259
1 Përpjekja LËNDA Editorial 136 Fenomenologji e brezit të parë të 2 Emigracioni - zhvillim apo varfërim emigracionit: rasti i shqiptarëve nga Fatos Lubonja të pas-socializmit në ShBA 4 Hyrje në përmbajtjen e këtij numri nga Eda Derhemi të Përpjekjes mbi emigracionin 156 Migrimi i shqiptarëve të pas 90-ës shqiptar pas vitit 1990 në Londër nga Eda Derhemi nga Zana Vathi 11 Shqipëria si një laborator për 165 Delja e zezë mes nesh ose meditime studimin e migrimit dhe zhvillimit nëpër rrugicat e Zürich-ut dhe të nga Russell King frikës njerëzore 29 Fidanishtet e dhimbjes nga Albana Rexhepaj nga Ardian Vehbiu 174 Poezi 38 Kontakt nga afër nga Albana Shala nga A. Vehbiu, R. Devole 176 Nga gulag komunist në geto 71 Letërnjoftimi biometrik i ballkanike: Shqipëria dhe politikat emigracionit-shqiptarët në Itali migratore në vite nga Rando Devole nga Juli Vullnetari 101 Poezi 188 Solidariteti femëror dhe farefisi nga Filippo Davoli nga Erin Smith 105 Gjuha e brezit të dytë imigrant 211 Poezi në Greqi nga Giuseppina Demetra Schiro nga Niko Gogonas 213 Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi 117 Ditar i shkurtër kufiri nga Stephanie Schwandner-Sievers nga Gazmend Kapllanit 233 Trajektoret Psiko-Sociale të 130 Poezi Trafikantëve Shqiptarë nga Romeo Çollaku nga Nick Mai 133 Poezi 257 Shqipe Mërgimi nga Luan Xhuli Viti XVII, nr.26 - 27 Tiranë, pranverë - vjeshtë 2010 E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja

perpjekja_26-27

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_26-27

1Përpjekja

LËNDA

Editorial 136 Fenomenologji e brezit të parë të2 Emigracioni - zhvillim apo varfërim emigracionit: rasti i shqiptarëve

nga Fatos Lubonja të pas-socializmit në ShBA4 Hyrje në përmbajtjen e këtij numri nga Eda Derhemi të Përpjekjes mbi emigracionin 156 Migrimi i shqiptarëve të pas 90-ës shqiptar pas vitit 1990 në Londër nga Eda Derhemi nga Zana Vathi

11 Shqipëria si një laborator për 165 Delja e zezë mes nesh ose meditime studimin e migrimit dhe zhvillimit nëpër rrugicat e Zürich-ut dhe të nga Russell King frikës njerëzore

29 Fidanishtet e dhimbjes nga Albana Rexhepaj nga Ardian Vehbiu 174 Poezi 38 Kontakt nga afër nga Albana Shala nga A. Vehbiu, R. Devole 176 Nga gulag komunist në geto 71 Letërnjoftimi biometrik i ballkanike: Shqipëria dhe politikat emigracionit-shqiptarët në Itali migratore në vite

nga Rando Devole nga Juli Vullnetari 101 Poezi 188 Solidariteti femëror dhe farefisi nga Filippo Davoli nga Erin Smith 105 Gjuha e brezit të dytë imigrant 211 Poezi në Greqi nga Giuseppina Demetra Schiro

nga Niko Gogonas 213 Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi 117 Ditar i shkurtër kufiri nga Stephanie Schwandner-Sievers nga Gazmend Kapllanit 233 Trajektoret Psiko-Sociale të 130 Poezi Trafikantëve Shqiptarë nga Romeo Çollaku nga Nick Mai 133 Poezi 257 Shqipe Mërgimi

nga Luan Xhuli

Viti XVII, nr.26 - 27 Tiranë, pranverë - vjeshtë 2010

E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja

Page 2: perpjekja_26-27

2Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

EMIGRACIONI ZHVILLIM APO VARFËRIM

Nga Fatos Lubonja

Këtë vit Parlamenti Evropian aprovoi, më në fund, heqjen e vizave për Shqipërinëdhe Bosnjen. Në Tiranë kjo u festua në mënyrë të veçantë. U hodhën fishekzjarre dheu mbajtën fjalime të zjarrta politike. Kolonat e fasadës së Pallatit të Kulturës, nëSheshin Skënderbej, u mbushën me flamuj të mëdhenj (të gjithë jo rastësisht nëngjyrën blu të partisë në pushtet) ku, në atë të qendrës, shkruhej: Pa viza në Evropëkurse nëpër të tjerët shkruheshin emrat e kryeqyteteve të mëdha të Evropës krahaskohës së fluturimit përdrejt tyre, duke transmetuar kështu idenë se tashmë, brendanjë harku kohor prej një, dy, maksimumi tre orësh, shqiptarët do të mund të gjendeshinnë Paris, Berlin, Romë, Athinë, Vjenë, Madrid, Zyrih e me radhë. Në semaforët errugëve të kryeqytetit u vendosën disa tabela ku shkruhej: Evropë e ku rrumbullakjae semaforit ku del drita jeshile koincidon me germën o të fjalës Evropë . KryeministriBerisha shkoi posaçërisht në Krujë për ta quajtur këtë ngjarje si më të rëndësishmennë historinë e shqiptarëve, që nga koha e Skënderbeut.

Ndërkaq në shtypin perëndimor heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen osenuk u përmend fare ose u përkthye nëpër artikujt e gazetave si një shqetësim jo ivogël. Shumë shpejt u bë e qartë se qeverisë shqiptare i janë kërkuar nga qeveritëevropiane garancira të forta se qytetarët e këtij vendi nuk do të veprojnë si maqedonasitkur u hoqën vizat. Duket se edhe për shkak të këtij presioni nga jashtë televizionet nëvend përsërisin pareshtur njoftime të paguara nga qeveria ku shqiptarëve u thuhet sekush do të shkelë rregullin, dmth. do të qëndrojë përtej afatit apo do të kërkojë punënë Perëndim, do të penalizohet. Po ashtu Ministri i Brendshëm ndërmorri një fushatëinformimi nga e cila doli se kërkesat për daljen në Evropë pa viza për qytetarët shqiptarëdo të jenë shumë të rrepta: duhet paraqitur një biletë vajtje ardhje, duhet të vërtetohetpasja e një shume të mjaftueshme të hollash që të provojë se udhëtari i ka mjetetfinanciare, duhet të tregohet vendi se ku do të qëndrohet, e me radhë gjëra që nuki kërkohen një qytetari perëndimor.

Kësisoj, ajo që bije në sy është një lloj skizofrenie shqiptare lidhur me këtëngjarje: më një anë kemi propagandimin e heqjes së vizave si provë e realizimin tëëndrrës evropiane të shqiptarëve dhe, më anë tjetër, për shqiptarët dalja në Evropëvazhdon të ketë kuptimin e daljes në një botë tjetër. Me fjalë të tjera ky festim iekzagjeruar ka, si anë tjetër të medaljes, gjendjen e një realiteti në Shqipëri që e trajtonheqjen e vizave jo si një sukses brenda vendit, por si një mundësi emigrimi. Madje ka

Page 3: perpjekja_26-27

3Përpjekja

komentatorë që propagandën festive të organizuar nga qeveria me flamujt ekudondodhur e tabelat tek semaforët që tregojnë dritën jeshile për në Evropë iinterpretojnë edhe si nxitje indirekte që shqiptarët të marrin rrugët në mënyrë që kyemigrim i ri të shërbejë si valvol shkarkimi e tensioneve në rritje që po shkakton krizaekonomike e politike ashtu siç ka shërbyer edhe në vitet 90-91 për qeverinë e funditkomuniste e siç ka shërbyer edhe në kriza të tjera pas këtyre viteve.

Në kohën e këtij debati të hapur mbi atë se çdo të thotë kjo heqje e vizave pobotojmë këtë numër të Përpjekjes kushtuar migrimit të shqiptarëve gjatë këtyre njëzetvjetëve. Mendojmë se ky do të jetë jo vetëm një dokument për historinë e migrimitshqiptar në 20 vjetët e fundit, por, duke sjellë analizën e kësaj përvoje njëzetvjeçare,do të shërbejë edhe si kontribut në këtë debat e, po ashtu, si mundësi reflektimi përatë se ku janë realisht shqiptarët, brenda dhe jashtë kufirit, në raport me ëndrrën e tyretë vitit 1990.

Siç del qartë nga punimet e autorëve të këtij numri periudha komuniste 1944-1990 ishte një ndërprerje e shkurtër në historinë e migrimin të shqiptarëve, çka fletpër faktin se ata kanë pasur gjithherë një jetë të vështirë në vendin e tyre. Ajo qëndodhi pas vitit 1990 ishte një moment kulminant në këtë histori. Duket se izolimifunksionoi si një digë brenda të cilës u akumulua potencial i madh emigrimi, e cilapastaj shpërtheu duke i dhënë emigracionit shqiptar trajtat e një përmbytjeje dramatikeme karakteristika që e bëjnë të dallohet nga emigracioni në vende të tjera të botës. Nëkëtë kontekst emigrimi si sëmundje kronike e shqiptarëve dhe veçanërisht dramacitetii migrimit pas viteve 90 ngre një çështje të rëndësishme për shqiptarët, që RussellKing e artikulon kështu në shkrimin e tij: A nxit migrimi nëpërmjet mekanizmave tëtij dobiprurës të supozuar nga ekonomistët, siç janë ulja e papunësisë, ngritja e nivelittë pagave, prurja e dërgesave, kthimi i migrantëve i orientuar drejt investimeve zhvillimin në vendin e origjinës së migrantëve? Apo mos duhet që marrëdhënia të ri-frazohet ndryshe: për shembull, që është zhvillimi i dobët ai që shkakton migrimin;ose që migrimi i tepërt nuk sjell aq shumë zhvillimin e vendit të origjinës sesa varfërimine mëtejshmëm të tij për shkak të rrjedhjes së tepërt (ikjes jashtë) të kapitalit njerëzor?

Për trajtimin e kësaj çështjeje e shumë të tjerave që lidhen me emigrimin e këtyrenjëzet vjetëve Përpjekja sjell kontributin e një numri specialistësh nga më të njohuritndërkombëtarë si dhe disa nga firmat e njohura shqiptare që kanë trajtuar këtë temë,edhe ata vetë emigrantë. Realizimi i tij u bë i mundur në sajë të përkushtimit të EdaDerhemit, që punoi për Përpjekjen si guest editor . Është ajo që, prej SHBA ku jeton,ka grumbulluar shumicën e materialeve, ka mbajtur kontaktet me autorët dhepërkthyesit, e ka paraqitur materialet. Kjo është një përvojë e re e Përpjekjes, jo palidhje me dramën e emigracionit. Sepse ky numër, i përgatitur thuajse i gjithi mekontribut nga jashtë, më një anë është provë e faktit se emigrantët shqiptarë gjithsesimbeten të lidhur me vendin e tyre, se ata janë një burim i vyer për vendin, por, më anëtjetër, është edhe një dëshmi se ikja e trurit, si varfërim i mëtejshmëm i vendit, po iabën gjithnjë e më të vështirë, në këtë Shqipërinë e çoroditur nga kultura sipërfaqësoree konsumizmit, që i vjen aq për shtat elitës së korruptuar në pushtet, studimeveserioze brenda vendit si dhe botimeve të karakterit të Përpjekjes.

Emigracioni - zhvillim apo varfërim

Page 4: perpjekja_26-27

4Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

HYRJE NË PËRMBAJTJEN E KËTIJ NUMRI TË PËRPJEKJES MBI EMIGRACIONIN SHQIPTAR PAS VITIT 1990.

Nga Eda Derhemi

Emigranti dhe mërgimi në qendër të numrit

Ky numër i revistës Përpjekja përshkruan dhe analizon emigrantët e pas 90-ësnga këndvështrime të ndryshme, jetët e tyre paralele, problemet e tyre të zanafillës, atotë sotmet, dhe ato që priten në të ardhmen. Është një vëllim që rrëfen për shqiptarët qëikën, ata që mbetën dhe ata që mund apo do të ikin më pas (spekulohet edhe përmundësitë e kthimit në atdhe dhe interpretohen e shqyrtohen rastet kur kjo ka ndodhur),për mënyrën se si e perceptojnë veten e si shihen prej tjetrit jashtë grupit. Praktikisht,vlen për të njohur narrativën e emigracionit të këtyre njëzet vjetëve të fundit, dhendoshta u vlen njëlloj apo më shumë atyre dy të tretave të popullsisë që ende gjendenbrenda Shqipërisë. Në këtë numër, ashtu si edhe në letërsinë shkencore botërore,bashkëjetojnë tre terma referues themelorë1: termi migracion/migrim (migrues, migrantetj.) i referohet lëvizjes në përgjithësi (pavarësisht nga perspektivat relative të venditnga ku largohen apo atij ku inkuadrohen, dhe pavarësisht nga faktori nëse lëvizjakryhet brenda apo jashtë të njëjtit territor shtetëror) të grupeve shqiptare pas 90-ës,sido që nuk lidhet domosdoshmërisht veç me ta; termi imigracion2 (imigrant, imigruesetj.) përdoret kur lëvizja e një grupi apo grupi vetë, shihen nga pikëvështrimi i venditapo popullsisë drejt së cilës shkohet, pra nga perspektiva e vendit, qeverisë a popullsisëpritëse ; termi emigracion (emigrant, emigrues etj.) përdoret në rastet e vështrimit të

1 Përdorimi i terminologjisë akademike në fushë të studimeve mbi emigracionin ka qenë një sfidëe vërtetë me të cilën janë ndeshur krijuesit dhe përkthyesit e këtij vëllimi. Shumë prej termavepërdoren për herë të parë në shqip. Por ka ardhur koha që të mos mënjanohen, të hyjnë e tëbëhen pjesë e shkrimit akademik të shqipes, me aq mangësi e boshllëqe për shkak të mungesës sëpërdorimit të këtij stili dhe teorive moderne në shkencat shoqërore. Termat shpesh përkthehen,por gjithashtu janë përdorur edhe në forma të huazuara. Sidoqoftë, studiuesit dhe përkthyesitjanë inkurajuar të shpjegojnë termat e rinj ose pak të njohur, ose të japin në formë shënimibarazvlerësin e termit në anglisht.2 Në gjuhë të tjera, ky term del zakonisht me dy m (immigrazione, immigration etj.)

Page 5: perpjekja_26-27

5Përpjekja Hyrje: përmbajtja e numrit

lëvizjes apo grupit lëvizës nga perspektiva e vendit a popullsisë së origjinës nga kukëto grupe u larguan. Ky term i fundit është më i përdorshmi në këtë numër. Porstudiuesi vetë, mund t u takojë ose të pozicionohet në cilindo nga tri rrafshet epërmendura, pavarësisht nga origjina e tij natyrale, e pavarësisht nëse etnikisht eshoqërisht i takon apo jo grupit për të cilin shkruan. Termat emigracion dhe imigracionu referohen zakonisht lëvizjeve të popullsive përtej kufijve shtetërorë.

Është ky një vëllim për shqiptarët në lëvizjen kaotike mërguese, për rrokopujëne pashmangshme dhe të dhimbshme të pas 90-ës. Liria, çfarëdo qoftë ajo, për shqiptarëterdhi me një çmim të lartë që po paguhet stoikisht në përçapjet për mbijetesë, shpeshpa e kuptuar fare, prej një, dy a më shumë brezash, jetësh njerëzish që në dukje ikinshpejt e pa gjurmë si vija hequr bregut ranor që rreh vala, por që në fakt janë haraçi përtranzicionin specifik drejt ëndrrës së papërcaktuar.

Shqipëria është një masë fizike apo ideore së cilës i ikën një e treta, pikërisht ajopjesë e popullsisë që e ka lënë dhe ka emigruar. Ky numër i Përpjekjes sjell analiza einterpretime në formë eseje apo shkrimi akademik, për këto zëra, shifra, qarje dështimi,ëndrra, fajësime e rimëkëmbje, për gojët metonimike të atyre copave që tashmë mungojnënë Shqipëri, si copa nga një puzzle i jetës së shkuar që dyshohet të ketë qenë ndonjëherë.Që, gjithsesi, nuk mungojnë në kuptimin absolut, sepse janë diku tjetër, si gjymtyrëende të gjalla që përpëliten e kërkojnë pa arsye një ritakim me masën cunge, reale apoimagjinare, nga ku janë larguar

A e sfidojnë emigrantët tanë të brezit të parë Claude Levi-Strauss-in që thoshse speciet që i zhvendos nga mjedisi ku u zhvilluan, kthehen në qenie patologjike?Apo e përforcojnë thënien e tij, tamam tani që ai, 100-vjeçar, la këtë botë kryesishtpopulluar nga emigrantët? Të rinjtë që ikën të vegjël apo lindën rrugëve të mërgimit,janë ndryshe, janë të qetë e më të sigurtë. I japin vëmendje vendit që lanë pas prindërit,por veç kur, sa e si duan ata. Shqipëria e pakujdesshme e humbi energjinë dhe dijen etyre të pakushtëzuar (së paku kështu duket në këtë pikë), ndërsa ata fituan rrënjë të rejadhe larine nga e kaluara, që brezi i parë i ikur nuk e fiton dot aq lehtë. Temë themeloreqë tufëzon lehtësisht shkrimet e këtij numri është të ndjerët e të kuptuarit e emigracionitsi dramë e plagë e individit, familjes, dhe shoqërisë, si dhe mbijetesa e pastër natyroredhe e paorganizuar e emigrantëve shqiptarë, që nuk patën dhe ende nuk kanë shtetamë që merr përsipër përkujdesjet zyrtare ndihmuese, organizuese dhe mbrojtëse ndajtyre. Gjithsesi, konceptohet si një dramë që jetohet për ditë, që natyralizohet epërbrendësohet, e që humbet kështu dramaticitetin duke marrë ngjyrën gri të ambientitdhe duke u normalizuar. Por akuza e argumentuar e shkrimeve nuk mbetet vetëm brendainstitucioneve shqiptare, por shtrihet në paaftësitë, frikërat dhe paragjykimet eburokracive, mediave dhe publikëve pritës shumëfarësh. Shkrimet e trajtojnë individinemigrant si qenie që ndërton kritikën e vet, dhe vetë emigrantin e shohin si një qenie tëpërzierë e komplekse ku bashkëjetojnë vepruesi i pavarur, viktima dhe shkaktari iviktimës. Pa dyshim, teksa kanë kaluar njëzet vjet, ka plot zhvillime pozitive, madjeedhe rastësi të mrekullueshme mes emigrantësh. Por ka edhe një lumë hallesh e dertesh,mallesh e pengjesh, ku janë derdhur në curril të pakët, historitë individuale të të gjithëemigrantëve. Kujtimet dhe përjetimet e ditëve të para të emigracionit janë përcaktuese,

Page 6: perpjekja_26-27

6Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

e nuk besoj të zhduken kurrë nga vetëdija e emigrantit, ndaj ato marrin një vëmendje tëveçantë në këtë vëllim.

Pas njëzet vjetësh, emigracioni ynë ka krijuar mëngëpërveshur profilin e vetka nisur të piqet, të pretendojë, të krijojë mëtues, e t i takojë vendit të ri aq sa të vjetrit,e gjithnjë e më pak këtij të fundit. Disa shenja të metamorfozës vijnë në mendje menjëherë:shqiptarët, edhe ata të brezit të pare emigrues që ikën relativisht të rinj, kanë nisur tëshkruajnë në gjuhë të huaj herë herë e kanë zor t i përkthejnë shkrimet e veta nëshqip, herë të tjera as që duan më t i përkthejnë dhe i veshin Shqipërisë petkun enjerkës; plot të rinj të brezit të dytë flasin me vështirësi shqip, dhe as e shkruajnë e ase lexojnë atë, sidomos kur janë shkolluar tërësisht jashtë Shqipërie; gjithashtu vjen nëmend fakti që vendet pritës janë më të ambientuar tashmë me shqiptarët si edheshqiptarët me ta; po formësohen më mirë e më saktë të dhënat statistikore mbi shqiptarëte ikur, të rregullt e të parregullt, gjë që deri dje ishte totalisht kaotike, dhe ravijëzimet ekulturës dhe mendësisë së emigrantit tërheqin më fort e seriozisht fokusin e shkencësdhe mediave; gjithashtu forcat politike brenda Shqipërisë janë bërë më të ndjeshmendaj emigrimit e kanë drejtuar veshin ndaj këtij grupi potencial votash dhe influencefinanciare shënjuese. Tashmë e majta është disi më përpara në këtë drejtim, por padyshim e dhjathta nuk vonon dhe ka për zemër sidomos grupet emigrante të para-rënies së Perdes së Hekurt. Brezi i dytë është rritur e ndihet larg, jo vetëm larg Shqipërisë,por edhe brezit të parë emigrant hallexhi, e që ende bart kulturën, mendësitë dhe,ngjitur kërthizës, kordonin ende të pakëputur me mëmëdheun .

Megjithë këtë lidhje, grupet e emigruara nga Shqipëria në tërësi janë shembulli dukurisë që antropologu Nestor Garcia Canclini quan deterritorializimi i kulturave tëBotës së Tretë nëpërmjet lëvizjeve migratore të popullsive bartëse të këtyre kulturave,dhe rivendosja e tyre në zemër të metropoleve të Botës së Parë, ku rikonfigurohenndikimet, tensionet dhe ndërveprimet. Çështja është se kontekstet e ndërveprimet ereja ndikojnë jo veç kulturat pritëse, por edhe ato ardhëse, dhe një ndër ndryshimetthemelore që ndodh është distancimi progresiv nga kultura amë, si dhe fragmentarizimii ishujve të ndryshëm kulturorë shqiptarë të emigruar në toka të ndryshme ku unënshtrohen ndikimeve të kulturave të ndryshme. Pasojë e fundme e mundshme dhe epritshme, është homogjenizimi me kulturat pritëse dhe këputja e fijeve me kulturënorigjinale, që në shkrimin tim mbi emigracionin tonë në SHBA, unë e quaj tëhuajëzimkulturor ndaj origjinës. Spekuloj mbi bazën e logjikës se, pas njëzet vjetësh zhvillimi tëtillë, ishujt e ndryshëm të kulturave emigruese shqiptare (të integruara nëpër botë tëndryshme gjeografike e kulturore), kanë arritur një stad ku i ngjajnë më fort njëra-tjetrës, sesa kulturës nga ku vijnë. Pra, sado ndryshe nga njëri-tjetri në histori familjare,kushte, shtet pritës e edukim, shqiptarët e emigruar janë shumë më të ngjashëmkulturalisht me njëri-tjetrin, sesa me shqiptarët që nuk dolën jashtë vendit, edhe sikurme këta të fundit të ndajnë të njëjtat origjina sociale apo profesionale. Arsyeja? Sepseata janë ndikuar nga i njëjti faktor ndryshues i ngjashëm për vende me zhvillime kulturoree ekonomike po ashtu të ngjashme, faktor ky shumë i ndryshëm nga faktori socio-kulturor e ekonomik që ka përcaktuar ndryshimet brenda Shqipërisë për shqiptarët qënuk emigruan ose ata që u kthyen mbrapsh herët, këto njëzet vjet. Vijat themelore të

Page 7: perpjekja_26-27

7Përpjekja Hyrje: përmbajtja e numrit

këtij tëhuajëzimi si dhe dukuritë e ndryshme social-kulturore lidhur me këtë mërgim tëfundit (procesi dhe veçantitë e adaptimit dhe akulturimit, lidhjet e ndryshme meShqipërinë, roli i kësaj të fundit dhe i emigrantëve ndaj saj, zhvillimet e reja brendagrupeve të emigruara, që nga zhvendosjet në dominancat gjuhësore, rolet në familje,deri tek pranitë e martesave të përziera, të divorceve më të shumta pas largimit ngaShqipëria etj, dhe një letërsi e gjerë artistike në shqip ose në gjuhë të huaja e krijuar nëvendet e emigrimit), mbeten çështje shumë të rëndësishme të zhvillimeve tona nëidentitet e imazh ndërtuar gradualisht e shoqërisht, që nuk mund të neglizhohen mënga shkencat shoqërore shqiptare.

Tematika e shkrimeve

Ka një rimarrje të natyrshme tematike që shfaqet ndër shkrime: deti, malli, dyzimikulturor e shpirtëror, paragjykimi ynë dhe i të huajve ndaj nesh, paraqitja propagandistikedhe sensacionale e mediave dhe roli i saj disaplanësh, tëhuajëzimi nga kultura amë,braktisja thuajse totale e mërgimtarit nga shteti amë, dhe largimi me hap të sigurtë ibrezit të dytë prej shqiptarisë . Të gjithë shkrimet karakterizohen nga një vështrimshumëplanësh, kërkim për argumente shpjeguese, dhe vështrim kritik i mënyrës se si uzhvillua emigracioni ynë, kushteve dhe rolit të institucioneve dhe kulturave ushqyesenë to. Si të tillë shkrimet sfidojnë shumë nga konceptete e konsideruara normative,zyrtare apo legjitime si në kulturën shqiptare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.Kronologjikisht shkrimet shtjellojnë faktorët që ndikuan dhe formësuan fillimet eemigracionit, ndryshimet në këto njëzet vjet, lidhjet dhe fërkimet progresive mes brezavetë emigruar me një përqendrim të veçantë në brezin e dytë që përcakton fatet e diasporëssë re shqiptare, dhe spekulime logjike rreth gjasave se si do zhvillohet diaspora jonë ere në të ardhmen. Aspekte të marrëdhënieve të emigrantit me institucionet janë njëtjetër dimension tematik përgjatë të cilit zhvillohen disa nga analizat. Të tilla janëndryshimet apo jo në ndërgjegjen dhe pozicionimin e emigrantit ndaj vendit amë epritës, kushtëzuar nga integrimi/mosintegrimi zyrtar në të dy vendet, dhe varësitë eintegrimit kulturor nga ai zyrtar, si dhe nga specifikat ligjore që lidhen me emigrantin.Po këtij rrafshi i takon edhe analiza e mungesës totale të politikëbërjes, apo vonesavenë reagimet e qeverive të ndryshme shqiptare në lidhje me emigracionin, si dhe dialogumonologjik që zhvillohet mes institucioneve qeverisëse shqiptare dhe dominancës sëinstitucioneve të huaja, në kurriz të popullsisë shqiptare të larguar apo të mbetur nëShqipëri. Ky proces, logjikisht, e ka shndërruar Shqipërinë në geto të Ballkanit , siçthotë Vullnetari. Që të gjitha shkrimet, shkencore dhe artistike, gërshetojnë edhepikëvështrime të ndryshme: si e sheh veten emigranti, si shihen emigrantët prejbashkatdhetarëve e këta prej emigrantëve, si shihen prej vendasve autoktonë nëvendet e ngulimit dhe si i shohin emigrantët këta të fundit, dhe, si shihen prejinstitucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare e si i shohin emigrantët ato.

Page 8: perpjekja_26-27

8Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Artikujt dhe poezitë e përfshira

Vëllimi i këtij numri të Përpjekjes përfaqësohet nga 21 njësi (artikuj e grupimepoetike) dhe 18 autorë. Shkrimet në këtë numër grupohen si më poshtë:

Së pari, janë përfaqësuar gjeografikisht zonat themelore të emigrimit tëshqiptarëve në përpjesëtim të drejtë me sasinë e shqiptarëve lëvizur drejt tyre, qëpërkon edhe me intensitetin e problematikave social-kulturore dhe politike që gjëllojnënë hapësirat shqiptare, brenda e jashtë Shqipërie. Kjo kategori shkrimesh fokusohetnë një hapësirë të caktuar dhe merret kryesisht me dukuritë karakteristike të kësajhapësire. Grupimi sipas gjeografive prihet nga një shkrim i Russell King-ut mbi tëdhëna të përgjithshme mbi lëvizjet migratore në Shqipërinë e pas viteve 90, dhe disaravijëzime teorike themelore mbi pasojat pozitive e negative të këtyre lëvizjeve. Më pasradhiten, së pari, Italia dhe Greqia, më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nëEvropën Perëndimore me më pak emigrantë shqiptarë, janë zgjedhur Anglia dhe Zvicra.Për nga gjinia dhe stili i shkrimeve, paraqitja e të dhënave, e analizës dhe përshkrimit tëdukurive që hasen në secilin grup gjeografik, shkrimet janë të ndryshme. Lexuesi kalonnga një lloj zhanri në tjetrin, dhe njëkohësisht merr pikëvështrime e ndjesi të ndryshmetë eksperiencave migratore të shqiptarëve në vende e situata specifike. Italia dheGreqia, si destinacionet që bartën peshën më të madhe (Italia, edhe atë fillestare, dheky vend përbënte edhe shënjestrën e ëndrrës disa-dekadëshe të shqiptarëve në erën eMbylljes së Madhe ), dhe fenomenologjinë më të larmishme të valëve të përvitshme

të emigracionit shqiptar që nga vitet 90 deri sot, janë përfaqësuar me shkrime akademikeqë analizojnë të dhënat sipas metodave cilësore ose statistikore (Nikos Gogonas,Rando Devole), me ese me vështrim shkencor fokusuar në mënyrën se si u formësuaimazhi i emigrantit shqiptar nga mediat (Ardian Vehbiu/Rando Devole), si dhe tregimetë lira artistike dhe narrativa biografike e autobiografike të hapave të parë të emigracionitintensiv e kaotik në këto vende (Gazmend Kapllani, Ardian Vehbiu). Emigracioni ynënë ShBA, i treti për nga pesha e madhësia, vjen me një punim që gërsheton, në pjesë tëndryshme, shkrimin akademik, esenë, meditimin personal dhe poezinë (shkrim nga EdaDerhemi). Emigracioni ynë në Angli përfaqësohet nga një shkrim akademik mbi tiparetthemelore të këtij grupi mërgues në kushtet specifike të Anglisë (Zana Vathi), si dheridel pjesërisht në një shkrim mbi trafikimin (Stephanie Schwandner-Sievers). Mërgiminë Zvicër, vjen nga një analizë bazuar mbi vëzhgim dhe eksperiencë personale tëmarrëdhënieve vendas-të ardhur (Albana Rexhepaj)3, me fokus në grupin Kosovar tëemigrimit, që shpesh për të huajt konceptohet si grup emigrues shqiptar pa dallim zoneorigjine. Shkrimet me kriter përkatësinë gjeografike të emigracionit shqiptar, përmbyllen

3 Ky është i vetmi shkrim i numrit, në të cilin kapërcehet origjina brenda territorit shqiptar, eemigrantëve Ky vështrim bëhet pjesë organike e numrit, përderisa, shpesh, të kuptuarit epritësve në vendet ku shqiptarët emigrojnë, nuk dallon dot mes shqiptarëve me origjinë ngaShqipëria, Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.

Page 9: perpjekja_26-27

9Përpjekja Hyrje: përmbajtja e numrit

me një shkrim që analizon rolin e shtetit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare sifaktor ndikues (mungesë apo prani) në zhvillimet e emigracionit shqiptar në tri fazathemelore: deri në vitet 90, në vitet 90, dhe në dhjetëvjeçarin pas tyre (Juli Vullnetari).

Shkrime të tjera orientohen jo brenda një zone hapësinore specifike, por sipasnjë dukurie të caktuar, pavarësisht nga vendi ku emigrohet: rrjedhimisht në to analizohendukuri me një gjeografi shumëvendëshe dhe të lëvizshme, si në rastin e analizës sëndryshimit ose jo të dinamikave të rolit gjinor në familjen fshatare e të qytetit të vogëlshqiptar (zona e Fierit), lidhur me dërgesat financiare, të studiueses Erin Smith; trafikiminnjerëzor për seks, nga studiuesja Stephanie Schwandner-Sievers për rastin e femraveshqiptare të trafikuara (ajo merret me rastin e Anglisë, por vështrimi teorik i faktorëveqë e bëjnë dukurinë e prostituimit një zgjedhje të detyruar nga ana e grave, dominongjeografinë e rastit studimor) e më pas të kthyera në Shqipëri ose të rifutura në qarkune trafikimit; dhe nga studiuesi Nicola Mai, për rastin e meshkujve shqiptarë në rolin etutorit dhe pÿÿ rofilin e tyre psiko-social nëpër botë e në Shqipëri. Dy studiuesit efundit i zhveshin aktorët e analizave të tyre nga rolet në të cilat jemi mësuar t i shohimzakonisht, pra gruaja e trafikuar si viktimë që u fut në qarkun e prostitucionit me forcënga meshkujt, dhe burri trafikues (ose tutori), si personifikim i ligësisë, mashtrimit dheabuzimit ndaj femrave, e i konsiderojnë ata si zgjedhës profesionesh të caktuara,zgjedhje që kushtëzohet nga dukuri komplekse shoqërore.

Shkencëtarë të fushave të ndryshme të dijes me metodologji e nga shkolla tëndryshme, shkrimtarë apo poetë (në shumë raste, të gjitha këto bashkë), shumë ngakontribuesit e këtij vëllimi, janë gjithashtu edhe emigrantë, që nuk e kanë përftuarnjohurinë e vet mbi emigracionin nga larg e në mënyrë skolastike, por edhe nga brendagrupeve emigruese. Pjesë e këtij numri janë edhe pesë studiues e dy poetë të huaj.Lidhja e tyre me çështje të emigracionit shqiptar është disa-dekadëshe, pra tashmë,pjesë e natyrshme e jetës së tyre. Nga ana tjetër, nëpërmjet tyre sillet në numër njëbalancë e këndvështrimit kulturor të ndryshëm nga ai i studiuesve shqiptarë, që, përçdo rast, mund të kishte internalizime të një biasi apo stereotipesh kulturore shqiptaretë pandërgjegjshme. Një tjetër karakteristikë e përgjithshme e vëllimit është paraqitja ebalancuar femra-meshkuj (tetë vs. nëntë) mes shkruesve, si atyre që i bazojnë shkrimetnë metodologji shkencore, ashtu edhe krijuesve artistikë.

Përgjatë numrit janë shpërndarë disa cikle të shkurtra me poezi të sotme,vështruar dhe shkruar prej poetësh emigrantë. Poezitë janë konceptuar si sheshepushimi mes disa artikujsh teorikë, dhe përgjithësisht përkojnë gjeografikisht metematikat e artikujve. P oetët e përfshirë këtu, janë të gjithë qenie alternative në jetë,profesione, eksperienca e ndjesi poetike, që nuk i takojnë ndonjë kategorie të paracaktuarortodoksisht, dhe as pritshmërive të zakonshme të lexuesve. Poetesha arbëresheGiuseppina Demetra Schiro shkruan nga Piana degli Albanesi, tiranasja Albana Shalashkruan nga Amsterdami, devolliti Luan Xhuli dhe sarandioti Romeo Çollaku, ngaAthina, e italiani Filippo Davoli, nga Macerata e Italisë. Të gjitha poezitë bashkohennga tematika e mërgimit që trajtohet në to.

Në rubrikën ndërgjegje historike kam zgjedhur disa copa të segmentuarapoezish a proze disa-dialektore shqipesh të mërguara hershëm, shkruar në kapërcyell

Page 10: perpjekja_26-27

10Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

të shekullit të shkuar e përgjatë tij. Disa prej tyre lexuesi i lëçitur i njeh, por, po tëliheshin pa përfaqësuar në këtë numër të Përpjekjes, do ishte, pakashumë, sikur numrii tërë të shkruhej e botohej duke eliminuar nga të gjitha fjalët një zanore dominante,fjalavjen a, e, ose i: lexuesit do ia dilnin të kuptonin gjithçka, por prapë diçka bazale dondihej se mungonte. Është interesante të vërehet sa përbashkësi ka mes ndjesive tëemigrantëve të sotëm e atyre të qëmotit, sado me këmbë në tokë qoftë perceptimi dhevetëperceptimi modern i emigrantit. Ndoshta, një shenjë tjetër kjo se shqiptarët jo aqfort paskan ndryshuar këto njëqind vjetët e fundit. Ndoshta, ngjashmëria dëshmonedhe një prodhim me formë domosdoshmërisht sentimentale apo romantike të tëikurit (vërejtur edhe nëpër shumicën e intervistave dhënë nga emigrantët) që ekzistonparalel me jetët e problematikën realiste të emigracionit (dëshmuar në gjithë analizatakademike dhe esetë).

Falënderoj botuesit dhe punonjësit e Përpjekjes, për ndihmën e vazhdueshmepërgjatë punës me numrin dhe përzgjedhjes së kontribuesve. Falënderoj veçanërishtbashkëpunëtorët e këtij numri, me të cilët punova për gati një vit për ta krijuar këtëvëllim. Është një punë e kryer me dashuri nga të gjithë kontribuesit e numrit (disa prejtë cilëve morën pjesë me vullnet të mirë edhe në përkthimin e shkrimeve), me merakqëmtues shkencëtarësh dhe idealizëm shkrimtarësh e poetësh, dhe me interesin evetëm që të nxjerrim së toku një numër sa më gjithpërfshirës, realist, të vlershëm përstudiuesit dhe institucionet e interesuara në çështjet e emigracionit shqiptar, dhe tëkëndshëm për lexuesit.

Page 11: perpjekja_26-27

11Përpjekja

SHQIPËRIA SI NJË LABORATOR PËR STUDIMIN E MIGRIMIT DHE ZHVILLIMIT

Nga Russell King*

Migrimi është në thelbin e ndryshimeve ekonomike, shoqërore e kulturore nëShqipërinë e kohëve të sotme. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk është ndikuar kaqthellë nga migrimi sa Shqipëria në këto vitet e fundit. Por të mendosh se migrimi ështëshkaku i zhvillimit në Shqipëri është një vlerësim sa i thjeshtëzuar aq dhe i parakohshëm.Përveç natyrës problematike të termave klasifikuese si zhvillim , modernizim ,transformim , etj. sidomos në kontekstin shqiptar marrëdhëniet e përfshira në

analizimin e së ashtuquajturës nyje migrim-zhvillim janë me të vërtetë të ndërlikuara.3A nxit migrimi nëpërmjet mekanizmave të tij dobiprurës supozuar nga ekonomistët siçjanë ulja e papunësisë, ngritja e nivelit të pagave, prurja e dërgesave, kthimi i migrantëvei orientuar drejt investimeve zhvillimin në vendin e origjinës së migrantëve? Apo mosduhet që marrëdhënia të ri-frazohet ndryshe: për shembull, që është zhvillimi i dobët aiqë shkakton migrimin; ose që migrimi i tepërt nuk sjell aq shumë zhvillimin e vendit tëorigjinës sesa varfërimin e mëtejshmëm të tij për shkak të rrjedhjes së tepërt (ikjesjashtë) të kapitalit njerëzor?

Ky punim përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën që vijon prezantoj së pari një sfondthelbësor historik, ndjekur nga disa të dhëna bazë, por gjithsesi jashtëzakonishtinteresante, mbi shkallën dhe natyrën e migrimit shqiptar. Më tej, së dyti, parashtrojdisa korniza teorike për të konsideruar ndikimin zhvillimor të migrimit, duke paturparasysh veçantinë e rastit shqiptar.

Shqipëria e pas-1990: një laborator migrimi

Pas më shumë se katër dekadash autarkie dhe izolimi, gjatë të cilave migrimi

* Russell King është Profesor i gjeografisë, Fakulteti i Gjeografisë në Universitetin e Sussex, ku aigjithashtu drejton Qendrën e Sussex për Kërkimet mbi Migracionin (SCMR).Adresë për korrespondencë: Department of Geography, University of Sussex, Falmer, BrightonBN1 9SJ, UK. E-mail: [email protected] Shih N. van Hear dhe N. Nyberg-Sorensen (2003) (eds) The Migration-Development Nexus, UNand IOM, Geneva.

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 12: perpjekja_26-27

12Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

konsiderohej si tradhti ndaj atdheut dhe dënohej me burgim të gjatë apo dhe mevdekje, dëshira e shtypur e shqiptarëve për të parë botën jashtë shpërtheu në 1991.Nga qenia pothuaj të burgosur në vendin e tyre, në pamundësi për të lëvizur edhebrenda për brenda vendit pa marrë leje të veçantë, shqiptarët u kthyen në emigrantëtmë të dukshëm të Evropës: fillimisht iu thurën lavde; por më vonë u damkosën dhe uposhtëruan pa mëshirë, sidomos në Itali dhe Greqi, dy vendet kryesore të migrimit.Duke lënë për një çast mënjanë numrin e atyre që emigruan të cilin do ta trajtoj paspak kjo dukshmëri mbi të gjitha e pati prejardhjen tek fotografitë e paharruara tëanijeve të vjetra jashtëzakonisht të mbingarkuara me të cilat erdhi vala e parë emigrantëve/refugjatëve në portet e Italisë jugore në mars dhe gusht 1991. Fotografitëtransmetoheshin pa pushim në televizionin Italian (unë isha në Itali në atë kohë) dhe uriqarkulluan rreth botës mbarë, duke u shfaqur më vonë në shumë artikuj dhe shkrimembi migracionin, madje edhe në kapakun e teksteve akademike.4 Për Perëndimin,sidomos për Bashkimin Evropian (BE), reagimi ndaj këtij migracioni shprehte dilemë:këta ishin njerëzit që sapo kishin dalë nga një prej vendeve më egërsisht të fortifikuarapërtej perdes së hekurt, të cilët po ushtronin të drejtën e tyre njerëzore për të udhëtuarjashtë; por këta ndërkohë përbënin skenarin e ankthshëm të migrimit për BE-në dhjetëra mijëra njerëz të gomoneve (siç u quajtën në atë kohë), që të pashpresë posulmonin brigjet e kështjellës Evropë .

Sfondi historik dhe politikSigurisht që emigrimi i befasishëm shqiptar u kthye në një prej rrjedhjeve më

dramatike të gdhendura mbi hartën e re të migrimit evropian të viteve 1990. Por ky nukishte rasti i parë në historinë e tyre që shqiptarët emigronin. Emigrimi i parë domethënësfilloi në fund të shekullit të 15të, kur me mijëra shqiptarë të krishterë, për t i shpëtursulmit osman, u arratisën përmes Adriatikut në Itali, ku u vendosën në një sërë fshatrashtë shpërndara në kodrat dhe malet e Italisë së jugut dhe Siçilisë. Njohur si Arbëreshë,ata mundën t i ruanin gjuhën dhe zakonet e tyre nëpër shekuj dhe sot numri i tyre veteafër 200,000.

Shqiptarët gjithashtu migruan përgjithmonë apo dhe përkohësisht rreth e rrotullterritorit pa kufij të Perandorisë Osmane. Tradita e kurbetit udhëtimi larg me qëllimmbështetjen e familjes në vendlindje ishte pjesërisht një reagim ndaj ambjentitekonomik agro-blegtoral të vështirë, por largimi nga vendi si kurbetli, emigrant, nukishte thjesht një çështje ekonomike. Kurbeti u vesh me një vlerë të fortë morale tëkrenarisë dhe kurajos, pasi veprimi përfshinte marrjen e rreziqeve dhe bërjen esakrificave, sidomos kur fusha e migrimit shqiptar u zgjerua përtej oqeanit nëdestinacione si SHBA, Argjentinë dhe Australi. Edhe pse këto migrime u ndaluan mevendosjen e shtetit komunist të Enver Hoxhës në 1944, terminologjia dhe ideologjia ekurbetit mbijetoi në folklorin dhe kujtesën shqiptare. Një aspekt më pak i njohur i

4 Për shembull, M. Weiner (1995) The Global Migration Crisis, HarperCollins, New York.

Page 13: perpjekja_26-27

13Përpjekja

migrimit shqiptar të pas-1990s ka qenë riaktivizimi i lidhjeve të vjetra migratore dhefisnore transatlantike, sidomos me SHBA-në dhe Australinë.

Është e qartë, pra, që eksodi masiv pas-komunist i shqiptarëve nuk është njëepisod migrimi i izoluar. Përkundrazi, periudha e gjatë komuniste 1944-1990 ishte njëinterméxo artificiale në migrimin historik shumë-shekullor të popullit shqiptar.

Largimet masive të pas-1990 nuk kanë nevojë për ndonjë shpjegim të stërholluar:ato ishin pjesë e pandarë e transformimit të ashpër dhe kaotik të Shqipërisë nga njësocializëm shtetëror tiran dhe të mbyllur në vetvete, në një regjim neo-liberal të pakufizuarku klikat e partisë së vjetër përsëri morën në duar shumë prej levave të pushtetit.Natyrisht, disa prej shkaqeve sidomos ato të natyrës ekonomike, demografike dhekulturore u përforcuan gjatë dekadave të gjata të izolimit komunist. Por faktorë tëtjerë nxitës u krijuan si rezultat i krizave të veçanta politike dhe humanitare gjatë viteve1990. Kështu pra, deri diku, mund të ndajmë faktorët strukturorë afatgjatë që shtynëshqiptarët të emigronin (të cilin ata mundën ta realizonin vetëm pas viteve 1990) ngafaktorët nxitës afatshkurtër të prodhuar nga krizat dhe ngjarjet e njëpasnjëshme, kryesishtnë 1991, 1997 dhe 1999.

Sidomos gjatë viteve të fundit të sundimit komunist, faktorë ekonomikë dhedemografikë u kombinuan për të rritur presionin për emigrimin që do të shpërthente nëvitet 1990. Drejtuar nga politika të mbi-zellshme mbështetjeje në forcat e veta, ekonomiapo rropatej të mbante të zënë me punë popullsinë që rritej me ritme të shpejta dhe t isiguronte asaj kushte të pranueshme jetese. Shqipëria ishte vendi me ekonominë më tëprapambetur në Evropë dhe, sidomos gjatë viteve 1980, hendeku midis këtij zhvillimidhe atij të vendeve të tjera po rritej.

Deri në 1990, rritja e popullsisë së Shqipërisë ishte më e shpejta në Evropë;popullsia e vendit u rrit nga 1.2 milion në 1950 tek 3.2 milion në 1989. Ritmi i rritjes arritikulmin me më shumë se 3 përqind në vit gjatë fundit të viteve 1950s dhe fillimit të viteve1960; në 1990 ky ritëm kishte rënë tek 2 përqind akoma shumë i lartë për standardetevropiane. Dy të tretat e popullsisë ishin mbajtur në zonat rurale me qëllim që tëshërbenin si krah pune për kooperativat bujqësore dhe fermat shtetërore. Qytetet, kuishte vendosur industria e rëndë dhe e lehtë por tashmë e amortizuar, u rritën shumëngadalë dhe kryesisht si rrjedhim i rritjes natyrale të popullsisë, jo nëpërmjet migrimitnga fshati, i cili kontrollohej rreptësisht.

Bujqësia dhe industria prodhonin mbi 80 përqind të Prodhimit të BrendshëmBruto (PBB) dhe pajisnin me punë rreth 82 përqind të popullsisë së punësuar në 1990.Punonjësit e tjerë përbënin sferën joproduktive dmth pjesa e drejtimit të centralizuartë sistemit ekonomik komunist. Në gjithë ekonominë, por sidomos në zonat rurale,prodhimtaria e krahut të punës ra gjatë viteve 1980, gjë që solli ulje të të ardhuravereale dhe cilësisë së jetesës. Jeta u bë sidomos e vështirë në kooperativat bujqësore,

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 14: perpjekja_26-27

14Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ku të ardhurat nga bujqësia nuk ishin në gjendje të mbanin popullsinë.5

Pas vdekjes së Hoxhës gjatë kohës që ky ishte akoma në krye në 1985, pasuesii tij Ramiz Alia filloi një periudhë reformimi të vazhdueshëm. Megjithatë, masat që uprezantuan reforma ekonomike, planifikim më i lokalizuar, liri të debatit publik, lirim tëdisa kufizimeve mbi udhëtimet jashtë nuk ishin në gjendje t i përgjigjeshin plotësishtpakënaqësisë në rritje të popullsisë ndaj regjimit, organizimit më të gjerë social të tij,dhe ritmeve të ngadalta të ndryshimit. E rëndësishme ishte që në këtë periudhë ushfaqën edhe televizionet e para që ishin në gjendje të kapnin transmetimet nga stacionete huaja italiane, jugosllave dhe greke; ndërsa televizionet e vjetra për ta bërë këtëduhet të modikifoheshin ilegalisht me një dekoder që blihej në tregun e zi. Kjo ardhjesolli me vete dhe më hapur atë çka shumë shqiptarë kishin lakmuar për vite me rradhëgjatë orëve kur ata shihnin fshehurazi stacionet televizive të huaja: pasurinë ejashtëzakonshme, lirinë dhe shkëlqimin e Perëndimit siç portretizohej në televizionin(sidomos) italian.6

Partia e Punës së Shqipërisë e drejtuar nga Alia pati sukses në zgjedhjet e parademokratike, të mbajtura në mars-prill 1991, pjesërisht për arsye të mbështetjes ngavota nëpër fshatra. Por vendi po shpërbëhej drejt kaosit, me greva dhe inflacion tëshfrenuar. Industritë po mbylleshin dhe kooperativat s funksiononin më. Uriakërcënonte. Ky ishte konteksti në të cilin ndodhën largimet e para masive në 1991 përmes Adriatikut në Itali, dhe përmbi malet në Greqi.

Kronologjia e migrimit shqiptarEmigrimi rrallë përbëhet nga një rrjedhë e vazhdueshme njerëzish por shpesh

zhvillohet në një seri valësh dhe dridhjesh. Në rastin e Shqipërisë këto dridhje reflektojnëforcat shtytëse që rrjedhin nga vendi i origjinës në periudha apo pika të caktuarakohore, dhe jo aq politikat rekrutuese ose faktorët tërheqës që veprojnë nga vendete destinacionit, tipike këto për migrimet evropiane të dekadave të pas-Luftës së DytëBotërore. Në përgjithësi nuk ekzistojnë të dhëna për të matur rrjedhat vjetore tëmigrantëve shqiptarë, kështu që kronologjia që vijon është kryesisht një paraqitjecilësore.7

5 Për më shumë detaje për jetën në fshatrat e Shqipërisë pak para rënies së regjimit komunist,shih Ö. Sjöberg (1991) Rural Change and Development in Albania, Westview Press, Boulder,CO., sidomos faqet 113-166.6 Roli i televizionit italian në formëzimin e projekteve migratore dhe ambicjeve të shqiptarëvetë rinj është analizuar plotësisht nga Nicola Mai. Shih N. Mai (2001) Italy is beautiful : the roleof Italian television in Albanian migration to Italy , in R. King and N. Wood (eds), Media andMigration: Constructions of Mobility and Difference, Routledge, London, 95-109.7 Kjo kronologji mbështetet mbi, dhe zhvillon më tej skemën e paraqitur në F. Pastore (1998)Conflicts and Migrations. A Case Study on Albania, Centro Studi di Politica InternazionaleOccassional Paper, Rome; E. C. Del Re (2000) Societa Albanese in evoluzione: il fattore

Page 15: perpjekja_26-27

15Përpjekja

· 1990: migrimi i ambasadave dhe forma të tjera të para-migrimitGjatë verës së 1990 rreth 5000 shqiptarë kërkuan mbrojtje në ambasadat

perëndimore në Tiranë. Pas disa javësh ato u lejuan të largohen për në Itali dhe për nëvendet e tjera të Perëndimit. Grupe të vogla migrantësh kaluan me sukses kufijtëshqiptarë në disa vende të ndryshme, por një largim më i madh me anije nga porti iDurrësit u ndalua nga forcat e Sigurimit. Megjithatë, autoritetet në Tiranë liberalizuandhënien e pasaportave, dhe një eksod në shkallë të vogël vazhdoi. Gjithsej, midispushtimit të ambasadave dhe shkurtit 1991, rreth 20,000 shqiptarë mendohet të jenë

larguar.

· 1991: migrimet masive si pasojë e krizës ekonomike dhe politikeKaosi që shoqëroi periudhën deri në zgjedhjet e para demokratike të Shqipërisë

solli si pasojë eksodin e parë të njerëzve të anijeve në Itali në mars : 25,000 migrantëu pranuan sipas masave urgjente dhe u vendosën të shpërndarë në disa pjesë tëvendit. Greva të freskëta, mungesa e stabilitetit qeveritar si dhe kriza e vazhdueshmeekonomike nxiti një eksod tjetër me anije në gusht, por shumica e këtyre migrantëve ukthyen nga autoritetet italiane. Sipas këtyre të fundit, ndryshe nga shqiptarët qëarritën në mars të cilët u arratisën nga një regjim komunist i egër dhe i pazgjedhur nëvotime të lira, pra të cilët mund të pranoheshin si refugjatë, të ardhurit e gushtit tashmëvinin nga një vend që kishte një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndërkohë,një migrim më i madh por i pallogaritur po ndodhte në malet dhe shtigjet drejt Greqisë.Gjithsej, gjatë 1991-92, mendohet se rreth 200,000 shqiptarë u larguan nga vendi.

· 1993-1996: migracioni stabilizohet me rritjen e shpejtë të ekonomisëGjatë këtyre viteve ekonomia shqiptare kapi ritmet më të larta të rritjes së PBB-

së nga çdo vend tjetër në Evropën Lindore mbi 9 përqind (megjithatë, edhe baza ngaku rritja filloi kishte qenë më e ulëta). Partia Demokratike, e udhëhequr nga Sali Berisha,kishte fituar zgjedhjet e 1992-shit, dhe kjo parti përqafoi një plan qartësisht neo-liberali cili i hapi portat privatizimit dhe forcave të tregut. Ndërsa Berisha trumpetonte mepasion suksesin e liberalizimit ekonomik pro-Perëndimor , të tjerët mendonin se kishteshumë pak gjasa që ritmet e larta të rritjes të kishin qenë rezultat i këtyre politikave,duke theksuar rolin e dërgesave si burimin kryesor të rritjes.8 Me miratimin e Perëndimitdhe lavdërimin e FMNs-së dhe Bankës Botërore si një rast shembullor i suksesit

migrazione , in C. Lanni (ed.) Albania un Paese d Europa. Il Fattore Migrazione, EdizioniGruppo Abele, Turin, 9-44 (12-24); R. King and J. Vullnetari (2003) Migration andDevelopment in Albania, Working Paper C5, Development Research Centre onMigration,Globalisation and Poverty, University of Sussex, 4-9, 24.8 Shih, për shembull, J. P. Korovilas (1998) The Albanian Economy in Transition: The Role ofRemittances and Pyramid Investment Schemes, Working Papers in Economics 28, University ofthe West of England, Bristol.

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 16: perpjekja_26-27

16Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ekonomik pas-komunist, neo-liberalizmi i Berishës prodhoi forma të reja të skajshmërisëshoqërore dhe ekonomike (papunësi, heqjen e ndihmave shoqërore që më parë ujepeshin individëve dhe grupeve në nevojë) të cilat mund të zgjidheshin vetëmnëpërmjet emigracionit. Në mes të viteve 1990 shifra më e përafërt për emigrantët qëjetonin jashtë mendohej se ishte 400,000. Pjesa dërrmuese e këtyre 80-90 përqind ishin në Greqi, pasi ishte më e lehtë për të kaluar kufirin për aty dhe më e lehtë për tëpunuar në ekonominë informale.9

· 1997: largime të mëtejshme masive të lidhura me krizën piramidaleMungesa e një sektori bankar të zhvilluar në Shqipëri nxiti migrantët (dhe

shqiptarë të tjerë) të vendosnin kursimet dhe dërgesat e tyre në skema investimeshpiramidale, interesi i të cilave (më shumë se 10 përqind në muaj) mund të mbahej vetëmduke thithur sa më shumë investitorë të tjerë. Gjatë 1995-96 piramidat kishin grumbulluardepozita që ishin baraz me gjysmën e PBB-së së Shqipërisë. Skemat piramidale patjetërqë do të rrëzoheshin një ditë, dhe kjo ndodhi në fillim të 1997. Rënia e këtyre skemaveshkaktoi një periudhë kaosi të plotë ekonomik dhe shoqëror, dhe solli rënien e qeverisësë Berishës, disa anëtarë të së cilës supozohet se ishin përfshirë në këto piramida. Përnjë kohë disa pjesë të vendit ishin jashtë kontrollit të ligjit. Kaosi shkaktoi një eksodtjetër me anije për në Itali dhe rriti numrin e atyre që u larguan drejt Greqisë. Fillimisht10,600 migrantë që arritën me anije në Itali u pranuan, por kalime të tjera u zmbrapsën,herë-herë në kushte tragjike.10

· 1999: kriza e KosovësRipërtëritja ekonomike pas fiaskos së piramidave ishte për habi shumë e shpejtë

(PBB u rrit me 12 përqind në 1998), por një Shqipëri ende delikate u destabilizua ngakriza me refugjatët e Kosovës : 500,000 refugjatë kosovarë të etnisë shqiptare hynë nëShqipërinë e Veriut, duke vendosur rajonet më të varfra të vendit nën trysni të madhe.Shumë e përdorën Shqipërinë si rrugë tranzit për të kërkuar azil në vende të tjera. Edhepse detaje të sakta nuk kanë dalë në dritë, është e qartë që shumë shqiptarë nga Veriu(por dhe nga rajone të tjera) u përzjenë me ata nga Kosova në valët e migrimit tëmëtejshëm të këtyre të fundit drej destinacioneve të Perëndimit për të kërkuar azil. Kyfenomen gjithashtu rriti mundësitë e shqiptarëve për tu përhapur përtej destinacionevetë para të Greqisë dhe Italisë. Duke përdorur rrugët nëpërmjet Italisë, rrjetet shqiptare

9 Lehtësia e kësaj hyrje ilegale në Greqi nuk duhet të lërë jashtë vëmendjes trajtimin e ashpër qëshqiptarët pësuan nga punëdhënësit grekë, shoqëria greke më gjërësisht, dhe organet e shtetitgrek. Deportime masive dhe shpesh me motive politike, hidhnin në kufi me dhjetëra mijëramigrantë shqiptarë çdo vit.10 Për shembull, në 29 mars 1997 një anije italiane që ruante bregdetin u përplas në Kanalin eOtrantos me një anije shqiptare të mbushur me migrantë : 87 shqiptarë, përfshi këtu edhe shumëgra e fëmijë, u mbytën. Pa dyshim që me qindra të tjerë kanë humbur jetën në dhjetëra incidentetë tjera më të vogla.

Page 17: perpjekja_26-27

17Përpjekja

dhe numri i tyre u rrit me shpejtësi në Francë, Gjermani, Belgjikë, dhe sidomos, nëMbretërinë e Bashkuar (MB).

Matja e shkallës së migracionit shqiptarPeriodizimi i mësipërm i migrimit shqiptar e sjell kronikën në vitet 2000, kur

Drejtoria e Migrimit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale përcolli një shifër tëpërafërt të gjithë migrantëve shqiptarë që jetonin jashtë vendit 800,000 duke përfshirë500,000 në Greqi, 200,000 në Itali, 50,000 në vende të tjera evropiane, dhe 50,000 përtejoqeanit, kryesisht në SHBA.11 Këto llogaritje të përafërta u përdorën gjërësisht ngashkrime të tjera në atë kohë, dhe deri diku, i kanë qëndruar provës së kohës, pasi asnjëshifër tjetër e besueshme që në atë kohë nuk e ka sfiduar seriozisht përafërsinë e tyre.Është e vërtetë që regjistrimi i popullsisë i vitit 2001 përllogariti një shifër totalemigrantësh prej 600,000, por kjo përjashtoi individët që ishin jashtë për më pak se njëvit, dhe dihet që migrimi afatshkurtër (vajtje-ardhje) dhe sezonal është shumë i përhapurdrejt Greqisë. Për më tepër, shifrat për shqiptarët që ndodheshin në Greqi dhe Itali tëpërftuara nga regjistrimet e popullsisë së këtyre vendeve në vitin 2001 përkatësisht443,550 dhe 173,064 janë brenda parametrave të shifrave të përafërta të dhëna ngaDrejtoria e Migrimit, duke patur parasysh gjithmonë që dihet se regjistrimet e popullsisëi nën-numurojnë migrantët deri diku. Kjo e fundit ndodh pasi disa prej migrantëve kanëtendencën tu fshihen regjistruesëve për arsye se mund të kenë status të parregulltqëndrimi, apo nuk arrihen prej tyre pasi vendbanimi i migrantëve nuk është i regjistruarose për arsye se ata nuk e flasin gjuhën e vendit pritës, etj.

Por regjistrimi i popullsisë nuk është i vetmi burim shifrash në lidhje me migrantëtshqiptarë në Greqi dhe Itali. Në Greqi statistikat mbi legalizimet e migrantëve kanëvështirësuar më shumë sesa kanë ndihmuar mbështetjen e shifrave të përafërta mbipopullsinë migrante shqiptare aty. Legalizimi i vitit 1998 sugjeroi se shqiptarët përbënindy të tretat e popullsisë migrante, pa futur ata nga vendet e BE-së apo nga minoritetigrek (241,561 prej 371,641 kërkesave u bënë nga shqiptarët), por një numur i madhimigrantësh me status qëndrimi të parregullt 300,000 sipas disa të dhënave tëpërafërta nuk bëri fare kërkesë. Kjo përvojë u përsërit në legalizimin e vitit 2001 kur367,860 migrantë pa dokumenta bënë kërkesë (por akoma nuk ka të dhëna të ndarasipas kombësisë) dhe përafërisht mbi 200,000 të tjerë nuk bënë kërkesë fare.12 Elementimë i rëndësishëm i panjohur në çdo përpjekje për të llogaritur me përafërsi numrin eshqiptarëve në Greqi është ajo pjesë e tyre pa dokumenta. Kjo pjesë ka ardhur në uljeqë nga vitet e para dhe mesi i 1990s, kur në fakt pothuaj të gjithë shqiptarët ishin padokumenta në Greqi; por megjithatë ajo vazhdon të jetë e konsiderueshme.

11 K. Barjaba (2000) Contemporary patterns in Albanian migration , South-East EuropeReview, 3(2): 57-64.12 R. Fakiolas (2003) Regularising undocumented immigrants in Greece: procedures and effects ,Journal of Ethnic and Migration Studies, 29(3): 535-561 (540).

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 18: perpjekja_26-27

18Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Në Itali, mundësitë statistike për bërjen e inventarit të imigrantëve shqiptarëaty janë më të gjera. Shifra që doli nga regjistrimet e popullsisë të vitit 2001 173,000 ishte më e lartë se nga dy grupe të tjera të dhënash, që rrjedhin nga regjistrat civilë tëpopullsisë (163,900 në 2001) dhe nga të dhënat e lejeve të qëndrimit (144,120 në2001).13 Këto diferenca nuk janë shumë të habitshme. Ndërsa regjistrimi i popullsisëshënon vetëm ata që janë të pranishëm fizikisht (dhe teorikisht rezidentët dhe ata qëjanë të larguar përkohësisht) atë ditë të regjistrimit, dy listat e tjera u imponojnëmigrantëve që të regjistrohen në bashkinë e vendit ku jetojnë (municipio) përregjistrat civilë të popullsisë, dhe në zyrat e policisë lokale (questura) për lejet eqëndrimit. Përveç kësaj, lejet e qëndrimit përgjithësisht përjashtojnë fëmijët, të cilët kashumë gjasa të jenë përfshirë në regjistrimin e popullsisë dhe në regjistrat civilë tëpopullsisë. Për më tepër, Italia, ashtu si Greqia, kreu një sërë legalizimesh; shqiptarëtmorën pjesë masivisht në tre të fundit. Në legalizimin e vitit 1995 ata përbënin 12përqind të migrantëve të legalizuar (29,724 prej 244,492); shifrat e 1998-ës ishinpërkatësisht 18 përqind, 38,996 dhe 217,124; dhe për 2002, 8 përqind, 55,038 dhe 702,156.Legalizimi i madh i 2002 rriti ndjeshëm numrin e regjistruar të migrantëve me qëndrim tërregullt në Itali në 2.2 milion në fund të vitit 2003. Shqiptarët janë një prej tre kombësiveme të paktën 10 përqind të totalit: rumunët (239,426; 10.9 përqind), shqiptarët (233,616;10.6 përqind) dhe marokenët (227,940; 10.4 përqind). Këta të tre janë në krye, shumë mëpara grupeve të tjera më të mëdha (ukrainasit, kinezët dhe filipinot) me të paktën 5përqind secili. Kështu, edhe pse shqiptarët janë të shumtë në Itali, ata janë një e dhjetae një popullsie imigrante heterogjene, ndërsa në Greqi ata përbëjnë dy të tretat epopullsisë që nuk është nga BE, dhe më shumë se gjysmën e gjithë popullsisë imigrante.

Këto shënime mbi zhvillimin dhe shkallën statistikore të migrimit shqiptar u ri-vlerësuan nga përgjithësime të përafërta sjellë në vazhdim nga Ministria Shqiptare ePunës dhe Çështjeve Sociale për 2004, që e çojnë numrin e shqiptarëve në 1 milion.Sipas këtij burimi, Greqia (600,000) dhe Italia (250,000) vazhdojnë të mbeten vendetpritëse kryesore, por shihet dhe një përhapje në rritje e emigrantëve shqiptarë drejtvendeve të tjera, pikërisht drejt SHBA-së (150,000 por ka shumë mundësi që kjoshifër të përfshijë disa emigrantë të hershëm dhe pasardhësit e tyre), MB-së (50,000),Gjermanisë (15,000), Kanadasë (11,500), Turqisë (5000), Belgjikës (5000), Francës (2000),Austrisë (2000), Zvicrës (1500) dhe Vendeve të Ulëta (1000). Këto shifra sugjerojnë njërritje të konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë jashtë që në vitin 2000; dhe mbasegjithashtu edhe që shifra prej 600,000 nga regjistrimi i popullsisë në Shqipëri në 2001 enënvlerësoi ndjeshëm shkallën e migrimit.

Karakterizimi i migracionit shqiptarSi mund të karakterizohet migracioni shqiptar, në krahasim me migrimet e tjera

13 C. Bonifazi dhe D. Sabatino (2003) Albanian migration to Italy: what official data and surveyresults reveal , Journal of Ethnic and Migration Studies, 29(6): 967-995 (970).

Page 19: perpjekja_26-27

19Përpjekja

evropiane dhe globale? Është e qartë se shkalla dhe intensiteti i tij e bëjnë të dallohetsi një migracion shumë ndryshe. Numri i emigrantëve e kalon numrin e njësive familjareshqiptare një statistikë interesante që tregon se shumë të pakta janë ato familje nëShqipëri të cilat nuk janë prekur nga emigracioni në një mënyrë apo tjetër. Befasia me tëcilën migrimi ndodhi, sidomos në 1991 dhe 1997, i jep atij një karakter që është më i afërtme lëvizjet e refugjatëve që marrin arratinë për arsye të luftërave apo persekutimit.Migrantët shqiptarë kanë tendencën që ta shohin veten si refugjatë apo njerëz tëshpërngulur me forcë, më shumë sesa si emigrantë ekonomikë normalë . Një tjetërkarakteristikë kyçe e emigracionit shqiptar është natyra e tij e parregullt apo klandestine.Gjatë kalimit ilegalisht për në Greqi nëpërmjet shtigjeve të largëta malore të pambrojturanga rojet e kufirit, apo dhe duke lundruar Kanalin e Otrantos me gomone për në Itali,pjesës dërrmuese të emigrantëve shqiptarë u është dashur që të manovrojnë kontrollete ashpra të vendosura nga vendet pritëse.

Dy motive dhe strategji kryesore duket se formëzojnë kornizën e emigracionitshqiptar, sidomos në fazat e tij të para në vitet e para të 1990s. E para është strategjia ethjeshtë për mbijetesë ekonomike. Migracioni shihej dhe akoma kjo qëndron sidomospër zonat rurale si një nga mënyrat më efikase për të përballuar kushtet e tmerrshmeekonomike menjëherë pas rënies së regjimit komunist. Ndërsa natyra e vërtetë dheshpërndarja e varfërisë gjatë regjimit komunist mund të diskutohet vetëm në mënyrëspekulative, është e qartë që pas tranzicionit shoqëria shqiptare u polarizua edhe mëshumë, dhe varfëria u bë qartësisht më e dukshme. Sipas Anketës mbi Nivelin e Jetesës1998, 30 përqind e shqiptarëve ose 920,000 njerëz, jetonin poshtë nivelit të varfërisë(duke jetuar me më pak se $2 në ditë), dhe 500,000 jetonin në varfëri të skajshme (mëpak se $1 në ditë).14 Duke pasur parasysh motivimin për emigrim të lidhur me varfërinë

të gjitha anketat kanë treguar se varfëria ishte faktori kryesor shtytës për emigrim potenciali për emigracion të mëtejshëm duket qartë.

Motivimi i dytë për emigracion është ai i lirisë personale dhe shprehjes sëvetvetes. Intervista me emigrantët, dhe ata që kishin dëshirë të emigronin, tregojnëndjenja të forta të jetuarit në një lloj burgu, ku njohuria për botën jashtë dhe arritja ekësaj bote ishin mohuar përveç se nëpërmjet periskopit të shikimit fshehurazi tëstacioneve të huaja televizive. Studimi mjaft origjinal i Nicola Mai-t mbi psikologjinësociale të qëndrimeve të të rinjve ndaj Shqipërisë dhe emigracionit nxjerr në pah senjerëzit mundën ta gjenin vetveten vetëm duke emigruar; ata e imagjinonin realizimine ëndrrave të tyre si të arritshme vetëm jashtë Shqipërisë. Vetëm jashtë do të ishin tëlirë nga gjithë barra që ua bënte jetën në Shqipëri sa të padurueshme aq dhe të mërzitshme

vuajtjet e punës (dhe, që nga 1990, të gjetjes së punës), mungesa e burimeve dhe tëmirave materiale, depërtimi dhe gjithanshmëria e kontrollit dhe mbikqyrjes, mohimi i

14 INSTAT, Rezultate të Anketës së Nivelit të Jetesës tetor 1998, Republika e Shqipërisë,Instituti i Statistikës, Tirana, 2001.

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 20: perpjekja_26-27

20Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kohës së lirë dhe kënaqësisë. Kështu, emigracioni gjithashtu u kthye në një strategji tëqëndresës politike kundër një kulture politike tejet autoritare. Përveç kësaj, kjo kulturëvazhdoi edhe pas rëniës së regjimit, pasi skena politike vazhdoi të dominohej ngapaternalizmi dhe kultet e personit që rrethonin sjelljen dhe klikat e udhëheqësvekryesore të partive. Ri-zgjimi i hakmarrjeve fisnore, sidomos në veri të Shqipërisë, ishtenjë variant tjetër i kulturës së frikës dhe shtypjes që po ia merrte shpirtin shoqërisëshqiptare, dhe e cila i detyroi disa të emigronin për t i shpëtuar rrezikut të vrasjes, apopër të mënjanuar detyrimin për të çuar në vend nderin e familjes përmes marrjes sëhakut me akte të ngjashme dhune.

Reagimi i shoqërive pritësePas gati dy dekadash emigracioni intensiv tani janë krijuar komunitete shqiptar

në shumë vende të ndryshme. Megjithatë, niveli i konsolidimit dhe organizimit të tyrendryshon, kështuqë është akoma e vështirë të flitet për një diasporë shqiptare. Shumëshqiptarë vazhdojnë të jenë imigrantë të parregullt ose pa dokumente , sidomos nëGreqi, dhe si rrjedhim nuk janë integruar mirë. Nga ana tjetër, pas fushatave të fundit tëlegalizimeve dhe me kalimin e kohës situata është përmirësuar. Anketat dhe studimetetnografike më të fundit mbi komunitetet imigrante shqiptare në një sërë qytetesh kanëtreguar se ata po integrohen gjithnjë e më shumë, me aftësi për të mësuar gjuhën mirë,duke përmirësuar profilet profesionale dhe duke pasur marrëdhënie relativisht normaleme fqinjët apo kolegët e punës në shoqërinë pritëse.15 Duket qartë pra se shqiptarëtkanë mundur të ecin përpara me sukses nga një regjim i përjashtimit social dheshtypjes të cilin kishin përjetuar në vitet e para të vendosjes jashtë.

E megjithatë, damkosja sociale e shqiptarëve në Itali dhe Greqi, dhe deri diku nëvendet e tjera evropiane, vazhdon të jetë më shumë se një fenomen i mbetur, dhe duketse, në njëfarë mënyre, është i rrënjosur. Sesi ky diskriminim u krijua tamam mbetet njëmister, por një sërë fijesh mund të ndiqen tek ligjërimi politik dhe mediatik i viteve 1990,sidomos, përsëri në Greqi dhe Itali. Sipas Ferruccio Pastores, këndvështrimi ivazhdueshëm nga autoritetet greke dhe italiane të migrimit shqiptar si një krizë dhe sinjë lloj urgjence të pashpresë përforcoi opinion e publikut të gjerë ndaj shqiptarëvesi imigrantë që mbartnin me vete kriza dhe rreziqe. Në vend që qeveritë përkatëse tëvendosnin një sistem masash dhe praktikash për të ulur ndikimin dhe për të zbutur

15 Për të dhënat nga Italia, shih U. Melchionda (2003) (ed.), Gli Albanesi in Italia. InserimentoLavorativo e Sociale. Franco Angeli, Milan; R. King and N. Mai (2002) Albanian immigrants inLecce and Modena: narratives of rejection, survival and integration , Population, Space andPlace, 10(6): 455-477. Për shqiptarët në Greqi, shih P. Hatziprokopiou (2003) Albanianimmigrants in Thessaloniki, Greece: processes of economic and social incorportation , Journalof Ethnic and Migration Studies, 29(6): 1033-1058; D. Charalampopoulou (2004) Gender andmigration in Greece: the position and status of Albanian women migrants in Patras , Finisterra,77: 77-104.

Page 21: perpjekja_26-27

21Përpjekja

çfarëdo krize që mund të ishte në ato momente, dhe të integronin imigrantët, projektimii vazhdueshëm i migrimit shqiptar si krizë u kthye në një parashikim që vetë-realizohet.Pa dyshim që paturpësia e historisë luajti rol këtu: trashëgimnia e kolonializmit fashistitalian gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kolonializmi humanitar i misioneve tëndihmave të drejtuara nga Italia në vitet 1990; dhe marrëdhëniet më konfliktuale greko-shqiptare gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane, debatet pa fund mbi pozicionin evijës kufitare në jug të Shqipërisë dhe situatës së minoritetit grek në Shqipëri. Sirezultat, në Itali dhe në Greqi, nga të gjitha kombësitë shqiptarët kanë qenë më tëdamkosurit me stereotipe. Kjo jo aq shumë për arsye të ndryshimit të tyre thelbësornga popullsia pritëse. Pikërisht për arsye të ngjashmërisë/afërsisë shoqërore e kulturale,apo deri dhe fizike, si dhe afërsisë geografike, vendasit shohin tek ata dikë ndrysheprej tyre, por në të njëjtën kohë shumë afër tyre ( Tjetrin e afërt). Nëpërmjet hyrjes dhevendosjes në këto vende si imigrant, ky Tjetër i afërt kthehet në Tjetrin brenda ,prania e të cilit u kujton vendasve në çdo çast se edhe ata dikur ishin po kaq të varfërdhe merrnin rrugët e mërgimit, një e kaluar që vendasit tashmë e kanë lënë pas dheduan ta harrojnë.

Mbi të gjitha, shqiptarët janë damkosur pasi supozohen sikur kanë lidhje tëngushtë me kriminalitetin dhe degradimin moral, sidomos me trafikimin e drogës, sjelljene dhunshme dhe prostitucionin, dhe më gjërësisht lidhje me varfërinë dhe mjerimin.Përvoja e shqiptarëve në Greqi dhe Itali tregon sesa shpejt ligjërimi rreth imigracionitilegal shqiptar (një shprehje kjo tepër negative për ata që janë pa dokumente) rrëshketdhe kthehet në ligjërim mbi shqiptarët kriminelë. Por damkosja gjithashtu edhe ështëinstrumentalizuar, dmth është përdorur si mjet përjashtimi social i cili më tej favorizonteshfrytëzimin e tyre; po ashtu edhe është përbrendësuar, dmth (disa) shqiptarëtpërfundojnë duke besuar në inferioritetin e tyre.

Migrimi i brendshëmEmigracioni që nga 1990 ka qënë shoqëruar me një lëvizje më pak të studiuar të

popullsisë shqiptare brenda vendit. Këto zhvendosje të brendshme të popullsisë kanëqenë drejtuar në pjesën dërrmuese nga fshatrat, zonat malore dhe kondrinore drejtqyteteve të mëdha, sidomos drejt Tiranës, dhe ultësirës perëndimore. Bazuar nëintensitetin dhe drejtimet e ndryshme të lëvizjeve, dallojmë tre sisteme rajonale tëmigrimit të brendshëm:

· Veriu i Shqipërisë është burimi kryesor i rrjedhjeve migratore drejt Tiranësdhe Durrësit, dhe drejt Shkodrës. Kjo e tretë veriore e Shqipërisë ka humbur më shumëpopullsi në rrjedhat migratore të brendshme, sesa në emigracionin jashtë, që sidoqoftëka pasur efekt edhe ketu.

· Shqipëria e Mesme, sidomos rrethet e Tiranës dhe Durrësit, të cilat përbëjnëbërthamën urbane administrative, ekonomike dhe transportit të vendit, ka shërbyer sirajoni më i madh thithës i zhvendosjeve të brendshme nga pjesë të tjera të Shqipërisë,sidomos nga Veriu. Si rezultat i kësaj lëvizje drejt zonave urbane, popullsia e rrethit tëTiranës shkoi nga 368,000 në vitin 1989, në 520,000 në vitin 2001, sipas të dhënave të

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 22: perpjekja_26-27

22Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

regjistrimit të popullsisë.16

· Jugu i Shqipërisë po ashtu ka përjetuar lëvizje të brendshme, por situata këtuështë më e ndërlikuar, dhe përsa i përket shkallës së lëvizjes, emigracioni jashtë, sidomosdrejt Greqisë, është shumë herë më domethënës se lëvizjet brenda vendit. Jugu kapasur zhvendosje të brendshme drejt aksit Tiranë-Durrës, dhe drejt qyteteve tërëndësishme si Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, plus dhe njëfarë ardhje migrantësh ngaVeriu i varfër.

Migrimi dhe zhvillimi

Tani i kthehem debatit teorik mbi lidhjen midis migrimit dhe zhvillimit qëprezantova në fillim të këtij punimi. Shqipëria është jo vetëm një laborator i mahnitshëmpër të studiuar migrimin, por ka një potencial të ngjashëm për të shqyrtuar dinamikat emigrimit dhe zhvillimit: në Shqipëri që të dyja mund të vëzhgohen të zhveshura si tëthuash, pasi marrëdhënia e tyre simbiotike ka evoluar në një mënyrë intensive dhe tëfurishme gjatë një periudhe kohore shumë të shkurtër që nga 1990.

Siç e kemi parë deri tani, nyja migrim-zhvillim ndodh në të dyja drejtimet dhe nëmënyra të ndryshme. Me fjalë të tjera, migrimi është nga njëra anë një reagim ndajzhvillimit (të dobët). Nga ana tjetër migrimi vetë mund të sjellë zhvillim (të dobët). Pjesae parë e këtij punimi trajtoi lidhjen e parë dhe e vendosi emigracionin (dhe lëvizjenbrenda vendit) pjesërisht në kontekstin e të qenit një përgjigje ndaj kushteve të varfërisëdhe zhvillimit të dobët. Tani në vazhdim, do të konsideroj linjën e ndërsjelltë të shkak-veprimit (të dytën) dhe do të shqyrtoj ndikimin e migracionit tek zhvillimi në Shqipëri.Kjo ndahet në tre pjesë edhe pse këto janë procese të ndërthurura:

· efektet e menjëhershme të emigracionit mbi shoqërinë dhe ekonominë e atyreqë kanë mbetur pas

· ndikimi ekonomik i dërgesave· ndikimi i kthimit te emigrantëve

Seleksionimi dhe efektet e emigracionitMigrimi gati gjithmonë është një proces selektiv: migrantët ndryshojnë në një

sërë aspektesh nga ata që nuk emigrojnë. Edhe pse ky dallim është i vlefshëm edhe përkontekstin e Shqipërisë, këtu del nevoja për njëfarë cilësimi të mëtejshëm, kryesisht nëtre mënyra. E para është se emigracioni është kaq shumë i përhapur sa pothuaj gjithëklasat dhe kategoritë shoqërore të popullsisë kanë marrë pjesë në të, me përjashtimmbase të pleqve shumë të vjetër. Kështu për shumicën e familjeve në Shqipëri, njëfarëpërvoje emigracioni, direkte apo jo, është normale dhe jo e jashtëzakonshme (kurse në

16 Megjithatë, sipas të dhënave jozyrtare, zona urbane e Tiranës, përfshi këtu edhe zonatinformale që janë ndërtuar në periferi rreth e rrotull saj, mund të mbajnë 800,000 ose më shumëbanorë.

Page 23: perpjekja_26-27

23Përpjekja

literaturën teorike mbi pyetjen se kush emigron supozohet që migrantët janë raste tëveçanta dhe popullsia që nuk lëviz është normalja ). Cilësimi i dytë është se, në

kontekstin e migrimit shqiptar që ndryshon me shpejtësi, krahasimet midis migrantëvedhe atyre që nuk kanë emigruar nuk duhet të anashkalojnë mundësinë që këta të funditshumë shpejt mund të kthehen në migrantë. Dhe së treti, faktorët selektivë që përzgjedhinemigrantët (për shkuarjen jashtë) mund të jenë të ndryshëm nga ata që mundësojnëfiltrimin e migrantëve të brendshëm, apo të atyre që nuk lëvizin. Përsëri rreziku qëndronqë ky dallim të jetë fals, pasi migrantët e brendshëm mund të emigrojnë, ose kanë qënëemigrantë, jashtë.

Pra, duke pasur parasysh këto rezervime, çfarë të dhënash ekzistojnë në lidhjeme seleksionimin? Krahasimi i të dhënave nga dy regjistrimet e fundit të popullsisë1989 dhe 2001, që pasqyroi një humbje neto nga emigracioni prej 600,000 vetash, na jepdisa përgjigje të menjëhershme në nivelin agregat: meshkujt emigrantë dominojnë nëshifra mbi femrat (350,000 kundrejt 250,000 respektivisht) dhe ka një përqëndrimdomethënës tek grup-moshat 18-35. Femrat ishin në më shumë raste se meshkujt tëmartuara, gjë që sugjeron se të parat emigrojnë për të ndjekur burrin kryesisht përmesbashkimit familjar.

Një analizë më e detajuar është bërë në një punim të Alberto Zezza-s dhekolegëve të tij në FAO Romë, bazuar mbi gjetjet e Anketës së Matjes së Nivelit tëJetesës të vitit 2002 të shqyrtuara përkundrejt gjetjeve të regjistrimit të popullsisë së2001-shit.17 Përveç konfirmimit statistik të tipologjisë trefishe rajonale të migrimit qëparashtrova pak më parë për Veriun, Shqipërinë e Mesme dhe Jugun, Zezza dhe kolegëte tij na japin një rezultat mjaft interesant. Ata parashtrojnë që migrimi i brendshëm dheai i jashtëm në Shqipëri janë të lidhur gjeografikisht me varfërinë në raporte të kundërta.Duke u bazuar në korrelatat hapësinore në nivelin e 36 rretheve të Shqipërisë, migrimii brendshëm është i bashkë-lidhur në mënyrë pozitive me varfërinë dmth njerëzitlargohen nga zonat malore më të varfra të Veriut në kërkim të një jete më të mirë nëTiranë dhe në qytete të tjera. Por emigrimi jashtë vendit është i lidhur në mënyrënegative me varfërinë, një lloj i tillë emigrimi është më i lartë në rrethet më të pasura tëShqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Zezza dhe kolegët e tij, pra, zhvillojnë hipotezën sevarfëria luan rolin e faktorit shtytës për migrimin brenda vendit, por të faktorit penguespër atë jashtë vendit që është edhe më i kushtueshëm financiarisht.

Duke iu kthyer tani ndikimit të migrimit, mund të themi se shkalla, intensiteti,seleksionimi dhe modeli rajonal i fenomenit përbëjnë faktorë ndikues të mundshëm nëkushtëzimin e efekteve mbi shoqërinë shqiptare të kohëve të sotme. Përmasat e tij sidhe roli thelbësor që ai ka luajtur në transformimin e demografisë shqiptare mund të

17 A.Zezza, G. Carletto and B. Davis (2005) Moving away from poverty: a spatial analysis ofpoverty and migration in Albania , Journal of Southern Europe and the Balkans, 7(2): 175-194.

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 24: perpjekja_26-27

24Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kapen në nivel të përgjithshëm duke parë sesi popullsia shqiptare është zhvilluar nganjë regjistrim i saj në tjetrin. Për 45 vjet duke filluar nga mbarimi i Luftës së DytëBotërore, popullsia u rrit me një ritëm vjetor prej më shumë se 2 përqind. Nga 1.1 milionnë regjistrimin e popullsisë së vitit 1945, popullsia u rrit në 1.4 milion në 1955, në 2milion në 1969, në 2.6 milion në 1979 dhe në 3.2 milion në 1989. Megjithatë, ky orientimmenjëherë u kthye në të kundërt pas 1990-ës, dhe midis regjistrimit të popullsisë në1989 (3,182,417) dhe atij në 2001 (3,069,275) u shënua një rënie prej 3.6 përqind, e cilagjithashtu anulloi rritjen natyrale të vazhdueshme të popullsisë të shtyrë nga lindjet elarta. Siç shënova më parë, pamja rajonale tregon një humbje të theksuar popullsiemidis periudhave të regjistrimit të popullsisë për shkak të migracionit (si atij jashtë dheatij brenda vendit) në malësinë e Veri-Lindjes dhe në Jugun e thellë, ku disa rrethepërjetuan një rënie të popullsisë prej dy të tretave, duke arritur vende-vende edhe nëgjysmën.

Midis ndikimeve shqetësuese parë në këndin njerëzor në këtë situatë të migrimitmasiv, po përmend vetëm tre. E para është ikja e trurit dhe e aftësive; Gedeshi dhekolegët e tij kanë sugjeruar se afërsisht gjysma e pedagogëve të universiteteve,shkencëtarve dhe intelektualëve janë larguar nga vendi që në 1990.18 Ikja e truritvazhdon, pasi shumë nga studentët më të shkëlqyer të vendit mundin të studiojnë nëvendet e Evropës apo përtej oqeanit. Një proces i dytë dëmtues është ai i zvogëlimit tëkomuniteteve në zonat rurale dhe braktisja e tokës bujqësore. Kjo ndikon jo vetëm nëjetën shoqërore të fshatrave por ka edhe pasoja ekonomike dhe ekologjike: ushqimiduhet të importohet dhe toka degradohet. Së treti, është braktisja e pleqve nga vajzatdhe djemtë e tyre emigrante. Duke pasur parasysh natyrën e theksuar fisnore dhefamiljare të shoqërisë shqiptare, kjo është shumë e dhimbshme për brezin e vjetër,sidomos për ata që jetojnë në fshatra të shpopulluara ku mbështetja e komunitetit qëkishin në kohën e regjimit komunist pothuajse nuk ekziston më. Dërgesat shërbejnëvetëm pjesërisht si kompensim për këtë thyerje dhe ndarje familjare midis brezash,ndërsa kthimi i brezit të ri të emigrantëve duket më pak i mundshëm sa më shumë kalonkoha.19

DërgesatDërgesat mund të konsiderohen si shpërblimi financiar që merr një vend apo

rajon që dërgon migrantë për dhënien hua një vendi apo rajoni tjetër, të burimeve tëtij njerëzore punëtore. Një marrëdhënie e njëjtë mund të parashtrohet në nivelin efamiljes apo të njësisë ekonomike familjare: dërgesat nga një anëtar i një njësie ekonomikefamiljare janë pjesë e një kontrate informale sipas së cilës migranti/ja i kthen shpenzimet

18 I. Gedeshi, H. Mara, R. Dhimitri and K. Krisafi (1999) Emigrimi i Elitës Intelektuale ngaShqipëria gjatë Periudhës së Tranzicionit, Luarasi, Tirana.19 R. King and J. Vullnetari (2006) Orphan pensioners and migrating grandparents: the impactof mass migration on older people in rural Albania , Ageing and Society, 26(5): 783-816.

Page 25: perpjekja_26-27

25Përpjekja

që familja ka bërë për rritjen e tij/saj, arsimimin, dhe mundësimin e migrimit (shpeshkëtu përfshihen pagesat e shtrenjta për një udhëtim klandestin), dhe, në të njëjtënkohë, deklaron përkushtimin e tij/saj ndaj familjes si dhe synimin për t u kthyer.

Në një nivel të përgjithshëm, nuk vihet aspak në dyshim kontributi jetësor idërgesave për mbijetesën e ekonomisë shqiptare gjatë gjithë procesit të vështirë tëtranzicionit. Për mëse 20 vjet, dërgesat kanë qenë barka shpëtuese që ka nxjerrë nëbreg bilancin e pagesave të vendit; ato kanë kontribuar rreth 15 përqind të PBB-së dhekanë qënë mesatarisht baraz sa dyfishi i eksporteve. Gjatë periudhës 1992-2002 shumae përgjithshme e dërgesave, $4550 milion, ka qënë pesë herë më e lartë se investimetdirekte të huaja ($928 milion). Përveç kësaj, dërgesat kanë qënë më të larta se ndihma ehuaj që vendi ka marrë çdo vit nga institucionet ndërkombëtare.

Megjithatë, marrëdhënia midis dërgesave dhe përmirësimit ekonomik në nivelinlokal është më e vështirë për t u përcaktuar, dhe kushtëzohet nga interpretime tëndryshme teorike. Nga njëra anë, pasuesit e shkollës filozofike funksionale, duke iuafruar çështjes nga një këndvështrim klasik mikro- dhe makro-ekonomik, theksojnëndikimet pozitive të dërgesave: përmirësimin ekonomik, ri-qarkullimin e dërgesavebrenda zonës lokale, investimet në ndërrmarrjet familjare dhe në arsimimin e anëtarëvemë të rinj të familjes, dhe uljen e pabarazisë pasi dërgesat kanalizohen kryesisht tekfamiljet më të varfra dhe në rrethet më të varfra. Nga ana tjetër, pasuesit e shkollësfilozofike strukturale, duke argumentuar nga këndvështrimi i ekonomisë politike apovarësisë, pretendojnë se rajonet nga ku emigrantët largohen vuajnë rënie më të thellëekonomike afatgjatë; rritje të shkallës së pabarazisë (pasi familjet më të pasura janë atoqë kanë mundësi t i investojnë më shumë prej dërgesave të tyre, ndryshe nga përdorimipër shpenzime të përditshme si bëjnë familjet e varfra); dhe daljen jashtë të shpenzimevepër konsum. Kjo e fundit ndodh sepse dërgesat shkojnë dëm duke u harxhuar përshpenzime për t u dukur (psh. makina luksoze), rritja e kërkesës për të cilat mund tënxitë importet, gjë që vendos më shumë trysni mbi bilancin tregtar (nëse nuk balancohetnga eksportet).

Jehona të të dyja këtyre interpretimeve mund të gjenden në përvojën shqiptaretë dërgesave; në të njëjtën kohë, në kontekstin shqiptar ka disa elementë që janëmbase të veçanta. Çështja e pabarazisë, për shembull, është jo fort e përshtatshme përkrahasim në situatën në Shqipëri, ku, në kaosin që rrethoi shembjen e regjimit komunist,kishte një varfëri dhe dëshpërim që ndahej nga të gjithë, dhe një situatë shumë tëndryshueshme në të cilën shumica e familjeve mundoheshin të dërgonin të paktën njëanëtar jashtë vendit. Vetëm në rajonet e thella malore të Veriut familjet nuk kishinmundësi ta bënin këtë për arsye të varfërisë së thellë. Sigurisht, shumica e studiuesëvebien dakord se dërgesat kanë funksionuar si mekanizmi kryesor për uljen e varfërisë nëShqipëri dhe për rritjen e të ardhurave familjare mbi nivele që më parë ishinjashtëzakonisht të ulëta. Anketat në terren po ashtu kanë nxjerrë në pah se dërgesatjanë faktori kryesor që i bën familjet e varfra të dallohen nga ato jo të varfra në zonat

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 26: perpjekja_26-27

26Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

rurale dhe periferitë e qyteteve. Këto anketa tregojnë se dërgesat përdoren në këtërenditje si vijon: për nevojat e përditshme të mbijetesës (ushqime, veshje etj.), për tëpërmirësuar kushtet e jetesës (blerja e orendive dhe mobiljeve shtëpiake etj.), për tëzgjeruar apo ndërtuar banesën, për të ndjekur traditat e rëndësishme shoqërore, kulturoredhe familjare (martesat, varrimet etj.), dhe për të investuar në biznese të vogla. Shpenzimetpër gjëra që bien në sy janë më të dukshme në numrin e jashtëzakonshëm të makinaveBenz-Mercedez në gjithë Shqipërinë kjo është kthyer në simbolin absolut të emigrantit(mashkull) të suksesshëm apo atij që kthehet nga emigracioni.

Nëse dërgesat janë një zgjidhje afatshkurtër (dhe mbase edhe afatmesme) eproblemeve ekonomike të tranzicionit shqiptar, ato nuk janë ilaçi çudibërës në afat tëgjatë. Kjo për një varg arsyesh. Së pari, ato dhanë prova në njëfarë mënyre, se ishin njëelement mos-stabiliteti për ekonominë shqiptare, strukturat formale financiare të sëcilës nuk kanë qënë gjithmonë në gjendje të përballojnë ardhjen e kapitalit tëdisponueshëm. Kjo solli mbirjen si kërpudha të skemave piramidale financiare shembjae të cilave në fillim të 1997-ës shkaktoi një krizë të theksuar ekonomike dhe politike, sidhe valë të reja emigracioni. Kështu shkalla e dërgesave e rimori veten për të provokuarnjë krizë të mëtejshme dhe mungesë të re stabiliteti. Zgjidhja e kësaj situate ështëpërmirësimi që duhet të ndodhë në sistemin zyrtar bankar dhe ka shenja që kjo pondodh, në të dyja anët si në Shqipëri ashtu edhe në Itali e Greqi. Megjithatë, pengesatë konsiderueshme ekzistojne akoma, sidomos mosbesimi i bankave italiane dhegreke ndaj migrantëve shqiptarë si investitorë (duke e bërë në këtë mënyrë të vështirëpër ta që të kursejnë dhe transferojnë paratë nëpërmjet kanaleve formale), dhe nëmungesën e dëshirës së bankave shqiptare p4ër të konsideruar depozitimin e dërgesavesi prioritet, për të mos folur pastaj për zhvillimin e mundësive të kreditimit për ri-përdorimin me leverdi të këtij kapitali për zhvillimin e bizneseve.

Një çështje e dytë është shkalla dhe vazhdimësia e dërgesave. Emigracionishqiptar ka një tendencë të fortë për tu zhvilluar dhe për konsolidim drejt vendosjesgjysëm-të përhershme jashtë, me rritjen e bashkimit familjar dhe krijimit të familjeve tëreja në vendet e ndryshme pritëse. Kjo, me kalimin e kohës, do të ulë dërgesat, të cilatdo të duhet të shpenzohen jashtë për të mbajtur familjen aty, dhe jo në Shqipëri. Edhepse dërgesat janë zhvilluar në një drejtim në rritje që nga shembja e skemave piramidale,shumica e studiuesëve parashikojnë një rënie të ndjeshme të tyre, ndikuar apo jo ngakriza globale e kohëve të fundit.

Një shqetësim i tretë përqëndrohet në përdorimin e dërgesave në ato që shihensi kanale produktive dhe jo-produktive . Karakterizimi i migrimit shqiptar si migrimmbijetese , të paktën në fazat e tij të para dhe ato të pas-piramidave, jep një ide të qartëse si janë përdorur shumica e dërgesave për të mbuluar nevojat themelore të konsumit.Investimet në biznese të vogla kryhen përgjithësisht nga ata që kthehen temë të cilëndo ta trajtoj pak më poshtë. Megjithatë, disa studime kanë hedhur dyshime mbi njohuritëe deritanishme që pretendojnë se dërgesat kanë patur vetëm efekt pozitiv në shpëtimin

Page 27: perpjekja_26-27

27Përpjekja

e popullit shqiptar nga varfëria e skajshme. Arrehag e kolegët e saj, të cilët analizuanpërgjigjet nga një kampion i konsiderueshëm familjesh në rajonin e Korçës, dukepërfshirë familje që merrnin dërgesa dhe ato që nuk merrnin të tilla, arritën nëkonkluzionin se për habi kishte shumë pak ndryshime midis të dyja grupeve të familjeveparë nga analiza e një sërë matjesh të konsumit (cilësia e banesës, mobiljet shtëpiakeetj.).20 Po kështu studiuesit Germenji dhe Swinnen, duke krahasuar kampionet e familjevebujqësore që merrnin dërgesa me ato që nuk merrnin, nxorrën përfundimin se efikasitetii bujqësisë ishte më i lartë në familjet që nuk merrnin dërgesa; ato që merrnin kishintendencën t i drejtonin dërgesat drejt burimeve dhe përpjekjeve jo në bujqësi por nëaktivitete të tjera.21

Kthimi i emigrantëveSpekulohet shumë nëse migrantët shqiptarë po kthehen, dhe cilat janë ndikimet

e mundshme të këtij kthimi mbi zhvillimin në Shqipëri. Deri tani asnjë studim nuk sjellshifra të përafërta të tyre që janë kthyer. Kjo është e vështirë, pjesërisht pasi ka disalloje kthimesh. Duke lënë mënjanë kthimet për vizita gjatë pushimeve, mund të dallojmëri-kthim të përhershëm dhe të përkohshëm. Shumë migrantë, sidomos ata që shkojnënë Greqi, kombinojnë periudha të qëndrimit në Greqi me periudha të kthimit në Shqipëri,duke vazhduar në këtë model vajtje-ardhje. Të tjerë kthehen me forcë nga autoritetetsidomos kur nuk kanë dokumente të rregullta.

Ashtu si dhe me dërgesat, edhe në analizimin e procesit të kthimit ka dy shkollafilozofike kryesore. Njëra thekson se ata që kthehen janë një forcë pozitive për zhvillimpasi sjellin me vete kapital, ekperiencë pune nga vendet ku kanë punuar, dhe ide tëreja; tjetra sugjeron se ata që kthehen janë në njëfarë mënyre, dështakë të cilët osejanë kthyer me forcë, ose kthehen për arsye shëndetsore, nostalgjie apo se kanë dalënë pension. Sigurisht, në rastin shqiptar, një kthim i parakohshëm apo me forcë shihetsi dështim; në vijim të traditës së kurbetit, migrantët e suksesshëm janë ata që qëndrojnëjashtë për një kohë të gjatë dhe dërgojnë shuma të mira parash tek të afërmit e tyre. Porgjithashtu është e vërtetë që në vitet e fundit anketat në terren dhe studimet kanëmbledhur të dhëna për dukurinë e kthimit si sukses . Megjithatë, çështja mbetet endee hapur për debat sesa ky kthim ka arritur shkallën e duhur dhe ka natyrën e duhur përnjë kontribut pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Mbase mbështetësja më e pasionuar e teorisë së zhvillimit pozitiv në Shqipëri sirrjedhojë e kthimit të emigrantëve është Beryl Nicholson, e cila argumenton se migrantët

20 L. Arrehag, O. Sjoberg and M. Sjoblom (2005) Cross-border migration and remittances in apost-communist society: return flows of money and goods in the Korce district, Albania , South-Eastern Europe Journal of Economics, 3(1): 9-40.21 E. Germenji and J. Swinnen (2004) Effects of remittances on household-based farmproduction behaviour , kumtesë prezantuar në konferencën Këndvështrime të reja mbimigrimin dhe zhvillimin shqiptar , Korçë, 16-17 shtator 2004.

Shqipëria: Laborator i migrimit

Page 28: perpjekja_26-27

28Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

që kthehen sjellin një zhvillim më efikasitet kostoje [ata] kthehen me ide dhe aftësi tëreja dhe i përdorin kursimet e tyre për të ndërtuar biznese të vogla .22 Në titullin e njëpunimi tjetër ajo jep tre shembuj tipikë të këtyre mikro-ndërmarrjeve të emigrantëve tëkthyer traktorin, dyqanin dhe benzinaton .23 Është e rëndësishme këtu të theksohetse të dhënat nga terreni të Nicholson vijnë nga Shqipëria e Jugut ku ambjenti shoqërordhe ekonomik në përgjithësi është më i favorshëm sesa në Veriun e largët, malor dhe tëmbajtur fort nga traditat. Përveç kësaj, migrantët e kthyer në Shqipërinë e Jugut e kanëmë lehtë të hidhen një vrap në anën tjetër të kufirit në Greqi për periudha të shkurtrapune, me qëllim që të plotësojnë të ardhurat për para të disponueshme të cilat përdorenqoftë për nevojat bazë të përditshme, qoftë si kapital plotësues për biznesin. Në njëprej intervistave të mia në terren një plak më shpjegoi se shqiptarët e shihnin Greqinësi automat banke, ku shkonin për periudha të shkurtra kohe për të bërë pak para sipasnevojave që dilnin.

Megjithatë, të presësh që kthimi i emigrantëve do të jetë zgjidhja absolute eproblemeve të migrimit dhe zhvillimit që po vazhdon të hasë Shqipëria, sigurisht qëështë një iluzion, të paktën për të ardhmen e afërt. Kthimi i emigrantëve është tani njërealitet, por nuk është ende në atë shkallë sa të përbëjë një nxitës të jashtëm përzhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Siç kemi parë, kërkimet e pakta që ekzistojnëtregojnë se ende s po arrihet sinergjia midis kthimit dhe përdorimit produktiv tëkursimeve dhe dërgesave për biznese të suksesshme dhe iniciativa të zhvillimit tëkomunitetit. Fjalën e fundit po ia le një prej të intervistuarëve të mij gjatë studimit tim tëmigrantëve shqiptarë në Londër: Çfarë duhet të ndryshonte që unë të kthehesha nëShqipëri? Çdo gjë, që nga uji dhe energjia elektrike, qeveria Domethënë, çdo gjë .24

22 B. Nicholson (2004) Migrants as agents of development: Albanian return migrants andmicro-entreprise , in D. Pop (ed.) New Patterns of Labour Migration in Central and EasternEurope. Public Policy Centre, Cluj Napoca: 94-100 (94).23 B. Nicholson (2004) The tractor, the shop and the filling station: work migration as self-help development in Albania , Europe-Asia Studies, 56(6): 877-890.24 Nga R. King, N. Mai and M. Dalipaj (2003) Exploding the Migration Myths, Oxfam andFabian Society, 54.

Perktheu nga anglishtja Juli Vullnetari.

Page 29: perpjekja_26-27

29Përpjekja

FIDANISHTET E DHIMBJES

Nga Ardian VEHBIU*

Askujt nga refugjatët e marsit 1991 nuk i vente mendja që Italia mund të mos uaçelte dyert, ose t i kthente mbrapsht në Shqipëri. Mes të ikurve sundonte miti seEvropa në përgjithësi, dhe Italia në veçanti, do të mirëprisnin çdo orvatje shqiptarëshpër t u arratisur, njëlloj siç kish ndodhur rregullisht në të shkuarën, të paktën që prej1945-ës e këtej. Arratisja, qoftë edhe kolektive, duhej parë kështu edhe si gjest besnikëriendaj Perëndimit. Ky mit ngushëllimtar gjeti mbështetje të madhe në ngjarjet e korrikut1990, ose në të ashtuquajturën krizë të ambasadave , kur e gjithë bota e qytetëruar udeklarua në përkrahje të atyre që dëshironin të iknin prej Shqipërie. Për këtë arsye,zhgënjimi përballë trajtimit të ftohtë nga autoritetet italiane në 1991 si dhe indiferencapak armiqësore e publikut italian do të luante andej e tutje rol të dorës së parë nëmotivimin e sjelljes së refugjatëve shqiptarë. Italia e marsit 1991 i rrethoi këta megjithfarë muresh e gardhesh, reale dhe institucionale, ligjore dhe etike, duke u kujdesurpara së gjithash që t ua pengonte ose kufizonte kontaktet me popullatën vendëse.Mediat ndërkohë nuk i kursyen përpjekjet për t i demonizuar të ardhurit. Shtresa emesme italiane, e kushtëzuar nga alarmizmi i mediave, nuk tregoi ndonjë simpati tëveçantë për masën e refugjatëve, në një kohë që biznesi privat nga ana e vet la tëkuptonte se nuk kish nevojë për krahë pune. Në ato rrethana, më tepër Kisha dheMafia, iu gjendën shqiptarëve, secila në mënyrën e vet Kisha duke i ndihmuar të

* Ardian Vehbiu nis veprimtarinë e vet profesionale si gjuhëtar. Dhjetëvjeçarët e fundit kërkonintensivisht vijëtakimin mes disiplinave të ndryshme që studiojnë shoqërinë dhe komunikimine saj simbolik. Dukuritë shoqërore të socializmit e pas-socializmit shqiptar janë qendrore ndërinteresat e tij. Libri i shtatë i Vehbiut Shqipja totalitare , 2007, Botime Çabej, u nderua meçmimin Gjergj Fishta. Vehbiu është edhe drejtuesi i blogut shqip Peizazhe të fjalës , një blogkritik, aktiv e shumë i vizituar.Vehbiu lëvron edhe të tjera hapësira joshëse të shkrimit dhearteve. Pasi kreu studime pasuniversitare dhe punoi në Itali për disa vjet, Vehbiu jeton e punonnë New York që prej vitit 1996.

Fidanishtet e dhimbjes

Page 30: perpjekja_26-27

30Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

mbijetojnë e duke u rrekur t u kultivojë shpirtrat, Mafia duke i joshur dhe rekrutuar nëradhët e veta. Meqë nevojat dhe motivet e refugjatëve shpesh ishin më tepër materialesesa shpirtërore, e ardhmja e shumë syresh praktikisht do të vendosej në hapësirëndritëhije midis ligjit dhe krimit.

TË IKURIT DHE GARDHET

Kampet e refugjatëve në Itali ishin menduar si struktura të përkohshme, oseportale për t ua lehtësuar integrimin të ardhurve, ose përndryshe për filtrimin e tyrepara kthimit eventual në vendet e origjinës. Mirëpo me kalimin e muajve, u bë e qartë sei vetmi funksion i kampeve ishte ta mbanin të parkuar problemin në pritje të një mrekulliepolitike nga Roma, ose edhe nga qielli. Deri në verë të vitit 1991, megjithatë, të ardhuritdo t i braktisnin këto dhoma miqsh kuturu, të bindur se qëndrimi i mëtejshëm atje nukdo t u sillte asnjë lloj epërsie në luftën për të mbijetuar. Kësisoj, pjesa dërrmuese ekëtyre refugjatëve e panë veten dyfish të arratisur: prej vendit të tyre, dhe prej strukturavemikpritëse selitur prej autoriteteve vendëse. Në të dy rastet, arratisja kishte për motivpamundësinë për të krijuar një hapësirë private si të dallueshme nga hapësira sociale,por jo krejt të shkëputur prej kësaj të fundit. Nëse liria politike e porsafituar në Shqipërii bënte edhe më të padurueshëm kufijtë fizikë të imponuar nga varfëria, liria personalee arritur nëpërmjet kapërcimit të këtyre kufijve rrezikonte të përtretej për shkak krizashrrethanore. Veçanërisht kampet e refugjatëve, me atmosferën e tyre prej reparti ushtarak,spitali, qendre zboristësh dhe burgu (disiplinë, orare, mbizotërim meshkujsh, fjetje sëbashku, ushqim dhe veshje falas e të garantuara, veprimtari të organizuara, megafonë,katalogime pa fund, e kështu me radhë) i nxirrnin në plan të parë këto kufizime ndajlirisë vetjake.

Mijërat e refugjatëve që zbrazën vaporët në brigjet e Puglias u lanë fillimisht tëdergjeshin me ditë të tëra në kalatat e porteve. Turma rastësore, krijuar me të vetminqëllim të kapërcimit të detit, patën rast të këndellen madje të vetorganizohen. Vullneti iautoriteteve italiane për t i mbajtur refugjatët të veçuar në grupe të mëdha, në qendratë përkohshme ose në struktura më të qëndrueshme, në të vërtetë vetëm sa çimentontenë jetën e tyre pikërisht atë të përditshme prej së cilës shqiptarët kishin marrë arratinë:njëtrajtësinë, rendin ushtarak, kolektivitetin dhe fatalitetin e shqiptarësisë, osepamundësinë për të komunikuar me Tjetrin. Nga ana e tyre, individët e vuajtën rrezikune shkrirjes në turma të homogjenizuara. E njëjta skemë u përsërit edhe në gusht 1991,kur mijëra refugjatë të rinj u mbyllën si bagëtitë në vathën e stadiumit të vjetër të Barit,për t u lënë të rreshken në zhegun djegës të verës mesdhetare. Autoritetet italiane ushtrënguan pastaj t i ushqenin turmat me helikopterë dhe t ua freskonin gurmazet epërzhitura duke i spërkatur me zorrë zjarrfikësish, para se t i kthenin në atdhe me dredhie mashtrim.

Page 31: perpjekja_26-27

31Përpjekja

ARRATISJE NGA IDENTITETI

Kush ikte prej Shqipërie aso kohe, e bënte këtë me bindjen se po ndahej për sëgjalli nga të jetuarit mes shqiptarëve. Arratisja kështu ishte edhe një mënyrë përrithemelim të vetvetes, në kërkim të shelbimit brenda kësaj bote, jo tjetrës. Mirëpo nëmars 1991 refugjatët u detyruan të rrinë bashkë, e sidomos larg jetës normale e anonimemes italianëve. Vetë Italia, e kundruar së brendshmi, dukej më pak reale sesa Italiatelevizive e parë prej bregut përkundruall. Duke ua mohuar muhaxhirëve të drejtën përt u integruar ligjërisht menjëherë në shoqërinë italiane, autoritetet në thelb ua dyfishuanjetërsimin, madje u shkaktuan plagë të dhimbshme në sedër, dinjitet dhe identitetpersonal. Sikur vetë trauma e ikjes prej Shqipërie dhe e ndarjes me familjarë, të afërm emiq të mos mjaftonte, jetërsimi i kampeve dhe kontaktet e ftohta me strukturatinstitucionale do t ua përforconin të ardhurve dëshpërimin.

Ndryshe nga arbërorët e Mesjetës, refugjatët e vitit 1991 nuk kishin ndërmendtë themelonin ngulime në trojet italiane, as të transplantonin atje ndonjë mënyrëshqiptare të jetesës e të ruanin xhelozisht doke e zakone të vendlindjes. Përkundrazi,

ishin pikërisht politikat italiane, herë dritëshkurtra e herë hipokrite, ndaj imigrimit masiv,që krijuan kushte për mbijetesën shpesh artificiale të mikro-komuniteteve shqiptare(12 djem në një dhomëz), të përbëra kryesisht nga të rinj meshkuj që veçmas ndiheshintepër të dobët e të papërgatitur për t i bërë ballë realitetit pak a shumë armiqësor.Embrionet e këtyre bashkësive, grupeve ose klaneve shqiptare u përftuan në rrethanatkur refugjatët shqiptarë u detyruan të rrinë bashkë për një kohë aq të gjatë, sa të mundtë zhvillonin kameraderitë, hierarkitë, çetat dhe taktikat e strategjitë paramafioze. Prandajedhe, kur jeta në kampet e refugjatëve u bë e padurueshme, shumë prej tyre u arratisënqë andej me grupe, në emër të shpresës për mbijetesë.

BIJTË E SPARTAKUT

Refugjatët shqiptarë të ekzodit në mars 1991 u shpërndanë në qendra të mikpritjesdhe struktura të tjera të ngjashme, kryesisht në krahinën e Puglias. Megjithatë, njëpjesë e vogël, ose rreth 1000 vetë u sollën për t u strehuar në kampin e refugjatëve tëCapuas, në komunën e Santa Maria Capua Vetere, afër Napolit. Capua është emër injohur për shqiptarët e lexuar, sidomos ngaqë atje gjendej në lashtësi shkolla egladiatorëve ku jepte mësim Spartaku, ky trak i shquar që guxoi të ngrinte krye kundërvetë Romës. Edhe sot e kësaj dite kureshtari mund të vizitojë rrënojat antike në pjesënhistorike të qytetit, sidoqë zona përreth është përgjithësisht e degraduar, dhe e mbjellëme gjithfarë mobilerish trashy dhe dyqanesh pjesësh këmbimi për automobilë, qështrihen për kilometra të tëra në të dy anët e xhadesë.

Napoli, nga ana e vet, e ruan disi një raport të privilegjiuar me Shqipërinë esidomos me shqiptarët; jo thjesht sepse Skënderbeu ynë e kishte njohur Alfonsin eAnzhuinëve si zot të vetin madje i kishte dalë në krah të birit Ferdinand, kur ky rrezikohej

Fidanishtet e dhimbjes

Page 32: perpjekja_26-27

32Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

të humbte fronin prej intrigave të fisnikëve vendas; por edhe pse në trojet e Mbretërisësë Napolit u vendosën pastaj një numër i madh arbërorësh të larguar prej Shqipërie emë pas prej Greqie, ndoshta për tal: i shpëtuar zgjedhës osmane. Në shekujt e ardhshëm,regjimenti mbretëror real macedone do të numëronte në gjirin e vet një numër të madhepirotësh trima të çartur, që me bëmat e tyre do t ia konfirmonin edhe një herë

Evropës talentin e spikatur por abstrakt të shqiptarit në fushë të betejës. Në kontekstine kësaj historie mijëravjeçare, ardhja e refugjatëve shqiptarë në Capua-n e Spartakutdhe praktikisht në të njëjtat troje ku ishin vendosur dikur arbërorët e Skënderbeutmerrte një kuptim tjetër, pothuajse simbolik.

FLOKËT E GJATË TË KATASTROFËS

Administrimi i kampit të refugjatëve iu besua, në atë kohë, Kryqit të Kuq; porrendi publik i ishte lënë ushtrisë për ta ruajtur, teksa një numër i madh organizatashkatolike dhe shoqatash bamirëse laike përpiqeshin të ndihmonin me sa mundeshin,qoftë edhe në shemëri gjysmë-miqësore me njëra-tjetrën. Kjo qasje e shumanshmesolli për rezultat një lloj kaosi sinergjik të tillë që vetëm italianët dinë ta krijojnë e më pasta ftillojnë disi, duke i lënë të tjerët gojëhapur. Të ardhurit e sfilitur nga peripecitë nëkalatat e portit të Barit e sidomos nga aventura e kapërcimit të detit ndërkohë u sistemuanme urgjencë të madhe në çadra fushimi dhe trupa shumëngjyrëshe e autoritetevemenjëherë u përfshi në baletin e përpjekjeve për të vendosur njëfarë rregulli në masëne meshkujve të kërleshur prej Shqipërie.

Në atë kohë unë punoja si mësues i shqipes pranë Institutit Oriental të Napolit,dhe pikërisht atje u kontaktova nga një shoqatë kulturore italo-shqiptare, e ciladëshironte të vendoste një prani mes refugjatëve në Capua, duke organizuar ndër tëtjera edhe kurse të gjuhës italiane me të ardhurit, të cilat duhej t i drejtoja unë. Presidentjae shoqatës, një zonjë fisnike me origjinë arbëreshe e shoqërisë së lartë në Napoli,kërkonte përnjimend të bënte diçka për vëllezërit e vet të gjakut, të cilët i kish parëtashmë në reportazhet e stacioneve televizive lokale. Në ekranin e vogël, shqiptarët eCapua-s spikatnin me flokët e gjatë e të palarë që u vareshin rreth fytyrës e zverkut,mjekrat mbirë faqeve si bar i egër, mustaqet mbjellë me thërrime galetash. Që këtej dukeje arsyeshme që shoqata në fjalë, si hap fillestar të ndërhyrjes në jetën e kampit, tëfinanconte udhëtimin vajtje-ardhje në Capua të një autobusi me floktarë nga Napoli.Meqë ato ditë ishte hapur fjala edhe se refugjatët kishin zënë morra ose i kishinkontrabanduar prej Shqipërie, ekipin e floktarëve e shoqëronte edhe një dermatolog atrikologjist i ulur mbi një arkë të madhe me qindra, në mos mijëra paketa të vogla meshampo kundër morrit.

E tepërt të them se, me të zbarkuar ne në kamp, shpërndarja e shampos përfundoibrenda pak sekondash me ndërhyrjen e ushtrisë me disa prej kampistëve që arritën tështien në dorë një pjesë të madhe të paketave, ndërsa të tjerët që mbetën duarthatë.Ndërkohë, mjeshtrat floktarë e përgatitën me hijeshi të madhe një kënd të posaçëm në

Page 33: perpjekja_26-27

33Përpjekja

ajër të pastër, për t u prerë flokët bijve të shqipes. Kaluan pesëmbëdhjetë minuta,njëzet minuta, gjysmë ore, por askush nuk po afrohej për t u qethur. Refugjatët, që ikishin zgjatur flokët si simbol të lirisë së porsafituar, te gërshëra e berberit shihnin njëmetaforë të diktaturës së djeshme në Shqipëri. Pakkush besonte se cullufet e lyrshme,ende mpleksur me rërën e Durrësit dhe kripën e hidhur të Adriatikut, duheshin sakrifikuarpër arsye higjienike, jo si ritual nënshtrimi ndaj autoriteteve. Prandaj edhe floktarëtspitullaqë të Vomeros e çuan dëm një pasdite të tërë duke u shullyer në diellin e plogëttë prillit, pse jo më shumë se 7-8 vetë u paraqitën për t u katekizuar.

NJË INSTITUCION TOTAL?

Pas ekzodit të parë të marsit 1991, në Itali ende sundonte vullneti i mirë për tëndihmuar në sistemimin e refugjatëve, pavarësisht nga alarmizmi madje histeria e mas-mediave dhe problemet e krijuara nga paaftësia e vetë autoriteteve italiane për t i bërëballë situatës së krijuar. Të ardhurit u lejuan të hyjnë në Itali dhe të sistemohen nëkampe dhe struktura të tjera, që në teori do të shërbenin si kapërcyell drejt integrimit tëtyre në tregun italian të punës dhe në shoqërinë italiane më gjerë. Për fat të keq, masadërrmuese e shqiptarëve u lanë në Jug të Italisë, në zona ku mundësitë për punësimishin të papërfillshme. Autoritetet qendrore me kalimin e javëve e përqendruan kujdesinkryesisht në ruajtjen e rendit publik dhe në sigurimin e nevojave minimale për strehim,ushqim dhe higjienë; në një kohë që shoqatave kulturore dhe bamirëse u mungonteekspertiza e nevojshme për t u ofruar zgjidhje qoftë edhe të pjesshme problemeve tërënda të integrimit. Në këto rrethana, ndërmjetësimi u mbeti në dorë dy institucionevetradicionale të Jugut të Italisë: kishës katolike dhe mafias.

Nga administrata e kampit dhe punonjësit e Kryqit të Kuq, megjithatë, nukmunguan përpjekjet për t i sistemuar të ardhurit në mjediset e kampit dhe për tëkomunikuar me ta njëfarësoj. Ushtarakët, nga ana e tyre, kujdeseshin për logjistikënpor edhe ndihmonin për të ruajtur kushte jetese të njerëzishme. Megjithatë, kampi iCapua-s mbetej në thelb një kamp përqendrimi, ose një strukturë e destinuar për zgjidhjetë përkohshme të një emergjence civile, në pritje që autoritetet në Romë të ofroninzgjidhje të tjera më të përshtatshme, në mos më humane. Të ardhurit, nga ana e tyre, ekishin të pamundur të kuptonin arsyet e karantinimit brenda një trualli në thelb tëmbyllur, pa kurrfarë mundësie për të marrë në dorë të ardhmen. Refugjatëve prejShqipërie ende po u mohohej e drejta për të jetuar në Italinë normale, përtej kangjellavetë kampit. Mbylltësia e kampit konotonte kështu një orvatje të pafrytshme për t idhënë zgjidhje hapësinore problemit të koklavitur të trajtimit të një mase paqësoremysafirësh të huaj, por të paftuar, brenda kuadrit ligjor përcaktuar nga ligji Martelli krejt i pamjaftueshëm për t i bërë ballë një krize humanitare të atyre përmasave. Edhenjë komision që duhej të merrte në shqyrtim kërkesat për strehim politik harxhoi me orëe ditë të tëra duke marrë mërzitshëm në pyetje çdo shqiptar veçmas e individualisht,teksa strehimin politik duhej tj: ua kish dhënë ose mohuar të ardhurve kolektivisht.

Fidanishtet e dhimbjes

Page 34: perpjekja_26-27

34Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

KOMEDIA E ÇIKËRRIMAVE

Kampi i refugjatëve nuk po funksiononte dot as edhe si interface komunikimimes të dy komuniteteve: mysafirëve dhe të zotëve të shtëpisë. Vullneti i mirë për tëndihmuar nga ana e italianëve dhe për t u integruar nga ana e shqiptarëve nuk mjaftontepër të kompensuar dallimet në mendësi dhe paragjykimet e ndryshme. Kryqi i Kuq, qëkishte në ngarkim aspektet humanitare të krizës, dukej se besonte që situata do tëpërmirësohej duke u siguruar refugjatëve batanije, dysheqe, supë, çezma, nevojtore,letër higjienike, peshqirë, sapun dhe aspirina. Në të vërtetë, ndihma mjekësore në kamps kishte të sharë, madje një numër i madh refugjatësh patën shans të rregullojnë me atërast edhe dhëmbët e dhëmballët në klinikën dentare të klasit të parë. Megjithatë, shumëitalianë mes punonjësve të kampit nuk arrinin të kuptonin pse shqiptarët nuk poshprehnin asnjë lloj mirënjohjeje për trajtimin që po u bëhej.

Shoqatat bamirëse, nga ana e tyre, nuk i kursyen ndihmat materiale, por sipasmundësive dhe fantazive të tyre terapeutike. Depot e kampit u mbushën me gjithfarëartikujsh jashtë stine, si pallto të rënda me jaka peliçesh akriliku, mushama llastiku eçizme për ski e borë; artikuj të tjerë stok si fustane elegante e të tejdukshme ose medantella të holla najloni, xhaketa ekstravagante për orkestrantë cirku e parkues veturashnë hotelet, çanta të vogla grash me lëkurë lustrafine, komplete benevrekësh e pizhameshmëndafshi deri edhe me skufje për kokën, doreza leshi e meshini për fëmijë e të tjeraçerturina kësisoj, duke përfshirë edhe një kitarë të vërtetë e last not least me mijëraflakone me vitaminë C kundër skorbutit, thuase refugjatët po gatiteshin për ndonjëudhëtim rreth rruzullit tokësor, si Magelani. Shoqata ime solli ndër të tjera një tryezëtë re pingpongu dhe një televizor gjigant, i cili u ndez vetëm pak herë, derisa një natëprej netësh grindja për telekomandën përfundoi në përleshje me thika dhe televizorimegjithëse i pafajshëm u internua në një prej magazinave ku më pas u zhduk krejt prejinventarit, pas gjase i vjedhur prej italianëve vetë.

Ndërkohë, me rastin e kremtimit tradicional të Pashkëve, një lukuni dehësezonjash aristokratike të pudrosura organizuan edhe një ceremoni prekëse për nder tërefugjatëve shqiptarë në hipodromin e Napolit, me pjesëmarrjen e nuk di ç bersalierëshdhe boyscout-ësh dhe koristësh faqekuq nga seminaret e jezuitëve dhe të një bandeme bori farfuritëse që u nxori të gjithë të pranishmëve mallin e fashizmit dhe të balilave.Për fat të keq, asnjë s ishte kujtuar të ftonte në festë refugjatë të vërtetë prej Capuas,prandaj trofeu i mrekullueshëm i një veze prej çokollate me përmasat e një bombe 500-librash të RAF-it britanik përfundoi në krahë të sime bije dyvjeçare, që me refugjatët ebashkonte gjaku, jo statusi.

HAPAT E PARA NË HUMNERË

Shqiptarët nuk u mësuan dot me rutinën e kampit, madje haptazi i përçmoninrregullat herë burokratike e herë të nevojshme imponuar nga administrata. Kurrë nuk i

Page 35: perpjekja_26-27

35Përpjekja

pashë të pastronin mjedisin përreth çadrave, as të merreshin me ndonjë punë çfarëdo,në intervalet midis lojërave me letra që s mërziteshin kurrë së luajturi brenda në çadrat,dhe diskutimeve futbollistike për të ardhmen. Kjo amulli lidhej sa me mungesën e njëtradite qytetare të vetëveprimit, aq edhe me paralizën e imponuar prej rrethanave nëthelb totalitare. Në atë kohë, statusi i të ardhurve të marsit ende nuk ishte përcaktuar,dhe askush nuk dinte nëse do të lejohej të vendosej ligjërisht në Itali, apo do të kthehejmbrapsht në Shqipëri kur situata atje të stabilizohej . Zyrtarisht, refugjatëve nuk ulejohej të largoheshin nga territori i kampit, as u jepeshin para për të prishur në qytet(me përjashtim të pak fondeve të Caritas-it); mirëpo nuk ishte e zorshme të kapërcejekangjellat, për t u kuturisur në metropolin fqinjë të Santa Maria Capua Vetere-s, apoedhe më tej, në Caserta-n që llamburiste në horizont.

Kursi i italishtes, drejtuar me stoicizëm prej meje tri herë në javë pasditeve, nisime bujë të madhe; aq sa në leksionin e parë nuk hidhje dot mollën në klasë dhe njëpjesë e studentëve e ndoqën mësimin që nga jashtë dritareve. Megjithatë, si edhepër punë të tjera, zelli i refugjatëve për të mësuar gjuhën e vendit pritës erdhi duke rënë,dhe gjithnjë e më pak ishin ata që ma ndiqnin kursin rregullisht sadoqë ndërkohëkishim siguruar deri edhe metoda të italishtes për të gjithë të interesuarit. Muajin edytë, 200 studentët e fillimit u reduktuan në një dyzinë. Të dhimbej kur i shihje këtadjem të rinj dikur të hedhur e dinamikë të vinin duke e humbur dita-ditës dëshirën përtë bërë diçka të dobishme për veten. Ëndrra e tyre italiane kish përfunduar hidhur, nënjë pjatë me gjellë të ngrohtë, një dyshek për të fjetur, një çadër për t u mbrojtur ngashiu, një bohçe plaçkash falas. Deri edhe para për të blerë cigare, karta telefonike dhebileta autobusi nuk u jepte kush.

Mbrëmjeve, kur të ngeshmit zgjoheshin nga gjumi i zgjatur i drekës, shfaqeshinnë rrugët e heshtura përreth kampit, përbri kangjellave, berlinat e para luksoze mehomoseksualë të rafinuar nga Napoli dhe Caserta. Për një numër bashkatdhetarësh paparagjykime, seksi me këta rufjanë të lubrifikuar do të ishte edhe e para mundësi për tëfituar paranë e kurbetit. Siç më shpjegoi një nga pionierët e biznesit në fjalë, sekreti isuksesit ishte të mbyllje sytë, për të harruar sado pak se çfarë po ndodhte në sediljete makinës. Shpërblimi në këto raste do të ndahej bujarisht, në trajtë cigaresh dhedelikatesash të tjera, me masën seksualisht ende infleksibël të bashkatdhetarëve. Tëtjerë refugjatë mundoheshin të nxirrnin ndonjë metelik gjatë ditës. Zona e Caserta-sështë me nam për ndërtuesit abuzivë, që shfrytëzojnë punë të zezë. Mbaj mend që njëlezhian i ashpër më mori një ditë mënjanë për të më treguar një çek me të cilin e kishtepaguar italiani për një javë punë të rëndë në llaç, por që nuk ia kishin thyer në asnjëbankë të zonës. Çeku ishte i pagueshëm nga The Bank of Minnesota .

RRUGËDALJE NGA KAOSI

Në të vërtetë, sektorë të tërë të ekonomisë në krejt krahinën e Campania-skontrollohen nga organizata kriminale dhe parakriminale, në konflikt të hapur ose të

Fidanishtet e dhimbjes

Page 36: perpjekja_26-27

36Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

tërthortë me ligjin. Me kalimin e kohës, shumë shqiptarë të demoralizuar nga jeta eshpëlarë brenda kampit do t i jepnin fund konvaleshencës së detyruar, duke u punësuarnjëfarësoj pranë këtyre organizatave. Bosët e Camorra-s ua vlerësonin dëshpërimindhe gatishmërinë për të marrë në sy rrezikun. Ka të ngjarë që pikërisht aty ta ketë gjeturnjë pikëmbështetje edhe bashkëpunimi i sotëm aq harmonik midis krimit të organizuarnë të dy brigjet e Adriatikut. Mafia italiane do të tregohej shumë më e gatshme dhe efrytshme sesa shteti ose institucionet e biznesit privat për të hedhur në dorë potencialine madh njerëzor të refugjatëve. Me përjashtim të një pakice të vogël, pjesa më e madhee refugjatëve shqiptarë kishin mbërritur në Itali të thjeshtë e të ndershëm, ose të paktëntë papërlyer me krimin. Mirëpo kushtet e përqendrimit të detyruar në një hapësirë tëmbyllur bënë që, me kalimin e javëve, ajo pakicë prej 10-15% të fitonte dukshmëri, tëdilte në krye të punëve, të depërtonte e para në botën e krimit italian të organizuar, tëvendoste kontaktet përkatëse dhe të ndërmjetësonte pastaj që edhe të tjerë refugjatëtë integroheshin hap pas hapi në veprimtari të paligjshme.

Si edhe gjetiu në Shqipëri, turmat heterogjene të meshkujve erdhën e u koaguluanrreth vatrash pak a shumë parakriminale, shtjelluar sipas hierarkish të dhunshme osegjithsesi solidaritetesh autoritare. Përndryshe refugjatët mbetën deri në fund njëbashkësi e paformë, në mos kaotike, të cilën grupet parakriminale e kontrollonin melehtësi. Megjithëse shumë prej tyre luftonin për të fituar statusin e refugjatit politik,asnjë lloj ndërgjegjeje politike nuk dukej t ua ngjyroste ditët, ose t i linte pa gjumënetëve. Kur pretendenti i fronit shqiptar, Leka Zogu, vizitoi një ditë kampin për t utakuar me shqiptarët e atjeshëm e për të diskutuar çështje të mëdha politike me ta, njëpjesë e mirë e refugjatëve as nuk e morën vesh se kush ishte ky personalitet që kishardhur t u fliste një shqipe të çuditshme, si të peshkuar në fund të sëndyqeve tëgjyshes. Leka, nga ana e vet, u bëri thirrje të pranishmëve në takim të ktheheshin nëShqipëri dhe të kryengrinin për të përmbysur regjimin komunist .

Deri në fund të korrikut, kur edhe të fundit e më apatikët e refugjatëve më nëfund u larguan me iniciativën e tyre nga territori i kampit, shqiptarët e atjeshëm nukarritën dot të prodhojnë një përfaqësi të çfarëdoshme në marrëdhëniet e tyre me shtetinitalian e në përgjithësi me autoritetet. Vetëm gjatë një revolte të papritur, gjatë së cilësrefugjatët i dëbuan italianët prej kampit përkohësisht dhe morën nën kontroll të gjithastrukturat e atjeshme, u shfaq një komitet për t u kumtuar autoriteteve një numërkërkesash të arsyeshme, të cilat më pas u shpërfillën krejt. Përveç këtij incidenti, kushtete jetesës në kamp, midis limontisë dhe kënaqjes së nevojave materiale elementare,inkurajonin pasivitet. Protesta, edhe kur shfaqej, merrte trajta primitive. Shqiptarëtrefuzonin, për shembull, të përdornin strukturat sanitare, duke i kryer nevojat në ajër tëpastër, fare pranë çadrave ku flinin. Dielli i mëngjesit zgjonte avuj jashtëqitjeshkutërbuese, me ç rast ushtarët italianë u vinte urdhri t i pastronin, nën sytë tallës tëshqiptarëve kaleshë. Gazetat vendëse i lajmëronin këto incidente fekale me përpikmëritë admirueshme, çka nuk i shtonte gjë simpatisë së publikut për pasardhësit egladiatorëve sypatrembur të Spartakut.

Page 37: perpjekja_26-27

37Përpjekja

gjesti ose eventi spektakolar, mundësisht artistik e të tillë që të tërhiqte vëmendjen eopinionit të shoqërisë së lartë në Napoli e në rrethinat, sidomos të klubeve Rotary eLions, gjithnjë në rivalitet miqësor mes tyre. Përfituan prej kësaj atmosfere njëviolonçelist dhe një pianiste që u zbuluan mes të ardhurve, me të cilët u organizuame një mijë mundime një koncert, ku u ftua të marrë pjesë edhe këngëtarja e njohurarbëreshe Silvana Likursi. Instrumentistët modestë por dinjitozë prej Shqipërie u ndoqënme një kureshtje e dashamirësi që zakonisht u rezervohet qenve fenomenalë të cirkut.

Ngjarje të atilla si koncerti i shtonin gjithsesi pakëz dritë pejzazhit të trishtuar tërealitetit të refugjatëve, por më tepër vlenin si instrumente psikoterapeutike përborgjezinë e provincës, dyzuar mes kompleksit katolik të fajit për mjerimin ekzistencialtë Tjetrit, dhe nostalgjisë për prestigjin e Italisë së Mussolini-t ndaj vendeve fqinje tëvarura prej saj, si Shqipëria. Në momente të caktuara, kontakti midis të ardhurve ngapërtej detit dhe ajkës provinciale të Jugut të Italisë do të nyjtohej sipas përmasashabsurde, ku të dyja palët kërkonin të përfitonin prej njëra-tjetrës me mënyra në thelbnjëlloj të pagjasa. Vetë procesi i ndihmës , vullnetare dhe të administruar ngainstitucionet publike, u solli përfitime të mirëfillta shumë individëve, por në thelb nuki dha kurrfarëlloj zgjidhjeje problemit të trajtimit të refugjatëve të post-komunizmit, nëtrojet e Italisë. Shqiptarët, si edhe në raste të tjera, ia dolën t u përshtaten situatavesipas një logjike të mbijetesës, ndoshta të pavetëdijshëm se zgjidhjet e tyre individualedo të formësonin, në perspektivë, krejt pamjen dhe karakteristikat e mërgatës shqiptarenë Italinë e shekullit XXI.

Nga lartësitë e së sotmes, ato muaj të pranverës dhe të verës të vitit 1991 duketsikur i përkasin një universi tjetër, ku gjithçka mbetej ende e mundshme dhe e arritshme,qoftë edhe vetëm si ëndërr. Vetë administrata dhe autoritetet italiane, po të mund tëktheheshin mbrapa në kohë, shumë zgjidhje do t i kishin dhënë ndryshe, shumë strukturaprojektuar ndryshe dhe shumë procese të kontaktit sendërgjuar tjetërlloj. Por nëse dotë ndodhte ashtu, edhe këto radhë me kujtime e refleksione nuk do të ishin shkruar dot.

QËMTIMI I SHPRESËS

Nëse brenda mureve të kampit dëshpërimi mbetej kolektiv, shenjat e pakta tëshpresës mbijetuan vetëm në pak profesionistë krenarë e të sigurt për talentet e tyre,që tërthorazi ngushëllonin edhe të tjerët, ata që të vetmen armë për mbijetesë e gjeninnë vullnetin e verbër për të vazhduar. Javët e para radha në dyert e zyrave të ndryshmetë Kryqit të Kuq dhe të Caritas-it zgjatej durueshëm korridoreve, teksa të ardhuritprisnin të regjistronin emrat, zanatet dhe kontaktet në listat përkatëse. Asnjë rezultatnuk u pa të vinte prej këtij katalogimi të mërzitshëm, edhe pse optimistët i mbajtënveshët ngritur për lajme të mira deri vonë. Më kujtohet, mes të njohurve të mi tëshumtë, një mekanik kryelartë pak paranojak nga Durrësi, të cilin ma prezantuan si metë shtatën , e që në konfidencë e me zë të ulët më shpjegoi se ndihej aq i zoti nëprofesion, sa nuk begeniste t i prishte duart me punë të rëndomta në ndërtim, ose nëauto-oficinat. Shoqatat bamirëse, nga ana e tyre, mbeteshin gjithnjë në kërkim të një

Fidanishtet e dhimbjes

Page 38: perpjekja_26-27

38Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

KONTAKT NGA AFËR*

Nga Ardian Vehbiu, Rando Devole

1. ZBARKIMI I SË PANJOHURËS

Në fillim të marsit 1991, një numër anijesh dolën nga portet kryesore tëShqipërisë në det të hapur. Pikënisja: ferri; ngarkesa: njerëz; pikëmbërritja: parajsa.Anijet linin pas një shkretëtirë materiale dhe shpirtërore të frikshme, për t iu afruar njëbote oazë, të zhytur në mirëqenie dhe lumturi. Ashtu nisi odiseja e shqiptarëve, qëmorën detin drejt brigjeve që kujtonin se, në mënyrën e tyre, i njihnin mirë; dhe me tëcilat ndiheshin të lidhur edhe me tradita historike dhe përjetime të vona mediash radio-televizive.

Natyrisht, nuk kishin si ta dinin se përtej detit i priste një shkretëtirë tjetër edhe pse jo mjerimi, por njohurish. Në fjalorin e imagjinatës kolektive të italianëve, zëritShqipëri i përgjigjej një zbrazëti e plotë, pasojë e hidhur e disa dhjetëvjeçarëve

harresë spontane, por edhe të kërkuar dhe të pësuar. Izolimi i plotë i Shqipërisë kishbërë të vetën, për ta zbehur imazhin e dikurshëm, me ngjyra të forta, të Shqipërisë përbrezin e vjetër të Montanelli-t e të Gramsci-t. Për të rinjtë dhe më pak të rinjtë në Itali,Shqipëria ishte vend i mbështjellë me mister; por një mister nga ata që zgjojnë kuriozitetjo këmbëngulës, por sipërfaqësor, jetëshkurtër. Për italianin e rrugës, Shqipëria nukkishte ndonjë kuptim tjetër përveç klishesë qarkulluese, se bijtë e shqipes ishinpopull i varfër por krenar, baritor dhe xheloz për liritë e veta. Kujtimet nga ai vendndoshta mbijetonin në rrëfimet e etërve dhe gjyshërve, për një luftë të pakuptueshmee që meritonte të harrohej.

Shqipëria shihej si degëzim atipik e pothuajse i tharë i trungut të LindjesKomuniste, nga ku Italisë i kërcënohej rreziku strategjik që prej gati gjysmë shekulli.Deti Adriatik, kjo Shkretëtirë tartarësh e ndërsjellët, edhe pse dikur i rrahur nga anijettregtare, tashmë ishte shndërruar në një kanal të ndarjes; i survejuar nga frëngjitë engrysura të bunkerëve prej anës shqiptare dhe nga mosbesimi, ndoshta i motivuar,prej anës tjetër.

* Ky shkrim është, në thelb, versioni i përkthyer me pak shkurtime dhe redaktime të lehta, i njëkapitulli të librit La Scoperta dell Albania (botuar nëItali nëvitin 1995, nga Edizioni Paoline,Milano), me autorë Ardian Vehbiu dhe Rando Devole, dhe që trajton përftimin e imazhit dhe tëmitit shqiptar në mediat italiane gjatëviteve 1990-1995. Shqipërimi është i Ardian Vehbiut.

Page 39: perpjekja_26-27

39Përpjekja

Pikërisht në horizontin që qarkonte këtë tokë të askujt, nisën të materializoheshinsiluetat e anijeve të mbushura me barbarë .

Efekti, i ngjashëm me goditjen e dhunshme, është shokues. Në krye ky efektmjaftohet me vizualitetin, distancues por aspak paqësor. Imazhet trazojnë deri edhethellësitë e vetëdijes, ndërsa fytyrat e dëshpëruara të refugjatëve alarmojnë tëpërditshmen. Italianët gjenden nën një breshëri ndjesish, përshoqërimesh, emocioneshdhe reagimesh nga më të ndryshmet. Janë kapur të papërgatitur, sepse shumica nukia kishin shtruar vetes problemet që lidhen me praninë e të mërguarve në shoqërinë etyre; në fakt, pak ishin ata italianë që ishin takuar me të tillë, përveçse rastësisht. [...]Askush nuk ia shtronte vetes çështjen si duhej të shprehej me të tjerët; madje më parëakoma, si duhej të paraqitej ai vetë brenda kësaj marrëdhënieje të re. 2

Ky farë kontakti nga afër mes dy popujve nuk kish ndodhur kurrë më parë nëkëto kushte dhe përmasa. Njerëzit duken të shqetësuar, por kureshtarë; të paralizuar,por solidarë. E njëjta gjë ndodh me mediat, të cilave u bie detyra e vështirë dhe mepërgjegjësi për të njohur publikun me shtrirjen dhe domethënien e ngjarjeve. Mediatshërbejnë tani si shqisat e amplifikuara të italianëve, me përjashtim të atyre pakindividëve që po hynin në kontakt të drejtpërdrejtë me shqiptarët e ardhur. Italianët dot i ndiqnin ngjarjet nëpërmjet televizionit, do t i zbulonin nëpërmjet faqeve të gazetave,do t i gjykonin së bashku me autorët e lajmeve, të komenteve dhe të opinioneve.

Solidariteti i italianëve me refugjatët prej Shqipërie të porsa-ardhur në portet ePuglia-s merr trajta spontane dhe pothuajse instinktive, me gjithë vështirësitë e mëdhae të panumërta. Ky solidaritet prekës përcillet edhe prej mediave. Corriere della serae 4 majit 1991 e titullon kështu një artikull për vështirësitë e mikpritjes së refugjatëvedhe solidaritetin e madh të banorëve të rajonit: Shqiptarët: Ikim prej tiranëve.Faleminderit Itali, ti nuk na e mbylle derën. Ky titull mjafton për të rrëfyer edhesolidaritetin e italianëve, edhe mirënjohjen e shqiptarëve, të cilët në atë kohë ishin tëbindur se kishin ikur nga atdheu i tyre ngaqë ishin refuzuar, simbolikisht, prej regjimitkomunist. Të njëjtat përshtypje ndesh në faqet e La Stampa të 6 marsit dhe 13 marsit1991, ndërsa në La Repubblica të 6 marsit 1991, një artikull me titullin Baticë refugjatëshnga Shqipëria kujton: Në anijen që mbërriti një natë më parë, një grua lindi një fëmijë,të cilën, së bashku me të shoqin, vendosën ta pagëzojnë me emrin Italia, për nder të çkaështë, për ta, toka e premtuar.

2. NJË PRECEDENT GATI I HARRUAR

Në të vërtetë, dyndja e shqiptarëve në mars të vitit 1991 kishte pasur njëprecedent në ikjen e korrikut të vitit 1990, të kërkuar me zell, ndoshta deri-diku tëorkestruar e gjithsesi të organizuar mirë nga Perëndimi; kur Italia ishte rreshtuar në vijëtë parë, përkrah Gjermanisë dhe Francës, për t u ofruar mikpritje refugjatëve të oborrevetë ambasadave në Tiranë. Në fakt, tragetet e vëna në dispozicion nga qeveria e Romës

2 Balbo, L., Manconi, L., I razzismi possibili, f. 33, Feltrinelli, 1990.

Kontakt nga afër

Page 40: perpjekja_26-27

40Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

bënë të mundur, pas negociatash të ethshme me regjimin Alia, çatdhesimin jo vetëm tëatyre 800 vetëve që kishin gjetur strehë në oborrin e Ambasadës Italiane në Tiranë, poredhe të mijëra shqiptarëve të tjerë, nga ambasada vendesh të tjera perëndimore, të cilëtvazhduan pastaj udhëtimin drejt destinimeve që kishin zgjedhur, gjetiu në Europë.Edhe atëbotë banorët dhe autoritetet lokale të Puglia-s u bënë të ikurve, me miratimine plotë të Romës, një pritje për t u mbajtur mend. Një ftesë specifike: refugjatët tëpriten sa më mirë [...]. Kryetari i bashkisë ka një propozim: të varim në port banderola tëmirëseardhjes (La Stampa, 12 korrik 1990). Thotë Giuseppe Mazzitello, në atë kohëprefekt i Brindisi-t: do t i presim krahëhapur, me mikpritjen që i karakterizon këto anë(Corriere della sera, 13 korrik). Ja dhe imazhet e gëzuara të mbërritjes: E para anije qëhyn në port, në orën nëntë, është Espresso Grecia . Nga kuverta përpara dhe ngaparapetet e anëve, 1002 refugjatë shqiptarë shpërthejnë në brohoritje entuziaste (LaStampa, 14 korrik). Po të duam të zbulojmë lidhje të vjetra historike dhe gjaku, do tëkujtohemi se sot e kësaj dite, në Italinë e Jugut, ka koloni shqiptarësh të vendosura atynë vitet 1400-1700, për t i shpëtuar Perandorisë Osmane. Kjo analogji historike,pothuajse e detyruar, i jep domethënie simbolike kësaj vale të re shpërnguljesh: Italiasi rrugë me dalje shpëtimi për njerëzit e shumëvuajtur të përtejdetit. Rrethuar ngaemocioni i përgjithshëm, solidariteti shndërrohet në garë: presidenti i Juntës Rajonaletë Calabria-s, Rosario Olivo, u bashkua me iniciativën e disa komunave kalabreze qëkanë lidhje të forta me Shqipërinë dhe që kanë shprehur dëshirën për të pranuarrefugjatë ; Tetëqind shqiptarë do të mbeten në vendin tonë; pas gjase, në Italinë eJugut, ku jetojnë më se 100 000 italianë me origjinë shqiptare (La Stampa, 12 korrik).Po ky entuziazëm, i ushqyer nga kujtimet e asaj shpërnguljeje të lumtur, shprehet edhenë solidaritetin e treguar në mars të vitit 1991: Nuk është rastësi që, në korrik të 1990-s, ishte Sicilia që pranoi grupin më të madh të shqiptarëve: 150 vetë. Në fakt, në atëishull, pesë shekuj më parë, refugjatë të ardhur nga Shqipëria me në krye heroin kombëtarSkënderbeun themeluan gjashtë katunde, mes të cilave edhe Contessa Entellina (IlTempo, 5 mars 1991)3.

3. PSE JEMI KAQ TË MIRË XHANËM?

Shumë shpejt, përshkrimi i skenave dhe pamjeve të solidaritetit ia la vendinanalizës së arsyeve për shprehjet e një mikpritjeje kaq zemërgjerë. Sipas Giorgio Bocca-s, qëndrimi i popullsive lokale shpjegohej pa vështirësi. Pasi vë në dukje ngjashmëritëmes italianëve dhe shqiptarëve, ai shprehet kështu, në La Repubblica të 10 marsit1991: ... Po mirë, xhanëm, këta [shqiptarët] pse vallë i pranuam kaq lehtë, pa ua vënëveshin ligjeve dhe normativave, ndërsa ata që na vijnë nga Afrika ose nga Bota e tretë,me ngjyrë tjetër të lëkurës, nga kultura të tjera e fe të tjera, duam t i numërojmë e t i

3Autori nuk duket se është informuar mirë. Ndoshta nga vetëdija për këto pasaktësi, Il Tempo dotë botojë vetëm pak ditë më vonë një artikull të mirinformuar për historinë e komunitetevearbëreshe në Itali.

Page 41: perpjekja_26-27

41Përpjekja

kontrollojmë? [...] Së pari, sepse ekziston një atdhe adriatik: njerëz që jetojnë si nënjërin breg ashtu edhe në tjetrin, e që kurrë nuk reshtën së ndieri bij të këtij deti; së dyti,sepse me këta njerëz të Adriatikut kemi afri... 4

Bocca shkon edhe më tej: Ta themi me sinqeritet, atëherë? Shqiptarët do tëintegrohen shumë më lehtë, sepse ngjajnë me ne, kanë të njëjtën histori me ne, duan poato gjëra që duam ne, dëshirojnë ato që dëshirojmë ne në vija të trasha, një shoqërilaike, tolerante, të hyrjes së lirë dhe të shpërndarjes së lirë... Shqiptarët nuk vijnë ngandonjë botë e huaj çfarëdo... Gazetari milanez përmend edhe disa arsye të tjera: NëShqipëri na çoi dikur fashizmi, ndërsa tani na bren dyshimi e na vret ndërgjegjja semos, po t i kishim lënë rehat, ndoshta do t ua kishim kursyer edhe lager-in stalinian;ose: duhet ta përgënjeshtrojmë këdo që thotë se humanizmi ynë filantropik nuk ështëveçse llomotitje televizive.

Një analizë e ngjashme vjen edhe nga Bianca Stancanelli (Panorama, 24 mars1991). Artikulli Po sikur të ishin zezakë? 5 ka si nëntitull: Politikanë dhe opinionistë,industrialistë dhe njerëz të zakonshëm: të gjithë janë gati të mbyllin një sy me ligjin dhet i mirëpresin. Autorja pastaj pyet: Por kjo ndodh vetëm ngaqë ata [refugjatët] flasinitalisht dhe kanë të njëjtën histori me ne? Dhe vazhdon: Oferta për punë, shtëpi,rroba, barna. Kërkesa për adoptim fëmijësh. Mikpritje për familje të tëra. Mbledhjendihmash të organizuara nga gazetat. Mbledhje ndihmash në televizion. Bamirësi efirmuar, që nga Fininvest-i i Silvio Berlusconi-t, te Giorgio Armani. Një valë ngashëryesekombëtare që nisi qëkur njëzet mijë shqiptarët e zbarkuar në Brindisi kishin mbetur tëbraktisur në bankinat e portit. Të rraskapitur e të uritur, të mbështjellë me plastmase përt u mbrojtur nga ngrica dhe shiu [...] Kjo garë gjigante solidariteti u përhap pastajanembanë Italisë. Në gazetat, opinionistë të çdo ngjyre përsëritën në kor: mirësevini,shqiptarë: ju duam shumë. Çfarë përdëllimi i përgjithshëm!

Lexuesi i artikullit ftohej pastaj të vizitonte, dashur pa dashur, një galeri tëçuditshme të diversitetit. (Në fakt, për shumë italianë përbënte problem, para së gjithash,tretshmëria e shqiptarëve në shoqërinë italiane; prandaj bëhej i nevojshëm kërkimi ingjashmërive, për të parë sa të pajtueshëm mes tyre ishin dy popujt dhe dy kulturat.)Lexojmë se një farë Maria Cristina Lenzini, 56 vjeç, arkitekte në Reggio Emilia, u kishteofruar ndihmë refugjatëve duke e përligjur këtë haptazi me këto fjalë: Nuk ështëndonjë heroizëm kushedi çfarë të bësh diçka për këta të shkretë, që tek e fundit flasinitalisht dhe mund të asimilohen lehtë, ndërsa një farë Ungaro, demokristian dhekryeplak, që prej dhjetë vjetësh, i katundit Trivigno, 980 banorë, në malet e Basilicata-

4Panorama (24 mars 1991) vëren: Giorgio Bocca, promovues i regjur i ëndrrës së një Italieshumë racore, e përshëndeti me ngashërim, në La Repubblica, mbërritjen e shqiptarëve5 Edhe Lieta Tornabuoni shtron njëpyetje të tillë ( Po të kishin qenë shqiptarët zezakë , LaStampa, 14 mars 1991): Hipotezë: po sikur të njëzet mijë të zbarkuarit në Puglia të kishin qenëzezakë? Çfarë do tëkishim bërë? Do të kishte pasur aq solidaritet privat, aq mobilizim të ushtrisë,aq emocion dhe mëshirë, mbledhje ndihmash, transmetime televizive live, autokritika dheiniciativa politike ndaj shqiptarëve?

Kontakt nga afër

Page 42: perpjekja_26-27

42Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

s, i paskësh shkruar prefektit të Potenza-s: Kemi nevojë për berber dhe për rrobaqepës;këpucar dhe disa muratorë. Nëse ka shqiptarë që duan të punojnë në këto zanate, na idërgoni. Trivigno po jep shpirt, por ata mund ta popullojnë sërish.

Sipas Claudio Martelli-t6, kjo ka të bëjë edhe me ngjyrën e lëkurës: Ka elementetë stërholluara e të kultivuara, në solidaritetin e atyre që përmendin afri, bashkëgjakësi,fqinjësi gjeografike; por ka edhe një parapëlqim të lëkurës së imigrantit të bardhë, ndajlëkurës së zeshkët të atij tjetrit. Refugjati nga Lindja nuk bie në sy, nuk dallohet, madjeabsorbohet më lehtë... Çfarë do të kish bërë, bie fjala, kryeplaku i Trivigno-s, sikur nëmolot e Brindisi-t të kishin zbarkuar jo biondët shqiptarë, por një turmë zezakësh?Ungaro nuk tingëllon shumë entuziast: Mua lëkurëzinjtë nuk më pëlqejnë shumë.Pastaj, këta [shqiptarët] flasin italisht... të njëjtën gjuhë me ne. Kemi edhe histori tëpërbashkët.

Në artikull citohet edhe një referim eksplicit ndaj historisë, prej Luigi Manconi-t: Mbi ngjarjet e tanishme peshon edhe një kompleks faji për çfarë i ka bërë ItaliaShqipërisë gjatë viteve të pushtimit fashist. Sipas Manconi-t, megjithatë, nuk mjaftonndjenja e fajit për të shpjeguar intensitetin e koreve mikpritëse: Edhe kur maskohetpas arsyetimesh komplekse e argumentesh të stërholluara, dallimi që bëhet mes jashtë-komunitarëve [...] ka të bëjë me diskriminimin në bazë të racës. Laura Balbo, deputetee së majtës të pavarur dhe sociologe, e analizon kështu dukurinë (Panorama, 24 mars1991): Sipas disa studimeve, çka njerëzit shohin si stereotip kërcënues tek imigrantëtlëkurëzinj, ka të bëjë me imazhin e mashkullit të rritur, pa familje. Përkundrazi, këta njerëzflokëverdhë, në moshë të re, këto familje të shëndetshme, me fëmijë, që zbarkuan prejanijeve, patën një efekt krejt tjetër në opinionin publik.

4. TURISTË NGA HALLI

Udhëtimi përmes detit i refugjatëve shqiptarë i kishte disa tipare të shëtitjesturistike. Ndryshonte thelbi, por analogjitë nuk mungonin: nisja me anije e tragete,drejt një bote të bukur dhe interesante, të panjohur dhe intriguese. Këtë imazh duketsikur e plotëson edhe një shkrim i Luca Goldoni-t, i cili propozon të shfrytëzohenfshatrat turistike për të sistemuar refugjatët (Corriere della sera, 10 mars 1991). Kjometamorfozë e çuditshme e shqiptarit, nga refugjat hallexhi në turist të shpenguar,ngjall reaksione të forta: Po të kenë ardhur si turistë, atëherë nuk paskan nevojë përasgjë, prandaj le të kthehen mbrapsht. Këtë ka parasysh Maria Antonietta Macchiocchi(Corriere della sera, 11 mars 1991), kur e quan Shqipërinë Kuvajti ynë dhe pyet: Sishpjegohet që disa komentatorë merren me këtë masë njerëzish të papërgjegjshëm, qëkanë ardhur të bëjnë qejf në Perëndimin mitik? Edhe Lorenzo Mondo (La Stampa, 9gusht 1991) tingëllon po aq i irrituar me këtë solidaritet të kotë : Edhe pse mund tëjenë kryesisht shenja meskiniteti, prapë nuk është vështirë t i kuptosh shqetësimet epushuesve italianë, të cilët u detyruan të zbresin nga tragetet në Sicilia dhe Sardegna,

6Nën kryeministër i Italisë për atë kohë.

Page 43: perpjekja_26-27

43Përpjekja

në mënyrë që tragetet të përdoreshin pastaj për të transportuar refugjatët.

5. FRIKË

Ndaj shqiptarëve të ardhur, italianët nuk ndienin vetëm solidaritet. Sipas njësondazhi të botuar më 14 mars 1991 nga Corriere della sera, 54% e italianëve ishin nëfavor të eksodit nga bregu përballë i Adriatikut, 6% nuk dinin ç të thoshin, ndërsa 40%ishin kundër. Ja si e shpjegonin këta të fundit pozicionin e tyre: 44% sepse nuk do tëgjejnë punë, 7% sepse nuk ka vend për të ardhurit, 20% sepse nuk do të gjejnë pasuritëqë kishin përfytyruar. Nga ana tjetër, ndjenjat ndaj refugjatëve përndaheshin si vijon:86% solidaritet, 78% pafuqi, 65% mëshirë, 40% turp, 35% frikë, 45% zemërim.7

Rezultatet e një sondazhi të tillë lypin interpretim. Pas gjithë gjasave, një sondazhgjatë dy ditëve të para të eksodit do të kishte prodhuar vlera më të larta solidariteti, mendonjë variacion në vlerat e tjera. E vërteta është se edhe publikut italian, edhe mediave,u mungonin kodet për t i lexuar dukuri të tilla. Pas pak kohësh, në mediat filloi tëkristalizohej një shqetësim i spikatur, i shoqëruar edhe nga forcimi i toneve alarmistike.Eksodi filloi të perceptohej si kërcënim serioz; madje refugjatëve shqiptarë nisën t ufaturojnë të gjitha problemet sociale ekzistuese. Pikërisht në atë kohë lindën versionete para, ende primitive, të mitit shqiptar në Itali; si elemente ende akoma të paformuardhe të pahomologuar, sepse ende në gjendje sporadike dhe kaotike; por gjithsesi tëgatshëm për t iu nënshtruar zgjedhës totalizuese të negativitetit që ushqen miti.

Kjo dukuri ishte disi e pazakontë, por jo e pashpjegueshme. Mediat panë teshqiptarët e ardhur pararendësit e një eksodi biblik më të madh dhe ende më kërcënues.La Repubblica e datës 8 mars 1991 hapet kështu: Një popull në ikje , ndërsa MiriamMafai i kushton dukurisë analizën me titull Italia, Italia , ku ndër të tjera vëren:Mbërritja e papritur e shqiptarëve na thotë diçka tepër alarmante: emigracioni së

shpejti mund të shndërrohet në një çështje që ka të bëjë jo vetëm me Veriun dhe Jugune Mesdheut, por edhe me raportet midis Lindjes dhe Perëndimit... . Rezultatet esondazhit të mësipërm do kishte interes t i krahasoje me rezultatet e një sondazhi tjetër,të kompanisë SWG (në bashkëpunim me La Repubblica) të kryer në gusht të po atijviti, gjatë eksodit të dytë të shqiptarëve (botuar në La Repubblica, 15 gusht 1991). Për

7Shih edhe Epoca të 20 marsit 1991, që boton shkrimin: Sondazh: çfarë mendojnë italianët përdramën shqiptare. [...] Keqardhje për refugjatët (34,5%), zemërim ndaj qeverisë shqiptare(28,6%). Këto janë ndjenjat mbizotëruese tëitalianëve ndaj dramës së shqiptarëve. E tregon një sondazh i kompanisëSWG Trieste, i kryer të premten 8 mars [1991] mbi njëkampion prej një

mijë vetësh, 52% gra, me moshë mbi 18 vjeç dhe që u përkasin tëgjitha kategorive. Megjithatë,pavarësisht nga mëshira dhe duke i lënë mënjanë ata që duan t i kthejnë mbrapsht të ardhurit(5,8%) ose, përkundrazi,që do t i kishin pranuar të gjithë(11,9%), e vërteta mbetet se italianët,për motive të ndryshme, i thonë jo hyrjes pa probleme. 34,3% janë për bllokim të kufijve dhedërgim ndihmash në Shqipëri; 20,6% janë dakord të pranohen vetëm ata të cilëve mund t ugarantohet një vend pune, 19,4% do t u bënin vend vetëm atyre më në hall. Një pjesë e tëintervistuarve, 19,7%, kryesisht banorë të rajoneve të verilindjes [italiane], të cilët kanë frikënga shqiptarët, meqë po na bëhen si shumë imigrantë .

Kontakt nga afër

Page 44: perpjekja_26-27

44Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

çdo 2 italianë në 3, shqiptarët ishin viktima jo pushtues , meritonin dhembshuri përçdo 3 në 4, por duhej dhe duhen kthyer mbrapsht në vendin e tyre . Vërejnë autorët:Risia në këtë tablo ka të bëjë me një proces të homologimit të opinioneve në Itali: me

përjashtim të disa objeksioneve nga e majta dhe nga shtresat me moshë më të re tëpopullsisë që priren drejt një hapjeje më të madhe, njerëzit duket se orientohen drejt tënjëjtave qëndrime: ky është uniformiteti i një Italie e cila kërkon që refugjatët të trajtohenme një grusht hekuri në dorezë kadifeje, ose dëbimin e qytetëruar të shqiptarëve; mefjalë të tjera, edhe zemër të pastër, edhe Itali të pastruar.

Parashikimet alarmante, që e paraqisnin Shqipërinë si majën e ajsbergut, ose sisimbol të rrezikut të imigracionit për Perëndimin, vetëm sa do të vinin duke u shtuar eshumëzuar. Në Corriere della sera të 7 marsit 1991, analisti Franco Venturini e quanteAdriatikun një det telashesh , dhe vërente: Në Shqipërinë pas Stalinit dhe Maos,rizbulimi i Islamit ushqen një dëshirë për liri e cila shfaqet me vonesë përkundrejthistorisë, dhe paralajmëron: Shqiptarët mund të jenë pararoja e mërgimeve shumëmë masive. Dhe Italia jo vetëm do të bëhet një tokë azilantësh më shumë se ç ështëtani, por edhe do të bjerë në kontakt me turbullira gjeopolitike impakti i të cilave sot nukmund të parashikohet, si dhe me një reaksion zinxhir potencial revoltash dheseparatizmash. Venturini u njeh edhe një meritë tjetër refugjatëve shqiptarë: Të ikuritnga Shqipëria kanë meritën që na kujtojnë, përditë e pavarësisht CNN-it, se detinAdriatik e kemi më afër se Gjirin Persik (ishin muajt e Luftës së Gjirit, një temë që imbizotëronte mediat perëndimore). Toni i paralajmërimeve të Venturini-t nuk lë hapësirëdyshimi: mbi Itali do të përplaset një kataklizëm me përmasa biblike.

Bie në sy ballafaqimi mes mitesh të kultivuara nga shoqëri që e përjetojnëhistorinë në përmasa të ndryshme, ndoshta të pabashkëmatshme. Në një kohë qëshoqëritë e varfra dhe të shtypura, si ajo shqiptare, kultivojnë mitin e ikjes drejt Europëssë Lirë, si të vetmin mjet shpëtimi, shoqëritë e mirëqenies dhe të lirisë kultivojnë mitine kataklizmit dhe të dyndjes barbare, i cili ushqehet nga ankthi i disfatës. Ndoshta përkëtë arsye, të dytat nisin të ndërtojnë barriera dhe mure për të ruajtur ishullin e tyre tëlumtur , edhe kundër atyre që barrierat dhe muret sapo i kanë shembur e kapërcyer nëvendin e tyre.

Në ditët e para të gushtit 1991, gjendja e jashtëzakonshme për shkak tërefugjatëve kthehet sërish në plan të parë: eksodi po përsëritet dhe anijet e mbushurame shqiptarë po u afrohen edhe një herë tjetër brigjeve të Puglia-s. Gazetat japinalarmin me tituj të kumbueshëm: Pushtimi shqiptar , Kthehen të dëshpëruarit edetit (La Repubblica, 8 gusht 1991), Shqiptarët, eksod biblik (Il Giornale, 9 gusht1991). Sikur të ndiqnin ndonjë skenar, përsëriten skenat apokaliptike , në një atmosferëhisterie kolektive , me imazhet halucinante të anijeve që shfaqen kudo e të çurgavenjerëzore që rrjedhin prej mureve të anijeve. Të sapoardhurit, me fytyra të drobitura,sy të përshkënditur nga lodhja dhe të pangrënit, flokë të gjatë e të shpupuritur, duketsikur janë arratisur nga ndonjë kamp përqendrimi. Pa e ditur se këtu do t i priste njëkamp tjetër [...]. Gjithë ditën e ditës, nën një diell të pamposhtur, ecin këmbëzbathur mbiasfaltin e zbutur nga zhegu [...] në kolona që të bëjnë të përfytyrosh një gjykim universaltë parakohshëm (Barbara Palombelli, La Repubblica, 9 gusht 1991). Një mjek shpjegon:

Page 45: perpjekja_26-27

45Përpjekja

janë skelete të gjalla, të plagosur, të dehidratuar, të uritur dhe jo vetëm për shkak tëudhëtimit dyditor... Të tillë njerëz kam parë vetëm në filmat për Vietnamin (LaRepubblica, 10 gusht 1991). Në krahasim me valën e parë, tani sheh më shumë gra, mëshumë fëmijë, madje familje të tëra. Parakalojnë këmbëzbathur dëshmitarët e një shoqërieqë po shpërbëhet: fshatarë, mësues, teknikë, ushtarakë, madje edhe kampionë sporti(Massimo Nava, Corriere della sera, 9 gusht 1991). Kronikat e të dërguarve të gazetavembushen me dhunë, përdhunime, të vjella, gjak, goditje thikash, plagë, të shtëna,djersë, fëmijë që lëngojnë; ka madje edhe një të vdekur në hambar të anijes , si për tëplotësuar kuadrin. Në Corriere della sera, Enzo Biagi flet për një mizëri ditëzinjsh mebrekë (12 gusht 1991).

6. SKENARË LUFTE

Pas momenteve fillestare të euforisë e të kuriozitetit ditët e para të marsit 1991,nuk vonoi të shfaqet sindroma e luftës dhe e sulmit armik, së bashku me frikëratshoqëruese. Guido Ruotolo (Il Manifesto, 7 mars 1991) e përshkruan kështu qytetin eBrindisi-t: Ndryshe nga Otranto-ja, qyteti është armiqësor, ka frikë nga pushtimi :Prandaj thirret për ndihmë, nga thellësitë e pavetëdijes kolektive, arketipi i turmësshkatërrimtare të barbarëve, ose edhe pamjet e përfytyruara të hordhive barbare tëmijëra e qindra vjetëve më parë. Megjithatë, duket se përshoqërimi i eksodit mehordhitë e lashta ishte më shumë formal (për shkak të pamjes së pistë, të shëmtuar e tëpakuptueshme të të ardhurve), sesa thelbësor.8 Në Otranto erdhën rreth një mijë[refugjatë] nga Vlora. Tamam histori e përsëritur. Pikërisht në atë qytet Mehmeti II kishmbledhur, në 1480, flotën e madhe që ia besoi pastaj Ahmed Xhedikut, për t i dhënëdetyrën e pushtimit të Otrantos. Por nuk janë turqit e rinj këta shqiptarë të kapitur e tëuritur për Perëndim, që bredhin të hutuar nëpër qytet (Antonio Maglio, në L Europeo,Dossier Albania , 12/22 mars).

Në faqen e dytë të La Repubblica të 8 marsit, Carlo Chianura, duke folur përBrindisi-n, vëren: Qyteti i sulmuar nga refugjatët shqiptarë tashmë është ndarëpërgjysmë midis indiferencës dhe frikës ose armiqësisë... Sa për solidaritetin social, ashija nuk duket t i ketë mbetur... Mëshira rrezikon të shndërrohet në predikim të mëshirës[...]. Pak nga pak, njerëzit kaptohen nga sindroma e sulmit . Çfarë po ndodh, në fakt,është një përshkallëzim i mirëfilltë emocionesh dhe frikërash, që shtjellohet paralelishtme lajmet gjithnjë e më dramatike nga televizioni. Chianura vëren edhe se banorët eBrindisi-t ende sundohen nga kurioziteti dhe përshkruan, me pak fjalë, shqiptarët që kaparë në port: ... të ulur galiç, të mbledhur kruspull, të thyer më dysh, të plasur përdhe,presin, bërtasin, skërmiten mes tyre, sokëllijnë.

Një tjetër i dërguar (Giancarlo Piraino, Corriere della sera, 5 mars 1991), pasi

8 Gjithsekush është barbar i tjetrit; mjafton, për këtë, të flasësh një gjuhë që tjetri nuk e njeh(dhe që i tingëllon si asgjë më tepër se gërvima zorrësh) , Todorov, T., La conquistadell America, Einaudi, 1992, f. 231; E quajmë barbar një njeri ndaj një tjetri, sepse të dytit iështë e huaj mënyra si flet i pari, ose si ia shqipton gjuhën. [...] Strabone, libri XIV (po aty).

Kontakt nga afër

Page 46: perpjekja_26-27

46Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

evokon sulmet e dikurshme të osmanëve, e lë veten të kapet prej panikut: Angështiavjen nga deti, si në motin e pushtimeve turke; për të vërejtur në vazhdim: ...ballafaqimime një botë të ndryshme, këtë herë paqësor, por gjithnjë shqetësues, krijon andralla.Jo dhe aq ngadalë, entuziazmi për të ndihmuar refugjatët shndërrohet në shqetësim tëthellë. Piraino rreket të interpretojë ndryshimet dhe ngjashmëritë mes dy kulturave, përtë qetësuar lexuesit dhe veten: myslimanët sykaltër (shqiptarët)... u kanë hyrë njerëzvenë zemër .

Armiqësinë që po merr trajtë në të tashmen e provojnë edhe thashethemet përrrezikun bakteriologjik, teksa në brigjet e Puglia-s zgjohen frikëra stërgjyshore përsëmundje dhe epidemi aziatike . Titujt e gazetave dhe të lajmeve televizive të atyreditëve (Corriere della sera, 8 mars 1991: Në Brindisi një eksod biblik, qyteti i vënë meshpatulla pas muri ; nëntitulli: Njerëzit u druhen epidemive dhe dhunës ) e nxitninedhe më tej shqetësimin publik, duke e pikturuar eksodin e shqiptarëve si vektor tëmundshëm mikrobesh katastrofike për qytetërimin italian. Kryebashkiaku i Brindisi-t, icituar nga Corriere della sera e 11 marsit 1991: duhet ta dezinfektojmë krejt qytetin.La Repubblica e 9 marsit: Qyteti po organizohet, por ka frikë, ndërsa Carlo Chianuravëren se në Brindisi ka marrë fund tashmë periudha e kureshtjes për ikjen e madhe tëshqiptarëve, duke përmendur, në vijim, edhe gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësoretë krijuar. Tonet alarmiste thellohen edhe më në faqen e parë të La Stampa (8 mars1991): Sulmi i dëshpëruar ndaj Italisë... Në Puglia anijet shpërthejnë pengesat, betejëme policinë: gjendje e jashtëzakonshme. Në po atë gazetë, alarmi për epideminë trajtakonkrete dhe kërcënuese: (10 mars 1991) Alarm në spitalet: ka zgjebe, rrezik epidemish.

Sindroma e luftës nxjerr krye edhe në faqet e Il Tempo: më 9 mars 1991, në faqetë parë, gazeta hedh titullin: Shqiptarët në mësymje, ndërsa në faqen 2, StefanoCecchi shkruan: Brindisi, nga solidariteti në frikë. Mes radhëve të reportazhit,depërton një atmosferë prej lazareti manzonian: Të paktën 20% [e refugjatëve] kanëzgjebe, denoncoi dje në mëngjes kryebashkiaku Marchionna, duke lëshuar SOS-në...Dje komuna kontraktoi një kompani private për të mbledhur dhe djegur rrobat e palaraqë ishin braktisur prej refugjatëve në cepat e rrugëve. Një koment në fund të faqespërshkruan si kishte ndodhur sulmi ndaj qytetit, natën: U thyen vitrinat e disadyqaneve, forcat e rendit praktikisht të pafuqishme.

Një ditë më pas, kjo gazetë e Romës, nëpërmjet fjalëve të Umberto Marchesini-t, jep një përshkrim shterues të gjendjes higjienike të shqiptarëve: U janë vërsulurkazanëve të plehrave. Alarm i mjekëve: ka rrezik real epidemish [...]. Refugjatët kanëmorra, qere dhe zgjebe, ndoshta edhe tuberkuloz dhe poliomielit.

Tingëllojnë të arsyeshme vërejtjet e Colafato-s, sipas të cilit ankthi social qëlidhet me përhapjen e vartësisë ndaj drogave dhe sëmundjeve infektive, si dhe ankthiqë lidhet nga mikro-dhuna ndaj personit dhe pronës (grabitje, vjedhje xhepash, vjedhjeshtëpish) kërkojnë në mënyrë që të mos qelbëzohen identifikimin e një fajtori, tëvërtetë ose të supozuar; duke nxjerrë në dukje një tipar dallues (somatik dhe/osekulturor) që jo vetëm bën të mundur njohjen e menjëhershme, por edhe distancimin emenjëhershëm. 9

9Colafato M. Note sul pregiudizio negli USA. Simmetrie, reciprocità, ricorrenze në Sociologia

Page 47: perpjekja_26-27

47Përpjekja

Në fakt, në krye shqiptarët u përshkruan si viktima, të një fati mizor dhe çnjerëzor,çka ngjalli ndjenja dhe emocione të natyrshme në kësi rastesh; të tilla si solidariteti,mirëkuptimi, mëshira e kështu me radhë, ndërsa më pas10, kur numri i refugjatëve erdhiduke u shtuar, së bashku me probleme të bashkëlidhura të kontaktit, të mbipopullimitetj., këta filluan të perceptohen si fajtorë, meqë paskëshin sjellë me vete epidemi, kaos,çrregullime, etj. Madje vetë roli i eksodit në zgjimin e vetëdijes qytetare e cila priret tëpërgjumet për shkak të mirëqenies rutinë mund të merret si faj.

Në gusht 1991 gjendja shëndetësore nisi të pikturohej me ngjyra edhe më tëerrëta e me tone edhe më apokaliptike. Edhe një herë, mbërritja e turmave në Bari ngritinga varri mitin stërgjyshor të Tjetrit si sjellës sëmundjesh. Në të vërtetë, këtë radhërefugjatët shqiptarë e panë veten në rrethana shëndetësore shumë të rënda: ugrumbulluan me forcë në një stadium, për t u lënë atje të kequshqyer, pa ujë e pashërbime sanitare, nën diellin djegës të verës mesdhetare. Megjithatë, miti nuk u mjaftuame aq. Sëmundjen mediat italiane nisën ta shohin si ndonjë cilësi intrinseke tërefugjatëve, deri në atë shkallë sa pasojat e udhëtimit në kushte çnjerëzore në hambarëte anijeve dhe të trajtimit më pas në tokën italiane u interpretuan si shenja të qartazakonesh higjienike të këqija. Buletinet mjekësore flasin... për raste të shumta zgjebeje,infeksionesh të lëkurës, gastroenteriti dhe krizash të abstinencës ngatoksikodipendentët (Il Giornale, 11 gusht 1991). Një mjek që inspekton anijen Vlorakonstaton me dhjetëra hemorragji që u detyrohen dështimeve spontane (LaRepubblica, 9 gusht), ndërsa forcat e rendit flasin për sëmundje të shqiptarëve, qënuk ua zë dot emrin në gojë ( La Repubblica, 10 gusht).

Sipas Fiamma Nierenstein, në një qytetërim të përparuar si ai italian, frika ndajsëmundjeve ka marrë aspekte fobike, të cilat shpjegohen vetëm me paaftësinë për tëpërballuar fizikisht, me anë të trupit, praninë e gjithçkaje konfliktuale. Në thelb, sëmundjapërfaqëson edhe një formë anormale të komunikimit social: është një mesazh që përcilletpavarësisht nga vullneti për ta komunikuar (në kuptimin që epidemia është një llojdiktature e komunikimit: çfarë është e imja mund të jetë e jotja, madje do të jetë e jotja,pavarësisht nëse ti e do apo jo.) Në pamundësi për ta vendosur komunikimin në niveltë pranueshëm komunikimin me të ardhurit rishtas, popullata lokale u ndie e ekspozuarndaj rrezikut të një komunikimi primitiv në nivel trupor, edhe nëpërmjet shkëmbimit të

10 Në të vërtetë, dyshimet e mëdha kishin nisur që në krye. Panorama e 24 marsit 1991 shkruan:[...] Zemërgjerësi. Por me masë, sipas sondazheve të para.[...] për të cituar pastaj Martelli-n,

ideator i ligjit për imigrimin dhe nën-kryeministër i Italisë në atë kohë, teksa ky, me një buzëqeshje skeptike në fytyrë, deklaron: T i shohim ndjenjat e mira, kur të fillojmë të dërgojmë refugjatë në Iesolo ose në Milano! Shpesh ky solidaritet nuk është veçse jetëshkurtër dhe ,

konsumohet para televizorit, midis një darke të bollshme dhe ndjenjës së fajit për mirëqenien. Zakonisht, një ndjenjë e tillë faji konsumohet e tëra gjatë tretjes së ushqimit. Më në fund,

gazetarja Bianca Sancanelli pyet: Pas buzëqeshjeve dhe ftesave për të luajtur futboll në fushat ePuglia-s, pas dhuratave të lodrave dhe të qëndrimeve gratis në hotele, kur do të vijë momenti izhgënjimit për të njëzet mijët?

e ricerca sociale, nuova serie, 29, 1989, f. 165.

Kontakt nga afër

Page 48: perpjekja_26-27

48Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

florës bakteriale. Të mbyllur në stadium, shqiptarët arrinin, gjithsesi, t ia dërgoninbotës një mesazh të tyrin të drejtpërdrejtë, me natyrë olfaktive: Kurrë mos iu afronistadiumit në drejtim të kundërt me erën. Dalin që andej duhma kutërbuese, si të kishtebrenda kërma të qelbura. (Beppe Gualazzino, Il Giornale 14 gusht 1991). Veç kësaj,shumë lehtë mund të kalohet nga frika ndaj sëmundjeve në frikën ndaj ndotjes jovetëm nga mikrobet, por edhe nga modele sociale dhe të sjelljes që mund të vënë nërrezik baraspeshën sociale, mbi të cilën themelohet identiteti i qytetarit perëndimor.

Por le të kthehemi në ditët e eksodit të parë, të marsit 1991. Teksa histeriamasive i kishte fituar tashmë të gjitha betejat, disa opinionistë të mediave italianeguxuan të dalin kundër rrymës edhe pse pakkush ua vinte veshin. Sipas këtyremendjeve të kthjellëta, nuk kishte kuptim t i fajësoje shqiptarët për çka këta nuk ekishin bërë, as mund ta kishin bërë. Opinionistët në fjalë sulmuan ashpër alarmizmin epashkak të mediave, nëpërmjet arsyetimesh ndonjëherë të natyrshme, ndonjëherëtjetër provokuese. Giuliano Zincone ( Mami, shqiptarët! , 8 mars 1991, Corriere dellasera) shkruan: Italia e pasur... dridhet përballë këtij zbarkimi modest të ish-nënshtetasvetë vet shqiptarë, që (pjesërisht) flasin ende gjuhën tonë dhe që na nderojnë duke epranuar supremacinë tonë kulturore dhe ekonomike [...]. Frika jonë egoiste përballë tëashtuquajturit kërcënim nga pak mijëra refugjatë nuk është veçse frikë burracakësh.

Ato ditë diskutohej shpesh edhe për statusin e refugjatëve shqiptarë në truallinitalian. Teksa polemikat harliseshin krah për krah frikës, Franco Venturini vërente: Simund t ua refuzojë Italia këtë të vërtetë historike elementare [statusin e refugjatitpolitik, A.V.] pikërisht shqiptarëve, që janë viktimat e fortesës së fundit staliniste nëEuropë? (Corriere della sera, 9 mars 1991).

Drejtori i La Repubblica Eugenio Scalfari, në editorialin Turpi ynë të 9 marsit1991, vëren: Edhe fshatarët e Sicilia-s, Napoli-t, Calabria-s ëndërronin Amerikën 100vjet më parë [...] Para se të vendosim që t i kthejmë mbrapsht [shqiptarët], duhet t iushqejmë, t i strehojmë, të kujdesemi për ta, t i ngremë në këmbë. Përndryshe, më mirëtë hiqemi nga lista e vendeve të qytetëruara.

Një tjetër editorialist, Mario Deaglio, (La Stampa, 8 mars 1991) në analizën metitull Ndihma, jo lëmoshë , shkruan: Për Italinë e 1991-shit, Shqipëria mund të luajërol të ngjashëm me atë të Gjermanisë Lindore për Gjermaninë Perëndimore, duke vënënë dukje se për çdo gjermanolindor ka katër gjermanoperëndimorë, ndërsa për çdoshqiptar ka njëzet italianë, dhe duke pohuar se na bashkojnë dhjetëvjeçarë historietë përbashkët me popullin shqiptar.

Enzo Bettizza, në La Stampa të 9 marsit 1991, reagon ndoshta me pak ironi: Sitë sillemi përballë flamës shqiptare, që mbërrin me këto anije kozmike fantazmë, qëduken sikur i kanë mbijetuar ndonjë kataklizmi hënor? Para së gjithash, duke iu shmangurvetë termit flamë , që ka zënë rrënjë në deklaratat sa dinake aq edhe të papërgjegjshmetë qeverisë italiane [...]. Gjithë Shqipëria, ndoshta me përjashtim të vejushës Hoxha endonjë nipi të tij, është një komb refugjat, një komb që kërkon strehim dhe shpëtimpolitik nga ferri i gjysmë shekulli histori... për të vazhduar më tej: Një milionjashtëkomunitarësh me ngjyrë, ose një e treta e krejt popullsisë së Shqipërisë, jetontashmë në Itali. Mos më vini tash të më thoni se pak mijëra europianë të pafat, ish-

Page 49: perpjekja_26-27

49Përpjekja

nënshtetas ose bij ish-nënshtetasish italianë, do të luajnë rolin e fijes së kashtës që iatheu kurrizin devesë. Italia aq e varfër e vitit 1946 arriti të presë e të strehojë... istrianëtose dalmatët [...]. Italia e majmur e ditëve të sotme duhet të jetë në gjendje të bëjë tënjëjtën gjë... . Dacia Maraini (Panorama, 24 mars) përmend ngjashmëritë meemigracionin italian drejt Amerikës: Një gjë e tillë nuk ishte parë kurrë: është katastrofë,është eksod biblik. Po të gjykosh nga fotot e vjetra, ashtu duhet të ketë qenë edhe kurarrinin, në Shtetet e Bashkuara, anijet e mbushura dingas me sicilianë, kalabrezë e tëtjerë gjynahqarë... .

Në 8 mars 1991, Franco Cangini shkruan në Il Tempo: Qeveria nuk ka faj, por letë pranojmë edhe ne sa keq e ndiejmë veten para zhgënjimit që shohim në ato fytyra, aqtë ngjashme me tonat. Shqipëria është vend i vogël, me më pak se tre milion banorë, ikatandisur si mos më keq nga një diktaturë komuniste sa e pashpirt, aq edhe e pazonja,trashëgimtarët e së cilës janë ende në pushtet. Vallë mund të mohohet domethëniapolitike e kësaj ikjeje masive drejt brigjeve tona? Shqipërinë dhe Italinë i bashkojnëtetëdhjetë kilometra det dhe një histori e gjatë e përbashkët, para parantezës komuniste.Këta refugjatë në moshë të re kanë mësuar gjuhën tonë dhe e kanë krijuar një ide përItalinë duke ndjekur transmetimet e RAI-t dhe duke dëgjuar rrëfimet e prindërve tëtyre.

Kështu shkruanin penat e të urtëve, por pa mundur ta ndalnin panikun ekatalizuar prej vetë mediave.11

7. NJË STADIUM PËR EUROPËN

Kur shqiptarët nisën dyndjen e dytë drejt Italisë në gusht të vitit 1991, u dukqartë se autoritetet italiane u kapën sërish të papërgatitur nga vala e re e refugjatëve.Pas një vendimi që më pas u kritikua rëndë, mijëra të ikur u çuan ( deportuan ishtetermi i përdorur nga të dërguarit e mediave) në stadiumin e vjetër të Barit, në pritje tëpërfundimit të procedurave të riatdhesimit. Afrimi i stadiumit me kampin e përqendrimitnuk shmanget dot; në komentet e hidhura të gazetave nxjerr krye shpesh krahasimi mengjarjet në Kilin e Pinochet-it; ndonjë tjetër kujton stadiumin Roland Garros nëParis, i cili u përdor në mënyrë të ngjashme nga nazistët gjatë Luftës II Botërore. Çfarëndodhi pastaj në stadium ka mbetur, në disa aspekte, mister sot e kësaj dite. Të braktisurnën diellin përzhitës të gushtit, pa shërbime sanitare, pa ujë (me përjashtim të çka uvinte prej zorrëve të zjarrfikësve), të ushqyer prej helikopterëve dhe të ftuar, pa pushim,nëpërmjet megafonave të policisë, që t u dorëzoheshin autoriteteve për t u kthyerpastaj në atdhe, refugjatët prej Shqipërie nisin një luftë prej të dëshpëruarish që tëmbeten në Itali. Titujt e gazetave flasin qartë: Revoltë në stadiumin kamp përqendrimi ,Beteja e Bari-t (La Repubblica, 9 gusht). Shkruan Barbara Po alombelli: Zanati i të

11Titulli në faqen 3 të La Stampa, (9 mars 1991) paralajmëron: Tmerre në qytetin e pushtuarprej shqiptarëve. Të ardhurit kërkojnë ushqime në plehrat, shumë fëmijë sëmuren . Më pasvazhdohet me një kronikë të natës së të mallkuarve dhe radhëve të gjata për një copë bukë .

Kontakt nga afër

Page 50: perpjekja_26-27

50Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

jetuarit për më shumë se 12 000 shqiptarë [...] nuk përshkruhet dot. Kush thyen këmbënduke kapërcyer murin, kush fut një shtizë çorapesh në vaginë, pritet me thikë që tëpërgjaket aq sa të mundet [...]; kush tjetër nuk i përmend fëmijët që kanë humburvetëdijen nga etja, por parapëlqen t i lërë ashtu me orë të tëra. Massimo Nava, nëCorriere della sera, 9 gusht: Europa pa mure dhe pa kufij do ta kujtojë gjithnjëndëshkimin e pafund të këtij kampi përqendrimi. Nga ekranet e TV-së, Italia teksapërgatitet për pushimet verore ndjek imazhe vuajtjesh të llahtarshme, aq sa e ka tëvështirë të besojë se gjithë kjo është duke ndodhur pikërisht këtu. Në një editorial metitull Surpriza e hidhur nga Tirana (La Stampa, 9 gusht 1991) Lorenzo Mondo vëren:Do të na mbeten për shumë kohë në mendje imazhet e fundit të dramës shqiptare. [...]

Stadiumi i shndërruar në kafaz, ku mijëra vetë kërkojnë nën diellin përvëlues një shisheujë teksa përgatitin arratisjen e dëshpëruar nëpër rrugët e Barit, skandalisht të tendosurmidis pafajësisë dhe arrogancës... Janë ngjarje që ngjallin mëshirë, frikë dhe zemërim.Pas vuajtjes, ia beh dhuna: po pse vallë? Një dyshim endet në mendjet e forcave tërendit: refugjatët janë, në masë të madhe, ish të burgosur (La Repubblica, 9 gusht).Ndërsa Corriere della sera i 10 gushtit: të katandisur si bishat në kafaz, refugjatëtjanë të frikshëm. Janë vandalë të xhindosur. Ndërkohë, pas dy-tre ditësh me traktativaqë nuk çuan gjëkundi, gjendja bëhet vërtet kritike. Bërthama e fortë e të mbyllurve nëstadium përgatiten për një luftë pozicioni me këdo që do të orvatet t i nxjerrë ngastrofka ku janë futur. Po cilët janë këta të paepur, të cilët nuk ngurrojnë t i shpallin luftëpo atij shteti, të cilit vetëm pak ditë më parë i kishin trokitur në derë? La Repubblica, 14gusht (titull në f. 2): Tridhjetë gangsterë nga Tirana janë në krye të revoltës; nuk janëtë gjithë kriminelë, madje mes tyre do të ketë edhe agjentë të Sigurimit. Pastaj vazhdon:Mes të paepurve, bëjnë ligjin dy skuadra të organizuara mirë: njëra nga Durrësi dhe

tjetra, më e organizuara e më e fuqishmja, e përbërë nga 30 djelmosha që vijnë të gjithënga e njëjta lagje e Tiranës: Rruga Bardhyl. Diçka e ngjashme me një bandë huliganësh,një nga të shumtat që u formuan befasisht, në hapësirën midis shembjes së diktaturësdhe lindjes së ndrojtur të demokracisë. Il Giornale e 11 gushtit parapëlqen një hipotezëtjetër: Shqipëria thuhet në rrugët e Barit na ka dhuruar të droguarit, të marrët, tëpapërshtaturit. E bukura është se, për t i marrë mbrapsht, kërkon edhe të shpërblehet(Gianni Bucci). Më arsyetuese tingëllon Il Giornale e 15 gushtit: Italianët gabuan kurvendosën të mbyllin një lukuni të egër njerëzish të dëshpëruar në stadium, duke etransformuar këtë, faktikisht, në një kamp përqendrimi kryengritës. Shqiptarët, nga anae tyre, gabuan kur erdhën të kërkojnë mikpritje me leva, thika, armë zjarri; dukeshkatërruar dhe vënë zjarre; duke sulmuar, si buaj të çmeritur, forcat tona të rendit, tëduruara më tepër se ç duhej. Vëzhguesve të tjerë nuk u shpëtojnë detaje të dorës sëdytë. Sipas Beppe Gualazzini-t, të Il Giornale, mes shqiptarëve të mbyllur në stadiumka pllakatistë të zotët dhe kaligrafistë ( ITALIA, AIUTACI ), përkthyes të zotët ,intendentë të zotët (kanë hequr mënjanë rreth 10 000 racione, për t i bërë ballë

rrethimit) , ekspertë të gueriljes , kapo që dinë të negociojnë me diplomaci të rrallë ,madje edhe tipa që janë në gjendje të përballojnë intervista të gjata në gjermanisht menjë televizion të atyre anëve (14 gusht). Enigma vjen e thellohet edhe më, kur policiae pushton me dredhi fortesën stadium: Deri dje, autoritetet i përshkruanin si bërthamë

Page 51: perpjekja_26-27

51Përpjekja

të fortë të përbërë nga gangsterë dhe delinkuentë të zakonshëm; por tani u zbulua sepjesa më e madhe e tyre janë familje, me gra dhe fëmijë (Il Giornale, 15 gusht). Ja edhetrofetë që iu kapën ekspertëve të gueriljes, pas zbrazjes përfundimtare të stadiumit: (LaStampa, 13 gusht 1991): pistoleta: 13, kallashnikov: 1, pushkë: 1, mushqetë: 1, thika:16, sasi të mëdha municionesh .

Problemi mund të shtrohet kështu: pse ndodhi gjithë kjo dhunë e kotë nëstadiumin e Barit? Mos ishte vetëm një shpërthim zemërimi, pas ikjes së vështirë dheplot sakrifica; ose një reagim i shpërpjesëtuar ndaj zhgënjimit dhe braktisjes? Apo mosishte një dhunë e importuar nga Shqipëria, nëpërmjet gangsterëve të Rrugës Bardhyldhe ish të burgosurve ordinerë; ose, më keq akoma, e provokuar nga agjentët e policisësekrete të diktaturës?

Teza e dytë, pas gjase, fitoi ndaj së parës dhe mbijetoi në trajtat e mitit, meqëfshihte në vetvete justifikimin për gjithçka të turpshme në Bari; dhe u mirëprit mepsherëtima lehtësimi prej të gjithë atyre që ishin ndier në faj për çka kishte ndodhur.Dhunën institucionale ndaj kujt kishte kërkuar mikpritje në Itali dhe bindjen se nga ajosituatë nuk mund të dilej veçse me vendosmërinë e forcës bruto (e cila nuk veproi dotndaj dredhisë levantine të mashtrimit) publiku italian e interpretoi, kështu, si përgjigje(sado të dhimbshme) ndaj dhunës së natyrshme që sollën me vete turmat e shqiptarëve.

8. TË JESH APO TË MOS JESH TURMË?

Ka të ngjarë, megjithatë, që dhuna e refugjatëve ndaj policisë dhe e refugjatëvendaj njëri-tjetrit t i ketë pasur rrënjët në situatën e krijuar në Itali pas zbarkimit. Turmae shqiptarëve nuk ekzistonte, si e tillë, në Shqipëri; ajo lindi në rrugët e Durrësit e tëVlorës, e koaguluar rreth idesë së ikjes dhe shpresës për një jetë më të mirë përtej detit.Anijet ishin djepi i saj dhe zbarkimi në Bari duhej të shërbente, normalisht, si sinjal përshpërndarjen e saj në mijëra individë, të cilët do të vijonin pastaj udhëtimin e tyreëndërror, secili në rrugën e vet, në tokën e re. Por nuk ndodhi kështu. Të detyruara nganevoja për të ruajtur ligjin, autoritetet italiane bënë të pamundurën për t ia ruajturturmës shqiptare të paprekura

kushtet për të mbijetuar: duke i imponuar gardhe dhebarriera dhe, për më tepër, duke bërë që shqiptarët të ndiheshin të kërcënuar, të gjithësë bashku, nga i njëjti rrezik. E mbyllur në stadium, e shkëputur forcërisht nga bota, equllur me zorrë zjarrfikësish dhe e ushqyer nga qielli, turma filloi të shprehej me gjuhëne vet specifike, duke rënë pre e emotivitetit të vet primitiv e duke kërkuar të shkatërrojëgjithçka i dilte përpara për t ia prerë hovin instinktiv. Sa më shumë që zgjatej kjogjendje, aq më shumë kohë i jepej turmës për t u organizuar, për të krijuar një hierarki tëbrendshme, për të fituar një vetëdije sado rudimentare, por gjithsesi të dhunshme.12

12Dukuri të ngjashme kishin ndodhur edhe me të ardhurit e marsit, të sistemuar në një dyzinë kampesh për refugjatë dhe të lënë, për muaj me radhë, në kushte të mbipopullimit. Si zgjidhje,

kampet e refugjatëve nuk duket t u kenë pëlqyer shumë shqiptarëve. Frika e tyre është se ashtudo të humbin çdo kontakt me realitetin lokal dhe me mundësinë për të ndërhyrë personalisht në të ardhmen e tyre ( Il Messaggero , 5 mars 1991). Kronika e ditëve të tyre në kampet është

, në fakt, e pasur me episode dhune të përgjakshme, mes tyre por edhe kundër forcave që

Kontakt nga afër

Page 52: perpjekja_26-27

52Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Gjëja më domethënëse që vihet re në një turmë psikologjike është kjo: pavarësisht seçfarë janë individët që e përbëjnë, pavarësisht sa ngjajnë mes tyre nga jeta që çojnë,punët me të cilat merren, karakteri i tyre ose inteligjenca, vetë fakti që janë shndërruarnë turmë u jep një lloj shpirti kolektiv. Ky i bën të ndiejnë, të mendojnë e të veprojnë nëmënyrë absolutisht të ndryshme nga si do të ndiente, do të mendonte ose do tëvepronte secili prej tyre veçmas [...] Tiparet e fituara individuale dhe personalitetikarakteristik i secilit zhduken. Trashëgimia e pavetëdijshme e racës del në plan të parë,heterogjenia shkrihet në homogjenen [...] Me fjalë të tjera, asgjësim i personalitetit tëvetëdijshëm; mbizotërim i personalitetit të pavetëdijshëm; orientim i përbashkët,nëpërmjet sugjestionit dhe ngjitjes, i ndjenjave dhe i mendimeve; prirje për t i shndërruarmenjëherë idetë e sugjeruara në veprim; këto janë karakteristikat themelore të njëindividi që është pjesë e turmës. 13

Një shpjegim të dytë, pjesërisht të ndryshëm, por gjithnjë të natyrës sëpërgjithshme, të dhunës së manifestuar nga refugjatët shqiptarë na e jep proksemika.14

Në fakt, studime eksperimentale të kryera me kafshë kanë vënë në dukje se, krahasmbipopullimit, rritet edhe niveli i stresit fiziologjik dhe psikologjik, dhe kafshë qëpërndryshe janë tepër paqësore priren të bëhen gjithnjë e më të dhunshme. Nga kjopikëpamje, në stadiumin e Barit u krijuan kushtet për çka Hall, themelues i proksemikës,e quan gjirizi i sjelljes , sipas përkufizimit që i ka dhënë Calhoun, autori i eksperimenteve:kjo është një situatë mbipopullimi që çon në paroksizëm të të gjitha elementevepatologjike të cilat mund të jenë të pranishme në grup, duke ndërprerë funksionesociale të rëndësishme e duke çuar drejt çorganizimit. Fiamma Nierenstein, në Ilrazzista democratico, e ka zbatuar me sukses konceptin e gjirizit për të përshkruardisa situata sociale në të cilat janë ndodhur të huajt me ngjyrë në Itali dhe në ShBA.15

Turma shqiptare, për të cilën nuk u la gjë pa thënë, u nis në të vërtetë si grup

administronin kampet (ushtria, karabinierët, Kryqi i Kuq, etj.). Tipike, në këtë kontekst, është protesta e të strehuarve në kampin e Cagnano Varano, të cilët, të pakënaqur me gjendjen e tyre,

shpallën një grevë urie dhe u paraqitën autoriteteve një peticion me kërkesat e mëposhtme: (1)të transferoheshin në një qytet, meqë vendi ku i mbanin i bënte të ndiheshin të mënjanuar; (2)statusin e refugjatit politik; (3) një shpërblim (dietë) të përditshëm; (4) përmirësimin e jetës në kamp (TV dhe gazeta) (nga Il Tempo, 20 mars 1991). Shumë herë, refugjatët u braktisën në fatet e veta, me të vetmen garanci të një pjate me ushqim të ngrohtë në mensë dhe një çadër pë

r të fjetur, por pa asnjë perspektivë për t u sistemuar diku me punë; prandaj përfunduan pavonesë në duart e kriminalitetit lokal; meqë mafiet e ndryshme u treguan tepër aktive për të rekrutuar, mes tyre, krahë pune me kosto të ulët. Zhvillime të tilla, që në atë kohë u denoncuan

nga shumë gazeta, sot janë harruar krejt, edhe pse e ruajnë vlerën shpjeguese, sado të pjesshme,për kriminalitetin relativisht të lartë për të cilin do të akuzoheshin imigrantët shqiptarë në Itali më pas.

13Freud, S. Psicologia collettiva e analisi dell Io, në Psicoanalisi della società moderna, NewtonCompton Editori, 1970, ff. 127-136. Në këtë pasazh, Freud-i citon kryesisht nga vepraPsicologia delle folle, e Gustave Le Bon.14Shih për këtë Hall, E., La dimensione nascosta, Valentino Bompiani, 1968, sidomos ff. 35-56.15Nirenstein, Fiamma, Il razzista democratico, Arnoldo Mondadori Editore, saggi Oscar, 1992.

Page 53: perpjekja_26-27

53Përpjekja

rastësor njerëzish të cilët kishin mes tyre të përbashkët vetëm të qenët shqiptar dhedëshirën për të ikur. Në anijet, gjatë kalimit të detit, nuk kishte hierarki të kristalizuaradhe mund të supozohet se, për shkak të mbingarkesës me udhëtarë, marrëdhëniet mesnjerëzve mbaheshin në minimumin e nevojshëm. Dihet se, në raste të tilla, vetëdija e tëqenit pjesë e një grupi rritet në atë masë që grupi gjendet përballë një pengese çfarëdo;me fjalë të tjera, grupi kompaktësohet nëpërmjet eksperiencash disforike. Refugjatët embajtën një organizim të brendshëm minimal sa kohë që projekti i ikjes mbetej irealizueshëm; përbënin grup sa kohë që ishin në udhëtim e sipër. Që nga momenti kurikja u rrëgjua në qëndrim të detyruar, plot parandjenja të këqija, një tjetër lloj grupi upërftua: ai i kafshëve në kafaz. Pikërisht këtu filloi të shfaqej dhuna, si reagim ndajmbylljes së imponuar. Në kërkim të një modus vivendi, grupi i tregoi të gjitha pikat eveta të dobëta meqë ishte gjithnjë një grup anormal, me shumë meshkuj në moshë tëre, pak femra dhe pak familje. Ashtu lindi edhe konkurrenca për të zënë vendet në kryetë hierarkive që po kristalizoheshin. Dhuna e brendshme, mes refugjatëve, mund tëshpjegohet, me fjalë të tjera, si orvatje e vetvetishme për t i dhënë formë një grupi të ri.Turma e gardhuar në stadium përbëhej nga elemente heterogjene: shqiptarë vërtet, pornga krahina, profesione dhe tradita të ndryshme; një Shqipëri në miniaturë, që i ruantemadje i amplifikonte të gjitha rivalitetet, dasitë dhe antipatitë e ndërsjellta. Mbipopullimii patolerueshëm; mosrespektimi i distancave të natyrshme mes njerëzve që s kishinndonjë simpati për njëri-tjetrin; vështirësia për të gjetur hapësira për të ngrënë, për tëkryer nevojat fiziologjike; fakti që refugjatët ishin nisur nga Shqipëria si individë (paasnjë projekt ose plan kolektiv) dhe kishin përfunduar në gjymtyrë të turmës; antipatiae shqiptarit ndaj formave të kolektivizmit të organizuar; fakti që një ikje individualeishte katandisur, në fakt, në një situatë kolektive të padurueshme; kontakti i pandërprerëme policë dhe njerëz të tjerë me uniformë, të gjitha këto ndihmuan në mënyrë vendimtarepër t i acaruar sjelljet e dhunshme.

Këta njerëz sapo kishin dalë nga një diktaturë e gjatë, çka shpjegonte edheirritimin që ndienin ndaj çdo forme të disiplinës dhe të rendit, të konsideruara tashmësi forma organizative totalitare (në Shqipëri refuzimi i totalitarizmit kishte qenëpsikologjik më parë akoma se politik). Ishte pastaj edhe ankthi i të qenit së bashku,shqiptarë mes shqiptarësh, por në një tokë të huaj; pamundësia për të ikur, për t uarratisur, për të humbur në anonimatin e një qyteti të huaj, të panjohur, plot fytyra tëreja, larg hapësirave të nginjura me kujtime individuale. Gjesti aq dramatik i këtyrenjerëzve, që i kishin kthyer shpinën Shqipërisë dhe jetës së atjeshme, mbeti i pakryernë atë masë që ata u mbajtën të mbyllur në stadium si bagëtia në vathë; ose (gjatë valëssë mëparshme të marsit 1991), në kampe refugjatësh; madje edhe jeta për të pasur njëjetë prej individësh, jo prej elementesh përbërëse të një kolektivi, mbeti e pakryer. Nësytë e refugjatëve, çdo orvatje për grumbullim të detyruar (stadium, kamp refugjatësh,etj.) sillte në mendje fantazmën e kontrollit kolektiv, të turmës ushtarake ose, edhe mëkeq akoma, të burgut; dhe për shqiptarin shoqërimi mes ideve të arratisjes dhe tëburgut sillte me vete tmerre për t u harruar. Në vitet e regjimit komunist, kur Shqipëriaishte shndërruar në burg për shqiptarët, lulëzonte deri edhe një mit i arratisjes ngavendi (krim i ndëshkueshëm me vdekje). Të arratiseshe nga Shqipëria, në atë kohë,

Kontakt nga afër

Page 54: perpjekja_26-27

54Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ishte edhe një formë proteste kundër konceptimit që i bënte regjimi totalitar territorit tështetit, si vend ku ushtrohej pushteti.

Fundi i atij regjimi u dhuroi të gjithëve iluzionin e lirisë; por liria shpesh ukuptua si refuzim i rendit jo vetëm politik por edhe social: të mos shkoje në punë, tëmos respektoje tjetrin, të refuzoje çdo formë disipline dhe bashkëpunimi, të refuzojeshërbimin ushtarak, të shpërfillje normat e moralit seksual... Në atë periudhë, një vargngjarjesh politike nxori edhe më në pah domethënien e thellë të gjestit të arratisjes:shpërthimi i oborreve të ambasadave në Tiranë, në korrik të vitit 1990; arratisja nëFrancë, në tetor të po atij viti, e shkrimtarit të madh I. Kadare, i cili pastaj që nga Parisie kritikoi rëndë regjimin e R. Alisë; madje edhe vetë ikja e madhe e marsit 1991, nëvigjilje të zgjedhjeve të para pluraliste.

Prandaj nuk kishte kuptim të flisje për ish të burgosur, toksikodipendentë dheagjentë të policisë sekrete; të ikurit ishin para së gjithash hallexhinj, të cilëve ëndrra përItalinë iu bë copë e thërrime në bankinat e portit, e goditur nga shkopinjtë prej gome tëpolicisë dhe e përzhitur nga dielli i gushtit, në shkallët e një stadiumi (ku ndoshtakishin shpresuar të shihnin, një ditë prej ditësh, ndeshjen aq të shumëpritur tëkampionatit italian). Shfryhet gjithë dhimbje Massimo Nava (Corriere della sera, 9gusht 1991): Patriku, një student që adhuron futbollin dhe këngët italiane, më pyetpse nuk luhet më futboll në këtë stadium. Kur të të heqin ty që këtej, Patrik, këtu do tëvijnë të rinj të tjerë. Do të jenë italianë dhe do të ndjekin koncertet rock. Për fat të keq,teza e dhunës si karakteristikë gjenetike e shqiptarëve jo vetëm mbijetoi, por edhe upërdor më pas sistematikisht dhe u konsiderua e konfirmuar sa herë që do të ndodhtendonjë ngjarje e kronikës së zezë, ku të përfshiheshin emigrantë shqiptarë. Sa përmotivet e këtij mistifikimi, po mjaftohemi të citojmë Nierenstein: tjetrit i atribuojmëgjithçka nuk mund ta pranojmë brenda nesh, sidomos agresivitetin që nuk ia pranojmëvetes se po e ndiejmë ndaj tij. 16

Edhe forca evokative e stadiumit ku i mbyllën refugjatët shqiptarë meritonvëmendje të veçantë. Stadiumi është vend spektakli, i pajisur me një arenë dhe meshkallë ku të ulet publiku, çka në imagjinatën historike të italianëve u bashkëlidhetgladiatorëve dhe betejave të stilizuara ose të vërteta. Si vend i spektaklit masiv, osei çlirimit të pulsioneve, stadiumi është habitat i natyrshëm i turmës (tifozë, ultras,përleshje me policinë, të rinj të përfshirë nga frenezia kolektive, ndeshje futbolli sirituale dyluftimesh, etj.). Nuk mund të jetë kurrë, për këtë arsye, enë asnjanëse, sepseështë konceptuar, që në rrënjë, si vend ku simulohen beteja para publikut. Historia dhengjarjet e përditshme na tregojnë edhe sa lehtë mund të kultivohet dhuna brendastadiumit; disa vende sikur e kanë të shkruar, në strukturën e tyre, skenarin e ngjarjeveqë do të ndodhin aty më pas.

Për shkak eksperiencash të trishtuara në të kaluarën (nga Roland Garros -i inazistëve te Kili i Pinochet-it), stadiumi i ka shërbyer edhe riprodhimit të pushtetittotalitar: aty udhëheqësit marrin kontakt me turmat adhuruese, aty kompaktësohen

16po aty, f. 106.

Page 55: perpjekja_26-27

55Përpjekja

masat, aty luhet koreografia e sportit masiv aq e dashur për të gjithë diktatorët, si rituali mendimit totalitar të sinkronizuar. Edhe në kulturën perëndimore stadiumi shpeshkonsiderohet vend i rezervuar për dhunën butaforike, si valvul për çlirimin e pasionevetë ndrydhura - në ndeshje futbolli e koncerte rock-u.

Nga ana tjetër, si territor i kufizuar mirë, stadiumi i Barit i ftonte refugjatët embyllur aty të ushtronin pushtetin e tyre, sado të përkohshëm. Nëse përdorimi i anijevesi trape nga ana e shqiptarëve përshenjonte një delir të lirisë (refuzim për t u mbyllur nëbrendësi, dëshirë për kontakt me hapësirën), mbyllja e tyre në vathë si bagëtia ishtemesazhi më i keq që mund t u jepej nga autoritetet italiane: shqiptarë, trojet tona ju janëmohuar përgjithnjë. Megjithatë, sa kohë që refugjatët qëndronin në stadium, duke iugëzuar atij pak ekstraterritorialiteti që kishin fituar me luftë, mund edhe të shpresoninse autoritetet do të ndërronin mendje dhe do t i linin të vendoseshin në Itali. Territorinuk është vetëm përmasë fizike dhe habitati i atij që e banon: është edhe hapësira në tëcilën përkufizohet identiteti i subjekteve dhe ushtrohet autonomia e tyre. 17 Në kujtesënkolektive të shqiptarëve mbeteshin të freskëta imazhet e çka kishte ndodhur në Tiranënjë vit më parë, gjatë të ashtuquajturës krizë të ambasadave: edhe atëherë turmat uderdhën në territore të së tjerëve, u mbyllën pas kangjellave dhe barrikadave dhe, nëfund, Perëndimi vetë nguli këmbë për çatdhesimin e tyre (o tempora, o mores). Një vite gjysmë më parë, ishte pikërisht fundi i lumtur i aventurës së vëllezërve Popa, tëstrehuar në territorin e ambasadës italiane në Tiranë, që u sugjeroi shqiptarëve idenëe barrikadimit në territore off-limits për forcat e rendit, si etapë të parë të ikjes drejt njëGjetiu, larg Shqipërisë. E tërë kjo histori, në fakt, nisi dhe mbaroi si histori zhvendosjeshmes territoresh të ndryshme dhe armiqësore, duke kapërcyer kufij dhe rrëzuar mure.

Shqiptarët, në Bari, u paraqitën kështu si turmë e xhindosur, e uritur dhe edhunshme; madje si turmë në ikje, që deshi të shpërthente barrierat dhe të shpërndahejanembanë Italisë. Prandaj pothuajse menjëherë u përftua kundërvënia mes neshitalianëve (turma e mirë, e disiplinuar, e organizuar, e ngulitur në territor) dhe atyreshqiptarëve (turma e keqe, pa kokë, e dhunshme, skllave impulsesh dhe ritmeshprimitive). Kjo turmë e keqe madje edhe iu tregua publikut me teknika çnjerëzuese(krahë valëvitës, sy të shqyer, ulërima), për të rezultuar pastaj frenetike, e çrregullt, eegër.

Ishte një turmë gjithnjë nën mbikëqyrje nga policia, nga qytetarët e Barit, ngamjekët, nga helikopterët, nga telekamerat. Vetë shqiptarët e mbyllur në stadium ndoshtakërkuan, me aq sa mundeshin si turmë, për ta shfrytëzuar në favor të tyre të qenët e tyrenë qendër të vëmendjes së publikut, në Itali e tjetërkund, duke shpalosur mesazhe epankarta, duke u përfshirë në gjeste masive e koreografi të paramenduara.

9. DORDOLECI I TJETRIT

Miti i shqiptarëve në Itali lindi dhe u zhvillua si mit i Tjetrit. Një mit i tillë i ka

17Balbo, L., Manconi, L., vep. cit., f. 75

Kontakt nga afër

Page 56: perpjekja_26-27

56Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

rrënjët në lashtësi dhe është i pashmangshëm për çdo qytetërim që fillon të bëjë dallimmes vetes dhe jovetes. Tjetri është qenia që shfaqet në kufijtë e qytetërimit, i ndryshëmnë trup dhe në shpirt, me zakone të huaja të të jetuarit, sjellje të pakuptueshme dhekërcënuese. Tjetri është pa moshë dhe pa kujtesë, entitet i pozicionuar jashtë historisë.Për një kulturë si ajo Perëndimorja, e themeluar në konsumin dhe në mirëqenienekonomike, Tjetri është kafsha e mjerë dhe e uritur që i afrohet zjarrit, me një gjendjeshpirtërore të varur pezull mes përvujtnisë dhe urrejtjes. Kontakti dhe bashkëjetesames racave të ndryshme, më parë gjatë eksperiencës koloniale dhe më pas për shkak tëemigracionit global kanë favorizuar një imazh të Tjetrit që dallohet nga ngjyra e lëkurës.Ky atribut fizik i dukshëm ofron një bazë të përshtatshme për të themeluar mbi tëhierarki vlerash. Nierenstein vëren për Italinë se ky vend ... ka një interes të lehtëezoterik për alteritetin, që gjithsesi ia lë vendin sakaq ironisë, injorancës, prirjes për tëmenduar se, në fund të fundit, nuk është ndonjë gjë e madhe 18; çka konfirmohet, teke fundit, edhe nga analizat tona.

Në situata të kontaktit fillestar, në kushte të pakomunikueshmërisë totale, imazhipamor është i pari informacion që marrim nga Tjetri; dhe për arsye psikologjike tëvetëkuptueshme, këtë imazh e lexojmë duke lënë mënjanë çka na bashkon (të qenitnjerëz, meshkuj dhe femra, të rritur dhe fëmijë, etj.) e duke u përqendruar në diferencatspecifike: ngjyra e lëkurës, e syve dhe e flokëve; modeli i flokëve, veshja, mënyra e tëecurit, gjestikulimi, mënyra e të ngrënit; mënyra si organizohet hapësira jetike; zakonetdhe ritet fetare, e kështu me radhë. Imazhit i shtohet rëndësia në atë masë që format etjera të komunikimit mungojnë.

Meqë shqiptarët janë, racialisht , identikë me italianët, atëherë identifikimi ityre si Tjetër bëhet menjëherë problematik. Në mungesë të diferencave të dukshme,këto duhen shpikur: shqiptarët janë të varfër, janë të palarë, janë myslimanë, janëpërtacë, janë delinkuentë nga natyra në këtë rast, të gjitha kriteret diferencialepërfaqësojnë edhe vlerësimin, implicit, të karakteristikave ideale të vendësve: të pasur,të pastër, të krishterë, punëtorë, të ndershëm. Banorët e Puglia-s, që i kanë përballë eqë gjithnjë kanë dashur të dinë si i kishin fytyrat këta fqinjë kaq të mefshtë e tëmistershëm, i gjetën një ditë prej ditësh në rrugët e qytetit. Kockëdalë, me sy të çakërritur,flokë të shpupuritur, jaka të rrudhosura nga arnat e panumërta. Me këmisha të çjerra,duar madhoshe, këpucë të grisura (Epoca, 20 mars 1991). Rrezikshmëria e supozuar eshqiptarit varej kështu nga aftësitë e tij për t i humbur gjurmët pa vështirësi, për t ushkrirë në mes të italianëve, falë zotësive të tij të lindura për maskim. Enzo Bettizza( Nuk mjafton vetëm t i refuzojmë , La Stampa, 9 gusht 1991): Natyrisht, nuk ështëlehtë t i bësh ballë impaktit të këtyre foleve të milingonave që rrëzohen dhunshëm nërrugët e Barit, qytet që për ne ndoshta nuk është Eldorado, por që me siguri është i tillëpër kë vjen nga një Tiranë ose një Durrës që vuajnë nga uria. Natyrisht, kurrë s ishimtrembur kështu që nga moti i dyndjeve barbare mes për mes Alpeve, ose sulmevesaraçene përgjatë brigjeve të Mesdheut të krishterë. Sa për italianët, këta nuk duhet ta

18Nierenstein, F.,vep. cit., f. 130.

Page 57: perpjekja_26-27

57Përpjekja

harrojnë kurrë se shqiptarët e Shqipërisë kanë qenë qytetarë italianë, se shqiptarë tëdiasporës kanë shekuj që jetojnë në Puglia e në Sicilia dhe se disa italianë të famshëm,si Crispi dhe Gramsci, ishin me prejardhje shqiptare.

Edhe vetë lehtësia me të cilën e flisnin italishten refugjatët, që në fillim upërshëndet si kredencial i çmuar e premtim i bukur për integrimin, u shndërrua, mekalimin e kohës, në kërcënim. Imazhi i refugjatit që e flet italishten rrjedhshëm, nëse nganjëra anë shërbeu për ta shtuar krenarinë dhe kënaqësinë vendëse për prestigjin ekulturës italiane në Shqipëri, nga ana tjetër do të interpretohej, në kushte të caktuara,si atentat ndaj integritetit gjuhësor të vendit pritës. Kjo kontradiktë mund të shpjegojërëndësinë e madhe e të papërligjur që iu dha disa karakteristikave gjuhësore diferenciale,si emrat e përveçëm të refugjatëve, të cilët në TV dhe në gazeta dalin gjithnjë tështrembëruar, të shndërruar në ushtrime për gojën, aq sa edhe prezantuesit, sa herë qëi shqiptojnë, i buzëqeshin publikut si për t i kërkuar solidaritet. Kjo vështirësi për tëmarrë në zotërim emrin e Tjetrit të sjell në mendje ngarkesën e dikurshme eskatologjiketë të pashqiptueshmes, thua se shqiptimi i saktë i një emri do të kishte lejuar depërtimine kushedi çfarë papastërtie në hapësirën kulturore homogjene të të zotëve të shtëpisë

meqë, për mendimin tonë, këta emra shqiptarësh, tek e fundit, nuk do të kenë qenë tëgjithë aq të vështirë për t u shqiptuar. Në përshkrime të tjera, lexojmë për shqiptarë qëflasin me zëra grykorë ; dhe grykorësia shërben këtu si topos i karakteristikave tëTjetrit, meqë tingulli grykor (gutturale) është tingull arkaik, primitiv, i egër. Nëpërmjetgrykorësisë, në fakt, gjuha natyralizohet në zhurmë, në tingull pa kuptim; dhe kodigjuhësor i tjetrit shpërbëhet në jokod. Nëse ekzistenca e Tjetrit nuk mohohet dot, tëpaktën kështu mohohet ekzistenca e një kodi Tjetër. Një funksion të ngjashëm e luan tëfolurit e një italishteje gjysmake, të shtrembëruar, pa mbaresa gramatikore, pa nyjeshquese, me foljet të reduktuara në paskajore, me përemra të tillë si noi (subjekt ishumëfishtë, që tradhton identifikimin e folësit me turmën), si tregues unik i subjektittë thëniezimit ( noi albanesi volere bene Italia ).

Repertori i zakoneve, dokeve dhe sjelljeve të Tjetrit ofron një minierë tëmëtejshme diversiteti. Reporterët nisen nga vëzhgime me natyrë higjienike (duke enjoftuar publikun për pisllëkun, kutërbimin, flokët e gjatë e të shpupuritur, rrobat eleckosura), për të vazhduar pastaj me eksplorimin e universit të të ushqyerit: si haTjetri? Urisë së shqiptarëve, që sipas një varianti të mirëdokumentuar të mitit i paskejshtyrë këta të kapërcenin detin, i kundërvihet kuzhina italiane, flamur i italianitetit nëbotë (spaghetti, salca e domateve, vaji i ullirit, vera). Simetria e mitit i kërkon shqiptarëtpërjetësisht të uritur dhe jo vetëm aq: duhet edhe të motivohen nga uria dhe tëidentifikohen nëpërmjet saj.

Mbërritja e shqiptarëve e lejoi mitin e Tjetrit të përhapej edhe atje ku terreni përmitet është nga më pjellorët: diversiteti fetar. Cilës fe i përkasin të porsa-ardhurit?Besojnë në Zot këta të ikur nga një vend ku feja ishte shfuqizuar me ligj dhe vendet ekultit përdhosur e shndërruar në shkolla, palestra dhe magazina?

Konstatimi se shumë prej tyre janë të krishterë (katolikë dhe ortodoksë) nukngre peshë përballë skandalit të përkatësisë të shumë të tjerëve tek Islami. Homologiminuk vonon t i shndërrojë të gjithë në ndjekës të Muhametit. Disa zëra në mediat e

Kontakt nga afër

Page 58: perpjekja_26-27

58Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

paskan të pamundur ta marrin vesh se në Shqipëri prej shekujsh bashkëjetojnë fe tëndryshme: katolikë dhe ortodoksë, myslimanë sunitë, bektashinj dhe të sekteve tëtjera; dhe se asgjë nuk të lejon ta bashkëlidhësh fenë me përkatësinë etnike. Të shtyrënga nevoja për t ia atribuuar shqiptarëve një fe kombëtare të tyren me çdo kusht,mediat i ranë shkurt dhe i etiketuan këta të gjithë si myslimanë, ose dyfish të huaj ngaetnia edhe nga feja.19

Ishin ditët e Luftës së Gjirit, kur në media dëgjoje shpesh të flitej për urrejtjen eIslamit ndaj Perëndimit dhe shpirtin e revanshit ndaj Veriut të botës.

Studiues të ndryshëm kanë vënë në dukje, kur kanë analizuar marrëdhëniet eitalianëve me Tjetrin, praninë e një reaksioni emotiv të ekzagjeruar: frikë, urrejtje dheneveri nga njëra anë, simpati ose mëshirë të tepruar nga tjetra. Çfarë duhet vënë nëdukje është se jemi të përfshirë në një sistem që përkufizon dhe privilegjon një modelrelativisht homogjen, një tip mesatar të italianitetit (qytetarë, punëtorë, katolikë, tëshkolluar, të bardhë), i cili gjithnjë funksionon duke i reduktuar sa të mundet shmangietnga ky tip mesatar. 20 Në këtë kontekst, ia vlen të citohet gjykimi i dikujt që prezantohetsi ekspert i punëve shqiptare , të cilin i dërguari i La Repubblica e ka takuar në njëhotel në Tiranë: I ke parë kur ecin? Gjithnjë njëlloj, me hap të matur e të kujdesshëm.Askush nuk nxiton, askush nuk ngutet. Unë do ta quaja hap socialist, (11 gusht1991).

10. MILINGONA NË KAFAZ

Në mars të vitit 1991 imazhi i shqiptarëve mori rrokullimën. Të krahasuar në kryeme milingonat ose me termitet, për shkak të mënyrës si ishin kacavarur në anijet, pritejqë me kalimin e kohës dhe shtimin e kontakteve edhe imazhet do të njerëzoheshin disi.Mirëpo nuk mungonin edhe zërat që i donin refugjatët gjithnjë të izoluar në mjedise tëmbyllura dhe të kontrolluara. Në faqen tetë të Il Tempo të 8 marsit 1991, lexoje titullinme shkronja të mëdha: Brindisi, zoo-ja e dëshpërimit, me bashkëtitullin: Katërmijëshqiptarë të uritur, të shkatërruar e të rreckosur kanë zbarkuar në portin e Barit dhekanë pushtuar qytetin. Kishin tre ditë që nuk hanin. Forcat e rendit ndihen tëpafuqishme. Shkruan autori: Qytetarët e Brindisi-t u afruan t i shihnin përmeskangjellave prej hekuri që rrethojnë portin. Të thuash se ishin në zoo. [...] Katërmijëkufoma të gjalla përkëdhelnin me sy tokën italiane, pa gjetur në vete as edhe forcën përtë qarë [...] Tri ditë në mes të detit, gjithnjë në këmbë, të ngjeshur pas njëri-tjetrit, tëmbytur nga kutërbimi i jashtëqitjeve, thartira e të vjellave, urina, morrat, e të mbajturgjallë vetëm nga një mirazh: shpresa për të arritur në Italinë e kamur, e për të nisur atjenjë jetë për së mbari. Një zoo i dëshpërimit [...] Në Brindisi njerëzve po u hyn frika

19Një trajtim i plotë i kësaj çështjeje gjendet në Morozzo dalla Rocca, Roberto, Nazione eReligione in Albania, Il Mulino, Bologna, 1988.20Balbo, L., Manconi, L., vep. cit.f. 29.

Page 59: perpjekja_26-27

59Përpjekja

përballë këtij sulmi. Një natë më parë tre shqiptarë u ndalën nga policia, kur kërkuan tëgrabitin një farmaci. Edhe herën tjetër [në 1990, A.V.], kujton një oficer i karabinierëve,vodhën, madje edhe përdhunuan disa gra ; 4000 refugjatë të zbarkuar nga Liria , të

lodhur duke pritur që dikush të kujdesej për ta, kapërcyen kangjellat e portit dhe ulëshuan në një qytet ku banorët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre, sikur të ishin nështetrrethim. Ato pak forca të policisë nuk bënin dot gjë tjetër, veçse të rrinin e tëvështronin, krejt të pafuqishme përballë një vale goditëse që merrte me vete gjithëç gjente përpara. Skena si të apokalipsit. Përleshjet vazhduan deri natën vonë. EdheIl Manifesto (8 mars 1991) titullonte: Skëterrë në molo , dhe iu kthehej krahasimeve tënjëllojta: Kjo është skëterrë. I kanë mbyllur brenda. Si majmunë të çakërdisur në kafaz,kërkojnë të kapërcejnë muret katër metra të larta [...] Anijet vjellin sy të dëshpëruar.Trupa të fyer nga mjerimi, nga zgjyra. Njerëz që kanë humbur gjithçka. Të zbathur.Fëmijët duket sikur i përkasin një shekulli tjetër... Më në fund, Lorenzo Mondo (LaStampa 9 gusht 1991): Do të na mbeten për shumë kohë në mendje imazhet e fundit tëdramës shqiptare. Një mizëri njerëzish mbi anije, pamje që të kujton si neveria qëndiejmë natyrshëm ndaj insekteve e fyen drejtpërdrejt njerëzinë e refugjatëve.

11. NJË PREDIKUES I MARRË: TELEVIZIONI

Si për ta keqësuar edhe më tej rrëmujën e mediave dhe të vetë situatës në port,shfaqet edhe hipoteza e një teorie komploti. Sipas kësaj hipoteze, RAI, me urdhër tëdikujt , i kishte ekzagjeruar qëllimisht imazhet e dëshpëruara të dyndjes shqiptare.

Televizioni, si një Penelopë moderne, më parë ia kishte thurur fijet eksodit, për t iashthurur më pas. Shkruante Carlo Chianura: E kuptoni tani se çfarë ndodhi? Në Romëi vonuan qëllimisht operacionet e shpëtimit. Donin që lajmet e TG1, të cilat ndiqenedhe në Shqipëri, të tregonin edhe imazhet e kësaj katastrofe, në mënyrë që shqiptarëvet u hynte frika e të hiqnin dorë nga orvatjet për të marrë edhe ata detin.

Një analist si Vittorio Zincone (Corriere della sera, 8 mars 1991) e kritikonteashpër televizionin publik italian, duke nxjerrë në dritë faktin në Palazzo Chigi i kishterekomanduar TG1 që të tregonte kujdes me lajmet, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtmedhe Ministria e Punëve të Brendshme i kishin sugjeruar televizionit që të linte tëkuptohej sa e vështirë ishte, për refugjatët, që të pranoheshin në Itali.

Ato ditë po konsolidohej ideja se shkaku kryesor i eksodit ishte forca joshësee televizionit. Këtë e konfirmon, tërthorazi, edhe dëshira për të korrigjuar gabimin edjeshëm, nëpërmjet po atij televizioni që i kishte joshur shqiptarët në Itali. Në 7 mars1991, Francesco La Licata shprehet në La Stampa: Kjo turmë e gënjyer nga reklamate RAI-t, që i shohin në Shqipëri. E njëjta ide gjen vend në artikullin Anija e ngarkuarme vuajtje (Il Manifesto, 8 mars 1991), ku gjendet edhe një intervistë me një të rishqiptar, Artan Qerushin: Secili prej nesh, thotë Artani, gjendet këtu për arsyepersonale. Secili prej nesh sjell historinë e vet. Megjithatë, ka edhe arsye të përbashkëtapse jemi këtu: kriza ekonomike dhe mosbesimi në perspektivën e vendit tonë... Kashumë punëtorë mes nesh. Të gjithë e dimë se edhe në Itali nuk është e lehtë të gjeshpunë. Jo të gjithë mendojnë si Artani, komenton autori. Italia që kujtojnë se kanë

Kontakt nga afër

Page 60: perpjekja_26-27

60Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

përpara është ajo e filtruar nga televizionet publike dhe private që shihen në Shqipëri.Hibon (një tjetër i ri shqiptar) thotë: Vendimin tonë për të shkuar në Itali duhet takuptoni. Në parim, mund të duket poshtërues. Shikoni vetë, jemi të lodhur, të uritur,nuk flemë që prej tri netësh. Por kini parasysh se jemi shqiptarë dhe, për pesëdhjetëvjet regjimi komunist kemi qenë të privuar nga të drejtat më elementare. Nuk keminjohur emigracion, dhe tani është e natyrshme që shishes i ka shpërthyer tapa.

Në të njëjtin numër, Carlo Bonini vëren se, për të ndalur eksodin, mediat do tëpërdoreshin si plotësuese ndaj forcës ushtarake: Hë për hë, dekurajimi i këtyre tëdëshpëruarve i është besuar ushtrisë dhe një fushate informacioni drejtuar të gjithëatyre që ende nuk i kanë braktisur shtëpitë e tyre në Shqipëri. Duke filluar nga nesër,thonë në Palazzo Chigi, televizioni duhet ta bëjë të qartë se shqiptarët e zbarkuar nukdo të strehohen më në kampingje, hotele dhe fshatra turistike, por në kampe çadrashushtarake që do të ngrihen në zona pa infrastrukturë...

Në 3 prill 1991, menjëherë pas zgjedhjeve në Shqipëri dhe incidentit të Shkodrës,ku të panjohur vranë me armë zjarri një eksponent të opozitës antikomuniste, Il Tempo,nëpërmjet të dërguarit të vet, përshkruante një mënyrë të pazakontë të ndikimit tëmediave italiane në jetën politike shqiptare: Të gjithë duan të flasin, të flasin. E kanëinatin me RAI-n. Korrespondenti i RAI 1 i dha një intervistë televizionit shqiptar flakëpër flakë. Me këtë votë, Shqipëria ka zgjedhur rrugën e reformave pa aventura, tha. NëShqipëri vdesin nga uria, njerëzit rrëmojnë në plehra, ky flet për reforma dhe demokraci.Këto na thoshin njerëzit.

Përndryshe, në gusht 1991, televizioni italian duket se luajti rol të dyfishtë. Nganjëra anë i bindi shqiptarët të kapërcenin Adriatikun, nga ana tjetër informoi autoritetetitaliane për çfarë po ndodhte. Për këtë, gazetat e 9 gushtit përcillnin fjalët e Ministrit tëBrendshëm Scotti, i cili, i irrituar me heshtjen e Farnesina-s, pranonte: Lajmin e moranga televizioni.

12. MIJËSHJA

Kush i ka ndjekur ngjarjet e atyre viteve, do ta mbajë mend si u kthyen në atdhenja 1000-1500 shqiptarë, pasi u erdhi në majë të hundës nga situata e krijuar në port.Mediat u kapën të papërgatitura nga kjo lëvizje e paparashikuar nga skenarët einterpretimit të dyndjes prej Shqipërie. Arsyeja të sugjeron se ëndrra nuk braktisetkur i je afruar aq shumë realizimit dhe aq më pak pasi ke vuajtur kaq shumë për tëmbërritur në Itali; prandaj, lajmi i këtij udhëtimi së prapthi ose kundër-udhëtimi, i lavëzhguesit gojëhapur. Tani kanë filluar të dyshojnë se arratisja drejt lirisë nuk ishteveçse marrëzi. Dhe se vetë liria nuk ishte veçse mashtrim i madh. Nga katër mijërefugjatët që mbërritën me anijen Tirana , dymijë tashmë e kanë marrë vendimin:Brohorasin Italia, no, Italia, no , dhe kërkojnë të kthehen mbrapsht. Duan ta marrindetin përsëri, të lumtur që do të kthehen te vuajtjet (Antonio Maglio, L Europeo,Dossier Albania, 12/22 mars 1991). E dalë nga një port italian, ajo anije jo vetëm shkelikodin e leximit të ngjarjeve, por edhe shkaktoi një farë çorientimi përballë shpërbërjes,së paku të përkohshme, të metaforës Italia = Ëndërr . Ishte simboli i një eksodi së

Page 61: perpjekja_26-27

61Përpjekja

prapthi (ikje nga Brindisi drejt brigjeve shqiptare), që përmbyste objektivat dhe vintenë dyshim konkluzione që mendoheshin të sigurta. Rruga e saj e ngadalshme drejtlindjes u shoqërua me ndjenja faji dhe reflektime që depërtuan në komentet e mediave.Mario Agnes, në L Osservatore romano (9 mars): Anija e nisur mbrapsht është imazhi refuzimit, i indiferencës së ngritur në sistem, i cinizmit përballë njeriut në nevojë.Edhe Maria Antonietta Macciocchi (Corriere della sera, 11 mars 1991) pranon, jo panjë farë sikleti: Tani po kthehen në shtëpi. Fyerja tallëse nga Italia duket sikur kishtepër qëllim të ndihmonte diktaturën komuniste në Shqipëri të fitonte zgjedhjet. E shihnisi ju trajtoi Italia juaj demokratike? Si morracakë, si të padëshirueshëm. Kur udhëtojanëpër Shqipëri, të rinjtë shpesh më qortonin me këto fjalë: Për ju ne jemi si geto, nakeni fshirë nga historia. Si t ua mohosh këtë tani? Ndoshta ashtu është vërtet. Njëllojedhe Stefano Cecchi (Il Tempo, 14 mars 1991): Tetë ditë më pas, emergjenca përfundonashtu siç nisi: përsëri shqiptarë që pushtojnë bankinat e portit, të rrethuar nga dyradhë karabinierësh, përqafime dhe buzëqeshje, përshëndetje. E vetmja diferencë:pikëmbërritja.

13. IKJE NGA APO IKJE DREJT?

Duke folur rreth eksodit shqiptar drejt Italisë, autorë të ndryshëm kërkojnë tëgjejnë motivet që i shtynë njerëzit të braktisin kaq papritur vendin e tyre në masë dhetë marrin në sy rreziqet, jo të papërfillshme, të një udhëtimi përtej. Citohen, në raste tëtilla, motive të rendit politik (mungesa e lirive në Shqipëri, ose dëshira për të ndikuar,nëpërmjet arratisjes, mbi zhvillimet politike në atdhe); mediatik (të hipnotizuar ngatelevizioni); ekonomik (varfëri e skajshme, uri dhe mjerim); psikologjik (të çakërdisur);dhe diplomatik (eksod i instrumentalizuar nga qeveria e Tiranës, për t i bërë presionItalisë). Hipoteza e motivimit politik, që prej disave konsiderohet si mbeturinëimponimesh ideologjike të Luftës së Ftohtë, erdhi duke humbur truall përballë hipotezashtë tjera, më moderne, të përshtatshme për epokën post-komuniste. Il Messaggero (5mars 1991) parapëlqen shpjegimin diplomatik: Kemi përshtypjen se autoritetet shqiptarepreferojnë t i lënë të ikin të gjithë ata që duan të arratisen, ndoshta edhe ngaqë këta tëfundit janë, në masë të madhe, disidentë dhe kundërshtarë të një regjimi i cili, pikërishtnë fund të muajit, do të zhvillojë zgjedhjet. Ndërsa Il Tempo (7 mars 1991): Tashmëduket qartë, nuk kemi të bëjmë më me njerëz që duan t i shpëtojnë një regjimi totalitar:kjo është më tepër një garë drejt shpresës për të gjetur punë dhe kushte më të mirajetese [...] Nuk janë refugjatë politikë, janë refugjatë të urisë. Italia për ta është vetëmnjë supermarket konsumi. Vittorio Emiliani (po aty): Anijet shkatarraqe e tëndryshkura, mbushur dingas me shqiptarë të kacavarur pas njëri-tjetrit e që u afrohenporteve të Puglia-s [...] janë simbol i një kolapsi, i një katastrofe: ekonomike dhe politikenjëkohësisht. Bianca Stancanelli (Panorama, 24 mars 1991): Ka nga ata që mendojnë,gjithsesi, se rasti shqiptar është unik. Dhe se e ka krijuar sidomos televizioni, po aitelevizion që i solli refugjatët në brigjet e një Italie të shndërruar në tokë të premtuar.

Në mars të vitit 1991, mediat italiane përdorin shpesh fjalën ikje (fuga) për tëshenjuar arratisjen masive të shqiptarëve nga atdheu. Kjo fjalë gërshetohet, megjithatë,

Kontakt nga afër

Page 62: perpjekja_26-27

62Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

me imazhin e Italisë si ëndërr për shqiptarët. Corriere della sera e 27 marsit 1991, nëfaqen 8, titullonte: Durrës, rrezikojnë plumbat për të realizuar ëndrrën italiane . Gazetamilaneze kishte dërguar në Shqipëri Aldo Pavan, që ky të zbulonte ndonjë gjë më tepër,në lidhje me motivet e dyndjes. Pavan i përshkruan kështu shqiptarët: Kapemi në njëmorsë duarsh të pista, fytyrash të çapëlyera, rrobash kutërbuese. Duan të dinë përItalinë, parajsën e tyre aq të ëndërruar.

Të tjerë analistë u vunë t i kërkojnë në histori motivet që i shtynë refugjatët tëzgjidhnin Italinë si vendmbërritje. Në 28 mars 1991 Giovanni Russo shkruan në Corrieredella sera një artikull për emigracionin shqiptar , me titull: Shqiptarët: ëndrra italianenis në shekullin XV , për të vazhduar pastaj me hollësitë: Eksodi i vërtetë ndodhi kurheroi i tyre kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pësoi disfatë pas luftës së pafat meturqit. Edhe atëherë, sikurse sot, shqiptarët kërkuan shpëtim në brigjet e Puglia-s [...]Prandaj eksodi i sotëm nuk shpjegohet dot vetëm me vitrinën televizive. Ka rrënjëhistorike që i kanë lidhur dy popujt mes tyre...

Po vallë mund të thuhet se eksodi e karakterizon historinë e shqiptarëve mëshumë se të popujve të tjerë? Apo mos vallë emigracioni, i kuptuar si lëvizje popujsh ecila ndonjëherë merr trajtat dramatike të eksodit, manifestohet në momente veçanërishtkritike të historisë së çdo populli? Po ky autor vëren se nuk duhet harruar që disa ngaprotagonistët e jetës politike italiane kanë qenë me origjinë shqiptare, p.sh. Crispi dheGramsci.

Mediat italiane e patën të vështirë për të komunikuar me shqiptarët. Pjesa më emadhe e tyre fliste për shqiptarët, por jo me shqiptarët, edhe pse, ato pak herë qëkomunikonin drejtpërdrejt, rezultatet ishin të dukshme. Në 12 mars 1991, GianfrancoRossi në Il Tempo sjell polemikat në lidhje me administrimin e emergjencës nga shtetiitalian, duke shtuar: ... Zëdhënës i shqiptarëve është një djalë 15 vjeçar, Elton Ferhati,i cili, duke folur me gazetarët, u kthehet etapave të aventurës së njëzet mijë shqiptarëvetë mbërritur në Brindisi, duke nënvizuar dëshirën për liri dhe demokraci që i shtyu tërinjtë të arratiseshin.

Sa për eksodin e gushtit, tani reflektimet janë më të pjekura, edhe nga ana ekomentatorëve italianë. Eugenio Scalfari (La Repubblica, 9 gusht) vëren: Nisen memijëra, në valë të njëpasnjëshme, plot shpresë dhe zemërim, duke ëndërruar Eldoradoqë nuk ekzistojnë, liri të shumëdëshiruara, lumturi prej të kamurish. Shkruan MarioCervi (Il Giornale, 9 gusht): Me dhjetëra mijëra kërkojnë të zbarkojnë në Itali me çdokusht, për të gjetur çka nuk e gjejnë dot në vendin e tyre dhe as kanë shpresë ta gjejnënë ndonjë të ardhme të afërt: kushte njerëzore të jetesës, punë të shpërblyera normalisht,një shoqëri të lirë dhe të mbrothët ... . Të tjerë analistë janë të mendimit se eksodibazohej thjesht në besimin që kishin shqiptarët për vendin fqinjë. Sipas kësaj teze,refugjatët shqiptarë u nisën drejt Italisë sepse ishin të sigurt se do të trajtoheshin mirë.Në La Stampa, 9 gusht, politologu Sergio Romano qëllon në shenjë: Shqiptarët evalës së fundit të përplasur në brigjet e Puglia-s zgjodhën Italinë, me gjithë pengesatgjatë muajve të fundit, sepse nuk mund ta besojnë kurrë që Italia do të mbetet indiferentendaj fateve të vendit të tyre. Nga historia italiane dhe shqiptare vërtet mund të njohinvetëm versionin marksist-leninist që kanë mësuar në shkollë, por me zemër e dinë se

Page 63: perpjekja_26-27

63Përpjekja

Italia monarkike, fashiste, republikane, nuk mund t ia kthejë shpinën Shqipërisë dhe tëkufizohet t ia trajtojë problemet sikur kjo e fundit të ishte Somalia ose Sri Lanka. Nukbesoj se na konsiderojnë si më të mirë e më bamirës se popujt e tjerë të Europës: thjeshtnuk arrijnë dot të përfytyrojnë se, përballë shpërbërjes së regjimit të Tiranës, shteti mëi rëndësishëm i Adriatikut mund të vendosë të mos bëjë më çfarë ka bërë gjithnjë në tëkaluarën dhe çfarë çdo fuqi tjetër do të kishte bërë në këto rrethana: të marrë në dorësituatën dhe ta kontrollojë, brenda mundësive... Megjithatë, këtu shqiptarët gabohen.Italia nuk ka, as dëshiron të ketë një politikë shqiptare, sepse e ngatërron arrogancëne imperializmit fashist (pushtimi ishte më keq se krim: ishte gabim) me nevojat objektivetë gjeopolitikës .

Çdo komentator duket se ka një tezë të vetën për t ia shpjeguar lexuesit. LorenzoMondo (La Stampa 9 gusht 1991): Nuk mund të rrimë indiferentë përballë fatit të njëpopullate që vuan prej gati gjysmë shekulli nga deliri ideologjik; as përballë kërkesavekaq elementare për të prekur tokë e për të përballuar, më në fund, nevojat parësore, qëne i kemi harruar tashmë, për bukë, për barna, për mirëqenie sado minimale .

Në Corriere della sera (9 gusht), nën titullin: Paqëndrueshmëri politike dhe200% inflacion: ja arsyet e ikjes, Luigi Ippolito, duke folur për eksodin, mbron idenëse shkaku i pandërmjetëm duhet kërkuar në kolapsin dramatik të ekonomisë, i cilishoqëroi tranzicionin drejt tregut. Kjo arratisje madhore nuk ka arsye politike. Në tënjëjtën gazetë, një ditë më pas, duke arsyetuar për arratisjen e madhe të pasardhësvetë ilirëve , Riccardo Orizio propozon dy hipoteza jo aq të pajtueshme mes tyre. E para:Ka të ngjarë që të dëshpëruarit e Barit janë bërë, pa dashur, armë shantazhi në duart

e Tiranës... ; e dyta: shqiptarët po e vrasin Shqipërinë thjesht duke e braktisur. Ose,duke votuar me këmbë , siç bënë dy vjet më parë gjermanolindorët. Ironik Enzo Biagi,

në Corriere della sera, 12 gusht 1991: U tret ëndrra e shqiptarëve, por edhe ajo eitalianëve. Fuqia e pestë industriale në botë nuk është në gjendje, për tri ditë me radhë,të shpërndajë 10 000 filxhanë kafe me qumësht [...]. Na pushtoi një lukuni fatzinjsh mebrekushe. Çfarë do të ndodhte sikur të vinin me uniformë? Duhet të dallojmë, shpjegonMartelli, refugjatët politikë nga refugjatët ekonomikë. Një gjë është të vuash nga uria,një gjë tjetër të vuash nga ideologjia. Po vallë nuk janë këta të gjithë viktima të iluzionevetë komunizmit, dhe pastaj të Realpolitik-ës së kapitalistëve? . Në të njëjtën gazetë,(më 19 gusht), sociologu Francesco Alberoni analizon: Ikin sepse dëshironin ta bënindikur, por nuk mundeshin. Sepse kishin parë televizionin perëndimor dhe kujtonin sedo të gjenin menjëherë punë e do të gëzonin të mirat e shoqërisë së konsumit, mirëqenien,pasurinë. Sepse në sytë e tyre Perëndimi është mit, ndërsa në vendin e tyre nuk kanëas ç të hanë. Sepse kanë humbur besimin në qeveritarët e tyre. Të gjitha këto janë tëvërteta, por ka edhe diçka tjetër, të kohëve të fundit, rezultat të një procesi akut e tëethshëm. Kolapsi i rendit social, i atyre strukturave që konsistojnë në zakone, doke,shpresa, ëndrra, ligje e që i bashkojnë të gjithë individët në shoqëri. Kur kjo strukturëbatohet, individi kapet nga paniku dhe ikën. Sipas autorit, rënia e komunizmit krijonnjë zbrazëti të papërballueshme në identitetin kolektiv dhe në vlerat. Shqipërisë sëfundit të viteve 1980 i mungonte, shpjegon autori një institucion të ngjashëm me, biefjala, Kishën Katolike në Poloni, që të kundërpeshonte e të amortizonte kolapsin social.

Kontakt nga afër

Page 64: perpjekja_26-27

64Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Hipoteza e shantazhit tregohet kokëfortë: Njëzet mijë shqiptarët e Barit nukishin (vetëm) refugjatë: Ishin, në mënyrën e tyre, edhe një ushtri pushtuese e armatosurnga qeveria e Tiranës (Piero Ostellino, Corriere della sera, 19 gusht). Lakonik AntonioPadalino në Panorama (25 gusht): Mallkimi i Shqipërisë, shpresa e Italisë. Ja çfarë ivuri në lëvizje 11 000 vetë . Më filozofik Federico Bugno, i L Espresso (25 gusht):Gjithnjë popujt kanë ikur përballë luftërave, persekutimeve, katastrofave natyrore.

Megjithatë, dyndjet e mëdha, ato që na pëlqen t i quajmë biblike, kanë një motiv tëvetëm: urinë .

Të gjitha këto arsyetime, edhe pse zbulojnë një pjesë të së vërtetës, anashkalojnëçfarë mund të ketë qenë shtysa kryesore e eksodit: miti, këtë herë shqiptar, i Europës sivend gjeometrik i lirisë, pikërisht i asaj lirie që shqiptarëve iu mohua gjatë viteve tëregjimit totalitar. Provat e përgjithshme të arratisjeve masive të vitit 1991 kishin dalë mesukses: veçanërisht, ngjarjet e të ashtuquajturës krizë të ambasadave në korrik të1990-ës në Tiranë, kur mijëra njerëz kërkuan strehë në ambasadat perëndimore, teksa etërë bota e lirë u ngrit në mbrojtje të tyre. Ky argument u cek nga disa vëzhgues:duket sikur ka kaluar një shekull që prej ditëve të korrikut 1990, kur qeveria italiane

kishte në plan të krijonte një task force, për t i ndihmuar shqiptarët të largoheshin ngavendi i tyre, duke organizuar një çatdhesim masiv me anë të anijeve të pasagjerëve tëflotës sonë civile (Luca Fazzo, La Repubblica, 9 gusht).

Të varfër, të shtypur, të uritur, zbritën prej maleve shkëmbore të Shqipërisë,për t u grumbulluar në kalatat e porteve, nën sytë kërcënues të Sigurimit, të cilit iasfiduan deri edhe breshëritë e automatikëve. Pastaj sulmuan peshkarexhat, anijet enaftës, lundrat, motobarkat rrangalle, të gërryera nga ndryshku, që mezi mbaheshinmbi ujë, me motorët gulçues e në grahmat e fundit, dhe me këto mjete kapërcyen 45milje det me dallgë të forcës pesë e gjashtë, të cilin shiroku e bënte edhe më të pabesëe të frikshëm. Jo një mijë e dy mijë, por dhjetë e ndoshta njëzet herë më shumë, të mpirëe të ngjeshur pas parmakëve, të paketuar në kuverta, duke i lënë më të dobëtit, gratëdhe fëmijët në barqet e anijeve, të asfiksuar nga afshi i nxehtë dhe kutërbimi ijashtëqitjeve dhe plehrave, të cilin nuk e pastronin dot bokaportat. Kështu mbërritën,leckamanë e të dëshpëruar. Sytë u shndrisnin nga shpresa, por jo nga ajo siguri setashmë e kishin lënë pas kalvarin, që iu shndriste në sy e në buzëqeshje atyre që ukishin paraprirë, në korrik të vitit të shkuar. Atëbotë shkuam ne vetë t i marrim, shkuanfrancezët dhe gjermanët. Kishin pushtuar ambasadat në kërkim të një vize që do t ilejonte të arratiseshin nga ferri; teksa shumë prej tyre kishin mbetur të vrarë ngabreshëritë e armëve të Sigurimit, mbi muret rrethuese që kërkonin të kapërcenin, ndërsatë tjerë vinin me histori të urisë dhe të vdekjes në sy dhe në kujtesë. Perëndimin filluanta njohin që me ushqimet e ngrohta dhe ndihmën që morën në anijet tona aseptike,pastaj në kampet e refugjatëve, aq eficiente, e më në fund në trenat e solidaritetit drejtEuropës. Aty do t i priste një punë dhe një jetë e re. Asgjë e tillë nuk ndodhi mebashkatdhetarët e tyre, që ua ndoqën gjurmët tetë muaj më pas, e që e futën Puglia-nnë krizë. Askush nuk doli t i priste, për t i shpëtuar; askush nuk u ofroi strehë dheushqim të ngrohtë. I bënë të gjitha vetë, nën sytë e një vendi të hutuar e të papërgatitur(Antonio Maglio, L Europeo, Dossier Albania, 12/22 mars 1991). Mario Cervi (Il

Page 65: perpjekja_26-27

65Përpjekja

Giornale, 9 gusht), propozon një interpretim tepër të personalizuar të konceptit europianpër lirinë: Për dekada me radhë, Perëndimi kërkoi që qytetarëve të pafat të Lindjes t unjihej, së bashku me liritë e tjera themelore, edhe liria për të udhëtuar. Tani që kjo liri uështë njohur, po e interpretojnë jo si të drejtë për të njohur vende të tjera e për t u afruarme kultura të tjera, por si të drejtë për t u vendosur në Perëndim e për t ia paraqiturPerëndimit që këta popuj i ka mbrojtur ndaj dhunës të regjimeve të tyre faturën evuajtjeve të shkuara. Përgjigjen këtij interpretimi ia jep Francesco Grignetti (La Stampa,9 gusht): Të dhjetë mijë shqiptarët që zbritën nga anija e fundit tregojnë të njëjtën gjë:historinë e një kushëriri, një vëllai ose një të afërmi që mbërriti këtu në mars, u pritvëllazërisht dhe gjeti punë. Kanë edhe të njëjtën shpresë. Një adresë ose një numërtelefoni, të zhgarravitur në një copë letër.

Sa për leksionin që i dha Perëndimi, me të drejtë dhe në momentin e duhur,regjimit të Ramiz Alisë ditët e krizës së ambasadave, këtë mund ta gjejmë në të njëjtatgazeta italiane. Duke shfletuar La Stampa (4 korrik 1990), lexojmë: ambasadorit shqiptarnë Romë, të thirrur në Farnesina [...] iu shpjegua se autoritetet në Tiranë duhet tëgarantojnë paprekshmërinë e refugjatëve si dhe çatdhesimin e tyre; si dhe iu kërkuarespektimi i konventave ndërkombëtare që rregullojnë veprimtarinë e përfaqësivediplomatike . Një ditë më pas: De Michelis21 nënvizoi dy probleme që nxorën në pahtrazirat e fundit në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e OKB-së: dhunimin e të drejtave tënjeriut (sidomos sa i përket lirisë për çatdhesim) dhe cenimin e imunitetit diplomatik... . (6 korrik): Dje në Bruksel vendet e BE i kërkuan Tiranës të lejojë çatdhesimin . (9korrik) Hans Dietrich Genscher, në atë kohë ministër i Jashtëm i Gjermanisë: Problemiështë që ta bindim regjimin se këta njerëz, që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyregjetiu, duhet të lejohen të ikin sa më parë . (12 korrik) Mijëra shqiptarë e panë nëtelevizion mbërritjen në Itali të vëllezërve Popa, që konsiderohen si pionierët e eksoditnga Shqipëria. Zëdhënësi i Farnesina-s tha dje se ikja e tyre pati efektin e një shkëndije .(14 korrik) Ambasadori gjerman në Itali, Friedrich Ruth: Gjithsekush do të jetë i lirë tëzgjedhë të ardhmen e vet... autoritetet gjermane do t i ndihmojnë sa të munden. Egjithë kjo tingëllon shumë larg të drejtës për të njohur vende të tjera e për t iu afruarkulturave të tjera; këtu flitet, përkundrazi, për lirinë e individëve për ta ndërtuar tëardhmen e tyre atje ku dëshirojnë! Nuk është pra, gabim interpretimi nga ana eshqiptarëve, siç shkruan Mario Cervi. Në të vërtetë, me ndryshimin e situatësgjeopolitike, disa interpretime të Kartës së Helsinki-t do të zëvendësoheshin me disa tëtjera; dhe pastaj dihet se çdo qeveri ka të drejtën e pamohueshme që të zbatojë ligjin nëterritorin ku ushtron pushtetin (dje ju prita me lule, sot ju mbyll në stadiumin e Barit)!

Që në Shqipëri po e merrnin seriozisht këtë punën e lirive, e tregojnë edhe disaburime të ambasadës italiane në Tiranë: Një milion shqiptarë duan të ikin nga vendi ityre, titullon në faqe të parë Corriere della sera, i 7 gushtit 1990. U alarmuan gjëitalianët? U shpall gjendje e jashtëzakonshme në bregdet? Aspak. Një flotë italianeështë gati për të transportuar refugjatët shqiptarë, titullon La Stampa e 11 korrikut

21Ministër i jashtëm i Italisë, aso kohe.

Kontakt nga afër

Page 66: perpjekja_26-27

66Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

1990, gjithnjë në faqe të parë, duke treguar pastaj si Italia ka vënë tragetet e veta nëdispozicion të OKB-së, për të lejuar çatdhesimin e refugjatëve nëpërmjet detit. GjithnjëLa Stampa, më 12 korrik 1990: Shqipëri, marrin detin anijet e lirisë. Po në mbërritje?Skena paniku? Frikë nga sëmundje të papara, përdhunime dhe synetllëqe islamike? Jo,vetëm fjalime europiane të mirëseardhjes: Ja ku është, ajo, toka e premtuar, liria,demokracia, kënaqësia që të jep mundësia e fjalës, mundësia e të shprehurit pa frikë tëideve të tua, personale, të ndryshme nga të kujt komandon dhe imponon të vetat(Bruno Tucci, Corriere della sera 13 korrik 1990).

14. KARTOLINA NGA TIRANA

Gazetarët e mirë, megjithatë, pas çdo orvatjeje, të suksesshme e të pasuksesshme,për eksod, niseshin për Shqipëri, me shpresë se do të zbulonin in loco shkaqet evërteta të ikjes. Vetëm 80 km larg brigjeve të Italisë, Shqipëria duket sikur i përket njëgalaktike tjetër. Krejt i izoluar që prej 50 vjetësh, i papërshkueshëm nga stuhia e 1989-ës, ky çiflig i fundit i stalinizmit në Europën mesdhetare po tregon tashmë shenja tëndrojtura hapjeje (Paola Campana, La Stampa 2 korrik 1990). Në mungesë tëpërshtypjeve të drejtpërdrejta, artificet retorike nuk kursehen: një gulag i quajturShqipëri, një popull i hibernuar për 45 vjet, alkazari i stalinizmit ballkanik. ClaudioCanal, i Il Manifesto (8 korrik 1990) tingëllon më i informuar: Shqipëria është ishulli mëi madh këmbësor në botë... Ndoshta 35 ose 59 automjete qarkullojnë në kryeqytet, potë përjashtosh autobusët, kamionët dhe furgonët. Një peizazh urban si i paraluftës,dhe në të njëjtën kohë profeci ekologjike e qytetit të mijëvjeçarit të tretë. Diktaturë ebiçikletës dhe, pas kësaj, e autobusëve. Hutim i plotë për këdo që nuk e harron segjendet gjithnjë në Europë, 100 km larg Italisë, jo në Indokinë. Nuk di njeriu nëse dysemaforët e vetëm të Tiranës, në sheshin Skënderbej, duhet t i shohë si shenjaparathënëse të një të ardhmeje premtuese, apo si relike të një së shkuare të asfiksuarme oksid karboni... Të shumtë janë gazetarët që ekzaltohen nga kontrasti midisdistancës gjeografike të shkurtër dhe distancës kulturore yjore midis dy vendeve,sikurse ata të tjerët që eksitohen nga stalinizmi dhe trafiku i varfër. Në ato kohë, tëshkoje në Shqipëri ishte, për gazetarin italian, ndërmarrje e ndërlikuar, për shkak tëmbylljes së vendit dhe vështirësive për të siguruar vizën e hyrjes. Edgardo Bartoli (LaRepubblica, 31 mars 1991) gjen ... një realitet që qeveriset nga domosdoshmëria, jonga zgjedhja; ... në një vend ku nuk ekziston më asgjë as bukë, as ide, as krerë, asprograme.

Në gusht 1991, ky qëndrim ndryshon në mënyrë dramatike, edhe ngaqë tashmëtë gjithë janë të lirë të shkojnë në Shqipëri, për të hetuar shkaqet e katastrofës që nxitieksodin. Alessandra Longo, (La Repubblica, 9 gusht): E parë që këtej, me lopët qëkullotin në fushat pranë aeroportit, Italia duket vërtet një mirazh, dhjetë mijë milje larg ;në po këtë gazetë, të nesërmen, Longo i rrëfen lexuesit për rrugën Durrës-Tiranë:fshatra shumë të varfër, gra që punojnë arave, fëmijë që ruajnë lopë dhe kuaj gërdallë,

burra që riparojnë kamionë që e kanë vendin në muze, pak fshatra, kodra të zhveshura,qindra bunkerë... teksa në Tiranë ka rënë një uri afrikane. I pamëshirshëm Novarro

Page 67: perpjekja_26-27

67Përpjekja

Montanari, në Il Giornale (12 gusht 1991, nën titullin: Mirësevini në Gran HotelTirana ): e nis edhe ky me panoramën e shpëlarë, bunkerët e shkërmoqur, rrugëne zbrazët, fshatrat e vogla me kasolle prej nga ia behin trumba fëmijësh të palarë e tëveshur me rrecka... me fytyra të pista e të mbuluar me miza ... ulim shpejtësinë për t uhapur rrugë kopeve të dhenve, Hotel Tirana, kazermë e rrënuar me korridore tëerrëta, një banjë e vetme për kat, në menynë e restorantit gjen vetëm bretkosa, ujëqë është mineral vetëm në etiketë, dhe pastaj i lë fre të lirë fantazisë (kush vallë do t iaverifikojë çfarë shkruan?): asnjë muze për të vizituar, asnjë monument, vetëm turmaburrash e fëmijësh që vijnë rrotull në shesh [...] I vetmi dëfrim të shtunave vizita nëmauzoleun e Enver Hoxhës, në kodrën e Tiranës. Vërtet të ketë qenë kështu? Ndonjëtjetër, që Shqipërinë e pat vizituar para tij, kish gjetur, përkundrazi, diçka që t ia vlente:Shqipëria që i ka mbijetuar draprit dhe çekanit: e rrëfyer nga eksponatet e çmuara të

Muzeut kombëtar të Tiranës, nga ikonat e Onufrit, nga xhamitë dhe kishat ortodokse[të ruajtura si monumente kulture, A.V.] ... nga mozaikët bizantinë te teatrot greke dhekalatë osmane. Në Durrës, ose Dyrracchium-in e themeluar në vitin 700 p.e.s., po del nëdritë një nga amfiteatrot më të mëdha të botës antike. Në Butrint, në jug të vendit, muretciklopike të ilirëve ngrihen pranë rrënojave greke, romake, bizantine. Berati dheGjirokastra, të kacavarura kodrave, janë qytete-muze të ruajtura dhe të restauruaramirë. Kruja, kryeqytet i shekullit XV, i tregon vizitorit një Pazar të shekullit XVIII dhemuzeun e Skënderbeut, (Giovanni Porzio, Panorama, 23 shtator 1990).

Pavarësisht nga mërzia turistike e Montanari-t, shihet se motivet e vërteta tëeksodit vështirë të rroken me një vizitë të rrufeshme në Shqipërinë ende të panjohur.

Tito Sansa, i La Stampa, edhe ai mes vizitorëve nga halli, dërgon një reportazhme titull Vjedhje, amulli, kaos kështu vdes Shqipëria, (18 gusht 1991): Tani, pasçlirimit nga diktatura, Shqipëria është ekonomikisht e shkatërruar, me një popullsikrejtësisht pa ide, pa iniciativë, pa vullnet [...] Dëshira për konsumizëm manifestohet sivjedhje. Vjedhin të gjithë, nuk ka kontroll, vetë ruajtësit e rendit kanë frikë [...] Sitermiteve të Afrikës, vetëm pak minuta u duhen për të rrjepur një veturë, duke iashkulur gjithçka që i lëviz... Komunizmi u ka çrrënjosur nocionin e pronës private. Nëfakt, për 45 vjet askush nuk ka zotëruar asgjë, gjithçka i përkiste shtetit, me përjashtimtë grave dhe të fëmijëve [...] Për fat të keq, me çdo ditë që kalon, djepi i stërgjyshërveilirë i largohet Europës, për t iu afruar gjithnjë e më tepër Afrikës. Kjo nuk ështëShqipëria e elitës kulturore, që ka nivel çuditërisht të lartë, por ajo e punëtorëve dhefshatarëve, sjelljet kolektive të të cilëve i përkasin më shumë kontinentit të zi. Mjaftontë ndalesh në një fshat ose tek një çezmë ose një plazh, për t u ndier si marsianë, tëardhur nga një botë tjetër. Të rinj, burra dhe gra, fëmijë të vegjël dalin prej shtëpive dhenga pas shkurreve dhe të shohin për së largu. Kur qetësohen, bëjnë ndonjë happërpara, për t u ndalur sërish. Po të mos ndodhë asgjë, e mbyllin rrethin, të prekin medorë duke bërtitur Ehi, ehi , e fërkojnë veturën si të ishte relike, më në fund, agresivë,kërkojnë kuma, kuma 22 dhe lireta , teksa të tjerët vazhdojnë të vijnë nga të gjithaanët. Të udhëtosh me automobil nëpër Shqipëri është aventurë sepse shqiptarët sillen

22 Cuma në origjinal. Pas gjase, një shtrembërim i gomma , ose çamçakëz në italishte.

Kontakt nga afër

Page 68: perpjekja_26-27

68Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

në rrugë si kamikazë... Çiklistët bëjnë zig-zage në mes të xhadesë, për të hapur rrugëvetëm në momentin e fundit. Kamionët, që në të vërtetë janë shkatërrina të prodhimitkinez, ecin skiç, pa drita, pa stope, pa sinjale, pa pasqyra. Ndalojnë pastaj befasisht;dhe pikërisht në momentin kur po i parakalon, hapet dera e majtë dhe zbret që andej, mekërcim, shoferi. Pastaj janë kalimtarët që duket sikur janë të gjithë të shurdhër ose tëtopitur: e kapërcejnë rrugën, në fakt, vetëm kur shohin se dikush po u afrohet; porvetëm për t u ndalur menjëherë, ngurrues, për t u kthyer prapa dhe për të vrapuarsërish, të trembur. Po ata që bartin dërrasa ose trarë në shpatulla, si i mbajnë? Vertikalishtme rrugën, pa dyshim. Bezdia më e madhe janë fëmijët që kërkojnë kuma . Jo duke elypur, si të gjithë kalamajtë e botës, por duke e pretenduar, teksa u zënë rrugën veturave[...]. Për të mbijetuar ka vetëm dy rrugë të mundshme: të vjedhësh ose të arratisesh përItali. Sansa e sheh kështu Shqipërinë të populluar nga zombies, të cilëve tashmë nuku mbetet veçse të vjedhin e të plaçkitin; sikurse e kupton mirë se shfuqizimi i pronësprivate nga ana e regjimit komunist ka luajtur rol të dorës së parë në formimin e njeriuttë ri dhe ndoshta edhe për të përgatitur psikologjikisht braktisjen e atdheut nga njerëzqë nuk ndihen më të lidhur me tokën e tyre, dyqanin, ndërmarrjen private, shtëpinë qëkanë ndërtuar vetë.

16. EUROEMERGJENCA

Mbërritja dramatike e refugjatëve shqiptarë në Bari dhe riatdhesimi më pas, medredhi, i mijëra të ardhurve të gushtit, të cilët u trajtuan keq madje u fyen në dinjitetine tyre, dhanë edhe shkas për disa reflektime, nga ana e komentatorëve të ndryshëmpolitikë në Itali, për domethënien globale të këtyre ngjarjeve. La Repubblica e datës 14mars 1991 citonte Martelli-n, i cili paralajmëronte se arratisja e madhe nga Lindja sapoka nisur duke vërejtur, në lidhje me eksodin shqiptar, se [...] gara e solidaritetit e nisurnë Brindisi u përhap më pas, dora dorës, në mbarë Italinë. Por duhet të kujtojmë se kylloj solidariteti është në gjendje të zgjidhë, i vetëm, problemet e sulmit mbi trenin epasurive... Edhe ngaqë emocionet shndërrohen lehtë në velje e më pas në siklet përvështirësitë e mikpritjes. Shpjegon Eugenio Scalfari, pesë muaj më vonë (LaRepubblica, 9 gusht 1991): Mbërritja e tyre prish ekuilibra socialë tashmë delikatë,çrregullon mjedise të dëmtuara dhe të brishta, ngjall armiqësi të pamposhtura, luftërames të varfërish, egoizma të kamurish. Historianë si Braudel, filozofë si Foucault napatën lajmëruar: Europa e pasur, Europa konsumiste, Europa demokratike është nëvigjilje të një invazioni gjigand nga Jugu dhe nga Lindja [...]. Milionat e sotëm do tëbëhen qindra milionë pas 30 ose 40 vjetësh, kur, për shkak të rritjes së pakontrolluar tëatyre popullsive, brigjet e Afrikës Veriore, të Egjeut dhe të Adriatikut do të mbushennga mizëri njerëzish që kërkojnë punë, mirëqenie dhe realizim të ëndrrave të ushqyerapaprerë prej televizioneve tona, anembanë këtij deti-liqen që na bashkon të gjithëve.Ky invazion do të ketë përmasa të ngjashme me ato që e vunë përpara PerandorinëRomake, nga Veriu dhe nga Lindja, 1500 vjet më parë, duke e shkundur që nga themelet[...] . Drejtori i gazetës La Repubblica beson, në thelb, se invazioni që po kërcënohettani është paqësor dhe po materializohet jo aq si transferim popujsh sesa zhvendosje

Page 69: perpjekja_26-27

69Përpjekja

mizërish njerëzish; nuk ka njeri që t i udhëheqë, as krenari që t i mbajë në këmbë, asndonjë ideal që t i shtyjë të pushtojnë toka, as kanë ndërmend të shkatërrojnë mënyrënsi jetojmë ne dhe arritjet tona. Përkundrazi, janë pushtuar prej tyre, ua njohin joshjendhe forcën, përulen para tyre. . Vazhdon Paolo Garimberti (La Repubblica, 10 gusht):sot më shumë sesa nga shtetet, rendit ndërkombëtar i vjen rreziku nga njeriu i rrugës,

nga konfliktet etnike dhe tribale, nga valët e refugjatëve, nga emigrimet drejt parajsashpak a shumë të supozuara. M. Mandelbaum, i Council on Foreign Relations në NewYork, shpjegon se fundi i Luftës së Ftohtë është kataklizmi i tretë i madh e këtijshekulli, pas dy luftërave botërore; dhe ndoshta përmasat e kësaj të tretës do të jenëedhe më dramatike . Lorenzo Mondo (La Stampa, 9 gusht 1991): Problemi që shtrohetsot është nga ata që i kanë përkufizuar si epokalë. Mërgimet e mëdha të popujverrezikojnë t ua zënë vendin luftërave, për nga roli historik. Dhe kjo do të prekë krejtEuropën... .

Enzo Bettizza ( Nuk mjafton vetëm t i refuzojmë , La Stampa, 9 gusht 1991),vëren: Mjafton t u hedhësh një sy pamjeve apokaliptike, prej gjykimi universal, tëatyre mijëra trupave lakuriqe, që gëlojnë në hapësirën midis detit dhe bankinave tëportit të Barit, të kapërthyer në dëshpërimin e trupit dhe të shpirtit, për të kuptuar sekëtu kemi të bëjmë me një dukuri historike. Ka ndodhur vallë ndonjëherë që historia tëndalet për shkak të urdhrave të një marshalli të karabinierëve? E vërteta është seEuropa në prag të mijëvjeçarit të tretë [...] është edhe një Europë e kërcënuar nga fundikaotik i asaj lufte të tretë botërore të padukshme që ishte disfata dhe katastrofa ekomunizmit. Edhe më i thukët Alexander Langer (Panorama, 25 gusht 1991): Nëqoftë se hendeku ekonomik mes Europës Perëndimore dhe Lindore, Veriut dhe Jugut,do të vazhdojë të thellohet, së shpejti do të kemi nevojë për barriera të reja, që tëmbrojmë kështjellën tonë të mirëqenies. Ndoshta do të na duhet të bllokojmë edhesinjalet e televizionit dhe të shtiem mbi ata që kërkojnë të kapërcejnë muret. Tamam siçbënin dikur regjimet komuniste. Në fakt, mbi gërmadhat e perdes së hekurt të djeshmepo ngrihet, në heshtje, një perde e re e urrejtjes, (Giovanni Porta, Panorama, 25agosto). Megjithatë, lufta absurde në Bari i shtroi publikut italian një pyetje shqetësuese:sigurisht, të paralizon mungesa e armikut. Gjatë konfliktit në stadiumin e Barit mesazhi...

që vinte nga ajo turmë ishte për të bërë diçka për ta, jo kundër tyre, (Furio Colombo,Panorama, 25 gusht). Ndjenja e fajit kullon nga fjalët e hidhura të Giuliano Zincone(Corriere della sera, 10 gusht): Tragjedia e shqiptarëve na shtrëngon të shihemi nëpasqyrë, na detyron të bëhemi të pamëshirshëm. Nuk duam dhe nuk mund të mësohemiqë t i konsiderojmë nënshtetasit tanë të dikurshëm si një popull amfib, që duke lundruare notuar, kacavaret dëshpërimisht pas brigjeve tona, valë pas vale, në kërkim parajsashqë nuk ekzistojnë. Megjithë përrallat që tregon televizioni, nuk jemi Amerika e Mesdheut[...], prandaj duhet ta harrojmë Eldoradon që u kemi premtuar komunistëve të penduaranembanë botës. Le ta shpallim, me solemnitetin e duhur, se pushtimi i shqiptarëvepërbën një precedent të rrezikshëm për vendet e pasura të Mesdheut... Tani jemi tëdetyruar të kthejmë mbrapsht njerëz që deri dje i mahnitnim me sirenat tona komerciale.Apokalipsi i mijëvjeçarit të tretë, ai që kërcënohet të vijë me turmat e pafund e të urituratë Jugut të skamur e të shkatërruar, të joshura nga dritat vezulluese të Veriut të pasur,

Kontakt nga afër

Page 70: perpjekja_26-27

70Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

duket se është ndezur nga vetëkënaqësia e tepruar e Veriut (që do ta pësojë si Fausti).Një zgjidhje propozohet, ndërkohë, nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare: Dukuria eemigracionit është simptomë e forcës apo e dobësisë së një kombi? Mendoj se mundt i shenjojë të dyja. Forca e një kombi konsiston edhe në burimet njerëzore që shpërndannëpër botë herë pas here. Por nëse eksodi e varfëron bërthamën jetike të një vendi,është shenjë dobësimi dhe e një prirjeje drejt shuarjes... Duhen pasur frikë valëtmërgimtare? Besoj se po. Të gjitha mërgimet përmbajnë, në shkallë të ndryshme, njëelement katastrofe. Sot rreziku është më afër se kurrë... Rënia e diktaturave favorizonçlirimin e energjive pozitive, por në të njëjtën kohë çliron edhe forca të errëta. Ngarrënojat e diktaturave mund të dalin turma të shpërfytyruara nga urrejtja dhe dëshpërimi.Së bashku me diktaturat mund të shkërmoqen kombe të tëra dhe nga mbeturinat ekëtyre kombeve të dalin hordhi barbare moderne, të pafund, të traumatizuara dhe paatdhe. Ose, më mirë, pa kombësi. Shteteve u bie barra të mos lejojnë shndërrimin enjerëzve në hordhi. Në këtë kuptim, forcimi i identitetit kombëtar të popujve do t i sjellëbotës mbarë më shumë të mira se probleme (Panorama, 18 gusht 1991).

Nëpër këto fjalë, që tradhtojnë një farë shqetësimi për fatet e Perëndimit, tejduketimazhi (mitik) i një Europe fortesë, të rrethuar prej Tjetrit.23 Falë këtij imazhi, mirëqeniaeuropiane, që aq shumë i tërheq të gjithë ata që jetojnë në mjerim e varfëri, merrkonotacione të forta territoriale. Europa vetëpërcaktohet si territor i mbyllur dhe ipërvijuar nga kufij ose caqe, vija demarkacioni që ndajnë botën këtej ( tonën ) ngabota përtej ( të tyren ). I njëjti demarkacion do të riprodhohet pastaj kudo ku kakontakt mes europianëve (italianëve) dhe Tjetrit: në qytetet, në mëhallat, në katundet,në blloqet e periferive. Kufiri që e ndan hapësirën në Ne dhe Ata, e që i mban veç Vleratnga Jovlerat (këto të fundit shpesh të reduktuara në Antivlera), bëhet shprehjegjeografike e Diversitetit (cilësor, jo gjithnjë kombëtar ose etnik). Ky është edhe kushti domosdoshëm për të mbajtur antientropinë sociale, ose një shkallë të mjaftueshmekompleksiteti infrastrukturor dhe kulturor: këtej ka mirëqenie, qytetërim, zhvillim dhedemokraci; përtej ka mjerim, uri, pisllëk, prapambetje, dhunë. Në këtë topografi socialetë konceptuar nga pikëvështrimi Perëndimor, çdo shpërthim kufijsh ose derdhje (aq mëkeq kur është spektakulare, si në rastin e shqiptarëve në 1991) do të interpretohet sifillim i një pushtimi, ose shpallje lufte.

Frikërat për konfliktin global mes Veriut dhe Jugut (duke përfshirë në Jug edhetë varfrit e Europës Lindore) themelohen mbi mite me natyrë demografike: mbipopullimidhe shpërthimi demografik i Botës së Tretë, shfarosja etnike e vendeve të pasura përshkak të rënies së theksuar të lindshmërisë ( nuk do të ketë më italianë ). ShkruanNierenstein: Deri më sot, racizmi praktikisht i është prezantuar historisë si shtypje qëi bën shumica një pakice [...]. Sot frika e të bardhëve në Perëndim se mos katandisen nëpakicë është kthyer në realitet përparues, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu në botë;për shkak të lindshmërisë sonë të ulët në krahasim me popujt e Botës së Tretë dhe tëEuropës Lindore. Kjo po e shndërron racizmin në ideologji mirëfilli mbrojtëse... 24

23Në lidhje me këtë koncept, shih Balbo, L., Manconi, L., vep. cit.f. 23-24. Në këtë kapitull ireferohemi vazhdimisht interpretimeve të këtyre autorëve.24Nierenstein, F., vep. cit., f. 23.

Page 71: perpjekja_26-27

71Përpjekja

LETËRNJOFTIMI BIOMETRIK I EMIGRACIONIT - shqiptarët në Itali

Nga Rando Devole*

Emri dhe mbiemri

Emigrantët shqiptarë zënë një vend të rëndësishëm në mozaikun sociokulturortë Italisë. Aktualisht, për nga numri i shqiptarëve, Italia është e dyta ndër vendet kushqiptarët kanë emigruar. Në fund të vitit 2009, vlerësimet statistikore konfirmonin njërritje të mëtejshme të emigracionit nga Shqipëria, duke arritur shifrën 472.000. Natyrisht,bëhet fjalë për shqiptarët që jetojnë e punojnë ligjërisht në territorin e vendit fqinj. Përtë tjerët, të ashtuquajturit klandestinë, përjashto hamendjet e diskutueshme, ka qenëdhe mbetet i vështirë vlerësimi sasior, për arsye që lidhen drejtpërdrejt me përkufizimine tyre si të padukshëm statistikisht . Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë, por qëprania e tyre nuk mund të jepet me shifra të sakta, përveçse rasteve a posteriori, d.mth.kur lejohet ligjërisht pajisja me dokumente e emigrantëve.

Një nga karakteristikat e përgjithshme të imigracionit që jeton në Itali ështëpluraliteti i shtetësive. Në kuadrin e shtetësive të shumta shqiptarët zënë vendin edytë pas rumunëve. Mirëpo, në rast se do të shtonim kriterin e vendeve jashtë BashkimitEvropian, atëherë emigrantët shqiptarë do të zinin vendin e parë, të ndjekur pas ngamarokenët. Kjo tregon se dukuria e emigracionit shqiptar në Itali është tejet erëndësishme, duke filluar nga pikëpamja sasiore.

Shqiptarët në Itali

* Rando Devole jeton prej shumë vitesh në Itali. Është sociolog e publicist, dhe autor i libraveLa scoperta dell Albania. Gli albanesi secondo i mass media Albania. Fenom

eni sociali e rappresentazioni , L immigrazione albanese in Italia , Ura mbi det , Gli albanesiin Italia. Conseguenze economiche e sociali dell immigrazione .Zhvillon veprimtari kërkimoreme institucione të ndryshme; Jep mësim për programin Master në Universitetin La sapienza nëRomë; Boton në organe shtypi italiane e shqiptare. Për angazhimin e tij sindikal në favor tëemigrantëve, Presidenti i Republikës Italiane i ka dhënë titullin e nderit Commendatoredell Ordine della Stella della Solidarietà Italiana .

Page 72: perpjekja_26-27

72Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes dhe Istat (Istituto nazionale distatistica - Instituti kombëtar i statistikës)

Datëlindja

Emigracionit të ri shqiptar, ndryshe nga dukuritë e tjera sociale të ngjashme,mund t i përcaktohet lehtë datëlindja, meqë fillimi i tij përkon me fundin e diktaturës,vendosjen e sistemit pluralist dhe arritjen e disa të drejtave themelore, midis të cilaveatë të qarkullimit të lirë të njerëzve. Mungesa pothuajse e plotë e shqiptarëve në vitetNëntëdhjetë i detyrohej kufijve hermetikë të Shqipërisë totalitare, nga ku mund të dilejvetëm me lejen e shtetit dhe gjithsesi për periudha të caktuara kohore. Gjatë viteve tëdiktaturës, pak shqiptarë janë larguar jashtë shtetit pa lejen e autoriteteve përkatëse,çka mund të bëhej vetëm fshehtazi dhe me rrezik të madh për jetën.

Emigracioni shqiptar drejt brigjeve italiane mund të ndahet përgjithësisht nëpesë faza. Faza e parë, ajo e korrikut 1990, ka të bëjë me të ashtuquajturën kriza eambasadave , kur mijëra shqiptarë u futën në disa përfaqësi diplomatike perëndimoredhe kërkuan strehim politik. Në ambasadën italiane u strehuan më shumë se tetëqindshqiptarë, të cilëve, pas një sërë negociatash me regjimin e Ramiz Alisë, iu dha e drejtatë hipnin në tragetet e vëna në dispozicion nga qeveria italiane për t u nisur drejtPuljas. Ishte një minieksod i vërtetë, ngjarje e paparë në Shqipërinë totalitare, ku kufijtëishin të paprekshëm edhe me ligj. Ky eveniment shenjoi kalimin e parë kolektiv tëkufirit shqiptar drejt Italisë. Të dhënat e para për praninë e shqiptarëve në Itali janëkomunikuar në fund të 1990-s. Shqiptarët ishin pak më shumë se dymijë vetë dhe zinin

Prejardhja

Gjithsej më 31.12.2008

% e numrit të përgjithshëm

Gjithsej më 31.12.2009

% e numrit të përgjithshëm

Rumania 796.477 20,5 953.000 22,2 Shqipëria 441.396 11,3 472.000 11,0 Maroku

403.592

10,4

433.000

10,1

Kina 170.265 4,4 181.000 4,2 Ukraina 153.998 4,0 172.000 4,0 Filipinet 113.686 2,9 120.000 2,8 Tunizia

100.112

2,6

105.000

2,4

Polonia 99.389 2,6 107.000 2,5 India 91.855 2,4 104.000 2,4 Moldavia

89.424

2,3

109.000

2,5

Rezidentët e huaj në Itali sipas shtetësisë (më 31.12.2008)

Page 73: perpjekja_26-27

73Përpjekja

vendin e fundit në listën e ekstrakomunitarëve që jetonin në Itali në atë kohë.

Faza e dytë përbëhet nga dy eksode masive drejt brigjeve italiane: i pari, nëfillim të marsit 1991, kur nga disa porte u nisën anijet plot me shqiptarë (rreth 25 mijëvetë), që në pak kohë mbërritën në portet puljeze; i dyti, në gusht të të njëjtit vit, kur nëItali arritën më shumë se 20 mijë shqiptarë, të cilët u riatdhesuan pasi u mbyllën për disaditë në stadiumin e Barit. Në fund të vitit 1991, falë eksodit të marsit dhe të gushtit,numri i shqiptarëve shënoi një rritje të menjëhershme. Në dhjetor rezultonin 26.381shqiptarë, d.m.th. pati një rritje me rreth 24.000 persona brenda vitit. Në krahasim mebashkësitë e tjera në Itali, për të njëjtin hark kohor, shqiptarët shënonin pa dyshimrritjen më të madhe. Në fakt, gjatë të njëjtit vit nga Maroku, vend me tradita tëkonsoliduara emigratore drejt Italisë, regjistroheshin rreth 9 mijë prurje të reja, shumëmë pak se ardhjet nga Shqipëria, ku emigracioni ishte në fillesat e veta.

Faza e tretë lidhet me vitet postkomuniste, me Shqipërinë që përshkonte njëtranzicion të vështirë ekonomik, politik e shoqëror, dhe vazhdimisht në kërkim tëidentitetit të vet brenda kontekstit rajonal. Gjatë këtyre viteve flukset migratore ngaShqipëria arrijnë të organizohen edhe me rrugë të paligjshme. Në Itali, në këtë periudhëkanë ardhur shumë shqiptarë, me viza të rregullta ose false, madje edhe nëpërmjetskafeve të paligjshme. Në vitet e mëpasshme, Italia ishte dëshmitare e rritjes gradualetë qytetarëve shqiptarë në territorin e vet, megjithëse ardhje si ato të vitit 1991, pra meeksode masive, nuk u verifikuan më. Kështu ndodhi, edhe pse të dhënat zyrtare e 1996-s janë rrekur ta përgënjeshtrojnë, duke vërtetuar se shqiptarët me lejeqëndrim kishinkapur në fund të vitit shifrën 63.987. Me fjalë të tjera në 1996-n, pra pas vendimit tëQeverisë Dini për pajisjen me dokumente të emigrantëve, u regjistruan gati 30.000shqiptarë më tepër. Natyrisht, bëhet fjalë për të dhëna që kanë konfirmuar praninë emëparshme të shqiptarëve, çka do të thotë se jetonin më parë në Itali dhe se janëzyrtarizuar nga pikëpamja administrative. Kjo do të thotë gjithashtu, se nga 1990-ta emë vonë, emigracioni i parregullt ka vazhduar rregullisht nga Shqipëria, duke priturrastin e volitshëm për të dalë në pah e për të shënuar një kapërcim sasior përnjimend tëndjeshëm.

Faza e katërt i referohet krizës së thellë të 1997-s. Pas kolapsit të firmave piramidaledhe implozionit të shtetit, shumë shqiptarë u detyruan të merrnin anije të rastit për tëshkuar në Itali. Sipas statistikave zyrtare italiane, në fund të vitit, rezultonin 83.807emigrantë shqiptarë.

Faza e pestë është në vijim e sipër: është fazë në të cilën bashkëjetojnë dukuritë emigracionit të ligjshëm e të paligjshëm. Gjatë këtyre viteve të fundit në Itali ështëplotësuar kuadri ligjor për imigracionin, që disiplinon flukset migratore dhe nxitmarrëveshjet e posaçme me vendin me trysni të fortë emigracioni. Në Shqipëri, qeveritëpo e luftojnë në mënyrë gjithnjë e më efikase emigracionin e paligjshëm, duke i reduktuarthelbësisht zbarkimet klandestine.

Shqiptarët në Itali

Page 74: perpjekja_26-27

74Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Burimi: Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes dhe Istat (Istitutonazionale di statistica - Instituti kombëtar i statistikës)

Shqiptarët shënuan rritje të madhe në vitin 1999, pasi hyri në fuqi ligji i ri përimigracionin (Turko-Napolitano) dhe u bë pajisja e mëpasshme e emigrantëve medokumente. Në fund të 1999-s në Itali jetonin rreth 115.755 shqiptarë në rregulla, ose 40mijë më shumë se viti i mëparshëm.

Krejtësisht i veçantë ka qenë rasti i uljes së numrit të shqiptarëve të rregulltgjatë 1998-s. Në të vërtetë, në fund të këtij viti kishte pak më shumë se 75 mijë vetë, prashumë më pak në krahasim me gati 84 mijë shqiptarët e vitit pararendës. Në të vërtetë,ndodhi një lloj ridimensionimi, sepse shumë shqiptarë, që erdhën në Itali pas traziravetë 1997-s, u kthyen në vendin e vet sapo përfundoi periudha më kritike e krizës.

Në fund të vitit 2000, shqiptarët ishin të dytët në listën e të huajve me lejeqëndrim.Saktësisht, më 31 dhjetor 2000 rezultonin 142.066 shqiptarë, pra një rritje prej 22,7%kundrejt vitit 1999. Në vendin e parë gjendej Maroku, qytetarët e të cilit kapnin në Italishifrën 159.599. Pavarësisht nga kjo, rritja në përqindje e marokenëve (8,9%) nuk mundtë krahasohej me atë shqiptare.

Në vitet e mëpasshme, marokenët kanë mundur ta mbajnë vendin e parë midis

Shqiptarët në Itali 1990-2009

Page 75: perpjekja_26-27

75Përpjekja

të huajve që jetonin rregullisht në Itali, por gjithnjë të ndjekur hap pas hapi ngashqiptarët. Ndërsa në fund të 2001-t kishte 158.094 marokenë dhe 144.120 shqiptarë tëpajisur me lejeqëndrim, diferenca sasiore midis dy bashkësive, një vit më vonë, d.m.th.më 31 dhjetor 2002, doli prej 3.871 vetësh. Në këto dy vite Shqipëria dhe Rumania kanëqenë vendet më përfaqësuese numerikisht nga Lindja e Evropës. Surprizat statistikorenuk vonuan edhe pas pajisjes me dokumente në bazë të ligjit Bossi-Fini. Në fund të2003-shit, rumunët në Itali përbënin bashkësinë e parë me shifrën 239.426, ndërsashqiptarët (233.616) i kaluan statistikisht marokenët (227.940) duke kapur vendin edytë. Megjithëse edhe bashkësitë e tjera kishin pasur rritje, tre vjet më vonë, shqiptarëtzunë vendin e parë (282.650), përsa i përket numrit të lejeqëndrimeve.

Siç mund të merret me mend lehtë, numri i shqiptarëve me lejeqëndrim të rregulltështë rritur sistematikisht pas amnistive administrative (pajisjes me dokumente). Duhetthënë se këto procese, siç e përmendëm më sipër, vetëm sa e fotografojnë dhe elegalizojnë praninë e mëparshme të emigrantëve. Në këtë kuptim, pikat më të larta tëgrafikëve duhen lexuar si vërtetim i një pranie që është zgjeruar në mënyrë graduale.Është rasti të kujtojmë se në trajtesën tonë kemi marrë parasysh vetëm të dhënat eshqiptarëve me qëndrim të rregullt, meqë prania e paligjshme në territor nuk mund tërilevohet statistikisht.

:Falë legalizimit të vitit 1998 patën mundësi ta bëjnë kërkesën 48.446 shqiptarë,rreth 19,3% e të gjitha kërkesave të paraqitura. Katër vjet më vonë, kërkesën për t upajisur me dokumente e bënë 54.918 qytetarë shqiptarë, d.m.th. 7,8% e numrit total.Duhet kujtuar se nga pikëpamja sasiore, legalizimi i 2002-t, me 705.133 kërkesa tëparaqitura, ka qenë më i madh se sa ai i 1998-s, kur u paraqitën vetëm 250.996 kërkesa.Në të dyja rastet rritja e numrit të shqiptarëve ka qenë e madhe. Megjithatë, në qoftë senë legalizimin e parafundit shqiptarët përbënin si përqindje grupin me rritjen më tëmadhe, në atë të vitit 2002, rritja e tyre as që mund të krahasohet me atë të rumunëve,që në krahasim me 1998-n prekte 437%.

Dy legalizimet e fundit tregojnë në përgjithësi një trysni më të vogël migratorenga Shqipëria në Itali. Kërkesat për t u pajisur me dokumente në vitin 1998 përbëningati 67% të lejeqëndrimeve të lëshuara prej kohësh; gjatë legalizimit të 2002-it kërkesate firmosura nga qytetarët shqiptarë arrinin 38% të lejeqëndrimeve të tyre. Porse nëvlera absolute, rritja e kërkesave nga legalizimi në legalizim ka qenë e jashtëzakonshme:rreth 6.500 njësi. Duke pasur parasysh kriteret përzgjedhëse të legalizimit të fundit,mund të thuhet se emigracioni shqiptar konfirmoi sërish rëndësinë e vet statisdikore.Ndërkohë statistikat e legalizimi i fundit (vetëm për punonjësit në familje) nuk janëbotuar ende, sepse procesi është në vijim e sipër. Megjithatë, sipas gjasës, që në këtëmënyrë të pajisen me dokumente shumë qytetarë shqiptarë, kryesisht femra, dukepasur parasysh llojin e punës.

Pajisja me dokumente të emigrantëve përbën një mjet të vlefshëm për të vlerësuarnga pikëpamja sasiore praninë e parregullt të emigrantëve. Megjithatë, nga 1998-ta ekëtej bashkësia shqiptare në Itali është rritur edhe falë vizave të autorizuara, për arsyefamiljare, pune ose tjetër.

Shqiptarët kanë gëzuar kuota të privilegjuara, të cilat janë caktuar nga dekretet

Shqiptarët në Itali

Page 76: perpjekja_26-27

76Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

e flukseve. Shqipëria e ka firmosur marrëveshjen e ripranimit me Italinë në nëntor 1997(që ka hyrë në fuqi në gusht të mëpasshëm) dhe është angazhuar seriozisht për tëluftuar emigracionin e paligjshëm. Vitet e fundit zbarkimet në Pulja janë reduktuarjashtëzakonisht shumë. Fakti që në vitin 2001 Shqipëria ishte në vend të parë përsa ipërket zbarkimeve klandestine, në 2002-in në të tetin dhe në 2003-in në vendin e njëzetëe njëtë, është rrjedhojë e një sërë faktorësh, midis të cilëve edhe zgjedhja e shqiptarëvepër të emigruar në vende (si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Anglia, etj.) dhe memënyra të tjera. Edhe statistikat për shqiptarët e larguar në kufi dëshmojnë rënien eemigracionit klandestin drejt Italisë. Po të shikohen të dhënat e viteve të fundit përemigrantët në përgjithësi, përsa i përket mbërritjeve ilegale nëpërmjet detit, vihet re njërritje të zbarkimeve në Sicili dhe një ulje e ndjeshme në Pulja. Kjo tregon se mbërritjet nëbrigjet italiane kushtëzohen nga itinerare të reja.

Duke u bazuar në disa burime zyrtare, në fund të vitit 2008, rezultonin në Itali441.396 shqiptarë. Një vit më pas, më 31 dhjetor 2009, Istat italian vlerësonte 472.000shqiptarë rezidentë. Sipas gjasës, do të ketë rritje edhe vitet e mëpasshme. Gjithsesi, tëdhënat e disponueshme deri tani tregojnë se procesi migrator nga Shqipëria nukverifikohet më me ngjarje të jashtëzakonshme, por paraqitet si dukuri fiziologjike .Është e qartë se prania e shqiptarëve në Itali nga viti 1990 ka qenë në rritje tëvazhdueshme. Pikat kulminante të pranisë së tyre u kapën me eksodet e 1991-it dhepjesërisht me atë të 1997-s. Për pjesën tjetër kohore, mund të flitet për një rritje tëpandërprerë dhe graduale.

Vendbanimi

Në dhjetor të 1999-s, Lombardia ishte në krye të krahinave italiane me 17.559shqiptarë, e ndjekur nga Toskana me 14.368 shqiptarë dhe Pulja me 12.820. Krahinat kujetonin më pak shqiptarë ishin Valle d Aosta (225) dhe Sardenja (277), kurse në shumëkrahina të tjera shqiptarët zinin vendin e dytë ose të tretë midis bashkësive të ndryshme.

Një vit më vonë, statistikat konfirmuan pak a shumë të njëjtën situatë. SipasCaritas/Migrantes, në fund të 2000-t, shqiptarët dalloheshin për shpërndarjen e tyrenë të gjithë territorit italian, çka përbën pa dyshim një karakteristikë thelbësore. Falërritjes së ndjeshme si numër, shqiptarët u bënë grupi i parë në shtatë krahina: Toskana,Marke, Umbria, Abruco, Molize, Bazilikata, Pulja; grupi i dytë në gjashtë krahina:Piemonte, Lombardia, Trentino Alto Adixhe, Liguria, Emilia Romanja, Kalabria; grupi itretë në dy krahina: Vale d Aosta dhe Veneto; grupi i katërt në tre krahina: FriuliVenecia Xhulia, Lacio, Kampania; grupi i pestë në një krahinë: Sicilia; dhe grupi i nëntënë një krahinë: Sardenja.

Në fund të vitit 2003, Lombardia mbeti sërish krahina me më shumë shqiptarë,kurse në vend të fundit qëndronte Sardenja. Për sa i përket shpërndarjes së emigrantëveshqiptarë në krahinat italiane, duhet thënë se ka mbetur relativisht e pandryshuar edhenë vitet e mëpasshme. Ja krahinat ku jetonin më shumë shqiptarë në 2003-in: Lombardia,Toskana, Emilia Romanja, Piemonte, Veneto, Pulja e Lacio. Ato me më pak emigrantë

Page 77: perpjekja_26-27

77Përpjekja

shqiptarë ishin të mëposhtmet: Sicilia, Kalabria, Bazilikata, Molize, Vale d Aosta eSardenja.Të pakta ishin ndryshimet strukturore kundrejt vitit 2000: Pulja, që më parëzinte vendin e tretë u kalua për nga numri nga Emilia Romanja, Piemonte dhenga krahina Veneto. Edhe Lacio ra nga vendi i pestë tek i shtati. Krahinat qëkanë pasur grupe të vogla shqiptarësh kanë mbetur po ato, me ndryshimin evetëm se në vend të fundit, në vitin 2000, ishte Vale d Aosta me 223 shqiptarë.Krahinat e tjera përfshiheshin në zonën e mesme përsa i përket pranisë sëshqiptarëve.

Shqiptarët në Itali

Page 78: perpjekja_26-27

78Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Shqiptarët me lejeqëndrim në Itali në vitet 1999-2008. Shpërndarja sipas

krahinave dhe numri i përgjithshëm

Burimi: Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes dhe Istat(përpunimi i të dhënave është i yni)

Ndryshe dukej situata nga pikëpamja e përqindjes së qytetarëve shqiptarëbrenda pranisë së përgjithshme të emigrantëve për çdo krahinë. Sipas të dhënave tëdisponueshme, në fund të vitit 2000, në vend të parë ishte Pulja me 39,4%, ndërsa nëvend të fundit vendosej Sardenja me 2,3%. Pesha specifike e shqiptarëve, e parëkrahinë për krahinë, ishte e lartë në Pulja (39,4%), Bazilikata (36,6%), Molize (28,4%),Abruco (22,1%); mesatare në Trentino Alto Adixhe (16,8%), Toskana (16,6%), Marke(16,3%), Umbria (16,3%), Piemonte (12,1%), Kalabri (11,8%), Liguria (11,8%), EmiliaRomanja (11,3%), Friuli Venecia Xhulia (9,3%), Vale d Aosta (8,9%), Veneto (8,9%); e

Krahina 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 Piemonte 8.928 10.137

13.308

15.688

21.767

23.508

24.524

27.249

38.547 42.321 Vale d'Aosta 225 223 261 286 439 473 429 540 738 825 Lombardia 17.559 22.373

24.674

29.904

42.190

47.272

52.476

56.219

82.170 90.091 Trentino A.A. 2.614 3.338 4.031 4.750 5.555 6.276 6.445 7.296 10.114 11.236

Veneto 10.139 12.398

11.547

14.853

19.621

22.741

24.667

25.927

37.798 40.788 Friuli V.Xh. 3.264 4.031 3.421 4.738 6.547 7.436 8.056 8.585 11.728 12.716

Liguria 3.587 4.567 3.578 4.897 8.280 8.732 8.583 10.788

15.898 17.961 Emilia Romanja 10.077 12.740

15.386

19.119

25.490

28.357

31.555

34.066

48.077 54.334 Toskana 14.368 19.132

16.824

20.287

31.037

34.647

32.380

40.632

55.706 61.939 Umbria 3.674 4.639 5.221 6.239 8.087 9.141 8.759 9.361 14.039 15.508 Marke 4.685 5.821 6.673 8.484 10.791

11.970

12.761

13.383

19.701 21.531 Lacio 9.710 12.465

12.956

12.712

15.233

14.759

13.962

13.557

19.440 20.878 Abruco 3.515 4.179 3993 4.589 6.408 7.041 6.808 7.917 11.551 12.706 Molize 514 579 533 527 660 586 583 607 804 828

Kampania 3.986 4.817 4.154 3.835 6.431 5.432 5.286 4.590 5.825 5.912 Pulja 12.820 14.007

11.976

12.581

16.376

15.255

13.133

14.973

19.520 20.891 Bazilikata 1.114 1.138 1.132 1.134 1.341 1.233 1.091 1.127 1.494 1.562 Kalabria 1.353 1.802 1.272 1.277 2.306 1.938 1.544 1.704 2.503 2.522 Sicilia 3.346 3.418 2.924 2.816 4.657 4.074 3.550 3.821 5.874 6.372

Sardenja 277 262 256 247 400 369 324 308 422 470 GJITHSEJ 115.755

142.066

144.120

168.963

233.616

251.240

256.916

282.650

401.949 441.396

Page 79: perpjekja_26-27

79Përpjekja

ulët në Lombardi (7,3%), Kampania (7,1%), Sicili (6,9%), Lacio (5,1%) e Sardenja (2,3%).Sipas numrit të lejeqëndrimeve, gjatë vitit 2006, në vend të parë ka qenë

Lombardia, e pastaj Toskana, Emilia Romanja, Piemonte, Veneto. Po të shikohej vetëmzona e jugut, atëherë krahina e Puljas dilte me praninë më të madhe shqiptare. Në vendtë fundit, rezultonte sërish Sardenja.

Për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve në përgjithësi dhe të rumunëve nëveçanti, në fund të vitit 2008 shqiptarët rezultonin me përqindje më të ulëta nëpërkrahinat përkatëse. Për të kuptuar entitetin e pranisë së shqiptarëve në territorin italian,ndoshta më domethënës do të ishte vendi që ata zënë në listën e kombësive sipasshpërndarjes krahinore. Në vend të parë shqiptarët dilnin në Marke 16,4%, TrentinoAlto Adixhe 14,5%, Pulja 28,3%; në vend të dytë në Friuli Venecia Xhulia 13,4%,Liguria 17,2%, Emilia Romanja 12,9%, Toskana 20%, Umbria 18%, Abruco 18,2%,Bazilikata 13,6%; në vend të tretë në Piemonte 12,1%, Vale d Aosta 11%, Lombardia10%, Veneto 9%, Molize 11,3%; në vend të katërt në Lacio 4,6%; në të pestin në Sicili5,6%; në të gjashtin në Kampania 4,5%, Kalabri 4,3%; kurse në Sardenja në vendin ekatërmbëdhjetë 1,6%.

Nga pikëpamja e përqindjeve, nga viti 1999 deri tek 2003, prania e shqiptarëvenë krahinat qendrore të Italisë ka mbetur e njëjtë, në jug është ulur me gjashtë pikë, nëishujt nga 3% deri 2%. Shqiptarët në krahinat veriore u rritën me 7%. Gjatë vitit 2006hendeku i pranisë ndërmjet jugut dhe veriut u zgjerua edhe më. Prania e shqiptarëve nëkrahinat veriore italiane shkoi mbi 60%, ndërkohë që në zonat e tjera pati ulje tëmëtejshme. E njëjta ecuri u vërtetua edhe nga vlerësimet më të fundit, sipas të cilave,në datën 31 dhjetor 2008, përafërisht 61% e shqiptarëve rezultonin me banim në veri.Lombardia zinte vendin e parë midis krahinave italiane me rreth 90.000 shqiptarë.

Këto të dhëna tregojnë qartë se pjesa më e madhe e shqiptarëve banojnë nëveri të Italisë. Në të njëjtën kohë, konfirmohet tendenca në vijimësi e shqiptarëve mesiguri e kushtëzuar nga tregu i punës dhe kushtet e jetesës për t u zhvendosurpërgjithësisht drejt krahinave veriore.

Të dhënat sipas provincave, nga një anë nënvizojnë shpërndarjen e përhapurtë shqiptarëve në territor, nga tjetra tregojnë se përveç qendrave të provincave, qytetetqë parapëlqehen janë ato që ofrojnë vende pune, veçanërisht në sektorin industrial.Megjithatë, në ndonjë krahinë është vënë re tendenca e shqiptarëve për të shkuar mëtepër drejt qendrave urbane më të vogla, se sa drejt qyteteve më të mëdha. Kalimi ngaqendrat e mëdha drejt më të voglave, sipas gjasës, ka të bëjë me zgjedhjen e urtë tëemigrantëve për t u zhvendosur në zona më të jetueshme , ku ofertat e punës dhe tëbanesave, si dhe cilësia e vetë jetës, konsiderohen si më të mira.

Gjinia

Emigracioni shqiptar në Itali filloi kryesisht si emigracion mashkullor. Mënyratse si ndodhën eksodet drejt Italisë dhe të tjerë faktorë kulturorë, favorizuan fillimisht

Shqiptarët në Itali

Page 80: perpjekja_26-27

80Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

pjesën mashkullore të emigracionit. Në vitin e eksodeve, meshkujt arritën në shifrën21.382, kurse femrat vetëm 3.504 (pra rreth 1,4% të numrit të përgjithshëm). Pesë vjetmë pas, situata paraqitej krejtësisht ndryshe: në fund 1996-s femrat arrinin gati 27% tëtë gjithë shqiptarëve. Me fjalë të tjera, mjaftuan pak vite për një ndryshim thelbësor tëpranisë femërore.

Shqiptarët me lejeqëndrim në Itali në vitet 1991-2006 (ndarja sipas gjinisë)

Burimi: Istat dhe Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes(përpunimi i të dhënave është i yni)

Është interesant fakti se, në vitin 1998, pati një rënie të theksuar të meshkujve,

Viti

Meshkuj

Femra

Gjithsej

1991

21.382

3.504

24.886

1992

18.479

3.995

22.474

1993

18.347

5.385

23.732

1994

18.095

7.150

25.245

1995

20.301

9.882

30.183

1996

48.586

18.022

66.608

1997

58.367

25.440

83.807

1998 47.435

28.215

75.650

1999 77.056 43.567 115.755 2000

91.044

51.022

142.066

2001

88.942

55.178

144.120

2002

99.941

69.022

168.963

2003

147.412

86.204

233.616

2004

149.407

101.833

251.240

2005

148.206

108.710

256.916

2006

159.715

122.935

282.650

2007

222.278

179.671

401.949

2008

241.885

199.511

441.396

Page 81: perpjekja_26-27

81Përpjekja

çka u shkaktua me siguri nga kthimi i atyre që kishin ikur gjatë krizës së 1997-s.Përkundrazi, prania femërore shënoi rritje të vazhdueshme, veçanërisht në 1996-n(pothuajse 9.000 më shumë se viti i mëparshëm), veçanërisht falë pajisjes me dokumenteqë dekretoi Qeveria Dini e asaj kohe. Në fund të 1999-s femrat shënuan një rritje tjetërtë fuqishme, duke kapur shifrën 43.567. Katër vite më pas numri i tyre rezultoi i dyfishuar.

Rritja e numrit të femrave shqiptare në Itali u vërtetua edhe nga burime shqiptare,të cilat konfirmuan një ndryshim në tendencën e emigracionit femëror. Femrat shqiptare,ndryshe nga fillimi i viteve Nëntëdhjetë, emigronin tashmë më shumë dhe jo më nëgjirin e familjes.

Në fund të vitit 2000, pesha specifike e femrave shqiptare në numrin epërgjithshëm të grave emigrante ishte e lartë në këto provinca: Goricia (47,5%), Beluno(44,8%) Rovigo (42,9%) e Kremona (42,0%), ndërsa në Bolxano (29,1%), Milano (32,4%)e Gjenova (32,2%) vlerat paraqiteshin më të ulëta. Në qendër të Italisë, gjysma eprovincave kishte shqiptarë meshkuj nën mesataren kombëtare (64,1) me minimuminnë provincat e Ankonës (56,7%), Maçeratës (57,5%) e Askolit (57,2%). Interesantështë fakti se në disa provinca jugore, përqindja e grave shqiptare në totalin femëror tëemigranteve e kalonte mesataren kombëtare: Rexho Kalabria (51,5%), Potenca (45,8%),Peskara (44,5%) e Leçe (44,5%). Në Sicili dhe Sardenjë të dhënat paraqiteshin disi tëparregullta.

Shqipëria, në fund të vitit 2004, zinte mes vendeve të tjera vendin e parë përsai përket numrit të grave. Sipas Istat-it, më 31 dhjetor, ishin rezidente 134.514 femrashqiptare, 125.397 rumune dhe 112.315 femra marokene. Femrat shqiptare përbëninrreth 42,5% të bashkësisë së vet, kurse në grupet e tjera prania femërore ishte edhe mëe madhe. Gratë rumune përbënin 50,4%, ukrainaset 83,4%, filipinaset 59,6% dhe polaket73,8%. Dita e parë e vitit 2007 e gjeti praninë femërore shqiptare (rezidente) në kuotën166.738, çka në përqindje përkthehej afërsisht me shifrën 45%.

Krahinat me më shumë emigrante shqiptare në fund të vitit 2004 ishin këto:Lombardia (25.874), Toskana (17.415), Emilia Romanja (14.773), Piemonte (13.461) eVeneto (13.305). Vijonin Pulja (8.272), Lacio (6.791), Marke (6.778), Umbria (4.996),Liguria (4.739), Friuli Venecia Xhulia (4.279), Abruco (3.962), Trentino Alto Adixhe(3.259), Sicilia (2.134), Kampania (2.081), Kalabria (1.121). Me më pak se një mijë, krahinate mëposhtme: Bazilikata (615), Molize (301), Vale d Aosta (213), dhe Sardenja (145).

Hyrja e Rumanisë në BE, por edhe faktorë të tjerë që lidhen me demografinë etregun e punës, bënë që numri i emigrantëve rumunë, veçanërisht të femrave, të rritejtej mase vitet e fundit. Në vlera absolute, numri i femrave shqiptare në fund të 2008-sishte 199.511, d.m.th. në vend të dytë pas rumuneve. Por si përqindje femërore brendagrupit, Shqipëria renditet pas Ukrainës, Polonisë, Moldavisë, Rumanisë e Kinës.

Të huajt rezidentë në Itali sipas gjinisë (më 31.12.2008)

Shqiptarët në Itali

Page 82: perpjekja_26-27

82Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Burimi: Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes

Femërzimi i emigracionit shqiptar është pa dyshim një dukuri e rëndësishmeshoqërore. Natyrisht, nuk është i vetmi emigracion që e paraqet këtë veçori. Disa ngabashkësitë etnike që banojnë sot në Itali e kanë njohur dukurinë e femërzimit që nëfillesat e tyre. Është fjala për emigracionin me prejardhje nga Filipinet, Amerika Latinedhe Eritrea. Nga këto vende, duke filluar nga fundi i viteve 70 e deri në ditët e sotme,kanë ardhur shumë femra që punësoheshin (e punësohen) kryesisht pranë familjeveitaliane. Emigracione të tjera janë më mashkullore nga përbërja e tyre, si p.sh. vendetarabe dhe të Afrikës subsahariane. Është e qartë se ndryshimi i përbërjes së emigracionitnuk verifikohet vetvetiu, por në bazë të disa kushteve të caktuara shoqërore.

Shkaqet e femërzimit të emigracionit shqiptar duhen parë fillimisht te modalitetete emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Kuptohet lehtë se format fillestare të emigracionitkishin karakter masiv e të vrullshëm. Si futjet në ambasada (1990) ashtu edhe eksodet(1991) u zhvilluan në një kuadër politiko-shoqëror të ethshëm e të papërcaktuar mirë.Mungesa e sigurisë dhe kushtet e vështira të ikjes ndikuan jo pak në vendimarrjen eatyre që u larguan nga atdheu. Pra ishte e kuptueshme që pjesa dërmuese e atyre qëvunë në jetë ëndrrën e largimit për në Itali të ishin meshkuj.

Përveç vështirësive konkrete të largimit (hyrja në ambasada, hipja në anije, etj.),femrat shqiptare nuk mund ta bënin hapin e emigrimit edhe për arsye të mendësisë qëmbizotëronte në atë kohë në Shqipëri; mendësi që i kishte rrënjët tek tradita e mërgimit,e cila, pavarësisht nga pezullimi i plotë 50 vjeçar, kishte aq forcë sa për t u kujtuarshqiptarëve se është burri ai që e lë shtëpinë për të marrë rrugët e kurbetit dhe jogruaja. Në fakt, megjithë dëshirën e madhe për t u larguar nga varfëria ekstreme dhenga mungesa e perspektivës, shumë pak prej femrave shqiptare patën guximin tëthyenin mëdyshjet personale dhe rregullat familjare e/o shoqërore.

Paesi di provenienza

Gjithsej

% femra

Rumania 796.477 53,1 Shqipëria

441.396

45,2

Maroku

403.592

42,1

Kina

170.265

47,8

Ukraina

153.998

79,9

Filipinet

113.686

58,1

Tunizia

100.112

35,9

Polonia

99.389

70,0

India

91.855

40,9

Moldavia

89.424

66,4

Page 83: perpjekja_26-27

83Përpjekja

Rastet tregojnë se shumë nga ata që u futën në ambasada ose që hipën nëpëranije ishin baballarë që e lanë familjen (gruan dhe fëmijët) në Shqipëri. Ishin po ata qëvitet e mëpasshme i tërhoqën familjarët e vet me anë të bashkimit familjar, i cili përbënnjë arsye tjetër të rritjes së pranisë së femrave shqiptare në Itali.

Natyrisht bashkimi familjar nuk mund të fillonte menjëherë si proçes, sepsefillimisht çdo shqiptar duhet të realizonte stabilizimin në punë dhe gjetjen e shtëpisë,që janë (edhe sot) dy kushtet e rëndësishme paraprake për të marrë në ngarkimbashkëfamiljarët me banim në Shqipëri. Mirëpo jo të gjithë patën mundësinë t ipërmbushnin kriteret e bashkimit familjar; si rrjedhim shumë vetë vendosën t i tërhiqninfamiljarët (gratë e fëmijët) me mënyra të ndryshme dhe pritën momentin e duhur për t ilegalizuar, si në rastin e ligjit Turko/Napolitano, që jepte mundësinë e legalizimit tëbashkëshortit, po qe se tjetri plotësonte disa kushte të caktuara.

Vitet e fundit mendësia mbizotëruese në Shqipëri, sidomos në qytete, nuk mundtë quhet më pengesë për emigrimin e femrave. Karakteristika e re e emigrimit të femraveshqiptare është se ato tashmë ikin nga vendi edhe pa qenë në kuadrin e bërthamësfamiljare.

Rritja e numrit të femrave shqiptare në Itali lidhet në mënyrë të dyfijshme meekonominë. Nga njëra anë ekonomia shqiptare, që ofronte dhe ofron shumë pak vendepune për femrat (parë edhe në kuadrin tërësor të papunësisë), nga ana tjetër ekonomiaitaliane, që prej vitesh e njeh proçesin e femërzimit të tregut të punës. Ky i fundit lidhetngushtë me kërkesën në rritje për shërbimet familjare dhe me plakjen e popullsisëitaliane. Në fakt bashkëpunëtoret familjare plotësojnë jo vetëm boshllëkun shtëpiak qëlanë femrat italiane të cilat mbulojnë prej kohësh pothuajse të gjithë larminë që ofrontregu i punës, ndonëse në përqindje ende larg Evropës veriore , por edhe kërkesat përasistencë në favor të të moshuarve, të cilët, sipas treguesve demografikë, janë gjithnjëe në rritje.

Sipas të dhënave, femrat shqiptare që punojnë pranë familjeve italiane, kanënjë shkallë jo të ulët arsimimi. Në kësi rastesh, pavarësisht se puna nuk kërkon ndonjëspecializim të posaçëm, femrat me arsim parapëlqehen më shumë se të tjerat nga familjetitaliane, sepse kanë aftësi t i kryejnë më mirë e më me kulturë detyrat e tyre.

Femrat shqiptare në përgjithësi janë të arsimuara. Ky faktor ndikon edhe proçesinemigrues, sepse posedimi i njohurive e lehtëson në një farë mënyre (por edhe e nxit)emigrimin dhe integrimin në një vend tjetër.

Nga ana tjetër, hapja e Shqipërisë mundësoi shtimin e komunikimeve me vendetperëndimore. Si rrjedhim u shtuan edhe martesat e përziera, të cilat e rritën edhe mëpraninë e femrave në Itali.

Shqiptarët në Itali

Page 84: perpjekja_26-27

84Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Dukuria e femërzimit të emigracionit shqiptar duhet parë edhe nga ndikimet esaj të ndryshme në shoqërinë shqiptare dhe italiane. Ardhja e femrave shqiptare nëItali ekuilibron së pari popullsinë shqiptare, e cila në vitet e para të postkomunizmitshënonte një ulje të madhe të meshkujve. Kuptohet që edhe bashkësia e emigrantëveshqiptarë ka patur e ka nevojë për një ekuilibrim midis gjinive. Femërzimi i një emigracioni,si ai shqiptar për shembull, që është dalluar në fazën e tij të parë nga përmbajtjakryesisht mashkullore, tregon se ai po stabilizohet dhe se po piqet si fenomen. Ngaana tjetër, duhet thënë se prania e tepërt e femrave në emigracion, sikundër e anasjellta,nuk mund të konsiderohet pozitivisht, pasi shënon ekzistencën e një çekuilibridemografik (si në rastet e Ukrainës e Polonisë).

Nuk ka nevojë për argumenta pohimi se bashkimi i një familje e ndihmon individinta përshkojë më lehtë rrugën e integrimit. Të gjithë e dinë fare mirë, edhe nga përvoja,se një familje e bashkuar (burrë, grua, fëmijë) është më solide se sa çdo anëtar i saj qëjeton vetëm. Edhe psikologjikisht individi e ndjen veten më mirë brenda gjirit familjar,ndërsa jo vetëm studimet, por edhe vëzhgimet personale, na rrëfejnë se prania e femravee ul agresivitetin dhe i mpak energjitë qendërikëse të mashkullit.

Në këtë kuadër ia vlen të kujtojmë se po të ballafaqojmë gjendjen civile tëemigrantëve shqiptarë në Itali me gjendjen civile të emigrantëve të tjerë, del në pah sepërqindja e të martuarve shqiptarë (pra të familjeve) është më e lartë se mesatarja epërgjithshme e emigrantëve të tjerë, ndërsa është e kundërta kur krahasohen të dhënatpër beqarët.

Fakti që femrat shqiptare punojnë edhe pranë familjeve italiane tregon që ato

Page 85: perpjekja_26-27

85Përpjekja

janë në kontakt me qendra nevralgjike, edhe pse jo dominuese, të përpunimit të opinionit.Një femër shqiptare që kujdeset për nënën e moshuar apo fëmijët e mitur të një familjejeitaliane do jetë përgënjështrimi më i mirë i atij imazhi të keq që shqiptarët kanë në Itali.Puna e saj do të zhvërtetojë edhe idenë që lidhte figurën e femrës shqiptare meprostitutat; një ide që qarkullonte më shpesh disa kohë më parë, por që ndihet edobësuar aktualisht, edhe falë faktit se në mediat italiane prostitutat shqiptare janëparaqitur përgjithësisht si viktima të shfrytëzuesve të tyre bashkëatdhetarë. Gjithsesi,paradigmat dhe evoluimi i imazhit të femrave shqiptare kërkojnë hulumtime të posaçme,ndërsa është e lehtë të thuhet se ato nuk gëzojnë imazhin që kanë emigrantet filipinaseose peruviane.

Natyrisht, nuk është e thënë që identifikimi i femrave shqiptare me një zanat tëvetëm (si në rastin e filipinaseve) të jetë dobiprurës. Shumë prej tyre punojnë nësektorë të tjerë, duke treguar aftësi e kompetenca të ndryshme, çka i bën më elastike emë të përshtatshme për tregun e punës.

Megjithatë, lakorja e grafikut të rritjes së femrave shqiptare - edhe pse është eqartë dhe mbresëlënëse -, nuk do të mund të tregojë kurrë vështirësitë, lodhjen esakrificat e tyre, të ndara përjetësisht midis punës në shoqëri e në familje. Kurse nevena pëlqen që lakoren e grafikut ta përfytyrojmë si treguesin e respektit ndaj tyre dhe tëndërgjegjësimit të të gjithëve për rolin e pazëvendësueshëm që ato kanë në shoqëri.

Vlerësimet e Caritas/Migrantes kanë trajtuar gjithashtu kategorinë e të miturve.Në fund të vitit 2007, të miturit shqiptarë ishin mbi 100 mijë. Një shifër e jashtëzakonshme,që dëshmon për moshën e re të emigrantëve shqiptarë. Pak më shumë se 60% e tyrejetonte në veri. Krahinat italiane me më shumë të mitur shqiptarë rezultuan sipas rendit:Lombardia, Toskana, Emilia Romanja, Piemonte, Veneto.

Gjendja civile

Situata e emigrantëve shqiptarë në Itali, nga pikëpamja e gjendjes civile, paraqitejnë fund të vitit 2000 në këtë mënyrë: të martuarit (79.003) përbënin 55,6% të të gjithëemigrantëve të rregullt, kurse grupi i beqarëve shkonte 56.654 vetë, ose 39,9%. Këtody kategori përfshinin pothuajse të gjithë numrin e shqiptarëve. Tipologjitë e tjera sipersona të ve (1.855), të divorcuarit (922), të ndarët (123) dhe personat me gjendjecivile të panjohur (3.484), nuk arrinin tek 5%-shi. Dukuria e bashkëjetesës, në atë kohë,rezultonte gati e paqenë: në nivel kombëtar kishte vetëm 22 raste.

Përsa i përket shpërndarjes territoriale, në qendër të Italisë kishte më shumëqytetarë shqiptarë të martuar (29,3% e të gjithë emigrantëve). Të divorcuarit ishin28,3%, të ve 27,5% dhe beqarët 30,5%. Ishte interesante se sasia më e madhe e tëndarëve gjendej në veriperëndim të Italisë (30,1% e totalit kombëtar), verilindja arrintenë përqindjen 27,6% dhe qendra 25,2%.

Në kuadrin kombëtar, përqindja e të martuarve shqiptarë rezultonte mbi mesatarene përgjithshme të emigrantëve, ndërsa dilte e kundërta për qytetarët shqiptarë beqarë.

Shqiptarët në Itali

Page 86: perpjekja_26-27

86Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Gjendja civile e emigrantëve dhe e shqiptarëve në Itali më 31.12.2000

Gjendja civile Emigrantët në përgjithësi Emigrantët shqiptarë

Beqarë/e 46,4 39,9të martuar/a 48,7 55,6të ve/vejusha 1,2 1,3të divorcuar/a 1,4 0,6të ndarë/a me fëmijë 0,2 0,1gjendja civile e panjohur 2,1 2,5

Burimi: Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes

Një vit më vonë situata paraqitej në thelb po ajo. Përqindja e të martuarve(80.748) e numrit të përgjithshëm të emigrantëve të rregullt (144.120) rezultonte 56%.Në fund të 2003-it të martuarit kapën numrin 134.188, me një përqindje prej 57,4%. Grupii beqarëve, me 92.590 persona, preku përqindjen 39,6%. Gjithnjë në bazë të përqindjeve,përjashto një rritje të lehtë të të martuarve, kuadri mbeti pa ndryshime kuptimplota.Shqiptarët vazhduan të kenë një përqindje më të madhe të martuarish në krahasim memesataren kombëtare të të gjithë emigrantëve të huaj (në shifrën 49,9%) dhe një përqindjemë të vogël se mesatarja kombëtare e beqarëve (46,3%). Element i rëndësishëm ka qenëedhe tendenca e kundërt në raport me popullsinë e huaj, e cila kishte një përqindje tëmartuarish në ulje në krahasim me vitin e mëparshëm (-2%); kurse përqindja e beqarëveregjistronte një rritje prej 3,6%.

Gjendja civile e shqiptarëve me lejeqëndrim më 31 dhjetor 2006 M/F

2006 % e numrit M % e numrit F % e numrit përgj. kategorisë kategorisë

Beqarë/e 100.334 35,5 72.766 72,5 27.568 27,5Të martuar/a 175.360 62 85.937 49 89.423 51E panjohur/a 59 0,02 18 30,5 41 69,5Të tjerë 6.897 2,5 994 14,4 5.903 85,6Gjithsej 282.650 100 159.715 122.935

Burimi: Dossier Statistico Immigrazione - Caritas/Migrantes (përpunimi i tëdhënave është i yni)

Shifrat e vitit 2006 nxorën në dukje elemente të reja. P.sh. në përgjithësi, dukej

Page 87: perpjekja_26-27

87Përpjekja

qartë, se në grupin shqiptar mbizotëronin të martuarit, të cilët për nga sasia prekin 62%të numrit të përgjithshëm të emigrantëve. Mirëpo këtu vihej re një nënndarje tjetërinteresante: femrat shqiptare beqare, kanë qenë gjatë 2006-s shumë më pak se meshkujte të njëjtës kategori. Pothuajse në barazim paraqiteshin të dhënat e të martuarve, paharruar se femrat ua kalonin gjithsesi meshkujve me 1% më shumë.

Të dhënat statistikore dëftojnë rëndësinë e lidhjeve familjare në kulturënshqiptare. Kjo konfirmohet drejtpërdrejt nga rritja e të martuarve dhe tërthorazi ngamosha e re e popullsisë emigrante shqiptare. Prirja e shqiptarëve për të krijuar familjedëshmon vullnetin për t u integruar plotësisht në indin shoqëror të Italisë.

Arsyet e qëndrimit

Tipologjia e arsyeve të qëndrimit hedh gjithnjë dritë mbi realitetin e emigrantëve.Në rast se do t i shikonim të dhënat që lidhen me arsyet e qëndrimit të shqiptarëve nëItali, do të vinim re se puna përbën një nga arsyet kryesore. Kjo epërsi është konfirmuaredhe në vite. Nga 2001-2007 pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë pasur lejeqëndrimpër arsye pune. Gjatë kësaj periudhe numri i kësaj kategorie është rritur rreth 40%,ndërkohë që ai i familjes është trefishuar. Rritje të ndjeshme kanë pësuar edhelejeqëndrimet për studime: tri herë më shumë në gjashtë vjet. Numri i lejeqëndrimeve qëparaqesin rezultojnë me arsye politike është ngritur pak, ndërkohë që duhet shënuarnjë farë qëndrueshmërie te kërkesat për strehim politik, të paktë deri në vitin 2005.Megjithatë, në vlera absolute kjo kategori ka qenë pothuajse e papërfillshme.

Arsyet e qëndrimit të shqiptarëve (lejeqëndrimet 2001-2007)

puna familja feja vendbanimi kërkesë për zgjedhur/ studimi strehim politik tjetër Gjithsej

1/1/2001 90.596 45.890 152 146 3.562 243 576 86 5.070 146.3211/1/2002 90.998 55.285 134 161 4.637 155 568 89 5.619 157.6461/1/2003 92.820 66.954 119 171 6.431 78 547 57 4.390 171.5671/1/2004 145.638 82.257 125 204 7.567 204 550 29 3.847 107.7931/1/2005 143.591 95.659 121 227 7.833 200 540 44 3.025 251.2401/1/2006 138.928 104.617 114 281 9.300 188 433 24 3.031 256.9161/1/2007 148.076 120.234 106 373 9.415 429 36 161 3.820 282.650

studimi/strehim humanitare politik

Burimi: Istat

Është interesante analiza e mëtejshme e kategorisë së punës , meqenëse pjesamë e madhe e shqiptarëve në Itali ka rezultuar e grumbulluar aty. Është e vërtetë seshqiptarët e punësuar pranë ndërmarrjeve të ndryshme (punë e varur) kanë pasur ngaviti 2001-2007 pothuajse dyfishim të numrit; është po aq e vërtetë se numri i të

Shqiptarët në Itali

Page 88: perpjekja_26-27

88Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

vetëpunësuarve është katërfishuar, por nuk mund të mos nënvizohet fakti se shqiptarëtparapëlqejnë në përgjithësi punën në vartësi. Gjithsesi, vitet e fundit kanë dëshmuarpër një aftësi të zhvilluar të shqiptarëve për sipërmarrjen. Numri i shqiptarëve tëvetëpunësuar arriti në fillim të 2007-s shifrën prej 18.476. Kurse numri i atyre që janë nëkërkim të punës ka qenë në ulje, çka mund të interpretohet edhe me efektet e ligjit tëfundit italian për imigracionin, që e ka lidhur kontratën e punës me lejëqëndrimin, dukekrijuar dokumentin e ri të kontratës së qëndrimit . Vlerësimet e fundit të DossierStatistico Immigrazione - Caritas/Migrantes kanë nxjerrë në pah se të punësuarit nëfillim të vitit 2008 ishin rreth 216.320 vetë, kurse të vetëpunësuarit 15.357.

Shqiptarët me lejeqëndrim për arsye pune (2001-2007)

Viti

Të punësuar

(punë e varur)

Të vetëpunësuar

(punë e pavarur)

Kërkim

pune

Gjithsej

1/1/2001

77.252 4.797 8.547 90.596 1/1/2002 80.132 6.629 4.237 90.998 1/1/2003

82.300 7.537 2.983 92.820 1/1/2004 109.758 8.958 3.988 122.704 1/1/2005 127.994 12.665 2.932 143.591 1/1/2006

120.226 16.063 2.639 138.928 1/1/2007 126.991 18.476 2.609 148.076

Burimi: IstatStatistikat që u referohen arsyeve të qëndrimit dhe kontratave të punës, kanë

rëndësi të madhe për të kuptuar synimet e popullsisë për të qëndruar gjatë ose jo në njëvend. Në vitet Nëntëdhjetë mbizotëronin arsyet e qëndrimit për punë, kurse tanibërthamat familjare po bashkohen gjithnjë e më shumë. Kjo tregon fare qartë se synimii emigrantëve shqiptarë është stabilizimi. Është e kuptueshme se arsyet mund edhe tëndryshojnë në kohë. Vetë arsyet familjare, që mbeten të tilla mbi lejeqëndrim, kthehennë realitet në arsye pune. P.sh. gruaja fillimisht vjen për arsye familjare, nëpërmjetbashkimit familjar të kërkuar nga bashkëshorti, dhe e merr lejeqëndrimin fillimisht meatë arsye. Porse më vonë mund të fillojë punën me kontratë të rregullt, edhe psezyrtarisht nuk rezulton me këtë arsye. Më 31.12.2007, sipas të dhënave të fundit,shqiptarët që banonin vetëm për arsye familjare në Itali, pra të papunësuar, ishin86.449.

Gjithsesi, arsyet e deklaruara të qëndrimit në Itali jo gjithnjë përputhen mearsyet që i shtynë shqipatrët ta lënë vendin. Përse vallë emigrojnë shqiptarët? Është

Page 89: perpjekja_26-27

89Përpjekja

një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen kur flitet për emigracionin shqiptar. Në pamjetë parë, gjetja e shkaqeve të emigracionit shqiptar nuk duket e vështirë. Në vija tëpërgjithshme, të shtrira edhe në kohë, mund të përcaktohen shkaqe politike, ekonomikedhe kulturore. Natyrisht, këto arsye qëndrojnë, por nuk e shterojnë shumëllojshmërinëe tyre. Përveç kësaj, po të shihen në rend kronologjik, shkaqet thelbësore të emigracionittë qindra mijëra shqiptarëve paraqiten të ndryshme nga njëra tjetra. Në realitet ndodhedhe që emigranti nuk ikën nga vendi i vet nga shtysa e një shkaku të vetëm; mund tëketë më shumë se një dhe historia shqiptare na e dëshmon më së miri. Në këtë rast dotë ishte më e përshtatshme të flitej për ndërveprim shkaqesh të ndryshme, të cilat mundtë përcaktohen edhe sipas peshës specifike të tyre vetëm nga analiza e kontekstithistorik ku kanë ngjarë.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, disa mijëra shqiptarë kërkuan strehim politikpranë ambasadave të Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Ngjarja njihet ende sot me emrinkriza e ambasadave që, pas negociatave të stërgjata me regjimin komunist, u zgjidh

me nisjen e të gjithë shqiptarëve që kishin hyrë në përfaqësitë diplomatike e mësipërme.Vendet perëndimore që u përfshinë në këtë krizë ua njohën shqiptarëve statusin erefugjatit politik. Është tepër e lehtë të thuash se shkaku për të cilin shqiptarët kapërcyenmuret e ambasadave perëndimore kishte të bënte me rendin politik. Në atë periudhëregjimi totalitar shqiptar e ruante ende integritetin si sistem, ndonëse ndihej me nuhatjese njerëzit e dëshironin fort ndryshimin. Dëshira për ndryshim, më shumë perceptohejse sa shikohej; ishte një lloj lumi i nëndheshëm, fryrja e të cilit nuk do të ndalej përballëdigës së diktaturës, e cila, midis të tjerash, shfaqte plasaritjet e saj të para.

Ndërsa është e qartë se vala e parë e shqiptarëve, që mbërritën në Itali paskrizës së ambasadave , i detyrohej më së shumti reagimit politik kundër regjimit

totalitar, rezulton disi problematike, nga pikëpamja ekskluzivisht politike, shpjegimi ieksodeve të pranverës dhe të verës 1991. Nga këndvështrimi i shkaqeve, dallimi i dyeksodeve nuk duket i rëndësishëm, megjithëse po të donim mund të shënonim midistyre një vijë të prerë ndarjeje. I pari ndodhi pak javë para se të bëheshin zgjedhjetpluraliste, pas gati pesëdhjetë vitesh regjimi të egër monopartiak. Eksodi i dytë, ai igushtit 1991, ndodhi vetëm pak muaj pas kryerjes së këtyre zgjedhjeve. Nga pikëpamjakohore, eksodi i dytë u verifikua në epokën demokratike të Shqipërisë, ndërsa i parigjatë diktaturës. Por kush i ka jetuar ato vite mund të dëshmojë fare mirë se regjimi,ndonëse në agoni, ishte ende në gjendje ta kallte datën dhe, çka ka vërtet rëndësi,shqiptarët politikisht ndiheshin ende në udhëkryq.

Shqiptarët që mbërritën në Itali në gusht të vitit 1991, u kthyen mbrapsht medetyrim duke u bazuar tek motivi se nuk ishin më qytetarë të një vendi diktatorial dhesi rrjedhojë nuk iu njoh statusi i refugjatëve politikë, megjithëse mbetet dyshimi sebëhej fjalë për një dredhi të rëndomtë për ta ndaluar procesin migrator tashmë krejtësishti paadministrueshëm.

Natyrisht, do të quhej i pjesshëm pohimi sipas të cilit shqiptarët e eksodeveikën sepse në vendin e tyre mungonin parti të tjera. Problemi ishte se në Shqipërimungonte liria, në të gjitha kuptimet dhe përmasat e saj. Shqiptarët nuk ndiheshin tëlirë dhe kjo mjaftonte për t i shtyrë drejt anijeve për të kaluar detin matanë. Për më tepër,

Shqiptarët në Itali

Page 90: perpjekja_26-27

90Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

pesë dekadat e kaluara në totalitarizëm dhe mbyllje obsesive kishin kultivuar gradualishtmitin e ikjes, që bazohej në konceptin dualistik të botës: nga një anë ferri dhe nga tjetraparajsa. Me ferr nënkuptohej mungesa e çdo lloj lirie e të drejte, por edhe varfëria eskajshme, asfiksia kulturore dhe mungesa e perspektivave pozitive. Nga ana tjetër eimagjinarit kolektiv shqiptar ekzistonte parajsa, d.m.th. perëndimi. Një vend i idealizuarqë ishte si një farë pasqyre e përkundërt e realitetit shqiptar: respekt për të drejtat enjeriut, pasuri e mirëqenie e përhapur, liri kulturore e gjerë dhe perspektiva të mëdhapër të ardhmen.

Kjo paraqitje u amplifikua pas nisjes së shqiptarëve që u futën në ambasadatperëndimore. Përveç kumtit implicit të pritjes së ngrohtë që iu rezervua atyre në vendete mbërritjes, erdhën të tjera edhe më joshëse. Në një kohë mjaft të shkurtër familjarët erefugjatëve filluan të visheshin si në vendet perëndimore dhe niveli i tyre i jetesës upërmirësua ndjeshëm në krahasim me bashkatdhetarët e tjerë. Duhet thënë se në atovite, diferenca midis mirëqenies dhe varfërisë kalonte nga pronësia e një televizori mengjyra ose elektroshtëpijakeve të tjera, ose nga lloji i veshjeve.

Por anijet e mbushura me shqiptarë që prekën brigjet italiane nuk transportoninvetëm njerëz që iknin nga mungesa e lirisë politike ose nga kushtet e mjerueshmeekonomike. Shumë syresh u kishin hipur anijeve për të parë Italinë dhe botën. Ata qërrëfenin se kishin ikur për kuriozitet dhe jo për nevojë nuk ishin pak; të tjerë thoshin selajmi i anijes në port i kishte gjetur mes shokësh dhe kështu, në grup, me shpirtaventure kishin vendosur të rendnin drejt bregut.

Vitet e mëpasshme ishin dëshmitare të konsolidimit të modelit migrator pa eksodemasive, por me prurje të vogla e të vazhdueshme të njerëzve drejt Italisë. Nuk kadyshim se gjatë kësaj periudhe ishin kryesisht shkaqet ekonomike dhe sociale që ishtynin shqiptarët drejt vendeve perëndimore, ku janë përpjekur të ndërtojnë një jetëmë të mirë. Mbyllja e gjatë e vendit deri në vitin 1990, e përshoqëruar me rritje tëndjeshme demografike, ka qenë pa dyshim një nga faktorët përcaktues të eksodeve,sepse për gati 50 vjet shqiptarët ishin izoluar në një vend-burg, nga ku nuk mund tëdilej lirisht. Pas rënies së regjimit ky faktor nuk u zhduk tërësisht, siç kujtonte dheshpresonte shumëkush, duke pasur parasysh se kufijtë mbetën gjithsesi të kontrolluara,por tashmë jo nga brenda, por nga jashtë. Është afërmendsh se dy situatat (ajo pararrëzimit të diktaturës dhe ajo më pas) janë të pakrahasueshme në këtë pikë, por duhetnënvizuar se për shqiptarët dhënia e pasaportës nuk solli automatikisht lëvizjen e lirëdrejt vendeve të tjera.

Kalimi nga regjimi totalitar në sistemin demokratik përkoi me një krizë të rëndëekonomike. Varfërisë së trashëguar iu shtua plaga e papunësisë, që në shoqërinëdemografikisht të re shqiptare shkaktoi shtysa të forta migratore. Në fshat kjo shtysëishte edhe më e dhunshme , edhe sepse atje jetonte rreth 70% e popullsisë, pjesa mëe madhe e të cilës gjatë tranzicionit në ekonominë e tregut u gjend pa asnjë mjet jetese.Në këto kushte, për shumë fshatarë, rruga e vetme për mbijetesë ishte emigrimi.

Hapja e Shqipërisë u bë në momentin kur në botë po ndiheshin efektet e paratë globalizimit. Dukuria e globalizimit lidhet edhe me intensifikimin e shkëmbimeve nëtë gjithë botën, çka çon pashmangshmërisht në rritjen e mundësive për emigrim. Veçse

Page 91: perpjekja_26-27

91Përpjekja

ka pak gjasa që globalizimi të ketë ndikuar mbi emigracionin shqiptar, pasi Shqipërianuk bënte pjesë plotësisht në qerthullin e ekonomisë ndërkombëtare. Megjithatë,mund të mendohet se kërkesa për krahë pune në vendet perëndimore si Itali, Greqi,SHBA, Kanada, etj. ka ndikuar ndjeshëm, si faktor tërheqës, vendimet e shqiptarëvepër të emigruar.

Nuk ka të dhëna të sakta, por mund të supozohet se në vitet e boom-it ekonomikshqiptar (1995-1996), shkaqet ekonomike nuk kanë qenë përcaktuese të paktën përdisa zona dhe shtresa shoqërore në zgjedhjen e emigracionin si rrugëdalje. Jo aq përçka ofronte ekonomia shqiptare si fitime dhe nivel jetese, se sa për optimizmin dhebesimin që qarkullonin ndër shqiptarë në ato vite. Në fakt, nuk munguan në atë kohëkthimet nga jashtë, d.m.th. shumë emigrantë shqiptarë vendosnin të ktheheshin për tërifilluar jetën në atdhe.

Periudha postkomuniste bëri që marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturoretë Shqipërisë me vendet perëndimore të dilnin nga hibernimi ku gjendeshin më parë.Emigracioni mund të shihet edhe si pasojë e ngurtësisë së kufijve në rajonin adriatik.Megjithatë, në endjen e raporteve të mbetura pezull për dhjetëvjeçarë të tërë, emigracionika luajtur një rol rregullues dhe nxitës, duke i rritur shkëmbimet në rajon dhe dukerivendosur lëvizjen e ndërprerë artificialisht nga perdja e hekurt.

Arsyet e eksodit të 1997-s ishin të ndryshme. Shqiptarët ishin të detyruar tëiknin nga një vend në prag të kaosit total, me institucione shtetërore inekzistente dheme ekonomi të kompromentuar seriozisht. Plaçkitja e depove me armë dhe trazirat epërhapura në të gjithë vendin, që pasuan kolapsin e firmave piramidale, e vunë sigurinënë plan të parë. Qytetarët shqiptarë nuk e ndjenin veten të sigurtë në një vend kuqarkullonin më shumë se gjysmë milioni armësh automatike dhe ku shteti nuk vendostedot rendin publik.

Tipologjia e shkaqeve nuk mund të përfundojë me ato të karakterit politik e/oekonomik. Në këtë kuadër, karakteri mekanik dhe i ngurtë i dialektikës push/pull (faktorëtshtytës dhe tërheqës) nuk na ndihmon t i kuptojmë deri në fund shkaqet e ikjes sëshqiptarëve. Shpesh kërkimi obsesiv i vizës në pasaportë mund të shpjegohet mearsye individuale, që pak kanë të bëjnë me interpretimet sistemore dhe strukturore tëflukseve migratore. Vëllai që ka mbetur vetëm në Shqipëri, ndërsa të gjithë të tjerëtjetojnë jashtë shtetit, tundohet për të kapërcyer detin më tepër se tjetri që gjendet nësituatën e kundërt. Shumë prindër shqiptarë, të mbetur vetëm pas ikjes së fëmijëve nëemigracion, janë gati të detyruar ta pranojnë bashkimin familjar si alternativën e vetmeqë zgjidh edhe problemet e tyre lidhur me asistencën shëndetësore.

Në shumë familje shqiptare ndodh shpesh që të emigrojnë vetëm një ose dyveta, të cilët janë si pararojë e nisjeve të tjera të mundshme, ose përbëjnë burim investimipër veprimtarinë ekonomike familjare.

Të tjerë ikin nga Shqipëria thjesht sepse duan t i sigurojnë familjes (in primisfëmijëve) të ardhme më të mirë. Kjo nuk mund të shpjegohet me paratë e borderosë sëkryetarit të familjes, i cili mund të merrte në atdhe rrogë të majme, por me nivelin modesttë shkollës dhe mosnjohjen e titujve të saj në vendet evropiane.

Në fazën e tanishme të emigracionit shqiptar ndikojnë mjaft edhe marrëdhëniet

Shqiptarët në Itali

Page 92: perpjekja_26-27

92Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ndërpersonale dhe familjare. Ky rrjet marrëdhëniesh i rregullon në mënyrë të ndjeshmeflukset e emigrantëve. Kushërinjtë, miqtë, ose të njohurit që jetojnë jashtë, përbëjnëftesë dhe mundësi njëkohësisht për çdo shqiptar që dëshiron ta rifillojë jetën nga epara. Ka edhe nga ata që mbeten në Itali pas një kursi studimesh, edhe pse nuk e kanëpasur si objekt fillestar emigrimin, ndërkohë që nuk mungojnë studentët që eshfrytëzojnë vizën për studime universitare për ta filluar projektin emigrues tëparamenduar.

Ikja nga vendi është traumatike për këdo. Është një hap i rëndësishëm që kanevojë që të piqet (përveç rasteve urgjente) duke e menduar thellë. Çdo person para seta ndërmarrë hapin e emigracionit ka parasysh raportin kosto/përfitim dhe më pasvendos. Kjo nuk do të thotë se në krahun pozitiv të peshores vihet vetëm rrogaperëndimore. Mund të peshojnë më shumë gjëra të tjera që në Shqipëri mungojnë:drita, uji, siguria, shëndetësia, etj. Dikush ka thënë se është larguar sepse nuk durontedot korrupsion galopant, mungesën e etikës, mendësinë në punë, arrogancën epushtetit, brutalitetin e ekonomisë së tregut, përçmimin e dinjitetit njerëzor, diferencate mëdha të të ardhurave, e kështu me radhë.

Sigurisht, Shqipëria nuk është vendi i vetëm në botë që vuan nga këto plagëshoqërore, por kur merret vendimi për të emigruar nuk është i rëndësishëm niveli real ivarfërisë, i vështirësive ekonomike, ose i sikletit social e psikologjik; e rëndësishmeështë si perceptohen këto shqetësime dhe sa konsiderohen të patolerueshme në çastine ballafaqimit me realitetin e vendeve të tjera.

Shtetësia

Pothuajse të gjithë shqiptarët që emigrojnë në Itali, me përjashtim të atyre qëkanë origjinë italiane, kanë pasaportë shqiptare. Me kalimin e viteve është shtuarnumri i atyre që marrin shtetëzinë italiane. Sipas ligjit për shtetësinë italiane ka dymënyra kryesore për marrjen e saj: nëpërmjet martesës me një qytetar/e italian/e, osenëpërmjet natyralizimit, d.m.th. qëndrimit për një kohë të caktuar (10 vjet) si rezident.Në vlera absolute shtetëzitë e dhëna mund të konsiderohen të larta, por nuk janë të tillapo të krahasohen me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë rregullisht nëItali. Në vitin 2003 morën shtetësi italiane gjithsej 752 shqiptarë (590 femra e 162meshkuj); një vit më pas numri i shtetësive ra në shifrën 673 (537 femra e 136 meshkuj);në vitin 2005 numri i shtetësive pati një rritje të lehtë në kuotën 697 (553 femra e 144meshkuj). Për t u shënuar fakti se në 2005-n, shqiptarët kaluan në vendin e katërt (ngai dyti i viteve të mëparshme) në listën e qytetarëve të huaj që merrnin shtetësi italiane.Dy vjet më pas, numri i shqiptarëve me pasaportë italiane shkoi 2.605 (1.736 femra e 870meshkuj). Pjesa më e madhe e tyre përfitonte nga martesa me qytetarë italianë (1.870gjithsej, pothuajse 80% femra), pjesa tjetër për efekt rezidence (736 gjithsej, 67%meshkuj)

Por sa për qind e shqiptarëve e marrin shtetësinë italiane për efekt dokumenti,d.mth. për lehtësirat burokratike dhe administrative, dhe sa për qind e tyre e marrin se

Page 93: perpjekja_26-27

93Përpjekja

tashmë ndjehen italianë? Kjo pyetje ndoshta nuk do të ketë kurrë përgjigje, sepse preknjë nga temat më komplekse të emigracionit: identitetin. Gjithsesi, nuk mund të mospërmendim një dukuri interesante sociale që ka prekur shqiptarët në emigracion:mimetizmin. Pas më shumë se dhjetë vjet mërgimi, shqiptarët u bënë objekt i një studimiinteresant për mimetizmin social. Autori i librit ë:Farsi passare per italiani (Tëhiqesh italian), Vincenzo Romania, merr në shqyrtim rastin e shqiptarëve, të cilëtpërbëjnë një rast emblematik të mimetizmit social, që për emigrantët do të thotë tështiresh si anëtar i shoqërisë pritëse. Arsyet që i bëjnë shqiptarët të mimetizohen nëItali lidhen, sipas autorit, me vartësinë nga situatat, përshkueshmërinë kulturore,shpërndarjen në territor, familjen e zgjeruar dhe me lidhjen e dobët midis identitetitkombëtar e identitetit fetar. Natyrisht, mimetizmi nuk mund të ndodhë në çdo rast, porvetëm në prani të disa kushteve si diskreditimi i identitetit të grupit të emigrantëve,ngjasimi me tiparet fizike të vendasve, mosekzistimi i ndryshimeve të ndjeshmekulturore, prania e disa aftësive tek emigrantët që mimetizohen, perceptimi individual istigmatizimit negativ të grupit, prirja subjektive për të fshehur identitetin kombëtar.

Sociologu italian i rendit mirë kontekstet e mundshme ku mimetizmi i shqiptarëvedel në pah, si mimetizmi në prani të autoriteteve, në vendet publike, në prani tëbashkëkombësve, në administrimin e kohës së lirë, në marrëdhëniet me gjininë tjetër,në raportet tregtare, në vendin e punës, në prani të studiuesit dhe në kuadrin e fesë. Katre lloje praktikash mimetizmi: a) maskimi, që nuk kërkon ndonjë ndërveprim me vendasit;b) kamuflimi, që kërkon një farë ndërveprimi me italianët; c) mimetizmi i sprovuar, qëkërkon aftësi të zhvilluara për t u hequr njëlloj si vendasit.

Mendimi sipas të cilit mimetizmi i shqiptarëve lindi atëherë kur ata filluan t iperceptonin qartë stereotipat negative që filizuan fillimisht në infosferën italiane nukduket pa baza. Mitemat e para të imazhit negativ për shqiptarët u ankoruan në po atoporte ku hodhën spirancën anijet biblike shqiptare, të cilat u panë dhe u përçuan siturma primitive të barbarisë kundër qytetërimit perëndimor. Miti më pas mori forcë ngasuperkaloritë e pamjeve televizive, artikujve, fotografive, dokumentarëve, filmave,batutave, etj. dhe kaloi shumë lehtë në organizmin shoqëror, duke kushtëzuar, sipasrastit, qëndrimet e gjymtyrëve të tij.

Nuk është nënvizuar asnjëherë sa duhet fakti se përdorues të mitit nuk ishinvetëm italianët dhe publiku perëndimor në përgjithësi, por edhe viktimat vetë, prashqiptarët. Këtyre nuk iu desh ndonjë nuhatje e mbinatyrshme për të kuptuar se nëkohë gjuetish shtrigash, është më mirë të mos dukesh e tillë, përndryshe përfundon ilëkundur në trekëmbësh, pjesërisht metaforik e pjesërisht i njëmendtë. Shqiptarët që ushndërruan pavetëdijshmërisht në kavie të eksperimenteve gjigante si ajo e mbylljesnë vathë-stadiumin e Barit, apo në kampet e refugjatëve ishin të parët që provuandrithërimat e presë që shkakton gjuetia, sidomos ata që u përpoqën të largohen fshehtazi.Ishin ndër të parët që zbatuan rregullat e maskimit e të kamuflimit, duke u shkrirëmidis njerëzve të zakonshëm dhe duke u shtirë si disa prej tyre. Këto teknika, nëthelb ushtarake, e si mund të sillesh ndryshe kur je në shënjestrën e dylbiveparagjykimore? mësohen nga halli, por praktikohen më lehtë kur i ke pajisjet enevojshme, si p.sh. gjuha, veshja, etj., të cilat mësohe(shi)n nëpërmjet televizioneve

Shqiptarët në Itali

Page 94: perpjekja_26-27

94Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

italiane, antenat e të cilave gjatë regjimit duhet të mimetizoheshin nëpër çati, tarraca epemë për t i shpëtuar syrit vigjilent të diktaturës. Teleshikuesve të asaj kohe nuk ushkonte kurrë nëpër mend që, herët a vonë, do t u takonte atyre të imitonin teknikat eantenave, por kësaj radhe në botën e lirë, valët e të cilave kapeshin hareshëm nga anatjetër e detit.

Vitet që pasuan eksodet ishin vitet e rritjes gjeometrike të emigrantëve shqiptarënë Itali. Prurjet kryesore erdhën me emigracionin klandestin. Mirëpo ardhjet me gomone,me viza falso, me dokumente të rreme, kërkonin një sërë aftësish mimetizimi, që uperfeksionuan gradualisht, shpeshherë paralelisht me përsosjen e teknikave tëautoriteteve të zbulimit. Nuk është sekret që ndonjëherë vetë skafistët, në kuptimin mëtë gjerë të kësaj fjale, para se ta ngarkonin e shkarkonin mallin , jepnin udhëzime se siemigrantët duhet të silleshin në tokën e premtuar. Ky manual gojor, i përcjellë edhenëpërmjet vetë emigrantëve, trajtonte përgjithësisht lëvizjet logjistike, mënyrën eveshjes, qëndrimin para autoriteteve, etj. Dikush përgatiste një strajcë me rroba Adidas,dikush i qethte flokët shkurt, dikush mësohej të kontrollonte panikun, dikush përsëristemetodën e italishtes, dikush mësonte dy fraza gjermanisht Kishte raste që manualii maskimit përmbante udhëzime të gabuara, ose keqinterpretohej nga përdoruesit e tij.Kështu ndodhte që shqiptarë të paraqiteshin pas zbarkimit me xhaketa ngjyrë fuksiaose me xixa, nga ato që shihen tek showmen-ët e spektaklit, ose në aeroport me tuta eatlete që zakonisht përdoren për jogging, ose me kollare me lule të ndezura aspak tëzakonshme, ose me cigare në dorë (për t u treguar të qetë) në vende ku ishte e ndaluartë pihej duhan.

Gjithsesi, fazat e maskimit dhe të kamuflimit, kanë qenë për shqiptarët më tëlehta se ajo e mimetizmit. Natyrisht, janë faza me ngarkesë të madhe emocionale, metension të përqendruar, shpeshherë në pak çaste, por gjithsesi jo të vështira ngapikëpamja e përgatitjes.

Shqiptarët në Itali i kaluan vitet nëntëdhjetë në një shtetrrethim mediatik .Figura e shqiptarit, e monopolizuar nga prostitutat, kriminelët, hajdutët, trafikantët,lypësit, dembelët, etj., bëri që shqiptari i mirë, ai normali, ai i shumicës, të ndiqte taktikate njohura të mimetizmit. Është e kotë të kërkosh pas këtyre taktikave filozofira tëcaktuara: është thjesht çështje mbijetese ose jetese. Në qoftë se ndryshmëriaperceptohet si rrezik nga vendasit, i ardhuri që ka mundësi kur plotësohen kushtet qëpërmendëm më sipër do të rreket ta reduktojë atë, t i heqë rrobat me vija të alteritetit,të paktën në hapësirën publike, me qëllimin që të mënjanojë andrallat e mundshme.

Para se profili i shqiptarit dhe i shqiptarisë të negativizohej, të deklarojeprejardhjen kombëtare mund të ishte edhe e këndshme. Kur i porsanjohuri nuk ishteprofesor gjeografie, arbëresh, apo dëgjues i Radio Tiranës në valë të shkurtra, ngjalljae kureshtjes ishte e sigurtë, siç ndodh tek një person që gjendet para diçkaje të panjohure interesante. Në një kontekst të tillë ndryshmëria (diversiteti) i lubrifikon mekanizmatqë rregullojnë marrëdhëniet ndërpersonale, duke i ndihmuar ato, sepse diversitetiperceptohet si diçka pozitive që veçse i hap portat e shkëmbimit. Në fakt, shqiptarët qëe panë perëndimin para krijimit të mitit, e kanë shfrytëzuar më së miri ndryshmërinë etyre. Natyrisht, në favor të tyre luante edhe fakti që konteksti evropian ende e toleronte

Page 95: perpjekja_26-27

95Përpjekja

imigracionin si fenomen, pa i dhënë konotacionet e rënda që ka përftuar kohët e fundit.Kur hipertrofia e mitit shqiptar arriti kulmin e vet, atëherë kur edhe mënyrës së

të ecurit i vihej cilësori etnik shqiptar , emigrantët mësuan të shfrytëzonin çdo mjetpër ta fshehur identitetin e tyre. Kështu, jo vetëm celulari, xhinset e shtrenjta, xhupi ifirmës, por edhe theksi i italishtes u vunë në shërbim të anonimësisë, për të gjetur njështëpi me qira, një punë më të mirë, një vajzë më të bukur, por edhe për të evituar atëbezdisjen që të sjellin pyetjet kureshtare morboze, kur nuk kanë thumba idiote plotparagjykime. Ka pasur nga ata shqiptarë që e kanë fshehur origjinën thjesht sepse nukduronin të famshmen: Non sembri albanese . Të tjerë, kanë shpikur gjyshër me gjakitalian, ose prindër me origjinë nordike, vetëm për një natë dashurie, duke rrezikuardamkën e mëkatarit edhe përballë ndërgjegjes së vet. Ka nga ata që nga halli, edhe sot,përgjigjen në italisht në telefon, për të mos ngjallur dyshime komplotiste tek kolegët,ose vështrimet provinciale të atyre që tremben nga ndonjë bashkëtingëllore grykoremë shumë. Nuk mungojnë bashkatdhetarë që rrezikojnë (nga zori) komicitetin duke efolur gjuhën e huaj gjithë gabime ose duke u shprehur në dialektin e huaj në mënyrë aqpak të natyrshme.

k:Kur tiparet e identitetit pësojnë një reductio të detyruar, nuk mund të thuhetse kemi të bëjmë me kameleontizëm të natyrshëm. Mimetizmi i emigrantëve shqiptarëmund të jetë edhe një lojë, një farë palestre ku ushtrohen akrobaci identitare, qoftëedhe për argëtim, por rreziqet pa dyshim qëndrojnë. Pamundësia për të shprehurvetveten, maskimi i identitetit të grupit, përbrendësimi i paragjykimeve për kombësinëe vet, komplekset e inferioritetit të vjetra e të reja, shtirja e vazhdueshme, gremisja evlerësimit për veten, shpien herët a vonë në siklete reale, në përthithjen e vleravenegative, në parapëlqimin e rrugëve të dyshimta të integrimit, në rivalitete e shpagimefrustrimesh.

Tani që morsa e stigmatizimit sikur e ka liruar pak shtrëngimin, dëshira për tëdalë nga gjendja përulëse e mimetizmit mund të shihet nga tubimi për nder të NënëTerezës deri tek ngazëllimi kur balerinët shqiptarë dalin në televizion. Mirëpo frika përta nxjerrë kokën plotësisht nga kaçuba ende ekziston, sepse edhe sot shqiptarët, nëkushte të caktuara, preferojnë të mos ta shpalosin hapur kartën e identitetit, madjeedhe në veprimtari që emrin Shqipëri e kanë në titull. Taktika është mëse e kuptueshmedhe e justifikueshme, por mimetizmi është një efekt, shkaku i të cilit duhet parë gjetiu.Për hir së të vërtetës, mimetizmi është etikisht fyes për ata që e induktojnë, jo për ata qëe praktikojnë. Këta të fundit, e kanë gjithnjë në xhep një letër shfajësuese, kurse tëparët përveç të tjerave gënjejnë edhe vetveten, sepse mbyllin sytë përballë ndryshimitrrënjësor të shoqërisë në të cilën jetojnë. Dukuri si mimetizmi tregojnë se diçka nukshkon përderisa mijëra vetë detyrohen të jenë pa hije, të venë maska, të bëhen aktorëe këtu nuk mund të përjashtohen ndërlikimet e kushtet identitare të emigrantëve që emundësojnë dukurinë në fjalë.

Shqiptarët në Itali

Page 96: perpjekja_26-27

96Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Fotografia

Kur anijet e eksodit shqiptar nisën lundrimin drejt brigjeve puljeze, pas bedenavetë kështjellës Evropë i prisnin aparatet fotografike dhe telekamerat e të gjithë botës,që si topa kryedalë, vrojtonin vëngër horizontin, nga ku do të mbërrinin barbarët ekohërave moderne. Pasi kaloi periudha e kureshtjes, zhurma e topave mediatikë i heshtënsolidaritetin dhe bonsensin për të ndërtuar përreth shqiptarëve një nga mitet më tinëzaretë epokës sonë.

Miti negativ për shqiptarët u ndërtua mbi themelet e një miti tjetër: ai që e shehbotën perëndimore si oazë të lumtur, ku e mira freskohet nën palmat e mirëqenies sëbrishtë, të kërcënuar seriozisht nga e keqja e shkretëtirës, që digjet në diellin e ferrittë mjerimit.

Soliditeti i imazhit negativ të shqiptarëve varet nga kjo, por edhe nga lëndët epara të përdorura për fabrikimin e tij: lajme, pamje televizive, fotografi, filma, artikuj,intervista, analiza, dokumentarë, reportazhe, faqe të para, tituj bombastikë, nëntitujalarmantë, kronika, reklama, faqe interneti, e-mail, forume, etj. Imazhi i qëndisur ngamediat italiane mori formë gradualisht, pikë pas pikë, kryq pas kryqi. Një vrasës, njëprostitutë, një kriminel, një dembel, një mysliman, një trafikant, një klandestin, një idënuar, e kështu me radhë. Të gjithë të bashkuar nga zëri kombësia .

Në pak vite shqiptarët u bënë sinonime të krimit e të dhunës, duke mishëruar tëKeqen dhe Frikën e një imagjinari kolektiv pre e anktheve për të ardhmen. Ndryshmëriae shqiptarëve është jo vetëm demonizuar, por edhe krijuar, shpikur dhe mistifikuar.Fuqia lëbyrëse e mitit ka qenë aq e fortë saqë pas çdo emigranti shqiptar shikohej njëkërcënim potencial ndaj shoqërisë, rendit publik, shëndetit, moralit, integrimit,ekonomisë. Shtetrrethim i njëmendtë mediatik, nga i cili pak raste shqiptarësh të mirëkishin të drejtë të dilnin. Kryesisht ata që i lejonin mitit të krijonte alibinë për t imbijetuar arsyes njerëzore.

Masakrimi i vëllait të vogël dhe i nënës nga ana e një adoleshenteje, më 21shkurt 2001, përndryshe i quajtur krimi i Novi Ligure-s, u bë në periudhën kur miti përshqiptarët shpërthente me forcën e uraganit në infosferën italiane. Trafiqet, krimet,vjedhjet, plaçkitjet, prostitucioni, u ngjiteshin në atë kohë zakonisht të huajve, ndërsakronikat mediatike nuk harronin kurrë të shtonin togfjalëshin irreal, por efikas, të llojitprobabilmente albanesi sipas gjasës shqiptarë . Pushteti evokativ dhe bindës i

mitit ishte aq i fortë sa ta shtynte vrasësen e Novi Ligure-s, me emrin Erika, t i akuzonteshqiptarët për këtë krim të tmerrshëm. Opinioni publik mbeti thellësisht i shokuar,sepse u godit në zemër, në shenjtërinë e simboleve të veta. Dy fëmijë, motër e vëlla,prindër, familje e përkryer, vilë e qetë, kopsht i blertë. Gjithshka e zhytur në mirëqeniene konsoliduar dhe në qetësinë e përhapur në tërë bashkësinë. Në të vërtetë prelud i njëtragjedie.

Ky imazh parajsor, i përçudnuar nga barbarët e shekullit XXI, qarkulloi meshpejtësi në gjithë Italinë, duke dëshmuar edhe një herë se kështjella e lumturisë ishte

Page 97: perpjekja_26-27

97Përpjekja

në rrethim. Hetimet e forcave të rednit filluan menjëherë e vazhduan me frenezi, pa uavënë veshin deklaratave me urrejtje ndaj emigrantëve në përgjithësi dhe të shqiptarëvenë veçanti. Miti ishte në kulmin e suksesit të vet në atë kohë, kur disi i dehur luante mezjarrin, duke ndërsyer ndërgjegjet e njerëzve të mirë, të ndershëm, kundër të këqijve, tëtjerëve, kundër të ndryshmëve, jo-ne -ve. U premtuan hakmarrje, procesionepishtarësh, manifestime, patrullime. Paroksizmi i atyre orëve të dimrit 2001 ia fshehumitit humnerën, edhe pse gjendej në buzë të saj. Mediat u monopolizuan në një kohë tëshkurtër nga ky krim mizor, detajet ngjethëse të të cilit nuk bënin gjë tjetër veçse rritninefektin e imazhit të shqiptarëve, të kultivuar në mënyrë të posaçëm dhe të sëmurë nëvitet e mëparshme. Miti i ngjitej Olimpit i patrembur, me forcën e shkrimeve gazetareske,e deklaratave politike, e intervistave në rrugë.

Poterja pas rënies ishte shurdhuese. Forcat e rendit zbuluan se autorët e vrasjeskishin qenë vajza me të fejuarin e vet. Goditje e rëndë për mitin, por edhe për një llojopinioni publik të ngjashëm me barutin. Operatorët e mediave, pas minutave të para tëhutimit, gjetën kohë ta merrnin kthesën dhe të ushtroheshin me interpretime psikologjikedhe sociologjike për shqetësimet e adoleshentëve italianë dhe të familjeve aktuale. Porajo çka dukej nuk mund të mohohej. E keqja nuk ishte jashtë, por brenda vetes. Vetjaishte ata, të tjerët, të ndryshmit, ajo që s donim të kishim qenë kurrë. Miti u gjendpërballë pasqyrës: tërësisht lakuriq.

Vitet e mëvonshme qenë dëshmitare se si miti u fsheh pas shkurrnajës së kronikëssë zezë, andej nga faqet e fundit të lajmeve, me pak raste kthimi drejt hapësirës meshikueshmëri. Kjo periudhë kohe përkoi edhe me suksesin televiziv të disa artistëveshqiptarë, që me zotësinë e tyre treguan të kundërtën, duke përgënjeshtruarpadështueshmërinë e përgjithësimeve thjeshtëzuese dhe imazhin negativ të komunitetitshqiptar.

Ndërsa trysnia e mitit për shqiptarët zbriste drejt vlerave të ulëta, aq sa të jeptepërshtypjen se ishte pajetë madje shumë vetë shpejtuan naivisht të dekretoninvdekjen klinike të tij mjaftoi një vrasje në provincën e Varezes për t i vërvitur shqiptarëtnë vitet më të errëta të qëndrimit në Itali. Titujt për shqiptarin që kishte vrarë një baristtë pafajshëm, i cili po rrekej të shuante grindjen e plasur, i tronditën ekranet televizivedhe faqet e gazetave. Papritur, miti rilindi nga (pseudo)hiri i vet dhe u shfaq me tërëfuqinë e tij, gjallë e shëndoshë. Madje, me sigurinë se tani nuk do të pësonte ndonjëpërgënjeshtrim të bujshëm. Impakti social dhe mediatik qe aq i papërmbajtur sa shkaktoishprehje të njëmendta racizmi.

Instrumentalizimi politik i këtyre ngjarjeve nuk ka asgjë të re, ndonëse deklaratatë llojit shqiptarët dhe raca të tjera kanë treguar se janë më të predispozuar për dhunënuk ishin nyjtuar kurrë kaq hapur. Nuk ishin parë as tubime o:ad hoc kundërshqiptarëve. Përveç kësaj, për herë në historinë e emigracionit shqiptar në Itali uverifikuan akte të dhunshme racizmi në dëm të tyre. Një shqiptar përgjaket nga rrahjetnë rrugët e qytetit, një piceri shqiptarësh sulmohet barbarisht, shqiptarë të tjerë zhdukennga qarkullimi nga frika e reprezaljeve dhe hakmarrjeve. Një gjueti shtrigash e denjë përtraditën mesjetare më të mirë. Ky rasti i Bezanos (provinca e Varezes) dëshmoi pa pikëdyshimi se miti për shqiptarët nuk jeton vetëm në qarqet mediatike. Tashmë kemi të

Shqiptarët në Itali

Page 98: perpjekja_26-27

98Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

bëjmë me një mit social, që qarkullon dinakërisht në mendjen e njerëzve, gati për tëadhuruar titujt dhe interpretimet që etnizojnë krimin.

Kur çështje të tilla përfundojnë në rërën e lëvizshme të politikës, rreziku ështëgjithnjë i madh, sepse pas çdo miti fshihet një ideologji, në mos e zhvilluar të paktën nëfazën e vet embrionale. Por jo të gjitha të këqijat vijnë për të na dëmtuar. Nëse politikahidhet me kokë në banketin e bollshëm të përgatitur nga miti, atëherë ekziston mundësiaqë pjesa e arsyeshme e opinionit publik t i kuptojë qëllimet djallëzore të demagogjisëdhe të mendojë seriozisht. Reagimet pozitive të disa gazetave, i detyrohet pikërishtkëtij fakti, por ndoshta edhe një farë gazetarie që nuk duket më e gatshme të ndjekëaventurat e një miti kokëshkretë.

Gjithsesi, gjatë viteve dymijë perceptimi i përgjithshëm kapi një farë rënieje nëtrysninë e imazhit negativ. Nga ana tjetër, shqiptarët e mirë , fillimisht të syrgjynosurnë artikuj të shkurtër e të ndrojtur, filluan të vendoseshin nën projektorët e mbrëmjevetelevizive. Rastet nuk është se kanë qenë të shumta përjashto emisionet e bëra ngaMaria De Filippi si C è posta per te ( Ka postë për ty ), Amici ( Shokët ), etj. ,por janë të mjaftueshme për të dalluar një lloj pranie të ndryshme në media që vazhdondisi edhe aktualisht. Megjithatë, hapi i njëmendtë cilësor e sasior duhet verifikuarende, ndërsa mbetet për t u kuptuar nëse protagonistët shqiptarë të Kanalit 5 tëtelevizionit italian, janë versioni katodik i artikujve të shkurtër të dikurshëm për shqiptarëte mirë, në funksionin e vet si bilancier, apo mënyrë e re e paraqitjes së realitetit. Nukështë e thënë që dy gjërat të mos përputhen, gjithashtu për faktin se në perceptiminpublik deri edhe kundërshtitë e skajshme mund të flenë në një shtrat të përbashkët.

Reagimi i shqiptarëve ndaj pranisë së balerinëve dhe këngëtarëve bashkëkombësnë skenat televizive italiane ishte absolutisht i parashikueshëm. Një identitet i frustruardhe i poshtëruar në mënyrë të pabesueshme, i përjetuar për vite me ankthin e njohjesnë profilin e skicuar nga mediat, i perceptuar dhe i vetëperceptuar si problem social, njëidentitet që krijoi lidhje me të tjerët si të mbijetuarit me qeniet terminator, nuk mund tëmos ngazëllonte përballë atyre që dolën nga tunelet e frikës. Lumturia i detyrohej edheshpejtësisë me të cilën balerinët e zotë shqiptarë kapën Olimpin e televizionit populloritalian, ku morën pamjen e heronjve, që kishin ardhur për të shpëtuar popullin e vet ngazgjedha mediatike dhe nga diskriminimi i paragjykimeve.

Në këtë kontekst u zhvilluan disa ngjarje me rëndësi jetike për imazhin eshqiptarëve. Një rast për t u përmendur është ai Novarës, më 15 maj 2007, kur tre djemshqiptarë morën peng një autobus me pasagjerë. Krim i paparë ndonjëherë në llojin evet dhe jo vetëm për shqiptarët. Rasti i Novarës mbetet ende për t u analizuar, por nukduhet shumë mend për të kuptuar rëndësinë e tij: për herë të parë (pavarësisht se dolëntë pabaza) emri i shqiptarëve u lakua krahas fjalëve terrorizëm dhe satanizëm , deridje asnjëherë të përshoqëruara me identitetin tonë. Ky krim u duk sikur e zgjoi mitinnga gjumi i tij i lehtë, duke i dhënë të drejtë atyre që, pa dashur të ishin Kasandra, nukpajtoheshin me optimizmin fëmijëror, por të kuptueshëm, të të tjerëve që e shikoninimazhin tonë tashmë të retushuar përfundimisht.

Sikur të mos mjaftonte, u shtua historia e orës së presidentit amerikan Bush, icili vizitoi Shqipërinë në qershor të 2007-s. Kjo rrëfenjë do të kishte qenë rrenë e

Page 99: perpjekja_26-27

99Përpjekja

këndshme ose lajm argëtues, sikur të mos kishte ardhur në një periudhë të vështirë përimazhin e shqiptarëve në botë. Pothuajse të gjitha mediat vrapuan të jepnin lajmin evjedhjes së orës së njeriut më të rëndësishëm të botës gjatë vizitës së tij zyrtare në

Shqipëri. Ironia e fatit doli pikërisht në çastin kur shqiptarët dëshironin t u tregonin tëgjithëve se nuk ishin sikurse mediat i rrëfenin. Dëmi erdhi bashkë me talljen, sepsepërgënjeshtrimet për falsitetin e lajmit të orës nuk patën, siç ndodh përherë, të njëjtënhapësirë. Por edhe sikur ta kishin pasur, tashmë çorba ishte gatuar. Lajmi ishte i atij llojiqë përgënjeshtrimet, të cilat duken si të detyrueshme dhe të parashikueshme, i japinvetëm forcë për t i besuar edhe më shumë. Për më tepër vjedhja e orës nuk është seshkonte kundër një farë opinioni për shqiptarët. Përkundrazi.

Imazhi mediatik negativ tashmë ka kaluar në trupin shoqëror të Italisë. Edëshmojnë edhe sondazhet. Miti, lindur e rritur në media, në fund i është adaptuarshoqërisë, duke ndryshuar strukturë dhe Adn. Megjithëse disa shqiptarë kanëpërfunduar nëpër skena dhe ekrane perëndimore, ose në fushat e futbollit, ata nukkanë arritur ta dezintoksikojnë opinionin publik perëndimor nga mendimi që kanë përne. Mekanizmi i përjashtimit , ose ai që i bën shqiptarët të gjithë përjashtime pozitivenë një kuadër negativ (i tipit Ti nuk dukesh si shqiptar , Ti nuk je si të tjerët ) nukpara mallëngjehet; as miti nuk lëkundet nga retorikat boshe, lotët e rastit, rrahjet egjoksit, vetëlavdërimet, etj. me të cilat kemi shoqëruar yjet tona të vogla në qiellinmediatik perëndimor.

Megjithatë, duhet shënuar fakti se vemendja negative e mediave italiane taniështë përqendruar kryesisht tek rumunët, paradigma e imazhit të të cilëve po përngjangjithnjë e më shumë me atë të shqiptarëve. Kjo nuk do të thotë se imazhi për shqiptarëtështë arkivuar automatikisht e përfundimisht në pjesën pozitive të kujdesës kolektive.Me fjalë të tjera, shtetrrethimi mediatik ka mbaruar për shqiptarët, ndaj emri i tyre mundtë shëtisë pa ndonjë problem nëpër rrugicat mediatike, por ende nuk ka ardhur ajo kohëqë me emrin albaneze të nderohesh mu në mes të sheshit.

Firma

Nuk mund të mohohet se emigrantët janë tashmë elementë përbërës të shoqërisëitaliane, në të cilën bëjnë pjesë në mënyrë strukturore. Të njëjtën karakteristikë ka edheemigracioni shqiptar. Firma e tij gjendet kudo në jetën e përditshme të vendit ku jetojnë.Në përgjithësi, të dhënat për praninë territoriale dhe përbërjen demografike tëshqiptarëve tregojnë një grup që po stabilizohet dhe po integrohet gjithnjë e mëshumë në shoqërinë italiane. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se shqiptarët janënjë nga grupet më të prirura për t u integruar, siç del qartë edhe nga të dhënat endryshme si: numri i përgjithshëm, arsyet e qëndrimit, përqindja e familjeve, prania efëmijëve, shpërndarja në tregun e punës, niveli i arsimit, frekuentimi i lartë shkollor dhenë fund, por jo për nga rëndësia, përqasja e qëndrimi kulturor.dh:

Shqiptarët në Itali

Page 100: perpjekja_26-27

100Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

BIBLIOGRAFI E PËRGJITHSHME

Barjaba K., Dervishi Z., Perrone L., L emigrazione albanese: spazi, tempi ecause, in Studi Emigrazione , XXIX, 1992, n°107.

Caritas/Migrantes, Dossier Statistico Immigrazione, të gjitha botimet vjetore,Roma 1998-2008.

Devole R., L immigrazione albanese in Italia. Dati, riflessioni, emozioni,Agrilavoro, Roma 2006.

Devole R., Ura mbi det, Ora, Tirana 2008.IOM, Ugo Melchionda, Gli albanesi in Italia, Franco Angeli, Milano 2003.Istat (Istituto nazionale di statistica - Instituti kombëtar i statistikës) Raportet

vjetore.Pittau F., Devole R., Gli albanesi in Italia, Conseguenze economiche e sociali

dell immigrazione, IDOS, Roma 2008.Raporti Kombëtar Shqiptar për Gruan, Tirana 2000.Romania V., Farsi passare per italiani. Strategie di mimetismo sociale, Carocci,

Roma 2004.Stella, G. A., L orda. Quando gli albanesi eravamo noi, Rizzoli, Milano 2002.Vehbiu A., Devole R., La scoperta dell Albania. Gli albanesi secondo i mass

media, Paoline, 2006

Page 101: perpjekja_26-27

101Përpjekja

FILIPPO DAVOLI*

Lulëzonte qershia. Dhe ishte vetëmnjë degëz hollake atëherë.Si mundet të kisha ikur prej aq shumë kohe,kur prekjen e saj në duar ende e ndieja.(Klajdi)

Filippo Davoli:Poezi

*Lindi në Fermo të Italisë, qytezë jo larg Anconës, më 1965. Këto poezi merren nga vëllimii fundit me poezi i Davolit Zjarret (Shtëpia botuese L arcolaio, Forli , 2008). Ja ç thotëLucia Tancredi për poetin, në hyrje të vëllimit me poezi: Një vëllim që grumbullonfragmente të admirueshme dalë drejt e nga zemrat e fëmijëve ekstrakomunitarë që kanëqenë nxënës të Filippos Filippo Davoli, babai-mësues, ai që u ka mësuar këtyredjelmoshave, që së shpejti do bëhen burra, italishten dhe poezinë e Dantes, do t i shohë atanesër që do largohen prej shtëpisë së tij. Por nuk do ketë frikë se ata do harrojnë vleratmorale dhe estetike të mësimeve marrë nga ajo terracë e pabesueshme në shtëpinë e FilippoDavolit në Macerata, që ka mbi krye veç qiejt nga ku e ke kollaj t i drejtohesh gjithë botësme ti

Page 102: perpjekja_26-27

102Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Unë një gocë që ma thotë e para,Jo, atë , unë nuk e dua. DuaTë gjej atë lloj distanceqë prek thellë, e pastaj pret.(Arbeni)

Page 103: perpjekja_26-27

103Përpjekja

Këtë dhomë e lemë për babin dhemamin tim. Do zihen papushim,Dhe kështu do jem i sigurtë se asgjë s u ndërpre,që kur ikëm andej me tim vëlla.(Almarini)

Page 104: perpjekja_26-27

104Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Jam mirë këtu mes të krisurish, xhaxha,Dhe ti, më i krisuri mes tyre. Po, prapëseprapëdo më heqin këtej, mesa duket, më pretmamaja. Dalim, xhaxha!Shkojmë dhe shohim qiejt nga çatia.(Alime)

Ne na ka rritur vetë jeta.Unë me klarinetë i bëj hare vetes,kur zemra më s më ndjek.Këtu, si fillim, erdha për studime,e ishte prapë jeta, që udhën ma ndërron.Por klarineta, që vetëm s më le kurrë,kur jeta më ngryset, me dritë ma ngjyros.(Floriani)

Përktheu Eda Derhemi

Page 105: perpjekja_26-27

105Përpjekja

PSE PO E HUMB GJUHËN AMTARE BREZI I RI I IMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI?

DISKRIMINIM DHE KRIZË IDENTITETIi

Nga Dr. Nikos Gogonas*

Ky artikull kërkon të hedhë dritë mbi faktorët që ndikojnë në dobësimin progresivtë shprehive gjuhësore në shqip dhe, për rrjedhojë, të përdorimit të gjuhës shqipe nëbrezin e dytë të imigrantëve në Athinë, Greqi; një dukuri që zakonisht quhet zëvendësimi gjuhës (angl. language shift). Kemi analizuar këto ndryshore: statusin e imigrantëveshqiptarë (dhe të gjuhës së tyre) në Greqi; iniciativa të brezit të parë për mësimdhënietë gjuhës amtare (duke përfshirë krijimin e shoqatave shqiptare) dhe roli i arsimit greknë ruajtjen e gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë. Analiza tregon se statusi istigmatizuar i gjuhës shqipe në Greqi, fluiditeti i identitetit shqiptar që karakterizonshumë prindër shqiptarë, mungesa e një politike arsimore në Greqi për të mbështeturgjuhët e pakicave , qëndrimet negative të mësuesve grekë ndaj shqipes si dhe shkallae pamjaftueshme e organizimit mes atyre (pak) komuniteteve shqiptare që ekzistojnënë Greqi janë faktorët kryesorë që gjithnjë e më tepër po i bëjnë shumë të rinj shqiptarëta zëvendësojnë shqipen me greqishten.

Hyrje

Që nga fillimi i vitit 1990, në Greqi erdhën një numër i madh imigrantësh shqiptarë,kryesisht për shkak të kolapsit të regjimit komunist në Shqipëri. Sot në Greqi ka rreth600.000 imigrantë shqiptarë (Barjaba dhe King, 2005), prej të cilëve rreth gjysma me

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

* NIcos Gogonas ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe doktoraturën në Universitetin e Sussex-it në Angli. Tani jep lëndët e bilingualizmit dhe edukimit ndërkulturor nëlëndët e bingualizmit dhe edukimit ndërkulturor në Universitetin e Athinës dhe të Thesalisë nëGreqi.

Page 106: perpjekja_26-27

106Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

dokumente të rregullta. Një numër i madh fëmijësh shqiptarë ndjekin shkollat filloredhe të mesme. Nxënësit shqiptarë përfaqësojnë përqindjen më të lartë të nxënësve tëhuaj në sistemin arsimor grek. Kështu, në 1995, kishte 8.935 të tillë (kundrejt gjithsej14.015 nxënësish të huaj) (Damanakis 1997), ndërsa në 2003 numri i nxënësve shqiptarëu rrit në 69.880 (kundrejt 96.526 nxënësish të huaj gjithsej) (IPODE, 2006). Sa përshpërndarjen e nxënësve shqiptarë në vend, sipas të njëjtave burime, shumica e tyrejetojnë në rajonet e Athinës (50.3%) dhe të Selanikut (10.7%).

Disa studime të kohëve të fundit, që janë kryer në Greqi, në lidhje me praktikatgjuhësore të nxënësve shqiptarë, tregojnë se këta karakterizohen nga shprehi të këqijanë gjuhën shqipe dhe përdorim i kufizuar i saj (Gogonas 2009). Për shembull, rezultatete një ankete me vetë-raportim që kam kryer me 70 nxënës shqiptarë në lidhje me shprehitëe tyre në gjuhën greke dhe shqiptare, tregojnë mbizotërim të përgjithshëm të greqishtesndaj shqipes. Për më tepër, dallimi më i rëndësishëm në shprehitë gjuhësore të nxënësveshqiptarë në të dy gjuhët ka të bëjë me alfabetizimin (literacy). Kështu, edhe psepothuajse të gjithë nxënësit (99%) raportojnë shprehi leximi të greqishtes të mjaftueshmeose shumë të mira, vetëm gjysma e tyre raportojnë shprehi të tilla për shqipen. Dallimeedhe më të mëdha ekzistojnë në aftësitë për të shkruar: 98,5% raportojnë se e shkruajnëgreqishten mjaftueshëm ose shumë mirë, ndërsa vetëm 32,8% mund ta shkruajnë shqipenmjaftueshëm ose shumë mirë.

Tërheq vëmendjen fakti që, në shumë raste, edhe kur nxënësit shqiptarë enjohin gjuhën e tyre amtare, përpiqen ta nënvlerësojnë këtë, duke pretenduar se dinëshumë pak shqip, ose nuk dinë fare . Pasazhi i mëposhtëm nga një intervistë me një

nënë shqiptare e sqaron këtë prirje që ndeshet në disa fëmijë shqiptarë për t u distancuarnga gjuha shqipe:

Kur vajza ime e vogla ishte në kopsht, më erdhi një ditë në shtëpi shumë emërzitur. Pastaj, motra e saj e madhe i foli në shqip. E vogla iu kthye me inat: Mos mëfol shqip mua. Unë nuk di shqip! Nuk e merr vesh? Fëmijës i vinte turp për gjuhën evet, sepse kishte ndier atmosferën raciste në shkollë (Sonila, 40)1

Ky artikull synon të hetojë disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë marrëdhënietë vështirë të brezit të dytë shqiptar me gjuhën e tyre amtare, në bazë të, kryesisht, njëstudimi njëvjeçar që kam kryer në Athinë, në 2005. Hetimin tim e nis duke diskutuarstatusin e imigrantëve shqiptarë në Greqi.

Statusi i imigrantëve shqiptarë në Greqi

Shumë studiues të ruajtjes dhe të zëvendësimit të gjuhës kanë treguar si statusi

1 Për arsye anonimiteti, të gjithë prindërit shqiptarë përmenden këtu me emra të ndërruar.

Page 107: perpjekja_26-27

107Përpjekja

social-ekonomik i një grupi luan rol jetik në ruajtjen e gjuhës së grupit. Shqiptarët janëgrupi më i madh i imigrantëve në Greqi, çka ka ndikuar në qëndrimet negative ndaj tyre.Reagimi grek ndaj imigrimit të më shumë se gjysmë milion shqiptarëve që prej vitit 1990është shkaktuar dhe formësuar, në pjesën më të madhe, nga mediat, të cilat kanë luajturrol të dorës së parë në krijimin e imazheve për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këto imazhekanë qenë përgjithësisht negative. Edhe pse në krye u mirëpritën, shqiptarët shpejt udenigruan me një varg stereotipash tepër negativë. Ky poshtërim tepër serioz kapasqyruar praninë masive të imigrantëve shqiptarë, mungesën e imigrantëve tëkombësive të tjera në numër të madh, dhe historinë e kundërvënieve greko-shqiptaregjatë periudhës otomane dhe më pas. Kapllani dhe Mai (2005) ia shtojnë një përmasëtjetër stigmatizimit. Ata parashtrojnë tri tema kryesore, të mbivendosura, që përvijohennë mënyrën si janë paraqitur imigrantët shqiptarë nga mediat greke: si kriminelë tëlindur, si të varfër dhe të prapambetur nga natyra dhe të dënuar të mbeten ashtu, dhesi pushtues ose armiq tradicionalë për shkak të etnisë dhe fesë së tyre.

Ky tjetërsim i shqiptarëve i ka rrënjët në kujtesën kolektive të grekëve për tëkaluarën e tyre në varfëri, të kombinuar me autoritarizmin dhe që ka rezultuar në emigrim.Reaksioni grek është ndërlikuar edhe më, për shkak të pranisë, mes imigrantëveshqiptarë, të një numri të madh grekësh etnikë nga Shqipëria, të cilët trajtohen më mirëse shqiptarët e tjerë ose të vërtetë , në lidhje me të drejtat e tyre në Greqi (meqë tëparëve u jepen automatikisht viza dhe leje pune) si dhe me qëndrimet e popullsisëgreke. Për një kohë të gjatë, imazhi standard i shqiptarëve në Greqi ka qenë si dinakë,primitivë, që nuk u zihet besë njerëz të rrezikshëm dhe kriminelë (Lazaridis dheWickens 1999, 648). Mediat greke janë marrë obsesivisht me temën e kriminalitetitshqiptar, çfarë ka sjellë ndryshime themelore në opinionin publik.

Identifikimet stereotipike që u diskutuan më lart, i kanë detyruar shumë imigrantëshqiptarë të adoptojnë strategji subversive, për të shmangur përjashtimin individualdhe për të ngjallur besim në komunitetin mikpritës (Mai dhe Schwandner-Sievers2003). Pagëzimi dhe ndërrimi i emrave janë dy shembuj të strategjive të zgjedhura prejshqiptarëve për të përballuar situatën (Hart 1999; Hatziprokopiou 2003). Praktika endërrimit të emrave dhe e fshehjes së përkatësisë fetare, përveçse është përdorur sistrategji mbijetese nga shqiptarët në Greqi, sjell me vete edhe një farë mjegullimi tëkufirit etnik midis identiteteve grek dhe shqiptar (Pratsinakis 2005). Shqiptarët që kanëemra grekë dhe që flasin greqisht mund të paraqiten si shqiptarë me prejardhje greke,për të marrë trajtimin preferencial që u bëhet, në Greqi, grekëve etnikë nga Shqipëria.

Deri në fillim të viteve 2000, nuk ishte marrë ndonjë masë e veçantë për integrimine imigrantëve. Ligji 2910/2001 u njihte të huajve rezidentë të ligjshëm në Greqi të drejtatë barabarta me ato të qytetarëve grekë, sa i përket sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjessociale. Vetëm nërm: 2002 qeveria adoptoi, për herë të parë, një seri masash që kishinpër qëllim integrimin. Plani i veprimeve për integrimin social të imigrantëve për periudhën2002-2005 përfshin dispozita për trajnimin, integrimin në tregun e punës dhe kujdesinshëndetësor të imigrantëve; ngritjen e qendrave lokale të mbështetjes sociale dhepromovimin e shkëmbimeve kulturore midis komuniteteve të ndryshme. Deri më sot,

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Page 108: perpjekja_26-27

108Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

rezultatet e orvatjeve për ta zbatuar këtë plan mbeten të panjohura (Hatziprokopiou2006). Megjithatë, në verë të vitit 2007 Ministria e Punëve të Brendshme miratoi njëprogram politik të rëndësishëm, Estia, i cili synon të vlerësojë situatën e tanishme nëlidhje me integrimin e imigrantëve, duke marrë parasysh praktika europiane dhe dukecilësuar përparësitë e një strategjie kombëtare për integrimin e imigrantëve(Triandafyllidou dhe Maroufof, 2008). Një nga kanalet nëpërmjet të cilëve imigrantëtshqiptarë në Greqi mund të marrin pjesë në jetën publike janë shoqatat e imigrantëve,shpesh në bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet e vendit mikpritës2. Këto, sidhe roli i tyre në mësimdhënien e shqipes, do të shqyrtohen në vijim.

Shoqatat shqiptare në Greqi: çfarë roli luajnë në mësimdhënien e gjuhës

shqipe?

Shumica e shoqatave u krijuan pas programit të parë të rregullarizimit, në vitin1998. Një shqetësim parësor i shoqatave ka qenë ruajtja e identitetit shqiptar, përballëparagjykimeve dhe racizmit. Me interes është këmbëngulja e shoqatave se ato nukkanë ndonjë program të ngushtë politik, por vetëm qëllime kulturore dhe të identitetit.Kjo shpjegohet pjesërisht me të kaluarën komuniste, por edhe me margjinalizimin etyre brenda programeve socio-politike greke (Hatziprokopiou 2006). Siç kanë sugjeruarBarjaba dhe King (2005) për Greqinë dhe Italinë, organizimi në shoqata mes shqiptarëveështë i dobët, para së gjithash për shkak të margjinalitetit të statusit të tyre ekonomikdhe ligjor, por edhe për shkak të antipatisë së tyre ndaj organizatave komunitare, tëcilat u kujtojnë të shkuarën komuniste.

Për më tepër, pjesëmarrja e imigrantëve shqiptarë në organizata imigrantëshmbetet shumë e ulët, në krahasim me grupe të tjera imigrantësh në Greqi dhe në vendetë tjera. Hatziprokopiou (2006) ka gjetur një pjesëmarrje prej 18% në shqiptarët eSelanikut. Megjithatë, duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Në studimin e tij për Selanikun,Hatziprokopiou (2006) vërejti se, sidoqë shoqatat e imigrantëve nuk janë zhvilluarmjaftueshëm në gjirin e shqiptarëve, të tjera shoqata etnike ose kulturore janë formuarqë në krye, me ndihmën e organizatave ekzistuese ose si pjesë e këtyre. Grekët etnikë dhe vllehtë, në disa raste edhe njerëz me prejardhje nga e njëjta krahinë, duken shumëmë të predispozuar për të krijuar organizata kolektive dhe për të milituar në to; pjesërishtpër shkak se e kanë më të lehtë për t u integruar, por edhe për shkak të perceptimit mëtë fortë që i bëjnë identitetit të tyre, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Një shpjegimi mëtejshëm për këtë dallim ofrohet nga Piperno (2005), i cili sugjeron se shqiptarëtpriren ndaj asimilimit në vendin mikpritës dhe ngurrojnë të organizohen si kolektiv në

2 Kohët e fundit, megjithatë, qeveria socialiste e zgjedhur rishtas (PASOK) ka përgatitur njëprojektligj me tëcilin imigrantët do të fitojnë të drejtën e votës dhe të drejtën për të marrështetësinë greke në brezin e dytë.

Page 109: perpjekja_26-27

109Përpjekja

bazë rregullash formale. Edhe Michail (2009), në një studim të kohëve të fundit përimigrantët shqiptarë në Greqinë veriperëndimore, ka treguar se shumë prej informantëvetë saj u shprehën të frikësuar se anëtarësimi i tyre në shoqata të tilla do t i distancojënga komuniteti grek dhe do t ua vonojë integrimin.

E njëjta frymë ngurrimi për të marrë pjesë nga veprimtari komunitare duket seështë arsyeja për frekuentimin e ulët të kurseve të mësimdhënies së gjuhës shqipe ngafëmijët me origjinë shqiptare. Kurse të gjuhës amtare shqipe janë organizuar nga dyshoqata shqiptarësh në Selanik (Shoqata e shqiptarëve të Selanikut dhe Nënë Tereza ).Megjithë fushatën paraprijëse për këto kurse dhe organizimin e një konference ngaUniversiteti i Selanikut, për të bërë të ditur publikisht ekzistencën e kësaj mundësiedhe për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare, pjesëmarrja është shumë eulët: vetëm 40 nxënës po i ndiqnin kurset e Shoqatës së shqiptarëve të Selanikut në2006. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me shoqatën Nënë Tereza . Gjatë vitit të parëtë mësimit, ishin regjistruar 62 nxënës, për të përfunduar 24 nxënës në 2006 (Maligkoudi2009).

Megjithë faktin që Shoqata e shqiptarëve të Athinës nuk organizon kursemësimore në gjuhën amtare për fëmijët, një shkollë private në qendër të Athinës, edrejtuar nga shqiptarë, organizon kurse kompjuteri dhe ofron orë mësimi në gjuhënshqipe falas për fëmijët. Intervista ime me drejtorin e shkollës nxjerr në pah jo vetëm njëmungesë interesimi nga ana e prindërve shqiptarë për mësimin e gjuhës amtare, poredhe shprehitë e pamjaftueshme të fëmijëve shqiptarë në gjuhën amtare:

Për fat të keq, edhe pse ne po ofrojmë falas kurse të gjuhës shqipe për fëmijët,shumë pak prindër i kanë regjistruar fëmijët në shkollën tonë. Nga ana tjetër, ka pasurshumë interes për kurset e informatikës. Megjithatë, meqë kurset e informatikëszhvillohen në gjuhën shqipe, fëmijët nuk i ndjekin. Nuk e kuptojnë shqipen. Kam frikëse në të ardhmen do të detyrohemi t i zhvillojmë kurset në greqishte, që të regjistrohenmë shumë fëmijë.

Prindërit shqiptarë nuk duket t u japin kurseve të gjuhës amtare përparësi nëedukimin e fëmijëve të tyre, ose ngaqë nuk dinë se kurse të tilla ekzistojnë, ose ngaqëi mendojnë si të panevojshme, sa kohë që besojnë se gjuhën amtare mund t ua përcjellinfëmijëve në shtëpi. Më poshtë do të shqyrtojmë shtrirjen e kësaj dukurie, si dhepraktikat gjuhësore që ndiqen në familjet shqiptare.

Qëndrimet e prindërve shqiptarë ndaj ruajtjes së gjuhës dhe iniciativat në

këtë drejtim

Të gjithë prindërit shqiptarë të intervistuar janë shprehur në favor të ruajtjes së

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Page 110: perpjekja_26-27

110Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

gjuhës shqipe në fëmijët e tyre. Shumica e prindërve shqiptarë përmendin si arsyevlerën edukative të gjuhës; disa prindër i japin rëndësi ruajtjes së gjuhës për arsye tëriatdhesimit; ndërsa një grup tjetër, më i vogël, përmend identitetin etnik. Ja një grupintervistash që ilustron arsyetime të tilla:

Fëmijët e mi duhet të mësojnë shqip, sepse sa më shumë gjuhë të dijë njeriu, aqmë mirë është. Shqipja është një gjuhë më shumë (Jani, 47)

Arsyeja kryesore pse duam që fëmija të mësojë shqip është praktike. Një ditëmendojmë të kthehemi në vendin tonë (Gazmend, 43).

Arsyeja pse dua që fëmijët e mi të dinë shqip nuk ka të bëjë me kthimin e tyrenë Shqipëri një ditë. Por fëmijët duhet ta dinë gjuhën e nënës. Nuk do të më vinte mirësikur të harronin gjuhën e tyre amtare, prejardhjen tonë. I kam mësuar fëmijët të jenëkrenarë për origjinën e tyre dhe të mos kenë turp që janë shqiptarë (Miranda, 38).

Megjithatë, siç do të shohim më poshtë, me gjithë qëndrimet e tyre në favor tëruajtjes së gjuhës, prindërit shqiptarë nuk marrin masa për këtë qëllim.

Të dhëna të grumbulluara nga 70 nxënës shqiptarë tregojnë se vetëm në 30% tëfamiljeve prindërit komunikojnë me ta kryesisht ose vetëm në shqipe. Më poshtë do tëanalizojmë disa arsye se pse ndodh kjo. Pa dyshim, një nga arsyet ka të bëjë meshprehitë e mira në greqishte nga ana e shumë prindërve shqiptarë. Imigrantët shqiptarënë Greqi dallohen për shpejtësinë me të cilën mësojnë greqishte, kryesisht për t uintegruar sa më shpejt në shoqërinë greke. Përveç nevojës së tyre që të mësojnëgreqisht, për t u bërë të padukshëm në shoqërinë greke dhe për të shmangurpërjashtimin individual, një arsye e mëtejshme është dëshira e tyre për të vendosurlidhje sociale me popullatën greke. Disa shembuj marrëdhëniesh të tilla midis imigrantëveshqiptarë dhe punëdhënësve të tyre grekë dalin nga intervistat e mia me prindërit:

Ime shoqe punonte si pastruese në shtëpinë e kësaj gruas, që edhe na pagëzoidhe u bë krushkë nderi në dasmën tonë (Ilir, 45, Voula).

Unë punoja në shtëpinë e një çifti të moshuarish, dhe kujdesesha për ta. Më nëfund, ata më bënë trashëgimtaren e tyre. Trashëgova prej tyre shtëpinë ku jetoj tanime familjen time. Ata s kishin fëmijë. Kishin të afërm e farefis, por unë bëra gjithçkaqë munda për t i ndihmuar. Shkova në spital për ta; u kujdesa për varrimin, etj.(Eranda, 40, Kato Patissia).

Ndoshta nuk është për t u habitur që të gjitha nënat shqiptare që intervistovanë kuadrin e këtij studimi treguan shprehi pothuajse amtare në greqishte. Të dhënatnga intervistat me prindërit shqiptarë tregojnë se greqishtja, dora-dorës që e kanë

Page 111: perpjekja_26-27

111Përpjekja

mësuar, ka ardhur duke zëvendësuar gjuhën e tyre amtare edhe në mjedisin shtëpiak:

Në krye flisnim vetëm shqip me njëri-tjetrin. Tani, megjithatë, flasim edheshqip edhe greqisht. Na qëllon ta nisim një fjali në shqipe dhe ta mbarojmë nëgreqishte. Gjysmë për gjysmë, ndoshta më shumë greqishte (Ilir, 45, Voula).

Në shtëpi, gjatë 7-8 vjetëve të parë, flisnim kryesisht shqip, sepse as gruajaime as unë nuk dinim greqisht. Me kalimin e kohës, megjithatë, filluam ta zëvendësojmëshqipen me greqishte. Ndonjëherë e kam të vështirë ta gjej fjalën në shqipe (Saimir,39, Palaio Faliro).

Është për t u shënuar se këta veprojnë njëlloj edhe kur kthehen në vendin etyre:

Edhe kur jemi në Shqipëri, unë flas greqisht. Përdor fjalë greqishte, sepse nukmë kujtohen në shqipe (Irma, 40, Voula).

Disa prindër thonë se kanë përdorur greqishten me fëmijët kur i kishin të vegjël,meqë besonin se ashtu po ua lehtësonin futjen në sistemin arsimor grek, si dhe po indihmonin fëmijët të mësonin greqishten. Prindërit gjithashtu po u vinin vesh këshillaveprej mësuesve, që t u flisnin fëmijëve të tyre greqisht. Fragmentet e intervistës mëposhtë i ilustrojnë këto pika:

Kur vajza ime ishte foshnje, i flisja vetëm shqip, sepse në atë kohë nuk dijagreqisht. Kur ajo u rrit aq sa të shkonte në kopsht, i flisja në të dy gjuhët, greqishtdhe shqip. E bëja këtë sepse ashtu do ta mësonte greqishten më lehtë. Unë edhe tanii ndihmoj me detyrat e shtëpisë, sepse ashtu edhe mua vetë më bën mirë, për greqishten(Miranda, 38).

Kur lindi im bir, i flisja vetëm shqip, derisa filloi të shkonte në kopsht. Që ngaajo kohë, nisa t i flas greqisht, që të mos ndihej keq në shkollë. Pastaj u mësova edheunë, dhe i kam folur greqisht që nga ajo kohë (Irma, 40).

Kur shkova një herë në shkollën e vajzës, mësuesja e saj e greqishtes më pyetise ç gjuhë përdorja në shtëpi me vajzën. I thashë: shqip. Atëherë mësuesja më tha:

Bën gabim të madh, sepse fëmija ngatërrohet dhe nuk ecën mirë në shkollë, ku flitetgreqisht. Duhet të flasësh vetëm greqisht në shtëpi (Jonida, 55).

Megjithatë, disa prindër sot janë penduar që u kanë folur greqisht fëmijëve tëtyre. Ka interes të vërehet edhe se ata janë të vetëdijshëm se kjo praktikë ështëkarakteristike për shumë prindër të komunitetit shqiptar:

Për fat të keq, kjo është diçka që ndodh pa u kuptuar. Ndonjëherë, unë e kap

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Page 112: perpjekja_26-27

112Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

veten duke i folur greqisht tim biri, pastaj ndihem keq, edhe pse nuk e bëj me vetëdije.Madje mua ata shqiptarë që u flasin greqisht fëmijëve të tyre më duken të marrë,mirëpo ja që edhe unë ashtu bëj (Ilir, 45).

Përveçse të përdorin gjuhën amtare në shtëpi, prindërit mund të bëjnë shumëmë tepër për të përmirësuar transmetimin e gjuhës nga një brez në tjetrin, duke usiguruar fëmijëve materiale të shtypura në gjuhën amtare, duke u shfaqur video dhekëngë nga atdheu i tyre dhe duke organizuar udhëtime në vendin e origjinës.

Shumica e prindërve të intervistuar, përmendën mungesën e materialeve tështypura shqip në shtëpitë e tyre, me përjashtim të gazetave shqiptare që mund t iblejnë në Greqi. Çuditërisht, janë gjyshërit ata që u japin fëmijëve gjëra për të lexuar nëshqip.

Sa për programet e televizionit shqiptar, shumica e prindërve marrin kanalesatelitore shqiptare në shtëpi, por edhe shprehin pakënaqësinë e tyre që fëmijët janëkrejtësisht indiferentë ndaj këtyre programeve:

Ndonjëherë, kur shohim një film shqiptar, u themi edhe vajzave të vinë tashohin me ne, por ato nuk kanë interes (Jonida, 55).

Në shtëpi ato shumë rrallë shohin filma shqiptarë. U bleva një herë një filmpër fëmijë, por nuk u pëlqeu fare. Në përgjithësi, nuk kemi shumë gjëra nga Shqipëria.I pyeta vajzat se mos donin t u jepja një poster të një këngëtari shqiptarë që do tëmarrë pjesë sivjet në Festivalin Europian. Nuk e deshën, prandaj ua dhashë nipave.U përpoqa t u shpjegoj vajzave tekstin e këngës, por nuk treguan ndonjë interes. Nëpërgjithësi, ato nuk janë të interesuara (Ledina, 40).

Për të nxitur transmetimin e gjuhës, vizitat në atdhe, sidomos për periudha tëgjata, duket se luajnë rol të dorës së parë. Nga kjo pikëpamje, afërsia gjeografike midisGreqisë dhe Shqipërisë ndihmon: shumica e familjeve shqiptare kthehen në atdhe merrugë tokësore, me makinat e tyre. Në të vërtetë, disa nxënës shqiptarë thanë se, saherë që janë në Shqipëri, e flasin shqipen më mirë dhe u kujtohen më shumë fjalë.

Megjithatë, imigrantët nuk mund ta vizitojnë vendin e tyre të origjinës sa herëqë të duan, përveçse kur janë pajisur me një vizë udhëtimi të posaçme, e cila shpeshkërkon disa muaj që të sigurohet. Për këtë arsye, shteti grek u jep imigrantëve leje tëveçantë, çdo vit, për Krishtlindje, Pashkë dhe gjatë verës, që ata të mund të kthehen nëatdheun e tyre. Si rezultat, radhët në pikat e kalimit kufitar gjatë këtyre periudhave janëjashtëzakonisht të gjata. Për më tepër, burokracia e rënduar që çon në vonesa të mëdhagjatë kontrollit të pasaportave dhe trajtimi i keq që ata thonë se u bëhet nga zyrtarëtgrekë në kufirin shqiptaro-grek e ndërlikon edhe më perspektivën e një vizite në atdhe.Këtë e ilustron fragmenti i mëposhtëm:

Page 113: perpjekja_26-27

113Përpjekja

Sa herë që shkojmë me pushime në Shqipëri, duhet të rrimë në radhë në kufipër deri tri ditë rresht. Një herë mua m u desh të prisja tri ditë dhe, shyqyr Zotit, nuke kisha fëmijën me vete. Një herë tjetër, kur isha me tim shoq dhe fëmijën, pritëm 14orë në kufi! As shërbime sanitare, as gjë tjetër. Dhe e keqja është se situata mbetet epandryshuar. Unë preferoj të bëj dyfishin e rrugës dhe të kaloj nga Kakavija, sepseatje kontrolli është OK. Por këtej (nga Kapshtica) është i tmerrshëm, unë gjithnjëdridhem nga frika, nuk e di se ç do të më bëjnë. Do të ma grisin kartën e identitetit?E ndiej veten sikur kam vrarë gjithë dynjanë! Ata bëjnë punën e tyre kur kontrollojnë,por unë kam frikë (Donika, 38).

Shumica e prindërve shqiptarë do të ishin dakord që gjuha amtare të ofrohej nëshkollat greke. Megjithatë, disa prindër shqiptarë, të vetëdijshëm për statusin ediskriminuar të shqiptarëve në Greqi, shprehin shqetësim për mënyrën si do të reagojnëprindërit dhe nxënësit grekë, ndaj mësimdhënies së shqipes në shkollë. Në fragmentine mëposhtëm, një prind shqiptar shpreh dëshirën që shqipja të ofrohet si lëndë nëshkollën e fëmijës së vet, por njëkohësisht preferon që kjo të mos bëhet gjerësisht editur:

Do të doja që shqipja të ofrohej në shkollën e fëmijëve, por vetëm në qoftë sekjo nuk merret vesh nga të gjithë, që të mos ketë reagime prej grekëve. Sepse po tëketë reagime të tilla, atëherë fëmijët do të ngurrojnë para se të vendosin të ndjekinmësimet, pavarësisht nga sa do t i shtyjmë ne prindërit (Saimir, 39).

Pasazhi i mësipërm tregon një prirje asimilimi , meqë për këtë prind shqiptarkonformimi me dëshirat e prindërve grekë sjell me vete integrimin në shoqërinë greke,përkundrejt humbjes së gjuhës shqipe dhe identitetit përkatës. Nga ana tjetër, iintervistuari ka një farë të drejte në çfarë thotë, po të mbahen parasysh reagimet e fortanga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit në Athinë, kur u bë e ditur se një shkollëfillore shtetërore në kryeqytetin grek po ofronte kurse të gjuhës shqipe. Hollësi tëmëtejshme për këtë çështje do të jepen në seksionin vijues.

Roli i arsimit grek

Greqia është një shtet ku arsimi është i orientuar ndaj idealit të një kombi, njëfeje, një gjuhe . Vetëm një fe (Krishterimi grek ortodoks) njihet si fe zyrtare, dhe vetëmnjë gjuhë (greqishtja moderne) si gjuhë zyrtare e shtetit. Sistemi arsimor dhe programetpërkatëse janë ndërtuar në mënyrë të tillë, që t i përshtaten një mase nxënësish tëkrishterë, mono-etnikë dhe të një gjuhe të vetme. Shndërrimi i Greqisë në një vendimigrantësh në fillim të viteve 1990 u shoqërua me disa përpjekje për të hartuar strategjidhe adoptuar mjete për ruajtjen e gjuhëve të pakicave. Megjithatë, këto janë ende nëfoshnjërinë e tyre, sidomos sa kohë që këto gjuhë lidhen me armiqtë tradicionalë të

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Page 114: perpjekja_26-27

114Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

vendit (si shqiptarët). Deri më sot, i vetmi shqetësim që kanë shprehur institucionetarsimore dhe politike në Greqi ka të bëjë me mësimdhënien e suksesshme të greqishtessi gjuhë të dytë, ndërsa çështjet e ngritura nga përkrahësit e arsimit anti-racist dhendër-kulturor, si nga akademia ashtu edhe nga mjediset arsimore, kanë pasur vetëmefekt minimal dhe sporadik në sistemin arsimor konvencional, duke mbetur të varuranga interesimi dhe entuziazmi i arsimtarëve të veçantë. Disa praktika të mira në këtëdrejtim u vunë në jetë nëpërmjet programeve të arsimimit ndër-kulturor të financuaranga BE, gjatë viteve 1997-2004. Këto parashikonin edhe futjen e gjuhës shqipe në njënumër shkollash të ashtuquajtura ndër-kulturore , nëpërmjet tekstesh mësimoredygjuhëshe greqisht-shqip dhe me përfshirjen e ndihmës-mësuesve dy-gjuhëshshqiptarë. Megjithatë, këto programe u zbatuan në mënyrë eksperimentale dhe undërprenë së bashku me financimet nga BE.

Studime të tjera kanë treguar se arsimtarët në poste drejtuese, ose që shihen siautoritete nga prindërit shqiptarë, kanë dekurajuar përdorimin e gjuhës etnike në

shkolla dhe nënvlerësuar rëndësinë e saj për procesin arsimor, duke shprehur pikëpamjenegative dhe ndonjëherë raciste për mësimdhënien e shqipes në shkollë. Vetëkuptohetse qëndrimet e përfaqësuesve institucionalë të arsimit ndikojnë drejtpërdrejt osetërthorazi mbi prindërit shqiptarë, për sa u përket zgjedhjeve gjuhësore dhe strategjivetë tyre në lidhje me transmetimin e gjuhës amtare drejt brezit të dytë.

Tipik, në këtë kontekst, paraqitet rasti i shkollës fillore 132 Grava, në Athinë.Mësuesit e asaj shkolle, të mbështetur nga Universiteti i Athinës dhe UniversitetiAristotel i Selanikut, u ofruan vullnetarisht kurse ndër-kulturore të gjuhës shqipe

nxënësve shqiptarë dhe kurse të greqishtes prindërve shqiptarë, për një periudhëpesëvjeçare. Në 2008, nën presionin e Ministrisë greke të Arsimit, Byroja e Arsimitzëvendësoi drejtorin e shkollës dhe i pezulloi programet ndër-kulturore, sa inovativeaq edhe të mirënjohura. Administratorët e rinj të shkollës ngritën padi gjyqësore kundërdrejtorit të mëparshëm dhe mësuesit të gjuhës shqipe, me akuzën se kishin përdorurmjediset e shkollës për mësimdhënie të gjuhës shqipe pa leje me shkrim nga byroja earsimit. Të dy gratë dolën në gjyq, por u liruan nga akuza.

Përfundim

Të dhënat studimore për shprehitë gjuhësore të fëmijëto:ve me origjinë shqiptaredhe zakonet e përdorimit të gjuhës në familjet shqiptare, tregojnë se brezi i dytë ishqiptarëve në Greqi po e humbin gjuhën e tyre me shpejtësi. Folësit në moshë të retregojnë parapëlqim të padiskutueshëm për përdorimin e greqishtes në komunikim,veçanërisht mes tyre. Gjithashtu, se çfarë gjuhe përdorin në komunikim mebashkatdhetarë të tjerë varet nga kompetenca e tyre në gjuhën amtare: me rrëgjimin ekësaj kompetence, rrëgjohet edhe përdorimi i gjuhës amtare. Studimet tregojnë senxënësit shqiptarë janë të vetëdijshëm për statusin e stigmatizuar të grupit të tyre nëGreqi dhe dëshirojnë të distancohen nga identiteti dhe gjuha e stigmatizuar. Nga anatjetër, edhe pse e konsiderojnë ruajtjen e gjuhës si detyrë ideale, prindërit shqiptarë

Page 115: perpjekja_26-27

115Përpjekja

nuk bëjnë ndonjë përpjekje të madhe për t ua transmetuar gjuhën amtare fëmijëve tëtyre. Prestigji i perceptuar i greqishtes si gjuhë e mobilitetit social nga poshtë lart dhefluiditeti i përgjithshëm i identitetit etnik së bashku me një prirje për asimilim që ikarakterizon shumë prindër shqiptarë bën që këta të përqafojnë greqishten duke hequrdorë nga ruajtja e gjuhës amtare dhe transmetimi i saj brezit tjetër.

Përdorimi i gjuhës amtare dhe perspektivat e ruajtjes së saj në brezin e dytëlidhen jo vetëm me qëndrimet dhe përpjekjet e prindërve, por edhe me ato të shoqërisëmikpritëse. Veçanërisht sistemi shkollor mund të luajë rol të dorës së parë për tëinkurajuar ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor, duke i favorizuar këto identitetenëpërmjet programeve institucionale por edhe nëpërmjet orientimeve dhe qëndrimeveqë vetë mësuesit u përcjellin nxënësve dhe familjeve të tyre. Megjithatë, mbështetjainstitucionale për shqipen në Greqi është minimale dhe sistemi arsimor grek ende kashumë për të bërë, që të hapet plotësisht ndaj diversitetit të sjellë prej nxënësve tëhuaj, që janë para së gjithash shqiptarë. Edhe pse roli i sistemit shkollor mbetet kritik,ruajtja e gjuhës dhe e kulturës shqipe si dhe lidhjet me vendin e origjinës mund tëpromovohen, deri diku, nga vetë komunitetet shqiptare në Greqi. Tani për tani,megjithatë, këto komunitete kanë treguar aftësi të pakta për t u organizuar. Duket epagjasë që brezi i dytë do të mbajë marrëdhënie të mjaftueshme me Shqipërinë. Teksatë rinjtë shqiptarë po vijnë duke u asimiluar në shoqërinë greke, lidhjet e dobëta megjuhën dhe kulturën e tyre amtare mund t i shterojnë të gjitha marrëdhëniet me vendine origjinës. Shqipëria mund të shoqërohet, në mendje, me kujtime fëminie pë r pushimete verës ose një vend që i përket brezit të prindërve, por pa rëndësi për jetën e tyre tëtanishme dhe në të ardhmen. Në të njëjtën mënyrë, gjuha shqipe mund të marrë, përbrezin e ri, një funksion vetëm simbolik, në rastin më të mirë.

BIBLIOGRAFI

Barjaba, K. dhe King, R. (2005) Introducing dhe theorising Albanian migration.Në R.King, N. Mai, dhe S. Schwandner-Sievers (eds) The New Albanian Migration.Brighton: Sussex Academic Press, 1 28.

Damanakis, M. (ed) (1997) The education of repatriated dhe foreign pupils inGreece. An intercultural approach [greqisht] Gutenberg, Athens, Greece

Gogonas, N (2009) Language Shift in Second Generation Albanian Immigrantsin Greece, Journal of Multilingual dhe Multicultural Development, 30 (2), 95-110

Hart, L. (1999) Culture, civilization dhe demarcation at the northwest borders ofGreece. American Ethnologist 26 (1) ,196-220

Hatziprokopiou, P. (2003) Albanian immigrants in Thessaloniki, Greece:Processes of economic and social incorporation. Journal of Ethnic and Migration

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Page 116: perpjekja_26-27

116Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Studies 29 (6) , 1033-1057.

Hatziprokopiou, P (2006) Globalisation, migration dhe socio-economic changein contemporary Greece. Processes of social incorporation of Albanian dheBulgarian immigrants in Thessaloniki. IMISCOE Dissertations. Amsterdam: AUP

IPODE (2006) Statistical data on the distribution of repatriated Greek dhe foreignpupils in Greece (komunikim personal)

Kapllani, G. dhe Mai, N. (2005) Greece belongs to Greeks ! The case of theGreek flag in the hands of an Albanian student. Në R.King, N. Mai, dhe S. Schwandner-Sievers (eds) The New Albanian Migration. Brighton: Sussex Academic Press, 153-72.

Lazaridis, G. dhe Wickens, E. (1999) Us dhe the Others : ethnic minorities inGreece. Annals of Tourism Research, 26(3), 632-55.

Mai, N. dhe Schwandner-Sievers, S. (2003) Albanian migration dhe newtransnationalisms. Journal of Ethnic dhe Migration Studies, 29(6), 939-48.

Maligkoudi, C ( 2009) The Language Education of Albanian Pupils in Greece.Government Policies dhe Family Strategies [greqisht]. Tezë PhD e pabotuar, Universitetii Kretës.

Michail, D (2009) Working here, investing here dhe there: present economicpractices, strategies of social inclusion dhe future plans for return among the Albanianimmigrants in a Greek-Albanian border town, Southeast European dhe Black SeaStudies, 9 (4), 539-554

Pratsinakis, E. (2005) Aspirations dhe strategies of Albanian immigrants inThessaloniki. Journal of Southern Europe dhe the Balkans, 7(2), 195-212.

Piperno, F. (2005). Albanian migrants remittances: A development opportunity?Në The new Albanian migration, ed. R. King, N. Mai, dhe S. Schwandner-Sievers,118 38. Brighton: Sussex Academic Press.

Triandafyllidou, A. dhe Maroufof, M. (2008) Immigration towards Greece at theEve of the 21st Century. A Critical Assessment. Report prepared for the IDEA project. Ipabotuar, Athinë, ELIAMEP, Maj 2008.

Përktheu Ardian Vehbiu

Page 117: perpjekja_26-27

117Përpjekja

DITAR I SHKURTËR KUFIRI

Fragmennt romani

Nga Gazmend Kapllani*

Unë vuaj, tash sa kohë, nga sindroma e kufirit. Kjo është një sëmundje qëvështirë të përshkruhet saktësisht. Ndryshe nga agorafobia apo depresioni, ajo nukshfaqet në listën e çrregullimeve të njohura mendore. Por, më tej, ndoshta do mundemtë paraqes disa prej simptomave të saj. E di që ka edhe plot të tjerë që vuajnë prej saj.Ata që s e kanë provuar kurrë shtytjen që të kapërcejnë një kufi apo që s u ka ndodhurt i kenë kthyer mbrapsh në kufi, e kanë të vështirë të na kuptojnë. Problemi im mekufijtë vjen nga një kohë e largët, nga fëmijëria ime. Sepse, nëse përfundon apo jo mekëtë sëmundje, është kryesisht çështje fati: varet se ku ke lindur.

Unë linda në Shqipëri.

***

Po të jesh turist në Greqi, greqishtja jote e çalë, do t i bënte grekët të të adhuronin.Në thelb, ky është problemi i të qenit ndryshe : Kur një amerikan flet keq greqisht,

Ditar i shkurtër kufiri

Romani i Kapllanit, fragmente të të cilit po botojmë, përzien elemente autobiografike, histori tëjetuara emigrantësh dhe përjetime e fantazi copash jete të autorit drejt Greqisë e në Greqi. Romaniështë një ese imagjinare mbi kufijtë, ato të totalitarizmit dhe emigracionit. Një histori universale qërrëfehet nëpërmjet përjetimeve individuale. - shkruajnë mediat. Sic shkruan edhe vetë autorinëfund të librit ky libër është një histori e vërtetë dhe imagjinare njëkohesisht . Për Përpjekjenkam zgjedhur fragmente që përziejnë një vazhdimësi logjike përjetimesh me burime të ndryshme sidhe kohësh të ndryshme. Libri është shkruar në greqisht dhe është botuar nga Livanis Publishers2006. Përkthiumi është nga botimi anglisht Short border handbook botuar nga Portobello Books2009. (ED)

* Gazmend Kapllani jeton në Athinë që prej vitit 1991. Veprimtaritë e tij kryesore në Greqipërfshijnë gazetarinë (TA NEA), prozën, poezinë si dhe mësimdhënien (Universiteti PanteioAthinë). Shkruan e boton në shqip dhe greqisht.

Page 118: perpjekja_26-27

118Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

amerikani është si shpirt , ndërsa një shqiptar që flet keq greqisht, është me ndershqiptar . Vendasve u ngrihen nervat nga greqishtja defektoze e atij që s është veçsenjë emigrant ilegal mjeran. Dhe, ai, e di këtë. Ndaj edhe, sa herë i hipën autobusit, fletme zë të ulët, shmang bisedat, djersitet nga sikleti kur dikush i thotë diçka. Sepse, sapovendasit t ia kapin theksin, i largohen sikur të kishte gripin e shpendëve.

Si u bë kjo punë, pyet veten. Pse më vështrojnë me frikë? Do donte t i pyeste:Nga se frikësoheni? Unë e dua vendin tuaj. Por nuk i pyet, sepse ndërkaq e di

përgjigjen. Nuk i sheh lajmet zotërote? Gjëria juaj na mbyti, po na therni në shtrat.Duhet t ju venë prangat të gjithëve e t ju nisin nga keni ardhur! Mbrapsh në atë palovendi që keni! Kaq shpejt?!- thotë me vete. Nuk më kthejnë dot kaq shpejt. Sapo gjetanjë punë. Dhe punoj si qen, ditë e natë, në erë e në shi. Shikomini duart- unë punoj qëduart tuaja të ruhen. Edhe unë dua të ble një makinë. Jo do t a nis nga stereoja, një tëmadh, pastaj një TV gjigant me ngjyra, e më pas një lavatriçe. Pastaj nuk e di më, tëshohim.

Në atë çast e kupton që i ka hipur gjaku në kokë. Shprehja në atë palo vendi qëkeni e irriton. Pa dyshim që ai ia di problemet, prandaj edhe iku prej andej, por s i thuadot palo vend ama: ka fëmijë edhe atje, tamam si këtu; ka nëna që i duan fëmijët e vetedhe atje, tamam si këtu; ka adoleshentë që dashurohen, tamam si këtu; ata që shpresojnëe dëshpërohen, tamam si këtu - sido që të dëshpëruarit atje tani janë shumë më shumë.

Autobusi ndalet dhe hipin dy burra. Mbajnë të njëjtën uniformë e të njëjtënshprehje ogurzezë. I ngrin gjaku. Emigrantët e paligjshëm- jashtë, jashtë, jashtë! Mëpas, poshtë, poshtë, poshtë! . Dhe ai ulet e ulet aq poshtë, sa s ka ku vete më tutje.Mut jete!

***

Do kalojë ca ditë në atë mut fshati ku s ndodh kurrë gjë prej gjëje, ku asgjës lëviz, si të vdekurit e varrezave, ku njerëzit dinë veç të bëjnë thashetheme, e të ulinnjëri-tjetrin me përçmim. Pastaj do rinisë të njëjtin udhëtim: Korçë-Kalabaka, tetë ditëmë këmbë, sepse duhet t ia dalë, ndaj edhe e kalon kufirin ilegalisht pareshtur, dhjetë,dymbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, tridhjetë e gjashtë herë.

Rruga ëshët plot rreziqe. Në verë ka zakonisht ushtarë që ruajnë e arrestojnëkëdo që do të kalojë përtej. Ka po aq edhe banditë të armatosur që duan ta plaçkisinemigrantin ilegal nga ato pak gjëra që ka. Në dimër ka më pak ushtarë e më pak banditë.Por, në vend të tyre, jeton apo vdes, varet nga bora dhe nga ujqit.

E mban mend ende dikë, veç 18 vjeç, që digjej nga ethet dy ditë rresht. U pre evdiq në dëborë. U desh ta varrosnin e ta linin. S bëje dot gjë tjetër mes maleve. Rrezikonintë varrosershin në dëborë edhe ata vetë. I kapi një stuhi bore e paparë, dhe secilimbante mbi krye jetën apo vdekjen e vet. Si në jerm u vërtitën mes stuhisë, ditë pasdite, duke përdorur çdo pikë fuqie të rrinin më këmbë. Sepse e dinin se po të mos rrininmë këmbë, do varroseshin të gjallë në borë.

Ai që vdiq në dëborë quhej Edi. Ishte hera e parë për të. E mbajtën në kurriz përnjë ditë e një natë, e i thoshin sa mundeshin: Durim. Do arrijmë! Bora u arrinte në

Page 119: perpjekja_26-27

119Përpjekja

brez, dhe ai i ziu lutej që t i gjente një patrullë kufiri. Por, pa dyshim, ata s gjenden kundkur i do.

Pak orë para se t u vdiste në krahë, Edi u kish kërkuar t i thoshin së dashurës tafalte që nuk ia doli dot të hidhej përtej. Sapo ishin pleksur para nja dy javësh, dhe ai ikish premtuar se do kthehej e ta merrte në Greqi, sapo të kapte një punë e një vend kutë fuste kokën. Nuk arriti dot të bënte as gjysmën e rrugës Korçë-Kalabaka, tetë orë mëkëmbë.

Papritur, llogariti: tridhjetë e katër herë në shtatë vjet, Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Greqi. Po të shtoje edhe ditët e kaluara në qendrat e ndalimit, sa herë e kishin kthyermbrapsh me forcë, ishte e pabesueshme: në shtatë vjetët e fundit, dy ishin kaluar paekzagjerim në kufi.

***

Më 15/01/1991, kalova kufirin për në Greqi. Ishte e para herë që shihja kufirin enjë vendi tjetër. Ishte po e para herë që shihja kufirin e vendit tim; vijat e jashtme të njëhapësire që na kish mbajtur ndoshta jashtë kohe e jashtë bote. Kujtoja se do ikjavetëm, por përfundova duke ecur mes një karvani të tërë njerëzish. Një karvan njerëzishqë shtyheshin përpara me një ide të vetme: të shkelnin tabunë e tmerrshme, njohurndryshe si kufiri. Të arratiseshin, thjesht për t u arratisur. Tamam si të ishte një sëmundje.

Kisha udhëtuar gjithë natën në kamion, fshehur pas një mali me arka ambalazhi.Pasdreke arritëm në Sarandë. U nisëm për në kufi diku prej andej, gjysmë ore më pas,dhe arritëm atje rreth treshit. Kur panë karvanin drejtuar kah kufiri, shoferi i kamionitdhe ndihmësi i tij vendosën të braktisin kamionin dhe të na bashkoheshin. Kilometrate fundit para postës kufitare i bëmë në këmbë. Duhet të ishim nja gjashtëdhjetë, shumicatë rinj e krejt të panjohur. Në postën e krahut shqiptar, katër ushtarë me kalashnikovëpo na prisnin me oficerin e vet që na pa me një lloj neverie përzierë me inat.

Oficeri: Ku po shkoni?Një zë: Po ikimOficeri: Kush foli?(Heshtje)Oficeri: A keni të gjithë pasaporta?Një zë: Se mos na dhatë pasaporta ju.Oficieri: Kush foli?(Heshtje)Oficeri: E di çfarë,... mund t i keni punët pisk nga ana tjetër.NJë zë: Na lër të ikim, na lër të kalojmë!Oficeri: Në rregull. Kush do, mund të kalojë përtej!Ia mbathëm si të krisur, nga frika se ushtarët mund të shtinin nga pas. Kapërcyem

telat me gjemba, që ishin të paprekuara, pra ne duhet të ishim të parët që kaluan kufirinprej asaj pike. Ia nisëm me të goditur me drunj që të shihnim nëse ishin me korrent,pastaj hapëm një vrimë aq të madhe sa të na nxinte njërin pas tjetrit; Duke nxituar, grisamëngën e palltos, po as që e vrava mendjen. Ushtarët me gisht në këmbëz na vështronin

Ditar i shkurtër kufiri

Page 120: perpjekja_26-27

120Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

teksa ne përpiqeshim të hapnim telat, ndërsa oficeri vazhdonte të kishte buzëqeshjene vet cinike në fytyrë.

Pas telave me gjemba duhej kaluar një përrua i vogël. E kaluam lehtë, sido qëishte thuajse i ngrirë. Pastaj ia dhamë vrapit nëpër një kodër, duke kërkuar një shenjëfizike që na tregonte se vërtet kishim kaluar përtej, në anën tjetër të botës. Vrapuamderisa dikush thirri: E kaluam kufirin! . Nuk e dija nga e mori vesh. Mbaj mend veçthirrma histerike gëzimi.

S kish as ushtarë e as policë në krahun tjetër. Kishim hyrë në botën e lirë.Kishim arritur Perëndimin. Një meso burrë u këput në mes mbi tokë duke qarë e duke irënë tokës me grushta e duke i folur sikur të ish njeri Kam paguar për ty me 17 vjetburg! Kam paguar për ty me 17 vjet burg! Kam paguar për ty me 17 vjet burg, e moridjalli e mori! Gjërat u qetësuan veç pas nja gjysmë ore kur dikush pyeti: po tani, ku?Askush s iu përgjigj. Secili rrudhi shpatullat krejt i hutuar. E dinim nga kishim ikur, pors kishim ide se ku po shkonim. Disa se nga zbuluan një shteg balte, e të tjerët vendosënt i ndiqnin. Pak nga ne mund të flisnin greqisht, minoritarët, që u ngarkuan menjëherësi prijës të marshimit tonë drejt së panjohurës. Duke ecur, meditonim se çfarë na priste.Dikush kish dëgjuar se na fusnin në grupe shumëkatëshash të lartë, e më pas napyesnin në ç vend perëndimor donim të shkonim për punë. Tamam atëherë dy shoferëte kamionit ia pritën se do bënin një kërkesë për Gjermani, meqë atje ishin të sigurtëkishte plot punë, e të paguanim paga astronomike po të bëje udhëtimin Berlin-Baghdadpër transport karburanti, sidomos tani që po niste lufta në Irak. Lajmi më i mirë erdhinga dikush tjetër që tha se rruga na çonte drejt një porti ku Flota Amerikane na pristeqë të na çonte direkt në Amerikë. Ky i fundit sa s u rrah me një tjetër që ish i bindur sekish dëgjuar në radion greke se anijet nuk ishin amerikane, por të Kombeve të Bashkuara,dhe refugjatët shqiptarë do t i çonin në Itali. Në fund ramë dakord që anijet na prisnin,por se të kujt ishin e se ku shkonin mbetej për t u sqaruar. Pas kësaj, diskutimi iu kthyekufijve. Disa thoshin se kufijtë do mbylleshin pas tri ditësh; të tjerë thoshin pas dhjetë;fare pak prej nesh thoshin se nuk do mbylleshin më kurrë.

Ndërkaq kishin mbërritur shtëpitë dhe godinat e para. Disa grekë kishin dalë nëprag dhe keqardhja në fytyra u tretej pak veç nga çudia edhe më e madhe që ndienin.Ata që flisnin greqisht mes nesh, ndaluan t i përshëndesnin e u shpjeguan kush ishime nga vinim, dhe i pyetën ku duhet të shkonim. Disa plaka donin të na jepnin ujë, dhekështu edhe mësova fjalët e para në greqisht Efharistó - falemnderit, dhe nerü - uje,dhe jo shumë vonë pas kësaj, u shtua fjala e tretë në listë, douleiá - punë.

Pasi ecëm e ecëm, arritëm, thamë, atje ku duhej, një fshat bregdeti, rreth orëstetë të mbrëmjes. Dikush që po kalonte na tha se ku duhej t i hipnim autobusit që çontenë qendrën e refugjatëve. Ne të gjithë u mblodhëm dhe pritëm. Pas gjysmë ore, njëburrë na u afrua duke thënë se ish gazetar Australian. Donte të dinte nëse ndokushprej nesh fliste anglisht. Me atë pak anglishte që dija, u ofrova t i flisja. Na pyeti se ngaç pikë kishim kapërcyer kufirin, nëse kufijtë i ruanin, ku donim të shkonim, nga ç pjesëtë Shqipërisë vinim, dhe cila ishte situata e tanishme në Shqipëri. Pasi mori përgjigjetpër pyetjet, ai shpjegoi se një autobus duhet të arrinte së shpejti për të na çuar nëkampin e refugjatëve, ku do na jepnin ushqim, rroba të reja, dhoma dyshe, do na

Page 121: perpjekja_26-27

121Përpjekja

mësonin greqisht, dhe pas disa ditësh do na gjenin punë. I përktheva këto për të gjithë,dhe të gjithë ia nisën të brohorisnin. Ja cfarë do të thotë perëndim - bërtiti njëri prejshoferëve, teksa më shtynte të pyesja australianin nëse mund të shkonim të punonimnë vendin ku donim ne. Nuk pata rast të pyes as për këtë, as nëse kish anije që naprisnin në portin e paspecifikuar për të na çuar në Amerikë, Itali apo tjetër kund kuimagjinata jonë e uritur dëshironte. Australiani ishte zhdukur, duke na lënë vetëm nëfantazitë tona.

Disa nisën të ndanin dhomat dyshe mes tyre. Dy shoferët pa dyshim vendosënnë çast se do ta ndanin dhomën bashkë. Për të tjerët ishte e vështirë të gjenin një shokdhome, ndaj shoferët ua hoqën ankthin duke u ofruar ta bënin ata ndarjen. Së parinumëruam sa çifte ishin; askush nuk ishte i martuar, dhe ky ish një problem. Nuk kishimide nëse rregullat lejonin çifte të pamartuara të rrinin bashkë, dhe veç kësaj, nuk dinimas nëse gra e burra vendoseshin në të njëjtin kamp a veç e veç;

E zgjidhëm përkohësisht problemin ndërsa prisnim për autobusin që do naçonte në atë vend që e kishim pagëzuar tashmë qendra e refugjatëve . Disa nga grupi,sidomos djem të rinj, shkuan dhe mbështetën fytyrat në xhamat e një kafeneje atypranë. Kishin mbetur gojëhapur nga televizori me ngjyra dhe imazhet që po transmetonte.Ata klientë që ishin në kafene u marrosën pas shqiptarëve gojëhapur pas televizorit mengjyra, duke na parë po aq gojëhapur edhe ata vetë. Në një pikë, dikush u ngrit dheerdhi tek dera. Mbante në dorë një tas me biskota të cilat na i hidhte siç u hidhet gruripëllumbave apo misrat pulave e patave. Ca prej nesh kërkuan të kapnin biskotat.Atëherë m u kujtua që kisha një stomak në trup, dhe kuptova se kisha uri.

Disa prej nesh ndenjën aty hipnotizuar nga ekrani që shihnin përmes dritaressë kafenesë. Njëri prej tyre, duhet të ishte nja njëzetë vjeç, me fytyrën vrarë nga diellidhe lodhja, papritur u kthye dhe pëshpëriti me një zë të pafajshëm e plot çudi po nukpaska fare seks! Ndoshta djali i seksit mendonte se përtej kufijve tanë, ashtu si njëshoku im i gjimnazit kish thënë një herë, seksi të priste ngado . Dhe sapo bie mbrëmja,diçka si punë orgjie ia nis për tërë natën. Kjo ish një tjetër fantazi që mbanim në krahëato ditë.

***

Autobusi, erdhi më në fund, të na merrte e çonte në qendrën e refugjatëve, kukishin grumbulluar edhe të ikurit e tjerë nga Shqipëria. Veçse autobusi, nuk ishteautobus, por një kamion i qelbur. Iu ngjitëm. Ishte errësirë, e s mbaj mend sa kohë namori udhëtimi. Vetëm se ishim të gjithë ngushtë, ngjitur pas njëri-tjetrin e zor se thakush një fjalë. Papritur na kish shterruar entuziazmi, dhe vetëm atëherë, pas aq orësh,nisëm të ndienim ankthin e së panjohurës.

Kamioni ndaloi dhe kuptuam se duhet të zbrisnim. Kur bëmë kështu, pamëpolicë grekë që bërtisnin dhe tundnin shkopinjtë në erë, duke u përpjekur të vininrregull. Një dritë e vetme ndriçonte aq sa mund të shihnim: ushtarë grekë dhe një tufëe madhe shqiptarësh të ikur si ne. Nga gjestet e policëve kuptuam se na donin nëradhë. Formuam një vijë të gjatë; të arriturit e rinj duheshin regjistruar të gjithë. Emër,

Ditar i shkurtër kufiri

Page 122: perpjekja_26-27

122Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

mbiemër, emri i babait. Pashë dy shoferët që shihnin të shqetësuar nga policët që ecninposhtë e lart duke tundur shkopinjtë dhe duke ulëritur nga ne. Shoferët dukeshin sikurpyesnin veten pse duhet të mbanin shkopinj policët në Perëndim.

Pasi kishim pritur për rreth një orë, na erdhi më në fund radha. Ndenjëm përballënjë tryeze, ndërsa polici na pyeti njëri pas tjetrit, me një shqipe të keqe e të segmentuar:Emri-biemri-emri babai Buzëqesha me përpjekjet e tij. M u përgjigj me një shikim që

thoshte, Tamam këtë nuk duhet të bësh, mor idiot i gjorë! I dorëzova letërnjoftiminshqiptar. Ai mori të dhënat e mia dhe unë dola anash duke pritur për Xhemalin tëmabronte. E kisha takuar Xhemalin duke kaluar kufirin. Kur polici i kërkoi atijletërnjoftimin, Xhemali u përgjigj me një shprehje nga asnjë gjuhë e botës: Pashaportkaput! , që përforcohej nga një gjest prerjeje koke, sikur të ishte dokumenti i tij që kishpërfunduar kokëprerë. Polici e pa sikur të ishte një UFO, derisa ia doli ta kuptonte çfarëdonte të thoshte Xhemali. Kur e kuptoi, iu kthye formulës: emri-biemri-emri babai .Por edhe në këtë fazë, origjinaliteti i Xhemalit mbizotëroi: emri i tij na qenkësh DhimitrisDhimas, i biri i Vasilis Dhimas.

Kur mbaroi e pyeta nga mbinë ata emra, dhe më tha se grekët i shohin emratortodoksë më mirë sesa ata muslimanë; frikësohen nga emrat muslimanë. Një ngashoferët u hodh, duke qortuar Xhemalin për gënjeshtrën e vet: Këtu jemi në Perëndim,ka demokraci këtu, gjithë njerëzit janë njëlloj; dhe që kur qenkemi ne shqiptarëtfetarë njëherë! - shtoi ai me tonin e një mësuesi shkolle. E vërteta është se në ditët nëvijim ishte vështirë të kuptohej çafrë të mire i solli emri Dhimitris Xhemalit. Ai rrinteme ne në të njëjtin vend, diçka që dukej si një depo, pas një fushe futbolli fshati. Gjatëregjistrimit, kuptuam se emri i fshatit ishte Filiates.

***

(Pas një vizite në fshat)

Më në fund na nxorrën nga Maria e Zezë dhe na turrën për nga depoja mendihmën e shkopinjve që tundnin. Po kërkonim miqtë tanë, dhe me vështirësi ia dolëmtë gjenim dy shoferët. I pyetëm çfarë po ndodhte, por as ata s e dinin tamam. Sepsedisa thoshin se ca prej nesh kishin përdhunuar një vajzë greke në një fshat, ndërsa tëtjerë thoshin se një prift i kish futur duart një shqiptari që i kish dhënë mbrapsh një drutë mirë, madje edhe një të rruar. Një tjetër variant ishte se një gangster tiranas i kishdhënë një grusht një polici; të tjerë insistonin se puna ishte ndryshe. Ishte ditë pazarinë Filiates dhe ca nga ne vërtiteshin nga banaku në banak duke u demonstruar tregtarëvesi fitohen mallrat pa paguar për to. Një grup nxitoi drejt një dyqani të vogël dhetekstualisht e boshatisi krejt nga coca-colat dhe birrat, ndërsa pronari shihte me sy tëçakërryer. U fol që tamam kjo ngjarje frikësoi gjithë tregtarët dhe dyqanxhinjtë e Filiates-it dhe fshatarët kërkonin që policia t i mbyllte shqiptarët e të rivendoste rregullin.

Ishte e pamundur të merrej vesh se çfarë kish ndodhur vërtet; policia ishtetërbuar. Çirreshin, shanin e tundnin shkopinjtë duke ndaluar të dilte njeri. Për të nandëshkuar nuk na dhanë asgjë për të ngrënë as atë ditë e as të nesërmen. Ftohtë,

Page 123: perpjekja_26-27

123Përpjekja

pagjumësi dhe tani uri. Disa fshatarë na hidhnin ndonjë kore buke që mbrapa gardhit,por shpërbleheshin nga egërsia e policëve për këtë. Depoja ish kthyer në një burg; Nalejonin veç të kryenim nevojat personale thuajse ngjitur me depon, e jo më tutje.Shumë pranë mutrave tanë ishte edhe çezma nga e cila duhet të pinim ujë. Disa prejnesh nisën të thoshin se do ktheheshin në Shqipëri, sepse atje së paku kishin njështrat që i priste, por shumica s kishin dyshim që nuk do ktheheshin kurrë. Pas 45vjetësh pritjeje, është gjynah të rrish veç kaq pak.

Në mes të kësaj rrëmuje djali i seksit na solli ngjarjen kryesore të ditës: veçshqiptarit të çmendur që kërcënonte policinë se do t i raportonte tek i ungji GeorgeBush-i, kish edhe një tjetër figurë të shquar, një memec; por jo një memec i zakonshëm;nuk ishte memec shqiptar; ishte një memec grek, me fatin e keq që të përfundonte ikapur nga policët grekë si shqiptar. Ngaqë s fliste dot e kishin marrë për shqiptar dhembyllur në depo me ne të tjerët. Turma e shqiptarëve e kish kuptuar gabimin dhetregonte kujdes të veçantë për memecin. Nuk e di se si ia dolën në këtë lëmsh total, porgjetën një copë lapsi e letre dhe dikush që dinte greqisht komunikoi me memecin.Shumë shpejt thuajse të gjithë ia dinin emrin: quhej Dhimitris. Dhimitris ishte bujk. Atëmëngjes kish dalë pa document me vete dhe kështu kish përfunduar i kapur nga policëtpa mundur të flasë; fytyra e tij i dha policisë një arsye të fortë që ishte tamam shqiptar.Disa u përpoqën t i bindnin policët për gabimin, por ata nuk ia kishin ngenë shpjegimeveasaj dite. Dhe negociatorët rrezik të hanin një dru nëse insistonin më shumë. Më nëfund ata hoqën dorë dhe Dhimitrit iu desh të kalonte natën me në në depo, sido qëankthi ndoshta e la zgjuar gjithë natën.

***

(Pas një ikjeje të dështuar për të kërkuar punë)

Nuk e di sa ndenjëm fshehur në anë të kantierit ndërtues. Ishim të tendoosur, jodhe aq nga makina e policisë (nuk e dinim bile as nëse ende po na ndiqte), por ngasherri midis Xhemalit dhe njërit prej shoferëve. Më në fund dolëm nga kantieri dheplani ynë fillestar për t u kthyer në Igumenicë për atë natë që të rinisnim kërkimin epunës të nesërmen në mëngjes, nuk na dukej më se mund të bëhej. Kishim frikë semund të përplaseshim prapë me policinë. Po ngordhnim urie, dhe shoferët, të vetmit qëkishin ca para, thanë se do t i blinin secilit nga ne diçka për të ngrënë. Sido që njëri prejtyre u zu keq me Xhemalin, ai gjithashtu do hante si ne. Shkuam në një dyqan. Shoferëthynë e më pas dolën me panine në duar të cilat na u dukën si darka më e ëmbëlndonjëherë, dhe Xhemali gjeti edhe një rast më shumë për të sharë nga nëna komunizmindhe Enver Hoxhën.

Të ftohtët po bëhej i padurueshëm, sidomos pas panineve. Ndaj të gjithë ramëdakord të ktheheshim në kamp; Dhe në fakt nuk kishim mundësi tjetër. Me shumëvështirësi gjetëm stacionin dhe nisi një pritje e re, pa pasur ide se kur duhet të mbërrinteautobusi. Edhe ai arriti, dhe u ngjitëm - një tjetër shofer kësaj radhe. Na thanë tëpaguanim, dhe ne kthyem të njëjtën përgjigje Albania fukara, Albania refugiat . Edhe

Ditar i shkurtër kufiri

Page 124: perpjekja_26-27

124Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ky shofer u bezdis, por nuk na kërcënoi të na nxirrte jashtë siç bëri i pari. Kësaj radheunë nuk sugjerova më që shoferët mund të na paguanin biletat. Herë pas here unëkëmbeja ndonjë fjalë me djalin e seksit, ndërsa dy shoferët rrinin ulur pa folur e tëmenduar. Edhe vetë Xhemali dukej i menduar. Ishim nisur për Igumenicë të bindur sedo gjenim punë, dhe po ktheheshim me asgjë më shumë sesa një kontroll deri ne lëkurënë një supermarket, me dy prej nesh që ishin rrahur për një shishe të vjedhur parfumi,e cila sipas Xhemalit do bënte një regjiment të tërë femrash të hanin nga dora jote po tëishe në Shqipëri.

U kthyem në depon tonë, në një skenë thuajse identike me atë që kishim lënë;ushtarë, policë dhe refugjatë shqiptarë në radhë.

***

Ngaqë e shihnim se kushtet në depo ishin të padurueshme dhe fyese, disa prejnesh vendosën të organizojnë një takim tonin. Një komitet i vetëngritur po përmblidhtesituatën e ditëve të fundit. Po na trajtojnë si kafshë, sido që BE u ka dhënë grekëvemiliarda për ne - tha një anëtar i emocionuar. Të gjithë përreth shpërthyen në duartrokitje.Njëri prej shoferëve pranë meje pëshpëriti Shiko ne tani! Çfarë çunash! E kujt ia merrmendja se ne kemi brohoritur për Partinë gjithë këto vjet! Nuk fola, veç nënqesha. Endiqja sa ndodhte sikur të shihja diçka drejt e prej një skene të teatrit absurd. Pasfjalimit të parë që kish ndezur shpirtin e të gjithëve, u vendos t i shkruanim një letër BE-së. Ishin të bindur se BE s kish punë tjetër veç të merrej me fatin e keq të refugjatëveshqiptarë në Greqi. Po ashtu ishin të bindur se sapo letra të arrinte në BE, do nadërgonin ndihma e problemet tona do merrnin fund përgjithnjë. Gëzimi fillestar u kthyenë entuziazëm, dhe ky në delir. Të gjithë ranë dakord që letra duhej shkruar menjëherëe të nisej pa humbur asnjë çast. Problemi ishte se kishim veç një stilolaps dhe asnjë fijeletre. E kishim harxhuar të tërën për Dhimitris-in. Por pengesa më e madhe ishte se nukksihim adresën postare të BE-së, dhe as nuk dinim se ku ishte posta e Filiates-it, dheedhe sikur ta dinim, policët s linin kënd të luante nga kampi. Nuk foli askush se nëç gjuhë do shkruhej letra jonë. Dhe kështu kaloi nata jonë e tretë në depo, duke ishkruar një letër imagjinare BE-së.

***

Christosi kish ardhur të filmonte dyndjen tragjike të emigrantëve shqiptarë nëGreqi. Ai pyeti nëse ndonjë prej nesh fliste anglisht, dhe shoferi e ndihmësi i vet mëkapën menjëherë për krahu dhe më tërhoqën drejt tij, fare pa mundur të cik tokë mekëmbë. Thuaji ç na kanë bërë këtu! - bërtisnin shqiptarët rreth meje. Thuaji qëpolicët na trajtojnë si kafshë, na lënë pa bukë, s na lënë të bëjmë gjë prej gjëje, as tëshurrisim bile! Plot të tjera u thanë, por këto ishin ca nga ato që munda të shkëpusjanë zhurmën e rrëmujën e këtij vendi tragjik. Nuk di as ç i thashë Christos-it. Edhe sots e them dot me siguri se çfarë dreqin i thashë. Mbaj mend vetëm se më mori anashndërsa dy asistentët e tij po filmonin brenda depon tonë. Policia duke vënë re zellin me

Page 125: perpjekja_26-27

125Përpjekja

të cilin ata po punonin, u rikthye në pamjen e vet turisëze.Christosi dhe unë nisëm të flisnim për Shqipërinë. E njihte mirë gjithë letërsinë

e Kadaresë dhe më tha se thuajse gjithë librate Kadaresë ishin përkthyer në greqisht.Më pas u rrotullua duke u hedhur një sy grupit të shqiptarëve dhe e shfaqi tronditjennga mjerimi që shihte përreth. E di, unë në fakt besoj në komunizëm , më tha. Unës fola. Pas pak heshtjeje ai tha: Çfarë po bënit ata 50 vjet të gjatë, asgjë? E pashë nësy dhe pastaj tregova turmën me një të tundur të kokës në atë drejtim. Shihe vetë seçfarë po bënim.

Çështja është se nëse dikush do na shihte ne shqiptarëve atje në Filiates, domendonin se sapo na kishin liruar nga një kamp përqendrimi. Ngjyrat pa jetë të rrobavetona në hijet gri e zi që favorizoheshin nga regjimi, fytyrat e paushqyera që shprehninegërsi, të rënduara edhe më nga të ftohtët, uria dhe lodhja e ditëve të fundit; dhe ai llojvështrimi bosh, i njëjti shikim bosh i jetimit ose i dikujt që ka dështuar skajshëm ose qëështë mposhtur përfundimisht.

A do të vish me mua në Athinë? më pyeti papritur. Të bëj çfarë në Athinë? -i thashë. Gjej një punë - ti di disa gjuhë, me siguri do gjesh diçka, ndoshta në ndonjëgazetë. Mund të rrish tek unë derisa të mësosh ca greqisht .

M u duk se isha në ëndërr. Një i panjohur, dikush që ne në kamp kujtonim seishte ambasadori amerikan, ambasadori anglez, dhe një general i lartë i NATO-s, ofrohejtë më merrte në shtëpi. Po vdisja të ikja nga ai kaos, mjerim dhe vuajtje e depos ku isha,dhe çdo atom në qenien time po digjej për një fije shpëtimi, një lloj mjeti për të ecurtashmë që kisha kaluar përtej kufijve, një dorë që më shtrihej, aq sa për të më ngritur nëkëmbë. Thashë po pa asnjë ngurrim.

Christos më tha të prisja dhe e pashë që shkoi drejt policit. Ishte thuajse errësirëdhe një projektor i madh ish ndezur. Pas dhjetë minutash u kthye e më tha se s e linintë më merrte në Athinë pa marrë leje nga bashkia. Do kthehem nesër që të flas mekryetarin e Bashkisë , premtoi. Instinkti më thoshte se po të mos ikja që aty asaj nate,ai nuk do më gjente më të nesërmen. Nesër do jetë shumë vonë , u përgjigja. Ai mëmori për krahu dhe kësaj radhe shkuam bashkë tek polici që ta bindnim. E kuptova qëChristos po përpiqej t u bënte qejfin që të më linin, por e ndieja që nuk po ia dilte. Njëriprej tyre nisi të më shtynte nga mbrapa me shkopin e vet, duke përsëritur pyetjen:Musulman? Musulman? Përgjigja ime e frikësuar Jo musliman. Ateist. , që mendova

se do ta zbuste pak, me sa duket, as u kuptua fare prej tij, sepse ai vazhdonte tapërsëriste fjalën, por kësaj radhe pa intonacion pyetës. Musulman! Musulman!

Në një moment, duke përfituar nga turbullira e shkaktuar, Christos më mori drejtnjërit prej asistentëve të vet, Grigoris-it. Folën pak të dy dhe Grigorisi tundi kryet, sikurpo i përgjigjej një kodi sekret, më mori krahun, dhe më tërhoqi tutje. Kaluam dy trepolicë, që në fillim erdhën drejt meje, por Grigorisi ia doli t i hiqte qafe duke përsëriturdisa fjalë, të njëjtat fjalë gjithë kohën. Më futi në mikrobus, më tha të ulesha mbrapa qëtë mos dukesha, dhe më dha një batanije (nuk isha e sigurtë nëse ishte për të mëfshehur apo mbajtur ngrohtë). Pjesa tjetër e grupit të Christos-it hynë shpejt në mikrobusdhe ndezën makinën. Ndaluam veç pas pak sekondash. Edhe më policë që flisnin meChristos-in, por në fund, na lanë të kalonim.

Ditar i shkurtër kufiri

Page 126: perpjekja_26-27

126Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Së shpejti kuptova se kjo ishte arratisja ime e dytë. Kisha shpëtuar nga depojae Filiates-it. Grigorisi më tha se tani mund të rrija ulur. Udhëtuam në errësirë, largpolicëve. Nga dritarja pashë një karvan njerëzish që ecnin në errësirë - bashkatdhetarëtë mitë që sapo kishin kaluar kufirin për Greqi. Atje, rrethuar nga errësira, dukeshin sihije të rraskapitura që ecnin pa pasur idenë për ku, si fantazma endacake nate, që përfare pak u ndriçuan nga dritat e makinës. Në atë çast ndjeva një lumë lotësh që më zunëfytin. Nisa të nxirrja gulçe që s i mbaja dot.

Ishte 22 janar 1991, më duket.Ja, kështu pak a shumë, nisi jeta ime në Greqi.

***

Dera e supermarketit.

Sa herë bënte rrugën Korçë-Kalabaka, tetë ditë më këmbë, emigranti ilegaltregonte plot barceleta. Tregonte gjithnjë historinë e supermarketit, që gjithnjë arrintetë bënte për të qeshur edhe tipin më të trishtuar në grup.

Ishte hera e parë që shkonte në një supermarket. Në fillim jetonte në dijetësuvlaqesh. Dy muaj vetëm suvlaqe, derisa nuk i shihte dot më me sy. Një mbrëmje kursapo ish kthyer nga puna me pagën e parë në xhep, vendosi të shkonte në supermarket.Iu afrua hyrjes dhe pa se dera hapej e mbyllej vetë kur njerëzit hynin e dilnin. Por kurdeshi ai të hynte, dera s u hap. E provoi prapë, dhe njëlloj. Asgjë. Bëri dhjetë hapambrapa dhe shikoi sesi ia dilnin të hynin blerësit e tjerë. Hynin pa asnjë problem. Eprovoi prapë, duke ecur më shpejt. Asgjë. Iu afrua më ngadalë. Asgjë. U skuq nga turpidhe sikleti. Pastaj pa një zotëri duke ecur mbrapsh drejt derës. Interesant! E provoiedhe atë mënyrë. Hiç. E humbi krejt. Si e bënin këtë punë të gjithë kaq pa problem,ndërsa ai, sido që e provonte, dështonte. Ndoshta dera kishte ndonjë gjë me shqiptarët.Çfarë të ishte tjetër. Ndaj provoi të bënte gjënë më të mundur: të ndiqte një tjetër blerësqë po hynte në dyqan. Si s i kish shuar mendja më pare?! Çfarë idioti! Por në atëmoment askush nuk po hynte brenda. Fat muti! - pëshpëriti. Pastaj pa shpëtimin evet: një grua tmerrësisht e shëndoshë, që ecte duke u tundur si një patë e çalë, e cilanuk do provonte kurrë të hynte në supermarket pa qenë të dyja dyert krejt të hapura.Nisi ta ndiqte nga mbrapa, duke u munduar të dukej sa më i natyrshëm, në shpresën efundit për të hyrë në supermarket; ishte i bindur të mos e humbiste këtë rast, por ngadëshira e madhe iu afrua më shumë se duhej, me pasojën që kur dera u hap ai padashure shtyu gruan brenda. Duke kuptuar se më në fund kish hyrë në supermarket, iushfajësua gruas. Po djersinte, sikur të kish mbaruar 200 m me pengesa. Gruaja i dha njëvështrim të keq vrasëtar, dhe ai i turpëruar lëvizi sa më larg mundi nën sharjet nën zë tësaj. Nuk ishte i sigurtë, por iu duk sikur dëgjoi fjalën shqiptar mes belbëzimeve.

Të tjerët, dëgjonin duke qeshur e qeshur, disa më shumë e më fort: ata që bëninrrugën tetë orëshe nga Korça në Kalabaka për herë të parë. Por në atë moment dikushnisi të bërtasë me një zë të çuditshëm, një zë që i del gjuetarit kur sheh prenë që kandjekur prej ditësh. Pushoni! Shtrihuni të gjithë! Patrullë kufiri! Të gjithë heshtën

Page 127: perpjekja_26-27

127Përpjekja

dhe u shtrinë njësh me tokën.

***

Gjenerata e argatëve të kuzhinës

Gjenerata e parë e emigrantëve është ajo e argatëve pa vlerë të kuzhinës. Këtakalojnë pjesën më të keqe: negativitetin, pështirosjen, frikën. Për ata çdo punë është emirë, për aq sa mund të të mbushë stomakun e të të japë edhe fare pak më shumë se aq.Ajo që mbetet është shpërblimi, terapia e tyre, toka e premtuar, gënjeshtra e madhe,shpresa e kthimit. Ky është brezi që s e flet dot kurrë gjuhën si duhet, ose as e flet fareatë, brezi që ka frikë nga policia, që jeton me frikën se si i sheh pronari sot, që ekonsumon vetminë në heshtje, që ulet aq poshtë sa vetë dheu, që ruan e grumbullonpara aq sa mllef. Mllefi është fortesa ku rri fshehur frika e tyre, negativiteti i pritësve,tallja, shtypja dhe përçmimi i punëdhënësve; Kjo është gjenerata e argatëve të kuzhinës.Ky brez nuk ka mobilje në shtëpi, veç rastit kur ua ka hedhur si mbeturinë ndonjë fqinjqë ka blerë diçka më të mirë për vete. Për brezin e argatëve të kuzhinës, nuk ekzistojnëpushimet. Ekziston veç një lloj gjëje: puna. Ëndrra e kthimit në shtëpi pajtohet meëndrrën e të punuarit sa më gjatë, sepse kjo ishte logjika e ardhjes; Pjesëtari i brezitargat është në thelb skizofren.

***

Dhe teksa ditët kalojnë, javët, muajt, e kupton se të flasësh gjuhën e vendit tëri nuk mjafton. Ata nuk kënaqen kurrë, dhe ta kujtojnë papushim që je i huaj, në lajme;në zyrën e të huajve; kur do të marrësh me qera një apartament dhe lexon lajmërimin qëthotë: JO të huaj; JO kafshë ; ta kujtojnë edhe në punë kur punëdhënësi të paguan.Ta kujtojnë në rrugë gjatë operacioneve fshesë dhe kontrollit të kartave. Ta kujtojnënë autobus kur vendasit bërtasin: Këta të huajt na zenë karriget , ose kur paralajmërojnënjëri-tjetrin: Kujdes portofolat! Ka hajdutë xhepash nga Shqipëria! Ta kujtojnë nëbar, kur vajzat vendase e marrin vesh nga je dhe zhduken. E kështu me radhë, pa fund.

***

Djali yt nuk flet greqisht gjysma-gjysma. Jeta si emigrant është si një rrjetë në tëcilën zihesh fare pa kuptuar gjë. Është Ciklopi dhe Itaka, Çirçea dhe Penelopa, Silla dheKaribdi, të gjithë bërë njësh. Mëson gjuhën dhe zakonet e vendasve fare pa e kuptuarsesi. Ndryshon fare pa dashur. Idetë e babait tënd janë plot probleme. Rrugë ta panjohurabëhen pjesë e gjeografive të tua të përditshme. Vendasit ndonjëherë të përgëzojnë samirë ua flet gjuhën, dhe pa dyshim disa prej këtyre herëve ti vdes t u thuash Nukmësova greqisht të të bëja qejfin ty; e mësova se më duhej ; por nuk e bën këtë. Vendii huaj ngadalë nis e rritet brenda teje; ka raste kur edhe e do pa kuptuar pse, dhe herëtë tjera kur e urren thellësisht sa herë ta kujtojnë që je i huaj në të, dhe sa herë ta

Ditar i shkurtër kufiri

Page 128: perpjekja_26-27

128Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kujtojnë se je ndryshe. Sa herë që refuzojnë të të japin një apartament me qera. Por tijeton këtu; punon këtu; gjithë miqtë e tu janë këtu, e sidomos, fëmijtë e tu po rriten këtuduke e menduar veten e vet vendas.

Ai nuk ka frikë se mos flet greqisht me theks ndryshe . Nuk ka problemin e tëatit me gjuhën. Kur njerëzit e përgëzojnë për greqishtene vet, ai shkrihet gazit. Ai nuku fshihet njerëzve siç bëje ti dikur- ai ulëret, bërtet dhe bën të ditur praninë e vet.Sharjet nuk i bëjnë përshtypje e as e fyejnë siç të fyenin ty. Kur ti vuaje përzënien,zvarriteshe në cep i vrarë të lëpije plagët si një qen i plagosur, sepse ti ishe i huaj dhendiheshe i huaj, por ai nuk ndihet ashtu. Kur atë e përzënë ai nuk ikën si qen, po sibishë e plagosur. Ti do përpiqeshe t i shëroje neurozat e tua duke thënë: do vijë njëditë e do kthehem; Për birin tënd, kjo është shtëpia e vet. Ai s ka tjetër. Ai s ka fortzgjedhje veçse ta dojë a ta urrejë. Çfarëdo që ai do duhet të fitojë apo humbasë, dondodhë këtu, në vendin ku ti vendose ta sillje.

***

Ka ditë kur s e kupton më tët bir. As ai nuk të kupton ty. Ai nuk e kupton mallintënd për Shqipërinë, dhe atdheu yt është thjesht një vend turizmi për të. Ai nuk ndihetfajtor si ti, që e ka braktisur atë. Atdheu i tij është ky ku ai jeton. Nëse ndihet keq përorigjinën e vet, ai ndoshta kthehet në një neurotik të paaftë të dojë veten e vet, oseçfarëdo vendi tjetër për atë punë. Ndonjëherë greqishtja jote e çalë e vë në siklet;mënyra se si ti ecën e bën me turp; mënyra se si ti vishesh ebën të skuqet; plot gjëra tëtuat e sikletosin. Vetëm se ai nuk është si ty; ai nuk sillet si një kurrnac i rregjur qëdëshpërueshëm kursen para me shpresë të kthehet mbrapsh. Ai do të vishet si fëmijëtgrekë, të jetojë si ata, të sillet si ata, të ketë duar të bardha si ata, të ketë një të ardhmesi ata. Puna e rëndë e krahut, ajo lloj pune që grekët as nuk ia hedhin sytë, është për atatë huaj që sapo arrijnë, jo për të.

Ai ndihet krejt si në shtëpinë e vet, ndaj aq i bën nëse e duan apo jo. Ai e di qëdashuria s gjendet me shumicë. Atij i duhet thjesht ajo që i takon; ta trajtojnë njëlloj sikëdo, të gjykohet nga meritat e veta dhe jo nga origjina e tij, do që ta bëjë këtë vend tëvetin se s ka vend tjetër që të dojë. Nëse ky vend do ta refuzonte, ai do ta refuzontenjëlloj atë, dhe atëherë do ishte shumë më keq sesa ty, pa një vend të cilin të mund taquante të vetin. Do ishte krijesë pa rrënjë, gati për të pushtuar një identitet alternativ -jo nostalgjinë, por geton.

Biri yt nuk do që ta duan e sidomos nuk do t i vijë kujt keq për të. Karta emëshirës që ti e përdorje për të mbijetuar është ajo që ai nuk duron dot. Sigurisht që aika më shumë miq sesa ti ke pasur ndonjëherë, dhe ata e pranojnë gradualisht si tëvetin. Por ata janë më të pasigurtë ndaj tij sesa ndaj teje, kryesisht nga që ai nuk ikërkon kujt mëshirë.

Ky është çasti kur nis problemi i vërtetë, kur njerëzit nuk dallojnë dot shenjavarfërie dhe dëshpërimi në fytyrën e tij, kur ai nuk është më për të ardhur keq apo indryshëm, kur ai nis të sillet krejt si i shtëpisë.

Problemi i vërtetë nis këtu: kur emigranti kërkon barazi. Fëmija yt kritikohet

Page 129: perpjekja_26-27

129Përpjekja

regullisht, jo se sillet si një i huaj, por si një grek, jo sepse është ndryshe, por sepse nukështë ndryshe. Sepse kjo do të thotë që ai ka ardhur këtu dhe do ngelet këtu. Emigranti,lexues i dashur, tolerohet si një i jashtëm i përkohshëm, por shihet me frikë e neveri kurduket se s ka për të ikur më...

Përktheu Eda Derhemi

Ditar i shkurtër kufiri

Page 130: perpjekja_26-27

130Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Nga Romeo ÇOLLAKU*

Trëndafil i kuq

Mos më zgjoni kur shikoj retë;një i huaj jam dhe unë. Gjithëç ndrydha thellë vetesnë brerimë shndërrohetdhe, motër e dhembshur,mollëzave të mia, gishtate trëndafiltë njelmon agullima.

Edhe unë, dherave, i huaj.Të paktë janë ata që e dinë(dhe asnjëri syresh botanist), por,në të vërtetë, rrënjët e miajanë petalet.

*Romeo Çollaku (Sarandë, 1973) ndoqi studimet për gjuhë-letërsi në UniversitetinEqrem Çabej të Gjirokastrës. Ka botuar tre libra me poezi, dy në prozë dhe shtatë të

tjerë me përkthime. Ka shqipëruar poetë si Mallarmé, Verlaine, Claudel, Rilke, Kavafis,Seferis, Ricos, Elitis. Është vlerësuar nga MTKRS me çmimet Fan Noli (2007) dheMitrush Kuteli (2010). Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në anglisht, frëngjisht,

gjermanisht e greqisht. Që prej vitit 1999, jeton në Athinë.

Page 131: perpjekja_26-27

131Përpjekja

Xhelati i Shtjefënit nuk është më... pierwsza zasada strategii trafna ocena wroga

Zbigniew Herbert, Potwór Pana Cogito

Xhelati i Shtjefënit nuk është mëmësuesi i gjeometrisëdhe as sirena e alarmit ajror në mesnatë.Xhelati i Shtjefënit nuk është endemendimi i së nesërmesdhe frika prej së panjohurësende nuk është xhelati i Shtjefënit.

Shtjefënin s e pret njeri në atdhe,Shtjefëni vazhdon të jetë beqar,gazeta nuk lexon kurrë,arti dramatik nuk i bën përshtypje.

Pra, xhelati i tij nuk, nuk ka sesi të jetëbrenga e mallit,sherri i së shoqes,rreziku i ri që iu kanoska atdheut,mëdyshja hamletiane.

Xhelati i Shtjefënit ështëdiçka krejt e imëtdhe lozonjare,një orë me zile.

Romeo Çollaku: Poezi

Page 132: perpjekja_26-27

132Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Emigrantët të dielave paradite...

Emigrantët të dielave paraditemblidhen në apartamentet përdhesedhe, para tryezave me AMSTEL, HEINEKEN,me kaçkavall, gogozhare e japrakë të konservuar,përplasin gotat, zërin ngrenë duke shqetësuar fqinjët,qeshin dikur emigrantët me të madhe,qeshin aq fort, saqë u veton në synjë bulëz mellan i tejdukshëm.

Page 133: perpjekja_26-27

133Përpjekja

Luan XHULI*

Shoku im, shkon të shohë nënën..dhe rrugaështë afruar prej atij magneti.Një dorë djersitur nga pritja,vesë merakue një behari të lagësht,dashuri nëneUnë s kam nënë.Ëndrrat dhe varri i saj,i mbajnë mëri dashurisë sime,që emigroi pa lejë mes lotit të dhimbjesShoku im,shkon të shohë nënën Nata nxiton të zvogëlojë shtatindhe dita,ka zmadhuar hapatOrët do të vishen bukurdhe dielli,do të fshihet në retinaShoku im,shkon të shohë nënënI thashë ta puthë dhe për muasi shërimpër shpirtin e tremburnga ëndërat e mallit !

Luan Xhuli: Poezi

*Luan Xhuli ka lindur në Baban të Devollit më 1955. Pas studimeve në degën KimiIndustriale, punoi për më se 20 vjet në sektorin e naftës në qytetin e Kuçovës. Prej vitit1995 jeton dhe punon si bibliotekar në një bibliotekë qendrore të Athinës. Shkruankryesisht poezi, por edhe prozë, dhe ka botuar rreth dhjetë vëllime në të dy zhanret, nëshqip dhe greqisht. Vëllimi poetik Ditën ëndërroj, natën e lë zgjuar - 2008, ka fituarçmimin Ali Asllani, ndërsa ai Biografia e syve u vlerësua si ndër më të mirët në Greqipër vitin 2007.

Page 134: perpjekja_26-27

134Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Detine kam brenda vetes

edhe pse malet e vëndlindjesdominojnë hartën gjeografike të shpirtit.Kam baticë, zbaticë,puhiza gëzimi dhe inate valëshRris peshq, ngjyra, algadhe peshkaqenë të zemëruarprej mënyrash sjelljejeVeshur mbaj kostumetë kaltra dhe jeshile,për të fshehur atë që s duket.Detin e kam brenda vetestë thellë, të frikshëm, joshës,prandaj njëkohësishtmë duan dhe më urrejnëtë tjerët !

Page 135: perpjekja_26-27

135Përpjekja

24 orë pa emigrantët... Pa emigrantin... ...ngjyrat humbasin veten dhe mozaiku i ditës heshtet mes dhimbjesh që flasin... Orët thërrasin nxitimin dhe shpirtrat, zbrazur si enë e derdhur... Pa emigrantin,

koha verbohet dhe stinët

ngatërrojnë ecjen deri në përhumbje... Unë, ti, të gjithë ne do të jemi të thatë si re pluhuri me më pak shokë

dhe dashurish copëzuar në thyerje... Pa emigrantin, pesha atomike e ajrit do të jetë zero dhe e nesërmja..., e kaluar...!

Luan Xhuli: Poezi

Page 136: perpjekja_26-27

136Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

TË JETUARIT MË DYSH

Fenomenologji e brezit të parë të emigracionit: rasti i shqiptarëve të pas-socializmit në ShBA

Nga Eda Derhemi*

Vendlindja dhe Calvino

Kur dua të përshkruaj bashkatdhetarët e mi në raport me vendlindjen, ata qëmbetën, të lumtur a të trishtuar, në Shqipëri, ose ata që si unë, mes kërkimit, frikës,ëndrrës dhe kokëkrisjes, morën rrugët e mërgimit, nuk mund të gjej gjë më të saktë sesaky përshkrim përmbledhës nga Italo Calvino për bashkëkrahinorët e vet italianë ngaLiguria:

Ligurët janë dy llojesh: ata që i qepen vendit të vet siç i ngjitet guaska shkëmbitsimbiotik, e s i shkëput dot kush kurrë prej atjeshit; dhe ata që kanë për shtëpi gjithëbotën, e, kudo qofshin, ndihen si në sofrën e vet. Por edhe këta të dytët, dhe unë utakoj bash këtyre, i kthehen rregullisht pragut të vet, dhe mbeten po aq të lidhur mevendlindjen sa edhe të parët .

Me pak chutzpah , që fort e kam për zemër, do guxoja t i thoja Calvinos, siçthotë një mikesha ime, E ke thënë tamam sikur ta kisha thënë unë! . Dhe besojngjashmëria e dy popujve të vuajtur emigrues, nuk është rastësi. Të dy palët janë rriturnjëlloj, në rripa të ngushtë toke mes erës së malit (mal që gjithashtu s le të shohëshpërtej), dhe erës së detit. Mesdheu, papërballueshëm, si sirenë shumëfytyrëshe, u del

* Eda Derhemi u largua nga Shqipëria në tetor të vitit 1990, pasi kish punuar për pesë vjet nëUniversitetin Shtetëror të Tiranës. Më pas jetoi për pesë vjet të tjera në Itali, duke punuar si(radhitur kronologjikisht) babysitter, punonjëse librarie, sekretare, mësuese dhe korrespondentegazetare. Në 1995 shkoi në ShBA ku për shtatë vjet kreu studime pasuniversitare dhe kreu gatinjë vit ekspeditë për disertacionin në zonat arbëreshe. Që nga viti 2003, Derhemi jep mësim nëDepartamentin e Studimeve për Media dhe Kinema, si dhe në Departamentin e Italishtes, nëUniversitetin e Illinoisit në U-C.

Page 137: perpjekja_26-27

137Përpjekja

çdo natë në ëndërr, u përkëdhel sedrën me kujtime e përralla, i qetëson në dëshpërimme melheme barërash të egra e mjaltë sherbele, u shtie ngasje e tundim harbues në ditëqetësie, e i josh deri sa të treten në baltën e vet reale a imagjinare!

Këtu dhe atje

Prej këtij brumi mesdhetar kokëfortë janë edhe emigrantët shqiptarë ardhur pas1990-ës, shpresëmadhes, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Pa dyshim, largësiaoqeanike sjell një lloj modifikimi në mendim e lëvizje, por thelbi, ideologjia dhe ëndrra

janë po ato që përshkruan Calvino.

Ajo (shqiptare): Më mori malli prapë të kthehem.Ai (amerikan): Para dy javesh kur ishe për pushime, mezi prisje të ikje e të vije në

Amerikë.Ajo: Po. Tamam. Po, prapë, më mori malli.Ai: Për çfarë?Ajo: Për gjëra që në dukje s kanë rëndësi, për vogëlsira , për budallallëqet e

parëndësishme e të pavënshme re që në fakt bëjnë jetën e vërtetë, atë që s ndihet kure jeton

Ai: (Pauzë profesoriale që kërkon shpjegime të mëtejshme për pamundësiinterpretimi)

Ajo: që të eci rrugës kur njerëzit rreth meje flasin shqip, që të ble lajthi vendime shijen që unë njoh mirë, atje tek qoshja e tregut te sheshi Avni Rustemi, lajthi me erëtë vërtetë lajthie, që t i ulëras në fytyrë shoferëve që nuk respektojnë këmbësorët, që,kur nxehem, të blasfemoj me kompetencë gjuhësore, që të përkëdhel pa teklif fëmijëtrrugës, që të qas e të më qasin (ose dëbojnë) duke kapërcyer hyrjet, që të lidhem menjerëzit pa nevojën që të jem politically correct , që të kem komshinj - të dashur e tëpahonepsshëm-, që të shoh herë-herë plehrat që varen eglendisshëm nga kazanët,...që të ndiej dhimbje e gëzim safi, që të punoj për diçka për të cilën më dhemb a gëzonshpirti, e jo sa për të marrë rrogën dhe kënaqësinë abstrakte të punës, që të lidhnatyrshëm e pa mundim vendin e çastin e ekzistencës sime të momentit me fëmijërinë,që të ndihem e njësuar e jo e copëtuar, që, që, që

Ai me të drejtë më thotë se disa nga këto, sidomos ato që unë normalisht i quajabuzimet e pandërgjegjshme por të rregullta (të pësuara dhe të projektuara) të qenies

në Shqipëri , janë tamam arsyet përse doja të ikja me vrap nga Shqipëria e të ktheheshanë Amerikë. Tahar Ben Jelloun këtë lloj abuzimi që ne shqiptarët e njohim mirë, e qëndihet sidomos kur ke jetuar jashtë vendi për shumë kohë, e quan invazioni ikomunalitetit mesdhetar . Im shoq ka të drejtë...problemi im i yni është ipazgjidhshëm: të qenët edhe këtu edhe atje, ose të qenët asgjëkundi ndërsa kërkon tëpamundurën: ekzistencën në dy vende njëherësh. Një mall qesharak, por shumë ipranishëm e i shpjegueshëm! Më duket sikur mbajmë mbi shpinë si kryq të rëndëdyzimin: si simboli ynë kombëtar vuajmë të gjithë një dy-krerësi të përhershme, dhe

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 138: perpjekja_26-27

138Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

besoj se për ta ndierë deri në fund peshën e fatit të parathënë, dy kokat nuk vdesin nëtë njëjtën kohë, por vdesin një vdekje të gjatë ku njëra kokë vështron sesi vdes tjetra,moment në të cilin ambivalenca zhduket më së fundi bashkë me mallkimin, por lë pasenergji negative. Ky është një lloj copëtimi vuajtës që s mbaron kurrë për brezin eemigruar, e që kafshon herë lehtë e herë më fort për njëzet vjet rresht, ndoshta përgjithmonë, edhe kur ia njeh vlerat mëmëdheut adoptues. Kafshon ata që ndihen pak ashumë mirë në vendin e ri, dhe e lënë të lirë unin të harliset si ia do qejfi në dehje apodëshpërim, afër ose larg prej Shqipërie, por edhe ata me më shumë halle të sotme apotë shkuara, që këmbëngulin se Shqipëria u ka dhënë veç andralla, ndaj edhe sikur tanitë vuajnë, asaj nuk duan t ia shohin më kurrë bojën . Jemi të gjithë njëlloj: kërkojmëkudo fillin e pangjyrë por ekzistues që lidh të shkuarën me të sotmen, atë që kemi lënëpas ose që s e kemi pasur por e kemi ëndërruar, me atë që kemi ose duam të kemi. Këtëdialektikë gjithënjerëzore e gjithëkohore, emigracioni e bën më të prekshme e ta nxjerrmu përpara syve, do apo s do, fare lakuriq e duke ulëritur për zgjidhje, pa komoditetinmetafizik të çështjeve teorike që mund të presin.

Nga pikëpamja akademike

Figura e mësipërme e emigracionit shqiptar, dhe jo vetëm e atij në ShBA, dozinte vend shumë rehatshëm në kornizën e sotme teorike postmoderne të dukuriveshoqërore e kulturore migrative: multiple and fluid identities, cultural hibridity,fragmented experiences and narratives, communities of lost and broken souls livingtogether in a world of difference, lack of clear and pure demarcation lines, or existencebeyond history (identitete të rrjedhshme dhe të shumëfishta, hibriditet kulturor,eksperianca e narrativa të fragmentuara, bashkësi njerëzore shpirtrash të humbur e tëthyer që jetojnë së bashku në një botë ndryshimi, mungesë linjash të qarta e të pastratë ndarjeve, ekzistencë përtej historisë). Sidoqoftë, shpesh akademia tërhiqet më fortnga shifrat dhe nga dëshira për t ia shitur punën e vet institucioneve pagues të cilatduan rezultate që nuk trazojnë ujërat , ndaj edhe merret kryesisht me shifra e jo mekërkime kritike për dukuritë sociale. Ndaj shpesh ndeshen lista të gjata përshkruesenumrash njerëzish që hyjnë apo dalin si dhe tabela karakteristikash të pagoja si moshë,seks, edukim, punësim etj, por jo edhe aq analiza e interpretime që pyesin përsendodh? , cilët e shkaktojnë? , po më tej? . Pyetjet shkencore mbizotëruese kanëqenë deri tani të tipit: nga ku? , për ku? , prej kujt? , sa fitojnë? , sa sjellinmbrapsht? , sa përqind e tyre futen në burg? , sa janë të rregullt e sa s janë? etj.Emigranti është objekt par excellence për këto lloj studimesh ku pikëpamja ekonomikedhe analiza kuantitative mbetet e izoluar nga ajo shoqërore e cilësore e tipit që prinndryshimin dhe nuk i shërben as interesit të emigrantit, as të popullsisë nga ku emigrantishkëputet.

Problem kryesor për studimet shqiptare në fushën e lëvizjeve migrative, sidomosato jashtë Shqipërie, si drejt Amerikës ashtu edhe edhe drejt vendeve të tjera, kanëqenë pjesërisht përgatitja teorike e kërkuesve brenda vendit, por sidomos mungesat e

Page 139: perpjekja_26-27

139Përpjekja

theksuara të të dhënave numerike bazë mbi emigracionin, e më pas analizat dheinterpretimi kritik i tyre. Literatura shkencore, shpesh në gjuhë të huaj, është e mbushurme togje që shprehin këtë mungesë si, limited knowledge , partial and inconsistentstatistics , incomplete and irregular surveys , undocumented movements , dhesidomos unreliable methodology . Literatura në shqip, sidomos në fazat e para tëpas-90-ës, vuan nga mungesat e statistikave të besueshme, nga metodologjitëproblematike të përdorura, si dhe mungesa e rigorozitetit shkencor. Kjo ka sjellë herë-herë në dritë përfundime spekulative, të politicizuara, madje edhe arrogante mbiemigracionin. Një i tillë studim p.sh., pohon se i ashtuquajturi emigracion iambasadave , një pjesë e mirë e të cilit synoi që në fillim Amerikën (sido që kjo ambasadëaso kohe nuk ekzistonte në Shqipëri), paskësh qenë veç nga njerëz që ishin thjesht tëuritur e donin një punë në Perëndim e se nuk kishte motivim të ndërgjegjshëm apopolitik në të !!!. Ky është spekulim e bazohet në hamendje dhe ideologji personale. Aipozon si elitist dhe hapur mëton pozitë kontrolli nga lart ndaj emigrantëve të pavlerëposhtë, pra ideja nuk është vetëm e rreme, por edhe paragjykuese, dhe abuzive. Disaqendra akademike, sidomos Universiteti i Sussex në Angli, janë marrë veçanërisht ekanë dhënë ndihmesa të vlershme në studimin e emigracionit shqiptar të cilin e kanëkonsideruar si një laborator të gjallë të dukurive emigrative. Aty janë përgatitur edheshumë studiues seriozë e me pasione lidhur fort me dukuritë emigrative shqiptare. Porkjo qendrorësi e huaj duhet të zhvendoset drejt lokales, akademisë sonë shtetërore eprivate, në Tiranë e rrethe.

Shkencat e sotme shoqërisht kritike janë pararendëse të një studimi që ndoshtame kohë do japë përgjigje që ndihmojnë shërimin e plagëve shoqërore shqiptare, nëvend që të bëjë institucionet të ndihen mirë se fusin nëpër sirtarë disa statistika që ilejon të dinë se ku i kanë të ikurit apo të kthyerit problematikë apo që të dorëzojnëraportet që u lypen. Shkenca që bëjnë thirrje për përgjegjësi sociale dhe sidomosinstitucionale, e kanë konsideruar emigrimin, në një hap të parë, si zgjidhje dhe jo sizgjedhje , e, në një hap edhe më të avancuar, si disfatë e mposhtje , sidomos duke

iu referuar atyre që rrezikojnë jetën çdo ditë, që mbyten e vdesin duke u përpjekur tëtrokasin nëpër dyer që nuk hapen . Por a kanë qenë dyert e Amerikës dyer që nukhapen për emigrantët shqiptarë, apo janë hapur për ta më shpesh dhe më ndryshe ngadyert e Italisë (që nuk është e sigurtë nëse duhet t i hapë apo t i mbyllë aty dyer, osese sa t i hapë e sa t i mbyllë), apo ato të Greqisë (që ende ruan inate, brenga e tahma tëvjetra që e shtyjnë të përzerë më me pasion sesa të pranojë)? Ky shkrim ka natyrëdivulguese e jo shkencore, dhe bazohet në përjetime personale aq sa edhe nëgrumbullimin e përvojës dhe diskutimeve të mëparshme mbi të njëjtën çështje. Nndajedhe regjistri dhe stili në të, lëvizin ashtu siç ndryshon raporti me temën dhe të ndjerëtpersonal të saj. Por studimi kritik nga shkenca jonë në vend i narrativave shqiptare tëdyerve të mbyllura e të hapura (apo gjysmë të hapura) nëpër botë këto dekadat efundit, si dhe shkaqet dhe pasojat e secilës gjendje, do të plotësonte jo vetëm nevojanjohëse për shkencën shqiptare e botërore, por edhe një nevojë psikologjike të njëpopulli që pret e duhet të dijë psenë e odisesë së vet të veçantë. Nëpërmjet shkencës

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 140: perpjekja_26-27

140Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

shqiptarët do kapërcejnë fazën e përjetimit romantizues të historisë së vet, sipas të cilitsfidat e tyre shekullore i shpjegojnë me Hubrisin e vet të pakontrollueshëm, ndërsandëshkimet e pafund të historisë me Nemesisin që zbret rrëmbyeshëm kundër tyre ngaselitë e Zotave. Mitizimi apo fajësimi i paarsyeshëm i emigrantit (nga brenda apo jashtëgrupit) dhe i kushteve që prodhuan emigracionin, janë pjesë e këtij perceptimi primitiv.

Fytyra e emigracionit dhe poza e tij

Pavarësisht nga teoritë dhe racionalizimi i përgjithshëm akademik i të qenitemigrant, që shpesh çon në një neutralizim të aspekteve më të mprehta të pabarazisësociale, dimensioni sentimental mbetet i paevitueshëm në narrativën e emigracionit,një sentimentalizëm fatkeqësisht i errët. Të vërtetat e emigrantit janë të thjeshta, tëdhimbshme, e krenare, sido që, nga pozita të ndryshme, mund të zbukurohen me penelrozë për të rritur vizionin imagjinar ose krenarinë kombëtare, ose edhe me penel korb tëzi, që t i shërbejnë interesave imediate politike të një institucioni. Ideja se emigrantiështë fytyra e suksesit dhe e prosperitetit është një manipulim politik i nevojshëm, osenë rastin më të mirë, një shikim idealist i së shkuarës nga një pikë e caktuar në tëardhmen, vështrim që bën të buzëqeshë me qesëndi çfarëdo emigranti realist të brezittë parë, sado të suksesshëm. Shqiptarët e ardhur në ShBA, përgjithësisht pranojnëpaqësisht kulturën e ndryshme këtu, dhe i futen me mish e me shpirt punës dheintegrimit, nganjëherë edhe duke ekzagjeruar të mirat e gjetura. Por unë kam parë të rinjqë dikur shkëlqenin, të vyshken e të rrudhen pa u ardhur mosha, nën peshën e punës,të mendimeve e vetmisë në këtë vend; kam parë shqiptarë që këtu kanë humbur përgjithnjë shpresat për diçka që e kanë ëndërruar gjatë e më pas i janë dorëzuar realitetit;kam parë nëna të moshuara që punojnë me orare të zgjatura supermerkatove e fabrikaveamerikane (atyre që nuk janë transferuar nëpër vendet e botës së tretë, sepse kjo efundit u erdhi vetë këtu), dhe të tjerë në moshë të thyer që ndiehen të jenë barrë, qëpërleshen e kafshojnë pa pushim buzën se nuk ia dalin dot të mësojnë gjuhën e huaj;kam parë shqiptarë që vdesin para kohe dhe që i varros një grusht i vogël familjarëshnë dheun që dimrit është kallkan e nuk të lejon të kapësh një grusht e t ua hedhësh mbivarr. E të tjerë që u luten fëmijëve e ua lënë amanet t i kthejnë të vdekur e t i varrosin nëdheun ku lindën dhe udhëtimin e fundit oqeanik për në atdhe, e bëjnë pa jetë. Nuk jemivetëm ne kështu. Tahar Ben Jelloun, ky tjetër mesdhetar që e qan emigracionin në tënjëjtin çelës si ne, e quan dëshirën e fortë të emigrantit që të varroset në vendin e vetlidhje neurotike me vendlindjen në jetë-vdekje. Emigracioni është para së gjithash

dhimbje, dhe sidomos është e tillë për brezin e parë të emigrimit, atë që vjen pa bazë, panjohuri e mbështetje, dhe atë që vjen i vetmuar. Njëri prej emigrantëve shqiptarë nëShBA, profesori i shkencave politike në NYU, Shinasi Rama, në një të përditshmeshqiptare e specifikon kështu fillimin e jetës së emigrantit shqiptar të sapoardhur nëNew York: Pasi bëjnë lutje të përvitshme për Green Card vijnë në SHBA e turren përtë gjetur një punë në pastrim zyrash apo në shtrimin e çative në Brooklyn sado mepozitë politike a ekonomike paçin qenë në Shqipëri. Brezi i parë emigrues përgjithësishtbie nën prestigjin e punës që kryente më parë dhe i ka më të pakëta kënaqësitë e vogla

Page 141: perpjekja_26-27

141Përpjekja

që merr nga jeta, por e bën këtë me shpresën dhe bindjen se, në të kundërt, brezi pas tijdo të ngrihet në raport me punën që do të mund të kryente në vendin mëmë apo tëkënaqësive që do të mund të merrte atje. Por pa dyshim, është e dhimbshme dhe epërpjetë faqja më qenësore e çdo historie emigracioni, pavarësisht nga origjina, specifikatapo destinacioni. Sidomos, duke qenë se ky brez qe ndërkaq i lodhur e bërë telef ngasocializmi, para se të niste lodhja lidhur me emigracionin vetë.

Megjithatë, ekziston një imazh subjektiv disi i qeshur e rrezatues i emigrantëveshqiptarë në Amerikë, imazh i lidhur me moskokëçarjen, rininë, shëndetin, estetikën ejashtme, të pasurit e shkollës apo punës së rregullt dhe me të gëzuarit e saj, pra me anëte bukura të të qenit njeri i sigurt e emigrant i suksesshëm, me të famshmen shprehjepopullore shqiptare që dëshmonte parajsën amerikane Ha, merr dhe ik! . Ky imazhndërtohet shoqërisht nga imagjinata dhe tjerrja e riformësimi i thashethemit dhe lajmitbrenda Shqipërie si dhe nga emigrantët vetë që, për hir bindjesh apo dobësish, imbështesin ato. Dhe është kështu për shumë arsye! Së pari, ka një të vërtetë nësuksesin relativ të emigrantit të mesëm shqiptar këtu, në raport me gjendjen në të cilënishte në Shqipëri: ka shumë njerëz që vijnë në ShBA nga fshatra apo qytete të vogla kujetesa ishte tejet e vështirë e ëndrra nuk arrinte dot as deri në Tiranë, ndërsa tani i çojnëfëmijët në universitete me paratë e taksapaguesve amerikanë të cilëve u janëbashkëngjitur edhe ata shqiptarë. Dhe kjo prirje pa kushte drejt shkollimit të brezit tëdytë, është më e theksuar tek shqiptarët, të ardhur nga një traditë që vlerëson fortshkollimin e lartë, sesa tek shumë grupe të tjerë emigrues në Amerikë. Janë krenarëedhe se, pavarësisht nga niveli i jetesës dhe ai i rrogave të ulëta në fazën e parë,shqiptarët e shohin qartë se ia dalin t ua paguajnë bankave shtëpitë e veta, shumë mëshpejt sesa amerikanët vetë, pavarësisht nga punët që bëjnë, e sido që sakrifikojnë tejmase për të kursyer (ndoshta ky, i vetmi hajër që i panë praktikës socialiste ne hamëedhe bar, por ). Gjithashtu, nuk është e pakët t ia dalësh që, pas vetëm 10 vjetëshemigrimi, t i bashkëngjitesh klasës së mesme amerikane, pavarësisht se në çfarë pikeapo shtrese të saj. Ndaj kjo lloj krenarie që rrjedh nga një prosperitet relativ por indjeshëm, s ka pse të mos pasqyrohet me pozitivitet në diskursin shqiptar lidhur mekëtë emigracion.

Paraqitja nën një dritë pozitive, gjithashtu është shprehje e disa specifikaveobjektivisht pozitive të emigracionit tonë në ShBA, që fatkeqësisht nuk janë të tilla nëvende të tjera ku shqiptarët kanë emigruar në masë. Dhe siç shpjegoj më poshtë,arsyeja e kësaj veçantie, nuk është sepse hyjnë në hipnozë, se toka ku erdhën është(sipas Baudrillardit) toka hiper-reale e simulimit absolut dhe e simulakrit të përkryer, eimanencës dhe transkriptimit material të të gjitha vlerave! . Së pari, vërtetësia e kësajshprehjeje është e njëanshme dhe më e diskutueshme sesa duket në pamje të parë. Edyta, pa dyshim emigranti si kategori, për hir të karakteristikave inherente të saj, e kamë të vështirë t i rezistojë yshtjes së përsosmërisë materiale dhe as që ka dëshirë tadekonstruktojë idenë pas saj siç bën Baudrillard. Por e vërteta për suksesin relativ tëkëtij emigracioni qëndron në një rrjet kompleks arsyesh. Amerika ka jetuar nën fluks të

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 142: perpjekja_26-27

142Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

përhershëm emigrativ, gjë që edhe e ka bërë dhe formësuar kulturën, ekonominë dhepolitikën e saj, në lidhje të natyrshme me hyrjen e emigrantëve. Ndryshe nga vendet etjera europiane ku mërguan shqiptarët e pas-socializmit, këtu, si strukturat ekonomike,ashtu edhe ato administrative dhe kulturore, japin e marrin me një proces emigracionimasiv që ekziston masivisht që prej 400 vjetësh që në fakt është jetëgjatësia tërësore ekëtij vendi. Emigranti si kategori këtu nuk është pakica e as risia. Në shumë vende tëEvropës Perëndimore, dukuria dyndëse ka vetëm më pak se dyzet vjet që ekziston.

Gjithashtu, përqindja e grupit emigrues shqiptar në raport me popullsinë pritësedhe njohja e paragjykimet mbi popullsinë ardhëse, janë shumë më të ulëta në Amerikësesa në Europë. Peshën e stigmës negative dhe diskriminimit të emigrantit në Amerikëe kanë mbajtur kryesisht meksikanët, ndërsa shqiptarët për shkak të mosnjohjesgjeografike të Shqipërisë dhe njësisë racore me racën dominante në Amerikë, kanëmbetur në një fashë disi ekzotike e të paturbulluar (së paku deri dy vjetët e fundit, kurdisa filma Hollywoodianë paraqitën fort negativisht shqiptarët para publikut amerikane botëror). Evropa plakë e mbretërve dhe kastave, e mbushur me paragjykime elitistedhe përjashtuese, vetëm formalisht e sipërfaqësorësisht ia del ta shohë të ndryshminmë të varfër se vetja, si qenie me aftësi potenciale që të arrijë gjithçka. Ideologjiahegjemonike e shtresave të fuqishme të popullsisë, përcillet e shumëfishuar në shtresate ulëta, që e përforcojnë dhe e përcjellin neverinë shoqërore që kanë ndierë historikishtmbi kurrizin e vet, direkt mbi emigrantin e porsaardhur. Gjithashtu, suksesi relativ iemigrantit tonë në ShBA varet edhe nga fakti se shkolla ka qenë një qëllim dhe shenjëprestigji për çdo familje shqiptare në Jug a Veri pas Lufte. Ky tipar theksohet nëperiudhën e emigrimit duke shtyrë drejt investimit më të mirë të mundshëm, para nëedukimin shkollor, të një familjeje emigrantësh në fazën e parë të zbarkimit në vend tëhuaj. Sidoqoftë ky tipar është i tillë edhe në destinacionet e tjera emigrative tëshqiptarëve. Ç është specifike për emigracionin tonë në SHBA, mbetet fuqia relativishtmë e madhe ekonomike (së paku, deri para dy vjetësh kur nisi kriza e fundit), mospërplasjame një mur ekzistues paragjykues për emigrantin shqiptar, dhe niveli ligjor i rrënjosuri jetesës së individit ose grupit në këtë vend ftues, përfshirë edhe emigrantin. Nukmund të mos përmend si shkak, edhe reziliencën e pashembullt të emigrantit nëpërgjithësi, dhe atë të shqiptarëve në veçanti. Ata papushim ribëhen nga hiri i vet, dhei jepen veç Zotit të mbijetesës, ndoshta sepse nuk shohin rrugë tjetër dhe nuk e kanënë gen të dorëzohen e të vdesin. Dhe kjo e fundit ka qenë kështu kudo e përsa mbahetmend, në emigracionin e vjetër e këtë të ri.

Ç tregojnë të dhënat mbi emigrantët shqiptarë të pas 90-ës në ShBA?

Emigracioni i shqiptarëve të pas 90-ës në ShBA është veçanërisht i shënuar përtiparet e tij të ndryshme nga lëvizjet drejt vendesh të tjera, si dhe sepse është i treti përnga masiviteti dhe rëndësia, pas atij në Greqi dhe Itali. Duke qenë se këto tri lëvizjemasive janë më të mëdhatë, është e natyrshme që krahasimet t i përmbahen kryesishtkëtij grupi vendesh. Sido që zhvendosjet drejt Greqisë dhe Italisë janë proporcionalisht

Page 143: perpjekja_26-27

143Përpjekja

shumë më të mëdha sesa emigracioni drejt Amerikës, ky i fundit është 13 fishuar nëperiudhën pas vitit 2000, ndërsa rrjedha drejt vendeve paraardhëse është pakësuarshumë ndjeshëm, gati në ndërprerje. Gjithashtu, vendet europiane, madje nganjëherëedhe Kanadaja, shpesh i kanë shërbyer emigracionit shqiptar si trampolina për t uhedhur në një fazë të dytë në ShBA. Në marrëdhënien dialektike mes faktorëve themelorënë bazë të çdo emigrimi, atyre shtytës (nga vendi i origjinës) dhe tërheqës (ngavendi i destinimit), në rastin e ShBA-ve faktori tërhiq ka pasur një rëndësi shumë mëtë madhe sesa ai shtyj , sesa në shumicën e destinacioneve të tjera të emigrimitshqiptar. Pa dyshim largësia gjeografike dhe nevoja për një bazë kapitali kulturor dhematerial, që bëjnë të mundur procedurat burokratike si dhe udhëtimin drejt ShBA-ve,luajnë një rol si variabël shtesë në këtë dukuri.

Një tjetër shenjë e lidhur me të parat që shpreh komoditetin relativ dhe natyrëne veçantë të emigrimit në ShBA, është edhe ritmi shumë më i lartë këtu, i natyralizimitose fitimit të qytetarësisë në raport me vendet e tjera të emigracionit masiv në Europë.Çështja e të qenit qytetar nuk sjell vetëm përmirësim të mundësive të shkollimit epunësimit, pra edhe kushteve ekonomike, por sidomos një ndryshim cilësor nëvetëperceptimin e emigrantit dhe qasjen e tij politike e kulturore ndaj shoqërisë pritëse,tashmë si një i barabartë e jo më nga pozita inferioriteti. Situata dhe shëndeti psikologjiki familjes së emigrantit, është një tjetër faktor me rol themelor në ritmin dhe mënyrën eintegrimit në shoqërinë e re, si dhe në pasojat më të largëta kohore të jetës në diasporë.Ritmet e shpejta të qytetarësimit janë të lidhura me nivelin më të lartë të kontrollit nëemigrimin drejt ShBA-ve, numrin shumë më të vogël të emigrantëve klandestinë e tëparregullt dhe natyrën e emigrimit drejt këtij vendi. Të ashtuquajturat faza të emigracionittë pakontrolluar të 1991-1992, si dhe të atij në fluturim të 1997, për arsye objektive,

mungojnë në rastin e Amerikës, bashkë me dinamikat dhe tipin e popullsisë emigrueseqë lëvizi në këto grupe dhe etapa. Kjo situatë, logjikisht, çon edhe në një shifër shumëmë të ulët të emigracionit të kthimit nga ShBA-të.

Emigranti shqiptar i pas-socializmit, në gati 80% të rasteve në total, emigron përarsye ekonomike dhe të kushteve të këqia të jetesës në Shqipëri, dhe veç në 7% tërasteve emigron për bashkim familjar. Në rastin e emigracionit drejt ShBA-ve, shifratflasin një gjuhë tjetër: veç 44% (pra afërsisht vetëm gjysma) lëvizin për shkak tëproblemeve ekonomike në Shqipëri, ndërsa dyfishi në raport me totalin europianemigrojnë drejt Amerikës për mundësi më të mira në vendin e projektuar , dhe thuajsetrefishi për bashkim familjar. Këto shifra mbeten sipërore jo veç në krahasim me Greqinëdhe Italinë, por edhe me çdo vend tjetër europian ku ne kemi emigruar. Të dhënatdëshmojnë për një emigracion të paramedituar, me më shumë kërkesa dhe me më shumëpritshmëri ndaj vendit të ngulimit, si dhe një ardhje disi të rregulluar ekonomikisht qëkonsiston në faza familjarisht të planifikuara e të moderuara me arsye. Ky fillim mekëmbë më të mbarë e të peshuar se tjetërkund, dhe specifikat e përmenduar më lart tëShBA-ve, pa dyshim janë arsyeja e të ndjerit më mirë edhe në fazat e mëpasme tëpunësimit dhe jetesës në vendin pritës. Janë po ashtu pasojë e tyre, të dhënat lidhur

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 144: perpjekja_26-27

144Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

me shfrytëzimin e padrejtë në vendet e ngulimit të emigrantëve: ndërsa në Greqi 78% eemigrantëve shqiptarë dëshmojnë se ndihen të shfrytëzuar në punë , në ShBA kjoshifër është vetëm 1%; po kështu, nëse 55% e kampionit përfaqësues të emigracionitshqiptar në Greqi ndihet i shfrytëzuar ekonomikisht , përkundrejt 32% në Itali, nëShBA kjo shifër është vetëm 5%. Të dhënat mbi perceptimin për shfrytëzimin fizik nëkëto vende, përforcojnë përpjesëtimet e mësipërme: 79% e emigrantëve ndihen tëshfrytëzuar fizikisht në Greqi, 16% në Itali, dhe vetëm 1% në ShBA. Për këto arsye, sidhe për hir të largësisë më të madhe nga Shqipëria, edhe emigracioni i kthimit ngaShBA-të është shumë më i ulët.

Një tjetër faktor ndikues (të cilin unë e ngre në formë ekstrapoluese logjike esociologjike, pa pasur një studim shkencor statistikor), në krijimin e një bërthame tëekuilibruar e të qëndrueshme familjare të emigrantëve shqiptarë në ShBA si dhe nëintegrimin më të shpejtë të tyre në vendin e ri, është prania në të e një grupi femëror qëpërbën gjysmën e totalit të emigruar, pra të krahasueshëm me atë të natyrshëm nëShqipëri, që në fazën fillestare të këtij emigracioni. Rëndësia tradicionale e gruas nëkulturën shqiptare si në krijimin e një bërthame familjare, ashtu edhe në formimin ekomunitetit, janë të jashtëzakonshme. Historikisht burri shqiptar ka pasur dhe ka njëvarësi absolute ndaj krahut femëror në këto funksione familjare e shoqërore, mangësikjo që në kushte kurbeti bëhet e patolerueshme dhe shkatërruese për elementin shqiptarmashkullor. Janë afër mendjeje eksperiencat më traumatike të nisjes dhe stabilizimit tëgrupit emigrues, fjala vjen, në Greqi ku proporcionet e pranisë femërore ishin krejt tëpaekuilibruara që në fillim (me vetëm 10% gra e 90% burra), dhe ku stabilizimi i plotë idinamikave gjinore brenda grupit, është ende edhe sot i papërfunduar. Gjithashtupozita e grupit femëror në ShBA, nuk është ajo e ndjekësit të varur, por e grupit me fuqitë barabartë (aq sa kjo është e mundur në botën tonë mashkullore) në themelimin efamiljes dhe vendimmarrje që në çastin e parë të ardhjes në tokën e re, në mos qoftëedhe më sipërore sesa ajo mashkullore. Këto faktorë ndiqen nga dinamika tëpainjorueshme në jetën e diasporës dhe qëndrueshmërinë apo prirjet e saj kulturore.

Narrativa shumëfishe dhe në ndryshim e diasporës

Dua fort shumë qytete, kultura e njerëz që mendoj se i njoh dhe i konsideroj tëafërt. U takoj të gjithëve e me takojnë të gjithë, natyrshëm, pa obligime dhe kushte, medëshirë e pjesëmarrje të dyanshme. Lëviz në to e mes tyre pa peshën apo brengën emosnjohjes. Po a ndihem e kënaqur? Jo. Një lloj jetese alternative që nuk besoj se ekërkova vetë, një lloj disociimi skizofrenik i qenies: shpesh kam diçka mangut kudoqofsha, e shpesh ndihem në disa vende njëkohësisht, dhe besoj se kjo lloj pangopjeje,mosqenieje komplete, kjo lloj ambivalence, sado që është universale njerëzore, ështëmë e fuqishme dhe insistuese për grupet emigruese sesa për njerëzit në përgjithësi. Njëfenomenologji e tërë ndërtuar me dukuri specifike që pillen gjatë emigrimit ndahet joveç nga shqiptarët që emigruan në ShBA, por kudo e në gjithë kohërat. Por sot kurlëvizja migrative është moda e re e planetit, kush tha se ne kurbetlinjtë jemi të pakëtit.

Page 145: perpjekja_26-27

145Përpjekja

Është një lumë i madh rrjedhës ai i emigrantëve botërorë që shpesh bindin veten selëvizja në këtë rrymë ishte vendim personal, lëvizje racionale zgjedhëse, apo dëshirëpër këtë lloj jete. E vërteta është se u bindemi të gjithë forcave më të mëdha sesa ne edëshirat tona, ekonomisë, politikës e fatit se ku e kur na ka rënë koka. Ne që lëvizim,ashtu si ata që mbeten në vendin e vet, jemi njëlloj veglat e pështjellimeve të kohës.

Rikrijimi i imazhit të përsosur të atdheut që Salman Rushdie dhe Stuart Halldo ta fusnin në kategorinë e mëmëdheve të imagjinuar më fort se realë, e bashkë metë, rikrijimi i identitetit të vet individual e grupësor superior, besoj të jenë më qendrorëte kulminuesit në narrativën e diasporës. Një simptomë kjo e çrregullimeve psikologjikee të identitetit që vijnë bashkë me emigrimin. Për diasporën dhe për për grupin qëmbetet në atdhe, këto janë përgjithësisht dy histori krejt të ndryshme. Më duket sikur,në mënyrë donkishoteske, në shekullin e XXI-të, u ngjitemi të njëjtave thepa, si thuhetse bënë rilindasit tanë të hershëm. Për diasporën, mëmëdheu mitizohet, grupi të cilittani i është lënë në dorë mëmëdheu, fajësohet e konsiderohet i paaftë, ipakrahasueshëm me ne që ikëm , me frutin e pabërë pis etikisht dhe të pamutuar,origjinal e prej vërteti . E kam ndier fort jehonën e këtij diskursi dhe ideologjie nëshumë biseda, ankesa, apo pozicionime të plot grupeve nga diaspora. Është kështumes arbëreshëve të Italisë që ikën nga Ballakni më 1400-ën, mes diasporës sonë tëvjetër të ShBA-së ikur nga fundi i shekullit të 19-të e fillimi i atij të 20-të, dhe edhe mediasporën e re të pas-socializmit. Diaspora që ndien mall dhe idealizon origjinën e vet,kërkon fajtorin, një qenie që logjikisht të marrë përsipër mea culpa . Kështu ajodistancohet nga e kaluara e vet, dhe arsyeton konfliktin e qetëson plagët, mëdyshjet,mallin dhe hallet që ka e që i duhet t i kalojë në vetmi e jo fshatçe si ish mësuar një herëe një kohë, apo siç bëjnë ende në tokën e të parëve.

Është interesant të shihet se ky distancim (ciklikisht i imagjinuar mbi bazën e sëdrejtës së superioritetit që jep origjina e imagjinuar paraprakisht si superiore), kryhetnë raport me ata që mbetën pas në atdhe, aq sa edhe me popullsinë vendase të vendittë huaj apo me segmente të caktuara emigrantësh bashkatdhetarë faqezinj , njëdistancim që herë-herë merr formën e një sëmundjeje shoqërore e mund të shndërrohetderi në racizëm. Sido që këto ideologji ekstreme janë shpesh kundërshtuese të njëra-tjetrës, nuk ndihen si kakofonike në veshin e emigrantit. Nuk është e pazakontë tëdëgjosh mes emigrantëve tanë në Amerikë (por jo vetëm atje) variacione të motivit tësuperioritetit tonë si racë: Shqipëria-kërthiza e botës; shqiptarët-më të zgjuarit e tëavancuarit kudo; fëmijët shqiptarë gjenialë dhe të parët në shkolla; gjuha shqipe-ajonga e cila rrjedh çdo gjuhë tjetër e madje edhe kultura botërore, ne-më të lashtët e mëetikët në historinë e njerëzimit . E përmbysur, e njëjta teori aplikohet në të kundërt, nërastin kur u vërvitemi me mllef horrave shqiptarë, emigrantëve që na turpërojnë, qëvjedhin e vrasin , po s bëhemi njerëz ne, kurrë në botë, pavarësisht se ku shkojmëetj. Bashkë me këtë vërehet edhe prirja ekstreme për një nënvlerësim të të huajve mestë cilëve jetojmë si injorantë, leshko apo të trashë, e të paaftë që të kapin apo të kryejnëoperacione shumëfishe e komplekse si ato me të cilat ne shqiptarët ia dalim shumë më

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 146: perpjekja_26-27

146Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

thjeshtë. E padyshim, arsyeja që jeta herë-herë i vërteton disa nga mitet që ne ngremëqë të ndihemi mirë, nuk është në hallet tona shekullore e problemet që na është dashurtë zgjidhim që fëmijë e na kanë rregjur me gjithçka, por në virtytin tonë gjenetik .

Kjo anë e mitizimit nuk është karakteristikë vetëm e emigracionit shqiptar nëAmerikë, dhe as vetëm e atij shqiptar nëpër botë. Ligjet e kompensimit psikologjik ekulturor luajnë bukur në ideologjitë shoviniste të krijuara nga të gjithë grupet emigruese.Janë barëra me të cilat kurojmë plagët e kurbetit. Nisim të mbajmë simbole kombëtare,frymëzohemi e reagojmë solemnisht nga ngjarjet në vendlindje, i thurim lavde kombit,luftojmë në mënyrë donkishoteske me armiqtë e kombit tonë, shohim konspiracionekudo dhe përpiqemi t i dekonspirojmë në mbrojtje të mëmëdheut, bëhemi të gjithësuper-intelektualë, historianë e linguistë, super-patriotë dhe flasim e veprojmë si simboletë kombit e jo si individë të thjeshtë. Emigrantët shqiptarë i kanë më të larta sesa ata qëmbeten në atdhe, sensibilitetet anti-sllave e anti-greke, si kur vjen fjala për çështjenkosovare e çame, ashtu edhe për të gjitha politikat e ditës sot në Ballkan e Shqipëri;Njerëz që s kishin lexuar kurrë gazetën në atdheun e largët, sot nuk i ndahen Internetittë mësojnë çfarë i kanoset Shqipërisë mëmë! Kjo lloj heroike e ndërtuar shoqërisht egrupit emigrues është një dukuri tragjikomike, por e natyrshme, një ri-negociim pa tërënë faqja , i krenarisë së thyer, një fërkim mes dinjitetit të humbur e atij të fituar, njëshpikje për të justifikuar emigrimin e për të qetësuar mallin njerëzor për të shkuarën,dhe sigurisht një përpjekje për të mos u asimiluar e zhdukur pa gjurmë. Anna Di Lellio,banuese dhe pedagoge në New York, dashamirëse e mbrojtëse publike e pavarësisë sëKosovës, por që s humb sensin kritik ndaj dukurive ballkanike, më thoshte: Më vjengjithnjë për të qeshur kur takoj shqiptarë, miq a të panjohur, dhe më falënderojnë përpunën që bëj për Kosovën me solemnitetin e përfaqësuesit diplomatik. Flasin gjithnjënë emër të kombit, dhe jo si individë të thjeshtë . Është tamam kështu: emigrantishqiptar ka marrë përsipër jo veç t ia dalë të nxjerrë bukën e gojës e të përparojë atje kuka shkuar, por edhe të luftojë për Shqipërinë, e ta përfaqësojë publikisht vendin e vetme një të vetë-ndier mbretëror e super-zyrtar. Përsëri, ky perceptim madhështor i vetesdhe i rolit të veçantë personal në përfaqësimin historik të kombit, janë për të qeshur epër të qarë e megjithatë krejt të përligjshëm.

Nga ana tjetër, në jetën praktike e të përditshme, (kur nuk mitizon e sde: je dukeparë ëndrra) emigranti shqiptar në ShBA dhe në vende të tjera lidhet fort edhe mevendin e huaj që gradualisht e bën të vetin dhe, si të tillë, nis edhe ta mbrojë. Ai ështëbesnik ndaj vendit të vet po aq fort sa edhe ndaj vendit të dytë apo atdheut që e kaadoptuar, madje kërkon të gjejë një lidhje të veçantë mes të dyve. Kështu emigrantëtshqiptarë në Amerikë më zellshëm sesa ata të vendeve të tjera, gërmojnë në të shkuarëne nëpër libra të të gjitha llojeve, e gjejnë plot fakte që në mënyrë të padiskutueshmedëshmojnë dashurinë e veçantë të ShBA-ve dhe amerikanëve më të shquar ndajShqipërisë, dje dhe sot; kam parë plot shqiptarë të Amerikës që të luftojnë politikisht etë marrin pjesë në fushatat elektorale për Bushin ose Obamën më fort sesa për politikanëtshqiptarë; një grua lexuese nga emigracioni ynë në ShBA, desh më kafshoi retorikisht

Page 147: perpjekja_26-27

147Përpjekja

në përgjigje të një shkrimi të botuar ku kritikoja politikën e Bushit në Amerikë, sepsesigurisht, të mirat që po gëzonte në kontinentin e ri dhe ndoshta edhe pavarësinë eKosovës ia njihte si ndere personale G. W. Bushit. Dhe tradita shqiptare e do të mos eharrosh nderin e të mbyllësh sytë, që të lash një borxh moral, ndaj unë i dukeshamosmirënjohëse e bukëshkalë që përflisja politikat shkatërruese të brendshme e tëjashtme të Bushit; kam takuar plot emigrantë shqiptarë këtu, si dhe në Itali, Francë, aGjermani që janë kritikë ndaj vendit pritës kur flasin teorikisht dhe në dinamika brendagrupit , por kur ky vend kritikohet nga dikush që do të konsiderohej si jashtë grupit ,u kërcen fort instinkti mbrojtës me të njëjtën fuqi e furi siç do të mbronin Shqipërinë, papyetur shumë se sa i saktë është argumentimi që bëhet; Pa dyshim kanë të drejtë tësillen kështu: jo vetëm që ata dinë diçka më shumë për këtë kulturë, por edhe e kanëpranuar shpirtërisht si të vetën , e kanë birësuar a i janë birësuar. A nuk është kjodetyra e çdo qytetari ndaj vendit të vet, të vjetër apo të ri?! Besnikëritë, dashuritë dhekauzat shumëfishe që zhvillon emigranti, nuk janë kurrë të thjeshta as në të dëftyer e asnë të shpjeguar. Shqiptarët luftuan me zell atdhetar në gjithë lëvizjet e mëdha përndryshimin e vendeve të tyre të rinj në Itali, Turqi, Greqi e kudo. Ata pa dyshim kanëzërin e vet e kërkojnë që ky t u dëgjohet, e nuk ndjekin politikën e grupit të mbyllur dhetë mos-përzierjes, as në këtë emigracion të fundit.

E ardhmja e komunitetit të emigrantëve shqiptarë të pas-socializmit në Amerikë, dhe tëhuajëzimi gradual e i dyanshëm

Emigracionet e fuqishme si ky i fundit pa dyshim i kanë dhënë ekonomikishtdiçka të konsiderueshme Shqipërisë (që s e ka marrë dot veten për aq sa mund tëkujtojmë), por kryesisht e kanë goditur atë. Historia dhe eksodet shqiptare, ato më tëhershme e veçanërisht ky i pas-socializmit, me të drejtë janë konsideruar në shkencë, tëproporcioneve biblike a më tepër se aq. Një e treta e popullsisë sonë ka emigruar pas

90-ës! Ne jemi popullsi e vogël dhe jemi mësuar t i bëjmë llogaritë me idenë që gjithçkamund t u ndodhë shqiptarëve e prapë fundi është njëlloj, por mendoni fjala vjen sikur30% e amerikanëve të linin Amerikën e, brenda dy dhjetëvjeçarësh, të zhvendoseshinnëpër botë! Si do të ishte e ardhmja e Amerikës (dhe e botës) pas kësaj! (Lëre pastaj,sikur të iknin 30% e kinezëve, për shembull!) Lëvizjet e fundit të shqiptarëve drejtvendeve të huaja, kanë qenë aq të fuqishme e masive, sa vërtet mund të shkaktojnëndryshime në identitetin tonë kombëtar, sidomos duke marrë parasysh se kjo lëvizje kaprekur më fort se këdo, trurin e vendit dhe elitat tona kombëtare. Sipas disa të dhënave,45% e akademikëve shqiptarë ikën nga vendi mes vitit 1990 dhe 2003. Po të mendoshse kjo periudhë është veç një segment në 20 vjetët e emigracionit, si dhe se akademikëtnuk janë të vetmit intelektualë që ikën nga Shqipëria, shtrohet pyetja: ç pjesë epunëtorëve të dijes ka mbetur në Shqipëri? Po të mendohet se shkollat shqiptare nuke kanë marrë dot veten në asnjë nivel, e sidomos në atë universitar që përgatit segmentinintelektual të shoqërisë, dhe se vetëm 5% e të shkolluarve të rinj jashtë Shqipëriekthehen në vend, çështja bëhet shumë serioze.

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 148: perpjekja_26-27

148Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Një ndër emigrantët shqiptarë në ShBA, shkrimtari dhe studiuesi i shoqërisëshqiptare të socializmit e pas-socializmit Ardian Vehbiu, e përshkruan kështu boshin elënë në Shqipëri nga emigrimi i trurit: Vendin e tyre në institucionet e në kulturë e kanëzënë jo rrallë mediokriteti, nënproduktet e klientelizmit politik, kameleonët dheintelektualët e kafeneve dhe të kapardisjeve hipokrite, nipat dhe mbesat e të fortëve .Edhe pa theksuar simptomën psikologjike dhe etike të përshkruar më sipër nga Vehbiu,por thjeshtë duke analizuar numerikisht gjendjen tonë, kjo situatë do t i ndryshontepër keq e ndoshta përgjithmonë fytyrën kombit, sidomos nëse nuk ka politika efikaseqeveritare për të thithur mbrapsh trurin e ikur apo të ndërtuar jashtë. Por a përbëjnë tëkulturuarit e emigruar një alternativë më të mirë sesa elita e sotme shqiptare ekzistuesebrenda vendit? Kjo mund të trajtohet vetëm teorikisht, sepse praktikisht, nuk ka vendpër zgjedhje. Gjithashtu, them teorikisht , edhe sespe ky diskutim është një përgjithësim,dhe në të dy grupimet elitore, brenda e jashtë, ka plot elementë jo-homogjenë. Gjithashtuka një lëvizje minimale por ekzistuese për rikthim në vend të pak elementëve që edukohenjashtë Shqipërie. Por çështja e këtij rivaliteti e tensioni, pa dyshim mund të përforcohetnë të ardhmen, ndaj është mirë të kihet parasysh e të bëhet pjesë e diskursit publik,qoftë edhe vetëm nga pikëpamja teorike.

Elitat jashtë vendit kanë qenë themelore, kulturalisht, politikisht e moralisht,veç në të kaluarën para-socialiste, kur ekzistonte një boshllëk fizik elitor brendaShqipërie, gjë që sot nuk është e vërtetë, pavarësisht nga cilësia dhe përgatitja e kësajelite. Elita e hershme mërgimtare ishte drejtuese e veprimit politik shqiptar, sepse ishtee vetmja që zotëronte një kulturë të domosdoshme dhe statusin a legjitimitetin si evetmja elitë e një kombi në formim, tipare që mund t i vinte në shërbim të veprimitpolitik shqiptar. Por cili është sot dallimi themelor mes pjesës elitore jashtë e brendaShqipërie? Elita e sotme jashtë Shqipërie ndaj asaj brenda Shqipërie, është, jashtë çdodyshimi, një alternativë në total superiore kulturalisht, sepse është e specializuar mëmirë sesa ajo brenda vendit, në fushën së cilës i takon. Politikisht, elita jashtë venditështë krejt e pafuqishme dhe ka një status zyrtar zero, madje shpesh të paragjykueshëmnga kulturat dominuese brenda vendit. Kjo pafuqi politike varet jo veç nga mungesa epërfaqësimit institucional të elitës sonë të jashtme brenda vendit, por edhe të pafuqisësë saj relative ekonomike. Elitat brenda vendit kanë përdorur pozicionin e vet, prejkohe, për të grumbulluar kapital financiar e material, para e ka bërë kuvendin sipasligjeve të vendit. Përfaqësues të grupeve të edukuara brenda Shqipërisë, janë zotëruesdisa shtëpish, kursimesh/fitimesh, ndonjëherë edhe tokash (sidomos elitat e sipërisëpolitike), që nuk krahasohen me të ardhurat normale, modeste dhe mbijetuese të elitëssonë qytetare jashtë vendit.

Në këtë pikë vijmë në rrafshin e tretë të krahasimit të dy grupeve elitare: rrafshietik. Është ky, besoj, edhe diskursi më i fuqishëm kritik i të ikurve ndaj të mbeturve nëShqipëri. A është ky rrafshi themelor i superioritetit të elitës sonë jashtë vendit? Dhe,a ishte kjo karakteristikë e qenësishme e atyre që ikën (gjë që nuk tingëllon fort bindëse),apo formim etik i mëpastajmë, i përforcuar nga natyrat dhe kërkesat e shoqërive ku u

Page 149: perpjekja_26-27

149Përpjekja

edukua apo u punësua e u zhvillua pjesa e larguar e elitës shqiptare? Studiuesi Vehbiunë blogun e vet Peizazhe të fjalës të datës 14 mars, 2010, përforcon sa them më lartduke shkruar: Në krye të vendit, politikisht dhe ekonomikisht, ka kohë që parazitonnjë shtresë e cila etikën e sheh si bagazh të tepërt, si luks, ose diçka që veçse mund t ipengojë në përleshjet e tyre drejt majave . Në fakt, në këtë shkrim Vehbiu e konsideronkëtë tipar si historik dhe vazhdimësi të të njëjtit imoralitet elitor përforcuar gjatë periudhëssocialiste: një lloj sistemi thuajse determinues që nxjerr në siperfaqe dhe shumëfishontë paaftin immoral e të etur për fuqi kontrolli me çdo kusht. Këtu lind pyetja: pjesa mepotencial apo aktivitet elitor që la Shqipërinë, iku që t i largohej kulturës joetike brendavendit, apo e zhvilloi sensing etik jashtë Shqipërie, dhe do ish njëlloj joetike sikur tëmos kish lëvizur? Besoj se çështja etike, është sot për sot themelore në përcaktimin emarrëdhënieve mes grupeve të ndryshme që identitetifikohen si shqiptarë, të cilatgjithashtu, shpesh vetë-përkufizohen dhe përkufizojnë tjetrin përgjatë vijave etike.Nga ana tjetër, diskutimi i alternativave etike brenda nesh dhe gjetja e rrugëve përpërmirësim të kulturës sonë etike si shoqëri në tërësi (ndoshta e vetmja mundësi përribërjen e Shqipërisë, kjo), është edhe një mundësi për krijimin dhe daljen më në fundnë pah të një klase politike deri tash të munguar, që ka një sens detyre, përgjegjësie dhemorali, klasë kjo që sigurisht përbëhet nga elementë të aftë e të ndershëm brenda ejashtë Shqipërie. Unë veç e hedh për diskutim këtë çështje që, e kryer si punë më vete,duhet të nisë nga një përkufizim i elitës dhe studim i hollësishëm i historisë së sajkonkrete dhe i karakteristikave dhe stimujve të saj, si dhe i dallimeve mes elitës dheintelektualëve të një komuniteti. Gjithashtu njësimi i elitave kombëtare nuk është vepëre realizueshme prej nismash individuale apo grupesh private, por detyrë institucioneshqeveritare dhe kjo duket si ëndërr për Shqipërinë e sotme. Së fundi, diskutimi itëhuajëzimit dhe përçarjeve mes elitave, është një diskutim total që lidhet jo veç meshtresat elitore mërguar drejt SHBA-ve, por në të gjitha drejtimet.

Sidoqoftë, lidhur me problemin etik, kundër emigrantëve ndodh të ngrihet ngakultura popullore në Shqipëri, akuza romanticiste, se ata ikën e s pyetën për vendinose se i gjëmuan interesave të veta të vogla. Emigrantët nuk mund të bëhen fajtorë qëlanë vendin e vet, si ata të suksesshmit, ashtu edhe ata që vuajnë në vend të huaj.Madje përpjekjet e tyre për ndihmesa nga më të ndryshmet ndaj familjeve apo edheShqipërisë në kuptimin e simbolit patriotik, ato që kanë e që s kanë kuptim, janë për

t u admiruar e për t u përgëzuar fort. Gjithashtu kthimi, veçanërisht nga ana eintelektualëve, është thuajse jo-ekzistues, sidomos nga ShBA-të, që janë gjeografikishtmë larg dhe kërkojnë një investim më të madh, kurajo dhe arsye më të fortë për t ukthyer. Gjithashtu po të mendohet se kultura bashkëkohore amerikane është nga më tëfuqishmet, agresivet dhe të modës për të rinjtë e sotëm kudo në botë, duhet menduarse brezin e ri shqiptar që u rrit dhe u edukua me idealet dhe kulturën amerikane, ështëshumë e vështirë ta zhvendosësh në dheun ku mund të duan të kthehen prindërit(edhe këta, jo shpesh). Kjo është sidomos e vërtetë për ata që erdhën të vegjël oselindën në tokën amerikane. Familjet shqiptare (dhe ballkanase) në Amerikë, përgjithësishtu edukojnë fëmijëve dashurinë për dheun e të parëve dhe i mbajnë të rinjtë e vet të

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 150: perpjekja_26-27

150Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

lidhur me 100 fije me të. Sidoqoftë, ndryshimi e zvetënimi i gjuhës dhe kulturës ndihen;po ashtu edhe dëshira për t u kthyer. E në fund të fundit përse duhet të sakrifikojnë?!Tani për tani, kthimi në atdhe është ose pasojë e një pamundësie totale për integrim nëtokën e re, ose sakrificë madhore e dashuri sublime për atdheun! (kjo e fundit përherë,përzier me çështje interesash materiale lidhur me Shqipërinë!) Shumica e emigrantëvetanë bien në zonën mes këtyre dy grupeve të vegjël, pa u takuar atyre ekstremeve.

I pari shqiptar i diasporës së vjetër në ShBA zbriti këtu nga Shqipëria më 1886.Shumë ujë ka rrjedhur lumenjve që atëherë, e shumë breza janë rritur, kanë mbajtur osekanë humbur kujtesën e të qenit shqiptar, arbëresh, kosovar, shqiptar Maqedonie,arvanitas, arrnaut e çfarë jo. Numrat që u referohen qytetarëve amerikanë me origjinëshqiptare në ShBA, sot lëvizin në raporte 1:3 në varësi të grupit që bën numërimin, ndajështë jopraktike të diskutohen këtu. Shqiptarët e diasporës së vjetër që erdhën mes1880-ës dhe 1945-ës, përgjithësisht ruajtën kujtimin e qenies shqiptar falë kishësshqiptare që i mblodhi në pak qendra kryesore, falë patriotëve e intelektualëve tëlëvduar mes tyre, e falë jetesës në grup relativisht të mbyllur, dhe kushteve të këqia qëi mbajtën njësh e të pandarë. Ata shpesh ruajnë emrin shqiptar, por pjesa dërrmuese,sidomos brezi nën 60 vjeç, ka humbur krejt gjuhën. Dhe kjo është e natyrshme dhe krejte justifikueshme. Pyetja sesi do të zhvillohet diaspora jonë e re në ShBA ose në vendetë tjera, mund të mbetet gjatë pa përgjigje. Ka shumë faktorë brenda dhe jashtë grupeveemigruese që janë në zhvillim e sipër e nuk dihet çfarë rruge do të marrin. Por me çkaduket sot, mund të thuhet se politikat e shtetit amë zor të ndryshojnë, dhe fuqiarrezatuese apo mbrojtëse e tij ndaj grupeve shqiptare të emigracionit është thuajse epapërfillshme. Mbajtja e këtyre grupeve lidhur me jetën politike, kulturore dhe ekonomikenë Shqipëri kryhet nëpërmjet nismash private e personale të vetë këtyre grupeve, porjo nëpërmjet një politike njësuese e racionale nga shteti amë për diasporat tona. Padyshim, financimi i institucioneve për të mbajtur gjallë e zhvilluar shqiptarinë nëvendet ku kemi emigruar, është jashtë çdo gjase për së shpejti.

E vetmja ideologji bazë përbashkimi ose rezistence ndaj asimilimit prej ideologjivedhe kulturës vendase për emigrantët e rinj shqiptarë në Amerikë, mbetet shqiptaria,sido që kuptimi i saj është i paqartë, dhe shpesh reduktohet në gjuhë, kujtime, lidhjegrupi e ushqime. Siç thashë më lart, kjo zakonisht forcohet në fazën e parë të emigrimitkëtu, në përpjesëtim të drejtë me qëndrueshmërinë ndaj asimilimit. Por, se ç do tëndodhë me brezat më pas, mbetet të shihet. Ideologjitë fetare të emigrantëve shqiptarëardhur në ShBA pas 90-ës janë gati të paqena. Të paktë janë ata që praktikojnë besiminpasi vijnë. Nëpër qytetet me emigracion të vjetër, shpesh shqiptarët u janë bashkëngjiturkomuniteteve shqiptare fetare ekzistuese, sidomos në qytete me grupe të rrënjosura etë fuqishme shqiptarësh si Boston apo Neë York. Por në shumicën e shteteve amerikane,lidhjet mes shqiptarëve janë të rastësishme dhe kanë organizim të dobët. Vlen tëpërmendet se emigrantët greqisht-folës nga Shqipëria i bashkëngjiten më lehtësishtkishave dhe komuniteteve ortodokse greke të emigrantëve nga Greqia, që përgjithësishtkanë një jetë kulturore më aktive të grupit. Dhe kishat greke në ShBA, ashtu si edhe

Page 151: perpjekja_26-27

151Përpjekja

emigrantët grekë, janë më të shumta e të shpërndara më uniformisht nëpër Amerikë,sesa ato shqiptare (pa zënë ngoje arsye të tjera që mund të luajnë rol në këtë sjellje).

Rregulli i përgjithshëm është se humbja e gjuhës është një këmbanë vdekjejepër kulturën e të parëve. Gjuha mes emigrantëve, tradicionalisht humbet krejt vetëmrreth brezit të tretë. Por në kushtet e intensitetit të komunikimit masiv në Amerikën esotme, ajo vërehet që në të dytin. Ka fëmijë shqiptarë që janë rritur në Amerikë, qëflasin shqip me vështirësi, dhe ndoshta në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do ta humbasinshqipen aktive. Mbajtja e gjuhës vështirësohet sidomos sepse, ndryshe ngaemigracioni në Greqi, Itali apo Europë, emigracioni në Amerikë ka mobilitet shumë mëtë ulët në lidhjet me Shqipërinë. Kujtesa kombëtare pa dyshim do të jetojë më gjatësesa gjuha, dhe reagimet e brezit të ri janë të ndryshme në varësi të nivelit tëkonservatizmit dhe atdhetarisë së familjeve, dhe peshës së marrëdhënieve ndërshqiptarenë komunitetet shqipfolëse ku ato gjenden.

Pa dyshim, emigracioni shqiptar, sot për sot, është i segmentuar dhe i palidhur,si ai brenda ShBA-ve, ashtu edhe ai botëror. Ideologjia e fortë lidhëse e një diaspore tëfuqishme mungon; Vetë termi diasporë shqiptare është më shumë një figurë, sesanjë realitet. Organizmat drejtues të ndërtuara në disa nga këto segmente diasporike,kanë emër përfaqësues, por aktivitet që shtrihet vetëm në pjesë të shkëputura, kryesishtqendra të mëdha metropolitane, dhe pa vazhdimësi e ndërlidhje. Diasporës sonëgjithashtu i mungon një imazh rrezatues, qendror, e me prestigj institucional nga shtetimëmë. Kjo prani mungon jo vetëm materialisht e në formë levash dhe politikash meqendër Shqipërinë, por edhe në formën e simbolit ideologjik, aq i nevojshëm e i kërkuarpër shëndetin dhe vazhdimësinë e diasporave. Lëvizjet minimale të disa politikanëvepërfaqësues nga Shqipëria kur u bie rruga nga Neë Yorku, Bostoni a Ëashingtoni ,sado e lartë qoftë pozita e tyre, mbeten në nivelin e retorikës formale, dhe nuk ndikojnërealisht në jetën e komunitetit të diasporës.

Por, shpresa vdes e fundit. Teknologjitë e komunikimit masiv sot kanë një roldyfish: ato sjellin jo veç një mundësi më të lartë asimilimi kulturor të diasporës, por poashtu edhe fatin e lidhshmërisë më të shpejtë e të pakufi me kulturën shqiptare. Kjoështë edhe më e vërtetë në vendet si ShBA, ku komunikimi virtual është një banaliteti përditshëm e i domosdoshëm. Të rinjtë e komuniteteve emigrante shqiptare janëonline non-stop , ashtu si edhe ata amerikanë, dhe kureshtja dhe dëshira për të pasure gjetur rrënjë, i shtyn shpesh drejt Shqipërisë dhe lidhjes me të tjerë si ata. Por nëseShqipëria furnizon material për t i mbajtur këta të rinj të interesuar e të lidhur, mbetet tëshihet. Brezi më i vjetër i emigruar në ShBA pas 90-ës, i ka lidhjet ende të gjalla e tëpandërprera me Shqipërinë, nëpërmjet lidhjeve satelitore dhe atyre në Internet.Njohuritë e tyre mbi atë që ndodh në Shqipëri, janë po aq të mprehta (e herë-herë edhemë shumë), sesa ato të shqiptarëve brenda vendit. Nuk ka dyshim që komunikimi igjithëfarsojshëm prej mediave masive nuk do sillte kurrë për emigrantin e pas 90-ës, njësituatë si ajo e arbëreshit plak nga Italia, pjesëtar i diasporës sonë të vjetër në Amerikë,

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 152: perpjekja_26-27

152Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

që pyeti para pak vjetësh Is Turkey still in Albania? (Ende turku e ka Shqipërinë?) Jo.Emigranti i sotëm shqiptar i çfarëdo moshe, në ShBA, njeh edhe thashethemet partiaketë Shqipërisë, edhe ato të muzikës apo futbollit. Kjo jep shpresë për qëndrueshmërinëdhe jetëgjatësinë e diasporës sonë, por nuk duhet mbivlerësuar, sepse nuk është egarantuar.

Gjithashtu një lloj tëhuajzimi rritet natyrshëm në qenien e çdo diaspore nëraport me grupin e vendit amë. Tëhuajzimi është i dyanshëm, dhe bazohet në zhvillimenë drejtime të ndryshme ekonomike, politike e sidomos kulturore të dy popullsive, asajmbetëse dhe asaj që lëviz. Diskutova më sipër paragjykimin e emigrantit për atë qëmbetet mbrapa. Por edhe bashkatdhetari nga toka amë paragjykon po aq fort;ideologjikisht dy grupet nisin e i përkasin jo veç gjësendit tjetër , por edhe gjësendittë padëshiruar ose të kundërt me veten e imagjinuar. Pa dyshim, në imagjinimin e

formësimin e tjetrit , reflektohet uni vetë. Por uni i ikur prej kohe, dhe ai që mbetetnë Shqipëri janë tëhuajëzuar krejt natyrshëm. Është krejt qesharake të presëshngjashmëri në botëkuptim e sjellje mes një tridhjetëvjeçari që jeton që nga mosha 11vjeç në ShBA dhe një tridhjetëvjeçari që s ka lëvizur nga Shqipëria. Pa dyshim,tridhjetvjeçari amerikan është shumë më i afërt me një tjetër tridhjetëvjeçar me origjinënga Nauru i Mikronezisë që prindërit e sollën në Amerikë që të vogël, sesa me njëbashkëmoshatar shqiptar. Veç kësaj, vendi amë ndryshon, ka modën dhe zakonet eveta të vjetra e të reja, nis e sheh shtrembët emigrantin nga Amerika, që s di të vishetsi duhet , nuk di të kujdeset për veten , punon si qen e s di të bëjë qejf, e do të japëedhe mend , të dy palët e shohin tjetrin si tejet materialist e pragmatist, apo forma tëtjera keqvështrimesh që shprehin krijimin e një tendosjeje në marrëdhënie. Kam vënëre prej kohësh këtë tëhuajëzim në Itali. Italianët e sotëm shikojnë më përbuzje,surrogatot italo-amerikanë, mënyrën e veshjes së tyre, kuzhinën, shijen estetike në

përgjithësi, mënyrën e të menduarit, grupin si të tërë. Çka e mbron emigrantin shqiptarnga ky tëhuajëzimi i skajshëm e i shpejtë, është se grupi shqiptar është më heterogjensesa ai italian i para e pas Luftës së Dytë Botërore (që kryesisht largohej nga fshati osevarfëria e skajshme), në edukim, origjinë, në prirje dhe në qëllime e ëndrra. Një pjesë emirë e tij iu kthye Amerikës jo për t i ikur fshatit, por për të siguruar një edukim më tëmirë e liri për të ecur vetë apo për fëmijët. Kjo e bën atë të marrë më lehtë një pozitësuperiore sesa inferiore në raport me bazën nga niset. Por, pavarësisht nga mënyra eshkaqet, tëhuajëzimi ndodh. Është edhe më i pashmangshëm, përderisa nuk ka formainstitucionale brenda Shqipërisë, që të përfshijnë apo kujdesen për hapjen e një kanalikomunikues mes emigrantëve dhe vendit amë, përveç rasteve kur duhen vota.

Dyert e Amerikës u hapën sërish për emigrantët shqiptarë pas 90-ës, jo kanatmë kanat, por me kujdes e me rregull, mënyrë që synon para së gjithash të mbrojëinteresat e Amerikës siç është zakoni këtej, e më pas të ndihmojë edhe ata shqiptarë qëdëshirojnë të vijnë e kanë fat të nisin përçapjet e veta për jetë më të mira. Ata që kishinëndërruar për dekada Amerikën, shpesh ia dolën ta shohin e ta gëzojnë. Jo të gjithëama, e ndoshta jo siç e kishin ëndërruar. Por ishte një ëndërr dikur gati qiellore, që u

Page 153: perpjekja_26-27

153Përpjekja

realizua qoftë edhe pjesërisht. Të gjithë ne, nuk guxonim të mendonim se do ta shihnimdot ndonjëherë Amerikën, as në vitet 60, as 70, e as 80, sido që adhuronim edhe fjalënmut thënë anglisht. Pastaj bum! Një shpërthim ideologjik (i rastësishëm?) me pasoja

shoqërore të krahasueshme me ato të shpërthimeve kozmike që zhdukën dinosaurët!Na mori vala dhe ku s e pamë veten! E mendova rishtaz këtë kur kancelarja gjermaneAngela Merkel, vetë e rritur pak a shumë si ne, në kopshtin lindor socialist tëGjermanisë, para pak kohësh foli në Kongresin Amerikan me rastin e 20-vjetorit tërënies së Murit të Berlinit. Kancelarja gjermane, Merkel, tregonte sesi ishte rritur dukeëndërruar Amerikën përtej oqeanit, fshehurazi e pa shpresë, ashtu si të gjithë ne, pasnjë muri ndarës e shtypës! Pastaj gjetëm derën të hapur e hymë si fshehurazi e me turp(sido që bëjmë sikur nuk na meritojnë) në Amerikën e ëndërruar, ku punojmë, paguajmëtaksat, rritim fëmijët, herë vetëm e herë me ndihmë, e sigurisht, tani mbajmë bashkë megjithë amerikanët barrën e krizës. Herë ndihemi me fat në krahasim me bashkëatdhetarëttanë në Shqipëri, e herë themi Lum ata! Pa dyshim kurbeti, kudo qoftë, është njëdhimbje e domosdoshme dhe, kush e provon, nuk ia uron kujt e nuk ia këshillon kujt,edhe atëherë kur është i tipit të një ëndërr-dhimbjeje amerikane

Prania dhe mungesa insistuese e Shqipërisë reale dhe imagjinare

I kthehem rishtaz temës fillestare të ligurëve të Calvinos në fund të këtij shkrimi,dhe i kthehem edhe rikthimit real apo imagjinar në vendlindje, rikthim që nuk reshtkurrë. I kthehem sepse edhe kur nuk mundem të vij fizikisht në Tiranë, në shtëpinë eprindërve të mi ku edhe linda (dhe sado rehat të jem ndierë tjetërkund, ky mbetet i vetmivend që unë e thërras shtëpi pa qenë nevoja t i ve mbiemra pronorë nga pas),pandërprerë i marr rrugët për aty me mend, për mirë e për keq. Dhe mendja nuk pyet përAtlantikun e mund ta përçojë atë në të dy kahet qindra herë ditës. Më mbetet vetëm tësjell këtu koralen e famshme të ebrenjve të Verdit në Nabuco: Va pensiero, sull alidorate del suolo natal, oh mia patria si bella e si perduata, si cara e si fatal .Ndoshta e gjitha kjo është pjellë e deformuar e një eksperience nën presion të veçantëpsikologjik. Dikush thotë, Mënyra më e mirë për të rritur dashurinë për vendlindjen,është të jetosh për ca kohë në vend të huaj . Pa dyshim që është kështu, por kjo nuki bën ndjesitë e emigrantit më të pavërteta sesa ato të jo-emigrantit. Në fund të fundit,të gjitha ato janë njëlloj subjektive, e si të tilla, njëlloj të vërteta. Sensi im i ekzagjeruari topofilisë më sjell lehtësisht në Shqipëri: një tingull insekti që jam mësuar ta dëgjoj nëfëmijëri, një fluturim zogu që ma kap syri, një lloj flladi që lëkura ma ka ndierë dikur nëmëngjes herët buzë detit, një këngë qesharake e realizmit socialist ku mësuesja dashurontraktoristin që dëgjoj në një CD, shija e kripës në ujin e Karaibeve, ndjesia mbi trup enjë lloj temperature të nxehtë por të thatë të pasdrekes që e provoja në mal kur shkojame pushime në Kolonjë, çaf-çufi i trenit në largësi që më vjen bashkë me erën e veçantëtë shinave, hekurudhës dhe sediljeve të ndotura e të vjetëruara shqiptare e sidomosaromat e pranverës dhe mungesa absolute dhe e dhimbshme e mimozës në to, janë tëgjitha spiranca gënjeshtare të mendjes e të shpirtit që nuk e zë vendi. Dhe, siç ankohetpoezia më poshtë, mungesat janë edhe më ankoruese sesa pranitë, e të mbajnë keqasmendjelidhur kur je larg

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 154: perpjekja_26-27

154Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Mimoza a tulipanë

Sot hyri marsi

E fundit ditë e shkurtit thatanik është larg sot.Symbyllur dal ne kopsht të shoh mimozat,hap mushkëritë t u ndiej erën, të mbushem me pranverënpor mbushem me asgjënë që shtyp në thellësi qenien timee bën vend për më shumë asgjë mbarsur me asgjë.Jam tani një grua përfaqësuese këtë fillim marsi,mbushur me ajër të ftohtë transparent funddimri,që kërkojnë diell e ngjyrë ku të kapen, tej e tej.

Hap sytë, lart

Pluhuri i shkrifët i dëborës, rishtaz kësaj nate ka pluhurosurdegët gri të rrapit vetmitar në kopshtin tim të ftohtë.Janë mimozat e mia kristaline të paaroma,mimozat e mia amerikane;Mimozat e vërteta që kërkoji gjej veç në ëndrra të trazuara netësh gjysmagjuminë fantazinë e shprishur të njerëzve të ikur kuturu,që enden në qiej kujtimesh e s gjejnë kund vend.

Mendoj

Veç një muaj, dhe oborri im dhe i fqinjit, tulipanësh do lahet,ngjyrafortë, ca normalë e ca të frikshëm në harlisje,mes flokëtimit të gjelbër, pa krisa e rrudha, të kopshteve përreth,qilim i bukur si kokë gjigante ushtari marsian...Por unë dua mimozat e thjeshta që zoti krijoi të më dehin mua,ato që të verbojnë rrezëllimi të verdhë,që shkrythen e rëndohen bukurie e ere, gjersa shiu i furishëm i pranverës i kafshonmimozat e fëmijërisë sime të përzier me dritëhije e aroma Tirane.

Shoh përreth

Nuk cicërojnë zogjtë këtë mëngjesndoshta ende flenë të fshehur gjëkundi, mpakur e mërdhihur,herësia është e bardhë, e lehtë, e qielli po ashtu bardhagri,

Page 155: perpjekja_26-27

155Përpjekja

një dredhëz dielli të flashkët guxon të më bëjë shenjë e frikësuar,një V e krisur rosash të egra fluturon lart pa zhurmësi një imazh virtual që kërkon strehë mes botës reale nën vete.Pak erë fryn dhe shkund para meje si një krehër, borënnga dega ku duhet të vareshin veshrrushore mimozat e mia.

Ul sytë

Njeriu i borës që para një jave Lara bëri në oborr,karshi meje bën sehir pa zë melankolinë time të shurdhët.Ia ndiej qesëndisjen: Patetike ti në këtë fillim marsi!Veçse, mbrëmë, i paskan rënë dy dhëmbë nga ata që Lara me kujdes ia kish

ngulur,paska humbur edhe një nga kopsat e kuqe të xhaketës së bardhë pa tegel,dhe hunda karotore e feksur, i është varur majtas satiristit të bardhëPo ngrohet koha në kopshtin tim pa mimoza e pa tulipanë,ku gjithçka pret nën tokë, pa frikë as nxitim, pranverën.

Poezi shkruar më 1 mars, 2008

i Të dhënat numerike e disa të dhëna mbi studimet akademike lidhur me emigracionintonë,përdorur në këtë punim, janë marrë nga paraqitjet përmbledhëse statistikore të migracionitshqiptar, drejtuar nga Julie Vullnetari (2007) dhe nga Edmond Dragoti e Denada Hoxha (2008), sidhe një sërë rastesh studimore të mëparshme nga një numër autorësh shqiptarë e të huaj.Interpretimi i tyre është i autores së kësaj analize. Të tjera shtjellime e përfundime të autoresjanë bazuar në të dhëna numerike e faktike furnizuar nga Interneti, nga organizmandërkombëtarë me interesa në Shqipëri, nga njoftime mediatike si dhe nga eksperiencatpersonale të autores në vende të ndryshme europiane me emigracion shqiptar për 20 vjetët efundit, si dhe gjatë 15 vjetësh jete e pune në ShBA. Për fat të keq, siç vërehet nga kushdo që kadashur të punojë me dukuri shoqërore të pas 90-ës në Shqipëri, të dhënat tona statistikore nëfushë janë, në rastin më të mire, të mangëta ose të manipuluara, e në rastin më të keq,joekzistuese. Dhe, rasti më i keq është fort i pranishëm. Sa mw afër së sotmes, aq më të sakta etë plota janë të dhënat.

Të jetuarit më dysh: ShBA

Page 156: perpjekja_26-27

156Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

MIGRIMI I SHQIPTARËVE TË PAS 90-ËS NË LONDËR

Nga Zana Vathi*

Qendra e Sussex për Studimet e Migracionit Universiteti i Sussex

Hyrje

Politikat e imigracionit në Britani dhe imigrantët e rinj

Si shumë vende të tjera evropiane, Britania e Madhe ka përjetuar imigracion tëkonsiderueshëm në historinë e saj bashkëkohore. Megjithatë migrantët e periudhës sëpasluftës, që ishin të ndryshëm nga pikëpamja fetare dhe racore me pjesën dërrmuesetë popullsisë evropiane, arritën më herët në Britani në krahasim me vendet e tjera.Ndoshta si rezultat i këtij fakti historik, Britania ka qenë ndër vendet e para në marrjene masave dhe përpilimin e politikave për menaxhimin e multikulturalizmit. Britaniaështë krenuar për theksin e vënë mbi luftën kundër racismit dhe diskriminimit shumëmë herët nga ç ka ndodhur në vende te tjera të Evropës. Por në të njëjtën kohë, ka qenëpo Britania që ka filluar e para me politikat për pakësimin dhe, më vonë, bllokimin eimigracionit, duke filluar në 1968 me Aktin e Imigracionit të Commonwealth.2

* Zana Vathi është studiuese Marie Curie dhe kandidate për doktoraturë në Universitetin e Sussexnë Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin ajo po studion integrimin e shqiptarëve në Evropë,duke u përqendruar tek Londra, Selaniku dhe Firenceja, dhe duke e vënë theksin sidomos tekfëmijët e emigrantëve shqiptarë ose brezin e dytë. Të dhënat për këtë shkrim vijnë nga kërkimet me komunitetin shqiptar në

Londër nëdhjetor 2007 deri në mars 2008. Ajo dëshiron të falenderojë udhëheqësin e saj shkencor Prof. Russell King, Komisionin Evropian, programin Marie Curiedhe netuorkun TIES-RTN që sponsorizon kërkimet e saj shkencore, shoqatën Ardhmëria nëLondër për ndihmën me realizimin e kërkimeve atje dhe të gjithë ata të cilët ndanë me të eksperiencat e tyre të migrimit.

2 Kymlicka, W. (2000). Një pikë pamje nga AmerikaVeriore. Raport mbi Komisionin e tëArdhmes së Britanisë Multi-Etnike: Perspektiva nga Mbretëria e Bashkuar, Amerika e Veriut dheEvropa Kontinentale. Gazeta e Studimeve Etnike dhe Migratore (Journal of Ethnic andMigration Studies), 26, 719-738.

Page 157: perpjekja_26-27

157Përpjekja

Tiparet e imigracionit dhe si rrjedhojë dhe debatet e politikat rreth kësaj temekanë ndryshuar shumë gjatë dy dekadave të fundit në Britani. Këto zhvillime kanëvënë theksin mbi marrjen e masave të rrepta për të ndaluar imigrimin dhe çështjet qëkanë të bëjne me azil kërkuesit kanë qenë në qendër të këtyre debateve. Gjithashtu,politikat e imigracionit në Britani janë karakterizuar nga një dualizëm; nga njëra anëjanë marrë masa të ashpra në lidhje me kontrollin e kufijve dhe dhënien e qytetarisë dhenga ana tjetër është zhvilluar një sistem shumë përparimtar për të drejtat dhe integrimine minoriteteve. Megjithatë, sa më shumë që imigracioni i vazhdueshëm pranohet dhenjihet gjithnjë e më shumë institucionalisht, aq më shumë menaxhimi i imigracionit nëBritani fokusohet në aspekte më të gjera të jetës së imigrantëve, si psh punësimi,shërbimet e mbështetjes sociale, të bashkimit familiar, integrimit dhe marrjes sëqytetarisë.

Shqiptarët bëjnë pjesë në grupin e imigrantëve të rinj në Britaninë e Madhe, tëcilët filluan të arrijnë gjatë viteve 1990 pas një ndërprerje prej disa dekadash tëimigracionit. Çështja e imigrantëve të rinj është sidomos e lidhur me ligjet dhe politikate azilit politik sepse vitet 1990 shënuan një rritje të madhe në numrin e azilkërkuesve. Sirrjedhojë e pragmatizmit në politikat e migracionit, imigrantët e rinj janë në pergjithësipak të studiuar dhe të lënë mënjanë në programet për minoritetet. Për më tepër,megjithëse numri i migrantëve që kanë hyrë në Britaninë e Madhe ka qenë më i vogëlnë krahasim me vendet e tjera evropiane, migrantët e rinj nuk kanë qenë të mirëpritur,sepse mendohet që ata mund të krijojnë rritje të vazhdueshme të imigrimit në të ardhmendhe të prishin balancën e krijuar tani për disa dekada të privilegjeve dhe të të drejtaveqë u janë dhënë minoriteteve të vjetra me origjinë nga vendet e Commonwealth3.

Migracioni i shqiptarëve në Britani

Migracioni i shqiptarëve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit në Britaninëe Madhe është shumë pak i studiuar. Deri më sot studimet mbi shqiptarët kanë qenëfokusuar në perberjen e grupit ne periudhen para legalizimit dhe ca aspekte te ketijprocesi ose migrimin e shqiptareve nga Kosova.4 Përmasat e këtij komuniteti ështëshumë e vështirë të përcaktohen, dhe të dhëna nga burime të ndryshme ndryshojnëndjeshëm. Raportet e studimeve të instituteve studimore britanike5 e vlerësojnëmadhësinë e komunitetit shqiptar në Britani rreth 2300 deri në vitin 2001. Qeveriashqiptare, nga ana tjetër, e vlerëson komunitetin shqiptar në Britani të jetë rreth 50000

3 Favell, A. (1998). Filozofi të Integrimit: Imigrimi dhe Ideja e Qytetarisë në Francë dhe Britani (Philosophies of Integration: Immigration and the Idea of Citizenship in

France and Britain). New York: Palgrave. Kostovicova, D. (2003). Shqiptarët në Britaninë eMadhe: identiteti diasporik dhe eksperienca nga një perspektivë arsimore që nga 1990. Gazeta e Studimeve për Ballkanin dhe Lindjes së Afërme (Journal of Balkan and near Eastern Studies), 5, 53-69.

5 Instituti i Studimeve të Politikave Publike (IPPR) 2005

Migrimi i shqiptarëve në Londër

Page 158: perpjekja_26-27

158Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

- të tretin për nga madhësia në Evropë, pas Greqisë (600000) dhe Italisë (250000).Aktivistë kryesorë të komunitetit shqiptar në Londër mendojnë që komuniteti ështërritur në 1000006.

Britania nuk është një nga destinacionet e hershme të migracionit bashkëkohortë shqiptarëve. Në fakt, ishte vetëm pas krizës së vitit 1997 në Shqipëri dhe luftës së1999 në Kosovë që migracioni i shqiptarëve në Britani mori përmasa të konsiderueshme.Britania dhe Londra si destinacioni kryesor i shqiptarëve ishin pak të njohura nëShqipëri, ndryshe nga p.sh. Italia, por dhe Greqia për pjesën jugore dhe juglindore.Duhet përmendur që Londra mban një pozicion të veçantë në historinë e imigracionitnë Britani, dhe larshmëria dhe multikulturalizmi që e karakterizon prej shekujsh kanëndikuar në vetë nocionin dhe përcaktimin e vazhdueshëm të identitetit dhe kulturësangleze. Londra ka qenë destinacion kryesor për shumë grupe imigrantësh në Britani,dhe për shumë prej tyre e gjithë historia dhe eksperienca migratore janë të lidhura mekryeqytetin anglez.

Studimet e para mbi migracionin në Britani e përshkruajnë komunitetin shqiptarsi të përbërë kryesisht nga burra të moshës 20-30 vjec, ndërsa gratë arritën më vonë një histori pothuajse tipike e migracioneve në përgjithësi. Pjesa më e madhe e migrantëvevijnë nga Shqipëria Veriore, megjithëse një pjesë e tyre ishin më parë migrantë në Greqidhe në Itali përpara se të vendoseshin në Britani për mundësi më të mira punësimi dhepër t i shpëtuar diskriminimit në këto vende. Meqenëse rrugët ligjore të imigrimit nëBritani mungonin, rrugët e hyrjes ishin të limituara tek kërkimi i azilit, hyrjes ilegalishtdhe, vetëm pas disa vitesh, në numra shumë të vegjël, nëpërmjet bashkimit familiar.Arsyet për të emigruar lidheshin me varfërinë dhe papunësinë në Shqipëri, përmbysjene skemave piramidale, gjakmarrjen dhe më vonë bashkimit me të afërm që kishin migruarmë parë.

Megjithëse në numra të vegjël, nëse do t i krahasonim me minoritetet e tjera,migrantët shqiptarë arritën në Britani në fund të viteve 1990 kur diskutimet politikeishin ndërkohë të karakterizuar nga keqpërfolja dhe ndëshkimi i azil-kërkuesve dhesidomos i impaktit të tyre mbi sistemin shëndetësor dhe atë të mbështetjes sociale.7

Për më tepër, ndryshe nga imigrantët e tjerë të cilët vendoseshin në zona në të cilat kishndërkohë imigrantë të të njëjtës origjinë të ardhur më herët, para fundit të viteve 1990nuk eksistonte ndonjë komunitet shqiptarësh i vendosur në Londër. Mungesa e statusitligjor shihej si pengesa kryesore ndaj integrimit, por një studim mbi migrantët ngaEvropa Lindore në Londër tregoi që shqiptarët kishin nivelin më të ulët arsimor dhenjohuri të pakta të anglishtes, me 70 përqind të tyre që dinin pak ose nuk dinin fare

6 Të intervistuar në Dhjetor-Mars 20087 Hampshire, J. (2005). Qytetari dhe Përkatësi: Imigrimi dhe Politikat e Qeverisjes Demografikenë Britaninë e Pas Luftës. New York: Palgrave.

Page 159: perpjekja_26-27

159Përpjekja

anglisht.8 Për pasojë, migrantët shqiptarë ishin përqendruar në sektorë specifikë tëpunës, si për shembull, në ndërtim, garazhe makinash, restorante dhe pub -e. Idetëpatriarkale të organizimit të familjes dukej se ishin importuar në Britani, dhe kjo dukejsi në riprodhimin e ndarjes në roleve në mes gjinive, edhe në mënyrën se si merreshinvendimet në lidhje me dërgesën e ndihmës financiare ndaj familjes në Shqipëri.

Qytetaria dhe vendosja në Britani

Komuniteti shqiptar është tani një komunitet i vendosur përfundimisht në Britani,dhe amnistia për familjet e shpallur në vitin 2003 dhe marrja e qytetarisë nga migrantëtshqiptarë nga 2005 e në vazhdim, ishin ngjarje të rëndësishme të këtij procesi.9 Shumicae atyre që sot jetojnë në Britaninë e Madhe, u paraqitën si azil kërkues, por pasojat ekëtij vendimi ishin më serioze sesa migrantët shqiptarë mund t i imagjinonin në fillim.Këto pasoja u zhvilluan gjatë gjithë periudhës së stabilizimit të këtij komuniteti e cilazgjati mesatarisht 5-7 vjet, me disa prej tyre të paraqitura vetëm pas marrjes së qytetarisë.Vitet e para përshkruhen nga migrantët si vite të pasigurisë së madhe, frike dhe ngecjejetotale. Ata tregojnë se si jeta e tyre kishte ngelur peng ndaj përfundimit të proçesit telegalizimit, që shoqërohej nga një persekutim psikologjik për shkak të procedurave tëgjata si pjesë e këtij procesi. Njësoj e fortë është dhe ndjesia e arritjes për marrjen eqytetarisë britanike ose British-in si migrantët shqiptarë i referohen qytetarisë sëpërfituar kohët e fundit dhe të vendosur përgjithmonë në Britani, shpeshherë kjo eparë në kontrast me shqiptarët në vende të tjera dhe situatën e tyre të paqëndrueshmenë lidhje me dokumentacionin.

Megjithatë marrja e Britishit kushtoi shumë. Migrantët shqiptarë u detyruan tërrinë të ndarë për shumë vjet nga familjet, gjë që ishte mjaft traumatike sidomos për ataqë nuk kishin migruar asnjëherë para ardhjes në Britani. Ky proces ishte dhe një takimme shtetin ; shqiptarët largoheshin nga një Shqipëri anarkike dhe kishin patureksperienca migrimi kryesisht në vendet e Evropës Jugore10, ku situata me imigracioninishte sidomos kaotike dhe e papërcaktuar, sidomos gjatë gjithë viteve 1990. Si migrantëtë papërvojë dhe të pa mësuar me forcën e ligjit, shqiptarët u gjetën para një sprovë tëpaparashikuar. Shumë u perballën me një dilemë të madhe nëse duhej të rrinin e tëvazhdonin të prisnin për rezultatin e kërkesës për azil ose të hiqnin dorë e të ktheheshin.Sidomos e dhimbshme ishte për ata migrantë të cilët gjatë atyre viteve humbën anëtarëtë familjeve dhe iu desh të zgjidhnin mëdyshjen nëse të shkonin në Shqipëri e të

8 Markova, E. & Black, R. (2007). Imigracioni Evropiano-Lindor dhe Bashkimi në Komunitete. Raport i Qendrës për Migracionin në Sussex dhe i Foundacionit Joseph Rowntree.

9 Amnistia e Lejes së Përhershme për Familjet e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme Britanike (Home Office) me 24 Tetor 2003.

10 King, R. (2003). Përmes detit dhe nëpër male: duke dokumentuar migracionin shqiptar.Gazeta Gjeografike Skoceze(Scottish Geographical Journal), 119, 283 309.

Migrimi i shqiptarëve në Londër

Page 160: perpjekja_26-27

160Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

shihnin familiarët e tyre për herë të fundit dhe të realizonin kështu detyrime tërëndësishme familiare sipas kulturës shqiptare, apo të rrinin në Britani e të realizoninqëllimin e vendosjes përfundimtare atje.

Pasoja të tjera negative lidhen me eksperiencën në tregun e punës. Për shkak tëmungesës së statusit, migrantët shqiptarë punonin më shumë në tregun e zi të punësku qenë pre e shfrytëzimit nga punëdhënësit, megjithëse kjo nuk shprehet si diskriminimdhe thjesht mundësia për të punuar kudo shihej si një rast e fat i mirë. Shumë prej tyrekishin të punuarit si një qëllim të rëndësishëm që të përmirësonin gjendjen ekonomiketë tyre dhe të familjes së tyre, kështu që shfrytëzonin cdo mundësi që të punonin përkohën që mund të rrinin në Britani. Situata me kushtet e punës u përmirësua shumë pasaprovimit të statusit të refugjatit dhe marrjes së shtetësisë. Megjithatë duhet përmendurqë komuniteti shqiptar në Britani është shumë i polarizuar në lidhje me nivelin e arsimitdhe integrimit në tregun e punës. Punët si ato në ndërtim dhe nëpër restorante, mbetenpunët tipike për ata me nivel arsimor të ulët. Megjithatë gjithnjë e më shumë po rritetnjë kategori në mes , që janë të vetëpunësuar, si për shembull, pronarët e restoranteve,dyqaneve, agjensive të udhëtimit, etj. Gjithashtu vihet re dhe një lloj lëvizjeje për mëlart në tregun e punës, kryesisht të disave prej atyre që ishin të arsimuar në Shqipëridhe vijnë nga zonat urbane megjithëse sektorët kryesorë të punësimit kanë të bëjnë mecështjet e imigrantëve, si për shembull në sistemin shëndetësor, ligjor dhe arsimor.Disa të tjerë janë detyruar që të punësohen në sektorët e ulët të ekonomisë dheshprehin pezmatim për pamundësinë për të vazhduar studimet me qëllim që të punoninnë një sektor të ngjashëm me atë në Shqipëri.

Megjithatë procesi i gjatë i legalizimit ishte një pengesë e madhe për integrimine brezit të parë. Teoricienë të ndryshëm në fushën e integrimit mendojnë që përpariminë lidhje me punësimin dhe llojin e punës dhe asimilimi ekonomik zhdukja e diferencavenë llojin e punës dhe nivelin e pagës për vendasit dhe ata me origjinë të huaj janëshumë të rëndësishëm sepse krijojnë mundësitë për tejkalimin e ndarjeve etnike dhepërgatisin integrimin social.11 Ashtu si dhe për shumë grupe të tjera migrantësh, arritjetmë të mëdha në fushën e integrimit lidhen me statusin e punësimit. Ndërsa integrimisocial është më pak i realizuar për shkak të mungesës së rrjeteve shoqërore dhemungesës së përpjekjeve për t i krijuar ato. Kur arriten ne Britani, siç ishte dhe rasti ishumë azil-kërkuesve të tjerë, migrantët shqiptarë u shpërndanë nga shërbimet socialegjë e cila detyrimisht ndikoi në marrëdhëniet qe ata mund të krijonin me vendasit,megjithese shpesh kjo u pasua me migrim të brendshëm ne drejtim të Londrës. Nëpergjithësi migrantet shqiptarë tregojnë që kanë pak shoqëri me vendasit, përveç disanjohjeve me familje të tjera shqiptare. Për shkak të mungesës së migracionit të metejshëmnë Britani perveç valës së parë në fund te viteve 1990, edhe numri i të afërmeve dhe i të

11 Alba, R. & Nee, V. 1997. Duke rimenduar teorinë e imigracionit për një erë të re teimigracionit. International Migration Review, 31, 826 74.

Page 161: perpjekja_26-27

161Përpjekja

njohurve ka mbetur i vogël.

Përveç pasojave sociale, ky proces pati dhe pasoja të rëndësishme mbi shëndetine migrantëve. Vitet e pritjes së kërkesës për azil përshkruhen nga migrantët si njëeksperiencë traumatike. Nje numër prej tyre vuajtën nga stresi dhe depresioni gjatëkëtij procesi dhe këto probleme nuk u zgjidhën kur statusi i refugjatit ishte përfituar.Situata është sidomos e vështirë për ata migrantë të cilët jetojnë në Britani me leje tëkufizuar qëndrimi prej një ose tre vjetësh dhe duhet të riaplikojnë vazhdimisht, ose eatyre të cilët akoma presin zarfin kaf për resultatin e kërkesës për azil. Kjo është sotpjesa më e brishtë e komunitetit e cila ndihet e izoluar dhe e ngelur pas pjesës tjetër tëkomunitetit që ka përparuar disi.

Epoka pas statusit: një komunitet i ri shqiptar?

Pas shumë vitesh frike, shprese dhe përpjekjesh, epoka pas statusit e gjenkomunitetin shqiptar të shushatur, të lodhur, por dhe shumë të transformuar. Kaosi irreth dhjetë vjetëve pritjeje pa njerëz dhe familje, që tërësisht u kthyen për në Shqipëringa autoritetet britanike, dhe rrjedhimisht u zhdukën papritur nga jeta e atyre qëqendruan, disa herë, me lindjen e shumë femijëve, përmirësimin në kushtet e jetesësdhe krijimin e disa linjave të përbashkëta të bashkëveprimit brenda komunitetit. Madjeu krijuan organizata shqiptare, disa prej të cilave të filluara nga migrantët Kosovarë,dhe e shumta duke perfshirë si shqiptarë nga Shqipëria ashtu dhe nga Kosova, tëpaktën dy gazeta shqiptare qarkullojnë në Londër dhe bizneset në pronësi të shqiptarëve(kryesisht restorante dhe dyqane të vogla ushqimesh që nganjëherë kanë emra italianë),dëshmojnë sot për një komunitet që është në Britani tashmë për të qëndruar.

Mënyra e ardhjes si azil-kërkues, pavarësisht pasojave negative, e nxitiintegrimin e këtyre migrantëve në aspekte të tjera. Megjithëse jo në mënyrë direkte dhee shoqëruar me një numër të madh problemesh, të qënit azil-kërkues pati një efektpozitiv për integrimin në nivelin e mesëm. Ndryshe nga situata në Itali dhe Greqi, nëBritani migrantët shqiptarë ishin vazhdimisht në kontakt me strukturat shtetërore gjatëgjithë procesit të legalizimit, dhe iu nënshtruan një numri të madh programesh,projektesh për komunitetet dhe mbështetjes sociale. Kjo përfshinte edhe mundësi mëtë mëdha për arsimim dhe mësim të gjuhës angleze. Dhe për më tepër, mungesa e njëkomuniteti të stabilizuar më parë, bëri që kjo valë e parë e migrantëve të vijë në kontakttë drejtpërdrejtë me seksione të ndryshme të shoqërisë pritëse. Kjo ndihmoi në mësimindhe përvetësimin e retorikës sociale dhe politike të vendit, megjithëse duhet tëpërmendet që këtu mund të ketë ndikuar edhe fakti që kjo retorikë është shumë më ezhvilluar në Britani sesa në Greqi dhe Itali.

Megjithatë, ky proces u përjetua ndryshe nga burrat dhe gratë. Meqenësepërmirësimi i mundësive ekonomike dhe kapja e çdo mundësie për të provuar tregun epunës në Britani ishte një qëllim i rëndësishëm, burrat filluan punë shpejt pasi kishin

Migrimi i shqiptarëve në Londër

Page 162: perpjekja_26-27

162Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

arritur. Në përgjithësi burrat kryenin më shumë se një punë, gjë që i linte fare pak kohëtë shoqëroheshin apo të shikonin mundësitë për arsimim. Situata ishte ndryshe përgratë të cilat ndenjën në shtëpi me fëmijët dhe punuan me orë të kufizuara, ndërkohë qëvazhdonin kurse në kolegje dhe merrnin mësime për të mësuar gjuhën. Ndryshimet qëu shkaktuan nga kjo patën pasoja negative të cilat u duken më qartë pasi cështjajetësore e statusit ishte zgjidhur. Eksperienca e migrimit ndikoi në perceptimin endryshimeve dhe të të drejtave të gjinive dhe emancipoi shumë gra, të cilat kërkoninmë shumë barazi me burrat, gjë që shkaktoi kriza në familje, madje edhe divorce.

Ndërkohë që prindërit kishin mendjen në tregun e punës, shqetësoheshin përdokumentat dhe përballoheshin me probleme psikologjike, fëmijëve u duhej që tëadaptoheshin dhe të përballoheshin me mungesën e prindërve dhe ndjesitë e tyre tëpasigurisë në lidhje me të ardhmen në Britani dhe, më vonë, me pamundësinë e prindërvepër të funksionuar në një vend ku ata kishin dashur aq shumë që të vinin. Fëmijët upërballuan gjithashtu me problemet e divorceve të cilat ndikuan në funksionimin efamiljeve dhe në mbështetjen praktike dhe emocionale të prindërve ndaj tyre. Në disaraste, pamundësia e prindërve për t u integruar, një barrë kjo për femijët, i zhvilloishumë këta të fundit. Sidomos, mungesa e anglishtes përmendet si nga prindërit ashtudhe nga fëmijët, si problemi më i madh i familjeve. Kjo i detyroi fëmijët që të marrin mbivete shumë nga përgjegjësitë e prindërve për të drejtuar familjen, si për shembullkomunikimi me institucionet, përgatitja e dokumentave të ndryshme, dhe në përgjithësi,lidhja me botën jashtë familjes. Ky ishte rasti sidomos i fëmijëve që arritën të vegjëlrreth moshës së shkollës. Mungesa e aftësive në gjuhë ka krijuar ndarje mes prindërvedhe fëmijëve dhe nganjëherë dhe zemërim dhe pakënaqësi të fëmijëve ndaj prindërvetë cilët nuk mund të kryejnë rolin e prindit sidomos në shkolla, e para bashkëmoshatarëvetë tyre. Dhe shumë më e rëndësishme është prishja e ekuilibrit, caqeve dhe roleve nëfamilje, sepse prindërit nuk mund të komunikonin dhe nuk mund të mbështesnin veten,ndërsa fëmijëve u mungonte prania e të rriturve si model dhe si figurë autoriteti.

Këto janë vetëm disa fenomene që ndodhën si pjesë e procesit të adaptimit, icili në përgjithësi u shoqërua nga një shok kulturor. Pasi qëllimi i vendosjes në Britaniishte arritur, migrantët shqiptarë e gjetën veten në një ambjent shumë multikulturor qëkarakterizohet nga një përzierje racash dhe etnish, dhe në anën tjetër, nga individualiteti,dhe fenomene të pakëndshme sociale si familje me një prind, droga, bastet, bandaadoleshentësh dhe kriminalitet të cilat ishin të pazakonshme në Shqipëri. Kjo ndikonnë strategjitë e integrimit të prindërve dhe i përqendron ato tek familja dhe arsimimi ifëmijëve, dhe jo tek përpekjet për të krijuar njohje dhe marrëdhënie me vendasit nëzonat ku ata jetojnë. Duhet përmendur që ekziston një ndryshim mes migrantëve qëvijnë nga zonat rurale dhe ato urbane në Shqipëri. Ata nga zonat urbane tregojnë njëpredispozicion më të madh që të krijojnë marrëdhënie me vendasit qoftë me anglezëtashtu edhe me minoritetet e tjera.

Nga ana tjetër, migrantët e vleresojnë ambjentin multikulturor të Londrës dhe

Page 163: perpjekja_26-27

163Përpjekja

praninë e njerëzve nga e gjithë bota, e cila e bën atë më pak armiqësore ndaj të huajve.Ky ambjent u jep atyre mundësinë të jenë anonime në lidhje me perkatësinë etnike dheu jep një ndjesi komforti të të qënit në një ambjent me pak shtresëzime sociale tëspikatura. Megjithatë diskriminimi ekziston dhe duket i drejtuar ndaj migrantëveshqiptarë kryesisht si azil-kërkues dhe si njerëz në asistencë sociale. Ndërkohë të qënitnë ambjente mikse nga pikëpamja etnike, nuk i mbron ata nga dallimet brenda këtyreambjenteve, sepse eksiston një hierarki dhe midis minoriteteve, dhe kështu ndjehen tëdiskriminuar si nga anglezët ashtu dhe nga minoritetet e vjetra.

Lind pyetja: A po krijohet komuniteti shqiptar si një copëz e re në mozaikunmultikulturor të Londrës? Vetëm një përqindje e vogël e migrantëve shqiptarë marrinpjesë në organizata, ndërsa migrantët nga Kosova tregojnë një tendencë më të fortë qëtë organizohen dhe sponsorizojnë aktivitete të komunitetit shqiptar. Nga ana tjetër,ndryshe nga minoritet e tjera, nuk ekziston ndonjë biznes tipik shqiptar, racë apo fe evecantë për këtë komunitet që t i dallojë ata nga pakicat e tjera. Ndërkohë tema dhepolitikat e multikulturalizmit duket që po adoptohen nga udhëheqësit e komunitetitshqiptar në përpjekjet e tyre për të krijuar një jetë solide të komunitetit. Megjithësendoshta akoma naiv po ta krahasosh me strategjitë e minoriteteve të vjetra dhe lobimine tyre për të mirat publike dhe për pushtet, bazuar në kulturën e vecantë të komunitetittë tyre dhe ruajtjes së saj, diaspora shqiptare po imiton këtë lloj strategjie për t unumeruar si një nga minoritetet e shumta që përbëjnë Londrën multikulturore. Njëqëndrim i ngjashëm karakterizon edhe qëndrimin e një seksioni të vetë imigrantëve, tëcilët kanë vënë re vecantinë e minoriteteve të tjera dhe përpjekjet e tyre për t uarespektuar kulturën, gjë që frymëzon strategjitë e tyre të integrimit.

Qëndrimi ndaj qytetarisë dhe përkatësisë

Pas përfitimit të statusit të refugjatit, shumë migrantë shqiptarë aplikuan dhepërfituan qytetarinë Britanike. Megjithatë periudha e pritjes së gjatë, sfidat dhe vuajtjetqë ata dhe familjet e tyre kaluan, i dobësuan ndjenjat e përkatësisë ndaj Britanisë.Qytetaria shihet më shumë si një arritje, si fundi i makthit të kërkimit të azilit dherealizimi i qëllimit final të projektit migrator në Britani. Gjithashtu shërben për të siguruarprindërit që ata morën një vendim të mirë, që sakrificat ndaj të cilave e nënshtruanveten dhe familjet e tyre, ia vlejtën, sepse qytetaria do t i hapë mundësi fëmijëve për tëqëndruar dhe për t u arsimuar në Britani. Qytetaria shihet gjithashtu si një instrumentqë siguron më shumë akses në fondet publike, më shumë përfitime dhe mundësinë elëvizjes së lirë. Akoma më e rëndësishme është për ta të pasurit e të drejtave tëpërgjithshme, jo thjesht për funksionimin e tyre si qytetarë britanikë, por për t i dhënëfund diskriminimit dhe keqtrajtimit që janë të shoqëruara me fjalët azil kërkues , refugjatapo imigrant në këtë vend.

Atëherë ku ndihen se « përkasin » këta migrantë? Duke e vlerësuar vendimin etyre në pozicionin e një emigranti ekonomik dhe duke vlerësuar avantazhet dhe

Migrimi i shqiptarëve në Londër

Page 164: perpjekja_26-27

164Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

disavantazhet e vendimit të tyre për të migruar në Britani, migrantët shqiptarë vënë redhe pranojnë ndryshimet e kulturës britanikë dhe institucioneve sociale me ato të cilatata vlerësonin në të shkuarën e tyre, dhe ndjehen disi të huaj nga ana kulturore.Kostoja e pritjes, pësimet humbja e të dashurve dhe të afërmëve, ndarja për shumëvjet me shtëpitë dhe vendin e tyre, problemet shëndetësore e kanë dëmtuar ndjesinëe përkatësisë në Britani, dhe tek disa ndjesia e një humbjeje të pariparueshme nukështë fshirë. Në raste te tjera, pavendosmëria se ku përkasin, individualiteti dheoportunizmi karakterizojnë tregimet e tyre, që tregojnë për pak ndjesi përkatësie apopërgjegjësie civile ndaj shtetit te ri. Po këta qytetarë të rinj ndihen edhe të parëndësishëmnë lidhje me ushtrimin e së drejtës së votës, kështu që integrimi politik është gjithashtui dobët.

Në ndryshim nga qëndrimi në vitet e para të migracionit, disa nga migrantëtshqiptarë po konsiderojnë kthimin në Shqipëri. Meqenëse arritën qëllimin e vendosjessë përhershme në Britani, ndërsa ata ndihen të moshuar dhe fëmijët po vendosentashmë në Britani, prindërit preferojnë që të kthehen në ambjentin e tyre, aty ku rrethifamiliar dhe shoqëror është më i madh dhe aktiv dhe gjejnë më shumë mbështetje, nënjë vend me klimë më të mirë për vitet e pleqërisë, dhe në rastin e profesionistëve si njëmënyrë për t u rehabilituar nga statusi i migrantit dhe për të riafirmuar veten siprofesionistë. Mendimi për t u kthyer shprehet dhe nga disa fëmijë, të cilët vlerësojnëmbështetjen e familjes në Shqipëri dhe e shohin kthimin si një shpëtim nga integrimi idobët social.

Mungesa e përgjegjësisë civile dhe e përkatësisë është vënë re edhe nëminoritetet e tjera në rrethinat e Londrës.12 Por në rastin e brezit të parë të imigrantëveshqiptarë, ekziston një lloj vlerësimi dhe lidhjeje me Britaninë e cila transmetohet edhetek fëmijët. Megjithatë ky vlerësim dhe kjo lidhje vlerësohen dhe janë të ndërtuarathjesht mbi bazën e të mirave të fituara dhe të mundësive që Britania u ofroi atyre dhefëmijëve të tyre. Prindërit i inkurajojnë fëmijët të vlerësojnë dhe respektojnë Britaninënë shenjë mirënjohjeje për ndihmën materiale që iu dha, dhe për hapjen e mundësivepër një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Qëllimet e migrimit dhe realizimi i tyreduket që kanë ndikuar në ripërtëritjen sociale. Përgjithësisht, komuniteti shqiptar porritet përgjatë linjave te organizimit multikulturor të Londrës dhe, ndërkohë që fëmijëtpërgatiten në rrugën e tyre drejt qendrës së metropolit botëror, prindërit ngelen tësiguruar që projekti i tyre migrator ështe realizuar me sukses.

Brighton, Shkurt 2010.

12 Baumann, G. (1996). Duke Kontestuar (konceptin) Kulturë: Diskutime të Identitetit nëLondrën Multi-Etnike. Cambridge: Cambridge University Press.

Page 165: perpjekja_26-27

165Përpjekja

DELJA E ZESË MES NESH *

Ose meditime dhe hallakatje nëpër rrugicat e Zürich-ut dhe të frikës njerëzore

Nga Albana Rexhepaj**

Dy dele të bardha rrinë të tërhequra, me një qëndrim e sy që tradhëtojnë njëdëshirë të fshehur; një dëshirë të plotësuar nga një dele e tretë, po e bardhë, më eguximshmja mes tyre, e cila, me buzëqeshje në sy, nxjerr me shkelma jashtë territorit tëdeleve të bardha një dele të zezë. Kështu e shpreh figurativisht Partia PopulloreZvicerane (SVP) premtimin e saj për ca siguri më shumë për zviceranin - dele e bardhë,i frikësuar nga i huaji - dele e zezë, që po shtohet e po kërcënon sigurinë e tij.

Një metaforë e thjeshtë, një mesazh i qartë.Historia e metaforës së deles së zezë i ka rrënjët diku në lashtësi, në kohërat kur

njerëzit leshin e deles e kishin burim të rëndësishëm jetese. Leshi i deles, pasi lahej,rrihej dhe përpunohej e, më pas, ngjyrosej për t a shitur apo përdorur për nevojatvetiake. Njeriu i gëzohej deles së bardhë, i gëzohej çdo deleje të bardhë që pillte deljae bardhë. Sepse, kur delja e bardhë sillte në jetë një dele të zezë, për njeriun ishte njëditë e hidhur: çfarë të bënte ai me leshin e zi? Çfarë të bënte me delen e zezë, qëpërveçse ca kile mishi, nuk të jepte gjë tjetër? Njeriu e izoloi delen e zezë nga tufa ebardhë, duke ja hequr kështu mundësinë e riprodhimit, e shumëfishimit.

Por delja e zezë kthehej përsëri, ashtu siç edhe një fëmijë plangprishës në njëfamilje të qetë e solide prej brezash, që beson në zot e falet rregullisht. Delja e zezë -fëmija plangprishës: dy mallkimet e njeriut te hershëm. Delja e zezë - fëmija plangprishës:dy bashkëudhëtarët e njeriut. Deri në kohërat moderne, kur delja u kolektivizua në

* Eseja Delja e zezë mes nesh është shkruajtur në vitin 2007, në prag të fushatës zgjedhore qëpërshkruhet në ese, dhe është botuar në blogun selfmaderadio.blogspot.com. Kjo ese ështëpërgatitur për t u diskutuar në Internet, ndaj ka përgjithësisht formën dhe natyrën që kanëartikujt apo analizat që shkruhen për këtë medium. Në versionin e tanishëm janë bërë,megjithatë, disa përmirësime në formulime, janë shtuar disa shifra - ndërhyrje që nuk kanëndryshuar as frymën dhe as përmbajtjen e saj të hershme. Shifrat e përdorura në ese janëkonsultuar me librin Kosova-Schweiz g: Die albanische Arbeits- und Asylmigration zwischenKosovo und der Schweiz (1964-2000), Hans-Peter von Aarburg & Sarah Barbara Gretler, 2008.1*Albana Rexhepaj jeton e punon prej 15 vjetësh nëZvicër dhe shkruan në bloge në shtyp mbiçështje të ndryshme të shoqërisë së sotme shqiptare.

Delja e zezë mes nesh: Zürich

Page 166: perpjekja_26-27

166Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ferma të mëdha të kontrolluara nga një grusht njerëzish; kur njeriu zbriti në qytet tëpërpunonte leshin e deles në fabrika, me kujtimin e deles së zezë në kokë e me fëmijënplangprishës në shtëpi.

Zvicra bën pjesë tek vendet me përqindje të lartë të të huajve; sipas statistika tëqeverisë zvicerane, përqindja e të huajve në Zvicër është diku tek 21%. Në këtë përqindjepërfshihet si azilanti që preku tokën zvicerane dje, ashtu edhe një fëmijë i lindur nëZvicër, familja e të cilit jeton në këtë vend prej dy brezash (afërsisht 50 vjet); përfshihetsi drejtori i një banke zvicerane, ashtu edhe pastruesja ilegale e shtëpive; si akademikugjerman ashtu edhe shitësi shqiptar i drogës; si Tina Turner, ashtu edhe gruaja anonimebrenda ferexhesë.

Por, delja e zezë e SVPsë nuk është Tina Turner, nuk është gjermani, nukështë as edhe italiani që jeton prej dy brezash në Zvicër. Ky, italiani, ishte dele e zezëdje; sot delja e zezë është kryesisht shqiptari dhe muslimani e, me raste, edhe serbi.Delja e zezë është i huaji i kulturës së luftës; i kulturës së burrave të fortë, krenarë e

macho; i kulturës së gruas së shtypur; i kulturës së fesë intolerante . Janë pikërishtkëto kategori të huajsh që kanë ndrydhur zviceranin, që i kërcënojnë qetesinë, që ikërcënojnë sigurinë, që i kërcënojnë mirëqënien .

Argumentat e SVPsë:

** Që prej 1954 numri i të rinjve të gjykuar për akte dhuneështë dhjetëfishuar. Kontributi kryesor në këtë rritje dhune vjen nga tërinjtë e huaj apo të huaj të atdhesuar.

Stacionet e trenave janë kthyer në bastione të bandave të tëhuajve që prishin e ndotin mjedisin, merren me tregëti droge apo ekonsumojnë atë, ngacmojnë, kërcënojnë apo rrahin kalimtarët.Udhëtimi pa bilet në mjetet e transportit publik është kthyer në një tëdrejtë. Përdorimi i thikave, i grushteve, garat e makinave janë bërë jovetëm kërcënuese për vendasit por po shërbejnë edhe si një model ikeq për të rinjtë zviceranë.

Numrin e madh të të huajve (21%) nga kultura të huaja evuan shkolla. Trupa mësimore ndihet e pafuqishme. Numri i punonjësvesociale në ndihmë të mësuesve sa vjen e rritet, por pa efekt.

Shkolla zvicerane nuk ka nevojë të bëjë programe të veçantapër çdo grup etnie apo besimtarësh: ligjet e Zvicrës janë të njëjta përtë gjithë. Edhe krimi më i vogël duhet të dënohet. Toleranca zero.

**Adaptuar nga konferencat për shtyp të SVP, 2006 2007

Page 167: perpjekja_26-27

167Përpjekja

Dhuna në oborret e shkollës të ndalohet me prezencën e policisë. Tërinjtë që kapen në akte dhune, duke përdorur apo tregëtuar drogë, tëgjykohen pa meshirë. Të çohen në institucione riedukimi. Ata që nukpërmirësohen të largohen nga vendi së bashku me familjet e tyre.

SVP foli me zë të lartë ato që, pakashumë, fliteshin e diskutoheshin në tryezat eshumë familjeve zvicerane, në tryezat e birrës dhe kafes, pavarësisht nga parapëlqimetpolitike të bashkëbiseduesve. Është fakt që shumica e emigrantëve që jetojnë nëZvicer janë njerëz që respektojnë përgjegjësitë dhe të drejtat. Është fakt që shumica eemigrantëve në Zvicër janë njerëz punëtorë, të ndershëm që, ashtu si edhe vendasit,jetojnë e punojnë duke respektuar vetëvetën dhe tjetrin. Por është, gjithashtu, fakt qënë këtë vend është edhe ai, emigranti tjetër: emigranti i mëkateve, fëmija plangprishës,delja e zezë. Ky fëmijë plangprishës, kjo dele e zezë ka një emër të përveçëm: Quhetjugo , por më shpesh shipi .

Termi shipi është një term i ri që qarkullon në oborret e shkollave dhe shënonnjë moment të ri: atë të specifikimit, të dhënies së një përgjegjësie direkte një grupi tëpërveçëm brenda bashkësisë heterogjene të jugove - emër i përdorur fillimisht për tëkarakterizuar grupin e madh të të ardhurve nga republikat ish-jugosllave. Fillimisht,fjala jugo krijonte në mendjen e njerëzve hartën e gjithë ish-Jugosllavisë, më pasvetëm atë të Serbisë dhe Malit te zi dhe, pak më pas, vetëm atë të Kosovës. Shipi , -këta janë shqiptarët e Kosovës.

Ardhja masive e shqiptarëve nga Kosova në Zvicer, pasojë e gjenocidit serbdhe bombardimeve të Natos, shënon një dukuri të re në historinë e emigracionit nëZvicër. Më përpara se shqiptarët, emigracionin politik në Zvicër e kishin aplikuarhungarezët (1956), cekët (1967), polakët mbas 1980, kurdët dhe tamilët. Por asnjëri ngakëto grupe nuk e pati dhe as e ka madhësinë e grupit të shqiptarëve. Vetëm në vitin1999 llogariten rreth 30 mijë azilkërkues nga Kosova. Midis 1998 dhe 2000, numri iazilkërkuesve llogaritej mbi 100 mijë.

Emigracioni politik i shqiptarëve i viteve 90 është i lidhur me emigracioninekonomik të viteve 70 - 80. Në këtë periudhë kohe, Zvicra, pas mbarimit të burimevenjerëzore të ofruara deri atëkohe nga Italia, Spanja dhe Portugalia, ju drejtua republikëssë Titos. Të parët shqiptarë dhe sllavë që erdhën në Zvicër ishin punëtorë të kualifikuardhe, bile-bile, edhe me diploma universitare. Këta quheshin sezonierë, sepse punoninme sezone.

Sezonier ishte pak a shumë një gjendje tranzite, vetëm me një këmbë. Sezonierivinte për të punuar por pa familjen. Politikat zvicerane të asaj kohe e gjetën shumëkomode politikën e ndarjes nga familja: ishte një politikë që nuk kërkonte asnjë llojfinancimi, asnjë lloj investimi; ishte një politikë që lejonte gjithmonë të hapur opsionine mbylljes së derës kur sezonieri të mos nevojitesh më. Emigrantët sezonierë dhefamiljet e tyre, megjithatë, e pranuan këtë zgjidhje, sepse tek ky lloj emigracioni kishingjetur ndoshta të vetmen zgjidhje të mundshme. Kur në Kosovë, gjatë viteve 80- 90,sistemi ekonomik u shkatërrua, sezonieri u bë i vetmi burim të ardhurash, e vetmja

Delja e zezë mes nesh: Zürich

Page 168: perpjekja_26-27

168Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

rrugë shpëtimi. Sezonieri tërhoqi vëllain, vëllai kunatin, e, kështu, gati çdo familjedërgoi dikë për të fituar paranë e për të financuar familjen e madhe të lënë mbrapa papunë.

Të parët që erdhën në Zvicër në vitet 90 ishin familjarët e sezonierëve. Pastaj,kur situata eskaloi, erdhën të afërmit e tyre, të afërmit e të afërmeve dhe të afërmit ekëtyre të fundit. Mbi 100 mijë.

Papritur e pakujtuar njerëzit e ardhur ishin të pranishëm kudo. Të rinj të veshurndryshe, që silleshin ndryshe, flisnin ndryshe; burra dhe gra me kode të tjera veshjejedhe komunikimi. Familjet e mëdha u vendosën së bashku në të njëjtin lokalitet, në tënjëjtën banesë, dhe vazhduan jetën e tyre normalisht si më parë. Komunikimi i bujtësitdhe mikëpritësit, në nivel personal, u mjaftua me një minimum formalitetesh. Në nivelshoqëror, komunikimi nuk e tejkaloi formulën e bujtësit viktimë dhe pritësit bujar.

Ndërsa lufta vazhdonte (bujtësit e ndiqnin atë nga ekranet e televizorëve dheprej telefonave), në vendin e ri, fëmijët duhet të futeshin në shkolla kurse të rrituritduhet të fitonin bukën e gojës: Rroga e sezonierit, që kaq mirë i kishte ruajtur ata ngamizerja ekonomike në atdhe, këtu, në atdheun e ri, ishte e pamjaftueshme.

Futja e femijëve në shkolla solli konfrontimet e para. Të ardhurit përfaqësoninkryesisht atë segment të shoqërisë kosovare që i kishte ndenjur larg shkollës. Tëardhurit e rinj vinin kryesisht nga fshati dhe së shumti kishin bërë vetëm disa klasëshkollë. Ndalimi i shkollave shqipe në Kosove pas viteve ´80 e kishte përkeqësuaredhe më shumë situatën në edukim duke rritur nivelin e analfabetizmit. U desh hasja ekësaj dukurie në disa elementë brenda një shkolle, disa shkolla brenda një qyteti, e disaqytete brenda Zvicrës, që dukuria të konsiderohej një kategori më vete, mëproblematikja ndër të huaj.

Pa ndonjë interes të veçantë për shkollën, i paaftë për të kuptuar rëndësinë e sajpër fëmijët në realitetin e një shoqërie shërbimesh, i varfër ekonomikisht, i ardhuri nukarriti t i bëhej mbështetje fëmijës. Edhe kur e kuptonte emocionalisht ai ishte i paaftëpër ta ndihmuar atë me ekspertizë apo duke financuar ndihmë.

Papritur e pakujtuar, shkolla që notonte në ujëra të qeta, filloi të ndeshej me njëgrup të veçantë nxënësish: nxënës që as nuk e flisnin gjuhën, as e mësonin atë; tëpaaftë për të ecur me ritmet e klasës dhe pengesë për ritmin e saj. Papritur e pakujtuar,shkolla filloi të kishte të bënte me një kategori prindërish që as nuk e flisnin gjuhën, ase mësonin atë, që nuk i nxisnin fëmijët të mësonin gjuhën, por as edhe lëndët e tjera; qënuk kishte interes për shkollën e që nuk donte të merrte pjesë në problemet e saj, qënuk e ndjente veten pjesë të zgjidhjes.

Dialogun dhe bashkëpunimin e dështuar, shkolla u mundua ta zëvendësojë mekrijimin e klasave të veçanta ku fëmijët në nevojë dërgoheshin pas mësimit të rregulltpër të mësuar gjuhën; duke shtuar mësuesit që i ndiqnin e i ndihmonin këta fëmijë gjatëorës së mësimit.

Papritur e pakujtuar, në oborrin e shkollave filloi të shfaqej një fenomen i ri, ipanjohur për shoqërinë e qetë zvicerane: fenomeni i dhunës. Vendasi e interpretoidhunën si element të kulturës patriarkale të bujtësit, të kulturës ku burri njihet nga

Page 169: perpjekja_26-27

169Përpjekja

fortësia. Ajo që më pak u kuptua nga mikepritesi ishte fakti se pertej mentalitetit,shkaku i dhunës duhej kerkuar edhe tek frustrimi, tek frustrimi i të gjithë brezavebrenda një familje: burra, gra, të rinj dhe të reja kishin dalë jashtë kontekstit të tyresocial, kishin dalë jashtë roleve të përkufizuara e trashëguara tradicionalisht, ishin nërealitetin e ri pa rrjetin social që deri tani u kishte siguruar punën dhe statusin social;ishin të varfër ekonomikisht dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen.

Të huajt e rinj filluan të bëheshin shpesh e më shpesh subjekt i diskutimit tëvendasit. Shumicën e kohës me zë të ulët dhe me një ndjenjë faji. Tek-tuk dëgjohejndonje zë i lartë që shuhej shpejt nga vështrimet kritike si të vendasit ashtu edhe të tëardhurit. Por problemet ishin aty. Zgjidhjet akoma jo.

Në një atmosferë të tillë, kur është krijuar ndjesia se diçka po ndodh por nuk epërkufizon dot se çfarë tamam, vjen, në verë të vitit 1998, iniciativa e Caritas për tëfinancuar Rrjetin e Kontaktit për shqiptarët. Ky rrjet, i quajtur Urat , i konceptuar sinjë projekt integrimi, do ti shërbente afrimit përtej formalitetit të familjeve zviceranedhe atyre kosovare. Kostoja e këtij projekti 50 mijë Sfr.

Në demokracinë popullore zvicerane, çdo lloj financimi i bërë me taksat e popullitkalon përpara popullit, gjykohet prej tij dhe merr veton e tij. Jo rrallë, projektet kandidatepër financim e kërkojnë vëmendjen e popullit nëpërmjet fushatave reklamuese. Tënjëjtën rrugë ndjekin edhe kundërshtarët e këtyre projekteve.

Që të huajt e rinj kishin nevojë për një rrjet kontakti, duhet t u jetë dukurorganizatorëve si një zgjidhje e vetëkuptueshme në situatën ngërç krijuar midis bujtësitdhe pritësit. Një nga ato zgjidhjet e vetëkuptueshme për të cilat, bile, nuk është nevojatë shpjegohesh. Një nga ato zgjidhjet e vetëkuptueshme për të cilat nuk ka përse tëinvestosh në reklamim.

Boshllëkun e reklamës së Caritas e mbushi reklama e kundërshtarit me emrinSVP: Një reklamë agresive që luante në zonën gri. Reklama e SVP ishte ndërtuar mbi njëkoncept të njohur në marketing: mesazhi i reklamës duhet të dominojë, çdo gjë tjetërështë e parëndësishme; koncepti i mesazhit duhet të jetë i tillë që të mos kalojë pa uvënë re, që t u ngulet automatikisht njerëzve në kokë, që t u ngulet e të mos u shqitet,që të mos u shqitet në mënyrë të tillë, që edhe nëse njerëzit nuk e kishin ndërmend tëmendonin për të kështu, do ta mendojnë kur të dëgjojnë komshiun të ankohet përfëmijën e rrahur, do ta mendojnë kur të dëgjojnë frustrimin nga i huaji të burrit, apo mëshpesh të gruas-mësuese, kur të dëgjojnë për krimin e të huajit, kur të dëgjojnë përgruan apo vajzën e keqtrajtuar të të huajit, kur të lexojnë gazetën e mbushur me problemete të huajit, kur të lexojnë për koston e rritur të asistencës sociale. Mesazhi dominues ireklamës së SVPsë ishte i thjeshtë, i qartë, i pakomplikuar në përmbajtje, i shkurtër përt u mbajtur mend mirë, i paneglizhueshëm sepse armiqësor: me gërma të mëdha,SHQIPTARËT E KOSOVËS, me gërma akoma më të mëdha, JO! dhe gati i palexueshëm,sepse shkruar me gërma shumë të vogla, mesazhi për Rrjetin e Kontaktit .

Fitorja e SVPsë, ashtu siç edhe fushata e saj, ishte një shok. Reaksioni imenjëhershëm: e majta, kristianët, jeshilet dhe të gjitha OJQtë akuzuan SVP për mbjelljeracizmi. Rekama KOSOVO-ALBANER - NEIN! përfundoi në dyert e gjyqeve. Ndërkohë

Delja e zezë mes nesh: Zürich

Page 170: perpjekja_26-27

170Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

i huaji u ndje dy herë viktimë: një herë viktimë e serbit dhe një herë viktimë e zviceranëve.Ndërsa SVP me fushatën e saj, e reduktoi gjithë grupin e shqiptarëve në figurën e njënjeriu të vetëm, një të huaji që nuk duhej të financohej, se boll probleme na kashkaktuar , shqiptari i reduktoi zviceranët në figurën e një individi tërësisht armiqësorndaj të huajve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Probleme dhe fenomene të reja nxorën krye.U shtua numri i të papunëve. Nëse në fillimet e emigracionit në rradhën e

asistencës ishin prindërit apo të rriturit që sapo kishin ardhur nga Kosova, tani radhësi ishin shtuar edhe të rinjtë që po mbaronin shkollat me kualifikime të pamjaftueshmepër tregun e punës. Këta të rinj përfaqësonin atë brez të pafat që iu bashkangjitshkollës zvicerane në mes të rrugës dhe integrimin në shkolla e pati shumë më tëvështirë.

U shfaqën abuzuesit e sistemit të ndihmës sociale. Për një segment të grupit tëemigrantëve shqiptarë, me ndihmën sociale mund të jetohej mirë dhe, bile, mund tëndihmoheshin ekonomikisht edhe ata pjesëtarë të familjes që kishin mbetur nëvendlindje; mund të investohej në riparimin e shtëpive apo ngritjen e një të reje nëKosovë.

U shfaqën abuzuesit e pensionit të invalidit. Një segment tjetër kishte kuptuarse me pensionin e invalidit mund të jetohej më mirë se duke punuar në punë tëpakualifikuara. Kjo kategori njerëzish kishte zbuluar tregun e traumave të luftës. Mjekëzemërmirë që ua besonin këto trauma e ua dokumentonin nëpër dokumenta mjekësoregjendeshin gjithmonë.

Por, problemi më i madh filluan të bëheshin një segment i të rinjve, ata tëpamotivuarit e të mbështeturit nga prindërit për të mësuar, të mbyllurit në klanin familjar,të mbyllurit në grupin etnik dhe konstruktet e tij. Të konfrontuar me bollëkun dheprosperitetin e moshatarëve të tyre vendas, përballë një armiqësie gjithnjë e më tëhapur, të kapur midis dy realiteteve shumë të ndryshme, këta të rinj iu dorëzuanagresionit. Grupe të rinjsh që dilnin nëpër stacione trenash e që ngacmonin vendasit,që rrihnin moshatarët e tyre e u vidhnin telefonat, ipodet dhe lekët, u bënë tema e ditës.

Të gjitha këto fenomene të reja do të stilizoheshin në propagandën e SVP dhedo të ndihmonin këtë propagande në krijimin e imazhit të të huajit si një qënie kriminelekrahët e gjata të të cilit po shtriheshin kudo, duke bërë krime, vjedhur, duke prishurqetësinë e sigurinë. Edhe vetë i huaji e ndihmoi këtë imazh. Në vend të përballjes mekëto fenomene, në vend se të bëhej bashkëbisedues dhe bashkëpartner me vendasinnë zgjidhjen e problemeve të lindura, ai u izolua nga vendasi, u izolua në konstruktin epopullit viktim dhe çdo kritikë e konsideroi një atakim ndaj këtij populli. Zërat kritikëbrenda grupit u etiketuan si armiq të popullit.

I huaji nuk është fëmija jonë, edhe pse jeton nën një çati me ne. I huaji nuk ështëas fëmijë i adoptuar. Fëmijën e adoptuar e deshëm ne, e kërkuam, e zgjodhëm. Ashtu siedhe fëmija i barkut tonë, njëherë në jetën tonë, përgjithmonë aty. Nuk e kthen dotmbrapsht.

Page 171: perpjekja_26-27

171Përpjekja

Stefani, një i ri i edukuar zviceran, e përkufizon të huajin si një mysafir që të vjennë shtëpi dhe sillet si mysafir: të respekton ty si mikpritës, rregullat e tua, traditëntënde, kulturën tënde. Edhe unë, - thotë Stefani, - kur shkoj diku tjetër, jashtë Zvicrës,iu përshtatem rregullave të vendit mik. Kjo ështe rruga! Ai nuk është i vetmi që mendonkështu.

Për mua, një mysafir nënkupton një gjendje të përkohëshme, një gjendjetranzicioni. Një mysafir vjen për të ikur, prandaj është mysafir. Ka të huaj që janëmysafirë, që dikur ikin. Por shumica e tyre vjen jo për të ikur por për ta bërë vendin e rivendin e tij. I huaji vjen në shtëpinë e re për ta bërë atë shtëpinë e tij dhe të fëmijëve tëtij. I huaji është një njeri më shumë që i bashkangjitet popullsisë vendase për të ecur metë më tutje e për të përmbushur funksionin që ky brez ka për të permbushur. I huaji, sëbashku me vendasin, ndërtojnë trashëgiminë për brezin që vjen.

I huaji nuk është mysafir - ndoshta ishte i tillë në fillimet e veta kur akoma nuke kishte të qartë të ardhmen e jetës së tij. Por ai e humbet këtë status në momentin qëai vendos të rrijë në vendin e ri. Konsiderimi i të huajit gjithmonë si mysafir, edhe kur kyka dekada që jeton në vendin e ri, është një akt distancimi, një përpjekje për ta lënë atëjashtë jetës tënde, për ta margjinalizuar atë. Është një përpjekje për të mos i ndarë tëgjitha hapësirat e shtëpisë tënde me të - ato më të mirat të takojnë ty. Është një përpjekjepër t ia refuzuar trashëgiminë. Është një akt përcaktimi hierarkish, pushtetesh. Një aktpabarazie.

Identifikimi me grupin është gjithmonë një akt distancimi nga tjetri. Edhe për tëhuajin. Në se ky kërkon që tjetri ta shohë si një grup etnik, ai ka kërkuar të mos jetëpjesë e tjetrit, ai ka kërkuar të jetë dhe të shihet ndryshe. Kur ai edhe refuzon të bëhetpjesë e përgjegjësive, ai ka pranuar të jetë në rolin e mysafirit dhe ta trajtojnë si të tillë,të pabarabartë.

Është pikërisht roli i përhershëm si mysafir i të huajit shpjegimi i shumë veprimeveapo mosveprimeve politike.

Partitë e majta zvicerane, përveçse një interesimi sipërfaqësor, nuk i kanë futurtë huajt dhe interesat e tyre asnjëherë në programet e tyre. Si kudo në Perëndim, edhenë Zvicër, socialdemokratët kanë humbur bazën e tyre historike, punëtorin. Bazën esocialdemokratëve sot e përbëjnë kryesisht mësuesit, edukatorët, punonjësit socialedhe janë interesat e këtyre segmenteve të shoqërisë që përcaktojnë edhe programin epartisë: edukimi dhe punësimi i të rinjve. Baza e kësaj partie është ajo që edhe kakonfrontimin më të madh me të huajin. Por, edhe pse problemet e konfrontimit tëmëdha, socialdemoratët zgjodhën heshtjen. Vetëdija historike si parti që mbron tëdobëtin, frika nga imazhi i political incorrect, plogështia që shoqëron mirëqënien,përqëndrimi në vetëvete, paaftësia për të parë jashtë ideologjisë, paaftësia për t ukonfrontuar me probleme e zgjidhur ato, janë vetëm disa shkaqe që shpjegojnë heshtjen.

Partitë e djathta, tek mysafiri dhe heshtja e të majtëve, gjetën minierën e arit.Sidomos SVP, dikur parti e bujqërve. Në degën e Zurichut të SVP u takuan në vendine duhur dhe ne kohën e duhur dy figurat politike të momentit: Christoph Blocher dheChristoph Mörgeli. I pari industrialist, zotëruesi i firmës kimike EMS dhe një nga

Delja e zezë mes nesh: Zürich

Page 172: perpjekja_26-27

172Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

njerëzit më të pasur të Zvicrës, i dyti, historian dhe dozent në Universitetin e Zürich-ut.Ato çka i bashkuan të dy në një kokteil eksploziv duhet të kenë qenë jo vetëm ambicionetdhe plogështia e skenës politike zvicerane, por edhe një nuhatje shumë e mirë. Sepsetë dy kishin nuhatur atë diçkanë akoma të paformë që kishte filluar të ndihej: armiqësinënë rritje ndërmjet vendasit dhe të huajit; kishin nuhatur biznesin fitimprurës me delene zezë. KOSOVO - ALBANER: NEIN! ishte testi për të provuar strategjinë. Dhe nuk uzhgënjyen.

Mysafiri është mysafir, dhe në rast se ai nuk di të sillet, e ka vendin jashtështëpisë sime! - kjo është menyra se si SVP-ja e interpreton fushatën e saj të deles sëzezë. Edhe pse provokues, mesazhi tingëllon llogjik. Të huajt kriminelë Zvicra ështëpërpjekur edhe më parë t i nxjerrë përjashta, kryesisht ata që nuk kishin arritur tëmerrnin leje qëndrimi. Vetëm se, tani, SVP shkon dy hapa më tutje: kërkon të nxjerrëpërjashta jo vetëm çdo të huaj problematik apo kriminel por edhe familjen e tij, sepse,sipas saj, familja është përgjegjëse për edukimin e kriminelit; kërkon të nxjerrë përjashtatë huajin dhe familjen e tij edhe kur këta kanë fituar lejen e qëndrimit, bile edhe kur kanëmarrë pasaportën zvicerane.

Po përpiqem të imagjinoj një familje të tillë, psh, familjen e një Besimi imagjinar.Besimi është 17 vjeç, i painteresuar në shkollë; kohën e lirë e kalon me grupin e tij,simoshatarë nga Kosova apo Ballkani, herë tek parku, herë tek kisha e herë tek stacionii trenit. Ca nën efektin e hormoneve të pubertetit, ca nën efektin e frustracionit (pashkollë, pa të ardhme, pa ëndërra, pa identitet), ca nën efektin e pijes, ca nën efektin edinamikës së grupit, Besimi, i cili në shtëpi sillet mirë e me respekt, vjedh e rreh 15vjeçarët zvicerane dhe, nganjëherë, edhe kalimtarë që u bie rruga në atë orë të ditës, nëatë vend ku gjendet edhe Besimi me grupin e tij; ai vjedh shtëpi dhe, me raste, dëmtonedhe makina.

Besimi ka në shtëpi nënën e cila nuk punon dhe së cilës nuk ja ka ndjerë njerizërin; ka babain, burrë i ndershëm që rropatet nëpër skelat e kantiereve të ndërtimit përtë siguruar një minimum ekzistence; ka dy motra, njërën 14 e tjetrën 10 vjeçare, të dyjashembullore e me nota të mira në shkollë. Familja jeton prej 10 vjetësh në Zvicër,prindërit sapo kanë marre më në fund lejen e qëndrimit.

Në një nga aventurat e tij të shumta, Besimin e kap policia. Kjo nuk është herae parë. Nëse ligji i SVP do të pranohet, ky moment do të duhet të kuptohet si momentikur familja e Besimit, nënë, baba, dy motra dhe Besimi vetë duhet të largohen ngaZvicra sepse kanë dështuar në edukimin e fëmijës së tyre, sepse kanë dështuar të jenëmysafirë të mirë.

Zgjidhja e SVP irriton. Irriton sepse fajin dhe dënimin e shpërndan edhe tekindividët që nuk kanë bërë krime, tek ata që janë mysafirë të mirë, që përpiqen të jenëmysafirë të mirë. Dikujt që ështe lindur e rritur në një sistem totalitar, kjo zgjidhje kujtondënimin dhe internimin e armikut të klasës dhe familjes së tij.

Zgjidhja e SVP të bën të shtrosh pyetje. Çfarë krimesh do të katalogohen si tëmjaftueshme për të përcaktuar një të huaj si dele të zezë? Ku do ja vëmë kufirin tolerancës

Page 173: perpjekja_26-27

173Përpjekja

sonë? Po frikës?Unë nuk kam zgjidhje të karakterit teknik për të ofruar. Por zgjidhjen e shoh tek

koncepti bashkëudhëtar . Në momentin që i huaji ka zgjedhur ta bëjë vendin e rivendin e tij, ai ka vendosur të bëhet edhe bashkudhëtar me pritësin. Në momentin qëpritësi ka vendosur ta pranojë mysafirin të rrijë e jetojë në shtëpinë e tij pa kufij kohorë,ai ka pranur edhe të bëhet bashkudhëtar me të. Konceptin Bashkudhëtar e shoh sinjë koncept që nuk lë hapësirë për hierarki; si një koncept që i ndan të drejtat dhepërgjegjësitë njësoj për të gjithë; si një koncept që nuk të lejon të fshihesh pas kartëssë mysafirit e ta përdorësh atë për t iu shmangur përgjegjësive e kërkuar vetëm tëdrejta; si një koncept që nuk të lejon të kapesh pas kartës së pritësit e t ia mohoshpërgjegjësitë dhe të drejtat mysafirit.

Bashkëudhëtar është një koncept i cili kërkon që sistemi i ligjeve të veprojënjëlloj si mbi mysafirin ashtu edhe mysafirpritësin. Është një koncept që do të kërkontenjë rishikim të politikave mëshiruese ekzistuese të integrimit të të huajve dhe do tëkërkonte një strategji të re ku do të duhej të përkufizoheshin mirë e qartë të drejtat dhepërgjegjësitë.Pasojat! Jo dhjetë vjet më pas, por që në fillim.

Një koncept si bashkëudhëtar do të ndihmonte secilin prej nesh, të huaj apovendas. Do të na ndihmonte të mbanim nën kontroll delen e zezë në kokat tona: frikën.Frikën ndaj tjetrit që rri zhytur diku brenda duke pritur, përballjen me të huajin e radhës.

i

Delja e zezë mes nesh: Zürich

Page 174: perpjekja_26-27

174Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Nga Albana SHALA*

Albemigrant

Per tu ngrohur ndez këmbët e tuatë thata dhe të çara nga rruga

Për t u ftohurzbraz torbën e qullur të supitngarkuar me reshje ëndrrash

dhe fikesh si shkrepëse.

Sa vjet u bënë qe po ecën, albemigrant?

*Albana Shala është fituese e çmimit Migjeni të vitit 2009 për vëllimin me poezi Papadixhital , botuar nga shtëpia botuese Dituria . Këto janë dy poezi të reja të pabotuaratë saj. Albana Shala jeton që prej shumë vjetësh në Hollandë, dhe rreket të shkruajë samundet, mes punës intensive e plot udhëtime që ka, dhe dëshirës për të qenë sa mëafër dy djemve të vet, Andrea, lindur në Shqipëri, dhe Lucio, lindur në Hollandë.

Page 175: perpjekja_26-27

175Përpjekja

Durrës, plazh 2007

Janë kthyer emigrantët me pushimerruga u bie përmes një deti fiqsh e pjeprashrëra është spërkatur me fara lulediellinë një cep verandenjë zorrë uji dridhet si gjarpër nga presioni

Jevga e përkulur në bregpjek misra dhe bën fresk me lapushkëfoshnja e ndjek me sy të topitur të jëmënqë djersin dhe vijën e hollë të tymit që ngjitet lartHajde misra! Misra të pjekur!

Një gomar i ngarkuar me rrushndalon këmbët përpara një kështjelle rërekatundari hidhet të mbledhë lodrat me ngjyraqë po i merr valafëmija buzëqesh dhe vizaton një gomar në rërë.

Në ekran të televizoritngatërrohen imazhet e miseve të bardhame ato të politikanëve kostumzinjemisioni më i shikuar është Njerëz të humbur

Nëpër kafene të gjitha bisedat konvertohen në Euro.

Albana Shala: Poezi

Page 176: perpjekja_26-27

176Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

NGA GULAG KOMUNIST NË GETO BALLKANIKE: SHQIPËRIA DHE

POLITIKAT MIGRATORE NË VITE

Nga Dr. Juli Vullnetari*

Hyrje

Rënia e Murit të Berlinit, që simbolizoi edhe rënien e sistemeve politike dheekonomike socialiste në Evropë, u shoqërua me shqetësime nga studiues dhepolitikëbërës në Evropën Perëndimore për një valë gjigante migratore që pritej tëpushtonte këto vende më të pasura, sidomos ato fqinje. Megjithatë, kjo nuk u realizua

dhe migrimi nga vendet ish-socialiste evropiane drejt vendeve ekonomikisht të zhvilluaraishte i moderuar gjatë dy dekadave pas-socialiste. Një përjashtim në këtë situatë bënShqipëria, migrimi prej së cilës kishte me të vërtetë tipare të një eksodi për nga numrirelativ i migrantëve, përqëndrimi i këtij volumi në një kohë shumë të shkurtër, dhetipologjia e lëvizjes. Midis 1990 dhe 2005 supozohet që më shumë se 1 milion personaose gati një e treta e popullsisë shqiptare emigruan dhe u vendosën jashtë vendit,kryesisht në Greqi dhe Itali. Sigurisht që politikat migratore të qeverive shqiptare, apodhe aktorëve të jashtëm, kanë luajtur një rol kyç në formëzimin e këtyre rrjedhavemigratore. Ky punim është një kontribut modest për të hedhur sadopak dritë mbi këtopolitika ndër vite. Punimi është në katër pjesë. Në pjesën e parë bëj një hyrje të shkurtërqë shërben si sfond për materialin që prezantoj më tej. Këtu jap një tablo shumë tëshpejtë historike të emigracionit shqiptar deri në vitet 1990, dhe disa prej politikave mëtë spikatura të këtyre viteve. Politikat migratore të këtyre dy dekadave të fundit janëobjekti i analizës në dy pjesët që vijojnë, përkatësisht ato të viteve 1990 në pjesën edytë dhe të viteve 2000 në pjesën e tretë. Në vijim analizoj rolin e aktorëve të jashtëmdhe sidomos atë të Bashkimit Evropian (BE) në këtë politikë-bërje. Në mbyllje nxjerr

* J. Vullnetari është studiuese në Qendrën për studime të migracionit, Universiteti i Sussex-it,Britani e Madhe. [email protected] dhe [email protected]

Page 177: perpjekja_26-27

177Përpjekja

disa konkluzione.

Politikat shqiptare migratore pak histori

Në 1989 në 25 vjetorin e revistës së njohur kushtuar studimeve të migracionitndërkombëtar International Migration Review (IMR) studiuesi Zolberg shkruajti senëse e gjithë bota do të përbëhej nga vende si Shqipëria nga njëra anë (e cila kishteemigracion ne nivelin pothuaj zero) dhe Japonia nga ana tjetër (e cila kishte një nivelshumë të ulët imigrimi) nga ana tjetër, një revistë si IMR do të ishte e panevojshme.Zolberg i referohej kështu izolimit të Shqipërisë gjatë 45 viteve të qeverisjes komunistedhe politikës së kësaj të fundit për të ndaluar emigracionin dhe lëvizjet e tjera jashtëvendit.

Shumë pak studime të mirëfillta janë kryer mbi politikat e shtetit shqiptar nëlidhje me emigracionin që nga fillimet e tij, por informacioni i dokumentuar sugjeron sedisa kufizime mbi lëvizjet jashtë vendit, në periudha të caktuara kohe apo për segmentetë caktuara të popullsisë, egzistonin edhe para vendosjes së regjimit komunist. Kështu,psh. etnologu i mirënjohur shqiptar Mark Tirta një nga të paktët që ka studiuar këtëemigracion në perspektivë historiko-etnografike dokumenton sesi kufizime përemigrimin ishin vendosur gjatë viteve 1920, si reagim ndaj efekteve të shpopullimit tëvendit dhe pakësimit të fuqisë punëtore që kishte shkaktuar emigracioni masiv i vitevetë mëparshme. Një nga masat e mara ishte heqja e shtetësisë shqiptare për këdo qëlargohej nga vendi pa lejen e autoriteteve dhe jetonte jashtë vendit për disa vjet. Emegjithatë pati largime, si psh ikja pa lejet e nevojshme dhe në fshehtësi e 34 familjevenga një fshat malor i Devollit (Rakickë) për në Turqi një natë gushti të 1924. Sipasstudiuesi amerikan Rouçek, në analizën që i bën imigracionit të Evropës Juglindore nëAmerikë, e njëjta arsye shtimi i qëndrueshëm i popullsisë e cila ishte dëmtuar keq ngaluftrat e asaj kohe (e parë botërore dhe ato ballkanike) si dhe nga emigracioni masiv ishte thelbësore në politikën e qeverive shqiptare për të kufizuar emigrimin e grave dhevajzave nga fillimet e shtetit të ri deri në fund të viteve 1930.

Megjithatë, përgjithësisht emigrimi ka qënë pjesë e jetës së shqiptarëve që nëkohët e hershme, deri edhe në viset më të largëta të botës. Psh. Mark Tirta dokumentonsesi punëtorët shqiptarë kishin emigruar deri në Odesë, Kinë, Afrikën e Jugut dheArgjentinë në shekujt para dhe gjatë perandorisë osmane.

Kjo lëvizje relativisht e lirë do të ndryshonte tërësisht me ardhjen në pushtet tëkomunistëve mbas Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të vendit nga pushtimi i huaj.Ndalimi i daljes nga vendi pa lejen e autoriteteve u bë një nga hallkat kyçe në izolimine Shqipërisë. Arsyetimi ishte i bazuar në doktrinën marksiste që e shihte emigracioninsi një plagë të shoqërisë kapitaliste, si shkak i pabarazisë ndërkombëtare dhepaqëndrueshmërisë së jetesës lokale që shkaktohet nga penetrimi i kapitalit global.Kjo pra nuk përputhej me realitetin shqiptar, i cili sipas propagandës së kohës, ishtenjë parajsë socialiste. Por kjo i shërbente dhe nevojave më imediate dhe praktike nëvend për të mbajtur popullsinë nën kontroll duke eleminuar sa më shumë kontaktet mebotën e jashtme. Edhe ata pak veta që patën luksin të udhëtonin për studime, turne

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 178: perpjekja_26-27

178Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kulturore apo udhëtime shteti, ishin nën kontroll të rreptë, sidomos pas kthimit nëvend. Edhe në këto vite, si dhe më parë, gratë ishin objekt i masave të veçanta. Sipassociologut shqiptar Fatos Tarifa, gjatë këtyre viteve egzistonte një dekret që përcaktontese gratë e kishin të ndaluar të udhëtonin jashtë vendit (kur jepej leja për këtë gjë) vetëmapo të shoqëruara nga burrat, edhe kur ishin të ftuara nëpër konferenca. Lejoheshinvetëm kur ishin të shoqëruara nga gra të tjera. Paternalizmi dhe kontrolli mbi trupat dhelëvizjet e grave do të shfaqej përsëri në vitet e pas-komunizmit, këtë herë në trajtën efushatave anti-trafikim.

Duke vazhduar me periudhën komuniste mund të themi se politikat e shtetit përndalimin e emigracionit dhe daljeve nga vendi ishin disa nga më represivet në botë.Këto lëvizje u quajtën arratisje apo tradhti ndaj atdheut dhe ndëshkimet ishin tepër tëashpra vrasje në kufi gjatë kalimit, burgim deri në 10 vjet ose dhe pushkatim në kapje,dhe internim të pjesëtarëve të familjes në të dyja rastet. Kjo u bashkërendua memilitarizimin e kufijve dhe krijimin e zonave kufitare fshatrat përgjatë kufirit tokësor ku hyrja lejohej vetëm me leje të posaçme nga organet e rendit të rrethit. Si rrjedhim, ataqë mundën të largohen gjatë kësaj kohe ishin shumë të paktë.

Nga ana tjetër, lëvizjet brenda vendit u kufizuan nëpërmjet ligjeve dherregulloreve të ndryshme, që sipas studiuesit suedez Örjan Sjöberg së bashku formoninnjë sistem kundër-migrator . Ky sistem synonte frenimin në minimum të shtimit tëpopullsisë qytetare, dhe mbajtjen e popullsisë fshatare në zonat rurale. Këto masaishin të lidhura me arsye ideologjike (kontrolli mbi popullsinë), dhe ekonomike (më pakpunësim dhe mundësi banimi në qytet, dhe zënia me punë e popullsisë me bujqësinëpër fshatra). Megjithë suksesit që pati deri në njëfarë mase, kishte dhe lëvizje jashtëparametrave ligjore. Kjo mori disa trajta, dy prej të cilave ishin martesa me bashkëshortënga qyteti dhe vendosjet në afërsi të qyteteve. Këtë të fundit Sjöberg e quan migrimtë tërthortë dhe sugjeron se këto lëvizje kontribuan në formimin pranë qyteteve tëzonave periferike me dendësi të lartë popullsie, si psh kooperativat bujqësore pranëTiranës. Tirana më shumë se çdo qytet tjetër, ishte fokusi i këtyre lëvizjeve destinacionimë i preferuar për një numër të madh (sidomos të rinjsh) shqiptarë. Nga ana tjetërpasaportizimi në Tiranë ishte në veçanti i kufizuar.

Por ndryshimet politike dhe social-ekonomike që ndodhën në fund të viteve1980 dhe fillim të viteve 1990 i hapën rrugën edhe lëvizjeve masive brenda dhe jashtëvendit. Le të shohim në vazhdim rrjedhën e politikave migratore gjatë atyre viteve.

Një vend i tërë në lëvizje vitet 1990

Në valën e lëshimeve që qeveria e drejtuar nga Ramiz Alia po bënte për të shuarsadopak pakënaqësinë popullore në rritje, ishin dhe masat për të lehtësuar lëvizjetjashtë dhe brenda vendit. Kështu në qershor të vitit 1990 u ndryshua rregullorja përlëshimin e pasaportave për jashtë shtetit, duke e bërë në teori këtë lëvizje më të lehtë.2

2 Dekreti Nr. 7393 për Lëshimin e Pasaportave për Jashtë Shtetit, i datës 12 qershor 1990,konsiderohet si akti i parë i autoriteteve shqiptare të asaj kohe për të lehtësuar kufizimet mbiemigrimin pas gati 45 vjetësh.

Page 179: perpjekja_26-27

179Përpjekja

Mbase ky ishte një inkurajim për ata qindra e mijëra vetë që vetëm dy-tre javë më vonëpushtuan territoret e ambasadave të huaja në Tiranë. Me gjithë militarizimin dhe

izolimin e Shqipërisë me tela e breza kufitarë, është ironike që akti i parë simbolizues iarratisjes kolektive nga gulagu shqiptar si protestë kundër këtij izolimi nuk ndodhiduke kaluar telat e kufirit në malet e largëta, por në zemër të vendit, pikërisht në zemërtë Tiranës. Në korrik 1990 rreth 5,000 burra, gra e fëmijë u futën nëpër territoret e disaambasadave të huaja si Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Greqisë. Ky akt tronditiautoritetet e asaj kohe dhe gjithë Shqipërinë dhe lajmëroi një epokë të re lëvizjesh.Përleshjet me forcat e Sigurimit që u zhvilluan më 2 korrik 1990, si dhe presionet eqeverisë shqiptare mbi trupat diplomatike të këtyre ambasadave ishin pa sukses.3 Disajavë më vonë refugjatët , siç u quajtën shqiptarët e futur në këto ambasada, u transferuannëpër shtetet përkatëse, ku formuan bërthamën e një emigrimi zinxhir që do të pasontenë muajt dhe vitet në vazhdim.4

Midis korrikut 1990 dhe eksodit me anije të marsit 1991 pati përpjekje ku tësuksesshme e ku jo të shumë individëve dhe grupeve të tjerë për t u larguar me çdokusht nga Shqipëria nëpërmjet tokës, detit e lumenjve (p.sh. Bunës në veri). Në kaosinqë mbërtheu vendin në dy-tre vitet në vazhdim, dukej sikur Shqipëria s kish më kufij asbrenda as jashtë. Ligji që ligjëroi lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë territorit dhe që umiratua në mars 1993 ishte shumë hapa mbrapa asaj që po ndodhte në terren.5 Kjopolitikë laissez-faire vazhdoi të karakterizojë veprimet e qeverive të njëpasnjëshmeshqiptare deri rreth vitit 2004, kur dhe u përpilua Strategjia Kombëtare për Migracionin(SKM).6 Por në fillim le të shohim më nga afër politikat migratore të dekadës së parëpas-socialiste në Shqipëri.

Një anekdodë botuar në gazetën Koha Jonë në korrik 1999 shpreh thelbin epolitikave të qeverive shqiptare gjatë viteve 1990 në lidhje me emigracionin. Pyetetkryeministri sesi e kish zgjidhur problemin e papunësisë në Shqipëri dhe ky i pergjigjetse çdo gjë ish në regull, pasi gomonet që niseshin nga Vlora dhe udhërrëfyesit ngamalet përgjatë kufirit me Greqinë punonin me turne.

Dhe vërtet, problemet më akute të shqiptarëve në vitet 1990 ishin papunësia elartë, dhe varfëria që rrezikonte të përfshinte sa më shumë prej tyre. Sipas një botimi tëQendrës Shqiptare për Studime Parlamentare,7 qeveria e re shqiptare në programin e

3 Kështu 2 korriku u caktua si Dita e Emigrantëve

nga qeveria shqiptare, në kujtim të këtyrengjarjeve.4 Është interesante që shqiptarët vetë shpesh përdorin emrin refugjatë kur flasin përemigrantët, sidomos në vitet 1990.5 Neni 22 i Ligjit Nr.7692 miratuar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë në mars 1993 garantoi tëdrejtën e çdo shtetasi shqiptar të zgjedhë vendbanimin dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë tëterritorit të shtetit, si dhe të drejtën për të dalë jashtë shtetit dhe për t u kthyer lirisht. Këto tëdrejta u garantuan më pas në Kushtetutën e re të Republikës së Shqipërisë që u miratua në 1998.6 Strategjia Kombëtare për Migracionin është dokumenti më i rëndësishëm në lidhje me politikate migrimit në këto dy dekada pas-socialiste.7 ACPS (2002) An Annotated Compendium Relating to the Albanian Legislation, StateStructure, and Policy on Emigration Since 1990. Tirana: Albanian Centre for ParliamentaryStudies.

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 180: perpjekja_26-27

180Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

saj të 1991 e konsideroi emigracionin si një çështje të politikës së jashtme dhe upërqëndrua tek mbështetja e emigrimit jashtë vendit, me fjalë të tjera eksportimi ipapunësisë. Kështu, në vitin 1991 qeveria e Shqipërisë firmosi një marrëveshje meGjermaninë për punësimin e 500-1000 shqiptarëve në vit. Por shumica e punëtorëveshqiptarë nuk u kthyen në përfundim të kontratës një-vjeçare sipas marrëveshjes, gjëqë shkaktoi pezullimin e kësaj të fundit. Marrëveshje të ngjashme dypalëshe u lidhëndhe me dy vendet fqinjë, Italinë më 1996 dhe Greqinë më 1997, të cilat synonin punëtorëtsezonalë për të plotësuar nevojat për krahë pune, sidomos në bujqësinë e këtyrevendeve. Statistikat për të dyja programet mungojnë, por mendohet se numri i atyre qëpërfituan nga kjo skemë është i kufizuar; sidoqoftë, të dyja programet prej vitesh nukkanë funksionuar normalisht.

Ky fokus i programeve qeveritare në lidhje me emigracionin ka ndryshuar ndërvite në vartësi të prioriteteve që secila qeveri i ka vënë kësaj lëvizje. Përsëri sipasQendrës Shqiptare për Studime Parlamentare, në programin e qeverisë së 1996emigracioni u trajtua si çështje e Diasporës, duke vënë më shumë theksin tek të drejtatetnike dhe kulturore të emigrantëve, dhe më pak tek të drejtat e tyre qyetare (citizenshiprights) e njerëzore si punësimi dhe mbrojtja ligjore. Ky program e kish jetën e shkurtërashtu si dhe qeveria, rënia e së cilës pasoi atë të firmave piramidale. Qeveria e vitit 1997e konsideroi emigracionin si çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme, fokusi isë cilës do ishte po ashtu i dyfishtë: përmirësimi i mundësive të punësimit brendavendit, dhe bashkëpunimi me qeveritë greke dhe italiane për legalizimin e emigrantëveshqiptare në këto dy vende. Vlen të kujtojmë këtu se tashmë emigracioni shqiptarkishte marrë përmasat e një eksodi dhe emigrantët ishin kryesisht të parregullt nga anae dokumentacionit për hyrje dhe qëndrim në vendet pritëse. Pjesa dërrmuese e tyrekishin emigruar në Greqi dhe Itali, dhe më pak në vendet e tjera të Evropës, apoAmerikës. Sipas sociologut shqiptar Kosta Barjaba, niveli i parregullsisë nga ana edokumentave tek shqiptarët ishte disa herë më i lartë se tek grupet e tjera imigrante nëkëto dy vende pritëse. Kështu sipas tij, më 1997 në Greqi kishte 40 imigrantë të parregulltshqiptarë për çdo të legalizuar shqiptar, ndërsa në Itali ky raport ishte dy të parregulltpër çdo një të legalizuar. Po në këto vite (1997-1998) qeveritë e Greqisë dhe Italisërealizojnë legalizimet në vendet e tyre përkatëse, prej të cilës përfituan dhe një pjesë emirë shqiptarësh. Si rrjedhim, raporti ilegal-legal i këtyre në vitin 2001 u kthye përafërsishtnë 1:1 për Greqinë dhe 1:2 për Italinë.8

Duke u kthyer sërish tek ngjarjet në Shqipëri, në programin e qeverisë së 1998kemi hapat e parë të trajtimit të emigracionit në mënyrë më të kompletuar dhe flitet përnjë menaxhim të kësaj lëvizje. Një sërë çështjesh trajtohen të paktën teorikisht nëkëtë kuadër, si psh. përpilimi i një harte të emigracionit shqiptar jashtë vendit, legalizimii emigrantëve të parregullt, përmirësimi i shërbimeve konsullore shqiptare, ri-shikimi i

8 Në punimin e studiuesëve Kosta Barjaba dhe Rasëll King. [Barjaba, K. and King, R. (2005).Introducing and theorising Albanian migration, in King, R., Mai, N. and Schwandner-Sievers, S.(eds) The New Albanian Migration. Brighton: Sussex Academic Press,1 28].

Page 181: perpjekja_26-27

181Përpjekja

legjislacionit vendas mbi emigrimin dhe aderimi në konventat përkatëse evropiane endërkombëtare. Po ashtu vëmendje këtë herë fillon t i kushtohet dhe ndalimit tëemigracionit të paligjshëm . Siç do të shohim pak më poshtë këto janë disa ngaelementët bazë të SKM-së që u miratua në vitin 2004. Përsëri sipas qendrës Shqiptarepër Studime Parlamentare fokusi i dyfishtë për trajtimin e emigracionit si çështje eDiasporës dhe e politikës së jashtme vazhdoi të qëndronte në qendër të politikës sëndjekur nga qeveria e re që doli nga zgjedhjet e vitit 2001. Shqetësimi për legalizimin eemigrantëve si dhe diskriminimin ndaj tyre në vendet pritëse, u gërshetuan me përpjekjetpër lehtësimin e regjimit të vizave si aspekte të rëndësishme në marrëdhëniet e qeverisëme homologët e saj në vendet pritëse.

Në këtë pikë vlen të theksohet se pavarësisht programeve qeveritare apolegjislacionit, praktikat në terren për realizimin e tyre kanë lënë shumë për të dëshiruar.Përgjithësisht, qeveritë e njëpasnjëshme gjatë këtyre viteve përfituan nga kapitalifinanciar në formën e dërgesave të emigranteve, ose siç njihen ndryshe remitancat.Këto ishin një burim shumë i rëndësishëm të ardhurash jo vetëm për familjet eemigrantëve por edhe për ekonominë e vendit më gjerë. Përveç uljes së papunësisë,rritjes së mirëqënies individuale dhe familjare, ato mundësuan balancimin e defiçitit tëlartë tregtar dhe kanë qenë gjithmonë më të larta se ndihmat nga organizatat e huajaapo investimet direkte të huaja. Me pak fjalë ato janë kthyer në mushkëritë e ekonomisëshqiptare. Kjo analogji vlen edhe në lidhje me varësinë që është krijuar në këto vite tekkëto të ardhura. Nga ana tjetër, emigrantët përgjithësisht janë trajtuar me një përçmimtë institucionalizuar. Qeveritë shqiptare jo vetëm që nuk arritën diçka konkrete përmbrotjen e të drejtave të emigrantëve jashtë vendit sidomos në Greqi e Itali ku dhe udiskriminuan më shumë por edhe marrëdhëniet e qeverive me këta individë vetë kanëqenë shfrytëzuese. Kujtojmë këtu taksën e emigranteve siç e quajnë ata vetë pagesënqë duhej t i bënin shtetit shqiptar për çdo ditë që ata qëndronin në Shqipëri gjatëvizitave me makinën e tyre, nëse kjo kishte targa të huaja. Por ajo që ishte më denigruesjaishin shërbimet konsullore që u ofroheshin shtetasve jashtë, të cilat ishin një pasqyrëe asaj ç ka ofrohej brenda në vend: korrupsion, indiferencë, paaftësi, nepotizëm,keqtrajtime dhe abuzime deri edhe fizike; dhe të gjitha këto shërbime për tarifa tëfrikshme.

Strategjia Kombëtare për Migracionin: një epokë e re menaxhimi të lëvizjeve?

Prej vitit 2002 qeveria shqiptare punoi për përgatitjen e një strategjiegjithpërfshirëse për emigracionin Strategjia Kombëtare për Migracionit (SKM) 2005-2010 aprovuar më 2004. Kjo në vijim do të realizohej nëpërmjet një Plan-VeprimiKombëtar (PVK) aprovuar më 2005. Menaxhimi i emigracionit përbën thelbin e kësajstrategjie, dhe qëllimi synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së katër objektivavekryesore: a) të arrihet qarkullimi i shtetasve (duke zgjeruar kanalet ligjore për emigriminsi p.sh. punë sezonale, emigrim të përkohshëm, dhe mundësitë për kthim); b) zhvillimii vendit (nga njëra anë duke trajtuar shkaqet që shtyjnë shqiptarët të emigrojnë, dhenga ana tjetër nëpërmjet përfitimit prej dërgesave të emigrantëve, dhe sidomos kthimit

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 182: perpjekja_26-27

182Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

të trurit ); c) mbështetja dhe zgjerimi i diasporës (duke mbrojtur të drejtat e emigrantëvedhe luftuar kundër diskriminimit dhe abuzimit, përmirësimit të shërbimeve konsulloreshqiptare, mbështetja e krijimit dhe konsolidimit të organizatave të shqiptarëve tëdiasporës në vendet pritëse); dhe d) integrimi në strukturat e BE-së (duke zhvilluarkornizat legjislative, politike dhe institucionale në lidhje me emigrimin, kthimin dhe ri-pranimin e shqiptarëve dhe shtetasve të vendeve të treta).

Dërgesat e emigrantëve ishin një nga pikat kryesore që u trajtuan në këtëstrategji, si instrument kyç për zhvillimin e vendit. E megjithatë, PVK-ja për to u aprovuagati dy vjet më vonë në nëntor 2007. Ndërsa organet koordinuese të strategjisë duhettë prisnin 2008 për të parë dritën e diellit. Kështu, sipas raportit të Komisionit Evropianpër progresin e Shqipërisë (2008), plani për koordinimin dhe monitorimin e realizimit tëSKM-së u përfundua vetëm në maj 2008 më shumë se tre vjet pas adoptimit tëstrategjisë. Raporti shton më tej se përgatitjet për realizimin e strategjisë së migracionitpo vazhdojnë, edhe pse ngadalë (faqe 45). Me fjalë të tjera, pasi ka kaluar më shumë segjysma e periudhës kur strategjia duhet të funksiononte, strukturat përkatëse në qeverijanë akoma në fazën e përgatitjes! Nuk është çudi pra që niveli i realizimit të strategjisëka qenë shumë i ulët dhe ka pasur probleme të mëdha koordinimi, siç del dhe ngamonitorimi që një organizatë think-tank në Tiranë Instituti Europian i Tiranës i kabërë SKM-së dhe PVK-së [2007- Raport mbi Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimitpër Migracionit]. Sipas këtij studimi, në fillim të vitit 2007 prej 63 masave konkrete tëpërcaktuara në PVK të cilat duhet të ishin realizuar ose të paktën të kishin filluarrealizimin deri në fund të vitit 2006, vetëm 17 prej tyre (ose 27 përqind) ishin kryerndërsa 12 prej tyre (ose 19 përqind) ishin kryer pjesërisht, që do të thotë se më shumëse gjysma nuk ishte realizuar siç përcaktohej në PVK. Niveli i mosrealizimit tëaktiviteteve të përcaktuara në PVK ishte edhe më i lartë, tek 77 përqindëshi. Edhe mëshqetësues ishte përfundimi se prej 15 ministrive që u konsultuan nga studiuesit përraportin, dhe që luanin njëfarë roli të përcaktuar në këto dokumente, tetë prej tyre nuke kishin idenë e ekzistencës së këtyre dokumenteve, aq më pak të përmbajtjes së tyre.Disa përfaqësues të ministrive arritën deri aty sa t i quanin ato si krejt pa vlerë ,meqënëse ishin prodhuar nga një qeveri tjetër që nuk ish më në pushtet. Mungesa evazhdimësisë dhe stabilitetit tek personeli i administratës shtetërore dhe karakterikonfliktual i politikës shqiptare në përgjithësi, kanë qenë pengesa serioze për realiziminme efikasitet të strategjive dhe politikave në Shqipëri ndër vite. Nga ana tjetër, edhe tekato ministri që kishin dijeni për këto dokumente, kishte një mungesë serioze tëkoordinimit dhe bashkëpunimit.

Për më tepër, qeveria shqiptare nuk e konsideron strategjinë si produkt të sajin.Roli i ekspertëve të qeverive të huaja dhe në veçanti roli i Organizatës Ndërkombëtaretë Migracionit (IOM) pa dyshim kanë qenë të një rëndësie të veçantë në formëzimin ekëtyre politikave dhe zbatimin e tyre. Në kritikën e tij therëse ndaj aktiviteteve tëaktorëve të jashtëm në politikë-bërjen për emigracionin në Shqipëri, studiuesi gjermanMartin Gajgër argumenton se roli i IOM-it në Shqipëri nuk është pa konflikt interesash;kjo organizatë sillet në të njëjtën kohë si aktor i jashtëm por gjysëm-lokal [dhenjëkohësisht si] institucion gjysëm-qeveritar . Tamam, SKM-ja u formulua me

Page 183: perpjekja_26-27

183Përpjekja

ndihmën e IOM-it për llogari të qeverisë shqiptare, duke vënë më vonë kapelen tjetërmbi kokë në rolin e organit të mbështetjes teknike të qeverisë shqiptare [ ] përgjegjësepër shtjellimin e SKM-së.9 Për më tepër, IOM-i i ka garantuar Shqipërisë procesin epranimit në BE. IOM-i nga ana e vet gjithashtu e konsideron veten si agjencia qëudhëheq iniciativat që kanë të bëjnë me migrimin në gjithë Shqipërinë.

Kjo dinamikë reflektohet dhe në llojin e masave konkrete dhe aktiviteteve tëSKM-së që ishin realizuar brenda afatit duke iu ri-kthyer studimit të monitorimit tëSKM-së që analizuam më lart: një pjesë e mire e tyre kishin të bënin me ndalimin emigracionit të parregullt ose të paligjshëm siç përcaktohet në strategji. A është kjome të vërtetë përparësia e Shqipërisë dhe, nëse po, në çfarë konteksti është krijuar si etillë? Le ta konsiderojmë më nga afër këtë pyetje të dyfishtë në pjesën që vijon.

Gomonet, grackat dhe integrimi në BE

Për një analizë më efikase të politikave migratore në Shqipëri është e rëndësishmetë theksohet roli i projektit madhor të integrimit të Shqipërisë si shtet anëtar në BE.Ëndrra e përjetshme e Shqipërisë dhe shqiptarëve për t u bërë realisht pjesë e Evropës

më saktë BE-së reflektohet në një sërë aspektesh. Së pari, mbështetja pa kushte dhee vazhdueshme që pothuaj gjithë politika shqiptare, shoqëria civile dhe popullsia ikanë dhënë këtij projekti. Në sytë e shqiptarëve që kaluan gati gjithë jetën e tyrebrenda gulagut komunist, apo dhe të atyre që vazhdojnë të jetojnë në getonballkanike 10 anëtarësimi në BE konsiderohet thjesht si një biletë për lëvizje të lirë, përt i shpëtuar asaj që Grupi Ndërkombëtar i Krizave e quan sadizëm konsullor maleveme dokumenta, trastave me lekë për të paguar, pritjes torturuese nëpër dyer ambasadash,si dhe për të mos përjetuar më shikime dhe trajtime poshtëruese nëpër kufij.

Por për të arritur tek kjo pikë ose të paktën kështu mundohen të na mbushinmendjen institucionet e BE-së vendi duhet të bëjë një udhë të gjatë dhe të vështirëpërshtatjesh, disa prej të cilave na kujtojnë pikërisht kohët e militarizimit komunist.Psh. ndalimi i emigracionit të parregullt ( të paligjshëm ) është një prej kërkesave kyçetë BE-së ndaj Shqipërisë, si kusht për të lehtësuar pajisjen me viza. Konform me këtëkërkesë, shtetasit shqiptarë që nuk kanë dokumenta të rregullta për të hyrë në vendetfqinjë të BE-së (Greqi apo Itali) ndalohen nga policia kufitare shqiptare brenda territoritshqiptar pa kaluar kufirin. Me fjalë të tjera kontrolli i migracionit tashmë fillon qëjashtë kufijve të BE-së. Në fakt këta shtetas shqiptarë akoma nuk kanë thyer ligjin dhe

9 Shatzer cituar në punimin e studiuesit gjerman Martin Gajgër (2007: 129). [Geiger, M. (2007)Migration management in Albania. Mapping and evaluating outside intervention, MigrationLetters, 4(2): 119-33].10 Koncept i marrë nga raporti i Grupit Ndërkombëtar tëKrizave për gjëndjen e vizave nëBallkanin Perëndimor. [International Crisis Group (2005) EU Visas and the Western Balkans.Europe Report No. 168].

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 184: perpjekja_26-27

184Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

sipas kushtetutës shqiptare ata kanë të drejtë të largohen lirshëm nga Shqipëria. Kjo edrejtë u trumpetua me të madhe si një prej fitoreve kryesore nga rënia e komunizmit. Emegjithatë, shkelja flagrante e kësaj të drejte nuk konsiderohet si e tillë nga institucionetndërkombëtare që deri para 20 vjetësh me të drejtë kritikonin Shqipërinë pikërishtpër këtë gjë. Dëshira për të kapur ëndrrën evropiane pra reflektohet së dyti nëgadishmërinë e qeverive shqiptare për të përmbushur pothuaj çdo kërkesë të BE-së në këtë rast ruajtjen e kufijve të kësaj të fundit pa shumë kushte apo negociata.Shumëkush mund të kujtojë djegien e bujshme të gomoneve në Sazan në vitin 2002 sinjë simbol të luftës së ashpër të shtetit shqiptar kundër trafikimit të qenieve njerëzore.11

Në emër të kësaj lufte, qeveria shqiptare ka vendosur ndalimin e nxjerrjes në det të çdomjeti lundrues që është pronë e një shtetas-i/eje shqiptar/e. Gjatë këtyre katër vjetëve(2006-2010) që kjo direktivë ka qenë në fuqi, sektorë të rëndësishëm të ekonomisëshqiptare sidomos për rajonet bregdetare, si peshkimi apo turizmi, janë dëmtuar mjaft.Ky moratorium , siç quhet rregullorja, u aprovua para disa ditësh (shkurt 2010) për njëafat të ri tre-vjeçar. Ngushtimi i mundësive për të krijuar një jetesë dinjitoze mund tëketë rritur edhe më shumë varësinë e ekonomisë ndaj dërgesave të atyre emigrantëveqë kanë mundur të vendosen jashtë vendit.

Së treti, mbështetja e projektit evropian reflektohet edhe në mungesën pothuajsetotale të debatit kritik nga pjesë të tëra të popullsisë që mund të konsiderohen si tëndriçuara : intelektualët , grupimet think-tank, mediat apo organizatat e të drejtave të

njeriut. Psh. debati më i fundit mbi pajisjen e shtetasve me karta identiteti dhe pasaportabiometrike u përqëndrua rreth aftësisë së strukturave shtetërore për të përmbushurkëtë kërkesë të BE-së brenda afatit. Këtu nuk u përmendën thuajse fare problemet emundshme mbi mbrojtjen e këtyre të dhënave në kuadër të privatësisë së personit, esidomos nga abuzimet dhe keqpërdorimet për qëllime politike, aq më tepër në njëdemokraci të brishtë si ajo shqiptare. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur shumica ekëtyre organizatave varen nga fondet e BE-së apo shteteve anëtare të tij për mbijetesëne tyre.

Ky financim është shumë i rëndësishëm edhe për aktivitetet që duhet tërealizohen brenda kuadrit të SKM-së. Duke iu ri-kthyer raportit monitorues të kryernga Instituti Europian i Tiranës dhe pyetjes që shtrova pak më lart në lidhje me prioritetetnë këtë strategji emigracioni, përgjigja është mëse e qartë. Politikat migratore të qeveriveshqiptare përgjithësisht u janë përgjigjur frikës së vendeve të BE-së nga përmbytjame emigrantë. Që nga viti 1992 kur Shqipëria nënshkroi marrëveshjet e para me BE-në

11 Në fakt debatet në Shqipëri rrallë herë kanë bërë dallimin midis trafikimit dhe kalimitklandestin të kufirit. Në vija të gjera: ndërsa në përkufizimin e së parës personat që trafikohenjanë dhunuar, mashtruar dhe shfrytëzuar, në aktin e dytë individët kanë më shumë kontroll mbiatë ç ka po ndodh. Nuk do të ndalem në debatin sesi trafikimi si koncept apo dukuri ështëegzagjeruar e manipuluar nga grupe me interesa të caktuara politike e djathta ekstremekonservatore në Amerikë apo feministet radikale të cilët falë muskujve të tyre politikëmundën të vendosin një regjim ndërkombëtar nën pëlhurën e trafikimit, në fakt për të luftuaremigracionin e padëshiruar dhe prostitucionin.

Page 185: perpjekja_26-27

185Përpjekja

në atë kohë e njohur me emrin Bashkimi i Komuniteteve çështja e migracionit kaqenë një instrument kyç në negociata. Shqipëria gjithmonë është konsideruar nga BE-ja si një vend mjaft problematik përsa i përket emigracionit, si një vend me potencial përemigracion të paligjshëm dhe po ashtu dhe për tranzit të këtyre llojeve të lëvizjevenga vende të treta jo-evropiane. Paçka se një pjesë e këtyre emigrantëve apo refugjatëvetranzitë hyjnë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë që prej viteve 1980 anëtare e BE-së.Kështu, negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Associimit (MSA) me BE-në që ngaviti 2003 e deri në 2006 kur edhe u nënshkrua, u shoqërua me një kusht të rëndësishëm

firmosjen e Marrëveshjes së Ri-Pranimit (MRP). Shqipëria ishte vendi i parë nëEvropë që firmosi këtë lloj marrëveshjeje en bloc, me BE-në. Kjo marrëveshje përfshinkthimin jo vetëm të shtetasve shqiptarë të parregullt në BE, por edhe atyre të parregulltme origjinë nga vendet e treta por që kanë hyrë në BE nëpërmjet Shqipërisë. MRP-ja uratifikua direkt nga parlamenti i BE-së en bloc në shtator 2005, ndërsa ratifikimi i MSA-së zgjati dhe tre vjet të tjerë (2008) duke qenë se kjo ishte përcaktuar të kryhej nga çdoparlament i shteteve anëtare më vete.12 Nenet për ripranimin e shtetasve shqiptarëhynë në fuqi më 1 maj 2006, ndërsa ato për shtetasit e vendeve të treta (SVT) në 2008.Ndërkohë Shqipëria duhet të kishte realizuar marrëveshjet e veta të ripranimit mevendet e treta nga ku këta SVT vijnë; përndryshe, ajo nuk ka se ku ti dërgojë ata. Nëkëto vende futen Iraku, Afganistani, Turqia (për Kurdët) dhe Moldavia, me të cilat asBE-ja vetë nuk ka mundur të mbyllë marrëveshje të tilla. Është tepër shqetësuese prakur kujtojmë se mungesa e kapacitetit për të realizuar këtë MRP dhe vetë kushtet ekësaj marrëveshje mund ta kthejnë Shqipërinë në një grackë ripranimi ose portërrotulluese (revolving door) për SVT-të.13

Kjo politikë e ndjekur nga qeveritë shqiptare dhe BE-ja ka pasojat e kundërta tëatyre që ato synojnë të arrijnë. Kthimi me forcë i emigrantëve të parregullt nuk bën gjëtjetër veç krijon potencial të mëtejshëm për emigrim. Në një studim të kryer kohët efundit nga ekonomistet shqiptare Etleva Gërmenji dhe Lindita Milo për migrantët ekthyer në Shqipëri, rezultoi se ata që ishin kthyer me forcë ishin grupi më pak i integruarnë shoqërinë shqiptare, kishin nivelet më të larta të papunësisë pas kthimit dhe njëorientim më të lartë drejt ri-emigrimit. Autoret këshillojnë që fondet e BE-së duhet të ri-orientohen nga mbrojtja e kufijve drejt përmirësimit të iniciativave të zhvillimit nëShqipëri. Edhe pse strategjitë në fushën e zhvillimit qëndror apo rajonal nuk mungojnë,dhe, siç e përmenda më lart, edhe pse një prej objektivave kryesore të SKM-së ështëzhvillimi, ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e varur nga dërgesat e emigrantëve.Kjo u reflektua qartë dhe në efektet që pati rënia e këtyre dërgesave si pasojë e krizës

12 Shtjellime më të detajuara për këto negociata ofrohen nga disa studiues që kanë kontribuar nënjë punim botuar nga IOM-i.13 Shiko për më tepër mbi këtë aspekt analizën e bërë nga studiueset Lynellyn Long dhe SanjaCelebic (2006:30). [Long, L. and Celebic, S. (2006) Perspectives on the EC/AlbanianReadmission Agreement, in IOM (ed.) Return and Readmission to Albania. The Experiences ofSelected EU Member States. Tirana: International Organisation for Migration,11-40].

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 186: perpjekja_26-27

186Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ekonomike që po kalojmë, në buxhetin e familjeve shqiptare dhe në ekonominë e venditnë përgjithësi. Duke parë mundësitë e kufizuara për një jetesë dinjitoze, të varfrit, tëpapunët, të pashpresët vazhdojnë të rrezikojnë jetën për t u larguar nga ky vend që pondryshon, veç jo për ta. Sipas raportit të Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisëtë vitit 2008, rreth 40 emigrantë të parregullt të kapur në Greqi u kthyen mesatarisht çdoditë në Shqipëri, gjatë tetë muajve të parë të vitit 2008. Është akoma e paqartë pas kaqvitesh sesi do të dilet nga rrethi qerthull i eleminimit të emigracionit të parregullt nganjëra anë, dhe mundësimit të kalimit në BE pa viza nga ana tjetër.

Konkluzion

Një sërë studiuesish, si psh Karlo Axari dhe Gero Karleto (të Bankës Botërore),Rasëll King dhe Juli Vullnetari (të Universitetit të Sussex në Britani), Etleva Gërmenjidhe Lindita Milo (ekonomiste shqiptare Universiteti i Leuven Belgjikë dhe ai i Tiranës),kanë sugjeruar se qëndrimet e qeverive të ndryshme shqiptare ndaj emigracionit kanëqenë pasive, duke e trajtuar emigracionin si një mjet për të eksportuar papunësinë dhepër të importuar pasurinë. Në rastin më të mirë, pra edhe kur është vepruar, këtoveprime kanë qenë ad-hoc, të palidhura me njëra-tjetrën, me mungesë koherence dhekanë lënë më shumë përshtypjen e riparimit të situatës sesa kanë treguar largpamësidhe planifikim për të ardhmen. Përveç paaftësisë për politikë-bërje të këtij niveli (apothjesht mungese vullneti politik), këto veprime kanë reflektuar gatishmëri pothuaj pakushte ndaj prioriteteve të aktorëve të jashtëm kryesisht institucioneve të BE-së dheIOM-it. Sipas studiuesit Martin Gajgër, Komisioni i BE-së së bashku me delegacionine tij në Tiranë është aktori i jashtëm më i rëndësishëm në formëzimin e politikave dheveprimeve të lidhura me emigracionin në Shqipëri. Mbase pamundësia për të ndaluaremigracionin e paligjshëm është një dështim në nivele më të larta ato supra-nacionaletë BE-së.

Dalja nga gulagu komunist i ekstremit totalitar të mbylljes së shtetasve brendakufijve per 45 vjet, u pasua në vitet 1990 nga një shtet me kufij pothuaj të hapur , përtu transformuar më vonë në vitet 2000 në një lloj tjetër gulagu , këtë herë ballkanik.Rrethi qerthull ku vendi ndodhet sot nga njëra anë kërkesa e BE-së për eleminimin eemigrimit të paligjshëm si kusht për liberalizimin e vizave, ndërsa nga ana tjetërmundësimi prej saj i një numri të kufizuar shtigjesh të hapura për emigrim të rregullt çon në izolim social e kulturor.

Mendësia në bërjen e politikave duhet të ndryshojë nga konsiderimi iemigracionit si problem , plagë të shoqërive të pazhvilluara në trajtimin e tij si njërealitet, pjesë normale të jetës së shoqërive të ndryshme, përfshi dhe atë shqiptare, nëshekuj po ashtu dhe në kohët e sotme. Nga ana tjetër, historia e dekadave të fundit katreguar se lufta kundër emigacionit të paligjshëm nuk do të ndalojë ata individë apofamilje për të cilët emigracioni është e vetmja mundësi mbijetese, përparimi ekonomik eshoqëror, apo dhe arratisje nga ambjente dhunuese politike e shoqërore. Dhe së fundi,emigrantët janë aktorë kyçë në zhvillimin e Shqipërisë dhe vendeve pritëse si nga ana

Page 187: perpjekja_26-27

187Përpjekja

ekonomike ashtu dhe ajo social-kulturore. Politikat migratore më të suksesshme do tëjenë ato që e vlerësojnë realisht dhe në praktikë këtë kontribut. Por emigrantët nukmund të ngarkohen me përgjegjësinë e zhvillimit të vendit për të mbyllur gropat e lënahapur në shëndetësi, arsim e infrastrukturë nga qeveri të njëpasnjëshme tëpapërgjegjshme. Dërgesat, dijet dhe aftësitë e emigrantëve janë efikase vetëm atëherëkur egziston një kornizë më e gjerë infrastrukturore e stabilitetit politik, si dhe një shtetligjor demokratik dhe përfshirës. Këto i takojnë klasës politike për t i ndërtuar emirëmbajtur.

Punime të konsultuara për këtë punim

Azzarri, C. and Carletto, C. (2009) Modelling migration dynamics in Albania: ahazard function approach, Southeast European and Black Sea Studies, 9(4): 407-33.

Germenji, E. and Milo, L. (2009) Return and labour status at home: evidencefrom returnees in Albania, Southeast European and Black Sea Studies, 9(4): 497-517.

GoA (2005) National Strategy on Migration. Tirana: Government of Albania(GoA) and IOM.

King, R. and Vullnetari, J. (2009) Remittances, return, diaspora: framing thedebate in the context of Albania and Kosova, Southeast European and Black SeaStudies, 9(4): 385-406.

Rouçek, J.S. (1939) New immigration: South European states. AlbanianAmericans, in Brown, F. J. and Rouçek, J. S. (eds) Our Racial and National Minorities.Their History, Contributions, and Present Problems. New York: Prentice-Hall, 331-39.

Sjöberg, Ö. (1992b) Urbanisation and the zero urban growth hypothesis: divertedmigration in Albania, Geografiska Annaler, 74B(1): 3-19.

Tarifa, F. (1992) The unequal inequalities of women s academic careers in Albania,Higher Education in Europe, 17(2): 44-59.

Tirta, M. (1999) Migrime të shqiptarëve, të brendshme dhe jashtë atdheut: vitet40 të shek.XIX-vitet 40 të shek.XX, Etnografia Shqiptare, 18.

Zolberg, A. (1989) The next waves: migration theory for a changing world,International Migration Review, 23(3): 403-30.

Politikat migratore brenda e jashtë Shqipërie

Page 188: perpjekja_26-27

188Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

HAPËSIRË-MBUSHËSE

APO FIS-SHKATËRRUESE *? SOLIDARITETI

FEMËROR TRANSNACIONAL KUNDREJT FAREFISIT NË RRETHIN E FIERIT

Nga Erin SMITH*

Për arsye të strukturës patrilineale: pra, ku lisi i gjakut, te drejtat dhe detyrimetrrjedhin drejtperdrejt nepermjet fisit të burrave) dhe patriakale të shoqërisë tradicionaleshqiptare, lidhjet e solidaritetit midis grave të martuara shqiptare dhe familjeve të tyretë paramartesës kanë qenë deri më ditët e sotshme të kufizuara. Ky punim paraqet tëdhëna prej një studimi të shtrirë në shumë vende të emigrantëve shqiptarë me prejardhjerurale nga fshatrat e Fierit si dhe jo-emigrantëve . Ky tregon se si përvoja gjatëmërgimit ka çuar në disa raste në një lëshim, ose rinegociim të sjelljes solidaremashkullore kundrejt prindërve të moshuar dhe farefisit patrilineal (megjithëse mendësitëe farefisit patrilineal të joemigrantëve lidhur me sa më sipër, duket se nuk po ndryshojnëme një shpejtësi të njëjtë), dhe gjithashtu në një zgjerim të sjelljes solidare të femrësndërkombëse dhe lokale kundrejt farefisit së tyre (jo gjithmonë patrilineal). Kjo kumtesëdiskuton se në ç raste ky solidaritet lind apo pritet më rëndom, çfarë forme merr, dhe siinterpretohet nga aktorët e shoqërisë lokale dhe të diasporës. Kur shpresat e farefisitjoemigrant nuk plotësohen nga sjellja solidare e farefisit mashkullor të mërguar dhe tëpamërguar, a mundet solidariteti i farefisit femëror të mbushë këtë hapësirë , apo kjointerpretohet si e një natyre të ndryshme?

Hyrje: fis apo familje?

Kureshtja antropologjike dhe e shkencave të tjera shoqërore për Shqipërinë

* Në original këto terma janë: gap-fillers , pra mbushësit e hapësirës (fjalë e zgjedhur ngapërkthyesi në këtë rast) ose boshllëkut, dhe clan-destroyers , pra shkatërruesit e fisit, mëshumë në kuptimin e traditave apo kulturës fisnore. - Shënim i editores

** Erin Smith vazhdon studimet dhe kërkimet pasuniversitare në Laboratorin Kërkimor tëEtnologjisë dhe Sociologjisë Krahasuese, Universiteti i Parisit X, Nanterre,Francë.([email protected])(Dorëzuar më 2 Dhjetor 2008; versioni përfundimtar më 24Mars 2009)

Page 189: perpjekja_26-27

189Përpjekja

është stimuluar prej kohësh nga organizimi shoqëror i saj i bazuar në fis. Në vitet efundit, disa studime (de Waal 1995, 2004, 2005; Resta 2003; Saltmarshe 2001) kanëpërshkruar se si, gjatë trazirave që ndoqën rrëzimin e regjimit komunist më 1991, parimetformuese shoqërore si fiset, rimorën deri diku, sidomos në Shqipërinë e veriut, sirëndësi simbolike (ri-shfaqje dhe transformim të solidaritetit të bazuar në fis në ciklegjakmarrjeje) ashtu dhe manifestime materiale (pronësi toke fisnore) që kishin humburgjatë komunizmit.

Në të vërtetë, solidariteti i fortë mes pjesëtarëve të fisit, ndijohej nga regjimii Hoxhës si një pengesë për besnikërinë e palëkundur kundrejt Partisë. Ashtu siç vërendhe de Rapper:

Megjithëse korniza ideologjike e bazuar në fis përdorej nga ata në pushtet, ajo luftohejzyrtarisht dhe haptas me mënyra të tjera. Familjet e zgjeruara patriakale dhe solidaritetifisnor denoncoheshin si anakronizma të papajtueshme me shoqërinë socialiste : modelii propozuar qe ai i familjes bashkëshortore. (2006, § 33)

Në përpjekje për të çrrënjosur këto struktura solidariteti të bazuara në fis, pronësiadhe pushteti politik fisnor u shkatëruan, martesat me shkuesi, të ngjizura më shumë sibashkime mes fiseve sesa individëve, shkurajoheshin dhe, ashtu si po i njëjti autor nakujton, shtëpive të mëdha të vëllazërive në të cilat shprehej dhe zbatohej një solidaritetmes të afërmve të linjës mashkullore, iu dha fund (de Rapper 2006, § 38). Megjithatë,lidhja e vazhdueshme e kornizës ideologjike të fisit në jetën e përditshme shfaqej nëzgjedhjen e bashkëshortit/es, gjedhet banesore (të cilat mbetën në një masë të madhepatri-mashkulloro-lokalë, d.m.th. pas martese gratë përgjithësisht shkonin tek fshati iburrit, zakonisht tek shtëpia e babait të tij) dhe përdorimin e vazhdueshëm të lidhjevefamiljare për të arritur ato pak të mira ekzistuese.

Interesi im mbi këtë temë, pikësëpari, u zgjua më 2003, gjatë punës kërkimorenë një banesë të braktisur që asokohe banohej nga emigrantë shqiptarë në Napoli,Itali. Megjithëse çiftet atje, qartas kishin kapërcyer gjedhet ngulimore patri-mashkullorenë sajë të emigrimit, forca e lidhjeve solidare midis anëtarëve mashkullorë të fisit gjatëviteve 1990 binte në sy prej gjedheve ngulimore të vëllazërisë (vëllezër, por dhe motrame burrat e tyre) dhe kushërinjtë meshkuj të shkallës së parë, të cilët qenë të grupuarsë bashku në zona të caktuara të banesës së zënë nga shqiptarët.1 Pavarësishtpërkushtimit afatgjatë të provuar dhe ndihmës së përditshme vijuese midis pjesëtarëvetë këtyre grupeve, kishte ankesa nga ana e burrave por gjithashtu dhe grave te tyre- se koha e dikurshme e artë e solidaritetit kundrejt fisit po shkatërrohej nga gratë.Palët fajtore kunatat sipas grave, gratë dhe kunatat sipas burrave akuzoheshin përpengimin e prirjes natyrale të vëllezërve dhe kushërinjve për të ndihmuar njëri-tjetrin,dhe kjo bëhej me qëllim që të përqendronin të mirat familjare në vetë familjen e ngushtë.

1 Gjedhe banesore fisi të njatë punës kërkimore që ndërmora në qytezat rreth qyteteve tëTrevizos dhe Piaçences në Italinë e veriut. Çucitërisht, këto gjedhe qenë më pak të dukshme mesemigrantëve shqiptarë që studiova në Greqi.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 190: perpjekja_26-27

190Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Shpjegimet e dhëna se si gratë e martuara shkatërrojnë fisin , ose vëllazërinë

përgjithësisht janë të dy llojeve. I pari të cilin nuk do ta shqyrtojmë në këtë artikull është prirja e tyre e supozuar për të inkurajuar përqendrimin e të mirave të çiftit tekfamilja e tyre e bërthamës, në kuptimin më të ngushtë të fjalës çiftit dhe fëmijëve. Idyti, një shtesë jo aq e shpeshtë dhe në dukje kontradiktore e të parit, dobësimi indijuar i solidaritetit të fisit i atribuohet gjoja praktikës së emigranteve të martuarashqiptare që filtrojnë burimet e familjes që përndryshe, (kinse) do të përdoreshin përpjesëtarët e fisit të burrave të tyre nëse lindte nevoja - dhe që i dërgojnë tek fisi i tyrenevojtar. Nëse kjo praktikë ekzistonte, ajo do qe në kundërshtim të hapur me strukturatsolidare shqiptare të linjës mashkullore dhe detyrimet gjinore karshi prindërve, ç kado të shqyrtoj pas pak.

Si emigrantët, por sidomos jo-emigrantët shqiptarë, shpesh shprehinkeqardhje për atë ç ka shumë syresh e ndijojnë si dobësim të solidaritetit të fisit qysh

prej hapjes së kufijve kombëtare ndaj mërgimit masiv dhe importimit të idealevekapitaliste si individualizmi dhe lakmia. Ndërsa dënojnë ndjesinë e dobësuar të

solidaritetit të emigrantëve meshkuj kundrejt të afërmve joemigrantë, shumë joemigrantëpo kështu përmendin ndihmën që ata vetë marrin prej bijave të mërguara, ose motrave(mbi këtë shih gjithashtu dhe King, Dalipaj, dhe Mai 2006; si dhe King dhe Mai 2008,228-234).

Tema dhe pyetje

Manifestimet konkrete të solidaritetit midis emigrantëve shqiptarë dhe farefisittë tyre të pamërguar, ofrojnë elemente veçanërisht mendim-ngacmuese, që duhenpatur parasysh kur analizojmë proceset bashkëkohore të ri-negociimit të detyrimeve tësolidaritetit karshi grupit. Në këtë artikull unë do t u drejtohem çështjeve të mëposhtmekërkimore:

A po ri-negociohen gjedhet tradicionalë të detyrimeve karshi familjes sëzgjeruar?A është shoqëruar njëkohësisht ngushtimi gradual i parashtruar i sjelljessolidare konkrete prej pjesëtarëve të familjes patrilineale kah familjes sëngushtë me një zgjerim të kësaj sjelljeje në mënyrë që të përfshijë farefisin egrave të martuara?2

Çfarë drite hedh mbi gjerësinë e këtyre transformimeve sjellja rrethdërgesave midis grave të martuara emigrante dhe farefisit të tyre të pamërguar?

Si interpretohet kjo sjellje nga aktorët e shoqërisë shqiptare emigrante dhejo emigrante?

2 Sjellje solidare në këtë artikull përmblidhet në format e saj më të prekshme: dërgesa, ndihmënë natyrë, vullnet për të pritur të sapoardhurit jashtë shtetit, ose t i fusë ata në tregun e atyshëmtë punës.

Page 191: perpjekja_26-27

191Përpjekja

Siç nënvizohet nga Mahler dhe Pessar (2006, 45), Ashtu si edhe pasuria në

përgjithësi, dërgesat reflektojnë dhe transmetojnë pushtet . Praktikat e dërgesave dherrjedhjeve të tjera solidare nga emigrantet e martuara shqiptare për fisin e tyre përbëjnëmaterial intrigues që të bën të rimendosh debatin vijues rreth çështjes nëse mërgimiështë para së gjithash një proces që përforcon pabarazitë mes dy gjinive dhe shtypjen,si në atdhe ashtu dhe jashtë (Lazaridis 2000), apo mos ndoshta stimulon çliriminfemëror prej strukturave mbizotëruese të vendit të origjinës (Kofman, Raghuram, dheSales 2000; Phizaklea 1998). Një numër gjithmonë e në rritje studimesh kanë treguar nëvitet e fundit se kostoja dhe përfitimet e mërgimit vilen në mënyrë të pabarabartë ngagratë dhe burrat në familjet e mërguara (Gilberson 1995). Në rastin e shqiptarëve doshqyrtojmë nëse dërgesa e gruas nga fisi në të cilin ajo është martuar kah fisit të saj(ose të mamasë së saj) tregon përpjekje për të ndrequr ç ka ndijohet si një shpërndarjee pabarabartë përfitimi e sakrificave të familjes .

Në kontekste ku normat patriakale janë të forta, dërgesat e femrave sfidojnëidenë se familjet e mërguara janë njësi vendim-marrëse kompakte. Megjithëse rastishqiptar ka frymëzuar një mori studimesh statistikore dhe ekonometrike të çmuara mbisjelljen rreth dërgesave (shih Arrehag, Sjöberg, dhe Sjöblom 2005; Castaldo dhe Reilly2007; de Zëager et al. 2005; Kule et al. 2002), edhe metodat më të mira sasiorepashmangmërisht përshkruajnë familjet dërguese dhe marrëse në një mënyrë disimonolite. Familjet që unë studiova në Shqipëri, Itali dhe Greqi nuk ishin aspak njësivendim-marrëse pragmatike të njëzëshme, që funksionojnë në bazë të marrëveshjevekonsensuale midis pjesëtarëve të sekseve dhe brezave prej të cilave përbëhen.

Me qëllim që të plotësojë dhe pasurojë leximet tona të studimeve sasiore mbisjelljen reth dërgesave, një qëllim i këtij artikulli është të analizojë tensionet e ndryshmeqë pasohen nga një ndërtim koalicionesh që mund të ndodhë në familjet shqiptarepërballë çështjes delikate të ndihmës së grave të martuara për pjesëtarët e familjeve tëtyre të paramartesës. Mënyra në të cilën interesat konfliktualë negociohen dhe shprehenpërmjet praktikave dhe ligjëratës publike, do të na lejojë të japim disa përgjigje paraprakepër pyetjet e parashtruara më sipër.

Metodologjia

Ky punim do paraqesë të dhëna cilësore nga puna kërkimore në terren që kamkryer që më 2003 midis fshatarëve joemigrantë në rethin e Fierit dhe farefisit të tyre tëmërguar në Itali (Napoli, Treviso dhe Piaçenca) dhe Greqi (Athinë dhe Kretë).3 Për

3 Kjo punë kërkimore e shtrirë në shumë vende dhe kohë, mes fshatarëve të mërguar dhe jo tëmërguar filloi më një studim të ndjenjave herë-herë kundërshtuese për përkatësinë komunitaremes shqiptarëve të mërguar në Napoli (e ndarë në bazë të kufijve fetarë, fshat/qytet origjine apokombëtarë) dhe të formave të ndryshme të solidaritetit që këta mërgimtarë shfaqnin brenda dhejashtë fisit. Kjo erdhi si përgjigje e studimeve të shumta sociologjike italiane (p.sh. Allasino dheRicucci 2003; de Bonis 2001) që mëtonin se shqiptarët e Italisë përbënin një jokomunitet , që

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 192: perpjekja_26-27

192Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

arsye të natyrës së çështjeve kërkimore të shqyrtuara në këtë punim, dhe prirjes sëkryetarëve (meshkuj) të familjes për të mbizotëruar diskutimet, shumica e të dhënave tëparaqitura këtu u mblodhën gjatë diskutimeve joprotokollare ose intervistave gjysmëtë drejtuara me gratë e martuara, pa burrat e tyre të pranishëm. Diskutime të ngjashmembi praktikat solidare kundrejt familjes ndërkombëse dhe lokale me burrat e këtyregrave (herë vetë, herë në prani të grave të tyre) më lejuan të vlerësoj hapësirën midispraktikës së deklaruar konvencionale, zbutjen e kësaj sipas rethanave dhe karakterit,dhe praktikave femërore që mbahen sekret prej burrave dhe/ose baballarëve.4

Ky punim është organizuar në këtë mënyrë: me qëllim që të vlerësojmë nëseka pasur një rritje të dukshme të sjelljes solidare të grave të martuara kundrejt farefisittë tyre që prej fundit të regjimit komunist në Shqipëri, do fillojmë me një shqyrtim tëshpejtë të detyrimeve që gratë e martuara kishin kundrejt familjes së tyre të paramartesëspara viteve 1990. Mandej, do të diskutoj se çfarë rethanash shihen si të domosdoshmeprej fshatarëve të mërguar dhe jo të mërguar në mënyrë që gratë e martuara të kenë tëdrejtë të dërgojnë lekë dhe sende. Do të shqyrtohen raste konkrete të këtyre praktikave,si dhe drejtimi dhe forma e ketyre rrjedhjeve. Pjesa e fundit shqyrton se si i interpretonkëto praktika shoqëria lokale dhe e diasporës.

Solidariteti femëror me farefisin para 1990

Si përshkrimet femërore edhe ato mashkullore të solidariteti midis grave tëmartuara dhe familjeve të tyre të paramartesës gjer në fillim të viteve 1990, reflektojnëshumë ngushtësisht gjedhet patri-mashkullore të banesës dhe solidaritetit të hasurarëndom dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Siç e shpjegoi dhe Llamba, 48 vjeçare, ish-kooperativiste: S kishe punë fare me familjen tënde atëhere, s të lejonte burri! . Eashpër siç mund të duket, kjo vërejtje përkon me shumë komente të drejtpërdrejta dhezymtësisht ironike të grave fshatare që, pas martese bëheshin pasuria e burrit dhe efamiljes së tij. Kjo nënkuptonte jo vetëm që gruaja duhej t i bindej familjes së burrit dhetë bënte punët e shtëpisë gjatë kohës si nuse brenda5, por gjithashtu dhe të respektonte

tregonin pak ose aspak solidaritet jashtë fisit. Ky kërkim pastaj u shtri në një projekt më tëmadh, i cili shqyrton se si fshatarët interpretojnë masën dhe arsyet e shndrrimeve të supozuaratë pas-regjimit lidhur me solidaritetin karshi fisit dhe çfarë ndikimi kanë pasur këto shndrrimembi mundësinë e veprimit dhe mbijetesës së atyre që kanë ngecur në fshatrat e tyre të origjinës.4 U bë pëpjekje për të përfshirë pjesëmarrës të të dy sekseve, nga grupe të ndryshme etnike dhefetare siç përshkruhen nga vetë vendasit (Lalë, Muslymanë, Kosovarë, Çamë, Mallakastriotë,Labë, Arixhinj). Ashtu siç mund të pritet, duke patur parasysh përpjekjet e regjimit të Hoxhëspër të edukuar masat, brezi i mesëm, përgjithësisht ishte më shumë e arsimuar, ndërsa më tëvjetrit dhe më të rinjtë ose nuk kishin shkuar fare në shkollë (në rastin e grave të moshuara), osenë rastin e shumë të mërguarve (veçanërisht burrat) e kishin braktisur shkollën pas 8-10 viteve.5 Në familjen tradicionale të gjerë, gruaja e vëllait të madh bëhej nuse brenda, duke jetuar kështume prindërit dhe motra-vëllezërit e burrit, dhe duke u kujdesuar për punët e shtëpisë nën urdhërate vjehrrës. Ndërsa vëllai më i vogël se ky martohej, gruas së tij i vinte radha të bëhej nusebrenda, dhe vëllai i madh me gjithë grua zakonisht ndahej.

Page 193: perpjekja_26-27

193Përpjekja

fisin e burrit dhe t i dorëzonte rrogën personit përgjegjës për shpenzimet e familjes segjerë zakonisht vjehërrit ose vjehërrës. Siç tha dhe Afërdita, 53, ish-kooperativiste:Ne nuk kishim para. Nuk kishe të drejtë të mbaje as edhe një kokërr leku! .

Edhe burrat, megjithatë, ia dorëzonin rrogën e tyre kryetarit të familjes, i cilivendoste se sa do shpenzohej për ushqim, rroba, miq, shokë dhe nevoja të tjera.6

Kështu, ndihma materiale apo dhuratat për fisin gjatë vizitave të përmuajshme të gravetë martuara tek familjet e tyre, diktoheshin në një masë të madhe nga personi qëmbante lekët: burrat apo vjehërrit. Erisa, 47, ish-traktoriste:

Kur shkoje tek mamaja rreth një herë në muaj, ose sa herë të çonte burri i jepjegjëra të vogla, ato që të jepte burri, se vetë nuk kishe asnjë gjë për t i dhënë. Unëjetoja me vjehrrën. Ç më jepte, i çoja nënës, ndonjëherë një kile sheqer ose kafe,ndonjeherë asgjë. Po para jo. Kurrë. Edhe mamaja nuk do ta donte këtë lloj ndihme,megjithëse prindërit e mi ishin në gjendje të vështirë ekonomike.

Edhe në rastet e një nevoje të vërtetë financiare, gratë shumë rallë mund t uofronin prindërve ndihmë në para. Pjesërisht, kjo shpjegohet me kushtet e vështira tëvetë jetesës së tyre të përditshme. Sidomos në kooperativa që ishin më të shumta nëzonë. Në citimin e mëposhtëm, Xhemilja, një ish punëtore ferme, habitet dhe me vetëpyetjen:

Me se t i ndihmonim prindërit? Ne s kishim bukë të hanim vetë, pa le për prindër !Nuk mund ta krahasosh dje me sot, është si nata me ditën. Kishte shumë pak lek.Varfëri. Punoje shumë dhe fitoje pak, dhe s kishe me se të gostisje fëmijët e tu.Ishte e vështirë të gjeje rroba asokohe. Dhe ushqimi qe me racion! E ku të gjejadiçka që t u ofroja prindërve? Nëse të vinin prindërit, nuk kishe çfarë t u jepje përdrekë, nuk kishe çfarë t u shtroje. Nuk kishe asgjë t i gëzoje. Nuk kishte asgjë!

Deri diku, të marrit e fshehtë të sendeve të caktuara si kafja apo sheqeri ngafamilja e burrit, të marrit pak nga pak që të mos binte në sy, ishte një mënyrë për t uofruar prindërve dhurata; sidoqoftë, prindërit vetë, në përgjithësi, nuk i pranonin këtodhurata hapur, sidomos paratë. Juli, 43: I vija mënjanë ato që duhej t i jepja mamasë,që t i kisha gati kur shkoja për vizitë. Ia fusja në xhep kur largohesha .

Si mund të shpjegohet kjo droje nga ana e prindërve vërtet nevojtarë?Ç detyrime kishte gruaja e martuar karshi prindërve në të vërtetë? Siç ilustrohet nëfigurën 17, në skemën tradicionale të gjërave, pas martesës, gratë kalonin në fisin e

6 Në rastin kur vjehrra nikoqiriste buxhetin e familjes në praktikë, prapëseprapë, gjatë gjithëjetës së vet, ishte vjehërri ai që vendoste se si leket do përdoreshin për të : respektuar lidhjetshoqërore dhe detyrimet kundrejt miqve dhe shokëve si martesa, vizita, vdekje, ngushëllime.7 Sipas traditës antropologjike, rathët në këtë figurë tregojnë gratë, trikëndëshat burrat. Vijat epikëzuara tregojnë fisin të cilit burrat i përkasin dhe në të cilin martohen gratë. FalënderojRussell Aspland për këto figura.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 194: perpjekja_26-27

194Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

burrave, burimet e tyre ekonomike dhe aftësitë e tyre përkujdesëse bëheshin prona epërjashtueshme e fisit të burrit.

Figura 1. Drejtimi i rrjedhës së të mirave materiale të grave pas martesës kahfamiljes dhe fisit të burrit.

Në këtë sistem, bijtë (sidomos biri i fundit) dhe gratë e tyre ishte e udhës që tëkujdeseshin për mirëqenien ekonomike të prindërve të burrit. Nga ana tjetër, detyra ebijave të martuara karshi prindërve të tyre qe ti nderonin

në fisin ku qenë martuar,duke mos hapur telashe .

Si bijat dhe vjehërrit, përgjithësisht binin dakord që kjo e para, kish detyrimtë kthehej për disa ditë për t u kujdesur për prindërit e sëmurë apo që po vdisnin. Nëkëtë rast, motrat përgjithësisht e bënin me radhë për t u kthyer tek fshati i tyre iparamartesës dhe të kujdeseshin për prindërit që vuanin. Nëpër intervista, shpeshtheksohej se qëllimi i këtyre vizitave përkujdesëse qe të lehtësonte barrën e nusesbrenda, dhe jo të zëvendësonte apo të vinte në diskutim cilësinë e kujdesit që nusjabrenda u detyrohej vjehërrve.

A është forcuar sjellja femërore solidare kundrejt fisit të vet?

Disa emigrantë shqiptarë ia veshin dobësimin vijues të strukturave të solidaritetitme fisin, faktit se gratë e martuara gjoja shmangin drejt fisit të tyre - të mirat efamiljes, që përndryshe do përdoreshin për pjesëtarët e fisit të burrave të tyre. Deri nëç masë mundet që, elementet e grumbulluara nga studimet e mia në terren, të kryera nëShqipëri, Itali, dhe Greqi, të mbështesin apo shprovojnë këtë hipotezë?

Të mirat kryesore për të cilat krushqit rivalizojnë në këto situata janë dërgesatnë para dhe në natyrë, si dhe ndihma praktike jashtë shtetit për pjesëtarët e fisit qëkanë emigruar rishtas. Në këtë pjesë, do të shqyrtojmë shembuj konkretë ku gratë emartuara ia ofrojnë këto të mira fisit të tyre. Duke përshkruar natyrën e tyre, shpeshtësinëdhe sasinë, unë synoj të rrok nëse këto praktika kanë ardhur si rezultate i ri-përkufizimevetë detyrimeve të grave të martuara kundrejt familjeve të tyre, apo mos ndoshta lypenshpjegime të tjera.

Peshqeshe

Forma më drejtpërdrejt e dukshme e ndihmës mes mërgimtareve në rastetstudimore të Italisë dhe farefisit të tyre jomërgimtar është peshqeshi, ose dhuratat e

Page 195: perpjekja_26-27

195Përpjekja

gjërave, sidomos çantat e panumërta të rrobave të përdorura që grumbullojnë dhe iruajnë gjatë vitit, gjersa kthehen në Shqipëri për pushimet e tyre vjetore në gusht.Megjithëse shumë shqiptare punojnë në sektorin bujqësor të serrave në rrethinat eNapolit, shumica e ndërfolëseve të mia, si në Italinë e jugut apo të veriut, punojnë sipastruese në familjet italiane. Me kalimin e kohës, kjo i ka ndërkallur në lidhje tëngushta (por shpesh kundërshtuese) me punësuesit e tyre kryesisht femra, të cilat ujapin rroba të përdorura dhe orendi, shpesh në gjendje shumë të mirë.

Malet e njëmendta të teshave të përdorura dhe këpucëve të grumbulluarakësisoj janë vënë mënjanë kryesisht për farefisin e pamërguar të vetë gruas (sidomos,prindërit e saj dhe femrave të farefisit nga ana e mamasë. Në disa raste, ato janë i vetmipeshqesh që gruaja i bën morisë së të afërmëmve të saj të pamërguar. Burrat janë nëpërgjithësi më pak të zellshëm, dhe shpesh deklarohen si të fyer (së paku sipërfaqësisht)prej idesë së të ofruarit pjesëtarëve të pamërguar të familjes më të gjerë, rroba tëhedhura prej punësuesve italianë. Megjithatë, gjatë shpaketimit ceremonial të valixheveme të mbërritur në Shqipëri në gusht, të afërmit e pamërguar të po këtyre burrave,shpesh shprehin acarim për pjesën e caktuar për ta prej kunatave dhe nuseve të tyre.8

Ngrënie dhe fjetje jashtë shtetit

Deri në ç masë ofrojnë mërgimtaret burime parësore, si ngrënie dhe fjetje jashtështetit, për farefisin e tyre të mërguar? Së bashku me dërgesat në para, investimetnjerëzore të asillojshme me ndikime të shumëfishuara për shtëpinë dërguese, janëhaptas ato që u interesojnë më shumë fshatarëve të pamërguar në studimin tim.

Përveç rasteve kur burri i një çifti mërgon fillimisht me ndihmën e fisit tëgruas (ç ka do të thotë që borxhe të shtyra solidariteti për fisin e saj kontraktohenheshtas), gratë e martuara shumë rallë janë në gjendje të ofrojnë solidaritet konkretkundrejt farefisit të mërguar në formën e ushqimit afatgjatë dhe ndihmës me futjen nëpunë në tregun italian ose grek të punës. Ato gra që janë në gjendje t i ofrojnë të miratë tilla për një periudhë të caktuar ndonjë të afërmi mashkull shpesh ndonjë vëllai mëtë vogël ose kushëriri shumë herë thonë se sa e pazakontë është kjo dhe sa me fatjanë që kanë një burrë kaq bujar dhe me logjikë .

Gratë që strehojnë ndonjë pjesëtar të fisit të tyre në Itali përgjithësisht fillojnëtë bëjnë kështu vetëm pas më shumë se 5 a 10 vitesh mërgim. Kjo hapësirë kohore nukpasqyron, sikur mund të hamendësojë dikush, se vështirësitë e dekadës së parë tëmërgimit ishin kaq të mëdha sa një solidaritet i tillë nuk do qe i mundur për askënd.

Krejt e kundërta: shumë njerëz (zakonisht burra apo të pamërguar) lëvdojnëvitet 90 si përiudhën ku solidariteti i fisit (të burrit) jashtë shtetit u shpreh më

8 Shpesh pallto apo pantallona me numur të papërshtatshëm, ose dukshëm të dala mode, tëzgjedhura ndoshta qëllimisht, si strategji afatgjata hakmarrje për padrejtësitë e vuajtura nëpadijeni të burrit!

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 196: perpjekja_26-27

196Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

skajshmërisht. Kjo duket se ka pasur një ndikim negativ në dëshirën e çifteve tëmërguar për të kopjuar një altruizëm të tillë me fisin e gruas 5 apo 10 vitë më pas. Disasyreshe më shpjeguan se, megjithëqë pjesëtarë të fisit të tyre (zakonisht xhaxhallarë tëmoshuar) i nxitën ato që të strehonin dhe të paguanin për qëndrimin fillestar të ndonjëkushëriri mashkull në vendin pritës, ato vetë nuk kishin dëshirë të bënin këshu; ato ekishin diskutuar këtë mundësi me burrin (i cili gjithashtu nuk kish qenë dakord). Arsyejae dhënë për këtë ishte se, pasi kishin jetuar fillimisht për disa vjet në kushte të ngucurame disa pjesëtarrë meshkuj të fisit të burrit (zakonisht vëllezër apo kushërinj) që nuklejonin një jetë intime dhe që kërkonin të bëje punëra shtëpie të pafundme (duke qenëse pritej që pas pune ato të gatuanin, të pastronin, të lanin dhe të hekurosnin për disameshkuj të rritur dhe ndonjëherë fëmijë), atyre nuk ua kishte qejfi të sakrifikonin rehatinëpersonale në emër të solidaritetit të fisit qoftë ky i tyre apo i burrit.

Në po këtë pikë-kthese në karrierën e mërgimit, pas rreth një dekade jashtështetit, vetë partneri mashkull përgjithësisht pretendon kur është më vete se kakryer mjaftueshëm rolin e tij si pjesëtar solidar i fisit, duke justifikuar kështu zgjedhjenpër të përkushtuar kohën dhe fuqitë për ndërtimin dhe forcimin e së ardhmes së familjessë tij të bërthamës në vendin pritës. Sidoqë ka gjasa që, në të vërtetë, fuqitë e tij t i jenëpërkushtuar pothuaj tërësisht ketij synimi (blerjes së një shtëpie në Itali, për shembull),i mërguari mashkull shpesh flet me keqardhje për dobësimin e lidhjeve të grupit të fisitapo të vëllazërisë. Kjo i vishet karakterit të keq të kunatave, të marrëdhënieve tëkëqija të vetë gruas së tij me kunatat dhe paaftësisë së vëllezërve të tij për të zotëruargratë e tyre.

Po çfarë ndodh në familjen e tij? A ka në dorë gruaja burime shtëpiake? A e kamundësinë, apo dhe dëshirën, për t i rishpërndarë një sasi të caktuar të kapitalit shtëpiakfisit të saj, siç mëtohet përmjet imazhit të fis-prishëses të përdorur prej disave? A janëshembujt e dërgesave në lekë të thata prej grave të mërguara kundrejt farefisit të tyre,numerikisht të rëndësishme?

A e ndihmojnë të mërguarat fisin e tyre me para?

Duke patur parasysh rolet gjinorë tradicionalë lidhur me detyrimet parësore tësolidaritetit, dhe gjithashtu kontrollit të parave familjare, dy parakushte kryesore përsjelljen altruistike të mërgimtareve kundrejt farefisit të tyre mund të hamendësohen: epara, punësim i paguar i femrave; dhe e dyta, e drejtë përdorimi e kapitalit të çiftit dhendikim në vendim-marrjen për shpenzimin dhe investimin. Në ç masë këto kushteshihen prej të intervistuarve në Shqipëri, Itali dhe Greqi si të nevojshme? Tani ne do tëshqyrtojmë shembuj praktikë të situatave në të cilat të mërguarat dhe/ose burrat e tyrei dërgojnë para fisit të saj. Unë do t i cilësoj këto dërgesa si rrjedhje zyrtare sepse atondodhin me dijeninë e të dy partnerëve. Mandej, do të shqyrtoj situata të dërgesavejozyrtare në të cilat rrjedhjet monetare fshihen prej burrave, baballarëve ose prej të

dyve.

Page 197: perpjekja_26-27

197Përpjekja

Rrjedhje parash zyrtareGratë e papunësuara

Të mërguarat e papunësuara mund ta ndihmojnë farefisin e tyre të ngushtë nëmënyrë të kufizuar nëse burri i tyre është dakord me këtë. Siç do shohim në diskutiminposhtë, marrja e ndihmës prej dhëndrrit sidomos kur djali i vet nuk ka mundësi osedëshirë t i mbështesë prindërit e tij siç duhet është një çështje shumë e ngatërruar.Gjithsesi, vjehërrit e pamërguar që marrin këtë ndihmë, ndonjëherë flasin në mënyrëmjaft prekëse për dhëndurë të tillë kaq të rallë si floriri.

Në shembullin e mëposhtëm, një dhëndërr ka paguar për mërgimin e kunatittë papunë drejt shtëpisë së tij në Italinë qendrore, dhe e ka strehuar, ushqyer dhe i kadhënë pare xhepi për dy vitet e fundit. Megjithëqë djaloshi ka qenë i papunësuar qëprej ardhjes së tij në Itali, pjesërisht për arsye të mos-pasjes së lejes së qendrimit dhepunës, prindërit e tij e interpretojnë vendimin e dhëndrrit të tyre për të mbajtur djalin sirefuzim i turpërimit nga dërgimi prapa pasi u kishte premtuar për ta ndihmuar atë për tëemigruar dhe për t i gjetur punë. Kjo situatë është kthyer në diçka zhburrnuese për tëgjithë njerëzit rotull, sepse kjo ndihmë prej dhëndrrit për djalin e tyre të vetëm (detyrae të cilit është t i mbështesë ata) shihet prej këtij çifti jo të mërguar si prekëse ashtu dhepaksa poshtëruese.

Dhëndurrët bëjnë, na ndihmojnë, sidomos më i madhi. Kur vjen dhëndrri i madhna sjell peshqeshe, para të thata, me sa mundësi ka, se ai... me djersë i nxjerr... [dheqan në heshtje]. Dhe më tha djali në telefon, mos i këpusni dorën Flamurit se kashpenzuar shumë për ne!

Punësimi rruga drejt të drejtave të barabarta mbi vendimet për shpenzimet familjare?

Në rastet më të zakonshme, rrjedhjet zyrtare në të holla kah farefisit të njëmërgimtareje justifikohen dhe lejohen sepse ajo është vetë në marrëdhënie pune mepagesë jashtë shtetit. Gjatë pesë viteve të kërkimit në këtë fushë, nuk është gjeturasnjë shembull i ndonjë çifti fshatar të mërguar që i mbante rrogat veçmas. Zyrtarishtt i dërgosh para farefisit të gruas varet gjithmonë nga miratimi i burrit.

Breza të ndryshëm e ndijojnë ndryshe ritmin dhe gjerësinë e ndryshimit nëdinamikën e pushtetit të negociimieve buxhetore ndër-bashkëshortore. Duke u përsiaturmbi ndryshimet që vërejnë midis raporteve të bijave të tyre me burrat dhe burrave tëvet gjatë martesës, shumë mesogra të pamërguara përshkruajnë atë çka ato e ndijojnësi shtendosje të hierarkive gjinorë lidhur me të drejtat e përdorimit jo vetëm të parave,por dhe të shprehjes së nevojave të tyre. Për shembull, më poshtë, Netta, 48, përshkruanndryshimet që ajo sheh midis sjelljes së saj si nuse e re dhe asaj të vajzës së saj sëmërguar, e cila e ka ndihmuar si me miratim të burrit por dhe pa dijeni të tij:

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 198: perpjekja_26-27

198Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Gratë as ndruhen më aq sa më parë, dhe as nuk kanë më aq frikë sa kishin prejburrave të tyre. Ato kanë pak më shumë liri, një çikëz më shumë! Ja më zër mua përshembull, kur isha nuse dhe sot që jam 50 vjeç, as që mund t i krahasoj ato kohërame sot! Nëse kisha ndonjë problem apo kisha nevojë për diçka, nuk kisha kujt t ithosha! Kurrë s kisha ndonjë kokërr leku në xhep. Sot gratë kanë më pak frikë prejburrave, janë më të çiltra me ta.

E bija, Ida, 26, jeton dhe punon pa leje qendrimi dhe pune në Greqi me burrin esaj. Duke dëgjuar të ëmën, ajo ndërhyn e pezmatuar:

Burri tim e di me saktësi se sa dhe kur paguhem si pastruese. Unë duhet të dorëzojçdo cent. Unë dua të mbaj të paktën 10 euro në xhep që të mos shkoj të marr paranga kuleta e tij çdo mëngjes për të paguar për biletën e autobuzit, po ai nuk do. Dot i jap unë paratë që të duhen ditë për ditë , më thotë. Nuk do që të mbaj lekë nëxhep, as edhe lekë të vogla!

Të fituarit e një rroge dhe të paturit kontakt fizik me të ardhurat javore, qartas,nuk sjell të drejta të barabarta midis bashkëshortëve dhe/ose pavarësi të femravelidhur me zhpenzimet dhe investimet shtepiake.9

Pështjellimi lidhur me faktin se të kujt janë lekët, në kuptimin se kush kafuqinë të vendosë se sa dhe për çfarë do shpenzohet, bëhet dhe më i dukshëm nëparagrafin ndjekës në të cilin një mesogrua shqiptare e pamërguar përsiatet mbi arsyetse pse, pavarësisht dëshirës së tyre për të ndihmuar, ajo dhe motra e saj e martuar dhee pamërguar, u japin prindërve më pak ndihmë financiare se vëllezërit e tyre të mërguar.

Djemtë japin më shumë se ne. E kam fjalën për para. Se ne jemi më hollë. Që të dyata punojnë jashtë dhe u japin prindërve një çikë lek. Ndërsa unë punoj këtu(d.m.th. e papaguar) llogarit që këtu e jashtë shtetit nuk është njësoj! Sikur unëme burrin të kishim rrogë, do t u jepja prindërve njëlloj si vëllëzërit.

Po a do ta pyesje burrin?

Po si jo, sa për ta pyetur duhet ta pyesja, po paratë do qenë të miat. Ai do vendostese sa do t u jepja, 50,000 lekë, 20,000 lekë,10 apo sa të shkëputnim nga buxheti ynëpër t u dhënë atyre. Po sa për detyrimet, dua që ta kuptosh që unë kam detyrimepër prindërit derisa të më ikin. Sa herë që shkoj te prindërit, unë jap!

9 Në mënyrë shumë domethënëse, si në Greqi dhe Itali shumica dërmuese e çifteve mërgimtarë tëintervistuar që punojnë të dy, i hedhin kursimet e tyre në një llogari bankare në emër të burrit.10 Të gjitha shumat e cituara në lekë janë në lekë të vjetra .

Page 199: perpjekja_26-27

199Përpjekja

Siç mund të merret me mend nga dy shembujt e mësipërm, gratë e martuara nëpërgjithësi nuk lejohen t u dërgojnë prindërve aq para sa burrat u dërgojnë të tyreve,edhe kur ato vetë kanë rrogë. Ky regull i përgjithshëm vlen jo vetëm kur burri zë njevend kyç si djali i pleqërisë (dhe është kështu, së bashku me gruan e tij, personikryesor përgjegjës për mirëqenien e prindërve të tij), por edhe kur është një prej fëmijëvëmë të mëdhenj. Kjo vlen gjithashtu edhe për ato çifte mjaft të ralla të mërguarish kugruaja fiton më shumë se burri i saj.

Përjashtime të përligjura

Përveç rrobave që gratë e mërguara u shpërndajnë farefisit të tyre, dhe shumatkrahasimisht të vogla që burri u jep vjehërrve kur i viziton gjatë verës (do flasim përkëtë më poshtë), të mërguarat e punësuara lejohen gjithashtu prej burrave të tyre dheopinionit publik t u dërgojnë prindërve lekë në raste të caktuara. Pavarësisht nëse atokanë vëllezër të mërguar apo jo, të mërguarat përgjithësisht u dërgojnë prindërve njëshumë të vogël (100 euro a diçka më shumë) kur janë të shtruar në spital, ose duhet t unënshtrohen analizave mjekësore të kushtueshme.

Shuma të vogla lekësh gjithashtu mund të dërgohen ligjërisht megjithësendonjëherë pas argumenteve të stërgjatura për të ndihmuar financiarisht për ndërtimine ndonjë banje brenda shtëpisë së prindërve të gruas.11 Kjo zakonisht ndodh kurvëllezërit e gruas nuk kanë emigruar, ose kur janë detyruar të kthehen (për shembullpasi janë përzënë disa herë prej një shteti anëtar të KE). Kjo konsiderohet si një mirësie veçantë që burri nuk është i detyruar ta miratojë, dhe ai fiton një farë prestigji si nëkomunitetin lokal dhe në atë të mërguar për lejimin dhe kontributin e dhënë për financimine projekteve të tilla, sepse një sjellje e tillë altruistike shkon përtej përgjegjësisë së tij(dhe të gruas së tij). Përsëri, projekte të tilla përgjithësisht ndodhin pasi gruaja kambushur më shumë se pesë vjet pune jashtë shtetit (dhe burri i saj më shumë se dhjetë)një kohë në të cilën shpresat për të ndihmuar familjen e zgjeruar të burrit (ose së pakuvëllezërinë) përgjithësisht konsiderohen si të përmbushura me nder prej tij.

Janë hasur disa raste ku motra të mërguara në disa vende të ndryshmebashkojnë burimet e tyre për një projekt të caktuar, në mënyrë që të blejnë çka shihet sinjë pajisje e domosdoshme shtëpiake për prindër të moshuar, sidomos mamanë e tyre.Faktori gjinor nuk është sipërfaqësor në këto raste, sepse këto manovra më të koklaviturapërgjithësisht ndodhin vetëm në mënyrë që të financojnë projekte që farefisi mashkulli mërguar dhe jo i mërguar nuk i quan si të një rëndësie parësore. Një shembull i tillëishte rasti i katër vajzave të mërguara në qytete të ndryshme të Greqisë dhe Italisë tëcilat bashkuan paratë për të riparuar një lavatriçe të vjetër, pastaj për të blerë një të

11 Kjo konsiderohet prej shumë njerëzve si domosdoshmëri e jetës së qytetëruar , megjithëse nëtë vërtetë, edhe pasi kjo është përfunduar , shumë prindër të moshuar qoftë kjo nga të qënit tëmësuar apo të lidhur vazhdojnë të përdorin banjon alla-turka nga pas shtëpisë.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 200: perpjekja_26-27

200Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

përdorur të re për mamanë (megjithëse edhe në këtë rast paratë iu dërguan babait tëtyre prej burrave të tyre, pastaj u morën nga vëllai i tyre në Shqipëri). Shpjegimi përkëtë gjendej në ngacmimin e ndjerë nga motrat e mërguara të një zvarritjeje nga ana efisit mashkullor, të cilët ishin përgjegjës për t i gjetur këtij problemi një zgjidhje (nëkëtë rast, vëllezërit e pamërguar). Duke ndjerë që rraskapitja dhe tensioni midis mamasësë trye të moshuar dhe nuses brenda dembele të shkaktuar prej pirgjeve gjith në rritjetë rrobave për t u larë me dorë, nuk vlerësoheshin aq shpejt sa duhet prej fisit mashkullorsi burim i njëmendshëm i tensionit shtëpiake, motrat më në fund e braktisën shpresënse vëllezërit e tyre do caktonin burime të mjaftueshme për të ndrequr këtë problemfemëror dhe organizuan një zgjidhje nga jashtë shtetit.

Në mënyrë interesante, ngacmim u shpreh në këtë rast dhe me nusen evëllait të vogël të pamërguar e cila jetonte me vjehërrit. Sipas gjykimit të motrave tëmërguara, kërkesa për para nga nusja brenda në Shqipëri drejtuar prindërve të saj nënjë fshat afër do qe më pak e gabuar sesa thithja dhe ridrejtimi i burimeve të çifteve tëtyre përkatës kah prindërve të tyre (shih Figurën 2).

nuse brenda

Figura 2. Rrjedhje solidariteti jo-normale midis bijave të martuara dhe prindërvetë tyre.

Sikurse u vu re më sipër, gratë e martuara trandicionalisht konsiderohensikur nuk kanë nevojë (ose të drejtë) për t u kërkuar prindërve të tyre ndihmë ekonomike,duke qenë se janë martuar në fisin e burrit dhe janë përgjegjësia e fisit të tij. Njëkohësisht,pas martese, ato nuk mbajnë përgjegjësi për mirëqenien ekonomike të prindërve tëtyre. Gratë e martuara kanë vajtur te burri (pra tek shtëpia e tij, i përkasin atij) dheburimet e tyre ekonomike dhe përkujdesore i takojnë vetëm atij dhe familjes së tij tëngushtë. Në këto kushte, cila prej dy rrjedhjeve solidare jonormale të mundshme,midis grave të martuara dhe fisit të tyre në shembullin e makinës larëse (të ilustruar nëFigurën 2) gjykohej si më e papërshtatshmja?

Opinioni i fshatit ishte i ndarë. Nga njëra anë, motrat e mërguara ishin nëpunësim me pagesë jashtë shtetit, dhe gjykohej se kishin familje më në gjendje sesaprindërit e pamërguar të nuses brenda të cilët jetonin në një fshat afër, pavarësisht sefitonin njëfarësoj mirë si kasapë. Prapÿÿ:ëseprapë, kunata në Shqipëri, vlerësohej prej

Page 201: perpjekja_26-27

201Përpjekja

shumë fshatarëve se kishte më shumë përgjegjësi për t u kërkuar prindërve të saj tëpamërguar ndihmë. Në një të mesme të përgjithshme, shumë fshatare besonin seposhtërimi i të pranuarit ndihmë prej prindërve të nuses ishtë më i pakët sesa ai i tëpranuarit ndihmë prej bijave të tyre, ngaqë kjo kërkonte pranim zyrtar prej katërdhëndurëve.

Ndihma nga vëllai tek motra e martuar

Ndërsa ndihma financiare prej grave të martuara kah fisit të tyre është e kufizuardhe kritikohet prej disave, a vlen e njëjta për një rrjedhje logjikisht të lidhur me të parën,atë të vëllezërve për motrat e martuara?

Përsëri, kjo gjasë shkon përtej zakonit tradicional, sepse përmjet martesës,gratë megjithëse ende pjesëtare të fisit të tyre të paramartesës dalin prej fushës sëdetyrimeve solidare të fisit të tyre. Në mënyrë paksa të çuditshme, fis-shkatërrimi nëkuptimin e ndihmës vëllazërore për motrat e martuara përgjithësisht interpretohet si mëpak kontradiktore. Disa gra që marrin ndihmë të tillë prej vëllezërve të mërguar mendojnë(ose së paku thonë se mendojnë) se negociatat midis këtyre vëllezërve dhe grave tëtyre lidhur me këtë rrjedhje solidariteti jo-konvencionale kërkojnë më shumë konsensusmidis bashkëshortëve se sa përpjekjet e grave për të bindur burrin për të ndihmuarprindërit e tyre. A mund të shpjegohet kjo nga fakti se, megjithëse ndihmohen jo nëmënyrë të barabartë, të dy palët e prindërve të bashkëshorteve konsiderohen sikurkanë përparësi para motrave të burrave? Apo mos ndoshta gratë e martuara në tëvërtetë kanë në dorë të pengojnë këtë lloj ndihme të klasit të dytë nëse është enevojshme? Vesikua, 53, mendon se disa gra (si kunatat e saj!) e kanë këtë pushtet:

Vëllezërit, të cilët që të dy kanë fëmijë jashtë shtetit, më kanë ndihmuar shumë.Ata më kanë mbajtur mua.

A duhej të pyesnin gratë për këtë?

Po të mos thoshte nusja nuk do jipte, se gruaja ka shpinë në dorë. Çfarë do mëjipte vëllai? Mund të më jipte ndonjë lek fshehurazi nga gruaja, në qoftë se imbante lekët ai, por në qoftë se i mbante nusja s kishte mundësi!

Vërejtja e saj mbyllëse duket paradoksale në dritën e çka kemi parë gjer më tanilidhur me hierarkitë gjinore të kontrollit dhe vendim-marrjes në fushën e ekonomisështëpiake. Gjithsesi, opinioni i Vesikos rreth grave që kanë buxhetin në dorë parathotëteknikën kryesore të devijimit të përdorur prej fshatareve të mërguara dhe jo të mërguaranga rethi i Fierit, për të grumbulluar (pa dijeninë e burrave të tyre) shuma të vogla apomesatare kapitali për të ndihmuar vetveten apo fisin e tyre.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 202: perpjekja_26-27

202Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Rrjedhje jozyrtare parash

Pavarësisht nësë çifti është jashtë apo në Shqipëri, pa marrë parasysh nëse atajanë të dy në punësim të paguar apo gruaja nikoqiris shtëpinë, edhe sikur burri t imbante paratë apo gruaja, apo edhe sikur ata t i bashkonin paratë në një kuletë shtëpiakedhe të ishin të dy të lirë të merrnin prej tyre sipas nevojave, blerjet për ushqime dheartikuj shtëpiakë konsiderohen si çështje përjashtueshmërisht femërore. Burrat mundtë ankohen për shumën e shpenzuar, ata mund të refuzojnë të japin lekë për blerje tëcaktuara të dëshirueshme, por ata nuk i kontrollojnë faturat (edhe në rast se atoekzistojnë).

Kështu, sipas shumë fshatareve, ekziston një traditë e moçme fshati e tëhequrit mënjanë të lekëve të vogla nga buxheti i blerjeve në mënyrë graduale. Në këtëkuptim, mes të tjerëve, pavarësisht faktit se fshataret në përgjithësi bëjnë punë fshatitë papaguar, dhe shpesh kanë burra që preferojnë t i mbajnë fort paratë, ato quhensikur deri në njëfarë mase kanë shtëpinë në duar (d.m.th kontrollojnë përdorimin evërtetë të shumës së caktuar për një vajtje në dyqanin e fshatit apo në pazarin eqytetit).

Megjithëqë qenia e një praktike të tillë mohohet prej disave dhe kritikohetnga të tjerë, ajo konsiderohet në përgjithësi si një marifet, duke patur parasysh qëburrat nuk kuptojnë gjërat që shtëpia ka nevojë

dhe sistematikisht akuzojnë gratëse i bëjnë paratë rush e kumblla sepse ata presin të shohin gjëra në tavolinë apo nëbanjë, dhe kurrë nuk pyesin veten nga vinë këto gjëra dhe si erdhën aty .

Disa nëna, sidomos kur dëgjojnë bijat e tyrë tek tregojnë për rethanat e tyrestresuese të punësimit jashtë, haptas i këshillojnë ato të grumbullojnë një rrjetë mbrojtësepër veten e tyre. Në paragrafin ndjekës, Tefta, një gjyshe 68 vjecare, fuqimisht informonmbesën e saj 23 vjeçare të martuar e të mërguar në Itali, për rrugën më logjike të veprimitpërballë ngushticave të tilla martesore: Mblidh lek! Ke një 10 mijëshe? Fute nëdollap! Ke një tjetër? Fute! Dhe mos i thuaj gjë!

Bijave të mërguara të punësuara, sidomos atyre që kanë grumbulluar mekalimin e kohës shuma modeste (gjer më 300 euro) për t ua dhënë prindërve pa dijeninee burrave, ose duke mbajtur lekë të vogla pas blerjeve, ose duke punuar orë të tepërta,shpesh kjo këshillë u duket acaruese dhe diskutojnë mundësinë e zgjidhjes së problemitnë mënyrë të hapur me burrat. Elvira, 29, në Trevizo: Unë nga lekët e mia do dorezojnjë kuotë, por lekët e tjera i dua unë! .

Në mënyrë domethënëse, ende, asnjë prej grave të shumta që intervistovanuk e ka hapur këtë temë me burrat e tyre. Shpesh ka ngjashmëri interesante midiskëtyre grave dhe mamave të tyre të pamërguara (por jo gjysheve) lidhur me çka përbënpërkujdesjen më të mirë dhe marëveshjet ekonomike mes çifteve, apo midis çifteve dheprindërve të burrave. Shumë gra të mërguara dhe të pamërguara, duket se e mirëpresinidenë e familjeve një-brezore dhe xhepave pjesërisht të ndarë midis bashkëshorëve tëpunësuar, në mënyrë që të fitojnë më shumë autonomi për sa i përket shpenzimit tërrogës së tyre. Drita, nënë e Kristinës së mërguar: Gjithmonë e mira është që çdo gjë

Page 203: perpjekja_26-27

203Përpjekja

të jetë e ndarë, me burrë dhe grua... kjo pakëson sherret. Dhe nusja e vjehrra që rrinëveç... Më shume të ndahesh më shumë shkon!

Hierarkitë gjinore të kontrollit ekonomik

Vitet e fundit ka pasur diskutime në rritje (shih, për shembull, Kofman, Raghuram,dhe Sales 2000; Pessar dhe Hahler 2003; Silvey 2006) nëse mërgimi ka në përgjithësiefekt pozitiv mbi mundësinë për veprim të të mërguarave apo nëse, në të kundërt, ai i ri-mbyll ato në shtresa të shumëfishta shtypjeje (Lazaridis 2000). Kjo pyetje del në pahgjatë shqyrtimit të dinamikës gjinore të dërgesave, gjatë negociatave dhe/ose marifeteveqë ndodhin në familjen dërguese, si dhe të mënyrës me të cilën përdorimi i dërgesavekushtëzohet nga arsye gjinore dhe brezore në shtëpitë marrëse shqiptare (King, Dalipaj,dhe Mai 2006). Këto procese, shpesh, padyshim që nuk janë pa konflikte, sepsebashkëshortët negociojnë të nxitur nga dëshirat për të ndihmuar fisin e tyre (dëshiraqë mund të bëhen burim i përplasjeve ndërbashkëshortore apo dhe të brendshmepersonale) dhe normave mbizotëruese për sa i përket kujt duhet t i jepet përparësi nëshpërndarjen e burimeve të pakta.

Dinamika gjinore e të dërguarit dhe të marrit të dërgesave në fshatrat e Fieritpërmblidhen këndshëm nga nëna e një bije të mërguar të punësuar, në përgjigje tëpyetjes që i kisha bërë lidhur me si e bija u dërgon atyre paratë që ajo kish përmendurse kish marrë prej saj: Kur më bie mua çupa... dhëndrri i dorëzon burrit: na kaq! .

Komenti i fundit përmbledh përkryeshëm se si rolet brezore dhe gjinoretipike, si në anën dhënëse dhe atë marrëse, ripohohen forcërisht edhe kur shuma realee dhënë shkon tejet përtej asaj që tradicionalisht do ndijohej si midis gruas sëmartuar dhe farëfisit të saj. Pavarësisht disa shenjave në rritje të padurimit femërorlidhur me këto dinamika patriarkale të kontrollit ekonomik, rrekjet për të përmbysurkontrollin mashkullor gati-hegjemonik të burimeve familjare, nuk bëjnë gjë tjetër veçserideklarojnë rëndësinë dhe peshën e këtyre përmjet shmangies së përplasjes me tohaptas. Ka disa shembuj tërheqës të këtyre teknikave të nëndheshme shmangiesh tëpërdorura gjatë disa brezave, me një zinxhir nënash dhe bijash që dërgojnë fshehtas .Unë do t i quaja ato dërgesa të fshehta të fshehura . Teuta, 52, na jep një shembulltërheqës në vijim:

E di se ç më tha kushërira e dytë? Më tha që unë gjithmonë mbaj ca lek, përshembull kur blejmë ushqime, unë vë mënjanë ca: 20 euro këtu, 30 euro atje, i vë nënjë zarf dhe i mbledh për Mamin. I mbledh dhe për Babin. Kur shkoj tek prindërit,mamaja më thotë, Mos ia jep të gjitha babit, më jep dhe mua ca! Se dhe mua mëduhen! Për mamanë!. Më kupton, prindërit e mamasë së kushërirës janë gjallë, atadomethënë janë gjyshërit e kushërirës. Mamaja e saj i thotë Dua të shkoj tekprindërit e mi po nuk mund t i kërkoj gjë babit tënd, se dhe mua më duhen lek! .

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 204: perpjekja_26-27

204Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Kështu që detyrohem, më tha kushërira, t i fsheh babit 50,000 lekë që t ia japmamasë!

Në këtë shembull, që më vonë u pohua nga vetë emigrantja, praktikat e dërgimitndodhnin në disa nivele. E para dhe më e rëndësishmja, vëllai i së mërguarës epërmbushte detyrën e tij për të plotësuar nevojat e prindërve regullisht. (shih Figurën3).

Figura 3. Detyrim : rrjedhje e burimeve nga çuni i pleqerisë apo të voglit, tebabai

E dyta, gjatë vizitës së saj në Shqipëri në gusht, burri i së mërguarës u jeptevjehërrve një shumë të arsyeshme që ridhte si nga të ardhurat e tij dhe të gruas së tij,si dhuratë (shih figurën 4).

Figura 4. Dhurata : rrjedhje periodike nga dhëndrri tek vjehërri.

Ajo vetë u dha prindërve një shumë të vogël plotësuese pa dijeninë e burrit(shih Figurën 5).

Figura 5. Rrjedhje të fshehta nga bija e martuar te babai.

Pastaj i dha mamasë një shumë të vogël pas kërkesës të kësaj së fundit, padijeninë e babait (shih Figurën 6).

Page 205: perpjekja_26-27

205Përpjekja

Figura 6. Rrjedhje të fshehta të fshehura nga bija e martuar te nëna.

Kjo shumë u përdor mandej kryesisht prej mamasë së saj si dhuratë për gjyshen(pa dijeni të babait dhe të gjyshit) (shih Figurën 7).

Figura 7. Rrjedhje dytësore dyfish të fshehura nga nëna e së mërguarës tegjyshja.

Vetë nevoja e të dërguarit, veçmas dhe fshehtas, mamave në vend të thjeshtpara mbajtësit të zakonshëm të çiftit prindëror, qofshin këta meshkuj apo femra, është

një shenjë e pagabueshme e masës në të cilën dinamika gjinore ekonomike e këtyrefamiljeve fshati, është e pabarazpeshuar në favor të burrave të të gjithë brezave. Tëdërguarit nënave fshehtas, në disa raste gjykohet i nevojshëm për të shmangurpërvetësimin e njimendtë të plotë të vendim-marrjes prej babait, lidhur me shumën edërguar nga e mërguara pa dijeninë e burrit të saj.

Si e interpretojne të mërguarit dhe të pamërguarit solidaritetin e farëfisit femëror?

Pavarësisht kushteve positive për solidaritet femëror të fuqizuar kah fisit tëpamërguar, ndihma e grave të martuara për familjet e tyre dhe fisin ende është më evogël sasiorisht dhe më pak e shpeshtë sesa ajo e bashkëshortit të tyre. Edhe në rastetku ajo është sasiorisht më e madhe sesa ajo e vëllezërve të tyre, ndihma e grave tëmartuare për fisin e tyre vlerësohet ndryshe, pra, sipas linjave të natyralizuara me bazëgjininë. Gratë e fshatit, jashtë dhe në vendin e tyre, përgjithësisht e shohin ndihmënqë i japin farefisit si dhuratë dhe jo si detyrim. Terminologjia e përdorur për të përcaktuarndihmën e dhënë, si të holla apo sende, është tejet treguese për këtë interpretim tëvlerës dhe natyrës së shërbimit të dhënë. Edhe shuma krahasueshmërisht të mëdha.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 206: perpjekja_26-27

206Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

parash të dhëna prej grave farefisit të tyre, quhen dhurata ose bakshish. Kësiinterpretimesh të këtyre transaksioneve, përnjimend, kanë të përbashkët tre veçori tëbakshishit: ato janë të padetyrueshme, ato ndodhin në intervale të paregullta, dhepranohen pa turp, deri në një farë mase prej marrësit. Le t i marrim secilën prej këtyretipareve me radhë.

Jo të detyrueshmeTë gjithë pjesëmarrësit në këto veprime duke përfshirë dhe gratë dërguese

vetë përgjithësisht e shohin ndihmën në para nga gratë për prindërit e tyre dhefarefisin e ngushtë, si një formë thelbësisht dytësore (edhe kur shumat në fjalë janë nësasi të mëdha). Ato nuk i quajnë këto transaksione si zëvendësime të përhershme tëndihmës së vëllezërve, të cilët mbahen si burimi natyral i ndihmës për prindërit. Kyinterpretim nga ana e grave të mërguara përgjithësisht ngelet i pandryshuar edhë kurvëllai i tyre në të vërtetë nuk e kryen si duhet rolin e tij si nozullues i mirëqeniesfinanciare të prindërve.

Të shpërndara në mënyrë të paregulltNdryshe nga dërgimi mashkullor i cili është shpesh, të paktën për një farë kohe,

mjaft parashikueshmërisht i shpërndarë dhe sasiorisht i përcaktuar, dërgimi femërorpërgjithësisht rezervohet për raste të paparashikueshme, si fatura spitali dhe vdekje.Burrat priren të dërgojnë ose duke i çuar lekët dorazi në fshatin e tyre me shokë tëbesuar ose të afërm, ose me rallë, nëpërmjet shërbimeve bankare të Western Union.Dërgimi i fshehtë femëror është për vetë natyrën e tij, një gjasë mjaft e rallë, sepse aiështë në vetvete një transaksion vetiak midis mamasë dhe bijës, që kërkon praninëfizike të të dyjave, pa ndërmjetës të pakujdeshëm. Mesitë të mundshëm, si motrat emërgimtarëve, nuk janë shpesh të disponueshme për të transportuar shuma të tillagjatë vitit, sepse ato vetë përgjithësisht kthehen në fshatin e tyre të lindjes vetëm gjatëverës. Gjithashtu, pas shtrirjes deri diku të praktikave martesore mashkulloro-lokaleedhe mes të mërguarve shqiptarë, gratë në përgjithësi priren të banojnë larg prejmotrave të tyre edhe në rastet kur të dy motrat jetojnë jashtë.

E pranueshme gjer në njëfarë maseEdhe vetë shumë prindër të pamërguar duket se e gjykojnë dërgimin aftgjatë

prej bijave të tyre të martuara si pashmangshmërisht të përkohshëm, ose së shumti, njëzbrazëti-mbushës. Kaq i fortë është ky ndijim saqë edhe kur varësia nga kjo ndihmëbëhet dukshëm e përhershme (si në rastin e bijve që refuzojnë ose janë të paaftë tëmarrin përgjegjësi për prindërit e tyre), këta prindër flasin hapur për ndihmën e bijave,sinjë hapësirë-mbushëse e nevojshme por e përkohshme. Turpi i të mbajturit përherëprej dhëndrrit 12 Edhe kur paratë vijnë prej të ardhurave të së bijës, kjo situatë endeinterpretohet në një masë të madhe mbahen prej dhëndrit është shumë i madh për t upajtuar, sepse ai dëshmon një dështim të pamohueshëm të birit të tyre: si një hapësirë-mbushëse e nevojshme por e përkohshme. Turpi i të mbajturit përherë prej dhëndrrit 12

Edhe kur paratë vijnë prej të ardhurave të së bijës, kjo situatë ende interpretohet në një

Page 207: perpjekja_26-27

207Përpjekja

vajzës që po i ndihmon, se çuni që e ka për detyrë nuk i ndihmon. Del vajza : burriqë e ka marrë është më i arsyeshëm, më i logikshëm se djali i nënës që e ka bërënëna që t i ndihmojë nënës së tij. Del dhëndrri se vajza varet nga burri. Rëndë ei vjen djalit. Kam dy çupa dhe një çun. I kam bërë të tre njësoj, por djali ka mëshumë detyime se është mashkull i shpisë.

Së fundi, në këtë paragraph të fundit, Neta e pamërguar, përsiatet se opinionipublik është shumë ndërhyrës në çështjet e brendshme të solidaritetit në shtëpitë efshatit. Deri diku, paragjykimet janë dobësuar në sajë të strukturës shoqërore më paktë lidhur të fshatarëve pas mërgimit masiv. Prapëseprapë, fshatarët ende presin prejmeshkujve të mërguar të përmbushin detyrat e tyre karshi prindërve pavarësishtlargësisë dhe problemeve personale, dhe prindërit mund të parapëlqejnë të mos utregojnë bashkëfshatarëve dinamikën e vërtetë të ndihmës së fëmijëve. Kështu, sadotë përpiqen të ndjekin ndjenjat e tyre të përkushtimit (për të mos thënë detyrimit) nëvlera monetare, disa dërguese femra kurrë nuk do marrin miradijen publike që me tëdrejtë mëtojnë:

Epo, shumë nga paragjykimet për këto gjëra janë zhdukur tani, sepse të gjithëkanë ikur jashtë shtetit! Vajza na ka ndihmuar shumë, na ka dërguar para për tëregulluar shtëpinë, për operacionin e burrit, çdo herë që vjen me sjell pajisjeshtëpiake, gjëra që unë as që nuk i përdor dot! Dhe gjithmonë më sjell para, vetëmpër veten time. Djali ka kaluar kohëra të vështira, pa letra në Itali, pa letra nëGjermani, për gjashtë vjet pa letra në Japoni. Edhe ai ka dërguar lekë për shtëpinë,po jo shumë. Nuk flasim dot shumë për këtë se njerëzit këtu, mund t u shkojëmendja për shumë gjëra! Djalin në Japoni? Ai do ketë para si në përalla! Pse nuktë dërgon më shumë para? Ata nuk e kuptojnë që ai ka problemet e tij. Po ta dininnjerëzit këtu se vajza më ndihmon më shumë se ai, do thoshin Ida e shikon babainmë shumë se Nasi! Mbase nuk duhet t ua vinim veshin, po edhe sot njerëzit këtumendojnë se djemtë duhet të shohin prindërit më shumë se vajzat. Cupa duhet t idojë, kurse çuni duhet t i mbajë, është i detyruar.

Megjithëse ai ofron një këndvështrim më pozitiv, paragrafi i mëposhtëm nga njëintervistë me një grua 52 vjeçare të pamërguar, pohon detyrën e natyralizuar dhe tëpara-caktuar të të birit për t u kujdesur për prindërit e tij, dhe varësinë e së bijës ngavullneti i mirë i burrit të saj për të ndërhyrë dhe për të mbushur zbrazëtinë .

Ka plot vajza që bëjnë më shumë. Nuk është më për turp. Thonë, bravo i qoftë

masë të madhe mbahen prej dhëndrit është shumë i madh për t u pajtuar, sepse aidëshmon një dështim të pamohueshëm të birit të tyre:

Çfarë mendojnë njerëzit këtu për ato familje që marrin më shumë ndihmë ngabijat se nga djemtë?

Epo, ka akoma shumë paragjykime për këto këtu. Njerëzit sikur i përbuzin djemtë etillë. S është i zoti! thonë, shiko sa nivel të ulët, ka ndërhyrë dhëndrri!

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 208: perpjekja_26-27

208Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

shqiptare duket se nuk i ridrejtojnë burimet shtëpiake kryesore kah fisit të tyre. Mësaktë, damkosja e grave të martuara si fis-shkatërruese , duket se është një mënyrëpër të zvogëluar përgjegjësinë aktive të përbashkët të burrave në përqendrimin eburimeve në familjen e ngushtë. Megjithëse ky dobësim i solidaritetit të fisit në favortë familjes së ngushtë, vjen si vijim i përpjekjeve të regjimit komunist për të shkatërruarbesnikërinë ndaj fisit, ai ndijohet ende në një masë të madhe si i turpshëm, dhe si njërrjedhim i përdrejtë i ndikimeve të kapitalizmit dhe të mërgimit afatgjatë në të cilinndihet se secili është për vete . Zakoni i përgjithësuar i veshjes së fajit grave (madjedhe nga vetë gratë) është ironik, sepse njëkohësisht ilustron përvetësimin e hierarkivembizotëruese nga të dy sekset, dhe ndërkohë, portretizon një anasjellë të po këtyrehierarkive duke nënvleftësuar kontrollin e burrave në vendim-marrjen ekonomikeshtëpiake. Gratë e fshatit në të dyja anët e Adriatikut dhe Egjeut, demonstrojnë më shumë rolsi për të drejtat mbi burimet ekonomike, ashtu dhe qeverisjen e tyre, sesa duket nëpamje të parë. Gjithsesi, vetë fakti që shmangia prej rrjedhjeve të solidaritetit tradicionalkërkon praktika të fshehura prej patriarkëve të familjes (burrave dhe baballarëve),tregon se hierarkia gjinore e vendim-marrjes në nivelin familjar ngelet përgjithësisht epandryshuar, dhe gjer më tani e pasfiduar haptas.

Përmbledhje

Si përfundje, puna ime kërkimore në terren mes fshatarëve të mërguar dhe tëpamërguar në Shqipëri, Itali dhe Greqi, krejt ndryshe nga gjetja e dëshmive se gratëjanë fis-shkatërruese të guximshme, dëshmon vetëm zbutje të parëndësishme nëshpërndarjen e roleve të pushtetit gjinor, ekonomik dhe vendim-marrës. Gratë e mërguara

References

Allasino, E., and R. Ricucci. 2003. Gli albanesi in Piemonte. In Gli Albanesi in Italia: Inserimento lavorativo e sociale, ed. U. Melchionda, 101 20. Milan: Franco Angeli.

Arrehag, L., Ö. Sjöberg, and M. Sjöblom. 2005. Cross-border migration and remittances in a post-communist society:Return flows of money and goods in Korçë district, Albania. South Eastern Europe Journal of Economics 3, no. 1: 9 - 40.

Castaldo, A., and B. Reilly. 2007. Do migrant remittances affect the consumption patterns of Albanian households? South Eastern Europe Journal of

Economics 1, no. 1: 25 54.

de Bonis, M. 2001. La non comunità Albanese a Roma. Limes 2: 273 6.

Page 209: perpjekja_26-27

209Përpjekja

de Rapper, G. 2006. La biographie : Parenté incontrôlable et souillure politique dans l Albanie communiste et post-communiste. European Journal of Turkish

Studies. http://www.ejts.org/document565.html (accessed December 1, 2008).

de Waal, C. 1995. Decollectivisation and total scarsity in High Albania. Cambridge Anthropology 18, no. 1:1-2

de Waal, C. 2004. Post-socialist property rights and wrongs in Albania: An ethnography of agrarian change. Conservation and Society 2, no. 1: 19 50.

de Waal, C. 2005. Albania today: A portrait of post-communist turbulence. London: I.B. Tauris.

de Zwager, N., I. Gedeshi, E. Germenji, and C. Nikas. 2005. Competing for remittances.

Gilberson, G. 1995. Women s labour and enclave employment: The case of Dominican and Colombian women in New York City. International Migration Review 29, no. 3: 657 71.

King, R., M. Dalipaj, and N. Mai. 2006. Gendering migration and remittances: Evidence from London and North Albania. Population, Place and Space 12,

no. 6: 409 34.

King, R., and N. Mai. 2008. Out of Albania: From crisis migration to social inclusion in Italy. New York: Berghahn.

Kofman, E., P. Raghuram, and R. Sales. 2000. Gender and international migration in Europe London and New York: Routledge.

Kule, D., A. Mançellari, H. Papapanagos, S. Qirici, and P. Sanfey. 2002. The causes and consequences of Albanian emigration during transition: Evidence from micro-data. International Migration Review 36, no. 1: 229 39.

Solidariteti femëror dhe farefisi

Page 210: perpjekja_26-27

210Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Lazaridis, G. 2000. Filipino and Albanian women migrant workers in Greece : Multiple layers of oppression. In Gender and migration in Southern Europe : Women on the move, ed. F. Anthias and G. Lazaridis, 49 79. Oxford: Berg.

Mahler, S.J., and P.R. Pessar. 2006. Gender matters: Ethnographers bring gender from the periphery toward the core of migration studies. International Migration Review 40, no. 1: 27 63.

Pessar, P.R., and S.J. Mahler. 2003. Transnational migration: Bringing gender in.International Migration Review 37, no. 3: 812 46.

Phizaklea, A. 1998. Migration and globalisation: A feminist perspective. InThe new migration in Europe, ed. K. Koser and H. Lutz, 21 38. London:

Macmillan.

Resta, P. 2003. Pensare il sangue. La Vendetta nella cultura albanese.Lecce: Meltemi Editori.

Saltmarshe, D. 2001. Identity in a post-communist Balkan state: An Albanian village study. Aldershot: Ashgate.

Silvey, R. 2006. Geographies of gender and migration: Spatializing social difference. International Migration Review 40, no. 1: 64 81.

Përktheu nga anglishtja Fredi Proko

Page 211: perpjekja_26-27

211Përpjekja

GIUSEPPINA DEMETRA SCHIRO *

Pashkët

Dhes rreza arinikonavetMbi shtretrat narënxjepluhur e çelur zbierjënlulet e ncilonavetlën livanë te kujtimettë fluturave nuseKambanët zglidhenmbi brigjet çë harruam:njetër herë ngjallemi

Giuseppina Demetra Schiro : Poezi

*G. D. Schiro është arbëreshe nga Piana degli Albanesi. Schiro është fituese e shumëçmimeve kombëtare të poezisë në gjuhë minoritare në Itali. Poezitë e saj, Schiro ishkruan në shqip e më pas i përkthen në italisht. Zgjodhëm të mos japim variantin eshqipes letrare dhe as shpjegime për poezitë e shpirtëzuara në arbëresh, sido qëlexuesi i sotëm shqiptar mund të mos kuptojë disa fjalë apo forma.

Page 212: perpjekja_26-27

212Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Mega thavma

Kjo mbrëmëçel zjarrembi pëlhurën e zezëtë GrekëvetShpuar nga një rricshpirt njeh cinërattë thavmës së madhee qetetvalë valë unazashrrotullon tek tikërkon angonëne humbët e qetëvetëm me dica libree ndo skurruxhëdejteshtë tjerë jetëve

Të jikurvet tanë të sotmë

E pash dejtingorromisur tue priturShqiponja fluturonrrëzë rrënojavetPamet shi argalisurnë rrjetat distinathurje të shqepurapuntesh erje

Page 213: perpjekja_26-27

213Përpjekja

MES MOSQASJES SHOQËRORE DHE TRAFIKIMIT TË PËRSËRITUR: MUNDËSITË DHE ZGJEDHJET E SHQIPTAREVE TË DËBUARA NGA MBRETËRIA E BASHKUARi

Nga Stephanie SCHWANDNER-SIEVERS*

Kur ra Perdja e Hekurt, Evropa mbeti e ndarë midis Bashkimit Evropian (BE)Perëndimor dhe shteteve Lindore jashtë BE-së. Stereotipe shqiptarofobike të

fuqishme u zhvilluan si pasojë e një derdhjeje masive institucionalisht të pakontrolluartë migrantëve të punës drejt Perëndimit, sido që mendohet se tashmë shumica eshqiptarëve janë përshtatur me sukses dhe bërë pjesë integrative e komunitetevepritëse (Vullnetari 2007). Këto stereotipe janë veçanërisht të fuqishme kur flitet përdukurinë e trafikimit (që në vetvete lidhet gjithsesi me mospraninë e rrugëve formale tëmigrimit për shumicën e shqiptarëve). Stereotipet janë zakonisht me ngjyrim gjinor, përaq sa gratë shqiptare janë paraqitur si një kombësi më në rrezik sesa gra të tjera tëtrafikuara në Europë [ndërsa] burrat shqiptarë paraqiten si kontrollues te mafieve tëreja e violente që kanë hyrë në Evropë nga Ballkanet (J. Davies 2009:22).

Siç pritet, për shkak të natyrës së fshehtë dhe kriminale të dukurisë së trafikimit,nuk ka as statistika e as numra të besueshëm që bëjnë të mundur dallimin mes mitit efaktit. Hamendësitë e përllogaritjet ekzistuese janë të ndryshme dhe kundërshtojnënjëra-tjetrën në varësi nga shqetësimet për imazhin dhe moralin, si dhe interesat politikee financiare si në Shqipëri ashtu edhe vendet pritëse. Por, siç e shtjellon edhe kyartikull, këto politika përgjegjëse të paraqitjes** fare pak lidhen me gjendjen e vërtetë tëpunëtorëve shqiptarë transnacionalë të seksit dhe krimeve të trafikimit. E prapë, atomund të kenë një efekt të fuqishëm në maskimin e pengesave të vërteta për ata qëpërpiqen të çlirohen nga zgjedha e të rifitojnë kontroll mbi jetët e tyre, brenda apojashtë Shqipërisë.

Ky studim argumenton se ndarje të qarta kategorike mes pjesëmarrjes vullnetare

* Stephanie Schwandner-Sievers është antropologe sociale e specializuar nëshoqëritë dhe kulturat shqiptare. Ajo është punonjëse shkencore onorare në Qendrën për tëDrejtat e Njeriut nëUniversitetin e Roehampton , Londër, dhe është drejtoreshë e AnthropologyApplied Limited, një firmë akademike konsultimi që bashkëvepron me organizata të ndryshmendërkombëtare.** Në origjinal, politics of representation . (Shënim i përkth.)

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 214: perpjekja_26-27

214Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

apo të detyruar në punët e seksit, shpesh nuk reflektojnë gjendjet komplekse në tëcilat rrethanat vetë shtyjnë gratë drejt këtyre punëve: përbuzja shoqërore, familizmifort i përhapur, korrupsioni i thellë dhe dobësitë institucionale, pak alternativa u lenëgrave me këto probleme, veçse të rifitojnë kontroll mbi jetën e tyre dhe për vetëveprimbrenda procesit të ritrafikimit.

Si kudo edhe në Shqipëri, përdorimi i forcës nga trafikuesit i ka të gjitha format,nga mashtrimet më të lehta tek më të rëndat, detyrimi dhe forca në një varg konteksteshtë ndryshme (Surtees 2008: 43).

Studime të ndryshme tregojnë se trafikuesve shqiptarë u është dashur tëpërdorin gjithnjë e më shpesh këto vitet e fundit strategji më pak violente për rekrutimdhe kontroll të punonjëseve të seksit (Leman and Janssens 2008: 43; Surtees 2008:55).Këto gjetje korrespondojnë edhe me faktin se gjithnjë e më tepër, gratë shqiptarezgjedhin me dashje mërgimin si punonjëse seksi, si e vetmja rrugë për një jetë më tëmirë. Por kjo strategji jo gjithnjë ka sukses, ndaj shumë prej tyre përfundojnë tëmashtruara, të keqtrajtuara e të shfrytëzuara, gjë që e bën gjendjen e tyre prapëseprapëtë njëjtë me atë të trafikimit (Surtees 2008: 43; shih gjithashtu J. Davies 2009).

Përvojat e ndryshme të grave shqiptare që merren me pune seksi në arenëntransnacionale, janë dokumentuar fort mirë (J. Davies 2009). Studimi që paraqes ështëveçanërisht, sido që jo ekskluzivisht, për ato shqiptare që i takojnë zonës më tëpafavorshme në një rrjedhë kushtesh të ndryshme. E megjithatë studimi përforcon sepërdorimi i kategorive të ngurta që, ose veç i viktimizon ose veç i kriminalizon këto gra,çon në trajtimin e tyre si objekte, e në të njëjtën kohë në mohimin e lirisë së zgjedhjeskur kjo e fundit rastis t u krijohet. Ndaj, këtu përdoret termi viktimë , vetëm kurdrejtpërdrejt i referohet sendërzimit (të trajtuarit si të ishin sende/objekte) dhe viktimizimittë punonjëseve të seksit prej trafikuesve (të ndryshem nga koncepti i kontrabandistëve)ose prej tutorëve të seksit***, ose si pasojë e proceseve vendim-marrëse të autoritetevebrenda e jashtë vendit me të cilat punonjëset e seksit qëllon të takohen.

Përdorimi gjuhësor kategorik i termit viktimë për të gjitha punonjësettransnacionale të seksit është kritikuar prej kohësh (Doezema 2002; Ditmore and Wijers2003; Surtees 2008: 41). Protokolli i Palermos i Kombeve të Bashkuara (KB) i vitit 2000shihet si themelor në njohjen e pranisë, si të pjesëmarrjes së forcuar ashtu edhe tëpaforcuar, në punët që përdorin seksin (Ditmore and Wijers 2003: 87). Kategoritë e

*** Autorja e studimit i përkufizon kështu këto tri kategori njerëzore të sapopërmendura e tërimarra gjatë artikullit: kontrabandist (orig. smuggler )- ai që ndihmon dikë në kalimin ilegal tëkufirit me lejën e personit; trafikues ai që nxjerr dikë jashtë kufirit pa lejën e tij/saj dukepërdorur ose jo edhe mashtrimin ose duke planifikuar përdorimin e mëpastajmë të personit qëtrafikon pa dijeninë ose lejen e këtij të fundit; tutor seksi (orig. pimp ) ai që kujdeset përprocesin e prostituimit duke i mbrojtur gratë nga rreziqet e ndryshme që mund të cënoninprostituimin normal sipas tutorit, dhe që merr një pjesë ose tërësisht paratë që vijnë ngaprostituimi. Ky lloj tutorimi mund të jetë konsensual me prostitutat, ose i forcuar. Këtopërkufizime nënkuptojnë që nuk përjashtohet mundësia që kontrabandisti të jetë edhe trafikuesi,edhe tutori më pas, por mund të jenë edhe tri a më shumë persona krejt të ndryshëm. (Shënim ipërkth.)

Page 215: perpjekja_26-27

215Përpjekja

thjeshtëzuara binare dhe të dekontekstualizuara si ato viktima kriminelë, punë seksie detyruar-punë seksi vullnetarisht, vazhdojnë të mbizotërojnë në debatet si lidhur mestrategjitë dhe perceptimet qeveritare shqiptare, si me ato globale, përfshirë edheprocedurat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar (MB). Veç pak studime kanë trajtuarndërlidhjen më komplekse e disakuptimëshe mes strukturave më të gjera detyruese tëkontrollit në këtë fushë, dhe përpjekjeve individuale të punonjëseve të seksit për tëfituar një farë zëri e kontrolli mbi vetë jetët e tyre (për rastin a Shqipërisë, shih sidomosDavies 2009).

Ndërsa kërkesa për azil nëpër botë përbën një nga rrugët e vetë-fuqizimit përgratë me një të shkuar patriarkale të shfrytëzuara në tregun transnacional të seksit,janë hedhur ide se vendet që i dëbojnë këto gra, kryejnë një trafikim mbrapsh , duke ubërë kështu bashkë-fajtorë të vetë trafikuesve (Davies and Davies 2008; J. Davies2009). Në Shqipëri, [g]ra dhe vajza të trafikuara, të riatdhetësuara nga shtetet e KE-së[sic] identifikohen si ndër ato më në rrezik për ritrafikim të brendshëm (Lesko andPuka 2008: 8). Për gratë që kanë zgjedhur azilin në një vend të huaj si rrugëdalje ngaprostitucioni, kthimi i tyre në vendet e origjinës, përballja me realitetin, pamundësiapër tu përshtatur dhe riintegruar, i detyron ato që për sa kohë të gjejnë mundësitë përtu larguar përsëri nga Shqipëria, të shfrytëzohen në prostitucionin ditor në vend (poaty: 10). Pa dashur të nënvlerësojë përpjekjet antitrafikuese të shumë individëve nëstrukturat e qeverisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri, të lavdërueshme sidomos në2008-ën, ky studim merret veçanërisht me pasojat që shkaktohen nga probleme më tëgjera strukturore të qeverisjes si dhe sjelljeve patriarkale, të përhapura rëndom nëshoqërinë shqiptare, lidhur me proceset e viktimizimit të përsëritur në Shqipëri.

Në gusht 2008 u kryen në Shqipëri kërkime shkencore tematike, në lidhje me njërast orientues sipas vendit specifik ****ii. Para se të merresha me këtë punë, kisha

intervistuar dhe kisha përgatitur raportime të thelluara mbi historitë e të intervistuarvenë mbi 20 raste komplekse shqiptaresh që kërkuan azil në MB si viktima paraprake tëtrafikimit. Më kishin kërkuar si antropologe sociale e pavarur, specializuar në kulturatdhe shoqëritë shqiptare, të ndihmoja gjykatën në të kuptuarit e situatës që i priste këtogra nëse i kthenin në Shqipëri. Këto gra dëshmuan përvoja transnacionale, disa herë tënjë violence ekstreme, mashtrim dhe detyrim, e shumë syresh ishin diagnostikuar prejpsikologësh klinikë me çrregullime komplekse post-traumatike (Herman 2001). Në2009-ën, Ministria e Brendshme e MB (Home Office), ende pretendonte se përgjithësishtekzistonte një farë mbrojtjeje e mjaftueshme për ato që kërkesën përt azil e bazojnë në

**** Një rast orientues ose udhëheqës (angl.: Guidance case ) në ligjin anglez, është një rastligjor tashmë i vendosur, zgjidhja dhe vendimi i të cilit udhëheqin raste të tjera ligjore tëngjashme për shumë vite në vazhdim. Ai vendos një precedent ligjor , që bëhet model qëshërben për të orientuar më tej punonjësit e Ligjit, në arsyetim e vendim-marrje. Një rastorientues sipas vendit specifik (angl.: Country guidance case ) i referohet atij rasti orientues nësferën e Ligjit mbi emigracionin në lidhje me azil-kërkuesit e një vendi specifik, në këtë rast,Shqipërisë. Forca e tij vepruese zgjat derisa të mendohet se kushtet e vendit specifik janë tëpandryshuara nga ato të momentit kur u vendos precedenti ligjor. (Shënim i përkth.)

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 216: perpjekja_26-27

216Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

frikën se mos trafikoheshin përsëri si dhe frikën nga ish-trafikuesit e tyre, nësektheheshin në Shqipëri (Bazuar në OGN 2008: para. 3.9.16). Për pasojë, këto gra të cilatkërkonin të rimerrnin në dorë fatet e jetës së vet nëpërmjet sistemit të azilit në MB,rrezikoheshin nga mundësia e dëbimit prej MB, dhe rikthimit në Shqipëri.

Ky studim i shkruar në fillim të 2009-ës, bashkë me të sapopërmendurin rastligjor orientues për Shqipërinë në MB që zhvillohej njëkohësisht, u frymëzua nga njëprej shqetësimeve kryesore të Gjykatës, nëse punonjëset e seksit nga Shqipëria, tëcilat në studimet e kryera dokumentoheshin përgjithësisht si fort të rrezikuara ngapërsëritja e trafikimit pas kthimit në Shqipëri, hynin në këto qarqe trafikimi e ritrafikimivullnetarisht , apo ngaqë kushtet dhe kufizimet sociokulturore nuk u jepnin alternativë

tjetër. Studimi paraqet gjetjet e mia, së pari, mbi mënyrat se si retorika e politikavebashkë me praktikat e kontrollit të imigrimit transnacional dhe të luftës kundër trafikimit,mundet t u presin krahët atyre që kërkojnë të drejtat e veta njërëzore garantuar ngalegjislacioni i BE-së. Së dyti, studimi shqyrton mënyrat se si qeverisja e dobët dhekorrupsioni dëmtojnë mundësitë për mbrojtjen dhe ri-integrimin nga autoritetetshqiptare, të grave zyrtarisht kthyer mbrapsh pas një episodi trafikimi në MB. Sëfundmi, ai përshkruan pasojat që krijon mbi këto gra, vlerësimi i jashtëzakonshëm ifamilizmit dhe i mbështetjes familjare prej autoriteteve, OJQ-ve dhe shoqërisë në tërësi.Duke përmbledhur, del se, pasi kthehen, këto gra ndeshen me një mosqasje shoqëroreqë rrit fort rrezikun e ritrafikimit të tyre, në të njëjtën kohë kur rrethanat social-kulturoreku ato gjejnë veten, vënë në dyshim idenë se trafikimi për seks do mund të konsiderohejzgjedhje nga ana e grave. Ajo zgjedhje është në fakt e vetmja zgjidhje e mbetur për

to.

FAKTE, SHIFRA DHE POLITIKAT E IMAZHIT

Kjo pjesë e studimit dëften disa mënyra se si politikat e imazhit ndikojnë vendimetmbrojtëse në procesin e azilit jashtë, si dhe praktikat e përjashtimit shoqëror në vendine origjinës pas dëbimit nga vendi i huaj. Gjithë burimet, shifrat e përafërta, përkufizimet,duhet t i nënshtrohen pa përjashtim një kritike skeptike, sidomos sepse dihet që shifratdhe faktet në lëmin e errët të krimeve të trafikimit transnacional, janë të dyshimta. Poashtu dënimet morale në këtë fushë janë me bollëk, gjë që natyrshëm çon në kategorizimebinare bardhë e zi. Është me interes të shihen mënyrat si përkujdesjet për imazh dhereputacion në çfarëdo niveli, qoftë lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, lidhur meshqetësime private apo publike, informale apo zyrtare, jo vetëm shuajnë diskutimin ehapur të këtyre çështjeve me rëndësi, por edhe u japin udhë praktikave reale, si dëbimnga vendi i huaj apo përbuzje shoqërore nga vetë komuniteti i origjinës ku gratëshihen si persona që kanë bërë turpe të rënda. Në këtë vazhdë, unë mbështes tezën seata që kërkojnë ndihmë institucionale për të dalë jashtë trafikimit, mund të mbeten nëmëshirë të një qarku vicioz mes përjashtimit shoqëror, humbjes së besimit tek vetja dherrezikut të ritrafikimit.

Politikat e paraqitjes udhëhiqen gjithnjë nga interesa të caktuara. Kjo duket nëparadokse të tilla si kur përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme (Home Office),

Page 217: perpjekja_26-27

217Përpjekja

vazhdimisht kanë dëshmuar në gjykatatat e imigracionit të MB se situata në vendet eorigjinës të azil-kërkueseve është përgjithësisht pozitive, duke dashur të nxisin kështuvendimin për rikthimin e tyre në Shqipëri, edhe kur këto vinin nga zona të thella tëShqipërisë së Veriut, kur tamam në këto vende, në mënyrë specifike, Ministria e JashtmeBritanike (UKFO) i këshillonte qytetarët e vet që të mos udhëtonin. Po ashtu edhegrupet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, si edhe policia e vesit 1 përbëjnë njësi tëinteresuara direkt në vendimet mbi azil-kërkuesit në vendin e origjinës apo në atëpritës. Kështu në MB numri i viktimave të trafikimit u vu në shënjestër dhe u padit si istër-zmadhuar ngaqë ishin ngatërruar punonjëset e seksit të trafikuara me forcë me atoqë punonin vullnetarisht, gjë që çoi në Projektligjin mbi Policinë dhe Krimin të 2009-ës(N. Davies 2009). Sipas një studimi të fundit, ky diskurs mbjell një lloj paniku moral nëMB, dhe ka sjellë edhe një përbuzje më të gjerë që dëmton luftën kundër rasteve tëvërteta të trafikimit dhe shfrytëzimit . Këto të fundit, sipas atij studimi, përbëjnë veçnjë minoritet prej 13 % (përfshirë këtu 6 % të rasteve ekstreme) ndër migrantet punonjëseseksi të intervistuara (Mai 2009: 4, 32). Ndërkaq, gratë shqiptare në MB paraqiten sindër më të ndihmuarat nga Projekti Lulëkuqjaiii, një nga streha më e madhe qeveritareqë mbështet gratë e shtyra në prostitucion që duan të shkëputen prej tij, sido qëshpesh mbeten nën kërcënimet e trafikuesve dhe tutorëve të mëparshëm. Këto gradërgohen në strehë, kryesisht pasi policia bën kontrolle rrufe në sauna dhe sallonemasazhi, por edhe prej klientësh që nuhasin elementë detyrimi e force, apo nga thirrjetpër ndihmë prej vetë grave të trafikuara (Hibbert 2007).

Për Shqipërinë është thënë se përkujdesja për imazhin kombëtar dhe (kjo qëndjek, jo vetëm për Shqipërinë) një parapëlqim tipik i heshtjes për çështje të konsideruaratë turpshme, janë vënë në pah nëpërmjet vëmendjes së vazhdueshme të BE-së lidhurme përparimin në zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit të organizuardhe korrupsionit, faktorë që përcaktojnë mundësitë dhe shpejtësinë për pranim në BE(psh Hollinger 2007). Kështu, në 2008-ën raportet qeveritare treguan vetë-prezantimideal, që, nga ana e vet, është bazë për politikat e pranimit të azilantëve të Home Officenë MB, dhe dekurajon donacionet që më parë ishin parashikuar për luftën kundërtrafikimit në Shqipëri (po aty.). Kështu, në raportimin e vet (2008: 4, 12) mbi zbatimin eStrategjisë së Parë Kombëtare Kundër Trafikimit (2005-07), qeveria shqiptare deklaronse numri i personave të trafikuar në Shqipëri ka rënë dukshëm . Gjithashtu, ajo sugjeronse OJQ-të lokale i fryjnë shifrat sepse viktimat e trafikimit transferohen nga një qendërnë tjetrën, duke rritur kështu artificialisht numrin e viktimave të trafikuara (EvaluationReport 2009: 43).*****

Krejt në të kundërt, Raport i Trafikimeve në Persona (US TiP8) i ShBA-ve i

1 Që, ndër të tjera, përgjigjet edhe për prostitucionin.***** Materialet e cituara nga raportet publike, janë përkthyer në këtë artikull prej versionitorigjinal në anglisht, ndaj edhe mund të përmbajnë ndryshime të lehta, si në përmbajtje ashtuedhe në tituj, prej raportit origjinal në shqip, raport që zakonisht është publikuar njëkohësishtme raportin në anglisht. Kjo, ngaqë nuk i patëm në dorë gjithë origjinalet për krahasimin eteksteve.(Shënim i përkth.)

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 218: perpjekja_26-27

218Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

2008-ës, paraqet se për Shqipërinë numri në rënie i viktimave shkaktohej nga zbatimii gabuar i mekanizmave të referimit kombëtar nga ana e Policisë së anti-trafikimit , dhevë gishtin mbi një rritje të konsiderueshme në trafikimin Brenda Shqipërisë (US StateDepartment 2008a: 54). Ky interpretim u mbështet edhe nga raporti vjetor i 2008-ës iAmnesty International që shprehej se Sipas burimeve të policisë, trafikimi i grave dhefëmijëve ra dukshëm në 2007-ën, me vetëm 13 raste të raportuara me viktima gratë dheshtatë raste fëmijësh. Por OJQ-të dyshojnë se ka plot raste të paraportuara (AmnestyInternational 2008). USAID në Raportin e 2008-ës, duke u bazuar në numrat referees tëpolicisë së Kufirit, sugjeron se regjistrim korrekt i rasteve të trafikimit ndodhi veç nëmomentet e vëzhgimit nga afër të njësive ndërkombëtare (USAID 2008: 16). Raporti iShBA-ve i 2008-ës për TnP e zbriti Shqipërinë nga brezi i dytë (ka gjithsej tre breza përtë klasifikuar vendet me probleme trafikimi), në brezin e dytë me shënimin Watch list ,pra që duhet vëzhguar nga afër.iv

Në ndjekje, botimi i Raportit të progresit nga BE, përsëriti se mungesa estatistikave të besueshme dhe e kapacitetit të duhur për të identifikuar mirë viktimat,po frenon përparimin në luftën kundër trafikimit; se mekanizmat e raportimevekombëtare nuk janë ende në gjendje operative , dhe se ka një rritje në trafikimet ebrendshme të grave dhe fëmijëve për seks (CEC 2008: 49). Si për rreziqet e trafikimit tëbrendshëm, edhe për trafikimine përsëritur, raportet ndërkombëtare u bazuan nëstatistika dhënë nga OJQ-të dhe strehët ndihmuese në Shqipëri, si qendra riintegruesenë Tiranë Të Ndryshëm e Të Barabartë (sponsorizuar nga Organizata Ndërkombëtarepër Migrimin- IOM), ose, më fort, nga streha Vatra në Vlorë, drejtuar nga fituesja e njëçmimi ndërkombëtar prestigjoz kundër skllavërisë, Vera Lesko.

Sipas raportit të vet për 2007-ën, Të Ndryshëm e Të Barabartë ndihmoi 77viktima trafikimi si dhe 24 fëmijët e viktimave. Prej tyre, 52% ishin viktima trafikimi tëjashtëm, dhe 48%, trafikimi të brendshëm (Different & Equal 2008: 11, 17). Në 2007-ënata raportuan se prej një kampion prej 70 grash [n]jë përqindje e lartë, 79.5% e të gjithëgrupit të pjesëmarrëseve janë trafikuar vetëm një here përpara se të hynin në programine asistencës, 11.4% janë trafikuar dy herë dhe 9.1% janë trafikuar tre herë përpara seato të hynin në programin e asistencës (Different & Equal 2006: 25). Gjithashtu raportithekson rrezikun e trafikimit të brendshëm kur thotë se [n]dërkohë Tirana vazhdontë mbetet vatra bazë e lulëzimit dhe zhvillimit të shfrytëzimit të brendshëm të vajzavedhe grave shqiptare. Këto të fundit tërhiqen drejt Tiranës me mënyra të ndryshmerekrutimi dhe më pas shfrytëzohen në ambiente të përzgjedhura per këtë aktivitet si:hotele, motele, rrugë, etj. (Different & Equal 2008: 12).

Vatra, për 2007-ën raporton se janë akomoduar dhe kanë marrë shërbimet nëstrehë 126 përfitues , nga të cilët 45 kanë qenë gra dhe vajza të trafikuara (te akomoduarapër herë të parë) , 8 kanë qenë gra dhe vajza të trafikuara (te akomoduara më tepër senjë herë në strehë) , 23 shiheshin si të rrezikuara , 29 si klandestine , 11 si tëdhunuara , dhe kishte edhe 9 fëmijë dhe 1 djalë i rrezikuar për t u trafikuar (Leskodhe Puka 2008: 13 14). Vatra më tej nënvizon se Si nga OJF-të dhe aq më pak ngashteti, nuk ka një studim të mirëfilltë mbi numrin e grave dhe vajzave të përfshira në

Page 219: perpjekja_26-27

219Përpjekja

këtë fenomen [të trafikimit të brendshëm] (po aty: 6).Në këtë rast, politika ndërkombëtare e paraqitjes (politics of representation), e

bazuar në raportet e OJQ-ve nga Shqipëria, nuk mund të injoroheshin në nivelinkombëtar. Startegjia e Re Kombëtare mbi Luftën kundër trafikimit të Personave 2008-2010 njohu dobësitë e statistikave ekzistuese, rolin e Shqipërisë si vendi i origjinës, sidhe se [n]jë rritje shqetësuese është vërejtur në trafikimin e brendshëm të grave dhefëmijëve, kryesisht për prostitucion dhe shfrytëzim të krahut të punës, veçanërisht nëzonat e reja joformale të qendrave urbane (National Strategy 2008: 4). Ajo gjithashtuvuri edhe qëllime, si për përmirësimin e mekanizmave të rregjistrimit, raportimit dheidentifikimit të rasteve, dhe për parandalimin, mbrojtjen dhe ngritjen e programeve tëplanifikimit statistikor. Së fundi, premtoi të siguronte fonde të qëndrueshme, dukenjohur faktin se fondet nga donatorë të huaj po binin dukshëm. Raporti i ShBA-TnP ishpërbleu këto përpjekje duke e kthyer Shqipërinë rishtaz në Brezin e Dytë (US TiP2009).

Nëse vizione të tilla do të përmbushen apo jo, mbetet për t u parë. Për çdo rastduhet kujtuar se numrat e saktë të grave apo burrave të trafikuar apo në rrezik përtrafikim, nuk i njeh kush, as qeveria shqiptare, as OJQ-të e vendit apo të huaja, asvëzhguesit. Kjo, edhe pse punonjësit e seksit që kthehen mbrapsh, me sa duket përpiqenme sa munden të mos identifikohen nga frika e policëve të korruptuar, si dhe/ose ngapolitikat e OJQ-ve për bashkim familjar apo izolimi të përkohshëm për motive sigurie(për arsyet, shih më poshtë). Në qarqet ndërkombëtare, implementimi veç në letër ireformave dhe strategjive shpesh edhe mahnitëse, është përmendur shpesh si njëproblem themelor për Shqipërinë, shpesh i lidhur edhe me faktin që vendi ka një nganivelet më të larta të korrupsionit në botë. Siç do them edhe më pas, korrupsioni, jovetëm ndikon direkt në mënyrat se si personat e trafikuar mbështeten dhe mbrohennga qeveria, por ai edhe i nxjerr ata zbuluar para rrezikut të viktimizimit disaherësh.Korrupsioni përgjithësisht gërryen besimin e viktimës në fuqinë e ligjit (Surtees2008: 49) dhe prish mundësinë për drejtësi dhe mbrojtje nga autoritetet.

PASOJAT E QEVERISJES SË DOBËT DHE KORRUPSIONIT

Sipas Holmes (2009: 85) personat e trafikuar [s]humë shpesh .... janë viktima jovetëm të grupeve kriminale por edhe të zyrtarëve që nuk mund t u zihet besë që t indihmojnë për të përballuar formën e parë të viktimizimit. Dhe nëqoftëse shteti e bënnjë sy qorr e një vesh shurdh ndaj përzierjes së zyrtarëve të tij në trafikim, dhe/ose itrajton personat e trafikuar më shumë si kriminelë se sa si viktima, ka një formë të tretëviktimizimi .v Dukuritë e korrupsionit që kanë lidhje me trafikimin në Evropën Juglindorejanë përmbledhur duke përfshirë: falsifikimin e dokumenteve, kalimet e paligjshme tëkufirit, shmangien e vëmendjes nga objektet ku ushtrohet prostitucioni në identifikimine viktimave, komprometimin e hetimeve penale, mungesën e hetimeve dhe mosfillimine çështjeve nga gjykatësit ose dhënien e dënimeve minimale (Surtees 2008: 49). Nëpërgjithësi, pozitat e autoritetit dhe njohuritë si njeri i brendshëm dhe përvoja,shpërdorohen për të mbështetur ndërmarrjet kriminale pa frikë ndëshkimi (po aty; shih

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 220: perpjekja_26-27

220Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

gjithashtu Holmes 2009).Vitet e fundit, instrumentet monitorues ndërkombëtarë e kanë vëndosur

Shqipërinë në pikat më të larta të korrupsionit, duku kulmuar në 2007, kur 71% epersonave të pyetur thanë se kishin paguar ryshfete gjatë vitit të kaluar për të pasurshërbime publike (Transparency International 2007: 21, shtojca 4, tabela 4.1). Gjyqësorika qenë në qendër të vëmendjes. Njëlloj si për shumë burime ndërkombëtare, Indeksii Lirisë Ekonomike i Wall Street Journal (Wall Street Journal 2008) jep mendimin se:

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e zbaton ligjin dobët dhe është një ngainstitucionet më të përlyera të vendit. Gjykatësit shpesh caktohen thjeshtpër arsye politike dhe nganjëherë janë të korruptuar. Krimi i organizuarështë një pengesë e madhe kundër dhënies efikase të drejtësisë.Gjykatësit u nënshtrohen frikësimit, trysnive dhe ryshfeteve, dhe hapi ireformës së gjyqësorit mbetet tepër i ngadaltë.Persona ekspertë vendas që u intervistuan në vend gjatë misionit për mbledhjen

e fakteve në vjeshtë 2008 raportuan se praktikat korruptive ishin bërë më të stërholluaradhe më pak të dukshme në gjyqësor, qëkurse Shqipëria nisi të luftonte sistematikishttrafikun dhe krimin e organizuar pas ndryshimit të fundit të qeverisë në 2005 dhe nënvëzhgimin e BE-së. Sipas disa prej bashkëbiseduesve të mi, ryshfeti në gjykatat shqiptareqë merren me çështjet e trafikimit përfshin si edhe në raste të tjera situata kur njëprokuror mund të pranojë ryshfet që të mos ta çojë fare një çështje në gjykatë. Teorikisht,ryshfete mund të jepen edhe për të ulur dënimin, fjalavjen për kalim ilegal kufiri. Në tënëjtën mënyrë, OJQ-të antitrafik që u japin këshillim ligjor viktimave të trafikimit, kanëvënë re se dëshmitë ndaj përfituesve të tyre hidheshin shpesh poshtë si tëpamjaftueshme, edhe kur ishin evidente. Nëqoftëse një çështje shkonte deri në gjykatë,personat e pyetur shprehën dyshimin që gjykatësve t u ishte dhënë ryshfet për tëpërfshirë ose për të mos merrë parasysh prova të caktuara, ose që të gjenin gabimeproceduriale për të zhvlerësuar provat çfarëdo që të ishte në interesin e personit qëdonte të blinte drejtësinë. Sipas personelit të Qendrës për Nisma Ligjore dhe Qytetare,vi

një OJQ vendase që u jep ndihmë ligjore viktimave, në 2008 gjykatësit zakonisht endanin procedurën penale nga ajo civile në gjykimet që kishin lidhje me trafikun, e cilamund të interpretohej si një tjetër strategji për t i vënë në pozitë të pafavorshme gratëe ish-trafikuara, që kërkonin drejtësi (sido që një ndarje e tillë është e lejueshme sipasnenit 62 (3) të Kodit Penal shqiptar (Criminal Code 2001). Fillimisht, kjo ndarje synontetë shpejtonte procedimin penal nëqoftëse aspektet civile të një çështjeje qenë tëndërlikuara dhe do të shkaktonin vonesa në procedim penal. Por standarde të ulëtaproceduriale dhe zgjatje të shpeshta e të papranueshme të gjyqeve penale, janëpërmendur prej kohësh si problem i vazhdueshëm i gjyqësorit shqiptar (psh OSCE2006). Persona të pyetur nga OJQ-të dhanë gjithashtu mendimin se ndarja e proceduraveka bërë që procedurat civile të jenë kaq të gjata dhe të rrezikshme, saqë gratë qëmbështesnin ata natyrisht që hiqnin dorë nga akuzat kundër ish-trafikantëve të tyre,nga frika e ekspozimit apo dëmtimit. Megjithëse reformat e fundit ligjore e mbeshtesinpretendimin e viktimës për kompensime nga paratë e konfiskuara prej vlerave të-ish-trafikantëve të tyre, në kohën e studimit tim, këto të drejta nuk qenë realizuar ende në

Page 221: perpjekja_26-27

221Përpjekja

praktikë. Sipas të intervistuarve të OJQ-ve që folën rreth përfitueseve të ish-trafikuaraqë kishin denoncuar trafikantët e tyre:

jeta e tyre është në rrezik tepër të madh sepse ato janë dëshmitare kundërtrafikantëve të tyre. Rreziku i tyre lidhet me gjykimet e zgjatura enkas (nëmënyrë që gjykatësit të kenë më tepër mundësi të mbushin xhepat etyre). Kjo ndodh për shkak të korrupsionit në gjyqësor. Seancat zgjasindy, tre, katër vjet, pastaj tërë jetën Viktimat duhet t i bëjnë kërkesëProkurorisë së Përgjithshme për statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Nëmënyrë që të bëhet kjo, duhet të provojnë se janë në rrezik. Prokurorëtthjesht refuzojnë të pranojnë provat.vii

Shpesh, numri mbresëlënës i gjykimeve antitrafik në Shqipëri është paraqitur sitregues suksesi në luftën kundër trafikut. Psh. në Shqipëri, në 2004-n pati 257 procedimepenale të lidhur me trafikun kundër 262 të pandehurve, ku 121 trafikantë u dënuan(Surtees 2008: 41). Në 2005, policia shqiptare referoi 362 çështje të lidhura në njëmënyrë ose një tjetër me trafikun në prokurori; në 2006 dhe 2007 shifrat ishin përkatësisht356 dhe 398 çështje (Evaluation Report 2008: 91-3).

Ligji shqiptar e konsideron prostitucionin si vepër penale kundër moralit dhedinjitetit dhe ai dënohet me gjobë ose deri me tre vjet burg, sipas Kodit Penal tëvendit (Criminal Code 2001: Pjesa VIII, neni 113). Kalimi i paligjshëm i kufirit dënohetnë mënyrë të ngjashme me gjobë ose me burg deri në dy vjet (neni 297). Shfrytëzimi iprostitucionit dhe dhuna që lidhet me të, detyrimi për punë seksi ose trafikimi përqëllime të tilla (nenet 114 dhe 114/a, 114/b) sjellin dënime shumë më të rëndë, deri në 7,10, 15 ose më shumë vjet burg, ashtu siç sjell edhe ndihma për kalim të paligjshëm kufiri(neni 298).viii Sipas një eksperti juridik që u pyet në Tiranë, ka ende mungesë të madhenjohjeje të nenit relativisht të ri për trafikimin,ix si dhe mbizotërim të qëndrimevekonservatore tek anëtarët e gjyqësorit. Kjo ndodh sidomos në nivelin e gjykatave tërretheve, aty ku gjykohet shumica e këtyre rasteve, prandaj një numër i madh rasteshtrajtohen si kalime të paligjshëm të kufirit dhe gratë e përfshira, që nga frika nukguxojnë të denoncojnë trafikuesit e tyre, rrezikohen të penalizohen ato vetë.

Në mënyrë që të përmbushin statusin e viktimave të trafikimit , që gëzojnëmbrojtje si dhe programe për riintegrim dhe punësim të privilegjuar, gratë e trafikuaraduhet të identifikojnë veten në intervista vendkalimet kufitare, si prej policësh kufitarëtë specializuar në Aeroportin e Rinasit (të gjitha azilkërkueset e deportuara nga shtetetanëtare të BE-së intervistohen dhe duhet të japin sqarime për veten, sidomos kur nukkanë dokumente të rregullta identiteti shqiptare). Atyre u merren shenjat e gishtave(me përjashtim të të miturve) dhe bëhen kontrolle me policinë lokale nga vendbanimi isë kthyerës për të kqyrur nëse ka precedentë të mundshëm penalë; verifikohet gjithashtuadresa e shtëpisë dhe origjina familjare. Vetëm nëqoftëse e deportuara e identifikonveten si viktimë të trafikut dhe hapur kërkon ndihmën e policisë, vihet në lëvizje policiaantitrafik dhe referohet e deportuara në një strehë. Përndryshe, ato më pas u rikthehenfamiljeve të dikurshme.

Mbase nuk është për t u habitur që gratë shqiptare që janë të përfshira nëpunën e seksit duket se e kanë frikë ekspozimin nëpërmjet identifikimit nga punonjësit

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 222: perpjekja_26-27

222Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

e korruptuar ose të vrazhdë të policisë kufitare në momentin e deportimit, si dhehakmarrjen e dhunshme nga trafikantët e tyre. Por frikë ato kishin edhe nga stigma dhemëria e një familjeje që e ka merak turpin social, megjithëse në Shqipëri mekanizmimbështetës që duhet t i ndihmojë ato është pikërisht familja (J. Davies 2009: 53, 102,124-7, 150-1). Ndërmjet të pyeturve të Davies (58 punonjëse shqiptare të seksit nëLion, Francë, që u intervistuan midis viteve 1999 dhe 2001), vetëm ato qëkonsideroheshin shoqërisht të ngathëta vështroheshin si të paafta për të shmangurzbulimin në momentin e deportimit në Shqipëri. Kjo shmangie vështrohej si edomosdoshme për të mbrojtur deri diku mundësinë për të vepruar dhe zgjedhjet e tyre.

Çështjetë përfunduara (që nganjëherë sillnin dënime të rënda deri në 25 vjetburgim) për trafik grash për prostitucion ishin 23 në 2005, 17 në 2006 dhe vetëm 6 përnëntë muajt e parë të 2007-s (Evaluation Report 2008: 97-102). Në dallim nga kjo,dënimet për kalim të paligjshëm kufiri ishin shumë më tepër: 130 në 2005, 149 në 2006dhe 65 gjatë nëntë muajve të parë të 2007-s (po aty; për mënyrën se si e pasqyrojnëkriminalizimin e viktimave të trafikut modele të tillë dënimesh, shih më sipër).Njëkohësisht, qeveria aludonte në numra të frikshëm të policëve të përzierë në krimetrafikimi, kur mburrej se kish referuar në prokurori 175 ankesa penale kundër 244punonjësve të policisë me gradë relativisht të lartë në 2007 për shkelje që lidhen metrafiqet, dhe 71 prej tyre u arrestuan (po aty: 29). Megjithëse, në tetor 2008,përfaqësuesi i Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Policisë së Shtetit e hodhi poshtëmundësinë që kushdo prej punonjësve të policisë shqiptare të ishte përfshirëndonjëherë në krimin e trafikutx, këto shifra tregojnë një mundësi teorike që të jenë veçmaja e ajzbergut të lidhjes së policisë me krimin. Po ashtu, numri i lartë i gjykimevemund të jetë pasojë e rivaliteteve për të kontrolluar vlera informale dhe/ose arsyepolitike brenda logjikës neo-patrimoniale të qeverisjes.

Në literaturën ndërkombëtare të shkencave politik, Shqipëria si edhe shumëvende të tjerë të dobët post-socialistë, përshkruhet si me tipare tipike të neo-patrimonializmit: pra një paralelizëm i dukshëm midis strukturave formale dhe atyrejoformale, dmth. Bashkëekzistenca e dy formave, racionale burokratike dhepatrimoniale (dmth. personale, klienteliste dhe të mbështetura në patronazh) të

qeverisjes, ku e dyta depërton tek e para (Erdmann and Engel 2006; Hensell 2005).Sisteme të tilla neopatrimoniale të qeverisjes rezultojnë në një kulturë politike dhegjyqësore të karakterizuar nga paqëndrueshmëria, pasiguria dhe paparashikueshmëria.Ka të ngjarë që më pas të ndiqet edhe nga hetimi i policisë dhe ndjekja penale juridike.Apër pasajo, ata me fuqi blerëse më të lartë (normalisht trafikuesit dhe jo viktimat) oseata me lidhje personale brenda sistemit në fuqi, ka më shumë të ngjarë t i fitojnë gjyqetdhe të kenë formën e tyre të dëshiruar të drejtësisë . Sido qoftë, po të përmirësohetlufta kundër korrupsionit, edhe metodat e tyre do sofistikoheshin e bëheshin më tëholla. Stephan Hensell, që hulumtoi administratën e Policisë së Shtetit dhe Ministrisësë Rendit Publik/të Brendshme midis viteve 1997 dhe 2005, e vuri re zbatimin e kësajlogjike në rotacionet e motivuara politikisht në administratën shtetërore dhe në polici(Hensell 2005: 42-3). Kohët e fundit, edhe Julie Vullnetari pohon për një audiencë më tëgjerë, se ndryshimet politike në nivel lokal apo rrang parlamenti, jo vetëm që ndiqen

Page 223: perpjekja_26-27

223Përpjekja

nga rotacionet sipas besnikërive partiake nëpër institucionet e larta të administratësdhe burokracisë (si policia e doganat), por edhe në postet mjekësore dhe të edukimit tëtë gjitha niveleve të specializimit, deri tek punonjësi sanitar i shkollës së fshatit(2007: 42). Neopatrimonializmi kë2shtu kompromenton edhe profesionalizmin tekstrukturat e mbështetjes nga shteti, duke përfshirë edhe atë që jepet në emër të përpjekjeskombëtare antitrafikim. Ashtu siç u shpreh një ekspert rreth strehëve dhe OJQ-veekzistuese:

Qendrat joqeveritare punësojnë personel më të kualifikuar se qendra eshtetit. Psh. atje psikologu është diplomuar për psikolog, kurse nëqendrën e shtetit ai mund të jetë gjithçka mësues, inxhinier kjo vjensepse në institucionet shtetërore ata janë marrë në punë për arsyepolitike. Kështu ndodh gjithmonë. Psh. që të zësh një punë në Ministrinëe Punës, duhet të jesh anëtar i po asaj partie që është edhe ministri.xi

Sipas së njëjtës logjikë, qendra shtetërore e lartpërmendur është e vetmja qendërqë ka përfituar nga mbështetja financiare prej qeverisë (Evaluation Report 2008: 52)xii.Punësimi i privilegjuar, mikro-kreditë dhe programet e trajnimit profesional, që janëpjesë e strategjisë kombëtare antitrafik (po aty: 53; National Strategy 2008) janë tëkompromentuar po në të njëjtën mënyrë. OJQ-të antitrafik, si psh. Vatra kanë vënë re sezyra e punës së rajonit të tyre, së cilës qeveria i ka besuar mbështetjen e grupeve tëpafavorizuar duke përfshirë edhe gratë ish-të trafikuara për gjetjen e punësimit,më përpara do t i gjente punë një kushëriri apo motre [nga personeli] sesa një viktime

të trafikut. Realiteti shkon kundër programeve në letër. Përfituesit e këtyre programevejanë punonjësit e qeverisë vendore që punësojnë të afërmit e tyre . xiii

Pavarësisht nga kjo prirje për të punësuar të afërmit, në 2007 u punësuan gjithsej20 përfituese të Vatrës (Lesko and Puka 2008: 19). Prapëseprapë, këto gra endepërballeshin me stigmatizim, diskriminim, izolim social dhe ngacmime në vendin e tyretë punës. OJQ antitrafikim, Të Ndryshëm dhe Të Barabartë ka vënë re se është enevojshme të trainohen madje edhe vetë stafin e punësuar në institucione të ndryshmeshtetërore që gjithashtu e paragjykojnë shpesh këtë target-group [ të viktimave tëtrafikimit] (Different & Equal 2008: 41). Kësaj OJQ-je iu desh të luftonte edhe mepërqindje të larta mbetjesh pa punë, pas gjetjeve të sukseshme të vendit të punës(Different & Equal 2006: 28), po për arsye të problemeve të paragjykimit në masë. Tëdyja OJQ-të u përpoqën të gjenin vende pune për përfitueset ndër të njohurit e tyre,dhe për një numër të kufizuar, tek institucionet e veta (Different & Equal 2008: 26;Lesko dhe Puka 2008: 20). Megjithatë, duke iu kthyer familizmit si strategji përfshirjeje,ato riprodhuan pa dashje një normë kulturore që shpjegon përjashtimin dhe stigmënpër gratë që gjenden jashtë mjeteve tradicionale të mbështetjes së familjes në Shqipëri,ende sot në ditët tona. Siç shpjegohet në pjesën ndjekëse, kultura patriarkale që i ndangratë në gra familjeje dhe kurva , ende mbartet në vlerat dhe praktikat si tek shoqërianë tërësi, ashtu edhe tek institucionet shtetërore në Shqipëri, me pasoja dërrmuese përshanset për riintegrim vs. rrezikut të ri-trafikimit për këto gra.

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 224: perpjekja_26-27

224Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

FAMILIZËM, GRA FAMILJEJE APO KURVA ?

Pa asnjë përjashtim, agjentët e antitrafikimit që u intervistuan në Shqipëri, dukepërfshirë ata qeveritarë, OJQ-të, shoqatat dhe strehat, ishin për ndërmjetësimin dheribashkimin me familjen. Ata angazhoheshin në programe për riintegrimin me familjen,pasi kjo vështrohej si i vetmi shans që gratë e trafikuara të fitonin sigurim dhe mbrojtjeafatgjatë në Shqipëri, edhe pse 88,9 % e grave të trafikuara kishin ikur pikërisht për tëshpëtuar nga konflikte brenda familjes, edhe pse 53,3% deklaruan se kthimi i tyre nështëpi ishte kundërshtuar prej familjeve të tyre , dhe, edhe pse dihej se familjet mekonflikte dyfishonin rrezikun e trafikimit (Different & Equal 2006: 24, 26, 36; cf. 2008:35). Në fakt, sipas Të Ndryshëm dhe Të Barabartë, vështirësia kryesore haset nërastet kur më shumë se gjysmën e përfitueseve nuk janë të mirëpritura në shtëpi ngafamilijet e tyre dhe nënat janë refuzueset kryesore të këtij kthimi [sic] (po aty: 35). Mëpërpara është vënë re se gratë e turpëruara që ktheheshin në shtëpi nëpërmjet OJQ-vembylleshin brenda nga familjet për shkak të turpit , ose përndryshe, familjet

kontaktonin strehën për ta rikthyer viktimën në Strehë (Surtees 2005:106). Të tjera(40%) thjesht u zhdukën, dhe mund të mendohet se janë ritrafikuar (meqenësereputacioni i tyre dhe vlera si gra me vlerë për martesë u kishte humbur) pas njëbashkimi të tillë me familjen (Surtees 2005). Një nga përfitueset e Vatrës u ribashkua mesukses me familjen e saj, u martua shpejt dhe pati një fëmijë; por kur i shoqi e mori veshse kishte jetuar në një strehë, dmth. se dikur kishte punuar si prostitutë, ai e divorcoipër shkak të turpit shoqëror që sillte kjo.xiv Një azilkërkuese shqiptare ish-e trafikuardëshmoi në një gjykatë në Britaninë e Madhe se kishte frikë se mos i ati do ta rimartonteme ndonjërin kundër dëshirës së saj kur të kthehej. Ajo u shpreh duke u rrënqethur seky mund të ishte ndonjë burrë me nam të keq në fshat (që përfshin edhe rrezik tëatypëratyshëm ritrafikimi), ose ndonjë, vejan i moshuar, ose ndonjë burrë sakat osei shfytyruar ndonjëri që ndryshe nuk gjente dot lehtë grua. Sidoqoftë, pavarësishtnga këto rreziqe, midis viteve 2007 dhe 2008, 80% e përfitueseve të OJQ-ve u riintegruannë familjet e tyre (USAID 2008: 21).

Shqipëria i është nënshhtruar një procesi të përshpejtuar modernizimi vitet efundit, por prapë mund të thuhet, pabarazitë në shoqëri, kulturë e ekonomi janë rritur.Tek shume persona të pyetur në hulumtimin tim, kultura e turpit, mentalitetet osefanatizmi quheshin përgjegjës për problemet e mprehta të riintegrimit në familje dhe

për mospranimin kategorik nga familja, që hasin OJQ-të që kërkojnë të riintegrojnëpërfitueset e tyre në familje. Nëse frika për reputacionin e familjes (nderin) mund tëshpjegojë distancimin e shumë familjeve prej vajzave e motrave të tyre pas një episoditrafikimi (një turpi shoqëror) në kushte të pafavorshme social-ekonomike, është tamamky mohim që i ekspozon ato ndaj abuzimit të mëtejshëm. Në kontekstin klasik patriarkalnjë kurvë është një grua e vendosur jashtë mbrojtjes/kontrollit të burrave të familjes:i ati dhe vëllezërit, para martesës, dhe i shoqi, pas martesës. Ndryshe nga dallimetmoderne mes përdhunimit dhe shkeljes së kurorës , kurvnija në të tilla kontekstetradicionale, është një koncept që i përfshin të dyja. (psh Gjeçov 1989 [1933], sidomos

Page 225: perpjekja_26-27

225Përpjekja

f. 39-40, 179). Para nuk bëhet dallim bazuar nëse marrëdhënia seksuale u bë me forcëmbi njërën palë apo qe konsensuale, por bazuar në faktin nëse burrat ruanin nderin efamiljes duke treguar se qenë të aftë të mbronin/kontrollonin gratë e familjes. Stigmashoqërore dhe ngacmimet që rrjedhin prej saj, që hasin gratë që i dalin vetes për zot paqenë të mbrojtura dukshëm prej meshkujve të familjes në shoqërinë e sotme shqiptare,është shpjeguar mbi bazën e mbizotërimit të kësaj kulture, sidomos në zonat verioredhe rurale (psh Amnesty International 2006). Sido qoftë, J. Davies në studimet efundit, argumenton se, ndryshe nga ç mendohet, pjesa më e madhe e punonjeseve tëseksit, vijnë nga qytetet dhe nga jugu (J. Davies 2009: 120-122; cf. USAid 2008: 16).Përgjithësisht, në një kontekst kombëtar ku shteti ende mbështetet kryesisht në kujdesinprivat të familjeve që duhet të mbushin boshin lënë pas nga mungesa e sistemeve tëndihmës sociale për grupet më të pambrojtura të shoqërisë (EC 2008; Braun and Kerluku2007), ka gjasa që kultura e familizmit të rezistojë në një shkallë të gjerë. Sipas kësajlogjike, ato gra që vendosen jashtë mbrojtjes apo kontrollit të burrave të familjes, dorrezikohen të shihen nga shoqëria si kurva të mundshme, gjë që do t i bënte atonjëkohësisht viktima të përbuzjes nga gratë dhe pre të ndërhyrjeve të meshkujve. Nëkëto kushte, ato janë të detyruara të kërkojnë një mbrojtës apo tutor të ri.

Sa thamë më sipër tregojnë për një rreth vicioz: një kulturë familizmi shpjegon sëpari, përse gra të reja prej familjesh tradicionale, që ushqejnë ideale për një jetë moderne,përfshirë edhe dashuri romantike, mund të dëshirojnë të ikin nga një familje tepërkontrolluese drejt një jete më të pavarur, shpesh jashtë Shqipërie (cf. Anthias 2000: 17-18). Por, së dyti, pa pasur mundësi tjetër shoqërore veç martesës, ato hyjnë në situatatë reja ku në mënyrë të detyruar varësohen rishtaz dhe bien pre e premtimeve të rreme,teksa detyrohen edhe të heqin dorë nga çdo mbështetje në familjen e tyre prinderore.Në Shqipëri martesat e rreme (9%), premtimi për martes (12%), dhe fejesate rreme(15%), përveç premtimeve të rreme për punësim (17%), janë metodat themelore tërekrutimit (cf. USAid 2008: 14-15). Edhe rrëmbimi madje çon ujë në të njëjtin drejtim,po të kihen parasysh dy kuptimet e fjalës rrëmbej: mund të përdoret për të përshkruarrrëmbimin me forcë të dikujt kundër dëshirës, por edhe ikjen e qëllimshme të vajzëskundër dëshirës së babait të saj (J. Davies 2009: 143). Pikërisht në rastin e Shqipërisëështë vënë re se një përqindje e lartë e rekrutuesve ishin burra me të cilët viktima kishnjë lidhje intime burra, dashnorë, të fejuar dhe të sapodashuruar (Surtees 2008 b:52). Së treti, kjo kulturë ndihmon trafikuesit e seksit. Sipas argumentimit të John Davies(2009; shih gjithashtu Mai 2001), gratë shqiptare ngelen në këtë mënyrë brendamodeleve gjinore transnacionale të dominimit të dhunshëm, sepse trafikantët dhekodoshët/tutorët shqiptarë e eksportojnë këtë kulturë përtej kufirit dhe thjeshtë zbatojnëmjete tradicionale të kontrollit të grave në situatën e re pas trafikimit. Strategjitë e tyreqë të detyrojnë gratë të binden, përfshijnë, veç dhunës fizike, mënyra kontrolli tëkulturës tradicionale, si të ushqyerit e ndërvarësive, vetë-mbikëqyrjen dhe kërcënimet(si psh t u tregojnë familjeve dhe njerëzve të tyre në Shqipëri se këto gra merren meprostitucion). Davies (2009) gjeti se edhe këto gra që i ishin nënshtruar kontrollitabuzues mashkullor, riprodhonin në eksperiencat e tyre të trafikimit, të njëjtat strukturatë familizmit që i kishin natyrshëm pjesë të vetat nga e kaluara, ndoshta që të mund të

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 226: perpjekja_26-27

226Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

besonin se u kish mbetur një fije vlere. Në të kundërt me gratë që kishin hyrë me dashjenë merkaton e seksit dhe u vishej emri kurva , këto e quanin veten e vet gra (nëkuptimin bashkëshorte ). Zakonisht ato ushqenin edhe iluzione për një jetë të ardhmefamiljare me tutorët e trafikantët burra të rremë që kishin, edhe kundër çdo logjike tëthjeshtë (si psh fakti që këta burra kishin nje tufë me gra të tilla që përdornin, dhe kjo,veç gruas së ndershme e të vërtetë që kishin në shtëpi ku ishte familja e tyre). Sëfundmi, për ta mbyllur këtë rreth vicioz siç edhe u tha më sipër, pasi kërkojnë ndihmëjashtë qarkut trafikues, del se familizmi kulturor është pjesë edhe e përpjekjeveriintegruese të agjencive të anti-trafikimit. Kjo i dërgon gratë që duan ndihmë, prapëtek familjet e tyre prindërore nga të cilat ato donin të shpëtonin kur ikën pikësëpari.

Ndërsa proceset e sapo-përmbledhura lidhen me gra të reja që në fillim upërpoqën të krijojnë jetë të pavarura nëpërmjet martesave, por mbetën të mashtruara,të keqtrajtuara, të shfrytëzuara dhe humbën çdo mundësi për të fituar pavarësizgjedhjeje apo vetëveprimi, familizmi kulturor është bazë edhe për kufizimin e zgjedhjevetë atyre grave që me dije bien dakord të trafikohen. Së pari, ajo që këto kurva (sipasemrit dhënë atyre prej grave , mes prostitutave shqiptare në Francë intervistuar ngaJohn Davies, shih më lart) kishin të përbashkët, ishte një situatë shtytjeje dhe përjashtimisocial në vendin e origjinës, dhe si rrjedhim i kërkuan trafikantët me iniciativën e tyre.Kjo kategori grash e konsideronin veten ose të divorcuara (po të kishte ekzistuar njëmarrëdhënie e mëparshme me një burrë bashkëshort prej vërteti ose kodosh, qënjihej si i tillë në mjedisin e origjinës së tyre por që mandej ishte prishur) ose tëbraktisura nga familja e tyre (Davies 2009: 175-82)xv. Siç edhe u shpjegua më sipër,sipas logjikës kulturore të kurvnisë , divorci (para, gruaja pa një burrë) ose braktisja(para, gruaja pa baba a vëlla që ta mbrojë), në çdo rast do hapnin derën përhamendësimet shoqërore që ato të ishin kurva . Ndryshe prej grave , kjo kategori ekish ndjerë mbi kurriz përbuzjen dhe shtytjen sociale që pa ikur ende nga vendlindja,dhe nuk kishin asnjë iluzion për lidhje të mundshme me burrat shqiptarë me të cilëtkishin të bënin pas ikjes. Ato, me vullnetin e tyre, kishin shkuar tek trafikantët për tëgjetur rrugë që mundësisht të rehabilitonin veten nga ana sociale duke u martuar menjë të huaj (J. Davies 2009: 137, 138, 152 - 53, 169, 255). Kështu që dhënia e pëlqimitdhe futja me vullnet në punën e seksit, nënkuptohet prej tyre si një akt i nevojshëm,por sidoqoftë vetëm i përkohshëm dhe instrumental për të arritur një qëllim. Por a mundtë quhet kjo një futje me vullnet në merkaton e seksit?

Këto gra zakonisht bënin kontrata 50% me 50% me kodoshët e tyre të ardhshëm,ku përfshiheshin marrëveshje për kufijtë kohorë të shërbimit, për kontrabandimin (dmth.lëvizjet ndër- kufitare me pëlqimin e tyre) dhe mbrojtjen (J. Davies 2009: 139). Megjithatë,pavarësisht nga të diturit paraprak dhe iniciativa e tyre në këtë aktivitet, edhe atozakonisht përfundonin pa mundësinë që të ruanin kontrollin e punës së tyre jashtëvendit, për shkak të natyrës abuzuese dhe arbitrare të kontratës 50% me 50% dhekërkesave të çunave

(siç thërrisnin ato, tutorët). Zakonisht tutorët/trafikantët shpikninrëndom standarde minimale të asaj që 50-përqindëshit kish nënkuptuar fillimisht, dhesi rrjedhim, ua rrëmbenin grave thuajse të gjitha të ardhurat. Përndryshe, ata shpikninedhe detyrime të ndryshme borxhi që gratë duhet të paguanin për shërbimet, ose për

Page 227: perpjekja_26-27

227Përpjekja

transportin dhe mbrojtjen (Davies 2009: 178, 191, 199). Pra, sido që kurvat , paspërballjes me mosqasjen shoqërore në shtëpi, kishin (ri)hyrë me vullnet dhe tëndërgjegjshme në prostitucion, ato prapëseprapë katandiseshin në një situatë detyrimidhe abuzimi gjatë trafikimit, ose ritrafikimit. Në një korrespondencë emaili Davies sqaroi:

Të jesh në dijeni të trafikimit, nuk e ul motivimin për t i hyrë rrezikut/migracionit, por vetëm të lejon një pazarllëk më të nuancuar për të hyrënë një rrjet trafikimi sepse rreziku nuk qëndron tek trafikimi, por tekmosqasja e gjithanshme shoqërore e të qenit e divorcuar ose e braktisurnë Shqipëri. përdorimi i trafikimit për t u arratisur nga një shtypje etillë sociale gjykohet shpesh si çmimi për të paguar shansin e rehabilitimitnëpërmjet martesës me një të huaj.xvi

EPILOG

Konkluzionet e paraqitura në këtë studim janë disa nga treguesit e familizmit tërrënjosur thellë nga ana kulturore dhe, për pasojë, të stigmës ndaj grave shqiptare qëjanë jashtë mbrojtjes dhe kontrollit të familjes së tyre, që realisht i vë ato në kurthin enjë mosqasjeje shoqërore , gjë që e bën pa vlerë pyetjen nëse ritrafikimi ka qenë medëshirë apo me vullnet , dhe që nuk është vërejtur në vështrimet e zakonshme tëderitanishme të trafikimit shqiptar.

Qëndrimet që rrjedhin nga turpi kulturor që, njëkohësisht, i penalizojnë atodhe e drejtojnë fajin tek kurvat , pavarësisht nëse kanë hyrë në këtë valle me detyrimose me pëlqim , janë ende të kudogjendshme në Shqipëri. Gjithsesi, për shkak tëmbizotërimit të korrupsionit të rrënjosur thellë, shtuar ky familizmit kulturor, deri tani,nuk duket të ketë ndonjë formë alternative mbrojtjeje nga shoqëria ose shteti, dhe asmundësi sigurimi për personat e trafikuar pas kthimit të tyre në Shqipëri veç riintegrimitnë familje. Kjo vështrohet nga të gjitha palët shqiptare të përfshira në luftën kundërtrafikut, si dhe nga vetë gratë, si e vetmja alternativë afatgjatë, me përjashtim të martesëssërish ose suksesit në sistemin e azilit. Megjithatë, një marrëdhënie (e re) martesore endershme dhe e bazuar në zgjedhje të lire, duket e pamundur për shumicën e ish-punonjëseve të seksit në Shqipëri. Siç thuhet në një studim të J. Davies (2009), tëvetmet mjete efikase për të kryer ribashkimin me familjen në një mënyrë që respekton tëdrejtën e tyre për të marrë fatin e vet në dorë, janë strategjitë afatgjata të vetë grave qëpërmbajnë një zgjedhje të vetëdijshme të angazhimit sërish në prostitucion pas përvojavetë mëparshme të trafikimit, në mënyrë që të provojnë rishtaz shansin e gjetjes së njëbashkëshorti ose të azilit jashtë shtetit. Ndarjet kategorike në viktima dhe kriminelë, nëforma vullnetare ose të detyruara të ritrafikimit, nuk marrin parasysh kompleksitetin errethanave detyruese mes të cilave ka fort gjasa ta gjejnë veten gratë shqiptare pasdeportimit, duke qenë se kërkesa e azilit në atë rast do ishte një strategji e dështuar përtë shpëtuar nga mosqasja shoqërore që i pret në vendin e vet.

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 228: perpjekja_26-27

228Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

REFERENCES

Amnesty International (2008), Report 2008: State of the World s Human Rights:Albania: Republic of Albania.

(2007), Albania: No Place to Call Home : adult orphans and the right tohousing, 21 November 2007, EUR 11/005/2007.

(2006), Albania: Violence against Women in the Family: It s not her shame ,Human Rights country report, 30 March 2006.

Anthias, F. (2000), Metaphors of Home: Gendering New Migrations to SouthernEurope , in: F. Anthias and Gabriella Lazaridis (eds), Gender and Migration in SouthernEurope: Women on the Move (Oxford NY: Berg ): 15 47

Braun, H. and E. Kerluku (2007), Probleme der Sozialen Sicherung inAlbanien ,Südosteuropa Mitteilungen 2: 38 51.

CEC (2008), Albania 2008 Progress Report, Brussels: Commission of theEuropean Communities.

Criminal Code of the Republic of Albania (2001), Tirana: Republic of Albania/People s Assembly.

Davies, J. (2009), My Name is Not Natasha : How Albanian Women in FranceUse Trafficking to Overcome Social Exclusion (1998- 2001), (Imiscoe Dissertations)Amsterdam: Amsterdam University Press. Forthcoming.

Davies, N. (2009), Prostitution and Trafficking: the anatomy of amoral panic ,The Guardian, 20 October.

Davies, J. and B. Davies (2008), How to Use a Trafficked Women: The Alliancebetween Political and Criminal Trafficking Organisatons , Recherches sociologiqueset anthropologiques 1 : 117 135.

Different and Equal (2008), Annual Report 2007, Tirana: Different & Equal

Different and Equal (2006), The Reintegration Process of Former AlbanianVictims of Human Trafficking, Tirana: albPaper.

Ditmore, M. and M. Wijers (2003), The negotiations on the UN Protocol ofTrafficking in Persons: moving the focus from morality to actual conditions , Nemesis4: 79 88.

Page 229: perpjekja_26-27

229Përpjekja

Doezema, J. (2002), Who gets to choose? Coercion and consent and the UNtrafficking protocol , R. Masika (ed.), Gender, Trafficking and Slavery (London: Oxfam2002): 20 27

EC (2008), Social Inclusion and Social Protection in Albania, December 2008,Tirana: ISB/ European Commission.

Erdmann, G. and U. Engel (2006), Neopatrimonialism Revisited , GIGA workingpapers, Hamburg: German Institute of global and Area Studies.

Evaluation Report on the Implementation of the National Strategy AgainstTrafficking in Human Beings 2005 2007 (2008), Tirana: Republic of Albania/ Ministryof Interior/ Office of the National Coordinator on Combating Trafficking in HumanBeings

Gjeçov, Sh. 1989 [1933], Kanuni i Lekë Dukagjinit The Code of Lekë Dukagjini,edited and translated by Leonard Fox, New York: Gjonlekaj

Hensell, S. (2005), Die Grenzen der Gesetzeshüter: Zur bürokratischen Praxisin der albanischen Polizei, (Hamburger Beiträge zur Friedensforschung undSicherheitspolitik 141, December), Hamburg: Institut für Friedensforschung undSicherheitspolitik.

Herman, Judith (2001), Trauma and Recovery: From Domestic Abuse to PoliticalTerror, London: Pandora.

Hibbert, C. (2007), From prison to safe haven , BBC News, 19 March.

Hollinger, J. (2007), All that Glitters (part one) , Jennifer Hollinger and theChurches Alert to Sex Trafficking in Europe, 08 July 2007, The Advocacy ProjectBlog, available at < http://www.advocacynet.org/blogs/index.php/2007/08/07/all_that_glitters_part_one?blog=90 (accessed 09/01/09)

Holmes, L. (2010), Conclusions: Quadruple Victimisation? , in: L. Holmes (ed.),Trafficking and Human Rights: European and Asia-Pacific Perspectives. Cheltenham:Edward Elgar.

(2009), Corruption and Trafficking: Triple Victimisation? , in: C. Friesendorf(ed.), Security Sector Responses to Human Trafficking (Geneva: The Geneva Centrefor the Democratic control of Armed Forces).

Leman, J. and S. Janssens (2008), The Albanian and Post-Soviet Business of

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 230: perpjekja_26-27

230Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Trafficking Women for Prostitution: Structural Developments and Financial Modusÿÿ: ,European Journal of Criminology 5 (4): 433 451.

Lesko, V. and B. Puka (2008), Annual Report 2007, Vlora: Vatra Psycho-SocialCenter

Mai, N. (2009), Migrant Workers in the UK Sex Industry: Final Policy-RelevantReport, London: Metropolitan University.

Mai, N. (2001), Transforming traditions: a critical analysis of the traffickingand exploitation of young Albanian girls in Italy , in R. King (ed.), The MediterraneanPassage: Migration and New Cultural Encounters in Southern Europe, (Liverpool:Liverpool University Press): 258 278.

National Strategy (2008), National Strategy on Combating Trafficking inPersons 2008 2010, Tirana: Republic of Albania, Ministry of Interior, Office of theNational Coordinator on Combating Trafficking in Persons.

OGN (2008), Operational Guidance Note Albania v. 8.0 December 2008,London: Home Office.

OMCTP (2005), What do the Tiers of the Trafficking in Persons Report Mean?Washington DC: Office to Monitor and Combat Trafficking in Persons, June 3.

OSCE (2006), Analysis of the Criminal Justice System in Albania: Report bythe Fair Trial Project, Tirana: Organisation for Security and Cooperation in Europe.

Surtees, R. (2008), Traffickers and Trafficking in Southern and Eastern Europe:Considering the Other Side of Human Trafficking , European Journal of Criminology5/39: 39 68.

(2005), Second Annual Report on Victims of Trafficking in South-EasternEurope 2005 Eastern Europe 2005, Regional Clearing Point/ IOM.

Transparency International (2007), Global Corruption Barometer 2007.

USAID (2008), The State of Efforts in Albania to Combat Trafficking of Persons2007 2008, Tirana.

US State Department (2008), Human Rights Report 2007, March 11.

US TiP (2008), Trafficking in Persons Report 2008, 04 June.

Page 231: perpjekja_26-27

231Përpjekja

US TiP (2009), Trafficking in Persons Report 2009, 16 June.

Vullnetari, J. (2007), Albanian Migration and Development: State of the ArtReview, Amstedam: IMISCOE working paper 18 (September).

Wall Street Journal (2008), Index of Economic Freedom.

i Artikulli origjinal shkruar në anglisht në fillim të 2009-ës, doli në Leslie Holmes (ed.) 2010,Trafficking and Human Rights: European and Asia-Pacific Perspectives. Cheltenham: EdwardElgar; përkthehet me lejën e Shtëpisë Botuese Edward Elgar; shkurtuar nga origjinali prej meje;me mirënjohje për përkthimin bërë nga Idlir Hoxha dhe nga Eda Derhemi, durimi dhe përpikëriae të cilëve nuk ka të çmuar. Opinionet e shprehura dhe gabimet e mundshme të interpretimit nëkëtë artikull janë tërësisht të miat. Falënderime të veçanta për frymëzimin, kritikatkonstruktive, dhe mbështetjen në këtë studim shkojnë për John Davies, Egin Ceka, FrankDalton, Rigels Halili, Jennifer Hollinger, Leslie Holmes, Fatos Lubonja, Garry Marvin, NicolaMai, Artan Puto, Julie Vullnetari, si dhe për juristët dhe avokatët për emigrimin dhe të drejtat enjeriut që punojnë për Projektin Ligjor të Anti-trafikimit (ATLeP) të MB-së in 2008. U jamgjithashtu shumë mirënjohëse Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut(ODIHR) dhe Organizatës për Siguri dhe Kooperim në Europë (OSCE), që i lehtësuan punën dheftuan një mision fakt-kërkues lidhur me përpjekjet anti-trafikuese në Shqipëri në fund tështatorit e fillim të tetorit, në të cilin morën pjesë ATLeP, një përfaqësues i Projektit Lulëkuqjatë MB, dhe unë. Bashkëpunëtorët tanë lokalë gjatë kësaj vizite studimore, nuk mund tëfalënderohen dot aq sa duhet për durimin dhe bashkëpunimin e tyre të paçmueshëm. Këtapërfshijnë: Iva Zajmin- koordinatore kombëtare të anti-trafikimit, Irena Targën- kryetare enjësisë qeveritare të anti-trafikimit, Vera Leskon dhe grupin e saj të Qendrës Vatra në Vlorë,Aurela Anastasin dhe grupin e saj në Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare, Xheladin Qahin dhegrupin e tij në Qendrën e Pritjes Kombëtare të Viktimave të Trafikimit, Bajana Cevelin eShoqatës së Grave me Probleme Shoqërore në Durrës, Rezarta Abdiun në Qendrën e Shërbimevedhe Praktikave të Integruara Ligjore, Leonard Gunin e Fëmijëve të Botës-Shqipëri, përfaqësuestë OJQ-ve lokale dhe Strehëve Tjetër Vizion në Elbasan, Të ndryshëm e të barabartë nëTiranë, Jetë e shpresë në Gjirokastër, Anila Trimin në Drejtorinë e Krimit të Organizuar nëPolicinë e Shtetit Shqiptar, dhe Zotin Boshnjaku drejtor i Qendrës së Ripranimit dhe PolicisëKufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.ii Ky rast i veçantë ligjor ende s ish mbyllur kur po shkruaja versionin e parë të këtij studimi nëfillim të 2009-ës. Por tashmë, vendimi për të është publikuar (fillimi i 2010-ës) dhe mund tëshihet në sitin: http://www.bailii.org/uk/cases UKUTIAC 201000080 _ukut _iac_ 2010_am_bm_albania_cg.html. Mbështetur në gjetjet studimore që iu paraqitën gjykatës (përmbledhurnë këtë artikull), vendimi njeh se çdo përvojë është e ndryshme dhe duhen hulumtuar rrethanatspecifike për çdonjërin rast veç e veç.iii Burime të tjera njerëzish të trafikuar për MB përfshijnë Lituaninë, Rusinë, Ukrainën,Malaizinë, Tailandën, Republikën Popullore të Kinës, Nigerinë dhe Ganën (US StateDepartement 2008a: 255; informacion dhënë nga përfaqësuesi i Projektit Lulëkuqjaqë mëshoqëroi në një vizitë kërkimore në 2008-ën). (OMCTP 2005).iv Vendet e vendosura në Brezin e dytë në Watch List ngase në ta haset një numër i lartë aponë rritje viktimash; dështim për të provuar se ka përpjekje në rritje për të ndaluar personat etrafikuar; Detyra për Brezin e Dytë nënkupton detyrimin që të veprohet që në vitin eardhshëm (OMCTP 2005).

Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve

Page 232: perpjekja_26-27

232Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

v Holmes (2009, 2010) ka shtuar tashmë edhe tipin e katërt të viktimizimit që përfshin rolin emediave.vi Intervistë/takim me Qendrën për Inciativa Ligjore dhe Qytetare, CLCI, Tiranë, 29 shtator2008.vii Këshilltari juridik i Vatrës, i pranishëm me personelin gjatë intervistës/bisedës me Vera Leskonnë qendrën e pritjes së Vatrës, Vlorë, 30 shtator 2008.viii Pavarësisht nga disa ndryshime në 2004, kodi shqiptar shpall se nëqoftëse, ndër të tjera,viktima abuzohet, atëherë, dënimi është minimum 15 vjet. Ka gjithashtu një dispozitë në të cilënshfrytëzimi i pozitës zyrtare e rrit dënimin me 25%. Shtatë vjet burg parashkruhen për ndihmënpër kalim të paligjshëm kufiri për qëllime fitimi. Nëqoftëse kjo përfshin bashkëpunim me tëtjerë, mund të rezultojë deri në dhjetë vjet burg. Nëqoftëse ky veprim përfundon në vdekje, mundtë dënohet edhe me burgim të përjetshëm. Dëshiroj të falënderoj Frank Dalton, shef iDepartamentit të Sundimit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut të OSBE-së në Tiranë që m ivuri në dukje këto hollësi ligjore.ix Kodi Penal u ratifikua për herë të parë në 1995. Neni 114/b për trafikun e grave përprostitucion u shtua me Ligjin nr. 8733, dt. 24 janar 2001, neni 30 (Criminal Code 2001).x Takim i përbashkët, duke përfshirë Anila Trimin e Drejtorisë së Krimit të Organizuar tëPolicisë së Shtetit, në selinë e OSBE në Tiranëxi Anonim, në intervistë, Tiranë 1 tetor 2008.xii Pohuar në intervistën/bisedën me Vera Leskon e qendrës Vatra, Vlorë, 30 shtator, 2008.xiii Intervistë/bisedë me Vera Leskonnë qendrën e pritjes së Vatrës, Vlorë, 30 shtator 2008.xiv Intervistë/bisedë me Vera Leskon dhe personelin, Vlorë, 30 shtator 2008.xv Termi në shqip për jetim , përdoret për persona që i kanë braktisur prindërit ose u kanëvdekur, si dhe për ata që kanë humbur të atin, që tradicionalisht vështrohet si shtylla e vetme eshtëpisë. Për rrezikun e shtuar të trafikimit që prek jetimët e rritur shih AmnestyInternational (2007).xvi Korrespondencë private me email në 30 nëntor 2008.

Përktheu Idlir Hoxha, Eda Derhemi

Page 233: perpjekja_26-27

233Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

i .

TRAJEKTORET PSIKO-SOCIALE TË TRAFIKANTËVE SHQIPTARË

Nga Nick Mai*

HYRJE

Ky artikull përmbledh rezultatet e një studimi pilot të kohëve të fundit (2008)kryer në Itali dhe në Shqipëri, mbi profilin psiko-social të burrave të përfshirë nëindustrinë e seksit, në rolin e agjentëve (shih shënimin 3). Duke u bazuar në materialkërkimore origjinale, artikulli analizon bazën socio-kulturore të rrjedhës së jetës dheprojekteve të tyre migratore, me referencë të veçantë tek mënyra se si këto ndikojnë nëpërfshirjen e tyre në rrjetin ndërkombëtar të prostitucionit. Rezultatet e këtij studimivenë në pah probleme në paradigmën Manichaeane të trafikimit, e cila e shpjegonpërfshirjen e migrantëve në industrinë ndërkombëtare të prostitucionit, sipas një skenaritë polarizuar mes viktimave (gra) dhe shfrytëzuesve (burra). Ato gjithashtu venë nëdukje nevojën për më shumë kërkime shkencore dhe ndërhyrje nëpërmjet politikavesociale, për të eksploruar strukturat socio-ekonomike, kulturore dhe emocionale qëpërbëjnë themelin e mënyrave të përfshirjes në industrinë ndërkombëtare tëprostitucionit, edhe në rastin kur një grua është e menaxhuar nga një burrë.

Provat e këtij studimi nënvizojnë një dallim mes trafikimit dhe pjesëmarrjes sëmigrantëve në industrinë ndërkombëtare të prostitucionit. Shumëllojshmëria etrajektoreve dhe eksperiencave të jetës të mbledhura këtu, tregon qartë që formatekstreme të shfrytëzimit dhe abuzimit janë më fort një rezultat specifik dhe gjithnjë e mëi pazakonshëm i ndërlidhjes mes migracionit dhe industrisë së prostitucionit, sesarealiteti i shumicës së migrantëve. Gjetjet e këtij studimi tregojnë që ekziston një gjendjee papërcaktuar në marrëdhënien midis burrave dhe grave të përfshirë në këtë industri.Ato vënë në dukje aspekte të dobësisë dhe ripërtëritjes në nivel individual dhe social-ekonomik të cilat duhen vënë në bazë të nismave sociale më efektive.

Duke u bazuar në narrativat e migrantëve meshkuj që punojnë si agjentë nërrjetin ndërkombëtar të prostitucionit, studimi i bën ata reflektues të ndryshimeve

* Nick Mai është Reader në Studime për Migracionin, Instituti për Studimin e TransformimeveEvropiane, Universiteti Metropolitan i Londrës, 166-220 Holloway Road, N7 8DB, Londër,Mbretëria e Bashkuar

Page 234: perpjekja_26-27

234Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

socio-ekonomike dhe kulturore në shkallë më të gjërë. Të shiturit e seksit jashtë venditu normalizua në lidhje me kushte të veçanta socio-kulturore dhe ekonomike nëvendlindje dhe u shfaq si një mënyrë për të sfiduar, por dhe riprodhuar, kufizimet

ekzistuese drejt ngritjes sociale në bazë gjinie dhe klase sociale. Gjetjet e këtij studimivënë në dukje nevojën për të shqyrtuar në veçanti eksperiencën individuale të përzierjessë dobësisë dhe aftësisë ripërtëritëse të çdo migranti të përfshirë në rrjetin ndërkombëtartë prostitucionit. Gjithashtu gjetjet vënë në pikëpyetje dobinë e profileve kur vërehetqë eksperincat e njerëzve që punojnë në industrinë ndërkombëtare të prostitucionitjanë të ndryshme dhe reflektojnë pasiguri dhe kontradikta të cilat lidhen me shoqërinëe origjinës dhe të destinacionit, të bashkuara nga udhëtimet migratore.

Trafikimi i qenieve njerëzore provokoi shumë studime dhe polemika dhe ështëpër momentin një temë e nxehtë e debateve publike dhe atyre akademike. Nga njëraanë, shumë autorë janë përpjekur të dallojnë mes rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimittë pastër nga përfshirja në migrim dhe prostitucion me dëshirë (Agustin 2007). Ndërkaqka të tjerë që nuk e marrin parasysh këtë ndryshim, duke argumetuar kundër mundësisësë të shiturit të seksit me dëshirë nga femrat migrante (Hughes 2002). Problemi meperspektivën e dytë është se e thjeshtëzon shumëllojshmërinë e vendimeve dhepresioneve me të cilat migrantët duhet të përballohen, në bazë të një skenari të polariziuarmes keqbërësve dhe viktimave , i cili nuk shpjegon dinamikën socio-ekonomike dhekulturore që formon ndërlidhjen mes migracionit dhe industrisë së seksit.

Në këtë artikull ne e dallojmë trafikimin nga rregullimi dhe menaxhimi iprostitucionit përtej kufijve ndërkombëtarë2 si një mënyrë për të ndarë praktikatshfrytëzuese dhe me anë të forces, nga marrëveshje të tjera të karakterizuara ngashkallë të ndryshme të pëlqimit, aftësisë vetëvepruese nga ana e personit që shet seksjashtë vendit dhe personit që e mundëson këtë duke e menaxhuar atë. Në këtë shkrim,trafikantët do të referohen si agjentë 3 dhe puna e tyre si menaxhim , në vend të

fjalëve tutor seksi * apo foljeve si për shembull të kontrollosh të cilat nënkuptojnëekzistencën e përdorimit të forcës dhe shfrytëzimit. Përdorimi i termave neutralë ngaana morale si ata të agjentëve dhe menaxhimit nuk bëhet me qëllim që të nënvlerësohetfakti që këto marrëdhënie mund të jenë shfrytëzuese dhe abusive. Ai ka si qëllim tëkrijojë një hapësirë më neutrale dhe diskursive në të cilën shumëllojshmëria emarrëdhënieve personale dhe profesionale që zhvillohen mes burrave dhe grave që

2 Kësaj do t i referohemi edhe më thjeshtë në këtë raport si prostitucioni ndërkombëtar ose sipërfshirje në industrinë ndërkombëtare të seksit .

3 Persona që marrin përsipër dhe organizojnë përfshirjen e femrave në industrinë e seksit dhegjithashtu menaxhojnë aktivitetin e tyre.* (orig. pimp ) ai që kujdeset për procesin e prostituimit, duke i mbrojtur

gratë nga rreziqet e ndryshme që mund të cënonin prostituimin normal sipas tutorit, dhe qëmerr tërësisht ose pjesërisht paratë që vijnë nga prostituimi. Ky lloj tutorimi mund të jetëkonsensual me prostitutat, ose i forcuar.

Page 235: perpjekja_26-27

235Përpjekja

punojnë në industrinë globale të seksit, mund të bëhet më e dukshme.

Dallimi mes praktikave që karakterizohen nga shkallë të ndryshme të vullnetitdhe autonomisë është i një rëndësië të veçantë për të kuptuar përzierjen e nevojavedhe dëshirave që frymëzojnë projektin migrator të njerëzve që shesin seks oseorganizojnë dhe menaxhojnë njerëz të tjerë që të shesin seks jashtë vendit. Vetëm nëseprekim në këtë ndërlidhje mes dëshirës dhe nevojës, ne mund të kuptojmë bazën psiko-sociale të trafikimit dhe prostitucionit ndërkombëtar dhe mund të identifikojmë dhe tënxisim projekte efektive të ndërhyrjes sociale në lidhje me të dy fenomenet.

Vitet e fundit, një numër publikimesh dhe studimesh janë përpjekur tëidentifikojnë profilin psiko-social të viktimës së mundshme femër (p.sh. Lãzãroiu dheAlexandrescu 2004). Megjithatë deri më sot, pak përpjekje janë bërë për të përfshirëparalelisht agjentët e tyre meshkuj. Ato përpjekje të pakta që janë bërë për të profilizuartrafikantët, janë bazuar mbi burime sekondare më shumë sesa mbi intervista me njerëztë përfshirë direkt në organizimin dhe menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar5. Përmë tepër, meqenëse ato ndjekin një linjë që synon zvogëlimin e krimit, ato tentojnë tëpërshkruajnë kryesisht teknikat e adoptuara nga trafikantët (një term ky i përdorur përtë identifikuar të gjithë meshkujt që organizojnë apo menaxhojnë prostitucioninndërkombëtar), dhe nuk merren fort me analizat e trajektoreve të tyre sociale dhemigratore.6

Duke u bazuar në materialin e intervistave origjinale me burra të përfshirë nëorganizimin dhe menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar si dhe trafikimit, ky studimsynon të plotësojë informacionin e mangët në lidhje me dinamikat psiko-sociale nëbazë të këtyre fenomeve të veçanta. Gjetjet e tij do të vënë në dukje drejtimet përstudime të ardhshme dhe, shpresojmë, do të përdoren për të informuar konkretishtmasat në shkallë lokale, sidomos në vendin e origjinës, me synim forcimin dhe suksesine tyre.

Profili socio-ekonomik dhe arsimor i të intervistuarve: një fokus mbi faktorët strukturorë

Për sa i përket dimensionit ekonomik, shumica e të rinjve të intervistuar rridhninnga familje pak a shumë të mbetura pas, ekonomia e të cilave ishte çrregulluar veçanërishtnga rënia e ekonomisë komuniste. Trajektorja e jetës së tyre dhe e prindërve të tyreishte ndikuar shumë thellë nga këto ndryshime, dhe nga ndryshimet që rrodhën mëpas e që shoqëruan periudhën post-komuniste. Pasoja e rënies së infrastrukturës

5 Për një shembull të kësaj linje, shih Levenkorn 2007.6 Për një shembull të kësaj linje, shih Transcrime Reports n. 9 dhe 8, të gatshme në Internethttp://transcrime.cs.unitn.it/tc/417.php

Page 236: perpjekja_26-27

236Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ekonomike komuniste mbi trajektoren e jetës së të rinjve është sidomos e dukshme kurkrahasojmë punësimin e tyre me atë të prindërve të tyre, të cilët, ndryshe nga të rinjtë,mund të mbështeteshin mbi punësim të sigurtë gjatë kohës së komunizmit.

Zhvlerësimi i shkollimit dhe copëtimi i procesit mësimor që shoqëroi këtondryshime, janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm, sepse shumë të intervistuar, sidomosata që menaxhonin prostitucionin ndërkombëtar, kishin arsim të ulët dhe rezultate tëdobëta. Në shumë raste, të intervistuarit kishin vendosur të braktisnin shkollën, nënpresionin e mahnitjes nga jeta me konsum të lartë dhe me shumë para, e cila mund tëarrihej duke i dhënë përparësi të bërit të parave në pak kohë, dhe jo një investimiafatgjatë nëpërmjet arsimimit. Paragrafi i mëposhtëm i marrë nga një intervistë me një tëri nga një qytet i vogël në Shqipërinë e Veriut, tregon këto dinamika në praktikë:

Më pëlqente shkolla, por fillova të pi cigare dhe të gjithë shokët e mimerreshin me bixhoz keshtu që fillova të marr lekë nga prindërit deri sahyra në telashe me ta Kështu filloi e gjitha. Pastaj u desh të ikja ngashtëpia dhe të lija shkollën. Vendosa të marr patentën më mirë. Prindëritnuk ishin dakord me mua më pyesnin vazhdimisht Pse e le shkollën?Dhe unë i thashë Nuk isha unë që lashë shkollën, ishte shkolla që më lamua! (qesh). (Shqiptar, jo në burg, në Shqipëri).

Mes të intervistuarve, vërehet një lidhje e qartë mes nivelit të arsimit nga njëanë, dhe aftësisë për të sfiduar vlerat patriarkale dhe ndarjet tradicionale të roleve tëgjinive, teknikës së menaxhimit të prostitucionit dhe nivelit të suksesit në arritjen esynimeve ekonomike pa thyer ligjin. -Të intervistuarit me më pak se 8 vjet shkollëpërdornin dhunën si rrugën kryesore për të menaxhuar prostitucionin, kurse ata me mëshumë vite shkollë ishin më në gjendje të menaxhonin prostitucionin në kontekstin enjë marrëdhënieje sentimentale. Si pasojë, niveli i arsimit i të intervistuarve të mbajturnë izolim, ishte ndjeshëm më i ulët sesa i atyre që nuk ishin izoluar në burg më parë. Njëtjetër faktor i rëndësishëm dhe i përgjithshëm është mosha: shumica e të intervistuarveishin përfshirë për herë të parë në organizimin dhe menaxhimin e prostitucionitndërkombëtar në moshën 19 dhe 20 vjeç. Në shumë raste, të intervistuarit e quaninpjesëmarrjen e tyre në menaxhimin e prostitucionit një gabim fëmijërie .

Ndoshta konkluzioni më i rëndësishëm nga kjo analizë e faktorëve strukturorë,është të pasurit e një profili thuajse të zakonshëm socio-ekonomik dhe arsimor, ngashumica e të rinjve të intervistuar, përveç nivelit më të ulët të shkollimit, në krahasim mepopullsinë mesatare. Në kontekstin e post-komunizmit, shumica e familjeve në Shqipëriu detyruan të rikrijonin mënyrat e tyre të jetesës në një sfond shumë të ndryshëmsocio-ekonomik. Këto vëzhgime nënvizojnë se natyra e problemit ishte më shumësociale sesa individuale.

Page 237: perpjekja_26-27

237Përpjekja

Hyrja në prostitucionin ndërkombëtar

Mundësia për të menaxhuar prostitucionin ndërkombëtar u bë një mënyrë jo-zyrtare nëpërmjet së cilës shumë djem të rinj arritën si fillim pavarësi psikologjike dheekonomike nga familja, dhe ishin në gjendje të negocionin një pozicion të suksesshëmnë grupin e miqve në vendlindje. Ekspozimi ndaj një kulture të lekut të shpejtë ndërmoshatarë dhe në zonën e origjinës, është arsyeja që shumica e të intervistuarvepërmendën si faktorin kryesor të përfshirjes së tyre në menaxhimin e prostitucionit.Shumë iu referuan ekzistencës së një nën-kulture* të bërjes së lekut nga meshkujt qëndeshet nëpër vende të shtrenjta (bare dhe klube) dhe kazino, ku mund të flitet hapurnë lidhje me menaxhimin e prostitucionit (sidomos në Shqipëri) dhe të tregohenavantazhet e tij ekonomike.

E lashë shkollën që të isha me shokët e lagjes fillova të pi cigare tëpija dhe të bridhja lart e poshtë. Kjo ishte, të them të drejtën. Unë isha ivetmi akoma në shkollë dhe më pëlqente jeta që bënin ata Disa prejtyre ishin të respektuar në lagje Kishin makina dhe rroba të shtrenjtaBënin çfarë të donin Ishin çuna të shkathët, gangstera (Shqiptar, jonë burg, në Shqipëri)

Janë gjithë ata çuna që punojnë me femrat Është konkurrenca që ishtyn Kisha një bar të vogël të cilin e hapëm me familjen me lekëtqë bëmë jashtë Dhe mezi po ia dilnim ta mbanim hapur Dhe pastaji sheh ata të kthehen në shtëpi me makinë të mrekullueshme, me rroba tëmira, plot me para Dhe ata vijnë nga i njëjti vend nga vjen edhe tiKështu që ti ndjehesh më i vogël se ata dhe pyet veten: çfarë kanë ataqë unë nuk e kam? Është ai më i mirë se mua? Dhe fillon ta bësh edheti (Shqiptar, jo në burg, në Shqipëri)

Përveç rolit kyç të luajtur nga presioni i moshatarëve, materiali i mbledhur nëintervista gjithashtu vë në dukje ekzistencën e një shumëllojshmërie në mënyrat se sihyhej në menaxhimin e prostitucionit, që variojnë nga: të qenit i lindur në një familje tëpërfshirë ndërkohë në këtë biznes; marrja e femrave në vendin e origjinës; dhe tëkonsideruarit e një mundësie të tillë në vendin ku janë ndërkaq imigrantë. Në shumëraste, menaxhimi i prostitucionit ëshë zgjedhur si një strategji e përparimit ekonomikpërgjatë një numri punësh të rregullta, me shpresën e kompensimit për rrogat e ulëta qëkanë në përgjithësi migrantët pa dokumenta, nga të ardhurat e larta që vijnë ngamenaxhimi i prostitucionit

* Në Anglisht: sub-culture

Page 238: perpjekja_26-27

238Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Marrëveshjet e punës dhe marrëdhëniet: gjinia, seksualiteti dhe dashuria

Gjetjet e këtij studimi konfirmojnë studimet e mëparshme (Salt 1997; Leman dheJanssens 2008) që nënvizojnë dimensionin e një shkalle të ulët, amatoriale dhe jo-zyrtare të përfshirjes së shqiptarëve në menaxhimin e prostitucionit. Megjithatë, duhettë kemi parasysh që ne mundëm të intervistonim vetëm njerëz që punojnë në pjesën mëtë ulët të një fenomeni të madh, i cili mund të karakterizohet edhe nga një nivel më i lartëorganizimi. Të vetmet përjashtime nga kjo gjetje e përgjithshme janë dy të intervistuarqë kanë lindur në një familje të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ne intervistuam të rinj të cilët disa here kanë përdorur mënyra të ndryshme përtë menaxhuar prostitucionin, që nga dhuna e drejtpërdrejtë, deri tek manipulimi imarredhënieve sentimentale. Të intervistuarit me nivel më të ulët shkollimi, ata qëfilluan të punonin në menaxhimin e prostitucionit në fillim të periudhës post-komunistedhe/ose të intervistuarit nga zonat e karakterizuara nga një ideologji sidomos patriarkale(për shembull Shqipëria Veriore) tentonin të mbështeteshin mbi dhunë dhe shtrëngimpër menaxhimin e grave. Vetëm tre të intervistuar treguan hapur që ishin përfshirë nësituata që ndjekin paradigmën e trafikimit, sipas së cilës gruaja nuk është në dijeni oseështë kundër të shiturit të seksit dhe më pas e detyrojnë ta bëjë këtë në mënyra tëndryshme.

Në shumicën e rasteve, dhe sidomos në Shqipëri, të intervistuarit e arrestuarpërpiqeshin të mohonin ose minimizonin përfshirjen e tyre specifike në menaxhimin eprostitucionit, duke iu drejtuar tre diskurseve kryesore. I pari, të cilin mund ta quajmëdiskursi i copëzimit , mundëson të intervistuarin ta paraqesë veten si tërësisht të

pafajshëm, duke qenë si ai e sheh veten veçse si një copëzë a fragment të një plani mëtë gjerë veprimi që në fakt i shkon përshtat paradigmës së trafikimit. Është tipike që iintervistuari të thotë që ai thjesht po i bënte nder një shoku, ose duke i shoqëruarbashkëshorten apo të fejuarën nga një qytet në tjetrin, ose duke i ofruar vend për tëndenjur. Në këtë proces shoku fajësohet për keqbërje, ndërkohë që i intervistuari eprezanton veten si dikush që po ndihmon një shok që është kapur në dinamikën etrafikimit rastësisht . Diskursi i dytë, të cilin mund ta quajmë diskursi unë thjesht endihmova atë grua , thekson aftësinë vetëvepruese të grave të përfshira, duke thënëqë ato ishin dakord të shisnin seks dhe i intervistuari thjesht po i ndihmonte duke ebërë më të lehtë që ato të merrnin atë që donin, në shkëmbim të parave. Diskursi i tretë,të cilin mund ta quajmë diskursi i shpërthimit të xhelozisë , e zhvendos fokusin ngadimensioni ekonomik i përfshirjes së të intervistuarit në menaxhimin e prostitucionit nëatë sentimental: thuhet se gruaja i denoncoi ata nën ndikimin e xhelozisë, si një mënyrëpër të ndëshkuar atë që e kishte lënë pas ose tradhtuar emocionalisht. Të tre këtodiskurse plotësohen dhe përforcohen nga një më i gjërë dhe i përgjithshëm, të cilinmund ta quajmë diskursi i korrupsionit , i cili përdoret për të delegjitimuar sistemingjyqësor dhe policinë, sidomos në Shqipëri, dhe për të theksuar vullnetin e grave që i

Page 239: perpjekja_26-27

239Përpjekja

kanë paditur për të shitur seks. Është tipike që diskursi i korrupsionit të përshkruajëgjyqtarët dhe policët sikur po i akuzojnë të intervistuarit padrejtësisht dhe po i detyrojnëgratë të denoncojnë shokët dhe të dashurit e tyre, me qëllim që gjyqtarët të marrinshuma të mëdha parash dhe të përparojnë në karrierë.

Sfida kryesore në interpretimin e këtyre praktikave diskursive është që ato nukmund të analizohen përkundrejt evidencës gjyqësore, e cila nuk iu mundësua këtijstudimi. Kjo mungesë informacioni u plotësua pjesërisht, në Shqipëri, me biseda jozyrtare me personelin gjyqësor të burgjeve, të cilët na lejuan që të shikonim dënimetpublike të disa të intervistuarve si dhe informacionin në lidhje me llojin e evidencës qëinformonin këto raste. Një burim tjetër informacioni plotësues ishin intervistat, si nëburg ashtu dhe jashtë tij, në të cilat të intervistuarit vendosën të flasin hapur mbi jetëne tyre dhe të komentonin mbi mungesën e vullnetit të të tjerëve për të folur hapur.Shpesh, burimi më i rëndësishëm i informacionit që rridhte nga intervistat, ishinmangësitë dhe kontradiktat që dilnin nga vetë intervistat, sidomos rreth çështjeve tëroleve të gjinive dhe të mënyrës se si këto informonin marrëdhëniet mes burrave dhegrave të përfshirë në prostitucionin ndërkombëtar. Duke rianalizuar të gjitha intervistatnë dritën e këtyre kontradiktave dhe plotësimeve, ne ishim në gjendje të formonim njëpamje komplekse të rregullimeve dhe marrëdhënieve që karakterizonin menaxhimin eprostitucionit ndërkombëtar. Ne do të analizojmë më poshtë dy aspekte të ndërlidhuratë këtij kompleksiteti.

Aspekti i parë i këtij kompleksiteti i refrohet ndërtimit kulturor të roleve tëgjinive dhe aktiviteteve seksuale të lidhura me to. Në shumicën e tregimeve të tëintervistuarve, ndryshimi kryesor simbolik mes partnereve të mundshme për punë dhepartnereve të mundshme romantike, ishte mungesa e dëshirës për të shitur seks dhefakti që nuk kishin shitur kurrë seks.

Ndryshimi mes një gruaje të mirë dhe një kurve karakteri i mirë njëgrua e mirë nuk do punonte kurrë në rrugë të gjitha gratë që punojnënë rrugë duan të punojnë në rrugë domethënë ato janë të shtyra ngavarfëria dhe dëshira për një jetë ndryshe jetë më të mirë (Shqiptar,në burg, në Shqipëri)

Në pak raste, që dukeshin sikur riprodhonin më shumë paradigmën e trafikimit,kjo pikëpamje qëndronte, edhe në rastet kur të intervistuarit pranonin që ata e kishindetyruar gruan e re që të shiste seks.

Ndryshimi mes kurvave dhe grave të ndershme është që kurvat shesinseks që ato do ta bënin .- Po, por në rastet që përmende më parë duket sikur ato nuk ishin vërtet

Page 240: perpjekja_26-27

240Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

të lira të zgjidhnin, e kam fjalën, kush zgjodhi?- Unë zjodha; u përpoqa të shoh se cilat goca do të bënin më shumëpunë, nëse ishin të bukura, dhe pastaj zgjodha, por prapë ato e bënë,kështu që ato ishin kurva.(Shqiptar, jo në burg, në Shqipëri)

Sipas këtij klasifikimi tipik patriarkal në dy raste ekstreme Shën Mëri/kurvë,vetëm vajzat e virgjëra janë vajza të mira të denja për t u dashuruar, kurse vajzat ekëqija, jo të virgjëra, janë të mira vetëm për të bërë qejf me ta . Kjo ndarje simbolike kagjithashtu pasoja në stilin e jetesës dhe sjelljen seksuale, sepse lloji i praktikave seksualedhe stili i jetesës që quhen të përshtatshme të ndahen me një vajzë të mirë, janë shumëmë të kufizuara sesa ato që mund të bëhen në shoqërinë e një vajze të keqe . Përshembull, të shkuarit në klube, marrja e drogës apo seksi oral do të ishin aktivitete qëdo shiheshin si krejt të papranueshme që të kryheshin me një një vajzë të mirë . Këtodiferencime hedhin një dritë të ndryshme mbi domethënien kulturore dhe sociale tëmarrjes me menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar, e cila mund të shihet si njëstrategji nëpërmjet së cilës shumë të rinj provojnë grupe të ndryshme nevojash,kënaqësish dhe pritshmërish. Gjatë këtij procesi, marrëveshje komplekse afektive dheekonomike negociohen me vajzat e mira në shtëpi dhe me vajzat e këqija jashtë, tëkarakterizuara nga riprodhimi dhe sfidimi i limiteve dhe i ndarjeve në ekstremet epërshkruara më lart. Në këtë situatë kontradiktore, mund të ndodhë që njerëzit tëthyejnë diskurset dhe praktikat tradicionale dhe të përfundojnë duke dashuruar (dheduke dëshiruar të martohen me) kurvën dhe duke ofenduar bashkëshorten , siçtregon dhe paragrafi i mëposhtëm.

Kur punoja në Itali takoja shumë vajza që fitonin 400 deri në 1000 nëditë ndërkohë që unë po luftoja të mbijetoja, me një punë të rregullt.Kjo është dhe arsyeja pse në një periudhë thashë Do ta bëj dhe unë!Një ditë ndërsa po kthehesha nga puna, pashë një gocë 16 vjeçe nërrugë; kuptohej që nuk kishte ku të shkonte. Ajo filloi ta bënte këtë punëpas 6 muajsh, Kishte nevojë për para dhe vendosi ta bënte në fillimthjesht doja ta ndihmoja, pastaj situata ndryshoi dhe vendosëm tëndanim paratë përgjysmë. Unë e doja atë dhe ajo mua. Ishte ndryshe meatë në krahasim me gruan time në shtëpi Seksi dhe të tjeratshakatë pinim bashkë ishte qejf i madh tundohesha të martoheshame të, por vetëm mendimi i familjes më ndaloi (Shqiptar, në burg nëShqipëri)

Nga ky paragraf i fundit dhe nga repertori kulturor dhe diskursiv i ri-studiuarmë lart duket se si trafikimi dhe/ose menaxhimi i prostitucionit ndërkombëtar mund tëshihet si një praktikë sociale dhe kulturore nëpërmjet së cilës disa të rinj negociojnë njëstil jetese individual në një ambient social, ekonomik dhe kulturor të karakterizuar ngavarfëria relative, arsimi i ulët dhe mbizotërimi i roleve gjinore të parapërcaktuara,

Page 241: perpjekja_26-27

241Përpjekja

patriarkale dhe autoritare.

Përveç përplasjes simbolike Shën Mëri/kurvë, sido që të aplikuara në mënyrëkontradiktore, dy diskurse të tjera të rëndësishme ishin të pranishme, duke lejuarqenien e një grupi më të papërcaktuar dhe më të mbrojtur pozicionimi të grave. I pariështë diskursi i mbijetesës ekonomike i cili në mënyrë të papërcaktuar (nga anamorale) e përligj shitjen e seksit nga gratë për arsye të nevojave ekonomike. Ky diskursishte zakonisht i kufizuar tek gratë që shiheshin që po shisnin seks për të siguruarmbijetesën e tyre dhe të familjeve në shtëpi. Megjithatë përligjia e aktivitetit, shtrihejqë të përfshinte edhe gratë që thjesht donin të përmirësonin situatën e tyre ekonomike,sidomos kjo prej të rinjsh që nuk përdornin forcën për të menaxhuar femrat që punoninsi partnere pune me ta.

Ishin gra të mira, shumë prej tyre të divorcuara apo të ndara ishin nga27 deri 30 vjeçe shumica po punonin të mbanin fëmijët dhe familjet etyre. Më kujtohet një mësuese Moldave kur e pyeta pse e bënte këtëpunë, tha: Është më mirë kështu Unë fitoj shumë para, për fëmijët emi; çfarë tjetër mund të bëj? (Shqiptar, në burg në Shqipëri)

Me përjashtim të pak njerëzve që pranuan përdorimin e dhunës për menaxhimine prostitucionit, të gjithë të intervistuarit nënvizuan një ndryshim në qëndrimin e gravekundrejt të punuarit në industrinë e seksit në këto dhjetë vitet e fundit. Ndërsa në tëshkuarën ishte e rrallë të takoje gra të gatshme dhe të vullnetshme për të shitur seks,tani ky ishte skenari mbizotërues. Në veçanti, shumë të intervistuar e prezantoninveten sikur kishin pranuar të ndihmonin gra të reja që donin të punonin në industrinëe seksit, dhe thoshin që kishin kontribuar shumë në përmirësimin e situatës së tyreekonomike.

E ndihmova si shoqe, nuk i kërkova para vetëm të më kthente lekët qëi kisha dhënë për udhëtimin. Ndoshta në të ardhmen do t i kisha kërkuarasaj të më jepte gjysmën, por jo në atë fazë kur e arrestuan atë dhemua. Dhe nuk ishte me atë qëllim që e ndihmova. Nuk doja të përziheshanë këto gjëra, por ajo kishte ikur ndërkohë nga shtëpia dhe ishte futurnë telashe me djem në Shqipëri. Më merrte në telefon në Greqi duke mëkërkuar t i gjeja punë atje, dhe ishte shumë e qartë për punën që do tëbënte, sepse kishte punuar ndërkohë si prostitutë në Shqipëri. (Shqiptar,në burg në Shqipëri)

E takova në Shqipëri, nuk po i ecte familja e saj ishin të gjithë tëvarfër; të mos kishte qenë për mua, ata do ishin akoma duke ngrënëpeshk të gjallë. Me të vërtetë që nuk u ecte. Kishte tre motra më të vogla,kështu që domethënë vetëm nga ndihma ime Mund të shpëtojagjashtë jetë. E takova dhe e solla në Itali. E dinte se dh:çfarë do bënte,

Page 242: perpjekja_26-27

242Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kishim rënë dakord që në fillim, nuk i gënjeva. (Shqiptar, jo në burg, nëRomë).

Këto observime duhet të analizohen duke pasur në mendje që menaxhimi iprostitucionit është shumë i stigmatizuar, dhe theksimi i vullnetit të grave, i shkarkonnga përgjegjësia burrat që i menaxhojnë. Këto observime mbështesin gjithashtu analizate kohëve të fundit mbi zhvillimin e prostitucionit ndërkombëtar dhe trafikimit, të cilattheksojnë një shkallë më të lartë dijenie dhe vullneti për prostituim të grave të përfshiranë trafikim (Leman dhe Janssen 2008; Davies 2009).

Aspekti i dytë i këtij kompleksiteti, lidhet me natyrën e marrëdhënieve afektivedhe marrëveshjeve ekonomike mes burrave dhe grave të përfshira në prostitucioninnderkombëtar, të cilat gjithashtu ndikojnë në teknikat e përdorura për menaxhim. Këtoaspekte influencojnë shumë trajektoren e jetës së të intervistuarve. Më qartë, të gjithëtë intervistuarit që i ishin kthyer dhunës për të menaxhuar gra që shisnin seks ishindenoncuar nga partneret e tyre dhe më pas ishin dënuar. Nga ana tjetër, të intervistuarittë cilët nuk ishin dënuar, treguan që punonin me një vajzë të vetme dhe asnjëherë dynjëkohësisht, dhe e përshkruan natyrën e lidhjes si romantike. Dimensioni romantikdhe ekonomik dukeshin të shkrirë së bashku në tregimet e burrave të padënuar mbimarrëdhëniet me partneret e tyre në këtë punë, të cilat ata shpesh i përshkuanin si tëdashurat e tyre. Në këto raste, dhuna ndodhte rrallë dhe prezantohej si pjesë normalee marrëdhënieve të dashurisë dhe afeksionit. Në pak raste, kthimi tek dhuna shihej si inevojshëm për të përforcuar tek partnerja e tyre femër idenë se dikush përkujdesej përtë dhe e dashuronte .

Dashuria romantike prezantohej shpesh si një strategji kontrolli ndaj partnerevefemra të punës. Në këto rrethana, të intervistuarit e prezantuan veten si agjentë racionalëdhe llogaritës, duke zgjedhur me kujdes faza të ndryshme, me qëllim që të siguroninbesnikërinë e vazhdueshme të partnereve të tyre, që nga faza e të rënit në dashuri ,deri tek konsolidimi në një marrëdhënie të plotë çifti. Megjithatë, disa nga këtomarrëdhënie të menaxhuara zgjasnin për disa vjet dhe përfundonin në martesë,ndërkohë që natyra instrumentale e lidhjes nuk përputhej fare me aspektet specifiketë marrëdhënies së çiftit, dhe as me fuqinë e secilit në të. Megjithëse shumë tëintervistuar që pranonin të flisnin hapur mbi lidhjet e tyre me partneret femra të punës,i përshkruanin këto teknika si pjesë e prezantimit të tyre si burra në kontroll , shkallae instrumentalitetit dhe kontrollit të shfaqur në këto intervista, ishte shumë indryshueshëm. Në shumë raste burrat duken të ndarë mes roleve kontradiktoremashkullore dhe modeleve që ata priten të luajnë, si për shembull ai i migrantit tëndershëm dhe të matur që punon për gruan në shtëpi, dhe atë të të riut mistrec që bënqejf me të dashurat jashtë vendit. Kur pyeteshin që të krahasonin marrëdhëniet qëkishin me gratë e tyre dhe ato që kishin me të dashurat dhe partneret e punës, shfaqejpërgjigjja e mëposhtme:

Page 243: perpjekja_26-27

243Përpjekja

Unë kam dy marrëdhënie në këtë moment, një me gruan me të cilën unëpunoj dhe një tjetër me një grua nga vendi im, me të cilën do të martohem.I dua të dyja, i vetmi ndryshim është që njëra grua po ndihmon tjetrën tëjetë më mirë, ekonomikisht. Njëra grua është dashnorja ime, me të cilënunë bëj para, dhe tjetra është gruaja ime e ardhshme. Kush është më ilumtur se unë? Me gruan nga vendi im ndërtoj familjen, ndërsa metjetrën ndërtoj të ardhmen për mua, për atë dhe për familjen e saj tëardhshme. ( ) Kur e takova (dashnoren) më pëlqeu shumë Ajo i thanjë shoku që kemi gjëra të përbashkëta, e që po kërkonte dikë që tamerrte në Itali, dhe e mora. Tani jam shumë i dhënë pas saj, si pas njëmotre që më ndihmon, në fakt, ne ndihmojmë njëri-tjetrin. Sigurisht qëunë bëj dashuri me të se është pjesë e punës, e që t i tregoj që e dua, pore vërteta është që jam shumë i dhënë pas saj. Këtu ndjehemi shumë tëlirë, nëse një natë duam të dalim të kalojmë mirë, dalim, ajo nuk shkon nëpunë, dalim dhe pijmë e dehemi dhe pastaj shkojmë në shtëpi dhe bëjmëdashuri, si një çift normal. (Shqiptar, jo në burg, në Itali).

Përveç përdorimit të dhunës, ndryshimi tjetër kyç mes burrave të intervistuarnë burg dhe atyre që nuk ishin burgosur kurrë, u referohet marrëveshjeve ekonomikeqë kishin me gratë të cilat menaxhonin. Në përgjithësi, kur gruaja ishte në gjendje tëmbante 50% të të ardhurave dhe lejohej të kishte kohë të lirë dhe një jetë sociale me osepa agjentin/partnerin, marrëdhëniet nuk çonin në denoncim ose në ndjesinë e të qenittë shfrytëzuara, nga ana e grave. Në pak raste, perceptimi i të qenit e shfrytëzuarekonomikisht ngatërrohet me perceptimin e të qenit subjekt i tradhëtisë emocionale nëkontekstin e një marrëdhënieje romantike, sepse marrëveshje të ndryshme romantikebartin mbi vete marrëveshje të ndryshme ekonomike. Konkretisht, statusi i së fejuarësçon në shkrirje të përfitimeve ekonomike, por këto ishin të ndara në rastin e njëmarrëdhënieje më të lirë. Kështu që të fejuarat që merrnin vesh për të dashura/prostitutatë tjera të burrit të vet, donin gjysmën e parave mbrapsht, dhe zakonisht hakmerreshinduke i denoncuar dashnorët dhe agjentët e tyre në polici si trafikantë . Kur marrëveshjaorigjinale (si e fejuar apo si e dashur/partnere) mbahej, situata nuk evoluonte në njëgjendje konfliktuale.

Në dy raste, burrat që menaxhonin gra të tjera, shisnin gjithashtu seks edhevetë. Marrëdhëniet mes burrave që shesin seks dhe grave që ata menaxhonin, ishin tëpërcaktuara dhe të ndjera si romancë nga të dyja subjektet e përfshira. Sinergjia mesformave të ndryshme të stigmatizimit apo përjashtimit shoqëror në bazë të gjinisë dheseksualitetit, përbënte bazën e këtyre dy rasteve, në të cilat punonjëset femra të seksitqë ikinin nga shtëpia, gjenin mbrojtje dhe mbështetje nga prostitutat meshkuj. Nëshkëmbim, formimi i aleancave dhe marrëdhënieve me prostituta femra, u lejonte

Page 244: perpjekja_26-27

244Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

prostitutave meshkuj të mbijetonin si subjekte mashkullore. Të qenit me një grua ujepte mundësi atyre që të arrinin kapitalin e nevojshëm ekonomik dhe simbolik që tëshfaqnin personalitetin e tyre hetero-seksual përpara dy audiencave kryesore : rrethitshoqëror dhe familjes8.

Për sa u përket marrëdhënieve me familjet e origjinës, në thuajse të gjitha rastet,ato prezantoheshin ose si jo në dijeni të asaj që bënte i intervistuari, ose sikur kishinrefuzuar të gjitha kontaktet me të (duke përfshirë dhe mundësinë për të marrë mbështetjeekonomike), kur e dinin që ai ishte i përfshirë në menaxhimin e prostitucionit. Kjo dukejtë ishte shkak i vuajtjeve të mëdha për shumicën e të intervistuarve:

Babai dhe mamaja ime nuk duan të dinë për mua Thjesht të mendoshqë babai im ka qenë polic dhe Skuqem kur shoh një uniformë Asnuk i duan paratë e mia, nuk duan të kenë të bëjnë me mua. Vetëm vëllaivjen dhe pi një kafe me mua herë pas here (Shqiptar, jo në burg, nëShqipëri)

Së fundi, pothuajse të gjithë të intervistuarit ishin të martuar e me fëmijë , gjëqë vë në dukje edhe njëherë, një skenar normash kontradiktore dhe ambivalente nëvetë thelbin e familjes brenda së cilës ndodh menaxhimi i prostitucionit, siç vërehetedhe nga kërkimet shkencore ekzistuese (Levenkron 2007).

Pasojat ligjore

Prezantimi i legjislacionit anti-trafik në Itali dhe në Shqipëri ndikoi mbi fenomenete ndërlidhura të prostitucionit ndërkombëtar dhe trafikimit në shumë drejtime. Drejtimii parë dhe më i dukshëm ishte fakti se të dënuarit e intervistuar ishin të gjithë në burgsepse ishin denoncuar për trafikim dhe shfrytëzim në Itali apo në Shqipëri. Së dyti,mundësia e grave për t iu drejtuar këtij instrumenti ligjor, transformoi marrëdhëniet epushtetit mes grave dhe burrave të përfshirë në rregullimin dhe menaxhimin eprostitucionit ndërkombëtar. Së treti, prezantimi i këtyre masave mbrojtëse koinçidoime ndryshimin e strategjive të menaxhimit, adoptuar nga shumë të intervistuar, sidomosnga ata që nuk kishin qenë burgosur më parë. Ndërsa rasti i parë është i qartë nëvetvete, i dyti dhe i treti kanë nevojë për analizë të mëtejshme.

Prezantimi i rregulloreve anti-trafik i dha mundësi shumë grave të reja, që tëdilinin nga ato marrëdhënie të cilat ato i përjetonin si abuzive. Megjithatë evidenca

8 Për një analizë më të detajuar të ndërtimeve kulturore të tipareve të burrërisë të prostitutavemeshkuj Shqiptarë dhe Rumunë, shih Mai 2004.

Page 245: perpjekja_26-27

245Përpjekja

studimore vë në dukje një pamje komplekse, duke treguar instrumentalizimin elegjislacionit anti-trafik nga aktorë të ndryshëm të përfshirë (gratë, autoritetet, OJQ-të)në këtë fenomen. Mendojmë se kjo ndodh ngaqë skenari Manichaean keqbërës -viktima mbi të cilin bazohet legjislacioni anti-trafik, nuk u korrespondon eksperiencavekomplekse individuale dhe inter-personale të rregullimit dhe menaxhimit të prostitucionitndërkombëtar, por vetëm situatave të trafikimit të karakterizuara nga mungesa ekonsensusit nga ana e gruas dhe nga dhuna dhe shtrëngimi nga ana e burrave.Megjithatë shumë të intervistuar prezantuan një situatë shumë më fluide, në të cilëngratë shpesh donin të shisnin seks jashtë vendit dhe iu drejtuan të rinjve të njohur përrregullimin dhe menaxhimin e prostitucionit jashtë vendit për të arritur këtë qëllim.

Në shumë raste, të intervistuarit nënvizuan shtrëngimin e ushtruar nga policia,familja dhe autoritetet në Itali dhe në Shqipëri me qëllim që gratë të nënshkruanindenoncimin e partnerëve të tyre të punës. Shumë të intervistuar të burgosurkëmbëngulnin në faktin që gratë që i kishin denoncuar ndryshonin mendje më pas, porrrezikonin një gjobë dhe një periudhë në burg në qoftë se do ta deklaronin këtë ndryshim.Kur pyeteshin për motive të tjera përse gratë vendosnin denoncimin e partnerëve tëtyre të punës, veç dëshirës për t i shpëtuar dhunës dhe shfrytëzimit, shumë tëintervistuar treguan që shpesh gratë ishin të zemëruara se ishin braktisur për një gruamë të re, ndjenjë e cila përshkruhej në përgjithësi si xhelozi. Në raste të tjera, tëintervistuarit nënvizuan se gratë që kishin qenë dakord të shkonin në Itali nën disakushte të caktuara, duke përfshirë edhe ndarjen përgjysmë të fitimeve me agjentët etyre, më vonë kthenin mendje dhe kishin turp nga përfshirja e tyre në prostitucioninndërkombëtar. Kjo i bënte t i denonconin. Paragrafi i mëposhtëm përshkruan këtodinamika në këtë proces.

Të gjitha vajzat që punojnë në rrugë, domethënë, janë të shtyra ngavarfëria dhe nga dëshira për një jetë më të mirë. Vetëm 10% e tyre janësjellë me forcë Problemi është që njëherë jashtë vendit njohin njerëztë tjerë dhe shohin një jetë tjetër dhe pastaj fillojnë të denoncojnë(Shqiptar, në burg, në Shqipëri)

Dhe, së fundmi, në pak raste të intervistuarit shpjeguan që legjislacioni anti-trafik u bë instrument që gratë përdornin, më fort që të çliroheshin nga kontrolli iushtruar nga burra të caktuar, sesa për të dalë nga prostitucioni. Këtë e shpjegon edheparagrafi i mëposhtëm.

E di kush është problem? Që vajzat janë bërë të zgjuara dhe e dinë qëmund të të denoncojnë nëse duan. Kështu që nëse nuk i pëlqen mësituata, në qoftë se gjejnë dikë që u pëlqen më shumë ose nëse ndjehenjo mire, sepse janë shumë të vjetra për të punuar dhe janë braktisur,thjesht marrin në telefon policinë dhe fillojnë të shpikin histori, ndërkohë

Page 246: perpjekja_26-27

246Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

që ishin në rregull ta bënin këtë punë kur gjërat shkonin sipas dëshirëssë tyre. (Shqiptar, në burg, në Shqipëri)

Vështirësia në interpretimin e skenarit kompleks të prezantuar nga të intervistuaritështë se ai është në kontradiktë me interpretimet dhe shpjegimet e dhëna ndaj këtyrepasaktësive brenda paradigmës së trafikimit që fokusohet ekskluzivisht mbi shfrytëzimindhe viktimizimin e grave të përfshira në prostitucion. Për shembull, gratë që ndryshoninmendje pas denoncimit të parë, liheshin të lira nga autoritetet shqiptare dhe italianesepse shihen sikur po vepronin nën kërcënimin e shfrytëzuesit të burgosur. Sipas sënjëjtës logjikë, theksi i të intervistuarve mbi faktin që gratë në mënyrë vullnetarezgjodhën të shesin seks jashtë vendit dhe i kontaktuan ata me këtë qëllim, mund tëhidhet poshtë (nga autoritetet) si një strategji për të minimizuar përfshirjen e tyre nëdhunë dhe përdorimin e forcës. Megjithatë, a nuk do ishin argumentet e prezantuaranga trafikantët kuptimplotë në kontekstin e prostitucionit ndërkombëtar? A nuk do tëpërputheshin ato me ambivalencën dhe kompleksitetin e marrëdhënieve të tyre megratë që punojnë me/për ta? Për më tepër kjo logjikë interpretimi është natyrshme dhemë e paanshme sesa logjika e anti-trafikimit, e cila u ofron grave të përfshira nëprostitucionin ndërkombëtar ose zgjedhjen e pozicionit të viktimës absolute me qëllimqë t i shpëtojnë riatdhesimit si migrante të padokumentuara (në Itali), ose/dhe përbuzjendhe kriminalizimin si prostitutë (në Shqipëri). Në situatën e tanishme, një e re padokumente që shet seks në Itali, nuk ka asnjë alternativë reale, veçse të denoncojëpartnerin e saj të punës mashkull kur përballohet me mundësinë e riatdhesimit. Tëpranuarit e të shiturit seks me dëshirë, dhe kështu përballimi i stigmës dhe riatdhesimit,nuk duket si një zgjedhje e mundshme, po ta krahasosh me deklarimin se e forcuan nërrugën e seksit dhe me denoncimin e njerëzve që i dhanë asaj mundësi të shesë seksjashtë vendit. Në këmbim ajo merr ndihmë dhe dokumentet e imigracionit. Këto dinamikapërforcohen nga hegjemonia e trafikimit si paradigma e vetme për të kuptuar përfshirjene burrave dhe grave në prostitucionin ndërkombëtar. Në fushën e moralizuar dhe tëpolarizuar që ka krijuar paradigma e trafikimit, vetëm disa nga shpjegimet viktimizueseduken te pranueshme, sepse konfirmojnë ekonominë morale (dhe financiare) tëparadigmës së trafikimit dhe të aparatit të ndërhyrjes sociale.

Përkundrejt botës Manicheane të viktimave dhe shfrytëzuesve të prodhuarnga paradigma e trafikimit, studimi ynë tregon një botë më fluide dhe të papërcaktuar.Për shembull, megjithëse shumica e të intervistuarve të burgosur i kishin humburgjurmët e vajzave që i kishin denoncuar, disa prej tyre ishin akoma në kontakt me ta dhembanin marrëdhënie shoqërore sepse besonin që vajzat ishin shtrënguar nga policiaqë t i denonconin, siç tregojnë dy paragrafët e mëposhtëm.

Pas 15 ditësh, policia Greke hyri me furi në apartament dhe gjeti vajzën.Meqenëse nuk kishte dokumenta, ajo u riatdhesua në Shqipëri E dininqe kishte punuar (si prostitutë) në Shqipëri dhe menjëherë e pyetën se

Page 247: perpjekja_26-27

247Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

kush e kishte marrë në Greqi që të punonte. Ajo i tha që kishte dashurvetë ta bënte këtë; që unë thjeshtë e ndihmova, por pastaj policia filloit i thoshte që nëse nuk do më denonconte ajo do duhej të kalonte 3 vjetnë burg për prostitucion Në denoncim thanë që gjithçka u bë medhunë që unë e kisha trafikuar në Greqi. Ajo nuk e lexoi sepse kishtefrikë dhe e nënshkroi. Unë isha vetë në Shqipëri, në të njëjtin stacionpolicie dhe i pashë shenjat në fytyrën e saj që e kishin rrahur që ta bëninqë të nënshkruante. (Shqiptar, në burg, në Shqipëri)

Një natë ishte një ngatërresë e madhe me policinë dhe vajzat u arrestuandhe u dërguan në Tiranë. I çuan në kolegj një vend ku i dërgojnëvajzat gjithmonë dhe ia mbushën mendjen me broçkulla Eshtrënguan që të thoshte që unë e kisha detyruar atë që të shiste seksdhe si rezultat unë përfundova këtu Nuk mbaj inat ndaj saj, sepse e diqë e shtrënguan që ta bënte, akoma flasim nëpërmjet shoqërisë dhe nëtelefon. (Shqiptar, në burg, në Shqipëri)

Këto vlerësime nuk kanë si qëllim të mohojnë ekzistencën e trafikimit ose tënënvlerësojnë shkallën e dhunës së përjetuar nga shumë gra të trafikuara. Përkundrazi,ata kanë si qëllim që të kontekstualizojnë prostitucionin ndërkombëtar dhe trafikiminnë fushën më të gjerë të migracionit e ndryshimeve sociale dhe kulturore, gjë që mundtë ofrojë shpjegime më të mira për sjelljen e njerëzve të përfshirë në të. Në shumë raste,të rejat që ishin riatdhesuar pasi kishin denoncuar shfrytëzuesit e tyre në Itali dhe qëmë vonë rikthehen në Itali dhe shesin seks me anë të një burri tjetër, konsiderohen tëri-trafikuara . Megjithatë, shpjegime të tjera mund të jenë të pranueshme: që gruaja e

re vendosi të kthehej në Itali sepse e kishte nënvlerësuar sa shumë ishte mësuar tëishte e lirë nga familja dhe të fitonte më shumë para në Itali; që, duke ikur, ajo donte tëshpëtonte nga familja dhe lagjia ku përbuzej si prostitutë; ose ngaqë ishte e zhgënjyernga mbështetja e dhënë nga iniciativat kundër trafikimit në Shqipëri. Këto shpjegimenuk duhet të konsiderohen domosdoshmërisht si një alternativë, por më tepër si njëplotësim i paradigmës së trafikimit, e cila shpesh rrezikon t i klasifikojë njerëzit jo siçjanë ata vërtetë, por sipas kategorive dhe nevojave të saj.

Duke pranuar mundësinë e pjesëmarrjes vullnetare nga ana e grave, mund tëshpjegohet edhe përkimi i hyrjes së masave kundër trafikimit, me ndryshimin e strategjivetë menaxhimit të adoptuar nga shumë të intervistuar, sidomos nga ata që nuk kishin njëhistori të mëparshme lidhur me burgimin. Shumë histori të denoncimit dhe burgimit tëshumë të rinjve që, në vitet e mëparshme, menaxhonin prostitucionin ndërkombëtarnëpërmjet dhunës dhe forcës, kanë inkurajuar brezat e rinj që të adoptonin marrëdhënietë ndryshme me partneret e tyre. Këto tani janë të karakterizuara nga mbizotërimi ijoshjes dhe jo përdorimi i forcës, dhe janë të bazuara në kontekstin e një marrëdhëniejeromantike. Frika e denoncimit nuk është i vetmi faktor pas këtyre ndryshimeve; Atojanë mundësuar edhe nga ndryshimi i roleve të gjinive dhe vlerave. Si pasojë, siç

Page 248: perpjekja_26-27

248Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

përmendëm edhe në seksionin e mëparshëm, ndarja mes manipulimit dhe njëmarrëdhënieje të sinqertë po bëhen gjithnjë e më shumë fluide, si për burrat ashtu dhepër gratë e përfshira në to. Paragrafi që vjen tregon se, si pasojë e të parit të botës ,agjentë të prostitucionit ndërkombëtar në ditët e sotme, janë në gjendje të përjetojnëmarrëdhënie të ndryshme me partneret e tyre të punës, me të cilat ata mund të bien nëdashuri siç edhe mund të mbajnë një marrëdhënie profesionale.

Shoku im është akoma i martuar me këtë gocën, edhe pse ajo e denoncoiatë dhe ka punuar si prostitutë Ai e di që ajo u shtrëngua që tënënshkruante denoncimin dhe gjithashtu, janë shumë njerëz këtu (nëburg) që janë akoma të martuar me to (gra që shesin/shisnin seks).Shumë njerëz panë botën dhe ndryshuan mendim për këto gjëra Dhenë ditët e sotme vajzat vijnë vetë, nuk është më si më parë. (Shqiptar, nëburg, në Shqipëri).

Në të njëjtën kohë, frika e denoncimit inkurajoi zhvillimin e teknikave të ndryshmetë menaxhimit të prostitucionit ndërkombëtar, të bazuar në punën në skuadër dhe nënjë shkallë më e lartë autonomie për partneret femra të punës (Leman and Janssen2008).

Për shembull, tani agjenti kurrë nuk i viziton partneret e punës në rrugë ku atopunojnë, por delegon kontrollin dhe mbrojtjen tek anëtarët e tjerë të grupit, me qëllimqë të mos ekspozohet personalisht në rast se policia po mbikëqyr. Në të njëjtën kohë,ky sistem presupozon një shkallë autonomie nga ana e vajzave, të cilave u kërkohet qëtë ndryshojnë paratë që fitojnë çdo natë para se të shkojnë në shtëpi tek agjentët/partnerët e tyre, me qëllim që kartmonedhat të mos gjurmohen në rast të ndonjëoperacioni policie.

Pasoja e tretë e rëndësishme i referohet çështjes së ekzistencës së korrupsionitnë institucionet e sistemit gjyqësor, sidomos në vendet e origjinës. Pothuajse të gjithëtë intervistuarit që ishin burgosur në Shqipëri, përmendën që avokatët dhe gjyqtarët ukishin kërkuar parà hapur, në shkëmbim të një pakësimi të kohës së tyre të dënimit. Nganjëra anë, siç kemi përmendur ndërkohë, këto pretendime janë edhe pjesë e një strategjiemë të gjërë të heqjes së përgjegjësisë nga vetja, bashkë me theksin e vënë tek zgjedhjavullnetare e grave që shesin seks. Nga ana tjetër, ekzistenca e praktikave të shpërhapuratë korrupsionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri është e dokumentuar shumë mirë9.

Më kërkuan 7 milion lekë që ta ulnin në 5 vjet, por unë nuk kisha parà(Shqiptar, në burg, në Shqipëri)

9 Komisioni i Komunitetit Evropian (CEC), Shqipëria 2007 Raport Progresi, Bruksel 6/11/2007, i gatshëm në http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2007/nov/albania_progress_reports_en.pdf.

Page 249: perpjekja_26-27

249Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

Për më tepër, i vetmi person që pranoi të kishte trafikuar tri vajza, ia arriti që tëpaguante shuma të mëdha parash dhe ia hodhi me dënime konsiderueshëm më tëshkurtra, siç tregon dhe kuota e mëposhtme:

Unë kam qenë në burg tre herë, për vajza të ndryshme Secilën herëm u ofrua që të paguaja dhe pagova. Që të kisha ulje ( ) Zakonishtmund të të nxjerrin për mungesë faktesh, por është shumë e kushtueshme.Mua m u desh të paguaja 60,000 që të reduktoja një dënim prej 15vjetësh në 18 muaj por ia vlejti, njëherë jetohet! (Shqiptar, jo në burg,në Shqipëri)

Intervista dhe materiali etnografik i mbledhur në kontekstin e këtij studimi tregonqë, si rezultat i korrupsionit, i prezantimit të legjislacionit anti-trafik, dhe transformimittë teknikave të menaxhimit tanimë larg nga dhuna dhe shtrëngimi me forcë, për momentintë intervistuarit e burgosur ishin vetëm ata që nuk kishin kapital financiar të mjaftueshëmqë t i jepnin rryshfete aparatit gjyqësor, dhe as kapital socio-kulturor që të veproninjashtë logjikës së dhunës fizike dhe forcës. Shumë të intervistuar të burgosur dukej seishin në dijeni të këtyre diferencimeve, dhe protestonin që njerëzit që ishin përfshirë nëaktivitete kriminale në një shkallë më të lartë se ata, por që kishin kapitalin financiar tënevojshëm dhe lidhje me politikën, nuk do të viheshin kurrë përpara ligjit. Si rezultat ikombinimit të këtyre dinamikave, shumë pak të dënuar kishin besim në institucionetgjyqësore dhe shtetërore në Shqipëri, ndërkohë që disa deklaruan hapur që do tëmundoheshin që të imitonin kolegët e tyre më të rinj dhe më joshës e më lojtarëskuadre , sapo të liroheshin.

Pasoja e fundit juridike sipas të dhënave të këtij studimi, nxjerr në pah vështirësitëe mbajtjes së sekretit dhe anonimitetit të vendndodhjes së strehave për viktimat dhekontaktet e tyre kur jetojnë në shoqërinë më të gjërë. Në disa raste, të intervistuarit edënuar ishin në gjendje të ndiqnin trajektoren e vajzave pas denoncimit shumë ngaafër, ndërkohë që ato lëviznin nëpër streha të cilat supozohen që të jenë të sigurta dhesekrete. Këto konsiderata ofrojnë një kritikë ndaj rivendosjes së sukseshme, në kushtete mungesës së anonimitetit në Shqipëri.

Planet për të ardhmen

Planet për të ardhmen ishin pjesë integrale e narrativave më të gjera të vetë-paraqitjes së të intervistuarve. Si pasojë, njerëzit që pretendonin që të ishin përfshirëaksidentalisht ose tërthorazi në faktet për të cilat ishin dënuar, përpiqeshin t ipërkufizonin shpresat dhe planet e tyre për të ardhmen si një dëshirë për të lënëgjithçka pas dhe për të jetuar një jetë të zakonshme si shumica. Këto linja nuk

Page 250: perpjekja_26-27

250Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

kufizoheshin tek njerëzit që mohonin të kishin pasur një rol aktiv dhe kryesor nërregullimin dhe menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar. Shumica e të dënuarvethoshin se do hiqnin dorë nga stili i jetës dhe avantazhet ekonomike të menaxhimit tëprostitucionit, me qëllim që të bashkoheshin me bashkëshortet dhe familjet e tyre.

Me qëllim që të analizojmë idetë e të intervistuarve për të ardhmen, duhet tëmarrim në konsideratë një grup dinamikash sociale dhe kulturore, të cilave mund t ureferohemi si zhvillim i stilit të jetësës individuale dhe jo të përqendruar tek familja, nëperiudhën post-komuniste. Ky u karakterizua nga një proces individualizimi, gjë qëbëri që shumë të rinj e të reja të kërkonin dhe të gjenin role gjinore dhe modele të tëqenit, të ndryshme nga ato që kanë mbizotëruar historikisht në Shqipëri. Kështu qëgjatë tranzicionit post-komunist, një shumëllojshmëri e stileve të jetës moderne ushfaqën, shpesh edhe në kontrast të thellë me atë të përqendruar tek familja tradicionale(Mai 2005). Mundësia për t i zgjidhur kontradiktat që shfaqeshin mes këtyre modelevetë ndryshme të aspiratave dhe përparësive, nuk ishte e njëjtë për të gjitha shtresatsociale në shoqërinë shqiptare, sepse pranimi i pasojave morale të stilit individual tëjetesës nënkupton një qëndrim kritik ndaj vlerave patriarkale dhe nderit të burrit, qëjanë në bazë të roleve gjinore tradicionale. Ky qëndrim kritik kërkon një kapital social,ekonomik dhe kulturor i cili nuk ishte i njëjtë tek të gjithë të rinjtë dhe të rejat nëShqipëri. Në këto rrethana, kthimi tek prostitucioni mund të shihet si një praktikësociale dhe kulturore nëpërmjet së cilës shumë të rinj e të reja sfiduan dhe ri-prodhuanrolet gjinore mbizotëruese, në emër të aspirimit për një jetë më të mire, me liri shprehjejedhe pavarësi ekonomike.

Vetëm nëpërmjet këtij vështimi në sfond të proceseve më të gjëra socio-kulturoredhe ekonomike, mund të kuptohet tërheqja nga prostitucioni ndërkombëtar nëkompleksitetin e tij të plotë. Në fakt prostitucioni ndërkombëtar mund të shihet si njëzonë e copëzuar 11 në formë dhe në tipare (Roman 2007: 128-29) nëpërmjet së cilës të

rinjtë e margjinalizuar negociojnë pozicionet alternative seksuale, gjinore dhe ekonomike,nëpërmjet praktikave të trupit më shumë sesa atyre diskursive. Për shumë të rinj,përfshirja në rregullimin dhe menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar bëhet një pjesëintegrale e stilit të jetës që i lejon ata të mbajnë një pozicion shumë mashkullor dhedominues në një kontekst të formuar nga ndryshimi i shpejtë i roleve gjinore dhefigurave të autoritetit. Kështu që bërja e parave nëpërmejt menaxhimit të punonjësevefemra të seksit, bëhet një stil jetese në vetvete, duke i lejuar të rinjtë që ta prezantojnëveten si figura gangsterësh të fuqishëm, që të fitojnë dhe të mbajnë respektin eshoqërisë në një kontekst në të cilin statusi dhe roli i tyre mashkullor janë nën presiontë vazhdueshëm nga ndryshimet socio-ekonomike dhe kulturore. Paragrafi i mëposhtëmtregon disa nga këto dinamika në proces:

Si e quaj unë punën time lekë Ja si e quaj unë punën time të bëshlekë Pastaj e kam fjalën Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e njëgangsteri e dikujt që është i respektuar dhe e njohin të gjithë Që

Page 251: perpjekja_26-27

251Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

bën një jetë të mirë dhe nuk do t ia dijë për asnjeri.(Shqiptar, jo në burg, në Tiranë)

Këto dinamika janë shumë të rëndësishme kur analizohen planet e tëintervistuarve dhe mundësitë për të ardhmen, sepse identitetet e tyre janë të vendosuranë stile jetese dhe nën-kultura që kanë në bazë mbajtjen e një roli të fortë dhe tërespektuar mashkullor nëpërmjet rregullimit dhe përfshirjes në menaxhimin eprostitucionit ndërkombëtar. Si pasojë, në disa raste, djem të rinj pranuan hapur qëplanifikonin t i ktheheshin menaxhimit të prostitucionit ndërkombëtar, pasi kishin marrënjë mësim se si të menaxhonin partneret e tyre në një mënyrë që të mos denoncoheshin.

Materiali i mbledhur në kontekstin e këtij studimi tregoi që rregullimi dhemenaxhimi i prostitucionit ndërkombëtar u bë një stil jetese dhe një praktikë mbijetesepër shumë të rinj në shumë zona të varfra të Shqipërisë. Paragrafi që vjen jep njëshembull të mënyrës se si kjo praktikë mund të bëhet normale dhe e përhapur në rrethetë veçanta shoqërore.

Sigurisht që unë nuk isha i vetmi E kam fjalën, duhet të dish një gjëKëtu, të gjithë njerëzit që janë në gjendje të ndërtojnë diçka që nukështë si ta them që nuk është diçka bazë, si për shembull, njërestorant të mirë një makinë të mirë dhe një shtëpi të mirë kështue kanë bërë (me të njëjtën punë).- Por nuk mund ta besoj që të gjithë e bëjnë, po e tepron tani- Jo të gjithë, por shumë më tepër sesa do ta marrësh vesh ndonjëherë ti,mendoj që 35% e të rinjve që njihja në lagjen time filluan të punojnë mefemra (Shqiptar, jo në burg, në Shqipëri)

Këto vëzhgime vënë në dukje rëndësinë e dimensionit social në zhvillimin efenomenit nën studim.Ndaj mund të themi se alternativat ndaj përfshirjes në aktiviteteilegale mund të funksionojnë vetëm nëse ato krijohen të mbështetura mirë ekonomikisht,nga ana sociale dhe kulturore.

Konkluzione

Ndryshimet gjatë periudhës post-komuniste në Shqipëri u shoqëruan nga njëraanë nga hedhja poshtë, bashkë me ideologjinë komuniste, e vlerave dhe praktikave tëlidhura me dimensionin etik kolektiv, dhe, nga ana tjetër, nga mungesa e një sistemialternativ të qëndrueshëm të dijes, dhe një idealizim uniform i Perëndimit, si botë ebollëkut material dhe luksit. Si pasojë, shoqëritë post-komuniste përjetuan në shkallëshumë të lartë një pasiguri të veçantë sociale në lidhje me vlerat dhe përparësitë e rejadhe të vjetra. Të rinjtë, të cilët po konfirmonin identitetet e tyre në një periudhëndryshimesh të mëdha sociale, ishin sidomos të ndikuar nga tensioni i paqartë mesdëshirës për të qënë në përputhje me stilet e shtrenjta dhe individuale të jetesës

Page 252: perpjekja_26-27

252Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

moderne, detyrimeve të ushtruara nga nevojat e mbijetesës dhe ri-prodhimit të familjes,dhe mbizotërimit për një kohë të gjatë të vlerave patriarkale dhe konservative nëvendlindje. Një nga pasojat e këtyre dinamikave sociale kontradiktore ishte një ri-tradicionalizim , një ri-shpikje e disa aspekteve strategjike të trashëgimisë tradicionalekulturore, që t u shërbenin qëllimeve të reja që u korrespondonin nevojave sociale tëidentiteteve të reja që po shfaqeshin (Schwandner-Sievers 2000: 256). Këto u shfaqënsi reagim ndaj një bote vështirësish dhe dhune në regjimin komunist, dhe në lidhje mehyrjen në një botë të superioritetit material e cila u bë e arritshme nëpërmjet migracionitdhe mënyrave të tjera, pas rënies së izolimit dhe shtypjes që kishin karakterizuar jetënnën komunizëm.

Fenomeni i prostitucionit është një dinamikë sociale që shfaqet në takimin e tërinjve dhe të rejave që e gjetën veten të dobët nga ana ekonomike dhe kulturore gjatëprocesit të ndryshimeve post-komuniste. Të rinjtë që janë përfshirë në menaxhimin eprostitucionit ndërkombëtar karakterizohen nga një eksperiencë e veçantë e shkrirjessë modeleve tradicionale, pasigurive socio-ekonomike dhe kulturore, dhe mundësivetë krijuara nga tranzicioni dhe dobësia e shtetit në kërkesën për respektimin e ligjit.Hedhja poshtë e vlerave tradicionale të ndershmërisë dhe moralit (për shkak të lidhjesme trashëgiminë komuniste dhe eksperiencën e pabarazisë dhe korrupsionit nëvendlindje), mungesa e mundësive ekonomike dhe korrupsioni i zyrtarëve të shtetit, imotivoi shumë të rinj me shpresa shumë të ulëta për të ardhmen e tyre ekonomike dheshumë pak besim në mundësinë e shtetit për të zgjidhur problemet e tyre, të shihninsjelljen kriminale si një mënyrë pozitive që të ndihmonin veten dhe familjen e tyre. Nëshumicën e rasteve, rënia e autoritetit prindëror, copëtimi dhe polarizimi i skenaritekonomik dhe ndërtimi kulturor i demokracisë si një vend pa rregulla të paracaktuaradhe ku luksi mund të arrihej lehtë, shërbeu si një tokë pjellore për shfaqjen e sjelljeskriminale.

Sot ka familje në Shqipëri, të shkundura nga ndryshimet ekonomike dhe tëshushatura nga avullimi i regjimit moral dhe etik, të cilat, në shkallë të ndryshmeveprimi të ndërgjegjësuar, përfundojnë duke shitur vajzat e tyre për para dhe dukembyllur sytë përpara përfshirjes së djalit të tyre në aktivitete kriminale. Ka vajza të rejaqë duan të çlirohen nga nënshtrimi dhe dhuna që përjetojnë në shtëpi dhe/ose që duannjë të ardhme më të mirë për veten, të inkurajuara nga një botë e emancipimit, lirisë dhepasurisë nëpër televizione të huaja, si dhe nga historitë e suksesit të shokëve të tyremigrantë. Ka grupe të rinjsh, të cilët, nën presionin e nevojës për të ruajtur respektinshoqëror në formën e një imazhi prej mashkulli të fuqishëm, janë të përfshirë në dërgiminilegal të drogës, armëve dhe njerëzve në vendet fqinje. Nga njëra anë, te rinj dhe të rejatë përfshirë në prostitucionin ndërkombëtar, siç dhe vumë në pah në seksionin efundit, mund të shihen si veçanërisht të dobët e të pamundur ndaj marrjes përbrendanë vend të luftës kundër kontradiktave sociale dhe ekonomike dhe paqartësinë e

Page 253: perpjekja_26-27

253Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

kontekstit në të cilin u rritën. Nga ana tjetër, ata mund të shihen edhe si veçanërishttëpaepur, sepse janë në gjendje t i përdorin këto kontradikta dhe pasiguri në avantazhine tyre, me qëllim që të bëjnë stilin e jetës për të cilin aspirojnë nëpërmjet burimevesocio-kulturore dhe ekonomike ku kanë akses.

Materiali i mbledhur në kontekstin e këtij studimi pilot tregon një ndryshim tëpërzierjes së dobësive dhe rezistencës ripërtëritëse që karakterizon trajektoret psiko-sociale të të rinjve të përfshirë në rregullimin dhe menaxhimin e prostitucionitndërkombëtar. Nga njëra anë, globalizimi në ngritje i stileve individuale të jetesës së tërinjve, të qejfit e argëtimit, transformimi i identiteteve gjinore dhe themelimi i prostitucionitndërkombëtar si një formacion i normalizuar socio-kulturor dhe ekonomik, i bëjnëpraktikat e vullnetshme relativisht më të pranueshme nga burrat dhe gratë. Siç kemiparë, kjo përkoi me një kalim nga mbizotërimi i dhunës, mashtrimit dhe përdorimit tëforcës në menaxhimin e prostitucionit ndërkombëtar në fillim të post-komunizmit, drejtnjë ri-vendosjeje të një marrëdhënieje pune në kontekstin e një lidhjeje relativisht më tëbarabartë romantike dhe ekonomike. Nga ana tjetër, normalizimi i prostitucionitndërkombëtar siç dëshmojnë këto kalime, mund të shihet si një shprehje e një dobësiemë të hasur psiko-sociale, të karakterizuar nga një ngritje e vlerës së dukjes sipërcaktuese e vlerave që secili i njeh vetes, nga polarizimi më i lartë mes klasavesociale, dhe nga mbizotërimi i paqartë i roleve gjinore dhe modeleve të autoritetitkonservativ dhe patriarkal.

Këto vëzhgime janë plot me pasoja për arenën e ndërhyrjes sociale, veçanërishtpër iniciativat kundër-trafik. Këto duket se janë ndërtuar vetëm për të luftuar dhe përt iu përgjigjur situatës në fillim të periudhës post-komuniste, e cila ishte e karakterizuarkryesisht nga forma ekstreme të abuzimit dhe dhunës, dhe jo nga situatat e paqartaindividuale dhe të shpërndara që kryesisht karakterizojnë eksperiencat e prostitucionitndërkombëtar sot. Portretizimi i njëanshëm i prostitucionit ndërkombëtar si një botë eburrave keqbërës dhe grave viktima është një shprehje e politikës së dhembshurisë ,e cila rrezikon të bëhet edhe më shumë e vjetëruar dhe e pavlefshme, sepse legjitimonpërkrahjen sociale ndaj vuajtjes, viktimizimit, dobësisë dhe pamundësisë (Fassin 2005)të cilat nuk i korrespondojnë eksperiencës së njerëzve të përfshirë në të.

Ndryshe nga shfaqjet Manichean-e e viktimizuese ku bazohet paradigma etrafikimit, materiali i mbledhur ne këtë studim tregon që gratë përdorin ato mundësi qëkanë në dispozicion për të ndjekur projektet migratore dhe ato të jetës së tyre. Këtopërfshijnë shërbimet e ofruara nga burrat që punojnë si agjentë në prostitucioninndërkombëtar dhe masat kundër-trafik në dispozicionin e tyre kur përballen me përzëniennga policia, ose kur marrëdhëniet me agjentët përkeqësohen ose perceptohen sishfrytëzuese. Problemi kryesor i paradigmës së trafikimit është se ajo nënvlerëson nëmënyrë dramatike mundësinë e përfshirjes së vullnetshme në prostitucion nën mbrojtjene- ose në bashkëpunim me një agjent. Si pasojë, pasiguria dhe kompleksiteti, por edhethjeshtësia e marrëdhënieve mes burrave dhe grave të përfshirë në prostitucionin

Page 254: perpjekja_26-27

254Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

ndërkombëtar, interpretohen shpesh si të njëanshme dhe patologjike dhe kështuanashkalohen pa u analizuar. Për shembull, koncepti e ri-trafikuar përdoret shpeshpër të përshkruar dëshirën e grave të ri-atdhesuara që të kthehen e të shesin seksjashtë vendit. Në një mënyrë të ngjashme, koncepti i sindromës së Stokholmit , që ireferohet një situate në të cilën një peng tregon shenja të besnikërisë ndaj peng-marrësit, është përdorur shpesh për të shpjeguar marrëdhënien mes një viktime dhetrafikuesit të saj, sidomos kur ajo vendos që të bashkëpunojë në marrjen në punë të

vajzave të tjera që të shesin seks. Por, kjo mund të ishte edhe thjeshtë një strategjikarriere për subjektet e përfshira. Nocione si ri-trafikimi dhe sindroma e Stokholmitjanë në përputhje me një paradigmë të ndërhyrjes sociale që do të bëhej jo-legjitimenga pranimi i përfshirjes vullnetare të grave në prostitucion, e nën menaxhimin e njëpersoni tjetër. Kjo sjell në mendje skenare të ndërgjegjes së rreme për të mbrojturarsyen e ekzistencës së tyre.

Qëllimi i këtyre diskutimeve nuk është që të minimizojë mënyrat në të cilatdobësia sociale dhe psikologjike mund të përdoret në prostitucionin ndërkombëtardhe të përkeqësohet prej tij. Provat kërkimore shkencore që ne mblodhëm inkurajojnënjë ri-përkufizim të përparësive të ndërhyrjes sociale, që t i përgjigjet kompleksitetitdhe paqartësisë së dinamikave, sfidave dhe transformimeve të përshkruara më lart. Nëmënyrë paradoksale, që t i përgjigjet më efektivisht përbërist të dobët të përzierjesdobësi/ripërtëritje të të rinjve (dhe të rejave) që menaxhojnë prostitucionin ndërkombëtar,aspektet ripërtëritëse të këtij grupi duhet të njihen dhe të analizohen më tej. Që të jenënë gjendje t u përgjigjen situatave sociale, në thelb ambivalente e të paqarta, iniciativate ndërhyrjes sociale duhet të mos imponojnë më nocione të para-përpunuara të lirisëdhe dhënies së pëlqimit. Përkundrazi, puna e tyre duhet të trajtojë pikërisht këtomarrëdhënie dhe dinamika komplekse e ambivalente, me qëllim që të shtojë aspektet erezistencës dhe ripërtëritjes, mbi ato të pamundësisë dhe dobësisë, në trajektoretpsiko-sociale të burrave dhe grave të përfshira në prostitucionin ndërkombëtar, qoftëkur ata duan ta ndryshojnë drejtimin e jetës së vet, qoftë kur duan të vazhdojnë tëpunojnë në industrinë e seksit.

Referencat

Agustín, L. (2007) Seks në margjina, London: Zed Books

Davies, J. (2009) Emri im nuk është Natasha Si Gratë Shqiptare në Francëpërdorin Trafikimin për të Lënë Pas Përjashtimin Social (1998-2001), Amsterdam:Amsterdam University Press.

Fassin, D. (2005) Dhembshuri dhe Shtypje: ekonomia morale e politikave tëimigracionit në Francë , në Antropologji Kulturore, 20(3): 362-387Hughes, D. (2002)

Page 255: perpjekja_26-27

255Përpjekja Trajektoret psiko-sociale te trafikantëve shqiptarë

Trafikim për Shfrytëzim Seksual: Rasti i Federatës Ruse, IOM, i gatshëm nëinternet: http://www.uri.edu/artsci/ëms/hughes/russia.pdf.

Lãzãroiu, S. dhe Alexandrescu, M. (2004) Kush është viktima tjetër? Pamundësiadhe Dobësia e Të Rejave Rumune ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore, IOM Bucharest.

Leman, J. dhe Janssen, S. (2008) Biznesi Shqiptar dhe Post-Sovietik i Trafikimittë Grave për Prostitucion, Gazeta Europiane e Kriminologjisë, 5 (4): 433-451.

Levenkron, N. (2007) Një Tjetër Dërgesë nga Tashkent. Profili i TrafikuesitIzraelit. I gatshëm në internet: http://www.hotline.org.il/english/pdf/Another_Delivery_From_Tashkent-English.pdf

Mai, N. (2004) Karakteristikat Mashkullore Shqiptare: prostitucioni dhemigracioni: homoseksualiteti, SIDA dhe kërcënime të tjera morale, në Worton, M. dheWilson-Tagoe, N. (eds) Shëndetet Kombëtare: Gjinia, Seksualiteti dhe Shëndeti nënjë Kontekst Kryq-kulturor, London: UCL Press, pp. 45-58.

Mai, N. (2005) Media trans-kombëtare dhe Migracioni: re-negocimi i identitetitrinor në lëvizjen migratore Shqiptare , në Tranzicionet, Vol. 45 Numri 1, pp..79-91. Igatshëm në internet: http://www.ulb.ac.be/is/045-7Mai.pdf

Mai, N. (2007) Udhëtimi, migracioni dhe prostitucioni mashkullor: mbiqëndrueshmërinë sociale-kulturore të një hapësire të tretë , në Ossman, S. (Ed.) Vendetqë Ndajmë: Migracioni, Subjektiviteti, dhe Lëvizjet Globale, Lanham (MD): LexingtonBooks, pp. 97-120.

Roman, D. (2007) Identitete të Copëtuara. Kultura popullore, Seksi dhe Jetae përditshme në Rumaninë Post-komuniste, Lanham: Lexington Books.

Salt, J. and Stain, J. (1997) Migracioni si Biznes: rasti i trafikimit, MigracioniNdërkombëtar, Vol. 35 (4), pp. 467-494.

Schwandner-Sievers, S. (2000) Shfaqja e Traditës : ndërtimet Shqiptare tëidentitetit, dhunës dhe pushtetit në kohë krize, në Schmidt, B. and Schroeder, I. (eds)Antropologjia e Dhunës dhe Konfliktit. London dhe New York: Routledge, pp. 23561.

Tiranë, 17 Korrik 2010

Përktheu nga anglishtja Zana Vathi.

Page 256: perpjekja_26-27

256Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

MOZAIK HISTORIK SHQIPESH MËRGIMI

Ky është një mozaik shqipesh të mërguara të qëmotit, të Jugut e të Veriut : DeRada, Naimi, Fishta, Konica, Noli, Camaj. Të mërguara , sepse sot tingëllojnë ndryshee larg nesh në kohë, por edhe sepse autorët e vargjeve dhe prozës që vijojnë, ishin tëmërguar ose të përzënë kur shkruan vargjet e sjella këtu, ndaj përcjellin dhimbje, inat,pathos apo zhgënjim. Janë disi më romantikë e sentimentalë sesa emigrantët e sotëm,por jo edhe aq larg tyre në mjaft ide dhe përjetime. Një tjetër argument ky, për qenien enjë komuniteti relativisht të njësuar në rrugëtim të vazhdueshëm, që pavarësisht ngakoha, vendi ku emigron apo origjina specifike, është prodhues i diskurseve të ngjashme,kryesisht nën gjëmën ekzistenciale të mallit dhe frikës nga ndarja e përhershme prejvetes së djeshme, dhe frika nga vetja e nesërme. [ED]

Friti er e malhevete rrëzoi hjen e ljisitgjaku im te lumi Vodhit.hapni shpërvjerrësenUshtërtar sa u të shohShkodrën e t ime motërte finestra kundruall.Më atje s zuqionemlulevet që tundën erasi suvalë e pafurnuam.Mbjidhen shokt mbrëmanetndë katund, ndë vatërat.U m i lë si ëndërrash!As është më.

De Rada***

Gjithë tuajt i kam parëMëm e at e fis e farëSi tani gjithë i kam ndërmentQë rrinë më këtë ventEdhe sot nër ju ata shohSe shpirtin e tyre ua njoh

Page 257: perpjekja_26-27

257Përpjekja

Dhe unë si jam ndruarE jam përzier e ndryshuarPa jam bërë shumë herëZjar e uj e balt e erëJam një shkëndijë pej qielliDhe një drudhëzë pej dielliEdhe ndër qiej fluturonjEdhe brenda në det qëndronjShumë herë fle në baltëDiku ndodhem dhe në mjaltëBënem qëngj e kec i pirëLul e bar e gjeth i mbirëDua shumë fjalë t u themPo trëmbem mos i bënj ujem

Naimi

***

Nesër nade kur mbi neRrezja e diellit ka me ra,Kush e din sa ujë e dheMue prej teje ka me m da!E por n pvetsha ret mizoreE por n pvetsha zogjt e detitSe për ty, moj toke arbnoreS ka me m fol ma kush mue t shkretit...

Tjera fush e tjera zalleKam me pa, e tjera deteKam me ndie, po, tjera valleTjera gjuhë, n tjera qyteteVendin tem, por, s kam me paKu kam le e jam burrnueSyt e mi edhe kanë me kjaPa u gjet kush qi me i ngushllue

***

Lamtumirë ti shpija e t parvetKu ma s parit m agoi dritaE ku strehë u dhaçe shtektarvetMiqt e babës edhe ku i prita

Shqipe mërgimi

Page 258: perpjekja_26-27

258Përpjekja Mërgimi shqiptar pas vitit 1990

Lamtumirë , carani m votërLamtumirë , ju armët e shkreta!Lamtumirë, ti nanë e motër!Lamtumirë, për sa t jet jeta!...

O shtektar, m nji vorr të riN hassh ndo i herë ti, tue ndjekë shtegunT cilun n ranë npër ndo i shkreti,Aty vetë kam me kenë dekunNji kryq drunit, t kjosha trueZiere e venma përmbi krye

Fishta

***

Këshilla një gazetari të ri që dëshironte të botonte një gazetë shqip në Misir

I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha, shqiptarët do të thonë qës fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s është gazetë, porlibër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s këndohen edhe prishin sytë; nëe shtypsh me letra të trasha do të thonë se je hamall e kërkon të mbushësh vend. Nëshkrofsh toskërisht, do të thonë se s është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofshgegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht,gjysëm toskërisht, do të thonë se është çervish .

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s është koha të punojmë përletratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishëpunë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; nëshkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t a pushoshgazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s je i zoti, me qenëaq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Nëfolsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshingatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t a shpëtojmë gjuhën dhekombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s qënke shqiptarë ivërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë;në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterëte për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohentë gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

Konica***

Page 259: perpjekja_26-27

259Përpjekja

Çakërdisur, batërdisur,Përpëlitur dhe zalisurÇirrem, digjem i vrerosur,Sakatosur, çarmatosurAs i gjall as i varrosur,Pres një shenj e pres një dritë,Pres me vjet e pres me ditë

Noli***

Ku kam me qenë i këputunnga mundi i vjetve të rrëpita sa i shkamb,mos të vijë keq ty, Taze, për muetë shtrimë mbi drrasat e vdekjes,kingj i gatuem për flije.Leni plakat të qajnë mbi mue at ditëpër njerzit e vet, vdekë qysh kur.Edhe një amanet, moj grue:kur vdiq im atë, premë dy qeme ngimun të unshmit e thneglat e lamitme grimca buke.Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonëtë ngishëm,prandej ndër drekët e mija qitnivetëm kafe të idhta.

Camaj

Shqipe mërgimi