31
UNIVERSITETI GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI EDUKIMIT PUNIM DIPLOME Lidhëzat si pjesë të ligjeratës në veprën: "Sikur t'isha djalë" të Haki Stërmillit Udhëheqëse shkencore: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Sindorela DOLI KRYEZIU Belona DOBROSHI Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

  • Upload
    others

  • View
    160

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

UNIVERSITETI GJAKOVËS

"FEHMI AGANI"

FAKULTETI EDUKIMIT

PUNIM DIPLOME

Lidhëzat si pjesë të ligjeratës në veprën: "Sikur t'isha djalë" të Haki

Stërmillit

Udhëheqëse shkencore: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Sindorela DOLI KRYEZIU Belona DOBROSHI

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ nga komisioni në përbërje të:

1. ________________________________ Kryetar

2. ________________________________ Anëtar

3. ________________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ( _ )______________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues

1) ________________________________ Kryetar

2) ________________________________ Anëtar

3) ________________________________ Anëtar

Page 3: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

3

Dedikuar

Këtë punim ia dedikoj babit tim

që më mbështeti në çdo hap të kësaj

rruge

dhe gjithmonë ishte dhe

shpresoj të jetë krenar, me arritjet e

mia!

Page 4: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

4

Falënderime dhe mirënjohje Së pari dëshiroj të falënderoj ZOTIN, që më dha fuqinë dhe mendjen për të arritur deri këtu,

pastaj dëshiroj t’i falënderoj edhe të gjithë ata që më qëndruan pranë gjatë këtyre studimeve,

siç janë: miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që më ndihmuan për të arritur synimet e mia dhe

sukseset aq të rëndësishme dhe të dëshiruara për mua.

E falënderoj udhëheqësen time shkencore profesoreshën, Sindorela DOLI-KRYEZIU, e cila

me mbështetjen e saj, këshillat e vlefshme dhe sugjerimet në çdo fazë të studimit, më ndihmoi

ta realizoj me sukses këtë kërkim.

Gjithsesi mirënjohje dhe falendërime u kushtoj edhe të gjithë profesorëve të Universitetit

"Fehmi Agani", të cilët me profesionalizmin dhe këshillat e tyre ndihmuan në finalizimin e

studimeve të mia.

Në fund, por të një rëndësie të veçantë për mua, falënderoj familjen time që do t’u jem

mirënjohëse gjithmonë, e në veçanti prindërit e mi, të cilët nuk kursyen veten asnjëherë për të

ardhmen time. Ata qenë përkrahja ime më e madhe dhe besuan në mua, duke më motivuar të

arrij të kaloj të gjitha sfidat, e kësaj eksperience studimore kaq të bukur.

Pafundësisht mirënjohëse!

Page 5: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

5

PËRMBAJTJA

Falënderime dhe mirënjohje....................................................................................................4

Abstrakti..................................................................................................................................5

Hyrje.......................................................................................................................................7

KAPITULLI I

1.1. Jeta e autorit Haki Stërmilli..........................................................................................10

1.2. Veprat e autorit Haki Stërmilli.......................................................................................10

1.3. Romani "Sikur t'isha djalë".............................................................................................11

KAPITULLI II

2. Morfologjia.........................................................................................................................12

2.1. Pjesët e ligjëratës.............................................................................................................13

KAPITULLI III

3. Lidhëzat...............................................................................................................................14

3.1. Ndarja e lidhëzave.............................................................................................................14

3.2. Lidhëzat me parafjalë......................................................................................................15

3.2.1. Lidhëza jo të parme......................................................................................................16

3.3. Lokucione lidhëzore.......................................................................................................17

3.4. Klasifikimi i lidhëzave...................................................................................................18

3.5. Klasifikimi sipas funksionit sintaksor.............................................................................19

3.5.1. Lidhëzat bashkërenditëse.............................................................................................20

3.5.2. Lidhëzat nënrenditëse.................................................................................................20

3.6. Ndarja e lidhëzave bashkërenditëse...............................................................................21

Page 6: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

6

3.6.1. Lidhëzat këpujore........................................................................................................21

3.6.2. Lidhëzat veçuese........................................................................................................21

3.6.3. Lidhëzat kundërshtore................................................................................................22

3.6.4. Lidhëzat përmbyllëse.................................................................................................22

3.6.5. Lidhëzat e shkallëzimit..............................................................................................22

3.7. Ndarja e lidhëzave nënrenditëse..................................................................................23

3.7.1. Lidhëzat ftilluese........................................................................................................23

3.7.2. Lidhëzat vendore......................................................................................................23

3.7.3. Lidhëzat kohore.........................................................................................................24

3.7.4. Lidhëzat shkakore......................................................................................................24

3.7.5. Lidhëzat qëllimore......................................................................................................24

3.7.6. Lidhëzat krahasore-mënyrore.....................................................................................24

3.7.7. Lidhëzat kushtore........................................................................................................25

3.7.8. Lidhëzat rrjedhimore..................................................................................................25

3.7.9. Lidhëzat lejore.............................................................................................................25

3.7.10. Lidhëzat kundërvënëse.............................................................................................26

KAPITULLI IV

4. Planifikimi ditor..................................................................................................................27

5. PËRFUNDIMI...................................................................................................................29

6. BIBLIOGRAFIA..............................................................................................................30

Page 7: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

7

Abstrakti

Si objekt studimi në këtë punim diplome e pata rastin t’i trajtoja lidhëzat si pjesë të ligjeratës

te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do

mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat, ku më pastaj do të vazhdojmë duke marrë

shembuj nga kjo vepër për të realizuar qëllimin e këtij punimi përmes analizës së kësaj vepre,

duke u fokusuar në veçanti me shembujt nga klasifikimi i lidhëzave.

Rëndësia e lidhëzave në fjali është se mund të lidhin dy fjali në një fjali të varur, duke

shprehur veçoritë e tyre në marrëdhënie barazie, e po ashtu edhe në marrëdhënie varësie.

Lidhëzat kanë ngjajshmëri me parafjalët, me ç’rast që të dyja janë fjalë shërbyese lidhëse, ku

lirshëm mund të themi, se në kontekste të caktuara, një lidhëz apo një parafjalë mund të

përdoret në vend të njëra-tjetrës.

Si klasfikimi i lidhëzave, ashtu edhe shtjellimi i tyre, si pjesë të pandryshueshme të ligjëratës

do të trajtohen më gjerësisht në kuadër të këtij punimi, duke u bazuar në veprën "Sikur t’isha

djalë" të Haki Stërmillit.

Fjalët kyçe: shtjellimi, lidhëzat, ngjajshmëri, klasifikimi, shërbyese.

Page 8: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

8

HYRJE

Në kreun e parë të këtij punimi, një ndër pikat kryesore që do të shtejllohen janë jeta dhe

veprimtaria e autorit tonë të njohur, Haki Stërmilli.

Në kreun e dytë do të përfshihen njohuri të përgjithshme dhe sqarime mbi objektin e

Morfologjisë, si disiplinë, në kuadër të disiplinave tjera gjuhësore.

Në kreun e tretë kam paraqitur me saktësi dhe detaje njohuritë e përgjithshme për lidhëzat, si

pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, pastaj për klasifikimin e tyre sipas prejardhjes, formimit,

strukturës, strukturës morfologjike, funksionit sintaksor etj. Mandej, e kam paraqitur në detaje

secilën kategori veç e veç dhe pë secilën prej tyre kam marrë shembuj konkret nga vepra: "Sikur

t'isha djalë" e Haki Stëmillit.

Në kreun e katërt dhe të fundit të këtij punimi diplome, jam munduar të saktësoj dhe analizoj

përdorimin dhe shtjellimin e lidhëzave te vepra në fjalë.

Uroj që ky hulumtim imi të iu hyjë edhe të tjerëve në punë, me rastin e punimeve të tyre

dhe shpresoj që të mos mbeten si fjala e fundit e trajtuar për studime.

Page 9: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

9

Deklarata studentore

Quhem Belona Dobroshi jam studente e rregullt e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani",

përkatësisht Fakultetit të Edukimit, nga Programi Fillor.

Me përgjegjësi të plotë deklaroj se punimin e diplomës me temë: "Lidhëzat si pjesë të ligjëratës

te vepra ‘Sikur t’isha djalë’” të Haki Stërmillit e kam realizuar në mënyrë të pavarur dhe se ai

është tërësisht punimi im autorial, duke respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe

kërkimore sipas kërkesave të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani".

Gjithashtu, deklaroj se punimi në fjalë nuk është i publikuar e as i përdorur për qëllime të

kryerjes së obligimeve mësimore në këtë apo ndonjë institucion tjetër shkollimi.

Më tutje, deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së autorëve

vendorë, duke cituar përmes fusnotave secilin material të shfrytëzuar.

Gjakovë, korrik 2019

Page 10: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

10

Kapitulli I

1. Jeta dhe veprimtaria e autorit Haki Stërmilli

Haki Stërmilli (Dibër, 17 maj 1985 - Tiranë, 17 janar 1953) ishte shkrimtar, gazetar, kryetar

i shërbimit sekret shqiptar në kapërcyell të viteve 1923-24 me dekret të Ahmet bej Zogollit në

atë kohë, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it dhe përfaqëues i Dibrës në

Kuvendin Popullor. Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve

andej kufirit, republikanizimit dhe të drejtave të femrave. Vepra e tij më e njohur është

padyshim,”Sikur t'isha djalë”, e shkruar në vitin 1936, vepër kjo në të cilën do të bazohet puna

jonë kërkimore.

1.1. Jeta e autorit

Lindi në Shehër të Dibrës, ku mori mësimet e para, më pastaj shkollimin e mesëm e nisi në

Manastir, por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës

mbeti jashtë kufirit shqiptar, Hakiu u vendos në Shqipëri dhe nisi punë, si pjesë e administratës

shqiptare. Në vitet 1915-1918 punoi si sekretar krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj si sekretar

i parë i nënprefekturës së Matit, e gjithashtu edhe si mësues personal i motrave Zogolli.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, ku më 2 shkurt 1922 Zogolli i

propozoi Kryeministrisë emrin e Hakiut për sekretar të shifrës. Këshilli i Naltë nuk e dekretoi

Stërmillin, por pas një viti, përkatësisht më 16 janar 1923 Zogolli e dekretoi si sekretar të

Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe më

31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Lartë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Hakiu qëndroi

deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogollit dhe emërimit të Shefqet

bej Vërtacit si kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.

Pas lëvizjes së qershorit, Hakiu merr pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të shoqërisë

"Bashkimi", ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe u rivendos kryetar. Me rikthimin e Zogollit

dhe Triumfin e Legalitetit, ai mërgoi drejt Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe

Lituanisë. Gati një vit qëndroi në Bashkimin Sovjetik, ku u takua edhe me Ali Kelmendin,

bashkëpunoi edhe me Konaren. Më 1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndroi në Manastir. Këtu

më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet

Page 11: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

11

autoriteteve shqiptare në Billisht, me ç’rast e vendosin në Korçë dhe më pastaj në Tiranë, ku

edhe e shoqërojnë në burg. Aty takohet me mikun dhe pasardhësin e institucionit, që atë kohë

quhej Zyra Sekerete, të quajturin Abedin Hoxha. Më gusht 1929 dënohet me 5 vjet burgim,

kinse kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28

nëntor 1933 në saje të telegramit që i kishe dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet.

Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën mbretnore, pasiqë i ishte bërë e mundur të punësohej një

firmë të huaj, që shiste në Shqipëri, llampat elektrike të firmës OSRAM. Më 6 prill 1939

shkruan "Ti leve o yll" për Princ Lekën.

Pas pushtimit të Italisë, gazeta "Fashizmi”, në listat e gjata botonte në nr. 44 të saj edhe

anëtarësimin e Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëtën ditë kur ishte anëtarësuar edhe

M. Kruja, B. Valteri, etj. Për Stëmillin shënohej, se "merrej me punë private".

Vdiq më 17 janar 1953 i sëmurë pas një lëngate të gjatë, duke qenë deputet i Rrethit të

Peshkopisë në Kuvendin Popullor, zavëndësuar prej Jashar Menzelxhiut.

1.2. Veprat e autorit

Me gjithë veprimtarinë e tij si shef i parë i shërbimit inteligjent shqiptar, në kujtesën e

njërëzve, Haki Stërmilli, do të njihet më tepër si shkrimtar. Botoi veprat: "Dibranja e

mjerushme" (1923), "Dashuni e besnikri" (1923), "Agim i lumnueshëm"(1924), "Burgu"(1935),

"Sikur t'isha djalë" (1936), "Trashëgimtarët tanë" (1950), ndërsa pas vdekjes u botuan ditarët:

"Shtigjet e lirisë" (1966), dhe Kalorësi i Skënderbeut" (1968).

Romani "Sikur t'isha djalë" është ndoshta romani i vetëm "më i shituri" në ribotimet

periodike ndër vite. Romani është një apotezë e fuqishme artistike për drejtat e njeriut në

përgjithësi dhe të femrës së veçanti. Ai zgjoi kërshëri dhe luajti rol të pazavëndësueshëm në

masë masën e lexuesve në të gjitha trevat shqiptare. Në vitet '30, në vitet '50 dhe deri në

dhjetëvjeçarin e parë shek. XXI, romani ka njohur mbi 12 ribotime, si në: Tiranë, Prishtinë

e Shkup duke shënuar një rekord të paarritshëm në historinë e letrave shqiptare. Romani "vë

gishtin" në një lëmi të ndjeshme në jetën shoqërore shqiptare - tragjizmin e jetës së femrës

shqiptare.

Page 12: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

12

1.3. Romani "Sikur t'isha djalë"

Romani "Sikur t'isha djalë" është shkruar në formën e romanit ditar, që në letërsinë botërore

është i njohur që nga koha e sentimentalizmit apo e pararomantizmit, duke na bërë të kujtojmë

romanin epistolar "Vuajtjet e Verterit të ri" të Gëtes, si dhe romane të tjera të kësaj forme nga

letërsia angleze, franceze, ruse etj. Fakt është se Haki Stërmilli në pikëpamje formësore ka

pasur ndikim nga sentimentalizmi, por në pikëpamje përmbajtësore ka mbetur krejtësisht

burimor, madje me problematikë nga aktualiteti social, bazuar në luftën për emancipimin e

femrës, me denoncimin që i bën fanatizimit, me përshkrimin e pozitës së femrës, të ambienteve

dhe mentaliteteve mikroborgjeze dhe konservative, me persiatjet morale e sociale, me guximin

që të flasë haptazi për problemin e femrës. Andaj mbi të gjitha mund të themi se romani "Sikur

t'isha djalë", i afrohet më tepër romanit realist duke qenë realisht kritik.

Përkrah tipologjisë, romani "Sikur t'isha djalë" është i tipit social-moral sepse me përmbatjen

e tij, idetë, mendimet e persiatjet e Dijes, përmes fatit të saj të përmbysur me përfundim tragjik,

përcillet te lexuesi fati i femrës shqiptare, që e mbërthyer nga fanatizmi e nga mentaliteti

mikroborgjez, ashtu si viktima në rrjetin e merimangës, na del si një robot që mendon dhe

vepron si thonë e si duan të tjerët.

Në romanin "Sikur t'isha djalë", Haki Stërmilli sikur integron dhe tipin e romanit me

shtrirjen horizontale të ngjarjes. Atij i intereson vetëm parashtrimi i idesë së romanit pa tentuar

që vertikalisht ta pasurojë me mendime filozofike, etike, estetike e sociologjike atë, të cilat do

ta bënin romanin me tekst dhe nëntekst letrat. Prandaj, ky roman i çliruar nga një premisë e

tillë, ia bën të lehtë lexuesit t'i zbërthejë të gjitha porositë, megjithëse këtë qëllim autori ia ka

vënë vetes me synimin që vepra e tij të lexohet, të kuptohet dhe të përjetohet nga një shtresë sa

më e gjerë e lexuesve, për të rritur efektin dhe që një ditë të mund të realizohet ideja e kësaj

vepre madhështore.

Një veçori tipologjike e romanit është edhe stili, përshkrimi i pamjes së jashtme dhe botës

së brendshme, ndjenjat, qëndrimet, mendimet, intrigat, vrazhdësia, injoranca, pafytyrësia, ku

mund të krahasojmë disa faza të fytyrës së Dijes në të gjitha rastet dhe do të kuptojmë se sa u

kushton kujdes autori detajeve të përshkrimit, apo thënë më mire se sa ato i përshtaten momentit

të atmosferës. Nga poetika e romanit "Sikur t’isha djalë" mund të nxirren edhe sot shumë

premisa si për kriijuesit, për temat, për qartësinë e temës, konkretësinë dhe pastërtinë e stilit, si

Page 13: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

13

për lexuesit, për ndërgjegjet e fjetura, për edukatën e fëmijëve, për martesat, për tulatjet e

femrës në disa ambiente, për rolin e nënës në edukatën e fëmijës, të nënës së arsimuar që t'ia

mësojë fëmijës Abetaren.1

KAPITULLI II

2. MORFOLOGJIA

Morfologjia (nga greqishtja morfe = formë dhe logos = fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th me studimin e

formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe numëroret)

ose të zgjedhueshme (foljet), dhe të palakueshme (ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe

pasthirrmat) si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave. Por, në një vështrim më të

gjerë morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko - gramatikore, që quhen

pjesë të ligjëratës.2

Siç shihet, objekt i studimit të morfologjisë është fjala, e cila këtu studiohet dhe si pjesë e

ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe nga kuptimet gramatikore përkatëse. Morfologjia

dallohet nga leksikologjia, e cila gjithashtu, ka si objekt studimi fjalën, por e vështron këtë si

njësi të leksikut, që shërben për të emërtuar diçka, d.m.th. nga pikëpamja e kuptimit leksikor.

Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, që nuk ndyshojnë formën, si: parafjalët, lidhëzat,

pjesëzat, pasthirrmat.3

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta

të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë

vlerë për mbarë klasën e dhënë, e si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.4

1 Mahmud Hysa, "Sikur t'isha djalë”, Prishtinë: Piramida, 2007, fq.172-173. 2 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramatika e gjuhës shqipe"

Vëllimi I, Tiranë, 2002, fq 29. 3 A. Jashari, B. Kryeziu, "Gjuhë Amtare", Prishtinë, 2011, fq. 129. 4 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramatika e gjuhës shqipe"

Vëllimi I,Tiranë, 2002, fq. 29-30

Page 14: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

14

2.1. Pjesët e ligjëratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa a kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës.

Pjesët e ligjëratës janë: emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala,

lidhëza, pjesëza, pasthirrma. Në bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjëratës ndahen në

pjesë të ndryshueshme dhe në ato të pandryshueshme të ligjëratës.

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë fjalë që lakohen, me përjashtim të foljes që

zgjedhohet, të tilla, si:

➢ Emri

➢ Mbiemri

➢ Përemri

➢ Numërori

➢ Folja

Pjesët të pandryshume të ligjëratës janë fjalët që as lakohen, e as nuk zgjedhohen, të tilla si:

➢ Ndajfolja,

➢ Parafjala

➢ Lidhëza

➢ Pjesëza dhe

➢ Pasthirrma5

5 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramtika gjuhës shqipe" Vëllimi I,

Tiranë 2002, fq. 36-39.

Page 15: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

15

Kapitulli III

3. Lidhëzat

Lidhëza është ajo pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali

dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre. Lidhëzat në fjali shprehin

marrëdhënie barazie dhe përdoren për të lidhur gjymtyrë të një fare (homogjene). Në periudhë

lidhëzat mund të lidhin dy fjali të një fare ose një fjali të një fare me raporte barazie.

Lidhëzat, si gjithë fjalët shërbyese, nuk kanë kuptim leksikor të pavarur, prandaj nuk mund

të jenë as gjymtyrë fjalie. Kuptimin leksikor të lidhëzave e përbëjnë marrëdhëniet e ndryshme

semantiko-sintaksore që shprehin ato duke u konkretizuar më tej në fjali e në periudha të

caktuara.

3.1. Ndarja e lidhëzave për nga kuptimi

Nga pikëpamja e kuptimit lidhëzat ndahen në dy grupe kryesore:

:

Lidhëzat semantike: Përveç marrëdhënie sintaksore të bashkërenditjes ose të nënrenditjes,

shprehin edhe marrëdhënie të caktuara kuptimore ndërmjet gjymtyrëve ose fjalive që lidhin.

Të tilla janë lidhëzat bashkërenditëse: këpujore, veçuese, kundërshtore e përmbyllëse; dhe

lidhëzat nënrënditëse: vendore, kohore, shkakore, qëllimore, kushtore, krahasore,

mënyrore, rrjedhimore, lejore, kundërvënëse.

JOSEMANTIKE

SEMANTIKE

Page 16: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

16

Lidhëzat josematike: Shprehin vetëm marrëdhënie sintaksore varësie, të pashoqëruara me

ndonjë kuptim të caktuar. Të tilla janë lidhëzat ftilluese se e që, të cilat shërbejnë për të lidhur

një fjali kryefjalore, kundrinore, kallëzuesore ose përcaktore me fjalinë drejtuese.6

3.2. Lidhëzat dhe parafjalët

Lidhëzat kanë ngjashmëri me parafjalët, ku që të dyja ato janë pjesë të pandryshueshme

të ligjëratës dhe fjalë shërbyese lidhëse. Ndonjëherë, në kontekste të caktuara një lidhëz e një

parafjalë mund të përdoren në vend të njëra-tjetrës. Midis lidhëzave dhe parafjalëve ka edhe

dallime të qarta gramatikore.

Së pari, lidhëzat, ndryshe nga parafjalët, që lidhin vetëm fjalë të kategorisë emërore (emra,

numërorë, përemra-emra), mund të lidhin çdo lloj fjalësh, togfjalëshash e fjalish. Funksioni

kryesor edhe më tipik për lidhëzat është pikërisht, shprehja e marrëdhënieve semantiko-

sintaksore ndërmjet fjalive.

Së dyti, parafjalët, lidhin përgjithësisht dy pjesë të ndryshme të ligjëratës (folje dhe emër,

mbiemër dhe emër etj), ndërsa lidhëzat në fjali zakonisht lidhin fjalë që i takojnë po asaj pjese

të ligjëratës.

Së treti, parafjalët shprehin marrëdhënie sintaksore varësie ndërmjet një gjymtyre përcaktuese

(që është gjymtyra e varur) dhe një gjymtyrë të përcaktuar (që është gjymtyra drejtuese) dhe

kërkojnë që gjymtyra e varur të jetë në një rasë të caktuar.7

6 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramatika gjuhës shqipe " Vellimi

I,Tiranë, 2002, fq.398. 7 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramatika gjuhës shqipe "Vellimi I

,Tiranë, 2002, fq 399.

Page 17: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

17

3.3. Klasifikimi i lidhëzave sipas prejardhjes

Shumica e lidhëzave të gjuhës shqipe nuk janë fjalë të parme, por vijnë prej pjesësh të tjera

të ligjëratës ose janë të formuara nga bashkimi i dy apo më shumë fjalëve në një fjalë të

përngjitur apo në një lokucion. Pra, nga pikëpamja e prejardhjes së tyre lidhëzat mund të

ndahen në:

• Lidhëza të parme dhe

• Lidhëza jo të parme.

3.3.1. Lidhëza të parme

Lidhëza të parme janë p.sh.: apo, as dhe, edhe, në, o, ose, po (si lidhëz kushtore), po(r).

Këto nuk kanë lidhje të gjalla fjalëformuese me ndonjë fjalë tjetër. Lidhëzat apo, as, ose

historikisht kanë dalë nga përngjithja e dy fjalëve të veçanta (a+po, a+s, o+se), por nga

pikëpamja e gjuhës së sotme ato shihen si fjalë të parme.

Disa shembuj të lidhëzave të parme që janë përdorur te vepra "Sikur t'isha djalë"

Grueja që poshtnohet me shamje t'randa dhe rrihet, o duhet të jetë lopë që t'i meritojë ose të

ketë interes ose frigë nga burri që nuk e këput atë lidhje që i ka bashkue dikur formalisht e jo

shpirtnisht, sepse jeta e përbashkët, në raste e në kushte të tilla bëhet e padurueshme.8

3.3.2. Lidhëza jo të parme

Lidhëzat jo të parme mund ti ndajmë në tri grupe:

• Lidhëza të formuara me konversion nga pjesë të ndryshme të ligjëratës;

• Lidhëza të formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta;

• Lokucione lidhëzore.

8 H. Stëmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq, 5.

Page 18: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

18

➢ Në lidhëza të formuara me konversion nga pjesë të ndryshme të ligjëratës hyjnë lidhëzat

që, sa e se, që kanë dalë prej përemrave përkatës lidhorë e pyetës, lidhëzat ku, kur,

nga, tek, veç, që kanë dalë nga ndajfoljet përkatëse, ndërsa lidhëzat daç e qoftë, që

kanë dalë përkatësisht nga trajta e vetës së dytë dhe vetës së tretë njëjës të dëshirores së

foljeve dua e jam, si dhe lidhëza veçuese a, që vjen prej pjesëzës pyetëse a.9

Shembull:

Kur u zgjova dhe i hapa sytë e pashë se isha mblue me nji jorgan të vjetër që ishte copa-copa

e me njolla që i vinte era uthull e djersë.10

➢ Në lidhëzat e formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta, sipas llojit të fjalëve që

marrin pjesë në përbërjen e tyre, lidhëzat e përngjitura mund të ndahen më tej në këtë

mënyrë:

- elementi i dytë është lidhëz, zakonisht një nga lidhëzat e thjeshta sa, se, si, që,

ndërsa i pari mund të jetë lidhëz: po(r)sa, sesa, teksa, kurse, nëse, veçse etj.

Shembull:

Oh sa mirë do 'ishte sikur të ishit të vogla apo të mbeteshit foshnje, të paktën, për nja10-15

vjet.

- elementi i parë është lidhëz ndërsa i dyti mund të jetë: përemër (siç), ose

trajtë foljore: ndo (në do).

- asnjë prej elementeve përbërëse nuk është lidhëz, të tilla janë lidhëzat megjithatë,

megjithkëtë, të formuara nga përngjitja e parafjalës me dhe përemrit të pacaktuar.

Shembull:

9 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E.Hysa, E. Lafe, E. Likaj "Gramatika gjuhës shqipe" Vëllimi

I, Tiranë, 2002, fq.399. 10 H. Stërmilli "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq.65.

Page 19: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

19

Megjithkëtë ky turp u kthye edhe im atë asht i kënaqun për fitmin që pat.11

Megjithatë, me mend e me zemër jetova këtu, pranë atij që e dashuroj me gjithë fuqitë e mia të

shpirit e të zemrës.12

3.3.3. Lokucione lidhëzore

Këto janë të shumta dhe ndërtimi i tyre është më i larmishëm se i lidhëzave jo të parme.

Së pari, duhet thënë se përveç lokucioneve që i kanë gjymtyrët e tyre të mbledhura, pranë njëra-

tjetrës, si: në qoftë se, për shkak se, në vend që etj, ka edhe lokucione të ndara në dy pjesë të

njëjta, si: ose…ose, ndo...ndo, qoftë...qoftë, si...si, ashtu…ashtu, edhe…edhe etj., që quhen

lidhëza dyshe ose lidhëza çift.

Në shumicën e rasteve lidhëzat që marrin pjesë në formimin e lokucioneve, janë: se dhe që,

më rrallë edhe, ku, kur, në, po etj. Këto lidhëza mund të bashkohen:

- me një emër me parafjalë: për arsye që, nga frika se.

- me një formë foljore: në është se, në qoftë se.

- me një ndajfolje: aq sa , ashtu edhe, kështu që.

- me një lidhëz tjetër: sapo që, posa që, si edhe.

- me një pjesëz: deri ku, deri kur, gjer ku edhe po.13

11 H. Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq. 119. 12 H. Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq. 93. 13 F. Agalliu, E. Angoni, E. Hysa, "Gramatika e gjuhës shqipe" , Vëllimi I, Tiranë, 2002, fq.401.

Page 20: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

20

3.4. Klasifikimi i lidhëzave sipas strukturës morfologjike

Cilado qoftë prejardhja e tyre lidhëzat, ashtu si edhe parafjalët, nga pikëpamja e strukturës

morfologjike mund të jenë fjalë të thjeshta, të përngjitura ose lokucione.

➢ Janë fjalë të thjeshta ato që përbëhen vetëm prej një morfeme.

Të tilla janë të gjitha lidhëzat e parme: apo, as, edhe, e, në, o, ose, po, por, si dhe lidhëzat

që kanë dalë prej fjalësh të thjeshta (përemra, ndajfolje, pjesëza), si: që, sa, se, ku, nga,

kur, si, tek, veç, a.

Shembull:

Gjithashtu e di se edhe dashnorët ngucen e bezdisen fort kur hanë tepër nga kjo krypë

njelmuese deri në helmim.14

➢ Janë fjalë të përngjitura lidhëzat e formuara nga përngjitja e dy apo më shumë fjalëve

të veçanta, si: derisa, porsa, sesa, kurse, nëse, sikurse, ndonëse, pasi, meqë, mirëpo,

megjithatë etj., si edhe ato që janë formuar me konversion prej fjalësh të tjera të

përngjitura, si: ngado, kudo, kurdo, sado, sido.

➢ Lokucionet lidhëzore përbëhen prej dy apo më shumë fjalësh (të përbashkuara në një

fjalë), të cilat kanë një kuptim të vetëm dhe kryejnë funksionin e një lidhëse, p.sh.: në

qoftë se, me qëllim që, edhe pse, qoftë...qoftë, jo vetëm që, por edhe etj.

Prejardhja dhe përbërja morfologjike e lidhëzave lidhet ngushtë me kuptimet e tyre.

Lidhëzat e thjeshta, qofshin të parme qofshin të prejardhura, janë përgjithësisht më abstrakte

dhe shprehin një numër më të madh kuptimesh në krahasim me lidhëzat e përngjitura e

lokucionet, të cilat kanë një kuptim leksikor më të qartë e më konkret.

Thjeshtësia e përbërjes morfologjike të një lidhëze, si rregull, është në përpjesëtim të zhdrejtë

me gjerësinë e sferës kuptimore të lidhëzave të thjeshta me prejardhje ndajfoljore: ku, kur,

nga, si ose foljore: qoftë, daç për shkak se kuptimi leksikor i përemrave është i papërcaktuar.

14 H. Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, 2007, fq.76.

Page 21: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

21

Lidhëzat me burim përemëror që e se mund të shprehin marrëdhënie të caktuara semantiko-

sintaksore: marrëdhënie vendore, kohore, mënyrore, krahasore etj., pra lidhëzat me burim

përemëror që e se mund të shprehin secila shumë lloje marrëdhëniesh. Ato mund të shërbëjnë

edhe si togfjalësha frazelogjikë.15

3.5. Klasifikimi i lidhëzave sipas funksionit sintaksor

Nga pikëpamja e funksionit sintaksor lidhëzat ndahen në dy grupe kryesore, si:

3.5.1. Lidhëzat bashkërenditëse

Këto lidhëza shprehin raporte barazie, shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të

një fare (të dyja të pavarura, kryesore ose të varura).

3.5.2. Lidhëzat nënrenditëse

15 F. Agalliu, E. Angoni, E. Hysa, "Gramatika gjuhës shqipe -Vëllimi I, Prishtinë, 2003, fq. 403.

Lidhëza

bashkërenditëse

Lidhëza

nënrenditëse

Page 22: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

22

Këto lidhëza shprehin raporte varësie, shërbejnë kryesisht për tër lidhur një fjali të varur me

fjalinë drejtuese të saj. Nga nënrenditëset vetëm lidhëzat: sa, se, sesa, si e porsi mund të

shërbejnë për të lidhur edhe gjymtyrë fjalie. Midis këtyre dy grupe lidhëzash ka edhe shumë

dallime të tjera. Lidhëzat e lokucionet lidhëzore nënrenditëse shprehin një rreth më të gjerë

marrëdhëniesh semantiko-sintaksore (vendore, kohore, shkakore, qellimore, kushtore,

lejore), në krahasim, me bashkërenditëset që shprehin vetëm marrëdhënie këpujore, veçuese,

kundërshtore e përmbyllëse.16

3.6. Lidhëzat bashkërenditëse

Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat bashkërenditëse ndahen në:

• këpujore

• veçuese

• kundërshtore

• përmbyllëse

• të shkallëzimit

3.6.1. Lidhëzat këpujore

Këto lidhëza janë lidhëza tipike bashkërenditëse. Ato shprehin një bashkim të thjeshtë

gjymtyrësh ose fjalish të një fare. Lidhëza këpujore janë: as, dhe, e, si edhe, hem...hem, si...si,

si....ashtu(e)dhe. Lidhëzat hem dhe si përdoren vetëm të përsëritura, mund të përsëriten edhe

lidhëzat tjera, si: as, dhe, edhe, as, edhe.

Shembuj tè lidhëzave këpujore, te vepra e Haki Stërmillit, "Sikur t'isha djalë" ndeshim:

Sa e mjerë dhe sa e shkretë jam!

Edhe ai qenka fatzi që ndeshi në nji fatzezë si unë.

3.6.2. Lidhëzat veçuese

16 F. Agalliu, E. Angoni, E. Hysa, "Gramatika gjuhës shqipe", Vëllimi I, Prishtinë, 2003, fq.404.

Page 23: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

23

Lidhëzat veçuese janë: a, apo, o, ose, daç ...daç, ja ...ja, ndo...ndo, qoftë...qoftë. Lidhëzat

o dhe ose mund të përdoren edhe të përsëritura o ...o, ose ...ose. Këto lidhëza tregojnë se fjalët

ose gjymtyrët e lidhura me anë të tyre përjashtojnë njëra-tjetrën (vetëm fakti i njërës prej tyre

mund të mbetet).

3.6.3. Lidhëzat kundërshtore

Siç dihet, lidhëzat kundërshtore janë: kurse, megjithatë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse,

veçse, vetëm, vetëm se etj. Këto lidhëza shprehin marrëdhënie kundërshtuese, përqasore-

kundështore ose kundërshtore-kufizuese midis gjymtyrëve a fjalivë që lidhin.

3.6.4. Lidhëzat përmbyllëse

Lidhëzat përmbyllëse janë: andaj, ndaj, pa, prandaj. Fjalia ose gjymtyra para së cilës

ndodhen këto lidhëza, tregon diçka që është si përfundim, si pasojë e asaj që është thënë në

fjalinë apo në gjymtyrët e mëparshme.

3.6.5. Lidhëzat e shkallëzimit

Lidhëzat e shkallëzimit janë: jo, që...po, jo që, po(r) edhe, jo veç, por edhe, jo vetëm, jo

vetëm që, porse, le që, por as (që). Këto lokucione, që mund të lidhin fjali, ashtu edhe

gjymtyrë fjalish, përdoren zakonisht me vlerë këpujore e më rallë me vlerë kundërshtore.

Shembull:

Sytë e tij të qeshun, por edhe si lutës, ishin ngulë mbi mue si dy projektorë rë fuqishëm që t'i

terratisin sytë.

Page 24: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

24

3.7. Lidhëzat nënrenditëse

Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat nënrenditëse ndahen si vijon:

• Lidhëza ftilluese

• Lidhëza vendore

• Lidhëza kohore

• Lidhëza shkakore

• Lidhëza qëllimore

• Lidhëza krahasore-mënyrore

• Lidhëza kushtore

• Lidhëza rrjedhimore

• Lidhëza lejore

• Lidhëza kundërshtore.

3.7.1. Lidhëzat ftilluese

Këto lidhëza janë: se, që, në, nëse. Lidhëzat ftilluese nuk shprehin kurrfarë marrëdhëniesh

të caktuara, mirëpo ato vetëm lidhin një fjali kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore ose

përcaktore me fjalinë drejtuese. Pra, ato tregojnë vetëm një lidhje sintaksore varësie midis dy

fjalish.

Shembuj:

Oh se ç'qenka njeriu që dashuron.

Se ku gjinden gjitha ato fjalë.17

17 H. Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq.99.

Page 25: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

25

3.7.2. Lidhëzat vendore

Lidhëzat vendore janë ndër të tjera edhe këto, si: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri

ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, tekdo që etj. Lidhëzat vendore shërbejnë për të ndërtuar

fjali që shprehin lloje të ndryshe marrëdhëniesh vendore.

Shembull 18

Kur u ktheva në shtëpi u mbylla në kthinën time për të qetësue zemrën e trauzueme dhe për t'i

mendue fjalë që më tha.

3.7.3. Lidhëzat kohore

Lidhëzat kohore janë: kur, sa , si , tek, që, derisa, gjersa, pasi, mbasi, ndërsa, qëkurse,

para se, posa, që kur, teksa, sapo që, sa herë, sa kohë etj. Lidhëzat kohore shërbejnë për të

ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kohore.

3.7.4. Lidhëzat shkakore

Lidhëzat shkakore janë: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, perderisa, kur, që,

sapo, meqenëse, ngase, prejse, duke qenë se, nga frika se, për arsye se, posa që, sapo që

etj. Lidhëzat shkakore shërbëjnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme

marrëdhëniesh shkakore.

Shembull:

Tash e di ma se ai s'qenka kushërini Irenës.19

3.7.5. Lidhëzat qëllimore

Lidhëzat qëllimore janë: që, me qëllim që, në mënyrë që etj. Këto lidhëza shërbejnë për të

ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh qëllimore.

18 H. Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007, fq.99. 19 H.Stërmilli, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, 2003, fq.46.

Page 26: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

26

3.7.6. Lidhëzat krahasore-mënyrore

Këto lidhëza janë: sa, se, si, sesa, po(r)si, sikurse, sikundërse, ashtu si(ç) etj. Këto lidhëza

shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh krahasore ose

mënyrore, si dhe për të lidhur gjymtyrë që tregojnë mënyrë ose krahasimi.

3.7.7. Lidhëzat kushtore

Lidhëzat kushtore janë: në po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe

se, me kusht që etj. Lidhëzat kushtore shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme

marrëdhëniesh kushtore.

3.7.8. Lidhëzat rrjedhimore

Lidhëzat rrjedhimore janë: sa, saqë, që, aq sa, kështu që. Këto lidhëza shërbejnë për të

lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh rrjedhimore.

3.7.9. Lidhëzat lejore

Lidhëza lejore janë: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado(që), edhe në, edhe në qoftë

se, edhe po, edhe pse, edhe sikur etj. Lidhëzat lejore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin

lloje të ndryshme marrëdhëniesh lejore.

3.7.10. Lidhëzat e kundërvënies

Lidhëza e kundërvënies gjenden zakonisht ndërmjet dy fjalish të lidhura me lidhëzat e

mësipërme. Nga pikëpamja logjike e kuptimore janë shumë të afërta me marrëdhëniet e

kundërshtisë. Por, nga pikëpamja e ndërtimit, periudha me fjali të varur kundërvënëse paraqet

karakteristikat e një periudhe me nënrenditje.

Page 27: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

27

KAPITULLI IV

4. Planifikimi ditor

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: III

Klasa: V

Tema mësimore: Lidhëzat

Njësia mësimore: Lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrënditëse

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.

2. Kompetenca e të mësuarit dhe të nxënit.

3. Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit për njësinë mësimore:

- Identifikon lidhëzat

- Përcakton llojin e tyre

- Përdor në fjali lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse

Fjalët kyçe: lidhëza, lidhëzat bashkërenditëse, lidhëza nënrenditëse.

Burimet mësimore: teksti mësimor, tabelë me lloje të ndryshme të lidhëzave.

Organizimi i orës mësimore

1. Diktim me plotësim (koha 10 minuta);

2. Di, dua të di, mësova (koha 15 minuta).

Page 28: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

28

Di Dua të di Mësova

Ç'janë lidhëzat? Përse shërbejnë lidhëzat? Ndarja e lidhëzave

3. Ushtrime (koha 20 minuta)

Punohen ushtrimet 1, 2, 3 sipas kërkesës.

Tek ushtrimi i 3-të nxënësit e argumentojnë lidhëzën e përdorur.

Vlerësimi:

- Për identifikimin e lidhëzave

- Për përcaktimin e llojit të tyre

- Funksionin e tyre në fjali

- Përdorimin e lidhëzave në fjali.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 216.

Përshkruani një libër që ju pelqen më së shumti, nënvizoni lidhëzat që keni përdorur.

Page 29: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

29

PËRFUNDIMI

Krahas shumë përpjekjeve që ky punim të realizohet në mënyrën më të saktë jam munduar

t’i kushtoj rëndësinë maksimale duke paraqitur rolin e lidhëzave, si pjesë të pandryshueshme

të ligjëratës, shtjellimin e lidhëzave, ndarjen e tyre etj.

“LIDHËZAT SI PJESË TË LIGJERATËS TE VEPRA: ‘SIKUR T'ISHA DJALË’” e Haki

Stërmillit, ishte edhe tema për të cilën unë pata mundësinë të kryeja këtë hulumtim, i cili do të

shërbejë si temë e diplomimit për mua. Ndër të tjera, në këtë hulumtim u trajtuan llojet dhe

ndarjet e lidhëzave, mënyrat e ndarjes dhe përdorimit të tyre, duke marrë edhe shembuj të

ndryshëm fjalish nga vepra e sipërpërmendur e autorit Haki Stërmilli.

Ajo çka kam arritur në përfundim të kësaj teme është, se autori brenda kësaj vepre, ka

përdorur një numër të madh lidhëzash, me fjali të ndryshme bashkërenditëse dhe

nënrenditëse. Vend më të theksuar të lidhëzave kemi vërejtur se zënë lidhëzat veçuese,

përmbyllëse, kohore, vendore, krahasore e lejore, gjersa në numër më të vogë në këtë vepër I

gjejmë lidhëzat e shkallëzimit.

Këtë punim diplome, po e përmbyll me një thënie shumë domethënëse nga autori, Haki

Stëmilli të nxjerrur nga vepra më e shquar e tij, pra vepra: "Sikur t'isha djalë".

"Unë, po t'isha djalë, do ti tregojsha botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që

e rrotullon boshtin e fatit të njerëzies, sepse ajo edhe vetëm ajo drejton jetën kah horizontet e

ndrituna ose t'errta."

Page 30: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

30

BIBLIOGRAFIA

F. Agalliu, E. Angoni, E.Hysa. E. Lafe. E.Likaj "Gramatika e gjuhës shqipe" Vëllimi I, Tiranë,

2002.

H. STËRMILLI, "Sikur t'isha djalë", Prishtinë, Piramida, 2007.

M. Nushi, "Gjuha e sotme shqipe I", Prishtinë, 2003

https://sq.wikipedia.org/wiki/Haki_St

Page 31: PUNIM DIPLOME...te vepra "Sikur t’isha djalë" e autorit tonë të njohur Haki Stërmilli. Në këtë punim do Në këtë punim do mundohem të paraqes definicionet mbi lidhëzat,

31

Punimi me temën: Lidhëzat si pjesë të ligjeratës në veprën: "Sikur t'isha djalë"

të Haki Stërmillit

Autore/studentja: Belona Dobroshi

Lektore: Mr.sc. Elinda Rexha Pruthi;

Nënshkrimi:

Gjakovë, korrik, 2019