147

Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise
Page 2: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

2Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

PËRMBAJTJA

I. KAPITULLI I PARËProdhimi i fidanëve te pemëve frutore dhe hardhisë.................................................... 41. Kushtet ekologjike për kultivimin e mollës ............................................................... 41.1 Klima si faktor per prodhimin e fidanave ................................................................. 41.2.Toka si faktor për prodhimin e fidanave .................................................................. 61.3.Punimi i tokës dhe plehërimi ..................................................................................10

II. KAPITULLI I DYTË1. Fidanishtja ................................................................................................................ 131 .1.Ngritja e fidanishtes .............................................................................................. 131.2.Shartesore ose fidanishte të vitit të parë .............................................................. 181.3.Shartesorja e vitit të dytë ....................................................................................... 231.4.Shartesorja e vitit të tretë ...................................................................................... 251.5. Qarkullimi bujqësor ne fidanishte ........................................................................ 31

III. KAPITULLI I TRETË1. Prodhimi fidanave me farë ..................................................................................... 341.1.Teknologjia e nxjerjes së farës dhe ruajtja e tyre deri në mbjellje ........................ 341.2. Tharja e farërave ................................................................................................... 351.3. Konstatimi i mbijshmërisë së farërave ................................................................ 361.4. Shtratifikimi i farërave ......................................................................................... 371.5. Mbjellja e farërave dhe shërbimet agroteknike pas mbjelljes ............................. 391.5.1Thellësia e mbjelljes së farërave ......................................................................... 421.5.2.Përcaktimi i parametrave për mbjellje .............................................................. 43

IV. KAPITULLI I KATËRT1. Prodhimi i fidanave me pjesë vegjetative ................................................................ 491.1 Shumëzimi me kamza ........................................................................................... 501.2.Shumëzimi me copa ............................................................................................... 511.3.Shumëzimi me copa të gjelbërta ........................................................................... 531.4.Shumëzimi me përpajë .......................................................................................... 591.4.1.Shtimi me përpajë të zakonëshme ..................................................................... 601.4.2.Shtimi me përpajë kineze ................................................................................... 611.4.3.Shtimi me mbathje ose shtimi me përpaje vertikale me mbathje ..................... 621.5.Shumëzimi me loze ............................................................................................... 611.6.Bimët e prodhuara nëpërmjet shtimit “in vitro” ................................................... 62

V KAPITULLI I PESTË1. Kultivimi i fidanave të shartuar ............................................................................... 651.1. Përgatitja e nënshartesës për shartim ................................................................. 651.2.Nënshartesat kryesore të specieve frutore ........................................................... 711.2.1.Nënshartesat e species së mollës ....................................................................... 71

Page 3: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

3Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

1.2.2Nënshartesat për specien e dardhës .................................................................. 761.2.3.Nënshartesa vegjetative Ftoi MA ...................................................................... 771.2.4.Nënshartesat e species së ftoit .......................................................................... 781.2.5.Nënshartesat e species së pjeshkës .................................................................. 781.2.6.Nënshartesat e species së kajsisë ..................................................................... 801.2.7.Nënshartesat e species së qershisë dhe vishnjës ............................................. 811.2.8.Nënshartesat e species së kumbullës ............................................................... 821.2.9.Nënshartesat e species së bajamës .................................................................. 841.2.10.Nënshartesat e species së arrës ...................................................................... 841.2.11.Nënshartesat e species së hurmës ................................................................... 851.2.12 .Nënshartesat e species së lajthisë .................................................................. 851.2.13.Nënshartesat e species së mushmullës dimërore ........................................... 861.2.14Nënshartesa e fikut ............................................................................................ 861.2.15.Nënshartesat e species së shegës .................................................................... 861.3.Përgatitja e nënshartesës për tu shartuar me syth ............................................ 861.3.1.Koha dhe mënyrat kryesore të shartimeve ........................................................ 881.3.2.Shartimi me syth ................................................................................................ 881.3.3.Shartimi me syth të zgjuar ................................................................................. 941.3.4.Shartimet me kalem .......................................................................................... 96

VI KAPITULLI I GJASHTË1. Shtimi i hardhise ..................................................................................................... 1071.1.Shtimi hardhisë me farë ose me rrugë seksuale ................................................ 1071.2.Shtimi hardhisë me rrugë vegjetative ................................................................. 1091.3.Etapat e rritjes së shartesës ................................................................................. 1191.4.Parimet mbi të cilat mbështetet shartimi ............................................................ 1231.5.Prodhimi i hardhive me shartim .......................................................................... 1281.5.1.Prodhimi i fidanave të shartuar në tavolinë ....................................................... 132

Page 4: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

4Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

I. KAPITULLI I

PRODHIMI I FIDANEVE TE PEMEVE FRUTORE DHE HARDHISE

1. Kushtet agroteknologjike per prodhimin e fidanëve frutore

1.1. Klima si faktor për prodhimin e fidanëveTërësia e faktorëve të mjedisit të jashtëm të nevojshëm për bimët e reja në fidanishte si temperatura drita, lagështia, toka lëndët ushqyese që ajo përmban përbëjnë faktoret ekologjikë. Mjedisi i kultivimit të fidanave të pemëve frutore , në vartësi të vendndodhjes së fidanishtes dhe shtrirjes gjeografike ka karakteristika

të përcaktuara dhe realisht të qëndrueshme. Rritja dhe zhvillimi i fidanëve të pemëve frutore që kushtet e mjedisit të jenë të favorëshme dhe të përshtatëshme gjatë gjithë jetës së fidanave. Fidanat frutorë kërkojnë qënien e përbashkët të të gjithë faktorëve mjedisor si dritën , temperaturën, ujin, ajrin, lëndët ushqyese.Të gjithë këta faktor nuk veprojnë veçmas njëri tjatrit por në kompleks. Asnjë nga faktorët e lartë përmëndur nuk mundet të zëvëndësojnë njëri tjetrin por pamjaftueshmëria e njërit prej faktorëve mundet të plotësohet deri në një farë mase.Faktorët jetësor në përgjithësi ndahen në dy kategori:

I. KAPITULLI I PARË

Prodhimi i fidanëve te pemëve frutore dhe hardhisë

1. Kushtet ekologjike për kultivimin e mollës

1.1. Klima si faktor per prodhimin e fidanave

1.2.Toka si faktor për prodhimin e fidanave

1.3.Punimi i tokës dhe plehërimi

Page 5: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

5Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Njohja mirë e kërkesës së fidanave frutor për këta faktor është një nga kushtet për para vendosjes dhe ngritjes së fidanishtes frutore për të prodhuar fidana të specieve të ndryshme të pemëve frutore.

Faktori dritë ka një ndikim të madh në jetën e fidanave të pemëve frutore. Në prani të dritës bima e re e porsa mbirë nga fara fillon procesin e fotosintezes, përvetësimi i i gazit karbonik, dhe formimi i lëndës organike në gjethet e reja të porsa formuara. Faktori dritë shpejton rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të filizit te ri (si të bimës së re të rrjedhur nga fara njëkohësisht edhe të filizit të dalë nga sythi i shartuar. Shumica e specieve të pemëve frutore janë bimë dritëdashëse kërkesë që duhet të meret në konsideratë për fidanishten.

Ngritja e fidanishteve në vënde ku intensiteti i dritës është e pa mjaftueshme influencon në mënyrë negative në drejtim të rritjes së fidanave, të intensitetit të fotosintezës, bima çfaq shënja të zbehjes së klorofiles në gjethe, llastarët zgjasin ndërnyjat dhe mbeten të gjelbërt, fidanat piqen me vonesë. Njohja e mirë e kërkesave për ndriçim diellor për speciet e ndryshme të pemëve frutore ndihmon për përcaktimin e saktë të vëndit të specieve në fidanishte, në ekspozicionin e vendosjes së tyre.

Nga të gjithë faktorët e përmëndur me sipër rëndësinë më të madhe ka dhe temperatura, dritë, lagështia, era, etj.) ku midis tyre rolin vendimtar e ka temperatura.Temperatura –studiohet në të gjithë treguesit e saj, ecuria e saj gjatë vitit në lidhje të ngushtë ne fazat e zhvillimit të bimës.Është e domozdoshm të njihen kufijtë e temperaturës minimale dhe maksimale , kohën kur ndodhin këto si dhe rastisdjet e jashtëzakonëshme të temperaturës sidomos asaj nën kufirin e qëndrueshmërisë së bimës.Në veçanti duhen studiuar dhe përcaktuar me kujdes për grupin e kulturave subtropikale të cilat janë më të ndjeshme.

Bima e re e ndjen më tepër se bima e rritur veprimin e temperatures së ulët nën O O C, për faktin se indi mekanik është i pa formuar ( pjekur) mirë.Për prodhimin e fidanave të kulturave subtropikale, si fiku, hurma, shega, nespula e tj. Duhet të zgjidhen vënde me klimë të butë, ku temperatura të mos zbresë më tepër se 4- 5 O C nën zero, ndërsa llojet me qëndrueshmëri të lartë ndaj temperaturës, kultivohen edhe në zona të ftohta si p.sh. molla, kumbulla, arra, gështenja, lajthia, që mundet të durojne deri ne 15-20 O C. nën zero.

Faktorët kozmik ku përfshihen faktori dritë, temperaturë, lagështi dhe ajri me të gjithë përbërësit e tij.Të gjithë këta faktor përfshihen në faktorët klimatik.Faktorët toksor ku përfshihen toka me gjithë përbërësit e tij, ujin dhe ajrin.

Page 6: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

6Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Temperaturat e ulta pengojnë rritjen normale të fidanit.Gjithashtu ndikim negativ e ushtrojnë dhe temperaturat shumë të larta.Vëndet ku ndodhin ngricat e herëshme në vjeshtë dhe vonë në pranverë nuk janë të përshtatëshme, pasi fidanat, duke mos qënë të përgatitur për rastin e parë, kur indi mekanik nuk është pjekur plotësisht, si dhe në rastin e dytë nga luhatja e temperaturës, fillon herët vegjetacionin, fidani dëmtohet nga veprimi i temperaturës së ulët, pasi për gjithë vitin nuk mundet të regullohet.

Studiohet dhe përcaktohen të gjithë faktorët klimatik si intensiteti i dritës, sasia e rreshjeve, veprimi i erës, mjergullës, breshërit etj, si shpërndahen ato gjatë gjithë vitit dhe rastisjet.

Veprimi i elementëve të klimës studjohet për një periudhë kohe në jo më pak se 20 vjet, duke marë të dhënat nga institucionet metereologjike.Vëndi duhet të zgjidhet i tillë që të paksojë në minimum dëmët nga faktorët klimatik të disfavorshëm dhe të mënjanojnë shpenzimet për mbrojtjen nga temperaturat e ulta.Pas studimit dhe të faktorëve klimatik e toksor për zonën e dhënë kur ato janë optimale për llojet e fidanave që do të prodhohen kalohet në vendosjen e pjesëve të ndryshme të fidanishtes në teritorin e caktuar.

1.2.Toka si faktor për prodhimin e fidanave

Pemët frutore kanë kërkesa relativisht të larta për tokën. Pavarësisht se këto bimë kanë një sistem rrënjor mjaft të zhvilluar dhe të aftë për t’u rritur sa më thellë në tokë dhe me aftësi të larta për të asimiluar lëndët ushqimore dhe ujin, përsëri kultivimi me destinacionin prodhimin e fidanave, përzgjedhja e tokes ka rëndësinë e vet. Plotësimi i nevojave me fidana frutorë të cilësisë së lartë për të mbjellë pemtore të reja dhe për të shkurtuar afatin e hyrjes në prodhim të pemëve të reja kërkon në të njëjtën kohë dhe ngritjen e fidanishteve nbi baza të drejta teknike dhe shkencore në kushte të përshtatëshme klimateriko tokësore për të prodhuar fidana të shëndetësheëm, të pastërt nga sëmundjet dhe dëmtuesit, brënda standarteve shtetërore.

Fidana me zhvillim të mirë dhe në kohën e duhur meren vetëm kur plotësohen kushtet e duhura për llojin e dhënë dhe zbatohen në kompleks shërbimet agroteknike.Përcaktimi i vëndit, për ngritjen e fidanishtes frutore bëhet mbi disa kritere të cilat duhet të meren në konsideratë për të patur rezultate pozitive në drejtim të prodhimit të fidanave cilësor. Në këtë rast duhet te meren në konsideratë dhe të vlerësohen për zonën ku mendohet të ngrihet fidanishtja:

a.faktorët klimaterik,b.faktorët tokësor.c.struktura e fidanave që mendohet te prodhohen.d.teknologjia që do të përdoret në prodhimin e fidanave, burimi i ujit per ujitje..e.kulturat që do të përfshihen në qarkullimin bujqësor.f.afati i qëndrimit të fidanave.g.nënshartesat që do të prodhohen dhe do të përdoren .gj.organizimi i teritorit me pjesët përbërëse të fidanishtes.

Page 7: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

7Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Në përcaktimin e vëndit ku mendohet të ngrihet fidanishtja meren në konsideratë edhe gjëndja e bimësisë spontane dhe e atyre të kultivuara, ecuria e tyre.Zgjedhja e tokës ku do të ngrihet fidanishtja studiohet në kompleks nga përbërja mekanike, përbërja fizile, përbërja kimike, niveli i ujrave freatike, ph tokës etj.Toka dhe nëntoka ka rëndësi për zhvillimin e fidanave. Quhet tokë ideale dhe e përshtatshme për ngritjen e fidanishtes kur në përbërjen e saj ka: rërë 50%, argjil 25%, gëlqere 15%, dhe humus 10%. Toka duhet të jetë e

freskët në periudhën e verës, të mos mbajë ujë në dimër. Toka deri në thellësinë 80 cm duhet të ketë 1-2 gr N dhe P205 të asimilueshem në 100 gr tokë, 0,4 gr K20. Toka duhet të jetë e shkrifët dhe jo kompakte. PH duhet të jetë lehtësisht acit ose neutral (5,5-7,5). Nëntoka duhet të jetë sëpaku deri në thellësinë 1,5 m e shkrifët dhe e përshkueshme nga uji. Po kështu edhe ujrat nëntoksore nuk duhe të jenë më pak se 1,5 m. Për vlerësimin e një toke duhet të bazohemi në të dhenat e analizave kimike që duhet ti bëhet ngastrës ku mendohet që të ngrihet fidanishtja.

Tabela 1. Të dhënat mbi nivelet e elementëve kimik që duhet të ndodhen në tokëPjelloria natyrale

Lënda organike %

Azoti total %

Fosfori asimilushëm %

Potasi kembyeshëm %

Në toka me përmbajtje rëre deri në 60 %

Varfër 0,5- 0,8 Nën 0,8 Nën 7 Nën 85Normal 0,8-1,3 0,8-1,2 7-11 85-120Pasur 1,3-2 1,2-1,6 12-15 121-150Shume pasur Mbi 3 Mbi 2 Mbi 15 Mbi 151

Ne toka me përbërje mekanike të mesmeVarfër 1-1,5 Nën 1 Nën 9 Nën 100Normal 1,5-2 1-1,6 7-17 101-150Pasur 2-3 1,6-2 18-26 151-180Shume pasur Mbi 3 Mbi 2 Mbi 27 Mbi 181

Në toka me përmbajtje argjile deri në 60 %Varfër 1-1,5 Nën 1,2 Nën 11 Nën 120Normal 1,5-2 1,2-1,6 11-21 120-180Pasur 2-3 1,6-2 22-30 181-220Shume pasur Mbi 3 Mbi 2 Mbi 30 Mbi 221

Sipërfaqja e destinuar për ngritjen e fidanishtes duhet të jetë e rafshtë me një pjerësi jo më të madhe se

5%.Sipërfaqet me pjerësi më të madhe se 5 % vështirësojnë kryerjen e proceseve të mekanizuara,

Page 8: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

8Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

vështirësojnë sigurimin e lagështisë së nevojëshme per fidanat, rit proceset e erozionit në toke.Toka duhet të jetë e shkrifët, pjellore, e thellë, me nëntokë te punueshme, e pastërt nga barërat e këqia, nga dëmtues të ndryshëm që dëmtojnë fidanat.

Tokat më të përshtatshme janë ato pjellore, të thella, me përbërje fizike sub-argjilore të mesme, me thellësi ujrash nëntokesore jo me pak se 1,5 m, të përshkueshme nga ujrat e reshjeve dhe me një sistem kullimi dhe ujitjeje të përmirësuar mirë. Gjithashtu këshillohet që toka e zgjedhur për fidanishte, duhet të jetë me një konfiguracion të rregullt, mundësisht e sheshtë, me qëllim që të lejoi mekanizimin e proçeseve të punës gjatë shërbimeve agroteknike.

Figura 1.1. Niveli i pjellorisë së tokës në bazë të përmbajtjes së lëndës

organike në tokë

Figura 1. 2. Niveli i pjellorisë së tokës në bazë të përmbajtjes së lëndëve zotike

në tokë

Tokat me taban të cekët me thellësi të shtresës aktive deri në 50 cm konsiderohen jo efektive përfidanishte.

Figura 1.3. Niveli i pjellorisë së tokës

në bazë të përmbajtjes së lëndëve fosforike në tokë

Fidanishtja nuk mundet të ngrihet në toka argjilore, të papershkueshme, të ftohta, që pendojnë ose vështirësojnë kryerjen e punimeve dhe të shërbimeve, që pengojnë rritjen zhvillimin e mikroorganizmave.

Page 9: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

9Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 1. 4. Niveli i pjellorisë së tokës

në bazë të përmbajtjes së lëndëve potasike në tokë

Dhe që influencojnë negativisht në zhvillimin e sistemit rrënjor të fidanave. Njekohësisht dhe tokat shumë të lehta ranore nuk janë të përshtatëshmë me qënë se janë të varfra e të thata dhe për tu regulluar duan shumë plehëra dhe ujë. Në këto kushte vështirësohet nxjerja e fidanave me buke dheu për të gjitha speciet që e kanë të nevojëshme nxjerjen e rrënjëve me bukë dheu, sistemi rrënjor zhvillohet shumë në thellësi dhe gjërësi por është më pak i veshur me rrënjë veshëse.

Në toka të rënda sistemi rrënjor nuk zhvillohet mirë, punimet e tokës dhe shkulja e fidanave bëhet me vështirësi,sistemi rrënjor dëmtohet gjatë shkuljes, vegjetacioni i fidanave vazhdon deri vonë në vjeshtë gjë që rezikon dëmtimin nga ngricat e herëshme ne vjeshtë.

Toka më e mirë për fidanishte është ajo me përbërje mekanike sub - argjilore e mesme, e shkrifët, me taban të thellë, e ajrosur, e freskët dhe e pasur me lëndë

ushqyese.Ujrat nëntokësore duhet të jenë nën 1 deri në 1,5 m thellësi, për pemtoren mëmë për marjen e kalemave apo të farërave nën 2- 2,5 m thellësi.Kur janë mbi këto limite meren masa për drenazhim të sipërfaqes.

Për sa i përket aciditetit tokat më të mira janë ato me ph neutral ose pak acid.Rëndësi të madhe për të prodhuar fidana cilësor dhe në kohë ka edhe kundrejtimi i fidanishtes.Kur fidanishtja ngrihet në zona të ftohta ekspozicioni më i mirë i tokës është ai nga jugu,dhe jug perëndimi,ndërsa për zonat e ngrohta ekspozicioni më i preferuar per fidanishtet është ay nga veriu dhe veri perëndimi. Në vëndin ku do të ngrihet fidanishtja duhet të sigurohet uji për ujitjen e fidanave sidomos ne kohën e kryerjes së shartimeëve i cili siç thuhet mban “ me lëng” bimën,ndihmon në ngjitjen e komponentëve te shartimit.Teprica e lagështise është ë dënshme si në dimër njëkohësisht edhe në periudhën e verës.

Figura 1.5. Farë e pjeshke e mbirë

Page 10: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

10Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Kur fidanat ujiten me tepricë rriten shumë por kanë sistem rrënjor të dobët dhe kur mbillen në vënde të thata në shumicën e rasteve kanë zënje të ulët dhe rritje të vonuar.Kur toka mban shumë lagështi duhet marë masa për ta kulluar atë me anë te drenazhimit për të evituar asfiksimin e rrënjëve.

Vëndi për fidanishte duhet të zgjidhet me kujdes, sidomos për sa i përket sigurimit të fuqisë puntore, rrugëve nacionale për lëvizjen e mjeteve, sigurimit të ujit për ujitje etj.Pastrimi i vëndit, konsiston në heqjen e bimëve , ferrave, gurëve, trungjeve, etj, dhe ky proces duhet të bëhet me mjete mekanike dhe me krahë nëse janë sipërfaqe të vogla. Disiplinimi i sistemimit të rrjetit kullues dhe ujitës, konsiston në largimin e ujrave të tepërta të reshjeve dhe uljen e ujrave nëntokësore me qëllim që ato të jenë në thellësinë më poshtë se 1,5 m. Nëse uji qëndron mbi këtë nivel, ai ndikon në frenimin e zhvillimit të sistemit rrënjor dhe bimët vuajne nga teprica e lagështirës. Për këtë qëllim hapen kanalet kulluese ose bëhet drenazhimi. Gjithashtu punohet në sigurimin e sistemit të ujitjes, përfshirë këtu kanalet e treta, të dyta dhe ato të para ujitëse.Sistemimi sipërfaqësor konsiston në këto drejtime:Në tokat e sheshta me pjerrësi natyrale nga 0-50, duhet bërë nivelimi sipërfaqësore me qëllim që toka të jetë me sa më pak disnivelime.

1.3.Punimi i tokës dhe plehërimi

Konsiston në punimin e sipërfaqes së tokës qilizëm në thellësinë e 70-120 cm. Ky proçes realizohet me mjetet e

punimit të thellë të tokës në thellësinë nga 100-120 cm. Qilizma mundet të realizohet edhe me krah. Në këte rast thellësia e kryerjes së qilizmës mundet të shkojë deri në 80 – 100 cm.Teknika e kryerjes së qilizmës është e thjeshtë.

Në fundin e parcellës hapet një kanal me gjërësi 100 cm dhe me thellësi 80 deri në 100 cm .Shtresa e parë e dheut në thellësi deri 50 cm hidhet në njërën anë të kanalit të hapur dhe shtresa e dytë prej 50 cm hidhet në anën tjetër. Në krah të këtij kanali fillohet e hapet kanali tjatër me gjërësi 100 cm dhe shtresa e parë prej 50 cm hidhet në fundin e kanalit të hapur.Shtresa e dytë prej 50 cm hidhet mbi dheun e hedhur në fundin e kanalit të pare.Në këtë mënyrë ne kemi mbushur kanalin e parë duke ndëruar shrtresat e tokës duke vëne ne fillim shtresën më aktive të tokes dhe mbi të shtresën më pak aktive.Kjo mënyre të vepruari vazhdohet deri në përfundim të të gjithë parcellës së planifikuar për tu bërë qilizëm Në tokat me taban jo të thellë qelizmat bëhen me ceket me qëllim që pjesa me humus të mos përzihet me shkëmbin amnor. Fundi është mire të shkrifterohet me mjete motorrike shkriftëruese nëntokesore. Koha më e mirë e punimit të parë të tokës është vera gjatë muajve korrik e gusht).

Page 11: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

11Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 1.6. Kryerja e qilizmes me mjete mekanike

Figura 1.7.Punimi tokës me krah

Figura 1.8. Punimi tokës me mekanik

Figura 1.10. Një ngaster e përgatitur për fidanishte

Figura 1.9. Kontrolli i thellësisë së

punimit

Rekomandohet që para punimit të thellë të tokës, rekomandohen të përdoret 500-600 kv/ha pleh organik, 6-8 kv/ha lëndë aktive P2O5, dhe 4-5 kv/ha lëndë aktive K2O kryesisht në formën e sulfatit të potasit. Punimet përgatitore konsistojnë në krijimin e një shtrati të shkrifët për mbjelljen e copave, farërave si në vijë fidanishte direkt por edhe në farishte.

Page 12: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

12Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Pyetje

1. Flisni për rolin e prodhimit të fidanëve të pemëve frutore dhe

hardhisë në zhvillimin e frutikulturës.

2. Cilat janë kushtet ekologjike për kultivimin e mollës?

3. Cili është roli i klimës si faktor per prodhimin e fidanave?

4. Cili është roli i tokës (vendi ku themelohet fidanishtja) në prodhimin e

fidanëve ?

5. Si realizohet punimi i tokës? Cilat janë mënyra e punimit të tokës?

6. Si dhe kur bëhet plehërimi i ngastrave?

Page 13: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

13Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

KAPITULLI II

1. Fidanishtja1 .1.Ngritja e fidanishtes

Organizimi i teritorit ku do të ngrihet fidanishtja e prodhimit të fidanave të pemëve frutore dhe të hardhisë është një tërësi masash organizative me anë të të cilave arrihet një shfrytëzim sa më efektiv i tokës për të prodhuar fidana me cilësi të lartë dhe kosto të ulët.

Pas përcaktimit të sipërfaqes ku do të ngrihet fidanishtja e prodhimit të fidanave të pemëve frutore dhe të

hardhisë është e domosdoshme që toka të jetë me një pjerësi jo më të madhe se 3-5 0 në të kundërt duhet të ndërhyet në zbutjen e pjerësisë deri në këtë masë. Sipërfaqet me pjerësi mbi 6 0 nuk rekomandohen për të ngritur fidanishten pasi vështirësohen shumë kryerja e proçeseve të punës me mekanike, favorizohet erozioni.

II. KAPITULLI I DYTË

1. Fidanishtja

1 .1.Ngritja e fidanishtes

1.2.Shartesore ose fidanishte të vitit të pare

1.3.Shartesorja e vitit të dytë

1.4.Shartesorja e vitit të tretë

1.5. Qarkullimi bujqësor ne fidanishte

Vëndi ku bëhet mbjellja e nënshartesave, ku kryhet shartimi si dhe kultivimi i fidanave frutore deri në kohën e shkuljes për tu mbjellë në vëndin e përhershëm në pemtore quhet shartesore.

Page 14: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

14Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

E rëndësishme është zgjedhja e tokës për fidanishten nga ana e përbërjes mekanike. Tokat më të përshtatëshme për ngritjen e fidanishtes janë tokat subargjilore të mesme.Pas përcaktimit të sipërfaqes është e nevojëshme që tokës ti kryhet një livelim sipërfaqësor për të eleminuar të gjitha depresionet që mundet të ketë. Në mbështetje të të dhënave agropedologjike të tokës meren masa për përmirësimin e strukturës së tokës, kryerjen e drenazhimit, ndërtimin e sistemit të ujitjes dhe të kullimit nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti kullues e ujitës për të gjithë sipërfaqen e fidanishtes.

Mbështetur mbi një planimetri të hartur mbi skemë vendosjen e fidanishtes, sipërfaqja ndahet në ngastra me madhësi të ndryshme në formë katrore ose katërkëndëshe me anë të rrugëve dhe kanaleve.Ne planimetri planifikohen sipëfaqet që do të zënë farishtja dhe shtretërit, sipërfaqja që do të shërbejë si coptore, sipërfaqja që do të shërbejë për mbjelljen e nënshartesave të ndryshme me synimin që të riten sa më shumë proçeset e mekanizuara të punës për të kursyer krahun e punës si dhe për të ulur deri në një farë mase nivelin e shpenzimeve gjë që influencon në koston e prodhimit të fidanave.Gjatesia e ngastrave nuk duhet te behen me te gjata se 30-40 m pasi veshtiresohen ujitjet.

Fidanishtja duhet te shfrytezohet ne menyre sa me intensive. Per kete qellim ndarja e fidanishtes duhet te behet sa me i drejte dhe efektiv.

Madhësia e ngastrave dhe numri i tyre varet nga niveli i prodhimit të fidanave frutorë, nga mundësia e shfrytëzimit të materialeve mbjellëse nga burime të tjera si sigurimi i sasisë së nevojëshme të farërave të ndryshme, sigurimi i sasisë së nevojëshme të filizave të nënshartesave të ndryshme, të sigurimit të copave vegjetative që përdoren për nënshartesa ose të materialit gjenetik të mbishartesave që në këto raste mundet të shfrytezohen koleksionet kombetare të ngritura pranë qëndrave kërkimore shkencore ku kultivarët e specieve të ndryshme janë të testuar, burimi i nëneshartesave vegjetative klonale që përdoren si nënshartesa për speciet e ndryshme frutore.

Ngritja e një fidanishte duhet të shoqërohet me një plan vendosje ku në të të përfshihen të gjithë elementet e një fidanishteje. Kështu në fillim përcktohet vëndi ku do të përqëndrohen ambjentet për manipu-limin dhe shtratifikimin e farërave, dhoma për kryerjen e proceseve të ndryshme si seleksionimin e materialit amballazhimin e tij, rruajtjen e materialit, ambjente teknologjike siçmundet të jetë rasti i prodhimit të fidanave të hardhisë që kërkon salla shartimi, dhoma të shtratifikimit të shartesave, dhoma të kallusimit të shartesave, dhoma të kalitjes se fidanave, ambjente për përgatitjen e materialit për tu shartuar ose ambjente freskimi të materialit (vaska për banjëzimin e materialit) etj.

Pas këtyre përcaktohet vëndi dhe sipërfaqja që duhet të zërë farishtja, coptorja, shartesorja me vite sipas

Page 15: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

15Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

natyrës së prodhimit të fidanave si dhe parcellat e pemeve mëmë për sigurimin e farërave, parcellën e bimëve mëmë për prodhimin e copave (nënshartesat vegjetative që përdoren për prodhimin e copave vegjetative), si dhe vëndi ku do të mbillen bimët mëmë me kultivarët e fisnikëruar.

Shpesh fidanëritësit shfrytezojne burimin e sigurimit të farërave për prodhimin e nënshartesave nga bimë të

vjetra me një prodhimtari të mirë, që i kanë të evidentuara cilësitë e mira si nënshartes dhe që i dinë vëndndodhjet e tyre . Në të tilla raste edhe sipërfaqja e pjesëve të fidanishtes si ajo për ngritjen e pemtoreve mëmë për sigurimin e farërave, pemtorja mëmë për sigurimin e nënshartesave vegjetative, pemtorja mëmë me kultivarë të testuara mundet të mos përcaktohen në sipërfaqen e fidanishtes.

Në forma orientuese mundet të themi se në totalin e sipërfaqes së fidanishtes 70 % e zë toka e shartesores ndërsa diferenca shërben për elementet e tjerë të saj si sipërfaqja e farishteve dhe e shtretërve, sipërfaqja e coptores, sipërfaqja e pemtores për prodhimin e copave vegjetative, rrugët, kanalet, ambjentet e nevojëshme sociale etj. që përfshihen në planimetri .

Fidanishtet zakonisht zënë sipërfaqe relativisht të vogla dhe madhësia e tyre varet nga sasia dhe struktura e fidanave që është planifikuar të prodhohet. Nga 1 ha fidanishte zakonisht mund të prodhohen rreth 30-40 mije fidana frutore ose 60 mijë fidana hardhije.

Ne mënyre orientuese po japim disa norma që duhet të kihen në konsideratë gjatë ngritjes së fidsanishtes.

Në 1 ha shartesore mbillen 40.000 deri në 41 000 copa të nënshartesave vegjetative ose filiza prej të cileve përftohen 20-25.000 fidanë standard.Për të mbjellë 1 ha shartesore kërkohet të mbillen 0,2 ha farishte pasi në 0,1 ha farishte sigurohen rreth 25.000 deri në 30 000 filiza nnshartese.Për të realizuar mbjelljen e farishtes prej 0,2 ha ( për të siguruar farën e nevojshme për të mbjellë 0, 2 ha farishte me farore kërkohet të kemi 0,1deri në 0,12 ha pemëtore me bimët mëma të egra si dhe 0,15 deri në 0,2 ha me bimët mëma për

Për përcaktimin e sipërfaqes së fidanishtes në tëresi duhet të kihen parasysh këta tregues:

-Struktura dhe sasia e fidanave që do të prodhohet për do specie.

-Teknologjia që do të përdoret në prodhimin e fidanave dhe nënshartesat që do të përdoren.

-Koha e qëndrimit të fidanit në fidanishte.

-Toka që do të nevoitet për qarkullim.

Page 16: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

16Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

bërthamorët.Në rastin e përdorimit të copave vegjetative si nënshartesa për të mbjellë 1 ha shartesore kërkohet të kemi 0,4 deri në 0,5 ha pemtore me bimët mëmë për sigurimin e copave pasi nga 1 ha sigurohen rreth 100.000 copa.

Për të realizuar shartimet e nënshartesave nevoiten një sasi e konsiderueshme kalemash që duhet të sigurohen nga bimët mëmë të kultivarëve të fisnikëruar. Për të shartuar me syth të fjetur për 1 ha shartesore kërkohen 10.000 deri në 13.000 kalema duke llogaritur se nga një kalem përdoren 4 deri në 5 sytha.Nga një bimë mëmë për kultivarët e fisnikëruar merem zakonisht 50 -60 kalema që në këtë mënyrë për realizimin e shartimeve për 1 ha fidanishte nevoiten 200 bimë.Mbështetur mbi këto të dhëna orientuese për 1 ha shartesore të vitit të parë kërkohet të kemi rreth 0,2 ha farishte, 3 ha pemtore mëmë.

Në shartesore mundet të mbillen filiza të cilët kanë ardhur si rezultat i mbjelljes së farërave të specieve të ndryshme në farishte ose të mbjelljes se farës direkt në vijë fidanishte. Materiali mundet të ketë edhe prejardhje nga rrënjezimi i copave vegjetative të prodhuara dhe të përftuara nga bimët mëma të shtimit vegjetativ. Ky material do t’i nënshtrohet procesit të shartimit me mbishartesat e dëshiruara, të cilat janësiguruar nga bimët mëma, si individë më të mirë. Periudha nga shartimi e deri në përgatitjen e plotë të fidanit, kalon nëpërmjet shartesores e cila për pemëve frutore nga natyra dhe veçorite

biologjike të tyre mundet të zgjasë nga 2 deri në 3 vjet. Për të përcaktura sipërfaqen që duhet për të ngritur një fidanishte duhet të kihet parasysh :

Të përcaktohet sasia e fidanave që do të prodhohet e ndarë dhe me strukturë speciesh.Të përcaktohet struktura e nënshartesave që do të përdoren si dhe mënyra e mbjelljes së tyre ( mbjellja me farë në farishte apo mbjellja e farës direct ne vijë fidanishte apo me copa vegjetative).Të pëcaktohet koha e qëndrimit në fidanishte të fidanit në mbështetje të teknologjisë së kultivimit që do të aplikohet si dhe sasia e sipërfaqes së shartesores së vitit të parë që do të mbillet cdo vit ( kjo në vartësi të planit të shartimeve që planifikon për të prodhuar)

Mbi bazën e këtyre të dhënave nxiret nevoja për sipërfaqen e nevojëshme për farishte, sipërfaqen e nevojëshme për sigurimin e copave vegjetative, për sipërfaqen e nevojëshme për bimët mëmëa për sigurimin e farërave, të copave si dhe të sipërfaqes së bimëve mëma për të kultivarëve të fisnikëruar për sigurimin e kalemave duke i llogaritur të veçanta per çdo specie.Meret në konsideratë edhe sipërfaqja që do të shërbejë për qarkullimin e fushave .Fidanëritësi duhet te kujdeset në aritjen e rezultateve sa më të mira në të gjitha hallkat e prodhimit të fidanave për të bërë të mundur shfrytëzimin intensive tëipërfaqes për të prodhuar një sasi të caktuar fidanash me një sipërfaqe të caktuar.

Page 17: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Sot me avancimin e teknikave të reja, farërat ose mbillen direkt në shartesore ose mbillen direkt në vazo ose qeska plastike dhe aty bëhet edhe shartimi i tyre. Për të eleminuar rastet e infektimit kryesisht nga sëmundjet e ndryshme, këshillohet që toka e fidanishtes të qarkullohet në çdo 4-6 vjet.

Figura 2.1.Skeme e thjeshtë e një fidanishteje

1 A A A D

2 3 B B B D

5 C C C D

Shartesorja është vëndi ku realizohet mbjellja e nëshartesave, shartimi dhe kultivimi i fidanave të ndryshëm frutor deri në kohën e shkuljes së fidanave për tu dërguar dhe për tu mbjellë në blloqet definitive.

Në shartesore mbillen filizat e prodhuara nga mbirja e farërave ose e copave të rrënjëzuara me metodën vegjetative, të cilët do të shërbejnë si nënshartesa dhe me pas do t’i nënshtrohen procesit të shartimit. Në këtë sektor futen edhe filizat e ardhura nga mbirja e farërave hibride të cilët nuk do ti nënshtrohen procesit të shartimit, por do të rriten deri sa të formohen si fidan brënda kushteve të standartit.

Sipas kohës së përgatitjes së fidanit shartesorja përbëhet nga:

Shartesore e vitit të parë

Shartesorja e vitit të dytë

Shartesore të vitit të tretë

1.Objekte sociale e teknologjike2.Shtreter te3.Siperfaqe per farishte4.Siperfaqe per bimet meme5.Siperfaqe planifikuar per coptoreA.Shartesore e vitit te pare e ndare ne ngastra sipas sasise qe fidanave te planifikuar per prodhim.B.Shartesore e vitit te dyte e ndare ne ngastra sipas sasise qe fidanave te planifikuar per prodhim.C.Shartesore e vitit te trete. e ndare ne ngastra sipas sasise qe fidanave te planifikuar per prodhim.D.Fusha qarkullimi e ndare ne ngastra sipas nevojes per plotesimin e qarkullimit.

Page 18: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

18Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

1.2. Shartesore ose fidanishte të vitit të parë

Parcella e përcaktuar për mbjelljen e nënshartesave ose të farërave për speciet që përdoret mbjellja në vijë fidanishtë në bazë edhe të skemave të qarkullimit duhet të përgatitet për mbjellje me qëllim sigurimin e kushteve të përshtatëshme dhe të mira

për të garantuar zënjen e nënshartesave ose mbirjen e farërave dhe për të patur një zhvillim sa më të mirë gjatë vegjetacionit si të pjesës mbitoksore dhe asaj nëntoksore.

Parcella e përgatitur në këtë mënyrë dhe e gateshme për mbjellje parcellohet në ngastra më të vogla dhe me dimensione dhe sipërfaqe të barabartë.

E rëndësishme është që nënshartesat e një specie të mbillen radhë njëra pas tjetrës dhe në përfundim të një specie fillohet me specien tjetër. Ruajtja e kësaj radhe lidhet edhe me radhën e shërbimeve që kërkojnë gjatë periudhës së vegjetacionit për të patur

Shartesorja ose fidanishtja e vitit të parë është parcella ku do të mbillen filizat e prodhuara në farishte ose parcella që do të mbillen farërat direkt në vijë fidanishte dhe shartimi i tyre do të bëhet brënda vitit.

Për shartesoren e vitit të parë duke patur parasysh se fidani mundet të qëndroj për dy ose tre vjet në të njëjtin vënd kërkon të realizohen punime të thella qilizëm ose ½ qilizëm.

Punimi i thellë do të këshillohet të ralizohet në periudhën e verës gjatë muajve korrik gusht por në pa mundësi është e mirë që të kryhet 2 muaj përpara mbjelljes së filizave. Realizimi i plugimit në periudhën e verës bëhet me qëllim luftimin në maksimum të barërave të këqia si dhe përmirësimin e strukturës së tokës, përmirësimin e cilësive fizike e kimike te tokes, ritjen e përshkueshmërise se ujit dhe te depërtimit të nxetësisë.

Plugimi i dytë (ose frezimi) duhet të bëhet rreth një javë para mbjellje se nënshartesave.Përpara punimit të thellë rekomandohet të përdoret 400-600 kv/ha pleh stalle i dekompozuar. Përpara këtij punimi hidhet edhe sasia e planifikuar e plehrave fosforike në masën e 7-9 kv/ha si dhe e plehrave potasike në masën 4-6 kv/ha.

Pas përfundimit të shpërndarjes së plehrave kryhet plugimi i thellë. Në rastin e mbjelljes së nënshartesave në vjeshtë punimet përgatitore konsistojnë në kryrjen e punimeve të dyta në thellësi 26-30 cm, vazhdohet me diskime e frezime, deri në atë masë sa të krijohet një shtrat i përshtatshëm për mbjelljen e nënshartesave.

Page 19: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

19Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

lehtësi në kryerjen e shërbimeve kryesisht të ujitjeve, trajtimeve fitosanitare etj.

Pas përcaktimit të ngastrave bëhet piketimi i rrjeshtave.Në fillim përcaktohen distancat e mbjelljes që do të përdoren për mbjelljen e nënshartesave ose të farës direct në shartesore e cila është në vartësi të species, të periudhës që do të qëndrojnë fidanat në fidanishte, që do të përdoret, të teknologjisë së kultivimit të fidanave me kurorë të formuar në shartesore ose jo, të shkallës së mekanizimit etj. Në rastin e prodhimit të fidanave të specieve farore si molla, dardha, ftoi ku fidani do të trajtohet një vjeçar pa kurore distancat e mbjelljes aplikohen 70 – 80 cm hapsira ndërmjet rrjeshtave dhe 20-25 cm hapsira e bimëve brënda rrjeshtit, ndërsa kur fidanat e mollës, dardhës do të trajtohen dy vjeçare me kurorë të formuar atëhere distancat do të jenë 80-90 cm hapsira ndërmjet rrjeshtave dhe 30-35 cm hapsira ndërmjet bimëve brënda rrjeshtit.

Përpara mbjelljes bëhet piketimi i parcellës ku për këtë përgatitet shënjuesi ose markeri me shënjat që përcakton disatancën ndërmjet rrjeshtave. Ky mundet të përgatitet me litar duke vënë shënja me bojë në distancën e përcaktuar, mundet të përdoret spango me shënja të njëjta në vartësi të distancave ose mundet të përdoren edhe markere të bërë me tel xingato me trashësi 1,8 mm duke vënë shënja në distancat e kërkuara. Në dy rastet e para të përdorimit të litarit ose të spangos nuk jep rezultate të mira pasi lagia e litarit dh e spangos nga

vesa shkakton largimin e hapsirës e shënuara ndërsa kur thahen ngushtohen këto hapsira . Markeri me i volitshem eshte ay me tel me gunga.

Bërja e markerit ka rëndësi të veçantë pasi mos respektimi i hapsirave ndërmjet rrjeshtave vështirëson kryerjen e shërbimeve agroteknike e kryesisht ato të planifikuara me mjete mekanike. Për të bërë një marker veprohet në këtë mënyrë:Mbi një dërrasë ngulen gozhde në distancë ndërmjet tyre sa distanca ndërmjet rrjeshtave. Numri i gozhdëve të ngulura varet nga gjatësia e dërrasës. Gozhdët pasi i ngulim në dërrase u presim kokat.

o o o o o o

Dërrasa me gozhdët e ngulura me distancën që parashikohet të vendosen rrjeshtat ndërmjet tyre

Marim telin xingato me gjatësi sa është gjër ësia e parcellës që do të piketohetë, e lidhim fillesën e telit në një hu të bërë me majë. Në një distance prej 40 – 50 cm nga huri përdredhim telin në gozhdën e parë, e shtrime telin në gozhdën e dytë dhe e përdredhim, e shtrime telin përsëri në gozhdën e tretë dhe e përdredhim. Ky veprim përsëritet deri sa të krijohen te gjitha nyjet në të gjithë gjatësinë e telit. Në përfundim lidhim përsëri një hu me majë si në fillimin e telit. Në këtë mënyrë kemi bërë një shënjues ose marker që përcakton distancat e hapsirës së rrjeshtave.

Page 20: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

20Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Piketimi fillon në krye ose fillimin e parcellës. Për të patur rrjeshta të drejtë dhe paralel me buzët e parcellës në fillim në cepin e parcellës ndërtohet këndi i drejtë me anë të trekëndëshit me brinjë 3,4,5 m.

Paralel me fillimin e parcellës shtrime telin me gunga që përfaqëson distancën ndërmjet rrjeshtave. Nga ana e jashtëme e telit në gungat e formuara vendosim piketa. Si plotësojme kryet e parcellës me piketa të cilat përfaqësojnë fillimet e rrjeshtave veprojmë edhe ne fundin e parcellës duke e plotësuar me piketa.

.

Në këtë mënyrë kemi vendosur ekstremet e rrjeshtave. Për të përcaktuar pozicionin e nensharesave se ku do të mbillen me ndihmen e një spangoje lidhim iketën e parë në fillimin e parcllës me piketën e parë në fundin e parcellës. Ky është rrjeshti i parë.Nëe rastin e përgatitjes së tokës qilizëm mbjellja e filizave mundet të bëhet me kunj por qe mundet të bëhet edhe me kanal. Pas mbjelljes së rrjeshtit të parë spostohet spngua si në fillimin e parcellës në piketën e dytë njëkohësisht edhe fundi i spangos vendoset në piketën e dytë duke ndërtuar në këtë mënyrë rrjeshtin e dytë. Kjo punë vazhdon deri në përfundimin e të gjithë parcellës.

Koha e mbjelljes së nënshartesave sic e kemi thënë edhe më lart mundet të realizohet në vjeshtë në muajt nëntor –dhjetor për zonën e ulët dhe bregdetare ose në fillim të pranverës për zonën e ftohtë. Mbjelljet e pranverës janë më pak rezultative e cila pasqyrohet në për

qindjen e ulët të zënjes së nënshartesave, si dhe në zhvillimin e sistemit rrënjor me dobësi që reflektohet në zhvillimin e dobët vegjetativ edhe të pjesës mbitoksore.

Përpara mbjelljes nënshartesat përgatiten për mbjellje. Në mbjellje përdoren nënshartesa të shëndetëshme.Ato duet të kenë një sistem rrënjor të zhvilluar mirë, të kenë pjesën mbitoksore të freskët dhe me sytha te mirë. Përpara mbjelljes bëhet prerja e sistemit rrënjor duhe e shkurtuar deri në 1/3 e gjatësisë së tyre, eleminohen rrënjët të cilat mundet të kenë dëmtime mekanike si të thyera ose të shqyera gjatë shkuljes, ato që mundet të jenë kalbur të cilat kanë ngjyrë kafe në krahasim me nënshartesat e rregullta që kanë një sistem rrënjor të bardh te freskët dhe vital. Njëkohësisht bëhet edhe prerja e pjesës mbitoksore në gjatësi 15-20 cm duke bërë edhe një pastrim në rast se ka edhe të degezime anësore.

Sistemi rrënjor përpara mbjelljes trajtohet me solucion bajgë e argjil i cili ndihmon në lidhjen më të mirë të sistemit rrënjor me tokën, nxit daljen e rrënjeve të reja etj.Thellësia e mbjelljes së nënshartesave bëhet në thellësinë që kanë patur në farishte.

Mbjellja mundet të bëhet në disa mënyra.Ajo mundet të realizohet me mjete mekanike ose me krahë.

Në aplikimin e mbjelljes së nënshartesave me dorë mbjellja mundet të bëhet disa mënyra të cilat janë mbjellja me kanale, mbjellje me

Page 21: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

21Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

kunj si dhe mbjellja me gropë të veçant për çdo bimë.Mbjellja me kunj mundet të aplikohet në rastin kur tokës i është bërë qilizmë, është përdorur sasia e nevojeshme e plehrave organike dhe minerale dhe gjëndja e saj është shumë e përshtatëshme për aplikimin e mbjelljes me kunj.

Në këtë gjëndje shtrihet spangua duke bashkuar piketat e para në fillim të parcellës me atë të fundit të parcellës.

Në drejtim të spangos së shtrirë ngulim kunjat mbjellës që shërbejnë për hapjen e brimave dhe vendosim nënshartesën në brimën e hapur, në largësinë e percaktuar( 20 -25 cm ) dhe bëjmë ngjeshjen përsëri me kunjin mbjellës duke e ngulur përsëri 5-7 cm larg bimës dhe duke shtyrë dheun në drejtim të bimës në mënyrë që dheu të bëjë një puthitje te mirë të bimës. Ngjeshja e bimës duhet të bëhet e puthitur mirë për të krijuar një lidhje të sistemit rrënjor me tokën.

Mbjellja me kanal është një mënyrë e aplikueshme dhe më rezultativja për kushtet e vëndit tonë.Për brinjë spangos së shtrirë në drejtim të rrjeshtit hapet një kanal me thellësi 20-25 cm dhe gjërësi sa gjërësia e belit. Mbjellja e nënshartesave bëhet me ndihmën e dy puntorëve. Njëri puntor radhit nënshartesat në kanal duke ruajtur drejtimin, thellësinë e mbjelljes dhe puntori i dytë hedh dhe të shkrifët mbi rrënjët e nënshartesës duke realizuar

një ngjeshje të lehtë për të realizuar kontaktin e mirë të rrënjëve me tokën, deri në mbushjen dhe nivelimin e kanalit. Pas përfundimit të mbjelljes mundet të realizohet një korigjim i pjesës mbitokesore duke i radhitur ato bimë qe devijojnë nga drejtimi i rrjeshtit.

Mënyra tjetër është ajo e mbjelljes me anë të gropave e cila konsiderohet e mirë por me që distancat e mbjelljes janë të afërta vështirësohet shumë aplikimi i saj.

Pas përfundimit të mbjelljes pavarësisht nga mënyra e përdorur për mbjellje, për të realizuar një kontakt të mirë të sistemit rrënjor me tokën si dhe për të patur rezultate të mira në zënie këshillohet kryerja e ujitjes brënda ditës për materialin e mbjellë.

Në shartesoren e vitit të parë kryhen shumë shërbime agroterknike të cilat kanë qëllim krijimin e kushteve sa më optimale në tokë për të ritur për qindjen e zënjeve të nënshartesave, të ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre në mënyrë që të bëhet e mundur aritjen e standarteve për tu shartuan me syth të fjetur gjatë muajve gusht -shtator, për të patur një lëkurë të lëmuar dhe elastike që të mund të veçohet lirisht nga druri gjatë shartimeve, të ketë një lëvizje të mirë të linfës, të kryhet një shartim me lehtësi dhe si rezultat të kemi nivel zëniesh të shartimeve në nivele të kënaqëshme.

Page 22: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

22Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 2.2. Shartesore vitit pare ne

vegjetacion

Shkrifërimi i tokës është një nga proceset që bëhet gjatë periudhës vegjetative me qëllim pastrimin e sipërfaqes nga barërat e këqia të cilat bëhen konkurente me filizat, ruajtjen e lagështisë në tokë. Shkelja e tokës gjatë kryerjes se punëve duke filluar që nga piketimi si dhe gjatë mbjelljes së nënshartesave bën të domosdoshëm të ndërhyet në shkrifërimin e saj.Punimi i tokës pas përfundimit të mbjelljes në një thëllësi 17-20 cm në hapsirën ndërmjet rrjshtash dhe 12-15 cm në afërsi të nënshartesave të mbjelle me një kujdes për të mos tronditur bimët e porsa mbjella.

Shkrifërimi nëpërmjet përdorimit të kultivatorëve me mjete mekanike apo të tërhequr me kafshë ose përdorimi i krahut të punës nëpërmjet kryerjes së prashitjeve kryhen sipas nevojës dhe gjëndjes së bimëve dhe infeksioni në tokë. Kryerja e shkrifërimeve në intervale 15-20 ditësh është një shërbim i domosdoshëm. Kujdes duhet

të tregohet edhe në hapsirën ndërmjet bimëve i cili duhet të pastrohet nga barërat e këqia me dorë si dhe shkrifërimin me kujdes për të mos lëvizur bimët e porsa zëna. Trajtimi i sipërfaqes me herbicide selektive është një masë e përdorëshme për luftimin e barërave të këqia.

Një influencë pozitive në drejtim të rritjes, zhvillimit e sidomos në rritjen e për qindjes së zënjeve të shartimeve është sigurimi i lagështisë optimale në tokë, sidomos në shtresën e shtrirjes së sistemit rrënjor deri në thellësin 50 cm e cila duhet të jetë në nivelin e 80-85 % të kpacitetit ujor të tokës për lagështi.

Për sigurimin e lagështisë së nevojeshme gjatë vegjetacionit kryhen ujitje sipas kërkesës dhe nevojës së bimëve ndërsa 20 – 25 ditë përpara fillimit të shartimeve është e domosdoshme të bëhet një ujitje përfundimtare për të rritur aktivitetin e lëvizjes së limfës, gjë që ndihmon në veçimin e lëkurës me lehtësi nga druri, ndihmon në aktivizimin e kambiumit, mbylljen e plagës duke realizuar një përqindje të lartë në zënjen e shartimeve.

Po në këtë kohë fidanëritësi duhet të bëjë dhe përgatitjen e nënshartesës .Në raste së gjatë vegjetacionit është bërë mbathja e nënshartesave duhet të bëhet zbulimi i tyre duke bërë dhe pastrimin e pjesës së mbuluar të nënshartesës me një leckë të lagur. Në rastin kur nënshartesat nuk kanë qënë të mbathura bëhet pastrimi i degëzimeve që mundet të kenë dalë tek nënshartesa në lartësinë nga sipërfaqja

Page 23: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

23Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

e tokës deri në 20 cm lartësi me qëllim që deri në momentin e kryerjes së shartimit bima të ketë mundësi të realizojë mbylljen e plagëve. Në rast se bimët nuk janë pastruar nga degëzimet nuk rekomandohet që të bëhet heqja e tyre në momentin e kryerjes së shartimit pasi influencon në uljen e përqindejes së zënjeve pasi plagët e shkaktuara pengojnë kallusimin në pikën e shartimit.

Figura 2.3.Nënshartesë e përgatitur për shartim

1.3.Shartesorja e vitit të dytë

Pas përfundimit të shartimit kontrolllit të zënies të kryerjes së rishartimeve për nënshartesat që nuk kanë zënë shartimet bima afrohet në periudhën e dimrit dhe përgatitet për tu futur në fazën e qetsisë dimërore.

Fillimi i vegjetacionit në pranverën e ardhëshme shartesorja e vitit të parë, fidanat e shartuar në gusht shtator te një viti më parë por që nuk kanë celur por janë në gjumë, futen në vitin e

dytë duke u emërtuar fidanishte e vitit të dytë.

Në fidnishten e vitit të dytë kryhen një sërë shërbimesh agrotekike që kanë për qëllim krijimin e kushteve optimale për rritjen e mirë të fidanit.

Fillimi i vegjetacionit në fidanishten e vitit të dytë çfaqet me zgjimin e sythave në tërësinë e fidanit duke përfshirë edhe zgjimin e sythit të vendosur gjatë shartimit të kryer që përfaqëson mbishartesën. Në këtë moment është e rëndësishme që fidanrritësi të ndërhyjë për të detyruar fidanin që të çele sythi i mbishartesës. Proçesi i parë i punës është prerja e pjesës së nënshartesës mbi sythin e mbishartesës. Prerja realizohet në dy mënyra.

Njëra mënyrë e prerjes ajo që aplikohet edhe më shumë është prerja mbi syth .Kjo mënyrë prerje realizohet duke hequr pjesën e nënshartesës mbi sythin e mbishartesës duke bërë një prerje 1-1,5 cm mbi syth në mënyrë të pjerrët në anën e kundërt të sythit. Kjo mënyrëprerje realizohet në ato zona ku nuk ëka erëra të forta të cilat mundet të shkaktojnë edhe thyerjen e filizit të ri të shpërthyer nga sythi. Kjo prerje eleminon lidhjen e filizit të ri për ti dhënë mundësi të zhvillohet drejt, për të evituar thyerjet që mundet të ndodhin si rezultat i erërave që mundet të fryjnë ose nga qëndrimi i shpëndeve mbi filizin e njomë e të ri.

Mënyra e dytë është prerja e pjesës mbi pikën e shartimit duke e lënë mbi syth një pjesë të nënshartesës me një gjatësi në rreth 10-12 cm . Kjo pjesë e

Page 24: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

24Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

lënë në këtë mënyrë do të shërbejë për të lidhur filizin e ri të njomë e për ta drejtuar rritjene tij në fillim të vegjetacionit, për ta mbrojtur nga dëmtimet mekanike ose të erërave që mundet të fryjnë në zonë.

Ky operacion i kryer në njërën nga mënyrat e përmenduara me lart vë në dispozicion të pjesës së mbetur ( të një pakice sythash) sasira të larta lënde rezerve që shkaktojnë shpërthim edhe të sythave të nënshartesës.Në këtë situatë e domozdoshme është që gjatë vegjetacionit të bëhet heqja e të gjithë filizave të shpërthyer nga nënshartesa si dhe lidhja e filizit të mbishartesës pas pjesës së nënshartesës së lënë. Heqja e filizave përsëritet shpesh gjatë periudhës së vegjetacionit. Gjatë kësaj periudhe e rëndësishme është mbajtja e sipërfaqes së tokës e pastërt nga barërat e këqia të cilat bëhen konkurente për fidanin e ri si në drejtim të kërkesave për lagështi edhe për lëndë ushqyese.

Kryrja e ujitjeve për mbajtjen e laëgshtisë në nivelet e kërkuara, kryerja e shkrifërimeve për të lehtësuar depërtimin e ngrohtësisë në tokë në nivelin e shtrirjes së sistemit rrënjor,si dhe për të lehtësuar shkëmbimin e gazrave dhe për të ruajtur lagështin janë shërbimet më të rëndësishme gjatë periudhës së vegjetacionit. Numri i shkrifërimeve varion nga kushtet klimatike dhe ujitjet që aplikohen.ëZakonisht fidanishtes së vitit të dytë i kryhen 4 deri në 6 shkrifërime. Me ritjen e mbishartesës shkriferimet mundet të kryhen edhe me mjete motorike.Thellësia e tyre shkon nga 10 deri në 12 cm.

Në shartesoren e vitit të dytë bëjmë edhe plehrimet suplementare kryesish me plehrat azotike të cilat përdoren zakonisht në dy deri ne tre duat të shoqëruara dhe me prashitje. Pleherimi i fundit nuk duhet të bëhet më von se fundi i qershorit për të mos stimuluar vazhdimin e rritjes vegjetative epër të ndihmuar që fidani të piqet plotësisht. Prerja e pjesës së nënshartesës të lënë mbi pikën e shartimit është një proçes i cili duhet bërë brnëda muajit qershor me qëllim që bima të ketë mundësi të mbyllë plagën e shkaktuar nga prerja dhe heqja e saj.

Pastrimi nga mbeturinat që krijohen gjatë prerjes së nënshartesës është një proces pune që kërkon kujdes gjatë nxjerjes jashtë parcellës për të mos dëmtuar filizat e mbishartesës.

Sipas natyrës së trajtimit të fidanave në fidanishten e vitit të dytë mundet të punohet për të formuar kurorën e ardhëshme të bimës së re. Zakonisht sot fidanëritesit i tregëtojnë fidanat me kurorë të pa formuar për tja lënë fermerit që do të krijojë ngastra ta krijoj vetë formën që dëshiron ti japë bimës së re. Në këtë rast fidanëritesi punon në fidanishten e vitit të dytë që të arijë të formojë një fidan të fuqishëm dhe të drejtë.

Në rastin kur në fidanishten e vitit të dytë do të krijohet kurora atëhere fidanëritesi lastarin kryesor e le te rritet lirisht ndersa deget e parakoheshme qe mundet te kenë shpërthyer i pincon në 4 – 5 gjethe.

Page 25: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

25Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Pas përcaktimit të tipit të kurorës si dhe të lartësisë së saj fidanëritësi përgatit një kallam në masën e lartësisë së trungut duke i shtuar edhe 10- 15 cm ( psh 60 cm lartësia e kurorës i shtohet dhe 10-15 cm, hapsirë kjo që do të zënë degët skeletore) kallami përgatitet me gjatësi 70-75 cm. hapsirë që planifikon 5-6 sytha ku do të japin degët e para skeletore).

Në mbështetje të zhvillimit të fidanave në 10 ditorin e parë të muajit qershor për zonën e ngrohtë dhe nga fundi i muajit për zonën e ftohtë realizon prerjen e fidanit në lartësinë e përcaktuar sipas gjatësisë qe i ka përgatitur kallamin. Prerja bëhet që sythi i fundit të shohë nga drejtimi i kundërt i kryerjes së shartimit dhe me pjerësi nga ana e sythit të fundit. Pas shkurtimit të fidanit në lartësinë e formimit të kurorës në bimë kemi një shpërthim i bujshëm të sythave anësor ku nga ato të majës përzgjidhen rreth 4-5 llastarë që do të shërbejnë për degët e para skeletore ndërsa të tjerat më poshtë shkurtohen në masën e 3-5 gjetheve, me qëllim ntrashjen e kërcellit. Nga fundi i Gushtit këto të fundit hiqen plotësisht duke lënë vetëm degëzimet që do të na japin degët epara skeletore të kurorës së ardhëshme.

Pas këtyre veprimeve, kryesisht fidanat e bërthamorëve janë të gatshëm për t’u shkulur dhe për t’u mbjellë në pemëtore. Ndërsa ato të faroreve, arroreve, agrumeve, ullirit, kalojnë në shartesorën e vitit të tretë. Gjatë vegjetacionit një kujdes tregohet në drejtim të kryerjes së shërbimeve agroteknike për të mbajtur sipë faqen të pastërt nga barërat e këqia, të

mbajtjes së tokës të shkrifët, të sigurimit të lagështise së nevojëshme në tokë nëpërmjet kryerjes së ujitjeve me qëllim rritjen e fidanit në kushte optimale. Një kujdes duhet të tregohet edhe në drejtim të trajtimeve fitosanitare për të patur fidana të shëndetëshëm dhe të pastërt.

1.3. Shartesorja e vitit të tretë

Janë fidanat që vinë nga fidanishtja e vitit të dytë. Zakonisht në këtë vit në fidanishte vazhdojnë fidanat e e farorëve, (molla, dardha,) fidanat e agrumeve, fidanat e species së arres dhe fidanat e gështenjës. Në shartesoren e vitit të tretë, punohet për të përfunduar formimin e kurorës te nisur që në vitin e dytë. Gjatë vegjetacionit degët e ardhëshme të kurorës lihen të rriten lirisht. Si edhe në rastin e fidanishtes së vitit të dytë edhe në këtë rast shërbimet agroteknike synojnë në kryerjen e prashitjeve, luftimin e barërave të këqia, kryerjen e ujitjeve, kryerjen e plehërimeve suplementare, spërkatjet kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm të pemëve frutore. Kryerja me rigorozitet i shërbimeve agroteknike pasqyrohet në prodhimin e fidanave frutor konform standarteve.

Pemtorja mëmë e nënshartesave gjenerativePër të siguruar sasinë e nevojëshme të farërave për prodhimin e nëshartesave të ndryshme të specieve frutore është e rëndësishme krijim i pemtoreve me bimet mëmë për sigurimin e farërave.Përllogaritja e nevojave për bimë mëmë mbështetet mbi strukturën e shartimeve që duhet të bëhet. Në

Page 26: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

26Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

praktikën e gjërë nuk aplikohet ngritja e pemtores me bimët mëmë të specieve të ndryshme për prodhimin e farërave.

Sot është kufizuar përdorimi i nënshartesave gjenerative për kushtet e ndërtimit të pemtoreve, për kushtet klimatiko toksore, për zgjtjen e periudhës së rinisë dhe hyrjes me vonesë në prodhim te fidanave me nenshartesë gjenerative etj

Në praktikën e prodhimit të fidanave me nënshartesë gjenerative është ndjekur një praktikë e përzgjedhjes në krahina të ndryshme për specie të ndryshme të pemëve frutore të bimëve të cilat përdoren si burim për sigurimin e farërave. Kështu eksperienca shumë vjeçare ka bërë që për specien e mollës të grumbullohet fara nga molla e egër e pyllit në zonat tipike të kultivimit të saj, të dardhës të grumbullohet fara e dardhulkës ose e goricës në zonat tipike të rritjes së tyre, për farën e kumbullës të grumbullohet fara e mirabolanës së verdhë me pjekje të vontë etj. Në këto raste është

eleminuar mbjellja e bimëve mëmë për prodhimin e farërave .

Figura 2.4. Bimë mëmë për marje të farërave

Page 27: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

27Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Pemëtorja mëmë e nënshartesave vegjetative

Kohët e fundit në vend të nënshartesave të prodhuara nëpërmjet mbirjes së farërave, po përdoren gjerësisht nënshartesat vegjetative të ardhura nga rrënjëzimi i pjesëve vegjetative. Puna sistematike me nënshartesat vegjetative ka nisur që në fillimet e këtij shekulli.

Një punë sistematike per krijimin e nënshartesave te mollës është bërë ne stacionin e East Mallingut ne Angli ku janë seleksionuar 16 tipe nënshartesash

vegjetative për specien e mollës të cilat identifikohen me shkronjat EM dhe me numrat romak EM I, EM II, EM III, deri në EM XVI.

Me punën e më vonshme të këtij stacioni u seleksionuan dhe u zgjodhën 27 nënshartesa të tjera të cilat u studiuan dhe u klasifikuan sipas fuqisë së rritjes duke u etiketuar me numra arab M 1,M 2,M 3, deri në M 27.

Studimet e më vonshme në stacionin e East Malling veçuan 15 nënshartesa vegjetative që paraqesin një rezistence ndaj morrit të përgjakshëm duke i emërtuar Malling-Merton që u emërtuan me shkronjën MM 101,MM 102 deri në MM 115.

Përdorim në praktikë i këtyre nënshartesave veçoi si më të përshtatshmet numrat MM 104, MM106 ( më e përhapura në bote), MM109 dhe MM 111.

Bimët e prodhuara me nënshartesa që vinë nga rrënjëzimi i pjesëve vegjetative, kanë aftësinë të japin bimë me rritje të shpejtë, me kurorë të reduktuar, me kohë të shkurtër të futjes në prodhim të plotë duke ruajtur shume mirë aftësitë gjenetike të mbishartesës, etj.

Page 28: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

28Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 2.5. Bimë mëmë lajthie

Pemtorja mëmë e kultivarëve të fisnikëruar

Për realizimin e prodhimit të fidanave frutorë të specieve të ndryshme perve komponentit të nënshartesës ku burim mundet të jenë filizat e rjedhur nga mbirja e farërave ose individe te rrjedhur nga rrënjëzimi i nënshartesave me mënyrë vegjetative komponenti i dyte dhe më i rendesishmi qe do te perfaqesoje bimen e ardheshme eshte mbishartesa. Ato perfaqësojne individ me vlera te larta ekonomike te preferuara. Per kete ne fidanishte ne perberej te saj duhet te perfshihet edhe siperfaqja e bimeve meme te kultivuara qe do te perdoren si burim per prodhim materiali per shartim.

Ne kete aspekt per te realizuar nje pune te sukseseshme pemtorja meme per sigurimin e materialit te mbisharteses duhet te te jete mbjelle me material te

kontrolluar si nga ana gjenetike ashtu edhe nga ana fitosanitare. Mbajtja pastert nga ana fitosanitare realizohet nepermjet testimeve te here pas hereshme qe i kryhet bimeve mema ne laboratoret e testimit fitosanitar.Ne rastet e paraqitjes se shenjave infektive atehere bimet i nenshtrohen shendetesimit deri sa testimi te rezultoje pozitiv.Llogaritja e numrit te bimeve qe mendohet te sherbejne per sigurimin e kalemave varet dhe perllogaritet ne baze te sasise se fidanave qe duam te prodhojme.Perpara ngritjes se pemtores me bemet mema per cdo specie qe do te prodhohen fidana percaktohet struktura e kultivareve e mbi kete baze percaktohet edhe numri i bimeve mema.

Sherbimet agroteknike per bimet mema te planifikuar per sigurimin e kalemave nuk ndryshon nga sherbimet

Page 29: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

29Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

e nje pemtoreje te zakoneshme.Ne kete rast bemet mema duhet te kene nje ngarkes më të vogël prodhimi dhe të aplikohet një krasitje me rende per te stimuluar nxjerjen e kalemave .Bimet meme te ,mbjella duhet te shoqerohen me nje skem te mbjelljes

se tyre , ku te ihet rradha e vensosjes se kultivareve, numri i bimeve per cdo kultivar me qellim ruajtjen e pastertise varietore ne momentin e marjes se materialit per shartim.

Figura 2.6. Bime mëme e kultivuar

Farishtja

Është ajo pjesë e fidanishtes që përdoret për mbjelljen e farërave kryesisht të specieve farore për të prodhuar nënshartesa.

Mbjellja e farërave zakonisht bëhet në vllaja të ftohta, në shtretër të nxehtë, ose në serra. Nga 1 m2 farishte të faroreve mund të merren rreth 25-30 filiza farore ose rreth 25-30 mijë filiza për 1000 m2.

Page 30: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

30Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 2.7. Fare e mbjelle ne farishte me shpërndarje

Figura 2.8. Fare e mbjelle ne farishte me rreshta.

Page 31: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

31Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Capëtorja

Është ajo pjesë e fidanishtes që përdoret për mbjelljen e copave për prodhimin e nënshartesave vegjetative por që përdoret edhe për prodhimin e fidanëve për ato specie të cilat shumëzohen me copa si fiku, ftoi,shega, lajthia etj.

Figura 2.9. Copa shege të rrënjëzuara në capëtore

1.5. Qarkullimi bujqësor ne fidanishte

Në pjesët përbërëse të fidanishtes futen dhe ngastrat, fushat që shërbejnë për bërë qarkullimin bujqësor. Ky eviton mbjelljen e të njëjtës kulturë në të njëjtin vend (parcelë) për disa vjet rresht.

Kultivimi për disa vjet rresht në të njëjtën tokë shkakton: lodhjen e tokës” si rrjedhim, fidanët pakësojnë zhvillimin e tyre dhe paraqesin shenja degjenerimi ose prekje në masë nga dëmtues dhe sëmundje, ku bëhen burim infeksionesh për fidanët e tjerë.

Sot për të gjitha speciet frutore egzistojnë nënshartesa vegjetative .Përdorimi i këtyrë nënshartesave kanë edhe anë negative të cilat mundet të rjeshtohen si jetëgjatësia e shkurtër e bimëve, kërkojnë toka të të pasura në elementë ushqyes, kërkojnë toka të shkrifta dhe të thella,zhvillojnë një sistem rrënjor te cekët e për pasojë kërkojnë toka të ujitëshme etj.

Page 32: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

32Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Veç kësaj kultivimi i fidanëve në të njëjtin vend për disa vjet me radhë shpie në varfërimin e tokës nga lëndët ushqyese, prishjen e strukturë së tokës.

Për të evituar lodhjen e tokës duhet ndërruar kulturat frutore ndërmjet tyre p.sh. pas kulturave farore mbillen bërthamoret. Në veçanti toka përmirësohet në strukturë dhe pasurohet me lëndë ushqyese, duke mbjellë kultura barishtore (sidomos përmirësuese, leguminozet), për qarkullim për një periudhe 1 deri në 3 vjet.

Në të njëjtin vend kultura duhet të vijë pas tre – katër vjetësh.

Ndër kulturat barishtore që përmirësojnë strukturën e tokës dhe pjellorinë e saj ( sidomos me azot) është jonxha, kulturat e tjera leguminoze dhe perimet me përjashtim të lakrës. Koha që do të qëndrojë kultura dhe skemat që do të përdoren janë të ndryshme. Ato varen nga koha që do të qëndrojë fidani në fidanishte dhe mundësitë që ka ekonomia.

Lodhja e tokës e shkaktuar nga infeksionet e parazitëve, përveç qarkullimit bujqësor mundet të mënjanohet edhe me përdorimin e fumigandëve që ndahen në fumigandë nemacid dhe fungicid.

Lodhja e tokës vjen nga faktorë të ndryshëm ndërmjet të cilëve janë:a. Mungesa e lëndëve ushquese sidomos e mikroelementëve dhe ndryshimet në vetitë fizike të tokës

b. Infeksioni në masë nga parazitët shtazor si nematodat, veçanërisht (Pratylenchus rantspenet) të cilët e kanë bazën nga kultivimi i bimëve në të njëjtin vënd për shumë vjet

c. Grumbullimi i lëndëve helmuese të grumbulluar nga rrënjët

ç. Prania në tokë e parazitëve bimor ( kërpudhave) dhe e formave virusale

Si skemë orientuese për farishten mundet të përdoret:

Skema A

Në vitit e I, II, III mbillet me jonxhë. Në vitin e IV, V, VI mbillen filizat dhe quhet shartesore e vitit të parë, shartesore e vitit të dytë dhe shartesore e vitit të tretë

Skema B

Në vitit e I, II, III mbillet me jonxhë. Në vitin e IV, V, mbillen filizat të kulturave bërthamore dhe quhet shartesore e vitit të parë dhe shartesore e vitit të dytë për bërthamoret

Skema C

Në vitit e I, II, mbillet me kultura perimore, Në vitin e III farishte , Ne vitin e IV farishte bërthamore

Kur nuk ka mundësi të zbatohet qarkullimi për arsye të sipërfaqes së kufizuar të prodhimit të fidanave toka e fidanishtes duhet të ndërohet ne çdo 4-5 vjet.

Page 33: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

33Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Pyetje:

1. Si realizohet themelimi i fidanishtes?

2.Si themelohet dhe cilat janë shërbimet të cilat kryhen në fidanishten e vitit të pare?

3. Cilat janë shërbimet të cilat kryhen në fidanishte në vitin e dytë?

4.Cilat janë shërbimet dhe praktikat bujqësore që realizohen në shartesoren e vitit të tretë?

5. Cili është roli i pemtores mëmë të nënshartesave gjenerative?

6. Cili është roli i Pemtores mëmë të nënshartesave vegjetative?

7. Cili është roli i pemtores mëmë të kultivarëve të fisnikëruar?

8. Çështë farishtja dhe coptorja, për cfarë shërbejnë ato?

9. Cilët janë faktorët që cojnë në lodhjen e tokës?

10. Pse realizohet qarkullimi bujqësor dhe si ndikon ai në përmirësimin e cilësisë së tokave?

Page 34: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

34Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

KAPITULLI III

1. Prodhimi fidanëve me farë

1.1. Teknologjia e nxjerrjes së farës dhe ruajtja e tyre deri në mbjellje

Farërat që përdoren për prodhimin e filizave merren nga bimët mëma që janë përcaktuar që më parë ose që mundet të jenë mbjellë si bimë mëmë në fidanishte. Zakonisht për sigurimin e burimit të sasisë së farërave që nevojiten për prodhimin e filizave fara që do të shërbejë për këtë punë merret në rrethe ku bimët e specieve që do të shërbejnë si burim për farë kanë pjekje

të vonët, zgjidhen bimë të shëndetshme, me prodhim të bollshëmdhe të përvitshëm. Kështu nga molla e egër, mollçinka, farërat merren nga bimë që kanë prodhimtari të lartë dhe si fare të bollshme. Te bërthamoret si kumbulla e egër, farërat më të mira merren tek nga mirabolana e verdhë me pjekje të frutave sa më vonë. Nga qershia e egër, shfrytëzohen llojet e qershive që kanë frutat me ngjyrën të kuqe në të çelur dhe në fazën e pjekjes së plotë.

Në përgjithësi frutat për të gjitha speciet merren në periudhën e pjekjes teknike ose pjekjes së plotë. Frutat e

III. KAPITULLI I TRETË

1. Prodhimi fidanave me farë

1.1.Teknologjia e nxjerjes së farës dhe ruajtja e tyre deri në mbjellje

1.2. Tharja e farërave

1.3. Konstatimi i mbijshmërisë së farërave

1.4. Shtratifikimi i farërave

1.5. Mbjellja e farërave dhe shërbimet agroteknike pas mbjelljes

1.5.1Thellësia e mbjelljes së farërave

1.5.2.Përcaktimi i parametrave për mbjellje

Page 35: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

35Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

vjelura shtrohen në shtresa 30 – 40 cm ku lihen për një periudhë kohe deri sa të fillojë fermentimi por më asnjë rast temperatura nuk duhet ti kalojë më shumë se 30- 40 grade C pasi kemi dëmtime të fuqisë mbirëse dhe pasi konstatohet se fermentimi ka avancuar dhe tuli është zbutur duke krijuar në këtë mënyrë një masë në formën e qullit ose të peltes. Në këtë kohë frutat vendosen në një govatë dhe shtypen Kjo masë e përfituar në këtë mënyrë kalohet në sita të posaçme në vartësi të madhësisë së farëravë. Ky veprim vazhdohet deri sa e gjithë masa të ketë kaluar nëpër sitë dhe mbi sitë të ketë mbetur vetëm fara.

Veçimi i farërave nga frutat mundet të realizohet edhe me anën e përdorimit te gazit sulfuror. Kjo mënyrë e të nxjerrit të farërave kërkon që frutat të vendosen në arka dhe të futen në një dhomë ku të mbyllet në mënyrë hermetike. Në brendësi të dhomës vendoset një mangallë me qymyr ku mbi mangallë me anë të një gypi hidhet për tu djegur 3 – 4 kg squfur për një sasi prej 10 kv frutash. Dhoma rekomandohet të mbahet e mbyllur për rreth 20 – 25 orë. Pas kësaj kohe dhoma hapet ajroset mirë dhe pastaj merren frutat e futura në arka të cilat nën veprimin e gazit sulfuror janë zbutur në mënyrë të njëtrajtshme sikur të jenë pjekur në temperatura të larta. Nxjerrja e farave veprohet si dhe në rastin që vepruam më parë ku frutat i qenë nënshtruar fermentimit.

1.2. Tharja e farërave

Tharja e farërave ka një rëndësi të madhe dhe të veçantë për ruajtjen e fuqisë mbirëse. Kështu farërat shpëlahen disa herë me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm. E gjithë sasia e farës së përftuar në këtë mënyrë hapet për tu tharë mbi një beze në vende të hijezuara në një shtresë të hollë në rreth 1 cm. Farërat përzihen disa herë në ditë për të ndihmuar në tharjen e tyre sa më mirë. Pas tharjes dhe pastrimit nga mbeturina dhe lëndë të huaja të cilat nuk duhet të kalojnë më shumë se 1-2 % , ndërsa niveli lagështisë të mos i kalojë më shumë se 15-16 % për farërat e faroreve dhe 18-22 % për farërat e specieve bërthamore farërat futen në qese ku shënohet lloji i farës, pesha, treguesit e cilësisë së farës për fuqi mbirëse, pastërti dhe vendoset në rafte për tu ruajtur deri në momentin e shtratifikimit në rastin kur farërat do të mbillen në pranverën e vitit të ardhshëm ose deri në momentin e mbjelljes në farishte ose në vijë fidanishte në vjeshtë gjatë muajve nëntor dhjetor.

Farërat sipas specieve kanë treguesit cilësor të tyre që dallohen edhe në pamje të jashtme. Kështu farat e shëndetshme janë me një ngjyre tipike të species, me një madhësi uniforme.

Sasia e frutave që nevojitet për të siguruar farën është e ndryshme për speciet ndryshme të pemëve frutore . Kështu për të siguruar 1 kg farë molle nevojiten rreth 100-120 kg mollëçinke, për të prodhuar 1 kg farë dardhulke nevojiten 100 – 130 kg fruta gorice ose dardhe të egër, ndërsa për te prodhuar i kg farë pjeshke nevojitet

Page 36: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

36Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

25-30 kg fruta pjeshke, për të prodhuar 1 kg farë kumbulle nevojiten10 15 kg fruta , për të prodhuar 1 kg farë qershie nevojiten 10 kg fruta, për të prodhuar 1 kg farë mëzhdravenevojiten 10-15 kg fruta mëzhdrave, për të prodhuar 1 kg farë kajsie nevojiten deri në 10 kg fruta, për tëprodhuar 1 kg farë hurme nevojiten 6-8 kg fruta. Në realitet këto janë norma orientuese dhe që janë në vartësi të raportit tul bërthamë në kultivarët e ndryshme të pemëve frutore. Në këtë

gjendje fara futen në thasë bezeje me peshë 25 – 40 kg dhe para vendosjes së tyre në vende te mbrojtura dhe të freskëta. Farërat duhet t’ju nënshtrohen analizave laboratorike.

1.3. Konstatimi i mbijshmërisë së farërave

Për të patur një dijeni të plotë për cilësinë e farës së përftuar ajo i nënshtrohet provave laboratorike.

Në një kampion prej 100 fara të marrë në mënyrë të përzier nga kontingjenti i farës që disponohen futen në ujë për 20 - 24 ore. Nxirren nga uji hiqet mbulesa e farës me kujdes pa dëmtuar kotiledonet e sidomos embrionin. Në këtë gjendje farat trajtohen me indikokarminë të përgatitur në raport 1: 500 ose 1: 1000 me ujë distile për 2-3

orë. Pas kësaj farërat nxirren shpëlahen dhe vendosen mbi një letër thithëse dhe analizohen. Farat e shëndetshmenuk ngjyrosen ndërsa farat e dobëta ngjyrosen me ngjyrë blu. Mbi bazën e rezultateve nxjerrim fuqinë mbirëse të farës ose përcaktojmë sasinë e farës së shëndetshme.

Nëpërmjet kryerjes së analizave arrihet të nxirren këto tregues:

a. Pastërtia e farës,

b. Fuqia mbirëse

c. Pesha e 1000 farërave.

Cilësia e farërave mundet të përcaktohet me disa mënyra e konkretisht:

- nga shenjat e jashtme,

-me anë të ngjyrosjes,

-me anë të mbirjes artificiale.

Mënyra e parë e përcaktimit të cilësisë së farërave varet nga gjendja e kotiledoneve, nga ngjyra e tyre të cilat duhet të kenë një ngjyrë të bardhë. Lëkura duhet të ketë ngjyrën karakteristike të species. Në qoftë se fara shtypet me gurë ajo nuk duhet të thërrmohet por duhet të shtypet. Farat e shëndetshme zakonisht janë më të rënda dhe kur i fusim në ujë ato fundosen.

Mënyra tjetër në përcaktimin e cilësisë së farës bazohet në aftësinë që kanë qelizat e vdekura të embrionit të ngjyrosen më shpejt se qelizat e gjalla. Kjo metodë kërkon trajtimin e farës me indikokarminë

Page 37: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Specia Koha pjekjes frutave Koha shtratifikimit të farësDardha Tetor 10 dite pas nxjerrjesMolla Tetor 10 dite pas nxjerrjesPjeshka Gusht shtator TetorQershia Qershor korrik KorrikKajsia Gusht GushtKumbulla butë Gusht GushtKumbulla egër Korrik KorrikArra Shtator TetorLajthia Shtator Tetor nëntorGështenja Tetor Tetor nëntorNespola Maj Nuk shtratifikohetMushmolla Tetor Nëntor

Tabela 3.1. Koha pjekjes dhe e shtratifikimit (A. Morettini)

Mënyrë tjetër dhe me e sigurt për treguesin e fuqisë mbirëse është dhe prova e mbirjes së farërave. Për këtë merret një kampionaturë fare nga sasia e farës së nxjerrë , zhvishet dhe vendoset mbi një letër thithëse të lagur në një pjatë pjetri. Mbulohet me një letër tjetër thithëse të lagen dhe vendosen ne termostat në një temperaturë në 20 -23 gradë C për 15-20 ditë. Nxirren dhe analizohen farërat e mbira.

Në këtë mënyrë fara mbahet në vendetë thata dhe në një temperaturë konstante rreth 150C. Lagështira e ajrit nuk duhet të kalojë mbi nivelet 60-65%. Para vendosjes në fara duhet të dezinfektohet me preparate kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve kërpudhore. Teprica e lagështirës apo thatësira më e madhe, bën që farërat të humbin se tepërmi fuqinë mbirëse. 1.4. Shtratifikimi i farërave

Farërat e specieve të ndryshme të pemëve frutore nga vjelja deri në momentin e mbirjes në vartësi të llojit, të kushteve të ruajtjes dhe të shtratifikimit kalojnë një periudhë më të gjatë ose më të shkurtër qetësie ose gjumi fiziologjik gjatë të cilit bëhet edhe plotësimi i pjekurisë.

Përpara se të fillojë mbjellja e farërave është e domosdoshme që ato të përgatitet për mbjellje.

Trajtimi i farërave përpara mbjelljes mundet të bëhet me disa mënyra.

Mënyrat mekanike të përgatitjes së farërave për mbjellje përdoren kryesisht për farërat që kanë një mbulesë të fortë dhe kjo mënyrë konsiston ne thyerjen e mbulesës. Kjo mënyrë teknikisht është e aplikueshme por në praktikën e gjërë të mbjelljes së farërave për prodhimin e filizave nuk

Page 38: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

38Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

përdoret pasi ka vështirësi në të aplikuar pasi shkakton dëmtime të kotiledoneve dhe të embrionit të farës.

Figura 3.1. Shtratifikimi i farërave me përzierje dhe me shtresa

Mënyrë tjeter për përgatitjen e farës për mbjellje është dhe mënyra kimike e cila konsiston në përdorimin e preparateve kimike që veprojnë mbi mbështjelljen e fortë të farërave. Përdorimi i sodës kaustike është një lëndë që shërben për trajtimin e farërave të specieve bërthamore dhe arrore. Në një solucion të sodës kaustike me përqendrim 10 -12 % për 16-20 orë, mbështjellja e fortë e farërave të bërthamoreve dhe arroreve shkatërrohet. Qëndrimi më i gjatë në këtë përqendrim mundet të shkaktojë dëmtime të kotiledoneve dhe të embrionit të farës. Për të evituar dëmtimin e tyre duhet që farat e futura në këtë solucion të kontrollohen herëpas here. Me gjithë atë edhe kjo mënyrë përgatitje farë nuk është e përdorshme.

Figura 3.2. Zgjatja e periudhës së mbirjes farërave të ndryshme në

pemët frutore ne ditë

Mënyra më praktike dhe më e thjeshtë për përgatitjen e farës për mbjellje është shtratifikimi i saj.

Fara është e domosdoshme të shtratifikohet në rërë lumi (jo deti sepse përmban kripë) të lagur dhe me raport 1 pjesë farë dhe 3 pjesë rërë. Farërat e qershisë, mëzhdravës, kumbullës, pjeshkës, zerdelisë, kajsisë, etj, duhet të shtratifikohen menjëherë pas heqjes nga frutat. Madje në teknologjinë e sotme, farërat e arrës, pjeshkës, kajsisë, etj, mund të mbillen direkt në farishtë pa bërë shtratifikimi e tyre.

Page 39: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Farërat e shtratifikuara janë gati për t’u mbjellë vetëm atëherë kur rreth 20-30% e tyre të kenë mugulluar (filluar mbirjen). Farërat e mollës, ftoit dhe të dardhës duhet të shtratifikohen për 90-110 ditë. Farërat e pjeshkës, kajsisë, bajames, qershisë, etj, duhet të shtratifikohen për 160-180 ditë. Farërat e kumbullës, mëzhdravës, etj, duhet të

shtratifikohen për 150-160 ditë; të arrës 100 ditë, etj. Pas mbarimit të periudhës së shtratifikimit farërat mbillen direkt në farishte ose për arrën, bajamen, pjeshkën dhe kajsinë mundet të mbillen direkt në shartesoren e vitit të parë ose në qese plastike ose kartoni në rastin e prodhimit të fidanëve me qese ose vazo, etj.

1.5. Mbjellja e farërave dhe shërbimet agroteknike pas mbjelljes

Për të patur sukses në prodhimin e filizave si nga ana cilësore por edhe me shpenzime të ulëta, duhet të përqendrohet vëmendja në tre drejtime kryesore:

Së pari të përzgjedhim tokën e përshtatshme për mbjelljen e farërave dhe ta përgatisim mirë atë.

Së dyti të mbjellim farëra të një cilësie të lartë dhe në kohën optimale të mbjelljes së tyre.

Së treti të përdorim një agroteknikë gjithë vjetore për të realizuar prodhimin e filiza standard dhe cilësor.

Përgatitja e tokës dhe mbjellja e farës në farishte janë kushtet vendimtare nga të cilat varet suksesi i prodhimit të farëfilizave në farishte dhe më vonë në fidanishte.

Për ngritjen e farishteve duhet të zgjidhen toka të shëndosha me strukturë të shkrifët, me përbërje subargjlore të mesme në të lehtë, të kulluara, të thella, me ujërat freatike mbi 2 m thellësi, të pasura me lëndë ushqyese, me një ekspozicion të përshtatshëm, të mbrojtura nga erërat dhe të ekspozuara për një periudhë të gjatë të ditës nën rezet e diellit dhe me burimin e ujit për ujitje.

Për të prodhuar një kg farë sipas llojeve të

pemëve frutore duhet një sasi frutash si vijon:

Mollë të egra 100-130 kg;

Dardha të egra 90-120 kg;

Qershi të egra 10-14 kg;

Mezhdrava 8-10 kg;

Kumbulla të egra 12-17 kg;

Kajsi/zerdeli 10-12 kg;

Pjeshka 17-35 kg;

Hurma 5-8 kg;Mani 80-100 kg, etj.

Page 40: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

40Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Toka e përcaktuar për ngritjen e farishtes punohet në vjeshtë me një thellësi 31- 40 cm. Përpara punimit në sipërfaqen e saj hidhet 500-600 kv/ ha pleh i dekompozuar bagëtie i shoqëruar me 8-10 kv/ ha plehra fosforike dhe 5-8 kv / ha plehra potasike.

Në rastin e mbjelljes së farërave në vjeshtë punimi kryhet 2-3 muaj përpara mbjelljes ndërsa kur mbjellja do të realizohet në pranverë punimi rekomandohet të bëhet në tetor –nëntor dhe të lihet i hapur me qëllim që të veprojnë mbi të faktorët atmosferik gjatë periudhës së dimrit.

Përpara mbjelljes së farërave si në rastin e mbjelljes së tyre në vjeshtë apo do të mbillen në pranverë e rëndësishme është përgatitja e tokës përpara mbjelljes në mënyrë të tillë që të krijohet një shtrat i përshtatshëm për mbjelljen dhe mbirjen e farërave. Këto punime përgatitore konsistojnë në punimet e cekëta në një thellësi 21-25 cm për të përmbysur farërat e barërave të këqija që mundet të kenë mbirë apo të farërave të barërave të këqija që kanë rënë në tokë. Punimet e tjera konsistojnë në shkrifërimet e tokës deri në krijimin e një shtrati të përshtatshme për mbjelljen e farave.

Në këtë mënyrë toka është e gatshmepër tu piketuar për të ngritur vllajat.Vllajat ngrihen me përmasa 1,5 – 1,7 m gjerësi (e mundshme për të kryer shërbimet nga të dy anët e vllajës pa shkelur në brendësi të saj) dhe 15-20 m gjatësi. Drejtimi i gjatësisë së vllajave duhet të jetë në drejtim të pjerrësisë së tokës me qëllim lehtësimite kryerjes se ujitjeve si dhe në rastin e

reshjeve të shumta të ketë mundësi që vllaja të kullojnë me lehtësi.

Farërat e specieve të ndryshme të pemëve frutore mundet të mbillen në dy periudha, në vjeshtë dhe në pranverë.

Aplikimi i mbjelljes së farërave në vjeshtë paraqet disa avantazhe e konkretisht:Mbjellja në vjeshtë i afrohet më shumë biologjisë së mbirjes biologjike të farërave të specieve të ndryshme të pemëve frutore.

Aplikimi i mbjelljes së farës në periudhën e vjeshtës lehtëson punën që duhet bërë për shtratifikimin e farës por këtë periudhe fara e kalon në tokë.

Mbjellja e farërave në vjeshtë favorizohet kryesisht në zonën e ulët bregdetare ku dimri është i butë.

Kjo mbjellje përveç këtyre anëve pozitive mundet të themi se paraqet edhe anë negative.

Mbjellja e farërave në periudhën e vjeshtës shpesh pasohet me dëmtime të farërave në rastet e dimrave me ulje të temperaturave dhe me reshje të shumta.Zakonisht në aplikimin e mbjelljeve të vjeshtës përdoret më shumë normë farë gjë që është e kushtueshme. Afati i mbjelljes së farërave të pemëve të ndryshme frutore për zonat e ulëta dhe bregdetare është muaji nëntor dhe dhjetor.

Mbjellja në periudhën e pranverës është shumë e përdorshme kryesisht

Page 41: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

41Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

për zonat me një klimë të ftohtë që shoqërohet me dimër të ftohtë ku temperaturat shpesh bien nën 0 0 C, dhe me reshje të shumta. Mbjellja në pranverë në të tilla zona siguron një mbirje të shpejtë dhe uniforme. Afati më i përshtatshëm i mbjelljes se farërave është muaji mars- prill.

Ndërsa ato specie që kanë fuqi mbirëse të ulët si hurma, arra, pjeshka, bajamja, etj, pasi hiqen nga frutat mbillen direkt në farishte.

Farërat e specieve të ndryshme të pemëve frutore mbillen në dy mënyra, të cilët janë: Fara mbillet në farishte ku i shërbehet për gjatë gjithë periudhës një vjeçare dhe në përfundim të fazës së vegjetacionit prodhohen farefilizat e gatshëm për tu mbjellë në vitin e ardhshëm në fidanishte, ose që mundet të trapiantohen në vazo ose qeska në rastin e kultivimit në vazo. Kjo mënyrë mbjellje më shumë përdoret për speciet e mollës, dardhës, pjesërisht të qershisë dhe të Kumbullën të cilat kanë farëra të imta si dhe një rritje të kufizuar në vitin e parë. Kjo mënyrë mbjellje kërkon përgatitjen e tokës me vllaja.

Fara ne vllaja mund të mbillet me shpërndarje në të gjithë sipërfaqen e vllajës gjë që nuk aplikohet pasi pengon kryerjen e shërbimeve agroteknike gjate vegjetacionit, përdoret më shumë sasi fare dhe nuk prodhohen filiza cilësor.

Në praktikën e prodhimit të fidanëveme nënshartesë farëfiliz për speciet

bërthamore përdoret mbjellja direkt në vijë fidanishte.

Në këtë rast ngastra e përcaktuar për mbjelljen e farërave direkt në vijë fidanishte përgatitet si edhe për vllajënqë në vjeshtë me përdorimin e plehrave organike dhe minerale , me punimet përgatitore në fillim të pranverës deri në krijimin e një shtrati të përshtatshëm për mbjelljen e farërave.

Përpara mbjelljes ngastra piketohet në distanca 60 – 90 cm hapësirë ndërmjet rreshtash, hapësirë kjo e kushtëzuar nga shkalla e mekanizimit që do të përdoret, nga fuqia e zhvillimit të specieve të ndryshme. Drejtimi i rreshtave do të jetë në të njëjtin drejtim edhe të pjerrësisë për të ndihmuar në kullimin dhe në kryerjen e ujitjeve. Pas piketimit në ndihmën e një spango që shtrihet në drejtim të rreshtit shënohet rreshti duke hapur një vijë në thellësinë e mbjelljes së farës. Kjo vijë mundet të hapet me krah ku punëtorime anë të shatit shënon vijën në thellësinë e përcaktuar, por mundet të hapet edhe me mjete mekanike si me kultivator. Fara në vijën e hapur hidhet në formë zinxhiri.

Në të dyja rastet mbjellja e farërave bëhet me dorë.

Sipas praktikës mënyra e parë ka rezultate më të mira, sepse farëfilizat që mbillen ne vije fidanishte presupozohet që është një material i përzgjedhur dhe i seleksionuar dhe i një trajtshëm. Gjithashtu kjo metodë ka dhe një kosto më të ulët.

Page 42: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

42Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Ndërsa mbjellja e farës direkt në vijë fidanishte kushton më pak, por sasia e farës së shpenzuar është më e madhe. Njëkohësisht përdorimi i mbjelljes së farërave direkt në vijë fidanishte ka si anë negative mbirjen jo uniforme të farërave, ato zhvillojnë një sistem rrënjor boshtor gjë që vështirëson punën në shkuljen e fidanëve dhe shpesh fidanët dalin me sistem rrënjor të dëmtuar duke pakësuar numrin e fidanëve të prodhuar për njësinë e sipërfaqes duke influencuar në koston e prodhimit.

Për të realizuar prodhim fidanësh në sasi dhe brenda standardeve të duhura është e domosdoshme që të bëhen disa përllogaritje të cilat konsistojnë në këto drejtime:

Nevojat për sipërfaqe farishtash.

Nevoja për farëra të specieve të ndryshme të pemëve frutore që do të përdoren për prodhimin e farëfilizave për nënshartesa.

Sasia e farërave që do të duhet për të përmbushur prodhimin e farëfilizave për nënshartesa për speciet e planifikuara.

Për të bërë një planifikim sa më real të sasisë së farërave që do të na duhet për të mbjellë është e domosdoshme të dihen edhe disa tregues që janë orientues në përcaktimin e normave të ndryshme.

Nr. Lloji i farës Nr farërave në 1 kg Në farishte kg Në vijë fidanishte kg

1 Mollë 19.000-20.000 4-5 --

2 Dardhë 19.000-20.000 5-6 --

3 Pjeshkë 200 -- 80-90

4 Kajsi 500 -- 60-80

4 Kumbull 2.200 30-35 40-50

5 Qershi 2200 25-30 --6 Mezhdravë 2.500 20-25 --

7 Vishnjë 2.200 30-35 --

8 Bajame 300 -- 50-60

9 Arrë 100 -- 100-110

Tabela 3.2 Norma e farës per 1000 m 2

1.5.1. Thellësia e mbjelljes së farërave

Fara duhet të mbulohet në jo me shumë se 1,5 – 2 cm trashësi me dherishte ose humus të parapërgatitur dhe të situr. Ndërsa mbjellja në vazo apo qeska plastike bëhet me dorë ose me makina

të posaçme dore dhe nëse kushtet e ambientit ku janë të vendosur vazot ose qeskat plastike, sigurojnë kushte optimale për mbirje, atëherë afati i mbjelljes së farërave mund të përshpejtohet. Fidanët e prodhuara direkt nëpër vazo apo qeset plastike të

Page 43: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

43Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

parapërgatitura, kanë avantazhet më të mira pasi kur ato mbillen në vendin e fidanishtes, e vazhdojnë vegjetacionin pa strese të ndjeshme.1.5.2. Përcaktimi i parametrave për mbjelljePas përgatitjes së vllajave sipërfaqja e tyre ujitet lehtë me lagëse (ose shihedhesa) me qëllim që të sigurohet lagështia e nevojshme në tokë. Pas 2-3 ditëve bëhet thyerja e kores që mundet të jetë krijuar gjatë ujitjes mbi sipërfaqen e vllajave dhe nivelohet. Pas përfundimit të nivelimit të tokës bëhet ngjeshja e lehtë e sipërfaqes së tokës me anë të një dërrase. Farëra duhet të mbillet me rreshta me gjerësi20-25 cm njëra nga tjetra. Bërja e rreshtave realizohet me anë të një dërrase të gjerë 70-80 cm ku të jenë ngulur gozhda në largësinëndërmjet tyre sa gjerësia e rreshtave. Dërrasa montohet në një bisht dhe tërhiqet në mënyrë të tillë që të krijohen rreshtat e hedhjes së farës në të gjithë gjatësinë e vllajës së përgatitur. Farërat hidhen zinxhirë njëra pas tjetrës. Përpara hedhjes së farërave në vijat e bëra mundet të shtrohet një shtresë rëre e lagur lumi dhe mbi të hidhen farërat. Shpesh në mbjelljen e farërave përdoret edhe rëra që ka qenë e përdorur për shtratifikimin e tyre.Farërat mbulohen me dherishte (një pjesë pleh i kalbur ose humus pylli dhe 1 pjesë rërë lumi) në trashësi nga 3 cm për farërat e imta deri në 5 cm për farërat e mëdha. Për të patur rezerva në prodhimin e filizave zakonisht shtohet rreth 10-15% e sipërfaqe e farishtes.

Mbulimi i farërave në rresht bëhet me formën e një kurrizi në drejtimin e rreshtit. Për të evituar zbulimin e farës nga faktorët klimatik e kryesisht të reshjeve që mundet të bien gjatë periudhës fillestare deri në momentin e mbirjes së tyre.

Për të patur rezultate pozitive në drejtim të prodhimit cilësor dhe sasiortë filizave për njësinë e sipërfaqes e rëndësishme është kujdesi që duhet të tregohet në drejtim të kryerjes së shërbimeve agroteknike siç mundet të jenë prishja e kores së tokës, prashitjen, tharja e barërave të këqija, rrallimet, plehërimet dhe kujdesi ndaj infeksioneve të ndryshme nga parazitë dhe sëmundje.

Prishja e kores që mundet të krijohet nga ujitjet e kryera apo nga reshjet e rëna është nje proçes i rëndësishëm që duhet të vlerësohet. Kjo realizohet zakonisht përpara mbirjes së farërave, përpara se ato të shpërthejnë mbi sipërfaqen e tokës.Për të ndihmuar që farërat të shpërthejnë mbi sipërfaqen e tokës në rastet kur toka ka krijuar një kore , thyerja realizohet me anë të një dërrase ku në të janë të ngulura gozhdë ku majat e gozhdëve të dalin mbi sipërfaqen e dërrasës rreth 1 deri në 1,5 cm. Kësaj dërrase i vendoset një bisht vegle dhe ngjishet mbi sipërfaqen e tokës me një kujdes për të mos dëmtuar farërat që mundet tëkenë shpërthyer dhe që ndodhen nën korren e krijuar por vetëm për të thyer koren e sipërfaqes së tokës.

Page 44: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Figura 3.3. Mënyra të mbjelljes së farës në farishte

Figura 3.4. Mënyra të mbjelljes së farës në vijë fidanishte

Mbjellja me rreshta e farërave në farishte na ndihmon për të kryer në të prashitjen dhe shkrifërimin e sipërfaqes ndërmjet rreshtave. Prashitja ose shkrifërimi i hapësirës ndërmjet rreshtash fillon kur filizat kanë arritur një gjatësi 5-6 cm. Thellësia e shkrifërimit të tokës nuk duhet ti kalojë 5-6 cm dhe e rëndësishme është që të bëhet kujdes për të mos tronditur sistemin rrënjor të filizave të porsa mbira.

Me intervale 10 – 15 ditore kryhen shkrifërimet e tjera në vartësi të shkallës së infeksionit nga barërat e këqija, nga gjendja e shkrishmërisë së tokës, në vartësi dhe të ujitjeve ose reshjeve të shiut të rëna. Numri i

Page 45: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

45Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

shkrifërimeve mundet të shkojnë nga 7 deri në 10 të tilla.

E rëndësishme është gjendja e lagështisë në tokë e cila sigurohet gjatë vegjetacionit të filizave nëpërmjet kryerjes së ujitjeve. Kujdes tregohet në fillim të pranverës që në momentin e mbjelljes e cila është e nevojshme për të vene në dispozicion të farës lagështinë e nevojshme pasi farërat e nxjerra nga shtratifikimi dhe mbjellja në farishte duhet të shoqërohet me një lagështi të përshtatshme në tokë me qëllim që farërat të vazhdojnëaktivitetin e mbirjes që kanë filluar që në shtratifikim.

Mungesa e lagështisë në këtë moment është fatale se shkakton tharjen e farërave të porsa mbira ose të provokuar për mbirje. Ujitjet e para rekomandohet të bëhet me shihedhje ndërsa ujitjet e më vonshme me rritjen e filizave mundet të bëhet me shihedhje ose edhe me përmbytje të vllajave. Në mungesë të pajisjeve për shihedhje shpesh përdoret ujitja me pjatë. Në këtë rast në kanalet ndarëse të vllajave lëshohet uji, dhe zakonisht ujitjet bëhen mbas perëndimit te diellit me qellim që toka të thithen e një pjate ose llamarine të bërë në formën e pjatës hidhet uji mbi vllajë. Ujitjet duhet të sigurojnë një lagështi uniforme deri në nivelin e shtrirjes së sistemit rrënjor të filizave.

Mbjellja e farërave në farishte është realizuar duke e hedhur farën në rrjesht në formë zinxhiri prandaj pas mbirjes së farërave doemos duhet të veprohet për rralimin e tyre. Rallimi i parë i filizave bëhet kur farërat kanë nxjerë mbi sipërfaqen e tokës dy

gjethet e vërteta duke hequr filizat e dobët e dukë lënë ata më të shëndoshët. Në këtë rast distanca ndërmjet filizave duhet të jetë 2-3 cm. Përpara fillimit të rrallimit rekomandohet të kryhet një ujitje për të lehtësuar shkuljen e filizave të dobët dhe për të mos tronditur sistemin rrënjor të filizave që do të qëndrojnë. Në këtë rast filizat që hiqen edhe mundet të shfrytëzohen për mbjellje në vëndet e dobta ose mundet të mbillen në kubik. Pas një periudhe 15 – 20 ditësh pas rrallimit të parë kryhet rrallimi i dytë duke hequr gjithnjëfilizat që kanë një zhvillim të kufizuar, ruhet distanca ndërmjet filizave që do të mbetet në 5 deri 7 cm për speciet farore dhe 3 deri në 4 cm për speciet bërthamore.

Sigurimi i elementëve ushqyes në këtë periudhe është domosdoshmërisidomos për farëfilizat e mollës, të dardhës e kryesisht për elementin e azotit.

Plehrat azotike si dhe plehu i freskët i stallës i përdorur i tretur në ujë gjatë ujitjes së farishtes është një masë e aplikueshme. Plehrat azotike mundet të përdoren edhe me shpërndarje në hapësirën ndërmjet rreshtave dhe te përmbysen me anë të prashitjes. Koha e hedhjes së dozave të azotit pas rrallimit të parë dhe pas rrallimit të dytë.Kryerja e shërbimeve agroteknike, kujdesi që duhet treguar në drejtim të luftimit të infeksioneve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm ndihmon në arritjen e rezultateve pozitive në

Page 46: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

46Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

drejtim të prodhimit të filizave të shëndetshëm dhe standard.

Në fund të periudhës së vegjetacionit dhe rënies natyrale të gjetheve, filizat duhet të kenë arritur nje lartësi nga 70 deri në 80 cm dhe me nje trashësi nga 6 deri në 9 mm mbi qafën e rrënjës si dhe pjesa më e madhe e kërcellit të jetëe pjekur, të ketë marrë ngjyrën karakteristike të species.

Shkulja e filizave të prodhuar në farishte kryhet me një herë pas rrëzimittë gjetheve. Dhe sidomos nitrifikimet të ndërpriten në fillim te muajit gusht.

Rrëzimi i gjetheve ndihmohet edhe me uljen e temperaturave dhe rënien e ngricave të para të dimrit. Në rastet kur vjeshta vazhdon me kushte të përshtatshme për zhvillimi mundet të aplikohet edhe heqja me dorë e gjetheve përpara shkuljes se tyre. Prania e gjetheve në filizat e shkulur shkakton transpirim të madh gjë që dëmton gjendjen e filizit.

Shkulja e filizave të nënshartesave bëhet në kohë të mire, pa reshje, me diell dhe pa ngrica dhe erëra te ftohta.Zakonisht shkulja në sipërfaqe të vogla bëhet me krah me anë të belit me dy punëtorë.

Punëtori hap një kanal me thellësi në vartësi të zhvillimit të sistemit rrënjor pra rreth 30 cm dhe me gjerësi sa gjerësia e belit paralel me rreshtin dhe 10 cm larg rreshtit të filizave duke treguar një kujdes për të mos dëmtuar sistemin rrënjor të filizave. Nga ana e kundërt e rreshtit punëtori i dytë ngul belin në distance 10-12 cm (distancë

që korrespondon me mesin e hapësirësndërmjet rreshtave) larg rreshtit të parë perpendikular dhe shtyn filizat në drejtim të kanalit. Në këtë kohë punëtori tërheq filizat me kujdes duke shkundur dheun dhe duke i sistemuar në buzë të kanalit e duke i bërë një shtratifikim provizor sistemit rrënjor për të evituar qëndrimin e tyre në kontakt me rezet e diellit. Në përfundim të ditës së punës filizat grumbullohet dhe bëhet seleksionimi i tyre. Në cilësinë e parë futen ato filiza ku diametri në qafën e e rrënjës të jenë për speciet farore nga 6-9 mm si dhe sistemi rrënjor të ketë 3 rrënjë skeletore, në cilësinë e dytë futen filizat që kanë trashësinë në qafën e rrënjës nga 4 deri në 6 mm me 3 rrënje skeletore.

Ndërsa për speciet bërthamore dhe agrumet në cilësinë e parë duhet të futen filizat me diametër në qafën e rrënjës nga 4 deri në 6 mm dhe me 3 rrënjë skeletore, ndërsa në cilësinë e dytë futen filizat që kanë një trashësi në qafën e rrënjës nga 3.5 deri në 4 mm dhe po me 3 rrënjë skeletore. Filizat e shkulura nga farishtja pas klasifikimit lidhen në tufa me nga 50 copë cilësia e parë dhe 100 copë cilësia e dytë etiketohen sipas llojeve dhe shtratifikohen në rastin që do të përdoren për tu mbjellë në pranverë ose transportohen në parcelën e shartesores së vitit të parë ku mundet të mbillen direkt për zonën e ngrohtë ose mundet të bëhet një shtratifikim deri në momentin e mbjelljes.

Për të realizuar ruajtjen e filizave deri në momentin e mbjelljes është e këshillueshme shtratifikimi i tyre ose

Page 47: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

47Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

rruajtja në dhoma frigoriferike në temperaturë 3-4 0 C.

Shtratifikimi i filizave bëhet në vendetë freskëta, të kulluara, larg rrugëve të kalimit ose qendrave të banimit me qëllim ruajtjen e tyre nga dëmtimet e ndryshme.

Vendi i përcaktuar për shtratifikim rekomandohet të jetë me ekspozicion nga ana e veriut pasi ndihmon në zgjatjen e periudhës së qetësisë të filizave. Në fillim hapet një kanal në thellësi 30 cm dhe gjerësi 25 cm .Drejtimi i kanalit mundësisht të jete lindje perëndim. Faqja jugore e kanalit ose faqja që sheh nga ana e veriut të jetë në forme skarpate me një kënd rreth 40 – 45 0 me qëllim që tufat e filizave të mbështeten mbi këtë sipërfaqe duke marrë një qëndrim të pjerrët në rreth 45 0 pjerrësi.

Thellësia e shtratifikimit të filizave rekomandohet 15-20 cm. Tufat vendosen të ngjitur njëra me tjetrën në mënyrë të ngjeshur duke lënë sa më pak hapësirë ndërmjet tyre. Paralel me tufat e vendosura në këtë mënyrë në kanalin e parë, hapet kanali i dytë duke hedhur dheun mbi tufat e filizave të vendosura dhe bëhet ngjeshja e dheut sa më mirë në mënyrë që të realizojmë një izolim sa më të mirë të sistemit rrënjor.

Kjo mënyrë shtratifikimi vazhdon deri në përfundimin e shtratifikimit të të gjithë materialit të shkulur. Në rastet kur ka material të disa specieve ndarja ndërmjet tyre bëhet me kanale dhe vendosen etiketa. Pas përfundimit të shtratifikimit mundet të përdoret edhe

një ujitje e lehtë e cila ndihmon në izolimin e rrënjëve sa më mirë. Vendirrethohet me tel gabian për të evituar çdo dëmtim të mundshëm.

Në praktiken e gjere te prodhimit te fidanëve për disa specie aplikohet edhe mbjellja direk e farës ne vije fidanishte.

Në praktikën e gjerë përdorimi i farës tek hardhia përdoret vetëm në rastin e përftimit të bimëve të reja nëpërmjet mbirjes së farës. Bimët e reja të përftuara nga mbirja e farërave nuk ruajnë dhe nuk trashëgojnë cilësitë e bimës mëmë nga është marrë fara për shkak se:

-Gjatë mbirjes së farës dhe përftimit të individit të ri ndodhin shpërthime të karakteristikave dhe të veçorive varietore si rezultat i natyrës heterozigote të farës së rrushit të cilat shfrytëzohen në kryqëzimet e ndryshme.

-Individët e dalë nga fara kalojnë të gjitha etapat e zhvillimit individual ku në etapën embrionale dhe atë të rinisë bimët janë shumë plastike duke ndryshuar bazën e tyre trashëguese shumë nga veçoritë e bimës mëmë nga është marrë fara. Këto ndryshime bëhen edhe më shumë evidente në sajë të influencës edhe të faktorëve të jashtëm ambiental ku këta faktorë janë të ndryshëm të krahasuar me faktorët ambiental që ka kaluar bima mëmë në fazën embrionale dhe të rinisë së saj. Në këtë mënyrë bima e re do të manifestoj karakteristika të reja të cilat nuk kanë ngjashmëri me tiparet e bimës nga është marrë fara.

Page 48: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

48Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Sot kjo mënyrë shtimi gjen përdorim kryesisht në krijimin e kultivarëve të rinj nëpërmjet përdorimit të

hibridizimit seksual si dhe në shtimin e formave të egra me qëllim përdorimin e tyre si nëmsha.

Pyetje

1. Prodhimi i fidanëve me farë ndryshimet me ato që prodhohen vegjetativisht.

2. Përshkruani teknologjinë e nxjerrjes së farave që do të shërbejnë për shtimin e fidanëve?

3. Si bëhet ruajtja e farave të nxjerra deri në mbjelljen e tyre?

4. Mënyrat e tharjes së farërave?

5. Si bëhet konstatimi i mbijshmërisë së farërave?

6. Si realizohet shtratifikimi i farërave?

7. Si bëhet mbjellja e farërave dhe cilat janë shërbimet agroteknike pas mbjelljes së tyre?

8. Sa duhet te jetë thellësia e mbjelljes së farave dhe cilat janë parametrat kryesorë (ndikimi i tyre) që ndikojnë në mbirjen e tyre?

Page 49: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

49Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

KAPITULLI IV

1. Prodhimi i fidanëve me pjesë vegjetative

Shtimi i pemëve frutore në praktikën e gjerë mbështetet në rrugën e shtimit vegjetativ. Nëse nëpërmjet seleksionimit dhe përzgjedhjes së vazhdueshme, është arritur të merret një formë bimore me veti të stabilizuara dhe që plotëson të gjitha kërkesat e destinacionit të kultivimit, atëherë për ti ruajtur këto veti në brezat e tjerë në fidanë, duhet që pjesët vegjetative të kësaj forme bimore, të mund të shumëzohen nëpërmjet

mënyrave të ndryshme të shumëzimit me anë të pjesëve vegjetative të po asaj forme bimore apo individi.

Shtimi vegjetativ është e vetmja mënyrë kryesore që praktikohet në fidanishtet frutore për prodhimin e fidanëve frutore. Kjo mënyrë në ndryshim nga mënyra e shtimit me anë të farës ose mënyra seksuale, individët e rinj që përftohen në rastin e shtimit me rrugë vegjetative ruajnë të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e bimës nga është marrë.

IV. KAPITULLI I KATËRT

1. Prodhimi i fidanave me pjesë vegjetative

1.1. Shumëzimi me kamza

1.2. Shumëzimi me copa

1.3. Shumëzimi me copa të gjelbërta

1.4. Shumëzimi me përpajë

1.4.1. Shtimi me përpajë të zakonëshme

1.4.2. Shtimi me përpajë kineze

1.4.3. Shtimi me mbathje ose shtimi me përpaje vertikale me mbathje

1.5. Shumëzimi me loze

1.6. Bimët e prodhuara nëpërmjet shtimit “in vitro”

Page 50: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

50Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Mënyrat e prodhimit të fidanëve me anë të pjesëve vegjetative të rrënjëzuara.

1.1. Shumëzimi me kamza

Është një mënyrë e shtimit të pemëve frutore që përdoret për ato specie të cilat kanë aftësi të rrënjëzojnë melehtësi dhe të formojnë shumë sytha mitak në qafën e rrënjëve siç ështëfiku, shega, lajthia, molla, disa dardhë, ftoi, rrushi, ulliri etj. Kamzat janë filiza të cilët dalin nga sythat mitak që ndodhen në qafën e rrënjëve të bimëve.

Dalja e bimëve të reja nga kamzat stimulohet edhe nga dëmtimet që pëson bima mëmë gjatë kryerjes së punimeve në tokë. Në fillim kamzat ushqehen nga bima mëmë por me kalimin e kohës dhe me formimin e sistemit rrënjor të tyre ato thithin nga toka ujin dhe kripërat minerale pa shkëputur lidhjet me bimën mëmë. Në vartësi të fuqisë së bimës mëmë dalin një numër i konsiderueshëm këmbëzash por që në pemët në prodhim lënia e tyre në përgjithësi reflektohet me një dobësim të bimës

mëmë, të uljes së prodhimtarisë si dhe bimët e rrjedhura nga gungat nuk arrijnë të plotësojnë cilësitë e plota të një bime të re konform standardeve.

Bimët e reja të rrjedhura nga kamzat shkëputen nga bima mëmë kur ato futen në periudhën e qetësisë së plotë. Ato mundet të shkëputen nga bima mëmë gjatë gjithë kësaj periudhe deri në pranverë me fillimin e lëvizjes së lëngjeve dhe me fillimin e zgjimit të bimëve. Bimët e reja që merren nga bimët mëma duhet të nxirren me kujdes duke mos i shkaktuar plagë bimës mëmë . Sipërfaqja rreth bimës mëmë hapet me kujdes për të mos dëmtuar bimët e reja dhe me ndihmëne një brisku ( kize) ose me ndihmën e gërshërëve krasitëse priten në mënyrë që të përftojmë një sistem rrënjor sa më të bollshëm dhe të zhvilluar. I gjithë materiali i përftuar seleksionohet në mbështetje të standardeve, filizat lidhen në tufa dhe etiketohet.

Mënyrat kryesore të shumëzimit të pemëve frutore janë:

Shumëzimi me kamza.

Shumëzimi me copa.

Shumëzimi me përpajë horizontale dhe përpaje vertikale.

Shumëzimi me loze.

Shumëzimi “in vitro”.

Page 51: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

51Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 4.1. Shumëzimi me kamza

Ky material mundet të mbillet direkt në vendin e përhershëm ose mundet të mbillet një vit në vijë fidanishte për tu fuqizuar më mirë dhe për të formuar një bimë të shëndetshme.

1.2. Shumëzimi me copa

Rruga e shtimit me anë të copave është një nga mënyrat kryesore dhe më e aplikueshmja në fidanishtet tona për prodhimin e nënshartesave ose të fidanëve të rrënjëzuar për speciet që shumohen me këtë mënyrë dhe që nuk kanë nevojë për shartim si për speciet e ftoit, fikut, manaferrave të butë, disa kultivarë mollësh, dardhash, kumbullash, mani, etj. Në vartësi tëshkallës së pjekurisë së pjesës vegjetative copës ose kalemit që do të përdoret për rrënjëzim këtë mënyrë e kemi:§ Shumëzimi me copa të

drunjëzuara§ Shumëzim me copa të gjelbërta

Është mënyra më e aplikueshme, më e thjeshta dhe mënyra më ekonomike e prodhimit të nënshartesave ose të fidanëve për speciet e përmendura më lart që shumëzohen me copa. Kjo mënyrë aplikohet në ato specie bimore që kanë aftësinë të nxjerrin rrënjë të reja mitake të cilët shërbejnë për të formuar sistemin rrënjor. Copat e reja njëvjeçare kanë aftësi më të lartë rrënjëzimi.

Gjatësia e copave varet nga kushtet e rrënjëzimit dhe konsiston në prerjen e copave në gjatësi të ndryshme: Me një gjatësi 12-15 cm për kushtet e rrënjëzimit në mjedise të mbrojtura. Dhe me gjatësi 30-50 cm për rastet e rrënjëzimit në kushtet e fushës së hapur.

Copat priten nga degët njëvjeçare të bimëve mëma. Prerja bëhet gjatë gjithë fazës së qetësisë dimërore ose herët në pranverë para se të ketë filluar zgjimi ose lëvizja e lëngjeve limfatikë ose të ketë filluar fryrja e sythave. Në këtë rast mundet të kombinohet marrja e copave edhe gjatë kryerjes së krasitjes që i bëhet bimëve mëmë.

Kalemat merren nga degë të shëndosha dhe të pastra nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm të pemëve. Ato duhet të jenë të pjekura plotësisht. Me të këshillueshme janë kalemat që merren nga pjesa e bazës deri në pjesën e mesit të kalemit njëvjeçarë. Ato të majës nuk këshillohen të merren, sepse janë të pa pjekura mirë dhe përqindja e zënieve është shumë e ulët. Diametri i copave duhet të mos jetë nën 8 mm dhe jo mbi 20 mm, sepse në të kundërt

Page 52: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

52Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

vështirësohet zënia e tyre. Pas prerjes copat lidhen në tufa me nga 50 copëshe, etiketohen me treguesit për specien përkatëse dhe, për kultivarin.Për t’i ruajtur kalemat deri në momentin e mbjelljes në fushë, ato vendosen horizontalisht në rërë të lagët me një trashësi rreth 10 cm. Temperatura e vendit të ruajtjes deri në momentin e mbjelljes në fushë, duhet të jetë rreth 4 -5 0C dhe rëra të mbahet gjithmonë e njomë. Mbjellja në fidanishte bëhet pasi temperatura e tokës në thellësinë 10 – 15 cm të jetë mbi 11 0C. Në temperatura më të ulët, përqindja e zënieve është e ulët.

Toka përgatitet duke e pluguar thellë qysh në periudhën e verës, duke u shoqëruar me përdorimin e 400 deri në 600 kv/ha plehra organike të dekompozuar, 7 deri në 9 kv/ha plehrafosforike. Me përfundimin e plugimitparcelës duhet ti ndërtohet sistemi i kullimit me qëllim që gjatë periudhës së dimrit të evitohet gërryerja e tokës, të ketë mundësi të kullojë duke larguar me lehtësi yjrat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore.

Në fillim të pranverës në rritjen e temperaturave bëhen punimet përgatitore të tokës me qëllim krijimin e një shtrese të përshtatshme për rrënjëzimin e copave. Bëhet piketimi iparcelës mbështetur mbi distancat e vendosura për mbjelljen e tyre. Mbjellja bëhet duke përdorur kunja të posaçme dhe kalemat vendosen në thellësi të atillë sa mbi tokë të ngelin vetëm dy sythe. Pas mbjelljes me që toka është ngjeshur mundet të kryhet një punim i cekët ose një prashitje deri në një thellësi 12 – 15 cm duke

treguar kujdes për të mos shkaktuar lëvizjen e copave të mbjella.

Pas shpërthimit të sythave të lënë mbi sipërfaqen e tokës bëhet tharja duke hequr njërën nga lastarët dhe duke lënë atë që është më i zhvilluari, që është në pozicion më të sipërm, me qëllim që të stimulohet rritja e tij. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojnë në mbajtjen pastër të sipërfaqes së tokës nga barërat e këqija të cilat bëhen konkurrente të lagështisë dhe të elementeve ushqyes në tokë. Luftimi i tyre kryhet nëpërmjet prashitjeve që i bëhet bimëve por mundet të përdoren edhe herbicide selektive duke ulur në këtë mënyrë nivelin e shpenzimeve.

Figura 4.2. Shtim me copa

Sigurimi i lagështisë së nevojshmebëhet nëpërmjet kryerjes së ujitjeve të cilat mundet të kryhen me brazda ndërmjet rreshtave ose duke impjantuar sisteme ujitje me pika ose me shihedhje që përdorimi i këtyre metodave sjell kursim të shpenzimeve, sigurimin e lagështisë në toke në

Page 53: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

53Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

mënyrë cilësore duke përdorur norma minimale të sasive të ujitjeve për njësinë e sipërfaqes.

Kryerja e ujitjes së parë me njëherë pas mbjelljes së copave është e domosdoshme për të realizuar bashkimin e dheut pas copave të mbjella. Gjatë vegjetacionit numri dhe intervali i ujitjeve varet nga kushtet atmosferike, gjendja e lagështisë në tokë dhe gjendja fiziologjike e bimëvenë momentet e veçanta të periudhës së vegjetacionit.

Prashitjet zakonisht bëhen pas ujitjeve, duke u shoqëruar me plehra azotike. Mbajtja e tokës e shkrifët përqendronlagështinë e tokës në shtresën e shpërndarjes së sistemit rrënjor, ndihmon në depërtimin e ngrohtësisë, ndihmon në shkëmbimin e gazrave në tokë dhe garanton një përqindje të lartë të zënieve.

Me qëllim që numri i zënieve të jetë më i lartë, copat që do të shërbejnë për rrënjëzim, mund të trajtohen me solucione hormonale që stimulojnë rrënjëzimin. Materiali i përbërë nga copat zhytet në solucionet stimulative. Ky stimulant shërben për daljen e fillesave të rrënjëve adventive e cila siguron një përqindje më të lartë zënie.

Figura 4. 3. Copave të rrënjëzuara

1.3. Shumëzimi me copa të gjelbërta

Aplikohet në shtimin e pemëve frutore kryesisht me copa të gjelbërta dhe është një mënyrë ku rrënjëzimi realizohet në mjedise të mbrojtura. Rezultatet më të mira rrënjëzimi realizohen kur mbjella e copave të gjelbërta bëhet në periudhën Shtator –Tetor por që mundet të aplikohet edhe në fillim të pranverës në muajt Mars-Prill-Maj.

Është vërtetuar se në rritjen e aftësisë rrënjëzuese të copave që vihen në rrënjëzim në kushtet e mjediseve të mbrojtura, krahas përdorimit të hormoneve stimuluese, auksinave, një rol vendimtar në rrënjëzim kanë edhe temperatura e tokës ose e substratit, si dhe lagështia ajrore. Kjo metodë rrënjëzimi e materialit në mjedise të mbrojtura ka gjetur përdorim të gjerëkryesisht në prodhimin e fidanëve të

Page 54: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

54Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

ullirit duke shkurtuar periudhën e përfitimit të fidanit të krahasuar me metodën klasike të prodhimit të fidanëve me mënyrën e përdorimit të shartimit.

Metoda e prodhimit të fidanëve me nebulizim mundet të ndahet në tre faza:

Ne fazën e parë është rrënjëzimi i copave të gjelbërta të vendosura në kushte rrënjëzimi në substrat. Për

realizimin e rrënjëzimit të copave është e nevojshme mbjellja e tyre në bango rrënjëzimi.

Bangua e rrënjëzimit është shtrati që i krijohet copës për të rrënjëzuar. Parimi kryesor i bangos është sigurimi dhe mbajtja në mënyrë konstante në substrat i një temperature nga 22 deri në 24 0 C që arrihet në sajë të disa pajisjeve të posaçme për ngrohjen bazale.

Figura 4.4. Pamje e banges se rrënjëzimit te fidanëve Figura 4.5. fidanë te mbjelle ne bango

rrënjëzimi

Page 55: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

55Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Me qëllim rritjen e përqindjes së rrënjëzimeve duhet të aplikohet trajtimi i pjesës fundore të copave me solucione të tretësirave hormonale. Lëndët hormonale rrënjë formuese më të përdorshme janë:

-Acidi nafta-lenacitik (ANA),

-Acidi beta-indolilacetik.

-Acidi gama-indolil butirik (IBA)

Përqëndrimi i tyre bëhet sipas recetave të rekomanduara. P.sh., hormoni Acidi gama-indolil butirik, përdoret me një përqëndrim rreth 2500-4000 (p.p.m) pjesë për miljon. Për të gjetur se gram hormon me 50% lëndë aktive mund të përdoret për 100 litra ujë me një përqëndrim të caktuar psh, në 3000 ppm, mënyra e përllogaritjes është si vijon:

Duhet të dimë se për një solucion me përqendrim 1 ppm, do të thotë se në 1 000 litra uje (= 1 000 litra uje X 1000 gr = 1 000 000 gr ujë) duhen X gram lëndë hormonale. Për të llogaritur sasinë e gramëve të hormonit që duhen për 100 litra ujë, shumëzohet sasia e lëndës, hormonit, që këshillohet me 10 (sasia e ujit 10 x 100 litra ujë) dhe shuma që del pjesëtohet me % e lëndës aktive të hormonit.

Kështu n.q.s një hormon përmban 48% lëndë aktive dhe duhet ta përdorim atë në përqendrim 2 000 ppm, atëherë për të gjetur se sa gr lëndë hormonale duhet për të tretur në 100 litra ujë, bëjmë llogaritjen 2 000 ppm x 10 = 20 000 ppm : 48 % e l.ak. të hormonit = 416 gr. Pra për të formuar një solucion me 2000 ppm në 100 litra ujë, nevojiten 416 gr lëndë hormonale. Për të prodhuar jo më 100 litra ujë por 10 litra ujë atëherë vlera e 416 pjesëtohet me 10, ose 41.6 gr lëndë hormonale. Nëse duam vetëm 1 litër solucion, atëherë 416 pjesëtohet me 100 dhe sasia e hormonit për 1 litër solucion duhet të jetë 4.16 gr, e kështu me radhë.

Mjedisi, substrati ku janë vënë për rrënjëzim, duhet të jetë i njomë dhe pa tepricë lagështie, ndërsa lagështia ajrore duhet të jetë e lartë rreth 100%. Kjo rregullohet duke shtuar në ajër lagështi në formë mjegulle nëpërmjet shihedhesave mjegullues të cilët veprojnë në mënyrë të komanduar në mbështetje të nivelit të lagështisë në ajër duke sprucuar rreth 5-10 sekonda në çdo 15-20 minuta. Gjatë natës mjegullimi ndërpritet. Gjithashtu ndriçimi diellore, sidomos në fazat e para, duhet të jetë i pranishëm gjatë të gjithë ditës.

Temperatura e ajrit duhet të jetë 18-22 0C. Zakonisht në kushte të tilla, duke mbajtur parametrat e përcaktuar të regjimit të temperaturës së ajrit dhe të bangos, të regjimit të lagështisë ajrore dhe asaj bazale, të ndriçimit, rrënjëzimi zakonisht fillon pas 18-20 ditësh dhe përfundon pas një periudhe nga 60 deri në 70 ditë. Përdorimi i dozave te ndryshme te stimulanteve ka efekte të ndryshme ne nivelin e rrënjëzimit të copave si në drejtim të numrit të rrënjëve, të gjatësisë së rrënjëve.

Page 56: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

Studimet e kryera ne I.U.A. Vlore kanë nxjerrë shumë tregues në drejtim të përqendrimit të stimulanteve. Kështu grafikët tregojnë mbi përqindjet e rrënjëzimit, numrin mesatar të rrënjëvesi dhe gjatësia e rrënjëve në vartësi të përqendrimit të lëndëve stimulatore.

Figura 4.6. Fidan i rrënjëzuar ne bango

Pas kësaj periudhë fidanët e rrënjëzuar kaliten me temperatura konstante rreth 15-200C, për rreth dy javë dhe hiqen nga serra. Filizat e rrënjëzuar hiqen me kujdes dhe mbillen në vazo plastike, ose qeska të mbushura me dherishte të përgatitur dhe mbahet për 3-5 muaj. Gjatë kësaj periudhe shërbimet agroteknike konsistojnë në sigurimin e lagështisë së nevojshmenëpërmjet ujitjeve të cilat duhet të kryhet mundësisht me pika duke ndihmuar në këtë mënyrë që fidani të mundet të krijoje lidhje të sistemit rrënjor me dherishten në vazo ose qeske e vendosura.

0

20

40

60

80

100

%

Perqindja e rrenjezimit te cv. te ullirit

KONTR

Figura 4.7. Niveli i shkallës sërrënjëzimit të disa kultivar ullinjsh me doza të ndryshme përqendrimi hormonesh

0

2

4

6

KONTR IBA 1000

IBA 3000

IBA 5000

Numri mesatar i rrenjeve

Figura 4.8. Niveli i numrit të rrënjëve te disa kultivar ullinjsh me doza te ndryshme përqendrimihormonesh

Page 57: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

57Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

0

1

2

3

4

5

6

KONTR.IBA 1000IBA 3000IBA 5000

cm

Gjatesia e rrenjeve te para

Gj…

Figura 4.9. Niveli i gjatësisë së rrënjëve te disa kultivar ullinjsh me

doza te ndryshme përqendrimihormonesh

Figura 4.10. Koleksioni bimëve mëmë

Figura 4.11. pamje e bimës mëmë nga merren copat

Figura 4.12. Bimë mëmë për marrje

copash

Figura 4.13. Pamje të përgatitjes së copave

Page 58: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

58Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 4.14. Pamje e bangos së

rrënjëzimit

Figura 4.15. Bango e rrënjëzimit e mbjelle

Figura 4.16. Pamje të fidanit të

rrënjëzuar

Figura 4.17. Trajtimi fidanave të rrënjëzuar

Page 59: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

59Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 4.18. Fidan i gatshëm për mbjellje në vendet definitive

1.4. Shumëzimi me përpajë

Kjo mënyrë shtimi është nga më të vjetrat dhe që është përdorur në kohë përpara për shtimin e hardhisë në kushte natyrale. Shumëzimi i fidanëveme anë të përpajnave bëhet në ato forma bimore, që kanë aftësinë të rrënjëzojnë lehtë. Një nga këto është mani, ftoi, disa kultivarë mollësh, dardhash , dhe hardhinë. Ndryshe kjo metodë është quajtur metoda

“industriale” e shumëzimit të fidanëve. Më e suksesshme kjo metode rezulton kur aplikohet për format bimore që kanë aftësi të lartë rrënjëzuese. Aftësia rrënjëzuese e pemëve frutore, shpjego-het me vetë veçoritë bio-morfologjike të ndërtimit anatomit kryesisht të pjesëve një vjeçare.

Zona e kambiumit është e pajisur me qeliza me të mëdha, të shtypura dhe të zgjatura, të cilat në kushte të përshtatshme temperature, të pranisë së oksigjenit dhe të lagështirës, kanë aftësi jashtëzakonisht të larta të transformohen në rrënjë adventive. Gjatë periudhës së qetësisë bimët që do të përdoren për shtim me anë të përpajës përzgjidhen që në vegjetacionin e një viti më parë duke bërë të mundur që nga bima të trajtohen për tu zhvilluar dy deri në tre lastar të cilët do të na shërbejnë për shtim.

Gjatë vegjetacionit këta lastarë lihen të rriten lirisht duke u hequr vetëm sqetulloret. Në pranverën e vitit të ardhshëm në drejtim të lastarëvehapen kanale. Në fund të kanaleve duhet të hidhet një sasi dherishte cila përgatitet duke përzier pleh organik të kalbur me dhe të shkrifët në raport 4:1. Përpara fillimit të bymimit të sythave, lastarët përkulen me kujdes që të mos thyhen apo plasariten dhe shtrihen mbi sipërfaqen e dherishtes së hedhur në fundin e kanalit.

Kjo metoda shtimi ka disa mënyra:

a. shtimi me përpajë të zakonëshme

b. shtimi me përpajë kineze.

c. shtimi me mbathje.

Page 60: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

60Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

1.4.1. Shtimi me përpajë të zakonshme

Për shtimin me përpajë të zakonshmehapen kanale në drejtim të lastarëve të lënë për tu shumëzuar por gjithnjë kanalet hapen në brendësi të rreshtitme qëllim të mos pengojnë kryerjen e shërbimeve agroteknike e kryesisht ato që bëhen me mjete mekanik. Në këtë rast thellësia e kanaleve është nga 15 deri në 20 cm.

Figura 4.19. Pamje e shtimit me perpaje

Lastarët shtrihet në gjatësinë e kanalit në mënyrë të tillë që maja e rritjes së lastarit të mbetet mbi sipërfaqen e tokës. Kanali mbushet me dhe të shkrifet dhe ngjishet për të krijuar një kontakt në të gjithë gjatësinë e lastarittë përkulur dhe të shtrirë në kanal. Pranë majës së lastarit që është lënë mbi sipërfaqe e tokës vendoset një piketë. Gjatë gjithë vegjetacionit bimës mëmë i shërbehet për të patur një zhvillim të fuqishëm. Në fund të vegjetacionit bima e përftuar ka një sistem rrënjor të vetin.

1.4.2. Shtimi me përpajë kineze

Figura 4.20. Pamje e shitmi kinez

Teknika e përdorur për këtë mënyrë shtimi është po thuaj se e njëjtë me shtimin me përpaje vertikale me ndryshimin se në këtë rast nga çdo syth i lastarit të përkulur merret një bimë e vetme. Për këtë mënyrë kanali për shtrirjen e lastarit hapet në një thellësi 10 cm. Lastari shtrihet në fundin e kanalit dhe fiksohet në tokë me anë të disa kërrabave.

Për të stimuluar shpërthimin e rrënjëve shpesh herë aplikohen gërvishtje të lehta në lëkurë pranë sythave. Mbi lastarin e shtrirë hidhet dhe i shkrifët duke realizuar një ngjeshje e duke formuar një kurriz të lehtë. Gjatë periudhës së vegjetacionit filizave të shpërthyer mbi sipërfaqe u bëhet mbathje dhe shkrifërime. Në vjeshtë në përfundim të periudhës së vegjetacionit bëjmë zbulimin e përpajës, bëhet veçimi i çdo bime më vete. Bimët e përftuara seleksionohen, ato të cilësisë së parë mundet të mbillen direkt në vendin e përhershëm ose bimët e

Page 61: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

61Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

dobëta mbillen në vijë fidanishte me qëllim fuqizimin e tyre.

1.4.3. Shtimi me mbathje ose shtimi me përpaje vertikale me mbathje

Kjo mënyrë shtimi përdoret gjerësishtpër prodhim fidanësh kryesisht të shegës, ftoit, lajthisë, si dhe të nënshartesave vegjetative të mollës, dardhës, ftoit.

Bimët e destinuare për këtë qëllim mbillen në distanca 1 - 1,5 m rreshtinga rreshti dhe 0.6-0,8 m hapësirëndërmjet bimëve brenda në rresht.

Në fillim të pranverës bimët në moshë 2-3 vjeçare të cilat kanë formuar një sistem rrënjor, dhe që kanë krijuar dhe një kurorë priten 6-7 cm mbi sipërfaqen e tokës. Me fillimin e vegjetacionit nga sythat fjetës të pjesë së mbetur pas prerjes shpërthejnë filiza të cilët kur arrijnë një lartësi 15 cm bëhet rrallimi i tyre duke lënë një numër që varet nga gjendjashëndetësore e bimës, agroteknika që do të përdoret por gjithnjë numri i filizave të lënë nuk duhet ti kalojë më shumë se 5 deri në 8 të lastarë kur bima është në moshën fillestare të prodhimit dhe që mundet të shkojë deri në 20 lastar kur bimët kane arritur në një rritje të plotë dhe të fuqishme. Pas rrallimit bëhet mbathja e parë e tyre me dhe të shkrifët.

Figura 4.21. Shtimi me mbathje

Mbathja e dytë bëhet kur filizat të kenë arritur një gjatësi 25 cm. dhe më vone bëhet mbathja e tretë. Gjatë periudhës së vegjetacionit kryhen shërbime në drejtim të mbajtjes së tokës të shkrifëruar, të pastër nga barërat e këqija, në sigurimin e lagështisë së nevojshme në tokë.

Ujitjet shoqërohen me pleh të freskët stalle në formë sherbeti, përdorimi i plehrave minerale sidomos azotiket ndihmojnë në rritjen e filizave dhe në formimin e zhvillimin e një sistemi rrënjor të fuqishëm të tyre. Në përfundim të periudhës së vegjetacionit pas rrëzimit të gjetheve dhe të futjes së bimëve në fazën e qetësisë bëhet largimi i dheut me kujdes duke nxjerrësistemin rrënjor të lastarëve të rrënjëzuar. Me anë të një kize ose të gërshërës bëhet veçimi i tyre nga bima mëmë.

Në praktikë kjo mënyrë shtimi e reduktuar në një degë të veçantë aplikohet në agrume duke u emërtuar shtimi me hinge për shkak të hingës që formohet në vendin ku do të rrënjëzojë dega. Dega që duam të shkëputet nga bima mëmë si një bimë më vete në

Page 62: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

62Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

fillim të vegjetacionit në pjesën bazale të saj i bëhet një unaze duke i dëmtuar lëkurën.

Nën këtë unaze mbështjellim një material të fortë siç mundet të jetë një fletë llamarine ose një copë letër katrama duke e bërë si hinkë me një gjatësi 15 deri 20 cm dhe me njëgjerësi në fillim me rreth 10 -15 cm. E gjithë hapësira e hinkës brendambushet me dherishte të përgatitur në raportet e dhëna dhe më lart.

Gjatë vegjetacionit bimës i shërbehet në drejtim të sigurimit të lagështisë së nevojshme duke e ujitur disa herë gjatë periudhës vegjetative. Në fund të vegjetacionit mundet të kontrollohet mbi gjendjen e sistemit rrënjor të formuar e mbi këtë nivel bëhet veçimi i bimës së fituar duke bërë prerjen nën nivelin e hinkës duke na dhënë në këtë mënyrë një bimë të re të ngjashme me bimën mëmë. Kjo bimë e re mundet të hiqet nga hinka dhe të vendoset në vazo.

1.4. Shumëzimi me loze

Figura 4.22. Shtimi me loze

Kjo mënyre aplikohet me tepër te luleshtrydhja. Llastunjat janë zgjatimet njëvjeçare te luleshtrydhes qe formohen ne sqetullën e gjetheve ne rozetën e bimës tek qafa e rrënjës. Ne gjatësinë e tyre llastunjat kane nyje qe kur bien ne kontakt me sipërfaqen e tokës ne kushte te përshtatshmelagështie ato mbijnë duke lëshuarrrënje ne anën e poshtme te tyre qe depërton ne toke dhe ne pjesën e sipërme formojnë një bime te re e cila është e ngjashme me bimën mëme.

Lastunjat zakonisht zhvillohen pas heqjes se frutave gjate periudhës se vërës. Ne vartësi te gjendjes shëndetësore te bimës mëme varet edhe numri i bimëve te reja. Ne praktiken e gjere te shumëzimit te luleshtrydhes bimët mëma mbillen ne parcela te veçanta ne rreshta nga 0,8 deri ne 1 m ndërsa hapësira ndërmjetbimëve ne brendësi te rreshtit nga 35 deri ne 40 cm. Bimëve mëma nuk u lihet prodhimi dhe sasia e lastunjave qe u lihet shkon nga 5 deri ne 6 lastunja me dy bime për çdo lastunje.

Page 63: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

63Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 4.23. Bimë mëmë luleshtrydhe që përdoren për

shtimin me loze

1. 6. Bimët e prodhuara nëpërmjet shtimit “in vitro”

Është mënyra e shtimit industrial të pemëve frutore në kushte laboratorike. Kjo metodë mbështetet në përdorimin e eksplanteve bimore të vendosura në mjedise ushqyese të përgatitura, në kushte të kontrolluara të temperaturës, ndriçimit, lagështisë. Meristema e vënë në këto kushte jep shumë lastarë të cilët veçohen dhe vendosen në mjedis ushqimor të ri.

Shtimi in vitro kalon në disa etapa që janë:

Sigurimi i materialit meristematik, dhe sterilizimi i tij.

Përgatitja e tereneve ushqyese dhe sterilizimi i tyre.

Mbjellja e meristemave në terenet ushqyese për shumëzim.

Ndarja dhe mbjellja e filizave në terene të tjera ushqyese për rrënjëzim dhe rrënjëzimi i tyre.

Mbjellja e filizave të rinj në qeska plastike për të vazhduar rrënjëzimin dhe për të dhënë individet e vëvë për shumëzim.

Kjo metodë ka këto avantazhe:

-Shtim shumë të shpejtë dhe në një kohë shumë të shkurtër të formës bimore të dëshiruar;

- Në një sipërfaqe të vogël merren një sasi tepër e madhe bimësh. Në 1m2 shtrat mund të merren rreth 20-25 mijë bimë/pasardhës;

- Shtim pa ndërprerje gjatë të gjithë vitit;

- Shtim i formave bimore nëpërmjet copave të rrënjëzuara pa qenë nevoja e shartimeve;

- Sigurohen bimë sterile dhe absolutisht të pastërta nga bakteriozat, virozat dhe sëmundjet e tjera kriptogamike;

- Sigurohet një kosto shumë e ulët prodhimi;

- Krijon mundësinë e marrjes së materialit të pastër nga mëmat, nëpërmjet përzgjedhjes së tyre nga individët më të mirë, etj.

Page 64: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

64Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

V KAPITULLI I PESTË

1. Kultivimi i fidanave të shartuar

1.1. Përgatitja e nënshartesës për shartim

1.2. Nënshartesat kryesore të specieve frutore

1.2.1. Nënshartesat e species së mollës

1.2.2. Nënshartesat për specien e dardhës

1.2.3. Nënshartesa vegjetative Ftoi MA

1.2.4. Nënshartesat e species së ftoit

1.2.5. Nënshartesat e species së pjeshkës

1.2.6. Nënshartesat e species së kajsisë

1.2.7. Nënshartesat e species së qershisë dhe vishnjës

1.2.8. Nënshartesat e species së kumbullës

1.2.9. Nënshartesat e species së bajamës

1.2.10. Nënshartesat e species së arrës

1.2.11. Nënshartesat e species së hurmës

1.2.12 . Nënshartesat e species së lajthisë

1.2.13. Nënshartesat e species së mushmullës dimërore

1.2.14. Nënshartesa e fikut

1.2.15. Nënshartesat e species së shegës

1.3. Përgatitja e nënshartesës për tu shartuar me syth

1.3.1. Koha dhe mënyrat kryesore të shartimeve

1.3.2. Shartimet me kalem

1.3.3. Shartimi me syth të zgjuar

1.3.2. Shartimi me syth

Page 65: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

65Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

KAPITULLI 5

1. Kultivimi i fidanëve tëshartuar

1.1. Përgatitja e nënshartesës për shartim

Për prodhimin e fidanave frutor të pemëve ose të hardhisë në fidanishtet frutore rruga kryesore është mënyra e kombinuar që konsiston në bashkimin e dy komponentëve vegjetativ brendallojit me anë të mënyrës së shtimit vegjetativ (shartimit) ku komponenti i shartimit që përfaqëson sistemin rrënjor të ardhshëm të bimës si dhe të një pjese të trungut quhet nënshartesa.

Nënshartesa që përdoret për prodhimin e fidanëve frutor në pemët frutore mundet të ketë prejardhje nga fara ose nga një pjesë vegjetative, ndërsa pjesa tjetër mbitokësore e cila përfaqësohet nga kurora e bimës së ardhshmepërfaqëson kultivarin e ardhshëm që do të prodhojmë.

Nënshartesa me gjithëse nuk ndikon në trashigimin e mbishartesës ajo në një farë mase ndikon në cilësit e bimës së përftuar në drejtim të fuqisë së rritjes, influencon në kohën e futjes në prodhim të bimës së re të përftuar, ndikon në hershmërine e pjekjes së

frutave si dhe influencon në produktivitetin e tij.

Përdorimi i nënshartesave të ndryshme zgjeron përshtatshmërinë ekologjike të llojeve të pemëve frutore duke i përshtatur në kushte të ndryshme klimatike e tokësore. Zgjedhje e drejtë e nënshartesës së përdorur sjell reagime pozitive në drejtim të qëndrueshmërisë së bimëve të përftuara ndaj faktorëve stresant klimatik si ndaj thatësirës, ose lagështisë së tepërt në tokë, të reagimeve ndaj niveleve të ndryshme të aciditetit në përmbajtjen e tokës, të qëndrueshmërisë ndaj nivelit të kripërave në tokë etj.

Nënshartesa paraqet një pjesë të rëndësishme të trupit të bimës që është sistemi rrënjor i saj. Nëpërmjet saj sigurohet lidhja e mbishartesës me tokën, furnizimi i bimës me ujë e kripërat minerale të tretura në të.

Madhësia e sistemit rrënjor, karakteri i shpërndarjes së tij në gjerësi dhe thellësi të tokës, raporti ndërmjet rrënjëve skeletore dhe atyre veshëse, raporti ndërmjet pjesës ajrore (kurorës) dhe pjesës nëntokësore (rrënjëve) varen nga veçoritë biologjike të nënshartesës e të mbishartesës, moshës së pemës, kushteve tokësore dhe nivelit të agroteknikës së përdorur.

Page 66: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

66Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Që të ketë rezultate pozitive dhe sa më të mira në drejtim të rritjes, zhvillimit dhe prodhueshmëri të pemëve të dy komponentët që përbëjnë bimën e re duhet të plotësojnë disa cilësi:

Të kenë një përshtatshëmri të mirë ndaj kushteve mjedisore ku do të kultivohen.

Të realizojë një zënje të shpejtë si në fidanishte po ashtu edhe në vëndin e përherëshme në pemtore kur të mbillen.

Komponentët të kenë një ngjitje të mirë ndërmjet tyre në vëndin e bashkimit dhe të mos paraqesin mospërputhshmëri qoftë kjo e menjëherëshme ose edhe më e vontë.

Të zhvillojë një sistem rrënjor të fuqishëm dhe të ketë një shtrirje të madhe si në thellësi njëkohësisht edhe në gjërësi duke shfrytëzuar një hapsirë të madhe toke,

Në momentin e bashkimit të të dy komponentëve të ketë një lëngsheri të mjaftueshme, të veçohet lëkura me lehtësi nga druri në momentin e kryerjes së shartimit.

Të njihen anomalit që çfaqin shumë specie me nënshartesat e përdorura si p.sh shartimi i qershisë mbi nënshartesë vishnjë në fillimet e jetës bima e re nuk paraqet shqetësime por me kalimin e viteve vërehet mospërputhshmëria e tyre ku mbishartesa merr një zhvillim të fuqishëm në një kohë që nënshartesa mbetet me një zhvillim të kufizuar e për rjedhojë furnizimi i bimës se re me lëndë ushqyese është i kufizuar, pengohet vazhdimësia e rritjes së mbishartesës, ku nën veprimin e faktorëve klimatik por edhe të faktorëve të tjerë shkaktohet shqyerja e pemës.

Page 67: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

67Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 5.1. Mospërputhshmëria e dy komponentëve te shartimit

Figura 5.2. Raste tëmospërputhshmërisë në moshë të

vjetër

Edhe në specien e dardhës manife-stohen fenomene të mospërputh-shmërisë së disa kultivarëve të shartuar mbi nënshartesë ftoi e kryesisht të ftoit Anger. Në këtë rast kultivarët si Uilliams, Butira Xhifar, Xhentil Bianko, Klementino të shartuara mbi nënshartesa e ftoit Anger nuk kanë përputhshmëri të mirë në pikën e shartimit duke realizuar një lidhje të dobët ndërmjet tyre me pasoja në të ardhmen e fidanit. Në këtë rast për të evituar këtë fenomen që çfaqin këta kultivarë rekomandohet përdorimi i shartimit me ndërmjetës ku mbi nënshartesën e ftoit Anger shartohet një kultivar i cili ka përputhshmëri të mirë me ftoin dhe mbi këtë kultivar shartohen kultivarët e lart përmendur.

Figura 5.3. Raste tëmospërputhshmërisë në moshë të re

Një faktor që influencon në drejtim të realizimit të një ngjitje sa më të mirë të të dy komponentëve është dhe aftësia thithëse e lëndëve minerale nga toka. Në këtë rast fuqia thithëse duhet të jetë e barabartë ndërmjet komponentëve ose më e lartë ajo e mbishartesës që në këtë rast edhe ngjitja ndërmjetkomponentëve realizohet më e mirë.

Në rastin kur mbishartesa ka fuqi thithëse më të ulët se nënshartesa si në rastin kur shartohet kultivari Passa Krasana me një fuqi thithje 12,7 atmosferë zhvillohen shumë më pak kur shartohet mbi ftua që ka një fuqi thithëse të lëndëve minerale nga toka me rreth 17 atmosferë.

Sipas vlerësimit të disa treguesve të marë në konsideratë nënshartesat i klasifikojmë në:

- nënshartesa të egra

- nënshartesa gjysëm të egra

- nënshartesa të rjedhura nga mbjellja e farërave të pemëve të kultivuara

Sipas fuqisë së rritjes që zhvillojnë nënshartesat e specieve të ndryshme të pemëve frutore i klasifikojmë në:

Page 68: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

68Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 5.4. Grupimi i nënshartesave sipas fuqisë se rritjes

Sipas mënyrës së shumimit nënshartesat grupohen në:

nënshartesa gjenerative (nënshartesa që shumohen me anë të farës),

nënshartesa vegjetative.( nënshartesa që shtohen me copa vegjetative)

Të dyja tipet e nënshartesave të përdorshme kanë cilësitë e tyre pozitive dhe negative.

Page 69: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

69Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Nënshartesat e rrjedhura nga fara manifestojnë këto veçori pozitive:

Zhvillojnë një sistem rrënjor shumë të fuqishëm që depërton në thellësi të tokës dhe që përshtaten shumë mirë për toka të thata që shtrihen në zonën kodrinore dhe malore. Një zhvillim i tillë në thellësi të sistemit rrënjor bën që bima të shfrytëzojë rezervat ujore që ndodhen në shtresat e thella të tokës dhe të mos e ndjejë mungesën e lagështisë në tokat e thata për një periudhë të gjatë kohe veçanërisht edhe kur shoqërohet me kushte të disfavorëshme të motit. Bimës së re i jep një zhvillim të mirë e të bujshëm, i siguron asaj një jetëgjatësi dhe njëkohësisht një prodhimtari të lartë.

Ndër anët negative të këtyre nënshartesave të rrjedhura nga farërat është se farërat nuk ruajnë cilësitë e bimës mëmë nga është marrë fara dhe në disa raste shfaqin shenja të paqëndrueshmërisë së tyre ndaj kushteve mjedisore. Bimët e përftuara nga shartimi i tyre mbi këto nënshartesa zhvillojnë një kurorë shumë të madhe që për rrjedhojëkërkojnë edhe hapësirë më të madhe në vendin e përhershëm të mbjelljes, duke ulur numrin e rrënjëve për njësi të sipërfaqes dhe për rrjedhojë edhe prodhimtarinë për njësi të sipërfaqes, rritja e madhësisë së kurorës që përftohet në përdorimin e këtyre nënshartesave vështirësojnë në një shkallë të konsiderueshme kryerjen e shërbimeve agroteknike e kryesisht shërbimet që i bëhen bimës në kurorën e saj si krasitjet, trajtimet kundër parazitëve dhe sëmundjeve të

ndryshme si dhe vështirësojnë vjeljen e prodhimit.

Përdorimi i këtyre nënshartesave influencon edhe në zgjatjen e periudhës së rinisë së bimës së re. Bimët me nënshartesë me prejardhje nga fara zakonisht hyjnë vonë në prodhim.

Përdorimi i këtyre nënshartesave për prodhimin e fidanëve të pemëve të ndryshme frutore vështirëson shumë punën edhe në fidanishte sidomos të shkuljes së tyre ku kjo vështirësi është më e madhe në rastet e mbjelljes së farës direkt në vijë fidanishte. Përdorimi i mbjelljes së farës direkt në vijë fidanishte (që përdoret kryesisht për speciet bërthamore si kumbulla, kajsia, pjeshka e deri diku qershia) dhe i specieve arrore (arra, gështenja, bajamja) vështirësohet procesi i shkuljes për efekt të zhvillimit të një sistemi rrënjor boshtor të filizave të rrjedhura nga këto fara, si dhe të dëmtimit të sistemi rrënjor gjatë procesit të shkuljes së fidanëve duke ulur cilësinë e fidanëve dhe duke rritur koston e prodhimit të tyre.

Përdorimi i nënshartesave vegjetative ka një seri anësh pozitive e konkretisht:

Përdorimi i këtyre nënshartesave bën që të përftohen fidanë me një kurorë të reduktuar në përmasa, bimët e reja të hyjnë shumë më shpejt në prodhim krahasuar me nënshartesat me prejardhje nga fara, shtohet numri i bimëve për njësi të sipërfaqes për shkak të reduktimit të përmasave të

Page 70: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

70Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

kurorës, prodhimi për njësi të sipërfaqes është më i lartë.

Duke patur një kurorë të reduktuar lehtësohen shërbimet agroteknike që i bëhen pemëve kryesisht mbi kurorë si trajtimet fitosanitare, kryerja e operacioneve të gjelbërta, krasitja dimërore, si dhe vjelja e prodhimit.

Ndër anët negative të përdorimit të nënshartesave vegjetative është se jetëgjatësia e bimëve është më e shkurtër, bimët zhvillojnë një sistem rrënjor të kufizuar dhe jo të fuqishëm i cili shtrihet në një nivel të cekët nën sipërfaqe e tokës, kërkojnë toka të pasura me lëndë ushqyese dhe me taban të thellë, kërkojnë një agroteknikë të lartë kultivimi.

Sot mundet të themi se është bërë një punë e mirë në drejtim të krijimit të nënshartesave të reja duke krijuar tipe nënshartesash për kufizim e rritjes së kurorës, të përshpejtimit të futjes në prodhim të bimëve të reja, të rritjes së numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes, për nënshartesë me sistem rrënjor të fuqishëm dhe të pastër nga viruset.

Figura 5.5. Blloqe intensive te kultivimit te mollëve

Përdorimi i nënshartesave me prejardhje nga fara ose vegjetative bëhet sipas kërkesave që ka tregu në përshtatje dhe me kushtet klimatiko tokësore. Duhet të kihet në konsideratë se në toka të thata, me taban të cekët, në terene kodrinore dhe malore, në kushte të pa ujitshme, në toka të varfëra me elementë ushqyes në mungesë të lagështisë duhet të përdoren bimët me nënshartesë të rrjedhur nga fara ndërsa kur kushtet janë të favorshme në toka të shëndosha, të thella, të ujitshme, të pasura me lëndë ushqyese përdorimi i nënshartesave vegjetative është e rekomandueshme.

1.2. Nënshartesat kryesore të specieve frutore

1.2.1. Nënshartesat e species së mollës

Si nënshartesë të mollës përdoren kryesisht ato të gjinisë malus si molla e

Page 71: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

71Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

egër (Malus silvestris Mill), farërat e mollës së kultivuar ( Malus domestica) si dhe nënshartesat vegjetative.

Molla e egër e pyllit ( Malus silvestris Mill) është nënshartesë e përdorur për mollën. Nënshartesa e rrjedhur nga farërat e mollës së egër të pyllit ose siçquhet edhe mollçinkë zhvillon njësistem rrënjor të fuqishëm që depërton thellë në tokë.

Figura 5.6. mollçinkë

Kultivarët mbi këtë nënshartesëzhvillojnë një sistem të fuqishëm, paraqesin përputhshmëri të plotë mbi këtë nënshartesë, bimët futen me vonesë në prodhim por rrojnë për njëperiudhë më të gjatë që shkon nga 70 deri në 100 vjet duke dhënë prodhim të mira. Nuk përshtatet mirë në toka tëlagura, me ujërat freatikë të cektë, por jep rezultate të mira në toka të thata.

Molla e butë (Malus domestica) Për nënshartesë mundet të përdoren edhe farërat e kultivarëve të mollëve ku nëdisa vënde përbëjnë dhe burimin kryesor të sigurimit të farës për nënshartesë të mollës. Përdorimi i farërave të kultivarëve të butë si

nënshartesë për mollën paraqesin karakteristika që zhvillojnë një kurorëtë mir, gjejnë përshtatshmëri nëpërgjithësi në toka të shkrifta, pjellore, të pasura në elementë ushqyes.

Në toka shumë të lagura e ujëratfreatik në afërsi të sipërfaqes sikundër edhe në toka të thata nuk shkojnë. Kanë një prodhimtari të mirë dhe hyjnërelativisht herët në prodhim.

Vitet e fundit krijimi i pemtoreve intensive me mollë, me reduktim tësipërfaqes për një bimë, për reduktim të madhësisë së kurorës, me një numër të madh bimësh për njësinë e sipërfaqes ka bërë që të përdoren nënshartesat vegjetative me rritje tëreduktaur.

Një punë sistematike për krijimin e nënshartesave të mollës është bërë nëstacionin e East Mallingut në Angli ku janë seleksionuar 16 tipe nënshartesash vegjetative për specien e mollës të cilat identifikohen me shkronjat EM dhe me numrat romak EM I, EM II, EM III, deri në EM XVI. Me punën e më vonshme të këtij stacioni u seleksionuan dhe u zgjodhën 27 nënshartesa të tjera të cilat u studiuan dhe u klasifikuan sipas fuqisë së rritjes duke u etiketuar me numra arab M 1,M 2,M 3, deri në M 27.

Studimet e më vonshme në stacionin e East Malling veçuan 15 nënshartesa vegjetative që paraqesin një rezistence ndaj morrit të përgjakshëm duke i emërtuar Malling-Merton që u emërtuan me shkronjën MM 101,MM 102 deri në MM 115.

Page 72: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

72Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Përdorim në praktikë i këtyre nënshartesave veçoi si më të përshtatshmet numrat MM 104, MM106 ( më e përhapura në botë), MM109 dhe MM 111.

Sipas fuqisë së rritjes këto nënshartesa klasifikohen:

-Nënshartesa me rritje shumë të vogël.

-Nënshartesa me rritje të vogla.

-Nënshartesa me rritje mesatare.-Nënshartesa me rritje të fuqishme.-Nënshartesa me rritje shumë tëfuqishme.

Në nënshartesat e vlerësuara me rritje shumë të vogël i japin bimës së re një rritje shumë të kufizuar me një kurorë që shkon nga 2 deri në 3 m lartësi, që futen shumë herët në prodhim.

Në këtë grup futen nënshartesat:

Nënshartesa vegjetative M 27 (Malling 3431) Është nënshartesa vegjetative me rritje më të kufizuar e krahasuar me M 9. Kjo nënshartesë përdoret për krijimin e pemëtoreveshumë intensive të cilat nga mbjellja shumë e dendur emërtohen dhe “pemëtore livadh” pasi përdoren shumë bimë për njësi të sipërfaqes.

Krijimi i këtyre pemëtoreve kërkon investime të mëdha por hyrja në prodhim që në vitin e dytë , realizimi i rendimenteve të larta bën që investimi i kryer për ngritjen e tyre të shlyhet dhe të sigurojë një prodhimtari rentabël.

Figura 5.7. Rrënjëzimi i nënshartesës M 27

Është një nënshartesë që shumëzohet me lehtësi në fidanishte duke dhënë lastar me një bujshmëri mesatare deri në të fuqishme.Kultivarët e shartuar mbi këtë nënshartesë kanë një përputhshmëri të mirë. Bimët kanë një zhvillim më të dobët se ato të shartuara mbi M 9.Kjo nënshartesë kërkon toka me pjellori të lartë, zhvillon një sistem rrënjor të dobët dhe të cekët për këtë arsye kërkon sistem mbështetës gjë që shton shpenzimet e investimit. Për të përmirësuar sistemin rrënjor të saj aplikohet shartimi me lart dhe mbjellja në vëndin e përhershëm bëhet më thellë .

Në vëndin e shartimit në disa raste mundet të çfaqen të fryra të cilat nuk janë shumë të theksuar dhe nuk përbëjnë problem për bimën në tërësi. Bima është mjaft prodhuese, futet shumë herët në prodhim. Mbjellja në toka jo të përshtatëshme reflektohet në prodhimtarinë dhe cilësinë e frutave të cilët mbeten të vegjël. Mbjellja në

Page 73: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

73Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

pemtoret intensive kjo nënshartesë nuk para nxjer kamëza.

Nënshartesa vegjetative M 9. Është seleksionuar herët dhe është nënshartesa më e përdorëshme për grupin e nënshartesave me fuqi rritje me bujshmëri të dobët. Kultivarët e mollës të shartuar mbi këtë nënshartesë hyjnë shumë shpejt në prodhim po thuaj që në vitin e dytë duke dhënë rendimente të larta që në vitet e para të jetës.

Kultivarët e shartuar mbi këtë nënshartesë manifestojnë një prodhimtari të përvitëshme, me fruta cilësor si për nga madhësia dhe uniformioteti, duke marë një ngjyrë të pamshëme tërheqëse për tregun. Kultivarët e shartuar mbi këtë nëshartesë përshpejtojnë pjekjen, dhe zgjasin periudhën e konsumit të frutave ku mundet të ruhen mjaftë mirë për një periudhë më të gjatë. Kjo nënshartesë jep një sistem rrënjor që zhvillohet ceket në tokë si dhe manifeston njërrënjëzim të dobët për këtë arsye blloqet e mbjella me këtë nënshartesë kërkojnë sistem mbështetës ose individal por në zona ku ka erëra sistemi mbështetës duhet të jetë i kombinuar edhe me vendosje të telit horizontalisht për të ndihmuar lidhjen e kurorës.

Të dhënat nga praktika e gjërë ka treguar se kjo nënshartesë në shumë raste nuk ka përputhshmëri të mirë me shumë kultivarë mollësh ku në pikën e shartimit paraqet një gungë mjaft të theksuar .Si nënshartesë në pemtoren mëmë shtohet shumë mirë me përpaje. Kur bimët mëmë janë në prodhimtari

të plotë mundet të realizohet deri në 100 mijë copa të rrënjëzuara për ha të një cilësie të mirë.vKjo nënshartes edhe në blloqet e mbjella çfaq dukurinë e nxjerjes së kamëzave gjë që shton shërbimet dhe angazhimin e një fuqie puntore për eleminimin e tyre, pasi influencon edhe në dobësimin e bimës.

Kjo nënshartesë ka një ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulta por një rezistencë ndaj thatësirës. Nënshartesa M 9 ka veti për një adaptim në terene të ndryshme tokash por që preferon më shumë tokat e thella, të përshkueshme, të shkrifta dhe me një lagështi optimale. Kultivarët e shartuar mbi këtë nënshartesë mbillen në blloqe me dëndësi rrjeshtash që shkojnë nga 3,5 deri në 4 m ndërsa dëndësia brënda rrjeshtit luhatet nga 1 deri në 2,5 m.

Nënshartesa vegjetative M 26. Edhe kjo nënshartesë bën pjesë në grupin e nënshartesave me bujshmëri të dobët. Kjo nënshartesë në dallim me nënshartesat e tjera të këtij grupi ka veçori të zgjimit me vonesë në pranverë dhe të përfundimit me herët të vegjetacionit në vjeshtë gjë qe e bën këtë nënsharetsë më rezistente ndaj temperaturave të ulta e krahasuar me nënshartesat e të njëjtit grup. Kjo veti e bën këtë nënshartesë të ketë një përhapje më gjërësisht edhe në rajone me temperatura të ulta.

Karakterizohet nga një sistem rrënjor i zhvilluar dobët dhe i shtrirë cekët në sipërfaqe te tokes prandaj edhe per kete nenshartese shartimi duhet te kryhet ne nje lartesi 25- 30 cm mbi sipërfaqen e tokës duke bërë të

Page 74: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

74Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

mundur mbjelljen me thëllë në vëndin e përherëshëm . Realizimi i një mbjellje më të thellë ndikon në eleminimin e daljes së kamëzave, stabilizon bimën edhe në rendimente të larta duke ndihmuar në zhvillimin e sistemit rrënjor më në thellësi të tokës. Mbjellja e kultivarëve me këtë nënshartesë shoqerohet edhe me sisteme mbështetëse kryesisht në rajone që manifestojë erëra te forta. Përdorimi i kësaj nënshartese është i kufizuar në tipet e tokave të lagta, dhe me strukturë të rëndë. Edhe kjo nënshartesë manifeston formimin e një gunge në pikën e shartimit të ngjajëshme si edhe tek nënshartesa M 9. Kultivarët e shartuar mbi nënshartesën M 26 frutifikojnë shumë herët dhe japin prodhime të bollëshme dhe të përvitëshme ku rendimenti është në vartësi edhe të dëndësisë së mbjelljes.

Figura 5. 8. Prodhimi realizuar i kultivarit Golden Delicious mbi tre

nenshartesa

Siç shihet edhe nga paraqitja grafike të përdorimit të nënshartesave me bujshmëri të dobët të M 9, M 26 dhe

të M106 me rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes rritet edhe rendimenti por kuptohet që në këtë rast kihet parasysh edhe influenca e faktorëve të tjerë. Rritja e numrit të bimëve për nënshartesën M 106 mbi 2000 bimë rendimenti fillon të bjerë pasi kjo nënshartesë grupohet në ato me një zhvillim mesatare.

Të dhënat e vëna në provë të 10 kultivareve mbi nënshartesën M.26 të mbjella me distanca 5 m hapsirë ndërmjet rrjeshtave dhe 2,5 m hapsira e bimëve brënda rrjeshtit mbështeturedhe në sasinë e prodhimtarisë së realizuar për bimë konkludohet se në përgjithësi kultivarët nuk kanë zhvillim të njëjtë e për këtë arsye kërkojnë të aplikohen distanca të diferencuara për të rritur sipërfaqen ushqyese optimale për çdo bimë.Ndër nënshartesat vegjetative me një zhvillim mesatar renditen këto nënshartesa: MM 106, MM 104, MM111

Nënshartesa vegjetative MM 106. Është një nënshartesë vegjetativ e mollës me një përhapje dhe përdorim të gjerë. Përhapja e kësaj nënshartese vjen si rezultat i disa vetive pozitive që manifeston dhe konkretisht është një nënshartesë që gjen një përdorim të gjerë për mbjelljet e dendura, manifeston një sistem rrënjor të zhvilluar mirë si dhe manifeston një rrënjëzim të lehtë. Të gjithë kultivarët e mollës të shartuar mbi këtë nënshartesë paraqesin një përputhshmëri të mirë. Kultivarët mbi këtë nënshartesë kanë një prodhimtari të lartë për njësi të sipërfaqes, të rregullta dhe me një cilësi të lartë të

Page 75: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

75Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

frutave. Kjo nënshartesë nuk ka nevojëpër mbështetës me përjashtim kur mbillet në zona që kanë erëra të forta dhe të shpeshta ku në këto raste është e nevojëshme ndërtimi i një sistemi mbështetës. Tregues tjetër pozitiv i kësaj nënshartesë është edhe rezistenca që paraqet ndaj temperaturave të ulta.

Figura 5.9. Rrënjëzimi i nënshartesës M 106

Kjo nënshartesë gjen një aplikim të gjërë kryesisht për kultivarët spur ( që paraqesin një zhvillim të kufizuar) të mollëve, por që përshtatet edhe për kultivarët standard të mollës por që duhet të mbillen me distanca më të mëdha.

Nënshartesa vegjetative MM 104. Është një nënshartesë që ka një përdorim të kufizuar për shkak të cilësive jo të kënaqshme që paraqet e krahasuar me MM 106.Ka vështirësi në rrënjëzim, nuk nxjër kamza.

Nënshartesa vegjetative MM 111 Është një nënshartesë tjetër për specien e mollës qëe karakterizohet me një

zhvillim mesatar, me një sistem rrënjor të zhvilluar dhe të fuqishëm për këtë arsye nuk kërkon sisteme mbështetëse në pemtore. Kjo nënshartesë paraqet një rezistencë të lartë ndaj temperaturave të ulta, përshtatet njëkohësisht si për toka të rënda njëkohësisht edhe për toka të thata.Krahasuar me nënshartesat e tjera të këtij grupi kjo veçohet për një zhvillim më të fuqishëm, që në këtë rast përdorimi i kësaj nënshartese për kultivarët e mollës që kanë një rritje të fuqishme influencon negativisht në nivelin e prodhimtarisë, duke realizuar rendimente të ulta. Distancat e mbjelljes të bimëve me këtë nënshartesë janë në kufijtë e 4,5 deri në 4,8 m hapësira ndërmjet rreshtavedhe nga 2,3 deri në 4,5 m hapësirandërmjet bimëve brënda rreshtit. Kombinimi i kësaj nënshartese me kultivar të tipit spur si dhe me kultivar me fuqi më të dobët jep rezultate të larta.

1.2.2. Nënshartesat për specien e dardhësSi nënshartese të species së dardhëspër prodhimin e fidanave frutore përdoren nënshartesat gjenerative (kryesisht nënshartesat e rrjedhura nga mbirja e farërave) si dhe nënshartesat vegjetative (të rrjedhura nga rrënjëzimi i pjeesëve vegjetative).Nënshartesat më të përhapura dhe të përdorëshme për dardhën janë dardha e egër e pyllit (Pyrus communis) ,gorica (Pyrus amygdaliformis ), si dhe një numër nënshartesash vegjetative.

Dardha e egër (Pyrus communis) është një nënshartes e përdorëshme gjërësish për dardhën. Në sajë të vetive që

Page 76: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

76Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

manifeston përdoret gjërësisht si nënshartesëe për kultivarët e fisnikëruar të dardhës e krahasuar me përdorimin e nënshartesave vegjetative. Dardha e egër ose siç thiret në vëndin tonë dardhulka manifeston një bimë me kurorë shumë të zhvilluar që mundet të arijë deri në 20 m lartësi, me një frut të vogël në formë dardhe me ngjyra të ndryshme ku konsumi i frutit bëhet pas pjekjes së plotë të tij.

Bimët mbi këtë nënshartesë marin një zhvillim shumë të madh, jetojnë shumë që shkon deri në 150 – 200 vjet. Bimët paraqesin qëndrueshmëri ndaj faktorëve stresant si ndaj thatësirës po ashtu edhe ndaj temperaturave të ulta. Kjo nënshartesë tregon një qëndrueshmëri të lartë ndaj përmbajtjes së lartë të gëlqeres në tokë, krahasuar me nënshartesat e tjera vegjetative që përdoren.

Anë negative kjo nënshartesë paraqet shfaqien e polimorfizmit të theksuar në farishte. Njëkohësisht farat kanë një mbirje jo uniforme. Zhvillon një sistem rrënjor boshtor prandaj kërkojnë trapiantimin e farëfilizave për të ndërprerë rritjen e rrënjës në thellësi, Paraqet një ndjeshmëri ndaj tokave të rënda .

Përdorimi dardhuklës si nënshartesë për dardhën ka treguar se ka një përputhshmëri të mirë në përgjithësi me të gjithë kultivarët e fisnikëruar të dardhës. Në disa raste për disa kultivar përdorimi i kësaj nënshartese ndikon negativisht në cilësinë e frutave për këtë arsye nuk përdoret.

Gorica (Pyrus amygdaliformis ) është e përdorshme si nënshartesë për dardhën në sajë të vetive që manifeston. Gorica si nënshartesë përdoret kryesisht për toka tëe thata, paraqet një përputhshmëri të mirë në përgjithësi me të gjithë kultivarët e fisnikëruar .Për shkak të kufizimit të zhvillimit të kurorës bimët mundet të mbillen në disatanca më tëe reduktuara.

Figura 5.10. Nënshartesa e gorices mbjelle ne vazo

Kultivimi i dardhës në mënyrë intensive gjithnjë e më shumë po gjen përdorin si nënshartesë vegjetative specia e ftoit. Përdorimi i ftoit si nënshartesë vegjetative siguron që bimët të përshpejtojnë hyrjen në prodhim, të kenë një kurorë të reduktuar e krahasuar me bimët mbi nënshartesa nga fara. Kultivarët e dardhëve të fisnikëruar realizojnë prodhime më të larta, japin fruta më të mëdha dhe me një shije më të mirë .

Page 77: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

77Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

1.2.3. Nënshartesa vegjetative Ftoi MA

Njihet edhe si nënshartesa e ftoit Anger I cili ka një përdorim të gjërë. Sot mbi këtë është punuar duke veçuar shumë klone me veti të përmirësuara në të gjitha drejtimet.Nënshartesa e ftoit anger ka një rritje të dobët deri në mesatare. Bimët mëmë japin llastarë shumë të fuqishëm që kanë një ngjyrë të erët kafe me lenticela të shumta gjatë gjithë gjatësisë së tyre me formë të rumbullakët dhe ngjyrë të kuqe në portokalli.

Ftoi Anger ka një rrënjëzim të lartë dhe mundet të shtohet edhe me përpaje. Zhvillon një system rrënjor shumë të dëndur që shtrihet deri në 1 m thellësi në rastin e mbjelljes në toka të thella, të kulluara, të pasura .Si bimë mëmë për prodhimin e filizave përdoret shtimi me mbathje ku ka rezultate më të larta.

Shpesh kultivarët e dardhës të mbjellë me këtë nënshartesë kërkojnë edhe një sistem mbështetës kryesisht në rajone të cilat manifestojnë gjatë vegjetacionit korente erërash si dhe kur mbillen në kushte të ujitëshme. Kjo nënshartesë ka një ndjeshmëri ndaj tokave gëlqerore që në rastet e një përmbajtje të lartë të gëlqeres në tokë kur ph sillet rreth vlerave 8 - 8,3, bimët të manifestojnë shënja kloroze. Po ashtu kjo nënshartesë nuk i përshtatet edhe tokave të thata por edhe ato shumë të rënda.

Preferon toka të thella, fresketa, me një lageshti mesatare dhe mbështetur me një agroteknikë të regullt.

Figura 5.11. Rrenjezimi i nenshartesa e ftoit MA

Përdorimi i kësaj nënshartese për disa kultivarë të fisnikëruar të dardhës paraqet një mospërputhshmëri të lartë por në këto raste aplikohet një shartim i ndërmjetëm duke vendosur mbi ftua një kultivar që ka përputhshmëri dhe mbi të vendoset kultivari i cili paraqet mospërputhshmëri me ftoin amger. Si distancë për mbjellje të kultivarëve të fisnikëruar të shartuar mbi ftoin anger përdoren 4 m hapësirë ndërmjet rreshtave dhe nga 1 deri në 3 m hapësirë ndërmjet bimëve brendarreshtit dhe kjo është në vartësi të sistemit të kultivimit.

Për kushtet tona agroekologjike përdorimi i nënshartesës së ftoit Anger (ftoi MA) si nënshartesë vegjetative në sajë të rezultateve shumë të mira që ka treguar deri më sot mbetet një nga nënshartesat më kryesore dhe më të përdorshme për dardhën. Sot stacionet eksperimentale po punojnë për krijimin

Page 78: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

78Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

e kloneve të nënshartesave vegjetative kryesisht nga ftoi për dardhën.

1.2.4. Nënshartesat e species së ftoitRallë mundet të përdoren nënshartesa gjenerative për ftoin dhe në këtë rast mundet të përdoren farërat e kultivarit të ftoit të i Vranjës ose të ftoit të Florinjtë.Në pemëtarinë bashkëkohore si nënshartesë për specien e ftoit përdoret nënshartesa vegjetative Ftoi MA i cili është përshkruar si nënshartesë për dardhën.

1.2.5. Nënshartesat e species së pjeshkës

Për specien e pjeshkës përdoret një numër i madh nënshartesash të cilat kanë origjinë gjenerative dhe vegjetative. Si nënshartesa pjeshke mundet të përdoren gjerësisht pjeshka, bajamja, kumbulla, hibridi bajame x pjeshkë, i kumbullës dhe kajsisë e pjeshkës dhe bajames.

Nënshartesat gjenerative të pjeshkës

Një përdorim të gjerë dhe të suksesshëm në përdorimin si nënshartesë se pjeshkës është vetë pjeshka e egër (Prunus Persica), pjeshka e vreshtave ( Prunus persica var vulgaris), farëfilizat e dala nga kultivarët e vete pjeshkës, farëfilizat e kumbullës të bajames, të kajsisë etj.

Nënshartesa e pjeshkës së egërNuk është dhe shumë e përhapur në vendin tonë

Nënshartesa e pjeshkës së vreshtave.Zakonisht është e përhapur në zona të

kultivuara. Karakterizohet nga një zhvillim mesatar me një prodhimtari të lartë të frutave, madhësia e frutave e vogël, njëkohësisht edhe fara e vogël. Pjeshka e vreshtave mundet të jetë tul verdhë por ekzistojnë edhe forma me tul të bardhë. Në përgjithësi janë shklesa ( fara veçohet lirisht nga tuli).Sot për sot është nënshartesa kryesore gjenerative e pjeshkës. Manifeston një përputhshmëri të lartë me mbishartesën , me të gjithë kultivarët e ndryshem të pjeshkës së kultivuar. Parapëlqen toka të lehta, të kulluara, të shkrifëruara dhe me përmbajtje të gëlqeres ne tokë deri në 4 %. Dhe paraqet një rezistencë ndaj thatësirës. Nuk shkon në toka të rënda, të pa ajrosura, të ftohta.

Figura 5.12. Nënshartesa e pjeshkëse rrjedhur nga fara

Ka fuqi mbirëse të lartë dhe aftësi të ruaj fuqinë mbirëse deri në katër vjet. Kultivarët e shartuar mbi këtë nënshartesë hyjnë shpejt në prodhim,, jetojnë deri në 20 vjet në vartësi të kushteve dhe të agroteknikes së përdorur. Nuk nxjerr fundak. Në shumë vende të botës përdoren si

Page 79: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

79Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

nënshartesë edhe farëfilizat e rrjedhura nga farërat e kultivarëve të fisnikëruardhe konkretisht të kultivarit Elberta. Si dhe farërat e shumë kultivarëve industrial si Champion, Halehaven, Golden Queen etj.

Nënshartesa e kumbullës është e aplikueshme për kultivarët e pjeshkës.Kjo nënshartesë përdoret për toka të rënda dhe me lagështi të theksuar, të ngjeshura dhe të ftohta. Shkon mirë dhe në toka me përmbajtje të gëlqeres mbi 7 %. Kultivarët e pjeshkës të shartuar mbi kumbull kanë një zhvillim më të kufizuar, por që influencon në hershmërinë e prodhimit. Si nënshartesa të kumbullës mundet të përdoren kumbulla e egër, kumbulla e gardheve.

Nënshartesat vegjetative të pjeshkësNënshartesat vegjetative në përgjithësi sot po gjejnë një përdorim të gjerë në prodhimtarinë e fidanëve të pjeshkës dhe nektarinës në sajë të vetive trashëguese të cilësive në mënyrë të njëtrajtshme. Sot për pjeshkën ka një numër të konsiderueshëm nënshartesa vegjetative ku më të rëndësishmet jane: Hibridi bajame x pjeshkë GF 677, kumbulla Juliana GF 655, kumbulla Damas GF 1869 etj.

Figura 5.13. Nënshartesa GF 677 dhe zhvillimi i sistemit rrënjor ne

thellësi dhe gjerësi

Nënshartesa vegjetative GF 677 është një nënshartesë hibride e vetme dhe kryesore për pjeshkën shumë rezultateve. Karakterizohet nga një zhvillim i bujshëm i krahasuar me nënshartesat gjenerative të pjeshkës. Ka një përputhshmëri të mirë me të gjithë kultivarët e pjeshkës dhe të nektarinës. Shkon mirë në toka të thella, të kulluara, pjellore, të shkriftëpor mundet të mbillet edhe në toka disi të rënda dhe me lagështi. Zhvillon një sistem rrënjor të zhvilluar mirë në thellësi dhe në gjerësi.

1.2.6. Nënshartesat e species së kajsisëEdhe për kajsinë përdoren nënshartesa gjenerative dhe nënshartesa vegjetative. Kajsia ka një numër të madh kërkesash ndaj nënshartesave si në drejtim të përputhshmërisë, të jetëgjatësisë, të prodhimtarisë, të dukurisë së tharjes së bimëve, të kërkesave të ndryshme ndaj tokës dhe klimës. Sot për kajsinë nuk ka

Page 80: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

80Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

nënshartesë universale që ti përshtatet kushteve të ndryshme klimatike, tokësore, përputhshmërisë etj.

Nënshartesat gjenerative të kajsisë.Si nënshartesë gjenerative të kajsisë mundet të përdoren farërat e kajsisë, farërat e zerdelisë, farërat e pjeshkës së vreshtave si dhe farërat e kumbullës së egër etj.

Përdorimi i nënshartesës gjenerative të vetë kajsisë manifeston njëpërputhshmëri të mirë me kultivarët e fisnikëruar të kajsisë. Kjo nënshartesë përdoret për toka të lehta skeletore dhe pjellore. Nuk para pëlqen tokat e rënda e me lagështi të tepërt. Bimët hyjnë shpejt në prodhim që në vitin e katërt pas mbjelljes duke dhënë rendimente të larta dhe cilësore.

Për shumëzimin e saj përdoret fara nga frutat e vegjël të kajsisë së zakonshme.Nënshartesa gjenerative e zerdelisë është një nënshartesë e përdorshmepër kultivarët e kajsisë. Në përgjithësi kjo nënshartesë paraqet përputhshmëri të mirë me të gjithë kultivarët e kajsisë, preferohet për toka të freskëta, të thella, pjellore, por mundet të mbillet dhe në toka skeletore të pa ujitshme. Bima ka një zhvillim mesatar hyn shpejt në prodhim dhe prodhon mirë për çdo vit. Farërat e zerdelisë kanë një mbijshmëri uniforme. Për kajsinë mundet të përdoret si nënshartesë edhe kumbulla e egër por shpesh manifeston tharje të bimëve të rritura si pasojë e mospërputhshmërisë dhe vegjetacionit të zgjatur qe i jep bimës.

Mos përputhshmëria mundet të mënjanohet në me përdorimin e

shartimit të dyfishtë ku si ndërmjetës mundet të përdoret kultivari i kumbullës Stanley me një shartimi të paktën të kryet në mbi 100 cm lartësi nga toka.

Si nënshartesa vegjetative për kajsinë janë në përdorim disa klone vegjetative të kumbullës si GF 31, Marina GF 8-1, GF 1380, Mariana 2624 etj. 1.2.7. Nënshartesat e species së qershisë dhe vishnjës.

Edhe për këto dy specie si nënshartesa përdoren nënshartesa gjenerative dhe vegjetative.

Nënshartesat gjenerative të qershisë dhe vishnjës. Si nënshartesa gjenerative për qershinë dhe vishnjën përdoren gjerësisht nënshartesa mëzhdrave, qershia e egër, vishnja, si dhe farërat nga kultivarë qershish të kultivuara. Qershia e egër (Prunus Avium) është nënshartesa më e përdorshme e qershisë dhe e vishnjës. Kjo nënshartesë zhvillon një sistem rrënjor të fuqishëm të zhvilluar në thellësi dhe më shumë në gjerësi sistemi rrënjor i qershisë së egër i kalon kufijtë e projeksionit të kurorës.

Figura 5.14. Pamje e qershisë së egër

Page 81: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

81Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Si nënshartesë jep rezultatet të mira ne toka të thella, të shkriftë, me lagështi mesatare, me ujra nëntokësor në nivele mesatare. Nuk shkon në toka alkaline dhe ato të thata. Farërat e qershisë së egër kanë një periudhë të gjatë jarovizimi kështu rekomandohet që pas nxjerrjes nga fryti përpara se të shtratifikohen mundet të mbahen për 24 – 30 orë në ujë dhe pastaj të shtratifikohen. Shtratifikimi i menjëhershëm siguron një mbirje të suksesshme. Si nënshartesë ka përputhshmëri me kultivarët e fisnikëruar si të qershisë po ashtu dhe të vishnjës. Bimët mbi këtë nënshartese hyjnë relativisht më vonënë frutifikim.

Mëzhdrava (Prunua Mahaleb) zhvillon një sistem rrënjor të fuqishëm që deperton thellë në tokë duke manifestuar një qëndrueshmëri ndaj thatësirës. Nënshartesa e mëzhdravës është e ndjeshme ndaj lagështirës së madhe në tokë, nuk preferon tokat e rënda, të lagta pasi vuan nga asfiksia. Preferon toka të lehta, të shkrifta e të thata.

Figura 5.15. Pamje e nënshartesës se Mëzhdravës

Me kultivarët e vishnjës manifeston një përputhshmëri të mirë ndërsa me disa kultivarë qershish paraqet mospërpu-thshmëri të mirë. Bimës i jep një rritje e zhvillim mesatar, hyjnë shpejt në prodhim dhe japin prodhime të bollshme dhe cilësore. Jetëgjatësia e bimës është me e shkurtër e krahasuar me nënshartesën e qershisë së egër.

Figura 5.16. Pamje mospërputhshmërisë se qershisë mbi

mëzhdraveNënshartesat vegjetative.

Sot njihen një numër i nënshartesave vegjetative për qershinë dhe vishnjën që janë: F 12/1, Kolt F 4/13, mëzhdrava St.64.

Nënshartesa vegjetative Kolt është një nënshartesë me një përdorim të gjerësi për qershinë dhe për vishnjën në sajë të lëtshmërisë së shtimit të saj, të përputhshmërisë së mirë që manifeston me të gjithë kultivarët e fisnikëruar të qershisë dhe vishnjës. Shtimi I saj bëhet i lehtë me copa kur përdoren lëndë stimulsante për rrënjëzim si p.sh IBA 0,05 %.Në pemëtoret mëmë nuk jep kamëza. Parapëlqen tokat me

Page 82: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

82Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

lagështi, tokat e thella dhe të freskëta. Nuk pëlqen tokat e thata skeletore.

1.2.8. Nënshartesat e species së kumbullës

Për kultivimin e kumbullës përdoren gjerësisht nënshartesat gjenerative si dhe ato vegjetative.Ndër nënshartesat gjenerative më të përdorshme për kumbullën është kumbulla e egër. Përveç kumbullës së egër si nënshartesë gjenerative përdoret edhe kumbulla e rëndomtë ( Prunus domestica), kumbulla e gardheve (P.insitita) si dhe kulumbria (P.Spinosa)

Kumbulla e egër (Prunus cerasifera Ehrh) është një nga nënshartesat më të përdorura. Si nënshartesë karakterizohet nga shumë veti pozitive siç mundet të përmendim:

Farërat e kumbullës së egër kanë një mbijshmëri të lartë, me një përshtatshmëri të mirë në të gjitha mbi këto zonat ku kultivohet kumbulla. Paraqet një përputhshmëri të lartë me të gjithë kultivarët e kumbullës së fisnikëruar duke u dhënë atyre një rritje dhe zhvillim të mirë me një prodhueshmëri të lartë , të stabilizuar dhe cilësore. Ka aftësi të përshtatet në tipe të ndryshme tokash në sajë të një sistemi rrënjor të fuqishëm që zhvillon.

Figura 5. 17. Pamje e frutave qe

shërbejnë për sigurimin e farës se kumbullës

Bimët e kultivarëve të ndryshëm mbi këtë nënshartesë hyjnë në prodhim të plote në vitin e 4 dhe 5. Është një nga nënshartesat më të përdorshme edhe për speciet e tjera bërthamore edhe pse puna seleksionuese për veçimin e kloneve vazhdon. Nënshartesat e tjera si kulumbria për shkak të polimorfizmit të theksuar, për shkak të vështirësisë së mbirjes së farërave kjo nuk gjen përdorim si nënshartesë.

Në shumë vende të botës nënshartesë për kumbullën mundet të përdoren edhe pjeshka kryesisht për kumbullat e grupit Kino – Japonez. Si nënshartesë pjeshka ka përputhshmëri në një shkallë të kënaqshme.

Përdorimi i kajsisë si nënshartesë për kumbullën ka pak vlera kryesisht në përdorimin në toka me një ph bazik.

Nënshartesat vegjetative për kumbullën .Në mbështetje të zhvillimit që merrbima mbi këto nënshartesa ato klasifikohen:

Page 83: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

83Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Nënshartesa vegjetative me zhvillim të dobët.Nënshartesa vegjetative me zhvillim mesatar.Nënshartesa vegjetative me zhvillim të fuqishëm.

Në grupin e nënshartesave me rritje të dobët per kumbullën kemi:.

Nënshartesa vegjetative Krosje Kjo nënshartesë për kumbullën karakteri-zohet nga një rritje e kufizuar. Në përgjithësi shtohet lehtë me anë të copave të drunjëzuara ndërsa shtimi i saj me përpajë paraqet vështirësi në rrënjëzim. Paraqet një mospërpu-thshmëri me shumë nga kultivarët e fisnikëruar të kumbullës.

Nënshartesa GF 655 është një klon i kumbullës Juliana. Kjo nënshartesë ka nga një sistem rrënjor të zhvilluar mirë, ka një përputhshmëri të mirë me të gjithë kultivarët e fisnikëruar të kumbullës. Bimët mbi këtë nënshartesë kanë një zhvillim mesatar në të madh, hyjnë më herët në prodhim, japin prodhime të larta dhe cilësore. Shtohet lehtë me copa të drunjëzuara. Në pemëtore nga bimët dalin fundake.

Nënshartesa vegjetative Sen Zhylien Edhe kjo nënshartesë karakterizohet nga një rritje mesatare, me shumicën e kultivarëve të kumbullës ka një përputhshmëri të mirë. Bimët mbi këtë nënshartesë manifestojnë një rritje dhe zhvillim mesatar, hyjnë herët në frutifikim dhe që shoqërohen me rendimente të larta dhe cilësi të lartë të frutave. Si nënshartesë rrënjëzon me lehtësi . Kjo nënshartesë mundet të

mbillet edhe në toka të rënda dhe acide.

1.2.9. Nënshartesat e species së bajamesKultivarët e fisnikëruar të bajames shtohen me rrugë vegjetative si dhe me rrugë gjenerative. Si nënshartesë gjenerative për bajamen përdoren farëfilizat e rrjedhur nga mbirja e farërave të bajames së hidhur, por mundet të përdoren edhe farërat e bajames së zakonshme, të kumbullës, të pjeshkës dhe të kajsisë.

Nënshartesa e bajames së hidhur ( Prunus Amygdalis).Si nënshartesë e përdorur për bajamen është nënshartesa më e përhapur, që paraqet një përputhshmëri me të gjithë kultivarët e fisnikëruar të bajames. Shkon mirë në toka të thata, skeletore. Edhe farëfilizat e rrjedhura nga bajamet e kultivuara të cilat kanë një uniformitet në mbirje dhe në zhvillim përdoren si nënshartesa për bajamen.Këto nënshartesa preferojnë toka me përmbajtje disi më të lartë të gëlqeres në tokë që luhatet ndërmjet kufijve 12-18 %.

Figura 5. 18. Nënshartesa e bajames se hidhur

Page 84: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

84Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Farëfilizat e rrjedhura nga pjeshka përdoren si nënshartesa kryesisht për toka të lehta me lagështi, me përmbajtje të gëlqeres në kufijtë e 4- 5 %. Bimët e kultivarëve të fisnikëruar të bajames mbi këto nënshartesa hyjnë më shpejt në prodhim, japin prodhime më të qëndrueshme por çfaqin shenjatë prekjes nga viruset pasi nënshartesat e pjeshkës kanë ndjeshmëri. Këto nënshartesa preken edhe nga nematodet.

Nënshartesat vegjetative të bajames.

Në fidanishte shtimi me rrugë vegjetative nuk aplikohet për bajamen por si nënshartesa të përdorshëmmundet të rendisim: Hibridin GF 677, Mariana GF 8-1 dhe Mariana 2624.

1.2.10. Nënshartesat e species së arrës.Për arrën në praktike si nënshartesë gjenerative përdoren arra e zakonshme(Juglans Regia) si dhe farërat e arrës së zezë (Juglans nigra).

Përdorimi i nënshartesave të rrjedhuranga farërat e arrës së zakonshme ka qënë burimi kryesor i shtimit të arrës në vëndin tonë. Frutat e arrës së zakonëshme përzgjidhen nga bimë të shëndetshme, me një zhvillim mesatar të kurorës e të dallueshme për një prodhimtari të lartë. Përzgjidhen frutaqë të jenë tip gungëse (fara që thyhen me vështirësi dhe thelbi nuk veçohet nga gujada). Aftësia mbirës e farërave të arrës ruhet për një vit. Periudha e zgjimit zgjat nga 80 deri në 100 ditë. Thellësia e mbjelljes së farës është 5-6 cm e cila varet nga kushtet e gjendjes

së farës, nga gjendja e tokës, klimës etj.

1.2.11. Nënshartesat e species së hurmës

Si nënshartesa më të përdorshme për hurmën është hurma e egër ( Diospyrus lotus). Kjo nënshartesë ka një sistem rrënjor të zhvilluar, fibroz dhe elastik. Kjo veti e sistemit rrënjor të farëfilizave të hurmës bën që gjatë shkuljes nga farishtja të mos dëmtohen.

Bima është e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta, i përshtatet të gjitha tipeve të tokave duke përfshirë edhe tokat e rënda dhe të lagta. Kjo nënshartesë si e vetmja për kultivarët e hurmës ka një përputhshmëri të lartë, bima fillon frutifikimin në vitin e 5 - 6 pas mbjelljes në vendin e përhershëm. Bima ka një prodhueshmëri të përvitshme dhe të lartë.

Figura 5.19. Fryti hurmës se egër

Bima në kushte të zakonshmembështetur me një agroteknikë jeton gjatë.

Page 85: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

85Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

1.2.12 . Nënshartesat e species së lajthisëLajthia mundet të shumëzohet me rrugë gjenerative si dhe me rrugë vegjetative. Në shtimin me rrugë gjenerative përdoren filizat e përftuara nga farërat e lajthisë së zakonshme(Corylus avellana).

Figura 5. 20. Lajthia e zakonshme

Shumëzimi me rrugë gjenerative i lajthisë nuk para përdoret por në raste të aplikimit farërat duhet të zgjidhen nga bimë të shëndosha, prodhuese, dhe me fruta cilësor te lajthisë së pyllit. Farërat e grumbulluara shtratifikohen në rërë dhe mbahen në një temperaturë 0 0 C. Zgjimi i farës bëhet për 100 –120 ditë.

Shumëzimi me lehtësi i lajthisë me rrugë vegjetative bën që mënyra gjenerative të mos gjejë përdorim (Vetëm në rastet e krijimit të kultivarëve të rinj). Aftësia e species së lajthisë për tu rrënjëzuar bën që shumëzimi i saj të bëhet me këtë mënyrë.

Teknika e prodhimit të fidanëve të rrënjëzuar është e njëjtë me teknikën e shtimit me përpajë.

1.2.13. Nënshartesat e species së mushmollës dimërore

Si nënshartesë të mushmollës dimërorepërdoren nënshartesat gjenerative (kryesisht nënshartesat e rrjedhura nga mbirja e farërave) si dhe nënshartesat vegjetative (të rrjedhura nga rrënjëzimi i pjesëve vegjetative).

Nënshartesat e dardhës së egër ose siç quhet e dardhuklës për mushmollën dimërore manifeston një mospërputhshmëri të lartë e për pasojë nuk gjen përdorim. Mushmolla dimërore mundet të shartohet mbi farëfilizat e rrjedhura nga farërat e vodhëzës, nga farëfilizat e rrjedhura nga farërat e ftoit që në këto raste bimët kërkojnë toka të thella, pjellore, me strukturë të mirë dhe të lagështa.

Prej nënshartesave vegjetative për kultivimin e mushmollës dimërore mundet të gjejë një përdorim të gjerëftoi MA i cili ka një përputhshmëri të lartë me kultivarët e mushmollës, jep rendimente të kënaqshme dhe ka një jetëgjatësi të madhe.

1.2.14. Nënshartesa e fikut

Si dhe të gjithë speciet e tjera frutore edhe fiku ka dy mënyra të shtimit atë gjenerative e cila përdoret vetëm në rastet e krijimit të kultivarëve të rinj si dhe rrugën e shtimit vegjetativ e cila është kryesorja në prodhimin e bimëve të fikut.

Në përdorimin e kësaj mënyre më e aplikueshmja është shtimi me copa të drunjëzuara. Kjo metodë shtimi është përshkruar në teknikën e shtimit të

Page 86: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

86Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

pemëve frutore me copa të drunjëzuara. Një formë tjetër e përdorshme në mënyrë të kufizuar është shartimi i fikut me dollap.

1.2.15. Nënshartesat e species së shegësEdhe specia e shegës sikundër fiku ka dy rrugë të shtimit të saj ku shtimit me farë është e pa aplikueshme.Shtimi vegjetativ i shegës ka disa mënyra si shtimi me copa, shtimi me kamza, shtimi me shartim.

Mënyra më e përdorshme është shtimi me kamza dhe shtimi me copa të drunjëzuara të cilat janë të shpjeguaranë teknikat e shtimit vegjetativ të pemëve frutore.

1. 3. Përgatitja e nënshartesës për tu shartuar me syth

Operacioni më i rëndësishëm në shartesore është ai i bashkimit të dy komponentëve e konkretisht vendosja e komponentit të mbishartesës që përfaqësohet nga kultivari që ne dëshirojmë të shumojnë mbi nënshartese që ka origjinë nga fara ose nga copa vegjetative.

Përpara fillimit të shartimeve e rëndësishme është përpilimi i një programi ku në të të përfshihet sasiatotale e shartimeve që do të kryhet, struktura e kultivarëve që do të shtohen sipas specieve. Përcaktohen bimët mëmë që do të shërbejnë për marrjen e kalemave. Përllogaritet sasia ditore që duhet të realizohet për të përmbyllur totalin e shartimeve brenda kohës optimale.

Gjithashtu bëhet inventari i nënshartesave që disponohen i cili kushtëzon edhe strukturën e kultivarëve dhe të specieve që do të shartohen, sigurohet baza e nevojshmemateriale si brisqet e shartimit, gërshërët krasitëse, gritë për prefjen e thikave të shartimit, shara dore, rafje për lidhjen e shartimeve, mastiçi i nevojshëm për ato specie që përdoret shartimi me kalem, kova per mbajtjen e kalemave, valixhe frigoriferike për transportimin e kalemave ngavendndodhja në fidanishte kur distancat janë të gjata, parafinë në rastin e prodhimit të fidanëve të hardhisë. Njëkohësisht merren masa për rregullimin dhe sistemimin e të gjitha ambienteve që do të shërbejnë për kryerjen e shartimeve.

Përpara fillimit të shartimeve bëhen kurse kualifikimi me shartuesit. Hartohet grafiku i fillimit dhe i përfundimit të shartimeve. Në këtë grafik duhet të merren në konsideratë veçoritë biologjike të specieve të ndryshme që do të shartohen e konkretisht shartimi duhet të fillojë në fillim me specie bërthamore si kumbulla, kajsia, pjeshka, pasi këto specie ndërpresin më shpejt lëvizjen e ligjeve limfatik në vjeshtë në rastin e shartimit me syth të fjetur, të qershisë dhe vishnjës kur këto mundet të shartohen në pranverë me kalem dhe vazhdohet me farorët ku fillohet me dardhën, ftoin, e vazhdohet me mollën.

Përpara fillimit të operacionit të shartimit punohet për të përgatitur nënshartesë që të jetë e gatshme për tu shartuar. Krahash kryerjes së

Page 87: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

87Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

shërbimeve agroteknike gjatë vegjetacionit e rëndësishme është që në momentin e shartimit gjendja e nënshartesave të jetë:

E gjithë sipërfaqja e tokës së shartesores së vitit të parë (nënshartesat që do të përdoren për tu shartuar) të jetë e pastër nga barërat e këqija dhe e shkrifëruar. Për këtë arsye 15 – 20 ditë përpara fillimit të shartimit për të garantuar dhe një lëngëzim të mirë të limfës së nënshartesave rekomandohet kryerja e një ujitje.

Pas përfundimit të ujitjes me lejimin e futjes në parcelë rekomandohet të bëhet një prashitje duke hequr dhe barërat e këqija me qëllim që e gjithë sipërfaqja e shartesores të jetë e pastër.Gjatë kësaj periudhe bëhet edhe pastrimi i nënshartesës nga filizat që mundet të kenë shpërthyer në trupin e saj duke patur nënshartesa të pastërta deri në një lartësi 15- 20 cm nga toka hapësirë kjo ku do të realizohet edhe shartimi. Në këtë mënyrë nënshartesat janë të gatshme për tu shartuar.

Figura 5. 21. Nënshartesë e pastruar dhe e gatshme për shartim

1.3.1. Koha dhe mënyrat kryesore të shartimeve

Në bashkimin e komponentëve përdoren shumë mënyra por në praktikën e prodhimit të fidanëvepërdoren më pak se 10 mënyra. Për lehtësi praktike llojet e ndryshme të shartimeve janë të grupuara duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm.

Sipas shkallës së pjekurisë së komponentëve ato klasifikohen:

1. Shartim me copa të gjelbërta.2. Shartim me copa të pjekura.

Shartimi me copa të pjekura përbën mënyrën kryesore të prodhimit të fidanëve. Në këtë metodë shtimi sipas mënyrës së bashkimit emërtohen:a. Shartimi me afrim - kur të dy komponentët nuk shkëputen nga bima mëmë deri sa të lidhen (ngjiten) në vendin e bashkimit.

Page 88: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

88Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

b. Shtimi me pjesë të shkëputura -sipas organit që përdoret për mbishartesë emërtohet:

1. Shartimi me syth.2. Shartimi me kalem.

1.3. 2. Shartimi me syth

Është mënyra më e aplikueshme në teknikën e prodhimit të fidanëve të pemëve frutore. Kjo është metoda kryesore që përdoret në fidanishte duke përjashtuar shtimin e ullirit si dhe te disa specieve të dru frutoreve që shtimi i tyre bëhet me anë të shartimit me kalem.Kjo metodë ka disa anë pozitive ndaj shartimit të pemëve me kalem.

a. Shtimi i pemëve me anë të shartimit me syth gjen përdorim në të gjithë pemëtfrutore ( përjashtim bën këtu hurma, qershia, gështenja,) si pjeshka, kajsia, molla, dardha, kumbulla, ftoi, arra, etj.

b. Shtimi i pemëve frutore me shartimin me syth është një metode e thjeshtë dhe e aplikueshme me lehtësi.

c. Gjatë aplikimit të operacioneve për shartimin shkaktohen plagë të lehta të cilat bima i mbyll me lehtësi.

d. Kjo metodë realizon përqindje të larta zënie që shkon deri në 80-90 % dhe që realizimi i saj shpenzon me pak ditë pune duke i prodhuar fidanët me një kosto më të ulët.

Shartimi me syth jep rezultate më të mira kur kryhet mbi filizat një vjeçar

dhe me një trashësi ne vendin e kryerjes së shartimit (15 – 20 cm mbi sipërfaqen e tokës) mbi 6 mm dhe nën 20 mm, por që nuk përjashtohen edhe raste kur kjo metodë shartimi përdoret edhe kur nënshartesa i kalon këto përmasa . Aplikimi i kësaj mënyrë shtimi dhe periudha kur kryhet eliminon mbajtjen dhe shtratifikimin e kalemit për një kohë të gjatë, por që materiali përdoret brenda ditës.

Në vartësi të kohës së kryerjes dhe të periudhës së zgjimit të sythit shartimin me syth e kemi:

a. Shartim me syth të fjetur që kryhet pa ardhur në fundin e periudhës së vegjetacionit. ( Muaji gusht - shtator periudha më e përshtatshme e kryerjes s tij).Kjo mënyrë emërtohet shartim me syth të fjetur pasi sythi i vendosur në nënshartesë pasi realizohet ngjitja nuk çel por qëndron në gjendje të fjetur deri në fillimin e vegjetacionit të vitit të ardhshëm.

b. Shartim me syth të zgjuar që kryhet pa filluar zgjimi i pemëve frutore që përkon në muajin prill (kur ka filluar lëvizja e lëngjeve limfatike). Ky lloj shartimi quhet shartim me syth të zgjuar pasi sythi i vendosur në nënshartesë pasi ka ngjitur ne nënshartesën, çel pas 15 – 20 ditësh në vartësi të kushteve klimaterike duke na dhënë bimën e re.

c. Shartimi i qershorit është një mënyrë që aplikohet dhe quhet shartimi i qershorit për shkak të kohës kur kryhet.

Page 89: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

89Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Për realizimin e shartimit me syth të fjetur kalemat nga do të nxirren sythat që do të përdoren për shartim merren nga lastarë me vegjetacion të po të njëjtit vit. Marrja bëhet brenda ditës ku realizohet edhe shartimi ndërsa për shartimin me syth të zgjuar kalemat merren të pjekur plotësisht , në fund të periudhës së vegjetacionit dhe që duhet të ruhen për një periudhë 2- 3 mujore deri në momentin e përdorimit për shartim.

Shartimi me syth sipas mënyrës së nxjerjes së sythit mundet të kryhet me disa mënyra:

a. Shartimi në formën e germës T.b. Shartimi me dollap.c. Shartimi me unaze.Shartimi me syth në formën e germësT është mënyra më e thjeshtë dhe më e praktikume në teknologjinë e prodhimit të fidanëve. Realizimi këtij shartimi kalon në katër momente të cilat janë:

a. Momenti i parëZgjedhja e një vendi të përshtatshëmnë nënshartesën 15-20 cn lartësi nga toka që do të shartohet. Zgjedhja e vendit është e mira të zgjidhet në brendësi të rreshtit për të mbrojtur sythin gjatë vegjetacionit nga dëmtimet e mundshme gjatë kryerjes së shërbimeve agroteknike. Bëhet prerja e lëkurës së nënshartesës në fillim në gjatësinë e nënshartesës p me nje gjatësi rreth 3 cm, pastaj në fillimit e të prerës bejmë një prerje tërthore duke formuar në këtë mënyrë germën T me kokën e T-së të drejtuar nga ana e lartme e nënshartesës lart.

Figura 5. 22. Pastrimi i nënshartesës, formimi i prerjes në formën e germës T dhe hapja e lëkurës

b. Momenti i dytëNxjerrja e sythit bëhet me anën e një brisku të zakonshëm shartimi dhe të mprehur mirë. Prerja fillon rreth 1,2 cm nën sythin që do të hiqet dhe me kujdes ulet poshtë duke marrë sythin pa e dëmtuar dhe me pak pjesë drunore, atë që përmban vetë sythi dhe nëse merret shumë pjesë druri atëherëpërqindja e zënieve është shumë e ulët, dhe vazhdohet me prerjen deri në 1.8 cm mbi sythit.

Page 90: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

90Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Sythi duhet të mbajë shumë pak elemente të drurit, sepse nëpërmjet saj krijohet mundësia e zënies sepse ajo pak shtresë kambiumi, pjesa më regjenërative e kërcellit, që ndodhet të sythi shërben për tu bashkuar me shtresën e kambiumit që ndodhet nën lëkurë te nënshartesa. Sythat e hequra për shartim vendosen menjëherë në një copë pëlhurë të lagur pambuku me ujë, me qëllim që ato të mos dehidratohen. Sasia e sythave të hequra duhet të konsumohen brenda ditës.

Figura 5.23. Momente nga nxjerrja e sythit

Figura 5.24. Nxjerrja e sythit nga

kalemi

c. Momenti tretëMe anën e pjesën se prapme të briskut të shartimit bëhet shqitja e lëkurës nga pjesa e drunjtë, me kujdes që ajo të mos dëmtohet. Me pas vendoset sythi duke e futur në fillim nga sipër nga prerja horizontale dhe më tej shtyhet lehtësisht drejt e deri në fund, aq sa nuk shkon më. Pjesa e lëkurës së mbetur te sythi sipër prerjes horizontale pritet horizontalisht dhe futet në brazdën e prerjes horizontale të T, me qëllim që sythi të nivelohet me prerjen e nënshartesës. Pas vendosjes së sythit dhe para fillimit të lidhjes, bëhet dezinfektimi i sythit të shartuar me solucion lëngu bordulez në 1% me anë të një furçe.

Page 91: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

91Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 5. 24. Vendosja e sythit në nënshartesë

e. Momenti i katërtLidhja fillohet nga poshtë lart me qëllim qe lidhja të bëhet e fortë dhe uji i shiut të mos depërtojë në brendësi të shartimit. Gjatë lidhjes sythi nuk duhet mbuluar por të lihet i zbuluar duke krijuar një gjysmë hënëze nga ana e sythit. Më pas i gjithë sythi dhe lidhja lyhen me parafinë me anë të një furçeje tjetër, me qëllim që të eliminohet futja e ujit dhe anasjelltas tharja e ujit nga dehidratimi i sythit. Shartimi nuk duhet të bëhet në kohë me shi dhe duhet evituar orët nxehta të mesditës. Koha më e mirë është kryerja e shartimeve herët në mëngjes dhe pasdite vonë.

Figura 5.25. Lidhja e sythit pas vendosjes në nënshartesë

Verifikimi i zënies së sythit bëhet rreth 20 - 23 ditë pas kryerjes së shartimit dhe në këtë rast bëhet edhe lirimi i rafjes ose duke e zgjidhur atë ose duke e prerë nga ana e pasme e shartimit. Verifikimi i zënies së shartimit bëhet me anë te kontrollit të bishtit të gjethes që është në sythin e vendosur në nënshartesë. Në rast se me një prekje të lehtë të tij ai rrëzohet me

Page 92: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

92Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

njëherë dhe gjendja e sythit është e gjelbërt themi se shartimi ka zënë. Në rastin kur ngjyra e sythit është e errët dhe bishti i nxirë dhe nuk shkëputet themi se shartimi nuk ka zënë dhe duhet përsëritur.

Figura 5.26. Verifikimi i zënies së shartimit

Një rëndësi për të patur sukses në shartime përben dhe mjetet që përdoren për shartim si thika, gërshëra, lidhëset dhe mastiçi në rastin e shartimit me kalem.

Figura 5. 27. Vegla të ndryshme përkryerjen e shartimit

Këto pajisje duhet të mbahen në gjendje të mirë, të jenë të pastërta, të mprehura mirë dhe të dezinfektohen herë pas herë me solucione të ndryshme dezinfektuese. Arsyeja përse ato duhet të jenë sa më të mprehura, është se ato gjatë operacioneve të prerjes të dëmtojnë sa me pak inde të gjalla dhe ta lënë sa më pastër pjesën e prerë nga indet e dëmtuara.

Page 93: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

93Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Lidhëset

Në të shumtën e llojeve të shartimeve, përdoren lidhjet. Materiali lidhës duhet të sigurojë shtrëngimin e duhur, as të mos ngurtësohet as të mos zgjerohet nga ndikimi i temperaturave të mjedisit. Ato duhet të sigurojnë një lidhje dhe një zgjidhje të lehtë. Materialet lidhëse janë rafiet, lidhësekërpi, lëvore shelgu, lloje plastike (gomë, celofan, polietileni, etj). Rafia formohet nga lëvorja e palmës tropikale (Sagus taedinera). Sot po përdoren gjerësisht materiale lidhëse speciale plastike ku në një kg të këtij materiali mund të lidhen rreth 6000 –7000 shartesa.

MastiçetPërdoren domosdoshmërisht në shartimet me çarje. Ato duhet të kenë vetinë të shpërndahen lehtë mbi sipërfaqen e shartuar, t’i mbulojnë sa më mirë plagët e krijuara. Qëllimi është eliminimi i kontakteve me indet e freskëta të zbuluara nga kushtet e disfavorshme si temperaturat e jashtme, avullimi i ujit, drita direkte e diellit, si dhe infektimi nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm dhe ajo që ka rëndësi më shumë është që mastiçet të mos pengojnë rritjet që vijnë pas zënies së komponentëve shartues. Mbulimi me mastiçe siguron një kallusim të mirë të komponentëve të shartimit.

Kohët e fundit po prodhohen mastiçe industriale të cilët përmbajnë lëndë hormonale dhe ndihmojnë në zënien e shpejtë të komponentëve. Në praktikë ekzistojnë dy lloje mastiçesh: mastiçe e

ngrohtë dhe mastiçe e ftohtë. Një nga mastiçet e ngrohta përgatitet në këtë mënyrë. Dyllë blete 65 gr, shtohet terpentinë 65 gr , shtohet zift (serë Selenice) 32 gr , shtohet dhjame 16 gr dhe të gjitha së bashku shkrihen në zjarr të ngadaltë. Kur ftohet aq sa e duron dora e njeriut, mund të përdoret gjatë shartimit. Një formë tjetër mastiçi i ngrohte është: Zift 1000 gr shtohet vaj bimor 700 grushtohet hi zjarri 200 gr dhe zihen e përdoren po si në mënyrën e sipërme. Ndërsa një mastiç i ftohte përgatitet në këtë mënyre: merren 500 gr kolofan i shtohet 1000 gr vaj ulliri si dhe shtohet 2500 gr parafine dhe përzihen duke formuar një masë të shkrifët dhe të ngjitshëm.

1.3.3. Shartimi me syth të zgjuar

Shartimi me syth të zgjuar bëhet në fillimin e lëvizjes së lëngjeve, e cila fillon nga fillimi i muajit Mars për zonën e ngrohtë dhe nga mesi i muajit Prill për zonën e ftohtë. Me anë të kësaj metodë mund të vazhdohet deri në fundin e muajit Qershor. Shartimet e mëvonshme rrezikohen të mos zënë, sepse temperaturat rriten dhe sasia e zënieve është e ulët. Por edhe nësearrijnë të zënë, lastarët e dala nga sythet e shartuara kanë mundësi të mos piqen dhe të dëmtohen gjatë ngricave të dimrit.

Me qëllim që sythat të mos jenë të çelura në kohën e shartimit, kalemat mund të merren menjëherë pas rënies së gjetheve në vjeshtë, ose edhe para se bimët të futen në fillimin e lëvizjes së lëngjeve. Kalemat duhet të merren nga degët e shëndosha, njëvjeçare,

Page 94: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

94Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

plotësisht të pjekura, të pastra nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe të kenë nga rreth 8-12 sytha. Llogaritet që nga çdo kalem të shfrytëzohen 4-8 sytha ose për çdo një shartim të llogariten të përdoren rreth 1,5 sytha. Kalemat e prerë lidhen në tufa me rreth 25-50 copë së bashku u vihen etiketa ku shënohet emri i kultivarit dhe specia, dërgohen nëpër vendet e shtratifikimit. Shtratifikimi bëhet menjëherë në rërë të lagur me qëllim që kalemat të ruhen të freskëta deri në momentin e shartimit.

Temperatura e ruajtjes nuk duhet të kalojë nën dhe mbi 5 0 C . Fazat e shartimit me syth janë:Prerja e mbishartesës kryhet në një lartësi nga 25-30 cm nga sipërfaqja e tokës.Prerja e lëkurës të nënshartesës në formë të germës T; Bëhet nxjerrja e sythit si në rastin edhe të shartimit me syth të fjetur. Vendosja e sythit te pjesa e lëkurës së prerë në formë T të nënshartesës. Lidhja sythit, dezinfektimi i tij dhe lyerja me parafine; Zgjidhja e materialit lidhës, pas zënies; Lidhja e lastari në mbishartesës me pjesën e kërcellit të mbishartesës mbi pikën e shartimit; Prerja e nënshartesës mbi pikën e shartimit dhe vendosja e lidhja e hurit mbështetës.

a. Nxjerrja e sythit

Nxjerrja e sythit bëhet me anën e një brisku të zakonshëm shartimi dhe të mprehur mirë. Prerja fillon rreth 1,2 cm nën sythin që do të hiqet dhe me kujdes ulet poshtë duke marrë sythin pa e dëmtuar dhe me pak pjesë

drunore, atë që përmban vetë sythi dhe nëse merret shumë pjesë druri atëherëpërqindja e zënieve është shumë e ulët, dhe vazhdohet me prerjen deri në 1.8 cm mbi sythit.

Sythi duhet të mbajë shumë pak elemente të drurit, sepse nëpërmjet saj krijohet mundësia e zënies sepse ajo pak shtresë kambiumi ,pjesa më rigjenërative e kërcellit, që ndodhet të sythi shërben për tu bashkuar me shtresën e kambiumit që ndodhet nën lëkurë te nënshartesa. Sythat e hequra për shartim vendosen menjëherë në një copë pëlhurë të lagur pambuku me ujë, me qëllim që ato të mos dehidratohen. Sasia e sythave të hequra duhet të konsumohen brenda ditës.

b. Prerja e lëkurës në formën e germës T të nënshartesaNë fillim nënshartesa pritet në lartësinë 25-30 cm nga sipërfaqja e tokës. Diametri i nënshartesës nuk duhet të jetë më pak se 15 mm. Në rreth 12 – 15 cm mbi sipërfaqen e tokës, fillon të bëhet prerja e lëkurës në formën e gërmës T. Vendi i prerjes duhet të jetë në ndërnyjën ndërmjet dy sythave dhe me drejtim nga Veriu ose Veri-Perëndimi me qëllim që të evitohet rrezatimi direkt nga dielli. Brisqet e shartimit duhet të jenë të mprehura shumë mirë me qëllim që prerja të jetë sa më e drejtë dhe pa brazda. Nëse gjatë prerjeve ngelin brazda, atëherëpërqindja e zënieve është e ulet.

Në fillim bëhet prerja horizontale me kujdes që brisku të presë vetëm lëkurën së bashku me shtresën e kambiumit të nënshartesës dhe te mos prese pjesën drunore (ksilemen).

Page 95: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

95Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Gjatësia e prerjes horizontale duhet të bëhet sa më e vogël (me qëllim që të ndihmohet zënja) në rreth 1,2 -1,4 cm. Nëse pjesa e drurit pritet me thellë se shtresa e kambiumit, atëherë rrezikohet mos zënia e sythit. Me pas brisku vazhdon me prerjen vertikale të lëkurës deri në gjatësinë rreth 1.5 – 1.8 cm.

c. Vendosja e sythit dhe lidhjaMe anën e pjesën se prapme të briskut të shartimit bëhet shqitja e lëkurës nga pjesa e drunjtë, me kujdes që ajo të mos dëmtohet. Me pas vendoset sythi duke e futur në fillim nga sipër nga prerja horizontale dhe më tej shtyhet lehtësisht drejt e deri në fund, aq sa nuk shkon më. Pjesa e lëkurës së mbetur te sythi sipër prerjes horizontale pritet horizontalisht dhe futet në brazdën e prerjes horizontale të T, me qëllim që sythi të nivelohet me prerjen e nënshartesës. Pas vendosjes së sythit dhe para fillimit të lidhjes, bëhet dezinfektimi i sythit të shartuar me solucion lëngu bordulez në 1% me anë të një furçe.

Lidhja fillohet nga poshtë lart me qëllim qe lidhja të bëhet e fortë dhe uji i shiut të mos depërtojë në brendësi të shartimit. Gjatë lidhjes sythi nuk duhet mbuluar por të lihet i zbuluar duke krijuar një gjysmë hënëze nga ana e sythit. Më pas i gjithë sythi dhe lidhja lyhen me parafinë me anë të një furçeje tjetër, me qëllim që të eliminohet futja e ujit dhe anasjelltas tharja e ujit nga dehidratimi i sythit. Shartimi nuk duhet të bëhet në kohë me shi dhe duhet evituar orët nxehta të mesditës. Koha më e mirë është kryerja e shartimeve herët në mëngjes dhe pasdite vonë.

d. Zgjidhja dhe lidhja e lastarit të mbishartesës me pjesën e nënshartesës mbi pikën e shartimit

Sasia e ditëve për zënie varet nga gjendja e bimës, cilësia e shartimit, temperaturat dhe lagështira e ajrit apo e tokës, etj, dhe ky proces mund të zgjasë nga 15-20 ditë. Kur lastari pas zënies ka arritur lartësinë rreth 12-15 cm, me anë të briskut të shartimit bëhet prerja e nyjës lidhëses të lidhëses dhe me kujdes bëhet heqja e materialit lidhës. Pas zgjidhjes lastari, lidhet me pjesën e kërcellit të mbetur të nënshartesës (rreth 12-15 cm) mbi pikën e shartimit. Kjo bëhet me qëllim që lastari i mbishartesës i njome të ruhet nga dëmtimet e mundshme gjatë shërbimeve agroteknike që do të kryhen në vazhdimësi.

Gjatë vegjetacionit kur lastari i njomë ka filluar të drunjëzohet bëhet prerja e copës së nënshartesës që ka shërbyer për lidhjen e lastarit ë mbishartesës në rreth 1-2 cm mbi pikën e shartimit me pjerrësi nga ana e kundërt e lastarit me qëllim që ujerat e reshjeve të mos dëmtojnë pikën e shartimit dhe bazën e mbishartesës. Më pas pranë lastarit të mbishartesës vendoset huri dhe me pas kryhet lidhja e lastarit me qëllim që mbishartesa të ruhet nga dëmtimet dhe fidani të qëndrojë vertikalisht drejt.

1.3.4. Shartimet me kalemNë këtë kategori shartimesh përfshihen një numër shartimesh që kryhen në pemët frutore ku mbishartesa përfaqësohet nga një kalem me trashësi 6-7 mm dhe qe mban në vetë vetë 2-3 sytha.

Page 96: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

96Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Kjo mënyrë shartimi përdoret në fidanishtet e pemëve frutore për prodhimin e fidanëve të specieve të kumbullës, të hurmës, të qershisë në disa raste, të mollës, të ullirit, të arrësdhe të hardhisë. Zakonisht përdoret për të ulur deficitet e krijuara nga

përqindja e ulët e zënieve të shartimit me syth. Kjo mënyrë përdoret edhe kur nënshartesa ka kaluar trashësinë e standardit. Kjo metodë e shartimit bëhet vetem atëhere kur nënshartesa të ketë hyrë në periudhën e fillimit të lëvizjes së lëngjeve.

Sigurimi i materialit të mbishartesës bëhet gjatë periudhës së qetësisërelative ëte bimëve. Kalemat merren si edhe në rastin e shartimit me syth të zgjuar. Ato duhet të shtratifikohen në rërë të lagur dhe të mbahen në gjendjegjumi deri në momentin e përdorimit të tyre për shartim. Kalemat mundet të mbahen edhe në dhoma frigoriferike në kushte temperature dhe lagështie të përcaktuar.

Shartimi me kalem me çarje nuk aplikohen në fidanishte pasi kjo formë shartimi aplikohet kur trashësia e nënshartesës është disa herë me e madhe se e kalemit (mbishartesës), gjë që kjo diference trashësie në fidanishte nuk rezulton.

Figura 5.28. Shartimi me kalem me çarje diametrale

Bima të cilën duam ta shartojmë me kalem më të çarë në fillim të periudhës së vegjetacionit kur sa po fillojnë lëvizja e lëngjeve limfatik pritet horizontalisht në lartësi 15-20 cm nga toka. Prerja realizohet me anën e sharrës krasitëse. Pas prerjes plaga e shkaktuar duhet të pastrohet ( të lëmohet) me thikë shartimi ose me kizë në mënyrë që të krijojmë një sipërfaqe të lëmuar.

Rreth 6-7 cm poshtë prerjes bëjmë një lidhje të fortë të nënshartesës me rrafje për të penguar çarjen e më tejshme të nënshartesës. Me anën e thikës çarësembi prerjen e bërë dhe të lëmuar me Shartimin me kalem e kemi disa llojesh.

Shartimi me kalem me çarje

Shartim me kalem nën lëkurë

Teknika e shartimit me kalem me çarje

Page 97: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

97Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

brisk bëjmë çarjen tërthore në një thellësi 3-4 cm. Në vendin ku kemi bërë çarjen e nënshartesës në mesin e saj vendosim një pykë druri thane të përgatitur më parë. Vendosja e pykës lehtëson vendosjen e kalemave në hapësirën e krijuar nga çarja e nënshartesës. Pas kësaj punëtoripërgatit kalemin.

Kalemat e siguruara për realizimin e shartimit me kalem nxirren nga shtratifikimi ose nxiren nga dhoma e konservimit ku janë nënë për tu ruajtur gjatë periudhës së dimrit deri në momentin e përdorimit të tyre për shartim. Kalemi përgatitet në këtë mënyrë. Zgjidhen kalemat e mirëruajtur, përcaktohen dy sythat që do të përdoren nga kalemi dhe mbi sythin e dytë bëjmë prerje në mënyrë të pjerët nga ana e kundërt e sythin në një lartësi 2-2,5 cm. Pjesa e gjuhëzës bëhete gjatë sa dyfishi i trashësisë së kalemit dhe ku njëra faqe të jetë nën sythin e poshtëm. Prerja e kalemit dhe përgatitja e gjuhëzës të bëhet me një prerje të vetme, të jetë e rrafshët me një plan me qëllim që kur të vendoset në të çarën e nënshartesës të ketë një përputhshmëri të të gjithë sipërfaqes së gjuhëzës së krijuar.

Në fillim vendoset kalemit më i trashë, pasandaj vendoset kalemi i dytë. Të dy kalemat duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të ketë një përputhje të kambiumit të të dy komponentëve. Në rastin kur kalemi është më i hollë atëherë kalemi vendoset në mënyrë të tillë që lëkura e kalemit të jetë 1-2 mm më brënda se lëkura e nënshartesës. Pas vendosjes së dy kalemave dhe të jemi siguruar për

vendosjen e rregullt të tyre boshllëkun e mbetur ndërmjet kalemave të vendosur mbushet me copa palce të bimëve të ndryshme (palca e kërcellit të misrit mundet të jetë një material i mirë për mbushjen e hapësirësndërmjet dy kalemave).

Pas kësaj heqim lidhësen që kishim vendosur poshtë çarjes së nënshartesës për të mos lejuar çarjen në thellësi të nënshartesës. Për të evituar ekspozimin në diell dhe në atmosferë të pjesëve të prera, për të evituar avullimin ose depërtimin e ujit si të kalemave të mbishartesës dhe të nënshartesës bëhet lyerja me mastiç. Për të mbrojtur kalemat nga dëmtimet e mundshmenga zogjtë gjatë lidhjes së shartimeve vendosin një thupër në formë harku i cili të jetë me lart se kalemat.

Shartimi me kalem me çarje kryq.Kjo mënyrë shartimi është e njëjta si edhe shartimi me të çarë diametrale por në këtë rast përdoret kur nënshartesa është e një trashësie më të madhe Për të realizuar këtë shartim teknika është e njëjtë me teknikën e përdorur në shartimin me kalem me të çarë diametrale por në këtë rast çarja bëhet dy herë diametralisht kryq njëra mbi tjetrën duke e ndarë nënshartesën në katër pjesë të barabarta. Kalemat përgatitet njësoj si edhe për rastin e shartimit me të çare diametrale në formë pile. Të gjitha veprimet e tjera kryhen si edhe te shartimi me kalem me të çarë diametrale.

Shartimi me kalem në formë trekëndëshi

Page 98: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

98Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Është një formë shartimi me kalem që aplikohet në ato specie që lëkura veçohet me shumë vështirësi. Kalemi për kete shartim përgatitet duke i bërë dy prerje gjatësore në mënyrë të atillë që të takohen brinjët njëra me tjetrën në mënyrë të atillë që formojnë një brinjë ku pyka merr formën e një piramide. Sythi qëndron në anën e kundërt të prerjeve që formojnë brinjën. Në mënyrën e përgatitjes së kalemit përgatitet dhe nënshartesa duke bërë një prerje sa gjatësia dhe gjerësia e kalemit në mënyrë të tillë që kalemi i vendosur tek nënshartesa të ketë një përputhje të lëkurës. Pas vendosjes së kalemit realizohet lidhja e tij pas nënshartesës duke filluar nga poshtë e në vazhdim lart. Paspërfundimit dhe të lidhjes pjesët e prera që janë në kontakt me faktorët atmosferik lyhen me mastiç.

Figura 5.29. Shartimi me kalem anësor

Kjo mënyrë shartimi mundet të përdoret edhe në fidanishte me qenë se

është e thjeshtë në të aplikuar. Mundet të përdoret edhe në bimë të rritura.Më e aplikueshme është kur nënshartesa është me një diametër 25-30 mm. Me anën e briskut në një pjerrësi 30 - 35 0 bëhet një prerje tërthore në një thellësi 20 mm. Kalemi përgatitet në formë pyke ose trekëndëshi dhe vendoset në të çarën e bërë të nënshartesës. Shartimi mundet të lidhet por mundet të lihet edhe pa u lidhur pasi prerja e nënshartesës e mban të mbërthyer .

Shartimi me kalem me fron

Është i njëjti shartim që aplikohet me kalem nën lëkurë por në këtë rast kalemit në përfundim të prerjes anësore i bëhet një prerje tërthore 2-3 mm duke krijuar një fron mbështetës në këtë mënyrë. Vendosja e kalemit bëhet si edhe tek shartimi me kalem nën lëkurë , realizohet lidhje e tij e shtrënguar duke filluar nga poshtë e në vazhdim lart. Pas përfundimit dhe të lidhjes së komponentëve të shartimit të gjitha pjesët e prera që janë në kontakt me ajrin, me diellin lyhen me mastiç.

Shartimi me kalem në kurorë

Kjo formë shartimi aplikohet në ato raste kur duam të ndërtojmë kultivarin, kur duam të ripërtërijmë ose të zëvendësojmë ndonjë degë të pemës së rritur. Aplikohet në degët skeletore me një nga mënyrat e shartimit me kalem. Teknika është e njëjtë si dhe për shartimin me kalem me çarje të pjesshme ose diametrale.

Page 99: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

99Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 5. 30. Pamje nga shartimi me kalem ne kurore

Shartimi me kalem nën lëkurë Është një praktikë e aplikueshme si në fidanishte edhe në bimët e rritura. Kalemat e shtratifikuara pasi hiqen nga vendi i ruajtjes, zgjidhen segmentet më sytha më të mirë dhe këto segmente priten me dy sytha. Gjatësia e prerjes sipër sythit të dytë duhet të jetë rreth 1,5cm. Ndërsa niveli i prerjen nën sythin e parë duhet të jetë 4-5 cm gjatësi, me qëllim që kalemi me dy sytha të ketë vend të mjaftueshëm për t’u futur të nënshartesa. Nga pjesa e kundërt e sythit të poshtëm, paralelisht me të fillon prerja e kalemit me një pjerrësi të atillë që prerja të jetë e drejtë (në formë pyke me një anë) dhe ta përshkojë trashësinë e kalemit me një pjerrësi të tillë që gjatësia e saj të jetë rreth 2,5-3 cm.

Figura 5. 31. Pamje e mënyrë se si realizohet shartimi

Çdo devijim në gjatësinë e prerjes, e vështirëson kontaktin e mirë të kalemit me nënshartesën. Arsyeja se perse prerja fillon në anën e kundërt të sythit të parë, është se në afërsi të sythit ndodhet pjesa më e madhe e shtresës së kambiumit e cila ka aftësi rigjeneruese dhe i siguron kalemit më shumë mundësi zënieje.

Pjesa e pa prerë (ana e kundërt e pjerrësisë së kalemit), nuk i hiqet lëkura por kalohet me tehun e briskut duke i hequr vetëm shtresën e jashtme të lëkurës (kutikulën e epidermës) deri sa të dalë pjesa me jeshile (indi sfungjeror), e cila ndihmon në shtimin e sipërfaqes së kontaktit të pjesës së brendshme të lëkurës se nënshartesës,me atë të mbishartesës. Kjo rrit sipërfaqen takuese dhe sa më e madhe

Page 100: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

100Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

të jetë sipërfaqja e kontaktit, aq më e madhe është mundësia e zënies.

Vendosja e kalemit bëhet te lëkura e çarë e nënshartesës, pasi lëkura e nënshartesës të shqitet lehtë me anën e kundërt të briskut të shartimit. Kalemi shtyhet lehtësisht deri në fundin e çarjes, aq sa niveli i sipërm i prerjes së kalemit të jetë paralel me sythin e parë i cili është me pozicion nga jashtë kalemit dhe paralel me skajin e prerë të nënshartesës. Pastaj bëhet dezinfektimi, lidhja dhe parafinimi ashtu siç është shpjeguar në rastin e shartimit me syth.

Pas mbarimit të shartimit, bëhet afrimi i dheut në forme kupole duke lënë sythin e fundit të kalemit zbuluar. Pas 8-10 ditësh fillon zgjimi i sythit të sipërm. Kur lastari i dalë nga sythi të ketë arritur lartësinë 12-15 cm, bëhet zbulimi i pikës së shartimit, bëhet zgjidhja e saj dhe dheu afrohet përsëri rreth pikës së shartimit. Në afërsi të lastarit vendoset huri mbështetës, me qëllim që ta mbrojë atë nga shqyerjet dhe lastari të rrijë vertikalisht drejt.

Shartimi me kalem me afrim ose bashki ose ne forme ure. Është një mënyre shartimi qe është përdorurprej kohesh duke vërejtur ketëfenomen ne bime te ndryshme qe pa ndërhyrjen e njeriut konstatoheshin dege te ngjitura. Zakonisht kjo menyre shtimi aplikohet ne rastet e formimit te kurorave te detyruara per te plotesuar boshllëqet ne rastet e krijimit te këtyrekurorave ose ne rastet per vendosjen e qarkullimit te linfes ne ato bime kur vërehen dëmtime te lëkurës se trungut

te pemes ose te degeve kryesore te trasha.

Kjo forme shartimi aplikohet ne dy forma:Shartimi me afrim me menyre te thjeshte Shartimi me afrim me menyre te permiresuar. Nje forme e shartimit me afrim eshte edhe shartimi ne forme ure.

Figura 5. 32. Mënyra e shartimit me afrim (shartimi ne forme ure)

Nxjerrja e fidanëve, seleksionimi, ambalazhimi dhe transportimi

Shkulja e fidanave bëhet pasi kanë rënë gjethet dhe bimët të kenë hyrë në fazën e qetësisë se plotë. Shkulja e fidanave është procesi përfundimtar i një pune të gjatë. Fidanat në momentin e shkuljes mundet të jenë të moshës një, dy ose tre vjeçare në mbështetje të ekologjisë së përdorur.

Gjatë vegjetacionit kryhen dy deri në tre kontrolle për të saktësuar pastërtinë e kultivarëve që janë shartuar. Në këtë

Page 101: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

101Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

rast verifikimi bëhet në mbështetje të skemës së ndërtuar gjatë kohës së kryerjes së shartimeve, për kultivarët që janë përfshirë në skemen e shartimeve dhe specialistët e institucionit përkatës (Entit Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve) bën verifikimin e pastërtisë sipas strukturave të zbatuara gjatë shartimit. Njëkohësisht gjatë verifikimit të pastërtisë bëhet edhe parashikimi i sasisë që mundet të prodhohet. Përpara fillimit të shkuljes merren një serimasash, si përgatitet vendi i shtratifikimit, llogaritet sasia e fidanëve që parashikohet të prodhohet dhe përcaktohet një detyrë ditore e shkuljes për ta përfunduar këtë proces sa më mirë dhe sa më shpejt.

Koha më e mirë për fillimin e shkuljes së fidanëve është periudha që bima futet në fazën e qetësisë dhe bima ti ketë rrëzuar gjethet. Prania e gjetheve në bimët pas shkuljes influencon negativisht mbi të duke vazhduar transpirimin ku bima e re largon sasiratë konsiderueshme uji e për pasojë humb tugorin e që mundet të shkaktoj tharje. Njëkohësisht prania e gjetheve favorizon zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore ne sajë të lagështisë dhe të temperaturave të favorshme që krijohen në praninë e tyre.

Në rast se gjethet nuk kanë rënë dhe shkulja e fidanëve duhet të bëhet mundet të përdoren preparate të cilat ndihmojnë në rrëzimin e gjetheve pa dëmtuar bimën e re. Ky trajtim është mirë të bëhet 15-20 ditë përpara fillimit të shkuljes së fidanëve.Shkulja e fidanëve mundet të kryhet me krah ose edhe me mjete mekanike

duke përdorur plugjeve special të cilet realizojnë shkuljen e fidanit dhe lënien e tyre në tokë sikur të jenë të shtratifikuar (fidanët mundet të qëndrojnë në këtë mënyrë. Për një kohë të gjatë pa u dëmtuar sistemi rrënjor i tyre.

Shkulja e fidanëve me krah realizohet me pjesëmarrjen e dy punëtorëve me anë te belit. Në këtë rast beli mundet të jetë bel apostafat për shkuljen e fidanëve (Bel lluk i cili realizon futjen në tokë deri në një thellësi 40 cm). Në rastin e shkuljes së fidanëve me bel, paralel me drejtimin e rreshtit hapet një kanal 30-40 cm thellësi, dhe të gjërë sa një gjërësi beli ( zakonisht 20-25 cm). Në anën tjeter të rreshtit punëtori i dytë e ngul belin në një largësi 20 -25 cm nga bimët e rreshtit dhe e shtyn belin engulur me gjithë dheun dhe bimët në drejtim të kanalit. Punëtori që është i pozicionuar nga ana e kanalit tërheqfidanët duke realizuar shkëputjen e tyre nga toka duke mos i dëmtuar rrënjët. Fidanët e shkulur grumbullohen për tju nënshtruar klasifikimit, etiketimit, lidhjes së tyre në tufa dhe dërgohen në vendin e përcaktuar për tu shtratifikuar.

Shkulja e fidanëve mundet të bëhet edhe me mjete mekanike me anën e plugjeve të posaçëm të cilët hyjnë në një thellësi 40 cm (nën hapësirën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimeve), bën spostimin e tyre duke shkëputur rrënjët nga toka por duke i lënë fidanët në mënyrë të mbuluar rrënjët sikur të jen të shtratifikuara. Punëtorët pas kalimit të plugut me një tërheqje të lehtë realizojnë shkëputjen e fidanëve nga toka, bëjnë grumbullimin e tyre,

Page 102: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

102Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

seleksionimin, etiketimin dhe dërgimin në vendin e përcaktuar për tu shtratifikuar.

Në përgjithësi të gjitha speciet gjethërënëse (speciet që në periudhën e qetësisë janë pa gjethe shkulen pa bukë dheu ndërsa të gjitha speciet që edhe gjatë periudhës së qetësisë kanë gjethe shkulja e tyre realizohet në mënyrë të tillë që sistemi rrnjor të jetë i mbështjellë me bukë dheu.

Klasifikimi i fidanave bëhet në mbështetje të normave të përcaktuara nga shteti për cilësinë e tyre. Klasifikimi i fidanave bëhet në dy kategori duke marrë në konsideratë disa tregues të rëndësishëm që janë:

-Lloji i nënshartesës së përdorur dhe origjina e saj me prejardhje nga fara ose nga pjesë vegjetative.-Lartësia dhe trashësia e fidanit 5 cm mbi pikën e shartimit.-Numri dhe gjatësia e rrënjëve kryesore, ngjyra e tyre.-Numri dhe gjatësia e degëve skeletore në rastin e prodhimit të fidanëve me kurorë të formuar.-Gjatësia e fidanit në rastin e prodhimit të tij pa kurorë të formuar. Të gjithë këta tregues janë të veçantë për specie të veçanta.Gjatë klasifikimit të fidanave një vëmendje i kushtohet edhe gjëndjes fitosanitare të tyre. Të gjithë fidanat me shënja të prekjes nga sëmundje ose me shënja dëmtimesh nga parazitë të cilët mundet të jenë edhe objekt karantinor, veçohen dhe asgjësohen për të evituar përhapjen e tyre në fushë të gjërë. Ky kontroll bëhet nga ana e specialistëve të mbrojtjes së bimëve të

cilët pajisin fidanërritësin me një certifikatë fitosanitare për pastërtinë e materialit të prodhuar.

Fidanët e cilësisë së dytë të cilët janë të pastër nga ana fitosanitare rimbillen në vijë fidanishte për tju shërbyer edhe një vit për tu fuqizuar. Përpara shtratifikimit të fidanëve ata mundet të dezinfektohen për tu mbrojtur nga infeksione të ndryshme që mundet të ndodhin gjatë periudhës së shtratifikimit.Shtratilikimi i fidanëve është një proces që realizohet për të ruajtur dhe mbrojtur fidanët nga momenti i shkuljes e deri në kohen që mbillen në vendin e përhershëm.

Kur shtratifikimi do të bëhet jashtë në natyrë në fillim zgjidhet një vënd që të jetë i përshtatshëm për shtratifikimin e fidanave. Vëndi duhet të jetë i kulluar, vënd i sheshtë, larg rrugë kalimeve të bagëtive ose të njerëzve që mundet të ketë premisa për tu dëmtuar. Në drejtim të pjerësisë së tokës që është zgjedhur për tu shtratifikuar hapet një kanal me thellësi 30-40 cm ku njëra ane e kanalit të ketë një pjerrësi (skarpate) me rreth 40 - 45 0. Në këtë krah hidhet edhe dheu duke krijuar skarpatën e duke i dhënë lartësinë dhe pjerrësinë e duhur kanalit.

Fidanët e lidhur në tufa sipas specieve dhe kultivarëve radhiten në kanal duke i vendosur njëri pas tjetrës dhe duke i mbuluar sistemin rrënjor me dheun e kanalit të dytë që hapet për të shtratifikuar rreshtin e dytë. Fidanëtme dhe mbulohen deri më 10-15 cm mbi pikën e shartimit. Pas përfundimit të shtratifikimit të një kultivari lihet

Page 103: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

103Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

një hapsirë boshe ose vendoset një tabele.

Me përfundimin e kultivarëve të një specie që e rekomandueshme është të jen më një rresht më vete, fillohet me kultivarët e specieve të tjera. Në përfundim mundet të ndërtohet edhe nje skemë e vendosjes së specieve dhe e kultivarëve për të mos u ngatërruargjatë shkuljes dhe shpërndarjes së tyre për në vendin e mbjelljes. Shtratifikimi i çdo specie dhe e kultivarëve duhet të jenë ë veçuar nga speciet e tjera kjo për të ruajtur pastërtin dhe për të mos bërë gabime në kohën e shpërndarjes së materialit mbjellës në fushë të gjerë.

E rëndësishme është që pas përfundimit të shtratifikimit e gjithë sipërfaqja të ujitet me shihedhje me qëllim që të realizohet një izolim i mirë i sistemit rrënjor. Pas përfundimit edhe të këtij procesi vendi rrethohet me tel gabian për të evituar çdo të pa pritur.

Ambalazhimi dhe transportimi i fidanëve është një detyrë e cila duhet të vlerësohet për të ruajtur fidanët nga dëmtimet e mundshme e që mundet të jenë me pasoja të rënda. Në vartësi të largësisë së transportimit të fidanëve për në vëndin e përhershëm të mbjelljes varet edhe përgatitja e tyre, në se është e nevojshme të ambalazhohen ose jo dhe duke marrë masa për sigurimin e materialeve të nevojshme kur kërkohet amballazhimi i tyre. Në këto raste e rëndësishme është edhe kushtet e mjetit që do të bëjë transportimin e fidanave për në destinaconin e përcaktuar.

Ambalazhimi i fidanave mundet të bëhet me disa mënyra. Në rastin kur fidanat nuk janë të lidhur në tufa dhe destinacioni i mbjelljes është me një distancë të afërt, atëhere ato mundet të transportohen të pa ambalazhuar por detyrimisht mjeti transportues duhet të jetë i mbuluar. Mundet që në mjetin e caktuar për të transportuar fidanat të përdoret kashtë të lashtash duke e shtruar dyshemen e mjetit me një shtresë 10 -15 cm dhe mbi të të shtrijmë fidanat në mënyrë të pjerët duke i vendosur ato palë palë. Sistemi rrënjor mbulohet përsëri me një shtresë kashte.

Në rastin kur fidanët do të transportohen në një distancë të largët, ambalazhimi i fidanave duhet të bëhet me doemos duke mbuluar sistemin rrënjor të tyre. Në këtë rast veprohet në këtë mënyrë.

Në vëndin e shtratifikuar të fidanave hapim një gropë ku madhësia e saj është në vartësi të madhësisë së sistemit rrënjor të pemëve qe janë lidhur në tufa.

Në fundin e gropës në mënyrë kryq shtrijmë materialin lidhës ku anët e të cilit duhet të dalin mbi nivelin e gropës së hapur. Ky material lidhës (që mundet të jetë tel bari, spango, materiale plastike që përdoren për lidhje etj) do të shërbejë për lidhjen e ambalazhit mbrojtës të sistemit rrënjor që do të përdoret.

Mbi këto materiale lidhëse vendosim materialin që do të përdorim për mbështjelljen e rrënjëve (që mundet të jetë fletë polietileni, kashtë thekre

Page 104: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

104Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

copa bezeje e trashë etj). Vendosim rrënjet e pemeve brënda gropës mbi këto materiale dhe bëjmë mbështjelljen dhe lidhjen e e rrënjëve. Në rastin kur transporimi i materialit do të jetë për një kohë të gjatë atëhere përpara se të bëhet lidhja, në brendësi të sistemit rrënjor futet byk i lagur, mysh ose

torfë). Në këtë rast bëhet mbështjellja edhe e pjesës ajrore me material mbrojtës si thasë etj.

Transportimi i fidanëve evitohet në kohë të keqe me ngrica, me erëra të ftohta dhe të forta.

Pyetje:

1. Si bëhët përgatitja e nëshartesës për Shartim?

2. Pse nënshartesa duhet të ketë përpuethshmëri me mbishartesën?

3. Si klasifikohen nënshartesat?

4. Si klasifikohen nënshrtesat e mollës sipas shkallës së rritshmërisë së tyre dhe cilat janë nënshartesat kryesore të Mollës?

5. Cilat janë nënshartesat kryesore të kulturës së dardhës dhe të ftoit?

6. Cilat janë nënshartesat kryesore të pjeshkës dhe të kajsisë?

7. Cilat janë nënshartesat kryesore për kulturat e kajsisë, vishnjës dhe kumbullës?

8. Cilat janë nënshartesat kryesore për kulturat e bajames, hurmës, dhe lajthisë?

9. Cilat janë nënshartesat kryesore për kulturat e mushmollës dimërore, fikut dhe shegës.

10. Si bëhet përgatitja e nëshartesës për tu shartuar me syth?

11. Cila është koha më e përshtashme për të realizuar shartimet dhe cilat jën mënyrat kryesore të shartimit?

Page 105: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

105Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

KAPITULLI VI

1. SHTIMI I HARDHISE

1.1. Shtimi hardhisë me farë ose me rrugë seksuale

Në praktikën e gjërë të shtimit të hardhisë përftimi i bimëve të reja nëpërmjet mbirjes së farës nuk gjen përdorim. Bimët e reja të përftuara nga mbirja e farërave nuk ruajnë dhe nuk trashëgojnë cilësitë e bimës mëmë nga është marë fara për shkak se:

- Gjatë mbirjes së farës dhe përftimit të individit të ri ndodhin shpërthime të karakteristikave dhe të veçorive varietore si rezultat i natyrës heterozigote të farës së rrushit.- Individët e dalë nga fara kalojnë të gjitha etapat e zhvillimit individual ku në etapën embrionale dhe atë të rinisë bimët janë shumë plastike duke

Hardhia shtohet nëpërmjet dy rrugëve:a.Shtimi i hardhisë me rrugë seksuale ( shtimi me anë të farës)b.Shtimi i hardhisë me rrugë vegjetative.

Page 106: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

106Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

ndryshuar bazën e tyre trashëguese shumë nga veçoritë e bimës mëmë nga është marë fara. Këto ndryshime bëhen edhe më shumë evidente në sajë të influences edhe të faktorëve të jashtëm ambjental ku këta faktorë janë të ndryshëm të krahasuar me faktorët ambjental që ka kaluar bima mëmë në fazën embrionale dhe të rinisë së saj. Në këtë mënyrë bima e re do të manifestoj karakteristika të reja të cilat nuk kanë ngjashmeri me tiparet e bimës nga është marë fara.

Sot kjo mënyrë shtimi gjen përdorim kryesisht në krijimin e kultivarëve të rinj nëpërmjet përdorimit të hibridëzimit seksual si dhe në shtimin e formave të egra me qëllim përdorimin e tyre si nënshartesa.

Nxjerrja e farës, rruajtja dhe përgaditja për mbjellje.

Fara e planifikuar për tu mbjellë duhet të nxiret në fazën e pjekjes së rrushit. Fara e rrushit e ruan aftësinë mbirëse për rreth tre vjet. Mbirje të lartë realizohet nga ato fara që janë të pjekura plotësisht. Për këtë farën e fusim në ujë dhe të gjithë farat të cilat bien në fund të enës konsiderohen fara të pjekura ,të plota ndërsa fara që qëndron në sipërfaqe të ujit nuk rekomandohet të mbillet pasi ajo rezulton me fuqi mbirëse shumë të ulët dhe për këtë arsye veçohet.

Fara e konsideruar e plotë dhe e regullt pas nxjerjes nga kokrrat e rrushit shpëlahet shumë herë me ujë të pastërt dhe të rrjedhëshëm dhe vendoset për tu tharë në anbjente të hijezuara dhe të mbrojtura. Fara

shtrohet mbi letër thithese në shtresa të holla dhe në hije për disa ditë me radhë deri në tharjen e saj. Pas tharjes farën e vendosim në qeska bezeje dhe rruhet në vënde të freskëta dhe të errëta. Mbjellja e farës zakonisht bëhet në fillim të pranverës.

Një muaj përpara se të mbillet fara duhet të provokohet për mbirje, të bëjmë një zgjim të saj.

Zgjimi i farës realizohet nëpërmjet shtratifikimit të sajë në rërë lumi të larë dhe të lagët.Temperatura e ambjentit në këtë rast duhet të jetë mbi 15 ° C . Mbajtja në këtë mënyrë në regjim optimal lagështie, temperature dhe drite fara duhet të filloj të mbijë (dallohet shpërthimi i embrionit) pas një muaji. Fara në gjëndje të porsa mbirë mundet të mbillet në ambjente të mbyllura ( në serrë duke i vënë në arka) ose direkt në fushë të hapur në farishte të posaçme.

Krahas përgaditjes së farës për zgjim punohet edhe në drejtim të përgaditjes së farishtes Zakonisht farishtet ndërtohen në vënde të kulluara, larg rrugëve të kalimit të bagëtive ose edhe të njerëzve me qëllim mbrojtjen nga dëmtimi, afër burimit të ujit për ujitje.Toka e planifikuar për ngritjen e farishtes punohet gjatë periudhës së vjeshtës me një thellësi mbi 50 cm , e shoqërua me përdorimin e plehrave organike në masën 500 kv/ha, të plehrave fosforike në doza 6-8 Kv/ ha, të plehrave potasike në doza 4-6 Kv/ha.

Në fillim të pranverës toka punohet përsëri duke luftuar barërat e këqia që

Page 107: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

107Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

mundet të kenë mbirë, ose permbysjen e farërave të cilat mundet të jenë mbi sipërfaqe,bëjmë shkrifërimin e saj si dhe nivelimin. Bëhet piketimi i vllajës me përmasa zakonisht 1,3 deri në 1,5 m gjërësi dhe 6 -8 m gjatësi, kjo në vartësi të sasisë së farës që do të mbillet. Vllaja zakonisht bëhet e ngritur me qëllim evitimin e lagështisë së tepërt nga toka. Pas ngritjes së vllajës bëjmë përsëri një korigjim të sipërfaqes si në drejtim të shkrifërimit dhe të nivelimit të saj dhe pas kryerjes së këtyre proceseve bëjmë ngjeshjen e vllajës më qëllim që mbulimi i farës të bëhet në një thellësi uniforme.

Mbjellja mund të bëhet me shpërndarje në të gjithë sipërfaqen por mënyra më e mirë këshillohet mbjellja në rrjeshta me 1 deri në 1,2 m largësi ndërmjet rrjeshtave në drejtim të gjatësisë së vllajës dhe duke e hedhur farën në formë zinxhiri në rrjesht.Thellësia e mbjelljes nuk duhet të kalojë më shumë se 2-2,5 cm.

Pas përfundimit të mbjelljes dhe të ngjeshjes së tokës kryhet një ujitje e imët për të siguruar lagështinë e nevojëshme në afërsi të farës.Provokimi i farës për zgjim, krijimi i kushteve të përshtatëshme temperature, lagështie dhe drite në farishte mbirja e farës mundet të zgjas 8 – 10 ditë ndërsa në rast se fara nuk është e përgaditur për mbjellje ( nuk është provokuar për mbirje) mbirja e farës mundet të fillojë pas më shumë se 30 –35 ditë.

Pas mbirjes së farës kryerja e shërbimeve agroteknike duhet të synojë në mbrojtjen e bimëve tëreja nga vrugu, në mbajtjen e tokës të shkrifët dhe të pastërt nga barërat e këqia. Përdorimi i pleherimit të lëngshëm gjatë periudhës se vegjetacionit në dy ose tre duar duke filluar me dorën e parë kur bimët e reja të arijnë në lartësinë e 25-30 cm dorën e dytë pas 20-25 ditë dhe të tretën pas 20 ditëve.

Përdorimi i elementëve ushqyes në formë të lëngshëm rit në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e përdorimit të tyre. Si doza orientuese për një dynym mundet të përdoren plehra organike 5-6 kv, plehra azotike 6-7 kg, plehra potasike 3-4 kg dhe fosforike 6-8 kg. E rëndësishme është edhe kujdesi që duhet të tregohet me drejtim të mbështetjes së bimëve të reja. Për këtë gjatë periudhes së vegjetacionit për çdo filiz vendoset një kallam mbështetës pas së cilit lidhet bima e re. Në këtë mënyrë në fund të vegjetacionit bima e re duhet të ketë një rritje vegjetative në rreth 2 m gjatësi dhe të ketë zhvilluar një sistem rrënjor me rreth 1,5 m thellësi.

E njëjta praktike ndiqet edhe gjatë vitit të dytë e të tretë duke shtuar kujdesin për bimët e reja.Në këtë periudhë fillon edhe puna studimore në drejtim të veçimit të individëve me tipare të veçanta sipas treguesve të përcaktuar në metodike.

Page 108: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

108Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 6.1. Fara e rrushit e mbirë

1.2. Shtimi hardhisë me rrugë vegjetative

Kjo mënyrë shtimi konsiston në krijimin e individeve të rinj nga pjesë të ndryshme të shkëputura ose jo nga bima mëmë e hardhisë (copa të gjelbërta, llastarë, sytha etj). Bima e hardhisë nuk shtohet me copa rrënjesh pasi në to nuk gjënden sytha vegjetativ. Këto pjesë të bimës së hardhisë të vëna në kushte të përshtatëshme lagështie, temperature, drite dhe ushqimi japin individë të rinj të ngjajshëm me bimën nga janë shkëputur.

Rruga vegjetative e shtimit të hardhisë përmbledh shumë mënyra në vetë vete si shtimi vegjetativ i hardhisë me copa

të cilat mundet të jenë me gjethe ose pa gjethe, por në praktikë shtimi me përpaje si dhe rruga më e përdorëshme e shtimit të hardhisë ajo me shartim. Kjo rrugë shtimi e hardhisë shfrytëzohet në sajë të aftësive të larta rigjeneruese të sistemit rrënjor të hardhisë dhe të pjesës mbitoksore.

Rezultatet e larta në shtimin e hardhisë me rrugë vegjetative varen nga disa kushte si:-Aftësia e lartë e copave të planifikuar për rrënjëzim.-Vënia në kushte të përshtatëshme temperature, lagështie dhe drite e pjesëve përrrënjëzim.

-Prania e sythave vegjetativ në pjesën që do të përdoret për shumëzim.Aftësia rrënjëzuese e copave varet nga një seri faktorësh të brëndëshëm dhe të jashtëm e konkretisht:

-Nga karkateristikat e veçanta që kanë kultivaret e hardhisë për rrënjëzim.-Nga mosha biologjike e materialit të vënë për shumëzim.-Nga stadi i pjekurisë së materialit.-Nga lënda rezervë që mban materiali që do të rrënjëzohet.-Nga kushtet e përshtatëshme të ngrohtësisë .-Nga kushte të favorëshme të ajrimit.-Nga mundësia e përdorimit të lëndëve stimulante për rrënjëzim.

Shtimi i hardhisë me rrugë vegjetative përmbledh në vetë vete tre mënyra :a.Shtimi me përpajë. b.Shtimi me copa.

c.Shtimi me shartim.

Page 109: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

109Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

-Shtimi i hardhisë me përpajë

Kjo është një nga mënyrat më të vjetra të përdorura për shtimin e hardhisë. Kjo mënyrë e shtimit të hardhisë ka qënë shumë e përhapur përpara se të çfaqej filloksera për plotësimin e boshllëqeve në vreshta si dhe për ripërtritjen e vreshtave të vjetër.

Kjo mënyrë shtimi mbështetet në vendosjen për rrënjëzim të një pjese vegjetative të bimës mëmë dhe të pa shkëputur nga ajo. Kjo pjesë vegjetative mundet të jetë një sharmendë e cila kultivohet gjatë vegjetacionit me qëllim për tu përdorur në vjeshtë për të përftuar një bimë të re në afërsi të bimës mëmë. Shkëputja e bimës së re të rrënjëzuar nga bima mëmë do të bëhet pas një viti, ose duke përdorur unazimin e përpajës me tel gjë e cila me ntrashjen e sharmendës së rrënjëzuar realizohet edhe shkëputja nga bima mëmë. Aplikimi i kësaj forme shtimi vegjetativ është rezultativ në saje të ushqimit në vitin e parë të bimës së re edhe nga bima mëmë.

Shtimi me përpajëKjo mënyrë përdoret kryesisht për zëvëndësimin e boshllëqeve që munde të kemi në vreshtë. Hardhitë nga të cilat do të përdoret përpaja duhet të jenë të shëndetëshme, të fuqishme, të kenë tregues të lartë prodhueshmërie, të jenë të pastërta nga sëmundje virusale e bakteriale.

Gjatë vegjetacionit bimës i lihet një sharmendë të zhvillohet lirisht mundësisht i dalë nga cungu. Në drejtim të rrjeshtit të hardhive në fillim të pranverës hapet një kanal me përmasa 30-40 cm gjërësi dhe mbi 50 -60 cm thellësi deri në vëndin ku do të dalë bima e re.

Kjo mënyrë shtimi ka anë negative:

Dobëson bimën mëmë në vitet e para për ngarkesën e madhe të sythave që ka.

Frenon rritjen e sistemit rrënjor të bimës mëmë për shkak të aktivizimit të sistemit

Page 110: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

110Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Fundi i kanalit punohet me bel në thellësi 20 – 25 cm ku në të të jetë hedhur edhe një sasi e konsiderueshme plehu organik i kalbur i përzier me plehrat e tjerë mineral si fosfatiket, potasiket dhe duke e mbushur me dhe të shkrifët kanalin deri në gjysmën e thellësisë.

Sharmenda e planifikuar shtrihet në gjatësi të kanalit duke nxjerë majën e saj në vëndin e përcaktuar të bimës së re, bëhet mbulimi i sharmendës dhe ngjeshja e tokës në mënyrë që të realizojmë një puthitje të mirë të sharmendës me tokën. Ngulim një piketë në vëndin ku del maja e sharmendës.

Hiqen të gjithë sythat duke filluar nga baza e sharmendës e deri në pikën e futjes së saj në tokë. Mundet të rekomandohet lidhja , shtërngimi i sharmendës me një tel i cili bën shkëputjen e bimës mëmë nga sharmenda si rezultat i rritjes së ssj në trashësi.Teli i përdorur në këtë mënyrë shërben si unazë shkëputëse duke frenuar kalimin e lëndës së përpunuar në drejtim të bimës mëmë por në të njëjtën kohë lejon kalimin e ujit dhe të kriprave minerale nga bima mëmë në drejtim të bimës së re. Gjatë periudhës së vegjetacionit bimës së re të formuar i kryhen të gjitha shërbimet njësoj si edhe bimëve të tjera.

Figura 6.2. pamje e Shtimit me perpaje

-Shtimi me përpajë kineze

Kjo mënyrë shtimi është e njëjtë me përpajën e zakonëshme me ndryshim se për çdo syth në përpajën kineze përftohet një bimë e veçantë. Kjo formë përdoret zakonisht kur kemi kultivar të cilët janë defiçitare, kur kanë aftësi të ulët rrënjëzuese. Nga bima mëmë si edhe në rastin e përpajës së zakonshme shfrytëzohet një llastar i lënë për këtë qëllim. Në drejtim të rrjeshtit hapim një kanal me thellësi 25 – 30 cm duke e shkrifëruar fundin e kanalit. Hedhim në kanal pleh organik të përzier me plehrat potasike, plehrat fosforike dhe mbushim kanalin duke e lënë pa mbushur rreth 5-6 cm. Shtrimë sharendën në gjatësi të kanalit në thellësi 5-6 cm dhe e mbulojmë me dhe të shkrifët.

Me fillimin e vegjetacionit do të kemi shpërthimin e sythave duke na dhënë filizat e rinj. Gjatë kësaj periudhe kur filizat të kenë aritur gjatësinë e rreth 15 deri 30 cm bëhet një mbathje e tyre me kujdes deri në 7 – 8 cm lartësi. Gjatë vegjetacionit bimëve të reja u

Page 111: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

111Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

shërbehet njësoj si edhe bimëve të tjera. Në vjeshtë ose në fillim të pranverës së ardhëshme bëhet hapja e kanalit dhe ndarja e bimëve duke përftuar bimë të reja për çdo ndërnyje.

Figura 6.3. Pamje nga shtimi me metoden me perpaje kineze

-Shtimi me përpajë të gjelbërt

Edhe kjo formë e shtimit të hardhisë bazohet në aftësitë që ka copa e gjelbërt e bimës të nxjerë rrënjë kur e vënë në kushte të përshtatëshme drite, ngrohtësie, dhe lagështie. Kjo realizohet gjatë muajit qershor - korrik, në kohën kur llastarët kanë fituar një farë pjekurie, elasticiteti. Rezultatet janë të kënaqëshme kur kushtet janë të favorëshme.

Shtimi hardhisë me copaËshtë një mënyrë e shtimit të shpejtë të bimës së hardhisë.Ka qënë mënyra e vetme e shtimit të sipërfaqeve të mbjella me vreshtë para shumë kohësh si mënyra me e lehtë

më e thjeshtë dhe më ekonomike e shtimit të hardhisë dhe zgjerimit të sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë. Me anë të kësaj mënyre shtimi përftohen bimë të ngjajshme me bimën mëmë nga është shkëputur copa .

Figura 6. 4. Shtimi i hardhisë me copa

Në vartësi të gjëndjes së copës që vihet për tu rrënjëzuar kemi shtim të hardhisë me copa të gjelbërta dhe me copa të drunjëzuara ose gjysëm të drunjëzuara. Në vartësi të gjatësisë së copës që vendos për tu rrënjëzuar, të numrit të sythave , copat mundet të jenë të shkurtra kur gjatësia e tyre përfshin në vetë vete një syth.

Figura 6.5. Copë e shkurtër

Page 112: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

112Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Kjo mënyrë shtimi përdoret në rastet kur kultivari që duam të shtojmë është i rrallë, nuk ka material të bollshëm biologjik për ta përdorur për shtim me mënyra të tjera. Copa me një syth përgatitet duke bërë prerje mbi dhe nën syth në rreth 2 cm . Në këtë mënyrë vendosja e kësaj cope në kushte të përshtatëshme temperature, lagështie e ushqimi do të përftohet një individ i ngjajshëm me bimën mëmë nga është marë sythi. Zakonisht në këtë rast mbjellja bëhet në arka me dherishte të përgatitur dhe e ambjente të mbrojtura (sera ) me qëllim përftimin e një rrënjëzimi 100 % të materialit të vënë përtu shumëzuar.

Shtimi i hardhisë me copa të zakonëshme konsiston në aplikimin me copave të gjata. Gjatësia e copave varjon nga 40 – 50 cm deri në 100 cm duke përfshirë në to nga 7 deri në 25 sytha. Në tokat skeletike të varfra, të lehta, të thata gjatësia e copave duhet të jetë mbi 60 e deri në 100 cm sipas traditës për zona të veçanta. Në rastet e

mbjelljes së hardhive në toka të thella, të shkrifta, të pasura mundet të përdoren bimë të përftuara nga shtimi

me copa ku gjatësia e copës të jetë deri në 50 cm.

Sot përdorimi i kësaj metode shtimi nuk aplikohet për shkak të prekjes së bimëve të rrjedhura me ketë mënyrë shtimi nga filloksera. Kjo mënyrë e shtimit të hardhisë përdoret kryesisht në vreshtin mëmë antifillokserik dhe në përdorimin e copave për shartim.

Copat që do të përdoren për rrënjëzim në rastin e nënshartesave antifillokserike ose të copave që do të përdoren për shartim duhet të priten gjatë periudhës së qetësisë.

-Nxjerja dhe përgatitja e copave të buta, (sharmendat)

Përpara prerjes së copave që do të përdoren për shtim me anë të shartimit, gjatë periudhës së vegjetacionit punohet për evidentimin e bimëve mëmë që do të shërbejnë për material shumzimi ku në këtë rast bëhet etiketimi i bimëve me kultivarin e

planifikuar të bimëve të shëndetëshme, me prodhueshmëri të lartë, pa infeksione nga sëmundje

Page 113: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

113Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

virusale dhe kërpudhore. Këto bimë me një pastërti varietore 100 % duhet të përbëjnë vreshtin mëmë të butë i cili duhet të krijohet pas disa vitesh rrjesht të një pune seleksionuese dhe përzgjedhëse.

Copat e destinuara për shtim me anë të shartimit duhet të nxiren gjatë periudhës së qetësisë dimërore përpara fillimit të qarjes së hardhisë, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit si në ditët me diell, pa ngrica dhe erëra. Copat duhet të jenë të pjekura, të pa dëmtuara nga agjentet atmosferik, me një diametri ndërmjet kufijve 6 dhe 12 mm trashësi dhe me një gjatësi 80 deri 100 cm gjatësi kjo që favorizon ruajtjen e lagështisë të sharmëndës,

eleminon humbjet e materialit (sythave).

Copat e prera në këtë mënyrë (sharmendat) pastrohen nga përdredhëset lidhen në tufa 100 copësh duke realizuar tre lidhje dhe neë mënyrë të tillë që fundet e sharmendave të jenë të vendosura në një plan të barabartë, u vihet etiketa e kultivarit përkatës dhe dërgohen në vëndin e përcaktuar për tu ruajtur deri në momentin e përdorimit të tyre.

-Përcaktimi i shkallës së pjekurisë së sharmendave.Sharmendat duhet të jenë të pjekura.

Figura 6. 6. Pergatitja sharmendave dhe shtratifikimi i tyre

Në rastin kur sharmendat janë të pjekur përmbajtja e amidonit është e lartë dhe gjatë trajtimit me solucion jodi do të ngjyroset në blu violetë, por edhe kjo metodë nuk është dhe shumë e sakt pasi përmbajtja e amidonit në sharmendë në faza të ndryshme të gjëndjes së saj është e ndryshe për shkak të shndërimit të tij në sheqer.

-Ruajtja e sharmendave deri në momentin e shartimit.

Afati i rajtjes së materialit që do të përdoret për shumëzim varjon nga koha e përgatitjes së këtij materiali. Kur koha e përgaditjes së materialit është në fillim të periudhës së qetësisë koha e ruajtjes së materialit do të jetë e gjatë, ndërsa kur materiali do të përgatitet në fund të periudhës qetësisë afati i ruajtjes reduktohet.

Përcaktimi i kohës së përgatitjes së materialit varet edhe nga kushtet

Shkalla e pjekurisë së sharmendave përcaktohet në shumë mënyra të ndryshme mbi bazën e vlerësimit të disa treguesve të cilët janë:a.Ngjyra e sharmendave të pjekura është uniforme, karakteristike për kultivarin. Në gjatësinë e sharmendës nuk duhet të ketë njolla të errta që nuk janë tipike të kultivarit.b.Baza e bishtit të gjethes në sharmendë duhet të jetë e lëmuar dhe e veshur me një shtresë tape të hollë dhe të lëmuar.c.Trajtimi me tretësirë jodi me konçentracion 1-3 % .

Page 114: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

114Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

klimaterike të zonës ku është vreshti mëmë që do të shërbej për nxjerjen e materialit. E rëndësishme është ruajtja

e freskisë së sharmendave deri në momentin e përdorimit të tyre.Copat ose sharmendat mundet të ruhen në dy mënyra:

Ruajtja e sharmendave mund të realizohet edhe në transhe ose në gropa. Në këtë rast dimensionet e transhesë varen nga sasia e materialit disponibël që do të përdoret për shartim. Transheja ose gropa hapet me nje thellesi 60-80 cm,në vënde të kulluara, të freskëta dhe të mbrojtura nga erërat. Edhe në këtë rast në fundin e gropës shtrohet një shtresë rëre lumi me lagështi 10-15 %. Mbi këtë shtresë vendosen në mënyrë të shtrirë tufat e lidhura dhe të etiketuara duke vendosur fundet e sharmendave të puthitura njëra me tjetrën. Bëhet izolimi tufave me një shtresë rërë. Pas izolimit vendosen tufat në shtresën e dytë njësoj si në shtresën e parë dhe mbi këtë hidhet rërë përsëri duke bërë izolimin e tyre.

Kjo praktikë vazhdohet për gjithë sasinë e sharmendave që janë përgatitur për tu përdorur për shartim. Në përfundim bëhet izolimi trashesë

ose gropës me rërë dhe mbi të hidhet dhe në formë kurizi me qëllim izolimin ndaj ambjentit dhe për të penguar depertimin e ujit të rreshjeve gjatë periudhës që do të ruhen deri në momentin e përdorimit. Anash trashese ose gropës hapet një kanal kullues për të evituar depertimin e ujit në brëndësi të gropës.

-Përgatitja e copave antifilokserike dhe mënyrat e ruajtjes së tyre.

Edhe ky material sikundër sharmendat përgatiten gjatë periudhës së qetësisë. Praktika shumvjeçare ka përcaktuar si kohë më te përshtatëshme është muaji janar - shkurt, në ditë me diell e pa reshje, pa ngrica, pa erëra. Fillimisht bëhet zgjidhja e tufave që janë të lidhura ne sistenim mbështetës tek telat. Pas zgjidhjes nga telat e sistemit mbështetës realizohet prerja e materjalit nga cungu i bimës duke lënë cepa mbi cung me 2-3 sytha në te.

-Së pari ato mundet të ruhen deri në momentin e përdorimit në dhoma frigoriferike me një regjim të caktuar temperature në kufijt 2-4° C dhe një regjim lagështie të caktuar me qëllim që sharmendat të vazhdojnë zhvillimin e tyre normal të proceseve fiziologjike që ndihmojnë në rritjen e aftësisë kallusuese ose të aftësive rrënjëzuese.-Së dyti ruajtja e sharmendave mundet të realizohet edhe në ambjente të hapura duke zgjedhur vënde të kulluara dhe të sheshta, me ekspozicion nga veriu, të mbrojtura nga erërat. Mbi sipërfaqen e planifikuar për shtratifikimin e materialit hidhet një shtres prej 5-6 cm rëre e larë lumi me një lagështi mbi 10-15 %. Sharmendat e lidhur në tufa, të etiketuara vendosen mbi këtë shtresë rërë duke mundësuar izolimin e fundeve të sharmendave me ajrin nëpërmjet izolimit të tyre me rërë.

Page 115: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

115Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Tufat e prera nxiren në krye të parcellës dhe përgaditen. Krasitësit i përcaktohet një masë për gjatësinë e copës ku për standartet e vëndit tonë kjo gjatësi duhet të jete 40 cm plus minus 2 cm, njëkohësisht krasitësi paiset edhe me një kalibër matës i cili mundet të përgatitet nga një copë kompesatë ku të jane bërë dy brima, njëra me dimension 6 mm dhe brima tjetër me 12 mm që janë standartet për trashësinë e copave që do të përdoren për shartim.

Në fillim bëhet prerja në bazën e copës me një gjatësi 2-3 cm nën syth, ndërsa maja llogaritet në bazë të gjatësisë të ketë hapsirë më të gjatë mbi nyjen e fundit me qëllim që shartuesi të ketë mundësi të realizojë prerjen mbështetur edhe në gjatësin e përcaktuar.

Gjatë përgatitjes se materialit eleminohen të gjitha copat të cilat mundet të rezultojnë të dëmtuara, me plagë mekanike, të shtrëmbëruarat, të pa pjekura, të dyshimta për infeksione të ndryshme nga sëmundje ose dëmtues duke përzgjedhur materjal të pastërt dhe standart.

Rekomandohet që materjali i përgatitur brënda ditës duhet të shtratifikohet me qëllim që të eleminohet veprimi negative i faktorëve të jashtëm në drejtim të uljes së cilësisë së materjalit. Për të ritur cilësinë e ruajtjes së materjalit mundet të aplikohet edhe përgatitja e copave me përmasa më të mëdha të cilat shkojnë me 2 ose 3 herë shumfishim e gjatësisë standart ku në këtë rast ato mundet të jenë 100 ose 150 cm të gjata ku në këtë rast veprimi i faktorëve të jashtëm ninimizohet në maksimum.

Materjali i përgatitur mundet të ruhet deri në momentin e përdorimit në disa mënyra:

-Ruajtja në dhoma frigoriferike me temperaturë të përcaktuar në 1-3° C dhe me lageshti mbi 90 % është mënyra më e mirë.Tufat e përgatitura, të lidhura në 100 copëshe në tre vënde me tel, të etiketuar me emrin e nëshartesës vendosen në këto dhoma me parametrat e përcaktuar dhe konservohen në këtë mënyrë deri në kohën e përdrimit për tu shartuar.

-Ruajtja e materialit në gropa ose trashe. Kjo metodë është e njëjtë me praktikën që u shpjegua më lart për shtratifikimin e sharmendave në gropa ose trashe dhe të izoluara me rërë të lagur lumi.Kjo mënyrë mundet të aplikohet edhe në ambjente të mbyllura si depo, hangar por në këtë rast rekomandohet materjali të vendoset nga ana veriore e depos ose hangarit me qëllim vonimin e qarjes si rezultat i ngrohjes së ambjentit nën efektin e rezeve të diellit.

Page 116: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

116Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 6.7. Ruajtja e copave

antifillokserike të shtratifikuara në rërë

C. Shtimi i hardhisë me shartimitShumëzimi i bimëve në vetëvete është një veçori biologjike që manifestojnë ato dhe që shfrytëzohet në praktikën e gjërë për të përfituar homolog të ngjajshëm me bimën mëmë nga ku është marë materiali. Në vreshtari shumëzimi i hardhive me anë të shartimit është metoda kryesore në prodhimin e fidanave.

Një fidan i shartuar përbëhet nga dy pjesë ku pjesa e sipërme ose mbishartesa është bima për të cilën ne dëshirojmë të përftojmë në të ardhmen ndërsa pjesa e poshtëme nënshartesa është pjesa e sistemit rrënjor të bimës së ardhëshme. Rëndësia e shumëzimit të bimëve qëndron pikërisht në veçorite biologjike që ato manifestojnë prandaj njohja e biologjisë së zhvillimit të tyre, e mekanizmit të shumëzimit si dhe e faktorëve që influencojnë mbi këtë proçes është një domozdoshmëri.

-Parimet mbi të cilat mbështetet shartimiShkatërimi i sipërfaqeve të mbjella me vreshta pas çfaqes së fillokserës bëri të domosdoshme gjetjen e rrugëve për

zgjerimin e sipërfaqeve por njëkohësisht edhe gjetjen e mundësisë për mbrojtjen e këtyre sipërfaqeve të mbjella nga filloksera. Kështu prodhimi i fidanave të shartuar antifillokserik u bë një praktike e zakonëshme dhe e domozdoshme për vreshtarinë e çdo vëndi në botë. Përdorimi i materialit mbjellës të shartuar garantonte një prodhimtari të rregullt me gjithë se bima e përftuar nga shartimi përbëhet nga dy komponentë botanikisht të ndryshëm që janë mbishartesa dhe nënshartesa.

Kërkimet e shumta e të pa reshtura që janë bërë në drejtim të prodhimit të fidanave të shartuar kanë përcaktuar edhe një sërë parimesh që duhet të meren në konsideratë dhe që duhet të mbështetet operacioni i shartimit dhe realizimi i bashkimit të të dy komponentëve pjesmarës në shartim.

Krijimi i qelizave të reja menjëherë pas lidhjes së indeve në kontakt i cili përbën kushtin themelor për ngjitjen e indeve të rinj të përbërsave në shartim. Në shartimet e realizuara me pjesë të drunjëzuar si në rastin e shartimit në vëndin e përherëshëm ose dhe në shartimin në tavolinë ngjitja e komponenteve të mbishartesës me nënshartesën realizohet në sajë të qelizave të reja ( kallusi) që krijohen në pikën e kontaktit.

Kallusi në vetë vetë është një formacion organik që krijohet si rezultat i ndarjes së qelizave pas prerjes me anë të briskut për të bërë përputhshmërinë e të dy komponentëve.Tek hardhija të gjitha

Page 117: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

117Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

qelizat e drurit një vjeçar si të nënshartesës antifillokserike në rastin e prodhimit të fidanave të shartuar si dhe në rastin e shartimit të bimëve të vjetra në vëndin e përherëshëm, edhe të mbishartesës janë të afta të reagojnë ndaj ngacmimeve të plagosjes.

Këto qeliza të ngacmuara realizojnë një ndarje shumë intensive duke krijuar për një kohë shumë të shkurtër një ind parenkimatik që fillimisht është shumë i lëngshëm me rreth 80-90 % lagështi dhe që çfaqet mbi sipërfaqet e prera dhe që me kalimin e kohës mbulon të gjithë sipërfaqen duke krijuar edhe një unazë rrethore me ngjyrë të bardhë.

Në shartimin e gjelbërt bashkimi realizohet me anë të kontaktit të drejtëpërdrejtë të indeve të kambiumit. Në këtë rast nuk vërehet formimi i kallusit. Pas bashkimt indi i kambiumit shtohet me shpejtësi dhe formon indin lidhor i cili shkatëron shtresën izoluese të qelizave të vdekura nga prerja dhe vendos lidhjen e drejtëpërdrejtë të enëve përcjellëse të nënshartesës me enët e mbishartesës.

Në shartimin e gjelbërt në realizimin e ngjitjes së të dy komponentëve marin pjesë të gjitha indet e kryesisht indi i kambiumit, indi parenkimatik, indi i ksilemës si dhe indi i parenkimës palcore.

Në rastim e shtimit të hardhisë me anë të shartimit me pjesë të drunjëzuara në ngjitjen e komponenteve marin pjesë indi i kambiumit dhe indi parenkimatik palcor.

Dihet se në shartim marin pjesë organe dhe pjesë me prejardhje të ndryshme pra ndërtimi është me natyrë heteroplazmatike fakt ky që sjell edhe pasoja të ndryshme.

Me qënë se indet e të dy pjestarëve të shartimit kanë volume të diferencuar indesh përciellëse, karakteristika të ndryshme në strukturën e indeve si dhe ndryshime të tjera në zonën e shartimit ndodhin modifikime të mëdha e të ndryshme. Sipas natyrës këto ndryshime janë ndryshime të karakterit anatomik dhe ndryshime të karakterit fiziologjik.

Në shartimin me copat të drunjëzuara për shumë arësye të njohura ngjitja e komponentëve nuk del e përsosur. Prerjet jo të pastëreta të realizuara, mbetjet e pjesëve të thata brënda zonës së ngjitjes, ritmet e shpejta të formimit të indit të kallusit i favorizuar nga kushtet e temperaturës dhe lagështisë, volumi i ndryshëm i enëve bëjnë që kambiumi në sipërfaqen e pikës së kontaktit të të dy komponentëve të ketë vështirësi. Në piken e bashkimit përveç vështirësisë së kombinimit të enëve përçuese vërehet edhe një dukuri ku kemi edhe ndryshime në dimensionet e këtyre enëve.Ndryshimet e përmëndura më lart të karakterit anatomik sjellin në vetëvete edhe ndryshime të natyrës fiziologjike si krijimin e vështirësive të qarkullimit të ujit dhe lëndëve minerale nga sistemi rrënjor në drejtim të pjesës vegjetative të kurorës dhe e kundërta e qarkullimit të lëndëve organike të përpunuar që lëvizin nga pjesët e

Page 118: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

118Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

kurorës poshtë në drejtim të sistemitrrënjor të bimës.

Krijimi deformimeve gjatë procesit të ngjitjes së komponentëve në shartim reflektohet me deformime edhe të enëve përçuese, duke krijuar përdredhje të këtyre enëve, zvoglim të volumit të tyre që për pasojë sjell vështirësi në qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të tretura në të. Në këtë situatë furnizimi me ujin dhe kriprat minerale të tretuara në të të jetë më i frenuar dhe si pasojë mbishartesa dhe të gjitha organet e saja mbitoksore për gjatë gjithë periudhës së jetës të furnizohet me vështirësi dhe të ketë me pak ujë e kripra minerale të tretura në të. Kjo situatë e vështirë në furnizimin e pjesës mbitoksore pasqyrohet negativisht më von pas shartimit në etapën e ngjitjes së komponentëve ose në vreshtë kryesisht në vitet me thatësirë të theksuar. Hardhia mundet të thahet në vitet e para në rast se nuk sigurohet uji në sasira të duhur.

Edhe qarkullimi i lëndëve ushqyese të përpunuara prej mbishartesës jep ndikimet e veta tek nënshartesa e cila furnizohet me dobët. Sipas shkallës së ndryshimeve anatomike furnizimi me asimilate mundet të bëhet i dobët ose i bollshëm kjo në vartësi të përdredhjes së enëve përçuese në pikën e ngjitjes.

1.3. Etapat e rritjes së shartesësKjo etapë përfshin në vetëvetë kohen nga momenti i shartimit e deri në momentin kur të dy komponentet pjesëmarës në shartim krijojnë një lidhje komunikimi të ndërsjelltë ndërmjet tyre .E gjithë kjo periudhë

përmbledhet në tre etapa të rëndësishme.Formimi i kallusitSiç u përmend edhe më sipër krijimi i qelizave të reja menjëherë pas lidhjes së indeve në kontakt përbën kushtin themelor për ngjitjen e indeve të rinj të përbërsave në shartim. Ngjitja e komponentëve të mbishartesës me nënshartesën realizohet në sajë të qelizave të reja ( kallusi) që krijohen në pikën e kontaktit .

Figura 6. 8. Etapat e formimit te kallusit

Kallusi krijohet si rezultat i ndarjes së qelizave pas prerjes që realizojmë me anë të briskut për të bërë përputhshmërinë e të dy komponentëve. Tek hardhija të gjitha qelizat e drurit një vjeçar janë të afta të reagojnë ndaj ngacmimeve të plagosjes. Këto qeliza të ngacmuara realizojnë një ndarje shumë intensive duke krijuar për një kohë shumë të shkurtër një ind parenkimatik shumë të lëngshëm fillimisht me rreth 80-90 % lagështi dhe që çfaqet mbi sipërfaqet e prera dhe që me kalimin e kohës mbulon të gjithë sipërfaqen duke krijuar edhe një unazë rrethore me

Page 119: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

119Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

ngjyrë të bardhë. Në këtë rast nuk vërehet formimi i kallusit.

Pas bashkimit indi i kambiumit shtohet me shpejtësi dhe formon indin lidhor i cili shkatëron shtresën izoluese të qelizave të vdekura nga prerja dhe vendos lidhjen e drejtëpërdrejtë të enëve përcjellëse të nënshartesës me enët e mbishartesës.

Ngjitja e komponentëveNgjitja realizohet kur kalluset e të dy planeve të pjerta të prera si të nënshartesës dhe të mbishartesës bien në kontakt me njëri tjetrin. Gjatë operacionit të realizimit të prerjes një pjesë e qelizave dëmtohen, shtypen e për pasojë thahen, më pas oksidohen duke formuar së fundmi një shtresë të vdekur izoluese të qelizave. Që të realizohet kallusimi i të dy pjesëve të komponentëve të vënë në kontakt duhet të realizohet pikërisht çarja e kësaj pjese izoluese. Që të realizohet një ngjitje e mirë është e domosdoshme që indet e kallusimit në sipërfaqen e prerë të formohet njëkohësisht për të dy komponentet.Ky faktor vendimtar në rritjen e kallusimit të shartesave është i favorizuar edhe nga një seri faktorësh

të tjerë siç mund të jenë temperatura dhe lagështia ajrore e ambjentit të kallusimit dhe e materialit shtratifikues, gjëndja shëndetësore dhe gjëndja e tugorit në materialet që përdoren për shartim. Komunikimi i lidhjeve të enëve përcjëllese të komponenteveRealizimi i lidhjeve të enëve përcjellëse të komponentëve pjesemarës në shartim ralizohet nëpërmjet çfaqes dhe funksionimit të zënjes së bashkimit në pjesën e brendshme. Kjo lidhje e vendosur ndërmjet dy komponentëve paraqet shpesh vështirësi që reflektohen në pengesë të qarkullimit të ndërsjelltë të lëndëve ushqyese dhe kriprave minerale nga nënshartesa në mbishartesë dhe e kundërta. Kur kjo lidhje është maksimalisht e vështirë reflekton në gjëndjen shëndetësore negativisht të hardhisë dhe e kundërta.Në bashkejetesën e komponentëve përbërës të një fidani hardhie ndikojnë disa faktorë e konkretisht :

a. Faktorët anatomo – fiziologjikNë këtë grup faktorësh më të rëndësishëm në mardhënjet ndërmjet komponentëve pjesemarës në shartim do të përmëndim :

· Afiniteti:Në rastin e aplikimit të shtimit të hardhisë me anë të shartimit një rëndësi mer afiniteti. Me termin afinitet kuptojmë shkallën e afërsisë që duhet të kenë nënshartesa me mbishartesën e cila shprehet me funksionimin sa më normal të bimës së shartuar, të sigurimit të një periudhe jetese sa më të gjatë e shoqëruar me një prodhimtari të lartë të përvitëshme e cilësore, me një qëndrueshmëri të lartë ndaj faktorëve stresant. Afiniteti konsiderohet i lartë kur të dy komponentët plotësojnë kërkesat jetësore të njëri tjetrit në shkallën më të lartë, kur bashkëjetojnë dhe prodhojnë për një periudhë kohe të gjatë. Afiniteti konsiderohet i dobët ndërmjet komponentëve si të nënshartesës dhe mbishartesës kur bimët faqin tendenca të një prodhimtarie të ulët, faqin tendenca të një zhvillimi të kufizuar, tharje të pjesëve vegjetative dhe këto dukuri vijnë e thellohen me kalimin e viteve deri në tharje të plotë të bimëve.

· Stadi i pjekurisë së komponentëve pjesemarës në shartimEdhe stadi i pjekurisë së materialit të komponentëve që do të përdoren në shartim luan një rol në cilësin dhe përqindjen e prodhimit të fidanave cilësor. Kështu materiali konsiderohet i pjekur kur ka ngjyrën tipike të kultivarit, ka në

Page 120: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

120Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Trashësia e komponentëve të shartimit.

Është një dukuri tjetër e rëndësishme që ka një influencë të madhe nërezultatet përfundimtare të prodhimit tëfidanave. Provat e bëra kanë vërtetuarse trashësia e materialit të përdorshëmpër shartim duhet të jetë me një trashësi ndërmjet kufijve 6 deri në 12 mm. Nën dhe mbi këtë kufi materiali nuk duhet të përdoret për shartim. Rezultate të mira nga vrojtimet e bëra kanë nxjerr përfundime së përmasat e copave në kufijtë e 7 deri në 11 mm trashësi ngjiten më mirë në pikën e shartimit dhe japin fidana të rregullt.

b. Faktorët teknikeKrahas faktorëve anatomo-fiziologjik të përmendur më lart ndër faktorët që

influencojnë në bashkëjetesën e komponentëve një rol të dorës së parë luajnë edhe ata teknik e konkretisht:

Puna përgaditore e komponentëve përpara shartimit.Përgatitja e materialit të nënshartesës dhe mbishartesës, ruajtja e tyre në kushtet të larta teknike janë faktori bazë në rezultatin pozitiv të shartimit. Rruajtja e materialit në vëndet e shtratifikimit në kushte të një lagështie optimale është shumë e rëndësishme për të mbajtur në kufijt optimal lagështin fiziologjike të materialit.Trajtimi përpara shartimit për rritjen e lagështisë fiziologjike nëpërmjet zhytjes në ujë për një periudhë të caktuar kohe është një faktor vendimtar përpara sharimit. Është vërtetuar se materiali i

Page 121: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

121Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

nënshartesës fiton lagështin fiziologjike për një periudhë më të gjatë kohe të qëdrimit në ujë e krahasuar me materialin e mbishartës.

Realizimi i prerjeve të lëmuara, të fresketa dhe të pastra.

Për të patur një ngjitje të mirë të të dy komponentëve një rëndësi mer edhe procesi i prerjes. Realizimi i prerjeve të lëmuar, të pastërta dhe të freskëta kryhen kur brisku i shartimit është i mprehur mirë, ambjenti i shartuesit është i mbrojtur nga dielli dhe era.

Respektimi i dimensioneve të prerjes ndaj sythit.Është e rëndësishme që gjatë procesit të shartimit si nënshartesa dhe mbishartesa duhet të kenë të njëjtat përmasa në trashësi. Kombinimi i drejtë i trashësisë së tyre influencon pozitivisht në ritjen e përqindjes së zënjës. Rekomandohet që prerja e mbishartesës të bëhet nga ana e sythit.

Realizimi i i puthitjes dhe i shtërngimit të komponentëve.Për të patur rezultate të një kallusimi të mirë dhe të shëndoshë është e domosdoshme që komponentët e shartimit të jenë plotësisht të puthitur duke mos krijuar hapsirë dritë ndërmjet tyre dhe të jenë të shtërnguar. Duke respektuar në mënyrë rigoroze faktorët teknik të përmëndur me lart arihet të realizohet një puthitje dhe një shtërngim të mirë të komponentëve duke krijuar mundësit e përshpejtimit të lidhjeve ndërmjet tyre.

c. Faktorët ekologjik

Efekti i faktorëve biologjik e teknik të përmendur më lart do të jetë pozitiv kur respektohen edhe faktorët ekologjik.

TemperaturaËshtë ndër faktorët më të rëndësishëm në proçesin e kallusimit. Eksperienca e ka treguar se temperatura më e përshtatëshme për proçesin e kallusimit është ndërmjet kufijve 24-26 0 C .Rritja e temperaturës mbi këtë nivel është vërtetuar se përshpejton proçesin e formimit të kallusit, përftohet një kallus i bujshëm duke krijuar edhe fryrje në pikën e shartimit duke ulur cilësinë e shartimit ndërsa ulja e temperaturës nën këto kufij vonon proçesin e formimit të kallusimit.

LagështiaËshtë një ndër faktorët që influencon pozitivisht ose ngativisht në proçesin e kallusimit. Faktori lagështi duhet të jetë prezent si në materialin e vënë për kallusim njëkohësisht edhe në tallashin ku janë shtratifikuar shartesat dhe në ambjentin e dhomës së kallusimit.

Përmbajtja e lartë e lagështisë në arkat e kallusimit, në tallashin e shtrati-fikimit të shartesave influencon negativisht në vështirësinë e ajrimit të sharteseve, të depërtimit të nxehtësisë, favorizon zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore e sidomos të kalbëzimit të sythave. Edhe në rastin e një lagështie nën nivelin optimal kemi frenim të formimit të indit të kallusit, tharje të shartesave .Lagështia ajrore në ambjentet e kallusimit duhet të jetë në masën 65 - 85 % ndërsa lagështia në

Page 122: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

122Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

arkat e tallashit duhet të jetë në kufijt 70 – 75 %.

· Ajrimi Është një faktor i cili influencon në proçesin e kallusimit. Nëpërmjet ajrosjes së shtresës së mbulesës së shartesave ndërpritet zhvillimi i bakterjeve të kalbëzimit të sythave.

-Përputhshmënria dhe mospërputhshmëria e komponentëve.Me shfaqien e fillokserës në Europe dhe të shkatërimit të sipërfaqeve të mbjella me vreshta, prodhimi i fidanave të shartuar antifillokserik u bë një praktikë e zakonëshme dhe e domozdoshme për zhvillimin e vreshtarisë. Përdorimi i materialit mbjellës të shartuar do të garantonte një prodhimtari të rregullt me gjithëse bima e përftuar nga shartimi përbëhet nga dy komponentë botanikisht të ndryshëm që janë mbishartesa dhe nënshartesa.

1. 4. Parimet mbi të cilat mbështetet shartimiKërkimet e shumta e të pa reshtura që janë bërë në drejtim të prodhimit të fidanave të shartuar kanë përcaktuar edhe një sërë parimesh që duhet të miren në konsideratë dhe që duhet të mbështetet operacioni i shartimit dhe realizimi i bashkimit të të dy komponentëve pjesmarës në shartim.Një parim mbi të cilin mbështetet përftimi i fidanave me anë të shartimit është aftësia që kanë indet e gjalla të komponentëve që marin pjesë në shartim të ripërtrihen duke vendosur lidhje të ndërsjellta me anë të indit të ri “kallusit”.

Qelizat e indeve të reja kanë veti për tu ngjitur me anë të kallusit, kur ato vijnë në kontakt me njëra tjetrën dhe diferencohen me inde të specializuara. Kjo veti buron nga që kanë organizmat e gjalla bimore krijojnë formacione të reja në sipërfaqen e plagëve, ose në aftësitë që kanë disa organe (ose pjesë të tyre) për të vazhduar funksionet edhe pas shkëputjes nga bima mëmë.

Krijimi i qelizave të reja menjëherë pas lidhjes së indeve në kontakt i cili përbën kushtin themelor për ngjitjen e indeve të rinj të përbërsave në shartim. Në shartimet e realizuara me pjesë të drunjëzuar si në rastin e shartimit në vëndin e përherëshëm ose dhe të shartimit në tavolinë qelizat e reja krijohen në kontaktin e sipërfaqeve të prera duke formuar indin e ri kallusin i cili realizon njëkohësisht edhe bashkimin e indeve të dy komponentëve (nënshartesë-mbishartesë).

Me fjalën kallus kuptojmë çdo lloj informacioni organik që krijohet si rezultat i ndarjes së qelizave pas ngacmimit të tyre me anë të plagosjes.Tek hardhija të gjitha qelizat e drurit një vjeçar (sharmendës) janë të afta të reagojnë ndaj ngacmimeve të plagosjes.

Në shartimet e gjelbërta bashkim realizohet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me anë të indeve të kambiumit. Në këtë rast nuk vërehet formimi i kallusit. Pas bashkimt indi i kambiumit shtohet me shpejtësi dhe formon indin lidhor i cili shkatëron shtresën izoluese të qelizave të vdekura

Page 123: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

123Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

nga prerja dhe vendos lidhjen e drejtepërdrejtë të enëve përcjellëse të nënshartesës me enët e mbishartesës.

-Nxjerja dhe përgatitja e copave të buta për shartim (sharmendat)

Përpara prerjes së copave që do të përdoren për shtim me anë të shartimit, gjatë periudhës së vegjetacionit punohet për evidentimin e bimëve memë që do të shërbejnë për material shumzimi ku në këtë rast bëhet etiketimi i bimëve me kultivarin e planifikuar të bimëve të shëndetëshme, me prodhueshmëri të lartë, pa infeksione nga sëmundje virusale dhe kërpudhore. Këto bimë me një pastërti varietore 100 % duhet të përbëjnë vreshtin mëmë të butë i cili duhet të krijohet pas disa vjet rrjesht të një punë seleksionuese dhe përzgjedhëse.

Copat e destinuara për shtim me anë të shartimit duhet të nxiren gjatë periudhës së qetsisë dimërore përpara fillimit të qarjes së hardhisë, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit si në ditët me diell, pa ngrica dhe erëra. Copat duhet të jenë të pjekura, të pa

dëmtuara nga agjentet atmosferik, me një diametër ndërmjet kufijve 6 dhe 12 mm trashësi dhe me gjatësi 80 deri 100 cm kjo që favorizon ruajtjen e lagështisë të sharmendës, eleminon humbjet e materialit ( sythave).Copat e prera në këtë mënyrë (sharmendat) pastrohen nga perdredhest lidhen në tufa 100 copësh duke realizuar tre lidhje dhe në mënyrë të tillë që fundet e sharmendave të jenë të vendosura në një nivel të barabartë, u vihet etiketa e kultivarit përkatës dhe dërgohen në vëndin e përcaktuar për tu ruajtur deri në momentin e pëdorimit të tyre.

-Përcaktimi i shkallës së pjekurisë së sharmendave.

Copat ose sharmendat e destinuara për tu përdorur për shtim me anë të shartimit duhet të jenë të shëndetëshme, pa plagë mekanike dhe infeksione të ndryshme nga sëmundje dhe dëmtues. Sharmendat duhet të jenë të pjekura. Shkalla e pjekurisë së sharmendave përcaktohet në shumë mënyra të ndryshme mbi bazën e vlerësimit të disa treguesve të cilët janë:

a.Ngjyra e sharmendave të pjekura është uniforme, karakteristike për kultivarin. Në gjatësinë e sharmendës nuk duhet të ketë njolla të errta që nuk janë tipike të kultivarit.

b.Baza e bishtit të gjethes në sharmendë duhet të jete e lëmuar dhe e veshur me një shtrese tape të hollë dhe të lëmuar.c.Trajtimi me tretësirë jodi me konçentracion 1-3 % në rast se sharmenda e pjekur përmban rezerva të larta të amidonit gjatë trajtimit me do të ngjyroset në blu violetë, por që edhe kjo metodë nuk është dhe shumë e sakt pasi prania e amidonit në sharmendë në faza të ndryshme të gjëndjes sëe sharmendës është e ndryshe për shkak të shndërimit të tij në sheqer.

Page 124: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

-Ruajtja e sharmendave deri në momentin e shartimit

Afati i rajtjes së materialit që do të përdoret për shumëzim varjon nga koha e përgaditjes së këtij materiali. Kur koha e përgaditjes së materialit është në fillim të periudhës së qetësisë koha e ruajtjes së materialit do të jetë e gjatë, ndërsa kur materiali do të

përgaditet në fund të periudhës qetësisë afati i ruajtjes reduktohet. Përcaktimi i kohës së përgaditjes së materialit varet edhe nga kushtet klimaterike të zonës ku është vreshti mëmë që do të shërbej për nxjerjen e materialit. E rëndësishme është ruajtja e freskisë së sharmendave deri në momentin e përdorimit të tyre.

Copat ose sharmendat mundet të ruhen në dy mënyra:

Së pari ato mundet të ruhen deri në momentin e përdorimit në dhoma frigoriferike me një regjim të caktuar temperature në kufijt 2-4° C dhe një regjim lagështie të caktuar me qëllim që sharmendat të vazhdojnë zhvillimin e tyre normal të proceseve fiziologjike që ndihmojnë në rritjen e aftësisë kallusuese ose të aftësive rrënjëzuese.

Së dyti ruajtja e sharmendave mundet të realizohet edhe në ambjente të hapura duke zgjedhur vënde të kulluara dhe të sheshta, me ekspozicion nga veriu,të mbrojtura nga erërat. Mbi sipërfaqen e planifikuar për shtratifikimin e materialit pasi pastrohet nga barërat e këqia hidhet një shtres prej 5-6 cm rërë lumi me njëë lagështi mbi 10-15 %. Sharmendat e lidhur tufa, të etiketuara vendosen mbi këtë shtrese rëre duke mundësuar izolimin e fundeve të sharmendave me ajrin nëpërmjet mbulimit me rërë .

Ruajtja e sharmendave mund të realizohet edhe në transhe ose në gropa. Në këtë rast dimensionet e transhesë varen nga sasia e materialit disponibël që do të përdoret për shartim.Transheja ose gropa hapet në vënde të kulluara, të fresketa me një thellësi 60-80 cm,.Edhe në këtë rast në fundin e gropës shtrohet një shtresë rëre lumi me lagështi 10-15 %. Mbi këtë shtresë vendosen në mënyrë të shtrirë tufat e lidhura dhe të etiketuara duke vendosur fundet e sharmendave të puthitura njëra me tjetrën Bëhet izolimi i tufave me një shtrese rëre.

Page 125: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

125Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

-Përgaditja e copave antifilokserike dhe mënyrat e ruajtjes.

Edhe ky material sikundër sharmendat përgatiten gjatë periudhës së qetsisë. Praktika shumvjeçare ka përcaktuar si kohë më të përshtatëshme muajin janar shkurt. Përgatitja bëhet në ne ditë me diell e pa reshje, pa ngrica, pa erëra.

Fillimisht bëhet zgidhja e tufave që janë të lidhura në tel. Pas zgidhjes realizohet prerja e materjalit nga cungu i bimës duke lënë cepa mbi cung me një gjatësi ku të ketë 2-3 sytha në të .Tufat e prera nxiren në krye të parcellës dhe përgatiten.

Krasitësit i përcaktohet një masë për gjatësinë e copës ku për standartet e vëndit tone kjo gjatësi duhet të jetë 40 cm plus minus 2 cm ,njëkohësisht paiset edhe me një kalibër matës për të përcaktuar trashësinë e copave.

Ky kalibër mundet të përgatitet nga një copë kompesatë ku në të janë bërë dy brima, njëra me diametër 6 mm dhe tjetra me 12 mm. që janë standartet për trashesinë e copave që do të përdoren për shartim. Në fillim bëhet prerja në

bazën e copës me një gjatësi 2-3 cm nën syth, ndërsa maja llogaritet në bazë të gjatësisë të ketë hapsirë më të gjatë mbi nyjen e fundit me qëllim që shartuesi të ketë mundësi të realizojë prerjen mbështetur edhe në gjatësin e përcaktuar. Gjatë përgatitjes së materialit eleminohen të gjitha copat që janë të dëmtuara, me plagë mekanike, të shtrëmbëruara, të pa pjekura, të dyshimta për infeksione të ndryshme nga sëmundje ose dëmtues duke përzgjedhur materjal të drejtë, të pastërt dhe standart.

Rekomandohet që materjali i përgatitur brënda ditës duhet të shtratifikohet me qëllim që të eleminohet veprimi dehidratimit .nën efektin e faktorëve të jashtëm në drejtim të uljes së cilësisë së materjalit. Për të ritur cilësinë e ruajtjes së materjalit mundet të aplikohet edhe përgatitja e copave me përmasa me të madha të cilat shkojne me 2 ose 3 herë shumfishim e gjatësisë standart ku në këtë rast ato mundet të jenë 100 ose 150 cm të gjata. Përgatitja e copave me këtë gjatësi minimizon

Page 126: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

126Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

veprimin e faktorëve te jashtem në maksimum.

Materjali i përgatitur mundet të ruhet deri në momentin e përdorimit në disa menyra:-Ruajtja në dhoma frigoriferike me temperature të përcaktuar në 1-3° C dhe me lagështi mbi 90 % është mënyra më e mirë.Tufat e përgatitura, të lidhura në tufa 100 copëshe në tre vënde me tel, të etiketuar me emrin e nëshartesës vendosen në këto dhoma me parametrat e përcaktuar dhe konservohen në këtë mënyrë deri në kohën e përdrimit për tu shartuar.

-Ruajtja e materialit në gropa ose trashe. Kjo metode është e njëjtë me praktikën që u shpjegua më lart për shtratifikimin e sharmendave në gropa ose trashe dhe të izoluara me rërë të lagur lumi.

Kjo mënyrë mundet të aplikohet edhe në ambjente të mbyllura si depo, hangar por në këto rast rekomandohet materjali të vendoset nga ana veriore e depos ose hangarit pasi kjo anë është më e freskët dhe influencon në vonimin e zgjimit të copave.

1.5. Prodhimi i hardhive me shartim

Ka qënë një metodë e përdorur gjërësisht në vreshtari. Kjo mënyrë shartimi sikundër edhe në pemët frutore përdoret në rastin kur ndërmjet komponenteve që marin pjesë në bashkim të kenë diferenca në trashësi,

Figura 6. 9. Shartim me te care te thjeshte

Egzistojnë disa metoda shtimi me shartimit tek hardhia e konkretisht :

a. Shartim me kalem me të çarë.

Shartim me kalem me të çarë të thjeshtë

Shartim me të çarë të plotë

Shartim me të çarë të plotë ne formë shpatulle

b. Shartim me syth

c. Shartim me pjesë të gjelbërt.

d. Shartim me kopulim (anglez) që ka dy forma:

Shartim në vëndin e përherëshëm

Shartim anglez në tavolinë

Shartim me kalem me të çarë të thjeshtë

Page 127: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

127Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

kur duam të ndërojmë kultivarin e hardhisë për shkaqe të ndryshme të kultivarit të më parëshëm.

Përpara aplikimit të shartirmit me të çarë bëhet përgatitja e bazës materiale që do të përdoret gjatë shartimit. Shartimi me të çarë tek hardhia mundet të aplikohet mbi qafën e rrënjës ose edhe mbi sipërfaqe të tokës. Në këtë rast lartësia mbi nivelin e tokës varet nga gjëndja e cungut ku vendoset të bëhet shartimi. Në përgjthësi në rastet kur shartimi do të behet mbi qafën e rrënjës veprohet:

Një deri në dy javë përpara se të kryejmë shartimin hardhisë i zbulohet qafa e rrënjës deri në një thellësi 15-20 cm nën sipërfaqen e tokës bëhet prerja e cungur me sharre krasitese, lëmohet vëndi i prerë me një thikë të mprehtë dhe lihet në këtë mënyrë për rreth një javë me qëllim që hardhia të “qajë”dhe të mos ndikojëe negativisht në mos zënien e shartimit.

Bimët e prera vrojtohen dhe kur konstatohet se rrjedhja e lëngjeve linfatik është ndërprerë bëhet shartimi. Në fillim bëhet një lidhje e shtërnguar me rrafje 5-6 cm poshtë prerjes me qëllim që kur të veprojmë për të bërë çarjen diagonale kjo të mos shkaktoj shqyerje me të thellë se 4-5 cm thellësi . Pas çarjes vendoset një pykë ndëermjet pjesëve të ndara nga çarja e bërë me qëllim që të dy hapsirat të jenë të hapura dhe të lehtësohet vendosja e kalemave. Kalemi që do të vendoset në

të çarën e nënshartesës ose kalemat kur parashikohen të vihen dy të tillë duhet të kenë një trashësi 8-10 mm dhe të kenë 2 sytha të regullt.

Nën sythin e poshtëm bëhen dy prerje në mënyrë të kundërt të sipërfaqeve duke formuar kështu një gjuhëzë të hollë dhe të gjatë rreth 3-4 cm.

Vendosja e kalemave bëhet në mënyrë që sythi i poshtëm të jetë nga jashtë ndërsa lëkura e mbishartesës të përputhet me atë të nënshartesës ose të jetë 2 mm më brënda nënshartesës. Pas vendosjes së kalemave shpesh nuk ka nevojë për tu lidhur pasi kalmat mbahen të shtërnguar në hapsirën e çarjes.

Pjesët e zbluara mundet të parafinosen dhe mbulohen me dhe të shkrifet deri në 2-3 cm mbi mbishartesë dhe në këtë mënyrë nënshartesa qëndron e fresket. Shartimi realizohet gjatë muajve mars – prill kjo e kondicionuar edhe nga faktorët klimaterik. Shërbimet konsistojnë në sigurimin e lageshtisë së nevojëshme, luftimin e barërave të këqia, mbajtjen e tokës së shkrifët si dhe në luftën kundër sëmundjeve.

-Shartim me të çarë të plotë

Ky lloj shartimi aplikohet në rastet kur trashësitë e të dy komponenteve janë të njëjta. Ky lloj aplikohet në vreshta me moshtë të re 2-3 vjeçare.Në fillim të pranverës hardhitë zbulohen në një thellësi 10-15 cm, pastrohen dhe bëhet prerja në nivelin e sipërfaqes së tokës ose më poshtë saj, lihet për një periudhë që hardhia te

Page 128: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

128Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

“qaje”të rrjedhë lëngjet. Çarja bëhet në mesin e nënshartesës me një thellësi 3 - 4 cm.

Figura 6. 10. Shartim me të çarë të plotë

Mbishartesa përgatitet me dy sytha në formë gjuhëze e hollë me një gjatësi aq sa është realizuar edhe çarja e nënshartesës.Vendosja e mbishartesës bëhet në mënyrë të tillë që lëvoret e të dy komponentëve të ketë një përputhshmëri të mirë.Pas vendosjes së mbishartesës bëhet lidhja e shartimit pasandaj bëhet mbulimi me dhe të shkrifet i pikes se shartimit .Ky shartim ka rezultate të kënaqëshme por si pasoje e difekteve në ngjitje, në mos konsolidimit të enëve percuese, me kalimin e viteve çfaq çregullime të mëdha të cilat sjellin si pasojë edhe tharjen e bimës.

-Shartim me të çarë të plotë ne formë shpatulleEdhe ky shartim bëhet njësoj si edhe të tjerët. Vetëm nënkëtë rast prerja e mbishartesës bëhet në formë pyke me një pjesë të sheshtë si një mbështetëse nga të dy anët. Kjo mënyrë e përgatitjes së kalemit me dy

mbështetëse shton sipërfaqen e kontatit të lëvores dhe mban më të mbështetur kalemin mbi nënshartesë.

Figura 6.11. Shartim me të çarë të plotë ne formë shpatulle

-Shartimi me syth

Edhe kjo mëyrë shartimi ka dy forma sipas kohës së kryerjes së shartimit shartimin me syth të zgjuar që bëhet gjatë muajve maj – qershor dhe shartimin me syth të fjetur qëe realizohet në muajin gusht.

Si teknike shartimi është e njëjtë me atë të aplikuar në pemët dru frutore.Për të realizuar nxjerjen e sythit llastarit të zgjedhur për nxjerjen e sythit i bëhet një prerje tërthore prej 1 cm nën syth dhe 1,5 cm mbi syth. Duke filluar nga ana e sipërme e sythit bëjmë një prerje me anë të briskut në thellësi deri në indin drunor duke e vazhduar prerjen nën lëvore dhe nxjerim sythin së bashku me një pjesë të shtratit të tij. Pjesa e shtratit të sythit dallohet lehtësisht se ka ngjyrë të gjelbërt ku dallohet indi krijues.

Page 129: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

129Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Tek nënshartesa bëhet një prerje e në formën e gërmës T , hapen buzët dhe vendoset sythi i nxjerë nga kalemi i mbishartesës.

Figura 6. 12. Shartimim me syth

Pas vendosjes së sythit realizojmë lidhjen e shtërnguar me qëllim që të realizojmë një puthitje të mirë ndërmjet sythit dhe nënshartesës.Shartimi me syth të fjetur i cili bëhet gjatë muajit gusht është po thuaj se i njëjtë vetëm se në këtë rast sythi nuk zgjohet por ri i fjetur deri në fillimin e vegjetacionit të vitit të ardhëshëm.

-Shartimi i gjelbërt

Në praktikë njihen disa frma të shartimit të gjelbërt tek hardhia

Një nga mënyrat e shartimit të gjelbërt tek hardhia është ajo me gjuhëzë të thjeshtë. Në këtë rast hardhia që do të shartohet pastrohet nga llastarët e tepërt duke i lënë 2 deri ne 3 llastarë gjithësej. Llastari i caktuar për tu shartuar dhe që do të luaj rolin e nënshartesës i hiqen gjethet dhe sqetullorët, i hiqen edhe sythat e ardhshëm dimërorë.

Ky llastar pritet në formë pile nga ana e kundërt e sythit. Prerja duhet të bëhet në nyjen e 3 ose të 4 të saj dhe me një pjerësi 40 – 45 0 .Në të njëjtën kohë dhe mënyrë përgatitet edhe mbishartesa e cila duhet të ketë të njëjten trashësi me nënshartesën (llastarin e përgatitur të bimës).

Mbishartesa duhet të jetë me një syth. Mbi syth ndërnyja duhet të jetë e plotë dhe me gjithë diafragmën me qëllim pengimin e avullimit dhe të tharjes së sythit. Në pjesën e poshtëme të sythit të mbishartesës prera bëhet në mesin e ndërnyjës, gjethja hiqet për gjysëm ose edhe fare duke lënë bishtin e saj. Nuk rekomandohet që për syth të mbishartesës të përdoren sytha që kanë dhënë sqetullor por sytha të gatëshëm për të shpërthyer.

Page 130: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

130Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Figura 6. 13. Shartimi i gjelbërt

Pjesa më e mirë e mbishartesës konsiderohet pjesa e llastarit që sa po ka filluar drunjëzimin. Në këtë mënyrë bëjmë vendosjen e sythit të mbishartesës në pjesën e prerë të nënshartesës në mënyrë që të realizojmë një përputhje të mirë të të dy komponenteve. Bëjmë lidhjen e tyre me material plastik.

Koha e kryerjes së shartimit është muaji maj deri në gjysmën e muajit qershor për zonat e ulta bregdetare dhe gjate gjysmes se qershorit per zonen vitikle. Shartimi të realizohet në orët e para të mëngjezit dhe të mbazditës duke eleminuar orët e nxehta të ditës. Dy tre orë pas kryerjes së shartimit në rast se mbi sythin e vendosur vërehen bulëzime uji themi se shartimi është bërë mirë dhe komponentet kanë një përputhje të saktë dhe ka filluar sythi të furnizohet me lënde nga nënshartesa.

Në përgjithësi këto shartime nuk gjejnë aplikimin e duhur në praktikën e gjërë pasi koha e kryerjes përkon në periudhën e nxehtë të verës dhe që nuk mundet të realizohet ruajtja e

materialit për një kohë të gjatë në gjëndje të freskët.

1.5.1. Prodhimi i fidanave të shartuar në tavolinë

a.shartimi në tavolinë (ose shartimi anglez, ose shartimi me kopulim).b. shartimi në vëndin e përhershme duke përdorur shartimin anglez,shartimin me kalem me çarje të pjesëshme ose të plotë si dhe shartimin me syth.Në këtë rast mbishartesa është në stadin e drunjëzuar.

Shartimi në tavolinë

Prodhimi i fidanave të shartuar të hardhisë në tavolinë kalon nëpër këto tri hallka:

-Përgatitja e nënshartesave dhe e shartesave për shartim.

Disa ditë përpara fillimit të procesit të shartimit tufat e nënshartesave nxiren nga shtratifikimi, kontrollohet gjëndja shëndetësore e tyre dhe futen ne vaskat e ujit për të fituar tugorin e humbur gjatë periudhës së shtratifikimit. Copat e nëshartesave duhet të qëndrojnë në këtë mënyrë në ujë deri sa ato të fitojnë

a.Shartimi në tavolinë

b.Formimi i kallusimit në dhomat e kallusimit ose në shtertër.

c.Rrënjëzimi i shartesave në fidanishte dhe prodhimi i fidanave të shartuar.

a.Shartimi i fidanave në tavolinë

Page 131: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

131Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

lagështinë fiziologjike. Kjo vërehet kur mbi prerjet tërthore që i bëjmë copave uji del në forme bulash.

Zakonisht copat lihen në ujë për rreth 24-30 orë , ndërsa kur copat nga shtratifikimi nxiren në një gjëndje të thatë lihen në ujë për një periudhe më të gjatë se 30 orë. Pas fitimit të lagështisë së nevojëshme copat nxiren nga uji dhe dërgohen në vëndin e shpëlarjes me ujë të rrjeshshëm dhe me presion. Kjo është një masë e domosdoshme për tu bërë pasi prania e grimcave të rërës në copat e hardhisë shkakton prishjen e tefit të briskut të shartimit e nuk krijon prerje të lëmuara.

Pas shpëlarjes mirë të copave ato vendosen në bangon e freskimit ku puntorët bëjnë përgatitjen e copave për tu shartuar.Copat priten 2 mm nën diafragmën, bëhet heqja e përdredhëseve, e sythave në rastet kur copat janë të pa t”harura në vreshtin antifillokserik dhe dërgohen në tavolinen e shartuesit. Kur kemi nënshartesa të prera me gjatësi 100 dhe 150 cm bëhet ndarja e tyre në copa standart 40 plus minus 2 cm dhe klasifikohen për shartim copat që janë mbi mbi 6 mm deri në 12 mm. Copat nën dhe mbi këto dimensione nuk futen për tu shartuar.

-Përgatitja e mbishartesës për shartim

Pas përgatitjes së copave të nënshartesës bëhet përgatitja e mbishartesës. Sharmendat pas prerjes në vreshtë janë shtratifikuar për tu ruajtur deri në momentin e shartimit.

Në momentin e shartimit nxiren nga shtratifikimi kultivari i planifikuar për tu shartuar dhe përgatiten. Dy ditë përpara se të filloj shartimi sharmendat përgatiten duke ndarë sythet më vëte.

Preërja bëhet duke hequr dy sythat e bazs të cilët kanë qënë në prani të rërës, dhe sythat e tjerë priten në mënyrë që pjesa e ndërnyjes nga ana e poshtme e sythit të jetë e gjatë ndërsa pjesa mbi syth pritet në largëësi 2 cm. mbi syth. Gjatë prerjes së tyre bëhet eleminimi i sythave të dëmtuar, ata që nuk plotësojn standartet e trashësisë.

Sythat e prerë në këtë mënyrë futen në fuçi me ujë për rreth 10 -12 orë. Pas kësaj sythat janë të gatshmëm të përdoren për tu shartuar.Nxiren nga uji e së bashku me copat e nënshartesës vendosen në tavolinën e shartuesit për tu shartuar.

-Teknika e shartimit

Shartimi mundet të realizohet me anë të briskut të shartimit nga puntor të specializuar ose mundet të realizohet me makina shartuese të posaçme.

Shartimi me dorë me anë të briskut të shartimit

Shartuesi që ka nëë tavolinën e punës materialet që do të shartohen zgjedh një copë nënshartese, kontrollon gjatësinë e saj në bazë të një shënje që ka vendosur në tavolinën e punës, përcakton vëndin e prerjes me gjatesi 40 plus minus 2 cm. Në pjesën e sipërme bëhet një prerje tërthore në formë pile. Prerja duhet të realizohet me një kalim të briskut të shartimit.

Page 132: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

132Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Pas prerjes sipërfaqja duhet të ketë formë vezake ku gjatësia e të cilës duhet të jetë 1,5 herë me e madhe se gjërësia ose prerja të realizohet me një kënd 42-45 0 .

Për të plotsuar një prerje të lëmuar prerja fillon me pjesën fundore të briskut duke e tërhequr atë rëmbimthi nga e majta në të djathtë. Kështu realizimi i prerjes bëhet me gjithë tehun e briskut dhe me një rrshqitje të vetme duke krijuar sipërfaqen e rafshtë dhe t lëmuar.Në rastin kur prerja e parë nuk del e pastërt shartuesi e përsërit të njëjtin veprim për të realizuar një prerje të dytë të rafshte dhe të lëmuar pak poshtë prerjes së parë me qëllim që të ruaj edhe gjatësine e copës. Pas kësaj shartuesi krijon gjuhëzëen e nënshartesës. Për të formuar nj gjuhëz të qëndrueshme prerja fillon pak mbi palcën e copës.

Figura 6. 14. Mënyra e prerjes

Thellësia e prerjes së gjuhëzës duhet të jetë sa gjysma e gjatësisë tërthore. Gjatë prerjes për të formuar gjuhëzën brisku duhet ti jepet drejtim në thellësi

të copës, drejt gjoksit t ëshartuesit dhe me një tërheqie të briskut nga e majta në të djathtë,vazhdon dhe duke të tërhequr thikn nga ana e tij. Në këtë mënyrë copës së nënshartess i është krijuar dhe gjuhëza me kushte favorizuese për një lidhje tëë mirë me mbishartesën.

Pas formimit të gjuhëzës copa kalohet në dorën tjetër. Zgjedh në tavolinën e punës një syth që të ketë përmasat e trashësisë së nënshartesësr. Prerja e mbishartesës realizohet në të njëjtën mënyrë si u realizua prerja dhe gjuhëza e nënshartesës. Mbishartesa e përgatitur në këtë mënyrë vendoset me kujdes në nënshartese duke përputhur gjuhëzat në mënyrë të plotë, shtërngohen në drejtim të njëra tjetrës deri në mbulimin e sipërfaqeve të prera. Në këtë mënyrë shartesa është e përfunduar.Nga ky bashkim kërkohet që lëvoret e të dy komponenteve të jenë të përputhura plotësisht, gjuhëzat të mos kenë çarje, të jenë të shtërnguara mirë dhe pa hapsira drite ndërmjet tyre.

Gjatësia e përgjithëshme e shartesës pas përfundimit duhet ti përshtatet standarteve në fuqi. Sythat e mbishartesës duhet të jenë të shëndoshëe dhe të aftë për të dhënë llastar. Në raste kur komponentet nuk kanë përputhje në trashësi ndërmjet tyre lejohet të përdoret mbishartesë më e hollë se nënshartesa. Në këtë rast lëvorja e nënshartesës duhet të puthitet mirë nga njëra anë e saj. Nuk duhet të përdoren mbishartesa më të trasha se nënshartesa.Mënyra tjeter e realizimit të shartimit është kryerja e saj me anë të makinës

Page 133: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

133Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

shartuese. Sot ekonomitë që prodhojnë fidana të shartuara hardhie janë paisur me makina shartuese që kanë rendimente të larta në shartim. Parimi i funksionimit të makinave shartuese është mbi bazën e realizimit të prerjeve të konfiguracioneve të ndryshme si tip omega, krehër etj.

Në fillim bëhet prerja e mbishartesës. Me realizimin e prerjës së mbishartesës, thika mban mbishartesën në prefsen e saj. Pas kësaj vendoset copa e nënshartesës në vëndmbështetjen e makinës dhe veprohet për prerjen e saj. Në këtëmënyrë realizohet prerja e nënshartesës si dhe bashkimin i saj me mbishartesën njëkohësisht. Në këtë mënyrë makina shartuese ka bërë prerjen dhe bashkimin e komponentëve.Puntorët që realizojnë shartimin vazhdojnë pa ndërprerje shartimin. Një puntor mër dhe kontrollon shartimet për cilësinë e realizimit të shartimit dhe kryen parafinimin e tyre në rastet kur shartesat parafinohen.. Pas parafinimit shartesat kalojnë në shtratifikim.

Koha e shartimit

Afati i kryerjes së shartimit varet shumë nga mënyra e kallusimit që do të aplikohet, por zakonisht afati më i favorshëm është fundi i muajit shkurt dhe fillimi i muajit mars. Fillimi i shartimit përcaktohet nga kohëzgjatja e kallusimit dhe mundësitë për mbjelljen në fidanishte.

Shtratifikimi i shartesave

Qe të realizohet ngjitja e plotë e dy komponentëve të shartimit pas realizimit të shartimit duhet që shartesat të vihen në kushte të përshtatëshme per tu kallusuar. Shartesat vendosen në arkat e kallusimit. Radhitja e shartesave në arka quhet shtratifikim. Arkat e shtratifikimit janë prej druri me përmasa 60 x 60 x 50 cm. Arka nga siper nuk ka kapak dhe janë të paisur me doreza për të lehtësuar mbajtjen dhe transportimin e tyre.

Mundet të përdoren edhe arka ku një faqe naësore të tyre të jetë e zmontueshme mpër të lehtësuar procesin e shtratifikimit të shartesave brënda arkës. Arkat janë të përbëra nga ristele të holla dërrase me qëllim që të jenë të lehta dhe të ketë mundësi të depërtoj me lehtësi ngrohtësia në brëndësi të saj.Një arke e tille merr nga 750 deri në 800 shartesa.

Figura 6. 15. Shtratifikimi shartesave në arkat e kallusimit

Përpara shtratifikimit të shartesave përgatitet tallashi. Si tallash zakonisht përdoret tallashi i sharrës i dalë nga

Page 134: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

134Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

sharrimi i drurit të pishës.Tallashi sitet duke hequr mbeturinat e derrasës dhe mbeturinat e tjera të forta.Tallashi në këtë mënyrë i pastruar përgatitet për të fituar lagështinë e nevojëshme.Tallashi ujitet me ujë deri në masën ku të ketë mbi 75 % lagështi. Kontrolli i përmbajtjes së lagështisë bëhet duke marë një sasi tallashi në dorë dhe duke vepruar me shtërngimin e tij ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit drejtues.

Nga ky veprim i kryer në këtë mënyrë në hapsirën ndërmjet gishtave vduhet të dallohet bulëza uji. Në rast se uji rjedh kjo tregon që pranija e tij në tallash është në nivele të lartë dhe atëhere del e nevojëshme të shtohet tallash i thatë për të paksuar sasinë e ujit deri në masën që gjatë provës të dallohen bulat e ujit. Edhe në rastin e kundërt kur gjatë shtërngimit të tallashit nuk ka shënja bulëzash uji atëhere shtohet sasija e ujit deri kur gjatë provës të dallohen lehtësisht bulat e ujit.Gjatë përgatitjes së tallashit mundet të përdoren preparate kimike për të luftuar infeksionet e ndryshme që mundet te çfaqen gjatë procesit të kallusimit siç mundet të jetë kalbëzimi i sythave.

Shtratifikimi ishartesave bëhet nga puntorë të specializuar për këtë proces. Në fillim shtratifikuesi shtron fundin e arkës me një shtresë tallashi prej 4-5 cm të ngjeshur me anë të këmbëve në mënyrë të njëtrajtëshme. Pas kësaj shtratifikuesi e kthen arkën me grykë nga ana e tij . Shtron anën e poshtëme të arkës përsëri me tallash me një trashësi deri në 6-7 cm duke e liveluar dhe ngjeshur me dorë, vendos tallash dhe në dy faqet anësore të arkës.

Për të mbajtur një drejtim të kokave të mbishartesës përpara fillimit të shtrimit të shartesave shartuesi vendos në fillim të arkës një dërrasë udhëzues me gjërësi 10 cm dhe me gjatësi 2 cm më e shkurtër se gjërësia e arkës dhe që mbahet në këtë pozicion me ndihëmën e nje pyke.Shtratifikuesi merr shartesat dhe fillon e rradhit mbi shtresën e tallashit duke filluar nga e djathta në te majtë.

Kokat e mbishartesës vendosen në mënyre të tillë që të mbështeten në dërrasën e vendosur në fillim të arkës duke mbajtur kështu të gjitha kokat e shartesave në një nivel. Pas përfundimit të radhitjes së shtresës së parë me rreth 50-60 shartesa hidhet tallash mbi to deri në mbulimin e tyre.Vendoset tallash edhe në faqet anësore si dhe në radhën e parë.Lëvizet dërrasa në po të njëjtsn largssi dhe fillohet rradhitja e shtresës së dytë të shartesave.

Pas përfundimit të radhitjes së shtresës së dytë vazhdohet me shtresën e tretë e kështu me radhë deri në mbushjen e tërë arkës. Krahas shtrimit të shartesave vendoset tallash dhe në faqet anësore të arkës. Në përfundim të shtratifikimit të shartesës së fund të shartesav mbetet nje hapsirë prej 6-7 cm e cila mbushet me tallsh.

Me ndihmën e një lopate dërrase të posaçme që kanë shartuesit fusin tallash ndërmjet shartesave dhe faqes së arkës deri sa kjo hapsirë të mbushet deri tek kokat e shartesave.Ngrihet arka në pozicioni e regullt korigjohen anët e arkës me tallash duke e ngjeshur tallashin me anë të lopatës së dërrasës

Page 135: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

135Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

duke mos prekur shartesat. Pas mbylljes së anëve hidhet tallash mbi kokat e shartesave me një trashësi 6 - 8 cm.

Arkës i vendoset një etiketë ku shënohet numri i shartesave, nënshartesa e përdorur, kultivari i shartuar, data e shtratifikimit si dhe emri i shartuesit.Arka e përfunduar në këtë mënyrë është e gatëshme për tu dërguar në dhomën e kallusimit.

Kallusimi

Arkat e mbushura me shartesat dërgohen në dhomat e kallusimit. Shartesat e vendosura në arkat e posaçme për të kaluar në të procesin e kallusimit. Arkat pasi bëhet shtratifikimi i shartesave nuk është e mira të qëndrojnë në ambjente të zakonëshme për një periudhë 3-4 ditore sepse influencon në ujjen e përqindjes së kallusimit. Në këtë mënyrë mbushja e sallës së kallusimit nuk duhet të zgjasë më shumë se 3-4 ditë. Pas mbushjes së sallës temperaturat në ditët e para brënda në sallë duhet të arijnë deri në 30 -31 0 C me qëllim që i gjithë ambjenti të fillojë të ngrohet.

Në ditën e tretë e më pas temperatura ulet në 26-27 0 C Mbajtja e kësaj temperature gjatë gjithë periudhës së kallusimit të shartesave pas 15 - 16 ditësh shartesat dalin me një ngjitje të mirë dhe të rregullt. Gjatë kësaj periudhe e rëndësishme është edhe mbajtja e regjimit të lagështisë në kufijt e 80 – 85 %. Në javën e parë pas mbylljes së dhomës së kallusimit një

herë në ditë është e nevojëshme ajrosja e dhomës për 10 -15 minuta.

Gjatë kësaj periudhe mbahet nën kontroll regjimi i temperaturës dhe i lagështisë. Në raste të uljes së lagështisë në sallë rekomandohet spërkatja me ujë me anë të pompave të shpine ose vendosjen e thasëve të lagur pranë sobave të ngrohjes me qëllim ngritjen e nivelit të lagështisë në dhomat e kallusimit dhe e kundërta kur në sallën e kallusimit niveli i lagështisë është mbi parametrat e caktuar atehëre në sallë vëndosen arka me gëlqere të pa shuar që ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë. Një kujdes tregohet edhe ndaj gjëndjes së tallashit në arka.

Në rast se tallashi në arka ka filluar të thahet bëhet spërkatja me ujë me pompat spërkatëse. Në rastet kur tallashi ka zënë kore në sipërfaqen e tij duhet të bëhet shkrifrimi me anën e gishtave duke bërë kujdes për kokat e shartesave Shpesh ndodh që tallashi i arkave të ketë lagështi më të madhe dhe për të regulluar regjimin e lagështisë në tallashin e arkave bëhet zëvëndësimi i tallashit të njome me tallash të thatë. Mbajtja me rigorozitet i parametrave të caktuara bëjnë tëmundur që në javën e parë ketë një lëngëzim te mirë të shartesave Regjimet e temperaturave , treguesit e lagështisë duhet të jenë të monitoruara 24 orë në 24 orë .

Në sallën e kallusimit mbahen shënime për çdo tre orë duke i pasqyruar të dhënat në bllokun e shënimeve që ndodhet në sallën e kallusimit. Shërbim tjetër që duhet të bëhet në sallën e kallusimit është dhe

Page 136: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

136Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

lëvizja e arkave të kallusimit. Ne javën e dytë arkat që kanë qënë në afërsi të sobës ndërohen me arkat që kanë qënë në periferi. Njëkohësisht arkat që kanë qënë në brëndësi të rrjeshtit nxiren në fillim të rrjeshtimit.Arkat e katit të sipërm ndërojnë vëndin me arkat e katit të poshtëm dhe anasjelltas.

Pas 7-8 ditësh në shartesat verëhen shënjat e para të formimit të kallusit. Brënda disa ditësh zhvillimi i kallusit mer përmasa të mëdha. Përfundimi i kallusimit të shartesave arihet kur në zonën e shartimit dallojmë një unazë të plotë kallusimi dhe sythat kanë filluar të fryhen ose janë gati për të shpërthyer. Këto janë shënjat e plota të përfundimit të kallusimit që me një regjim të regullt të parametrave ndodh pas 14 - 15 ditësh të ndezjes së sobës në sallën e kallusimit. Në këtë gjëndje fiken sobat, hapen dritaret dhe dyert dhe lihen në këtë mënyrë për 1-2 ditë për të përafruar kushtet me ambjentin e jashtëm.

Pas kësaj arkat nxiren përjashta për të plotësuar kalitjen e tyre duke u vendosur në hangare të mbuluar ose me salla të freskëta dhe të ndriçuara. Arkave ju hiqet shtresa e tallashit e ndodhur mbi kokat e shartesave me kujdes për të mos shkaktuar thyerjen e sytheve që mundet të kenë filluar të shpërthejnë ose kanë shpërthyer.

Kallusimi i shartesave mundet të realizohet edhe në mënyra të tjerat më të thjeshta .Shartesat shtratifikohen në shtretër të ftohtë të mbuluar me plazmas ku për ngrohje të shartesave do të shërbejë energjia diellore. Kjo metodë kërkon që shartimi të fillojë me

von pasi proçesi i kallusimit me këtë mënyrë zgjat rreth 1 muaj e më shumë në vartësi të kushteve diellore që është gjatë periudhës së kallusimit të shartesave.

Për ndërtimin e shtratit zgjidhet një vënd i kulluar, i ndriçuar gjatë gjithë ditës. Piketohet shtrati me gjërësi 1,5 deri në 1,7 m me qëllim që të kryhen me lehtësi shërbimet e nevojëshme mbi shtrat, ndërsa gjatësia varjon nga disponibiliteti i shartesave që do të realizohen. Shtrati mundet të ndërtohet mbi sipërfaqe të tokës ose mundet te ndërtohet në toke. Thellësia e shtratit duhet të jetë 25-30 cm..Pas hapjes së shtratit me përmasat e më sipërme në fundin e ti shtrohet rërë lumi e pastert me një trashësi 15-20 cm. dhe rreth 1 m në drejtim të gjatësisë së shtratit. .Puntori që do të bëjë shtratifikimin e shartesave fillon e vendos ato në mënyrë pingule duke i ngulur në rërë por pa takuar thundra e shartesës në tokë.Radhitja e shartesave bëhet në mënyrë të tillë duke lënë hapsira ndërmjet tyre.

Pasi mbush hapsirën që është shtruar me rërë bëhet mbulimi i të gjithë shartesave me tallash të përgatitur si dhe për rastet e tjera të shtrastifikimit duke bëre izolimin anësor në fillim dhe pastaj mbush të gjithë hapsirën ndërmjet shartesavë. Puntori gjatë radhitjes së shartesave duhet të tregojë kujdes për të mbajtur kokat e shartesave në një nivel kjo për të lehtësuar shërbimet që kryhen gjatë periudhës së kallusimit mbi sipërfaqen e shartesave.

Page 137: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

137Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Mbi kokat e shartesave hidhet një shtresë tallashi me trashësi 6-8 cm. Pas përfundimit të kësaj pjese vazhdohet me pjesën tjetër dhe kështu me radhë deri në përfundimin e shtratit. E mirë është që edhe pas mbulimit të kokave të shartesave me tallash duhet të bëhet mbulimi i shtratit me plasmas.vpër të përftuar nngrohtësi gjatë kohës që vazhdon shtratifikimi.

Në përfundim të shtratit bëhet mbulimi me plazmas duke izoluar të gjithë shtratin. Që plasmasi të mos mbështetet mbi tallash vendosen harqe prej thupra shelgu mbi shtat dhe mbi to vendoset plasmasi. Plasmasi bllokon tërësisht shtratin duke bërë një izolintë mirë. Rreth shtratit hapet një kanal kullues për të evituar depërtimin e ujrave në brëndësi të shtratit. Edhe në këtë rast mbahet shënime mbi sasine ditore të shtratifikuar, nënshartesat e përdorura, dhe në rastin kur shtrati nuk mbushet me të njëjtin kultivar vendosen shënja dalluese për fillimin e kultivarit tjetër.

Edhe për këtë metodë kallusimi duhet të meren masa për të evituar ndonje rast të uljes së temperaturave që mundet të ndodhin shpesh.Në këto raste rekomandohet futja në hapsirën e shtratit mangallave me prush sidomos në orët e vonta të natës ku dhe ulja e temperaturave është më e ndjeshme. Si në sallat e kallusimit edhe në kallusimin e shartesave në shtretër mbahen shënime mbi parametrat e temperaturave dhe të lagështisë.

Mbajtja e regjimit të temperaturës dhe të lagështisë në parametrat e përcaktuara bën që kallusimi i

shartesave në shtrat të filloj pas 12 -15 ditësh. Në ditët e nxehta temperatura në shtrat mundët të ngrihet shumë .Në këto raste është e domosdoshme hapja e shtratit për të ulur temperaturat e larta dhe për të realizuar dhe një ajrim të shtratit.Kur tallashi mbi kokat e shartesave rezulton të jetë i thatë aplikohet spërkatja me uje me pompa shpine deri sa lagështia të arijë në pjesën e tallashit të njomur. Në ditën e20 fillohet dhe paksohet shtresa e tallashit mbi shartesat duke treguar kujdes për të mos dëmtuar kokat e shartesave. Mungesa e lageshtisë bën që sperkatjet me ujë me anë ptë ompave spërkatëse të aplikohen po thuaj së çdo 2 ditë. Kallusimi në këto kushte realizohet brënda një muaji.

Kur kallusimi i shartesave konstatohet se ka përfunduar bëhet heqja e plasmasit, paksimi i shtresës së tallashit mbi kokat e shartesave dhe shartesat në këtë mënyrë bëjnë dhe kaliten.

Sot proçesi i kallusimit po kërkon rrugë të reja për të ulur shpenzimet dhe për të patur rezultate më të mira në drejtim të kallusimit të shartesave. Ndërtimi i shtretërve të ftohtë të kallusimit brënda në sera diellore ndihmon shumë në rezultatet e aritjeve të parametrave të dëshiruara sidomos të temperaturës.në përftimin e shartesave të kallusuar me me pak shpenzime.

Page 138: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

138Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Shartesorja

Prodhimi i fidanave të shartuar të hardhisë përveç infrastrukturës së shpjeguar më lart kërkon edhe një hapsirë toke ku do të bëhet e realizueshme rrënjëzimi i shartesave të kallusuara. Për këtë tokat e fidanshtes duhet të jenë toka të kulluara, të thella, të freskëta, të pasura me lëndë ushqyese, të ujitëshme në çdo kohë. Mirë është që tokat përveç këtyre cilësive të zgjidhen edhe në vënde ku nuk ka vesë të dëndur e cila bëhet shkak për zhvillimin e sëmundjeve kerpudhore që dëmtojnë bimët e reja të fidanave të hardhisë.

Përpara mbjelljes parcella duhet të livelohet dhe të parcelohet. Praktika ka treguar se gjatësia e parcellave ( që në këtë rast është edhe gjatësia e bilonave) nuk duhet të jetë më e gjatë se 25 m për shkak të realizimit të një ujitje ideale duke mos krijuar lagështi të tepërt në parcellë por njëkohësisht edhe për të mos krijuar mungesë të saj gjatë kryerjes së ujitjeve.

Parcellat e fidanishtes së hardhisë duhet të jenë të barabarta në madhësinë e tyreNë fidanishte duhet të ketë edhe sipërfaqe disponibël për qarkullim bujqësor pasi praktika ka treguar se mbjellja tre vjet rrjesht në të njëjtën parcellë ndikon negativisht në cilësinë

e rrënjëzimit dhe në sasinë e fidanave të rrënjëzuar.

Toka në fillim e caktuar për fidanishten e hardhisë duhet të punohet me një thellësi 60 -80 cm gjatë verës, në pa mundësi në vjeshtë. Plehrohet j me 400-600 kv/ha pleh organik i kalbur ,7-10 kv/ha plehra fosforike. 5-7 kv/ha plehra potasike të shpërndara përpara punimit. Gjatë periudhës së dimrit parcella duhet të jetë e kompletuar me kanale kullues me qëllim mbajtjen e parcellës në gjëndje të kulluar gjatë dimrit. Në fillim të pranverës parcella i nënshtrohet punimeve përgatitore për të krijuar një shtrat të mirë për mbjelljen dhe rrënjëzimin e shartesave.

Përpara fillimit të mbjelljes parcella parcelohet ku siç u përmend gjatësia e saj nuk duhet të kalojë të 25 m ndërsa gjërësia është në vartësi të gjërësisë së parcellës.Pas parcelimit bëhet piketimi për ngritjen e bilonave. Bilonat duhet të kenë drejtim lindje perëndim por njëkohësisht edhe në drejtm të pjerësisë së parcellës.

Në rastin e mbjelljes së shartesave me plasmas me lente bëhet piketimi i lenteve.Në këtë rast distancat ndërmjet lenteve duhet të jetë 80 cm lentja nga lentja. Në rastin e mbjelljes me mënyrën klasike atëhere distanca ndërmjet rrjeshtave varet nga shkalla e mekanizimit por që shkon nga 0,8 deri në 1,1 m.Për mbjelljen e shartesave puna organizohet me grupe pune me tre puntore.

Pas përcaktimit të rrjeshtit fillohet e punohet me bel drejtimi i rrjeshtit me

Shartesorja është vëndi ku shartesat e kallusuara mbillen për tu rrënjëzuar,por në shartesore mundet të mbjellim dhe copa antifillokserike ose copa të kultivareve për tu rrënjëzuar dhe në këtë rast fidanishtja emërtohet coptore.

Page 139: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

139Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

një thellësi 25-30 cm.Dheu i belit të parë nxiret jashtë ndërsa beli i dytë punohet dhe shkriferohet në vënd.

Mbi këtë hedhim sasinë e llogaritur të plehrave organike dhe minerale të cilat përzihen mire me dheun e lënë në vënd. Kanali i hapur me shtresen e fundit i përzier me plehrat do të vendosen shartesat. ëfillim vendoset dërrasa mbjellëse brënda në kanal me faqen e shënuar për disatancat e vendosjes së bimëve në rrjesht duhet të jetë nga an e jashteme e kanalit.

Fidanat vendosen 6-7 cm larg njëra tjetrës (shënja të cilat janë të shënuara në dërrasën mbjellëse) në pozicion vertikal. E rëndësishme është që gjatë vendosjes së shartesave kokat e mbishartesës duhet të rradhiten në mënyrë të till që të jenë në një nivel nga sipërfaqja e tokës si dhe drejtimi i sythave të jetë nga një drejtim.

Shartesat ngulen në shtratin e kanalit të hapur, hidhet dhe i shkrifëtnë fundin e shartesave dhe realizohet një ngjeshje me këmbë Vazhdohet të hidhet dhe dhe të ngjishet deri sa i gjithë dheu i dalë nga kanali të rivendoset në kanal dhe sipërfaqja të dalë e rafshtë. Mbjellja konsiderohet e regullt kur gjatë tërheqies që i bëhet shartesës për ta shkulur ngan toka të jetë e vështirë shkulja dhe shartesa të jetë e shtërnguar mirë pas tokës.Mbjellja vazhdon me rrjeshtin tjetër me të njëjten mënyrë deri në përfundimin e parcellës.

6. 16. Mbjellja me kanale dhe krijimi i bilonave

Pas përfundimit të punës ditore realizohet një ujitje mundësisht e lokalizuar në drejtimin e rrjeshtit për të ndihmuar nxjerjen e ajrit nga shartesat dhe për të krijar një lidhje më të mirë të shartesave me tokën.. Kjo mënyrë mbjellje kërkon që pas përfundimit të mbjelljes të bëhet mbathja e shartesave duke bërë mbulimin e shartesës me dhe të shkrifët, të përzier me rërë ose tallash me një trashësi mbi kokën e shartesës me 3-4 cm.

Në shartesore aplikohen edhe teknika të tjera mbjellje shartesash.Në rastin kur për shartesat do të përdorim parafinimin ato në shartesore mbillen të zbuluara.Sot prodhimi i fidanave të shartuar të hardhive bëhet me parafinim. Pas përfundimin të shartimit pjesa e mbishartesës me një pjesë të vogël të nënshartesës futen në parafinë. Parafina përgatitet në këtë mënyrë. Parafina është një përzierje e parafinës (qiri) me kollofat.

Në fillim në një enë metalike shkrimë parafinën deri sa të tretet. Në

Page 140: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

140Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

parafinën e tretur hedhim kollofan 300 gr për 10 litra parafinë dhe përzihet ngadalë deri sa kollofani të tretet. Pas tretjes së kollofanit hiqet kova nga zjarri dhe lihet të ftohet deri në 60 0 C ose për të provuar në se parafina është e gatëshme për të parafinuar shartesat provohet duke futur gishti i vogël brënda në parafinë për 2 – 3 sekonda dhe pastaj gishti futet në ujë të ftohtë menjëherë. Në rast se gishti e ndjen nxehtësine e parafinës ajo lihet akoma deri sa gishti të mos e ndjeje nxehtësin. Në këtë rast themi se parafina është e përgatitur për të bërë parafinimin e shartesave pa pësuar dëmtime të sythit.

Shartesat e kontrolluar për cilësi shartmi futen në kovën e parafinës deri në nivelin e 3-4 cm me thellë së pika e shartimit dhe me një herë nxiren nga parafina dhe futen në një kovë me ujë të ftohminimizuar nxehjen e shartesës nën efektin e nxehtësisë së parafinës.

Teknika e mbjelljes së shartesave të parafinuara mundet të jetë njesoj si edhe për rastin e spjeguar më lartë por ngritja e bilonit duhet të bëhet deri në nivelin e parafinimit. Në këtë rast koka e shartimit (mbishartesa e parafinuar) lihet mbi sipërfaqe të bilonit. Kjo mënyrë mbjellje kursehet punë sepse bilonat bëhen më të vegjël dhe rendimenti i punës është më i madh. E rëndësishme është mbajtja e drejtimit të shartesave të mbjella brënda në rrjesht si dhe lartësia e mbishartesave nga toka duhet të jetë e barabartë për të gjithë shartesat. Mbjellja e shartesave mundet të bëhet edhe me kunj. Pasi toka është punuar, plehruar, niveluar është bërë edhe piketimi i rrjeshtave

shtrihet spangua që tregon drejtimin e rrjeshtit të parë.

Te udhezuar nga spangua me ndihmen e nje kunj hekur te bere posacerisht per mbjelljen e shartesave bnë drejtim të spangos së shtrirë bejmë një brimë në tokë me anë të kunjit të hekurit. Në brimën e hapur vendosim shartesën me nj thellësi deri ne ne 2/3 e saj te ngulur ne toke dhe 1/25 cm të futur në tokë.Pjesa tjetër mbetet mbi sipërfaqen e tokës.

Me anenë e kunjit bëjmë ngjeshjen e shartesës duke e ngulur atë afër shartesës në mënyrë të pjerët deri në thellësinë e mbjelljes dhe e shtymë kunjin në drejtim të shartesës duke shtërngojmë dheun pas saj. Keshtu vazhdohet mbjellje me radhe.Kjo menyre mbjellje kerkon ujitjen me e ngjeshur dheun pas shaetesës.Me njehere pas mbjelljes per te realizuar izolimin e shartese me token bëhet nje ujitj e lokalizuar vetëm në shartesë.

Një mënyrë tjetër mbjellje është edhe mbjellja me bilona të mbuluara me plasmas të zi.Në këtë metodë e gjithë teknologjia është e njëjtë vetëm se sipërfaqja e fidanishtes pasi bëhen bilonat ato mbulohen me plasmas të zi .Në këtë metodë shkurtohen në maksimum kryerja e shërbimeve agroteknike si shkrifërimet, luftimi i bareërave të këqia.

Mbjellja e shartesave në kuti kartni ose qeska plastike është edhe kjo një mënyrë. Shartesat pas parafinimit të tyre vendosen në kuti kartoni ose qeska plastike me permasa 15-18 cm gjatësi dhe 6-8 cm gjërësi. Kutitë ose qeskat

Page 141: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

141Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

mbushen me një përzierje dherishte e përbërë nga dhe i shkrifët, rërë, pleh i dekomozuar që të gjithë në raporte të barabarta ndërmjet tyre. Përpara mbjelljes shartesat parafinosen në 25-30 cm dhe mbillen në kutitë e kartonit ose në qeskat e pasmasit.

Ky material i mbjellë në këtë mënyrë vendosen në sera diellore me një temperaturë 22-23 0 C dhe me lagështi 75-85 % për një periudhë 4-5 javore. Gjatë kësaj kohe shartesat bëjnë rrënjëzimin dhe zhvillimin e regullt të llastarit nga sythi i mbishartesës. N këtë mënyrë fidanat janë të gatëshëm për tu mbjelle në fidanshte ose edhe në vëndin e përherëshëm.

Një mënyrë tjetër mbjellje është edhe mbjellja me bilona të mbuluara me plasmas të zi.

Shërbimet agroteknike pas mbjelljes së shartesave në fidanishte.Kryerja e shërbimeve agroteknike në nivele të larta në fidanishte garanton rrënjëzim të suksesëshëm dhe prodhim të fidanave sasior dhe cilësor. Sa më të regullta dhe në kohën e duhur të kryhen shërbimet në fidanishten e hardhisë aq edhe më të larta do të jenë rezultatet. Sot ka ekonomi private ku niveli i prodhimit të fidanave cilësor ikalon kufijtë e 65-70 % fidana të cilësisë së parë.

Ujitja është proçesi kryesor në fidanishte. Me një herë pas mbjelljes së parcellës duhet të kryhet ujitja. Në shumë raste ujitja shoqëron mbjelljen e shartesave në fidanishte .Ujitja bën lidhjen e shartesës së mbjellë me tokën, siguron lagështinë e nevojëshme

për shartesën duke shpejtuar rrënjëzimin dhe rritjen e mbishartesës. Ujitja e parë dhe e dytë mundet të bëhet edhe me anë të markuçit duke ujtur bimën në bilon ndërsa me garantimin e zënies së shartesave ujitjet mundet të bëhen me rrjedhje e lirë ndërmjet bilonave.

Gjatë periudhës së vegjetacionit kryhen 5-6 ujitje kjo në vartësi të nivelit të lagështisë në tokë dhe rrëshjeve të mundëshme që mundet të bien gjatë periudhës së verës. Ujitjet është mirë të shoqërohen edhe me përdorimin e plehrave organike të freskëta të tretura në ujë. Në muajin gusht ujitjet ndërpriten me qëllim për të mos penguar pjekjen e llastarit të ri të mbishartesës dhe të mos zgjatet vegjetacioni deri vonë në vjeshtë.

Thyerja e kores dhe prashitjet janë proçesë të përherëshme që kryhen në fidanishte. Kur shartesat janë mbjellë me bilona të mbuluar kokat e mbishartesës e rëndësishme është kujdesi që duhet të tregohet për thyerjen e saj me qëllim që të lehtësohet dalja e llastarit të ri. Gjatë thyerjes së korës e cila mundet të realizohet me dorë bëhet edhe regullimi i bilonit dhe i shtresës së dheut që është hedhur mbi kokat e mbiashartesës Pas rënjes së shirave ose pas ujitjeve toka zë kore, fillojnë të dalin barërat e këqia.

Kryerja e prashitjeve njëkohësisht edhe luftimi i barërave të këqia eshte kujdesi qe duhet të tregohet.Gjatë kryerjes së shkrifërimeve me krah ose me mjete mekanike, e rëndësishme është mbajtja e bilonave të pa prishur. Numri i

Page 142: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

142Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

prashitjeve gjatë vegjetacionit është në vartësi të gjëndjes së tokës dhe të ujitjeve që kryejmë. Zakonisht në fidanishte numri i prashitjeve mundet të shkojë nga 8 deri në 10 të tilla.

Përveç pleherimit bazë që është përdorur në përgatitjen e tokës e rëndesishme është përdorimi i plehrave suplementare gjatë periudhës vegjetative. Dozat e përdorimit të plehrave varet nga pjelloria e tokës nga sasia e plehrave bazë të përdorur gjatë përgatitjes së tokës, nga gjëndja e bimëve dhe agroteknika e përdorur. Si doza orienturese mundet të përdorim plehra azotike 4-6 kv/ha, të hedhur në tre duar duke filluar nga fillimi i shpërthimit të sythit e në vazhdim gjatë vegjetacionit të fidanit.

Nuk rekomandohet pleherimi pas muajt gusht me qëllim për të mos penguar pjekjen e fidanit dhe mos zgjatjen e vegjetacionit deri vonë në vjeshtë.

Prerja e rrënjëve ose “zverdhja” është nje proçes me rëndësi që kryhet në fidanishten e hardhisë. Gjatë zhvillimit vegjetativ të shartesës konstatohet dalja e llastarëve të egër nga nënshartesa si dhe e rrënjëve nga mbishartesa dhe nënshartesa. Shënjat e daljes së tyre çfaqen që në kohën e kallusimit, por që zhvillohen edhe në fidanishte dhe që vazhdojne dhe në vreshtë në vëndin e përherëshëm. Prania dhe zhvillimi i tyre sjell shqetësime në jetën dhe zhvillimin e fidanit e për pasoj prishen ekujlibrat e ndërsjelltë të nënshartesës e mbishartesës që sjellin si pasojë frenimin e zhvillimit, dobësimin e

bimës deri në tharjen e mbishartesës dhe të kthimit të hardhisë së butë në një hardhi të egër antifillokserike.

Një fenomen të till e ndeshim edhe në vreshtat e mbjellë ku gjen në të bimë të egra antifillokserike si rezultat i tharës së mbishartesës dhe zhvillimit të nënshartesës. Heqja në kohën e duhur në shartesore të të gjithë rrënjëve dhe të filizave të nënshartesës është një proçes delikat dhe shumë i rëndësishëm për tu kryer. Gjatë vegjetacionit mundet të kryhen 3-4 zverdhje. Për relizimin e zverdhjes zbulohet fidani duke prishur bilonin dhe me anë të briskut ose të gërshërës bëhet prerja e filizave të dala nga nënshartesa si dhe e të gjithë rrënjëve të dala nga nën e mbishartesa deri në nyjen e dytë të nënshartesës. Pas përfundimit bëhet ringritja e bilonit.

Në zverdhjen e fundit që korespondon nga gushti nuk bëhet më ngritja e bilont por sipërfaqja e fidanishtes lihet e sheshtë pa bilona.

Luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve është një masë e rëndësishme që duhet te vlerësohet në fidanishte.Ndër sëmundjet më të perhapura në fidanishte janë vrugu dhe hiri ndërsa për dëmtues mundet të jenë zhuzhaku i majit, krimbi i murrëm dosëza dhe krimbi tel.

Luftimi i vrugut fillon që në fillimin e vegjetacionit të ri të mbishartesës kur gjethet e reja janë në një madhësi 3-4 cm. Trajtmi i parë mundet të bëhet me Ridomil plus, me doze 0,3 - 0,4 % (300 – 400 gram Ridomil plus në 100 litra ujë).Trajtimet përdoren në çdo 7-8 ditë

Page 143: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

143Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

në vartësi të rreshjeve të rëna, të ujitjeve të kryera, të gjëndjes së vesës në zonën e fidanishtes. Trajtimet rekomandohet të bëhen të kombinuara me preparate të ndryshme duke i arternuar.

Gjatë muajit korrik – gusht në fidanishte kryhet edhe një aprobim ose një verifikim i pastërtisë së kultivarëve të shartuar.

Gjatë marjes së sharmendave është cilësuar që ato meren në vreshta me një pastërti varietore 100 %, por qëllon që në vreshtë me të njëjtin kultivar të mund të ketë edhe bimë me kultivarë të tjerë. Marja e kalemave nga kultivarë e tjerë sjell përzierjen e kultivarit në fidanishte i cili reflektohet edhe në vreshtin e ri. Shpesh shohin në vreshtat e mbjelle që nuk ka një pastërti varietore si rjedhojë i pa papastërtisë së fidanave në fidanishte.

Për të realizuar këtë proçes gjatë muajit korrik – gusht kryhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë fidanishtes. Kjo realizohet në mbështetje të njohjes së mirë të karakteristikave të kultivarëve kryesisht nëpërmjet tpit të gjethes, konusit të rritjes, të pranisë së pushëzimit ne konusin e rritjes ose mbi gjethe. Gjatë vegjetacionit kontollohen parcellat rrjesht me rrjesht e bimë më bimë dhe kur hasen bimë të cilat kanë karakteristika të ndryshme me ato të kultivarit që është shartuar ajo bimë etiketohet ( lidhet me nje lidhese, spango, leckë) me qëllim që kur të bëjmë shkuljen e fidanave të gjithë ato fidana që rezultojnë të

shënuara në këtë mënyrë veçohen dhe azgjësohen.

Shkulja e fidanit është proçesi i fundit dhe kurorëzimi i të gjithë punës një vjeçare të bërë.Përpara fillimit të shkuljes së fidanave sigurohet baza materiale, veglat për shkulje, etiektat, materiali lidhes etj.

Shkulja mundet të bëhet me krah me anë të belit ose me traktor me anë të plugjeve special.

Për shkuljen me bel veprohet në këtë mënyrë. Në anën e jashtëme të rrjeshtit të fundit ose të parin e parcellës në një distance 10-15 cm larg rrjeshtit hapet një kanal me thellësi 40 -50 cm. Me një largësi 10-15 cm nga bima në anën tjetër të rrjeshtit ngulim belin në po këtë thellësi dhe e shtyjmë belin me gjithë bimët në drejtim të kanalit. Një puntor i dytë i kap fidanat në pjesën e nënshartesës dhe i tërheq duke i shkëputur nga toka. Në rast se fidanat në këtë mënyrë dalin më vështirësi atehëre duhet të thëllohet edhe mëë dhe ngulja e belin në anën tjetër të rrjeshtit me qëllim që maja e belit të shkojë nën nivelin e zhvillimit të rrënjëve. Fidanat e shkulur grumbullohen dhe shtratifikohen përkohësisht për të mos qëndruar nën ndikimin e faktorëve atmosferik me rrënjë përjashta.

Në përfundim të ditës, fidanat e shkulur seleksionohen duke u ndarë në dy cilësi. Fidanat e cilësisë së parë vendosen në tufa 25 copë , lidhen 10-15 cm poshtë pikës së shartimit dhe mbi rrënjët .Mundet të bëhet edhe një lidhje e tretë e degeve të mbishartesës

Page 144: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

144Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

kur ato janë shumë të zhvilluara.Vendoset etiketa ku shënohet cilësia e fidanave, nënshartesa e përdorur, kultivari i shartuar, viti i prodhimit, firma ose ekonomia prodhuese.Tufat e fidanave të klasifikuara dhe të gatëshme për tu tregtuar çohen në magazina dhe shtratifikohen. Fidanat e cilësisë së dytë lidhen në tufa me nga 50 fidana, lidhen edhe këto njësoj, etiketohen dhe dërgohen në vëndin e shtratifikimit për tu rimbjellë vitin e ardhshëm me qëllim fuqizimin dhe aritjen e standartit të fidanave të regullt.

Shtatifikimi i fidanave.Eshtë një proçes që duhet të tregohet kujdes pasi nga cilësia e shtratifikimit varet shumë dhe freskia e fidanit dhe rezultati në zënje në vëndin e përhershëm.Fidanat mundet të ruhen në dhoma frigoriferike, ose të shtratifikohen në ambjente të mbrojtura.

Vëndi i zgjedhur për të shtratifikuar fidanat duhet të jetë një vënd me ekspozicon nga veriu me qëllim që të vonojë çeljen e fidanave, të jetë një vënd i kulluar, i sheshtë, larg rrugë kalimit të gjësë së gjallë për të evituar

çdo dëmtim të mundshëm.Në fillim hapet një kanal me thellësi 40 -50 cm.Dheun e hedhin në njërin krah të kanalit .Në krahun që është hedhur dheu krijohet një skarpatë me qëllim që të mbështeten tufat e hardhive dhe të jenë në mënyrë të pjerët.Vendosen tufat njëra pas tjetrës në mënyrë të shtërnguar.

Mbi rrënjët hidhet dheu i kanalit të dytë duke bërë dhe ngjeshjen e dheut pas rrënjëve të hardhive në mënyrë të tillë që të zvoglohet sa të jetë e mundur hapsira boshe ndërmjet tufave. Pas përfundimit të shtratifikimit mundet të bëhet një ujitje e të gjithë vëndit të shtratifikimit me qëllim eleminmin boshllëqeve që mundet të jenë krijuargjatë shtratifikimit dhe izolimin e sistemit rrënjor të fidanave.Materiali mundet të shtratifikohet edhe në ambjente të mbyllura duke përdorur rërë lumi të lagur për shtratifikim. Shtratifikimi i materialit duhet të bëhet i veçantë për kultivarë dhe nënshartesa të veçanta të përdorura.Për çdo shtratifikim vendosen tabela me emrin e kultivarit dhe nëenshartesën e përdorur.

Pyetje

1. Cilat janë mënyrat e shtimit të Hardhisë?

2. Si bëhet shtimi hardhisë me rrugë vegjetative?

3. Cilat janë etapat (hapat) e rritjes së shartesës?

4. Përmendi cilat janë parimet mbi të cilat mbështetet shartimi i hardhisë?

5. Si bëhet prodhimi i hardhive me shartim

Page 145: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

145Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

Literature për materialin e Prodhimit te fidanëve

Literatura e përdorur

1. Anali dell Instituto Esperimentale, Per la fruticultura Vol 7 1980

2. Baldini E., La cualita del material vivaistica, (Terra e Vitta Nr.38 199

3. Beci Z.,Cici A., Puka T. Frutikultura e përgjithshme, (dispencë 1983)

4. Bollgarskaja pomologia, Volumi I I-re 1960

5. Bollgarskaja pomologia, Volumi II-te 1960

6. Caruso S, La scelta del portinnesto Rev.Terrae Vitta Nr.38 1997.

7. Cici A., Molla dhe dardha, 1965

8. Gjeta Z., Shega 2004

9. Pemëtaria Nr.16 2004

10. FAO-ALB-ITA, Pemëtaria praktike, 2007

11. .Kafazi N., Seleksionimi dhe eksperimentimi, Shkencor ne pemëtari 1980

12. Morettini A., Fruticultura generale e special, 1970

13. Norman F,Childrers, Modern Fruit Science 1986.

Page 146: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise

146Prodhimi i Fidanëve të Pemëve Frutore dhe Hardhisë

14. Rivista della ortifruticultura italiana, 1982

15. Selimi J., Leksione te frutikulturës se përgjithshme dhe special 1971

16. Shqau L,Osmani R, Selimi J, Pemëtari e përgjithshme, V.1. 1989

17. Shqau L,Osmani R, Selimi J, Pemëtari e përgjithshme, V.2.1989

18. FAO-ALB-ITA, Vreshtaria praktike 2007

19. Zajmi A., Pemëtaria speciale, Nr 1 1997

20. Winkler A, General Viticulture 1974

Page 147: Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise