71
Portfolio Jola Hysko 19 Shtator 2014

Portfolio Jola Hysko 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Portfolio Jola Hysko 2014

Portfolio

Jola Hysko

19 Shtator 2014

Page 2: Portfolio Jola Hysko 2014

Përmbajtja:

1.Punime grafike

2. Udhëzues i identitetit vizual të Ministrisë së Kulturës

3. Website-s

Page 3: Portfolio Jola Hysko 2014

1.Punime Grafike

Posteri i Workshopit “Forcing Enterpreneurship Among Students”organizuar nga

Unique Junior Enterprise, vlerësuar si aktiviteti më i mirë i Global Enterpreneurship

Week. (referencë: http://bit.ly/FEAS_UJE)

15 Nëntor 2012

Page 4: Portfolio Jola Hysko 2014

Posteri i eventit “LPI Albania Open Day #1”organizuar nga Linux Professional Institute

Albania (referencë: http://bit.ly/LPI_blog_post ; http://bit.ly/LPI_Fb_event )

5 Korrik 2014

Posteri i eventit “LPI Albania Open Day #2”organizuar nga Linux Professional Institute

Albania (referencë: http://bit.ly/LPI_blog_post_2 ; http://bit.ly/LPI_SC_blog_post ;

http://bit.ly/LPI_Fb_event_2 )

13 Shtator 2014

Page 5: Portfolio Jola Hysko 2014

Posteri i eventit “LPI Albania Exam Lab”organizuar nga Linux Professional Institute

Albania (referencë: https://www.facebook.com/LPIAlbania )

18 Shtator 2014

Logo për kalendarin artistik të mbështur nga Ministria e Kulturës

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ ; http://bit.ly/Kalendari_MK )

10 Korrik 2014

Page 6: Portfolio Jola Hysko 2014

Logo për kalendarin artistik të mbështur Teatrit Kombtar të Operas dhe Baletit

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ ; http://bit.ly/kalendar_TKOB )

10 Korrik 2014

Logo për kalendarin artistik të Drejtorive Rajonale Kombtare të Kulturës

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ ; http://bit.ly/Kalendar_DRKK )

10 Korrik 2014

Page 7: Portfolio Jola Hysko 2014

Logo për kalendarin artistik De Rada me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Rilindasit.

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ ; http://bit.ly/De_Rada )

10 Korrik 2014

Logo për kalendarin e përbashkët Shqipëri-Kosovë

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ ; http://bit.ly/kalendar_KS_Al )

Page 8: Portfolio Jola Hysko 2014

10 Korrik 2014

Logo e website wikikultura.net , ku publikohen të dhënat publike të Ministrisë së Kulturës

dhe Institucioneve në varësi përshtatur në formatin e enciklopedisë elektronike Wikipedia.

14 Korrik 2014

Propozim për një aplikacion dedikuar monumenteve të kulturës në Shqipëri:

Page 9: Portfolio Jola Hysko 2014

Pamja fillestare

Page 10: Portfolio Jola Hysko 2014

Ndërfaqja tek menuja “Kategoritë”

Page 11: Portfolio Jola Hysko 2014

Ndërfaqja 2 pas klikimit të nënkategorisë “Muze”

Page 12: Portfolio Jola Hysko 2014

Ndërfaqja tek menuja “Gjej në hartë”

Page 13: Portfolio Jola Hysko 2014

Ndërfaqja tek menuja “Kërko”

2. Udhëzues i identitetit vizual të Ministrisë së Kulturës

Page 14: Portfolio Jola Hysko 2014

Unifikimi i Identitetit Vizual të Ministrisë së Kulturës

Versioni 1.1

Përmbajtja:

Page 15: Portfolio Jola Hysko 2014

I Guidë për përdorimin e logos të Ministrisë së Kulturës në poster 4

Faqja e kontrollit të dokumentit 5

Hyrje 6

1. Përdorimi i logos 6

1.1 Logoja në formatin aktual 6

1.2 Hapsira e logos 7

1.3 Orientimi i logos 8

1.4 Ngjyrat 9

1.5 Elementet e logos 9

1.6 Lloji i shkrimit (Fonti) 10

II Përmirësimi dhe unifikimi i imazhit të Ministrisë së Kulturës.Shabllonë dokumentesh 12

Faqja e kontrollit të dokumentit 13

Hyrje 14

1. Shablloni për dokumentet në Word 14

2. Modeli për prezantimet në PowerPoint 15

2.1 Fillimi i krijimit të prezantimit 15

2.2 Zgjedhja e slajdit të dytë 17

2.3 Slajdet e tjera në vazhdim 18

2.4 Slajdi përmbyllës 19

2.5 Slajdi i fundit 19

3. Modeli për dokumentet në Excel 20

4. Instalimi i Fontit 20

4.1 Gjetja e llojit të shkrimit në ueb 21

4.2 Shkarkimi i llojit të shkrimit Open-Sans 21

4.3 Ruajtja e materialeve nga formati .zip në një dosje 23

4.4 Installimi i llojit të shkrimit 24

III Përmirësimi dhe unifikimi i imazhit të Ministrisë së Kulturës.Wallpaper 26

Faqja e kontrollit të dokumentit 27

Prezantimi i wallpaper 28

IV Guidë për strukturën e videove për kanalin në Youtube të Ministrisë së Kulturës 31

Faqja e kontrollit të dokumentit 32

Hyrje 33

1. Korniza (frame) i parë 33

2. Kornizat në vazhdim 34

3. Korniza përmbyllëse 34

V Propozim për unifikimin e veshjeve të punonjësve të Institucioneve në varësi të

Ministrisë së Kulturës 35

Faqja e kontrollit të dokumentit 36

Hyrje 37

1. Specifikime për logot dhe tekstin 37

1.1 Përmasa e logos 37

Page 16: Portfolio Jola Hysko 2014

1.2 Teksti 39

2. Propozimet për veshjet 39

2.1 Punonjësit brenda Institucionit 39

2.2 Punonjësit e terrenit 42

2.3 Të tjera 44

VI Propozim për vulën e Institucioneve në Varësi të Ministrisë së Kulturës 45

Faqja e kontrollit të dokumentit 46

Hyrje 47

Specifikime për logon dhe tekstin 47

a. Përmasa e logos 47

b. Teksti 47

c. Ngjyra e vulës 47

VII Propozim për kartvizitat e Ministrisë së Kulturës 48

Faqja e kontrollit të dokumentit 49

Hyrje 50

1.Pjesa para 50

2. Pjesa mbrapa 51

VIII Manual për vendosjen e nënshkrimit tek Posta Elektronike (E-mail Signature) 53

Faqja e kontrollit të dokumentit 54

Hyrje 55

Vendosja e nënshkrimit tek Posta Elektronike 55

Page 17: Portfolio Jola Hysko 2014

I Guidë për përdorimin e logos të Ministrisë së Kulturës në

poster

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 9 Qershor 2014

Versioni aktual 9 Qershor 2014

Page 18: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 9 Qershor 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 19: Portfolio Jola Hysko 2014

Për të gjithë projektet dhe aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Kulturës, jepet guida e

udhëzimeve të përdorimit të logos sonë si pjesë e rëndësishme e identitetit vizual të Ministrisë në

posterat prezantues të ngjarjeve përkatëse. Duhet të jeni të kujdesshëm në respektimin e tyre njësoj si në

përdorimin e logos suaj.

1. Përdorimi i logos

Në këtë pjesë trajtohen të gjitha detajet dhe udhëzimet në lidhje me përmasat, hapsira, orientimin,

ngjyrën, llojin e shkrimit (fontin) të logos që duhen respektuar gjatë përdorimit të saj në posterat e

ndryshëm. Të gjithë këto element janë pjesë e identitetit vizual të Ministrisë, kështu që duhen përdorur

në përputhje me udhëzimet e mëposhtme.

1.1 Logoja në formatin aktual

Logoja e Ministrisë së Kulturës në formatin zyrtar përbëhet nga: shqiponja dykrenare dhe sipër saj

përkrenarja e Skënderbeut, ndërtesa e institucionit, teksti Republika e Shqipërisë dhe Ministria e

Kulturës në ngjyrë të zezë dhe me përmasat 1496 x 999 piksel (gjerësi x gjatësi).

Ju mund ta shkarkoni logon në përmasat origjinale në formatin pdf me sfond transparent tek linku i

mëposhtëm: https://www.dropbox.com/s/ix5rpi6q7gwt1an/1-logo.pdf.

1.2 Hapsira e logos

Pozicioni i logos në poster është lënë në varësi të dizajnit tuaj, që do të thotë mund të vendoset në

të majtë, në të djathtë, lart ose poshtë, por duke i dhënë hapsirën e nevojshme që të jetë e qartë. Hapsira

Page 20: Portfolio Jola Hysko 2014

e domosdoshme është sa largësia e tekstit Republika e Shqipërisë me skajet në të majtë dhe të djathtë të

logos, prej 221 piksel nga cdo skaj i jashtëm i logos.

Për më tepër shkarko këtu logon me sfond transparent me hapsirat e përcaktuara si më lartë në formatin

e përpunueshëm pdf: https://www.dropbox.com/s/lr7oepgxivl24iy/Logo_hapsira_standarde.PDF.

Nuk duhet vendosur kështu:

-Nuk duhet zënë hapsira e përcaktuar për logon e Ministrisë me imazhe apo elementë të tjerë.

-Nuk duhet rrethuar me kornizë pjesa e përcaktuar për t’u lënë bosh.

1.3 Orientimi i logos

Gjatë krijimit të posterit, ndosha për shkak të natyrës së aktivitetit apo dizenjimit të posterit,

ndodhin përdorime jo korrekte të logos së Ministrisë. Logoja është e vendosur horizontalisht dhe kështu

duhet vendosur në poster, cdo përdorim tjetër është jo serioz. Gjatë përshtatjes së përmasave duhet të

keni kujdes për mos ta deformuar atë.

Page 21: Portfolio Jola Hysko 2014

Nuk duhet pozicionuar kështu:

-Nuk duhet ndryshuar orientimi i logos. Vendosja e logos në kënde të ndryshme apo e transformuar nuk

është serioze dhe bie në kundërshtim me formatin origjinal të saj.

-Nuk duhet deformuar imazhi duke e ngushtuar apo zgjeruar vetëm në një drejtim.

1.4 Ngjyrat

Ngjyrat e përdorur në të gjithë elementet e logos është e zezë me kodin #231f20. Duke qenë se

sfondi i logos është transparent, ngjyra e sfondit të posterit do të jetë pjesë e sfondit të logos së

Ministrisë, por duke lejuar që të jetë e qartë dhe e pastër.

Nuk duhen përdorur këto ngjyra:

Page 22: Portfolio Jola Hysko 2014

-Nuk duhet ndryshuar ngjyra e logos.

-Nuk duhet vendosur në sfond të ngarkuar ose me ngjyrë të errët.

1.5 Elementet e logos

Logoja e Ministrisë përfshin jo vetëm fasadën e ndërtesës së institucionit, por edhe shqiponjën

dykrenare, përkrenaren, tekstin Republika e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës. Për asnjë arsye nuk

duhet hequr apo tjetërsuar asnjë nga këto elemente pas cënojnë logon e Ministrisë.

Nuk duhet bërë:

Page 23: Portfolio Jola Hysko 2014

-Nuk duhen prerë asnjë nga elementët përbërës të logos.

-Nuk ndryshohet vendodhja e elementëve të logos.

-Nuk duhet ndryshuar madhësia e tekstit të logos.

-Nuk duhet të rishkruhet me fonte të tjerë teksti Republika e Shqipërisë apo Ministria e Kulturës.

Page 24: Portfolio Jola Hysko 2014

1.6 Lloji i shkrimit (Fonti)

Si pjesë përbërëse e logos, propozohet të shkruhet edhe teksti “Mbështetur nga:”. Duke qenë se

Ministria e Kulturës vë theksin ne mbrojtjen dhe respektimin e Të Drejtave të Autorit, në përputhje me

Ligjin në fuqi, ka përdorur llojin e shkrimit Open Sans (klikoni linkun për ta shkarkuar

http://www.fontsquirrel.com/fonts/open-sans) nën liçensën publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni

artikullin mbi liçensën në adresën e mëposhtme http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans). Teksti

është shkruar me Open Sans Semibold, Sharp, madhësia 20.95 pt, ngjyra e zezë #000000 .

Edhe këtu ruhet largësia e shkrimit nga logoja dhe skajet prej 221 piksel.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në [email protected] .

Page 25: Portfolio Jola Hysko 2014

II Përmirësimi dhe unifikimi i imazhit të

Ministrisë së Kulturës. Shabllonë dokumentesh

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 2 Qershor 2014

Versioni aktual 2 Qershor 2014

Page 26: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 2 Qershor 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 27: Portfolio Jola Hysko 2014

Në kuadër të përmirësimit dhe unifikimit të imazhit të komunikimit nga Ministria e Kulturës,

propozohen modelet shabllon (template) e mëposhtme për materialet në Word, PowerPoint dhe Excel.

Element të tillë si : logoja e Ministrisë, shiriti kuq e zi, lloji i shkrimit dhe ngjyra e sfondit (në mënyrë të

vecantë në dokumentet prezantues në PowerPoint), të jenë të përdorur në përputhje me udhëzimet e

dhëna.

1. Shablloni për dokumentet në Word:

Për dokumentet në Word, do të përdoret formati në të cilin është i paraqitur ky propozim. Kreu

(Header) është logoja e Ministrisë me shiritin kuq e zi në dy anët e saj, kurse në fund të faqes (Footer)

është adresa e Ministrisë së Kulturës, adresa e faqes së internetit dhe e-mail për kontakte të mëtejshme

këto të fundit me mundësi ndërlidhjeje (të linkueshme) kur lexohen në mënyrë elektronike.

Page 28: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e dytë e në vazhdim, kanë në fund numrin e faqes dhe jo më adresën. Texti i gatshëm: Titulli i

shkresës, Data, Drejtuar, Lënda, Nr. Protokolli duhet të jenë me llojin e shkrimit (Font-in) Open Sans

Regular, 12pt. E gjithë përmbajtja e dokumentit duhet të jetë me llojin e shkrimit Open Sans

Regular,12pt. (për detajet e instalimit të këtij fontit,referohuni pjesës (Installimi i Fontit)

2. Modeli për prezantimet në PowerPoint :

2.1- Fillimi i krijimit të prezantimit.

Hapni modelin shabllon të PowerPoint:

Ky është slajdi i parë prezantues, në të cilin mund të vendosni element tekst për prezantim si:

Titulli i prezantimit

Nëntitulli i prezantimit (nëse ka)

Emrin e personit që e ka përgatitur dhe do të prezantoj

Ju mund të ndryshoni madhësitë e këtyre kutive për shkrim (text box), në varësi të gjatësisë së Titullit,

Nëntitullit apo Emrit dhe Mbiemrin e personit që e ka përgatitur ose të hiqni kutinë e dytë nëse nuk

është e

nevojshme për prezantimin tuaj.

Kujdes!

Rregullat që duhet të keni parasysh gjatë personalizimit të slajdit:

a- Ndryshoni përmasat e kutive tekst vetëm në gjatësi dhe duhet të ruani largësitë e përcaktuar në të

majtë dhe në të djathtë si dhe kutitë tekst e para dhe e treta, duhet të jenë të baralarguara nga korniza e

slajdit .

Page 29: Portfolio Jola Hysko 2014

b- Nëse zmadhoni të tre kutitë e shkrimit, duhet të merret parasysh fakti që largësia minimale e kutive

nga skajet e kornizës sipër dhe poshtë duhet të jetë sa distanca e kutive me skajet në të majtë e në të

djathtë.

c- Nëse prezantimi juaj nuk ka Nëntitull, mund të hiqni hapsirën e vendosur për këtë të fundit, por

rregulloni largësinë midis Titullit dhe Përgatiti (për slajdet e tjera mund të hiqni ose shtoni gjithashtu

kuti që nuk i përshtaten prezantimit).

Page 30: Portfolio Jola Hysko 2014

2.2- Zgjedhja e slajdit të dytë:

Klikoni me të djathtën dhe zgjidhni >New Slide :

ose tek Toolbar > Home > New Slide zgjidhni slajdin e dytë, të emëruar Slide 2 _ çështjet, për të

prezantuar çështjet e trajtuara:

Page 31: Portfolio Jola Hysko 2014

2.3- Slajdet e tjera në vazhdim

Zgjidhni llojin e slide-t të radhës në funksion të pjesës në vijim të prezantimit tuaj:

Si shembull: mund të zgjidhni llojin e slidet ku ka të përfshira përvec tekstit dhe elemente të tjerë si

tabela, diagram, imazhe, grafik, audio etj. Mënyra e përzgjedhjes së slajdeve në vazhdim është si në

hapin 2.2.

2.4- Slajdi përmbyllës

Në slajdin përmbyllës duhen të jenë prezent elemente të tillë si:

Titulli i prezantimit

Page 32: Portfolio Jola Hysko 2014

Autori i tij

Data e këtij prezantimi

2.5- Slajdi i fundit

Në fund të prezantimit do të jetë slide me sfond bojqiell ku është e vendosur logoja e Ministrisë, adresa

fizike, adresa në OpenStreetMap (një projekt për krijimin e hartave të ndryshueshme falas), faqja e ueb-

it të Ministrisë dhe email zyrtar si mënyra komunikimi elektronilk.

3. Modeli për dokumentet në Excel

Modeli i gatshëm për dokumentat e paraqitur në Excel, propozon pë element të cilët janë të

përbashkët dhe për dokumentet në Word dhe PowerPoint si logoja e Ministrisë dhe lloji i shkrimit Open

Sans Regular 12 pikë. Koka e dokumentit do të jetë Titulli i shkresës, Lënda, Versioni dhe Data e

krijimit të materialit në Excel.

Page 33: Portfolio Jola Hysko 2014

Kufizimi i djathtë deri në kolonën I, është bërë për shkak të formatit të përdorur me orientim Portret dhe

të përmasave A4 për printim apo publikime në Ueb. Hapsira minimale midis kokës së dokumentit dhe

tabelës, grafikut apo materialit të prezantuar në Excel për faqen e parë është 2 rreshta, që do të thotë se

ju duhet të shkruani në rreshtin e 8.

4. Instalimi i Fontit

Në komunikimet e bëra nga Ministria e Kulturës duhet të jemi të kujdesshëm mbi të drejtat e

autorësisë (Copyright) për cdo element të përdorur. Një ndër elementet e rëndësishme në dokumenta

është lloji i shkrimit (fonti), i cili propozohet të jetë Open-Sans. Për instalimin e fontit me liçensë

publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni artikullin në adresën e mëposhtme

http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans) në kompjuterin tuaj, ndiqni procedurat në vazhdim:

4.1- Gjetja e llojit të shkrimit në ueb.

Klikoni linkun http://www.fontsquirrel.com/fonts/open-sans për të shkuar tek faqja e uebit Fontsquirrel

nga ku shkarkohet fonti “Open Sans”:

Page 34: Portfolio Jola Hysko 2014

Kjo është ballina e faqes në shfletuesin tuaj të internetit. Në këtë pamje tregohen llojet e shkrimit që ky

font ofron, një mundësi për të testuar nga ana vizuale llojet e ndryshme që ofron, të dhëna mbi licensën

dhe mundësi për shkarkim.

4.2-Shkarkimi i llojit të shkrimit Open-Sans

Për ta shkarkuar në kompjuterin tuaj , klikoni tek butonin blu “DOWNLOAD TTF” :

Pas klikimit mbi buton , do t’iu shfaqet dritarja dialoguese , tek e cila do të zgjidhni ta ruani (Save) këtë

material që shkarkohet ne formatin e grupuar (.zip):

Page 35: Portfolio Jola Hysko 2014

Më pas , gjeni vendodhjen e materialit të shkarkuar.

Zakonisht ndodhen në C:\Users\Username\ Downloads .

ose për cdo lloj shfletuesi që përdorni, shtypni Ctrl+j dhe klikoni 2 herë mbi materialin që shfaqet i

pari “open-sans” :

Page 36: Portfolio Jola Hysko 2014

(imazhi që do të shfaqet për Moxilla Firefox)

(ose imazhi që do të shfaqet për Google Chrome).

4.3- Ruajtja e materialeve nga formati .zip në një dosje

Mbi folderin e quajtur open-sans.zip , klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Extract to open-sans\ .

Materialet do te jenë në dosjen me emrin open-sans.

Page 37: Portfolio Jola Hysko 2014

Tashmë është krijuar dosja open-sans.

4.4- Installimi i llojit të shkrimit

Hapni folderin, zgjidhni (selectoni) të gjithë materialet përvec liçensës (Apache license) dhe me të

djathtën klikoni Install për t’i instaluar.

Page 38: Portfolio Jola Hysko 2014

Pasi kryhet procesi i instalimit,mbyllni dritaren dialoguese te folderit.

Tashme keni te instaluar fontin “open-sans” me license publike . Kur nisni krijimin e nje dokumenti te ri

Word, Excel ose PowerPoint , ne menunë Home zgjidhni Fontin Open Sans Regular dhe madhësinë

12pikë.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në [email protected] .

Page 39: Portfolio Jola Hysko 2014

III Përmirësimi dhe unifikimi i imazhit të

Ministrisë së Kulturës. Wallpaper

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 9 Qershor 2014

Versioni aktual 9 Qershor 2014

Page 40: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 9 Qershor 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 41: Portfolio Jola Hysko 2014

Si pjesë e përmirësimit dhe unifikimit të identitetit vizual të Ministrisë së Kulturës, propozohet si

imazh i unifikuar për sfondin e ekranit (wallpaper) të kompjuterave të përdorur në brendësi të

institucionit, logoja e bardhë e Ministrisë, me shiritin kuq e zi, me sfond bojqiell dhe me shqiponjën e

bardhë.

Shkarkoni logon për wallpaper të kompjuterit tuaj të punës desktop apo laptop:

https://www.dropbox.com/s/ajq3klpbmvndvnd/BB%20Ministria%20e%20Kultures.png.

Për pajisjet e llojit Apple në varësi të vesionit të tyre vlen i njëjti wallpaper, por me përmasa të tjera si:

iPhone 5, iPhone 5s, iPod touch gjenerata e 5-të - 1136 x 640

Shkarko këtu: https://www.dropbox.com/s/y2h6x76h2z8wzbo/Wallpaper_Ministria%20e%20Kultures_iPhone%205%205s.jpg.

iPad Air, iPad 4, iPad 3, iPad mini me ekranin retina - 2048 x 1536

Page 42: Portfolio Jola Hysko 2014

Shkarkoni këtu: https://www.dropbox.com/s/cycqve30d64uvoq/Wallpaper_Ministria%20e%20Kultures_iPod%20Air%20.jpg.

iPad 2, original iPad mini - 1028 x 768

Shkarko ketu: https://www.dropbox.com/s/6dxkr6j52tuzf4o/Wallpaper_Ministria%20e%20Kultures_iPad2.jpg.

iPhone 4S, iPhone 4 - 960 x 640

Page 43: Portfolio Jola Hysko 2014

Shkarko këtu: https://www.dropbox.com/s/ohnlqufkzcsnw6y/Wallpaper_Ministria%20e%20Kultures_iPhone%204%204s%20.j

pg .

Firefox OS 940 x 660px

Shkarko këtu: https://www.dropbox.com/s/18bdcv4ty5hsim2/wallpaper_Firefox_OS_560x960.jpg.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në [email protected].

Page 44: Portfolio Jola Hysko 2014

IV Guidë për strukturën e videove për kanalin në Youtube

të Ministrisë së Kulturës

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 24 Prill 2014

Versioni aktual 24 Prill 2014

Page 45: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 24 Prill 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 46: Portfolio Jola Hysko 2014

Si pjesë e krijimit të një identiteti vizual të Ministrisë së Kulturës , të gjithë krijuesit e videove që

lidhen me Ministrinë apo institucionet në vartësi të saj, për të qenë pjesë e kanalit zyrtar të Ministrisë në

Youtube duhet të kenë strukturën e mëposhtme:

1.Korniza (frame) i parë

Para nisjes së videos, sekuenca e parë është prezantim i shkurtër i materialit në vazhdim.Korniza

duhet të kenë përmasat 1280 x 720piksel. Sfondi ngjyrë gri, me kod #f3f3f1. Logoja e Ministrisë me sfond

transparent, duhet të pozicionohet në të majtë të ekranit në përmasa 208 x 138piksel, në largësi

76piksel nga skaji i majtë i kornizës dhe 290piksel nga dy skajet e tjera (sipër dhe poshtë). “Ministria e

Kulturës, në bashkëpunim me xxxx xxxx” , shkruhet me Open Sans Bold (klikoni linkun për ta

shkarkuar http://www.fontsquirrel.com/fonts/open- sans llojin e shkrimit (Fontin) Open Sans nën

liçensën publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni artikullin mbi liçensën në adresën e mëposhtme

http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans)), Sharp, 11pt, ngjyrë e zezë #000000. Titulli dhe

nëntitulli i videos kanë të njëjtat atribute si teksti më sipër vetëm se ndryshojnë në madhësinë e shkrimit:

i pari është 11.5 pt, kurse i dyti 10.5pt. Shiriti kuq e zi është i përmasave 15 x 40piksel dhe në largësi

nga skajet majtas dhe djathtas prej 40 piksel.

2. Kornizat në vazhdim

Për të treguar se videoja është prodhim i Ministrisë së kulturës apo Institucioneve të tjera në varësi

, gjatë shfaqjes së videos duhet që imazhet të shoqërohen nga logoja me sfond transparent e Ministrisë

në të djathtë të ekranit , lart e larguar nga skajet e kornizës sipër dhe në të djatht ërespektivisht 36piksel.

Përmasat e saj janë 108 x 72 piksel. Shiriti kuq e zi ka të njëjtë përmasë dhe largësi nga skajet sa tek Korniza

e parë.

Page 47: Portfolio Jola Hysko 2014

3. Korniza përmbyllëse

Në mbyllje të videos , do të vendoset në të majtë logoja e Ministrisë (si dhe tek korniza e parë). Teksti

“Video u prodhua nga”, “Operator”, “Narrator”, “ cc Ministria e Kulturës, Republika e Shqipërisë” janë në Open

Sans Bold, Sharp, 7.5pt, ngjyrë #000000. Kurse teksti Emër Mbiemër në çdo rast është me të njëjtat atribute

vetëm se në përmasa 7pt. Shenja cc tregon se videot në kanalin në Youtube të Ministrisë së Kulturës janë nën

licensën e Creative Commons. Për më tepër lexoni artikullin http://creativecommons.org/about. Shiriti kuq e zi

është në të njëjtin pozicion dhe përmasa si në kornizat e tjera.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në [email protected] .

Page 48: Portfolio Jola Hysko 2014

V Propozim për unifikimin e veshjeve të punonjësve të

Institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 4 Qershor 2014

Versioni aktual 4 Qershor 2014

Page 49: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 4 Qershor 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 50: Portfolio Jola Hysko 2014

Në kuadër të përmirësimit dhe unifikimit të imazhit të komunikimit nga Ministria e Kulturës,

propozohen modelet e mëposhtme për veshjet e punonjësve të Institucioneve në Varësi si: ciceron,

arkeologë, punëtorë mirëmbajtjeje, biletashitës, roje, lektorë të guidës didaktike etj. Elementet të

identitetit vizual të përbashktët si: logoja e Ministrisë, logoja e institucionit në varësi, teksti “Punoj për

Trashëgiminë Kulturore” lloji i shkrimit të jenë të përdorura në përputhje me udhëzimet e dhëna.

1. Specifikime për logot dhe tekstin

Në të gjithë artikujt e veshjeve të punonjësve do të jetë e pranishme logoja e Ministrisë së

Kulturës dhe logoja e Institucionit në Varësi. Duhet të respektoni të gjitha detajet lidhur me përmasat,

pozicionin, distancat nga skajet apo ndaj elementëve të tjerë.

1.1 – Përmasa e logos

Përmasat e të dyja logove janë 5.3cm x 3.54cm (gjerësi x gjatësi). Ato janë në largësi prej 0.51 cm

nga vija ndarëse e zezë . Logoja juaj duhet të jetë me sfond transparent dhe e përshtatur me hapsirën e

përcaktuar nga kuadrati bosh ku shkruhet “Logoja juaj”.

Nëse logoja juaj është me e madhe se kjo hapsirë, bëni kujdes gjatë zvogëlimit të saj për të mos e

deformuar (stretch) . Ju mund ta shmangni këtë duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

a- Vendosni foton në mënyrë të tillë që cepi i majtë-sipër i logos të përputhet me kutinë e përcaktuar për

logon tuaj.

b- Klikoni me mous skajin e djathtë-poshtë të logos suaj, shtypni butonin Shift, dhe zhvendoseni atë deri

sa të jetë brenda kornizës së kutisë.

Shembulli 1:

Page 51: Portfolio Jola Hysko 2014

Logoja e Muzeut Historik Kombëtar ka të njëjtën gjerësi sa hapsira e dedikuar për logon e

Institucioneve në Varësi, por jo gjatësi. Në këtë rast pozicionohet logoja në qendër të kutisë, e

baraslarguar lart dhe poshtë.

Shembulli 2:

Logoja e DRKK Shkodër ka të njëjtën gjatësi sa hapsira e dedikuar për logon e Institucioneve në

Varësi, por jo gjerësi. Në këtë rast pozicionohet logoja në përputhje me kornizat e kutisë dhe zhvendoset

teksti “Punoj për Trashëgiminë Kulturore” që të jetë në qendër të largësisë midis fillimit të logos së

Ministrisë dhe fundit të logos tuaj.

1.2 – Teksti

Poshtë logove është i vendosur teksti “Punoj për Trashëgiminë Kulturore”. Duke qenë se Ministria

e Kulturës vë theksin ne mbrojtjen dhe respektimin e Të Drejtave të Autorit, në përputhje me Ligjin në

fuqi, ka përdorur llojin e shkrimit Open Sans (klikoni linkun për ta shkarkuar

http://www.fontsquirrel.com/fonts/open-sans) nën liçensën publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni

Page 52: Portfolio Jola Hysko 2014

artikullin mbi liçensën në adresën e mëposhtme http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans). Teksti

është shkruar me Open Sans Semibold, Sharp, madhësia 13.36 pt, ngjyra e zezë #000000 .

2. Propozimet për veshjet

Me qëllim unifikimin e imazhit prezantues të punonjësve të Institucioneve në Varësi në pozicionet:

ciceron, arkeologë, punëtorë mirëmbajtjeje, biletashitës, roje, lektorë të guidës didaktike etj propozohen

veshjet e mëposhtme :

2.1- Punonjësit brenda Institucionit

Punonjësit që ushtrojnë punën e tyre brenda Institucionit si: biletashitës, ciceron etj. iu propozohet

një uniformë e përshtatshme për përditshmërinë e tyre.

Bluzë

Një bluzë Polo ngjyrë gri (RGB 194 196 195) me imazhin e prezantuar në pjesën I.1 e stampuar në

të majtë për të gjithë ata që gjatë punës së tyre duan të ndihen komod dhe njëkohësisht të prezantojnë

denjësisht imazhin e Institucionit pranë vizitorëve dhe qytetarëve.

Name Tag

Në këmishë e bardhë vendosni name tag ku shfaqet imazhi me logot dhe tekstin përkatës.

Page 53: Portfolio Jola Hysko 2014

Badge (Kartë identifikimi)

Karta e identifikimit që ju jeni pjesë e Institucionit ku punoni, propozohet të jetë me rrip të zi

(lanyard) ku shkruan Ministria e Kulturës me llojin e shkrimit Open Sans Bold, Strong, 25.07 pt ngjyrë e

bardhë #ffffff.

Bashkangjitur është pjesa tjetër e badge-t ku përvec të logove dhe tekstit do të jetë emri juaj i shkruar me

llojin e shkrimit Open Sans Semibold, Strong, 2.84 pt, ngjyrë e zezë #000000 .

Page 54: Portfolio Jola Hysko 2014

2.2- Punonjësit e terrenit

Duke mar parasysh faktin se punonjësit e terrenit janë të ekspozuar ndaj kushteve klimaterike,

është menduar për një uniformë të thjeshtë që përcjell më mirë imazhin e Institucionit ku bëjnë pjesë dhe

i ndihmon në punën e tyre të përditshme. Kjo uniformë përbëhet nga:

Kapele

Për punonjësit që punojnë në terren është e domosdoshme një kapele e thjeshtë gri me imazhin e

stampuar në pjesën ballore të saj për t’i mbrojtur nga dielli.

Page 55: Portfolio Jola Hysko 2014

Bluzë e thjeshtë (T-shirt)

Bluza që do të mbajnë veshur gjatë punës në terren, propozohet një bluzë e thjeshtë gri me imazhin

e stampuar.

Përparëse

Page 56: Portfolio Jola Hysko 2014

Nëse puna e tyre kërkon vec të tjerash domosdoshmërinë e një përparëse, propozohet versioni i

mëposhtëm ngjyrë jeshile (RGB: 92 150 100) me imazhin e stampuar.

2.3 - Të tjera

Artikuj të tjerë që mund të përdoren nga punonjësit apo për t’ia dhuruar vizitorëve janë:

Pins

Pins është një mënyrë alternative për vendosjen e logove dhe tekstit në bluzë për punonjësit por

edhe një mënyrë për të afruar publikun drejt trashëgimive kulturore.

Sticker

Një ngjitës me sfond të kuq me kod #ed1c24 të përmasave 12cm x 8cm (gjerësi x gatësi) ku

shkruhet emri i vizitorit. Specifikimet për tekstin: ngjyrë e bardhë #ffffff, Përshëndetje dhe Hello me

Page 57: Portfolio Jola Hysko 2014

llojin e shkrimit Open Sans Bold, Strong, 13pt, Emri im është dhe My name is me llojin e shkrimit

Open Sans Semibold, Strong, 12pt, adresa e faqes ueb të ministrisë është e shkruar në Open Sans

Semiblod, Strong, 6pt.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni me [email protected].

Page 58: Portfolio Jola Hysko 2014

VI Propozim për vulën e Institucioneve në Varësi

të Ministrisë së Kulturës

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 2 Qershor 2014

Versioni aktual 2 Qershor 2014

Page 59: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 2 Qershor 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 60: Portfolio Jola Hysko 2014

Në kuadër të përmirësimit dhe unifikimit të imazhit të komunikimit nga Ministria e Kulturës,

propozohen formati i mëposhtëm për vulën e Institucioneve në Varësi. Elementet të identitetit vizual si:

logoja e Ministrisë, dhe teksti Biletë-Ticket 2014, lloji i shkrimit të jenë të përdorura në përputhje me

udhëzimet e dhëna.

Specifikime për logon dhe tekstin

Për vulën e Institucioneve në Varësi propozohet të jetë e përmasave 6cm x 3cm (gjerësi x gjatësi)

dhe të përmbajë logon e Ministrisë së Kulturës dhe tekstin Biletë – Ticket 2014.

a. Përmasa e logos

Përmasa e logos është 2.28cm x 1.52cm (gjerësi x gjatësi). Largësia nga teksti është 0.62cm.

b. Teksti

Përbri logos është vendosur teksti “Biletë – Ticket 2014”. Duke qenë se Ministria e Kulturës vë theksin

ne mbrojtjen dhe respektimin e Të Drejtave të Autorit, në përputhje me Ligjin në fuqi, ka përdorur llojin

e shkrimit Open Sans (klikoni linkun për ta shkarkuar http://www.fontsquirrel.com/fonts/open- sans)

nën liçensën publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni artikullin mbi liçensën në adresën e mëposhtme

http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans).

Teksti është shkruar me Open Sans Semibold, Sharp, madhësia 7.95pt.

c. Ngjyra e vulës

Ngjyra e përdorur për vulën është me kod RGB #005ea8.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në [email protected] .

Page 61: Portfolio Jola Hysko 2014

VII Propozim për kartvizitat e Ministrisë së Kulturës

Versioni 1.7

Publikuar për here të parë 2 Maj 2014

Versioni aktual 2 Maj 2014

Page 62: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 2 Maj 2014 Ministria e Kulturës 1.7 Versioni final

Page 63: Portfolio Jola Hysko 2014

Në vazhdim të krijimit të një identiteti vizual të unifikuar në Ministri , në këtë projekt është

rimodeluar versioni aktual i kartvizitave nisur dhe nga detaje si vendosja e logos së Minsitrisë,

përmasave të saj , një qasje interaktive për adresën dhe bashkangjitja e informacionit në shqip e anglisht

në një anë të kartvizitës. Për sa më sipër propozohet versioni i mëposhtëm.

1.Pjesa para

Përmasat e kartvizitës janë 10.5 x 6.5cm (gjerësi x gjatësi). Sfondi është gri me kodin #f3f3f1.

Elementët identifikues të një produkti nga Ministria e Kulturës është logoja e Ministrisë, shiriti kuq e zi

ne fund të kartvizitës dhe lloji i shkrimit (Fonti) Open Sans (klikoni linkun për ta shkarkuar

http://www.fontsquirrel.com/fonts/open- sans) nën liçensën publike Apache 2.0 (për më tepër lexoni

artikullin mbi liçensën në adresën e mëposhtme http://www.fontsquirrel.com/license/open-sans). Logoja

është e përmasave 3.53 x 2.35cm, e vendosur në qendër, në një largësi 0.32cm nga skaji i sipërm i

kartvizitës dhe 0.86 cm larg emrit të punonjësit. Emri dhe Mbiemri është shkruajtur në Open Sans Bold,

7pt, Sharp, ngjyrë e zezë #000000. Pozicioni i punës në shqip dhe anglisht janë shkruajtur në Open Sans

Semibold, 6pt (vetëm kur gjatësia e pozicionit të punës është gati sa gjerësia e kartvizitës, atëherë

madhësia e shkrimit është 5.8pt) , Sharp dhe ngjyrë e zezë #000000. Numrat e kontaktit, email dhe

adresa kanë të njëjtat attribute me pozicionin e punës, por shkrimi është i madhësisë 5.5pt. Shiriti kuq e

zi i përmasave 0.18 x 0.44cm është i pozicionuar në qendër i larguar nga skaji i poshtëm i kartvizitës dhe

adresa e Ministrisë me 0.32 cm.

2. Pjesa mbrapa

Page 64: Portfolio Jola Hysko 2014

Për pjesën mbrapa të kartvizitës propozohet një mënyrë interactive e paraqitjes së vendodhjes fizike

të Ministrisë së Kulturës nëpërmjet kodit të skanueshëm QR Code.

Adresa është shkruar në Open Sans Bold, Sharp, 9.25pt , ngjyrë e zezë #000000. Po ashtu edhe Skano

kodin por e madhësisë 6.83pt. QR Code është e madhësisë 3.18 x 3.14cm e barazlarguar nga skajet e

kartvizitës dhe në nje largësi nga shiriti dhe teksti prej 0.35cm. Shiriti ka të njëjtat përmasa si në pjesën

para të kartvizitës.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni [email protected].

Page 65: Portfolio Jola Hysko 2014

VIII Manual për vendosjen e nënshkrimit tek Posta

Elektronike (E-mail Signature)

Versioni 1.0

Publikuar për here të parë 20 Maj 2014

Versioni aktual 20 Maj 2014

Page 66: Portfolio Jola Hysko 2014

Faqja e kontrollit të dokumentit

Historiku i Versioneve të dokumentit:

Data Autori Versioni Shënime mbi rishikimet 20 Maj 2014 Ministria e Kulturës 1.0 Versioni fillestar

Page 67: Portfolio Jola Hysko 2014

Për të vendosur nënshkrimin tek email-i juaj zyrtar, ju mund të veproni si më poshtë:

1. Pasi keni hapur Outlook-un, do të shkoni tek File – Info si në figurën në vijim

2. Në tabelën e rradhës që do t’ju hapet pasi të klikoni tek Options, do të shihni pamjen më poshtë:

Në këtë tabelë, në të majtë duhet të klikoni tek fusha ‘Mail’ e më pas tek ‘Signatures’ (në të djathtë sipas

fotos më lart).

Page 68: Portfolio Jola Hysko 2014

3. Pasi të keni klikuar tek fusha ‘Signatures’, do t’ju paraqitet një tjetër tabelë ku do të duhet të krijoni

nënshkrimin tuaj që do të shfaqet pas çdo email-i. Mjafton të klikoni tek ‘New’ si në vijim:

Page 69: Portfolio Jola Hysko 2014

4. Në tabelën e re që do t’ju shfaqet mjafton të bë Copy – Paste formatin e mëposhtëm të nënshkrimit (duke

ndryshuar më parë emrin, mbiemrin, pozicionin tuaj të punës si dhe nr. e celularit).

Emër Mbiemër

Pozicioni juaj në Ministrinë e Kulturës

Rr. Kavajës, Nr.1, 1003 Tiranë

Tel: (+355 (0) nr. i telefonit të zyrës)

Mob: (+355 nr. i celularit)

e-mail: emër.mbiemë[email protected]

Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar vetëm për individin ose për institucionin të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për marrësin. Çdo rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga personat

apo nga subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë mesazh, ju lutem kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini

çdo material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse

, përveç rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme.

Shënim: Ju lutemi të ruhet formati i nënshkrimit në pikën 4!!!

Page 70: Portfolio Jola Hysko 2014

3. Website-s

Website të cilat i kam mirëmbajtur janë:

(referencë: http://www.kultura.gov.al/ )

Page 71: Portfolio Jola Hysko 2014

(referencë: http://lpi.openlabs.cc/ )