15
7 1. UNË Në fund të fundit janë tri a katër gjërat që kanë rëndësi në jetë: muzika, familja, miqtë e vjetër, dhe mendimi që je ende gjallë, edhe pse donin të të vrisnin. Dhe janë tri a katër momentet e jetës që na përcaktojnë e na bëjnë ata që jemi. Në jetën time kanë qenë, kronologjikisht: Gjyshi im që më mban në prehër e më tregon për Luftën e Dytë Botërore, ndërsa unë shoh partizanët nëpër male, shoh miqtë e tij të thyejnë bukën në dysh e në tresh, ndërsa dimri bëhet më i acartë. Jam 7 vjeç dhe gjyshi po më ngul në kokë ideale barazie që s’do të më shqiten më. Por, kur lufta e rrëfyer nga gjyshi resht, sytë gati sa s’i mbushen me lot (Mami mami ça ka gjyshi, ça thashë unë, unë s’i thashë gjë?) dhe ai hesht i mundur në divanin e tij.

Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

Embed Size (px)

DESCRIPTION

reytryuetyutyiyuiyuiyuioyuioyuoyuoi

Citation preview

Page 1: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

7

1. UNË

Në fund të fundit janë tri a katër gjërat që kanë rëndësi në jetë:

muzika,

familja,

miqtë e vjetër,

dhe mendimi që je ende gjallë, edhe pse donin të të vrisnin.

Dhe janë tri a katër momentet e jetës që na përcaktojnë e na bëjnë ata që jemi. Në jetën time kanë qenë, kronologjikisht:

Gjyshi im që më mban në prehër e më tregon për Luftën e Dytë Botërore, ndërsa unë shoh partizanët nëpër male, shoh miqtë e tij të thyejnë bukën në dysh e në tresh, ndërsa dimri bëhet më i acartë. Jam 7 vjeç dhe gjyshi po më ngul në kokë ideale barazie që s’do të më shqiten më. Por, kur lufta e rrëfyer nga gjyshi resht, sytë gati sa s’i mbushen me lot (Mami mami ça ka gjyshi, ça thashë unë, unë s’i thashë gjë?) dhe ai hesht i mundur në divanin e tij.

Page 2: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

8

DARIEN LEVANI

Tashmë 9 vjeç, shoh kitarën e parë në një vitrinë në qendër të Tiranës. Unë e dija se çfarë ishte muzika dhe dëgjoja çdo ditë, por s’e kisha menduar kurrë që edhe unë mund të kisha një kitarë si ato që shikoja në televizor. Kuptoj se mes meje dhe tyre ka një pikë takimi: ndoshta edhe unë mund t’i bie atij instrumenti. Asokohe, kitarat i kisha parë vetëm në televizor dhe mendohej se ata që i mbanin – Djemtë e Detit, Ritfolk – ishin krijesa të mbinatyrshme. Mbas një jave shantazhi psikologjik (Qaj – dua kitarë, jo nuk dua bukë – dua kitarë , jo nuk lahem – dua kitarë, jo nuk festoj Vitin e Ri – dua kitarë) dhe, pasi premtoj që nuk dua dhuratë tjetër për ditëlindje, prindërit e mi dorëzohen dhe një mbrëmje më shoqërojnë te dyqani në qendër. Shitësja quhet Arlinda dhe unë dashurohem menjëherë me të. Edhe pse ka moshën time shumëzuar me tre, unë e dashuroj marrëzisht, e dashuroj në mënyre sekrete. Që nga ajo natë kitara ime quhet Arlinda dhe këngët e mia i dedikohen Arlindës, të cilën nuk e shoh më kurrë. Ndoshta ka emigruar.

Pastaj rritem. Gjashtëmbëdhjetë vjeç formoj grupin e parë e pas pak javësh e prish, sepse ata të tjerët njohin vetëm dy lloje muzike; ose grupe ekstreme të tipit speed-death-metal ose hip-hop-rap, dhe mendojnë që t’i ndërthurin këto dy rryma në grupin tim. Unë jam më i balancuar në shijet e mia muzikore. Unë dhe muzika, e vetmja qëndrueshmëri në një vorbull ndryshimesh. Krijoj e prish grupe çdo vit, të paktën derisa mbaron gjimnazi.

E aty fillojnë problemet.

Nuk e kishe menduar ndonjëherë që gjimnazi mund të mbaronte. Akoma më pak e kishe menduar që pas gjimnazit

Page 3: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

9

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

duhet të zgjedhësh se çfarë të bësh me jetën tënde. Yt atë njeh njërin që njeh njërin që njeh njërin që mund të të rregullojë mjekësinë për pesë milionë lekë, por ti nuk i ke pesë milionë dhe as dëshirën më të vogël për të studiuar mjekësi. Ky filani njeh edhe një tjetër që të rregullon letërsinë për shumë më pak, dy milionë. Ndërsa ti krijon një grup të ri, Krimbat e Bardhë, yt atë mundohet të të rregullojë shkollën e lartë pa të thënë asgjë. Kur e merr vesh, proteston, bërtet, sepse e di mirë që duan t’ia fusin; çmimi për letërsinë nuk është më shumë se një milion. Bam-bum, bum-bam, si përfundim nuk paguan asnjë lek, por futesh në shkollë sepse me letërsinë e ke pasur gjithmonë mirë dhe sepse mëson, pak, po mëson.

Vitet e para të fakultetit kalojnë në një si mjegull të dendur. Jeton të gjitha periudhat që duhet të jetosh. Viti i parë mund të përmblidhet në: festa të çmendura me shoqërinë nëpër Tiranë. I di të gjitha vendet ku mund të flesh nëse ngelesh jashtë, njeh të gjithë kamerierët dhe ke miq e shoqe që rrinë në konvikt e që kanë një dyshek të tepërt. Vitin e dytë dhe vitin e tretë i kalon duke zhvilluar ca ide politike. Në gjimnaz, politika ishte në vendin e fundit të interesave të tua, mbas muzikës, vajzave dhe futbollit. Në universitet politika ia kalon muzikës, por, sado që përpiqet, s’arrin të parakalojë vajzat. Mbledhjet e partisë janë seksi sepse aty takon Manjolën. I ulesh gjithmonë afër, ndien aromën e trupit të saj dhe e përkëdhel me sy, në heshtje. Manjola as që bëhet fjalë të të shikojë, por ti e di që, një ditë, ajo do të jetë e jotja. Dinamo fundoset, por ti nuk bredh më nëpër stadiume. Proteston, shpërndan trakte, shkruan, mendon edhe të botosh një libër me poezi dhe, dreqi ta hajë, e boton.

Page 4: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

10

DARIEN LEVANI

Shtypen ca qindra kopje që ua shpërndan falas miqve. Kush e di se si libri arrin te një biçim shkrimtari i dëgjuar, që flet mirë për të dhe shet ca kopje. Jo se të intereson shumë poezia, por ka avantazhin që mund të prezantohesh si “poet” kur takon ndonjë vajzë që të pëlqen. Pastaj Manjola lidhet me dikë tjetër, partia jote humbet zgjedhjet e ti u kthehesh studimeve.

As vetë s’e di se si ke arritur të mbarosh shkollën. Ia bën ashtu si ia ke bërë gjithmonë, studion shumë ditët e fundit, dhe të japin një diplomë. Del nga porta e shkollës me diplomë në dorë dhe ke një ndjesi të keqe: sikur ka ndodhur diçka e gabuar, e të ka ndodhur pikërisht ty. Kthehesh mbrapa, troket te dera e rektorit dhe i futesh brenda në zyrë. Ndërsa ngjisje shkallët e fakultetit e kishe vendosur se çfarë do i thoshe, por kur e shikon ulur në karrige, nuk të vjen asnjë fjalë, e falënderon edhe ikën. Duke pirë një kafe vështron diplomën tënde dhe mendon: unë ju kam dhënë katër vjet të jetës sime, e ju më jepni vetëm një copë letre?!

Kalon një periudhë të keqe, nuk ke më se ku të shkosh... je i diplomuar, tani vjen jeta e vërtetë. Gjen një punë që e lë menjëherë, babai për tre milionë mund të të gjejë një vend si mësues, por ti nuk i thua as po e as jo, sepse s’do të largohesh nga Tirana. Gjithçka jashtë katërkëndëshit Dajt–Kombinat–Durrës–Sauk të duket si fundi i botës; jashtë tij duhet të ketë vetëm shkretëtirë. Gjej punë e lë punë, kështu kalon disa vjet. S’është e bukur, as për t’u treguar, por ti ke me çfarë ta kalosh kohën, ti ke një grup.

Pastaj, e kupton. Kupton që gjatë gjithë jetës tënde ke kërkuar miratimin e njerëzve që ke afër. Kjo të ka çuar

Page 5: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

11

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

në shumë zgjedhje të gabuara. Për më tepër, tani, të tjerët mendojnë se ti je një figurë plasteline me mish njerëzor e që ata mund të të modelojnë si të duan.

Ti nuk dorëzohesh, ti ke një mënyrë për t’u ndier i lirë.

Ti ke grupin tënd, ke Luftën e Ftohtë.

Ti ke muzikën.

Page 6: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

12

2. NJË XHIRO NË SPITAL

Më pëlqen Lizi, më pëlqen ngjyra e saj, një e kaftë në të kuqe, shumë e ngrohtë. Ndihem i sigurt kur e shoh. Por, me sa duket, dikush e paska përdorur si kazmë përderisa ka një të gërvishtur që do të më dhimbte më pak po ta kisha në zemër. Është faji im që e lë Lizin në këtë vrimë miu, duke e ditur se sa trapa janë ata që bëjnë prova pas nesh.

– Nigjo Ando, është hera e fundit që provojnë këtu, ti s’ke për t’i lënë më, dakord?

– Kushedi se si e kanë gërvishtur? Domethënë, duhet të ketë rënë, ose kanë lozur shpatash, – sugjeron Klajdi. Kanë lujt shpatash me Lizin tim!

– Kshu jena tamam punk ama, – thotë Andi sa për të thënë diçka.

– Tët’ëm, s’jemi trapa! S’kam nevojë të jetë e gërvishtur që të jetë punk, nuk jemi Pussy Riot.

– Hm. E kush...

Page 7: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

13

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

– S’dua që lloj-lloj trapash të futen në garazh e të përdorin kitarën time.

Po në fund të fundit s’është as kjo arsyeja pse po grindem.

– Provojmë apo jo? – pyet një vajzë që quhet Noela dhe që për fat të keq është akoma këtu me ne.

– Provojmë Noela, provojmë, – përgjigjem ngadalë.

Noela është bateristja jonë. Në të vërtetë është e përkohshme, por kujton se është pjesë e grupit e më çan trapin edhe për gjërat më të vogla. Jo se jam maskilist, po një femër në bateri është si unë në kuzhinë, maksimumi mund t’i vë flakën. Pastaj lyhet shumë, flet shumë, ankohet shumë. Noela nuk është as muzikante, është këtu vetëm sepse është e dashura e Klasë. I është mbushur mendja që do të ndryshojë shumë gjëra në këtë grup dhe, si gjë e parë, ka filluar të shkruajë tekste.

Tani vjen e më thotë që është ok.

– Jo vajzë, s’është okei fare, sepse kanë gërvishtur kitarën time dhe jo tënden... – kafshoj buzët para se të them kurvë-e-këtij-timit.

– I pe tekstet që të nisa mbrëmë me imejll? – pyet. Dhe e thotë tamam kështu, “imejll” me të nënvizuar!

– Jo, – përgjigjem. Shkurt, thatë, qartë.

Në të vërtetë i kam parë, po s’dua të diskutoj me të. Noela ka vetëm ide të gabuara dhe s’ka arsye, s’ka as edhe një arsye për të cilën unë duhet të lodhem me të. Meqë ia hyp Klaja, le të merret ai... I kam parë tekstet e tua vajzë! Unë të dua

Page 8: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

14

DARIEN LEVANI

ty, ti më do mua / Burrë e grua, mish e thua / E së bashku do ikim nëpër koncerte / E do bëjmë qejf... I duket vetja Dylan, po nuk shkruan dot as si Kozma Dushi.

– Këtu tekstet i shkruaj unë! – them duke u munduar të ruaj qetësinë.

Le që, po ta mendosh mirë, Kozma Dushi nuk shkruante, thjesht këndonte. Nëpër festivalet e vjetra gjithmonë kishte një dallim të saktë midis “kompozitorit” e “interpretuesit”. Sot jo, jemi të gjithë “këngëtarë”. Do e vras Klanë. Jo vetëm që na sjell këtë idiote në shtëpinë tonë, po i thotë edhe që tekstet e saj janë të bukura, shumë të bukura, që ajo do të hapë rrugë të reja në rockun shqiptar. E shikoj me inat, ai nuk e vë re fare. Lë basin, shtrihet në dyshekun e pistë që kemi mbështetur në mur dhe kthen shishen që ka me vete. S’e di se çfarë është, uiski besoj. E ka kaluar gjithë pasditen duke përpirë gjithçka që mund të përpijë një njeri, përfshirë hashash, marijuanë e gjysmë shisheje uiski. E ëma e Noelës është farmaciste, kështu që ajo i sjell edhe antidepresivë që ai i ha si karamele, siç bëja unë para ca vitesh. Klaja ka shkarë, ka shkarë vërtet. Unë mundohem të qetësohem, por Klaja është pothuajse jashtë grupit në këtë moment. S’dua të bërtas, s’dua të shaj, s’dua as të flas me Noelën.

Dal jashtë, kemi një si tip oborri mbushur plot me pemë, studioj bimët për disa minuta, qetësohem e futem përsëri brenda.

– Zgjoje e hajde të provojmë. Nëse arrin ta zgjosh, – i them duke treguar Klanë që është strukur në një cep. Duket sikur po fle. Shpresoj të jetë duke fjetur.

Page 9: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

15

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

– Unë s’e prek, – thonë, qoftë ajo, qoftë Andi. Andi s’ka faj, është i vetmi person korrekt këtu. Shoh edhe një herë Lizin tim të përdhunuar dhe i afrohem Klasë. Gjej pulsin e më duket se është shumë i dobët. I hap gojën, kërkoj nëse i ka ngelur ndonjë gjë që e bllokon të marrë frymë, por s’shoh gjë. Afroj faqen qoftë te hunda, qoftë te goja dhe e ndiej që merr frymë shumë ngadalë. Në një moment hap sytë, më shikon dhe qesh. Atëherë e mbështes mirë në mur dhe hap krahun me sa fuqi kam. Në fillim, me radhë në faqen e majtë dhe në të djathtën, pastaj të dyja duart bashkë. I hap sytë konfuz, i mbyll prapë. Kjo është për kurvën tënde, kjo është për kitarën time, kjo është kot – mendoj ndërsa faqet e tij bëhen gjithmonë e më të kuqe. Hap e mbyll sytë si fshirëse xhamash, po në fund çohet. I merren këmbët dhe ngjitet në skenë, nuk e di se si arrin të hedhë basin në sup, mbrapsht.

– Provojmë, – thotë me një zë prej të droguari që më acaron edhe më shumë. Noela qesh; vë bast që mendon se Klaja i saj është i pashkatërrueshëm, prandaj dhe po na e çon çunin keq e më keq. Andi është mbështetur në mur dhe bën sikur po rregullon mikrofonin. Më sheh mua për të marrë vesh nëse do provojmë apo jo, ndërsa Noela tund kokën e plas shkopinjtë me njëri-tjetrin. Gjithçka duket në rregull. Pastaj Klaja ulet për të lidhur basin me amplifikatorin, por s’arrin më të çohet. Ngrihet deri në gjysmë, pastaj rrëzohet përtokë. Jo, nuk do provojmë as sot. E fusim në makinën e Andit dhe nisemi për në spital. Shpresoj që maskarai të mos i kthejë patkonjtë nga dielli, sepse pastaj do të na duhet të gjejmë një basist tjetër e basistët janë më të vështirët për t’u gjetur. Janë si hidraulikët, bëjnë një punë koti, por janë lagje më vete, vështirë të merresh vesh me ta. Noela zhduket sapo

Page 10: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

16

DARIEN LEVANI

zbresim para spitalit. Thotë diçka të tipit: “Këtu punon një çuni i dajës së kushëririt tim... po e mori vesh babi më bëri varrin.”

Unë nuk mbaj mend nëse e shaj me zë të lartë apo vetëm në kokën time dhe mendoj që do pyes Andin më vonë, po rëndësi ka që ajo zhduket. I bërtas që varrin do t’ia bëj unë, por po i flas sheshit para spitalit se ajo s’është më, ka ikur sa hap e mbyll sytë. Tani më dalin parasysh ca telefilma që sheh ime më – E.R., Dr. House – ku sapo mbërrin makina e urgjencës dalin infermierët me barela, punë sekondash, dhe e fusin të mjerin në sallën e operimit. Po ne s’kemi ambulancë. Para dy javësh u bë keq një çun tjetër dhe na e thanë shumë qartë që ambulanca nuk vinte deri aty ku po provonim ne. Nëse ambulanca nuk vjen te ti, shkon ti të ambulanca.

Atëherë Marto, i them vetes, le të bëjmë një hesap të thjeshtë: Noela është zhdukur, Klaja është pa ndjenja dhe këtu s’i rruhet askujt për ne.

Kapim Klanë, unë nga koka e Andi nga këmbët. Ka ca pleq që na shohin me kuriozitet dhe unë i shoh me të keq e ata ulin kokën. Viktima, pleq të këtij timit! Presin si sorra të shohin që mortja po merr ndonjë tjetër e jo ata. I vështroj përsëri keq, po kësaj here s’lëvizin, dhe imagjinoj çfarë thonë.

Drogohen. A do jenë dehur. Rini hesapi!

S’di të mbajë raki ky brez jo jo.

Ua ka marrë mendtë kompjuteri ore ta them unë.

Page 11: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

17

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

S’ka, jo, jo, jo,... ky vend po shkon për mut e thashë që e thashë sa herë.

Po a vishet çuni ashtu?!!

Po pse vajzë është ajo që vjen me tre çuna në makinë?!!

Gati-gati sa s’kthehem mbrapa t’u them që unë Noelën s’e prek edhe sikur të më paguajnë, pastaj kujtohem që fjalët që po thonë janë të gjitha në kokën time. Ku dreqin po shkojmë? Askush nuk vjen të na ndihmojë dhe Andi është bërë komplet i bardhë në fytyrë.

– Hë lal, ke edhe ti ndonjë teze që të punon këtu dhe ke frikë? – pyes, por pastaj pendohem menjëherë sepse është thjesht harxhim fryme.

Prandaj më pëlqen Andi, se nuk ia ka idenë se çfarë ndodh rreth e rrotull; i thonë shko atje dhe shkon, hajde këtu dhe kthehet mbrapsht. Është me ne vetëm se e kam pasur shok në gjimnaz dhe di të këndojë, por për të tjerat as jep e as merr.

Aroma e ilaçeve më përplaset në fytyrë me dhunë dhe, për një çast, liroj një dorë për të mbyllur hundët. Klaja gati sa s’më bie nga duart, kështu që e kap prapë... i urrej spitalet, i urrej dentistët, urrej edhe mjekët kur janë në pushim, gati-gati urrej edhe infermieret, nuk janë as si ato me minifunde që dalin në televizor, këto janë të gjitha të vrara nga jeta.

– Ky shoku ynë është keq, – them kur shoh dikë me bluzë të bardhë përballë meje.

– Këtu është pediatria mër çun.

Page 12: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

18

DARIEN LEVANI

Dalim, përplas derën me inat dhe dikush del e më shan, edhe unë e shaj kur jemi larg. Hapim e mbyllim zyra të tjera; na shohin të gjithë të habitur sikur vijmë nga një planet tjetër. Pas njërës prej dyerve që hapim na shfaqet një doktor dhe një infermiere që po puthen. Tremben aq shumë sa gati sa s’hidhen pupthi. Duan të na nxjerrin jashtë, por arrij ta kërcënoj doktorin që do e spiunoj nëse s’na ndihmon. Është një tip i shëndoshë dhe ezmer, i shëmtuar, po të paktën na udhëheq nëpër një labirint, derisa na thotë ta hedhim në një krevat akoma më të pistë se sa ai nga i cili e ngritëm.

– Overdozë? – pyet. – Jeni droguar çuna?

– Jo, ka ngrënë shumë edhe ia pështjelloi nga brenda se përzjeu djathin me peshk, e ke parasysh?! ... Ti pra je mjeku këtu! Ku dreqin e di unë? Ky ça s’ka pirë sot...

Si përfundim, jam unë ai që e sqaroj se çfarë ka Klaja dhe i jap të gjitha detajet. Ikim para se ta kap me grushte sepse kërkon lekë që të kujdeset për të sepse nuk është as reparti i tij, edhe Andi fillon të nxjerrë portofolin, pastaj i them që s’më rruhet kari as për repartin ku është e as për familjen e tij e nëse nuk sillet mirë, do e denoncoj në polici, po nuk funksionon sepse bën sikur s’e ka dëgjuar fare. Atëherë provoj ta kërcënoj që do e kallëzoj te gruaja, duke qenë se shkërdhen infermiere në orar pune dhe këtu reagon pak.

– Për ca çuna si puna juaj, do merrem unë, nuk është problem reparti, – thotë ngadalë dhe më vjen për të vjellë që ky kërkon të krijojë një kontakt e një raport miqësor, por s’mund të ketë kurrë raport mes meje e një krimbi si ai, kështu që unë e Andi i lëmë numrin e celularit që ta na informojë kur Klaja të jetë më mirë e dalim. Unë në nxitim

Page 13: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

19

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

e sipër kam marrë celularin e Klasë me vete edhe ia kaloj Andit kur dalim jashtë. Era e ilaçeve më është ngjitur pas trupit, s’do të më largohet më derisa të jem gjallë. Ulemi në shkallët e spitalit, ndërsa mundohem të kujtoj nëse e kemi mbyllur derën kur dolëm nga shtëpia.

Andi i shkruan një mesazh Mamit Celular dhe Babit Celular, Sonte do fle te Andi, takohemi nesër, Natën e mirë. Klajdi! dhe e ruan në celular, do ta ketë gati nëse Klaja duhet të flejë këtu sonte. Presim.

Pastaj Andi ia plas muhabetit me të gjithë pleqtë që më parë po na shanin, s’e di as pse e as si. Në një moment që afrohem dëgjoj që po flasin për marksizmin dhe veshi më kap një tip lavdërimi për Andin që i dika këto gjëra. Por nuk zgjat shumë, sepse muhabeti degjeneron kur afrohem unë, i shaj të gjithë duke u thënë që nuk kanë kuptuar kurrë asnjë gjë, që kanë qenë bagëti për kasapin, ata me quajnë trockist, unë i quaj stalinistë, më shajnë revizor, unë u përgjigjem që jam socialist guevarist, e ata nuk më kuptojnë kështu që marr Andin dhe largohemi. Ulem, por s’më zë vendi, kështu që kthehem dhe u shpreh idetë e mia mbi politikën e mbi Shqipërinë, shfryj tek ata inatin e Lizit.

Iu futët komunizmit me shpirt e me zemër po pastaj e latë, e harruat, që me vështirësitë e para. Jemi një popull trap e tani jemi edhe pa identitet. Mjaft me këto fjalimet nostalgjike! Sa shumë që u pëlqente ai stalinisti kriminel more... Bijtë tuaj janë hutuar, kanë ngelur në vend. Tani, që e shohin kapitalizmin ashtu siç është me të vërtetë, ulin kokën e thonë: “Eh, po ne s’e dinim që ishte kështu, ta kishim ditur...”. Ata më poshtë, brezi im, janë histori më vete. Kujtojnë se jetojnë mirë, meqë

Page 14: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

20

DARIEN LEVANI

mund të pijnë ca birra nëpër “pube”. Një ushtri trapash pa asnjë objektiv. Nuk jemi një brez, jemi një orgji idiotësh. Nuk e dimë se çfarë jemi apo se çfarë duam.

Duhet të fus edhe veten time në këtë grup, megjithëse unë s’jam si ta, unë e di çfarë dua, thjesht s’arrij ta marr. Dua të kem një grup të denjë për t’u quajtur grup, dua të shkruaj këngë më të mira se ato që shkruaj dhe dua të iki nga ky vend.

S’ke shumë zgjedhje në këtë dreq vendi: ose ia ke dalë mbanë ose je i dështuar. Edhe pse vetëm 26 vjeç unë futem te grupi i dytë, te të dështuarit. S’ka rrugë të mesme në këtë qytet leshi, ose lart ose poshtë. Askush nuk të lejon të rrish në vend.

Nja dy orë mbasi hapa barkun para syve të zgurdulluar të pleqve, del ai tipi, që sipas meje e ka blerë diplomën si mjek. Thotë që Klaja është mirë, po duhet të rrijë aty edhe një natë dhe që po i japin ca emër-që-thotë-ai-e-që-unë-nuk-e-kuptoj-pirinë. I japim të dhënat e Klasë, por me sa duket s’ka asgjë serioze.

Ikim. Andi më shoqëron deri afër shtëpisë dhe nis mesazhet që kishte ruajtur, një Mamit e një Babit. Përshëndes Andin e shkoj drejt e në dhomën time. Për fat të mirë edhe ata të mitë kanë dalë, mbaj mend që do shkonin te dikush që kishte lindur, a kishte vdekur, a ndoshta ishte martuar... Gërmoj nëpër disqet e Clash-ve derisa gjej atë që po kërkoj, e vë me volumin në maksimum dhe pres që të vijë të ankohet ndonjëri. Ndodh gjithmonë kështu dhe në fakt është më se normale, duke qenë se kam bokse një metër të lartë që dëgjohen kudo. Jam duke shijuar rehat

Page 15: Poetet Bejne Dashuri Ndryshe Ekstrakt

21

POETËT BËJNË DASHURI NDRYSHE

“Jimmy jazz” dhe dera bie nga mesi i “Four horseman”. Në total 8 minuta; zakonisht vijnë mbas 10-15 minutash. Për një moment mendoj që të mos e hap derën fare, vetëm të fik magnetofonin e të shtrihem. Mirëpo herën e fundit kur erdhën për t’u ankuar më nisën Anilën. E mirë Anila, dhe situata po bëhej interesante, diçka e tipit: “Unë studioj Drejtësi, jam shumë e zgjuar dhe arrij të flas edhe me rrugaçët si puna jote!”. Situata mund të vazhdojë të bëhet interesante kështu që çohem, po është nëna e Anilës që fillon të bërtasë kur jam ende në korridor. Nuk e hap, kthehem e fik muzikën, pastaj shtrihem. Gati-gati mendoj të kthehem në spital, po jam copë. Ndërsa rri shtrirë më vjen ideja më e mirë e ditës. Kap celularin e Klasë dhe i shkruaj bateristes sonë: “Ti kurvë dreqi si më le sot aty vetëm? Mes nesh mbaron gjithçka.”

Mendohem ca para se ta nis. Unë them gjithmonë “dreq”, Klaja s’e thotë kurrë. Megjithëse ajo Noela është një copë mishi, mund edhe ta kuptojë, kush e di. Fshij fjalën dreq dhe ia nis. Ja për çfarë duhen shokët.