32
Njohuri të përgjithshme rreth produksionit televiziv, me referencë në gjuhën dhe gramatikën e gjuhës së filmit. Për çdo koment, vërejtje apo sygjerim, ju lutem të kontaktoni në: [email protected] Produksioni Televiziv skriptë për gazetarë autor: Albin XHARRA regjisor filmi / montazher G1 / ligjerues - trajnues

Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

Njohuri të përgjithshme rreth produksionit televiziv, me referencë në gjuhën dhe gramatikën e gjuhës së filmit.

Për çdo koment, vërejtje apo sygjerim, ju lutem të kontaktoni në: [email protected]

Produksioni Televiziv skriptë për gazetarë

autor: Albin XHARRA regjisor filmi / montazher G1 / ligjerues - trajnues

Page 2: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

1

HYRJE

Çdokush nga ne mund ta vendosë një kamerë, diku, të fillojë të xhirojë pamje, ku paraqiten njerëz të ndryshëm ose ndonjë ngjarje, në ndonjë vend.

Mirëpo, nevojiten disa aftësish profesionale, në mënyrë që, ne si xhirues ose “dëshmitar rasti” I një ngjarjeje, ta paraqesim në mënyrë të kuptueshme dhe të rrjedhshme për shikuesit e TV-së.

Për ta arritur këtë, juve si kameramanë, ose gazetarë, ju nevoiten njohuri e përgjithshme rreth gjuhës së kompozicionit të fotografisë, lëvizjet e kamerës, këndet e xhirimit, dhe gjatësinë e pamjeve.

Si definicion I “pa-shkruar” mund të themi që:

Montazhi është kërkimi dhe lidhja e copëzave të vogla, në mënyrë që të tregohet një tërësi e kompletuar.

Si shembull mund të themi që truri ynë, gjatë gjithë kohës është duke bërë montazhë, duke I rikujtuar elementet e nevojshme, të cilat na nevojiten për ta shpjeguar një ngjarje: Vendi, hapëira, koha, personat prezent, personat e involvuar direkt, emocionet tona, etj.

Montazhi si proces kreativ, nuk mund të definohet, për sa I përket stilit. Nuk ekziston asnjë program televiziv, ose vepër televizive (lajmi, kronika, reportazhi, filmi televiziv, drama televizive, transmetim I drejtpërdrejt, etj) për të cilin mund të themi se kanë një llojë të montazhit, dhe ai nuk bën të ndërrohet. Montazhi si art, është relativ, sa I përket përmbajtjës së vetë veprës televizive.

Nuk ekzistojnë dy kronika ose lajme televizive, të montuara në mënyrë, ose stil të njejtë.

Por, montazhi varet shumë nga arti I komponimit të kuadrit, dmth artit të kamerës. Më poshtë po ju paraqesim disa rregulla elementare rreth kamerës dhe vet artit montazhesk.

Page 3: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

2

Kompozicioni I fotografisë

Mbani mend:

• Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë në kornizat e kuadrit, apo pamjës. Me fjalë tjera, është mënyra se si paraqitet figura e njeriut, e cila coptohet në pjesë më të vogla (sipas interesit), ne tri pozicione: në këmbë, ulur, dhe në pozitënn e shtrirë.

• Terminologjia ndryshon nga rrethinat e produksionit, mirëpo principet bazike mbeten të njejta.

• Planet janë të përshkruara në raport me figurën njerëzore.

Plani i Largët (shk. P.L.) Pamja është aq e largët, saqë objekti I xhirimit mezi shihet. Gjithashtu përdoret eshe si MASTER kuadër. Në këtë plan figura e njeriut mezi shihet, ose nuk shihet fare. Përdoret si kuadër për përcaktimin e hapësirës dhe kohës, si dhe për përcaktimin e raporteve midis dy e më shumë akterëve.

Plani i përgjithshëm (shk.P.P) (nuk ka foto)

Është hapësira ku paraqitet ndonjë ngjarje, në tërësi, zakonisht me një numër të madh të aktorëve, mirëpo me plan filmik më të ngushtë sesa Plani I Largwt. Gjithashtu quhet edhe kuadër masovik (pwrdoret pwr xhirimin e skenave masovike, pra me shumw aktorw). Quhet edhe TOTAL.

Page 4: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

3

Plani gjysëm i përgjithshëm (shk.P.Gj.P) Plani gjysëm i përgjithshëm, ndryshe quhet edhe gjysëm-Total – paraqet hapësirën ku figura e njeriut shihet në tërësi, ndërsa nën dhe mbi te gjindet hapësira, përafërsisht sa gjysma e figurës së njeriut. Është një ndër planet filmike më të vjetra kinematografike.

Plani i Mesëm (shk. P.M.) Hapësira ku figura e njeriut shihet në tërësi, nga korniza e epërme, deri tek korniza e poshtme e kuadrit. Njeriu mund të lëviz lirshëm majtas-djathtas, ndërkaq lëvizja ndaj kamerës është shumë e limituar. Përdoret gjithashtu për ndërlidhjen e elementeve «KU» (hapësira) dhe «KUSH» (akterët).

Page 5: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

4

Plani Amerikan (shk. P.A.) Plani Amerikan paraqet figurën njerëzore nga maja e kokës deri diku nën gjunjë. E bartë interesin nga mbrapavija, në aktorin. Është kuadër adekuat për xhirimin e dy ose më shumë aktorëve. Është zbuluar nga ana e regjisorëve amerikan, gjatë xhirimit e skenave të filmave Western (kur nevoitej të shihet revolja e aktorëve).

Plani i Mesëm i Ngushtë (shk. P.M.Ng.) Në këtë plan filmik shihet figura e njeriut, nga maja e kokës deri tek beli. Gjithashtu përdoret edhe si variacion i Gro-Planit për xhirimin e femrave (meqenëse shihen veshja, zbukurimet {vathët, qaforja}, frizura, etj)

Figura e njeriut dominon ndaj hapesirës dhe mbrapavisë, theksohet mikromimika dhe rekuizitat e imëta. Lëvizja është e limituar, mirëpo e theksuar.

Page 6: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

5

Plani i Ngushtë (shk. P.Ng.), ose Gro-Plan

Plani i Ngushtë paraqet figurën njerëzore nga maja e kokës, deri tek krahët, respektivisht nënsqetullat.

Tek kuadrat me figura femërore, zakonisht është pak ma i gjërë, respektivisht nën gjinjë, në mënyrë që të paraqitet në tërësi bukuria femërore. Është e theksuar posaqërisht fytyra e njeriut, ndërkaq njësia hapësira-kohë thuajse nuk vërehet. Është një ndër kuadrat më shprehës në gjuhën e filmit. Levizja në këtë plan filmik është shumë e limituar.

Plani Shumë i Ngushtë (shk. P.Sh.Ng.), ose Gro-Plan I Ngushtë

Është plan filmik ku figura e njeriut paraqitet nga maja e kokës deri tek mjekrra. Mbrapavija fare nuk vërehet. Shërben për forcimin e reaksioneve të syve dhe gojës së aktorit. Lëvizja është e limituar, mirëpo intensiteti i tij është shumë i madh. Ngase ky plan është relativisht I madhë, duhet të keni kujdes kur e përdorni. Jo të gjithë njerëzit, apo aktorët ndihen rehat, dhe jo të gjithë personat e xhiruar në këtë plan, janë të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Page 7: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

6

Detaj (shk.D) Ky plan, i bie pikës. Tregon detajet e trupit të njëriut (dora, gishti, syri, hunda, veshi, buzët, goja, etj.). Shpesh në terminologji të huaj quhet edhe si “Plan Ngulfatës”, ang. CHOKER.

Më poshtë do t’ju paraqesim disa nga variacionet e kuadrave, të cilat përdoren për xhirim të intervistave:

Plan-Dysh, ang. Two-Shot Plan, ky I cili paraqet dy subjekte (njerëz), të kuadruar ngajshëm si me planin e mesëm të ngushtë.

Plani Krahërorë, ang. Over-the-Shoulder Shot Pamje nga shpina e intervistuesit (gazetarit), duke e shiquar subjektin e xhiruar.

Page 8: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

7

Plani “Tundje Koke”, ang. Noddy Shot Zakonisht I referohet një kuadri, ku shihet intervistuesi (gazetari), duke dëgjuar dhe reaguar në përgjigjet e subjektit.

Plani Subjektiv, ang. Point-of-ViewShot (POV) Paraqet pamjën subjektive të perspektivës së subjektit.

Mbulesë, ang. CA (Cutaway) Një plan I diqkafit tjetër nga subjekti I xhirimit (zakonisht përdoret, kur duhet ta mbulojmë subjektin, me qëllim të paraqitjës së një procesi tjetër, që ndodhet në të njejtën hapësirë, si subjekti I xhiruar).

E kundërta e këtij plani është Plani INSERT, ang. INSERT, I cili paraqet ndonjë pjesë të trupit të të intervistuarit ose objektit të xhirimit.

Page 9: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

8

Rregullat e Kuadrimit

• Shiqoni për objekte horizontale dhe vertikale në kuadër, (horizonti, shtyllat elektrike, etj.). Sigurohuni që ato të jenë të paraqitura drejt (përveq nëse dëshironi ta paraqitni qëllimisht planin DIAGONAL).

• Rregulla e tresheve. Kjo rregull e ndan kuadrin në nëntë (9) seksione të interesit, si në foton e parë poshtë. Pikat (apo vijat) e interesit më shumë paraqiten në 1/3 ose 2/3 e kuadrit, qoftë në horizontale, po ashtu edhe në vertikale, sesa në qendër të kuadrit.

• “Hapësira e kokës”, dhe “Hapësira e shiqimit”. - Këto terme spjegojnë hapësirën në kuadër, e cila është lënë e zbrazët. Fotoja e bebës duke u zvarritur, ka hapësirë para, duke na dhënë të kuptojmë, se në qfarë drejtimi është duke lëvizur beba. Gjithashtu fotoja e nënës, ka hapësira, nga ana e shiqimit të nënës, duke na dhënë ndjenjën e shiqimit, ose kontaktit jo-verbal. Pa këto hapësira, kuadrimi do të dukej I pakëndshëm, dhe I parehatshëm.

• “Hapësira e Kokës”, është hapësira që lihet e zbrazët, nga maja e kokës së subjektit, deri te maja e kuadrit. Një gabim amatoresk, zakonisht ndodh kur nuk lihet fare hapësirë lart, mbi kokën e subjektit, plan ky, I cili, prapë do të dukej I pakëndshëm estetikisht. Mirëpo, duhet përmendur, që edhe sasia e hapësirës që lihet mbi kokë, duhet të jetë e kontrolluar, ngase edhe një plan, me shumë hapësirë të panevojshme mbi kokën e subjektit, prapë do të dukej si “kuadër I pakomponuar”.

Page 10: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

9

• Gjithqka në kuadrin tuaj është e rëndësishme, jo vetëm subjekti I xhiruar. Si duket mbrapavija? Si është ndriqimi? A ka diqka në kuadër, që do ta prishte kontinuitetin?? Kini kujdes në qoshet e kuadrove tuaj. Mos kuadroni figura në gjysmë (një fytyrë e prerë, ose e kuadruar në gjysmë, nuk do të dukej bukur, por as nuk do ti lajkatoj ndokujt. Gjithashtu, tentoni mos t’i kuadroni subjektet në gjymtyrë (gjunjë, bërryla, etj.), sepse estetikisht nuk duken bukur.

• Fundi I kuadrit tuaj mund preje një figurë nëpër stomakun e tij/asaj, mirëpo jo edhe gjunjtë. Thjesht nuk duket bukur.

Kur t’i mësoni rregullat e kuadrimit, mund të bëheni më kreativ. Mendoni për mënyrën, se sit a përqoni kuptimin e një plani, sa më mirë. Nëse e këni një bebe në kuadër, mos e xhironi nga rakursi I lartë. Uluni në gjunjë, dhe xhironi nga perspektiva e bebës. Ndoshta do të jeni fatlum, që bebja të reagojë në prezencën tuaj.

Nëse xhironi një lojë futbolli, atëherë duhet të hipni më lartë, në mënyrë që me rakurs të lartë, ta zëni gjithë aksionin.

Shiqoni për kuadra dhe kënde jo-standarde. Shumica e kuadrave do të jenë të xhiruar në nivelin e rakursit normal; Provoni disa perspektiva, xhironi disa kënde të ndryshme. Mos harroni: një kuadër I xhiruar në rakurs të poshtëm, mund të duket shumë dramatik. Mirëpo e njejta gjë nuk vlen për figura njerëzore. Ata/Ato mund të duken shume madështor/e, nëse xhirohen nga rakursi I poshtëm, por edhe mund të duken shumë të ‘dobët’, apo ‘të shtypur’ kur xhirohen nga rakursi I lartë.

Rakurs I lartë realizohet ashtu që kamerë është mbi objektin e xhirimit, ndërkaq rakursi I ulët (I poshtëm) realizohet atëhere kur kamera është nën objektin e xhirimit.

Page 11: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

10

Rregulla e 180 shkallëve (boshti i aksionit)

Siq po e vëreni në këtë skicë, rregulla e 180 shkallë përcakton një bosht të imagjinuar në mes të dy aktorëve, ose mes gazetarit dhe të të intervistuarit, ose mes gazetarit dhe boshtit të objektivit të kamerës. Kur kamera kalon nga pozita e gjysmë-harkut të gjelbër, në ate të gjysëm-harkut të kuq, dy akterët I ndërrojnë pozitat e tyre, në ekran, gjë që shpie deri tek konfuziteti ekstrem I publikut.

Kjo rregull është derivat I gjuhës së filmit, dhe është rregullë themelore për organizimin bi-polar të kuadrit, në mes dy e më shumë karaktereve. Një bosht imagjinar, I quajtur ndryshe si rampa ose boshti I aksionit krijon lidhje në mes dy akterëve, duke ju përcaktuar atyre pozitën në ekran (ana e majtë – ana e djtathtë). Kjo duhet të kihet parasysh deri sa të kryhet xhirimi I skenës, ose intervistës.

Kjo rregullë, në rradhë të parë u zbulua, për vetëm një arsye: t’i shmangemi konfuzionit tek publiku (shiquesit).

Page 12: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

11

Më poshtë e keni të paraqitur një skenë nga filmi I Stanley Kubrick “The Shining”, ku regjisori me qëllim e “thyen” këtë rregull, për të ndërtuar shkallë më të lartë të tensionit dramaturgjik.

Page 13: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

12

Si të xhirohet për nevojat e montuesit të pamjeve?

1. Mbajeni kuadrin tuaj

Sa është I gjatë kuadri? Varet nga ajo që jeni duke e xhiruar por ju duhet t’i siguroni montuesit të pamjeve dhe gazetarit material për punë andaj siguroni më shumë se sa besoni që është e domosdoshme.

2. Siguroni pika shkëputjeje

Absolutisht esenciale për ta lehtësuar procesin e montimit. Mendoni për kuadrat, mos shkoni thjeshtë pas çdo gjëje me kamerë të aktivizuar. Pika e shkëputjës është vendi ku do të duhej të ndërpritej një kuadër, e të vazhdojë tjetri.

3. Llojllojshmëria e kuadrave – Mendoni në pamjet

Sërish jepini montazherit të pamjeve diçka me se punohet dhe mos harroni se rrëfimi dhe pikat e theksimit mund të ndërrojnë. Poashtu duhet ta shfrytëzoni çdo lokacion dhe situatë në të cilën xhironi. Nuk është përgjegjësi vetëm e gazetarit të kërkojë secilin kuadër, kamermani duhet ta jep shërbimin më të mirë që mundet. Ne punojmë me kuadra të gjerë, të mesëm dhe të ngushtë. Televizioni është medium në të cilin kuadrat e mesëm dhe të ngushtë janë më të qëlluarit. Pamjet tuaja duhet ta tregojnë rrëfimin dhe të japin informata të qarta.

4. Fillimi – Mesi – Fundi

Çdo rrëfim e ka fillimin, mesin dhe fundin-filozofia e njëjtë zbatohet edhe në xhirime. Përdoreni gjuhën e filmit dhe kërkoni kuadra të gjerë për ta përcaktuar lokacionin ose për t’I dhënë shikuesit të dhëna gjeografike se ku gjendet. Përdorini kuadrat e mesëm dhe të ngushtë për të treguar detaje dhe për të ilustruar rrëfimin si dhe kërkoni atë që mund të përshkruhet si përfundimi I natyrshëm ose kuadri përmbyllës.

Page 14: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

13

5. Mendoni për “Mbulesa” (Cutaways)

Kalimet tutje ndërlidhen me rrëfimin tonë ose me lokacionin. Ato për gazetarin dhe montuesin e pamjeve janë një urë e nevojshme për lidhjen e pjesëve të intervistës ose për ilustrimin e komentit. Evitoni kalimet tutje standarde siç janë duart apo kuadrat me kamermanët tjerë në lokacion.

6. Sekuencat – Në dhe jashtë kuadrit

Sekuencat duhet të planifikohen dhe mund të jetë e domosdoshme ta udhëzoni personin apo njerëzit e përfshirë në sekuencë. Sekuencat janë plotësisht të vlefshme për programet informative/lajme, kuptohet në tema e jo në raporte “të nxehta”. Kur I xhironi njerëzit duke ecur apo vrapuar, veturat, trenat etj. lejoni që të dalin nga kuadri duke I dhënë kështu montuesit të pamjeve një pikëshkëputjeje.

7. Kuadrimi I mirë

Të gjithë kamermanët janë fotografë prandaj duhet ta kompozojnë fotografinë drejtë. Kujtoni vijat horizontale dhe vërtikale posaçërisht kur I xhironi ndërtesat. Në shumicën e rasteve intervistat nuk duhet të mirren shumë gjerë. Nëse përdoret mikrofoni direkcional apo I mbajtur me dorë mbajeni mikrofonin jashtë kuadrit (përpos nëse ky është rregulli I kompanisë-gjë që është budallallëk nëse është ashtu). Zbatojeni “rregullin e artë” kurdoherë që të jetë e mundur.

Kamermani është personi i parë që e sheh kuadrin kur shikon përmes vieëfinder-it, prandaj ai duhet ta pyes vehten: “A është ky kuadër i mirë, a është profesional, madje, a është i bukur?”.

8. Mbani kuadrat stabil

Përdorimi I trekëmbëshit e bën dallimin në mes të punës amatore dhe profesionale.

Kuadrat skajet e të cilëve lëvizin ndaj atyre të ekranit e shpërqëndrojnë shikuesin.

Page 15: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

14

9. Regjistroni Ton të mirë

Ne punojmë me pamje dhe ton andaj është me rëndësi që të gjitha pamjet tona të regjistrohen së bashku me ton real. Në fakt, toni real shpesh mund të jetë më informues se vet pamjet.

Poashtu toni real I jep thellësi dhe perspektivë pamjeve televizive.

10. Kamera lëviz, duhet të jetë një arsye

Nëse do ta bëni një lëvizje me kamerë psh: shfenk horizontal, zoom (afrim) apo shfenk vertikal, atëherë duhet ta keni një arsye logjike pse po lëvizni nga një objekt në tjetrin. Mbani në mend se po e merrni me vehte shikuesin në një udhëtim dhe ai do ta shoh një përfundim.

Është me rendësi që lëvizjet me kamerë të mos jenë shumë të gjata në lajme. Dy deri në katër sekonda mjaftojnë, përndryshe gazetari ose montuesi i pamjeve nuk do të munden t’I përdorin. Montuesve të pamjeve nuk duhet t’ju jipet mundësia që të bëjnë prerje mbi lëvizjet me kamerë për shkak se ato janë të gjata.

Gjithmonë mbajeni kuadrin 5 sekonda në fillim dhe në fund të lëvizjes me kamerë.

11. Kërkoni aksionin mbrenda kuadrit

Ne punojmë me një medium të pamjeve rrjedhëse andaj akcioni mbrenda kuadrit shton dinamikën dhe I bën pamjet më interesante.

12. Puna ekipore

Puna ekipore është një element qenësor në Gazetarinë Televizive-gazetari, kamermani dhe montuesi I pamjeve punojnë së bashku për ta kompletuar një rrëfim. Gazetari është udhëheqës I ekipit dhe ai që përfundimisht është përgjegjës për përmbajtjen e rrëfimit dhe transmetimin me kohë të tij.

Kamermani dhe montuesi I pamjeve duhet të përpiqen për t’ju siguruar shërbim sa më profesional që të jetë e mundur gazetarit dhe programit.

Page 16: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

15

Krijimi I një videoje kalon nëpër disa faza, dhe xhirimi I pamjeve të duhura është njëra prej fazave. Një formulë klasike hollivudiane për film dhe TV është që në fillim, patjetër të paraqitet një “MASTER” kuadër, duke e copëtuar skenën në plane më të afërta, për ta shpie vëmendjën në vet aksionin dhe akterët. Disa informata rreth montazhit:

• Pikë kyqe është që të dini kur ta “preni” kuadrin. Mësoni si ti përdorni efektet bazike të montazhit (orerje, shkrirje, shkrirje në të zezë, etj) dhe ritmi, sikurse I përdorni shenjat e pikësimit kur të shkruani. Çdo formë e montazhit komunikon gjëra të ndryshme.

• Tentoni që së pari ta montoni zërin (audio). Disa montazherë preferojnë që së pari, ta montojnë zërin, pastaj ate ta plotësojnë me pamjet e xhiruara.

• Tentoni që ta ndërpreni zërin (audio) disa momente para se ta ndërpreni videon. • MOS HARRONI: shumica e gazetarëve, dhe montazherëve fillestar e bëjnë gabimin

“Teknologjik”, duke përdorur shumë efekte vizuele. Shpesh, një prerje e thjeshtë është zgjidhja më e mirë. Shiqoni çfarëdo emisioni televiziv, dhe do të vëreni se shumica e montazhit, janë thjeshtë “Prerje”.

• Mos kërceni – shumicën e rasteve do t’ju ndodh që në montazhin tuaj, të keni “Jump-Cut” ose kërcime. Kjo ndodhë kur I bashkoni dy kuadra, të cilët nuk dallojnë për nga plani filmik, vetëm për kah përmbajtja.

• Motivoni vetën – Si rregullë themelore, çdo prerje montazheske duhet të jetë e motivuar. Duhet të ekzistojë shkaku pse dëshironi të kaloni nga njëri kuadër, në tjetrin, ose nga një kënd në tjetrin. Shpesh motimi më I thjeshtë është “një dridhje e vogël e kamerës”, ose “dikush kaloi para kamerës”.

Page 17: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

16

SI PUNOHET ME DV KAMERË?

Materiali në vijim do t'ju jep disa këshilla për veprim kur hasni në problemet e

zakonshme derisa jeni jashtë duke xhiruar.

Ju lutem të keni parasysh se ky doracak i referohet kamerës Sony PD150, por mund të shfrytëzohet edhe si referencë për të punuar me kamerat tjera

DV/DVCAM , si Sony PD170, Sony VX2000/2100, Canon XM2, Panasonic DVC30...

Page 18: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

17

Me fjalë të tjera në ekranin tuaj krahas zoom-it, treguesve të baterisë, niveleve të audios dhe timecod-it nuk do të duhej të shihni ikona apo numra të çuditshëm.

Nganjëherë do ta prekni rastësisht ndonjë pullë dhe kjo zakonisht do të përcillet me paraqitjen e një ikone të çuditshme në ekran. Dy pullat më të zakonshme për t'u prekur rastësisht janë back light dhe spot light – dy funksione të dëmshme që patjetër do t'ua prishin kuadrin.

Këto dy pulla i gjeni përfundi në anën e majtë të kamerës.

Është fare lehtë t'i prekni gabimisht. Shtypini dhe vëreni ikonat të cilat shfaqen. Shtypini sërish dhe shikoni se si ato zhduken.

Tash e tutje kur i shihni ato ikona sërish do ta dini se çka po i shkakton ato dhe si t'i heqni qafe.

Një tjetër gjë që mund t'ju shqetësojë është nëse e vini kamerën në komandë të gabuar.

Porsa e filloni xhirimin në detyrë, vëni kamerën në 'camera mode' në komandën standby dhe përdoreni sustën e kuqe për ta ndezur dhe fikur. Me fjalë të tjera mos luani me funksione të ndryshme apo ta ndezni e fikni kamerën.

Me kalimin e kohës do të jeni gjithnjë e më komod me kamerë dhe do ta veni në komandën e dorës (manuale) gjithnjë e më shpesh.

Por për fillim, kur nuk ka ikona në ekran = lajm i mirë.

Ekzistojnë (si gjithmonë) disa përjashtime - ND Filterat dhe Fokusi i dorës.

Page 19: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

18

ND Filterat

Kjo është një LCD porosi të cilën do ta shihni më së shpeshti –edhe kur jeni në komandën automatike. Nëse jeni duke xhiruar jashtë, në diell të fortë, së shpejti do t'ju paraqitet.

Porosia do të thotë ose ND1, ND2 ose ND OFF.

Tingëllon si shumë e komplikuar dhe e frikshme, por në fakt është shumë e thjeshtë.

Me këtë kamera ju thotë juve që ta përdorni njërin prej Filterave të saj me Dendësi Neutrale (Neutral Density Filters –ND) për t'iu kundërvënë sasisë së dritës përreth. Është shumë e thjeshtë të bëhet ajo që kërkohet nga kamera.

Do ta gjeni kyçësin me tri pozicione për ND filtera në anën e majtë të kamerës në drejtim të objektivit.

Varet nga ju se a do ta përfillni çdo vërejte apo jo. Do të vëreni se kur lëvizni shumë, kamera do ta ndërrojë mendjen e vet tërë kohën lidhur me filterat që i kërkon. Në situatë të tillë ndoshta opcioni më i mirë do të jetë të përcaktoheni për pozitën e mesme atë ND1 – edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme.

Nëse megjithate jeni duke e bërë një intervistë, apo e keni kamerën në trekëmbësh dhe jeni duke e marrë një kuadër të caktuar, do të ishte e kotë të mos veproni ashtu si ju thotë kamera...

Page 20: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

19

Fokusi Manual

Ikona të cilën më së shpeshti do të bëni që t'ju paraqitet në ekran është ajo për fokusin e dorës. E vini në manual me kyçësin në anën e majtë të kamerës. Ikona e cila ju paraqitet pastaj duket si dorë ose në disa kamera të tjera thotë MF.

Arsyja pse e përdorni fokusin e dorës shumë është se fokusi është një prej pikave më të dobëta në kamerat PD150 dhe shumicën e DV kamerave të tjera. Kamera fokusohet elektronikisht dhe në auto-fokus lehtë mund të pengohet nga gjërat si vijat vërtikale, drita e fortë apo e dobët.

Ja një shembull:

Po e bëni një intervistë –të ulur. E veni kamerën në trekëmbësh dhe e ulni subjektin para raftit të tyre me libra.

Afroheni me zoom për ta marrë një kuadër të mirë, e leni kamerën në auto dhe çdo gjë duket mirë në vieëfinder. Por kur e shikoni materialin pasi të ktheheni e vëreni se subjekti duket i butë (pa fokus).

Kjo ndodh pasiqë fokusi i kamerës ka rrëshqitur drejt vijave të drejta të librave prapa tij.

Zgjidhja është fokusi i dorës por ajo që duhet ta dini është se kur duhet të shkoni në fokus të dorës. Ja si shkon...

Kur afroheni me zoom

Zoomimi e shprish thellësinë e fushës (e zvogëlon atë) gjë që bën që auto fokusi të kërcejë (zhvendoset) edhe më shumë.

Pra...sa herë që zoomoni, fokusoni me dorë.

Page 21: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

20

Në errësirë

Një faktor tjetër kyç i cili ndikon në thellësinë e fushës është blenda juaj. Në situata me dritë të dobët blenda do të hapet plotësisht për të lejuar të hyjë sa më shumë dritë që të jetë e mundur dhe kjo e zvogëlon thellësinë e fushës.

Pra...gjithmonë shkoni në fokus dore në situata kur drita është e dobët.

Gjatë intervistës apo marrjes së reagimeve

Keni kohë prandaj shkoni në manual. Kjo do të pengojë që auto-fokusi të zhvendoset nëse të themi se i intervistuari lëviz pak dhe auto fokusi përqëndrohet në prapavijë.

Këshillë: shkoni në fokus të dorës para se ta pyetni pyetjen.

Kurdoherë që xhironi fotografi, vepra arti etj.

Posaqërisht nëse jeni duke xhiruar një fotografi me kornizë qelqi – një ankth i vërtetë shkaku i reflektimit.

Vërejtje!!! –sigurisht do të jeni në trekëmbësh apo jo?

Kurdoherë që e përdorni trekëmbëshin

Jeni munduar te veni kamerën në stativ, tash shkoni në fokus të dorës.

Kur subjekti juaj është jashtë fokusit

Është evidente e di, por keni kujdes gjatë kuadrimit të ngushtë, (kuadrave të ngushtë nga profili) të njerëzve kur në prapavijë është një pëlhurë e madhe. Edhe kur e kapni gjerë thellësinë e fushës, ndonjëherë subjekti mund të jetë pak i butë. Kjo ndodh për shkak se autofokusi ka kërcyer drejt një pike të ndritshme në prapavijë dhe e ka zhvendosur planin

Page 22: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

21

fokal drejt asaj pike duke e lënë subjektin tuaj në kufi të pjesës së përparme të planit tuaj fokal.

Back focus

Këto kamera nuk kanë back-focus të mirë. Ndoshta i keni parë ekipet tuaja duke e caktuar fokusin me afrim(zoom in) drejt në subjekt, fokusim dhe pastaj tërheqje prapa (zoom out)-ky është back-focus-i.

Çmimi që duhet të paguani për këto kamera është se objektivi nuk është as përafërsisht i mirë sa ai i Betacam SP-së. Si pasojë ju duhet të caktoni fokusin duke e përdorur viewfinder-in apo LCD ekranin.

Kjo mund të jetë e ndërlikuar edhe pse kur keni thellësi të madhe të fushës pjesa më e madhe e kuadrit do të jetë në fokus edhe ashtu-vetëm duhet ta lëvizni planin fokal pak. Nëse jeni afruar në dikë apo jeni duke e marrë një reagim apo intervistë atëherë kontrolloni sytë e personit. Shkoni në fokus të dorës, nxirreni kuadrin nga fokusi dhe pastaj hyni prap në fokus derisa sytë e personit të qartësohen.

Poashtu kini vëmendjen se në diell ndonjëherë mund të jetë vështirë të shihet ekrani. Me këtë rast i keni tri mundësi:

Përdoreni viewfinderin, hijesoni LCD-në me dorë për ta verifikuar fokusin në kuadra ose bleni një mbrojtës dielli për LCD ekran.

Fokusi është shumë i rëndësishëm.

Kuadrat jashtë fokusit – sidomos gjatë intervistave – duken amatoresk dhe shikuesit i vërejnë këto gabime.

Duhet t 'i keni në krye të listës së gjërave që nuk i pranoni.

Mësohuni të kaloni në fokus të dorës dhe ta përdorni atë sa herë që gjendeni në njërën prej situatave të përmedura më lartë.

Page 23: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

22

Audio

Tingujt që i merrni gjatë xhirimit të pamjeve, janë po aq të rëndësishëm sa edhe vet pamjet. Tingujt natyral në sekuencë apo në një send e bëjnë dallimin në mes të një xhirimi të dosidoshëm dhe atij që vërtetë dallohet. Pra duhet të jeni të vetëdijshëm për tingujt që jeni duke i regjistruar.

Përdorini ndëgjueset. Kurrë nuk duhet të xhironi asgjë që mvarret shumë prej efekteve tonike (sidomos jo intervistat) pa e verifikuar tonin përmes ndëgjueseve.

PD150 e merr tonin në dy mënyra:

Mikrofoni për intervista (i dorës apo me valë) rregullohet për të regjisturar tingujt në kanalin e parë.

Mikrofoni i kamerës regjistron në kanalin e dytë. Zakonisht përdoret për të zënë tingujt natyral por bën edhe për intervista nëse kamera është e drejtuar në subjektin nga i cili nuk jeni shumë larg dhe nëse ambienti përreth nuk është shumë i zëshëm.

Kjo do të thotë se ju e kontrolloni nivelin e mikrofonit të intervistës shumë lehtë por mikrofoni i kamerës duhet të jetë i rregulluar për të regjistruar në një nivel që nuk do të pengojë pavarësisht se sa zhurmshëm bëhet. (Mbani mend, këto janë kamera digjitale dhe nëse shformësohet audioja asgjë s'mund të bëni për ta shpëtuar)

Adaptimi i niveleve të mikrofonit për intervistë bëhet lehtë. Prapa kamerës, prekeni sustën për Nivel të Audios dhe pastaj përdoreni rrotën për ta ngritur apo ulur nivelin. Do të vëreni se çka do të ngjajë me to në LCD por poashtu do t'i keni edhe ndëgjueset apo jo?

Page 24: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

23

Xhirimi në burime të ndryshme të dritës - (Eksponimi)

Një prej problemeve më të zakonshme kur jeni duke xhiruar vet janë intervistat kur subjekti është i errët, më së shpeshti ngase xhirohet kundruall një drite apo burimi të fuqishëm të dritës në kuadër, (zakonisht një dritare) që e bën fytyrën e personit të errët krahasuar me burimin e dritës-në fakt ajo është në hije.

Kjo gjithmonë do të duket gabim. Pse ndodh kjo?

Përgjigja është eksponimi.

Çelësi i eksponimit është që t'i kushtohet kujdes asaj që doni të eksponohet mirë në fotografi. Kur kamera është në eksponim automatik, e vlerëson fotografinë si tërësi. Ajo nuk e di se gjëja për të cilën ju jeni të interesuar është personi në fjalë e jo prapavija.

Shikoni nëpër dritare me dikë të ulur para saj. Do të dalloni të gjitha detajet në fytyrën e personit dhe po ashtu të gjitha që janë jashtë dritares.

Kjo ndodh shkaku që sytë tanë shumë mirë e zgjidhin kontrastin (rreth 800:1) derisa videoja është shumë më e dobët (afër 40:1)

Prandaj, nëse e drejtoni kamerën kah dritarja me personin para ose do ta shihni fytyrën ose pamjen jashtë, kursesi të dyjat.

Asgjë s'mund të bëni për këtë proporcion; thjesht në këtë nivel gjendet video-teknologjia në këtë moment. Pra çka të bëni?

Ndërrojeni kuadrin

Lëvizni dhe gjeni një kënd tjetër nga i cili mund të evitoni sa më shumë dritë që të jetë e mundur. Kjo do ta ngushtojë proporcionin e kontrastit dhe do ta rregullojë problemin e dritës në prapavijë. Kjo është zgjidhja më e lehtë dhe më efektive.

Gjithmonë bëni këtë para se të prekni nëpër opsione të ndryshme në kamerë.

Page 25: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

24

Afrohuni

Afrojuni subjektit dhe kjo do ta ketë efektin e njëjtë sikurse ndërrimi i këndit, duke e prerë dritën e prapavisë. Pra nëse nuk mundeni ta lëvizni personin, apo ta ndërroni këndin tuaj, provojeni këtë-thjeshtë afrojuni personit.

Shkoni në ekspozim të dorës

Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë ekspozimin si duhet. Prekeni sustën për ekspozim të dorës dhe ndërrojeni ekspozimin me rrotën për ekspozim derisa të mos jeni të kënaqur me fotografinë.

Page 26: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

25

Balansi i të bardhës dhe temperatura e ngjyrave

Balansi i të bardhës e kontrollon se si kamera juaj i sheh ngjyrat e ndryshme në spektrin e ngjyrave. Derisa sytë tanë janë të përsosur për këtë, duke i balansuar tërë kohën ngjyrat që i shohim, kamerat nuk janë aq të afta dhe nganjëherë mund të hutohen.

Balansi i të bardhës i tregon kamerës çka është e bardhë dhe çka është e zezë, dhe prej aty ajo ia qëllon ngjyrave të tjera. Këtë e bën automatikisht dhe çdo gjë duket mirë.

Megjithate sigurisht do të vëreni se ndonjëherë fotografia anon kah nuancat e kaltërta apo të gjelbërta gjë që është e pakëndshme për t'u shikuar.

Zgjidhja për këtë është balansi i të bardhës me dorë.

Si të bëhet kjo?

Gjëja e parë që duhet ta bëni është që ta gjeni një burim të dritës-ai mund të jetë i vetëm ose i kombinuar. Ajo që duhet të bëni është të balansoni mbi diçka të bardhë. Një copë letër e bardhë mund të kryej punë. Mund të jetë edhe diçka tjetër (mbulesë e tavolinës, majicë....), por kësaj rradhe do ta bëjmë atë me një copë letër të bardhë A4-she.

1. Vendoseni letrën në vend, ose afër personit të cilin dëshironi ta xhironi duke u përkujdesur që drita ta ndriçojë letrën.

2. Në kamerë ndërprerësin zhvendoseni për një nivel nga auto lock në manual.

3. Prekeni sustën për white ballans në pjesën e prapme të kamerës.

4. Në LCD do të paraqitet një katror i vogël me dy trekëndësha nën te.

Ky është balansimi i të bardhës me dorë. Nëse e shihni një simbol si diell apo poç elektrik atëherë këto janë nivelet automatike për brenda dhe jashtë, të cilat janë të memoruara në kamerë, nga ana e prodhuesit. Shumicën e rasteve, ato janë të papërdorshme. Përdoreni rrotën për të prekur poshtë në katror/trekëndësh-balansin manual të së bardhës.

5. Shkoni me Zoom ose mbusheni kuadrin me letër të bardhë.

6. Prekeni rrotën një herë – simboli për balans manual të së bardhës do të fiket e ndizet shpejtë. Kur të pushojë, e keni balansuar të bardhën me dorë për atë kuadër.

Page 27: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

26

7. Verfikoni nuancat/ngjyrat e lëkurës në dhomë. Nëse ende nuk duken si duhet, ripërshtateni kuadrin dhe bëni balansin e të bardhës prapë.

Gjithmonë mbani mend të kaloni në automatik (auto lock) kur largoheni nga vendi për të cilin e keni bërë balansin.

Kur duhet të bëni balansin e të bardhës?

Kurëdoherë që keni për të filmuar një skenë dhe e vëreni se ngjyrat e lëkurës janë të gabueshme. Përpos kësaj, gjithmonë duhet të balansoni me dorë për të gjitha intervistat në pozitë të ulur.

Për informimin tuaj, temperaturat e ngjyrave maten me shkallë Kelvin. Drita e diellit arrinë afërsisht në 5600K në shtrirje të kaltër, fluoresente me 4600K në shtrirje të gjelbër dhe inkandeshente me 3200K në shtrirje të kuqe.

tabela e klasifikimit të fuqisë së dritës sipas shkallës “KELVIN”

Page 28: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

27

DISA MASA TË SIGURISË

Xhirimi në shi

Kamerat në përgjithësi nuk e duan ujin. Vetëm një pikë e vogël uji në vend të gabuar mund ta shkatërrojë atë. Pra si të veprohet?

Gjeni një strehë. Futuni nën ndonjë tendë/strehë ose thjeshtë luteni kolegun tuaj t'ua mbajë çadrën. Gjithmonë kujdesuni që të mos ketë pikla uji në objektiv. Pikëzat mund t'ua prishin kuadrin plotësisht si dhe ta hutojnë sistemin për autofokus. Pastojeni objektivin me pëlhurë të butë.

Xhirimi në vende me lagështi/me ndryshim temperature

Kurrë mos filloni të xhironi me të hyrë në një dhomë të ngrohtë nga të ftohtit jashtë.

Për shembull ju jeni duke i xhiruar fëmijët gjatë një dite të këndshme dimri derisa luajnë në borë. Poashtu doni t'i xhironi prindërit e tyre duke pirë çaj të ngrohtë në dhomën me një oxhak të këndshëm... I vetmi rezultat që do ta arrini me të hyrë në dhomë me kamerën e aktivizuar është shumë mjegull në vieëfinder, objektiv dhe trup të kamerës. Kjo zakonisht bën që treguesi i LAGËSHTISË të paraqitet në LCD dhe puff… kamera është e vdekur- të paktën një orë.

E vemtja rrugë për ta penguar këtë është që ta çkyçni kamerën para se të hyni në dhomë, pastaj ta leni në dhomë për 20-30 minuta parase të filloni xhirimin. Shfrytëzojni këtë kohë për ta pirë gotën tuaj të çajit.

Kurrë mos e prekni objektivin me gishta

Vënia e gishtave në objektiv mund të lë një shenjë të yndyrshme në qelq dhe plotësisht ta shformësojë fotografinë. Pastrojeni objektivin me pëlhurë të butë dhe mëshojani vehtes një që e keni prekur qelqin.

Evitoni xhirimet me risk/të rrezikshme

Po, e dëshironi atë kuadër por pyeteni vehten sa a vlenë ai sa jeta juaj apo e dikujt tjetër.

Page 29: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

28

Transportimi/vënia mënjanë e kamerës

Gjithmonë vejeni mënjanë kamerën në kuti apo çantë të vet kur nuk xhironi. Poashtu mos e merrni me vehte mëngjesin në të njëjtën çantë.

Ndërrimi/mbushja e baterisë

Kur e ndërroni baterinë, përkujdesuni që kamera të jetë në pozicion të shkyçur.

Sigurojuni që bateria të jetë gjithmonë e mbushur plot kur niseni për terren. Nuk keni nevojë ta zbrazni baterinë tuaj për ta mbushur sërish.

Mbusheni sa më shpesh që të jetë e mundur.

Bëni një listë kontrolli për pajisjet

Shkruani të gjitha që keni në çantë të kamerës ashtuqë të mund të kontrolloni në mos keni humbur diçka gjatë xhirimit.

Page 30: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

29

Terminologjia

Video është prezente për më se 100 vite, dhe ka një mori literature lidhur me filmin. Shikoni shumë filma, mirëpo, me siguri se nuk I keni kushtuar vëmendje të plotë gjuhës së mediumit, të cilin jeni duke e shiquar. Më poshtë keni termet kyqe, me të cilat do të ndesheni çdo ditë gjatë punës suaj:

Gro-Plan, ang. Close-Up

Kuadër ku objekti I xhirimit e mbush tërë hapësirën. Nëse objekti I xhirimit është njeri, zakonisht kuadrohet nga maja e kokës, deri tek krahët, ose nënsqetullat. Gro-planet I shtojnë vlerë emocionale veprës suaj.

Prerje, ang. Cut

Ky është pjesa e sekondit, kur ju në procesin e montazhit, kaloni nga njëri kuadër, në ate pasues, ose nga një skenë, në skenën tjetër, pa ndonjë efekt vizuel. Sistemi I montazhit hollivudian bazohet pikërisht në këtë “efekt”

Shkrirje, ang. Dissolve

Formë e efektit vizuel (tranzicion), ku kuadri 1 shkrihet ngadale në kuadrin 2. Në një pikë të mesme, të dy kuadrat shihen njësoj. Gjithashtu përdoret kur dëshirojmë të potencojmë kalimin kohor, ose ndërrimin e hapësirës.

Shkrirje në të zezë, ang. Fade

Formë e efektit vizuel (tranzicion), ku kuadri 1 ngadale shkrihet në të zezë, dhe nga e zeza shkrihemi në kuadrin 2. Si në libër, ky efekt përdoret kur dëshirojmë të potencojmë përfundimin e një kapitulli të veprës suaj.

Master Kuadri, ang. Establishing Shot

Shumicën e rasteve, kuadër prezantues I vendit ku do të zhvillohet ngjarja, ose ku është fokusi vizuel I lajmit, ose ku do të mbahet intervista. Në përgjithësi është kuadër ku shihet p.sh. shtëpia, ndërtesa, ferma, etj.

Mikrofoni Lavalier

Mikrofon I vogël, I cili kapet për rrobat e personit, zëri I cilit na nevoitet për xhirim. Është I vogël dhe thuajse nuk shihet fare në kuadër.

Page 31: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

30

Shfenk majtas/djathtas, ang.Pan Left/Pan Right

Fjala SHFENK rrjedh nga gjermanishtja, dhe ka kuptimin lavizje majtas/djathtas.

Zakonisht përdoret për t’I percjëll/xhiruar njerëzit duke ecur. Forma më e mirë e xhirimit të shfenkut është që të ketë shpejtësi konstante. Vërejtje: Fillimi dhe fundi I shfenkut duhet të jenë statik, për së paku 10 sekonda.

Boom Mikrofon, ang. Shotgun Microphone

Mikrofon, I ngjitur në një mbajtëse/shufër metalike të gjatë. Duhet të drejtohet direkt në burimin e zërit.

Tranzicion, ang. Transition

Vendi, në video, ku skenat ose kuadrat ndërrohen. Kemi një diapason të gjërë të tranzicioneve, duke filluar nga prerja e thjeshtë, deri tek shkrirjet, dhe efektet vizuele.

Zoom In

Xhirim kur thjerrëza e kamerës fillon të xhiron nga një plan I gjërë, duke u ngushtuar deri tek një plan më I ngushtë I objektit të xhirimit. Gjithashtu si rasti I shfenkut, fillimi dhe mbarimi duhet të jenë statik për së paku 10 sekonda.

Zoom Out

Xhirim kur thjerrëza e kamerës fillon të xhiron nga një plan I ngushtë, duke u zgjëruar deri tek një plan më I gjërë I objektit të xhirimit. Gjithashtu si rasti I shfenkut, fillimi dhe mbarimi duhet të jenë statik për së paku 10 sekonda.

Page 32: Produksioni Televiziv autor: Albin Xharradocshare01.docshare.tips/files/19255/192550081.pdf · • Planet filmike janë sasia e skenës (zakonisht figura e njeriut) e përfshirë

31

Bibliografia dhe resurset e shfrytëzuara:

- Prof. Zijad MEHIÇ, ligjerata - Prof. Emin HALILI, ligjerata - Prof. Isa QOSJA, ligjerata - Prof. Agron VULA, ligjerata - Prof. Sylejman KLLOKOQI, ligjerata - z. Carol CIOMA, trajnime - ACADEMICA.EDU (Prof. Lejla PANJETA), - Prof. Marko BABAC, “Gramatika e gjuhës së fotografive lëvizëse” - z. Daniel ARIJON, “Gramatika e gjuhës së filmit” - z. Roy THOMPSON, “Grammar of the Shot” - z. Christopher J. BOWEN, “Grammar of Edit” - z. Christopher KENWORTHY, “Master Shots vol.2” - z. Gustavo MERCADO, ” The Filmmaker's Eye: the Rules of Cinematic

Composition”, - z. Gael CHANDLER, “Great Cuts” - Michael RABIGER, “Directing: Film Techniques and Aesthetics” - z. Stephen D. KATZ, “Film Directing Shot by Shot: Visualizing from

Concept to Screen ” - Wikipedia.