16
Tekst i digjitalizuar http://mediaprint.al/libridigjital Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj PSIKOLOGJIA 12 me zgjedhje Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz me zgjedhje 12 · Titulli: Psikologjia me zgjedhje 12 Autore: Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj Kreu 1 mësimi 11.-1.5 dhe kreu

  • Upload
    others

  • View
    124

  • Download
    23

Embed Size (px)

Citation preview

Tekst i digjitalizuarhttp://mediaprint.al/libridigjital

Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj

PSIKOLOGJIA

12 me zgjedhje

Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

PSIKOLOGJIA12 me zgjedhjePër klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

Teksti i psikologjisë përbën një mjet studimi për të hyrë në botën shumëkomplekse të psikologjisë. Ju do të zbuloni njëherësh se po hyni në një botë shumë interesante.Gjatë studimit tuaj dhe me ndihmën e mësuesit ju do të njiheni me zbulimet psikologjike, do të keni mundësinë të analizoni nga afër zbatime të zbulimeve psikologjike si dhe të ushtroni mendimin tuaj kritik në debate të mëdha aktualenë të cilat janë përfshirë psikologët e gjithë botës.Veç kësaj çdo mësim është i pajisur me një aparat me pyetje, ushtrime, teste e detyra.

Veprimtari praktike, video, teste, situata problemore etj., për këtë tekst mësimor do të gjeni në www.mediaprint.al dhe platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital

ISBN 978-9928-08-346-3

PSIKO

LOG

JIA M

E ZGJED

HJE 12

Prof. Dr. Adem Tam

o, Prof. Dr. Theodhori Karaj

Titulli: Psikologjia me zgjedhje 12

Autore: Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj Kreu 1 mësimi 11.-1.5 dhe kreu 4 mësimet 4.2, 4.3, 4.6 - 4.8 janë hartuar nga Prof. Dr. Theodhori Karaj Kreu 1 mësimi 1.5, Kreu 2, 3, 4 (mësimet 4.1, 4.4, 4.5, 4.9-4.11) 5, 6, 7 janë hartuar nga Prof. Dr. Adem Tamo

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktor shkencor: Prof. Dr. Theodhori Karaj

Redaktore gjuhësore: Nisela Gjika

Redaktore teknike: Flora Gjoka

Dizajn: Arben Hamzallari

Shtëpia Botuese Mediaprint

ISBN: 978-9928-08-346-3

Botimi i parë: 2018

3

KREU 1 STUDIMI I PSIKOLOGJISË

Shënim i autorëveTeksti i psikologjisë përbën një mjet studimi për të hyrë në botën shumë komplekse të psikologjisë. Ju do të zbuloni njëherësh se po hyni në një botë shumë interesante.Gjatë studimit tuaj dhe me ndihmën e mësuesit ju do të njiheni me zbulimet psikologjike, do të keni mundësinë të analizoni nga afër zbatime të zbulimeve psikologjike si dhe të ushtroni mendimin tuaj kritik në debate të mëdha aktuale në të cilat janë përfshirë psikologët e gjithë botës.Siç do ta shikoni, struktura e këtij teksti është e përbërë nga një rubrikë informative, një rubrikë zbatimesh dhe një rubrikë për zhvillimin e mendimit kritik. Rubrika informative përbëhet nga pesë krerë me 45 mësime gjithsej. Rubrika për zbatimet e psikologjisë përmban 22 materiale. Rubrika për zhvillimin e mendimit kritik përmban 10 materiale për tema të rëndësishme të psikologjisë së kohës sonë.Autorët rekomandojnë që vetë mësuesi i lëndës, por kur e sheh të arsyeshme, edhe duke marrë mendimin e nxënësve, të vendosë/vendosin mbi mënyrën e kombinimit të rubrikave informative, zbatuese e kritike me qëllim që të arrijë të krijojë mundësinë që mësimi i psikologjisë të jetë jetësor ashtu siç është vetë kjo fushë studimi.Veç kësaj çdo mësim është i pajisur me një aparat me pyetje, ushtrime, teste e detyra. Për këtë autorët rekomandojnë edhe përdorimin e teknikave të kërkimit personal ose në grup, të diskutimit të lirë të çështjeve jetësore ose teorike, të polemikës kritike duke zënë pozicionin e kundërt me pozicionin të cilit nxënësi i beson personalisht.Kombinimi i tri rubrikave me teknikat e mësipërme përbën risinë e këtij teksti, i cili vjen si përpjekje për të realizuar thellim në njohje, përparim në marrëdhënie me veten dhe të tjerët, respektim të diversitetit dhe tolerancës.

Ju urojmë sukses

5

PërmbajtjaKREU 1 STUDIMI I PSIKOLOGJISË1.1 OBJEKTI DHE SYNIMET E PSIKOLOGJISË ......................................................................................81.2 DREJTIMET E STUDIMIT TË PSIKOLOGJISË ...............................................................................101.3 ÇFARË JANË DHE ÇFARË BËJNË PSIKOLOGËT ...........................................................................131.4 VËZHGIMI NATYROR, STUDIMI I RASTIT, INTERVISTIMI DHE SONDAZHI ........................171.5 METODA E KORRELACIONIT DHE EKSPERIMENTI .................................................................19

KREU 2 BIOPSIKOLOGJIA2.1 RRUGA E SINJALEVE NGA MJEDISI NË TRURIN TONË .............................................................232.2 FUNKSIONIMI I SISTEMIT NERVOR QENDROR DHE PERIFERIK ..........................................262.3 FUNKSIONIMI I SISTEMIT HORMONAL ......................................................................................292.4 EKSPERIENCAT SHQISORE DHE FORMIMI I KUPTIMIT MBI BOTËN ....................................322.5 PERCEPTIMI I TEMPERATURËS, DHIMBJES DHE EKUILIBRIT ................................................352.6 ORGANIZIMI I BOTËS PERCEPTIVE ..............................................................................................382.7 PËRBËRËSIT E MOTIVACIONIT DHE TEORITË PËR TË ............................................................422.8 MOTIVET BIOLOGJIKE E SOCIALE ................................................................................................442.9 NATYRA E EMOCIONEVE NJERËZORE .........................................................................................472.10 TEORITË PËR EMOCIONET .........................................................................................................492.11 SHPREHJA E EMOCIONEVE .........................................................................................................52

KREU 3 ZHVILLIMI3.1 ZHVILLIMI PARA LINDJES DERI NË ADOLESHENCË .................................................................563.2 ZHVILLIMI GJATË ADOLESHENCËS .............................................................................................593.3 ZHVILLIMI PREJ ADOLESHENCËS E DERI NË MOSHËN E RRITUR ......................................633.4 PËLQIMI SEKSUAL DHE BUKURIA FIZIKE ...................................................................................653.5 SI TA PËRMIRËSOJMË VETËVLERËSIMIN? ...................................................................................683.6 MUNDËSITË E KARRIERËS: PËRGATITJA PËR PROFESIONIN DHE BOTËN E PUNËS ........713.7 PËRBALLIMI I ZEMËRIMIT - NJË ASPEKT THEMELOR I INTELIGJENCËS EMOCIONALE .733.8 ÇFARË I BËN NJERËZIT HOMOSEKSUALË? .................................................................................753.9 STILI PERSONAL I REAGIMIT NË KONFLIKTE ............................................................................78

KREU 4 NJOHJA4.1. INTELIGJENCA NJERËZORE: A MATET DOT SA TË ZGJUAR JEMI? ........................................814.2 INTELIGJENCA: A E SHIKOJNË ATË TË GJITHË NË TË NJËJTËN MËNYRË? ..........................834.3 TË MËSUARIT DHE LLOJET E TIJ: KUSHTËZIMI KLASIK ..........................................................854.4 KUSHTËZIMI VEPRUES ....................................................................................................................874.5 TË MËSUARIT PËRMES VËZHGIMIT DHE PROCESEVE KOGNITIVE ....................................904.6. TË MENDUARIT ................................................................................................................................934.7 KUJTESA: TIPET, PROCESET DHE SISTEMET E SAJ ....................................................................964.8 KUJTESA SHQISORE, AFATSHKURTËR DHE AFATGJATË ..........................................................994.9 HARRESA ...........................................................................................................................................1024.10 SI TA PËRMIRËSOJMË KUJTESËN ..............................................................................................1054.11 GJENDJET E NDËRGJEGJES ........................................................................................................109

6

4.12 ËNDRRAT, HIPNOZA DHE MEDITIMI .....................................................................................1114.13 GJENDJET E NDËRGJEGJES DHE PËRDORIMI I DROGAVE ..................................................1144.14 SI TË MEDITONI ...........................................................................................................................1174.15 MARRJA E VENDIMEVE TË RËNDËSISHME .............................................................................119

KREU 5 VARIACIONET MES INDIVIDËVE E GRUPEVE5.1 PERSONALITETI DHE VLERËSIMI I TIJ ........................................................................................1225.2 DIVERSITETI NJEREZOR: IDENTITETI GJINOR DHE EDUKIMI PËR BARAZI GJINORE ..1255.3 SHKOLLA PSIKODINAMIKE DHE KONTRIBUTET E SAJ NË THELLIMIN E NJOHJES PËR NJERIUN ...............................................................................................................1285.4 KONTRIBUTET E SHKOLLES BIHEVJORISTE, HUMANISTE DHE KOGNITIVE PËR SJELLJEN DHE PERSONALITETIN ........................................................................................1315.5 KUPTIMI MBI SJELLJEN JONORMALE .........................................................................................1335.6 SHPJEGIMET PER SJELLJEN JONORMALE .................................................................................1365.7 TRAJTIMI I SJELLJES JONORMALE ..............................................................................................1395.8 PERCEPTIMI SOCIAL DHE NDIKIMI SOCIAL ............................................................................1415.9 QËNDRIMET DHE PARAGJYKIMET ............................................................................................144

KREU 6 ZBATIME TË PSIKOLOGJISË6.1 SI DUHET T’I ZHVILLOJNË STUDIMET E TYRE PSIKOLOGËT? .............................................1486.2 SI TË PËRMIRËSONI SHPREHITË E STUDIMIT .........................................................................1496.3 STRESI, REAGIMET NDAJ STRESIT DHE SËMUNDJET ...........................................................1526.4 MBROJTJA NGA STRESI ..................................................................................................................1556.5 SJELLJET E SHËNDETSHME ..........................................................................................................1586.6 DËSHMITARI OKULAR ...................................................................................................................1606.7 CILI ËSHTË KOEFICIENTI I INTELIGJENCËS SUAJ EMOCIONALE? .....................................1626.8 DËMTIMET E TRURIT DHE EKZAMINIMI I TYRE ...................................................................1656.9 STRESI DHE ANKTHI NGA PROVIMET ......................................................................................1686.10 MARRJA E VENDIMEVE TË ARSYESHME ..................................................................................1716.11 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE .........................................................................................................1756.12 PRITSHMËRIA PËR SUKSES DHE FRIKA NGA DËSHTIMI ....................................................1786.13 DREJTËSIA DHE SËMUNDJET MENDORE ..............................................................................1806.14 AGRESIVITETI DHE PËRDHUNIMI ..........................................................................................1826.15 SINDROMA E STOKHOLMIT .....................................................................................................1846.16 PËRFITIME NGA VIKTIMIZIMI DHE NGA VËMENDJA E TË TJERËVE ..............................186

KREU 7 MENDOJMË NË MËNYRË KRITIKE7.1 A KA BARNA QË TË MUND TË NA BËJNË MË TË ZGJUAR? ....................................................1907.2 A MUND T’I HEQË DHIMBJET AKUPUNKTURA? .....................................................................1917.3 A MUND TË NA BINDIN PA NA THËNË Ç’TË BËJMË? ..............................................................1947.4 A MUND TË DALIN PËRSËRI NË DRITË KUJTIMET E REPRESUARA? ..................................1967.5 A BËHEMI MË TË DHUNSHËM NËSE SHOHIM DHUNË TELEVIZIVE? ...............................1987.6 A MUND TË KOMUNIKOJNË KAFSHËT ME GJUHËN E NJERËZVE? ....................................2017.7 A E RRIT ARMIQËSIA DHE INATI RREZIKUN E SËMUNDJES SË ZEMRËS? .........................2047.8 AFTËSITË HAPËSINORE TË MESHKUJVE DHE TË FEMRAVE ................................................206FJALOR .....................................................................................................................................................208

Përmbajtja

STUDIMI I PSIKOLOGJISË

KREU 1

8

Shikoni me kujdes pamjen më poshtë. Si kanë reaguar kalimtarët e ndryshëm ndaj personit që është i shtrirë në tokë? Dikush është ulur dhe po i jep ndihmën e parë personit të sëmurë. Dikush qëndron dhe sodit fare indiferent ndaj kësaj pamjeje. Persona të tjerë kthejnë kokën dhe vazhdojnë të ecin. Përse njerëz të ndryshëm sillen në mënyra të ndryshme ndaj së njëjtës situatë? Psikologët synojnë tu përgjigjen pyetjeve të tilla.

Psikologjia është shkenca që studion sjelljen dhe proceset mendore. Sjellja është çdo veprim ose reagim që është i dukshëm dhe që mund të vëzhgohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, p.sh. të bërtiturit, përqafimi, të ecurit, të folurit, skuqja ose zverdhja e fytyrës, e qara, e qeshura, gjestet e ndryshme etj.

Proceset mendore janë çdo veprimtari që ndodh në mendjen tonë. Ato janë veprimtari të brendshme që nuk mund të vëzhgohen në mënyrë të drejtë. Procese të tilla mendore janë, p.sh., të menduarit, të kujtuarit, ëndërrimi, përfytyrimi i diçkaje etj.

Ne mund të vëzhgojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë se si një njeri i bërtet dikujt në një çast zemërimi (sjellja e dukshme), por nuk mund të vëzhgojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimet dhe ndjenjat (proceset mendore) e këtij njeriu në çastet e bërtitjes. Megjithatë, proceset mendore janë po aq reale dhe të rëndësishme dhe mund të studiohen në mënyrë shkencore, ashtu si edhe sjelljet e dukshme. Meqë ato nuk mund të vëzhgohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, psikologët i studiojnë proceset mendore në mënyrë të tërthortë, duke përdorur teknika të ndryshme eksperimentale. Shpesh, ne mund të nxjerrim përfundime të sakta për atë që është duke ndodhur në mendjen e një njeriu, duke vëzhguar sjelljet e tij të dukshme. P.sh., nëse vërejmë se për disa ditë rresht një njeriu i del gjumi shumë herët në mëngjes dhe pas kësaj nuk He dot më, mund të themi se ai është i depresuar.

Çdo pyetje për sjelljet dhe proceset mendore mundtë jetë objekt i studimeve psikologjike.

Nëpërmes këtyre studimeve psikologjia përpiqet të realizojë katër synime kryesore.Synimi i parë është të përshkruajë sjelljen dhe proceset mendore. Kjo realizohet

me anë të vëzhgimit, intervistimit, testeve, eksperimenteve etj., për të mbledhur fakte që më vonë përdoren për të kuptuar sjelljen e njerëzve. P.sh., me anë të vëzhgimit psikologët kanë mbledhur fakte dhe kanë përshkruar shenjat e depresionit si mungesa e humorit, mungesa e dëshirës për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës së përditshme, fajësimi i skajshëm i vetes, mendime negative për veten, mendime pesimiste për të ardhmen, konfuzioni mendor etj.

Synimi i dytë, është shpjegimi i sjelljes. Të shpjegosh do të thotë të përcaktosh shkakun ose shkaqet e një sjelljeje të caktuar. Cilat janë shkaqet e depresionit? Për të bërë këtë gjë psikologët kanë dhënë disa shpjegime duke u bazuar në fakte të mbledhura nga vëzhgimi i shumë individëve që kanë kanë jetuar në rrethana të ndryshme dhe kanë shfaqur shenjat e depresionit. Disa njerëz kanë një predispocion biologjik për t’u depresuar. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që nëse dikush ka pasuar një njeri të afërt që ka vuajtur më parë nga depresioni, ka shumë të ngjarë që edhe ai të vuajë nga depresioni. Disa njerëz preken nga depresioni për arsye se aktiviteti i disa elementëve kimikë në tru që quhen neurotransmetues (si psh., serotonina dhe

1.1 OBJEKTI DHE SYNIMET E PSIKOLOGJISË

Fjalë kyçe sjellje, proces

mendor, shpjegimi i sjelljes, parashikim i

sjelljes, kontroll i sjelljes.

9

KREU 1 STUDIMI I PSIKOLOGJISË

norepinefrina) është i ulur. Studiues të tjerë thonë se shkaqe të depresionit janë edhe humbjet reale ose imagjinare që përjeton njeriu.

Synimi i tretë, i psikologjisë është parashikimi i sjelljes. Bazuar në faktet e grumbulluara psikologët synojnë që të parashikojnë se në çfarë rrethanash mund të shfaqet përsëri sjellja në të ardhmen dhe se cilët njerëz janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sjellje. Le ta ilustrojmë edhe këtë me shembullin e depresionit. Një njeri ka më shumë mundësi të përjetojë depression në të ardhmen nëse jeta e tij është shumë e stresuar, përjeton më shumë humbje (humbje njerëzish të afërt, humbje parash, humbjen e statusit), ka njerëz të tjerë të afërt që kanë vuajtur më parë nga depresioni etj. Nga faktet e grumbulluara femrat janë dy herë më shumë të rrezikuara për t’u prekur nga depresioni.

Synimi i katërt, i psikologjisë është kontrolli i sjelljes ose ndikimi në një sjellje. Psikologët synojnë të parandalojnë sjelljet problematike dhe të inkurajojnë sjelljet pozitive. Me fjalë të tjera kontroll do të thotë që të ndryshohen disa gjëra që dihet se ndikojnë në një sjellje. Nëse një psikiatër e këshillon dikë që është i depresuar për të përdorur barna antidepresante për të rritur aktivitetin e neurotransmetueseve (serotonina dhe norepinefrina) në tru, ai është duke kontrolluar ose është duke ndikuar në sjelljen e këtij personi. Në mënyrë të ngjashme, nëse një psikolog përpiqet që të të ndryshojë mënyrën negative të të menduarit te një person që vuan nga depresioni, ai është duke ndikuar në sjelljen e tij.

Sjelljet dhe proceset mendore që studion psikologjia janë të shumta. Ndaloni për një moment dhe vini re sesi ju rreh zemra dhe si merrni frymë. Kjo bëhet e mundur në saj të bashkëveprimit të qelizave nervore që ndodhen në trurin dhe gjitha trupin tuaj. Disa qeliza të tjera të specializuara të trurit ju bëjnë ju të aftë që të ndijoni atë që vjen nga bota jashtë dhe brenda trupit tuaj. Shihni orën ose stilolapsin tuaj. Si bëhet e mundur që ju të shihni akrepat e orës apo ngjyrën e stilolapsit? Kjo ndodh për arsye të një procesi me anë të të cilave qelizat e trurit e shndërrojnë dritën në aktivitet nervor i cili arrin deri në tru. Nëse njeriu kandonjë problem në të folur, nëse nuk dëgjon apo nuk sheh përgjegjëse për këtë janë disa qeliza nervore në tru.

Ju jeni një qenie e vetëdijshme. Kjo do të thotë se ju nuk reagoni në mënyrë mekanike ndaj botës përreth. Ndaloni dhe shihni për një moment në figurën e sipërme..

Megjithëse këtu ka vetëm shumë pika të zeza të vendosura mbi disa pika të verdha, ju mund të thoni me siguri se pikat e zeza formojnë figurën e një qeni. Ju mund të thoni për më tepër se ai është një qen i rracës dalmat. Siç shihet ju e interpretoni dhe i jepni një kuptim të caktuar informacionit.

Si shkaktohen emocionet tuaja? Pse e keni të vështirë që t’i kontrolloni ato? Si ndikojnë emocionet në sjelljen dhe mendimet tuaja? Përse ju silleni në një mënyrë të caktuar? Për të gjitha gjërat që përmendëm më sipër ju do të mësoni më shumë kur të lexoni mësimet për psikobiologjinë që vijnë në faqet më pas të këtij libri.

Disa nga qelizat e trupit tuaj janë në gjendje që të ndahen dhe të bëjnë të mundur që nga një vezë e vogël e fekonduar të bëheni individ siç jeni ju tani. (Kjo do të shpjegohet më me hollësi në mësimet për zhvillimin njerëzor).

Mendoni për një moment sesa e vështirë do të ishte jeta për ju sikur ju të mos mbanit mend njerëzit që takoni dhe sikur të mos mbanit mend gjërat që mësoni në përgjithësi. Por jeta juaj lehtësohet sepse jeni qenie që keni kujtesë dhe jeni të aftë të mësoni. Si ndodh të mësuarit? Si realizohet kujtesa juaj? Si ndodh që disa njerëz

10

të mbajë mend përmbajtjen e librave të tërë dhe disa të tjerë harrojnë dhe emrat e njerëzve më të afërt? Si zhvillohet gjuha dhe menduarit? Çfarë është inteligjenca? A është inteligjenca e lindur apo fitohet në jetë? (Këto do të trajtohen në mësimet për njohjen).

Juve ju ndodh që të mërziteni për punën e një note që nuk ju pëlqen, për humbjen e një shoqërie apo për diçka tjetër. Si mund ta dalloni një mërzi të thjeshtë nga një depresion? Si mund të dalloni një ankth të zakonshëm nga një çrregullim i ankthit? Çfarë është skizofrenia dhe si ta dallojmë atë? A janë çrregullimet mendore të lindura apo fitohen në jetë? Çfarë i shkakton ato? (Këto do të trajtohen në mësimet për variacionet mes individëve dhe grupeve)

1. Nga dallon objekti i studimit të psikologjisë nga ai i lëndëve të tjera që zhvilloni në shkollë? Jepni shembuj.

2. Shpjegoni synimet e psikologjisë përmes shembujve nga jeta juaj3. Cili prej synimeve të psikologjisë ju duket më interesant? Ndajeni mendimin tuaj me

klasën dhe mësuesin.

1.2 DREJTIMET E STUDIMIT TË PSIKOLOGJISË

Interesi për psikologjinë është shfaqur rreth 2000 vjet më parë. Filozofët e antikitetit grek, si Sokrati dhe Aristoteli, si dhe filozofë në shekujt e mëvonshëm, kanë trajtuar mjaft probleme me natyrë psikologjike. Megjithatë, psikologjia moderne si shkencë filloi në vitin 1879 kur Vilhelm Vundti hapi laboratorin e parë eksperimental psikologjik në Lajpcig të Gjermanisë.

Strukturalizmi

Drejtimi i studimit të psikologjisë i përpunuar nga Vundti dhe pasuesit e tij u quajt strukturalizëm për arsye se ata ishin të interesuar të zbulonin elementët ose strukturat e përvojës së vetëdijshme imediatetë njeriut (ajo që ndodh në mënyrë të vetëdijshme në mendjen e njeriut në çastin kur ai është duke perceptuar stimuj të ndryshëm). Strukturalizmi nuk pati jetë të gjatë në psikologji për arsye se la jashtë studimit vargun e gjerë të proceseve mendore dhe të sjelljeve njerëzore. Për pasojë ai u zëvendësua nga drejtime të tjera psikologjike. Pesë nga drejtimet më të rëndësishme të studimit të psikologjisë, aktive edhe sot, janë: drejtimi bihevjorist, drejtimi psikoanalitik, drejtimi humanist, drejtimi kognitivist dhe drejtimi biologjik.

Bihevjorizmi

Drejtimi bihevjorist u themelua më 1913 në Amerikë nga Xhon Uatsoni. Ndryshe nga strukturalizmi, Uatsoni theksonte se proceset mendore (mendimet, ndjenjat etj.) nuk duhet të jenë objekt i studimit të psikologjisë, sepse ato janë veprimtari të brendshme dhe si pasojë nuk mund të vëzhgohen e të maten në mënyrë shkencore.

• Hapja e laboratorit në Leipzig

• Vilhelm Wundt

Fjalë kyçe strukturalizëm,

bihevjorizëm, psikanalizë, kognitivizëm.

11

KREU 1 STUDIMI I PSIKOLOGJISË

Psikologjia, sipas tij, duhet të studiojë vetëm sjelljet e jashtme, tëdukshme, që mund të vëzhgohen drejtpërdrejt dhe të maten në mënyrë objektive. Kjo është arsyeja pse ky drejtim u quajt bihevjorizëm (nga anglishtja bihaviour, që do të thotë sjellje). Sjellja e njeriut sipas bihevjorizmit përcaktohet nga kërkesa e mjedisit ku ai jeton, dhe jo nga mendja e tij. P.sh., ne ndjekim një kurs kompjuteri jo sepse mendojmë vetë se një njeriu të sotëm i duhet patjetër kompjuteri, por sepse këtë na e kërkojnë prindërit. Edhe njëri prej psikologëve bihevjoristë më të shquar amerikanë, Burhus Frederik Skiner, mendonte se sjellja e njeriut përcaktohet nga mjedisi, dhe nënvleftësonte rolin e proceseve mendore. Megjithatë, mjaft bihevjoristë të sotëm kanë filluar që të studiojnë edhe se si proceset mendore ndikojnë në sjellje.

Psikoanaliza

Drejtimi psikoanalitik u themelua nga mjeku austriak Sigmund Frojd në vitin 1900. Sipas Frojdi-t, sjellja e njeriut mund të kuptohet vetëm nëse studiohen aspektet e pavetëdijshme të mendjes. Mendja njerëzore, sipas tij, i ngjan një ajsbergu: pjesa që del mbi ujë (më e vogla) është pjesa e mendimeve, dëshirave, impulsive etj., për të cilat njeriu është i vetëdijshëm.

Pjesa nën ujë (më e madhja) është pjesa e mendimeve, dëshirave, impulseve për të cilat njeriu është i pavetëdijshëm. Në këtë pjesë ndodhen edhe instinkti seksual dhe i agresivitetit. Ajo që përcakton sjelljen, sipas Frojdi-t, është pjesa e pavetëdijshme, veçanërisht instinkti seksual. Përveç këtyre, Frojdi ka theksuar rëndësinë e madhe që kanë përvojat e fëmijërisë së hershme të një individi, veçanërisht marrëdhëniet me prindërit, në formimin e personalitetit të tij të ardhshëm.

Shumë nga studentët dhe pasuesit e Frojdi-t u shkëputën prej tij. Këta u quajtën neofrojdistë. Të tillë janë, p.sh. Erik From. Karl Jung, Alfred Adler etj. Teoritë e përpunuara prej tyre sot njihen edhe me termin teoritë psikodinamike. Këto teori pranojnë shumë nga idetë themelore të Frojdi-t. Ndërkohë, ato vënë në dukje se ndikimi i instiktit seksual dhe i përvojave të hershme në formulimin e personalitetit nuk është aq i fuqishëm sa mendonte Frojdi. Po ashtu ata vënë në dukje se mendimet e vetëdijshme, si dhe faktorët socialë, luajnë një rol shumë më përcaktues në sjellje nga ç’mendonte Frojdi.

Drejtimi humanist

Drejtimi humanist lindi pas Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqësohet nga psikologët amerikanë, Abraham Maslou dhe Karl Roxhers.

Emërtohet kështu për shkak të pikëpamjes optimiste që ka për natyrën njerëzore.Ky drejtim kundërshton si pikëpamjen e psikoanalizës se sjellja e njeriut

përcaktohet nga forcat e errëta të pavetëdijshme, ashtu edhe pikëpamjen e bihevjorizmit se sjellja përcaktohet nga mjedisi. Sipas tij, njeriu është qenie e vetëdijshme, e aftë të zgjedhë në mënyrë të lirë dhe të bëjë atë çfarë dëshiron në jetën e tij. Çdo njeri vendos kryesisht vetë për fatin e tij dhe nuk varet as nga forcat e pavetëdijshme, as nga mjedisi në të cilin jeton. Njeriu është vetë përgjegjës për atë që ndodh në jetën e tij.

Një ide tjetër mjaft e rëndësishme e drejtimit humanist është se njeriu është një qenie që përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për t’u zhvilluar. Njeriu nuk është i kënaqur me plotësimin e nevojave të çastit, por synon vazhdimisht të vërë në përdorim të gjitha kapacitetet, në mënyrë që të bëjë më të mirën që i lejojnë kapacitetet e tij.

• Burrhus Skinner

• Carl Jung

• Jean Piagett

Kureshti!

Frojdit në fillim iu blenë vetëm 700 kopje të librit me famë botërore “Interpretimi i ëndrrave”.

12

Kognitivizmi

Drejtimi kognitivist (nga latinishtja cognition, që do të thotë të njohësh) lindi në vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Ky drejtim përqendrohet në studimin e proceseve mendore si vëmendja, perceptimi, kujtesa, të menduarit, inteligjenca etj. Ndryshe nga bihevjorizmi, psikologët kognitivistë mendojnë se proceset mendore janë të përfshira në realizimin e sjelljes. Kështu që sjellja nuk mund të kuptohet plotësisht, nëse nuk kuptohen proceset mendore që janë të përfshira në të. Po ashtu, ndryshe nga bihevjorizmi dhe psikoanaliza, drejtimi kognitivist thekson se proceset e vetëdijshme mendore kontrollojnë sjelljen në mënyrë të vazhdueshme. Njeriu përfshihet në sjellje racionale dhe joracionale i shtyrë nga mendimet dhe ndjenjat e tij. Duke ndryshuar ndjenjat dhe mendimet e tij, njeriu mund të ndryshojë edhe sjelljen e tij.

Drejtimi biologjik

Drejtimi biologjik është zhvilluar dukshëm kohët e fundit. Sipas këtij drejtimi, sjellja dhe proceset mendore mund të shpjegohen duke studiuar strukturat biologjike (trurin, sistemin nervor etj.) që janë të përfshira në realizimin e tyre.

Ky drejtim i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit të ndikimit të dëmtimeve të trurit, të sistemit nervor, të çrregullimeve të sistemit hormonal etj. Në sjelljen dhe proceset mendore. Ai ka dhënë një ndihmesë të madhe në studimin e proceseve të tilla mendore si ndijimi, perceptimi, kujtesa, si dhe të çrregullimeve mendore si depresioni, skizofrenia etj.

Proceset mendore dhe sjellja njerëzore janë shumë të ndërlikuara dhe ndikohen nga shumë faktorë. Secili nga drejtimet që përmendëm më sipër, ndihmon për t’i kuptuar ato në aspekte të veçanta, por asnjë prej tyre nuk jep një shpjegim të plotë për të gjithë faktorët që ndikojnë në to. Për këtë arsye shumë psikologë sot parapëlqejnë të jenë eklektikë. Të jesh eklektik në psikologji do të thotë të mos i qëndrosh strikt vetëm njërit nga drejtimet e psikologjisë që përmendëm më sipër, por të marësh dhe të përdoresh ide, fakte, teknika këshillimi dhe psikoterapie etj. nga drejtime të ndryshme për të shpejguar dhe trajtuar një sjellje të caktuar. Kjo e lejon një psikolog që ta kuptojë dhe ta trajtojë më mirë një sjellje. Le ta ilustrojmë këtë me shembullin e depresionit që përmendëm më sipër. Për shpjegimin dhe trajtimin e depresionit ka teori të ndryshme biologjike dhe psikologjike. Në grupin e teorive psikologjike përfshihen teoria psikoanalitike, bihevjoriste dhe teoria kognitiviste. Një psikolog eklektik nuk do të përdorë vetëm njërën prej këtyre teorive për të shpjeguar ose për të trajtuar depresionin por do të bazohet edhe në teoritë e tjera.

1. Përpiloni një tabelë dhe paraqitni aty ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet: drejtimit bihevjorist, drejtimit humanist dhe drejtimit psikoanalitik.

2. Cilat janë ndryshimet ndërmjet kognitivizmit, bihevjorizmit dhe drejtimit biologjik?3. Jepni një shembull ku një psikolog mban një qëndrim eklektik në trajtimin e një problemi

psikologjik (stresi, agresiviteti, përdorimi i drogës etj.).4. Bëni një kërkim në internet dhe/apo bibliotekë dhe zbuloni cili është kontributi i

shkencëtareve femra në zhvillimin e Psikologjisë. Si e vlerësoni rolin që ato kanë luajtur apo luajnë në shkencën e Psikologjisë?

• Sigmund Frojdi

• Carl Rogers

13

KREU 1 STUDIMI I PSIKOLOGJISË

A janë psikologët njerëzit që shohin filxhanin e kafes ose vijat në pëllëmbën e dorës dhe parashikojnë fatin? Megjithëse ajo që bëjnë këta njerëz, ngjan me psikologjinë, ata nuk janë psikologë. Po kështu nuk janë psikologë as astrologët. Këto kategori njerëzish janë pseudopsikologë. Kjo, sepse veprimtaria e tyre nuk mbështetet në fakte dhe metoda shkencore. Psikologët janë specialistë që studiojnë në mënyrë shkencore sjelljen dhe proceset mendore dhe i përdorin zbulimet e tyre në jetën praktike. Që të bëhesh psikolog, duhen kryer studimet universitare. Madje në shume degë të psikologjisë, si p.sh., në psikologjinë klinike etj., duhen kryer edhe studime të zgjatura pasuniversitare.

Shpeshherë në jetën e përditshme njerëzit ngatërrojnë psikologët me psikiatrit dhe psikoanalistët. Psikologu dhe psikiatri nuk janë e njëjta gjë. Psikiatri është një mjek i përgjithshëm që është i specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore. Megjithëse shumë psikiatër bëjnë edhe psikoterapi, ata i trajtojnë çrregullimet mendore me anë të barnave. Kurse psikologët përdorin psikoterapinë.

Po kështu, psikologu nuk është e njëjta gjë as me psikoanalistin. Deri vonë psikoanalisti ka qenë një psikiatër i trajnuar në fushën e psikoanalizës. Kohët e fundit, edhe psikologët mund të trajnohen në fushën e psikoanalizës dhe të bëhen psikoanalistë.

Megjithëse historia e psikologjisë është e shkurtër, ajo është zhvilluar shumë shpejt. Ajo është një shkencë mjaft interesante dhe me shume vlerë praktike. Për këtë arsye është edhe një nga degët më të kërkuara në universitete. Në Amerikë, p.sh., sot ekzistojnë 60 specialitete psikologjie dhe numërohen mbi 120 000 psikologë. Psikologjia në Shqipëri është një fushë shume e re. Studimet universitare për psikologji janë hapur për herë të parë në vitin 1996.

Psikologët mund të punojnë në sektorë të ndryshëm në varësi të specialitetit që kanë. Disa prej tyre mund të japin mësim në universitete dhe në shkolla. Disa të tjerë mund të punojnë në spitale, burgje, në klinika, në ndërmarrje prodhimi, në shkolla, në industri, në ekipe sportive etj. Shumë psikologë merren me këshillim psikologjik dhe psikoterapi në klinikat e tyre private.

Dy fushat e mëdha të psikologjisë sot janë fusha e psikologjisë së zbatuar dhe e psikologjisë eksperimentale. Psikologët e fushës së psikologjisë së zbatuar bëjnë studime për të ndihmuar njerëzit të përballojnë problemet emocionale, si dhe për të zgjidhur probleme praktike në sektorë të ndryshëm të jetës. Në këtë fushë përfshihen degë të tilla si psikologjia klinike, psikologjia e këshillimit, psikologjia e edukimit, psikologjia shkollore, psikologjia industriale, organizacionale, psikologjia inxhinierike, psikologjia juridike, psikologjia e shëndetit, psikologjia e mjedisit, psikologjia e sportit etj.

Psikologjia klinike dhe e këshillimit

Psikologët klinikë vlerësojnë dhe trajtojnë çrregullimet emocionale, mendore dhe të sjelljes si p.sh., depresionin, çrregullimet e ankthit (fobitë, panikun, obsesionin), çrregullimet seksuale si dhe çrregullime të rënda dhe kronike si skicofrenia etj. Disa prej këtyre psikologëve janë të trajnuar për të trajtuar çrregullime të veçanta emocionale, mendore dhe të sjelljes p.sh., vetëm depresionin ose skicofreninë. Disa mund të fokusohen në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve në mosha të caktuara, p.sh., në fëmijëri ose në moshën e rritur.

1.3 ÇFARË JANË DHE ÇFARË BËJNË PSIKOLOGËT

• Psikolog i zhvillimit

Fjalë kyçe psikolog klinik,

psikolog këshillimi, psikolog shkollor, psikolog

organizacional, psikolog eksperimental.

14

Psikologët e këshillimit kryejnë shumë role si edhe psikologët klinikë, por zakonisht merren me probleme më të lehta. Përmes këshillimit dhe psikotarapisë ata i ndihmojnë njerëzit që të përballojnë probleme psikologjike që nuk janë në nivelin e çrregullimeve mendore në shumë institucione si në shkolla, universitete, spitale, gjykata, burgje etj. P.sh., psikologët e këshillimit i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë dhe të marrin vendime lidhur me karrierën, me punën, me familjen e tyre etj. Pjesa më e madhe e psikologëve sot janë specializuar për psikologji klinike dhe psikologji këshillimi.

Psikologjia e edukimit dhe psikologjia shkollore

Psikologët e edukimit kryejnë studime dhe zhvillojnë teori lidhur me të mësuarit dhe mësimdhënien. Ata ndihmojnë që zbulimet e psikologjisë të zbatohen në praktikën e mësimdhënies dhe të mësuarit. Ndërsa psikologët e edukimit janë të përqendruar në gjetjen e rrugëve të përgjithshme për të përmirësuar të mësuarit dhe teknikat e mësimdhënies, psikologët shkollorë merren me zbulimin e problemeve të të mësuarit dhe të përshtatjes së nxënësve në shkollë dhe i ndihmojnë ata në kapërcimin e tyre. Ka nxënës, p.sh., që përshtaten me shumë vështirësi, kur kalojnë nga cikli i ulët në ciklin e lartë të shkollës nëntëvjeçare. Po ashtu, ka nxënës që nuk janë të motivuar për të mësuar dhe kanë rezultate të ulëta në mësime. Me këto raste merren psikologët shkollorë. Psikologët shkollorë janë të trajnuar për të përdorur

teste të ndryshme në shkollë për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, për të vlerësuar programet mësimore, për të diagnostikuar probleme të ndryshme që lidhen me mësimin si dhe problemet që kanë të bëjnë me vështirësitë e të nxënit (p.sh, vështirësia për të lexuar, për të numëruar, për të shkruar etj.) si dhe për të diagnostikuar problemet emocionale të nxënësve. Bazuar në gjetjet e këtyre testimeve psikologët shkollorë këshillojnë dhe ndihmojnë nxënësit dhe shkollat për kapërcimin e problemeve.

Psikologjia e shëndetit

Psikologët e shëndetit studiojnë ndikimin që kanë faktorët biologjikë, faktorët socialë dhe faktorët psikologjikë në shëndetin dhe sëmundjet e ndryshme dhe, po ashtu, edhe ndikimin e sëmundjeve të ndryshme në sjellje dhe në emocione. P.sh., psikologët e shëndetit kanë zbuluar se sëmundjet shkaktohen jo vetëm nga faktorë fizikë por edhe nga besimet, qëndrimet dhe stili i jetës që bën një njeri. Ata i përdorin zbulimet e studimeve psikologjike për të parandaluar sëmundjet si dhe për të rehabilituar njerëzit e sëmurë. Ata zhvillojnë trajnime për menaxhimin e stresit me grupe njerëzish në vendet e punës, ndihmojnë njerëz të veçantë që kanë problem diabetin, mbipeshën, duhanin, alkoolin, përdorimin e drogës etj. Po ashtu në ekipe me punonjësit e shëndetësisë ata ndihmojnë të sëmurët që të përballojnë dhembjet akute, periodike ose kronike (p.sh., dhembjet e kokës, të shpinës etj.), duke përdorur teknika të ndryshme. Psikologët e shëndetit mund të bëjnë studime lidhur me probleme që shqetësojnë shoqërinë në tërësi, si p.sh., për sjelljet e rrezikshme seksuale, për shtatzëninë në adoleshencë, abuzimin me drogat, probleme të mënyrës së të ushqyerit, stilit të jetesës etj.

Psikologjia industriale/organizacionale

Psikologët industrialë/organizacionalë synojnë të zbulojnë sesi faktorët socialë ndikojnë në rezultatet e njeriut në vendin e punës. Psikologët organizacionalë përpunojnë kritere për përzgjedhjen e njerëzve në punë, për stimulimin dhe vlerësimin e punës së punonjësve, përpunojnë programe trajnimi, me qëllim që të rritet rendimenti i punonjësve në një