in a globalized era. (2nd Ed.). Lanham: Rowman &

Littlefield.30. Nesho Agim, (2013). Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI. Tiranë:

UET Press.31. Rakipi Albert ed. (2012). Albania in the next ten years. Envisioning the future. Tiranë: AIIS.32. Rama Bashkim, (2011). Faktori shqiptar dhe siguria rajonale. Tiranë: Geer.33. Rama Bashkim, (2013). Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. Vetëvendosja “versus” tërësia territoriale. Tiranë: M&B.34. Rose Gideon (1989). “Neoclassical Realism and Theories of Foreign Policy”, World Politics, Volume 51, Issue 01, October.35. Smirnova Nina, (2004). Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë: Ideart.36. Starova Arian, (2005). Nëpër hapësirat e politikës së jashtme e të diplomacisë në vitet 1992-2004. (Përmbledhje artikujsh,

fjalimesh e intervistash), Tiranë: Silver37. Tarifa Fatos, Gurakuqi Romeo, Hasimja Ermal (2012). Politika dhe historia, Tiranë: UET Press.38. Teli (Dibra) Pranvera, “Short History of Diplomatic and Consular Relations between Albania and Austria”, Diplomag,

Albanian Ministry of Foreign Affairs, Issue no. 1, 2016.39. Vickers Miranda, (2008). Shqiptarët, një histori post-moderne. Tiranë: Bota shqiptare.

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 25

Shtojcë 1

Të dhënat vetjake të përgjigjedhënësve:

A jetoni në Shqipëri?

Mosha

Grada më e lartë që zotëroni

Institucioni ku punoni

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)26

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 27

Shtojcë 2

Pyetësori/Intervista

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015)28

PERCEPTIME TË INTELEKTUALËVE MBI PERFORMANCËN E POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE (2013-2015) 29

QENDRA E EKSELENCËS