153
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 0693067738 E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al Auditimi performance Dhjetor 2016 Procedura dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri

Procedura dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure në ... ruajtjes së pasurive natyrore të vendit. Në këtë kuadër, shfrytëzimi racional i pasurive nëntokësore Në këtë

  • Upload
    others

  • View
    32

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 0693067738

E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al

Auditimi performance

Dhjetor 2016

Procedura dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri

RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

“PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Dhjetor 2016

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 660/3 prot., datë 11.10.2016. Faza studimore e auditimit nisi në datë 27.06.2016 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 660 prot. dhe përfundoi në datë 11.10.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 12.10.2016 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 21.11.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 24.11.2016 dhe me shkresën nr. 660/4 prot., iu përcoll subjekteve nën auditim: 1. Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI), 2. Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe 3. Albpetrol ShA. Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit – subjektet e audituara, AKBN me shkresën nr. 4773/3 prot., ka trajtuar çështje që i përkasin Sektorit të Promovimeve në Drejtorinë e Hidrokarbureve dhe që kanë lidhje me marrëveshjet hidrokarbure në fazë kërkimi, ndërsa MEI dhe Albpetrol nuk kanë sjellë observacione. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga: 1. Gjovalin Preçi, Kryeauditues, përgjegjës grupi, 2. Andi Buzo, Auditues i parë, anëtar.

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

PËRMBAJTJA 1. Rëndësia e Auditimit ........................................................................................................................... 6

1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL ............................................................................................. 7 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS ................................................. 9 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË .......................................................................... 10 1.4. SUBJEKTET NËN AUDITIM......................................................................................................... 14

1.4.1. Hyrje ..................................................................................................................................... 17 1.4.2. Politikat e institucioneve/agjencive .................................................................................. 18 1.4.3. Pesha në buxhet dhe GDP ................................................................................................ 18 1.4.4. Risqet e aktivitetit të subjektit ........................................................................................... 21 1.4.5. Rëndësia e produkteve të subjekteve ............................................................................... 25 1.4.6. Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimit .......................................................... 25

2. Qasja dhe detaje të auditimit ............................................................................................................ 27 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS ....................................................................... 27

2.1.1. Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës ................................................ 29 2.1.2. Objektivi i auditimit ............................................................................................................ 31

2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA .................................................................................... 32 2.3. KRITERET .................................................................................................................................... 34

2.3.1. Kriteret e politikës .............................................................................................................. 34 2.3.2. Kriteret e monitorimit dhe raportimi ............................................................................... 34 2.3.3. Kriteret teknike ................................................................................................................... 34 2.3.4. Kriteret e tjera/Praktikat më të mira ................................................................................ 35

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE ......................................................................................... 36 2.5 SKEMA E AUDITIMIT ........................................................................................................... 37

2.5.1. Qasja/Metodologjia audituese .......................................................................................... 37 2.5.2. Metodat & teknikat audituese ........................................................................................... 37

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA ............................................................................................... 38 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë ............................................. 38 2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit .................................... 38 2.6.3. Forma e publikimit ............................................................................................................. 39

3. Shtjellimi i pyetjeve dhe nënpyetjeve .............................................................................................. 40 3.1. A I KA SHËRBYER KUADRI RREGULLATOR I HIDROKARBUREVE RRITJES SË PËRFITIMEVE PREJ MARRËVESHJEVE TË PRODHIMIT? ..................................... 40

3.1.1. A ka qenë efektive veprimtaria e MEI-t në sektorin e marrëveshjeve hidrokarbure? ......................................................................................................................................................... 44

3.2. A KA NDIKUAR VEPRIMTARIA E AKBN PËR REALIZIMIN NË KOHË TË TREGUESVE TË MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE? ............................................... 50

3.2.1. A ka qenë efektiv aktiviteti i strukturave të AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit? ...................................................................................................................................... 50

3.3 A KA NDIKUAR AKTIVITETI I ALBPETROL ShA NË RRITJEN E PËRFITUESHMËRISË NGA MARRËVESHJET HIDROKARBURE TË PRODHIMIT? ............................................................................................................................................................. 95

3.3.1 A ka qenë i dobishëm monitorimi dhe inspektimi i marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit? ...................................................................................................................................... 95

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

3.3.2 A kanë ndikuar auditimet e Albpetrol ShA në rritjen e përfitueshmërisë nga marrëveshjet? ............................................................................................................................... 101

3.4 A ËSHTË SIGURUAR RUAJTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT GJATË ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE TË PRODHIMIT? ................ 106

3.4.1 A kanë qenë efektiv inspektimet dhe monitorimet mjedisore të marrëveshjeve të prodhimit? .................................................................................................................................... 106

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE .. 118 4.1. INFORMACION PËRMBLEDHËS ............................................................................................... 118 4.2. ANEKSET (LITERATURA E PËRDORUR, PASQYRA ETJ.) ....................................................... 135

5. Grupi i punës dhe përgjegjësitë hierarkike ................................................................................... 152

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Lista e shkurtimeve ACM Advisory Committee /Komiteti Këshillimor AKBN Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore AKH Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve AKM Agjencia Kombëtare e Mjedisit BE Bashkimi Evropian BPA Bankers Petroleum Albania DH Drejtoria e Hidrokarbureve DM Drejtoria e Monitorimeve DMH Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbureve DPM Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë DPNG Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe Gazit DT Drejtori Teknike

EITI “Extractive Industries Transparency Initiative” Iniciativa për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

EOR Enhanced oil recovery/Rritja e prodhimit të naftës

EUROSAI “European Organization of Supreme Audit Institutions” Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit

Faktori R Raporti midis të ardhurave dhe kostove hidrokarbure GDP “Gross Domestic Product” Prodhimi i Brendshëm Bruto INSTAT Instituti i Statistikave

INTOSAI “The International Organisation of Supreme Audit Institutions” Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit

IQT Inspektorati Qendror Teknik

ISSAI “International Standards of Supreme Audit Institutions” Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit

ISHP Instituti i Shëndetit Publik KESH Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit KK Komiteti Këshillimor LMH Licencë Marrëveshje Hidrokarbure MEI Ministria e Energjisë dhe Industrisë METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës MH Marrëveshje Hidrokarbure MZHETTS Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes NPV “Net Present Value “/Vlera Aktuale Neto PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto PoD Plan of Development/Plani i zhvillimit PP&B Programet e Punës dhe Buxhetet ppm pjesë për milion PSA Production-Sharing-Agreement/Marrëveshje me ndarje prodhimi

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

PZH Plani i Zhvillimit Q Quarter/Tremujor ROR Rate of Return /Norma e kthimit

SWOT “Strengths, Weaknesses, Opportunities, Threats” Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë, Kërcënimet

ShA Shoqëri Aksionare TVSH Tatim mbi Vlerën e Shtuar VKM Vendim i Këshillit të Ministrave $ USD

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT Auditimi është një pjesë thelbësore e procesit të llogaridhënies për shpenzimin e parave publike, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për administrimin e burimeve publike dhe kryerjen e shërbimeve publike. Nëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që mund të jepet një opinion i pavarur mbi të dhënat financiare të institucioneve përbërëse, por shqyrtohet, analizohet dhe raportohet edhe mbi aspekte të performancës së veprimtarisë tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon midis të tjerave veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë1; nëpërmjet auditimeve, synon përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij2. Kryerja e auditimeve në përgjithësi dhe atyre të performancës në veçanti në përputhje të plotë me standardet INTOSAI dhe me objektivat e Strategjisë për Zhvillim të EUROSAI 2011-2017 gjejnë pasqyrim në Strategjinë e Zhvillimit te KLSH 2013-2017. Bazuar në këto synime dhe në objektivat për rritjen e cilësisë së auditimit dhe shtimin e numrit të auditimeve të performancës, KLSH kryen auditime të veprimtarisë së institucioneve publike. Tematika e performancës së institucioneve publike në shërbim të qytetarëve, nis me përzgjedhjen e propozimeve për auditim3 që në vitin paraardhës, në zbatim të Manualit të Auditimit të Departamentit të Performancës, i miratuar me urdhrin e Kryetarit të KLSH-së nr. 47, datë 30.04.2015. Auditimi mbulon fushat e përputhshmërisë, ligjshmërisë, rregullshmërisë, menaxhimit financiar, kontabilitetit, si dhe ekonomicitetin, eficiencën dhe efektivitetin e administrimit të pronës shtetërore. Sipas Ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar, të gjitha depozitimet e hidrokarbureve që ekzistojnë në gjendjen e tyre natyrore në shtresë, që shtrihen brenda juridiksionit të Shqipërisë, duke përfshirë zonat detare, janë pronë ekskluzive e shtetit shqiptar. Bazuar në sa më sipër, si dhe në faktin që Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përputhje me funksionin e tij, ka për kompetencë midis të tjerave auditimin, me qëllim mbrojtjen e interesave publikë, në veprimtaritë apo sektorët e rregulluar me kontrata koncesionare4, objekt auditimi u bë sektori hidrokarbur, me fokus në marrëveshjet në fazë zhvillimi dhe prodhimi. Hidrokarburet janë një nga burimet më të rëndësishme energjetike të tokës, mbizotërues të të cilëve është të qenit një burim i djegshëm i karburantit, në përbërjen e naftës dhe gazit nëntokësor. Në kushtet kur në vendin tonë ka prirje të rritet kërkesa për konsumin e energjisë (në vitin 2014 është rritur 16% krahasuar me 20035), 67,7% e energjive të prodhuara janë nga nafta; industria nxjerrëse (pra përfshirë dhe atë minerar) kontribuon rreth 5% në GDP dhe në buxhet (përfshirë dhe energjinë elektrike) dhe grumbullohen prej tyre 3,5% e të ardhurave6; sektori i transportit vazhdon të mbajë peshën më të madhe përkundrejt totalit të konsumit të energjisë me 40,43%7, etj., të gjitha këto i bëjnë hidrokarburet një element të rëndësishëm për

1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 163. 2 Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 2. 3 Manuali i Auditimit të Performancës, fq. 24. 4 Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 10/ë. 5 INSTAT dhe përllogaritje të grupit të auditimit të KLSH. 6 EITI, Report for the year 2013 and 2014, December 2015. 7 Strategjia Kombëtare e Energjisë 2013-2020 (draft), Tiranë, Prill 2012.

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes ekonomike dhe punësimit. Veç këtyre, veprimtaria e nxjerrjes se hidrokarbureve është e lidhur ngushtësisht me karakterin mjedisor të saj, duke ndikuar drejtpërdrejtë nivelin e mirëqenies së zonave naftëmbajtëse dhe më gjerë. Nëpërmjet auditimit të jashtëm publik, duke evidentuar dhe analizuar proceset dhe funksionet e burimeve njerëzore dhe financiare të përfshira në aktivitetin e subjekteve publike synojmë të japim rekomandimet e duhura në përmirësimin e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit, në funksion të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve shqiptarë. 1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL KLSH, me rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të auditimeve, po ndikon gjithnjë e më shumë veprimtarinë e institucioneve publike në dobi të taksapaguesve dhe banorëve të këtij vendi. Në këtë kuadër, janë realizuar me sukses auditime të performancës së institucioneve publike të fokusuar në tema me ndikim të ndjeshëm në jetën ekonomike dhe sociale, siç ishte roli i IQT në garantimin e cilësisë së furnizimit me karburante apo DPM për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet. Veç këtyre, nuk kanë munguar dhe auditimet në sektorin mjedisor dhe energjetik.

Grafiku nr. 1 Prodhimi i naftës bruto 2003 - 2015

Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë (www.energjia.gov.al)

Përmirësimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale është i lidhur midis tjerave dhe me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, duke krijuar mundësi për zgjerimin e investimeve publike si rezultat i rritjes së të ardhurave buxhetore të grumbulluara, në miqësi me mjedisin dhe në funksion të ruajtjes së pasurive natyrore të vendit. Në këtë kuadër, shfrytëzimi racional i pasurive nëntokësore të naftës dhe gazit përbën një nga shtyllat e zhvillimit, për sa kohë veprimtaria e institucioneve publike është efektive. Shqipëria konsiderohet një vend hidrokarbur mbajtës8, prodhimi i naftës bruto ka njohur luhatje të mëdha, që me nivelin më i lartë prej 2.250.000 tonë në vitin 19749 dhe 316.000 tonë më i ulët në vitin 200010. Duhet theksuar se që nga ky vit, prodhimi i naftës ka pasur trend në rritje, deri në nivelin më të lartë në sasinë 1.369.484 tonë në 2014. Veç kësaj, duke filluar 8 www.akbn.gov.al/ 9 www.energjia.gov.al/ 10 Industria e naftës në prag të 100 vjetorit…, Beqiraj I., dhe Hoxha L., Buletini shkencor 2, 2013.

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

nga viti 2003, konstatohet se pesha specifike e naftës së prodhuar nga sektori publik (Albpetrol ShA) bie vazhdimisht dhe rritet prodhimi nga sektori privat i përfaqësuar nga marrëveshjet hidrokarbure: nga 90% me 10% në 3% me 97%. Marrëveshjet hidrokarbure janë të tipit “me ndarje prodhimi”, e cila parashikon mbulimin e kostove të kontratës nga hidrokarburet e prodhuara dhe ndarjen midis shtetit dhe kontraktorit të sasisë të hidrokarbureve të mbetura pas mbulimit të këtyre kostove, në përputhje me një shkallë ose formulë të përcaktuar në marrëveshjen e hidrokarbureve. Gjithashtu, vlerësohet se sektori i industrisë nxjerrëse duhet të jetë një nga fushat e punësimit për zona të caktuara, ndonëse në vitin 2014, ato zinin më pak se 1% të punonjësve gjithsej të regjistruar.11 Që nga viti 2004 janë nënshkruar 16 marrëveshje gjithsej për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë12 (on shore), nga të cilat vetëm pesë prej tyre janë në fazë prodhimi: Bankers, Transatlantic, Transoil, Sherwood dhe Phoenix. Sipas të dhënave të MEI-t, prodhimi i naftës bruto në vitin 2015 nga kompanitë hidrokarbure në masën 92% i përket kompanisë Bankers Petroleum për vendburimin e Patos-Marinzës (degë e së cilës është dhe Sherwood), Transatlantic 5.2%, Transoil 2.2% etj.

Grafiku nr. 2 Prodhimi i naftës bruto nga kompanitë hidrokarbure 2015

Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë (www.energjia.gov.al)

Në vitet ‘90 shfaqën interes për naftën në Shqipëri kompani të huaja, të cilat morën me koncesion fushat naftëmbajtëse të administruara nga Albpetrol ShA, duke ndryshuar dhe rolin e kësaj shoqërie, më shumë tashmë si rregullatore dhe monitoruese e marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes shtetit shqiptar dhe kompanive të huaja sesa si prodhuese e naftës. Të gjitha kompanitë e huaja që zhvillojnë aktivitet hidrokarbur në vendin tonë për zhvillimin dhe prodhimin e naftës bruto dhe të gazit, paraprakisht licencohen për këtë veprimtari nga AKBN dhe më pas hyjnë në marrëveshje me Albpetrol ShA, i cili zotëron 12 fusha për prodhimin e naftës. Sipas studimeve të ndryshme, koncesioni i parë për kërkimin e naftës dhe të gazit në Shqipëri i është dhënë një shoqërie italiane (SIMSA- Societa Italiana Miniere di Selenica Albania), prej marsit të vitit 1925 për rajonet e Penkovës dhe Drashovicës në Vlorë. Marrëveshjet hidrokarbure në

11 EITI, Report for the year 2013 and 2014, December 2015. 12 Të dhëna të AKBN.

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

vendin tonë fillojnë me marrëveshjen “Për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve”, midis DPNG-së dhe Deminex Albanian Petroleum GMBH e ÖMV, me VKM nr. 152, datë 20.04.1991, e pasuar dhe me katër të tjera po në vitin 1991 (marrëveshje për detin), dhe ato me ndarje prodhimi nisin pas miratimit të ligjit “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” në korrik 1993, me marrëveshjen për vendburimin e Patos-Marinzës me kompaninë “Bankers Petroleum Albania” (ish “Saxon International Energy” Ltd), e cila ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2004. Përgjithësisht zhvillimi i sektorit hidrokarbur nëpërmjet dhënies së vendburimeve nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure është karakteristikë e vendeve ekonomikisht të varfra, me institucione të dobëta dhe me një bazë ligjore të pazhvilluar mirë, duke mundësuar ofrimin e kapitalit të huaj financiar, njerëzor, teknik dhe të përvojës në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit. Në këtë mënyrë, vendet që disponojnë rezerva natyrore të provuara të naftës nëpërmjet këtyre marrëveshjeve synojnë zgjerimin e fushave të kërkimit dhe rritjen e forcës zbuluese, përmirësimin e prodhimit nga puset ekzistues, si dhe përdorimin e një teknologjie bashkëkohore të industrisë nxjerrëse hidrokarbure për të rritur prodhimin në një shfrytëzim racional të pasurisë nëntokësore, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin. Si përfundim, zhvillimi i kërkimit, zbulimit dhe prodhimit të naftës nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure është i lidhur ngushtë me formën, përmbajtjen, raportin e detyrimeve dhe afatin e zbatimit të tyre të përcaktuara në këto marrëveshje; si dhe me monitorimin e vazhdueshëm dhe të gjithanshëm të tyre, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe financiar të vendit. 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS KLSH ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet ndërkombëtare në fushën e auditimit, duke u përpjekur në përvetësimin e praktikave më të mira, si dhe i është përshtatur zhvillimeve ekonomike brenda vendit, me qëllim që të sigurojë shërbime publike optimale nëpërmjet përdorimit me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike. Në këtë kuadër, KLSH, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe Manualin Departamental të Auditimit të Performancës, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, po e vë theksin gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij. Auditimi i performancës ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit dhe përfshin: a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij; b) auditimin e efiçencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proceset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira; c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e subjektit të audituar.13 Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës përbën një nga sfidat më madhore të strategjisë së KLSH14. Nëpërmjet auditimeve të performancës vlerësohet nëse 13 Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 3, pika 4. 14 Strategjia e zhvillimit të KLSH 2013-2017, Objektivi nr. 3. “Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës”.

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

synimet e politikave dhe skemat qeverisëse lidhen me problemet reale të shoqërisë dhe shqetësimet e palëve të interesit, duke dhënë një informacion shumë më të gjerë mbi ecurinë e të gjithë projekteve dhe programeve në entet publike të audituara. Edhe Komisioni Evropian ka vënë theksin në krijimin dhe rritjen e një funksioni të tillë të Institucioneve Supreme të Auditimit, si një parakusht për anëtarësim të vendeve që aspirojnë t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. KLSH është institucioni i vetëm që ka tagrin kushtetues për akses të pavarur në informacion, avantazhin për t’u dëgjuar direkt nga Kuvendi dhe profesionalizmin për të qenë i pavarur nga ndërhyrjet politike, qeveritare, të biznesit etj., duke bërë të mundur trajtimin e performancës së institucioneve publike në përputhje me misionin institucional. Auditimi i performancës së zhvillimit të sektorit hidrokarbur nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure, ka ardhur si rezultat i strategjisë së KLSH për këtë lloj auditimi e rolin e tyre në përmirësimin e qeverisjes,si dhe nga përpunimi dhe zbatimi i një sërë kriteresh. Janë përdorur kritere të tilla si: ndjeshmëria publike ndaj kësaj teme, nga rezultatet e auditimeve të mëparshme, peshën në buxhet, si një fushë me risk të lartë, etj. Veç këtyre, performanca e marrëveshjeve hidrokarbure ndikon ndjeshëm të ardhurat e buxhetit nga sistemi i taksave kombëtare dhe realizimit të parashikimeve për realizimin dhe ndarjen e fitimit prej kompanive përkatëse. Gjithashtu, KLSH zotëron kapacitetet njerëzore dhe teknike për ta realizuar me sukses auditimin, duke harmonizuar dhe bashkërenduar përvojat, formimin profesional, trajnimet, rezultatet, etj., me eksperiencën e akumuluar nga auditimet e kaluara, pasi grupi i auditimit ka kryer me sukses auditimin e performancës institucionale të IQT-së, performancës së KESH ShA, të DPM-së në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet tregtare me peshën, etj. Në këtë mënyrë janë hedhur bazat e garancisë se ky auditim do të kryhet sipas një programi të mirë-strukturuar, në përputhje me objektivat që duam të arrijmë përmes veprimtarisë sonë audituese. KLSH synon të shtojë vlerat auditimit të performancës, duke rekomanduar rrugët e përmirësimit të rezultateve të marrëveshjeve hidrokarbure, pasi do të fillojë me shqyrtimin e modelit të përdorur deri tani në praktikën e dhënies së tyre; do të vijojë me analizën e përmbushjes së detyrimeve ligjore në këtë fushë nga punonjësit përkatës të subjekteve publike (MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA), duke u ndalur në mënyrë të veçantë në cilësinë e monitorimit, shpeshtësinë, afatet dhe fushat e përfshira në monitorim, dhe duke përfunduar me vlerësimin e rezultateve në aspektin ekonomik, financiar dhe mjedisor të marrëveshjeve hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi. 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË Marrëveshjet hidrokarbure janë rezultat i veprimtarisë së dy institucioneve shtetërore (MEI dhe AKBN), si dhe një shoqërie publike (Albpetrol ShA). Në mënyrë të veçantë e të detajuar marrëveshjet hidrokarbure dhe për më tepër ato të zhvillimit dhe të prodhimit nuk janë audituar në mënyrë të thelluar, dhe aq më shumë përmes auditimeve të mirëfillta të performancës. Auditimi i ushtruar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, me objekt “Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik e financiar dhe vendim-marrjen në marrëveshjet koncensionare” për periudhën 01.10.2013 deri 31.12.2014, si dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH-së, nr. 140, datë 30.09.2015. Në përfundim të këtij auditimi ka rezultuar se strukturat e ngarkuara me administrimin e procesit të dhënies së pasurisë kombëtare me koncesion, kanë vepruar në kundërshtim me kuadrin ligjor, në drejtim të hartimit të dokumenteve, zhvillimin të procedurave e shpalljes së fituesit, si dhe në negocimin dhe monitorimin në vazhdimësi të kontratave,

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

duke cenuar arkëtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Keqadministrimi i pronës publike të ndërmarrjeve shtetërore në likuidim e sipër ka sjellë si pasojë dëm ekonomik në shumën 108.151.000 lekë nga shitjet e skrapit dhe qiratë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer auditimin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për periudhën kohore deri më 30.06.2014, duke u përqendruar në veprimtarinë e kësaj agjencie, mbi licencë-marrëveshjet e kompanive që operojnë në sektorin e hidrokarbureve. Sipas raportit të auditimit, lidhjet e ndërsjella difektoze që rregullojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA, kanë kontribuar në krijimin e një trekëndëshi për pasimin e vazhdueshëm të përgjegjësive të tyre institucionale. Ky fakt ka ndikuar së tepërmi në dështimin e misionit mbikëqyrës të këtyre institucioneve për sa i përket administrimit të pasurive natyrore, veçanërisht atyre hidrokarbure. Për rrjedhojë KLSH, në funksion të kryerjes së një auditimi sa më profesional dhe të gjithanshëm, kombinoi auditimet e tij në të tre këto institucione, duke arritur kështu në një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh të cilat me shkresat nr. 850/13 dhe nr. 850/14, datë 06.05.2015, i janë përcjellë AKBN dhe MEI. Duhet theksuar që në kryerjen e këtij auditimi, ashtu si dhe auditimeve të tjera të iniciuara nga KLSH në AKBN dhe Albpetrol ShA, audituesit e KLSH janë përballur sërish me vështirësinë e aksesit në dokumentacion si pasojë e pretendimeve të këtyre institucioneve për ruajtjen e konfidencialitetit.

Termat dhe kushtet e kësaj Licencë-Marrëveshje janë konfidenciale ne mënyrë strikte. Gjate kohëzgjatjes së kësaj Licencë-Marrëveshje dhe për pesë (5) vjet më pas, i LICENSUAR-i asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do t’i bëjë publike termat dhe kushtet e kësaj Licencë-Marrëveshje, as edhe ndonjë të dhënë apo informacion të siguruar në përputhje me këtë Licencë-Marrëveshje ndonjë pale të tretë pa miratimin paraprak me shkrim të AKH, miratim i cili nuk do të pengohet në mënyrë të paarsyeshme.

(Licencë-Marrëveshja, neni 16.7) Në gjetjet dhe konkluzionet kryesore përfshihen: ndryshimi i qëllimshëm i Planeve të Zhvillimit të MH në funksion të ndikimit në Faktorin R, pasi akoma nuk është arritur që të jetë më i madh se 1, e konsideruar kjo dhe si një dështim në mbikëqyrjen shtetërore të këtyre marrëveshjeve; parregullsi në shpenzime duke përfshirë sponsorizime të pamiratuara në koston e rikuperueshme të operacioneve hidrokarbure; mungesë verifikimi të kontratave; miratimi i planeve të zhvillimit pa i analizuar dhe shqyrtuar si duhet; janë përjashtuar nga TVSH dhe aktivitete të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt në operacionet hidrokarbure; parregullsi në përdorimin e holluesit në procesin teknologjik të nxjerrjes së naftës dhe për përjashtimet e Akcizës dhe TVSH-së për këtë qëllim; fiktivitet i proceseve të monitorimit të operacioneve hidrokarbure; pasuritë kombëtare përdoren pa kriter; kanë pasoja negative në ekonomi dhe jetën e qytetarëve të zonave në shfrytëzim. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Albpetrol ShA me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare” për periudhën e veprimtarisë nga 01.07.2014 deri me datë 30.06.2015, duke rekomanduar masat për përmirësimin e gjendjes me vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 138, datë 30.09.2015. Duhet theksuar se ky subjekt është audituar pothuajse çdo vit nga KLSH dhe nga auditimi i mësipërm ka rezultuar midis të tjerave: mosrealizim i programit ekonomiko-financiar; ka mangësi të theksuara në lidhje me administrimin dhe ruajtjen e pronës shtetërore; nuk janë bërë njoftimet për thyerje të marrëveshjeve dhe marrje të masave për plotësimin e tyre; kontraktori ka bërë përpjekje për

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

shmangien e detyrimeve duke transferuar interesat (shitur aksionet) tek një kompani tjetër; shpenzimet raportohen në nivel më të lartë se sa të ardhurat; faktori R ka variuar nga 0,7178 në 0,9638 për vitin 2014; kontraktori ka investuar për shpime pusesh të reja vetëm në 20%, të zonës së marrë për shfrytëzim sipas marrëveshjes; ka analizuar ngjarjen duke dhënë edhe argumente teknike, sipas të cilave fontana është shkaktuar për mangësi të kontraktorit gjatë zbatimit të operacioneve hidrokarbure, etj., si dhe dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme nga marrëdhëniet me operatorët hidrokarburë, menaxhimin dhe administrimin e pronës shtetërore, procedurat dhe zbatimin e prokurimeve etj. Sipas Licencë-Marrëveshjes (LM) Hidrokarbure AKBN kryen auditime të librave të llogarisë dhe të dokumentacionit të kontabilitetit të të licencuarit në lidhje me operacionet hidrokarbure, për çdo vit, brenda 3 vjetëve pas datës në të cilën i licencuari i dorëzon dokumentacionin e tij të kontabilitetit për atë vit fiskal, përndryshe ky dokumentacion kontabiliteti gjykohet të jetë i saktë dhe më vonë nuk mund të jetë objekt kundërshtimi. Ne i kemi kërkuar AKBN-së auditimet e kryera për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Patos-Marinëz, licencë-marrëveshja e të cilit mban datën 17.06.2004. Duke e konsideruar vitin 2006 (pas periudhës 18-mujore të vlerësimit) si vitin e fillimit të periudhës së zhvillimit dhe të prodhimit, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, AKBN ka kryer 4 auditime tilla:

• Për periudhën nëntor 2006-dhjetor 2007; • Për periudhën janar 2008-dhjetor 2009; • Për periudhën janar-dhjetor 2010; • Për periudhën janar-dhjetor 2011.

Bazuar në nenin 23 “Konfidencialiteti të Marrëveshjes Hidrokarbure”, sipas të cilit informacioni i kryer ose i përfituar ose marrë sipas kësaj marrëveshje do të mbahet nga palët konfidencial në mënyrë strikte, rezultatet e auditimit do të evidentohen thjesht dhe vetëm në parim. Në përgjithësi, objekt auditimi kanë qenë: shpenzimet e periudhës, zbatimi i detyrimeve të LM, kontrolli i llogarive për kostot e mbulueshme dhe ato të raportuara; zbatimi i programit të shpenzimeve dhe të ardhurave, verifikimi i kontratave, etj. Referuar këtyre auditimeve rezulton se: fillimisht kompania ka zbatuar programet e miratuara dhe ka realizuar të ardhurat, janë shlyer të gjitha detyrime ndaj Albpetrol ShA, në vitin 2007 nuk është realizuar numri i puseve aktive dhe prodhimi i naftës, nuk është realizuar çmimi i programuar i naftës, janë tejkaluar shpenzimet operative dhe kapitale, tejkalim të shpenzimeve të transportit, mos rakordim i të dhënave të kontabilitetit me inventarët, sponsorizime pa miratimin e AKBN, etj. Gjithashtu rezulton se në vitin 2006 tejkalimi i shpenzimeve ligjore ka ardhur si rezultat i sigurimeve suplementare të pasurisë te kërkuar për marrjen e kredisë nga Raiffesisen Bank. Për periudhën janar 2008 - dhjetor 2009 auditimi është kryer nga shoqëria audituese e pavarur “Albanian Audit and Internacional Partners”, në lidhje me politikat dhe vlerësimet e ndjekura, vlerësimi i rezervave të naftës, plotësimi i detyrimeve nga Bankers, verifikimi i zbatimit të kontratave, kontrolli i shpenzimeve, shqyrtimi i kuotimit, etj. Në këtë auditim është bërë një përshkrim i shkurtër i të ardhurave dhe shpenzimeve sipas viteve dhe grupeve, janë evidentuar diferenca më pak në raportimin e të ardhurave në periudha tremujore dhe vjetore (3,5% në vitin 2009), ulje të ardhurash nga shitja, nuk janë paraqitur të gjitha shtesat e kontratave, janë vlerësuar si kosto të parikuperueshme shpenzimet për interesa, etj. Në auditimin për vitin 2010, pikësëpari konstatohet se pakësimi i kostove hidrokarbure i kërkuar nga auditimet e mëparshme nuk është kryer nga ana e kompanisë “Bankers”, donacione dhe sponsorizime pa miratimin e AKBN, nuk është realizuar numri i puseve të planifikuara dhe as

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prodhimi, por janë tejkaluar të ardhurat si rezultat i rritjes së çmimit, janë konstatuar kosto të parikuperueshme, etj. Sipas raportit të auditimit për vitin 2011, të kryer në vitin 2014, rezulton se nuk janë zbritur kostot e parikuperueshme të evidentuara nga auditimet e mëparshme, praktikat e përdorimit të diluentit janë të pambështetura në studime dhe analiza që lidhin faktorët përcaktues e detyrues të përdorimit të tij, nuk është marrë miratim paraprak për shitjen e materialeve, ka kosto të parikuperueshme në vlera të mëdha, ka mangësi të dokumentacionit mbështetës justifikues të kontratave, donacione dhe sponsorizime pa miratimin e AKBN, nuk ka njoftuar për procedura prokurimi mbi 2 milionë USD, etj. Sipas Marrëveshjes Hidrokarbure (neni 25) Albpetrol ShA ka në dispozicion një periudhë 12-mujore nga marrja e secilës deklaratë të llogarisë kosto, për të audituar dhe ngritur objeksione për sa i përket ndonjë deklarate të tillë, me kusht që të kryejë jo më shumë se dy auditime të librave të llogarisë, regjistrimeve dhe llogarive në një vit fiskal. Nëse brenda një periudhe tremujore në vijim të kalimit të periudhës 12 muaj, Albpetroli nuk ka këshilluar kontraktorin me kundërshtimin e tij, deklarata konsiderohet e aprovuar. Deri në dhjetor 2014, aktiviteti auditues për marrëveshjet hidrokarbure është kryer nga Njësia e auditit të brendshëm të Albpetrol ShA, dhe nga 01.04.2015 e në vijim kryhet nga sektori i auditit në Drejtorinë e Hidrokarbureve të kësaj shoqërie. Nga ana e Albpetrol ShA na janë vënë në dispozicion tre materiale audituese mbi marrëveshjen për vendburimin Patos-Marinëz që përfshijnë periudhën tetor 2009-30 shtator 2013. Sipas rezultateve të auditimit në periudhën deri në fund të 6-mujorit të parë 2011, kryer nga data 01.09-14.10.2011, koeficienti i riaktivizimit të puseve të marrë në dorëzim nga Albpetrol ka qenë në planin e zhvillimit 65% dhe rezulton në realitet 20%, nuk është realizuar prodhimi i naftës së planifikuar për vitet 2009 dhe 2010 dhe 6 mujorin 2011; megjithëse ka rritje të prodhimit, rritja e shpenzimeve është më e lartë se ritmet e prodhimit; Albpetrol ka njësuar 1 m³ naftë me 1 ton naftë, duke humbur kështu vetë Albpetroli deri me 30.06.2011 gjithsej 50,2 tonë nafte; janë tejkaluar të ardhurat për këtë periudhë; janë përfshirë në uljen e shpenzimeve të ardhurat e siguruara nga shitja e skrapit; nuk janë realizuar shpenzimet për 4,02.%; zëri i shpenzimeve operative nuk është analizuar i detajuar, por në total në krahasim me programin; janë tejkaluar ndjeshëm shpenzimet e transportit; është tejkaluar kostoja e programuar e prodhimit të naftës rreth 12%; etj. Për periudhën 01.07.2011 - 31.12.2012, kryer në periudhën 21.01 - 21.02.2013, fillimisht bëhet një analizë e numrit të puseve, nuk është realizuar prodhimi i naftës për rreth 13%, është rritur sasia e holluesit të përdorur krahasuar me atë të programuar, nuk është realizuar sasia e naftës PPE dhe ASP, janë realizuar të ardhurat e programuara, janë tejkaluar ndjeshëm shpenzimet kapitale për shkak të vlerës së holluesit, është tejkaluar kostoja totale e nxjerrjes së naftës, etj. Nga auditimi i periudhës 1 janar – 30 shtator 2013 kanë rezultuar zëra dhe vlera të konsiderueshme të kostove hidrokarbure që sipas grupit të auditimit nuk duhet të përfshihen në shpenzime të konsiderueshme. Me gjithë sa citohet më sipër, rezulton se auditimet kanë qenë të fragmentizuara, për çështje të ndërthurura dhe kryesisht të karakterit financiar, për institucione të veçanta dhe jo të bashkërenduara, pra nuk ka pasur më parë auditime të mirëfillta të performancës në procedurën dhe zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi.

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

1.4. SUBJEKTET NËN AUDITIM Marrëveshjet hidrokarbure lidhen nga ministria që drejton veprimtarinë e sektorit, në rastin tonë MEI, ose nga një person i autorizuar me shkrim prej tij, pra AKBN dhe sipas marrëveshjes quajtur Albpetrol, autorizohet ky i fundit me pëlqimin e Ministrisë, të transferojë dhe të kalojë të gjitha ose ndonjë pjesë të të drejtave, titullimit dhe interesit të tij tek një person juridik, vendas a i huaj, ose institucionit ndërkombëtar financiar, me të cilin ai dëshiron të bashkëpunojë.15 Në këtë mënyrë, subjektet nën auditim janë tre: MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA.

Skema nr. 1 Struktura organizative e varësisë së Marrëveshjeve Hidrokarbure

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit te KLSH

a) Ministria e Energjisë dhe Industrisë është krijuar në tetor 2013 nga ndarja e ish-Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ka për mision midis të tjerave hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë garantimin e shfrytëzimit të burimeve energjitike dhe minerale në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe dobishmërisë publike, nxitjen e zhvillimit industrial me standarde sa më miqësore për mjedisin.16 Një nga 10 drejtoritë e kësaj Ministrie është Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve. Kjo Drejtori ka në varësi të saj tre sektorë: Sektori i Politikave dhe Zhvillimit të Naftës; Sektori i Politikave dhe Zhvillimit të Gazit; Sektori i Lejeve dhe Monitorimit të Hidrokarbureve, në të cilët janë të angazhuar 11 punonjës nga 121 gjithsej të punësuar në këtë ministri.17 Sipas Rregullores së Brendshme të ministrisë, kjo Drejtori ka për objekt hartimin e një strategjie afatgjatë dhe efikase për sektorin e hidrokarbureve, bashkëpunimin për një monitorim të plotë të veprimtarisë në këtë sektor, duke garantuar interesat publike, forcimin e kapaciteteve shkencore dhe teknike në funksion të zhvillimit të sektorit hidrokarbur. Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve ka për detyrë midis të tjerave, bashkëpunimin me agjencitë shtetërore për një monitorim efikas në sektorin e prodhimit të naftës dhe gazit, duke rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit; përmirësimin e kuadrit ligjor në sektorin hidrokarbur; bashkërendon punën me AKBN e Albpetrol ShA për arritjen e zhvillimit të

15 Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar. 16 www.energjia.gov.al. 17 Urdhër i Kryeministrit nr. 35, datë 12.03.2015, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së MEI”.

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

qëndrueshëm të këtij sektori, etj.; hartimin e politikave në kuadër të forcimit të kapaciteteve shkencore dhe teknike në funksion të zhvillimit të sektorit hidrokarbur, etj. b) Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është ngritur me VKM nr. 547, datë 9.8.2006 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” i ndryshuar, dhe ka për objekt të veprimtarisë së saj, midis të tjerave, zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e post-shfrytëzimit të tyre, në sektorin hidrokarbur, etj.18 Aktualisht ka 9 drejtori, një pjesë e të cilëve si: Drejtoria e Hidrokarbureve (19 punonjës), Drejtoria e Procedurave Hidrokarbure (8 punonjës) dhe Sektori i Monitorimit të Marrëveshjeve (8 punonjës) të cilët sipas përshkrimit të punës janë të lidhur drejtpërdrejtë me aktivitetin e sektorit hidrokarbur, gjithsej 35 punonjës nga 186 gjithsej, pra rreth 19% e tyre. Gjithashtu në AKBN ka dhe punonjës të sektorëve të tjerë, të cilët në rrethin e veprimtarisë së tyre përfshijnë çështje të marrëveshjeve hidrokarbureve. Drejtoria Hidrokarbureve ka për mision të konsultojë, propozojë dhe bashkëpunojë, me drejtoritë përkatëse për përmbushjen e misionit të AKBN-së. Negocion marrëveshjet e hidrokarbureve, sipas legjislacionit në fuqi. Ndjek zbatimin e marrëveshjeve të lidhura në fushën hidrokarbure. Ndihmon nga ana teknike aktivitete të kryera nga shoqëritë e licencuara për kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure; përgatit dokumentacionin dhe praktikat e nevojshme për dhënien e lejeve, licencave e autorizimeve; ndihmon në sigurimin e të dhënave primare nga kompanitë që ushtrojnë aktivitet Kërkim-Zbulimi dhe Prodhimi në vendin tonë dhe prodhim në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure; komercializon, në bazë të interesave të shtetit dhe parimeve të tregut të lirë, pjesën e hidrokarbureve që i përket shtetit, në një marrëveshje hidrokarbure.

Skema nr. 2 Struktura organizative e AKBN (vetëm për MH)

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH (*Drejtoria Ekonomike ka edhe sektorë të tjerë)

18 www.akbn.gov.al.

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Misioni i Drejtorisë së Procedurave Hidrokarbure është kryerja e procedurave në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi të përjashtimit nga TVSH dhe detyrimeve doganore, si dhe vlerësimi i kontratave të shërbimeve dhe punimeve të kryera nga kompanitë hidrokarbure dhe nënkontraktorët e tyre gjatë kryerjes së operacioneve në zbatim të marrëveshjeve hidrokarbure. c) “Albpetroli" është krijuar mbi bazën e gjithë ndërmarrjeve e institucioneve që zhvillonin veprimtarinë në industrinë elektroenergjetike në mars të vitit 199319, një shoqëri aksionere e zotëruar 100% nga shteti shqiptar, me seli qendrore në Patos (Fier) dhe një zyrë përfaqësimi në Tiranë që nga viti 2014, roli kryesor i së cilës është prodhimi dhe tregtimi i produkteve të naftës, si dhe monitorimi i Marrëveshjeve Hidrokarbure20. Aktiviteti i shoqërisë Albpetrol ShA përfshin midis të tjerave kryerjen e operacioneve hidrokarbure në përputhje me ligjin për kërkimin, zhvillimin, prodhimin, trajtimin, transportin, magazinimin dhe shitjen e naftës bruto, gazit dhe rërave bituminoze; kërkimet e reja dhe zhvillimin e blloqeve në administrim etj.

Skema nr. 3 Organizimi i Drejtorisë së Marrëveshjeve Hidrokarbure në Albpetrol ShA

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Aktualisht Albpetrol ShA është i organizuar në 15 drejtori, një zyrë përfaqësimi, një sektor dhe 12 qendra të tjera: prodhimi, shërbimi, kontrolli, emergjence, etj. Një vend të konsiderueshëm zë Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbureve e cila me ndryshimet organizative të prillit 2015 është e përbërë nga 5 sektorë, duke shkrirë brenda saj dhe Drejtorinë e Monitorimit dhe Supervizimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure. Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbureve bën të mundur bashkëpunimin me kompani të huaja, si dhe ndjek dhe supervizon ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure mbi bazën e termave dhe kushteve të përcaktuara në marrëveshje.

19 VKM nr. 159, datë 26.03.1993, “Për miratimin e statuteve të disa bashkësive ekonomike të degëve të veçanta të industrisë”. 20 www.albpetrol.al.

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

1.4.1. Hyrje Ministria e Energjisë dhe Industrisë është krijuar në tetor 2013 dhe ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë garantimin e furnizimit me energji të vendit, shfrytëzimin e burimeve energjitike dhe minerale në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe dobishmërisë publike, nxitjen e zhvillimit industrial me standarde sa më miqësore për mjedisin. Baza ligjore e funksionimit është ajo e kuadrit rregullator të fushave energjetike, minerare, hidrokarbur, koncesionar, etj. Prioritete të veprimtarisë së saj janë burimet natyrore që nisin me energjinë, duke synuar hartimin e një strategjie afatgjatë dhe efikase për sistemin elektro-energjitik, me qëllim krijimin e një sistemi elektroenergjetik të qëndrueshëm operacionalisht, teknikisht dhe financiarisht, të aftë për të plotësuar kërkesën në rritje për energji elektrike brenda vendit. Në sektorin e hidrokarbureve, qeveria synon hartimin e një strategjie afatgjatë dhe efikase për këtë sektor, vënien nën një monitorim të plotë të veprimtarisë për të patur një zhvillim të qëndrueshëm, duke garantuar interesat publike, forcimin e kapaciteteve shkencore dhe teknike në funksion të zhvillimit të sektorit hidrokarbur sot e në perspektivë. Qeveria synon zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të gjeologjisë dhe minierave, duke e shndërruar këtë sektor në një industri me kushte e standarde bashkëkohore, hartimin e politikave specifike që nxisin, orientojnë dhe garantojnë investime e financime masive të brendshme e të huaja në industrinë minerare, etj.21 AKBN është krijuar në vitin 2006, por që zanafillën e ka me themelimin e AKH në vitin 1993, kuadri ligjor i së cilës përbëhet nga ato të fushës së energjive të rinovueshme, minerare, hidrokarbure dhe hidroenergjetike. Fusha e veprimtarisë së AKBN konsiston në: propozimin, konsultimin, dhe bashkëpunimin me strukturat përkatëse të qeverisë për hartimin e politikave të saj dhe strategjive në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë; zbatimin e politikave të qeverisë në këto fusha; sigurimin e oponencës qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe të energjisë, të paraqitura nga subjektet shtetërorë a privatë, vendas ose të huaj; promovimin e burimeve minerare, hidrokarbure, hidrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë, etj. Ka për vizion mbrojtjen dhe miradministrimin e interesave të shtetit shqiptar në fushat hidrokarbure, minerare dhe energjitike. Ka objektiva të veçanta sipas fushave përkatëse që mbulon si: shërben si organ i specializuar për Ministrin përgjegjës për energjinë, për problemet që lidhen me strategjinë dhe politikën në fushën e energjisë; konsulton, propozon dhe bashkëpunon, me strukturat përkatëse të qeverisë, për hartimin e politikave të saj në fushën e hidrokarbureve; realizon monitorimin minerar dhe postminerar të minierave të mbyllura dhe në regjim konservimi, etj. Albpetrol ShA është shoqëri me kapital publik e themeluar në vitin 1993, si vazhdimësi e ndërmarrjeve shtetërore që kanë vepruar në fushën e kërkimit, zbulimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe të gazit, si dhe komercializimin e tyre. Funksionon sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, dhe zhvillon aktivitetin në bazë të dy ligjeve për sektorin hidrokarbur: Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993, “Për hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)”, i ndryshuar, i cili krijon një hapësirë fleksibël dhe një siguri më të madhe për investitorët e huaj në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, dhe Ligji nr. 8450, datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin e tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”. Me VKM nr. 279, datë 12.4.2012 “Për miratimin e listës së objekteve të operacioneve 21 www.energjia.gov.al.

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

hidrokarbure, pjesë e marrëveshjes së lidhur 26.7.1993, qeveria i bashkëngjiti edhe disa blloqe të tjera kërkimi. Në dhjetor të vitit 2012 ka dështuar procesi i privatizimit të kësaj kompanie, por që nga ajo kohë nuk është marrë më asnjë iniciativë për privatizim dhe qeveria ka vendosur që paraprakisht të bëhet një vlerësim i plotë financiar i saj. 1.4.2. Politikat e institucioneve/agjencive MEI është autoriteti më i lartë shtetëror në hartimin e politikave dhe strategjive në sektorin hidrokarbur. Sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2013-2020, për një shfrytëzim më të mirë të vendburimeve tona të naftës, për rritjen e koeficientit të naftë-nxjerrjes nëpërmjet përdorimit të teknologjive të ndryshme si dhe për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja, janë nënshkruar dhe miratuar marrëveshje hidrokarbure me disa kompani të huaja në vendburimet ekzistuese dhe në blloqet e reja të kërkimit. Sipas MEI-t, sektori i hidrokarbureve karakterizohet nga veprimtari jashtë monitorimit efikas shtetëror në sektorin e prodhimit të naftës e të gazit, duke dëmtuar interesin publik dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit. Veç kësaj, plotësimi i kërkesës për hidrokarbure bëhet pothuajse tërësisht nga importi, kur Shqipëria është vend prodhues i naftës bruto, mospërpunimi i së cilës cënon interesin publik e privat në vend. Në këto kushte, qeveria do të synojë hartimin e një strategjie afatgjatë dhe efikase për sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri, vënien nën një monitorim të plotë të veprimtarisë në sektorin e hidrokarbureve për të patur një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit, duke garantuar interesat publike në këtë sektor, forcimin e kapaciteteve shkencore dhe teknike në funksion të zhvillimit të sektorit hidrokarbur sot e në perspektivë. AKBN është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit përgjegjës për energjinë dhe shërben si organ i specializuar për hartimin e strategjisë së energjisë, promovon vazhdimisht zonat e lira hidrokarbure, zhvillon aktivitetin e licencimit të kompanive që hyjnë në marrëveshje hidrokarbure, ndjek zbatimin e marrëveshjeve të lidhura në fushën hidrokarbure; auditon shpenzimet e kryera nga shoqëritë e liçencuara për kryerjen e operacioneve hidrokarbure dhe përgatit dokumentacionin dhe praktikat e nevojshme për dhënien e lejeve, licencave e autorizimeve. Albpetrol ShA është shoqëri publike në varësi të MZHETST, por që në rastet të cilat Ministria përkatëse e energjisë hyn në Marrëveshje Hidrokarburesh, mund të përfshijë edhe Albpetrolin22. Albpetrol ShA luan një rol të rëndësishëm në Marrëveshjet Hidrokarbure dhe Licencë-Marrëveshjet që nga faza e negocimit deri në dhënien e saj, si dhe në monitorimin e gjithanshëm, inspektimin, vëzhgimin, raportimin auditimin e tyre për të garantuar zbatimin e marrëveshjes sipas kërkesave të saj.

1.4.3. Pesha në buxhet dhe GDP Nisur nga fakti që përqindja e sasisë naftës bruto të prodhuar nga kompanitë e huaja që operojnë sipas marrëveshjeve hidrokarbure është rritur vazhdimisht që nga viti 2003, duke kapur shifrën mbi 96% në vitin 2015, tregon se nga cilësia e hartimit, menaxhimit, monitorimit dhe auditimit të këtyre marrëveshjeve varet në një masë të konsiderueshme dhe pesha në buxhet dhe në prodhimin e brendshëm bruto. Kompanitë hidrokarbure, pra ato private dhe ajo e vetme publike (Albpetrol ShA) arkëtojnë në buxhetin e shtetit dhe në njësitë vendore bonuset e nënshkrimit, rentën minerare (shitjet e brendshme dhe/ose shitjet për eksport), tatimin mbi fitimin (në se ato kanë), pagesa të tjera nëse ato kanë, dividendin, si dhe pagesa në pushtetin vendor. Veç kësaj, 22 Ligji nr. 7746, date 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar.

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prodhimi i naftës prej kompanive private hidrokarbure, në pjesën më të madhe prej mbi 92% realizohet nga një kompani e vendburimit të Patos-Marinzës (Bankers Petroleum Albania Ltd), veprimtaria e saj është përcaktuese në vlerën e të ardhurave të arkëtuara në buxhet nga sektori hidrokarbur dhe po ashtu për kontributin e tyre në PBB. Marrëveshjet hidrokarbure të aplikuara në Shqipëri janë të tipit “me ndarje prodhimi”, çka do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e zërave tatimorë që arkëtohen në buxhet prej tyre, varen nga koha kur të ardhurat e periudhës tremujore mbulojnë kostot progresive të nxjerrjes dhe tregtimit të naftës (Faktori R>1). Duhet theksuar se deri në momentin që zhvillohet ky auditim, kompanitë në fazë zhvillimi dhe prodhimi nuk kanë arritur sigurimin e fitimit (pra faktori R të jetë më i madh se sa 1).

Tabela nr. 1 Përqindja e prodhimit të naftës bruto nga MH dhe Albpetrol ShA

Viti 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 MH 50,1 62,7 68,8 82,2 93,3 95,6 96,9 96,7 96,3

Albpetrol 49,9 37,3 31,2 17,8 6,7 4,4 3,1 3,3 3,7 Burimi: MEI dhe përllogaritje të grupit të auditimit të KLSH

Skema nr. 4 Llojet e të ardhurave që arkëtohen në buxhet dhe njësitë vendore

Burimi: EITI dhe grupi i auditimit të KLSH Bazuar në sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe arkëtimet në buxhet nga kompania shtetërore Albpetrol ShA, grupi i auditimit të KLSH analizoi peshën në buxhet të sektorit hidrokarbur për periudhën 2010-2014, pasi nuk u gjendën të dhëna të detajuara për buxhetin e

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

vitit 2015. Nga kjo rezulton se përqindja e të ardhurave nga sektori i naftës dhe gazit ka ardhura në rritje nga viti 2010 (1,1%) në vitin 2014 (2,7%), pavarësisht se niveli më i lartë është arritur në vitin 2013 prej 3%.

Grafiku nr. 3 Ecuria e të ardhurave nga hidrokarburet në raport me buxhetin gjithsej (në %)

Burimi: Të dhëna të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH Grupi i auditimit vëren se, ndonëse ka prirje të rritet përqindja e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga viti në vit, kjo përqindje vazhdon të mbetet e ulët prej 2,18% mesatarisht në periudhën 2010-2014, në kushtet që rezervat e provuara dhe të mundshme të naftës në Shqipëri llogariten në 277 milionë fuçi dhe zona naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Kolonjë njihet si zona naftëmbajtëse më e madhe në Evropën kontinentale23.

Grafiku nr. 4: Përqindja mesatare e të ardhurave nga hidrokarburet në buxhetin gjithsej 2010-2014

Burimi: Të dhëna të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH Kontributi i sektorit të naftës dhe gazit në PBB është analizuar së bashku me atë minerar në kuadrin e industrisë nxjerrëse, jo vetëm për shkak se është vështirë të gjenden dhe të llogariten të dhëna të detajuara, por se sektori hidrokarbur në përgjithësi përbën mbi 80% në strukturën e kësaj industrie, duke qenë përcaktues në vlerën e saj në PBB. Sipas të dhënave konstatohet se nafta dhe gazi e kanë rritur me oshilacione të konsiderueshme vlerën në PBB, e rezultuar kjo nga

23 Nisma e Transparencës për Industritë nxjerrëse, Raporti NTIN (EITI) 2010, Dhjetor 2012.

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

shqyrtimi i periudhës 2008-2014. Niveli më i ulët prej 2% konstatohet në vitin 2009 dhe më i larti prej 5.6% në vitin 2012.

Grafiku nr. 5: Përqindja e kontributit të industrisë nxjerrëse në PBB në periudhën 2008-2014

Burimi: Të dhëna të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Duhet theksuar se rëndësia veprimtarisë në sektorin hidrokarbur rritet akoma më shumë kur shqyrtohet edhe në kontekstin e miradministrimit të pasurive kombëtare, natyrore e nëntokësore, në harmoni me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit. 1.4.4. Risqet e aktivitetit të subjektit Risqet e aktivitetit të subjektit janë ato me të cilat përballen entet e përfshira në këtë auditim (MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA) në lidhje me realizimin e përgjegjësive të tyre institucionale sipas detyrimeve që lindin nga zbatimi i kuadrit rregullator përkatës dhe ai marrëveshjeve hidrokarbure. Marrëveshjet hidrokarbure të lidhura nga qeveria shqiptare dhe kompanive të huaja të cilat operojnë në vendin tonë janë marrëveshje vlerësimi/kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi të naftës, për zonën përkatëse të kontratës. Duke u fokusuar kryesisht në ato marrëveshje ku kompanitë janë në fazën e zhvillimit dhe prodhimit (konkretisht Bankers Petroleum Albania Ltd për vendburimin Patos-Marinëz, etj). Industria e naftës si një nga industritë më atraktive dhe që sjell të ardhura mjaft të mëdha për kompanitë që operojnë në këtë fushë, mbart në vetvete një sërë problematikash që lidhen me veprimtarinë e kontraktorëve që kryejnë operacione hidrokarbure tek të cilët mbartet risku, ku evidentimi dhe përpjekja për zvogëlimin e tyre kërkon një sinergjizim të veprimtarisë të institucioneve përgjegjëse, si dhe angazhimit të gjerë të palëve të interesit dhe shoqërisë civile. Në këtë kontekst, në lidhje me marrëveshjet hidrokarbure risqet e aktivitetit të MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA, janë ato me të cilat ndeshen këto institucione dhe që e kanë pikënisjen që në hartimin, negocimin, miratimin e marrëveshjeve dhe duke vazhduar në ndjekjen e zbatimit të tyre. Kjo në mbrojtje të interesave të taksapaguesve shqiptarë24 dhe me fokus në rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Risqet e aktivitetit të institucioneve janë analizuar dhe paraqitur duke i evidentuar dhe klasifikuar fillimisht sipas analizës SWOT: fuqitë, dobësitë, mundësitë, kërcënimet, dhe më pas të klasifikuar në faktorë të brendshëm (fuqi, dobësi) dhe të jashtëm (shanse, kërcënime). Trajtimi i risqeve është bërë duke patur parasysh bazën ligjore në lidhje me

24Ligji nr. 7746, datë 28.7.1993, i ndryshuar, “Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)”, i ndryshuar.

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

menaxhimin e aktiviteteve të kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve ne Shqipëri, si dhe detyrimet dhe të drejtat që lindin nga MH dhe LMH. Analiza SWOT Në tabelën e mëposhtme paraqitet një listim i faktorëve të lartpërmendur të lidhur me risqet e veprimtarisë së institucioneve të përfshira në këtë auditim, për të monitoruar, inspektuar, kontrolluar dhe audituar, veprimtarinë e kompanive kontraktore, të cilat sipas MH dhe LMH, kryejnë operacione hidrokarbure për vlerësimin/kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, në vendburimet ekzistuese në vendin tonë. Duke iu referuar evidentimit të fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të paraqitur në analizën SWOT, grupi i auditimit ka bërë një ndarje dhe grupim të risqeve të veprimtarisë së institucioneve përkatëse, për të adresuar dhe ndarë faktorët e riskut sipas përkatësisë së tyre, brenda kontrollit menaxherial dhe jashtë kontrollit menaxherial. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për një marrëveshje hidrokarbure dhe si rrjedhojë vlerësimi i performancës së zbatimit të saj, duke u fokusuar në rolin e institucioneve publike në monitorimin e operacioneve hidrokarbure, është kategorizimi i tyre në operacional dhe strategjik, të nivelit cilësorë dhe sasiorë, sipas institucioneve, drejtorive dhe sektorëve përkatës brenda tyre, për të adresuar përgjegjësitë vendim-marrëse, duke analizuar dhe vlerësuar impaktin e “input-it”, “output-it” apo “procesit”, etj.25 Tabela nr. 2:Analiza SWOT për auditimin e MEI-it, AKBN-së dhe Albpetrol ShA., në lidhje me MH dhe LMH.

Fuqitë (S) Dobësitë(W) Eksperiencë e mëparshme në industrinë e

nxjerrjes së naftës. Kryerja e operacioneve hidrokarbure në zona të

identifikuara më parë si naftë-mbajtëse. Të dhëna në lidhje me sasinë e rezervave të

naftës nën shtresë. Miratimi i zonave të kontratave për operacionet

hidrokarbure nga AKBN dhe Albpetrol. Dhënia për shfrytëzim e puseve në pronësi të

Albpetrolit. Ngritja e një komiteti këshillimor. Faza e vlerësimit të zonës së kontratës, për

identifikimin dhe njoftimin nga i licencuari për vazhdimin e veprimtarisë.

Hartimi dhe miratimi i planit të zhvillimit. Paraqitja dhe aprovimi i programeve vjetore dhe

buxheteve sipas afateve të përcaktuara. Paraqitja dhe monitorimi i veprimtarisë tre-

mujore. E drejta për monitorimin/kontrollin e

inspektimin e operacioneve hidrokarbure. E drejta për kryerjen e auditimeve.

Mungesa e një database me të dhëna për ecurinë e marrëveshjes që nga fillimi i saj.

Evidentimi i saktë i shpenzimeve për periudhën e vlerësimit dhe ku konsistojnë ato.

Mos analizimi e të dhënave të raportuara në përfundim të periudhës së vlerësimit.

Plani i zhvillimit (afatgjatë) me dy skenarë. Paraqitja e planit si një projekt edhe në këtë rast

me dy skenarë, ku përfitueshmëria ekonomike bëhet nëpërmjet formulës NPV.

Ndryshimet e planit të zhvillimit që në vitin 2007. Ndryshimet e programeve vjetore dhe buxheteve

përkatëse. Shtyrje e rezultatit të koeficientit R≥1, nga 2009

në 2011 dhe mos realizimi i tij deri sot. Mungesa e një analize të detajuar tekniko-

ekonomiko-financiare, lidhur me ndryshimet e planit, programeve dhe buxheteve.

Mungesë e monitorimeve, kontrolleve dhe inspektimeve në kohë dhe lidhur me ndryshimet e paraqitura.

25Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës.

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Drejtori përkatëse për marrëveshjet hidrokarbure.

Drejtori/sektorë të tjerë të lidhur me marrëveshjet hidrokarbure.

Vlerësimi dhe njohja ose jo e kostove hidrokarbure.

Vlerësimi i prodhimit paraekzistues. E drejta për t’u informuar në lidhje prodhimin

javor dhe mujor. E drejta për t’u informuar në lidhje me

nënkontraktorët dhe veprimtarinë e tyre. Përcaktimi i detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e evidentimit të saktë të veprimtarisë lidhur me operacionet hidrokarbure të kryera nga nënkontraktorët.

Mos koordinim dhe mos bashkëpunim midis drejtorive dhe strukturave në institucionet përkatëse, në lidhje me monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.

Mungesa e një stafi me njohuritë e duhura tekniko-shkencore në lidhje me mbikëqyrjen e operacioneve hidrokarbure.

Ndryshimet dhe lëvizjet e stafit menaxhues dhe specialistë në drejtoritë që merren me ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure.

Vlerësimi dhe përcaktimi i saktë i kostove të parikuperueshme në lidhje me shpenzimet e kryera nga kontraktori.

Auditimi, monitorimi dhe kontrolli në kohë i shpenzimeve të kryera nga kontraktori.

Ndjekja e reflektimit dhe pasqyrimit nga ana e kontraktorit të atyre kostove të vlerësuara të parikuperueshme nga ana e institucioneve përkatëse.

Pasqyrimi i rezultateve të monitorimeve, kontrolleve dhe inspektimeve në mënyrë koherente dhe me problematikat përkatëse.

Shanset (O) Kërcënimet (T) Ligji nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet

(kërkim, prodhim)”, të ndryshuar. Rregullorja “Për Procedurat e Miratimit të

Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë e Marrëveshjeve, si dhe afatet përkatëse”, miratuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e ndryshuar.

Ligji nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim), i ndryshuar.

Ligji nr. 182/2013, ër disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 07.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.

Ligji nr. 183/2013, për një ndryshim në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994, për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhimi)”.

Udhëzimet e ndryshme “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”

Misioni, vizioni dhe përcaktimi ligjor i funksionimit të AKBN.

Detyrimi për pagesën e rentës minerare. Standardi ndërkombëtari raportimit sipas EITI.

Risitë dhe kompleksiteti në industrinë ndërkombëtare të nxjerrjes së hidrokarbureve.

Hartimi dhe përditësimi i rregulloreve në lidhje me procedurat e operacioneve hidrokarbure, sipas praktikave ndërkombëtare.

Mosfunksionimi i Institutit të Naftës. Përcaktimi i qartë i praktikave më të mira

ndërkombëtare në lidhje me këtë industri. Përcaktimi dhe identifikimi i qartë në MH dhe

LMH i të ashtuquajturave ‘‘shkelje materiale”. Mungesa e vendosjes së penaliteteve në MH dhe

LMH, kundrejt kontraktorit. Ndryshimi i çmimit të naftës brent në tregjet

ndërkombëtare. Përdorimi pa kriter nga kontraktorët i

vendburimeve deri në përfundim të marrëveshjes. Përcaktimi i qartë i praktikave për mbrojtjen e

mjedisit.

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Standardet ndërkombëtare IFRS në lidhje me operacionet hidrokarbure.

Kuotimi në bursë i kompanisë. Paraqitja e deklaratave financiare në bursë, sipas

rregullave dhe kërkesave të bursës. Eksport i naftës së prodhuar dhe shitja sipas

çmimit të bursës ndërkombëtare. E drejta e shitjes së naftës në tregun e brendshëm

dhe sipas çmimeve të përcaktuara. Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH a) Risqet brenda kontrollit menaxherial :

- Mungesa e një database me të dhëna për ecurinë e marrëveshjes që nga fillimi i saj. - Evidentimi i saktë i shpenzimeve për periudhën e vlerësimit dhe ku konsistojnë ato. - Mosanalizimi e të dhënave të raportuara në përfundim të periudhës së vlerësimit. - Plani i zhvillimit (afatgjatë) me dy skenarë. - Paraqitja e planit si një projekt edhe në këtë rast me dy skenarë, ku përfitueshmëria

ekonomike bëhet nëpërmjet formulës NPV. - Ndryshimet e planit të zhvillimit që në vitin 2007. - Ndryshimet e programeve vjetore dhe buxheteve përkatëse. - Shtyrje e rezultatit të koeficientit R≥1, nga 2009 në 2011 dhe mos realizimi i tij deri sot. - Mungesa e një analize të detajuar tekniko-ekonomiko-financiare, lidhur me ndryshimet e

planit, programeve dhe buxheteve. - Mungesë e monitorimeve, kontrolleve dhe inspektimeve në kohë dhe lidhur me

ndryshimet e paraqitura. - Mungesa e evidentimit të saktë të veprimtarisë lidhur me operacionet hidrokarbure të

kryera nga nënkontraktorët. - Moskoordinim dhe mos bashkëpunim midis drejtorive dhe strukturave në institucionet

përkatëse, në lidhje me monitorimin e zbatimit të marrëveshjes. - Mungesa e një stafi me njohuritë e duhura tekniko-shkencore në lidhje me mbikëqyrjen e

operacioneve hidrokarbure. - Vlerësimi dhe përcaktimi i saktë i kostove në total dhe atyre të vlerësuara si të

parikuperueshme në lidhje me shpenzimet e kryera nga kontraktori. - Auditimi, monitorimi dhe kontrolli në kohë i shpenzimeve të kryera nga kontraktori. - Ndjekja e reflektimit dhe pasqyrimit nga ana e kontraktorit të atyre kostove të vlerësuara

të parikuperueshme nga ana e institucioneve përkatëse. - Pasqyrimi i rezultateve të monitorimeve, kontrolleve dhe inspektimeve në mënyrë

koherente dhe me problematikat përkatëse. - Ndryshimet dhe lëvizjet e stafit menaxhues dhe specialistë në drejtoritë që merren me

ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure. b) Risqet jashtë kontrollit menaxherial:

- Risitë dhe kompleksiteti në industrinë ndërkombëtare të nxjerrjes së hidrokarbureve. - Hartimi dhe përditësimi i rregulloreve në lidhje me procedurat e operacioneve

hidrokarbure, sipas praktikave ndërkombëtare. - Mos funksionimi i institucioneve shkencore të naftës.

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- Përcaktimi i qartë i praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me këtë industri. - Përcaktimi dhe identifikimi i qartë në MH dhe LMH i të ashtuquajturave ‘‘shkelje

materiale”. - Mungesa e vendosjes së penaliteteve në MH dhe LMH, kundrejt kontraktorit. - Ndryshimi i çmimit të naftës brent në tregjet ndërkombëtare. - Përdorimi pa kriter nga kontraktorët i vendburimeve deri në përfundim të marrëveshjes. - Përcaktimi i qartë i praktikave për mbrojtjen e mjedisit.

1.4.5. Rëndësia e produkteve të subjekteve Kërkimi, zbulimi, zhvillimi dhe prodhimi i hidrokarbureve nga zona naftëmbajtëse, siç është rasti i vendit tonë, varet në mënyrë të konsiderueshme nga kapacitetet njerëzore të fushës dhe shkencore, kapacitetet teknike, mundësitë financiare, kuadri rregullator përkatës (ligje, vendime, udhëzime, etj.), politikat strategjike, etj. që në fund të fundit përbëjnë kapacitetet institucionale për menaxhimin e pasurive kombëtare natyrore. Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë jo vetëm që është përgjegjëse për politikat strategjike në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit, por njëkohësisht asaj i jepet mundësia ligjore të hartojë dhe të hyjë në marrëveshje hidrokarbure, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar si pronar ekskluziv i këtyre pasurive. Ministria i lidh Marrëveshjet e Hidrokarbureve kur bindet se kontraktori ka ose mund të sigurojë burimet financiare dhe kompetencën teknike të kërkuar për të përmbushur detyrimet e nënshkruara në Marrëveshjen e Hidrokarbureve.26 Veç këtyre, Ministria mund të hartojë rregullore për ose në lidhje me: regjistrimin e kontraktorëve; mënyrën në të cilën duhen të paraqiten nga Kontraktori raportet, të dhënat, informacioni dhe llogaritë; masat lidhur me ruajtjen e burimeve të hidrokarbureve, sigurinë, shëndetin, mbrojtjen e mjedisit dhe shmangien e rrjedhjeve, mbetjeve, ndotjes dhe aksidenteve; herë pas here mund të publikojë Marrëveshje Model Hidrokarburesh, etj. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është personi i autorizuar nga MEI dhe ka në qendër të vëmendjes dhe detyrë funksionale monitorimin, inspektimin dhe auditimin gjeografik, teknik, ekonomik, financiar, mjedisor, etj., të marrëveshjeve hidrokarbure dhe licencë-marrëveshjeve hidrokarbure nëpërmjet dokumentacionit dhe raporteve të kontraktorit, si dhe direkt në terren në zonën e kontratës, duke kërkuar rënien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të problemeve të dala. Në të kundërt i drejtohen ekspertëve të pavarur dhe/ose arbitrazhit. Albpetrol ShA konsiderohet palë në marrëveshjet hidrokarbure dhe në këtë mënyrë kryen shqyrtimin dhe miratimin e planeve të zhvillimit; shqyrton dhe miraton programet vjetore dhe buxhetet, si dhe ndryshimet e tyre; merr dhe shqyrton raporte të ndryshme të kontraktonit; shqyrton raportet tremujore të kostos së naftës; monitoron ndotjen në mjedis; merr pjesë në procedurat e tenderimit mbi 2 milionë euro; zhvillon jo më shume se dy audite për një vit fiskal, etj. 1.4.6. Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimit Gjatë auditimit MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA i janë përgjigjur përgjithësisht në kohë takimeve prezantuese dhe konsultuese, si dhe plotësimit të informacionit të kërkuar, kryesisht me 26Ligji nr. 7746, date 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuar.

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dokumentacionin që lidhet me marrëveshjet hidrokarbure të vitit korrent duke shkuar drejt vitit 2004 të nënshkrimit të marrëveshjeve hidrokarbure. MEI e ka konsideruar veprimtarinë e saj thjesht dhe vetëm në propozimet për ndryshimet dhe përmirësimet e kuadrit ligjor, e lidhur kjo sipas tyre me numrin e vogël të punonjësve të kësaj Drejtorie, si dhe me faktin e delegimit të kësaj veprimtarie tek AKBN. AKBN është treguar e gatshme dhe ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar, sipas rastit edhe në format elektronik, por shumë e rezervuar në treguesit ekonomiko-financiarë të marrëveshjeve për shkak të kushteve të vendosura të konfidencialitetit dhe të nënshkrimit të një deklarate nga ana e tyre, në zbatim të kushteve të vendosura në marrëveshjet hidrokarbure. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme, por në AKBN nuk ka një organizëm të veçantë që të ketë rekorde me tregues teknikë, ekonomikë, financiarë dhe mjedisorë për ecurinë e secilës marrëveshje hidrokarbure që nga momenti i nënshkrimit deri në përditësimin e tyre. Një gjë e tillë ka bërë që secila Drejtori t’i “shmanget” plotësimit të treguesve ekonomiko-financiarë të marrëveshjes për vendburimin e Patos-Marinzës, e lidhur kjo dhe me ndryshimet organizative dhe të stafit e specialistëve të ndodhura brenda institucionit. Albpetrol ShA është treguar e gatshme në dhënien e informacionit dhe vënien në dispozicion të specialistëve përkatës për të komunikuar dhe diskutuar me to në fazat fillestare. Gjithashtu dhe dokumentacioni i kërkuar është plotësuar në kohë, por meqenëse është një periudhë gjatë kohe (nga vitit 2004) specialistët shprehen se ka vështirësi në dokumentacionin e para vitit 2013. Duhet theksuar se në përgjithësi, subjektet nën auditim shprehin interes për rekomandimet e auditimit në përfundim të tij për marrëveshjet e reja hidrokarbure që mund të lidhen në të ardhmen, pasi një pjesë të problematikave të dala deri tani i konsiderojnë rezultat të modelit dhe formulimit të kushteve dhe treguesve të marrëveshjeve hidrokarbure, duke e konsideruar të mjaftueshme veprimtarinë e tyre monitoruese, inspektuese, mbikëqyrëse, audituese etj. Periudha e gjatë kohore që mbulon ky auditim e shoqëruar me ndryshimet e stafit dhe specialistëve e punonjësve, ka bërë që nga institucionet nën auditim të kenë një interes të veçantë për problematikat që do të evidentohen nga ky auditim performance, si për çështjet e vlerësimit të veprimtarisë së burimeve njerëzore që janë të lidhura direkt apo indirekt me marrëveshjet hidrokarbure, ashtu dhe të asaj se çfarë ka përfituar shteti shqiptar nga nafta e prodhuar/nxjerrë, por pa cënuar të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i MH dhe LMH.

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

2. QASJA DHE DETAJE TË AUDITIMIT Grupi i auditimit, pasi është njohur me kuadrin rregullator27 të marrëveshjeve hidrokarbure, ka shqyrtuar me kujdes strukturën dhe përmbajtjen e MH dhe LMH, si dhe është njohur me disa problematika nga auditimet e ndryshme, përgatiti pyetësorë dhe tabela, si dhe formuloi kërkesa për dokumentacion në lidhje me ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure dhe performancën e veprimtarisë së stafit dhe specialistëve në lidhje me monitorimin, kontrollin, inspektimin e veprimtarisë dhe auditimin e pasqyrave financiare të kontraktorit. Duke u bazuar në dokumentacionin e grumbulluar dhe të analizuar, të dhënat e kërkuara dhe të plotësuara nga subjektet nën auditim, komunikimet me stafin, publikimet e ndryshme mbi marrëveshjet hidrokarbure, si dhe nga krahasimi i modelit të këtyre me ndarje prodhimi të aplikuara në vende të tjera gjatë fazës studimore, qasjet audituese që do të aplikohen do të jenë të ndryshme duke i përshtatur me çështjet e vlerësuara për t’u shqyrtuar. Duke qenë se aktiviteti i subjekteve nën auditim është i lidhur me ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure sipas përcaktimeve të bëra në MH dhe LMH, si dhe të drejtave dhe detyrimeve që kanë këto institucione në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së tyre28, gjatë auditimit do të fokusohemi në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave numerike primare dhe sekondare, duke bërë analizë sasiore për të arritur në konkluzione me besueshmëri të caktuar statistikore, dhe në këtë kontekst do të përdoret qasja sasiore. Nëpërmjet kësaj qasjeje, grupi i auditimit do të testojë të dhënat e parashikuara me ato të realizuara, si dhe ato të raportuara me ato të kontrolluara, monitoruara dhe audituara. Duke e konsideruar një qasje deduktive, do të hartohen pyetësorë, ku nëpërmjet të dhënave të grumbulluara dhe pas përpunimit të tyre rezultatet do të krahasohen me kriteret e vendosura gjatë fazës studimore. Performanca e drejtorive dhe e specialistëve dhe punonjësve të institucioneve të përfshira në këtë auditim, që mbulojnë marrëveshjet hidrokarbure, është e lidhur me zbatimin e detyrave funksionale përkatëse, duke ndikuar në mbarëvajtjen dhe ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure, me fokusin primar për të vlerësuar përfitimin ekonomik të shtetit shqiptar nga këto marrëveshje. Në këtë mënyrë auditimi i kësaj çështjeje do të bëhet nëpërmjet qasjes cilësore,duke përdorur pyetjet e hapura. Duke u nisur nga periudha e gjatë e përfshirë në auditim, që i ka fillesat që në nënshkrimin e marrëveshjes, fazën e vlerësimit dhe më pas atë të zhvillimit dhe prodhimit, kryesisht marrëveshja me Bankers Petroleum Albania Ltd29., do të bëjë të mundur që grupi i auditimit të evidentojë prirjet kryesore të veprimtarisë MEI-it, AKBN-së dhe Albpetrol Sh.A, ku strukturat përkatëse të tyre të cilat monitorojnë ecurinë e marrëveshjeve dhe operacionet hidrokarbure, kanë një rol vendimtar duke ndikuar në atë çka përfiton qeveria shqiptare nga nxjerrja e naftës nga nëntoka e saj. Për sa më lart, grupi i auditimit do të përdorë edhe qasjen pragmatike, si një miks i dy qasjeve të mësipërme dhe më e përshtatshme në auditimet e përformancës. 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS Industria e naftës është një nga industritë më në zë sot në mbarë botën, duke tërhequr kompani dhe investitorë të cilët investojnë dhe nxjerrin përfitime nga kjo industri. Kjo industri përfshin proceset globale të eksplorimit, nxjerrjes, përpunimit, transportit (shpesh nga depozita nafte dhe

27www.energjia.gov.al. 28Rregullore e brendshme e AKBN, neni 2, pika 3 (a,b,c,d,g). 29Miratuar me VKM nr. 477, datë 16.07.2004.

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

tubacionet), dhe produktet e marketingut të naftës. Produktet më të mëdha sipas vëllimit të kësaj industrie janë naftë dhe benzinë, por edhe nënprodukte të tjera si rrjedhojë e nxjerrës së naftës nga vendburimet natyrore që përdoren në industri të tjera. Nafta është jetike për shumë industri, dhe është me rëndësi për ruajtjen e qytetërimit industrial dhe në këtë mënyrë është një shqetësim i rëndësishëm për shumë vende. Bota konsumon 30 miliardë fuçi (4.8 km³) naftë në vit, ku vendet e zhvilluara renditen si konsumatorët më të mëdha. Sasitë e naftës mbulojnë një përqindje të madhe të konsumit të energjisë në botë, duke filluar nga 32% për Evropën dhe Azinë, deri në 53% për Lindjen e Mesme30. Shqipëria cilësohet si një nga shtetet më të pasura të Evropës në rezerva hidrokarbure. Shfrytëzimi i naftës këtu tek ne ka nisur që në fillimet e shekullit të 20 dhe pika kulminante e shfrytëzimit arriti në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, ku prodhimi i naftës bruto arriti nivelin e 2,5 milionë ton naftë në vit (vetëm vendburimi i Gorisht-Koculit prodhoi mbi 1 milion ton naftë për atë vit)31. Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva relativisht të larta të naftës, që arrijnë deri në 400 milionë tonë, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar, për shkak të investimeve të larta që kërkohen për kërkim. Sipas AKBN është e njohur se 40 milionë tonë janë të pashfrytëzuara, ndërsa 50 milionë tonë janë tashmë të shfrytëzuara. Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri dhe më e madhja në tokë në Evropë, me një sipërfaqe prej rreth 17,8 mijë hektarësh dhe rezervat e saj të provuara janë rreth 5,4 miliardë fuçi naftë. Nafta bruto e Patos-Marinzës shitet me një zbritje prej rreth 50-60% ndaj naftës referencë evropiane brent, për shkak të natyrës së saj të rëndë32. Po ashtu edhe në raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, për vitin 2015 është përcaktuar se: “...Shqipëria është eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në Komunitetin e Energjisë, duke eksportuar përkatësisht 1,06 dhe 1,16 milionë tonë për vitet 2014 dhe 2013, megjithëse në vitin 2014 eksportet u ulën me 9,37% krahasuar me vitin 2013. Albpetrol është kompania shtetërore aktive në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e naftës së papërpunuar. Bankers Petroleum është investitori më i madh në sektorin e naftës në Shqipëri, e cila ka arritur një niveli rekord të prodhimit mesatar të naftës në 20.690 fuçi naftë në ditë (bopd) në vitin 2014, 14% më e lartë se mesatarja e prodhimit të vitit 201333...” Ky investitor zë peshën më të madhe të prodhimit dhe shitjes, kryesisht në eksport, të naftës në vendin tonë me rreth mbi 90% të totalit të saj. Kjo kompani ka prodhuar për vitin 2014 sasinë prej 1.211.837,7 tonë naftë34. Duke u bazuar në përcaktimet e Ligjit nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkim, prodhim)”, të ndryshuar (në nenin 3), është qeveria dhe institucionet që e përfaqësojnë atë, aktorët kryesorë përgjegjës për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të MH-ve dhe LMH-ve, në favor dhe në dobi të taksapaguesve shqiptarë. Në këtë kuadër MEI, AKBN dhe Abpetrol ShA., janë institucionet publike të cilat duhet të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre për të vlerësuar ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure dhe të kërkojnë zbatimin e kuadrit rregullator, si dhe të detyrimeve që lindin nga marrëveshjet. Në këtë mënyrë, veprimtaria e këtyre institucioneve është nga faktorët më të rëndësishëm për të arritur rezultate pozitive dhe të favorshme në lidhje me industrinë naftë-nxjerrëse, duke e parë këtë si një element i cili do të duhet të ndikojë pozitivisht në rritjen

30 www .wikipedia.org. 31 http://energjia.al/, datë,. 26.03.2015. 32 https://shqiptarja.com, datë, 06.04.2015. 33 Energy Community Secretariat. Annual implementation report, 01.09.2015. 34 http://www.albpetrol.al

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

ekonomike të vendit tonë, duke rritur të ardhurat në buxhet nga shitja e naftës së nxjerrë nga nëntoka shqiptare. Performanca e veprimtarisë së strukturave përkatëse të institucioneve të lartpërmendur, që janë të lidhura me marrëveshjet hidrokarbure, ndikon në mënyrë thelbësore në përfitueshmërinë e shtetit shqiptar nga këto marrëveshje. Monitorimi, inspektimi dhe shqyrtimi me rigorozitet i operacioneve hidrokarbure, si dhe auditimi dhe evidentimi i parregullsive në deklaratat financiare me synimin e përcaktimit të saktë të shpenzimeve dhe vlerësimit të saktë të kostove hidrokarbure dhe ndarjes së tyre në të rikuperueshme dhe të parikuperueshme, janë elementët parësorë që ndikojnë në dobishmërinë e këtyre marrëveshjeve. Gjatë auditimit të performancës së veprimtarisë së këtyre institucioneve grupi i auditimit do të analizojë veprimtarinë e stafit dhe drejtorive përkatëse në këto institucioneve në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të tyre mbi ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure bazuar në rregulloret e brendshme dhe të drejtave që kanë sipas MH-ve dhe LMH-ve, si dhe bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet tyre. Duke audituar dhe vlerësuar performancën e burimeve njerëzore, veprimtarinë e tyre dhe rezultatet e arritura kundrejt përcaktimeve se çfarë duhej të ishte bërë, sipas modelit input-output35, ne do të analizojmë kryesisht aktivitetet e tyre duke parë lidhjen dhe ndërvarësinë në kuadër të optimizimit të rezultateve që derivojnë nga këto aktivitete, duke analizuar proceset, strukturat dhe zinxhirin e vlerës, në mënyrë që të vlerësojmë se çfarë është bërë në kohë me ecurinë e MH-ve (efiçencën); do të analizojmë nivelin e arritjes së objektivave të vendosura duke i parë marrëveshjet hidrokarbure në prizmin e përfitueshmërisë ekonomike për vendin tonë, kjo në përputhje me politikat, misionin dhe vizionin e subjekteve në auditim si dhe përputhjen e rezultateve (output-ve) me këto objektiva (efektivitetin); por nuk do të lëmë pa analizuar dhe vlerësuar minimizimin e kostove të këtyre veprimtarive duke u fokusuar në njërën anë në shpenzimet institucionale (në aspektin mikro) dhe duke e shtrirë analizën në mbikëqyrjen e shpenzimeve lidhur me operacionet hidrokarbure, të cilat janë baza kryesore në vlerësimin e humbjes apo fitimit që në vetvete ndikon në vlerën e faktorit R (aspekti makro), duke parë nëse ato janë bërë në kohën e duhur, me cilësinë e duhur, a i kanë shërbyer këtyre operacioneve dhe a kanë qenë vlerën e duhur (ekonomiciteti). 2.1.1. Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës Industria naftë nxjerrëse në Shqipëri, pra prodhimi i naftës bruto ose të papërpunuar, zë një vend të rëndësishëm në totalin e energjisë së prodhuar nga burimet primare36. Për vitet 2013 dhe 2014, sipas publikimeve të nismës dhe standardit ndërkombëtar EITI, nafta e papërpunuar përbënte burimin kryesor të energjisë së prodhuar në Shqipëri duke përfaqësuar 67,7% të burimeve primare të energjisë së prodhuar në vitin 2014 dhe 59,1% në vitin 2013, po kështu për vitin 2014 nafta bruto ka vazhduar të eksportohet në masën 92%37. Prodhimi i naftës bruto (ose të papërpunuar) në vendin tonë kryhet nga kompanitë me të cilat janë lidhur MH dhe një pjesë e vogël, krahasuar me totalin, nga kompania publike Albpetrol ShA, ku sipas publikimeve të kësaj të fundit prodhimi i naftës nga kompanitë paraqitet; 1.211.837,7 tonë të prodhuar nga Bankers Petroleum Albania Ltd, 81.227,64 tonë nga Stream Oil, 24.618,8 tonë nga Transoil Group, 188,22 tonë nga Sherwood dhe 5.072 tonë Phoenix38. Pra nga sa më sipër, peshën më të madhe për

35Manuali i Auditimit të Performancës, KLSH. 36http://www.albeiti.org/ 37Raporti i Bilancit Energjitik 2014. 38http://www.albpetrol.al/

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prodhimin e naftës bruto nga nëntoka shqiptare e zënë kompanitë me të cilat janë lidhur marrëveshjet hidrokarbure dhe kryesisht Bankers Petroleum Albania Ltd. Për të patur një menaxhim sa më efektiv të prodhimit të natës në vendin tonë është mjaft e rëndësishme hartimi dhe zbatimi i kuadrit rregullator nga institucionet përkatëse të shtetit shqiptar. Legjislacioni bazë që menaxhon aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit te hidrokarbureve në Shqipëri është Ligji nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim, prodhim)”, të ndryshuar; Ligji nr. 7811 datë 12.4.1994 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)”, të ndryshuar, Rregullorja “Për Procedurat e Miratimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë e Marrëveshjeve, si dhe afatet përkatëse”, e ndryshuar. Në bazë dhe në zbatim të këtij kuadri rregullator ligjor, Ministria hyn në Marrëveshje Hidrokarburesh me çdo person, duke autorizuar atë sipas termave dhe kushteve të përcaktuara: të kërkojë, zhvillojë dhe prodhojë hidrokarbure në zonën e kontratës, sipas procedurave të mëposhtme; personi që është i interesuar për të lidhur marrëveshje hidrokarbure duhet të sigurojë burimet financiare dhe kompetencën teknike të kërkuar për të përmbushur detyrimet e kontraktorit nën marrëveshjen e hidrokarbureve, nëse personi nuk i siguron këto dy kritere ai nuk mund të hyjë me Ministrinë për të lidhur marrëveshje hidrokarbure. Një marrëveshje hidrokarbure për një zonë të caktuar, përmban të drejtën e kryerjes së operacioneve hidrokarbure të ndarë në: Të drejtën ekskluzive për të kryer kërkimin brenda Zonës së Kontratës për një periudhë e cila përveç ndonjë kohe shtesë të kërkuar për të përfunduar punën e marrë përsipër për të vlerësuar një Zbulim, nuk do të kalojë 5 vjet gjithsej, përveçse kur Kontraktori bind Ministrinë se ekzistojnë kushte specifike të cilat kërkojnë një periudhë më të gjatë, atëherë Kontraktorit mund t'i jepet një periudhë që nuk i kalon 7 vjet gjithsej. Të drejtën ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 25 vjetët, për të zhvilluar dhe prodhuar rezervat e hidrokarbureve në Zonën e Kontratës, në përputhje me kushtet e një Plani Zhvillimi të miratuar nga Ministria, si dhe për të ripërtërirë këtë të drejtë aty dhe në masën që parashikon Marrëveshja e Hidrokarbureve. Në një Marrëveshje Hidrokarbure përmbahen të drejta dhe detyrime për kontraktorin si dhe për Ministrinë përgjegjëse për hidrokarbure ose përfaqësuesin e saj. Një marrëveshje hidrokarburesh, nënshkruhet nga ministri i përgjegjëse për hidrokarbure ose nga një person i autorizuar me shkrim prej tij dhe hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave.39 Për sa më lart, është mjaft e rëndësishme një performancë e lartë e institucioneve publike të përfshira në këtë proces, e ndërthurur kjo dhe me një bashkëpunim sa më të gjerë me ekspertë të fushës naftë-nxjerrëse, si dhe me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë publikë dhe jo publikë për të vlerësuar dhe menaxhuar procesin e prodhimit të naftës, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin, në dobi të popullit shqiptar. Duke iu përmbajtur kuadrit rregullator në lidhje me aktivitet e kërkimit dhe zhvillimit të hidrokarbureve në vendin tonë, baza kryesore janë MH dhe LMH. Sipas përcaktimeve të tyre, si dhe ligjit për hidrokarburet, ndarja e fitimit mes shtetit shqiptar dhe kompanive bëhet kur R≥1. Ky koeficient R është i lidhur ngushtë me kostot hidrokarbure, si dhe me shpenzimet për investimet e kryera nga kontraktorët në zonat përkatëse të vendburimeve. Deri më sot ky koeficient ka rezultuar më i vogël se 1, dhe në këtë rast ajo çka ka përfituar shteti shqiptar ka qenë e bazuar vetëm në pjesën e prodhimit që merr Albpetroli (1% e prodhimit total), pjesën e prodhimit paraekzistues (atë çka prodhohet nga puset e marrë në shfrytëzim nga pronësia e

39www.energjia.gov.al.

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Albpetrolit para nënshkrimit të marrëveshjes, dhe kjo me një koeficient zbritës vjetor sipas formulës së përcaktuar në MH) dhe të 10% të rentës minerare nga futja e saj në vitin 200840. Duke e parë këtë auditim në këndvështrimin e performancë së MEI/AKBN dhe Albpetrol do të analizojmë dhe vlerësojmë sesi kanë kryer këto institucione aktivitetin e tyre në lidhje me shqyrtimin dhe vlerësimin e planeve të zhvillimit dhe ndryshimeve përkatëse. Përputhshmërinë e operacioneve hidrokarbure të programeve vjetore me ato të planit të zhvillimit, realizimin e shpenzimeve dhe të ardhurave sipas buxheteve vjetor dhe në përputhje me planin e zhvillimit, si dhe monitorimin, inspektimin, kontrollin dhe auditimin e vazhdueshëm dhe periodik të aktiviteteve hidrokarbure të kompanisë, por pa lënë më një anë evidentimi e problematikave dhe parregullsive të rezultuara dhe nivelin e zbatimit të tyre, në funksion dhe në dobi të shtetit shqiptar. Fakti që nxjerrja e naftës nga nëntoka më e pasur në Shqipëri dhe më gjerë, rezulton se akoma edhe pas 12 vitesh nuk ka arritur të mbulojë kostot përkatëse, dhe për pasojë shteti shqiptar përfiton diçka më pak se 2% të vlerës së prodhimit të deritanishëm, në një kohë që prodhimi është rritur ndjeshëm dhe nuk konstatohen prirje për të arritur 50% të fitimit, tregon jo vetëm për mangësi të përgatitjes dhe zbatimit nga ana e kontraktorit të planeve të zhvillimit për periudhën 25-vjeçare të zhvillimit dhe prodhimit (tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vjet), të përputhjes së planeve dhe buxheteve vjetore me planet e zhvillimit, por edhe për performancë të dobët inspektuese, monitoruese, kontrolluese dhe audituese të enteve publike: MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA. 2.1.2. Objektivi i auditimit Auditimi performancës “Procedurat dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure”, ka në fokus dhe synon evidentimin e problematikës në lidhje me ecurinë dhe zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi. Duke përfshirë në auditim institucionet publike MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA., veprimtaria e të cilëve është e lidhur drejtpërdrejtë me marrëveshjet hidrokarbure, do të përpiqemi të japim një pamje të plotë të aktivitetit e tyre dhe ndikimin në sektorin hidrokarbur, si një nga sektorët më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Duke analizuar dhe vlerësuar nëse këto institucione kanë vepruar si duhet, në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohën e duhur për monitorimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve hidrokarbure, bashkëveprimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të tyre institucionale dhe ndërinstitucionale në funksion të rritjes së të ardhurave me një shfrytëzim racional të pasurive natyrore dhe pa dëmtuar mjedisin. Duke përdorur analiza sasiore dhe cilësore, do të bëhet e mundur të evidentohen mangësitë dhe prirjet e ndryshme, si dhe roli i veprimtarisë mbikëqyrëse dhe kontrolluese, dhe të jepen rekomandimet përkatëse duke synuar rritjen e efektivitetit të marrëveshjeve hidrokarbure në favor të shtetit shqiptar. Duke audituar ecurinë që kanë patur marrëveshjet që nga periudha e nënshkrimit të tyre që pasohet nga fazat e tyre të vlerësimit/kërkimit dhe duke kaluar më pas në ato zhvillimit dhe prodhimit, ku në rastin e Bankers Petroleum Albania Ltd., është që nga viti 2004 dhe në vazhdim, do të analizojmë dhe vlerësojmë se sa ka kontribuar në buxhetin e shtetit shitja e naftës së prodhuar nga kompanitë kontraktore.

40VKM nr. 251, datë 12.3.2009, “Për miratimin e marrëveshjes së ndryshuar, ndërmjet Alpetrol ShA dhe Bankers Petroleum Albania, Ltd, për marrëveshjen hidrokarbure të datës 19 qershor 2004, miratuar me vendimin nr. 477, datë 16.7.2004 të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Patos-Marinzës”.

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Arritja e konkluzioneve pas analizave sasiore dhe cilësore të dokumentacionit të grumbulluar gjatë fazës studimore duke krahasuar realizimin e aktiviteteve të institucioneve të përfshira në auditim me atë se ç’farë duhet bërë sipas detyrimeve ligjore dhe atyre që lindin nga MH dhe LMH, do të vlerësojmë efiçencën e veprimtarisë së tyre duke u fokusuar në raportin burime-rezultate. Analiza dhe vlerësimi i situatës aktuale të marrëveshjeve hidrokarbure të kompanive që janë në fazë zhvillimi dhe prodhimi, duke i ballafaquar me veprimtarinë monitoruese dhe kontrolluese të institucioneve publike të shtetit shqiptar si MEI/AKBN dhe Albpetrol ShA., për të realizuar objektivat e tyre sipas misionit dhe kompetencave përkatëse në lidhje me mbrojtjen dhe zhvillimin e burimeve natyrore, rritjen e përfitueshmërisë ekonomike nga shfrytëzimi i këtyre vendburimeve, mbrojtjes së mjedisit, etj., do të jenë të fokusuara drejt efektivitetit. Auditimi në tërësi i veprimtarisë së Drejtorive përkatëse, që janë të lidhura me marrëveshjet hidrokarbure, të institucioneve të përfshira në auditim, për periudhën që nga viti 2004 deri në 30.06.2016, duke vlerësuar performancën e burimeve njerëzore, aktivitetet monitoruese, inspektuese, auditimet e pasqyrave financiare të kontraktorëve, vlerësimet dhe pranimet/kontestimet e shpenzimeve të kryera nga kontraktori që përkthehen në kosto të rikuperueshme dhe të parikuperueshme, masat dhe veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit, të ardhurat në buxhetin e shtetit nga shitja e naftës së papërpunuar si një derivat i rëndësishëm i veprimtarisë ekonomiko-financiare të kompanive përfituese nga marrëveshjet hidrokarbure, ndjekja dhe zgjidhja e kontestimeve të ndryshme, duke synuar në favor të shtetit shqiptar, etj., do të na lejojë të konstatojmë, të evidentojmë dhe të arrijmë në përfundime në lidhje me problematikat e trendin e ecurisë së marrëveshjeve hidrokarbure për të konkluduar se “çfarë po përfiton shteti shqiptar nga këto marrëveshje”. Dhënia e rekomandimeve në lidhje me performancën e veprimtarisë së institucioneve publike të lidhura me fushën hidrokarbure do të synojë në përmirësimin e situatës në lidhje me shfrytëzimin e burimeve natyrore të nëntokës shqiptare, duke u fokusuar në përfitueshmërinë ekonomike të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. 2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA Auditimi është procesi i shqyrtimit objektiv dhe vlerësimi i pasqyrave financiare të një

organizate për të siguruar që të dhënat janë një përfaqësim të drejtë dhe të saktë të transaksioneve që ata pretendojnë se përfaqësojnë41.

Inspektimi është vlerësimi kritik, i cili përfshin shqyrtimin, matjen, testimin, standardin dhe krahasimin e materialeve ose çështjeve, duke përcaktuar nëse materiali ose çështja është në sasinë dhe kushtet e duhura, si dhe nëse ajo përputhet me kërkesat e zbatueshme ose të specifikuara.

Kontrolli është tërësia e instrumenteve të krijuara për t’u siguruar që veprimtaria e subjektit është në përputhje rregullat dhe kërkesat e jashtme dhe të brendshme, rregulloret, direktivat e drejtimit, etj.

Mbikqyrja është akti i vështrimit të aktivitetit/aktiviteteve, për t’u siguruar që kjo veprimtari është bërë në mënyrë korrekte, të sigurt etj.42

Monitorimi është mbikqyrja e aktiviteteve në proces, për të siguruar që ato janë sipas procedurës së duhur dhe sipas programeve përkatëse për të arritur objektivat dhe qëllimet e performancës43.

41www.investopedia.com/terms 42 dictionary.cambridge.org 43 http://www.businessdictionary.com.

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Gaz natyror do të thotë gjithë hidrokarburet që janë në gjendje të gaztë në kushte atmosferike normale duke përfshirë gazin e lëngët, gazin e thatë, gazin në hapësirën unazore dhe gazin mbetës që mbetet pas nxjerrjes apo ndarjes së hidrokarbureve të lëngëta nga gazi i lëngët dhe gazi jo hidrokarbur i prodhuar së bashku me hidrokarburet e lëngshme dhe të gazta.

Hidrokarbure do të thotë naftë bruto ose gaz natyror. Kërkim do të thotë kërkimi për hidrokarbure me mjete gjeologjike, gjeofizike e të tjera, dhe

përfshin shpimin e puseve të kërkimit dhe vlerësimit. Kontraktor do të thotë çdo person apo persona me të cilët Ministria hyn në Marrëveshje

Hidrokarburesh, dhe mund të përfshijë edhe Albpetrolin apo çdo agjenci tjetër shtetërore. Marrëveshje Hidrokarburesh do të thotë një marrëveshje e lidhur nga Ministria në

përputhje me paragrafin l të nenit 5 të ligjit përkatës, që autorizon Kontraktorin të kryejë operacione në Zonën e Kontratës dhe mund të marrë formën e një Marrëveshjeje me Ndarje Prodhimi ose ndonjë formë tjetër të rënë dakord mes Ministrisë dhe Kontraktorit e cila nuk është në kundërshtim me këtë ligj.

Marrëveshje me Ndarje Prodhimi do të thotë një Marrëveshje Hidrokarburesh, e cila parashikon mbulimin e Kostove të Kontratës nga Hidrokarburet e prodhuara në Zonën e Kontratës ose nga pjesë proporcionale të saj dhe ndarjen midis Shtetit dhe Kontraktorit të sasisë të hidrokarbureve të mbetura pas mbulimit të Kostove të Kontratës në përputhje me një shkallë ose formulë të përcaktuar në Marrëveshjen e Hidrokarbureve.

Marrëveshja “Albpetrol” do të thotë marrëveshja e lidhur më 26 korrik 1993 ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë "Albpetrol", me të gjitha ndryshimet e saj, dhe që do të vazhdojë të mbajë karakteristikat e një marrëveshjeje hidrokarbure të llojit të veçantë. Si rrjedhojë, ndarja e prodhimit, e parashikuar në marrëveshjet hidrokarbure, të lidhura ndërmjet shoqërisë “Albpetrol” dhe shoqërive të treta të kërkimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit, do të vazhdojë të kryhet ndërmjet shoqërisë “Albpetrol” dhe shoqërisë përkatëse, në respektim të parashikimeve të këtyre marrëveshjeve."

Naftë bruto do të thotë naftë, asfalte, ozokerite, dhe gjithë llojet e hidrokarbureve dhe bitumeve, të ngurta dhe të lëngta, në gjendjen e tyre natyrore ose të fituara nga gazi natyror nëpërmjet kondensimit apo nxjerrjes, por nuk përfshin qymyrguri apo ndonjë substancë tjetër që mund të nxirret nga qymyrguri.

Operacione Hidrokarbure do të thotë të gjithë ose çdo operacion që lidhet me kërkimin, zhvillimin, nxjerrjen, prodhimin, ndarjen dhe përpunimin, grumbullimin, transportimin dhe shitjen ose disponimin e Hidrokarbureve deri në pikën e eksportit ose në një pikë livrimi në Shqipëri për të cilën është rënë dakord ose në pikën e hyrjes në një rafineri.

Plan zhvillimi do të thotë një plan për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve të zbuluar në një zonë kontrate, i përgatitur në përputhje me kërkesat e nenit 6 të këtij ligji dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së Hidrokarbureve për këtë zonë kontrate.

Praktika të mira të vendburimeve të naftës do të thotë të gjitha ato praktika që pranohen përgjithësisht në industrinë ndërkombëtare të naftës si të mira, të sigurta, ekonomike dhe efikase në kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve.

Person do të thotë një person fizik a juridik, partneritet, njësi koorporate apo ndonjë shoqatë tjetër.

Prodhim do të thotë nxjerrja dhe disponimi i hidrokarbureve.

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Rezervúar do të thotë një grumbullim i veçuar hidrokarburesh. Zbulim do të thotë një zbulim i hidrokarbureve i hasur në pusin e parë të shpuar në një

strukturë, që mund të nxirret në sipërfaqe me një debit të matshëm nga njësi matëse konvencionale të testimit të industrisë së hidrokarbureve.

Zonë Kontrate do të thotë zona brenda së cilës Kontraktori autorizohet të kërkojë, zhvillojë dhe prodhojë hidrokarbure nën një Marrëveshje Hidrokarburesh.

Zhvillim do të thotë ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e Hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit.44

2.3. KRITERET 2.3.1. Kriteret e politikës

Prioritetet qeverisëse për vendburimet natyrore hidrokarbure në Shqipëri. Strategjia Kombëtare e Energjisë 2003-2013. Strategjia Kombëtare e Energjisë 2013-2020 (draft). Raporti i vitit 2015 për Shqipërinë, Komisioni Evropian. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2016-2020, mars 2015. Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit 2013-2020.

2.3.2. Kriteret e monitorimit dhe raportimi

Raporte të MEI mbi veprimtarinë hidrokarbure në Shqipëri dhe për vendburimin Patos-Marinëz.

Raporte të veprimtarisë së AKBN mbi aktivitetin hidrokarbur në vendburimin Patos-Marinëz që nga qershori i vitit 2004.

Raporte të veprimtarisë së Albpetrol ShA mbi aktivitetin hidrokarbur në vendburimin Patos-Marinëz që nga qershori i vitit 2004.

Relacione, Analiza dhe Studime të MEI-t dhe AKBN-së mbi hidrokarburet në përgjithësi në Shqipëri dhe vendburimin Patos-Marinëz në veçanti.

Raporte të Organizatave dhe Institucioneve Ndërkombëtare mbi hidrokarburet në Shqipëri;

Raportet vjetore të implementimit, të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

2.3.3. Kriteret teknike Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit

të Lartë të Shtetit”; Ligji nr. 7746, datë 2.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar; Ligji nr. 7811, datë 12.04.1994 “Mbi aprovimin e dekretit nr. 782, datë 22.2.1994 “Mbi

sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve” (kërkim-prodhim)” i ndryshuar; Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar; Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar; Ligji nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”;

44 Përkufizimet e mësipërme janë sipas përcaktimeve në Ligjin nr. 7746, datë 2.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar.

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Ligji nr. 182/2013, datë “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar;

VKM nr. 159, datë 26.03.1993 “Për miratimin e statuteve të disa bashkësive ekonomike të degëve të veçanta të industrisë”;

VKM nr. 477, datë 16.7.2004 “Për miratimin e marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin Patos-Marinëz”

VKM nr. 547, datë 9.8.2006 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”;

VKM nr. 251, datë 12.3.2009 “Për miratimin e marrëveshjes së ndryshuar, ndërmjet Alpetrol, ShA.-së, dhe Bankers Petroleum Albania, Ltd, për marrëveshjen hidrokarbure të datës 19 qershor 2004, miratuar me vendimin nr. 477, datë 16.7.2004 të Këshillit të Ministrave”;

VKM nr. 726, datë 2.11.2014 Për miratimin e marrëveshjes së dytë ndryshuese, ndërmjet “Albpetrol” ShA, dhe Bankers Petroleum Albania, Ltd, për marrëveshjen hidrokarbure të datës 19 qershor 2004, miratuar me vendimin nr. 477, datë 16.7.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Patos-Marinzës”, të ndryshuar;

Urdhër i Kryeministrit nr. 35, date 12.03.2015 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”;

Udhëzim i përbashkët nr. 673/2, datë 28.1.2014 “Për përcaktimin e listës së mallrave dhe shërbimeve që përdoren në realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure nga shoqëritë e kërkimit të hidrokarbureve, të cilat përjashtohen nga pagesa e TVSH-së, si dhe procedurat e përjashtimit”;

Rregullore e brendshme e funksionimit dhe Struktura organizative e MEI-t; Përshkrimi i vendeve të punës dhe Struktura organizative e AKBN; Rregullore e brendshme e funksionimit dhe Struktura organizative e Albpetrol ShA; Licencë-Marrëveshja hidrokarbure për vend-burimin Patos Marinëz nënshkruar më

07.06.2004; Marrëveshja Hidrokarbure për vend-burimin Patos Marinëz nënshkruar më

19.06.2004. 2.3.4. Kriteret e tjera/Praktikat më të mira

Modele të marrëveshjeve hidrokarbure dhe krahasimi i tyre me modelin e përdorur deri tani në Shqipëri.

Auditime të marrëveshjeve hidrokarbure (me ndarje prodhimi) nga përvoja e vendeve të tjera.

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE

1.1 A i ka shërbyer kuadri rregullator i hidrokarbureve

rritjes së përfitimeve prej marrëveshjeve të prodhimit?

1.2 A ka ndikuar veprimtaria e AKBN

për realizimin në kohë të treguesve të marrëveshjeve

hidrokarbure?

1.3 A ka ndikuar aktiviteti i Albpetrol ShA në rritjen e

përfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure

të prodhimit?

1.1.1 A ka qenë efektive

veprimtaria e MEI-t në sektorin e

marrëveshjeve hidrokarbure?

1.2.1. A ka qenë efektiv

aktiviteti i strukturave të

AKBN në marrëveshjet

hidrokarbure të

1.2.2 A ka ndikuar

veprimtaria monitoruese e

AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit ?

1.2.3 A ka qenë efektiv

aktiviteti auditues i AKBN në

marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit?

1.3.1 A ka qenë i dobishëm monitorimi

dhe inspektimi i

marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit?

1.4.1 A kanë qenë efektiv inspektimet

dhe monitorimet mjedisore të

marrëveshjeve të prodhimit?

1.4 A është siguruar ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit

gjatë zbatimit të marrëveshjeve

hidrokarbure të prodhimit?

1.3.2 A kanë ndikuar

auditimet e Albpetrol ShA

në rritjen e përfitueshmërisë

nga marrëveshjet?

A janë siguruar përfitimet ekonomike dhe financiare sipas treguesve dhe afateve nga marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit?

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

2.5 SKEMA E AUDITIMIT 2.5.1. Qasja/Metodologjia audituese Paradigma kryesore e këtij auditimi është: “Përfitueshmëria ekonomike dhe financiare në favor të shtetit shqiptar dhe në dobi të qytetarëve nga përdorimi racional i burimeve nëntokësore të naftës, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin, arrihet nëse aktiviteti i institucioneve publike në këtë fushë është i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm sipas kërkesave të kuadrit rregullator, në bashkëpunim dhe bashkërendim të përpjekjeve dhe rezultateve, duke iu përmbajtur modeleve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare të fushës, me theksin në hartimin e politikave të qarta dhe monitorimin rigoroz të marrëveshjeve hidrokarbure” Në këtë auditim do të orientohemi drejt një qasjeje induktive ku, pasi të jenë grumbulluar të dhënat e marra nga MEI, AKBN dhe Albpetrol ShA, do të analizojmë veprimtarinë e tyre në arritjen e objektivave. Analizimi i rezultateve dhe krahasimi me pritshmëritë nga arritja e realizimit të objektivave do të bazohet në cilësinë e aktiviteteve të kryera nga këto institucione, për të dhënë një opinion në lidhje me ecurinë e deritanishme të MH. Krahasimi i realizimit të proceseve të punës së veprimtarisë sipas drejtorive dhe sektorëve, kundrejt përcaktimeve dhe detyrimeve ligjore dhe institucionale bazohet në sasinë e aktiviteteve/praktikave të zhvilluara. Gjithashtu përdorimi i një qasjeje deduktive, do të shërbejë për të evidentuar boshllëqet, problematikat dhe mangësitë në aktivitetet e institucioneve publike në lidhje me ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure, duke u nisur nga perceptimi dhe shqetësimi i ngritur në media dhe opinionin e gjerë publik se këto marrëveshje janë në favor të kompanive që operojnë në këtë sektor. Përdorimi i një analize SWOT për evidentimin e faktorëve të brendshëm apo të jashtëm të cilët mund ndihmojnë ose në të kundërt të pengojnë arritjen e objektivave, i krijon mundësinë grupit të auditimit të evidentojë dhe adresojë risqet potenciale që ndikojnë në arritjen e rezultateve dhe përmbushjen e objektivave. Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave statistikore, të lidhura me aktivitetin e AKBN-së dhe Albpetrol-it, që nga viti 2004 dhe deri në 2016, do t’i shërbejë grupit të auditimit si një metodë për të krahasuar ecurinë dhe prirjet ndër vite. Përdorimi i metodave sasiore, cilësore apo pragmatike (sasiore & cilësore) gjatë këtij procesi do të krijojë avantazhin e vlerësimit të besueshmërisë dhe vlefshmërisë së aktiviteteve të këtyre institucioneve, performanca e të cilës ndikon drejtpërdrejt në përfitueshmërinë ekonomike nga marrëveshjet hidrokarbure. 2.5.2. Metodat & teknikat audituese Rishikim dhe vlerësimi i të dhënave statistikore dhe dokumentacionit të grumbulluar gjatë

fazës studimore; Intervista me specialistë të stafit të institucioneve nën auditim; Pyetësorë me drejtues, specialistë dhe punonjës të subjektit nën auditim; Konsulta me ekspertë të fushës jashtë subjekteve të auditimit; Analizë sasiore dhe cilësore të të dhënave të mbledhura gjatë fazës studimore, duke

evidentuar prirjet e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure në fazë prodhimi; Krahasime me veprimtarinë dhe zhvillime të suksesshme në fushën e marrëveshjeve

hidrokarbure me vende të tjera nga rajoni e më gjerë; Analizë sasiore dhe cilësore e veprimtarisë së drejtuesve, specialistëve dhe punonjësve në

përmbushje të kërkesave të Rregullores Brendshme;

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Analizë sasiore dhe cilësore e veprimtarisë së drejtuesve, specialistëve dhe punonjësve në përmbushje të kërkesave të vendosura në marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi;

Studim dhe analizë të marrëveshjes dhe liçencë-marrëveshjes të vendburimit Patos-Marinëz që nga fillimi deri në shtator 2016;

Vlerësim i auditimeve të kryera nga AKBN dhe Albpetrol ShA për marrëveshjen e prodhimit të vendburimit Patos-Marinëz që nga fillimi deri në shtator 2016;

Analizë procesit vendim-marrës në lidhje me çështjen e marrëveshjes hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi për Patos-Marinzën.

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA Auditimi i performancës së procedurës dhe rezultatit të marrëveshjeve hidrokarbure, duke u fokusuar në marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet në fazë zhvillimi dhe prodhimi e në veçanti mbi çështje të kuadrit rregullator dhe të dhënies së tyre dhe në vijim mbi veprimtarinë e subjekteve publike për monitorimin, inspektimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe auditimin e tyre nëse operatorët veprojnë në përputhje me kushtet e përcaktuara dhe mbi këtë bazë analiza e rezultateve të marrëveshjeve hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi për vendburimin më të pasur atë të Patos-Marinzës, parashikohet të ketë impakt social të gjithanshëm, kryesisht në zonën përkatëse. Evidentimi i problematikave dhe ecurisë së marrëveshjes hidrokarbure të prodhimit për këtë zonë do të mundësojë që të jo vetëm të përmirësohet veprimtaria e institucioneve publike për monitorimin e nxjerrjes së naftës me rëndësi kombëtare aktuale dhe në perspektivë, por dhe shtimin e prodhimit dhe të të ardhurave buxhetore, duke ruajtur dhe mirëmbajtur mjedisin në zonë dhe më gjerë. Pavarësisht se çështjet e hidrokarbureve janë trajtuar herë pas here dhe nga auditime të tjera, por jo në kuadër të një performancë të mirëfilltë dhe të fokusuar vetëm në zhvillimin e prodhimin (pa përfshirë kërkimin dhe zbulimin), do të bëjë më transparente edhe performancën e institucioneve publike në veprimtarinë mbikëqyrëse të nxjerrjes së naftës, dhe për pasojë do të rrisë përgjegjshmërinë e tyre përballë opinionit publik dhe më gjerë, atij mediatik. 2.6.1. Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë Rezultatet e këtij auditimi të performancës do të kenë impakt për Kuvendin, pasi do t’i krijojnë mundësinë të njihet në mënyrë të detajuar dhe të veçantë për problematikën që ka shoqëruar shfrytëzimin e pasurive kombëtare nëntokësore të hidrokarbureve, duke përshpejtuar nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor në këtë fushë në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë. Raporti përfundimtar në të cilin pasqyrohen gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet do të ndikojë për Qeverinë së pari për të nxitur përmirësimet e nevojshme ligjore dhe rregullative në fushën e hidrokarbureve, si dhe për të forcuar dhe bashkërenduar më mirë veprimtarinë monitoruese, inspektuese, kontrolluese dhe audituese të enteve publike, në funksion të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore në interes të vendit dhe në miqësi me mjedisin. 2.6.2. Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit Duke audituar performancën e marrëveshjes hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi për vendburimin Patos-Marinëz, do të përpiqemi të rrisim përgjegjshmërinë e institucioneve dhe nëpunësve publikë të kësaj fushe, nëpërmjet transparencës përballë opinionit publik.

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Veç kësaj, duke evidentuar problematikat dhe mangësitë që kanë shoqëruar nxjerrjen e naftës nga ky vend-burim, do të ndikojmë në përmirësimin e veprimtarisë së specialistëve dhe punonjësve të MEI-t, AKBN dhe Albpetrol ShA gjatë monitorimit, mbikëqyrjes, inspektimit, kontrollit dhe auditimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe në sektorin e nxjerrjes së naftës dhe gazit në përgjithësi. Gjithashtu, publiku i gjerë do të njihet me mënyrën se si qeveria menaxhon dhe administron pasuritë nëntokësore, për t’i vënë në shfrytëzim dhe në dobi të qytetarëve me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin. 2.6.3. Forma e publikimit Ky Raport Përfundimtar i Auditimit është përgatitur mbi bazën e Projekt-raportit të dërguar subjekteve nën auditim: Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, AKBN dhe Albpetrol ShA; si dhe nga shqyrtimi i dhe analiza e vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre. Pas reflektimit të observacioneve të subjekteve të audituara, një kopje e Raportit të auditimit i dërgohet MEI-t, AKBN-së dhe Albpetrol-it, si dhe Komisionit Kuvendor për Ekonominë dhe Financat e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Një përmbledhje e Raportit Përfundimtar të Auditimit publikohet në website-in e KLSH-së dhe rrjetet sociale të Departamentit të Auditimit të Performancës. Raporti Përfundimtar i Auditimit është pjesë dhe e Raportit të veprimtarisë vjetore të KLSH-së. Gjithashtu, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimi do të jenë pjesë e workshop-eve periodike të Departamentit dhe KLSH-së. Pas vendimit të marrë nga Kryetari i KLSH-së për këtë auditim dhe dërgimit të Raportit dhe Rekomandimeve subjekteve të audituara, do të përgatitet një artikull për në median e shkruar.

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE Grupi i auditimit të KLSH-së, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjes kryesore të auditimit: A janë siguruar përfitimet ekonomike dhe financiare sipas treguesve dhe afateve nga marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit? nëpërmjet shtjellimit të pyetjeve dhe nënpyetjeve të mëposhtme, ka arritur në këtë mesazh auditimi꞉ Mungesa e një kuadri rregullator të përditësuar sipas modeleve më të mira bashkëkohore dhe mospërcaktimi i saktë dhe i qartë i të drejtave, detyrimeve dhe penalizimeve në marrëveshjet hidrokarbure, si dhe perfomanca e dobët e veprimtarisë së institucioneve publike në këtë fushë, e shoqëruar me një mungesë bashkëpunimi dhe bashkërendimi të veprimtarisë ndërmjet tyre në lidhje me monitorimin, inspektimin, kontrollin dhe auditimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, ka ndikuar negativisht në arritjen e përfitueshmërisë ekonomike dhe financiare të shtetit shqiptar, duke rrezikuar përdorimin racional të burimeve nëntokësore të naftës, si dhe duke kërcënuar mjedisin. 3.1. A I KA SHËRBYER KUADRI RREGULLATOR I HIDROKARBUREVE RRITJES SË PËRFITIMEVE PREJ MARRËVESHJEVE TË PRODHIMIT? Shqipëria ka rezerva te konsiderueshme të naftës dhe gazit, të cilat kanë inkurajuar investitorët e huaj, për të filluar kërkimin, zbulimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, si burime të papërsëritshme nëntokësore natyrore, nëpërmjet të cilave mundësohet përfitimi i të ardhurave të konsiderueshme në buxhet dhe në PBB. Kërkimi, zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i pasurive nëntokësore, përbën një ndër komponentët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Në sektorin e prodhimit të naftës, pika kulmore e zhvillimit të prodhimit ishte viti 1975 dhe më pas performanca e tij erdhi duke u ulur deri në vitin 1982, për shkak të mungesës së fondeve financiare dhe ekspertizës teknike. Në këto kushte, në vitet ’90, pas kolapsit ekonomik, u ndërmorën lëvizje ristrukturuese drejt privatizimit, si dhe u bënë përpjekje për ofrimin e investitorëve të huaj. Kjo situatë diktoi nevojën emergjente për ndryshime në fushën e legjislacionit, si një mjet rregullator për mënyrën e menaxhimit dhe të perspektivës së këtij sektori. Në vitin 1993 u krijua hapësira ligjore për të bërë të mundur transferimin e aktiviteteve (prodhimit) nga shteti drejt investitorëve cilësorë. Në këtë kuadër, politikat e zbatuara nga qeveritë shqiptare kanë synuar tërheqjen e investimeve të huaja, nëpërmjet krijimit të regjimeve të leverdisshme ligjore dhe financiare për hidrokarburet. Në fakt, zhvillimi i sektorit të naftës dhe gazit nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure të kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit ka nisur që në vitin 1991, kur në periudhën prill-dhjetor të këtij viti janë nënshkruar 5 marrëveshje me kompani të huaja si: “Deminex Albanian Petroleum GMBH e OMV”, “Hamilton Oil (Albania)”, etj.45 Aktualisht Shqipëria ka 11 marrëveshje me kompanitë që kryejnë operacione hidrokarbure: 5 Marrëveshje Hidrokarbure për prodhimin dhe zhvillimin e vendburimeve ekzistuese të naftës dhe gazit dhe 2 Marrëveshje Hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në blloqet e kërkimit, të nënshkruara me Albpetrol ShA; si dhe 4 marrëveshje hidrokarbure për kërkim dhe prodhim në blloqet e kërkimit te lidhura me ministrinë përgjegjëse për hidrokarbure46, të tipit “me ndarje prodhimi”.

45 Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar , Shtojcë. 46 www.energjia.gov.al

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Ligji nr. 7746 datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” është hartuar për herë të parë në korrik të vitit 1993, duke iu referuar dispozitave kryesore kushtetuese. Më pas ka pësuar ndryshime 6 herë: me Ligjin nr. 7853, datë 29.7.1994; Ligjin nr. 8297, datë 4.3.1998; Ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009; Aktin normativ nr. 2, datë 16.6.2010; Ligjin nr. 31/2012; si dhe Ligjin nr. 19/2015, datë 12.03.2015. Me gjithë këto ndryshime, ligji vazhdon të ketë 15 nene, duke pësuar shtesa, heqje dhe zëvendësime brenda këtyre neneve, të cilat deri në formën më të fundit konsistojnë në: - shtimin në emërtime të Marrëveshjes Albpetrol dhe e drejta e marrëveshjes së parë; - shtimi i detyrimit për licencim; - në kuadër të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), kontraktorët që kanë

lidhur marrëveshje hidrokarbure, organet e administratës tatimore dhe doganore, si dhe organet e qeverisjes qendrore dhe vendore kanë detyrimin të raportojnë, sipas standardit të caktuar nga kjo Nismë;

- përsa i përket zonave ku Albpetroli është duke kryer operacione kërkimi, zhvillimi dhe shfrytëzimi të hidrokarbureve, do të konsiderohet e mirëqenë se Ministria ka hyrë në Marrëveshje me Albpetrolin, duke e autorizuar atë të kryejë këto operacione në përputhje me këtë Marrëveshje.

Kuadri aktual ligjor është hartuar në mënyrë të tillë që të sigurojë fleksibilitet të konsiderueshëm për qeverinë dhe për kompanitë prodhuese, si dhe të stimulojë investimet në aktivitetet e zbulimit e të prodhimit të naftës. Sipas këtij ligji, të gjitha rezervat e naftës që ndodhen në gjendjen e tyre natyrore brenda juridiksionit të shtetit shqiptar, janë pronë ekskluzive e shtetit shqiptar. Ligji autorizon Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë për të hyrë në një Marrëveshje hidrokarbure me ndarje prodhimi me një kompani së cilës i jepet e drejta ekskluzive për zbulimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kjo gjë ka sjellë dhe një ndryshim në rolin e kompanisë publike Albpetrol ShA, e cila është jo vetëm prodhuese e naftës, por funksionon edhe si ent rregullator dhe kontrollues i marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes shtetit shqiptar dhe kompanive të huaja. Duke analizuar ligjin e mësipërm konstatojmë se: a) Në nenin 2 – Përkufizime, “Marrëveshjet me Ndarje Prodhimi” përcaktohen si tip

marrëveshjeje e cila parashikon mbulimin e kostove të kontratës47. Në këtë mënyrë, mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure bën që kjo lloj marrëveshjeje në vetvete të ofrojë përfitimet më të ulta për shtetin. Në praktikën ndërkombëtare, karakteristikë e marrëveshjeve hidrokarbure është e drejta e kontraktorëve për ndarjen e paracaktuar (p.sh. 40%) të prodhimit për mbulimin e kostove48, gjë e cila nuk duket të jetë reflektuar në këtë formë, sikurse shprehet në ligjin aktual për hidrokraburet.

b) Sipas ligjit, Ministria mundet të hyjë në Marrëveshje Hidrokarburesh me çdo Person dhe “Person” do të thotë një person fizik a juridik, partneritet, njësi koorporate apo ndonjë shoqatë tjetër. Një përcaktim i tillë, duke ligjëruar lidhjen e marrëveshjes me person fizik, nuk motivohet aspak juridikisht me qëllimin e marrëveshjeve hidrokarbure dhe praktikën ndërkombëtare. Zhvillimi i sektorit të naftës dhe gazit nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure kërkohet kryesisht në kushtet e vendeve që kanë mungesë të kapaciteteve teknike, njerëzore dhe financiare vendase, duke ia ofruar rrjedhimisht investitorëve të huaj të fushës. Sipas përcaktimeve aktuale ligjore, pasuritë tona nëntokësore mund të merren në shfrytëzim edhe

47 Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar , neni 2 48 Production-Sharing Agreements: An Economic Analysis, K. Bindemann, 1999, Oxford Institute for Energy Studies

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

nga një shoqatë apo koorporatë e cila nuk është e specializuar në fushën e industrisë nxjerrëse të naftës. Praktikat ndërkombëtare përcaktojnë se shtetet zotëruese të pasurive natyrore nëntokësore hyjnë në marrëveshje hidrokarbure me kompani të specializuara në fushën e hidrokarbureve, kryesisht ndërkombëtare.

c) Ligji aktual i lë hapësira evazive vendim-marrëse Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për t’u “bindur” se Personi me të cilin do të lidhet Marrëveshja e Hidrokarbureve disponon ose mund të sigurojë burimet financiare dhe kompetencën teknike të kërkuar për të përmbushur detyrimet e Kontraktorit nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve49. Në këtë mënyrë, edhe nëse nuk ka burime financiare, por i siguron ato më pas, personi mund të marrë për kërkim dhe shfrytëzim vendburime të naftës, pa patur ndonjë artikulim ligjor se si mund të sigurohen dhe sa garanci ofron për kosto optimale të hidrokarbureve.

d) Në detyrimet e kontraktorit nuk ka përcaktime ligjore mbi nivelin kufi të nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe/ose shërbimeve. Theksojmë se nënkontraktimet rrisin kostot hidrokarbure dhe për pasojë shtyjnë në kohë dhe zvogëlojnë përfitimet e shtetit nga pasuritë nëntokësore të veta.

e) Me gjithë kushtet e vendit tonë, të mungesës së përvojës në marrëveshjet hidrokarbure dhe si vend në zhvillim, karakterizuar nga institucione të dobëta, Ligji nuk ka karakter detyrues për ministrinë në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe kontratave model, mungesa e të cilave ul ndjeshëm efektivitetin e kuadrit rregullator në përfitueshmërinë e shtetit shqiptar nga marrëveshjet hidrokarbure.

f) Në nenin 13/2 të Ligjit nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar, është përcaktuar: “Një marrëveshje hidrokarburesh hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave”. Në kushtet e Shqipërisë, me institucione të pakonsoliduara, me nivel të lartë të korrupsionit historik dhe në vijimësi, me kapacitete profesionale të dobëta, etj., gjykojmë se marrëveshjet hidrokarbure duhet të hyjnë në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë. Për më tepër që marrëveshjet hidrokarbure janë të lidhura me pasuritë kombëtare natyrore e nëntokësore, të cilat kanë dashur mijëra vjet për t’u krijuar dhe janë të paripërtëritshme; marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit, si një lloj i veçantë i kontratave, zgjasin për më shumë se një çerek shekulli; sipas planeve të zhvillimit, gjatë zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure shpenzohen qindra miliona USD (nga marrëveshja me “Bankers” deri tani pretendohet të jenë shpenzuar gjithsej mbi 2,4 miliardë USD për një periudhë mbi 12 vjeçare50); këto marrëveshje përfaqësojnë investime në fushën e nxjerrjes së naftës, që është një sektor strategjik edhe i sigurisë kombëtare; përgjithësisht dhe pothuajse plotësisht kemi të bëjmë me investitorë të huaj dhe nuk duhet harruar se Kuvendi miraton marrëveshje huaje për investime të ndryshme edhe për shuma monetare disa herë më të vogla, ndërkohë që nuk miraton marrëveshje të tilla me burime kolosale financimi e investimi; marrëveshjet hidrokarbure ndikohen jo vetëm nga legjislacioni fiskal vendas, por edhe ai anglez e ndërkombëtar në zgjidhjen e problematikave të ndryshme që i shoqërojnë ato gjatë zbatimit, etj.

Veç këtyre, për një përputhje të plotë me Direktivën 94/22/EC të Parlamentit dhe Këshillit të Europës, mbi kushtet për dhënien dhe përdorimin e autorizimeve për parashikimin, kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, nga strukturat e ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, nuk ka

49 Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar , neni 5/2 50 Të dhëna të Albpetrol ShA të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

përfunduar akoma Rregullorja “Për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, e cila do të mbështesë dhe sigurojë realizimin e rolit rregullator dhe kontrollues të shtetit nëpërmjet organeve, strukturave dhe institucioneve përkatëse.51, e parashikuar për të përfunduar që në mars 2015. Si konkluzione: - Për shkak të kolapsit ekonomik të viteve ’90 janë ndërmarrë lëvizje ristrukturuese drejt

privatizimit, si dhe janë bërë përpjekje për ofrimin e investitorëve të huaj, duke diktuar nevojën emergjente për ndryshime në fushën e legjislacionit, si një mjet rregullator për mënyrën e menaxhimit dhe të perspektivës së sektorit hidrokarbur. Mbi këtë bazë, në vitin 1993 u krijua hapësira ligjore për të bërë të mundur transferimin e veprimeve (prodhimit) nga shteti drejt investitorëve cilësorë me Ligjin nr. 7746 datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”.

- Edhe pse ky ligj ka pësuar ndryshime 6 herë deri në periudhën aktuale, vazhdon të shfaqë probleme në lidhje me: Përkufizimin e Marrëveshjeve me Ndarje Prodhimi, si marrëveshje e cila parashikon

mbulimin e plotë të kostove hidrokarbure, pa hapësira në një nivel të caktuar përqindjeje deri në mbulimin e plotë të tyre;

Nuk është në përputhje me strategjinë e thithjen e investimeve dhe investitorëve të huaj me përvojë ndërkombëtare në fushën e hidrokarbureve, por e lë evazive angazhimin në marrëveshje të tilla dhe me persona fizikë dhe shoqata;

Nuk është i qartë dhe konciz në lidhje me vendim-marrjen e ministrisë së linjës për përcaktimin e investitorëve të fushës së hidrokarbureve, pasi nuk përcakton kritere, por e lë mbi bazën e “bindjes”, si dhe krijon mundësinë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve me investitorë pa kapacitetet e nevojshme financiare, por që mund t’i sigurojnë ato gjatë zbatimit;

Nuk ka përcaktime ligjore mbi nivelin kufi të nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe/ose shërbimeve, duke sjellë në vëmendje se nënkontraktimet rrisin kostot hidrokarbure dhe për pasojë shtyjnë në kohë dhe zvogëlojnë përfitimet e shtetit nga pasuritë nëntokësore të veta;

Nuk ka karakter detyrues për ministrinë në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe kontratave model, mungesa e të cilëve ul ndjeshëm efektivitetin e kuadrit rregullator në përfitueshmërinë e shtetit shqiptar nga marrëveshjet hidrokarbure;

Marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit, megjithëse zgjasin më shumë se një çerek shekulli dhe pretendohet të shpenzohen qindra miliona dollarë (ose euro), krahas problemeve të tjera, vazhdojnë të bëhen efektive me vendim të Këshillit të Ministrave, duke e mbyllur ciklin e tyre brenda qeverisë së radhës.

- Nuk ka përfunduar akoma Rregullorja “Për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, e cila do të mbështesë dhe sigurojë realizimin e rolit rregullator dhe kontrollues të shtetit nëpërmjet organeve, strukturave dhe institucioneve, për një përputhje të plotë me Direktivën 94/22/EC të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës.

51 Plani Kombëtar për Integrimin Evropian, Tiranë mars 2015

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Për sa më sipër rekomandojmë: 1. Ministria e Energjisë dhe Industrisë të marrë masat e nevojshme për të hartuar dhe

propozuar një Ligj të ri për Hidrokarburet, duke mbajtur në konsideratë konkluzionet e mësipërme, si dhe duke u konsultuar me entet publike që veprojnë në fushën e hidrokarbureve (AKBN dhe Albpetrol ShA) për të ezauruar problematikën e shfaqur deri tani nga zbatimi i tyre, si dhe për ta harmonizuar me sistemin legjislativ kombëtar dhe atë ndërkombëtar të fushës.

Brenda tremujorit të parë 2017

2. Ministria e Energjisë dhe Industrisë të propozojë miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një modeli dhe treguesve të tyre me mbështetje sa më të gjerë, si dhe të shmangë mbylljen e ciklit të vendim-marrjes brenda qeverisë, kjo për shkak dhe të kohëzgjatjes me periudha që tejkalojnë mandatin e një qeverie.

Brenda tremujorit të parë 2017

3. Ministria e Energjisë dhe Industrisë të marrë masat e nevojshme për të përfunduar rregulloren “Për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, për të mbështetur dhe siguruar rolin rregullator dhe kontrollues të shtetit nëpërmjet organeve, strukturave dhe institucioneve, si dhe për një përputhje të plotë me Direktivën 94/22/EC.

Brenda muajit janar 2017 3.1.1. A ka qenë efektive veprimtaria e MEI-t në sektorin e marrëveshjeve hidrokarbure? Nevoja për të hyrë në marrëveshje hidrokarbure e një vendi vjen kryesisht nga kufizimet shtetërore (mungesa e kapitalit), rritja e shpejtë e kërkesës për karburante, luhatjet e çmimit të naftës (e lidhur kjo me mekanizmat e ndarjes së riskut), mungesa e teknologjisë, specializimi i kufizuar në këtë fushë, etj. Marrëveshjet hidrokarbure kanë si qëllim të përcaktojnë se si ndahet prodhimi i naftës midis zotëruesve të kapitalit (privat, publik ose të përzierë) dhe zotëruesit të burimeve natyrore (në këtë rast shteti). Nëse shteti synon zhvillimin e hidrokarbureve, inkurajimin e pjesëmarrjes së sektorit privat, duke i lënë një sasi prodhimi të mjaftueshme, kontraktori ka për objektiv studimin nga pikëpamja e riskut të zbulimit, së bashku me kohën e nevojshme në dispozicion, si dhe të drejtën e shitjes të një pjese të konsiderueshme të prodhimit. Krahas modeleve të angazhimeve të tilla s:i koncesionet, sipërmarrjet e përbashkëta, pjesëmarrjet e drejtpërdrejta shtetërore, etj., ekzistojnë dhe marrëveshjet kontraktuale, pjesë e të cilave janë marrëveshjet me ndarje prodhimi. Marrëveshjet me ndarje prodhimi janë kontrata sipas të cilave shteti-zotërues (pronar) i burimeve hidrokarbure, i jep një kompanie në cilësinë e kontraktorit të drejtën ekskluzive për zbulimin dhe zhvillimin e vendburimit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve teknike dhe financiare. Nocioni i ndarjes së prodhimit të naftës dhe gazit me kompani si pjesë e një sipërmarrjeje tregtare të shtetit u zhvillua në fillim në Bolivi në vitet ‘50, u prezantua në Indonezi në vitin 1966 dhe më vonë u përdor gjerësisht për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, veçanërisht në vendet në zhvillim, duke arritur që sot marrëveshje të tilla të përdoren në mbi 40 vende të botës52.

52 Guide to Extractive Industries (Documents – Oil & Gas) World Bank Institute Governance for Extractive Industries Programme, January 2013

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në marrëveshjet hidrokarbure me ndarje prodhimi, qeveria ka avantazh ofrimin e kushteve të veçanta në një kontratë mbi përdorimin racional të nëntokës, duke i dhënë mundësi vetes të rregullojë veprimtarinë e investitorit; përfshirjen e teknologjisë së re brenda sektorit (zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës). Marrëveshjet me ndarje të prodhimit (Production-Sharing-Agreement-PSA) janë ndër llojet më të zakonshme të marrëveshjeve kontraktuale për kërkimin dhe prodhimin e naftës. Sipas kësaj marrëveshjeje, shteti në cilësinë e pronarit të burimeve hidrokarbure angazhon një kompani ndërkombëtare me aktivitet në fushën naftës, si kontraktor për të ofruar shërbime teknike dhe financiare për kërkimin, zbulimin dhe zhvillimin e prodhimin e hidrokarbureve. Në rastin e vendit tonë, ligji nuk përcakton në mënyrë të qartë dhe të prerë mundësinë e hyrjes në marrëveshje me kompani ndërkombëtare me përvojë në fushën hidrokarbureve, por me një person (fizik a juridik, partneritet, njësi koorporate apo ndonjë shoqatë tjetër), duke kompromentuar të ardhmen e shfrytëzimit efektiv të kësaj pasurie me persona fizikë, shoqata, persona juridikë apo partneritete qe nuk janë të fushës (shih nenin 5, paragrafi i parë i ligjit aktual).

Skema nr. 5 Parimet themelore të Marrëveshjeve Hidrokarbure me ndarje prodhimi

Ndarja e prodhimit

Partneritet

Administrim

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH Megjithëse nuk është detyruese, sipas ligjit të hidrokarbureve, në kuadër të marrëveshjeve hidrokarbure, Ministria e linjës (d.m.th ajo e energjisë) ka nxjerrë rregulloret: a) “Për regjistrimin e kontraktorëve dhe nënkontraktoreve të huaj të naftës që zhvillojnë

aktivitetin e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit te hidrokarbureve ne Shqipëri”. Ndonëse nuk ka datë, rregullorja duket se e ka origjinën në variantin fillestar të ligjit të hidrokarbureve në vitin 1993. Në fakt, me zhvillimet e mëvonshme, kjo rregullore e ka humbur fuqinë vepruese, pasi me Ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për qendrën kombëtare të regjistrimit” i ndryshuar, përcaktohen procedurat e regjistrimit të të gjitha subjekteve.

b) Rregullorja “Për procedurat e miratimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe licencë-marrëveshjeve si dhe afatet përkatëse”, e cila është mjaft e rëndësishme për aktivitetin

Burimet

Të drejtat

Informacioni

QEVERIA

Njohuritë teknologjike

Eksperienca

Financat

INVESTITORI

Palët e treta

Ndarja

e riskut Mje

dis

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

hidrokarbur, nuk ndodhet në faqet zyrtare as të Ministrisë së Energjisë, as të AKBN dhe as të Albpetrol Sha, si dhe as në Internet. Kjo Rregullore është ndryshuar me Urdhrin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr. 121, datë 08.05.2015, në të cilin kryesore janë publikimet për blloqet e lira, si dhe përcaktimi i një formati aplikimi. Procedura dhe afatet e aplikimit janë dhënë në skemën e mëposhtme.

Skema nr. 6 Procedura e miratimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH Megjithëse ligji ia mundëson Ministrisë publikimin herëpashere të marrëveshjeve-model të hidrokarbureve, nuk ka ndodhur një rast i tillë, e cila më së paku do të rriste transparencën në veprimtarinë e kësaj fushe, si dhe konkurrencën e investitorëve pjesëmarrës. Sipas kësaj Rregulloreje, AKBN dhe Albpetrol mund ta përcjellin ose jo për oponencë, përpara miratimit nga ministria, draft-marrëveshjen e propozuar, çka do të thotë se nuk kushtëzohet kalimi i draft-kontratës edhe në një filtër jashtë rrethit të institucioneve pjesëmarrëse në procedurë. Në kuptimin e kësaj rregulloreje, roli i ministrisë është përqendruar më shumë në vendim-marrjen finale dhe jo për t’u përfshirë në procesin e negocijimit, dokumentimit, hartimit dhe veprimtarisë konkrete me investitorët, duke ia kaluar këtë AKBN dhe Albpetrol, si edhe duke mos mbajtur rolin drejtues, rregullator dhe kontrollues në veprimtarinë e shfrytëzimit të pasurive kombëtare natyrore. Veç këtyre, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë është ngritur dhe funksionon Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve, në kuadrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik, në përbërje të së cilës janë 11 punonjës të ndarë në 3 sektorë. Objekti kryesor i kësaj drejtorie është hartimi i një strategjie afatgjatë dhe efikase për sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri,53 gjë që nuk rezultoi të ishte arritur deri në përfundimin e këtij auditimi. Parë në tërësi, konstatohet se kjo drejtori nuk ka një trajtim prioritar të veprimtarisë së sektorit të nxjerrjes së naftës dhe gazit, kjo pasi në 9 detyrat kryesore vetëm një është (madje edhe ajo e përgjithshme) për bashkërendimin e punës me AKBN, Albpetrol ShA dhe ISHP për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit hidrokarbur, duke garantuar interesat publike. Kjo ka sjellë si rrjedhojë, që gjithçka mbi zhvillimin e marrëveshjeve hidrokarbure, Ministria e Energjisë dhe Ekonomisë t’ia “pasojë” AKBN-së dhe kompanisë kombëtare Albpetrol ShA. 53 Rregullorja e brendshme e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, neni 15

Publikimi i hartës dhe formës se aplikimit

Kompanitë e interesuara dorëzojnë aplikimin tek MEI,

AKBN ose Albpetrol

MEI miraton fillimin e

negociatave nga AKBN ose Albpetrol

AKBN dhe/ose Albpetrol nisin negociatat mbi termat bazë të

kushteve të MH

Pasi nënshkruhet nga palët, miratohet nga

Ministri MEI, dërgohet ne KM për miratim.

Brenda 10 ditëve

dërgohen në MEI

Brenda 7 ditëve

miratohen nga MEI

Brenda 30 ditëve

AKBN/Albp fillojnë

Brenda 10 ditëve MEI

jep aprovimin

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Produkti kryesor i veprimtarisë së MEI-t në fushën e nxjerrjes së naftës është marrëveshja hidrokarbure. Në plotësim të objektivave të auditimit, ne analizuam marrëveshjen hidrokarbure midis Albpetrol ShA dhe Kompanisë Bankers Petroleum Albania, për vendburimin e Patos-Marinzës, miratuar me VKM nr. 477, datë 16.07.2004 “Për Miratimin e Marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Patos-Marinzës”, të ndryshuar. Marrëveshjet me ndarje prodhimi janë një angazhim i veçantë në fushë e hidrokarbureve për kërkimin, zbulimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit, që të garantojë të drejtën sovrane të shtetit mbi ato burime dhe të arrijë pikëtakimin me kërkesat e kapitalit dhe teknologjisë për prodhimin e tyre. Megjithëse konsiderohet si forma më e vjetër e riskut në kontraktim me karakter të dyanshëm (shtet-privat), me kalimin e kohës, format kanë ndryshuar dhe midis vendeve, por edhe brenda tyre.

Skema nr. 7 Operacionet e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit në Marrëveshjet Hidrokarbure

Burimi: Përgatitur nga grupi i aduitimit të KLSH Marrëveshja hidrokarbure për vendburimin Patos-Marinëz është nënshkruar me datë 19.06.2004 midis Albpetrol ShA dhe Saxon International Energy Ltd dhe miratuar me VKM nr. 477, datë 16.07.2004 dhe ndryshuar me VKM nr. 251, datë 12.03.2009. Megjithëse ka kaluar një dekadë nga negocijimi, hartimi dhe miratimi i saj, edhe ndryshimi i saj në vitin 2009 nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të harmonizuar për shtetin shqiptar, me gjithë ndryshimet legjislative, ekonomike, institucionale, sociale, etj. Kjo vjen dhe për shkak të vendosjes në këtë marrëveshje të një neni të veçantë që i cilëson të drejtat dhe përfitimet e dhëna në marrëveshje, si të garantuara njëherë dhe për gjithë kohëzgjatjen 25-vjeçare të marrëveshjes54. Kjo tregon se zhvillimi i negociatave për çështjet themelore të marrëveshjes hidrokarbure kanë qenë të nxituara dhe të pabazuara, ato nuk kanë marrë në konsideratë partneritetin dhe ndarjen e riskut, por mbartjen e tij tek pala shqiptare. Veç kësaj, kjo marrëveshje është mjaft komplekse edhe përsa i përket kuadrit ligjor. Kështu cilësohet se aktivitetet hidrokarbure administrohen dhe kryhen sipas ligjit shqiptar; interpretimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve subjekt arbitrimi sipas ligjeve të Anglisë; konfliktet, mosmarrëveshjet, pretendimet ose ndryshimet në opinion zgjidhen nga Arbitrazhi 54 Marrëveshja për vendburimin Patos-Marinëz midis Albpetrol-it dhe Saxon Interantional Energy Ltd, neni 18.3

OPERACIONET E

KËRKIMIT

OPERACIONET E

PRODHIMIT

OPERACIONET E

ZHVILLIMIT

- Studime - Ekspertize - Zbulim puse - Hapje puse - Puse vlerësimi - Të dhëna tregtare

- Plani i zhvillimit • Shpim puse nafte • Shpim puse injektimi • Instalim platforme • Linja, tankera, pompa etj.

- Nga prodhimi: • Mirëmbajtje e pajisjeve • Punimet • Mbyllja e puseve • Përmirësimi i nxjerrjes së naftës etj.

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Ndërkombëtar i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, Francë, i cili do të zhvillohet në Zyrih, Zvicër55. Në të njëjtën linjë janë dhe përcaktimet evazive në lidhje me zbatimin e kërkesave teknike dhe financiare dhe të përdorimit të metodave, procedurave, teknologjive dhe pajisjeve përgjithësisht të pranuara në industrinë ndërkombëtare të naftës. E njëjta gjë thuhet dhe për planet e zhvillimit, të cilat duhet të përgatiten mbi bazën e principeve inxhinierike dhe ekonomike më në zë dhe në përputhje me praktikën përgjithësisht të pranuar në industrinë ndërkombëtare të naftës. Megjithëse Plani i zhvillimit në frymën e kësaj marrëveshjeje hidrokarbure përcakton “shinat” nga dhe si duhet ta ketë ecurinë e saj 25-vjeçare, marrëveshja nuk vë si kusht përputhjen ose shkallën e mospërputhjes së Programeve të punës dhe Buxheteve vjetore. Për më tepër nuk dihet se si veprohet nëse nuk arrihet dakordësi midis palëve mbi këtë çështje themelore, e lidhur kjo me përfitimet në kohë dhe në vlerë të shtetit shqiptar. Në marrëveshje nuk përcaktohet se si do të veprohet me puset joaktivë në zonën e kontratës, nëse ato vihen në punë nga ana e kontraktorit, duke shkaktuar rënie të prodhimit paraekzitues për Albpetrolin, pasi shpenzimet e kontraktorit janë shumë më të vogla në rast riaktivizimi të tyre sesa po të hapet një pus i ri. Mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure me të ardhurat nga nafta e disponueshme e bën këtë marrëveshje shumë të ndjeshme ndaj vitit në të cilin parashikohet (kuptohet me mbartje risku) që të rritet pjesa e Albpetrolit nga 1% në 3%, si dhe ndarja e fitimit në raportin 50% me 50%. Në fakt kjo duhet parë dhe me kohën që një kompani, qoftë kjo edhe ndërkombëtare, mundet të suportojë aktivitet me humbje. Kjo pasi, nëse Bankers parashikonte në planin e zhvillimit fillestar që në vitin 2009 të arrinte R>1, pastaj, me ndryshimet e planit, e shtyu rritjen e R mbi 1 për në vitin 2012, dhe aktualisht edhe pas 12 vitesh vazhdon të rezultojë me humbje (R ende <1, pasi të ardhurat nuk mbulojnë kostot), është pakuptim teorik dhe praktik, ekonomik dhe financiar të flitet për performancë publike dhe private në sektorin e naftës në Shqipëri. Në një farë kuptimi, kjo përfaqëson një rast të paprecedent në ekonominë e sipërmarrjes, ku një kompani priovate vazhdon të punojë me humbje për të mirën publike (shteti shqiptar në këtë rast)! Guri i themelit në krijimin e kostove hidrokarbure të fryra nga ana e kontraktorit dhe pamundësia e shtetit shqiptar për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, është përkufizimi evaziv i kostove në marrëvëshje. Kështu, në marrëveshje specifikohet se do të njihen: “ ... të gjitha shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga Kontrakori në ose në lidhje me kryerjen e operacioneve hidrokarbure në përputhje me këtë marrëveshje.” Kjo do të thotë, se çdo shpenzim që Kontraktori e konsideron në lidhje me kryerjen e operacioneve hidrokarbure, njihen si kosto të rikuperueshme nga prodhimi i naftës, duke e lënë kështu subjektiv dhe në dëshirë të kontraktorit momentin se kur do të arrihet që faktori R>1. Konfidencialiteti mbi këtë kontratë në të gjitha përmasat e tij, jo vetëm që mbulon me mister veprimet e kontraktorit, por nuk është transparent për publikun, për të njohur dhe për t’i bërë të ditur se si dhe sa po shfrytëzohen pasuritë kombëtare nëntokësore, duke rritur përgjegjësinë dhe llogaridhënien e qeverive përballë taksapaguesve. Kjo marrëveshje nuk përcakton shkallën e nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe shërbimeve. Në këtë mënyrë siç është nënshkruar kjo marrëveshje, kontraktori i kryen të gjitha shërbimet dhe investimet (pasi këto janë pjesa e konsiderueshme shpenzimeve) me nënkontraktorë, të cilët jo vetëm kanë rritur kostot, por ndërkohë që marrin fitime të majme nga kryerja e këtyre shërbimeve

55 Po aty, neni 19

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

apo investimeve, kontraktori vazhdon të jetë me humbje dhe për më tepër tregon se nuk i ka zotëruar kapacitetet e nevojshme teknike në zbatimin e marrëveshjes. Marrja në vitin 2009 e një kredie për zhvillimin e aktivitetit, tregon se Bankers nuk ka pasur në fakt as kapacitetet e duhura financiare për zbatimin e marrëveshjes. Edhe për auditet mbi deklaratat e llogarisë kosto, Albpetroli nuk ka rol urdhërues, por këshillues pa përcaktuar afate për procedura dhe dokumentacion të auditimit (projekt-raport, raport, afate, etj.) Veç kësaj, ka një dublim dhe mungesë qartësie midis të drejtave që i lindin Albpetrol ShA mbi bazën e marrëveshjes dhe AKBN mbi bazën e Licencë-Marrëveshjes, si p.sh. nëse në një auditim Albpetrol ka konstatuar një vlerë të kostove hidrokarbure të parikuperueshme dhe po kështu AKBN për të njëjtën vit fiskal gjeneron ose jo të njëjtën vlerë për atë kosto. Ose monitorimet, inspektimet, mbikëqyrjet, supervizimet dhe kontrollet duhet të kryhen nga të dy entet publike (Albpetrol dhe AKBN), të cilët mund të mos kenë të njëjtin vlerësim dhe këndvështrim. KLSH vlerëson iniciativën e Këshillit të Ministrave dhe MEI-t për ringritjen e Institutit të Naftës dhe Gazit, i cili ka qenë një rekomandim i KLSH mbas auditimeve të thelluara në AKBN dhe Albpetrol ShA të periudhës 2013-2015. Për sa më sipër rekomandojmë:

1. MEI të rishikojë Rregulloren brendshme të funksionimit, me qëllim që Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve t’i vendosë si detyrë prioritare: ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure të nxjerrjes së naftës dhe gazit, nëpërmjet bashkërendimit të veprimtarisë me AKBN dhe Albpetrol, në terma realë dhe me një periodicitet të caktuar.

Brenda tremujorit të parë 2017

2. MEI të përcaktojë me ligj, në mënyrë të qartë dhe të prerë, për mundësinë e hyrjes në marrëveshje me kompani ndërkombëtare me përvojë në fushën hidrokarbureve, të cilët zotërojnë kapacitetet e nevojshme teknike, njerëzore dhe financiare për zbatimin e tyre, duke siguruar shfrytëzim eficient të pasurive nëntokësore natyrore.

Brenda tremujorit të parë 2017

3. MEI, në bashkëpunim me AKBN, Albpetrol dhe palë interesi të hartojë draft-marrëveshjen hidrokarbure mbi të cilën negociohet, për të shmangur problematikat e deritanishme në lidhje me: pasqyrimin e ndryshimeve ne legjislacion, duke ndarë riskun e humbjes/përfitimit nga palët; thjeshtësimit dhe qartësimit të karakterit ligjor në drejtim, zbatim dhe mosmarrëveshje; mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure me kufizim të periudhës së mundshme të mbulimit të kostos, për të shmangur vazhdimin e veprimtarisë së investitorit edhe me humbje për gjithë periudhën e marrëveshjes, ose përcaktimin e nivelit të mbulimit për të siguruar përfitimet e domosdoshme nga shteti shqiptar; të përcaktojë nivelin e konfidencialitetit për të rritur transparencën në shfrytëzimin e burimeve natyrore; të përcaktojë shkallën e nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe shërbimeve; përcaktimin e procedurave, afateve dhe detyrimeve në kryerjen e auditimeve, monitorimeve, inspektimeve, mbikëqyrjeve, supervizimeve, etj., si dhe qartësimi i rolit të Albpetrol dhe AKBN, për të harmonizuar më mirë interesat e investitorëve dhe shtetit shqiptar në shfrytëzimin e pasurive kombëtare natyrore.

Brenda tremujorit të parë 2017

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

4. Instituti i Naftës dhe Gazit sapo të ringrihet dhe të fillojë funksionimin e tij, të bëjë një

analizë të hollësishme të situatës aktuale në Marrëveshjet Hidrokarbure në vendin tonë, nëpërmjet analizës së raporteve të KLSH, duke rekomanduar rrugët përkatëse për përmirësimin e gjendjes.

Brenda tremujorit të parë 2017

* * * * * 3.2. A KA NDIKUAR VEPRIMTARIA E AKBN PËR REALIZIMIN NË KOHË TË TREGUESVE TË MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE? 3.2.1. A ka qenë efektiv aktiviteti i strukturave të AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit? Që në korrik të vitit 1993, Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve (aktualisht AKBN) është krijuar për zbatimin e politikave në fushë e hidrokarbureve, për negocimin e marrëveshjeve hidrokarbure, kontrollin për kryerjen e operacioneve hidrokarbure, konceptimin dhe hartimin e kuadrit rregullator dhe kontratave model, administrimin dhe përpunimin sipas teknikave dhe standardeve ndërkombëtare të të dhënave që lidhen me veprimtaritë e kërkim-shfrytëzimit të hidrokarbureve në Shqipëri, etj.56 Afro 13 vjet më vonë, në zbatim të VKM nr. 547, datë 9.08.2006, krijohet Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), si institucion në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ka për ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e post-shfrytëzimit të tyre në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik. Në fushën e hidrokarbureve AKBN vazhdon të ketë të njëjtat detyra, me disa shtesa në drejtim të rolit të saj si organ i specializuar për ministrin përgjegjës për energjinë, për problemet e strategjisë dhe të politikës në këtë fushë, promovimin e burimeve hidrokarbure, etj. Në këtë mënyrë, nga zbatimi i detyrave për të cilën është krijuar AKBN, varet pothuajse plotësisht përfitueshmëria e shtetit shqiptar nga zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure që janë në fazë prodhimi. Nëpërmjet veprimtarisë saj mbikëqyrëse të gjithanshme, të thelluar dhe të vazhdueshme, AKBN duhet të sigurojë zbatimin korrekt të marrëveshjeve hidrokarbure në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe në miqësi me mjedisin. Veç sa mësipër, AKBN-së i lindin të drejta për monitorimin, mbikëqyrjen, supervizimin, kontrollin, auditimin etj., në bazë të Licencë-Marrëveshjeve dhe Marrëveshjeve Hidrokarbure, në mënyrë të detajuar dhe me afatet përkatëse, ushtrimi i të cilave përcakton jo vetëm ecurinë e marrëveshjeve, por dhe mënyrën e shkallën e përfitimeve të shtetit shqiptar nga burimet natyrore. Zbatimi i detyrave dhe objektit të veprimtarisë së AKBN, së bashku me ushtrimin e të drejtave që i lindin nga Licencë-Marrëveshjet dhe Marrëveshjet Hidrokarbure, varet në shkallë të konsiderueshme nga struktura organizative e saj, rregullorja e brendshme si dhe përshkrimi i vendeve të punës. Një strukturë organizative solide, në përshtatje me detyrat dhe të drejtat institucionale, me përshkrim të qartë të posteve të punës në funksion të përdorimit racional dhe me efektivitet të burimeve hidrokarbureve, ndikon drejtpërsëdrejti në rezultatet e marrëveshjeve të prodhimit të kësaj fushe.

56 VKM nr. 445, datë 28.07.1993 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Hidrokrabureve”.

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion, konstatohet se duke marrë në analizë strukturën organike që nga viti 2013, ajo ka ndryshuar tri herë, si në numrin e punonjësve gjithsej, ashtu edhe ato që merren drejtpërdrejtë me sektorin e hidrokarbureve. Kështu, Drejtoria e Hidrokarbureve nga 15 punonjës në vitin 2013, në vitin 2016 arrin në 27 punonjës ose 12 më shumë (përfshirë dhe Drejtorinë e Procedurave) të cilët aktualisht përbëjnë 14,5 % të punonjësve gjithsej, në një kohë që këta të fundit janë shtuar me 45 persona. Brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve kanë pësuar ndryshime numri dhe emërtimi i sektorëve. Kështu, nga 3 sektorë në vitin 2013, 5 në 2014 dhe 6 aktualisht, përfshirë 2 sektorë të Drejtorisë së Procedurave. Në lidhje me sektorët, nuk kanë ndryshuar monitorimi i investimeve dhe ai i promovimit, duke u ndarë veçmas Licencë-Marrëveshjet dhe Marrëveshjet Hidrokarbure, ndryshime të cilat nuk konstatohen të jenë rezultat i analizës së performancës së sektorëve dhe specialistëve brenda tyre. Në kuadrin e veprimtarisë së AKBN për hidrokarburet, mjaft i rëndësishëm është sektori i monitorimit të marrëveshjeve, në përbërje të Drejtorisë Ekonomike, i cili brenda tre vjetëve ka ndryshuar numrin nga 6, në 4 dhe aktualisht në 8 specialistë. Veç këtyre, në fushën e hidrokarbureve nga strukturat e AKBN janë të angazhuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe sektori i ndjekjes së kontratave, për çështje të veçanta dhe kur lind nevoja të marrëveshjeve hidrokarbure, në përbërje të të cilit janë 5 juristë.

Skema nr. 8 Drejtoritë dhe sektorët që operojnë në sektorin hidrokarbur

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH, sipas përshkrimeve të punës të AKBN

Licencë-Marrëveshja

dhe

Marrëveshja Hidrokarbure

DREJTORIA HIDROKARBURE

DREJTORIA EKONOMIKE

DREJTORIA E PROCEDURAVE

HIDROKARBURE

Sek. i Licencave

Sek. i Marrëveshjeve Sek. i Monitorimit

Sek. TVSH

Sek. Doganës

Sek. Ndjekjes së kontratave

Sek. i Promovimit

Drejtori Ekzekutiv AKBN

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në këtë mënyrë, sipas strukturës organizative dhe përshkrimit të vendeve të punës, aktualisht dhe drejtpërdrejt me marrëveshjet hidrokarbure merret 14,5% e stafit dhe specialistëve të AKBN dhe që ka lidhje me fushën e hidrokarbureve. Këta përfaqësojnë 40 punonjës ose 21% të numrit gjithsej të punonjësve. Performanca e veprimtarisë së AKBN në fushën e veprimtarisë në tërësi dhe asaj hidrokarbure në veçanti, varet jo vetëm nga qëndrueshmëria dhe përshtatja e strukturës organizative me detyrat dhe objektivat institucionale, por edhe nga qëndrueshmëria e drejtuesve, stafit dhe specialistëve përkatës. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion konstatohet se gjatë periudhës 10-vjeçare (që përkon përafërsisht me atë të marrëveshjes hidrokarbure të Patos-Marinzës, të fokusuar në këtë auditim), Drejtoria e Hidrokarbureve ka pasur rreth 65 lëvizje. Aktualisht vetëm 6 specialistë i përkasin periudhës 2006-2009 që vazhdojnë të jenë në marrëdhënie pune. Goditjen më të madhe nga largimet kjo drejtori e ka marrë në vitin 2013 me 13 largime ose pothuajse i gjithë stafi i saj57. Rregullorja e brendshme e AKBN, megjithëse qëllimi i saj është përcaktimi i detyrave të hollësishme të organizimit, funksionimit të brendshëm dhe marrëdhëniet ndërmjet pozicioneve të ndryshme në AKBN, konstatohet se nuk rezulton e tillë. Rregullorja ka një përcaktim të funksioneve në përgjithësi (Drejtor ekzekutiv, zv/drejtor, drejtor drejtorie, shef sektori, specialist i parë dhe specialisti), dhe pastaj vijohet me Drejtoritë58, në të cilat nuk përfshihet Drejtoria e Procedurave Hidrokarbure. Vlen të theksohet se ndërsa përcaktohet si funksion specialisti i parë, Rregullorja nuk parashikon detyra specifike për të. Përshkrimi i punës së punonjësve të AKBN është analizuar në kuadër të drejtorive dhe sektorëve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë me aktivitetin hidrokarbur. Një nga detyrat kryesore të Drejtorisë së Hidrokarbureve është ndjekja e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure. Ndarja e detyrave midis Sektorëve të Licencë-Marrëveshjeve, Sektorit të Marrëveshjeve, Sektorit të Monitorimit të Investimeve dhe atij të Promovimit konsiderohet specifike, nëse kërkohet dhe vlerësohet zbatimi i tyre nga secili specialist. Megjithatë, Sektori i Promovimeve konstatohet të ketë disa detyra të vështira, të cilat zor se mund të realizohen nga ana e tij, siç mund të jetë ajo e hartimit dhe propozimit të politikave dhe strategjive të promovimit të hidrokarbureve, vendosja dhe mbajtja e kontakteve me subjektet e interesuara në fushën e hidrokarbureve, ofrimi i asistencës kompanive të huaja për mënyrën e paraqitjes së aplikimeve, asistimi i procesit të negocijimit të marrëveshjeve, etj. Për më tepër që ky sektor ka numër të barabartë punonjësish me dy sektorët kyç të Drejtorisë së Hidrokarbureve, atë të licencave dhe atë të marrëveshjeve. Në AKBN ka gjithashtu një drejtori për marrëdhëniet me publikun, në përbërje të të cilit janë 10 punonjës. Gjatë analizës, Sektorin e Monitorimit të Marrëveshjeve në Drejtorinë Ekonomike e kemi konsideruar si të gjithin të lidhur me marrëveshjet hidrokarbure, në një kohë që detyrat e tij pjesërisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Drejtorinë Hidrokarbure për kryerjen e auditimit tekniko-financiar lidhur me të ardhurat dhe kostot hidrokarbure për efekt të certifikimit të situacioneve të mbulimit të kostos së raportuar pranë AKBN, në përputhje me përcaktimet e kontratave, Marrëveshjeve dhe Licencë-Marrëveshjeve Hidrokarbure. Një përshkrim i tillë i punës së specialistit të parë që ndjek kostot hidrokarbure, evidenton nevojën e mbylljes së ciklit të plotë brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve. Në përshkrimin e punës së drejtorisë, drejtorit, shefit të sektorit, specialistit të parë dhe specialistëve të tjerë, nuk është vendosur dokumentimi i secilës prej detyrave të ngarkuara,

57 Të dhëna të AKBN të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH. 58 AKBN, Rregullorja e brendshme

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

kuptohet të atyre që janë të matshme. P.sh. drejtori i Drejtorisë së Hidrokarbureve informon periodikisht Drejtorin Ekzekutiv mbi ecurinë e licencë-marrëveshjeve dhe marrëveshjeve hidrokarbure, e kështu me radhë, shefi i sektorit dhe specialistët eprorin në hierarki, por nuk përcaktohet frekuenca e tyre; ose, specialisti i parë përgatit në mënyrë periodike analizat e ecurisë së zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe përputhshmërinë e tyre me planet e zhvillimit dhe termat e parashikuara, por kjo nuk është e matshme nëse nuk përcaktohet dokumentacioni përkatës, etj. Duke mos pasur tregues të matshëm për stafin dhe specialistët, AKBN nuk ka arritur të balancojë numrin e specialistëve në sektorë në përputhje me madhësinë e detyrimeve që lindin nga marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet hidrokarbure. Kështu, pse duhet të jenë të ndarë Sektori i Licencave nga ai i Marrëveshjeve, në një kohë që një kompani e licencuar nënshkruan detyrimisht dhe marrëveshjen hidrokarbure, dhe nuk arrihet në ndarjen e detyrave për nivelet e marrëveshjeve. Mungon prioriteti në ushtrimin e të drejtave për marrëveshjet në fazë prodhimi, si p.sh. për vendburimin e Patos-Marinzës ku prodhohet rreth 98% e naftës brut në Shqipëri. Megjithëse AKBN ka një rol të konsiderueshëm në veprimtarinë hidrokarbure në Shqipëri, në përshkrimin e vendeve të punës nuk është përcaktuar bashkëpunimi, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi me kompaninë kombëtare të hidrokarbureve (Albpetrol SHA) në fushën e zbatimit të marrëveshjeve dhe licencë-marrëveshjeve, me përjashtim të Sektorit të Monitorimit të Investimeve, por jo në nivel institucional. Bazuar në përshkrimin e vendeve të punës dhe në të drejtat që i lindin AKBN nga Marrëveshja Hidrokarbure dhe Licencë-Marrëveshja për vendburimin e Patos-Marinzës (me kontraktor Bankers) iu kërkua specialistëve plotësimi i një pyetësori që grupi auditimit të analizonte aktivitetin e secilit prej tyre në kuadrin e pozicionit në sektorin përkatës, si dhe mbi njohuritë e kontributin e tyre në fushën e marrëveshjeve hidrokarbure për të cilën edhe paguhen në administratën publike shqiptare. Ky është një element mjaft i rëndësishëm, pasi nga veprimtaria e tyre varet përfitimi i shtetit shqiptar (pra i qytetarëve dhe taksapaguesve) nga shfrytëzimi i pasurive nëntokësore të naftës dhe gazit. Nga 46 punonjës të anketuar për plotësimin e pyetësorëve, nuk u përgjigjën 3 prej tyre, nga të cilët 2 për shkak të mungesës së eksperiencës në punë dhe një tjetër për shkak se ishte në prag të daljes në pension! Duke analizuar përgjigjet e pyetësorëve, rezulton se specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve, kanë mesatarisht 17 vjet eksperiencë në punë, por si rezultat i lëvizjeve të shpeshta, përvoja në AKBN është mesatarisht 4,5 vjet, në një kohë që marrëveshja hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës ka mbi 12 vjet nga momenti i nënshkrimit. Kjo mungesë qëndrueshmërie në stafin dhe specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve reflekton drejtpërdrejt në cilësinë dhe shkallën e realizimit të detyrave dhe për pasojë në zbatimin e të drejtave që lindin nga marrëveshjet hidrokarbure. Brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve, sektori më i goditur nga largimet duket se është Sektori i Monitorimit të Investimeve, pasi përvoja në punë në AKBN nuk i arrin 3 vite, pikërisht në një nga çështjet kryesore të marrëveshjeve hidrokarbure e lidhur me prodhimin e naftës dhe gazit, kostos, tatimeve, etj. Lidhur me profesionin, është e kuptueshme që në pjesën më të madhe stafi dhe specialistët e kësaj drejtorie i përkasin inxhinierisë (naftë, gjeologji, mekanike, mjedis, etj.), por pikërisht në Sektorin e Monitorimit të Investimeve nuk ka ekonomistë dhe kështu është gjendja edhe në Sektorin e Licencave ose nuk ka inxhinier në Sektorin e Monitorimit të Marrëveshjeve. Pra krahas, mungesës së përvojës në AKBN, konstatohet se nuk ka një kombinim të arsyeshëm të profesioneve brenda sektorëve, në funksion të detyrave dhe të drejtave sipas marrëveshjeve hidrokarbure.

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Meqenëse dhe dy sektorët e Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në përshkrimin e punës e kanë të përcaktuar se duhet të bashkëpunojnë me Drejtorinë e Hidrokarbureve për ndjekjen dhe realizimin e detyrimeve të marrëveshjeve, ne iu drejtuam me 4 pyetje specialistëve të kësaj drejtorie. Sipas shpjegimeve të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, me urdhër të posaçëm të Drejtorit Ekzekutiv, 3 nga 5 punonjësit e Sektorit të Ndjekjes së Kontratave përgjigjen për kontratat koncesionare në fushën hidroenergjetike, si dhe nga Drejtoria e Hidrokarbureve nuk është kërkuar ndonjë bashkëpunim i veçantë. Në këtë mënyrë, konstatohet se nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN nuk ka trajtim prioritar juridik për marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet në fushën e hidrokarbureve. Veç kësaj, konstatohet se vetë Drejtorisë Juridike i mungon ekspertiza e specializuar e kësaj fushe, duke e bërë akoma më të vakët ndikimin pozitiv të juristëve në zbatimin me korrektësi të marrëveshjeve hidrokarbure, kjo për mungesë të kurseve dhe trajnimeve të specializuara. Kjo bëhet akoma më e domosdoshme, po të marrim në konsideratë dhe rregullimin ligjor të marrëveshjeve sipas ligjit anglez, që nuk përputhet me shkollimin e juristëve të AKBN. Për shkak se Drejtoria e Procedurave Hidrokarbure është krijuar në tetor 2015, Drejtoria Juridike ka kryer procesin e përjashtimit të nënkontraktorëve nga TVSH. Kufizimi me urdhër për kryerjen e kësaj procedure brenda 3 ditëve, ka sjellë mosnjohjen e thelluar të kontratave nga ana e AKBN. Megjithëse 9 juristët e Drejtorisë së Shërbimeve kanë mesatarisht 5 vjet përvojë punë në AKBN, nuk kanë qenë në gjendje të japin mendime në lidhje me tre problemet kryesore dhe zgjidhjet e tyre që shoqërojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe licencë-marrëveshjeve në fazë prodhimi, e cila tregon jo vetëm për mungesë njohjeje, por edhe mungesë përgjegjshmërie në punë. Sektori i Monitorimit të Marrëveshjeve në Drejtorinë Ekonomike e konsideron veten si mbështetës të auditimeve teknike dhe financiare në dokumentacionin justifikues të kostove hidrokarbure të paraqitura në raportimet tremujore. Kjo tregon se veprimtaria monitoruese e këtij sektori nuk ka qenë parësore për marrëveshjet hidrokarbure, aq më tepër kur bëhet fjalë për kostot e rikuperueshme, gurin e themelit të ndarjes së fitimit për shtetin shqiptar. Kjo dëshmon se AKBN ka nevojë për riorganizim të sektorëve dhe drejtorive, me synim mbylljen e ciklit të plotë të një fushe të caktuar brenda saj, p.sh. të hidorkrabureve që nga momenti i licencimit deri në atë të auditimit. Në kuadër të fokusimit në këtë auditim, grupi i auditimit të KLSH analizoi me vëmendje përgjigjet e pyetësorëve të Drejtorisë së Hidrokarbureve sipas sektorëve. Megjithëse ka një numër të konsiderueshëm licencash hidrokarbure, përvoja mesatare e specialistëve të këtij sektori në AKBN nuk i kalon 4 vitet. Sipas përgjigjeve të dhëna, specialistët në përgjithësi nuk kanë qenë në gjendje të japin tregues të matshëm të veprimtarisë së tyre. Kështu p.sh., pyetjes se në sa grupe keni marrë pjesë për kontrollin dhe inspektimin e operacioneve hidrokarbure mesatarisht në vit dhe për çfarë çështjesh, i jepet përgjigje evazive, në “disa” grupe pune, ose operacionet i kam ndjekur në vazhdimësi, ose për problematikat kam marrë pjesë në takime të ndryshme. Për më tepër, që kur iu kërkohen problemet kryesore për zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure, punonjësit cilësojnë zbatimin me korrektësi të tyre, duke demonstruar se nuk e shohin veten sipas përcaktimeve ligjore të detyrave dhe objektivave të AKBN dhe të drejtave mbi bazën e licencë-marrëveshjeve dhe marrëveshjeve, që janë pikërisht ata që duhet të përgjigjen dhe të mbajnë përgjegjësi për zbatimin e tyre. Sektori i Marrëveshjeve Hidrokarbure përgjigjet se nuk e ndjek zbatimin e licencave apo marrëveshjeve hidrokarbure që operojnë për nxjerrjen e naftës apo gazit, por vetëm në kërkimin dhe zbulimin e hidrokarbureve. Një veprimtari e tillë nuk është në përputhje me përshkrimin e punës (lidhja nr. 1 e Rregullores së Brendshme), pasi asnjë rresht nuk e kufizon aktivitetin e

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

sektorit dhe specialistëve të tij vetëm në ato të kërkimit dhe zbulimit. Kjo tregon se midis sektorëve brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk është vepruar sipas përcaktimeve në Rregulloren e Brendshme lidhur me marrëveshjet hidrokarbure, duke mos ndikuar në arritjen e rezultateve gjatë zbatimit të marrëveshjeve, aq më tepër për të evidentuar përgjegjësitë lidhur me performancën individuale dhe sektoriale. Sektori i Monitorimit të Investimeve ka përvojën më të paktë në AKBN (afro 3 vjet), megjithëse përgjigjet për një nga aktivitetet më të rëndësishme nga i cili varet kostoja e prodhimit dhe realizimi i tij në terren. Në vitin 2015, ky sektor ka monitoruar investimet për marrëveshjet në fazë prodhimi mesatarisht 2 herë dhe nuk ka gjeneruar probleme gjatë këtyre monitorimeve. Ky tregues shpreh mungesën e trajtimit prioritar nga ana e AKBN të marrëveshjeve të prodhimit, përgjegjësi të limituar nga monitoruesit kur nuk iu rezultojnë problematika, performancë e vakët e sektorit për të cilin është ngritur, kjo e krahasuar me faktin se marrëveshje me Bankers (një nga pesë marrëveshjet në fazë prodhimi) në vitin 2015 pretendon se ka investuar mbi $143 milionë59. Me përjashtim të njërit nga specialistët, asnjëri nga 5 punonjësit e tjerë të këtij sektori nuk janë në gjendje të evidentojnë problematikat e lindura gjatë zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure. Megjithëse në numër të barabartë specialistësh me Sektorin e Marrëveshjeve, Sektori i Promovimit, me përvojë mesatare afro 6 vjet në AKBN, duket se nuk ka shumë lidhje me sektorin hidrokarbur, aq më tepër me veprimtarinë e tij për ta ndikuar këtë sektor. Aktiviteti i tij është përqendruar në promovimin e blloqeve të lira dhe specialistët përkatës nuk kanë se çfarë të demonstrojnë si tregues të matshëm të performancës së tyre në punë, të paktën sipas përshkrimit të punës, konfirmuar dhe me observacionin nr. 4773/3 prot., datë 22.12.2016. Po kështu, drejtoresha e këtij sektori nuk iu përgjigj ftesës për ballafaqim të ofruar nga drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës në KLSH, në vijim të observacionit të vetëm që AKBN përcolli pas projekt-raportit të auditimit, duke dëshmuar kështu një qasje pasive në llogaridhënie dhe transparencë për punën e sektorit që mbulon. Mungesa e organizimit të sektorëve dhe specialistëve të veçantë brenda tyre, si edhe në kuadër institucional për krejt AKBN-në, kah të dhënave për statistikat ekonomike dhe financiare sipas secilës marrëveshje, vështirëson ndjeshëm shqyrtimin e ecurisë së tyre jo vetëm nga institucionet e auditimit të jashtëm (KLSH), por edhe vetë AKBN-së, për të propozuar përmirësime të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore në dobi të shtetit dhe shtetasve shqiptarë. Si konkluzion: - Nga shkalla e realizimit të detyrave dhe objektivave për të cilën është krijuar AKBN, varet

pothuajse plotësisht përfitueshmëria e shtetit shqiptar nga marrëveshjet hidrokarbure, e realizuar kjo nga strukturat përkatëse nëpërmjet veprimtarisë tyre të gjithanshme (mbikëqyrëse, kontrolluese, supervizuese, audituese, etj.), të thelluar dhe të vazhdueshme, për të siguruar zbatimin korrekt të marrëveshjeve hidrokarbure në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe në miqësi me mjedisin.

- Struktura organike që nga viti 2013 ka ndryshuar tri herë, si në numrin e punonjësve gjithsej, ashtu edhe ato që merren drejtpërdrejt me sektorin e hidrokarbureve: Drejtoria e Hidrokarbureve nga 15 punonjës në vitin 2013, në vitin 2016 arrin në 27 punonjës ose 12 më shumë (përfshirë dhe Drejtorinë e Procedurave) të cilët përbëjnë 14,5% të punonjësve gjithsej; ka pësuar ndryshime numri dhe emërtimi i sektorëve: nga 3 sektorë në vitin 2013 në 6 aktualisht, duke u ndarë veçmas licencë-marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure,

59 Të dhëna të Albpetrol Sha

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

monitorimi i investimeve i promovimit, i procedurave të TVSH-së dhe procedurave doganore; Sektori i Monitorimit të Marrëveshjeve, në përbërje të Drejtorisë Ekonomike, brenda tre vjetëve ka ndryshuar numrin nga 6 në 4 dhe aktualisht në 8 specialistë. Të gjitha ndryshimet e mësipërme konstatohen se nuk janë jenë rezultat i analizës së performancës së sektorëve dhe specialistëve brenda tyre, por të iniciuara nga Drejtori Ekzekutiv.

- Në periudhën 2006-2016 (që përkon përafërsisht me atë të marrëveshjes hidrokarbure të Patos-Marinzës, të fokusuar në këtë auditim), Drejtoria e Hidrokarbureve ka pasur rreth 65 lëvizje; goditjen më të madhe nga largimet e ka pasur në vitin 2013 me 13 largime ose pothuajse i gjithë stafi i kësaj drejtorie, duke ndikuar ndjeshëm në një performancë të dobët në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi dhe atyre në fazë prodhimi në veçanti.

- Rregullorja e brendshme e AKBN nuk përfshin në organizim Drejtorinë e Procedurave Hidrokarbure. Në përshkrimin e punës së Sektorit të Promovimeve konstatohet të ketë disa detyra të vështira për t’u realizuar nga ana e tij, siç mund të jetë ajo e hartimit dhe propozimit të politikave dhe strategjive të promovimit të hidrokarbureve, vendosja dhe mbajtja e kontakteve me subjektet e interesuara në fushën e hidrokarbureve, asistencë kompanive të huaja për mënyrën paraqitjes së aplikimeve, asistimi i procesit të negocimit te marrëveshjeve, etj., duke patur numër të barabartë punonjësish me dy sektorët kyç të Drejtorisë së Hidrokarbureve, atë të licencave dhe atë të marrëveshjeve. Për më tepër në AKBN ka një drejtori për marrëdhëniet me publikun në përbërje të të cilit janë10 punonjës. Pra, konstatohet përshkrim i vendeve të punës dhe ndarje sipas sektorëve të pastudiuara mirë, të cilat ndikojnë në performancën e AKBN për zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure.

- Sektori i Monitorimit të Marrëveshjeve në Drejtorinë Ekonomike e ka të lidhur veprimtarinë me bashkëpunimin me Drejtorinë Hidrokarbure për kryerjen e auditimit tekniko-financiar të Marrëveshjeve dhe Licencë-Marrëveshjeve Hidrokarbure, duke evidentuar nevojën e mbylljes së ciklit të plotë të aktivitetit brenda Drejtorisë së Hhidrokarbureve.

- Në përshkrimin e punës së punonjësve nuk ka tregues të matshëm dhe dokumentacion sipas detyrave të ngarkuara, jo vetëm për të matur e vlerësuar veprimtarinë e specialistëve, por më shumë për të ndikuar zbatimin korrekt të marrëveshjeve dhe licencë-marrëveshjeve, me prioritet marrëveshjet e prodhimit, duke rritur përfitueshmërinë prej tyre.

- Megjithëse AKBN ka një rol të konsiderueshëm në veprimtarinë hidrokarbure në Shqipëri, në përshkrimin e vendeve të punës nuk është përcaktuar bashkëpunimi, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi me kompaninë kombëtare të hidrokarbureve (Albpetrol SHA) në fushën e zbatimit të marrëveshjeve dhe licencë-marrëveshjeve.

- Specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve kanë mesatarisht 17 vjet eksperiencë në punë, por, si rezultat i lëvizjeve të shpeshta, përvoja në AKBN është mesatarisht 4,5 vjet, në një kohë që marrëveshja hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës ka mbi 12 vjet që nga nënshkrimi, duke shfaqur mungesë qëndrueshmërie në punonjësit e kësaj fushe dhe për pasojë reflekton drejtpërdrejt në cilësinë dhe shkallën e zbatimit të të drejtave që lindin nga marrëveshjet hidrokarbure.

- Në Sektorin e Monitorimit të Investimeve nuk ka ekonomistë dhe e tillë është gjendja edhe në Sektorin e Licencave ose nuk ka inxhinierë në sektorin e monitorimit të marrëveshjeve. Pra krahas, mungesës së përvojës në AKBN, konstatohet se nuk ka një kombinim të arsyeshëm të profesioneve brenda sektorëve, në funksion të detyrave dhe të drejtave sipas marrëveshjeve hidrokarbure.

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- Nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN nuk kanë trajtim prioritar juridik marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet në fushën e hidrokarbureve, si dhe mungon ekspertiza e specializuar e kësaj fushe, duke e bërë akoma më të vakët ndikimin pozitiv të juristëve në zbatimin me korrektësi të marrëveshjeve hidrokarbure, kjo për mungesë edhe të kurseve dhe trajnimeve të specializuara.

- Specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk kanë qenë në gjendje të japin tregues të matshëm të veprimtarisë së tyre, për më tepër, që evidentojnë si karakteristikë kryesore të marrëveshjeve hidrokarbure zbatimin me korrektësi të tyre, duke demonstruar kështu se nuk e perceptojnë veten përgjegjës dhe rrjedhimisht të mbajnë përgjegjësi për zbatimin e tyre.

- Specialistët e Sektorit të Marrëveshjeve Hidrokarbure e konsiderojnë veten të limituar deri në zbatimin e licencave apo marrëveshjeve hidrokarbure që operojnë vetëm në kërkimin dhe zbulimin e hidrokarbureve, gjë që nuk përputhet me përshkrimin e punës (lidhja nr. 1 e Rregullores së Brendshme), si dhe kjo tregon se midis sektorëve brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk është vepruar sipas përcaktimeve në Rregulloren e Brendshme lidhur me marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke mos ndikuar në arritjen e rezultateve gjatë zbatimit të marrëveshjeve, aq më tepër për të evidentuar përgjegjësitë lidhur me performancën individuale dhe sektoriale.

- Sektori i Monitorimit të Investimeve ka përvojën më të paktë në AKBN (afro 3 vjet) dhe është përgjegjës për një nga aktivitetet më të rëndësishme nga i cili varet kostoja e prodhimit dhe realizimi i tij. Në vitin 2015, ky sektor ka monitoruar investimet në terren për marrëveshjet në fazë prodhimi mesatarisht 2 herë dhe nuk ka konstatuar probleme, duke shprehur mungesën e trajtimit prioritar nga ana e AKBN të marrëveshjeve të prodhimit, përgjegjësi të limituar nga monitoruesit kur nuk iu rezultojnë problematika, performancë e vakët e sektorit për të cilin është ngritur.

- Mungesa e organizimit të sektorëve dhe specialistëve të veçantë brenda tyre, si edhe në kuadër institucional për krejt AKBN-në, kah të dhënave për statistikën ekonomike dhe financiare sipas secilës marrëveshje, vështirëson ndjeshëm shqyrtimin e ecurisë së tyre jo vetëm nga institucionet e auditimit të jashtëm (KLSH), por edhe vetë të AKBN, për të propozuar përmirësime të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore në dobi të shtetit dhe shtetasve shqiptarë.

Për këto rekomandojmë:

1. AKBN të bëjë rishikim të strukturës organike për drejtoritë, sektorët, numrin dhe llojet e specialistëve brenda tyre, mbi bazën e një analize të hollësishme të peformancës së deritanishme, duke filluar në nivel individi, si dhe përshtatja e harmonizimi i tyre me detyrat institucionale të saj dhe kërkesave të LM dhe M, nëpërmjet edhe shkurtimit të Sektorit të Promovimit dhe fuqizimit të sektorëve kyç në veprimtarinë hidrokarbure.

Brenda muajit Janar 2017

2. AKBN të sigurojë qëndrueshmëri të specialistëve të ngarkuar me detyra në fushën hidrokarbure, duke rishikuar, përmirësuar dhe saktësuar detyrat e tyre në përshkrimin e punës në drejtim të vendosjes së treguesve të matshëm dhe të kryhet vlerësimi periodik 6-mujor, në funksion të zbatimit korrekt të marrëveshjeve hidrokarbure.

Brenda muajit Janar 2017

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

3. Për shkak të ndërthurjes së veprimtarisë hidrokarbure me kompaninë publike kombëtare të hidrokarbureve, AKBN të vendosë në Rregulloren e Brendshme të saj shkëmbimin e informacionit dhe problematikës me Albpetrol ShA, në funksion të rritjes së efektivitetit dhe eficiencës së marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri.

Menjëherë

4. AKBN të trajtojë me prioritet inspektimet, monitorimet, kontrollet supervizimet teknike dhe mjedisore në terren të marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi dhe atyre në fazë prodhimi në veçanti, që të realizohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të kryhen në kohën e ndodhjes tyre.

Vazhdimisht

5. AKBN të marrë masat e duhura për të organizuar dhe mbajtur në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për statistikën ekonomike dhe financiare sipas secilës marrëveshje hidrokarbure, në format elektronik dhe shkresor brenda drejtorisë përkatëse, si dhe të mbyllë ciklin e plotë të kërkimit, zbulimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit brenda saj, për të gjitha të drejtat që lindin mbi bazën e LM dhe M.

Brenda muajit Janar 2017 dhe Vazhdimisht 3.2.2 A ka ndikuar veprimtaria monitoruese e AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit? Rëndësia e monitorimit merr vlerë të shtuar kur bëhet fjalë për monitorimet në një fushë mjaft komplekse, siç janë operacionet hidrokarbure dhe industria naftë-nxjerrëse. Në këtë kontekst është mjaft e rëndësishme që monitorimet të bëhen në kohën e duhur, për çështjet e duhura dhe të evidentojnë problematikat përkatëse duke nxjerrë përgjegjësitë dhe rekomanduar zgjidhjet më të mira të mundshme. Gjatë shtjellimit dhe duke i dhënë përgjigje sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit të auditimit, për pyetjen e mësipërme kemi evidentuar veprimtarinë e AKBN, Drejtorisë Hidrokarbure të saj dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë proces, në lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e Planeve të Zhvillimit, Programeve Vjetore të Punës dhe Buxheteve përkatëse, si dhe të monitorimit të operacioneve hidrokarbure sipas përcaktimeve të MH dhe LMH të kryera nga kompania kontraktore, licensuar në vendburimin e Patos-Marinzës. Ky është vlerësuar si një nga vendburimet më të pasura të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe për vetë faktin se prodhimi i naftës nga ky vendburim zë mbi 90% të prodhimit total të vendit. Planet e zhvillimit (PoD) Miratimi i PoD – 2006. Pas përfundimit të periudhës së vlerësimit, e cila sipas përcaktimeve në LMH dhe MH ka zgjatur 18 muaj dhe ka përfunduar në datë 16.01.2006, pasi nuk ka patur kërkesë dhe shtyrje të kësaj periudhe, Kontraktori/i Liçensuari ka përgatitur dhe paraqitur për shqyrtim dhe miratim Planin e Zhvillimit. Ky plan i është vënë në dispozicion KK (ACM) në datë 06.12.2006, i cili e ka miratuar këtë plan në mbledhjen e KK nr. 4, në datë 17.12.2005. Pas kësaj mbledhjeje dhe vendimi të KK, Plani i Zhvillimit i është dërguar AKBN (ish-AKH), për shqyrtim dhe aprovim të mëtejshëm. Ky PZH i është paraqitur grupit të oponencës teknike, të ngarkuar nga Fakulteti i Gjeologji-Minierave në kuadrin e kontratës përkatëse midis këtij fakulteti dhe AKBN (ish-AKH) për kryerjen e kësaj oponence teknike. Kjo oponencë teknike është

59

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dorëzuar në AKBN në datë 10.02.2006. Në datë 20.03.2006 është bërë miratimi i PZH, nga ministri i METE. Në datë 20.03.2006, AKBN (ish-AKH) njofton kontraktorin për miratimin e PZH të vitit 2006 (PoD 2006). Si konkluzion fillestar, AKBN (ish-AKH) nuk ka miratuar brenda 45 ditëve60 planin e zhvillimit. Nuk u bë e mundur që në AKBN të vihej në dispozicion ndonjë dokument shkresor në lidhje me kërkesat për ndryshim të planit të zhvillimit. Plani i zhvillimit është miratuar me vonesë duke iu referuar datës së dorëzimit të tij. Oponenca teknike, për PZH të vitit 2006, ka cituar se “... PZH paraqitet me dy skenarë P90 dhe P50, ku ka diferenca në lidhje me vlerat e investimeve ($163 – 231 milionë, diferenca $68 milionë), si dhe në atë të prodhimit kumulativ (44 – 100 milionë fuçi, diferenca 56 milionë fuçi). Oponenca mendon se duhet një përpunim më i plotë statistikor i të dhënave kantieriale, për një periudhë 3-5 vjeçare ..., por nuk saktëson se çfarë modeli duhet përdorur, vijon me faktin se ka diferenca në lidhje me koston e prodhimit për fuçi, ku jepen dy vlera për secilin skenar (për P90 – $10,24 dhe 4,15 për fuçi, kurse për P50 – $8,28 dhe 2,4961) duke evidentuar se ka diferenca të mëdha midis këtyre vlerave dhe mungojnë metodikat llogaritëse përkatëse, përveç kësaj ka dhe një vlerë tjetër në këtë plan për këtë kosto $3,7 për fuçi për të dy skenarët62, por nuk jep metodat që duhen përdorur për llogaritje. Oponenca shprehet për shqetësimin në lidhje me teknologjinë e përdorimit të pompave me burmë..., për pasojat e shfrytëzimit në lidhje me deformacionet dhe pasojat që mund të sjelli në deformim të relievit, por nuk jep alternativa të tjera, dhe në fund del në përfundimin se Plani i Zhvillimit mund të jetë një zgjidhje teknologjike e pranueshme. Më tej del në konkluzionin e të mos qenit optimist për fatin e mëtejshëm që i pret puset që i nënshtrohen teknologjisë CHOP. Në lidhje me llogaritjen e ligjshmërisë së rënies së prodhimit në kohë sipas PZH, e konsideron harmonike dhe më poshtë vazhdon se mund të konsideroheshin edhe modele të tjera rëniesh në përputhje me këtë vendburim, por nuk paraqet se cilët janë këto modele. Kur në fillim kishte shprehur rezerva në lidhje me të dhënat kantierale, më vonë shprehet se kjo analizë është e saktë dhe e detajuar në lidhje me faktorët që ndikojnë treguesit e zhvillimit, etj., si dhe janë evidentuar saktë dhe qartë problemet në lidhje me zhvillimin e prodhimit. Më tej, duke analizuar tabelën e shpenzimeve63 sipas dy skenarëve, shprehet se do të ishte mirë të jepet llogaritje e kohës së shlyerjes së shpenzimeve (pay out back), koha optimale dhe maksimale e NPV, duke cituar se mungojnë llogaritjet për pritjen matematike të madhësive themelore për të gjykuar për riskun e projektit dhe se nuk përcaktohen vlerat e interesit dhe dinamika e çmimeve për të llogaritur ROR (Rate of Return)/normën e kthimit dhe NPV (Net Present Value)/vlerën aktuale. Në këtë pikë nuk ka dhënë mënyrat që duhet të përdoreshin për llogaritjen e formulave të mësipërme si një nga faktorët më thelbësorë të PZH, pasi lidhen me shpenzimet dhe shlyerjen e tyre që përkthehet në vlerat për faktorin R, që nuk përmendet në asnjë analizë të këtij PZH ... Duke e mbyllur se ky PZH është përgatitur me kujdes, është i detajuar dhe që dëshmon për një punë serioze...”!!!

60 LMH (neni 8.1, b, i,) dhe MH neni 7.3. 61 Faqe 13, 189 e PoD 2006. 62 Faqe 190 e PoD. 63 Tab 13.3-1 e PoD 2006.

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Si konkluzion për oponencën: Oponenca e këtij PZH nuk ka seriozitetin e një oponence teknike e shkencore, pasi brenda përmbajtjes së saj është kontradiktore dhe nuk ka dhënë mendime të detajuara dhe konçize për zgjidhjen e problemeve të trajtuara, por është mjaftuar duke e vënë theksin në përfundim të saj se suksesshmëria dhe përfitueshmëria nga ky PZH do të varet nga monitorimi. Përmbajtja e planit të zhvillimit 2006. Në PZH të vitit 2006 janë përfshirë përcaktimet e LMH dhe MH64 në lidhje me atë se çfarë duhet të përmbajë një Plan Zhvillimi. Grupi i auditimit gjatë shqyrtimit të këtij plani zhvillimi të vënë në dispozicion në AKBN ka konstatuar se: - Në planin e zhvillimit të miratuar në 2006, kontraktori shprehet se duke u bazuar në

rezultatet e përfituara nga përpjekjet e mëparshme në këtë vendburim nga Anglo Albanian Petroleum (AAP) dhe nga njohuritë sipas gjykimeve të mëparshme nuk mund të paraqesë dhe vendosë një skenar i cili do të sigurojë nivele të pranueshme të kthimit nga investimi65, ka hartuar një strategji duke filluar me rikativizimin e puseve. Në këtë plan zhvillimi është parashikuar që shpenzimet kapitale të jenë nga $163 milionë në $231 milionë, duke synuar një pritshmëri të prodhimit nga vendburimi i Patos-Marinzës të 44 deri në 100 milionë fuçi të naftës brut. Kjo do të sillte një fluks monetar (cash flow) nga $134 milionë në $231 milionë për Albpetrolin dhe nga $112 milionë në $490 milionë për qeverinë shqiptare, ndërkohë që do të siguronte një normë të kthimit nga investimi nga 27% deri në 49% të kapitalit (faqe 12), gjatë periudhës.

Kontraktori ka paraqitur dy skenarë, një konservator/më të matur P90 (sipas emërtimit në tabela, rezervat dhe vlerat e provuara), ku sipas rehabilitimit të puseve ekzistuese të vendburimit do të siguronte një normë të kthimit të investimit në 27%, ku shpenzimet kapitale do të ishin $183 milionë. Sipas këtij skenari do të parashikohen rezerva të 44 milionë fuçive për një periudhë rreth 19-vjeçare të vendburimit, duke arritur pikun 10.000 bbls në ditë, dhe një përfitim të ardhurash $134 milionë për Albpetrolin dhe $111 milionë për Qeverinë Shqiptare, gjatë periudhës. Kostot e zhvillimit dhe përpunimit janë vlerësuar $4,15 për bbl. Skenari i dytë më i pëlqyer është ai P50 (sipas emërtimit në tabela, rezervat dhe vlerat e provuara,+ probabilitare) i cili parashikon një normë kthimi të investimit në 49%. Ky parashikon rezerva totale të projektit në 101 milionë fuçi (bbls) për në periudhë 29-vjeçare të jetës së vendburimit, duke rritur shpenzimet kapitale në $251 milionë. Kostoja e zhvillimit/përpunimit është vlerësuar $2,49 për bbl. Në këtë skenar, të ardhurat për Albpetrolin parashikohen $192 milionë dhe për qeverinë shqiptare $490 milionë gjatë periudhës66. Këto dy skenarë janë paraqitur në formë tabelore ku, sipas përdorimit të metodës NPV të skontuar me 0%, 5%, 10% dhe 20% dhe IRR 26,9% për skenarin P90 me jetëgjatësi deri në 2024, dhe IRR 47,8% për skenarin P50 me jetëgjatësi deri më 2035, jepen projeksionet për shpenzimet kapitale dhe NPV e rrjedhës/fluksit monetar (NPV cash flow) përkatëse sipas supozimeve të rastit bazë. Po ashtu, në këtë plan zhvillimi janë paraqitur dhe dy parashikime të tjera, po sipas dy skenarëve të lartpërmendur, duke reflektuar ndjeshmërinë ndaj çmimit, duke iu referuar ndryshimeve të mundshme të çmimit (brent) të naftës bruto në bursë. Kjo situatë paraqet vlera të tjera, ku IRR për P90 është vlerësuar 52,25% dhe për P50 75,1%, që derivon në rezultate të tjera të parashikimit në lidhje me NPV rrjedhës/fluksit monetar (NPV cash flow), ku vlerat janë

64 Neni 8.1 i LMH dhe neni 7.2 i MH. 65 Faqe 11 e PoD 2006. 66 Faqe 13 e PoD 2006

61

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

$179.1 milionë për Albpetrolin dhe $224.2 milionë për Qeverinë Shqiptare për një periudhë deri në 2028 sipas P90, kundrejt $274 milionë për Albpetrolin dhe $743 milionë deri në 2035 për P50, supozimeve të rastit sensitiv/ndjeshëm, por edhe në këtë rast për NPV me normë skontimi 0%67,. Në lidhje me paraqitjen e të dhënave të parashikuara dhe të llogaritura në mënyrë probabilitare në këtë plan zhvillimi, për sa i përket rezervave të vlerësuara dhe prodhimit të naftës në lidhje me puset e marrë në dorëzim, duke përdorur metodën CHOP, përveç dy skenarëve të mësipërm, është paraqitur dhe një skenar tjetër P1068. Si konkluzion. Ky plan zhvillimi nuk paraqet thjesht e vetëm dy skenarë, por e bazon analizën e tij në lidhje me performancën financiare të këtij plani ose projekti, (pasi formulat NPV dhe IRR janë indikatorë matës të performancës financiare), në katër të tillë. Në asnjë rast nuk përmendet realizimi i faktorit R≥1, dhe se kur ka probabilitet të arrihet kjo vlerë, duke iu referuar qoftë dhe një periudhe kohore nga viti X deri në vitin Y. Nga ana tjetër, ky PZH fillon me përmbledhjen ekzekutive duke paraqitur vlerat e përfitimit të Albpetrolit dhe Qeverisë Shqiptare (revenues) bazuar në NPV me vlerë skontimi 0%, që tingëllon tërësisht e pakuptimtë financiarisht, pasi del se kompania po e kryen projektin në dobi të Albpetrolit dhe shtetit shqiptar, dhe të çon në hamendësimin se këto shifra janë paraqitur vetëm sa për të krijuar një dukshmëri pozitive mbi këtë plan. Përdorimi i formulave financiare, sipas referimeve të lartpërmendura, duke mos patur një vlerë të saktë të investimit që do të kryhet (I0), një kohëzgjatje të mirëpërcaktuar në këto llogaritje, pasi ajo është e përcaktuar në MH dhe LMH 25 vjet plus 5 (në varësi të suksesit), një normë të përcaktuar të kthimit të kapitalit, shton përgjegjësinë e institucioneve publike shqiptare për të rritur kërkesën e llogarisë dhe saktësimit të shifrave, pasi marrëveshja e nënshkruar në 2004, thelbin e saj e ka tek faktori R. Nga ana e Albpetrolit dhe AKBN nuk është analizuar në mënyrën dhe kompetencën e duhur ky plan zhvillimi, në dobi të përfitueshmërisë ekonomike të vendit tonë. Miratimi i PoD – 2009. Nga ana e kontraktorit është kërkuar një ndryshim i planit të zhvillimit, duke dorëzuar draftin për ndryshimet e kërkuara në planin e zhvillimit të miratuar në 2006, në datë 22.02.2008. Në datë 14.05.2008, në mbledhjen e KK (ACM nr. 9) ka aprovuar shtojcën e planit të zhvillimit dhe ia ka dërguar për miratim AKBN. AKBN ia ka paraqitur këtë shtojcë të planit të zhvillimit oponencës teknike për vlerësim të saj. Në datë 14.07.2008, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, ka dërguar në AKBN oponencën teknike në lidhje me shtesën e PoD për vendburimin e Patos-Marinzës, të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Departamentit të Burimeve të Energjisë të këtij fakulteti. Në datë 28.07.2008, AKBN ka dërguar për miratim në ministri shtojcën e planit të zhvillimit për vendburimin e Patos-Marinëz. Në këtë shkresë bëhet me dijeni ministria se, pas shumë diskutimesh, Albpetroli dhe Bankers kanë rënë dakord për 2 çështje; amendimin e MH dhe shtojcën e planit të zhvillimit. Kjo shtojcë e planit të zhvillimit merr në konsideratë në pjesën e saj ekonomike, edhe termat e ndryshuara me amendimin e MH. Meqenëse amendimi i MH është në proces miratimi, shtojca nuk mund të miratohet pa hyrë në fuqi amendimi i MH. Kjo shtojcë mund të miratohet njëkohësisht me hyrjen në fuqi amendimit të marrëveshjes ose menjëherë pas tij, por jo më vonë se 45 ditë.

67 Faqe 18 dhe 19 e Pod 2006. 68 Faqe 137 e PoD 2006

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në datë 31.03.2009, AKBN ka dërguar për miratim në Ministri shtojcën e Planit të zhvillimit për vendburimin e Patos-Marinëz, ku citohet se; “...kjo shtojcë e planit të zhvillimit ka ardhur si rezultat i disa mospërputhjeve dhe mosrealizimeve të prodhimit të naftës sipas parashikimeve në planin e vitit 2006, miratimit të amendimit të marrëveshjes ndërmjet Albpetrolit dhe Bankers nga KM me VKM nr. 251, datë 12.03.2009, si dhe amendimit të LMH. Gjithashtu, nevoja për hartimin e një shtojce të planit të zhvillimit ka ardhur si rezultat i implementimit të Rentës minerare në zbatim të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” dhe me qëllim ruajtjen ekulibrit ekonomik të MH kërkohet përshtatja e planit afatgjatë të zhvillimit të miratuar në 20.03.2006.” Në datë 23.04.2009, lidhur me miratimin e shtojcës së planit të zhvillimit për zonën e Patos-Marinëz, Ministri i METE në përgjigje të shkresës së AKBN të datës 31.03.2009, shprehet që në këtë shtesë të planit të zhvillimit duhet të reflektohen sa më poshtë; - Nga ana e partnerëve të shprehet se cili nga skenarët e paraqitur ka më shumë probabilitet

ndodhjeje; - Të jetë pjesë e kësaj shtese, modeli konceptual dhe numerik i rezervuarit, pasi mungon dhe

nëpërmjet kësaj mund të realizohet ndjekja në ecuri e zhvillimit të projektit. Po kështu, të bëhet dhe reflektimi i rekomandimeve dhe sugjerimeve të oponencës teknike, pasi ato e rrisin cilësinë e këtij programi dhe njëkohësisht sigurinë e realizimit të treguesve të parashikuar;

- Duke patur në konsideratë që në këtë moment janë ndryshuar në mënyrë të plotë treguesit e PoD të miratuar në 20.03.2006 dhe trajtimi i tij si një shtesë nuk përputhet me përmbajtjen e tij, ajo (shtojca) të konsiderohet si një rishikim i PoD;

- Nisur nga ecuria e deritanishme e Projektit, AKBN në bashkëpunim me partnerët duhet që në fund të çdo viti të paraqesin në METE një relacion për ecurinë e tij dhe masat që duhen të merren për çdo vit kalendarik; Ministria shprehet për miratimin e planit të zhvillimit të rishikuar, pasi të jenë reflektuar ndryshimet e mësipërme, dhe ka kërkuar nga AKBN të informohet në lidhje me këtë procedurë.

Në datë 29.04.2009, lidhur me miratimin e shtojcës së planit të zhvillimit për vendburimin e Patos-Marinzës, AKBN i është drejtuar kompanisë Bankers dhe ka kërkuar që të reflektohen kërkesat e sipërcituara. Në datën 05.05.2009, Bankers i kthen përgjigje AKBN në lidhje me kërkesën në lidhje me reflektimin në PoD të sugjerimeve dhe kërkesave të bëra. Kjo shkresë fillon me deklaratën e kompanisë në lidhje me çështjen se cili rast ka më tepër mundësi të ndodhë, ku ndër të tjera citohet se; “...koha për implementimin do të rregullohet për të reflektuar kushtet ekonomike dhe ndryshimet e çmimit të naftës. ... programi kapital për 2009 shtrihet sipas parashikimeve ndërmjet rastit të Ulët dhe të Mesëm të prezantuar në dokument, por gjithsesi kjo nuk është e shpërndarë njësoj në të gjithë vitin ..., angazhimi/detyrimi i kompanisë në këtë plan zhvillimi, i cili qëndron konstant, është programi kapital i kërkuar për aktivitetet e zhvillimit të përfshira në të, kjo më tepër se koha për implementimin ... kjo siguron një strukturë dhe një strategji solide, ndërsa koha e implementimit mund të trajtohet nga viti në vit në programet vjetore të punës, të cilët do të reflektojnë kushtet e industrisë kohë mbas kohe ...” Po ashtu në këtë shkresë vazhdohet me dhënien e mendimeve nga ana e kompanisë, duke iu referuar paragrafëve dhe tabelave të paraqitura në PoD, por pa dhënë sqarime konkrete. Kjo edhe për kërkesën në lidhje me Planet për Menaxhimin e Mjedisit ku thuhet se “...kompania është duke zhvilluar një plan veprimi mjedisor dhe social, duke iu referuar kredisë nga EBRD dhe IFC..., po ashtu kompania ka marrë iniciativën për të krijuar dhe zhvilluar një grup pune për mjedisin në këtë vendburim, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet ministrive të ndryshme të saj, duke përfshirë METE, si dhe AKBN e Albpetrolin ....”.

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në datë 06.05.2009, Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure në AKBN ka përgatitur një memo për Drejtorin e kësaj Agjencie, në lidhje me ndryshimet e kërkuara ndaj kompanisë Bankers në lidhje me PoD 2009. Në këtë memo citohet se ndryshimet janë kërkuar nga ministria në datë 23.04.2009, ndërkohë që në datë 31.03.2009 AKBN i ka kërkuar miratimin e PoD ministrisë pa ndryshime të mëtejshme. Pas shqyrtimit edhe një herë të PoD të paraqitur nga Bankers në datë 27.05.2009, AKBN ka konstatuar se në këtë plan janë marrë në konsideratë të gjitha propozimet e bëra më parë nga AKBN dhe në këto kushte AKBN miraton Planin e Zhvillimit 2009, në qershor 2009. Në AKBN u vu në dispozicion Plani i Zhvillimit 2009, i miratuar në KK (ACM nr. 10) në datë 04.03.2009. Oponenca teknike. Në datë 14.07.2008, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, ka dërguar në AKBN oponencën teknike në lidhje me shtesën e PoD për vendburimin e Patos-Marinzës, të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Departamentit të Burimeve të Energjisë të këtij Fakulteti. Në këtë oponencë është vlerësuar pozitivisht fakti i ndryshimit të MH për të përfshirë një faktor rialokimi për qeverinë Shqiptare në masën 9% edhe në rastet kur faktori R< 1 dhe kjo është bërë efektive nga data 01.04.2008 (citimi i VKM) duke iu referuar faqes 18-19 të PoD 2009. (Theksojmë se në datën kur është bërë oponenca nuk kishte dalë akoma VKM për ndryshimin e MH69). Në këtë oponencë është evidentuar paraqitja e parashikimeve në lidhje me investimet që do të bëhen nga kompania për periudhën 2008-2009 përkatësisht në $77 milionë, $123 milionë dhe $170 milionë, në një total rreth $370 milionë, duke cituar se deri në këtë periudhë janë investuar $170 milionë në rizhvillimin e zonës, kryesisht në rikompletimin e puseve ekzistuese, i cili ka rritur prodhimin deri në 5.300 fuçi në ditë. (Në oponencë nuk është paraqitur dhe analizuar realizimi plan/fakt për 2006-2007.) Investimi i ri do të çojë në rritjen e prodhimit deri në 20.000 fuçi në ditë në vitin 2010 (Oponenca nuk është shprehur për këtë projeksion prodhimi dhe teknologjinë e re që do përdoret). Po ashtu janë parashikuar të investohen në lidhje me shpenzimet kapitale për vitet 2011-2013 përkatësisht $43, $32 dhe $32 milionë, për një total prej $107 milionë (Oponenca nuk ka dhënë mendim se ku do të konsistojnë dhe për çfarë do të shërbejnë këto shuma dhe a janë ekonomike, efiçiente dhe efektive në këndvështrimin e saj). Sipas përllogaritjeve të paraqitura nga Bankers, në fund të projektit parashikohet që kompania t’i paguajë shtetit shqiptar në formë taksash $1,14 miliardë (Nuk është cituar se në cilën datë do të ishte mbyllja e projektit, dhe cilat do të ishin taksat, nëse i referohen faktit të taksimit të fitimit 50% kur R>1). Më tej oponenca ka marrë në shqyrtim dhe ka dhënë mendimin në lidhje me: - 2.1.1 programin e ri-aktivizimeve dhe marrjes në dorëzim të puseve, ku theksohet se

kompania ka rritur prodhimin nga 700 në 5.300 fuçi në ditë); kërkohet sqarim në lidhje me saktësimin se si do të jetë prodhimi në Marinëz, pjesë e riaktivizimit apo e metodës dytësore (faqe 19); sipas oponencës duket zgjidhje e drejtë riaktivizimi i puseve;

- 2.1.2 vlerësimi i prodhimit të ujit në formacionin Driza në ndërmarrjen e Marinzës; duke cituar se ... Bankers duhet të fokusohej në identifikimin e burimit dhe eliminimit të dëmtimeve mekanike, (por nuk jep zgjidhje se si ...), nuk duket bindës fakti i mosnjohjes së gjendjes së konstruksionit të puseve të marrë në dorëzim, pasi me teknologjinë në dispozicion Bankers e ka krejtësisht të mundur diagnostikimin e saktë të gjendjes së pusit...;

69 Shënimet në kllapa këtu e në vijim, janë të grupit të auditimit.

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

bërja e modelit konceptual dhe atij numerik të rezervuarit ka qenë një detyrë e lënë për stafin inxhinierik të Bankers, (por nuk shprehet nëse është bërë apo jo);

- 2.1.3 parashikimi i profilit të prodhimit, duke cituar se nuk tregohet në mënyrë të qartë se si është llogaritur koeficienti i rënies prej 20%, duke theksuar se parashikimi i rënies së prodhimit të pusit si dhe analiza e rënies janë probleme thelbësore të inxhinierisë së rezervuarit, të cilët nuk mund të realizohen thjesht përmes përpunimit statistikor të të dhënave, por përmes një analize të plotë shkencore të të gjithë informacionit në dispozicion. ( ... por pa treguar modelin përkatës)

- 2.2 programi i shpimit të puseve të ndërmjetëm (vertikal dhe horizontal).... në PoD nuk jepen hollësi teknike lidhur me puset horizontale. Edhe përshkrimi i puseve vertikale dhe të orientuar deri horizontale (faqe 44) është i pa shoqëruar me gjatësitë/thellësitë e elementëve përbërës të profilit të pusit, për të dy rastet e puseve jepen vetëm kostot mesatare për pus të shpuar, pa ditur gjatësitë/thellësitë mesatare përkatëse së cilës i referohet kostoja, duke mos dhënë mundësinë e gjykimit në mënyrë të drejtë mbi secilin pus në veçanti. Veçanërisht kjo bëhet e ndjeshme në rastin e atyre horizontale, një teknologji e pazbatuar në Shqipëri. Këto puse kanë prodhueshmëri më të lartë se ato vertikalë për vetë përparësitë që ofron rritja e sipërfaqes së filtrimit. Në rastin konkret, këto puse do të shfrytëzohen me teknologjinë CHOP, pra me depresione shumë agresivë ..., që mund të krijojnë probleme me qëndrueshmërinë e trungut të pusit..., por edhe probleme të cilët kanë të bëjnë me shfrytëzimin normal të tyre .. . Nga projekti nuk mund të nxirret një konkluzion i qartë lidhur me gjatësinë e segmentit horizontal të tyre.... Gjatësia e segmentit ka ndikim të drejtpërdrejtë në debitin e puseve deri në një farë vlere. Zgjatja e mëtejshme nuk jep asnjë lloj efekti pozitiv në prodhueshmërinë e pusit. Ky fakt është theksuar pasi shpimi i segmentit horizontal të pusit është ai me kosto më të lartë ...;

- 2.2.2 profili i prodhimit - ...debiti i puseve vertikalë është parashikuar të nisë me 10 m3 në ditë për 5-6 muaj, me një rritje prej 12 m3 duke vazhduar deri në muajin e 20 dhe pastaj fillon rënia derisa shfrytëzimi bëhet jo-ekonomik (më pak se 5 m3 në ditë). Në lidhje me puset horizontalë prodhimi parashikohet 24 m3 dhe zbret çdo muaj me koeficient rënieje 20%. ... Në këtë projekt nuk jepet ndonjë informacion në lidhje me metodologjinë e ndjekur për të përcaktuar vlerën e koficientit rënës, i cili është më i lartë se ai që ka treguar praktika jonë kanteriale, e shfrytëzimit të vend-burimeve të naftës, në veçanti Patos-Marinëz. Edhe literatura në lidhje me puset horizontale nuk njeh vlera kaq të larta të këtij koeficienti.

- 2.3 injektimi i ujit – jepet një gjykim i përgjithshëm mbi rezultat e pritshme. Nuk jepet informacion mbi analizat e kryera, ku sipas të dhënave të faqes 51 dhe afateve të përcaktuara aty duhet të ishin bërë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të 2008...(pse nuk është evidentuar si mos realizim), nuk mund të jepet një konkluzion mbi objektivat dhe mundësinë e realizimit të tyre nga Bankers...etj.

- 2.3.2 profili i prodhimit - ...nuk del i qartë nëse nga Bankers është ndërtuar një model numerik për injektimin e ujit. Vetëm me një model të tillë do të ishte e mundur të parashikohej modeli i prodhimit.

- 2.4.2 faza fillestare - ... në vitin 2007 në përputhje me planin e zhvillimit 2007, Bankers ka filluar eksperimentimin e injektimit të avullit..., nuk gjendet informacion lidhur me kriteret e përzgjedhjes dhe faktin nëse është kryer ndonjë eksperiment laboratorik..., referuar historikut të paraqitur në këtë material është jo fort e pranueshme të ndërtosh dhe të llogarisësh treguesit ekonomiko-financiarë të PZH që bazohet në metodën EOR/termike...,

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

një iniciativë e tillë pa u paraprirë nga një studim hidrodinamik, në fazën fillestare dhe pastaj të kalohet në kryerjen e fizibilitetit do të ishte jo bindës.

Në lidhje me analizimin e treguesve ekonomikë, oponenca shprehet se: në këtë kapitull përmendet se kostoja e parikuperueshme është $64,45 milionë (faqe 34). Grupi i oponencës mendon se në këtë rast institucionet përkatëse duhet të bëjnë verifikimin e kësaj shifre të konsiderueshme. Në tabelat 2.1-7 dhe 8 vlera e ROR për puset e marrë në dorëzim deri në 2007 është 15,2%, ndërsa për ato që do të merren është 35,5%. Duke iu referuar faktit se Bankers parashikon një koeficient suksesi vetëm 65% në këtë proces dhe llogarit ROR 35,5%, vlera e ROR 15,2% në tabelën 2.1-7 është ulur në mënyrë të pakuptueshme, por nuk është dhënë mendimi se sa duhet të reflektohej kjo vlerë. Monitorimi rigoroz është çelësi i vetëm i suksesit të zgjidhjes së pikëpyetjeve që lindin nga analizimi i shifrave të paraqitura. Edhe për koston operacionale vlen i njëjti sugjerim, monitorimi dhe verifikimi janë e vetmja mundësi parandaluese për fryrjen artificiale të tyre. Verifikimi i koeficientit të rënies (2.2.2) në mënyrë të pa diskutueshme do të japë një tjetër realitet shifrash me ato të paraqitura në tabelat 2.2.6 dhe 7 lidhur me ROR. Theksohet se për të gjitha çështje te trajtuara në rubrikat e PZH, për të qenë i leverdisshëm ky projekt për qeverinë shqiptare dhe Albpetrolin është monitorimi i realizimit të tij nga ana e AKBN, duke u fokusuar tek monitorimi dhe verifikimi i kostove të projektit. Për sa më sipër theksi duhet të vihet te faktori R si dhe vlera e fitimit mbi bazën e të cilave varet fitimi i Albpetrolit dhe qeverisë shqiptare. (por nuk evidentohet dhe të jepet një model për sugjerim sipas metodave llogaritëse se kur ka probabilitet që R≥1 dhe në cilën periudhë). Si konkluzione: - Duke iu referuar kronologjisë së mësipërme, konstatohet se përsa i përket shqyrtimit,

aprovimit dhe miratimit të shtojcës së Planit të Zhvillimit 2009, janë tejkaluar të gjitha afatet sipas përcaktimit në MH dhe LMH70. Po duke qenë se këto afate janë tejkaluar (mbi 16 muaj nga paraqitja prej kontraktorit e PoD 2009), mos dakordësitë nuk janë çuar për zgjidhje tek eksperti71. Ligji për Rentën ka dalë 5 muaj pas paraqitjes së planit nga Bankers dhe nuk del e qartë se përse kjo është cituar si arsye e kërkesës për ndryshim të Planit të Zhvillimit. Po ashtu, edhe ndryshimi i MH dhe LMH ka ndodhur me VKM nr. 251, datë 12.03.2009, publikuar dhe hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare (Ekstra 65, gusht 2010), por në të cilën thuhet se ka hyrë në fuqi në 01.12.2008 (dhe në këtë rast janë 9 muaj pas paraqitjes për ndryshim të kontraktorit). Nuk i është kthyer përgjigje kërkesës së Ministrit të datës 23.04.2009 dhe nuk del e qartë sipas korrespondencës shkresore të vënë në dispozicion, nëse janë implementuar dhe kanë gjetur zgjidhje këto kërkesa. Nuk ka një korrespondencë shkresore në lidhje me informimin e Ministrit, vit pas viti për ecurinë dhe masat e marra e që do të implementoheshin gjatë zbatimit të këtij plani.. Citimi se “...me qëllim ruajtjen e ekuilibrit ekonomik të MH këkohet përshtatja e planit afatgjatë të zhvillimit të miratuar në 20.03.2006...” nuk është i bazuar, pasi ndryshimi vjen shumë më vonë se paraqitja e ndryshimit të PoD, nga kontraktori në shkurt të 2008. Dhe për më tepër ky ndryshim i MH me VKM nuk e ndryshon bazën e vlerësimit të përfitueshmërisë ekonomike, që përsëri bazohet tek faktori R. Për sa më lart mban përgjegjësi drejtori i Drejtorisë së Hidrokarbureve në AKBN, Drejtori Ekzekutiv i AKBN (sipas periudhave përkatëse), në mospërmbushje të drejtave që lindin si rrjedhojë e detyrimeve midis palëve në MH dhe LMH, dhe duke u

70 Neni 7.4 i MH dhe 8.1 i LMH. 71 Neni, 3.4.3 i MH, neni 8.1 (b) (iii).

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

fokusuar në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar në lidhje me zbatimin e kuadrit rregullator në fushën e hidrokarbureve dhe përcaktimeve sipas atij të funksionimit, përmbushjes dhe zbatimit të detyrave përkatëse.

- Edhe në këtë rast, oponenca nuk ka treguar një analizë të saktë shkencore duke dalë në konkluzione dhe rekomandime konkrete, për zgjidhjen e situatave të ndryshme problematike dhe të paqarta të cituara vetë prej saj në dokumentin e përgatitur. Për më tepër, në këtë oponencë ngrihet hamendësimi i fryrjes artificiale të kostove. Vlerësimi pozitiv i futjes së faktorit të alokimit është i lidhur me pagesën e rentës minerare, që edhe ajo në vetvete është konsideruar si kosto hidrokarbure e rikuperueshme dhe nuk ka asnjë vlerë pozitive tek ndikimi në faktorin R. Ajo shprehet për vendime qeverie që kanë ndodhur në të ardhmen. Nuk është paraqitur dhe analizuar realizimi plan/fakt për 2006-2007 në lidhje me rritjen e prodhimit. Nuk jepen modelet përkatëse të analizave statistikore apo matematikore dhe financiare në lidhje me llogaritjen e prodhimit, koeficientit të rënies, vlerësimit të kostove. Evidentohen çështje të rëndësishme të paqartësive së llogaritjes, në lidhje me shpenzimet dhe të ardhurat, nga ku derivon direkt vlera e faktorit R, por nuk jepen teknikat përkatëse se si mund të bëhen ato, etj. Vënia e theksit dhe gjetja e zgjidhjes tek monitorimi në të ardhmen nuk është një mendim shkencor për një oponencë teknike, pasi i referohet një të ardhmeje, dhe nuk fokusohet tek dhënia e zgjidhjeve për Planin e Zhvillimit faktik. Duke u nisur nga fakti se plani i parë pati një jetëgjatësi vetëm rreth 2 vjet, PoD e vitit 2009 duhej analizuar dhe trajtuar me një kujdes dhe interes akoma më të madh, për të arritur përfitueshmërinë ekonomike nga ky projekt.

Përmbajtja e planit të zhvillimit 2009. Në PZH të vitit 2009 janë përfshirë përcaktimet e LMH dhe MH72 në lidhje me atë se çfarë duhet të përmbajë një Plan Zhvillimi. Grupi i auditimit gjatë shqyrtimit të këtij plani zhvillimi të vënë në dipozicion në AKBN ka konstatuar se: Në këtë plan të ri zhvillimi të paraqitur për miratim, thuhet se nga ana e kontraktorit që nga data e fillimit janë investuar $170 milion në rizhvillimin e zonës së Patos-Marinzës. Ky investim ka shkuar në rikompletimin e puseve ekzistuese të marra në dorëzim nga Albpetroli, duke përdorur metodën dhe teknologjitë e prodhimit të naftave të rënda e të ftohta (CHOPS), si dhe së fundmi metodën e shpimit me mbushje të një shtrese, duke e çuar prodhimin deri në 6.700 fuçi në ditë. Nëpërmjet planit të ri të zhvillimit, kontraktori synon të çojë prodhimin e naftës në 14-17 mijë fuçi në ditë, duke parashikuar një periudhë aktive investimesh e cila do të ndiqet nga një periudhë ri-investimesh dhe shpenzimesh shfrytëzimi për 15-20 vjetët e ardhshëm për të kompensuar rëniet e prodhimit dhe për të rritur rendimentin nxjerrës të naftës. Në këtë program është parashikuar për t’u investuar për zhvillim për tre vitet e ardhshëm $308 milionë (pa marrë parasysh inflacionin) për shfrytëzim 5-8 vitet e ardhshëm, në varësi të tregut të naftës dhe gazit. Në vitet në vazhdim duhen bërë ende shpenzime kapitale, si për të ruajtur nivelin e prodhimit dhe për të rritur koeficientin e shfrytëzimit të rezervuarit, ashtu dhe për të rritur fitimin. Mbasi kapitali për zhvillim të jetë investuar, do të ketë të ardhura të mjaftueshme për të balancuar kostot dhe për rrjedhim të fillohet dhënia e tatim fitimit. Për shkak të këtyre kërkesave të vazhdueshme që duhen plotësuar dhe për të shlyer tatimet që kapin shifrën e $1,1 miliardë do të duhet që përgjatë jetës së projektit të investohen nga $115 deri në 288 milionë të tjerë, në varësi të rasteve të paraqitura në këtë plan, duke nisur nga ai më minimal tek më optimisti. Gjithashtu, taksat që do t’i paguhen qeverisë shqiptare do të kapin 72 Neni 8.1 i LMH dhe neni 7.2 i MH.

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

shifrat nga $543 milionë deri në $1,14 miliardë sipas skenarëve të paraqitur në planin e ri të propozuar. Parashikimet e prodhimit dhe ato fiskale janë vetëm supozime dhe nuk janë garanci për fitim për Albpetrolin, qeverinë shqiptare, AKBN apo Kontraktorin73.. Devijimet nga këto parashikime nuk përbëjnë mospërputhje me marrëveshjen e naftës, planin e zhvillimit apo lcencën e naftës. Në këtë plan të ri zhvillimi, nga ana e kontraktorit është vënë në dukje se shpenzimet kapitale të propozuara për çdo vit do të dërgohen për miratim në planin e punës dhe buxhetin e atij viti, ato mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave. Kontraktori zotohet se nuk do të propozojë shpenzime kapitale që do të çojnë në rënie të faktorit R mbas përfundimit të fazës së zhvillimit. Rritja e investimeve përgjatë jetëgjatësisë së projektit, të cilat janë shumë herë më të larta se ato të parashikuara në planin e parë të vitit 2006, parashikon rritje të prodhimit me një ritëm të shpejtë74, paraqitur me tre skenarë: i ulët, i mesëm dhe i lartë, dhe prodhim respektivisht: 13.836, 15.835 dhe 17.214 fuçi në ditë. Po kështu, në lidhje me shpenzimet kapitale edhe ato paraqiten në këtë plan zhvillimi të ri me tre skenarë, të ulët $308.278 milionë, të mesëm $323.533 milionë dhe të lartë $337.048 milionë 75 duke vënë në dukje se këto janë parashikime dhe se nuk është marrë parasysh inflacioni vjetor mbas vitit 2009 dhe se investimet mund të ndryshohen nga kontraktori nga një kategori tek tjetra, nëse vërtetohet që ky ndryshim do të çojë në përmirësim të treguesve ekonomikë. Në këtë PZH paraqitet parashikimi i prodhimit76, por vetëm sipas dy rasteve: të lartë dhe të ulët, ku në të parin arrin pikun në janar të vitit 2014 dhe pastaj vjen në kurbë rënieje, kurse në atë të ulët arrin pikun midis janar 2015 – janar 2016 dhe pastaj vjen në rënie. Ky parashikim sipas rastit të mesëm77 e arrin pikun në vitin 2014 – 2015, dhe pastaj vjen në rënie. Në lidhje me shpenzimet kapitale për shpenzimet e prodhimit, kontraktori ka parashikuar kapital shtesë mbas periudhës së zhvillimit për prodhim dhe mirëmbajtje midis $108 dhe 271 milionë, që do të jetë në varësi të të ardhurave për 94-235 puse shtesë. Prej këtyre puseve pritet që të nxirret prej rezervës një sasi shtesë nga 13 në 32,7 milionë fuçi, për ta çuar në një total të përllogaritur në 77 dhe 98 milionë fuçi, megjithëse nuk është e sigurtë se ku do të fokusohet kapitali shtesë për ruajtjen e prodhimit (tek riaktivizimet, shpimi apo tek projekti termik )78. Në këtë plan është paraqitur se do të investohen për pastrimin e mjedisit mbas 2009 për një periudhë 3-5 vjeçare një shtesë prej $1 milion në vit79. Në lidhje me paraqitjen e treguesve ekonomikë të lidhur me prodhimin bazë80 përmendet se në bilancin e kostove të vitit 2008 nuk janë përfshirë në parashikimin ekonomik vlera prej $81,581 milionë, në lidhje me balancën e rikuperimit të kostove. Në pikën 7.1 të planit të zhvillimit të lidhur me parashikimet ekonomike82 citohet se, pavarësisht se në programin e miratuar të vitit 2006 janë përfshirë dy skenarë ekonomikë P90 dhe P50 me probabilitet përkatëse, si dhe riaktivizime të puseve, plani i ri i

73 Faqe 7 e PoD 2009. 74 Faqe 8 e Pod 2009. grafiku i rritjes së prodhimit i paraqitur me tre skenarë: mesëm, lartë, ulët. 75 Faqe 14 e PoD 2009; vlerat janë dhënë në këtë rast në /000$. 76 Faqe 12 e PoD 2009; grafikë. 77 Faqe 89 e PoD 2009; grafik. 78 Faqe 19 e PoD 2009. 79 Faqe 20. 80 Faqe 37-38. 81 Faqe 37, duke ju referuar tabelës 2.1.-3 të faqes 34 82 Faqe 85.

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

zhvillimit i 2009 paraqet një rritje të konsiderueshme të investimeve kundrejt atij të 2006, si dhe duke shtuar veprimtari dhe metoda apo programe të reja për prodhimin e naftës. Në këtë plan zhvillimi, në përmbledhjen e përgjithshme83, jepen ndryshimet e rëndësishme që kanë pasuar dhe i janë shtuar planit të zhvillimit të miratuar të 2006. Në pikën 7.2.3 të këtij plani84 përmendet faktori R sipas përcaktimit në MH, por që nuk pasohet me asnjë llogaritje apo parashikim të pritur apo të projektuar sipas skenarëve dhe formulave të përdoruara nga kontraktori në këtë plan zhvillim në lidhje me vlerat e këtij faktori R dhe se kur sipas parashikimeve R≥1. Duke vazhduar me parashikimet sipas tre skenarëve: të ulët, të mesëm dhe të lartë, për pritshmëritë e suksesit në lidhje me prodhimin e naftës nga kontraktori85 në grafikun 7.3-1 paraqitet parashikimi i prodhimit sipas rastit të mesëm ku, pas arritjes së pikut në vitin 2014 (16,355 bbld/ barrela nafte për ditë), kurba e grafikut vjen në rënie, por përsëri nuk ka vlerësime në lidhje me faktorin R. Në lidhje me kostot për mjedisin86, në shtesë të $2,8 milionë të përfshira në programin bazë të përgjithshëm në lidhje me çështjet e abandonimit dhe të përmirësimit/restaurimit (ose thënë ndryshe kthimin në gjendjen e mëparshme) të shesheve dhe ambienteve, si dhe aktiviteteve të tjera në lidhje me mjedisin, janë parashikuar $20,4 milionë shtesë për 3-5 vitet e ardhshëm (2012-2014). Pasqyrat përmbledhëse të CAPEX dhe OPEX japin parashikimet në vlerat përkatëse për një periudhë 5-vjeçare 2009-2013 dhe konkretisht; CAPEX – $63.083 në mijë për vitin 2009, $55.428 në mijë për vitin 2010, $75.379 në mijë për vitin 2011, $61.997 në mijë në për vitin 2012 dhe $52.392 në mijë për vitin 2013. Shpenzimet operative OPEX për këtë periudhë paraqiten në tabelën 7.3-3, dhe janë parashikuar respektivisht në $35.554,276 në mijë për vitin 2009, $45.098,370 në mijë për vitin 2010, $52.157,325 në mijë për vitin 2011, $61.188,906 në mijë për vitin 2012 dhe $67.920,578 në mijë për vitin 201387. Po ashtu, në vazhdim të paraqitjes së kostove vijojnë kostot e përgjithshme dhe administrative (G&A), të bazuar në ato aktuale të vitit 2008, por pa vlerë dhe parashikimet për 2009 në PV dhe buxhetin përkatës në vlerë $3,5 milionë, duke u shoqëruar me një shkallë rritëse me 3% në vit deri në vitin 2015, ku parashikohen rritje të prodhimit dhe pas 2015 G&A paraqiten me 5% zbritje për vit si pasojë e parashikimit të rënies së prodhimit. Në lidhje me paraqitjen e përfitueshmërisë ekonomike të projektit88, janë paraqitur parashikimet sipas tre skenarëve, duke iu referuar formulës NPV me vlera 0% dhe 10% të normës së skontimit, ku në rastin më probabilitet të ulët përfitimi, investimi do të shlyhet pas 8 vjetëve, në atë të mesëm 6 vjet dhe atë të lartë 5 vjet. Norma e kthimi ROR e shprehur në përqindje, po sipas rasteve, është respektivisht 12,4%, 19,5% dhe 24,4 %. Nuk ka asnjë parashikim që të paraqesë koeficientin R. Si konkluzion. Në këtë plan zhvillimi përmendet rritja e prodhimit, por nuk përmendet mos realizimi i planifikimit për 2006-2008 për fuçi në ditë, si dhe shkaqet e arsyet e mosrealizimit. Vlera prej $1,1 miliardë, në lidhje me shlyerjen e tatimeve nuk i referohet një detyrimi konkret se ndaj kujt dhe se në cilën periudhë, por pasohet një parashikim për investime me një diferencë 83 Faqe 85 dhe vazhdim ..; pika 7.1 .. 84 Faqe 87. 85 Faqe 88, pika 7.3 86 Faqe 93-94 pika 7.3.4 87 Faqe 93-94; tabelat 7.3-3 dhe 7.3-4 88 Faqe 94; pika 7.4; tabela 7.4-1

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prej $173 milionë që paraqet një vlerë të konsiderueshme dhe nuk mund të lihet pa analizuar dhe konkretizuar. Më pas, në një parashikim tjetër, ky detyrim varion nga $543 milionë deri në $1,14 miliardë deri në fund të projektit, me diferencë prej $607 milionë. Këto ndryshime dhe vlera, pa një afat kohor të saktë, të paevidentuara se çfarë përfaqësojnë sipas përcaktimit në MH dhe LMH, në lidhje me pjesën e Albpetrolit dhe qeverisë Shqiptare, si dhe përdorimi i disa skenarëve, vlerave të ndryshme të elementëve të përdorur në formulat/funksionet financiare për vlerësimin e përfitueshmërisë së projektit, duhet të ishin qartësuar nga drejtuesit e Albpetrolit gjatë mbledhjeve (ACM) për shqyrtimin dhe aprovimin e këtij plani, si dhe nga AKBN para se të jepte miratimin e këtij plani. Në lidhje me investimet për mjedisin parashikohet një investim shtesë prej $1 milion në vit për 3-5 vite në vazhdim, por nuk përmendet se sa është vlera e investuar deri në këtë periudhë (2008-2009), dhe një detajim i zërave se ku do të investohet për mjedisin. Pavarësisht faktit se që nga data e paraqitjes së këtij plani dhe deri në miratimin e tij, ka kaluar një periudhë prej më shumë se 1 (një) vit, nuk është përfshirë në parashikimin ekonomik vlera $81,5 milionë në lidhje me balancën e rikuperimit të kostove. Kjo vlerë e konsiderueshme duhet të ishte marrë në konsideratë dhe analizuar për të saktësuar pozicionimin e saj në zërat përkatës, pasi është një vlerë e konsiderueshme dhe në këtë fazë jemi vetëm 2 vjet nga fillimi i aktivitetit të zhvillimit dhe prodhimit të naftës nga ky vendburim. Kontraktori është zotuar se nuk do të propozojë shpenzime kapitale që do të çojnë në rënien e faktorit R pas fazës së zhvillimit, por pa cituar se sa mund të zgjasë kjo fazë, për më tepër në MH dhe LMH zhvillimi dhe prodhimi janë përcaktuar si një fazë. Po ashtu, në këtë plan citohet se rritja e investimeve do të sjellë rritjen e prodhimit gjatë jetës së projektit, dhe se ato do të jenë shumë herë më të larta se në PoD 2006, por nuk paraqet afate dhe vlera, duke u shprehur se këto shpenzime do të paraqiten në programet e punës dhe buxhetet përkatëse dhe se mund të ndryshojnë nga një kategori në tjetrën. Diferenca në shpenzimet kapitale në lidhje me ato të prodhimit sipas kapitalit shtesë të mbas periudhës së zhvillimit për prodhim dhe mirëmbajtje, paraqiten në vlera ku diferenca është mjaft e konsiderueshme ($163 milionë) dhe nuk janë përcaktuar afate, gjë që ka ndikimin e vet negativ në vlerën e faktorit R. Për më tepër dhe më kryesorja është se kontraktori shprehet se parashikimet e prodhimit dhe ato fiskale nuk janë garanci për fitim për Albpetrolin dhe Qeverinë Shqiptare, AKBN apo dhe vetë kontraktorin, dhe se devijimet nga këto parashikime nuk përbëjnë mospërputhje me MH, PoD apo LMH. Për sa më lart, drejtuesit e Albpetrolit dhe AKBN nuk e kanë analizuar dhe shqyrtuar me vëmendjen e duhur planin e zhvillimit për të saktësuar se kur R≥1 dhe siguruar përfitueshmërinë ekonomike për shtetin shqiptar. Për më tepër, miratimi i këtij plani ku nuk jepen garanci për fitimin, të çon në dyshimin e arsyeshëm se institucionet publike kanë miratuar dhe ndjekur zbatimin e një marrëveshjeje ku nuk mund të ketë fitim për shtetin shqiptar. Në asnjë rast dhe kur ka patur mosdakordësi në lidhje me çështje të veçanta, nuk i është drejtuar ekspertit për zgjidhjen e tyre, edhe pse kanë kaluar afatet e përcaktuara në MH dhe LMH, duke legjitimuar miratimin në heshtje të atyre që propozon kontraktori89. Planet vjetore dhe buxhetet përkatëse.(PP&B). Pas miratimit të Planit të Zhvillimit 2009, një detyrë mjaft e rëndësishme dhe kyçe për arritjen e përfitueshmërisë ekonomike nga ky projekt, ka qenë dhe vazhdon të jetë analizimi i PP&B, dhe për më tepër pas miratimit, ndjekja në mënyrë rigoroze e zbatimit të tyre gjatë vitit fiskal përkatës.

89 Neni 7.4, pika a i LMH; 7.3 i MH; 8.1 i LMH; 7.4 I MH.

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Gjatë këtij auditimi u kërkua dokumentacioni në lidhje me miratimet e PP&B përkatëse nga AKBN. Ecuria e miratimit të planeve vjetore. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në AKBN, u konstatua se mungonte miratimi shkresor në lidhje me PP&B, për vitet 2005-2010. - Për vitin 2011, plani i punës dhe buxheti përkatës është miratuar në datë 12.01.2011.

Kontraktori e ka dorëzuar planin në datë 23.12.2010. AKBN i është drejtuar kontraktorit me shkresën për miratimin e planit se duhet të respektohen afatet për dorëzimin e këtij plani, sipas detyrimit të LMH90.

- Për vitin 2012, plani vjetor për këtë vit është miratuar në datë 22.12.2011. Kontraktori ka paraqitur në KK në datë 07.12.2011 (ACM nr. 15). Në këtë mbledhje janë diskutuar një sërë çështjesh të lidhura ne ecurinë e deriatëhershme të MH, performancën e saj për vitet e mëparshme dhe rezultatet deri në këtë datë. Një nga çështjet më me rëndësi është ajo e faktorit R.; “Në lidhje me faktorin R, i cili sipas diskutimeve në këtë KK do të ishte >1 në vitin 2013, bazuar në PoD 2009 (por pa evidentuar se ku është dhënë kjo vlerë në PoD 2009 dhe sipas cilit skenar). Nga ana e Bankers është paraqitur ideja e shpenzimeve të mëtejshme për të rritur prodhimin, në situatën aktuale prodhimi ka qenë në 14.000 deri 15.000 bopd, dhe nëse do të investonin edhe $200 milionë më tepër nga 18.000 do të arrinin në 30.000-35.000 bopd, dhe në këtë pikë niveli i përfitimit do të ishte shumë më i madh ... Sipas Bankers R>1 do të arrihet në periudhën 2014-2015. Sipas kompanisë, faktori R në fund të vitit 2012 do të arrijë vlerën 0,85. Sipas projektimit të Bankers, balanca për rikuperimin/kthimin e kostove (cost recovery) është $220 milionë, të ardhurat e pritshme për vitin e ardhshëm janë $438 milionë, të ardhurat neto (net revenue) janë rreth $200 milionë, dhe se nëse nuk ka investime të tjera për vitin 2012, që do të thotë se prodhimi do të jetë në nivel të sheshtë pra pa rritje. Qëllimi i kompanisë është të rrisë investimet për të rritur prodhimin. Sipas pretendimeve të Albpetrolit (FM), në lidhje me rezultatet pozitive të rritjes së prodhimit dhe të të ardhurave, është vënë re një papërputhshmëri në lidhje me prodhimin e parashikuar, kur ndërkohë ka një rritje të Capex. Prodhimi i faktit është vetëm 12.900 bopd dhe se nuk mund të arrijë 16.000 bopd sipas planit përkatës (2011). Në lidhje me puset e rinj, janë shpuar 51 nga 85 puse horizontalë të parashikuar, ku jo të gjithë janë aktivë, por prodhojnë 80% e tyre. Në lidhje me përdorimin e holluesit për nxjerrjen e naftës, nga ana e Albpetrolit është ngritur çështja e rritjes së përdorimit të tij duke krahasuar me periudhën 01-06 të vitit 2010, ku sasia e përdorur ka qenë 12.830 m3, ndërsa e njëjta periudhë për 2011 rezulton me një sasi prej 26.466 m3, më shumë se dyfishi (por nuk i referohen shifrave në sasi, sesa ka qenë planifikuar dhe sa janë tejkaluar planifikimet me realizimin). Riaktivizimi i puseve në 2011 ka qenë 0,2% kundrejt 0,65 % të planifikuar. Ndërkohë që numri i puseve të riaktivizuar ulet, sasia e solarit të përdorur rritet, duke reflektuar në një rritje të kostos me vlerë 67 milion $.

- Për vitin 2013 plani është miratuar në datë 01.02.2013, nga AKBN, duke marrë në konsideratë miratimin e dhënë nga KK (ACM) në datë 12.12.2002. Në lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e këtij plani ka patur një sërë diskutimesh dhe mosdakordësish ndërmjet palëve. Në datë 10.09.2012, AKBN i është drejtuar Bankers dhe Albpetrolit, që të merren masat e duhura për paraqitjen sa më parë për shqyrtim dhe miratimin pranë AKBN propozimet për planin vjetor 2013 dhe buxhetin përkatës, brenda afateve të përcaktuara.

90 Neni 7.2 i LMH.

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Bankers ka dërguar një draft për këtë program në AKBN në datë 18.10.2012, të drejtuar Albpetrolit dhe AKBN, po ashtu një draft tjetër i është dërguar nga ana e Bankersit në datë 02.11.2012. Në datën 13.12.2012 drejtuar AKBN dhe Albpetrolit, Bankers ka paraqitur variantin final të planit të punës dhe buxhetin për vitin 2013. Në datës 18.12.2012, Bankers ka ridërguar planin e punës dhe buxhetin e vitit 2013 tek Albpetroli dhe AKBN, pasi ka ndryshuar formulimin e disa paragrafëve, duke paraqitur kërkesën për marrje të versionit final këtë të fundit dhe jo atë të dërguar në datë 13.12.2012. Në kuadër të miratimit të këtij plani ka vazhduar korrespondenca shkresore, ku secila nga palët ka parqitur qëndrimet e e saj. Shqyrtimi dhe aprovimi i këtij plani në mbledhjen e KK (ACM nr. 16) datë 12.12.2012, nuk është firmosur nga përfaqësuesit e Albpetrolit në këtë komision.

- Në datë 26.09.2013, AKBN i është drejtuar Bankersit dhe Abpetrolit në lidhje me dërgimin për miratim të planit të punës dhe buxhetit për vitin 2014. Në datë 11.10.2013, Bankers ka dërguar tek Albpetroli dhe AKBN draft programin për planin e punës dhe buxhetin për vitin 2014 Në datë 23.12.2013, AKBN ka kërkuar nga Albpetroli dhe Bankers, dërgimin e planit të punës dhe buxhetit të vitit 2014. AKBN e ka konsideruar këtë vonesë si shkelje të LMH. Në datë 10.02.2014, Bankers i është drejtuar Albpetrolit, për dijeni MEI dhe AKBN, duke kërkuar aprovimin e planit të punës dhe buxhetit për vitin 2014. Në këtë shkresë kompania i referohet takimit midis Administratorit të Albpetrolit, Drejtorit Ekzekutiv të AKBN dhe përfaqësuesit të kompanisë, në datë 06.02.2014, duke dhënë pëlqimin në lidhje me deklaratën për miratimin sa më të shpejtë të këtij plani, si dhe e lidh këtë me detyrën e lënë për t’u përmbushur nga Bankers për të paraqitur një rishikim të planit të zhvillimit në fund të 3-mujorit të parë të 2014. Bashkëngjitur kësaj shkrese është paraqitur edhe aprovimi i PP dhe buxhetit të vitit 2014 në mbledhjen e KK (ACM nr. 18) datë 06.12.2013 me anë të vendimit nr 1. Në këtë aprovim të KK nuk janë firmat e tre përfaqësuesve të Albpetrolit. Po në këtë vendim është filluar me frazën “Për t’u zgjidhur ...”, dhe i është dërguar AKBN për shqyrtim të mëtejshëm dhe miratim. Në datë 02.04.2014, Bankers i është drejtuar Albpetrolit dhe për dijeni MEI dhe AKBN në lidhje me përsëritjen e kërkesës për aprovimin e planit të punës dhe buxhetin për 6-mujorin e parë të 2014. Në këtë kërkesë kompania i referohet takimit midis Administratorit të Albpetrolit, Drejtorit Ekzekutiv të AKBN dhe përfaqësuesit të kompanisë, në të cilin sipas kompanisë është rënë dakord që Albpetroli do të dërgojë një miratim zyrtar të planit të punës dhe buxhetit për këtë 6-mujor. Në këtë shkresë kompania shprehet se ajo nuk ka marrë akoma një përgjigje dhe në këtë rast ajo e ka marrë aprovimin si të mirëqenë. Po në këtë datë Bankers ka njoftuar AKBN dhe Albpetrolin për mbledhjen e KK të radhës duke e planifikuar në datë 25-27.06.2014 (ACM 19). Në këtë mbledhje fokusi do të jetë një ndryshim të PoD (PoD 2014 addendum) dhe plani i punës dhe buxheti për vitin 2014. Në datë 07.03.2014 AKBN i është drejtuar Albpetrolit dhe Bankers, duke kërkuar paraqitjen, diskutimin dhe miratimin e planit të punës dhe buxhetit për vitin 2014. Në këtë shkresë AKBN është shprehur se është shumë e shqetësuar me faktin se plani i parashikuar dhe buxheti për vitin 2014, nuk është diskutuar dhe miratuar duke qenë në shkelje të hapur të LMH për këtë vendburim. Korrespondenca dhe padakordësitë në lidhje me këtë plan kanë vazhduar deri në fund të vitit 2014.

72

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në datë 12.02.2015, AKBN ka dërguar për Albpetrolin dhe Bankers, shkresën në lidhje me miratimin e programit të punës dhe buxhetin e vitit 2014. Në këtë shkresë AKBN shprehet se, “ ...me anë të shkresës nr. 123 prot., të datës 30.01.2015 (të protokolluar në AKBN me nr. 1676 prot., datë 02.02.2015), kompania Bankers ka kërkuar miratimin e programit të punës dhe buxhetit të hartuar për t’u realizuar gjatë vitit 2014 së bashku me vendimin e KK nr 20 datë 27.11.2014, ku formalizohet miratimi i këtij programi referuar përcaktimeve të LMH (neni 7.2, a,b,c,d) si dhe të MH (neni 8), janë shkelur të gjithë afatet e pranueshme dhe të mundshme për miratimin e këtij programi, dhe për më tepër që viti 2014 është mbyllur ... AKBN i konsideron jo serioze procedura të tilla..., dhe i tërheq vëmendjen si Albpetrolit, ashtu dhe Bankers që këto raste të mos përsëriten. AKBN mendon se miratimi i PP&B nuk mund të trajtohet si një formalitet. Pavarësisht sa më sipër, në respektim të nenit 7.2 të LMH, për efekt të asaj që kompania ka realizuar gjatë viti 2014, AKBN e konsideron të pranuar PP&B e vitit 2014.

- Në datë 31.10.2014, Bankers i ka dërguar Albpetrolit dhe AKBN, draft planin e punës dhe buxhetin e vitit 2015. Në datë 06.03.2015 nga AKBN i është kërkuar Albpetrolit për dijeni Bankers, vlerësimi i Albpetrolit në lidhje me planin e punës dhe buxhetin për vitin 2015. Bankers në datë 27.02.2015 ka dërguar në AKBN dhe Albpetreol programin e punës dhe buxhetin për vitin 2015. Para se AKBN të shprehet për këtë program, ka kërkuar nga Albpetroli vlerësimin e tij në lidhje me PP&B të vitit 2015 dhe përfarimin e tij me treguesit e parashikuar në planin afatgjatë të zhvillimit të miratuar. Në datë 17.03.2015, Albpetroli i është drejtuar AKBN në vëmendje dhe të Bankers dhe MEI, në përgjigje në lidhje se midis Albpetrolit dhe Bankers nuk është marrë akoma një vendim në lidhje me miratimin e PP&B të vitit 2015. “Procedura e parashikuar në MH parashikon rënien dakord midis palëve gjatë mbledhjes së KK (ACM) si kusht paraprak dhe të domosdoshëm që ky PP&B të nuk mund të kalojë tek AKBN për miratim nëse kjo procedurë anashkalohet. Në datë 14.05.2015, Bankers ka dërguar PP&B e rishikuar të vitit 2015, AKBN dhe Albpetrolit për shqyrtim dhe miratim, duke vazhduar me dërgimin në datë 29.09.2015, ku ndër të tjera shprehet se “...pavarësisht vonesës së miratimit të PP&B të vitit 2015, ajo ka vazhduar operacionet hidrokarbure në përputhshmëri me atë të diskutuar në ACM 21. Bashkëngjitur është vendimi i ACM 21, por i pa firmosur nga anëtarët përfaqësues të Albpetrolit...”. Në datë 02.03.2016, Bankers i është drejtuar Albpetrolit dhe për dijeni AKBN dhe MEI në lidhje me miratimin e PP&B të vitit fiskal 2015. Në këtë shkresë citohet se “...në mbledhjen e KK nr 22 të mbajtur në 27.11.2015, Bankers ka konfirmuar pozicionin e tij ndaj Albpetrolit, duke u mbështetur tek LMH dhe MH, duke e marrë të miratuar PP&B në të vitit 2015. Kompania ka cituar nenet 8.3 të MH dhe 7.2 (c) të LMH. Është cituar se “nëse AKBN nuk e njofton të Licensuarin për ndonjë ndryshim brenda 30 ditëve, propozimi i paraqitur (plani vjetor dhe buxheti përkatës) do të konsiderohen të mirëqena... ...në diskutimin për mbledhjen e KK të radhës (ACM 23) për shqyrtimin dhe më pas miratimin e PP&B për vitin fiskal 2016, kompania tërheq vëmendjen e Albpetrolit se ky plan është i bazuar mbi të njëjtat parime teknike dhe qasjesh si në atë të viteve 2014 dhe 2015...si dhe në lidhje me përmbushjen e detyrimeve sipas MH dhe LMH duke miratuar me përpikmëri PP&B e viti 2016...”. Në datë 26.05.2016, AKBN i është drejtua Bankers dhe Albpetrolit, për dijeni MEI, në lidhje me përgjigjen për shkresën e dërguar nga Bankers 02.03.2016 “Aprovimi i PP&B për vitin fiskal 2015”. Në këtë shkresë kompania konsideron të miratuar këtë program pune, të

73

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

diskutuar dhe në mbledhjet e KK nr 22 nëntor 2015 dhe 23 mars 2016. AKBN duke iu referuar përcaktimeve të LMH (neni 7.2, a,c,b,d, ) si dhe të MH neni 8, mendon se janë shkelur të gjitha afatet e pranueshme të mundshme për miratimin e këtij programi dhe për më tepër që viti 2015 është mbyllur dhe nuk mund të kërkohet realizimi i ndonjë programi për atë vit. Sikurse është theksuar edhe gjatë miratimit të PP&B për vitin 2014 (të miratuar në shkurt 2015), AKBN mendon se miratimi i një PP&B, nuk mund të trajtohet thjesht si jë formalitet shkresor, por si një angazhim i përbashkët ..., për të vënë në eficiencë zhvillimin e vendburimit të Patos-Marinzës dhe për këtë qëllim AKBN ndjek dhe zbaton në frymë dhe në germë LMH. Duke i konsideruar jo normale procedura të tilla, AKBN tërheq vëmendjen e dy kompanive palë në këtë marrëveshje, për zvarritje të paarsyeshme gjatë zgjidhjes së mos marrëveshjeve, ndërkohë që MH parashikon të gjitha mekanizmat për zgjidhjen e tyre. Në rast përsëritje të këtyre procedurave AKBN do të jetë e detyruar të kërkojë në zbatim të nenit 24 të LMH mbylljen e saj .

- Në datë 02.10.2015, AKBN i është drejtuar Albpetrolit dhe Bankers në lidhje me përgatitjen e planit të punës dhe buxhetit për vitin 2015, ku po në datë 02.10.2015 Bankers ka dërguar tek Albpetroli dhe AKBN draft programin për PP&B për vitin 2016. Në datë 30.10.2015 Bankers ka dërguar një kopje në shqip të PP&B për vitin 2016 tek AKBN dhe Albpetroli dhe në datë 18.11.2015 Bankers ka dorëzuar tek Albpetroli dhe AKBN versionin final të PP&B për vitin 2016. Në datës 16.12.2015, AKBN i është drejtuar Albpetrolit dhe Bankers për dijeni dhe MEI, në lidhje me kërkesën për ndryshime në planin e punës dhe buxhetin për vitin 2016, pasi; “... Albpetroli paraqet shqetësimet e tij në lidhje me këtë plan, ...gjatë mbledhjes së KK (ACM nr. 22) nga Albpetrol janë ngritur shqetësime të cilat kompania Bankers ishte angazhuar për t’i reflektuar në programin e punës dhe buxhetin e vitit 2016, ku në mënyrë të përmbledhur citohet se ... PP&B për vitin 2016 nuk është konsistent me PZH 2009, nuk janë parashikuar aktivitete për riaktivizimin e puseve; nuk është pasqyruar në buxhet vlera për “Aktivitet për zhvillimin e komunitetit” sipas nenit 27 të MH; kostot operacionale në lidhje me pagesat e punonjësve të huaj nuk kanë pasur asnjë ndryshim, për më tepër janë rritur; nuk janë parashikuar aktivitete konkrete të rehabilitimit mjedisor që janë përgjegjësi e Bankers në zbatim të MH, konkretisht në lidhje me monitorimin e kushteve mjedisore të ujërave sipërfaqësore; në angazhimet e kontraktorit (2014-2015) faktori R >1 do të ishte brenda vitit 2015, ndërkohë që në PP&B të 2016 kjo vlerë nuk arrihet as në vitin 2016..., shqetësim tjetër është i lidhur me çmimin e shitjes së naftës brut të parashikuar në këtë program vjetor, ku në kushtet ku ky çmim (Crude Oil Brent) është në vlerat 38$/bbl, ... etj., ky program pune duhet të rishikuar sa më parë”. Në datë 07.01.2016, AKBN i është drejtuar Albpetrolit dhe Bankers në lidhje me ndryshimet në PP&B të vitit 2016. Në këtë shkresë kërkohet angazhimi maksimal i të dy kompanive për të përgatitur sa më parë dhe për të dërguar pranë AKBN për shqyrtim dhe miratim një PP&B për vitin 2016 që të jetë konsistent me planin e zhvillimit të miratuar në 2009 (kjo në vijim të përfundimeve dhe konkluzioneve të pasqyruara në dokumentet e dërguar në AKBN me shkresën nr. 9124 prot., datë 16.12.2015 të Albpetrolit, për minutat e takimit të mbledhjes së KK (ACM nr. 22) datë 27.11.2015.). Në datë 17.03.2016, Albpetroli i është drejtuar MEI dhe për dijeni AKBN, në lidhje me procedurat për miratimin e PP&B të vitit 2016. Në datës 31.03.2016, AKBN i është drejtuar Albpetrolit, për dijeni ministrit të MEI, në lidhje me procedurat për miratimin e PP&B për vitin 2016. Në këtë shkresë kërkohet që në

74

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

përgjigje të shkresës së mësipërme të Albpetrolit të zbatohen me përpikmëri kërkesat e nenit 7 të ligjit nr.7746, datë 28.07.2013 “për hidrokarburet”, si dhe afatet e pasqyruara në nenin 8 të MH. PP&B për vitin 2016 nuk është miratuar akoma.

Si konkluzione: Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion në AKBN, u konstatua se procedura e miratimit të planeve të punës dhe buxheteve përkatëse (2011-2016) është shoqëruar me një problematikë të theksuar në lidhje me respektimin e afateve dhe përmbajtjeve sipas përcaktimit në LMH dhe MH. Për vitin 2011 vihen re vonesa në lidhje me dorëzimin dhe miratimin e këtij plani. Për vitin 2012 problematikat vijnë duke u zmadhuar ku janë evidentuar dhe parregullsi në PP&B, në lidhje me prodhimin dhe teknologjinë, mos arritjen e sasive të planifikuara në vitin paraardhës, duke u reflektuar në mos arritjen e faktorit R>1 për vitin 2013, diferenca në përdorimin e holluesit ku vlera është $67 milionë, puse të rinj jo aktivë, etj., të lartpërmendur. Në këtë rast, nga ana e AKBN është tërhequr vëmendja vetëm për vonesat dhe nuk ka marrë në analizë dhe të dalë me një vendim të saj konkret në lidhje me diferencat në vlerat monetare, mos realizimin e prodhimit, etj. Kjo të çon në hamendësimin se ka pranuar dhe miratuar në heshtje, këto problematika kur sipas LMH dhe MH minimumi mund ta kishte çuar çështjen tek eksperti. Për vitin 2013 problematikat sa vijnë dhe shtohen si në afate, ashtu dhe përmbajtje, kjo dhe për vetë faktin se në këto vite (2013-2015) kontraktori duhet të arrijë rezultate ku R>1 dhe të paguajë pjesën 50% të fitimit për shtetin shqiptar. Programi vjetor i propozuar është miratuar 2 muaj mbasi ka filluar viti fiskal dhe është shoqëruar me ndryshime, por nuk janë analizuar se ku kanë konsistuar këto ndryshime duke paraqitur vlera konkrete. Ky plan është aprovuar nga KK në kundërshtim me MH 91, dhe miratuar nga AKBN pas këtij aprovimi. Plani i vitit 2014 nuk është miratuar nga AKBN, por është formalizuar dhe i marrë si i miratuar nga ana e Kontraktorit në datë 30.01.2015. Pavarësisht këtij konsiderimi si të mirëqenë, edhe mbledhja e KK për miratimin e këtij plani është marrë si e tillë, pasi anëtarët e KK pjesë e Albpetrolit nuk e kanë firmosur dhe nuk është dalë me një vendim pas kësaj mbledhjeje, edhe në këtë rast në kundërshtim me MH. Gjatë korrespondencës së gjatë në lidhje me këtë plan dhe pas miratimit formal nga vetë Kontraktori pasi iu është referuar afateve, edhe pse në shkresat e saj AKBN e ka quajtur këtë fenomen të zgjatjes së shqyrtimit dhe miratimit të planit vjetor si një shkelje të LMH, e ka pranuar këtë plan. AKBN mund t’i ishte drejtuar ekspertit për këtë rast, të kishte propozuar me shkrim mbylljen e marrëveshjes sipas LMH92 dhe t’a kishte çuar çështjen në arbitrazh. E njëjta situatë paraqitet dhe për miratimin e planit të vitit 2015 dhe atij 2016 dhe për më tepër duke rritur shkallën e përkeqësimit. Edhe pse procedura e miratimit të PP&B për vitet fiskale përkatëse sa vjen dhe përkeqësohet, ku në këtë vit është vënë në dijeni me komunikim shkresor dhe MEI, nga institucionet publike shqiptare dhe konkretisht AKBN nuk është marrë asnjë masë për t’a kthyer situatën në favor të shtetit shqiptar, por ka pranuar miratimin e marrë të mirëqenë të tyre nga Kontraktori. Nuk janë zgjidhur çështjet e ndarjes së fitimit për shtetin shqiptar edhe pse sipas angazhimit të vetë kontraktorit (që në vitin 2011) do të paguante fitimin fillimisht në 2013 dhe më pas në 2014-2015. Evidentohet gjatë korrespondencave të gjata shkresore edhe moskonsistenca e PP&B me PZH, por nuk jepen detaje konkrete. Shkresat ku tërhiqet vëmendja duke sikur ndryshojnë vetëm datën, pasi në përmbajtje janë copy-paste, dhe nuk kalohet në veprime

91 neni 5.1.3 i MH 92 Neni 24 i LMH

75

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dhe qëndrime konkrete. Në këtë rast mbajnë përgjegjësi drejtuesit sipas periudhave përkatëse, të DH dhe Ekzekutiv në AKBN. Për sa më lart rekomandojmë: Në lidhje me planet e zhvillimit;

1. MEI dhe AKBN të marrin në analizë situatën e deritanishme dhe, pas nxjerrjes së përgjegjësive, të japin rekomandimet e duhura dhe konkrete për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në lidhje me realizimin e faktorit R>1, në afate të mirëpërcaktuara, duke siguruar nëse do të jetë e mundur përfitueshmërinë ekonomike të shtetit shqiptar nga kjo Marrëveshje Hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

2. Në rast se do të ketë amendime të tjera të Planit të Zhvillimit, AKBN të marrë masat që të analizojë në mënyrë të detajuar dhe me kompetencën e duhur profesionale këto plane, dhe të kërkojë paraqitjen në to të të dhënave të sakta dhe jo të hamendësuara dhe hipotetike.

Në vazhdimësi

Në lidhje me programet e punës vjetore dhe buxhetet përkatëse; 3. AKBN të marrë masa për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull në lidhje me programet e

punës dhe buxhetet përkatëse të viteve 2014, 2015 dhe 2016, edhe pse ato janë tashmë faktike dhe të evidentojë ato vlera shpenzimesh që janë në kundërshtim me LMH, MH, Planin e Zhvillimit të miratuar, duke i kategorizuar shpenzime të panjohura dhe si kosto të parikuperueshme, dhe t’i llogarisë me zbritje duke rishikuar vlerën e faktorit R, sipas periudhave përkatëse.

Brenda tremujorit të parë 2017

4. AKBN të analizojë dhe veprojë sipas të drejtave që i lindin nga përcaktimet e MH dhe LMH në lidhje me miratimin e programit të punës dhe buxhetit për vitin 2017 dhe në vazhdim, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore që nga eksperti, arbitrazhi dhe deri tek prishja e marrëveshjes në rast të evidentimit dhe përsëritjes së parregullsive të mësipërme në këtë procedurë.

Brenda muajit dhjetor 2016 Monitorimet e kryera nga AKBN për vendburimin e Patos-Marinëz. Gjatë këtij auditimi u kërkua vënia në dispozicion e monitorimeve dhe inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Hidrokarbureve në AKBN, në kuadër të përgjegjësive që rrjedhin nga të drejtat sipas përcaktimeve në LMH dhe MH, si dhe në përmbushje të detyrimeve sipas përcaktimit në rregulloren e brendshme dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe në zbatimit të kuadrit rregullator për marrëveshjet hidrokarbure, me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion u konstatua se: Në lidhje me monitorimet dhe inspektimet u vu në dispozicion dokumentacioni vetëm për ato të kryera në periudhën kohore 2011 deri në 2016. Këto monitorime dhe inspektime për periudhën janë kryer nga Sektori i Monitorimit në këtë Drejtori, si dhe specialistë të tjerë të po kësaj Drejtorie. Dokumentacioni nuk ishte i sistemuar dhe arkivuar sipas ligjit për arkivat. Nuk ishte në mënyrë kronologjike dhe nuk kishte informacione përmbledhëse sipas përfundimit të

76

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

secilit vit fiskal. Nuk kishte të dokumentuar me informacion shkresor ku të evidentohej veprimtaria monitoruese dhe inspektuese e operacioneve hidrokarbure sipas ecurisë së marrëveshjes dhe sipas viteve përkatëse. Nuk kishte plane pune për secilin vit për të kryer monitorime dhe inspektime të operacioneve hidrokarbure dhe për më tepër të drejtuar sipas një analize risku, në ato çështje që mund të rezultonin më kritike. Nuk kishte të dokumentuar në formë shkresore inspektimin, analizimin dhe shqyrtimin e raporteve tre-mujore të paraqitura nga kontraktori apo të të dhënave të tjera sipas përcaktimit në LMH93. Nuk ka marrë në analizë duke dokumentuar rezultatet për realizimin faktik të operacioneve hidrokarbure sipas programeve vjetore të punës dhe buxheteve përkatëse. Nga ana e grupit të auditimit u kërkua informacion sipas aneksit bashkëlidhur këtij Raporti, në lidhje me të dhënat statistikore, si: planifikimi dhe realizimi i prodhimit, i shpenzimeve kapitale dhe operacionale, i përdorimit të holluesit, i realizimit të të ardhurave shpimit të puseve të rinj, etj., por ky informacion nuk u vu në dispozicion nga DH në AKBN. Në mënyrë më konkrete, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në AKBN, situata paraqitet si më poshtë: - Për vitin 2011 janë kryer 4 (katër) monitorime dhe inspektime. Në këto janë përshirë si ato

për operacionet për shpimin e puseve, operacioneve të shërbimit, investimeve të tjera, monitorimit të të dhënave të prodhimit, kushteve mjedisore, etj., ku në një monitorim janë parë edhe disa prej tyre në të njëjtën kohë. Kohëzgjatja e një inspektimi në kushte normale ka variuar nga 1 deri 3 ditë. Përmbajtja e këtyre inspektimeve ka qenë pothuajse e njëjtë, vetëm duke ndryshuar tematikën. Në të gjitha këto raste, monitorimi, pavarësisht se është kryer në terren, i referohet të dhënave të marra nga përfaqësues të kontraktorit dhe jo të rezultateve të dala nga analiza e situatës në vend nga specialistët e kësaj drejtorie. Informacioni më pas është dërguar dhe është firmosur nga drejtori i drejtorisë. Në inspektimin e datës 21.11.2011, specialistë e kësaj drejtorie kanë inspektuar prodhimin e periudhës tetor-nëntor ku ka rezultuar me diferencë negative kundrejt planit në -25,5% ose -22.784 tonë (deficit). Po në këtë inspektim ata kanë evidentuar shpimin e puseve të rinj horizontalë në numër, 11 puse. Prodhimi sipas këtij inspektimi është realizuar nga 287 puse kundrejt 343, pra 56 puse më pak në punë.

- Për vitin 2012 janë kryer 16 monitorime dhe inspektime, tematika ka qenë e njëjtë si për vitin paraardhës, sikurse dhe kohëzgjatja. Në atë të datës 21.01.2012 janë evidentuar rritje të prodhimit për muajin dhjetor të vitit 2011 kundrejt atyre të mëparshëm, por më pak se plani i vitit në -27.3% dhe si vit -20% më pak se plani. Janë paraqitur shpimi i puseve të rinj që nga 2008 dhe ato të shpuar për vitin 2011, por nuk jepet si është kjo shifër në krahasim me planin, si dhe shërbimet e kryera në puse për dhjetorin, si dhe investime të tjera në infrastrukturë rrugore, të tubacioneve për lëvrimin e naftës, etj., por pa vlera monetare dhe pa i krahasuar me planin. E njëjta situatë edhe për muajin shkurt (23.02.2012), por këtu është ngritur nga përfaqësuesit e kontraktorit problematika e mostërheqjes së PPE nga ana e Albpetrolit. Po kështu edhe për marsin (16.03.2012), por në këtë inspektim është vënë re dëmtimi i disa kullave të puseve jashtë përdorimit. Me anë të shkresës nr. 2045 prot., të datë 21.03.2012, AKBN i është drejtuar Bankers dhe Albpetrolit në lidhje me këtë fenomen të dëmtimit të kullave dhe ka kërkuar zgjidhjen e situatës. Inspektimi i prillit (04.05.2012) është me të njëjtën tematikë dhe përmbajtje me atë të marsit, duke ndryshuar vetëm shifrat lidhur me mosrealizimin e prodhimit sipas planit, dhe numrin e puseve të rinj dhe shërbimeve të kryera. Po kështu dhe për majin (04.05.2012) dhe qershorin (20.06.2012). Në qershor

93 Neni 14. 2 pika (d) dhe (e); neni 16.6 i LMH.

77

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

(18.06.2012) është kryer një inspektim pas ankesës dhe shqetësimeve të banorëve të komunës Zharrës, në lidhje me lëkundjet e tokës, ndotjes së ajrit, erës së rëndë dhe mbetjeve në gropat ekologjike. Sipas inspektimit të specialistëve, lëkundjet e tokës nuk kanë qenë si pasojë e operacioneve hidrokarbure të shpimit të puseve nga kontraktori, nuk ka ndotje të ajrit dhe i janë referuar të dhënave të vëna në dispozicion nga kontraktori, po ashtu dhe për ndotjet e gropave ekologjike, duke u shprehur se nuk është detyrim i kontraktorit pasi janë mbetje të trashëguara. Në muajin korrik janë bërë inspektime por pa problematikë dhe janë verifikuar operacionet e një nënkontraktori (Weatherford) dhe është vërtetuar se ato janë në përputhje me faturat e TVSH të dërguara në AKBN, por pa treguar vlerën, referencën e kontratës përkatëse, dhe krahasimin me planin. Në gusht (15.08.2012) i njëjti inspektim si në të tjerët në lidhje me prodhimin (e rezultuar me mosrealizim kundrejt planit) dhe operacionet e tjera. Po në këtë muaj është përgatitur informacioni në lidhje me monitorimin e bërë në terren nga specialistët të sektorit të monitorimit (27-29.08.2012), në lidhje me verifikim e të dhënave të paraqitura në Q2 2012 dhe në raportin progresiv të muajit korrik 2012. Gjatë këtij monitorimi u verifikuan punimet e deklaruar në lidhje me: 1. Shëndetin dhe Sigurinë, ku janë kryer trajnime 15 ditore për punonjësit e një pusi, dhe monitorimin e ajrit në qytetin e Fierit. Këto janë kryer nga punonjësit e vetë kompanisë. 2. Mjedisi, ku në lidhje me kontratën me shoqërinë “Pastrimi” për tërheqjen e vajit të përdorur, ka rezultuar se kjo kontratë raportohet e përfunduar, por në momentin e monitorimit për vënien në dispozicion të kësaj kontrate, përfaqësuesi i kontraktorit ka bërë me dije se kjo kontratë ndodhej në zyrën e drejtorit të kompanisë dhe pritej firmosja nga ana e tij. Në lidhje me këtë, grupi i specialistëve ka konstatuar se është bërë shkelje e nenit 16/1, d, të LMH. Nuk janë evidentuar problematika të tjera në operacionet e monitoruara si: monitorimi zhurmave dhe marrëdhëniet me komunitetin. Ky informacion është përgatitur për drejtorin e DH dhe atë Ekzekutiv në AKBN. Po ashtu janë verifikuar në terren punimet për shpimin e puseve të një nënkontraktori tjetër (Albstar), me një kosto prej $31.181.385,82 por nuk asnjë informacion në lidhje me rezultatet e këtij inspektimi dhe për më tepër duke e krahasuar me planin, pasi zëri i punimeve ka qenë i konsiderueshëm . Në shtator (21.09.2012) është kryer inspektim për verifikimin e të dhënave të paraqitura në Q1 2012 për puset e rinj të shpuar në këtë tremujor. Pasi përzgjodhën 4 puse për të bërë verifikimin në terren për punimet e dukshme si: rrugët, sheshet, grykat e puseve, grupi i monitorimit ka bërë verifikimet përkatëse dhe matjet e punimeve të dukshme do të përgatisë një material në ditët e ardhshme. Monitorimet e tetorit është kërkuar dokumentacioni për përdorimin e gazoilit 10 ppm nga kontraktori për transport. Në nëntor (22.11.2012) monitorimi si të tjerët në lidhje me prodhimin, shpimin etj., ku përsëri problematika është mosrealizimi i prodhimit kundrejt planit. Në dhjetor (18.12.2012) është përgatitur informacioni në lidhje me verifikimin e kryer dhe diskutimin për përdorimin e dieselit/gazolitit 10 ppm nga Bankers. Në këtë informacion citohet se nga përfaqësuesit e kompanisë është vënë pjesërisht në dispozicion dokumentacioni i cili vërteton mënyrën e llogaritjes së konsumit të gasoil 10 ppm për gjeneratorët të cilët vënë në lëvizje pompat me burmë. Po ashtu dhe dokumentacioni i lidhur me harxhimin e gazoilit për automjete e kompanisë, si dhe të projektit termal i cili nuk ka qenë funksional që prej shtatorit 2012. Në datë 24.12.2012 është përgatitur informacioni në lidhje me verifikimin e kryer dhe diskutimin në datë 24.12.2012, për përdorimin e dieselit 10 ppm nga Bankers. Nga personat e autorizuar të kompanisë është vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës, pas kësaj grupi ka shqyrtuar këtë dokumentacion.

78

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- Për vitin 2013 janë kryer 9 inspektime. Në këtë vit inspektimet dhe monitorimet (11.01.2013) kanë filluar me tematikë si ato të rutinës së vitit të mëparshëm në lidhje me prodhimin shpimin, shërbimet etj., ku ka mosrealizim të prodhimit për dhjetorin e 2012. Ndërsa për 2013 janë evidentuar tejkalime në realizim të prodhimit kundrejt planit. Janari me 364 fuçi në ditë më shumë se parashikimi, maji me 809 fuçi më i lartë, qershori me 657 fuçi më i lartë se planifikimi i programit 2013. Në lidhje me tremujorët është cituar se prodhimi i parashikuar në programin e vitit 2013, për Q1 dhe Q2 ka qenë respektivisht 16.728 dhe 16.923 fuçi në ditë dhe mesatarja e vitit e parashikuar 17.427 fuçi në ditë. Sipas tejkalimit të vlerave të sasisë së prodhimit kundrejt planifikimit të prodhimit mesatar ditor sipas 5-mujorit të parë të këtij viti, rriten premisat që R≥1. Në janar, shkurt dhe prill sipas datave përkatëse (18, 22, 08, 19) janë bërë 4 (katër) verifikime në terren në lidhje me shërbimet e kryera nga 7 nënkontraktorë (Albstar, Bolvoil, Smape, Corsco, Europetrol, Klaudi Kuka, Balkan Trans Albania) në lidhje me shërbimet e kryera ku për të gjitha rastet në informacionet përkatëse citohet se ato janë sipas dhe përputhen me faturat e TVSH të situacioneve të paraqitura në AKBN. Në dhjetor (03.12.2013) është përgatitur informacioni për monitorimin e kryer në terren në datë 25-27.11.2013. Ky monitorim ka patur në fokus operacionet e kryera nga Bankers në lidhje me: Verifikimi në terren i puseve të rinj të shpuar gjatë 10-mujorit 2012. Statusin aktual të puseve të shpallur në këtë 10 mujor. Kostot e realizuara për këtë periudhë për shpimin e puseve të rinj; Projektet e realizuar në fushën e mjedisit për këtë periudhë dhe kostot e realizuara për realizimin e projekteve të mjedisit; sponsorizimet e kryera nga Kompania gjatë kësaj periudhe. Paraqitja e autorizimeve për kryerjen e këtyre sponsorizimeve. Sipas buxhetit dhe programit të punës të miratuar nga AKBN për vitin 2013, kompania duhet të realizonte shpimin e: 2 puseve vertikalë vlerësimi stratigrafik; 107 puse horizontalë prodhimi; 10 puse horizontalë (rishpim i pjesës horizontale); 2 puse vertikalë për zgjerimin e zonës ; në total 121 puse. Kostoja totale e parashikuar për programin e shpimit ka qenë $146,8 milionë. Sipas planifikimit, kostoja në total për pus horizontal do të ishte $1,297 milionë dhe për një pus vertikal vlerësimi stratigrafik $1,444 milionë. Në zbatim të këtij programi, deri në fund të 10-mujorit ka realizuar shpimin në total për 120 puse, nga të cilët 112 janë puse të rinj horizontalë, 8 janë të rishpuar në pjesën horizontale. Nga 120 puse të shpuar, 111 janë puse aktivë ndërsa 9 janë ndaluar për arsye të ndryshme (defekte ose për shkak të shpimit në afërsi të tyre). Kostoja mesatare e shpimit të një pusi horizontal, sipas informacioneve të vëna në dispozicion nga kompania është realizuar në vlerën $0,835 milionë nga $1,297 milionë e parashikuar në programin e punës dhe buxhetin për vitin 2013. Në total kjo kosto për këtë periudhë është realizuar në $97,5 milionë nga $146,8 milionë e planifikuar për 120 puset. Në lidhje me projektet për mjedisin sipas buxhetit të parashikuar për sigurimin teknik, social dhe kujdesin ndaj mjedisit për vitin 2013, Bankers ka parashikuar ta mbështesë punën sipas përcaktimit në Plan Veprimin Social Mjedisor (PVSM) të rënë dakord me IFC dhe BERZH. Sipas planifikimeve për këtë vit, ishin parashikuar të investoheshin rreth $6,67 milionë, nga të cilat $2,5 milionë për gropat ekologjike, $1,5 milionë për trajtimin e dherave dhe llumrave dhe $2,67 milionë për programe menaxhimi, monitorimi dhe programe sociale. Për periudhën 9-mujore, sipas informacionit nga përfaqësuesit e kompanisë, në lidhje me këto projekte janë investuar $3,52 milionë (nuk përmendet dokumentacion justifikues përkatës) ku janë veçuar: gropa ekologjike Ecopit 8, ku janë investuar $2,05 milionë; projekti për

79

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

trajtimin e dherave të ndotur ku janë investuar $1,05 milionë; rehabilitime, punime të ndryshme ndërtimore, monitorime, etj.., rreth $0,4 milionë. Në lidhje me sponsorizimet, nga shqyrtimi i dokumentacionit të ofruar grupit të punës të AKBN, nga Bankers janë kryer sponsorizime për periudhën 01.01.2013-30.09.2013 për 14 raste (sipas tabelës në këtë informacion) me vlerë $47.772,53. Sipas përcaktimit në nenin 10.2 të LMH, “rikuperimi i kostove. Kostot e parikuperushme”, pika d, thuhet se ...nuk do të jenë të rikuperueshme sipas kësaj LMH ... donacionet dhe kontributet, përveçse të miratuara nga AKBN ... Nga ana e kompanisë janë kryer për periudhën donacione në vlerë $12.939,29, pa miratimin paraprak të AKBN. Në lidhje me këtë konstatim në këtë monitorim, nga grupi i punës është cilësuar se këto sponsorizime duhet t’i vihen në dispozicion grupit të auditimit të AKBN, kur të auditojnë shpenzimet e kryera nga kompania për vitin 2013.

- Për vitin 2014, janë kryer 4 (katër) monitorime dhe inspektime. Duke filluar me informacionin e datës 11.02.2014 për atë të kryer në 03 deri në 07 shkurt, ku në lidhje me atë të vendburimit të Patos-Marinzës është cituar se prodhimi i naftës për muajin dhjetor 2013 ka qenë me një prodhim mesatar prej 19.400 fuçi në ditë me një rritje prej 725 fuçi në ditë më shumë se planifikimi për vitin 2013. Në datë 21.03.2014 është përgatitur informacioni në lidhje me verifikimin për nxjerrje jashtë përdorimit dhe shitje për skrap të disa materialeve kompanisë Bankers. Ky verifikim është bërë në datat 19-20.03.2014, për disa materiale (metalike për skrap) pjesë dhe jo pjesë e inventarit të kompanisë, për të cilat ajo ka kërkuar miratimin nga AKBN sipas shkresave përkatëse. Grupi i monitorimit i AKBN, pas shqyrtimit të kërkesave dhe dokumentacionit të dërguar nga kompania ka vlerësuar gjendjen e tyre. Problematika e evidentuar paraqitet: zëri pompa me burmë (PCP) ishte i pasistemuar dhe e pamundur të kryhej numërimi dhe identifikimi i inventarit të paraqitur nga kompania; zëri purteka (Rods) ishte i pasistemuar dhe e pamundur të kryhej numërimi dhe identifikimi i inventarit të paraqitur nga kompania; po ashtu dhe për zërin tubo pompe kompresor; zërin BOP+Casing. Në lidhje me verifikimet për listën e zërave që nuk përfshiheshin në inventar, grupi i monitorimit konkludoi se këto materiale ishin të grumbulluara dhe të paketuar në ambalazhe plastike me volum 1 m3, dhe nuk mund të shprehej për peshën e tyre. Në përfundim, grupi ka rekomanduar që AKBN të mos japë miratimin për shitjen e materialeve që sipas zërave të sipërpërmendur nuk u bë e mundur verifikimi i tyre deri në momentin që kompania t’i sistemojë ato. Po ashtu, dhe për materialet që nuk përfshihen në inventar të jepet miratimi vetëm pas të paraqiten fatura me peshën e tyre. Në datë 01.08.2014 është përgatitur informacioni në lidhje me monitorimin e kryer nga specialistët e DH në AKBN në datë 23-24.07.2013. Ky informacion i është vënë në dispozicion Drejtorit të DH dhe atij Ekzekutiv të AKBN. Në këtë monitorim specialistët e AKBN janë përqendruar në: 1. Trajtimi i problemeve mjedisore; 2. Pajisjet e matjes dhe kontrollit të parametrave kryesorë të ndotjeve; 3. Identifikimit të rrezikut; 4. Analiza e rrezikut; 5. Vlerësimi i rrezikut; 6. Rritja e sigurisë dhe ruajtja e shëndetit të punonjësve; 7. Masat dhe vendimet e marra pas identifikimit të rasteve problematike dhe nxjerrja e përgjegjësive; 8. Masat parandaluese për mos përsëritjen e tyre; 9. Informimi i publikut dhe publikimi i rasteve problematike. Pas prezantimit të bërë nga përfaqësuesit e kompanisë në lidhje me investimet e bëra për çështjet e mësipërme u bë verifikimi në terren dhe u evidentuan problematika në lidhje me: 1. Ndotje të ajrit nga pluhurat që ngrihen nga lëvizja e automjeteve që transportojnë naftë.

80

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Prania e 3 gropave ekologjike jo të ndërtuara dhe të funksionuar siç duhej. Erë e pakëndshme pranë gropave që sjell ndotje të ajrit. Pa argjinaturë funksionale dhe mungesë gardhi perimetral. Mbeturina të patrajtuara pranë gropave. Ekzistenca e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, por që nuk ka filluar funksionimin. 2. Në inspektimin në terren për masat e sigurisë u vunë re problematika, ku jo në të gjitha sheshet e naftës ishin vendosur impianti i shkumës dhe i ujit për mbrojtjen nga zjarri. Në datë 20.11.2014 është përgatitur informacion për DH në lidhje me monitorimin e kryer në datat 17-19.11.2014, në lidhje me çështjet mjedisore. Në këtë monitorim sipas informacionit janë përfshirë edhe trajtuar edhe shqetësimet e Komunitetit Shqiptar të Helsinikit të paraqitur pranë MEI në lidhje me ndotjen e mjedisit nga nxjerrja e naftës me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve të qarkut Fier. Në këtë informacion nuk paraqitet asnjë problematikë në lidhje me çështjet e mjedisit. (bashkëngjitur këtij informacioni ishte dhe deklarata për shtyp e Komunitetit Shqiptar të Helsnikit me problematikat përkatëse, datë 02.10.2014, por që nuk kanë gjetur në këtë monitorim ...!?).

- Për vitin 2015, janë bërë 9 inspektime dhe monitorime. Në datë 09-13 mars dhe 16-20 mars është bërë inspektim në terren i pajisjeve për matjet sasiore dhe cilësore të hidrokarbureve të kontraktorit. Në këtë monitorim ka vetëm një përshkrim të pajisjeve për formën volumin dhe se për çfarë shërbejnë dhe nuk ka asnjë problematikë. Në datë 24-25 është kryer monitorimi për shpëlarjen e puseve nga një nënkontraktor (Smape), shpëlarjen e puseve me hidrogjen, gjatë vitit 2014 dhe ka përgatitur informacionin e miratuar nga drejtori i DH në datë 27.02.2015. Në këtë monitorim grupi është fokusuar në dy problematika kryesore: nënkontraktori nuk ka kërkuar asnjë autorizim për materiale importi gjatë vitit 2014 dhe në raportin e kontraktorit për Albpetrolin nuk kuptohen qartë masat dhe rregullat mjedisore gjatë këtij procesi. Nga takimi me përfaqësuesin e Albpetrolit, drejtorin e Drejtorisë Hidrokarbure dhe atë të Mjedisit atje, grupi i punës paraqiti shqetësimet e tij në lidhje me këto problematika; nga ana e Albpetrolit ishte bërë monitorim, por që kishte lidhje me shkaqet e tërmeteve të ndjera në zonën e Zharrës dhe se a kishin lidhje me aktivitetet e këtij nënkontraktori. Edhe nga ana e DM në Alpetrol nuk u shpreh asnjë shqetësim në lidhje me këtë çështje dhe se nuk ka patur raportime nga qendrat e prodhimit apo specialistët e monitorimit të Albpetrol në lidhje me problemet mjedisore dhe shkelje apo cënim të standardeve mjedisore nga ana e nënkontraktorit. Përfaqësuesi i kontraktorit ka paraqitur frekuencën e kryerjes së operacioneve në lidhje më këtë çështje dhe bashkëpunimin me Albpetrolin, duke e njoftuar atë për çdo proçes të pastrimit të puseve. Sipas përfaqësuesit të kontraktorit u bë ditur se kërkesat e larta në kuadër të mbrojtjes të mjedisit të kontraktorit i kanë detyruar nënkontraktorët të respektojnë parametrat mjedisorë. Për vitin 2015, për shkaqe të lidhura me shpenzimet, kompania kishte ndërprerë kryerjen e pastrimit nga nënkontraktori. Më poshtë informacioni paraqet detaje teknike të procesit të pastrimit të puseve duke përdorur azot të lëngshëm dhe lëndë tensioaktive, duke vazhduar me stadin përfundimtar të procesit për thithjen e mbetjeve dhe dërgimin e tyre në gropat ekologjike. (Nuk tregohet se ku i ka gjetur nënkontraktori këto substanca dhe lëndë). Si konkluzion i këtij monitorimi, grupi i punës i AKBN, shprehet se: mosimportimi i pajisjeve dhe materialeve nga ana e nënkontraktorit gjatë viti 2014, nuk përbënte shqetësim si për kontraktorin, ashtu dhe për Albpetrolin, në të kundërt kjo do të konsiderohet si një rast i mirë për të ulur kostot hidrokarbure dhe se në drejtim të ruajtjes së mjedisit nuk ishte vërejtur ndonjë rast që kjo kompani nënkontraktore të kishte shkelur legjislacionin shqiptar, si dhe rregullat e standardet e përcaktuara për mjedisin.

81

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në datë 04.02.2015, një grup specialistësh të DH të AKBN ka kryer një monitorim në lidhje me kryerjen e operacioneve hidrokarbure të kryera nga kontraktori duke u përqendruar në problematikat mjedisore dhe të sigurimit në punë dhe shëndetit. Në informacionin e përgatitur në lidhje me këtë monitorim janë paraqitur kushtet e kompanisë për sigurimin teknik në vendburimin e Patos-Marinzës (pa evidentuar se në cilën zonë u krye monitorimi, apo në të gjithë vendburimin). Nga inspektimi në terren u vunë re këto problematika: jo në të gjitha sheshet e naftës ishin vendosur impianti i shkumës dhe impianti i ujit ndaj zjarrit; jo të gjithë punonjësit ishin të pajisur me maska, në zonën përreth ku kishte punonjës kishte era të pakëndshme (ndonëse për mjedisin përreth nuk përbënte problem ky fenomen). Në datë 26-28 maj nga ana e DH në AKBN është ngritur kryer nga një grup pune, monitorimi për shpimin e puseve të rinj që kryhen nga kompania kontraktore me anë të nënkontraktorëve të saj (SIMMONS dhe CORSCO), si dhe verifikimin e detyrave të lëna nga grupi i kontrollit gjatë kontrollit të mëparshëm (pa përmendur detyrat e lëna). Puset ishin të gjithë në shfrytëzim dhe ishin marrë të gjitha masat e sigurimit teknik që pusi që po shpohej të mos ndikonte në marrjen e prodhimit nga puset e tjerë. Si përfundim, nga ana e grupit të punë së AKBN në dokumentin në lidhje me këtë monitorim thuhet se: të dy kompanitë kanë plotësuar në mënyrë korrekte të gjitha detyrat dhe kërkesat e lëna nga kontrolli i mëparshëm dhe të mbështetura në rregulloret që duhet të plotësojë një kompani gjatë shpimit të një pusi shfrytëzimi (po a nuk ishte një nga këta nënkontraktorë duke shpuar pus kur ndodhi fontanimi, për të dy janë vërejtur parregullsi më parë). Në datë 15.07.2015 nga një grup pune i AKBN në zbatim të autorizimit të zv/drejtorit ekzekutiv nr. 1151 prot., datë 10.07.2015, ka zhvilluar një takim në zyrat e kontraktorit në prani të përfaqësuesve të tij dhe atyre të Albpetrolit në lidhje me pretendimet për kthimin e disa puseve të marra në dorëzim nga kontraktori, ku pretendimi nga ana e Albpetrolit ishte se këto puse janë dorëzuar gabimisht. Përfaqësuesit e kontraktorit pretendonin, ndër të tjera “...se në ligjin për hidrokarburet nuk përcaktohen koordinatat gjeografike të vendburimeve hidrokarbure, objekteve apo zonave ..., dhe se kjo e drejtë i takon marrëveshjes hidrokarbure e cila përcakton qartë koordinatat në të cilat kryhen operacione hidrokarbure...”. Sipas mendimit të grupit të AKBN, argumentet e paraqitura nga të dyja palët nuk janë të qarta teknikisht, ligjërisht dhe gjeologjikisht. Përfaqësuesit e të dyja palëve bëjnë interpretime të ndryshme të ligjit për hidrokarburet dhe të MH, për pjesë të ndryshme sipas interesave reciproke. Grupi ka dalë me konkluzionin se për zgjidhjen e problemit palët duhet të përmbushin dhe mbështeten në: të përmbushen të gjitha dispozitat ligjore dhe kërkesat që përmban ligji; të zbatohet “Marrëveshja Albpetrol”, datë 26.07.1993 e lidhur midis ministrisë dhe Albpetrolit; të merren në konsideratë termat e pasqyruar në “protokollin” që përcakton nivelet e thellësisë të shtrirjes së koncesioneve të Albpetrolit që ndodhen në zonë e licensës (cili është ky protokoll, ku përmendet në LMH dh MH dhe nga kush është hartuar dhe miratuar); të zbatohet LMH ku shprehen qartë të drejta dhe detyrimet që kanë palët. Në datë 28.09.2015, grupi i punës së specialistëve të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN ka përgatitur relacionin e monitorimit në lidhje me skemën e matjes së prodhimit të naftës nga puset deri në pikën përfundimtare të shitjes në peshore. Pas përshkrimit të asaj se si veprohej nuk dilet me asnjë konkluzion në këtë monitorim. Në datë 01.12.2015 dhe 02.12.2015 nga një grup specialistësh të AKBN, për inspektimin e gjendjes së automjeteve në përdorim nga kontraktori dhe të propozuar prej tij për nxjerrjen jashtë përdorimit me kërkesën nr. 1648, prot., datë 11.11.2015 dhe lejen për shitjen e tyre për skrap.

82

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Kjo praktikë është pjesë e proçedurës së miratuar nga AKBN për rastet e shitjes për skrap të aseteve të krijuara nën MH (cila është procedura). Janë 4 automjete kamionçina me karroceri të modeleve Ford (2) dhe Toyota (2), të cilat nga ana e kompanisë janë propozuar për nxjerrje jashtë përdorimit. Nga ana e grupi të AKBN është verifikuar dokumentacioni teknik dhe ai i kontabilitetit në lidhje me këto automjete në zyrat e kompanisë. Shpenzimet për këto atomjete sipas dokumentacionit të kontraktorit paraqiten; $17.754 për punën dhe mbajtjen në gjendje punë të njërit Ford; $22.810 shpenzime për Fordin tjetër, $22.042 për njërën Toyota dhe 23.143 shpenzime për Toyotën tjetër. Sipas inspektimit fizik të automjeteve, grupi i AKBN konstatoi se si gjendja e jashtme, ashtu dhe ajo e brendshme e tyre paraqiteshin me amortizim të theksuar... etj, duke kërkuar shpenzime të mëdha për rehabilitimin e tyre. Si konkluzion, grupi mendon që këto automjete të shiten për skrap sipas përcaktimeve në MH dhe LMH respektivisht neni 10 dhe 17. Në zbatim të urdhrit të zv.drejtorit të përgjithshëm të AKBN, nr. 992, prot., datë 15.06.2015 është ngritur një grup pune me specialistë të DH, në lidhje me inspektimin dhe miratimin e pikave të lëvrimit përkatësisht në Fier Hub pranë UPN-Fier, dhe pikave të lëvrimit të kontraktorit (si dhe Transoilgroup). Ky grup ka kryer inspektimin në datat 16-17.06.2015. U evidentua vetëm një problematikë. Në datë 17.06.2015, u bë takimi trepalësh në zyrat e kontraktorit në lidhje me diskutimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit për pikën e lëvrimit, pranë UPN, që ishte kërkuar të miratohej. Nga ana e grupit të punës së përfaqësuesve të AKBN i është kërkuar përfaqësuesve të Albpetrolit që në përfundim të periudhës së monitorimit (qershor 2015), i cili do të konsistonte në analizat e produktit për çdo ngarkesë, të dërgonte në AKBN mendimin e saj përfundimtar për këtë pikë Si përfundim në lidhje me këtë çështje grupi i AKBN ka shprehur mendimin e tij për mos miratimin e kësaj pike pasi: nuk ka dokumentacion teknik përkatës sipas Urdhrit nr. 184, datë 05.07.2005, të ministrit të METE, “Për kushtet dhe normat e projektimit të impianteve, instalimeve dhe pajisjeve që shërbejnë për depozitimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”; kontraktori ka një pikë lëvrimi të certifikuar nga IQT në ambientet e UPN, për të cilën është bërë investim dhe nuk del e qartë se përse kërkohet miratimi për ndërtimin e në pike tjetër lëvrimi ngjitur me të...; është e dukshme që kjo pikë është e ndërmjetme; të sqarohet që kjo pikë lëvrimi do të shërbejë për tregtimin e naftës brut dhe jo vetëm dedikuar në tregun e brendshëm apo dhe në tregun e jashtëm; kontraktori duhet të sqarojë nëse kjo depozitë do të përdoret për të depozituar dhe hollues.

- Për vitin 2016 është kryer 1 inspektim në lidhje me investimet e kryera për Q4 2015. Ky inspektim është kryer nga data 25-27.04.2016. Gjatë këtij inspektimi u konstatua se në 3-mujorin e IV të viti 2015 ishin parashikuar të kryheshin investime në vlerën $36.697.000, kurse në fakt ishin realizuar $25.036.000 me një diferencë prej $11.661.000. Në informacionin për këtë inspektim është paraqitur tabela me zërat përkatës të investimeve për tre-mujorin, të shoqëruar me vlerat përkatëse. Më poshtë informacioni vazhdon me përshkrimin në lidhje me investimet e kryera, por pa dhënë vlerat për secilin zë dhe pa marrë në analizë krahasimin plan fakt. Për më tepër në këtë monitorimin nuk citohet kontrolli i dokumentacionit justifikues për shpenzimin e bërë. Investimet paraqiten si më poshtë: investime të kryera në zërin “shpime dhe kompletime” në 24 puse si shpenzime kapitale

për “inxhinieri shpimi” dhe “ndërprerjen e shpimit për sondat”; investime në zërin “ndërtime sheshe”, për 4 sheshe;

83

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

investime në zërin “rikompletime në puse” për 2 puse dhe alokim kosto për PR (marrëdhënie me publikun);

investime në zërin “remonte të puseve”, elektrifikime të 6 shesheve; vendosje të pompave me kapacitet të madh në 9 puse;

investime që plotësojnë rregullin 40/40 kur vlera e një remonti është >$40.000; investime në zërin “shërbime në puset e injektimit të ujit”, zëvendësimi i parkerit në pusin

5500, alokim i kostove për PR pa vlerë, kosto të tjera të pa alokuara pa vlerë; investime në zërin “shpime në puset e injektimit të ujit”, shpim dhe kompletim i pusit

5323; investime në zërin “pajisje për puset e injektimit të ujit”, linja elektrike instalim pompe;

K24A sheshi për injektim uji; investime në zërin “pajisje të përgjithshme”, punime inxhinierike për pajisjet me H2S pa

vlerë; instalime të pajisjeve për rikuperimin e fraksioneve të lehta (VRU) në Pad D dhe H dhe SAT 3 GOR skid; zgjerimi i magazinës; lidhja e puseve në 4 sheshe; instalimi i depozitës së re diezel; instalimi i depozitës së ujit në sheshin M29C pa vlerë; kosto të PR të pa alokuara pa vlerë, kosto të tjera të pa alokuara pa vlerë;

investime në zërin “pajisje kryesore”, instalime pajisjesh në Sat 3; zgjerimi i Pad D; kthesa e pad-eve D dhe H; studim për impiantin e gazit, kosto të PR të pa alokuara pa vlerë; investime në zërin “pajisje tubacione rrjeti”, sistemi i rrjetit verior të tubacioneve; sistemi i rrjetit perëndimor të tubacioneve dhe zgjerimi i tij; tubacione nga L24A tek K24A; kosto të PR të pa alokuara pa vlerë;

investime në zërin “punime në puset polymer”, kapitalizimi i kostove operative; projektimi i trajtimit të Gel-it pa vlerë; puset burim uji për 3 të tillë; konvertimi i 16 puseve sipas numrave përkatës në puse injektimi; instalimi i pompës së injektimit 300Q-5M dhe PSU 100 në sheshin N25B; përfundimi i injektimit të polimerit në 5 sheshe sipas numrave përkatës; përfundimi i 3 shesheve të polimerit sipas numrave përkatës; kosto të PR të pa alokuara pa vlerë;

investime në zërin “administrimi i HSE (shëndeti, siguria, mjedisi), mirëmbajtje e gropave ekologjike, menaxhimi i gropave ekologjike, menaxhimi i ndotjeve, monitorimi i mjedisit, përputhshmëria e rregulloreve, rehabilitimi i gropave, kosto të PR të pa alokuara;

investime në zërin “marrëdhënie me komunitetin”, kurse gjuhe në ICT, angazhime të komunitetit, monitorime dhe vlerësime,menaxhimi i ankesave, infrastruktura e komunave, projekti bujqësor, kullimi I i projektit të III, konsulenca sociale, projekte teknike, promovime gjuhësore, mbjellje pemësh, kosto të PR të pa alokuara;

investime në zërin “investime të tjera”, studim për injektim uji dhe polimer pa vlerë; studime PVT për EOR dhe nafta të shkumëzuar; analiza e kampioneve të 2 puseve sipas numrave përkatës; rezervat e PM për vitin 2015; kosto të PR të pa alokuara dhe kosto të tjera të pa alokuara pa vlerë.

Si konkluzion: Cilësia dhe përmbajtja e monitorimeve dhe inspektimeve të vëna në dispozicion lënë shumë për të dëshiruar. Duke i parë në këndvështrimin e analizës së tre E-ve, në lidhje me monitorimet dhe inspektimet e paraqitura konstatojmë se ato kanë një ndikim negativ në performancën e institucionit, pasi në këtë rast ekonomiciteti cënohet nga shpenzimet për kryerjen e monitorimeve dhe inspektimeve të padobishme; duke krahasuar shumëllojshmërinë e operacioneve

84

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

hidrokarbure dhe çështjeve problematike që lindin nga këto me numrin e inspektimeve dhe monitorimeve të kryera kemi një nivel mjaft të ulët të eficiencës, duke shtuar këtu dhe mungesën e analizës së periudhave tre-mujore (Q) që kontraktori paraqet në AKBN, si për periudhën paraardhëse, ashtu dhe atë pasardhëse në lidhje me të gjithë operacionet që do të kryejë në zonën e kontratës. Analizë kjo që do të evidentonte mangësitë dhe parregullsitë brenda një periudhe relativisht të shkurtër dhe brenda të njëjtit vit fiskal, duke krahasuar planin e paraqitur me faktin do të dilnin në pah devijancat dhe më pas do të reklamoheshin sipas të drejtave të LMH dhe MH. Po ashtu mund të themi edhe për efektivitetin, pasi edhe në ato raste ku evidentohen probleme nuk jepen zgjidhje ose nuk ndiqet problemi më tej. Për më tepër DH nuk i ka kryer dhe nuk i kryen monitorimet në bazë të planit të menaxhimit të riskut apo më thjesht duke i drejtuar ato në ato zona apo operacione ku rastet e parregullsive apo të devijancave nga planet do të ishin më e të mundshme. Por kjo do të arrihej nëse DH dhe AKBN do të kishin një analizë të përditësuar, në vazhdimësi dhe të saktë në lidhje me operacionet hidrokarbure të kryera nga kontraktori. Mungesa e plotësimit të të dhënave të kërkuar nga grupi i auditimit sipas aneksit të këtij Raporti, edhe pse përmendur më lart në rastin e monitorimeve dhe inspektimeve, merr një konteskt tjetër, pasi konstatohet se ato janë bërë sa për të kaluar radhën, dhe nuk janë mbledhur dhe pasqyruar rezultatet për t’u analizuar dhe ndjekur në vazhdimësi. Duke u ndalur në disa raste konkrete të lartpërmendura, konstatohet se në rastin e vitit 2013 ku nga monitorimet është evidentuar rritje e prodhimit më shumë se plani, ulje të shpenzimeve për shpimin e puseve të rinj në lidhje me planin, që zënë peshën më të madhe të investimeve për periudhën, duke futur dhe fillimit e 2014 për monitorimin e fundvitit të 2013, nuk kuptohet arsyeja se përse nuk është vazhduar më tej me evidentimin, pasqyrimin dhe analizimin e kësaj situate. Nuk na u vunë në dispozicion dokumentet justifikuese shkresore në lidhje me komunikimin e DH me Ekzekutivin e AKBN për këtë situatë. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme, pasi në këtë rast do të kishim një vlerë të pastër të R>1, duke derivuar fitim për shtetin shqiptar. Ky veprim ka shkaktuar efekt financiar negativ për shtetin shqiptar, por nuk mund të shprehemi me vlera të sakta monetare të këtij fitimi të munguar, pasi situata në vazhdim ka sjellë plane vjetore dhe buxhete përkatëse të kontestuara kryesisht në mbledhjet e KK nga përfaqësuesit e Albpetrolit, dhe më pas të pamiratuar, por edhe të paanalizuar për të dalë me konkluzione dhe vendime konkrete nga ana e AKBN si përfaqësuese e shtetit shqiptar dhe të drejtave të LMH94. Këto janë marrë të mirëqena të miratuara nga kontraktori, ashtu siç i ka paraqitur ai dhe duke i ndryshuar herë pas here me pretendimin e tejkalimit të afateve. Po ashtu, rezultatet dhe vlerat e evidentuara dhe kundërshtuara, duke i klasifikuar si kosto të parikuperueshme, në lidhje me shpenzimet e kontraktorit të nxjerra nga auditimi i deklaratave financiare të tij nga AKBN, kanë ngrirë sipas një marrëveshjeje të përbashkët MEI, AKBN dhe Kontraktor deri në zbardhjen e mendimit të ekspertit në fund të dhjetorit 2016. Në këtë kontekst nuk mund të evidentohet dhe të shprehet në mënyrë të saktë dhe të pakontestueshme nga grupi i auditimit të KLSH-së, se sa do të duhet të ishte fitimi për shtetin shqiptar, për periudhën në fjalë. Duke vazhduar me monitorimet, në disa raste të përmendura më lart, edhe kur evidentohen parregullsi apo raste kur nuk janë realizuar treguesit e planifikuar, nuk është vazhduar më tej me ndjekjen e situatës, por duket sikur procesi ka ndalur tek drejtimi i DH, apo deri midis kësaj drejtorie dhe Drejtorit Ekzekutiv të AKBN në disa raste. Paraqitja e investimeve pa vlerat dhe dokumentacion justifikues përkatës dhe përsëritja e disa shpenzimeve që nuk duken si investime, por paraqiten si tilla, të çon në hamendësim e arsyeshëm që mund të ketë patur fryrje të kostove 94 Neni 6.4 i LMH.

85

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dhe raste të dublimit të tyre (viti 2016). Për sa më lart, mbajnë përgjegjësi drejtori i DH për mënyrën e paefektshme të drejtimit të drejtorisë dhe miratimit të monitorimeve që nuk kanë përmbajtjen e një dokumentacioni monitorues apo inspektues, etj., mundësinë e koordinimit me Drejtorin Ekzekutiv të AKBN për gjetjen e zgjidhjes së problematikave, si dhe Drejtori Ekzekutiv i AKBN, për mos marrjen e masave konkrete dhe detyruese për kontraktorin në lidhje me përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i LMH dhe MH. Për këtë rekomandojmë.

1. MEI dhe AKBN të marrë masa për analizimin e situatës në lidhje me rastet evidentuara më problematike në monitorimet e deritanishme, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse, dhe duke rekomanduar masa konkrete për zgjidhjen e situatave, si dhe të hartojnë dhe miratojnë procedura dhe/ose rregullore në lidhje me monitorimet, inspektimet, kontrollet që duhet të kryhen nga AKBN dhe strukturat përkatëse brenda saj, në lidhje me operacionet hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

2. AKBN, bazuar në të drejtat që i lindin nga LMH dhe MH, t’i kërkojë kontraktorit rregullimin e procedurave apo proceseve të evidentuara si problematike, si dhe në rastet e evidentimit të parregullsive apo shkeljeve të MH dhe LMH nga ana e kontraktorit, t’i drejtohet në kohën e duhur sipas përcaktimit në LMH dhe MH ekspertit, arbitrazhit, si dhe t’i drejtohet kontraktorit brenda afateve për prishjen e marrëveshjes.

Në vazhdimësi

3. AKBN të marrë masa për vënien para përgjegjësive të stafit të saj në rastet e mos përmbushjes së detyrave në lidhje me ndjekjen dhe monitorimin e marrëveshjeve hidrokarbure në kuadër të arritjes së përfitueshmërisë ekonomike nga to të shtetit shqiptar, qofshin dhe staf apo anëtarë të menaxhimit të lartë drejtues.

Brenda tremujorit të parë 2017

4. AKBN dhe DH të marrin masa për të bërë një analizë të plotë dhe të detajuar, duke u bazuar në një ekspertizë profesionale dhe me integritet, në lidhje me evidentimin e saktë të ecurisë së deritanishme të MH për vendburimin e Patos-Marinzës, në lidhje me prodhimin, shpenzime,t të ardhurat si faktorë kyç që lidhen me faktorin R, por pa lënë më një anë edhe aspektet dhe operacionet e tjera hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

5. Drejtoria e DH në AKBN, të hartojë plane pune sipas një analize risku për evidentimin e operacioneve më të prekshme të prirura ndaj shmangieve dhe devijimit nga planet apo të ku mund të ketë fushë për abuzim dhe mashtrimi duke fryrë kostot hidrokarbure, duke i orientuar dhe drejtuar monitorimeve dhe inspektimeve sipas çështjeve të mirëpërcaktuara.

Në vazhdimësi

86

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

3.2.3 A ka qenë efektiv aktiviteti auditues i AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit? Bazuar në LMH të datës 07.06.2004, të nënshkruar midis Ministrisë se Industrisë dhe Energjisë (aktualisht MEI), përfaqësuar nga AKH (aktualisht AKBN) dhe Albpetrol ShA, kompani shtetërore e organizuar sipas ligjeve shqiptare, neni 15, paragrafi 15.3, AKH ka të drejtën të inspektojë dhe auditojë librat e llogarisë dhe dokumentacionin e kontabilitetit të të Licencuarit në lidhje me operacionet hidrokarbure, por jo më shpesh se një herë në një vit fiskal, përveçse kur bihet dakord ndryshe me operatorin. Kjo e drejtë auditimi përfundon tre vjet pas datës në të cilën i Licencuari dorëzon dokumentacionin e tij të kontabilitetit për atë vit fiskal, përndryshe, ky dokumentacion kontabiliteti gjykohet të jetë i saktë dhe më vonë nuk mund të jetë objekt kundërshtimi. Meqenëse inspektimi dhe auditimi i librave të llogarisë dhe dokumentacionit të kontabilitetit bëhet në lidhje me operacionet hidrokarbure, në LMH është përcaktuar se “Operacione Hidrokarbure” janë të gjitha operacionet që realizohen nga i Licencuari pas datës efektive, duke përfshirë pa u kufizuar në: testimin, zhvillimin, nxjerrjen, prodhimin, trajtimin, transportimin dhe ruajtjen e hidrokarbureve, do të thotë se nga ana e AKH (Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve) kjo veprimtari auditimi duhej të kishte filluar për vitin 2005. Librat e llogarisë mbahen sipas procedurës llogaritëse për krijimin, mbajtjen dhe kontrollin e të gjitha llogarive dhe regjistrimeve sipas marrëveshjes95. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion nga AKBN, auditimi ka filluar për vitin 2006, pra ka ushtruar te drejtën e saj pasi kane kaluar mbi 2 vite, duke i hequr mundësinë përfaqësuesit shtetëror për kundërshtimin e kostove hidrokarbure të përfshira në të rikuperueshme ose jo. Sipas praktikave ndërkombëtare të auditimit të marrëveshjeve hidrokarbure, objektivi kryesor i auditimeve nga përfaqësuesit shtetërorë (ne këtë rast AKBN) është që të ofrojë siguri se kontraktori i ka kryer te gjitha operacionet hidrokarbure në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes. Spcifikisht duke u siguruar që: Kontraktori ka kryer kënaqshëm detyrimet operacionale, tregtare, financiare, të tatimeve dhe

taksave, si dhe atë raportuese, sipas përcaktimeve në marrëveshje; Të gjitha shpenzimet për kostot e rikuperueshme, siç janë raportuar, kanë plotësuar të gjitha

kërkesat dhe kushtet të cilësohen si shpenzime të lejueshme të kostove të rikuperueshme, dhe vlerat e deklaruara janë mbështetur nga një evidencë e përshtatshme, kompetente, të auditueshme dhe praktike;

Kontraktori ka mbajtur regjistra të përshtatshëm të llogarisë në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes, të cilat në përgjithësi kërkojnë që regjistrat e llogarisë të jenë në përputhje me praktikat llogaritëse të pranueshme të përdoruara nga operatorë me eksperiencë në industrinë ndërkombëtare të hidrokarbureve;

Të gjitha eksportet dhe shitjet e brendshme të prodhimit hidrokarbur janë kryer në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes;

Të gjitha statistikat e prodhimit të hidrokarbureve dhe të ardhurave nga shitja janë llogaritur me kujdes, janë regjistruar në rregull në regjistrin e kostove të rikuperueshme, janë ndarë në mënyrë të përshtatshme midis shtetit dhe janë reflektuar ne raportet përkatëse.96

Në plotësim të përgjegjësive të veta sipas nenit 15.3 të Licencë-Marrëveshjes, AKBN ka kryer auditimet si më poshtë: 95 Aneksi B-Procedura llogaritëse, MH vendburimi Patos-Marinez, 19.06.2004 96 Wolverine consulting 2015

87

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

a) Auditimi i parë për periudhën e aktivitetit të marrëveshjes nëntor 2006 – dhjetor 2007 është kryer në shtator-dhjetor 2008 nga AKBN dhe një eksperte kontabël e autorizuar, dhe dërguar Bankers Petroleum Albania Ltd (BPA) në dhjetor 2010, duke u përqendruar jo vetëm në auditimin e shpenzimeve të kryera, por edhe zbatimin e detyrimeve sipas LMH, verifikimin e zbatimit të planit te shpenzimeve, procedurave të tenderave, kontratave etj., të cilat më shumë janë çështje te inspektimit sesa të auditimit. Kjo tregon se që në fillim AKBN, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar, nuk ka ushtruar te drejtën e inspektimit dhe monitorimit të vazhdueshëm gjatë vitit fiskal, por është mjaftuar me kryerjen e auditimit jo të detajuar të librave të llogarisë dhe të çështjeve të tjera që i përkasin inspektimit. Duhet theksuar se, në vitin 2007 ka pasur një kontroll nga organet tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, të cilët kanë konstatuar se BPA nuk ka paguar tatim fitimi për periudhën 2004-2006 për kontraktorët e huaj dhe detyrime për TVSH në shuma të konsiderueshme, të cilat janë likuiduar nga ana e tyre. Sipas këtij raporti, kontratat mbi 2 milionë USD janë lidhur para kësaj periudhe auditimi, çka do të thotë se, nga njëra anë nuk është ftuar AKBN që të marrë pjesë në këto procedura, dhe në vijim kontraktori vazhdon me shtesa kontrate, dhe nga ana e tjetër dëshmon për fillimin me vonesë të auditimeve nga ana e AKBN në fundvitin 2006, kur marrëveshja është nënshkruar dhe bërë efektive në qershor 2004 dhe kontraktori ka nënshkruar gjithsej me qindra kontrata. Nga ana e AKBN në këtë auditim cilësohet si veprimtari pozitive nënshkrimi i një kontrate për asistencë në shërbime i kompanisë kontraktore (Bankers Petroleum Albania Ltd) dhe asaj mëmë (Bankers Petroleum Ltd), pa analizuar në detaje se mund të rezultojë me rritje të kostos së hidrokarbureve të rikuperueshme dhe për pasojë shtyrjen drejt pamundësisë kohore të kthimit të faktorit R>1, në interes të shtetit shqiptar, duke demonstruar kështu cilësi të ulët audituese. Nuk evidentohet fakti që, megjithëse janë tejkaluar shifrat e prodhimit të programuar për vitin 2006 edhe në kushtet kur kanë qenë 75% e puseve aktive në krahasim me programin, prodhimi paraekzistues për Albpetrol ShA nuk është plotësuar për 14 mijë fuçi97; janë tejkaluar shpenzimet operacionale dhe nuk janë realizuar ato kapitale, duke qenë në raportin 33% me 67%. Ndërsa në vitin 2007 është evidentuar se: treguesit e prodhimit nuk realizohen për shkak të numrit të puseve aktivë më të ulët në krahasim me programin, vjen duke ndryshuar raporti i shpenzimeve operative me ato kapitale në 39% me 61%, në dëm të këtyre të fundit, etj. Grupi i auditimit nuk ka kryer një analize për tejkalimin e shpenzimeve ligjore për sigurim suplementar pasurie për shkak të marrjes së kredisë në nëntor 2006 nga ana e Bankers. Megjithëse evidentohet në një zë tejkalim i shpenzimeve për efekt të shtesës se normativave te materialeve, audituesit e AKBN nuk e trajtojnë si kosto të parikuperueshme këtë tejkalim. Si përfundim, për vitin 2007 është konkluduar se ka pasur mangësi në inventarizimin e naftës; në vendosjen e çmimit të shitjes së naftës; në kontrata punësimi, etj.; janë kryer donacione dhe sponsorizime pa miratim të AKBN; janë përfshirë në kosto hidrokarbure dhe shpenzime të kryera për llogari të kompanisë mëmë, etj. Nga sa më sipër konstatohet se auditimi kësaj periudhe ka qenë i përciptë, pasi nuk shprehet për kostot hidrokarbure sipas librave të llogarisë dhe regjistrimeve e dokumentacionin përkatës në mënyrë të detajuar për kostot e punës, të materialeve, shpenzimeve indirekte,

97 AKBN, Raporti përfundimtar për periudhën 01.11.2006-31.12.2007.

88

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

shërbimet, shpenzimet e përgjithshme, administrative, taksat, dëmtim dhe humbje te pajisjeve etj. Veç këtyre, pagesa dhe përfshirja e ekspertit kontabël në grupin e auditimit është keqadministrim i shpenzimeve të AKBN dhe paaftësi e stafit dhe specialistëve përkatës të Drejtorisë së Hidrokarbureve dhe asaj Ekonomike.

b) Raporti i auditimit për periudhën 2008-2009, është kryer pas shtatorit të vitit 2010 dhe i është dërguar kompanisë kontraktuese me datë 06.03.2012. Ky auditim është ushtruar nga kompania audituese e pavarur AAIR - Albanian Audit and International Partners. Megjithëse AKBN ka pasur në përbërje të saj 141 punonjës të profileve dhe fushave të ndryshme nga të cilët 15 në Drejtorinë e Hidrokarbureve dhe 13 Drejtoria Ekonomike, me një nga detyrat kryesore ushtrimin e kontrollit për kryerjen e operacioneve hidrokarbure në përputhje me ligjin, mbi të gjithë kontraktorët ose palët e licencuara, konsiderohen shpenzime të keqmenaxhuara të AKBN duke akorduar shpenzime me auditues të jashtëm, të cilët nuk kanë kryer asnjë inspektim financiar mbi këto libra dhe nuk kanë eksperiencën e nevojshme për këto lloj auditimesh të veçanta. Veç kësaj, është përfshirë në të njëjtin raport auditimi dhe një kontraktor tjetër (Sherwood International Petroleum Ltd) për një vendburim tjetër, që i nënshtrohet një marrëveshje dhe LMH të veçantë, e cila mund të ketë terma dhe kushte të tjera. Ashtu siç ka ndodhur dhe më parë, është përfshirë në auditim më shumë se një vit fiskal, çka tregon se AKBN nuk e ka marrë seriozisht çështjen e auditimit për ta ushtruar në përputhje me të drejtat që i jep marrëveshja, dhe si një nga elementët kryesorë në përcaktimin e faktorit R, pra mbulimin e kostove hidrokarbure dhe arritjen e fitimit. Megjithëse auditimi është përqendruar sipas tyre në mbi 20 çështje, si verifikimi, vlerësimi i rezervave të naftës, verifikimi i dokumentacionit argumentues dhe justifikues për shpenzimet e kryera; kontrolli i shpenzimeve të kryera për periudhën e auditimit, përcaktimi i kostove të rikuperueshme dhe atyre të parikuperueshme, etj. Veç kësaj janë përfshirë në auditim dhe çështje qe i përkasin inspektimeve, si ato në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit, verifikim-zbatimit të kontratave, verifikim i procedurave të tenderimit, shqyrtim kontrata shitjesh, etj., të cilat ia zbehin rolin dhe vlerat e auditimit dhe ulin ndjeshëm efektivitetin e kësaj veprimtarie në kuadrin e marrëveshjeve hidrokarbure. Audituesit e pavarur, përveçse nuk kane raportuar të ndarë për secilën prej çështjeve në mënyrë të detajuar, nuk janë shprehur fare për kostot e hidrokarbureve me të gjithë elementet e saj: kostot e punës dhe 23 përbërësit e saj. Ky raport i ngjan më shumë përshkrimeve të çështjeve sesa gjetjeve audituese. Megjithatë, grupi i auditimit konstaton se për vitet 2008-2009 të ardhurat vijnë në ulje; nuk i janë paraqitur grupit të auditimit të gjithë shtesat e kontratave dhe garancitë e tyre, nuk ka përputhje të raportimeve periodike me to përmbledhëse vjetore; të ardhurat rezultojnë më të larta se ato të deklaruara nga kontraktori, vazhdon kryerja e shpenzimeve për donacione pa miratimin e AKBN, etj.98 Është mjaft e rëndësishme të theksojmë se sipas këtij auditimi janë deklaruar më pak të ardhura për të dy vitet së bashku në vlerën 3.195.000 USD. Ky është sinjal shumë i rëndësishëm për AKBN për të vlerësuar, inspektuar, mbikëqyrur dhe kontrolluar secilin prej raportimeve kontabël.

98 Raport i audituesve të pavarur dhe pasqyrat financiare për periudhën 1.01.2008-31.12.2009.

89

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Deri tani vërehet se AKBN i ka kryer me “aksion” auditimet, pasi ato përfshijnë nga dy vite së bashku, në një kohë që ka në dispozicion burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për ta ushtruar një të drejtë të tillë për secilin vit fiskal. Në këtë mënyrë konstatohet se ka një periudhë të gjatë kohore pas përfundimit të vitit fiskal (dy vjet më pas), duke humbur në një farë mënyre veprimin operativ dhe të vazhdimësisë dhe vonesat shtohen akoma më shumë në evadimin e tij që zgjat me vite Raportet e auditimit nuk shprehen nëse kontraktori ka realizuar rekomandimet dhe nëse ka kryer veprimet financiare përkatëse për heqjen e kostove financiare progresive nga shuma e kostove të rikuperueshme për efekt të llogaritjes së faktorit R.

c) AKBN ka kryer auditimin e shpenzimeve të kryera për operacionet hidrokarbure për vitin

2010 në vitin 2013, të cilin e dërgoi me datë 17.09.2013, në të cilin krahas të tjerave janë përfshirë çështje që kanë të bëjnë me kontrollin e realizimit të investimeve kapitale, kontrollin e konsumit të holluesit dhe gazoilit në puse, etj. Grupi i auditimit i AKBN ka vërejtur se nuk janë zbatuar rekomandimet e auditimit 2008-2009 për zbritjen nga kostot e rikuperueshme të shumave të përcaktuara në auditim. Që nga ky moment kur ka kosto objekt kundërshtimi, në zbatim të kërkesave të nenit 25.1, AKBN duhej të kërkonte zgjidhjen e mosmarrëveshjes me negocime miqësore dhe, nëse brenda 30 ditëve nuk do të arrihej zgjidhja, t’i drejtohej arbitrazhit (neni 25.2). Ky është një moment shumë i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure, pasi kontraktori në mënyrë të përsëritur ka kryer shkelje materiale të detyrave dhe detyrimeve të tij themelore dhe duhej këshilluar nëpërmjet Albpetrolit, dhe nëse nuk do të angazhohej në korrigjimin në mënyrë substanciale brenda 6 muajsh, të njoftohej për mbylljen e kontratës (neni 24.2 i marrëveshjes). Në përfundim të auditimit është konkluduar se kontraktori vazhdon sponsorizime të pamiratuara nga AKBN; nuk është realizuar prodhimi i programuar i naftës, po ashtu dhe numri i puseve aktivë; mbulimi i kostove në fundin e vitit 2010 kërkon afër 140 milionë dollarë (ose pothuajse sa të ardhurat e këtij viti të barabarta me prodhimin e 3.579 mijë fuçi naftë)99; nuk janë realizuar shpenzimet operative dhe ato kapitale, mangësi në disa kontrata, janë përfshirë në shpenzimet për sigurimin shëndetësor (për pasojë dhe në kosto të rikuperueshme) dhe familjarët e punonjësve në kundërshtim me marrëveshjen, etj.

d) Auditimi tekniko-financiar i vitit 2011 është kryer në mars të vitit 2014 dhe është dërguar në

subjekt me datë 27.07.2015. Megjithëse është nga kontrollet më të arrira të AKBN, përfshirja në të edhe çështjeve teknike i kalon caqet e një auditimi të mirëfilltë financiar, të përcaktuar në marrëveshje dhe që përfaqëson dhe përpjekje për të shfaqur mungesën e inspektimeve teknike dhe financiare të vazhdueshme në kohë reale. Nga komunikimi kronologjik me kontraktorin vërehet se kontraktori nuk ia ka vënë ne dispozicion dokumentet për auditim, si: kontrata, dokumente për asetet fikse, mungesë disponibiliteti, etj., veprime të cilat janë në kundërshtim me LMH, pasi i licencuari vë në dispozicion të këtyre përfaqësuesve të AKH gjithë pajisjet, mjetet, kompjuterat dhe instrumentet te cilat janë tashmë të instaluar dhe janë te nevojshme për të përmbushur detyrën e tyre të inspektimit dhe kontrollit teknik, ekonomik dhe financiar.

99 Raport përfundimtar për vitin 2010, AKBN 2013.

90

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Për herë të parë AKBN, nëpërmjet këtij auditimi i bën një analizë tekniko-ekonomike përdorimit të holluesit nga kontraktori që shërben për nxjerrjen e naftës, duke arritur konkluzionin se vlera të konsiderueshme të tij nuk duhet të përfshiheshin në kostot e rikuperueshme hidrokarbure të kësaj marrëveshjeje. Grupi i auditimit të AKBN ka konstatuar se Bankers ka kryer shitje të skrapit, të pajustifikuar me dokumente, si dhe pa vënë në dijeni AKBN, në kundërshtim me LMH; ka kryer shitje të materialeve pa vënë në dijeni AKBN, të cilat edhe nuk janë regjistruar si e ardhur, etj. Në lidhje me shpenzimet, grupi i auditimit ka arritur në përfundimin se nuk duhen përfshirë në kostot e parikuperueshme vlera e inventarit dhe materialeve të papërdorura në kostot hidrokarbure. Edhe në marrëdhëniet e Bankers Petroleum Albania Ltd me kompaninë mëmë (Bankers Petroleum Ltd) për disa marrëveshje shërbimi në shuma të konsiderueshme për të cilat mungojnë kontratat, raportet e punës, mungesë tarifash, etj.; njëlloj dhe në rastin e shpenzimeve të konsiderueshme të kryera për kompaninë mëmë dhe të ngarkuara si kosto të rikuperueshme. Veç këtyre, në përgjithësi dhe në shumë të konsiderueshme janë konstatuar mjaft kontrata shërbimi për të cilat mungojnë raportet që vërtetojnë shërbimin e kryer. Gjithashtu, rezulton se kontraktori vazhdon te kryejë donacione dhe sponsorizime pa marrë më parë miratimin e AKBN. Janë ngarkuar kostot e hidrokarbureve me kosto për mbajtjen e kredisë, kosto për dëme të shkaktuara palëve të treta; pagesa të gjobave; bonuse për staf të kompanisë mëmë të përfshira në kosto hidrokarbure, etj. Megjithëse ka mbi 10 kontrata mbi 2 milionë USD, nga ana e Bankers nuk është njoftuar AKBN nëse ka zhvilluar procedura prokurimi në kundërshtim me marrëveshjen dhe LMH. Duke shqyrtuar dokumentacionin e këtij auditimi, vërehet se ka një periudhe të gjatë kohore midis dërgimit të raportit dhe sjelljes së observacioneve që zgjat afër 3 muaj, duke bërë që AKBN në çdo rast të mos ketë afate të përcaktuara për kthim observacionesh, por në varësi të dëshirës së kontraktorit Bankers. Për rezultatet e këtij auditimi, që nga ana e AKBN janë konsideruar kosto të parikuperueshme 247.397.666 USD, në shtator 2015, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dorëzoi një vlerësim fiskal të Bankers bazuar te raporti i AKBN, duke kërkuar 56 milionë dollarë tatim fitimi dhe 4 milionë dollarë gjoba. Bankers hodhi poshtë pretendimin dhe iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit dhe në janar 2016 Bankers ra dakord me qeverinë që të paguajë detyrimin me këste me kushtin që çështja të shqyrtohet nga një panel ekspertësh. Sipas Vendimit të ekspertëve të pavarur të PwC (Pricewater House Coopers) dhe Navigant, në disa raste Bankers ka kryer shkelje në procedurat e tenderimit, por në fund, kompania fitoi të drejtën për shkak se ekspertët nuk morën prova të mjaftueshme nga pala shqiptare që të tregonin se shkeljet e vërtetuara kanë shkaktuar dëm financiar. Ndërkohë, raportet hedhin dritë mbi procedurat e prokurimit të përdorura nga Bankers, si dhe listën e kompanive kontraktore. BIRN analizoi veçmas raporteve, bilancet e kompanive kontraktore të Bankers, të cilat rezultojnë nga bizneset më fitimprurëse në vendin tonë, një aspekt tjetër i dyshimtë i veprimtarisë së kompanisë më të madhe në Shqipëri. Normat e stërmëdha të fitimeve neto të kontraktorëve të Bankers, të cilat, në disa raste arrijnë në deri 40% mbi të ardhurat, bien ndesh me faktin që vetë Bankers rezulton me aktivitet ekonomik me humbje. Raportet e ekspertëve, të cilët mbajnë vulën “konfidenciale” janë përgatitur në përputhje me marrëveshjen e arritur më herët mes Bankers dhe Qeverisë. Raportet detajojnë pretendimet e palëve dhe dalin në konkluzionin se në “disa raste” Bankers kreu procedura tenderimi të pamjaftueshme, ndërsa në një rast nuk kreu fare procedura tenderimi për nënkontraktorët e vet. Megjithatë, paneli me tre ekspertë konkludoi se pavarësisht shkeljeve, “palët nuk ofruan

91

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prova bindëse për të sugjeruar se kostot qenë të paarsyeshme”, duke ia ngarkuar në këtë mënyrë përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe paaftësisë së kësaj agjencie për të monitoruar dhe identifikuar shkeljet në kontratën më të madhe koncesionare të Shqipërisë aktualisht. Raporti vëren se në të paktën një rast, marrëveshja është shkelur në thelb nga Bankers Petroleum, por edhe në këtë rast, ekspertët rezultuan të ndarë në opinion nëse shkelja ka sjellë apo jo dëm për shtetin shqiptar. Rasti në fjalë lidhet me kontratën e Bankers me kompaninë shqiptare Albstar për punime civile, kontratë që për vitin 2011 kushtoi 22,9 milionë euro dhe për të cilën, dy nga tre ekspertët konkluduan se nuk kishte dëm ndërsa njëri nga kompania Navigant, konkludoi se kishte dëm dhe shkelje dhe se për rrjedhojë, duhej të klasifikohej si kosto e parikuperueshme.100

e) Për vitin 2012 është kryer auditimi nga AKBN në mars 2014, Bankers ka vazhduar të “dërgojë” dokumentacion deri më datë 31.12.2015, dhe që nuk është dërguar deri në kohën që zhvillohet auditimi. Kjo ndodh për shkak të një neni (2.5) në marrëveshjen për përcaktimin e ekspertit të pavarur, ku është rënë dakord që ky raport auditimi të dërgohet deri me datën 31.12.2016, pasi të ketë dalë vendimi i ekspertit të pavarur, i cili mund të merret në konsideratë nga palët edhe në këtë auditim. Çështjet e auditimit kanë të bëjnë në vijimësi të atyre para-ardhëse si auditimi i shpenzimeve hidrokarbure, kontrolli i llogarive dhe krahasimi me raportimet, kontrolli i shpenzimeve operative dhe kapitale, kontratave me palët e treta dhe zbatimi i tyre, etj. Gjithashtu janë përfshirë dhe çështje të përgjithshme si përmbushja e detyrimeve ligjore nga MH dhe LMH, plotësimi i detyrimeve për dorëzimin ne AKBN të të gjithë dokumentacionit, etj.

Grafiku nr. 6 Kosto të parikuperueshme të gjetura nga auditimet e AKBN 2006-2012

Burimi: Të dhëna të auditimeve të AKBN të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Nga ky auditim ka rezultuar se nuk janë zbatuar nga Bankers rekomandimet e auditimeve të mëparshme të AKBN për zbritjen e kostove hidrokarbure; ka mospërputhje midis objektit të kontratave të nënshkruara dhe zbatimit të tyre; megjithëse ka shërbime me vlerë mbi 2 milionë USD, nuk ka kryer procedurë tenderimi për to; ka përdorur solar me norma shumë më të larta se parashikimi në buxhetin vjetor, e argumentuar kjo dhe me densitetin mesatar te naftës së prodhuar, çka do të thotë se rritja e përdorimit te tij nuk ka të bëjë me uljen e

100 Ky paragraf dhe ai më lart janë marrë nga: www.reporter.al. me autor Gj. Erebara.

92

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

densitetit; është shitur skrap pa u njoftuar më parë AKBN, procedura prokurimi dhe me probleme shitja e tyre duke i ulur peshën me 2% më shumë sesa është rënë dakord në kontratë, duke ulur shpenzimet në një kohë që duhej pasqyruar në të ardhura që ndikon faktorin R; në lidhje me shpenzimet e deklaruara si kosto hidrokarbure në të cilën janë përfshirë padrejtësisht inventar që nuk është përdorur për prodhimin e hidrokarbureve; mjaft kontrata të shërbimit të konsulencës kane fatura për punonjës që janë pjesë e stafit të Bankers; kontrata jashtë objektit të kostove hidrokarbure; kontrata të pafirmosura nga palët, por të paguara; mungesa në raportet e punës qe duhej të ishin sipas termave të referencës së kontratave; pagesa të konsiderueshme të pajustifikuara të Bankers për kompaninë mëmë; shpenzime të certifikimit të kompanisë mëmë përfshirë në kostot hidrokarbure; mangësi në dokumentacionin e faturimeve; shpenzime në donacione dhe kontribute në shuma të konsiderueshme pa marrë më parë miratimin e AKBN (janë shpenzuar me mijëra USD për darka dhe verë), etj.; në marrëdhënie me komunitetin janë regjistruar dhjetëra mijëra USD në kostot e rikuperueshme hidrokarbure; janë rënduar kostot për shpenzimet e huasë së marrë nga Bankers dhe konsulentit ligjor për këtë qëllim; mungesën e dokumentacionit për detyrimin e Bankers mbi nënkontraktoret dhe aktivitetin e tyre, në përputhje me detyrimet e marrëveshjes; megjithëse me dhjetëra kontrata kanë shpenzimet të rënduara nga 2 deri në 44 milionë USD, Bankers nuk ka kryer asnjë procedurë prokurimi, megjithëse e ka të përcaktuar në kontratë që për shërbimet mbi 2 milionë USD, duhet të kryejë procedura tenderuese dhe të njoftojë AKBN, etj. Sipas rezultateve të këtij auditimi, krahas problematikave të vënies në dispozicion të dokumentacionit dhe të zbatimit të kontratave dhe ankandeve, vlera e kostove të zbritshme hidrokarbure për këtë vit është 13-fish i diferencës së shpenzimeve të pambuluara për këtë vit, çka do të thotë se ekzistojnë të gjitha kushtet reale që faktori R të jetë më i madh se 1 dhe në zbatim të VKM nr. 251, datë 12.3.2009 “Për miratimin e marrëveshjes së ndryshuar, ndërmjet Alpetrol ShA dhe Bankers Petroleum Albania, Ltd, për marrëveshjen hidrokarbure të datës 19 qershor 2004, miratuar me vendimin nr. 477, datë 16.7.2004 të Këshillit të Ministrave”, neni 9, Albpetroli duhet të marrë 3% të prodhimit nga 1% që merrte (dhe vazhdon të marrë aktualisht), si dhe 50% të tatim fitimit të periudhës. Që nga fillimi dhe deri në periudhën e auditimit, shteti shqiptar nuk ka marrë tatim fitimi, pasi sipas regjistrimeve të Bankers, kjo marrëveshje vazhdon të jetë me humbje.

Megjithëse në secilin auditim është evidentuar mos reflektimi (zbritja) i kostove të parikuperueshme të kostos së operacioneve hidrokarbure, AKBN për një periudhë 5-vjeçare nuk ka kërkuar ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për kundërshtimet e lindura nga auditimet, në përputhje me LMH, neni 25.3, që të gjitha mosmarrëveshjet që lindin ne lidhje me këtë Licencë-Marrëveshje ndërmjet AKH, Albpetrolit dhe partnerit(eve) të huaj, zgjidhen përfundimisht sipas Rregullave të Pajtimit dhe Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, deri në përfundimin e licencë-marrëveshjes për shkak të thyerjes së saj nga shkeljet materiale. Siç vërehet dhe nga grafiku më lart, megjithëse Bankers ka vijuar veprimtarinë si më parë, nga mungesa e auditimeve cilësore, vetëm për ato të vitit 2011 dhe 2012 janë gjetur shpenzime në vlera të konsiderueshme që nuk duheshin përfshirë në kostot hidrokarbure (auditime të nisura pas vitit 2014), në një kohë që marrëveshja kishte 7-8 vjet që zbatohej. Veç sa më sipër, AKBN nuk ka komunikuar zyrtarisht me kompaninë publike kombëtare të hidrokarbureve (Albpetrol ShA) në lidhje me gjetjet: cilësinë, llojet dhe vlerën e tyre, me qëllim

93

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë audituese, në interes të rritjes së perfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure. Si konkluzion: - Auditimi nga AKH ka filluar për vitin 2006, duke mos ushtruar te drejtën e saj pasi përreth

2 vite aktivitet hidrokarbur të marrëveshjes, i ka hequr mundësinë përfaqësuesit shtetëror për kundërshtimin e kostove hidrokarbure të përfshira në të rikuperueshme ose jo.

- Gjatë auditimeve të kryera, AKBN ka shfaqur mungesë kompetence dhe profesionalizmi, si nga ana e specialistëve të saj, ashtu edhe duke angazhuar ekspertë kontabël ose kompani audituese të pavarura, kryesisht në vitet e fillimit të marrëveshjes.

- Për më shumë se 10 vjet, AKBN ka kryer auditime të përcipta dhe pothuajse formale për marrëveshjen me Bankers (që përkon me vitin 2011 të aktivitetit të saj), bazuar në çështjet e audituara, auditimin e aktivitetit të dy viteve financiare sëbashku apo të dy marrëveshjeve, gjetjet e deriatëhershme dhe ato të vitit 2011, kohëzgjatjen e auditimit dhe evadimit të tij, vlerat dhe parregullsitë, indiferencën e AKBN në moszbatimin e rekomandimeve të saj, etj., duke e kthyer në një veprimtari rutinë të saj, thjesht dhe vetëm në certifikimin e kostove të rikuperueshme hidrokarbure të kontraktorit Bankers.

- Auditimet e AKBN nuk janë të mbështetura dhe në praktikat ndërkombëtare të fushave të tilla audituese, pasi nuk janë shprehur nëse Kontraktori ka kryer kënaqshëm detyrimet operacionale, tregtare, financiare, të tatimeve dhe taksave, si dhe atë raportuese, sipas përcaktimeve në marrëveshje;

- Kontraktori ka mbajtur regjistra të përshtatshëm të llogarisë në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes, të cilat në përgjithësi kërkojnë që regjistrat e llogarisë të jenë në përputhje me praktikat llogaritëse të pranueshme të përdoruara nga operatorë me eksperiencë ne industrinë ndërkombëtare të hidrokarbureve; të gjitha eksportet dhe shitjet e brendshme të prodhimit hidrokarbur janë kryer në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes, etj.

- AKBN nuk ka komunikuar zyrtarisht me kompaninë publike kombëtare të hidrokarbureve (Albpetrol ShA) në lidhje me gjetjet: cilësinë, llojet dhe vlerën e tyre, me qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë audituese, në interes të rritjes së perfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure.

- AKBN auditimet i ka konsideruar si tekniko-financiare, çka do të thotë se kontrollet, supervizimet, inspektimet, monitorimet teknike, të cilat në kuptimin e marrëveshjes dhe licencë-marrëveshjes kanë karakter të vazhdueshëm dhe duhet të kryhen në kohë reale, janë realizuar edhe tre vjet pas ndodhjes së tyre dhe në mënyrë sporadike.

- Megjithëse që në vitin 2010 (për aktivitetin e vitit 2008-2009) në auditim ka rezultuar se, nga ana e kontraktorit janë deklaruar më pak të ardhura për te dy vitet sëbashku në vlerën 3.195.000 USD, duhej të kishte shërbyer si një sinjal shumë i rëndësishëm për AKBN për të vlerësuar, inspektuar, mbikëqyrur dhe kontrolluar secilin prej raportimeve kontabël në vijim.

- Në auditimin e vitit 2013, AKBN ka vërejtur se nuk janë zbatuar rekomandimet e auditimit 2008-2009 për zbritjen nga kostot e rikuperueshme të shumave të përcaktuara në auditim, por nuk ka vepruar më tej për të kërkuar zgjidhjen miqësore të këtyre mosmarrëveshjeve. Në mungesë të zgjidhjes pas kësaj periudhe, AKBN duhej t’i drejtohej arbitrazhit (neni 25.2), duke e konsideruar këtë si një moment shumë të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure, pasi kontraktori në mënyrë të përsëritur ka kryer shkelje materiale të detyrave dhe detyrimeve të tij themelore dhe duhej këshilluar nëpërmjet Albpetrolit, dhe nëse nuk do

94

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

të angazhohej në korrigjimin në mënyrë substanciale brenda 6 muajsh, të njoftohej për mbylljen e kontratës (neni 24.2 i marrëveshjes).

- Auditimi tekniko-financiar i vitit 2011 është kryer nga AKBN në mars të vitit 2014 dhe ku konstatohet se kontraktori nuk iu ka vënë ne dispozicion dokumente për auditim, si: kontrata, dokumente për asetet fikse, mungesë disponibiliteti, etj., veprime të cilat janë në kundërshtim me LMH dhe janë konstatuar një sërë parregullsish me kosto të parikuperueshme në masën 247.397.666 USD. Kjo shumë e konsiderueshme është dërguar nga ana e Bankers për shqyrtim nga ekspertët e pavarur, të cilët kanë vendosur për t’i përfshirë në kostot hidrokarbure, për shkak se pavarësisht shkeljeve, “palët nuk ofruan prova bindëse për të sugjeruar se kostot qenë të paarsyeshme”, duke ia ngarkuar në këtë mënyrë përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe paaftësisë së kësaj agjencie për të monitoruar dhe identifikuar shkeljet në kontratën më të madhe koncesionare të Shqipërisë aktualisht.

- Edhe në auditimin e AKBN të vitit 2012 (të kryer në 2014), vazhdojnë të njëjtat problematika dhe vlera e gjetur e kostove të konsideruar të parikuperueshme, do të bënte që faktori R të ishte më i madh sesa 1, duke u rritur fitimi për shtetin shqiptar dhe përqindjen e prodhimit të marrë nga Albpetrol ShA.

Për këto rekomandojmë:

1. AKBN të marrë masat e nevojshme për trajnimin e specialistëve që angazhohen në auditimin e marrëveshjeve hidrokarbure, me qëllim njohjen në detaje të secilës marrëveshje në veçanti dhe kryerjen e auditimeve sipas kërkesave të LM dhe M hidrokarbure dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Brenda tremujorit të parë 2017

2. AKBN të kryejë auditime të mirëfillta sipas përcaktimeve në licencë-marrëveshje dhe në marrëveshje, duke i ndarë nga inspektimet teknike, për të bërë të mundur një auditim më operativ, menjëherë pas dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit paraardhës, si dhe kryerjen e vazhdueshme të inspektimeve, monitorimeve, mbikëqyrjeve dhe kontrolleve teknike në kohën e ndodhjes tyre.

Në vazhdimësi

3. AKBN të komunikojë zyrtarisht me kompaninë publike të hidrokarbureve Albpetrol ShA) në lidhje me gjetjet e auditimit: cilësinë, llojet dhe vlerën e tyre, me qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë audituese, në interes të rritjes së perfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure në vendin tonë.

Në vazhdimësi

4. AKBN të zbatojë rrugët ligjore sipas përcaktimeve në LM dhe M për vlerat e gjetura deri tani nga auditimet dhe të rezultuara në kosto hidrokarbure të parikuperueshme, të mbështetura në dokumentacionin argumentues ligjor dhe zyrtar, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, MEI-n dhe Ministrinë e Financave.

Menjëherë

5. AKBN gjatë auditimeve të marrëveshjeve hidrokarbure, të zënë vend të rëndësishëm çështjet sipas praktikave ndërkombëtare:

95

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Kontraktori ka kryer ose jo kënaqshëm detyrimet operacionale, tregtare, financiare, të tatimeve dhe taksave, si dhe atë raportuese, sipas përcaktimeve në marrëveshje;

Të gjitha shpenzimet për kostot e rikuperueshme, siç janë raportuar, kanë plotësuar ose jo të gjitha kërkesat dhe kushtet të cilësohen si shpenzime të lejueshme të kostove të rikuperueshme, dhe vlerat e deklaruara janë mbështetur ose jo nga një evidencë e përshtatshme, kompetente, të auditueshme dhe praktike;

Kontraktori ka mbajtur regjistra të përshtatshëm ose jo të llogarisë në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes, të cilat në përgjithësi kërkojnë që regjistrat e llogarisë të jenë në përputhje me praktikat llogaritëse të pranueshme të përdoruara nga operatorë me eksperiencë ne industrinë ndërkombëtare të hidrokarbureve;

Të gjitha eksportet dhe shitjet e brendshme të prodhimit hidrokarbur janë kryer ose jo në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes;

Të gjitha statistikat e prodhimit të hidrokarbureve dhe të ardhurave nga shitja janë llogaritur ose jo me kujdes, janë regjistruar ose jo ne rregull në regjistrin e kostove të rikuperueshme, janë ndarë ose jo në mënyrë të përshtatshme midis shtetit dhe janë reflektuar ose jo në raportet përkatëse

Vazhdimisht

* * * * * 3.3 A KA NDIKUAR AKTIVITETI I ALBPETROL SHA NË RRITJEN E PËRFITUESHMËRISË NGA MARRËVESHJET HIDROKARBURE TË PRODHIMIT? 3.3.1 A ka qenë i dobishëm monitorimi dhe inspektimi i marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit? Në kuadër të auditimit të performancës të marrëveshjeve hidrokarbure, ku ishte i përfshirë dhe Albpetrol Sh.A, dhe kryesisht Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure në këtë shoqëri publike, grupi i auditimit kërkoi vënien në dispozicion të dokumentacionit në lidhje me monitorimet e kryera nga kjo drejtori dhe Albpetroli në përgjithësi. Sipas MH, Albpetrolit i lind e drejta të monitorojë, inspektojë, kontrollojë operacionet hidrokarbure të kryera nga kontraktori në vend-burimin e Patos-Marinzës101. Duke qenë palë në këtë MH dhe duke qenë se përfitueshmëria e kësaj shoqërie varet nga prodhimi i naftës në këtë vendburim, si dhe vlera e faktorit R102, është mjaft e rëndësishme kryerja e aktiviteteve monitoruese, kontrolluese dhe inspektuese në lidhje me operacionet hidrokarbure. Edhe në këtë rast, plotësimi i të dhënave statistikore në mënyrë kronologjike, sipas aneksit të këtij Raporti hasi vështirësi nga ana e specialistëve të DMH në Albpetrol. Nga ana e Albpetrolit në lidhje me monitorimet dhe inspektimet u vë në dispozicion vetëm ai për ato të kryera nga fund viti 2013 dhe deri në 2016.

101 Aneksi B, neni 4 i MH. 102 Neni 9.2 i MH.

96

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Këto monitorime janë kryer nga sektori i monitorimeve në DMH Albpetrol. Monitorimet e këtij sektori të paraqitura në këtë material janë ato ku janë hasur problematika të shfaqura nga kryerja e operacioneve hidrokarbaure nga ana e kontraktorit në këtë vendburim. Shumica e problematikave për periudhën 2014-2015 janë të lidhura në numrin më të madh me çështjet e mjedisit, por edhe në disa raste të aktiviteteve të tjera si më poshtë: Në datë 02.04.20115 ky sektor i është drejtuar Administratorit të shoqërisë në lidhje me problematikën e këputjes së vulave të sigurisë të evidentuara gjatë kryerjes së testimit të pusit nr. 5024, në datat 18 dhe 19.03.2015. dhe si rezultat nuk u bë e mundur kryerja e testimit të prodhimit për këtë pus. Një grup i punës i përbërë nga dy specialistë ka kryer inspektime të pjesshme në lidhje me gjendjen e puseve të dorëzuar nga Albpetroli tek kompania kontraktore. Në datë 15.07.2015 është përgatitur informacioni në lidhje me këtë inspektim dhe i është drejtuar administratorit të Albpetrolit dhe drejtorit të DMH dhe atij të DT (drejtori teknik). Në këtë informacion citohet se pjesa më e madhe e puseve të inspektuara në masën 90% janë të hermetizuar si në tubing ashtu dhe në kezing, dhe se në grykën e pusit është vendosur një tombine me kapak betoni, sheshi i pusit është pastruar nga mbetjet historike dhe është shtruar me çakull. Ndërsa në pjesën tjetër prej 10% janë dëmtuar tombinot, prerë grykat e puseve, etj. Ndër të tjera në informacion thuhet se pavarësisht situatës të paraqitur në terren është vërejtur se ka akoma shumë prona të Albpetrolit, si p.sh puse të braktisur, etj, të cilat paraqesin shumë probleme si nga ana e sigurisë teknike, ashtu dhe e ndotjes së mjedisit në lidhje me ndotjen mjedisore historike. Me shkresën nr. 5525 prot., të datës 09.07.2015 Albpetoli i është drejtuar kompanisë Bankers, dhe në vëmendje AKBN, në lidhje me kërkesën për informacion për qëllime të inspektimit të Albpetrolit në vendburimin e Patos-Marinzës. Ky inspektim është kryer për të verifikuar gjendjen teknike të puseve të cilat operohen nga kompania Bankers. Është kërkuar; materialet ku janë pasqyruar standardet që ka përdorur dhe përdor kontraktori për shfrytëzimin e puseve; vlerat e presionit të shtresës për çdo pus dhe objekt shfrytëzimi, për të gjithë periudhën e shfrytëzimit të tyre; koordinatat e sektorit linear të puseve të rinj horizontalë (fillim-mbarim) të shpuar nga kompania; puset e rinj të shpuar nga kontraktori që aktualisht nuk janë në shfrytëzim dhe arsyet e daljes së tyre nga fondi aktiv; teknologjia e hapjes së shtresës efektive për çdo objekt shfrytëzimi (Driza, Marinza, Gorani), parametrat e solucionit të argjilës së përdorur dhe mbipresioni i aplikuar mbi presionin e shtresës; cilat janë vlerat mesatare të shfrytëzimit të puseve për çdo objekt shfrytëzimi, si për puset vertikalë ashtu dhe ato horizontalë; cilat janë vlerat mesatare të debitit të kufirit ekonomik të shfrytëzimit të puseve për çdo objekt shfrytëzimi, si për puset horizontalë, ashtu dhe për ato vertikalë; cilat janë arsyet e rritjes së përqindjes së ujit në fluidin e prodhuar nga puset në veçanti dhe vendburimi në tërësi, dhe a përputhet kjo me standardin e parashikuar në MH Në fund të kësaj shkrese Albpetroli i ka kërkuar kompanisë të dërgojë informacionin e mësipërm brenda një kohe sa më të shkurtër, për finalizimin me sukses të inspektimit që po zhvillohet nga Albpetroli. Nuk u paraqitën dhe pasqyruan rezultatet e këtij inspektimi. Grupi i specialistëve të këtij sektor ka kryer në terren inspektimin në lidhje me gjendjen e puseve të dorëzuar nga Albpetroli te kontraktori. Ky inspektim është kryer në datat 01.06.2015 deri në 13.11.2015 dhe më pas në datë 02.12 2015 është dërguar informacion drejtuar Administratorit të Albpetrolit dhe për dijeni DT, DMH dhe DSSHM (drejtoria e sigurisë, shëndetit dhe mjedisit), si dhe raporti mbi rezultatet e grupit të punës mbi verifikimin e gjendjes së puseve dorëzuar nga Albpetroli tek shoqëria Bankers, në zbatim të MH. Ky grup ka inspektuar në terren puset e dorëzuar dhe ka qenë gjithëpërfshirës, duke kontrolluar disa zona të ndryshme të vendburimit

97

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

ku janë evidentuar problematika lidhur me; gjendjen e sigurisë teknike dhe evidentimin e rreziqeve që mund t’i shkaktohen, jetës, shëndetit, mjedisit dhe/ose pronës për shkak të gjendjes së pusit. Në këtë raport citohet se këtu janë përfshirë vetëm disa zona të caktuara dhe se verifikimi i gjendjes për puset e tjera ka vazhduar. Janë paraqitur në këtë informacion, të shoqëruar dhe me fotot përkatëse, inspektimi për 13 puse ku në të gjitha rastet interpretimi i problematikës duket sikur është bërë “copy-paste” dhe i njëjtë për të gjithë, ku evidentohet se të gjithë janë marrë në dorëzim nga qershori 2010 deri në shtator 2011, për pothuajse të gjitha problemet që ishin në sheshin e pusit të pasistemuar, ndotjen e sipërfaqes përreth, që varionte nga 500 deri në 250 metra dhe me thellësi nga 10 deri 30-40 cm. Në lidhje me sigurinë, problemet shfaqeshin tek gryka e pusit, kezingu dhe fllanxha varëse. Data e inspektimit ishte e njëjtë për të gjithë: 19.11.2015. Në datë 12.11.2014 Albpetroli i është drejtuar Bankers, për dijeni AKBN dhe MEI (DPZHH-drejtoria e politikave dhe zhvillimit të hidrokarbureve) në lidhje me kërkesën për inspektim të operacioneve hidrokarbure në vendburimin e Patos-Marinzës, në lidhje me prodhimin e naftës. Në këtë kërkesë, bazuar në zbatim të MH, kërkohet të kryhet ky inspektim sipas procedurës; 1. të kryhet “testimi” i prodhimit ditor të puseve sipas procedurës: (a). pusi aktiv përkatës të lidhet me depozitën “test”, duke mbyllur të gjitha rrugët e linjave hyrëse dhe dalëse të kësaj depozite dhe të kolektori. (b). prodhimi i pusit aktiv përkatës do të kalojë për 24 orë pa ndërprerje në këtë depozitë. (c). pas 24 orësh do të kryhet matja e sasisë së fluidit të grumbulluar në depozitën “test”, në përputhje me hapat; (c.1). depozita do të lihet në qetësi në një kohë prej 2-4 orësh. (c.2). pas kohës së qetësisë do të shkarkohet sasia e ujit të lirë (shkarkimi duhet të kryhet me rrjedhshmëri/shpejtësi të ulët në mënyrë që sasia e fludit të mos turbullohet në depozitën “test”. (c.3). pasi të jetë shkarkuar uji i lirë nga depozita “test” do të merret kampioni përkatës i naftës emulsion për të nxjerrë përqindjet e naftës bruto dhe të lëndëve të huaja. (d). puset që do të testohen do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga grupi i inspektimit të Albpetrolit, por do të kryhet testimi i jo më pak se 15% e puseve aktive në vend burim. (e). një pus aktiv mund të testohet sipas procedurës të pikës (a) deri në katër herë brenda periudhës së inspektimit përkatës. (f). në datën e fillimit të testimit të prodhimit ditor të puseve, përfaqësuesit teknik të shoqërisë Bankers duhet t’i paraqesin grupit të inspektimit listën e plotë të puseve aktivë që janë në prodhim për secilin prej vend burimeve. (g). pas çdo testimi të kryer sipas mënyrës së lartpërmendur do të mbahet procesvebali përkatës për çdo pus aktiv të inspektuar. Në procesverbal do të shënohet sasia e naftës së prodhuar si dhe do të mbahen shënim kodet e sigurisë së marrjes së kampionit të naftës emulsion sipas pikës (c.3). Gjithashtu në procesverbal do të shënohen edhe të dhëna të tjera në lidhje me operacionet hidrokarbure të verifikuar. Me këtë shkresë është kërkuar që inspektimi të kryhet brenda periudhës 17.11.2014 deri në 15.12.2014. Ky inspektim do të kryhet nga Sektori i Monitorimit dhe Supervizimit të MH, pranë DMH në Albpetrol. Nuk dihet se cilat janë rezultatet dhe se kur është kryer ky monitorim. Në lidhje me problematikën e prodhimit të puseve, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, nga e Sektorit të Monitorimit është bërë një testim për periudhën shkurt-prill 2015, ku janë paraqitur të dhënat në formë tabelore analitike sipas procedurës së testimit dhe është paraqitur diagrama/grafiku përkatës. Nga ky testim kanë rezultuar 54 puse me diferenca të mëdha të prodhimit të deklaruar nga ai i testuar. Ky material i është paraqitur Administratorit të Albpetrolit dhe drejtorit të DMH në këtë formë. Nuk ka një raport shkresor ku të pasqyrohen dhe të saktësohen në vlera konkrete rezultatet e këtij monitorimi dhe inspektimi nëpërmjet testimit. Me anë të shkresës nr. 8933 prot., të datës 07.12. 2015, Albpetroli i është drejtuar Bankers dhe për dijeni AKBN dhe MEI, për rezultatet e inspektimit të kryer, në lidhje me

98

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

prodhimin e naftës. Në këtë shkresë citohet se rezultatet paraqiten sipas tabelës bashkëlidhur e cila është ndërtuar bazuar në procesverbalet e testimit të puseve. Kjo tabelë u vu në dispozicion në format elektronik, ku ndryshimi paraqitet në formë të grafikut teknik dhe të dhënave teknike në lidhje me proceset teknologjike të testimit të prodhimit të naftës. Nuk u vu në dispozicion dokument tjetër në lidhje me ndjekjen dhe ecurinë e këtij problemi. Një problematikë tjetër në lidhje me prodhimin është evidentuar nga Albpetroli sipas të dhënave të raportuara nga ana e kontraktorit. Në datë 15.01.2015, kontraktori i është drejtuar Albpetrolit dhe AKBN, në lidhje me progres-raportin e muajit dhjetor dhe riparaqitjen e raporteve të muajve tetor dhe nëntor të vitit 2014. Në këtë shkresë ai është shprehur dhe se ka njoftuar në lidhje me inventarin e naftës në datë 31.12.2014, “ ...për të balancuar të dhënat e prodhimit dhe shitjeve për muajin dhjetor, një reduktim i madh duhet të raportohet për këtë muaj që të bëhet balanca e librave të llogarive. Duke qenë se numri/vlera e dhjetorit nuk është reflektues i numrave të shitjes mujore, Bankers ka zgjedhur të rishpallë numrat e paraqitur të prodhimit për tetorin dhe nëntorin, duke i transmetuar/përcjellë këto rregullime për dhjetorin. Si rrjedhojë, të tre këto muaj bashkë të Q4 2014, do të jenë në mënyrë më të radhitur me shitjet dhe më reflektues/pasqyrues të realitetit. Këto ndryshime nuk do të ndikojnë në totalin e prodhimit të naftës për këtë tremujor, por ato vetëm se do të rishpërndahen midis muajve...” Në datë 02.02.2015, drejtuar kontraktorit dhe për dijeni AKBN dhe MEI, Albpetroli ka tërhequr vëmendjen e kompanisë në lidhje me raportet mujore të ridërguara prej saj, përkatësisht për muajt tetor-nëntor 2014 të rivlerësuar dhe ridërguar. Problematika e ngritur nga Albpetroli konsiston në uljen e prodhimit të raportuar për këtë periudhë në raportet mujore të ndryshuar. Dhe përkatësisht për tetorin, prodhimi i raportuar nga 108.325 m3 u ul në 103.946 m3. Për nëntorin nga 104.965 m3 u ul në 95.068 m3. Në total kjo ulje ka rezultuar në 14.000 m3 naftë bruto. Po ashtu në këtë shkresë, Albpetroli shprehet se nuk është i qartë për këto sasi të raportuara nga kompania, pasi ato janë modifikuar dhe ndryshuar disa herë. Albpetroli ka kërkuar që të nisë një inspektim të procedurave të prodhimit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke filluar nga inventari i naftës për periudhën 08.02.2015, në 01.03.2015, në 11.04.2015. Inspektim në lidhje procedurat e shitjes në PIA Vlorë për periudhën nga 09.02.2015 deri në 01.04.2015. Inspektim për procedurat e shitjes brenda zonës së kontratës për të këtë periudhë. Testimin e prodhimit në puse po për këtë periudhë. Të paktën 25% e puseve aktivë të prodhimit në zonë e kontratës duhet të testohet. Albpetroli nuk pranon raportet mujore të ndryshuar tetor-nëntor 2014. Ulja e prodhimit të raportuar ka sjellë dhe uljen e ASP. Në datë 10.04.2015, MEI i është drejtuar Albpetrolit dhe ka kërkuar informacion në lidhje me raportet 3-mujore: tetor, nëntor, dhjetor 2014 të ridërguar nga kontraktori për të tre institucionet. Në këtë shkresë të kontraktorit janë anuluar raportet e dërguar në datë 15.01.2015. MEI ka kërkuar që Albpetroli të informojë sa më shpejt që të jetë e mundur MEI në lidhje me këtë situatë. Në datë 14.04.2015, Albpetroli i ka kthyer përgjigje MEI, për dijeni Bankers dhe AKBN, në lidhje me këtë çështje. Në këtë shkresë përshkruhet korrespondenca shkresore midis palëve dhe në fund në datë 20.02.2015, ku pasi Albpetrol ka kthyer mbrapsht raportet tre-mujore në fjalë, Bankers ka deklaruar nul ndryshimet dhe raportet mujore të rishikuar dhe i përmbahet raporteve origjinale për muajt tetor-nëntor 2014, të dërguara në 18.11.2014. Gjithashtu Albpetroli është shprehur se ka verifikuar një ulje të ndjeshme të prodhimit të muajit dhjetor, në krahasim me dy të mëparshmit, dhe se për këtë arsye do të kryejë një proces të inspektimit të prodhimit që ka filluar që në shkurt 2015, në lidhje me prodhimin. Në lidhje me monitorimet e tremujorëve (Q-ve). Nga ana e DMH u vu në dispozicion dokumentacioni në lidhje me probleme të dala nga analizimi i të dhënave të këtyre tremujorëve vetëm në vitin 2016.

99

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Sipas dokumentacionit të vënë dispozicion në Albpetrol, në lidhje me këtë çështje u konstatua se; Në datë 17.03.2016, Albpetrolit i është drejtuar kontraktorit, për dijeni AKBN, dhe është kërkuar korrigjimi i raportit mujor Janar 2016. Nga ana e Albpetrolit është konstatuar se në këtë raport ka diferenca në lidhje me prodhimin e përgjithshëm neto. Në faqe të ndryshme të raportit; në faqen 8, tabela 2.2-1 është raportuar 100.465,3 tonë ose 99.240,2 m3. Në faqen 7, faqen 11 tabela 2.5-1 dhe në faqen 20 raportohet 86.753,5 m3. Siç është paraqitur ka një diferencë prej 12.486 m3, në të njëjtin raport mujor. Në datë 20.06.2016, Albpetroli i është drejtuar kontraktorit, për dijeni AKBN, në lidhje me rënien e çmimit të naftës të paraqitur në Q1-2016. Sipas Q1-2016 të paraqitur nga kompania në datë 19.05.2016, në kategorinë “Financials”, të këtij progres-raporti, pika 4.2 “Revenue Detail”, çmimi mesatar ka qenë afërsisht $21,06 për fuçi ose 62% e çmimit brent, në krahasim me $33,32 për fuçi ose 77% e çmimit brent që i korrespondon çmimit të shitjes së naftës gjatë tremujorit Q4- 2015. Në datës 08.06.2006, Albpetroli i është drejtuar kontraktorit dhe për dijeni AKBN, dhe ka kërkuar korrigjimin e Q1-2016. Në përgjigje të shkresës të datës 20.05.2016 me lëndë “Calculated R-Factor-End Q1-2016”. Pas verifikimit të informacionit të dërguar janë evidentuar disa mospërputhje; Tabela “Cost Recovery Statement” ka probleme në paraqitjen e të ardhurave nga shitja; shuma e të ardhurave nga shitja prej fillimit të veprimtarisë prodhuese nuk paraqet shumën e të ardhurave nga shitja sipas viteve në tabelë; të ardhurat nga shitja sipas viteve nuk përputhen me ato të paraqitura sipas tremujorëve përkatës në vitet përkatëse. Këto konsistojnë për vitet 2014 dhe 2015; në Q4-2014, totali i të ardhurave nga shitja është raportuar $93.000 kurse në tabelën e lartpërmendur 0.; në Q4-2015 totali i të ardhurave nga shitja është raportuar $629.000, kurse në tabelën e lartpërmendur, të datës 20.05.2016 të Bankers, raportohen $134.000. Si rezultat, në totalin e të ardhurave është raportuar shuma $902.000 edhe pse për të ardhurat për vitin 2014 dhe 2015 në këtë tabelë janë vendosur shifra të ndryshme krahasuar me raportimit e mëparshme (Q4-2014 dhe Q4-2015). Të njëjtat veprime janë paraqitur edhe në tabelën Cost Recovery Statement në faqen 11 të raportit Q1-20016. Albpetroli i ka tërhequr vëmendjen kontraktorit dhe për dijeni MEI, dhe AKBN, në datën 28.06.2016, në lidhje me çështjen e raportimit të sasisë së detyrimit të ASP në raportet mujore dhe progres-raportet e dërguara nga kompania, ku kjo sasi shprehet si detyrim në m3. Në momentin e marrjes në dorëzim të puseve PPE është shprehur dhe llogaritur në tonë. Albpetroli nuk e njeh si të barazvlefshme 1 ton = 1m3. Kjo shkakton diferenca në llogaritjen e ASP për detyrimin mujor. Duke iu referuar MH, Aneksi B, neni 4, pika 3, “...brenda 30 ditëve pas përfundimit të çdo 3-mujori kalendarik, kompania duhet t’i dorëzojë Albpetrolit një raport prodhimi ku të tregohet sasia e shprehur në tonë, m3 dhe fuçi...”. Në datën 04.07.2016, Albpetroli i është drejtuar kontraktorit, për dijeni AKBN, në lidhje me kërkesën e përsëritur për plotësimin Q4-2015. Në lidhje me këtë kërkesë, nga Albpetroli është evidentuar se në këtë progres-raport duhet bërë detajimi i të dhënave për “CAPEX Breakdown, Project Area” (faqe 11, tabela 4.3-6 e këtij Q4). Në datë 23.09.2016, Albpetroli i është drejtuar Bankers dhe për dijeni AKBN dhe MEI, në lidhje me përsëritjen e kërkesës lidhur me mënyrën e raportimit të sasisë së detyrimit të ASP. Si konkluzion: Në lidhje me veprimtarinë monitoruese dhe problematikave të ngritura në këto monitorime dhe inspektime nga ana e DMH në Albpetrol është bërë shumë pak. Kjo po t’i referohemi vetëm dy

100

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

viteve të fundit, sepse po të kërkojmë të japim një vlerësim për periudhën e ë mëparshme në lidhje me monitorimet, inspektimet dhe kontrollet, në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion, ajo konstatohet si zero. Edhe në këtë periudhë (2014-2016) duhej të ishte bërë shumë më tepër në lidhje me monitorimin e operacioneve hidrokarbure duke parë ecurinë e dobët të kësaj marrëveshjeje ku Albpetroli nga pjesa e prodhimit ASP (përjashtuar PPE) ka marrë vetëm 1% të tij. Nga ana tjetër janë stafi drejtues i kësaj kompanie, që me statusin e anëtarëve të KK, kanë evidentuar dhe konstatuar duke kundërshtuar dhe mosaprovuar PP&B për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Po ashtu, që më përpara në mbledhjet e këtij këshilli përfaqësuesit e Albpetrolit kanë paraqitur mosdakordësinë e tyre në lidhje me përdorimin e holluesit (viti 2013), si dhe mjaft problematika të tjera që kanë pasuar në lidhje me prodhimin, shpenzimet, të ardhurat, etj. DMH dhe Albpetroli duhet të jenë shumë të fokusuar dhe predispozuar në lidhje me procedurat e monitorimit, kontrollit dhe inspektimit. Pavarësisht problemeve të evidentuara më sipër dhe komunikimit shkresor dhe vënies në dijeni të MEI dhe AKBN, nga ana kësaj drejtorie është bërë shumë pak dhe mund të përmendim se analizimi i PP&B dhe krahasimi i të dhënave të raportuar dhe realizuar plan-fakt, nuk gjendet i evidentuar në asnjë dokumentacion në drejtori. Po ashtu dhe në lidhje me Q-të përkatëse, ku vetëm në një numër të papërfillshëm rastesh (5), të analizuar të veçuar dhe sporadike në 2016 dhe të dokumentuar, kanë rezultuar mjaft probleme të rëndësishme dhe me ndikim kryesor tek prodhim dhe faktori R. Kjo të çon në hamendësimin e arsyeshëm, duke iu referuar rrjedhës së ngjarjeve, që edhe në periudhat e mëparshme (2016 e mbrapa) kanë ekzistuar të tilla probleme, por nuk janë evidentuar dhe dokumentuar. Për sa më lart mban përgjegjësi Drejtori i DMH dhe Administratori i Albpetrol Sh.A. Për këtë rekomandojmë:

1. Albpetroli dhe DMH të marrë masa për të evidentuar të gjitha mospërputhjet, si në vlera, ashtu edhe në sasi në lidhje me shifrat e raportuara nga kontraktori, duke mundësuar dokumentimin e këtyre mospërputhjeve.

Brenda muajit janar 2017

2. Albpetroli dhe DMH të marrë masa për të rritur numrin dhe cilësinë e inspektimeve, monitorimeve dhe kontrolleve në fushat që paraqesin riskun më të lartë, duke i evidentuar këto fusha që në diskutimet paraprake për miratimin e planeve vjetore dhe kushteve përkatëse.

Vazhdimisht

3. Albpetroli të ndjekë me rigorozitet zabtimin e PP&B, gjatë zbatimit duke evidentuar, dokumentuar dhe kontestuar, sipas të drejtave që i lindin nga MH, mosrakordimet dhe devijimit e fakti nga plani, në kohën kur ato ndodhin, me qëllim rritjen e përfitimeve nga marrëveshjet e hidrokarbureve.

Vazhdimisht

4. Albpetroli dhe DMH të ketë në fokus dhe si prioritet analizimin e tremujorëve përkatës të dërguar nga kontraktori, si në plan, ashtu edhe fakt, duke evidentuar, dokumentuar dhe duke kërkuar zgjidhjen e mos-rakordimeve që në momentin e duhur.

Vazhdimisht

101

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

5. Albpetroli dhe AKBN të intensifikojë dhe rrisë veprimtarinë monitoruese dhe kontrolluese në terren në lidhje me aktivitetin e prodhimit, shpimit të puseve, si dhe të aktiviteteve e shërbimeve, duke u fokusuar në këto të fundit në saktësimin e kostove sipas zërave përkatës.

Vazhdimisht

3.3.2 A kanë ndikuar auditimet e Albpetrol ShA në rritjen e përfitueshmërisë nga marrëveshjet? Bazuar në nenin 25 të MH, Albpetroli ka të drejtë të kryejë jo më shumë se dy audite të librave të llogarisë, regjistrimeve dhe llogarive në një vit fiskal, brenda 12 muajve nga marrja e secilës deklaratë të llogarisë kosto sipas procedurës llogaritëse, si dhe mund të ngrejë objeksione mbi dokumentacionin e mësipërm. Albpetroli dhe Kontraktori do të bien dakord për çdo rregullim të kërkuar, dhe dokumentet shtesë e ato të llogarisë do të bëhen të dipsonueshëm për Albpetrol gjatë kësaj periudhe 12-mujore, dhe, nëse Albpetroli nuk ka këshilluar Kontraktorin me kundërshtimin e tij për këtë deklaratë 3 muaj pas kalimit të afatit 12 mujor, kjo deklaratë konsiderohet e aprovuar. Sipas nenit 15.1, Kontraktori do të mbajë në zyrat e tij librat e llogarisë në përputhje me procedurën llogaritëse dhe me praktikat llogaritëse përgjithësisht të përdorura në industrinë ndërkombëtare të naftës dhe në përputhje me ligjin shqiptar. Kontraktori gjithashtu duhet të mbajë libra llogarie dhe regjistrime për të treguar punën e kryer sipas kësaj marrëveshjeje. Procedura llogaritëse përcakton kërkesat e raportimit për librat e llogarive dhe regjistrimin e llogarive, duke përfshirë dokumente për taksën, në përputhje me praktikat llogaritëse përgjithësisht të përdorura në industrinë ndërkombëtare të naftës që nuk konfliktojnë me ligjin shqiptar. Ndërsa llogaria “Kosto”, do të thotë një komplet i llogarive të mbajtura nga Kontraktori në përputhje me klauzolat e procedurës llogaritëse, duke treguar pagesat, kreditimet dhe transaksionet e tjera të kryera në lidhje me operacionet hidrokarbure. Llogaria Kosto ka të bëjë me kostot dhe shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga kontraktori në ose në lidhje me operacionet hidrokarbure në përputhje me marrëveshjen , sipas procedurës llogaritëse. Sipas dokumentacionit të kërkuar dhe të vënë në dispozicion, Albpetrol ShA ka filluar të kryejë auditimin e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Patos - Marinzë (Bankers) nëpërmjet auditit të brendshëm deri në prill të vitit 2015, periudhë në të cilën është krijuar Sektori i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Hidrokarbureve, i përbërë nga 3 punonjës: 1 kryespecialist dhe 2 specialistë, por që aktualisht rezulton me 2 specialistë. a) Periudha e audituar e aktivitetit të Bankers korrik 2006- shtator 2007, nga ana e Albpetrol

ShA është kryer për dy javë në fundin e vitit 2007, nga 7 punonjës të Auditit të Brendshëm i Albpetrol ShA dhe një inxhinier, raport i cili është dërguar me datë 12.02.2008. Në këtë raport auditimi analizohet fillimisht prodhimi i naftës sipas periudhës, i cili rezulton i realizuar 91%, evidentohet se nuk ka përputhje midis programit të punës dhe buxhetit vjetor 2007 me Planin e Zhvillimit, duke paraqitur 78% të prodhimit; ka punësuar 35 ish-punonjës të Albpetrolit; janë audituar kostot e prodhimit, transportit dhe të shitjes së naftës, duke e konsideruar të saktë dhe të argumentuar me dokumentacion justifikues; janë realizuar të ardhurat dhe tejkaluar shpenzimet (kryesisht ato kapitale dhe ato administrative); evidentohet nga auditimi se kontraktori ka avancuar me shpenzime për një kontratë me vlerë mbi 2 milionë dollarë, të pamiratuar nga Komiteti Këshillimor; raporti i shpenzimeve kapitale është 65% kundrejt shpenzimeve gjithsej; procesi i inventarizimit është kryer sipas

102

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

kërkesave të marrëveshjes dhe kontabilitetit; megjithëse analizohet në detaje, gjendja e pompave me burmë konsiderohet e rregullt, në një kohë që kanë gjendje dhe janë blerë afër trefishi i numrit të tyre në përdorim duke ngarkuar koston aktuale, edhe pse nuk janë në përdorim; gjatë analizës së bilancit, grupi i auditimit konstaton huara nga bankat mbi 4,8 miliardë lekë, por nuk vazhdon më tej në lidhje me miratimin ose jo të saj dhe përfshirjen e interesave në shpenzimet (kostot) hidrokarbure në vlerë mbi 1,5 milionë lekë; nuk janë konstatuar mangësi në drejtim të informimit dhe të raportimit, etj., si dhe nuk ka detyra të lëna. Që në shkresën përcjellëse, dërgimi i raportit të auditimit i referohet ligjit për auditimin e brendshëm në sektorin publik dhe manualit, dhe nuk i referohet nenit përkatës në marrëveshjet hidrokarbure. Vetëm fakti që certifikohen përreth 2 javë, shpenzime të cilat kryhen për më shumë se 1 vit dhe që kapin shifrën e afro 60 milionë USD, nga të cilat nuk rezulton asnjë problem, tregon jo vetëm paaftësi të grupit të auditimit, por edhe papërgjegjshmëri të Albpetrol-it, duke e konsideruar si një punë rutinë dhe jo si çështjen thelbësore nga e cila varet në masë të konsiderueshme faktori R dhe për pasojë përfitueshmëria e shtetit shqiptar. Në mënyrë të përmbledhur, të gjitha këto tregojnë se Albpetrol ShA nuk ka kapacitetet e nevojshme dhe cilësore njerëzore për kryerjen e auditimit të marrëveshjeve hidrokarbure, si dhe nuk i ka dhënë vlerësimin e merituar këtij momenti të rëndësishëm në zhvillimin 25-vjeçar të shfrytëzimit të burimeve natyrore nëntokësore.

b) Auditimi i kryer nga Albpetrol ShA për marrëveshjen me Bankers për periudhën tetor 2007

- 30 qershor 2008, ka zgjatur një muaj në nëntor 2008 dhe është kryer nga 3 auditues të brendshëm. Pasi cilësohet se janë zbatuar detyrat e mëparshme, që në fakt nuk ka pasur asnjë detyrë të lënë (njëlloj si dhe nga auditimi më lart), duke e bërë këtë procedurë më shumë se formale, vazhdohet me analizën e detyrimeve për prodhimit të realizuar, nga ku rezulton se PPA është likuiduar 58,8%, ose mbi 600 tonë diferencë vetëm për një tremujor; një gjë e tillë vazhdon dhe në 6-mujorin e parë 2008, ndonëse me përmasa më të vogla; ka tejkalim të shpenzimeve me mbi 5-fishin e të ardhurave dhe këtë kryesisht në shpenzimet operative; kanë rezultuar në përputhje me kërkesat ligjore deklaratat financiare, inventarizimet, auditimi i “Fiks Aseteve”- (pompat me burmë) dhe informimi e raportimi, etj., duke përfunduar pa detyra të lëna. Është mjaft e rëndësishme te theksojmë se, vite më vonë, AKBN për këtë periudhë ka evidentuar se janë deklaruar nga Bankers më pak të ardhura në vlerën mbi 3 milionë USD, gjë që tregon se sa të përcipta kanë qenë auditimet e kryera nga Albpetrol ShA.

c) Për periudhën 01.10.2009 deri me 30.06.2011 është mbajtur një raport auditimi gjatë

qëndrimit në subjekt nga data 01.09.2011 deri më 14.10.2011, i dërguar tek Bankers me datë 21.12.2011. Nga këto të dhëna kohore rezulton se Albpetrol nuk ka respektuar të drejtën e afatit deri në 12 muaj nga marrja e secilës deklaratë të llogarisë Kosto për vitin 2009 dhe 2010, duke mos pasur mundësi për të ngritur objeksione në lidhje me kostot e rikuperueshme, të cilat janë të rëndësishme në përcaktimin e faktorit R. Në pikën e parë të këtij auditimi përcaktohet se nuk janë lënë rekomandime nga auditimi i mëparshëm, çka tregon se vlerat e mëdha dhe llojet e ndryshme të shpenzimeve, grupi i auditimit i ka gjetur të regjistruara sipas procedurës llogaritëse, duke shprehur paaftësi të plotë auditimi në këtë drejtim. Në çështjet e auditimeve është vazhduar me auditimin e prodhimit të naftës bruto, duke nisur me numrin e puseve të dorëzuar, duke evidentuar se

103

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

koeficienti i riaktivizimit të puseve (të ndalur dhe aktivë) nga 65% i përcaktuar në Planin e Zhvillimit në 6-mujorin 2011 ky koeficient është vetëm 20%. Gjithashtu, prodhimi i naftës për tremujorin e fundit 2009 është realizuar 91,5% krahasuar me programin vjetor, në një kohë që shpenzimet janë tejkaluar 24%, dhe këto kryesisht në shpenzimet kapitale, të cilat janë 56%. Megjithëse kjo është evidentuar nga auditimi, nga ana e Albpetrol nuk është nxjerrë asnjë konkluzion në lidhje me trendin e këtij raporti në të ardhmen, përcaktues për faktorin R. Pothuajse e njëjta situatë konstatohet dhe në vitin 2010, prodhimi bie në 87% dhe për shpenzimet audituesit nuk janë shprehur.

d) Për periudhën 01.07.2011 deri më 31.12.2012 është kryer auditimi nga auditi i brendshëm

në referencë të ligjit dhe manualit për auditin e brendshëm në sektorin publik, i kryer nga 4 punonjës dhe që ka zgjatur 1 muaj, nuk ka datë të dërgimit në subjekt (Bankers) të këtij auditimi. Në raport është nisur me një përshkrim të marrëveshjes dhe është vijuar më zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditimi i mëparshëm, nga i cili në fakt nuk janë lënë rekomandime. Në vijim është trajtuar auditimi i treguesve tekniko-teknologjikë në lidhje me numrin e puseve nga ku nuk arrihet në ndonjë konkluzion, megjithëse në këtë periudhë janë 58 puse më pak se ato të përcaktuara në Programet vjetore. Megjithëse Bankers ka marrë në dorëzim puse më shumë sesa ishte përcaktuar në programet vjetore, nuk ka një shpërndarje të tillë gjatë tremujorëve të analizuar, shtuar këtu që në këtë periudhë Bankers ka realizuar dhe tejkaluar numrin e puseve të rinj. Kjo është e lidhur me prodhimin e naftës, nga ku rezulton se është realizuar 78 dhe 86,7% e sasisë së programuar ose duke krijuar deficit afro 250.000 tonë, duke u kufizuar vetëm në cilësimin e shifrave. Grupi i auditimit ka konstatuar se Bankers ka rritur me 45% përdorimin e holluesit në këtë periudhë, duke e justifikuar atë me prodhimin e naftës së rëndë. Veç kësaj evidentohen sasi të konsiderueshme të prodhimit naftës të padorëzuar në Albpetrol (PPE dhe PPA). Megjithëse përshkruhet faktori R, i cili është akoma larg vlerës më të madhe se sa 1, nuk thuhet asgjë më shumë.

Grafiku nr. 7 Ecuria e faktorit R për marrëveshjen e vendburimit Patos-Marinzë

për periudhën 2004-2016

Burimi: Të dhëna të Albpetrol ShA të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

104

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në vijim janë analizuar të ardhurat dhe shpenzimet, duke evidentuar tejkalim të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga tabela rezulton se ritmet e shpenzimeve janë më të larta se ato të të ardhurave, si dhe janë evidentuar tejkalime të programeve dhe buxheteve vjetore përkatëse, por që nuk analizohen në këtë këndvështrim, me pasojë rritjen e kostos për njësi (USD/ton) të nxjerrjes së naftës me 27%. Vazhdon analiza e pompave me burmë, ku blerjet janë pothuajse me gjendjen ne fund të vitit, etj. Nga auditimi i konstatohet se Albpetroli nuk ka dërguar përfaqësues në procesin e inventarizimit, si dhe nuk është njoftuar nga Bankers për procedurat e tenderimit mbi 2 milionë USD. Duhet theksuar se audituesit e AKBN, për vitin 2011 kanë konstatuar mbi 247 milionë USD kosto hidrokarbure të parikuperueshme të përfshira nga Bankers dhe po qindra milionë USD në vitin 2012

e) Auditimi i periudhës tremujori i katërt 2012 deri më 30.09.2013 është kryer në dhjetor 2013.

Me shkresën nr. 5453/1 prot., datë 14.05.2014, Albpetrol ShA ka njoftuar Bankers që bazuar në raportin pjesor të auditimit për tremujorin e katërt 2012 të paraqesin pretendimet e tyre për zbritjen e shpenzimeve në vlerën mbi 121 milionë USD, për të cilat duhet të kryhen korrigjimet e pasqyrave financiare, si dhe rillogaritjen e faktorit R për secilin prej tremujorëve vijues. Ndërsa më datë 26.12.2014 e ka njoftuar Bankers për paraqitjen e pretendimeve, pasi për periudhën janar-shtator 2013, auditimi i Albpetrol ka konstatuar mbi 230 milionë USD shpenzime të cilat nuk justifikohen si kosto hidrokarbure, kryesisht në deklarimin e përdorimit të holluesit në masën 14%, gjysma e kësaj sasie nuk dokumentohet mbi përdorimin final; parregullsi në qarkullimin e inventarit; janë kryer shpenzime dhe nuk është paraqitur dokumentacioni justifikues, duke e konsideruar konfidencial nga ana e Bankers; investime në ndërtime pa asnjë lloj dokumentacioni tekniko-ligjor si projekte, situacione, librezë masash, etj. Pra, duke u nisur nga fundi i vitit 2012 dhe në vitin 2013 nga auditimet e Albpetrol ShA janë konstatuar mbi 352 milionë USD kosto hidrokarbure që nuk duhet të përfshiheshin në mbulim kostoje, dhe nëse do kryhej kjo zbritje, faktori R do të rezultonte më i madh sesa 1 dhe përfitimet e shtetit shqiptar nga kjo marrëveshje hidrokarbure do të rriteshin në mënyrë të konsiderueshme.

Grafiku nr. 8 Vlera e kostove të parikuperueshme nga auditimet e Albpetrol ShA 2005-2013

Burimi: Të dhëna të Albpetrol ShA të përpunuara nga grupi i auditimit

f) Auditimi i periudhës tremujori i fundit 2013 – viti 2014 ka përfunduar në terren, por nuk është evaduar për shkak, të pezullimit me marrëveshje midis palëve, pasi auditimi i mëparshëm është dërguar në arbitrazh nga ana e Bankers. Megjithatë, duhet theksuar se nga

105

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

ana e Sektorit të auditit të Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk ishte përgatitur akoma draft-raporti i auditimit të kësaj periudhe.

Si konkluzion: - Albpetrol ShA ka kryer auditimin e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Patos-

Marinzë (Bankers) nëpërmjet Auditit të Brendshëm deri në prill të vitit 2015, dhe më pas është krijuar Sektori i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Hidrokarbureve, në strukturë i përbërë nga 3 punonjës, por që aktualisht rezulton me 2 auditues.

- Në të gjitha rastet, periudha e auditimit nuk përfshin vite të plota fiskale, por tremujore të ndryshëm midis viteve fiskale, të cilët e kalojnë këtë periudhë kohore, gjë e cila nuk është në përputhje me afatet e vendosura në marrëveshje dhe shkakton vështirësi në koordinimin dhe bashkëpunimin e kësaj procedure me AKBN.

- Në asnjë rast Albpetrol, nuk ka ushtruar të drejtën e tij për të kryer deri në dy auditime për çdo vit fiskal, duke mos e konsideruar këtë mundësi si një nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjeve hidrokarbure, e lidhur me përfitueshmërinë prej tyre.

- Sipas përcaktimeve në marrëveshje, Albpetrolit i lind e drejta e auditimit të librave të llogarisë, regjistrimeve dhe llogarive jo më shumë se dy herë në një vit fiskal, çka do të thotë se deri tani duhej të ushtronte së paku 11 auditime, në fakt ka kryer 7 auditime (evaduar janë 6), gjë që tregon se nuk i është dhënë vëmendja e duhur këtij procesi.

- Deri në vitin 2013, auditimet e kryera nga Albpetrol ShA kanë qenë të përcipta, të varfër në përmbajtje, pa gjetje thelbësore, me çështje të auditimit që nuk përfshijnë të gjithë problematikën mbi librat e llogarisë nëse janë në përputhje me procedurën llogaritëse, transaksionet e tjera të kryera në lidhje me operacionet hidrokarbure, kostot dhe shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga kontraktori në ose në lidhje me operacionet hidrokarbure në përputhje me marrëveshjen, etj., gjë që tregon për mungesë të kapaciteteve audituese dhe mungesë përgjegjësi nga ana e Albpetrol ShA në këtë drejtim.

- Edhe në rastet e konstatimit të ndonjë problematike, grupet e auditimit nuk kanë rekomanduar (ngritur objeksione) mbi dokumentacionin e librave, regjistrimeve dhe llogarive, duke e kthyer këtë në një proces formal dhe pas asnjë lloj efekti pozitiv në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit për vendburimin e Patos-Marinzës.

Për këtë rekomandojmë:

1. Albpetrol ShA të marrë masat nevojshme për plotësimin edhe me një auditues të sektorit të hidrokarbureve, për të siguruar numrin e nevojshëm dhe cilësinë e duhur të marrëveshjeve hidrokarbure, me prioritet ato të prodhimit.

Brenda muajit janar 2017

2. Albpetrol ShA të bëjë të mundur auditimin e plotë, me prioritet dhe synim dy herë të vitit të plotë fiskal, si një nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjeve hidrokarbure, e lidhur me përfitueshmërinë prej tyre.

Vazhdimisht

3. Albpetrol ShA të kryejë auditime të plota, duke përfshirë të gjithë problematikën mbi librat e llogarisë nëse janë në përputhje me procedurën llogaritëse, transaksionet e tjera të kryera në lidhje me operacionet hidrokarbure, kostot dhe shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga kontraktori në ose në lidhje me operacionet hidrokarbure në

106

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

përputhje me marrëveshjen etj., duke rekomanduar (ngritur objeksione) mbi këto çështje, për të ndikuar në rritjen e përfitueshmërisë nga zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit.

Vazhdimisht

* * * * * 3.4 A ËSHTË SIGURUAR RUAJTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT GJATË ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE TË PRODHIMIT? 3.4.1 A kanë qenë efektiv inspektimet dhe monitorimet mjedisore të marrëveshjeve të prodhimit? Çështjet e mjedisit në zonat ku zhvillohen operacionet hidrokarbure dhe nxjerrja e naftës nga nëntoka, është një çështje që sensibilizon dhe duhet të jetë në fokusin e të gjithë aktorëve politikë dhe socialë të vendit tonë. Ndikimet dhe dëmtimet e mjedisit e shtrijnë efektin e tyre negativ jo vetëm në zonat rreth vendburimeve ku mund të jenë rrezik për jetën, shëndetin e banorëve, ndotjen e ujërave dhe tokave, përreth puseve të naftës, por ato duhen parë dhe më gjerë. Një shfrytëzim barbar, pa kritere dhe i pakontrolluar mund të sjellë shkatërrime të burimeve nëntokësore, duke sjellë humbje të mëdha për pasuritë kombëtare. Problemet e mjedisit në vendburimin e Patos-Marinzës kanë qenë në fokusin e opinionit publik, të ndikuar dhe nga mediat e shkruara dhe vizive që e kanë ngritur këtë problem, sidomos mbas fontanimit të ndodhur në këtë zonë në vitin 2015. Gjatë këtij auditimi e kemi vënë theksin tek rëndësia që ka roli monitorues dhe kontrollues i institucioneve publike të përfshira në këtë auditim në lidhje me këtë çështje. Duke evidentuar çështjet problematike mjedisore dhe sidomos situatën mbas fontanimit, analizuar impaktin e veprimtarisë monitoruese të AKBN dhe Albpetrolit në lidhje me këtë çështje, do të japim rekomandimet për përmirësimin e situatës në të ardhmen dhe parandalimin e ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit. Gjatë auditimit u kërkua për t’u vënë në dispozicion dokumentacioni në lidhje me monitorimet e bëra në lidhje me çështjet mjedisore. Monitorimet e AKBN. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, situata e monitorimeve mjedisore paraqitet si më poshtë: Në lidhje me ngjarjet e ndodhura në pusin nr. 5761, në vend-burimin e Patos-Marinzës, (Fontanimi). Një grup pune i përbërë nga drejtues dhe specialistë të drejtorisë hidrokarbure në datat 03-10.04.2015, ka kontaktuar me drejtues dhe specialistë të kompanisë kontraktore dhe pasi kanë verifikuar gjendjen në terren dhe dokumentacionin teknik kanë përgatitur raportin “Mbi shkaqet e fontanimit në pusin nr. 5761 dhe krijimin e grifonëve në afërsi të këtij pusi në vend-burimin e Patos-Marinëz”. Ky raport i është dërguar Drejtorit Ekzekutiv të AKBN në datë 09.04.2015. Ky raport fillon me një vlerësim historik (60-vjeçar) të situatës të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës dhe operacioneve hidrokarbure të kryera aty në lidhje me nxjerrjen e naftës, në lidhje me shpimin e puseve vertikalë dhe atyre horizontalë të shpuar 5-vjeçarin e fundit (që do të thotë 2010-2015), duke e klasifikuar si zonë të “qetë” dhe “pa ndërlikime”. Në këtë zonë ka patur një dinamikë të shpimit të puseve nga 100 deri në 130 në vit, me një kohë shpimi për pus 2-3

107

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

javë, duke ju referuar puseve horizontalë. Kjo zonë ka një dendësi shumë të madhe të puseve, ku distanca e tyre në sipërfaqe është 9-10 metra. Pusi nr. 5761, punimet gjatë hapjes së të cilit shkaktuan fontanimin, në një sipërfaqe ku ishin parashikuar të shpoheshin 11 puse, nga të cilët deri në fund të marsit 2015 ishin shpuar 9 puse ku pusi i mësipërm ishte i 10-i. Shpimi i këtij pusi ka filluar në datë 27.03.2015 në orën 1500. Pas fontanimit dhe krijimit të grifonëve, u çimentua dhe likuidua në datë 02.04.2015. Shpimi i këtij pusi është kryer nga kompania “SIMMONS”, duke instaluar sondën Edeko 504, me një thellësi të projektuar (gjatësi) 2.090 m, thellësi vertikale 1.388 m dhe segment horizontal me gjatësi 532 m. Në raportin e hartuar nga AKBN, janë paraqitur në mënyrë kronologjike punimet që janë kryer, duke reflektuar detajet inxhinierike për datat 27.03.2015 deri 02.04.2015 kur është bërë “mbytja e pusit” për shkak të gazifikimit/rrjedhjes së gazit që filloi në datat 29-30. 03.2015 në pusin nr. 5760, që ndodhet 10 m larg pusit të ri që ishte duke u shpuar. Po ashtu në raport paraqiten operacionet që u kryen në lidhje me këtë avari, duke nisur që nga hermetizimi i rrjedhjeve në pusin 5760, ndalimin e punimeve në atë 5671, dhe rifillimin më pas të shpimit në pusin 5671. Në datë 31 dhe 01.03.2015 është konkluduar dhe janë kryer operacione për vendosjen e tapës në pusin 35671 në një gjatësi 42 m në thellësitë nga 1.437 m deri në 1.395 m. Gjatë kryerjes së shpimit ka patur deviacione të këndit të shpimit deri në 100 për 30 m (duhej 70 për 30 m ka vajtur deri në 170 ), si dhe defekt në turbinë, e cila ka patur thyerje në dy vende. Në raport citohet se “...në skemën e preventorit mungonte linja e mbytjes së pusit dhe situata u komplikua...”. Në datë 02.04.2015 kanë përfunduar operacionet për mbylljen e pusit. Pas paraqitjes së operacioneve të kryera për periudhën, në lidhje me këtë incident, duke i renditur ato në mënyrë kronologjike dhe inxhinierike në raportin e përgatitur është bërë edhe analiza e operacioneve të kryera. Në këtë analizë nga specialistët e AKBN evidentohen problematika që lidhen me këto operacione: Mungesë vigjilence gjatë ngritjes së instrumentit të shpimit, nuk ishin hapur që më përpara linjat kryesore të shkarkimit, mungesa e projektimit të linjës anësore të preventorit me material rezistent ... në funksion të mbytjes së fontanës në rast emergjence, e cila solli harxhim kohe duke ndërtuar një linjë të re për të mbytur pusin, erupsioni (fontana) për të gjitha arsyet e paraqitura nuk u parandalua në fazën fillestare dhe as nuk u bë e mundur komandimi i veprimeve me shpejtësi për hapjen e linjës së preventorit, etj., për të marrë në kontroll situatën pa krijuar grifone. Sipas informacioneve të kompanisë Bankers Petroleum ka rezultuar se gazi i shfaqur në pusin nr. 5671, ka qenë gaz karbonik i përdorur në vitet 1989-1991 nga Albpetroli në puset e vjetër rreth pusit të ri. Këtë informacion kompania e ka patur në formë elektronike si dokumentacion për historikun e puseve në këtë zonë, si dhe sasinë e këtij gazi të injektuar . Mos leximi i të dhënave për metodat e dyta të zbatuara më parë në puset e shfrytëzimit në këtë zonë ngarkon me përgjegjësi kompaninë, pasi ato janë shumë të rëndësishme për dhënien e pikave të reja të shpimit. Si rezultat i këtij raporti, AKBN ka arritur në përfundimin se “nënkontraktori për shpimet i kompanisë Bankers Petroleum, është i papërgatitur teknikisht dhe organizativisht për përballimin e rasteve të tilla, duke e ngarkuar me përgjegjësi si operator direkt në operacionet hidrokarbure të kryera në pus” Pasojat e këtij fontanimi të radhitura sipas AKBN janë: fontana doli jashtë kontrollit duke krijuar një sipërfaqe të konsiderueshme pranë pusit me grifone të cilët nga gryka e tyre shkarkonin gaz, materiale inerte dhe llum; këto grifone ishin shpërndarë në një sipërfaqe në formë të parregullt deri 250 m nga gryka e pusit, si dhe dy grifone dilnin nga puset e fermerëve të zonës në një lartësi

108

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

të madhe, dhe të tjerë më të vegjël; dëmtime në disa banesa të fshatarëve në oborret e tyre dhe infrastrukturë dhe mbi të gjitha panik tek njerëzit; pas ndërhyrjes dhe çimentimit të punimeve në pusin 5671, ardhja e fluideve në grifone është ndërprerë, por nga vrojtimi në terren deri në 07.04.2015 nuk është ndërhyrë ende për riparimin e dëmeve. Në përfundim janë dhënë rekomandimet në lidhje me këtë fenomen dhe situatë të krijuar. Nga ana e AKBN është kërkuar marrja e masave riparuese dhe shlyerja e dëmeve materiale të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur në pusin 5761 në sheshin e puseve P-29-A në vendburimin e Patos-Marinzës. Duke u mbështetur në nenin 9.2 të LMH, nga kompania Bankers është kërkuar: marrja e masave riparuese brenda një periudhe 90-ditore dhe riparimi i çdo dëmtimi mjedisor të shkaktuar; riparimi dhe çdo dëmtim ndaj personave apo pasurive të palëve të treta, të cilat janë dëmtuar për shkak të operacioneve hidrokarbure të lidhura me incidentin e ndodhur në pusin nr. 5761; ky njoftim dhe periudha nga marrja e tij zyrtarisht, do të konsiderohet si njoftim për riparim mbështetur në nenin 24.3 të LMH; nëse këto shkelje nuk riparohen brenda 90-ditëve, kjo licencë-marrëveshje do të përfundojë mbështetur/në përputhje me nenin 24 të LMH. Nga ana e AKBN, me anë të shkresës të datës 22.04.2015, të drejtuar kompanisë dhe për dijeni të MEI dhe Albpetrol, në përgjigje të letrës të dërguar nga kompania, të datës 14.04.2015 ku paraqitjen objeksione dhe kundërshtime në lidhje me kërkesat e pasqyruara nga AKBN në shkresën nr. 10.04.2015, mbas incidentit në pusin 5761, AKBN i qëndron kërkesave të saj dhe është e bindur se ato janë në përputhje me përcaktimet e bëra në LMH duke përmendur konkretisht: Nenin 9.1, pikat (a)-(e); nenin 24.1 pikat (f, g dhe h) duke shtuar se AKBN dhe në të kaluarën ka bërë disa herë me dije kontraktorin në lidhje me shkelje të konstatuara nga nënkontratorët e tij, (duke përmendur Q. Sinaj dhe TITAN, por pa cilësuar se kur dhe për çfarë) duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve me ta dhe se nga ana e kontraktorit nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje); nenin 26 pika (a) dhe (b- i, ii); në shkresën e Bankersit drejtuar AKBN seksioni “Summary of action taken by Bankers in responce to incident”, pika 8, kontraktori shprehet se “...këto masa do të bëhen në kohën e duhur në përputhje me standardet ndërkombëtare”, është kërkuar se për cilat standarde bëhet fjalë (po koha ?!); dhe është vënë në dukje se sipas ekstraktit të QKR, përfaqësuesit ligjor të kontraktorit i ka mbaruar afati dhe është kërkuar emri i personit me të cilin do të komunikohet zyrtarisht në të ardhmen. Në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr. 89, datë 01.04.2015 datë 23.04.2015, grupi i punës i Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN dhe staf nga Sektori i Monitorimeve të Albpetrolit, ka përgatitur dokumentacionin për “Analizën e fontanës së ndodhur në pusin nr. 5671 në vendburimin e Patos-Marinzës.”, ku përshkruhen situatat si në raportin e datë 09.04.2015. Në këtë dokumentacion shkaqet e mundshme të incidentit janë më të reduktuara dhe më pak të detajuara se në raportin e datës 09, po kështu dhe pasojat e ngjarjes, por këtë herë rrezja e zonës së prekur shkon deri në 500 m. Nuk është paraqitur pretendimi dhe vlerësimi në lidhje me aftësitë teknike dhe organizative të nënkontraktorit për shpimet i vlerësuar si i “papërgatitur”. Rekomandimet në këtë dokument janë më të vogla në numër, nga 11 në 6. Në datën 17.04.2015, në AKBN është ngritur një grup pune për inspektim në mjedis të gjendjes mjedisore pas aksidentit të ndodhur në pusin nr. 5671 dhe inspektimin e gropave ekologjike. Inspektime të tjera për mjedisin. Në datën 15.12.2015 është kryer inspektim mbi ndotjet e konstatuara në sheshin e pusit 1386-P, në Zharrëz. Si fillim specialistët e AKBN kanë marrë takim me përfaqësuesit e kompanisë të cilët mbulojnë çështjet e mjedisit.

109

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Në dokumentacionin e paraqitur nga grupi i punës së AKBN në lidhje me këtë inspektim, citohet se ka patur mosmarrëveshje ndërmjet Bankers dhe Albpetrolit në lidhje me ndotjet mjedisore në sheshin e pusit 1386-P dhe zonën rreth tij. Komuniteti i komunës Zharrëz ka patur shqetësime dhe ka paraqitur ankesat e veta kundrejt Bankers në lidhje me ndotjet në mjedis. Në informacionin e përgatitur nga specialistët e AKBN, citohet se Bankers ka në dorëzim këtë pus dhe sheshin rreth tij me procesverbalin zyrtar të marrjes në dorëzim të puseve të datës 17.06.2010 shoqëruar me procesverbalin e identifikimit të kushteve para-ekzistuese të këtij pusi. Nga ana e përfaqësuesve të Bankers është ngritur pretendimi se ky pus nuk është marrë në dorëzim për operacione prodhimi dhe se te ky pus nuk është kryer asnjë operacion për qëllime prodhimi etj. Gjatë inspektimit, grupi i punës i AKBN ka dhënë argumentimet e veta në lidhje me këtë çështje ku thuhet se: pusi është dorëzuar si pus aktiv që ka qenë në prodhim para se të dorëzohej nga Albpetroli në datë 16.07.2010, dhe se në dokumentacionin e dorëzimit të pusit nuk ka asnjë citim ku të thuhet se është marrë për monitorim të prodhimit ose sigurim teknik; ky pus është brenda zonës së kontratës të vendburimit të Patos-Marinzës dhe sipas MH duhet të ishin marrë masa për rehabilitimin e mjedisit në të gjithë zonën e kontratës, ankesat dhe shqetësimet e komunitetit të zonës duhen parë me një rëndësi të veçantë. Nga verifikimi në terren rezultoi se sheshi i këtij pusi kishte ndotje të mjedisit, gryka e pusit ishte e hermetizuar, pusi ishte pranë qendrave të banuara duke qenë shqetësues dhe rrezik për banorët. Nga ana e kontraktorit u mor përsipër të rehabilitohet sheshi i pusit nga ana mjedisore, të pastrohen mbetjet e ngurta dhe të çohen për trajtim në pikën e grumbullimit pranë Pad-D, të trajtohen mbetjet e lëngshme në impiantet e trajtimit të llumrave ekologjikë pas rënies dakord me Albpetrolin për caktimin e pikave se ku do të hidhen mbetjet. Albpetroli duhet të bjerë dakord që mbetjet të trajtohen në pikat që ka caktuar kontraktori, ai nuk merr përsipër edhe përgjegjësitë që janë të Albpetrolit në lidhje me rehabilitimin e mjedisit. Në datë 09.06.2015, grupi i punës i specialistëve të AKBN, ka vajtur pranë zyrave të kontraktorit, për të evidentuar problematikat në lidhje me gropat ekologjike nr. 1 dhe 2 në Zharrëz, Patos-Marinëz, ku ka marrë kontakt me përfaqësues të kontraktorit që mbulojnë çështjet e sigurimit, shëndetit dhe mjedisit, si dhe përfaqësues të Albpetrolit të Drejtorisë Hidrokarbure, Sektori i Monitorimit dhe Supervizimit të MH. Sipas pretendimeve të parashtruara nga kontraktori, ky i fundit ka insistuar që të ndaheshin përgjegjësitë, pasi nga ana e Albpetrolit pretendohet se kompanisë i janë dhënë vetëm gropat në pronësi dhe jo mbetjet dhe se nga Albpetroli kontraktori nuk ishte lejuar që të bënte trajtimin e mbetjeve, dhe në këto kushte, deri në 2012, këto gropa janë përdorur vetëm për ruajtjen e materialeve dhe nuk është bërë trajtim i mbetjeve. Sipas pretendimeve të kontraktorit ai ka planifikuar në buxhetin e vitit 2012-2013 fond për trajtimin e mbetjeve, por që nuk u realizua, pasi kontraktori dhe Albeptroli nuk arritën në qëndrime të përbashkëta. Në vitin 2012 kontraktori ka nënkontraktuar një kompani për të bërë trajtimin e mbetjeve, por ky trajtim nuk u realizua. Midis kontraktorit dhe Albpetrolit ka patur një letërkëmbim të vazhdueshëm, por pa rezultat. Nga ana e Albpetrolit janë paraqitur pretendime në lidhje me faktin se gropat Eco-1 dhe 2 janë ndërtuar që në vitin 2002 nga kompania Anglo Abanian Petroleum Ltd, dhe se me nënshkrimin e MH, në bazë të aneksit F, pika A.2.d, këto gropa i kalojnë në pronësi kontraktorit. Me marrjen e puseve në dorëzim, kompania do të merrte përsipër dhe rehabilitimin e puseve, gjë të cilën e bëri dhe mbetjet u depozituan në këto gropa që ishin marrë në pronësi nga kompania Nga ana e kompanisë nuk ka patur asnjëherë një plan për përpunimin e mbetjeve. Duke patur parasysh shqetësimin e banorëve dhe inspektimin e Albpetrolit, ka rezultuar se kontraktori nuk ka marrë

110

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

masa për trajtimin e mbetjeve dhe sipas MH neni 20, pika 4 dhe 5 është kompetencë e Albpetrolit të ndërhyjë kur kontraktori nuk ndërhyn. Në datë 21.03.2008, Albpetroli i ka kërkuar kontraktorit që të merrte përgjegjësi për mbetjet dhe që të ndërhynte dhe ai. Por kontraktori kërkonte që Albpetroli të paraqiste një plan të detajuar për rehabilitimin. Ky plan i detajuar i është dërguar kontraktorit në datë 11.01.2013, datë 30.05.2013 dhe 01.07.2013, por nuk ka marrë përgjigje nga kontraktori. Po ashtu i është bërë e qartë kontraktorit për rrugën ligjore që duhet të ndiqte për të marrë lejen mjedisore, konform VKM nr. 419, datë 25.06.2014, kreu VI “Transferimi i lejeve mjedisore të tipit A,B,C” Është kërkua nga të dyja palët vënia në dispozicion e të gjithë dokumentacionit përkatës, si një detyrim i MH. Palët ranë dakord, por nga ana e Albpetrolit u njoftua AKBN që ta kërkonte këtë zyrtarisht, ndërsa kontraktori tha që do t’a mbledhë dhe do ta dërgojë. Sipas mendimit të grupit të punës së AKBN, nga ky takim doli qartë se për periudhën 2004-2012, asnjëra palë nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zgjidhur mosmarrëveshjet, si dhe nuk është bërë asgjë për trajtimin faktik të mbetjeve. Grupi i punës mendon se duhet të zgjidhet nga të dy palët problemi i pronësisë së mbetjeve në gropat ekologjike 1 dhe 2 duke bashkëpunuar me MM dhe AKBN, për të filluar trajtimin e mbetjeve. Nga ana e AKBN është ngritur një grup inspektimi për monitorimin e në terren të gropave ekologjike dhe verifikim e përmbushjes së masave të detyrueshme për zbatim të lëna grupi i MM në vendburimin e Patos-Marinëz. Lidhur me problematikat e këtyre gropave, grupi ka paraqitur tek drejtori i DH informacion në të cilin paraqitet se 5 gropa ishin jofunksionale. Gropat më problematike janë evidentuar ato Eco-pit 1 dhe 2 të cilat ishin shumë afër rrugës së kalimit dhe nuk kanë qenë të rrethuara, etj,. Në të dyja këto gropa janë evidentuar mbetje të mëdha dhe problematika, por sipas pretendimeve të kompanisë këto ishin në pronësi të Albpetrolit dhe mbetje të trashëguara nga ky i fundit dhe për këtë arsye kontraktori nuk merrte masa për trajtimin e mbetjeve. Pas verifikimit në terren, grupi vazhdoi bisedimet në zyrat e kontraktorit në lidhje me verifikimin e dokumentacionit përkatës të lidhur me mjedisin. Dokumentacioni i kërkuar dhe që duhej të ishte dorëzuar përbëhej nga: Plani i ri i menaxhimit të mbetjeve sipas standardeve të legjislacionit do të dorëzohej pranë organeve përkatëse; Hartimi i një plani të përputhshmërisë, sipas përcaktimeve në shtojcën 10 të Ligjit nr. 10488 datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, i cili duhet të përfshijë dhe masat, afatet si dhe investimet e kryera nga ana e kompanisë; në lidhje me raportin e MM kompania i ka dorëzuar planet e përputhshmërisë për të gjitha gropat pranë QKL. Vetë kompania është duke bërë shtesë të këtyre planeve të përputhshmërisë për një detajim të zgjeruar, rivlerësim të raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikimin e kushteve të lejeve mjedisore nga ana e AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit). Kompania është duke marrë shqyrtim periodik dhe rivlerësim për secilën leje mjedisore, edhe pse përgjegjëse për këtë kompania bën AKM. Hartimin e një plani të detajuar monitorimi si pjesë e lejes mjedisore dhe instrumenteve të inspektimit mjedisor. Sipas kompanisë ajo dorëzon plane të detajuar çdo 3-mujor mbi një bazë vjetore pranë MM, DRM dhe AKM. Në përputhje me planin e menaxhimit të mbetjeve, kompania duhet të fillojë hartimin e planit të masave për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti. Sipas kompanisë ajo e ka të qartë një plan të menaxhimit të mbetjeve dhe ka implementuar një plan të gjerë të menaxhimit të mbetjeve. Më fund të këtij informacioni janë paraqitur masat që duhet të marrë kontraktori si: duhet të përfundojë në mënyrë urgjente të gjitha dokumentacionet e nevojshme mjedisore, brenda një afati, duke i paraqitur ato para institucioneve kompetente; të bëjë monitorim më të shpeshtë të këtyre gropave, duke u bazuar dhe në lejen e monitorimit; duhet të planifikojë një plan

111

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

menaxhimi të trajtimit të rërës së mbetur në gropën Eco 4; duhet të rrethojë dy gropat 1 dhe 2; të zgjidhë problemin me Albpetrolin për gropat 1 dhe 2, sepse ato janë jashtë standardit dhe të bëhet pastrimi tyre, sepse vazhdimi i mbetjeve në këto gropa dhe ndikimi i temperaturave sjell era të pakëndshme dhe të dëmshme për organizmin e njeriut, ndotje ajri, ndotje të ujërave sipërfaqësorë dhe të tokës; të vendosen masa mbrojtëse për të parandaluar drenazhimin sipërfaqësor; vendosja në të dyja anët e gropave të sistemit të drenazhimit për mbledhjen e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga erozioni; të vendosen pranë gropave depozita uji në rast rreziku për zjarr. Monitorime dhe inspektime të tjera (2-3) janë paraqitur dhe në pikën tjetër të këtij Raporti, (monitorimet e AKBN), pasi ato kanë qenë pjesë e monitorimeve të tjera dhe janë kryer në të njëjtën kohë. Si konkluzion: - Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion në lidhje me monitorimet dhe inspektimet për

çështjet mjedisore të vendburimit të Patos-Mranizës, konstatohet një numër shumë i vogël i tyre, dhe këto shumica në vitin 2015. Edhe monitorimi i bërë në nëntor të 2014 pas shqetësimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nuk ka identifikuar asnjë problematikë, kur në dokumentin e publikuar nga komiteti renditen një sërë shqetësimesh. Duke bërë përjashtim rastin e fontanimit, dhe kjo për shkak të vëmendjes së madhe të krijuar, por edhe për këtë rast mund të shprehemi me rezervave. Një herë nënkontraktori cilësohet si i paaftë teknikisht dhe se nuk ka zbatuar rregullat dhe masat mbrojtëse të duhura dhe pas disa ditëve nuk përmendet fare. Akoma më keq, kur në një monitorim me tematikë tjetër, por edhe për sigurinë, AKBN shprehet se çdo gjë është në rregull, bile dhe vlerësime me pozitivitet lartë kundrejt tij, duket sikur DH në AKBN nuk e ka prioritet monitorimin në lidhje me çështjet mjedisore të këtij vendburimi. Edhe këto monitorime të bëra në 2015 duket sikur janë bërë sa për të kaluar radhën dhe jo për të evidentuar dhe nxjerrë në pah përgjegjësitë e kontraktorit, pasi ai është i vetmi që kryen operacione në këtë zonë. Raportimi i monitorimeve kur njëherë citohet dokumentacioni i kërkuar, pastaj thuhet se konktraktori e ka dokumentacionin, dhe në fund lihen rekomandime që të pajiset me këtë dokumentacion nuk janë serioze. Për sa më lart mban përgjegjësi DH dhe Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave, duke theksuar se nga dokumentacioni i vënë dispozicion ngrihet hamendësimi i arsyeshëm se ndaj kontraktorit, për periudhën e mëparshme (2014 e para), nuk i është bërë asnjë kontroll në lidhje me çështjet e mjedisit,

Monitorimet në mjedis nga ana e Albpetrolit. Dokumentacioni i vënë në dispozicion nga Albpetroli në lidhje me monitorimet për mjedisin i referohet periudhës 2014-2015. Edhe këtu, çështja më me fokusim ka qenë “Fontanimi” dhe, më pas, monitorimet dhe inspektimet duket sikur kanë qenë në pjesën më të madhe kontrolle rutinë. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion për vendburimin e Patos-Marinzës, për periudhën 2015-2016 janë kryer 15 inspektime që kanë bëjnë me mjedisin, sigurimin teknik, mbrojtjen nga zjarri, gjendjen e puseve të pahermetizuar, gjendjen e gropave ekologjike, trajtimin e dëmeve, ankesa të fermerëve, ankesa të bashkive, teknologjinë e përdorur, analiza të naftës brut, monitorim të cilësisë së ajrit, por nuk janë evidentuar dhe raportuar problematika në të gjitha prej tyre.

112

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Incidenti në pusin nr. 5761(fontanimi). Në datë 07.04.2015, Administratori i Albpetrolit ka kërkuar nga kompania kontraktore vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit lidhur me incidentin e datës 01.04.2015, në pusin 5761, i cili duhet të përmbante: një raport të investigimit të incidentit ku të përshkruhej incidenti, paraqitjen e ngjarjeve në mënyrë kronologjike, veprimet e ndërmarra dhe procedurat e kontrollit, veprimet në lidhje me masat e marra për mbrojtjen e mjedisit nga ndodhja e këtij incidenti, një analizë të thelluar pse ndodhi ky incident, si dhe gjetjet nga ky investigim; të gjitha raportet ditore që paraqesin veprimtarinë për shpimin e këtij pusi; dokumentacionin për dizenjimin dhe projektin e këtij pusi; dokumentacion tjetër shtesë në lidhje me aktivitet e shpimit, si dhe ndonjë raport paraprak të vlerësimit të dëmeve. Kjo kërkesë i është dërguar për dijeni dhe dy institucioneve të tjera: MEI dhe AKBN. Në datë 06.04.2015, kontraktori i është drejtuar MAS (Ministria Arsimit dhe Sporteve), MEI, MSH, MM, Komuna Kuman, Prefektura Fier, AKBN, Albpetrol, Komisionit të Vlerësimit (krijuar nga prefekti dhe komuna), me një informacion në lidhje me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ngjarja e datës 01.04.2015, si pasojë e daljes jashtë kontrollit të pusit 5761. Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet se “... kryetari i komisionit ka kërkuar një ekspertizë gjeoteknike për të vlerësuar riskun e rrëshqitjeve të mëtejshme gjeologjike të tokës dhe përreth gropave të shkaktuara në afërsi të pusit pranë disa shtëpive dhe në fshat ....”. Kontraktori nga ana e tij ka reaguar në lidhje me këtë kërkesë, duke sjellë nga Mbretëria e Bashkuar një ekspert të kompanisë WSP, si dhe ekspertë të studimeve gjeofizike shqiptare që do të mundësonin pajisjet për imazhet gjeoteknike dhe certifikonin nga ekspertët shqiptarë të këtij procesi të domosdoshëm për besueshmërinë e punës së ekspertit të WSP. Në këtë vlerësim do jepej mundësia për të kuptuar se sa është përhapur dëmtimi në afërsi të sipërfaqes ose paqëndrueshmëria që mund të përbëjë rrezik për njerëzit apo kafshët e zonës. Pas vlerësimit, kontraktori do të nisë punën për rehabilitimin dhe stabilizimin e dëmeve në rrugët dhe fushat, si dhe adresimin e zonave që paraqesin rrezik. Në këtë shkresë thuhet se eksperti i huaj, i sjellë nga kompania, ka filluar punën për procesin e vlerësimit me mbështetjen teknike të pajisjeve të vëna në dispozicion nga Instituti për Studimet Gjeoteknike në Tiranë, ndërsa ekspertët e këtij instituti janë tërhequr për shkak të një konflikti të papërcaktuar dhe nuk e kanë përfunduar punën e nisur. Në datë 08.04.2015, kompania kontraktore ka sjellë një informacion të përditësuar në lidhje me incidentin e ndodhur. Ky informacion është shoqëruar dhe me një raport në lidhje me situatën e ndodhur të përpiluar nga kontraktori. Në datë 14.04.2015, kontraktori i është drejtuar AKBN, Albeptrolit, si dhe për dijeni MEI-it, duke paraqitur pretendimet e tij në lidhje me disa “pasaktësi” të evidentuar në kërkesat e AKBN të datave 09-10.04.2015, duke paraqitur kundërshtime në lidhje me; “...kërkesat e AKBN nuk përshkruajnë me saktësi procesin, sipas LMH, në lidhje me rehabilitim e dëmeve duke iu referuar LMH për: 1. (a) në LMH kërkohet të merren hapat e duhura për të kthyer nën kontroll situatën e emergjencës, duke mbrojtur jetët e njerëzve, si dhe të dëmeve në mjedis dhe ndaj pronës së palëve të treta; (b) në LMH kërkohet që masat për të riparuar dëmet të ndërmerren “brenda një kohe të arsyeshme”; (c) nëse ndonjë operacion hidrokarbur do të ndërhyjë gjatë zbatimit të LMH-së, në masat e kërkuara për riparimin e dëmeve, AKBN mund të kërkojë që LMH të ndërpresë këto operacione nëse është e nevojshme”. Kërkesa e AKBN ndaj kontraktorit për të kompletuar masat e kërkuara për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara, brenda 90 ditëve, është cilësuar si e paarsyeshme nga ana e Bankersit dhe është e shkëputur nga realiteti teknik, operacional dhe ligjor. Koha e kërkuar për të kompletuar këtë punë, sipas Bankers, varet nga objekti/qëllimi i punës. Në lidhje me punët e caktuara që

113

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

duhet të kryhen do të duheshin disa muaj, dhe se për veprimtari të tjera, si psh. shuma që duhet paguar personave të prekur apo dhe operacione të tjera, nuk varen nga kontraktori. Për më tepër, nga ana e Kontraktorit është ngritur pretendimi se paraqitja e nenit 24 të LMH, në kërkesat e bëra nga AKBN, është tërësisht jokorrekt, pasi AKBN mund të kërkojë mbylljen e licencë-marrëveshjes vetëm nëse ndodhin ngjarjet e mëposhtme; (a) i licensuari “në mënyrë të paarsyeshme dhe të përsëritur kryen në mënyrë të qëllimshme dhe me vetëdije thyerje të ligjeve shqiptare, instruksioneve të AKBN dhe dispozitave të LMH”; (b) AKBN i jep njoftim të shkruar të licensuarit për prishjen dhe (c) i licensuari dështon në përpjekjet për të rregulluar dëmtimet brenda 90-ditëve nga marrja e njoftimit Më tej kontraktori vazhdon me një përmbledhje të veprimeve të ndërmarra në lidhje me reagimet ndaj incidentit, duke vënë theksin në monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve për të përcaktuar qëllimin e punës që duhet bërë për të përmirësuar situatën dhe përgatitjen e një plani veprimi. Një kopje e këtij plani do t’i dërgohet AKBN. Në lidhje me kërkesën e AKBN për ndërprerjen e operacioneve të prodhimit në sheshin P29-A, se: kontraktori ka ndërprerë operacionet në këtë zonë; nuk ka lidhje nëntokësore sit 5761 me puset e tjerë në këtë shesh, dhe se cilësia e ajrit dhe ujit, në masë të madhe janë kthyer në normalitet. Për më tepër, vënia në funksion e puseve aktive në këtë zonë nuk do të ndikojë në punët e kërkuara për përmirësimin e gjendjes, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme ndërprerja e prodhimit; Bankersi ka rënë dakord për këtë pezullim të përkohshëm, derisa të përgatisë planin e veprimit paraprak. Pas paraqitjes së këtij plani tek AKBN, kompania do të rifillojë operacionet e prodhimit në këtë shesh në përputhje me praktikat e pranuara ndërkombëtare të industrisë së naftës dhe duke vazhduar me operacione të sigurta, ndërkohë që do të kryejë veprime monitorimi dhe përmirësimi të mëtejshme në zonën përreth; për më tepër kompania është duke kompletuar, në përmbledhje të praktikave për shpimin e puseve në këtë zonë, për të përcaktuar nëse duhet të kryhen modifikime pas incidentit të ndodhur. Pasi kjo të jetë përfunduar, rezultatet do t’i dërgohen AKBN dhe pas kësaj do të vazhdohet me prodhimin me praktikat e pranuara ndërkombëtare të industrisë së naftës. Me anë të shkresës të datës 22.05.2015, MEI i ka dërguar AKBN dhe Albpetrolit informacionin në lidhje me cilësinë e ajrit pas incidentit të ndodhur në pusin nr. 5761. MEI, në bashkëpunim me AKM pas matjeve të kryera mbi gazrat e lëshuar në atmosferë, kanë përftuar të dhëna për cilësinë e ajrit në zonën ku ndodhi incidenti. Ky informacion është përgatitur nga AKM dhe dërguar në MEI me shkresën nr. 651 prot., datë 23.04.2015, ku paraqitet situata pas monitorimit për 2 pika sipas koordinatave përkatës, pika 1 në datat 01 deri 10.04.2015 dhe pika 2 sipas koordinatave përkatëse në datat 10 deri 15.04.2015, ku pika 2 u sugjerua si pikë me nivel të lartë ndotjeje. Monitorimi është realizuar për treguesit kryesorë të cilësisë së ajrit, si: PM10, SO2, NO2, CO, O3 dhe benzen. Bazuar në të dhënat e monitoruara, krahasuar me normat e OBSH dhe ato të BE-së, rezultoi se ndotësit kryesorë në zonën e monitoruar janë: SO2, NO2 dhe PM10; në lidhje me SO2, rezultatet kanë treguar se në pikën 1 vlera e matur ka qenë 29.22 µg/m3 dhe krahasuar me normën e OBSH (20 µg/m3) e ka kaluar atë në masën 46,1%; në pikën 2 ka qenë 33.6 µg/m3 duke e tejkaluar me 68%. Vlerat e NO2 kanë qenë mbi normën e lejuar, sidomos në pikën 2 ku ka rezultuar në 59,66 µg/m3 kur ka tejkaluar në masën 49% normën e OBSH dhe BE (40 µg/m3). Në lidhje me PM10 në pikën 1 vlera e matur ka qenë 52,4 µg/m3, duke e tejkaluar me 31% normën e OBSH dhe BE (40 µg/m3), ndërsa në pikën 2 vlera e matur ka qënë shumë e lartë 195 µg/m3 duke e kaluar 4,5 herë normën e OBSH dhe BE. Gjithashtu është konstatuar se ky nivel i lartë i PM10 ka ardhur dhe si rezultat kryesor i rrugëve të shtuara vetëm me çakull, duke u emetuar ajër gjatë qarkullimit të automjeteve. Me shkresën e datës 08.06.2015 të AKBN, është dërguar për trajtim kontraktorit dhe Albpetrolit, si dhe për dijeni MEI-it dhe Prefektit të Qarkut Fier, kërkesa e Ministrisë së Zhvillimit Urban e

114

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dërguar dhe në MEI dhe MB (Ministra e Punëve të Brendshme), për dijeni prefektit të Qarkut Fier, ku pasqyrohen vlerësimet paraprake të dëmeve të shkaktuara nga incidenti sipas një preventivi me vlerë 19.976.286 lekë. Me anë të shkresës datë 07.01.2016 të AKBN, drejtuar kontraktorit dhe Albpetrolit, për dijeni MEI, duke kërkuar marrjen e masave nga kontraktori në lidhje me riparimin dhe shlyerjen e dëmve materiale (duke u bazuar në nenin 9.2 të LMH). Kjo ka ardhur si pasojë e shkresës të dërguara në AKBN nga Bashkia Roskovec me nr. 1350 prot., datë 05.11.2015, në lidhje me ankesat e paraqitura nga banorë të fshatit Marinëz, njësia administrative Kuman, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga incidenti në pusin 5761. Me anë të shkresës nr. 27/1 prot., të datës 01.02.2016, drejtuar AKBN, për dijeni MEI dhe Albpetrol, kompania Bankers i ka kthyer përgjigje AKBN në lidhje me shkresën e dërguar nga kjo me fundit, me nr 115 prot., datë 07.01.2016 “Për marrjen e masave riparuese për dëmet e shkaktuara nga fontanimi i pusit nr. 5761 Marinëz”, ku ka informuar AKBN në lidhje me veprimet dhe masat e ndërmarra për riparimin e dëmeve shkaktuar nga incidenti i pusit nr. 576, ku ndër të tjera thuhet se: në lidhje me pretendimet e e ngritura nga Bashkia Roskovec me shkresën nr. 1350 prot., datë 05.11.2015, procesi i konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga ky incident është realizuar në përputhje me ligjin nr. 8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile” i ndryshuar, dhe me VKM nr. 329, datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”. Procesi i konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve është inicuar dhe realizuar nga institucionet publike e vendore, ku përfshihen ish-Komuna Kuman, Këshilli i kësaj komune, Bashkia Roskovec, Këshilli i kësaj bashkie, Këshilli i Qarkut Fier,dhe Prefekti i Qarkut Fier dhe me pjesëmarrjen e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku në bashkëpunim dhe me miratimin e këtij të fundit u vendos perimetri i prekur nga incidenti dhe territori u nda në dy zona A dhe B. Për zonën B, përfituesit dhe masa e dëmshpërblimit u miratuan me shkresën nr. 407, datë 18.05.2015 të Komunës Kuman, ku është përcaktuar lista për 67 subjekte me vlerë 20.448.083 lekë. Për zonën A, përfituesit dhe masa e dëmshpërblimit u miratuan me vendimin nr. 17, datë 05.08.2015 të Këshillit të Bashkisë Roskovec dhe konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Fier me shkresën nr. 1023 prot., datë 17.08.2015. Po ashtu me vendimin nr. 17, të këshillit të Bashkisë Roskovec janë miratuar dhe 6 kërkesa të rishikuara për zonën B. Në këtë zonë janë vlerësuar për dëmshpërblim 49 familje me vlerë 284.861.368 lekë me TVSH. Situata deri në datën e kësaj shkrese sipas Bankers në lidhje subjektet përfituese të dëmshpërblimeve ka rezultuar: Për zonën A, ku shtëpitë e banimit dhe objekte të tjera janë vlerësuar si të pabanueshme, sipas vendimit nr. 17, datë 05.08.2015, të Këshillit të bashkisë Roskovec, janë miratuar 43 subjekte përfitues ku me 41 janë nënshkruar marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe u janë ekzekutuar shumat përkatës. Për 2 subjekte ka qenë në pritje vendimi i Bashkisë Roskovec. Për zonën B, ku shtëpitë e banimit dhe strukturat e tjera janë vlerësuar pjesërisht të dëmtuara, sipas shkresës përkatëse të Komunës Kuman, janë miratuar 69 subjekte përfituese ku me 61 janë nënshkruar marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe u janë ekzekutuar shumat përkatëse. 8 subjekte nuk kanë qenë dakord me masën e dëmshpërblimit të vlerësuar nga Komisioni i Vlerësimit dhe nuk kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshjet me kompaninë, duke e çuar pretendimin e tyre në gjykatë dhe janë ende në proces gjyqësor. Me shkresën e datës 23.02.2016, AKBN i është drejtuar kompanisë, për dijeni MEI dhe Albpetrolit, në lidhje me konfirmin e ndërhyrjeve rehabilituese të ndërmarra nga Bankers, duke iu referuar dhe letrës së kompanisë nr 27/1 prot., të datës 01.02.2016 në lidhje me marrjen e

115

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

masave riparuese për dëmet e shkaktuara nga fontanimi i pusit 5761, për rehabilitimin e mjedisit dhe zhdëmtimet pasurore të subjekteve. Po në këtë datë, me shkresën nr 1729/2 prot., AKBN i është drejtuar Albpetrolit, duke kërkuar që Albpetroli të konfirmojë operacionet riparuese dhe rehabilituese të kryera nga Bankers, si dhe cilësinë e këtyre operacioneve. Me shkresën e datës 29.01.2016, kontraktori i është drejtuar AKBN dhe Albpetrolit në lidhje me konfirmimin e masave të marra në lidhje me incidentin. Në këtë shkresë citohet se një informacion më tepër i detajuar dhe specifikuar i është dërguar MEI-it pas kërkesë së saj në datë 15.02.2016, e dërguar nga kompania në datë 25.02.2016. Çështje tjetër mjedisore. Në datës 09.09.2015, Albpetrol i është drejtuar Bankers, për dijeni MEI dhe AKBN, në lidhje me shqetësimet e ngritura nga disa banorë të komunës Zharrës, mbi ndotjen e konstatuar në sheshin e pusit 1386-P. Albpetroli ka kryer një inspektim në zonën përreth këtij pusi sipas koordinatave përkatëse, të marrë në dorëzim në datë 17.06.2010. Nga verifikimi i gjendjes mjedisore ka rezultuar se sheshi ka patur ndotje të theksuar të mjedisit. Gjithashtu, për shkak të motit të nxehtë, sasia e naftës bruto që gjendet në sheshin e këtij pusi ka qenë duke u përhapur më tej, duke përbërë një rrezik për jetën e banorëve të zonës. Sipas verifikimeve në terren ka rezultuar ndotje likuide ~110 m3 dhe të ngurta ~303m3. Për sa më lart është kërkuar ndërhyrja sa më shpjet për eliminimin e ndotjes në këtë shesh dhe rehabilitimin e mjedisit brenda parametrave ligjorë dhe në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht të industrisë së naftës. Në datë 18.09.2015 kontraktori i ka kthyer përgjigje Albpetrolit, për dijeni MEI dhe AKBN, në lidhje me kushtet mjedisore të sheshit të pusit 1386. Duke ngritur pretendimin se bazuar në dokumentin zyrtar, identifikimi i kushteve paraekzistuese të këtij pusi, ku përfshihen edhe kushtet mjedisore (pjesë e studimit të nivelit bazë), përgatitur nga përfaqësuesit e Albpetrolit dhe të kontraktorit, në datë 14.06.2015, rezulton se ndotja ka ndodhur para se kompania të merrte në përdorim pusin. Po ashtu theksohet fakti se ky pus nuk është marrë në dorëzim për operacione prodhimi, te ky pus nuk është kryer asnjë veprim për qëllime prodhimi dhe se punimet kanë qenë të limituara për qëllime të sigurimit teknik, etj,. Kontraktori në fund të kësaj shkresë këmbëngul se, pavarësisht monitorimit të saj të këtij sheshi, përgjegjësia për rehabilitimin dhe heqjen e ndotjeve është e Albpetrolit. Në datë 02.10.2015, AKBN i është drejtuar kontraktorit dhe Albpetrolit për dijeni MEI, dhe ka kërkuar marrjen e masave rehabilituese të mjedisit në sheshin pranë këtij pusi. AKBN e ka konsideruar këtë situatë tepër shqetësuese dhe ka kërkuar bashkëpunimin serioz të të dyja palëve dhe arritjen e një marrëveshjeje për rehabilitimin e mjedisit dhe sjelljen e tij në standarde të pranueshme, duke u bazuar në zbatimin rigoroz të kërkesave të nenit 20.3 parag. 3, nenit 20.5, si dhe kërkesave të Aneksit B “Procedura e marrjes në dorëzim të puseve” pika (d.ii). AKBN ka kërkuar si nga Albpetrol, edhe Kontraktori, marrjen e masave që raste të tilla të mos përsëriten. Në datë 13.10.20155 Albpetroli i është drejtuar kontaktorit, për dijeni MEI dhe AKBN, në përgjigje të shkresës së dërguar nga kontraktori në datë 18.09.2015. Albpetroli ngre pretendimet e veta se koka e pusit nuk ka qenë e siguruar në mënyrë të përshtatshme dhe e vulosur sipas standardeve të pranuara në industrinë ndërkombëtare të naftës. Niveli i ndotjes në shesh është më tepër se 400 m3, në zonë më tepër se 1.100 m2. Sipas raportit të të studimit të nivelit bazë të datës 14.06.2010, niveli nuk ka qenë më tepër se 85 m3, me zonë totale të ndotjes jo më tepër se 300 m2. Marrja e pusit në dorëzim nga kontraktori në 17.06.2010 është për operacione të prodhimit të naftës, etj., duke kërkuar zbatimin e përcaktimeve të detyrimeve sipas MH. Në fund

116

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Albpetrol kërkon marrjen e masave nga ana e kontraktorit për rehabilitimin dhe përmirësimin e situatës, duke e quajtur këtë një përgjegjësi të kontraktorit. Në datë 16.11.2015, kontraktori i drejtohet Albpetrolit, për dijeni MEI dhe AKBN. Në këtë shkresë kontraktori fillon me kundërshtimin se marrja e pusit në dorëzim është bërë për operacione të prodhimit, ... etj., dhe se kërkesa për të larguar mbetjet është e papërshtatshme, duke iu referuar si fillim nenit B.1(d) (ii) i Aneksit F “Marrja e puseve në dorëzim për Monitorim”. Në fund, pas paraqitjes së kundërshtimeve të tjera, kontraktori rithekson qartësisht se nuk janë të detyruar për ndotjen paraekzistuese, duke iu referuar neneve përkatës për detyrimet paraekzistuese të MH. Albpetrol ka vazhduar me komunikimin drejtuar kontraktorit dhe për dijeni MEI dhe AKBN në lidhje me këtë çështje, duke e filluar me vënien në dukje se kompania e ka marrë pusin për çështje të kryerjes së operacioneve të prodhimit të naftës së bashku me 38 puse të tjerë në këtë zonë në datë 17.06.2010, dhe se të 39 puset janë kërkuar për riaktivizim në programin e punës dhe buxhetin përkatës për vitin 2010. Po ashtu, Albpetroli thekson se kushtet mjedisore janë përkeqësuar në sheshin rreth këtij pusi, si dhe vetë kushtet e pusi në mënyrë thelbësore pas datës së marrjes në dorëzim. Këto kushte të përkeqësuara të mjedisit mund të shkaktojnë rreziqe serioze në shëndetin e njeriut dhe të mjedisit. Pas të tjerash, në fund Albpetroli ka kërkuar marrjen e masave nga ana e kontraktorit në kohë të shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme për rregullimin e situatës, duke iu përmbajtur dhe detyrimeve të cituara dhe më parë nga Albpetroli sipas MH. Në datë 30.12.2015, kontraktori i është drejtuar Albpetrolit dhe për dijeni AKBN dhe MEI, dhe ka vazhduar të paraqesë pretendimin se nuk janë përgjegjës për kushtet para-ekzistuese, por pranon se niveli i ndotjes përben rrezik për njerëzit dhe mjedisin rreth zonës, duke vënë në dukje se kompania është takuar dhe me AKBN dhe, sipas rishikimit të dokumentacionit dhe pas vizitës në terren dhe rishikimit të MH, kjo ndotje nuk është përgjegjësi e kontraktorit. Kompania i ka paraqitur dhe një strategji veprimi AKBN, ku ndër të tjera kërkohet heqja e ndotjeve para ekzistuese nga Albpetroli dhe më pas kontraktori të veprojë. Në fund, kontraktori citon se nëse Albpetroli do të vazhdojë të jetë i angazhuar me çështjen e diskutimit të termave të përgjegjësisë, ky do të jetë një diskutim i gjerë që do të kërkojë më shumë kohë dhe plane nga kompania, duke e lënë çështjen në pritje. Në datë 08.01.2016, Albpetroli i është drejtuar AKBN, për dijeni MEI, në lidhje me përgjigjen e kthyer nga kontraktori dhe ka kërkuar një informacion, sipas pretendimeve të kontraktorit, se çfarë është diskutuar midis AKBN dhe Kompanisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes mjedisore të pusit 1386-P, vizitës në terren dhe qëndrimin e mbajtur nga AKBN. Në fund është bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni i lidhur me komunikimin deri në këtë datë për këtë problem. Në datë 29.01.2016, kontraktori i është drejtuar AKBN dhe Albpetrolit, për dijeni MEI, dhe ka paraqitur dakordësinë për marrjen e masave të rehabilitimit në zonën rreth pusit 1386-P, duke vënë në dukje punën e bërë dhe të përfunduar. Në datë 16.02.2016, MEI i është drejtuar AKBN, për dijeni Albpetrolit, në lidhje me situatën në pusin 1386-P. Ministria falenderon bashkëpunimin në lidhje me situatën e krijuar, si dhe mirëkuptimin e arritur ndërmjet kompanisë me Albpetrolin për largimin e mbetjeve. MEI kërkon nga AKBN të jetë i informuar në vazhdimësi në lidhje me këtë proces, pasi kjo zonë është e banuar nga komuniteti.

117

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Si konkluzion : - Monitorimet e paraqitura nga Albpetroli, duke përmendur atë të fontanimit dhe atë të

ndotjes së sheshtit tjetër, si më me rëndësi nga ato të paraqitura në mjedisin, duket më tepër sikur janë korrespondenca shkresore sesa monitorime. Nga ana tjetër, zgjatja e këtyre komunikimeve, ku mund të theksojmë se në të dy rastet koha më e madhe është harxhuar duke i kthyer përgjigje dhe kundërshtime njëri-tjetrit sesa duke kërkuar zgjidhjen e çështjes, e largon vëmendjen nga situata në zonën e ndotur, pa marrë parasysh ndikimin e nivelit të ndotjes dhe rrezikun që mund të sjellë kjo zgjatje për zonën. Ky rrezik fillon që nga kërcënimi për jetën edhe shëndetin e njeriut dhe duke vazhduar tek dëmet e tokës, ujërave, ajrit. etj.

- Nga ana e Albpetrolit dhe DH në të, nuk janë parë me prioritet çështjet e monitorimit dhe kontrollit në mjedis, për vetë faktin e numrit të monitorimeve të vënë në dispozicion, edhe pse ka një trend në rritje në lidhje me interesin për rritjen e numrit të monitorimeve. Kjo situatë duhej të ishte kontrolluar që më parë dhe të paktën në ditët e sotme të mos përhapej më shumë.

- Në fillim-prillin e vitit 2015, gjatë veprimtarisë për nxjerrjen e naftës nga ana e Bankers-it në territorin e fshatit Marinëz të Fierit ka ndodhur një shpërthim (fontinim), i cili u ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme banorëve të zonës, ndotje të ujërave, tokës bujqësore, etj. Nga analiza e specialistëve të AKBN dhe Albpetrol-it është konstatuar se kjo ka ardhur si pasojë e veprimtarisë së nënkontraktorit për shpimet e kompanisë Bankers Petroleum, nga mungesa e përgatitjes teknike dhe organizative për përballimin e rasteve të tilla gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure të kryera në pus.

Për këtë rekomandojmë:

1. AKBN e MEI, si dhe Albpetrol në bashkëpunimin dhe me institucionet e tjera të mjedisit, të monitorojnë më tepër kompanitë që kanë si aktivitet të tyre nxjerrjen e naftës nga nëntoka shqiptare, si në kuadër të pajisjes me dokumentacionin përkatës sipas legjislacionit shqiptar për mjedisin, ashtu dhe në anën operacionale.

Në vazhdimësi

2. Në rast të mosgjetjes së dakordësisë AKBN dhe/ose Albpetrol të çojë çështjen tek eksperti ose arbitrazhi në kohën e duhur, aq më tepër në çështjet e lidhura me mjedisin dhe sigurinë e jetës dhe shëndetit, ku një zvarritje në kohë mund të ketë pasoja fatale.

Sipas rastit

3. AKBN dhe DH e saj, si dhe Albpetrol, të marrë masa dhe të hartojë një plan të detajuar për monitorimin mjedisor të zonave përreth këtij vendburimi, duke u kryer nga specialistë përkatës të kualifikuar, për të evidentuar, raportuar, ndjekur dhe eliminuar parregullsitë që konstatohen.

Vazhdimisht

118

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE 4.1. INFORMACION PËRMBLEDHËS Shqipëria ka rezerva te konsiderueshme të naftës dhe gazit, të cilat kanë inkurajuar investitorët e huaj për të filluar kërkimin, zbulimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, si burime të papërsëritshme nëntokësore natyrore, nëpërmjet të cilave janë përfituar të ardhura të konsiderueshme në buxhet dhe në PBB. Pas kolapsit ekonomik të viteve ’90, u ndërmorën lëvizje ristrukturuese drejt privatizimit, si dhe u bënë përpjekje për ofrimin e investitorëve të huaj, duke diktuar nevojën emergjente për ndryshime në fushën e legjislacionit, si një mjet rregullator për mënyrën e menaxhimit dhe të perspektivës së sektorit të hidrokarbureve. Në vitin 1993 u krijua hapësira ligjore për të bërë të mundur transferimin e veprimeve (prodhimit) nga shteti drejt investitorëve cilësorë. Në këtë kuadër, politikat e zbatuara nga qeveritë shqiptare kanë synuar tërheqjen e investimeve të huaja, nëpërmjet krijimit të regjimeve të leverdisshme ligjore dhe financiare për nxjerrjen e naftës dhe gazit. Zhvillimi sektorit të naftës dhe gazit nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure të kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit ka nisur që në vitin 1991, pasi në periudhën prill-dhjetor të këtij viti janë nënshkruar 5 marrëveshje me kompani të huaja si: “Deminex Albanian Petroleum GMBH e OMV”, “Hamilton Oil (Albania)”, etj. Aktualisht kemi 11 marrëveshje me kompanitë që kryejnë operacione hidrokarbure: 5 Marrëveshje Hidrokarbure për prodhimin dhe zhvillimin e vendburimeve ekzistuese të naftës dhe gazit dhe 2 Marrëveshje Hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në blloqet e kërkimit, të nënshkruara me Albpetrol ShA; si dhe 4 marrëveshje hidrokarbure për kërkim dhe prodhim në blloqet e kërkimit te lidhura me ministrinë përgjegjëse për hidrokarbure të tipit “me ndarje prodhimi”. Nevoja për të hyrë në marrëveshje hidrokarbure e një vendi vjen kryesisht nga kufizimet e shtetërore (mungesa e kapitalit), rritja e shpejtë e kërkesës për karburante, luhatjet e çmimit të naftës (e lidhur kjo me mekanizmat e ndarjes së riskut), mungesa e teknologjisë, specializimi i kufizuar në këtë fushë, etj. Marrëveshjet hidrokarbure kanë si qëllim të përcaktojnë se si ndahet prodhimi i naftës midis zotëruesve të kapitalit (privat, publik ose të përzierë) dhe zotëruesit të burimeve natyrore (në këtë rast shtetit). Nëse shteti synon zhvillimin e hidrokarbureve, inkurajimin e pjesëmarrjes së sektorit privat, duke i lënë një sasi prodhimi të mjaftueshëm, kontraktori ka për objektiv studimin nga pikëpamja e riskut të zbulimit, së bashku me kohën e nevojshme në dispozicion, si dhe të drejtën e shitjes të një pjese të konsiderueshme të prodhimit për mbulimin e kostove. Marrëveshjet me ndarje prodhimi janë kontrata sipas të cilave shteti është zotërues (pronar) i burimeve hidrokarbure dhe i jep një kompanie, në cilësinë e kontraktorit, të drejtën ekskluzive për zbulimin dhe zhvillimin e vendburimit, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve teknike dhe financiare. Një nga marrëveshjet hidrokarbure më të rëndësishme për vendin tonë është ajo për vendburimin e Patos-Marinzës (njihet si një nga zonat naftëmbajtëse më të mëdha në Evropë), e cila është nënshkruar me datë 19.06.2004 dhe miratuar me VKM nr. 477, datë 16.07.2004. Sipas të dhënave për prodhimin e naftës në vitin 2015, 92% e naftës brut i përket kompanisë Bankers Petroleum me të cilën është nënshkruar marrëveshja për këtë vendburim, duke u bërë kështu përcaktuese për zhvillimin e sektorit hidrokarbur në Shqipëri. Sipas marrëveshjes me ndarje prodhimi të nënshkruar për këtë vendburim, shteti shqiptar vitet e para do të përfitojë prodhimin paraekzistues për puset e marrë në dorëzim nga Albpetrol ShA dhe 1% të prodhimit gjithsej. Bazuar në Planin e Zhvillimit fillestar në vitin 2009 dhe më pas në

119

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

atë të ndryshuar në vitin 2011, kontraktori Bankers Petroleum do të arrinte që me të ardhurat të mbulonte shpenzimet (kostot) hidrokarbure (R>1), duke bërë të mundur që të përfitohej nga pala shqiptare 50% e fitimit, si dhe 3% e prodhimit gjithsej. Në fakt, edhe pas 12 viteve shfrytëzim të vendburimit të Patos-Marinzës, kompania Bankers Petroleum nuk ka arritur të dalë me fitim, duke i kufizuar përfitimet e shtetit shqiptar vetëm në 1% të prodhimit, në 10% të rentës minerare, si dhe në zvogëlim të vazhdueshëm të prodhimit paraekzistues. Veç të tjerave, një ecuri e tillë e kësaj marrëveshjeje në lidhje me nivelin e ulët të përfitimit nga kjo zonë e pasur naftëmbajtëse, është pasojë dhe e ndikimit të institucioneve shtetërore MEI e AKBN, dhe Albpetrol ShA nëpërmjet planeve të zhvillimit, programeve dhe buxheteve vjetore, monitorimeve, inspektimeve, kontrolleve, supervizimeve, auditimeve, etj. Grupi i auditimit të KLSH analizoi ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje për një periudhë mbi 10-vjeçare, duke shqyrtuar performancën e enteve publike MEI, si dhe AKBN e Albpetrol ShA, si palë në këtë marrëveshje dhe licencë-marrëveshje. Një analizë e tillë është kryer duke marrë në konsideratë ligjin e posaçëm hidrokarbur dhe zbatimin e tij, strukturat organizative dhe rregulloret e brendshme të këtyre enteve, të drejtat që u lindin sipas marrëveshjes dhe licencë-marrëveshjes dhe ushtrimi i tyre i bazuar në dokumentacionin përkatës. Gjatë kryerjes së këtij auditimi, jemi përpjekur t’i japim përgjigje pyetjes: A janë siguruar përfitimet ekonomike dhe financiare sipas treguesve dhe afateve nga marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit?, dhe në përfundim kemi arritur në këtë mesazh auditimi:

Mungesa e një kuadri rregullator të përditësuar sipas modeleve më të mira bashkëkohore dhe mospërcaktimi i saktë dhe i qartë i të drejtave, detyrimeve dhe penalizimeve në marrëveshjet hidrokarbure, si dhe perfomanca e dobët e veprimtarisë së institucioneve publike në këtë fushë, e shoqëruar me një mungesë bashkëpunimi dhe bashkërendimi të veprimtarisë ndërmjet tyre në lidhje me monitorimin, inspektimin, kontrollin dhe auditimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, ka ndikuar negativisht në arritjen e përfitueshmërisë ekonomike dhe financiare të shtetit shqiptar, duke rrezikuar përdorimin racional të burimeve nëntokësore të naftës, si dhe duke kërcënuar mjedisin.

Gjetjet dhe rekomandimet më të spikatura të këtij auditimi janë si më poshtë: 1. Për pyetjen: A i ka shërbyer kuadri rregullator i hidrokarbureve rritjes së përfitimeve

prej marrëveshjeve të prodhimit? - Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, megjithëse ka

pësuar ndryshime 6 herë deri në periudhën aktuale, vazhdon të shfaqë probleme në lidhje me: Përkufizimin e Marrëveshjeve me Ndarje Prodhimi, si marrëveshje e cila parashikon

mbulimin e plotë të kostove hidrokarbure, pa hapësira në një nivel të caktuar përqindjeje deri në mbulimin e plotë të tyre;

Nuk është në përputhje me strategjinë e thithjen e investimeve dhe investitorëve të huaj me përvojë ndërkombëtare në fushën e hidrokarbureve, por e lë evazive për marrëveshje të këtilla dhe për persona fizikë dhe shoqata;

120

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Nuk është i qartë dhe konciz në lidhje me vendim-marrjen e ministrisë së linjës (MEI) për përcaktimin e investitorëve të fushës së hidrokarbureve, pasi nuk përcakton kritere, por e lë mbi bazën e “bindjes”, si dhe krijon mundësinë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve me investitorë dhe pa kapacitetet e nevojshme financiare, por që mund t’i sigurojnë ato gjatë zbatimit;

Nuk ka përcaktime ligjore mbi nivelin kufi të nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe/ose shërbimeve, pasi nënkontraktimet rrisin kostot hidrokarbure dhe për pasojë shtyjnë në kohë dhe zvogëlojnë përfitimet e shtetit nga pasuritë nëntokësore të veta;

Nuk ka karakter detyrues për ministrinë në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe kontratave model, mungesa e të cilëve ul ndjeshëm efektivitetin e kuadrit rregullator në përfitueshmërinë e shtetit shqiptar nga marrëveshjet hidrokarbure;

Marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit, megjithëse zgjasin më shumë se një çerek shekulli dhe pretendohet të shpenzohen qindra miliona dollarë (ose euro), krahas problemeve të tjera, vazhdojnë të bëhen efektive me vendim të Këshillit të Ministrave, duke e mbyllur ciklin e tyre brenda qeverisë së radhës.

- Nuk ka përfunduar akoma rregullorja “Për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, e cila do të mbështesë dhe sigurojë realizimin e rolit rregullator dhe kontrollues të shtetit nëpërmjet organeve, strukturave dhe institucioneve, për një përputhje të plotë me Direktivën 94/22/EC të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës.

Për sa më sipër rekomandojmë: MEI të marrë masat e nevojshme për të hartuar dhe propozuar një ligj të ri për

hidrokarburet, duke mbajtur në konsideratë konkluzionet e mësipërme, si dhe duke u konsultuar me entet publike që veprojnë në fushën e hidrokarbureve (AKBN dhe Albpetrol ShA) për të ezauruar problematikën e shfaqur deri tani nga zbatimi i tyre, si dhe për ta harmonizuar me sistemin legjislativ kombëtar dhe atë ndërkombëtar të fushës.

Brenda tremujorit të parë 2017

MEI të propozojë miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një modeli dhe treguesve të tyre me mbështetje sa më të gjerë, si dhe të shmangë mbylljen e ciklit të vendim-marrjes brenda qeverisë, kjo për shkak dhe të kohëzgjatjes me periudha që kalojnë mandatin e një qeverie.

Brenda tremujorit të parë 2017

MEI të marrë masat e nevojshme për të përfunduar rregulloren “Për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, për të mbështetur dhe siguruar rolin rregullator dhe kontrollues të shtetit nëpërmjet organeve, strukturave dhe institucioneve, si dhe për një përputhje të plotë me Direktivën 94/22/EC.

Brenda muajit janar 2017

* * * * *

121

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

2. Për pyetjen: A ka qenë efektive veprimtaria e MEI-t në sektorin e marrëveshjeve hidrokarbure?

- Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në MEI nuk ka një trajtim prioritar

të veprimtarisë së sektorit të nxjerrjes së naftës dhe gazit, për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit hidrokarbur dhe garantimin e interesave publike, pasi gjithçka mbi zhvillimin e marrëveshjeve hidrokarbure, MEI ia “pason” AKBN-së dhe Albpetrol ShA.

- Marrëveshja hidrokarbure për Patos-Marinzë, ndonëse ka kaluar një dekadë nga negocijimi, hartimi dhe miratimi, nuk është ndryshuar për t’iu përshtatur zhvillimeve të vendit dhe përmirësimit të harmonizuar të interesave për shtetin shqiptar.

- Kjo Marrëveshje është mjaft komplekse lidhur me kuadrin ligjor, pasi sipas saj, aktivitetet hidrokarbure administrohen dhe kryhen sipas ligjit shqiptar; interpretimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve subjekt arbitrimi sipas ligjeve të Anglisë; konfliktet, mosmarrëveshjet, pretendimet ose ndryshimet në opinion zgjidhen nga Arbitrazhi Ndërkombëtar i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, në Paris, Francë, i cili do të zhvillohet në Zyrih, Zvicër.

- Ka mjaft përcaktime evazive në lidhje me zbatimin e kërkesave teknike dhe financiare dhe përdorimit të metodave, procedurave, teknologjive dhe pajisjeve përgjithësisht të pranuara në industrinë ndërkombëtare të naftës.

- Megjithëse Plani i Zhvillimit në frymën e kësaj marrëveshjeje përcakton “shinat” nga dhe si duhet ta ketë ecurinë e saj 25-vjeçare, plani nuk vë kusht përputhjen ose shkallën e mospërputhjes me Programet e punës dhe Buxhetet vjetore.

- Mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure me të ardhurat nga nafta e dsiponueshme e bën këtë marrëveshje shumë të ndjeshme ndaj vitit në të cilin parashikohet (kuptohet me mbartje risku) që të rritet pjesa e Albpetrolit nga 1% në 3%, si dhe ndarja e fitimit në raportin 50% me 50%. Në fakt, kjo duhet parë dhe me kohën që një kompani, qoftë kjo edhe ndërkombëtare, mundet të suportojë aktivitet me humbje. Bankers parashikonte në Planin e Zhvillimit fillestar që në vitin 2009 R>1, pastaj me ndryshimet e tij e shtyu këtë parashikim (R>1) për në vitin 2012 dhe aktualisht, edhe pas 12 vitesh pune vazhdon të jetë me humbje (R<1, pasi të ardhurat nuk mbulojnë kostot). Në këtë drejtim, është pa kuptim teorik dhe praktik, ekonomik dhe financiar, madje do të thoshim absurde, që të flitet për performancë private dhe publike në sektorin e naftës në Shqipëri

- Guri i themelit në krijimin e kostove hidrokarbure të fryra nga ana e kontraktorit dhe pamundësia e shtetit shqiptar për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, është përcaktimi evaziv i tyre në marrëveshje dhe konkretisht si: “ ... të gjitha shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga Kontrakori në ose në lidhje me kryerjen e operacioneve hidrokarbure në përputhje me këtë marrëveshje.”

- Konfidencialiteti mbi këtë marrëveshje në të gjitha përmasat e saj, jo vetëm që mbulon me mister veprimet e kontraktorit, por nuk është transparente para publikut për të njohur dhe për t’i bërë të ditur se si dhe sa po shfrytëzohen pasuritë kombëtare nëntokësore, duke rritur përgjegjësinë dhe llogaridhënien e qeverive përballë taksapaguesve.

- Marrëveshja nuk përcakton shkallën e nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe shërbimeve, duke rritur kështu jo vetëm kostot, por duke krijuar një situatë kontradiktore, sepse ndërsa nënkontraktorët raportojnë fitime të majme nga kryerja e këtyre shërbimeve apo investimeve, vetë kontraktori vazhdon të raportojë humbje.

122

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- Edhe për auditet mbi deklaratat e llogarisë “Kosto” Albpetroli nuk ka rol urdhërues, por këshillues, pa përcaktuar afate për procedura dhe dokumentacion të auditimit (projekt-raport, raport, afate observimi, etj.)

- Ka një dublim dhe paqartësi midis të drejtave që i lindin Albpetrol ShA mbi bazën e marrëveshjes dhe AKBN mbi bazën e Licencë-Marrëveshjes dhe Marrëveshjes.

- KLSH vlerëson iniciativën e Këshillit të Ministrave dhe MEI-t për ringritjen e Institutit të Naftës dhe Gazit, i cili ka qenë një rekomandim i KLSH mbas auditimeve të thelluara në AKBN dhe Albpetrol ShA të periudhës 2013-2015.

Për sa më sipër rekomandojmë: MEI të rishikojë Rregulloren Brendshme të funksionimit, me qëllim që Drejtorisë së

Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve t’i vendosë si detyra prioritare ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure të nxjerrjes së naftës dhe gazit, nëpërmjet bashkërendimit të veprimtarisë me AKBN dhe Albpetrol në terma realë dhe me një periodicietet të caktuar.

Brenda tremujorit të parë 2017

MEI të përcaktojë me ligj, në mënyrë të qartë dhe të prerë, për mundësinë e hyrjes në marrëveshje me kompani ndërkombëtare me përvojë në fushën hidrokarbureve, të cilat zotërojnë kapacitetet e nevojshme teknike, njerëzore dhe financiare për zbatimin e tyre, duke siguruar shfrytëzim eficient të pasurive nëntokësore natyrore.

Brenda tremujorit të parë 2017

MEI, në bashkëpunim me AKBN, Albpetrol dhe palë të interesit, të hartojë draft-marrëveshjen hidrokarbure mbi të cilin negociohet, për të shmangur problematikat e deritanishme, si dhe duke qartësuar rolet e Albpetrol dhe AKBN, për të harmonizuar më mirë interesat e investitorëve dhe shtetit shqiptar në shfrytëzimin e pasurive kombëtare natyrore.

Brenda tremujorit të parë 2017

Instituti i Naftës dhe Gazit sapo të ringrihet dhe të fillojë funksionimin e tij, të bëjë një analizë të hollësishme të situatës aktuale në Marrëveshjet Hidrokarbure në vendin tonë, nëpërmjet analizës së raporteve të KLSH, duke rekomanduar rrugët përkatëse për përmirësimin e gjendjes.

Brenda tremujorit të parë 2017

* * * * *

3. Për pyetjen: A ka qenë efektiv aktiviteti i strukturave të AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit ?

- Të gjitha ndryshimet në numrin dhe strukturën organike të sektorit hidrokarbur (Drejtoria e

Hidrokarbureve dhe ajo e Procedurave Hidrokarbure), konstatohen se nuk janë jenë rezultat i analizës së performancës së sektorëve dhe specialistëve brenda tyre, por të iniciuara nga

123

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

jashtë, duke ulur ndjeshëm ndikimin e veprimtarisë tyre në sektorin nxjerrjes së naftës dhe gazit.

- Në periudhën 2006-2016 (që përkon përafërsisht me atë të marrëveshjes hidrokarbure të Patos-Marinzës, të fokusuar në këtë auditim), Drejtoria e Hidrokarbureve ka pasur rreth 65 lëvizje, me goditjen më të madhe në vitin 2013 nga largimet e 13 specialistëve ose pothuajse gjithë stafin e kësaj drejtorie, duke ndikuar ndjeshëm në një performancë të dobët në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi dhe atyre në fazë prodhimi në veçanti.

- Rregullorja e Brendshme e AKBN nuk përfshin në organizim Drejtorinë e Procedurave Hidrokarbure, si dhe në përshkrimin e punës së Sektorit të Promovimeve konstatohet të ketë, disa detyra të vështira për t’u realizuar nga ana e tij, siç mund të jetë ajo e hartimit dhe propozimit të politikave dhe strategjive të promovimit të hidrokarbureve, etj. Ky sektor ka numër të barabartë punonjësish me dy sektorët kyç të Drejtorisë së Hidrokarbureve, atë të Licencave dhe atë të Marrëveshjeve, kur në AKBN ka një drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në përbërje të të cilit janë 10 specialistë dhe që mund ta diversifikojnë punën e tyre edhe në atë promovuese.

- Sektori i Monitorimit të Marrëveshjeve në Drejtorinë Ekonomike e ka të lidhur veprimtarinë me bashkëpunimin me Drejtorinë Hidrokarbure për kryerjen e auditimit tekniko-financiar të Marrëveshjeve dhe Licencë-Marrëveshjeve Hidrokarbure, duke evidentuar nevojën e mbylljes së ciklit të plotë të aktivitetit brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve.

- Megjithëse AKBN ka një rol të konsiderueshëm në veprimtarinë hidrokarbure në Shqipëri, në përshkrimin e vendeve të punës nuk është përcaktuar bashkëpunimi, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi me kompaninë kombëtare të hidrokarbureve (Albpetrol SHA) në fushën e zbatimit të marrëveshjeve dhe licencë-marrëveshjeve.

- Specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve kanë mesatarisht 17 vjet eksperiencë në punë, por, si rezultat i lëvizjeve të shpeshta, përvoja në AKBN është mesatarisht 4,5 vjet, në një kohë që marrëveshja hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës ka mbi 12 vjet që nga nënshkrimi, duke shfaqur për rrjedhojë mungesë qëndrueshmërie në punonjësit e kësaj fushe dhe për pasojë reflekton drejtpërdrejt në cilësinë dhe shkallën e zbatimit të të drejtave që lindin nga marrëveshjet hidrokarbure.

- Në Sektorin e Monitorimit të Investimeve nuk ka ekonomistë dhe e tillë është gjendja edhe në Sektorin e Licencave. Po ashtu, nuk ka inxhinierë në Sektorin e Monitorimit të Marrëveshjeve. Pra krahas mungesës së përvojës në AKBN, konstatohet se nuk ka një kombinim të arsyeshëm të profesioneve brenda sektorëve, në funksion të detyrave dhe të drejtave sipas marrëveshjeve hidrokarbure.

- Nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN nuk kanë trajtim prioritar juridik marrëveshjet dhe licencë-marrëveshjet në fushën e hidrokarbureve. Juristëve të Drejtorisë përkatëse iu mungon ekspertiza e specializuar e kësaj fushe, duke e bërë akoma më të vakët ndikimin pozitiv të ligjit në zbatimin me korrektësi të marrëveshjeve hidrokarbure, kjo për mungesë edhe të kurseve dhe trajnimeve të specializuara.

- Specialistët e Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk kanë qenë në gjendje të japin tregues të matshëm të veprimtarisë së tyre, për më tepër, që evidentojnë problem kryesor të marrëveshjeve hidrokarbure, zbatimin me korrektësi të tyre, duke demonstruar se nuk e perceptojnë veten përgjegjës dhe të mbajnë përgjegjësi për zbatimin e tyre.

- Specialistët e Sektorit të Marrëveshjeve Hidrokarbure e konsiderojnë veten të limituar në zbatimin e licencave apo marrëveshjeve hidrokarbure që operojnë vetëm në kërkimin dhe zbulimin e hidrokarbureve, gjë që nuk përputhet me përshkrimin e punës (lidhja nr. 1 e

124

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Rregullores së Brendshme), si dhe kjo tregon se midis sektorëve brenda Drejtorisë së Hidrokarbureve nuk është vepruar sipas përcaktimeve në Rregulloren e Brendshme lidhur me marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke mos ndikuar në arritjen e rezultateve gjatë zbatimit të marrëveshjeve, aq më tepër për të evidentuar përgjegjësitë lidhur me performancën individuale dhe sektoriale.

- Sektori i Monitorimit të Investimeve, ndonëse me përvojën më të pakët në AKBN (afro 3 vjet), është përgjegjës për një nga aktivitetet më të rëndësishme nga i cili varet kostoja e prodhimit dhe realizimi i tij. Në vitin 2015 ky sektor ka monitoruar investimet në terren për marrëveshjet në fazë prodhimi mesatarisht 2 herë, duke shprehur mungesën e trajtimit prioritar nga ana e AKBN të marrëveshjeve të prodhimit, përgjegjësi të limituar nga monitoruesit kur nuk iu rezultojnë problematika, performancë të vakët të sektorit lidhur me qëllimin për të cilin është ngritur.

- Mungesa e organizimit të sektorëve dhe specialistëve të veçantë brenda tyre, si edhe në kuadër institucional të AKBN mbi të dhënat për statistikën ekonomike dhe financiare sipas secilës marrëveshje, vështirëson ndjeshëm shqyrtimin e ecurisë së tyre jo vetëm nga institucionet e auditimit të jashtëm (KLSH), por edhe vetë të AKBN, për të propozuar përmirësime të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore në dobi të shtetit dhe shtetasve shqiptar.

Për këto rekomandojmë: AKBN të bëjë rishikim të strukturës organike për drejtoritë, sektorët, numrin dhe llojet e

specialistëve brenda tyre, mbi bazën e një analize të hollësishme të peformancës së deritanishme, duke filluar në nivel individi, si dhe përshtatjen e harmonizimin e tyre me detyrat institucionale të saj dhe kërkesave të LM dhe M, nëpërmjet edhe shkurtimit të Sektorit të Promovimit dhe fuqizimit të sektorëve kyç në veprimtarinë hidrokarbure.

Brenda muajit Janar 2017

AKBN të sigurojë qëndrueshmëri të specialistëve të ngarkuar me detyra në fushën hidrokarbureve, duke rishikuar, përmirësuar dhe saktësuar detyrat e tyre në përshkrimin e punës në drejtim të vendosjes së treguesve të matshëm dhe të kryhet vlerësimi periodik 6-mujor, në funksion të zbatimit korrekt të marrëveshjeve hidrokarbure.

Brenda muajit Janar 2017

Për shkak të ndërthurjes së veprimtarisë hidrokarbure me kompaninë publike kombëtare të hidrokarbureve, AKBN të vendosë në Rregulloren e Brendshme të saj shkëmbimin e informacionit dhe problematikës me Albpetrol ShA, në funksion të rritjes së efektivitetit dhe eficiencës se marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri.

Menjëherë

AKBN të trajtojë me prioritet inspektimet, monitorimet, kontrollet supervizimet teknike dhe mjedisore në terren të marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi dhe atyre në fazë prodhimi në veçanti, që ato të kryhen në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohën e ndodhjes tyre.

Vazhdimisht

AKBN të marrë masat e duhura për të organizuar dhe mbajtur në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për statistikën ekonomike dhe financiare sipas secilës marrëveshje hidrokarbure,

125

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

në format elektronik dhe shkresor brenda drejtorisë përkatëse, si dhe të mbyllë ciklin e plotë të kërkimit, zbulimit, zhvillimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit brenda saj, për të gjitha të drejtat që lindin mbi bazën e LM dhe M.

Brenda muajit Janar 2017 dhe Vazhdimisht

* * * * * 4. Për pyetjen: A ka ndikuar veprimtaria monitoruese e AKBN në marrëveshjet

hidrokarbure të prodhimit? 1. Në lidhje me planet e zhvillimit: - Planet e zhvillimit (viti 2006 dhe 2009) janë paraqitur dhe miratuar si projekte me disa

skenarë, sipas të cilëve do të kryhen operacionet hidrokarbure nga kontraktori në vendburimin e Patos-Marinzës dhe se përfitueshmëria ekonomike nga këto aktivitete do të jetë në varësi të probabilitetit se cili nga këto skenarë do të përdoret në kohë të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Në të njëjtën kohë, përfitueshmëria për shtetin shqiptar varet nga vlera e koeficentit R, i llogaritur sipas një formule të përcaktuar në MH. Kjo përfitueshmëri për kontraktorin është parashikuar duke përdorur formula dhe funksione financiare (NPV dhe IRR) ku për parashikimin e vlerave të tyre, janë përdoruar variabla të ndryshëm në lidhje me kthimin nga investimi, koston e kapitalit, kohën e implementimit, etj., por që në asnjë rast nuk evidentohet analiza duke dhënë vlera për koeficientin R.

- Diferencat në lidhje me vlerat e parashikimeve për shpenzimet kapitale dhe ato operacionale, teknologjitë dhe metodat e përdorura për përcaktimin e prodhimit dhe sasive të ndryshme sipas rasteve dhe mundësive të ngjarjes, janë të konsiderueshme. Për më tepër dhe më kryesorja është se kontraktori shprehet se parashikimet e prodhimit dhe ato fiskale nuk janë garanci për fitim për Albpetrolin dhe Qeverinë Shqiptare, AKBN apo dhe vetë kontraktorin, dhe se devijimet nga këto parashikime nuk përbëjnë mospërputhje me MH, Planin e Zhvillimit apo LMH.

- Në të njëjtën kohë, në MH dhe LMH është përcaktuar se mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure do të bëhet nga të ardhurat e shitjes së naftës së disponueshme, d.m.th të prodhuar, duke i bërë këto plane zhvillimi dhe përfitueshmërinë ekonomike shumë të ndjeshme dhe të varur totalisht tek kostot e investimit dhe shpenzimit. Nga AKBN dhe Albpetroli nuk është analizuar dhe shqyrtuar me vëmendjen e duhur Plani i Zhvillimit për të kërkuar dhe saktësuar se kur R≥1 dhe siguruar përfitueshmërinë ekonomike për shtetin shqiptar.

- Oponencat teknike të Planeve të Zhvillimit të prezanuara nga Bankers dhe të kryera nga Fakulteti i Gjeologji-Minierave në Universitetin e Tiranës, nuk janë të plota, kanë kontradikta midis argumentave që japin dhe qëndrimit përfundimtar me të cilin konkludojnë dhe e vënë theksin tek monitorimi në vijimësi i aktivitetit të kontraktorit, në një kohë që duhet të shpreheshin qartë për realizueshmërinë ose jo teknike e financiare të tyre. Kjo dëshmon për një seriozitet të munguar, mungesë njohjeje të fushës dhe qëndrim oportunist në dhënien e mendimit shkencor nga ana e profesoratit të ngarkuar me këtë oponencë.

Për këtë rekomandojmë MEI dhe AKBN të marrin në analizë situatën e deritanishme dhe, pas nxjerrjes së

përgjegjësive, të japin rekomandimet e duhura dhe konkrete për zgjidhjen e ngërçit të krijuar

126

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

në lidhje me realizimin e faktorit R>1, në afate të mirëpërcaktuara, duke siguruar nëse do të jetë e mundur përfitueshmërinë ekonomike të shtetit shqiptar nga kjo Marrëveshje Hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

Në rast se do të ketë amendime të tjera të Planit të Zhvillimit, AKBN të marrë masat që të analizojë në mënyrë të detajuar dhe me kompetencën e duhur profesionale këto plane, dhe të kërkojë paraqitjen në to të të dhënave të sakta dhe jo të hamendësuara dhe hipotetike.

Në vazhdimësi Oponenca teknike e planeve të ardhshme të zhvillimit për marrëveshjet hidrokarbure të

bëhet me profesionalizëm e seriozitet nga Instituti i saporingritur i Naftës dhe i Gazit. Sa herë të rezultojë e nevojshme

2. Në lidhje me Programet e punës vjetore dhe Buxhetet përkatëse; - Miratimi i planeve vjetore të punës dhe buxheteve përkatëse (2011-2016) është shoqëruar me

një problematikë të theksuar në lidhje me respektimin e afateve sipas përcaktimit në LMH dhe MH, si dhe referuar përmbajtjeve të tyre. Në këto plane, gjatë shqyrtimit, analizimit dhe aprovimit të tyre nga Albpetroli me anë të përfaqësuesve të saj në Komitetin Këshillimor (KK) dhe më pas nga AKBN për t’i miratuar ato, janë evidentuar problematika në lidhje me paraqitjen e aktiviteteve që do të kryhen nga kontaktori për prodhimin dhe teknologjinë, mosarritjen e sasive të planifikuara në vitin paraardhës, dhe për pasojë mosarritjen e faktorit R>1 për vitin 2013, diferenca në përdorimin e holluesit ku vlera është $67 milionë, puse të rinj jo aktivë, rritje të shpenzimeve, ndryshime të sasisë së prodhuar (viti 2012), etj. Kjo të çon në dyshimin e arsyeshëm se janë pranuar dhe miratuar në heshtje këto problematika, kur sipas LMH dhe MH, së paku duheshin çuar çështjet tek eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas afateve të caktuara.

- Ndryshimet e shumta në të njëjtin plan dhe për të njëjtin vit fiskal (2013), si dhe aprovimi në KK vetëm nga përfaqësuesit e kontraktorit, në kundërshtim kjo me MH, dhe miratimi i tij nga ana e AKBN pa një analizë të thelluar të çështjes dhe kundërshtimin me forcë, duke u fokusuar tek ndryshimet në planet e paraqitura dhe ndikimin e tyre tek faktori R, kanë patur ndikim negativ tek përfitueshmëria ekonomike e shtetit shqiptar gjatë zbatimit të këtyre planeve dhe operacioneve hidrokarbure për vitin fiskal përkatës.

- Moszgjidhja e mosdakordësive dhe mosmarrëveshjeve midis palëve dhe zgjatja e tyre me komunikime dhe njoftime ndaj njëri-tjetrit, ka bërë që planet vjetore të konsiderohen si të miratuara nga kontraktori, edhe kur nuk ka patur dakordësinë e Albpetrolit dhe AKBN nuk i ka miratuar paraprakisht ato, në një kohë kur janë tejkaluar deri në 1 vit afatet (2014-2015) dhe tashmë ato janë vënë në zbatim nga kontraktori, ashtu siç i ka gjykuar dhe zbatuar ai vetë. Në periudhën 2013-2015 kontraktori ishte angazhuar që R>1. Plani i vitit 2016 nuk është i miratuar akoma.

Për këtë rekomandojmë AKBN të marrë masa për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull në lidhje me programet e

punës dhe buxhetet përkatëse të viteve 2014, 2015 dhe 2016, edhe pse ato janë tashmë faktike dhe të evidentojë ato vlera shpenzimesh që janë në kundërshtim me LMH, MH,

127

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Planin e Zhvillimit të miratuar, duke i kategorizuar shpenzime të panjohura dhe si kosto të parikuperueshme, dhe t’i llogarisë me zbritje duke rishikuar vlerën e faktorit R, sipas periudhave përkatëse.

Brenda tremujorit të parë 2017

AKBN të analizojë dhe veprojë sipas të drejtave që i lindin nga përcaktimet e MH dhe LMH në lidhje me miratimin e programit të punës dhe buxhetit për vitin 2017 dhe në vazhdim, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore që nga eksperti, arbitrazhi dhe deri tek prishja e marrëveshjes në rast të evidentimit dhe përsëritjes së parregullsive të mësipërme në këtë proçedurë.

Brenda muajit dhjetor 2016 3. Monitorimet e kryera nga AKBN për vendburimin e Patos-Marinëz. - Cilësia dhe përmbajtja e monitorimeve dhe inspektimeve të vëna në dispozicion lënë shumë

për të dëshiruar. Nuk është bërë analizë e periudhave tre-mujore që kontraktori paraqet në AKBN, si për periudhën paraardhëse, ashtu dhe atë pasardhëse në lidhje me të gjithë operacionet që do të kryejë në zonën e kontratës. Nuk janë evidentuar mangësitë dhe parregullsitë brenda një periudhe relativisht të shkurtër dhe brenda të njëjtit vit fiskal, duke krahasuar planin e paraqitur me faktin për të nxjerrë të në pah shmangiet dhe më pas të kontestoheshin sipas të drejtave të LMH dhe MH, të evidentuara këto në PP&B.

- Evidentimi i problemeve, por mosdhënia zgjidhje ose mosndjekja e tyre më tej, ka ndikuar negativisht në zgjidhjen e tyre, duke favorizuar kontraktorin dhe jo shtetin shqiptar. Për më tepër DH nuk i ka kryer dhe nuk kryen monitorimet në bazë të plani të menaxhimit të riskut apo më thjesht duke i drejtuar ato në ato zona apo operacione ku rastet e parregullsive apo shmangiet nga planet do të ishin më të mundshme.

- DH dhe AKBN nuk ka bërë një analizë të përditësuar, në vazhdimësi dhe të saktë në lidhje me operacionet hidrokarbure të kryera nga kontraktori. Kjo u konstatua dhe nga mungesa e plotësimit të të dhënave të kërkuar nga grupi i auditimit sipas aneksit të këtij Raporti, ku mund të përmendim të dhëna për prodhimin, shpenzimet kapitale dhe operative, të ardhurat, etj., duke i krahasuar plan/fakt.

- Në rastin e vitit 2013, ku nga monitorimet është evidentuar rritje e prodhimit më shumë se plani, ulje të shpenzimeve për shpimin e puseve të rinj në lidhje me planin, që zënë peshën më të madhe të investimeve për periudhën, duke futur dhe fillimin e 2014 për monitorimin e fundvitit 2013, nuk kuptohet arsyeja se përse nuk është vazhduar më tej me evidentimin, pasqyrimin dhe analizimin e kësaj situate. Nuk u vu në dispozicion dokument justifikues shkresor në lidhje me komunikimin e DH me Ekzekutivin e AKBN për këtë situatë. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme, pasi në këtë rast do të kishim një vlerë të pastër të R>1 duke derivuar fitim për shtetin shqiptar. Ky veprim ka shkaktuar efekt financiar negativ për shtetin shqiptar, por nuk mund të shprehemi me vlera të sakta monetare të këtij fitimi të munguar.

- AKBN, si përfaqësuese e shtetit shqiptar dhe të drejtave të LMH103, nuk ka analizuar rezultatet e monitorimeve për të dalë me konkluzione dhe vendime konkrete, pasi situata në vazhdim ka sjellë plane vjetore dhe buxhete përkatëse pasardhëse të kontestuara kryesisht në mbledhjet e KK nga përfaqësuesit e Albpetrolit, dhe më pas të pamiratuara. Këto janë marrë

103 Neni 6.4 i LMH.

128

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

të mirëqena si të miratuara nga kontraktori, ashtu siç i ka paraqitur ai dhe duke i ndryshuar herëpashere, me pretendimin e tejkalimit të afateve.

- Për sa më lart mbajnë përgjegjësi drejtori i DH për mënyrën e paefektshme të drejtimit të drejtorisë dhe miratimit të monitorimeve që nuk kanë përmbajtjen e një dokumentacioni monitorues apo inspektues, etj., mungesën e koordinimit me Drejtorin Ekzekutiv të AKBN për gjetjen e zgjidhjes së problematikave, si dhe Drejtori Ekzekutiv i AKBN, për mosmarrjen e masave konkrete dhe detyruese për kontraktorin në lidhje me përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i LMH dhe MH.

Për këtë rekomandojmë. MEI dhe AKBN të marrë masa për analizimin e situatës në lidhje me rastet evidentuara me

problematikë në monitorimet e deritanishme, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse dhe duke rekomanduar masa konkrete për zgjidhjen e situatave, si dhe të hartojnë dhe miratojnë procedura dhe/ose rregullore në lidhje me monitorimet, inspektimet, kontrollet që duhet të kryhen për operacionet hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

AKBN, bazuar në të drejtat që i lindin nga LMH dhe MH, t’i kërkojë kontraktorit rregullimin e procedurave apo proceseve të evidentuara si problematike, si dhe në rastet e evidentimit të parregullsive apo shkeljeve të MH dhe LMH nga ana e kontraktorit, të drejtohet në kohën e duhur, sipas përcaktimit në LMH dhe MH, tek eksperti, arbitrazhi, deri edhe për prishjen e marrëveshjes.

Në vazhdimësi

AKBN të marrë masa për vënien para përgjegjësive të stafit të saj në rastet e mospërmbushjes së detyrave në lidhje me ndjekjen dhe monitorimin e marrëveshjeve hidrokarbure në kuadër të arritjes së përfitueshmërisë ekonomike nga to të shtetit shqiptar, qofshin dhe staf apo anëtarë të menaxhimit të lartë drejtues.

Brenda tremujorit të parë 2017

AKBN dhe DH të marrin masa për të bërë një analizë të plotë dhe të detajuar, duke u bazuar në një ekspertizë profesionale dhe me integritet, në lidhje me evidentimin e saktë të ecurisë së deritanishme të MH për vendburimin e Patos-Marinzës, në lidhje me prodhimin, shpenzimet, të ardhurat, si faktorë kyç që lidhen me faktorin R, por pa lënë mënjanë edhe aspektet dhe operacionet e tjera hidrokarbure.

Brenda tremujorit të parë 2017

Drejtoria e DH në AKBN, të hartojë plane pune sipas një analize risku për evidentimin e operacioneve më të prekshme, të prirura ndaj shmangieve dhe devijimit nga planet apo ku mund të ketë fushë për abuzim dhe mashtrim, duke fryrë kostot hidrokarbure, duke i orientuar dhe drejtuar monitorimeve dhe inspektimeve sipas çështjeve të mirëpërcaktuara.

Vazhdimisht

* * * * *

129

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

5. Për pyetjen: A ka qenë efektiv aktiviteti auditues i AKBN në marrëveshjet hidrokarbure të prodhimit?

- Auditimi nga AKBN ka filluar për vitin 2006, duke mos ushtruar të drejtën e saj, pasi përreth

2 vite aktivitet hidrokarbur të marrëveshjes i ka hequr mundësinë përfaqësuesit shtetëror për kundërshtimin kostove hidrokarbure të përfshira në të rikuperueshme ose jo.

- Gjatë auditimeve të kryera, AKBN ka shfaqur mungesë kompetence dhe profesionalizmi si nga ana e specialistëve të saj, ashtu edhe duke angazhuar ekspertë kontabël ose kompani audituese të pavarura, kryesisht në vitet e fillimit të marrëveshjes.

- Për më shumë se 10 vjet, AKBN ka kryer auditime të përcipta dhe pothuajse formale për marrëveshjen me Bankers (që përkon me vitin 2011 të aktivitetit të saj), bazuar në çështjet e audituara, auditimin e aktivitetit të dy viteve financiare sëbashku apo të dy marrëveshjeve, gjetjet e deriatëhershme dhe ato të vitit 2011, kohëzgjatjen e auditimit dhe evadimit të tij, vlerat dhe parregullsitë, indiferencën e AKBN në moszbatimin e rekomandimeve të saj, etj., duke e kthyer në një veprimtari rutinë të saj, thjesht dhe vetëm në certifikimin e kostove të rikuperueshme hidrokarbure të kontraktorit Bankers.

- Auditimet e AKBN nuk janë të mbështetura edhe në praktikat ndërkombëtare të fushave të tilla audituese, pasi nuk janë shprehur nëse Kontraktori ka kryer kënaqshëm detyrimet operacionale, tregtare, financiare, të tatimeve dhe taksave, si dhe atë raportuese, sipas përcaktimeve në marrëveshje; ka mbajtur regjistra të përshtatshëm të llogarisë në përputhje me termat dhe kushtet e marrëveshjes, etj.

- AKBN nuk ka komunikuar zyrtarisht me Albpetrol ShA në lidhje me gjetjet: cilësinë, llojet dhe vlerën e tyre, me qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë audituese, në interes të rritjes së perfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure.

- AKBN i ka konsideruar auditimet si tekniko-financiare, çka do të thotë se kontrollet, supervizimet, inspektimet, monitorimet teknike të cilat në kuptimin e marrëveshjes dhe licencë-marrëveshjes kanë karakter të vazhdueshëm dhe duhet të kryhen në kohë reale, janë realizuar edhe tre vjet pas ndodhjes së tyre dhe në mënyrë sporadike.

- Megjithëse që në vitin 2010 (për aktivitetin e vitit 2008-2009) në auditim ka rezultuar se, nga ana e kontraktorit janë deklaruar më pak të ardhura për të dy vitet së bashku në vlerën 3.195.000 USD, nuk ka shërbyer si një sinjal shumë i rëndësishëm për AKBN për të vlerësuar, inspektuar, mbikëqyrur dhe kontrolluar secilin prej raportimeve kontabël në vijim.

- Në auditimin e vitit 2013, AKBN ka vërejtur se nuk janë zbatuar rekomandimet e auditimit 2008-2009 për zbritjen nga kostot e rikuperueshme të shumave të përcaktuara në auditim, por nuk ka vepruar më tej për të kërkuar zgjidhjen miqësore të këtyre mosmarrëveshjeve.

- Në auditimin tekniko-financiar të vitit 2011, që është kryer nga AKBN në mars të vitit 2014, konstatohet se kontraktori nuk i ka vënë ne dispozicion dokumente për auditim, si: kontrata, dokumente për asetet fikse, mungesë disponibiliteti, etj., veprime të cilat janë në kundërshtim me LMH dhe janë konstatuar një sërë parregullsish me kosto të parikuperueshme në masën 247.397.666 USD. Kjo shumë e konsiderueshme është dërguar nga ana e Bankers për shqyrtim nga ekspertët e pavarur, të cilët kanë vendosur për t’i përfshirë në kostot hidrokarbure, për shkak se pavarësisht shkeljeve, “palët nuk ofruan prova bindëse për të sugjeruar se kostot qenë të paarsyeshme”, duke ia ngarkuar në këtë mënyrë përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe paaftësisë së kësaj Agjencie për të monitoruar dhe identifikuar shkeljet në kontratën më të madhe koncesionare të Shqipërisë aktualisht.

130

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- Edhe në auditimin e AKBN të vitit 2012 (të kryer në 2014), vazhdojnë të njëjtat problematika dhe vlera e gjetur e kostove të konsideruar “të parikuperueshme” do të bënte që faktori R të ishte më i madh sesa 1, duke u rritur fitimi për shtetin shqiptar dhe përqindja e prodhimit të marrë nga Albpetrol ShA.

Për këto rekomandojmë: AKBN të marrë masat e nevojshme për trajnimin e specialistëve që angazhohen në auditimin

e marrëveshjeve hidrokarbure, me qëllim njohjen në detaje të secilës marrëveshje në veçanti dhe kryerjen e auditimeve sipas kërkesave të LM dhe M hidrokarbure dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Brenda tremujorit të parë 2017

AKBN të kryejë auditime të mirëfillta sipas përcaktimeve në licencë-marrëveshje dhe në marrëveshje, duke i ndarë nga inspektimet teknike, për të bërë të mundur një auditim më operativ, menjëherë pas dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit paraardhës, si dhe kryerjen e vazhdueshme të inspektimeve, monitorimeve, mbikëqyrjeve dhe kontrolleve teknike në kohën e ndodhjes tyre.

Në vazhdimësi

AKBN të komunikojë zyrtarisht me kompaninë publike të hidrokarbureve Albpetrol ShA, në lidhje me gjetjet e auditimit: cilësinë, llojet dhe vlerën e tyre, me qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë audituese, në interes të rritjes së perfitueshmërisë nga marrëveshjet hidrokarbure në vendin tonë.

Në vazhdimësi

AKBN të zbatojë rrugët ligjore sipas përcaktimeve në LM dhe M për vlerat e gjetura deri tani nga auditimet dhe të rezultuara në kosto hidrokarbure të parikuperueshme, të mbështetura në dokumentacionin argumentues ligjor dhe zyrtar, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, MEI-n dhe Ministrinë e Financave.

Menjëherë

AKBN të mbajë parasysh që gjatë auditimeve të marrëveshjeve hidrokarbure, të zënë vend të rëndësishëm çështjet materiale sipas praktikave ndërkombëtare e konkretisht: nëse kontraktori ka kryer ose jo kënaqshëm detyrimet operacionale, tregtare, financiare, të tatimeve dhe taksave si dhe atë raportuese, sipas përcaktimeve në marrëveshje; nëse të gjitha shpenzimet për kostot e rikuperueshme, siç janë raportuar, kanë plotësuar ose jo të gjitha kërkesat dhe kushtet, duke u cilësuar si shpenzime të lejueshme të kostove të rikuperueshme, dhe vlerat e deklaruara janë mbështetur ose jo nga një evidence e përshtatshme, kompetente, të auditueshme dhe praktike, etj.

Vazhdimisht

* * * * *

131

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

6. Për pyetjen: A ka qenë i dobishëm monitorimi dhe inspektimi nga Albpetrol ShA i marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit?

- Veprimtaria monitoruese dhe problematikat e ngritura në këto monitorime dhe inspektime

nga ana e DMH në Albpetrol është shumë e pakët, duke e lidhur me aktivitetin e gjatë të operacioneve të kryera në vendburimin e Patos-Marinzës, sipas MH. Këto monitorime i përkasin vetëm dy viteve të fundit, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion. Edhe në këtë periudhë (2014-2016) nuk është bërë ajo që duhet në lidhje me monitorimin e operacioneve hidrokarbure, duke parë ecurinë e dobët të kësaj marrëveshjeje, ku Albpetroli ka marrë vetëm 1% të saj.

- Nga ana e DMH dhe Albpetrolit janë evidentuar problematika në lidhje me prodhimin e naftës, gjatë monitorimit në vitin 2015 pas testimeve të kryera një numër të konsiderueshëm pusesh (mbi 50) dhe është paraqitur rezultati i këtij testimi në formë grafiku dhe analize teknike tabelore, pa një raport të shkruar dhe të qartë të detajuar, me një analizë ku të evidentohen vlerat konkrete të diferencave dhe shmangie të prodhimit të raportuar nga kontraktori, pasi kjo përbën një rast ku mund të dalë në pah dorëzimi i deklaratave të pasakta nga ana e kontraktorit.

- Në mbledhjet e KK, përfaqësuesit e Albpetrolit kanë paraqitur mosdakordësinë e tyre në lidhje me përdorimin e holluesit (viti 2013), si dhe mjaft problematika të tjera që kanë pasuar në lidhje me prodhimin, shpenzimet të ardhurat, etj. DMH dhe Albpetroli nuk kanë qenë të fokusuar dhe predispozuar në lidhje me procedurat e monitorimit, kontrollit dhe inspektimit, përgjatë kohës së fillimit të kryerjes së operacioneve hidrokarbure në këtë vendburim dhe deri më sot.

- Nga ana DMH nuk është e bërë analizimi i Programeve vjetore dhe Buxheteve dhe krahasimi i të dhënave të raportuara dhe realizuar plan-fakt, duke e evidentuar këtë procedurë me dokumentacionin përkatës. Po ashtu dhe në lidhje me Q-të përkatëse, ku vetëm në një numër të papërfillshëm rastesh (5), të analizuar të veçuar dhe sporadikë në 2016 dhe të dokumentuar, kanë rezultuar mjaft probleme të rëndësishme dhe me ndikim kryesor tek prodhimi dhe faktori R. Kjo të çon në hamendësimin e arsyeshëm, duke iu referuar rrjedhës së ngjarjeve, që edhe në periudhat e mëparshme (para 2016-s) kanë ekzistuar të tilla probleme, por nuk janë evidentuar dhe dokumentuar. Për sa më lart mban përgjegjësi Drejtori i DMH dhe Administratori i Albpetrol Sh.a, sipas periudhave përkatëse.

Për këtë rekomandojmë: Albpetroli dhe DMH të marrë masa për të evidentuar të gjitha mospërputhjet, si në vlera

dhe në sasi në lidhje me shifrat e raportuar nga kontraktori, duke mundësuar dokumentimin e këtyre mospërputhjeve.

Brenda muajit janar 2017

Albpetroli dhe DMH të marrë për të rritur numrin dhe cilësinë e inspektimeve, monitorimeve dhe kontrolleve në fushat që paraqesin riskun më të lartë, duke i evidentuar këto fusha që në diskutimet paraprake për miratimin e planeve vjetore dhe kushteve përkatëse.

Vazhdimisht

132

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Albpetroli të ndjekë me rigorozitet zbatimin e PP&B gjatë zbatimit, duke evidentuar, dokumentuar dhe kontestuar, sipas të drejtave që i lindin nga MH, mosrakordimet dhe devijimit e fakti nga plani, në kohën kur ato ndodhin, me qëllim rritjen e përfitimeve nga marrëveshjet e hidrokarbureve.

Vazhdimisht

Albpetroli dhe DMH të ketë në fokus dhe si prioritet analizimin e tremujorëve përkatës të dërguar nga kontraktori, si në plan ashtu dhe fakt, duke evidentuar, dokumentuar dhe duke kërkuar zgjidhjen e mos-rakordimeve që në momentin e duhur.

Vazhdimisht

Albpetroli dhe AKBN të intensifikojë dhe rrisë veprimtarinë monitoruese dhe kontrolluese në terren në lidhje me aktivitetin e prodhimit, shpimit të puseve, si dhe të aktiviteteve e shërbimeve, duke u fokusuar në këto të fundit në saktësimin e kostove sipas zërave përkatës.

Vazhdimisht

* * * * * 7. Për pyetjen: A kanë ndikuar auditimet e Albpetrol ShA në rritjen e përfitueshmërisë

nga marrëveshjet? - Albpetrol ShA ka kryer auditimin e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Patos-

Marinzë (Bankers) nëpërmjet Auditit të Brendshëm deri në prill të vitit 2015, dhe më pas është krijuar Sektori i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Hidrokarbureve, në strukturë i përbërë nga 3 punonjës, por që aktualisht rezulton me 2 auditues.

- Në të gjitha rastet, periudha e auditimit nuk përfshin vite të plota fiskale, por tremujore të ndryshëm midis viteve fiskale, të cilët e kalojnë këtë periudhë kohore, gjë e cila nuk është në përputhje me afatet e vendosura në marrëveshje dhe shkakton vështirësi në koordinimin dhe bashkëpunimin e kësaj procedure me AKBN.

- Në asnjë rast Albpetrol nuk ka ushtruar të drejtën e tij për të kryer deri në dy auditime për çdo vit fiskal, duke mos e konsideruar këtë mundësi si një nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjeve hidrokarbure, e lidhur me përfitueshmërinë prej tyre.

- Sipas përcaktimeve në marrëveshje, Albpetrolit i lind e drejta e auditimit të librave të llogarisë, regjistrimeve dhe llogarive jo më shumë se dy herë në një vit fiskal, çka do të thotë se deri tani duhej të ushtronte së paku 11 auditime, në fakt ka kryer 7 auditime (evaduar janë 6), gjë që tregon se nuk i është dhënë vëmendja e duhur këtij procesi.

- Deri në vitin 2013, auditimet e kryera nga Albpetrol ShA kanë qenë të përcipta, të varfër në përmbajtje, pa gjetje thelbësore, me çështje të auditimit që nuk përfshijnë të gjithë problematikën mbi librat e llogarisë dhe nëse janë në përputhje me procedurën llogaritëse, transaksionet e tjera të kryera në lidhje me operacionet hidrokarbure, kostot dhe shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga kontraktori në ose në lidhje me operacionet hidrokarbure në përputhje me marrëveshjen, etj., gjë që dëshmon për mungesë të kapaciteteve audituese dhe mungesë përgjegjësie nga ana e Albpetrol ShA në këtë drejtim.

- Edhe në rastet e konstatimit të ndonjë problematike, grupet e auditimit nuk kanë rekomanduar (ngritur objeksione) mbi dokumentacionin e librave, regjistrimeve dhe

133

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

llogarive, duke e kthyer këtë në një proces formal dhe pas asnjë lloj efekti pozitiv në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit për vendburimin e Patos-Marinzës.

Për këtë rekomandojmë: Albpetrol ShA të marrë masat nevojshme për plotësimin edhe me një auditues të sektorit të

hidrokarbureve për të siguruar numrin e nevojshëm dhe cilësinë e duhur të marrëveshjeve hidrokarbure, me prioritet ato të prodhimit.

Brenda muajit janar 2017

Albpetrol ShA të bëjë të mundur auditimin e plotë, me prioritet dhe synim dy herë të vitit të plotë fiskal, si një nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjeve hidrokarbure, e lidhur me përfitueshmërinë prej tyre.

Vazhdimisht

Albpetrol ShA të kryejë auditime të plota, duke përfshirë të gjithë problematikën mbi librat e llogarisë dhe nëse janë në përputhje me procedurën llogaritëse, transaksionet e tjera të kryera në lidhje me operacionet hidrokarbure, kostot dhe shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga kontraktori në ose në lidhje me operacionet hidrokarbure në përputhje me marrëveshjen, etj., duke rekomanduar (ngritur objeksione) mbi këto çështje, për të ndikuar në rritjen e përfitueshmërisë nga zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure të prodhimit.

Vazhdimisht

* * * * * 8. Për pyetjen: A kanë qenë efektiv inspektimet dhe monitorimet mjedisore të

marrëveshjeve të prodhimit? 1. Monitorimet e AKBN për mjedisin. - Nga ana e DH në AKBN, në lidhje me monitorimet për çështjet mjedisore, sipas

dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatohet se është realizuar një numër shumë i vogël i tyre, dhe këto shumica në vitin 2015. Edhe monitorimi i bërë në nëntor të 2014, pas shqetësimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nuk ka identifikuar asnjë problematikë, kur në dokumentin e publikuar nga Komiteti renditen një sërë shqetësimesh.

- Duke bërë përjashtim rastin e fontanimit, dhe kjo për shkak të vëmendjes së madhe të krijuar, por edhe për këtë rast mund të shprehemi me rezerva. Një herë nënkontraktori cilësohet si i paaftë teknikisht dhe se nuk ka zbatuar rregullat dhe masat mbrojtëse të duhura dhe pas disa ditëve nuk përmendet fare. Akoma më keq kur në një monitorim me tematikë tjetër, por edhe ky në lidhje me sigurinë, AKBN shprehet se çdo gjë është në rregull, bile edhe vlerësime me pozitivitet lartë kundrejt tij.

- Referuar dokumentacionit, DH në AKBN nuk e ka prioritet monitorimin në lidhje me çështjet mjedisore të këtij vendburimi. Edhe këto monitorime të bëra në 2015 duket sikur janë bërë sa për të kaluar radhën dhe jo për të evidentuar dhe nxjerrë papërgjegjshmërinë e kontraktorit, pasi ai është i vetmi që kryen operacione në këtë zonë.

- Raportimi i monitorimeve ku njëherë citohet dokumentacioni i kërkuar, pastaj thuhet se konktraktori e ka dokumentacionin, dhe në fund lihen rekomandime që të pajiset me këtë

134

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

dokumentacion, nuk janë serioze. Për sa më lart mban përgjegjësi DH dhe Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave, duke theksuar se nga dokumentacioni i vënë dispozicion ngrihet hamendësimi i arsyeshëm se ndaj kontraktorit, për periudhën e mëparshme (2014 e para), nuk është bërë asnjë kontroll në lidhje me çështjet e mjedisit.

2. Monitorimet e Albpetrolit për mjedisin. - Monitorimet e paraqitura nga Albpetroli, duke përmendur atë të fontanimit dhe atë të ndotjes

së sheshit tjetër, si më me rëndësi nga ato të paraqitura në mjedis, duket më tepër sikur janë korrespondenca shkresore sesa monitorime. Nga ana tjetër, zgjatja e këtyre komunikimeve ku mund të theksojmë se në të dy rastet koha më e madhe është harxhuar duke i kthyer përgjigje dhe kundërshtime njëri-tjetrit sesa duke kërkuar zgjidhjen e çështje, e largon vëmendjen nga situata në zonën e ndotur, pa marrë parasysh ndikimin e nivelit të ndotjes dhe rrezikun që mund të sjellë kjo zgjatje për zonën. Ky rrezik fillon që nga kërcënimi për jetën edhe shëndetin e njeriut dhe duke vazhduar tek dëmet e tokës, ujërave, ajrit, etj.

- Nga ana e Albpetrolit dhe DH në të, nuk janë parë me prioritet çështje e monitorimit dhe kontrollit në mjedis, për vetë faktin e numrit të monitorimeve të vënë në dispozicion, edhe pse ka një trend në rritje në lidhje me interesin për rritjen e numrit të monitorimeve, kjo situatë duhej të ishte kontrolluar që më parë dhe të paktën në ditët e sotme të mos përhapej më shumë.

- Në fillim-prillin e vitit 2015, gjatë veprimtarisë për nxjerrjen e naftës nga ana e Bankers-it në territorin e fshatit Marinëz të Fierit ka ndodhur një shpërthim (fontinim), i cili iu ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme banorëve të zonës, ndotje të ujërave, tokës bujqësore, etj. Nga analiza e specialistëve të AKBN dhe Albpetrol-it është konstatuar se kjo ka ardhur si pasojë e veprimtarisë së nënkontraktorit për shpimet e kompanisë Bankers Petroleum, nga mungesa e përgatitjes teknike dhe organizative për përballimin e rasteve të tilla gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure të kryera në pus.

Për këtë rekomandojmë: AKBN e MEI, si dhe Albpetrol në bashkëpunimin dhe me institucionet e tjera të mjedisit,

të monitorojnë më tepër kompanitë që kanë aktivitet në nxjerrjen e naftës nga nëntoka shqiptare, si në kuadër të pajisjes me dokumentacionin përkatës sipas legjislacionit shqiptar për mjedisin, ashtu dhe në anën operacionale.

Në vazhdimësi

Në rast të mos gjetjes së dakordësisë, AKBN dhe/ose Albpetrol ta çojë çështjen tek eksperti ose arbitrazhi në kohën e duhur, aq më tepër në çështjet e lidhura me mjedis dhe sigurinë e jetës dhe shëndetit, ku një zvarritje në kohë mund të ketë pasoja fatale.

Sipas rastit

AKBN dhe DH e saj, si dhe Albpetrol të marrë masa dhe të hartojë një plan të detajuar për monitorimin mjedisor të zonave përreth këtij vendburimi, duke u kryer nga specialistë përkatës të kualifikuar, për të evidentuar, raportuar, ndjekur dhe eliminuar parregullsitë që konstatohen.

Vazhdimisht

135

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

4.2. ANEKSET (LITERATURA E PËRDORUR, PASQYRA ETJ.) a) Literatura e përdorur

- AKBN, Raporti përfundimtar i auditimit për periudhën 01.11.2006-31.12.2007 - AKBN, Rregullorja e Brendshme - Aneksi B-Procedura llogaritëse, MH vendburimi Patos-Marinëz, 19.06.2004 - Dictionary.cambridge.org - EITI, Report for the year 2013 and 2014, December 2015. - Energy Community Secretariat. Annual implementation report, 01.09.2015. - Guide to Extractive Industries (Documents – Oil & Gas) World Bank Institute

Governance for Extractive Industries Programme, January 2013 - http://energjia.al/, datë,. 26.03.2015. - http://www.albeiti.org/ - http://www.albpetrol.al - http://www.albpetrol.al/ - http://www.businessdictionary.com. - https://shqiptarja.com, datë, 06.04.2015. - Industria e naftës në prag të 100 vjetorit…, Beqiraj I., dhe Hoxha L., Buletini shkencor

2, 2013. - INSTAT dhe përllogaritje të grupit të auditimit të KLSH. - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 163. - Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

neni 3, - Ligji nr. 7746, date 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i

ndryshuar. - Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës. - Marrëveshja për vendburimin Patos-Marinëz midis Albpetrol-it dhe Saxon

Interantional Energy Ltd. - Nisma e Transparencës për Industritë nxjerrëse, Raporti NTIN (EITI) 2010, Dhjetor

2012. - Plani Kombëtar për Integrimin Evropian, Tiranë mars 2015 - Production-Sharing Agreements: An Economic Analysis, K. Bindemann, 1999, Oxford

Institute for Energy Studies - Raport i audituesve të pavarur dhe pasqyrat financiare për periudhën 1.01.2008-

31.12.2009 - Raport përfundimtar për vitin 2010, AKBN 2013. - Raporti i Bilancit Energjitik 2014. - Rregullore e brendshme e AKBN, neni 2, pika 3 (a,b,c,d,g). - Rregullorja e brendshme e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, neni 15. - Strategjia e zhvillimit të KLSH 2013-2017. - Strategjia Kombëtare e Energjisë 2013-2020 (draft), Tiranë, Prill 2012. - Të dhëna të AKBN. - Të dhëna të Albpetrol Sha - Urdhër i Kryeministrit nr. 35, datë 12.03.2015, “Për miratimin e strukturës dhe të

organikës së MEI”.

136

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

- VKM nr. 159, datë 26.03.1993, “Për miratimin e statuteve të disa bashkësive ekonomike të degëve të veçanta të industrisë”.

- VKM nr. 445, date 28.07.1993 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Hidrokrabureve”

- Wolverine consulting 2015 - www.investopedia.com/terms - www .wikipedia.org. - www.akbn.gov.al. - www.albpetrol.al. - www.energjia.gov.al.

b) Pyetësori mbi performancën e burimeve njerëzore në AKBN:

DREJTORIA E SHERBIMEVE JURIDIKE,

Sektori i ndjekjes se kontratave; Sektori i përfaqësimit në gjykate

Emri mbiemri………………………………………………………………… Pozicioni i punës……………………………………………………………… Lloji dhe niveli i shkollimit…………………………………………………….. Eksperienca në punë gjithsej (vite)……………………………………………...... Eksperienca në AKBN (vite)………………………………………………….. Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. Lidhur me aktivitetin tuaj vjetor për licence marrëveshjet dhe/ose marrëveshjet hidrokarbure: 1. Cili është bashkëpunimi me Drejtorinë e Hidrokarbureve në ndjekjen dhe realizimin e detyrimeve të marrëveshjeve dhe licencë marrëveshjet të lidhura në fushën e shfrytëzimit të hidrokarbureve? 2. A keni dhënë opinione dhe mendime ligjore në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse mbi marrëveshjet e lidhura në fushën hidrokarbure? Në se po, cilat. 3. A keni marrë pjesë në procese gjyqësore civile dhe administrative me autorizim të Drejtorit Ekzekutiv ku Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është palë në poçes për marrëveshjet hidrokarbure? Ne se po, cilëso cilat dhe periudhën përkatëse. 4. Tjetër. Shënim: Tek veprimtaria vjetore duhet te përcaktoni se cilës Marrëveshje dhe/ose licence marrëveshje i përket aktivitetit, vetëm për marrëveshjet e prodhimit Ju lutemi, sipas vlerësimit tuaj, rendisni tre problemet kryesore qe konsideroni për zbatimin e marrëveshjeve dhe licence-marrëveshjeve ne faze zhvillimi dhe prodhimi, si dhe rrugët për zgjidhjen e tyre.

DREJTORIA EKONOMIKE Sektori i monitorimit të marrëveshjeve

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre.

137

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Lidhur me aktivitetin tuaj vjetor për licence marrëveshjet dhe/ose marrëveshjet hidrokarbure: 1. Si është bashkëpunuar me Drejtorinë Hidrokarbure, për kryerjen e auditimit tekniko financiar lidhur me të ardhurat dhe kostot hidrokarbure për efekt të certifikimit të situacioneve të mbulimit të kostos së raportuar pranë AKBN, në përputhje me përcaktimet e kontratave, Marrëveshjeve dhe Licensë Marrëveshjeve Hidrokarbure? 2. Në sa auditime për marrëveshjet hidrokrabure keni marre pjesë dhe cila ka qene përgjegjësia e juaj ne këto auditime? 3. Sa korrespondenca shkresore keni ndjekur me kompanitë që operojnë në sektorin hidrokarbur në përputhje me përcaktimet e kontratave, Marrëveshjeve dhe Licensë Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe për cfar çështjesh? 4. Si i keni ndjekur kostot hidrokarbure nëpërmjet pasqyrave 3-mujore përkatëse (cost recovery) të paraqitura nga kompanitë pranë AKBN dhe cfar ka rezultuar prej tyre? 5. Si është bashkëpunuar me Drejtorinë Hidrokarbure për ndjekjen e pagesave të bonuseve të nënshkrimit si dhe pagesat e fondeve sipas programeve të kualifikimit të përcaktuara në Marrëveshje dhe Licensë Marrëveshje Hidrokarbure? 6. Sa është (ka qenë) vlera e bonuseve te nënshkrimit për marrëveshjet aktuale të zhvillimit dhe te prodhimit? 7. Tjetër specifiko.

DREJTORIA E HIDROKARBUREVE Sektori i Licencave Hidrokarbure

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. Lidhur me aktivitetin tuaj vjetor për licence marrëveshjet dhe/ose marrëveshjet hidrokarbure: 1. Si është ndjekur zbatimin e detyrimeve kontraktore për Licencë Marrëveshje të lëshuara nga AKBN për vlerësimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, si dhe aspekte të veçanta të marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes Albpetrolit dhe shoqërive kontraktore? Në se ka pasur aktivitete konkrete, sa dhe për cfarë mesatarisht në vit? 2. Në sa grupe keni marrë pjesë për kontrollin dhe inspektimin e operacioneve hidrokarbure të kryera nga kompanitë e licencuara, mesatarisht në vit dhe për cfar çeshtjesh? 3. Në sa grupe keni marrë pjesë për inspektimin dhe auditimin tekniko-ekonomik te librave te llogarisë dhe dokumentacionit të kontabilitetit te kompanive te licensuara, dhe për cfarë çështjesh keni qenë i angazhuar? 4. Në sa raste keni ndjekur operacionet hidrokarbure dhe ju kane rezultuar ose jo në përputhje ose jo me parashikimet e planeve te zhvillimit, programeve vjetore dhe parashikimet e licencë marrëveshjeve e marrëveshjeve hidrokarbure? 5. A ka pasur raste te ndihmesës së dhënë kompanive të licencuara në zgjidhjen e problemeve që lindin gjatë zbatimit të licencë marrëveshjeve dhe marrëveshjet hidrokarbure? Në se po, cilësoni rastet. 6. Në sa takime të Komitetit këshillimor dhe takime te tjera keni marrë pjesë për çështje të marrëveshjeve hidrokarbure (të dokumentuara)? 7. Në sa praktika shkresore keni marrë pjesë për përgatitjen e tyre (të dokumentuara) në lidhje me marrëveshjet hidrokarbure? 8. Tjetër, specifiko:.

138

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

Shënim: Tek veprimtaria vjetore duhet te përcaktoni se cilës Marrëveshje dhe/ose licence marrëveshje i përket aktiviteti, vetëm për marrëveshjet e prodhimit

DREJTORIA E HIDROKARBUREVE Sektori i marrëveshjeve hidrokarbure

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. A janë përgatitur çdo tremujor analizat e ecurisë së zbatimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe përputhshmërinë e tyre me planet e programet e miratuara si dhe me termat e parashikuara në këto Marrëveshje dhe Licenca Hidrokarbure, në se po çfar ka rezultuar prej tyre (të dokumentuar) vetëm për marrëveshjet në fazë zhvillimi dhe prodhimi, duke specifikuar për secilën prej tyre? 2. A janë ndjekur dhe në se po sa herë mesatarisht në vit dhe si ka rezultuar prej operacioneve hidrokarbure në terren (operacionet e shpimit, punimet sizmike, operacionet e ndryshme gjeologo-gjeofizike), vetëm për marrëveshjet në fazë zhvillimi dhe prodhimi, duke i specifikuar ato? 3. A keni evidenca për operacionet hidrokarbure, dhe në se po për cfar ju shërbejnë ato? 4. A ka pasur raste të shkeljes se marrëveshjeve, ligjeve apo rregulloreve ne fuqi, ne se po, cilësoj se cilës marrëveshje i përkasin (vetëm për ato te prodhimit) dhe si kane përfunduar? 5. A keni marrë pjesë në grupet e supervizionit të operacioneve hidrokarbureve (për marrëveshjet në prodhim), në se po, sa herë mesatarisht në vit dhe cfar ka rezultuar konkretisht? 6. A keni marrë pjesë në auditimin e shpenzimeve të realizuara nga kompanitë së bashku me Drejtorinë e Ekonomike, në se po sa herë, për cfar drejtimesh dhe cfar ka rezultuar në mënyrë të përmbledhur (vetëm për marrëveshjet në fazë prodhimi)? 7. Tjetër, specifiko.

DREJTORIA E HIDROKARBUREVE Sektori i monitorimit të investimeve

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. A është ndjekur ecuria e zbatimit të investimeve të parashikuara në Licencë-Marrëveshje, Planet e Zhvillimit dhe Programet e Punës vjetore nga ana e shoqërive të huaja ose vendase (vetëm për zhvillimin dhe prodhimin), në se po cilësoni marrëveshjet dhe problematikën e detajuar për secilin prej tyre (Planet e Zhvillimit dhe Programet e Punës vjetore)? 2. Sa here keni vajtur në terren mesatarisht në vit dhe vitin 2015 në veçanti? (cilësoni për secilën marrëveshje dhe për cfar lloj investimi? (vetëm për marrëveshjet në prodhim 3. A është kontrolluar dhe verifikuar në terren zbatimi i investimeve të parashikuara në Licencë-Marrëveshje, Planet e Zhvillimit dhe Programet e Punës vjetore nga ana e shoqërive të huaja ose vendase (vetëm për zhvillimin dhe prodhimin), në se po cilësoni marrëveshjet dhe problematikën e detajuar për secilin prej tyre (Planet e Zhvillimit dhe Programet e Punës vjetore)? 4. Në sa supervizime të shpimit puseve, të punimeve sizmike të ndarë veças keni marrë pjesë mesatarisht në vit dhe për vitin 2015, cfar ka rezultuar për secilin rast (të shpimit puseve, të punimeve sizmike) në mënyrë të përmbledhur?

139

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

5. A keni marrë pjesë në grupet e punës për auditimin nga ana ekonomiko-teknike të kontratave hidrokarbure, në se po në sa raste, për cilat marrëveshje (vetëm për ato të prodhimit) për cfar periudhe, dhe në cfar drejtimesh të auditimit? 6. Të tjera, specifiko.

Specialisti i mjedisit

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: 1. A keni dosje te kontratave në lidhje me mjedisin dhe shëndetin për secilën marrëveshje prodhimi, në se po a përditësohen të dhënat dhe cfar ka rezultuar prej tyre (cilëso problematikën sipas secilës marrëveshje prodhimi)? 2. Sa herë keni marrë pjesë mesatarisht në vit dhe për vitin 2015, për ndjekjen në terren të ecurisë së zbatimit të detyrimeve kontraktore të Licence-Marrëveshjeve dhe Marrëveshjeve Hidrokarbure, për Mjedisin dhe Shëndetin në Punë, dhe cfar ka rezultuar sipas secilës marrëveshje (vetëm për ato të prodhimit)? 3. Sa herë keni marrë pjesë mesatarisht në vit dhe për vitin 2015, për ndjekjen në terren të ndjekjes së investimeve për Mjedisin dhe Shëndetin në Punë, dhe cfar ka rezultuar sipas secilës marrëveshje (vetëm për ato të prodhimit)? 4. Tjetër, specifiko.

DREJTORIA E HIDROKARBUREVE Sektori i promovimit: Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. Në sa raste keni dhënë asistencë kompanive të huaja për mënyrën e përgatitjes dhe paraqitjes së aplikimeve, për cilat kompani dhe në cfar periudhash (të dokumentuara)? 2. Në sa raste keni asistuar në procesin e negocimit të marrëveshjeve/licence marrëveshjeve, amendamenteve të marrëveshjeve/licence marrëveshjeve, për cilat konkretisht (të dokumentuara)? 3. Në se administroni ekskluzivisht të gjitha të dhënat parësore të marrëveshjeve hidrokarbure në fazë prodhimi, cfar përfaqëson ai dhe për cilat marrëveshje? 4. A keni marrë pjesë në hartimin e politikave dhe strategjive të promovimit të hidrokarbureve, në se po në cilin dokument konkretisht? 5. Tjetër, specifiko.

DREJTORIA E PROÇEDURAVE HIDROKARBURE Sektori i procedurave doganore

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. A kanë qenë korrekte praktikave të importimit të materialeve dhe pajisjeve, të destinuara për operacionet hidrokarbure, në se jo në cfar kanë konsistuar ato? 2. A keni kryer verifikime në terren për kontrollin fizik te mallit që do të lëshohet autorizimi për përjashtim nga detyrimi doganor? Në se po sa herë mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015? 3. Tjetër, specifiko.

140

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

DREJTORIA E PROÇEDURAVE HIDROKARBURE Sektori i procedurave të TVSH

Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: 1. Sa raste janë verifikuar për përcaktimin e qartë të NIPT-it dhe kopjet origjinale të faturave janë të vulosura dhe firmosura nga personat e autorizuar për kontratën, afatet e parashikuara për çdo kontratë, datat e hyrjes në fuqi dhe datat e mbarimit të kontratave mesatarisht në vitin dhe sa në vitin 2015, si dhe cfar ka rezultuar prej tyre? 2. A keni kryer verifikime në terren për kontrollin fizik te mallit që do të lëshohet autorizimi për përjashtim nga TVSH? Në se po sa herë mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015? 3. A ka pasur raste të mospërputhjes së çmimit në faturë dhe atij në kontratë? Në se po në sa raste mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015? 4. Tjetër, specifiko. a) Pyetësori mbi performancën e burimeve njerëzore në Albpetrol ShA

DREJTORIA E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE Emri mbiemri…………………………………………………………….............. Pozicioni i punës…………………………………………………………….......... Lloji dhe niveli i shkollimit……………………………………………………......... Eksperienca në punë gjithsej (vite)…………………………………………………… Eksperienca në Albpetrol (vite)……………………………………………………… Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. Çfarë ju ka rezultuar nga paraqitja dhe mbrojtja e planeve të zhvillimit dhe ndryshimeve të tyre për secilën marrëveshje në fazë prodhimi ne mbrojtjen ne Drejtorinë e Albpetrol dhe Këshillin mbikëqyrës? Ku konsistojnë investimet, prodhimi dhe faktori R në planin e zhvillimit fillestar (pas periudhës së vlerësimit): Ku konsistojnë ndryshimet në investime, prodhim dhe faktorin R në ndryshimin e pare të planit të zhvillimit: Ku konsistojnë ndryshimet në investime, prodhim dhe faktorin R në ndryshimin e dytë të planit të zhvillimit: Të tjera ndryshime në se ka 2. Çfarë ju ka rezultuar nga paraqitja dhe mbrojtja e programeve vjetore te punës për secilën marrëveshje në fazë prodhimi dhe për secilin vit ? a) Ndryshime të programit te investimeve ne krahasim me planin e zhvillimit b) Ndryshime të programit te shpenzimeve gjithsej ne krahasim me planin e zhvillimit c) Ndryshime të programit të operacioneve në krahasim me planin e zhvillimit d) Ndryshime të programit të prodhimit ne krahasim me planin e zhvillimit 3. Çfarë ka rezultuar nga ndjekja dhe supervizimi i marrëveshjeve hidrokarbure për secilin prej tyre dhe për secilin vit? 4. Sa grupe kontrolli janë organizuar mesatarisht në një vit dhe sa në vitin 2015, për çfarë aspektesh dhe çfarë ka rezultuar prej tyre për secilin prej marrëveshjeve hidrokarbure?

141

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

5. Sa grupe auditimi janë organizuar mesatarisht në një vit dhe sa në vitin 2015, për çfarë aspektesh dhe çfarë ka rezultuar prej tyre për secilin prej marrëveshjeve hidrokarbure? 6. Tjetër specifiko: Të përgjithshme: Ju lutemi rendisni, sipas vlerësimit tuaj, tre problemet më të rëndësishme që ka zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi, si dhe tre përmirësimet e duhura sipas vlerësimit tuaj: (DREJTORIA E MONITORIMIT DHE SUPERVIZIMIT TË MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE) Në mënyrë të përmbledhur ku konsiston veprimtaria juaj që lidhet me licencë marrëveshjet dhe marrëveshjet hidrokarbure: Në vijim vetëm për marrëveshjet hidrokarbure në fazë prodhimi, duke cilësuar secilën prej tyre. 1. A janë hartuar, miratuar dhe zbatuar planet mujore të punës për Planet e zhvillimit,

programet vjetore te punës, buxhetet vjetore dhe aktivitetin e Komitetit këshillimor? 2. Çfarë ka rezultuar nga zbatimi i planeve të punës për Planet e zhvillimit, programet vjetore

te punës, buxhetet vjetore dhe aktivitetin e Komitetit këshillimor? 3. Sa Inspektime janë kryer në terren mesatarisht në një vit dhe në vitin 2015, në cilat drejtime

kryesore, për secilën marrëveshje hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi dhe çfarë ka rezultuar prej tyre (të dokumentuara)?

4. Sa monitorime janë kryer në terren mesatarisht në një vit dhe në vitin 2015, në cilat drejtime kryesore për secilën marrëveshje hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi dhe çfarë ka rezultuar prej tyre (të dokumentuara)?

5. Sa monitorime janë kryer për zbatimin faktik në terren mesatarisht në një vit dhe në vitin 2015, të treguesve tekniko-ekonomik të paraqitura nga kompanitë në planet e zhvillimit , programet e punës dhe buxhete vjetore për secilën marrëveshje hidrokarbure në fazë zhvillimi dhe prodhimi dhe çfarë ka rezultuar prej tyre (të dokumentuara)?

6. A janë hartuar çdo muaj raporte të hollësishme mbi ecurinë e marrëveshjeve hidrokarbure dhe cfar ka rezultuar prej tyre, për secilën marrëveshje?

7. Sipas vlerësimit te grupeve te monitorimit dhe të supervizimit a janë përdorur me efikasitet dhe me dobi rezervat ekzistuese, te zbuluara dhe te zhvilluara nga secili kontraktor, ne se jo cili prej tyre ka shfaqur probleme dhe ne çfarë drejtimesh?

8. Çfar ka rezultuar nga supervizimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i operacioneve hidrokarbure për secilën marrëveshje?

9. Sa here janë monitoruar mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015shpenzimet e realizuara nga kontraktohet në përputhje te plote me marrëveshjet, me programet e zhvillimit dhe programet vjetore te punës, si dhe cfar ka rezultuar për secilën prej tyre dhe për secilën marrëveshje prodhimi?

10. Sa here janë verifikuar mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015shpenzimet e realizuara nga kontraktohet ne përputhje të plotë me marrëveshjet, me programet e zhvillimit dhe programet vjetore të punës, si dhe çfar ka rezultuar për secilën prej tyre dhe për secilën marrëveshje prodhimi?

11. A ka pasur raste të kryerjes se operacioneve të prodhimit jashtë zonës së kontratës dhe pa dokumentacionin teknik të miratuar sipas secilës marrëveshje hidrokarbure ne fazë prodhimi?

12. A është përgatitur dhe dërguar tek administratori çdo tremujor informacioni analitik lidhur me operacionet hidrokarbure sipas secilës marrëveshje prodhimi?

142

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

13. A është mbikëqyrur kontraktori lidhur me mbajtjen e te gjithë dokumentacionit për shpenzimet e kryera të çfarëdo natyre në librat e llogarive në se është në përputhje me procedurat dhe praktikat e kontabilitetit shqiptar, si dhe çfarë ka rezultuar prej tyre për secilën marrëveshje prodhimi?

14. A janë kontrolluar kontraktorët sipas marrëveshjeve në prodhim, lidhur me hartimin e një plani të detajuar për realizimin në kohë të punimeve dhe çfarë ka rezultuar prej tyre?

15. Sa herë mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015 janë inspektuar operatorët për kryerjen e operacioneve të shfrytëzimit në infrastrukturën sipërfaqësore në se është në përputhje me normat teknike të legjislacionit shqiptar për sigurimin e pasurisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çfarë ka rezultuar prej tyre, sipas marrëveshjeve në prodhim?

16. Sa herë mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015 janë kontrolluar kontraktorët sipas marrëveshjeve nënprodhim për të garantuar matjen e saktë të sasisë së naftës veç për burimet ekzistuese dhe ato të rejat si dhe çfarë ka rezultuar prej tyre?

17. A janë kërkuar kontraktorit gjatë auditimit të librave të llogarisë informacion për zërat e kostos së operacioneve hidrokarbure dhe informacion për zërat e shpenzimeve referuar çmimeve, kostove e tarifave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar sipas marrëveshjeve të prodhimit si dhe çfarë ka rezultuar prej tyre?

18. Sa herë janë kontrolluar kontraktorët mesatarisht në vit dhe sa për vitin 2015 në lidhje me dokumentacionin e regjistrit hidrokarbur (të dhëna ligjore dhe administrative, të dhënat teknike dhe ekonomike, harta dhe plane) sipas marrëveshjeve të prodhimit dhe çfarë ka rezultuar prej tyre?

19. A është analizuar informacioni në lidhje me Raportet tremujore mbi kostot e naftës për secilën marrëveshje prodhimi dhe çfarë ka rezultuar për secilën prej tyre?

20. Tjetër specifiko Të përgjithshme: Ju lutemi rendisni, sipas vlerësimit tuaj, tre problemet më të rëndësishme që ka zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure në përgjithësi, si dhe tre përmirësimet e duhura sipas vlerësimit tuaj:

b) Pasqyrat 1. Performanca e AKBN në lidhje me marrëveshjen për vend-burimin Patos-Marinëz

Nr. Çështja Referenca sipas Komente

mbi zbatimin

LMH MH

1 Sa ka zgjatuar periudha e vlerësimit në muaj? Neni 6, Neni 7.3

Neni 3

2 A ka patur kërkesë për zgjatje të periudhës së vlerësimit ?

Neni 7.3(b)

3 Cila ka qenë pika e lëvrimit e aprovuar nga AKBN ?

Neni 1.26

4 Po pika e matjes e përcaktuar nga AKBN ? Neni 1.43

5 Kanë ndryshuar këto pika gjatë fazës së zhvillimit dhe prodhimit dhe është marrë aprovim nga AKBN ?

Neni 7.2.6

6 A ka paraqitur program për periudhën e vlerësimit ?

Aneksi B Neni 3.2

143

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

7 A ka qenë programi i vlerësimit i shoqëruar me buxhetet përkatëse?

Neni 7.3 (c), aneksi B

Neni 8.2

8 A ka dorëzuar në AKBN dokumentacionin në lidhje me burimet financiare dhe teknike ?

Neni 3.3 (a) (i)(ii).

9 A është marrë në shqyrtim nga AKBN ky dokumentacion ?

Neni 3.

10 A është njoftuar AKBN për përfundimin e periudhës së vlerësimit ?

Neni 7.3 (b)

11 A i njoftuar AKBN, për suksesshmërinë/ose jo të periudhës së vlerësimit?

Neni 7.4 (a)

12 A janë vlerësuar nga AKBN metodat IOR/EOR të përdorura nga i liçensuari?

Neni 3.4, Neni 7.3 (a)

Neni 3.2, neni 12

13 Kur është hartuar programi i zhvillimit ? Neni 7.4 (a) Neni 3.4.2

14 Kur është miratuar programi zhvillimit ? Neni 8.1

(b)(i) Neni 3.4.3/4, Neni 5

15 A ka patur ndryshime të programit të zhvillimit?

Neni 8.1 (b) (ii)

Neni 3.4.5, neni 7.6

16 Kur janë kërkuar ndryshimet e programit të zhvillimit ?

Neni 8.1 (c) Neni 7.4

17 Kur janë miratuar ndryshimet në planin e zhvillimit ?

Neni 8.1 (b) Neni 7.4, neni 7.5

18 A ka marrë pjesë AKBN në mbledhjet e komitetit këshillimor ?

Neni 7.1 (c)

19 Kur ka filluar kryerja e operacioneve hidrokarbure në lidhje me periudhën e zhvillim prodhimit ?

Neni 8.3 (a)

20

A ka patur raste të thyerjes materiale të klauzolave të LMH, nga i liçensuari dhe ku konsistojnë ato ? (Ç’farë vlerëson AKBN si thyerje materiale...?)

Neni 8.3 (c)

21 A ka dorëzuar i liçensuari propozimet për programet vjetore dhe buxhet përkatëse në përputhje me planin e zhvillimit të miratuar?

Neni 7.2 (a) Neni 8.4/5/6

22 A kanë qenë propozimet në përmbajte sipas përcaktimeve në LMH ?

Neni 7.2 (b)

23

A ka patur raste ku AKBN ka kërkuar informacione/të dhëna shtesë lidhur me operacionet hidrokarbure dhe ku kanë konsistuar ato ?

Neni 7.2 (b) (iii)

24 A i ka marrë në shqyrtim AKBN këto propozime ?

Neni 7.2 (c)

25 A ka patur raste të mosmarrëveshjeve në lidhje me programet dhe buxhetet vjetore?

Neni7.2 (c)

26 A ka patur raste të marrjes së një eksperti ? Neni7.2 (c)

27 A ka patur raste kërkesave për ndryshime në një program vjetor dhe buxhet nga i liçensuari

Neni 7.2 (d)

144

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

28 A ka patur raste të kërkesës nga i liçensuari për zona të reja vlerësimi, të shoqëruara me programe të reja vlerësimi ?

Neni 8.4 (a) Neni 3.4.6

29 A ka patur raste kur AKBN ka përcaktuar rrezikshmëri të sigurisë së personave /palëve të treta ose dëmtime të mjedisit ?

Neni 9.2 (c)

30

A ka kërkuar AKBN ndërprerjen e operacioneve hidrokarbure në raste të dëmtimeve derisa i liçensuari të marrë masa riparuese ?

Neni 9.2 (d)

31 A ka patur raste kur AKBN ka marrë vetë masa riparuese dhe a janë reflektuar këto në llogari të liçensuarit?

Neni 9.2 (e)

32 A ka patur raste të braktisjes së ndonjë zone nga i liçensuari ?

Neni 9.3

33 A ka patur plan braktisjeje duke pasqyruar kostot përkatëse ?

Neni 9.3 (b) (c)

Neni 22

34 A ka vlerësuar AKBN kosto dhe shpenzime të parikuperueshme në lidhje me operacionet sipas programeve dhe buxheteve vjetore ?

Neni 10.2 (d)

35 A ka patur raste të vlerësuar si “fitim” për çdo vit fiskal dhe në cilin vit ?

Neni 10.3 (a)

36 A ka kërkesa nga AKBN para fillimit të çdo viti fiskal, për pagesën në para për pjesën e tatimit mbi fitimin ?

Neni 10.3 (b) ( i)

37 A janë bërë parashikimet për ndarjen e fitimit në bazë tremujori kalendarik ?

Neni 10.3 (b) (iii)

38 A kanë patur planet e zhvillimit proçedura të hollësishme lëvrimi, ku kanë konsistuar ato ?

Neni 10.3 (b) (iii)

Neni 7.2

39 Si është vlerësuar çmimi bazë për hidrokarburet e përdoruar/të disponueshme përveç shitjes palëve të treta ?

Neni 10.5 (c) (i)

40 Ai ka vepruar AKBN në lidhje me përdorimin ose jo të gazit shoqërues?

Neni 11.2

41 A janë marë në shqyrtim nga AKBN raste për përjashtimet doganore ?

Neni 12.

42 A janë vlerësuar nën-kontraktorët dhe veprimtaria e tyre ,nga AKBN në lidhje me operacionet hidrokarbure ?

Neni 13, neni 16.3.

43 A ka njoftuar AKBN të liçensuarin çdo vit, për mënyrën e pagesës së taksës mbi fitimin ?

Neni 14.2 (a)

44 A e ka paguar i liçensuari taksën për fitimin për çdo vit fiskal dhe në cilën formë ?

Neni 14.2 (b)

45

A ka paraqitur i liçensuari në fillimi të çdo tre-mujori kalendarik parashikimin për prodhimin dhe sasinë totale të hidrokarbureve të disponueshme ...?

Neni 14.2 (d)

145

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

46 A ka marë në shqyrtim AKBN këto parashikimi dhe ci li ka qenë qëndrimi/komenti i saj?

Neni 14.2 (d)

47 Si është vepruar llogaritjen e vlerës monetare të sasisë së hidrokarbureve të lëvëruar AKBN ..., për çdo tre mujor kalendarik ?

Neni 14.2 (e)

48 Cila ka qenë proçedura llogaritëse e përcaktuar me mirëkuptim ?

Neni 15.1 (a)

49 A ka dorëzuar i liçensuari AKBN-së, kopje të dok që pasqyrojnë kostot hidrokarbure për çdo periudhë 6-mujore?

Neni 15.2

50

A ka kryer AKBN audit për librat e llogarisë dhe dokumentacionin e kontabilitetit të të liçensuarit në lidhje me operacionet hidrokarbure ?

Neni 15.3

51 Cila ka qenë frekuenca e kryerjes së auditimeve?

Neni 15.3

52 A i ka dhënë për çdo vit fiskal i liçensuari AKBN një deklaratë të ardhurave dhe humbjeve në atë vit fiskal ?

Neni 15.4

53 A i ka dorëzuar i liçensuari AKBN të dhënat lidhur me sasinë e hidrokarbureve dhe ujit të prodhuar për çdo muaj ?

Neni 16.1 (b)

54 A ka ekzaminuar AKBN satistika dhe raporte ditore dhe javore ne lidhje me prodhimin dhe nxjerrjen e naftës ?

Neni 16.1 (b)

55

A i ka dhënë i liçensuari AKBN informacionin dhe të dhënat lidhur me operacionet hidrokarbure në përputhje me praktikat e mirat të industrisë ndërkombëtare te hidrokarbureve ?

Neni 16.1 (d)

56 A ka dorëzuar në AKBN i liçensuari raporte në lidhje me nën-kontraktorët dhe veprimtarinë e tyre?

Neni 16.3

57

A janë kryer nga AKBN inspektime në zonën e kontratës, cila ka qenë frekuenca e tyre dhe problematika e hasur nëse ka patur ?

Neni 16.5

58 A ka kryer AKBN inspektime të instrumenteve matës sasiorë dhe cilësorë të hidrokarbureve?

Neni 16.8

59

A ka patur raste të kërkesave dhe miratim nga AKBN për shitje të pasurive të luajtshme gjatë një viti fiskal nga liçensuari një pale të tretë ?

Neni 17.3

60 A ka njoftuar licensuari AKBN kur u bë ndryshimi nga Saxon në Bankers dhe a i marrë në shqyrtim AKBN ndryshimet ?

Neni 20.1

146

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

61 A ka patur raste të transferimit të të drejtave dhe a është marrë aprovimi me shkrim nga AKBN ?

Neni 22.1 (a)

62 Nëse po, a i është dorëzuar AKBN dokumentacioni sipas përcaktimeve në LMH ?

Neni 22.2

63 A ka hipotekuar i liçensuari të drejtat e tij dhe a është dhënë konsesusi nga AKBN ?

Neni 22.4

64 A ka parur raste kur AKBN ka evidentuar shkelje materiale të marrëveshjes, dhe ku ka konsistuar ajo ?

Neni 24.1 (f)

65 A ka evidentuar AKBN ndonjë parregullsi tjetër në lidhje me veprimtarinë e të liçensuarit dhe si është vepruar ?

Neni 24.1 (a,b,c,d,e,g,h,)

66 A ka patur raste të arbitrazhit ? Neni 25.3 67 Po të çështjeve të vlerësuar nga eksperti? Neni 25.4

Shënim: 1. Plotësimi i komenteve për zbatimin e tyre duhet të bazohet në dokumentet përkatëse, pasi grupi i auditimit do të bëjë verifikime dhe thellim të mëtejshëm për çështje të veçanta. 2. Duhet të përgatisni dokumentacionin për auditimit, inspektimet, monitorimet, kontrollet etj, në lidhje me operacionet hidrokarbure dhe t’i vihet në dispozicion grupit të auditimit. Ju lutemi, sipas vlerësimit tuaj, cilësoni tre problemet kryesore dhe tre zgjidhjet përkatëse për marrëveshjet hidrokarbure:

a) Për çështjet ekonomike (tregues te prodhimit, zonës se projektit, puseve, efektiviteti, raportimi, regjistrimi, komunikimi, modeli i marrëveshjes etj.)

b) Për çështjet financiare (kosto, tarifa, libra llogarie, asete, kapital, shpenzime, ndjekje, auditime, raportime etj)

c) Për çështjet teknike (metoda te përdorura, monitorim, miratim, ndëshkime, teknika, teknologji, nënktontraktorë etj.)

d) Për çështjet mjedisore (ruajtje, dëmtim, përgjegjësi, afate, dëmshpërblim, monitorim treguesish, nivel pjesëmarrje, pavarësi etj.)

2. Performanca e zbatimit të Marrëveshjes Hidrokarbure nga Albpetrol për

vendburimin Patos-Marinëz

Nr. Çështja Referenca Komente mbi zbatimin 1 A është rishikuar dhe miratuar masa dhe

karakteri i punës së Kontraktorit Neni 2/5

2 Sa ka zgjatur Periudha e Vlerësimit në muaj Neni 3/2 3 Sa është shuma e shpenzimeve në $ në

Periudhën e Vlerësimit Neni 6/1

4 Data në të cilën është mbledhur Komiteti Këshillimor

Neni 5/1/1

5 Sa here në vit është mbledhur mesatarisht Komiteti Këshillimor

Neni 5/1/4

147

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

6 A janë shqyrtuar Programet Vjetore dhe Buxhetet për Periudhën e Vlerësimit nga Komiteti Këshillimor

Neni 5/1/5/4

7 A janë shqyrtuar dhe miratuar Programet Vjetore dhe Buxhetet për Periudhën e Zhvillimit dhe të prodhimit nga Komiteti Këshillimor

Neni 5/1/5/3

8 Në çfarë mënyre ka bashkëpunuar Komiteti Këshillimor për zbatimin e Programeve vjetore (PV) dhe Buxheteve(B) si dhe Planit të zhvillimit

Neni 5/1/5/3

9 A ka paraqitur Kontraktori në Komitetin Këshillimor për çdo vit një deklaratë të detajuar të PV dhe B për vitin fiskal pasardhës, brenda 90 ditëve brenda fundit të vitit?

Neni 7/5

10 A janë pranuar nga palët ndryshime të PV dhe B të cilët kanë ndryshuar objektivin e përgjithshëm të PV dhe B nga ana e Komitetit Këshillimor

Neni 8/5

11 A ka pasur ndonjë tremujor që faktori R>1?

Neni 9/2

12 Aktualisht në totalin e të punësuarve, sa % janë shqiptar dhe sa prej këtyre të fundit i përkisnin Albpetrol-it?

Neni 10

13 Cila është vlera në 000 lekë e pasurisë së patundshme të Albpetrolit që i është dhënë Kontraktorit?

Neni 11/2/1

14 A është informuar Albpetroli vazhdimisht në lidhje me Raportet javore të prodhimit të vlerësuar të naftës?

Neni 12/7

15 A është informuar Albpetroli vazhdimisht në lidhje me Raportet javore të prodhimit të vlerësuar të naftës?

Neni 12/7

16 A është informuar Albpetroli vazhdimisht në lidhje me Raportet mujore të prodhimit të të naftës dhe operacionet hidrokarbur?

Neni 12/7

17 A është informuar Albpetroli vazhdimisht në lidhje me Raportet tremujore mbi kostot e naftës?

Neni 12/7

18 A është marrë miratim me shkrim në ndonjë rast nga Bankers në lidhje me transferimin plotësisht ose pjesërisht të ndonjë prej të drejtave, privilegjeve, detyrave dhe detyrimeve sipas Marrëveshjes?

Neni 16/1

19 A është marrë pëlqimi paraprak me shkrim në ndonjë rast nga Bankers në lidhje me

Neni 16/4

148

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

hipotekimin e të drejtave sipas Marrëveshjes?

20 A ka pasur ndonjë konflikt, pretendim ose ndryshim ne opinion i lindur ose i lidhur me këtë marrëveshje që është dërguar në arbitrazh?

Neni 19/1

21 A ka pasur ndonjë konflikt, ose dështim të Komitetit Këshillimor për të aprovuar kërkesë ose propozim të kontraktonit që i është paraqitur një eksperti të vetëm?

Neni 19/10

22 A janë konstatuar raste nga Albpetroli se ndonjë pune apo instalim i kryer nga kontraktori shkakton ndotje ose dëmton mjedisin?

Neni 20/3

23 A është dorëzuar për aprovim në autoritetet e mjedisit raporti “Studimi i nivelit bazë” dhe studime të nivelit bazë në vazhdimësi?

Neni 20/5

24 Sa procedura tenderimi për shërbime me vlerë mbi 2 milion USD, ka ndjekë Albpetroli hapjen e ofertave?

Neni 21/2

25 Sa audite janë zhvilluar mesatarisht në vit fiskal dhe sa për secilin në 5 vitet e fundit?

Neni 25

26 A ka siguracion ne lidhje me operacionet hidrokarbure

Neni 26/3

27 Kur është nënshkruar garancia e kompanisë mëmë për programin e vlerësimit?

Neni 26/7

28 A është rishikuar ndonjëherë procedura llogaritëse ndermjet Albpetrolit dhe Kontraktorit?

B/1.3

29 A është njoftuar me shkrim 30 ditë para për inventaret vjetore dhe a është përfaqësuar Albpetroli?

B/2.4.2

30 A ka pasur kategori shpenzimesh dhe sa ka qenë shuma në 5 vitet e fundit, të cilat janë aprovuar nga Albpetroli?

B/2.20

31 A janë dorëzuar tek Albpetroli brenda 45 ditëve nga fundi i çdo tremujori kalendarik: -Shpenzimet aktuale dhe faturat per tremujorin -Shpenzimet aktuale kumulative

B/4.2.1

32 A janë dorëzuar tek Albpetroli brenda 45 ditëve nga fundi i çdo tremujori kalendarik: - Kostot e OH të mbartura - Kostot e OH të kryera -Kostot totale - Sasinë e naftës prodhuar, shitur dhe të ardhurat e tremujorit,

B/4.2.2

149

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

33 A janë dorëzuar tek Albpetroli brenda 30 ditëve nga fundi i çdo tremujori kalendarik në ton, metër kub dhe barrela: - Prodhimi i mbajtur stok në fillim - Prodhuar gjate muajit - Marrë dhe nga kush

B/4.2.2

34 Gjatë Periudhës së Vlerësimit, kontraktori a ka kryer: - Përmirësimin e vlerësimit të rezervave - Vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese - Rishikimin e konservimit të gazit -Rritjen e kapacitetit të injektimit të ujit - Zhvillimi i opsionit të shkarkimit të boteve -Rishikimi dhe raportimi mbi teknologjinë e ekstraktimit të rërës.

D/4

Shënim: 1. Plotësimi i komenteve për zbatimin e tyre duhet të bazohet në dokumentet përkatëse, pasi grupi i auditimit do të bëjë verifikime dhe thellim të mëtejshëm për çështje të veçanta.

2. Duhet të përgatisni dokumentacionin për auditimet e kryera gjatë 5 viteve të fundit dhe t’i vihet në dispozicion grupit të auditimit. Ju lutemi, sipas vlerësimit tuaj, cilësoni tre problemet kryesore dhe tre zgjidhjet përkatëse për marrëveshjet hidrokarbure:

150

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

3. Tregues ekonomik dhe financiar mbi marrëveshjen për vendburimin e Patos-Marinës

Burimi: Të dhëna të Albpetrol ShA të Përpunuar nga grupi i auditimit

Plani Fakti Plani Fakti Plani Fakti

1 Prodhimi nafte gjithsej, pa holluesin (ton)

a PPE (ton)

b ASP (ton)

c Eksport (ton)

d Shitje (ton)e Tjetër (ton)

2 Te ardhura bruto (000 $)

a Çmimi mesatar i shitjes ($/bbl)

bRenta minerare jo në kostot hidrokrabure (000$)

Të ardhura neto (000$)

3 Shpenzime gjithsej (000$)

a Opex & Oil Inventory (000$)

b Shpenzime Transporti (000$)

d Investime(Capex) (000$)

eShpenzime per personelin e kompanisë mëmë (000$)

4 Koeficienti R

5 Numri mesatar vjetor i puseve aktive (cope)

a Të dorëzuar nga Albpetroli (numër)b Të rinj nga Bankers (numër)

6 Sasia e holluesit te importuar (ton)

a Cmimi mesatar i blerjes ($/m3)

b Sasia e holluesit te perdorur (m3)c Akciza e paguar (000$)

6 Numri i auditimeve te kryera

a Rezultati kosto te panjohura (000 $)b Ciles periudhe i perket (viti)

7 Numri i inspektimeve të kryera

a Kohezgjatja mesatare (ditë)b Numri i punonjesve te angazhuar

8 Numri i vezhgimeve të kryera

a Kohezgjatja (ditë)b Numri i punonjesve te angazhuar

9 Numri i të punësuarve gjithseja Nga keto: shqiptar

10 Vlera e të hyrave nëpërmjet doganës (000$)

11 Vlera e TVSH-së së paguar (000lekë)

12 Vlera e kredisë së marrë (000$)Sipas kreditoreve dhe % interesit

13Sa herë është mbledhur Komiteti Këshillimor

14Sa është vlera e pajisjeve të përbashketa me Albpetrol apo prodhues të tjerë (000 $)

15 Sa është vlera e aseteve të kompanisë (000$)

16Sa është vlera e qirasë së aseteve të marra me qira (000$)

15 Sa është vlera e aseteve të shitura (000$)

2016(6-Mujori I)

Nr. Emertimi

2004 2005 e në vazhdim

151

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

4. Diagrama e lëvizjes së stafit dhe specialistëve të AKBN 2006 - 2016

Burimi: Drejtoria e Burimeve Njerëzore të AKBN

Nr Emer Mbiemer Pozicioni Profesioni Periudha1 Fatbardh Ademi Drejtor Drejtorie Gjeolog Nafte 25.08.2006-16.05.2011 16.05.20112 Anesti Moci Shef Sektori Inxh. Gjeolog Nafte 29.09.2006-…3 Vilson Bare Shef Sektori 0 Janar 2005-Shtator 20074 Arben Arapi Specialist Janar 2005-Shtator 20075 Kastriol Bejtja specialist Inxhiner Gjeofizik 25.08.2006-01.10.2008 01.10.20086 Nikollaq Rista shef sektori Kimist Teknolog 25.08.2006-30.11.20097 Luan Nikolla Shef Sektori/Keshilltar Inxh.Gjeolog Nafte 01.10.2007-…8 Xhelal Tahiri Shef Sektori Matematik 14.03.2007-04.20119 Spiro Bonjaku Specialist/Specialist I Pare Gjeofizik 01.02.2007….

10 Nuri Rakipi specialist Inxh. Gjeolog Nafte 01.02.2007-01.02.201211 Qani Hoxha Specislist/shef Sektori Inxh.Nafte dhe Gazi 14.01.2008-….12 Admir Kasa Specialist Inxh.Gjeofizik 25.11.2009-…13 Agron Xhavo Shef Sekori Inxh. Gjeolog Nafte 03.12.2009-…14 Elvira Dushku specialiste/Specialist I PAre Kimi Industriale 29.11.2009-03.01.201215 Mariglen Bregu Specialist/Specialist I Pare/Shef Sektori Inxhiner Nafte 05.01.2010-02.03.201216 Edmond Ferruku Specialist Drejtesi 03.02.2012-17.06.201317 Klejdi Ngjela Specialist Inxhineri Ndertimi 10.05.2010- 03.11 .201018 Florjan Xhako Specialist Inxhiner Hidroteknik 10.05.2010-01.07.201019 Perparim Hajanj Drejtor Drejtorie Gjeologji Minera 04.11.2010-03.07.201320 Anila Hajnaj specialist e pare/Shefe sektori Gjuhe Letersi 13.04.2011-01.11.201321 Idajet Guri Specialist Inxhiner Nafte 18.04.2011-28.06.201122 Entela Hoxha Specialiste e pare/shefe Sektori Drejtesi 12.04.2011- 03.201423 Perparim Mucaj Specialist I pare Ekonomik 18.04.2011-02.07.201224 Vangjel Kovaci Specialist Inxh.Perp Nafte dhe Gazi 18.04.2013-25.06.201325 Vangjel Kovaci Specialist Inxh.Perp Nafte dhe Gazi 26.08.2013-24.03.201626 Elis Babe Specialist/Shef Sektori Drejtesi 29.06.2011-17.06.201327 Gezim Lipe Specialist/Specialist I Pare/Shef Sektori Inxhiner Nafte 09.01.2012-25.07.201328 Euglen Mustafallari Specialist I pare Histori 07.03.2012-26.11.201329 Kristofor Jano Specialist Gjeofizik 01.01.2012-01.02.201230 Artani Nisllaj Shef Sektori Ekonomik 26.06.2012-17.06.201331 Denisa Mezini Specialiste zvendesuse Histori 02.11.2012-01.12.201232 Ismail Koxhaj Specialist I pare Inxhiner Nafte 17.06.2013-26.08.201333 Bardhul Gjana Specialist inxhiner Gjeoburim 17.06.2013-15.11.201334 Manjola Xhaxho Specialste /Specialist I pare Matemati 17.06.2013-15.11.201335 Baftaj Maci Shef Sektor Gjeologji Minera 29.07.2013-14.10.201336 Majlinda Spahiu Specialist I pare Laburante 14.02.2013-01.05.201337 Sadete Halebi Specialist I pare/Specialist Drejtesi 02.05.2013-…38 Lavdije Kodra Specialist Drejtesi 25.06.2013-30.09.2013

39 Anjeza Callpani Specialist Ekonomik 8.2013-10.201340 Pirro Sholla Specialist Inxh.Mekanik dhe industri 8.2013-…41 Kastriot Bejta Drejtor Drejtorie Inxhiner Gjeofizik 06.10.2013-01.02.201442 Nikoleta Trebicka Specialiste Ekonomik 10.2013-01.01.2014

43 Alban Haxhiraj Shef Sektori Drejtesi 01.11.2013-07.10.201544 Mynyr Sinanaj Specialist Inxh.Nafte dhe Gazi/Adm Publik 13.12.2013-…45 Suela Buci Specialist Ekonomik 13.12.2013-03.201446 Mimoza Hysi Specialiste Financ 06.01.2014-11.201447 Klodian Gradeci Drejtor Drejtorie Inxh.Tekstile 01.02.2014-30.03.201648 Adrian Bregu Specialist I pare Inxh.Shpimi te Puseve 01.02.2014-…49 Astrit Zekaj Specialsit I pare Inxh.Shpimi te Puseve 24.03.2014-…50 Vladimir Hazizaj Specialist Inxh.Nafte dhe Gazi 24.03.2014-…51 Redon Malaj Specialist I pare Financ-Kontabilitet 24.03.2014-07.10.2015

52 Renaldo Ibro Specialist Administrim Biznesi 24.03.2014-07.10.201553 Vasillaq Nano Specialsit I pare Teknolog Nafte dhe Gazi 24.03.2014-…54 Ajnet Cerekja Specialiste Inxh.Mjedisi 24.03.2014-..55 Bashkim Vladi Specialist Inxh.Nafte 24.03.2014-…56 Edlira Mema Shefe Sektori Drejtesi 26.03.2014-…57 Fatmir Kertalli Specialsit I pare Akademi Ushtarake 03.11.2014-07.10.201558 Klodian Caushi Specialist Informatik Ekonomike 07.10.2015-…59 Irena Mlloja Specialist Gjuhe Ruse 06.10.2015-…60 Blerina Kazaferi Shefe Sektori Gjermanisht 07.10.2015-…61 Olsi Velcani Specialsit Biologji- kimi/Financ 07.10.2015-…62 Adrian Bylyku Drejtor Drejtorie Inxhiner Gjeolog per Mineralet e ng04.04.2016-25.04.201663 Adrian Bylyku Drejtor Drejtorie Inxhiner Gjeolog per Mineralet e ng11.05.2016-…

152

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

RAPORT “PROCEDURA DHE REZULTATET E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE NË SHQIPËRI”

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE 1. Gjovalin PREÇI, Kryeauditues, Përgjegjës i grupit të auditimit 2. Andi BUZO, Auditues i parë, anëtarë

DREJTORI I DEPARTAMENTIT

Rinald MUÇA