24
MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K. Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K. Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

Page 2: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

PËRMBAJTJA Faqe RAPORTI I AUDITORIT TË PAVARUR 1 PASQYRA E POZICIONIT FINANCIAR 3 PASQYRA E TE HYRAVE GJITHPËRFSHIRËSE 4 PASQYRA E NDRYSHIMEVE NË EKUITET 5 PASQYRA E QARKULLIMIT TË PARASË SE GATSHME 6 SHËNIME PËR PASQYRAT FINANCIARE 7 – 22

Page 3: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

BDO Kosova L.L.C. is a member of BDO International Limited, a UK company limited by guarantee, and forms part of the international BDO network of

independent member firms.

BDO is the brand name for the BDO network and for each of the BDO Member Firms.

Tel: +381 38 221 170 BDO Kosova L.L.C.

Fax: +381 38 221 172 Rr. Pashko Vasa Nr. 46

www.bdokosovo.com 10000 Prishtina Kosova

RAPORTI I AUDITORIT TE PAVARUR Për menaxhmentin dhe aksionarët e MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K Ne kemi audituar pasqyrat financiare të MABCO Contructions SH.P.K (“Kompania”), të cilat përbëhen nga pasqyra e pozicionit financiar me datë 31 Dhjetor 2015, pasqyra e të hyrave gjithëpërfshirëse, pasqyra e ndryshimeve në ekuitet dhe pasqyra e rrjedhjes së parasë për vitin që ka përfunduar, si dhe një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël dhe shënimeve të tjera shpjeguese. Përgjegjësia e Menaxhmentit për Pasqyrat Financiare

Menaxhmenti është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Kjo përgjegjësi përfshinë: dizajnimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e kontrolleve të brendshme të cilat janë relevante për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare nga gabimet e mundshme materiale, nga gabimet e paqëllimshme apo nga gabimet e qëllimshme; përzgjedhjen dhe aplikimi i duhur i politikave kontabël; dhe kalkulimi i vlerësimeve kontabël të cilat kalkulime janë të arsyeshme në rrethanat e caktuara. Përgjegjësia e auditorit

Përgjegjësia jonë është shprehja e mendimit për pasqyrat financiare bazuar në auditimin e bërë nga ne. Ne kemi bërë auditimin në përputhshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto standarde kërkojnë që ne të jemi në përputhshmëri me kërkesat etike dhe të planifikojmë dhe përforcojmë auditimin në mënyrë që të fitojmë siguri të arsyeshme se pasqyrat financiare nuk kanë gabime materiale. Auditimi përfshinë procedurat e kryerjes për të marrë dëshmi të auditimit lidhur me vlerat dhe shpalosjet në pasqyrat financiare. Procedurat e zgjedhura varen në gjykimin e auditorit, duke përfshirë vlerësimin e rreziqeve të gabimeve materiale të pasqyrave financiare, qoftë nga ndonjë mashtrim ose gabim. Gjatë bërjes së këtyre vlerësimeve të riskut, auditori konsideron të përshtatshëm kontrollin e brendshëm për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare të Kompanisë në mënyrë që të dizajnojë procedura të auditimit që janë të duhura në rrethana, por jo për qëllim të shprehjes së një mendimi në efektivitetin e kontrollit të brendshëm të Kompanisë. Auditimi gjithashtu përfshinë vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave kontabël të përdorura dhe arsyeshmërinë e politikave të përdorura dhe arsyeshmërinë e vlerësimeve kontabël të bëra nga Menaxhmenti, gjithashtu edhe prezantimin e përgjithshëm të pasqyrave financiare. Ne besojmë se dëshmitë e auditimit të cilat i kemi marrë gjatë auditimit janë adekuate dhe të mjaftueshme për ne, në mënyrë që ne të shprehim mendimin e auditimit.

Page 4: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve
Page 5: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve
Page 6: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Pasqyra e të Hyrave Gjithëpërfshirëse Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

4

Shënim

Për fund vitin 31 Dhjetor

2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 (në Euro) (në Euro)

Të hyrat nga shitja 10 5,473,139 2,864,273

Kosto e Mallit të Shitur 11 (3,510,506) (1,309,870)

Fitimi Bruto

1,962,633 1,554,403

Shpenzimet e zhvlerësimit 6 (125,746) (108,111)

Shpenzimet operative 12 (490,205) (365,782)

Shpenzimet e personelit 13 (1,652,815) (1,152,717)

Total shpenzimet (2,268,766) (1,626,610)

Humbja nga operacionet

(306,133) (72,207)

Shpenzimet financiare - (3,935)

Humbja e periudhës (306,133) (76,142)

Shpenzimet e tatimit - -

Humbja neto

(306,133) (76,142)

Të hyrat tjera gjithëpërfshirëse - -

Totali i të hyrave gjithëpërfshirëse

(306,133)

(76,142)

Shënimet shoqëruese nga faqja 7 deri 22 janë pjesë përbërëse e këtyre pasqyrave financiare.

Page 7: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Pasqyra e Ndryshimeve në Ekuitet Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

5

Kapitali Aksionar

Fitimi/Humbja e bartur Total Ekuitet

(në EUR) (në EUR) (në EUR)

Kapital i deponuar 3,000 - 3,000 Humbja e periudhës (76,142) (76,142) Të hyrat tjera gjithëpërfshirëse - - -

Bilanci me 31 Dhjetor 2014 3,000 (76,142) (76,142)

Bilanci me 1 Janar 2015 3,000 (76,142) (76,142) Humbja e vitit (306,133) (306,133) Shtesat në kapital 178,879 178,879 Të hyrat tjera gjithëpërfshirëse

Bilanci me 31 Dhjetor 2015 181,879 (382,275) (200,396)

Shënimet shoqëruese nga faqja 7 deri 22 janë pjesë përbërëse e këtyre pasqyrave financiare.

Page 8: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Pasqyra e Rrjedhës së Parasë Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

6

Për fund vitin

31 Dhjetor 2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 Shënim (në EUR) (në EUR)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative:

Humbja para tatimit (306,133) (76,142)

Korrigjuar për:

Zhvlerësimin dhe amortizimin 6 125,746 108,111

Humbja para ndryshimit ne asetet dhe obligimet (180,387) 31,969

Lëvizjet në kapitalin punues: Zvogëlimi/(Rritja) në llogaritë e arkëtueshme tregtare 263,500 (865,238)

Zvogëlimi/(Rritja) kërkesa tjera 5,184 (5,184)

Zvogëlimi/(Rritja) në stoqe 33,689 (56,653)

Rritja në të pagueshmet tregtare 242,125 178,490

Rritja në të pagueshme tjera 151,489 131,299

Paraja e gjeneruar/(përdorur) në operacione 515,600 (585,317)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet investive:

Rritja në asetet fikse 6 (88,854) (633,314)

Paraja neto e përdorur në aktivitetet investive (88,854) (633,314)

Rrjedha e parasë nga aktivitetet financuese:

(Zvogëlimi)/Rritja në mbitërheqje (205,259) 205,259 (Zvogëlimi)/Rritja në Detyrimet afatgjata, kompanitë e ndërlidhura - 1,038,163

Rritja e kapitalit të pronarit 178,879 3,000

Paraja neto e gjeneruar në aktivitetet financuese (26,380) 1,246,422

Neto rritja / (zvogëlimi) i parasë dhe ekuivalentëve të parasë gjatë vitit 400,366 27,791

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në fillim të vitit 27,791 -

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në fund të vitit 428,157 27,791

Shënimet shoqëruese nga faqja 7 deri 22 janë pjesë përbërëse e këtyre pasqyrave financiare.

Page 9: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

7

1. TË PËRGJITHSHME Kompania MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K është e themeluar më datë 7 Mars 2014 pranë Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK) që vepron në kuadër të Ministrisë për Tregti dhe Industri (MTI) si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me numër të regjistrimit të biznesit 71037878. Adresa e kompanisë është L. Pejës, Z. Industriale p.n, 10000 Prishtinë, Kosovë. Aktivitetet kryesore të Kompanisë janë projektimi, ndërtimi i lartë dhe i ulët, prodhimi i produkteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve Numri i punëtorëve më 31 Dhjetor 2015 ishte 319 (31 Dhjetor 2014: 262) 2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA 2.1 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që hyn në fuqi nga 01 Janar

2015. Një numër i standardeve të reja që janë lëshuar nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit, interpretime dhe amendamente të lëshuara nga Komiteti i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) kanë hyrë në fuqi për periudhën që fillon nga (ose pas) 1 Janari 2015. Shënim: jo të gjitha standardet dhe interpretimet e reja që kanë hyrë në fuqi për herë të parë për periudhën nga (ose pas) 1 Janar 2015 kanë efekt në pasqyrat financiare të kompanisë.

SNRF 2 – Pagesat e Bazuara në Aksione - Përkufizimet e kufizimeve dhe kushtet e tregut janë sqaruar duke përcaktuar ndaras një gjendje të performancës dhe një gjendje të shërbimit, dy prej të cilave janë inkorporuar më parë në përkufizimin e një gjendje të kufizimit pa i përcaktuar në mënyrë të veçantë.

SNRF 3 – Kombinimet e Biznesit - Amendamenti sqaron se klasifikimi i kontigjencave si një detyrim ose një instrument kapitali është në bazë të udhëzimit të SNK 32 Instrumentet Financiare Paraqitja. Kontigjencat që nuk janë klasifikuar si ekuitet është e nevojshme të ri maten me vlerën e drejtë në çdo datë raportimi, me ndryshimet në vlerën e drejtë të raportuara në fitim ose humbje. Disa ndryshime pasuese nuk janë bërë te SNRF 3 Kombinimet e Biznesit, kur SNRF 11 Marrëveshjet e Përbashkëta është lëshuar. Këto tani janë inkorporuar, do të thotë se: a) formimi i të gjitha llojeve të marrëveshjeve të përbashkëta siç përcaktohet me SNRF

11 Marrëveshjet e Përbashkëta janë të përjashtuara nga fushëveprimi i SNRF 3 Kombinimet e Biznesit; dhe

b) është sqaruar se objekti përjashtimi vlen vetëm për kontabilitetin në marrëveshje e përbashkëta në pasqyrat e tyre financiare, dhe jo për kontabilitetin nga palët në marrëveshjen e përbashkët për interesat e tyre.

SNRF 8 – Segmentet Operative - Kur segmentet operative bashkohen në përcaktimin e segmenteve raportuese, kërkohen shpalosjet shtesë. Këto përcaktojnë gjykimet që janë bërë nga menaxhmenti në zbatimin e kritereve të bashkimit në SNRF 8 Segmentet Operative të cilat janë përdorur për të vlerësuar nëse segmentet e bashkuara kanë karakteristika të ngjashme ekonomike. Amendament i mëtejshëm sqaron që një barazim i totalit të aktiveve të segmentit raportues kërkohet vetëm nëse një masë e aktiveve të segmentit i ofrohet rregullisht shefit të operacioneve.

Page 10: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

8

2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM)

2.1 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që hynë në fuqi nga 1 Janar

2015 (vazhdim)

SNRF 13 – Matja me Vlerën e Drejtë - Amendamenti sqaron se të arkëtueshmet dhe pagueshmet afatshkurtra pa normë të caktuar të interesit mund të vazhdojnë të maten me shumën e faturës pa zbritjes/skontimit, kur efekti i zbritjes/skontimit është jo material. Një amendament i mëparshëm ka sugjeruar se një praktike ekzistuese e dobishme që ka eliminuar nevojën e skontimit për këta artikuj ishte larguar. SNRF 13 Matja me Vlerën e Drejtë përmban një përjashtim i cili lejon vlerën e drejtë të një grupi aktivesh financiare dhe pasiveve financiare të matet në bazë neto (e 'portofoli i përjashtuar'). Amendamenti sqaron se portofoli i përjashtuar zbatohet për të gjitha kontratat brenda objektit të standardeve të instrumenteve financiare, duke përfshirë kontratat e caktuara për blerjen ose shitjen e artikujve jo-financiare që janë brenda fushëveprimit në këto standarde.

SNK 16 – Prona, Impiantet dhe Pajisjet dhe SNK 38 Asetet e patrupëzuara - Llogaritja e amortizimit të akumuluar kur zërat e pronës, impianteve dhe pajisjeve dhe aktiveve të patrupëzuara janë rivlerësuar është sqaruar. Vlera kontabël neto e aktivit rregullohet me shumën e rivlerësuar edhe nëse: a) llogaritë bruto dhe zhvlerësimi/amortizimit i akumuluar është rregulluar; ose b) zhvlerësimi/amortizimi i akumuluar është eliminuar kundrejt vlerës kontabël bruto.

SNK 24 – Shpalosja e Palëve të Ndërlidhura - Amendamenti sqaron se një njësi ekonomike që ofron shërbime të rëndësishme të personelit të menaxhimit të njësisë ekonomike raportuese (apo kompanisë mëmë të njësisë raportuese) është palë e lidhur e njësisë raportuese. Megjithatë, nuk është e nevojshme të analizohet shuma totale të paguara në kategoritë e përshkruara në SNK 24.17.

SNRF 1 – Adoptimi për herë të parë i SNRF – Adoptuesit për here të parë kërkohet të përdorë politikat kontabël që përputhet me çdo SNRF efektive në fund të periudhës së parë të raportimit të një njësie ekonomike. Baza për Konkluzione është ndryshuar për të sqaruar se ka mundësi për të përdorur njërën: a) SNRF që janë obligueshme në fund të periudhës së raportimit; ose b) një ose më shumë SNRF që nuk janë akoma të detyrueshme, në qoftë se ato lejojnë

adoptimit e hershëm të SNRF-së.

SNK 40 – Investimi në Pronë - Amendamenti sqaron ndërlidhjen ndërmjet SNRF 3 Kombinimet e Biznesit dhe SNK 40 Investimet në Pronë kur përcakton nëse blerja e një investimi në pronë përbën një blerje të mjeti apo një kombinim biznesi. Është vërejtur se gjykimi kërkohet të bëhet në bazë të udhëzimit në SNRF 3 Kombinimet e Biznesit dhe SNK 40.7-15, dhe se ky gjykim është i veçantë nga pyetja e dallimit ndërmjet investimit në pronë dhe pronës në shfrytëzim nga pronari.

Page 11: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

9

2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM)

2.1 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që hynë në fuqi nga 1 Janar

2015 (vazhdim)

Amendamentet e IAS 19 Skema e Definuar e Përfitimeve – Kontributet e Punonjësve Rishikimi i SNK 19 paraqet një amendament me qëllim të ngushtë që: a) siguron një praktikë të dobishëm për kontributet e caktuara nga punonjësit ose palët

e treta në një skemë me përfitime të përcaktuara, por vetëm ato kontribute që janë të pavarura nga numri i viteve të shërbimit

b) sqaron trajtimin e kontributeve nga punonjësit ose palët e treta në një skemë me përfitime të përcaktuara që nuk janë subjekt praktik i dobishëm. Këto trajtohen në të njëjtën mënyrë që përfitimi bruto i atribuohet në përputhje me SNK 19.70.

Kontributet që janë të pavarura nga numri i viteve të shërbimit përfshijnë: a) kontributet që janë të bazuara në një përqindje të caktuar të pagës b) kontributet e një sasie të caktuar gjatë gjithë periudhës së shërbimit c) kontributet që janë të varur nga mosha e punëmarrësit.

Standarde e mësipërme adoptimi i detyrueshëm është për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Korrik 2014 adoptimi i hershëm është i lejuar. Bashkimi Evropian adoptimi i detyrueshëm për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Shkurt 2015.

Adoptimi i këtyre ndryshimeve në standardet dhe interpretimet ekzistuese nuk ka ndikuar në ndonjë ndryshim në politikat kontabël të kompanisë. 2.2 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që nuk janë ende në fuqi

SNRF 5 Aktivet Afatgjata që Mbahen për t'u Shitur dhe Operacionet jo të Vazhdueshme – Ndryshimet në metodat e shlyerjes Amendamenti sqaron se ri-klasifikimi i një mjeti ose grupi të vënë në dispozicion nga të mbajtura për shitje në të mbajtura për shpërndarje tek pronarët, apo anasjelltas është konsideruar të jetë një vazhdim i planit origjinal të vënë në dispozicion. Me rastin e ri klasifikimit, klasifikimi, prezantimit dhe matjes duhet të zbatohen kërkesat e SNRF 5. Nëse një aktivë pushon për t'u klasifikuar si të mbajtura për shpërndarje për pronarët, kërkesat e SNRF 5 për klasifikim të aktiveve pushojnë të zbatohen pasi aplikohen të mbajtura për shitje.

IFRS 7 Instrumentet Financiare: Shpalosje – Kontratat e shërbimeve dhe zbatimi i ndryshimeve të kompensimeve në përmbledhje të pasqyrave financiare të ndërmjetme. Kontratat e shërbimeve BSNK ka sqaruar rrethanat në të cilat një entitet ka përfshirje të vazhdueshme nga shërbimi i një aktivi të transferuar. Përfshirja e vazhdueshme ekziston në qoftë se shërbyesi ka një interes të ardhshëm në performancën e aktivit financiar të transferuar. Shembuj të

Page 12: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

10

2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM) 2.2 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që nuk janë ende në fuqi

(vazhdim) situatave ku ekziston përfshirja e vazhdueshme janë ku tarifa e shërbimit të transferuesit është: − Një tarifë variabël e cila është e varur nga sasia e aktivit të transferuar, që mbulohen

në fund; ose −Një tarifë fikse që mund të mos paguhet në tërësi për shkak të mos performancës së

aktivit financiar të transferuar. Amendamenti kërkohet të zbatohet në mënyrë retrospektive në përputhje me SNK 8 Politikat Kontabël, Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël dhe Gabimet. Megjithatë, ndryshimi nuk duhet të zbatohet për asnjë periudhë që fillon përpara periudhës vjetore në të cilën entiteti zbaton ndryshimet. Një amendament i rëndësishëm është bërë në SNRF 1 Adoptimit për herë të parë i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, në mënyrë që e njëjta dispozitë kalimtare vlen edhe për adoptuesit për herë të parë. Zbatimi i amendamenteve të kompensimit në pasqyrat financiare të ndërmjetme të përmbledhura Një ndryshim i mëtejshëm për SNRF 7 ka sqaruar se aplikimi i amendamentit Kompensimi i aktiveve financiare dhe pasiveve financiare (Amendamentet SNRF 7) të lëshuara në Dhjetor 2011 nuk kërkohen në mënyrë të qartë për të gjitha periudhat e ndërmjetme. Megjithatë, vihet re se në disa raste këto dhënie informacionesh shpjeguese mund të kenë nevojë të përfshihen në pasqyrat financiare të ndërmjetme të përmbledhura në mënyrë që të përputhen me SNK 34.

Adoptimi i detyrueshëm i standardeve të mësipërme për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Janar 2016. Adoptimi i hershëm është i lejuar. Bashkimi Evropian adoptimi i detyrueshëm për periudhat që fillojnë më ose pas datës 15 Dhjetor 2015.

SNRF 9 Instrumentet Financiare I lëshuar: Nëntor 2009 mund të zbatohet vetëm në qoftë se data e fillimit të zbatimit të një njësie ekonomike është para Shkurt 2015. Unioni Evropian statusit i miratuar: SNRF 9 (2009) nuk është miratuar. BE-ja planifikon të miratojë versionin finalizuar të SNRF 9 e cila ishte lëshuar në Korrik të vitit 2014. Miratimin pritet në gjysmën e 1 2016.

SNRF 9 Instrumentet Financiare (vazhdim) I lëshuar: Tetor 2011 mund të zbatohen vetëm nëse data e fillimit të zbatimit të një njësie ekonomike është para Shkurt 2015. Unioni Evropian statusit i miratuar: SNRF 9 (2010) nuk është miratuar. BE-ja planifikon të miratojë versionin finalizuar të SNRF 9 e cila ishte lëshuar në Korrik të vitit 2014. Miratimin pritet në gjysmën e 1 2016. I lëshuar Nëntor 2013 mund të zbatohet vetëm në qoftë se data e fillimit të zbatimit të një njësie ekonomike është para Shkurt 2015. Unioni Evropian statusit i miratuar: SNRF 9 (2013) nuk është miratuar. BE-ja planifikon të miratojë versionin finalizuar të SNRF 9 e cila ishte lëshuar në Korrik të vitit 2014. Miratimin pritet në gjysmën e 1 2016. I lëshuar: Korrik 2014 nga miratimi i detyrueshëm për periudhat që fillojnë më ose pas 1 Janarit 2018 miratimit i hershëm lejohet. Unioni Evropian statusit i miratuar: mbështetje pritet në gjysmën e 1 2016.

Page 13: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

11

2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM) 2.2 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që nuk janë ende në fuqi

(vazhdim) SNRF 9 (kërkesat e veta të rrezikut të kredisë) Lëshuar: Korrik 2014 mund të aplikohet deri në hyrjen në fuqi të SNRF 9 (2014) e cila është 1 janari 2018. Unioni Evropian statusit i miratuar: nuk ka miratim të veçantë të dispozitës 'vet kredi'. Miratimi pritet në gjysmën e 1 2016.

SNRF 10 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara I lëshuar: Shtator 2014 data e detyrueshme për të hyrë në fuqi e shtyrë për një kohë të pacaktuar. Statusi Miratimi i BE-së: miratimi shtyhet deri në konfirmimin e datës së detyrueshme për të hyrë në fuqi. Amendamentet e SNRF 10, 12 dhe SNK 28 Lëshuar: Dhjetor 2014 Miratimi i detyrueshëm për periudhat që fillojnë më ose pas 1 Janarit 2016. Miratimin i hershëm i lejuar. Statusi Miratimi i BE-së: miratimi pritet në tremujorin e 2 2016.

SNRF 11 Marrëveshjet e Përbashkëta - Amendamentet e SNRF 11 – Kontabiliteti për Blerjen e Interesave në Operacionet e Përbashkëta adoptimi për periudhën që fillon më ose pas datës 1 Janar 2016. Status miratim të BE: të miratojë më datën 24 Nëntor 2015.

SNRF 14 Llogaritë e shtyra për rregullatorët - SNRF 14 është një interpretim standard, në pritje të rezultateve më gjithëpërfshirëse të BSNK-së nga Aktivitetet e projektit për Norma të rregulluara, i cili u rihap ne Shtator 2012. Miratimi i detyruar për periudhën qe fillon më ose pas 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm është i lejuar. Statusi miratimi i BE-së: Procesi i miratimit nuk ka filluar. Komisioni Evropian do të presë për standardin përfundimtar.

SNRF 15 Të hyrat nga Kontratat me Klientë - SNRF 15 Të hyrat nga Kontratat me Klientë zëvendëson SNK 18 Të hyrat, SNK 11 Kontratat e Ndërtimit dhe Interpretimet e lidhura (KIRFN 13 Programet e Besnikërisë së Klientëve, KIRFN 15 Marrëveshjet për Ndërtimin e Pasurive të Paluajtshme, KIRFN 18 Transferimi i Aseteve nga Klientë dhe KIS 31 Të hyrat – Transaksionet e këmbimit përfshirë Shërbimet e Marketingut). Miratimi detyrueshme për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Janarit 2018. Miratimi i hershëm është i lejuar. Statusi miratimi i BE: Miratimi pritet në tremujorin e 2 të vitit 2016. SNK 1 Prezantimi i Pasqyrave Financiare - Amendamentet e SNK 1: Shpalosje e Iniciativës për miratim të Detyrueshëm për periudhën që fillon në ose pas datës 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm lejohet. Status mbështetje të BE-së: të miratojë më datën 18 Dhjetor 2015.

Page 14: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

12

2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM) 2.2 Standardet, interpretimet dhe amendamentet e reja që nuk janë ende në fuqi

(vazhdim)

SNK 16 Prona, Impiantet dhe Pajisjet – Amendamentet e SNK 16 dhe SNK 38 – Sqarimi i Metodave të Pranueshme të Zhvlerësimit dhe Amortizimit miratimin e detyrueshëm për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm është i lejuar. Status miratimi i BE-së: të miratojë më datën 2 Dhjetor 2015.

SNK 19 Përfitimet e Punonjësve – Amendamentet e SNK 27 – Metoda e Ekuitetit në Pasqyrat Financiare Individuale miratim i detyruar për periudhën që fillon më ose pas datës 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm është i lejuar. Status miratimi i BE-së: të miratojë më datën 18 Dhjetor 2015.

SNK 34 Shpalosja e Raportit Financiar të Ndërmjetëm të informacionit kudo në raportin financiar të ndërmjetëm Miratimi i detyrueshëm për periudhën që fillon më ose pas datës 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm është i lejuar. Status miratimi i BE-së: të miratojë më datën 15 Dhjetor 2015.

SNK 38 Asetet e patrupëzuara – Amendamentet e SNK 16 dhe SNK 38 – Sqarimi i Metodave të pranueshme të zhvlerësimit dhe amortizimit miratimin e detyrueshme për periudhat që fillojnë më ose pas datës 1 Janar 2016. Miratimi i hershëm është i lejuar. Status miratimi i BE-së: të miratojë më datën 2 Dhjetor 2015.

Kompania ka zgjedhur të mos miratojë këto standarde, rishikime dhe interpretime përpara datave efektive të tyre. Kompania parashikon që adoptimi i këtyre standardeve, rishikimeve dhe interpretimeve nuk do të ketë ndikim material në pasqyrat financiare të kompanisë në periudhën e zbatimit fillestar. 3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT 3.1 Baza e përgatitjes Këto pasqyra financiare janë përgatitur ne përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Pasqyrat financiare janë përgatitur duke përdorur bazat matëse te specifikuara ne procedura për çdo lloj të aseteve, të detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve. Bazat e matjes janë plotësisht të përshkruara në politikat e kontabilitetit më poshtë. 3.2 Valuta e paraqitur Valuta prezantuese dhe raportuese e Kompanisë është Euro (EUR), ku në përputhje me rregulloret e Bashkimit Monetar Evropian dhe udhëzimeve të lëshuara nga Banka Qendrore e Kosovës, Euro ishte adoptuar si valuta e vetme legale në territorin e Kosovës prej datës 1 Janar 2002.

Page 15: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

13

3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM) 3.3 Shkëmbimi i valutës së huaj Transaksionet në valutë të huaj janë shkëmbyer në monedhën funksionale duke përdorur kursin e këmbimit ekzistues në datat e transaksioneve. Fitimet dhe humbjet në valutat huaja që rezultojnë nga rregullimet e transaksioneve të tilla si dhe nga ri-matjet e zërave monetar me kurset e këmbimit të fund vitit paraqiten si fitim ose humbje. Zërat jo-monetar të matur me kosto historike janë të shkëmbyera duke përdorur kursin e këmbimit në datën e transaksionit (jo te ri shkëmbyera). Zëra jo-monetar të matur me vlerën e drejtë janë shkëmbyer duke përdorur kursin e këmbimit në datën kur është përcaktuar vlera e drejtë. 3.4 Stoqet

Stoqet janë vlerësuar në kosto më të ulët dhe vlerë neto të realizueshme. Vlera neto e realizueshme është çmimi i shitjes në kursin e zakonshëm të biznesit, minus kosto e kompletimit, marketingut dhe shpërndarjes. Kostot e furnizimit dhe pjesëve rezervë janë vendosur duke përdorur metodën e ponderuar mesatare dhe përfshin shpenzimet e kryera në përvetësimin e stoqeve dhe sjelljen e tyre në lokacionin ekzistues dhe gjendjen ekzistuese të tyre. Kosto e stoqeve të prodhuara dhe të punës në progres përfshin një pjesë të caktuar të shpenzimeve varëse bazuar në kapacitetin normal të operimit. 3.5 Prona, impiantet dhe pajisjet Prona, impiantet dhe pajisjet janë paraqitur me kosto historike të zvogëluar për zhvlerësimin e akumuluar. Kosto historike përfshin shpenzimet që i atribuohen direkt artikujve të përvetësuar. Kostoja e vetë -ndërtimeve të aseteve përfshin koston e lëndëve të para, të punës direkte dhe një proporcion të caktuar të shpenzimeve varëse të prodhimit. Blerjet e mëvonshme janë të përfshirë në vlerën bartëse të asetit ose paraqiten si aset i veçantë, përkatësisht, vetëm kur ka një gjasë të fluksit të ardhshëm të përfitimeve ekonomike të kompanisë nga artikulli përkatës, dhe kur vlera e artikullit mund të matet në mënyrë të arsyeshme. Zhvlerësimi i pronës, impianteve dhe pajisjeve është llogaritur duke përdorur metodën drejtë -vizore për shpërndarjen e kostos ose koston e konsideruar tek vlera mbetur e tyre përgjatë jetëgjatësisë së tyre të përdorimit, si në vijim : 3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)

Ndërtesat 20 vite

Pajisje dhe makineri 10 vite

Pasuritë tjera jo qarkulluese 5 vite

Page 16: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

14

3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM) 3.6 Tatimi në të ardhura aktuale dhe të shtyra

Detyrimi i tatimi aktual mbi të ardhurat është llogaritur në bazë të ligjit tatimor mbi te

ardhura personale në fuqi në datën e bilancit të gjendjes.

Tatimi i shtyrë i të ardhurave është siguruar në mënyrë të plotë, duke përdorur metodën e detyrimeve, mbi diferencat e përkohshme që rrjedhin në mes bazës tatimore të aseteve dhe detyrimeve dhe vlerë bartëse të tyre në pasqyrat financiare. Tatimi i shtyrë i të ardhurave përcaktohet duke përdorur një normë tatimore që ka qenë në fuqi nga data e bilancit të gjendjes dhe pritet që të aplikohet kur pasuria përkatëse e tatimit të shtyrë në të ardhura është realizuar ose detyrimi i tatimit të shtyrë në të ardhura është shlyer. Pasuria e tatimit të shtyrë në të ardhura njihet deri në atë masë që është e mundshme që fitimi i tatueshëm në të ardhmen do të jetë në dispozicion kundër të cilit diferencat e përkohshme mund të përdoren. 3.7 Paraja dhe ekuivalentet e parasë

Paraja dhe ekuivalentet e parasë përfshijnë paratë në arkë, depozitat e mbajtura në banka dhe investime afat-shkurtër me likuidet të lartë që skadojnë brenda një periudhe deri në 12 muaj. 3.8 Ekuiteti, rezervat, fitimet e bartura dhe pagesat e dividendëve

Kapitali aksionar

Kapitali prej 181,879 Euro është në pronësi të Mabetex Holding Sh.a.

Fitimet e bartura Fitimet e bartura përbëhen nga fitimet e pa shpërndara nga periudhat e kaluara dhe aktuale. 3.9 Përfitimet e punëtorëve

Detyrimet pensionale Kompania ka skemë të pensioneve të përcaktuara nga legjislacioni vendor i sigurimeve shoqërore, sipas të cilës ajo kontribuon në planet e pas daljes në pension të punëtorëve të saj. Kontributet, bazuar në pagat bruto, janë bërë në planin e pensionit shtetëror, Trusti Pensional i Kosovës (TKPK) përgjegjës për pagesën e pensioneve. Nuk ka asnjë detyrim shtesë në lidhje me këto plane. 3.10 Të hyrat

Të hyrat përbëhen nga të hyrat nga shitja e mallrave. Të hyrat janë matur duke iu referuar

vlerës së drejtë të konsideratës së pranuar apo të arkëtueshmeve nga kompania për mallrat e

furnizuar dhe shërbimet e ofruara, përjashtuar TVSH-në, rabateve, dhe zbritjeve tregtare.

Të hyrat njihen kur shuma e të ardhurave mund të matet në mënyrë të besueshme, ka gjasa që përfitimet ekonomike të lidhura me transaksione do të rrjedhin në kompani, shpenzimet e bëra ose që do të bëhen mund të maten me besueshmëri, dhe kur kriteret për secilin nga aktivitetet e ndryshme të kompanisë janë përmbushur.

Shitja e mallrave

Shitja e mallrave njihet kur Kompania ka transferuar tek blerësi rreziqet dhe shpërblimet e rëndësishme të pronësisë së mallrave të furnizuara. Rreziqet dhe shpërblimet janë konsideruar të barten te blerësi kur konsumatori ka marrë ofrim të padiskutueshëm të mallrave.

Page 17: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

15

3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM) 3.11 Te pagueshmet tregtare dhe tjera

Të pagueshmet tjera dhe tregtare njihen në vlerën reale dhe më pastaj maten me kostot e amortizimit duke përdorur metodën efektive të interesit. 3.12 Shpenzimet operative

Shpenzimet operative njihen në fitim ose humbje me shfrytëzimin e shërbimit ose në datën e origjinës së tyre. 3.13 Tatimet

Tatimet e pagueshme janë të bazuar në fitimet e vitit në bazë të Ligjit Nr. 05/L- 029 mbi Tatimin në Korporatat. Fitimet e tatueshme dallojnë nga tatimi i raportuar në pasqyrën e të hyrave gjithëpërfshirëse për arsye se i përjashton zërat e të hyrave dhe shpenzimeve të cilat

janë të tatueshme apo të përjashtuara në vitet tjera dhe tërësisht përjashton zërat të cilat nuk pranohen asnjëherë. Obligimet e Kompanisë për tatimin e vitit kalkulohen në bazë të shkallës së tatimit 10%. Sipas legjislacionit të tanishëm humbjet tatimore mundë të barten

për shtat vjet pas vitit të cilin humbja është shkaktuar. 4 MENAXHIMI I RISKUT FINANCIAR 4.1 Faktorët e riskut financiar

Aktivitetet e kompanisë e vënë atë në një shumëllojshmëri të riskut financiar, duke përfshirë

riskun e tregut, riskun e kredisë dhe riskun e likuiditetit. Menaxhimi i riskut të kompanisë

përqendrohet në pa-parashikueshmërinë e tregjeve dhe kërkon që të minimizoj efektet e

mundshme negative mbi performancën e biznesit të kompanisë. Menaxhimi i riskut kryhet nga Menaxhmenti i Kompanisë të bazuar në disa politika dhe procedura paraprakisht të aprovuara me shkrim që mbulon plotësisht menaxhimin riskut, si edhe zona të veçanta, të tilla si risku i këmbimit valutor, riskut i normës së interesit, risku i kredisë, përdorimit të letrave me vlerë të përshtatshme dhe investimit përtej likuiditetit. 4.2 Risku i tregut Risku i tregut është risk që ndryshon në çmimet e tregut, si kurset e këmbimit të huaj, normat e interesit dhe çmimet e kapitalit do të ndikojë në të ardhurat e kompanisë ose vlerën titujve të instrumenteve financiare të saj. Objektivi i menaxhimit të riskut të tregut është të menaxhoj dhe kontrolloj ekspozimin ndaj riskut të tregut brenda parametrave të pranueshëm, derisa optimizon kthimin. Risku i monedhës Në përgjithësi, Kompania nuk është e ekspozuar ndaj riskut të monedhës pasi që shumica e shitjeve të saj, blerjeve dhe huazimeve janë ne valutën Euro. 4.3 Risku i kredisë Risku i kredisë është risk në humbjen financiare të kompanisë, nëse një klient ose homolog i një instrumenti financiar nuk arrin të përmbushë detyrimet e tij të kontraktuara, dhe lindin kryesisht nga të arkëtueshme të kompanisë prej klientëve dhe investimeve në letra me vlerë.

Page 18: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

16

4 MENAXHIMI I RISKUT FINANCIAR (VAZHDIM) Llogaritë e arkëtueshme tregtare

Ekspozimi i Kompanisë ndaj riskut të kredisë është i ndikuar kryesisht nga karakteristikat individuale të secilit klient. Ky ekspozim mund të varet nga e risku i mos pagesës në industri dhe tregun e brendshëm në të cilën vepron Kompania.

Kompania krijon një lejim për dëmtimet që pasqyrojnë vlerësimet e saj të humbjeve të shkaktuara në lidhje me te arkëtueshmet tregtare, të arkëtueshmet tjera dhe investimet. komponentët kryesorë të këtyre lejimeve janë komponentë të veçantë të humbjes që ka të bëjë me ekspozimet individuale të rëndësishme, dhe një komponentë e përbashkët e humbjes e themeluar për asetet të ngjashme të kompanisë në lidhje me humbjet që kanë ndodhur, por ende të pa identifikuara. Lejimi për humbjet e përbashkëta është përcaktuar në bazë të dhënave historike të statistikave të pagesave për asete të ngjashme financiare. Analiza e riskut të kredisë Ekspozimi maksimal i kompanisë ndaj rrezikut të kredisë është i kufizuar në vlerën bartëse të aseteve financiare të njohura në datën e raportimit, të përmbledhura si më poshtë:

2015

2014 Paraja në bankë 428,157 27,791 Llogaritë e arkëtueshme 601,738 865,238 TVSH e arkëtueshme - 5,184 Stoqet 22,964 56,653

1,052,859 954,866

Riskut i kreditit për para dhe ekuivalentet e parasë konsiderohet i papërfillshëm, pasi që homologët janë banka me reputacion. 4.4 Risku i likuiditetit

Kompania menaxhon nevojat e saj të likuiditetit duke monitoruar kujdesshëm pagesat e

borxheve për detyrimet financiare afatgjate, si dhe hyrjet e parave të parashikuara dhe daljet

e parasë nga aktivitetet e përditshme të biznesit. Nevojat për likuiditetin monitorohen në

kohë të ndryshme, në bazë ditore dhe javore, si edhe në bazë të një projektimi përsëritës 30

ditësh. Nevojat e likuiditetit afatgjatë për një periudhë në vrojtim prej 180 ditësh dhe 360

ditësh identifikohet çdo muaj. Kërkesa neto e parave krahasohet me mundësitë në dispozicion

të huamarrjes në mënyrë që të përcaktoj ndonjë tepricë apo ndonjë mungesë. Kjo analizë

tregon se mundësitë e huamarrjes në dispozicion pritet të jenë të mjaftueshme gjatë periudhës

në vrojtim.

Më 31 Dhjetor 2015 dhe 2014, detyrimet e kompanisë kishin maturitet të kontraktuar (duke përfshirë pagesat e interesit, ku është e aplikueshme) të përmbledhur si më poshtë:

Page 19: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

17

4 MENAXHIMI I RISKUT FINANCIAR (vazhdim) 4.4 Risku i likuiditetit (vazhdim) ASETET

2015

2014

(në EUR) (në EUR)

Paraja në arkë dhe në bankë 428,157 27,791

Llogaritë e arkëtueshme 601,738 865,238

TVSH e arkëtueshme - 5,184

Stoqet 22,964 56,653

TOTAL ASETET 1,052,859 954,866

DETYRIMET

Llogaritë e pagueshme 420,615 178,490

Të pagueshmet tjera 282,789 131,299

Mbitërheqjet - 205,259

TOTAL DETYRIMET 703,404 515,048

HAPËSIRA E LIKUIDITETIT 349,455 439,818

Shumat e mësipërme pasqyrojnë rrjedhat e parave të gatshme të pa zbritura, të cilat mund të ndryshojnë nga vlerat bartëse të detyrimeve në datën e raportimit. 5 LLOGARITË E ARKËTUESHME Më 31 Dhjetor

2015 Më 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

HIRANO MUSHROOM 292,335 221,191

IMK PIPE FACTORY 101,738 -

MABETEX PROPERTIES 87,430 97,501

MABETEX HOLDING 76,979 204,175

M-TECHNOLOGIE 23,102 27,376

SIGURIA 13,178 13,098

SWISS DIAMOND HOTEL 6,976 -

IT ENGINEERING SA - 301,897

TOTAL 601,738 865,238

Page 20: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

18

6 PRONA, IMPIANTET DHE PAJISJET

Makineritë dhe pajisjet tjera

Automjetet

Total

Kosto historike

Më 1 Janar 2014 - - -

Shtesat gjatë vitit 447,792 185,522 633,314

Më 31 Dhjetor 2014 447,792 185,522 633,314

Më 1 Janar 2015 447,792 185,522 633,314

Shtesat gjatë vitit 88,854 - 88,854

Më 31 Dhjetor 2015 536,646 185,522 722,168

Zhvlerësimi i akumuluar Më 1 Janar 2014 - - -

Zhvlerësimi për vitin 89,558 18,552 108,111

Më 31 Dhjetor 2014 89,558 18,552 108,111

Më 1 Janar 2015 89,558 18,552 108,110

Zhvlerësimi për vitin 107,194 18,552 125,746

Më 31 Dhjetor 2015 196,752 37,104 233,856

VLERA NETO E ASETEVE Më 31 Dhjetor 2015 339,894 148,418 488,312

Më 31 Dhjetor 2014 358,234 166,969 525,203

7 LLOGARITË E PAGUESHME Më 31 Dhjetor

2015 Më 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

RJ45 53,627 -

M-TECHNOLOGIE 42,064 5,955

SHPEJTIMI 37,577 8,195

BOSCH 31,654 -

BASHKIMI PROJEKT 31,149 -

SIGURIA 23,067 7,424

EX-FIS 875 24,255

ALDONI - 22,705

RAMA TRANS - 15,338

MABETEX PROPERTIES - 15,000

HIB PETROL - 12,960

BEJTA COMMERCE - 9,025

TJERA 200,602 57,633

420,615 178,490

Page 21: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

19

8 TË PAGUESHMET TJERA Më 31 Dhjetor

2015 Më 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

TVSH e pagueshme 129,967 -

Pagat e pagueshme 145,940 125,475

Kontributet e pagueshme 6,882 5,824

282,789 131,299

9 KAPITALI Kompania është themeluar më 7 Mars 2014 si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.p.k.) dhe me rastin e themelimit pronari kishte angazhuar kapitalin prej gjithsejtë 3,000 Euro, kapital ky qe është rritur gjate periudhave dhe ky investim ishte i një aksionari te vetëm.

Viti Viti

2015 2014

(në EUR) (në EUR)

Mabetex Holding Sh.a. 100% 181,879 3,000

Kompania është në proces të azhurnimit të Statutit të Kompanisë si dhe dokumentacionit të regjistrimit biznesit. 10 TË HYRAT Për fund vitin

31 Dhjetor 2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

Të hyrat nga tregtia 292,372 87,758

Të hyrat nga projektimet 450,000 764,080

Të hyrat nga punimet 4,727,690 2,011,660

Të hyrat nga qiraja 3,077 776

TOTALI 5,473,139 2,864,274

Page 22: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

20

11 KOSTO E MALLIT TË SHITUR Për fund vitin

31 Dhjetor 2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

Stoqet në fillim të periudhës 56,653 -

Blerjet gjatë periudhës 3,476,817 1,366,523

Stoqet në fund të periudhës (22,964) (56,653)

3,510,506 1,309,870

12 SHPENZIMET OPERATIVE

Për fund vitin 31 Dhjetor

2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

Shpenzimet e Derivateve 122,886 153,362

Shpenzime e Kuzhinës 76,919 62,852

Shpenzimet e Servisimit 59,700 22,011

Shpenzimet e Qirasë 51,432 12,931

Shpenzimet e Sigurimit te Punëtoreve 37,029 22,785

Shpenzimet e Zyrës 33,072 33,074

Shpenzimet e Energjisë Elektrike 21,032 4,772

Shpenzimet e Regjistrimit te Makinerive 18,769 7,960

Shpenzimet e Sigurimit te Automjeteve 10,391 11,800

Shpenzimet e Telefonisë 9,568 10,004

Shpenzimet e Shpedicionit 5,643 6,292

Shpenzimet e tjera 43,764 17,939

490,205 365,782

13 SHPENZIMET E PERSONELIT

Për fund vitin 31 Dhjetor

2015

Për fund vitin 31 Dhjetor

2014 (në EUR) (në EUR)

Pagat dhe mëditjet 1,579,260 1,102,072 Kontributet pensionale nga punëdhënësi 73,555 50,645

1,652,815 1,152,717

Page 23: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

21

14. TATIMI NË FITIM Tatimi në të ardhurat e korporatës nuk është kalkuluar në pasqyrat financiare sepse kompania ka humbje të bartur nga vitet e kaluara e cila e zbret fitimin e tatueshëm aktual, që është në pajtim me legjislacionin tatimor të Kosovës: Ligjit nr.-5-L/029 për vitin 2015 dhe rregulloret tjera plotësuese aktuale.

2015 2014

(në EUR) (në EUR)

Humbja para tatimit (306,133) (76,142)

Korrigjim për:

Shpenzimet e papranueshme - -

Humbja e bartur nga viti paraprak (76,142) -

Humbja (382,275) (76,142)

Tatimi në fitim - -

Parapagimi për tremujor gjatë vitit - -

Parapagimi i tatimit nga vitet paraprake - -

Parapagimi më 31 Dhjetor - -

15 TRANSAKSIONET ME PALËT E NDËRLIDHURA

Palët e ndërlidhura përfshijnë pronarët dhe drejtorët e kompanisë, së bashku me entitetet të cilët kanë kontroll apo kanë ndikim në kompani. Balancat me palët e ndërlidhura për fund vitin 31 Dhjetor 2015 dhe 2014 janë të shpalosur si më poshtë. Pala e ndërlidhur Shitjet Blerjet Kërkesa Obligimi Huat Fund periudhën 2015 Hirano Mushroom 1,487,046 - 292,334 - - Mabetex Holding 860,003 - 76,979 - - Mabetex Properties 720,332 60,000 87,430 - - M-Technologie 551,147 99,584 23,102 42,064 - Siguria 80 49,748 13,178 20,575 - Banka Ekonomike 33,310 - - - - Swis Diamond 10,898 9,003 6,977 5,800 - New Co IMK Pipe Factory L.L.C 1,995,283 6,972 101,738 9,598 - Technomarket - 113,487 - - -

Pala e ndërlidhur Shitjet Blerjet Kërkesa Obligimi Huat Fund periudhën 2014 Hirano Mushroom 248,181 - 221,191 - - Mabetex Holding 607,047 - 204,175 - - Mabetex Properties 84,053 12,931 97,501 15,000 32,400 M-Technologie 32,221 5,134 27,376 5,955 Siguria 11,291 34,872 13,098 7,424 Banka Ekonomike 33,838 - - - Swis Diamond 46,612 263 - 340 - New Co IMK Pipe Factory L.L.C 1,443 - 2,499 - Technomarket - 2,753 - 564 -

Page 24: MABCO CONSTRUCTIONS SH.P.K ... - Ministria e Financaveprodukteve të betonit dhe shitja e tyre, prodhimi i konstruksioneve metalike dhe shitja e tyre, punime të ndryshme të ndërtimeve

MABCO CONTRUCTIONS SH.P.K Shënimet mbi pasqyrat financiare Për vitin që ka përfunduar më 31 Dhjetor 2015

22

16 KONTINGJENTET DHE ZOTIMET Kontingjentet Librat dhe regjistrimet tatimore të Kompanisë nuk janë audituar nga Autoriteti tatimor për vitin që përfundon që 31 Dhjetor 2015 për tatimin në të ardhura personale. Si rrjedhojë e kësaj, detyrimet tatimore të Kompanisë nuk mund të konsiderohen të finalizuar. Zotimet kapitale Nuk ka ndonjë zotim kapital domethënës të kontraktuar në datën e bilancit të gjendjes që tani më nuk është njohur në pasqyrat financiare. 17 NGJARJET PASUESE Ngjarjet pas përfundimit të vitit raportues në bilancin e gjendjes, dhe të cilat japin informacione shtesë për pozitën e Kompanisë në datën e bilancit të gjendjes (ngjarjet rregulluese) janë të reflektuara në pasqyrat financiare. Ngjarjet pas përfundimit të vitit të cilat nuk janë të rregulluara janë shpalosur në shënimet plotësuese kur ngjarja reflekton vlera materiale.