23
Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës Page1 Politika e Qeverisë për Ujëra Këshilli Ndër-Ministror për Ujëra Qeveria e Republikës së Kosovës

Politika e Qeverisë për Ujëra - knmu.kryeministri-ks.netknmu.kryeministri-ks.net/repository/docs/Politika_e_Qeverise_per_Ujera... · ekonomike – është thelbësore që të udhëheqë

Embed Size (px)

Citation preview

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e1

Politika e Qeverisë për Ujëra

Këshilli Ndër-Ministror për Ujëra

Qeveria e Republikës së Kosovës

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e2

Përmbajtja

Hyrje ....................................................................................................................................................... 3 Pse Dokumenti i Politikave Ujore ....................................................................................................... 3

Parimet Kyçe për Veprim ........................................................................................................................ 4 Qasja në ujë dhe sanitacion – e drejtë e patjetërsueshme njerëzore ............................................... 4 Uji është e mirë e përbashkët bazuar në sovranitetin e shtetit ......................................................... 4 Uji është një resurs i çmuar dhe duhet të vlerësohet ........................................................................ 5 Kostoja e furnizimit me ujë duhet të pranohet dhe të paguhet ........................................................ 5 Bashkëpunimi dhe vizioni i qartë janë çelësi i progresit .................................................................... 6 E kaluara nuk është prolog ................................................................................................................. 6

Qeverisja e ujërave ................................................................................................................................. 6 Korniza institucionale ......................................................................................................................... 7 Aranzhimet financiare ........................................................................................................................ 8 Aranzhimet teknike ............................................................................................................................ 9 Ndarja e të dhënave ......................................................................................................................... 10 Koordinimi ........................................................................................................................................ 10 Monitorimi i performancës dhe evaluimi ......................................................................................... 11

Çështjet kryesore kombëtare të ujit..................................................................................................... 11 1. Cilësia e ujit, sasia dhe siguria publike ......................................................................................... 11 2. Ndërlidhjet me sektorët e tjerë.................................................................................................... 12 3. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore ........................................................................................ 13

Deklarata e problemeve ............................................................................................................... 13 Rekomandimet e politikës ............................................................................................................ 13

4. Rregullativa e ujit ......................................................................................................................... 15 Deklarata(t) e problemit ............................................................................................................... 15 Rekomandim(et) e politikës ......................................................................................................... 16

5. Kompanitë e shërbimeve të ujit ................................................................................................... 16 Deklarata(t) e Problemit ............................................................................................................... 16 Rekomandimet e Politikës ............................................................................................................ 17

6. Hapat e ardhshëm të rëndësishëm .............................................................................................. 20 6.1 Ndryshimet klimatike ............................................................................................................. 20 6.2 Sigurimi i ujit ........................................................................................................................... 20 6.3 Bashkëpunimi ndërkufitar ...................................................................................................... 21 6.3 Integrimi evropian .................................................................................................................. 21 6.4 Zhvillimi i burimeve njerëzore ................................................................................................ 21 6.5 Pjesëmarrja e sektorit privat .................................................................................................. 22

Lista e Shkurtesave ............................................................................................................................... 23

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e3

Dokumenti i Politikave të Qeverisë për Ujëra

Hyrje

Pse Dokumenti i Politikave Ujore

Uji është jetik për zhvillimin ekonomik, shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare. Është koha për t’i shikuar ujërat e Kosovës nga një këndvështrim tjetër. Janë të shumta sfidat ndaj aftësisë sonë për të siguruar ujë të pastër dhe të sigurt për brezat e ardhshëm, përfshirë aftësinë për të siguruar ujë për qytetarët e Kosovës, për bizneset dhe bujqësinë në një periudhë kur kërcënimet nga ndryshimet klimatike do të kenë implikime serioze në një shtet me madhësi sa Kosova. Të menduarit e izoluar në të kaluarën për sa u përket çështjeve dhe sfidave të furnizimit me ujë, kanalizimit, ujitjes dhe menaxhimit të resurseve të ujit ka çuar drejt progresit, por gjithashtu edhe drejt përforcimit të fragmentimit, i cili ka penguar qasjen gjithëpërfshirëse për menaxhimin e resurseve ujore.

Me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së shëndetit publik të qytetarëve të Kosovës, ata duhet të kenë qasje të vazhdueshme dhe të pakufizuar në furnizimin me ujë. Publiku, shfrytëzuesit e ujit dhe hartuesit e politikave duhet ta pranojnë se uji është një resurs i kufizuar dhe prandaj një politikë e integruar e ujërave – që balancon përkushtimin tonë për nevojat sociale, mjedisore, bujqësore dhe ekonomike – është thelbësore që të udhëheqë zhvillimin e kornizës ligjore të Qeverisë sonë dhe të informojë për vendimet e marra në lidhje me ujin.

Qeveria e Kosovës beson se hapi i parë në arritjen e një qëllimi të tillë është të përfshijë palët e interesuara nga të gjitha fushat relevante, të gjejë një bazë të përbashkët për aspektet e ndryshme të politikave kombëtare të ujit, të vlerësojë pengesat për arritjen e këtij synimi dhe të përshkruajë hapat konkretë që mund të ndërmerren për të arritur këtë qëllim.

Qeveria propozon zbatimin e një sistemi i cili lejon subjektet lokale dhe qendrore, si dhe palët kryesore të interesuara, të punojnë së bashku drejt një menaxhimi të integruar të resurseve ujore, i cili njeh kërkesat e vendosura në një resurs të kufizuar, që e njeh ndërlidhjen mes nevojave dhe sfidave të ndryshme të ujit dhe që e trajton ujin si një resurs - në të vërtetë si "Një Ujë".

Rritja e popullsisë dhe dyndjet, ndryshimi i shfrytëzimit të tokës dhe karakteristikat e motit si dhe kushtet klimatike janë tregues që ne duhet të rivlerësojmë mënyrën se si e përdorim ujin. Ndryshimi i klimës po e bën të ardhmen të paparashikueshme dhe rrjedhimisht të vështirë për t’u përgatitur për të. Sfidë shtesë është edhe rritja e kërkesës së shfrytëzimit të ujit për prodhimin e energjisë. Trysnia mbi disponueshmërinë e ujit sfidohet po ashtu edhe nga rritja e kërkesës nga industria dhe më gjerë, si dhe potencialisht nga sektori i bujqësisë, pasi popullata e Kosovës vazhdon të rritet. Në përgjithësi, zhvillimi ekonomik do të sjellë rritje të kërkesës për sasi më të mëdha uji, e cila do të na përballë me sfidat që lidhen me cilësinë e ujit dhe do të shtojë kërkesat mbi resurset e kufizuara ujore.

Disponueshmëria e ujit nuk përputhet gjithnjë me vendndodhjen e popullatës, prandaj është i nevojshëm transferimi i resurseve deri te zonat që kanë nevojë për të. Uji nuk ndjek kufijtë administrativ prandaj, në qarqet ndërkombëtare (përfshirë edhe BE-në), praktika më e mirë është menaxhimi i

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e4

pellgjeve të lumenjve dhe në rastin e Kosovës kjo na shpie drejt zhvillimit të një politike kombëtare, nga e cila do të përfitojnë të gjitha shtresat e popullatës.

Është e qartë se këto çështje, të cilat ndikojnë më tepër në furnizimin tonë të ardhshëm me ujë, nuk do të adresohen në mënyrë të suksesshme pa e konsideruar ujin si resurs unik, siç është me të vërtetë. Ne nuk mund të arrijmë sukses pa një politikë të qartë kombëtare – dhe pa udhëheqje kombëtare. Krijimi i një politike kombëtare të ujit, e cila do të mund të integrojë përpjekjet aktualisht të ndara të qeverisjes lokale dhe qendrore, të përqendrojë resurset dhe mbështetjen dhe të koordinojë më mirë çështjet e ujit dhe të zhvillimit ekonomik është kritike për t’u bërë ballë sfidave me të cilat përballemi dhe për të siguruar mirëqenien tonë në të ardhmen.

Qeveria e ka njohur rëndësinë e ujit dhe është përgjigjur duke krijuar Task Forcën e Ujërave, iniciativë kjo e mirëpritur dhe e përkrahur nga palët e interesit dhe komuniteti i donatorëve. Task Forca e Ujërave është transformuar në Këshillin Ndërministror për Ujërave, në mbledhjen e Qeverisë me datë 19.09.2013 në bazë të ligjit për ujëra (nr.04/L-147). Qeveria beson se duhet të kërkojmë me këmbëngulje rezultatet e dëshiruara, por gjithashtu të jemi elastikë për mënyrat me të cilat do të arrihet përmirësimi i sektorit të ujit. Këshilli Ndërministror i Ujërave (KNMU) ofron një mburojë sigurie, nën të cilën planifikohen dhe zbatohen aktivitete të caktuara dhe gjithashtu ofron edhe një forum për maksimizimin e zgjidhjeve të mundshme për sfidat në sektorin e ujit. Ajo vepron si platformë koordinimi për një mori qasjesh, ligjesh, rregulloresh, shpesh të pangjashme, shumica e të cilave e trajtojnë resursin e njëjtë në mënyra të ndryshme, madje disa prej tyre janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Është detyrë e Qeverisë së Kosovës që të formulojë dhe të zbatojë një politikën kombëtare të ujërave, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj dhe kjo detyrë nuk mund të ekzagjerohet. Planifikimi duhet të adresojë të gjitha aspektet e disponueshmërisë dhe përdorimit të ujërave dhe fokusimi i centralizuar është i nevojshëm, ndërsa zbatimi mund të jetë më i decentralizuar, duke lejuar pjesëmarrjen e një game më të gjerë palësh të interesuara.

Parimet Kyçe për Veprim

Qasja në ujë dhe sanitacion – e drejtë e patjetërsueshme njerëzore

Nocioni se qasja në ujë dhe sanitacion është një e drejtë njerëzore është konfirmuar gjatë dekadës së kaluar. Kjo është pranuar ndërkombëtarisht më 28 korrik 2010, nëpërmjet një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila e njeh qasjen në ujë të pastër dhe sanitacion si e drejtë e domosdoshme njerëzore për gëzimin e plotë të jetës dhe të të gjitha të drejtave të tjera njerëzore1. Qeveritë duhet t’u garantojnë qytetarëve të tyre të drejtën për sasi të mjaftueshme uji të pastër, të përballueshëm financiarisht dhe fizikisht të mundshëm dhe si sanitacion.

Qeveria e Kosovës angazhohet për të siguruar qasje të drejtë dhe të barabartë të ujit për të gjithë qytetarët e saj dhe segmentet e shoqërisë. Qeveria angazhohet për përfshirjen e të drejtave të njeriut për ujë dhe sanitacion në legjislacionin shtetëror.

Uji është e mirë e përbashkët bazuar në sovranitetin e shtetit

Uji është jetik dhe nuk ka vend për alternativë tjetër, kështu që është dhe duhet të mbetet një e mirë e përbashkët, e ndarë me të gjithë dhe e dobishme për të gjithë pjesëtarët e një shoqërie. Por uji është gjithashtu një resurs i kufizuar me përdorime të ndryshme - për këtë arsye ka vlerë ekonomike, por nuk duhet të degradohet në mall të thjeshtë ose në burim fitimi. Shteti duhet të mbajë përherë

1 http://www.un.org/News/Press/docs/2010/ga10967.doc.htm

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e5

sovranitetin mbi resurset ujore. Të mirat e përbashkëta mundësojnë fuqi demokratike dhe të drejtë të vendimmarrjes së qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Mbikëqyrja dhe menaxhimi publik i ujërave duhet ta marrë parasysh këtë.

Qeveria e Kosovës e njeh ujin si një e mirë e përbashkët dhe angazhohet për ruajtjen e sovranitetit mbi këtë resurs si një aset i pandashëm kombëtar. Ajo vepron si kujdestare e resurseve kombëtare ujore dhe kompetencat e saj i ushtron falë besimit të publikut.

Uji është një resurs i çmuar dhe duhet të vlerësohet

Ekziston një nevojë e madhe për ta kuptuar dhe çmuar më shumë vlerën e ujit. Ne duhet të çmojmë vlerën e vërtetë të ujit si në aspektin e kostos së tij, ashtu edhe në aspektin e vlerës fondamentale të tij për mbijetesën e njeriut dhe shëndetin e ekosistemit. Në vitin 2007 të gjitha komunat e Kosovës, dhe rishtazi në 2013/2014 rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, u ballafaquan me mungesë serioze të ujit, e cila duhet të shërbejë si paralajmërim dhe të nxjerrë në pah vlerën e këtij resursi.

Uji është një nevojë absolute për veprimtaritë socio-ekonomike, qoftë për vendbanime të reja, për zhvillimin e energjisë ose për bujqësi dhe industri. Uji gjendet kudo: për shembull, 70% e trupit të njeriut është ujë; nevojiten 40 litra ujë virtual për të prodhuar një fetë buke të bardhë, ose 140 litra për një filxhan kafe, etj.

Pa ujë apo pa menaxhimin e duhur të resurseve, zhvillimi i Kosovës do të jetë tepër i kufizuar.

Qeveria pranon se mbrojtja e ujit si resurs esencial është prioritet për zhvillimin e menjëhershëm dhe të ardhshëm socio-ekonomik të Kosovës, dhe e deklaron ujin si një ndër prioritetet e saj gjatë dekadës së ardhshme (2015-2025).

Kostoja e furnizimit me ujë duhet të pranohet dhe të paguhet

Vlerësimi i ujit nuk është vetëm çështje e përcaktimit të çmimit të duhur dhe e financimit, por gjithashtu është resurs i kufizuar mbi të cilin duhet të vendoset një vlerë mjedisore, me qëllim që të shfrytëzohet me efikasitet, kujdes dhe zgjuarsi.

Uji i trajtuar ka një kosto, uji i pijshëm (i rrjetit shpërndarës) ka një kosto dhe mbledhja e ujërave të zeza dhe trajtimi i tyre ka një kosto. Shpenzimet fillestare të investimeve për shërbime dhe kostot e menaxhimit të tyre afatgjatë, të operimit, të mirëmbajtjes, të zëvendësimeve dhe zgjerimit/përmirësimit duhet të paguhen. Nëse konsumatorët e ujit nuk arrijnë të paguajnë direkt për këto shërbime, atëherë ka humbje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Tarifat direkte “paguaj për shërbim” kanë kuptim më të mirë sesa taksat e përgjithshme indirekte. Qasja për popullatën e varfër mund të sigurohet përmes subvencioneve inteligjente, të targetuara, jo diskriminuese dhe transparente, si për shembull një këst social falas apo subvencionim në koston e kyçjes.

Duke mos paguar për shërbimet e ujit (lejet e marrjes së ujit, furnizimi me ujë të pijshëm, ujitja, uji industrial, etj.), konsumatorët mund ta komprometojnë nivelin e kënaqësisë nga ky shërbim. Ekziston nevoja për përmirësim të shpejtë dhe të rëndësishëm të pagesës për shërbimet e furnizimit me ujë dhe të ujërave të zeza. Niveli i ulët i arkëtimit në këtë sektor me të vërtetë është duke rrezikuar menaxhimin dhe mirëmbajtjen e furnizimit me ujë dhe të rrjetit të grumbullimit të ujërave të zeza. Madje kjo seriozisht po rrezikon zhvillimin e shërbimeve të ujërave të zeza, të cilat kur nuk trajtohen, rrezikojnë shëndetin publik dhe gjendjen e mjedisit.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e6

Qeveria pranon se pasuria më e vlefshme në Kosovë sot është uji – uji i pastër, i sigurt dhe i freskët. Qeveria gjithashtu pranon se nevojat për zhvillimin e infrastrukturës së ujit janë të jashtëzakonshme2, duke e tejkaluar mundësinë aktuale të buxhetit të Kosovës.

Bashkëpunimi dhe vizioni i qartë janë çelësi i progresit

Është më se e qartë nevoja për një nivel të ri bashkëpunimi ndërmjet të gjitha niveleve të qeverisjes dhe më gjerësisht, mes të gjitha palëve të interesit në sektorët e ujit, për shkak të ndërvarësisë në rritje. Kjo nuk është një rrugë e lehtë për t'u ndjekur. Në të vërtetë shumë nga sukseset e dekadës së fundit janë bazuar në qasjen nga lart-poshtë dhe të orientuar drejt zbatimit.

Vizioni i Qeverisë është se "nga viti 2025, resurset e ujit në Republikën e Kosovës do të shfrytëzohen në mënyrë efikase, të ndara në mënyrë të barabartë dhe të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme". Në kuptim të shërbimeve të ujit vizioni i Qeverisë është se "Uji, në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi të pranueshme, është në dispozicion për të gjitha palët, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tanishme dhe të ardhme, në përputhje me standardet evropiane."

E kaluara nuk është prolog

Kosova ka trashëguar shumë sfida që nga koha e regjimeve të viteve para-1999 dhe ka përjetuar shkatërrimet e luftës. Për më shumë se një dekadë ka pasur zhvillime shumë dinamike. Përmes komunitetit ndërkombëtar, qytetarët e Kosovës kanë përfituar nga investimet e shumta të komunitetit të donatorëve. Dinamizmi vazhdon dhe sfidat evoluojnë. Sa i përket planifikimit të ujit dhe menaxhimit të tij, e kaluara nuk është më një udhëzues i mirë për të ardhmen. Ndryshimet klimatike në realitet u mohojnë përvojave historike mundësinë e të qenët një indikator (tregues) i kushteve të ardhshme. Ne përballemi me ndryshime të përmasave të papërjetuara më parë nga infrastruktura jonë ujore.

Për shembull, në vitin 2006 ne kemi pasur një krizë të menaxhimit të përmbytjeve, që për ironi u pasua vitin e ardhshëm me thatësirën më të rëndë në historinë tonë të evidentuar.

Efiçenca në shfrytëzimin e ujit ka qenë dhe do të mbetet synim, por për të ardhmen e pasigurt, elasticiteti dhe përshtatshmëria duhet të luajnë një rol më të fuqishëm në planifikimin dhe menaxhimin e ujërave. Kjo gjithashtu do të ketë pasoja edhe për kornizën ligjore dhe rregullatore, tek e cila dëshira për besim dhe siguri do të reagojnë kundër realitetit të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë. Po ashtu do të ketë edhe implikime financiare meqë një sistem më elastik dhe më i fuqishëm do të ketë shpenzime.

Qeveria pranon se mënyra e shfrytëzimit të resurseve ujore duhet të vihet nën shqyrtim edhe më të madh dhe nën menaxhim më të shtuar. Nevojiten politika dhe strategji të ujit më moderne dhe kreative, nëse nuk duam që aspiratat për rritje dhe zhvillim të shoqërisë të ndrydhen si rezultat i resurseve të kufizuara të ujit.

Qeverisja e ujërave

Si burim thelbësor i jetës, resurset ujore duhet të qeverisen brenda kornizës së përgjegjësive të përbashkëta, që përfshin angazhim nga ana e të gjithë njerëzve dhe institucioneve, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për t’i vlerësuar dhe mbrojtur ato. Qeverisja e ujërave është e përcaktuar nga një tërësi sistemesh (politike, shoqërore, ekonomike dhe administrative) të cilat janë në fuqi dhe

2 Kostoja e vlerësuar për furnizim me ujë (rehabilitim të rrjetit, zgjerim, etj.) dhe grumbullimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre është

rreth 1.25 miliard Euro.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e7

kontrollojnë vendimmarrjen në lidhje me zhvillimin dhe menaxhimin e resurseve ujore si dhe me ofrimin e shërbimeve të ujit. Qeverisja e mirë ekziston atëherë kur raportet dhe ndarja e funksioneve mes shtetit, shoqërisë civile dhe sektorit privat janë të bazuara në pjesëmarrje, transparencë, mosdiskriminim dhe në efektshmërinë dhe besueshmërinë e punëve publike. Gjithashtu, sektori i ujit në Kosovë është një pjesë e zhvillimeve të gjera shoqërore, politike dhe ekonomike dhe në këtë mënyrë ndikohet edhe nga vendimet jashtë sektorit të ujit.

Korniza institucionale

Nevojitet ndihmë në zhvillimin e një kornize të fuqishme institucionale, e cila do të zgjidhë konfliktet që lindin nga çështjet e ndryshme të ujit, d.m.th. alokimi dhe shfrytëzimi, tarifat dhe kualiteti, dhe do të promovojë politika për shfrytëzim më të drejtë dhe efiçent të ujit. Përcaktimi i qartë dhe i përshtatshëm i detyrave dhe përgjegjësive në këtë sektor është thelbësor, ndërkohë që institucionet e fuqishme dhe kompetente janë të nevojshme në të gjitha nivelet. Rolet, përgjegjësitë dhe institucionet duhet të përkrahen përmes alokimit të duhur të resurseve, masave trajnuese, ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit institucional.

Sektori i ujit është një çështje ndër-sektoriale, që përfshin një numër institucionesh publike. Me qëllim të qartësimit të përgjegjësive institucionale në sektorin e ujit, Qeveria propozon që përgjegjësitë institucionale për çështjet e poshtëshënuara duhet të jenë si në vijim:

Legjislacioni: Kuvendi do të jetë përgjegjës për miratimin e ligjeve relevante për sektorin e ujit, si dhe për Strategjinë e Ujit.

Koordinimi Ekzekutiv: Qeveria do ta funksionalizojë koordinimin e sektorit të ujërave përmes Këshillit Ndërministror të Ujit.

Resurset ujore: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e resurseve të ujit. Në përputhje me legjislacionin e BE-së, Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore duhet të themelohet në vitin 2015 nën autoritetin e MMPH dhe do të jetë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të ujërave në nivel pellgu, duke përfshirë edhe të gjithë shfrytëzuesit e ujit. Themelimi i autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore është edhe një nga rekomandimet e KE me qëllim të bartjes së legjislacionit të BE-së në nivel nacional, por edhe me qëllim të ndarjes së qartë të përgjegjësive me qëllim të një menaxhimi sa më cilësor.

Sektori i ujitjes: aktualisht nën përgjegjësinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ose do rregullohet plotësisht (përfshirë shërbimet e ujitjes) nga kjo Ministri ose hartimi i politikave duhet të transferohet nën përgjegjësinë e MMPH, në mënyrë që të administrohet më mirë shfrytëzimi i ujërave.

Shërbimet e Ujit: Qeveria do të shqyrtojë mënyrën më të mirë të përparimit drejt shërbimeve të qëndrueshme të furnizimit të ujit, duke vlerësuar modalitetet e mbajtjes së konceptit të kompanive rajonale të ujit, që aktualisht janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ndonëse duke ruajtur rolin në rritje të komunave në sektorin e ujit. Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) do të konsolidohen më tej në përputhje me vendimin e Qeverisë për konsolidimin (Shtojca 1), duke u pajtuar se rritja e fondeve në të ardhmen do të rritet përmes kredive e jo granteve dhe Institucioneve Ndërkombëtare të Financimit që preferojnë të fokusohen në kompani më të mëdha dhe të mirëdrejtuara me qëllim që të arrijnë ekonominë e shkallës.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e8

Rregullatorët: Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK)3 do të mbajë përgjegjësinë si rregullator ekonomik në ofrimin e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza. ZRRUK do të mbetet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe të operatorëve që ofrojnë shërbimin, dhe të jetë përgjegjës para Parlamentit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të vazhdojë të jetë përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe të jetë rregullator shëndetësor. MMPH do të forcojë rolin e saj si rregullator mjedisor - të gjitha investimet që ndikojnë në resurset e ujit duhet të marrin leje të ujit dhe/ose të harmonizohen me MMPH dhe departamentet e saj.

Aranzhimet financiare

Nga njëra anë, praktikat aktuale në ndarjen buxhetore tregojnë se financimi është ndarë në organizata të ndryshme për aktivitete të njëjta. Për shembull, komunat, MMPH dhe MZhE, të gjithat kanë financuar projekte për furnizim me ujë në vitet 2012-2015! Në mënyrë të ngjashme, ndihma e donatorëve shpeshherë ka shkuar përmes komunave apo MZHE apo direkt KRU-ve.

Nga ana tjetër, situata në lidhje me menaxhimin e resurseve ujore është e fragmentuar. Investimet nuk janë të koordinuara me MMPH: janë hapur ferma peshqish që kërcënojnë rrjedhën dhe cilësinë e lumenjve, restorantet i kanë ndryshuar shtretërit dhe rrjedhat e lumenjve, komunat kanë bërë rehabilitimin e shtretërve dhe brigjeve të lumenjve pa mbikëqyrjen e MMPH-së, aktivitetet ilegale në pellgjet e lumenjve vazhdojnë, etj. Ka mungesë të konsiderueshme të qartësisë në aspektin e përgjegjësisë institucionale, kur është fjala për financimin, lejet, etj.

Qeveria për rrjedhojë konfirmon se:

Infrastruktura e shërbimeve të ujë-furnizimit dhe ujërave të zeza: KRU-të janë përgjegjës për investimet në infrastrukturën e shërbimeve të ujit. MZhE, si kujdestar i pasurisë së KRU, në emër të Qeverisë, është përgjegjëse për të mbështetur dhe të koordinuar investimet në projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve. Financimi i shërbimeve të ujit do të sigurohet nga: (i) tarifat e ujit, (ii) alokimet buxhetore dhe (iii) donacionet.

Infrastruktura e resurseve ujore: MMPH është përgjegjëse për financimin ose koordinimin e investimeve në sektorin e resurseve ujore. Asnjë investim që ndikon në resurs të ujit nuk mund të ndërmerret pa njoftim të MMPH-së dhe miratimin e saj. Infrastruktura e resurseve ujore, në anën tjetër do të financohet nga: (i) pagesat për leje ujore dhe dënimet, (ii) buxheti, dhe (iii) donacionet.

Infrastruktura e ujitjes: Kompanitë Rajonale të Ujitjes janë përgjegjëse për investimet në sektorin e ujitjes. Këto investime do të duhet të jenë të harmonizuara me MMPH në mënyrë që të sigurohet alokimi dhe shfrytëzimi i duhur i resurseve ujore.

Komunat, brenda territorit të tyre urban, janë përgjegjëse për financimin apo koordinimin e investimeve duke përfshirë rregullimin e rrjedhjes së lumit dhe punët e mbrojtjes nga përmbytjet, si dhe menaxhimin e ujërave atmosferike. Komunat gjithashtu do të ushtrojnë të drejtat e dhëna nga ligji për sektorin e ujit në përgjithësi. Ku të drejtat e tilla përfshijnë sistemet rurale të ujësjellësit dhe kanalizimit, komunat duhet të sigurojnë integrimin e tyre në kuadër të menaxhimit të KRU-ve, në koordinim me KRU-në përkatëse të licencuar për atë zonë të shërbimit. Pronësia e aseteve të tilla do të transferohet tek KRU-ja përkatëse.

3 Aktualisht Parlamenti është në proces të ndryshimit të ligjit që rregullon ZRRUK, dhe emri i Rregullatorit do të jetë e Shërbimeve të Ujit

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRSHU). Pra, kur ligji hyn në fuqi, termi ZRRUK në këtë dokument do të zëvendësohet përputhshmërish, pra me ARRSHU.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e9

Koordinimi në nivel qendror i procesit të programimit dhe planifikimit të asistencës së donatorëve të jashtëm për fushën e mjedisit, ku hyn sektori i ujërave, bëhet nëpërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian.

Donatorët dhe organizatat e tjera të financimit obligohen që të ndjekin vijën e përgjegjësisë të lartpërmendur.

Aranzhimet teknike

Qeveria pranon mbështetjen e komunitetit të donatorëve në rehabilitimin e rrjeteve të ujit, stacioneve të pompimit dhe impianteve të trajtimit. Mbështetja ka evoluar nga faza emergjente në një shkallë zhvillimi dhe ka pasur futje graduale të teknologjive më të mira. Qeveria ka njoftuar se ka pasur hapa drejt adoptimit të teknologjisë miqësore ndaj mjedisit, duke promovuar menaxhimin dhe ruajtjen e ujit.

Qeveria inkurajon përmirësimin e projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të furnizimit me ujë për të përmirësuar efiçencën dhe për të minimizuar humbjet e ujit. Një nga shqetësimet e shprehura nga KE është mungesa e investimeve dhe mungesa e një koordinimi të gjithmbarshëm (strukturat nacionale dhe donatorët) për minimizimin e humbjeve të ujit . Teknologjitë e qëndrueshme janë të pranueshme në aspektin social, të bazuara në nevoja, efektive në kosto, miqësore ndaj mjedisit, të replikueshme dhe fleksibile për zgjerim dhe kërkesa për nivel më të lartë të shërbimeve. Për të arritur këtë duhet të krijuar një shumëllojshmëri të qasjeve të qëndrueshme teknologjike për të ruajtur këto resurse të kufizuara, jo vetëm për shfrytëzim të tanishëm por edhe për gjeneratat e ardhshme.

Qeveria është e vetëdijshme për faktin se ka shumë sfida përpara. Ekziston vetëm një impiant për trajtimin e ujërave të zeza (shtëpiake-urbane) në Skenderaj. Akoma nuk ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza, por ka iniciativa të donatorëve të mbështetura fuqimisht nga Qeveria për t'u ndërtuar impiante tjera si dhe për të kompletuar studimet e fizibilitetit për trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza4. Më tej, Qeveria është e vetëdijshme se Kosova i përket kategorisë së vendeve me stres ujor5 dhe ka nevojë të vlerësojë zhvillimin e resurseve të reja të ujit, të përmirësojë në mënyrë drastike efikasitetin e shfrytëzimit të ujit, duke filluar me zvogëlimin e sasisë së ujit të pafaturuar. Njohuria teknike, investimet dhe ngritja e kapaciteteve janë të nevojshme në këtë fushë.

Për më tepër, në përputhje me politikën e Qeverisë, që bujqësia të jetë një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik, paraqitet nevoja për ngritjen e efikasitetit të sistemit të ujitjes (“më shumë ujë më shumë të mbjella”) përmes aplikimit të matjeve, p.sh. përzgjedhja e duhur e kulturës së të mbjellave dhe teknika e duhur, si ajo me spërkatje apo ujitja me pikim, si dhe opsionet e tjera. Zgjerimi i hulumtimit dhe zhvillimit të kostos efektive do të inkurajonte teknologjinë e duhur dhe efikase të ujitjes dhe menaxhimit si dhe do të promovonte njëkohësisht shfrytëzimin me efikasitet të ujit në ferma, rishfrytëzimin dhe adoptimin e teknologjisë për ruajtjen e ujit dhe ujitjen moderne.

Gjithashtu, Qeveria do të promovojë rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë dhe reduktimin e humbjeve në sistemin e prodhimit të energjisë, duke miratuar standardet dhe teknologjinë e duhur, dhe rritjen e reformave të menaxhimit.

4 Impianti i radhës është kontraktuar për qytetin e Prizren. Po ashtu ka projekte konkrete edhe për Gjakovën dhe më pas Pejën. Për

Prishtinën, Gjilanin dhe Ferizaj janë kryer studimet e fizibilitetit, ndërsa në përfundim është edhe për Mitrovicën. 5 Sipas Indikatorit të Stresit të ujit Flankenmark, një vend do të përjetojë “stres uji”, d.m.th. mungesa periodike ose të kufizuar të ujit, kur

furnizimi vjetor me ujë bie nën 1700 m3/cap/vit. Sipas MMPH, Kosova ka 1600 m3/cap/vit, ndonëse kjo figurë kundërshtohet nga disa ekspertë.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e10

Në përgjithësi, Qeveria do të mbështesë hulumtimet dhe zhvillimin e teknologjisë së përshtatshme për ruajtjen e ujit, kanalizimeve dhe kontrollin e ndotjes.

Ndarja e të dhënave

Është shqetësues fakti se niveli i vërtetë i disponueshmërisë së ujit dhe shfrytëzimi i tij nuk është i njohur sepse të dhënat janë të fragmentuara, nuk ndahen haptazi, nuk janë komplete dhe janë kundërthënëse. Në mënyrë që të ndryshojë kjo, rekomandohet që të bëhet:

Zhvillimi i një baze të besueshme të të dhënave për ujin, e ku do të mund të kenë qasje të gjitha palët e interesuara. Kjo duhet bërë përmes Sistemit Informativ për Ujin në kuadër të MMPH. Të gjithë përdoruesit e ujit do të kontribuojnë në këtë bazë të dhënash.

Racionalizimi dhe institucionalizimi i sistemit të mbledhjes së të dhënave për një rrjedhë efikase dhe efektive të informative, të planifikimit dhe vendimmarrjes.

Përmirësimi i të dhënave dhe informatave, duke përfshirë rishikimin dhe rehabilitimin e rrjetit të mbledhjes së të dhënave për ujërat sipërfaqësore, nëntokësore dhe cilësinë e ujit.

Rritja e përcjelljes së njohurive dhe informatave bazuar në përvojat globale dhe praktikat më të mira në të gjitha aspektet e Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore – politika, ligje, procedura të menaxhimit, etj.

Zhvillimi i një fushate të gjerë informuese dhe edukuese, që do ta bëjë publikun të vetëdijesohet për faktin se uji është një resurs i limituar dhe se është një produkt që ka një çmim dhe që duhet të paguhet.

Koordinimi

Koordinimi është thelbësor për zgjidhjen e problemeve komplekse të ndërlidhura me ujin dhe siguron një bazë mbështetëse të mirëkoordinuar për ta futur furnizimin me ujë dhe çështjet e kanalizimit në agjendën e zhvillimit të vendit. Gjithashtu ofron një forum unik për shkëmbimin e ideve që kanë për qëllim harmonizimin e parimeve dhe kuptimin më të mirë të nivelit të resurseve që shkojnë për sektorët e tjerë dhe si të tërheqin më shumë fonde për sektorin e ujit. Qeveria ka për qëllim që të:

promovojë bashkëveprimin mes aktorëve të sektorit me qëllim të zvogëlimit të dyfishimit dhe të sigurojë investime efektive dhe fitimprurëse në sektor;

promovojë monitorimin e zbatimit të politikave për aktivitetet e organizatave të ndryshme;

promovojë forma të përshtatshme financiare për investime efektive;

promovojë harmonizimin e qasjeve për implementimin e projekteve;

ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të Qeverisë për të menaxhuar dhe monitoruar sigurimin e qëndrueshëm të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve;

ristrukturojë mekanizmin koordinues i cili optimizon shfrytëzimin e resurseve dhe siguron koherencën e qasjeve për përfitim të popullatës e cila nuk ka shërbime, dhe

lehtësojë komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve mes të gjitha palëve të interesuara në sektorin e ujit.

Takimet e koordinimit duhet të jenë të hapura për anëtarë të rinj, madje edhe në bazë të përkohshme, për të kontribuar në shartimin e ndërsjellë mes nivelit lokal dhe atij nacional si dhe mes grupeve sektoriale.

Qeveria inkurajon platformat koordinuese në vend të vazhdojnë, të fuqizohen dhe të marrin parasysh parimet e mësipërme. Këto platforma përfshijnë:

Bashkëpunimin e MMPH-së dhe institucioneve e organizatave të sektorit të ujit me MIE-në për një koordinim më efektiv të asistencës së jashtme duke përdorur mekanizmat e paraparë me Rregulloren Nr. 04/2011 për koordinimin e donatorëve dhe me legjislacionin tjetër.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e11

Koordinimi i donatorëve të sektorit të ujit i kryesuar nga donatori udhëheqës (aktualisht Zyra Zvicerane për Bashkëpunim).

Takimi koordinues i zbatuesve të projekteve të donatorëve për sektorin e ujit, që aktualisht drejtohet nga Sekretariati i KNMU.

Monitorimi i performancës dhe evaluimi

Monitorimi efektiv i performancës dhe vlerësimi janë thelbësore me qëllim që sektori i ujit dhe institucionet të kenë dijeni nëse janë në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tyre dhe të ofrojnë informacionet sipas të cilave do të mund të maksimizohet niveli i performancës. Monitorimi dhe vlerësimi ndihmojnë që të përmirësohet performanca dhe të arrihen rezultatet. Në mënyrë që të matet dhe vlerësohet performanca drejt realizimit të synimeve sa i përket ujërave, është tejet e rëndësishme ndjekja sistematike dhe e qëndrueshme dhe shqyrtimi i progresit. Qeveria do ta bëjë këtë përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra për politikat e përgjithshme të ujit, ZRRUK për performancën e kompanive rajonale të ujit dhe Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (MZhE) për performancën e Bordit të Drejtorëve (BoD).

Përmes zhvillimit të mekanizmave për monitorim dhe vlerësim, Qeveria do të:

identifikojë performancën e mirë dhe të dobët si dhe shkaqet e tyre;

të mbajë palët e interesuara (departamentet, ofruesit e shërbimeve, etj.) përgjegjëse për performancën e tyre në mënyrë transparente dhe aty ku puna e anëtarëve të Bordit është e mangët, apo ku ka konflikt të interesave, do t'i zëvendësojë anëtarët e Bordit menjëherë dhe pa kompensim;

fokusojë role institucionale për vlerësim dhe veprim në performancën e sektorit dhe në krijimin e kornizës kundrejt së cilës do të mund të zhvillohen strategjia për ngritje së kapaciteteve dhe caqet;

arrijë të dhëna (informata) të integruara të performancës;

integrojë mjetet për matjen e performancës, p.sh. monitorimin operacional, përcjelljen financiare, vlerësimin, etj.

përmirësojë informatat për vlerësimin e efektivitetit të politikave dhe të mundësojë politikëbërje më të mirë;

zhvillojë një sistem të besueshëm për të argumentuar për më shumë resurse për sektorin e ujit dhe kanalizimeve dhe për ndarjen e atyre resurseve.

Çështjet kryesore kombëtare të ujit

1. Cilësia e ujit, sasia dhe siguria publike

Njëra nga çështjet më të vështira është koordinimi i cilësisë së ujit në dispozicion me kërkesat për sasinë e ujërave. Shumë konsumues kanë kërkesa të përbashkëta për variabla të caktuara, siç është energjia, por çdo shfrytëzues do të ketë kërkesat e tij dhe ndikimin në cilësinë dhe sasinë e ujit. Kërkesat e shfrytëzuesve të ndryshëm për cilësinë dhe sasinë e ujit jo çdo herë do të jenë kompatibile. Aktivitetet e njërit shfrytëzues mund të kufizojnë aktivitetet e tjetrit. Njëri shfrytëzues mund të kërkojë kualitet të ndryshëm uji nga shfrytëzuesi tjetër ose mund ta ulë cilësinë e ujit gjatë shfrytëzimit të tij. Përpjekjet për të përmirësuar apo mirëmbajtur një cilësi të caktuar të ujit shpesh bien në kundërshtim me kërkesat e cilësisë dhe sasisë së kërkuar nga shfrytëzues të ndryshëm.

Tejkalimi i interesave të palëve do të kërkojë diskutime të konsiderueshme dhe negociata mes të gjithë atyre që kanë interes për rezultate. Kjo është e vërtetë kryesisht kur bëhet fjalë për të drejtat e ujit, kur niveli qendror dhe ai lokal mund të kenë qasje dhe interesa dukshëm të ndryshme.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e12

Qeveria është e vëmendshme për faktin se Kosova ka nevojë për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të 5 digave aktuale të mëdha për mbledhjen e ujit, për të shqyrtuar zhvillimin e resurseve ujore për të ardhmen si dhe për të ulur sasinë e ujit të pafaturuar në mënyrë që të përmirësojë kërkesat për sasinë e ujit. Gjithashtu, Qeveria është e vetëdijshme se mungesa e trajtimit të ujërave të zeza ndikon negativisht në cilësinë e ujit në Kosovë dhe mund të ndikojë në cilësinë e ujit të vendeve fqinje. Eksploatimi i vazhdueshëm i inerteve të lumenjve gjithashtu rrezikon seriozisht cilësinë e ujit. Qeveria konsideron se projektet vijuese janë në kuadër të prioriteteve kryesore të sektorit:

- Vlerësimi i sigurisë së digave, monitorimi dhe rehabilitimi

- Vlerësimi i nevojave dhe zhvillimi i infrastrukturë së resurseve ujore

- Mbrojtja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore nga ndotja

- Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujit për furnizim publik

- Trajtimi i ujërave të zeza dhe shkarkimi

- Menaxhimi i eksploatimit të lumenjve

Lista e kompletuar e investimeve prioritare për një periudhë 20-vjeçare do të jetë pjesë e Strategjisë së Ujit, e cila do të miratohet brenda vitit 2015.

Gjithashtu, Qeveria inkurajon MMPH, si mbrojtëse e resurseve ujore, që të hartojë regjistrin e plotë të inventarit të ujit para se të bëhet një progres kuptimplotë në integrimin e cilësisë së ujit/ planifikimit e sasisë. Duke qenë se furnizimet me ujë kanë natyrë rajonale, diskutimet e tilla dhe planifikimet duhet të ndodhin në rajon. Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit janë të dobishme në mbështetjen e këtij procesi.

Së fundi, MMPH duhet të rivlerësojë lejet për ujë, pagesat e marrjes dhe të nxjerrjes së ujit, duke garantuar që çmimi i vërtetë i ujit do të ketë një efekt pozitiv në ruajtjen (dhe kursimin) e ujit. Megjithatë, një vlerësim i tillë duhet të marrë parasysh të gjitha pasojat e qëllimshme apo të paqëllimshme nga kjo masë.

2. Ndërlidhjet me sektorët e tjerë

"E drejta e njeriut për ujë është e domosdoshme për të jetuar një jetë me dinjitet njerëzor. Kjo është parakusht për realizimin e të drejtave të tjera të njeriut ", Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Deklarata e lartpërmendur është shumë e qartë. Uji ka një ndikim të thellë në zhvillimin e energjisë, bujqësisë, prodhimit, minierave, urbanizimit, turizmit si dhe në mirëqenien e përgjithshme të popullatës. Asnjëra nga këto nuk do të kenë kuptim nëse resurset e ujit varfërohen ose ndoten. Uji është përbërësi kyç për zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të vendit.

Rritja e kërkesës për përdorimin e ujit dhe rritja e nevojës për të përmirësuar cilësinë e ujit e ka shtyrë Qeverinë të njohë rëndësinë e sektorit të ujit. Ndërvarësia e zhvillimit ekonomik nga shumë sektorë, si p.sh. energjisë, ujit, agrikulturës, prodhimit etj., është e qartë dhe Qeveria do të inkurajojë bashkëpunim më të madh dhe koordinim mes ministrive dhe sektorëve përkatës.

Një furnizim i besueshëm, i përballueshëm dhe i qëndrueshëm i ujit do të jetë vendimtar për të tërhequr dhe mirëmbajtur zhvillimet socio-ekonomike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e vazhdueshme ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës në sektorë të ndryshëm.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e13

3. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore

Deklarata e problemeve

Ujërat sipërfaqësore të Kosovës janë të kërcënuara nga përdorimi i tepruar, mungesa e menaxhimit, marrja e zhavorrit në shtretërit e lumenjve dhe ndotja e shkaktuar nga shkarkimi i ujërave të zeza të amvisërive dhe atyre industriale.

Përdorimi në rrjedhën e sipërme dhe ndotja po ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e rrjedhës. Rrjeti për monitorimin e ujërave sipërfaqësore është i pakompletuar dhe jo i besueshëm për të gjeneruar të dhëna të mjaftueshme dhe cilësore. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk jemi të vetëdijshëm për ndikimin nga tërheqja e pakontrolluar nga akuiferet nëntokësore në vitet e fundit, për shembull për rënien e nivelit të ujërave nëntokësore. Përdorimi i skajshëm i puseve nëntokësore për përdorim rezidencial apo industrial ka ardhur për shkak se ofruesit e shërbimit të ujit kanë dështuar në përmirësimin dhe zgjerimin e zonave të tyre të shërbimit. Përveç shfrytëzimit të tepruar të ujërave nëntokësore, nuk ka të dhëna të tjera të rrjetit nëntokësor në nivel kombëtar, për të cilat do të mund të flitej, në kuptimin që ne nuk e dimë se sa është sasia e ujërave nëntokësore në dispozicion dhe cila është cilësia e tyre. Një nga rekomandimet kryesore të BE-së përgjatë viteve të fundit është përmirësimi i sistemit për monitorimin e ujërave sipërfaqësore si dhe krijimi i sistemit për monitorimin e ujërave nëntokësore.

Gërmimi i pellgjeve të lumenjve (për material ndërtimor) ka dalë jashtë kontrollit në dekadën e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve ekonomike dhe për shkak të mungesës së shqyrtimit të burimeve alternative të agregateve. Nuk ka ndonjë procedurë të standardizuar sistematike për llogaritjen e vëllimit të materialeve që do të mund të nxirren nga lumenjtë dhe që mund të zëvendësohen në mënyrë natyrore.

Rekomandimet e politikës

Deklarata e Politikës: Rrjeti i monitorimit të resurseve ujore

- Qeveria do të mbështesë MMPH që të zgjerojë dhe përmirësojë rrjetin e monitorimit të ujërave sipërfaqësore dhe të zhvillojë monitorimin e rrjetit të ujërave nëntokësore si dhe menaxhimin, në mënyrë që të krijojë një pasqyrë të plotë dhe koherente të statusit të ujit brenda secilit Pellg Lumor, siç kërkohet me ligj. Këto do të duhet të jenë operacionale deri në vitin 2018.

Deklarata e Politikës: Evaluimi dhe planifikimi i resurseve ujore

- Qeveria inkurajon MMPH të shfrytëzojë modelin falas të WEAP gjatë lëshimit të lejeve ujore, si dhe vlerësimit dhe planifikimit të resurseve ujore.

Deklarata e Politikës: Nxjerrja e resurseve ujore

- Qeveria synon një mbrojtje më të mirë të resurseve ujore nga tej-shfrytëzimi dhe nga kërcënimet e ndotjes. MMPH do të fus në përdorim një sistem më të fuqishëm të licencimit për nxjerrjen e ujit (për ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore) duke përcaktuar limitet e nxjerrjes dhe kërkesat e kontrollit të cilësisë. Përveç kësaj ne do të propozojmë fuqizim më madh të rregullave mjedisore, për të siguruar që kushtet e tilla të licencës të zbatohen dhe të japim kompetenca më të mëdha zbatimi. Ne do ta plotësojmë kornizën ligjore përkatësisht.

Deklarata e Politikës: Mbrojtja e resurseve ujore nga ndotja

- Qeveria synon të mbrojë gjitha resurset ujore të shtetit nga kërcënime të ndotjes. Ne do të kërkojmë nga MMPH të shqyrtojë futjen në përdorim të një sistemi më të fuqishëm të mbrojtjes

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e14

së mjedisit dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke specifikuar standardet e cilësisë së shkarkimeve të ujërave të zeza dhe dhënies së kompetencave më të mëdha të zbatimit, përfshirë gjobat dhe në raste ekstreme, ndjekjes penale. Ne do të ndryshojmë ligjin ekzistues dhe instrumentet e tjera ligjore përkatësisht.

Deklarata e Politikës: Koncepti 'ndotësi paguan'

- Qeveria mbështet konceptin 'ndotësi paguan'. Ne do të kërkojmë nga MMPH të shqyrtojë se si do të mund të aplikohet në mënyrën më të mirë ky koncept në Kosovë përmes një përzierje të mekanizmave ligjore dhe të pagesave.

Deklarata e Politikës: Objektet (impiantet) e trajtimit të ujërave të zeza

- Qeveria do të bashkëfinancojë projektet e trajtimit të ujërave të zeza në lokacionet e përcaktuara nga MMPH. MZhE, përmes KRU-ve, do të jetë përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin e ndërtimit dhe menaxhimit të këtyre objekteve. Qeveria do të kërkojë nga MMPH dhe MTI të sigurojë që të gjitha industritë ekzistuese detyrimisht të ndërtojnë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza industriale në objektet e tyre deri më 2020, ndërsa të gjitha industritë e reja obligohen të kenë objekte të detyrueshme trajtimit të ujërave të zeza.

Deklarata e Politikës: Sigurimi i Digave

- Qeveria rregullisht do të vlerësojë gjendjen aktuale të 5 digave të mëdha në Kosovë, të rehabilitojë dhe të instalojë mjetet e duhura aty ku është e nevojshme, të ndërmarrë kryerjen e një vlerësimi të detajuar të kapaciteteve të tyre për të përballur përmbytjet ekstreme në mënyrë të sigurt, të vlerësojë rrezikun sizmik dhe stabilitetin dhe të prezantojë procedurat formale përmes legjislacionit të ri, për të siguruar sigurinë e monitorimit rutinor dhe raportimin në të ardhmen nga ekspertë lokalë të trajnuar për të gjithë digat e mëdha.

Deklarata e Politikës: Zhvillimi dhe mbrojtja e resurseve ujore

- Qeveria do të mbështesë MMPH, direkt ose nëpërmjet donatorëve, për të vlerësuar nevojën për zhvillimin e resurseve të reja të ujit dhe do t'i emërojë fusha të tilla si "interes kombëtar". Qeveria i kërkon MMPH-së që menjëherë t'i caktojë gjithashtu dhe 5 digat aktuale (Batllavë, Badovc, Ujmani, Radoniqi dhe Përlepnicë) si zona të "interesit kombëtar", sidomos (Gazivoda) digën e Ujmanit.

Deklarata e Politikës: Përafrimi me Kornizën Direktivë të Ujërave (KDU)

- Qeveria mbështet menaxhimin e resurseve ujore bazuar në parimin e pellgjeve të lumenjve dhe fton MMPH-në të përcaktojë sipërfaqet e ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore në kuadër të çdo pellg lumor në përputhje me procedurën e përcaktuar në KDU deri në vitin 2017.

- Qeveria kërkon nga MMPH të ketë kontroll mbi të gjitha rrjedhat ndotëse dhe shkarkimeve në ujërat sipërfaqësore, bazuar jo vetëm në sasinë e përgjithshme të ndotësit, por edhe në koncentratin (grumbullimin) e tyre në mjedisin ujor (kjo të jetë e siguruar deri më 2017).

Deklarata e Politikës: Menaxhimi i eksploatimit të lumenjve

- Qeveria lejon eksploatimin e kontrolluar të lumenjve. Bartësit aktualë të licencave për operim në eksploatimin e lumenjve, në bashkëpunim me MMPH, do të identifikojnë dhe të zbatojnë masat zbutëse të cilat favorizojnë proceset e rigjenerimit natyror ose rehabilitimit dhe që zvogëlojnë ndikimin negativ në mjedis. Në mënyrë që të përmbushën kërkesat e tregut për

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e15

agregate të tilla, veçanërisht për rërë, Qeveria inkurajon alternativa të tjera të burimeve, siç janë operatorët gurorë.

Deklarata e Politikës: Prurjet e pranueshme ekologjike

- Qeveria mbështet konceptin e prurjes së pranueshme ekologjike: rrjedhjet minimale të lumenjve janë esenciale dhe duhet të mirëmbahen për shkak të ruajtjes së ekosistemeve dhe aktiviteteve njerëzore në rrjedhjet e poshtme.

- Qeveria promovon kursimin dhe ruajtjen e ujit në mënyrë që të ruajë kapacitetin e funksionalitetit dhe rigjenerimit të ekosistemeve në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme. Duhet ruajtur sasi e mjaftueshme ujërash të freskëta (ëmbla) për mirëmbajtjen e ekosistemeve dhe biodiversitetit. Duhet të shmanget tej shfrytëzimi i tokës dhe resurseve sipërfaqësore.

Deklarata e Politikës: Regjistrimi i puseve të ujërave nëntokësore

- Të gjitha pronat publike dhe private që kanë puse nëntokësore (ose shpime) duhet të regjistrohen në MMPH për të monitoruar tërheqjet, nxjerrjet dhe përdoruesit; dhe të mbledhë tarifat e lejeve të tërheqjes dhe nxjerrjes së ujit.

4. Rregullativa e ujit

Deklarata(t) e problemit

Kosova aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe njeh nevojën për të harmonizuar legjislacionin e saj me acquis communautaire. Qeveria pranon se një kuadër ligjor i duhur për ujin është element përcaktues i qeverisjes së mirë për ujin dhe vlerëson se cilësia e legjislacionit ndikon në zhvillimin social-ekonomik si dhe shërben edhe si lehtësim për anëtarësim në BE. Korniza aktuale ligjore bën thirrje për specifikim të qartë të përgjegjësisë institucionale në sektorin e ujit, duke shmangur mospërputhjet ndërmjet ligjeve.

Ministritë janë marrë kryesisht me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit. Ky i fundit shpeshherë është bërë pa ndonjë vlerësim paraprak të dobësive/mangësive të ligjeve ekzistuese dhe ka vonuar edhe përfundimin e legjislacionit dytësor.

Zbatimi dhe fuqizimi (në praktikë) vazhdojnë të përbëjnë sfidë. Kjo është pjesërisht për shkak të mungesës së vetëdijesimit si dhe të resurseve, por edhe të mekanizmave stimulues, qoftë në nivelin inspektorial apo në gjykata.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e16

Rekomandim(et) e politikës

Deklarata e Politikës: Databaza e legjislacionit të ujërave

- Qeveria ngarkon Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit (AKMM) për të krijuar një bazë të dhënash publike, të bazuara në web për legjislacionin e ujit (duke përfshirë edhe legjislacionin dytësor) dhe ta përditësojë atë.

Deklarata e Politikës: Fuqizimi dhe zbatimi

- Qeveria inkurajon të gjithë akterët e ujit të fuqizojnë bashkëpunimin ndër-institucional, me qëllim të arritjes së fuqizimit më të mirë dhe zbatimit të legjislacionit.

Deklarata e Politikës: Legjislacioni dytësor

- Qeveria kërkon që të gjitha Ministritë të cilat sponsorizojnë ligje që ndërlidhen me sektorin e ujit të kompletojnë aktet nënligjore relevante, jo më vonë se dy vjet pas shpalljes së ligjit përkatës.

Deklarata e Politikës: Gatishmëria për aquis e ujërave të BE-së

- Qeveria kërkon nga Ministritë relevante, që në bashkëpunim me institucionet përkatëse të përfundojë vlerësimet ligjore, administrative dhe institucionale dhe të identifikojë veprime rregullatore për përafrimin e mëtejshëm me legjislacionin e ujit të BE-së.

- MMPH, së bashku me Ministritë relevante të sektorit të ujit, do të hartojnë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për përafrimin e legjislacionit të Kosovës për ujëra me acquis të BE. MIE do të ndihmojë dhe udhëzojë Ministritë relevantë në përgatitjen e këtij dokumenti.

5. Kompanitë e shërbimeve të ujit

Deklarata(t) e Problemit6

Konsolidimi i kompanive të shërbimeve të ujit ka qenë i bazuar në parimin e menaxhimit të pellgjeve të lumenjve dhe inkorporimi i tyre ka qenë i bazuar në parimet e qeverisjes së përbashkët. Qeveria ka themeluar Bordin e Drejtorëve për secilin ujësjellës dhe performanca e këtij grupi të parë të Bordit të Drejtorëve tregon se është e qartë se ka nevojë për përmirësim. Një tregues i problemit është mungesa e përfshirjes komunale në operimin e kompanive të ujësjellësve, një sfidë që është adresuar rishtazi nga Qeveria duke lejuar për përfaqësim të barabartë komunal në Bordin e Drejtorëve të KRU-ve.

Arkëtimi i të ardhurave ende është mjaft i ulët dhe sasia e ujit të pafaturuar është ende e lartë. Këto ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe sasinë e furnizimit me ujë të konsumatorëve. Arkëtimi i ulët pengon punën për përmirësimin e rrjetit në të ardhmen dhe investimet për trajtimin e ujërave të zeza. Uji i pafaturuar dhe humbjet e ujit drejtpërdrejt ndikojnë në sasinë e ujit të shfrytëzuar dhe në ruajtjen e tij, sidomos gjatë periudhës së thatësisë.

Të gjitha këto ndikojnë në qëndrueshmërinë financiare të kompanive rajonale të ujit, e që, duke pasur parasysh se nevojat për investime në sektorin e ujit dhe të ujërave të zeza kapin vlerën e 1,25-1,5 miliard euro, paraqet një sfidë të vërtetë për arritjen e rezultateve të kënaqshme për konsumatorët.

6 Shih gjithashtu 6.5.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e17

Rekomandimet e Politikës

Deklarata e Politikës: Mbështetja për konsolidimin dhe inkorporimin e KRU-ve

- Qeveria do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen e shtatë ndërmarrjeve ekzistuese rajonale të ujësjellësve dhe të shqyrtojë mundësinë e konsolidimit të mëtejmë në të ardhmen varësisht nga kërkesa e tregut, pritjet e agjencive për huadhënie lidhur me nivelin e të qenët ekonomik dhe parimin e menaxhimit të resurseve ujore në pajtim me konceptin e rajonit të pellgjeve lumore.

Deklarata e Politikës: Autonomia e Kompanive Rajonale të Ujit

- Qeveria do të synojë të marrë në konsideratë kompanitë rajonale të ujit si subjekte autonome të biznesit, jo të menaxhuara nga qendra apo komuna, dhe do t’i mbështesë ato të bëhen financiarisht të qëndrueshme, të orientuara nga konsumatorët dhe bizneset (tregu). Bordet e Drejtorëve duhet të jenë të pavarur, pa ndërhyrje të Qeverisë dhe të veprojnë vetëm në interes të kompanisë dhe konsumatorëve të saj. Aty ku ekzistojnë apo lindin konfliktet e interesit, anëtarët e Bordit do të zëvendësohen.

Deklarata e Politikës: Pagesa për zhvillimin e infrastrukturës

- Qeveria u bën thirrje komunave, që në bashkëpunim me ZRRUK dhe KRU-të, të shqyrtojnë zbatimin dhe grumbullimin e pagesave për zhvillimin e infrastrukturës ujore, përpos pagesave për zhvillimin e infrastrukturës komunale (për rrugë, drenazhet, ndriçim rrugor, etj). Tarifa për pagesë për zhvillimin e infrastrukturës ujore duhet të jetë tarifë e rregulluar që duhet miratuar nga ZRRUK.

Deklarata e Politikës: Furnizimi me ujë ka përparësi në krahasim me zhvillimin e shërbimeve të ujërave të zeza

- Qeveria i jep përparësi të barabartë furnizimit me ujë dhe zhvillimit të shërbimit të ujërave të zeza, por konstaton se megjithatë niveli i shërbimeve të ujërave të zeza është aq i ulët saqë është jo reale të pritet të përmbushë standardet edhe për shumë vite. Si pasojë, ne duhet të përshtatim legjislacionin për cilësinë e shkarkimeve të ujërave të zeza, të lirohen përkohësisht ofruesit e shërbimeve të ujërave të zeza nga detyrimet mjedisore, deri në atë kohë kur të vendoset infrastruktura e nevojshme për trajtimin e ujërave të zeza. Investime prioritare do të bëhen në sektorin e shërbimeve të furnizimit me ujë. Përfundimisht, investimet prioritare do të bëhen në trajtimin e ujërave të zeza, që janë të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare mjedisore.

Deklarata e Politikës: Mbrojtja e furnizimit me ujë dhe aseteve të infrastrukturës së shërbimeve të ujërave të zeza

- Qeveria synon t’u japë kompetenca ofruesve të shërbimeve që të jenë në gjendje të japin udhëzime për ndërprerjen e çdo aktiviteti i cili ndikon negativisht në cilësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe që janë të dëmshme për shëndetin. Këto kompetenca do të shtrihen në çdo veprimtari që mund të dëmtojë ose të pengojë asetet e ofruesve të shërbimeve. Ne do të ndryshojmë legjislacionin duke përfshirë mekanizmat efektivë.

Deklarata e Politikave: Ruajtja e cilësisë së ujit të pijshëm

- Njëra nga fushat prioritare të investimeve do të jetë ndërtimi i objekteve më të mira të trajtimit

të ujit atje ku cilësia e ujit aktualisht është shumë e ulët. Përveç kësaj, ofruesve të shërbimeve

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e18

do t’u kërkohet të kenë objektet e tyre me pajisje të përshtatshme për testimin e cilësisë së ujit me personelin e duhur dhe që të bëjnë analiza të rregullta të ujit, në përputhje me praktikat më të mira të pranuara ndërkombëtarisht. Qeveria mbështet futjen e legjislacionit të ri për cilësinë e ujit të pijshëm, të bazuar në Direktivën aktuale të Ujit të Pijshëm të KE-së, por ka pranuar edhe ekzistencën e implikimeve për kompanitë e ujit dhe konsumatorët në lidhje me financimin e investimeve kapitale të nevojshme për të përmirësuar impiantet për trajtimin e ujit dhe për të zëvendësuar dhe zgjeruar infrastrukturën nëntokësore. Për këtë arsye, ka për qëllim të fusë standarde të reja në lidhje me një plan kohor të arsyeshëm (3-5 vjet), për t'u dhënë kohë bërjes së investimeve.

Deklarata e Politikës: Mbulueshmëria e plotë e shërbimeve të furnizimit me ujë të shëndetshëm dhe të pandërprerë

- Qëllimi i Qeverisë është të sigurojë që të gjithë banorët në të gjitha zonat urbane të kenë furnizim të shëndetshëm me ujë, 24 orë në ditë, dhe me presion të arsyeshëm deri në vitin 2020. Nuk është me kosto efektive furnizimi i të gjitha zonave rurale, andaj disa zona të thella rurale do të duhet të mbështeten te furnizimet individuale (private) për një të ardhme të afërt.

Deklaratë e Politikës: Integrimi i sistemeve rurale të ujit në KRU

- Me qëllim që të sigurohet menaxhim i duhur dhe të mundësohet përmbushja e standardeve të aplikueshme të cilësisë së ujit dhe të cilësisë së shërbimit, të gjitha sistemet ekzistuese të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale do të integrohen në Zonën e Shërbimit të KRU-së përkatëse. Afati kohor për integrimin e sistemeve rurale do të planifikohet dhe të zbatohet duke marrë parasysh kostot e nevojshme për rehabilitimin dhe operimin e secilit sistem veç e veç, me synimin përfundimtar të integrimit të të gjitha sistemeve ekzistuese deri në vitin 2018. Në të njëjtën kohë, të gjithë sistemet e ri rural që janë brenda zonës së shërbimit të KRU-së përkatëse duhet të planifikohen dhe të ndërtohen nga KRU-ja përkatëse që është përgjegjëse për zonën ku duhet të ndërtohen ato sisteme

Deklarata e Politikave: Efikasiteti dhe tarifat

- Qeveria pret që ofruesit e shërbimeve të përmirësojnë efikasitetin e tyre operacional. Për këtë, ne presim që korniza rregullatore të jetë e bazuar në pritshmëritë e përmirësimit të vazhdueshëm të efikasitetit, por në përputhje me rritjen e arsyeshme të tarifave, për të siguruar që kompanitë mund të mbështeten në rritjen e vlerës së investimeve të nevojshme nga burimet e tyre vetjake, sesa të mbështeten në donacione, dhe të kenë fitime të arsyeshme nga investimi i kapitalit. Ne kërkojmë nga ZRRUK që në kuadër të sistemit të përcaktimit të tarifave të aplikojë mekanizma që shpërblejnë përmirësimet në efikasitet.

- Tarifat duhet të jenë uniforme në të gjithë zonën e shërbimit të ofruesve të shërbimit. Kjo vlen edhe për shërbimet e trajtimit të ujërave, pavarësisht ku trajtohen ujërat brenda zonës së shërbimit, bazuar në parimin “ndotësi paguan”. Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit do të shqyrtojë mundësinë e tarifës uniforme për ujëra të zeza, në nivel pellgu.

Deklarata e Politikës: Tatimi TVSH

- Qeveria ka për qëllim që të lirojë nga Tatimi në Vlerën e Shtuar pajisjet kapitale që përdoren për infrastrukturën ujore dhe ujërave të zeza, me qëllim që të promovojë dhe inkurajojë mbrojtjen e resurseve të ujit në vend si dhe investimet në përmirësimin e shërbimeve të ujit dhe të ujërave të zeza për popullatën e saj.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e19

- Qeveria do të lirojë gjithashtu nga TVSH-ja furnizimin me shërbime të ujit nga një autoritet publik. [Alternativë: KRU-të do të paguajnë TVSH-në në të ardhurat e mbledhura dhe jo në faturat e faturuara.]

Deklarata e Politikës: Përfshirja e sektorit privat

- Qeveria është e përkushtuar të sigurojë operimin efikas të kompanive të ujësjellësit, duke përfshirë mbështetjen e një rolit të rëndësishëm në të ardhmen për sektorin privat, nëse kjo mund të ndihmojë në arritjen e këtyre objektivave. Megjithatë, çdo masë për futjen e Pjesëmarrjes së Sektorit Privat (PSP) duhet të jetë e përshtatshme për Kosovën dhe gjendjen aktuale të sektorit të ujit, por mund të mbulojë dhënien e thjeshtë të aktiviteteve (p.sh. kontrollin e humbjeve apo mbledhjen e të ardhurave) si dhe marrëveshje me rrezik të lartë, përfshirë koncesionet afatgjatë, etj.7

Deklarata e Politikave: Performanca e Kompanive Rajonale të Ujit

- Qeveria është e interesuar për performancë efikase dhe të fokusuar tek konsumatori nga ana e sektorit të shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, kështu që vendos të fusë kontrata të përhershme për menaxhimin ekzekutiv të KRU-ve në bazë të performancës si dhe marrëveshje të bazuara te performanca mes MZhE dhe Bordit të Drejtorëve, për të siguruar performancë të barabartë nga ana e drejtorëve të bordeve. Kriteret e performancës do të bazohen në indikatorët (treguesit) e performancës së pavarur dhe të performancës aktuale të matur nga ZRRUK nëpërmjet aktiviteteve të tyre të Raportit Vjetor të Performancës.

- Qeveria njeh rëndësinë e përfshirjes së komunave në sektorin e shërbimeve të ujit dhe fton për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Megjithatë, roli i ZRRUK në vendosjen e tarifave dhe përfaqësimi i konsumatorëve do të ruhet dhe fuqizohet (për shembull, caktimi i tarifave uniforme të ujërave të zeza, kontabiliteti rregullator, forcimi i kapaciteteve të absorbimit nga KRU-të etj.) në përputhje me legjislacionin ekzistues.

Deklarata e Politikës: Arkëtimi

- Qeveria angazhohet në mbështetjen e mekanizmit i cili do të përmirësojë arkëtimin dhe fton komunat t’i detyrojë konsumatorët e ujit të paguajnë faturat e tyre, në mënyrë që të marrin dokumentet përkatëse komunale.

Deklarata e Politikës: Rastet sociale

Qeveria e ka parasysh obligimin për rastet sociale dhe për këtë arsye vendos zgjidhjen e mëposhtme: - Çdo rast social i regjistruar duhet të regjistrohet zyrtarisht si një klient i KRU-së që vepron në atë

zonë, p.sh. të instalojë ujëmatësin, të marrë rregullisht faturën si dhe detyrat e tjera si konsumator.

- Konsumatorët e kategorisë sociale duhet të sigurojnë prova në rishikimin e statusit të tyre çdo 6 muaj.

- Konsumatorëve me status të rasteve sociale duhet t’u alokohet konsumi mesatar si ai i ekonomive familjare në Kosovë, d.m.th. 18 m3/muaj, pa pagesë.

7 Divestimi i plotë të aseteve ("privatizimi") nuk është konsideruar si një opsion për Kosovën. Ajo duhet të njoftohet për rrezikun e lartë që

sjell opsioni PSP, sfidat e tyre dhe rreziqet, dhe PSP nuk është një ilaç për zgjidhjen e të gjitha problemeve të rrënjosura dhe joefikasiteti që aktualisht ndikojnë në kompanitë për ujësjellës-kanalizime. Për të qenë tërheqëse për investimet private, sektori ndoshta do të duhet të konsolidohet më tej, në 3 ose 4 KRU dhe të vazhdojnë të jenë të rregulluara e të pavarura. Zgjidhja e duhur e PSP, e miratuar vetëm pas hetimeve të hollësishme të të gjitha avantazheve dhe disavantazheve, duke përfshirë implikimet për tarifat dhe nivelet e shërbimit, do të kërkojë përpjekje të konsiderueshme nëse do të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme nga operatorët dhe konsumatorët perspektivë.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e20

- Çdo m3 e shpenzuar mbi këtë shumë duhet të paguhet me çmim të rregullt [ose} nëse konsumatori me rast social shpenzon më shumë se kjo shumë, ai do të largohet automatikisht nga skema.

- Humbjet financiare të kompanive rajonale të ujit nga kjo skemë do të kompensohen kur të llogaritet pagesa e tatimit mbi të ardhura.

Deklarata e politikës: Kyçjet ilegale në shërbimin e ujësjellësit dhe nxjerrjet e paregjistruara të ujit

- Qeveria njeh se ka një numër të madh pusesh (shpimesh) nëntokësore të paregjistruara, publike dhe private, si dhe kyçje ilegale në rrjetin e shërbimeve të ujit të pijshëm në tërë Kosovën.

- Qeveria do t'i konsiderojë këto shkelje vepra penale dhe do t’i fuqizojë dhe t’ua japë kompetencën për zbatim inspektorëve të MMPH-së së re për nxjerrjet nëntokësore dhe sipërfaqësore të ujit dhe KRU-ve për kyçjet ilegale në shërbimin e ujit, kurse Policisë së Kosovës për të dy rastet. Ne do të përshtatim kornizën ligjore përputhshmërisht.

6. Hapat e ardhshëm të rëndësishëm

6.1 Ndryshimet klimatike

Ndryshimi i klimës është duke shkaktuar rritje të paqëndrueshmërisë së motit, duke çuar drejt thatësirave më të shpeshta, të mëdha dhe të vazhdueshme, si dhe shirave dhe përmbytjeve më të forta, që rezultojnë me dëmtim të madh të pronës dhe kosto më të lartë të mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Qeveria do të: - vlerësojë cenueshmërinë dhe aftësinë e përshtatjes së vendit ndaj ndryshimeve klimatike; - formulojë plane rezervë për menaxhimin e veprimeve reaguese ndaj fatkeqësive natyrore,

ngjarjeve ekstreme klimatike (p.sh. thatësirave të zgjatura) dhe emergjencave të tjera; - inkurajojë mbledhjet e të reshurave dhe do t’i japë prioritet zhvillimit të resurseve ujore

sipërfaqësore për lehtësimin e stresit dhe presionit ndaj ujërave nëntokësore.

6.2 Sigurimi i ujit

Lugina perëndimore e vendit është e pasur me ujë nëntokësor. Pjesa qendrore dhe lindore e Kosovës është relativisht e varfër me pasuri ujore. Rrafshnalta qendrore ka përqendrimin më të madh të popullsisë dhe industrisë dhe ofron perspektivë më të mirë për zhvillim industrial. Rezervuari i Ujmanit (Gazivoda) në veri është rezervuari më i rëndësishëm dhe sjell ujin në rrafshnaltën qendrore përmes kanalit të Gazivodës/Ibërit.

Me zhvillimin ekonomik në proces e sipër, qeveria i ka dhënë prioritet menaxhimit të ujit, pasi mungesa e sigurimit të ujit shpesh është dëshmuar si pengesë për investime.

(Mos)sigurimi i ujit do të krijojë stimuj dhe pengesa për aktivitete të veçanta ekonomike në zona të veçanta gjeografike, që do të ndikojë në të dy strukturat ekonomike, dhe kështu ka ndikim edhe në rritjen e përgjithshme.

Prandaj, Qeveria - ka për qëllim të arrijë sigurimin e ujit për të pasur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritje dhe

zvogëlim të varfërisë, dhe angazhohet për zhvillimin e institucioneve të përshtatshme të ujit dhe menaxhim adekuat të infrastrukturës, e cila do të mbështesë rritjen ekonomike;

- zotohet se do të bëhet çdo përpjekje për t’u siguruar që gabimet e kushtueshme të së kaluarës do të shmangen në të ardhmen;

- do të mësojë nga udhëzuesit e praktikave më të mira nga vendet me siguri të ujit, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë pragmatike për të garantuar arritjen e sigurimit të ujit në Kosovës

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e21

6.3 Bashkëpunimi ndërkufitar

Të gjithë lumenjtë dhe rrjedhat në Kosovë çojnë në ujërat ndërkombëtare. Duke e shikuar nga aspekti topografik, tërë territori i Kosovës është i ndarë në katër pellgje lumenjsh, të cilat kanë diktuar rrjedhën e ujërave në drejtim në tre dete: Deti Adriatik (pellgu i Drinit të Bardhë), Deti i Zi (pellgjet e Ibërit dhe Morava Binçës) dhe Deti Egje (pellgu i Lepencit). Pjesa më madhe e lumenjve i takojnë pellgut të Detit të Zi (50.7%) dhe pjesa e mbetur Detit Adriatik (43,5%) dhe Detit Egje (5.8%).

Transparenca dhe shkëmbimi i informacionit janë çështje kyçe në arritjen e menaxhimit të integruar të resurseve ujore, veçanërisht kur kanë të bëjnë me ujërat ndërkufitare.

Qeveria kërkon nga MMPH dhe MPJ të ndërmarrë punën përgatitore për ratifikimin e traktateve ndërkufitare / konventat, përkatësisht:

- Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Lumit Danub (ICPDR),

- Konventa për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare (UNECE / Konventa e Helsinkit),

6.3 Integrimi evropian

Qeveria është e vetëdijshme se kapitulli i mjedisit është investimi më i madh dhe më kërkues në procesin e negociatave drejt pranimit në BE dhe nevojiten investime shumë të mëdha, veçanërisht në sektorët e ujit dhe ujërave të zeza, që në Kosovë të sillen standarde si ato të Bashkimin Evropian, në veçanti pjesën perëndimore të tij. Shuma e përllogaritur është tepër e madhe në krahasim me investimet e bëra gjatë dhjetë viteve të fundit.

Miratimi i një supozimi të Komisionit të BE-së se çdo 1€ e fondeve nga donatorët të korrespondojë me 6€ investime nga qeveritë kombëtare apo kompanitë private, investimi i përgjithshëm në sektorin e ujit gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë dukshëm më i ulët sesa kërkesat e ardhshme për ta ringritur sistemin e ujit dhe të ujërave të zeza8.

Qeveria është gjithashtu e vetëdijshme se uji nuk është e vetmja zonë ku investimet e mëdha janë të nevojshme dhe duhet të konkurrojë me sektorët e tjerë për fondet e donatorëve.

Prandaj, Qeveria është e angazhuar të tregojë progres jo vetëm në integrimin politik dhe ekonomik, por edhe duke krijuar një kuadër të përshtatshëm të tregut, për të lehtësuar investimet në sektorët e ujit dhe të ujërave të zeza.

Gjithashtu, Qeveria do të vazhdojë dhe konsolidojë reformat në sektorin e ujit, veçanërisht në tarifat, komercializimin dhe liberalizimin (d.m.th. për të futur presionin e konkurrencës, pa përfshirë privatizimin medoemos), me qëllim që të tërheqë investimet e huaja.

6.4 Zhvillimi i burimeve njerëzore

Kosova nuk ka ekspertizën e mjaftueshme në profile të ndryshme të sektorit të ujit, p.sh. të menaxhimit të ujërave nëntokësore, zhvillimit të resurseve ujore, menaxhimit të digës dhe sigurisë, erozionit dhe kontrollit të përmbytjeve, hartimit dhe menaxhimit të ujërave të zeza. Ndihma teknike e donatorëve për mbështetje institucionale dhe trajnimet nuk i kanë kompensuar dot këto mangësi. Është e nevojshme të përgatiten gjeneratat e reja të ekspertëve, të cilët do të jenë gati për të marrë përsipër dhe për të përmbushur sfidat në rrugën drejt pranimit në BE.

8 Një studim i veçantë është zhvilluar për të përllogaritur shumën e saktë të investimeve si dhe trendet historike të investimeve në

industrinë e ujit gjatë periudhës 1999-2012.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e22

Qeveria njeh nevojën për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve për t’i zbatuar në praktikë politikat e përshkruara më lart. Qeveria do të kërkojë nga MASHT, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, të ngrejë kapacitet në sektorin e ujit dhe zhvillimin e strategjisë, që do të identifikojë potencialet e ekspertëve ekzistues dhe nevojën urgjente për ekspertiza të reja.

Qeveria duhet të zhvillojë dhe implementojë një proces të zhvillimit të vazhdueshëm profesional për menaxherët dhe stafin teknik të KRU-ve dhe institucionet qeveritare duke i përfshirë resurset e ujit dhe menaxhimin e furnizimit me ujë në kurrikulat e planit mësimor në fakultetet e inxhinierisë në disa universitete. Megjithatë, kur kërkohen aftësi shumë të specializuara, si p.sh. për sigurinë e digave, duhet të përdoren kurset e përshtatshme të trajnimit jashtë shtetit.

6.5 Pjesëmarrja e sektorit privat

Raporti i vitit 2013 nga ZRRUK-it mbi performancën e kompanive të ujit tregon një përmirësim të përgjithshëm vjetor të kompanive të ujit, por parashikon se mbeten edhe shumë sfida përpara, që performanca të arrijë standardet. Ka pasur përmirësim të dukshëm në mbulueshmërinë me shërbimin e furnizimit me ujë (82%), por mungesa e investimeve paralele në prodhimin e ujit po rezulton me rritjen e presionit të efektit të racionimit të furnizimit si dhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Humbjet e ujit (uji i pafaturuar) janë rreth 76 milionë m3 në vit (57% e prodhimit të përgjithshëm të ujit), e papranueshme aq më shumë kur furnizimi i konsumatorëve nuk është i vazhdueshëm (d.m.th. 24 orë furnizim). Efikasiteti i arkëtimit të të ardhurave është përmirësuar, por ende është në 71%. KRU-të kanë nevojë ta përmirësojnë këtë, në mënyrë që të barazojnë nivelin e shërbimit dhe detyrimet e investimeve si dhe për t'u paraqitur si partner serioz për investitorët privatë.

Bazuar në nivelin aktual të progresit, mbulueshmëria thuajse e plotë e shërbimit të furnizimit me ujë mund të arrihet në më pak se dhjetë vjet.

Normat e mbulueshmërisë së rrjetit të ujërave të zeza (të regjistruara në detaje vetëm që nga viti 2009), duke përfshirë vetëm shërbimet e grumbullimit, janë rreth 60%. Është jashtëzakonisht i nevojshëm zgjerimi i rrjeteve të ujërave të zeza dhe ndërtimi i impianteve moderne e funksionale të trajtimit dhe depozitimit të ujërave të zeza. Aktualisht ka vetëm një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë, në Skenderaj. Kosova ka nevojë për investime të jashtme të konsiderueshme dhe kapitale në këtë sektor me mbështetjen e komunitetit të agjencive për zhvillim dhe me pjesëmarrjen e sektorit privat.

Prandaj, Qeveria është e hapur për pjesëmarrjen e sektorit privat brenda një kornizë rregullative të përcaktuar qartë dhe do të përpiqet për kombinimin e suksesshëm të fondeve private dhe të BE-së për arritjen e synimeve kombëtare dhe evropiane zhvillimore, mjedisore dhe të kohezionit.

Politika e Qeverisë për Ujëra Republika e Kosovës

Pag

e23

Lista e Shkurtesave

BE Bashkësia Evropiane

BoD Bordi i Drejtorëve

KDU Korniza Direktivë për Ujin

KE Komisioni Evropian

KRU Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit

KNMU Këshilli Ndërministror për Ujërat

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MIE Ministria e Integrimeve Evropiane

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

MPJ Ministria e Punëve të Jashtme

MZhE Ministria e Zhvillimit Ekonomik

TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

ZRRUK Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizimeve