Click here to load reader
Upload
truongtuyen
View
375
Download
45
Embed Size (px)
Citation preview
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 2
TITULLI: Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI.
ABSTRAKT
Nga pikëpamja historike endoskopia i ka pas fillimet në kohën e Hipokratit (460-375 p.k),
kur ai përshkroi për herë të parë spekulumin rektal. Në të njëjtën kohë mendohet se është
zbuluar dhe spekulumi gjinekologjik. Për here të parë Bozzini (1773-1809) ndërtoi
pararendësin e endoskopeve modern që e quajti Lichtleiter. Endoskopi i parë i përdorur te
njerëzit nga Ëilliam Beaumont ne 1822. George Ëolf prodhoi gastroskopin e parë flexibel me
1911. Portugezi Fernando Alves Martins zbuloi endoskopin e pare me fibra optike ne vitin
1963-64. Babai modern i endoskopise njihet gjinekologu gjerman Semm. Ai zbuloi
insulfatorin e CO2 .
FUSHA E STUDIMIT
Roli infermieror në proçedurën endoskopike digjestive. Masat që duhen marrë në
përgatitjen e pacientit përpara kryerjes së proçedurës endoskopike.
FJALËT KYÇE
Endoskopi, Endoskopi digjestive, Kolonoskopi, Sigmoidoskopi, Endosonografi (EUS),
Endoskopi Kapsulare, Ulçer, Helikobakter Pylor, Koliti, Refluks Gastro- Ezofageal.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 3
MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME
Është një ndjesi e veçantë që të përshkon kur realizon një punë të bukur dhe të dobishme.
Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar
dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i përfundon studimet. Veç faktit që përpjekjet e
mia kanë qenë maksimale për këtë studim nuk mund të lë pa përmendur kontributin e
personave që më kanë ndihmuar:
Së pari, nuk mund të lë pa falenderuar familjen time për mbështetjen e tyre të
pakushtëzuar.
Së dyti, një falenderim special dhe një mirënjohje e thellë shkon për pedagogun
udhëheqës Z. Indrit BIMI për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.
Së treti, mirënjohje shkon për Spitalin Amerikan, ku dhe une jam pjese e stafit që më
dhanë mundësi të mbledh informacionin e nevojshëm për realizimin e studimit.
Izaura Azisllari
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 4
Përmbajtja
TITULLI: Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI 2
MIRËNJOHJE DHE FALENDERIM 3
INDEKSI PËRMBAJTJES 4
I. HYRJE DHE NJOHURI E PËRGJITHSHME 7 1.1 Parathenie 7 1.2 PËRKUFIZIMI I ENDOSKOPISË 8
1.3 EPIDEMIOLOGJIA 9
1.4 OBJEKTIVAT E STUDIMIT 9
1.5 MATERIALI DHE METODIKAT 9
II. MASAT PARAPRAKE PËR PASTRIM, DEZINFEKTIM, STERILIZI 10
III. KLASIFIKIMI I ENDOSKOPISË GASTROINTESTINALE 13
3.1 ENDOSKOPI E SIPËRME E TRAKTIT GASTROINTESTINAL 13
3.1.1 SI DUHET TË PËRGATITET PACIENTI PËR PROÇEDURËN ENDOSKOPIKE
TË SISTEMIT GI TË SIPËRM? 16
3.1.2 GJATË ENDOSKOPISË 18
3.1.3 PAS ENDOSKOPISË 19
3.2 ENDOSKOPI E POSHTME E TRAKTIT GASTROINTESTINAL 20
3.2.1 ENTEROSKOPI 21
3.2.2 KOLONOSKOPI 22
IV. KUJDESI INFERMIEROR GJATË ERCP-SË 24
4.1 INFERMIERI I ERCP-SË 24
4.2 KUJDESI NDAJ PACIENTIT 25
4.3 DEZINFEKTIMI I INSTRUMENTAVE 26
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 5
4.4 RREZIQET 27
V. RËNDËSIA E PROÇEDURËS PARAPËRGATITORE PËR KOLONOSKOPI 30
5.1 PËRGATITJA E ZORRËS 30
5.2 PËRGATITJA E PJESSHME 30
5.3 PËRGATITJA E PLOTË 31
5.4 DIETA 31
5.5 PËRGATITJA ME LAVAZH NGA GOJA 32
5.6 MËNYRA E PËRGATITJES ORALE 32
5.7 PURGATIVËT 33
VI. PËRGATITJA NË RRETHANA TË VEÇANTA 34
6.1 TË SËMURËT ME COLITIS 34
6.2 TË SËMURËT ME KONSTIPACION 34
6.3 TË SËMURËT ME HEMORAGJI NGA KOLONI 34
6.4 QETËSIMI I TË SËMURIT 35
6.4.1 GJATË PROÇEDURËS 35
6.4.2 PAS PROÇEDURËS 36
6.5 TEKNIKA PARANDALUESE 36
6.5.1 QËLLIMI KRYESOR I NDËRHYRJES NË KOLONOSKOPI 38
VII. SIGMOIDOSKOPIA 40
7.1 PËRGATITJA PËR TEST 40
7.2 SI KRYHET SIGMOIDOSKOPIA? 41
7.3 PSE KRYHET SIGMOIDOSKOPIA? 43
7.4 RREZIQET 44
VIII. ENDOSKOPIA KAPSULARE 46
8.1 ÇFARË ËSHTË ENDOSONOGRAFIA ( EUS )?. 46
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 6
8.2 KUR LIND NEVOJA PËR ENDOSONOGRAFI?. 48
8.3 SI PËRGATITEMI PËR ENDOSONOGRAFI 49
8.4 SI KRYHET AJO? 50
8.5 RREZIQET 51
IX. KOLANGIO-PANKREATOGRAFIA ENDOSKOPIKE RETROGRADE ( ERCP) 53
9.1 ÇFARË ËSHTË ERCP? 53
9.2 SI PËRGATITET PACIENTI PËR ERCP 53
9.3 SI KRYHET ERCP? 54
X. RAST STUDIMI 57
XI. KONKLUZIONE 67
XII. REKOMANDIME 69
XIII. REFERENCA DHE LITERATURA 70
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 7
I. HYRJE DHE NJOHURI E PËRGJITHSHME MBI STUDIMIN
1.1 PARATHËNIE
Endoskopia digjestive është ndër procedurat mjeksore që po merr një vëmendje të madhe
për shkak të rolit të rëndësishëm që ka në zbulimin e sëmundjeve digjestive ,është një metodë
që përdoret për të eksploruar organet kavitare të brendëshme të organizmit, por edhe më gjerë
si pasojë e zhvillimit të teknologjisë mininvazive diagnostikuse.
Termi endoskopi vjen nga greqishtja endo “brenda “ dhe skopi “vëzhgim i kujdesshëm “
Përgatitja e pacientëve për realizimin e këtyre procedurave hap pas hapi, vendos para
përgjegjësise infermieren dhe rolin e saj. Përparimi i teknologjisë dhe shkences mjeksore ka
bërë më të lehtë zbulimin e patologjive gastrointestinale duke arritur rezultate befasuese.
Është bërë e domosdoshme të zotërohet një informacion teorik në koordinim me një
shkathtësi praktike për realizimin e këtyre procedurave.
Nga një vështrim i jashtëm joprofesional këto ndërhyrje mund të duken të thjeshta dhe të
realizueshme vetëm nga mjeku, por nuk duhet të harrojmë rolin infermieror tepër të
rëndësishëm në të gjitha procedutat endoskopike, jo vetem digjestive. Rol i cili konsiston në
përgatitjen para nderhyrjes, gjatë ndërhyrjes, i dhe kujdesin që vijon më pas që mund te
zgjasë edhe një jave. Prandaj në qendrat endoskopike duhet një infermiere me eksperience
pune në mënyrë që të përballojë me sukses detyrën.
Me anë të këtij studimi do të njihemi me shpeshtësinë e përdorimit të këtyre procedurave dhe
rolin infermieror ne secilën procedurë endoskopike digjestive, por edhe më gjerë si pasojë e
zhvillimit të teknologjisë mininvazive diagnostikuse.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 8
1.2 PËRKUFIZIMI
Endoskopi = endo (brënda) + skopia (të shikosh) Endoskopi do të thotë të vëzhgosh në brendësi te trupit për qëllime mjekësore, duke përdorur
endoskopin. Ai është një instrument që përdoret për ekzaminimin e brendshëm të një organi
ose kaviteti. Në ndryshim nga të gjithë mjetet e tjera ekzaminuese, endoskopi vendoset në
mënyrë të drejtpërdrejtë në brendësi të organit që do të ekzaminohet.
Endoskopi gjithashtu mund t'i referohet për të përdorur një baroskop në situata teknike, ku
linja e drejtpërdrejtë e pamjes, vëzhgimi nuk është i realizueshem.
Një endoskop mund të përbëhet nga një tub i ngurtë apo fleksibël, një sistem i ofrimit të
dritës për të ndriçuar organin apo objektin nën inspektim. Burim drite është zakonisht jashtë
trupit dhe drita është e drejtuar në mënyrë tipike me anë të një sistemi të fibrave optike, një
sistem lente transmeton imazhin nga lente objektivi për shikuesit, zakonisht një sistem lente
në rastin e endoskopit të ngurtë ose një pako e fiberoptiks në rastin e një fiberskopi, një kanal
shtesë për të lejuar hyrjen e instrumenteve mjekësore apo manipuluese.Trupi i njeriut nuk
mund të vëzhgohet vetëm me një llojë endoskopi, pasi organizmi i njeriut nuk e lejon një gje
të tillë. Në bazë të organit që do të vëzhgohet , do të marrë emërtimin edhe lloji i endoskopit.
1. Trakti Gastrointestinal: ezofag, stomak dhe duodenum
Esofagogastroduodenoskopi
2. Zorrët e vogla Enteroskopi
3. Zorrët e mëdha(zorra e trashë)Kolonoskopi, Sigmoidoskopi
4. Rektum dhe Anus Rektoskopi dhe Anoskopi
5. Kanalet BiliareKolangiopankreatografi, Kolangiopankreatoskopi
Ka edhe emërtime të tjera , jo në bazë të organit që do të vëzhgohet , por në varësi të
mënyrës se si funksionon procedura psh : Kapsula endoskopike, kolonoskopi virtuale,
ultrasonografia enoskopike etj.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 9
1.3 EPIDEMIOLOGJIA
Sëmundjet e traktit gastrointestinal janë shumë të shpeshta dhe patologjitë nga të cilat preket
janë nga ato më vdekjeprurëset,e deri tek ato të lehtat. Për këtë arsye përdorimi i procedurave
endoskopike si metoda diagnostikuese është gjithnjë e më i shpeshtë.
QËLLIMI : Qëllimi i këtij studimi është të paraqes rolin dhe domosdoshmërinë e
pjesmarrjes së infermierit në procedurat endoskopike digjestive,në lidhje me përgatitjen për
procedurë , gjatë procedurës endoskopike si dhe për kujdesin infermieror më pas dhe
informimin e pacientëve për vetëkujdesje.
1.4 OBJEKTIVAT E STUDIMIT :
• Njohje me rëndësinë e proçedurave endoskopike digjestive dhe rolin infermieror në
secilën prej tyre.
• Njohja me llojet dhe mënyrat e kryerjes së endoskopisë digjestive.
• Studim statistikor në pavionin e gastro-hepatologjisë dhe analizë e tyre.
• Arsyet e kryerjes së endoskopise digjestive, avantazhe dhe disavantazhe .
1.5 MATERIALI DHE METODIKA
Studimi është retrospektiv, pasi janë marrë në studim 225 raste të pacientëve në pavionin e
gastro-hepalologjisë në QSUT që kanë kryer ndërhyrje endoskopike digjestive, gjatë
periudhes kohore prill, maj, qeshor të vitit 2013. Për t’u zgjeruar dhe me tej mbi studimin
dhe statistikat mora në shqyrtim dhe Spitalin Amerikan për të gjithë vitin 2013.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 10
II. MASAT PARAPRAKE PËR PASTRIM, DEZINFEKTIM DHE STERILIZIM.
Duke qenë se procedurat endoskopike janë invazive dhe duke u kryer tek të gjithë pacientët,
duhet të realizohet një sterilizim i endoskopit, pas cdo ekzaminimi, pasi mund të
transmetohen semundje. Bakteret që transmetohen zakonisht jane salmonella dhe
pseudomonas.
Sëmundjet virale që mund të transmetohen janë hepatitis B dhe hepatitiS C.
Pacientët që janë më të riskuar për infeksione janë :
Pacientët me sindromën e imunodeficences ;
Pacientët që kanë kryer kimioterapi imunosupresive ;
Pacientët që kanë valvula artificial kardiake .
Endoskopia retrograde, kolangiopankreatografia dhe të gjitha proçedurat e tjera kanë risk për
infeksion.
Ka pacientë të cilët kanë infeksione latent, të tilla si hepatitis, hiv, salmonella, helikobakter i
pylorit. Këta pacientë nuk e dinë që janë mbartës të një sëmundje dhë mundësia për të
transmetuar sëmundjen është më e madhë, prandaj konsiderohen risk potencial për
transmetim të semundjeve. Sëmundjet mund të transmetohen edhe nga pacienti tek personeli
endoskopist, prandaj është e rëndësishme mbrojtja ndaj kontaktit direkt me endoskop dhe
element esencial. Dorezat, maskat e fytyrës dhe syzet mbrojtëse janë të domosdoshme për
mbrojtjen ndaj kontaktit me gjakun apo fluidet e trupit.
Kujdes i veçantë në aparaturat endoskopike duhet të tregohet gjatë pastimit, dizinfektimit dhe
sterilizimit. Duhet që dhoma që përdoret në këtë rast duhet të funksionojnë në një sistem të
mbyllur dhe që ka ventilim të mire. Stafi duhet të jetë i informuar për të gjitha rreziqet dhe
sëmundjet infektive të transmetueshme, për këtë arsye duhet të kryhet vaksinimi i personelit
endoskopist, veçanërisht për hepatitin B.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 11
Definicione: Për të realizuar një endoskopi terapeutike dhe diagnostike të suksesshme dhe
pa rrezik për transmetim të infeksioneve, duhet të respektohen disa pika :
Pastrimi -- heqja e gjakut dhe sekrecioneve duke bërë shpërlarjen e
endoskopit.
Dezinfektimi -- reduktimi i shumicës së mikroorganizmave që janë të
pranishem, për të siguruar një nivel pastërtie që të mund ta përdorim
endoskopin në pacientë të tjerë pa e sterilizuar.
Sterilizimi -- eliminimi i të gjithë mikroorganizmave (viruse, funge, baktere
apo spore)
- Mjetet një përdorimshme: janë sterile dhe gati për përdorim sapo ti heqim
amballazhin. Pas përdorimit të gjitha materialet duhet të hidhen .
- Mjetet shumë përdorimshme: është e domosdoshme të sterilizohen. Sterilizimi i tyre
bëhet pas pastrimit, por është e rëndësishme të respektohen standartet për këtë proçes
si tempetatura dhe koha për pastrim, dezinfektim dhe sterilizim.
Renditja e proçedurave endoskopike sipas aftësisë së transmetimit të infeksioneve
Rrisku për kalimin e infeksionit mund të variojë, varet nga proçedura endoskopike që
kryhet. European society of gastro-intestinal endpscopy rekomandon këto proçedura sipas
aftësisë transmetuese infektive :
Proçedura gastrointestinal gjithmonë është i mundur transmetimi, prandaj vendoset që
të jenë sterile, veçanërisht duhet të jetë steril forcepsi për biopsinë dhe pinca për
polipektomi.
Proçedura pankreatike dhe biliare të gjitha mjetet që përdoren duhet të jenë sterile,
ballonet (tullumbacet) nuk mund të jenë sterile për arsye teknike. Përdorimi shumë
herë i të njëjtit ballon ka risk për kontaminimin e bilës, duktusit pankreatik ose të dyja
njëkohësisht. Prandaj me EGDS rekomandohen ballona një-përdorimshe.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 12
Gjilpërat injektuese janë vetëm një-përdorimshe, për arsye
Janë të rrezikshme për personelin endoskopik ;
Lumeni i tyre është i ngushë dhe i vështirë për sterilizim ;
Mund të ketë përmbajtje gjaku.
Mbrojtja kimikale -> konsiston në pastrimin dhe dizinfektimin duke kushtuar
vëmendje të vecantë reaksioneve toksike dhe alergjike. Shpejt pas procedurës,
endoskopin e lëvizim nga pacienti dhe e fusim në ujë duke e shpërlarë atë për 10-
15 sek. Për ti hequr gjakun dhe mukusin. Mund të përdorim edhe solucione apo
detergjentë për heqjen e sekrecioneve. Kujdes gjatë larjes duhet të kemi për furcën
e biopsisë. Substancat pastruese që përdoren zakonisht janë :
• Glukoprotaminë
• H2O2 aktiv
• Enzima
• Acid paracetik
Dezinfektimi normal i endoskopit duhet të realizohet gjithmone edhë përpara
proçedurës.
Sterilizimi realizohet në autoklav ose me oksid etileni, kjo e fundit kërkon shumë
kohë dhe e kushtueshme nëse ka ndonjë mjet që nuk është sterilizuar është e
domosdoshme të dezinfektohet para procedurës. Substanca sterilizuese:
• Oksid etileni
• Gas plasma
• Peroksid hydrogeni
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 13
III. KLASIFIKIMI I ENDOSKOPISË GASTROINTESTINALE
Endoskopia gastrointestinale klasifikohet :
I.Endoskopi e siperme digjestive
II.Endoskopi e poshtme (retrograde) digjestive
Fig. 1 Endoskopi e poshtme Endoskopi e sipërme
3.1 ENDOSKOPIA E SIPËRME E TRAKTIT GASTROINTESTINAL
Një endoskopi e sipërme është një proçedurë përdoret për të visualizuar sistemin tuaj të
tretjes me një kamera të vogël në fund të një tubi të gjatë, fleksibël. Një specialist në
sëmundjet e sistemit të tretjes (gastroenterologist) endoskopinë e përdor për të diagnostikuar
dhe nganjëherë për trajtimin dhe kushtet që ndikojnë në ezofag, stomak dhe duodenum.
Termi mjekësor për një endoskopi të sipërme është esofagogastroduodenoskopi. Një
endoskopi e sipërme mund të bëhet në zyrën e mjekut, një qendër kirurgji ambulator ose në
spital.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 14
- Për çfarë duhet të rekomandohet një endoskopi?
Fig.2 Endoskopi
a. Hulumtimi simptome: Endoskopia mund të ndihmojë mjekun të përcaktojë se çfarë
është duke shkaktuar shenja dhe simptoma që ndikojnë në tretjen e ushqimit, të tilla
si nause, vjellje, dhimbje barku, vështirësi në gëlltitje dhe gjakderdhje
gastrointestinal.
b. Diagnozë: Mjeku mund të përdorë endoskopinë për të mbledhur mostrat të indeve
(biopsi) për të provuar për sëmundjet dhe kushtet të tilla si gjakderdhje, anemi, diarre,
inflamacion ose kancer të sistemit të tretjes.
c. Trajtimi: Mjeku mund të kalojë mjete të posaçme përmes endoskopit për të trajtuar
problemet në sistemin tuaj të tretjes, të tilla si djegia e një anije gjakderdhje për të
ndaluar gjakderdhje, zgjerimin e një ezofagut të ngushtë, për heqjen e një polipi ose
për të hequr një objekt të huaj.
Endoskopia e sipërme GI (EGDS) indikohet :
1. Ulçerat
2. Disfagia
3. Odynofagia
4. Dhimbje epigastrike
5. Piroza persistente
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 15
6. Hemoragji e siperme gastro-intestinale (hematemeza, melenë ose hematokezi) Në këtë
rast ekziston mundesia për të ndërhyrë në mënyrë terapeutike, duke ndaluar
hemoragjinë me anë të injektimit të substancave sklerozante (polilodekanol,
cianoakrilat), të diatermo-koagulimit ose vendosjes të klipteve metalike, që kanë të
njëjtin efekt me ligaturën kirurgjikale.
7. Monitorim të pacientëve me rrezik të lartë për neoplazi
8. Biopsi e ezofagut dhe e stomakut
9. Hemorragji gastro-intestinale akute
10. Gjetje jonormale në radiologjinë tradicionale
11. Kushtet prekancerose
12. Pengim zorre
13. Inflamacion
14. Dyshim të pranisë të hipertensionit portal me qëllim evidentimin e pranisë së varicëve
ezofageale
15. Hernia Hiatale
1 21
Fig. 3 Zbulim i ulçeres me EGDS Polipektomi
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 16
Në veçanti, një EDGS gjen indikacion në studimin e simptomave dispeptike persistente :
Tek pacientët mbi 45 vjec, për të përjashtuar patologji organike;
Tek pacienët me moshë nën 45, nëse simptomat vazhdojnë pavarsisht nga një
tentativë terapeutike e përshtatshme dhe nëse simptomat dispeptike janë të shoqëruara
me simptoma të alarmit, si rënie në peshë, masë abdominal, temperaturë, anemi ose të
vjella të vazhdueshme nga shkaqe të panjohura.
Fig. 4 Ulçer duodenale Ulçer peptike, gjakrrjedhje, perforacion
3.1.1 SI DUHET TË PËRGATITET PACIENTI PËR NJË PROÇEDURË
ENDOSKOPIKE TË SISTEMIT GI TË SIPËRM?
Për të realizuar një endoskopi digjestive duhet bërë një parapërgatitje fizike dhe psikologjike
e pacientit. Ky rol i përket infermieres/infermierit dhe duhet te kryhet me përpikmëri për të
marrë një rezultat efektiv.
1) Përgatitja fizike përfshin:
Ushqyerja përpara endoskopisë. Informohet pacienti që është e ndaluar pirja
dhe ngrënja katër deri në tetë orë para endoskopisë dhe sigurohemi që stomaku
i pacientit është bosh dhe gati për procedurën.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 17
Marrja e disa medikamenteve është e ndaluar. Informaohet pacientin për
arsyen e mosmarrjes së disa medikamenteve apo e alkoolit dhe e duhanit.
Medikamente dhe vitaminat që mund të frenohen para dhe pas endoskopisë së
sipërme GI përfshijnë :
- nonsteroidal anti-inflamator si aspirina, ibuprofen (Advil), naproxen
- hollues të gjakut
- Medikamente që ndikojnë në presionin e gjakut
- Medikamente diabeti
- Ilacet kundër depresionit
Nëse pacienti ka sëmundje kronike, të tilla si diabeti, sëmundje të zemrës ose tension
të lartë të gjakut, duhet të informohet dhe i jepen udhëzime të veçanta në lidhje me
përdorimin e medikamenteve.
Infermieri/ja pyet pacientin për të gjitha barnat që kanë marrë para endoskopisë.
2) Përgatitja psikologjike përfshin:
Për pacientin Endoskopia është një procedurë e panjohur dhe e vështirë për ta kuptuar
mënyrën e funksionimit dhe se si do vazhdojë më tej gjendja e tij, për këto arsye pacienti
informohet dhe i jepet mbështetje.
Informohet pacienti rreth proçedurës endoskopike dhe kohëzgjatjes së saj.
I shpjegohet se nuk do të ndjejë dhimbje jo vetem gjatë proçedures, por edhe pas saj.
Shpeshherë pacientët kane friken se “ngacmimi” (marrja e biopsisë) do ta dëmtojë
stomakun e tyre, për këtë informohet që nuk paraqet asnjë llojë problemi.
Pasi të përfundojë proçedura, i tregohet pacientit që do të qëndrojë në një paradhomë
derisa ai të jetë eleminuar anestezia.
Ndodh që pas proçedurës mund të shfaqen ndjenja të diskomfortit, për këtë duhet të
informohet pacienti.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 18
3.1.2 GJATË ENDOSKOPISË
Gjatë një proçedure të sipërme endoskopike, do të kërkohet që pacienti të shtrihet në një
tryezë në shpinë apo në anë. Vëzhguesit shpesh do të jetë bashkangjitur me trupin e pacientit
për të lejuar ekipin e kujdesit shëndetësor të monitorojnë frymarrjen, presionin e gjakut dhe
rrahjet e zemrës. Me një ndërhyrje pacientit i jepet anestezik që e ndihmon të relaksohet gjatë
endoskopisë. Mjeku mund të lubrifikoje me xhel, një mjet anastezik në gojën e pacientit për
të mpirë fytin për futjen e tubit të gjatë, fleksibël (endoskop). Pacientit i kerkohet që të mbajë
në gojë një material plastik në formën e gojës për të mbajtur gojën hapur. Pastaj endoskopi
futet në gojën e pacientit. Mund të ndjehet presion në fytin e pacientit, por nuk duhet të
ndjejë dhimbje. Pacienti nuk mund të flasë pasi endoskopi kalon poshtë në fyt. Endoskopi
nuk ndërhyn në frymarrjen. Endoskopi kur kalon poshtë ezofaguat, një aparat i vogël në
majë transmeton imazhe në një monitor video në sallën e ekzaminimit. Mjeku shikon këtë
monitor për anomalitë në traktin e sipërm të tretjes. Nëse anomalitë janë gjetur në traktin e
tretjes, mjeku mund të regjistrojë imazhe për ekzaminim të mëvonshëm. Presioni i butë i ajrit
mund të futet në ezofag për të zgjeruar traktin e tretjes në mënyrë që endoskopi mund të
lëvizi lirisht dhe trakti GI të jetë lehtësisht i ekzaminueshëm. Ajrit mund të krijojë një ndjenjë
e presionit ose plotësi. Mjeku do të kalojë mjete të posaçme kirurgjike përmes endoskopit
për të mbledhur një mostër të indeve ose per hequr një polip, gjithashtu shikon
videomonitorin për të drejtuar mjetet. Kur mjeku ka mbaruar ekzaminimin, endoskopi
tërhiqet ngadalë nëpërmjet gojës.
Endoskopi zakonisht merr 5 deri në 20 minuta, në varësi të situatës së pacientit.
EDGS është një proçedurë e sigurt, megjithatë gjatë kryerjes së saj mund të ndodhin
ndërlikime të tilla si:
• Insufiçenca respiratore ;
• Aspirimi i përmbajtjes gastrike në pulmon ;
• Alternim i nivelit të vetëdijes nga sedacioni i tepruar ;
• Perforacion i ezofagut ;
• Perforacion i duodenit
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 19
3.1.3 PAS ENDOSKOPISË
Pacienti shtrihet në një paradhomë ku mund të qëndrojnë për një orë apo më shumë. Kjo
lejon kujdesit shëndetësor që duhet të realizoje ekipi infermieror për të monitoruar pacientin
ndërkohë që anestezia fillon të eleminohet. Pasi pacienti shkon në shtëpi, mund të përjetojë
disa shenja dhe simptoma të pakëndshme pas endoskopisë, të tilla si:
a)Gazra dhe fryrje b)Cramping c) Dhimbje fyti.
Këto shenja dhe simptoma do të përmirësohen me kalimin e kohës. Nëse pacienti ndihet i
shqetësuar duhet të therrasë mjekun ose infermieren. Në disa raste pacientët mund të
paraqesin shenja dhe simptomat që mund të tregojnë për një ndërlikim të mundshëm.
Shenjat dhe simptomat për të parë pas endoskopisë përfshijnë:
Temperaturë
Dhimbje kraharori
Gulçim
Jashtqitje e zezë ose me ngjyrë shumë të errët
Vështirësia gelltitje
Dhimbje të forta ose të vazhdueshme të barkut
Të vjella
Në këto raste është e domosdoshme vlerësimi nga mjeku dhe rikthimi në spital.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 20
3.2 ENDOSKOPIA E POSHTME E TRAKTIT GASTROINTESTINAL
Ekzaminimi endoskopik i sistemin GI vazhdon me pjesën e poshtme duke përfshirë zorrët e
vogla, zorra e trashë, rektumin dhe anusi. Endoskopi futet përmes rektumit, zorrës së trashë
për të parë. Kjo procedurë quhet kolonoskopi. Mjeku mund të përdorni endoskop per të bëre
një biopsi, e cila përfshin mbledhjen e mostrave të vogla të indeve për ekzaminim me një
mikroskop.
Gjakderdhje që nuk mund të gjenden me endoskop quhet gjakderdhje e panjohur. Mjeku
mund të përsërisë endoskopinë apo të përdorë proçedura të tjera për të gjetur shkakun e
gjakderdhjes.
Fig.5 Ekzaminimi në kolonoskopi
Në varësi të pjesës së sistemit GI që do të ekzaminohet merr emërtimin edhe proçedura
endoskopike:
Enteroskopi
Kolonoskopi
Sigmoidoskopi
Anoskopi
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 21
3.2.1 ENTEROSKOPI Enteroskopi është një ekzaminim i zorrëve të vogla sepse Endoskopi tradicional nuk mund
të arrijnë në zorrë e vogël, Endoskope të veçantë janë përdorur për enteroskopi.
Procedurat Enteroskopike përfshijnë:
• Push enteroskopi. Një endoskop i gjatë është përdorur për të shqyrtuar pjesën
e sipërme të zorrëve të vogla.
• Double-ballon enteroskopi. Tullumbace janë të montuar në endoskope për të
ndihmuar lëvizjen endoskopit nëpër zorrët e vogla.
• Kapsula endoskopike. Pacienti gëlltit një capsule që përmban një kamera të
vogël. Kamera transmeton imazhe në një video monitor. Kapsula kalon nëpër
traktin digjestiv. Kjo proçedurë është projektuar për të shqyrtuar zorrët e
vogla, por ajo gjithashtu i lejon mjeku për të shqyrtuar edhe pjesën tjetër të
traktit digjestiv.
Disa metoda të tjera mund të ndihmojë për të gjetur burimin e gjakderdhjes:
Barium x rrezet. Bariumi është një element që bën të mundur inspektimin e traktit
digjestiv nën veprimin e rrezeve x. Rrezet x Barium janë më pak të sakta se
endoskopia dhe mund të ndërhyhet me teknika të tjera diagnostikuese.
Skanimi i radionuklidit. Mjeku injekton sasi të vogla të materialit radioaktiv në venën
e pacientit. Një kamera e veçantë, të ngjashme me një makinë x-ray, mund të zbulojë
këtë rrezatim dhe për të krijuar imazhe të rrjedhjes së gjakut në traktin digjestiv.
Angiografia. Një ngjyrues është injektuar në venën e pacientit për të bërë enët e
gjakut të dukshme në x-ray ose tomografia e kompjuterizuar (CT) scans. Në këtë
mënyrë mund të gjejmë vendin ku ka gjakderdhje. Në disa raste, mjeku mund të
përdorë angiografi për të injektuar ilaçin ose materiale të tjera në enët e gjakut për të
ndaluar gjakderdhjen. Laparotomia kërkimore. Në qoftë se metodat e tjera nuk mund
të jenë të suksesshme në gjetjen e burimit të gjakderdhjes, një procedurë kirurgjike
mund të jetë e nevojshme për të shqyrtuar traktit digjestiv.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 22
3.2.2 KOLONOSKOPIA
Çfarë është Kolonoskopia?
Kolonoskopia është një proçedurë që lejon të shikohet dhe ekzaminohet brenda zorrëve të
mëdha. Kolonoskopi ka një kamera të vogël bashkangjitur në një tub të gjatë, i hollë.
Proçedura e lejon mjekun të dalloje gjëra të tilla si: 1.indet e përflakur,2. rritje jonormale 3.
ulcerat.
Fig.6 Kolonoskopi
PATOLOGJITË QË PREKIN KOLONIN
Mjeku mund të rekomandojë një kolonoskopi për një numër arsyesh:
• Për të shikuar për shenjat e hershme të kancerit në zorrën e trashë dhe rektumit
• Për të shikuar për shkaqet e ndryshimeve të pashpjegueshme në zorrë
• Për të vlerësuar simptoma si dhimbje të barkut, gjakderdhje në zorrën e trashë, dhe
humbje në peshë .Për të parandaluar gjakderdhje në të ardhmen, mjekët mund të
trajtonë kushtet që shkaktojnë gjakderdhje, të tilla si :
• H. pylori dhe infeksione të tjera
• Ulçerat
• Hemorroide
• Polipe (Në qoftë se gjatë ekzaminimit të kolonoskopisë zbulohen polipe ato mund të
hiqen shumë lehtë nëpërmjet një procedure të quajtur polipektomi)
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 23
• Sëmundjet inflamatore të zorrëve
• Për të marrë material për biopsi
Fig.7 Polipet në kolon transvers Polipektomi
- Shenjat dhe simptomat, që përbëjnë indikacione për kolonoskopi janë:
• Ekzaminime të mëparshme me eko-endografi ose skaner të kolonit, të stenozave ose
të defekteve të mbushjes, sugjeruese të pranisë në një polipi, që mund të hiqet, ose të
një lezioni që duhet ti nënshtrohet biopsisë .
• Hemorragjia gastroenterike e pashpjeguar(hematokezia, melena pa lezione të traktit të
sipërm, fecet positive për gjak okult, anemia ferrodeficitare e pashpjegueshme)
• Prania e simtomace të qendrueshme ( rënie në peshë , modifikime të tranzitit
intestinal)
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 24
IV.KUJDESI INFERMIEROR GJATË ERCP-së 4.1 INFERMIERI I ERCP-së
ERCP-ja është një ekzaminim terapeutik që në botë sa vjen e po përdoret më shumë. Për këtë
arsye përgatitja specifike e infermierit për këtë procedurë është e një rëndësie të madhore.
Falë ngritjes profesionale dhe specializimit të infermierëve në këtë fushë, bashkëpunimi me
mjekun dhe kujdesi për pacientin kanë arritur nivele të larta.
Në rastin e ERCP-së kujdesi infermieror është më komplekse se në ekzaminimet e tjera të
endoskopisë së aparatit të sipërm tretës. Infermieri veç detyrave që kryen gjatë procedurave të
tjera të endoskopisë së pjesës së sipërme të traktit digjestiv, duhet të kryejë detyra të njëjta si
ato të infermierit që punon në sallën e operacionit.
Për këtë duhen tre infermierë:
1. Që vlerëson gjendjen klinike të pacientit;
2. Një instrumentist që qëndron gjithnjë pranë mjekut që kryen procedurën;
3. Një që përgatit materialet.
Kjo ndarje e detyrave lehtëson dhe rrit bashkëpunimin midis mjekëve dhe infermierëve, duke
rritur nivelin e kujdesit ndaj pacientit. Përparimi i njohurive klinike dhe evolucioni
teknologjik i instrumentave të përdorura në ERCP. Ka bërë që ajo të kryhet jo vetëm si
procedurë diagnostike por edhe si proçedurë terapeutike. Për këtë arsye shërbimi i
endoskopisë digjestive duhet të jetë në gjendje të menaxhojë siç duhet dhe nevojat e pacientit.
Në këtë këndvështrim infermieri ka një rol qëndror, sepse ai është përgjegjësi kryesor për
menaxhimin e nevojave të pacientit. Pra infermieri duhet të ketë një përgatitje të tillë që të
jetë në gjendjE të kujdeset për pacientin nga momenti kur vjen në spital deri në momentin kur
do të dalë prej tij. Prania e personelit të specializuar do të thotë përmirësim të cilësisë së
shërbimit.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 25
Një shërbim i mirë përfshin:
1. Kënaqjen e pacientit
2. Uljen e riskut
3. Ekzistencën e procedurave diagnostike dhe terapeutike.
Infermieri është një nga figurat më kryesore në një shërbim endoskopie sepse:
1. Organizon shërbimin
2. Kujdeset për pacientin
3. Është përgjegjës për sigurinë dhe higjenën e ambjentit.
Organizimi i një reparti ERCP-je
Organizimi i mirë i një shërbimi endoskopie varet nga:
1. Prania e burimeve njerëzore në dispozicion: mjekë dhe infermierë,
2. Instrumentat endoskopikë që janë në dispozicion
3. Salla e endoskopisë
4. Llojet e ekzaminimeve që kryhen.
4.2 KUJDESI NDAJ PACIENTIT
Kujdesi ndaj pacientit fillon në momentin kur pacienti ben kërkesën për t’iu nënshtruar
një ekzaminimi endoskopik. Në këtë moment infermieri duhet t’i japë pacientit të gjithë
informacionin e nevojshëm. Në disa instuticione përdoret një protokoll pranimi, ku janë
shënuar të gjithë elementë e nevojshëm, që nga gjeneralitete e pacientit e deri tek shpjegimi i
komplikacioneve dhe autorizimi i pacientit për procedurën.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 26
Infermieri duhet t’i japë informacion pacientit për:
• Mënyrën e ekzekutimit të procedurës
• Përgatitjen para saj
• Probleme që mund të shfaqen gjatë kryerjes së procedurës
• Mundësinë e përdorimit të medikamenteve (indikacionet dhe kundërindikacionet)
• Higjenën e instrumentave që do të përdoren
• Modalitetet për tërheqjen e kërkesës për kryerjen e procedurës
• Respektimin e orarit të kryerjes së ekzaminimit
• Zgjidhjen e vështirësive burokratike.
Dhënia e gjithë këtyre informacioneve e ndihmon pacientin të kuptojë më mirë procedurën
dhe të jetë i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe komplikacionet që mund të shfaqen gjatë saj.
Pikërisht dhenia e gjithë këtij informacioni e ndihmon personeli mjeksor dhe infermieristik që
të ketë bashkëpunimin e pacientit gjatë kryerjes së procedurës. Pra, duhet theksuar se dhënia
e gjithë këtij informacioni nuk është humbje kohe, por është pjesë e rëndësishme e kujdesit
ndaj pacientit.
4.3 DEZINFEKTIMI I INSTRUMENTAVE
Një nga detyrat e infermierit është dezinfektimi dhe sterilizimi i të gjithë instrumentave të
përdorur gjatë endoskopisë. Kjo procedurë është e lidhur drejtëpërdrejtë me sigurinë e
pacientit sepse parandalon zhvillimin e sëmundjeve. Qëllimi është që të ulet në minimum
rreziku për transmentimin e infeksionit tek pacienti dhe tek personeli shëndetësor. Duhet
pasur parasysh që çdo pacient duhet të konsiderohet si një mbartës potencial i sëmundjeve
infektive.
Si përfundim duhet të nënvizojmë se duke qenë se ERCP-ja është një procedurë diagnostike
dhe terapeutike që kryhet në një sallë opreacioni (radiologjie), infermieri i ERCP-së ka të
njëjtat detyra si infermieri i sallës së operacionit.
Duke u nisur në këtë aspekt kujdesin infermieror gjatë ERCP-së do ta ndajmë në 3 faza:
1. Faza preoperatore
2. Faza intraoperatore
3. Faza postoperatore.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 27
4.4 RREZIQET
Endoskopi është një proçedurë shumë e sigurt. Megjithatë ajo mbart një rrezik shumë të
vogël të komplikimeve. Komplikime të rralla përfshijnë:
• Gjakderdhje. Rreziku për gjakderdhje si komplikacion pas endoskopisë është rritur
nëse proçedura përfshin heqjen e një pjesë të indeve për testim (biopsi), ose trajtimin
e një problem që ndihmon tretjen e ushqimit. Në raste të rralla, gjakderdhje të tilla
mund të kërkojnë një transfuzion gjaku.
• Infeksioni. Endoskopia, në të shumtën e rasteve përbëhet nga një ekzaminim dhe
biopsi, dhe rreziku i infektimit është i ulët. Shumica e infeksioneve janë të vogla dhe
mund të trajtohet me antibiotikë.Infermierja mund ti japë antibiotikë preventive para
procedurës, nëse pacienti është në rrezik të lartë të infektimit.
• Dëmtimin e traktit gastrointestinal. Një dëmtim në ezofag ose në një tjetër pjesë të
sipërme të traktit GI që ndikon në tretjen e ushqimit, mund të kërkojnë shtrimin në
spital, dhe nganjëherë kirurgji për të riparuar atë. Rreziku i këtij komplikacion është
shumë e ulët - kjo ndodh në një 3 deri në 5 vlerësuar të çdo 10.000 Endoskopisë
diagnostike sipërme.
Pacienti mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve duke ndjekur me kujdes udhëzimet e
mjekut dhe infermieres për t'u përgatitur për endoskopi, të tilla si mosngrënia dhe ndalimin
medikamente të caktuara.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 28
- Si kryhet një endoskopi e sipërme gastrointestinal?
Fig.8 EGDS e realizuar me PEG (percutaneous endoscopic gastrostome)
Endoskopia e sipërme GI kryhet në një spital apo qendër ambulatore.
Pacientët mund të marrin një anestezi lokale, të lëngshme që aplikohet në formën e gargarave
duke zbutur refleksin gag. Do të bëhet në hyrje intravenë(IV). Gjilpëra intravenoze është
vendosur në një venë të krahut dhe jepet një qetësues. Qetësuesit jepen për të ndihmuar
pacientët të qëndrojnë të qetë dhe të rehatshëm. Ndërsa pacientët janë të sedatuar,
infermieri/ja dhe stafi mjekësor monitorojnë shenjat vitale.
Gjatë proçedurës, pacientët shtrihen mbi kurrizin e tyre apo krah në tryezën e ekzaminimit do
të vazhdohet me ekzaminimin endoskopik duke e futur me kujdes poshtë në ezofag dhe në
stomak dhe duodenum. Një kamera e vogël montohet në endoskop e cila transmeton një
imazh video në një videomonitor, duke lejuar shqyrtimin e hollësishëm të pjesës së sipërme
GI.
Përmes endoskopit futet ajër për të fryrë dhe zgjeruar stomakun dhe duodenin, duke i bërë ata
më të lehtë për të parë. Mjete të posaçme janë të instaluar në endoskop që lejon mjekun për të
kryer biopsinë, të ndaluar gjakderdhje, dhe për të hequr rritje e anormale.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 29
Fig.9 Gjatë kryerjes së një ezofagogastroduodenoskopie.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 30
V. RËNDËSIA E PROÇEDURËS PARAPËRGATITORE PËR
KOLONOSKOPI
Shumica e të sëmurëve mund të përgatiten për ekzaminim në shtëpi dhe të paraqiten për
kolonoskopi ambulatorisht. Kolonoskopia mund të realizohet shpejt dhe me lehtësi kjo
kërkon një endoskopist të aftë për të punuar pa trauma dhe me shpejtësi .
Një numër i vogël të sëmurësh shtrohen në spital para ose pas ekzaminimit. Ata që janë
shumë të moshuar, të sëmurët dhe me konstipacion të shprehur kanë nevojë për një mbikqyrje
të kualifikuar sidomos gjatë natës, veçanërisht kur banojnë larg, apo kanë kushte banimi jo të
përshtatshme. Përgjithësisht shtrohen në spital të sëmurët më polipë të mëdha ose kur kanë
diateza hemorragjike nga mjekimi me antikoagulantë apo antitrombotikë.
5.1 PËRGATITJA E ZORRËS
Në konstipacione që lidhen me sëmundjen sigmegakoloni ose fibroza cistike, përgatitja bëhet
me dhënien në cdo orë të sulfatit te magnezit (15-31gr) shoqëruar me dhënien e sasive të
mëdha të lëngjesh. Meqënëse kjo përgatitje dhe kolonoskopia pasuese, janë në përgjithësi të
pakëndshme për të sëmurin është mirë që kjo mënyrë përgatitje të shmanget në të gjiha rastet
e mundshme ( ndonjëherë radioskopia me barium mjafton për të treguar konfiguracionin e
kolonit).
5.2 PËRGATITJA E PJESSHMË
Për kolonoskopinë e pjesshme ose sigmoidoskopinë në rastin e një koloni “normal është e
mjaftueshme përgatitja e pjesshme. Të sëmurët nuk kanë nevojë të mbajnë një dietë të
vecantë. Nderkohë që një ose dy klizma me fosfate janë të mjaftueshe (fosfat soda, solucion
Fletcher,20-30 min ) kjo lloj përgatitje zakonisht pastron në mënyrë perfekte kolonin
transvers e deri në fleksurë hepatike. Të sëmurët me tendencë lipotimie ose ata me SZI (
sindroma e zorres së irrituar ) rrezikohen nga reaksionet vazo-vagale, prandaj duhet të
mbahen në mbikqyrje. Në rastet me divertikulozë dhe striktura, kjo lloj përgatitje
vështirësohet. Nga ana tjetër nëse kërkohet një pamje më perfekte ( si psh strikturat dhe
patologjite malinje), zakonisht rekomandohet përgatitja totale e kolonit edhe për një
ekzaminim të pjesshëm. Në rastin e rreziqeve serioze ose mundësisë së obstruksionit,
përgatitja nga goja është e rresikshme dhe potencialisht fatale dhe në ileusin dhe
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 31
pseudoobstruksionet përgatitja e zakonshme nuk është efikase. Në këto rrethana jepen klizma
me sasi të mëdha (mbi 1 litër ujë ose më shumë ). Në këtë lloj klizme mund të shtohet edhe
një laksativ kontakti si oksifenizatina (300mg) ose një dozë bisakodyl për të provokuar.
Ndonjëherë mund të rekomandohet dhe marrja e në doze laksativi nga goja në darke në
shtëpi, e cila e shkarkon zorrën në mëngje para se i sëmuri të paraqitet për sigmoidoskopi.
5.3 PËRGATITJA E PLOTË
Qëllimi i përgatitjes së plotë është pastrimi i gjithë kolonit, veçanërisht i pjesës proksimale, e
cila mbetet zakonisht e papastruar me përgatitjen e pjesshme. Të sëmurët dhe zorrët janë të
ndryshme ndaj dhe të ndryshme janë dhe rekomandimet sipas llojit të të sëmurëve dhe
sëmundjes së ndryshuar. Të sëmurët me konstipacion kanë nevojë për përgatitje
suplementare. Ata me kolit janë në gjendje të rëndë nuk kanë nevojë për tjetër vec një klizme
saline me ujë të ngrohtë. Në përgatitje që dështon ose që e bën një të sëmurë të vjellë për një
tjetër mund të jetë e përshtatshme. Paraprakisht duhet të dimë refleksin e jashtëqitjes së të
sëmurit përdorimin e laksativëve etj., për të përcaktuar llojin e përgatitjes. Përgatitja e keqe e
kolonit dhe dështimi i kolonoskopisë shkaktojnë ndonjëherë shqetësim më të madh tek të
sëmurët sësa vetë kolonokopia. Për këtë arsye është shumë me rëndësi të përcaktohet saktë
mënyra e përgatitjes e për këtë duhet të njihet mirë i sëmuri.
5.4 DIETA
Preparatet që mbajnë hekur duhet të ndërpritën 3-4 ditë para, pasi preparatet e hekurit organik
prodhojnë një fece viskoze të zezë që ngjitet dhe ngatërron interprëtimin e për më tepër
është e vështirë të pastrohet. Pacientët me konstipacion duhet të ndalohen 2-3 ditë para ndersa
medikamente të tjera mund të përdoren. Mirë është që të mos përdoret aspirina, frenues të
agregimit trombocitare, ose të ngjajshëm me to sidomos tek ata të sëmurë që mund të kenë
polipe. Duhet që 24 orë para kolonoskopisë i sëmuri nuk duhet të përdorë ushqime që lënë
mbeturina në zorrë ( zarzavate, fruta, fibra në përgjithësi). Përkundrazi lëngjet e frutave e aq
më tepër uji mund të merren në sasi të mëdha sepse ndihmojne në përgatitjen e kolonit. Është
mirë që instrukionet e përgatitjes dhe mënyra e saj ti jepen të sëmurit në mënyrë të shkruar .
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 32
5.5 PËRGATITJA ME LAVAZH NGA GOJA
Kjo lloj përgatitje ka zëvëndësuar marrjen e laksativëve nga goja dhe klizmën tradicionale.
Megjithatë sasia e madhe e lëngjeve që duhet të pihen (3-4 litra) është për disa të sëmurë e
padurueshme sidomos për shkak të provokimit të të vjellave .
Për qëllimë diagnostike lavazhi nga goja, përdoret zakonisht solucione të ekuilibruar nga ana
elektrolitike me përmbajtje KCL dhe NA2SO4. Nga disa qendra endoskopike përdoret dhe
solucion fiziologjik normal 0.9 %. Solucionet më të përdorshme sot janë solucionet e
ekuilibruara elektrolitike të kombinuara me solucion polietilen glikoli . Manitoli (sorbitoli ose
laktuloza) është një sheqer i paabsorbueshëm në zorrë dhënë në përqëndrim 5% në sasi 2-3 l,
ai shkakton një diarre e cila sjell një humbje të barabartë lëngjesh dhe elektrolitesh. Kjo sasi
duhet të zëvëndësohet duke marrë ujë dhe elektrolite nga goja. Solucioni është shumë i ëmbël
dhe mund të sjelle nauze. Dhënia e 1 L manitol pëe 30 minuta, pasuar nga 1L ujë është një
metodë shumë e shpejtë dhe e përdorshme për të arritur një përgatitje në 2-3 ore, kur kërkohet
një kolonoskopi urgjente. Përgatitja për manitol mbart rrezikun e sasive të mëdha të
hidrogjenit nga mikrobet dhe për pasojë rrezikun e eksplozionit në rastin e përdorimit të
elektrobisturis. Pikolapsi është një kombinim medikamentesh. Ai nuk kërkon sasi të mëdha
lëngjesh dhe nuk ka nevojë për klizmë.
Fosfati i natriumit është medikament që përdoret aktualisht me rezultate të mira .Vepron
njëlloj si polietilen glikoli/elektrolitet, por përgjithësisht është më i pranueshëm nga të
sëmurët. Kjo edhe për arsye se sasia e tij është vetëm 90 ml, e pasuar nga së paku 1 L lëngje
si uji apo lëngje frutash .
5.6 MËNYRA E PËRGATITJES ORALE
I sëmuri është mësuar që më parë të marrë 24 orë para ekzaminimit dietë të varfër në fibra
dhe me shumë lëngje. Sic përmendëm më lart i jepet një sasi e madhe psh. polietilen
glikoli/elektrolite në dy doza. Doza e parë një natë para ekzaminimit dhe doza tjetër në
mëngjesin e ditës së ekzaminimit. Nëse ekzaminimi parashikohet pasdite, mund të jepen të
dyja dozat në mëngjes, por në këtë rast i jepet një purgative, një natë para në kohën e gjumit
(4-6 tableta psh senna) polietilen glikoli duhet të pihet me ritëm 1.5 L/orë (250ml cdo 10
min). Fosfati i natriumit Mund të pihet me një përzierës tjetër e pastaj të pasohet nhga pirja e
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 33
një ose më shumë litra lëngjesh ose uji ne 1 apo 2 orët pasuese. Gjatë marrjes së lëngjeve, i
sëmuri duhet të mësohet të aktivizohet e të lëvizë, sepse sigurohet një tranzit i mirë. Nga ana
tjetër përgatitja duhet të ndërpritët kur ka të vjella ose discomfort abdominal. Diarreja fillon
pas një ore. Pas 2-3 orësh me vonë fecet janë “ujë“. Kështu që pas këtij moment ekzaminimi
duhet të filloje 1-2 orë më vonë. Ndoshta gjatë ekzaminimit, endoskopi duhet të aspirojë
shumë ujë, por pamja e zorrës është e shkëlqyer.
5.7 PURGATIVËT
Vaji i recinit ( 30-40 ml) vepron si në zorrën e hollë dhe në zorrën e trashë, por nuk
është shumë i pëlqyeshëm për shumë pacientë. Ai mund të bëhet më i pëlqyeshëm po
të përzihet më lëng portokalli pak para pirje.
Senna jep rezultate të mira në formën e senozilit 140 mg, mundësisht shurup.
Purgativët osmotic Si kripërat e magnezit, mund të jenë të efektshëm nëdoza të
përsëritura cdo 1-2 orë, kombinuar në sasi të mëdha lëngjesh derisa të shfaqet një
diarre ë pastër ”uje”.
Klizmat mund të jenë me ujë dhe sapun, me kripëra izotonik ose me purgative. Ato
mund ti bëjë vetë i sëmuri ose infermierja, 1-2 orë para ekzaminimit, derisa rikthimi i
ujit të jetë i pastër.J anë të domosdoshme 2-3 klizma nga 1-2 litra përmbajtje, për të
realizuar lavazhin. Solucioni duhet të arrijë në cekum, përndyshe pastrimi vetëm i
fundit të kolonit është pa kuptim. Nëse uji ka arritur në cekum, të sëmurit i duhet
fillimisht të rrijë 15-20 min në tualet dhe pas një periudhe, duhet të shkojë sërish në
tualet të paktën edhe një herë përndryshe klizma nuk ja ka arritur qellimit. Nëse klizma
nuk është e realizuar duhet të shihen fecet dhe nëse ka fece të ngurta në to, klizma
duhet të përsëritët. Të sëmurët gjatë bërjes së klizmës mund të ndihmohen me
antispastik i.m si psh glucagon 0.5 mg, buskopan etj.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 34
VI. PËRGATITJA NË RRETHANA TË VEÇANTA
6.1 Të sëmurët me colitis
Këta të sëmurë kërkojnë kujdes të vecantë gjatë dhe pas përgatitjes. Pas një përgatitje
rigoroze mund të vërehen recidiva të sëmundjes. E njëjta gjë mund të vërehet edhe pas
klizmave me barium, gjë që vërteton e provokimi i relepsit i dedikohet më shumë faktorit
mekanik se atij kimik. Gjithsesi, mund të provokohen, sipas gjykimit të mjekut të gjitha
llojet e përgatitjeve. Ndoshta një klizëm me solucion kripor është e mjaftueshme për një
kolonoskopi të pjesshme të sëmurët me forma të rënda kolit,e kanë të vështirë
kolonoskopinë. Prandaj duhet të mjaftohemi me ekzaminime me barium. Për të sëmurët
veçanërisht rëndë me shumë dhimbje dhe diarre hemoragjike, kolonoskopia është e
kundërindikuar, sepse mbart rrezikun e perforacionit. Mund të rrëzikohet vetëm tek të
sëmurët që duam të përjashtojmë kancerin ose të shohim ileumin terminal, për të bërë
diagnozë diferenciale.
6.2 Të sëmurët me konstipacion
Për arsye nga më të ndryshmet këta të sëmurë mund të kenë nevojë për përgatitje
suplementare. Kjo është veçanërisht e vështirë të realizohet tek të sëmurët me megakolon,
fibrozë cistike etj. ku kolonoskopia mundësisht duhet të evitohet. Para përgatitjes së
zakonshme të sëmurët me konstipacion duhet të marrin laksativë në doza të mëdha dhe
për disa ditë me rradhë para përgatitjes. Qëllimi është të realizohet lëvizje
hiperperistaltike “të buta”pa sforco, në ditën e përgatitjes të posaçme. Zakonisht përdoren
kripërat e magneziumit, të shoqeruara me sasi të mëdha uji .
6.3 Të sëmurët me hemorragji të madhe nga koloni
Gjaku është një purgative shumë i mirë dhe disa të sëmurë, nuk kanë nevojë për përgatitje
të posaçme gjatë fazës së hemorragjisë. Të sëmurët me hemorragji tek të cilët tek të cilët
kërkohet kolonoskopia totale, mund të përgatiten shumë mirë përes sondës nazogastrike
me lavazhe elektrolitesh ose me manitol. Kjo përgatitje krijon mundesinë e ekzaminimit
brenda 1-2 orëve sepse bën të mundur që gjaku të zhvendoset në mënyrë distal nga vendi
i hemorragjisë.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 35
6.4 QETËSIMI I TË SËMURIT
Pjesa më e madhe e të sëmurëve e durojnë mirë shqetësimin gjatë ekzaminimit. Sigurisht ata
e durojnë këtë shqetësim brenda një intensiteti të ”durueshëm” dhe një kohe të kufizuar.
Përdorimi i sedativëve ka të mira dhe të këqija pa përdorimin e qetësuesve zorra ka tonus më
të mirë është më e shkurtër dhe çka është e rëndësishme i sëmuri mund të bashkëpunojë me
mjekun gjatë ekzaminimit. Nga ana tjetër mjeku është i detyruar të punojë shpejt dhe me
kujdes. Nëse i sëmuri është nën efektin e sedativëve mjeku punon me më pak kujdesgjë që
con më lehtë komplikacione nga traumatizimi.
Për kolonoskopinë parapëlqehen medikamente me veprim analgjezik të fuqishëm, për 5-10
min pa efekte frenuese të frymëmarrjes.Mënyra më e mirë e përdorimit është ajo intravenoze.
Preparate që përdoren më gjerësisht janë midazolami 2.5-5 mg ose diazepami 5-10 mg vetëm
ose i kombinuar me analgjezik. Injeksioni jepët me ngadalë për të paktën një min.
Medikamentet që përdoren kane efete sedative, analgjezike, amnestik . Në rastë të veçanta
Kolonoskopia mund të bëhet nën anestezi të përgjithshme. Në të tilla raste anestezia
realizohet nga mjek të kualifikuar, gjatë kohës së kolonoskopisë. Përgjithësisht preferohen
anestetikë me jetëgjatësi të shkurtër.
6.4.1 GJATË PROÇEDURËS
Pacienti vendoset në një anë dhe bëhet një hyrje venoze për ta ndihmuar në relaksim;
Për të kryer ekzaminimin pacienti shtrihet në një anë me gjunje të mbledhura;
Doktori fillon ekzaminimin duke futur endoskopin në anus dhe më pas duke vazhduar
drejt kolonit;
Një sasi e vogël ajri futet në kolon për ta zgjeruar atë dhe për të bërë më të lehtë
ekzaminimin e saj. Tubi ka një dritë dhe një kamera të lidhur me një videomonitor;
Infermierja monitoron respiracionin, TA, pulsin si dhe oksigjenimin;
Procedura mund të zgjasë 20-60 min dhe nëse vihen re polipe apo shenja anormale, ai
mund të realizoje polipektomi apo të marrë material për biopsi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 36
6.4.2 PAS PROÇEDURËS
Pacienti do të monitorohet derisa të jetë plotësisht i zgjuar gjë që zgjat 30-90 minuta;
Nëse akoma pacienti vazhdon të jetë sedatuar, atëherë duhet të shoqërohet nga një
person për në shtëpi;
Kujdesi në shtëpi fillon me ushqyerjen. Mirë është që të fillohet me ushqime të buta
në vaktin e pare. Dhimbja është e pranishme shpeshherë pas procedurës. Pacienti
gjithashtu mund të ndjejë krampe,gazra të cilat më pas eleminohen;
Pacienti i kthehet normalitetit 2-3 ditë pas procedures;
Nëse pacienti ka kryer biopsi apo është hequr ndonjë polip, Infermierja duhet ta
informojë për përgjigjet e rezultateve;
Nësë pacientit i duhet të marrë hollues gjaku,aspirine ,ibuprofen ,këtë duhet ta bëje
10-14 ditë pas procedures.
Kur duhet të thirret mjeku apo infermierja:
Nëse abdomeni është i dhimbshëm dhe i fortë-shenja perforacioni
Temperature mbi 38°C
Nauze dhe te vjella me gjak
Jashtëqitje me gjak
6.5 TEKNIKA PARANDALUESE
Është “absolutisht e rekomandueshme”, si mënyre parandalimi, kryerja e kolonoskopisë tek
pacientet me risk të lartë për të bërë kancer të zorrës, për më tepër për familjaret e pacientëve
që janë diagnostikuar me kancer, ose për ata pacientet të cilët kanë sëmundje me risk të larte
për tu kthyer në kancer. Për këta individe, bërja e kolonoskopisë sa më parë mund të bëjë të
mundur zbulimin e këtyre tumoreve të vogla, heqjen e tyre dhe parandalimin e zhvillimit të
kancerit të zorrës brenda një kohe të shkurtër. Kolonoskopia parandalon zhvillimin e
“karcinomes invazive “ brenda 10-viteve, një e dhëne kjo që justifikon koston e kryerjes së
këtij ekzaminimi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 37
Kolonoskopia aktualisht nuk është një ekzaminim i vështirë për pacientin në krahasim me
disa vite më parë kur ajo kryhej pa sedativë dhe ishte e dhimbshme.
Kolonoskopia nuk jep të dhëna diagnostike me vlerë, pra nuk indikohet :
Në diagnozën e dhimbjes abdominal nga sindroma e zorrës së irrituar , në këto raste
ekzaminimi mund të kryhet vetëm një herë , për të përjashtuar shkaqet organike ,
vecanërisht nëse nuk ka pasur përgjigje ndaj trajtimit medikamentoz.
Në diarretë akute
Në kërkim të tumorrit parësor në prani të metastazave sistemike, te pacientet pa
shenja ose simptoma të lidhura me kolonin.
Në hemmorragjinë e sipërme digjestive ,ku shkaku ështe demostruar me EGDS
Fig 10. Koloni hemoragjik
- Pse duhet të shkojmë tek doktori për të kryer ekzaminimin e kolonoskopisë kur
nuk kemi asnjë shenjë për sëmundje?
Ju, unë dhe çdo kush tjetër është i rriskuar për të bërë kancer të zorrës së trashë apo të
rektumit. Ne nuk e dimë me saktësi se kush mund ta ketë këtë fat, por sipas Shoqatës
Amerikane kundër kancerit, rekomandohet që çdo person mbi 40 vjeç të kryej
ekzaminimin e kolonoskopisë çdo 5-vjet. Kanceri i zorrës së trashë dhe i rektumit
është një prej kancerëve më të shpeshtë, dhe sipas statistikave vazhdon të rritet,
pavarësisht gjinisë, por ende mbetet më i parandalueshmi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 38
6.5.1 Por cili është qëllimi kryesor i këtij ekzaminimi?
Qëllimi kryesor është të identifikohen tumoret e vegjël të quajtur polipe, të cilët mund të
mbeten të pazbuluar dhe të rriten gradualisht në zorrë për disa vite. Vetëm disa prej tyre
mund të shfaqin simptoma(shenja) dhe vetëm disa prej tyre mund të shëndërrohen në
kancer.
Pra, qëllimi kryesor i këtij ekzaminimi është identifikimi i kancerit në stadet fillestare ose
në stadin e polipeve. Normalisht kur kanceri tregon simptoma(shenja) do të thotë që ai
është në stade të avancuara dhe ja pse “një kolonoskopi e plotë” duhet të kryhet çdo 5-
vjet, deri në momentin që të jemi siguruar që e kemi parandaluar ketë lloj kanceri.
Gjithashtu është mirë të përmendim faktin që kur kanceri është në afërsi të anusit(fundit të
zorrës) pas kryerjes së kirurgjisë gjeja më e keqe që mund ti ndodhi personit është që ai
do të ketë për tërë jetën kolostomë. Kjo gjë do të thotë se ai do të defekojë për terë jetën
nëpërmjet një qeseje të ngjitur në bark.Përveç të gjithë këtyre avantazheve duhet të
shtojmë që shumica e njerëzve gabimisht mendojnë se kanë hemorroide dhe pa u
konsultuar me specialistin vete-mjekohen duke përdorur kremra ose supostë dhe pas një
kohe diagnostikohen me kancer.
- Në qoftë se gjatë ekzaminimit të kolonoskopisë shikojmë prezencën e një polipi me
çfarë mënyre do të hiqen ato?
Fatmirësisht mund ti heqim ato pa qenë nevoja e kirurgjisë së hapur.Duke ju referuar një
teknike shumë të specializuar që është polipektomia endoskopike, nëpërmjet të cilës
shumë shpesh i këpusim polipet pa nevojën e kirurgjisë së hapur dhe nëpërmjet kësaj
procedure shmanget një kancer i mundshëm në mënyre të suksesshme. Gjithashtu
përdoret një pajisje me argon plasma e cila e kombinuar me polipektomine jep rezultat të
lartë në eliminim e polipeve të madhësive të ndryshme.
-A është i dhimbshëm ekzaminimi i kolonskopisë?
Në ditët e sotme ka në dispozicion sedativ( gjumëdhënës) të cilët jepen venoze(nga vena)
duke i dhëne pacientit komoditet gjatë dhe pas ekzaminimit të kolonoskopisë. Për shkak të
këtij qetësuesi pacienti mund të mos mbaj mend fare ekzaminimin. Me pak fjalë, çdo
ndjenjë shqetësimi ose dhimbjeje parandalohet falë këtij qetësuesi dhe falë heqjes së ajrit
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 39
të tepërt në zorrë(i cili futet gjatë ekzaminimit) nga mjeku duke përdorur kolonoskopin
(aparatin).
Në ditët e sotme të gjitha procedurat endoskopike kryhen me sedativë me kohë të
shkurtër, duke bërë të mundur një ekzaminim sa më të rehatshëm për pacientin, nga ana
tjetër sondat janë fleksibel dhe doktori ekzaminues është shumë i trajnuar për të kryer këtë
ekzaminim.
Një nga arsyet kryesore pse duhet të kryhet kolonoskopia e plotë (të shihet e gjithë
zorra e trashë) është gjetja e polipeve në zorrë, ku disa prej tyre mund të jenë “neoplastik”
të cilët mund të shndërrohen në kancer “adeno-karcinoma”. Polipet e zorrës mund të
kthehen në kancer për një periudhe kohore 2-7 vjet dhe në të shumtën e kohës nuk japin
asnjë simptome(shenja) deri në momentin kur ato kanë arritur në faza të avancuara.
- Përgatitja e pacienteve për kolonoskopi me Fosfo-soda Fleet/phospho lax
nëse ekzaminimi kryhet në mesditë
Një ditë para ekzaminimit: të hahet mëngjes dhe dreke lehtë dhe më pas nuk konsumohen
më ushqime deri ditën e ekzaminimit;Ne orën 4 të mbas ditës treten në 1 gote ujë një
flakon të Fosfo-soda fleet 50ml e shoqëruar më pas me sa më shumë lëngje te tjera (ujë,
lëng kompostoje, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash të kthjellëta) Ne orën 7.00 të
mëngjesit të ditës së ekzaminimit treten në 1 gotë ujë një flakon të Fosfo-soda fleet 50ml e
shoqëruar më pas me sa më shumë lëngje te tjera (ujë, lëng kompostoje, çaj kamomili,
lëng mishi, lëngje frutash te kthjellëta) Mos të konsumohen fruta dhe perime një ditë para
ekzaminimit.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 40
VII. SIGMOIDOSKOPIA
Sigmoidoskopia është një procedurë përdoret për të parë në brendësi të zorrës së trashë
sigmoide dhe rektumit.
Fig.11 Sigmoidoskopi
7.1 SI TË PËRGATITEN PËR TEST
Për të përgatitur për një sigmoidoskopi, rreth 2 orë para se të kryhet proçedura duhet të hiqen
të gjitha mbetjet nga zorra e trashë sigmoide. Një klizmë kryhet duke futur ujë, laksativ, ose
ndonjëherë me sapun të butë në anus duke përdorur një shishe të veçantë për të larë.
Në disa raste, trakti gastrointestinal duhet të zbrazet duke ndjekur një dietë të qartë të
lëngshme për 1 deri në 3 ditë para proçedurës (ngjashme me përgatitjen për kolonoskopi).
Pacientët nuk duhet të konsumojnë pije që përmbajnë ngjyrues të kuqe ose ngjyrë vjollcë.
Lëngje të pranueshme përfshijnë:
supë pa yndyrë
lëng frutash
ujë
kafe
xhelatinë
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 41
Një pastrues ose një klizmë gjithashtu mund të kërkohet një natë para sigmoidoskopisë. Një
ilaç që është laksativ dhe rrit lëvizjet e zorrëve. Laksativët janë zakonisht në formë pilule apo
si një pluhur që treten në ujë.
Pacientët duhet të informojë mjekun e tyre të të gjitha kushteve mjekësore dhe
medikamentoze, vitamina apo shtojcave të marra rregullisht, duke përfshirë
Aspirina
Kripëra të arit
Hollues të gjakut
Medikamente diabeti
Vitaminat që përmbajnë hekur
7.2 SI KRYHET SIGMOIDOSKOPIA?
Gjatë një sigmoidoskopi fleksibël, pacientët shtrihen në anën e majtë në tryezën e
ekzaminimit. Mjeku fut endoskopin në anus dhe ngadalë udhëzon atë nëpërmjet rektumit dhe
në pjesën sigmoide të zorrës së trashë. Në pjesën sigmiide të zorrës së trashë futet ajër për ta
zgjeruar atë dhe për ti dhënë mjeku një pamje më të mirë. Një kamera e vogël montohet në
fushën e veprimin e cila transmeton një imazh video nga brenda zorrës së trashë në një ekran
kompjuteri, duke lejuar mjekun të shqyrtojë me kujdes indet sigmoide dhe rektumit. Biopsi
dhe heqja e polipeve te pjesës sigmoide të zorrës së trashë. Mjeku mund të heqë një rritje të
quajtur polipe, gjatë sigmoidoskopisë duke përdorur mjete të posaçme. Polipet janë të
zakonshme në të rriturit dhe zakonisht janë të padëmshme. Megjithatë, kanceri i zorrës së
trashë mund të fillojë si një polip, kështu largimi i polipeve që në fillim është një mënyrë
efektive për të parandaluar kancerin. Nëse gjakderdhja ndodh, mjeku zakonisht mund të
përdorë një sondë elektrike ose medikamente special për ta ndaluar atë. Gjatë një
sigmoidoskopi fleksibël, mjeku gjithashtu mund të marrë mostra nga indet e parregullt, e
quajtur biopsi, kjo proçedurë lejon mjekun të shikojë më vonë indet me një mikroskop për
shenja të sëmundjes. Heqja e indit dhe trajtimet për të ndaluar gjakderdhjen janë zakonisht pa
dhimbje. Nëse janë gjetur polipe apo indet e tjera jonormale, mjeku mund të sugjerojnë për të
shqyrtuar pjesën tjetër të zorrës së trashë me një kolonoskopi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 42
Gjatë ekzaminimit me sigmoidoskopi pacienti ndjen:
• Presionin gjatë ekzaminimit dixhital të zorrës së trashë ose në rektum
• Nevoja që të ketë një lëvizje zorrë
• Cramping shkaktohet nga ajri apo nga prania në zorrë nga sigmoidoskopit
Pas testit, trupi do të eleminojë ajrin që ishte vënë në zorrën e trashë.
Pacientët të cilët zhvillojnë ndonjë nga këto efekte anësore të rralla duhet të kontaktojnë
mjekun e tyre menjëherë:
• Dhimbje të forta të barkut
• Ethe
• Lëvizjet e përgjakshme zorre
• Marramendje
• Dobësi
Fig.12 Zbulimi i një ulçeracion
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 43
7.3 PSE KRYHET SIGMOIDOSKOPIA ?
Mjeku mund të rekomandojë këtë ekzaminim për të parë shkakun e:
• Dhimbje barku
• Diarre, kapsllëk, apo ndryshime të tjera në zorrë
• Gjak, mukus, qelb në jashtëqitje
• Humbje në peshë
Ky test mund të përdoret gjithashtu për të:
• Konfirmuar gjetjet e një tjetër ekzaminimi ose radiografitë
• Screen për kancer kolorektal ose polipe
• Për të marrë një biopsy
Rezultatet normale
Një rezultat normale ekzaminimi do të tregojë që nuk ka asnjë problem si në ngjyrë, cilësi,
dhe madhësi të zorrës së trashë sigmoide, mukoza normale të zorrës së trashë, rektumit dhe
anusit.
Rezultatet jonormale mund të tregojnë:
• Fissurë anal • Absces anorektal • Pengim zorrë • Kancer • Polipe kolorektal • Diverticulosis • Hemorroide • Sëmundje Hirschsprung • Sëmundje inflamatore të zorrës • Inflamacion apo infeksion (Proktiti)
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 44
Gjatë studimit të kryer në 225 pacientë që kanë ekzaminime digjestive, 80 prej tyre kanë kryer
endoskopi të poshtme të sistemit GI
7.4 RREZIQET
Ka një rrezik të vogël për punkturë të zorrës dhe gjakderdhje që shfaqet veçanërisht pasi
kryhet biopsi. Rreziku i përgjithshëm është shumë i vogël.
Grafiku 1. Sëmundje të diagnostikuara me Endoskopi të poshtme GI
Kolonosigmoidoskopi Patologjitë e diagnostikuara
Fisura anale 4
Hemorroide interne 8
ca i rektumit 3
Polip 25
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 45
Kolit Ulçeroz 16
Tumor i Kolonit 5
Pa Lesione 9
Divertikulit 10
Tabela 1. Raporti midis Ekzaminimeve të kryera dhe patologjive të diagnostikuara
Këtu paraqitet Grafika e semundjeve të cilat u diagnostikuan me kolonoskopi dhe
sigmoidoskopi.
- Në studimin e kryer kemi bërë një klasifikim të pacientëve :
Të ardhur nga rrethet 118
Të ardhur nga Tirana 103
Të ardhur nga Kosova 4
Grafiku 2. Shpërndarja gjeografike në bazë të rretheve
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 46
VIII. ENDOSKOPIA KAPSULARE
Progresi i proçeseve të miniaturizimit, ka lejuar prodhimin e videokapsulave të përmasave të
vogla, mjaft të përshtatshme për të eksploruar zorrën e hollë. Videokapsula është pak më e
madhe se 2 cm dhe përmban një microchip, një lente, një minitransmetues dhe një bateri me
oksid argjenti,që ushqen një diodë, e cila lëshon dritë të bardhë,duke lejuar ndricimin e
organeve përreth 8 orë.Ky aparat lejon për të dërguar imazhe endoskopike, nëpërmjet një
sinjali me radiofrekuencë, të cilat kapen nga një seri antensh të vendosura në trupin e
pacientit, që lejojnë regjistrimin e fotografimeve dhe lokalizimin e kapsules. Kufizimet
kryesore përbëhen nga përdorimi vetëm diagnostik dhe nga pamundësia për të ndikuar mbi
lëvizjet e kapsulës që transportohet nga aktiviteti peristaltik. Kundërindikacioni kryesor
përfaqësohet nga prania e stenozave dhe ileusit, të cilat kapsula nuk është në gjendje ti
kapërcejë.
Proçedura kërkon përgatitje intestinale. Nuk është i nevojshëm asnjë lloj sedatimi dhe
kërkohet bashkëpunimi i pacientit vetëm për gëlltitjen e kapsulës. Pas rregjistrimit të pacientit
që zgjat 8 orë, mund të dalë nga spitali. Indikacionet aktuale përfaqësohen nga studimi 1.
hemoragjive gastroenterike, kur nuk është gjetur shkaku në pjesët e eksploruara me EGDS
dhe kolonoskopi, dhe 2. studimi i patologjive degjenerative dhe inflamatore të zorrës së hollë
(celiakia dhe sëmundja e Crohn ) në situatë klinike të veçanta.
8.1 ÇFARË ËSHTË ENDOSONOGRAFIA ?
(EUS-ENDOSCOPIC ULTRASONOGRAPHY)
Endosonografia është kombinim i ekos dhe endoskopisë për të marrë imazhe dhe
informacione për traktin tretës, organet dhe indet përrreth tij.
Endoskopia është një proçedurë ku një tub fleksibel me një mini-telekamera futet nga goja
ose rektumi i pacientit për të parë nga brenda traktin tretës ndërsa eko-ja përdor vale me
frekuence të lart për të prodhuar imazhe të organeve dhe strukturave në brendësi te trupit si
psh; vezoreve, uterusit, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, pankreasit, aortës etj.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 47
Ekoja tradicionalisht bëhet nëpërmjet lëkurës, pasi ajo është lyer me xhel, me anë të një
sonde e cila shërben si transmetues valësh për të marre imazhe të organeve, por jo gjithmonë
këto imazhe kanë qënë të qarta.
Gjatë Endosonografisë një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel.
Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak (endoskopi e traktit të sipërm
tretës)mund të merren imazhe me kualitet të lartë të organeve brenda trupit te njeriut.
Duke qenë se transmetuesi i valëve është në maje të skopit bën të mundur marrjen e imazheve
në afërsi pothuajse ngjitur me organet, për ketë arsye imazhet e mara janë më të qarta dhe
më të hollësishme se sa ato që merren në eko tradicionale.
Endosonografia gjithashtu mund të marrë informacione në lidhje me shtresat e murit të
zorrëve si dhe zonat ngjitur si nyjet limfatike dhe të enëve të gjakut. Përdorim tjetër i ekos
endoskopike është studimi i vazave të gjakut duke përdorur ultratingujt Doppler, dhe për të
marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nën drejtimin e ultratingujve në nyjet
limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet
ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.
Indikacionet e Endosonografisë (EUS) - Klasifikimi TNM i kancerit ezofagut, stomakut, rektumit - Diferencimi i shtrirjes transmurale, Limfonodujt regionale - Lezione subepiteliale të ezofagut, stomakut, rektumit - Tumore solide të pankreasit - Lezionet cistike të pankreasit (pseudociste, ciste, tumore cistike) - Pancreatit (akut dhe kronik). - Kolecista dhe trakti biliar ( gurët dhe formacionet e kolecistës, koledokolitiaza, papilloma, kolangiokarcinoma, Tumor Extent, TNM Stage) - Mediastinum - Adrenal gland
Indikacionet e EUS - FNA (FINE NEEDLE ASPIRATION BIOPSY)
- Diagnoza primare e lezioneve parenkimale dhe intramurale të traktit gastrointestinal. - Diagnoza primare e lezioneve solide dhe kistike të pankreasit. - Staging e tumoreve malinje digjestive - Vlerësimi i limfadenopatise mediastinale, retroperitoneale dhe abdominale. - Marrje likidi peritoneal dhe pleural per qellime diagnostike.
Kundërindikacione absolute 1. Koagulopati e pakorrigjueshme me INR - 1.5. 2. Trombocitopeni e pakorrigjueshme me trombocite - 50,000/μL.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 48
Fig.12 Eko- Endoskopia në patologjitë e pankreasit 8.2 KUR LIND NEVOJA PËR ENDOSONOGRAFI?
Duke qenë se është një metodë e re diagnostikimi përdorimet janë në zhvillim e sipër,
momentalisht ajo përdoret për :
Stadifikimin e kancerit të ezofagut, stomakut, pankreasit dhe rektumit;
Stadifikimin e kancerit të mushkërive
Vlërësimin e pankreatit kronik dhe masat apo kistet e pankreasit
Studimin e anomalive të duktusit biliar ose fshikëzës së tëmthit ose tumoreve të
mëlçisë
Studimin e muskujve të poshtëm të rektumit dhe kanalit anal në vlerësimin për
inkontinencën fekale.
Studimin e “lezioneve submukozale” si psh nodulat ose ”gungat”që mund të fshihen
në murin e zorrëve dhe që janë të mbuluara nga mukozë normale e traktit tretës dhe
që të japin përshtypjen e diçkaje anormale.
Stadifikimi i kancerit është bërë një nga arsyet rutinë të përdorimit të ekos endoskopike.
Ecuria e pacientëve me kancer varet nga koha kur ato diagnostikohen që do të thotë :
diagnostikimi i kancerit të zorrës së trashë në stadet fillestare do të thotë që kanceri është
vetëm në shtresat e zorrës dhe nuk është përhapur në organet e tjera gjë qe i jep më shumë
shanse pacientit për një ecuri të mirë të sëmundjes duke përfituar shumë. E kundërta ndodh
kur kanceri zbulohet në stadet e avancuara ku është përhapur jashtë mureve të zorrës dhe
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 49
organeve, limfonodulave përreth ose është përhapur në organet me të largëta si p.sh në mëlçi
dhe në mushkëri.
Endosonografia na jep një informacion të plotë në lidhje me thellësinë dhe përhapjen e
kancerit në organet dhe limfonodulat përreth.
Fig. Eko-Endoskopia e formacioneve transmurale
8.3 SI PËRGATITEMI PËR ENDOSONOGRAFI?
Doktori dhe infermieri/ja duhet të bëhen të ditur për gjëndjen shëndetësore të pacientit në
veçanti në qoftë se ka ndonjë alergji nga ilaçet ose në qofte se ka sëmundje të tjera si p.sh të
zemrës, mushkërive, diabet etj. Gjithashtu pacienti duhet të informojë doktorin ose
infermieren nqs. se është alergjik i jodit apo i midhjeve sepse gjate procedurës mund të
përdoret kontrast me përmbajtje Jodi.
Në qoftë se do bëhet aspirim me age do të duhet të ekzaminohet gjaku për të përjashtuar
mundësinë e trombëve ( mpiksje gjaku ) Është shumë e rëndësishme që pacienti të informojë
doktorin në qoftë se ka histori familjare për hemorragji ose në qofte se merr ilaçe për hollim
gjaku ( si psh aspirin, plavix, sintrom etj).
Është shumë e rëndësishme që të informohet doktorit për çfarë do lloji mjekimi që merr
qoftëdhe mjekim popullor. Marrja e antibiotikeve zakonisht nuk kërkohet të ndërpriten.
Endosonografia do kryhet nën sedacion ( gjumë dhënës venoz) kështu që pacienti nuk do të
jetë në gjëndje të punojë ose ti jepë makinës për 24 orë. Kjo do të thotë që pacienti do të ketë
nevojë të shoqërohet nga një familjar. Duhet të ketë stomakun bosh për më shumë se 6-orë pa
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 50
ngrënë. Në raste se ekoja endoskopike do të jetë rektale do të duhet që pacienti te përdori
laksativ që dotë përshkruhen dhe do të jepen udhëzime nga mjeku për mënyrën e përdorimit.
Fig.13 Ekzaminimi Fibrogastroskopi
8.4 SI KRYHET ENDOSONOGRAFIA?
Sapo të arrini në qendrën endoskopike infermierja ose doktori do të shpjegojë për proçedurën
dhe do të përgjigjet gjithë pyetjeve qe mund të ketë pacienti.
Gjithashtu do ti kërkohet pacientit të firmosi një konsensus.
Pas kësaj do filloj përgatitja për procedurën. Do të vendoset një vigon në venë për të bërë
sedacionin (gjumë dhënien venoze) dhe për t’u administruar lëngje dhe medikamente
venoze.
Gjithashtu do të monitorohet për shenjat jetësore; tensioni arterial, oksigjenimi në gjak dhe
pulsi. Menjëherë sapo të përgjumet, me anë të një endoskopi të veçante që do të futet nga
goja ose rectumi (sipas nevojës) do filloj procedura. Për shkak të sedacionit pacienti nuk do
ndjejë dhimbje por mund të ketë një ndjenje të vogël jo rehatie. Doktori do të shohë nga
brenda me kujdes traktin tretës ne një TV monitor dhe imazhet me ultratinguj ne një monitor
tjetër.
Procedura mund të zgjas rreth 30-90 minuta kjo në varësi të nevojës për procedura të tjera si
psh:(FNA) aspirimi me age. Pas procedurës ju do jeni gati të ecni dhe ushqeheni pas 2
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 51
orësh. Pasi të ketë dalë efekti i sedacionit doktori do të sqaroj për rezultatet.
Më vonë pacienti është i lirë të largohet i shoqëruar nga një familjar.
Vakte të lehta dhe lëngjet janë të lejuar ditën pas ekzaminimit. Pacienti do të ketë fryrje të
lehtë barku për shkak te ekzaminimit, por mos u shqetësoni sepse kalon shpejt. Mund të
ndjejë dhimbje të lehta fyti të cilat mund të kalojnë pas përdorimit të gargarave me ujë me
kripë. Pacienti duhet të kontaktojë menjëherë me doktorin ose të paraqitet në qendrën
shëndetësore në qofte se ka: dhimbje të forta, të vjella të pastra ose me përmbajtje gjaku,
ethe dhe temperaturë.
Fig.14 Pamje sekuenciale ne murin e duodenit
8.5 CILAT JANË RISQET E ENDOSONOGRAFISË?
Si çdo proçedurë tjetër endoskopike EUS është e sigurtë dhe e tolerueshme prej pacienteve.
Mirëpo nuk ka asnjë llojë procedure që nuk mbart risqet e veta, por EUS i ka shume të
rralla.
Mundësia e komplikacioneve të EUS pa procedurën e aspirimit me age është 1/2000.
Ndonjëherë pacientet mund të kenë shenjat e një reaksioni si psh. të kruara dhe njolla
të kuqe të lëkurës ose të vjella prej medikamenteve të përdorura gjatë procedurës.
Gjithashtu mund të shfaqet një fryrje (si gunge) në vendin ku është vendosur vigoni
situatë e cila është pa problem dhe që zgjidhet me kalimin e kohës. Në qoftë se nuk
zhduket brenda një periudhe kohore të caktuar ju duhet të konsultoheni me doktorin.
Komplikacioni kryesor i EUS është perforacioni (çarja e murit të zorrëve ose
stomakut) situate e cila mund të kërkoje kirurgji. Mirëpo ky komplikacion është
shume i rralle dhe gjatë procedurës merren masat e nevojshme për shmangien e tij.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 52
Kur kryhet procedura e aspirimit me age ka gjasa që komplikacionet të ndodhin me
shpesh por prape janë shumë të rralla me një përqindje 0.5-1.0 Kalimi i agës
nëpërmjet mureve mund të shkaktoje hemorragji të vogël. Në qoftë se hemorragjia
vazhdon pacienti hospitalizohet për një periudhe të shkurtër për mbikëqyrje dhe
nevoja për transfuzion gjaku është shumë e rrallë.
Infeksioni është një tjetër komplikacion prej procedurës së aspirimit me age, e cila
mund të ndodhe gjatë aspirimit(thithjes) së lëngjeve të cisteve dhe terapia me
antibiotike jepet pas procedurës. Në qoftë se aspirimi me age bëhet në pankreas,
pankretiti (infeksioni pankreasit) mund të ndodhë shumë rrallë. Paknkreatiti është një
situate që kërkon hospitalizimin e pacientit, mbikëqyrjen, regjim shtrati, dhënien e
lëngjeve dhe medikamenteve venoze. Zakonisht kjo situate kalon spontanisht brenda
pak ditëve.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 53
IX. KOLANGIO-PANKREATOGRAFIA ENDOSKOPIKE RETROGRADE (ERCP)
Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (ERCP)është një procedurë disi e vështirë
për t’u realizuar teknikisht sesa endoskopia e thjeshtë. ERCP diagnostike mundëson imazhin
radiologjik me kontraste të rrugëve biliare e pankrreatike dhe njëkohësisht ka akses
terapeutik.
ERCP përbëhet nga një pjesë endoskopike, e kryer me një endoskop me pamje laterale, që
pozicionohet përballë papiles së Vater-it ,duke lejuar që të futet një kateter me një majë të
hollë dhe një pjesë radiologjike që realizon injektimin e kontrastit dhe opacifikimin e rrugëve
biliare dhe të duktusit pankreatik.
Aktualisht roli diagnostik i ERCP është ridimensionuar ,në sajë të zhvillimit të teknikave më
pak invazive si eko-endoskopia dhe kolangiografia virtual (MRCP), megjithatë ajo mbetet e
pazëvëndësueshme për të realizuar manovra terapeutike mininvazive .
Indikacionet për ERCP janë:
• Patologjitë beninje ose malinje të duktusit koledok
• Patologjitë beninje ose malinje të ampulës së Vater-it
• Patologjitë beninje ose malinje të pankreasit
• Sklerozë e duktusit pankreatik
• Inflamacion për shkak të traumave dhe sëmundjeve
• Infeksion
• Gurët e tëmthit
9.2 SI TË PËRGATITET PACIENTI PËR ERCP?
Personeli infermieror ka për detyrë të infomojë pacientin në lidhje me të gjithë prcedurën e
veçanërisht për bashkëpunimin në pergatitjen pre-proçeduriale. Është e rëndësishme që
pacienti nuk duhet të ushqehet dhe as të mos konsumojë lëngje 8 orë para ERCP.Gjithashtu
gjatë kësaj kohe janë të ndaluara pirja e duhanit dhe përtypja e camcakëzit.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 54
Infermierja duhet të marrë informacion nga pacienti në lidhje me kushtet shëndetësorë e
sidomos për zemrën dhe problemet e mushkërive, diabetin dhe alergjitë si dhe për
medikamentet që pacienti posedon. Pacientit i kërkohet të ndërprësë marrjen e
medikamenteve.
Infermierja duhet të informojë pacientin për gjithë procedurën, indikacione,
kunderindikacione, komplikacione e veçanërisht për simptomat që mund të ketë pacienti pas
ERCP të tilla si:
• Vështirësi në gëlltitje
• Dhimbje në fyt, gjoks,apo dhimbje barku
• Të vjella
• Fece me gjak
• Ethe
Në qoftë se pacienti ka këto simptoma duhet të kontaktojë me ofruesin e kujdesit shëndetsor.
Medikamentet dhe vitaminat që duhet të frenohen para edhe pas ERCP janë:
• Aspirina, ibuprofen(advil), dhe naproksen (aleve)
• Antiagregues
• Antidepresive
• Antidiabetik
• Antihypertensive
9.3 SI KRYHET ERCP ?
ERCP kryhet në spital apo në një qendër të specializuar endoskopike, ku për realizimin e
proçedurës duhet një mjek dhe nje infermiere të cilat janë të specializuara në këtë procedurë.
Pacienti merr anestezion lokal, si dhe për të zbutur refleksin gag bëhet një hyrje venoze per ti
dhënë sedativë . Monitorimi i shenjave vitale të pacientit të sedatuar është pikë e
tëndësishme.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 55
Gjatë ERCP pacienti shtrihet ne kurriz apo ne krah, në një tryezë x-ray, mjeku fut një
endoskop nga goja, ezofag, stomak deri në duoden, ku me anë të endoskopit futet ajër për të
fryrë stomakun dhe duodenin në mënyrë që të shikohet më qartë. Transmetimi i imazheve
bëhet nëpërmjet një monitori . Kur mjeku arrin në papilla Vater me endoskop, ai injekton një
lëndë kontrasti-ngjyrues, që lejon duktusin për tu parë nga rrezet X. Për të parë kanalet gjatë
procedurave të trajtimit, mjeku përdor videon x-ray, të quajtur fluoroskopi. Mjete të posaçme
udhëzohen prej endoskopit në duktus për të hapur kanalet e bllokuara apo për heqjen e gurëve
në tëmth, për të hequr tumoret në duktus ose për të future stente. Stentet janë tuba plastik ose
metalik që vendosen në duktus për të rivendosu rrjedhjen biliare ose lengun pankreatik.
Gjithashtu, përmes një furçe të vendosur në endoskop, marrim material për biopsi, të cilën e
shqyrtojmë me mikroskop për shenja inflamacioni apo kanceri.
Herë pas here ERCP është bërë pas operacionit në fshikëz të tëmthit, në qoftë se ka një
rrjedhje biljare të dyshuar. Mbas evidentimit të problemit në rrugët biliare dhe pankreatike,
ERCP mund të përdoret edhe për qëllime terapeutike.Trajtimi i ikterit obstruktiv nga
kalkuloza e koledokut është i mundur në sajë të përdorimit të kateterëve të vecantë, që lejojnë
prerjen dhe zgjerimin e aparatit sfinkterial dhe futjen e kateterëve si shportë, nëpërmjet të
cilëve realizohet fragmentimi dhe nxjerrja e kalkulave . Në rastin e ikterit obstruktiv nga
patologji neoplazike, ERCP mundëson ekzaminimin citologjik dhe pozicionimin e endo-
protezave si prej materiali plastik ashtu edhe metalik, të vetëzgjerueshëm, që realizojnë
drenazhin normal të bilës si për qëllim paliativ definitive ashtu edhe në pritje të një ndërhyrje
kirurgjikale të mundshme. Disa rezultate të ERCP mund ti marrim menjëherë pas procedurës,
ndërsa rezultatet e biopsieë janë zakonisht të gatshme disa ditë më pas .
• Proçedurat terapeutike që mund të realizohen nëpërmjet ERCP në rrugët biliare janë:
1. Sfinkterektomia per stenozat ampulare
2. Ekstraksioni i kalkulave në duktusin koledok
3. Dilatacion i strikturave beninje e malinje të rrugëve biliare
4. Vendosja e stendeve për të mbajtur hapur rrugët biliare
• Procedurat terapeutike në duktuset pankreatike përfshijnë :
1. Ekstradimin e kalkulave
2. Urëzimin e rupturave traumatike duktale
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 56
3. Drenazhin e pseudokisteve
Ndërlikimet e ERCP janë:
1. Infeksioni
2. Pankreatitis
3. Hemoragjia
4. Perforacioni i organeve ( ne rastin e sfinkterektomise)
5. Dëmtim i indeve nga ekspozimi ndaj rrezatimit
6. Reagim alergjik nga qetësuesit
Kundërindikacionet janë të njëjtat më esofagoduodenoskopine, por ajo që duhet mbajtur
mend është se ekzistojnë situata anatomike pas ndërhyrjeve kirurgjikale, kur nuk është i
mundur realizimi i ERCP , psh pas rezeksionit gastrik.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 57
X. RAST STUDIMI (QSUT)
Në çdo 10 pacientë të shtruar në pavionin e gastro-hepatologjise, 8 prej tyre e kryejnë një
nga procedurat, në bazë të simptomave dhe shenjave klinike që paraqesin.
Vihet re që mosha më e prekur është 45-65. Burrat kryejnë koto ndërhyrje më shumë se
femrat në raport 2:1.5. Nga studimi rezultoi se më shpesh kryhet Ezogastroduodenoskopia.
Patologjia më e shpeshtë është ulçer e bulbit të duodenit që në disa raste rezultoi e
cikatrizuar. Vdekshmëria rezultoi e ulët përgjatë këtij studimi 3 mujor.
Sipas statistikave dhimbja dhe shqetësimet pas proçedurës zgjasin 3 ditë, por ka raste që
ndjenja e vjelljes ose dhimbja shkon deri në një javë.
Studimi është realizuar ne QSUT në pavionin e gastro-hepatologjisë për një periudhë kohore
3 mujore, ku në total janë studiuar 225 pacientë të moshave të ndyshmë dhe që kanë kryer
procedura të ndryshme endoskopike.
Grafik 1. Endoskopia në raport me moshën në total
Në këtë grafik është paraqitur shpërndarja e kryerjes së proçedurave endoskopike digjestive
në raport me moshën, në total.
- Studimi është kryer për 3 muaj, por statistikat janë nxjerrë për çdo muaj më vete.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 58
Këtu paraqitet grafika e muajit Prill 2013, ku vihet re qartë që fibrogastroskopia është
proçedura që përdoret më masivisht, e si rrjedhojë mund të themi që patologjitë që prekin
sistemin e sipërm GI janë më të shpeshta se pjesa tjetër e këtij sistemi.
Tabela 1. Përqindja e përdorimit të proçedurave Endoskopike për Prillin
PROÇEDURA PRILL (%)
RASTE TË NDJEKURA 94
FIBROGASTROSKOPI 60
KOLONOSKOPI 29
SIGMOIDOSKOPI 4
VDEKJE 1
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 59
Gjithashtu, për të pasur statistika më të sakta në lidhje me përdorimin e këtyre ndërhyrje
endoskopike, paraqesim grafikun në bazë të gjinisë për cdo muaj, që është realizuar studimi.
Grafik 2. Endoskopia në raport me gjininë, Prill 2013
Tabela 2. Endoskopia ne raport me gjininë
Mashkull Femër
Fibrogastroskopi 34 26
Kolonoskopi 17 12
Sigmoidoskopi 3 1
Vdekje 1 0
Nga grafiku dhe tabela vihet re qartë që seksi mashkull ka kryer më shumë proçedura
endoskopike në raport me seksin femër, e për rrjedhojë kuptohet që më të prekur dhe më të
riskuar ndaj patologive gastroinestinale janë meshkujt. Kjo vjen si pasojë e shumë faktorëve,
ndër të cilët mund të përmendim : mënyra e jetës, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkolit, që
e favorizojnë këtë pjesë të shoqërisë.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 60
Grafik 3. Endoskopia në raport me gjininë, Maj 2013
Tabela 3. Përqindja e përdorimit të proçedurave endoskopike për Majin
PROÇEDURA MAJ (%)
RASTE TË NDJEKURA 72
FIBROGASTROSKOPI 48
KOLONOSKOPI 21
SIGMOIDOSKOPI 3
VDEKJE 0
Ashtu siç ishte edhe në grafiken e muajit Prill, që proçedura endoskopike më e aplikuar është
ezofagogastroduodenoskopia, që do të thotë që edhe patologjitë më të shpeshta gastro-
intestinale janë të sistëmit të sipërm digjestiv. Ajo që është e rendësishme të theksohet është
një vdekshmëri shumë e ulët pas diagnostikimit me endoskopi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 61
Grafik 4. Endoskopia në raport me gjininë
Tabela 4. Endoskopia në raport me gjininë
Mashkull Femër
Fibrogastroskopi 25 23
Kolonoskopi 13 8
Sigmoidoskopi 2 1
Vdekje 0 0
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 62
Në muajin qeshor vëmë re që ka një ulje të numrit të pacienteve që kanë kryer proçedura
endoskopike digjestive.Veçanërisht ulet numri i proçedurës së EGDS. Nga kjo mund të
themi që kushtet klimaterike (rritja e temperatures së mjedisit) favorizojnë qetësimin
sëmundjeve digjestive.
.
Grafik 5. Endoskopia në raport me gjininë, Qershor 2013
Tabela 5. Përqindja e përdorimit të proçedurave endoskopike për Qershorin
PROÇEDURA QERSHOR (%)
RASTE TË NDJEKURA 59
FIBROGASTROSKOPI 35
KOLONOSKOPI 19
SIGMOIDOSKOPI 4
VDEKJE 1
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 63
Grafik 6. Aplikimi Endoskopisë në raport me gjininë, Qershor 2013
Tabela 6. Endoskopia në raport me gjininë
Mashkull Femër
Fibrogastroskopi 20 15
Kolonoskopi 8 11
Sigmoidoskopi 1 3
Vdekje 0 1
Ofruesi i kujdesit shëndetësor mund të përdori endoskopi për çdo arsye të mëposhtme:
1.Hetimet e simptomave, të tilla si simptoma në sistemin e tretjes, duke përfshirë të përziera,
të vjella, dhimbje barku, vështirësi në gëlltitje si dhe gjakderdhje gastrointestinale .
2.Konfirmim i një diagnozë, më së shpeshti duke kryer një biopsi për të kontrolluar për
kushte të tilla si anemia, gjakderdhje, inflamacion, kancer të sistemit të tretjes.
3.Dhënien e trajtimeve të tilla si djegiet, gjakderdhje, zgjerimin e një ezofag të ngushtë, kur
goditjet nga jashtë japin dëmtime të brendshme, një polip ose për të hequr një objekt të huaj
.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 64
RAST STUDIMOR NE SPITALIN AMERIKAN-DEGA DURRES, VITI 2013
Viti 2013
Muajt Janar Shkurt Mars Gjinia Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer
Fibrogastroskopi 16 10 6 16 7 9 13 8 5
Kolonoskopi 1 1
Rektoskopi 2 2 4 2 2 2 1 1
Tushe Rektale 1 1
Prill Maj Qershor Korrik Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer
14 10 4 11 3 8 12 6 6 19 12 7
3 2 1 2 1 1
2 2 2 1 1 4 3 1 2 2
1 1 1 1
Gusht Shtator Tetor Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer
26 9 17 22 8 14 19 8 11
1 1 1 1
5 5 2 1 1 2 1 1
2 1 1
Nentor Dhjetor Total
Total Meshkuj Femer Total Meshkuj Femer Total1 Total
M Total F
12 7 5 9 4 5 189 92 97
2 2 1 1 11 6 5
3 3 6 4 2 36 16 20
1 1 2 1 1 8 3 5
244 117 127
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 65
Grafik 7. Tregon sipas muajve, numrin e ekzaminimeve te ndare ne baze procedure, viti 2013
Për secilin muaj duket numri i ekzaminimeve: Kolonoskopia, rektoskopia, tushe rektale dhe
fibroskopia. Mund të vërejmë nga grafiku dhe të dhënat që shikohet një rritje e ekzaminimeve
në intervalin Qershor-Tetor, me kulmin në muajin Gusht.
Kjo për disa arsye:
1- Kjo periudhë karakterizohet nga ardhje emigrantësh të cilët shërbimin ne klinikat
private e shikojnë me shumë përparësi raportin cilësi/kosto në krahasim me klinikat
në vendet ku jetojnë.
2- Periudha verore karakterizohet nga një rritje e konsumit të ushqimeve jo të
shëndetshme (fast food-e) që sjell dhe një ç’ekulilibrim të sistemit gastrointestinal.
3- Temperaturat e larta-ekspozimi në rrezet e diellit për një kohë të zgjatur, pa
hidratimin e duhur.
4- Frekuentimi në një numër të madh i vendeve publike me probleme higjeno-sanitare.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 66
Në studimin e kryer në pavionin e Gastro-Hepatologjisë në QSUT nga 225paciente po
paraqes sëmundjet që u diagnostifikuan gjatë endoskopisë. EGDS kryen 143 pacientë, ku
vihet re që lezionet ulçerative janë më të shpeshtat të diagnostikuara dhe problemet
ezofageale janë relativisht më pak të përhapura. Ezofagogastroduodenoskopi :patologjitë e
diagnostikusese
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 67
XI. KONKLUZIONE
Endoskopia digjestive kërkon një kujdes të vecantë nga ana e përzonelit infermieror ,pasi
duhet të informohet për gjendjen e pacientit dhe për përgatitjen pre-proceduriale ,si dhe për
kujdesin pas endoskopisë vecanërisht për pacientët me sëmundje shoqruese.
Endoskopia digjestive klasifikohet :
• Endoskopi e siperme digjestive --->esofagogastroduodenoskopi
• Endoskopi e poshtme digjestive --->Kolonoskopi
--->Sigmoidoskopi
--->anoskopi
• Endoskopia kapsulare
• Endosonografia
• Kolangio-pankreatografia endoskopike retrograde (ERCP)
Nga studimi i realizuar vihet re që procedura që kryhet më shpesh është
Ezofagogastroduodenoskopia,e si rrjedhojë mund të themi që popullsia preket më shumë nga
patologji të traktit të sipërm digjestiv
Kujdesi primar infermieror është a i paraqitjes së pacientit për endoskopi digjestive,ku
infermierja duhet te informohet për:
-llojin e endoskopisë që do të kryejë pacienti
-Informohet për patologjitë shoqëruese që ka pacienti
-Informohet për medikamentet që merr pacienti
-Harton planin e përgatitjes së pacientit ,në varësi të endoskopisë që do të kryhet
-Si dhe për rekomandimet për pacientin pas procedurës ,për mënyrën e ushqyerjes ,si dhe
mbështetjen psikologjike ..
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 68
Disa fjalë për ndërgjegjen profesionale
Roli i infermieres pranë pacientit është shumë i rëndësishëm ,ajo është e para që përballet me
pacientin ,kalon kohë të gjatë pranë tij.
Siguron transmetimin e informacionit tek mjeku , ky informacion duhet të jetë i qartë dhe në
kohën e duhur .Pra infermierja duhet të ketë aftësi komunikuese dhe të bashkërendojë punën
dhe veprimet e saj jo vetëm me mjekun por edhe me kolegët e tjerë .
Infermierja ,që të realizoje misjonin e saj duhet të ketë një ndërgjegje të pastër ,të dijë të
respektojë sekretin profesional dhe të bashkëpunojë në organizimin e sherbimit kundrejt
pacientëve.
Një bashkpunim i tillë është i mundur vetëm kur transmetimi i informacionit dhe të dhënave
është cilësor, kur në gjirin e ekipit është gjithmonë i pranishëm shpirti i ndihmës së
ndërsjelltë,kur i gjithë personeli i shërbimit tregon seriozitet,profesionalizëm dhe disiplinë në
punë.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 69
XII. REKOMANDIME
Në spitalet shtetërore vihet re mungesa e theksuar e ambjenteve të përshtatshme për këto
procedura.Këto procedura realizohen me ndërhyrje në organizëm ,gjë që mund të shoqërohet
me infeksione të rënda ,prandaj nevojitet sterilitet . Gje tjetër që është e dukshme ,eshtë
mungesa e aparaturave t` sofistikuara ,Nuk ka një vëmendje të madhe në këtë drejtim ,pasi në
përgjithesi i drejtohemi klinikave private që plotësojne të gjitha kushtet dhe kriteret e një
endoskopie moderne .
Ju falenderoj për vëmendjen dhe interesin e kushtuar ndaj këtij studimi.
Përgatitja e pacientit në ndërhyrjet endoskopike GI
Izaura Azisllari 70
XIII. REFERENCAT
1. © 1998-2013 Mayo Foundation for Medical Education and Research (MFMER). All rights
reserved. A single copy of these materials may be reprinted for noncommercial personal use
only. "Mayo," "Mayo Clinic," "MayoClinic.com," "EmbodyHealth," "Enhance your life," and
the triple-shield Mayo Clinic logo are trademarks of Mayo Foundation for Medical Education
and Research.
2. E.S G.E Guidelines
3. ESEE/-Technical-Note on cleaning and Ddisinfection
4. Immanuel K. H. Ho, MD, FACG, Crozer-Chester Medical Center, Upland, PA – Published
January 2006. Updated December 2012.
5. Medline plus
6 .NIH: National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases
7. Semiotika kirurgjikale-Prof.Asc.Edmond Celiku ,Dr.Shk.XHeladin Dracini,Prof.gjergji
Belba,Prof.Gjergji Caushi
8. Smith RA, Cokkinides V, Brooks D, Sasloë D, Braëley OË. Cancer screening in the United
States. 2010: a revieë of current American Cancer Society guidelines and issues in cancer
screening. CA Cancer J Clin. 2010;60:99-119.
9. Vlerësimi infermieror në pacientët me problem gastrointestinal –Ledio Necaj
10. Medscape